small anthology. polish literature in albanian - antologji e vogël. letërsia polake në shqip

50
Wisława Szymborska Czesław Miłosz Adam Zagajewski Adam Mickiewicz Witold Gombrowicz Adam Michnik Andrzej Stasiuk Leszek Kołakowski Ryszard Kapuściński Sławomir Mrożek Henryk Sienkiewicz Antoni Grudziński ANTOLOGJI E VOGËL Foto: Adam Golec

Upload: embassy-of-poland-in-albania

Post on 20-Feb-2016

262 views

Category:

Documents


16 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Wisława SzymborskaCzesław MiłoszAdam ZagajewskiAdam MickiewiczWitold GombrowiczAdam MichnikAndrzej StasiukLeszek KołakowskiRyszard KapuścińskiSławomir MrożekHenryk SienkiewiczAntoni Grudziński

ANTOLOGJI E VOGËL

Foto: Adam Golec

Page 2: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

përmbajtje

Wisława SzymborskaCzesław Miłosz

Adam ZagajewskiAdam Mickiewicz

Marek HłaskoWitold Gombrowicz

Adam MichnikAndrzej Stasiuk

Leszek KołakowskiRyszard Kapuściński

Sławomir MrożekHenryk SienkiewiczAntoni Grudziński

Wisława Szymborska dhe Czesław MiłoszFoto Wojciech Druszcz.

Page 3: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Deri pak kohë më parë në hartën europiane të përkthimeve nga letërsia polake Shqipëria nuk është se ishte një njollë e bardhë, por gjithsesi dhe me siguri situata nuk ishte shumë rozë. Lexuesit shqiptarë njihnin veç disa tituj, do të

thotë pakëz klasikë – Shienkieviçin, Mickieviçin, vëllime të veçanta poetike të Herbertit, Shimborskës, Lipskës, Zagajevskit, Milloshit, kishin në duar vetëm një roman të Lemës (Solari), ndërsa nga letërsia divulgative vetëm Janush Leon Vishnjievskin. Në kuadër të Programit të Përkthimeve, Program Translatorski © Poland kemi mbështetur vetëm Rrugës për në Badadag të Andzhej Stashukut, në vitin 2005.

Viti 2012 solli një gjallëri të dukshme e të ndjeshme: mbështetëm financiarisht këtë vit botimin e tri librave Poezi të Zagajevskit (nën përkthimin e Bardhyl Londos), Ferdydurke të Gombroviçit (përkthyer nga Edlira Lloha), Nëse nuk ka Zot...të Kollakovskit (përkthyer nga Bashkim Shehu). Në fakt kjo nuk është ndonjë gjë e madhe, mbetet gjithsesi një kampion përfaqësues i poezisë më të mirë polake, prozës së spikatur dhe eseistikës së rafinuar. Në vitin 2013 kemi mbështetur dy tituj Udhëtime me Herodotin të Kapushçinjskit (përkthyer nga Astrit Beqiraj) dhe Historia e Polonisë e autorëve Jerzy Lukowski dhe Hubert Zawadzki (nën përkthimin e Asta Papa dhe Erblin Kërçishta) – më një fjalë literaturën klasike të reportazhit polak si dhe kompediumin kaq të nevojshëm të dijes mbi historinë e Polonisë.

Në çdo rast këto mbeten veç dallëndyshet e para, por që gjithsesi, falë tyre, konstatojmë qartësisht interesimin në rritje në Shqipëri për letërsinë polake. Falënderimet tona në këtë rast u shkojnë përkthyesve, botuesve, por edhe Ambasadës polake që lëviz mirë në dobi të promovimit të shkrimit polak.

Përkthyesve dhe botuesve shqiptarë do t’u propozonim në të vërtetë shumë vepra dhe autorë të vlefshëm, për më tepër të suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare, do të donim shumë të shihnim në shqip: Olga Tokarczuk, Andrzej Sapkowski, Marek Krajewski apo Mariusz Szczygel. Për të nxitur, ndoshta, përkthyesit dhe botuesit do të donim të listonim disa vepra që gjithsesi e vlejnë të jenë të pranishme në tregun shqiptar të librit: romanin Gnój të Kuczok është përkthyer derimëtani në 16 gjuhë, Lubiewo të Witkowski (21 gjuhë), Lufta polako-ruse nën flamurin bardh-e-kuq të Masłowska (12), Lala të Dehnel (12) Gur mbi gur të Mysliwski (9) Traktat për shkundjen e fasuleve të të njëjtit autor (8 ). Do të ishte e pëlqyeshme, së paku për ne, që lexuesi shqiptar të kishte akses në poezinë dhe eseistikën bashkëkohore polake.

Me të tjera fjalë: fillimet janë premtuese, por mbetet gjithsesi shumë për t’u bërë!

Instituti Polak i Librit në Krakov

Page 4: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Czesław Miłosz

Fjalët

Krejt si nga një belbëzim në ajërFjalësh me tonelata, zhvendosur me lopatë,Diçka mbetej. Por tingiulli zhduk tingullinDhe mes kësaj zhurme zotëron qetësia.Le të shënojmë se ai vetë nuk e vriste mendjen.I pëlqente të pinte dhe të llomotiste, veç atëherë kur snobëtE përflisnin se nuk u dërgon gjë botuesve, ai ngërdheshej.I donte këto brigje, se dhuna parake I mjafton për vete dhe ulërima e fokaveËshtë ajo çka është. Jeta sjell vdekjen,Dallga shpërbëhet në shkumë. Sa më pak zhgënjime.Kjo ka ndodhur si në atë vend të largët, shumë të largëtTë fëmijërisë së tij, kur ende s’dinte asgjëSe atje disa kanë dashur të shpëtojnë veten,Në ato netë, duke shtuar fjalë mbi fjalë bri qirinjsh.

Përktheu Pandeli ÇinaBotimet Papirus

Page 5: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Czesław Miłosz

Moj e folmja ime besnike

Moj e folmja ime besnikeUnë ty të kam shërbyer.Çdo natë vendosja pranë teje kupa me ngjyra,Që të kishe edhe mështeknën edhe karkalecin edhe gushëkuqinRuajtur në kujtesën time.

Kjo zgjati shumë vite.Ti ishe atdheu im, se ai tjetri më mungonte.Mendova se do të jesh edhe ndërmjetëseMes meje dhe njerëzve të mirë,Edhe sikur ata të ishin njëzet, dhjetë,Apo s’do të kishin lindur ende.

Tani e pranoj që jam në dyshim.Ka çaste kur duket se e kam çuar jetën kot.Sepse ti je një gjuhë njerëzish të poshtëruar,Gjuhë e të pagdhëndurve dhe e atyre që urrejnë mbase më shumë vetveten se popujt e tjerëgjuhë konfidentësh,gjuhë të molepsurish,sëmurë nga pafajësi e vet.

Përktheu Pandeli ÇinaBotimet Papirus

Page 6: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Czesław Miłosz

Sundimtari i Shqipërisë

Ndoshta borxhi im tashmë u paguaDhe bëra çka munda për gjuhën timeDuke ditur se në vend të saj do të kem heshtjen?Zvogëlohet e zvogëlohet. Pigmentohet e pigmentohet.U shpalla poet i madh i Mbretërisë së ShqipërisëDhe buzëqeshja e zonjës së oborrit, mirësia e regjentitDo të ishin sot, për fat të keq, shpërblim i vonuar.

Harro

Harro vuajtjet,Që vetë i ke shkaktuarHarro vuajtjet,Që të kanë shkaktuar. Ujrat rrjedhin e rrjedhinPranverat shkëlqejnë dhe vdesin,Ecën mbi tokën që mezi e mban mend.

Ndonjëherë dëgjon së largëti një këngë.Ç’do të thotë, pyet, kush po këndon aty?Dielli fëminor agon,Nipi dhe stërnipi lind.Tashmë ty të mbajnë për dore.

Të mbetën emrat e lumenjveSa shumë që dinë të zgjasin lumenjtë Fushat e tua të punuara,Kullat e qyteteve, të pangjashmeTi në prag qëndron, i habitur.

Përktheu Rigels HaliliAleph 12

Page 7: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Czesław Miłosz

Që e lëndove

Që e lëndove njeriun e thjeshtëMe qeshje mbi dëmin e tij duke shpërthyer,Duke gatur rreth vetvetes një grumbull budallenjsh,Për përzierjen e së mirës dhe të së keqes.

Së paku para teje të gjithë u përkulënNderin dhe mençurinë ty ta kushtuanMedalje t’arta për nderin tënd farkëtuan,Të lumtur që edhe një ditë mbijetuan.

Mos jeni i sigurt. Poeti mban mendMund ta vrasësh - por lind poet i ri,

Do të shënohen bëmat dhe bisedat.

Për ty më i mirë do të ishte agimi dimërorDhe litari dhe dega nën peshën e përkulur.

Kur hënaAtbotë kur hëna dhe gratë shëtisninMe fustane shumëngjyrëshe,Mahnitem me sytë e tyre, qepallatDhe tërë rregullimin e botës.Dhe gjithnjë më duket se nga ajoPrirje e madhe reciprokeQë më në fund mund të rrjedhE vërteta përfundimtare.

Përktheu Mazllum SanejaBotimet Poeteka

Page 8: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Wisława Szymborska

Lavdërim i ëndrrave

Në gjumëPikturoj si Vermeer van Dalf,Bisedoj lirisht greqishtDhe jo vetëm me të gjallët.Drejtoj makinën,Që më bindet me përulje.Dëgjoj zëra të përtejshmeJo më keq se shenjtorë të mëdhenj.Do të mbeteshit gojëhapurNga mrekullia e lojës sime në piano.Fluturoj ashtu siç duhetPra natyrshëm nga brenda ime.Duke rënë nga çatiaDi të ulem butësisht mbi jeshilen përreth.Nuk e kam të vështirëTë marr frymë nën ujë.Nuk qahem:Më në fund zbulova Atlanditën.Më gëzon fakti se para vdekjesGjithmonë mund të zgjohem.

Menjëherë pas shpërthimit të luftësKthehem në anën tjetër më të mirë.Jam, por s’jam e detyruarTë jem fëmijë e epokës.Disa vjet më parëPashë dy Diej.Kurse pardje një pinguinKrejt qartësisht.

Përktheu Rigels HaliliAleph 12

Page 9: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Wisława Szymborska

Tri Fjalët më të Çuditshme

Kur shpreh fjalën E ardhmja,Rrokja e parë shtegton në të kaluarën.Kur shpreh fjalën Qetësi,E shprish atë.Kur e shpreh fjalën Asgjë,Krijoj diçka, që nuk shtrihet në asnjë mosqënie.

Përktheu Rigels HaliliAleph 12

Page 10: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Wisława Szymborska

Epitaf

Këtu prehet thellë e varrosur

Autorja e vjetëruar e ca poezivePaqe të amshuarMe dhembshuri i dhuroi asaj tokaNdonëse si kërmë nuk i takoi asnjë grupi letrar.Po në varr nuk ka asgjë më të bukurVeç këtyre rimave, lëpushave, hutinit.Kalimtar nxirre nga çanta trurin elektronikDhe mbi fatin e Shimborskës një çikë mendohu.

Kthimet

U kthye. Asgjë nuk tha.Megjithatë dukej qartas se një gjë e papëlqyer i ka ndodhur.I veshur me rroba u shtri.Kokën mbuloi me batanije.Mblodhi gjunjët.Ёshtë rreth të dyzetave, mirëpo jo në këtë çast.Ёshtë- por vetëm aqsa në bark të nënësprapa shtatë lëkurave, në errësirën mbrojtëse.Nesër do të na mbajë ligjëratën mbi homeostazënNë kozmonautikën metagalaktike.Tani për tani është mbledhur, e ka zënë gjumi.

Përktheu Mazllum SanejaBotimet Dukagjini

Page 11: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Wisława Szymborska

Ç’fat i Madh

Ç’fat i madh ështëqë nuk e dimë me saktësise në ç’botë jetojmë.

Që ta dinim, do na duhejTë bënim hijë mbi dhe shumë gjatë,Shumë më gjatëSe kjo botë.

Qoftë edhe për krahasimTë njihnim ndonjë tjetër.

Të shkëputeshim prej trupit tonë,Që s’di tjetër

Veç të nxjerrë pengesaE vështirësi drejt njohjes.

Për hatër të kërkimeveIdeve të qartaDhe përfundimtare,Të shkëputeshim prej vorbullës së kohësKu çdo gjë ndodh.

Nga ky këndvështrim,Do i thonim lamtumirëDetajeve e episodeve.

Numërimi i ditëve të javësDo të na dukejFare pa kuptim,Hedhja e letrës në postë-Një marrëzi rinore,

Tabela “Mos shkel barin”-Një çmenduri.

Përktheu Mazllum SanejaBotimet Dukagjini

Page 12: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Wisława Szymborska

Disa pëlqejnë poezinë

Disa -Pra jo të gjithë,Madje jo shumica e të gjithëve, por pakica.Pa llogaritur shkollat ku pëlqehet me detyrimDhe vetë poetëtNa bie të jenë rreth dy për një mijë vetë.Pëlqejnë-Por pëlqejnë gjithashtu supën me lëng pule,Pëlqejnë komplimentat dhe ngjyrën e kaltër,Pëlqejnë shallin e vjetër.Pëlqejnë të ngulin këmbë në të tyren,Pëlqejnë të ledhatojnë qenin apo macen.

Poezia -Po ç’është poezia.Jo pak përgjigje të mjegulltaJanë dhënë për këtë pyetje.Ndërsa unë nuk e di, vazhdoj të mos e di,Dhe mbahem fort pas kësajSi të ishte kamerdare shpëtimi.

Përktheu Petrit DollaniAleph 12

Page 13: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Adam Zagajewski

Udhëtari

Një udhëtar i rëndomtë, që nuk beson asgjë,e pa veten një vjeshtë në një qytet të huaj.Blinjtë kishin lulëzuar dhe çdo gjë e huaj lulëzonte me devocion.

Një turmë e panjohur shëtiste gjatë bulevardit mbushur aroma,ngadalë, plot frikë, ndoshta ngaqëdielli që perëndonte peshonte më shumë se horizonti

dhe përskuqja e asfaltit mund të mos ishtevetëm dritëpasqyrim dhe gijotinamund të mos ishte vetëm hijeshi muzeumesh

dhe tingëllimi në kor i kambanave të kishavemund të thoshte më shumë nga sa thotë zakonisht.Ndoshta pikërisht për këto udhëtari mbante

dorën mbi gjoks dhe kërkonte i shqetësuarnë e kishte ende biletën e kthimitnë vendet e rëndomta ku jetojmë.

Qyteti ku dua të jetoj

Përktheu Bardhyl LondoBotimet Aleph

Page 14: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Adam Zagajewski

Ajo shkroi në errësirë

Ajo shkroi në errësirë.Dëshpërimi i diktonte fjalëtë rënda si bishti i kometës.

Ajo shkroi në errësirënë qetësinë e thyer vetëmnga ofshamat e orës së murit.

Madje edhe gërmat po i zinte gjumidhe po u binte koka nëpër faqe.

Errësira shkruanteduke e marrë atë mesogruapër stilografin e saj.

Natës i vinte keq për të,burgu bojëhiri i agimitngrihej mbi qytet,agimi gisht-trëndafili.

Ndërsa ajo u kotmëllenjat u zgjuandhe nuk kishte ndërprerjenë trishtim dhe këngë.

Qyteti ku dua të jetoj

Përktheu Bardhyl LondoBotimet Aleph

Page 15: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Adam Zagajewski

Qyteti ku dua të jetoj

Qyteti është pothuaj në mugëtirë,kur yjet e zbehtë zgjohen nga alivania,dhe kumbon në mesditë me zërate filozofëve ambiciozë dhe tregtarëveqë sjellin kadife nga Lindja.Flakët e bisedave digjen atje,por jo turrat e druve.Kishat e moçme, gurët me myshktë lutjes së lashtë, janë edhe betonidhe raketa e tij kozmike.Është një qytet i drejtëku të huajt nuk dënohen,një qytet që kujtohet shpejt dhe harrohet ngadalë,që toleron poetët, që fal profetëtpër mungesën e tyre të pashpresë të humorit.Qyteti është bazuar mbi preludet e Shopenit,duke marrë prej tyre vetëm gëzimin dhe dhimbjen.Kodra të vogla e qarkojnënë një qafore të gjerë, drurët e frashëritrriten atje dhe plepi truphollë,kryegjykatësi në shtetin e drurëve.Një lumë i shpejtë që rrjedh mes zemrës së qytetitmërmërit përshëndetje misteriozeditën dhe natënnga burimi, malet dhe qielli.

Qyteti ku dua të jetoj

Përktheu Bardhyl LondoBotimet Aleph

Page 16: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Adam Zagajewski

Vëllai tim të madh

Sa qetësisht ecim nenëpër ditë dhe muaj,me sa delikatesë këndojmëninullën tonë të zezë,me sa lehtësi ujqërit rrëmbejnëvëllezërit tanë, sa njerëzishtfrymëmerr vdekja,sa shpejtlundrojnë anijetnë arteriet tona.

Qyteti ku dua të jetoj

Përktheu Bardhyl LondoBotimet Aleph

Page 17: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Adam Zagajewski

Për ty

Kjo nuk është vjersha e vetme- ndoshta tashti po flenë një re me ëndrra leshatore- që kam shkruar për ty.Për ty triumfatore, të qeshurën, të dashurën,por veçanërisht për ty të pushtuarën dhe të ndrydhurën,(megjithëse kurrë nuk e kam kuptuarkush mund të të mposhtë ty),për ty, mosbesuesen dhe të shqetësuarën,kam shkruar vjershë pas vjershe,sikur të shpresoja se një ditë ashtu si breshkatë arrija me anë të fjalëve dhe imazhevetë gabuara në vendin ku ti ke qenë kaq gjatëaty ku vetëtima e jetës të mbarti.

Era e natës

Natën era u ngrit,era e vrullshme, gjaknxehtë,verë që bulëzon, një princ lindor.Fliste turbullt, me akcentine gjuhëve të gjalla dhe të vdekura.Mallkimet e Babilonisë shtëllungonin në të,kambanat e Bizantit kumbonin.Nën erën arrogante drurëtpërkuleshin të bindur,dridheshin kanatet në strehëzat tona të brishta.Ne dëgjonim zërat e tyre me gjysmëne vëmendjes dhe nga që kuptonim fare paku kthyem prapë të flinim dhe të dashuronim.

Qyteti ku dua të jetoj

Përktheu Bardhyl LondoBotimet Aleph

Page 18: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Adam MickiewiczPan Tadeush

(...) Këndezi i madh që qëndron në rojë,Ndalet me sqepinj lart, e zë të vigjëlojëMe lafshën e dhëmbëzuar të kthyer mënjanë,Për të parë qiellin, siç i vjen më mbarëSapo dikton skifterin e mbërthyer në re,Klith, dhe drejt kopështit tufë e pulave vjenDhe patat e pallojtë tërë lemeriDhe pëllumbat që s’arrijnë dot as në çati.Tashti që nëpër qiell s’duket asnjë armikVeç të nxehtit zjarr të verës që zhurit,Shpendët freskohen mes drithrash mirërritur,Ca ulur në livadh, ca në rërë zhytur.Mos zogjsh disa janë si njerëz vocërrakë,Me flokë të shkurtër, si lini të bardhë,Qafë-lakuriq, dhe prej tyre është rrethuarNjë bukuroshe e gjatë, flokëpraruar,Pranë zogjve pavoda pendët i ka fryrë.Aq sa ato duken si ylber shumëngjyrësh,Kokat bardhoshe si në sfond piktureTë kaltërt të errët, spikatin vezulluese,Sytë e pallojve mes ngjyrash për rreth,Ndritin si buqetë yjesh nëpër net,Në mes misrave me bastune të artëDhe barit anglez me të argjentat radhëE degëve si korale, e mullagës së gjelbër,Që ngjyrat e format bashkë kanë përzierëSi një kangjell argjendi dhe ari thurur,Si perde e lehtë nga flladi e lëkundur....

...Kur e pa vajza, Konti buzëqeshi ëmbël,Shumë mirënjohës për fjalët që kish thënëNga kjo ajo heshti, uli sytë mjaft një çast,Si një trandafil i çelur u përflak.

Page 19: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Konti ishte vërtetë një djalë i pashëm,Me fytyrë të hequr, të bardhë, i ngjashëmMe frutin e freskët, syzgjuar, bjond, flokëgjatë,Në flokët kish gjethe e ndonjë tufëz barMe të cilat ai gjatë zvarritjes qe mbushurDhe i gjelbëronin si kurorë e shturrur.

O ti, kushdoqofsh, tha ç’emër që të kesh,Fantazmë a nimfë, mirazh a perëndeshë!Thuajmë, dëshira tënde në tokë të sjell,A vullnet i huaj te kjo vallë të përcjell?Ah, e kuptoj, një dashurues në dëshpërim,Një zot i fuqishëm, kujdestar plot xhelozi,Në këtë park kështjelle të shkretë të ruan!Ty, të denjën për ndeshje kalorësish që vuajn,Heroinë romanesh të trishtuar, më fol!Zbulomë mua të fshehtat e fatit mizor,Do të gjesh shpëtimtarin, nga ky çast me vështrim,Siç sundon zemrën time, urdhëro krahun timDhe shtriu krahunMe përskuqje virgjëroreDhe me shprehje të qeshur ajo e dëgjonte,Si fëmijët që pëlqejnë gjërat që shkëlqejnëE në monedhat ndriçuese gëzimin e gjejnë,Papërfillur vlerën, pra ia nxitën dëgjiminFjalët tingëlluese që s’ua zbërtheu kuptiminNë fund pyeti: Si u gjendet këtu Zotni?Nëpër lehet ç’kërkonit ashtu, zot i mirë?Konti shqeu sytë i turbulluar, i habitur,Heshti pastaj vazhdoi me zë të drobiturMë fal zonjushe, tha, se shoh argëtiminTa prisha, oh, më fal për shqetësimin!Po nxitoja që për mëngjesin ta arrijaM’u bë von rrugës, përqark s’desha…t’i bijaNëpër kopsht m’u duk më shkurt për në oborr…

Përktheu Jorgo GjikondiBotimet Albin

Page 20: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Marek HllaskoE teta ditë e javës

Këtu është - tha portieri i lokalit dhe i buzëqeshi Agnjeshkës. Në fytyrë kishte shenjën e një të çare, që të linte përshtypjen se ishte njeri dinak. –Te bufeja e ke. Por, zonjushë, si do të çash, si do të futesh deri atje? Sot

janë sulur njerëz, rrëmujë e gjallë… Dhe portiere u largua sepse te porta hyri një tufë horrash që bënin një zhurmë shurdhuese.

Agnjeshka hyri në sallën e pijetores. Ndriçimi ishte i dobët dhe të merrej fryma; nga tavani disa llampa të vogla ndriçonin zbehtë mjedisin. Kur iu afrua parketit, iu desh të ndalej: shumë çifte, të ngjeshur njëri pas tjetrit, kërcenin në një sipërfaqe me pak metra katrore, duke u penguar dhe duke vrarë këmbët e njëri-tjetrit. Vallzuesve, për këtë arsye, sidomos meshkujve, u mbeti goja së kërkuari të falur, madje edhe duke bërë shfajësime të ndërsjellta. Femrat që vallzonin ishin të veshura thjesht dhe pothuajse njësoj. Të gjitha kundërmonin nga i njëjti parfum, i vetmi në treg:”Poezia”. Ato kërcenin me koka të mbështetura në supet e burrave; në tavan endej një re tymi, kurse një kaçurrels si i lëpirë,

bridhte sa te njëri tek tjetri çift, duke u orvatur t’indante dhe të vallzonte vetë me femrat. Njëri nga kamarierët i tha Agnjeshkës: - Ju lutem zonjushë, mënjanohuni pak, mos na pengoni. Ai i hodhi një shikim hetues; ishte një djalë i ri, brun dhe i pashëm: flokët i kishte të lyera me shumë brilantinë dhe bashkë me kokën i shkëlqente edhe një dhëmb i florinjtë. – Po - tha, me një farë keqardhje.- Kështu po ndodh dhe jo ndryshe…Kutërbonte erë alkooli; u largua. Brilantina e tij mbante një erë aq të rëndë, sa, megjithëse u largua, la pas një dragë të fortë kutërbimi. Një saksofonist i trashë, me fytyrë karakteristike të buhavitur, siç e kanë muzikantët që u bien veglave për një kohë të gjatë në lokalet e natës, orvatej, më kot, të imitonte solistët amerikanë. Një grua e dehur shpërtheu në një qeshje

Page 21: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

histerike, duke ia shtrënguar fort me dorë supin partnerit. Pëllëmbën e dorës e kishte si shputë, të gjerë dhe të bardhë, gishtërinjtë të fryrë. Agnjeshka qeshi vrazhdë. Papritur orkestra pushoi dhe njerëzit me fyutyrat që u kullonin nga djersa, u kthyen në vendet e tyre, duke kaluar përreth saj. Një pijanec i vonuar, që kishte mbetur i vetëm në katrorin e kërcimit, bërtiti sa mundi: “Pak, shumë pak!”. Dy gra e tërhoqën në tryezën e tyre. U ndezën dhe dritat: muzikantët lanë mënjanë veglat, duke fshirë ndërkohë djersët…

Më së fundi e gjeti Grigorin. Ai kishte zënë vend në fund të bufesë, pikërisht atje ku përfundonte veshja prej nikeli e banakut dhe formonte një hark të butë. Ishte ulur vetëm dhe, në heshtje, hetonte me shikim të hutuar se ç’po ndodhte para tij. Sikurse Agnjeshka, flokët i kishte as biond, por as edhe të errët, i ngjante shumë së motrës; dhe sytë, sikurse te Agnjeshka, e ndërronin ngjyrën sipas ndryshimeve të motit: nga të kaltërt, gjer në jeshile të errët. Fytyrën e kishte të enjtur, hundën të vogël; brazdat e fytyrës ia tërhiqnin buzët poshtë. Kokën e kishte të mbështetur te pëllëmba e dorës. Kur ia preku Agnjeshka, ndjeu se i dridhej. (…)

Përktheu Qevqep KamboBotimet Toena

Page 22: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Adam MichnikNë kërkim të sensit të humbur

Mendoj se nga ato vite na ka mbetur përpjekja heroike, këmbëngulëse për të ndërtuar shpresën. Nuk është asgjë sot pragmatizmi dhe cinizmi, qurravitja apo melankolia. Nuk është sot asgjë kapitullimi

para procesit të madh të globalizmit që ka përfshirë botën mbarë. Kur mendoj për vendin që zë në këtë botë dhe për strategjinë e ndeshjes me të mendja më shkon tek njeriu, të cilit i detyrohem shumë dhe që sot dua ta kujtoj. Mendoj për babanë tim.

…Quhej Ozjash Shehter, ishte hebre dhe komunist, kurse unë jam polak dhe antikomunist. Ishte njeri i mençur dhe i këndshëm, porqë kishte bërë zgjedhje të keqe në jetë, sepse komunizmi ishte një zgjedhje e keqe. Për shkak të komunizmit të vet në Poloninë e pavarur u burgos dhe u torturua, për komunizmin ka bërë tetë vjet burg, ndërsa unë për antikomunizmin-gjashtë vjet. Vras ndonjëherë mendjen a patën bërë zgjedhjen e duhur ata që burgosën dhe torturuan tim atë? Shekulli XX nuk ka qenë bardhë e zi. Shumë njerëz merreshin me ide false dhe të kota duke u nisur

nga qëllime të mira e fisnike. Komunizmi pat premtuar një botë të drejtë, ndërkohë që polli një rend despotik dhe tmerrësisht të padrejtë. Im atë, kur hyri në partinë komuniste në vitin 1919, bëri një zgjedhje jokonformiste, mori pjesë në krijimin e sistemit në të cilin konformizmi ishte një normë e detyrueshme në çdo hap. Ndaj unë sillem me mosbesim të madh ndaj gjithë atyre që ndihen zotërues të së vërtetës absolute dhe që besojnë se janë të zotë të ndërtojnë një botë jomëkatare dhe të përkryer. Mosbesues jam edhe ndaj zgjedhjeve të mia, sepse askush nuk mund të jetë gjykatës i mirë në çështjen e vet.

Gjithnjë e më shpesh mendoj për këshillat e tim eti. Ai ishte me origjinë nga Lvovi, qytet me shumë popuj, kultura dhe besime fetare. Ishte, si të thuash, produkt i një shoqërie

Page 23: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Klan, 8 Prill 2011Kioska e libritVirgjil Muçi - „Heroi i dy botëve”

(…M’u kujtua kjo shprehje që dikur portretizonte heroin e bashkimit të Italisë, tek më ra në dorë dhe lexova një libër me përmbledhje shkrimesh të Adam Mihnjikut, të titulluar “Në kërkim të sensit të humbur”, botuar, natyrshëm, nga njëri prej miqve të tij shqiptarë, drejtori i Institutit të Medias, Remzi Lani. …Në krye të këtij shkrimi e quajtëm Adam Mihnjikun heroi i dy botëve. Me këtë kisha parasysh faktin se, rrallëkush si ai ka luftuar kundër diktaturës komuniste dhe, ç’është më e rëndësishmja, edhe sot e kësaj dite, Mihnjiku jo vetëm nuk ka kërkuar medalje për sakrificat dhe vuajtjet e veta, por, përkundrazi, është angazhuar me mish e me shpirt të luftojë çdo cen e deformim të demokracisë për t’i shërbyer kurdoherë dhe pa kurrfarë mëdyshjeje dy Zotëve të tij të vetë, pikërisht atyre që shkon e përmend në urdhëresen e parë: Lirisë dhe së Vërtetës.

…Mihnjik nuk është vetëm një denoncues i persekutorëve të ndjeshëm që sot kanë ndërruar petk, por nuk e kanë harruar zakonin e dikurshëm, por edhe një demaskues i pashoq i të gjitha zullumeve të kryera nga të ashtuquajturit demokratë, të cilët nuk e kanë për gjë të shkelin mbi parimet e shenjta të demokracisë sa herë që ajo, thënë kështu, u shkel në kallo dhe nuk u vjen pas oreksit. Në thelb ai nuk bën kurrfarë dalllimi midis asaj që ai e quan bolshevizëm, qoftë ky i kuq ose i bardhë. Në thelb që të dy janë tepër të rrezikshëm për demokracinë dhe çfarëdolloj mendimi liberal…Nga ky këndvështrim, por edhe nisur nga përvoja e tij e pashoqe në lëmë të gazetarisë, Adam Mihnjik nuk është një mësues i vyer vetëm e thjesht për studentët e gazetarisë dhe rioshët që kanë kuturi-sur e hyrë në këtë zanat, por edhe për shumë e shumë të tjerë që e konsiderojnë veten të rrahur me vaj e me uthull.

…Erudicioni i autorit dhe stili i tij i mprehtë, plot nuanca nga më pikantet, na kanë ardhur në një shqipe të pastër e të rrjedhshme prej përkthyesit Astrit Beqiraj, i cili ka ditur të na e përcjellë shkrimtarin e shquar polak pa ia cenuar hijeshinë dhe pa e bjerrë andjen e leximit, siç mund të ngjasë rëndom gjatë kthimit të këtyre autorëve nga gjuhë mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra.(…)

shumëkulturëshe. Më përsëriste ngaherë: – bëhu me të dobëtit – ukrainasit, armenët, çifutët, polakët – për aq kohë sa janë të dobët. Ruaj distancë në momentin që do të ndihen aq të fortë sa t’u diktojnë të tjerëve arsyet e veta.

Më thoshte edhe këtë tjetrën: për aq kohë sa do të japin vendime gjykate, mund të jesh me ata të linjës së parë, kur të fillojnë të ndajnë poste qeveritare, qëndroju larg. Çdo pushtet të prish, ndërsa pushteti absolut të shkatërron me të gjitha – përsëriste atë çka kishte nxënë nga lordi Acton.

Page 24: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Më këshillonte: – Mos mendo asnjëherë se zotëron gjithë të vërtetën; përpiqu përherë të shohësh botën me sytë e kundërshtarit, ulu në karrigen e tij, shih me syzet e tij, mbath këpucët e tij.

Më thoshte edhe këtë tjetrën: -Mos u ndje kurrë i pafajshëm dhe i drejtë; kërko ndonjë thërrmijë faji brenda vetes. (…)

I sjell ndër mend këshillat e tim eti – hebreut dhe polakut, galicianit dhe komunistit – në kushtet e debatit të sotëm mbi trajtën e ardhshme të Bashkimit Europian. Për ne, europianët e matanë perdes së hekurt, idea e Bashkimit Europian ishte thjesht mohim i projektit komunist. Simbolizonte lirinë në vend të robërisë, kreativitetin në vend të bindshmërisë dhe frikës, larminë dhe pluralizmin në vend të grisë dhe uniformizmit, të drejtat e njeriut në vend të parimit se njeriu është pronë e shtetit, kufij të hapur e liri të shprehuri në vend të telit me gjemba, murit të Berlinit dhe censurës parandaluese. (…)

Përktheu Astrit BeqirajBotimet ISHM

Shekulli, E enjte 17 Mars 2011

“Në kërkim të sensit të humbur” (ISHM, Tiranë 2011, përkthyer nga Astrit Beqiraj) është libri i parë që kemi në shqip nga gazetari polak Adam Mihnjik.

Michnik: Bota është përherë siç e bëjmë ne

(…) Mihnjik mendon se biografia e miteve kombëtare, e miteve historike, është sfera më e brishtë me të cilën i takon të merret opinioni kritik në Poloni dhe në vende të ngjashme. Shenjestra e toleron gjykimin e rreptë, por Mihnjik është për gjykimin e shëndoshë kritik. Gjuha e debatit, gjykimi ndryshe, që shpesh në opinionin publik mund të quhen akte tradhtie, maskarallëk, vullnet i mbrapshtë, janë tek e fundit një mision kundër kulturës së falsifikimit, janë në mbrojtje të normave morale dhe për krijimin e vlerave …)

(…) Mihnjik e shfrytëzon ndriçimin e personazheve të letërsisë (esetë “A do të bëhesh një maskara i madh?” dhe “Fëlliqësi, fëlliqësi, fëlliqësi”), kryesisht të Stendalit dhe Chateau-briand-it, i referohet personazheve të filozofisë ( Erazmit të Roterdamit) dhe historisë vetë, për të projektuar, nëpërmjet gjithë këtyre, në të sotmen mësimet që nuk janë nxënë. Nuk është vetëm kjo. Por shtron nevojën për ta parë të kaluarën – me të kaluar kuptohet dhe biografia e të gjallëve , – me të tjera kritere. Ky është kuptimi i drejtë i lirisë dhe gjykimi i ftohtë i gabimeve: “Sido që të jetë bota është përherë ashtu siç e bëjmë ne , njerëzit.” (…)

Page 25: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Ryszard KapuścińskiPerandori

Një lloj manie, miku im, ka mbërthyer këtë botë të çmendur dhe të paparashikueshme: mania

e zhvillimit. Të gjithë duan të zhvillohen. Gjithësekush mendon si të zhvillohet dhe jo kështu, normalisht, sipas ligjit të perëndisë që njeriu lind, rritet dhe vdes, por kërkojnë të zhvillohen në mënyrë të jashtëzakonshme, dinamike e të furishme, të zhvillohen asisoj që të admirohen nga të gjithë, që të gjithë t’i kenë zili, t’i përmendin, t’i nderojnë. Se nga erdhi kjo flamë, një zot e di. Njerëzit i kishte pushtuar një yrysh dhe verbim shtazarak, saqë mjaftonte të merrej vesh se dikush, në skajin tjetër të rruzullit, po zhvillohej dhe o burra të zhvillohemi edhe ne. Pa fillojnë të bëjnë presion, të sulmojnë, të kërkojnë ngritje niveli, të barazohen me ata andej dhe mjafton, miku im, t’i nënvleftësosh këta zëra pa e sheh si nisin menjëherë revoltat, thirrjet, komplotet, mohimet, zhgënjimet, moskokëçarja. Ç’e gjeti perandorinë tonë që jetoi me qindra vjet, për të mos thënë me mijëra, pa ndonjë zhvillim kushediçë, ndërsa sundimtarët tanë ngamot të nderuar, të rrethuar me temenara hyjnore. Edhe perandori Zera Jakob, edhe Tudros, edhe Johanes – të gjithë të nderuar. Kujt mund t’i shkonte ndërmend të binte në gjunjë para monarkut dhe t’i lutej për zhvillim! Sido që bota tani kishte nisur të ndryshonte, për çka mëshirëploti, me atë pagabueshmërinë e tij të lindur, ishte ndrëgjegjësuar dhe ishte pro këtij zhvillimi, duke vënë re leverdinë dhe bukurinë e risive të kushtueshme, meqënëse kishte pasur përherë dobësi për çdo lloj përparimi, madje edhe më shumë se kaq – ai e dashuronte progresin, pra edhe këtë radhë u pa tek ai dëshira përdëllestare për të vepruar, u panë hapur ambicje, që pas disa vjetësh, mileti i ngopur dhe i kënaqur do të mund të thërriste me mirënjohje-hej, ja ky që na zhvilloi! Andaj, në orën e zhvillimit, midis katrës dhe pesës pasdite, sovrani tregonte një vitalitet dhe koncept të rrallë. Priste karvanë të tërë ekonomistësh plani, financierë, bisedonte, pyeste, i nxiste, i lëvdonte. Disa planifikonin, të tjerë ndërtonin, filloi, me një fjalë, zhvillimi

Page 26: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

pa shaka. Sovrani i palodhur shkonte nëpër inaugurime o të ndonjë ure, o të ndonjë godine, të ndonjë aeroporti, duke u dhënë këtyre objekteve emrin e vet – ura “Hajle Selasje” në Ogaden, spitali “Hajle Selasje” në Harare, salla “Hajle Selasje” në kryeqytet dhe kështu çdo gjë që nisej merrte emrin e perandorit. Vendoste tullën e pare, ndiqte ecurinë e punimeve, priste shirita inaugurimi, mori pjesë në inaugurimin e traktorit të parë dhe gjithandej, siç e përmenda, bisedo onte, pyeste, jepte zemër dhe lëvdonte. Në pallat varën një maket të zhvillimit të perandorisë, në të cilin, në rast se sovrani i respektuar do të shtypte një buton, ndizeshin llambushka, shigjeta, yje, pika, të gjitha vezullonin për kënaqësi të syrit, megjithëse për disa kjo ishte një provë e lajthitjes së monarkut në një kohë kur , për shembull, delegacionet e ndryshme, qofshin nga Afrika, qofshin nga bota mbarë, kënaqeshin dukshëm me pamjen e maketit dhe, edhe ata, pas shpjegimeve të perandorit për llambushkat, yjet, dhe pikat, nisnin të bisedonin, të pyesnin, nxisnin dhe lëvdonin. Kështu do të kishte vazhduar vite të tëra për kënaqësi të sovranit të nderuar sikur të mos ishin studentët zullumqarë, të cilët, pas vdekjes së Xhermam-it, gjithnjë e më shumë kishin nisur të ngrinin krye, të nxirrnin nga goja tmerre të ndryshme, në mënyrë të palogjikshme dhe shumë fyese të dilnin kundër pallatit. Këta djelmosha, në vend që të shprehnin mirënjohje për aktin e shkollimit, u lëshuan në ujërat e turbullta të denigrimit dhe vorbullimit. Për fat të keq, miku im, kjo është e vërteta e hidhur që studentët në vend që të shihnin sesi sovrani po e fuste perandorinë në rrugën e zhvillimit, nisën të sulmojnë pallatin për demagogji dhe mashtrim. Si mund të flitet për zhvillim, thoshnin, kur varfëria ulërin! Çfarë zhvillimi është ky kur populli është mbytur nga mjerimi, provinca të tëra vdesin urie…Erdhi mësëfundi koha kur dolën me tekën e tepruar të reformimit. Zhvillimi, shpallnin, është i pamundur pa reforma. Toka t’i jepet fshatarit, të hiqen privilegjet, vendi të çlirohet nga varësia e huaj. Nga cila varësi, pyes, përderisa jemi të pavarur. Ishim shtet sovran prej tre mijë vjetësh. Ja ku të shpie, miku im, dërdëllitja mendjelehtë dhe e pafre! (…)

Përktheu Astrit BeqirajBotimet Papirus

Page 27: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Ryszard KapuścińskiImperium

Si e ke emrin?-Tanja.-Sa vjeçe je?-Për dy muaj mbush dhjetë.-Çfarë po bën?-Tani? Këtë cast? Po luaj.-Me se po luan?-Kapërcej pellgjet.-Nuk ke frikë se bie në rrotat e makinave?-Këtej nuk kalon asnjë makinë.

Tanja ka të drejtë. Qysh nga dita e djeshme, kur nisi shkrirja e akullit, në mesditë temperatura arrin plus dy

grade, dhe gjithë qyteti zhgërryhet në baltë. Qyteti Jarkuck, Kuvajti i vërtetë Siberian, është kryeqyteti i një republike super të pasur që ngrihet mbi ar dhe diamante. Gjysma e gjithë këtyre mrekullive diamantesh, me të cilat zbukurohen damat në mbarë botën, ose vitrinat e bizhuterive të Nju Jorkut, Parisit dhe Amsterdamit, vijnë pikërisht nga Jarkucki (pa folur këtu për diamantet që përdoren për shpime gjeologjike dhe prerje metalesh).

Tanja ka një fytyrzë të zbehtë. Në dimër këtu gjithmonë është errësirë, madje edhe kur del dielli nuk ndjehet që ngroh, ndrit për të ndritur, është qartë, të vret sytë, vetëm se është larg, është i ftohtë. Vogëlushja është veshur me një pallto të trashë me kuadrate të mëdha në një jeshile të mbyllur. S’ke ç’bën nuk mund të blihet pallto e re çdo vit. Këtë Tanja e kupton dhe arsyeton si e rritur. E tillë është edhe në lojën e kalimit të pellgjeve. I duhet të kërcejë saktë e me kujdes për të mos rënë në ujë e për të mos lagur këpucët, sepse në të kundërt, ku do të gjente këpucë për t’i ndërruar?!

Ngrica e madhe, më shpjegon, njihet nga mjegulla e pastër, vezulluese që varet në ajër. Kur ecën njeriu në këtë mjegull bëhet një korridor. Korridori ka trajtën e siluetës së personit në lëvizje. Njeriu ecën më tej, mirëpo korridori mbetet, nderet i fiksuar në mjegull. Ndonjë buçko bën korridor të madh, fëmija imcak – korridor të vogël. Tanja bën korridor të ngushtë ngaqë është e dobët, megjithatë, për moshën, bën korridor të lartë dhe kjo është e kuptueshme përderisa vogëlushja

Page 28: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

është më e gjata e klasës. Kur shkon mëngjeseve përnies këtyre korridoreve, Tanja orientohet nëse kanë shkuar në shkollë ose jo të gjitha shoqet – të gjitha e dinë si duken korridoret e fqinjave dhe mikeshave më të afërta.

Ja ky korridor i gjerë, por i ulët, me një linjë të qartë – është shenjë se tashmë ka kaluar Kllavdja Matviejevna, drejtoresha e shkollës. Në rast se në mëngjes nuk ka korridor, lartësia e të cilëve t’u përgjigjej shtatit të nxënësve të fillores, kjo do të thotë se ngrica është kaq e madhe saqë nuk bëhet mësim. Ndonjëherë duket edhe ndonjë korridor shumë i parregullt që befas ndërpritet. Kjo do të thotë se –Tanja këtu ul zërin – ka kaluar ndonjë pijanec, është penguar dhe ka rënë. Në ngrica të mëdha pijanecët shpesh edhe ngrijnë. Në raste të tilla korridori i ngjan një rruge qorre. (…)

Përktheu Astrit Beqiraj Botimet Papirus

Ryszard KapuścińskiUdhëtime me Herodotin

Pata frikë se mos bija në kurthin e provincionalizmit. Konceptin e provincionalizmit e lidhim zakonisht me hapësirën. Provincial është ai që mendimin e vet e kufizon në një hapësirë të vogël, të cilës i atribuon

një kuptim jashtëzakonisht universal. Mirëpo T. S. Eliot paralajmëron për një provincionalizëm tjetër – jo të hapësirës, por të kohës. “Në epokën tonë – shkruan në esenë për Vergjilin në vitin 1944 – kur njerëzit janë më të prirur se kurrë të ngatërrojnë mençurinë me dijen dhe dijen me informacionin dhe kur përpiqen të zgjidhin problemet jetësore me terma të teknikës, atëherë lind një variant i ri i provincionalizmit, i cili me siguri kërkon një emër tjetër. Ky është provincionalizëm jo i hapësirës, por i kohës, për të historia është veçse kronika e shpikjeve njerëzore, të cilat e bënë punën e tyre dhe përfunduan në koshin e plehërave; për të bota është ekskluzivisht pronë e të gjallëve, në të cilën të vdekurit nuk kanë kurrfarë pjesëmarrje. Ky lloj provincionalizmi sjell me vete kërcënimin

Page 29: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

se të gjithë ne, të gjithë popujt e planetit, mund të bëhemi provinciale, kurse ata, të cilëve kjo gjë nuk u pëlqen, mund të mbeten veç murgj”.

Ekzistokan, pra, edhe provincialë të hapësirës edhe provincialë të kohës. Çdo glob, çdo hartë e botës u tregon këtyre të parëve sesi në provincionalizmin e tyre janë të humbur dhe të verbuar, sikundër çdo histori, për këtë – çdo faqe e Herodotit – u tregon këtyre të dytëve se e tanishmja ka ekzistuar përherë, sepse historia nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i pandërprerë i të sotmes, kurse ndodhitë më të hershme për njerëzit që jetonin atyre kohërave përbënin përditshmërinë që donin më shumë.

Për t’u mbrojtur nga provincionalzmi i kohës bëja ekspedita në botën e Herodotit. Greku im me përvojë, i mençur, m’u bë udhërrëfyes. Shtegtuam tok me vite. Edhe pse më mirë udhëtohet vetëm, mendoj se nuk e kemi penguar njëri-tjetrin – na ndante largësia e dymijë e pesëqind vjetëve, por edhe një lloj tjetër distance që buron nga ndjenja ime e respektit – sepse, ndonëse në raport me të tjerët Herodoti ka qenë përherë i thjeshtë, dashamirë dhe i butë – gjithmonë kam pasur ndjesinë se jam me një gjigand.

Udhëtimet e mija kësisoj kishin një dimension të dyfishtë: ndodhnin njëkohësisht në kohë (në Greqinë e lashtë, Persi, tek skithët) dhe në hapësirë (puna e përditshme në Afrikë, Azi, Amerikën Latine). E kaluara ekzistonte në të tashmen, të dyja kohët lidheshin për të krijuar rrymën e pandërprerë të historisë.

A kam vepruar drejt duke tentuar të arratisem në histori? A kishte ndonjë kuptim? Në fund të fundit në të gjejmë të njëjtën gjë nga e cila na është dukur se mund të arratisemi.

Herodoti është i ngatërruar në një farë dileme të pazgjidhshme: nga njëra anë jetën ua kushton përpjekjeve për të ruajtur të vërtetën historike, që historia e njerëzimit të mos fshihet nga kujtesa, nga ana tjetër – në kërkimet e tij burim kryesor nuk është historia reale, por historia e treguar nga të tjerë, do të thotë historia siç u dukej atyre, e mbajtur mend në mënyrë të përzgjedhur dhe më vonë e paraqitur me anshmëri. Me një fjalë, kjo nuk është historia objektive,

Page 30: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

por ajo siç do të donin bashkëbiseduesit të ishte. Është i pashmangshëm faktori subjektiv, prania e tij deformuese, Greku ynë është i vetëdijshëm për këtë prandaj vazhdimisht tërheq vëmendjen :”siç më thanë”, “siç thonë” “e paraqesin ndryshe” e të tjera si këto. Kështuqë, në një kuptim ideal, nuk do të kemi kurrë të bëjmë me historinë reale, por gjithnjë me atë të treguarën, të paraqitur në një histori të tillë siç e thotë dikush, të tillë siç e beson dikush.

Kjo e vërtetë përbën ndoshta zbulimin më të madh të Herodotiu (...)

Përktheu Astrit BeqirajBotimet Papirus

Nga promovimi i vëllimit me poezi të Czesław Miłosz „Në bregun tjetër të lumit”, Epër7shme, më 12 dhjetor 2012.

Në panel, ulur, nga e majta: Benet Koleka, Dr. Łukasz Tischner, Pandeli Çina, Ben Andoni; në këmbë, nga e majta: Petrit Dollani, Edlira Lloha.

Page 31: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Czesław Miłosz

Mendja e robëruar

Dhe ja lindin zakone të reja. Dikur, kalimtari që pengohej në një kufomë do të rendte tek telefoni; do të grumbulloheshin sehirxhinjtë; do të shkëmbeheshin pyetje, shpjegime, komente. Tani gjithsecili e di që

duhet të nxitojë e ta lërë aty ku është kukullën që dergjet mbi një pellg të zi dhe se nuk duhet të bëjë pyetje të panevojshme. Ai që e ka bërë vrasjen duhet të ketë pasur arsyet e veta, vendimi i gjyqit me dyer të mbyllura është dhënë pa e dëgjuar të pandehurin.

Në qytetet evropiane gjithashtu nuk është zakon t’u caktohen banorëve vendet ku duhet të jetojnë, sipas kombësisë apo gjuhës përkatëse. E pse jo? Tashmë lagja A i rezervohet një race, lagja B një tjetre, lagja C një të trete. Fiksohet afati i zhvendosjes dhe rrugët mbushen me rreshta kamionësh e karroca dore, me qerre të vogla e të mëdha, me njerëz që mbartin bohçe, shtretër, dollape, vazo lulesh, kafazë kanarinash. Më në fund gjithsecili do të jetojë aty ku i takon, edhe nëse blloku i ndërtesave që strehonte dyqind banorë duhet të strehojë tani dymijë. Shumë shpejt përreth zones C ndërtohet një mur i lartë, bllokohen daljet dhe, për muaj të tërë me radhë, ditë për ditë merren burra, gra e fëmijë që ngarkohen nëpër vagona kafshësh dhe transportohen në një uzinë të ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, ku këto masa njerëzish do të helmohen me anë procedurash të sakta shkencore, ndërsa trupat e tyre do të digjen nëpër krematoriume të mëdha.

Por ja ku është ai kalorësi me litar! Ai rend nëpër qytet. “Gazi”, një kamionçinë e thjeshtë e mbuluar me mushama, prët aty te kthesa. Kalimtari, i pavetëdijshëm për rrezikun, kalon tek kjo kthesë dhe befas gjendet para tytës së revolverit që i kanë drejtuar; ngre krahët përpjetë dhe ashtu e rrasin në kamion. Qysh nga ky cast, ai quhet i humbur për të afërmit e vet. Do ta mbyllin në kamp përqëndrimi ose do ta ngjeshin pas murit, me gojën të shtuposur

Page 32: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

që të mos mund të shajë shtetin para se të vdesë. Për t’iu shmangur kësaj aventure, më e mira do të ishte të mos largohesh nga strofulla. Mirëpo ndërkaq babai duhet të dalë, të fitojë në një mënyrë apo një tjetrën ca para për pak bukë e pak supë, që të mbajë gjallë gruan e fëmijët. Çdo mbrëmje familja është e shqetësuar a do të kthehet ai? Dhe, duke qenë se kjo zgjat me vite, të gjithë mësohen dalëngadalë ta shikojnë qytetin si një xhungël dhe fatin e njerëzve të shekullit XX pak a shumë si të njeriut të shpellave, të qarkuar nga përbindësha më të fuqishëm se ai.

Deri tani pranohej si diçka e vetëkuptueshme se njeriu, gjatë gjithë jetës së tij, e ruante identitetin e vet. Mirëpo tani del se, për arsye të ndryshme, i duhet të ndryshojë emrin e mbiemrin dhe të mësojë përmendësh biografinë e tij të re. I bëhet zakon ta zhysë në errësirë krejt të kaluarën deri sa të fitojë një personalitet tjetër. Dhe pastaj grate kishin burra që nuk dihet se ç’janë bërë, burrat kishin grate e tyre, por secila ka nga një emër të ndryshëm nga ai i paraluftës dhe është mjaft e ndërllikuar të mbahen parasysh aktet e gjendjes civile; të martohesh do të thotë thjesht banim i përbashkët dhe kjo formë martese, deri tani e përçmuar, merr pëlqimin e shoqërisë.

Sulmet me armë dikur konsideroheshin krim. Tani ata që bëjnë një hold-up meritojnë titullin e heroit, sepse paraja e vjedhur do të pasurojë thesarin e organizatës së fshehtë. Banditë zakonisht janë të rinj që duken si djemka mamaje. Për ata vrasja e një njeriu nuk përbën ndonjë problem moral të ndërlikuar. (…)

Përkthyes Bashkim ShehuBotimet Shtëpia e librit

Czesław MiłoszMbi udhëtimet në kohë

Midis moshës shtatë dhe dhjetëvjeçare kam provuar një lumturi të plotë, tek banoja në pronat e gjyshërve të mi në Lituani. Shënimet e para për luginën tonë ishin shfaqur rreth vitit 1350 në kronikat e Kryqtarëve,

që kishin zaptuar këto toka në luftë me parardhësit e mi atëbotë paganë. Çifligu i gjyshërve, ku unë jam lindur, i përkiste familjes së nënës sime për shekuj me radhë: gjatë kësaj periudhe kishin ndodhur shumë ndryshime ndaj sot e di se

Page 33: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

JAVA (37), EX LIBRIS

Ben Andoni

Udhëtim në një jetë të mbijetuar

(…) Millosh është një mësues i mirë për ata që marrin penën dhe një objekt nderimi po për ata që kërkojnë udhë në zgafellat e mendimit. (…)

(…) Ky libër ishte i lindur për të përcjellë sinteza në mënyrën më të këndshme të mundur. E fati i blatoi në të gjallë mundësinë e shkrimit. Problemi më i madh në përkthimin shqip të mendimit duhet të jetë përplasur te përkthyesi i njohur i gjuhës polake, Astrit Beqiraj, që e ka kaluar, në gjykimin e përgjithshëm, shumë mirë detyrën. Kjo sepse megjithë vështirësinë gati metafizike të kuptimit, autori kuptohet dhe shijohet. Ai është një mësues i mirë për ata që marrin penën dhe një objekt nderimi për ata që kërkojnë udhë në zgafellat e mendimit. Në një këndvështrim tjetër është edhe një gur miliar, ku mund t’u thuhet grafomanëve të ndryshëm: kështu shkruhet, duke menduar thellë! Nga tutje, Millosh, na kthen me gjuhën dhe shtjellimin e tij të gjithë atë forcë të madhe të njerëzimit, përcjellë deri në kohët tona. Kujdes, asnjëherë duke iu larguar kohës. Millosh s’ka frikë të përballet me kohën dhe ka gjetur paqen e vetë edhe me vdekjen: “Kam qëndruar ballë për ballë kohës, thotë diku, duke e mbyllur në fund idenë tek eseja “Lumturia” dhe se pas atij udhëtimi të stërgjatë miti i Itakës po i rritej nga thellinat e ndjeshmërisë njerëzore”. (…)

më duhet t’i jem mirënjohës posaçërisht stërgjyshit, i cili në kodrat mbuluar me bar dhe që binin butë në lumë, krijoi një park pyjor. Kishte mbjellë edhe drurë, dy përreth oborrit dhe një të tretë diku më tej, pas grunarit të qëruar. Kjo që po them ka ndodhur shumë e shumë kohë më parë, lisat e mëdhenj dhe blinjtë krijonin botën time të çudirave, ndërsa pemët më lejonin të zbuloja shijen e varieteteve më të larmishme të mollëve dhe dardhave.

Nuk e di me saktësi kur oborri i ri zuri vendin e shtëpisë prej druri. Me gjasë aty nga gjysma e shekullit XIX. Gjithsesi nën të bardhën e mureve nuk kishte tulla, por një material prej druri dhe mbi të suvaja. Gjatë verës nëpër dhoma ishte freskët, në dimër mezi ngroheshin nga sobat ku digjeshin trungje mështeknash. Shumë vite më vonë zbulova në pëlhurat e mjeshtërve holandezë tablo që më kujtonin sak mjediset e shtëpisë së familjes sonë.

Unë kam jetuar pa të kaluar dhe pa të nesërme, në krahinën e të tashmes së pëjetshme. Pikërisht i tillë është përcaktimi i saktë i lumturisë. Sot pyes veten se mos e mitizoj njëfarësoj këtë periudhë të jetës sime. Kur flasim për të shkuarën, të gjithë krijojmë mite, sepse është i pamundur riprodhimi besnik i çasteve që largohen. Ngrihet megjithatë një pyetje: përse disa në fëmijëri shohin periudha

Page 34: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

lumturie, ndërsa disa të tjerë- periudhë fatkeqësie? Përvoja ime nga fëmijëria e lumtur është kaq e gjallë dhe intensive, saqë unë besoj në autenticitetin e saj. Nuk hezitoj të them se ajo ka qenë mrekullimi me tokën njëlloj si me kopshtin e parajsës.

Rrëfimet mbi fëmijërinë shndërrohen si rregull në rrëfime për familjen, dhe, nëse do të flisnim vërtet për të, më duhet të them se për mua të rriturit jetonin diku larg, në një botë që nuk përcaktohej më afër se kaq. Unë kam qenë fëmijë i vetmuar në mbretërinë e mrekullive, të cilat i zbuloja qysh nga orët e para të mëngjesit deri në muzg. Vëllai im më i vogël atëherë ishte ende foshnje ndaj unë nuk i kushtoja kurrfarë vëmendjeje, nuk kisha as ndonjë shok të moshës sime. Shkurt fjala isha ai Adami i vogël që vrapon gjithë ditën e lume nëpër kopësht mes drurëve që më dukeshin më të lartë nga ç’ishin në të vërtetë, teksa përjetimet e mija, fantazinë time nuk e ndërpriste asnjë ngërdheshje përqeshëse e ndonjë demoni.

Më duket e çuditshme sot ajo që, edhe pse shtatë vjeç, kisha kaq shumë aventura, të tilla që t’i kujtoja gjatë gjithë jetës. Ndër to kishte udhëtime me trena ushtarakë mespërmes Rusisë gjatë luftës I Botërore, kur babai im inxhinjier u mobilizua

dhe ndërtonte ura për ushtrinë cariste; ishte revolucioni Bolshevik, të cilin e përjetova në një qytezë sipër Vollgës; bashkë me revolucionin përjetova edhe bastisjet e shtëpive, arratisjet, tmerrin. E gjitha kjo duhet të jetë ngulitur njëfarësoj në ndërgjegjen time, por pa e dominuar atë; përkundrazi, duke u tërhequr në shtratin e gjykimit ndoshta falë atij mekanizmi të veçantë të vetëmbrojtjes. Unë gjithsesi mbetem i pafajshëm, do të thotë nuk kam bërë asnjë përshkrim të mizorive të kësaj bote.

Ngjarje konkrete të veçanta, të cilat do të mjaftonin për të krijuar një tablo të tillë, nuk u ngjizën në një të tërë, secila prej tyre ekzistonte e

Page 35: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

shkëputur në mendjen time. Punët e përditshme mbi dhimbjen dhe ngordhjen e kafshëve, nuk kishin ndonjë ndikim të madh tek unë. Kur isha duke gjuajtur peshk, përqendrohesha i tëri në të - do të thotë në kapjen e peshkut - dhe asqë mendoja për krimbin në grep, as edhe për vuajtjen e tij që me grepin në trup e përdorja si karem për mlysh. Të ketë qenë vallë ndryshe? Ka të ngjarë që pesimizmi im i mëvonshëm të ketë lindur pikërisht në këto momente të fëmijërisë sime, ky pesimizëm shkonte aq larg saqë, si njeri tashmë i pjekur, në të vërtetë vlerësoja veç një filozof të vetëm - Shopenhauerin idhnak.

Përftohej përshtypja sikur lumturia ime buronte, sikundër do të thoshte Wiliam Blake, nga pastrimi prej dëgjimit dhe vështrimit të panginjur të portave të perceptimit. Shtegu nën hijen e lisave më shpinte drejt e në lumë, i cili nuk do të më lëshonte më gjatë gjithë jetës, kudo ku të më hidhte fati, aty edhe në brigje te largëta të Paqësorit. Ajo rrjedhja e fjetur e tij lejonte rritjen e zambakëve të ujit, aty-këtu gjethet e tyre të gjera mbulonin gjithë sipërfaqen e ujit. Brigjet e lumit, mbushur me akorus, fshiheshin në hije shkurresh e verrash. Me orë të tëra kundroja reflektimin e diellit në ujë, lëvizjet e qenieve të vogla ujore, fluturimet e bishtaganëve. Jam gati ta quaj këtë ëndërr me sy hapur, por kam frikë se nuk do të ishte përcaktimi i duhur ngaqë do të sugjeronte pasivitet, në një kohë kur imagjinata ime ishte përherë në punë.

Kështu, pra, si fëmijë kam qenë para së gjithash zbulues i botës jo si vend vuajtjesh, por si sferë bukurie. (…)

Përktheu Astrit BeqirajBotimet Papirus

Page 36: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Andrzej StasiukRrugës për në Babadag

Në pesë e gjysmë në Korçë, poshtë hotelit “Grand”, qëndronin tashmë disa burra. Gjatë ditës bëheshin edhe më shumë. Veçanërisht në rrugën e gjerë që çonte në treg. Qëndronin edhe pranë postës, edhe përgjatë rrugicës hijegjerë

përbri librarisë. Ndërsa pasditeve mblidhej një grup edhe më i madh njerëzish. Ishin vetëm meshkuj. Qëndronin dyshe, treshe, ose tek pullë. Kalonin kohën duke folur kotmësëkoti, apo duke vështruar diku në hapësirë. Kohë më kohë bënin ca ecejake, por kjo ishte një lëvizje pa qëllim të caktuar, vetëm një pushim i përkohëshëm në kotësi. Disa mbanin në duar tufa me lekë shqiptare dhe mundoheshin t’i këmbenin me euro ose dollarë. Shumica thjesht rrinte kot ndërsa pinte cigare të holla e të gjata “Karelia” për gati treçerek dollari paketa. Dukeshin sikur diç prisnin, ndonjë lajm të rëndësishëm, ndonjë njoftim apo ngjarje, megjithatë kurrfarë lajmi nuk mbërrinte dhe mëngjesin tjetër grumbulloheshin sërish. Me kalimin e orëve turma vetëm madhërohej, ndërsa zvogëlohej pjesërisht afër orarit të drekës për të krijuar pasdreke prapë një grumbull të valëzuar e të palëvizshëm njerëzish të mbytur nga vapa sfilitëse. Kohë më kohë shfaqeshin fshehtas edhe gra, kalonin përanash pa rënë shumë në sy. Mbanin çantat dhe sendet e tyre, por në të vërtetë ishin të padukshme në atë kullusmë meshkujsh. Ata rrinin në vendet e tyre të përhershme duke gjuajtur ndonjë ndryshim, duke parë me ngulm pafundësinë e kohës së zbrazur, të dënuar me ekzistencën e tyre të palëvizshme. Të njëjtën gjë vërejta edhe në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, edhe në Gjirokastër, në rrugën kryesore që të shpinte nga xhamia poshtë në qytet. Në Sarandë, në gjashtë e gjysmë të mëngjesit, në hotelin “Lili” shkova për të ngrënë diçka dhe vura re se bari ishte plot me meshkuj. Pinin

„Përpjekja” 22

Andrzej Stasiuk “SHQIPËRIA”

Fatos Lubonja(…) Vështrimi i tjetrit nuk është më shumë apo më pak vërtetthënës se i yni. Tjetri zbulon të vërtetën e tij në kontekstin e tij teksa na vështron. Tjetri, po ashtu, nuk është një i vetëm, tjetri janë shumë që mund të kenë diferencat e tyre të ndjeshëmrisë, të interesave teksa na vështrojnë e gjykojnë. Tjetri mund të ketë stereotipet e tij, gjithashtu, në leximin e realitetit tonë. Por një gjë është e sigurtë se e vërteta jonë pasurohet dhe shpesh korrigjohet apo ridimensionohet nëpërmjet të vertetave të tjeterit për ne. (…)

(…) Më ndodhi edhe një fenomen i tmerrshëm për të cilin nuk di a duhet ta falënderoj apo mallkoj autorin. Fillova ta ndjej shumë më tepër kutërbimin e plehrave në rrugën ku kaloj përditë kur dal nga shtëpia ime. Në një kthesë të rrugës së shtëpisë sime ka një vend plehrash nga ata të

Page 37: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

kafenë e mëngjesit me gotën e rakisë përpara, të mbytur nga tymi i duhanit. Bëheshin pesëmbëshjetë apo ndoshta njëzet vetë. Shihnin nga rruga dhe herë pas here njëri i fliste tjetrit, por me ç’dukej dita e nesërme nuk do të sillte ndonjë të papritur për ta. Ishin të burgosurit e ditës. Nga mëngjesi deri në mbrëmje, thjesht nuk kishin ku të shkonin sepse ngado të iknin i burgoste kotësia.

(...) Shqipëria është vetmi. Kjo fjali më vjen në kokë tek kujtoj pasditen e vonë në Korçë. Pazari i vjetër që mban mend edhe kohën e otomanëve ishte boshatisur. Kishin ikur edhe mercedezët e lashtë dhe karrocat dyrrotëshe. Një grua fshihte plehrat e sheshit. Asaj dite qielli ishte gri dhe ajo grija tani, kur turma e njerëzve ishte shpërndarë dhe larmia e mallrave ngjyra-ngjyra ishte tretur, rridhte nga lart dhe mbushte boshllëkun e tregut. Shtëpitë njëkatëshe të braktisura e thithnin atë siç thith guri lagështinë. Tërë hapësira e tregut ishte si e vdekur, pa gjallëri, sikur askush të mos kishte ardhur për ta parë. Pikërisht atëherë, në cepin më të largët të tregut, vura re dy burra. Kërruseshin rreth prushit ku piqeshin misra. Ishte tepër e vështirë t’i dalloje në sfondin gri të mureve. Errësira që sa vinte e dendësohej i fshinte hijet e siluetave të tyre. Faktikisht dukej vetëm zjarri, flaka e kuqe jo e pastër…

Ishim ulur në një lokal të këndshëm fshehur në bodrumet e një kalaje të vjetër mbi qytet. Ishim duke pirë verë të bardhë. Rigelsi u takua me miqtë e tij. Afër nesh çunat pinin birrë e flitnin për vajza, ndërsa unë mundohesha të përfytyroja sesi moshatarët e tyre pesë vjet më parë shkrehnin në ajër kallashët, momentalisht të lumtur se drejtësia dhe e vërteta më në fund ishte me ta. Disa qëllonin në dritaret e fqinjëve që nuk i kishin dashur kurrë. Mundohem të përfytyroj atë revoltë shkatërrimtare të njerëzve të grabitur. Gjirokastra dhe Vlora që u ngritën të parat në revoltë gjenden në Jug, ndërsa Berisha është nga Veriu. Ndarja gjerografike është historikisht aq e fortë saqë pritet shpërthim i luftës civile. Presidenti urdhëron të hapen depot e armëve pikërisht në Veri, duke shpresuar se

zakonshmit e Tiranës. Janë tre kazanë të sterrosur e bërë pis nga zjarret që janë ndezur në ta e nga lloj lloj lëtyrash që janë derdhur, gjysëm të shtrembëruar e gjysëm të përmbysur, pa kapakë, sepse duhet të rrinë thuajse gjithmonë të stërmbushur, të pa larë që nga lindja deri në vdekje…Ata rrinë aty të stërmbushur me kapica plehrash, por edhe thjeshtë të qelbur e pis kur ndodh t’i shohësh të boshtatisur, si dëshmi e heqjes dorë nga ana jonë për të marrë përsipër atë që është përtej shtëpisë sonë. Janë dëshmi e pritjes sonë absurde të dikujt që do të vijë të na thotë se duhet t’i lajmë kazanët tanë të plehrave. Të asaj pritjetje parazitare që Stasiuku e ka kapur si thelbin e ekzistencës sonë. (...)

(…)“Kukësi nuk bënte kurgjë. Kukësi priste rastin. Si një fajkua grabitqar. Këtë përshtypje të linte në shikim të parë. Kukësi ishte qytet i burrave. Njëlloj si gjithë Shqipëria. Pritjen e kishin në gjene. Sikur jeta dhe ndodhitë kishin për të ardhur nga jashtë. Gjithë vendi dukej si një kamp ushtarak në momentin e armëpushimit ose paqes së pasigurtë, ndërsa meshkujt dukeshin si ushtarë me liridalje. Kuptohet nuk bëhet fjalë për luftë, bëhet fjalë për këtë që dikush do të vijë e do t’u thotë ç’kanë për të bërë” (…)

Page 38: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

njerëzit e tij do të shpejtojnë me kryqëzatën për të fundosur Jugun e revoltuar. “Shumë shpejt, megjithatë, u kuptua se lufta civile Jug. -Veri ishte një blof ose synim i dështuar”. Vendin e luftës civile e zuri anarkia. Shqiptarët - disa të instruktuar, të tjerë me ëndrrën e vjetër për të pasur pushkë, të tjerë akoma nga frika për të ardhmen apo duke imituar sivëllezërit, suleshin mbi depot e armëve dhe rrëmbenin ç’të mundnin, duke mos kursyer as minat dhe materialet radioaktive. Më pas nisnin të qëllonin në ajër për kënaqësi, nga gëzimi, nga frika apo për të provuar pushkën që mbanin në dorë. Njerëzit e armatosur u drejtoheshin burgjeve duke çliruar një mijë e pesëqind të dënuar, nga të cilët shtatëqind për vrasje. Brenda një dite (10 mars 1997-AS) u vranë, sidomos nga plumbat qorrë, më shumë se dyqind vetë, të plagosurit bëheshin me mijëra. Bandat, që nuk dihej nëse ishin njerëzit e Berishës apo banditë ordinerë, nisën grabitjet. Situata shkoi deri në pikën që shinat e trenave vidheshin për t’u shitur si skrap në Mal të Zi.

Nuk mund të çlirohem nga mendimi që ka të bëjë me ndërlidhjen e parullave prej guri dhe të shtënave në ajër. Në të dyja rastet gjestet duken absurde, megjithatë në një kuptim më të thellë sfidonin realitetin. Hoxha, pushtuar nga obsesioni i tij totalitar - nga njëra anë, dhe qytetarët në anarshi të shtetit që shkërrmoqet- nga ana tjetër, silleshin sikur bota do të vdiste tok me ta. Enveri ishte i sigurt për pavdekshmërinë e tij në atë masë saç ishte edhe turma e revoltuar. Edhe ai edhe ata jetonin vetëm me

të tashmen. Hoxha kujtonte se nga vullneti i tij varej gjithçka dhe për këtë arsye nuk pranonte asnjë kufizim. Njerëzit që qëllonin në ajër parandienin se nga vullneti i tyre nuk varej kurrgjë, ndaj mund të bënin gjithçka.

“Albania” është Shqipëria. Edhe vetë emri tregon vetmi, sepse jashtë Ballkanit nuk njihet me emrin Shqipëri. Për dy javë rresht dëgjoja gjuhën shqipe nëpër rrugë, autobusë, në radio dhe më duket se asnjëherë nuk e dëgjova fjalën “Albania”. Gjithherë dëgjoja të thuhej: Shqipëria, shqiptar, Shqipërisë .

Emri Shqipëri vjen nga folja “shqiptoj”, çka do të thotë flas apo shprehem. Në gjuhën që nuk e kupton kurrkush. (…)

Përktheu Astrit BeqirajBotimet Mësonjëtorja

Page 39: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Leszek Kołakowski

Feja…Nëse nuk ka Zot…

Nuk ka asnjë ide prapa së cilës, nëse dëshirojmë, do të mund të zbulojmë një ide tjetër, ashtu sikurse nuk ka anjë motivim njerëzor që, nëse përpiqemi fort, nuk mund ta shikojmë si shprehje të maskuar të një

motivimi tjetër, me rrënjë më të thella. Dallimi ndërmjet asaj çka është më e thellë, më e “mirëfilltë”, “reale”, “e fshehur”, dhe asaj çka është thjesht mbishtresë, formë e mistifikuar, përkthim i përçudnuar, përcaktohet nga vullneti filozofik suprem i antropologëve, psikologëve, metafizicienëve. Mendimtarët e pushtuar nga vizioni i një rendi monist dhe që përpiqen t’i reduktojnë të gjitha gjethet e të sjellurit njerëzor, të gjitha mendimet dhe të gjitha reagimet në një lloj motivimi të vetëm, përherë ia dalin mbanë. Mund të ngulmojmë fjala vjen, se vetafirmimi njerëzor (“vullneti për pushtet”, përpjekja drejt vetëpërkryerjes etj.) përbën një shtysë që i përcakton të gjitha gjethet e të sjellurit, përfshirë edhe ato seksuale, ose mund ta kryejmë reduktimin duke shkuar në kahe të kundërt; mund të themi prerazi se të gjitha idetë e njerëzve, institucionet dhe lëvizjet shoqërore shprehin tekembramja konflikte interesash materiale, ose, përkundrazi, mund të themi se konfliktet e ndryshme të interesit, njëlloj si format e ndryshme të kreativitetit njerëzor, duhet të shihen si komponente të një përpjekjeje madhore të Frymës që kërkon pajtimin përfundimtar me vetveten. Në një shkallë të mjaftueshme mjeshtërie- dhe askush nuk mund të mohojë se filozofët e mëdhenj të orientimit monist, duke përfshirë edhe ata filozofë që mbajnë maskën e antropologut, psikiatrit, të ekonomistit apo të historianit, e kanë këtë mjeshtri me bollëk,- edhe përpjekja për të zbuluar një princip të vetëm sistematik, gjithëpërfshirës dhe gjithëshpjegues për krejt larminë e formave kulturore do të sillte rezultatet e pakundërshtueshme dhe rrjedhimisht

Page 40: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

vërtetësore. Duke u nisur nga premisa se njerëzit mund të jenë, ose nuk mund të mos jenë, të pavetëdijshëm lidhur me motivimet e tyre apo me kuptimin e mirëfilltë të veprimeve të tyre, nuk ekziston asnjë e dhënë imagjinare, e ca më pak e njohur efektivisht, që do të mund t’ia hiqte ndonjëherë monistit të vendosur mundësinë për të pasur gjithmonë të drejtë, pavarësisht sesi përcaktohet principi themelor i të kuptuarit. Në antropologjinë e përgjithshme ose në “historiozofi”, reduktimet moniste janë gjithmonë të suksesshme dhe bindëse; hegeliani, frojdisti, marksisti, adleriani, është gjithherë i mbrojtur nga çdo kundërshtim, në qoftë se ngufohet me këmbëngulje në dogmën e tij dhe nuk përpiqet ta zbusë sadopak ose t’i bëjë lëshime mençurisë së përditshme; mekanizmi i tij shpjegues funksionon gjithmonë. (…)

Përktheu Bashkim ShehuBotimet IDK

Witold Gombrowicz

Kurs i filozofisë për gjashtë orë e pesëmbëdhjetë minuta

Shopenhaueri njihte dy mundësi.

1. Të pranohet deri në fund vullneti për të jetuar, duke marrë pjesë në jetë me të gjitha forcat, e duke pranuar të gjitha pasojat e kësaj, së bashku me mizoritë dhe padrejtësitë.

2. Jo vetëvrasja, por meditimi.

Shopenhaueri mendonte se meditimi i botës “ose përsiatjet mbi të, sikur bota të ishte një lojë” ka një epërsi absolute mbi jetën. Këtë ai arrinte ta shprehte në mënyrë veçanërisht të stërholluar. Ai që mediton për botën,

dhe që arrin të mrekullohet prej saj, është artist. Në këtë kuptim, artisti na kujton paksa fëmijën, që mrekullohet nga bota pa asnjë interes. Sipas Shopenhauerit kjo ndodh pasi fëmija është gjenial, thjesht dhe vetëm, sepse është fëmijë. Në vitet e para të fëmijërisë zhvillohemi më shumë se në të gjitha periudhat e tjera të jetës. Prandaj vetëm yogin-i lindor, (ose ai që ushtron meditimin) arrin mundësitë e tejkalimit të jetës.

Page 41: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Dhe këtu Shopenhaueri formulon teorinë e artit, e cila, sipas meje është teoria më e rëndësishme që është shkruar ndonjëherë për këtë temë. Dhe ta themi midis nesh, përsiatjet e mjera dhe të hapërdara që bëhen në Francë mbi artin janë shkaktuar, para së gjithash, sepse nuk njohin sa duhet Shopenhauerin.

Arti na tregon lojën e forcave të natyrës, ose vullnetin për të jetuar. Në këtë çështje, Shopenhaueri është mjaft konkret. Ai pyet: përse pamja ballore e një katedraleje na mrekullon, ndërkohë që një mur çfarëdo nuk na zgjon interesin më të vogël? Arsyeja qëndron tek fakti që vullneti për jetën i lëndës shprehet nëpërmjet rëndesës dhe qëndresës. Kësisoj, një mur i rëndomtë nuk na sjell ndërmend një luftë forcash, sepse çdo tullë e atij muri rëndon dhe bën qëndresë në të njëjtën kohë. Kurse, fasada e një katedraleje i shfaq këto forca në veprim, pasiqë kolonat e saj bëjnë qëndresë, ndërkohë që kapitelet e saj rëndojnë. Këtu shohim luftën ndërmjet asaj që shtyp dhe asaj që bën qëndresë. Kjo shpjegon edhe faktin se përse nuk na pëlqejnë kolonat e rrëzuara, ose të shtrembëruara. Pikërisht sepse një kolonë e tillë nuk ka bërë qëndresën e duhur. Në të njëjtën logjikë, një kolonë e rrumbullakët është më e mirë se një kolonë në formë prizmi.

Ai flet gjithashtu për skulpturën dhe pohon se bukuria e trupit njerëzor qëndron tek një paraprirje a priori që mbështetet tek përvoja. Një trup njerëzor është i arrirë nëse u përshtatet qëllimeve të veta. Ai shton se idealin e bukurisë të njeriut e gjejmë tek vetja dhe ky ideal konsiston në shtrirjen në të ardhmen të atyre elementeve që sot kanë vlerë, për shembull, këmbët e gjata. Është pikërisht ky atribut, që e shtyn njeriun të depërtojë thellë e më thellë në fushën e shqisave të tij, të shëndetit, etj. Mund të thuhet që ëndërrojmë një model të së ardhmes të llojit njerëzor.

Shopenhaueri pohon se bukuria e skulpturës greke qëndron në dallimin ndërmjet instiktit seksual dhe bukurisë. Me një fjalë bukuria greke nuk është eksituese dhe pikërisht aty gjendet bukuria e saj e epërme. (…)

Përktheu Edlira LlohaBotimet Pika pa sipërfaqe

Page 42: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Witold Gombrowicz

Ferdydurke

Kujtime, kujtime! Me kokën e futur në jastëk, me këmbët poshtë batanijes, i trazuar sa nga nënqeshja, sa nga frika, bëja bilancin e hyrjes ndërmjet të rriturve. Heshtim shumë për krisjet dhe shtrembërimet që shoqërojnë

këtë hyrje, të mbarsur me pasoja të përjetshme. Letrarët, këta njerëz që zotërojnë hirin hyjnor të talentit për temat më të largëta dhe indiferente, si për shembull, drama shpirtërore e cesarit, Karlit të dytë, për shkak të martesës së Brunildës, hezitojnë të trajtojnë çështjen më të rëndësishme, shndërrimin e tyre, në person shoqëror, publik. Kuptohet, që do të dëshironin që gjithkush të mendonte se janë shkrimtarë për hir të talentit qiellor, dhe jo njerëzor, se kanë rënë së bashku me talentin e tyre nga qielli; turpërohen të hedhin dritë se me çfarë lëshimesh personale, me çfarë dështimi personal e kanë shpaguar të drejtën, që të shkruajnë për Brunildën, ose qoftë dhe për jetën bletërritësve. Jo, asnjë fjalë për jetën e tyre, vetëm për jetën e bletërritësve. Në të vërtetë, pasi kanë shkruar njëzetë libra për jetën e bletërritësve, mund edhe të vësh një pajë, por ku është lidhja ndërmjet mbretit të bletërritësve me burrin privat, ku është lidhja ndërmjet burrit dhe rioshit, rioshit dhe djaloshit, djaloshit dhe fëmijës, që ka qenë se s’bën dikur, çfarë kënaqësie ndjen mistreci juaj nga mbreti juaj? Jeta që nuk i ndjek këto lidhshmëri dhe nuk e kryen zhvillimin e saj në të gjithë shtrirjen e vet, është si një shtëpi që ndërtohet nga lart, dhe pashmangshmërisht detyrohet të përfundojë me dyzimin skizofren të unit. Kujtime! Mallkimi i njerëzimit është që ekzistenca jonë në këtë botë nuk duron asnjë hierarki të përcaktuar dhe të qëndrueshme, se gjithçka rrjedh, derdhet, lëviz dhe se secili nga ne do të ndjehet dhe vlerësohet nga çdokush tjetër, dhe se perceptimi për ne, nga njerëz të errët, të kufizuar dhe të paditur, nuk është më pak i vlefshëm nga perceptimi që kanë për ne njerëz të mprehtë, të ditur dhe të ndjeshëm. Pasi njeriu ka varësinë më të thellë nga pasqyrimi i tij në shpirtin e dikujt tjetër, qoftë ky edhe shpirt budalla. Dhe vendosmërisht e kundërshtoj pohimin e atyre kolegëve të mi të penës, që në lidhje me opinionin e të trashëve, marrin një qëndrim aristokrat dhe sqimatar, duke shpallur se odi profanum vulgus. Çfarë braktisje e thjeshtuar dhe e pavlerë e realitetit, çfarë arratie drejt sqimës së rreme! Unë përkundrazi pohoj se sa më i pamprehtë dhe i ngushtë të jetë një opionion, aq më tepër duhet të jetë për ne i rëndësishëm dhe djegës, krejtësisht siç ngjet me një këpucë të ngushtë, që na dhemb më shumë, sesa një këpucë e puthitur mirë pas këmbës. Ah, këto gjykimet njerëzore, kjo gjeratore gjykimesh dhe opinionesh mbi arsyen,

Page 43: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

zemrën, karakterin tënd, për të gjitha hollësitë e organizimit tënd, nga e cila përthithet ai trim që kuturis t’i shpalosë mendimet e veta në shtyp, dhe që i ka hedhur ato midis njerëzve, të shkruara në letër, ah, letra, letra, shtypi, shtypi! Dhe këtu nuk e kam fjalën për gjykimet më të përzemërta, më të këndshme, familjare, të tetove tona, jo, më tepër dua të cek gjykimet e tetove të tjera, tetove kulturore, atyre autoreve të panumërta gjysmake dhe kritikeve gjysmake që na qepen pas, duke shprehur gjykimet e tyre nëpër revista. Pasi kultura e botës tashmë është vënë përfund nga një tufë grarie që i janë qepur, i janë ngjitur letërsisë, që janë tmerrësisht të pajisura me vlera shpirtërore dhe të orientuara estetikisht, me dofarë bindjesh dhe qëndrimesh të veta, të ndërgjegjshme që jeta e tejkaloi Oscar Wilde-n, kurse Bernard Shaw është mjeshtri i paradoksit. Ah, ato e dinë se tashmë duhet të jesh e pavarur, e vendosur dhe e thellë dhe për këtë arsye, janë rëndom të pavarura, të thella dhe të vendosura pa kursim, si dhe të mbushura me dashamirësi tetosh. Tetoja, tetoja, tetoja! Ah, kush nuk është farkëtuar në punishten kulturore të tetos, dhe kush nuk është përgatitur pa fjalë dhe pa droje nga ajo mendësi meskine, që e zhvesh jetën nga vetë jeta, kush nuk ka lexuar në një gazetë, gjykimin e një tetoje për veten e vet, ai nuk e njeh vogëlsinë, çfarë është vogëlsia e një tetoje. Më tej, le të marrim gjykimet e fshatarëve dhe të fshatareve, gjykimet e konviktoreve, gjykimet e vogla të zyrtarëve të vegjël, si dhe gjykimet burokratike të zyrtarëve të lartë, gjykimet e avokatëve të provincës, gjykimet e tepruara të nxënësve, gjykimet mendjemëdha të pleqve, po ashtu gjykimet e publicistëve, gjykimet e veprimtarëve shoqërorë, si dhe gjykimet e grave të doktorëve, e së fundi gjykimet e fëmijëve që mbajnë vesh gjykimet e prindërve, gjykimet e pastrueseve të dhomave, atyre më të rejave, të kuzhiniereve, gjykimet e kushërirave, gjykimet e pensionistëve – pra, një det i tërë gjykimesh, ku secili prej tyre është reflektimi yt në shpirtin e dikujt tjetër dhe mënyra se si ai të krijon në shpirtin e tij. Është njësoj sikur dikush të kishte lindur në mes të mijërave shpirtërave tejet të ngushtë! Vetëm, se pozita ime ishte, edhe më e rëndë dhe e acaruar, pasi libri im ishte dhe më i rëndë dhe më acarues, nga një lexim i pjekur konvencional. Në të vërtetë, libri më kishte krijuar një rreth miqsh jo dosido dhe nëse tetot kulturore dhe përfaqësues të tjerë të vulgut, të mund të dëgjonin se si brenda këtij rrethi të mbyllur dhe të paarritshëm as në ëndrrat e tyre, ushqehesha nga të Diturit dhe të Njohurit me dituri dhe njohje, se çfarë bisedash intelektuale zhvilloja, atëherë mund të më kishin rënë në gjunjë dhe të më puthnin këmbët. Por, në anën tjetër, libri duhej të kishte diçka jo të pjekur, diçka që zgjonte mosbesim dhe që tërhiqte krijesat mesatare, ato as mish as peshk, atë shtresën më të tmerrshme të njerëzve gjysmë-inteligjentë – kjo, sepse periudha e pjekurisë kishte joshur botën e nëndheshme të kulturës. Ka mundësi që duke qenë ca si shumë i hollë për mendjet e errëta, ai ishte ndërkaq jo shumë i ngritur dhe jo aq sqimatar për popullin e thjeshtë, i cili është i ndjeshëm vetëm ndaj shenjave të jashtme të seriozitetit. Dhe jo pak herë, duke

Page 44: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

u kthyer nga ndonjë vend i shenjtë dhe i shkëlqyer, ku më kishin nderuar me seriozitet, hasja në rrugë ndonjë grua inxhiniere, apo shtëpiake, që më kthehej si të isha një i njohuri i vet, apo një shpirt vëlla i papjekur, më rrihte shpatullat dhe më thoshte: - Si te kam Juzhek, ti budallë, ti, ti, i papjekur! E kështu, për disa isha i mençur, për të tjerë budalla, për ca isha i rëndësishëm, për ca të tjerë i papërfillshëm, për disa isha i pacipë, e për të tjerë aristokrat. I shqyer ndërmjet ultësisë dhe lartësisë, i afërt si për të parët ashtu dhe për të dytët, i përçmuar dhe injoruar, krenar dhe i poshtëruar, i aftë dhe i paaftë, ashtu si të vijë, si të jetë situata! Jeta ime u kthye që prej atëherë në një jetë edhe më të hapërdarë, nga sa kishte qenë në ditët e kaluara në privatësinë e familjes. Dhe nuk e dija, se kujt i përkisja, atyre që më vlerësonin, apo atyre që nuk më vlerësonin. Por, ç’është më e keqja, duke qenë se e urreja bashkësinë e gjysmë-inteligjentëve me një urrejtje që ndoshta askush tjetër nuk e ka ndjerë, me urrejtje armiqësore, tradhëtova veten me vulgun, i bëra qëndresë elitës dhe aristokracisë dhe mora arratinë nga krahët e tyre të hapur përzemërsisht, për t’u hedhur drejt kthetrave të ndyra të atyre, që më merrnin për të trashë. Në të vërtetë, është e një rëndësie parësore, me peshë vendimtare në zhvillimin e ardhshëm, kujt i referohet njeriu dhe ndaj kujt organizohet, pra, nëse kur flet, vepron, llomotit, shkruan, ka në mendje, apo merr parasysh vetëm njerëzit e rritur, të mbaruar, botën e koncepteve të qarta, të kristalizuara, apo ndjehet pa pushim i përndjekur nga vizioni i vulgut, i papjekurisë, nxënësve, shtetasve të qytetit dhe fshatit, tetove kulturore, publicistëve dhe felietonistëve, nga vizioni i botës së nëndheshme të errët dhe të dyshimtë, që diku atje përtej, të ka ngritur pusi dhe me ngadalë të mbështjell me gjethnajë, me ferra dhe me bimësi të harlisur si në Afrikë. (...)

Përktheu Edlira LlohaBotimet Pika pa sipërfaqe

Plakati i shfaqes së dramës Emigrantët shkruar nga Sllavomir Mrozhek, vënë në skenë në 2004.

Page 45: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Sławomir MrożekEmigrantët

Personazhet 2 emigrantë : AA dhe XX

XX - (fut lakun në fyt) – Largohu.AA – Pse?XX – Sepse dua të varem, prandaj do të shqelmoj tryezën.AA – Prit një minute. Cila është fjala jote e fundit?XX – Për familjen?AA – Apo harove se ke familje? Asaj i takojnë disa fjalë prej teje.XX – Edhe keshtu ata mua nuk më dëgjojnë se çfarë mund tu them.AA – Atëhere shkruaj diçka për ta.XX –Tani?AA – Pikërisht tani. Po vetvaresh, prandaj pas kësaj nuk do të kesh rast tjetër.XX – Por e sheh se unë kam lakun në fyt?AA – Atëhere, më dikto mua dhe unë do të shkruaj për ty (merr një letër të pagrisur, të pa shkruar nga mbrapa. Nxjerr stilografin nga xhepi). – Pra, si ta fillojmë?XX – E shtrenjta grua dhe fëmijë të dashur. Do të varem. Babaj dhe burri juaj i dashur.AA – Firmose (i jep XX letrën dhe stilografin. XX i hedh një sy tekstit dhe pastaj e zhubros letrën dhe e hedh në dysheme. Nxjerr kokën nga laku, zgjidh kravatën nga llamba dhe e hedh atë në karrigen nga e djathta). – Ke të drejtë, nuk është e humbur e gjitha...Ti mund të fillosh nga e para. Do të shohësh se sa do të gëzohet gruaja kur të kthehesh. Po fëmijët? Ata atje të ndjekin me sy, të presin...Edhe gruaja të pret, e ka marrë malli. Gjithshka do të jetë e gëzueshme. Të gjithë do të dalin të të presin, e gjithë qyteza. Ndoshta edhe me orkestër. Dhe çdo të thuash ti për këtë? (XX nuk përgjigjet). – Po dhuratat. Mendo për dhuratat. O Zot, sa gjëra të bukura do te jenë dhuratat. Secilit do ti japësh jë dhuratë. Një gjë këtu, një aty…..se mos di unë më mirë nga ty se çfarë do të blesh. Do të blesh të gjitha ato që do të pëlqejnë. Valixhe të tëra me dhurata të ndryshme. Ama, të tjerët do të ta kenë zilinë, do të ta kenë zilinë, apo jo? (XX nuk përgjigjet)... - Dhe pastaj do të ndërtosh shtëpinë. Një shtëpi të bukur, të lartë, me murr... Jo ndonjë shtëpi të çfardo lloji. Edhe mizat kanë për tu zhdukur dhe do të ikin. Fëmijët do ti dërgosh në shkollë. Le të mësojnë, le të rriten dhe të bëhen njerëz. Kjo do të jetë një gjë e mirë, një shkollë e vërtetë, pra gjithshka do të jetë në rregull… Puna të bën të kesh bukën e gojës,

Page 46: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Henryk Sienkiewicz

Quo Vadis?

Dërguam blatime në gjithë tempujt dhe Neronit iu ndez edhe më shumë dëshira për atë udhëtim në Akaje”.

“Tashti do të nisemi për në Benevent, ku do të bëjmë sehir ato lodrat që na ka përgatitur Vatini; dhe së andejmi, nën mbrojtjen e vëllezërve hyjnorë të Helenës, do të nisemi për Greqi.

Për mendimin tim, edhe unë vetë kam vënë re që njeriu, duke jetuar me të çmendur të tillë, jo vetëm fillon e çmendet edhe vetë, por edhe sikur ia ka qejfi ato marrëzi.

Greqia dhe udhëtimi me një mijë anije; vargani triumfues i Bakut, me nimfat dhe bakantet të kurorëzuara me mërsinë e me fletë hardhie; qerret e tërhequra nga skllevër të veshur me lëkurë tigri; lulet, thirrjet evoe, muzika, poezia e Heladhës që po na pret për të na duartrokitur, të gjitha këto janë shumë të bukura. Por kënaqemi edhe me ëndrra shumë më të guximshme. Kemi në mend të krijojmë një farë perandorie orientale, një mbretëri palmash, dielli e poezie, të kthejmë realitetin e ta bëjmë ëndërr. Romën duam ta harrojmë fare; duam të bëjmë jetën e perëndive; të çajmë valët e Arkipelagut me barka të praruara, nën hijen e velave të purpurta; duam të jemi njëkohësisht si Apoloni, si Osirisi dhe si Baali, të shkëlqejmë si dielli, të shndrisim si hëna, të urdhërojmë botën, të këndojmë, të ëndërrojmë.

ndërsa ligjet janë për lirinë, sepse liria do të bëhet ligj, ndërsa ligji do të bëhet liri. Pse mos vallë nuk e kemi ne hallin këtu, a mos vallë nuk synojnë të gjithë këtu dhe kur të gjithë kemi të njëjtin qëllim dhe kur të gjithë duam të njëjtën gjë, atëhere s’na ndalon askush që të formojmë një bashkësi të tillë të lirë dhe të kuptueshme. Do të kthehesh dhe asnjëherë nuk ke për të qënë i robëruar. As ti dhe as fëmijët e tu.

Përkthehu Leonard Zissi

Page 47: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

“Dhe, a e beson ti?, edhe unë, megjithëqë kam akoma dy para mend dhe një dysh gjykimi të drejtë të tërhiqem nga këto ëndrra, që, edhe në mos paçin të ngjarë, janë vërtet madhështore dhe të papara. Kjo perandori, që kemi ne në mend, do të jetë një gjë e tillë, që për shumë vjet me radhë njerëzia do ta pandehë ëndërr…

“Sikur Venera mos të merrte herë pas here formën e Lices, ose formën e një skllaveje si Evnika, e të dilte në mes nesh dhe, sikur arti mos ta zbukuronte jetën, atëherë jeta do të na dukej e zbrazët dhe pa pikë shije. Por Qimebakri nuk do të arrijë kurrë t’i nxjerrë në krye këto plane; sepse në këtë mbretëri përrallore dhe poezie nuk duhet të ketë vend as për tradhëti e as për vrasje. Kurse ai, që kështu së jashtmi duket si poet, nuk është veçse një aktor i keq komedie, një ngarës i krisur koçie, një tiran mizor.

“Dhe ndërkaq, jemi duke zhdukur ata njerëz që s’na i ka qejfi. Silani i gjorë na e la shëndenë. I preu damarët ca ditë të shkuara. Lekani dhe Licini po e marrin detyrën e konsullit tërë frikë. Trazea plaku si ka për të shpëtuar dot vdekjes, se ka burrërinë të tregohet i ndershëm. Tigelini s’ka arritur akoma të sigurojë urdhërin që edhe unë të pres damarët. Unë hyj akoma në punë jo vetëm si arbiter elegantiarium, por edhe si një njeri, pa këshillat e të cilit s’ka si del faqebardhë udhëtimi për në Akaje. Shumë herë më ka shkuar në mend që, herët a vonë, edhe mua ai fund më pret. Dhe a e di përse më vjen keq? Kam frikë vetëm se mos Neroni vë dorë mbi kupën time prej myrrhe, që e ke parë dhe ti dhe e ke pëlqyer aq shumë. Në qofsh afër meje kur të më vijë sahati, do të ta fal ty: në qofsh larg, do ta bëj thërrime.

“Qofsh mirë dhe mos harro të marrësh Krotonin me vete, ndryshe Licen, ta kanë për të rrëmbyer prapë. Kur të mos kesh më nevojë për Kilonin, dërgoma mua kudo që të jem. Mbase do ta bëj një Vatin të dytë; dhe atëherë konsujt dhe senatorët do të dridhen përpara tij, ashtu siç po dridhen tashti përpara këtij heroi të fëndyellit. Ia vlen vërtet të rrosh për të bërë sehir të tilla ndodhi”. (…)

Përktheu Hajro BabametoBotimet Toena

Page 48: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Antoni Grudziński

Frederik Shopen – udhërëfyes për jetën, veprën dhe krijimtarinë

Në tetor të vitit 1836, në pritjen tek kontesha Mari d’Agoult, mikeshës shumëvjeçare të Listit, Frederiku takoi shkrimtaren tashmë të njohur George Sand (Zhorzh Sand), e cila fillimisht atij nuk i bëri ndonjë

përshtypje pozitive...

Kush ishte në të vërtetë kjo “femme fatale”, e cila shpesh herë, me mënyrën e saj të të sjellurit dhe të vepruarit, krijonte përfytyrimin e skandalit? Origjinën e kishte nga klasa e aristokracisë së lartë, në damarët e saj rridhte madje edhe gjak mbretëror, ndërsa nga ana e nënës, vinte nga një familje me prejardhje të ulët shoqërore. Vetë ajo përmend:

“Gjaku mbretëror në damarët e mi ka humbur sepse u përzie në gjirin e nënës sime me gjakun plebe”

Mbiemrin e saj të origjinës, Dubin, e ndryshoi, duke u martuar në vitin 1822 me nëntogerin Casimir Dudevant.

S’është për t’u çuditur pra, se si lajmet që mbërritën shpejt edhe në Poloni për kontaktet e Shopenit me këtë femër, e cila ishte e damkosur nga pjesa më e madhe e qarqeve parisiane, shpejtuan prishjen e fejesës zyrtare të Maries me Frederikun. Familja e Shopenit, megjithatë, edhe për një kohë të gjatë e konsideronte mosrealizimin e këtij bashkimi, si një padrejtësi të madhe, e cila pati si shkak diferencën sociale të dy familjeve. Gjuthashtu edhe vetë Shopeni e përjetoi thellë ndarjen, përderisa vite më vonë, mblodhi letrat e Vodzinjskëve në një pako, i lidhi ato me një fjongo dhe me dorën e vet shkroi mbi të ”Unë i varfëri”.

Që nga momenti i prishjes së fejesës me Maria Vodzinjskën, romanca e Frederikut me Zhorzh Sandin filloi të trashet shumë. Me sa duket, tek Zhorzh Sandi, megjithë sjelljet skandaloze të saj që vazhduan gjatë, Shopeni vuri re shumë cilësi pozitive si humanizmin, përkujdesjen, mikpritjen dhe, mbi të gjitha, mirëkuptimin për punën krijuese të tij. Ajo ishte një person me një formim të thellë dhe të gjithanshëm, me shije të përpunuar artistike. Pavarësisht nga opinionet e krijuara rreth Zhorzh Sandit, meritat e saj për Shopenin janë të paçmuara. Ajo vërejti se Shopeni nuk u takonte njerëzve me fizik të fortë. Sipas saj ai vazhdimisht ishte i sëmurë, i brishtë dhe i butë, megjithëse deri në fund të jetës nuk besonte se ishte i sëmurë nga tuberkolozi, që në atë kohë ishte sëmundje e pashërueshme. Në

Page 49: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

personin e saj, kompozitori gjeti kujdestaren humane, e cila krijoi kushte shumë të mira për punën e tij krijuese. Prona familjare e familjen Dubin në Nohant, që shtrihej në jug të Francës, e trashëguar nga Zhorzh prej gjyshes nga ana e të atit, i jepte atij ndjenjën e stabilitetit dhe qetësisë, si rrjedhojë e të cilës, u krijuan veprat më të shkëlqyera të tij...

Në maj 1844 Shopeni përjetoi një tronditje të rëndë, shkaktuar nga lajmi për vdekjen e të atit të tij të dashur. Për këtë ai ra në depresion të thellë, u mbyll në vetvete dhe u shkëput krejtësisht nga jeta e përditshme. Zhorzh Sand, e shqetësuar nga kjo gjendje, iu drejtua miqve dhe familjes së kompozitorit për ndihmë. Ajo ishte e ndërgjegjshme se e vetme nuk do të ishte në gjendje ta kthente atë në normalitet...

Shopeni, i cili atëherë qëndronte në distancë ndaj problemeve familjare të Zhorzh Sandit, ndjehej si i përzenë dhe si i huaj, prandaj humbi zemrën dhe besimin për mikeshën e tij shumëvjeçare. Periudha në Nohant ndërmjet majit dhe nëntorit të vitit 1846, që ishte e mbushur plot keqkuptime dhe tensione të ashpra, u bë qëndrimi i fundit i Shopenit në këtë vend dhe njëkohësisht përfundimi i miqësisë shumëvjeçare me Zhorzh Sandin. Për herë të fundit u takuan rastësisht më 4 mars 1848.

“Për një moment e pashë atë përsëri në mars të vitit 1848 – shkruante më vonë Zhorzh Sand në librin e saj “Ngjarjet e jetës sime” – shtrëngova dorën e tij që dridhej dhe ishte e ftohtë si akulli. Doja të flisja me të, por ai u largua. Tani mund të them përsëri se tashmë ai nuk më dashuron. Ia kurseva këtë vuajtje dhe lashë gjithçka në dorë të fatit, duke iu besuar ditëve të ardhshme. Por Shopenin nuk e pashë më.(...)

Përktheu Leonard ZissiBotimet Flesh

Page 50: Small Anthology. Polish Literature in Albanian - Antologji e vogël. Letërsia polake në shqip

Wisława SzymborskaCzesław MiłoszAdam ZagajewskiAdam MickiewiczWitold GombrowiczAdam MichnikAndrzej StasiukLeszek KołakowskiRyszard KapuścińskiSławomir MrożekHenryk SienkiewiczAntoni Grudziński

E VOGËLANTOLOGJI