alkooli dhe alkoolizmi

4
ALKOOLI DHE ALKOOLIZMI Efektet e alkolit ne sjellje Alkooli eshte nje produkt qe konsumohet ne mase te madhe ne ditet tona (mendohet ne mbi 80% te popullsise se nje vendi). Perdorimi i tij ne doza te vogla mund te kete disa perfitime si psh. ulja e mudesise per tu prekur nga infarkti i miokardit, guret ne temth, çrregulimet vaskulare ose ne “Demencen Alzhaimer”, por pirja e me shume se dy pijeve standarte ne dite, rrit mundesine per demtime multi- organore. Niveli ne gjak i alkoolit matet me miligram ose gram ethanol per deciliter. Pije te ndryshme kane nivele te ndryshme te alkoolit. Keshtu rreth 340 ml birre kane afersisht 10-15 gram alkool, kurse 1 liter vere ka afersisht rreth 80 gram alkool. Efektet ne Sjellje, Toleranca dhe Dipendenca Efektet e alkoolit varen nga doza, niveli ne gjak i tij, bashkeperdorimi i tij me droga te tjera dhe koha. Megjithese “intoksikimi legal” kerkon pranine ne gjak te 80-100mg/dl alkool, ndryshimet ne sjelljen e personave shihen qe pas 1-2 pijesh(qe korelon me rrreth 20-30 mg/dl alkool ne gjak). Vdekja nga intoksikimi mund te vije kur niveli i alkoolit ne gjak luhatet 300-400 mg/dl. Me poshte po paraqesim nje tabele ku behet lidhja mes nivelit te alkoolit ne gjak dhe crregullimeve ne sjellje: NIVELI NE GJAK(mg/dl) –> NDRYSHIMET NE SJELLLJE 20 –> Inhibim i lehte,ndjenje e lehte intoksikimi

Upload: valon-krasniqi

Post on 24-Mar-2016

218 views

Category:

Documents


5 download

DESCRIPTION

Efekti i alkoolit ne organe. SNQ (Sistemi Nervor Qendror). Ne rreth 35% te personave ndodh nje “blackout”, e thene ndryshe nje amnezi e perkohshme anterograde, qe nenkupton ate qe personat nuk mbajne mend asgje qe ka ndodhur gjate momentit qe kane pire. Ai çon ne çrregullime te fazave te Efektet e alkolit ne sjellje

TRANSCRIPT

ALKOOLI DHE ALKOOLIZMI

Efektet e alkolit ne sjellje

Alkooli eshte nje produkt qe konsumohet ne mase te madhe ne ditet tona (mendohet ne mbi 80% te popullsise se nje vendi). Perdorimi i tij ne doza te vogla mund te kete disa perfitime si psh. ulja e mudesise per tu prekur nga infarkti i miokardit, guret ne temth, çrregulimet vaskulare ose ne “Demencen Alzhaimer”, por pirja e me shume se dy pijeve standarte ne dite, rrit mundesine per demtime multi-organore. Niveli ne gjak i alkoolit matet me miligram ose gram ethanol per deciliter. Pije te ndryshme kane nivele te ndryshme te alkoolit. Keshtu rreth 340 ml birre kane afersisht 10-15 gram alkool, kurse 1 liter vere ka afersisht rreth 80 gram alkool.

Efektet ne Sjellje, Toleranca dhe DipendencaEfektet e alkoolit varen nga doza, niveli ne gjak i tij, bashkeperdorimi i tij me droga te tjera dhe koha. Megjithese “intoksikimi legal” kerkon pranine ne gjak te 80-100mg/dl alkool, ndryshimet ne sjelljen e personave shihen qe pas 1-2 pijesh(qe korelon me rrreth 20-30 mg/dl alkool ne gjak). Vdekja nga intoksikimi mund te vije kur niveli i alkoolit ne gjak luhatet 300-400 mg/dl. Me poshte po paraqesim nje tabele ku behet lidhja mes nivelit te alkoolit ne gjak dhe crregullimeve ne sjellje:

NIVELI NE   GJAK(mg/dl)  –> NDRYSHIMET NE SJELLLJE20     –> Inhibim i lehte,ndjenje e lehte intoksikimi80     –> Crreg, ne funksionet njohese dhe performancen motore200  –> Crreg.ne te folur,moskoordinim motor,irritabilitet,gjykim i varfer300  –> Koma e lehte,depresion e funksioneve vitale400  –> Vdekje

Efekti i alkoolit ne organe.SNQ (Sistemi Nervor Qendror). Ne rreth 35% te personave ndodh nje “blackout”, e thene ndryshe nje amnezi e perkohshme anterograde, qe nenkupton ate qe personat nuk mbajne mend asgje qe ka ndodhur gjate momentit qe kane pire. Ai çon ne çrregullime te fazave te gjumit, kryesisht REM(Rapid Eye Movement) duke dhene gjume te thelle. Ai relakson muskujt e faringut dhe mund te jete shkaktar i “apnese se gjumit”, e rrezikshme kjo me shume per moshen mbi 60 vjeç. Pirja kronike dhe ne doza te larta mund te jape:

Neuropati periferike 5-15%; mpirje bilaterale te gjymtyreve dhe parestezi, kryesisht distalisht.

Sindromi Wernicke <10% (oftalmopareze,ataxi dhe encefalopati). Sindromi Korsakof <10%, si pasoje e deficences se tiamines. Degjenerim cerebellar <1%; çrregullime ne pozicion dhe ne ecje, nystagmus i

lehte, kryesisht nga atrofia e vermis-it. Çrregullime psikiatrike te perkohshme. Zymtesia e thelle qe shfaqin keto persona per dite me radhe ne 40%te rasteve Ankth i thelle 10-30%, kryesisht ne momentin kur tentohet lenia e tij Halucinacione auditive dhe deluzione paranoide ne 1-10%.

TGI (Traktin Gastro-Intestinal)Ezofag dhe stomak; Marrja e alkoolit shkakton inflamacion ne ezofag dhe stomak, duke u bere shkak per dhimbjen epigastrike dhe hemoragjine gastrointestinale. Ne alkoolistat kronike, çrregullimet shoqerohen me te vjella te fuqishme, qe mund te jene shkaktare edhe te formimit te sindromit Mallory-Weis.Pankreas dhe hepar;Inçidenca per pankreatitin akut eshte rreth 25/1000 banore ne vit dhe eshte trefish me e larte se ne popullaten normale. Ne hepar alkooli demton glukoneogenezen duke çuar ne uljen e prodhimit te glukozes nga glikogjeni; rritet prodhimi i laktateve, pakesohet oksidimi i acideve yndyrore duke çuar ne grumbullimin e tyre ne qelizat hepatike. Kjo shkakton demtime si hepatitin alkoolik deri ne cirroze.

Alkooli dhe kanceriPirja rreth 1.5 -2 pije ne dite tek grate, rrit rreth 1.4 here mundesine e prekjes nga kanceri i gjirit;Pirja deri ne 4 pije ne dite rit mundesine e prekjes nga kanceri i ezofagut dei ne tre here, kurse per kancerin kolo-rektal deri ne 1.5 here;Pirja deri ne 8 pije ne dite, rrit mundesine e prekjes nga cdo lloj kanceri rreth 5-fish me shume se popullsia normale.

Sistemi hemopoietikAlkooli rrit madhesine e eritrociteve duke rritur volumin globular mesatar(VGM). Shkakton gjithashtu defiçence te acidit folik, hipersegmentim te neutrofileve, retikulocitopeni dhe hiperplazi te palces se kockes. Mund te kemi edhe nje ulje ne prodhimin e leukociteve, shpesh e shoqeruar edhe me trombocitopeni te lehte.

Sistemi kardiovaskularAlkooli, i perdorur i veçuar eshte shkaktar i uljes se fuqise tkurrese te miokardit dhe  ne vazodilatacioni periferik,qe shkakton renie te presionit arterial. Kurse alkoolistet kronike jane te predispozuar per hipertension, qe kthehet ne jave disa jave pas abstinences. Ai eshte shkaktar edhe i kardiomiopative,duke filluar qe nga aritmi te pashpjegueshme dhe deri ne zgjerimin e kamerave te zemres(me shpesh te atriumit dhe ventrikulit te majte) shkaktare shpesh te regurgitacionit mitral.

Sistemi genitourinar, funksioni seksualPerdorimi i nje sasie te vogel alkooli(<100mg/dl) mund te jape edhe nje rritje te deshires

sexuale por edhe ulje te kapacitetit erektil tek meshkujt. Perdorimi kronik i alkoolit mund te çoje deri ne atrofi testikulare, ulje te libidos dhe ulje te numrit te spermatozoideve ne nje ejakulacion. Tek femrat, perdorimi pa kriter i tij mund te jape nga amenorrhea, ulje te madhesise se ovarit, infertilitet deri ne aborte spontane tek grate shtatzena.

Trajtimi Intoksikacioni akutPrioriteti kryesor eshte ruajtja e shenjave vitale te paprekura dhe sigurohemi qe nuk kemi distres respirator, aritmi kardiake ose rritje te presionit arterial. Duhet marre ne konsiderate qe mund te kemi nje intoksikim bashkeshoqerues me droga te tjera, lende te tipit benzodiazepinave ose barbiturate, qe japin depresion te SNQ. Prandaj eshte e nevojshme marrja e gjakut ose e urines per kerkimin e ketyre substancave. Shpesh here pacientet tentojne te genjejne ne lidhje me sasine e alkoolit te pire dhe mund te behen edhe agresive. Kur konstatohen keto raste mund te perdorim Lorazepam 1mg nga goja, ose Haloperidol 5mg, por gjithmone duke ruajtur shenjat vitale. Pastaj ne varesi te gjendjes,procedohet me hapa te tjere…