alkooli dhe efektet e tij në shëndet

7
Adnan Vishi Kaçanik Alkooli dhe efektet e tij në shëndet Alkooli është prodhim i fermentimit i shkaktuar me me veprimin e tharmit në lëngjet të cilat përmbajnë karbohidrate (sheqerna). Alkooli i pastër nuk ka ngjyrë as shije. Përbërësitë e tjerë që i shtohen i japin ngjyrë dhe aromë. Alkooli dhe efektet e tij në shëndet Alkooli është një bari (drogë) me veprim depresiv dhe jo stimulues, si shumica e njerëzve mendojnë. Alkooli zvogëlon aktivitetin e SNQ. Efekti depresiv manifestohet me çrregullimin e koncentrimit dhe koordinimit duke ngadalësuar kohën e përgjigjes në situata të pa pritura. Në sasi të vogëla, depresantët, alkooli, ndikojnë duke relaksuar njeriun dhe duke ulë inkibimet (vetkontrolli) e tyre. Alkooli rritë vetbesimin dhe i bënë njerëzit më të hapur. Në sasi të mëdha, depresantët mund të shkaktojnë humbjen e vetdijës dhe vdekjen. Benzedinet, heroina dhe kanabisi (marihuana) janë poashtu depresant. Alkooli është drogë psikoaktive, që ndryshon disponimin, që përdoret më së shpeshti në rruzullin toksor. Njerëzit pijnë për t’u relaksuar, për të festuar dhe për t’u kënaqë.

Upload: adnan

Post on 11-Apr-2015

8.476 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: Alkooli dhe efektet e tij në shëndet

Adnan Vishi Kaçanik

Alkooli dhe efektet e tij në shëndet

• Alkooli është prodhim i fermentimit i shkaktuar me me veprimin e tharmit në lëngjet të cilat përmbajnë karbohidrate (sheqerna).• Alkooli i pastër nuk ka ngjyrë as shije.• Përbërësitë e tjerë që i shtohen i japin ngjyrë dhe aromë.Alkooli dhe efektet e tij në shëndet• Alkooli është një bari (drogë) me veprim depresiv dhe jo stimulues, si shumica e njerëzve mendojnë.• Alkooli zvogëlon aktivitetin e SNQ.• Efekti depresiv manifestohet me çrregullimin e koncentrimit dhe koordinimit duke ngadalësuar kohën e përgjigjes në situata të pa pritura.• Në sasi të vogëla, depresantët, alkooli, ndikojnë duke relaksuar njeriun dhe duke ulë inkibimet (vetkontrolli) e tyre.• Alkooli rritë vetbesimin dhe i bënë njerëzit më të hapur.• Në sasi të mëdha, depresantët mund të shkaktojnë humbjen e vetdijës dhe vdekjen.• Benzedinet, heroina dhe kanabisi (marihuana) janë poashtu depresant. • Alkooli është drogë psikoaktive, që ndryshon disponimin, që përdoret më së shpeshti në rruzullin toksor.• Njerëzit pijnë për t’u relaksuar, për të festuar dhe për t’u kënaqë.• Një gotë raki, një gotë (krigël) birrë dhe një gotë venë përmbanjë përafërsisht sasi të njatë të alkoolit. • Alkooli absorbohet drejtë në qarkullim të gjakut përmes mukozës së lukthit dhe zorrës së hollë.• Ushqimi në lukth zvogëln shpejtësinë e absorbimit por nuk pengon intoksikimin dhe dehjen.• Alkooli që është konsumuar i tëri do të kalojë në qarkullim të gjakut. Nuk lidhet për indin dhjamor, është i tretëshëm në uj. • Efektet e alkoolit (si edhe i barnave tjera) në njerëz janë individuale. • Mëvaren nga shumë faktorë:

- sasia e alkoolit,- shpejtësisë së pirjes,- konsumimit të edhe drogave tjera njëkohësisht,- peshës,

Page 2: Alkooli dhe efektet e tij në shëndet

- moshës,- gjinisë,- gjendjes shëndetësore në përgjithësi

• Efektet e alkoolit janë:• Pas disa pijeve: njeriu ndihet i relaksuar, ka ulje të koncentrimit dhe ngadalësim të reflekseve.• Pasë edhe më shumë pijeve: inkibim dhe edhe më shumë vetbesim, koordinim të zvogëluar,vështërsi në të folur dhe disponimë të theksuar p.sh. i piklluar, i gëzueshëm, i hidhëruar.• Vazhdimi i pirjes së sasive të reja: manifestohet me konfuzion, të parit e turbulluar, kontrollë të dobët muskulare.• Vazhdim i pirjes: shoqërohet me mundim, vjellje dhe gjum (me ankthe)• Edhe më shumë pirje: e mundëshme gjendja e komës dhe vdekjes (depresioni i qendrës së frymëmarrjes) • Efektet e pirjes së gjatë manifestohen me dëmtime të rënda të shumë pjesëve të trupit.• Dëmtimet në tru dhe mëlçi mund të jenë të përherëshme (ciroza e mëlçisë, gjakderdhja), pankreatiti, pika në tru dhe disa forma të kancerit.• Çrregullimet e tajimit të hormoneve gjinore (cikli memstrual, impotenca, ulja e epshit seksual).

• Adoleshentët që përdorin alkool kanë aktivitet të rritur seksual kështu që janë në risk më të madh për infeksione me HIV ose sëmundjet e tjera që barten përmes marrëdhënieve seksuale.• Përdorimi i alkoolit për katëh herë rritë mundësinë për lajmërimin e depresionit.• Te adoleshentët përdorimi i alkoolit është shoqëruar me planifikimin dhe përpjekjen për vetvrasje.• Efekti i veçant toksik i alkoolit manifestohet te fetusi gjatë shtatëzënisë, si sindrom alkoolik fetal (dështimet, të posalidurit me zhvillim psikomotor të çrregulluar në formë të retardimit mental, hiperaktivitetit, uljes së vemëndjes dhe pengesa në të mësuar).• Shenja dalluese e sindromit alkoolik fetal është fëtyra e gjërë me buzën e sipërme të hollë dhe dukjen e çuditshme të syve dhe gojës.

Cili është mekanizmi i veprimit?• Alkooli vepron në sistemin GABA- ergjik të SNQ.

Page 3: Alkooli dhe efektet e tij në shëndet

• GABA është një neurotransmiter inkibitor i cili kur lidhet për receptorin shkakton hapjen e kanaleve për Cl- i cili kur hyn në qelizë shkakton hiperpolarizim dhe pengon përcjelljen e impulseve nervore.• Alkooli e thekson efektin inkibitor të GABA-së dhe njëkohësisht inkibon funksionin e receptorëve ekscitator si janë receptorët nikotinik dhe subtipin e receptorëve NMDA glutamat.• Duke vepruar në GABA receptorët në trurin e vogël, çrregullon drejtpeshimin dhe mbajtjen e pozitës.

• Në hipokampus alkooli çrregullon procesin e mbamendjes dhe kujtesës.• Duke vepruar në receptorët GABA të cerebellumit çrregullon drejtëpeshimin dhe mbajtjen e pozitës.• Depresioni i frymëmarrjes dhe ulja e shtypjes së gjakut në komën alkoolike është pasojë e veprimit në pjesët SNQ të cilët rregullojnë funksionet vitale.• Në fund edhe alkooli vepron në sitemin dopaminergjik përmes të cilit përjetohen ndiesitë e kënaqëisë. Ky efekt theksohet përmes veprimit në receptorët endogjen mu opioid.Barnat tjera në familjen e alkoolit• Barbituratet (Valiumi). • Benzodiazepinet (Diazepam).• Edhepse nuk kanë efekt identik, të dy këto substanca shkaktojnë intoksikim që manifestohet me çrregullim të sjelljes si kur pihet alkooli.• Edhe këto barna (që përdoren në çrregullimet e gjumit-insomnia) theksojnë efektet e veprimit të GABA-së në receptorët e sajë. • Disa benzodiazepine, posaqërisht flunitrazepami, është bërë i popullarizuar në ndejat e studentëve.• Atraktiviteti i përdorimit flenë në faktin se edhe këtë barna si alkooli kanë veprim relaksues por, janë pa erë, pa shije, pa iritim lokal.• Njifen edhe si droga që mund t’i shtohen pijës së femrave të cilat nuk mund të mbrohen dhe lehtë keqpërdoren seksualisht. • Grupi i tretë që i takon familjes së alkoolit janë nitritet, anestetikët volatil (eteri, kloroformi dhe oksidi i azotit).• Shkaktojnë relaksimin e muskulaturës, rritjen e rrjedhjes së gjakut në ekstremitete. organet seksuale dhe në tru.• Relaksimi i muskulaturës anale i bënë këto barna të popullarizura në marrëdhëniet homoseksuale. • Përdorimi I përsëritur I tyre ka efekte të ngjashme si alkooli por me pasoja shumë më të rezikshme.

Page 4: Alkooli dhe efektet e tij në shëndet

• Vdekja e papritur lajmërohet si pasojë e ndërprerjes së punës së zemrës.• Përdorimi kronik ka ndikim në toksik veshkë, mëlçi dhe organe tjear.• Dëmtimet e trurit janë të përherëshme, në fillim me humbjen e drejtëpeshimit e pastaj me tremor, çrregullime të parit dhe në munges të intoksikimit. Alkooli dhe efektet e tij në shëndet• Trajtimi i varëshmërisë së alkoolit bëhet përmes programit social që përfshin programin në 12 hapa dhe • Përmes trajtimit farmakologjik kur përdoret Disulfirami.• Disulfirami (antihelmintik) dhe alkooli I marrë njëkohësisht shoqërohet me një gjendje të sëmur.• Alkooli në rganizëm metabolizohet përmes veprimit të dy enzimeve në mëlçi.• Alkooldehidrogenaza e shëndron alkoolin në acetaldehid i cili është shumë toksik.• Enzimi i dytë është acetaldehid dehidrogenaza e cila e shëndron acetaldehidin toksik në acid acetik jo toksik.• Disulfirami shkarton acetaldehid dehidrogenazën , kështu që mundësohet grumbullimi i acetaldehidit por, vetëm nëse është konsumuar alkooli.• Nëse merret një tabletë e disulfiramit në ditë atëherë, pirja edhe e vetëm një gote të alkoolit shkakton një reaksion të neveritshëm averziv.• Fëtyra dhe pjesët e tjera të trupit skuqen dhe janë të nxehëta, lajmërohet kokëdhembja, mundimi, vjellja, djerrësitja, marramendja dhe vështërsitë në frymëmarrje.Barnat tjera në familjen e alkoolit• Në rastet ekstreme, furnizimi i zemrës me gjak çrregullohet, shtypja e gjakut ulet shumë çka shkakton gjendjen e shokut, e cila mund të përfundon me vdekje.• Mangësia e përdorimit të disulfiramit mëvaret nga kujtesa që ka personi kur është esëll (nuk ka pirë alkool), prandaj “haron” me e pi barin.

• Është edhe një arsye për kujdes gjatë përdorimit se disulfirami është toksik për mëlçinë posaqërisht kur mëlçia është edhe ashtu e dëmtuar nga përdrimi i alkoolit.• Naltreksoni dhe acamprostate janë dy barna të reja që mund të kenë përdorim të dobishëm në pengimin e dëshirës për pirje të alkoolit dhe pengimit të relapseve (rikthimit të pirjes).

Page 5: Alkooli dhe efektet e tij në shëndet