titulli: efikasiteti i menaxhimit financiar ne kompanin...

Post on 27-Oct-2019

6 Views

Category:

Documents

0 Downloads

Preview:

Click to see full reader

TRANSCRIPT

TITULLI: EFIKASITETI I MENAXHIMIT FINANCIAR NE KOMPANINË RAJONALE TË

UJËSJELLËSIT “PRISHTINA” SH.AAUTOR: SOKOL DURAKU

ZYRTAR KRYESOR FINANCIAR / UJËSJELLËSI RAJONAL „PRISHTINA“SH,A

BASHKËAUTOR: KUSHTRIM ZEQIRI ASISTENT I KRYESHEFIT EKZEKUTIV

RITON ZEKA SHEF I SHËRBIMIT TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE

AbstraktHyrjeMetodologjia e HulumtimitInterpretimi i Rezultateve nga Analiza HorizontaleFaturimi 2015 - 2016Arkëtimi 2015 - 2016Faturimi 2016 - 2017Arkëtimi 2016 - 2017Interpretimi i Rezultateve nga Racio AnalizaKonkluzionetReferencat

PËRMBATJA

Hulumtimi në vijim ka për qëllim analizimin e përformances financiare të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina Sh.a. (KRUP) gjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017. Analiza bazohet në të dhënat e raporteve financiare të ndërmarrjes.Metodologjia e hulumtimit bazohet në analizën horizontale të indekseve dhe në racio analizë.Rezultatet e gjeneruar tregojnë se KRU Prishtina ka shënuar performancë pozitive bazuar në profitabilitet, efikasitet, dhe likuiditet.Ndërmarrja mbetet në një pozitë të qëndrueshme në raport me nivelin e përgjithshëm të detyrimeve dhe pasurive, ku detyrimet në raport me pasuritë janë në rënie dhe retrospektivisht në raport me kapitalin e pronarit. Likuiditeti I ndërmarrjes gjithashtu është në rritje e sipër ku pasuritë afatshkurtër tejkalojnë detyrimet afatshkurtër.

ABSTRAKT

Nëpërmjet analizës financiare vijme ne perfundime dhe qëllimi është që ta bëjnë më të dobishme dhe transparente shëndetin e organizatës për investitorët, aksionarët dhe menaxhmentin e saj.

Analiza financiare përfshin pasqyrën e të ardhurave, bilancin, pasqyrën e rrjedhës së parasë dhe deklaratën e ndryshimeve në kapitalin e pronarit, duke përcaktuar performancën e ndërmarrjes ndër vite.

Nëpërmjet analizës së pasqyrave financiare përgjatë viteve, ndërmarrjet tentojnë të përcaktojnë rrugen e qëndrueshmërisë, profitabilitetin, likuiditetin, dhe efiçencën

HYRJE

Performanca është e varur nga tregues të ndryshëm të cilat përcaktohen nga rregullatorët e industrisë së ujit duke u nisur nga rritja e numrit të konsumatorëve, rritja e vazhdueshme e nivelit të faturimit dhe arkëtimit dhe zvogëlimit te humbjeve te ujit, etj.

Performanca e menaxhmentit mund të matet cilësisht përmes sistemeve të menaxhimit, disiplinës organizative, sistemet e kontrollit, cilësia e stafit, dhe shumë aspekte të tjera. Një nga raportet e tilla të përdorura për të matur cilësinë e menaxhimit është përllogaritja e fitimit ndaj të ardhurave.

METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Pozicioni financiar përcaktohet nga gjendja e bilancit financiar, kapacitetet pagues, borxhi, vlera reale e kapitalit dhe kapaciteti riprodhues. Teknikat më të zakonshme të përdorura si një analizë e pasqyrave financiare janë: Horizontale, Vertikale dhe Racio analiza Analiza horizontale krahason një hapësirë prej dy ose më shumë viteve të raporteve financiare të zërave të njëjtës kategori;Analiza vertikale krahason çdo hyrje në raport me llogarinë totale; Racio analiza llogarit marrëdhëniet statistikore mes të dhënave. Analiza të tilla kryhen për të dalluar pozicionin financiar të mirë, të pranueshëm dhe të dobët të kompanisë.

INTERPRETIMI I REZULTATEVE NGA ANALIZA HORIZONTALE

FATURIMI 2015 - 2016

Faturimi per vitin 2015 i planifikuara ka qenë në vlerë 14,134,907 € ndërkaq Realizimi per vitin 2015 ka qene 13,154,779 €, shprehur ne përqindje 93%, ose7 % me pak.Kurse faturimi për vitin 2016 I planifikuar ka qenë në vlerë prej 14,361,798 €ndërkaq janë realizuar 13,791,274 €, ne përqindje 96% d.m.th. 4% me pak se sa është planifikuar, por nga kjo konstatojmë se totali I te ardhurave ka shënuar ndritje ne krahasim me vitin 2015 për 3% më shumë. Në bazë të kesajkonstatojmë tendencën pozitive në vitin 2016 në krahasim me vitin 2015.

ARKËTIMI 2015 - 2016

Në vitin 2015 arkëtimet e planifikuara kanë qenë në vlerë prej 10.650.053 €ndërkaq janë arkëtuar 9.629.993 €.

Në vitin 2016 arkëtimet e planifikuara kanë qenë në vlerë prej 11.712.243 €ndërkaq janë arkëtuar 12.308.412 €.

Arkëtimi ka shënuar ndritje më shumë së plani për 596.169 euro përkatësisht5% më shumë nga vlera e planifikuar e arkëtimit.

Kjo d.m.th. se plani është përmbushur deri në shkallën 105 %.

FATURIMI 2016 - 2017

Në vitin 2016 totali i te ardhurave te planifikuara nga te gjitha shërbimet ka qenënë vlerë prej 14,361,798 € ndërkaq janë realizuar 13,791,274 €, ne përqindje 96%d.m.th. 4% me pak se sa është planifikuar, kurse në vitin 2017 totali i te ardhuravete planifikuara nga te gjitha shërbimet ka qenë në vlerë prej 14,458,196 €ndërkaq janë realizuar 14,220,393 €, ne përqindje 98% d.m.th. 2% me pak se saështë planifikuar, nga kjo konstatojmë se totali i te ardhurave ka shënuar ngritjene krahasim me vitin 2016 për 2% më shumë. Në bazë të shënimeve tëprezantuara konstatojmë tendencën pozitive në vitin 2017 në krahasim me vitin2016.

8,83

3,52

9.26

1,58

3,06

8.52

1,27

4,27

5.78

2,10

0,40

0.47

13,7

91,2

74.0

3

9,15

8,09

7.59

1,64

8,79

4.00

1,37

4,04

3.00

2,21

9,81

4.00

14,4

00,7

48.5

9

AMVISËRIT BIZNESET E VOGLA BIZNESET E MËDHA INSTITUCIONET TOTALI

KRAHASIM ME TË ARDHURAT E REALIZUAR SIPAS KATEGORISË DHEVITEVE 2016 - 2017

2016 2017

ARKËTIMI 2016 - 2017

Në vitin 2016 arkëtimet e planifikuara nga shërbimet bazë kanë qenë në vlerë prej11,712,243 € ndërkaq janë arkëtuar 12,406,085 €. Në vitin 2017 arkëtimet eplanifikuara kanë qenë në vlerë prej 12,326,571 € ndërkaq janë arkëtuar 12,347,175 €.Arkëtimi i ka shënuar ndritje më shumë së plani për 20,604 euro përkatësisht 0.17 %më shumë nga vlera e planifikuar e arkëtimit. Kjo d.m.th. se plani është përmbushurderi në shkallën 100 %.Në bazë të shënimeve të prezantuara konstatojmë tendencën pozitive në vitin 2017 nëkrahasim me vitin 2016 për këto arsye:Kushtet e të bërit biznes janë krejtësisht të njëjta, planifikimi më i lartë i arkëtimit përrreth 5 %, shkalla më e lartë e përmbushjes së planit, arkëtimi faktik pak me i vogël sene vitin 2016 mirëpo këtu duhet te cekim se gjate vitit 2016 kemi pas edhe ligjin përfaljen e borxhit e qe ne vitin 2017 fluksi i konsumatorëve ka qen me i vogël se ne vitin2016.

7,40

1,34

5

1,41

9,88

4

1,32

4,00

1

2,18

1,34

1

12,3

26,5

71.0

0

7,64

2,68

7

1,48

3,08

1

1,20

0,89

0

2,02

0,51

7

12,3

47,1

75

AMVISËRIT BIZNESET E VOGLA BIZNESET E MËDHA INSTITUCIONET TOTALI

KRAHASIMI I ARKËTIMIT TË PLANIFIKUAR NË RAPORT ME TË REALIZUAR SIPAS KATEGORISË PËR VITIN

2017

Planifikuar Realizuar

INTERPRETIMI I REZULTATEVE NGA RACIO ANALIZA

Rezultatet e profitabilitetit të KRUP për vitet 2015, 2016 dhe 2017 janëparaqitur në tabelën 1.

Table 1. Analiza e Profitabilitetit

Viti 2017 2016 2015

Kthimi në asete 0.004% 0.007% 0.004%

Kthimi në ekuitet 0.008% 0.014% 0.008%

Profitabilitetit i KRUP ka menaxhuar stabilitet financiar ndër vite. Bazuar në tëdhënat e kthimit në asete për vitin 2015 ka qenë 0.004% kurse 0.007% dhe0.004% respektivisht për vitet 2016 dhe 2017. Kthimi në ekuitet, gjithashtu ka shënuar një stabilitet me një rritje të theksuar për vitin 2016, duke shënuar vlerënprej 0.014%. Edhe pse këto shifra mund të duken të ulëta, duke pasur parasyshkarakteristikat e industris, ku aktiviteti biznesorë mbështetet fuqishëm në kapital(impiantet, pajisjet dhe makineritë), raporti mesatar i kthimit në asete në këtësektor është 2.94% kurse i kthimit në ekuitet është 4.77% (CSI Market databaza). Edhe pse vlerat e KRUP janë dukshëm më të vogla se mesatarja botërore e sektorit, gjithsesi ndërmarrja ka menaxhuar të mbajë stabilitet ndër vite me potencial të rritjes në sajë të rritjes së investimeve.

Kthimi në inventar duke përdorur raportin në mes shitjeve dhe pasurive, përgjatëperiudhës së analizës ngelet në trend konstant me një rënie në vitin 2016 dhe vetëmpër të shënuar rritje në 2017 për 11.9% në 12.9%. Bazuar në mesataren botërore tëkthimit në inventar në sektorin e ujit këto vlera ngelen të ulëta por gjithsesi stabile.Mesatarja botërore e kthimit në inventar është rreth 25%.

Viti 2017 2016 2015

Kthimi në inventar 12.9% 11.9% 13.8%

Tabla 2. Kthimi në inventar

Detyrimet në raport me pasuritë janë në trend të rënies si rezultat i zvogëlimit tëdetyrimeve ndër për periudhën 2015, 2016 dhe 2017. Ky trend pozitiv i ndërmarrjesvjen si rezultat i shlyrjes së detyrimeve dhe në të njejtën kohë duke mbajtur niveline investimeve kapitale. Gjithashtu, raporti në mes detyrimeve dhe ekuitet shënontrend pozitiv në ndërmarrjen KRUP duke zvogëluar nivelin e përgjithshëm tëdetyrimeve dhe duke rrituar ekuitetin e pronarit (shih tabelën 3)

Viti 2017 2016 2015

Detyrimet në raport

me pasuritë

48% 50% 51%

Tabela 3. Raporti i detyrimeve me pasuritë

Likuiditeti i ndërmarrjes ngelet në nivel të lartë duke u bazuar në raportin në mespasurive afatshkurtër dhe detyrimeve afatshkurtër. Në vitin 2015, pasuritëafatshkurtër kanë qenë 7 (shtatë) here më të larta se detyrimet afatshkurtër dhenjë trend i tillë pozitiv ka dominuar përgjatë vitit 2016 dhe 2017.

Viti 2017 2016 2015

Pasuritë

afatshkurtër/detyrimet

afatshkurtër

9.7% 7.4 7.2

Tabela 4. Raporti i Likuiditetit

KONKLUZIONET

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina Sh.a., në përgjithësi ka shënuar trendpozitiv përgjatë viteve 2015, 2016 dhe 2017. Në veçanti niveli i përgjithshëm ifaturimit dhe arkëtimit ka shënuar trend pozitiv duke siguruar qëndrueshmërifinanciare për ndërmarrjen. Si rezultat i këtij trendipozitiv, profitabiliteti, likuiditeti, solvenca dhe efikasiteti këta indikatorëqëndrojnë brenda suazave të pranueshme me tendencë progresive.

Profitabiliteti i ndërmarrjes, gjatë periudhës së analizës tregon rezultate më tëfavorshme në vitin 2016.

Detyrimet në raport me totalin e pasurive të KRUP janë në rënie e sipër dhe sirrjedhojë përqindja e rritjes së kapitalit në raport me detyrimet është në trend tërritjes. KRUP ka treguar nivel të qëndrueshëm të likuiditetit në raport me asetetafatshkurtër dhe detyrimet afatshkurtër, që do të thotë se niveli i aseteveafatshkurtër është në rritje në raport me detyrimet.

REFERENCAT

Raportet Financiare, KRU “Prishtina” sh.a

Bagnoli, L. and Megali, C., 2011. Measuring performance in social enterprises. Nonprofit andVoluntary Sector Quarterly, 40(1), pp.149-165.

CSIMarket. Water Supply Industry Reporthttps://csimarket.com/Industry/industry_Efficiency.php?ind=1203

Guerrini, A., Romano, G. and Campedelli, B., 2011. Factors affecting the performance of waterutility companies. International Journal of Public Sector Management, 24(6), pp.543-566.

White, G.L., Sondh, A.C. and Fried, D., 2005. Analysis of Financial Statement. Analysis.

Helfert, E.A. and Helfert, E.A., 2001. Financial analysis: tools and techniques: a guide formanagers (pp. 221-296). New York: McGraw-Hill.

Mugisha, S., Berg, S.V. and Muhairëe, W.T., 2007. Using internal incentive contracts to improvewater utility performance: the case of Uganda's NËSC. Water Policy, 9(3), pp.271-284.

FALEMINDERIT

top related