sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat...

18
Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat locale Msc. Jeton Shabani

Upload: truongmien

Post on 12-May-2019

222 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat locale

Msc. Jeton Shabani

Page 2: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

• Qëllimi kryesor i këtijë punimi është njohja me problemet të cilat mund të

shfaqen gjatë sigurimit dhe trajtimit të ujit në ujësjellësat lokale, mënyrat e

veprimit dhe sigurimit më të mirë.

• Punimi është i ndarë në dy pjesë kryesore:

• 1. Në pjesën e parë është legjislacioni, udhezimet administrative, si dhë

zonat mbrojtëse.

• 2. Në pjesën e dyte fokusi është tek menyra e trajtimit, llojet e

dezinfektuesve, si dhe nënproduktet që shfaqen gjatë trajtimit jo të mirë të ujit

në ujësjellsat lokal.

Page 3: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

Republika e Kosoves rrespektivisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor e ka Ligjin mbi ujrat dhe në bazë të këtijë ligji kanë nxjerë

Udhëzimin Administrativ për Zonat e Mbrojtura Sanitare,

Në këtë Udhëzim Administrativ caktohen zonat e mbrojtura sanitare, kriteret

dhe masat për mbrojtjen e burimeve të ujit të cilat shfrytëzohen dhe mund të

shftytëzohen në të ardhmen për furnizimin me ujë të popullsisë.

Zonat mbrojtëse kanë për qëllim ruajten , sigurimin dhe mbrojtjen e burimeve

ujore nga ndotësit e jashtëm, e cila ndotje më pastaj e kthen në gjendje

anormale burimin ujorë.

Mvarësisht nga lloji i burimeve ujore, përcaktohet ose definohet zona mbrojtëse.

Page 4: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

KEMI DY LLOJET TË BURIMEVE UJORE: A) BURIMET NËNTOKSORE B) BURIMET SIPËRFAQËSORE

• Burimet nëntoksore ndahen në:

• a) Burimet në akuifere intergranular

• b) Burimet në akuifer karstik dhe shkëmbinjë më qarje

• c) Burimet minerale, termale dhe termominerale.

Shumica e burimeve nëntoksorë në Kosovë që i kanë në menagjim ose që i përdoret

Kompanit e Ujësjellësit janë të tipit a) pra burime në akuifere intergranulare dhe

shumica e këtyre burimeve që përdoren nga KRU-te janë për ujësjellësa lokale.

Page 5: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

• Sipas udhëzimit administrativ është që qdo burimi të i sigurohet zona mbrojtëse e cila zonë

mbrojtëse përfshinë : burimin ujor, vendndodhjen dhe sipërfaqen rreth burimit ujor, si dhe ob-

jektet me pajisjet për marrjen e ujërave.

• Në kuadër të kësajë zonat e mbrojtura ujore apo sanitare ndahen në tri zona:

• 1. Zona e parë - zona e mbrojtjes së regjimit të rreptë – caktohet për mbrojtëjen e

rreptë të drejtëpërdrejtë rreth burimit të ujit dhe objekteve me instalime për marrjen e ujit si

dhe të mbrojë burimin nga shkarkimet e ndotësve që munden drejtëpërdrejtë të ndikojë në

ujë nga aktiviteti i njeriut.

• 2. Zona e dytë - Zona e mbrojtjes së regjimit të kufizuar – sipërfaqja e kësaj zone duhet

të jetë e mjaftueshme që të sigurojë mbrojtjen nga lëvizjet e ndotësve mikrobiologjik, kimik

dhe llojeve tjera të ndotësve.

• 3. Zona e tretë - Zona e mbrojtejes së regjimit të lehtë – sipërfaqja e kësaj zone

paraqet mbrojtjen parandaluese për pellgun përkatës të burimit ujor dhe rritë efikasitetin e

mbro-jtjes nga ndotja kimike dhe radioactive.

Page 6: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,
Page 7: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

• Efektet e mos rregullimit të zonave mbrojtëse në kualitetin e burimit nëntoksorë të

ujit

• Ujësjellësat locale në Republikën e Kosovës të cilat janë të menagjuara nga KRU-të dhe ato jo të

menagjuara nuk i kanë të rregulluara të gjitha zonat mbrojtëse rrepsktivisht shumica prej tyre e

kanë të rregulluar vetem zonën e parë mbrojtëse e cila nuk është e rregulluar siq e pa-rasheh UA

nr 28, ndërsa zona e dytë dhe e tretë mbrojtëse pothuajsën në asnjë ujësjellës local nuk është e

rregulluar.

• Në qoftëse përreth burimeve nëntoksorë nuk janë të rregulluara zona e parë mbrojtëse dhe zo-na

e dytë dhe kemi aktivitete të ndryshme duke filluar, me plehrimin e tokës, shtrirje e rrjetit te

kanalizimi afer burimit, ndertimin e objekteve ose zonave industriale afer burimeve, atëhere ne

nuk kemi nje siguri për kualitetin e ujit të burimit i cili përdoret për pije sepse do të kemi rrezik

pontencial te ndryshimit të disa parametrave esencial bakteriologjik dhe kimik siq janë:

Page 8: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

Turbullira (NTU) Mos rregullimi i mire i objektit-rezervuarit, izolimi i pusit-burimit

etj

Koliformet fekale

Koliformet totale

E.coli

Përqëndrimi i baktereve heterotrofe lidhet zakonisht me ndotjen

organike.Gjithashtu këta dy tregues tregojnë mundësinë e pranisë

së baktereve patogjene, viruseve dhe parazitëve.Treguesit

kryesorë për vlerësimin e ndotjes fekale janë: 1. Koliformët fekal

2. E. coli .Ndotja fekale shkaktohet kryesisht nga ujërat e zeza të

patrajtuara dhe nga ndikimet e tokave bujqësore dhe kullotat.

Komponimet e azotit

Nitratet

Nitritet

Azoti amoniakal

Nivele më të larta mund të takohen për shkak të shkarkimeve

antropogjene nga industria metalurgjike, ushqimore

Burim kryesor i ndotjeve nga amoniumi janë shkarkimet e ujërave të

zeza dhe mbeturinave të lëngëta të kafshëve. Ndikim të

rëndësishëm mund të ketë gjithashtu edhe mjedisi reduktues në

puse nga hidrokarburet dhe komponimet e squfurit, të cilat mund të

shkaktojnë reduktimin e nitrateve dhe nitriteve deri në amoniak

Komponimet e Fosforit

Ortofosfate

Fosfatet e kondesuara ( piro, meta , poli-fosfatet)

Fosfori organik

Burimet antropogjene kryesore të fosforit në ujërat janë: shkarkimet

e ujërave të zeza të patrajtuara ose pjesërisht të trajtuara, ujërat

e kullimit të tokave bujqësore si dhe disa shkarkime industriale,

detergjentet etj

Komponimet e sulfuri

Joni sulfat

Burimet antropogjene të sulfateve janë nga shkarkimet urbane dhe

të disa industrive (p.sh. letrës, tekstile, përpunimit të lëkurëve,

pastrimit të metaleve, përpunimi i naftës), ujërat e drenazhimit të

tokave bujqësore, etj.

Page 9: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

• Trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat lokal

• Shumica e ujësjellësave local në Republiken e Kosoves furnizohen nga burimet nëntoksore të ujit.

• Si rrjedhoje procesi i trajtimit të ujit në ujësjellësat local-rural është edhe i thjestë, po aq i thjeshtë edhe i

rëndësishëm.

• Procesi është: mirret ujit me pompa nga thethesia, dhe përmes gypit shkon në rezervuar, bëhet procesi i

dezinfektimi me klor, e me pastaj shperndahet ne rrjet.

Page 10: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

• Cilësia e ujit të pijshëm është një faktor esencial për shëndetin e njeriut. Në

këtë drejtim, monitorimi i komponimeve organike në ujin e pijshëm është shumë

i rëndësishëm, pasi që këto komponime janë të dëmshme për shëndetin e

njeriut nga këto, shumë të rrezikshme janë nënproduktet e dezinfektimit (NPD)

• Llojet e dezinfektuesve

Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat, dioksidi i klorit,

ozoni dhe rrezatimi ultravjollcë. Në kohën më të re përdoret kombinimi i

dezinfektuesve.

Page 11: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

• Dezinfektimi me klor

• Klori dhe komponimet e tij janë dezinfektues më të përdorur në trajtimin e ujit. Popullariteti i klorit nuk është vetëm për

shkak të kostos më të ulët, por për potencialin oksidues të tij më të lartë, i cili siguron një nivel minimal të klorit të

mbetur në të gjithë sistemin e shpërndarjes dhe e mbron atë nga rindotja mikrobiale .

• Aplikimi i klorimit në trajtimin e ujit të pijshëm rezultoi me ulje të ndjeshme të sëmundjeve hidrike në mbarë botën, të

tilla si tifoja dhe pas Luftës së Dytë Botërore, dezinfektimi me klor u bë një trajtim që është standard në mbarë botën .

• Kur klori vepron me ujin formon acid hipokloror , i cili pastaj i nënshtrohet reaksionit acid-bazë për të formuar jonin

hipoklorit .

• Shpërbërja e klorit në HOCl dhe OCl– varet nga pH. HOCl është një dezinfektues më i fortë sesa OCl– , prandaj një

pH e ulët preferohet për dezinfektimin me klor. Klori (HOCl ose OCl– ) i sulmon qelizat bakteriale dhe shtresën e

proteinave të viruseve, duke i vrarë ato.

Cl2 + H2O = HOCl + H+ + Cl-

HOCl =OCl- + H+

Page 12: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

• Dezinfektimi me dioksid klori

• Në ujë dioksidi i klorit reduktohet me hekur dhe mangan deri në klorite dhe materie organike. Në pH > 10 ai

me shpejtësi hydrolizon duke prodhuar jone klorite dhe klorate:

2 ClO2 + 2 OH- = ClO2- + ClO3

- + H2O

Kloritet janë relativisht të qëndrueshme në praninë e materieve organike natyrore, por mund të oksidohen

në klorate prej klorit të lirë, nëse ai shtohet si dezinfektues dytësor

ClO2- + OCl- = ClO3

- + Cl*

Kloritet dhe kloratet mund të shkaktojë anemi hemolitike në nivel të ulëta të ekspozimit, ndërsa nivelet më

të larta të ekspozimit mund të rezultojë në një rritje të methemoglobanemisë. Dioksidi i klorit është efektiv

në inaktivimin e patogjeneve hidrike, por ai nuk vepron me materiet organike për të formuar THM-e.

Megjithatë, disa nënprodukte të halogjenuara krijohen kur dioksidi i klorit përdoret si dezinfektues. Një

tjetër disavantazh i dioksidit të klorit është se ai është një kimikat shumë i paqëndrueshëm dhe me

shpejtësi disocijon në klorite dhe klorate

Përqendrime e larta të kloriteve dhe klorateve mund të shkaktojnë një rritje të methemoglobanemisë

(Korn, 2002).Nga të gjitha përparsitë që ka klor dioksidi në raport me hipokloritin ka dhe mangësitë e

veta e ajo është: kostot më të larta operative, rreziqet shëndetësore të shkaktuara nga oksiduesit e

mbetur (rezidualë) dhe krijimi i nënprodukteve të dëmshme.

Page 13: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

Lloji i dezinfektuesit Nenproduktet e dezinfektimit

Klorimi Trihalometanet, acidet

haloacetike, haloacetonitrilet

Kloraminimi Hidratet klorale

Dioksidi i klorit Kloratet, kloritet, klorofenolet,

kuinonet

Ozonizimi Aldehidet, acidet karboksilike,

kuinonet, peroksidet, bromatet,

produktet e bromuara

Page 14: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

• Nënproduktet e dezinfektimit

• Nënproduktete e dezinfektimit (NPD) janë klasë e kimikateve që formohen kur dezinfektusit veprojnë me

komponimet organike në ujë. Disa prej NPD janë karcinogjene dhe disa dyshohen për shkaktimin e efekteve

akute shëndetësore. NPD janë komponimet kimike të padëshirueshme të prodhuara si rezultat i dezinfektimit

të ujit dhe oksidimit. Komponimet kimike të shqetësimeve të mëdha janë THM-et që përmbajnë atome të klorit

dhe të bromit. Këto komponime janë treguar të jenë kancerogjene, mutagjene ose hepatotoksike dhe kanë

shkaktuar efekte negative riprodhuese apo zhvillimore në studimet e kafshëve.

• THM-et janë komponime organohalogjene; ata janë derivate të metanit që formohen kur tre nga katër atomet

e hidrogjenit në metan zëvendësohen me atome të klorit, bromit dhe/ose jodit. THMet formohen kur klori

vepron kimiksht me materialin organik që është i pranishëm në furnizimin me ujë. Në THM-e përfshihen

kloroformi (CHCl3), dibromoklormetani (CHBr2Cl), bromodiklormetani (CHBrCl2 ) dhe bromoformi (CHBr3)

• Kloroformi është THM-ni më i përhapur në ujin e pijshëm dhe zakonisht është i pranishëm në përqendrim më

të lartë.

• Të katër THM-et janë lëngje në temperaturë dhome, relativisht shumë të paqëndrueshme, me presione avujsh

në 25 °C duke filluar nga 0.80 kPa për bromoformin e deri në 23.33 kPa për kloroformin. THM-et janë pak

të tretshme në ujë, me tretshmëri më pak se 1 mg/mL në 25 °C.

Page 15: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,
Page 16: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

SI MUND TË SIGUROJME NJE DEZINFEKTIM TË MIRE TË UJIT PA NËN-PRODUKTE?

• Në qoftëse bëjëm llogaritjen e saktë të sasisë së dezinfektuesit që përdorim

në proporcion me sasinë e ujit dhe kohen e kontaktit atëherë mundësia e

krijimit të nenprodukteve është më e vogël. Gjithnjë duke bërë analizat e

nevojshme te ujit para dhe pas trajtimit.

• Pamaretri kryesorë I cili duhet te perciellet para dezinfektimit të ujit është pH.

• Gjithashtu duke përdoren aparaturen adekuate për dozimin e klorit.

Page 17: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,
Page 18: Sigurimi dhe trajtimi i ujit të pijëshëm në ujësjellësat …balkansjointconference.org/wp-content/uploads/2016/11/...Dezinfektuesit më të përdorur janë: klori, kloraminat,

FALEMINDERIT