cmimi i trasferimit

27
Page17 KONFERENCA MBI INFORMACIONIN, KOMUNIKIMIN DHE BIZNESIN ÇMIMI I TRANSFERIMIT. Roli i tij ne shmangien e taksave dhe aplikueshmeria ne Shqiperi. Pedagog udheheqes: Punuan: Prof. as. Dr. Lindita LATI Brunilda NELI Mirselda

Upload: mirela-crazygirl

Post on 27-Nov-2014

707 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: cmimi i trasferimit

Page

17

KONFERENCA MBI INFORMACIONIN, KOMUNIKIMIN DHE BIZNESIN 

ÇMIMI I TRANSFERIMIT.

Roli i tij ne shmangien e taksave dhe aplikueshmeria ne Shqiperi.

 

Pedagog udheheqes: Punuan:

Prof. as. Dr. Lindita LATI Brunilda NELI

Mirselda DUKA

 

 

Tirane, Prill 2011

Page 2: cmimi i trasferimit

Page

17

PERMBAJTJA*

1. Koncepti “çmim transferimi” ............................................................. 3

2. Qëllimet e përdorimit të çmimit të transferimit ……………………… 3

3. Metodat e përcaktimit të çmimit të transferimit …………………….. 4

4. Disavantazhet e aplikimit të çmimit të transferimit …………………. 6

5. Ndikimi në shmangien e taksave …………………………………….. 7

6. Rregullimi ligjor ………………………………………………………. 8

7. Aplikueshmëria në Shqipëri ………………………………………….. 10

8. Metodat e “luftës” ndaj çmimit të transferimit ……………………… 12

9. Procedurat e përcaktimit të çmimit të tregut ..........................................

15

10.Referenca .............................................................................................. 17

*Ky punim nuk eshte ne formatin e nje drafti.

Page 3: cmimi i trasferimit

Page

17

1. Cmimi i transferimit” – nje instrument kontabel

Në parim cdokush bie dakort se “cmimi” eshte nje instrument nëpërmjet të të cilit realizohet

këmbimi midis palës që ofron një të mire materiale apo shërbim dhe palës që paraqitet n ana e

kërkesës. Pra, në përgjithësi palët që hyjnë në një transaksion shit-blerje janë persona fizik apo

juridik të ndryshëm.

Natyrshëm shtrohet pyetja, a mund të përdoret “cmimi” si instrument vlere dhe këmbimi midis

palëve që janë pjesë të së njëtës njësi ekonomike apo palë të ndërlidhura?

Doktrina e Kontabilitetit të Drejtimit e paraqet teknikën e “cmimit të transferimit” si nje teknik

që përdoret për të vlerësuar performacën nga kompanitë që aplikojnë sistemet e decentralizuara

të organizimit të njësive apo filjaleve vartëse, kryesisht kur janë të integruara vertikalisht. Por jo

vetem kaq, teoricienet dhe prakticienët e kontabilitetit e trajtojnë këtë instrument me shumë

kujdes pasi përbën një instrument që mund të sjelli manipulim apo evasion fiskal.

Në ditët e sotme, kompanitë, gjithnjë e më shumë po zgjerohen si në aspektin operacinal,

menaxherial, financiar, ashtu edhe në atë gjeografik. Lidhur me aspektin gjeografik, sot ndeshim

një numër në rritje të kompanive shumëkombëshe, të cilat zgjedhin tregjet më fitimprurëse për të

shitur produktet ose ofruar shërbimet e tyre. Rritja e transaksioneve në tregtinë ndërkombëtare

mes ndarjeve të së njejtës kompani, ka çuar në kërkimin e rrugëve dhe mënyrave që sjellin

përfitimet më të larta për to. Një nga mënyrat që po gjen përhapje shumë të madhe në tregtinë e

sotme ndërkombëtare është përcaktimi i çmimeve të brendshme për produktet ose shërbimet që

shiten brenda për brenda kompanisë, të cilët janë shpeshherë të ndryshme nga çmimet e tregut të

të njëjtëve produkte apo shërbime. Këto çmime quhen çmime të transferimit (të njohur edhe si

çmime të brenshme, çmime kontabël ose çmime ndër-kompani). Pra, çmimi i transferimit është

çmimi i vendosur për mallrat apo shërbimet që transferohen mes degëve, filialeve, divizioneve

që janë pjesë e një grupi kompanish apo ortakërie, të cilat ose janë qendra të veçanta kostosh apo

të ardhurash, ose ndodhen në vende të ndryshme, në të cilat regjimi tatimor është i ndryshëm.

2. Cmimi i transferimit- instrument i matjes së performancës

Page 4: cmimi i trasferimit

Page

17

Sikurse u argumentua në pjesën e mësipërme kompanitë përdorin instrumenta të shumtë për të

mbijetuar në ekonominë globale ku konkurrenca i detyron ato të jenë shumë dinamike dhe të

rrisin në mënyrë të vazhdueshme eficiencat e përdorimeve të burimeve. Gjithënjë e më shumë

kompanitë po zgjerohen si në planin horizontal, nëpërmjet rritjes së shumëllojshmërisë së

produkteve apo shërbimeve që ofrojnë, ashtu edhe në planin vertikal, nëpërmjet shtimit të

proceseve teknologjike.

Në këtë kontekst teknika e cmimit të transferimit përdoret për të vlerësuar lëvizjen e vlerave

materiale nga një division në një division tjetër, kur këto janë të integruara vertikalisht, por jo

vetëm kaq. Zhvillimet bashkohore të teorisë dhe praktikës së kontabilitetit të drejtimit,

argumentojnë se cmimi I transferimit është një instrument i domosdoshëm për të motivuar

manaxherët e divisioneve për të realizar një performance sa më të mire.

Aplikimi i çmimit të transferimit në shit-blerjen brenda kompanisë i shërben qëllimeve të

ndryshme, ku si më kryesorë përmendim:

1. Ndikimi në vendimmarrje – Cmimi i transferimit siguron informacion të nevojshëm që i

shërben së pari drejtimit të çdo divizioni në marrjen e vendimeve të duhura lidhur me

çështje si: të shesë brenda apo jashtë kompanisë, të nënkontraktojë apo të prodhojë vetë,

vendime lidhur me zgjerimin e njësisë etj.

2. Vlerësimi i performancës së divizionit – Cmimi i transferimit është e ardhur për

divizionin shitës dhe kosto për divizionin blerës, duke ndikuar në këtë mënyrë në fitimet

e realizuara nga secili divizion Divizionet e kompanisë operojnë si qendra të veçanta

fitimi ose investimi dhe në këtë kuadër, çmimet e transferimit janë një instrument për të

matur performancën e secilit prej tyre.

3. Harmonizimin dhe koordinimin i interesave të menaxherëve të divizioneve dhe

aksionarëve – Vendosja e çmimeve të tranferimit duhet t’i shërbejë së pari maksimizimit

të përfitimeve të aksionarëve, qëllim ky, që duhet të mbahet parasysh nga menaxherët e

divizioneve, të cilët nuk mund të veprojnë të pavarur dhe të kërkojnë arritjen e

rezultateve pozitive vetëm për divizionet e tyre.

Page 5: cmimi i trasferimit

Page

17

4. Reduktimi i masës së tatimit mbi fitimin – Duke shitur produkte/shërbime në vende me

regjime të ndryshme tatimore, arrihen përfitime duke zhvendosur fitimet nga vendet me

taksa të larta në ato më të ulta.

5. Nxitja dhe sigurimi i autonomisë së divizioneve – Vendosja e çmimeve të transferimit

duhet të jetë në përputhje me realizimin e objektivave të përgjithshme të kompanisë, por

ajo nuk duhet të cënojë autonominë e divizioneve, që operojnë si “njësi më vete”.

Arsyet e përdorimit të çmimit të transferimit nga kompanitë lidhen ngushtësisht me realizimin e

qëllimeve të lartpërmendura. Kompanitë, gjithashtu, kanë një sërë përfitimesh të tjera nga

aplikimi i çmimeve të duhura të transferimit, si: rritet shpirti konkurrues mes divizioneve, që çon

në rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e performancës; çmimet e transferimit shërbejnë si

kontroll për çmimet e ofertës; bëhet një alokim më i mire i burimeve financiare mes divizioneve

etj.

2.1 METODAT E PËRCAKTIMIT TË ÇMIMIT TË TRANSFERIMIT

Për të përcaktuar çmimin me të cilin do të transferojnë produktet ose shërbimet e tyre nga një

division në tjetrin kompanitë mund të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme:

1. Çmimi i transferimit i bazuar në treg - Siç mund të kuptohet nga vetë emri, çmimi i

transferimit përcaktohet nga tregu, bazuar në tregtimin e të njejtit produkt ose shërbim në

kushte normale. Për secilin division nuk ka rëndësi nëse e blen/shet produktin/shërbimin

në tregun e brendshëm apo të jashtëm, pasi çmimet janë të njëjta. Në marrjen e këtij

vendimi, një rol të rëndësishëm do të luajnë shpenzimet shtesë që bëhen kur

mallrat/shërbimet tregtohen në tregun e jashtëm. Avantazhi kryesor i kësaj metode është

se shit-blerja brenda kompanisë sjell kursimin e disa kostove si: kostot e kontrollit të

kreditit të klientit nga ana e divizionit shitës dhe shmangien e proçedurave të inspektimit

në divizionin blerës. Kurse, si disavantazhe përmendim mosekzistencën e çmimeve të

tregut për disa produkte/shërbime, si dhe luhatshmërinë e shpeshtë të disa të tjerëve.

2. Çmimi i transferimit bazuar në kosto – Në rastet kur nuk ka një çmim tregu për

produktet/shërbimet ose ata janë të papërshtatshëm për t’u përdorur, preferohet të

vendosen çmimet në bazë të kostos së prodhimit. Në analizë mund të merren:

Kostot aktuale ose të buxhetuara;

Page 6: cmimi i trasferimit

Page

17

Kostot variabël ose kosto e plotë;

Kosto plus marzhi i fitimit.

Kjo mënyrë e përcaktimit të çmimit duket të jetë më e drejtë, pasi lidhet me vlerën reale të

produkti, mbi koston e prodhimit të tij. Disavantazhi i kësaj metode të përcaktimit të çmimit

qëndron në faktin se divizioni blerës, nëse do ta prodhonte këtë produkt, mund të arrinte ta

realizonte me një kosto më të ulët. Prandaj, edhe në këtë rast, vendimi mbetet për t’u analizuar në

tërësi për të gjithë kompaninë dhe jo për divizione të veçanta, për të mbrojtur në këtë mënyrë

interesat e aksionarëve.

3. Çmimi i negociuar i transferimit – Kjo metodë bazohet në një marrëveshje të dyanshme

mes menaxherëve të divizioneve, të cilët përcaktojnë një çmim të pranueshëm për të

shitur/blerë produktet/shërbimet që qarkullojnë mes tyre. Një avantazh i marrëveshjeve të

përbashkëta të çmimit është se ai krijon konceptin e kryerjes së vullnetshme të

transaksioneve (arm's length transactions). Megjithatë, çmimi i negociuar i transferimit,

shpesh nuk varet nga orientimi drejt vendimeve fitim-maksimizuese, por nga fakti se cili

menaxher është negociator më i mirë dhe më i aftë të mbrojë altenativën e tij. Kufizimet

kryesore të kësaj metode janë:

Cmimi i negociuar mund të mos jetë çmimi optimal i transferimit.

Mund të lindin konflikte mes divizioneve.

Harxhohet shumë kohë për bisedime dhe negociata.

Menaxherët mund të mos jene në kushte të barabarta negociuese.

Përzgjedhja e njërës prej metodave varet nga vetë kompanitë, të cilat nuk janë të detyruara të

përdorin domosdoshmërisht njërën prej tyre, por mund të aplikojnë edhe çmime transferimi sipas

metodave të tjera, të cilat janë pjesë e rregullimeve të vazhdueshme në udhëzimet e OECD-së.

Ajo që vlen për t’u përmendur është ndikimi i secilës metodë në shkallën e autonomisë së nën-

njësisë (divizionit), në sajë të lirisë që ka secili division për t’i përcaktuar në mënyrë të pavarur

çmimet e produkteve/shërbimeve. Më poshtë jepet grafikisht ky ndikim:

Autonomi e ulët Autonomi e lartë

Çmimi i transferimit Çmimi i transferimit i bazuar Çmimi i negociuar

Page 7: cmimi i trasferimit

Page

17

bazuar në kosto në tregun e jashtëm i transferimit

2.2 DISAVANTAZHET E APLIKIMIT TË ÇMIMIT TË TRANSFERIMIT

Pavarësisht përfitimeve që kanë kompanitë, çmimet e transferimit kanë edhe disavantazhe që

lidhen me:

A. Autoritet tatimore, ku përfshihen:

1. Shmangia fiskale – kompanitë që operojnë në vende me juridiksione të ndryshme

tatimore, përdorin qëllimisht çmimet e transferimit për të zhvendosur pjesën më të

madhe të fitimit në vendet me nivel më të ulët të tatimit mbi fitimin.

2. Reduktohen të ardhurat nga taksat doganore – Nga lëvizja e mallrave mes

vendeve të ndryshme, nje çmim i ulët transferimi redukton detyrimin për taksa

doganore në vendet me nivel të lartë të këtij tatimi, duke sjellë si rezultat uljen e

të hyrave në buxhet nga ky burim.

B. Vetë kompaninë, ku përmendim:

1. Konflikt objektivash – Nuk ekziston një çmim i vetëm që të përmbushë të gjitha

objektivat. Ka raste kur përdorimi i një niveli të caktuar të çmimit të transferimit

t’i shërbejë vetëm objektivave afatshkurtra të kompanisë dhe të krijojë problem

për perspektivën afatgjatë. Kjo arsye duhet të nxisë një vendimarrje më të

kujdesshme lidhur me çmimet me të cilat do transferohen mallrat/shërbimet nga

një division në tjetrin.

2. Një çmim transferimi jo i saktë çon në matjen jo të saktë të performancës dhe ul

motivimin.

3. Cmimi I transferimit – risk për manipulim fiskal

Sikurse është paraqitur në seksionin e pare cmimi i transferimit është një instrument që

potencialisht mund të përdoret në mënyrë abuzive në kushtet kur divisionet apo filjalet e një

kompanie apo palët e ndërlidhura e ushtrojnë aktivitetin në vende me regjime tatimore të

ndryshme.

Page 8: cmimi i trasferimit

Page

17

Le të shohim një shembull sesi mund të nxirren përfitime nga përdorimi i çmimit të transferimit

në transaksionet mes kompanisë mëmë dhe një filiali, të cilat e realizojnë veprimtarinë e tyre në

vende me nivele të ndryshme taksash. Supozojmë se filiali ndodhet në shtetin A, ku fitimet

tatohen në masën 20%, kurse kompania mëmë në shtetin B, ku norma e tatimit mbi fitimin është

60%. Filiali prodhon një produkt me vlerë 100$ dhe ja shet kompanisë mëmë. Analizojmë dy

raste:

Rasti I – Filiali ja shet produktin kompanisë mëmë me çmimin 200$. Pra, fitimi i patatueshëm

është 100$, i cili reduktohet në masën 20$ (20% * 100$) nga tatimi dhe çon në një fitim neto në

vlerën 80$ (100$-20$). Pasi blen produktin nga filiali i saj, kompania mëmë e shet atë me

çmimin 300$, duke i sjellë një fitim para tatimit prej 100$. Fitimi pas tatimit reduktohet në

masën 40$, për shkak të tatimit 60$ (60% * 100$). Në këtë mënyrë, fitimi total i kompanisë pas

tatimit është 120$ (80$+40$).

Rasti II – Çmimi me të cilin filiali ja shet produktin kompanisë mëmë është 280$, kurse kjo e

fundit e rishet atë me 300$. Kështu, fitimi në filali do të jetë 180$ (280$-100$), i cili duke u

reduktuar me tatimin prej 36$ (20% * 180$), arrin në vlerën 144$. Ndërkohë që kompania mëmë

arrin një fitim prej 20$ (300$-280$), që arrin në 8$ pas tatimit prej 12$ (60% * 20$). Në këtë

rast, fitimi total i kompanisë është 152$ (144$+8$).

Siç vihet re, fitimi i realizuar në rastin e dytë është më i lartë, pasi çmimi i transferimit i

vendosur bën të mundur zhvendosjen e fitimit më të madh në shtetin A, ku norma e tatimit është

më e ulët. Në mënyrë më të përmbledhur, ndikimi i çmimit të transferimit në fitimin pas tatimit

jepet në tabelat e mëposhtme:

Rasti I Çmimi i produktit

Çmimi

i trasnsferimit Çmimi i shitjes

100$ 200$ 300$

Filiali Kompania mëmë Totali

Fitimi para

tatimit 100$ 100$ 200$

Norma e tatimit 20% 60%

Tatimi 20$ 60$ 80$

Fitimi pas 80$ 40$ 120$

Page 9: cmimi i trasferimit

Page

17

tatimit

Rasti II Çmimi i produktit

Çmimi i

trasnsferimit Çmimi i shitjes

100$ 280$ 300$

Filiali Kompania mëmë Totali

Fitimi para

tatimit 180$ 20$ 200$

Norma e tatimit 20% 60%

Tatimi 36$ 12$ 48$

Fitimi pas

tatimit 144$ 8$ 152$

3.1 RREGULLIMI LIGJOR

Në pamje të parë duket sikur çdo kompani mund të përdorë çmimet e transferimit si instrument

për të rritur fitimet e saj dhe për të qenë e suksesshme në treg. Por kjo nuk është kaq e lehte sa

duket. Një fenomen i tillë nuk mund t’u shpëtojë autoriteteve tatimore, të cilat janë të

vetëdijshme që kompanitë përdorin këtë instrument për të shmangur detyrimet ligjore që kanë

kundrejt tyre. Në këto kushtë, administratat tatimore të çdo vendi, jo në mënyrë automatike, por

duke u mbështetur në hetime dhe argumenta, kur vërtetojnë aplikimin e çmimeve të transferimit

për keto qëllime, marrin masat e parashikuara nga legjislacioni tatimor. Vende të ndryshme kanë

përqasje të ndryshme ndaj këtij fenomeni në aspektin legal. Ajo që mund të shërbejë si një

emërues i përbashkët në rregullimin e marrëdhënieve ndërkombëtare brenda së njejtës kompani

është Konventa e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), e cila në

vitin 1995 ka shpallur direktivat kryesore që shërbejnë si bazë për rregullimet ligjore të çmimit të

transferimit. Kjo konventë synon t’u ofrojë vendeve anëtare një tekst standard që të përdoret për

lidhjen e marrëveshjeve tatimore dypalëshe ndërmjet tyre.  Synimet kryesore janë që zgjidhjet e

Page 10: cmimi i trasferimit

Page

17

përbashkëta të përdoren për zgjidhjen e rasteve identike të tatimit të dyfishtë (juridik) dhe për

transferimin e të drejtave të tatimit mbi kategori të caktuara të ardhurash. Modeli i OECD-së

pasqyron parimin e rezidencës së taksimit. Në vijim po parashtrojmë legjislacionin tonë tatimor i

cili mbështetet në këto udhëzime.

Baza ligjore aktuale: Ligji Nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, neni 36

“Transferimi i cmimit”; Udhëzimi nr.5 datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, pika 6

“Transferimi i cmimit”; Rregullorja e Ministrit të Financave nr.1 datë 11.2.2002 “Për

transferimin e cmimeve”; Urdhërin Nr.8960, datë 10.07.2008, të Drejtorit të Përgjithshëm të

Tatimeve “Për ngritjen e Komisionit të Transferimit të Çmimit”.

Është e rëndësishme që, paraprakisht, të shpjegojmë konceptet kryesore që përdoren në

rregullimin ligjor të vendit tonë.

Përkufizime:

PERSONA TË LIDHUR : Sikurse përkufizohet në nenin 2, paragrafi “c” të ligjit “Për tatimin

mbi të ardhurat”, “persona të lidhur” ndaj njëri-tjetrit, në veçanti janë: bashkëshortët, prindërit e

tyre, apo fëmijët e tyre; një shoqëri, apo çdo person që zotëron drejtpërdrejt apo tërthorazi 50

përqind, ose më shumë, në vlerë apo në numër të aksioneve apo të fuqisë votuese të një shoqërie

tjetër; dy ose më shumë shoqëri, nëse një person i tretë zotëron drejtpërdrejt apo tërthorazi 50

përqind ose më shumë në vlerë apo në numër të aksioneve ose të fuqisë votuese në sejcilën

shoqëri.

TRANSFERIMI I CMIMIT

Transferimi i fitimit nepermjet çmimit, apo shkurt transferimi i cmimit (TC) është çmimi, që

shoqeritë e vendosin për mallra, shërbime, aktivet afatshkurtra dhe afatgjata, që ata tregtojnë me

filialet dhe njësitë e ngjashme të kontrolluara nga to në tregjet e huaja.

Sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat, transferimi i duhur i çmimit është ai ku dy palët e lidhura

bien dakord për një transaksion të caktuar. Si pasojë, çmimi që rezulton është quajtur çmimi i

parimit te "krahut të gjatë", dhe parimi i përdorur për të përcaktuar një çmim të tillë është parimi

i "krahut të gjatë". Parimi i “krahut te gjatë” është një gur themeli në metodologjinë e

Page 11: cmimi i trasferimit

Page

17

transferimit te çmimeve dhe përdoret nga administratorët e tatimeve në shumicën e vendeve në

botë.

Në një mënyrë më formale, parimi i "krahut te gjatë" është i bazuar në nenin 9 të Modelit te

Konventës Tatimore, i botuar prej Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim

(OECD). Ideja është që administrata tatimore të detyrojë shoqeritë e lidhura për të shitur mallrat

e tyre, shërbimet, aktivet afatshkurtra dhe afatgjata të njëri-tjetrit me çmimet e tregut për qëllime

tatimore.

3.2 APLIKUESHMËRIA NË SHQIPËRI

Në vitet e fundit, Ministria e Financave (MeF), si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

(DPT) i kanë dhënë rëndësi faktit të ekzaminimit të transferimit të çmimit. Për më tepër, ky

fenomen është edhe rrjedhojë e rritjes së volumeve të transaksioneve, si dhe rritje e kërkesës së

administratës për një strukturë të vecantë në shqyrtimin dhe analizën e këtyre transaksioneve dhe

aktiviteteve tregtare dhe financiare të shoqëruar me azhornimet që do të pasojnë aktet ligjore dhe

nënligjore. Si pasojë, shoqëritë e regjistruara në Shqipëri, madje edhe ato më të vogla janë

interesuarar për standartizimin e metodologjisë së auditimit të transferimit të çmimit.

Pavarësisht nga prononcimet dhe studimet e ndryshme te tregut, caktimi i transferimit të çmimit

të duhur mbetet shumë subjektiv. Si rrjedhojë, është e nevojshme analiza e kujdesshme për të

gjykuar ndikimin e disa faktorëve kyç, të tille si: aktivitetet e shoqërisë, rreziqet, aktivet

afatshkurtra dhe afatgjata, të punësuarit, karakterizimin e palëve të lidhura, si dhe

krahasueshmërinë e transaksioneve sipas parimit te "krahut te gjatë" me transaksionet qe nuk

janë objekt zbatimi i këtij parimi.

Cila është mbështetja ndërkombëtare për realizimin e luftës ndaj shtrembërimit të

çmimeve që konstatohen në raste të transferimit të çmimeve ?

Ashtu siç e përmendëm edhe më lart, masat ndryshojnë në varësi të legjislacionit të çdo

shteti. Ne do të mbështetemi në masat e propozuara nga OECD, të cilat janë njëkohësisht të

parashikuara ne vendin tonë. Kur organet tatimore vërtetojnë një fenomën të tillë, ata duhet të

përcaktojnë nga ana e tyre një çmim “të përshtatshëm” për efekt tatimor. Por këtu mund të

Page 12: cmimi i trasferimit

Page

17

ekzistojnë vështirësi reale që kanë të bëjnë me përcaktimin e saktë të çmimit të tregut, në

mungesë të faktorëve të tregut  apo sidomos kur adoptohet një strategji tregtare e veçantë.

Prandaj, është shumë e rëndësishme të kemi parasysh se është e domosdoshme për të bërë

rregullime, me qëllimin për t’ju afruar vlerës reale të tregut në këto transaksione, pavarësisht nga

detyrimet kontraktuale të ndërmarra nga palët nëpërmjet të cilave ato vendosin çmime të veçanta

me synim për të minimizuar shumën e tatimit që duhet të paguajnë.

Është e domosdoshme qe cmimet në kushtet e tregut të lirë mes palëve të pavarura (cmimet e

tregut) të merren për bazë edhe të transaksionohet e kontrolluara që zhvillohen midis "personave

të lidhur". Në mënyrë që një gjë e tillë të behet në kushte shumë të afërta me realitetin, duhet që

krahasimi të bëhet për situata me karakteristika ekonomikisht të ngjashme, që janë efektivisht të

krahasueshme.

Faktorët që përcaktojnë krahasueshmërinë, ndër te tjera dhe më kryesorët janë: karakteristikat e

mallit apo shërbimit që furnizohet; analizat funksionale; kushtet kontraktuale; rrethanat

ekonomike; strategjitë e biznesit.

4. Metodat e “luftës” ndaj çmimit të transferimit

Për përcaktimin e cmimit të tregut (cmimit real jo të manipuluar midis personave të lidhur),

komisioni i transferimit te cmimeve, është i detyruar të përdorë njërën nga metodat e paraqitura

më poshtë:

Metodat e Çmimit të Pakontrolluar të Krahasueshëm (Metoda MÇP)

Metoda e cmimit të pakontrolluar të krahasueshem (MÇP), bazohet në krahasimin e cmimit te

bazuar për mallin apo sherbimin e furnizuar, në një transaksion të kontrolluar midis personave të

lidhur, me cmimin e zbatuar për mallin apo shërbimin e furnizuar, në një transaksion të pa

kontrolluar midis personave të palidhur, në rrethanë të krahasueshme.

Page 13: cmimi i trasferimit

Page

17

Nëse midis këtyre cmimeve ka diferance, kjo tregon se kushtet e marrëdhenieve tregtare dhe

financiare mes personave të lidhur, nuk përputhen me kushtet e tregut. Në këtë rast, është e

nevojshme që cmimi i përdorur në transaksionin e kontrolluar (mes personave të lidhur), të

zëvendësohet me cmimin, që përdoret në transaksionet e ngjashme të pa kontrolluara midis

personave të pavarur.

Metoda e Çmimit të Rishitjes.

Metoda e cmimit te rishitjes, konsiston në gjetjen e cmimit me të cilin produkti i blere nga një

person i lidhur, i është rishitur një personi të palidhur. Ky cmim (cmimi i rishitjes), reduktohet

me një nivel normal fitimi bruto (marzh tregtar), i cili perfaqëson shumën me të cilën reshitësi do

të mbulonte shpenzimet e tij operative e të shitjes dhe do të realizonte nje fitim normal (duke

marrë parasysh edhe asetet e përdorura si dhe rrezikun e mundshëm).Pjesa që mbetet pas zbritjes

së fitimit bruto (marzhit tregtar), pasi korrektohet përsëri me shpenzimet e tjera që lidhen me

blerjen e produkteve (p.sh. taksa doganore, etj), konsiderohet "cmim i tregut" (cmim normal i pa

manipuluar) për transferimin origjinal të mallit apo shërbimit midis personave të lidhur.Kjo

metodë mund të përdoret dhe të jetë efektive, në operacionet tregtare të cilave u njihet cmimi i

rishitjes.

Marzhi i cmimit të rishitjes, (fitimi bruto) për rishitësin në transaksionet e kontrolluara, mund të

përcaktohet duke ju referuar marzhit , (fitimit bruto) që i njëjti rishitës realizon për mallra të

blera dhe të shitura në transaksionet e pavarura të krahasueshme, dhe që ai realizon me persona

të palidhur. Ky marzh i cmimit të rishitjes (fitimi bruto), i realizuar me persona të pavarur në

transaksione të pavarura të krahasueshme, mund të shërbejë për administratën tatimore, si

tregues orientues, për vlerësimin e transaksioneve të kontrolluara midis “personave të lidhur”.

Metoda Kosto Plus.

Metoda kosto plus, bazohet në vlerën me të cilën furnizuesi (shitësi), furnizon blerësin që është

person i lidhur me mallra apo shërbime, në një transaksion të kontrolluar. Në këtë rast, vlerës së

mësipërme, u shtohen shpenzimet e kryera nga blerësi, si dhe një përqindje e arsyeshme fitimi, e

Page 14: cmimi i trasferimit

Page

17

cila merr parasysh në mënyrë të përafërt, realizimin e një fitimi normal në bazë të operacioneve

të kryera, si dhe të kushteve të tregut.

Shuma që rezulton pasi shtohet kjo përqindje mbi shpenzimet (koston), konsiderohet "cmim i

tregut" për transaksionin e kotrolluar. Kjo metodë përdoret në rastet kur mallrat e papërfunduara

(gjysem produktet) shiten midis personave të lidhur. Mënyra më e mirë për përcaktimin e

përqindjes që i shtohet shpenzimeve në transaksionet e kotrolluara, është ajo që bazohet në

përqindjen (rentabilitetin), që i njëjti furnizues realizon në transaksione të pakotrolluara (midis

personave të pavarur).

Pra, këtu mund të merret si bazë rentabiliteti i realizuar nga një subjekt i pavarur në transaksionet

e kontrollueshme.

Metoda të tjera

Metodat e përmendura më lart, japin mënyrat direkte për të gjykuar, nëse kushtet e vendosura në

marrëdheniet tregtare dhe financiare, midis “personave të lidhur”, janë reale (pra nuk kemi të

bëjmë me manipulim të cmimeve, me qëllim transferimin e fitimit dhe shmangien nga detyrimet

tatimore).

Nga këto metoda, ajo e kostos plus dhe ajo e krahasimit të çmimit ndërmjet personave të

palidhur janë më të aplikueshme, por cilat janë anët pozitive të këtyre metodave:

1. Vendosin një ndarje më të drejtë te fitimit për vendet e shoqërive që marrin pjesë në këto

manipulime çmimesh;

2. Vendosin një konkurrence më të drejtë të tregut ndërmjet shoqërive të të njejtit biznes;

3. Vendosin një trensparencë të ndarjes së fitimeve ndërmjet shteteve ku kryhen këto

transaksione.

Megjithatë, kompleksiteti i situatave reale të biznesit, mund të krijojë vështirësi praktike në

mënyrën e zbatimit të këtyre metodave.

1. Veprojnë brenda një fushe e cila kërkon një ndjekje të vazhdueshme të çmimeve dhe krahasim

të tyre në momentin e realizimit të manipulimeve të çmimeve.

2. Shpesh industri dhe aktivitete biznesi që krahasohen nuk bëhen të mundura, kjo per veçoritë e

llojeve të biznesit, vendit ku kryhen, teknologjive që perdoren në realizimin e biznesit etj.

Page 15: cmimi i trasferimit

Page

17

3. Kërkojne struktura tatimore të ngritura enkas për këtë qëllim në Administratat Tatimore të

vendeve respektive si dhe punonjës shumë të specializuar nga fusha të ndryshme biznesi.

4. Kërkojnë bashkëpunim ndërmjet administratash tatimore të vendeve të ndryshme por edhe

mirëkuptim në zgjidhje të përfundimeve.

4.2 PROCEDURAT E PËRCAKTIMIT TË ÇMIMIT TË TREGUT

Përcaktimi i cmimit te tregut, me njërën nga metodat e lartpërmendura, në transaksionet midis

persona të lidhur, bëhet vetëm nga Struktura e Transferimit të Çmimit në Drejtorinë e

Pergjithshme të Tatimeve. Ky përcaktim, do të bëhet vetëm nëqoftëse ka prova dhe fakte të

pakundërshtueshme, që transaksionet janë zhvilluar midis “personave të lidhur", pra që operatorë

janë "persona të lidhur", sipas përkufizimit më lart. Përcaktimi i cmimeve të tregut, nuk mund të

bëhet në qoftë se personat nuk janë të lidhur, pavarësisht nga fakti se mund të kenë marrëdhënie

tregtare shitblerjeje, të lendëve të para dhe produktit të gatshëm, në një ose disa vende.

Drejtoritë, për cdo rast, kur kanë të bëjnë me tatimpagues "persona të lidhur", dërgojnë zyrtarisht

pranë Struktures së Transferimit të Çmimit, dosjen me të dhënat e plota të tatimpaguesit,

përfshirë ketu bilancet, cmimet e aplikuara, detyrimet e llogaritura dhe të paguara, etj, si dhe cdo

te dhene tjetër që kerkohet nga komisioni.

Çdo praktikë i drejtohet zyrtarisht në adresën Struktures se Transferimit të Çmimeve, pranë

Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Zyra e protokollit pranë kësaj drejtorie krijon një dosje

të veçantë për çdo praktikë të lidhur me komisionin. Struktura e Transferimit të Çmimeve, krijon

infrastrukturën e nevojshme të trajtimit të problematikave të transferimit të fitimit nëpërmjet

çmimit, të rrjedhura nga transaksionet e evidentuara nga strukturat në përbërje të Drejtorisë së

Përgjithshme.

Personi përgjegjës, për çdo rast të marrë në dorëzim, është i detyruar me kërkesë të Struktures të

sqarojë transaksionet dhe thelbin e transferimit të fitimit nëpermjet cmimit duke parashtruar me

shkrim opinionin dhe detajet që di apo ka marrë dijeni për shkak të detyres që mbulon. Struktura,

gjithashtu, ka të drejtë të kerkojë informacione shtesë nga tatimpaguesi që është objekt shqyrtimi

Page 16: cmimi i trasferimit

Page

17

për transaksionet që ka kryer në kuadrin e marrjes në shqyrtim dhe në objekt të nenit 36 të Ligjit

“Për tatimin mbi të ardhurat”.

Për përcaktimin e cmimit të tregut, Struktura e Transferimit të Çmimeve, duhet të përdorë, së

pari, metodën e cmimit të pakontrolluar të krahasueshëm (MCP), dhe vetëm në pamundësi të

gjendjes së këtyre cmimeve mund të perdoren metoda të tjera. Struktura krijon një bazë të

dhënash për të dyshuarit, e përbërë nga karakteristikat ekonomike dhe financiare të tyre, që ti

shërbejë personave të ngarkuar me këtë detyrë për të vlerësuar dhe për të identifikuar

transaksionet potencialisht të lidhura me veprimtari dhe transaksione të ngjashme.

Struktura e Transferimit të Çmimit, pasi shqyrton secilin rast, merr vendimin përkatës i cili pasi

nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e tij, i dërgohet Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në

formën e rekomandimit për miratim nga ana e tij. Çdo vendim, i firmosur nga Drejtori i

Përgjithshëm i Tatimeve, i dërgohet zyrtarisht tatimpaguesit për dijeni dhe Drejtorisë Rajonale

Tatimore për zbatim.

5. Konkluzione e Rekomandime

Qëllimi i këtij punimi modest është trajtimi i instrumentit të cmimit të transferimit, jo thjeshtë si

një teknike vlerësimi kontabël, por si një instrument mjaft i rëndësishëm motivimi nëpërmjet

matjes së performancës së nënjësive të njësive kryesore ekonomike, të tilla si divisionet apo

filjalet apo palët e lidhura.

Në mënyrë të vecantë ky punim trajton “pjesën e erët” të përdorimit të cmimit të transferimit, atë

të mundësisë së abuzimit nëpërmjet përfitimit duke shfrytëzuar mundësitë e lëhtësive tatimore që

rrjedhin nga shtrirja e aktivitetit në vende me regjime të ndryshme tatimore. Ky manipulim i

mundshëm shtron si domosdoshmëri funksionimin e kuadrit ligjor e rregullues si dhe kuadri

institucional. Nga studimi empirik është evidentuar se në Shqipëri janë në funksionim si kuadri

ligjor edhe ai institucional. Por do të ishte me interes që të realizohej një studim i plotë empirik

Page 17: cmimi i trasferimit

Page

17

mbi shkallen e evazionit fiskal që mund të ketë rrjedhur nga përdorimi abuziv i cmimit të

transferimit.

REFERENCA

1. BERNARD Andrew, JENSEN Bradford, SCHOTT Peter – “Transfer Pricing by U.S.-

Based Multinational Firms” (2006)

2. CAPLAN Dennis – “Management accounting: concepts and techniques” (2009)

3. DRURY Colin – “Kontabiliteti i kostos dhe i drejtimit”

4. ORGANISATION FOR ECONOMIC CO-OPERATION AND DEVELOPMENT

(OECD) – “Review of comparability and of profit methods: revision of chapters i-iii of

the transfer pricing guidelines” (2010)

5. SIKKA Prem – “The Dark Side of Transfer Pricing: Its Role in Tax Avoidance and

Wealth Retentiveness” (2010)

6. Atkinson, A., Kaplan, R.S., and Young., M., Management Accounting (Fourth edition),

Pearson Prentice-Hall, New Jersey, 2004.

7. PricewaterhouseCoopers, Pharma 2020: Taxing times ahead Which path will you take?,

PwC, 2009 (available at http://www.pwc.com/en_GX/gx/pharma-life-sciences/pharma-

2020/pharma-2020-taxing-times-ahead.jhtml).

8. http://www.tatime.gov.al   

Page 18: cmimi i trasferimit

Page

17