dendrologjia urbane
TRANSCRIPT
1
Dendrologjia urbane
Pylltaria urbane na jep informacion të nevojshëm shkencor, teknik dhe praktik për të punuar me
komunitetin e pyllit urban. Kapitujt e rënditur më poshtë adresojnë specifika të ndryshme që janë
zhvilluar hap pas hapi dhe që ndjekin rradhën e informacionit duke u plotësuar nga ai paraardhës.
KREU I: HYRJE. OBJEKTI I DENDROLOGJISË PEIZAZHISTE. DOBITË E DRURËVE
URBANË.
Hyrje 1.1
Pyje urbanë janë të gjithë drurët dhe vegjetacioni tjetër që rriten në vende ku njerëzit jetojnë,
punojnë dhe lëvizin, që nga komunitetet e zonave rurale deri tek qytetet metropolitane të mëdha.
Ato përfshijnë drurët në ambiente publike dhe private, përgjatë rrugëve, në zona rezidenciale,
parqe e zona tregtare dhe vende të tjera me njerëz. Ato mund të jenë të mbjellura sipas një
dizenjimi të caktuar ose të rritura rastësisht. Ky kapitull do t`iu ndihmojë të kuptoni dhe të
komunikoni me shumë nga avantazhet dhe kostot e lidhura me rritjen dhe menaxhimin e pyllit
urban.
A do të zhvillohet shpërhapja urbane kaq shumë saqë shumica e njerëzve do ta humbasin
kontaktin me natyrën?
Pyetje
Si do ta përshkruanit ju pyllin urban në komunitetin ku punoni, mësoni?
Cilat janë përfitimet më të rëndësishme të pyllit urban?
Cilat janë disa nga shpenzimet që ballafaqohemi kur kemi pemë në komunitet?
Përgjigjia
Pemët janë një pjesë e rëndësishme e komuniteteve tona, por mbjellja e pemëve,
mirëmbajt ja dhe mbrojt ja kërkojnë invest ime në burime, përfshirë këtu kohë dhe
para. A janë përft imet tona nga pemët më të mëdha se shpenzimet për to? Përgjigjia
është po. Studime të përfit imeve të ardhshme dhe kostove tregojnë se përfit imet
ekonomike, sociale dhe sidomos mjedisore janë të pazëvëndësueshme. Mënyra më e
mirë për të arritur përfit imin maksimal nga një pemë e mbjellë kërkohet që të
zgjidhet pema e duhur për vendin e duhur dhe të kujdesemi për të. Ka disa mënyra
për të ndihmuar komunitet in që të maksimizojë përfit imet dhe të minimizojë kostot
e pyllit urban.
Përfitimet e pyllit urban
2
Përfitimet e komunitetit nga pemët janë të shprehura në mënyra të ndryshme si:
Rritje të vlerës së pronës
Ulje të kostove të energjisë
Përmirësim të cilësisë së ajrit
Ulje të vërshimit të ujit gjatë shirave të rrëmbyeshëm
Ulje të erozionit të tokës
Krijimin e habitateve të jetës së egër
Bën komunitetin të ndihet më krenar për vendin
Ndikim pozitiv të sjelljes së konsumatorëve, blerësve (zonat tregtare)
Rritje të mundësivë për çlodhje
Përmirësim të shëndetit dhe mirëqënies
Reduktim të niveleve të zhurmave
Krijim të zonave buferike (zbutëse)
Rritje të vlerës së pronës
Pylli urban kontribuon në qëndrueshmërinë ekonomike të një komuniteti duke rritur vlerën e
pronës. Shumica e njerëzve mendojnë se lagjet me gjelbërim dhe drurë janë vende më tërheqëse
për të jetuar. Vlera e shtëpive në këto zona është në përgjithësi më e lartë se ato të krahasuara me
shtëpi në lagje pa shumë gjelbërim ose aspak. Zhvilluesit e ndërtimeve mund të përfitojnë nga
gjelbërimi sepse marrin çmime më të larta për një pronë. Në shumë raste, ruajtja e kujdeshme e
pemëve ekzistuese gjatë ndërtimeve të reja, mund të kushtojë më pak sesa shkulja dhe spastrimi i
zonës nga gjelbërimi. Kostoja e ruajtjes së gjelbërimit ekzistues duhet të shihet në mardhënie të
ngushtë me përfitimet e menjëhershme dhe ato afatgjata që rrisin vlerat e pronave. Pemët e
rritura janë veçanërisht me vlerë në zona ku shtëpive iu ka rënë shumë vlera. Pemët mund të
kenë impakt të jashtëzakonshëm në imazh dhe vlerën e zhvillimit të lagjeve.
Ulje në kostot e energjisë
Pemët mund të ndihmojnë në uljen e kostove të ngrohjes dhe ftohjes duke hijëzuar ndërtesat,
duke vepruar si frenues të erërave dhe freskimit të ajrit gjatë proçesit të frymëmarrjes së bimëve.
Kur mbjellim një pemë për arsye të uljes së kostove të energjisë, specia drunore, vendodhja, lloji
i ndërtesës duhen të merren në konsideratë. Zvoglimi i nevojës për konsum energjie elektrike ose
gaz, ruan apo mbron karburantin fosil dhe redukton sasinë e karbonit të emetuar. Gjithashtu, po
të mbillet pema e gabuar në vendin e gabuar mund të rrisë dhe kostot e energjisë.
Hijëzimi
Pemët e vendosura përreth ndërtesave dhe njësive të kondicionimit mund të ndihmojë në kostot e
freskimit. Pemët reflektojnë dhe përthithin rrezatimin diellor përpara sesa të ngrohë ndërtesën
dhe materialet e shtëpive apo zyrave. Zakonisht, pemët e mbjella në anën perëndimore të
3
ndërtesave reduktojnë kostot e ajrit të kondicionuar duke bllokuar diellin e mbasdites kur ai është
dhe më i fortë në rrezatim. Ka dhe raste kur pemët e mbjella në anën lindore dhe jugore të
ndërtesës sigurojnë përfitim. Në zona me klimë tropikale një pemë përherë e blertë ofron
mbrojtje nga dielli gjatë gjithë vitit. Në zona me klimë të ftohtë, pemët e vendosura në anën
jugore të ndërtesave duhen të shmangen pasi hijëzimi gjatë periudhës dimërore rrit më tepër
koston e ngrohjes më shumë sesa freskimi që bëjnë pemët gjatë periudhës së verës. Hijëzimi i
pemëve gjithashtu ul dhe ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet të cilat rrisin nivelin e
rrezikshmërisë për disa lloje kanceri lëkure.
Frenimi i erës
Pemët e pozicionuara në mënyrën e duhur mund të reduktojnë kostot e ngrohjes për ndërtesat
duke bllokuar erën. Megjithatë, si halorët dhe fletorët (gjetherënës) ndikojnë në uljen e
shpejtësisë së erave, halorët kanë ndikim më të madh gjatë muajve të dimrit. Densiteti ose
kompaktësia e drurëve gjithashtu dhe pozicionimi i drurëve përcakton sasinë e erës së frenuar.
Në zona klimatike të ftohta dhe me shumë erë, drurët duhen mbjellë në anën perëndimore dhe
veriore të ndërtesave.
Ftohja gjatë avullimit
Zonat urbane faktikisht janë më të nxehta sesa zonat rurale për shkak të efekteve të “ishullit
urban”. Pemët veprojnë si kondicionerë natyral, duke ulur temperaturën e ajrit përreth tyre
përmes çlirimit të avujve të ujit nga gjethet.
Fig. 1 Ishulli urban
Temperaturat gjatë verës në qytet janë më
të larta se në periferi dhe zona rurale dhe
kjo situatë në qytet merr emrin “efektet e
ishullit urban”
Përmirësim në cilësinë e ajrit
Ajri i ndotur nuk është vetëm një rrezik i përhershëm për shëndetin, por gjithashtu ul
shikueshmërinë dhe dëmton vegjetacionin në përgjithësi dhe materialet e bëra nga njeriu. Disa
lloje (specie) pemësh çlirojnë komponentë kimik (emetim biogjenetik) që janë ndotës të ajrit.
Sasia e këtyre kimikateve të prodhuara varet nga lloji dhe përmasat e pemës. Për shkak të
4
temperaturave të larta prodhohet më tepër kimikate nga pemët si efekt i ishullit urban. Drurët
urban, megjithatë, kanë kontribut në ndotjen e qytetit më pak se 10 % të të gjithë totalit që
emetohet në zonat urbane (Nowak 1992) dhe avantazhet që ato sigurojnë në reduktimin e
ndotësve atmosferikë është më i lartë sesa dëmi i shkaktuar (Fig. 2). Drurët dhe vegjetacioni në
përgjithësi e përmirëson cilësinë e ajrit në tre mënyra:
1-Përthithje dhe zvoglim të ndotësve atmosferikë në ajër
Drurët, sidomos ata me gjethe të përmasave të mëdha, përthithin dhe kapin ndotësit që
qarkullojnë në ajër dhe grimca kimike, siç mund të jenë okside të azotit, dioksid sulfuri,
monoksid karboni dhe ozonin. Pemët duke reduktuar shpejtësinë e erës ndihmojnë dhe në
frenimin e grimcave të mëdha të ngrihen në ajër. Komunitetet përfitojnë jo vetëm ajër më të
pastër por dhe reduktojnë kosto që mund të përdoreshin për frenimin e ndotësve të ajrit në
ndërtesat e tyre.
2- Përthithje të karbonit
CO2 që është nënprodukt i djegies së karburantit fosil siç është gazi apo qymyri, është një nga
komponentët kimik që ndikon fuqishëm në ngrohjen globale. Pylli urban i një zone urbane
sekuestron në pemët e tij mijëra ton karbon çdo vit, duke ndihmuar kështu uljen e nivelit të CO2
në atmosferë. Megjithatë, efektet mbi nivelet e CO2 në qytete është nën studim akoma dhe sot.
6CO2+6H2O DRITË C6H12O6+6O2 -9
3- Reduktim të emetimeve të dioksidit të karbonit
Efektet freskuese të drurëve, përfshirë hijëzimin dhe freskimit gjatë avullimit, zvogëlon kërkesën
për konsum elektrik. Kjo çon në zvoglimin e emetimeve të karbonit nga termocentralet që
prodhojnë energji. Pemët pra, japin përfitim të dyfishtë ku jo vetëm sekuestrojnë karbon por
gjithashtu zvoglojnë emetimet e karbonit.
Fig. 2
Pemët ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit duke
përthithur CO2, i cili sekuestrohet gjatë proçesit të
fotosintezës dhe nga hijëzimi i ndërtesave, e cila rezulton
në uljen e sasisë së CO2 të prodhuar nga energjia e
nevojshme.
Përmirësim të cilësisë së ujit
Ujrat e lumenjëve ose të liqeneve brenda dhe afër qëndrave urbane mund të ndoten nga erozioni i
tokës ose vërshimet e mëdha të ujit gjatë reshjeve të dendura të cilat mund të përmbajnë
fertilizues apo dhe pesticide që vijnë nga tokat apo pemët ku kalon ky ujë. Pemët dhe
vegjetacioni mund të ndihmojnë të rregullojnë çështjet që lidhen me pastërtinë e ujit në
5
komunitete duke reduktuar vërshimet e ujit gjatë rrebesheve e stuhive dhe frenimin e erozionit të
tokës. Pemët gjithashtu përthithin disa lloje nutrientësh (ushqyes) nga toka që mund të
largoheshin përfundimisht po të kishim shpërlarje të tokave nga uji. Komunitetet mund të kenë
ujë më të pastër nqs menaxhojnë vegjetacionin natyral, shtojnë numrin e pemëve të mbjella dhe
reduktojnë përdorimin e pesticideve dhe fertilizuesve.
Sasia dhe volumi i vërshimeve të ujit
Në shumë komunitete sasia dhe volumi i ujit që vërshon gjatë shirave të dendur është rritur përtej
kapacitetit mbajtës të sistemeve të kullimit ekzistues. Kjo shkaktohet nga zhvillimi i sipërfaqeve
të ngurta siç janë rrugët, shtëpitë, parkingjet etj që nuk mund të përthithin ujin, duke ndikuar
kështu drejtpërdrejt në sistemet natyrale të kullimit. Këto sipërfaqe të padepërtueshme gjithashtu
reduktojnë apo frenojnë dhe sasinë e ujit që tokës apo pemëve iu nevojitet të përthithin. Shumë
aktivitete mjedisore në zona urbane si: krijimi i hapsirave të gjelbra, ruajtja e pemëve në zona ku
po ndërtohet rishtazi mund të ndihmojnë në zvoglimin e sasisë së ujit që vërshon gjatë shirave të
rrëmbyeshëm drejt kanalizimeve të kullimit të ujrave.
Përhapja e ujrave të zeza
Gjatë reshjeve të dendura ka shumë probleme me përmbytjet dhe bllokimet e sistemeve të
kullimit (drenazhimit). Nqs sistemi i kanalizimeve nuk arrin ta përballojë sasinë e ujit gjatë
reshjeve të dendura, uji i kanaleve të zeza do të dalë jashtë dhe do të bashkohet me ujrat e
bardha. Kjo mund të rrisë nivelin e baktereve në ujë. Prandaj pemët, vegjetacioni dhe ligatinat
(moçalet) mund të ndihmojnë me parandalim të këtyre dëmeve duke ndërprerë dhe përthithur sa
më shumë sasi uji nga ai që bie gjatë rreshjeve të dendura.
Erozioni i tokës
Pemët (drurët) mund të frenojnë erozionin e tokës duke ndihmuar në kontrollimin e lëvizjes
(rrjedhjes) së ujrave të rreshjeve. Sistemi rrënjor mban dheun të fiksuar në vende ku nuk është
shpërlarë akoma nga uji i shirave. Shkalla erozive e tokës mund të jetë e rëndë sidomos pranë
vendeve ku ndërtojmë, në qendrat urbane. Kërkimet kanë treguar se ndërkohë që tokat me pyje
mund të humbin rreth 50 ton dhe në 1.5 km2 në vit, zonat e zhvilluara mund të humbin 25.000 –
50.000 ton dhe në po të njëjtën sipërfaqe (Lull and Sopper 1969).
Krijimi i habitateve të jetës së egër
Pyjet urban shërbejnë si habitate (vendbanime) të jetës së egër, vend ku ushqehen, furnizohen me
ujë dhe mbulesë për një shumëllojshmëri kafshësh si: zogj, zvarranikë, lepuj apo ketra dhe drerë.
Këto kafshë zgjerojnë mundësinë për edukim dhe rekreacion të komunitetit. Habitatet e egra
6
shtrihen që nga rrjedhat e lumenjve, pellgjet ujëmbledhës deri tek kopshtet e shtëpive apo
parkingjet. Korridoret e pemëve dhe vegjetacioneve të tjera që lidhin zona natyrale në mjedisin
urban ndihmojnë habitatet e jetës së egër dhe shtojnë shumëllojshmërinë (diversitetin) e
gjallesave të egra.
Rritje të kënaqësisë (krenarisë) së komunitetit
Pemët janë pjesë e rëndësishme e komunitetit, duke ofruar përfitime të rëndësishme që nuk janë
të matshëm dhe aq lehtë.
Imazhi i komunitetit
Imagjino diferencën midis një zone me drurë, shkurre dhe vegjetacion dhe një zone tjetër pa
gjelbërim. Pemët dhe elementët e tjerë natyrorë i shtojnë bukuri një zone urbane. Shitësit e
shtëpive shpesh e përmirësojnë mjedisin jashtë për të tërhequr sa më shumë blerës. Përshtypjet e
para të një vizitori janë jashtëzakonisht të ndikuara nga pemët dhe elementët e tjerë të peizazhit.
Ndjesia e përkatësisë
Lagje me peizazh tërheqës ushqejnë një ndjenjë përkatësie dhe komuniteti. Njerëzit shpesh
identifikohen me pemët e rrugës së tyre. Pemët gjithashtu mund të lidhen dhe me vende specifike
si: rruga me mimoza ose me rrepër të mëdhenj etj.
Përfshirje në komunitet
Krenaria e komunitetit rritet kur banorët përfshihen në mbjellje dhe përkujdesje të drurëve. Kjo
pjesmarrje rrit mundësinë e suksesit të proçesit të mbjelljeve. Megjithatë, pa iniciativa të
pushtetit vendor këto nisma komunitare nuk shihen pozitivisht.
Pemë historike
Shumë komunitete kanë pemë historike që kthehen në pika orientimi. Ato janë në fokus si pika
identifikimi të zonës. Kërkues si Sullivan and Kuo (1996), sugjerojnë se pemët janë në gjendje të
shërbejnë si vende takimi ku njerëzit mblidhen, takohen dhe njihen.
Ulje të kriminalitetit
Më pak dhunë ndodh në lagjet ku ka gjelbërim (pemë). Kërkuesit Sullivan and Kuo (1996),
sugjeruan se pemët ofrojnë një vend për banorët ku të takohen, njihen me njëri tjetrin. Kërkimi i
tyre tregoi se miqësitë zhvillohen më tepër me mbështetjen dhe të gjelbërimit.
Ndikim pozitiv në sjelljen e konsumatorëve
Kërkues nga Universiteti i Uashingtonit tregojnë se në zonat e biznesit “pemët e mirëmbajtura
tejçojnë mesazhe positive për sa i përket zonës, mbi cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që
ofrohen dhe që klientët presin” (Wolfe 1998).
7
Rritje të mundësive për argëtim
Shumë banorë të qyteteve vlerësojnë përfitimet argëtuese që pylli urban ofron. Me rritjen e
theksimit të nevojës për kujdes të shëndetit trupor, pyjet urbanë dhe hapsirat e lira (të gjelbra)
janë kthyer në shumë popullore si vende ku mund të ecësh, vraposh, xhiro me biçikletë, ngjitje
etj. Parqet urbane janë shpesh vende ku organizohen ngjarje si festivale muzike apo arti.
Përmirësim të shëndetit dhe mirëqënies
Jeta në qendrat e banuara urbane mund të jetë shpesh stresuese si fizikisht ashtu dhe mendërisht
por ka të dhëna se pemët dhe vegjetacioni në përgjithësi ndikon në përmirësimin e shëndetit të
njeriut.
Shëndet fizik dhe mendor
Efekti qetësues i pemëve mund të ndikojë në uljen e nivelit të stresit dhe të rrisë kënaqësinë e
përfituar nga aktivitetet e përditëshme. Pemët gjithashtu kontribuojnë që të kemi ajër dhe ujë më
të pastër.
Nivel rikuperimi dhe terapi
Një studim i aftësive rikuperuese pas ndërhyrjeve kirurgjikale tregoi se pacientët të cilët kishin
dhomën me një pamje peizazhi te gjelbëruar me pemë, rikuperoheshin më shpejt dhe me më pak
ilaçe sesa pacientët që nuk e kishin këtë pamje. Terapistët tani po përdorin pemët dhe bimë të
tjera në ndihmë të njerëzve me problem fizike dhe mendore.
Pjesë e natyrës
Pemët i sjellin banorët e qyteteve më afër me natyrën. Një pyll urban i shëndetshëm është
mënyra më e mirë për të rivendosur këtë ndjesi si pjesë e një mjedisi natyral më të gjërë. Disa
njerëz kanë lidhje të fortë emocionale me pemët.
Reduktim të niveleve të zhurmës
Pemët dhe vegjetacioni mund të formojnë një barrier që pjesërisht mbyt zhurmat e trafikut apo
dhe zhurma të tjera. Për të qënë efektive, peizazhi (zona) ku duhet ndërtuar kjo barrier duhet të
jetë e dendur, e lartë, e gjërë dhe të mbjellura afër burimit të zhurmave. Pemët gjithashtu krijojnë
dhe zhurma të lehta nga lëvizja e gjetheve nga era që ndikojnë në maskimin e zhurmave të tjera
të bezdisshme.
Krijimi i zonave buferike
Pemët shërbejnë si ekrane (maskime) të zonave jo shumë tërheqëse siç janë: vendet e
grumbullimit të mbetjeve, varrëza makinash etj. Me dizenjimin e saktë në mbjellje, pemët mund
8
ridrejtojnë vëmendjen larg vendeve me pamje jo të pëlqyeshme. Mbjelljet e menduara mirë
mund orientojnë si automjetet apo dhe kalimtarët.
1.2 Kostot e pyllit urban
Një pyll urban i shëndetshëm kërkon investime në para. Kostoja e drurëve urban varjon
gjerësisht dhe varet nga faktorë të zonës, species dhe kërkesave për mirëmbajtje. Secili nga këta
faktorë kërkon të merren në konsideratë kur vendosim të mbjellim, mirëmbajmë ose të heqim
nga një zonë urbane, pavarësisht se është pemë individuale ose mbjellje në shkallë të lartë. Me
mbjellje të kujdesshme dhe koordinim, këto shpenzime mund të minimizohet. Disa nga kostot që
ka pylli urban janë:
Mbjellje
Mirëmbajtje dhe heqie
Riparime të infrastrukturës
Detyrimet dhe cështjet gjygjësore (paditjet)
Stuhi
Programe administrimi
Alergji
Mbjellje
Kostoja e mbjelljeve varet nga specia, përmasat, vendi i mbjelljes, përgatitje të vendit dhe
punime të ndryshme. Kostot e mbjelljes përfshijnë dhe blerjen e pemës në vetvete dhe pagesat që
bëhen për përgatitje, instalim dhe mirëmbajtje fillestare. McPherson (1994a) doli në përfundim
se mbjellja dhe instalimi i një peme shpesh përfaqëson një përqindje të lartë të kostos totale.
Zakonisht, sa më e madhe pema, aq më e lartë është dhe kostoja e mbjelljes. Disa probleme dhe
kosto të mëvonshme mund të shmangen duke përzgjedhur pemët, vendin e mbjelljes dhe teknikat
e mbjelljes.
Mirëmbajtja dhe heqja
Kostoja e mirëmbajtjes është shumë e ndryshme dhe varet direkt nga lloji i species dhe vendi i
mbjelljes. Është me rëndësi të njihet buxheti i ofruar dhe personat e gatshëm për të punuar. Duke
siguruar mirëmbajtje të vazhdueshme, kostot e ardhëshme mund të parandalohen duke i rritur
vlerën e pemës. Disa nga kostot më të mëdha të mirëmbajtjes janë:
Krasitja
Të gjitha pemët kanë nevojë për krasitje periodike por frekuenca ndryshon nga specia në specie,
mosha e pemës dhe vendi. Pemët e reja kanë nevojë për krasitje më të shpeshta për të zhvilluar
9
një strukturë të fuqishme të degëve. Sasia e krasitjes e nevojshme varet dhe nga vendi ku
ndodhet pema. Pemët e vendosura poshtë linjave elektrike ose trotuareve kanë nevojë për
përkujdesje më të madhe dhe të shpeshtë. Të zgjedhësh një specie që është e përshtatshme me
vendndodhjen do të ndihmojë në reduktimin e kostove të krasitjeve.
Ujitje
Në disa vende nevojiten dhe sisteme ujitje si mbështetje në ditët pa reshje. Kostot e ngritjes së
sistemit të ujitjes dhe furnizimit me ujë janë pjesë e kostove të mirëmbajtjes. Ujitja ndihmon
pemët gjatë thatësirës duke i mbajtur larg stresit (mos funksionimi normal i zhvillimit të bimës).
Gjithsesi, toka duhet mbajtur nën kujdes për të parandaluar mbingopjen me ujë, e cila gjithashtu
mund të shkaktojë stres. Përgjithësisht, bimët vendase nuk kanë nevojë për ujitje mbasi ato janë
instaluar. Përzgjedhja e bimëve me tolerancë ndaj mungesës së ujit mund të ndihmojë në uljen e
kostove të sistemeve të ujitjeve.
Kontrolli ndaj sëmundjeve dhe insekteve
Ka dhe periudha kur pemët kanë nevojë të trajtohen me kujdes ndaj sëmundjeve dhe insekteve.
Kostot e kontrollit ndaj sëmundjeve dhe insekteve mund të reduktohen duke përzgjedhur specie
që janë rezistente ndaj sëmundjeve dhe insekteve, mbjellja e specieve të ndryshme, të
përzgjidhen speciet e përshtatshme sipas vendit ku do mbillen dhe gjithashtu përdorimi i
teknikave të duhura për mbjellje duhet mbajtur parasysh.
Heqja e pemëve
Pemët kanë nevojë të hiqen në zonat urbane për arsye të ndryshme. Pemët që përbëjnë rrezik, të
cilat janë pemë që mund të rrëzohen dhe të dëmtojnë mjedisin urban dhe njeriun gjithashtu. Një
pemë mund të nevojitet të hiqet dhe si rezultat i konfliktit që mund të krijojë me infrastrukturën
si nëntoksore apo dhe atë mbi tokë. Shumë pemë nevojiten të hiqen mbas dëmeve të stuhive.
Zakonisht, sa më e madhe pema aq më të larta janë dhe kostot e heqjes apo zhvendosjes. Prandaj,
përshtatja e vendit të mbjelljes me madhësinë e rritjes që ka çdo lloj peme, do të sjellë vitalitet të
drurëve dhe do të shmangë heqje të panevojshme apo dhe dëme që mund të shmangen gjatë jetës
së pemëve.
Mbetjet e pemëve nga krasitja dhe heqja e tyre
Kur pemët krasiten apo hiqen, mbetjet duhen ricikluar ose të shkatërrohen. Dërgimi i mbetjeve
në landfille është një mundësi për disa komunitete. Ndërsa disa të tjerë si: pronarë shtëpish,
kompani shërbimesh tani i riciklojnë në pleh, dru zjarri, kompostim etj në vend që ti dërgojnë ato
në landfille. Këto alternativa zgjedhje mund të reduktojnë kosto apo dhe duke prodhuar të
ardhura.
Mbrojtja nga zjarri
10
Ndërsa qytet dhe komunitetet vazhdojnë të rriten, shtëpitë shpesh ndërtohen në zona me pyje afër
qendrave urbane. Këto zona urbane/rurale krijojnë mundësinë për zjarre me rrezik humbje jetësh
dhe pronash. Menaxhimi i zjarreve përfshin parandalimin, shuarjen dhe rehabilitimin dhe të
gjitha këto janë kosto.
Riparimet e infrastrukturës
Rritja e pemëve mund të dëmtojë infrastrukturën si: trotuaret, linjat nëntoksore, kanale,
tubacione uji etj. Nganjëherë kostot e riparimeve mund të jenë më të pakta sesa heqja apo
zhvendosja e pemëve. Përzgjedhja e pemës për vendin e duhur është gjithmonë e nevojshme të
mendohet mirë përpara instalimit duke mbajtur parasysh rritjen e pemës pra zhvillimin që do të
marrë gjatë gjithë jetës. Kjo sjell dhe reduktimin e kostove pastaj.
Detyrimet dhe çështjet gjygjsore (paditjet)
Mund të kemi detyrime në kosto kur pemët dëmtohen ose dhe kur ato sjellin dëme. Pronarët
mund të padisin kur pemët e tyre dëmtohen nga ndërtimet që prekin pronën ose kur pemët vdesin
(thahen) për shkak të infrastrukturës nëntoksore në afërsi të tyre ose mbi tokësore. Ka dhe raste
kur pemët vishen, kjo ndodh kur ato janë specie të rralla ose me shumë vlerë psh pema e ullirit
etj. Dëmet e shkaktuara nga rënia e pemëve gjatë stuhive apo në raste të ngjashme, mund të
rezultojnë në masa ligjore. Trotuaret e dëmtuara nga rrënjët e pemëve mund të shkaktojnë
pengesa dhe aksidente të ndryshme dhe ky është një rast ligjor ankimimi. Një planifikim i
kujdesshëm, parandalon shumë kosto që lidhen me dëmet ndaj pemëve gjatë ndërtimeve.
Përzgjedhja e një specie të përshtatshme për vendin ku do mbillet dhe shërbimi i mirëmbajtjes sa
më i mirë mund të ulë dëmet në njerëz apo dhe dëme në prona.
Stuhitë
Stuhitë e ndryshme mund të shkaktojnë dëme në pemë dhe në pronat e komunitetit. Kostot për
pastrim, riparim të dëmeve pas tyre dhe mbjelljen e pemëve të reja mund të minimizohet duke
treguar më tepër kujdes në mirëmbajtje.
Programe administrimi
Menaxhimi i pyllit urban kërkon planifikim dhe forcë puntore të trajnuar që të sigurohemi se ato
plane zhvillohen. Komunitetet duhet të paguajnë kostot e njerëzve dhe materialeve të përdorura
për mirëmbajtje.
Alergjitë
Pemët prodhojnë polen të cilat shkaktojnë alergji tek disa njerëz. Këta individë kanë shpenzime
tek doktorët dhe për ilaçe gjithashtu. Qytetet, që të ulin numrin e problemeve duhet të
11
kontrollojnë ose rregullojnë mënyrën e përzgjedhjes së pemëve të mbjellura, që të ketë sa më pak
shpenzime nga komuniteti.
1.3 Maksimizim i Përfitimeve dhe Minimizimi i Kostove
Një komunitet merr shumë përfitime nga pylli urban, megjithatë ka dhe kosto të bashkangjitura
për një pyll urban sa më të shëndetshëm. Duke punuar drejt një qëllimi të përbashkët për
menaxhimin e pyllit urban drejt maksimizimit të përfitimit dhe minimizimit të kostove, ndihmon
komunitetet të rriten dhe të zhvillohen ndërkohë që përpiqemi të mbajmë një mjedis të pastër për
ne dhe për brezat e ardhshëm. McPherson në 1994 tha që një peme i nevojiten 9-18 vjet përpara
sesa përfitimet e marra të tejkalojnë kostot. Kjo shërben si nxitje që të përdoren teknika që ta
rrisim jetëgjatësinë e pemëve. Ka disa gjëra që mund të bëhen për të rritur përfitimet dhe
minimizimin e kostove të pyllit urban, megjithatë këto janë ato më të rëndësishme:
Përzgjedhje e vendit dhe pemës
Përdorim i teknikave të duhura të mbjelljes
Sigurim të mirëmbajtjes në kohë të gjatë
Monitorim dhe mbrojtje të shëndetit të pemës
Disa pyetje kryesore si përmbledhje:
1. Cilat janë katër përfitimet ekonomike të pyllit urban?
2. Si mund të përmirësojnë pemët urbane cilësinë e ajrit?
3. A ka pylli urban efekt të drejtpërdrejtë mbi mirëqënien e njerëzve në qytet? Dhe si?
4. Kostot e mirëmbajtjes mund të jenë një faktor në mirëmbajtjen e pyllit urban. Cilat janë
disa nga kostot kryesore të përfshira? Cilat janë pesë gjërat që mund të reduktojnë këto
kosto?
Përgjigjiet e pyetjeve më lart
Pemët urbane sigurojnë këto përfitime ekonomike:
Rritje të vlerës së pronës si rezidenciale po ashtu dhe të bizneseve.
Reduktim të kostove të ngrohjes dhe ftohjes për shtëpitë dhe bizneset duke
siguruar hijëzim, barriera ere dhe efekte freskimi për shkak të
evapotranspiracionit.
Reduktim të kostove për të përmirësuar cilësinë e ajrit në qytete, biznese dhe
individë duke reduktuar grimcat e pluhurit në atmosferë, duke thithur CO2 nga
atmosfera dhe reduktimin e sasisë së karburanteve për ngrohje dhe ftohje.
Reduktim të kostove të mirëmbajtjes së cilësisë së ujrave duke ulur nivelin e
erozionit dhe reduktuar lëvizjet e mëdha të ujit që mund të ndikojnë në sistemet e
kanalizimeve.
Pemët mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit në tre mënyra:
12
Gjethet në pemë mund të mbajnë dhe sekuestrojnë grimca ndotësish në ajër siç
janë dioksid sulfuri SO2 gjithashtu dhe sekuestrojnë karbon që vjen nga CO2 në
atmosferë.
Prezenca fizike e pemëve mund të reduktojë shpejtësinë e erërave, e cila i
mundëson grimcave të rënda në ajër të transportohen nga një vënd në tjetrin.
Djegia e karburanteve fosile për prodhim elektriciteti është një burim i madh i
CO2 në ajër. Pemët e pozicionuara saktë ndikojnë në reduktimin e nevojës për
ngrohje apo ftohje, duke reduktuar kështu nevojën për energji elektrike të
konsumuar.
Pylli urban ndikon në mirëqënien e njerëzve në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo. Disa
përfitime të drejtpërdrejta janë:
Reduktim të stresit duke pasur mundësinë të kontaktit me natyrën.
Mundësi rekreacioni në parqet urbane dhe hapsirat e gjelbërta.
Pastrim ajri dhe uji.
Reduktim të zhurmave
Rikuperim më të shpejtë kur jemi sëmurë.
Disa përfitime më pak të dukshme:
Sens të identitetit të komunitetit dhe vendeve të tjera të preferuara.
Përmirësim të kontaktit të antarëve të komunitetit.
Kostot kryesore të mirëmbajtjes të drurëve urbanë janë:
Krasitja në varësi të species dhe vendit. Pemët e mbjellura në hapsira publike kanë
nevojë për përkujdesje më të madhe sepse janë në kontakt dhe me infrastrukturën
tjetër.
Ujitje, kur nevojitet.
Kontrolli mbi sëmundje dhe insekte për një shëndet të mirë të drurëve dhe siguri
publike.
Heqje të pemëve për parandalim të dëmtimeve në njerëz dhe prona.
Riciklim të mbetjeve nga krasitja dhe heqja.
Ka shumë gjëra që mund të bëhen për minimizim kostosh si:
Zgjedhje të pemës dhe vendit të duhur.
Mbjellje të saktë.
Sigurim të mirëmbajtjes për një kohë sa më të gjatë.
Monitorim të pemëve rregullisht.
13
KREU II: BIOLOGJIA E DRURËVE. IDENTIFIKIMI I DRURËVE
Hyrje
Shumë aspekte te ndryshme të pylltarisë urbane varen nga njohuritë mbi dendrologjinë. Disa
shembuj përfshijnë problemet me shëndetin e pemëve, përzgjedhjen e specieve, rreziqet e
pemëve që duhen identifikuar, inventarizim të pemëve dhe habitatet e gjallesave për identifikim.
Njohuritë tona mbi dendrologjinë dhe aftësitë për të identifikuar pemët mund të na ndihmojnë ne
për ta përçuar këtë informacion dhe për të dhënë rekomandimet e duhura komunitetit. Ky
kapitull hedh një vështrim mbi pjesë specifike të pemëve siç janë trungu, gjethet, sythat, lulet apo
frutat që i japin pemës identitetin e tyre të veçantë. Disa pyetje të bëra na ndihmojnë të
mendojmë sesi të zbulojmë llojet e kërkuara për identifikim gjatë punës tonë.
Cilat janë disa nga karakteristikat kryesore që duhen njohur për të bërë të
mundur identifikimin e specieve?
Si i identifikoni speciet që nuk jeni familjar me to?
Si na ndihmon aftësia për të identifikuar llojet në punën tonë, veçanërisht kur
punojmë konkretisht me një grup lokal?
Cfarë është dendrologjia
Dendrologji do të thotë “studimi i pemëve” apo shkenca që studion drurët. Në përdorimin e
përditshëm mund të themi ndryshe si mënyra për të klasifikuar speciet drusore (taksonomi), që
nuk është gjë tjetër veçse klasifikimi, emërtimi dhe identifikimi i pemëve në bazë të kërkesave
dhe mardhënieve natyrale si dhe shtrirjen gjeografike të specieve (areali).
Dendrologjia në pylltarinë urbane
Të mësosh sesi të identifikosh pemët kërkon kohë dhe eksperiencë por kur mëson sesi ta bësh
këtë, është një aftësi më rëndësi shumë të madhe.
Cfarë është një pemë?
Një pemë është një bimë drusore me disa karakteristika dalluese si:
Arrin lartësinë në maturi të paktën mbi 4- 6 m.
Ka një trung ose disa trungje dominant në të njëjtën kohë.
Normalisht nuk ka degë në pjesën e poshtme të trungut.
Ka kurorë të dallueshme sikur dhe të pjesëshme.
Zakonisht është më e madhe se bimët e tjera dhe jeton më gjatë.
Mënyra e rritjes ose forma është karakteristika dalluese e një peme nga bimët e tjera siç janë
shkurret. Një shkurre është një bimë drusore me disa kërcej që arrin lartësinë deri në 6 m.
14
Ndarja e pemëve
Ka dy klasifikime kryesore të pemëve, gjimnosperme dhe angjiosperme. Gjimnospermet shpesh
thirren dhe si përherëblerta (halorët) ose drurët e butë. Angjiospermet përfshijnë pemët
gjetherënëse (fletorët) palmat dhe jukat.
Përherëblertët
I përkasin një grupi që njihen si pemë halore. Këto pemë kanë hala si gjethe dhe boçet për
riprodhim. Kjo është ajo çka i ndan ato nga pemët gjetherënëse dhe palmat. Shumica e halorëve i
mbajnë halat e tyre për dy ose më shumë vjet. Disa shembuj janë: pishat, cedrat, selvitë etj
Gjetherënësit
Zakonisht këta drurë e humbin gjethëzimin e tyre në vjeshtë dhe zhvillojnë të reja në pranverë.
Ndryshe njihen dhe si drurë fletorë. Ka dhe përjashtime me disa lloje që klasifikohen si
përherëblertë, që janë zakonisht në zona tropikale.
Palmat dhe jukat
Kanë më pak specie sesa halorët dhe fletorët.
Taksonomia e pemëve
Taksonomia është kategorizimi ose klasifikimi i pemëve. Kemi tre komponentë taksonomik të
pemëve:
Klasifikimi, që është baza për dy komponentët e tjerë.
Emërtimi i pemëve.
Identifikimi i pemëve.
Klasifikimi i pemëve
Që në kohët e lashta, njerëzit janë munduar të klasifikojnë bimët. Sot, nuk ka vetëm një metodë
klasifikimi të bimëve për shkak të kompleksitetit në mardhënjeve mes bimëve. Organet
riprodhuese (lulet dhe frutat) janë pjesë bazike e sistemit të klasifikimit të bimëve. Tjetër
karakterisitika të rëndësishme janë gjethet dhe anatomia e drurit. Që të përdoret sistemi i
klasifikimit kërkon njohje të terminologjisë dhe përcaktimeve të përdorura në dendrologji. Emrat
shkencorë të bimëve përbëhen nga dy emra si psh magnolia grandiflora.
15
Klasifikimi Përcaktimi
Mbretëri Gjithë gjallesat janë të klasifikuara nën mbretëri (bimë dhe kafshë)
Pemët janë nën mbretërinë e bimëve
Divizioni Kjo është kategoria e parë e mbretërisë së bimëve dhe është e bazuar në
pjesët e bimëve për riprodhim (means of reproduction). Pemët Spermatofite
janë ato bimë që riprodhohen me farë.
Klasa Më pas pemët ndahen në dy klasa, Gjimnospermët dhe Angiospermët, kjo
sipas metodës sesi zhvillohen farat që përdoren për riprodhim.
Gjimnospermët siç janë halorët, prodhojnë fara të hapura në një strukturë që
është boçja. Angiospermët janë pemë që lulëzojnë dhe farat i kanë të
mbyllura në vezore.
Rendi Pemët më tej janë të klasifikuara në rende sipas disa karakteristika të tjera
të riprodhimit me fara. Angiospermët janë të ndara në dy grupe kryesore:
monokotilodonet dhe dikotilodonet, bazuar pjesërisht në nr. e gjetheve
embrionale (një ose dy) në farat e bimëve. Shumica e pemëve janë
dikotilodone.
Familja Janë një grup pemësh me lidhje të përbashkëta. Familja e trëndafilave
(Rosaceae) është një familje në grupin dikotilodon dhe përfshin qershinë,
mollën, kumbullën dhe pemën e pjeshkës.
Gjinia Një përmbledhje e specieve me lidhje të përbashkëta përbëjnë gjininë.
Speciet janë strukturalisht të ngjashme ose kanë paraardhës të përbashkët.
Shembull është qershia dhe kumbulla, (gjinia prunus) që janë pjesë të
familjes së trëndafilave.
Specie
Bashkim individësh me karakteristika të ngjashme që tregojnë se kanë
paraardhës të përbashkët, një specie është një pemë e dallueshme dhe e
pangjashme me të tjerët.
Tab. 1 klasifikimi i pemëve
Një monotip ekziston kur kemi vetëm një lloj peme në rend, familje ose gjini. Psh Gingko biloba
është montip sepse ka vetëm një familje dhe familja ka vetëm një gjini dhe gjinia ka vetëm një
specie.
Nën ndarje speciesh
Termi Përcaktimi
Hibrid Nga kryqëzimi i dy specieve te ndryshme
Varietet Specie që ka karakteristika te pakta të ndryshme
Kultivar Pemë që është kultivuar për prodhim specifik
Klon Popullatë pemësh që zhvillohet aseksualisht nga një pemë e vetme
Vendase Pemët vendase të një rajoni të caktuar
Ekzotike Pemë që nuk janë vendase. Kur këto pemë rriten dhe riprodhohen në një rajon të ri
quhen specie të natyralizuara.
16
Emërtimi i pemëve
Emërtimi me emra latin është komponenti i dytë i taksonomisë së pemëve. Secila specie ka një
emër latin që përdoret universalisht. Megjithatë, secila pemë ka dhe emërtime me emra të
zakonshëm që mund të njihet në rajone të ndryshme.
Emri shkencor
Një sistem i standartizuar latin i emërtimeve të bimëve është zhvilluar që prej shek. 18 dhe
përdoret në të gjithë botën si një sistem i unifikuar për emërtimin e pemëve. Emërtimi i plotë për
një specie konsiston në tre pjesë:
Gjinia, për pishën e zezë është Pinus
Specia, për pishën e zezë është Pinus nigra
Emri i plotë Pinus nigra L (që është iniciali i botanistit suedez Linnaeus i shek. 18).
Emrat e zakonshëm
Emrat e zakonshëm të pemëve shpesh përfaqësojnë karakteristikat e tyre kryesore, siç janë psh.
dëllinja e kuqe. Emërtimi gjithashtu mund të lind dhe prej burimeve të tjera siç janë vendi ku
rritet natyrisht pema psh Ajdesi i alpeve (Laburnum alpinum) ose:
Habitati
Tipar dallues
Rajoni
Përdorimi
Përkujtimore
Përshtatje nga gjuhë të tjera
Identifikimi i pemëve
Identifikimi i pemëve është aspekti i tretë i taksonomisë ose i klasifikimit. Pemët janë të
klasifikuar në grupe kryesisht prej frutave dhe luleve por gjethet dhe bisqet janë më të dukshme
për tu identifikuar. Identifikimi i pemëve në zona urbane ka nevojë për njohje të shumë llojeve
sepse shpesh ka dhe specie ekzotike që janë futur në vend. Tiparet dalluese për identifikim të
pemëve janë:
Gjethet
Bisqe dhe sytha
Lëvorja
Lulet
Frutat dhe farat
Boçet
17
Pemët identifikohen me metoda të ndryshme. Një mënyrë e mirë është të përdoret “çelësi” i
dizenjuar specifikisht për të identifikuar pemët.
Çelsat
Çelësat janë sisteme orientimi që identifikojnë pemët në bazë të tipareve. Çelësi shpesh
fokusohet tek frutat ose lulet meqë këto janë kërkesat kryesore për klasifikimin e pemëve.
Megjithatë çelsat janë zhvilluar dhe për tipare dhe veçanti të tjera të pemëve si: gjethet, trungu,
sythe dhe lëvore. Përdorimi i çelësit përfshin zgjedhje në çdo hap. Fillon me më të përgjithshmet,
pra ato që identifikohen kollaj me sy të lirë dhe vazhdon deri në detajet më të vogla. Për ta bërë
këtë seleksionim me anë të çelsave kërkon praktikë, eksperiencë, durim dhe familjarizim me
terminologjinë shkencore të përdorur. Çelsi ka si qëllim identifikimin e species dhe nuk është i
vetmi mjet që përdoret për identifikim.
Gjethet
Një rrugë për të identifikuar pemët janë dhe gjethet. Gjethet mund të kenë karakterisitka të
dallueshme dhe këto karakteristika mund të përdoren për identifikim. Secila nga këto tipare
dalluese do të ilustrohen në këtë kapitull psh:
Pjesët e gjethes
Lloji
Tipi
Forma
Vendosja në kërcell
Buzët
Sipërfaqja
Pjesët e gjethes
Të njohësh pjesët e gjethes ndihmon shumë në identifikimin e pemëve.
18
Fig. 3
Gjethja përbëhet nga dy sipërfaqe simetrike, e sipërmja dhe e poshtmja. Tek drurët pyjorë
takohen gjethe me një llapë ose gjethe të thjeshta dhe raste kur llapa ndahet në shumë fletëza të
quajtura gjethe të përbëra.
Tipet e gjetheve
Përcaktimi i llojit të gjetheve mund të jetë hapi i parë në identifikimin e pemëve. Kemi dy lloje
gjethesh, fletore dhe halore. Gjethja fletore është ose e thjeshtë ose e përbërë. Një gjethe e
thjeshtë ka vetëm një gjethe (fletë). Gjethet e përbëra kanë dy ose më shumë fletë (gjethe) që
quhen gjethëza. Ka disa lloje gjethesh të përbëra që do të përshkruhen më poshtë.
Tek pendore e përbërë Çift pendore e përbërë
19
Halorët, kanë tre lloje gjethesh: bizë, luspore, halë.
Gjethet si bizë janë të zgjatura, konike deri në një farë pike dhe
zakonisht janë të mprehta kur i prek. Psh dëllinjat i kanë gjethet si
bizë.
Fig. 6 luspa
Këto lloje gjethesh të japin ndjesinë se janë të buta kur preken, psh
tuja.
Fig. 5 bizë
Fig. 4
Gjethe të përbëra
Dyfish pendore e përbërë Pëllëmbore e përbërë
20
Fig. 7, hala
Këto lloj gjethesh përfaqësojnë më së miri familjen e pishave. Nr. i
halave ose gjatësia mund të jenë element të rëndësishëm në identifikim.
Format e gjetheve
Format e gjetheve janë shumë të dobishme në identifikimin e specieve. Format e tyra janë
paraqitur më poshtë.
Vezake Heshtake Si zemër Spatul Eliptike Vezake Oblanceolate
e përmbysët
Si zemër e përmbysët Zgjatur Veshkore Lineare Rombike Rrumbullakët Heshtake
Fig. 8 Format e gjetheve
21
Vendosja e gjetheve
Duke parë sesi janë të vendosura gjethet në kërcell mund të dallojmë përsëri një specie nga një
tjetër. Ka tre lloje vendosje të gjetheve: të kundërta, rrethuese dhe të alternuara.
Fig 9 të kundërta
Gjethet e vendosura në mënyrë të kundërt i referohet dhe atyre
gjetheve që megjithëse janë të vendosura në një kërcell janë të
kundërta me njëra tjetrën si pozicion.
Fig. 10 të përkundrejta (rrethuese)
Tre ose më shumë gjethe të vendosura në një nyje, quhen gjethe rrethuese
(të përkundrejta).
Fig. 11 të alternuara
Mënyra e vendosjes së alternuar të gjetheve është kur një gjethe është e
vendosur tek secila nyje, që formojnë një spirale në gjatësinë e kërcellit.
22
Nervaturat e gjethes
Nervaturat gjithashtu ndihmojnë në identifikim lloji. Katër janë vendosjet kryesore të
nervaturave: pendore, pëllëmbore, paralele dhe dikotomike (dyzuara).
Fig. 12
Nervatura pendore kanë një nervaturë qëndrore të zgjatet nga baza. Duket
si kurriz peshku.
Fig. 13
Nervaturat pëllëmbore quhen kur tre ose më shumë nervatura zgjaten që
nga baza e gjethes.
Fig. 14
Nervaturat vazhdojnë parallel me njëra tjetrën përgjatë gjithë gjatësisë së
gjethes.
Fig. 15
Nervaturat dikotomike zgjaten dhe formojnë një formë “Y”.
23
Majat dhe baza e gjetheve
Ngushtë Majëmprehtë Rrumbullakosur E cungët Majëngënë Me thumb
Rrumbullakosur E ngushtë Formë pyke Jo e drejtë Si zemër
Buzët e gjethes
Cepat e gjetheve quhen maja ose buzë. Disa lloje shfaqen më poshtë.
E plotë Dhëmbë dhëmbë E sharruar Dyfish e sharruar
E shqyer Rripëzura E vrigullt Valë valë
Fig. 17 Majat e gjetheve
Fig. 16 majat dhe bazat e gjetheve
[Type a quote from the document or
the summary of an interesting point.
You can position the text box
anywhere in the document. Use the
Drawing Tools tab to change the
formatting of the pull quote text box.]
24
Bisqet dhe sythat (Twigs and Stem)
Bisqet janë të rëndësishëm në identifikimin e pemëve, sidomos gjatë pranverës kur sythat çelin.
Bisk është ajo pjesë e kërcellit ose e degës që formohet gjatë pranverës e që mban mbi vete
gjethe dhe sytha. Bisqet mund të jenë një, dy dhe tre vjecare. Në përgjithësi bisqet janë dy lloje
kryesore: bisqe të gjatë ose makroblaste dhe bisqe të shkurtër apo mikroblaste me rritje të pakët.
Brakiblastet janë degë të shkurtëra që formohen nga grumbullimi i rritjeve vjetore të
mikroblasteve që zakonisht mbajnë lulet dhe përfundojnë me një syth ose gjemb. Sythat i kemi
dy llojesh: të gjethes dhe sytha të lules. Nga të parat formohen bisqe me gjethe dhe ndajgjethe,
ndërsa nga të dytët lindin lulet. Sythat lulorë dallohen më lehtë sepse janë më rruzullorë dhe me
dimensione më të madhe sesa sythat gjethorë. Sythat e gjetheve kanë gjithashtu dhe më shumë
mëlluga por tek disa lloje si: dushqet, pishat, gështenja e kalit etj, dalin sytha të përzier që në
zhvillim e sipër japin edhe lule edhe gjethe.
Lëvorja
Lëvorja është një nga veçoritë që ndihmon jashtëzakonisht në identifikimin e pemëve, sdomos
gjatë periudhës kur pemës i bien gjethet. Lëvorja tek ekzemplarët e rinj ndryshon nga ajo e një të
rrituri. Rëndësi ka forma, tekstura, trashësia apo dhe ngjyra.
E lëmuar I rrudhur Me luspa Me gunga (warty) Ashpër
Fig. 18 Lëvorja e trungjeve
25
Thekët
Pistili
Kurora e lules
Lulet
Lulet janë tipari më dallues për identifikimin e pemëve por janë vetëm për një periudhë të
caktuar çdo vit. Sipas mënyrës së shpërndarjes së luleve në dru dallohen: dru monoikë, kur tek
një ekzemplar dalin të veçuara lulet mashkullore
dhe femërore, dru dioikë kur lulet njëseksore
mashkullore dhe femërore ndodhen në ekzemplarë
të ndryshëm dhe drurë poligamë kur tek i njëjti
ekzemplar takohen lulet hemafrodite po ashtu dhe
njëseksore. Lulet janë të vendosura te vetme ose
më shumë, në formë lulese. Shumica e halorëve
janë bimë monoike, organet mashkullore janë në
formë boçesh me luspa të shumta kurse organet
femërore janë të formuara me luspa të shumta në
mënyrë spirale përreth një boshti duke formuar një
gogël apo boçe femërore.
Fig. 19
Një lule e kompletuar duhet të ketë të paktën këta katër komponentë.
Frutat dhe farat
Një tjetër mënyrë identifikimi janë frutat dhe farat. Frutat zhvillohen nga farat. Lulet e vetmuara
kanë një pistil të vetëm dhe prodhon një frut të vetëm. Disa fruta kanë vetëm një farë ndërsa të
tjerë zhvillojnë shumë fara. Në shumicën e specieve polenizimi dhe fertilizimi duhet të ndodhë
që frutat të zhvillohen. Disa shembuj të tipeve të ndryshme frutash janë:
Mollë Hurmë (berry) Qershi Arrë (bërthokël) Akenë
Bishti
26
Dyshojzë kapsulë bishtajë frut i shumëfishtë
Prodhimi i farave varet nga shumë faktorë si ekstremet e temp, kushtet e pemës, prezenca ose
mungesa e konkurrencës. Cilësia e farave ndryshon shumë dhe ndikohet nga shumë faktorë si:
kapaciteti mbajtës për nutrientët, sasisa e ujit e gjindëshme, temp dhe kushtet e motit.
Frutat e thjeshtë
Ato zhvillohen në forma të ndryshme. Ka dy tipe bazike, të thatë dhe mishtorë, ku secila ka nën
variantet e veta.
Dy format e frutave të thatë janë: ata të cilët nuk çahen në maturi (nuk hapen) dhe çahës
në maturi. Joçahësit janë fruta të një fare zakonisht si tek panja apo dushqet. Frutat
çahëse përbëhen nga shumë fara dhe janë të mbyllur në një mbulese derisa çahet në
pjekuri si psh manjola.
Frutat mishtore janë zakonisht me shumë fara dhe farat janë të rrethuara nga tul mishtor
ose perikarpi, që në disa raste është i ngrënshëm. Këtu mund të futen specie si: hurma,
boronica, molla ose dardha etj.
Frutat e përbërë
Frutat që zhvillojnë më shumë se një pistil quhet të pëbëra. Ato ndahen në dy tipe, grumbuj dhe
shumëfishe.
Frutat grumbuj zhvillohen nga një lule e vetme që ka shumë pistil.
Kur disa lule sëbashku kontribuojnë në zhvillimin e një fruit të vetëm, atëherë kjo quhet
frut shumëfishë si tek fiku psh.
Boçet
Farat te halorët gjenden në boçe. Shumica e halorëve janë monoikë, që dmth si lulet mashkullore
dhe femërore dalin të veçuara në të njëjtën pemë. Vetëm disa halorë janë poligamë, kur organet
riprodhuese janë në pemë të ndryshme. Strukturat e riprodhimit femëror dhe mashkullor quhen
boçe.
Fig 20 Frutat
27
Fig. 21
Boçe (farat prodhohen në to)
Forma dhe gjendja e pemëve
Këto janë element me rëndësi në identifikimin e specieve. Ka dy forma pemësh: ato lloje pemësh
që kanë trung dominant dhe degë më pak, kryesisht halorët dhe që i japin pemës një formë
konike. Gjithashtu kemi dhe pemë që e kanë kurorën të zhvilluar me degëzime të mëdha, pra një
formë e rrumbullakët.
Një pemë zhvillohet ndryshëm në varësi të vendit ku mbillet, kështu që dhe paraqitja e saj do të
ndryshojë. Një pemë që rriten e lartë në një areal të vetin, ka shumë mundësi që në ekstremet e
këtij areali të zhvillohet si një shkurre.
Si ndikon mjedisi urban në identifikimin e specieve
Identifikimi i specieve në zona urbane mund të jetë i komplikuar. Zakonisht aty ka një nr. të
madh speciesh si vendase po ashtu dhe ekzotike dhe kushte të ndryshme të lidhura me mjedisin
urban mund të ndikojnë në ndryshimin e karakteristikave të pemës, si paraqitjen e gjetheve apo
të lëvores.
Madhësisa, forma dhe zhvillimi
Pemët në kushtet e mjedisit urban janë shpesh më të vogla dhe më pak të zhvilluara sesa ato në
pyje për një sërë arsyesh që mjedisi urban nuk i ofron.
Specie modele (të vetme)
Në zona urbane shpesh një pemë mbillet si e vetme. Kjo e ekspozon atë me më tepër dritë dhe
erë dhe zakonisht me temperature më të larta. Pemët urbane kanë zakonisht kurorë më të
zhvilluar dhe trung më të shkurtër dhe të trashë sesa të njëjtat specie që rriten në pyll. Kjo sepse
nuk kanë shumë konkurrencë nga drurë të tjerë përreth.
Areali (shtrirja) mund të ndryshojë
Është me rëndësi të kujtojmë se areali i një peme mund të ndryshojë kur mjedisi ndryshon. Një
faktor që ndikon në shtrirjen e një specie është humbja e pemëve kur një zonë urbanizohet. Pak
28
pemë mund të ndryshojnë temperaturën dhe drejtimet e erës apo ujit. Një tjetër faktor që ndikon
në shtrirjen e specieve është futja në zona të reja. Kur një bimë e huaj vendoset dhe riprodhohet
në një rajon tjetër, thuhet se ajo bimë është “natyralizuar”. Këto dy situata mund ta ndikojnë
arealin e species. Mbjellja e një peme jashtë arealit të vet mund të ndikojë në formë dhe zhvillim.
Kushtet e tokës
Kushtet e tokës si volum toke i pakët, ngjeshje, drenazhim, ajrosje e pakët dhe nutrient të pakët,
mund të ndikojnë në zhvillimin e gjetheve dhe zgjatjen e bisqeve.
Krasitja
Krasitja mund ta ndryshojë formën natyrale të pemës duke i dhënë forma dhe kompozime të
ndryshme sipas dëshirës tonë.
Pyetje
1. Pse është klasifikimi i pemëve i dobishëm? Cila është njësia bazë e klasifikimit që ju
nevojitet të jeni më familjar kur flisni rreth pemëve?
Klasifikimi pemëve ka tre qëllime të dobishme:
- ndihmon në identifikimin e pemëve. Kjo siguron një gjuhë të përbashkët kur flitet për
pemët.
- ndihmon në përcaktimin e karakteristikave specifike të një peme që janë me rëndësi në
përzgjedhjen e vendeve specifike, në diagnostifikimin dhe kontrollin për insekte dhe
sëmundje, planifikim të saktë të kujdesit dhe mirëmbajtjes dhe në problemet që lidhen me
rreziqet që sjellin pemët.
- siguron kuptim më të mirë të mardhënieve mes specieve të pemëve.
Njësia bazë e klasifikimit për pemët është specia. Ky është niveli që vendos të gjithë
pemët me karakteristika të njëjta sëbashku. Emri shkencor i pemës përbëhet nga emri i
gjinisë dhe emri i species.
2. Kush janë dy klasat madhore të pemëve? Cilat janë karakteristikat dalluese që
përcaktojnë se një pemë i përket një klase dhe pse është me rëndësi?
Pemët janë të ndara në në dy klasa kryesore bazuar në mënyrën sesi zhvillojnë farën që
përdoret për riprodhrim. Për këtë arsye, lulet ose boçet që prodhojnë farën dhe fara në
vetvete janë të rëndësishëm në identifikimin e pemës.
- gjimnospermët ose halorët – kjo klasë pemësh prodhon një farë të hapur në një boçe ose
në strukturë tjetër të ngjashme. Shumica e pemëve në këtë klasë janë halorë, ku shumica i
përkasin familjes së pishave. Pemë të tjera në këtë klasë janë selvitë, cedrat, ginkobiloba,
sekuoja, tisi etj.
- angjiospermët ose fletorët – këto janë pemë që bëjnë lule, që i prodhojnë farat e tyre
vezore të mbyllura. Me mijra specie, ato jetojnë në klima të ndryshme, me variacione të
mëdha në forma dhe madhësi.
29
3. Si mund të të ndihmojnë emrat e zakonshëm të pemëve të zgjedhësh një pemë për
mbjellje dhe ku mund ta gjesh emrin e zakonshëm dhe shkencor të species?
- Emri i zakonshëm i pemëve reflekton një tipar të zakoneve të rritjes, rajonin ku ato
zakonisht gjenden ose tipin e tokës që ato preferojnë të rriten. Kujdesi ndaj këtyre
karakteristikave ndihmon në përzgjedhjen e pemës së duhur dhe vendit të duhur. E njëjta
specie mund të ketë disa lloje emrash të zakonshëm, në zona të ndryshme por ka vetëm
një emër shkencor për çdo specie.
4. Cilat pjesë të pemës mund të përdoren për identifikim? A ka limite stinore për përdorimin
e secilës prej tyre? Cila pjesë e pemës përdoret zakonisht për qëllime identifikimi? Cila
pjesë e pemës siguron kuptimin më të sigurt për identifikim?
- Pesë pjesët më dmth të pemës për identifiki janë:
1- gjethet janë më të përdorshmet në identifikim sepse janë aty për pjesën më të madhe të
vitit dhe janë goxha dalluese.
2- bisqet dhe sythat mund të përdoren për identifikim gjithashtu.
3- lëvorja është mjaft me rëndësi sepse gjendet kur element të tjerë mungojnë.
4- lulet janë vetëm për një periudhë të shkurtër kohe dhe kanë limitet e tyre në
identifikim.
5- frutat dhe farat janë ndihmë për identifikim gjithashtu por si lulet dhe ato janë vetëm
për një periudhë kohe të shkurtër.
5. Cilat janë shtatë karakteristikat kryesore të gjetheve që mund të përdoren për identifikim?
Përshkruaj shkurt.
- tipet- dy tipe të ndryshme janë fletoret dhe haloret.
- forma- buzët e gjetheve janë zakonisht tipike për specie.
- vendosja e gjetheve- gjethet tek fletorët mund të jenë të kundërta, të alternuara etj.
- nervaturat e gjetheve- tek fletorët gjethet kanë katër model: pendore, pëllëmbore,
paralele dhe dikotomike.
- maja dhe fundi i gjetheve- të dyja kanë format e caktuara sipas species.
- buzët e gjethev- cepat e gjetheve janë shenja dalluese të mira.
- Sipërfaqja e gjetheve- tekstura ose se çfarë ndjemë kur e mbajmë në dorë, ndihmon në
identifikim.
6. Si mund ta ndikojë mjedisi urban përpjekjen tënde për të identifikuar një pemë?
Ka disa kushte në mjedisin urban që mund të ndryshojnë paraqitjen e një peme, ku mund
të përfshijmë:
- kushtet e tokës
- modelet e ndriçimit (diellor)
- temperaturat
- lagështia ose kushtet e ujit
- dëmet fizike
- krasitja
30
Drita dhe temperature ndikon në periudhën se kur një pemë prodhon gjethet e reja, lulet dhe
frutat. Vendndodhja ndikon formën e pemës. Toka dhe kushtet e lagështisë ndikojnë rrënjët,
ndikojnë rritjen e pemës dhe vrullin e saj. Të gjithë këta faktorë mund të ndryshojnë paraqitjen e
pjesëve të ndryshme të një peme.
31
1. KREU III: ZGJEDHJA E VENDIT DHE LLOJEVE PËR MBJELLJE
Tokat urbane
Kushtet e tokës ndikojnë fuqishëm në rritjen dhe fuqizimin e pemëve. Toka ushqen pemët me
ujë, oksigjen, nutrient (ushqyes) dhe mban sistemin rrënjor. Rrënjët kanë nevojë për tokë të
shëndetëshme që të zhvillohet dhe një zhvillim i mirë rrënjor ndikon direkt në pjesët e pemëve
mbi tokë. Ky kapitull fillon me përcaktimin e tokës dhe përshkrimin e mënyrave si të dallojmë
kombinimet e tokave. Ky kapitull ka si synim të trajtojë karakteristikat kryesore të tokave për
rritje të mirë të pemëve.
Cfarë është toka (dheu)
Tokat janë sisteme komplekse të materialeve të ngurta, hapësirë poresh të mbushura me ujë dhe
oksigjen, shumë baktere, kërpudha dhe organizma të tjerë (Harris 1992). Tokat janë dinamike,
ndryshojnë përmes ndërveprimit me njësi të tjera të mjedisit. Toka është një përzierje e katër
komponentëve bazik:
Materiale inorganike (minerale), përfshirë shkëmbinj, argjilë, lym, rërë dhe që përbëjnë
strukturën e tokës.
Material organik, përfshirë organizmat e gjallë dhe dekonpozues, pjesë të bimëve,
furnizues nutrientësh dhe që ndihmojnë të mbajtjen e një përzierje të tokave.
Ajri që lëviz përmes hapsirave të poreve që i siguron rrënjëve oksigjenin.
Uji dhe nutrient të shpërbërë (tretur), të rëndësishëm për një sërë procesesh jetësore të
pemëve, të cilat gjithashtu lëvizin përmes hapsirave të poreve.
Një tokë e përbërë nga 45% material inorganik, 5% material organik, 25% ajër dhe 25% ujë
thuhet se është përzierja ideale. Kjo është përzierja më e mirë për pemët e reja, por kërkesat për
llojin e tokës ndryshojnë nga specia në specie. Tokat që janë ndryshuar kimikisht apo
strukturalisht nga ndërtimet dhe aktivitetet e tjera, mund të mos kenë të katër elementët e
mësipërm në sasinë e nevojshme për një tokë të shëndetëshme.
Përfitimet kur njihet lloji i tokës
Një menaxhim i duhur i tokës është i nevojshëm për një pyll urban të shëndetshëm.
Si është e formuar toka
Toka është shtresa sipërfaqësore e tokës ku bimët rriten. Nën këtë sipërfaqe ndodhet një shtresë
bazë e formuar në periudha të gjata të kohërave, duke formuar materialin burimor të tokës. Koha,
bimët e vogla dhe kafshët vazhdojnë të ndërhyjnë në copëzimin e materialit burimor në copëza
gjithmonë e më të vogla. Kombinuar me material organik, ajër dhe ujë këto copëza të materialit
burimor (primar) formojnë tokën (dheun apo humusin). Tokat ndryshojnë shumë mes tyre për
shkak të proçeseve fizike nga vendi në vend.
32
Faktorët fizikë Përshkrimi
Materiali burimor Materiali burimor i tokës mund të jetë shkëmb i grryeshëm, mbetje
vullkanike ose sedimente të depozituara nga era, uji, ose akullnajat.
Shumica e karakterisitikave të tokave janë të bazuara në gjeologjinë e
materialit burimor.
Klima Uji, temperatura dhe era kontribuojnë në formimin e tokës duke ndikuar
në shpërbërjen, transportin e elementëve dhe mineraleve dhe lloji dhe
numri i rganizmave të gjallë të gjetur në tokë.
Organizmat e gjallë Kafshët dhe bimët shtojnë material organik tokës, fizikisht duke
ndryshuar strukturën.
Pozicioni i vendit Pozicioni i vendndodhjes në peizazh, sic janë shpatet e kodrave ose
pjesa e poshtme e luginave, ndikon në formimin e tokës.
Koha Formimi i tokës është një proçes i vazhdueshëm, duke ndodhur përgjatë
mijra viteve.
Tab. Faktorët fizik që ndikojnë në formimin e tokës
Proçeset fizike Përshkrimi
Shtesa Gjithçka e shtuar tokës, siç janë materialet organike ose kriprat është
shtesë.
Humbje Mineralet mund të largohen (nga shpërlarja) nga toka dhe si materialet
organike dhe inorganike mund të humbet përmes erozionit.
Zhvendosja
(translocations)
Materiale dheu (toke) që transportohen nga një vend në tjetrin por që
nuk dalin nga sistemi, psh tokat e eroduara nga një kodër depozitohen në
një zonë poshtë saj. Kur uji lëviz përmes dheut dhe avullon por që lë pas
përbërje kripërash.
Transformimi Vetitë kimike dhe fizike të tokës mund të ndryshojnë me kalimin e
kohës. Mikroorganizmat p.sh që ushqehen me bimët e vdekura dhe
materiale shtazore e transformohen në humus
Tab. 2 Proçeset fizike që ndikojnë në formimin e tokës.
Horizontet e tokës
Me kalimin e kohës toka formon shtresa të ndryshme që quhen “horizonte”. Vendosja dhe
formimi i këtyre horizonteve ndikon në rritjen e rrënjëve dhe zhvillimin e tyre. Trashësia e çdo
shtrese varion bazuar në kushtet e vendndodhjes. Poshtë këtyre horizonteve ose shtresave
ndodhet baza që formon materialin burimor të tokës. Mund të jetë afër sipërfaqes së tokës ose
qindra km nën të.
O Horizont Kjo shtersë e sipërme ose horizonte organik konsiston në dekompozimin
e materialit të bimëve dhe quhet “humus”
A Horizont Horizonti A, ndodhet mbi horizontin B dhe është më produktivi dhe
shpesh njihet dhe si “topsoil” shtresa më e mirë. Shumica e rrënjëve të
pemëve gjenden tek ky horizont. Horizonti A është i përbërë minerale të
materialit burimor dhe është përgjithësisht më i errët sesa horizonti
poshtë saj për shkak të materialit humusor që është ndërthurur në të.
B Horizont Kjo shtresë është e formuar nga materiale që vijnë nga horizonti A si:
33
argjilë, hekur, alumin, dhe material organik, gjithashtu përmban grimca
nga materiali burimor i mëposhtëm. Horizonti B ka ngjyrim më të hapur
kryesisht, më i ngjeshur dhe më pak material organik sesa horizonti A.
C Horizont Kjo shtresë e fundit e tokës është e përbërë nga material burimor i
shpërbërë dhe minerale të tjera.
Tab. 3
Profilet e tokës
Një profil toke është një prerje vertikale që tregon horizontet e tokës. Profili i tokës mund të
ndryshohet nga ndërtimet dhe aktivitete të tjera ndërhyrëse siç janë: kategorizimi, mbushje apo
kultivime. Këto aktivitete mund të prishin horizontet e tokës, psh horizonti O mund të jetë shumë
i hollë ose mund të mos jetë fare. Këto ndryshime të profileve natyrore të tokës ndikojnë direkt
në drenazhim, ajrosje dhe depërtimin e rrënjëve të pemëve.
Thellësia
Thellësia e tokës përcaktohet zakonisht si distancë nga sipërfaqja e tokës deri tek një shtresë e
padepërtueshme siç janë shkëmbinjtë (materiali burimor) apo ujërat nëntoksorë. Materiale
ndërtimi të depozituara siç janë betoni apo çimentime të ndryshme, gjithashtu do të limitojnë
thellësinë e tokës. Pemët kanë nevojë për toka që janë mjaftueshëm të përshtatshme për
drenazhime dhe për të ofruar lagështi të mjaftueshme, hapësirë për zhvillimin e rrënjëve dhe
mbështetje fizike.
Pyetje
Cilat janë katër substancat bazike që përbëjnë një tokë (dhe)?
Cilët janë dy horizontet që ndikojnë në rritjen e rrënjëve të pemëve? Ku gjenden ato?
Në cfarë ndihmon një studim i tokës në zonat urbane?
Karakterisitkat më të rëndësishme të tokës (dheut) për rritjen e pemëve
Të njohësh vetitë fizike, kimike dhe biologjike të tokës dhe ndërveprimet mes tyre, ndihmon në
identifikimin dhe rregullimin e problemeve që ndikojnë në rritjen e pemëve. Kushte të mira toke,
sigurojnë ujë, oksigjen, dhe nutrientët e nevojshëm për rritjen e pemëve dhe zhvillimin e tyre.
Disa karakteristika të tokës janë:
Poroziteti
Tekstura
Struktura
Ajrosja
Lagështia e tokës
Nutrientët dhe fertiliteti i tokës
34
Pehashi
Komponentët biologjikë
Ngjyra
Temperatura
Poroziteti
Hapsira mes grimcave të tokës quhet porozitet. Madhësia, numri dhe shpërndarja e këtyre poreve
ndikon sesi ajri, uji dhe ushqyesit e tretshëm lëvizin në tokë (dhe). Nuk ka përqindje fikse të
porozitetit sepse secila specie peme ka kërkesa specifike për sasinë e ajrit dhe ujit.
Poroziteti zvoglohet kur toka spostohet, lëviz apo ngjeshet. Ky zvoglim hapsire mes poreve të
tokës gjithashtu zvoglon mundësinë e lëvizjes së ajrit, ujit që ndikojnë në rritjen e rrënjëve. Ka
dy lloje poresh: makropore dhe mikropore.
Makroporet
Janë hapsira të mëdha ndërmjet pjesëve të tokës që zakonisht janë të mbushura me ajër. Ato
gjithashtu lejojnë ujin dhe nutrientët e tretshëm të lëvizin lirisht përmes tyre.
Mikroporet
Janë hapsira të vogla që kanë ujë nutrient të tretshëm pasi uji i tepërt ka kaluar nga makroporet
tek këto.
Fig. 22
Hapësirë poresh (zonat e bardha) zona në mes copëzave të tokës (zonat e
errëta)
Tekstura
Tekstura e tokës i referohet madhësisë relative (e ashpër ose jo) dhe sasisë së rërës, baltës (lymit)
dhe pjesës së argjilës në tokë. Copëzat e rërës janë më të mëdhatë dhe argjilës më të voglat dhe
më lymin në mes për nga madhësia. Tekstura e tokës ndikon në fertilitetin (prodhimtarinë) e
tokës dhe mënyrën sesi ajri dhe uji lëviz përmes tokës. Duke njohur teksturën e tokës në një zonë
do të na ndihmojë në vlerësimin e drenazhimit, ajrosjes apo sasisë se nutrientëve të gjendur në të.
35
Tekstura e tokës Karakteristikat
Ranore Tokat ranorë kanë teksturë tipikë të ashpër, porozitet të lartë,
përshkueshmëri të mirë, drenazhim të mirë, ajrosje të mirë dhe fertilitet të
ulët. Toka njihet si tokë ranore nqs ka mbi 45% rërë.
Argjilore Tokat argjilore kanë teksturë jo të ashpër, përkundrazi, pak pore,
përshkueshmëri të dobët, ajrosje të dobët, fertilitet më të lartë se tokat
ranore dhe janë lehtësisht të ngjeshëshme. Nqs toka ka 35% ose më shumë
argjilë konsiderohet argjilore.
Lymore Lymi është dicka mes argjilës dhe rërës. Toka konsiderohet lymore nqs ka
më shumë se 45% lym.
Tokë pjellore Tokat që kanë karakteristikat e tre teksturave më lart quhen pjellore.
Tab.4 Teksturat e tokës
Ndërhyrjet në toka
Nuk janë tjetër veçse ndërprerjet në teksturën e tokës që mund të ndodhin natyralisht siç janë
erozioni apo rrëshqitjet. Ato mund të shkaktohen dhe nga shtimi i materialeve që nuk janë të
teksturës së tokës, përfshirë këtu tulla apo materiale të ndryshme ndërtimi që e mbushin atë tokë
me teksturë tjetër. Këto ndërhyrje e ndërpresin lëvizjen normale të ujit në tokë.
Vlerësimi i teksturës së tokës në terren
Një test i thjeshtë është kur marrim pak dhe nga terreni dhe e fërkojmë me majën e gishtave:
Ranore kur dallojmë grimca ranore
Argjilore kur është e ngjitëshme ose e lëmuar (e shkëlqyeshme)
Lymore kur është si pluhur ose si pudër në dorë.
Struktura
Struktura është mënyra sesi grimcat e tokës (rërë, argjilë, lym) janë të grupuara ose sëbashku.
Këto grumbullime dheu quhen agregate dhe në mes këtyre grumbullimeve janë hapsirat e poreve.
Ka disa lloje strukturash toke siç janë: të thërrmuara apo kolonë, bazuar kjo në formën e
agregatit. Agregatet e tokave janë delikate dhe lehtësisht të dëmtueshme. Nqs në tokë ndërhyn
aktivitete si pastrim apo ngjeshje, agregati dëmtohet gjë e cila ul hapsirat e poreve dhe shton
probleme në drenazhim, lagështi apo lëvizjen e nutrientëve dhe rrit rrezistencën e depërtimit të
rrënjëve. Përllogaritja e dendësisë së tokës është një test i mirë për të parë nqs toka ka pësuar
ngjeshje apo ndërprerje.
Dendësia e dheut
Dendësia e dheut (tokës) ka të bëjë me llogaritjen e peshës për volum të tokës, përshkruan masën
e tokës, dendësinë, kompaktësinë ose sa afër qëndrojnë grimcat e dheut sëbashku. Tokat
36
kompakte kanë hapsira të pakta poresh dhe strukturë të dobët toke, e cila limiton ajrin dhe
lëvizjen e ujit apo rritjen e rrënjëve.
Tipet e materialeve Matja e dendësisë të dheut
Toka normale 1.0 - 1.6 grams/cm3
Toka me rritje rrënjësh të pakët 1.4 - 1.6 grams/cm3
Tulla 1.4 - 2.3 grams/cm3
Toka që zakonisht gjenden në vende ndërtimi 1.7 - 2.2 grams/cm3
Tab. 5 Densiteti i dherave
Testimi i densitetit të dherave
Merret një kampion nga vendi. Përdoret një kampion model (enë) ose duke dërguar të dhënat në
laborator.
Kampioni model- fusim një cilindër në tokë me volum të përllogaritur për të marrë një
masë dheu. Thahet dheu për 24 orë, më pas peshohet. Llogaritet densiteti i dheut duke
ndarë peshën e kampionit nga volumi model.
Testi i laboratorit –
Depërtimi i rrënjëve
Aftësia e rrënjëve për të depërtuar të një toke matet duke përdorur një penetrometër. Rrezistenca
ndaj dëpërtimit matet ndërkohë që provëza futet në tokë.
Ajrosja
Ajrosja e tokës është si lëvizja e ajrit në tokë gjithashtu dhe shkëmbimi i ajrit me atmosferën.
Ajrosja është e rëndësishme sepse zhvillimi i rrënjëve dhe bisqeve varet nga ky shkëmbim i
gazrave, përfshirë O2 në tokë. Gjatë frymëmarrjes, rrënjët përthithin oksigjen nga makroporet dhe
çlirojnë dioksid karboni. Lëvizja e ujit përmes makroporeve të tokës detyron CO2 të dalë dhe
oksigjeni atmosferik të përthithet. Ajrosja mund të jetë problem në argjilat e rënda, kompakte
apo ligatina sepse hapsira e poreve është zvogluar ose poret janë mbushur me ujë. Kur kemi
ajrosje të dobët të tokës, në kushte anaerobike, dheu kthehet në gri ose blu dhe rritja e bimëve
është e pakët.
Testimi i ajrosjes së tokës
Bërja e testimit për densitetin e dherave ndihmon në përcaktimin se a kemi probleme ajrimi.
Lagështia e tokës
Lagështia në tokë është themelore për rritjen e shëndetëshme të pemëve dhe zhvillimin e saj. Ajo
ndikon në tre mënyra:
Uji në tokë zëvëndëson ujin në pemë që humbet përmes transpirimit.
37
Nutrientët kryesorë për rritje dhe zhvillim të pemëve siç janë: azoti, fosfori dhe kaliumi,
shpërbëhen në ujrat e tokës dhe përthithet nga rrënjët.
Uji mbahet nga toka dhe furnizon bimën kur ka nevojë. Kapaciteti mbajtës i sasisë së ujit
varet nga lloji i tokës.
Si lëviz uji përmes tokës
Uji mund të lëvizë në të gjitha drejtimet në tokë: lart kur avullon nga sip. e tokës, poshtë pas
shirave ose ujitjeve dhe anash kur nuk lëviz dot poshtë në raste kur ka shkëmbinj, tokë kompakte
apo tokë të ngopur me ujë. Graviteti dhe veprimi kapilar kontrollon sesi uji lëviz në tokë.
Graviteti – tërheq poshtë përmes poreve dhe quhet uji gravitacional.
Veprim kapilar – është forca që shtyn ujin në çdo drejtim. Madhësia e poreve dhe aftësia
e tokës për të tërhequr dhe mbajtur ujin përcakton sesa ujë do të lëvize nga veprimi
kapilar.
Sesi lëviz uji përmes tokës ndikohet gjithashtu nga përshkueshmëria, shkalla e depërtueshmërisë
dhe shkalla e mbajtjes.
Përshkueshmëria – shpreh sesa lehtë lëviz uji përmes tokës. Në toka ranore,
përshkueshmëria është zakonisht më e lartë për shkak të ashpërsisë së teksturës dhe
poreve të mëdha. Në toka argjilore është më pak sepse ka pore më të vogla dhe e
zvoglojnë mundësinë për të lëvizur.
Shkalla depërtueshmërisë – tregon sesa shpejt lëviz uji në tokë. Normalisht sa më të
mëdha poret aq më shpejt lëviz uji. Ranoret kanë depërtueshmëri më të lartë, argjiloret
më pak.
Shkalla e mbajtjes – tregon sesa ujë mban një lloj toke. Tokat me teksturë të imët mbajnë
më shumë ujë siç janë argjiloret dhe më pak ato më të ashprat, pra ranoret.
Zakonisht uji hyn në tokë duke mbushur hapsirat mes poreve dhe ka tendencën të nxjerrë ajrin
jashtë. Kur uji largohet, rikthehet përsëri ajri në makropore. Uji që mbetet në tokë tani është në
mikropore dhe është ky uji që përthithet nga rrënjët. Ka tre nivele lagështie toke që varen nga
kushtet e tokës:
Pika e saturimit (ngopjes) – kur poret mbushen me ujë dhe ky ujë nuk arrin të largohet
kemi pikën e ngopjes pra toka arrin pikën e ngopjes. Uji detyron O2 jashtë makroporeve
dhe pa O2 rrënjët fillojnë të thahen. Përmbytjet dhe ujitjet e tepërta i sjellin tokës pikën e
saturimit.
38
Kapaciteti i terrenit – arrihet kur uji në makropore është larguar dhe mbetet vetëm ujë në
mikropore i gatshëm për tu përthithur nga rrënjët ose për avullim. Për shumicën e pemëve
rrënjët rriten më mirë kur kanë lagështi toke në këto nivele.
Gjendje e përherëshme thatësire – janë kushte thatësire kur nuk kemi fare përdorim uji në
tokë. Kur pemët arrijnë këto nivele është gati për tu tharë (vdekur).
Pika e ngopjes kapaciteti i terrenit thatësirë
Fig. 23 kushtet e lagështisë së tokave
Testi për lagështi toke
Mund të matet me të paktën dy mënyra:
Duke e ndjerë ose nga pamja
Duke përdorur një tensiometër ose aparat matës të lagështisë së tokës.
Tab. 6
Lagështia e mundëshme për
pemët
Toka pjellore ranore Toka pjellore argjilore
Afër 0% (pak ose aspak
lagështi)
E thatë, pluhuroset në gishta Copa toke (plisa) që thyhen
lehtë në grimca më të vogla
<50% (ka nevojë për ujitje) Akoma e thatë, nuk arrin të
formojë një top dheu
Deri diku i thërrmueshëm
50%-70% (mjaftueshëm
lagështi)
Me forcë bëhet top por
vështirë të qëndrojë e tillë
Formon top, plastic, ngjitës
deri diku me pak forcë
75% kapacitet terreni
(mjaftueshëm lagështi)
Formon topa të dobët dheu,
thyhet lehtë, nuk bëhet i
lëmuar
Formon top, elastic, i lëmuar
Pas kapacitetit të terrenit (toka
nuk mban ujë pas kullimit)
Pas shtypjes nuk duket ujë që
del por më paslagështia mbetet
në dorë
E njëjtë
Mbi kapacitetin e terrenit (nqs
uji nuk del jashtë dhe kur toka
vazhdon të ujitet)
Uji dallohet lehtësisht pasi e
marrim në dorë një copë dheu
Shtrydh jashtë ujë dhe është
lehtësisht e dallueshme
39
Nutrientët (lëndë ushqyese) dhe fertiliteti (prodhimtaria) e tokës
Pemët kanë nevojë për ushqim që të mbijetojnë dhe të rriten. Shumica e nutrientëve gjenden në
tokë prej materialit burimor apo dekompozimit të materialeve organike. Nutrientët vijnë
gjithashtu nga plehrat (kimik, organik), uji dhe ajri. Këto nutrient përthithen nga rrënjët, mbahen
në hapsirat e poreve të tokës ose zbresin thellë në tokë. Trembëdhjetë nga 16 nutrientë të
nevojshëm për pemët vijnë nga toka dhe tre të tjerët (oksigjeni, karboni dhe hidrogjeni) merren
nga ajri dhe uji. Azoti është lënda ushqyese me më shumë gjasa të jetë i mangët në tokë.
Mangësia e azotit çon në zverdhjen e gjetheve.
Makronutrientë
Mikronutrientë
Nitrogen Phosphorous (azoti i fosforit)
Potassium (kalium)
Calcium (kalcium)
Magnesium (magnez)
Sulfur (sulfur)
222
Boron (bor)
Chlorine (klor)
Copper (bakër)
Iron (hekur)
Manganese (maganez)
Molybdenum (molibden)
Zinc (zink)
Tab. 7
Faktorët që ndikojnë disponueshmërinë e nutrientëve dhe pjellorinë e tokës
Nutrientët që shpërbëhen në ujë
nutrientët më të gjendshëm për rrënjët janë ato që shpërbëhen me ujin e tokës. Gjithsesi,
në këtë formë nurientët kanë mundësi të largohen më lehtë nga toka. Në disa nivel Ph të
tokës nutrientët bëhen të patretshëm në ujë dhe në këtë mënyrë nuk janë më në gjendje të
përthithen nga rrënjët.
Kullimi
ndodh kur uji largon nutrientët nga toka. Azoti dhe element të tjerë kanë tendencën të
largohen nga zona e rrënjëve duke mos qënë më të pranishëm për rrënjët. Tokat ranore
kanë tendencë të kenë humbje më të mëdha nutrientësh nga kullimi sesa tokat argjilore.
Kapaciteti i shkëmbimit të kationeve
fertiliteti i tokave varet dhe nga aftësia e grimcave të tokës për të përthithur nutrient në
sipërfaqen e tyre. Grimcat e tokës janë të ngarkuara negativisht dhe tërheqin nutrient të
ngarkuar pozitivisht të quajtura katione, të cilat përfshijnë calcium, magnez, sodium,
kalium, hidrogjen dhe alumin. Aftësia e tokës për të kapur dhe përthithur nutrient të
ngarkuar pozitivisht quhet kapaciteti shkëmbimit të kationeve. Tokat që kapin më tepër
nutrient të tillë janë më pjellore. Tokat argjilore janë të ngarkuara më negativisht dhe
kanë kapacitet shkëmbimi më të lartë sesa tokat ranore, prandaj janë dhe më pjellore
40
zakonisht. Azoti është i ngarkuar negativisht dhe kështu që nuk është e lehtë të kapet nga
grimcat e tokës, gjë e cila shpjegon dhe mangësinë e tij në tokë.
Fig. 24
Kationet tërhiqen dhe mbahen nga grimca toke
(dheu).
Cikli i nutrientëve
është një proçes kur bima përthith nutrientë nga toka për tu zhvilluar dhe më pas i rikthen
përsëri në tokë kur vdes dhe dekompozohet. Në mjedise urbane, ky cikël shpesh
ndërpritet sepse pjesët e bimës nuk lihen të dekompozohen në tokë.
Testimi për të parë a ka mangësi nutrientësh
Ka tre mënyra për të përcaktuar nqs ka diçka të tillë në tokë:
Simptomat
Disa simptoma karakteristike të një çekuilibrimi nutrientësh përfshijnë zverdhje gjethesh,
ngjyrosje në kafë të buzëve të gjethëve, kur gjethet bien herët ose vonë nga pema.
Analizë toke
Tokat testohen për Ph dhe për sasinë e fosforit, kaliumit, kalciumit, zinkut, magnezit,
materialeve organike dhe ushqyes të tjerë. Mund të bëhen dhe analizimetë mëtejshme
laboratorike etj.
Analizim të indit të bimës
Kjo bëhet në kushte laboratorike.
41
Ph- pehashi
Ph i tokës nuk është gjë tjetër veçse matja e aciditetit të tokës. Ai ndikon në sasinë e gjendur të
nutrientëve në tokë dhe tek aktiviteti i mikroorganizmave në tokë. Shkalla e Ph varion nga 1 -14.
Pehashi me vlerë 7 është neutral, >7 Ph është alkalinë ose bazike dhe <7 Ph është acide. Një
shtrirje e Ph nga 5.5-6.5 është mëse e përshtatëshme për rritjen e pemëve. Megjithatë disa specie
pemësh rriten më mirë në toka acide dhe disa të tjera në toka bazike. Në disa nivel Ph, disa
ushqyes bëhen jo të tretshëm në ujin e tokës dhe kështu nuk janë të përthithshëm për rrënjët e
pemëve. Psh në toka acide kalciumi dhe magnezi janë më pak të gjendshëm dhe në toka alkaline
hekuri, mangani, zinku dhe bakri janë më pak. Nuk është e lehtë të ndryshosh nivelet e Ph në sasi
toke të mëdha por duke shtuar gëlqere mund të rrisim nivelet e Ph dhe po të shtojmë sulfur në
tokë ul nivelet e Ph.
Testmi i Ph të tokës
Ph i tokës është shumë i rëndësishëm kur duam të zgjedhim një specie për të mbjellë. Ph testohet
me test kit apo dhe testime laboratorike.
Komponentët biologjikë
Në tokë jetojnë një grumbull i madh organizmash që ndikojnë si fizikisht dhe kimikisht vetitë e
saj, të cilat mund të ndikojnë si pozitivisht dhe negativisht. Organizmat e tokës janë thelbësor në
përmirësimin e vetive të tokës sepse sigurojnë material organik, ajrosje të tokës dhe hapsirë për
rrënjët e pemëve. Megjithatë, disa janë të rrëzikshme për pemët.
Bimët
Tipe bimësh të vogla ose mikroflora në tokë përfshirë algat, bakteriet dhe kërpudhat. Disa nga
këto ndihmojnë në dekompozimin e materialit organik por disa shkaktojnë dhe sëmundje
pemëve.
Kafshët
Shumë organizma të vegjël, siç janë krimbat apo insektet, dekompozojnë materialin organik dhe
rrisin ajrosjen e tokës, nga ku përfitojnë së tepërmi rrënjët e pemëve. Disa organizma toke si
parazitët dëmtojnë tokën.
Ngjyra
Ngjyra e tokës shpesh reflekton kushtet dhe aftësinë për të quajtur një ambjent të shëndetshëm
për rritje bimësh.
Dhe i errët në afërsi të sip. është një tregues i përmbajtjes së lartë organike në të.
Ngjyra gri zakonisht tregon toka me lagështi me përmbajtje të lartë hekuri.
Gri ose blu sugjeron se mund të ketë një problem më ajrosjen për shkak të kushteve me
lagështi të madhe.
42
Vlerësimi i ngjyrës së tokës
Një nga praktikat më të mira është ajo e vlerësimit sipas sistemit “Munsell” të ngjyrave.
Fig. 25
Sistemi Munsell
Temperatura
Temperature e tokës ndikon në rritjen e rrënjëve duke kontrolluar proçeset kimike dhe
biologjike. Temperatura më e favorshme për rritjen e rrënjëve varet nga specia por përgjithësisht
është ajo mes 21 – 28 Co. Rrënjët janë të ndjeshme ndaj ekstremeve të temperaturave të tokës të
cilat mund të ulin rritjen e rrënjëve apo ti dëmtojnë ato.
Temperaturë e ulët e tokës
Ul aktivitetin kimik dhe biologjik
Ngrin rrënjët
Rrit erozionin e tokës përmes ngrirjes dhe shkrirjes
Temperaturat e larta
Rrit aktivitetin e sëmundjeve të shkaktuar nga mikroorganizmat
Than rrënjët duke u shkaktuar zvoglim dhe ngjyrim në kafe atyre.
Pyetje
1. Cilat janë tre gjërat që mund të parashikosh duke njohur teksturën e tokës?
2. Cfarë e bën një tokë pjellore? Cila është zakonisht më pjellorja?
3. Cilat janë tre arsyet se pse uji është i rëndësishëm për rritjen e pemës?
4. Pse është e rëndësishme të njohim Ph e tokës?
43
Problemet e më të zakonshme të tokave në zonat urbane
Shumë aktivitete në zonat urbane ndryshojnë karakteristikat fizike, kimike apo biologjike.
Sip e papëshkueshme si, ndërtesat dhe rrugët, ndërpresin shkëmbimin natyral të gazrave,
ngrejnë temp e tokës dhe ndryshonë drejtimet e kullimit të ujit. Kapaciteti mbajtës së
temperaturës nga këto sipërfaqë ndikon direkt në temp e tokës.
Paisjet e rënda të ndërtimit dhe materialet e depozituara ngjeshin tokën.
Lëvizja e tokës, gërmimet, ndikojnë në drenazhim dhe ajrosje dhe shkaktojnë erozion.
Kimikatet e derdhura apo çimentot e derdhura kontaminojnë tokën gjithashtu.
Heqja e dheut në sip e tokës ul fertilitetin e saj.
Hedhja e mbetjeve të ngurta mund të ndikojë drenazhimin dhe kontaminon tokën.
Në zonat urbane këto kushte dhe aktivitete të tjera mund të shqetësojnë profilet origjinale të
tokës. Horizonti O mund të jetë deri në 15 cm thellë por mund të mungojë sepse gjethet dhe
materialet e tjera organike nuk lihen të dekompozohen mbi dhe. Në zona ndërtimi horizontet O,A
dhe B mund të mos gjenden fare ose horizonti B mund të jetë mbi A.
Ngjeshja e tokës
Ngjeshja e tokës është një faktor me rëndësi në dëmin e pemëve në zonat urbane. Ngjeshja
ndodh kur një forcë si ecja, mjetet etj krijojnë presion mbi sip e tokës dhe ngjesh grimcat e tokës.
Kjo forcë bën që grimcat e tokës të zvoglohen dhe më shumë, duke reduktuar hapsirat e poreve
në tokë.
Ajrosja e e pakët e tokës
Shumë toka urbane kanë ajrosje të pakët përshkak të ngjeshjes dhe drenazhimit të dobët.
Problemet e ajrosjes ndodhin dhe kur toka ndotet nga kripra dhe fertilizues me tepri. Disa shenja
që kemi toka me ajrosje të dobët:
Densitet të lartë toke
Toka të mbytura në ujë
Ujë i ndenjur
Dhe me ngjyrim blu ose gri
Aroma të pakëndshme të dheut
Rritje e pakët
Ndotja e tokës
Toka mund të dëmtohet nga muret, druri, letra, asfalti, bojra, karburante, çimento, vajrat, kriprat
dhe materiale të tjera.
44
Pyetje
1. Cilat janë tre problemet kryesore të shkaktuara nga ngjeshja e tokës?
2. Kur lagështia e tepërt, cilat janë tre mënyrat që mund ta parandalojmë?
Përgjigjiet e pyetjeve më lart.
1. Cilat janë substancat bazike që përbëjnë tokën?
Toka është një miks komponentësh bazikë :
Materiale inorganike
Organike
Ajri
Uji dhe nutrientët që shpërbëhen
Cilat janë dy shtresat ose horizontet e tokës që kryesisht ndikojnë në rritjen e rrënjëve? Ku
gjenden ato?
Horizonti O dhe A janë dy shtresat që ndikojnë më shumë në rritjen e pemëve.
Horizonti O përmban material organik ose humus që furnizojnë me ushqyes për rritjen e
pemëve dhe ndihmojnë në mbajtjen e ujit në tokë.
Horizoti A është i përbërë nga minerale dhe humus nga shtresa O. Shumica e rrënjëve
thithëse shtrihen në këtë shtese.
Cilat janë tre gjëra që mund të parandalosh duke ditur teksturën e tokës?
Tekstura do të tregojë hapsirën e poreve, përshkueshmërinë, kapaciteti ajrosjes, shkalla e ruajtjes
së ujit dhe fertiliteti i tokës. Për shkak të influencës së teksturës në këto karakteristika, është
shumë delikate përzgjedhja e species dhe vendi për mbjellje.
45
KREU VI–MBJELLJA DHE PËRZGJEDHJA E PEMËVE (mbjellja dhe mirëmbajtja e drureve)
Fokusi i këtij kapitulli është përzgjedhja e vendit dhe llojit të caktuar për mbjellje. Fillimisht
arsyet për mbjelljen e pemëve është diçka që duhet diskutuar paraprakisht. Pastaj e rëndësishme
është përzgjedhja e vendit. Të gjitha këto do të jenë pjesë e këtij kapitulli.
Tre janë pyetjet kryesore përpara mbjelljes së një peme.
Cili është qëllimi i mbjelljes së pemës?
Cilat janë karakteristikat e vendit të mbjelljes?
Cilat janë karakteristikat e species?
Të bësh disa pyetje përpara mbjelljes së pemëve ndihmon që shanset për të patur një jetë të
shëndetëshme apo zhvillim të qëndrueshëm të pemëve. Të planifikosh përpara do të ndihmojë të
maksimizohen përfitimet ndërkohë që mund të minimizohen kostot që lidhen me pemët. Disa
nga kostot që mund të minimizohen nga një zgjedhje e mirë përfshijnë mirëmbajtjen, heqjen,
riparime infrastructure apo dhe përgjegjësi të tjera.
Pse të mbjellim një pemë?
Siguron hije Redukton shpejtësinë e erës
Ngjyrim përgjatë stinëve, lule, fruta Bën krenar komunitetin
Thekson një peizazh Përmirëson mundësitë rekreative
Rrit vlerat e pronave Përmirëson shëndetin dhe mirëqënien
Ul kostot e energjisë Redukton nivelet e zhurmave
Përmirëson cilësinë e ajrit Ul shkëlqimin verbues
Redukton ikjen e ujit Krijon zona buferike
Ul shkallën e erozionit Krijon mbrojtje (vizive)
Përmirëson cilësinë e ujit Privacy
Krijon habitate të egra Ndihmon lëvizjen e trafikut dhe
kalimtarëve
Rrit diversitetin e bimëve Vë në dukje dizenjimet e arkitekturës
Tab. 7
Cilat janë faktorët e vendit të mbjelljes?
Të njohësh karakteristikat e vendit të mbjelljes na ndihmon të përcaktojmë nëse pemët që
planifikohen të mbillen do të jenë të shëndetëshme dhe me zhvillim të mirë. Disa kushte të
rëndësishme të vendit të mbjelljes për tu patur parasysh janë:
Karakteristikat e tokës
Kushtet e mjedisit
Hapsira e mbjelljes
Vendndodhja
46
Vegjetacioni ezistues
Rregulloret dhe pronësia
Influenca sociale
Kërkesat për mirëmbajtje
Karakteristikat e tokës
Kushtet e tokës janë ndër më të rëndësishmet për tu konsideruar përpara mbjelljes së pemëve.
Probleme specifike mund të identifikohen duke bërë teste të tokës. Disa nga karakteristikat për tu
patur parasysh të tokës janë:
Tekstura
Ngjeshja
Lagështia dhe drenazhimi
Nutrientët e tokës, fertiliteti dhe Ph
Temperature
Ndotja e tokës
Kriprat
Kushtet e mjedisit
Për tu siguruar që pemë ka zhvillim dhe rritje deri në maturi është me rëndësi të vlerësohen
kushtet mjedisore të vendndodhjes.
-Ndriçimi
Duhen konsideruar ndriçimi diellor,hijëzimi apo ndriçimi artificial përfshirë këtu dhe kohëzgjatja
e ndriçimit diellor apo kur është i drejtpërdrejtë. Sa shpesh është pemë nën ndriçim apo në hije?
Ndriçimi mund ta ndryshojë mënyrën e rritjes së një peme.
-Ekstremet e temperaturës
Është me rëndësi të dihet sesa rezistente është një specie ndaj ekstremeve të temperaturave.
Zonat urbane zakonisht janë më të ngrohta sesa zonat rurale për shkak të efektit “ishulli urban”
por faktorë specifik të zonave të ndryshme mund të shkaktojnë ekstreme temp të tjera. Psh pemët
e mbjella afër asfaltit kanë kushte më të nxehta dhe ndoshta do të ketë nevojë për më tepër ujë
sesa ato të mbjella në park.
-Reshjet
Sesa reshje bien gjatë vitit, shi, borë janë të gjitha që ndikojnë specie. Zgjidh një specie që
përshtatet me kushtet klimatike të vendndodhjes.
-Erërat
Erërat e forta mund të rrëzojnë pemë, degë, gjethe etj. Erëra të vazhdueshme rrisin nevojën e
pemës për ujë sepse rritet transpiracioni. Ndërtesat e larta mund të krijojnë tunele ere me efekt
47
rritje të shpejtësisë së saj. A janë të pranishme stuhitë në zonë? Zonat për mbjellje që
ballafaqohen me erëra të forta dhe të vazhdueshme duhet të kenë dhe mjaftueshëm për instalim
të mirë të rrënjëve dhe specia duhet të ketë një strukturë druri dhe degësh që toleron kushtet e
erës.
-Cilësia e ajrit
Problemet e cilësisë së ajrit ndryshojnë nga vendi në vend, madhësia e zonës urbane, lloji i
industrisë apo klima. Ndotja e ajrit dëmton kurorat dhe pengon proçesin e fotosintezës. A është
vendi i mbjelljes afër një rruge kryesore me ndotje? A ka industri afër, cilat janë kimikatet e
ndotësve? Disa specie tolerojnë më shumë disa lloje ndotësish sesa të tjerë. A ndikon klima
lokale në reduktimin e ajrit të ndotur psh siç mund të ndikojë era e vazhdueshme.
Hapsira e mbjelljes
Shumë shpesh hapsira e nevojshme që pema ka nevojë për rritjen e degëve apo rrënjëve nuk
merret në konsideratë. Imagjino sesi do të jetë pema në periudhën e maturimit dhe shiko gjithë
problemet potenciale me zonat e shtruara, strukturat e ndryshme apo linjat e shërbimeve. Duhen
marrë parasysh disa parametra: diametri aktual i pemës, rritja vjetore, jetëgjatësia e pemës si dhe
objektivat e menaxhimit.
Përmasat e hapsirës së mbjelljes Përzgjedhja e e pemës së
përshtatëshme
Përmasa e vendit të mbjelljes Min i gjerësisë së mbjelljes Max i pemës në maturi
< 9m2 1 – 1.5 m Të vogla (<9 m lartësi)
9 – 18 m2 1.5 – 2 m Mesatare (9 – 15 m lartësi)
>20 m2 > 2 m Të mëdha (> 15 m lartësi)
Tab. 8 kërkesa për hapsirat e mbjelljes
Vendndodhja
Vendndodhja ofron të dhëna që pema mund të ketë problem me shëndetin e saj apo përsa i përket
mirëmbajtjes. Psh një pemë në qendër të qytetit afër një trotuari, do të kërkojë më tepër
mirëmbajtje sesa një pemë në park.
Rrugë, trotuare dhe sip të tjera të shtruara
Nqs mbjelljet do të bëheshin pranë këtyre vendeve duhen konsideruar disa parametra:
Rrugë këmbësore dhe mjetesh
Në këto vende speciet që duhen përzgjedhur nuk duhet të jenë me ferra apo gjemba.
Pemët me degë që varen shpejt kanë nevojë për krasitje të shpeshtë. Për arsye të sgurisë
publike është me rëndësi që sinjalistika rrugore të mos pengohet nga pemët. Përzgjidhet
një pemë që duron kripëzimin e lartë të tokës. A mund të dëmtohen pemët nga mjetet
gjithashtu?
48
Konflikti rrënjë trotuare
Rrënjët e pemëve zhvillohen dhe nën trotuare apo asphalt prandaj mund dhe ti dëmtojnë ato me të çara
ose të ngritura. Disa vende janë munduar të përdorin barrier rrënjësh për të shmangur këto konflikte
mes infrastrukturës së gjelbër dhe asaj gri. Ka shumë lloje barrierash që nga herbicidet deri tek barrierat
orientuese.
Fig. 26 konflikt rrënjesh Fig. 27 barriera rrënje
Ato janë të dizenjuara për të ndërhyrë fizikisht dhe devijuar orientimin e rrënjëve larg trotuareve. Në
disa raste ato e japin rezultatin por në shumë raste limitojnë dhe rritjen normale të pemës. Mënyrë
tjetër është dhe fertilizimi në thellësi i tokës apo ajrosja dhe drenazhimi i saj, kështu që rrënjët gjejnë një
ambjent më të përshtatshtëm për zhvillim në thellësi larg trotuareve.
Strukturat
pemët duhet të jenë mjaftueshëm larg ndërtesave për të patur një zhvillim normal si të kurorave apo
dhe rrënjëve.
Linjat e shërbimit
Linjat e ujit, telefona, elektrike, interneti etj mund të shkaktojnë probleme për pemët. Kur vendosim të
mbjellim duhet njohur paraprakisht nëntoka\mbitoka se mos ka shërbime që kalojnë në atë zonë.
Linjat ajrore të shërbimeve
Nqs ka linja ajrore mbi zonën ku do mbillet atëherë përzgjedhim një specie të vogël që nuk do
të arrijë lartësinë e linjave dhe me kurorë të vogël.
Linja nëntoksore
Vendi ku mbjellim duhet të jetë të paktën 3 m larg këtyre linjave sidomos për pemët e mëdha.
Një keqkuptim i zakonshëm ekziston dhe që thuhet se rrënjët shtrihen drejt rrjeteve ujore
nëntoksore dhe i dëmtojnë ato, ndërkohë që e vërteta është se rrënjët shtrihen vetëm kur këto
rrjete janë të amortizuara dhe janë të dëmtuar.
49
Aktivitete e zonës
Llojet e aktiviteteve që janë zhvilluar në zonë të kaluarat, të tashmet dhe në të ardhmen na ndihmojnë
për të vendosur nëse kjo është zonë e mirë për mbjellje. A ka patur ndërtime që kanë ndikuar në kushtet
e tokës? Sa njerëz apo mjete e frekuentojnë këtë zonë? A ka nevojë që pemët të mbrohen nga dëmtime
të ndryshme si vandalizmat psh.? Pronësia etj
Vegjetacioni ekzistues
Vegjetacioni ekzistues tregon gjithë kushtet e vendit. A është ky vegjetacion i shëndetshëm? Sa specie të
ndryshme ka aty? A mundet që disa nga specie të konkurojë me njëra tjetrën? A ka shenja insektesh apo
sëmundjesh? Nqs duken rrënjët e pemëve kemi të bëjmë me tokë të ngjeshura apo erozive.
Vegjetacioni natyral sugjeron dhe specie më të përshtatshme për mbjellje, nqs specie vendase
mendohet të mbillen.
Influenca sociale
Perceptimet e njerëzve dhe ndjenjat e tyre duhet të merren në konsideratë kur zgjedhim një vend apo
specie për mbjellje. Në disa raste janë faktorët historik ata që ndikojnë njerëzit, ndërsa në raste të tjera
ato zhvillohen si rezultat i promovimit të qytetarisë apo zhvillimit ekonomik. Komunitetet mund të
preferojnë një lloj specie në krahasim me një tjetër për shkak të ngjyrimit apo luleve ose traditave
lokale. Ndikimet lokale për tu marrë në konsideratë janë kultura, historia, identiteti lokal dhe çështjet
sigurisë.
Kërkesat e mirëmbajtjes
Shumë shpesh pemët pasi mbillen harrohen që të mirëmbahen. Një pemë ka nevojë për kujdes të
vazhdueshëm, sidomos sa është e re akoma.
Vendet e mbjelljes në zona urbane
Ka vende të ndryshme ku mbillen pemë në zona urbane. Këto vende kanë kërkesa të ndryshme për sa i
përket përzgjedhjes së species apo zgjedhjen e teknikave të duhura për mbjellje.
Hapsira mes rrugës dhe trotuarit
Kjo hapsirë duhet të jetë të paktën 1 m e gjërë. E veçanta e saj është sepse ka një rryp tokë që nuk
ndërpritet nga infrastruktura gri. Pema ka kushte të mira dhe mundësi për tu zhvilluar normalisht.
Gropa e mbjelljes së pemës
Janë hapsira të vogla (gropa) në trotuare, parkingje, parqe dhe të tjera zona të shtruara. Janë shumë të
zakonshme në zona urbane dhe këto janë të vetmet hapsira për mbjelljen e pemëve. Këto i japin
mundësinë këtij ambjenti gri që të zbutet pak nga ngurtësia e tepërt që është krijuar nga gjithë këto
ndërtime. Pemët e mbjella në këto hapsira kërkojnë vëmëndje të veçantë për shkak të kushteve
specifike të mbjelljes.
50
Faktorët Përshkrimi
Stresi urban Në gropa, pemët janë të ekspozuara kundrejt stresit si: thatësira, mbi ujitje, temp ekstreme dhe erëra. Përshkak të këtij stresi pemët në hapsira të vogla kanë dhe jetëgjatësi të shkurtër dhe kërkon mirëmbajtje dhe monitorim të vazhdueshëm.
Drenazhimi dhe ajrosja Drenazhimi në këto gropa është problematik. Drenazhimi normal ndërpritet kur rreth gropës së pemës tekstura e tokës ndryshon që mund të ketë ngjeshje apo lëvizje të shtresave të tokës.
Volume i tokës Ka nevojë që dheu të jetë i mjaftueshëm në gropat e mbjelljes. Volumi i dheut ndryshon nga specia në specie. Për pemë më diametër deri 12 cm gropa e pemës hapet deri 1 m thellë. Gropa duhet të jetë e gjërë 1 m për pemët e vogla dhe deri në 2 m për pemët e mëdha. Nqs nuk ka mjaftueshëm tokë atëherë mund dhe të bashkohen këto gropa me njëra tjetrën. Sa më e madhe gropa aq më shumë shanse ka që pema të rritet e zhvillohet mirë.
Mirëmbajtja Pemët e mbjella në gropa kërkojnë mirëmbajtje dhe monitorim. Po të vendoset një mbulesë afër tokës ku mbillen që toka të mos ngjeshet.
Kontrolli i rrënjëve Teknika të ndryshme mund të përdoren, barriera, kontroll rrënjësh etj
Rrisqe Disa nga rrisqet që lidhen me gropat e pemëve përfshijnë: dështimi në rritje të pemës apo reduktimi i distancës së pamjes.
Tab. 9
Fig . 28
Pemët në gropa përgjatë infrastrukturës gri
Rrugë makine
Pemët e mbjella në mes apo në dy krahët e rrugës japin përfitime të shumta si: kapjen e pluhurave,
reduktojnë shkëlqimin verbues, zhurmat, erën dhe erozionin. Vizualisht ndajnë linjat e rrugëve të
kundërta. Megjithatë pemët dhe mund të dëmtohen nga mjetet, herbicidet etj. Duke njohur kushtet e
tokës afër rrugëve është me rëndësi të përzgjidhet vendi i mbjelljes. Drejtoria e rrugëve ka specifikimet e
veta të parametrave të mbjelljes, prandaj duhet të planifikohen mbjelljet në bashkëpunim me to për
përzgjedhjen e specieve, distancave etj.
Vazot mbjellëse
Janë një variant për mbjellje kur nuk është e mundur të mbjellësh për shkak të tokës së pakët apo me
veti të dobëta, shërbime nëntoke apo faktorë të tjerë. Vazot përdoren dhe për arsye të dizenjimit
51
arkitektonik. Vazot e pemëve janë në variante të ndryshme plastike, dru, çimento apo material të tjera.
Duhet të kenë mure të trashë dhe min deri 45 cm të thellë dhe me një vrimë drenazhimi. Faktorët që
duhen mbajtur parasysh për vazot shprehen në tabelën më poshtë.
Faktorët Përshkrimi
Kërkesa mirëmbajtje të larta
Pemët në vazo duan monitorim të vazhdueshëm. Kërkesat për ujë në verë janë të shumta dhe të shpeshta gati çdo dy ditë.
Drenazhim i pakët Lëvizja e ujit është e limituar në këto vazo.
Hapsirë e limituar për rrënjët
Shumica e këtyre kontenierëve nuk ka hapsirë të mjaftueshme për rrënjët prandaj është e domosdoshme që të zgjidhet vazoja për pemën e caktuar.
Ndjeshmëria ndaj temp Gjatë periudhës së ftohtë rrënjët mund të ngrijnë ose vazot çahen ose thyhen sidomos në vende sh të ftohta.
Jetesë e shkurtër Përshkak të këtyre streseve dhe hapsirës së vogel për rritje, pemët në vazo kanë jetëgjatësi të shkurtër.
Tab. 10
Fig. 29
Vende të vështira për mbjellje (vazo)
Mbjellja në grumbuj
Është mirë kur kemi hapsira në zona urbane për mbjellje të shumë pemëve në një vend (ishuj pemësh).
Pemët në grup japin përfitime më të mëdha duke filluar nga reduktimi i kostove për mirëmbajtje.
Megjithatë ka dhe anë negative kur pemët janë afër e afër insektet, sëmundjet transmetohen më kollaj.
Pyetje
1. Cilat janë tre pyetjet që bëhen para se të zgjedhim vendin dhe specien për mbjellje?
-Cili do të jetë funksioni apo qëllimi i mbjelljes?
-Cfarë faktorësh të zonës së mbjelljes duhen marrë parasysh?
-Cfarë përzgjedhje peme duhet përdorur?
52
2. Cfarë kushtesh toke duhen marrë parasysh kur zgjedhim një specie për një vend të caktuar?
Tekstura e tokës, ngjeshja, lagështia dhe drenazhimi janë karakteristika të rëndësishme për tu
konsideruar. Volumi i tokës që është e pranishme në zonën ku mbillet.
3. Cilat janë disa faktorë të tjerë që duhen konsideruar kur përzgjedhim një vend mbjelljeje në
zona urbane?
-Kushtet mjedisore si drita, ekstremet e temp, erërat ajrosja.
-Hapsira e mbjelljes
-Komponentët përreth si rrugë, trotuare etj
-vegjetacioni ekzistues
-pronësia e tokës dhe rregulloret
4. Kush janë tre tipet e vendeve të mbjelljeve që përmenden në këtë kapitull? Cilat janë problemet
kryesore të lidhura me to?
-Rrugë makine
-Vazot mbjellëse
-Mbjellja në grumbuj
Kushtet e tokës-cilësia dhe volumi i tokës i gjindshëm për rritjen e pemës.-shpesh sfida më e
madhe në mbjellje në zona urbane, gjithashtu drenazhimi dhe problemet e ajrosjes.
Cila është pema e duhur?
Mbjellja e pemëve varion shumë sipas vendit dhe qëllimit të mbjelljes. Për të përzgjedhur pemën e
duhur për vendin e duhur duhen marrë në konsideratë të gjithë faktorët. Pemët përjetojnë strese të
ndryshme dhe i përgjigjen këtij stresi në mënyra të ndryshme. Disa specie e tolerojnë stresin si tokat e
varfëra, ndotjen e ajrit apo dhe kushte të tjera të vështira. Duhen marrë në konsideratë disa faktorë kur
zgjedhim një specie për mbjellje.
Përmasa në pjekuri dhe forma
Përmasa në pjekuri dhe forma e kurorës së pemës apo sistemi rrënjor janë të rëndësishëm për shkak të
ndërhyrjes që mund të kenë më linjat e shërbimit, trotuaret, sinjalistika etj. Psh është mirë të zgjidhet
një pemë mesatare kur vendi ku mbillet është e mbuluar me linja elektrike, telefonie apo interneti.
Norma e rritjes
Një rritje e shpejtë është me rëndësi për pemët pasi sigurojnë hijëzim apo mbrojtje. Megjithatë disa lloje
që kanë rritje të shpejtë shpesh kanë dru të dobët që mund të thyhet lehtë. Kjo i bën këto pemë të
rrezikshme ndaj stuhive dhe rrisqeve të tjera.
Degëzimi
Mënyra e zhvillimit të degëve është e rëndësishme gjithashtu, sidomos kur ka forma të ndryshme. Disa
specie mund dhe të kenë orientim natyral por dhe mund të ndikohen sipas krasitjes. Pemët me degëzim
të shumtë duhen patur parasysh nqs vendi ku mbillet ka stuhi apo erëra të forta.
53
Gjethet
Shumica e fletorëve janë pa gjethe gjatë dimrit ndërkohë që halorët janë të gjelbra gjatë gjithë vitit. Ka
efekte positive dhe negative lidhur me gjethet duke përfshirë ngjyrimin, gjembat etj.
Lulet, frutat, farat dhe tekstura e lëvores.
Shpesh një specie zgjidhet prej luleve, frutave ose farave apo lëvores. Është me rëndësi të njihen llojet e
luleve, frutave dhe sa shpesh janë këto cikle. Frutat, farat, lulet mund të jenë burim bukurie apo
ushqimi, gjithashtu mund të shkaktohen problem për shkak të mbetjeve, aromave etj.
Kërkesa të tjera të mjedisit
Kërkesa ndaj tokës
Dëmet nga era dhe stuhitë
Kërkesat për dritë
Tolerance ndaj ndotjes
Rrezistenca ndaj sëmundjeve dhe insekteve
Rrezistentë ndaj zjarrit
Nënkapitull
MIRËMBAJTJA E PEMËVE
Kujdesi i duhur është esencial për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të pemëve ekzistuese dhe
planifikimin për rritjen e pyllit urban në të ardhmen. Fatkeqësisht, kur mbjellim pemë ne shpesh
mendojmë se mbarojë gjithçka, ndërkohë që puna sapo ka filluar. Kur mbillen pemët është me rëndësi
mirëmbajtja e vazhdueshme dhe kush është përgjegjës.
Maksimizimi i përfitimeve dhe minimizimi i kostove
Një objektiv i planifikimit dhe mbjelljeve të duhura, është që të sigurojë jetesë të shëndetëshme dhe të
sigurtë për pemët. Ndërsa pemët rriten në moshë (përmasa), nga to sigurohet më shumë përfitim si
kursim energjie, ulje të ajrit të ndotur dhe erosion më të pakët. Një kërkues nga Chicago, Mcpherson në
vitin 1994 në një kërkim tregon se një peme i duhet 9-18 vite përpara sesa përfitimet prej sa të
tejkalojnë kostot. Shembuj që tregojnë sesi mund të rritet cikli jetësor i një peme, përfshijnë:
Vlerësimi i vendit ku do mbillet
Përzgjedhje të pemëve të shëndetëshme për mbjellje dhe të përshtatshme
Përdorim i teknikave të duhura për mbjellje
Mirëmbajtje periodike
Monitorim i kushteve të vendit të mbjelljes
54
Plani i mirëmbajtjes së pemëve
Zhvillimi dhe implementimi i një plani mirëmbajtje është një pjesë e rëndësishme e proçesit, sidomos
kur bëhet fjalë për mbjellje të zonave të mëdha siç bëjnë bashkitë, qendrat tregtare apo universitetet.
Ky plan i shkruar, i cili vendos rregulloret dhe standartet për mirëmbajtjen e pemëve, duhet të jetë i
bazuar në kushtet lokale, moshën e pemëve dhe shëndetin e tyre dhe objektivat e vendosur. Plani i
mirëmbajtjes rekomandon prashitje, ujitje, krasitje, fertilizim dhe aktivitete të tjera mirëmbajtje. Një
plan mirëmbajtje mund të përfshijë:
Inventarizim të pemëve-mbledhje info mbi pemët: vendodhjen, shpërndarjen e specieve,
përmasat, moshën, kushtet, rreziqet.
Kushtet e momentit-vlerësim të kërkesave të momentit për mirëmbajtje bazuar në
informacionin e inventarizimit.
Cikli i mirëmbajtjes-vendosje të një cikli mirëmbajtje në bazë të një frekuence për mbjellje,
krasitje, ujitje dhe aktivitete të tjera që plotësojnë objektivat e kërkuar.
Plan pune-përgatitje të planit të punimeve të momentit apo vjetore, bazuar në nevojat për
mirëmbajtje.
Buxheti-përgatitje të një buxheti vjetor që plotësojnë kërkesat e mirëmbajtjes.
Paraqitja e mirëmbajtjes-vendoset sesi punimet e mirëmbajtjes do të bëhen.
Vlerësime-ri inventarizim,rivlersim dhe rregullime të nevojshme të planit të punimeve.
Aktivitetet e mirëmbajtjes së pemëve
Disa aktivitete të ndryshme mund të përdoren për mirëmbajtje të pemëve që përmirësojnë shëndetin e
tyre. Kur përcaktohet se kur duhet ndërhyrë me mirëmbajtje, duhet të mbahen parasysh shumë faktorë
të ndryshëm si: periudha e vitit, mosha dhe specia e pemës, kushtet e vendit dhe kostot. Më poshtë do
të shtjellohen më tepër proçese të ndryshme mirëmbajtje
Mulching (copa druri të grira imët)
Është aktiviteti i mirëmbajtjes më pak i kushtueshëm dhe më shumë përftues sepse:
Përmirëson paraqitjen përreth pemës
Nxit rritjen e rrënjëve
Ndihmon me kontrollin e barërave të këqinj
Përmirëson depërtimin e lagështisë në tokë dhë ruajtjen e saj, strukturën e tokës dhe pjellorinë
e tokës
Rrit materialin organik në tokë dhe numrin e organizmave të tokës
Zvogëlon shkallën e erozionit
Parandalon ose redukton ngjeshjen e tokës nga shkelja ose mjetet
Mbron tokën nga të ftohtët dhe të nxehtët
55
Kemi mulch organik (copa druri, lëvore, gjethe të rëna, kashtë halash etj) që dekompozohet dhe atë se
ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë në zonën e rrënjëve. Ajo nuk duhet vendosur ngjitur pas trungut të
pemës pra duhen lënë një pjesë hapsire.
Ujitja
Sidomos gjatë viteve të para është thelbësore. Pemët nuk ngopen plotësisht më ujë në vitete e para dhe
ka rrezik të thahet, zhvillohet dobët, shumë trungje njëherësh apo dhe të vdesë. Nuk ka rregull fiks por
në përgjithësi duhet që zona e rrënjëve të jetë me lagështi dhe jo e ngopur me ujë gjë që sjell rritje të
shpejtë të rrënjëve. Për pemët e reja uji hidhet direkt mbi rrënjë.
Krasitja
Është heqja selektive e pjesëve të bimës, zakonisht degë, bisqe. Krasitja mund të nevojitet per:
- përmirësim dhe mirëmbajtje shëndeti
- eleminim dhe reduktim rreziku, siç mund të jenë rënja e degëve, interferimi me linjat e shërbimit apo
mjetet.
- përmirësim të paraqitjes, ana vizive.
- përmirësim të pamjes
Kur dhe sa shpesh duhet krasitur?
Periudha kur do të krasisim varet nga qëllimi i krasitjes. Heqja e drurëve të vdekur dhe të degëve të
rrezikshme ose krasitja për sëmundje dhe kontroll insektesh mund të bëhet në çdo kohë. Krasitja për
arsye të tjera duhet planifikuar sipas sezonit.
Dimër
kryesisht është periudha më e mirë për krasitje, perveç atyre pemëve që bëjnë lule në pranverë. Heqja e
degëve është më e lehtë gjatë periudhës së dimrit se ka më shumë dukshmëri dhe aktiviteti fiziologjik
është më i pakët. Pemët që çelin në verë mund të krasiten në dimër.
Pranverë
Është periudha kur pema rritet dhe lulëzon për shumë lloje. Për të maksimizuar lulëzimin dhe
frutifikimin, pemët që çelin në pranverë duhen krasitur pasi lulet kanë vyshkur.
Verë
Mund të hiqen degë të rrezikshme, gjethe të sëmura dhe dëme stuhie apo ndërtimesh. Krasitja gjatë
verës frenon rritjen e pemës duke reduktuar zonën e gjetheve dhe fotosintezën.
Vjeshtë
Nuk duhet të krasisim në vjeshtë. Pema ka nevojë të kursejë energji për periudhën e gjumit.
Ndërhyrjet me krasitje
Në fund të degës, aty ku dega bashkohet me trungun, është një zonë më e zgjeruar, qafa e degës. Prerja
duhet të jetë në mes të qafës së degës dhe trungut dhe kjo na sjell avantazhe si:
Parandalon dëme mbi trung
Zvoglon mundësinë që indi i drurit të mos kalbet
Ngelet qafa e degës si zonë mbrojtëse natyrore
Krijon një plagë të vogël
56
Fig. 30
Qafa e degës
Që të mos dëmtohet pema, prerjet duhen bërë me disa faza:
1 – bëhet një prerje me kujdes që të mos zhvishet lëvorja
2 – një prerje e dytë bëhet që të hiqet pjesa më e madhe e degës
3 – dhe prerja përfundimtare në mes të qafës së degës me trungun.
Fig. 31
Fazat e prerjes gjatë krasitjes
Fertilizimi (plehërimi)
Është një tjetër komponent mirëmbajtje për pemët urbane. Fertilizim bëhet që të sigurojë një paraqitje
dhe shëndet pemës më të mirë. Megjithatë nqs plehërohet aty ku nuk duhet mund dhe të shkaktohen
dëme pemës. Plehërimi për rritje të shpejtë pema bën që pema të jetë më e dobët kundrejt stresit,
insekteve apo sëmundejve sepse shumica e burimeve të pemës po orientohen nga rritja. Plehërimi i
tepërt ose i panevojshëm mund të sjellë dhe dëme të drejtpërdrejta pemës.
Elementët kryesorë
Ka 16 elementë që janë të nevojshëm për rritje dhe mbijetesë. Një pemë merr karbonin dhe oksigjenin
përmes gjetheve (nga CO2 i ajrit). Hidrogjeni vjen nga uji e përthithur përmes rrënjëve, 13 elementët e
tjerë janë zakonisht në tokë.
Azoti (N)
Është elementi më kritik, përgjigjet për mirëmbajtjen e ngjyrës së gjetheve (jetik për fotosinezën) dhe
rritjen normaleve të bisqeve. Largohet lehtësisht nga toka prej shpërlarjes dhe avullimit. Azoti është në
forma të lëngshme dhe jo. Zakonisht hidhet mbi sipërfaqen e tokës ose injektohet direkt nën dhe.
Fosfori (P)
Është i rëndësishëm për zhvillimin e indeve përfshirë këtu dhe rrënjët, lulet, frutat dhe farat. Shumica e
57
tokave ka fosfor të mjaftueshëm për këto qëllime. Por kur nevojitet duhet që të injektohet afër rrënjëve
apo me gropa të vogla sepse nuk është i tretshëm në ujë dhe nuk lëviz lehtësisht në dhe.
Kaliumi (K)
Është i rëndësishëm për proçesin e fotosintezës. Gjithashtu thekson ngjyrat e luleve. Zakonisht tokat
kanë mjaftueshëm kalium. Është i patretshëm në ujë, duhet shtuar direkt në tokë.
Këta tre element N,P,K shpesh janë të kombinuar në një fertilizues dhe % e secilit shënohet psh 10-10-
10 për secilin element.
Të përcaktosh a ka nevojë pema për fertilizues
Kontrollohet pema për anomali në ngjyrën e gjetheve, madhësinë e tyre, rritjen e bisqeve të cilat mund
të jenë shenja të ushimi jo të balancuar. Psh mungesa e N do ti kthejë gjethet në të verdha, megjithëse
dhe për arsye të tjera gjethet mund të kthehen të tilla.
Kontrolli per sëmundje dhe insekte
Jetëgjatësia e pemëve në zona urbane varet dhe nga mbrojtja që i bëhet nga insektet dhe sëmundjet.
Shumica e insekteve bëjnë dëme minimale dhe të tjerë mund të mbahen nën kontroll me pak kujdes.
Krasitje-higjenizim
Për disa sëmundje, degët e infektuara duhen krasitur dhe të hiqen me kujdes.
Kontroll biologjik
Përfshin futjen e armiqëve ose grabitqarëve, ndërtimin e barrierave fizike, vendosje grackash
apo dhe heqjen e insekteve manualisht.
Kimikate
Insekticide, fungicide, herbicide që mund të kontrollojnë sëmundjen, insektet.
Hapja e trasheve mes pemëve parandalon atë sëmundje që transmetohet nga rrënjët e prera.
Gjithashtu kemi dhe heqjen komplet të pemës. Pëmë të të gjitha moshave mund të hiqen kur mendohet
se përbën rrezik si prej sëmundjeve apo dhe prej shkaqeve natyrore të plakjes. Kur hiqet ajo:
-ka kushte të dobëta dhe është në fazën përfundimtare të tharjes
-një rrezik është parë dhe heqja është mundësia më e mirë
-pema ka sëmundje që mund të përhapet dhe tek të tjerat akoma pa u shëruar ajo
-pema interferon me pemë që konsiderohen më me vlera
-pema ndodhet diku që pengon zhvillimin e infrastrukturës
-pema pengon pamjen e kalimtarëve ose të mjeteve që qarkullojnë.
Megjithëse ne duhet të bëjmë të pamundurën që heqja e pemëve të jetë zgjedhja e fundit.
58
KAPITULLI : V DRURËT DHE NDËRTIMET
We abuse land because We regard it as a commodity belonging to us. When we see land as a
community to which we belong, we may begin to use it with love and respect.
Aldo Leopold, Sand County Almanac
Të përfshihesh në proçesin e zhvillimit të tokës apo në proçeset e ndërtimit është me rëndësi të madhe
në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e pyllit urban. Mbrojtja e pemëve në vende ndërtimi duhet diskutuar si
nga zhvilluesi i pronës apo projektuesi që në fazat e hershme të dizenjimit. Përfshirja që në hapat e para
të dizenjimit bën që pemët të kenë më tepër mundësi për mbijetesë. Shumë ndërtues si inxhinerët,
arkitektët apo ndërtuesit e rrugëve ndoshta nuk janë në dijeni të faktit sesa dëme i sjellin pemëve me
veprimet e tyre. Të kuptosh këto perspektiva të ndryshme dhe çështjet e lidhura me mbrojtjen e
pemëve gjatë ndërtimeve është e rëndësishme në mbrojtjen me sukses të peëmve.
Si ndikojnë aktivitetet e ndërtimit mbi pemët?
Dëmet mbi sipërfaqe dhe nën të.
Pemët mund të dëmtohen si mbi sipërfaqe po ashtu dhe nën të nga aktiviteti ndërtimor. Dëmet mbi
sipërfaqen e tokës si dëmtimi i lëvores,degëve, gjetheve zakonisht është i dukshëm. Nën tokë dëmi që i
bëhet tokës apo sistemit rrënjor nuk është i dukshëm për syrin tonë dhe prandaj shpeshherë nuk vihet
re ose kalon pa shumë rëndësi. Aktivitetet e ndërtimit kanë ndikim në disa mënyra:
Dëmtim të trungut dhe të kurorës
mjetet dhe aktivitetet shpesh shkaktojnë dëme si, carje të trungut, zhveshje lëvorje, thyrje
degësh dhe gjethesh. Plagët e shkaktuara bëhen pikë hyrëse për insekte dhe sëmundje.
Dëmtim i drejpërdrejtë rrënjësh
Rrënjët dëmtohen si direkt dhe indirekt. Ato që dëmtohen direkt mund të humbin aftësinë e
tyre të përthithin dhe të transportojnë ujë dhe nutrient mineral.
Dëmtim jo i drejtpërdrejtë rrënjësh
Kjo i referohet ndryshimeve në kushtet e tokës që ndikojnë rrënjët. Kjo ndodh kur kemi ngjeshje
nga mjetet, ndryshim të kushteve të lagështisë, ndryshon Ph, kontaminim të tokës etj.
Ndryshime gjatë ekspozimit
Kur hiqen për tu zhvendosur, lihen diku pa i krijuar kushtet minimale që ka nevojë pema, pra
lihen diku mënjanë pa i dhënë rëndësi.
Simptomat dhe shenjat e dëmeve në zona ndërtimi.
Disa dëme mund edhe të mos duken për një periudhë të caktuar vitesh. Insektet, sëmundjet dhe shkaqe
të tjera bëhen shpesh fajtorë për tharjen e pemëve megjithëse dëmet e para vijnë gjatë ndërtimeve.
Dëmet e para duken në gjethe prandaj më poshtë po tregojmë një tabelë të dëmeve.
59
Pjesët e pemës Simptomat dhe shenjat e dëmit
Kurora Rritëm i ulët rritje, tharje
Gjethet Rriten pak, të vogla, të shtrembëra, ngjyrim i parakohshëm në vjeshtë, rënje e parakohshme
Trungu Plagë, heqje lëvorje, shenja sëmundje apo insekte
Degët Tharje, rritje e pakët, plagë, çarje
Frutat dhe lulet Mungesë frutatsh, lulëzim jashtë sezonit
Tab. 11 Simptoma dhe shenja dëmi gjatë ndërtimeve tek pemët
Disa tipe aktivitetesh ndërtimi janë:
Pastrime
Heqja e të gjitha pemëve të padëshiruara dhe bimësisë nga një zonë ndërtimi. Sepse rrënjët e
pemëve shtrihen shumë, në momentin kur hiqen këto pemë mund të dëmtohen rrënjët e atyre
pemëve që nuk duhen lëvizur. Mund të dëmtohen dhe sistemet e drenazhimit për këtë arsye më
pas mund të kemi dhe erosion më të theksuar në zonë.
Përmirësime
Kryesisht i referohet lëvizjes së dheut. Përmirësimi mund të ndryshojë formën natyrore të tokës,
e cila mund të ndryshojë modelet e drenazhimit që ka. Makineritë që përdoren për përmirësim
mund të shkaktojnë gjithashtu ngjeshje, dëm të trungjeve apo degëve.
Gërmime
Është gërmimi për mirëmbajtjen apo instalimin e shërbimeve si rrjete elektrike, uji, gaz etj.
Shumica e dëmeve ndaj rrënjëve ndodh gjatë gërmimeve të tilla.
Mjete, kalimtarë dhe material
Shumë zona ndërtimi kanë tokë të ngjeshur për shkak të makinerive, materialeve dhe mjeteve e
kalimtarëve të shumtë që kalojnë mbi të.
Sipërfaqet e shtruara
Shtrimi apo mirëmbajtja e rrugëve, trotuareve, parkingjeve mund të shkaktojë problem për
pemët si mbi ashtu dhe nën tokë. Dëme gjatë gërmimeve, gjatë shtypjes së tokës për ngjeshje,
përdorim herbicidesh, ndryshim temperature.
Betoni i derdhur
Ph i tokës mund të ndryshojë aty ku hidhet beton sepse kanë kalcium prandaj është alkalin dhe
rrit Ph e tokës. Një Ph i lartë i tokës mund të shkaktojë reaksione kimike me nutrientët duke i
bërë disa nutrientë të papërthithshëm për pemët.
Rrjedhje dhe shkarkime
Karburant, graso, bojra dhe kimikate të tjera mund të rrjedhin në zona ndërtimi. Mund të
ndryshojë Ph i tokës nga këto derdhje.
Gropat dhe zjarret
Nqs hapen gropa për të ruajtur zift apo lëndë të tjera gjatë ndërtimit që mund të jenë toksike
ndaj tokës. Gjithashtu dhe zjarret në afërsi mund të dëmtojnë pemët mbi trung, gjethe apo dhe
rrënjë.
60
Mbro pemët përpara, gjatë dhe mbas ndërtimeve
Mënyra më e mirë për të arritur këto tre pika është parandalimi. Kjo mund të bëhet nqs përfshihemi
që në fillim në projekte dhe jepet mbrojtje për pemët. Kemi pesë subjekte të rëndësishme që
mbrojnë pemët në një vend ndërtimi dhe këto janë:
1. Aktorët kryesorë dhe roli i tyre
Përfshirë pronarët, zhvilluesit, kontraktorët, arkitektët, inxhinierët, supervizorët, arkitektët e
peizazhit, qeveria lokale dhe komuniteti. Mënyra më e mirë është komunikimi me këto grupe
interesi duke iu treguar ndikimin që ka mbi pemët ndërtimi. Që të tërhiqet vëmëndja e të
gjithëve duhet që dhe qëllimi të jetë i përbashkët.
2. Pronarët e pronës
Varet dhe se cili është pronari, një pronar që ndërton për herë të parë apo një korporatë
ndërtimesh. Zakonisht janë këta që e thonë fjalën e fundit për të përcaktuar aktivitetin e
ndërtimit.
3. Zhvilluesi
Mund të jetë pronarë ose përfaqësuesi i tij. Termi zhvilluesi i referohet zakonisht personit apo
biznesit që financon një investim dhe që qëllimi kryesorë është që të sigurojë një sukses
financiar. Megjithatë shumë zhvillues kanë vlerësim për pemët dhe mjedisin sepse i dinë dhe
vlerën që mund ti shtojë pronës.
4. Kontraktuesit dhe nënkontraktuesit
Ata sigurojnë mbarëvajtjen e punës në kantier që nga shtrimi i infrastrukturës, parkingjet, lyrjet,
rrugët dhe deri të peizazhi në përgjithësi. Kontraktuesit kanë si qëllim që të mbyllin projektin në
kohë dhe brenda buxhetit. Kontraktorët marrin në punë nënkontraktorë që janë të specializuar
në drejtime të ndryshme pune.
5. Arkitektët
Ata dizenjojnë ndërtesat, të orientuar nga pronari ose klienti dëshiron dhe në bazë të
standarteve të qeverisë lokale dhe standartet e ndërtimit. Arkitektët kanë si shqetësim sesi
pema e ndikon ndërtesën, pamjen, diellin apo dizajnin.
6. Inxhinerët – civil dhe të ndërtimit (strukturave)
Inxhinierët civil janë ndërtuesit e rrugëve, trotuareve, linjave të shërbimit. Ata shqetësohen për
menaxhimin e përmbytjeve, erozionit, rrugëve, distancave, drenazhimeve etj. Inxhinierët e
ndërtimit dizenjojnë mure, ura, bazamente për ndërtesa etj.
7. Topografë
Kanë si përgjegjësi kufinjtë, topografinë.
8. Arkitekët e peizazhit (planifikues)
Planifikojnë sistemimin e përgjithshëm të zonës, përfshirë dhe vendosjen e ndërtesave, sheshet,
rrugët, parkingjet, hapsirat publike, shkarkimet, linjat e shërbimit etj. Një arkitekt peizazhi
zakonisht bën dhe një plan për mbrojtjen e pemëve.
9. Profesionistë të burimeve natyrore
Këtu përfshihen ekologjistët, biologët, arkeologët, pylltarët urbanë të cilët mund të përfshihen
61
në projekt. Ata ndihmojnë në problematikat e ndryshme që lidhen me tokën, ajrin,
mirëmbajtjen e tyre etj.
10. Qeveria lokale
Përfshihen sepse çdo qeveri lokale ka rolin e vet në çdo ndërtim sipas rregulloreve përkatëse.
11. Komuniteti
Cilat janë nevoja e komunitetit dhe cili është reagimi i tyre ndaj projektit? Komunikimi me
komunitetin që përfshihet ka rëndësi sepse i paraprin problematikave që mund të lindin nqs nuk
disutohen paraprakisht çështjet.
Proçesi i zhvillimit të tokës
Ky proçes është i ndryshëm kudo. Mënyra më e mirë që të familjarizohesh me këtë proçes është që të
përfshihesh dhe të flasësh me aktorët kryesorë. Qeveria lokale ka zhvilluar një proçes që kërkon
përputhshmëri vendore dhe qeverisjen qëndrore.
Vlerësimi i vendit të ndërtimit për pemët
Qëllimi parësor i këtij vlerësimi është që të identifikohen dhe të ruhen pemët. Idealisht duhet bërë që në
fillim të projektit, atëherë kur mblidhen të dhënat e vendit të ndërtimit, bëhet analizimi dhe zhvillimi i
alternativave. Shikohet mundësia që të ndërthuren burimet natyrorë ekzistues me qëllimin e projektit.
Një vlerësim i pemëve në zonën e ndërtimit do të përshkruajë karakteristikat e pemëve gjithashtu dhe
kushtet e zonës. Me këtë informacion do të jetë më e lehtë që të përzgjidhen pemët e duhura që kanë
mundësi të zhvillohen pas ndërtimeve në zonë. Vlerat kryesore që shihen të pemëve janë: mosha, vlera
e pemës, gjendja shëndetsore, lloji i species, zona e rrënjëve, grupimi i pemëve, transferimi i tyre,
kushtet e zonës. Tek kushtet e zonës mund të vlerësohen: karakteristikat e tokës, erërat dhe modelet e
ndriçimit, pjerrësitë, drenazhimet, lumenj, rryma, struktura, linja shërbimi etj.
Planet e ndërtimit (dokumentacioni i ndërtimit)
Ofron informacion të detajuar rreth kushteve ekzistuese dhe qëllimeve të projektit. Zakonisht janë
vizatime që përdoren gjatë proçesit të ndërtimit për ilustrim visual. Këto plane duhet të përfshijnë dhe
informacion mbi pemët, vendndodhjen, specie, rrënjëzimin, mbrojtjen e tyre etj. Gjerat që duhen bërë
ndërkohë që planet zhvillohen dhe rishikohen:
-Dizenjohet që projekti të përfshijë gjelbërimin natyror ekzistues. Identifikohen zonat që ofrojnë
shërbime mjedisore dhe ekonomike më të larta projektit. Gjithashtu shikohet mundësia sesi të
minimizohen dëmet mbi natyrën.
-Përcaktohen aktivitetet e ndërtimit që do ndikonë mbi pemët dhe identifikohen mënyra për minimizim
të ndikimit.
-Percaktohen zonat e rrënjëve për përcaktimin e kufirit që mund ti afrohemi një peme. Psh një trotuar
mund të spostohet vetëm që mos të dëmtojë rrënjët.
-Gjithashtu në mënyrë të ngjashme mund të spostohet psh një pjesë parkimi vetëm për të shpëtuar në
grup pemësh me rëndësi, sigurisht që vlerësohet dhe kostoja e tyre.
-Përcaktohet nqs do të ishte më me pak kosto heqja dhe zëvëndësimi i pemëve sesa ruajtja e tyre.
62
Teknikat e mbrojtjes së pemëve
Disa lloje teknikash mund të përdoren për të mbrojtur pemët nga dëmet në kantiere ndërtimi. Disa nga
këto teknika mund të bashkohen që në dizenjim ndërsa të tjera aplikohen në kantier. Komunikimi me
me pronarët, zhvilluesit dhe kontraktorët përsa i përket rëndësisë së masave mbrojtëse përpara, gjatë
dhe pas ndërtimit. Nga sa u përmend dhe më lart, identifikimi i aktorëve kyç dhe rolin e secilit, shikohet
mundësia që të ndërgjegjësohen apo të arrijnë të kuptojnë lidhjen e pemëve me kantierin e ndërtimit.
Disa nga masat për mbrojtjen e pemëve mund të jenë:
Organizim të kantierit
Që dmth përcaktim të vendeve ku lëvizet, parkohen makineritë, zonë magazinimi, zyrat e
përkohëshme, pikat ku furnizohen me karburant, beton etj.
Minimizim të përdorimit të tokës
Shikohen mënyrat për minimizim të aktiviteteve mbi tokë. Mbrohen disa zona në formën e tyre
natyrore pa ndërhyrë fare me gërmime, mbushje dheu, depozitime etj.
Rrethim të zonave që do mbrohen
Rrënjët e shumë pemëve që do të mbahen paprekur shpesh ngatërrohen me ato që do hiqen
dhe kështu dëmtohen. Prandaj ky rrethim duhet vendosur pa arritur zonat ku mund të
dëmtohet.
Mendo për linjat nëntoksore
kanalizimet për linjat elektrike, ujit, gazit etj mund të dëmtojnë rrënjët. Prandaj nqs këto linja
kalojnë afër rrënjëve duhen spostuar, e mira është që të bëhen në të njëjtën kanalizim apo të
ndërtohet një tunel.
Përshtat trotuarin
Ndonjëherë planet kërkojnë që trotuaret të kalojnë afër pemëve. Megjithëse kjo nuk është e
këshillueshme, duhen marrë parasysh një sërë gjërash paraprakisht si: spostim të trotuarit,
trotuarë që lejojnë ajrosjen e tokës, ndërhyrje në tokë, herbicide.
Pyetje/përgjigjie
1. Si mund të dëmtohen nga aktiviteti i ndërtimeve? Listo shkaqet për çdo lloj dëmi.
Dëmet mbi trung dhe kurorë
Ndërkohë që shpesh është e paqëllimtë, pakujdesia në kantier mund të dëmtohet trungu apo
kurora e pemës.
Dëmtim direkt mbi rrënjët
Mund të priten, shqyhen ose tërhiqen gjatë punimeve për gërmime të ndryshme.
Dëmtim indirekt i rrënjëve
Hedhje materialesh në mbushje apo dekantimi që hollon rrënjët.
Ekspozimi
Pemët që mbeten në zonë pa u heq ngelen nën ekspozimin e diellit apo të erës duke qënë se
nuk janë mësuar më përpara përshkak të mbrojtjes nga pemët që e rrethonin përpara heqjes.
63
2. Cilat janë problemet që mund të dalin nga dëmtimi i rrënjëve?
Limiton aftësinë e rrënjëve për të thithur ujë dhe nutrientët nga dheu e cila shkakton rritje të
pakët deri në tharje. Rritet mundësia për sëmundje apo infektim nga insektet.
3. Përshkruaj sesi ndikojnë mbi pemët pastrimet, trotuaret apo betoni?
Pastrimet nga pemët mund të shkaktojë dhe vërshime uji, erosion dhe ndryshime në orientimin
e drenazhimit. Heqja e pemëve nga kantieri bëhet me paisje të rënda që mund të dëmtojnë
pjesën e mbetur të pemëve që do të rrijnë pa u prekur. Gjithashtu shtrimi i trotuareve mund të
dëmtojë rrënjët, lagështinë e tokës, rrit Ph pasi çimentoja ka kalçium që është alkalin dhe
temperaturën e tokës.