dhe parandalimi i në shqipëri - cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdftiranë, prill...

34

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit
Page 2: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

Tiranë, Prill 2007

Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM:

Nxitja e Migracionit të Rregullt dhe Parandalimi i

Trafikimit në Njerëz në Shqipëri

Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale (QSES)Rruga “Mihal Duri”, P. 60/�/5, Tirana

Tel/Fax: 355 4 2253�6; E-mail: [email protected]

Page 3: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

2

Mendimet e shprehura në këtë botim, janë të autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyro-jnë ato të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe të Ambasadës Britanike në Tiranë.

IOM i përmbahet parimit se migracioni i organizuar dhe human i shërben migrantëve dhe shoqërisë. Si një organizatë ndërqeveritare, IOM bashkëpunon me partnerët e saj në komunitetin ndërkombëtar: për të asistuar në zgjidhjen e problemeve aktuale të migracionit; për të zhvilluar më tej kuptimin e çështjeve që lidhen me migracionin; për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe so-cial nëpërmjet migracionit; dhe për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe mirëqenien e migrantëve.

Botues: Organizata Nderkombëtare për Migracionin (IOM) Rr. Brigada VIII, Vila Nr. 3 Tiranë, Shqipëri Tel:+355.4.257 836 Fax: +355.4.257 835 Email: [email protected] Internet: http://www.iom.int

Redaktore: Silvana Mjeda Menaxhere Projekti IOM

© 2007 Organizata Nderkombëtare për Migracionin, Shqipëri

Të gjitha të drejta janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet, regjistrohet, kopjohet ose transmetohet në çfarëdolloj forme apo me çfarëdolloj mjeti, elek-tronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues ose të tjerë, pa marrë më parë miratimin me shkrim nga botuesi.

Page 4: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

3

Përmbajtja

Mirënjohje

Hyrje

�. Objektivat dhe Metodologjia

2. Profili socio-demografik i kampionit të studimit

3. Rezultatet e anketës

4. Emigrimi potencial

6. Emigrimi i paligjshëm dhe trafikimi i qenjeve njerëzore

7. Konkluzione dhe rekomandime

Bibliografia

Anekset

Page 5: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

4

Mirënjohje

Ky studim u ndërmorr me asistencën e shumë individëve dhe organizatave. Do të donim të fal-enderonim Silvana Mjeda, Miriam Neziri, Silvana Haxhiaj and Silvana Likkola për mbështetjen dhe sugjerimet e dhëna gjatë punës. Ato na kanë ndihmuar me durim në draftimin e pyetësorit, asistuan në punën në terren, dhanë sugjerime gjatë analizimit të të dhënave dhe gjatë shkruarjes së raportit.

Puna në terren u koordinua nga Dr. Ilir Gedeshi në bashkëpunim me individë nga universitetet lokale. Falënderojmë në mënyrë të veçantë intervistuesit në terren: Egest Gjokuta dhe Livia Nano (QSES), Dhurata Milori dhe Raela Hafizi studentë nga Universiteti i Tiranës, Ylber Cejku and Edona Doçi from Kukës. Falenderojmë gjithashtu Nadire Xhaxho e cila hodhi të dhënat e anketës në SPSS dhe Enkeleda Shehi e cila llogariti dhe tabuloi të dhënat si dhe Sofia Noti për përkthimin në anglisht.

Ne dëshirojmë të falenderojmë gjithashtu Znj. Iva Zajmi, Zv.Ministre në Ministrinë e Brendshme, Znj. Shpresa Rama, eksperte në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, Znj.Eda Haxhiymeri, peda-goge në Fakultetin e Sociologjisë të Universitetit të Tiranës, Zj. Evis Fico, eksperte në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, dhe shumë individë të tjerë për intervistat e dobishme që na dhanë në lidhje me projektin.

Më së shumti falenderohen pjesëmarrësit e anketës për informacionin e hapur dhe të sinqertë si dhe për kohën e kushtuar.

Së fundmi pa financimin bujar të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ky studim nuk do të ishte aq gjithëpërfshirës. I falenderojmë nga zemra për mbështetjen e tyre.

Autorët

Page 6: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

5

Akronimet dhe Shkurtimet

QSES Qendra për Studime Ekonomike dhe SocialeBE Bashkimi EvropianGDP Produkti i Brendshëm BrutoIOM Organizata Ndërkombëtare për MigracioninINSTAT Instituti Kombëtar i Statistikave të ShqipërisëMPCS Ministria e Punës dhe Çështjeve SocialeMPJ Ministria e Punëve të JashtmeUK Mbretëria e BashkuarSHBA Shtetet e Bashkuara të AmerikësBB Banka Botërore

Page 7: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

6

Hyrje

Në vitin �989, Aristide Zolberg, një studjues i njohur i migracionit ndërkombëtar, shkruante se sikur të gjithë vendet e botës do të ishin si Shqipëria në njërën anë dhe Japonia në anën tjetër, nuk do të ishte e nevojshme të studjohej migracioni ndërkombëtar . Thuajse një vit më vonë, si për ironi, valë të njëpasnjëshme masive të migracionit ndërkombëtar, ilegale dhe kaotike, do ta bënin Shqipërinë një nga vendet më të prekura të botës nga ky fenomen. Kjo është aq e dukshme sa që Russell King e cilëson Shqipërinë si: “një lloj laboratori për studimin e proceseve të reja emigruese” .Ky fenomen, i pranishëm në të gjithë territorin e vendit, ka shoqëruar me intensitet të ndryshëm të gjitha fazat e tranzicionit shqiptar. Në fund të vitit 2006, vlerësohet se më shumë se 25 për qind e shqiptarëve ose rreth � milion vetë, kryesisht të moshës së re, kanë migruar jashtë vendit, sidomos në Greqi dhe në Itali. Ndërsa migracioni i brendshëm ka përfshirë qindra mijëra të tjerë .

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara , i cili bazohet në eksperiencën e migra-cionit nga Jugu në Veri të Evropës gjatë viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, vlerëson se hendeku i të ardhurave për frymë, shkalla e papunësisë dhe perceptimi që kanë njerëzit për të ardhmen e tyre, përbëjnë faktorët vendimtarë që shpjegojnë nxitjen për të migruar. Të gjithë këta faktorë, kanë vepruar gjatë dekadës së parë të tranzicionit post-socialist me një intensitet shumë më të lartë në Shqipëri. Në vitin 200�, GDP për frymë në Itali dhe Greqi, dy nga vendet fq-inj ku është përqëndruar migracioni ndërkombëtar shqiptar, ishte respektivisht �6 dhe 8 herë më e lartë se në Shqipëri . Ndërsa papunësia gjatë gjithë kësaj periudhe ka qënë dy shifrore . Kurse për perceptimin që kishin njerëzit për të ardhmen, një studim i realizuar në fund të viteve 90’ me �48� persona në të gjitha rrethet e Shqipërisë konkludon se “ dëshira për migrim ndërkombëtar gjatë vitit �998 mbetet e madhe” .

Studimet tregojnë se migracioni është mekanizmi kryesor për të përballuar varfërinë dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për shumë familje shqiptare. Një studim i realizuar nga Banka Botërore në 200� për vlerësimin cilësor të varfërisë, tregoi se remitancat e migrantëve,

përbënin një pjesë të rëndësishme të strategjive të jetesës së familjeve në Shqipëri. Remi-tancat nga emigrantët kishin kontribuar drejtpërsëdrejti në rritjen e të ardhurave të familjeve si dhe të konsumit të mallrave apo shërbimeve. Studimi nxirrte konkluzionin se migracioni dhe remitancat e tyre përbënin faktorin kryesor që bënte dallimin midis një familjeje “të varfër” dhe “jo të varfër”. Familjet të cilat përfitonin nga remitancat kishin më tepër të ngjarë të mos ishin të varfëra .

1 Zolberg A., The next wawes: migration theory for a changing world, International Migration Reviews, 1989, 23 (3)2 King R., Across the sea and over the mountains: documenting Albanian Migration, School of European Studies, University of Sussex, 20033 INSTAT., Preliminary Results of the Population and Housing Census 20014 UNDP, Human Development Report 20055 UNO., Economic Survey of Europe in 1991-1992, Geneva 19926 World Bank., Albania Poverty Assessment, November 20037 INSTAT, 20068 Papapanagos H., Sanfey P., Albanian Emigration: Intentions versus Actual Behaviour, Working Paper, 2002

Page 8: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

7

Një studim tjetër, i realizuar nga IOM-i në vitin 2005, tregoi se emigracioni ka luajtur një rol kryesor në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme financiare të familjeve shqiptare. Kështu, nga rreth �000 familje emigrantësh të cilët u anketuan, rezultoi se 89 për qind e tyre kanë marrë remitanca nga emigrantët gjatë vitit 2004. Këto remitanca përfaqësonin 43 për qind të buxhetit të familjeve të emigrantëve. Në rastet kur të afërmit e emigrantëve u pyetën për të shprehur mendimet e tyre në lidhje me emigracionin dhe remitancat, përfundimet ishin shumë interesante. Familjet të cilët merrnin remitanca kishin një mendim pozitiv për to. Vetëm 3.7 për qind e tyre u shprehën se gjendja financiare nuk ishte përmirësuar. Kjo shifër mund të krahasohet me atë të familjeve të cilët nuk merrnin remitanca nga emigrantët, ku plot 58.7 për qind e tyre raportuan se nuk kanë pasur përmirësim të gjendjes financiare .

Pavarësisht se kushtet e jetesës materiale janë përmirësuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri , faktorët ekonomikë vazhdojnë të mbeten shtytësit kryesorë të emigrimit të shqiptarëve. Një studim i QSES tregoi se në fund të vitit 2006, rreth 44 për qind e popullsisë të grup-moshës �8 deri 40 vjeç, sidomos nga zonat e varfëra të vendit, dëshironte të emigronte në afat të shkurtër ose të gjatë nga Shqipëria . Më shumë se 60 për qind e tyre theksojnë se faktori kryesor që i shtyn të emigrojnë është përmirësimi i standarteve të jetesës, papunësia dhe kushtet jo të kënaqshme të punës.

Rrjedhimisht, si pasojë e veprimit të faktorëve ekonomikë dhe rritjes demografike , emi-grimi nga Shqipëria do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ky emigrim, nga ana tjetër, do të nxitet në të ardhmen edhe nga ulja e fertilitetit dhe ulja e numrit të popullsisë në moshë pune në vendet e Bashkimit Evropian (BE). Italia dhe Gjermania, për shembull, dy vende të preferuara nga emigrantët shqiptarë, kanë tashmë një ulje të kësaj popullsie. Rjedhimisht, ulja e popullsisë në moshë pune do të krijojë një rritje të kërkesës për punëtorë e cila mund të ushqehet vetem nga burime të jashtme.

Emigracioni shqiptar ka luajtur një rol pozitiv jo vetëm për individin/familjen dhe vendin e origjinës, por edhe për ekonomitë e vendeve pritëse. Në Greqi, për shembull, ku emigrantët shqiptarë punojnë kryesisht në bujqësi, ndërtim dhe shërbime , studimet tregojnë se ata kanë kontribuar në rritjen e GDP dhe gjallërimin e sektorëve të veçantë të ekonomisë greke .

E ndërgjegjshme për këto tendenca, qeveria shqiptare synon që emigrimi i qytetarëve shqiptarë të jetë një proces i organizuar dhe legal . Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve që ka bërë qeveria shqiptare dhe agjensitë private për të rregulluar disi, dhe për të organizuar emigrimin e shtetasve shqiptarë, emigracioni illegal ka qenë dhe mbetet më i përdoruri .

9 De Soto H., Gordon P., Gedeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 200210 de Zwager N., Gedeshi I., Germenji E., Nikas Ch., Competing for Remittances. Tirana 200511 Banka Botërore vlerëson se varfëria në Shqipëri është ulur nga 26% në vitin 2002, në 18% në vitin 2005, ndërsa varfëria ekstreme për të njëjtën periudhë është reduktuar nga 5 % në 3.5%.12 CESS., Emigrimi potencial nga Shqipëria, Working Paper, 200713 Mitra P., Migration and Remittances. Eastern Europe and the Former Soviet Union, Presentation based on the study “Migration and Remit-tances. Eastern Europe and the Former Soviet Union”, World Bank, 200714 Po aty15 de Zwager N., Gedeshi I., Germenji E., Nikas Ch., Competing for Remittances. Tirana 200516 Po aty

Page 9: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

8

Emigracioni ilegal i shtetasve shqiptarë ndodh sipas mënyrave të mëposhtme:

• Duke tejkaluar periudhën e qëndrimit të vizave turistike ose të vizave të biznesit; • Duke kaluar ilegalisht me këmbë kufijtë shtetërorë tokësorë; • Duke kaluar ilegalisht kufijtë detarë (në detet Adriatik dhe Jon) me anë të gomoneve (kryesisht gjatë viteve 2003-2004); • Duke kaluar ilegalisht kufirin me taksi, anije, ose avion; • Duke u shtirë si kosovar (mënyrë e praktikuar kryesisht gjatë periudhës së krizës në Kosovë).

Procesi i emigracionit ka pasoja pozitive dhe negative për zhvillimin ekonomik e social të ven-dit. Në këtë kontekst, politika e çdo qeverie, pavarësisht nga ngjyrat partiake, duhet të synojë maksimizimin e anëve pozitive të emigracionit dhe minimizimin e atyre negative. Krahas për-mirësimit të gjendjes ekonomike e sociale dhe krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve në vendet e BE, vërehen edhe disa pasoja jo pozitive të migracionit si shfrytëzimi, copëzimi i familjes, humbja e lidhjeve gjuhësore dhe kulturore me vendin mëmë etj. Qeveria shqiptare dhe organizatat lokale dhe ndërkombëtare duhet të rrisin edukimin dhe ndërgjegjësimin e njerëzve për rreziqet që vijnë nga emigracioni ilegal dhe fenomenet më negative që lidhen me të, si kontrabandimi dhe trafikimi i qënieve njerëzore.

Studimet empirike tregojnë se trafikimi dhe kontrabanda e qenieve njerëzore perceptohen si një nga problemet shqetësuese të shoqërisë shqiptare gjatë tranzicionit . Ato vlerësohen si probleme shqetësuese për individët e përfshirë, komunitetet si dhe vetë shoqërinë, sikurse janë barriera reale në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Për këto arsye, sidomos vitet e fundit, konstatohen reagime në të gjitha nivelet duke patur edhe mbështetjen e institucioneve dhe të disa organizatave ndërkombëtare. Si masë e rëndësishme parandaluese për emigrimin e parregullt, trafikimin dhe kontrabandën e qenjeve njerëzore vlerësohet edhe informimi, edu-kimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve, - dhe sidomos i të rinjve - për rrezikshmërinë, pasojat individuale e sociale, mënyrat dhe rrugët konkrete të realizimit të tyre, sikurse të formave të parandalimit .

Në funksion të këtij objektivi, një ekip i IOM-it realizoi një projekt, të financuar nga Ambasa-da e Mbretërisë së Bashkuar, në gjashtë zona të vendit, i cili konsistonte në informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi emigrimin e paligjshëm, trafikimin dhe kontrabandën e qe-nieve njerëzore. Projekti synonte nxitjen e formave të migracionit të rregullt, duke përfshirë këtu edhe rëndësinë e respektimin të rregullave të vendit pritës. Ky studim analizon rezultatet e këtij projekti dhe jep disa nga gjetjet dhe rekomandimet që burojnë nga kjo përvojë.

Ky studim është organizuar në dy pjesë kryesore, të cilat pasohen nga gjetje, konkluzione dhe rekomandime për politikat. Pjesa e parë shpjegon metodologjinë dhe burimin e të dhënave. E dyta analizon të dhënat sasiore dhe cilësore të grumbulluara në gjashtë zona të vendit. Pjesa e tretë konsiston në konkuzionet dhe sugjerimet se si të përmirësojmë punën në lidhje me emi-grimin e parregullt dhe luftën kundër trafikimit dhe kontrabandës së qenieve njerëzore.

17 Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Migracionin, Tiranë, Korrik 200518 De Zwager N., Gedeshi I., Germenji E., Nikas Ch., Competing for Remittances. Tirana 200519 Sokoli L., Gedeshi I., Trafikimi, Rasti i Shqipërisë. Shtëpia Botuese Rinia, 2006; IOM., Praktikat më të mira për hartimin e programeve mbi parandalimin e trafikimit në shkolla, Tiranë, Shtator 200620 Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Migracionin, Tiranë, Korrik 2005

Page 10: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

9

Aktivitetet e IOM-it

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), ku Shqipëria bën pjesë prej vitit �993, ka zbatuar disa projekte për forcimin e kapaciteteve institucionale në hartimin e politikave mi-gratore. Ajo ka ofruar informacion dhe asistencë për riintegrimin e migrantëve dhe viktimave vendase e të huaja te trafikimit, si dhe për parandalimin e trafikimit nëpërmjet aktiviteteve edukative.

Në periudhën shkurt 2006 - prill 2007, një ekip i IOM-it në Tiranë, zbatoi një projekt me qëllim forcimin e kanaleve ekzistuese dhe krijimin e kanaleve efektive të informimit për mi-grantët e mundshëm dhe grupet në rrezik trafikimi. Në këtë kuadër u ngrit një qendër lëvizëse informimi, dy bërthama informuese, në Peshkopi dhe Elbasan (pranë zyrave rajonale të pu-nësimit), u trajnuan profesionistë të medias dhe filloi funksionimi i një linje telefonike pa pag-esë mbi migracionin dhe trafikimin. Ky projekt u zbatua në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit dhe Vlorës.

Projekti u zhvillua në kuadër të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Migracionit dhe Strategjisë Kombëtare në Luftën kundër Trafikimit te Qënieve Njerëzore (2005-2007) të qe-verisë shqiptare dhe ndjek politikat e BE-së për migracionin. Ai synon lehtësimin e migracionit të rregullt nëpërmjet përhapjes së informacionit.

Kjo veprimtari u bazua dhe plotësoi projektet e mëparshme të IOM-it në luftën ndaj mi-gracionit të parregullt nëpërmjet nxitjes së rrugëve të rregullta dhe parandalimit të trafikimit të qënieve njerëzore nëpërmjet ngritjes të Qendrave Rajonale të Shërbimeve për Migrantët.

Projekti synoi krijimin e mekanizmave të reja të përhapjes së informacionit lidhur me pro-cedurat, legjislacionin dhe mënyrat e rregullta të migracionit. Ai synoi gjithashtu nxitjen e mi-gracionit të rregullt, parandalimin e trafikimit dhe përfshirjen sociale të viktimave të trafikimit duke reduktuar format e migracionit të parregullt.

Paralelisht projekti punoi për ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të strukturave të Qe-verisë Shqiptare për zbatimin e strategjive kombëtare mbi Migracionin dhe Anti-Trafikimin, planet e tyre të veprimit si dhe të draft marrëveshjes ndërmjet Shqipërise dhe UK mbi kthimin e minorenëve.

Përfituesit e drejtepërdrejtë të projektit janë migrantët potencialë dhe grupet më të prek-shme nga trafikimi i qënieve njerëzore, viktimat e trafikimit, zyrtarët në Shërbimet e Punësimit Kombëtar, OJF-të, gazetarët dhe media profesionale. Në një kuptim më të gjere, përfitues i projektit është shoqëria shqiptare në tërësi.

21 Parandalimi i Trafikimit të Qënieve Njerëzore në Ballkan nëpërmjet Aktiviteteve Edukative dhe Rritjes së Kapac-iteteve të Shkollave; Nxitja e Migrimit të Rregullt në Ballkanin Perëndimor

Page 11: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�0

1. Objektivat dhe Metodologjia

Qëllimi i studimit është të vlerësojë ndikimin e projektit të IOM-it lidhur me nivelin e in-formimit dhe ndërgjegjësimit të popullsisë në gjashtë zonat e përzgjedhura (Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Elbasan dhe Vlorë) mbi migracionin e ligjshëm, trafikimin, eksperiencat e tyre si emigrantë ose planet për të ardhmen, si dhe çështje të tjera të ngjashme.

1.1. Objektivat

Objektivat specifikë të projektit janë:

�. Të vlerësojë efektivitetin e metodave të përdorura gjatë fushatave gjithëpërfshirëse të informacionit në gjashtë zonat e zgjedhura;

2. Të identifikojë nivelin e njohurisë së popullsisë mbi këto çështje, si dhe zakonet dhe sjelljet që planifikojnë në të ardhmen pas përfundimit të projektit të IOM-it;

3. Të japë disa rekomandime për përsosjen e mënyrave të informimit të popullsisë, kryesisht të rinjve, për migracionin e rregullt ndërkombëtar, për parandalimin e trafikimit dhe kontrabandës së qenieve njerëzore.

1.2. Metodologjia

Puna analitike e këtij studimi bazohet kryesisht në të dhëna sasiore, të realizuara nëpërmjet një ankete me 849 persona, shumica nxënës dhe të rinj, nga të cilët �96 persona (23.� për qind) në Shkodër, 72 (8.5 për qind) në Kukës, 88 (�0.4 për qind) në Dibër, 205 (24.� për qind) në Elbasan, �75 (20.6 për qind) në Durrës dhe ��3 (�3.3 për qind) në Vlorë (Grafiku �).

Grafiku 1: Shpërndarja e anketave sipas zonave

Page 12: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

��

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Krahas teknikave sasiore në studim janë përdorur edhe disa teknika cilësore, si �) një “desk-top review” dhe 2) intervista me drejtues dhe ekspertë të institucioneve publike, mësues dhe pedagogë, dhe me persona përgjegjës në luftën kundër trafikimit dhe kontrabandës të qënieve njerëzore.

Ekipi i studiuesve ka përdorur edhe studime, të dhëna sasiore dhe cilësore të tjera për mi-gracionin ndërkombëtar dhe trafikimin, që disponon QSES-i.

Desktop review, shërbeu për evidentimin e problemeve të migracionit ndërkombëtar, të trafikimit dhe kontrabandës të qënieve njerëzore. Duke u bazuar në literaturën ekzistuese dhe në aktivitetet e zhvilluara nga IOM-i me nxënës, të rinj dhe qytetarë të tjerë, u hartuan pyetjet e draft anketës. Të gjitha burimet e përdorura janë listuar në bibliografi.

Intervistat. Ekipi i studiuesve intervistoi drejtues dhe ekspertë të institucioneve pub-like, mësues dhe pedagogë si dhe persona përgjegjës në luftën kundër trafikimit dhe kontra-bandës të qënieve njerëzore. Këto intervista ndihmuan për: analizimin e të dhënave, nxjerrjen e konkluzioneve, rekomandimeve si dhe për hartimin e draft raportit. Të gjitha intervistat u regjistruan dhe u transkriptuan në kompjuter për analiza të mëtejshme.

Pyetësorët Socio-ekonomikë. Ekipi i studiuesve realizoi anketa me nxënës, të rinj dhe qytetarë në gjashtë zona të Shqipërisë, në veri, në veri-lindje, në Shqipërinë e mesme dhe në atë jug-perëndimore (Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Elbasan dhe Vlorë). Anketa përmbante 40 pyetje të strukturuara dhe realizimi i saj kërkonte mesatarisht �0 minuta. Zhvillimi dhe hartimi i saj kaloi nëpër dy faza. Gjatë fazës së parë, u hartua draft anketa, duke u bazuar në literaturën ekzistuese dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me ekipin e IOM-it në Tiranë. Ndërsa gjatë fazës së dytë, draft anketa u testua me (a) nxënës të niveleve të ndryshme në një shkollë të qytetit të Tiranës, që nuk përfshihej në këtë studim; dhe me (b) qytetarë të grup-moshës �8 deri 40 vjeç. Ky testim shërbeu për të bërë përshtatjet dhe korigjimet e nevojshme të pyetjeve të draft anketës. Më pas u hartua dhe pyetësori final.

Ekipi i studiuesve. Ekipi i studiuesve u përbë nga studiues socio-ekonomikë të trajnuar dhe intervistues në terren me eksperiencë të mëparshme në realizimin e anketimeve. Një kriter në përzgjedhjen e individëve që do të merreshin me këtë anketim ishte edhe aftësia e tyre për të komunikuar për çështje sensitive dhe për të krijuar besim sidomos me nxënësit dhe të rinjtë e moshës shkollore. Ekipi u trajnua lidhur me qëllimin dhe objektivat e studimit, përmbajtjen e anketës, mënyrën e realizimit të saj dhe aspekte të tjera të këtij pyetësori.

Përzgjedhja e shkollave që do të përfshiheshin në këtë studim është bërë në shkollat ku janë zhvilluar aktivitetet e projektit të IOM-it. Janë përzgjedhur shkolla të niveleve dhe profileve të ndryshme, si 9 vjeçare, të mesme të përgjithshme dhe të mesme profesionale. Shkollat e përzgjedhura ishin në qarqe të ndryshme të vendit, në qytet dhe në fshat.

Page 13: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�2

Në përputhje me qëllimin dhe objektivat e studimit, anketimi i nxënësve dhe të rinjve përf-shiu dy grupe:

• 39� nxënës dhe të rinj që kishin marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga IOM-i mbi migracionin ndërkombëtar, trafikimin dhe kontrabandën e qënieve njerëzore dhe që në këtë studim përfaqësojnë “ grupin e informuar”; dhe

• 336 nxënës dhe të rinj që nuk kishin marrë pjesë në aktivitete të tilla dhe që në këtë studim përfaqësojnë “grupin e kontrollit”.

Në përzgjedhjen e nxënësve dhe të rinjve u përdor kombinimi i metodës së qëllimshme dhe të rastit. Metoda e qëllimshme synonte në përzgjedhjen e nxënësve dhe të rinjve nga “gru-pi i informuar” dhe “grupi i kontrollit”. Ajo synonte gjithashtu në ruajtjen e një ekuilibri mid-is djemve dhe vajzave, përbërës të kampionit të studimit. Ndërsa metoda e dytë synonte në përzgjedhjen e rastit të nxënësve dhe të rinjve brenda grupeve të mësipërme, sipas një proce-dure të njëjtë.

Në secilën prej shkollave përzgjedhja e individëve është bërë në këtë mënyrë:

�. Ekipi ka kontaktuar fillimisht me drejtuesin e shkollës, ka prezantuar qëllimin e studimit, ka siguruar miratimin dhe bashkëpunimin e tij për realizimin e anketimit.

2. Janë përcaktuar klasat që do t’i nënshtroheshin anketimit duke patur parasysh që të kishte klasa me “grupin e informuar” dhe “grupin e kontrollit”.

3. Bazuar në regjistrin e nxënësve janë hartuar dy lista për çdo klasë, një për vajzat dhe një për djemtë. Kjo është bërë për të patur një numër afërsisht të barabartë midis tyre.

4. Nga listat e veçanta janë përzgjedhur sipas një rendi të përcaktuar individët (për shem-bull, individët me numrat rendorë 4, 8, �2, �6 etj).

5. Nxënësit e përzgjedhur janë futur në një klasë të veçantë, secili në një bankë, dhe në mënyrë të pavarur, pa komunikuar me njëri-tjetrin, kanë plotësuar anketën.

Krahas nxënësve dhe të rinjve në shkolla, ekipi i studiuesve anketoi edhe �22 qytetarë të grup-moshës �8 deri 40 vjeç në zonat ku është realizuar projekti i IOM-it. Pyetësori u zhvillua me njerëz në rrugë dhe vende publike si locale, biznese etj. Qëllimi i ekipit të studiuesve gjatë përzgjedhjes së individëve ishte që të respektonte variacionet në moshë dhe gjini.

Të gjitha anketat janë hedhur në kompjuter, janë kontrolluar dhe janë përpunuar nga një statisticien me përvojë duke përdorur programin SPSS.

Page 14: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�3

2. Profili socio-demografik i kampionit të studimit

Të dhënat sasiore të kampionit të studimit u analizuan për të treguar përbërjen e tij sipas gjinisë, grup-moshës, etnisë, nivelit arsimor, statusit civil, vendbanimit, gjendjes ekonomike dhe përvojës së tyre jashtë vendit.

Të dhënat e anketës tregojnë se 60.4 për qind e të anketuarëve janë femra dhe 39.6 për qind janë meshkuj. Kjo shmangje nga orientimi për të patur një kampion studimi të ekuilib-ruar shpjegohet kryesisht me strukturën gjinore të popullsisë së klasave të shkollës që janë përfshirë në këtë studim. Shmangjet më të ndjeshme janë në Dibër (ku 69.3 për qind e të anke-turëve janë femra) dhe më të vogla në Kukës (ku 48.6 për qind janë femra).

Thuajse 83 për qind e të anketuarëve janë të grup moshës deri 20 vjeç, rreth 8 për qind janë të grup-moshës 2� deri 30 vjeç dhe 9 për qind janë të grup-moshës 3� deri 40 vjeç. Mbizotërimi i moshave të reja shpjegohet me faktin se një pjesë e madhe e anketave janë realizuar me nxë-nësit në shkolla. Nxënësit dhe studentët përfaqësojnë rreth 86 për qind të të anketuarve.

74.6 përqind e të anketuarve janë studentë dhe �5.4 përqind janë anëtarë të tjerë të komu-nitetit. Nga grupi i fundit rreth 63 përqind janë në punë dhe rreth 37 përqind janë të papunë.

Nga pikpamja etnike, rreth 97 për qind e të anketuarve janë shqiptarë, �.2 për qind janë romë dhe egjyptianë dhe rreth �.5 për qind janë grekë, vllehe, maqedonas dhe malazezë.

Pjesa më e madhe e të anketuarëve ose 88.� për qind e tyre vazhdojnë ose kanë përfundu-ar arsimin e mesëm, ndërsa 7.7 për qind vazhdojnë ose kanë përfunduar arsimin universitar.

Shumica e nxënësve dhe të rinjve të anketuar (54.5 për qind) janë nga zonat urbane. Kjo përqindje është më e lartë në Vlorë, në Kukës dhe në Peshkopi, ku të gjithë të anketuarit janë nga qyteti. Ndërsa në Durrës, në Elbasan dhe në Shkodër, të anketuarit janë nga qyteti dhe fshati.

Thuajse 69 për qind e të anketuarëve kanë banuar në këto vendbanime edhe para vitit �990, kurse 3� për qind kanë ardhur pas vitit �990. Rrjedhimisht �/3 e të anketuarëve shprehen se kanë migruar nga zona të tjera të Shqipërisë, kryesisht nga zonat e thella rurale. Ky migracion i brendshëm është një dukuri e zakonshme gjatë periudhës së tranzicionit.

Pjesa më e madhe e të anketuarëve, thuajse 63 për qind, shprehen se gjendja financiare e familjeve të tyre është e “mjaftueshme”, ndërsa rreth �9 për qind shprehen se ajo është “disa herë e mjaftueshme, disa herë jo”. Anketa tregon se pjesa më e madhe e familjeve që kanë një situatë financiare “disa herë e mjaftueshme, disa herë jo”, “të pamjaftueshme” dhe “fare të pamjaftueshme” janë më tepër në qarqet e Shqipërisë veriore e veri-lindore: në Dibër (39.7 për qind), në Kukës (33.3 për qind) dhe në Shkodër (30.� për qind). Krahasuar me familjet e tjera të

Page 15: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�4

lagjes ku banojnë, thuajse 38 për qind e të anketuarëve shprehen se janë “njësoj”, rreth 34 për qind shprehen se “janë më mirë” dhe 24 për qind shprehen se janë “shumë më mirë”.

Grafiku 2. Gjendja financiare e familjeve

: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Thuajse 25 për qind e nxënësve, të rinjve dhe qytetarëve të anketuar në gjashtë zonat e studjuara kanë një përvojë jashtë shtetit. Kjo përqindje është më e lartë në Dibër (rreth 55 për qind), në Vlorë (rreth 48 për qind) dhe në Kukës (rreth 40 për qind). Ndërsa në Durrës (9 për qind), në Shkodër (�4 për qind) dhe në Elbasan (rreth �9 për qind) kjo përqindje është poshtë mesatares. Thuajse 59 për qind e të anketuarve që kanë qënë jashtë vendit kanë shkuar për pushime, ndërsa rreth 29 për qind kanë qënë emigrantë.

II. Rezultatet e anketës

Thuajse 49 për qind e të anketuarëve në të 6 zonat ku është zhvilluar projekti kanë marrë pjesë në aktivitetet mbi migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore të organizuara nga IOM. Një pjesëmarrje më e lartë vërehet në Durrës (67.4 për qind), në Elbasan (52.2 për qind) dhe në Shkodër (50.5 për qind), ndërsa në zonat e tjera është më afër mesatares. Pjesa më e madhe e të anketuarëve që kanë marrë pjesë në aktivitete janë femra (rreth 60 për qind).

Tabela 1. Pjesëmarrja e të anketuarëve në aktivitete të IOM-it për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Page 16: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�5

Në dy zona, në Dibër dhe në Elbasan, rreth 45 për qind e të anketuarëve kanë marrë informacion mbi migracionin e rregullt dhe për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore si edhe nga zyrat e punësimit rajonal.

Tabela 2. Informacioni nga zyrat e punësimit rajonal

Një burim tjetër informacioni mbi migracionin e rregullt dhe për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore ështe edhe qëndra e lëvizshme e IOM-it. Thuajse 49 për qind e të anketu-arëve shprehen se janë informuar nga kjo qëndër e lëvizshme.

Tabela 3. Informimi nga qëndra e lëvizshme e IOM

Informacioni që jepet nga qëndra e lëvizshme e IOM-it vlerësohet shumë nga të anketu-arit. Shumica e të anketuarëve ose 63.6 për qind e tyre, e vlerësojnë informacionin që jepet nga fushatat e IOM-it si “shumë të vlefshëm” dhe 27 për qind e tyre e vlerësojnë atë “deri diku të vlef-shëm”. Një numër i vogël të anketuarish (7 për qind) e vlerësojnë atë si “pak të vlefshëm”, ndërsa 2.4 për qind shprehen se “nuk dinë ta vlerësojnë”. Vlerësimi “shumë i vlefshëm” është më i lartë se mesatarja në Durrës (76 për qind), në Elbasan (66 për qind) dhe në Shkodër (66 për qind).

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Grafiku 3. Vlerësimi nga të anketuarit për fushatën informuese të IOM

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Page 17: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�6

Pjesa më e madhe e të anketuarve ose 62.5 për qind e tyre që e vlerësojnë informacionin si “pak të vlefshëm”, shprehen se koha në dispozicion ishte e pamjaftueshme.

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Tabela 4. Në qoftë se informacioni është pak i vlefshëm, çfarë mungonte sipas jush?

Anketuesit vlerësojnë si burime më të përshtatshme informacioni emisionet televizive (32.7 për qind) dhe filmat dokumentarë (�8.9 për qind). Thuajse �7.6 për qind vlerësojnë ta-kimet informuese dhe ndërgjegjësuese. Ndërsa rreth ��.� për qind të tjerë vlerësojnë spotet publicitare. Një numër më i vogël i të anketuarëve vlerësojnë fletë-palosjet (5.9 për qind), pos-terat (4.8 për qind), broshurat (4.7 për qind) dhe artikujt promocionalë (4.3 për qind).

Pjesa më e madhe e të anketuarëve ose 59 për qind e tyre, shprehen se kanë dijeni për një linjë telefonike ku mund të telefonojnë falas dhe të informohen në rast se dëshirojnë të emigrojnë ose ndjehen të kërcënuar për tu trafikuar. Kurse vetëm 29.6 për qind shprehen se nuk kanë dijeni për këtë linjë telefonike. Ndërsa një pjesë më e vogël, ose rreth �� për qind, nuk janë të sigurtë nëse ka apo jo një linjë të tillë. Sipas një punonjëse të IOM-it: “linja telefonike ka filluar të funksionojë nga mesi i nëntorit 2006. Që atëhere është vërejtur një shtim i numrit të telefonatave, sidomos pas një emisioni televiziv të organizuar nga IOM-i në një nga kanalet pri-vate më të shikuara në vend dhe pas fushatës me zyrën e lëvizshme në të 6 zonat që mbulonte projekti. Këto telefonata vijnë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethe të ndryshme të vendit, si Shkodra, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Lezha, Korça, Kukesi, etj”.

Page 18: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�7

Tabela 5. A e dini se mund të telefononi falas nëse dëshironi të emigroni ose ndjeheni të kërcënuar për tu trafikuar?

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Sipas Znj. Iva Zajmi, zëvendës ministre në Ministrinë e Brendshme “Një nga drejtimet e programit për të promovuar emigracionin e rregullt dhe për të luftuar trafikimin e qen-jeve njerëzore është edhe vënia në funksionim të një linje telefonike falas për qytetarët me numër 0800�2�2. Nëpërmjet këtij numri mund të kërkohet këshillim për emigracion të rregullt dhe mund të denoncohen raste të trafikimit të qënieve njerëzore. Në këtë numër qytetarë nga e gjithë Shqipëria mund të telefonojnë falas gjatë 24 orëve të ditës dhe gjatë gjithë javës, pa qënë e nevojshme të japin të dhënat e tyre personale. (…) Pas publikimit të këtij numri, çdo ditë bëhen rreth �00 telefonata, kryesisht nga femrat. Një pjesë e tyre duan të dinë rreth emigrimit të rregullt, por ka edhe nga ato që kanë pasur probleme me trafikimin.”

Box 1.

Pjesa më e madhe e të anketuarëve ose rreth 64 për qind e tyre e përcaktojnë “median” si një nga burimet kryesore të informacionit për ekzistencën e një linje të tillë. Një grupim tjetër të anketuarish prej rreth 36 për qind shprehen se burim informacioni janë “seminaret apo qen-drat e informimit”. Rreth 29 për qind e të anketuarëve shprehen për “broshurat, fletëpalosjet dhe posterat” si burim informacioni. Ndërsa për “mësuesit dhe shkollat” shprehen vetëm 20 për qind e të anketuarëve. Një numër i vogël anketuesish përcaktojnë “familjen” (�3.2 për qind) dhe “shokët/shoqet, të njohurit” (��.6 për qind) si burim informacioni.

Tabela 6. Nga e keni marrë informacionin për linjën telefonike falas?

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007Shënim: Të intervistuarit mund të jepnin më shumë se � përgjigje

22 CESS., Emigrimi potencial nga Shqipëria, Working Paper, 2007

Page 19: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�8

Migracioni Potencial

Sipas një studimi të realizuar në fillim të vitit 2007 nga QSES-i, thuajse 44 për qind e popullsisë shqiptare, e moshës �8 deri 40 vjeç, dëshiron të emigrojë nga Shqipëria . Studimi tregoi se potenciali migrator i popullsisë shqiptare është më i lartë për meshkujt se sa për femrat, është dukshëm më i lartë për grup-moshat e reja dhe për zonat më të varfëra të ven-dit. Këto tendenca të migracionit potencial përputhen edhe me tendencat e deritanishme të observuara. Tre kërkues nga Universiteti i Sussex-it, duke përdorur modele ekonometrike për analizën e të dhënave nga Albania Living Standards Measurement Survey (ALSMS) të 2002, arrijnë në konkluzionin se “të rinjtë e gjinisë mashkullore dhe më të përgatitur nga pikëpamja profesionale janë më të prirur për të emigruar në krahasim me grupet e tjera” .

Pavarësisht se i lartë, ky potencial migrator i popullsisë shqiptare është zvogëluar duk-shëm pas vitit 2000, kryesisht si pasojë e përmirësimit të kushteve të jetesës dhe pengesave për të emigruar në mënyrë të paligjshme. Një studim i realizuar në vitin �998 nga dy kërkues, H. Papapanagos dhe P. Sanfey, tregoi se 76.4 për qind e meshkujve dhe 73.3 për qind e fem-rave të anketuar dëshironin të emigronin nga Shqipëria. Studimi arrinte në konkluzionin se “edhe pse rreth 700.000 shqiptarë jetojne aktualisht jashtë shtetit dëshira për të emigruar në pjesën e mbetur mbetet e lartë” .

Studimi i QSES-it tregoi se arsyeja kryesore e dëshirës për emigrim është përmirësimi i standarteve të jetesës (rreth 38 për qind), papunësia (rreth �8 për qind) dhe kushtet jo të kënaqshme të punës (rreth �0 për qind). Migrantët potencialë dëshirojnë të emigrojnë krye-sisht në Itali (32.4 për qind), në Greqi (27.6 për qind), në SHBA (�5 për qind) dhe në Angli (�2.� për qind) .

Ndërsa të dhënat e anketës për emigrimin dhe trafikimin e qënieve njerëzore tregojnë se thuajse 58 për qind e të anketuarëve mendojnë të emigrojnë nga Shqipëria. Kjo diferencë me studimin e QSES-it shpjegohet me mbizotërimin grup-moshave më të reja në këtë anketë. Në grup-moshën deri 30 vjeç dëshira për emigracion është thuajse 59 për qind. Ndërkaq, dëshira për emigracion është më e lartë në zonën rurale (59 për qind), se sa në zonën urbane (57 për qind). Ajo është më e lartë tek popullsia e vendosur para vitit �990 (60 për qind), në krahasim me atë të vendosur gjatë tranzicionit. Ndërsa nga pikëpamja gjeografike, të dhënat tregojnë se dëshira për të emigruar është më e lartë në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit si, në Shkodër (64 për qind), në Dibër (rreth 60 përqind) dhe në Kukës (rreth 63 për qind). Kjo dëshirë është më e ulët në Shqipërinë e mesme dhe jug-perëndimore: si në Elbasan (rreth 5� për qind), në Vlorë (50 për qind) dhe në Durrës (rreth 59 për qind). Kjo dëshirë për emigracion lidhet me kushtet më të vështira ekonomike të familjeve të të anketuarëve të zonës veriore dhe veri-lindore të vendit, ku edhe niveli i varfërisë është më i lartë. Studime të Bankës Botërore dhe të INSTAT-it i konfirmojnë këto të dhëna lidhur me varfërinë .

23Castaldo A., Litchfield J., Reilly B., Who is Most Likely to Migrate from Albania? Evidence from the Albania Living Standards Measurement Survey, Paper presented at the Conference New Perspectives on Albanian Migration and Development, Korça, Albania, �6-�7 September 200424 Papapanagos H., Sanfey P., Albanian Emigration: Intentions versus Actual Behaviour, Working Paper, 200225 Sipas autorëve, në vitin �992 dëshironin të emigronin nga Shqipëria 72.7 për qind e meshkujve dhe 5�.3 për qind e femrave.26 CESS., Emigrimi potencial nga Shqipëria, Working Paper, 2007

Page 20: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

�9

Ndërsa nga pikpamja gjinore, dëshira për emigracion është më e lartë tek meshkujt (rreth 64 për qind e tyre janë shprehur se dëshirojnë të emigrojnë) se sa tek femrat (53 për qind).

Tabela 7. A mendoni të emigroni?

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Si konkluzion, mund të themi se dëshira për të migruar jashtë shteti është më e lartë tek të rinjtë e familjeve të varfëra të zonës rurale të Shqipërisë veriore dhe veri-lindore. Rrjedhimisht, në të ardhmen, edhe projektet e tjera antitrafikim të IOM-it duhet të fokusohen në këto grupe të komunitetit. Këto të dhëna sasiore të përftuara nga anketimi konfirmohen edhe nga të dhënat cilësore. Sipas një interviste me znj. Iva Zajmi, zëvëndës ministre në Ministrinë e Brëndshme, “projektet në të ardhmen duhet të përqëndrohen tek të rinjtë, sepse dëshira për të migruar tek ata është më e lartë”.

Dëshira për emigrim tregon një prirje, realizimi i së cilës kushtëzohet nga kapitali financiar, human dhe social i personave (dhe i familjeve të tyre) që e shprehin këtë dëshirë . Një studim për varfërinë i realizuar në vitin 200� nga Banka Botërore në �0 zona të Shqipërisë, tregoi se individët nga familjet shumë të varfëra nuk kanë mundësi të

Tabela 7. A mendoni të emigroni?

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

27Sipas studimit të Bankës Botërore, thuajse gjysma e personave që banojnë në zonat më të thella malore të veriut dhe veri-lindjes janë të varfër dhe më shumë se 20 për qind jetojnë në varfëri ekstreme. Albania Poverty Assessment, Document of the World Bank, November 200328Gedeshi I., Sabates-Wheeler R., Poverty, Vulnerability and Migration during transition in Albania, Working Paper, 2006

emigrojnë . Prandaj edhe të anketuarit u pyetën lidhur me mundësinë për të emigruar gjatë dy viteve të ardhshme. Të dhënat e anketës tregojnë se ata kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Kështu rreth 37 për qind e atyre që dëshirojnë të emigrojnë shprehen se “kanë mundësi” që të realizojnë një synim të tillë. Kurse rreth 22 për qind shprehen madje se “kanë shumë mundësi” të emigrojnë. Por ka edhe një grupim tjetër, prej rreth �9 për qind, që shprehen se edhe “kanë edhe s’kanë mundësi” të emigrojnë. Rreth �3 për qind të tjerë shprehen se kanë “pak mundësi”, ndërsa rreth 9 për qind se kanë “shumë pak mundësi” për të emigruar.

Page 21: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

20

Në përgjigjet “ka mundësi” dhe “ka shumë mundësi”, të marra së bashku, përqindja më e lartë e të anketuarëve është në Shkodër (7�.2 për qind), në Elbasan (66.7 për qind) dhe në Durrës (59.6 për qind). Kurse më e ulët është në Dibër (32.9 për qind) dhe në Kukës (44.4 për qind).

Tabela 8. Sa mundësi ka që ju të emigroni nga Shqipëria gjatë 2 viteve të ardhshme?

Financimi i udhëtimit lidhet me mundësitë financiare të familjes së migrantit potencial dhe shpesh është një pengesë reale për emigracion. Nga të dhënat e anketës rezulton se vetëm rreth 39 për qind e të anketuarëve kanë mundësi të financojnë udhëtimin për në vendin e emigrimit. Kurse rreth 25 për qind shprehen se nuk janë në gjendje të financojnë udhëtimin, ndërsa rreth 37 për qind shprehen se “nuk e dinë”.

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Tabela 9. A mund të financoni udhëtimin tuaj?

Të dhënat e anketës tregojnë se ekziston një korrelacion i ngushtë midis gjendjes finan-ciare të familjes dhe mundësisë së financimit të udhëtimit për në vendin e destinacionit. Si-pas tyre vetëm rreth 6� për qind e të anketuarëve nga familjet me “të ardhura më se të mjaf-tueshme” mund të financojnë vetë udhëtimin. Ky tregues është rreth 42 për qind për familjet me “të ardhura të mjaftueshme” dhe rreth �9 përqind për familjet me të ardhura “disa herë të mjaftueshme, disa herë jo”.

29 De Soto H., Gordon P., Gedeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 2002

Page 22: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

2�

Box 2

Në pamundësi për të siguruar një vizë afat-shkurtër, dy janë mundësitë për të emigruar. Rruga e parë është ajo e emigrimit ilegal, vetëm ose me grup shokësh, e cila është vështirësuar shumë vitet e fundit. Agimi, i cili ka emigruar disa herë në Greqi, tregon: “Para disa vjetësh ishte më e lehtë të emigroje ilegalisht në Greqi. Kurse tani në kufi ka kontrrolle të forta nga policia”. Kjo gjë duket se frenon shumë nga burrat e familjeve për të emigruar. Ndërsa Shpëtimi, i cili ka migruar në fshatin Drenovë bashkë me gruan dhe një fëmijë të vogël, shpjegon: “Unë nuk mund të imigroj ilegalisht, sepse nuk dua që të rrezikoj dhe të lë rrugëve fëmijën dhe gruan”. Ndërsa rruga e dytë lidhet me blerjen e dokumentave të fallsifikuara në tregun e zi ose kalimi ilegal i kufirit me ndihmën e kontrabadistëve, të cilat kushtojnë shumë . Në fund të viteve 90’ për të shkuar ilegalisht nga Shqipëria në Athinë ose në Selanik, nëpërmjet kontrabandistëve, kushtonte �00.000 dhrahmi për person. Ndërsa kalimi i kufirit me një vizë fallso kushtonte dy herë më shumë dhe suksesi nuk ishte i garantuar . Në vitet 2003-2004 çmimi për të blerë një vizë greke afat-shkurtër në tregun e zi ishte mbi 500 Euro . Veç kësaj, emigrantët duhet të për-ballojnë edhe shpenzime të tjera, si transporti deri në destinacion, ashtu si dhe ushqimin dhe strehimin deri sa të gjejnë punë dhe të marrin pagën. Rrjedhimisht rruga e dytë kushtëzohet nga kapitalet financiare të familjes. Prandaj të varfërit zakonisht nuk emigrojnë dhe kanë më pak mundësi t`i shpëtojnë varfërisë. Arrehag et al., duke analizuar përdorimin e remitancave të emigrantëve në rrethin e Korçës, vëren se ato “nuk mund të paguajnë borxhet e migrimit”. Autorët konkludojnë se “Njerëzit që nuk kanë shumën e kërkuar të parave për të migruar janë ata që nuk mund të migrojnë dhe si rrjedhojë mbeten në Shqipëri në pamundësi për të për-mirësuar standartet e jetesës ”.

Por familjeve “të varfëra” nuk ju mungon vetëm kapitali financiar. Familjeve “të varfëra” ju mungon edhe kapitali human dhe kapitali social. Varfëria shpesh është multidimensionale. Një fshatar nga Bushati (Shkodër) pohon: “Në fshatin tonë ka shumë familje të varfëra, të cilat nuk sigurojnë as veshmbathjen e fëmijëve. Ata kanë vetëm një copë bukë. Por ata nuk mund të emigrojnë. Kemi një familje të ardhur nga një fshat malor, për shembull, ku kryefamiljari jeton vetëm me fëmijët e vegjël. Ku do t`i lerë ai fëmijët që të emigrojë? Prandaj ai jeton duke shitur dru me nja dy mushka. Ai është njeri i mirë dhe punëtor, por nuk ka mundësi të emigrojë. Si kjo familje ka shumë në fshatin tonë”. Familje të tjera nuk kanë pjestarë të rinj në moshë që mund të përballojnë kushtet e vështira të emigrimit. Veç kësaj, intervistat në familje tregojnë se niveli arsimor i popullatës që nuk emigron është më i ulët se i emigrantëve afat-shkurtër dhe afat-gjatë. Rrjedhimisht, një pjesë e tyre e kanë të vështirë të emigrojnë dhe të integrohen në vendin pritës. Një mësues nga Vau i Dejës (Shkodër) thotë: “Përgjithësisht kush emigron del nga varfëria. Por ka njerëz që kanë horizont të ngushtë, nuk kanë informacion dhe nuk orientohen dot. Ata nuk guxojnë të emigrojnë”.

Politikat e qeverisë kundrejt emigracionit kanë synuar të promovojnë kanale ligjore të emigrimit nga Shqipëria drejt perëndimit. . Për këtë qëllim qeveria shqiptare gjatë periudhës

30Gedeshi I., Sabates-Wheeler R., Poverty, Vulnerability and Migration during transition in Albania, Working Paper, 20063�De Soto H., Gordon P., Gedeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assessment, The World Bank Washington D.C., 200232De Rapper G., Deslondes O., Roux M., Dimanche a Miras, lundi a Dipotamia. La frontiere Albano-Grecque dans la region de Bilisht et de Castoria, Cahiers d’etudes sur la Mediterranee orientale et le monde turco-iranien, N. 29, janvier-juin 200033De Soto H., Beddies S., Gedeshi I., Roma and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 200534Arrehag L., Sjoberg O., Sjobolm M., Cross-Border Migration and Remittances in a Post-Communist Society: Return Flows of Money and Goods in the Korça District, Albania. South Eastern Europe Journal of Economics I (2005) 9-40

Page 23: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

22

së tranzicionit ka nënshkruar disa marrëveshje bilaterale me vendet perëndimore, si me Gjer-maninë (�99�), me Italinë (�996) dhe me Greqinë (�997) për të nxitur punësimin e rregullt të shqiptarëve në këto vende . Por këto marrëveshje bilaterale kanë dhënë rezultate të kufizuara.

Ndërkaq, që nga viti �998, krahas marrëveshjeve bilaterale, qeveria shqiptare ka licensu-ar edhe një numër agjensish private që ofrojnë shërbimin e emigracionit dhe të punësimit të rregullt të shqiptarëve jashtë vendit. Deri në fund të vitit 2006 rreth �7 agjensi të tilla kanë marrë liçencën nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale . Më e suksesshmja midis tyre është agjensia “La Speranza”, e cila ka mundur të realizojë emigrimin e rreth �00 infermiereve nga Shqipëria në Itali.

Por për shkak të efektivitetit të ulët të këtyre institucioneve dhe mungesës së informa-cionit, pjesa më e madhe e të anketuarëve që dëshirojnë të emigrojnë, ose rreth 72 për qind e tyre, shprehen se nuk kanë dijeni për ndonjë “program zyrtar” ose të ekzistencës së “agjensive të ndryshme private të punësimit” që mundësojnë emigrimin legal dhe punësimin jashtë ven-dit. Kurse një grup prej rreth �4 për qind e të anketuarëve shprehen se kanë dijeni vetëm për skemat e agjensive të ndryshme të punësimit. Rreth 9 për qind e të anketuarëve shprehen se kanë dijeni vetëm për programet qeveritare.

Tabela 10. A jeni në dijeni të ndonjë programi zyrtar ose të agjensive të ndryshme të punësimit që lejojnë punësimin jashtë shtetit?

35 Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Migracionin, Tiranë, Korrik 200536 Po aty37 Po aty38 Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, 2007

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Nga anketimi rezulton se një grup prej rreth 30 për qind e të anketuarëve që kanë dijeni shprehen se do të dëshironin të përdornin “vetëm agjensitë private të punësimit”, rreth 24 për qind shprehen vetëm për programet qeveritare, kurse rreth 23 për qind shprehen se mund të përdornin të dyja format. Rreth 23 për qind e të anketuarëve thonë se nuk do të përdornin asnjërën prej tyre.

Page 24: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

23

Tabela 11. A mendoni të merrni pjesë në këto programe ose të përdorni këto agjensi?

Motivi kryesor për të emigruar është përmirësimi i nivelit të jetesës (38.4 për qind), papu-nësia (�6.6 për qind) ose mungesa e kënaqësisë në punë (�3.3 për qind) dhe se kanë të afërm jashtë shtetit (20.5 për qind). Thuajse �0 për qind e të anketuarëve, kryesisht nxënës dhe të rinj, shprehin si motiv kryesor dëshirën për arsimim.

Pjesa më e madhe e të anketuarëve, ose 83.2 për qind e tyre, shprehen se dëshirojnë të emigrojnë “vetëm në mënyrë të rregullt”. Kjo dëshirë është më e lartë tek femrat (89.7 për qind), kundrejt meshkujve (75 për qind). Dy grupe të tjera, shprehen se “nuk përjashtojnë mënyra të tjera emigrimi” (7.8 për qind), madje edhe “me çdo mënyrë, mjafton të ikin” (7.4 për qind). Kurse një pjesë shumë e vogël, rreth �.6 për qind, “nuk dinë ta vlerësojnë”.

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Tabela 12. Në çmënyrë mendoni të emigroni nga Shqipëria?

Italia përbën vendin më të preferuar për të emigruar, meqenëse për të janë shprehur rreth 43 për qind e të anketuarëve që dëshirojnë të emigrojnë. Në vëndin e dytë vjen Anglia me rreth 2� për qind, në vendin e tretë SHBA me rreth �3 për qind, kurse në vendin e katërt është Greqia me rreth 8 për qind. Një numër më i vogël të anketuarish shprehen për Francën, Gjermaninë dhe Spanjën.

Por edhe vendi i preferuar i emigrimit ndryshon sipas zonave. Të anketuarit nga Durrësi (rreth 56 për qind), Elbasani (56 për qind), Shkodra (53 për qind) dhe Vlora (28 për qind) prefero-jnë më shumë Italinë. Kurse të anketuarit nga zonat veri-lindore të vendit, si Dibra (53 për qind) dhe Kukësi (29 për qind) preferojnë më shumë Anglinë. Kjo shpjegohet me rrjetet sociale që ata kanë krijuar në këto vende. Sipas intervistave, shumë nga të anketuarit kanë familjarë, të afërm dhe shokë në këto vende. Nëpërmjet tyre ata marrin informacion për këto vende dhe kanë më shumë mundësi për të siguruar strehim dhe gjetur një vend pune.

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Page 25: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

24

Grafiku 6. Dëshira për të migruar sipas vendeve

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Shumica e të anketuarëve që mendojnë të emigrojnë, ose rreth 5� për qind e tyre, shpre-hen se vendimin për të emigruar do ta merrnin duke u konsultuar me të tjerë. Por është edhe një grup tjetër i madh, prej rreth 40 për qind, që shprehet se vendimi do të merrej tërësisht prej tyre. Në këtë grup vihet re një përqindje më e lartë tek të anketuarit meshkuj (57 për qind), kundrejt femrave (27 për qind). Vetëm rreth 4 për qind e të anketuarëve shprehen se vendimi për të emigruar do të merrej tërësisht prej të tjerëve.

Tabela 13. A mendoni se vendimi për të emigruar do të merret prej jush, apo prej të tjerëve

Ndikimin më të madh në grupin që nuk e merr tërësisht vetë vendimin për emigrim e luajnë prindërit (rreth 89 për qind) dhe bashkëshorti/tja (rreth 7 për qind). Kurse motrat/vëllezërit dhe shokët kanë një ndikim fare të vogël. Roli shumë i madh i prindërve shpjegohet edhe me faktin se shumica e të anketuarëve janë nxënës dhe të rinj. Kjo gjetje tregon se në të ardhmen duhet rritur edhe sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i prindërve për migracionin e parregullt.

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Tabela 14. Kush mund të influencojë në vendimin tuaj

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Page 26: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

25

Në procesin e emigrimit një rol të rëndësishëm ka edhe informacioni që zotërojnë njerëzit për vendin pritës. Prandaj të anketuarëve ju bë edhe një pyetje e tillë. Sipas anketës rreth 56 për qind e të anketuarëve shprehen se kanë një informacion të mjaftueshëm për vendin që dëshirojnë të emigrojnë.

Tabela 15. A mendoni se keni informacion të mjaftueshëm për vendin që doni të emigroni?

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Burimet kryesore të informacionit janë “familja/shokët që janë atje” (rreth 70 për qind), “in-terneti” (rreth 35 për qind), “TV/radio (28 për qind), “familja/shokët në Shqipëri” (�9 për qind), “gazeta/revista/libra” (�9 për qind), “shkolla/universitete” (�6 për qind) dhe “ka qënë vetë në atë vend” (rreth �4 për qind).

Burimi më i rëndësishëm i informacionit janë “familja/shokët që janë në atë vend” (45 për qind), “internet” (rreth �5 për qind) dhe “TV/Radio” (rreth �3 për qind).

Tabela 16. Burimi më i dobishëm i informacionit

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Pjesa më e madhe e të anketuarëve, ose rreth 8� për qind e tyre, janë shprehur se do të dëshironin të merrnin më shumë informacion për vendin e emigrimit. Burimet që kanë mundë-si të përdorin janë “familja/shokët që kanë qenë atje”, “interneti”, “TV/Radio” dhe “gazeta/revista/libra”. Në të ardhmen një burim i rëndësishëm dhe i specializuar i informacionit për vendin e emigrimit, legjislacionin dhe rregullat e tij duhet të bëhet edhe IOM-i, nëpërmjet zhvillimit të formave të reja dhe efikase të komunikimit.

Page 27: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

26

Tabela 17. A do të merrni më shumë informacion për vendin e emigrimit?

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Emigrimi i paligjshëm dhe trafikimi i qënieve njerëzore

Në dy dokumenta të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, siç janë Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Strategjia Kombëtare e Luftës Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore , thek-sohet rëndësia e “ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut në lidhje me trafikimin e qënieve njerëzore”. Aktivitetet e IOM-it, nëpërmjet këtij projekti, kanë synuar pikërisht një gjë të tillë.

Në një intervistë, Zj. Iva Zajmi, zëvendës-ministre në Ministrinë e Brëndshme thotë: “Shumë të rinj, të cilët kanë një presion të madh në mendjet e tyre lidhur me të ardhmen, mendojnë të largohen nga vendi në mënyrë të parregullt. Ata pyesin: Si do të jetë e ardh-mja? A do të gjejnë dot punë? A do të ndërtojnë një jetë normale këtu në vendin e tyre? Apo duhet të emigrojnë pavarësisht se a kanë mundësi që të shkojnë në mënyrë të rregullt apo jo? Qeveria e ka për detyrë e para që tu sigurojë qytetarëve të saj punë dhe siguri, dhe tu garantojë atyre një të ardhme. Shumë masa po merren në këtë drejtim në Shqipëri... Por para se të arrihet këtu shteti ka për detyrë të informojë dhe ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që ju vjen nga zgjedhje të tilla të dëshpëruara”.

Boxi 3

39 Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Migracionin, Tiranë, Korrik 200540 Strategjia Kombëtare e Luftës Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, 200�

Ndërkaq, për të matur shkallën e ndërgjegjësimit dhe të informacionit që kanë të rinjtë dhe qytetarët në 6 zonat e studimit, anketa përmbante edhe pyetje që kishin të bënin me emi-grimin e paligjshëm, trafikimin dhe kontrabandimin e qënieve njerëzore, si dhe prostitucionin.

Pjesa më e madhe e të anketuarëve ose 80.� për qind e tyre janë të ndërgjegjshëm për rreziqet që vijnë nga emigacioni i paligjshëm dhe vetëm 7.7 për qind nuk janë të ndërgjegjshëm. Kurse rreth �2 për qind nuk dinë ta vlerësojnë këtë fenomen. Të dhënat e anketës tregojnë se ky ndërgjegjësim është më i lartë nga të anketuarit e “ grupit të informuar” (82.8 për qind) kundrejt atyre të “grupit të kontrollit” (77.5 për qind).

Tabela 18. A jeni të ndërgjegjshëm për rreziqet që vijnë nga emigracioni i paligjshëm?

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Page 28: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

27

Rreth 57 për qind e të anketuarëve shprehen se emigracioni i paligjshëm është një fenomen “plotësisht negativ”, 23.3 për qind se është “pjesërisht negativ”, 5.2 për qind shprehen se ai është një fenomen pjesërisht pozitiv dhe 3.� për qind se ai është një fenomen plotësisht pozitiv.

Tabela 18. A jeni të ndërgjegjshëm për rreziqet që vijnë nga emigracioni i paligjshëm?

Pjesa më e madhe e të anketuarëve ose rreth 70 për qind e tyre shprehen se trafikimi përbën “shumë shqetësim” për komunitetin ku ata jetojnë. Ky shqetësim është më i madh në zonat e Dibrës (rreth 77 për qind), Elbasanit (70 për qind) dhe Shkodrës (rreth 74 për qind). Ky shqetësim shprehet më shumë nga femrat (rreth 72 për qind), se nga meshkujt (67 për qind). Ndërsa vetëm rreth 20 për qind e të anketuarëve shprehen se ai përbën “pak shqetësim”dhe 4.7 për qind se ai nuk përbën aspak shqetësim për komunitetin. Kurse pjesa tjetër “nuk di ta vlerësojë”.

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Rreth 53 për qind e të anketuarëve shprehen se trafikimi dhe kontrabandimi i qënieve njerëzore janë fenomene të ndryshme, 33 për qind shprehen se janë e njëjta gjë dhe �5 për qind shprehen se nuk dinë ta dallojnë. Të dhënat e anketës tregojnë se personat që kanë marrë pjesë në aktivitetet informuese të IOM-it dinë të dallojnë më mirë fenomenet e trafikimit dhe të kontrabandimit të qënieve njerëzore, se sa personat që nuk kanë marrë pjesë. Diferenca në përgjigjen e saktë midis “grupit të informuar” (rreth 6� për qind) dhe “grupit të kontrollit” (44 për qind) është rreth �7 për qind.

Tabela 20. Në ç`masë trafikimi është shqetësim për komunitetin tuaj

Tabela 21. Trafikimi i qënjeve njerëzore dhe kontrabanda janë:

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Page 29: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

28

Shumica e të anketuarëve ose 55 për qind shprehen se trafikimi i qënieve njerëzore dhe prostitucioni janë fenomene të ndryshme, 35 për qind shprehen se janë e njëjta gjë, kurse �0 për qind, nuk dinë t`i dallojnë. Edhe në dallimin midis trafikimit dhe prostitucionit vërehet një diferencë prej rreth �3 për qind midis të anketuarëve të “grupit të kontrolluar” dhe “ grupit të kontrollit”.

Tabela 22. Trafikimi dhe prostitucioni janë:

Burimi: Anketa për migracionin dhe trafikimin e qënieve njerëzore, Mars 2007

Page 30: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

29

Konkluzione dhe Rekomandime

Projekti i IOM-it tregoi rolin e informimit dhe sensibilizmit në rritjen e nivelit të ndërgjegjësim-it të qytetarëve – kryesisht të nxënësve dhe të rinjve - mbi migracionin e parregullt, trafikimin dhe kontrabandën e qënieve njerëzore. Kjo evidentohet në përgjigjet e shumë pyetjeve të an-ketës ku vërehet edhe një diferencë midis të anketuarëve që përbëjnë “grupin e informuar” dhe “grupin e kontrollit”.

Projekti theksoi rëndësinë e shpërndarjes së informacionit mbi migracionin e rregullt dhe për parandalimin e trafikimit të qënieve njerëzore nëpërmjet qëndrës lëvizëse të IOM-it. Thuajse gjysma e të anketuarëve kanë dijeni për të dhe 2/3 e tyre shprehen se informacioni i përftuar nëpërmjet kësaj qëndre të lëvizshme është shumë i vlefshëm. Kjo ekperiencë e fituar në shpërndarjen e informacionit nëpërmjet qëndrës lëvizëse të IOM-it duhet përkrahur dhe përhapur dhe në zona të tjera të vendit, duke synuar grupe të caktuara të popullsisë dhe për një periudhë më të gjatë kohore.

Krijimi i linjës telefonike pa pagese nëpërmjet këtij projekti përfaqëson një risi, e cila duhet mbështetur edhe në të ardhmen. Brënda një periudhe të shkurtër kohore numri i telefonatave ka ardhur duke u rritur deri në mbi �00 telefonata në ditë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Thuajse 59 për qind e të anketuarëve, kryesisht nëpërmjet zyrë lëvizëse dhe emisioneve të ndryshme televizive të organizuara nga IOM-i, janë në dijeni të këtij shërbimi.

Ndërkaq, duhet përkrahur dhe mbështetur edhe puna që po bën Koordinatorja Kom-bëtare për Antitrafikimin në drejtim të manaxhimit të linjës. Edhe operatorët e linjës telefonike pa pagesë, të cilët janë trainuar dhe ndjehen konfident në kryerjen e detyrës, duhet vazhduar të mbështeten, përderisa ky shërbim është krejtësisht i ri. Veç kësaj, Koordinatorja Kombëtare për Antitrafikimin duhet mbështetur edhe në përpjekjet e saj për të përfshirë sa më shumë aktorë nga autoriteti përgjegjës (si për shembull, nga Ministria e Punës dhe Cështjeve Sociale, nga Ministria e Punëve të Jashtme) në pritjen e telefonatave të linjës telefonike. Kjo do të bëjë të mundur që gradualisht ky shërbim të bëhet plotësisht i pavarur nga IOM.

Projekti ndikoi edhe në rritjen e kapaciteteve të strukturave qeveritare, si zyrat e punës në qarqet Dibër dhe Elbasan. Sipas anketës, thuajse 45 për qind e të anketuarëve në qarqet Dibër dhe Elbasan kanë marrë informacion nga këto zyra. Rrjedhimisht, edhe në të ardhmen duhet të vazhdohet me aktivitetet që synojnë ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të strukturave me natyrë qeveritare. Kjo, padyshim, do të rriste qëndrueshmërinë dhe cilësinë e shërbimit.

Projekti është realizuar nga një ekip i IOM-it, i cili, sipas anketës dhe intervistave të zhvil-luara, ka treguar profesionalizëm të lartë. Format e reja dhe të zhdërvjellta të komunikimit me grupet e synuara i kanë përsosur më tej këto aftësi. Prandaj, në të ardhmen, këto aftësi duhen ruajtur dhe shfrytëzuar me efikasitet edhe në projekte të tjera të ngjashme.

Studimi tregoi se mas-media është një nga burimet kryesore të informacionit. Nëpërmjet saj mund të jepet informacion dhe mesazhe të adresuara qytetarëve, të rinjve dhe prindërve

Page 31: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

30

të tyre për çështje të tilla si procedurat dhe mundësitë për migracionit të rregullt, zyrat e pu-nësimit, marrëveshjet qeveritare për punësimin e përkohshëm jashtë vendit, informacion për vendet pritëse dhe legjislacionin e tyre, etj. Prandaj sensibilizimi i mas-medias ndaj emigrimit të parregullt, kontrabandës dhe trafikimit të qënjeve njerëzore duhet vazhduar edhe në pres-pektivë. Krahas trainimit të vazhdueshëm të grupeve të gazetarëve, me interes do të ishte edhe bashkëpunimi me Fakultetin e Gazetarisë, ku përgatiten gazetarët e ardhshëm.

Si përfundim, parandalimi i migracionit të parregullt, trafikimit dhe kontrabandës së qënieve njerëzore varet në një shkallë të konsiderueshme nga niveli i informimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, kryesisht nxënësve dhe të rinjve. Prandaj, informimi, sensibilizimi dhe ndërgjegjësi-mi i jo vetëm të rinjve por edhe i grupeve të qytetarëve të tjerë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen nëpërmjet formave dhe mënyrave që rezultojnë efikase nga ky projekt siç janë semi-naret informuese, posterat në ambiente publike etj.

Page 32: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

3�

Bibliografia

Adams R., �99�. The effects of international remittances on poverty, inequality, and devel-opment in rural Egypt. International Food Policy Research Institute. Research Report Number �8.

Arrehag L., Sjoberg O., Sjobolm M., Cross-Border Migration and Remittances in a Post-Communist Society: Return Flows of Money and Goods in the Korça District, Albania. Paper prepared for “New Perspectives on Albanian Migration and Development”, Korça, Albania, �6-�7 September 2004

Barjaba K., Tipare të modelit emigrator të shqiptarëve, Ekonomia dhe Tranzicioni, Janar-Mars 200�

Castaldo A., Litchfield J., Reilly B., Who is Most Likely to Migrate from Albania? Evidence from the Albania Living Standards Measurement Survey, Paper presented at the Conference New Perspectives on Albanian Migration and Development, Korça, Albania, �6-�7 September 2004

Civici A., Gedeshi I., Shehi D., �999. Migration, agriculture and rural development in Al-bania, Bulgaria and FYR of Macedonia: the case of Albania. ACE Phare Programme No. P-96-6070R.

De Rapper G., Deslondes O., Roux M., Dimanche a Miras, lundi a Dipotamia. La frontiere Albano-Grecque dans la region de Bilisht et de Castoria, Cahiers d’etudes sur la Mediterranee orientale et le monde turco-iranien, N. 29, janvier-juin 2000

De Soto H., Gordon P., Gedeshi I., Sinoimeri Z., Poverty in Albania. A Qualitative Assess-ment, The World Bank Washington D.C., 2002

De Soto H., Beddies S., Gedeshi I., Roma and Egyptians in Albania: From social exclusion to social inclusion, The World Bank, Washington D.C., 2005

De Rapper G., Deslondes O., Roux M., Dimanche a Miras, lundi a Dipotamia. La frontiere Albano-Grecque dans la region de Bilisht et de Castoria, Cahiers d’etudes sur la Mediterranee orientale et le monde turco-iranien, N. 29, janvier-juin 2000

de Zwager N., Gedeshi I., Germenji E., Nikas Ch., Competing for Remittances. Tirana 2005

Ditter J-G., Gedeshi I., Conditions économiques et émigration des élites intellectuelles en

Page 33: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

32

Albanie, (French), in Cahiers d’Etudes sur la Méditerranée Orientale et le Monde Turco-Iranien, CERI, �997, n° 23, janvier-juin.

Gedeshi I., Mara H., The encouragement of social-economic development in relation to the growth of the role of the remittances, UNDP & Soros Foundation, 2003

Gedeshi I., The Role of Remittances from Albanian Emigrants and their Influence in the Country’s Economy, Eastern European Economics, Vol. 40, N. 5, September-October 2002, M. E. Sharpe

Gedeshi I., Sabates-Wheeler R., Poverty, Vulnerability and Migration during transition in Albania, Working Paper, 2006

Germenji E., 2005. Does human capital matter? Integration of Albanian immigrants in the Greek labour market. Paper presented Marie-Curie conference on Multi-Level Governance of Immigration Floës, Athens, Greece, 30 March-3 April.

INSTAT, Popullsia e Shqipërisë në 200�, REPOBA

IOM., Praktikat më të mira për hartimin e programeve mbi parandalimin e trafikimit në shkolla, Tiranë, Shtator 2006

King R., Across the sea and over the mountains: documenting Albanian Migration, School of European Studies, University of Sussex, 2003

King R., Albania as a laboratory for the study of migration and development., Journal of Southern Europe and the Balkans., Vol. 7., No 2., August 2005

Kule D., Mancellari A., Papapanagos H., Qirici S., Sanfey, P. 2002. The causes and con-sequences of Albanian emigration during transition: evidence from micro-data. International Migration Review 36 (�), 229-39

Korovilas J. P., The Albanian Economy in Transition: the Role of Remittances and Pyramid Investment Schemes, Post-Communist Economies, �999, ��(3)

Marukis Th., Albanian migrants in Greece: transcending ‘borders’ in development. Journal of Southern Europe and the Balkans., Vol. 7., No 2., August 2005

Misja V., �998. International emigration in Albania over transition period. Marin Barleti, Tirana

Page 34: dhe Parandalimi i në Shqipëri - Cesscessalbania.al/wp-content/uploads/2017/07/16.pdfTiranë, Prill 2007 Studim Vlerësues mbi Rezultatet e Projektit të IOM: Nxitja e Migracionit

33

Mitra P., Migration and Remittances. Eastern Europe and the Former Soviet Union, Presen-tation based on the study “Migration and Remittances. Eastern Europe and the Former Soviet Union”, World Bank, 2007

Nicholson B., From migrant to micro-entrepreneur: do-it-yourself development in Alba-nia, South-East Europe Review, 4(3), 200�

Papapanagos H., Sanfey P., Albanian Emigration: Intentions versus Actual Behaviour, Working Paper, 2002

Qendra e Zhvillimeve Humane., Nxitja e Migracionit të Rregullt dhe Parandalimi I Trafi-kimit në Njerëz në Shqipëri, Tiranë 2006

Samson I., Albania experience among transition trajectories, Working Paper, Grenoble �996

Strategjia Kombëtare për Migracionin dhe Plani Kombëtar i Veprimit për Migracionin, Ti-ranë, Korrik 2005

UNDP., Human Developing Report

UNO., Economic Survey of Europe in �99�-�992, Geneva �992

Uruçi E., Gedeshi I., Remittances management in Albania, Programma MigraCtion, Ot-tobre 2003, CeSPI

World Bank., The Italy-Albania Remittance Corridor. Shifting from the Physical Transfer of Cash to a Formal Money Transfer System, 2006

World Bank., Albania Poverty Assessment, Document of the World Bank, November 2003

Zolberg A., The next wawes: migration theory for a changing world, International Migra-tion Reviews, �989, 23 (3)