dituria - immigrant-institutet | immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative,...

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Nëntor, 2011 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti V , Nr. 9 QKSH “Migjeni” PJESËMARRËS SË FESTË LOJËS PËR FËMIJE E TË RINJ -DURRËS 13 TETOR 2011

Upload: others

Post on 29-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

Revistë mujore për fëmijë, të rinj dhe prindër, Nëntor, 2011

DITURIAE boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti V , Nr. 9

QKSH “Migjeni”

PJESËMARRËS SË FESTË LOJËS PËR FËMIJE E TË RINJ -DURRËS 13 TETOR 2011

Page 2: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

2

Ditën e katërtë të qëndrimit të tyre në Repub-likën e Shqipërisë pedagogë nga Fjärdingskolan e qytetit Borås të Suedisë të prirë nga nënkryetari i distriktit të Lindjes ku graviton Fjärdingskolan Petter Löberg vizituan Ministrinë e Arsimit të

Republikës së Shqipërisë.Këtë delegacion të pedagogëve suedez në përbërje Per Kettisen, drejtor shkolle, Annete Ekelund mësuese e klasës së gjashtë, Sonja Pers-son, mësuese parashkollore dhe Sokol Demaku, mësues i klasës së dytë në Fjärdingskolan e si thash më herët nën udhëqjen e Petter Löberg i priti dhe u uroj mirëseardhje Ministri i Arsimit i Republikës së Shqipërisë Dr. Myqerem Tafaj.Në këtë takimin morën pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Durrësit Filip Gjoncaj, pastaj drejtori i shkollës nëntëvjeçare Demokra-cia nga qyteti i Durrësit si dhe koordinatori dhe organizatori i këtij takimi mes delegacionit sue-dez dhe Ministrit Tafaj shkrimtari dhe publicisti

nga Tirana Viron Kona.Në fjalën e tij në gjuhën angleze mikpritësi Tafaj u shprehu falënderim miqve suedez me rastin e vizitës në qytetin e Durrësit respektivisht shkollës nëntëvjeçare Demokracia të Durrësit, me të cilën shkollë Fjärdingskolan nga Borås i largët është e binjakëzuar që katër vite. Tafaj në fjalën e tij tha se është i impresionuar nga ajo që ka dëgjuar për punën që behet në Suedinë e largët kur është fjala zhvillimin e arsimit dhe demokracisë në shkollë.Në vazhdim ministri Tafaj përmendi se edhe ai sikur edhe shumë bashkëkombës ka përjetua mërgimin sepse ky me familje ka qëndruar në përendim dhe se edhe fëmija e tij kanë pa-sur rastin të jenë pjesë e shumë projekteve të binjakëzimit mes shkollave gjermane dhe atyre franceze gjatë kohës kur ata ishin nxënës dhe kishin qëndrim në shtetin Gjerman. Ndjehem i lumtur që sot jam në mesin e atyre që janë reali-zuesit e një binjakëzimi dhe me siguri do marrë informacione të mjaftueshme se si realizohet ky binjakëzim mes shkollave tona, sepse ne kemi nevojë për bashkëpunim dhe binjakëzim e unë jam shumë krenar dhe i lumtur kur shkollat tona arrijnë të kenë kontakte me shkollat e Suedisë, vendit ku lulëzon demokracia sot.Në përfundim të fjalës së tij Ministri Tafaj shpre-hu mirëkuptimin e tij dhe shprehu gatishmërinë e Ministrisë që ai drejton të mbështesë këtë projekt dhe të ndihmoj shkollat shqiptare që edhe tjera të jenë pjesë e projekteve të tilla kur fjala është për bashkëpunim me shtetin Suedez.Në emër të delegacionit suedez u falënderua Petter Löberg dhe pastaj ai paraqiti disa të dhëna mjaft interesante lidhur me angazhimin e

Suedisë në ndihmë shtetit Shqiptar në realiz-imin e aspiratave të shqiptarëve për të qenë sa më shpejtë pjesë e bashkimit Evropian. Ai në mes tjerash përmendi se Suedia momentalisht ka disa projekte madhore në shtetin shqiptar si në përmirësimin dhe ngritjen e nivelit të punës së sistemit tatimor në Shqipëri, realizimin e të drejtave të grave dhe përfaqësimin e tyre në jetën politike si dhe kjo e qe ne jemi sot këtu këtu pra bashkëpunimi mes shkollave tona dhe sistemit shkollor ne dy shtet.Lidhur me realizimin e projektit në fjalë punuar nga pedagogë të Fjärdingskolan në Borås me emrin“Udha e shkronjave” i cili projekt ka filluar rrugën e tij të realizmit para katër vitesh, foli drejtori i Fjärdignskolan Per Kettisen i cili mes tjerash tha se ky projekt veç ka dhenë rezultatet e para në jetë dhe s ene te dy partneret jemi të kënaqur me këtë.Projekti “Udha e shkronjave” sipas fjalëve të Per Kettisen në fillim dertohej mbi tri këmbë të cilat ne kemi mendua se do jenë efektive në punën tonë dhe këto tri këmbë ne i kemi paramendua në bazë të nevojave dhe kërkesave të shkollave tona.Këmba e parë ka të bëjë me zhvillimin e demokracisë në shkollën Demokracia të Durrësit, pastaj ne e shohim mundësin që në suedezët nga kolegët tanë shqiptar të mësojmë më shume në zhvillimin e mësimit të lëndës së matematikës, sepse ne konsiderojmë se koleget tanë janë në një nivel me të lart se ne dhe këmba e tretë është se ne në shkollën tonë në Borås kemi një numër bukur të madh të nxënësve shqiptar e interesi ynë është këta nxënës të mësojnë Gjuhën shqipe ta ruajnë kulturën dhe traditën shqiptare dhe nga kjo ata të ndihen krenar që janë shqiptar edhe pse ata jetojnë në Suedi. Por më duhet të them se projekti ynë gjatë këtyre tri ditëve të qëndrimit tonë në Durrës u pasuar edhe me një këmbë dhe pra fitoj edhe këmbën e katërtë e cila ka të bëjë në bazë të propozimit të Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të qytetit të Durrësit Filip Gjoncaj e cila ka të bëjë lidhur me vlerësimin e njohurive të nxënësve në shkolle, sepse koleget nga Shqipëria kanë nevojë për përvoja në këtë lami të punës edukativo arsimore e që sipas drejtorit Kettisen është shumë me vlerë dhe me rendësi në punën e pedagogëve dhe nxënësve në shkollë.Sipas fjalëve të Minsitrit Tafaj, nënkryetarit Petter dhe drejtorit të Fjärdingskolan del në pah se ky projekt do ketë përkrahje të pa rezervë nga te dy shtetet dhe kërkesa e palës shqiptare ishte që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe me shkolla tjera në shtetin Shqiptar me ato suedeze.

JAM I IMPRESIONUAR NGA AJO QË KAM DEGJUAR PËR PUNËN QË BËHET NË SHKOLLAT SUEDEZE THOT MINISTRI SHQIPTAR Dr. MYQEREM TAFAJ

Pritje madhështore me rastin e vizitës së delegacionit suedez në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Shqipërisë nga ana e Ministrit të Arsimit Dr. Myqerem Tafaj në Tiranë.

Page 3: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

3

Një ditë më vonë grupit i u shtua edhe znj. Kadrije Meniqi, drejtore e shkollës Vushtri në Kosovë. Drejtori i shkollës “Demokracia” z. Avdyl Buçpapaj, i cili shoqëroi miqtë gjatë gjithë kohës, që nga pritja në aerportin “N.treza” e deri në përcjelljen e tyre tregon: Para gjashtë muajsh një grup mësuesësh dhe nxënësish ishim për vizitë miqësore në Suedi, në qytetin Borás, ku u pritëm mjaft ngrohtë si nga komuniteti shqiptar, por edhe nga vetë suedezët. Iteresante ishte, dhe ne na pëlqeu, se vetë fëmijët suedez na kërkuan që të kishim marë më shumë nxënës nga shkolla jonë, për t’u njohur dhe miqësuar. Për ne ishte hera e dytë që shkonim dhe kurioziteti i fillimit i a la vendin diskutimit dhe shkëmbimit të përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve, ku suedezët qëndrojnë në majat më të larta dhe duhen marë si model. Më vjen mirë ta shpreh, por edhe të falënderoj kolektivin e shkllës që u tergua shumë i gatshëm jo vetëm për t’i pritur, por edhe për t’u krijuar miqëve kushte pune dhe frymë bashkëpunimi. Interesi është i përbashkët: shkëmbejmë përvojë, kemi ç’të mësojmë nga njëri - tjetri. E them këtë, pasi mësuesit suedezë vëzhguan orë mësimi sidomos në matematikë, dhanë vetë mësim dhe si kolegë diskutonin lirshëm. Mbetën shumë të kënaqur. Grupi suedez erdhi në Durrës me një synim dhe program të menduar mirë: shkëmbimi përvojes në zhvillimin e mësimit dhe të edukimit të fëmijëve në shkollë, zgjerimi i bashkëpunimit mes njëri – tjetrit dhe mes shkollave, njëkohë-sisht takimi me drejtues të pushtetit vendor, për të vazhduar më tej me takimet me drejtues të arsimit në Qark dhe në dikaster. Ata përpiqen dhe këmbëngulin të vazhdojnë projektin “Udha e shkronjave”, të hartuar në vitin 2007 dhe miratuar edhe në Program Kontoret në Stock-holm që para katër vitesh. Z. Petter Lövberg n/kryetar i Komunës Bramhult në Borás, në fjlën e tij shprehet: Një arrësye më shumë për të ardhur

në Shqipëri. Në Suedi sot jeton një komunitet i madh shqiptarësh, afërsisht 50.000 vetësh, vetëm në qytetin Boras jetojnë 2500 shqiptarë, të ardhur kryesish nga Kosova. Shteti dhe shoqëria suedeze u ka krijuar kushte për t’u integruar sa më shpejt në jetën e vendit, sidomos duke nisur nga kujdesi për fëmijët, të cilët në shkollë mësojnë veç suedishtes edhe gjuhën shqipe. Ata

duhet të ndjehen krenarë që janë shqiptarë, edhe pse jetojnë në Suedi. Ne po përpiqemi që të shto-hen vizitat e ndërsjellta, me këtë rast të shtohet edhe numri i pjesëmarrësve. Me interes është edhe binjakëzimi me shkolla të tjera.Z. Per Kettisen, drejtor i shkollës “Fjarding-skolan” në Borås, i cili vjen për herë të dytë në shkollën “Demokracia” në Durrës, vuri në dukje se projekti i tyre është i thjeshtë, si të thuash me “Tri këmbë”, por gjatë vizitës, gjatë bisedimeve me kolegët durrsak u bë me “katër këmbë”:E para: Shkëmbm përvoje në matematikë, pasi shkolla shqiptare ka arritje më të mira. Forma e punës së mësuesëve dhe e kërkesave ndaj nxë-nësit është vërtet interesante dhe me vlerë.E dyta: Të drejtat e njeriut. Suedia është vendi që ka 200 vjët që nuk ka njohur luftë, ndaj edhe demokracia ka ndjekur udhën e zhvillimit të pandërprerë, sidomos në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe të grave. Mjafton të përmendet se vetm në shkollën “Fjadingskolan” ku mësojnë rreth gjashtëdhejtë fëmijë shqiptarë, veç sue-dishtes, fliten dhe mësohen tridhjetëenjë gjuhë të komuniteteve të emigrantëve nga e gjithë bota. E treat: Mbrojtja e Mjedisit. Suedia është kampi-one e mbrojtjes së mjedisit, dhe mund të meret si model, pasi e gjithë shoqëria është e interesuar për një mjedis të patër e të shëndetshëm. Ky shtë një problem mjaft i mprehtë dhe shqetësues për gjithë vendin këtu në Shqipëri, e sidomos tek ne në Durrës si qytet turistik. E katërta: Vlerësimi i nxënësve. Një fushë që ha shumë diskutime, sepse ka dallime mes dy sistemeve shkollore. Problemi i thjeshtë në dukje, por me vlera, sido-mos në cilësinë e të nxënit dhe të njohurive që merren në shkollë.Gjatë këtyre ditëve pati veprimtari të shumta si për mësuesit, për nxënësit, dhe sidomos për drejtuesit, aq sa nuk premtonte koha. 1 -Takime me qverinë e nxënësve të dy shkol-lave respektive. Me interes ishte diskutimi mbi rolin që luan ky organizëm në jetën dhe

veprimtarinë e shkollës: Sa dëgjohet fjala e tyre nga drejtoria dhe mësuesit ? Sa merret para-sysh mendimi i nxënësve në vendim-marrje. Përvoja suedeze është me interes.2 -Për herë të parë nxënësit nga Suedia ishin pjesëmarës në koncrtin “Fest Loja 2011”, të zhvilluar nga QKF e Durrësit. Një veprimtari që zhvillohet çdo vit, ku marin pjesë grupe fëmijësh nga vendi dhe bota. Miqtë ekzekutuan pjesë muzikore dhe u duartrokitën.3-Takim me kryetarin e Bahkisë së Durrësit.4-Takim me drejtuesit e DAR-së së Durrësit, ku u pritën nga Drejtori Z. Filip Gjonçi. Diskutimet mes kolegësh dhe prob-lemet që u ngritën gjetën mirëkuptim, sidomos binjakëzimi i shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” me shkollën “Sandaredskolan” në Suedi.Një ditë para largimit nga vendi ynë, në mjediset e MASH-it, miqtë nga Suedia u pritën nga Ministri Z. Myqerem Tafaj në një takim miqësor. Grupi suedez kryesohej nga z. Petter Lövberg n/kryetar i Komunës Bramhult në Borás, ndërsa pjestarë të tjerë ishin, z. Per Kettisen, drejtor i shkollës “Fjardingskolan” në Borás, Znj. Tuulla Elfstrom, drejtore e shkollës “Sandaredskolan” dhe më-suesët: Anette Ekelund, Sonja Persson dhe Sokol Demaku. Grupi u shoqërua nga Drejtori i DAR Z. Filip Gjonçi dhe z. Avdyl Buçpapaj drejtor i shkollës “Demokracia” Durrës. Në fjalën e tij mikpritësi z. Tafaj u shprehu falënderim miqve suedez me rastin e vizitës në qytetin e Durrësit, respektivisht shkollën 9-vjeçare “Demokracia” të Durrësit, me të cilën shkollë “Fjärdingsko-lan” nga Borås i largët është e binjakëzuar prej katër vitesh. Z. Tafaj në fjalën e tij tha se është i impresionuar nga ajo që ka dëgjuar për punën që bëhet në Suedinë e largët kur është fjala për zhvillimin e arsimit dhe demokracisë në shkollë. Në përfundim të fjalës, Ministri shprehu mirëkuptimin e tij dhe shprehu gatishmërinë e Ministrisë që ai drejton të mbështesë këtë projekt dhe të ndihmojë shkollat shqiptare, që edhe tjera të jenë pjesë e projekteve të tilla, kur fjala është për bashkëpunim me shtetin Suedez.Miqtë nga Suedia, në këto dit të bukura të Tetorit 2011, zhvilluan edhe vizita turistike në qendrat historike në qytetin e Durrësit dhe në Krujë. Një mundësi më shumë për reklamimin e bukurive dhe vlerave turistike të vendit tonë.Në fund një kafe në Tiranë me mikun shkrim-tarin Viron Kona, autorin e librit të përkthyer në suedisht “Eh, More Bubulino” dhe librin e botuar pak ditë më parë “Bukuri Suedeze”. U larguan duke falëndruar për mikpritjen. Prem-tuan se më shumë vizita të ndërsjellta do të ketë në të ardhmen.

Nga Kadri TarelliSuedezët në DurrësDurrës më 18. 10. 2011 DURRËSI PRET MIQ NGA SUEDIAJavën që shkoi, duke filluar nga data 10 tetor, kolektivi i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Durrës priti miq nga Sudia. Ishte një grup i madh prej njëzetepesë vetësh, ku prfshiheshin, drejtues institucionesh të pushtetit vendor, drejtues shkollash, mësues, njëmbëdhjetë nxënës dhe gjashtë prindër. Delegacioni kryesohej nga. z. Petter Lövberg n/kryetar i Komunës Bramhult në Borás.

Page 4: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

4

dëshmuese kanunore. Në këto gjykime përshko-het fryma se njerëzit janë të barabartë, pavarë-sisht nga gjendja sociale. Çdo burrë “peshon 400 dërhem në kandarin e tij ” e nuk ke të drejte ta nënvlerësosh e ta nëpërkëmbësh. Në norma disa herë bëhet fjale për barazinë në gjak, pra brenda farefisit, po në përmbajtje të përgjithshme del se, secili ka një vend të caktuar e të nderuar në bashkësinë shoqërore krahinore. Në të vërtetë në banorët e maleve ka mbizotëruar te secili ndjenja e krenarisë, pavarësisë në veprimet vetjake e në vlerësimet për veten dhe t ë tjerët: çdo njeri bënte përpjekje të sillej e të vepronte, të fliste me fisnikëri, duke e konsideruar veten të barabartë me të tjerët. Ne jetën shoqërore krahinore të traditës të quheshe”burrneshë” a “burrneshë e dheut” , “burrë” a “burrë i dheut”, duhet të ishte i mençur, që flet gjithnjë fjalë të peshuara, i besës, mikpritës, i punës, pa dredhi etj.Pra njeriu nuk lind i pavlerë, por bëhet i pavlerë nga veset dhe veprimet e tij të panjerëzishme.Në kanun dhe në mendësinë e popullsisë, ku ve-pronte kjo e drejtë e traditës, mbrojtjes së nderit i jep një vend tepër te veçantë e çdo cenim i nderit te një njeriu dënohej rëndë sa shpeshherë kalonte deri në marrjen e jetëve, tragjedi mjaft e dhimb-shme.Çdo lloj fyerje publike ishte marrje e nder-it, ta zëmë: t’i thuash burrit se ti”gënjen” në sy të burrave të mbledhur në kuvend, ta pështysh, ta shtysh, t’i biesh me grusht, t’i prekësh besën, t’i dhunosh (ngacmosh) mikun, t’i thyesh shtëpinë a vathin e bagëtive, t’i heqësh kapakun e vegshit për të shikuar çfarë ka brenda etj (KLD fq. 65-66, neni 601). Nderi i gruas ruhet në mënyrë të veçantë, sipas gjykimit se “shtëpia, e mirë a e keqe asht e mbajtur nga gruaja”, “shtëpia asht gruaja, se burrat janë miq në shtëpinë e tyre”. Të tjera këto shndërrime dënohen, dikush me lehtë e dikush me rëndë, me ndërmjetësi, por ato qe rëndonin më shumë e që detyrimisht i ndante vetëm gryka a pushkës ishin: t’i pritej në besë miku, t’i përdhunohej gruaja, a vajza, t’i merrej arma. Këto nuk kishin ndërmjetësi e paguheshin vetëm me vrasje. Vrasja e babës a e vëllait edhe mund të falej, po miku, gruaja e arma kurrsesi. Të dhunuarit e gruas shndërronte, jo vetëm familjen e saj, por edhe tërë fshatin e miqësinë, po kështu dhunimi dhe vrasja e mikut. Me këto ligje dokësore miku e gruaja ishin të siguruar në udhëtimet dhe punët e tyre jashtë shtëpisë. Këto ligje i përkasin një botëkuptimi mesjetar, por për ato kohë kishin siguri e ekuilibër social me peshë në jetën e bashkësive të lira fshatare.Besa, fjala e dhënë, betimi në kanun e në mendësinë fshatare të lirë kanë pas një forcë tepër të madhe ligjore, morale dhe hyjnore. Vlera e besës është e sintetizuar edhe në fjalët e urta të popullit: “Ka del fjala, del shpirti” , thyhen kurrë, “Burri lidhet për fjalë dhe demi për brirë.

norma ligjore të traditës kanë qenë ngulitur kaq thellë në mendësinë e banorëve të maleve edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Studiuesja angleze Edith Durham, eksploruese e maleve shqiptare në fillim te shekullit xx, thotë se malësorët shq-iptarë besojnë e respektojnë më shumë ligjet e Lekë Dukagjinit, pra këtë të drejtë doksore, sesa dhjetë Urdhërimet e Zotit . Pra ky ligj popullor kish hyrë thellë ne psikikë, në mendësi dhe në gjykimet e popullit, ishte bërë njësh me jetën e tyre….Kompleksi i këtyre normave ligjore dokë-sore është njohur në popull përgjithësisht me emrin “Kanuni i Maleve”, “Doket e maleve”, por dhe me emrat krahinore, si: “Kanuni i Malësisë (në Alpet shqiptare)”, “Kanuni i Lek Dukagjinit” (ku përfshihet zona e Pukës, Dukagjinit, Lumë, Mirditë dhe Kosovë). “Kanuni i Skanderbe-gut” (në Shqipërinë e mesme, Dibër), “Kanuni i Labërisë” (Labëria ne Jug). Gjecovi, duke shprehur mendimin se kjo e drejtë e themel ka shtrirje mbarëkombëtare, shënon se në Labëri në krahun e saj, në anë të Gjirokastrës, thuhet: “Me ba kuvend mbas kanunit të Pirrit”, pra e quanin “Kanunin e Pirros” e kjo ka një domethënie të qartë historike, ruajtur në mendësinë e banorëve të maleve të Labërisë.Për njësi më të vogla krahinore kemi ”Kanuni i Pukës”, “Kanuni i Lumës”, “Kanuni i Mirditës” (variante të K.L.D ), “Kanuni i Musë Ballëgjinit”, “Kanuni i Çermenikës”, “Venomet e Himarës”(variante të “Kanunit të Labërisë”) e kështu me radhë.Kjo e drejtë popullore nuk ka qenë e shkruar e aq me pak e kodifikuar, por është e trashëguar brez pas brezi me besnikëri, nëpërmjet pleqnarëve (gjykuesve popullorë ), nëpërmjet të moshua-rve e kreut të çdo familje, por edhe nga çdo njeri i këtyre bashkësive fshatare: kjo është e lidhur ngushtë me jetën e tyre, me praktikat e veprimtarisë së përditshme, me detyrat dhe të drejtat e çdo njeriu e pozitën e tij në familje e shoqëri . Këtu ne gjejmë norma (ose ndryshe nene të veçanta) për çdo rast konkret ose me anë të përngjasimeve e të motërzimeve a me anë të zgjidhjeve logjike, bazuar në botëkuptim të përcaktuar, në mendësi të shoqërisë fshatare me tradita patriarkale; aty gjejmë norma për çdo du-kuri a element të veçantë të së drejtës familjare, të së drejtës civile, të së drejtës së pronës, te së drejtës administrative dhe të asaj penale.Gjithashtu, në të drejtën dokësore, përgjithësisht në të tëra variantet, të Shqipërisë Epërme dhe në Jug, në ato norma juridike, që janë më të mirë-fillta e të traditës vendase më të hershme, kanë si parime themelore: barazinë, lirinë, atdhetar-izmin, nderin, burrërinë, besën, mikpritjen etj; ndjeshmëri të theksuar të përkatësisë në bash-kësinë sociale përkatëse. Këto mendësi e psike të ngritura ne kult mbizotërojnë në tërë materialet

Në bashkësitë e lira fshatare te kohëve të shkuara ka mbizotëruar mendësia, psikika e njeriut të lirë e të pavarur në tërë qenien e veprimet e tij pavarësisht nga rangu e pozita që zinte në jetën shoqërore. Po nga ana tjetër u nënshtrohej, në tërë qenien e tij disa rregullave, disa kodeve, të cilat ishin të detyrueshme për të gjithë për t’u zbatuar, qofshin këto kryeparë të fshatit apo të krahinës.Këto rregulla kishin natyrë detyruese-juridike, por dhe morale shpeshherë ato mer-reshin atribute të besimeve të lashta vendëse. Të tëra këto së bashku siguronin ekuilibër shoqëror. Ligje të forta, sidoqoftë arkaike e patriarkore mesjetare, mbronin apo vinin në vend të drejtat e njeriut, qoftë ky njeriu me i thjeshte e me pa vlerë. Ekzistonin mjetet detyruese për të vënë në vend të drejtën e njeriut të dhunuar, duke u ndëshkuar fajtori. Këto mjete dënimi ishin të ashpra, arkaike, mesjetare e të egra, por njeriu e ndiente veten disi të kënaqur nga që dinjiteti i tij nuk nëpërkëmbej.Këto rregulla të bashkëjetesës fshatare, me të drejta të barabarta për çdo njeri, janë të dhëna në të drejtën dokesore shqiptare, në pjesët më mirëfilltësore të këtij ligji popul-lor. Po, natyrisht, në këto norma, në shtresat e ndryshimet e tyre, sidomos në zbatim të tyre, vërejmë një diferencim social, një patriarkalizëm mesjetar, një burim konfliktesh, që po vazhdojnë edhe kësaj dite të trashëgohen dhe janë evidente.Po ç’është kjo e drejtë doksore shqiptare? Si ka vepruar ajo në jetën shoqërore të krahinave fshatare?Në rrjedhojë të shekujve e deri aty nga Lufta e Parë Botërore, në bashkësitë e lira fshatare, përgjithësisht në malësitë shqiptare, po diku-diku edhe në ultësira, ka vepruar një e drejtë doksore, para një ligji popullor, një kompleks normash tepër t ë përcaktuara e të detyrueshme për të gjithë, pavarësisht nga gjendja sociale a shtresa përkatëse e njeriut.Ky kanun në parim pësonte ndryshime e risime të normave të veçanta të tij, vetëm me vendime të kuvendeve popullore të përgjithshme – burrë për shtëpi. Më i ruajturi ka qenë në malësitë e Shqipërisë së Epërme, nder Alpe, por duke përfshirë këtu Kosovën, trojet shqiptare në Mal të Zi, e në Maqedoninë Perëndimore, në Malësitë e Shqipërisë së mesme dhe n ë Jug: në Labëri e Çamëri. Kjo e drejtë ishte e ndarë në variante, si ai i” dialekteve” dhe “të folmes”, sipas veçorive krahinore a ndërkrahinore të viseve të ndryshme.Me këto norma dokesore rregullohej bashkë-jetesa dhe marrëdhëniet sociale e pronësore në mes të banorëve të maleve, ku ai ishte themeli i njëfarë vetëqeverisjeje, të thuash një “autonomi” në këto vise, ku ligjet e sistemit feudal e të pushtuesve të ndryshëm nuk mundën t ndërhyjnë e të zënë vend në mënyrë të qëndrueshme. Kjo e drejtë dokësore zëvendëson mungesën e një ligji ndërkombëtar të kultivuar.Duke ditur se këto

NJË HISTORIK I SHKURTËR PËR PREZENCËN E KANUNIT DHE ELEMENTËT PSIKO-TERAPIKË PËR MINIMIZIMIN E FENOM-ENIT TE GJAKMARRJESNga Ma. Rezarta Pode, pedagoge në UNIVERSITETIN ‘KRISTAL” TIRANË,Në traditat popullore shqiptare, në atë kompleks e ka emrin etnokulturë, si trashëgimi vlerash të ruajtura e të zhvilluara në vargun pambarim të katër gjyshërve tanë, dalin në dukje të drejtat e detyrat e njeriut në bashkësitë e shoqërore: në fshat, në krahinë apo marrëdhënie ndërkrahinore

Page 5: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

5

Një orë e veçantë mësimi kl. IIA ZABIT REXHEPI ZV/DREJTOR I SHKOLLES 9-VJEÇARE “DEMOKRACIA” DURRES

Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” në Durrës, prej disa vitesh është binjakëzuar me “Fjardingskolan” në Boras të Suedisë.

zgjati tej parashikimeve.Pas kthimit nga Suedia ne i kërkuam Vironit nga një libër për nxënësit e klasës së IA të shkollës sonë që ta lexonin gjatë pushimeve te verës dhe të ishim gati për të pritur miqtë suedezë në tetor. Pjesa e dyteNjë punë e palodhur e mësueses së klasës së IIA Vangjeli Biti ,me nxënësit dhe prindërit i dha rezultatet e saj.Dhe ja,erdhi data 13 tetor 2011 ku nxënësit të preokupuar presin te interpretojnë pjesë nga libri “Eh,more Bubulino” në prezencë të miqve suedezë,shkrimtarin Viron Kona dhe mësues të shkollës.

Futemi në klasë. Klasa është bërë “ndryshe” sot. Nxënësit si lule të bukura e të freskëta na shikojnë me shumë kureshtje .Bëjmë prezantimin e miqve suedezë. Bëhem gati te prezantoj “babain” e Bubulinos por nxënësit njëherazi shqiptuan vetë emrin e

Gjatë këtyre viteve janë bërë vizita Durrës-Suedi dhe anasjelltas nga mësues dhe nxënës të të dyja shkollave. Përvoja e fituar ka qenë ndihmëse për të dy partnerët.Në vizitën që bënë në tetor 2010 miqtë suedezë,krahas veprimtarive të tjera, bënë edhe një takim me shkrimtarin Viron Kona. Vironi u dhuroi disa libra për t’ua dhënë fëmijëve shqiptarë që mësojnë në këtë shkollë. Në bisedë e sipër ata u interesuan për librin “Eh,more Bubulino” dhe premtuan që do e përkthejmë edhe në gjuhën suedeze për nxënësit e tyre por edhe për nxënësit shqiptarë që ta lexojnë në të dy gjuhët.Në muajin maj 2011 një grup mësuesish dhe

nxënësish nga shkolla jonë bënë një vizitë në Boras, në shkollën simotër. Suedezet e mbajtën fjalën, e kishin përkthyer dhe botuar në suedisht librin e Vironit.Për këtë ata ftuan në shkollën e tyre shkrimtarin. Biseda me nxënësit suedezë dhe shkrimtarit u bë shumë e këndshme dhe

shkrimtarit.Të gjithë drejtuam shikimin nga Vironi.Vironi si Vironi ,qëndroi në heshtje për disa sekonda, u afrua prane tyre duke i përshëndetur dhe përkëd-helur si miq të vërtetë.Mësuese Vangjelia falënderoi pjesëmarrësit,foli shkurtimisht për punën e bërë nga nxënësit me këtë libër. Udhëzoi nxënësit të fillonin.Nxënësit kishin përgatitur për të interpretuar tregimet:1-Kush i hëngri llokumet me arra?2-Bubulinoja bëhet doktor i famshëm.3-Bubulinoja shkoi të blejë një kokërr lakër.4-Dëshira e fshehtë e Bubulinos.Interpretim i shkëlqyer i nxënësve. Themi i shkëlqyer se janë nxënës vetëm një muaj në klasën e dytë,pra nxënës të klasës së parë.Lëvizjet e tyre,komunikimi,gjestet,mimika dhe mesazhi që na dhanë na befasuan shumë.U bënë shumë fotografi ,nga ne dhe suedezët. Të gjithë falënderuan mësuesen dhe nxënësit . Vironi qëndronte pa lëvizur .Sytë i mbetën te nxënësit:Segita Zerdelia, Endri Lamaj , Iljara Hoxhal-lari, Enkeleda Çela, Brunilda Meçi, Sergei Prifti, Orgito Xhemollari, Erjon Brahimi, Kejsi Dedej, Adelis Murati dhe grupi i nxënësve që shoqëronte. Pjesa e tretePas kësaj ore të veçante u ulem për të pirë kafe. Drejtori i shkollës Avdyl Buçpapaj e mori fjalën i pari. Veç përgëzimeve për mësuesen Vangjeli Biti pres të me thoni mbresat tuaja.Fjalën e merr Sokol Demaku, mësues ne “Fjard-ingskolan” dhe përkthyes .Është hera e parë që nuk përktheva. Sinqerisht pashë një interpretim të bukur!Ju lumtë!Menjëherë drejtori i shkollës “Fjardingskolan”Per Kettisen tha:- Morëm një mësim të shkëlqyer! Sa të kthehem në shkollën time do të punoj që edhe nxënësit e mi të bëjnë të njëjtën gjë. Mbeta pa fjalë,nuk kam se ç’fare të them.Mësueset Annete dhe Sonja :Jemi në të njëjtin mendim me drejtorin!Përgëzime mësueses dhe nxënësve të klasës! U befasuam! Suksese!Po ju Viron? -Unë i pashë të “gjallë” personazhet e mi. Ishin të përkryer! Fale-minderit shkollës suaj,mësueses dhe në veçanti nxënësve që megjithëse të vegjël interpretuan si aktore profesioniste. Sinqerisht nuk e men-doja këtë orë mësimi në këtë formë. Edhe unë mësova shumë.Pjesa e funditÇ’fare mungoi? - KAMERA! Nuk arritëm të filmonim!

Page 6: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

6

Për Vironin më kishte folur shpesh vajza ime e cila ishte një nga bashkudhëtaret e tij për në Suedi. Ajo e përshkruante atë si një njeri të qetë,të qeshur dhe mbi të gjitha shumë i dashur me fëmijët. Fillimisht më bënte përshtypje të madhe mënyra se si ajo tregonte për të,se si entuziazmohej kur tregonte ndonjë episod të kaluar së bashku,se si timbri i zërit të saj ëmbëlsohej dhe merrte një ngjyrim emocionues. Mendoja me vete: Ky Vironi duhet të jetë me të vërtetë një njeri i veçantë përderisa Kristinës i ka lënë kaq shumë mbresa. Dhe kështu si pakup-tuar kisha krijuar një simpati të veçantë për të. Unë sapo kisha mbaruar së lexuari dy vëllime të mikut tim Sokol Demakut,një në prozë dhe një në poezi dhe akoma isha e elektrizuar nga një botë emocionale plot ndjenja që Sokoli ka ditur ti transmetojë me mjeshtëri tek lexuesi i tij. Vendosa ta lexoj pa humbur kohë librin e Viron Konës, pak nga kërshëria,pak nga euforia që mu dha rasti të lexoj një libër nga një shkrimtar që tanimë e njihja nga”afër”,jo vetëm nëpërmjet rrëfimeve të vajzës sime por dhe nga disa shkrime të miqve të tij Murat Gecaj dhe Kadri Tarellit për revistën “Dituria”,lidhur me udhëtimin e tij për promovimin e librit “Eh,mor Bubulino” në Böras të Suedisë. Dhe nuk u zhgënjeva. Duke shfletuar fletët e librit një nga një,zbulova shumë gjëra interesante lidhur me Suedinë në përgjithësi dhe qytetin e Börasit në veçanti. Gjëra me vlerë që ndoshta jo çdokujt i bie rasti të njihet me to. Personalisht do ta çmoja librin si një mozaik të ndërtuar me perla,ku çdonjëra prej tyre,me shkëlqimin vezullues të ndriçon mendjen dhe shpirtin. Një ndërthurje e përkryer do të thoja e rrëfimit me ilustrimet. Një

gjetje mjaft e arrirë për mua që e plotëson më së miri gërshetimin e teorisë me prakticitetin, gjë që e bën librin edhe më tërheqës. E veçanta mendoj unë nuk qëndron vetëm këtu,por tek rrëfimet të cilat sa reale dhe tërheqëse shpeshherë mbështil-len me informacion sa shkencor aq dhe kulturor e informativ,të cilat shkrimtari din ti transmetojë edhe tek ne. Më ka tërhequr veçanërisht kalimi elegant nga realja tek shkencorja dhe përdorur shprehjen: ”Më kujtohet”duke ndërthurur kështu mjeshtërisht kujtimet e tij me njohuritë që don të përcjell tek lexuesi. Këtë e vërejmë veça-nërisht tek pjesa e parë e librit p.sh në tregimet ”Kur dëgjova për herë të parë për Suedinë”,ku autori gërsheton harmonishëm rrëfimin e tij me një ngjarje reale të jetës së tij fëmijërore me njohuritë shkencore lidhur me shpikësin e ter-mometrit suedezin e shquar Anders Celcius. Pra lexuesi krahas magjisë së prozës merr njëkohë-sisht dhe doza të mjaftueshme njohurish. Ose kur na servir njohjen me botanistin e famshëm suedez Karl Von Linne duke e lidhur me një orë mësimi e duke ngritur kështu njëkohësisht jo vetëm vlerat e një mësimdhënie ndërvepruese mësues-nxënës por dhe shpalosje e njohurive rreth llojeve të ndryshme të luleve dhe bimëve. Tek tregimi “Promeksi suedez,na shpëtoi nga “pushkatimi” ,gjejmë të ndërthurur momente të së kaluarës tragjike të komunizmit në Shqipëri me mirënjohjen ndaj teknologjisë suedeze e veçanërisht për shpikjen e “prometeksit” kësaj makinerie të fuqishme për kohën. Suedezët dhe shqiptarët harmonizohen bukur dhe miqësisht në këtë vepër të rrallë letrare pikërisht në pjesën e dytë të librit. Nëpërmjet rrëfimit të emocioneve që autori ka përjetuar që nga marrja e lajmit

për botimin e librit të tij “Eh,more Bubulino” në Suedi, përshkrimit të udhëtimit, mikpritjes shqiptare e suedeze në veçanti të cilat i kanë lënë mbresa të pashlyera dhe që ai me modesti don ti përçojë dhe tek ne. Pjesa e tretë ndoshta është ajo që shpalos më së miri karakterin e vërtetë të autorit. Kuvendimi i tij me fëmijët e ngre atë në piedestalin e një njeriu hyjnor. Nëpërmjet gjetjes artistike por njëkohësisht dhe fakt real pasi e dëshmojnë dhe vetë fotot të bashkëbisedimit me fëmijët,ai njëkohësisht njeh lexuesin me disa nga “bëmat” e Bubulinos dhe i bën kurioz ato për ta pasur në dorë këtë libër kaq interesant dhe me plot mesazhe për fëmijët. Pjesa e katërt vjen si një parantezë që autori i bën veprës së tij “Eh,more Bubulino” duke besuar dhe shpresuar që ndoshta një ditë dhe Bubulinoja shqiptar do të bëhet po aq i famshëm për fëmijët sa dhe Pipi suedez. Në fund të fundit ç’e bëri aq të famshme Pipin përveçse bëmave të saj fëminore njëkohë-sisht dhe mjeshtëria e rrëfimit të shkrimtares suedeze Astrit Lindgrenit,të cilat i gjejmë të mishëruara më së miri dhe tek libri “Eh,more Bubulino” të shkrimtarit tonë të talentuar Viron Kona. Harmonishëm bëhet kalimi në këtë pjesë të katërt të librit nga përshkrimi i parkut të Lindgrenit,në të cilin takon Pipin me flokët bishtaleca ngjyrë karote me këpucët e mëdha e çorapet me ngjyra të ndryshme,majmunin e Pipit,Zotin Nilson,kapitenin e anijes,policët sigurisht të gjithë aktorë, me disa kuriozitete lidhur me trajtimin e të drejtat e kafshëve në Suedi. E meriton shkrimtari ynë Viron Kona shkrimin ekskluzivisht për të me titull: ”Model shqiptar” në një nga gazetat lokale të qytetit të Börasit. Në këtë libër veç të tjerash,krahas imagjinatës krijuese,shkrimtari të tërheq dhe me mjeshtërinë e rrëfimit dhe të shkruarit bukur prandaj dhe ngjarjet në këtë libër marrin karakter përgjithësues,ku secili prej nesh gjen veten e tij në të. Këtë ka arritur të transmetojë shkrimtari Viron Kona tek lexuesi i tij,dhe për këtë e përgëzojmë që na bëri të ndihemi dhe ne bashkudhëtarë të udhëtimit dhe eksperiencave të tij në Suedi. Përmes dëshmive ,fakteve bindëse autori na ka treguar se,me përkushtimin dhe sakrificat e tyre të shumta,me punë e dituri,ata e kanë radhitur vendin e tyre ndër më të përparu-arit e Evropës,pra kemi ç’farë të mësojmë prej tyre,duke përcjellur kështu tek lexuesi mesazhin aq domethënës se me mençuri,punë,dije,kulturë e dinjitet do të bëjmë që të na nderojnë dhe respektojnë dhe popuj të tjerë të tillë me po kaq tradita e kulturë sa suedezët.

Gentiana Zagoridha BUKURI SUEDEZE Një ditë vajza ime Kristina vjen në shtëpi me një libër të ri në dorë. Më tërhoqi fillimisht kopertina e librit me ngjyrë të verdhë në sfond e harmonizuar mjeshtërisht me një pikturë që diku e kisha parë. Lexoj autorin dhe një ndjenjë krenarie më pushtoi të tërën. Hape,-më tha vajza ime. Ç’të shihja! Një mbishkrim nga vetë shkrimtari Viron Kona. U entuziazmova

Page 7: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

7

Nikoqirët, pra drejtuesit dhe mësuesit e shkollës “Demokracia” u përpoqën me të gjitha mundësitë që kishin, t’u krijojnë miqëve nga vendi i largët, kushte pune dhe rehatie. Drejtiri i shkollës “Demokracia” Z. Avdyl Buçpapaj shprehet:Së pari: Për miqtë, gjatë ditëve të qëndrimit të tyre u rezervuan takime zyrtare posaçrisht për ta, si me Kryetrin e Bashkisë, Drejtorin e DAR-së z. Filip Gjonçi, drejtuesit e QKF-së dhe duke ar-ritur në pikën më të lartë, në pritjen madhështore e miqësore në Tiranë nga Ministri i Arsimit Z. Myqerem Tafaj. Së dyti: U mundësua bashkëpunim konkret mësi-mor -edukativ, duke përfshirë vëzhgim orësh mësimore, dhënie mësimi nga vetë mësuesit sue-dez, diskutime me qeverinë e nxënësve, biseda

për shkëmbim përvoje mes mësuesëve, pjesmar-rje të fëmijëve në veprimtarinë ndërkombëtare të “Fest Lojës” që u zhvillua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve e qytetit të Durrësit. Veç tyre edhe vizita në qendrate e shumta historike të qytetit të Durrësit dhe të Krujës, etj. z. Sejdi Muzaqi, njëri nga prindërit, në një nga bisedat e zakonshme që beri me z. Zabit Rexhepi, zv/drejtor në shkollën “demokracia”, u shpreh; “Qëlimi i vizitës sonë këtu është shumë me vlerë edhe për ne prindërit, por më shumë për fëmijët tanë. Unë për vete - tha Sejdiu, - nuk e njoh shumë Shqipërinë ,veç kalimit transit Durrës-Kosovë, andej nga kam edhe vendlindjen time. Jemi të befasuar nga bashkepunimi me

shkollën tuaj. Fëmijët tanë prekën realitetin shq-iptar, duke parë orë mësimi, duke bashkëbised-uar me moshatarët e tyre dhe kështu pasuruan shumë njohuritë për Shqipërinë dhe për gjuhën tonë të bukur shqipe.Qendrimi i fëmijëve tanë në familjet e nxënësve tuaj është shumë me vlerë. -“Lidhëm miqësi të reja. Njohëm njerëz të rinj. Njohëm traditat e bukura të familjeve shqiptare të cilat bënin të pamundurën për të na kënaqur” - Shprehen fëmijët. Mbresa të veçanta na lanë vizitat që bëmë në qytet, ku u njohëm me lashtësinë e tij, me vlerat historike dhe kulturore, me amfiteatrin, kalanë dhe murrin e saj rrethues, institucionet kulturore dhe ato shtetërore. Pamë bregdetin e bukur dhe shëtitoret, të cilat mbusheshin me vizitorë gjatë gjithë ditës. Ju premtoj - e mbyll bisedën Sejdiu, - se pushimet do t’i bëj në Shqipëri, në Durrës mes miqve të rinj që njoha !

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbim i përvojës mes drejtuesëve dhe mësuesëve, por krahas tyre edhe përvoja e nxënësve, që në fakt isht edhe pjesa që e zbukuroi dhe i dha lezet grupit të miqëve.

Më e bukura detyrë, e cila paraqet mjaft interes dhe njëherazi kënaqësi, ishte njohja dhe lidhja e miqësisë mes nxënësve të dy shkollave për-katëse.Është e para herë që bashkë me drejtuesit dhe mësuesit në vizitën që kryen në Durres, marrin pjesë edhe prindër dhe nxënës. Këta janë: Sejdi Muzaqi, Vjollca Haradinaj, Xhevdet Hasani dhe Hakif Jashari, së bashku me njëmbëdhjetë nxënës të shkollës “Fjardingskolan” të Bora-sit: Behare Muzaqi, Blerta Muzaqi, Liridona Rexhepi, Rezarta Rexhepi, Valentina Prenkoci, Roza Prenkoci, Meriton Hasani, Atdhe Kastrati, Habibe Shakolli, Ibadet Shakolli dhe Arbëresha Jashari.

Kadri Tarelli MBRESA NGA DURRËSI 3000 VJEÇARNë Durrësin 3000 vjeçar, për një javë dit, nga data 10 - 16 Tetor 2011, një grup miqsh nga Suedia zhvilloi një vizitë pune në shkollën 9-vjeçare “Demokracia”. Grupi prej 25 vetësh, i cili drejtohej nga Z. Peter Loberg, n/kryetar i Komunës Komunës Bramhult, kishte në përbërje edhe pjestarë të tjerë; Z. Per Kettisen drejtor i shkollës “Fjardingskolan” në qytetin Boras, znj. Tuulla Elfetron drejtore e shkollës “Sandaredskolan”, mësues An-nete Ekelund, Sonja Person, Karl Hallerup, Maron Abon Nader, Sokol Demaku, prindër dhe nxënës. Një ditë më pas, grupit i’u shtua edhe Kadrije Meniqi, drejtore e shkollës Vushtri në Kosovë.

Page 8: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

FAQJA E POEZISË

8

BAJAME HOXHA ( ÇELIKU ) DASHURIA ESHTE PAVDEKESI

Më shkruaj në e-mail: ”gjithçka je për mua!”,Tek unë vjen rinia sapo ti e thua.Me shkruaj dy rreshta se s’rri dot pa mua,Si flutur arrij në ndjenjat e tua.

Më shkruaj në e-mail: “të dua, të dua!“Dhe unë do besoj në fjalët e tua,Hop, bëhem erë dhe male lë pas,tek ti do të gjendem brenda nëpër natë…

Më shkruaj në e-mail: “të dua” shpesh herë,Unë, hop, i ngjitem resë dhe vij menjëherë.Kur tis i natës afron e të vjen,Ti hiç mos kij frikë, jam unë nëpër terr.

Më shkruaj në e-mail:se jam i yti,zinxhirët s’më mbajnë dhe vij fluturimthi.Dhe mallin mblidhe, mos e lerë të shkojë,Si lulja me bletën do puthemi njësoj.

Më shkruaj në e-mail: “ti je kokëkrisur!“,Unë ngrihem menjëherë, s’lë gur pa lëvizur.Në rast se në ëndërr ti më sheh për natë,Unë, fët, kaloj malet e jam me ty në shtrat.

Më shkruaj në e-mail: ”për ty përgjërohem!”,Vitet si njoh fare, në vashë të re shndërrohem.Kur yjet të dremisin në më të bukurën stinë,Ti mendo për mua e unë pavdekësinë.

Delvina Kërluku

Do ta gënjej

Do e thërras me zë të lartë, do ta thërras si ta rrëmbej, më s’të dua do ti them,do ta gënjej.Më s’të dua, më s’të dua si më parë Ti nuk je kush me qenë, Unë pa Ty do jetoj, do jetoj tani e tutjedo të të rrej Ty e vehten unë tani, përgjithnjëpor thellë në vehte e di se nuk mundem pa Ty.Të dua, Nuk mundem dot pa Ty...

Mirvete Leku-Kabashi

Babit tim Gjithmonë çofsh mallkuar ti o dorë barbare !Pse ma vrave babin ?E më le bonjake . Pse ma ndave babin ,nga e shtrenjta jetë ?E mamin e dashur ,m`a veshe me t`zezë ? S`di ç ti them vëllait ,kur babin kërkon ,nga malli thërret :Po ku t`kam o shokë . Eja vëllai im,t`a lëmë babin në qetësi,se jetën ia fali .të shtrenjtës -LIRI

Kur kam mall Për ty gjysh kur kam mall,flas me lisa, flas me mal .Për ju motra ,kur kam etje ,flas me lule , flas më vete . Pyeta malin , pyeta lisat ,a ma keni pa gjyshin tim ?Mu ba sikur mali foli dhe më tha me krenari :Shumë të lumtur e ke gjyshin ,se ti rritesh në liri . E mallëngjyer shpejt vrapova,të një lule u ndalovadhe më mall me te fola :Pa më thuaj oj ti lule ,ku i kam motrat e mija ? M`u duk se , nga qielli folën yjet dhe Dielli :Shumë të lumtura me ne janëse dhanë jetë për Vatan . Sa më mall , qiellin shikovamë zë t`madh iu drejtova :O të dashurit e mi ,për ju më dogji malli por , do ju lë në qetësise mu ma dhuruat të shtrenjtën - LIRI

Linditë Ramushi

Më lër të psherëtij

Jam bërë si frymëSi grimcë oksigjeni që mban gjallë qelizatTa mbaj gjallë dhe vijën e qafës tek lakohetTa fashit dhe tymin e zi rreth syve të jeshilëMë lër Ma lër lotin të prek faqen deri tek buzaLe të rrjedh sikur rrjedh në fletë vesa e ftohtëMos e fshij me dorëMa lër të ma çaj dhe lëkurën si valë e ngrohtë vullkani. Ma lërë të vijëzoj fytyrën një pikë e njelmëtSe ajo shije vjen nga një burim i verbër tymiOh ma lërë dhe ajrin të më hyjë ne mushkëriTë më këputën këmbët vrapimit maratonik. Ma fik dhe fijen e plotë të dritësTek po e shtrëngoj në gjoks me grushtVeç mos më lër si pishë rrëzë malit puthiturSe ngjyrë e sajë humbet kur i shkulet rrënja. Më lër të psherëtijë dënesje në shiSe rruazat e gjakut marrin ngjyrë të ndezur në diellAtëherë do të ngjallem dhe njëherë nga ajo ngjizjeNë mes zjarrit dhe frymësSikur lindë një dashuri.

Bri i rilindjes Le të bëhem bri i dhimbjes tënde të rilindjesEdhe peshën do ta mbaj në kurrizin me fije të sheshtaTë të rrjedh gjaku si verë e vluar në zjarr vullkaniAtë vend do ta njomë hukama e psherëtimës në zjarr. Ec po deshe dhe mbi plagën timeS’je më i rëndë se malli i dy stinëve të rrahura me erënGjersa ti ecbri i rilindjes tënde jam. Mund të tremb tufan i thatëTë ta marr në gjoks ushtimën e zemrësAty ndër tokën e kulluar me ujë ku njomë buzëtDo të jem bri i dhimbjes së rilindjes. Ti ecGjersa unë do të bëhem bri i rilindjesRilindjes së jetës tënde.

Page 9: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

9

FAQJA E POEZISË.Sokol Demaku

TË FLASË TY

Të flasë ty nga larg,Por si duket nuk më dëgjon.Është një monolog zemreQë vetëm ti e kupton.E dua vetmin,Si mikun më të mirë.Heshtja më shoqëron,Dhe në qetësi pyes,Athua kush me mua,Monolog kërkon.Flas me veten time,Askush s`më dëgjon,Por je ti ajo,Që mrekulli krijon.Nuk është çudi,Monologu im,Ty të kërkon.Janë si një pemë,Që ka shumë degë,Dhe jetën hijeshon.Ky monolog ka kënaqësi,Shëron plagë zemre,Më sjellë lumturi.

NJË NATË E QETË

Një natë e qetë,Për shpirtin lodhur.Jam vetëm me vargun tim,E rima ka humbur,Kohë duhet ta gjejë,Shkronjat janë lodhur,Vargu nuk ka formë.Një buzëqeshje nga larg,Në shpirt e ndje,E zemra ime ritëm ka.Në syrin e kaltër, Shoh lotin e kthjelltë,Që shndritë si kandil,E ky më jep shpresë,Për të ardhmen në jetë.Është inspirim vargu,Për të bukurën dashuri.Për pëllumbin krah larmë,Që fluturon në gjithësi.Eja pëllumb dua të porosisë,Dua të rrugëtosh,Fushë e male të kalosh,Shumë të fala vendlindjes t`mi qoshZemrën time ta qetësosh.Shko pra fluturim në këtë rrugëtim,Merr me vete mallin tim,Shko gjej sytë e shkruar,Ata të qetësosh,Porosinë e zemrës sime,Atyre tu dërgosh.

Bahir Latifi

QASTI

Një çasti i mirëkur të shohNjë çast i mirëkur të takojNjë çast i mirëkur të ledhatoj

Mallkoj këtë kohë

Shumë vjet kaluan Dhe ne nuk jemi parëTi ishe një simbol bukurie Andaj edhe të kujtoj shumë herëDitët kalojnë por edhe netët Dhe pres të shtrëngoj edhe një herëKohë e lig na ka kapluaDhe nganjëherë them ma mirë mos të ishim parë fareE mallkoj këtë kohëE mallkoj sepse as vet nuk di pse jam pa ty Më duket se kam hyr në gjynah me ty Dhe tani më mungon dhe vështir pa ty Kohë e vështir na kaplojDhe na ndau sikur mos të ishim njohur kurrëPor si simbol bukurie që ishe Nuk mundem të harroj kurrëShumë vjet kaluan Dhe ne nuk jemi parëDua edhe një herë të takoj Dhe nuk dua më të tretem pa ty

Fahrije Pallaqa BEJI ZEMRAT QIFT Pranverë dëgjuar kam,Zemrat ne dashuri i bashkon,Qetëson klithme, ofshamë,Por te çdo njeri nuk shkon. Te mendoj me suite, karvan,Ku kanë zemrat shtëpinë,Instalon një shatërvan,Fatlumet gëzojnë dashurinë. Ka njerëz qe kanë jetën ende,Pështjelluar, rrugën s’u shohin sytë,Dashurinë e presin çdo sekondë,Pranverë te lutem bëj zemrat qift.

Kadrije Meniqi

Bora ndal hapin tek ti!!!

Ti po rriteshPër atë vargI dashurBora ndal hapin tek tiHorizonti imHyra aty dhe vështirë të dalBora prek flokun timUnë flas me fjollat e borësTek ti dërgoj këtë bardhësiEndem vetëm e ty të kërkojPse je larg gjithnjë mendojTy bardhësi të kam lakmiN`horizontin tënd nuk ka kufiDo shkrihet dhe kjo borëQë në mua sjell nostalgjiDo të ngroh prapë dielliUnë pres,deri kur o njerëz!?Bora shkrihetLe gjurmë në muaShikoj kaltërsinëDhe vazhdoj të shkruajVargu imKe ngrohtësi sonte?!Mos vallë edhe ti do shkriheshNga vargu i gjatëNë një të përmblidheshNjë varg sonte më duhetT`më qetësoj në shpirtSe pritjet e gjataTash më janë mërzitNisu vargu imAtje ku unë të dërgojPrit dhe ti pakDikush do të dëgjojKëtë varg ka kohë që e pretLamtumirë i them edhe pse shumë dhembDëgjo vargun timSe tek ti ka ardhPranoje dhe kthehuËshtë kërkesë e zjarrtëTë djeg ty dhe muaPor duhet pranuarJeta të mashtronShumë të maltertonDashuri e imja sonte të përshëndesLamtumirën e fundit në letër po e qes.

Page 10: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

10

Struktura organizative e librit flet për ndu-arnduarshmërinë e interesimeve të autores në shtjellimin e temave dhe ngjarjeve të rrafshit atdhetar dhe përkushtimit të saj për prekjen sa më gjithëpërfshirëse të shumë situatave, ngjar-jeve, episodeve a ndodhive nëpër periudha të ndryshme kohore në trojet etnike shqiptare dhe sidomos përkushtimi i veçantë në këndimin plot afsh vendlindjes së saj për bukuritë natyrore, veçoritë e trevës dhe heroizmat e brezave gjatë shekujve, e bëjnë librin të pëlqyer nga lexuesi dhe studiuesi i fushës së letrave shqipe. Malli për atdheun si frymëzim dhe synimTë pesë ciklet që e përbëjnë librin dhe poezia programatike e epilogu poetik janë material që të mban peng gjatë gjithë kohës sa vazhdon rrugëtimi nëpër faqet e tij, duke bredhur labir-inteve të shumta të ngjarjeve e temave që shtjel-lohen aty. Ciklet: “Ujëvarë malli”, “Pres yllin e mëngjesit”, “Ndjenjë zemre”, “Prekje në kohë“ dhe ai për fëmijë “Ti po rritesh Arian”, përbëjnë botën poetike të zgjedhur nga opusi krijues i Shadije Hotnjanit, që koinçidon me periudhat kohore që nga fillimet e krijimtarisë së saj, duke prekur tema e ngjarje nga më të ndjeshmet, por që gjithnjë shquhen për interesimet e autores, duke ndërtuar kështu botën e saj krijuese me karakteristikat dhe veçantitë që e bëjnë të ndihet komode në fushëveprimtarinë saj krijuese.Në poezinë programatike “Jetë” që është edhe pika e parë e takimit të recipientit me krijimtari-në poetike që po vështrojmë gjejmë një mesazh poetik me synim botën mërgimtare dhe atdheta-rizmin e fuqishëm për kthim në gjirin e atdheut, si qëllim i patjetërsueshëm i autores: “Fjalë e urtë e gjyshërve vjen si amanet: Jetën borxh i kemi çdokush vendit të vet, Atje ku kushtrimi nuk mbaron për jetë Kthehuni bijtë e dheut kur vendlindja thërret!”Që në poezitë e para të ciklit “Ujëvarë malli”, si-pas së cilës pagëzohet edhe përmbledhja poetike e Shadije Hotnjanit, i këndohet jetës me ëndje dhe mbetet në kujtesë si një poezi e dëgjuar prej kohësh, si një këngë e thënë nga rapsod të ndryshëm, por gjithnjë e frymëzuar nga ndjenja e mallit dhe dashurisë për jetë dhe atdhe, por në vazhdimësi të cytë ta shijosh për të satën herë, për melodinë dhe timbrin që krijon. Rrjedhsh-mëria e krijimit poetik në poezitë e përfshira këtu kthejnë në realitetet e kohës që ka kaluar autorja, qoftë si qytetare në moshën e rinisë, qoftë tash kur e djeg malli për vendlindjen e saj

që për dekada e mban flakë në gji si plagën më të pashëruar. Poezitë rrjedhin nga brendësia e shpirtit deri në gjetjen e një shtegu të tejkalimit të kësaj gjendjeje dhe në kthimin përfundimtar në mesin e atyre me të cilët shijoi një pjesë të jetës së saj rinore. Këtu do të veçonim disa nga poezitë, si: “Gurra e mallit më djeg”, “Ritme jete mërgimtarësh”, “Urë plot dashuri – Luginë e Dardani”, “Atdheut i këndohet me zemër”, “Tri lulet e Luginës” dhe “Kujtesë idilike”, të cilat paraqesin peizazhin e atdheut dhe atdhe-dashurinë plot mall prej mërgimtareje. Edhe në lirikat e tjera të përfshira këtu, nga njëri në ciklin tjetër takojmë format e realiz-imit poetiko-artistik me motive të shumta me sensivitetin e hollë të temës. Receptori i kësaj krijimtarie, tashmë të dëshmuar veçanërisht me tematikën përkushtuese për kujtimet e së kalu-arës, zhgënjimin e përkohshëm dhe angazhimet serioze në daljen nga ajo nebulozë eventuale për të arritur në gjetjen e rrugëtimit të jetës, sikur i japin forcën e vargut të shprehur në këto poezi. Mirëkuptimi për njeriun, për jetën dhe për synimet e një hapërimi serioz me elementet e virtytshme të njerëzores, për mirësinë, sikur dominojnë në të shumtën e poezive të Shadije Hotnjanit. Pa u rreshtuar në vështrimin e akcilit cikël dhe poezi, këtu do të shkëpusim disa mendime për tema e motive që shquhen me kreativitetin dhe përkujdesjen e autores për të ndërtuar një pasqyrë të tejdukshme në rrugëtimin e saj poetik dhe jetësor, paralelisht.Poezia “Urë plot dashuri – Luginë e Dardani” është lartësuar edhe si ideal edhe si qëllim. Përshkrim të fuqishëm takojmë në vargjet që e provokojnë intuitën krijuese të autores që të ngris zërin shlirshëm, në mënyrën rapsodike, të jehojnë fusha e male nga malli e dashuria me zërin mallëngjyes, duke ftuar njëra-tjetrën: “Dil të piqemi tek ajo kodër,/Me pak fjalë zemre të heqim mall!”. Kjo shtrirje edhe sipas titullit shquhet për vlerën e dëshmive të pakontestuara historike dhe synimeve të botës së re. Simbolika e titullit “Shiu ma kthen vrullin e këngës”, si poezi dhe si mesazh ngërthejnë më vete sfidimin e jetës në vargjet lirike, që kanë një metaforë: jetën dhe vetëm jetën. Dashuria për të sfiduar gjithçka në të mirë të një jete të ardhshme e të lumtur e preokupon vargun e Shadije Hotnjanit gjatë gjithë rrugëtimit të saj poetikUdhëtimi përmes ëndrrës gjithmonë synon ta

arrij cakun, por varësisht prej situatës është vështirësuar mundësia e realizimit për shkaqe të ndryshme. Ky rrugëtim sikur nuk ka orar, nuk ka kohë, as orë të caktuar. Realizimi i ëndrrës, si duket varet nga dëshira dhe përkushtimi i personazhit të akceptuar në ngjarjen që përjeto-het edhe përmes vargjeve me një sens të qartë tek poezia “Ëndrra e gjen rrugën e vet”: “Më ngriu gjaku ndër deje, s’munda të lëviz tutje,/Krajatat e jetës më kthyen mendimet në lutje”. Çfarë shqetësimi? Kjo poezi sikur shpreh gjithë shqetësimet e jetës duke ilustruar mallin e atd-heut, të nënës, të njerëzve të dashur me ëndrrën në një rrugëtim të vazhdueshëm për të dalë nga kjo amulli që nuk i duket fundi. Përshkrim i hol-lësishëm i jetës në mërgatë, por që jep shenjat e një drite shprese në fundin e tunelit shpresë-madh si tek çdo mërgimtar.Ky është synimi i tyre kryesor, me dëshirën e re-alizimit të ëndrrës së tyre për kthimin në mesin e më të dashurve. Për të satën herë është theksuar se poezia e mërgimit ka të veçantat e saj, që sjellin freskinë shpirtërore në trojet arbërore. Ajo poezi ka aromën e dheut e të mallit, njëkohë-sisht. Tek “Ritme jete mërgimtarësh” takojmë një ambientim tjetër në botën e mërgimtarit. Derisa shumë poezi kishin për synim mallin për jetën në atdhe, dashurinë për njerëzit e vet të mbetur atje, qoftë si personazhe, qoftë si kujtime të paharruara, në këtë poezi kemi të pasqyruar punën dhe jetën e mundimshme që i përcjell ata në dhe të huaj, ku: “Pa mbaruar njëra punë, rinisë puna tjetër, Në këto metropole gjithnjë avazi i vjetër”.Sidoqoftë, kjo poezi ka itinerarin e vet dhe ai është relacioni atdhe-mërgatë, njëkohësisht dhe pashkëputshëm. Karvani i poezisë me motive kurbeti ecën dhe nuk ndalon gjatë gjithë kri-jimtarisë së Shadije Hotnjanit, ku për synim ka ndërtimin e besimit dhe dashurisë për atdheun dhe jetën. Kjo poezi është e motivuar edhe me peripetitë tjera të jetës, pasqyrimeve të botës që e jetojmë, ambienteve dhe objekteve që e rrethojnë fush-ëveprimtarinë e njeriut dhe krijuesit në veçanti. Gëzimi për jetën, për lumturinë, për ardhmërinë, për të renë… kanë pikëpjekjen e përbashkët në vargjet e shumë poezive të tjera. Kjo vërehet edhe në poezinë “Jetës nuk i dihet…!”, që reflekton këto karakteristika të kësaj krijimtarie poetike: “Jetës kurrë s’i dihet,/S’i besohet dot,/Befasitë e jetës/E sjellin këtë botë!”. Sjellja e botës sipas fateve dhe shpresave njerëzore,

Xheladin MJEKU MALLI QË PREKET ME ZEMËR Shadije Hotnjani: ”UJËVARË MALLI”, poezi, botim i autores-Prishtinë, 2011

Kushtimisht e them, se poezia e përmbledhur këtu është rezultat i një pune të palodhshme dhe me përkushtim në një periudhë shumëvjeçare e Shadije Hotnjanit, e cila që nga vitet e saja të rinisë ka qenë e pranishme me fjalën e saj poetike në opinionin artdashës të vendlindjes së saj dhe, më pastaj edhe në diasporë, prej nga dërgon mesazhe atdhedashurie tek lexuesi i pasionuar dhe dashamirës i poezisë.

Page 11: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

11

apo më shkurt, synimi si shpresë dhe si fatum i jetës kanë pikënisjet e përditshmërisë jetësore edhe në këto krijime poetike. Vargjet e poezisë “Shkëlqim meteorësh” vijnë si paraqitje spon-tane emocionale e një kohe të ikur, por e mbetur në kujtesën që gjatëjeton. Meteorët që shkëlqe-jnë në jetën e ikur, sikur rrugëtojnë të shoqëruar përgjatë gjithë kohës me autoren. Ky kthim në motivin erotik sikur pretendon ta paraqes edhe më komplete veprimtarinë krijuese të Shadije Hotnjanit, e cila ka krijuar një opus personal, tashmë të personifikuar. Me qasjen kësaj tema-tike, tashmë paralajmëron shtrirjen e rrafshit krijues edhe në pikëtakimet tjera jetësore, gjithnjë duke ruajtur emblemën identifikuese të krijimeve atdhetare-emocionuese. Pafundësisht do të gjenim fjalë e mendime nga mbresat e leximit të kësaj poezie, por në përmbyllje shkëpusim edhe një vlerësim nga poezia “Shoh një pikë drite”, ku deti si dëshirë, si ëndërr dhe si metaforë del i qëllimshëm dhe plot mesazh. Autorja gjen shpëtim në kaltërsinë

e detit dhe në shpresat e reja për rikthim të lumturisë në jetë, duke dëshmuar me “një pikë drite” dhe “këngën e zogut” që njëjtësohen në një pikë shprese për jetë.Si gjithnjë, poezia e Shadije Hotnjanit pikësynim e ka dashurinë për jetën dhe atë e gjen në cilëndo situatë, edhe atëherë kur në “vend të panjohur, vetmia po më trishtonte”. Këmbëngulësia e qasjes së temave të këtilla e bën të veçantë stilin e saj krijues dhe të qën-drueshëm si vlerë poetike.Bota e fëmijës – dashuri prindore dhe vlerë e veçantë krijuese ‘Ti po rritesh Arian” vjen si rezultat i ndjesh-mërisë prindore dhe ëndrrës së pafund për t’i prekur me kujdes temat e botës fëmijërore. Ky cikël është ngritur mbi vlerat e dashurisë prin-dore, mbi dëshirat e krijimit të një fryme eduka-tive tek ky brez dhe mbi të gjitha nga ndjenja e të qenurit edukatore e brezave, gjithnjë duke aluduar në pjesën e ndjeshme të botës fëmijërore të mërgatës. Ajo sjell vargjet më të ëmbla për

atdheun, për simbolet kombëtare, për gjuhën, kombin, gjakun, për fushat, malet, stinët, gjithnjë duke ndërtuar një peizazh të bukur të atdheut, si frymëzim dhe ëndërr e mërgimtarëve, që doemos do ta ndiejnë edhe brezat e rinj. Krijimtaria e saj në dy kategoritë letrare sikur flet bindshëm se jo veç krijimtaria për të rritur, por edhe ajo për fëmijë e provokojnë unin e saj krijues. Një e veçantë te kjo krijimtari dallohet me ndjenjën e nënës, gjyshes dhe edukatores, që e prek në temat e saj duke i dhënë fuqinë poetike dhe mesazhin e qartë për fëmijën, si pjesë e pan-darë e jetës dhe vlerave prindore. Tek poezia “Ti po rritesh Arian”, që mbulon kupolën e gjithë ciklit për fëmijë, paraqet fuqishëm dëshirën që edhe Ariani, ndonëse fëmijë, të ketë gjithmonë mendjen dhe synimin tek atdheu i stërgjyshërve: “Vërtetë nipi im U rrite në dhe të huaj Për atdheun e shqipeve Kurrë mendjen mos e luaj!”Frymëzimi poetik sa vie e shtohet edhe mëtutje, derisa synimet e kësaj poezie shihen sheshit se kanë një mesazh të fuqishëm dhe të prerë: “Shumë herë kisha mendjen/Atje më pret vendlindja!/Në tokë të huaj të mos vdes/Për këtë fakt edhe unë u binda!”, (“Atje më pret vendlindja”).Mesazhi që vazhdonPoezia si shkrim tashmë e ka arritur misionin e saj, duke ndërtuar motivin e kurbetit me të gjitha elementet e një shkrimi që prek të gjitha pikat e ndjesisë së personazheve që paraqesin mallin, dhimbjen, nostalgjinë, dashurinë dhe brengat e tyre për atdheun, gjakun, të afërmit; pastaj për kujtesën e një jete të ikur, për dashuriçkat e para dhe për mallin e lënë peng diku në rrugicat, kopshtijet e livadhet e fëmijërisë në atdheun e tyre të shtrenjtë.Asgjë nuk i ikën vrojtimit të mprehtë të Shadije Hotnjanit, e cila as për një çast nuk do ta ketë harruar kohën mbresëlënëse, ku: “Diellit dhe hënës do t’i përkulem,/T’i ndezim zemrat sikur prush!”, (“Mall dhe prush”).Përveç kësaj që u tha për poezinë, si vlerë artis-tiko-letrare dhe si mesazh, këtu takojmë edhe një leksik të pasur, një figuracion të larmishëm dhe elemente të tjera ndërtimi të kësaj lënde poetike, duke veçuar rimën, vargun asonantik, metaforën e pasur dhe trope të tjera, që e bëjnë të qëndrueshme dhe me vlera të nivelit këtë poezi. Të shpresojmë në vlerat dhe temat e reja, që do ta plotësojnë edhe më fushëveprimtarinë krijuese të Shadije Hotnjanit, me përkushtimin e pandalur dhe synimin e realizimit të ëndrrës së saj për jetën, dashurinë dhe atdheun, si motive dhe vlera poetike.

Page 12: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

12

AH, KËTO NDARJET, ME EMIGRANTËT TANË! (Duke përcjellur kolegun Fiqiri Shahinllari)Nga: Murat GecajPublicist-Tiranë

Ata, shkojnë e vijnë, vijnë e shkojnë, që nga korriku i vitit 1990, kur dolën nga ambasadat në Tiranë e u ndanë me Atdheun. Por edhe që nga 6 marsi 1991, kur morën udhët e detërave me anije, pa ditur se ku do të arrinin! Ishin të rinj e të reja, por dhe prindër, me fëmijët e tyre në gji. Kjo “zbrazje” e vendit tonë vazhdoi dhe nuk ka patur të sosur edhe në vitet pasardhëse, me gomone nëpër detëra të tërbuar, që shpesh na sollën edhe kuje nëpër vatrat tona. Në mesin e këtyre shqiptarëve, që ia kthejnë përkohesisht shpinën vendlindjes ose me vite të tëra, ka patur e ka edhe shumë nëna e baballarë, por dhe gjyshër. Se janë detyruar që t’u shkojnë pas e t’u ndodhen pranë djemëve e vajzave të tyre, nipave e mbesave të dashura. Ndërsa atje, në dhera të huaja, ata përherë e kanë patur dhe e kanë mendjen e zemrën në vendlindje, në Shqipërinë e dashur.Ju kërkoj të falur disa miqëve e kolegëve të mi, që po ua përmend tani emrat dhe që ndodhen larg nesh, në shtete të ndryshme të botës. Dikur, ndoshta, ata e kanë ëndërruar këtë gjë, pra që të shkonin drejt Perëndimit. Por, më pas, kur këtë ëndërr e prekën, papritmas i pushtoi malli i pashuar për Atdheun. Vazhdojnë të jetojnë atje familjarisht dhe me raste kam lidhje me anën e Internetit, me bashkëstudentë e kolegë të punës ndër vite etj. dhe tashmë të moshuar: Prof.

Remzi Përnaska (Francë), Llazar Vero e Veli Bici, Fuat Memelli e Ibrahim Gashi (SHBA), Tomson Nishani (Itali) e të tjerë. Ndërsa, për fat të keq, ndonjëri edhe mbeti përgjithnjë atje e u shkri në dheun e zi të shtetit të huaj. Kështu, kujtoj këtu me nderim Prof. Anastas Dodin apo bashkëstudentin tim e kritikun, Rinush Idrizi. Në Nju Jork jeton familjarisht edhe bashkëkrahi-nasi im, ish-arsimtari Pal Neçaj. Në librin e tij të ri, “Ëndrrën e lashë atje”, publikuar kohët e fun-dit në Tiranë, ai ka edhe një vjershë, me titullin e dhimbshëm,”Varrimi n’ Atdhe më bën të gjallë”. Ndër të tjera, aty shkuan vargjet drejtuar fëmi-jëve të tij: “Vdekja, paparitur po më rrëmbeu,/si amanet kam për t’ua lënë,/ në mërgim vështirë m’ tretë dheu/ varrimi n’ vendin tim më bën të gjallë!”. Po, se siç thotë populli ynë, shqiptarin nuk e tretë dheu i huaj!2.Me anën e telefonit të shtëpisë, por dhe In-ternetit, kolegu e miku im i mirë, publicisti e shkrimtari Fiqiri Shahinllari më njoftoi se pikër-isht nesër, më datën 28 tetor 2011, do të udhëtojë me avion për në Nju Jork, bashkë me gruan. Për t’u takuar e çmallur sadopak, u takuam sot, diku në një lokal të Tiranës së Re dhe pimë kafe bashkë. Ishte mjaft i emocionuar dhe i përfshirë në përgatitjen e valixheve për udhëtim. Ndër të tjera, kishte merak të siguronte edhe ndonjë tekst

tjetër të gjuhës shqipe. Kjo sepse e bija, Erisa, banuese në Virxhinia të SHBA-së, po i meson gjuhën tonë amtare një amerikaneje, e cila përgasitet të shërbejë në një në ambasadë ameri-kane, në shtetet e Ballkanit. Gëzim të veçantë kishte Fiqua edhe se atje e priste mbesa e vogël 4-vjeçare, Eliza, por dhe djali Andi, me të sho-qen amerikane, Elisha. Këta të fundit, pata rastin t’ takoja me kënaqësi në mjediset e Muzeut His-torik Kombëtar të kryeqytetit tonë, në përurimin e librit të Fiqos, “Kushtrimi i gjakut”.Por ai është edhe autor i librave të tjerë, “Lis në shkëmb” dhe “Seriozitet, me buzëqeshje”, të cilët i ka shkruar në vitet e fundit, gjatë kohës, kur ka jetuar bashkë me fëmijët e tij, në SHBA. Pra, tashmë, këta libra janë në duart e lexuesve, si në Shqipëri, por dhe te bashkatdhetarët tanë atje. Por, krahas librave të tjerë, në bagazhin e tij ai mori dhe librim tim të ri, “Rrahin zemrat arbërore”, me shënime nga udhëtimet në Shkup, Preshevë, Prishtinë e Ulqin.Kur po ndahesha me këtë koleg timin, por dhe emigrant i përkohshëm, i dhashë kujtim dy stilolapsa e dy varëse çelësash, me shqiponjën në to. Por i dhurova simbolikisht dhe një varëse tjetër çelësash, me busull të vogël. Me shaka, iu drejtova Fiqos: “Merre këtë busull, që të orientohesh në udhën e kthimit për në Tiranë…”. Por, ah, e kisha lënduar në shpirt mikun tim të ndjeshëm dhe atij i rodhën lotët nëpër faqe! Si në ngashërim, ai m’u përgjigj: “Nuk do të rri shumë atje, i dashur Murat. Pra, do të kthehem shpejt, se vetëm në Shqipëri më pushon trupi im!”U ndamë me përmallim dhe shpejtova për në shtëpi, të shkruaja këto pak radhë e nga aparati të nxirrja fotografinë, që bëmë bashkë me Fiqon dhe me të, ta shoqëroja këtë shkrim. Kur ia përshkrova bashkëshortes sime atë, që ndodhi me kolegun tim e mikun tonë familjar, padashur, edhe unë nuk u përmbajta e sytë m’u mbushën me lotë. Prandaj, në heshtje, pëshpërita me vete: “Ah, këto ndarjet, me emigrantët tanë!”Tani unë uroj nga zemra: Udhë të mbarë, Fiqo, me bashkëshorten Nadina dhe t’i gjeni shëndosh e mirë djalin e vajzën, me mbesën e vogël! Por, ama, ju presim të këtheheni këtu, sa më shpejt dhe kështu të riprovosh e ripërjetosh ngrohtësinë e miqëve e kolegëve tu të shumtë, të vendlindjes sonë të përbashkët.Tiranë, 27 tetor 2011

Page 13: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

13

Mitrovicë e dashur...

Se shkruaj, e di që askush nuk e din, jo deri tani…, vërtetë as vet nganjëherë. Nuk është thelbi, është një fshehtësi….., Unë vetëm desha ta kujtojë vjeshtën pak, pa u lodhur shumë, në disa pika, toka ishte shtruar me gjethe lloj lloj ngjyrash si sot, dje 20 shtator dhe 20 vite tash më, isha nisur nga vendlindja ime për një vend të largët……, sonte një promenadë e heshtur, atëherë s´po dija se c`kisha humbur dhe c`kisha fituar…. Se nuk e dija ishte mirë, dhe kush më mirë se vjeshta mallin lexon.., ashtu ndoshta edhe gjethet luten që vera mos të na lë….

Ecja rrugës, herë prisja, herë vëja hapa të dridhur, përballë kisha shkollën time 8 vjeçare. Shikoja vendlindjen time, jetohej sikur çdo gjë është siç ka qenë, shumë gjëra dukeshin siç ka qenë shumë kohë më parë, sikur edhe unë jam një nga të gjithë ata njerëz që i shoh…, po gabo-hem, rëndë!

Në vend të asaj, unë eci rrugës, shikoj, dhe asgjë tjetër nga ato që i mendova se si do duhej….. Aq sa e dhimbshme, sa edhe e bukur, më se e duhur për të ndodhur!

Këtu kam lindur dhe rritur, por shtëpinë time nuk dita ta gjej, këtu kam lidhje gjaku, kujtimet më të bukura të jetës time më dalin para syve…. Mitrovica qenka bërë e ftohët!

Gjithmonë e kam menduar të vdes këtu, tash nuk di as a do të qëndrojë këtu, të gjitha rrugët ku kam ecur, të gjithë njerëzit që kam parë, po ata njerëz, më nuk sillen aq miqësisht….. Do duhej të ikja nga këtu, do duhej të pushoja diku buzë detit, aq sa kam nevojë, aq edhe afër e kam, në mundësinë për të qenë çdo kund tjetër në botë, unë po qëndrojë në këtë vend, më me dëshirë se çdo kund tjetër ….., në Mitrovicën e dashur.

Vjollca Haradinaj2011

Vullneti që ka për punë ai di mos të ndalet kurrë as duke punuar as duke shkruar, andaj edhe kësaj radhe pas disa vëllimeve që ai bëri në Suedi më herët , pati fatin të vazhdoj edhe me vëllimin e radhës i cili e pa dritën këto ditë në mesin e bashkatdhetarëve në Suedi .”LUNDAR IME ” është një libër me gjithsej 94 faqe , me poezi të ndryshme nga autori I cili.Gjithçka që ka përjetuar dhe ka ndjerë nga mo-mentit në jetën e ti , e ka shkruar në këtë libër me poezi të ndryshme nga çasti në qaste apo nga momenti në moment.Të gjithë ata që lexon poezinë e Sokol Dema-kut, kanë për të mësuar diçka, kanë për të përjetuar diçka që të bënë të fort dhe të fuqishëm në rrugën e jetës dhe të dashurisë.Të lexosh poezinë e Sokol Demakut ,nuk dot ë kesh kohë të mendosh apo të rrish ulur së koti. Aq ma shumë nuk do ti besh këto po ta kesh fatin dhe ta nji-hesh Sokolin për së afërmi duke e parë gjithmonë duke vrapuar.Të gjithë punojnë duke ecur por Sokoli punon dhe vepron duke vrapuar që siç thash nuk do të kesh kohë të mendosh shumë apo të ulësh por as të lodhesh kur ke mundësi ta njohësh një njeri si Sokol Demakun.E njëjta gjë ndodh edhe kur ti lexosh librat që ai botoi deri më tani dhe po ashtu me librin e radhës që pa dritën këto ditë.Sokol Demaku është një aktivist i palodhur ,i pa prit-shëm, jeton qe një kohë në mërgim dhe punon shumë në afirmimin e komunitetit shqiptar.Është mësues në Borås në ”Fjärdinskolan”, dhe pas shkollës siç thash edhe më herët i pa lodhur, punon dhe vepron shumë në afirmimin e shqiptarëve në këtë shtet Suedez.Në bashkëpunim me disa aktivist shqiptar ,por si ideator dhe organizator kryesor ,organizon aktivitete kulturore shqiptare me bashkatd-hetarët shqiptar në Suedi dhe jashtë saj.Që nga viti 2007 e deri më tani Sokoli ka bërë punë shumë të mëdha në qeshjen e

shqiptarëve,siq thash organizimin e aktiviteteve kulturore shqiptare, Botimin e një reviste në gjuhen shqipe një herë në muaj”Dituria”, trans-metimin e një programi në gjuhen shqipe në ra-dion ”Radio Dituria” ,”Udha e Shkronjave”,një lidhje miqësore mes dy shkollave asaj në Borås ”Fjärdisnkola” dhe në Durrës ”Demokracia” që nga viti po ashtu 2007.Si dhe shumë organizime dhe bashkim të bash-katdhetarëve në shumë festa zyrtare shtetërore. Për veç e gjithë kësaj pune që Sokoli bën, ai gjen kohë edhe për të shkruar vëllime që si me-sazh kanë në vazhdimin e rrugës së ti gjeneratat

e ardhshme.Një rrugëtim i mirë e jetës së autorit me shumë suksese dhe dashuri për të gjithë njerëzimin.Librat që botoi Sokoli më herët ishin si “Jehona e Shekujve”,”Kujtime nga Diaspora”, “Mbrëmja në mërgim ” dhe libri i katërt dhe i radhës këto ditë ”Lundra Ime”.Ai pati fati të përfshihet edhe në disa antologji me poezi ,nga botues shqiptar në diasporë.

Libri i radhës ”LUNDRA IME ” nga Sokol Demaku Shkroi:Bahtir Latifi Këto ditë në Borås të Suedisë, e pa dritën e botimit libri i radhës nga shkrimtari, publicisti, poeti Sokol Demaku . Sokol Demaku është një personalitet i merituar, i palodhur dhe i dashur për të gjithë njerëzimin ku do që aj jeton dhe ku do që ai shkon.

Page 14: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

14

ME SHKRIMTARIN E NJOHUR NAUM PRIFTI, BISEDUAM “PËR SHKUP E PËR SHKODËR”…Nga: Prof. Murat GecajPublicist e studiues-Tiranë

Ndoshta, ky titull i shkrimit tim duket pak i pakuptueshëm. Kjo mund të jetë për ndonjë lexues, që nuk e di kuptimin e shprehjes popullore, që “folëm ose biseduam për Shkup e për Shkodër”. Megjithëse nuk jam i qartë se si ka mbetur e tillë kjo shprehje, që përdoret kryesisht në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), përmbajtja kryesore e saj është, kur dy veta flasin me njëri tjetrin për tema nga më të ndryshmet, pra kur ata kalojnë “nga një degë, në tjetrën”. Kështu na ndodhi edhe mua e kolegut e mikut tim të kahershën, shkrimtarit të shquar Naum Prifti.

(shkrime nga nga autorë të ndryshëm). Ai tani më tregon se ka mjaft dorëshkrime të vlefshme, ende të pabotuar, ndër të cilët disa në arkivin e tij vetjak, në shtëpinë që ka në Tiranë.Në bisedën tonë zunë vend edhe disa shkrimtarë e personalitete të njohur të letrave shqipe, që nga Fan Noli, Faik Konica e Dritëro Agolli, por edhe Isuf Luzaj, veprat e të cilit po i publikon tani shkrimtari e poeti Xhevat Beqaraj. Me të drejtë, për I.Luzajn tani po përgatitet një propozim, që atij t’i jepet titulli më i lartë, “Nderi i Kombit”, me nismën e shkrimtares vlonjate Vilhelme Vranari. Po kështu, kujtuam me respekt vëllain e tij, Peter Priftin dhe studiuesen Safete Juka, që e kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre atdhetare e letrare në Amerikë, deri sa janë ndarë përgjithn-jë nga jeta. Si kolegë të shtypit të shkruar, folëm edhe për disa gazeta e revista, si në Tiranë e në Nju Jork dhe për qendra Interneti, të cilat po bëjnë një punë të vlefshme për nxitjen e krijim-tarisë letrare e publicistike të autorëve shqiptarë, siç janë: “Fjala e Lirë”, “Bota e Re”, “LGSHD” e tjerë.Të jem i sinqertë me lexuesin, ne bised-uam bashkë edhe për tema të aktualitetit, si për Shqipërinë e Kosovën, por dhe për Nju Jorkun, ku ka një komunitet shqiptarësh, të vjetër e të ri dhe që e kanë gjetur aty mirë vetën, në atë qytet e shtet të stërmadh. Pra, në përgjithësi, pikëta-kimet tona në bisedë ishin shumë të përafërta, se folëm edhe për tema “të nxehta” të politikës së ditës, të mbështetjes së krijuesve e botimeve të tyre e tjerë, por gjithnjë me frymë miqësore dhe mirëkuptim të plotë.Si pjesë të këtij shkrimi, për bisedën e zhvilluar me mikun e kolegun Naum Prifti, dëshiroj të rikujtoj këtu diçka nga jeta e krijimet dhe botimet e tij letrare, e cila është e larmishme dhe me vlera të shumanshme.Ka lindur në Rehovë të Kolonjës, në një datë të shënuar për arsimin tonë kombëtar, pra më 7 mars 1932. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje dhe atë 8-vjeçare në qytetin e vogël të Ersekës. Me dëshirën për t’u bërë sa më mirë njerëzve, ndoqi e përfundoi Politeknikumin Mjekesor në Tiranë, në vitin 1953. Por ishte letërsia ajo e fshehtë magjike, që e tërhiqte më shumë dhe që e bëri të ndiqte më pas studimet në degën gjuhë-letërsi shqipe, në Tiranë. Në vitet 1954-1960, punoi redaktor në revistën humoristike “Hosteni” dhe tre vjet të tjerë në vazhdim, redaktor në revistën e ilustruar “Ylli”. I detyruar nga rrethanat e kohës, në vitet 1967-1970 e provoi edhe profesionin e fituar në auditorët e shkollës së lartë, pra mësuesinë, në Divjakë të Lushnjës. Në vitet 1970-1972, e rik-thyen në kryeqytet, tashmë redaktor përgjegjës

i buletinit “Skena e fëmijëve dhe dy vjet të tjera inspektor i degës së teatrit, në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës (1974-1976). Po kështu, gjatë asaj kohe ka dhënë leksionet e letërsisë shqipe, si pedagog i jashtëm, në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.Me fitoren e proceseve demokratike në Shqipëri, shkoi emigrant në Nju Jork të SHBA-ve. Përsëri atje e vijoi punën e tij, në shërbim të bashkatd-hetarëve, duke publikuar në shtyp e duke botuar libra. Që nga viti 1995, është zgjedhur sekretar i Federatës Mbarëshqiptare “Vatra”. Ndërsa, me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë, e zgjodhën kryetar të saj.Naum Prifti ka nisur të shkruajë e të publikojë që në rininë e tij. Sasia dhe cilësia e librave të tij e rendit atë ndër shkrimtarët më prodhimtarë të shekullit të kaluar. Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tre-gime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Ka fituar çmimin “Penda e Argjndë” (Tiranë, 2001) për vëllimin me tregime “Nëna e Diellit” dhe “Penda e Artë” (Nju Jork, 2003), për librin me tregime dhe skica humoristike, “As Miço, as Muço”. Tregimi i tij, “Dimri i Urisë” ka merituar Çmim-Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison Naaman pour la Culture”(2004-2005). Ky autor shqiptar është pranuar anëtar-nderi, i Shoqatës Kulturore “Naji Naaman”.…Ishte mbrëmja e fundit e qendrimit, gjatë kësaj radhe në Tiranë, e njeriut të mirë dhe autorit të shquar të letrave shqipe, Naum Prifti. Tani ai ndodhet përsëri në familjen e tij, në një pjesë të Nju Jorkut. Ndërsa unë kujtoj fjalët, që ai tha: “Bëre mirë ti, që nuk qendrove në Amerikë, kur ishe dhe u takuam bashkë, më 1993 e 1994. Se, me gjithë jetën e mirë, që bëjmë atje, përsëri na mungon shoqëria jonë, nuk i kemi pranë vendlindjen as Shqipërinë. Dhe, sa dëshirë kam që këtë vend tonin ta shoh sa më të zhvilluar, të përparuar e të lulëzuar! Por, kjo do të arrihet vetëm me mirëkuptim të plotë ndërmjet njerëzve, me diturinë dhe punën e bashkuar të të gjithë bashkatdhetarëve tanë, pa asnjë dallim partiak, fetar ose çdo lloji tjetër, qoftë ai”.I urojmë nga zemra mikut e kolegut Naum Prifti: Shëndet të plotë e jetëgjatësi, përsëri krijimtari të zgjed-hur, si përherë dhe le të shohë vetëm gëzimin e lumturinë e pasardhësve të tij!

Pas një “odiseje” të mëparshme me anën e Internetit, përmbi Oqenain Atllantik, fatmirë-sisht, u morëm vesh me telefon dhe u takova dje në mbrëmje, në Tiranë, me këtë shkrimtar të njohur, aktualisht me banim në Nju Jork. Kishim afër 15 vjet që nuk ishim parë dhe, së fundi, kur unë isha për vizita atje, në vitet 1993 e 1994. Sigurisht, takimet e dy njerëzve ose kolegëve janë të natyrshme dhe nuk ka se përse të bëhen publike, nëqoftëse ato nuk kanë dhe një interes të tillë. Por, meqenëse mendova se ky mik i imi i kahershëm është ndër shkrimtarët e tregimtarët më të shquar shqiptarë, mendova se lexuesi ka kërshëri të njihet me të, më nga afër.Zanafilla e njohjes sonë është që në fillimin e viteve 60-të të shekullit të kaluar, kur unë mbarova studimet e larta e nisa të punoja në shtypin e fëmijëve. Ndërsa Naumi, shtatë vjet më i madh se unë në moshë, në atë periudhë kishte nisur të bënte emër me krijimet e tij. Përveç tregimeve, ai filloi të shkruajë edhe skenarë për filma, kryesisht artistikë. Jo vetëm për ata, që nuk e dinë këtë fakt të fundit, por edhe për ndonjë që e ka har-ruar atë, po rikujtoj këtu se Naum Prifti është skenarist i filmave të Kinostudios sonë: “Pika e ujit” (1976), “Zani, partizani” (1976), “Udha e shkronjave” (1978), “Era e ngrohtë e thellësive” (1982), “”Kush vdes në këmbë” dhe “Fejesa e Blertës” (1984) e “Tre veta kapërxejnë malin” (1988).Kur e përmendim tani këtë tematikë, pra të skenarëve për filmat artistikë, ai flet me dashuri të veçantë për atë, që i kushtoi “Mësuesit të Popullit” dhe martirit të shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi, i cili këto ditë (17 gusht 2011) mbushë 100-vjetorin e vdekjes. “Ndoshta,-tre-gon tani Naumi,- këtë skenar e shkrova edhe për lidhjet e mira dhe respektin e veçantë, që kisha për birin e tij, pedagogun Skënder Luarasi, të cilin e kujtoj gjithnjë me nderim”. Por ai i ka për zemër edhe mjaft nga librat e tij, ndonjërin nga të cilat thotë se nuk e kishte gjetur në libraritë e kryeqytetit. Ndërsa edhe në vitet e qendrimit në Amerikë, Naumi nuk ka ndenjur duarlidhur. Përkundrazi, ka shkruar artikuj të ndryshëm në shtyp, si për shembull te gazeta shqip-anglisht, “Illyria”. Me rëndësi për këtë autor ishte libri me tregime e novela, “Gërryerja e shpirtit” (me tema nga periudha e diktaturës në Shqipëri). Në vitin 2003 publikoi librin tjetër, “Nëna e diellit”, në të cilin flitet për figura të njohura shqiptare, si S.Malëshova, M.Kuteli, K.Trebeshina, B.Xhaferi, T.Zavalani, S. Luarasi etj. Po kështu, bashkë me Nuhamet Mjekun, ka botuar librin me shumë interes, “Shekulli XXI dhe Kombi”

Page 15: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

15

F A Q J A E P O E Z I S Ë P Ë R F Ë M I J Ë

Në Bibliotekë

Bibliotekën e qytetitMe shokë, shpesh e vizitojmëEshtë si një pulëbardhë buzë detitEh, ç`kohë të mirë kalojmë.

Një ditë ndodhi të hezitojmëÇfarë duhet t`lexojmë?Njëri thoshte histori, tjetri poeziU krijua tollovi as vet nuk e diNjeri tjetrin lehtë qortonimNuk mund të duronim.

Xha Sokoli na vështronteMendjen na e lexonteSillte kokën, ngriste syzetKëshilla na ofronte.

T`i lexoni tha të gjithaSa shumë i`a vlenëMëmëdhe keni ShqipërinStërgjysh Skëndërben.

Kosova nuk mbetet prapaPër këtë ju bëjë benëMbret të penës që të dyjaE kanë Kadaren.

Shiu i Vonë

Tërë verën e lume, gjithë të kemi priturSe do të mungoje, nuk e kemi diturMe sa shumë durim, dielli përcëllonteMe vajzën e saj - verën - kuvendonte.

Kësaj here shiun, e kemi mashtruarVjeshtën verdhacake, mbase befasuarPor këtë lojë me qiellin e dashura imeTa lëmë pak të luhet me disa ndryshime.

Dhe kështu nga rruga, rrezet u larguanShiun si një shoqe, fort e përqafuanRadha është e jotja, mike jonë e miraShko gëzoje bujkun, me njëmijë dëshira.

Qielli si shalle deti me gjithë kaltërsiBuzëqeshi me vete për këtë tradhtiYlberin e zgjoi me ca lot gëzimiTokën e freskoi me shumë lot pikëllimi.

Bora

Nga dritare ime e vogëlVështroj borën si po bieNga gëzimi për këtë bardhësiMë thurrë zemra melodi.

S`mund durova dhe u zgjovaKapelë, dorëza shpejt kërkovaNë tavan me shumë nxitimHulumtoja Sajin tim

Edhe Saji fort u gëzuaDo më marrish tha dhe muaDo shetisim tërë qytetinBorës do i`a dimë lezetin

Shokët më panë me ziliPrit, mos u bërë qilimiDuam të gjithë një dordolecëKokë tenxhere e hund-spec.

Do të lozim gjithë së bashkuUnë, Ti, Loti e MilotiTopa bore ne do bëjmëVashëzat t`i ngacmojmë.

Hëna

Verdhacake, shpesh gjysmakeSa e bukur rrumbullakeTë përcjell në rrugëtimPa nda, pa nda syri im.

Bota yte planetareLakmitare, ziliqarePrej nga thonë kjo bukuriE paparë në gjithësi!?

Sa herë hënëz ti buzëqeshYjet pranë sikur i ndezëTë përcjellin për çudiNë çdo hap, sikur fëmijë.

Baresha

Të besoj të kamë mikeshëSi kur qan edhe kur qeshShoqe imja sokoleshëNë fshat njihesh si mbretëreshë.

Qengji vogël të përcjellBe be banë njëmijë herëMe këtë qengji shpreh dëshirë Që ta bëjë një gjumë të mirë.

Prehrin gati ke përditëQengji yt për ti mbyll sytëPula, gjeli me të tjerëSorollaten si përherë.

Besa pak ndjellin ziliPor ti bëhesh gjë nuk diMe radhë t`gjitha ledhatonDisi me to kuvendon.

Se më je e dashur mikeNjë bareshë shumë fisnikePos luadhit grushti ytI ushqen ditë e përditë

Poezi për fëmijë nga: Shahe rama

Page 16: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

16

Hasan Gremi

Përjetim letrar

Asaj nate jetova me Migjenin …Sonte është natë. Qielli mbi qytetin tim, Tiranën, është i kthjellët, me pak re dhe hëna vjen pak e ngenë, siç është në këtë natë vjeshte, herë fshihet e herë nxjerrë vetullën e saj në re mbi strehën e kapelës së Dajtit. Në shtëpi, pas diskutimesh herë të zjarrta, herë të qeta me gruan dhe vajzën, vijnë e bëhen tek-tuk me ndonjë fjalë të vetme, se lodhja nga punët e ditës, u ulet mbi qepalla të syve dhe ato shkojnë për të fjetur. Gjithçka bie në qetësi. I hedh një vështrim bibliotekës. Më shkrepi një dëshirë që sonte të ndaja me ju, të dashur lexues të vegjël, disa mendime për poetin e talentuar Migjenin, pa hyrë në analiza të thella, do të shohim si kërkohet e bukura në letërsi, ajo që të krijon një situatë të veçantë shpirtërore dhe të bën të ndjeshëm ndaj çdo gjëje që të rrethon, Këtë do ta gjejmë të shprehur te shkrimtarët tanë, te Mjeda, Fishta, Naimi, Çajupi, Asdreni,Lasgushi e shumë të tjerë, po ne do të ndalemi te poeti që theksuam më lart, që ta nderojmë me rastin e 100 vjetorit të lindjes.

Vë përpara librin e tij me poezi e prozë, me fotografi, kur ka qenë i ri, në seminarin e Manastirit, në Pukë e Vrakë me shokë e mësues i rrethuar nga nxënësit e vet, në Itali pak kohë para se të mbyllte sytë, kur shkroi “Nën flamujt e melankolisë”…

Tani, natën, në vetmi, ndërsa në qytet dëgjohet ulërima e lodhur e ndonjë makine që kthehet nga rrugë e largët dhe sirenat e urgjencave që rrinë syçelë natën, që rrëshqasin me shpejtësi mbi asfaltin e butë.. Ndërsa unë shfletoj librin e Migjenit nën dritën e një abazhuri dhe kërkoj të bukurën në mendimet e thella të poetit, që qëndroi i paepur deri në ditët e fundit të jetës së shkurtër, pa iu ndarë krijimtarisë letrare. Dhe këtë e gjejmë tek e vërteta e hidhur që ai pasqyroi, te sinqeriteti i një zemre të ndjeshme, te fuqia e mendimit. Ndal sytë mbi poemën e mjerimit, që më trondit! Sa mjerim ka në çdo kohë?! Ai shikonte thellë prapa atyre gjërave të sipërfaqshme dhe nuk donte t’i ngushëllonte kot dhe t’i vinte në gjumë njerëzit, viktimat e varfërisë. Bashkë le të kuptojmë vargun: …“mëshirë, bijë basdartë e etënve dinakë!”…., ose vargje të tjerë: “Mjerimi asht nji njollë e pash-lyer / Në ballë të njerëzimit që kalon nëpër shekuj / Dhe ket njollë kurrë nuk asht e mundshme / Ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj!/

Sa i fortë mendimi i poetit, pa zbukurime, pa fjalë tingëlluese, po që të mbërthejnë në shpirt! Po, ku e gjejmë të bukurën? Te “Zeneli” që pyeste pse është e vogël në hartë Shqipëria, te ai që shiste qymyr, te “Moll’ e ndalume”, te “Bukuria që vret“! E, këtë realitet të rëndë, të asaj kohe, ai na i paraqiti me një mjeshtëri të rrallë artistike, se ndërtoi figurën letrare me forcën shpre-hëse të fjalës së bukur shqipe, që na i bëjnë të prekshëm në përjetimin tonë atë dramë të rëndë të jetës.

Migjeni kishte lexuar shumë, po shkruante jo nga librat, po nga jeta, me fjalë tronditëse. Ai e jetonte shpirtërisht “dhimën” e luleve të vocërr apo të atyre vocërrakëve që dimri i egër i ktheu në statuja të akullta të varfërisë, të atij që shiste qymyr, se koha ata njerëz i kishte harruar, Po vocërrakët te mësuesi i tyre gjetën dashurinë e sinqertë njerë- zore.

Përballë këtij realiteti, shpirti i poetit me ndjeshmëri të lartë njerëzore shpërthen me sarkazmin e hidhur, duke drejtuar grushtin …”një grusht malit me ja ngjesh”… ndaj shkaktarëve të kësaj drame të rëndë shoqërore

Ndonëse rrahën në shpirtin e tij të vrarë, edhe flamuj trishtimi, po ai nuk e dha veten gjer në ditët e fundit të jetës së shkurtër që pati. Kështu ai mbeti për ne të gjithë sot e për ata që do të vijnë një pishtar që do të ndizej në errësirë për t’u qëndruar pranë njerëzve, që t’u ndriçonte rrugën e ndryshimit atyre që dridheshin nga të ftohtit, që mjerimi i shpinte edhe në ç’thurje morale. A nuk ndodhin edhe sot dukuri të tilla?!

Ai e shkriu jetën e tij që t’u sillte njerëzve pakëz lumturi, t’u thoshte ca të vërteta, po edhe shpresë në poezinë ,“Nën flamujt e melankolisë”, që e shkroi ditët e fundit të jetës.

Po e mbyll shkrimin tim me optimizmin e Migjenit që shprehet në vargjet e poezisë cituar më lart, ju ftoj edhe juve vogëlush. t’i lexojmë bashkë, pa zë, ashtu si po i lexoj në dhomën time …”dhe pranvera erdhi / nëpër fytyrat tona rrëshqiti një gëzim / Dhe ndër zemrat tona ngrehi një fole / E një jetë e bukur, e një jetë e re / Me dëshira të shumta po buzëqesh në lulëzim”…

Ne gëzohemi që kemi poetë të tillë se na bëjnë të pavdekshëm si komb dhe do të mbetemi përherë krenarë për kulturën tonë kombëtare dhe bukurinë e fjalës shqipe.

Page 17: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

17

T R E G I M I P Ë R M Ë TË VEGJËLIT Lirigzona Murati, kl.6Gullviveskolan , Gislaved Pushimi im veror

Si gjithnjë kemi qenë në Kosovë. Jam gëzuar shumë, por rruga ishte shumë, shumë e gjatë. Kaluam nëpër shumë vende e Italia më ka pëlqyer shumë, kishte kodra të mëdha e të bukura. Por,vazhdojmë. Kur arritëm unë dhe familja ime në Kosovë, nuk mundem ta përshkruaj si jam ndier. E KËNAQUR! Në Kosovë kam një familje shumë të madhe, hallat e mija, xhaxhallarët, tezet, dajat dhe gjyshja që më ka gëzuar zemrën më së shumti. Ditë e bukura me diell dhe me familje kaluan shumë shpejt. Çdo ditë shkoja te shtëpia ime e re. Nuk është ende e përfunduar krejtësisht por unë shkoja . Me kushërirat e mija, vajzat e tezes dhe axhës kam shkuar edhe në xhami e kam vizituar dhe kam mësuar diçka..Vajza e axhës tim është fejuar dhe edhe ajo do të shkoj larg në Zvicër me të fejuarin e saj, si shumë tjerë të rinj.Edhe te gjyshja në Prishtinë kam qenë. Shumë e dua gjyshen time dhe më merr mali për te. E përcillja çdo herë kur dilte në qytet sepse frikohesha se mos po e shkelë ndonjë makinë.Një përshtypje të mirë nga pushimi im veror kam nga vizita që i kemi bërë shpellës së Gadimes, që ishte një shpellë shumë e mirë dhe unë kënaqesha duke e shikuar e duke e dëgjuar ciceronin duke na treguar për sallat e ndryshme të shpellës e figurat e ndryshme. U kënaqa shumë.Ditët e pushimit tim në Kosovë kaluan shpejt. Ne shkuam pastaj në Shqipëri, në Shën Gjin ku qëndruam disa ditë e u lamë në ujin e pastër u rrezitëm në diellin e ngrohtë. Prej aty vazhduam për në Gjermani te daja im e pastaj u kthyem në Suedi për të vazhduar përditshmërinë.Ishte ky një pushim i këndshëm.

Vangjush Saro Këmbëvogli shpik kamerën përgjuese

Tregim gazmor

Eh, ja kjo është bota. Kështu po thoshte me vete Genc Këmbëvogli një mbasdite. Ka të mirë, ka të këqinj. Njëherë, gjyshja e Landit iu kishte thënë se Të paudhët nuk janë gjithnjë të këqinj. Domethënë nuk kanë lindur kështu. Ata bëhen të tillë se ashtu iu vjen jeta. Nga njëri rast te tjetri, ka shumë ndryshime. Të këqinjtë janë...si ta themi...Genci e ndjeu se po ngatërrohej në këto arsyetime.Sidoqoftë, një gjë ishte e qartë; diçka mungonte në këtë tablonë paqësore të pallatit të tyre. Ja, shkolla ishte duke përfunduar. Do të fillonin pushimet. Pa le se ç’mund të ndodhte, kur njerëzit t’ia mbathnin nëpër plazhe, ca andej e ca këtej. -Po ç’ke o, ç’ke? - i thoshte Land Bullafiqi Këmbëvoglit - Je zhytur në mendime, si babi kur ia fillojnë shkurtimet në punë.-Po. Po mendohem. - e pranoi Genci. -E për çfarë po mendohesh? Punët na shkojnë si jo më mirë.-Jo edhe aq. Për sa kohë, ende na mungon një gjë.-Na mungokërka një gjë! Cila na qenka kjo gjë? - tha Landi, sikur po i kërkonte llogari, - Doje stërvitje, e bëmë. Kërkove një qen, s’ta prishëm qejfin. Plase të përlesheshe me Të paudhët, ia dolëm...Befas Genci sikur u zgjua nga një gjumë i rëndë.-E di si? Më duket se e gjeta, Land. E gjeta çfarë mungon. Një kamerë vëzhguese...Përgjuese, si i thonë.-Një kamerë?! - hapi sytë Bullafiqi.-Po po. Një kamerë. Ne do ta vendosim atë në një qoshe...Ja këtu. - Genci tregoi pjesën më të palyer të shkallës së parë. Pastaj, duket u pendua - Po pse ore, ta vendosim në një qoshe? Nëc! Këtu do ta vendosim. Këtu përpara. Ta shikojnë dhe t’iu dridhen leqet e këmbëve.Land Bullafiqi zuri kokën me duar. Mami, ç’ngatërron ky njeri! Po si u bëkërka një kamerë vëzhguese?!-Çfarë duhet për këtë? - pyeti Genci, sikur t’ia kishte blerë mendjen shokut të tij - Një ekran, domethënë një xham i posaçëm. Pastaj një aparat që të filmojë. Fundja të bëjë fotografi. Kjo lidhet me një fije nga ato të telefonit, që gjenden gjithandej. Për xham si i bëhet...Papritur u hodh përpjetë.-Hë, xhamin special e gjetëm. E mban mend? Xhaxhi Popi i bëri lokalit të tij rregullime. Ai pati edhe ca xhama të zinj, kështu si specialë...Hë?Në mbrëmje, djemtë i kishin mbledhur të gjitha ato që iu duheshin. Kështu që iu futën punës për të bërë atë kamerën përgjuese. Xhami, aparati i vjetër fotografik, një kuti ebaniti, që do t’i mbante mirë të gjitha pajisjet...Fija u zgjat lart, lart, deri aty ku fillonte tarraca. Djemtë u lodhën pak. Veç, gjithçka po shkonte në rregull.Papritur, Land Bullafiqi u kujtua se duhej ta provonin atë gjënë.-Po tamam! Merr qenin, Mjerushin; dhe zbrit poshtë!, - e urdhëroi Këmbëvogli. - Poshtë fare! Të shohim a do të shohim... Doemos që nuk shihej gjë. Djemtë u shtrënguan t’i zgjidhin e t’i lidhin fijet sërish. Dhe Bullafiqi zbriti e ngjiti shkallët disa herë. Për fat të keq, ajo ditë e lodhshme u mbyll me një errësim të papritur dhe të rëndë. Sikur të donte të vinte në lojë skuadrën e lodhur dhe kamerën e tyre përgjuese. Kështu që ata i ndërprenë provat. Por “kamera” mbeti e varur atje, gjatë natës dhe ditët në vazhdim. Dhe njerëzit habiteshin nga ajo pajisje e çuditshme, që rrinte mbi kokat e tyre, si ndonjë majmun që të përqesh. Dhe thoshin...Nuk e di sa e vërtetë është. Por thoshin që kamerën përgjuese e kishin parë edhe ca lugetër nga këta Të paudhët “armiqtë” e Genc Veshllapushit. Dhe kishin ikur nga sytë këmbët...

1) Ky tregim është shkëputur nga novela gazmore “Aventurat e Polic Këmbëvoglit”.

Page 18: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

18

A është vërtet e vështirë matematika?1

Shumica e njerëzve e konsiderojnë zakonisht matematikën si një shkencë tepër e vështirë, e mundishme dhe jo tërheqëse. Megjithatë sot do të doja të provoja të kundërtën dhe të bëja një paralelizëm ndërmjet matematikës dhe filozofisë, në se është e mundur..!Kështu, prej shumë kohësh filozofi dhe matematikani i madh Blaise

Pascal ka shkruar midis të tjerash: “Objekti i matematikës është kaq serioz, sa është e dobishme të mos lëmë asnjë rast për ta bërë atë sado pakëz argëtuese!”

Nuk dua të them se gjithmonë mund të argëtohemi me matematikë por mbase, pas kësaj ligjërate, ju do ta shihni matematikën me sy të tjerë!Do t’ju propozoj disa probleme, enigma dhe ide filozofike që i kam zbuluar kohët e fundit në librin e vogël të Petko Arnaudovit dhe Ljudmilla Arnau-dovës të titulluar: “Matematikë dhe lexime për të gjithë”.

Do t’u shpërndaj nga një fletë për të bërë më lehtë llogaritje dhe për t’u përgjigjur ndaj disa pyetjeve.Euklidi e pyeti njerin nga nxënësit: Çfarë do kishit dëshirë të kishit: dy mollë apo katër gjysmat e tyre? –Unë pëlqej gjysmat- u përgjigj nxënësi.

1 (Marrë nga ligjërata e mbajtur më 18 nëntor 2002 nga Claude Pierroux nga Belgjika)

Përse? A nuk është njësoj? –Jo, nuk është! Kur ato janë të paprera, si ta di unë në se ato nuk kanë brenda krimba?

Është bukur dhe fisshëm t’i lëshosh pe më të fortit dhe më të zotit, por më bukur dhe më fisnikërisht është të bëhesh më i fortë dhe më i zoti.(Kështu thotë një proverb popullor). Sa më shumë i mënçur dhe më i mirë është njeriu aq më shumë ai i vë re të mirat te njerëzit. (Blaise Pascal).

• Ja problemi i parë: Një peshkatar kapi një peshk. Ai ishtë shumë i lumtur. Kur e pyetën se sa kilogram peshon peshku, peshkatari u përgjigj: “Bishti peshon një kilogram; koka peshon aq sa bishti dhe gjysma e trupit; trupi peshon sa koka dhe bishti së bashku.”Më thuaj se sa kilogram peshon peshku?

Në të kaluarën njerëzit e mëdhenj ishin enciklopedikë. Pra Pitagora ishte edhe filozof. Dikush e pyeti Pitagorën: Si mund të provohen më mirë një burrë, një grua dhe floriri?

-Floririn e provojnë në zjarr, gruan me anë të arit dhe burrin me anë të gruas!- u përgjigj ai.Një llafazan e bezdiste tepër Pitagorën dhe një herë njeriu i urtë i tha atij: “Më mirë është të heshtësh kur nuk ke për të thënë diçka që është më e mirë se heshtja!”

PROBLEME MATEMATIKORE - nga Bardhyl Selimi

Page 19: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

19

ANEKDOTAT SHQIPTARE

Anekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë.Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërshtarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Këto anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Demaku.

Mbasi ke ngê

Nji hallë fukarae vjen me lypë kumësht n’katundin Vuçak. Kah ngjitet përpjetë me shkue p’ej shpije për ngutë hasë n’do argatë, qi kishin kênë tue prashitë kallamoq rrâjë udhe. Plaka i kish dertet e veta e tue mendue s’u thot argatve “Puna e mbarë”! Njêni prej argatve, ndreqet në kambë e i thot plakës: “O mbarë paç, hallo, mbarë paç!” Halla e kthej kryet e tha: “Po, po, mbasi ke ngê, thuej qysh t’duesh!”

Kur flet trapazani

Ish nisë nji i makërmalas me shkue te nji mik i vedi në nahije t’Kaçanikut. E kish pasë fort jaran at shoqin e fort me gëzim ish bâ gadi me njet me ndejë nja nji javë. Kur u kthye mbas tri ditësh ish râ fort mazun. Gjindja e shpisë zunë me shoshitë tue pvetë, qysh kish kapërcye, se e panë, qi diçka nuk i kish pilqye, tukse ish kthye aq shpejt. “Mirë”, tha, “muhabet m’kanë bâ fort e tepër bile”. “He”, e ngucshin ata me kallëzue mâ shum. “O mirë, bre, mirë, po, po flitte trapazani atje”, e ju diftoj dikur plot idhnim, qi fëmijët e shpisë (qi ulen te trapazani nëpër oda) kishin folë shum e s’i kishin lânë mâ t’moçmit as me çilë gojën.

Page 20: DITURIA - Immigrant-institutet | Immigrant-institutettë përvojës mësimore - edukative, organizimit të jetës së shkollës dhe elementëve të sistemit arsimor, sidomos në mbrojtjen

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku; [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari, [email protected]; Lena Liden, [email protected];Bahtir Latifi; [email protected];Hakif Jashari; [email protected], Griselda HallulliBashkëpunëtor: Arsim Halili,Bujanoc,[email protected]; Adresa e redaksisë,Revista Dituria,CO/Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr 20, 503 07 Borås, Suedi [email protected] Diturinë mund ta lexoni edhe ne internet: http://www.dituria.se/ dhe ne www.immi.se/tidskrifter/dituria

20

REVISTË MUJORE, PËR FËMIJË, TË RINJ DHE PRINDËR “DITURIA”