e drejta trashegimore

56
TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj UNIVERSITETI ”ILIRIA” –PRISHTINË Fakulteti Juridiko-Civil Niveli i studimit -Master LËNDA:E DREJTA TRASHËGIMORE TEMA: TRASHËGIMIA MË LIGJ Page 1

Upload: egzonaosmanaj

Post on 27-Oct-2014

435 views

Category:

Documents


23 download

TRANSCRIPT

Page 1: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

UNIVERSITETI ”ILIRIA” –PRISHTINË

Fakulteti Juridiko-Civil

Niveli i studimit -Master

LËNDA:E DREJTA TRASHËGIMORE

TEMA: TRASHËGIMIA MË LIGJ

MAJ 2011

Page 1

Page 2: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

PËRMBAJTJA FAQE

HYRJE ................................................................................................................................5

KAPITULLI I

1.KUPTIMI I NOCIONIT TË TRASHËGIMISE

1.1Parimet e rregullimit juridik të trashëgimisë..................................................................7

2 Nocioni dhe përbërja e pasurisë që kalon në trashëgim...................................................8

2.3.Çelja e trashëgimisë ( dellatio )...................................................................................10

2.3.1.Vendi i çeljes së trashëgimisë.................................................................................11

2.4. Zotësia për të trashëguar.............................................................................................12

2.4.1 Padenjësia (paaftësia relative)...................................................................................13

2.4.2.Vlerësimi i padenjësisë.............................................................................................14

2.5.Fitimi i trashëgimit.......................................................................................................15

2.6. Heqja dorë nga trashëgimi..........................................................................................16

2.6.1.Anulimi i deklaratës për heqjen dorë nga trashëgimi...............................................17

2.6.2Parashkrimi i së drejtës për kërkimi e pasurisë trashëgimore....................................18

KAPITULLI II3.TRASHËGIMIA MË LIGJ

3.1 Kuptimi i trashëgimisë më ligj dhe rrethi i trashëgimtarëve ligjorë............................19

3.2 Gjinia si fakt për caktimin e radhhës trashëgimore lgjorë të trashëgimisë.........20

3.3.Martesa si fakt përcaktimin e radhësligjore trashëgimisë………………………...…21

3.4.Të drejat e personave ndaj të cilëve trashëgimlënësi ka paguar detyrimin për ushqim

ose mbajtje si fakt për percaktimin e trashëgimisë ligjorë ................................................22

3.5.Sistemet për caktimin e radhëve për thirrje në trashëgimi ligjore...............................23

3.4.Sistemi i gjakut të përbashkët......................................................................................23

3.5.Sistemi i shkallëve të gjinisë........................................................................................24

3.6 Sistemi parentelar ........................................................................................................24

Page 2

Page 3: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

4. Rradhët e trashëgimisë ..................................................................................................25

4.1 Radha e parë e trashëgimisë ........................................................................................25

4.1.1 E drejta e përfaqësimit..............................................................................................26

4.1.2.E drejta e shtimit ......................................................................................................26

4.2 Radha e dytë e trashëgimisë ........................................................................................27

4.3.Radha e tretë e trashëgimisë .......................................................................................27

4.4.Komuna si trashëgimtar logjorë ..................................................................................28

5.PËRFUNDIMI...............................................................................................................30

6.LITERATURA .............................................................................................................31

Page 3

Page 4: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

HYRJE

Institucioni i trashëgimisë konsiderohet si një ndër institucionet më të vjetra të së drejtës

civile dhe paraqitet edhe si një faktor social në çdo shoqëri.Roli i të drejtës trashëgimore

është i shumëfishtë , roli themelor i institutit të trashëgimisë është përfshirja në proçesin e

trashëgimisë të marrrëdhenieve juridike të një individi .Në qoftë së më vdekjen e

personave fizike do të merrnin fund të gjitha të drejtat dhe detyrimet e tij , do të

shkaktoheshin një sere pasojash negative për shoqerinë dhe individet .Në radhe të parë

marrëdheniet juridike do të bëheshin të pasigurta , të shumëkush do të shfaqej rreziku se

papritmas do të rrënohej për shkak të vdekjes së ndonjë subjekti . Kjo pasiguri do të

veshtirësonte e ngadalësonte qarkullimin e mallrave , marrëdheniet juridike midis

personave fizike .Ato subjekte që do të merrnin guximin të jepnin hua ose kredi një

personi fizik , do të ishin gjithëmone të rrezikuar së marrëdhenia e krijuar në kontraten e

huase , papritmas do të marre fund më vdekjen e huamarresit dhe do të pushojë se

ekzistuari detyrimi i tij .Nga ana tjetër , do të pushonte edhe drejta e pronësisë mbi sendet

që i takonin personit të vdekur , duke u shnderruar në sende pa zot .

Si të tilla do të ishin të lira për tu fituar më pushtim .Mirëpo pushtimi do të bëhej burim

konfliktesh midis atyre që do të deshironin ti okuponin .Duke e pare kështu rendësin e

trashëgimise , më ka tërhequr që të bëjë një studim në fushën e të drejtës trashëgimore .

Temen të cilen e kam trajtuar në ketë punim është TRASHËGËMIA MË Ligj. Sipas të drejtës pozitive, në Kosovë,ekzistojnë dy baza kruesore të thirrjes në

trashëgimi :më ligj dhe më testament . Gjatë këtij punimi jam munduar që strukturën ta

paraqes sa më të kuptueshme, duke i radhitur faktet sipas vendit, logjikës dhe rëndësisë së

tyre, kam aplikuar metodat të cilat e bëjnë më të qartë këtë punim, si dhe çdo metodë që

është e arsyeshme dhe logjike për t’u shfrytëzuar në realizimin sa më të mire të këtij

punimi . Në këtë punim duke ju referuar literatures dhe mendimeve të autorëve dhe

analistëve të ndryshëm, jam munduar të paraqes një njohje dhe studim modest rreth

trashëgimisë më ligj . Unë (autorja) për këtë hulumtim kam përdorur një varg burimesh

Page 4

Page 5: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

për mbledhjen e të dhënave të nevojshme për një studim gjithëpërfshirës, për të siguruar

një nivel të lartë të saktësisë dhe për të mundësuar një analizë të hollësishme të situatës.

Temes kam vendosur ti qasem më seriozitet dhe të hulmtoje literaturen perkatëse në

menyrë që ti fitoj njohurit e duhura për temen e lartpërmendur ,tema në fjalë në mua ka

zgjuar interes të posaqem e besoj edhe në kolegët dhe lexuesit e saj do të lerë një

pershtypje sa më solide .Objeki kryesor i këtij punimi është trashëgimia më ligj , në fillim

të këtij punimi do i shtjelloj edhe disa pika kryesore të së drejtës trashëgimore si: Nocioni

i së drejtës trashëgimore , parimet e rregullimit juridik të trashëgimisë , përbërja e

pasurisë që kalon në trashëgim , vlefta e pasurisë që trashëgohet , çelja e trashëgimisë ,

zotësia për të trashëguar , padenjësia , fitimi i trashëgimit , si dhe heqja dorë nga

trashëgimia .Ky punim është sistemuar gjithesej në dy (2) kapituj :

Kapitulli i parë trajton – kuptimin e nocionit të trashëgimisë ,parimet e regullimit juridik

të trashëgimisë ,nocioni dhe përbërja e pasurisë që kalon në trashëgim , çelja e

trashëgimisë,etj.

Kapitulli i dytë trajton –Trashëgiminë më ligj , faktet për caktimin e radhëve të

trashëgimisë (gjinia dhe martesa ) , Sistemet për caktimin e radhëve për thirrje në

trashëgimi ligjore , radhët e trashëgimisë , etj . Në fund të punimit pasojnë përfundimi

dhe literatura e shfrytëzuar dhe konsultuar për nevojat e këtij punimi.

Për të mos e zgjatur më shumë në fund e falenderoj mentorin e këtij punimi prof.dr.Kadri

Bicaj për keshillat , sugjjerimet te cilat mi ka dhenë rreth temes,të cilat mkanë ndihmuar

në realizimin e sukseshëm të këtij punimi .

Page 5

Page 6: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

KAPITULLI I

1. KUPTIMI I NOCIONIT TË TRASHËGIMISE

Trashëgimia është një kategori e lashtë shoqërore.Trashëgimia e vendosur

dhe e rregulluar nga rendi juridik më norma juridike përbën institutin juridik të

trashëgimisë.Normat juridike që rregullojnë trashëgiminë quhen norma trashëgimore , që

në teori quhet e drejte trashëgimore në kuptimin objektiv .Normat juridike të trashëgimisë

janë më karakter material dhe procedural .Më karakter material janë ato që rregullojnë

trashëgiminë , ndersa më karakter procedural janë ato që rregullojnë mënyren e veprimit

të oragneve kompetente (gjykatave) në çeshtjet e trashëgimisë .Por e drejta e trashëgimisë

ka edhe kuptimin e së drejtës subjektive të trashëgimisë , më fjalë të tjera , atë të drejtë që

i perket një subjekti të caktuar të së drejtës.

Sipas nenit 316 të kodit civil të Shqiperisë,Trashëgima është kalimi më ligj

ose më testament i pasurisë (trashëgimit)të personit të vdekur , një ose më shumë

personave( trashegimtare) , sipas rregullave të caktuara në ketë kod1 .Në ketë perkufizim

janë të rregulluar elementet më qenësore të marredhenies së trashegimisë , si marrëdhenie

që lind ndermjet një rrethi të kufizuar personash , duke filluar zakonisht nga më të afermit

e trashëgimlenësit .

Mirëpo më rregullimin e marrëdhenieve të trashëgimisë si marredhenie më

karakter shoqëror , nga normat juridike , ato nuk shnderrohen në marredhenie juridike siç

thuhet disa herë në literaturen juridike , por vetëm marrin formen e caktuar juridike .E

drejta e trashëgimise si e drejtë subjektive është ajo e drejtë që i perket një ose disa

personave , të cilet marrin cilësin e trashëgimtareve të trashëgimlenësit.

1 Kodi Civil i Shqipërisë ,neni 316 ( i cili ëhstë nxjerrë në vitin 1994 ) .

Page 6

Page 7: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

E drejta e pronësisë ka disa tipare të përbashkëta më të drejtën e pronësisë,

kështu si e drejta e pronësisë ashtu edhe e drejta e trashëgimisë janë të drejta absolute , që

vepron e mbrohet ndaj të gjithëve –erga omnes .Por midis të drejtës së trashëgimisë dhe

të drejtës së pronësisë ka dallime .2Objekt i së drejtës së pronësisë janë sendet , ndersa

objekt i së drejtës së trashëgimisë është pasuria e trashëgimlënesit që ka ekzistuar në

çastin e vdekjes së tij .

Ketë pasuri nuke përbejnë vetëm sendet ,por mund të përbejnë edhe të

drejta të detyrimit , d.m.th. që rrjedhin nga kontratat dhe marrëdheniet e tjera

jashtëkontraktore të parealizuara si dhe detyrimet e trashëgimlenësit ndaj të treteve të

papërmbushura nga trashëgimlënësi.Më fjalë të tjera trashëgimtarëve u kalon aktivi dhe

pasivi i pasurise që trashëgimlënësi ka patur në çastin e vdekjes së tij .Terësia e këtyre të

drejtave dhe detyrimeve që i kalon në trashëgim përbën përmbajtjen e së drejtës

subjektive të trashëgimisë .

1.1 PARIMET E RREGULLIMIT JURIDIK TË TRASHËGIMISË

Më parime të rregullimit juridik të trashëgimisë kuptojme ato rregulla të cilat janë

themelore për rregullimin e trashëgimisë. Parimet më kryesore janë :

1. Parimi i barazisë së trashëgimtarëve –barazia e trashëgimtarëve është parim i

së drejtës trashëgimore .Si e tillë sanksionohet edhe më LTK-së në dispozitën

e nenit 3.1,ku është paraparë qartë se në kushte të njejta të gjithë personat

fizikë janë të barabartë në trashëgimi .Fëmijët jashtëmartesor barazohen më

ata martesor në pikëpamje trashëgimore ,po ashtu edhe fëmijët e biresuar

trajtohen të barabarte në aspektin e trasahëgimit .

2. Parimi i trashëgimisë testamentare –Ky parim gjen zbati tëgjerë në të drejtën

trashëgimore.Pasuria trashëgimore u kalon trashëgitarëve testamentarë ose

ligjorë, të cilët në varësi të llojit të trashëgimisë gëzojnë pjesën e

caktuar .Trashëgimi më ligj zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka lënë testaent ,

ose ka lënë testament vetëm për një pjesë të pasurisë së tij , ose kur testamenti

është tërësisht ose pjesërisht i pavlefshë .

2 Dr.ScHamndi Podvorica , E drejta trashëgimore , Prishtinë ,2010 fq.13.

Page 7

Page 8: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

3. Parimi i kufizimit të bazave juridike të trashëgimisë –Askush nukmund të

trashëgojë pa bazë juridike të trashëgimisë.LTK-së,njeh dy baza të

trashëgimisë më lgj dhe trashëgimin në bazë të testamentit 3.

4. Parimi i suksecorit universal –Personi që e trashëgontërë pasurinë e

trashëgimlënësit ose një pjesë të saj quhet suksecor universal.Suksesori

universal ,pos që fiton të drejta të caktuara ,ai pergjigjet edhe për borxhet e

trashëgimlënësit .

5. Parimi i suksesorit singular (i veqant)-Suksesor singular quhet ai person që

përfiton vetëm dobi nga trashëgimi ,pra fiton të drejta të caktuara nga

aktiva .Kjo do të thotë se ai nuk pergjigjet për borxhet e trashëgimlënësit .

6. Parimi ipso jure i trashëgimit –Ky parimbeshtet në faktin se trashëgimtarët në

momentin e vdekjes së personit fizik fitojnë të drejtën e trashëgimit .Sipas

këtij parimi është më rëndësi se pasuria për asnjë çast nuk mbetet pa titullarin

e vet .

7. Parimi i zbatimit paralel të bazave për thirrjen në trashëgimi –LTK-ja lejon

mundësië e trashëgimit paralel sipas bazave të thirrjes në trashëgimitë

përcaktuara më norma ligjore.Kështu ,në të njëjtënkohë,një person mund të

trashëgojë edhe sipas bazës së trashëgimisë më ligj edhe sipas asaj më

testament.Kjo ndodh kur testaentiështë pjesërisht i pavlefshëm ose kur është

lënë më testament vetëm një pjesë e pasurisë .4

1.2. NOCIONI DHE PERBËRJA E PASURISË TRASHËGIMORE QË KALON

NË TRASHËGIM

Pasuria trashëgimore është ajo që ka mbetur nga pozita juridike e një

personi më rastin e vdekjes se tij .Pasuri trashëgimore perbën ajo që ka mbetur në çastin e

mbarimit si subjekt juridik të një personi fizik , d.m.th në çastin e vdekjes se tij dhe që

mund t’u kaloje trashëgimtarëve .Pjesa tjetër që nuk mund t’u kaloje trashëgimtarëve nuk

hyn në pasurinë trashegimore .Rregulli i përgjithshëm është se çdo gjë që në

3 Dr.ScHamndi Podvorica , E drejta trashëgimore , Prishtinë ,2010 fq.19.4 Dr.ScHamndi Podvorica , E drejta trashëgimore , Prishtinë ,2010 fq 23 .

Page 8

Page 9: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

marrëdheniet juridike ka qenë e trashëgimlënesit mund t’u kaloj trashëgimtarëve të tij ,

pasi kështu realizohet qellimi social i trashëgimisë.Megjithate , nuk mund t’u kaloj

trashëgimtareve ajo që është fituar nga dikush tjetër në bazë të një shkaku juridik të

ndryshem nga shkaku i trashëgimisë në çastin e vdekjes.5Për të berë pjesë në pasurinë

trashëgimore duhet të plotësohen tri kushte :

A. Duhet t’i ketë takuar trashëgimlenësit në çastin e vdekjesse tij ;

B. Duhet të jetë i trashëgueshëm dhe

C. Duhet të jetë i lirë për trashëgim

A..Duhet t’i ketë takuar trashëgimlenësit në çastin e vdekjes

Në radhe të pare për të qenë diqka pjesë perbërese e pasurise trashëgimore të një

trashëgimlenësi të caktuar , kerkohet që në marrëdheniet juridike t’i ketë takuar në çastin

e vdekjes.Ajo që nuk i ka takuar nuk mund të jetë në përberje të pasurise se tij

trashegimore.6P.sh.në pasurine trashëgimore të njërit bashkeshort hyn vetëm pjesa e tij në

pasurine e përbashkët ,jo edhe ajo që është pjesë e bashkeshortit tjetër .Po ashtu , nuk bën

pjesë në pasurine trashëgimore ajo që i ka takuar në të vertetë trashëgimlenësit por jo në

në çastin e vdekjes , pasi para këtij çasti nuki ka takuar .

B.Të jetë i trashegueshëm

Ajo që i ka takuar trashegimlenësit në çastin e vdekjes se tij , për të qenë në peerbërje të

pasurisë trashegimore duhet që të ketë atë veti që të jetë i trashegueshem ,të jetë objekt i

suksedimit trashegimor.Sipas rregullit të trashegueshëm janë të gjitha të drejtat subjektive

dhe detyrimet , si dhe çdo gje tjetër që mund t’i perkas personave fizike a juridik , ndersa

të patrashëgueshëm janë vetëm ato që mund të trashëgohen për vete natyren e tyre , që

janë të lidhura e të kushtezuara më personin , ose që percaktohen më dispozita .Të tilla

janë shumë të drejta jopasurore e detyrime ,p.sh.. pensioni i pleqerisë .

C.Të jetë i lirë për t’u trashëguar

E lirë për t’u trashëguar është vetëm ajo që në çastin e vdekjes se trashëgimlenësit ,

askush nuk e ka ndonjë shkak juridik të ndryshëm nga shkaku i trashëgimisë.Mund të

fitohet vetëm ajo që nuk e ka fituar dikush tjetër në çastin e vdekjes në bazë të ndonjë

shkaku tjetër juridik .P.sh.në qoftë se trashëgimlenësi ka lidhur më pare më një grua një

kontrate sipas se ciles ajo do ta mbaje deri në vdekjen e tij dhe për ketë ( si shperblim) do

5 Kodi Civil i Shqipërise, neni 1065. (i cili është nxjerë më 29prill 1994)6 Kodi i Familjes i Shqipërsisë (instituti i pasurisë së përbashkët )

Page 9

Page 10: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

të fitoje pasurit e tij të paluajtshme , atëhere të drejtat e pronësise së trashëgimlenësit mbi

pasurite e paluatshme nuk janë të lira për t’u trashëguar dhe si të tilla nuk hyjnë në

përberje të pasurisë trashëgimore 7.Këto pasuri në çastin e vdekjes se tij, i fiton gruaja që

e ka mbajtur (renta jetore neni1065 i kodit civil të Shqipërise ).

1.3.ÇELJA E TRASHËGIMISË ( DELLATIO )

Trashëgimia çelet në momentin e vdekjës së trashëgimlënësit , pra i gjalli

nuk trashëgohet. 8Trashëgimtarve u kalojnë vetëm ato të drejta pasurore dhe detyrime që

trashëgimlënësi i ka pasur në kohën e qeljës së trashëgimisë. Pasuria e gjetur, më vonë

nëse vërtetohet me fakte se i ka takuar trashëgimlënësit në momentin e vdekjës së tij po

ashtu u kalohet trashëgimtarëve te tij. Vdekja faktike vërtetohet me aktvdekje të lëshuar

nga ofiqari dhe vdekja e personit të shpallur si i vdekur me aktvendim të gjykatës. Me

kohën e qeljës së trashegimisë lidhet momenti i parashkrimit të kërkesës për zvogëlimin e

disponimeve me testament dhe kërkesave tjera sipas dispozitave ligjore.9Sipas nenit 318

të Kodit Civil të Shqipërisë , trashëgimia çelet në kohën kur vdes trashëgimlenësi dhe në

vendin ku ai ka patur banimin e tij të fundit.Kur nuk dihet vendbanimi , trashëgimia çelet

në vendin ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj.Trashegimia

rregullohet sipas ligjit të kohës kur është çelur .Më vdekjen e personit , në marrëdheniet

juridike shkaktohet boshllek i cili duhet plotësuar më një subjekt tjetër i cili do të veproje

në vend të trashëgimlenësit .

Më fjale të tjera , do të thote së çelet trashëgimia pë shkak vdekjes se

personit fizik , në qofte se pas kësaj ka mbetur pasuri trashëgimore.Si rregull vdekja e

trashëgimlenësit dhe çelja e trashëgimisë perkojnë në kohë .Vdekja është një fakt juridik

më të cilin janë të lidhur një sere efektesh juridike .Kështu krahas çeljes së

trashëgimisë ,vdekja shkakton pushimin e martesës , pushimin e të drejtave dhe

detyrimeve vetjake të të vdekurit , etj., por për trashëgimin vdekja është shumë më e

rendesishme .Nga çasti i vdekjes varet se kush do të jetë trashëgimtar , d.m.th që ka qenë

gjallë në çastin e vdekjes së trashëgimlenësit, cila do të jetë pasuria trashëgimore etj Më

7 Kodi Civil i Shqipërisë (renta jetore neni 1065 ikëtij kodi ) ,ky kod është nxjerrë në vitin 1994 .8 Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E Drejta Trashëgimore ,Prishtinë , 2010 faqe 39 .9 Kodi Civil i Shqipëris ,neni 318 ( i cili është nxjerr më 29 prill 1994 ).

Page 10

Page 11: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

vdekjen e vertetë barazohet shpallja e personit të zhdukur për të vdekur më vendim të

gjykatës .Është parim i njohur dhe i pranuar nga të gjitha legjislacionet se trashëgimia

rregullohet sipas ligjit të kohës kur është çelur trashëgimia .

VENDI I ÇELJËS SË TRASHËGIMISË -është vendqëndrimi ose

vendbanimi i fundit i trashëgimlënësit (është me rëndësi par caktimin e gjykatës

kompetente.) Rendësia e percaktimit të kohës dhe vendit të çeljes së trashëgimisë

qendron edhe në llogaritjen e afatit për parashkrimin fitues , për heqjen dorë nga

trashëgimi,për percaktimin e gjykatës kompetente për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve

për caktimin e kujdestarit .10Nëse trashëgimlënësi ka qenë jashtë Kosovës , vendi i çeljes

së trashëgimisë konsiderohet vendi ku trashëgimlënesi ka pasur vendbanimin ose

venqendrimin e tij , të fundit në Kosovë ,përkatësisht vendi ku ndodhet gjithë pasuria e tij

trashëgimore apo pjesa e asaj pasurie .

TRASHËGIMLËNËS- mund të jetë qdo person fizik dhe kushti është që ai

të ketë vdekur dhe pas vetës të ketë lënë pasuri trashëguese ( të ketë mbushur moshën

madhore 18 vjet ose 16 vjet për persona të martuar dhe të ketë zotësi për të vepruar.)Ku

nuk lë pasuri trashëgimore , personi i vdekur fizik nuk mund të jetë edhe

trashëgimtarlënës , sepse pas vdekjes së tij trashëgimtarët që do të mundtë thirreshin në

trashëgimi nuk kanë çka të trashëgojnë .11Në momentin e vdekjes së de cujus-it

,sipas bazës së trashëgimisë më ligj thirren trashëgimtarët ligjorë në trashëgimi .Kur

trashëgimlënësi inter vivos e ka disponuar pasurinë e tij më testament ,atëherë fitimi

i cilësisë së trashëgimlënësit kushtëzohet më plotësimin e këtyre kushteve : të ketë

mbushur moshën 18 vjet, përkatësisht 16 vjet për personat e mitur të martuar , dhe që ta

ketë pasur zotësinë për të vepruar .Që të dyja këto kushte duhet të plotësohen në menyrë

kumulative.

TRASHËGIMTARI- Një person që në momentin e delacionit ka qenë i

gjallë ose ka lindur brenda afatit prej 300 ditësh nga dita e vdekjës së trashëgimlënësit

dhe është thirrur në trashëgimi në bazë të ligjit ose testamentit quhet

10 Dr.Sc.Hamndi Podvorica –E drejta trashëgimore ,Prishtinë , 2010 faqe 40 .11 Po aty , faqe 41 .

Page 11

Page 12: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

trashëgimtar .Pasurinë trashëgimore mund ta trashëgojë një trashëgimtar i vetëm që quhet

trashëgimtar universal , ose shumë trashëgimtar .Kur bëhet fjalë për trashëgiminë më

ligj , trashëimtarët trashëgojnë sipas radhëve të trashëgimisë dhë në kushte të njëjta , pra

ata janë të barabart , zbatohet parimi i përjashtimit nga trashëgimi i trashëgimtarëve të

radhës më të largët .

1.4 ZOTËSIA PËT TË TRASHËGUAR

Zotësinë për të trashëguar e ka trashëgimtari që ka përjetuar çastin e

delacionit dhe që ka lindur i gjallë mbrenda afatit prej 300 ditësh nga vdekja e

trashëgimlënësit 12.Zotësin për të trashëguar e ka çdo subjekt i së drejtës ,i cili nuk është

absolutisht i paaftë për të trashëguar dhe as nuk është i padenjë( relativisht i padenjë) .

Absolutisht i paaftë për të trashëguar është ai subjekt i së drejtës i cili nuk

mund të jetë bartës i së drejtës së trashëgimisë .Në rendet juridike bashkëkohore janë

tepër të rralla rastet e mosnjohjes së të drejtës për të trashëguar .Sot nuk kerkohet kurrfarë

zotesie e posaçme për fitimin e së drejtës së trashegimit , kjo do të thote së zotësi për të

trashëguar ka ai që ka zotësi juridike .Prandaj në ditët e sotme si rregull nuk ka

personafizike që do të ishin absolutisht të paaftë për të trashëguar .Megjitheatë nuk janë

krejt të pamundura edhe perjashtimet, kështu bie fjala personat juridike nuk mund të jenë

trashëgimtare ligjore .

Një përjashtim mund të ishte lidhur më shtetasit e huaj .Kufizime të veqanta

mund të vihen për shtetasit e atyre vendeve që kanë caktuar kufizime për shtetasit e këtij

shteti(sistemi i retrocionit) , këto kufizime mund tyë vendosen vetëm më ligj, një rregull i

tillë është pranuar edhe në legjislacioni tonë .Sipas kodit civil të Shqiperisë , ka zotësi për

të trashëguar personi që në kohën e çeljes së trashëgimisë është gjallë, ose është i zenë

para vdekjes së trashëgimlenësit dhe ka lindur gjallë 13.Prezumohet se ka qenë zene në

kohën e trashëgimisë ai që ka lindur brenda 300 ditëve nga vdekja e trashëgimlenësit

(neni320 i kodit civil të Shqipërise ) , që do të thotëse ky prezumim do të pranohet

12 Ligji i trashëgimisë i Kosovës , neni 7 .13 Kodi Civil i Shqipërise , neni 320 ( I cili është nxjerrë më 29 prill 1994 ) .

Page 12

Page 13: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

perderisa të mos provohet e kundërta nga personat e interesuar Në kodin civil të

Shqiperisë ,më dispozite të veqantë është zgjidhur çeshtja e zotësise për të trashëguar kur

dy persona që trashëgojnë njeri-tjetrin, p.sh.dy bashkeshortet, kanë vdekur në të njejtën

kohë ose kur nuk arrihet të vërtetohet se cili ka vdekur më pare .Në këto raste ,këta nuk e

trashëgojnë njëri-tjetrin , por për secilin prej tyre çelet trashegimi duke thirrur

trashëgimtaret e secilit .

1.4.1 PADENJËSIA (PAAFTËSIA RELATIVE)

Padenjësia për të trashëguar është një institucion juridik-trashëgimor më

paraqitjen e të cilit një person ex lege humb autorizimet juridike të

trashëgimtarit14 .Padënjesia në thelb është një lloj denimi civil për shkak të ndonjë

veprimi që personi i padenjë ka kryer ndaj trashëgimlenësit.Pikerisht më që është denim

është patur parasysh parimi nulla poena sine lege dhe janë parashikuar shkaqet

e padenjësisë.Fajet ose gabimet e tjera, të paparashikuara në ligj, ndaj trashëgimlenësit ,

mund të kenë ndonjë pasoje tjetër , por nuk shkaktojne padënjesinë.Padënjesia kryesisht

bazohet në baze të ligjit dhe jo në bazë të urdherimeve të vullnetit të trashëgimlenësit, por

ky mund të ndikojë në faljen e më vonshme .

Shkaqet e padenjësisë janë të percaktuara në menyrë taksative në nenin 322

të Kodit Civil të Shqiperisë , dhe në nenin 111 të LTK.15Kështu nuk mund të trashëgojë si i padenjë :

I. Ai që më dashje ka vrare ose ka tentuar ta vras trashegimlenësin, bashkëshorten ,

fëmijet dhe prindërit e tij ;

II. Ai që ka bërë ndaj trashëgimlenësit kallzim penal ose deshmi të rreme për

kryerjen e një vepre penale për të cilenparashikohet denim më heqje lirie mbi 10

vjet , kur kallzimi ose deshmia janë shpallur të rreme në një gjykim penal ;

III. Ai që më mashtrim , kanosje e dhune ka shtyre trashëgimlenësin që të bejë , të

ndryshojeose shfuqizojë testamentin ose ka perpiluar vetë një testament të rreme,

ose e ka perdorur atë për interesa të tij apo të tjerëve ;

14 Dr.Sc.Hamndi Podvorca , E drejta trashëgimore , Prishtinë ,2010 faqe 76.15 Lgji i trashëgimisë i Kosovës , neni 111 .

Page 13

Page 14: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

IV. Ai që është sjellle ndaj trasheëgimlenësit në menyrë poshteruese dhe që e ka

keqtrajtuar atë .

V. I padenjë për të trashëguar është edhe personi që nuk e ka përmbushur detyrimin

për të mbajtur apo për të ndihmuar trashëgimlënesin .Ky shkak i padënjesisë nuk

godet të gjithë , por vetëmata të cilët sipas ligjit janë të detyruar ta mbajnë dhe ta

ndihmojnë trashëgimlënësin.

Në teorine juridike ekzistojnë mendime se shkelja e lehtë e detyrimit të

mbajtjes së trashëgimlënësit nuk përbën shkakun e padenjësisë për

trashëgimi .Padënjesia e prindit ose e të paralindurit (gjyshi,gjyshja) nuk përjashton

fëmijet ose të paslindurit e këtij ( nipërit e mbesat në vijë të drejtë e pasadhesit e tjerë )

qofte kur janë trashëgimtare vete , qofte kur vijnë më zëvendesim .16Në një rast të tillë

prindi i padenjë nuk mund të gëzoje të drejat e uzurfruktit dhe të administrimit mbi

pjesën trashigimore që u vjen fëmijeve të tij .

Po ashtu personi i përjashtuar sii padenjë detyrohet të ktheje frutat dhe

çdo të ardhur tjetër që ka marre nga pasuria në trashëgim pas çeljes së

trashëgimisë .Shkaqet e padënjësisë merren parasysh si në trashëgiminë më ligj ashtu

edhe më testament .Trashëgimlenësi mund ta fale personin e padenjë për ta trashëguar ,

por falja duhet të bëhet më akt noterial ose me testament, ose duke shenuar në testament

se është në dijeni të padënjesisëe megjithatë e cakton atë si trashëgimtar .

Shkakun e padënjesisë për trashëgimi e përbën shkelja e rendë e këtij

detyrimi ligjor ,si shkelje e rëndë , duke marrë parasysh kushtet objektive , konsiderohet

mospagesa e mbajtjes për një kohë të gjatë,p.sh dhënësi i mbajtjes nuk e paguan mbajtjen

për një e më shumë .Edhe mosdhënia e ndihmës trashëgimlënësit kur ai ndodhet në

nevojë është shkak i padënjesisë për trashëgim të trashëgimtarit .

1.4.2 VLERËSIMI I PADENJËSISË 16 Kodi Civil i Shqipëris ,neni 322 ( i cili është nxjerr më 29 prill 1994) .

Page 14

Page 15: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

Për disa shkaqe që shkaktojnë padënjesinë e një personi për trashëgimi,

gjykata është e detyruar të kujdeset sipas detyres zyrtare e për disa shkaqe të tjera vetëm

kur pala e interesuar ngre kundërshtim.17Se për cilat shkaqe gjykata kujdeset sipas detyres

zyrtare ,e për cilat shkaqe kujdeset vetëm kur pala ngre kundershtim , përgjigjjen në ketë

pyetje e gjejmë në nenin 112 të LTK-së , ku thuhet : “Për padenjësinë gjykata

kujdeset kryesisht ,përveq në rast padenjësisë për shkeljen e

detyrimit të mbajtjes , edhe për mosdhënien e ndihmës së

domosdoshme trashëgimlënësit’’ .Padënjesinë gjykata për shkak të

mospërmbushjes së detyrimit të mbajtjes apo të ndihmës trashëgimlënësit , sipas teorisë

juridike ,edhe kur ajo ekziston, gjykata nuk mund të marrë parasysh , madje edhe kur

ekziston vendimi i formes së prerë nëse në këtë rrehthanë nuk thirret pala e interesuar .

1.5.FITIMI I TRASHËGIMIT

(Sistemet e fitimit )

Për fitimin e trashëgimit ka dy sisteme të ndryshme :Sistemi i pranimit dhe

sistemi i fitimit të trashëgimit.Dallimi themelor ndermjet këtyre dy sistemeve qendron në

faktin a e fiton trashëgimtari trashëgimin menjeherë më vdekjen e trashëgimlenësit, apo

pas shfaqjes së vullnetit prejtij se e pranon trashëgimin.Sistemi i parë quhet sistemi i

fitimit , ndersa sistemi i dytë quhet sistemi i pranimit .

Sistemi i fitimit –sipas këtij sistemikerkohet që trashëgimtari të shfaqi

vullnetin e tij a e pranon apo jo trashëgimine.Ai e fiton të drejtën e trashëgimit ipso

jure , më fuqinë e ligjit, në çastin e çeljes së trashëgimit, pa qenë nevoja të kryejë

ndonjë veprim aktiv që tregonse e ka pranuar trashëgimin.Ketë sistem e ka pranuar edhe

legjislacioni i Shqiperisë, si më i pershtatshëm dhe praktik .Në bazë të këtij sistemi

trashëgimtaret që nuk duan të jenëtrashëgimtar u njihet e drejta për të hequr dorë nga

trashëgimi brenda afatit të caktuar në ligj.Sipas legjislacionit tone trashëgimi fitohet më

vdekjen e trashëgimlenësit.Madje , më çeljen e trashëgimit i kalon edhe posedimi i

trashëgimlenësit mbi pasurine trashëgimore pa qenë nevoja për të venë dore mbi të .Edhe

17 Dr.Sc.Hamndi Podvorica , E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010 , faqe 81 .

Page 15

Page 16: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

sikur trashëgimtari të mos ketë dijeni për vdekjen e trashëgimlenësit, ose të mos dije se ai

vete është trashëgimtar nuk ka asnjë rendesi juridike , pasi më vertetimin e faktit të

vdekjes se trashëgimlenësit dhe lënies prej tij të pasurisë trashëgimore , ai është

trashëgimtar i trashëgimlenësit.Dhe po të veje kush dore mbi pasurine trashëgimore ,

trashëgimtari i saj mund të mbrohet edhe më padinë trashëgimore .

Sistemi i pranimit –sipas këtij sistemi,për të fituar të drejtën e trashëgimit

kërkohet që trashëgimtari të shfaqe vullnetin e tij se e pranon trashëgimin.Legjislacionet

që e zbatojnë ketë sistem janë të udhëhequr nga parimi se askush nuk mund të fitoje të

drejta dhe të ngarkohet më detyrime juridike pa vullnetin e tij .Pranimi deklarohet pas

çeljes së trashëgimisë dhe në afatet e caktuara më ligj .Por,pranimi , ashtu si heqja dorë

në sistemin e fitimit , ka fuqi prapavepruese .

1.6. HEQJA DORË NGA TRASHËGIMI

Legjislacionet bashkëkohore e kanë njohur mundësine e trashëimtarit për të

hequr dorë nga trashëgimi , ketë mundësi e ka njohur edhe ligji mbi trashëgimin i

Kosovës, po ashtu edhe Kodi Civil i Shqipërisë .Edhe në legjislacionin e mëparshem të

vendit tone është njohur e drejta e trashëgimtarit për të hequr dorë nga trashëgimi .Ky

qendrim është i kuptueshëm sepse askush nuk detyrohet të jetë trashëgimtar kundër

vullnetit të vet .Prandaj, më vdekjen e trashëgimlenësit nuk lind vetëme e drejta e

trashëgimisë,por së bashku më të edhe e drejta për të hequr dorë nga trashëgimi.18

Trashëgimtari mund të heqë dorë nga trashëgimi më deklaratë të dhënë pranë

gjjykatës derisa të përfundojë seanca mbi trashëgiminë(neni130.1 i LTK-së ).Për heqjen

dorë nga trashëgimi, Kodi Civil i Shqipëris , në nenin 333 e ka dhenë ketë përmbajtje,

citojme :19 Heqja dorë nga trashëgimi duhet të bëhet me

deklaratë të shkruar, që regjistrohet në gjykatën e rrethit të

vendit ku është çelur trashëgimi, ose me gojë në një

18 Ligji për trashëgiminë i Kosovës 2004/26 (,neni 130.1 i këtij ligji )19 Kodi Civil i Shqipërisë , neni 333(I cili është nxjerre më 29 prill 1994 ).

Page 16

Page 17: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

procesverbal gjyqësor.Heqja dorë mund të bëhet edhe me

anë përfaqësuesi të pajisur me prokurë të posaçme.

E drejta për të hequr dorë nga trashëgimi është një e drejtë dytesore ,që

lind krahas të drejtës kryesore të personit për të trashëguar .E drejta për të hequr dorë nga

trashëgimi është e drejtë shnderruese ,që i njeh mundesine trashëgimtarit që më anë të një

deklaratë të njëanshme të shfaq vullnetin e vet se nuk deshiron të jetëtrashëgimtari

trashëgimlenësit.Kjo sjellë si pasoje për të, humbjene së drejtës se trahëgimitqë ka fituar

nga vdekja e trashëgimlenësit,duke e venëatë në një pozitë të tille juridike sikur nuk ka

qeë asnjeherë trashëgimtar i atij trashëgimlenësit .Heqja dorë nga trashëgimi ka efekt

prapaveprues ,ex tunc.

Trashëgimtari mund të heqë dore qofte si trashëgimtar ligjor ,qofte si

trashëgimtar testamentar .Pasojat mund të jenë të ndryshme .Në qoftë se ka hequr dorë

nga trashëgimi si trashëgimtar ligjor , pasojat varen nga përmbajtja e heqjes dore ,pasi ajo

mund të jetë vetëm në emër të vetin ,ose edhe në emër të pasardhësvetë vet .Kur ka hequr

dorë në emer të vet , të drejtën për të trashëguar do ta fitojnë ata që trashëgojnë më

zëvendesim për ketë shkak ose për shkak të paravdekjes .

Kjo do të thotë se ne vend të tij ,të drejtën e trashëgimit do ta fitojnë

pasardhësit e tij ,në rastet kur ka vend për zbatimin e parimit të trashëgimit më

zëvendesim .Mirëpo , trashëgimtari ligjor mund të heq dor edhe në emer të pasardhësve

të vet .Në ketë rast do të trashëgojnë më ligj ata persona që do të trashëgonin po të mos

ekzistonin pasardhësit ose po të ishin të paravdekur (të vdekur para

trashëgimlenësit ) .20Heqja dorë edhe në emer të pasardhësve në vije të drejtë kur këta

janë të mitur ,mund të bëhet më autorizim të gjykatës , kjo mundësi është parashikuar nga

Kodi i Familjes së Shqipërise ,(nenin 234) .

Heqja dorë nga trashëgimi , si veprim juridik i njëanshëm, është e

parevokueshme dhe nuk mund të bëhet më kusht dhe as pjesërisht .Pa ashtu nuk lejohet

asnjë lloj rezerve në deklaratën e shkruar .Deklarata që nuk bëhet në një nga format e

20 Kodi i Familjes i Shqipërise , neni 234.

Page 17

Page 18: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

sipërtreguara është e pavlefshme .Kreditorët e trashëgimtarit që ka hequr dorë nga

trashëgimi , mund të kundershtojnë deklaratën e tij, më padi në gjykate , kur pretendojnë

se heqja dore është bërë në dëm të tyre .Po të pranohet padia e kreditorëve , heqja dorë

nga trashëgimi do të vazhdojë të ketë efekt ndaj të gjithëve,përveq kreditorit ose

kreditorëve që e kanë goditur aktin e dorëheqjes .

1.6.1 ANULIMI I DEKLARATËS PËR HEQJEN DORË NGA TRASHËGIMI

Pra , siq e theksuam edhe më sipër deklarata për heqje dorë nga trashëgimi

nuk mund të revokohet , sepse ajo ka fuqi obliguese ndaj

deklaratdhënësit .21Revokushmëria e deklaratës do të shkaktonte pasiguri juridike në

qarkullim , sepse më këtë do të cenoheshin edhe të drejat e personave të tjerë mbi të cilet

ka kaluar drejta e trashëgimisë .Trashëgimtari që ka hequr dorë nga trashëgimi mund të

kërkojë anulimin e deklaratës nëse ajo është dhënë më kanosje , më dhunë ,më

mashtrim,apo edhe më lajthitje .Instituti i anulimit të deklaratës lejohet nga ligji kur

vullneti i deklaruar i trashëgimtarit përmban mangësi sa i përket deklarimit për heqje dorë

nga trashëgimi .

Kërkesën për anulimin e deklaratës mund ta paraqes trashëgimtari që ka

hequr dorë nga trashëgimi .22Ai përseri mund të bëhet titullar i së drejtës nëse gjykata

trashëgimore miraton kërkesen e tij për anulimin e deklaratës për heqje dorë nga

trashëgimi .Për anulimin e deklatës për heqje dorë nga trashëgimi trashëgimtari duhet t’i

paraqes gjykatës për shqyrtimin e trashëgimisë.

Do të konsiderohet e vlefshme deklarata e dhënë në procesverbal pranë

gjykatësku shqyrtohet trashëgimi, nëse trashëgimtari gjatë seancës së shqyrtimit deklaron

së heq dorë nga trashëgimi ,pavarësisht së në doktrinën juridike për të prodhuar efekte

juridike deklarata kërkohet edhe forma e caktuar .23Sa i përket kohës së paraqites së

kërkesës na dalin dy situata juridke .E para , kur kërkesa për anulimine deklaratës

paraqitetpërpara shqyrtimit të trashëgimisë dhe faktet nuk janë kontestuese, atëherë

21 Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010 , faqe 86 22 Po aty , faqe 86/87.23 Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010,vep.e njëjtë faqe , 86 .

Page 18

Page 19: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

vendimin lidhur më anulimin e deklaratës për heqjen dorë nga trahëgimi e merr gjykata

kompetente për shqyrtimin e trashëgimit .Mirëpo , kur faktet e paraqitura në

kërkesëkontestohen, gjykata trashëgimore do ta udhezojëtrashëgimtarin në procedurë

civile , kurse procedura trashëgimore do të nderpritet deri në mbarimin e procedurës

civile .

1.6.2 Parashkrimi i së drejtës për kërkimin e pasurisë trashëgimore

Sa i përket parashkrimit të së drejtës për kërkimin e pasurisë

trashëgimore ligjvënësi ynë ka përcaktuar dy afate , varësisht se a është fjala për

posedimin e sendeve më mirëbesim apo për posedimin e sendeve më keqbesim.24 Afati i

parashkrimit për posedimin e sendit me mirëbesim është një vit nga dita kur trashëgimtari

është vënë në dijëni dhe afati objektiv i parashkrimit për poseduesin e sendit nga pasuria

trashëgimnore është 10 vjet.

Ndërsa për poseduesin në keqbesim brenda afatit 20 vjet nga dita e

shpalljës së testamentit ose vdekjës së trashëgimlënësit. Nëse brenda 20 vitesh nuk ka

trashëgimtar atëhere pasuria trashëgimore do ti takojë komunës.Në rast se pasurisë nuk i

dihet trashëgimtarët ose vendbanimi i tyre gjykata cakton kujdestarin e

përkohshëm.Kështu në dispozitën e nenit128.3 të LTK-së , përkitazi më këtë thuhet :

’’Nëse trashëgimtari nuk e kërkuar trashëgiminë brenda

njëzet vjetëve nga dita e shpalljes së testamentit ,ose kur

nuk ka testament që nga vdekja e trashëgimlënësit ,

trashëgimlënësi do të konsiderohet pa trashëgimtarë dhe do

të aplikohen dispozitat ligjore lidhur më të drejtat për

trashëgimi të komunave .’’

24 Dr.Sc.Hamndi Podvorica , E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010 vepr.e njëjtë,faqe , 87.

Page 19

Page 20: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

KAPITULLI II

2.TRASHËGIMIA MË LIGJ

2.1 Kuptimi i trashëgimisë më ligj dhe rrethi i trashëgimtarëve li

Trashëgimia më ligj është kalim më ligj i pasurisë së personit të vdekur tek

një apo më shumë persona sipas rregullave të caktuara ligjore.Trashëgimia më ligj

zbatohet kur trashëgimlënësi nuk ka lënë testament ,ose ka lënë testament vetëm për një

pjesë të pasurisë së tij, ose kur testamenti është tërësisht ose pjesërisht i

pavlefshëm .LTK-së ,njeh tri radhë të trashëgimtarëve ligjorë25.

Shtrohet pyetja se cilet janë personat fizike që sipas normave ligjore janë

janë trashëgimtarë ligjore potencial .Trashëgimta ligjore potencial ( të mundshem ) janë

ata persona të cilet sipas normave juridike mund të fitojnë të drejta trashëgimore .Këto

norma percaktojne se në trashëgim do të thirret cilido person i njohur si trashëgimtari

mundshemkur në lidhje më të në kohën e vdekjes së trashëgimlënësit do të vertetohen

fakte te caktuara .P.sh është vertetuar fakti juridik se personi X është fëmije i

trashëgimlënësit, por shpeshkjo nuk mjafton por kërkohet të plotësohen edhe disa kushte

të tjera për të fituar ketë të drejte.Vetëm kur janë plotësuar deri atëhere të gjitha kushtet e

kërkuara , personi më rastin e vdekjes së trashëgimlënësit e fiton të drejtën subjektive

trashëgimore (terësisht ose pjesërisht) duke u bërë trashëgimtar i trashëgimlënësit .Sipas

legjislacionit të vendit tone mund të trashëgohet në bazë të ligjit dhe në bazë të

testamentit , ndërsa kontrata nuk njihet si një nga mënyrat e thirrjes në trashëgim.

Dispozitat që rregullojnë trashëgimine ligjore kanë karakter lejues (dispozitiv

) ,që do të thotë se trashëgimtari mund të mos i zbatoje (ti shmange),duke parashikuar më

testament menyre tjetër të thirrjes në trashëgim.Nga kjo del perfundimi se do të ketë

25 Dr.Sc.Hamndi Podvorica , E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010 vepr.e njëjtë,faqe , 33.

Page 20

Page 21: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

trashëgim më lig , në qofte se decujusi nuk ka lënë testament , ose nëse testamenti është i

pavlefshëm,ose se më testament ka disponuar vetëm për një pjesë të pasurisë

trashëgimore , ose se personi i caktuar si trashëgimtar nuk do ose nuk mund të jetë

trasëgimtar (për shkak të padenjësisë ) .Megjithëate ligji është shkaku (mënyra) kryesor i

thirrjes në trashëgim , për arsye se shumica e njerëzve vdesi pa bërë testament . Si fakte,

më të rëndësishme për formimin e radhëve te trashëgimisë ligjore janë marrë. ,gjinia dhe

martesa .

2.2 GJINIA SI FAKT PËR CAKTIMIN E RADHËS LIGJORE TË

TRASHËGIMISË

Prej kohës së lashtë e deri sot trajta më e rëndesishme e lidhjes mes

personave që vijnë në konsiderim të trashëgojnë dhe trashëgimlënësit është gjinia 26.Për këtë arsye mund të thuhet se numri i trashëgimtarëve ligjorë ka qenë dhe

random është i madh .Shikuar historikisht ,pozita trashëgimore e anëtareve të

gjinisë ka qenë e varur në masë të konsiderueshme prej asaj se trashëgimtari a vjen

nga gjinia e gjakut e themeluar më lindje , apo nga gjinia civile e themeluar në

mënyrë artificiale më aktin e birësimit .27

Pozita e trashëgimtarëve në trashëgimi, të cilët vijnë nga këto dy lloje të

ndryshme të gjinisë në kohë të ndryshme dhe më ligje të ndryshme , ka qenë e

regulluar gjitheashtu në menyra nga më të ndryshme .28Trashëgimtar ligjor sipas

LTK janë fëmijët e trashëgimlenesit, të birësuarit e tij dhe pasrardhësit e tyre,

bashkëshorti, prindërit, vëllëzërit e motrat dhe pasardhësit e tyre, gjyshi dhe

gjyshja dhe pasrardhësit e tyre,. Sipas nenit 11.2 në radhën e trashëgimtarëve

ligjorë hyn edhe bashkëshorti jashtëmartesor.

Trashëgimtarët e radhës më të afërt i përjashtojnë trashëgimtarët e

radhës më të largët. Por nëse trashëgimlenesi nuk lë trashëgimtar atëhere

trashëgimi i takon komunës ku trashegimlënësi ka pasur vendbanimin e fundit.

26Dr.Sc. Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore ,Prishtinë 2010 ,faqe 34.27 Po aty, fq.34/35 .28Ligji për trashëgiminë i Kosovës , nr.2044/26.

Page 21

Page 22: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

Nëse nuk dihet vendbanimi dhe vëndqëndrimi, trashëgimi i takon shtetit të

Kosovës.29Sipas nenit 360 të Kodit Civil të Shqipëris, trashëgimtar ligjore janë

fëmijet, fëmijet e fëmijeve , bashkëshorti,prinderit , vëllezërit e motrat dhe fëmijete

vëllezërve e të motrave të paradekur , gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë ,

personat e paaftë për punë në ngarkim të trashëgimlënësi, të afermit e tjerë deri në

shkallën e gjshtë ,si dhe shteti .Të gjithkëta janë ndarë në radhe trashëgimore , në

varësi të afërsisë se secilit më trashëgimlënësin.Sic është thene nuk bëhet asnjë

dallim ndermjet fëmijve të lindur nga martesa dhe fëmijve jashtë martese.Më

fëmijet barazohen edhe të birësuarit .

2.3.MARTESA SI FAKT PËRCAKTIMIN E RADHËSLIGJORE TË

TRASHËGIMISË

Si fakt për caktimin e radhës ligjore të trashëgimisë historikisht ka

pasur ndikim të vogël për shkak të pozitës diskriminuese që ka pasur dhe që ka

gruaja në shoqëri. 30Për një kohë të gjatë gruaja është konsideruar si person i huaj

dhe pa të drejtë trashëgimi P.sh në Kanunin e Lekë Dugagjinit thuhet ;njeh për

trashëgues djalin e jo vajzën ,dhe në në pjesë tjetër thuej ; as të prindja as të burri

gruaja s’hinë në pjesë të trashëgimit .Përkundër këtij botëkuptimi rigoroz të së

drejtës zakonore shqiptare lidhur me të drejtën trashëgimore , një qendrim shumë

më të avancuar kishte kodi civil i Shqipërise i vitit 1929.

Kështu, në nenin 486thuhet ; 31“Kur bashkëshorti le fëmijet legjitimë,

bashkëshorti tjetër merr si trashëgim uzurfruktine një pjesë trashëgimorebaras më

atë të secilit fëmijë , duke u llogaritë edhe bashkëshortivetë në numrin e

fëmijëve”.Më në fund , më shthurjen e familjeve të mëdha , më industrializimin dhe

më themelimin e familjeve të vogla , fakti i martesës merr një rëndësi më të madhe

sa i përket caktimittë radhëvetë trashëgimisë ligjore .

29Kodi Civil i Shqipërise ( i cili është nxjerr më 29 pruill të vitit 1994 ) 30 Dr.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore ,Prishtinë 2010 , faqe 35.31 Kanuni i Lekë Dugagjinit ,Rilindja ,Prishtinë , 1995

Page 22

Page 23: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

Tani bashkëshortët janë të barabartë sa i përket trashëgimisë përfshi

këtu edhe bashkëshortët jashtëmartesor. Mirëpo kemi raste kur bashkëshortet nuk

mund ta trashëgojnë njëri-tjetërin , më dispozita ligjore ligjvënësi kosovar ka

paraparë rastet kur bashkëshortët nuk mund ta trashëgojn .Trashëgimi në mes të

bashkëshortëve nuk zbatohet kur martesa e tyre anulohet apo shkurorëzohen.32Po

ashtu , sipas nenit 27.2.a. në qoftë së trashëgimlënësi ka paraqitur padinë për

shkurorëzim dhe pas vdekjes së trashëgimlënësit është zgjidhur martesa më

shkurorëzim më aktgjykim të formes së prerë, apo nëse jetesa e përbashkët më

trashëgimlënësin ka pushuar më fajin e bashkëshortit pasjetues ,bashkëshortet nuk

mund ta trashëgojnë njëri- tjetrin .Sa i përket pozitës trashëgimore , edhe

bashkëshorti jashtëmartesor barazohet më bashkëshortin martesor , për arsye se

tani martesa nuk janë më stabile si ishin dikur dhe bashkësia jashtëmartesore po

bëhet dukuri gjithënjë e më e shpeshtë e çdo shoqërie ,andaj dallimet esenciale në

mes të bashkësisë martesore dhe asaj jashtëmartesore po zhukën dita-ditës , kjo

është një nga arsyet që e drejta trashëgimore u njehë pjesë të caktuara pasurore

juridike në trashëgimi edhe bashkëshortëve jashtëmartesor.

2.4.Të drejat e personave ndaj të cilëve trashëgimlënësi ka paguar detyrimin për

ushqim ose mbajtje si fakt për percaktimin e trashëgimisë ligjore

Kohëve të fundit , nën ndikimin e bashkësisë martesore dhe gjinisë në

disa të drejta positive , edhe faktii mbajtjes ,jetësës së përbashkët apo detyrimi i

ushqimit merr ndikimin e vet në trashëgiminë ligjore si fakt për caktimin e

personave që mund të jenë ,sipas forcës së ligjit , të thirrur për të qenë

trashëgues .33Nëse një person nuk ka mjete të mjaftueshme për jetesë , është i paaftë

për punë, të cilin e ka mbajtur trashëgimlënësi , sipas disa të drejtave positive ka

arsye të mjaftueshmë që edhe ky të thirret në trashëgimi(si trashëgues ligjor ).

Megjithkëtë , në teorinë juridike pa pasur debate të shumta rreht asa

se mbajtja , jetesa e përbashkëtdhe detyrimi i ushqimit a mund të paraqitensi fakt i

32 Kodi Civil i Shqipërisë i vitit 1929 ( neni 486 ) .33 Dr.Sc.Hamndi Podvorica , E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010 faqe ,36.

Page 23

Page 24: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

pavarur në përcaktimin e radhëve trashëgimore apo si element plotësues .34E drejta

ruse është e vetmja e drejtë ,e cila e njeh faktin e mbajtjes , ushqimit dhe jetësës së

përbashkët si fakt të pavarur në trashëgimi ligjorë.Të tjerat e njohin vetëm si fakt

poltësues .Sipas ligjit të Kosovës të drejtat e personave ndaj të cilëve trashëgimlenesi

ka pasur paguar detyrimin për ushqim ose mbajtje nuk shuhen mortis causa por

ato të drejta kalojnë të trashëguësit të cilët janë përgjegjës për pagimin e këtij

borxhi.35 Kështu thuhet në nenin 29.1 të LTK-së , “çdo detyrim i trashëgimlënësit

për të dhënë ushqimin ose mbajtjen transferohet tek trashëgimi si borxh, nëse

personi që perfiton nuk i ka mjetet e nevojshme për jetesë.”.Po ashtu në ketë nen

percaktohet se “Trashëguesi ose legatarët janë përgjegjës për pagimin e këtij borxhi

sipas dispoiztave që rregullojnë përgjegjësinë e kreditorëve të trashëgimlënësit në

përgjithësi”.

3.Sistemet për caktimin e radhëve për thirrje në trashëgimi ligjore

Gjatë zhvillimit të historisë të së drejtës , për caktimin e radhëve të

trashëgimisë janë formuar sisteme të ndryshme 36.Kështu në shkencën juridike anë të

njohura tri sisteme për caktimin e bazave për formimin e radhëve për thirrje në trashëgimi

ligjore :

Sistemi i gjakut të përbashkët

Sistemi i shkallëve të gjinisë , dhe

Sistemi parenteral .

3.1.Sistemi i gjakut të përbashkët

Bazë për caktimin e thirrjes në trashëgimiligjore , sipas këtij sistemi ,është

sasia e gjakut të përbashkët të personave në gjini me trashëgimlënësin (vëllëzërit dhe

motrat, fëmijët e tij, prindërit, vëllëzërit dhe motrat që rrjedhin vetëm nga njëri prind).Ky

sistem niset nga sypozimi filiozofik se fëmijët trashëgojnë nga 50% të faktorëve të gjakut

prej secilit prind .37Sipas këtij supozimi , rrjedh se 25.5% të faktorëve të gjakut fëmija i

34 Dr.Sc.Hamndi Podvorica , E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010 , faqe,37.35 Ligji për trashëgimi i Kosovës ,nr.2004/26 ( neni 29.1ikëtij ligji ) .36Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore , Prishtinë , 2010 , faqe , 4537 Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore , Prishtinë ,2010,vep.e njëjtë . faqe 45

Page 24

Page 25: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

trashëgon edhe nga gjyshërit , kurse dy herë më pak12.5% nga stërgjyshërit .Përparësi e

këtij sistemi është mundësia e llogaritjes së saktë të radhëve të personave gjini të thirrur

në trashëgim .

Ndërsa mangësia më e madhe e tij vlerësohet mosmarrja parasyshe ndarjes së

personave gjini në pasardhës, parardhës dhe persona gjini në vijë të tërthortë. Në praktik

nuk zbatohet ky sistem askund në botë ,përveq mbase të popujt e pazhvilluar dhe

primitivë .

3.2.Sistemi i shkallëve të gjinisë

Ky sistem bazën e ka nga e drejta romake, ky sistem gjetizbatim në vendet

e ish-Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore , e sidomos në Rusi .Sipas këtij

sistemi radhët etrashëgimisë , janë kësisoj ;

Në radhë të parë trashëgojnë -fëmijët e trashëgimlënësit,prindërit e trashëgimlënësit .

Në radhë të dytë trashëgojnë – nipërit dhe mbesat e trashëgimlënësit dhe gjyshërit dhe

gjyshet nga trungi i atësisë dhe i amësisë .

Në radhë të tretë vijnë-stërnipërit dhe stërmbesat e trashëgimlënësit dhe ,stërgjyshërit

dhe stërgjyshet, dajët,tezet,kusherinjët).Ky sistem merr për bazë parimin e vjetër të së

drejtës romake ; tot gradus ,quot generationes d.m.th sa shkallë aq gjeneracione .Çdo

lindje formon një shkallë .

3.3 Sistemi parentelar

Sipas këtij sistemi ,personat gjini grupëzohen , prej nga edhe gjithë sistemi

e merr emrin .Parantele( brez) quhej grupi i personave në gjini të cilët kanë prejardhje

prej një personi(plakut të gjinisë ) si paraardhës i përbashkët.38 Parantelën e parë e

përbëjnë të gjithë personat që rrjellin nga trashëgimlënësi si plak i tyre i gjinisë , ata janë

fëmijët e tij dhe dhe paraardhësit e tij(nipërit dhestërnipërit). Plaku i parantelës është

trashëgimlënësi i vdekur.Në bazë të afrisë së personavegjini me trashëgimlënësin janë

formuar parentelet:e para , e dyta , e treta e kështu më radhë.39Parentelet sipas këtij

sistemi, formohen kësisoj :

38 Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore , Prishtinë , 2010 , faqe , 45.39 po aty,faqe 46.

Page 25

Page 26: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

a. Parentelen e parë e përbëjnë të gjithë personat që rrjedhin nga trashëgimlënësi si

plak i tyre i gjinisë .Ata janë fëmijët e tij dhe pasardhësit e tij (nipërit ,

stërnipërit ).

b. Në parentelen e dytë hyjnë prindërit e trashëgimlënësit më pasardhësit e tyre , pra

vëllëzerit e motrat e trashëgimlënësit , si dhe pasardhësit e tyre (djali i motres ,

djali i vëllaut, vajza e vëllautetj ).Këtu ekzistojnë dy pleq të gjinisë (ati dha ama).

c. Në parentelën e tretë bëjnë pjesëgjyshërit dhe gjyshet e trashëgimlënësit më

pasardhësit e tyre , pra kushërinjët ,dajët , tezet edhe sipas atit edhe sipas amës

me pasardhësit e tyre .

d. Në parentelën e katërt radhiten stërgjshërit dhe stërgjyshet më pasardhësit e

tyre .Sipas doktrinës juridike,në secilën vijë ekziston trungu mashkull apo

stërgjyshi dhe trungu femër apo stërgjyshja .

e. Sistemi parenteral merr për bazë të drejtën e shtimit dhe të drejtën e përfaqësimit

më rastin e caktimit të radhëve të personave të thirrur në trashëgimi ligjore.Duke

marrë këtë për bazë formohen dy sisteme parentelare :sistemi parenteral gradual ,

dhe sistemi parenteral linear .

Sistemi parenteral gradual –40ky sistem në vete permban të gjitha veçoritë e sistemit

parenteral në përgjithësi prej të cilit edhe vetë buron . Për shkakse shkalla (gradus) është

bazë për caktimin e radhëve të personave gjini në trashëgim,edhe vetë sistemi quhet

sistem parenteral gradual.Në ketë sistëm s’ka vend për zbatimin e së drejtës së

përfaqësimit .

Sistemi parentelar linear. Zbatohet e drejta e përfaqësimit dhe personat në gjini thirren

si trashëgimtar në bazë të vijave. 41Pra nëse njëri nga të dy fëmijët e trashëgimlënësit ka

vdekur para trashëgimlënësit në trashegim vendin ë fëmijës së vdekur do ta zërë fëmija i

tij-përkëtësisht nipi i trashëgimlënësit dhe kështu derisa të ketë edhe një trashëgimtar të

fundit në vijën e drejtë zbritëse. Parantela e parë është e pasardhësve dhe përbëhet nga të

gjithë pasardhësit e trashëgimlënësit të cilin e kanë pasardhës të drejtëpërdrejtë.Ndërsa e

dyta e prindërit dhe kusherinjët e trashëgimlënësit. Karakteristikë për sistemin parenteral

linear është fakti se në radhën e dytë të trashëgimisë kemi dy pleq të gjinisë, që të bëjnë

40 Po aty,fq.47.41 Dr.Sc.Hamndi Podvorivca ,E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010 ,faqe 50.

Page 26

Page 27: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

pjesësi anëtare të radhës dhe mund të jenë trashëgimtarë .Pleqtë e gjinisë janë prindërit e

trashëgimlënësit, si bartës të vijes , dhe trashëgojn në pjesë të barabarta .

4. RRADHËT E TRASHËGIMISË

Persona e caktuar nga dispozitat ligjore si trashëgimtar ligjor ,

përbëjnë rethin e trashëgimtarëve ligjore .Jashtë këtij rrethi nuk mund të ketë

trashëgiimtar të tjerë .Sipas LTK, trashëgimtar ligjore janë42 ;Fëmijet e trashëgimlënsit ,

bashkëshorti , prindërit ,vëllëzerit e motrat, fëmijët e vëllëzerve dhe motrave të

paravdekur, gjyshi e gjyshja e të paralindurit e tjerë , personat e paaftë për punë në

ngarkim të trashëgimlënësit ,të afermit e tjerë derinë shkallëne gjashtë , si dhe shteti .

Të gjithë këta janë ndar në rradhe trashëgimore , në varësi të secilit më

trashëgimlënësin .Sic është thënë nuk bëhet asnjë dallim ndërmjet fëmijve të lindur nga

martesa dhe fëmijve jashtë martese .Më fëmijet barazohen edhe të birësuarit .Sipas

normave ligjore ,duhet të plotësohet njëri ga këto kushte për të qenë trashëgimtar ligjor

potencial në momnentine vdekjes së DE CUJUS-IT :gjinia e gjakut , gjinia civile ,dhe

lidhja martesore.

4.1 Radha e parë e trashëgimisë

Rrethin e parë të trashëgimisë e përbëjnë fëmijët dhe bashkëshorti i

trashëgimlënësi.Në nenin12.1 të LTK-së, thuhet 43:“Trashëgimlënësine

trashëgojnë,përpara të gjithëve, fëmijet e tij dhe bashkëshorti i tij’’.Më fëmijët martesor

barazohen fëmijet jashtëmartesorë , po ashtu edhe fëmijet e birësuar barazohen më

fëmijet legjitimë.Të gjithë trashëgimtarët ligjorë që hyjnë në radhë të trashëgimisë

trashëgojnë pjesë të barabarta.Kjo është një mënyre e rëndomtë e ndarjes së trashëgimisë

në radhën e parë .Kjo është ndarje për kokë të trashëgimtarëve ( per capite ) ,ndarje për

koka të trashëgimtarëve (sa më shumë koka -aq më të vogla janë pjesët, dhe anasjelltas ).

4.1.1 E drejta e përfaqësimit

42 Ligji për trashëgimi i Kosovës 2004/26.(neni 11.1 dhe2 ikëtij ligji ).43 Ligji për trashëgimi i Kosovës 2004/26 (neni 12.1 i këtij ligji ).

Page 27

Page 28: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

Me të drejtën e përfaqësmit kuptojmë të drejtën e pasardhësve në kuadër të një

vije të drejtë zbritëse që të paraqiten si zëvëndësim në vend të paraardhësit të vdekur të

tyre, dhe ata trashëgojnë atë pjesë të cilën do ta kishte trashëguar paraardhësi i vdekur44.

Kjo e drejtë vazhdon edhe deri tek i fundit në kuadër të vijës.Në rastet kur

trashëgimlënësi nuk ka lënë fëmijë , apo ka lënë fëmijë , por ata kanë hequr dorë nga

trashëgimi në emër të vet ,apo janë shpallur të padenjë për të trashëguar , ose janë

përjashtuar krejtësisht nga trashëgimi ,pjesën e pasurisë që do të trashëgonin fëmijët e

trashëgimlënësit tani e trashëgojnë fëmijët e fëmijëve të trashëgimlënësit .

Çdo herë kur të ekzistojë edhe një trashëgimtar i vetëm, qoftë ai edhe i

fundit në kuadër të vijës , zbatohet pra e drejta e përfaqësimit , e vetëmkur s’është e

mundur të zbatohet kjo e drejtë zbatohet e drejta e shtimit Kur nuk mund të zbatohet kjo

e drejtë zbatohet e drejta e shtimit që do të thotë se kur e drejta e përfaqësimit nuk mund

të zbatohet në kuadër të një vije të radhës trashëgimore atëhere pjesa trashëgimore do tu

shtohet trashëgimtarëve të tjerë që janë në radhë. 45E drejta e shtimit zbatohet edhe te

trashëgimia ligjore e edhe të trashëgimia testamentare ( për dallim e drejta e përfaqësimit

zbatohet vetëm te trashëgimia ligjor).Përfaqësuesi duhet të ketë zotësinë për të qenë

trashëgimtar ; të jetë person fizik ose të ketë lindur i gjallë nëse në momentin e çeljes së

trashëgimisë ka qenë i zënë në barkun e nënës (nasciturus-i).Pra të drejtën e përfaqësimit

mund ta shfrytëzojnë vetëm pasardhësit .

4.1.2 E drejta e shtimit

Në qoftë se e drejta e përfaqësimit nuk mund të zbatohet ,pjesa

trashëgimore që do t’u takonte personave gjini të vijës në kuadër të radhës trashëgimore u

shtohet pjesëve trashëgimore të trashëgimtarëve të tjerë në kuadër të po asaj radhe

trashëgimore që është në shkallë më të afërt gjinie më trashëgimlënësin ,më s’rast duhet

të kihet kujdes edhe për cilësinë e trashëgimtarëve .46Të drejtën e shtimit e njeh edhe

LTK-së ,ku në dispozitën e nenit 23 ,percaktohet: “Kur ekziston fëmija i

44 Dr.Sc.Hamndi Podvorivca ,E drejta trashëgimore , Prishtinë 2010 ,faqe 51.45 Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore ,Prishtinë , vepra e jëjtë fq.51.46 Ligji për trashëgimi i Kosovës 2004 /26,(neni 23 i këtij lgji)

Page 28

Page 29: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

trashëgimlënësit,prindi tjetër i të cilit nuk është bashkëshort pasjetues, e pasuria e

bashkëshortit pasjetues është më e madhe se pjesa që do t’i takonte më rastin e ndarjes së

pasurisë trashëgimore në pjesë të barabarta ,atëherë secilit fëmijë të trashëgimlënësit i

takon pjesa dy herë më e madhe sesa e bashkëshortit ,nëse gjykata,pasi të marrë parasysh

të gjitha rrethanat e rastit nuk vendos ndryshe.’’Pra kjo bëhet më qellim të sjelljes në

pozitë më të volitshme të fëmijve të trashëgimlënësit , në rastet kur bashkëshorti

pasjetues ka pasuri të madhe .E drejta e shtimit (jus arescedi ),zbatohet kurpjesa e një apo

më shumë trashëgimtarëve mbetet e “lirë “ si dhe në rastet kur e drejta e përfaqësimit nuk

mund të zbatohet .

4.2 Radha e dytë e trashëgimisë

Janë prindërit dhe bashkëshorti i trashëgimlënësit kur trashëgimlënësi nuk

ka trashëgimtar në radhën e parë të trashëgimit ( pra nuk ka lënë pasardhës). Ndërsa

vëllëzërit dhe motrat e trashgimlënësit do të trashëgojnë në rastet kur njëri ose të dy

prindërit e trashëgimtarit kanë vdekur para trashëgimlënënsit( pjesën që do tu kishte

takuar prindërve te trashëgimlënësit).Në rastet kur të dyprindërit e trashëgimlënësit janë

gjallë në çastin e vdekjes së trashëgimlënësit dhe kur tok më ta konkuron edhe

bashkëshorti i trashëgimlënësit ,secilit prind do ti takojë , sipas rregullit një e katërta e

pjesës trashëgimore .

Në qoftë se në radhëne dytë të trashëgimisë janë vetëm prindërit e

trashëgimlënësit si trashëgimtarë , prindërit e trashëgimlënsit do të trashëgojnë gjithë

pasurinë trashëgimore në pjesë të barabarta , pra secili nga një të dyten .Dhe anasjelltas

bashkëshorti do të trashëgojë gjithë pasurinë trashëgimore të trashëgimlënësit në qoftë se

kanë vdekur prindërit e trashëgimlënësit dhe nuk ka lënë asnjë pasardhës .47

Kur një prind vdes pa pasardhës , atëherë atë e trashëgon prindi tjetër,ketë e

parasheh LTK-së , në dispozitën e nenit 16 , ku thuhet: “Në qoftë së njër nga prindërit e

trashëgimlënësit ka vdekur para trashëgimlënësit e nuk ka lënë asnjë pasardhës , pjesën e

pasurisë trashëgimore që do t’takonte sikur të kishte jetuar pas trashëgimlënësit ,

pasardhësit e tij trashëgojnë pjesën e pasurisë trashëgimore që do t’u takonte të dy

47 Ligji për trashëgimi i Kosovës 2004/26,(neni 16 ikëtij ligji ).

Page 29

Page 30: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

prindërve ”.Edhe vëllëzërit e motrat e trashëgimlënësit më pasardhësit e tyre mund të

trashëgojnë kur plotësohen prezumimet juridike për zbatimin e së drejtës së

përfaqësimit.Sipas legjislacionit tonë ,vëllëzërit dhe motrat dhe pasardhësit e tyre mund

të trashëgojnë , në qoftë senjëri nga prindërit e trashëgimlënësit ka vdekur para

trashëgimlënësit ,pjesën e pasurisë trashëgimore që do t’i takonte sikur të kishte jetuar

pas trashëgimlënësit e trashëgojnë fëmijët e tij .

4.3 Radha e tretë e trashëgimisë

Radha e tretë e trashëgimisë janë gjyshërit dhe gjyshet e trashëgimlënësit

( kur trashëgimlënësi nuk ka lënë pasardhës dhe as bashkëshort dhe prindërit e tij nuk

kanë lënë pasardhës të tjerë48)Me këtë rast një pjesë i takon trungut të atësisës dhe një

pjesë trungut te amësisë. Karakteristik e radhës së tretë është se trashëgimtarët ligjor

thirren sipas faktit të gjinisë së gjakut për dallim prej radhës 1 dhe 2 ku konkurronin

trashëgimtarët edhe sipas gjinisë civile ( birësimit) dhe faktit të lidhjës martesore.Pra

trashëgimtarët e radhës së tretë trashëgojnë në pjesë të barabarta , ketë e parashehë edhe

LTK-së , ku thuhet 49:Gjysmën e pasurisë e trashëgojnë gjyshi dhe gjyshja nga ana e të

atit ,kurse gjyshmën tjetër gjyshi dhe gjyshja nga ana e nënës.

4.4.Komuna si trashëgimtar ligjor

Kur trashëgimlënësi nuk lë as trashëgimtar dhe as testament , atëhere

trashëgimi i takon komunës ku trashëgimlënësi ka pasur vendbanimin ose vendqëndrimin

e tij të fundit50. Nëse ky trashëgimlënës vendbanimin e fundit e ka jashtë Kosovës,

atëhere pasurin e tij e trashëgon komuna ku ai kishtë për herë të fundit vendqëndrimin.

Nëse ai nuk ka pasur kurrë vendbanim ose vendqëndrim në Kosovë atëhere trashëgimtar i

pasurisë së tij është shteti i Kosovës.Nëse e analizojm ketë del , se Kosova në ketë rast e

fiton cilësin e trashëgimtarit ligjorë në trashëgimi , atëherë pra kur nuk dihet

vendbanimidhe venqendrimi i fundit i trashëgimlënësit .Kur komuna e fiton të drejtën për

trashëgimi , për borxhet e trashëgimlënësit komuna ka përgjegjësi sikurse edhe

48 Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore ,Prishtinë , faqe.58/59.49 Ligji për trashëgimi i Kosovës 2004/26.(neni 18.2 i këtij ligji ).50Ligji për trashëgimi i Kosovës 2004/26.(neni 21 pika 1i këtij ligji ).

Page 30

Page 31: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

trashëgimtarët e tjerë ligjorë.Sipas LTK-së nëse nuk dihet ,nëse ka trashëgimtarë ,

jykatamë anë të shpalljes do t’i therrasë personatqë pretendojnë se kanë të drejtë për

trashëgimi që të paraqiten në gjykatë .Shpallja duhet të publikohet në fletoren zyrtare apo

në një tjetër të përshtatshme për t’u informuar trashëgimtarët pretendentë që janë të

detyruar të paraqiten pranë gjykatës në afatin e caktuar .Ky afat është 1 vit nga dita e

publikimit të shpalljes, në qoftë së afati skadon dhe nuk paraqitet asnjë trashëgimtar ,

atëhërë gjykata më vendim pasurinë trashëgimore ia dorëzon komunës kompetente .Nëse

trashëgimtari nuk e ka kërkuar trashëgiinë brenda 20 vjetësh nga dita e shpalljes së

testamentit , ose kur nuk ka testament që nga vdekja e trashëgimlënësit ,trashëgimlënësi

do të konsiderohet pa trashëgimi ligjorë , për shpalljen e trashëgimtarëve pa

trashëgimtarë gjykata merr vendim .

Page 31

Page 32: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

5. PËRFUNDIMI ( KONKLUZIONI )

Institucioni i trashëgimisë konsiderohet si një ndër institucionet më të vjetra të së drejtës

civile dhe paraqitet edhe si një fakt social në çdo shoqëri.Trashëgiminë e përbën pasuria

dhe masa pasurore e trashëgimlënësit.Trashëgimia ka karakter pasuror për arsye se është

menyrë e fitimit të pronësisë , më anë të kalimit të pasurisë se të vdekurit trashëgimtarëve

të tij .Ai që e ka fituar pasurinë trashëgimore për shkak të vdekjes se trashëgimlënësit e

ka pozitën e trashëgimtarit.Trashëgimia rregullohet sisuksedim universal i trashëgimit

mbi pasurinë e trashëgimlënësit, por ky suksedim nuk shtrihet në të gjitha të drejat e

detyrimet e trashëgimlënësit . Vetëm të drejat dhe detyrimet e caktuara i kalojnë

trashëgimtarit , që në rendin juridik çmohet se duhet dhe mund të vazhdojnë më

trashëgimtarin në vend të trashëgimlënësit .Trashëgimtarit nuk i kalojnë të drejat më

karakter personal , që lidhen më personin e trashëgimlënësit ,p.sh.pensioni i

pleqërise,anëtarësia në një organizate shoqërore etj .Në rendet juridike bashkëkohore

trashëgimia është rregulluar në atë menyrë që më vdekjen e trashëgimlënësit një ose disa

persona të tjerë ( trashëgimtar ) ,të vazhdojnë të gjitha atomarredhenie juridike në

gjendjen që trashëgimlënësi i ka lënë në çastin e vdekjes të përmbushen detyrimet e

tij .Trashëgimtarëve u bie për detyrë të kryejnë ato veprime juridike dhe veprime të tjera

që urdherojnë normat juridike .Atyre do t’u ngarkohet një funksion i tillë që nëpërmjet saj

të realizohet roli social i trashëgimisë . Sipas të drejtës pozitive, në Kosovë,ekzistojnë dy

baza kryesore të thirrjes në trashëgimi :më ligj dhe më testament .Trashëgimi më ligj

është kalim më ligj i pasurisë së personit të vdekur tek një apo më shumë persona sipas

rregullave të caktuara ligjore.,trashëgimi më ligj zbatohetkur trashëgimlënësi nuk ka lënë

testament.Duke parë rendësinë e madhe të testamentit në percaktimin e fatit të të drejtave

subjektive në rast vdekje,romakët e vjetër kanë thënë :është fatkëqësi të vdesësh, pa lënë

testament .Por ,më gjithë këtë thënie të menqur, edhe sot e kësaj ditë pjesa më e madhe e

njerëzve vdesin pa lënë testament ,pa e rregulluar fatin e të drejtave subjektive për një

pjesë të pasurisë apo për gjithë pasurinë e tyre .Kjo ka bërë që zbatimi i bazës

trashëgimore ligjorë më rastin e trashëgimisë së pasurisë në të gjitha fazat e zhvillimit të

Page 32

Page 33: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

së drejtës të jetë i madh .Trashëgimtarët ligjorë thirren në trashëgimi sipas radhës dhe

trashëgimtarët e një radhe perjashtojnënga trashëgimi trashhëgimtarët e radhes pasuese.

Bibliografia

1. Dr.Sc.Hamndi Podvorica ,E drejta trashëgimore ,Prishtinë 2010 .

2. Dr.Sc.Juliana Fuga ,Trashëgimi ,Tiranë ,2002 .

3. Dr.Sc.Abdulla Aliu-Haxhi Gashi-E drejta familjare ,2009 .

Ligjet

1. Ligji për trashëgimi i Kosovës ,nr.2004/26.(LTK)

2. Kodi Civil i Shqipërise i vitit 1994 .(KCSH)

3. Kodi Civil i Shqipërisë i vitit 1929 . .(KCSH)

4. Kanuni i Lekë Dugagjinit ,Rilindja ,Prishtinë ,1995 .

(KLD).

5. Kodi i Familjes i Shqipërisë .(KFSH).

Page 33

Page 34: E Drejta Trashegimore

TRASHËGIMIA MË LIGJ Egzona Osmanaj

Page 34