elbasani mes traditës dhe modernes

86

Upload: ferit-lika

Post on 08-Mar-2016

283 views

Category:

Documents


13 download

DESCRIPTION

Kthjelltësia e mendimeve dhe qëllimi janë më të rëndësishme se kurrë dhe se çdo gjë. Qëllimi im është që përmes këtij libri të sjell një panoramim të jetës, vlerave dhe historisë si dhe ndërthurjen e harmonizimin e traditës me modernen në qytetin e Elbasanit në formën e reportazhit në një mënyrë të pathënë më parë.

TRANSCRIPT

Page 1: Elbasani mes traditës dhe modernes
Page 2: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika

Elbasani mestraditës dhe modernes

Reportazhe

Tiranë, 2011

Page 3: Elbasani mes traditës dhe modernes

Titulli: Elbasani mes traditës dhe modernes Autori: Ferit Lika Korrektoi: Gerard Pasku Fotot: Ferit Lika Fatbardh Marku

Arti Grafik Studio Grafike Sara - SGS

© Copyright Autori

ISBN: 978-99943-50-64-3

Shtëpia BotueseARBËRIA

Press: G&K

Page 4: Elbasani mes traditës dhe modernes

3

Falënderime

Kthjelltësia e mendimeve dhe qëllimi janë më të rëndësishme se kurrë dhe se

çdo gjë. Qëllimi im është që përmes këtij li-bri të sjell një panoramim të jetës, vlerave dhe historisë si dhe ndërthurjen e harmonizimin e traditës me modernen në qytetin e Elbasa-nit në formën e reportazhit në një mënyrë të pathënë më parë.

Nëse i’a kam dalë mbanë kjo është falë ndihmës se të gjithë atyre që kanë pranuar të intervistohen dhe të japin informacion mbi qytetin e Elbasanit. Më e pakta që mund të bëj është të falënderoj përzemërsisht të gjithë ata funksionarë e drejtorë të institucioneve të ndryshme të cilët pranuan të intervistohen dhe të japin kontributin e tyre në këtë libër. Ato janë të shumtë, por ndër to përmend: Gëzim

Page 5: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika4

Karaj, imam i xhamisë Mbret, priftin e kishës ortodokse Shën Maria, Nikollë Marku, si dhe murgeshën e kishës katolike Shën Pjetri, Motrën Geltrude, për informacionin e dhënë rreth objekteve të kultit dhe misionit të fesë së tyre, si dhe imamët xhamive kryesore në Elbasan.

Falënderoj drejtorin e Trashëgimisë Kul-turore në Elbasan, Kreshnik Belegu, drejto-rin e teatrit Skampa Ilirjan Sulkja, drejtorin e shkollës Onufri Astrit Lopari, piktorin el-basanas, Sadik Kasa, për informacionet rreth institucioneve, artit kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Shpresoj që secili qytetar i Elbasanit të shohë historinë qytetit të tij të gdhendur mes rreshtave, e në rrugëtimin në kërkim të njo-hjes së pasurive dhe vlerave kulturore tradi-cionale e moderne në qytetin e Elbasanit, të shohë traditën dhe modernen që mbretërojnë së bashku.

Faleminderit Autori

Page 6: Elbasani mes traditës dhe modernes

5

I

PROLOGU

Një këndvështrim historik mbi qytetin e Elbasanit

Qyteti i Elbasanit me një popullsi prej 120 mijë banorësh, shtrihet në fushën

me të njëjtën emër në krahun e djathtë të rrjedhës së mesme të lumit Shkumbin, shtrirje gjeografike kjo e cila ka shërbyer si pikë strategjike në zhvillimin e këtij qyteti që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Kurora e kodrave të gjelbërta nga të cilat ai rrethohet i ka dhënë një pamje piktoreske këtij qyteti që edhe dora e një mjeshtri piktor nuk do të mund ta bënte të tillë, me atë shkëlqim e bukuri që vetë zoti apo natyra i ka falur. Historia e këtij qyteti daton që në kohët e hershme, ekzistenca e të cilit zë fill

Page 7: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika6

që në shekullin e II para erës së re nën emrin Skamius, Skampi, Skampa, e thirrur kështu prej romakëve të atëhershëm. Që në këtë kohë ai ka shërbyer si një stacion kryesor i rrugës Egnatia që vinte si degëzim i Via Appia - s nga bizanti (Italia e sotme) duke u kthyer në vendpushimin e karvaneve tregtare që kalonin aty. Ky qytet që sot shtrihet në një sipërfaqe të madhe fushore e që hijeshon nga pallatet e infrastruktura moderne, dikur ka ekzistuar vetëm brenda përbrenda mureve të kalasë katërkëndëshe e ndërtuar si vendstrehim nga legjionet romake. Një pjesë e së cilës ekziston edhe sot e kësaj ditë.

Gjatë shekujve, VI-lX, dyndjet barbare që vërshuan mbi Ballkan, përfshinë

Page 8: Elbasani mes traditës dhe modernes

7Elbasani mes traditës dhe modernes

edhe Skampën e lashtë duke shkatërruar e fundosur gjithçka. Çdo shenjë jete, civilizimi e qytetërimi u zhduk sa hap e mbyll sytë. Por ky nuk do të ishte fundi i këtij qytetërimi të hershëm që mbart në vetvete vlera të mëdha historike e kulturore. Pas një periudhe inekzistence, nëse mund ta quajmë kështu, do të jetë shekulli XVI, që do të njohë rilindjen e këtij qyteti. Ishin turqit me në krye Sulltan Mehmeti II, ata të cilët do të zgjonin nga gjumi letargjik civilizimin dhe zhvillimin që kohë më parë kishte ekzistuar plot jetë e gjallëri. Në këtë periudhë historike qyteti njohu një zhvillim të madh në çdo aspekt, duke u kthyer kështu në një qendër e rëndësishme administrative të Shqipërisë qendrore, tashmë jo me emrin Skampa por Elbasan.

Në parantezë: Sipas studiuesve e historianeve gjatë sundimit të Perandorisë Otomane, ushtria turke bëri një ndalesë në fushën e Shushicës së sotme dhe e gjithë hapësira në të cilën shtrihet qyteti sot ishte e mbuluar nga pyje e peme të dendura. Sulltani dërgoi ushtarët e tij për të parë më nga afër, ku dhe zbuluan rrënojat e vjetra të kalasë. Me urdhër të sulltanit mbi rrënojat e vjetra u rindërtua kalaja nga ushtarët

Page 9: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika8

turq. Një kala katërkëndëshe me tre porta të mëdha, një nga lindja, një nga perëndimi dhe një nga (kibla) juglindja, e vetmja që ekziston edhe sot. Mbi këtë portë sulltani vari tre pllaka të mëdha e të bardha prej mermeri ku mbi njërën shkroi: El - basan (vura dorë) dhe që prej asaj kohe qyteti quhet Elbasan. Kjo kala u rindërtua në vitin 1466 për ta pasur si pikë mbështetje të mëvonshme. Kalaja u ndërtua për 25 ditë dhe në ndërtimin e saj ndihmuan 150.000 njerëz.

Në shekujt XV, XVI, XVII, nën sundimin dhe udhëheqjen e turqve, Elbasani u kthye në qendrën më të rëndësishme kulturore, ku artizanati, tregtia e zejtaria ishin në kulmin e zhvillimit. Përveç të tjerash në shekullin e XVI, një zhvillim të vrullshëm mori arti postbizantin me ikonografinë e përfaqësuar nga mjeshtri i madh Onufri. Pikturat murale të të cilit ruhen edhe sot në kishën Shelcanit dhe Valëshit, ku spikat me forcë e madhështi gërshetimi i gjeniut me traditën vendase. E ndërsa shekujt përshpejtonin hapat, Skampa e lashtë nën emrin Elbasan tashmë zhvillohej e civilizohej përherë e më shumë duke i’u përshtatur kohërave të reja që vinin. Të dhënat historike njohin si

Page 10: Elbasani mes traditës dhe modernes

9Elbasani mes traditës dhe modernes

periudhën e zhvillimit më të madh e më të vrullshëm të këtij qyteti, shekujt XVII- XIX me krijimin, organizimin, funksionimin e 60 lloje zejesh në 45 esnafe. Në këtë kohë dokumentohet ekzistenca e 2000 shtëpive e 900 dyqaneve. Në vitet ‘800 Elbasani shquhet si qendër e fuqishme arsimore e kulturore me përpjekjet që bënë Bugomili (Anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri e të tjerë, për përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip. Elbasani dëshmon për një popull të qytetëruar e të kulturuar. Evlia Çelebiu “udhëtari i botës”, siç dëshironte ta quante veten, aty nga viti 1640 kur bëri ndalesën e tij të radhës në Elbasan shprehej “Elbasani është djepi i shumë dijetarëve, poetëve dhe kompetentëve të tij”.

Në periudhën e Rilindjes Kombëtare, dallohet një figurë e shquar si: Kostandin Kristoforidhi, autor i Abetares Shqipe. Në etapën e fundit të rilindjes Elbasani vlerësohet si përhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor. Edit Durham thoshte “Në Elbasan prekesh nga përpjekjet që bëhen për dije e kulturë. Gjen njerëz që pa kurrfarë ndihme japin e marrin me gramatikën frënge e gjermane [...] Ka një numër të madh njerëzish të shkolluar dhe të

Page 11: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika10

ditur”. Me hapjen e Normales më 1 dhjetor 1909 Elbasani merr me të drejtë epitetin “Djepi i kulturës dhe arsimit”. Shkolla Normale pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë vendit, shtypi i kohës e cilësoi atë si shkollë të lartë, e ajo mbeti për shumë dekada institucioni i parë për përgatitjen e mësuesve në hapësirën mbarë shqiptare.

Drejtori i parë i saj ishte patrioti i shquar shkodran Luigj Gurakuqi e ndërsa arsimtarët e parë qenë njerëzit më të shquar të kulturës shqiptare të shkolluar jashtë atdheut si: Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Peter Dodbiba e Simon Shuteriqi. Dritarja e parë e dijes shqiptare u bë një unazë e fortë e boshtit kurrizor etnik të Shqipërisë, u bë tempulli i vlerave dhe cilësive që e bënë Elbasanin qendër arsimore të dijes, edukatës, dhe kulturës që përmes mësuesve të përgatitur e të shpërndarë gjithandej në trojet shqiptare rrezatoi dhe përhapi dituri. E sot pas 100 vjetëve festohet hapja e kësaj shkolle përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Si objekt i përjetimit të kësaj ngjarje vjen edhe Obelisku i Edukimit i vendosur diku në qendër të qytetit. Tre dimensional, kohor, brenda të cilit shkrihen dhe harmonizohen

Page 12: Elbasani mes traditës dhe modernes

11Elbasani mes traditës dhe modernes

simbolikisht, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtij qyteti. “Simbolika e këtij Obelisku vërtetësisht të bukur, është pjesë tashmë e të qenurit elbasanas “- ka thënë deputeti elbasanas Luçiano Boçi, në përurimin e tij. Të një 100 vitet e Normales mëshirohen në figurën e një mësueseje të re me një qëndrim sa dinjitoz aq edhe femëror. Në dorë mban librin, ndërsa fustanella e saj si një libër i hapur, ngjan me një kronike të pasur të historisë së Normales dhe figurave të shquara të gdhendura në të. Elbasani ka qenë, është dhe do të mbetet në perspektivën zhvilluese si qytet i arsimit.

Gjithmonë, që në lashtësi Elbasani është cilësuar për vlerat e tij si: mikpritja, tradita, qetësia, solidariteti, etj. Vlerësimi më i fundit për Elbasanin dhe qytetarët e tij vjen nga ambasadori amerikan John Withers, i cili gjatë vizitës së tij të parë në Elbasan tha: “Unë do të mbetem mik i përhershëm i këtij qyteti dhe pas përfundimit të mandatit tim si ambasador. Këtu ka njerëz mjaft mikpritës e të dashur. Më duket sikur jam në shtëpinë time të dytë”. Elbasani ka një histori e një kulturë të rrallë ka thënë ndër të tjera ambasadori Withers.

Page 13: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika12

Kulla e Sahatit

Page 14: Elbasani mes traditës dhe modernes

13

II

MBIJETESA E TRADITËS

Nëpër rrugicat e kalasë Elbasan

Është mëngjes herët në Elbasan, dielli ka ndriçuar tek-tuk ndonjë qoshe,

apo cep pallati. Lulet, bari shkëlqejnë nga vesa e cila në kontakt me diellin lëshon një shkëlqim vezullues. Në bulevardin kryesor “Qemal Stafa” i njohur ndryshe e dhe si shëtitorja ndjehet aroma e lagështirës e lënë nga autoboti i ujit i cili ka kaluar aty që pa gdhirë, për të freskuar rrugët e qytetit. Edhe pse është herët, shëtitorja mbushet nga kalimtarët të cilët nxitojnë, dikush në shkollë, dikush në punë, dikush për të pirë kafen e mëngjesit e më pas për të vazhduar ditën e zakonshme. Është qetë, ndonjë makinë kalon dhe lë nga pas një zhurmë

Page 15: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika14

bezdisëse e pak nga pak largohet dhe përsëri mbretëron një qetësi e ëmbël që bashkë me ajrin e pastër që vjen nga maja e krastës dhe aroma e pishave të krijojnë një sensacion të veçantë, që të mungon gjatë ditës në këtë qytet.

Shumë pranë sheshit “Gensher” ngrihet hamami i vjetër i pazarit i ndërtuar që në shekullin e XVI, i ruajtur edhe sot në një gjendje të mirë, i kthyer në një lokal shërbimi. Më tutje rrapi i Bezistanit, ngrihet i lartë e shekullor i shpallur monument kulture, për të qenë pjesë e trashëgimisë. Kohët e fundit në rrënjët e tij u zbulua një tjetër vlerë e lashtësisë, një mozaik i stërlashtë. Punimet vazhdojnë akoma, aty shpesh herë vijnë studentë të historisë dhe trashëgimisë kulturore ku gërmojnë e studiojnë bashkë me arkeologët. Objekti i takon shekullit të III ose IV të erës sonë. Një mozaik me ngjyra e elementë të shumëllojshëm, afreske, kolona të mermerta si dhe enë prej balte e qeramike.

Rrezet e diellit ravijëzojnë me radhë konturet e kalasë, ku përballë shfaqen muret e saj të kafenjtë me madhështinë e tyre të përshfaqura tej e tej. Kalaja e Elbasanit është një ndër kalatë më të mëdha fushore

Page 16: Elbasani mes traditës dhe modernes

15Elbasani mes traditës dhe modernes

në Ballkan, me një sipërfaqe 1.3 ha. Kjo zonë paraqet një qytet më vete, “Qytetin kala” me rrugica e kalldrëme të hershme, me shtëpi me arkitekturën e tyre origjinale, sot ajo si për çudi apo koiçidencë ka katër mijë banorë po aq sa kishte në fillimet e saj. Megjithëse jo me shkëlqimin e dikurshëm, sot ajo qëndron si një relikte e vjetër, si një copëz historie që edhe po të duash ta harrosh nuk mundesh dot, pasi ajo ngrehinë e madhe reflekton një histori shekullore.

Duket se vitet mbi supe e kanë rënduar, por një pjesë e saj qëndron ende e fortë për t’i rezistuar ndërtesave shumëkatëshe

Page 17: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika16

përreth saj. Në hyrje qëndron kulla e Sahatit e cila të krijon përshtypjen e një kolosi që ngre kokën mbi çdo gjë dhe vështron, e nga ana tjetër përçon mesazhin e kohës duke thënë “nxitoni se koha nuk pret”. Tang tang- et e sahatit që sapo ka shkuar 9:00, të zgjojnë nga ky meditim përballë gjigantit të vjetër. Nostalgjia më shtyn të futem në brendësi të kalasë, për të parë edhe njëherë rrugicat dhe shtëpitë karakteristike, të cilat

të kujtojnë skenat e kinematografisë së vjetër shqiptare.

Në brendësi të kësaj lagjeje shtohen ndërtesat “moderne” të kohës, por shtëpitë karakteristike dhe rrugicat e gurta janë aty, dëshmi e së vjetrës, dëshmi e historisë, e

Page 18: Elbasani mes traditës dhe modernes

17Elbasani mes traditës dhe modernes

një realiteti shumë kohë më parë. Dyert e shtëpive janë të mbyllura, nuk pipëtin asgjë, vetëm përtej portave të drunjta dëgjohet e lehura e ndonjë qeni e cila grish heshtjen. Më tutje shfaqet edhe xhamia Mbret e cila është edhe një ndër më të vjetrat në vend. Vendi më i zhurmshëm në qetësinë e kësaj lagje pasi aty vijnë më shpesh njerëz për te kryer ritet e tyre fetare.

Një tjetër objekt i religjonit që ndodhet aty është edhe kisha Shën Maria, një ndër dëshmitë më të hershme të praktikimit të riteve ortodokse brenda mureve të saj, ku dikur ka meshuar edhe themeluesi i kishës autoqefale shqiptare, Fan Noli, ajo është në gjendje të mirë e ruajtur nga famulltari i saj, At Nikolla Marku. Në brendësi të kësaj lagjeje gjenden vepra monumentale dhe godina historike, godina shekullore dhe me vlerë mbarë kombëtare. Po aq sa gjenden e dhe shtëpitë e akademikëve shqiptarë si: Kostrandin Kristoforidhi, Aleks Buda, Ylli Popa, Theodhor Haxhifilipit (Dhaskal Todri). Aty gjen godinën e ish-muzeut të luftës në anën perëndimore të mureve të kalasë, me një arkitekturë tipike të viteve ‘20 ‘30, e ndërsa në pjesën veriore ndodhet shtëpia

Page 19: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika18

e gjuhëtarit të njohur, Aleksandër Xhuvani , e kthyer kohët e fundit në një galeri arti, ku do të prezantojnë punimet e tyre piktorë të traditës të para viteve ‘90.

Për të kujdeset piktori i njohur Sadik Kasa. Një tjetër objekt i rëndësishëm në këtë lagje është edhe Hamami i Grave, i cili pas viteve ‘90 ka shërbyer si lokal e që vetëm pak muaj më parë është mbyllur.

Selvitë e Namazgjasë

Page 20: Elbasani mes traditës dhe modernes

19Elbasani mes traditës dhe modernes

Muzeu Etnografik, aty ku tradita përpiqet të mbijetojë

Në rrugëtimin në kërkim të njohjes së pasurive dhe vlerave kulturore

tradicionale e moderne në qytetin e Elbasanit, gjendem përballë një ndërtese dykatëshe me tjegulla e parmakë prej druri

Muzeu Etnografik

Page 21: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika20

të vjetruar. Kjo ndërtesë për nga arkitektura e ndërtimit ngjan me ndërtesat me çardak që gjen në Berat e Shkodër. Ajo ndodhet në një hapësirë mes vendit ku merr jetë arti, teatrit Skampa dhe historisë shekullore që mbart mbi supe rrapi i Bezistanit në qendër të qytetit.

Kjo shtëpi njihet nga elbasanasit e vjetër si shtëpia e Sejdinëve, familje e pasur aristokrate e shekullit XVIII, e cila vazhdon të ketë edhe sot trashëgimtarët e saj. Sipas historisë në vitin 1986, Sejdinët i’a dhuruan shtetit dhe më pas ajo u përshtat në muze Etnografik, në mbrojtje të traditës së pasur elbasanase. Oborri i saj i madh lëshon një aromë këndëllyese nga lulet e trëndafilat shumëngjyrësh si dhe pemët e ndryshme që gjenden në të. Oborri përshkohet mespërmes nga një rrugicë e ngushtë me kalldrëm, e shumë pranë me shtëpinë ngrihet një pus i vjetër, që tashmë është jasht funksionit.

E tërë kjo panoramë të kujton epitetin me të cilin thirrej ky qytet “Qyteti i luleve dhe portokalleve” ku dikur mbretëronin kopshte e qipshte me lule e pemë nga më të ndryshmet. Jasemini, gojasllani, luleshati,

Page 22: Elbasani mes traditës dhe modernes

21Elbasani mes traditës dhe modernes

dorëzonjë, lule mos më prek, sefergjeni, lule misiri e të tjera, ishin këto që i jepnin bukuri dhe një aromë te paharrueshme vendit, e natyrisht që shumë pak prej tyre përfshihen në hartën e sotme të zhvillimeve moderne. Brenda shtëpisë vitet kanë lëshuar rrënje, ngado ndjehet kërcitja e shkallëve dhe dërrasave kur shkel mbi to.

Kreshnik Belegu është drejtori i këtij muzeu, i cili luan edhe rolin e ciceronit kur vijnë turistët. Ai për ç’do ditë gjendet aty për të mbrojtur këtë trashëgimi kulturore. “Në këtë muze ruhen me fanatizëm produktet artizanale të bëra nga qytetarët e ndryshëm elbasanas si dhe një sërë dokumentesh të cilat flasin për historinë e qytetit” - thotë Belegu. Për një moment të ikën kureshtja dhe dëshira për të parë, pasi drejtori sapo bëri një panoramim të atyre se çfarë ka aty brenda, por siç thotë edhe një shprehje, ndryshe në të thënë e ndryshe në të parë.

Sapo hyn në derën e drunjtë të shtëpisë kontakti i parë që merr, është një hartë e vjetër e Elbasanit mbi të cilën janë vendosur në miniaturë kostumet popullore, në vendet përkatëse të çdo treve e krahine. Dikur kati i parë i kësaj shtëpie ka shërbyer si magazinë e përbërë nga dhoma e metaleve,

Page 23: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika22

e cila sot mban një koleksion të gjerë objektesh metalike, që nga veglat e punës e deri te këmborët e bagëtive e orenditë shtëpiake, nuk mungojnë edhe pisqolla, jataganë e armë të tjera të ndryshme e mbi te gjitha shumë të vjetra, dhoma e leshrave që mban punimet e ndryshme prej leshi si dhe dhoma e tabakëve.

Në muret e korridorit të gjerë janë vendosur mbishkrime, ku shpaloset e tregohet mënyra e jetesës dhe punës kohë më parë, duke filluar që nga bujqësia, tregtia, zejtaria e deri te metalpunuesit e mullixhinjtë. Përpara së të ngjitesh në katin e dytë nëpër shkallët që mezi qëndrojnë, të tërheq vëmendjen një gurë i bardhë i mbuluar me shkronja romake. “Është guri i varrit të Mark Sabidit”- thotë Kreshniku. Historia e një ushtari romak, është e gjatë e shkruar mbi një pllakë të vendosur aty pranë, por vlera më e madhe e këtij guri qëndron mbi vjetërsinë e tij që në shekullin e II rreth mbi 1800 vjeçar, ç’ka dëshmon edhe ekzistencën e lashtë të qytetit.

Në katin e dytë i përdorur si vendbanim mbretëron një heshtje, vetëm kërcitja e dërrasave të vjetra thyen qetësinë e akullt. Ky kat përbëhet nga katër dhoma,

Page 24: Elbasani mes traditës dhe modernes

23Elbasani mes traditës dhe modernes

ajo e burrave, e grave e nuses dhe dhoma e punës së vajzave. Secila prej dhomave është përshtatur e arreduar në mënyre të tillë që të paraqesë jetesën e kohës së cilës i përket shtëpia.

Dhoma e grave është në formë katërkëndëshi e rrethuar me mindera të mbuluara me velenxa të ndryshme prej leshi të lloj, lloj ngjyre. Në mes të saj qëndron një mangall prej bronzi i cili dikur përdorej për ngrohje, dhe një djep i vogël. Në një qosh të saj është edhe një arkë e vjetër. “Një sepete që na është dhuruar nga një familje elbasanase ”- tregon Belegu. Po në këtë dhomë qëndron e varur një xhubletë e madhe grash e punuar me ngjyra të forta thurur me tel argjendi e ari. Kjo xhublete sipas drejtorit të këtij muzeu është e rrallë. “Vetëm dy të tilla ekzistojnë - thotë ai, një këtu e një në Tiranë”.

Mbresë të veçantë të lë punimi në dru e me gdhendje i tavaneve të dhomave si dhe dollapët e futur në mur me kanate e dyer prej druri e me zbukurime të shumta. Në këtë muze ruhen objekte e sende me vlera të mëdha kulturore e tradicionale. Sipas Kreshnik Belegut, Guri i Skampit i vitit 1466 dhe një Shpatë e shekullit XV,

Page 25: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika24

janë tepër të rralla e për arsye sigurie janë të pa ekspozuara për vizitorët. Qytetarët e Elbasanit janë tepër fanatikë për kulturën dhe sendet e vjetra, sa që përpjekjet nga ana e muzeut për t’i blerë këto objekte kanë dështuar. Mesa duket duan që elementë të traditës ti kenë shumë pranë, në shtëpitë e tyre e ti ndërthurin me modernen. Në korridorin e madh të katit të dytë është ngritur një kënd prej xhami i cili pret ekspozimin e kostumeve popullore. “Jemi në një kohë kur kostumet origjinale është e pamundur të realizohen, për këtë arsye kemi kërkuar që të pasurojmë fondin për t’i ruajtur këto kostume. Por kemi hasur vështirësi ligjore për formën e veprimit mbi këtë blerje ”- rrëfen drejtori i muzeut.

Edhe në këtë rast janë burokracirat ligjore ato të cilat pengojnë pasurimin e këtij këndi dhe çojnë në zhdukjen e vlerave kulturore. Ky korridor ka një dalje në një ballkon të gjerë nga ku duket poshtë një zonjë e moshuar e cila shumë pranë pusit po lan disa veshje të vjetra prej leshi, në mënyrë që pluhuri i viteve të mos i shkatërrojë. Ajo është një grua e vjetër e cila kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve dhe të shtëpisë.

Page 26: Elbasani mes traditës dhe modernes

25Elbasani mes traditës dhe modernes

Rrapi i Bezistanit

Fjalët që thotë z. Belegu “Nuk do të jetë e largët dita kur ato do të zhduken. Këto kostume nuk mund të prodhohen më, pasi nuk ekziston lënda e parë dhe nuk ka më gra që i punojnë ato” të bëjnë të mendosh se ky muze po bën të pamundurën që të mbajë gjallë traditën, por ja që jo të gjithë mendojnë kështu.

Page 27: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika26

Page 28: Elbasani mes traditës dhe modernes

27Elbasani mes traditës dhe modernes

Xhamitë që rikthyen besimin fetar

Vizitë në xhaminë Mbretërore

Në hyrje te kalasë nga porta kryesore ndanë bulevardit, pak metra më tutje

ndodhet xhamia Mbret, një ndër xhamitë më të hershme të vendit tonë. Sapo përballesh me të, të bie menjëherë në sy një megafon i ngritur në një lartësi, me mjete rrethanore i cili është vendosur në vend të minares. Nga vjetërsia e saj kjo minare është shembur dhe ka mbetur e tillë . Po të vëresh muret e lashta të kësaj xhamie të bie menjëherë në sy punimi i ngjashëm me atë të mureve të kalasë.

Page 29: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika28

Për ndërtimin e saj hidhen disa hipoteza nga historianë, arkeologë e studiues të ndryshëm, por ajo që mbështetet me shumë nga imami (drejtuesi) i kësaj xhamie Gëzim Karaj, është se ajo mund të jetë ndërtuar nga ushtarët e sulltanit njëkohësisht me rindërtimin e kalasë.

Një gjë të tillë e mbështet me krenari Gëzimi, por edhe Shefiku kujdestari i xhamisë, pasi ky fakt tregon lindjen dhe farkëtimin e fesë islame jo vetëm në Elbasan por edhe në gjithë Shqipërinë. Në hyrje të saj, mbi murin anësor të portës së madhe, shkruhet me germa të mëdha XHAMIA MBRET, një xhami mbretërore

Page 30: Elbasani mes traditës dhe modernes

29Elbasani mes traditës dhe modernes

që sipas versionit zyrtar të historisë është ndërtuar nga sulltan Bajaziti II, më 1492.

Në krah të majtë janë ndërtuar banjot dhe hamami sipas kohëve moderne, pasi ato të parat nuk kanë rezistuar dot kohërave. Në të djathtë ngrihet ndërtesa e vjetër e xhamisë me një strehëz prej druri me formën e një gjysme trekëndëshi mbi të cilën vitet kanë lënë gjurmë.

Strehëza, mbulon pjesën e verandës së xhamisë e cila rrethohet nga parmakët prej druri ku duket qartë vjetërsia e tyre. në pamje të parë kjo pjesë e xhamisë duket sikur mezi qëndron, por ajo është e fortë dhe rezistente ashtu si edhe vetë mesazhi që përcjell ky objekt kulti. Tek shkallaret e vogla shikon një mori këpucësh që

Page 31: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika30

kanë lënë besimtarët aty, sa më shumë afrohesh aq më shumë dëgjohet një zë që pëshpërit fjalë arabisht çka tregon praninë e besimtarëve që po kryejnë ritet e tyre fetare.

Brenda kësaj xhamie forma paraqitet mjaft e mirë dhe koherente, ku dhe ndodhen një grup besimtarësh që dëgjojnë ligjëratën e Imamit. Në momentin kur e pyet Gëzimin se nëse feja islame po pengon civilizimin e qytetit të Elbasanit, ai nxiton të përgjigjet duke thënë se feja islame ecën paralelisht me qytetërimet, me civilizimin dhe shkencën. “Qytetërimet më moderne sot në botë si Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe e të tjerë, janë vende islamike ndërkohë që qytetërimi i tyre ka arritur kulmin e modernitetit” - shton ai.

Shefik Tusha, kujdestari i xhamisë është një tjetër person që takon aty, ai nxiton të tregojë ambientet e xhamisë dhe funksionin e së cilës pjesë duke folur plot zell e dashuri për besimin dhe fenë e tij. Është e kotë të këmbëngulësh e t’i kërkosh Shefikut një foto. “Unë jam 50 vjeç e s’kam dalë ndonjëherë fotografi, për më tepër që edhe feja s’ma lejon një gjë të tillë”- thotë ai.

Page 32: Elbasani mes traditës dhe modernes

31Elbasani mes traditës dhe modernes

Habitesh kur shikon që një mesoburrë i kërrusur nga pesha e viteve, me një mjekër gjysmë të thinjur e të shkurtër, lëviz me një shkathtësi e shpejtësi të madhe, për të rregulluar ndonjë gjë që sipas syrit të tij nuk shkon.

Por ajo që të lë mbresa te ky njeri është zgjuarsia e tij dhe njohuritë e shumta që ka. Ai fillon e flet për besimin, fenë, historinë, që nga koha e Babilonisë me kopshtet e varura të Semiramides e deri në ditët e sotme. Një meso burrë me një zgjuarsi të mprehtë. Me këtë përshtypje largohesh nga ky objekt kulti, ç’ka të bën të mendosh se feja nuk është vetëm përmbushja e atyre riteve të thjeshta në dukje, por edhe një pasuri e inteligjencë e gjithanshme. Edhe pse feja islame paraqitet si një traditë e trashëguar nga turqit por kjo traditë i përshtatet kohës, duke mos dalë nga konturet, vizioni dhe qëllimi i saj .

Page 33: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika32

Xhamia që riktheu besimin fetar në Elbasan

Xhamia e Nazareshës në Elbasan, bën pjesë në “fondin” e xhamive më të

hershme të vendit tonë. Mendohet të jetë ndërtuar në vitin 1599. E para faltore monumentale në të cilën më 7 dhjetor 1990 u organizua ceremonia e parë për rikthimin e besimit fetar, gjë e cila i parapriu edhe protestave të mëvonshme për rrëzimin e diktaturës komuniste.

Kjo tregon qartë se rebelimi apo “kryengritja” e parë në Shqipëri ndaj komunizmit erdhi pikërisht nga ky objekt kulti. Sipas dokumenteve në arkivën e Myftinisë së Elbasanit, nismëtarët e kësaj lëvizje, ata të cilët nuk mund të heshtnin më, ishin: imam Kajo Biçaku, Agim Denizi, Hyqmet Dauti, Adem Perlepi, Besnik Kuburja si dhe Eduart Haxhihyseni.

Kjo xhami e vogël, nëpërmjet teknikës së arkitekturës, ndërlidh traditën e artit të ndërtimit të periudhës pararendëse bizantine me atë osmane. Arkitektura e saj është e veçantë në llojin e vet. Nga jashtë ka formën e një shumëkëndëshi e ndërtuar në gur, me një kupolë të madhe në mes si

Page 34: Elbasani mes traditës dhe modernes

33Elbasani mes traditës dhe modernes

dhe me një minare të gjerë, gjysma e së cilës është shembur. Në brendësi ruhet në formën origjinale të sallës së faljes. Salla me përmasa kuadratike ndriçohet nga pesë dritare të vendosura në tre radhë.

Dritaret e poshtme janë dekoruar nga korniza prej gurësh të gdhendur. Akustika e saj është mbresëlënëse, jehona e kupolës

shpërndan në mënyrë të barabartë zërin në të gjithë sallën. Pamja ballore e xhamisë paraprihet nga një portik i mbuluar me çati prej druri, përmes së cilit kalohet në sallën qendrore, tipike e xhamive të hershme. Regjimi komunist nuk mundi ta shembë atë, siç bëri me shumë faltore të tjera në të gjithë vendin.

Dëmtimet që ajo ka pësuar si shembja e minares si dhe plasaritja e mureve

Page 35: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika34

nga jashtë janë të hershme, në kohën e luftimeve italo - greke që më së shumti u zhvilluan në Shqipëri. Në këtë periudhë ajo është goditur aksidentalisht nga një predhë, duke i shkaktuar dëmet që shihen edhe sot. Imami i kësaj xhamie Gent Uku tregon se “Para tre vjetësh përfaqësues të Institutit të Trashëgimisë Kulturore erdhën me një fond prej 3 milion lekësh të vjetra për restaurimin e saj, pasi xhamia është shpallur monument kulture, por përveç disa rrathëve metalikë që i vendosën pjesës së mbetur të minares, asgjë tjetër nuk bënë”.

Imam Genti ka rreth 4 vjet që drejton këtë faltore dhe me përpjekjet e tij, besimtarëve myslimanë si dhe Myftinisë u bë i mundur restaurimi i sallës së faljes e cila tashmë është në gjendje mjaft të mirë.

Ndryshe nga xhamitë e tjera, aty nuk ka shumë lëvizje. Për shkak të vendndodhjes buzë unazës juglindore të qytetit, ndihet mungesa e mbushjes së saj nga besimtarët. Edhe pse të paktë në numër ato janë të përhershëm. Kjo xhami me vlera të rëndësishme historike kulturore e monumentale, e cila mban meritën e rikthimit të besimit fetar në vend, vazhdon të ruhet me fanatizëm dhe të funksionojë normalisht edhe sot në shekullin e ri.

Page 36: Elbasani mes traditës dhe modernes

35Elbasani mes traditës dhe modernes

Xhamia e “Poetëve” (Pashës)

Xhamia e Gazi Sinan Pashës, njihej ndryshe edhe si "xhamia e poetëve" për

shkak se në të gjithë muret e saj ishin shkruar vjersha, lëvdata e fjalë profetike nga poetët dhe udhëtarët që vinin nga të katër anët. Mendohet se ka lidhje me Sinan Pashë Biçakçiun, i cili jetoi në vitet 1506-1596. Sinan Pasha ishte ushtarak dhe pushtetar i lartë.

Evlia Çelebiu , udhëtari i njohur turk e përshkruan këtë xhami si: “ndërtesë e madhe por e vjetër, përdhese, muret e së cilës ishin të mbuluara me mbishkrime të ndryshme, në faqet e jashtme”. Xhamia e vjetër e Pashës është mbi 150 vjeçare, por që nuk i ka rezistuar dot kohës. Ajo është rindërtuar tërësisht mbi themelet e së vjetrës në vitin 1996 nga “Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi”. Frekuentuesit e kësaj xhamie pranë qendrës së qytetit janë moshat e reja nga 15 vjeç si dhe ato mesatare deri në 50 vjeç. “Zakonisht pleqtë nuk vijnë këtu - rrëfen imami i saj Marsel Telezi - mbase ngaqë shkojnë më tepër në kala, te xhamia Mbretërore”. Kjo xhami ashtu sikurse edhe

Page 37: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika36

xhamia mbret është mjaft e frekuentuar, ku sipas drejtuesit të saj, në të shkojnë nga 30 deri në 40 besimtarë për namaz. Ndërsa të premteve gjatë namazit të xhumasë ky numër shkon në mbi 300 besimtarë.

Xhamia e Ballies

Faltore, stili i së cilës bën pjesë në periudhën e dytë të zhvillimit të

arkitekturës shqiptare islamike, kur modeli klasik osman i xhamisë përhapet në të gjitha trevat e Rumelisë. Për qytetin e Elbasanit ajo vinte e dyta në kohë, pas xhamisë së Nazareshës, me të cilën kanë të njëjtën gjuhë tipologjike.

Elementet e saj përbërës funksional: salla e faljes, portiku në ballin e hyrjes dhe minareja në të djathtë plotësojnë siluetën me një kupoleje gjysmësferike të lartësuar me një tambur poligonal tetëkëndor.

Elementi më tërheqës i xhamisë ishte minareja që konkurronte të gjitha të tjerat me modelimin dekorativ, origjinal të saj, si në zhvillimin e trupit në lartësi, por edhe ballkonit, i vetmi i këtij modeli në Shqipëri. Par fatkeqësisht kjo xhami nuk i

Page 38: Elbasani mes traditës dhe modernes

37Elbasani mes traditës dhe modernes

ka mbijetuar dot kohërave. Por, besimtarët kanë menduar dhe për këtë.

Me një projekt madhështor e financuar nga Kuvajti, “Xhamia e Ballies” do të jetë objekti më i madh fetar që do të ndërtohet në qendër të Elbasanit, përballë sahatit, në vendin ku dikur ka qenë xhamia me të njëjtin emër.

Objekti do të jetë me katër kate dhe me dy minare, më e larta e të cilave 37 metra, i projektuar nga një studio turko -austriake tashmë pret realizimin, fazën finale. Ndërtesa që do të kushtojë 1,5 milionë euro do të mund të presë njëkohësisht 1200 besimtarë të cilët do të kenë mundësi të kryejnë ritet e tyre fetare.

Page 39: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika38

El Hagri , faltorja e të rinjve

Në vitet e demokracisë në Elbasan u ndërtuan edhe faltore të tjera islame

ç’ka ia shtuan edhe më shumë frymën fetare këtij qyteti , ku ndër të tjera spikat xhamia El Hagri pranë universitetit. E veçanta e saj është se frekuentohet por edhe drejtohet nga të rinjtë studentë.

Page 40: Elbasani mes traditës dhe modernes

39Elbasani mes traditës dhe modernes

Kishat e heshtura në Kala

Kisha ortodokse Shën Maria, e vetmja kishë e Lindjes

“Ikonostasi i saj është madhështor, një vepër arti shumë e vështirë të arrihet në ditët tona. Ai është punuar për 10 vjet nga 40 mjeshtra shkodranë ” - Nikollë Marku.

Lagja kala e qytetit të Elbasanit është mjaft e pasur përsa i përket objekteve

të kultit. Diku nga mesi i kësaj lagje dy selvi të mëdha të tërheqin vëmendjen.

Lartësia e të cilave konkurron me kullën e vjetër të sahatit. Të vendosura paralel me njëra tjetrën, të lartuara mbi çdo gjë tjetër duket sikur nën këmbët e tyre diç fshehin. Kjo përshtypje nuk ka sesi të jetë e gabuar, ngjitur me to ngrihet një ndërtesë e madhe, e vjetër e punuar në gur, me një kullë të

Page 41: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika40

lartë mbi të cilën qëndron një kambanë e madhe e mbi kubenë e saj ngrihet një kryq gati gjigant.

Në murin e saj anësor është vendosur një pllakë ku shkruhet emri dhe viti i ndërtimit . Edhe pse forma e saj nuk të bën ta dallosh derën për t’u futur brenda, një melodi kishtare të tërheq drejt saj, diku në një cep, e lenë hapur. Në brendësi të saj mbizotëron një qetësi e madhe një heshtje gati-gati e frikshme. Zëri jehon mbi

Page 42: Elbasani mes traditës dhe modernes

41Elbasani mes traditës dhe modernes

kupolën e saj gjigante të punuar me lloj, lloj gdhendjesh e zbukurimesh prej druri. Në fillim nuk e dallon se nga vjen melodia kishtare, por shumë shpejt kupton që vjen nga një kasetofon i vjetër i mbuluar nga pluhuri, i vendosur në vendin ku mbahet mesha. Ikonostasi i saj është mjaft i bukur, i punuar me çfarësoj zbukurimesh, kopshtesh e shenjtorësh. Më vonë kuptoj se është kopshti i Edenit, “Ai që ndodhet pranë zotit”- thotë at Nikolla. Kjo kishë është ndërtuar me 1456 nga qytetarët e kësaj lagjeje dhe nuk është restauruar asnjëherë përveç pjesëve të anekseve të cilat kanë pësuar një rregullim dy viteve të fundit. Kjo kishë e ritualit bizantin-ortodoks ka ditur t’i qëndrojë kohërave. Prej vitesh për të kujdeset At Nikollë Marku.

E veçanta e kësaj kishe thotë Marku, qëndron në faktin se është e vetmja kishë ortodokse e Lindjes në Shqipëri, por dhe më gjerë. “Madje sa edhe në Greqi, vendin më me shumë kisha të vjetra, nuk gjendet një e tillë”- shton ai. Në ritualin e ndërtimit të kishave për hir të shenjtorëve ndërtohen kishat e fjetjes dhe vdekjes ndërsa ato të lindjes përfaqësojnë lindjen e njeriut e një

Page 43: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika42

jete të re, lindjen e kulturës e gjithçkaje. “Do të thotë përparim njerëzor”- shton muzikanti i kishës me një zë të ashpër, të ngjirur e disi nervoz, i cili ndodhet aty pranë.

Kisha Shën Maria

Page 44: Elbasani mes traditës dhe modernes

43Elbasani mes traditës dhe modernes

Në bisedë e sipër me priftin për të kuptuar sa më shumë rreth kishës dhe misionit të saj, përsëri ndërhyn muzikanti Robert Bica dukë thënë: “Dashuri dhe punë, këto ka perëndia”.

Kisha katolike Shën Pjetri

Kisha katolike Shën Pjetri ndodhet pak metra larg asaj ortodokse,

arkitektura e saj është disi më moderne e ndërtuar në vitin 1928 nga prifti katolik arbëresh At Sofroni. Kisha i përket ritualit katolik-bizantin, ikonostasi i së cilës është pikturuar nga piktori elbasanas Fatbardh Marku. Motra Geltrude kujdeset çdo ditë për të, ajo është arbëreshe nga Kalabria dhe që prej vitit ’97 jeton pranë kishës e kujdeset për mirëmbajtjen e saj.

Teksa shpjegon historikun e kishës fjala gjen fjalën e ajo humbet në minuta të tërë duke treguar historinë e shenjtoreve, Jezusit, Zonjës së Bekuar, etj. Përveç turistëve gjermanë, italianë e spanjollë që gjatë verës shtohen, aty mbretëron një qetësi mistike, një kishë e qetë e disi e vetmuar.

Page 45: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika44

Këtë fakt motra Geltrude e shpjegon me arsyen se qyteti i Elbasanit dominohet nga myslimanët, e ato pak katolikë që janë, rrallë herë kujtohen për të vizituar kishën. “Ndoshta nuk kanë kohë”- shfajësohet murgesha e zënë si në faj. Me atë shqipen e saj me theks italian nuk nguron të shpjegojë e të japë përgjigje për çdo gjë e pyet. Ajo është një murgeshë baziliane e thyer në moshë, por që gjen forcën, guximin, besimin e mbi të gjitha dëshirën për t’i shërbyer zotit e për t’u kujdesur për kishën çdo ditë.

Vlerat arkitekturore e monumentale të faltoreve islamike dhe atyre katolike e ortodoske, janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike e shoqërore. Feja dhe besimi ngrenë rregullat dhe praktikat mbi të cilat ndërtohet jetesa e këtij qyteti në masën më të gjerë të banorëve në ditët e sotme.

Ashtu siç tha dhe aktori i madh Mirush Kabashi në një simpozium Islam në Elbasan se “Feja po bën të pamundurën që në këtë zallamahi të ruajë normat dhe moralin njerëzor”.

Page 46: Elbasani mes traditës dhe modernes

45Elbasani mes traditës dhe modernes

Kultura e të jetuarit, (mikpritja, toleranca, martesa, gatimi, festat)

traditë shekullore

Mikpritja

“Portat e hanedanëve bujarë, përherë rrinë çelë për miq e të huaj. Mbi porta shkruhej një vjershë arabike: Mëngjesi yt është i shoqëruar me nder e lumtuni edhe porta jote është çelë për njerëzit nevojtar”- kështu shkruante “udhëtari botës” Çelebiu.

Gjithnjë shtëpia e elbasanasve ishte edhe e miqve, ato kishin vendin e

nderit kur vinin dhe priteshin mjaft mirë. Kjo traditë vazhdon të ekzistojë e të ruhet me fanatizëm edhe në ditët e sotme. Qyteti i Elbasanit njihet edhe për mikpritjen e hebrenjve gjatë terrorit nazist, miqësi që ruhen edhe sot e kësaj dite.

Page 47: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika46

Solidariteti dhe humanizmi ndaj hebrenjve ka lënë gjurmë që prej periudhës antike, mesjetës e deri në kohët moderne. Gjatë vizitës se tij në Elbasan ambasadori amerikan John Withers pohoi se banorët e këtij qyteti janë shprehje e mikpritjes vlerave dhe traditës cilësore dhe virtuoze që manifeston i gjithë populli shqiptar. Në këtë qytet ka një traditë të admirueshme në këtë qytet lidhur me komunitetin familjen dhe fqinjësinë. Në brendësi të tyre lulëzojnë ndjenjat bazë të humanitetit si: dhembshuria, miqësia, autoriteti dhe njohja, ato të cilat nuk e lënë njeriun të humbasë.

Page 48: Elbasani mes traditës dhe modernes

47Elbasani mes traditës dhe modernes

Toleranca

Elbasani i kishave, xhamive, tyrbeve, e ka reflektuar ndër kohëra, si e gjithë

Shqipëria tolerancën fetare. Në lagjen kala rrinë pranë-pranë xhamia e kisha. Njerëzit që moti respektonin festat dhe ritet fetare të njëri tjetrit. “Toleranca fetare është e theksuar në këtë qytet, jo se qytetaret elbasanas janë të dobët në besimin e tyre, por nga vetë fakti se feja në vetvete është paqe dhe tolerancë”- tregon drejtuesi i Xhamisë Mbret Gëzim Karaj.

Në lagjen kala ku janë objektet e të tre kulteve fetare kryesore, nuk është provokuar as edhe një incident më i vogël. Në këtë qytet ekziston një gërshetim besimesh e pikërisht nga kjo buron edhe forca e madhe e popullit shqiptar. “Ne jemi një nga pesë vendet në botë që toleranca fetare ka shërbyer si katalizator dashurie në jetesë dhe në marrëdhënien e njerëzve me njëri tjetrin”, tregon At Nikollë Marku.

Page 49: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika48

Martesa

Krushqitë në qytetin e Elbasanit janë zhvilluar që në kohët e hershme e deri

në vitin 1944 brenda për brenda qytetit. Kjo bëhej për të ruajtur më së miri popullsinë autoktone të trevës, marrëdhëniet e mira, afrimin ndërmjet fiseve, etj. Por pjesërisht këto krushqi vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot në zona të thella fshatare ç’ka tregojnë se aty ku tradita lëshon rrënjë, vështirë se harrohet. Pa mbaruar kostumi, vajza elbasanase nuk mund të martohej. Vajzat nga familjet e pasura e porosisnin, ndërsa ato që s'ishin në gjendje të mirë ekonomike e punonin vetë.

Një punë e tillë kërkonte dy vjet kohë pa ndërprerje. Nusja e re vishte kostumin popullor qytetar dhe po kështu në ceremonitë e tjera të dasmave apo ceremoni të rëndësishme. Një nuse e re vishte këtë kostum dhe kuptohej që ajo sapo ishte martuar. Ndërsa vajzat e reja nuk mund të vishnin veshjen shqiptarçe. Martesa ishte një ngjarje e madhe dhe parapërgatitjet për të fillonin muaj përpara.

Page 50: Elbasani mes traditës dhe modernes

49Elbasani mes traditës dhe modernes

Gatimi

Ky qytet me kohë ka qenë i njohur për traditën dhe specialitetin e

të gatuarit, për furrat e bukëpjekjes që bënin simite me bugaçe, ballokumet, fërgesën karakteristike, tavën e kosit e cila gjendet edhe në menytë shijeholla europiane. Ballokumja është ajo ëmbëlsirë që identifikohet me ditën e verës, receta e saj nuk është më sekrete, por askush nuk

mund ta përgatisë me atë shije të veçantë siç dinë ta bëjnë nënat elbasanase. Çdo vit për ditë verë mijëra ballokume transportohen nga Elbasani për në qytetet e tjera për ta pasur në tryezat e tyre gjithë shqiptarët.

Page 51: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika50

Ëmbëlsira karakteristike e Elbasanit duket se vjen nga shumë larg.

Drejtori i trashëgimisë kulturore Kreshnik Belegu rrëfen se disa të huaj që kanë vizituar qytetin dhe kanë shijuar ballokumen e Elbasanit kanë thënë se këtë ëmbëlsirë me miell misri e kanë hasur në Iran, si një ëmbëlsirë e vjetër tradicionale atje. Menyja e gatimeve tradicionale të këtij qyteti të lashtë është mjaft e pasur dhe me shije të veçantë. Tava e kosit, tava me pistil, çomleku, karbunarja, gjeli detit, tave dheu, etj. Përherë elbasanasit janë cilësuar si njerëz që i kushtonin rëndësi e vëmendje gatimit e të ushqyerit ku “hahet e pihet me bollëk”. Furrtari i njohur Xhevat Koburja ka mbi 60 vite që u shërben bashkëqytetarëve të tij. Nuk ka elbasanas që nuk e njeh dhe vlerëson atë dhe furrën e tij për specialitetin e të gatuarit. Xhevati tregon se që nga tavat që vinin në furrë e dinte se cilës i përkiste dhe ia përgatiste sipas shijes. Historitë e tij me gatimet janë sa të bukura aq dhe mbresëlënëse. Ai tregon se nga ushqimet që përgatiste apo nga tepsitë që vinin në furrë mësonte se edhe kë kishte për darkë ajo familje së cilës i përkiste tepsia. Gatimi është i vetmi profesion i Xhevatit dhe

Page 52: Elbasani mes traditës dhe modernes

51Elbasani mes traditës dhe modernes

ai ndjehet krenar për këtë sidomos kur qytetarët i shprehin vlerësimin e tyre.

Festa e ditës së verës

Moria e makinave nis që nga maja e qafëkrrabës, tutje në thellësi të

Peqinit e Librazhdit të gjithë të stacionuar për t’u takuar në Elbasan e për të përjetuar atmosferën e festës dhe për ta shijuar atë në lokalet e lëndinat piktoreske të qytetit. Me mijëra njerëz në bulevarde e sheshe, lokale, lugina e shpate, shqiptarë e të huaj, pret e përcjell Elbasani në këtë ditë. Atmosfera dehëse e festës i pushton të gjithë, ajo është festë e të gjithëve e të pasurve dhe të varfërve, mbarë popullore ku të gjithë argëtohen, dëfrejnë e festojnë ajo ka një ndikim të çuditshëm te të gjithë. I gjithë qyteti vishet me dekor shumëngjyrësh ashtu si dhe lulet e pranverës. Nga moria njerëzve të krijohet përshtypja se e gjithë Shqipëria ka zbritur aty. Në bulevardin “Qemal Stafa”, mysafirë e elbasanas, ndjekin paradën, krosin e karnavalet e shkollave të qytetit. Qindra fëmijë kanë qenë pjesë e dekorit të festës tradicionale me veshjet e tyre duke hedhur edhe parulla për paqe e

Page 53: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika52

lumturi. Elbasanasit e ruajnë me fanatizëm

këtë festë por siç shkruan gazetari Fatos Baxhaku në librin “Gur” elbasanasit si bujarë e mikpritës, nuk ndjehen keq që festën ia kanë dhuruar kryeqytetit, Durrësit dhe qyteteve të tjera, pasi pranvera vjen për të gjithë. Festë pagane apo bektashiane, fundja kujt i intereson kjo në Elbasan, ajo festohet si festa e ripërtëritjes së jetës, simbol i pranverës, e kjo shtrihet e përjetohet me plot kuptimin e fjalës në këtë qytet.

Page 54: Elbasani mes traditës dhe modernes

53

IIIFARKËTIMI I MODERNES

Teatri Skampa (i harruar) ndër vite

Në planimetrinë e qyteteve moderne, qendra është ajo e cila përmbledh

institucionet kryesore politike e artistike. Në vendin e njohur historikisht si qendra e qytetit të Elbasanit ndodhet teatri Skampa i ndërtuar që në vitin 1936, arkitektura e tij është moderne me një akustikë që rrallë e gjen në ndonjë teatër tjetër në Shqipëri dhe me një kapacitet prej 292 vendesh. Vlerësimet për këtë teatër nga autorë, regjisorë e aktorë të ndryshëm janë të shumta.

Vlerësimi i parë për të, menjëherë pas rikonstruksionit dhe shfaqjes së parë në vitin 1963 vjen nga regjisori Kujtim Spahivogli me shprehjen: “Lindi edhe një

Page 55: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika54

fëmijë, një fëmijë i shëndoshë”. Këtë thënie e cila ngjan më tepër me një proverb duket se koha po e vërteton. Ashtu sikurse fëmijët lindin, rriten e zhvillohen ashtu edhe ky teatër pati, lindjen zhvillimin dhe kulminacionin e tij e sot afro pas 50 vjetëve eksperiencë, duket sikur po përjeton periudhën e mplakjes. Viti 2006 ka qenë viti i cili ka ngjitur në skenën e teatrit Skampa vetëm dy premiera. “Dashuri, paqe, para” dhe “Një engjëll në katin e 11”, të dy këto premiera u shfaqën vetëm nga një herë, e para me 15 spektatorë dhe e dyta vetëm për festival - falas. Autori dhe ish drejtor i këtij teatri Dhimosten Papa në librin e tij “Nga Jeta në Skenë - Teatri Skampa në Festivale”

Page 56: Elbasani mes traditës dhe modernes

55Elbasani mes traditës dhe modernes

kushtuar jetës artistike të teatrit ndër vite shkruan: “Të vjen keq që pas 45 vjetësh themelimi teatri Skampa është katandisur pa ato që i japin jetë skenës - pa artistë”. Edhe vetë drejtori aktual i këtij teatri, Ilirjan Sulkja, që qëndron në këtë post prej tre vitesh, pranon se teatri ndodhet në një periudhe krize, por ja që zgjidhja duket e pamundur. Sot në kohët moderne, ndryshe nga më parë kur salla tej mbushej, sot nuk ka spektatorë. “Këtu nuk mungon asgjë, as dëshira për të punuar, vetëm dëshira për të ndjekur mungon”- thekson Sulkja. Kjo gjendje e krijuar më kujton një thënie e regjisorit të shquar Mihal Luarasi “Çdo kush që bën teatër apo që zyrtarisht merret me teatrin, e di dhe shpall se arti teatror bëhet për spektatorin, ai është një nga përbërësit themelor të tij. Teatër pa shikues nuk ka”.

Teatri Skampa i Elbasanit në historinë e tij të gjatë artistike njeh mbi 130 premiera, e janë ngjitur në skenë aktorë të shquar shqiptar si: Robert Ndrenika, Kastriot Çaushi, Leonard Bombaj, Yllka Mujo, Demir Hyskaj, etj. Ka marrë pjesë në konkurse e kompeticione të ndryshme kombëtarë por dhe jashtë vendit si Itali, Greqi, Maqedoni, Turqi, Rusi, etj. Ky teatër vuri në skenë

Page 57: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika56

shfaqje të suksesshme me spektatorë të shumtë por edhe me trofe, ku meritën për këtë e ka themeluesi i tij regjisori, artist i popullit Lec Shllaku. Në morinë e premierave me të rëndësishme përmendim ato të cilat lanë gjurmë në kontekstin dhe në kohën në të cilën u shfaqen.

Drama “Rrethimi i Bardhë” është shfaqja e parë e ngritur mbi baza amatore, ajo e cila hapi rrugën e gjatë artistike që do të ndiqte më vonë ky teatër, në 1963 e shfaqur mbi 30 herë. Një nga shfaqjet me të suksesshme ka qenë “Njeriu që pa vdekjen me sy ” me protagonist Robert Ndrenikën e shfaqur edhe në Tiranë mbi 15 herë me salla të tejmbushura. Vepër kjo e autorit Viktor Eftimiu dhe e vënë në skenë nga regjisori Lec Shllaku me 1965.

Pas shfaqjes së kësaj komedie në teatrin e Tiranës regjisori Mihal Luarasi u shpreh “Shfaqja e teatrit të Elbasanit theu akullin e sallës së teatrit popullor”, ndërsa komedia “Udha e zavalinajve” e Thanas Borodanit e shfaqur më 1987 mban rekord për numrin e shfaqjeve mbi 230 herë, një komedi e cila paraqet përmes sarkazmës, vuajtjet e jetesën e vështirë të fshatarëve dhe luftën kundër burokracisë. Siç dhe u

Page 58: Elbasani mes traditës dhe modernes

57Elbasani mes traditës dhe modernes

vlerësua në atë kohë, një raketë në kohën e duhur. Suksesi më i madh i këtij teatri është komedia “Sa gjethe të thata atë vjeshtë” e cila mori çmimin e parë në festivalin kombëtar të teatrit më 1989. Edhe gjatë viteve të demokracisë ka pasur shfaqje të suksesshme si: “Zonja nga Barcelona” 1994, “Në katin e dytë duket parajsa” 1996, “Qytetrrethimi” 1997, “Llotaria Amerikane” 2000, “E ardhmja qëndron tek vezët” 2004, “Zbritja nga mali Morgan” 2005, komedi e drama të autorëve shqiptarë e të huaj të cilat trajtonin tema nga jeta aktuale të viteve të tranzicionit shqiptar.

Teatri Skampa i quajtur edhe teatri i progresit ka pasur sukses edhe në arenën ndërkombëtare ku vazhdon të njihet edhe sot si prezantues i veprave të bukura, serioze e të çmuara, por vitet e fundit duket sikur ia kanë zbehur shkëlqimin e e dikurshëm këtij teatri. Ndonëse me vështirësi të mëdha, vazhdon jeta artistike në të, ku është mbyllur sezoni i parë i këtij viti më premierën “Shtëpia me rrota” e Erand Sojlit, e shfaqur në fund të muajit maj. Në të luajtën të gjithë aktorët e teatrit të Elbasanit dhe u prit mjaft mirë ndonëse me mungesë të theksuar të publikut në

Page 59: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika58

sallë. Sipas drejtorit të përgjithshëm të qendrës së kulturës Bashkim Paheshti, kjo pjesë teatrale trajton problemet e të dënuarve të ndërgjegjes nga diktatura, jeta dhe peripecitë që ato hoqën e që më pas u zhgënjyen pasi nuk arritën atë që ëndërronin apo meritonin.

Ndërsa teatri i kukullave e ka mbyllur sezonin me pjesën “Gishtëzat” me regji të regjisorit Eduart Çala. Shfaqet kanë qenë të pakta, teatri i progresit pa artistë e pa spektatorë po humbet vlerat e dikurshme, shkëlqimi po venitet e zbehet dhe po humbet nga materializmi kohës moderne.

Page 60: Elbasani mes traditës dhe modernes

59Elbasani mes traditës dhe modernes

Shkolla Onufri, aty ku kultivohen talentet dhe arti

“Talentet mund të mbijnë edhe majë shkëmbit, por varet se sa do të kultivohen dhe çfarë produkti do të japin atje. Shkolla bën përpjekje për të thithur më të talentuarit që mund të jenë dhe i kultivon ato, ajo është dhe mbetet vendi ku kultivohen vlerat e talenteve”- kështu shprehet drejtori shkollës Onufri, Astrit Lopari.

Tradicionalisht shkolla është ajo që projekton të ardhmen e fëmijëve e në

këtë rast shkolla e mesme artistike Onufri në Elbasan projekton të ardhmen artistike të qindra nxënësve që studiojnë në të, ajo ka një eksperiencë 50 vjeçare që me 1958, kur dhe u themelua. Fillimisht ajo operoi me 35 nxënës dhe tre mësues ndërsa sot ne ditët moderne funksionon me një staf

Page 61: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika60

prej 60 mësuesish të kualifikuar e mbi te gjitha artistë dhe me qindra nxënës. Teksa ngjitesh nëpër shkallët dhe ecën nëpër korridoret e saj shoqërohesh nga tinguj muzikor të ndryshëm si tinguj piano, violine etj.

Në korridorin e katit të parë një vajzë e vogël po praktikohet me violonçelin e saj. Tingujt e instrumentit në duart e vogëlushes bëhen përherë e më të bukur e të ëmbël. Kristina Sula, kështu quhet vajza, ajo është në klasën e tretë ku studion për violonçel dhe piano, ajo karakterizohet nga urtësia, buzëqeshja e ëmbël dhe profesionalizmi në instrument. Megjithëse është ende shumë e vogël, ajo është nga me të talentuarat e klasës. “E kishte me shume dëshirë, që në

Shkolla Onufri

Page 62: Elbasani mes traditës dhe modernes

61Elbasani mes traditës dhe modernes

klasë të parë me thoshte: Mami Mami dua të futem te shkolla e muzikës. Erdhi këtu dhe e fitoi që me provën e parë” - tregon Afërdita, e ëma e vajzës. Kristina dëgjon mamanë dhe buzëqesh, me naivitetin dhe çiltërsinë e një fëmije, por kurrsesi nuk e le violonçelin, por vazhdon t’i bjerë.

Nëpër shkallë e korridore, sheh fëmijë që i bien instrumenteve, violinë, klarinetë, etj. Një përzierje tingujsh, askush nuk i thotë gjë, pasi artistit kur i vjen frymëzimi se ndal dot. Në sallën e arteve figurative është më qetë edhe pse dëgjohen tinguj të lehtë që nga jashtë. Nxënësit përmes penelit e bojërave të nxitur emocionalisht edhe nga profesorët hedhin mbi telajo ndjenjat dhe emocionet e tyre për ti konkretizuar në një vepër artistike. Për ta ngritur në këmbë, për ti dhënë jetë e për ta bërë të prekshme.

Armando Balla nxënës i vitit të tretë për pikturë u kurorëza me çmim të parë në konkursin e organizuar nga Coca-cola për reklamën e saj. Pikturat e tij i pëlqejnë mësuesit, shokët e shoqet e veçanërisht familja e tij. I vëllai Albano mendon se elementet që përdori në pikturë dhe mjeshtëria e tij me bojërat e vajit e bënë atë fitues. "Pikërisht elementet që zgjodhi

Page 63: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika62

si, alpet shqiptare, shqiponja në fluturim që mbërthen një shishe coca-cola me kthetrat e saj, janë elemente domethënës dhe mjeshtëria e tij në punim e bënë atë fitues, thotë ai.

Një tjetër pikturë që atij i pëlqen shumë është edhe një portret i vajzës së xhaxhait të tij. “E ka punuar me penel dhe boje vaji, është vërtet i mrekullueshëm”- shton Albano. Falë eksperiencës shumëvjeçare të kësaj shkolle nga aty përgatiten e dalin nxënës të talentuar si interpretues në drejtime të ndryshme duke filluar nga violina, violonçeli, piano, për të vazhduar me instrumentet e frymës si flauti, klarineta, oboji, tromba, fagoti, kitara e fizarmonika, interpretues në kanto dhe në artet figurative, pikturë, etj, ku spikasin talente.

Një meritë të veçantë për këtë shkollë ka edhe drejtori i saj, Astrit Lopari. Ai ka mbi 30 vjet që punon në të, që nga 1980 ku ka kaluar të gjitha shkallët e një mësuesi. Fillimisht ka shërbyer si mësues për 5 vjet, më pas 12 vjet si nëndrejtor dhe që prej 1998 është drejtor. Kjo shkollë arti ka si qëllim të saj të edukojë dhe emancipojë fëmijët me artin. Drejtori i saj pohon se “Kjo shkollë

Page 64: Elbasani mes traditës dhe modernes

63Elbasani mes traditës dhe modernes

është e vetmja në rrethin e Elbasanit, janë shkallët e vetme në të cilat kalon historikisht formimi i nxënësve artistë”. Historikisht nga aty kanë dalë talente, artistë të vërtetë.

Që në fillimet e saj ka pasur një sukses të konsiderueshëm ku dhe shtypi i kohës nuk ka nguruar të shkruajë me nota të larta optimizmi. Nëpër korridoret e shkollës sheh foto të artistëve të shquar, foto të nxënësve nëpër konkurse, mësues, piktura nga mjeshtra të ndryshëm si edhe shkrime të shkëputura nga gazetat e kohëve të mëparshme. Një fragment i shkëputur nga një gazetë e cila është vendosur në një pllakë prej xhami shkruan: “…Me ngjyra e intonacion të pastër, me shije të kulturuar luajti orkestra e harqeve e shkollës së muzikës së Elbasanit nën drejtimin e mësuesit Spiro Kalemi. U dallua për dinamizëm e siguri profesionale…”. Fjalë këto të cilat vlejnë edhe sot pasi dinamizmi dhe siguria profesionale ka bërë që këta nxënës të rrëmbejnë shumë çmime në konkurse brenda dhe jashtë vendit.

Në konkursin e zhvilluar në Fier në kuadër të marrëdhënieve me Italinë shkolla Onufri mori 6 çmime, 5 për artet figurative dhe një në kanto. Në një

Page 65: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika64

tjetër konkurs të zhvilluar në Tiranë një nxënëse e Onufrit mori çmimin e parë në instrument, piano duke lënë pas edhe dy studentë të Akademisë së Arteve, fitore kjo e cila i siguroi një bursë tre mujore në Itali. Nxënës të shumtë kanë marrë pjesë nëpër konkurse të ndryshme edhe jashtë vendit si në Itali Greqi, Paris, Kroaci, Maqedoni, etj. Lopari, tregon se në këtë fundvit ka një numër të konsiderueshëm nxënësish që janë cilësuar më të mirët. Rruga që ndjekin këto nxënës është një cikël prej 12 vjetësh, i gjatë dhe i ndërlikuar. Ato futen aty që në klasën e parë prej nga ku fillon projektimi i të ardhmes së një talenti, vazhdojnë me arsimin e mesëm e më pas janë të gatshëm të konkurrojnë në Akademinë e Arteve në Tiranë e më pas, më të talentuarit zënë vend në ndërgjegjen e kombit për vlerat e tyre.

Është një traditë evropiane një proces në të cilin kalon formimi muzikor dhe ai figurativ i nxënësve. Premisat dhe mundësitë që nxënësit e kësaj shkolle kanë janë të mëdha. “Në kemi shembuj , ku nxënës të kësaj shkolle, jo vetëm kanë dalë me sukses e kanë mbaruar të lartën me rezultate të mira por kanë zënë vende të rëndësishme

Page 66: Elbasani mes traditës dhe modernes

65Elbasani mes traditës dhe modernes

në institucionet kryesore të artit muzikor dhe atij figurativ” -thotë Lopari - Kemi të tjerë të talentuar të cilët bëjnë xhiro në jetën artistike europiane”. Figura të shumta e të shquara sot, kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle. Disa prej tyre janë pedagogë në Akademinë e Arteve, një pjese e tyre janë anëtarë të orkestrës së RTVSH dhe TOB, solistë si Kastriot Tusha etj. Nga kjo shkollë ka dalë tenori Sajmir Pirgu, që është një nga talentet më të shquara të Europës në ditët e sotme. Figurë që ka marrë përmasa ndërkombëtare.

Ai ka studiuar në shkollën Onufri për violinë dhe më pas ka kaluar për kanto. Pas emigrimit në Itali ai pati fatin të njihej dhe mbështetej nga Luçiano Pavaroti, pas një konkursi kantoje që fitoi atje. Pavaroti e lançoi atë më pas nëpër Evropë ku edhe sot ai tashmë është një nga tenorët më të shquar.

Një talent tjetër ish nxënës i kësaj shkolle është violinisti Fatjon Hoxholli. Pasi mbaroi studimet e larta në Akademinë e Arteve dhe një specializim në Itali ai pati arritje të mëdha e sot është anëtar i Orkestrës së Scala-s në Milano në teatrin e operas më prestigjoz të Evropës. “Kjo

Page 67: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika66

është shkolla shqiptare, me arritjet e veta me nivelin e saj, ne bëjmë përpjekje që t’i afrohemi sa më tepër të gjitha cilësive të larta e të ballafaqohemi edhe sot me shkollat evropiane” përfundon Astrit Lopari.

Me një eksperiencë 50 vjeçare, me një tradite të pasur artistike shkolla e mesme Onufri në Elbasan kultivon talente dhe artistë ndër vite, në mënyrë që një ditë ato të bëhen lider të artit shqiptar por jo vetëm.

Page 68: Elbasani mes traditës dhe modernes

67Elbasani mes traditës dhe modernes

Politika mbi modernizimin e Elbasanit

Qyteti i Elbasanit, kohët e fundit, si rezultat i investimeve modeste në

infrastrukturë, po merr një tjetër pamje, e domosdoshmërisht po shkon dalëngadalë drejt përmirësimit e zbukurimit.

Page 69: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika68

Bulevardi kryesor “Qemal Stafa” i këtij qyteti i shtruar së fundmi me pllaka, me trotuare të zgjeruara, me stola në lulishte ia ka bërë më të bukur xhiron e pasdites qytetarëve elbasanas.

Ku sapo dielli fillon të largohet e të bjerë hija, qytetarët vërshojnë, mbi bulevard për të bërë xhiron e zakonshme, apo të moshuarit për të pushuar në stolat e lulishtes ngjitur me muret e kalasë.

E ndërsa lulishtja e vogël përballë BKT me rrugica, çezme, bar e lule të ndryshme e stola, e tipit karakteristik me çardak, i ka dhënë një tjetër frymëmarrje qytetit megjithëse me përmasa të vogla. Shtrimi i rrugëve e rrugicave dytësore nëpër lagje, shatërvani i madh te rotonda pranë postës, shatërvanet e vegjël përgjatë gjithëbulevardit, si dhe shumë të tjera, të gjitha këto sado pak kanë ndryshuar pamjen e Skampës së lashtë.

Por Elbasani meriton më shumë, kjo është edhe motoja e politikave të modernizimin të tij që po ndiqen nga pushtetarët lokalë në bashkëpunim me qeverisjen qendrore. Tre projekteve gjigante, pritet ti jepet jetë, që jo vetëm do

Page 70: Elbasani mes traditës dhe modernes

69Elbasani mes traditës dhe modernes

të ndryshojnë pamjen e qytetit por edhe jetën e qytetareve elbasanas duke e kthyer në një qytet modern dhe turistik.

Autostrada Elbasan Tiranë rreth 31 km e 170 m e gjatë me 4 korsi, me mbikalime, nënkalime, viadukte e tunele pritet të kapë shifrën e 170 milionë euro për të përfunduar brenda dy vjetëve e për të shkurtuar distancën mes Elbasanit dhe kryeqytetit, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e tij.

Ky projekt ka impakt pozitiv për gjithë Shqipërinë, pasi krijon treg unik të punës dhe shitjeve. Rrit me progresion gjeometrik vlerën e tokës në Elbasan. Fuqia e një vendi përcaktohet nga infrastruktura dhe zhvillimi rrjetit rrugor. Emiratet e Bashkuara Arabe janë ato të cilat mesa duket kanë në dorë fatin e qytetareve elbasanas. Sheiku Abdullah Bin Zayed do të financojë tunelin në qafë kërrabe me 40 milion euro, por dhe do të përballojë edhe nëse do të duhen fonde shtesë. Kjo bujari e arabëve varet nga marrëdhëniet me liderët drejtues shqiptarë, një vit me parë sheiku vizitoi Elbasanin, mbase përshtypjet që i ka lënë ky qytet që jeton mes traditës dhe modernes e kanë bërë atë të japë ndihmën e tij.

Page 71: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika70

Një tjetër projekt madhështor është edhe ai Parkut Rajonal të Krastës me një kosto 50 miliard lekësh, ndërtimi i të cilit mund të zgjasë deri në 5 vjet. Një ditë relaksi dhe kënaqësie në hapësirat e parkut të Krastës. Mund të konsiderohet një domosdoshmëri për qytetarët e Elbasanit të cilët kanë nevojë për më shumë hapësira të gjelbërta. Ardian Turku, iniciatori i këtij projekti ka kundërshtuar privatizimet që Ministria e Brendshme donte të bënte reparteve ushtarake në zonën e Krastës, ka punuar për këtë projekt dhe nuk ka ndërmend të ndalet deri në realizimin e tij, të paktën kështu thotë, ndërsa qytetarët presin që të mos mbetet një premtim politik apo elektoral, por të vihet në jetë.

Page 72: Elbasani mes traditës dhe modernes

71Elbasani mes traditës dhe modernes

Në të mund të ndërtohet Luna Park, Komplekse Sportive, Fshat Turistik, Korpus Universitar. Infrastruktura që përfshin rrugën me dy korsi, trotuar me ndriçimin tip shëtitore, bashkë me parkingjet që kap shifrën e dy miliard lekëve një shifër kjo tepër e lartë po të marrësh parasysh gjendjen aktuale të Shqipërisë.

Projekti i tretë është xhamia e Ballies e cila do të ndërtohet në qendër të qytetit me një projekt madhështor e financuar nga Kuvajti. “Xhamia e Ballies” do të jetë objekti më i madh fetar që do të ndërtohet në vendin tonë në qendër të Elbasanit, përballë sahatit, në vendin ku dikur ka qenë xhamia me të njëjtin emër. Objekti do të jetë me katër kate dhe me dy minare, më e larta e të cilave 37 metra, i projektuar nga një studio turko-austriake tashme pret realizimin, fazën finale. Ndërtesa që do të kushtojë 1,5 milionë euro do te mund te prese njëkohësisht 1200 besimtare të cilët do të kenë mundësi të kryejnë ritet e tyre fetare.

Një tjetër faktor çka e bën Elbasanin modern apo ndikon në modernizimin dhe zhvillimin e tij është biznesi i huaj.

Page 73: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika72

Këto biznese që pas hapjes se vendit nga diktatura komuniste kanë ushtruar aktivitetin e tyre në këtë qytet duke sjellë zhvillim dhe rritjen e mirëqenies sociale të njerëzve, duke ulur ndjeshëm numrin e papunësisë. Një ndër bizneset më të mëdha të huaja, jo vetëm në Elbasan por edhe në Shqipëri është Kürüm International me Uzinën e Prodhimit të Çelikut, i cili ka forcuar vazhdimisht pozicionin e tij në tregun Shqiptar. Përveç rasteve negative që ai sjell si ndotja e mjedisit, ai luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën ekonomike të qytetit, ku në të punojnë mbi 800 punëtorë.

Qeveria shqiptare e cilëson atë si një nga kompanitë e huaja më serioze që ka sot për sot vendi ynë. Një nga investitorët e huaj më seriozë.

Projekti për fasadat e pallateve të qytetit, projekti i rrugës 11 Nëntori që parashikon bashkimin me unazën jugore e veriore të qytetit si dhe projekti për rikonstruksionin e kalasë për kthimin e saj në identitet, të gjitha këto projekte e investime, politika e premtime synojnë ti japin Elbasanit një zhvillim të madh duke kthyer në një qendër moderne të zhvillimit.

Page 74: Elbasani mes traditës dhe modernes

73Elbasani mes traditës dhe modernes

“Unë besoj që Elbasani mund dhe duhet të jetë më mirë, me shkolla më të mira, me spitale më të mira, më rrugë më të mira, një qytet i mirëqenies moderne, qytet i zhvillimit për një Elbasan më të mirë. Unë dëshiroj që Elbasani të jetë një qytet i cili të mos ketë frikë nga mijëvjeçari ri, por të ecë me siguri përpara”- me këtë dëshirë jeton çdo ditë kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, të paktën ai kështu shprehet sa herë që i jepet rasti.

Page 75: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika74

Page 76: Elbasani mes traditës dhe modernes

75Elbasani mes traditës dhe modernes

Një zë më shumë…

Në qytetin e traditës, kulturës, arsimit, poeteve, të rinjtë e këtij qyteti

gjejnë vetveten dhe mundësitë për të ecur përpara, për t’u rritur profesionalisht, për të futur në shinat e duhur, talentin e lindur apo të fituar e për të udhëtuar drejt majave.

“Studio e Letërsisë” është një projekt për të rinjtë krijimtar të cilët u pëlqen arti i fjalës. Studio kjo e cila funksionon që nga 2008, pranë Qendrës së Kulturës të qytetit të Elbasanit. Qëllimi i së cilës është të kultivojë, të mësojë e t’u japë një shans më shumë letrarëve të rinj. Pas një konkursi letrar ato që fituan u bënë pjesë e saj ku zhvillohen takime dy herë në javë e ku bashke me profesorët (shkrimtarë) diskutojnë, mësojnë në lidhje me artin e të shkruarit, duke sjellë në studio poezi dhe krijimtarinë e tyre më të mirë.

Page 77: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika76

Një projekt i tillë është i domosdoshëm për krijuesit e rinj thotë shkrimtari Fatmir Musai, njëkohësisht profesor pranë kësaj studioje. Nën drejtimin e shkrimtares Elisabeta Myftari “Studio e Letërsisë” solli një përmbledhje poetike me titull “Trokitjet e Para” ku përfshihen 10 autorë të rinj me krijimet e tyre në poezi pa përfshirë ato në prozë. Në fjalën prezantuese të këtij libri shkrimtari Musai shkruan: “Në atë mars të 2008 ata erdhën të ndrojtur thuajse të panjohur me njeri tjetrin, pas konkursit që kishte shpallur qendra e kulturës. Ishte një periudhe 9 mujore e ethshme dhe e bukur, ku të dhjetë autoret e kësaj përmbledhje gjetën vetveten”.

Ky është viti i dytë i organizimit të këtij projekti, ku të rinj kryesisht gjimnazistë por edhe studentë, ndajnë një përvojë të përbashkët, ku gjithsecilit do ti shërbejë në të ardhmen. Pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht kohës që fluturon, të parët janë ato që mbahen mend gjatë, që nguliten në ndërgjegjen dhe kujtesën e gjithsecilit. Shkrimtari Fatmir Musai shkruan: “Në ndiejmë Benin romantik, disi të trishtuar më me maturi ndjenjash, Alfredin me tendenca filozofike, pasionanten Anela, Elisën që

Page 78: Elbasani mes traditës dhe modernes

77Elbasani mes traditës dhe modernes

pretendon për mendim poetik, Jonidën e sinqertë e të natyrshme. Kajmelinën e guximshme, Megin e qartë në konceptin e vet poetik, Oltionin që synon fabulat origjinale, Verionin melankolik, plot me ndjenje e produktivitet si dhe të spikaturën Xhoanë”. Këto janë dhjetë autorët të cilët hapën siparin e një projekti i cili do të vazhdojë gjatë në këtë qytet që jo me kot është quajtur “Darush Shuara” (Shtëpia e Poetëve).

Qendra rinore “Riemar” e themeluar me 1972 e riadaptuar me 2000 është ajo e cila krijon mundësi pafund për të rinjtë. Ajo zhvillon kurse futbolli, lojra të ndryshme, bibliotekë, kurse gjuhëve të huaja, kompjuter, konkurse poetike të gjitha këto falas si dhe boton një gazete letrare me titull “Një zë më shumë”, një zë më shumë për të rinjtë e talentuar, për të rinjtë që kanë nevojë për një mbështetje për të ecur përpara.

Maratona Rinore është një spektakël rinor i cili zhvillohet tashmë që prej 15 vitesh me udhëheqës artistik Edmond Rrapin. Edhe këtë vit 800 nxënës nga 9 shkolla të mesme të Elbasanit kanë performuar për 10 ditë me radhë. Ky është

Page 79: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika78

një aktivitet i rëndësishëm për të rinjtë, i pari i këtij lloji në Shqipëri ku këndohet dalvivo, kërcehet vallja e bukur popullore shqiptare, këndohet, aktrohet, sfilohet e bëhet humor. Kjo është maratona e të rinjve që s’ndalet përveçse me kurorëzimin e fituesve. Një spektakël autentik i Elbasanit që lindi si një domosdoshmëri për të sjellë të rinjtë në jetën kulturore. Edhe këtë vit janë zbuluar shumë talente të reja në fusha të ndryshme artistike. Finalja mbyllet me çmime të shumta të zhanreve përkatëse. Në 15 vite kanë dalë nga kjo skenë artistë si: Rovena Stefa, Salsano Rrapi, Engalntina Toska, Arbër Çepani, gazetarë e aktorë të shumtë. Armando Kllogjeri një ndër tenorët më të mirë që ka sot Shqipëria ka dalë nga kjo skenë. Udhëheqësi Rrapi shprehet i kënaqur duke thënë: “Kam përshtypjen se do të vazhdojë gjatë pasi këto të rinj kanë nevojë për të shprehur talentin e tyre”. Këto mundësi u krijohen të rinjve të këtij qyteti sot në kohet moderne, ku gjithkush i uron rrugë të mbarë në udhën e bukur të artit të fjalës, këngës, aktrimit, ku nisen më mijëra, por në fund vetëm disa triumfojnë.

Page 80: Elbasani mes traditës dhe modernes

79

IVEPILOG

Harmonia e ndërthurjes në shekuj

Bukuritë e Elbasanit, virtytet e shpirtit njerëzor të këtij qyteti kanë qenë

objekt i penelit të shumë piktorëve që e kanë vizituar atë në periudha të ndryshme.

Qyteti i Elbasanit mbart në vetvete vlera dhe pasuri historike, arkeologjike e etnografike të një rëndësie kombëtare, që burojnë nga ekzistenca e tij shumë shekullore si vendbanim.

Elbasani i monumenteve, i kulturës, shtëpive karakteristike, i pallateve moderne, i kalasë shekullore, ky është qyteti që tërheq turistë në çdo periudhë të vitit.

Tradita, besimi, kultura e hershme përzihen, ndërthuren, gërshetohen e

Page 81: Elbasani mes traditës dhe modernes

Ferit Lika80

bashkëjetojnë për ti dhënë jetë e gjallëri qytetit, ky është qyteti i piktoreve, i poetëve, arsimtarëve, i artit e talenteve.

Ky është Elbasani sa modern aq dhe tradicional. Aty ku tradita nuk ka frike nga civilizimi por ngrihet e bashkëjeton me të më së miri.

Kultura fetare është ajo e cila ka ecur paralelisht me civilizimin dhe zhvillimin e qytetit dhe domosdoshmërisht ka ndihmuar gjithmonë për përmirësimin tij.

Një gjë është e bukur në Elbasan, përpjekja e Bashkisë, Specialisteve të Urbanistikës e Arkitekturës, që në ndërtimet e reja të ndërthuret modernja me elemente të traditës së qytetit.

Page 82: Elbasani mes traditës dhe modernes

81Elbasani mes traditës dhe modernes

• Elbasani nga vitet 1800-1944 , Hysen Vogli• Nga jeta në skenë - Teatri Skampa në

festivale, Dhimosten Papa• Traditat zakonore në qytetin e Elbasanit,

Aleks Vini• Gur, Fatos Baxhaku• Enciklopedi Elbasani• Fjalor i Gjuhës Shqipe• Almanaku i Bashkisë• Veshjet shqiptare në shekuj, Gjregj A.• Monumenti i Atdheut, Gjylbegaj• Emblema Elbasani, Thanas Meksi• Histori e shkurtër e Elbasanit, Sh. Demiri • Normalja traditë, Kujtim Bevapi• Tradita e Normales, Tomorr Plangarica• Si filloi Shkolla shqipe në Elbasan, A.Caushi • Gjeografia e Elbasanit, Bashkim Paheshti• Aspekte ekonomike në prefekturën e

Elbasanit (1944-1948), Hysen Shabanaj• Lirika e Elbasanit, Rexhep Ejupi• Elbasan i bukur Elbasan, monografi Bardhyl

Ajazi• “Trokritjet e para”, bashkautorë (Studio e

Letërsisë)• Gazeta Infoelbasan• Intervista • Simpozium islam 3 prill 2010, teatri

Skampa

Bibliografia

Page 83: Elbasani mes traditës dhe modernes

82

Përmbajtja

Falënderime...................................................................3I - PROLOGU...................................................................5 - Një këndvështrim historik mbi qytetitn e Elbasanit...............................................................5II. MB IJETESA E TRADITËS....................................13• Nëpër rrugicat e kalasë Elbasan.................13• MuzeuEtnografik,atykutraditapërpiqet të mbijetojë..........................................................19• Xhamitë që rikthyen besimin fetar..............27 - Vizitë në xhaminë mbretërore............27 - Xhamia që riktheu besimin fetar në Elbasan..................................................32 - Xhamia e “Poetëve” (Pashës)..............35 - Xhamia e Ballies.......................................36 -ElHagri,faltorjaetërinjve..................38• Kishat e Heshtura në kala...............................39 -KishaortodokseShënMaria, e vetmja kishë e Lindjes......................39 - Kisha katolike Shën Pjetri.....................43• Kulturaetëjetuarit,(mikpritja,toleranca,martesa,gatimi, festat) traditë shekullore .............................45

Page 84: Elbasani mes traditës dhe modernes

83

- Mikpritja.....................................................45 - Toleranca....................................................47 -Martesa........................................................48 - Gatimi...........................................................49 - Festa e ditës së verës..............................51III. FARKËTIMI I MODERNES.................................53• Teatri Skampa (i harruar) ndër vite ..........53• Shkollaonufri,atykukultivohentalentet dhe arti...................................................................59• Politika mbi modernizimin e Elbasanit...........................................................67• Një zë më shumë..................................................75IV. EPILOGU...................................................................79• Harmonia e ndërthurjes në shekuj..............79Bibliografia...................................................................81Përmbajtja....................................................................82

Page 85: Elbasani mes traditës dhe modernes
Page 86: Elbasani mes traditës dhe modernes