pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

35
PROJEKT TEMA :PERSHKRIMI I VENDIT TE ORIGJINES

Upload: dajana-gjini

Post on 14-Jan-2017

875 views

Category:

Environment


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

PROJEKT TEMA :PERSHKRIMI I VENDIT TE ORIGJINES

KLASA: X—K LENDA:LETERSI

PUNOI:ANXHELA GJINIPRANOI:ALKETA KRYEZIU

Page 2: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Elbasani është qytet në Shqipëri dhe njëherit qendër e qarkut dhe rrethit me të njëjtin emër.Qyteti i Elbasanit ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Ai shtrihet në fushën e Elbasanit, në krahun e djathtë të rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin, i rrethuar në lindje nga Krasta e Madhe dhe e Vogël, në veri dhe veriperëndim nga kodrat e Ullishtave, në perëndim nga përroi i Zaranikës, në jug kufizohet nga lumi Shkumbin. Në anën perëndimore të qytetit kalon përroi i Zaranikës dhe nga lindja ai i Manazderies. Elbasani është i vendosur midis gjerësive gjeografike veriore 41° 27', jugore 40° 10', lindore 20° 34' dhe perëndimore 19° 03' dhe ndodhet në një lartësi mesatare prej 125 m mbi nivelin e detit. Veçoritë klimaterike të kësaj zone janë: dimër i butë e me reshje dhe verë e nxehtë dhe e thatë.Elbasani është një nga qytetet më të mëdha të vendit me një popullsi prej rreth 128.000 banorësh.

Page 3: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Traditë- Elbasani, oaz i pasurisë folklorikeFolklori muzikor i trevave të qytetit të Elbasanit gërshetohet me të gjitha llojet e muzikës, nga kënga homofonike, polifonike e deri tek vallja e kënduar apo muzika instrumemtale.Qyteti Elbasanit mbetet si oaz i rrethuar nga e gjithë kjo larmi folklorike muzikore. Këngët shquhen për tematikën, melodinë, muzikalitetin. Rol parësor luan melodia e korifejve të këngës popullore si, Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Leks Vini etj. Këngët janë kënduar nga burrat dhe gratë. Gratë këndojnë butë dhe shoqërohen vetëm nga dajreja, ndërsa burrat këndojnë ashtu si gratë, por edhe me zë të lartë gjoksi.Këngët e Elbasanit janë kënduar edhe jashtë zonës e trevave të origjinës, çka dëshmon për vlerat e tyre morale, qytetare e artistike. Ceremonitë e ritet e dasmës, ditës së verës, janë krejt të veçanta dhe bëjnë pjesë në fondin e kulturës muzikore qytetare të Elbasanit. Me interes janë edhe vallet, ku karakteristikë e qytetit në kërcimin e valleve popullore është se shumë prej tyre kërcehen çift, burrë e grua.Po të hidhesh më tej, në zonat e këtij rrethi, në zonën e Shpatit drejt Gramshit e Tomoricës, mbizotëron polifonia me karakteristikat e hedhësit, pritësit e grupit të isos. Në këtë trevë polifonike shquhet grupimi i këngëve historike, ku u këndohet heronjve popullorë si, Gjergj Golemit, Qorr Topuzit etj. Me interes janë këngët e hershme si “Tanë mori Tanë” , “Këngët e nizamit”etj.Zonë tjetër polifonike është edhe ajo e Shpatit, si dhe ato te Gostimës, Shtërmenit, Shalës, e deri drejt fushës së Dumresë e në Belsh. Karakteristikat janë po ato të polifonisë së Shpatit, veçse me një ndryshim, melodia e marrësit është më e butë, me më shumë variacione, e pasur në elementë deklamativë.

Page 5: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Polifionia është më e zhvilluar sidomos në këngët e grave. Belshi ka veçori sepse shquhet në vallet e zhdërvjellta të burrave, që ekzekutohen me mjeshtëri nga kërcimtarët. Zakonisht vallet kërcehen dyshe sipas traditës, por në një periudhë me të vonë edhe nga dy ose tre çifte.Zona e tretë polifonike është ajo e Sulovës, qe lidhet më zonën e Muzeqesë dhe me atë të Belshit. Ketu ruhen të njejtat linja të polifonisë si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Zona shquhet për larmi instrumentash, nga fyelli, lavalli, lazanja, pipëzat e deri tek krahu i shqiponjës që është i hershëm. Zonë tjetër folklorike është edhe ajo e Labinotit e Shmilit, e cila ndryshon rrënjësisht më të gjithë treguesit. Është zonë homofonike, ku spikasin këngët e grave me rituale dasme, djepi, vaji, kurbeti. Vallet janë të rënda në lëvizje, dhe daullja është e rëndësishme, sepse mban ritmin.Bradasheshi përbën një zonë tjetër të folklorit muzikor që vijon në Papër e deri në kufijtë e zonës. Ndërsa vallet vijnë duke u zbutur dhe shoqërohen me orkestër. Janë të njohura vallet e Bradasheshit, që shquhen për meloditë e bukura, ritmet e atmosferën që krijojnë.Folklori muzikor i trevave të qytetit përbën pasuri me vlera kombëtare të trashëguara në shekuj, ku shumë folkloristë, kompozitorë, etnografë, muzikologë e këngëtarë, iu përkushtuan .

Page 6: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Si Bilbili në Pranverë

Si bilbili në pranverëQi këndon pa pushue, Ah moj zemër moj e mjerëQenke djegë e përvëluPërse m'dhe kaq mundimeSe nuk mundem qi t'i mbaj,Shumë po hek zemra imeNat' e ditë me lot po qaj.Si bilbili baj figanEdhe gjuha 'më pushoi.M'u doq zemra si pervanGjet xhanamin që kërkoi.Të gjithë të shofim more xhanamasnjeri nuk 'të njefje nji lule n'Elbasanvetëm kush ka sy të shef.Zemrën time çma ka pikgjuha tate mre xhananMyzyri t'u ba ashik ty moj lule n'Elbasan........(Isuf Myzyri)

TUJ SHETIT NDER ARA TGJATATuj shetit nder ara t'gjatamidis barit te njomeTuj shetit nder ara t'gjatamidis barit te njomene te dy na zuri vaparame e fjetem gjume, amanne te dy na zuri vaparame e fjetem gjume aman

Te kam thene nje here sa veta,se po vjen pranvera,do te dalim me shetitun,si per hera tjera.

Sa here ballin ta lemojshe,me rrije e qete,Sa here ballin ta lemojshe,me rrije e qete,premtimen prej teje dojshe,te dua perjete, amonpremtimen prej teje dojshe,te dua perjete.

Page 7: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Treva e Elbasanit në Shqipërinë e mesme numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike, me mbi 10-të variante. Në këtë trevë çdo 11 mijë banorë përfaqësohen me kostumin e tyre popullor .Vetëm në qytetin e Elbasanit këndohen 209 këngë popullore, bazuar në krijuesit korifenj të kësaj muzike si Isuf Myzyri, Leks Vini , Mustafa Bodini etj. Etnologu Thanas Meksi tha për ATSH-në se ” nga burimet etnografike dhe gërmimetarkeologjike, harta kostumologjike e rajonit del e pasur dhe shumë e hershme. Ajo ndahet në katër njësi etnografike. Malësia e Labinotit, Shmilit, Funarit, dhe Krrabës, qyteti i Elbasanit, Malësia e Shpatit si edhe Fusha e Elbasanit, Dumresë dhe Sulovës”. Sipas tij, dokumenti më i vjetër arkeologjik që ruhet në Muzeun Etnografik të qytetit është basorelievi i skalitur në gur, “figura e nuses ilire.” Ajo i përket shekullit të II- III, dhe është gjetur në fshatin Tërbaç të Krrabës, nga disa fshatarë. Një pjesë e kësaj zone vazhdon të ruajë këtë lloj veshje duke u përdorur në kostumet e grave të Krrabës, Funarit, si edheGodoleshit. “Elemente të tjera të veshjes popullore të dokumentuara në zbulimet arkeologjike, janë edhe vargonjtë e mesit, tirqet, kallcet, që përdoren në kostumet e nuseve të malësisë sëShmilit, Krrabës dhe në atë të Shpatit” vijon Meksi. Më vonë shfaqen opinga, xhoka, bruca, që vazhdojnë të përdoren në veshjet e Elbasanit. Opinga përdoret në të gjithë rajonin, ndërsa xhoka e zezë me krahë dhe pa krahë, përdoret në Elbasan, në malësinë e Krrabës së Tiranës, si dhe në Peqin. kostumi shqiptarçe i grave të qytetit të Elbasanit, i huazuar më vonë nga gratë e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Peqinit, u bë kostumi mbizotërues i grave të Shqipërisë së Mesme. Kënga dhe vallja popullore elbasanase janë një pjesë e asaj pasurie të madhe të trashëgimisë kulturore të kësaj treve, e cila është prezente në çdo familje e që i shoqëron në çdo hap gëzimet

Page 8: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
Page 9: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

INSTITUCIONET KULTURORETEATRI SKAMPATeatrit “Skampa” është i ndërtuar në vitin 1938 nga Xhavit Bej Bicaku dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri. Aktualisht është në gjendje të mirë, por ka nevojë për permiresimin e fonie, ndricimit dhe ngrohje-ventilimit.

Biblioteka e qytetit

Biblioteka e qytetit është ndërtuar në vitin 1934 me kontributet financiare filantropike të një familje elbasanase, familjes Baholli. Kjo bibliotekë ka një fond shumë të pasur në sektorin e Albanologjise. Frekuentohet nga një numër i madh lexuesish dhe studiuesish të sferave të ndryshme të jetës.

Page 10: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Kinema “Millenium”Kinema “Millenium”, ndërtuar në vitin 1966, me kapacitet prej 600 vendesh. Kjo kinema ka shërbyer si e tille gjatë gjithë kohës. Vlen të përmendet fakti që ajo është ruajtur e mirëmbajtur gjatë viteve të tranzicionit. Në vitin 2014, Kinema Millenium po zëvëndësohet nga një pallat i ri, që do të përfshijë një kinema brenda tij.

Kinema “Vullnetari”Kinema “Vullnetari”, e ndërtuar në vitin 1972, me kapacitet 450 vendesh. Nga viti 2000 kjo kinema funksionon si Qender Rinore “REIMAR”, mbështëtur nga CEFA. Ne qenderjane hapur kurse per te rinj ne artizanat, vizatime, pingpong, futboll, lojra te ndryshme, biblioteke, etj.

Shtëpia e KulturësShtëpia e Kulturës është godina ku nuk është bërë asnjë investim pasi mendohet që kjo godinë do të prishet për hapjen e rrugës. Lidhur me kete plani rregullues duhet te shqyrtoje kete ide dhe ne rast se propozohet prishja e saj duhet te identifikoje nje shesh te ri. Brenda këtij institucioni funksiononte një sallë koncertesh me kapacitet rreth 250 personash.

Page 11: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Biblioteka Publike “Qemal Boholli”Biblioteka Publike “QemalBoholli”. Biblioteka publike është veperbamiresie e NazifBohollit e ndertuar me 21 korrik 1935 dhe iu dorezuaBashkise se Elbasanit si institucion publik. Kjo biblioteke ka nje fond librash prej 200000 mije vellimesh, prej te cileve rreth 160000 jane botime shqip, 20000 ne gjuhe te huaj dhe 12000 koleksione periodiku. Qe nga viti i ndertimit ajo është konstruktuar disa here dhe ne vitin 2004 ka pesuar rikonstruksion kapital pa i cenuar vlerat e arkitektures. Nisur nga kapaciteti i madh i librave qe gjenden ne te si dhe nga numri i madh i lexuesve ne qytet duhet te shikohet mundesiaper ngritjen e nje biblioteke te re.

Xhamia Mbret Xhamia Mbret konsiderohet si objekt kulti simbol edhe për myslimanët sot në Elbasan, Shqipëri. Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën, vinte e dyta në radhë pas xhamisë së ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1464, kur u rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave krahasuese, xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me Portën e Kalasë. Nga pikëpamja stilistike, xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit, kjo faltore përkon me kohën e Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokastër, Shkodër etj. Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit.

Xhamia e Nazireshës

Xhamia e Ballias

Xhamitë e prishura në Elbasan

Page 12: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Monumentet e kulturës

Monumentet e kulturës janë të gjitha objektet që përmbajnë vlera historike, kulturore, artistike e natyrore. Karakteristikat që i cilësojnë këto objekte si monumente kulture dhe i dallojnë nga të tjerët, janë vlerat:

⦁ 1- historike mjedisore (mjedise dhe objekte historike, natyrore) si Rrapi i Bezistanit, Kalaja, Ullishta, Parku, Busheku, shtëpitë e figurave të shquara, banesa që dëshmojnë ngjarje historike, 2- arkeologjike (vegla pune, objekte të përdorimit familjar, ⦁punime artistike, qendra banimi të hershme etj) ⦁ 3- etnografike (veshje, zbukurime në gdhendje, punime artizanale, argjendarie) ⦁ 4- arkitekturore dhe ndërtimore qytetare (banesa tipike

qytetare për periudhat e kaluara, rrugë, cesma, shkolla, objekte të kultit fetar, objekte simbol për qytetin).

Page 13: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

RRapi Bezistanit bërthamë e rëndësishme tregtare, ndërtuar në shek. XVII, që përfshinte një numër të konsiderueshëm dyqanesh. Historikisht ka shërbyer si pikë referimi për ngjarjet historike, arsimore e kulturore të Elbasanit. Të gjitha këto janë pasqyrë e së kaluarës së tyre historike-shoqërore dhe thelbi i ndërgjegjes qytetare për të sotmen dhe të ardhmen e zhvillimit, në hapësirën kombëtare.

Page 14: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Rrapi i Vojvodës Rrapi 700 vjeçar, i shpallur “monument kulture” dhe i pagëzuar me emrin Vojvoda, ndodhet në të dalë të qytetit, në pjesën lindore të tij. Komandanti ushtarak, mëkëmbës në perandorinë Osmane, Vojvoda, në kohën e lirë qetësohej dhe pushonte pikërisht tek ky rrap, prandaj dhe ka marrë emrin e tij, thonë gojëdhënat në qytet. Rrapi shërbente gjithashtu edhe si pikë takimi e drejtimi për karvanët që vinin nga vise të ndryshme të perandorisë osmane. Rrapi ka një një pamje madhështore. Sipas gojëdhënave ai duhet të jetë 700 vjeçar, por mund të jetë edhe më shumë se kaq. Edhe pse për disa vite ai u la në harresë dhe asnjë nuk kujdesej për të, vitet e fundit rrapi sërish mori pamjen e dikurshme. Rrëzë tij ndodhej edhe një çezmë me ujë të ftohtë, e cila ka ekzistuar deri para vitit 1990, që shërbente për shumë kalimtarë nga rrethe të tjera si Korça, Erseka, apo edhe nga Tirana, të cilët ndalonin pikërisht këtu për të pirë ujë tek çezma e rrapit. Por mbasi u shpall monument kulture mbas viteve 1990 çezma u prish, por edhe pa të bukuria e rrapit vazhdon të jetë tepër fisnike dhe madhështore. Ky rrap me emrin Vojvodë, pret çdo ditë me qindra qytetarë, të cilët kohët e fundit edhe kujdesen për të.

Page 15: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Kështjella Skampis Qyteti i Elbasanit ka kështjellën e Skampis. Ajo përfaqëson një Castrum Statum, qendër e një legjoni romak. Si të gjitha kampet ushtarake romake edhe ky i skampis është ndërtuar sipas një plani. Ajo ka 4 hyrje që ndodhen në mes të cdo kurtine të cilat mbrohen nga kulla. Kështjella është e pajisur me 26 kulla.Kullat janë plotësisht të dala jashtë murit rrethues, vetëm katër prej tyre që mbrojnë hyrjet e rrugës decumanus dalin përgjysmë jashtë murit rrethues. Përbërja e murit rrethues tregon për tri periudha kryesore ndërtimi, që janë : 1. Periudha e vonë romake, 2. Periudha e hershme ⦁ ⦁bizantine, 3. Periudha osmane. Muri i periudhës së vonë romake gjendet kudo në ⦁nivelin e poshtëm të kështjellës dhe përshkon gjithë planimetrinë e saj. Ngrihet mbi themelin e kështjellës dhe ruhet në lartësinë maksimale deri në 5 m. Trashesia e murit rrethues është 3 m. Ndërtimet e realizuara në teknikën e njohur opus.

Page 16: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Kulla monumentale e orës Karakteristike e qyteteve shqiptare, në krahasim me qendrat e tjera urbane të Perandorisë Osmane, ishte prania në mjediset e tyre urbane që nga mesi i shek. XVI, i kullave të posacme në të cilat kishte orë për matjen e kohës. Përgjatë shek. XVII ishin pajisur me të tilla objekte pothuaj të gjitha qendrat qytetare, si Prizreni, Berati, Shkodra, Prishtina, Peja, kruja dhe Elbasani. Idenë për ndërtimin e tyre e kishin sjellë tregtarët vendas, në kontakte të shpeshta me qytetet evropiane. Në Elbasan si vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte shumë mirë. Në formën e saj të hershme ky sahat qytetar nuk njihet, madje në të njëjtin vend vërtetohet që janë ngritur radhazi tre të tillë, njëri i përkohshëm me strukturë druri dhe i fundit që njohim, sic thuhet në mbishkrim, u ngrit me mirësinë e banorëve të qytetit në vitin 1899.mbi harkun e së cilës është shkruar historiku i ndërtimit të saj. Teksti i mbishkrimit është : “Mbreti i botës Abdyl hamiti bujar në hijen e hirit të tij u ngrit sahati i hijshëm burrat me sedër të Elbasanit patën mirësinë dhe ngjallën këtë kohëtregues të bukur dhe zemër ledhatues…

Page 17: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Namazgjaja Në fundin e shek. XV, quteti i Elbasanit mori një shtrirje jashtë mureve të kalasë, duke arritur përgjatë një shekulli përmasat e një qyteti të madh të kohës. Varoshi ndahej në 18 lagje të banuara nga qytetarë të besimit islam e 10 lagje me banorë të krishterë. Në qytet dalloj ndër të tjerë edhe Namazgjaja, një shesh lëndine i rrethuar me 60 selvi të larta. Me drejtimin nga kibla, ajo kishte të theksuar nikenë, mihrabin dhe shkallaren e minberit të realizuar me strukturë guri. Reth e rrotull një bordurë prej guri dhe kangjella druri qarkonte sipërfaqen e namazgjasë në të katër anë

Page 18: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Teqja e Madhe (1803) Qendra Bektashiane në Elbasan është themeluar nga dy shenjtorë të tyre, Fakri e Xhefai Babai. Fakriu rrjedh nga fisi timuri i cili sot quhet Hajrullau, ndërsa fisi Xhefai rrjedh nga fisi i Haskajve që ekzistojnë dhe në fund shekullin XX. Baballarët të cilët kanë drejtuar T. M. kanë qenë nga familje të njohura të këtij qyteti, si familja Balza, Ekmekçiu dhe veçanërisht nga familja Dedei, pesë pjesëtarë prej së cilës kanë drejtuar e rindërtuar Teqen e Madhe gjatë v. 1874 – 1962. Në këtë teqe të vendosur në të majtë të rrugës nacionale Elbasan – Korçë në kodrën e bukur të qytetit kanë shërbyer me përkushtim deri në v. 1967 12 baballarë. Themeluesi i T. M. të Elbasanit është Fakri Mustafa Babai. Ai e themeloi në v. 1803. Veprimtaria e saj e gjithanëshme patriotike, kulturore dhe shpirtërore bëri që populli ta quajë me emrin “Teqja e Madhe”.

Page 19: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Bazilika në Tepe

Bazilika në Tepe të Elbasanit ndodhet në ullishtat e qytetit shumë pranë tij, ç’ka tregon se bazilika i takon varrezës së Skampisit. Është e drejtuar nga lindja. Ajo u gjet me mure që ruhen pak mbi tokën U përkiste disa fazave ndërtimore. Faza e parë e ndërtimit paraqet një bazilikë me tri mjedise të formuara nga dy kolona. Muret mbi të cilët mbështetet, janë ndërtuar me gurë dhe breza 3-4 rradhësh tulle. Lartësia e plotë e murit ka qenë 5,5 m. Në fazën e dytë në kishë u bënë një sërë transformimesh, për t’ia përshtatur më mirë përdorimit si kishë varrezash, funksionin që mund të ketë pasur që në fillim. Këto ndryshime lidhen me futjen Brenda saj, në nefin verior, të dy varreve me qemer tullash. Më vonë monumentit i është bërë një ndryshim në anën perëndimore. Ndryshimi është bërë në shek. VI e.s. dhe përkon i njëjtë me atë të një rindërtimi në kalanë e Elbasanit. Me rrënimin nga tërmetet, mundet që në v. 518 kisha, nuk eshte rindërtuar më, sepse Skampis kishte katedralen e Shën Pjetrit, që përmendet në dokumente dhe se në këtë kohë lejohej varrimi brenda kalave.

Page 20: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

BAZILIKA NE TEPE

Bazilika e KlositNë fshatin Klos të Sulovës në rrugën që kalon pranë kalasë antike të Qafës gjenden rrënojat e një bazilike. B. K. është trenefëshe në arkada mbi pilastradrejtëkëndëshe. Gjatë ekzistencës së saj bazilika ka pësuar trasformime. Mendohet se është ndërtuar në shek. XIII- XIV dhe përbënnjë dëshmi me rëndësi, si ndërtim në një zonë fshatare.

Page 21: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Monumentet natyrore Zona e Elbasanit së formave të relievit, të shoqëruara me një botë të pasur bimore e shtazore. Për fat turizmi shquhet për potencialin turistik të saj, falë pozitës gjegrafike të favorshme, larmisë së mikroklimës, pasurive të shumta ujore, larmisë në zonën e Elbasanit ka shumë pika karakteristike tradicionale. Disa prej tyre janë Rrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Ulliri i Qejfit, Burimi i Bankes, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës etj. Por mbi të gjitha veçohen për turizmin liqenete Dumresë, Llixhat e Elbasanit, Gjinari e Busheku. Si kudo turizmi edhe në zonën e Elbasanit përbën një sektor të rëndësishëm jo vetëm për vlerën ekonomike, por edhe për atë kulturore e historike.Dumreja, gjithashtu Pllaja e Dumresë, e njohur edhe me termin 'Dumrea' ose 'Duam - re', është krahinë e njohur për numrin të madh e liqeneve të saj. Dumreja është zona kodrinore shtrihet përpara fushës së Myseqesë. Ne baze te formimit gjeojogjik, Dumreja ka formën e një rrafshnalte tetktonike-vullkanike.

Page 22: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

“Ulliri i Qejfit”, tempulli i dashurisë së qytetitRrapi i Mansit, Kroi i Kalit, Burimi i Bankës, Gurra e Labinotit, Tuneli i Mirakës, Ulliri i Qejfit… Janë këto disa nga zonat turistike të Elbasanit, qytet në Shqipërinë e Mesme, që të tërheqin jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por edhe për emrat e veçantë, të vendosur në shekuj nga vetë vizitorët. Mes tyre spikat ‘Ulliri i qejfit’, ose ‘Ullini i qejfit’ siç e quajnë në dialekt elbasanllinjtë. Është një vend që ndodhet në majë të kurorës së gjelbër, në hyrje të Elbasanit dhe nga kjo pikë qyteti mund të shihet në pëllëmbë të dorës. Por jo vetëm kaq..

Historia e ‘Ullirit të qejfit’Janë më shumë se 20000 hektarë ullinj që krijojnë kurorën e gjelbër të qytetit të Elbasanit. Kultivimi i këtij druri është pasion i elbasanllinjve, jo vetëm se ulliri është një pemë që gjelbëron në çdo stinë, por edhe se frutet e tij janë mjaft të ushqyeshme dhe kurative. Në fund të kësaj kurore, ndodhet një pemë ulliri e veçuar nga të tjerat, e rrethuar nga një lëndinë e vogël. Pranë këtij ulliri ndodhet dhe një çezmë, e ndërtuar në vitin 1900 nga kalajasiPalShuteriqi. Kjo pemë prej mëse një shekull e gjysmë njihet me emrin ‘Ulliri i qejfit’. Etnologu i njohur elbasanas, ThanasMeksi, thotë se “është quajtuar kështu pasi nga kjo pikë Elbasani shihej në pëllëmbë të dorës dhe panorama që të shfaqej ishte vetëm gjelbërim. Nga ky vend shihej ullishta gjithandej, deri afër Petreshit dhe ajo që të ofrohej ishte vërtetë e mrekullueshme”.

Page 23: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

KrastaKrasta eshtenje nga kodrat me te medha te qytetit me siperfaqe rreth 150 ha. Ndodhet ne lindje te Elbasanit dhe eshte e mbuluar me gjelberim te larte halor (pishe, bredh, dellenje, cetrus). Kodra luan rol mbrojtes ndaj erozionit dhe ne te perplasenererat e forta te lindjes. Edhe pse nuk renditet ne parqet e qytetit, Krasta ka karakter rekreativ dhe perdoret nga qytetaret si park periferik. Ka nje rruge (kalim jo i shtruar) e cila sherben si itinerar natyror/rekreativ dhe njerrrugepersherbimet e ushtrisemeqenese ne ketekoder ndodhej zona ushtarake dhe tunelet e mbajtjes se armatimit te rende. Gjithashtu ne pjesen veriore te kodres ndodhet dhe depoja e ujit te pijshem qe furnizon qytetin e Elbasanit. Ne pjesen lindore te Krastes ndodhet nje gurore per nxjerrjen e gureve te ndertimit, e cila e ka demtuar si gjelberimin ashtu edhe strukturat shkembore duke shkaktuar rreshqitjen e kesaj pjese dhe duke prishur gjelberimin natyror

Page 24: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Turizmi në ElbasanRreth 5 km larg qytetit të Elbasanit, në fshatin Llixhë, ndodhen llixhat termale, shumë të njohura në vendin tonë për vlerat e larta kurative ndaj sëmundjeve të ndryshme reumatizmale etj. Gjithashtu 20 km larg qytetit ndodhet fshati malor i Gjinarit në komunën e Shpatit.

Llixhat e ElbasanitNdodhen pranë qytetit të Elbasanit. Këto burime janë të njohura dhe të përdorura që gjatë periudhës romake. Hoteli i parë i ndërtuar nga sipërmarrësit privat ka qenë ai i vitit 1932, i quajtur " Hotel Park", pronë e Grigor Nosit. Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike. Sot gjenden shumë hotele private, që ofrojnë shërbime në këto llixha.

Page 25: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

GjinariEshtë një pikë malore në rrrethin e Elbasanit, e cila ndodhet në krahinën e Shpatit. Pika malore gjendet në lartesine e 1.200 metrave mbi nivelin e detit. Zona është e mbuluar me pyjet e pishave dhe halorëve të tjerë. Mbi Gjinar ngrihen shpate të tjera që arrijnë një lartesi prej 1.800 metrash.Kjo është një zone klimaterike dhe gjithashtu e përshtatshme për ushtrimin e sportit skive eksursioneve etj.

Page 26: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Zejet e ElbasanitELBASAN- Në vitet 1466-1570 Elbasani ishte qëndra më e madhe ekonomike ushtarake e qytetare e Shqipërisë. Në shekullin 16 numëroheshin rreth 400 zejtarë dhe në shekullin 17 pati një zhvillim më të madh kur Tabakët e Elbasanit ishin të dëgjuar për regjien përpunimin por sidmos ngjyrosjen e lëkurës. Ata eksportonin në të gjithe Rumelinë dhe mbanin monopolin me ferman të sulltanit. Argjendarët shquheshin për punimet artistike, akshinjtë për gjellët me piper, armëtarët për mjeshtëri dhe origjinalitet, projektuesit e veprave publike publike si kanalet, çezmat, objektet e kultit. dyqanet e mjeshtërive radhiteshin në një rrugicë. në shekullin XVII numëorheshin 900 dyqane dhe rreth 30 rrugë emërtoheshin si pas profesioneve. po në këtë periudhe kishte 30 esnafe dhe rreth 90 llojë zejesh. Por tashmë këto zeje pothuajse janë harruar në një kohë kur në të gjithë botën janë bërë një tërheqje e madhe për turistët. Përhapja e zejeve ka bërë që një pjesë e madhe e rrugëve por edhe lagjeve të Elbasanit të marrë emra prej tyre ndërsa tani u ka mbetur vetëm historia.

KazazëtKazazët njihet si zeje mjaft e vjetër për përpunimin mëndafshit dhe pambukut dhe ishin të organizuar në esnafqë nga shekulli XV-XVI. Pranë parkut Rinia ka mbetur ende emri Fusha e Kazazëve ku mjeshtërit kallfë, çirakë, kazazë vendosnin veglat portative të punës në verë për të derdhur lëndën e parë që ishte kryesisht mëndafsh. prodhohej fije ibershimi, pupëza festanuzi, dizje djepi, qostekë sahati. Esnafi kishte rreth 1880 antarë kryesorë ndër të cilat Osman Metani, HimëGurabardhi, Dem Shinkolla, Ali Kumi, Ali Gaçja, Xhaferr Metani. Në fillim shekullin e njëzetë antarë të esnafit të Kazzëve ishin Musa Selita, Mehmet Selita, Osman Myslymi, Ali Palloshi, Mehmet e KamberShupheja, Kup e Haxhi Çengeli, Hasan kazazi

Page 27: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

CibukcinjteKjo lloj zeje në Elbasan fillon në shekullin e XVIII dhe ka patur esnafin e kohës. Lënda e parë për të bërë çibukët ishte druri i shqopës, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për tu gdhendur. Veglat e punës ishin tezgjahu (një fije metali e mprehtë) që vihej në lëvizje nga nëj dërrasë, turjela e tendosur me litarë të hollë që shërben për të hapur birat, morseta, dalta, lima thika me majë të mprehtë. Pasi i jepej forma artistike çibukut ngjyrosej me të zezë ose kafe në të kuqe. artizanët zbatonin forma të thjeshta arnamentesh për çibukët ndërsa llullat ishin më të lehta. Në grykën ku vendosej zjarri i vihej një shtresë sermi. Kishte edhe çibukë prej briri të cilët realizoheshin me formë metalike. Mjeshtër të kësaj zeje që njiheshin në fund të shekullit tetëmbëdhjetë ishin Memhet Shurdhi (çibukçiu) i biri me më pas djemtë ndërsa në fillim shekullin XX Ibrahim çibukçiu (Bebeti) dhe djemtë e tij Musai, Bexheti dhe Abedini, të cilët prodhinin çibukë prej briri.

Opingarët dhe SaraçëtZejet për opingat kanë qënë të hershme. Opingat punoheshin sipas modeleve dhe kërkesave të qytetit e fshatit. Lënda e parë ishte lëkurë e parapëlqyer, fijet e syzmet. prodhoheshin opinga qoseleje, opinga me syzme, opinga me rretne. Opingat e qoselesë kishin xhufka me maja. Saraçët prodhonin shala kuajsh, rripa, frerë, kollanë bishta kuajsh, trakaçë, çanta lëkure. Opingarët dhe saraçët kishin dyqanet e tyre në rrugën e ndërmjetëve të shesheve të leshnave, drithrave dhe kasapëve të Bezistanit. Deri në në vitin 1912 kishte 40 mjeshtër saraçë si Ali Kaçuli, Ali Kardashi, Mustafa Banja. Në vitin 1932 Elbasani kishte rreth 60 mjeshtër.

Page 28: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

USHQIMET“Vend të rëndësishëm në ushqimin tradicional të Elbasanit zënë mishi, perimet, brumërat, vaji i ullirit, gjalpi etj.. Në Elbasan ka një traditë shumë të gjatë të kulinarisë ballkanike, apo më saktë të kuzhinës osmane, nga që ka qenë një kështjellë, një qendër garnizoni osmane. Në Elbasan kanë mbetur disa ushqime që edhe në Turqi janë zhdukur“Do ta quanin bukë brenda bukës, sepse në fakt pjesa kryesore e bugaçes është peta, por nuk është ashtu. Sekreti i kësaj shije të papërsëritshme është sasia dhe cilësia e gjalpit. Nëse në rrethe të tjera përdoret kryesisht margarinë në pregatitjen e bugaçeve, Elbasani përdor vetëm gjalpin e dhisë dhe kur nuk arrin ta gjejë atë, gjalp deleje .

Page 29: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Nje tjeter gatim tradicional i Elbasan-Tavë me kos –Një tjetër gatim tradicional në qytetin e Elbasanit është edhe “Tava me kos” (Tavë Elbasani) dhe e tillë njihet edhe jashtë kufijve, ndersa në Elbasan “Tavë kosi”.Tava me kos përgatitet me mish qingji ose keci, që pasi lahet kripet dhe i hidhet vaj, vendoset në tavë balte e futet në furrë. Kur skuqet, nxirret nga furra e pasi ftohet i hidhet lëngu që përgatitet me tas me vezë, miell e shumë kos. Piqet në furrë dhe pasi hiqet shërbehet e ftohtë. Një fakt tjetër me rëndësi është se Tava e Kosit bëhet ende në familjet e njohura të Kaninës. Në këto familje mbahet mend se IsmailQemali, kur erdhi në Vlorë më 1912, kërkoi t’i bënin tavën e vërtetë të kosit të Elbasanit. Në këto familje edhe sot Tava e Elbasanit bëhet për ditën e pavarësisë.

Page 30: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

-Tava me pistil-

Një tjetër gatim tradicional në qytetin e Elbasanit, që ashtu si bugaçaja ka më shumë se dy shekuj që gatuhet nga amvisat, eshte “Tava me pistil”. “Është gjellë dimërore dhe kryesisht përgatitet me mish dashi e zakonisht në tavë balte. Përveç mishit material kryesor ka qepën, e cila pasi grihet shoqërohet me kripë e spec të kuq, shtypet me dorë e shtrihet në tavë. I vihet mishi, vaji, pak oriz dhe pistil i ndarë në pjesë, e më pas futet në furrë. Kjo lloj gjelle kryesisht shoqërohet në tavolinë me verë të bardhë”

Page 31: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)
Page 32: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Dita e veresDita e Veres njihet si festa e gjithe shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumjaeshte zemra e saj. nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin,.. Porta zbukurohet me dege ulliri e cila simbolizon futjen e miresise. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me njeperkushtim te vecante hapinderen qe te futet e mira dhe te dali e liga. ". "Është festë me origjinë pagane, ku nuk ndërhyn feja dhe të gjithë festojnë kënaqësinë e stinës së pranverës",. "Ndoshta në vitet e komunizmit festa pati një " ndrydhje", pasi nuk festohej si dikurë, por prapë elbasanllinjtë gatuanin ballakumet, bënin kamë, dhe drekonin në lëndina", Dita e Verës, festa e përtëritjes së natyrës e vazhdimësisë së jetës, festohet më 14 Mars, pikërisht kur mendohet se ka filluar mbirja e bimësisë tradicionale si karakaftet dhe manushaqet. Rreth origjinës së festimit të saj nuk ka një "version" të qartë, por si festë pagane, Dita e Verës shpreh adhurimin dhe simpatinë për natyrën dhe veprat e saj mbi tokë

Page 33: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

Verorja - Zakon popullor

Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fije ngjyre të kuq e të bardhë.Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëhere mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.Por sot kjo gje ka ndryshuar verorja vendoset ne dore me 1 mars dhe hiqet kur sheh njedallëndyshe.Kur e heq veroren mendon njedeshire dhe e le veroren te ndonjë dege peme.Nese dallëndyshja e merr veroren atëherë dëshira do te plotësohet.Veroren mund ta vendosin te gjithë.

Page 34: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

BallokumjaPër festën e Ditës së Verës, 14 mars merret pak bar i njomë ose gjethe e njomë dhe futet në shtëpi. Gatimi i veçantë për këtë ditë feste është përgatitja e ballakumeve para datës 14 mars, si më poshtë:

Masat•0.5 kg sheqer normal•0.5 kg gjalpë (tëlyn)•1 kg miell misri i situr•50 gr miell gruri•8 kokrra vezë•1 filxhan kafeje qumësht një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.

PërgatitjaTretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa rrihet sheqeri me gjalpin,shtohenvezetnje nga nje. Rrahja vazhdon derisa te behet nje mase e vetme.Ne fund shtohet qumeshti.Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët.Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes. Ne kete shkrim është shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk është i nevojshem, sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje(pergatitet me hi te paster dhe uje,lihetper disa minuta ne qetesi dhe filtrohet).

Page 35: pershkrimi i vendit te origjines (elbasani)

PjekjaPudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 25 minuta në 170 °C deri sa të formojë pak kore. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.