emin huseini

264
1 PËRMBAJTJA Hyrja 1. OBJEKTI DHE QËLLIMI I HULUMTIMIT ...……………………...…………...9 2. STRUKTURA E PUNIMIT.……………………………...………………….............12 3. METODAT E PUNIMIT ………………………………...……………………….....14 4. RËNDËSIA DHE ARSYETIMI I PUNIMIT …………...………………………...15 KREU I SIGURIMI I DËSHMISË NGA ANA E POLICISË GJATË PROCEDURËS PARAPENALE 1. Mbledhja e informacioneve gjatë veprimeve praktike të pjesëtarëve të policisë ……………………………………………………..……………………………..…17 2. Mbledhja e informacioneve dhe nocioni lidhur me veprat e kriminalitetit të organizuar………………………………………………………………………….20 3. Marrja në pyetje e të dyshuarit nga ana e policisë nocioni dhe karakteristikat bazë…………………………………………………..……………………………..28 4. Pergatitjet profesionale dhe personaliteti i kriminalistit......................................33 5. Etika policire dhe marrja në pyetje e të dyshuarëve………………………….36 ASPEKTI PROCEDURAL PENAL I MARRJES NË PYETJE TË TË DYSHUARIT NGA ANA E POLICISË 1. Mbledhja e informacioneve nga ana e policisë bazuar në Ligjin e Procedurës Penale të Repuplikës së Maqedonisë ……...…………………………………40 2. Praktikat policore të pyetjes të të dyshuarëve aspekte krahasuese ……...43 2.1. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Kosovës……………………...43 2.2. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Shqipërisë……………………48

Upload: phamtuyen

Post on 19-Dec-2016

309 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: Emin HUSEINI

1

PËRMBAJTJA

Hyrja

1. OBJEKTI DHE QËLLIMI I HULUMTIMIT ...……………………...…………...9

2. STRUKTURA E PUNIMIT.……………………………...………………….............12

3. METODAT E PUNIMIT ………………………………...……………………….....14

4. RËNDËSIA DHE ARSYETIMI I PUNIMIT …………...………………………...15

KREU I

SIGURIMI I DËSHMISË NGA ANA E POLICISË GJATË PROCEDURËS

PARAPENALE

1. Mbledhja e informacioneve gjatë veprimeve praktike të pjesëtarëve të policisë

……………………………………………………..……………………………..…17

2. Mbledhja e informacioneve dhe nocioni lidhur me veprat e kriminalitetit të

organizuar………………………………………………………………………….20

3. Marrja në pyetje e të dyshuarit nga ana e policisë – nocioni dhe karakteristikat

bazë…………………………………………………..……………………………..28

4. Pergatitjet profesionale dhe personaliteti i kriminalistit......................................33

5. Etika policire dhe marrja në pyetje e të dyshuarëve………………………….36

ASPEKTI PROCEDURAL PENAL I MARRJES NË PYETJE TË TË

DYSHUARIT NGA ANA E POLICISË

1. Mbledhja e informacioneve nga ana e policisë bazuar në Ligjin e Procedurës

Penale të Repuplikës së Maqedonisë ……...…………………………………40

2. Praktikat policore të pyetjes të të dyshuarëve – aspekte krahasuese ……...43

2.1. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Kosovës……………………...43

2.2. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Shqipërisë……………………48

Page 2: Emin HUSEINI

2

2.3. Legjislacioni Procedural Penal i Britanisë së Madhe – Anglia……………….50

2.4. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës Federative të Gjermanisë……...53

2.5. Legjislacioni Procedural Penal i Francës…...................……………………..55

2.6. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Sllovenisë…………..……….57

2.7. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Kroacisë…………………….60

2.8. Legjislacioni Procedural Penal i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës……61

2.9. Legjislacioni Procedural Penal i Distriktit ( rajoni) Brçko i Bosnjës dhe

Hercegovinës……………………………………………………………………….62

3. Parimi i kërkimit të të vërtetës materiale dhe marrja në pyetje e të

dyshuarit……………………………………………………………………… 65

KREU II

POZITA JURIDIKE E TË DYSHUARIT DHE TË DREJTAT E

PËRGJITHSHME TË TIJ GJATË PROCEDURËS

PARAPENALE

1. Kuptimi dhe nocioni i dyshuar …………………………………………………..70

2. I dyshuari, pozita dhe të drejtat e përgjithshme të tij gjatë procedurës

parapenale …………………………………………………………………………..73

AVOKATIA “INSTITUTI I MBROJTJES” NË PROCEDURË

PARAPENALE

1. E drejta në mbrojtje – trajtim i përgjithshëm ...……………….............................77

2. Institucioni i mbrojtjes kuptimi dhe zhvillimi historik i tij ……………...............79

3. Sistemi i Avokatisë në procedurën parapenale në Republikën e Maqedonisë…...81

4. Arsyet për pjesëmarrjen e mbrojtësit në procedurë parapenal…………………83

5. Rëndësia e deklaratës e të dyshuarit ………………...................................88

KREU III

ASPEKTI KRIMINALISTIK I MARRJES NE PYETJ TË TË DYSHUARIT

NGA ANA E POLICISË

1. Faza përgatitore dhe planifikimi i marrjes në pyetje…...………………………..92

2. Zgjedhja e vendit ku do të realizohet marrja në pyetje…………………………..93

Page 3: Emin HUSEINI

3

3. Zgjedhja e punonjësit operativ i cili do të realizoj marrjen në pyetje e të dyshuarit

………………………………………..………………………………………....97

4. Njohja me rrethanat dhe faktet që janë në lidhje me aktivitetin kriminal të të

dyshuarit ……………………………..…………................................................99

5. Njohja me personalitetin e te dyshuarit ………………………………………..101

6. Përgatitja e pyetjeve dhe përcaktimi i radhitjes së parashtrimit të tyre…...……102

7. Llojet e pyetjeve ……………..…………………………………………………104

8. Kohëzgjatja e marrjes në pyetje…………………………………………..…….106

KREU IV

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO –TAKTIKE TË MARRJES NË PYETJE

1. Metodat e mësimit dhe ushtrimit të shkathtësive për realizim efikas të veprimeve

gjat marrjes në pyetje……………………………………………………………….108

2. Vendosja e marrëdhënieve të besimit me të dyshuarin…………………..…….111

3. Dëgjim me kujdes dhe vëmendje ………………………………..…………….114

4. Kontakti i parë me të dyshuarin ………………………………………..……...116

5. Marrja e distancës së përshtatshme dhe dinamika e ndryshimit të saj gjatë marrjes

në pyetje …………………………………………………..…..……………………119

ECURIA E MARRJES NË PYETJE TË DYSHUARIN

1. Rezistenca e të dyshuarit – nocioni dhe karakteristika bazë…………………122

2. Strategjia dhe taktika e marrjes në pyetje – vërejtje të përgjithshme ………..124

3. Klasifikimi i të dyshuarve nga aspekti i përzgjedhjes së metodave taktike të

përshtatshme ……………………………………………………………………...129

4. Qasja e ndjeshme ( emotive ) dhe e faktuar si strategji e veprimit ndaj të

dyshuarit – karakteristikat themelor…….……………………….....……………..131

5. Marrja e deklaratës së vërtetë nga i dyshuari – vërejtje hyrëse …………..…133

6. Procesi taktik i inkurajimit dhe më pas thyerja e versionit të rremë i të dyshuarit

……………………………………………………………………………………..150

6.1. Inkurajimi për të folur lidhur me versionin e rremë …………………..……150

6.2. Hedhja poshtë e versionit të rremë …………………………………..….....151

6.3. Ballafaqimi i planifikuar dhe i menduar i provave si metodë për thyerjen e

versionit të rrejshëm e të dyshuarit………………………………………………...152

6.4. Kur duhet të prezantohen provat……………………………………..……...153

6.5. Renditja taktike e prezantimit të provave…………..…………..…………...154

Page 4: Emin HUSEINI

4

7. Disharmonia në mes të nevojave praktike dhe normave të ligjit të

procedurës penale të cilat rregullojnë procesin e marrjes në pyetje të

dyshuarin……………………………………………………………………………156

8. Marrja në pyetje i të dyshuarit në prezencën e avokatit dhe në harmoni me

normat ligjore që rregullojnë këtë materie……………………………………… .157

9. Marrja në pyetje i të dyshuarit pa prezencën e mbrojtësit – biseda informative me

të dyshuarin……………………………………........................................................159

10. Shqyrtime përmbyllëse……………………………...……….........................161

KREU V

ZBULIMI I GËNJESHTRËS SË TË DYSHUARIT NË BAZË TË

SJELLJES SË TIJ VERBALE DHE JOVERBALE

1. Vërejtje të përgjithshme ……………………………………………….........163

2. Fotografia simptomatike e të dyshuarit…………………………….………..164

3. Ngjashmëritë dhe dallimet midis fotografisë simptomatike të të dyshuarit të

pafajshëm dhe kryerësit të vërtetë ………………………………….…………….166

4. Reaksionet simptomatike joverbale të të dyshuarit – vërejtje hyrëse....……168

4.1. Mënyra e uljes e të dyshuarit………………………………………………169

4.2. Pozicioni i mbajtjes së kokës nga i dyshuari…………………..…………..171

4.3. Fytyra e të dyshuarit ( ekspresionet faciale )…………………………........171

4.5. Hunda………………….…………………………………………………..174

4.6. Goja………………………………………………………………………..175

4.7. Sytë………………......…………………………………………………….176

4.8. Duart………………………………………………………………………178

4.9. Pozicioni i këmbëve dhe shputave……………………..………………….181

5. Reaksionet simptomatike verbale të të dyshuarit………………………….183

5.1. Tipi apo lloji i përgjigjeve të të dyshuarit si reaksion verbal

simptomatik………………………………………………………………………….....183

5.2. Mënyra me të cilën i dyshuari deklaron……………………………………185

5.3. Karakteristikat e deklarimit të të dyshuarit të pafajshëm dhe të kryerësit të

vërtetë gjatë procesit të marrjes në pyetje………………………………………………187

5.4. Faktorët që ndikojnë në intensitetin e manifestimit të reaksioneve

simptomatike verbale dhe joverbale…………………………………………….....189

Page 5: Emin HUSEINI

5

INTERPRETIMI I REAKSIONEVE SIMPTOMATIKE VERBALE DHE

JOVERBALE I TË DYSHUARIT

1. Procedura e interpretimit të reaksioneve simptomatike verbale dhe

joverbale………………………………………………………...…….193

2. Rëndësia apo vlera provuese e reaksioneve simptomatik e të

dyshuarit……………………………………………………………....196

3. Problemet që vështirësojnë interpretimin e reaksioneve simptomatike

verbale dhe joverbale të të dyshuari…………………………………..197

4. Interpretimi i reaksioneve simptomatike jo verbale dhe verbale –

rezultatet e disa hulumtimeve shkencore……………………………..199

5. Raporti “subjektiv” dhe “objektiv” i reaksioneve simptomatike……..201

KREU VI

PËRFUNDIMI I MARRJES NË PYETJE I TË DYSHUARIT

1. Vërejtje hyrëse………………………..………………………………………...203

2. Dokumentimi i deklaratës të të dyshuarit me procesverbal…...........................205

3. Dokumentimi i deklaratës të të dyshuarit në mënyrë audio – vizuale………....207

4. Analiza e lëshimeve eventuale të punonjësit operativ të policisë gjatë procesit

të marrjes në pyetje……..................................................................................................210

PRANIMIT I VEPRËS PENALE SI QËLLIM I MARRJES NË PYETJE

TË DYSHUARIT

1. Vërejtje hyrëse…………………………………………………...................…..213

2. Nocioni dhe llojet e pranimit………………………………....................….......214

3. Motivet e pranimit……………………………………………….......................215

4. Pranimi i rrejshëm……………………………………………….......................218

5. Pranimi i tërhequr apo i refuzuar………………………………….....................221

6. Vlerësimi i besueshmërisë së deklarimit të të dyshuarit................................222

TAKTIKAT MBROJTËSE TË TË DYSHUARIT GJATË PROCESIT TË

MARRJES NË PYETJE

1. Vërejtje të përgjithshme …………………………………………......................226

2. Mohimi i veprës si taktikë mbrojtëse e të dyshuarit……………........................228

Page 6: Emin HUSEINI

6

3. Heshtja si taktikë mbrojtëse e të dyshuarit……………………….......................230

4. Simulimi ( shtirja ) disimilimi ( fshehja ) dhe agravimi ( përkeqësimi ) si taktika

mbrojtëse e të dyshuarit……………………………………….......................................232

5. Ndryshimi i deklaratës si taktikë mbrojtëse e të dyshuarit……….......................233

6. Prezantimi i deklaratës paraprakisht të përgatitur ( mbrojtje e paramenduar e të

dyshuarit )……………………………………………....................................................234

7. Teknikat tjera mbrojtëse të të dyshuarve .............................................................235

METODAT E NDALUARA PËR MARRJEN NË PYETJE TË DYSHUARIT

1. Zhvillimi historik i metodave për marrjen në pyetje të dyshuarit………........….238

2. Baza juridike e përdorimit të metodave të ndaluara gjatë procesit të marrjes në

pyetje................................................................................................................................239

3. Ndalesat që janë të përfshira në të drejtën e brendshme…………........................241

4. Ndalesat që janë të përfshira në dokumentet ndërkombëtare..............................242

5. Disa metoda të palejuara për marrjen në pyetje e të dyshuarit…………………..243

5.1. Tortura ...............................................................................................................244

5.2. Narkoanaliza dhe lobotomia…………………………….....................………..245

5.3. Mashtrimi, kanosja dhe hipnoza…………………………….....................…....246

6. Deri ku janë kufijtë e “presionit” ndaj vullnetit të të dyshuarit gjatë procesit të

marrjes në pyetje……………………………………………..........................................249

KONKLUZIONET……………………………………………………........................252

LITERATURA………………………………………………………….......................259

Page 7: Emin HUSEINI

7

Abstrakt

Qëllimi i marrjes në pyetje është që i dyshuari të japi informacione lidhur me veprën

penale, edhe pse shumica e të dyshuarve nuk dëshirojnë të flasin, prandaj punonjësi

operativ ka për detyrë që ta thyej këtë rezistim në mënyrë të lejuar ligjore dhe të arrijë

deri te informacionet e nevojshme. Për tu arritur kjo nuk do të jetë e lehtë, prandaj nga

punonjësi operativ kërkohet të ndërtojë plan të mirë metodik. Për fat të keq, ajo që e

karakterizon punën e punonjësve tonë operativ është improvizimi dhe detyrimi. Në rastin

e parë kemi veprime që bien ndesh me parimet e taktikës dhe metodikë kriminalistike,

kurse në të dytin shkelje të rënda ligjore. Këto praktika të ndaluara duhet të ndryshohen,

improvizimi të zëvendësohet me veprim të planifikuar metodik dhe taktik, kurse detyrimi

me respektim të standardeve demokratike. Në ushtrimin e detyrave të veta policia duhet

të demonstrojë etikë, profesionalizëm, dhe integritet, sepse ato posedojnë pushtet të

veçantë për të hequr përkohësisht lirinë e qytetarëve, të kufizojnë liritë dhe të drejtat e

tyre, dhe në rrethana të veçanta të përdorin edhe forcën. Prandaj punonjësit e policisë

këto detyra duhet t’i përmbushin në harmoni me standardet universale mbi të drejtat dhe

liritë e njeriut dhe të drejtave politike. Roli dhe funksioni i policisë për të cilën sot flasim

është e lidhur për shteteve bashkëkohore dhe demokratike, në të cilat shtete të gjitha

qytetarët janë të barabartë para ligjit, dhe ku shteti funksionon mbi bazën e parimit të

sundimit të shtetit të së drejtës. Në këto shtete, prioriteti i policisë në zbulimin dhe

luftimin e kriminalitetit duhet të jetë në nivel të barabartë edhe me prioritetin e

respektimit të këtyre lirive dhe të drejtave. Marrja në pyetje nuk do të jetë e suksesshëme

nëse asaj nuk do t’i paraprijnë edhe veprimet tjera operativ, që do të na ndihmonin për të

vërtetuar faktet dhe rrethanat relevante të veprës penale. Marrja në pyetje llogaritet si

kurora e veprimeve operative, kurse veprimet tjera si ( p.sh. këqyrja e vendit të ngjarjes,

dëshmitarët etj ) si rrugë për vërtetimin e fakteve dhe rrethanave relevante lidhur me

veprën penale llogariten si bazamenti nëpërmjet të cilave do të arrimë sukses në

përfundimin e këtij procesi.

Abstract

The act of interrogation is that the suspect should give information about the criminal act,

although the majority of suspects do not want to talk, thus the operating employee is

obligated to break this resistance in a way that is legally allowed in order to achieve the

needed information. It will not be easy to achieve that, thus it is required from the

operating employee to form a good methodical plan. Unfortunately, the thing that

characterizes the job of our operating employees is improvisation and enforcement. In

the first case we have actions that collide with the tactical principles and the criminal

methodology, whereas in the second case we have serious legal violations. These

prohibited practices have to be changed, improvisation has to be replaced with a planned

methodical and tactical act, whereas the enforcement with respect of the democratic

standards. While exercising their duty the police should demonstrate ethics,

professonalism, and integrity, because they possess a distinct authority to take away

Page 8: Emin HUSEINI

8

temporarily the freedom of citizens, to limit their freedom and rights, and use force in

specific circumstances. Hence the police employees have to fulfill these duties in

harmony with universal standards for the human rights and freedoms and the political

rights. The function and the role of police is related to the contemporary democratic

states, in which states all citizens are equal before law, and where the state functions on

the basis of principle of the rule of low. In these states the priority of the police in the

detection and fighting the crime should be on the equal scale with the priority of

respecting these rights and freedoms. The interrogation will not be successful, if not

preceded by other operative actions, which will help us to verify the relevant

circumestances and facts of the criminal offense. The interrogation is considered as the

crown of the operating actions, whereas other actions ( such as for example the review of

crime scene, witnesses, atc ) as path of verifying of the relevant circumstances and facts

related to the criminal offense are considered as the bases through which shall achieve

soccess at the end of this process.

Page 9: Emin HUSEINI

9

HYRJE

1. OBJEKTI DHE QËLLIMI I HULUMTIMIT

Me të drejtë është konstatuar se krimi si fenomen negativ ka qenë prezent që në

kohërat më të lashta, por me zhvillimin e teknikës, teknologjisë, pajisjeve më moderne

dhe më të sofistikuara elektronike, është mundësuar që të kryhen me një shpejtësi më të

madhe dhe të problematizohet çështja e zbulimit të tij.

Në bazë të të dhënave statistikore të shteteve të ndryshme dhe të organizatave

ndërkombëtare që merren me parandalimi dhe luftimin e kriminalitetit, shihet qartë se

kriminaliteti si fenomen me rrezikshmëri të lartë shoqërore është në rritje permanente.

Duke pasur parasysh efektet negative që lindin nga këto veprime të rrezikshme, është

paraqitur si nevojë e domosdoshme e të gjitha shoqërive nga ato primitive deri te ato

bashkëkohore, që të ndërmarrin masa sa më efikase për të parandaluar dhe luftuar atë. Në

këtë dimension rol vendimtar luan Kriminalistika si dhe Procedura Penale.

Kur arrijmë deri te dyshimi i bazuar se kemi vepër penale që ndiqen në bazë të

detyrës zyrtare, organet e policisë janë të detyruar, në bazë të kodit penal të ndërmarrin të

gjitha veprimet për ta zbuluar rastin. Këta veprime që ndërmarrin pjesëtarët e policisë

janë të cilësuara si veprime kriminalistike dhe procedurale penale. Një ndër qëllimet

esenciale të forcave të policisë është të arrijë te zbulimi i atij që posedon informacion për

veprën penale dhe për autorin e saj, informacioni i cili shpeshherë na shërben si bazë

fillimisht indiciale dhe më pas si provë për ndriçimin e rastit. Në këtë drejtim dëshmia e

të dyshuarit është e një rëndësie të veçantë, kur është në pyetje verifikimi i versioneve të

tjera, marrja e informacioneve për autorin dhe rrethana të tjera. Këto të dhëna duhet ta

vërtetojnë ose ta hedhin poshtë dyshimin që ekziston lidhur me një vepër të caktuar

penale.

Procesi i marrjes në pyetje nga ana e policisë mund të rezultojë i suksesshëm, por

edhe jo. Por, nëse nisemi nga ajo se qëllimi final i marrjes në pyetje është gjetja e të

vërtetës materiale, në këtë rast pjesëtarët e policisë duhet t’i respektojnë të gjitha porositë

taktike, teknike dhe metodike të kriminalistikës, që të kemi një përfundim të suksesshëm

të procesit të marrjes në pyetje të të dyshuarve. Për të pas sukses në punën e saj, organet e

policisë duhet të përgatiten si në aspekt teknik, ashtu edhe të avancimit profesional.

Mossuksesi eventual në gjetjen e të vërtetës, si pasojë mund të ketë akuzimin si dhe

gjykimin e personave të pafajshëm si kryerës të veprës penale, ose procesi penal do të

mbetet i papërfunduar për shkak të mungesës së provave. Në të dy rastet kryerësi i

veprës penale do te mbetet i pazbuluar dhe i lirë, duke qenë i gatshëm dhe i inkurajuar që

të kryejë vepër tjetër penal dhe në këtë mënyrë në vazhdimësi do të jetë rrezik potencial

për shoqërinë.

I dyshuari gjatë marrjes në pyetje, zakonisht tenton që ta fsheh të vërtetën, por ai kur

ka parasysh se mund të ballafaqohet me dënimin, ai padashur dhe në mënyrë të

pavetëdijshme ndryshon në reaksionet fiziologjike. Personi zyrtar duhet të jetë

profesionalisht i përgatitur që t’i vërejë këto shenja dhe t’i kuptojë në mënyrë të drejtë.

Page 10: Emin HUSEINI

10

Mospasja njohuri nga fusha e kriminalistikës do të jetë shkak që procesi i marrjes në

pyetje i të dyshuarit të rezultojë i pasuksesshëm. Në këtë situatë ne nuk do arrijmë që të

marrim asnjë informacion lidhur me veprën dhe, në këtë mënyrë i dyshuari do ta llogarisë

veten të përgatitur, për ta fshehur të vërtetën. Kjo gjendje atij do t’ia rrisë vetëbesimin

për të kryer vepër të re penale.

Marrja në pyetje përbëhet nga tri faza: faza përgatitore, faza gjatë marrjes në pyetje

dhe përfundimi. Çdo fazë është e rëndësishme dhe mban në vetvete disa porosi që duhet

të respektohen, në të kundërtën nuk do të kemi realizim të suksesshëm të saj. Mund të

ndodhi që i dyshuari gjatë marrjes në pyetje të pranojë akuzën me të cilën rëndohet.

Megjithatë, ky pranim mund të jetë i rrejshëm. Personi zyrtar që të arrijë të kuptojë se a

kemi të bëjmë me dëshmi të rrejshme apo jo, duhet të ketë informacion për faktorët dhe

motivet që e kanë detyruar të dyshuarin të japë dëshmi të rrejshme.

Procesi i marrjes në pyetje është proces sa i vështirë po aq edhe me përgjegjësi.

Vështirësia buron nga ngarkesat që kanë punonjësit e policisë për të zbuluar të vërtetën,

kurse përgjegjësia buron nga detyrimi kushtetues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave

themelore të njeriut. Gjatë kësaj faze gjithmonë duhet ta kemi në konsideratë parimin e

prezumimit të pafajësisë, i cili thotë: ‘’çdokush është i pafajshëm derisa të vërtetohet

fajësia e tij’’. Fajësinë e gjithkujt ligjërisht ka të drejtë ta vendos vetëm gjykata me

aktgjykim të formës së prerë. Kështu pra, objekti i punimit trajton të gjitha problemet

komplekse që kanë të bëjnë me aspektin kriminalistik dhe procedural penal të marrjes në

pyetje të të dyshuarit nga ana e policisë.

Qëllimet bazë të hulumtimit janë që të kuptohet rëndësia e realizimit efikas të

marrjes në pyetje të dyshuarit nga ana e policisë, të nxjerrë në pah lëshimet eventuale

të praktikës së deritanishme të zbatimit të kësaj pune dhe të ofrojë zgjidhje për tejkalimin

e tyre. Kjo ka vetë një qëllim dhe ai është që të arrijmë edhe më shumë sukses në

parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

Gjithashtu, punonjësit e policisë duhet të kenë parasysh parimet e demokracisë në të

gjitha dimensionet e saja. Dhe kur flasim për këtë ato duhet të kenë kujdes dhe të

rishikojnë pozitën e deritanishme e të dyshuarve gjatë procesit të marrjes në pyetje, sepse

zbatimi joadekuat i kësaj detyre në praktikë mund të na çojë drejt shkeljes së lirive dhe të

drejtave themelore të individit, të cilat liri njëkohësisht llogariten si shkelje të kushtetutës

dhe ligjeve përkatëse. Në këtë drejtim ky hulumtim do përpiqet të ofrojë njohuri teorike

për edukimin e kuadrove të policisë që merren me ketë detyrë, që ato të mësojnë se si

duhet të zbatohet në praktikë procesi i marrjes në pyetje.

Gjatë veprimeve hetimore dhe të fazës së gjykimeve shpeshherë paraqiten problemet

e mungesës së gjurmëve materiale. Madje, në disa raste kur ato i kemi, bëhet fiksimi i

tyre në mënyrë joshkencore, dhe kjo si pasojë do të ketë mbështetjen e vendimeve

gjyqësore në prova të pamjaftueshme ose në prova të mangëta. Në këtë drejtim

Kriminalistika në përgjithësi, si dhe Procedura Penale në veçanti, ndihmojnë dukshëm

gjatë fazës së marrjes në pyetje të të dyshuarit nga ana e policisë.

Ky studim, përveç trajtimit teorik, do të përfshijë edhe dimensionin praktik, si dhe

aspektin krahasues, duke prezantuar rregullimet ligjore të disa shteteve lidhur me këtë

proces.

Për këtë arsye, qëllimi dhe interesi i hulumtimit të kësaj teme qëndron në atë se duke

njohur format e ndryshme dhe dimensionin që ka kriminaliteti, do të duhej që të

Page 11: Emin HUSEINI

11

ndërmerren masa sa më efikase, që sa me më sukses të zbulohet, luftohen dhe të

parandalohet ai.

Duke pasur parasysh zhvillimin e hovshëm tekniko-teknologjik të shoqërisë dhe

format e llojllojshme të kryerjes së veprave të ndryshme penale me rrezikshmëri të

theksuar, na paraqitet si domosdoshmëri zbulimi i mjeteve dhe përdorimi i metodave sa

më efikase në parandalimin dhe luftimin e këtyre veprimeve kriminale.

Gjithashtu, duhet të potencojmë se kemi të bëjmë me një materie që është dinamike

dhe që zhvillohet në vazhdimësi, andaj nga kjo arsye objekti i kësaj lënde do duhej në

vazhdimësi të plotësohet dhe të avancohet, si në aspekt të metodave hulumtuese, ashtu

edhe në aspekt të praktikës së drejtpërdrejtë.

Page 12: Emin HUSEINI

12

2. STRUKTURA E PUNIMIT

Ky punim është i përbë nga hyrja, tre kapituj, konkluzionet, si dhe pjesa e përshkrimit

të literaturës. Gjatë përpilimit të punimit do të mbajmë llogari që të gjitha pjesët e

punimit të jenë në harmoni dhe në lidhje logjike njëra me tjetrën.

Pjesa e parë, që mban emrin shënime hyrëse, përfshin objektin dhe qëllimin e punimit,

strukturën, metodat e hulumtimit, si dhe arsyetimin shkencore dhe shoqëror të këtij

hulumtimi.

Pjesa e parë është e përbërë nga kapitulli, ku flitet për ,, Sigurimin e dëshmisë nga

ana e policisë në procedurën parapenale’’dhe ka si qëllim që të përcaktojë nocionin e

marrjes në pyetje e të dyshuarve. Në këtë drejtim në fillim të trajtimit të këtij punimi do

të prezantohet pozita dhe roli i organeve të punëve të brendshme në procedurën

parapenale me theks të veçantë për obligimet e mbledhjes së informacionit lidhur me një

vepër penale. Si punonjësit e policisë kanë mundësi që të marrin këto informacione

lidhur me një vepër në mënyra të ndryshme dhe fokusi i trajtimit do të jetë në bisedat

informative, që është njëra nga mënyrat për grumbullim të informacionit.

Pjesa e dytë mban titullin ,, Aspekti procedural penal i marrjes në pyetje i të

dyshuarit nga ana e policisë ’’dhe në kuadër të kësaj tërësie tematike do të prezantojmë

mënyrën se si ligji aktual i procedurës penale e rregullon materien e marrjes në pyetje e të

dyshuarve. Gjithashtu, kjo pjesë do të analizojë në mënyrë krahasuese disa kode të

procedurave penale të disa shteteve për të shikuar se si është e rregulluar kjo materie në

ata shtete. Në këtë vazhdë, do të analizojmë gjithashtu pozitën e të dyshuarit dhe të drejtat

e tij, institucionin e mbrojtjes apo avokatinë në procedurën parapenale dhe në fund të

këtij kapitulli, do të përpiqemi të tregojmë për rëndësinë e madhe që posedon dëshmia e

të dyshuarit në procesin e zbulimit, zbardhjes dhe argumentimit të veprave penale.

Kapitulli i tretë trajton ,, Aspektin kriminalistik të marrjes në pyetje të të dyshuarit

nga ana e policisë’’ dhe në korniza të tërësisë tematike, do të përpiqemi të tregojmë për

dijet nga fusha e kriminalistikës, që kanë të bëjnë me përgatitjen dhe planifikimin e

dëgjimit, fillimin e tij, fazën gjatë dëgjimit dhe përfundimin e tij. Gjithashtu, në këtë

pjesë do të tregohet për vlerësimin e besueshmërisë të dëshmisë si një proces sa i

rëndësishëm, aq edhe i ndërlikuar, si dhe për metodat e paligjshme që janë aplikuar gjatë

periudhave të ndryshme, me anë të të cilave janë cenuar vlerat më vitale të njeriut. Dhe

në fund të punimit, vëmendja u përkushtohet metodave të mësimit dhe përvetësimit të

shkathtësive për realizim efikas të procesit të dëgjimit, si dhe të udhëzimit për aplikim të

domosdoshëm të parimeve të etikës policore gjatë punës së marrjes në pyetje.

Page 13: Emin HUSEINI

13

3. METODAT E PUNIMIT

Çdo punim shkencor për ti realizuar detyrat e përcaktuara me sukses, është e

domosdoshme që të zbatojë metodat hulumtuese shkencore. Metodat hulumtuese si

sistem i të menduarit, të dëgjuarit dhe aktiviteteve fizike, përbëjnë instrumentin për

realizimin e hulumtimit dhe si të tilla duhet të mundësojnë verifikim objektiv dhe të

hershëm të hipotezave të ngritura. Me konceptin metodë në një shkencë kuptohet

zakonisht rruga apo mënyra e studimit të lëndës së asaj shkence, për të njohur ligjësitë

themelore që vlejnë për fenomenet që i studion ajo1.

Në kuptimin leksikor fjala metodë rrjedh prej gjuhës greqishte methodos që në

përkthim do të thotë mënyrë, rrugë, veprim, qëndrim që përdoret për arritjen e një qëllimi

të caktuar, për të ardhur te njohurti, për të zbuluar të vërtetën2. Pra, koncepti i metodës

përdoret në kuptime të ndryshme. Pos tjerash, ajo domethënë mënyrë e përgjithshme e të

afruarit të dukurive në rastin konkret në lëmin e shkencave shoqërore, paraqet mënyrën e

përgjithshme të hulumtimit në fazat e ndryshme të tij3.

Zgjedhja e metodave për hulumtim është e kushtëzuar nga karakteri teorik e qëllimi i

hulumtimit, shumëllojshmëria e problemit, si dhe mundësia objektive për mbledhjen e

përgjigjeve teorike dhe të dhënave empirike. Në këtë drejtim, ky punim kërkon aplikimin

e metodës dialektike, metodën e analizës së përmbajtjes, sintezën, induksionin,

deduksionin, metodën historike, metodën krahasore, si dhe metodën e vëzhgimit

vigjilent.

Natyra e ndërlikuar e punimit na kushtëzon për aplikimin e metodës dialektike, e cila

është si metodë më e përgjithshme për arritjen e njohurive shkencore. Me aplikimin e

kësaj metode objekti i hulumtimit do të vështrohet në tërësi me të gjitha lidhjet dhe

marrëdhëniet e tij të jashtme dhe të brendshme. Analiza është metoda e parë dhe bazike

për njohje dhe zbërthimin të përgjithshëm teorik dhe praktik të objekteve të ndërlikuara

të njohjes. Aplikimi i kësaj metode ka për qëllim studimin teorik, përshtatje profesionale

të literaturave kombëtare dhe ndërkombëtare, studimin e akteve normative që janë në

fuqi, si dhe dokumenteve që kanë lind nga procesi i zbulimit. Gjithashtu, zbardhjen dhe

argumentimin e veprave penale ku duke njohur të gjitha faktorët e një dukurie, si të

arrimë deri te përgjigjja e pyetjes çka, si dhe sa ka qenë e përmendur, apo përfolur në

rrafshe të ndryshme dukuria që është objekt i hulumtimit tonë.

Në të kundërtën e analizës, sinteza është proces i të menduarit, me të cilën bëjmë

njohjen e përgjithshme të një dukurie në bazë të njohjes së çdo pjese veç e veç të një

dukurie, që është objekt i studimit.

Induksioni dhe deduksioni si mënyra të konstatimit përdoren për analizimin e

taktikave të ndryshme të dëgjimit, ku në bazë të rasteve të veçanta do të arrijmë deri te

1 Shih: Fiamengo, A., Bazat e Sociologjisë së Përgjithshme, Botimi i Tretë, Prishtinë, 1984, fq. 109. 2 Shih: Dida, A., Fillet e Sociologjisë, Universiteti i Tetovës, Tetovë, 1997, fq.47. 3 Shih: Hanbuch der soziologischen Forschung, Methodologie – Methoden – Techniken, Grup autorësh,

Berlin, 1999, fq. 34.

Page 14: Emin HUSEINI

14

një rregull e përgjithshme, përkatësisht si nga një rregull e përgjithshme do te nxjerrim

konstatim përkatës të posaçëm.

Metoda historike na ofron mundësinë që të njihemi me zgjidhjet ligjore më të

hershme, duke pa evoluimin e këtyre rregullave ligjore për të konstatuar se a kemi pasur

zhvillim pozitiv në këtë drejtim apo jo.

Metoda krahasuese merret me vlerësimin e pozitës dhe rolit që ka procesi i marrjes

në pyetje të dyshuarin për zbardhjen dhe zbulimin e veprës penale, duke e shikuar nga

këndvështrimi i rregullimit procedural penal aktual dhe, duke e krahasuar me format e

mëparshme këtë proces, në këtë mënyrë do të na ofrohen të dhëna për të rejat e këtij ligji

krahasuar me atë të mëparshmin. Metoda komparative merret me konstatimin e

ngjajshmërive dhe ndryshimeve midis dukurive të ndryshme, qofshin natyreore apo

shoqërore, dhe në këtë mënyrë zbulohen vetitë kryesore të atyre dukurive të cilat i

krahasojmë4.

Metoda e vëzhgimit konsiston në mbikëqyrjen e asaj se si aplikohet praktikisht

procesi i marrjes në pyetje nga ana e përfaqësuesve ligjor të policisë, në raste të ndryshme

dhe me të dyshuar të ndryshëm, duke pa se a aplikohen metodat taktike të udhëheqjes së

bisedave informative, a bëhet verifikimi i informacionit pas marrjes së tij nga ana e

shërbimeve të policisë, dhe se a ndërmerren masa për aktivitetet e mëtutjeshme duke u

bazuar mbi këto të dhëna.

Si çdo shkencë ashtu edhe kriminalistika shërbehet me metoda që janë metoda që

aplikohen nga kriminalistika, si dhe metoda të shkencave tjera që gjejnë aplikim në

ekzaminimet kriminalistike. Është e një rëndësie të veçantë që në zgjedhjen e metodave

hulumtuese të kihen parasysh disa kritere, siç janë: efikasiteti, d.m.th. zgjedhja e asaj

metode që në mënyrë sa më efikase do të çonte deri në zgjidhjen e atij problemi, kriteri

etike, domethënë përdorimi i atyre metodave që moralisht janë të pranueshme, si dhe

kriteri i ekonomizimit-kursimit.

Duke pasur parasysh rolin që luajnë metodat në studimin e një problematike edhe ne

për objektin tonë të studimit do të aplikojmë ato metoda që do të jenë sa më efikase dhe

të domosdoshme në këtë drejtim. Do të mundohemi që çdo metodë hulumtimi të jetë

shkencërisht e bazuar, dhe çdo rezultat nga ky punim të jetë objektiv dhe i vërtetë.

4Shih: Dida, A., Fillet e Sociologjisë, Universiteti i Tetovës, Tetovë, 1997, fq.63.

Page 15: Emin HUSEINI

15

4. RËNDËSIA DHE ARSYETIMI I PUNIMIT

Arsyetimi shkencor i këtij punimi qëndron në avancimin e zbatimit praktik të

procesit të marrjes në pyetje të dyshuarit nga ana e policisë, me qëllim të realizimit sa

më efikas të tij dhe në këtë mënyrë të krijohen kushte sa më të mira për zbardhjen dhe

zbulimin e veprave penale. Policia gjatë ushtrimit të kompetencave të saja duhet të

udhëhiqet nga parimet kryesore të së drejtës dhe etika policore. Ajo veprimet e saja duhet

t’i ketë në harmoni me kushtetutën dhe me ligjin, kështu që edhe në rastet kur ajo

grumbullon informacione lidhur me veprat penale, policia duhet të respektojë të drjetat e

njeriut.

Ky punim synon që të ofrojë njohuri të cilat do të kontribuanin që policia duke

zbatuar marrjen në pyetje në mënyrë të duhur, të arrijë deri te e vërteta materiale lidhur

me një vepër penale. Deri te e vertea do të arrihet duke respektuar parimin e objektivitetit.

Sipas këtij parimi proceduar nuk guxon të jetë e një anshme, dhe ky parimi duhet të

manifestohet në mënyrë sitetmatike gjatë gjithë procedurës, dhe nënkupton një shkallë të

lartë të qëndrimit kritik ndaj punës, veprimeve dhe rezultateve të tyre5. Me zbatimin e

këtij parimi vjen në shprehje rregulli se të vërtetën mund ta zbulojë vetë ai që e respekton

vet atë6.

Mbi bazën e këtij parimi dhe parimeve të tjera të kriminalistikës ndërtohen teknika,

taktika, metodika dhe profilaksia e shkencës së kriminalistikës, dhe në harmoni me

platformën ligjore kan si qëllim zbulimi, hetimin dhe parandalimin e veprave penale7.

Grumbullimi i shpejtë dhe i plotë i dëshmive krijon kushte të favorshme për hetime

të suksesshme. Rezultatet e këtij procesi para se gjithash do të varen nga kualiteti dhe

koha e duhur e këtyre informacioneve që posedojmë lidhur me një vepër penale. Deri te

dëshmitë e nevojshme mund të arrihet në mënyra të ndryshme dhe nga burime të

ndryshme. Ky hulumtim është në lidhje me aspektin kriminalistik dhe procedural penal

të dëgjimit të dyshuarit, kështu që të dhënat e fituara nga i dyshuari gjatë këtij procesi

kontribuojnë në masë të madhe në zbardhjen dhe zbulimin e kryerësve të veprave penale.

Procesi i marrjes në pyetje është proces që vihet në lëvizje nga baza formale

procedurale penale, dhe informacionet e fituara nga kjo punë do të na shërbejnë si bazë e

rëndësishme për të ndërmarrë veprime të tjera hetimore. Me ato veprimet hetimore mund

të arrimë deri te prova të reja personale apo materiale, të cilat do të vërtetonin fajësinë

apo pafajësinë e personave të dyshuar në një proces penal.

Gjithashtu, ky punim duhet të kontribuojë për tejkalimin e mospërputhjeve eventuale

midis zgjidhjeve pozitive ligjore, që rregullojnë këtë materie dhe gjendjes ekzistuese në

praktikë. Dhe si në të ardhmen procesi i marrjes në pyetje i

të dyshuarit të zbatohet sa më me sukses, gjë e cila është e një rëndësie të veçantë në

parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit. Veç kësaj, hulumtimi konsiston të vështrojë

5 Shih: Modli, D., Mtodoligjia e zbulimit të kriminalitetit, Sarajevë, 2005, fq. 54. 6 Shih: Po aty. 7 Shih: Begeja, S., Kriminalistika, Tiranë, 2004, fq. 24.

Page 16: Emin HUSEINI

16

zbatimin në praktikë të marrjes në pyetje dhe të detektojë lëshimet eventuale të organeve

të punëve të brendshme gjatë kësaj pune, si dhe të ofrojë zgjidhje për tejkalimin e tyre.

Ndërmarrja e këtyre veprimeve në praktikë me vete mbart rreziqe latente në shkeljen

e kushtetutës dhe ligjeve, që garantojnë liritë dhe të drejtat themelore te njeriut. Ky punim

tërheq vërejtjen për këtë çështje të ndjeshme, dhe do të ofrojë kontribut të rëndësishëm

në demokratizimin dhe humanizimin e sistemit juridik dhe të shoqërisë në tërësi. Ky fakt

dëshmon për arsyetimin shoqërorë dhe shkencor të tij. Gjithashtu, do të përpiqemi që të

dhënat në këtë punim të japin kontribut në avancimin e praktikës ekzistuese lidhur me

procesin e marrjes në pyetje, të nxisë ose të inspirojë ndonjë hulumtim në të ardhmen të

kësaj materie dhe të ndihmojë në zhvillimin e kriminalistikës si shkencë.

Page 17: Emin HUSEINI

17

PJESA E PARË

SIGURIMI I DËSHMISË NGA ANA E POLICISË GJATË PROCEDURËS

PARAPENALE

1. Mbledhja e informacioneve gjatë veprimeve praktike të

pjesëtarëve të policisë

Organet e punëve të brendshme janë organe të shtetit, që kanë në kompetencë

zbatimin e punëve të brendshme të administratës shtetërore8. Neni 3 i Ligjit të Policisë

në mënyrë taksative i përshkruan funksionet bazë të Policisë edhe atë: mbrojtja dhe

respektimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit të garantuara nga

Kushtetuta e R. Maqedonisë, respektimi i ligjeve dhe kontratave të ratifikuara

ndërkombëtare, mbrojtja e rendit juridik, parandalimi dhe zbulimi i veprave të

dënueshme, ndërmarrja e masave për ndjekje të kryesve të këtyre veprave, si dhe mbajtja

e rendit dhe qetësisë në shoqëri9.

Kur është fjala te parandalimi dhe luftimi e kriminalitetit, duhet të theksojmë se në

këtë detyrë nuk marrin pjesë vetëm policia, por edhe një varg organesh shtetërore dhe

shoqërore. Megjithatë, kur kemi parasysh kuadrot e përgatitur profesionalisht, përgatitjet

teknike, aftësitë organizative, mundësia për reagim më të shpejtë, për parandalimin dhe

luftimin e krimit, në këtë aspekt më kompetente është policia. Asnjë metodë apo mjet

kriminalistik që rekomandon shkenca e kriminalistikës për zbulimin, hetimin, gjykimin

dhe parandalimin e veprave penale nuk mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën, me

ligjin penal, ligjin procedural penal dhe ligjet tjera10.

Objekti i këtij punimi me theks të veçantë do t’i kushtojë rëndësi veprimit represiv të

policisë në procedurën parapenale në procesin e dëgjimit të të dyshuarit. Të gjitha

veprimet që ndërmarrin organet e punëve të brendshme, duhet të jenë në harmoni me

Kushtetutën dhe ligjet ekzistuese që rregullojnë këtë materie. Në rastet kur një veprim i

caktuar nuk është paraparë me ligj, policia nuk duhet të sillet në bazë të gjindshëmrisë së

tyre. Duhet të kihet parasysh se veprimet e policisë nuk mund të paramendohen pa

grumbullimin në kohë të përshtatshme dhe të plotë të të gjitha informacioneve relevante.

Në këtë drejtim policia në vazhdimësi duhet të angazhohet në grumbullimin e

informacioneve, që janë të domosdoshme për realizimin e detyrave në domenin e

kompetencës së tyre. Ky punim trajton punën e policisë në mbledhjen e informacioneve

në procedurën parapenale, duke ditur rëndësinë e tyre në zbardhjen, zbulimin dhe

argumentimin e veprave penale.

Mbledhja e informacioneve është punë e përgjithshme operativo-taktike, e cila ka për

qëllim që të arrijë deri te ato të dhëna që do të ndihmojnë në zbulimin e veprave penale,

8 Shih: Gazeta Zyrtare e Republikes se Maqedonisë, Numri 114, Viti 3.11.2006. 9 Shih: Zakon za Policia na Republika Makadekodija ( Ligji për Policinë i R.Maqedonisë ), Slluzhben

Vesnik na Republika Makedonia, broj, 114, 3 noemvri, 2006. 10 Shih: Begeja, S., Kriminalistika, Tiranë, 2004, fq.23.

Page 18: Emin HUSEINI

18

kapjen e kryerësve nëse janë të pa zbuluar, zbulimin e gjurmëve dhe sendeve që kanë

lidhje me veprën penale, si dhe të parandalojë kryerjen e veprave të reja. Mbledhjen e

informacioneve mundet ta trajtojmë në kuptim të ngushtë dhe të gjerë të fjalës. Në

kuptim të ngushtë të fjalës mbledhja e informacioneve ka të bëjë me dhënien e

deklaratave organeve të policisë në procedurë joformale lidhur me një vepër konkrete

penale. Ky veprim zakonisht realizohet me kontakte të drejtpërdrejta me njerëzit që japin

këto informata dhe personit zyrtarë. Kurse në anën tjetër me grumbullim të

informacioneve në kuptim të gjerë të fjalës nënkuptojmë të gjitha të dhënat dhe njohuritë

deri te të cilat kanë arritur organet e punëve të brendshme, duke aplikuar metodat

operativo-taktike. Aplikimi i këtyre metodave na mundëson që të zbulojmë veprën

penale dhe autorin e saj. Deri te informacionet relevante mund që të arrihet edhe me

forma të tjera të rëndësishme: duke aplikuar edhe metoda tjera operative-taktike dhe

veprime hetimore, vrojtim shqisor të drejtpërdrejtë, me rrugën e mjeteve të informimit

publik, kontrollim në evidencat statistikore përkatëse, me bashkëpunimin ndërkombëtar

kundër kriminalitetit (Interpoli), thashethemeve publike, aplikimit të mjeteve teknike etj.

Organet e punëve të brendshme këto veprime i ndërmarrin me vetiniciativë, si dhe në

bazë të kërkesës së paditësit publik. Në rastet kur paditësi shtetëror (Prokuroria Publike)

me padinë penale nuk mundet të vlerësojë se a janë të vërteta provat e prezantuara në

padi, ose kur të dhënat në padi nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për fillim të hetimeve,

sepse deri te paditësi shtetërorë kanë arritur vetëm disa informacione se është kryer vepër

penale ( veçanërisht kur kryerësi është i panjohur ) në këto raste policia me vetiniciativë

duhet të fillojë procesin e grumbullimit të informacioneve për zbardhjen dhe zbulimin e

veprës penale dhe kryerësit të saj.

Edhe pse organet e policisë kanë autorizim të thirrin qytetarët për biseda informative

në hapësirat zyrtare për zbardhjen e një vepre, kjo nuk do të thotë se ato duhet të bazohen

vetëm në këto veprime operative dhe këto të dhëna. Në nenin 28 të Ligjit të Policisë të

R.Maqedinisë në mënyrë shprehimore janë përcaktuar të gjitha kompetencat e policisë,

dhe janë vendosur në 18 pika të veçanta, ku të gjitha janë në funksion të zbulimit dhe

luftimit të kriminalitetit11. Edhe neni 276 i Ligjigjit të Procedurës Penale të

R.Maqedonisë e autorizon policinë që të ndërmerrë disa veprime që janë në funksion të

zbardhjes së veprave penale dhe kryerësve të sajë12. Ligji i Procedurës Penale në nenin

279 nuk përcakton në mënyrë precize vendin se ku duhet të merren deklarimet e tyre, por

vetëm mënyren apo formën e marrjes së tyre13, kështu që ky vend mund të jetë vendi ku

është kryer vepra penale, në vendbanimin e tyre, vendin e punës, në rrugë, si dhe në çdo

vend tjetër, varësisht nga situatat konkrete dhe nevojat zyrtare. Me autorizim të

Gjykatësit Hetues, organet e punëve të brendshme kanë mundësi të marrin në bisedë

informative edhe persona që janë në paraburgim, nëse kjo është e nevojshme për

11 Shih: Zakon za Policia na Republika Makedonija ( Ligji për Policinë i Republikes se.Maqedonisë ),

Slluzhben Vesnik na Republika Makedonia, broj, 114, 3 noemvri, 2006. 12 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të Republikes se.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za

Krivicna Postapka, RepublikaMakedonija sluzhben vesnik na Republika Makedonija br. 150. od,

18.11.2010. 13 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të Republikes se .Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za

Krivicna Postapka, Republika Makedonija sluzhben vesnik na Republika Makedonija br. 150. od,

18.11.2010.

Page 19: Emin HUSEINI

19

zbulimin e veprave tjera penale dhe kryerësve tjerë. Në këto raste marrja e të dhënave do

të bëhet në hapësirat e institucioneve ndëshkimore.

Ashtu siç nuk përcakton në mënyrë precize vendin Ligji i Procedurës Penale nuk

përcakton dhe kohën kur duhet të realizohet marrja në pyetje, megjithatë më mirë është

që të realizohet sa më shpejt pas kryerjes së një vepre penale dhe sa më parë të

ndërmerren hetimet, aq më afër të vërtetës do të jemi.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve të organeve të punëve të brendshme për zbardhjen

dhe zbulimin e veprave penale është e orientuar në mbledhjen e informacioneve.

Mbledhja e informacioneve kryesisht udhëhiqet nga parimet kriminalistike dhe nga

kualiteti dhe kuantiteti i tyre, ku nga të cilat në masë të madhe do të varet edhe zhvillimi

i procedurës parapenale dhe asaj penale. Parimet bazë të kriminalistikës janë: Parimi I

ligjshmerise, parimi I lirise ne zgjedhjen e masave teknike – taktike, parimi I planifikimit

te veprimeve operative, parimi I shpejtesise e befasise, parimi I kembengulsise dhe

themelsise, parimi objektivitetit, parimi I bashkepunimit te pjesemarrsve ne veprimet,

parimi I ekonomizimit, parimi I humanizmit, parimi I zhvillimit permanent, parimi I

bashkepunimit nderkombtare14.

Në këtë mënyrë puna për mbledhje të informacioneve në kombinim edhe me

aktivitete operative dhe hetuese në mënyrë të konsiderueshme kontribuon në qëllimin

final që është zbardhja e veprave penale.

14 Shih: Latifi, V., Kriminalistika, Prishtinë, 2004, fq. 54.

Page 20: Emin HUSEINI

20

2. Mbledhja e informacioneve dhe nocioni lidhur me veprat e

kriminalitetit të organizuar

Që në fillim të trajtimit të kësaj problematikë do doja të potencoj obligimin e të gjitha

shteteve që janë nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër

Kriminalitetit të Organizuar Ndërkombëtar të mbledhin, të këmbejnë dhe analizojnë

informacionet lidhur me natyrën e krimit të organizuar ( neni 28 )15. Gjithashtu në nenin

31 po të kësaj konvente ku flitet lidhur me parandalimin e kriminalitetit të organizuar, në

pikën 4 thuhet së shtetet pjesëmarrëse duhet të vlerësojnë herë pas here ekzsitimin e

instrumenteve legale relevante dhe praktikave administrative me qëllim të zbulimit të

dobësisë së tyre të keqpërdorura nga grupet e organizuara kriminale. Kurse në pikën 7

thuhet se shtetet pjesëmarëse duhet, si është më e përshtatshëme, të bashkëpunojnë me

njëri tjetrin dhe me organizatat relevante ndërkombëtare dhe regjionale në ndihmën dhe

zhvillimin e masave të potencuara në këtë nen. Kjo përfshinë pjesëmarrjen në projektet

ndërkombëtare me qëllim të parandalimit të krimit të organizuar transnacional16.

Kriminaliteti si fenomen negativ dhe me një shkallë të lartë të rrezikshmërisë

shoqërore, që në kohërat më të hershme ka zgjuar interes në qarqet e ndryshme. Interesi i

këtillë është ngritur mbi arsyen e të kuptuarit në esencë të rrezikut që gjeneron kjo

dukuri negative. Studimet kanë qenë të orientuara në zbulimin e shkaqeve dhe faktorëve

të paraqitjes, si dhe rrezikshmërinë shoqërore shumëdimensionale, duke dhënë ide të

llojeve të ndryshme për luftimin dhe parandalimin e tij, i cili në mënyrë të ngadalë por të

sigurt i shkatërron bazat më vitale të një shoqërie të shëndoshë.

Në të kaluarën historike përkufizimet lidhur me kriminalitetin kanë qenë irracionale,

për shkak të nivelit të ulët kulturor dhe të kushteve të pazhvilluara ekonomike. Idetë e

para mbi studimin dhe hulumtimin shkencor mbi kriminalitetin i kanë dhënë filozofët e

njohur antik, Platoni dhe Aristoteli.

Gjatë viteve të para të shekullit XX vendet evropiane njohën një zhvillim të vrullshëm

teknologjik, ekonomik, social e organizativ, i cili u shoqërua me lëvizje masive të

njerëzve për arsye emigrimi dhe turizmi. Të gjitha këto krijuan një terren që edhe krimi të

jetë më i lëvizshëm, më i organizuar dhe më kompleks në krahasim me të kaluarën17.

Tanimë kryerësit e veprave penale, duke përfituar nga parimi si sovranitetit dhe

juridiksionit territirial, largoheshin nga shteti ku e kishin kryer veprën penale, për në një

shtet tjetër, duke e bërë kështu më të vështirë ndjekjen penale. Kjo situatë e

palakmueshme i detyroj shtetet për të konsoliduar bashkëpunimin midis tyre, që t’i

kundërvihen me sukses këtij lloji të kriminalitetit. Ky bashkëpunim lindi si rezultat i

miratimit të disa konventave kryesore, dhe atë:

1. Konventa ‘’Për transferimin e procedimeve në fushën penale’’, 1972.

2. Konventa ‘’Për luftën kundër terrorizmi’’, 1977.

3. Konventa ‘’Për transferimin e personave të dënuar’’, 1983.

15 Shih: Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Kriminalitetit të Organizuar Ndërkombëtar. 16 Shih: Po aty. 17 Shih: Isalami, H., Hoxha, A., Panda, I., Procedura Penale, Komantar, Tiranë, 2003, fq. 646.

Page 21: Emin HUSEINI

21

4. Konventa ‘’Për kërkim, sekuestrim dhe konfiskimin e sendeve që rrjedhin nga një

krim’’, 1990.

5. Konventa ‘’Për ligjin penal kundër korrupsionit’’, 199018.

Dëshira për ta forcuar bashkëpunimin çoi në idenë e legjislacionit të njësuar evropian.

Kështu, në vitet ’80 u arrit deri në përpunimin e Kodit Penale dhe Kodit të Procedurës

Penale evropiane, si dhe pak vite më vonë vendet antare të Bashkimit Evropian

përpunuan një paketë të tërë konventash në këtë fushë të cilat i përgjigjen konceptit të

heqjes së barrierave kufitare midis këtyre shteteve19. Si rezultat i përpunimit dhe

konsolidimit të gjithë këtij legjislacioni ndërkombëtar dhe të brendshëm ishte konfigurimi

i katër formave të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën penale: ekstradimi, ndihma e

ndërsjellë, transferimi i procedimeve dhe ekzekutimi i vendimeve penale të huaja20.

Kriminaliteti, si dukuri negative shumëdimensionale dhe komplekse kërkon një

angazhim të veçantë në hulumtimin dhe studimin e vëllimit, strukturës dhe dinamikës së

tij. Në periudha të ndryshme të formacione ekonomiko-shoqërore, kriminaliteti është

manifestuar në forma të ndryshme, varësisht nga karakteristikat e vetë sistemit juridik,

politik dhe ekonomik të shoqërisë.

Për këtë arsye mund të flitet për kriminalitet të shoqërisë primitive, në atë

skllavopronare, mesjetare dhe kriminalitetin e shoqërisë bashkëkohore. Në shoqëritë

primitive, si veprime kriminale janë cilësuar veprat që kanë cenuar interesat e personave

që ka qenë si udhëheqës të klanit. Por, nëse analizohet me kujdes zhvillimi i

inkriminimeve të veprave të ndryshme shoqërore si veprime kriminale, do të vërehet se

disa vlera themelore natyrore dhe universale, kanë qenë të mbrojtura dhe cenimi i tyre ka

qenë i dënueshëm gati në të gjithë sistemet shoqëroro-ekonomike. Me të drejtë është

konstatuar nga autorët e ndryshëm që janë marrë me këtë problematikë se format e

manifestimit të sjelljeve kriminale kanë qenë ngushtë të lidhura me transformimin e

shoqërive dhe sistemeve shoqëroro-ekonomike. Kriminaliteti si dukuri sociopatologjike,

e ka ndjekur me konsekuencë shoqërinë që prej fillimit të saj, duke synuar gjithmonë të

godas vlerat më të larta shoqërore.

Me nocionin kriminalitet kuptohet tërësia e të gjitha krimeve të kryera në një kohë,

hapësirë dhe periudhë të caktuar, kurse me termin krim nënkuptohet akti individual i

sjelljes së njeriut përmes të cilit cenohet ose shkelet kodi penal dhe kjo shkelje ka për

pasojë dënimin21.

Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Kriminalitetit të Organizuar

Ndërkombëtar në nenin 18 regullon sferën e asistencës legale reciproke midis shteteve

kundër kriminalitetit të organizuar, ku në pikën 3 të këtij neni thuhet se asistencë legale

reciproke mundet të kërkohet për secilën nga qëllimit në vijim, dhe fillon me marrjene

dëshmisë apo deklaratës nga personat22.

18 Shih: Isalami, H., Hoxha, A., Panda, I., Procedura Penale, Komantar, Tiranë, 2003, fq. 649. 19 Shih: Po aty, fq. 650. 20 Shih: Po aty, fq. 651. 21 Shih: Halili, R. , Kriminologjia, Prishtinë, 2002, fq. 21-22. 22 Shih: Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Kriminalitetit të Organizuar Ndërkombëtar.

Page 22: Emin HUSEINI

22

Kriminaliteti i organizuar si dukuri dhe fenomen i kohës bashkëkohore me

shumëdimensionalitetin që posedon, deri më sot nuk i është dhënë një përkufizim i plotë

dhe i njëjtë.

Unioni Evropian, duke dashur të parandalojë këtë lloj krimi në shtetet anëtare të tij,

ka tentuar të japë një përkufizim të krimit të organizuar, nëpërmjet përkufizimit që i ka

bërë grupit të organizuar.

Sipas Planit të përbashkët të 21 Dhjetorit 1998, të Unionit Evropian në të gjitha vendet

anëtare të tij, organizatë kriminale do të quhet organizata që ka një strukturë të përbërë

nga dy ose më shumë persona, e krijuar për të vepruar gjatë një kohe të caktuar dhe që

kryen krime për të cilat ligji parashikon maksimum prej të paktën 4 vjet burgim ose

dënime më të rëndë23.

Sikurse të gjitha shtetet e botës që krijojnë lidhje në aspektin e tregtisë

ndërkombëtare, lidhje të këtilla vendosin edhe organizatat kriminale, të cilat me

veprimtarinë e tyre u sjellin apo shkaktojnë rrezik permanent shteteve moderne, e në

veçanti shteteve që gjenden në fazën e tranzicionit, të cilat janë në fazën e ndërtimit dhe

zhvillimin të demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut dhe ekonomisë së tregut.

Është e një rëndësie të veçantë për shtetet në tranzicion, që sa më parë të ndërtojnë

sistemin mbrojtës me të cilin do të ndërpresin rrugët e zhvillimit të këtyre organizatave

kriminale, të cilat gjithmonë shfrytëzojnë gjendjen e shteteve për të krijuar teren të

përshtashëm. Kur them gjendjen e këtyre shteteve, fjalën e kam apo mendoj në sistemin

legjislativ të parregulluar, në mungesën e kuadrove të specializuar në këtë segment, si dhe

në mos funksionimin e duhur të institucioneve lidhur me kontrollin e tregtisë (mallrave)

dhe qytetarëve.

Komiteti Evropian mbi Problemet e Krimit, pranë Këshillit të Evropës, në kuadër të

luftës kundër krimit të organizuar, ka kryer një studim mbi gjendjen e krimit të

organizuar në vendet anëtare të tija. Në kuadër të këtij studimi Komiteti i Ekspertëve

“Mbi aspektet penale dhe kriminologjike të krimit të organizuar” ka hartuar një pyetësor

në bazë të të cilit, shtetet anëtare përshkruajnë situatën e krimit të organizuar në vendet e

tyre. Në këtë pyetësor janë përcaktuar kriteret që duhet të plotësojë një krim që të

konsiderohet si krim i organizuar:

a) bashkëpunimi i tre ose më shumë personave;

b) aktiviteti kriminal i tyre për një kohë të gjatë;

c) kryerja e krimeve me rrezikshmëri të theksuar;

d) ekzistenca e objektivit për përfitime dhe pushtet;

e) anëtarët e grupit duhet të kenë një rol të përcaktuar;

f) përdorimi i një disipline të brendshme;

g) përdorimi i dhunës brenda ose jashtë tij;

h) ndikimi në politikë, media, administratën publike, në drejtësi nëpërmjet

korruptimit të punonjësve;

i) angazhimi në pastrimin e parave që rrjedhin nga aktivitete të paligjshme;

j) përdorimi i strukturave tregtare ose biznesit për aktivitete jo të ligjshme;

k) veprimi në nivele ndërkombëtarë24.

23 Shih: Hysi, V., Kriminologjia dhe Penologjia, Tiranë, 2002, fq. 52. 24 Shih: Po aty, fq. 52-53.

Page 23: Emin HUSEINI

23

Ajo që sot vërehet si tendencë e organizatave kriminale, është hapja e bizneseve të

ndryshme legale që do të shërbenin si bazë shumë e përshtatshme për larjen e parave nga

ata veprimtari kriminale, përfitimet e të cilave janë marramendëse25. Këto përfitime u

mundësojnë depërtimin në nivelet më të larta të shtetit, ku me anë të korrupsionit krijojnë

rrugë të përshtatshme për depërtim në fushën e doganave, policisë ose organeve tjera të

pushtetit, të cilat mund t’u paraqiten si pengesë në ushtrimin e veprimtarisë së tyre

kriminale26.

Ndërkombëtarizimi i krimit të organizuar si dhe profesionalizimi i tij në kryerje me të

drejtë i ka nxit shtetet që të mendojnë lidhur me atë se cilat koncepte sigurimi duhet

përdorur në luftimin e kësaj dukurie. Këto veprimtari antiligjore shkaktojnë rrezik të lartë

në funksionet fondamentale të shtetit, për atë parashtrohet pyetja: Me çfarë mekanizmash

duhet shtetet bashkëkohore t’i përgjigjen krimit të organizuar? Në bazë të saj mundemi që

të konstatojmë se paraqitet si domosdoshmëri hartimi i koncepteve të reja nacionale të

sigurisë dhe të politikës kriminale. Politika e sigurisë pa politikën kriminale nuk do të

ishte efikase, për këtë arsye çdo shtet duhet që të hartojë plan të politikës kriminale, në të

cilën të gjithë institucionet e shoqërisë duhet që të gjejnë rolin dhe kontributin e tyre në

luftën kundër krimit të organizuar.

Siguria e brendshme e shtetit është e varur nga shumë segmente të shoqërisë, nga

politika kriminale, nga organet e zbulimit, të ndjekjes dhe atyre gjyqësore, si dhe nga

politika sociale e përgjithshme e shoqërisë.

Ashtu si që u potencua, krimi i organizuar merret me ato biznese ilegale që u

sigurojnë leverdi të jashtëzakonshme organizatave kriminale, me ato veprimtari që veç

më janë tradicionale, por tani shumë herë më mirë të organizuar. Duke pasur parasysh

aspektin struktural dhe bazat organizative dhe funksionale të këtyre organizatave

kriminale, me të drejtë mund që të konstatojmë se për luftimin e atyre veprimtarive

kërkohet organizim i mirëfilltë. Shtrirja e këtyre veprimtarive janë me karakter

ndërkombëtar, veprimtari nga të cilat organizatat sigurojnë shuma fantastike, dhe që u

mundëson të posedojnë çdo gjë për të realizuar në mënyrë sa më të lehtë veprimtarinë e

tyre, si flota detare, e banda të armatosura me përgatitje të lartë profesionale dhe me

pajisje të sofistikuara luftarake.

Në disa shtete të botës këto banda kriminale janë më të fuqishme në çdo aspekt se dhe

vetë shteti, ku me anë të disa metodave si kërcënime, shantazhe, ryshfete dhe formave

tjera të presionit, arrijnë që të depërtojnë në strukturat më të larta të shtetit27. Në disa raste

kjo forcë u mundëson atyre që të bëjnë edhe ndryshime në strukturat udhëheqëse të

shtetit, duke sjellë në pushtet persona që do t’u konvenonin dhe do t’u bindeshin urdhrave

dhe instruksioneve të tyre.

Organizata më e njohur kriminale në Amerikën Latine është Narkokarteli Kolumbian,

i cili merret me organizimin e prodhimit, përpunimit, shpërndarjes dhe shitjes së

kokainës, e cila sot konsiderohet ndër drogat më të përhapura në botën bashkëkohore28.

25 Shih: Halili, R., Kriminologjia, Prishtinë, 2002, fq.137. 26 Shih: Po aty. 27 Shih: Po aty, fq.142. 28 Shih: Hagan, F., Introduction to Criminology, Teories, Methodes, and Criminal behavior, Chicago, 1990,

fq.477-488.

Page 24: Emin HUSEINI

24

Sipas disa të dhënave nga shkrimi i shtypit, grupet e këtilla kriminale gjatë një viti

realizojnë rreth 400 miliardë dollarë fitim29. Në vazhdim do të japim një pasqyrim konciz

rreth veprimtarisë së këtyre organizatave kriminale që janë si pjesë përbërëse e krimit të

organizuar.

Prostitucioni nuk është vetëm dukuri socio-patologjike që ka implikime negative për

një shtet të caktuar, por është një nga llojet e kriminalitetit ndërkombëtar të organizuar.

Në mënyrën më të thjeshtë prostitucionin mund ta definojmë si shfrytëzim seksual i

femrave me qëllim përfitimi material. Prostitucioni si sëmundje e shoqërisë moderne

shtrirjen më të madhe e ka në shtetet pas komuniste, për shkak të problemeve të mëdha

sociale që mbretërojnë në këto vende dhe në mosfunksionimin e duhur të aparatit

shtetëror.

Ky konstatim është i bazuar mbi analizat dhe studimet e shumta që janë bërë lidhur

me motivet që i shtyjnë femrat të merren me këtë veprimtari, ku si motiv më i shprehur

është përfitimi për sigurim të ekzistencës së atyre dhe familjeve të tyre apo për një jetë

më të mirë.

Të arriturat tekniko-teknologjike të kohës, bandat e ndryshme kriminale i

shfrytëzojnë, që në mënyrë sa më të suksesshme të realizojnë aktivitetet e tyre kriminale.

Për këtë arsye, është si domosdoshmëri që shtetet përveç edukimit obligativ të aftësimit

profesional, duhet që shërbimi kufitar shtetëror dhe policia të jenë të pajisura me mjete

materiale teknike sa më të sofistikuara.

Pa bashkëpunim rajonal të organeve të punëve të brendshme është e pa mundur që të

ndërpritet zinxhiri i krimit të organizuar, prostitucionit apo tregtisë me femra për

shfrytëzim seksual. Ky bashkëpunim duhet që të ngrihet mbi këmbimin e

informacioneve, lidhjeve teknike e të gjitha shteteve, aksioneve të përbashkëta, si dhe

këmbimeve të kuadrove, e gjithë kjo për t’u realizuar me sukses është e patjetërsueshme

që të ekzistojë vullneti i mirë në këtë drejtim.

Tregtia me organe të njerëzve është veprimtari më e re, ku përfitimet financiare janë

shumë të mëdha. Kjo veprimtari kriminale e drejtuar kundër jetës dhe shëndetit të njeriut

është paraqitur si pasojë e asaj ku njerëzit e pasur janë në gjendje që të japin gjithçka për

një jetë me organe të reja, të cilat në rrugë legale është e pamundur t’i sigurojnë.

Kjo veprimtari më së shumti është e zhvilluar në ato shtete, ku është i zhvilluar

sistemi privat i shërimit apo spitaleve, ku kontrollimet dhe mbikëqyrjet nga ana e shtetit

janë shumë të vogla. Organizatat kriminale kapacitetet financiare që i posedojnë i

vendosin në shërbim të themelimit të këtyre spitaleve private dhe në anën tjetër, ushtrojnë

veprimtarinë kriminale të tyre, duke siguruar organet që u nevojiten për shitje.

Vjedhja e makinave është më tepër e përhapur në shtetet e zhvilluara ekonomikisht,

ku makinat e vjedhura nga ato shtete transportohen në shtetet e pazhvilluara apo shtetet

me rregullime juridike jo të konsoliduar dhe me sistem jo efikas të evidentimit. Në lidhje

me vjedhjen apo kontrabandimin e makinave kohëve të fundit është prezent edhe

sigurimi fiktiv, apo me qëllim kriminal nga ana e pronarit dhe shitja e këtyre makinave

bandave kriminale me çmim më të lirë, duke i paraqitur më pastaj si të vjedhura. Në këtë

mënyrë pronari fiton në mënyrë të dyfishtë nga shitja bandave kriminale dhe nga

kompensimi i vlerës së automjetit nga shoqata e sigurimit ku e ka pasur të siguruar

29 Shih: Po aty.

Page 25: Emin HUSEINI

25

automjetin, të cilin fitim nuk do të kishte mundësi ta arrijë me shitjen e automjetit në

tregun legal. Më pastaj këto makina të blera nga bandat kriminale në këtë formë

transportohen në ato vende ose shtete që posedojnë rregullim juridik jo të mirëfilltë

lidhur me evidentimin. Vjedhja e automobilave dhe makinave të tjera në shumë shtete

bashkëkohore tregon rritje rapide, sipas disa të dhënave gjatë dekadave të fundit, vetëm

për një vit në SHBA vidhen afro 1 milionë automobila në krahasim me 6 milionë vjedhje

të tjera në përgjithësi30. Vlera e automobilave të vjedhura është shumë më e madhe se

vlera e pasurisë tjetër të vjedhur31. Ky kriminalitet nuk ndiqet shumë, për arsye se në disa

raste inicimi i procedurave policore dhe gjyqësore do të ishte më i shtrejtë se sa vetë dëmi

i shkaktuar32.

Trafiku klandestin me emigrantë në kohën e fundit na paraqitet si formë shumë e

përhapur e kriminalitetit të organizuar. Arsyet për lëvizje të këtilla të miliona njerëzve

qëndron në varfërinë apo skamjen e madhe që mbretëron në disa shtete, konfliktet

politike, kulturore, religjioze, luftërat civile, si dhe nga fatkeqësitë natyror, duke synuar

drejt atyre shteteve me zhvillim ekonomik dhe siguri më të lartë, duke menduar për një

jetë më të mirë. Trafikim kandesitin në trevat shqiptare, si në kosovë dhe në Shqipëri, një

kohë të gajtë është llogaritur si veprimtari shumë e përhapur dhe e levërdishme për

gpupet dhe individët të cilët në mënyrë ilegale trafikojnë njerëz për shuma të mëdha të të

hollave33.

Kontrabanda me armë është e një rrezikshmëri të madhe për shoqërinë. Ngjashëm si

te kontrabanda me narkotikë edhe me këtë lloj kontrabande merren kriminelë

profesionistë me nivel të lartë organizimi, shpesh si bartës të kësaj kontrabande na

paraqiten organizata apo kompani që ushtrojnë veprimtari legale si dhe vetë shteti.

Kontrabanda me armë dhe municion përveç rëndësisë komerciale ka edhe rëndësi të gjerë

politike, strategjike e ushtarake. Dy shkaqe themelore janë që i përshtaten këtij lloj të

trafikut, një është fakti se sot në botë prodhohen më shumë armë se që është e nevojshme

për armatimin e rregullt të armatës dhe policisë, kurse shkaku i dytë është fakti se

ekziston tregu ilegal, i cili merr çdo gjë që i afrohet34.

Kriminaliteti kompjuterik është në rritje e sipër si dukuri e shoqërisë bashkëkohore

dhe shumë i vështirë për zbulim. Si forma më të shpeshta të këtij kriminaliteti na

paraqiten: mashtrimi, depërtimet e paautorizuara në programe, spiunazhi, pirateritë,

zbulimet e fshehtësive private, sabotazhi kompjuterik dhe manipulime të llojllojshme35.

Aplikimi i kompjuterit i ka dhënë një hov të madh zhvillimit të shkencës dhe mirëqenies

së njerzimit, mirëpo, aplikimi i gjërë i tij në jetën e përditshme, ka patur si pasojë

shfaqjen e disa dukurive të dëmshme36.

Larja e parave është faza sekondare e veprimtarisë së krimit të organizuar. Fazat

primare që i përmendëm deri më tani, si formë e krimit të organizuar janë forma

30 Shih: Halili, R., Kriminologjia, Prishtinë, 2002, fq. 200. 31 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 55. 32 Shih: Schwindt, F.; Policisko presllushanje, Prirucnik, MUP RH, 15/2003, fq. 37. 33 Shih: Raufer, X., Quere, S., La mafia albanaise, Favre, Lausanne, 2000, fq. 35-36, 54-58. 34 Shih: Latifi, V., Kriminalistika, Prishtinë, 2004, fq. 190. 35 Shih: Halili, R., Kriminologjia, Prishtinë, 2002, fq. 202. 36 Shih: Dragiçeviç, D., Kompjuterski kriminalitet i informaciski sustavei, Zagreb, 1999, fq. 9-19.

Page 26: Emin HUSEINI

26

nëpërmjet të cilave arrihet deri te pasuria në mënyrë jo legale, kurse larja e parave bëhet

duke investuar pasurinë e fituar në sfera legale dhe me anë të kësaj kriminelët hyjnë në

jetën legale, duke u bërë si drejtorë ndërmarrjesh ose duke u futur në jetën politike të

shoqërisë. Sot mendohet për shuma të mëdha të hollash të cilar derdhen në llogari të

bankave të shteteve të ndryshme që janë anëtarë të Bankës për Barazim Ndërkombëtar

dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar nga vendet e treta, të cilat vijnë nga larja e parave37.

Ashtu siç është e komplikuar mënyra për larjen e parave, gjithashtu edhe lufta kundër

kësaj dukurie është komplekse. Për zbulimin e saj detyrimisht duhet që të kyçen të gjitha

institucionet e shtetit, duke filluar që nga policia, organet gjyqësore, bankat, institucionet

tatimore etj.

Korrupsioni është formë jolegale apo keqpërdorim i kompetencave me qëllim

përfitimi nga ana e personave në detyrë. Si fenomen në mënyrë rapide është duke u

zhvilluar në botë, ndërkaq si problem i veçantë na paraqitet në shtetet në tranzicion, për

shkak të keqpërdorimit të kompetencave nga ana e personave zyrtar. Luftimi i kësaj

dukurie është shumë i vështirë dhe problematik, për faktin se në korrupsion përfiton edhe

ai që jep edhe ai që pranon dhe askush nuk do t’i paraqiste këto veprime antiligjore.

Gjithashtu, çështjen e zbulimit e problematizon edhe ajo se këto veprimtari kriminale nuk

dëmtojnë interesat konkrete të ndonjë personi që ta paraqiste, por këto veprime shkojnë

në dëm të shtetit. Në konferencën e antikorrupsionit të mbajtur në Lima të Perusë më

1997 pjesëmarrësit e saj, korrupsionin e kanë trajtuar sikurse terrorizmin dhe

kriminalitetin e organizuar, ngase përmasat e përhapjes së tij dhe pasojat janë të

shumëfishta në të gjitha vendet bashkëkohore38. Disa aotorë dallojnë forma të dryshme të

korrupsionit dhe atë: korrupsion politk, administrativ dhe gjyqësor39.

Çdo shtet medoemos duhet që të krijojë instrumente legjislative dhe operative që do

të mundësonin këto bashkëveprime, për t’iu përgjigjur dimensionit ndërkombëtar që ka

krimi i organizuar. Ky bashkëpunim duhet që të jetësojë dhe të realizojë deri në fund

hetimin dhe konfiskimin e këtyre pasurive të fituara në rrugë kriminale, duke u

pamundësuar në këtë mënyrë organizatave kriminale që të krijojnë pushtet ekonomik,

mbi të cilin në tërësi është i bazuar rrezikshmëria e tyre shoqërore. Ekziton një maksimë

në sferën e sigurisë kombatare të cilën shteti Amerikan në masë të madhe e ka aplikuar si

kornizë srategjike gjatë viteve 1980-ta, dhe ajo është: ‘’Mbrojtja më e mirë është sulimi i

mirë dhe e kundërta e kësaj, sulmi më i mirë është një mbrojtje e mirë’’40.

Sa i takon mbledhjes së informacioneve lidhur me kriminalitetin e organizuar policia

duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë me organizata dhe shërbimet e huaja policore. Ky

detyrim buron nga neni 12 i Ligjit të Policisë të R. Maqedonisë, ku në mënyrë taksative

thuhet: ‘’Policia bashkëpunon me shërbimet e huaja policore dhe organizatat policore

ndërkombëtare, në harmoni me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare dhe

anëtarësimin në organizatat dhe institucionet policore ndërkombëtare’’41. Gjithashtu, në

nenin 18 po të këtij ligji thuhet: ‘’Në shërbimet qendrore të policisë funksionon sektori

37 Shih: Carboni, S., Pastrimi i parave, Botuar në Klinika nr.1, Tiranë, 2001, fq. 77-89. 38 Shih: Trang, Duk V. Korrupsioni dhe demokracia, Tiranë, 1994, fq. 23-30. 39 Shih: Halili, R., Kriminologjia, Prishtinë, 2002, fq. 193-194. 40 Shih: Karim, V., Joel, N., APPLIED CRIME ANALYSIS, USA, 2001, fq.91. 41 Shih: Zakon za Policia na Republika Makedonija ( Ligji për Policinë i Republikes se.Maqedonisë ),

Slluzhben Vesnik na Republika Makedonia, broj, 114, 3 noemvri, 2006.

Page 27: Emin HUSEINI

27

për kriminalitetin e organizuar për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale, ndjekja e

të cilave bëhet në bazë të detyrës zyrtare, të kryera nga grup i organizuar më së paku me

tre persona, e cila vepron për një kohë të caktuar, me qëllim të realizimit të dobive

financiare, apo dobi materiale të ndonjë lloji tjetër dhe e cila do të kryejë një ose më

shumë vepra penale për të cilat vepra me ligj është paraparë dënim me burg në afat më së

paku 4 vjet’’42. Gjithashtu ky sektor merret me punët edhe të zbulimit dhe parandalimit të

veprave penale, të cilat nga natyra e tyre janë transnacionale. Ky sektor për zbatimin e

detyrave të veta bashkëpunon dhe zbaton udhëzimet e marra nga Prokurori Publik në

përputhje me ligjin43.

Pra, nga këto përkufizime ligjore shihet qartë obligimi i organeve të punëve të

brendshme për grumbullimin e informacioneve edhe për krimin e organizuar. Këto

informacione do të fitohen nga veprimet hetimore operative taktike, si dhe nga

organizmat ndërkombëtar, që kanë për qëllim parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit

të organizuar.

42 Shih: Zakon za Policia na Republika Makedonija ( Ligji për Policinë i Republikes se.Maqedonisë ),

Slluzhben Vesnik na Republika Makedonia, broj, 114, 3 noemvri, 2006. 43 Shih: Gazeta Zyrtare e Republikes se Maqedonisë, Numri 114, Viti 3.11.2006.

Page 28: Emin HUSEINI

28

3. Marrja në pyetje e të dyshuarit nga ana e policisë – nocioni dhe

karakteristikat bazë

Marrja në pyetje e të dyshuarit nga ana e policisë është materje që është objekt

trajtimi i Ligjit të Procedurës Penale, por pjesa më e madhe e këtyre funksioneve është e

regulluar me Ligjin për Policinë. Ky ligj rregullon autorizimet dhe detyrat e policisë,

organizimin e saj dhe çështje të tjera lidhur me aktivitetet dhe veprimet e saj. Ligji i ka të

sanksionuar në mënyrë taksative parimet mbi të cilat duhet të mbështetet veprimtaria e

policisë. Në nenin 2 të Ligjit të Policisë të R.Kosovës janë të shprehura këto parime:

1. Veprimet e Policisë së Republikës së Kosovës udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:

1.1. trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave;

1.2. respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore;

1.3. paanshmëria dhe neutraliteti lidhur me bindjet dhe pikëpamjet politike të

personave;

1.4. integriteti, ndershmëria dhe përgjegjësia në shërbimin publik;

1.5. transparenca – ofrimi i informatave për qytetarët dhe të qenit të hapur ndaj

publikut;

1.6. legjitimiteti, përshtatshmëria dhe proporcionaliteti;

1.7. përkushtimi ndaj punësimit, avancimit dhe caktimit të detyrave në mënyrë

gjithëpërfshirëse, meritore dhe pa diskriminim, duke reflektuar karakterin shumetnik në

Republikën e Kosovës dhe duke i njohur parimet e barazisë gjinore dhe të drejtat e njeriut

të parapara në Kushtetutë44.

2. Zyrtarët policorë ushtrojnë autorizimet e tyre dhe kryejnë detyrat në mënyrë të

ligjshme, të bazuara në Kushtetutë, në ligjet e tjera në fuqi dhe në Kodin e Etikës të

hartuar nga Policia e Republikës së Kosovës dhe të miratuar nga Ministria e Punëve të

Brendshme45.

3. Kodi i Etikës duhet të jetë në përputhje me parimet e lartpërmendura dhe me Kodin

Evropian të Etikës Policore46.

Neni 12 po i këtij ligji kërkon nga zyrtari policor të zbatojë parimet e

përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit si një kufizim në ushtrimin e autorizimeve

policore, ky përkifizim është bërë për arsye se një pjesë e konsiderueshme e detyrave dhe

autorizimeve të policisë prek liritë dhe të drejtat e qytetarit. Në këtë nen thuhet:

1. Zyrtari policor zbaton parimet e përshtatshmërisë dhe proporcionalitetit si një

kufizim në ushtrimin e autorizimeve policore47.

2. Kur ndërmerr masa parandaluese për ta kufizuar lirinë e personit, zyrtari policor

duhet ta ketë parasysh maturinë, shkallën e rrezikut dhe seriozitetin e kryerjes së veprës

44 Shih: Ligji për Policinë, R.Kosovës, Ligji Nr. 04/ L-076, 2 mars, 2012. 45 Shih: Po aty. 46 Shih: Po aty. 47 Shih: Ligji për Policinë, R.Kosovës, Ligji Nr. 04/ L-076, 2 mars, 2012.

Page 29: Emin HUSEINI

29

penale në atë situatë, për ta përcaktuar shkallën e kufizimit të lirisë së personit në pajtim

me ligjin48.

3. Autorizimet e policisë ushtrohen vetëm atëherë kur është e domosdoshme, dhe vetëm

deri në atë nivel që nevojitet për t’i arritur objektivat ligjor të policisë me pasoja sa më

pak të dëmshme dhe për kohë sa më të shkurtër të mundshme49.

Në nenin 14 të Ligjit të Policisë të R.Maqedinisë thuhet se punonjësit e policisë do të

ndërmarrin masa për ndjekjen e kryersëve të veprave penale, vetëm atëher kur të

ekzsitojë baza e dyshimit se personi është kryerës i veprës penale50.

Ekziston bindja dhe besimi, se kur ndodh që të kryhet një vepër penale, policia me

këqyrjen e kujdesshme dhe të vëmendshme të vendit të ngjarjes, do këtë mundësi që të

zbulojë ndonjë gjurmë me të cilën do të zbulohet kryerësi i veprës penale dhe do të

dëshmohet fajësia e tij. Fatkeqësisht, në të shumtën e rasteve kryerësi i veprës penale nuk

do ta pranojë fajin e tij.

Mundësia e zbulimit të veprave penale dhe autorëve të tyre edhe përkundër

zhvillimit të dukshëm të shkencës dhe teknikës dhe implementimin e tyre në fushën e

kriminalistikës, ende nuk është në atë nivel që çdoherë të mundësojë zbulimin e gjurmëve

materiale, mbi të cilat do të mbështetet fajësia e tyre. Gjithashtu, ekzistojnë vepra penale

të atilla, si vepra penale e spiunazhit dhe shpifja, nga kryerja e të cilave nuk kemi prova

material, kështu që në këto raste një mënyrë e zbardhjes së tyre është marrja e deklaratave

nga persona që kanë informacion për këtë. Deklaratat e këtilla do të vërtetojë ose

demantojë faktet që janë të rëndësishme për zbardhjen e një vepre penale dhe do të

argumentonin fajësinë e kryerësve të saj. Veç kësaj, ato deklarata në mënyrë të

suksesshme do të na shërbejnë për të zbuluar edhe prova të tjera materiale që kanë lidhje

me një vepër të caktuar penale. Në rastet kur do të posedonim edhe prova personale edhe

materiale, këto në mënyrë të ndërsjellët dhe të argumentuar do të plotësonin ose

demantonin njëra tjetrën, dhe kjo në mënyrë të sigurt do të na çonte drejt zbulimit të të

vërtetës në një proces penal. Deri te këto deklarata do të arrihet me anë të kontakteve të

drejtpërdrejta të zyrtarëve të policisë, me ata persona që posedojnë njohuri relevante për

ato çështje. Nenin 17 i Ligjitë të Policisë përcakton:

1. Zyrtari policor mund ta thërrasë personin për të dhënë informacione nëse ka arsye të

bazuar se personi i caktuar ka informacione të rëndësishme për arritjen e objektivave

legjitimë të policisë. Përgjigjja ndaj një ftese të tillë është vullnetare nga personi që e

pranon ftesën51.

2. Zyrtari policor është i autorizuar që ta thërrasë gojarisht personin e caktuar për

intervistë në polici, nëse ekziston arsye e bazuar se ai ka informacione të rëndësishme për

arritjen e objektivave legjitime të policisë52.

3. Zyrtari policor duhet ta njoftoj personin lidhur me arsyen e thirrjes, dhe nëse personi

pajtohet, zyrtari policor e shoqëron atë për në lokalet e policisë. Në raste urgjente, kur

48 Shih: Po aty. 49 Shih: Po aty. 50 Shih: Zakon za Policia na R.M. ( Ligji për Policinë i R.Maqedonisë ), Slluzhben Vesnik na Republika

Makedonia, broj, 114, 3 noemvri, 2006. 51 Shih: Ligji për Policinë, R.Kosovës, Ligji Nr. 04/ L-076, 2 mars, 2012. 52 Shih: Po aty.

Page 30: Emin HUSEINI

30

vonesa shkakton rrezik ose janë thirrur shumë njerëz, atëherë thirrja mund të publikohet

në mediat publike53.

4. Zyrtari policor është i autorizuar që me shkrim ta thërrasë personin e caktuar për

intervistë në polici, nëse ekziston arsyeja e bazuar se personi ka informacione të

rëndësishme për arritjen e objektivave legjitime të policisë. Fletëthirrja do të përmbajë

titullin, adresën dhe vendin e organit policor që bën kërkesë për prezencën e personit,

arsyen për thirrje, vendin dhe kohën ku duhet të paraqitet personi i thirrur54.

5. Intervista policore për të miturit zhvillohet vetëm atëherë kur prindi ose kujdestari ka

nënshkruar fletëthirrjen dhe e ka miratuar atë dhe vetëm në praninë e prindit ose të

kujdestarit. Përgjigjja ndaj fletëthirrjes është vullnetare nga personi i thirrur55.

6. Zyrtari policor lëshon fletëthirrje që personi i kërkuar të paraqitet për intervistë

policore vetëm gjatë orarit ditor të punës, me përjashtim kur vonesa e thirrjes paraqet

rrezik për personin, pronën, ose për arritjen e objektivave legjitime të policisë56.

7. Vetëm sipas urdhrit të gjykatës dhe vetëm në pajtim me ligjin e aplikueshëm, zyrtari

policor mund ta përdorë forcën për ta mbajtur personin e thirrur dhe për ta sjellë në

stacionin policor ose në ndonjë vend tjetër. Nëse përdoret forca gjatë procesit të thirrjes,

personi i thirrur informohet në gjuhën të cilën ai/ajo e kupton, se ka të drejtë të hesht, ta

konsultoj mbrojtësin dhe ta kontaktoj një person familjar apo ndonjë person tjetër të

besueshëm, siç parashihet në Kodin e Procedurës Penale57.

Biseda informative, si njëra nga mënyrat e mbledhjes së dëshmive mund ta definojmë

si lloj komunikimi midis organeve të policisë në njërën anë dhe qytetarëve në anën tjetër.

Ky komunikim është i karakterit joformal, sepse ligji nuk ka të shkruar asnjë përkufizim

lidhur me vendin, kohën dhe mënyrën e realizimit të tij, kurse deklaratat e marra në

mënyrë të këtillë nuk kanë vlerë provuese, por ekskluzivisht do të përdoren për qëllim

operativ. Ndërkaq, kur flasim për bisedat informative me personat e dyshuar (që është

objekti i këtij punimi), këtu detyrimisht kemi të bëjmë me respektim të rregullave

formale, që do të thotë se deklaratat e këtilla të marra në këtë mënyrë do të posedojnë

vlerë provuese. Në këto raste në përputhje me përkufizimin ligjor, ky proces emërtohet

marrje në pyetje e të dyshuarit. Domethënë, para fillimit të bisedës i dyshuari duhet të

njoftohet se gjatë marrjes në pyetje ka të drejtë të ketë mbrojtësin (avokatin) e vet. Nëse i

dyshuari në prezencë të mbrojtësit të vet pranon të japi deklaratë, organi i punëve të

brendshme do ta dëgjojë në harmoni me dispozitat e Ligjit të Procedurës Penale, që

shërbejnë për dëgjimin e të dyshuarve dhe në këto raste deklarata e fituar mundet të

përdoret si dëshmi në procedurë penale.

Këto biseda tani më nga takime joformale që bëhen me qytetarët në përgjithësi,

kanë karakter të bisedave formale me të dyshuarit e një vepre penale. Në rastet kur

biseda informative e punonjësve të policisë me të dyshuarin realizohet në prezencën e

mbrojtësit, në vend të emërtimit ”bisedë informative me të dyshuarin”, duhet të përdoret

53 Shih: Po aty. 54 Shih: Po aty. 55 Shih: Po aty. 56 Shih: Po aty. 57 Shih: Po aty.

Page 31: Emin HUSEINI

31

emërtimi ”marrja në pyetje i të dyshuarit” dhe kjo, për shkak të arsyes se Ligji i

Procedurës Penale nuk njeh termin bisedë informative, por marrje në pyetje i të dyshuarit.

Në rastet kur në marrjen në pyetje e të dyshuari nga ana e policisë nuk do të marri

pjesë edhe mbrojtësi, në këto raste ky proces do ta humbte karakterin formal dhe do të

emërtohet bisedë informative me të dyshuarin e jo dëgjim i të dyshuarit. Në këto raste

shikuar në aspekt formal, kjo bisedë nuk dallon nga bisedat informative me personat e

tjerë (viktima, dëshmitarët okular) dhe deklaratat e marra nuk do të kishin vlerë

provuese.

Përveç dallimit formal, e përbashkëta midis bisedës informative me të dyshuarin dhe

dëgjimit të të dyshuarit është qëllimet për të cilat ky proces ndërmerret, dhe këto qëllime

janë:

Eliminimi i të dyshuarve të pafajshëm dhe pranimin e fajësisë nga ana e

të dyshuarit të vërtet.

Vërtetimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të veprës penale.

Vërtetimin e identitetit të të gjitha pjesëmarrësve.

Sigurimin e informacioneve për zbulimin e sendeve dhe provave që

kanë lidhje me veprën penale.

Zbulimin e informacionit për vepra të tjera penale dhe për aktivitete

tjera kriminale.

Zbulimin e të dhënave që do të na shërbejnë si bazë për dëgjim

plotësues dhe të ardhshëm.

Zbulimin e burimeve tjera të informimit58.

Edhe një herë gjatë përfundimit mundemi të konstatojmë se duhet të bëjmë dallim

midis bisedës informative me të dyshuarin (deklaratat e marra nga kjo bisedë nuk kanë

vlerë provuese) dhe marrja në pyetje e të dyshuarit (deklaratat e fituara nga kjo mënyrë

posedojnë vlerë provuese). Gjegjësisht, ky dallim është i karakterit formal, ndërsa dallim

esencial midis tyre nuk ka, sepse gjatë zbatimit të të dyjave pjesëtarët e policisë do të

përdorin njohuritë dhe porositë e njëjta kriminalistike. Megjithatë, duhet të kihet parasysh

se prezenca e mbrojtësit mundet në masë të konsiderueshme të dirigjojë punë e dëgjimit

të të dyshuarit dhe të ndikojë në deklarimin e tij.

Marrja në pyetje e të dyshuarit është njëra nga punët më delikate që ndërmarrin

punonjësit e policisë në procesin e zbulimit të veprave penale dhe kryeseve të tyre. Për

arsye se ky proces gjithmonë mbart me vete edhe riskun për gabimet e mundshme që

mund të ndodhi, ku çdo hap i hedhur gabimisht gjatë këtij procesi do të na çojë drejt

dështimit. Situata dhe atmosfera gjatë dëgjimit është e tendosur, sepse mbi të dyshuarin

qëndron autoriteti i shtetit me rregullat dhe rutinë e veprimit, nga të cilat rregulla

zakonisht buron edhe dominim i marrësit në pyetje mbi të dyshuarin.

Marrja në pyetje e të dyshuarve në të njëjtën kohë është edhe proces për rekonstruim

edhe proces për seleksionim59. Proces rindërtimi është nga arsyeja se është objekt i

dëgjimi të një ngjarje që ka ndodhur më parë. Për arsye të ligjeve të psikologjisë

njerëzore, njeriu nuk mundet të kujtohet plotësisht dhe objektivisht për një ngjarje që ka

58 Shih: Krstic, O., Praktikum za kriminalistiku-taktiku, Policiska akademija, Beograd, 2002, fq. 159. 59 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, Ministerstvo unutrashnji posllova, Zagreb, 1995, fq. 2.

Page 32: Emin HUSEINI

32

ndodhur në të kaluarën, në bashkëpunim me ekspertët e fushës së kriminalistikës dhe

fushave tjera bashkërisht do mundohen që të bëjnë rindërtimin e ngjarjes që ka ndodhur

më parë. Kurse proces seleksionimi është për arsye se atë që deklaron i dyshuari nuk

është gjithmonë e vërtetë dhe me relevancë për trajtim kriminalistik dhe procedural

penal60.

Gjërat që janë me rëndësi për procesin i dyshuari mundet me vetëdije ose pavetëdije

t’i shmang ose t’i ketë harruar, kurse atë që është e parëndësishme ta vë në dukje apo ta

nënvizojë. Kjo do të thotë se personi që merr në pyetje patjetër duhet të njohë disa

mekanizma psikologjik të caktuar, personalitetin e personit që merret në pyetje dhe të

gjitha rrethanat relevante të ngjarjes.

Standardet demokratike kërkojnë që policia në ushtrmin e funksioneve të saja të jetë

transparente dhe llogaridhënse61. Policimi demokratik kërkon që policia të jetë dhe ta

konsiderojë veten e përgjegjshme përpara: qytetarëve, eprorëve, shtetit dhe ligjit.

Prandaj, veprimtaritë e tyre, duke përfshirë:

· sjelljen individuale të punonjësve të policisë;

· strategjitë për operacione policore;

· procedurat e emërimit; ose

· menaxhimin e buxhetit duhet të jenë të hapura për monitorim nga një sërë institucionesh

mbikëqyrëse62. Gjithashtu, një tipar qendror i policimit demokratik është që të kuptohet

se pëlqimi i publikut është i domosdoshëm. Parakushte për të fituar mbështetjen e

publikut janë: transparenca në operacionet policore dhe kultivimi i komunikimit dhe i

mirëkuptimit të ndërsjellët me publikun të cilit policia i shërben dhe mbron63.

60 Shih: Po aty. 61 Shih: Udhërrëfyesin për Policim Demokratik nga Këshilltari i Lartë Policor i Sekretarit të Përgjithshëm të

OSBE-së, Vjenë, Maj 2008, botimi i dytë. 62 Shih: Po aty. 63 Shih: Po aty.

Page 33: Emin HUSEINI

33

4. Pergatitjet profesionale dhe personaliteti i kriminalistit

Asnjë profesion tjetër nuk kërkon kaq shumë njohuri dhe dije nga fushat e shkencave

të ndryshme kështu si është rasti me profesionin e kriminalistit. Nëse kihet parasysh se

puna e marrjes në pyetje e të dyshuarit për nga natyra e saj është delikate dhe

konfliktuoze, është e domosdoshme posedimi i njohurive të ndryshme, por edhe cilësive

të përshtatshme të personalitetit të kriminalistit. Puna e marrjes në pyetje nuk pranon

asnjë lloj shablloni, për shkak se çdo marrjes në pyetje ka specifikat e veta që e dallojnë

nga të tjerët të realizuara më herët. Realizim efikas të marrjes në pyetje të të dyshuarit

paraqet kombinim të shkathtësive dhe artit 64. Domethënë, dëgjimi efikas paraqet

shkathtësi, sepse punonjësi operativ do t’i zhvillojë këto shkathtësi, për të drejtuar

marrjen në pyetje në mënyrë të njëjtë si mësohet për të drejtuar automjetin, pra sa më

shumë kohë të ketë drejtuar aq më i shkathët do të jetë. Kurse në anën tjetër, marrja në

pyetje e të dyshuarit paraqet edhe art për arsye se punonjësi operativ duke lexuar

literatura lidhur me këtë çështje, apo duke shkuar në trajnime të ndryshme dhe nga vetë

përvoja e vete, ai krijon një stil të veçantë.

Duke pasur parasysh ndërlikueshmërinë e procesit të marrjes në pyetje, me të drejtë

parashtrohet pyetja se cilat janë ato cilësi, dije dhe shkakësi që duhet t’i posedojë

kriminalisti që të mundet me efikasit ta marri në pyetje personin e dyshuar. Njëra nga

kualitet themelore që kriminalisti duhet ta posedojë që të mundet, jo vetëm me efikasitet

të drejtojë marrjen në pyetje, por edhe të ndërmerr edhe veprime tjera që janë në

kompetencë të organit të punëve të brendshme, është mirë që t’i njohë njerëzit dhe të dijë

të sillet me ata. Kjo njohje ka të bëjë me personalitetin e tyre, temperamentin, anët e

dobëta dhe të forta të tyre, të njohë psikologjinë e tyre për të vendosur komunikimin me

ato etj65. Esenca për të njohur mirë njerëzit, mbështetet në kombinimin e dy faktorëve:

përvojës jetësore dhe njohjes së psikologjisë së personave66. Përvoja jetësore arrihet nga

kontakti i shumtë me njerëzit, si në jetën profesionale, ashtu edhe në atë private. Në anën

tjetër njohurit lidhur me psikologjinë e personave arrihen nëpërmjet procesit të arsimimit

( para se gjithash në akademitë policore ).

Për sukses në marrjen në pyetje të të dyshuarit e domosdoshme është edhe durimi dhe

këmbëngulësia67. Domethënë, në numrin më të madh të rasteve i dyshuari lehtësisht nuk

do të pranojë fajësinë e tij, për të cilën edhe dyshohet. Shpeshherë kriminalistit, për të

arritur deri te fitimi i pranimit do t’i duhet mjaft kohë dhe durim. Mungesa e durimit apo

ngutja që procesi sa më shpejtë të mbyllet, zakonisht ka rezultuar në fund si jo i

64 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 264. 65 Shih: Po aty. 66 Shih: Po aty, fq. 265. 67 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 189.

Page 34: Emin HUSEINI

34

suksesshëm. Domethënë, në atë moment kur i dyshuari do të kuptojë se kriminalisti nuk

është i durueshëm dhe se ngutet, ai do të inkurajohet për të rezistuar edhe pak, duke

menduar se fundi i marrjes në pyetje është afër. Përveç kësaj, humbja e durimit dhe

pamundësi që të realizohet qëllimi i marrjes në pyetje, mundet për pasojë të ketë

ndonjëherë edhe përdorimin e dhunës, kanosjes dhe metodave tjera të ndaluara nga

punonjësi operativ. Për këtë shkak, nga kriminalisti kërkohet që të jetë emocionalisht

stabil dhe person i ekuilibruar. Urrejtja, nervozizmi apo agresioni në asnjë mënyrë nuk

guxon të jenë prezent tek punonjësi operativ gjatë procesit të marrjes në pyetje.

Gjithashtu, ndonjëherë personi i dyshuar do të jetë edhe i pafajshëm, prandaj kërkohet

durim që nëpërmjet provave të tjera të mundet të vërtetohet pafajësia e tij.

Në lidhje të ngushtë me durimi është edhe këmbëngulësia e kriminalistit. Autorët

Inbau dhe Reid me të drejtë theksojnë se “asnjëherë nuk duhet të përfundojmë procesin

e marrjes në pyetje, nëse do të ndihemi të dekurajuar dhe të gatshëm për ta lënë, por

atë do të duhet ta vazhdojmë edhe pak – së paku 10 deri 15 minuta”. Këta autorë na

tregojnë për rastet kur personat kanë pranuar veprën, në momentet kur punonjësi operativ

ka vendosur ta lë. Shkak për këtë dukuri është fakti se koha kur kriminalisti dekurajohet,

zakonisht përputhet me kohën kur i dyshuari plotësisht e sheh të padobishme mashtrimin

e vet të mëtejshëm68.

Qëndrimet e caktuara negative, paragjykimet, dyshimet rreth racës, përkatësisë

kombëtare, religjioze, në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë prezente te kriminalisti, sepse

ata janë në kundërshtim me parimin e objektivitetit, i cili është i një rëndësie të veçantë

për të vërtetuar të vërtetën. Çdo njeri është personaliet i veçantë, i cili në shumë aspekte

të jetës psikologjike dallohet nga njerëzit tjerë. Njerëzit e ndryshëm posedojnë edhe

botëkuptime të ndryshme dhe, këto dallime janë si pasojë e nivelit arsimor, profesioneve

të ndryshme dhe të ngjashme. Kriminalisti detyrimisht duhet të jetë në gjendje që me

çdonjërin nga këto të vendosi komunikim të mirë, për të pasur sukses në punën e tij.

Gjithashtu, kriminalisti duhet të posedojë inteligjencë të mirë, perceptim të shkathtë dhe

të sigurt, aftësi të mirë memorizimi, konstatim logjik, të jetë bindës dhe me mençuri të

parashtrojë pyetje69.

Gjithashtu, për grumbullim të drejtë dhe të suksesshëm të informacioneve nga

kriminalisti kërkohet, midis tjerash: njohje solide të shkencës së kriminalistikës dhe

përvojë të përshtatshme në këtë punë, afinitet dhe dashuri ndaj profesionit, aftësi për

vetëkontrollim, elasticitet, mendjemprehtësi, aftësi për të mbajtur mend dhe riprodhim,

aftësi për analizë abstrakte e konkrete dhe rezonim logjik, vetiniciativë e sakrifikim në

punë, qasje metodike dhe aftësi planifikimi, këmbëngulësi në punë ( e cila nuk duhet të

shndërrohet në kokëfortësi ), operativitet dhe aftësi për reagim të shpejtë dhe marrje të

vendimit, thellim në punë, vlerësim kritik të gjykimit, vetëkritik dhe gatishmëri për

përmirësim të gabimeve personale, objektivitet në punë, aftësi për punë në grup, aftësi

68 Shih: Inbau, F., Reid, J.: Criminal interrogations and confessions, The Williams & Wilkins Company,

Baltimore, USA, 2003, fq. 110. 69 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 189-190.

Page 35: Emin HUSEINI

35

për bashkëpunim dhe koordinim, ekonomicitet në punë, i kujdesshëm dhe diskret,

respektim të plotë dhe të saktë të etikës profesionale, etj70.

Autorët Inbau, Reid dhe Beckly mbajnë qëndrim se drejtimi me sukses i marrjes në

pyetje bënë pjesë në fushën e specializimit të lartë të veprimeve policore, si dhe kërkon

kualitete të larta për hetim. Për këtë shkak këto autorë ndajnë bindjen se në njësinë

organizative të policisë duhet të ekzistojnë punonjës të specializuar për të drejtuar marrjes

në pyetje, dhe të merren vetëm me këtë veprimtari brenda policisë71.

Mundemi që të konstatojmë, se do të jetë e pamundur që te personaliteti i kriminalistit

të jenë prezent të gjitha këto kërkesa në masë të plotë. Gjithashtu, fakt është se

shkathtësitë për të drejtuar dëgjimin nuk janë “dhunti”, por ato duhet të mësohen dhe

ushtrohen. Disa do të kenë më shumë talent se të tjerët për këtë detyrë, dhe me vetë këtë,

këto shkathtësi do t’i zotërojë dhe t’i përvetësojë më lehtë. Gjithashtu, fakt është se vetëm

një pjesë e shkathtësive të marrjes në pyetje e të dyshuarit mësohet nga librat, ndërsa

pjesa tjetër vjen apo mësohet nga vetë përvoja.

70 Shih: Yeschke, C.: The art of investigative enterveiewing, Butterworth- Heinemann, USA, 2003, fq. 157-

158. 71 Shih: Gudjensson, G.: The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons

Ltd, London, 1992, fq. 59.

Page 36: Emin HUSEINI

36

5. Etika policore dhe marrja në pyetje e të dyshuarëve

Etika policore është mbledhje e principeve morale të cilat zyrtarët e policisë i

pranojnë si pjesë përbërëse të profesionit të tyre dhe që ka të bëjë me sjelljen e tyre ndaj

veprimeve zyrtare brenda organizatës, si dhe jashtë saj. Në pjesën hyrse të Kodit të Etikës

Policore të Kosovës janë të shprehura raportet që regullon ky kod, dhe thuhet: ‘’ Kodi i

Etikës së Shërbimit Policor të Kosovës ( në tekstin e mëtejmë: Kodi i Etikës) është

shprehje e vullnetit dhe përmbledhje e përgjithshme e parimeve bazë për të gjithë zyrtarët

policor të Shërbimit Policor të Kosovës me të cilat rregullohen: Objektivat e policisë;

Baza e ligjore të policisë; Roli i policisë

në sistemin e drejtësisë penale si dhe raportet e policisë me organet e drejtësisë;

Strukturën organizative të policisë; Marrëdhëniet e punës; Trajnimi i personelit dhe

Hetimet’’72.

Edhe pse themelet e etikës policore janë vendosur në decenien e parë pas Luftës së

Dytë Botërore, kur filloj në mënyrë intensive të mendohet lidhur me domethënien e

moralit për policinë, gjegjësisht roli i moralit të policisë për shoqërinë dhe anëtarët e saj.

Domethënë, lindja e saj mundet të merret nga viti 1979 si vit simbolik ku u përpiluan tri

dokumente me vlerë ndërkombëtare. Ato janë: Kodeksi i Kombeve të Bashkuara lidhur

me sjelljen e zyrtarëve, të cilët merren me zbatimin e ligjit, - Deklarata lidhur me

policinë, - Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sot përveç etikës policore mundmi të flasim edhe për etikën mjekësore, gazetareske,

të avokatit, zyrtare si dhe etika të tjera profesionale. Ekzistimi i parimeve etike që kanë të

bëjnë me sjelljen e pjesëtarëve të një profesioni të caktuar është e kushtëzuar nga rëndësia

e atij profesioni për shoqërinë. Nëse nisemi nga logjika se ligji rregullon atë se çka duhet

dhe çka nuk duhet të bëjë policia, parashtrohet pyetje se pse do të ishte e domosdoshme

ekzistimi i parimeve të etikës policore. Përgjigjen e kësaj pyetje do ta gjejmë në dy raste

që e karakterizojnë profesionin e policit: autorizimi për të përdorur mjetet e detyrimit dhe

shfrytëzimi i të drejtës diskrecionale gjatë sjelljes së ndonjë vendimi me rëndësi për

qytetarët. Këto dy momente padyshim kanë në brendi aspektin moral, të cilin e drejta

gjithmonë nuk do të mundet ta përfshijë dhe të kontrollojë në mënyrë efikase.

Sot jemi në situatë ku normat e etikës policore ekzistojë pothuajse në të gjitha shtetet

të botës. Dhe këto norma duhet mjaftueshëm të jenë të gjëra që të munden të përfshijnë të

gjitha aktivitetet e policisë, dhe në të njëjtën kohë edhe mjaftueshëm korrekte që të

mundet të aplikohen në të gjitha aktivitetet e veçanta dhe specifike. Kur jemi te hetimet,

në nenin 32, 33 dhe 34 të Kodit të Etikës Policore të Kosovës thuhet: ‘’ Është e drejtë dhe

detyrë e zyrtarit policor t’i mbrojë, t’i ruaj fshehtësitë zyrtare, nuk mund t’i përdorë dhe

t’i publikojë informacionet dhe të dhënat të cilat i ka mësuar gjatë kryerjes së detyrës

zyrtare përveç nëse kjo është pjesë e detyrës zyrtare. Ai nuk duhet t’i zbulojë (publikojë)

të dhënat personale të personave të cilët janë të përfshirë në raste të cilat janë duke u

72 Shih: Kodi i Etikës së Policisë së Kosovos.

Page 37: Emin HUSEINI

37

hetuar’’. ‘’ Policia duhet të ndjek parimet sipas të cilave çdo njeri i akuzuar për vepër

penale do të konsiderohet i pafajshëm deri në momentin kur shpallet fajtor nga gjykata

dhe se çdo njeri i akuzuar për një vepër penale ka disa të drejta , veçanërisht te drejtën për

tu informuar menjëherë për akuzën kundër tij/saj dhe te përgatisë mbrojtjen e tij/saj

personalisht ose nëpërmjet ndihmës ligjore që ai/ajo e zgjedhë vetë’’. ‘’ Hetimet e

policisë duhet të jenë objektive dhe të paanshme. Ata duhet t’i marrin parasysh dhe t’iu

përshtaten nevojave të veçanta të personave si fëmijët, të rinjtë, gratë, pakicat duke

përfshire pakicat etnike dhe personat në rrezik’’73.

Gjithashtu edhe në Udhërrëfyesin për Policim Demokratik nga Këshilltari i Lartë

Policor i Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, në pjesën ku flitet për etikën policore

dhe të drejtat e njeriut thuhet: Në mënyrë që t’i përgjigjet besimit të publikut, policia

duhet t’i përmbahet një kodi të etikës profesionale dhe të demonstrojë:

· profesionalizëm; dhe

· integritet74.

Ky kod duhet të pasqyrojë vlerat më të larta etike, të shprehura në:

· kufizime; dhe

· detyrime të punës së policisë75.

Policia ka pushtet të veçantë për të:

· hequr përkohësisht lirinë e njerëzve;

· kufizuar gëzimin e plotë të të drejtave të tyre; dhe,

· në rrethana të skajshme, të përdorë madje edhe forcën vdekjeprurëse76.

Prandaj, punonjësit e policisë duhet të përmbushin detyrat e tyre në përputhje me:

· standardet universale të të drejtave të njeriut; dhe

· të drejtat civile dhe politike77.

Mbrojtja dhe ruajtja e jetës duhet të jenë përparësia e tyre më e lartë78.

Shkelja e normave etike në numër të vogël të rasteve nuk tërheq përgjegjësi formale,

por shkelësi do të vuajë gjyqin moral nga kolegët e tij dhe nga shoqëria, kurse në raste të

caktuara do t’i ndalohet ushtrimi i profesionit të policit. Megjithatë, në numrin më të

madh të rasteve shkeljet e normave etike janë edhe shkelje të normave ligjore, shkelësi

përveç gjyqit moral do të përgjigjet edhe në aspekt disiplinor apo penal.

Vlera e normave etike shihet edhe në atë se ato, duke rregulluar raportet e policisë me

qytetarët gjatë zbatimit të detyrave policore, në të njëjtën kohë sigurojnë një marrëdhënie

të suksesshme midis policisë dhe qytetarëve. Sepse qytetarët nga zyrtarët e tyre kërkojnë

sjellje të drejtë dhe shembullore. I pashmangshëm është fakti se zyrtari publik që nga

momenti kur fillon me detyrën zyrtare, sjellja e tij duhet të jetë në harmoni me këto

detyra zyrtare dhe në shërbim të qytetarit. Qëndrimi dhe bindja e qytetarëve ndaj policisë

do të varet nga qëndrimi dhe sjellja e policisë ndaj tyre, para se gjithash varet nga niveli i

73 Shih: Kodi i Etikës së Policisë së Kosovos. 74 Shih: Udhërrëfyesin për Policim Demokratik nga Këshilltari i Lartë Policor i Sekretarit të Përgjithshëm të

OSBE-së, Vjenë, Maj 2008, botimi i dytë. 75 Shih: Po aty. 76 Shih: Po aty. 77 Shih: Po aty. 78 Shih: Po aty.

Page 38: Emin HUSEINI

38

respektimit të dinjitetit njerëzor dhe lirive dhe të drejtave themelore të tyre nga ana e

policisë.

Duke u nisur nga rëndësia që etika policore ka për marrëdhënien polici qytetar, shteti

ka sjellë kodeksin policor, ku përfshihen parimet etike të sjelljes së policisë brenda

organit dhe në raport me qytetarët. Ky kodeks është në harmoni të plotë me Kodeksin

Evropian të etikës policore, gjegjësisht rekomandimet e komitetit të ministrave të

Këshillit të Evropës të dhëna për shtetet anëtare 19 shtator të vitit 2001. Në këtë drejtim

do të potencojmë disa nga parimet e këtyre rekomandimeve:

1. “Procedimi i policisë duhet të jetë në harmoni me normat ligjore që rregullojnë

procedurën penale, parapenale dhe procedurave të tjera në bazë ku policia duke aplikuar

ato ligje, do të respektojë edhe autorizimet e veta në raport me persona të caktuar....”79. –

Esenca e këtij rekomandimi është shmangia e arbitraritetit të policisë gjatë procedimit të

një rasti konkret, si dhe përmbushja e kritereve ligjore në raport me këto procedime.

2. “Policia duhet të respektojë prezumimin e pafajësisë, si dhe të drejtat e të dyshuarit,

të akuzuarit ose të ndonjë personi tjetër, konkretisht të drejtën që menjëherë të njoftohet

me akuzën kundër tij dhe të përgatisë mbrojtjen e vet, personalisht apo mbrojtësit (

avokatit ) në bazë të zgjedhjes personale”80. Prezumimi i pafajësisë është pjesë përbërëse

edhe e Konventës Evropiane mbi të drejtat e njeriut dhe paraqet njërën nga të drejtat më

të rëndësishme të njeriut në procesin penal gjyqësorë. Pavarësisht nga fuqia e provave

që qëndrojnë kundër të dyshuarit, policia domosdoshmërish duhet të respektojë

prezumimin e pafajësisë dhe në mënyrë objektive ta hetojë rastin.

3. “Komiteti Evropian mendon se duhet të ekzistojnë rregulla të qarta për mënyrën me

të cilën duhet të realizohet hetimi policor...”81. – Sipas këtij rekomandimi të gjitha

veprimtarit e policisë në drejtim të hetimit dhe në këtë drejtim edhe me marrjen në pyetje

të dyshuarin duhet të jenë të rregulluara në mënyrë të qartë me norma juridike.

4. “Duke respektuar rolin e avokatit, pjesëtarët e policisë nuk përzihen në punën e tyre.

Dhe në rastet kur avokati ka nevojë ato duhet t’u afrojnë ndihmën e tyre, konkretisht në

rastet kur kemi të bëjmë me person të privuar nga liria”82.Policia, pra duhet të respektojë

rolin dhe punën e avokatit në një proces penal apo parapenal, duke mos ndikuar në punën

e tyre duke i frikësuar apo shqetësuar ato. Nëse do të nisemi nga reputacioni negativ që

policia ka pasur në të kaluarën e saj, e qartë është qasja kritike që sot ka opinionit

publik. Publiku me padurim pret që policia të lirohet nga barra e të kaluarës dhe të

shndërrohet në mbrojtëse të sigurisë së tyre. Që në këtë të kihet sukses domosdoshmërish

duhet të ndryshohen disa rregulla të pashkruara të filozofisë së veprimit të tyre. Në këtë

drejtim roli i parimeve të etikës policore është shumë i madh. Policia të mjaftueshme e

ka të kujtohet vetëm në esencën dhe vlerat e nocionit polici – shërbimi dhe siguria e

qytetarëve.

Sipas Udhërrëfyesit për Policim Demokratik nga Këshilltari i Lartë Policor i

Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, si parime bazë të Policimit Demokratik janë:

79 Shih: Kodeksi Evropian i Etikës Policore, gjegjësisht rekomandimet e komitetit të ministrave të Këshillit

të Evropës të dhëna për shtetet anëtare, 19 shtator të vitit 2001. 80 Shih: Po aty. 81 Shih: Po aty. 82 Shih: Po aty.

Page 39: Emin HUSEINI

39

3.1.1. Objektivat e Policimit Demokratik Policia është manifestimi më i dukshëm i autoritetit shtetëror. Detyrat e tyre parësore

janë:

· ruajtja e qetësisë publike dhe e ligjit dhe rendit;

· mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

· parandalimi dhe lufta kundër krimit; dhe

· dhënia e ndihmës dhe e shërbimit për publikun.

Punonjësit e policisë do të përforcojnë ligjshmërinë e shtetit nëse në punën e përditshme

ata demonstrojnë se:

· u përgjigjen nevojave dhe pritmërive të publikut; dhe

· përdorin autoritetin e shtetit në interes të popullit83.

II. Ruajtja e Shtetit Ligjor

Në ndjekje të këtyre objektivave, policia duhet të:

· veprojë në përputhje me ligjin vendës dhe me standardet ndërkombëtare të zbatimit të

ligjit të pranuara nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së; dhe të

· demonstrojë përkushtim ndaj shtetit ligjor në praktikë.

Legjislacioni dhe rregulloret e shkruara që normojnë veprimtarinë e policisë duhet të

jenë: të qarta; të sakta; dhe të hapura për publikun84.

III. Etika Policore dhe të Drejtat e Njeriut85.

Respekti i plotë për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore dhe zhvillimi i shoqërive

bazuar në demokraci pluraliste dhe në shtetin ligjor janë parakushte për përparim në

ndërtimin e një rendi të qëndrueshëm paqeje, sigurie, drejtësie dhe bashkëpunimi në

Evropë. Policia është manifestimi më i dukshëm i autoritetit shtetëror e përgjegjshme për

sigurinë publike. Megjithëse përballet me një presion të lartë përgjatë gjithë zonës së

OSBE-së për të luftuar valën në rritje të krimit të organizuar dhe kërcënimet e reja ndaj

sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë ato që burojnë nga terrorizmi, polica

duhet të operojë në përputhje me të drejtën kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe të

respektojë gjithmonë të drejtat e njeriut86.

83 Shih: Udhërrëfyesin për Policim Demokratik nga Këshilltari i Lartë Policor i Sekretarit të Përgjithshëm të

OSBE-së, Vjenë, Maj 2008, botimi i dytë. 84 Shih: Po aty. 85 Shih: Po aty. 86 Shih: Po aty.

Page 40: Emin HUSEINI

40

ASPEKTI PROCEDURAL PENAL I MARRJES NË PYETJE TË TË

DYSHUARIT NGA ANA E POLICISË

1. Mbledhja e informacioneve nga ana e policisë bazuar në Ligjin e

Procedurës Penale të Republikës së Maqedonisë

Në seancën e 55 Parlamenti i R. Maqedonisë, më 26 Mars 1997 solli Ligjin për

Procedurë Penale, të shpallur në Gazetën zyrtare nr.15/97 dhe hyri në fuqi më 12 Prill

1997.87

Procedura penale është barometër i kulturës demokratike të një populli, gjithashtu

shërben si garanci për qytetarët se i pafajshmi nuk do të vuajë, kurse në anën tjetër është

garanci edhe për shtetin që gjithkush që kryen vepër penale të mos mbetet i padënuar.

Ndërsa, sa i takon praktikës juridike gjendja ekzistuese lë shumë për të dëshiruar, sepse

institucionet e ndjekjes dhe gjykimit nuk janë në gjendje të sigurojë plotësisht këtë

garanci për shtetasit.

Demokracia si platformë politike e sundimit të së drejtës, paraqet barazinë e të

gjithave para ligjit dhe kjo do të thotë sundim i të drejtës e jo sundim me qytetarët. Kur

flasim për sistemin demokratik, gjithmonë duhet të kemi parasysh parimin e legalitetit i

cili parim është fondamenti mbi të cilin ndërtohet ky sistem, dhe njëkohësisht është edhe

vija ndarëse midis autokracisë nga demokracia reale. Ky parim i obligon të gjitha

mbartësit e funksioneve shtetërore që detyrat e tyre t’i zbatojnë në harmoni me

rregullativën ligjore dhe jo në bazë të vullnetit të tyre të lirë. I njëjti detyrim vlen edhe për

organet e policisë, të cilat merren me realizimin e procesit të marrjes në pyetje.

Aktivitetet e shumta operative të policisë zakonisht ndërmerren në fazën e procedurës

parapenale apo parahetimore.

Ligji i Procedurës Penale të R. Maqedonisë lidhur me mbledhjen e informacioneve

nga ana e policisë thotë: ‘’Nëse ekziston baza e dyshimit se është krye vepër penale, e

cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, policia ka për detyrë, qoftë me vetiniciativë ose me

kërkesë të prokurorit publik, të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të zbulohet

kryerësi i veprës penale, që kryerësi ose ndihmësi i tij të mos fshihen ose të mos ikë, të

gjejë dhe të ruajë gjurmët e veprës penale dhe sendet që mund të shërbejnë si prova, si

dhe të mbledh të gjitha informacionet, të cilat mund të përdoren në procedurë penale

(neni 276)88.

Në nenin 276 pika 2 thuhet që policia për të kryer detyrat e sipërpërmendura mund:

1. të kërkojë informacione të nevojshme nga qytetarë;

87 Shih: Gazeta zyrtare, nr. 15/97, R.Maqedonise. 88 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010.

Page 41: Emin HUSEINI

41

2. të kryejë kontroll të përkohshëm të automjeteve, të udhëtarëve dhe të valixheve

të tyre;

3. për kohë të nevojshme të kufizojë lëvizjen në vendin e caktuar;

4. të ndërmarrë masat e nevojshme lidhur me identifikimin e personave dhe

sendeve;

5. të ndërmarrë masat e nevojshme, për të gjetur personat ose sendet që kërkohen;

6. në praninë e personit përgjegjës të kontrollojë objektet dhe lokalet e organeve

publike dhe të shqyrtojë dokumentet e caktuara që u përkasin atyre;

7. të konfiskojë sendet, të cilat duhet të merren sipas KP të RM ose që mund të

shërbejnë si prova në procedurë penale;

8. dhe të ndërmarrë masa dhe veprime tjera të nevojshme (nen 144 para 2)89.

Pika 3 e nenit 276 obligon policinë që të gjitha fakte dhe rrethanat e vërtetuara nga

aktivitetet tjera, të cilat janë në inetres për procedurën penale të fiksohen me

procesverbal. Kurse pika 4 e këtij neni e obligon Prokuron Publik që të ushtrojë kontroll

të punës së policisë gjatë realizimit të këtyre detyrave90. Neni 277 thotë që në raste kur

është e nevojshme policia do të bëjë fotografimin e të dyshuarit, do të merr nga ai shenjat

e gishtave dhe do të marr materiale biologjike për analiya të ADN-së91.

Në fazën e gjurmimit të veprës penale dhe të autorit të saj Ministria e Punëve të

Brendshme ka autorizime me qëllim të mbledhjes së informatave të thërrasë qytetarët. Në

fletën për thirrje duhet të shkruhet arsyeja pse thirret dhe të njoftohet për të drejtat e tij.

Personi i thirrur mundet të shoqërohet nga policia vetëm me vendim gjyqësor. Personi i

paraqitur sipas thirrjes ose i sjellë me forcë dhe i cili refuzon të jap informacion, nuk

mundet të thirret përsëri për të njëjtin shkak (neni 206)92. Neni 207 po i ketijë ligji

obligon që gjtë marrjes në pyetje të dyshuarin të bëhet inçizimi i këtij procesi93. Në nenin

208 ndalohet aplikimi i mashtrimit, pyetjeve sugjestive dhe kapcioze si metodë gjatë

marrjes në pyetje të dyshuarin94. Në nenin 209 kërkohet që i dyshuari gjatë marrjes në

pyetje të njoftohet me provat dhe objektet që kan lidhje me veprën penale, kurse neni 210

i Kodit Penal të R.Maqedonisë rrehullon mënyrën e marrjes në pyetje, ku në mënyrë

taksative parashihet që i dyshuari për çdo vrejtje të procesit të ketë të drejtën për tu

shprehur, mos të përdoret kanosja, dhuna apo ndonjë formë tjetër që do të ndikonte në

vullnetin e tij, në pikën 6 të këtij neni thuhet se i dyshuari do të merrjet në pyetje pa

prezencën e mbrojtësit nëse vetë gojarisht është shprehur se nuk dëshiron mbrojtës dhe

kur mbrojtja nuk është e detyrueshme, ose nga momenti kur i është bërë me dije për këtë

të drejtë kanë kaluar 24 orë, dhe ai nuk ka angazhuar mbrojtës ( neni 72, pika 2 e këtijë

ligji ). Në pikën 7 të këtij neni thuhet se nëse është vepruar në kundërshtim me këtë nen,

deklarimi i të dyshuarit nuk mundet të përdoret në procedurë penale95.

89 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të Republikes se .Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za

Krivicna Postapka, Republika Makedonija sluzhben vesnik na Republika Makedonija. br. 150. od,

18.11.2010. 90 Shih: Po aty. 91 Shih: Po aty. 92 Shih: Po aty. 93 Shih: Po aty. 94 Shih: Po aty. 95 Shih: Po aty.

Page 42: Emin HUSEINI

42

Policia ka të drejtë gjithashtu, që personat e gjetur në vendin e ngjarjes t`ia dërgojë

gjykatësit hetues ose t’i ndalin për deri sa të arrijë ai, po qe se këto persona mund të japin

të dhëna të rëndësishme për procedurën penale, dhe kur besohet se dëgjimi i tyre nuk

mundet të bëhet me vonë apo të shtyhet për ditë tjetër, kjo ndalje mund të zgjasë më së

shumti deri 6 orë (nen. 276)96.

Në neni 28 të Ligjit të Policisë, në pjesën që rregullon kompetencat e policisë në

pikën 2 është e shprehur se një ndër kompetencat e punonjëseve të policisë është edhe

mbjedhja e informacioneve lidhur me veprat penale97.

Të gjitha veprimet e organeve të punëve të brendshme që burojnë nga këto

përkufizime ligjore janë të orientuara drejt zbulimit të veprave penale dhe kryerësve të

tyre dhe në funksion të grumbullimit të informacioneve dhe dëshmive të ndryshme, mbi

të cilat do të përpilohet edhe kallëzimi penal.

96 Shih: Po aty. 97 Shih: Zakon za Policia na R.M. ( Ligji për Policinë i R.Maqedonisë ), Slluzhben Vesnik na Republika

Makedonia, broj, 114, 3 noemvri, 2006.

Page 43: Emin HUSEINI

43

2. Praktikat policore të pyetjes të të dyshuarëve – aspekte

krahasuese

Për të pasur efikasitet më të madh drejt parandalimit dhe luftimit të kriminaliteti,

duhet të shqyrtojmë sa më mirë ligjin tonë që trajton marrjen në pyetje e të dyshuarit, për

të parë a është në nivelin e duhur drejt këtij qëllimi. Përveç kësaj detyrimisht duhet t’u

hedhim vështrim edhe ligjeve përkatëse të disa shteteve, për të parë tendencat dhe

rregullimet ligjore të tyre. Në harmoni me këtë, në këtë tërësi tematike do të marrim në

shqyrtim mënyrën se si ligjet e procedurave penale të disa shteteve e kanë të rregulluar

marrjen në pyetje e të dyshuarve. Si fillim do t’i hedhim një vështrim pozitës procesuale

të të dyshuarit në sistemin Anglez, i cili është sistem juridik comon low dhe i cili dallon

nga të gjitha sistemet të shteteve tjera evropiane, të cilat kanë sistemin juridik euro-

kontinental.

Duhet të vëmë në dukje, se ky punim nuk synon t’i qaset plotësisht pozitës procesuale

të të dyshuarit të çdo shteti veç e veç, sepse objekti i këtij punimi nuk ka të bëjë me

studimin e thelluar të kësaj problematike. Megjithatë, ne do të përpiqemi shkurtimisht të

prezantojmë rregullimet ligjore vetëm të disa shteteve lidhur me dëgjimin e të dyshuarve

dhe të drejtave të tyre që i posedojnë gjatë këtij procesi.

2.1. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Kosovës

Kodi i Procerurës Penale të R.Kosovës në nenin 7 përcakton në mënyrë të qartë

garantimin për një proces të drejtë dhe të bazuar në fakte dhe prova të sakta dhe të plota.

Ky nën në pikën 1 dhe 2 thotë: ‘’Gjykata, prokurori i shtetit dhe policia të cilët marrin

pjesë në procedurën penale detyrohen që saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetojnë faktet të

cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm’’. Pika 2: ‘’Sipas dispozitave

të parapara me këtë Kod, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia që marrin pjesë në

procedurë penale detyrohen që me vëmendje dhe me përkushtim maksimal profesional

dhe me përkujdesje të njëjtë të vërtetojnë faktet kundër të pandehurit si dhe ato në favor

të tij, dhe para fillimit të procedurës dhe gjatë zhvillimit të saj t’i mundësojnë të

pandehurit dhe mbrojtësit të tij shfrytëzimin e të gjitha fakteve dhe provave që janë në

favor të të pandehurit’’98.

98 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë, Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 44: Emin HUSEINI

44

Neni 68 i këtijë kodi flet për fillimin e hetimeve, fazat e procedurës penale dhe

veprimet e policisë që kanë të bëjnë me mbledhjen e informacioneve ku thuhe: ‘’Sipas

këtij Kodi të Procedurës Penale, procedura penale ka katër faza të ndryshme: fazën e

hetimit, fazën e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimit, fazën e shqyrtimin gjyqësor dhe

fazën e mjetit juridik. Procedurës penale mund t’i paraprijnë veprimet fillestare të policisë

ose mbledhja e informatave sipas nenit 84 të këtij Kodi’’99.

Në nenin 70 të këtij kodi përcaktohen në mënyrë taksative të gjitha kompetencat e

policisë në hetimin e veprave penale:

1. Pas pranimit të informatës për një vepër penale të dyshuar, policia heton nëse ka

dyshim të arsyeshëm që një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës të jetë kryer.

2. Policia heton veprat penale dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të zbulojë

vendndodhjen e kryerësit, të ndalojë kryerësin ose ndihmësin e tij nga fshehja ose

arratisja, të zbulojë dhe të ruajë gjurmët dhe provat tjera të veprës penale dhe sendet të

cilat mund të shërbejnë si prova, dhe të mbledhë të gjitha informacionet të cilat mund të

përdoren në procedurë penale.

3. Për të kryer detyrat nga ky nen, policia është e autorizuar që:

3.1. të mbledhë informata nga personat;

3.2. të kryejë kontroll të përkohshëm të automjeteve, udhëtarëve dhe valixheve të tyre;

3.3. të kufizojë lëvizjen në zona të caktuara për kohën kur ky veprim është urgjentisht i

nevojshëm;

3.4. të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të vërtetuar identitetin e personave dhe të

sendeve;

3.5. të organizojë kontrollimin për të zbuluar vendndodhjen e individit ose të sendit që

kërkohet duke dërguar letërreshtimin;

3.6. të kontrollojë nën praninë e personit përgjegjës objektet e caktuara dhe lokalet e

organeve publike dhe të shqyrtojë dokumentet e caktuara që u përkasin atyre;

3.7. te konfiskojë kontrabandën apo sendet të cilat mund të shërbejnë si prova në

procedurë penale, përveç nëse për një gjë të tillë nevojitet urdhri nga neni 105 të këtij

Kodi;

3.8. të sigurojë ekzaminimin fizik të të dëmtuarit, në pajtim me nenin 144 të këtij Kodi;

3.9. të zbulojë, mbledhë dhe ruajë gjurmët dhe provat nga vendi i ngjarjes për veprën

penale të dyshuar dhe të urdhërojë testimin mjeko-ligjor të atyre provave nga laboratori i

mjekësisë ligjore në pajtim me nenin 71 të këtij Kodi;

3.10. të merr në pyetje dëshmitarët apo të dyshuarit e mundshëm në pajtim me nenin 73

të këtij Kodi;

3.11. të ndërmerr hapat e nevojshëm për të parandaluar një rrezik të menjëhershëm për

publikun;

3.12. të ndërmerr të gjithë hapat e nevojshëm për të gjetur kryerësin dhe për të

parandaluar kryerësin ose ndihmësin e tij nga fshehja ose arratisja; dhe

3.13. te ndërmerr hapa dhe veprime tjera të nevojshme siç përcaktohet me ligj.

3. Për veprimet të cilat i ndërmarrin dhe për faktet dhe rrethanat e konstatuara nga

hetimet e tyre, policia përpilon procesverbal, fotografi ose shënim zyrtar.

99 Shih: Po aty.

Page 45: Emin HUSEINI

45

4. Posa policia të ketë dyshim të arsyeshëm se është kryer një vepër penale e cila ndiqet

sipas detyrës zyrtare, policia është e detyruar që brenda njëzet e katër (24) orëve t’i

dorëzojë një raport policor prokurorit të shtetit që është kompetent, i cili pastaj vendos

nëse duhet filluar procedurën penale100.

Neni 72 rregullon sferën e mbledhjes së informacioneve nga ana e policisë lidhur me

veprën penale, dhe sipas këtij neni policia ka të drejtë që të ndalojë çdo qytetarë që

ndodhet ne vendin e ngjarjes për të marrë informacione nga ato. Në këtë nen thuhet:

‘’Policia ka të drejtë t’i ndalojë dhe të mbledhë informacione nga personat që gjenden në

vendin e kryerjes së veprës penale, të cilët mund të japin informacione të rëndësishëm për

procedurën penale, nëse ka gjasa që mbledhja e informacionit nga këta persona më vonë

do të ishte e pamundur ose do të zvarriste në mënyrë të konsiderueshme procedurën apo

do të shkaktonte vështirësi të tjera. Ndalimi i personave të tillë nuk mund të zgjasë më

shumë se sa është e nevojshme për të marrë emrat, adresat dhe informacionet e tjera që

kanë lidhje me këtë dhe në asnjë rast nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë orë.

Ndalimi i tillë mund të bëhet vetëm nëse nuk ka mjete të tjera për të arritur deri tek

informacioni. Policia e trajton personin e ndaluar me dinjitet dhe nuk e ndalon personin

në qendër të paraburgimit dhe nuk i vë pranga’’101.

Kurse neni 73 rregullon të drejtën e policisë për të marrë në pyetje të dyshuarin e

veprës penale, e cila është pjesë përbërse e hetimeve dhe në rastin konkret objekt trajtimi

i këtij punimi. Në këtë nen ligjvënsi ka shprehur se:

1. Policia ka të drejtë të merr pjesë në biseda me persona të cilët mund të jenë dëshmitarë

ose të dyshuar të mundshëm për vepra penale vetëm gjatë hetimit të fshehtë të autorizuar.

Gjatë këtyre bisedave, policia mund të bëjë pyetje në lidhje me veprën penale. Nëse është

e mundur, këto biseda duhet të regjistrohen. Nëse këto biseda nuk mund të regjistrohen,

zyrtari i policisë duhet sa më parë në një raport të përmbledhë saktë bisedat dhe të

shpjegojë arsyen përse bisedat nuk janë regjistruar.

2. Policia ka të drejtë të marrë në pyetje personat të cilët mund të jenë dëshmitarë të një

vepre penale dhe për këtë përpilon raportin policor të marrjes në pyetje. Raporti duhet të

përmbajë saktë pyetjet dhe përgjigjet gjatë marrjes në pyetje, të identifikojë zyrtarin e

policisë që ka marrë në pyetje dëshmitarin, kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së marrjes

në pyetje dhe të identifikojë dëshmitarin.

100 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë, Kodi Nr. 04/L-123

i Procedurës Penale. 101 Shih: Po aty.

Page 46: Emin HUSEINI

46

3. Policia ka të drejtën e intervistimit të personave që mund të jenë të dyshimtë për

kryerje të një vepre penale, por së pari duhet të informojë të dyshuarin për veprat penale,

për të cilat dyshohet se ai i ka kryer dhe për të drejtat e tij, në bazë të nenit 125, paragrafi

3. Policia duhet të hartojë një raport policor nga intervista. Raporti duhet të përmbledhë

në mënyrë të saktë pyetjet dhe përgjigjet gjatë intervistës, duhet të jep identitetin e

zyrtarit policor që e interviston të dyshuarin, kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së

intervistimit.

4. Gjatë intervistës, sipas paragrafit 3. të këtij neni, i dyshuari duhet të ketë të drejtën për

një përkthyes gojor ose përkthimin e dokumenteve relevante pa pagesë102.

Neni 76 rregullon masat që duhet të ndërmerrë policia për identifikimin e të

dyshuarit, ku thuhet:

1. Policia mund të fotografojë personin dhe të marrë shenjat e gishtave të tij, nëse

ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer vepër penale.

2. Prokurori i shtetit mund të autorizojë policinë që ta publikojë fotografinë kur kjo

është e nevojshme për përcaktimin e identitetit të të dyshuarit dhe në raste të tjera kur do

t’i kontribuojë zbatimit efikas të procedurës.

3. Nëse është e nevojshme për të identifikuar se të kujt janë shenjat e gishtave të gjetur

në objekte të caktuar, policia mund të marrë shenjat e gishtave të personave të cilët me

gjasë mund të kenë pasur kontakt me objektet e tilla.

4. Policia, me ndihmën e një mjeku apo infermieri të kualifikuar, e në raste të

jashtëzakonshme vetë, mund të mbledhë mostra nga neni 143, 144 ose 145 i këtij Kodi

nga i dyshuari nëse kjo është e ngutshme. Prokurori i shtetit menjëherë informohet për

mbledhjen e mostrave të tilla.

5. Policia mund të kërkojë nga i dyshuari t’i shtrohet alkotestit përmes mostrave të

urinës ose të frymëmarrjes, ndërsa refuzimi i të dyshuarit për dhënien e këtyre mostrave

përbën provë të pranueshme. I dyshuari duhet të njoftohet paraprakisht në lidhje me këtë.

Asnjë mostër nuk duhet të merret me detyrim pa urdhrin e gjykatës103.

102 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë, Kodi Nr. 04/L-123

i Procedurës Penale. 103 Shih: Po aty.

Page 47: Emin HUSEINI

47

Neni 53 i këtij kodi i garanton të drejtën e mbrojtjes të dyshuarit gjatë marrjes në

pyetje nga ana e policisë, si dhe në të gjitha fazat e procedurës penale. Në këtë nen në

mënyrë shprehimore theksohet: 1. I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë

mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale.

2. Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit ose të pandehurit, policia ose organi tjeter

kompetent, prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues

ose kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose të pandehurin për të drejtën e tij në

angazhimin e mbrojtësit dhe se mbrojtësi mund të marrë pjesë gjatë marrjes së tij në

pyetje.

3. Nga e drejta për të pasur mbrojtës mund të hiqet dorë, përveç në rastin e mbrojtjes së

detyruar, nëse heqja dorë bëhet qartë dhe vullnetarisht pas informimit të plotë për të

drejtën e tij në mbrojtje. Heqja dorë duhet bërë me shkrim dhe duhet nënshkruar nga i

dyshuari apo i pandehuri dhe nga organi kompetent që e zbaton procedurën, ose mund të

bëhet gojarisht në audio apo videokasetë, autenticiteti i të cilës verifikohet nga gjykata.

4. Në rastet e mbrojtjes së detyruar, mund të hiqet dorë nga e drejta për të pasur

mbrojtës në pajtim me paragrafin 3. të këtij neni, në qoftë se një avokat mbrojtës mbahet

për të vepruar si “avokat në gatishmëri” me përgjegjësi për të këshilluar të pandehurin

gjatë procedurës, dhe në qoftë se i pandehuri tërheq heqjen dorë, avokati në gatishmëri

bëhet mbrojtës.

5. Personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjet mund të heqin dorë nga e drejta për të

angazhuar mbrojtës me pëlqimin e prindit, kujdestarit ose përfaqësuesit nga qendra për

punë sociale, përveç rasteve të dhunës në familje në të cilat është përfshirë prindi ose

kujdestari, raste këto tek të cilët prindi ose kujdestari i tillë nuk mund të jep pëlqim për

heqjen dorë nga kjo e drejtë.

6. Personat të cilët tregojnë shenja të çrregullimeve ose të paaftësisë mendore nuk mund

të heqin dorë nga e drejta në angazhimin e mbrojtësit.

7. Kur i dyshuari ose i pandehuri i cili ka hequr dorë nga e drejta në angazhimin e

mbrojtësit më vonë e kërkon sërish këtë të drejtë, ai këtë mund ta ushtrojë menjëherë.

8. Po qe se vetë i dyshuari apo i pandehuri nuk angazhon mbrojtës, përfaqësuesi i tij

ligjor, bashkëshorti apo bashkëshorti jashtëmartesor, personi i gjinisë së gjakut në vijë të

drejtë, prindi adoptues, fëmija i adoptuar, vëllai, motra dhe prindi birësues mund të

angazhojnë mbrojtës për të, por jo kundër vullnetit të tij104.

Kodi i Procedurës Penale të R.Kosovës të dyshuarit i garanton të gjitha të drejtat,

duke filluar nga faza e marrjes në pyetje dhe deri te përfundimi i procedurës penale. Këto

të drejta formalisht të garantuara janë në përputhje me standardet e sitemeve demokratike,

dhe njëkohësisht shërbejnë si platëformë ligjore e konsoliduar për një proces të drejtë në

shërbim të parimit të gjetjes të të vërtetës material.

104 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë, Kodi Nr. 04/L-123

i Procedurës Penale.

Page 48: Emin HUSEINI

48

2.2. Legjislacioni Procedurual Penal i Republikës së Shqipërisë

Kodi i Procedurës Penale të R.Shqiprisë që në nenin e parë ofron garanca ligjore për

një proces penal të drejtë, të cilat të drejta përfshinë edhe të dyshuarin gjatë marrjes në

pyetje nga ana e policisë. Neni 1 i këtij kodi ka për detyrë të garantojë: ‘’Legjislacioni

procedural penal ka për detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt

ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të

ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të

shtetit’’105.

Neni 30 i këtij kodi rregullon funksionet e policisë gjyqësore, edhe pse nuk e ka të

shprehur në mënyrë të të drejtpërdrejtë marrjen në pyetje të të dyshuarit, kjo e drejtë

nënkuptohet në përkufizimin të ‘’kryejë hetime’’. Funksionet e policisë sipas këtij neni

janë:

1. Policia gjyqësore, edhe me iniciativën e vet, duhet të marrë dijeni për veprat penale,

të pengojë ardhjen e pasojave të mëtejshme, të kërkojë autorët e tyre, të kryejë hetime dhe

të grumbullojë gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal.

2. Policia gjyqësore kryen çdo veprim hetimor që i është urdhëruar ose deleguar nga

prokurori.

3. Funksionet e treguara në paragrafët 1 dhe 2 kryhen nga oficerët dhe agjentët e

policisë gjyqësore106.

Policia Gjyqësore është organi që, praktikisht realizon ndjekjen penale. Nëpërmjet saj

arrihen shumë qëllimi, si: parandalimi i kriminalitetit, zbulimi dhe hetimi i veprave

penale, respektimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të shtetasve. Sipas nenit 13 të këtij

kodi këto funksione policia i kryen nën drejtimin dhe kontrollimin e prokurorit107.

Edhe në rastin e marrjes në pyetje, kodi flet vetëm për marrjen në pyetje të

pandehurin, por këtë rregilla vlejnë edhe për marrjen në pyetje të të dyshuarit nga ana e

policisë. Neni 38 përcakton regullat e përgjithashme për marrjen në pyetje, të cilat regulla

do të vlejnë edhe për marrjen në pyetje edhe të dyshuarin:

1. I pandehuri, edhe kur është me masë sigurimi izoluese ose kur i është hequr liria për

çdo lloj shkaku tjetër, merret në pyetje i lirë, përveç rasteve kur duhen marrë masa për të

parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës.

2. Nuk mund të përdoren, as me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika për të

ndikuar mbi lirinë e vullnetit ose për të ndryshuar aftësinë e kujtesës e të vlerësimit të

fakteve.

105 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 106 Shih: Po aty. 107 Shih: Isalmi, H., Hoxha, A., Panda, I., Procedura Penale, Komentar, Tiranë, 2003.

Page 49: Emin HUSEINI

49

3. Para se të ketë filluar pyetja, të pandehurit i shpjegohet se ka të drejtë të mos

përgjigjet dhe se edhe po të mos përgjigjet, procedimi do të vazhdojë, nga autoriteti që

procedon108.

Neni 39 e obligon organin procedues që gjatë marrjes në pyetje të padehurin ta

njoftojë me matrialin provues që ekzsitojnë kundër tij, ku thuhet:

1. Organi procedues i shpjegon të pandehurit, në formë të qartë dhe të përpiktë, faktin që

i atribuohet, e njeh me provat që ekzistojnë kundër tij dhe, kur hetimet nuk dëmtohen, i

tregon burimet e tyre.

2. Organi procedues e fton atë të shpjegojë gjithçka që çmon të dobishme për mbrojtjen

e tij dhe i bën drejtpërsëdrejti pyetje.

3. Kur i pandehuri nuk pranon të përgjigjet kjo shënohet në procesverbal. Në

procesverbal shënohen, kur është e nevojshme, edhe tiparet fizike dhe shenjat e veçanta

eventuale të të pandehurit109.

108 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 109 Shih: Po aty.

Page 50: Emin HUSEINI

50

2.3. Legjislacioni Procedural Penal i Britanisë së Madhe – Anglia

Etapat e historisë e të drejtës angleze janë: lindja e common law ( 1066 – 1688) ( e

drejta e përbashkët ) e cila arriti me sukse t’i konkurojë me sukses juridiksionet

ekzistuese me karakter lokal110. Etapa e dytë e cila është pjesë përbërse e etapës së parë

është lindja e equity, dhe kjo lindi si rezultat i pamundësisë që common low të jepte

zgjidhje të mjaftueshme për disa mosmarrëveshje, ankuesit filluan t’i drejtohen

kancelarit ( rrëfyesit të Mbretit ) që ai të vendos vetë në emër të Mbretit. Kancelari, i cili

zakonisht ishte i arsimuar në të drejtën kanonike, përgatiste, në funksion të rasteve që i

paraqiteshin, rregulla të reja më moderne se ato të common law111. Faza e tretë është ligji

si burim i të drejtës i cili ka shërbyer si mjetë për të konsoliduar ose korigjuar dy sistemet

paraprake112.

Britania e Madhe është vend me një sistem juridik atipik, për dallim nga nga ai që

ekziston në pjesën kontinentale të Evropës. Pjesa më e madhe e normave të këtij shteti

është sendërtuar nga ana e praktikës juridike në shekuj, derisa vetëm një pjesë e vogël

ndodhet si akte ligjore. Ky sistem juridik fuqishëm mbështetet në traditë juridike

angleze, dhe për të mund të thuhet se plotësisht çmon nevojat reale të parandalimit të

kriminalitetit.

Njëra nga karakteristikat me rëndësi të këtij sistemi është edhe e drejta e

argumentimit apo provës. Ai, sikurse sistemi kontinental, parimisht pranon teorinë e

çmuarjes së lirë të provave nga ana e gjykatës. Megjithatë, ekzistojnë rregulla precize, të

cilat përcaktojnë vlerën e provave, për të parë se cilat nga ato kanë vlerë provuese e cilat

jo. Gjithashtu, ato rregulla përcaktojnë se në cilën mënyrë dhe kush i vlerëson ato si

prova. Kjo teori anglo-saksone e çmuarjes se provave është pothuajse e njëjtë me teorinë

e çmuarjes ligjore të provave. Në këtë kontekst do të vështrojmë edhe dëgjimin e të

dyshuarit si dhe rëndësinë provuese të deklaratës deri te e cila është arritur në këtë

mënyrë.

Në Britaninë e Madhe ekzistojnë dy lloje të procedurave penale:

Procedura penale e rregullt, e cila aplikohet në veprat penale të rënda.

Procedura penale sumare, e cila aplikohet për veprat penale të lehta. Në

këtë procedurë nuk ngrihet aktakuzë formale, por se procedohet në bazë të

padisë penale dhe ky proces përbëhet vetëm nga seanca kryesore në të cilin

gjykohet në mënyrë meritore.

Legjislacioni procedural penal i Anglisë parasheh mundësinë që çdo person të

parashtrojë padi penale dhe të iniciojë procedurë penale. Nga arsyeja se nuk ka paditës

shtetëror dhe gjykatës hetues në formën si është në Evropë, ndjekjen e ka në dorë policia.

Megjithatë, policia si asnjë tjetër person zyrtar nuk ka as detyrim e as autorizim që të

110 Shih: Fromont, M., Grands systemes de droit etrangers (Sistemet e huaja më të mëdha), Paris, Dalloz,

2005, Përkthimi shqip nga, Papirus, 2009, fq. 90. 111 Shih: Po aty. 112 Shih: Po aty, fq. 92.

Page 51: Emin HUSEINI

51

mbledhë prova për dobinë e të akuzuarit (kjo i lihet të akuzuarit dhe avokatit të tij).

Policia është e prirë që pasi bën identifikimin e të dyshuarit, nuk merret me provat që

do të ndihmojnë në pafajësinë e tij. Mu për atë, Komisioni Mbretëror për Procedurë

Penale (Royal Commission on Criminal Procedure) ka propozuar që policisë t’i hiqet

përgjegjësia për udhëheqjen e ndjekjes penale dhe ajo t’i besohet një zyre apo shërbimi të

pavarur dhe nga ky propozim më 1985 u soll Ligji për ndjekje të veprave penale

(Prosecution of Offences Ack), nga i cili ligj u formua Shërbimi Kurorë i Ndjekjes

(Crown Prosecution Service).

Në procedurën penale anglo-saksone ekziston një formë e procedurës parapenale, e

cila nuk ka asgjë të përbashkët me hetimet dhe me procedurën parapenale te sistemet

kontinental të Evropës. Qëllimi i kësaj procedure parapenale (që iniciohet vetëm për

veprat e rënda penale) është të konstatojë se a kemi të grumbulluara numër të

mjaftueshëm të provave që të mundet të ngrihet padi penale ose procedura duhet të

ndërpritet. Detyra e policisë këtu është të mbledh të gjitha informacionet për veprën e

kryer penale, dhe në lidhje me këtë, policia për disa vepra të caktuara penale ka të drejtë

të marri në pyetje çdo qytetar, pa marrë parasysh se a ekziston dyshimi se ai person ka

kryer veprën penale. Megjithatë, askënd nuk mundet ta detyroj policia që të përgjigjet në

ato pyetje.

Duke marrë parasysh atë se sistemi procedural-penal i Anglisë nuk njeh institutin e

paditësit shtetëror, ose gjykatësin hetues sikurse sistemi euro-kontinental i procedimit

penal, nga mungesa e këtij kontrolli formal mund të ndodhnin raste që policia të sillej në

mënyrë të ashpër me të dyshuarin, duke synuar që të arrijë deri te pranimi i veprës nga

ana e tij. Kështu që, psh. Mund të ndodh që policia të sajojë pohimin apo pranimin e

veprës dhe të njëjtën t’ia veshësh të dyshuarit, i cili asgjë në të vërtetë nuk ka deklaruar.

Nëse kjo do të ndodhte e vetmja mbrojtje për të dyshuarin, është gjyqi që në seancën

kryesore këto sajesa të mos i pranonte si dëshmi. Në lidhje me këtë, është paraqitur

nevoja për kodifikimin dhe rregullimin e autorizimeve të policisë, dhe kjo ka ndodhur më

1984 me Ligjin për policinë dhe argumentimi i lëndëve penale (Police and Criminal

Evidence Act).

Në harmoni me këtë ligj, policia pasi ta ketë privuar nga liria të dyshuarin për

kryerjen e veprës së rëndë penale, mundet ta mbajë për ta hetuar, pa marrë parasysh se ky

i dyshuar do të përgjigjet në pyetjet e parashtruara të policisë ose do të shfrytëzojë të

drejtën e tij për të heshtur113. Kjo ndalesë mundet të zgjas 24 orë, dhe kjo kohë mund të

vazhdohet me vendim të zyrtarëve të rangut të lartë të policisë (shefi i stacionit policor)

edhe për 12 orë, kështu që koha e lejuar për ndalesë pa vendim të gjykatës është 36 orë.

Nëse merret leje nga gjykatësi i magjistratës (magistrate)114, ndalesa mundet të vazhdohet

edhe për 36 orë të tjera dhe përsëritje të procesit edhe 24 orë të tjera. Kështu që, ndalesa

nuk ka mundësi të zgjas më shumë se 96 orë. Kur policia do të ndalojë të dyshuarin, ai ka

të drejtë të këshillohet me avokatin (solicitor)115. Në raste të jashtëzakonshme kjo e drejtë

113 Policia para sjelljes së këtij ligji nuk ka pasur të drejtë ta mbaje të dyshuarin, dhe kjo ka ndodhur për të

regulluar në menyrë foramle një gjendje faktike. 114 Shih: Ai ka rol te trefishtë: të gjykojë në procedurë sumare për vepra të lehta penale, të udhëheq

procedurën paraprake si dhe është pjesë përbërëse e këshillit gjyqësor në seancat që mban çdo tre muaj. 115 Shih: Soliciator është avokat i rangut të ulet dhe ai mbron të akuzuarin në procedurën pergaditore,

ndersa para gjykatës së rregullt i akuzuari mbrohet veten me barrister. Ate nuk e zgjedh vetë i akuzuari por

Page 52: Emin HUSEINI

52

të dyshuarit mundet t’i mohohet, megjithatë e drejta për një këshillë mundet t’i mohohet

më së shumti 36 orë. Në rastet kur policia do t’i mohojë të dyshuarit të drejtën për një

këshillë, gjykata mundet deklaratën e pohimit të marrë nga ai në polici ta llogarisë si

provë të papranueshme. Nëse ndodh kjo, gjykata duhet njëkohësisht edhe t’ua tërheq

vërejtjen organeve të policisë për sjelljen e këtillë. Pas ndalesës prej 24 orësh i dyshuari

patjetër duhet të lirohet nga marrja në pyetje, më së paku 8 orë në kontinuitet, dhe kjo

periudhë duhet të jetë natën, pastaj në kohën e drekës, si dhe çdo 2 orë për të pushuar dhe

relaksuar.

I dyshuari nuk është i obliguar që të përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga policia

dhe për këtë të drejtë patjetër duhet të paralajmërohet, mirëpo mundet të detyrohet që

këto pyetje t’i dëgjojë. Megjithatë, praktika na ka treguar se të dyshuarit kryesisht

pranojnë të përgjigjen në pyetjet e policisë dhe këto deklarata do të kenë fuqi provuese

para gjyqit. Në rastet kur i dyshuari pranon fajin, padija që ngrihet nuk ka për obligim që

të provojë fajësinë e tij, kështu që i tërë procesi do të përmbyllej shumë shpejt. Përveç

asaj që i dyshuari nuk është i detyruar të japë deklaratë para fillimit të seancës kryesore,

gjithashtu këtë të drejtë e posedon edhe në seancën kryesore. Me fjalë të tjera, duke u

nisur nga rregulli klasik që askush nuk mund të detyrohet që deklarojë kundër vetes së tij,

i dyshuari nuk ka detyrim t’u përgjigjet pyetjeve të organeve të shtetit, nëse ai nuk

dëshiron. Mirëpo, nëse i dyshuari pranon me dëshirën e tij të japi deklaratë, atëherë e jep

në cilësinë e dëshmitarit dhe duke u betuar se do të flasë vetëm të vërtetën.

Marrja në pyetje e të dyshuarit fiksohet me procesverbal ose me dhënien e deklaratës

me shkrim. Gjithashtu, Ligji për policinë dhe argumentimi në procedurë penale i vitit

1984 ka të shkruar obligimin edhe të incizimit audio të të gjitha dëgjimeve të policisë,

kështu që do të shmangeshin vërejtjet eventuale në aspekt të veprimeve të policisë gjatë

procesit të dëgjimit. Gjithashtu, ky ligj ndalon presionin, kërcënimin dhe dhunën me

qëllim të pranimit të veprës, duke e definuar si torturë dhe sjellje johumane116. Gjatë

viteve 80-ta mënyra me të cilën policia dëgjonte të dyshuarin ka qenë nën ndikimin e

madh të metodave amerikane, psh. Prezantim jo i vërtetë i provave, me qëllim që të

arrihet deri te pranimi i veprës nga i dyshuari (psh. Kanë prezantuar dëshmi gjoja nga

dëshmitarë okularë të cilët realisht nuk kanë ekzistuar). Ndonëse është tentuar të

aplikohen këto taktika nga ana e policisë, gjykata angleze shpejt i ka shpërfillur dhe nuk i

ka pranuar. Në një rast Gjykata e Apelit (Court of Appeal) e ka shpallur si provë të

papranueshme rastin ku policia e ka mashtruar të dyshuarin, gjoja ka gjetur gjurmët e tij

të gishtave në vendin e ngjarjes.

Gjegjësisht, kjo praktikë e gjykatave angleze është plotësisht e kundërta e praktikës së

gjykatave amerikane, të cilat e lejojnë taktikën e mashtrimit gjatë marrjes në pyetje të

dyshuarit. Në SHBA policia dhe gjykata përdorimin e dinakërisë dhe mashtrimin i kanë

llogaritur të lejuara dhe pjesë përbërëse të punës së dëgjimit. Gjykata Supreme futi shumë

kufizime për aplikimin e metodës së mashtrimit, dhe ku thotë se ato nuk lejohen të jenë të

atilla që do të tronditin gjykatën dhe shoqërinë, si për shembull, që polici të prezantohet

soliciatori – kjo ndodh për arsye se në bazë të rregullave të avokatve të Anglise barrister nuk ka kontakt të

drejtperdrete me palen. 116 Shih: Sear, L., Williamson, T., British and American Interrogation Strategies, Ashgate Publishing

Company, 1999.

Page 53: Emin HUSEINI

53

si avokat i të dyshuarit dhe në bisedë me të, të marrë informacion për veprën penale, dhe

pranimin e veprës nga ai.

2.4. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës Federative të

Gjermanisë

Gjermania bënë pjesë në vendet që posedojnë të drejtën romake dhe nga ky fakt e

drejta e shkruar zë vendin qëndror si burim i të drejtës. Kushtetuta është akti me i larë

juridik dhe burimi më i rëndësishëm i kësajë të drejte. Parimet e përgjithshme të sajë

janë: Shteti i të Drejtës, Shteti Social dhe Demokracia117.

Procedura penale është kodifikuar në vitin 1877, dhe më pas ajo i është nënshtruar

ndryshimeve të shpeshta118.

Procedura penale e Gjermanisë ndahet në tri stade: procedura në shkallë të parë,

procedura e mjeteve juridike, si dhe përsëritja e procedurës penale, e cila është e

përfunduar me aktgjykim të formës së prerë. Në procedurën e shkallës së parë kemi katër

faza: parapërgatitja e padisë publike ( e ashtuquajtur procedura paraprake), marrja e

vendimit për hapjen e procedurës kryesore ( e ashtuquajtur procedura e ndërmjetme),

përgatitja e seancës kryesore, si dhe seanca kryesore.

Objekt interesimi i këtij punimi është e ashtuquajtura procedura paraprake (procedura

parapenale) me anë të së cilës do arrijmë deri te dëgjimi i të fajësuarit (dyshuarit)119. Kjo

procedurë është në kompetencë të paditësve shtetërorë, të cilët janë të vetmit subjekt të

autorizuar për ngritjen e padisë publike. Në rastin kur vendos të ndërmarrë ndjekje

penale, paditësi shtetëror është i detyruar që pasi të ketë marrë vesh për dyshimin se është

kryer vepër penale, vendos a do të ngrit menjëherë padi, ose paraprakisht do të vërtetojë

si është gjendja e provave nga realizimi i hetimeve120. Domethënë paditësi shtetëror

mundet nga institucionet publike të kërkojë informacionet e nevojshme gjatë fazës së

hetimeve. Gjithashtu paditësi shtetëror mundet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet

117 Shih: Fromont, M., Grands systemes de droit etrangers (Sistemet e huaja më të mëdha), Paris, Dalloz,

2005, Përkthimi shqip nga, Papirus, 2009, fq. 48. 118 Shih: Po aty. fq. 31. 119 Shih: Në procedurën penale të Gjermanisë duhet të bëhet dallim midis i fajësuar (ky perkufizim në

legjislacionin tonë të procedurës penale është me afër nocionit i dyshuar), i fajësuar me padi (i fajësuar

kundër të cilit është ngritur padi publike) dhe i akuzuar (i fajësur kundër të cilit me aktvendim të gjykatës

është hapur procedura kryesore penale). 120 Shih: Në legjislacioni procedural-penal të Gjermanisë hetimet në aspekt formal i besohen paditësit

shtetëror i cili më pas sipas rregullit këtë ia beson policisë. Në legjislacionet tjera evropiane ekzistojnë edhe

zgjidhje tjera të kësaj çështje: në Maqedoni hetimet i zbaton Gjykata hetuese, në Angli i besohen policisë,

në Francë i besohen policisë, por ajo vazhdimisht është e lidhur për udhëzimeve të paditësit shtetëror.

Page 54: Emin HUSEINI

54

organeve të pushtit dhe zyrtarëve të policisë, të ndërmarrë veprimet hetimore të të gjitha

llojeve. Organet e pushtetit dhe zyrtarët e policisë janë të obliguar që raportet e punëve

hetimore të ndërmarra t’ia dorëzojnë pa vonesë paditësit shtetëror.

Nëse paditësi shtetëror mendon se është e domosdoshme që të ndërmerren veprime

hetimore gjyqësore, ai mundet t’ia drejtojë këtë kërkesë gjykatës themelore, e cila gjendet

në territorin ku duhet të ndërmerren këto veprime. Njëra nga këto veprime hetimore është

edhe dëgjimi i të fajësuarit (dyshuarit). Përveç pjesëtarëve të policisë, të fajësuarin

(dyshuarin) mundet ta marrë në pyetje paditësi shtetëror dhe gjykatësi. Para fillimit të

dëgjimit, të fajësuarit (dyshuarit) duhet t’i bëhet me dije:

për cilën vepër penale ngarkohet,

se nuk është i obliguar të deklarohet për fajësinë dhe objektin e

procesit (e drejta e mbrojtjes me heshtje),

se ka të drejtë të konsultohet me mbrojtës nëse dëshiron,

se ka mundësi të propozojë prova që shkojnë në interes të lirimit të

tij121.

Ajo me të cilën karakterizohet ligji i procedurës penale gjermane, kur flitet për punën

e dëgjimit të të dyshuarit, është ajo se i dyshuari patjetër duhet të njoftohet, se dëgjimin

kur e ndërmarrin pjesëtarët e policisë, mbrojtësi i tij nuk ka të drejtë të marrë pjesë.

Kurse, kur dëgjimin e realizon paditësi shtetëror ose gjykata, mbrojtësi mundet të jetë

prezent122.

I fajësuari (dyshuari) në dëgjimin fillestar do të pyetet për rrethanat personale dhe ato

familjare. Gjatë dëgjimit, i fajësuari (dyshuari) duhet të ofrojë argumente që mundësisht

të largojë arsyen e dyshimit ndaj tij se është kryerës i veprës penale dhe të nxjerrë në pah

provat që janë në interes të tij. Nëse i fajësuari gjatë marrjes në pyetje nga gjykata,

propozon dhe mbledh prova që do ta lirojnë nga përgjegjësia, gjykata duhet t’i marrë

parasysh ato prova të grumbulluara, dhe nëse vlerëson se janë të rëndësishme dhe ofrojnë

bazë për lirimin e tij, duhet ta lirojë.

Është i ndalur keqtrajtimi, detyrimi me dhunë, kapja e pjesëve të trupit ose përdorimi

i mjeteve të tjera, mundimi, mashtrimi ose hipnoza, e cila do të ndikonte në aftësinë dhe

vullnetin e lirë të vendosjes dhe gjykimit të të fajësuarit. Veprime apo masa që do të

ndikonin në aftësinë e kujtesës, dhënien e premtimeve dhe favoreve të cilat ligji nuk i

parasheh, gjithashtu nuk janë të lejuara. Deklaratat deri te të cilat është arritur duke i

shkelur këto ndalesa të shprehura paraprakisht, nuk mundet të merren si prova apo

dëshmi edhe në raste kur është pajtuar i dyshuari. Në rastet e thjeshta i fajësuari

(dyshuari) nuk ka nevojë të dëgjohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, vetëm se do t’i ofrohet

mundësia të shprehet apo deklarohet me shkrim.

I fajësuari (dyshuari) patjetër duhet të merret në pyetje më se voni deri në

përfundimin e hetimeve, nuk merret vetëm se në raste kur pritet të ndërpritet procedura.

Pas përfundimit të marrjes në pyetje, të fajësuarit duhet t’i lexohet procesverbali i

dëgjimit, gjë të cilën edhe ai ka mundësi vetë ta lexojë. Çdo vërejtje apo parashtresë

eventuale që ka i fajësuari gjatë dëgjimit, patjetër duhet me procesverbal të konstatohet.

121 Shih: Zhaberl, M. Policijsko zbiranje obvestil ali polisijsko zaslishevanje v predkazenskem postopku,

Revija za kriminalistiko in kriminologijo, Ljubjana, 4/2002, fq. 331. 122 Shih: Po aty.

Page 55: Emin HUSEINI

55

Dëgjimi i të fajësuarit mundet edhe të incizohet me teknikën audio-vizuale, në këtë rast i

fajësuari duhet të përmbushi një formular të caktuar, të cilin duhet edhe ta firmosë.

Mundemi të konstatojmë se ligji gjerman i procedurës penale njeh aspektin formal të

dëgjimit, që donë të thotë se procedura parapenale në përgjithësi dhe dëgjimi në veçanti si

pjesë e kësaj procedure, janë të rregulluar formalisht.

Në përputhje me nenin 34 të Kushtetutës së Federatës Gjermane, punonjësi i shtetit që ka

kryerë ndonjë faj në raport me të drejtat e qytetarëve, shteti është i detyruar të riparojë

këtë dëm të shkaktuar123.

2.5. Legjislacioni Procedural Penal i Francës

Ashtu si që posedon rol dominues policia në procedurën penale Angleze, në Francë

këtë pozitë dominonte e posedon gjykatësi hetues. Megjithatë, edhe pse gjykatësi hetues

dominon, rol të rëndësishëm në procedurë penale ka dhe policia gjyqësore. Në Francë

ekzistojnë më shumë kategori të policisë, në varësi se si janë të përcaktuara punët dhe

kompetencat, tregojnë se kujt organi i përkasin. Elementi bazik i sistemit policor francez

është Policia Nacionale në kornizat e së cilës përfshihen: Shërbimi i përgjithshëm

informativ (renseignement generaux), policia gjyqësore, policia administrative, policia

mobile, shërbimi i kundërzbulimit, policia e qytetit dhe forcat republikane të sigurisë (

Compagnie Republicaine de Securite – CRS )124. Për procedurën penale më e

rëndësishme është policia gjyqësore ( la police judiciaire ), e cila ka në kompetencë të

realizojë hetime kriminalistike, për dallim nga ajo administrative ( la police

administrative ), e cila ka rol preventiv dhe merret me parandalimin e veprave penale.

Policia gjyqësore është nën administrimin e paditësit shtetëror. Deri te arritja e

informacionit se është kryer vepër penale pjesëtarë e policisë gjyqësore vijnë me

vetiniciativë, nga denoncimi i personave të tretë ose nga viktima ( i dëmtuari ).

Ligji procedural – penali i Francës bënë dallim midis procedurës, e cila zbatohet

kundrejt veprave penale të kryera në flagrancë (vepër flagrante e zbuluar) dhe atyre që

nuk janë të tilla, ngase ligjvënësi është i bindur se te veprat penale flagrante rreziku për

të gabuar është më i vogël dhe mu për këtë, procedura për ato vepra ndjeshëm

thjeshtëzohet dhe përshpejtohet. Gjithashtu, te veprat penale flagrante policia gjyqësore

ka autorizime të veçanta, të cilat janë në funksion të grumbullimit sa më efikas të provave

dhe ndjekjes eventuale. Me vepër penale flagrante ligji i Francës llogarit krimet, që janë

të dënueshme me burgim, dhe që kanë ndodhur aty për aty ose drejtpërdrejtë, kurse

123 Shih: Fromont, M., Grands szstemes de droit etrangers (Sistemet e huaja më të mëdha), Paris, Dalloz,

2005, Përkthimi shqip nga, Papirus, 2009, fq. 52. 124 Shih: Milisavlevic, B. Nauka u policiji, Policiska akademija, Beograd, 1997, fq. 364.

Page 56: Emin HUSEINI

56

flagranca supozohet në rastet, kur për kohë shumë të shkurtër pas kryerjes se veprës i

dyshuari do të ndiqet nga organet e shtetit, ose kur te një person i caktuar janë gjetur

gjurmë materiale ose indicie të cilat flasin për pjesëmarrjen e tij në kryerjen e veprës.

Pjesëtarët e policisë gjyqësore kanë autorizim që të thirrin dhe të dëgjojnë çdo person

që ato mendojnë se do t’u ofrojnë informacione për veprën penale që është kryer dhe për

sendet dhe dokumentet që përkohësisht janë sekuestruar nga policia. Personi i thirrur

është i detyruar t’i përgjigjet ftesës së policisë. Në rastet kur qytetari nuk i përgjigjet

pozitivisht ftesës, policia i jep raport paditësit shtetëror, dhe ai ka mundësi të urdhërojë që

me detyrim të sillet pranë policisë ky person. Nëse ndaj personit të thirrur nuk ekziston

indicia125 që tregon se ai mund të jetë kryes i veprës, ose se ka tentuar të kryej vepër

penale126, ai nuk ka mundësi që të mbahet gjatë në polici përveç aq sa do të jetë e

domosdoshme për dëgjimin.

Personi pas përfundimit të marrjes në pyetje ka të drejtë ta lexojë procesverbalin e

dëgjimit, të shprehë vërejtjet e tij, nëse ato ekzistojnë dhe ta nënshkruaj atë. Refuzimi për

firmosje nga personi i dëgjuar duhet të konstatohet në procesverbal nga ana e policisë

gjyqësore.

Nëse ndalimi i të dyshuarit nga ana e policisë është i domosdoshëm për hetimet,

atëherë i dyshuari do të vendohet nën mbikëqyrje ( përveç të miturve nën moshën 13

vjeçare, por në raste të veçanta kur ekzistojnë indicie relevante, nga të cilat mund të

supozojmë se i mituri është kryerës i veprës që me ligj sanksionohet më së paku 7 vjet me

burgim. Në këto raste ndalimi për të miturin mund të zgjasë deri 10 orë, me mundësinë të

vazhdohet edhe për 10 orë të tjera ). Mbikëqyrja është masë e kufizimit të lirisë të të

dyshuarit në stacionet policore, me qëllim të grumbullimit të informatave të nevojshme.

Pas vendosjes se personit nën mbikëqyrje, menjëherë duhet të lajmërohet paditësi

republikan. Mbikëqyrja mundet të zgjasë 24 orë, kurse paditësi shtetëror mund ta

vazhdojë edhe për 24 orë të tjera. Kur janë në pyetje veprat që kanë lidhje me terrorizmin

dhe me kontrabandën me drogat e rënda, mbikëqyrja mund të vazhdohet edhe për 48 orë.

Personi që vendoset nën mbikëqyrje duhet të njoftohet se ka të drejtë t’u përgjigjet

pyetjeve të parashtruara nga policia ose mundet të heshtë, si dhe ka të drejta të tjera.

Personi i ndaluar nëse dëshirojë mundet të flasë me avokatin:

Pas 20 orëve pas çastit të përcaktimit të ndalesës, që nuk do të thotë se avokati do

të vijë kur të fillojë ora e 21.

125 Shih: Në teorinë procedurale penale franceze me indicie emërtohen provat të cilat nuk ofrojnë dëshmi të

drejtpërdrejtë lidhur me fajësinë, por është midis konstatimit dhe llogaritjes si e vërtetë, Donnedieu de

Vebras H. Traite de droit criminel et de legistlation penale compare Deiaime partie La procedure

criminelle, e thënë sipas : Jekiç, Z. op. cita. fq. 121. 126 Shih: Personi që ngarkohet se ka kryer vepër penale gjatë hetimeve policore emërtohet i dyshuar, pas

fillimit të hetimeve fiton pozitën si person i nënshtruar hetimeve, që donë të thotë se ndaj tij ekzistojnë

indiciet në bazë të të cilave mundemi të supozojmë se ka marrë pjesë në kryerjen e veprës. Ky emërtim si

person i nënshtruar hetimeve është futur në ndryshimet ligjore procedurale penale të Francës të realizuara

në 1993, nga ku është përforcuar prezumimi i pafajësisë ndaj personave që janë në një proces penal. Atyre

u është hequr emërtimi i deriatëhershëm i fajësuar. Pas përfundimit të hetimeve lënda i drejtohet gjykatës

kompetente, në këtë rast emërtohet i fajësuar. Në rastin kur fillon seanca kryesore para gjykatës i dyshuari

mban emrin i akuzuar. E thënë sipas: Jekiç, Z. op. cit., fq.15.

Page 57: Emin HUSEINI

57

Pas 36 orëve ( nënkuptohet se koha e ndalimit në këtë rast është vazhduar ), kur

janë në pyetje organizatat kriminale, shkelje të rënda ligjore, vjedhjet dhe veprat

penale të kryera nga bandat kriminale. Nëse kemi të bëjmë me terrorizmin dhe

tregtisë me lëndë narkotike 72 orë pas përcaktimit të kësaj mase.

Për të miturin deri në moshën 16 vjeçare, menjëherë pas vendosjes për ndalim

nëse nuk kërkon avokat i mituri mundet të kërkojë përfaqësuesi i tij ligjor.

Biseda me avokatin nuk mundet të zgjasë më shumë se 30 minuta. Avokati nuk ka

qasje në shkresat dhe nuk mundet të prezantojë gjatë dëgjimit, por mundet të dorëzojë

vërejtje me shkrim. Gjatë kohës sa zgjat mbikëqyrja, avokati nuk ka të drejtë t’u japë

detaje personave të tretë lidhur me rastin.

2.6. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Sllovenisë

Ligji i procedurës penale të Republikës së Sllovenisë127, të dyshuarin e përkufizon si

person, për shkak të cilit është ngritë procedura penale nga organet kompetente të shtetit,

të cilët ndërmarrin disa veprime, për shkak se ekziston dyshimi sa ka kryer vepër penale

ose ka qenë pjesëmarrës në kryerje.

Në rastet kur ekziston arsyeja për dyshim se është kryer vepër penale, që ndiqet në

bazë të detyrës zyrtare, policia është e obliguar që të ndërmarrë të gjitha veprimet e

domosdoshme për të zbuluar autorin e veprës penale, që kryerësi apo bashkëfajtori të

mos fshihet ose të mos ikë, të zbulojë gjurmë dhe sende nga vepra penale që do të

shërbejnë si prova për të dëshmuar fajësinë, si dhe të grumbullojë të gjitha informacionet

e nevojshme, që do të shërbejnë si bazë për të realizuar një procedurë penale të

suksesshme. Me qëllim që t’i realizojnë këto detyra, organet e policisë munden që përveç

obligimeve tjera, të kërkojnë informacione të nevojshme edhe nga qytetarët.

Nga arsyeja e grumbullimit të informatave, pjesëtarët e policisë munden të thirrin

persona për biseda informative, por në ftesë domosdo duhet të potencohet qëllimi i

thirrjes. Gjithashtu, autorizim për thirrje parasheh edhe Ligji i Policisë i cili në nenin 37

përkufizon se pjesëtarët e policisë munden t’i thirrin në hapësirat zyrtare persona që do

t’u ofrojnë të dhëna për realizimin e detyrave që u janë dhënë në kompetencë. Kur është

fjale te thirrja, midis Ligjit të Policisë dhe Ligjit të Procedurës Penale ekzistojnë

mospërputhje. Gjegjësisht, njëra nga dilemat ka të bëjë me autorizimin se a është e lejuar

të thirren personat në mënyrë gojore. Ligji i Policisë për këtë çështje është preciz dhe

i qartë ku thirrjen gojore e lejon, megjithatë Ligji i Procedurës Penale përkufizim për këtë

nuk përmban. Nëse nisemi nga ajo se në Ligjin e Procedurës Penale është e shkruar se në

thirrje duhet të potencohet dhe arsyeja për thirrje, me interpretim restriktiv mundet të

127 Shih: Ligji i procedurës penale të Republikës së Sllovenisë është i nxjerr në vitin 1994 ( Uradni list RS,

broj 63/94 ), në pjesën më të madhe është në fuqi, plotësime dhe ndryshime ka pësuar shumë pak dhe atë në

vitin ( 1998, 99. 2000, 2001, 2003 ).

Page 58: Emin HUSEINI

58

konstatohet se thirrja gojore në procedurë parapenale nuk është e lejuar. Personat që nuk

do t’i përgjigjen thirrjes së policisë mundet me detyrim të sillen, kurse për sjelljen me

detyrim duhet paraprakisht t’i jetë tërhequr vërejtja në ftesë. Pjesëtarët e policisë

personat e thirrur mundet t’i trajtojnë gjatë dëgjimit në cilësinë si të fajësuar, dëshmitarë

ose ekspert128.

Në rast se organet e policisë marrin në pyetje një person të caktuar, ndaj të cilit

ekziston arsyeja për dyshim se ky person mund të jetë kryerës i veprës penale dhe

llogaritet si i dyshuar, këtij personi domosdo duhet t’i bëhet me dije se për cilën vepër

penale është i dyshuar dhe kush është ajo bazë që mundëson dyshimin e tij. Gjithashtu, të

dyshuarit duhet t’i bëhet me dije:

se nuk është i obliguar t’u përgjigjet pyetjeve,

se nuk është i obliguar të deklarojë kundër vetes së tij ose të ndonjë të

afërmi të tij,

se nuk është i obliguar të pranojë fajësinë e tij,

se ka të drejtë për avokat, nëse dëshiron dhe i cili mundet të prezantojë

gjatë marrjes në pyetje të tij,

se gjithçka që do të thotë, në gjyq mundet të përdoret kundër tij.

Nëse i dyshuari deklaron se do avokat, dëgjimi i tij do të shtyhet deri në arritjen e tij,

gjegjësisht deri në afatin që do ta përcaktojë policia, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër

se 2 orë. Gjatë dëgjimit të të dyshuarit, përveç avokatit, mundet të prezentojë edhe

paditësi shtetëror, i cili do të informohet nga policia për kohën e marrjes në pyetje.

Nëse i dyshuari në prezencë të avokatit do të mohojë të përgjigjet, pjesëtarët e

policisë në këtë rast do ta dëgjojnë në harmoni me rregullat që vlejnë për dëgjimin e të

fajësuarit. Gjatë dëgjimit të të dyshuarit policia duhet të përpilojë procesverbal, si dhe ky

proces mundet të incizohet me përdorimin e teknikave audio-vizuele dhe me pas këto

materiale do të përdoren si prova në procedurë penale.

Nëse i dyshuari nuk ka qenë i udhëzuar për të drejta që i takojnë, ose dhënia e

udhëzimeve nuk është përfshirë në procesverbal, ose ndaj tij është ushtruar dhunë,

kërcënimi ose metoda tjera të ngjashme, gjykata nuk guxon ta mbështesë vendimin e vet

mbi deklarata të këtilla. Nëse i dyshuari deklaron se nuk dëshiron avokat, ose nëse

avokati zgjedhur nuk është lajmëruar gjatë afatit që e ka përcaktuar policia, deklaratës së

marrë nga i dyshuari i bashkangjitet vërejtje zyrtare. Në të shtihen udhëzimet juridike që

i janë dhënë të dyshuarit, si dhe deklarata e tij, nëse ka dhënë deklaratë, si dhe vërejtjet

eventuale të të dyshuarit. Përmbajtja e vërejtjeve në fund i lexohet të dyshuarit dhe i jepet

një kopje nga ajo, të cilën ai e vërteton me firmosje të saj.

Me lejen e gjykatës hetuese, pjesëtarët e policisë mundet të mbledhin informacione

edhe nga personat që ndodhen në paraburgim, kur kjo është e nevojshme për zbulimin e

veprave të tjera penale të të njëjtit person, bashkëpunëtorët e tij, gjegjësisht zbulimin e

veprave penale të personave të tjerë. Këto informacione do të merren në prezencën e atij

personi, që do ta caktojë gjykata hetuese.

128 Shih: Përjashtim bën neni 148 i Ligjit të procedurës penale R.S. në bazë të të cilit i dyshuari dëgjohet

nga policia në prezencë të avokatit dhe ne harmoni me rregullat për marrje në pyetje të dyshuarin dhe në

këtë rast deklarata e fituar nga ai mundet të shfrytëzohet si provë në procedurë penale.

Page 59: Emin HUSEINI

59

Në qoftë se bashkë me padinë penale do të dorëzohet edhe procesverbali i dëgjimit

ose prova të tjera, për të cilat paditësi shtetëror do të vlerësojë se mbi bazën e tyre mundet

të mbështetet vendimi i gjykatës, ato shkresa dhe prova do t’i dërgohen gjykatësit hetues,

gjegjësisht gjykatësit përkatës. Nëse fjala është për rastet kur Ligji i Procedurës Penale

përcakton se vendimi i gjykatës nuk mundet të mbështetet mbi deklaratat e dëshmitarëve,

të dyshuarit ose ekspertit, gjegjësisht mbi procesverbalet të realizuara në mënyrë

kundërligjore, inçizimeve dhe të ngjashme, gjykatësi hetues në bazë të detyrës zyrtare ose

me propozim të palës, këto do t’i veçojë apo do t’i heqë. Përderisa vendimi i veçimit

bëhet i plotfuqishëm, procesverbalet e veçuara dhe provat tjera do të mbyllen në pako të

veçantë dhe do të mbahen të ndara nga shkresat tjera dhe ato nuk është e mundur që të

përdorën më vonë gjatë procedurës, përveç në raste të veçanta. Domethënë, vendimin për

përdorimin e tyre e merr kryetari i gjykatës, kur vendos për raste delikate siç është rasti

me përdorimin e mjeteve juridike për atakimin e vendimeve të gjykatës, për gjërat

kryesore të procesit penal. Pasi që janë përdorur, procesverbalet dhe provat e veçuara

përsëri mbyllen në pako të veçanta në të cilën shënohet kush dhe kur janë përdorur këto.

Page 60: Emin HUSEINI

60

2.7. Legjislacioni Procedural Penal i Republikës së Kroacisë

Ligji i Procedurës Penale i Kroacisë129 të dyshuarin e definon si individ në raport me

të cilin ekziston baza e dyshimit se ka kryer vepër penale ose ka marrë pjesë në kryerjen e

saj.

Në rastet kur kemi bazën e dyshimit se është kryer vepër penale, e cila ndiqet në bazë

të detyrës zyrtare, policia është e obliguar që të ndërmarrë të gjitha veprimet e

domosdoshme për të zbuluar autorin e veprës penale, që kryerësi apo bashkëfajtori të

mos fshihen ose të mos ikin, të zbulojë gjurmë dhe sende nga vepra penale, që do të

shërbejnë si prova për të dëshmuar fajësinë, si dhe të grumbullojë të gjitha informacionet

e nevojshme, që do të shërbejnë si bazë për të realizuar një procedurë penale të

suksesshme. Me qëllim që t’i realizojnë këto detyra, organet e policisë munden që midis

detyrave tjera të kërkojnë informacione të nevojshme nga qytetarët ( neni 2, 3, 4 )130. Nga

arsyeja e grumbullimit të informatave, pjesëtarët e policisë munden të thirrin persona për

biseda informative, kjo thirrje duhet të jetë brenda kornizave 06.00 deri 22.00 të orës,

vetëm në rastet kur ekziston rreziku nga zvarritja, atëherë thirrja mundet të bëhet edhe

jashtë kësaj kornize kohore. Gjithashtu, në raste të jashtëzakonshme individi mundet të

thirret edhe në rrugë gojore, ose duke përdorur mjetet e telekomunikimit dhe për këtë gjë

detyrimisht duhet t’i bëhet me dije për arsyen e kësaj forme të thirrjes.

Nëse i dyshuari nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës për dëgjim, në këtë rast mundet me

detyrim të sillet nga policia, mirëpo për këtë mundësi paraprakisht duhet t’i bëhet me

dije te ftesa. Nëse personi i përgjigjet pozitivisht thirrjes ose i dyshuari që është sjellë me

detyrim refuzon të japë deklaratë, nuk mundet të thirret përsëri nga ana e policisë për të

njëjtën arsye.

Policia nuk mundet t’i marrë në pyetje qytetarët në cilësinë e të fajësuarve,

dëshmitarëve ose ekspertëve nga arsyeja se këtë të drejtë e ka gjykata.

Pasi të ketë filluar biseda me të dyshuarin, organet e policisë do të njoftojnë të dyshuarin

me bazën e dyshimit që ekziston kundër tij, si dhe do t’ia bëjnë me dije se nuk është i

obliguar që të mbrojë veten dhe t’u përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga policia. Me

kërkesë dhe dëshirën e të dyshuarit, organet e punëve të brendshme do t’i mundësojnë të

marrë avokat dhe në ato raste dëgjimi i tij do shtyhet deri në ardhjen e avokatit, këtë të

drejtë e garanton neni 65, 66, 67, i Ligjit të Procedurës Penale të R.Kroacisë131, por më së

voni deri në 3 orë nga kërkesa e tij. Nëse nga rrethanat e rastit do të konstatohet se

mbrojtësi i zgjedhur nga i dyshuari nuk do të ketë mundësi që të vij në afatin e dhënë,

atëherë autoritetet policore të dyshuarit do t’i mundësojnë të marrë mbrojtës nga lista e

129 Shih: Ligji i procedurës penale Kroate është nxjerr në vitin 1997 ( Narodne novine, br. 110/97. ), që pas

sajë në pjesë të ndryshme është ndryshuar dhe plotësuar ( Narodne novine broj 27/98, 58/99, 112/99, 58/02

dhe 143/02.) 130 Shih: Zakonik U Kaznenom Postapku, Noradnim Novinima, Klasa, 022-03/13-01/227, Zagreb, 29.

studenoga 2013. 131 Shih: Po aty.

Page 61: Emin HUSEINI

61

avokatëve kujdestarë, të cilën e përpilon dhoma Kroate e Avokatisë. Nëse i dyshuari nuk

merr mbrojtës ose mbrojtësi i zgjedhur nuk do arri në afatin e paracaktuar, autoritet

policore do të vazhdojnë me mbledhjen e informacioneve nga i dyshuari.

Procesverbalet e organeve policore nga deklarimi i të dyshuarit në prezencë të

avokatit mundet të përdoren si provë në procedurë penale. Gjithashtu, i dyshuari mundet

të dëgjohet edhe nga ana e paditësit shtetëror në harmoni me normat e Ligjit të

Procedurës Penale për dëgjimin e të fajësuarve, dhe për këtë procesverbalet e

grumbullimit të informacioneve nga i dyshuari nga ana e paditësit shtetëror në

prezencë të avokatit mund të përdoren si provë në procedurë penale ( neni 81, 82, 83,

84, 85, 86 )132.

2.8. Legjislacioni Procedural Penal i Federatës së Bosnjës dhe

Hercegovinës

Ligji i Procedurës Penale të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës i obligon organet

e punëve të brendshme që në rastet kur kemi bazën e dyshimit se është kryer vepër

penale, e cila ndiqet në bazë të detyrës zyrtare, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e

domosdoshme për të zbuluar kryerësin e veprës penale, që kryerësi apo bashkëfajtori të

mos fshihet ose të mos ikë, të zbulojë gjurmët dhe sendet nga vepra penale që do të

shërbejnë si prova për të dëshmuar fajësinë e tij, si dhe të grumbullojë të gjitha

informacionet e nevojshme, që do të shërbejnë si bazë për të realizuar një procedurë

penale të suksesshme. Me qëllim që t’i realizojnë këto detyra, organet e policisë munden

që midis detyrave tjera të kërkojnë informacione të nevojshme nga qytetarët, por në ftesë

patjetër duhet të jetë e potencuar arsyeja e thirrjes. Nëse marrja e informacioneve bëhet

nga i dyshuari, që është dhe objekti i këtij punimi, atij paraprakisht gjatë realizimit të këtij

procesi detyrimisht duhet t’i bëhet me dije:

se nuk është i obliguar t’u përgjigjet pyetjeve dhe të japë asnjë lloj të

deklaratës, përveç të dhënave për identitetin e tij,

se ka të drejtë për avokat nëse dëshiron dhe i cili mundet të prezantojë

gjatë marrjes në pyetje të tij ( neni 6,7,8 )133.

Është e ndaluar me ligj që nga i dyshuari, fajësuari ose kush do qoftë individ tjetër që

janë pjesë e procedurës të detyrohet që të pranojnë dyshimet e policisë ose të japin

deklarata kundër vullnetit të tyre134. Gjithashtu, gjykata nuk ka mundësi ta mbështesë

vendimin e vet mbi ato prova që janë mbledhur, duke shkelur liritë dhe të drejta

132 Shih: Zakonik U Kaznenom Postapku, Noradnim Novinima, Klasa, 022-03/13-01/227, Zagreb, 29.

studenoga 2013. 133 Shih: Zakon U Kriviçnon Postupku Bosne i Hercegovine, Entry into Force of the Law This Code shall

enter into force on March 1, 2003. 134 Shih: Po aty.

Page 62: Emin HUSEINI

62

themelore të njerëzve të garantuara me kushtetutë dhe me konventa ndërkombëtare, as

ato prova që janë grumbulluar duke shkelur ligjin e procedurës penale.

2.9. Legjislacioni Procedural Penal i Distrikti ( rajoni) Brçko i Bosnjës

dhe Hercegovinës

Me marrëveshjen e Dejtonit të nënshkruar në Paris më 14 / dhjetor 1995 u formua

shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës , i përbërë nga dy entitete: Republika Serbe dhe

Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në bazë të kornizave të përgjithshme të

marrëveshjes për paqe në Bosnjë dhe Hercegovinë ( Aneksi 2 ) është përcaktuar vija e

kufitare midis Republikës Serbe dhe Bosnjës, përveç pjesës së kësaj vije në qytetin

Brçko, e cila është lënë që për këtë pjesë të vendosë Arbitrazhi. Gjykata e Arbitrazhit e

përbërë nga tre gjykatës nuk arriti që në afat prej një viti t’i zgjedh pyetjet kontestuese,

kështu që kryetari i Arbitrazhit solli vendim përfundimtar që kjo të bëhet pjesë e ish –

territorit të Brçkos135. Asambleja ( Kuvendi ) e Distriktit të Brçkosë së Bosnjës dhe

Hercegovinës, në mbledhjen e mbajtur 19 dhe 23 tetor të vitit 2000, miratoj Ligjin e

Procedurës Penale të Distriktit Brçko të Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili do të hynte në

fuqi nga 1 / janar të vitit 2001. Megjithatë, për shkak të ndryshimeve dhe plotësimeve që i

bënë këtij ligji me 31 / janar 2001, Ligji hyri në fuqi më 1 / prill të vitit 2001.

Procedura Penale e Distriktit të Brçkos, vëzhguar në aspekt dinamik, është e përbërë

nga katër pjesë: hetimet, padija dhe bisedimet me të paditurin, seanca kryesore dhe

procedura me mjetet juridike për kundërshtimin e vendimit të gjykatës. Shikuar në aspekt

formal, procedura fillon në atë çast kur të dyshuarit do t’i vërtetohet aktakuza nga ana e

gjykatës136.

Ligji i Procedurës Penale të D. Brçko nuk njeh institucionin gjykatë hetuese dhe të

gjitha detyrat procedurale deri në momentin e dorëzimit të aktakuzës i udhëheq paditësi

publik137. Ligji i Procedurës Penale të D. Brçko me nocionin i dyshuar nënkupton

personin ndaj të cilit paditësi publik ose policia posedon dyshimin e bazuar se ka kryer

vepër penale. Hetimet i inicion ose urdhëron për ngritjen e tyre paditësi publik, përveç

nëse hetimi nuk është ngritur nga ana e personit të autorizuar zyrtar. Gjegjësisht, kur

arrijmë deri te dyshimi i bazuar se është kryer vepër penale, policia mundet vetë të

135 Shih: Sipas nenit 1. alineja 1. të Statutit Brçko Distriktit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Distrikti Brçko

është e vetmja njësi administrative e vetëqeverisjes lokale e cila është nën suverenitetin e Bosnjës dhe

Hercegovinës. 136 Shih: Zakon U Kriviçnon Postupku Brçko Distrikta, Entry into Force of the Law This Code shall enter

into force on April 1, 2001. 137 Shih: Zakon U Kriviçnon Postupku Brçko Distrikta, Entry into Force of the Law This Code shall enter

into force on April 1, 2001.

Page 63: Emin HUSEINI

63

iniciojë hetime. Në këtë rast procedimi apo veprimi i personit të autorizuar zyrtar mundet

të jetë në dy mënyra:

1. Nëse ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepër penale për të cilën ligji ka

parashikuar dënim me burgim nga 3 vjet e më shumë, personi i autorizuar zyrtar

është i obliguar që menjëherë ta lajmërojë paditësin publik dhe nën direktivat e tij

të ndërmerren masat e nevojshme që të gjendet personi i dyshuar, të pengohet ikja

apo fshehja e tij ose bashkëpjesëmarrësve të tij, të zbulohen dhe të ruhen gjurmët

dhe sendet e veprës penale të cilat do të na shërbejë si prova, si dhe të mblidhen të

gjithë informacionet që do të jenë në dobi të procedurës penale.

2. Nëse ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepër penale për të cilën ligji ka

parashikuar dënim me burgim deri më 3 vjet, personi i autorizuar zyrtar nuk

është i obliguar që menjëherë ta informojë paditësin publik, por duhet ta bëjë më

së voni deri 7 ditë nga dita që ka marrë vesh për veprën penale duke ia dorëzuar të

gjitha informacionet dhe materialet e hetimit që posedon138.

Me qëllim të grumbullimit të informacioneve, personi i autorizuar zyrtar mundet t’i

thirr qytetarët në hapësirat zyrtare me kusht që në ftesë të potencohet arsyeja e thirrjes.

Nëse i dyshuari pa arsye nuk i përgjigjet ftesës së organeve zyrtare ose qëllimisht i

shmanget ftesës, gjykatësi mundet me kërkesë të paditësit shtetëror të japë urdhëresë për

arrestimin e tij139.

Personi nga i cili policia pret informata të cilat do të jenë të rëndësishme për të

zhvilluar një procedurë penale të suksesshme, gjatë marrjes në pyetje nuk është i

detyruar që të japë asnjë lloj deklarate dhe të përgjigjet në pyetjet e parashtruara të

policisë, përveç të dhënave personale, kurse për këtë të drejtë personi zyrtar duhet t’ia

bëjë me dije. Të gjitha personat nga të cilat policia kërkon informacion të caktuar në

mesin e të cilave edhe nga i dyshuari kanë këto të drejta:

Nëse është fjala për të dyshuar, t’i bëhet me dije për arsyen për të cilën

llogaritet si i dyshuar.

Të drejtën që të mos përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga policia ose

paditësi publik, dhe të njoftohet se çdo deklaratë që do të japë do të incizohet

dhe me pas do të përdoret si provë në procedurë penale.

Të drejtën për t’i ndihmuar avokati dhe të drejtën që mbrojtësi të jetë prezent

në çdo marrje në pyetje qoftë nga paditësi publik ose policia.

Të drejtën për avokat pa dëmshpërblim në rastet kur vetë nuk ka mundësi të

mbarti harxhimet për mbrojtjen e vetë, por në këtë rast avokati i caktohet nga

ana e Kryetarit të Gjykatës Themelore. Nëse i dyshuari kërkon mbrojtës,

marrja në pyetje nuk do të fillojë pa prezencën e tij140.

Të drejtën për shërbim pa pagesë për përkthyes nëse i dyshuari nuk e njeh

gjuhën që përdoret teksa merret në pyetje.

Këto janë të drejta të garantuar për të dyshuarin dhe nuk do të ketë mundësi që marrja

në pyetje të fillojë pa mos u plotësuar këto të drejta, sepse në fund procesverbali duhet të

firmoset edhe nga i dyshuari. Nëse i dyshuar në fillim heqë dorë nga e drejta për mbrojtës

138 Shih: Po aty. 139 Shih: Po aty. 140 Shih: Po aty.

Page 64: Emin HUSEINI

64

dhe më vonë do të shprehë dëshirë që të ketë, marrja në pyetje do të ndalet dhe do të

vazhdohet kur të arrijë avokati.

Çdo marrje në pyetje e të dyshuarve do të incizohet në kastë audio ose vizuale në

harmoni me rregullat e poshtëshënuara:

I dyshuari do të njoftohet në gjuhën që e kupton se marrja në pyetje do të

incizohet në mënyrë audio-vizuale.

Në rast të ndërprerjes së marrjes në pyetje, arsyeja dhe koha e ndërprerjes do

të incizohet dhe koha kur do të vazhdojë marrja në pyetje, gjithashtu do të

incizohet.

Në fund të procesit të dyshuarit do t’i jepet mundësia që të sqarojë atë që ka

deklaruar dhe të shtojë diçka që do të dëshirojë.

Shkresat bashkë me kasetën do të kopjohen dhe në kohë të arsyeshme do t’i

jepen të dyshuarit141.

Deklaratën që do ta japë i dyshuari në përputhje me dispozitat e procedurës penale të

Distriktit Brçko, mundet të përdoren si provë në procedurën penale.

141 Shih: Zakon U Kriviçnon Postupku Brçko Distrikta, Entry into Force of the Law This Code shall enter

into force on April 1, 2001.

Page 65: Emin HUSEINI

65

3. Parimi i kërkimit të të vërtetës materiale dhe marrja në pyetje

e të dyshuarit

Përpjekjet njerëzore për demaskimin e gënjeshtrës dhe gjetjen e të vërtetës kanë qenë

të pranishme gjatë gjithë formacioneve shoqëroro ekonomike, sepse konsiderohej se e

vërteta është forma më e lartë e shprehjes subjektive lidhur me një të vërtetë objektive, e

cila burimin e ka në ndërgjegjen njerëzore. Në kuadër të përpjekjeve të këtilla shoqëria ka

aplikuar burime të ndryshme të njohjes, si ato primitive142, ashtu dhe ato bashkëkohore.

Zhvillimi e shkencës dhe teknologjisë e ka lehtësuar në masë të madhe zbulimin e

gënjeshtrës. Mirëpo duhet të kemi ndërmend se edhe kriminelët, gjatë veprimtarisë së

tyre i përdorin këto të arritura shkencore – teknologjike, dhe kjo gjë e vështirëson edhe

më shumë reagimin ndaj këtyre dukurive.

Duke ndjekur pikëvështrimet e ndryshme filozofike, për të vërtetën mund të flitet si e

vërtetë absolute dhe relative, si dhe për të vërtetë subjektive dhe objektive143. Mjetet për

njohjen e së vërtetës për ndonjë fakt janë mendja dhe përvoja. E vërteta absolute, e cila

gjithkund është prezente, pikëmbështetjen e ka në analizë të pastër mendore. Prezencën e

saj e njohim nëpërmjet manifestimit dhe aktivitetit permanent në botën reale si vepër e

saj. E vërteta relative më tepër mbështete në përvojë dhe fitohet në rrugë mendore

perceptuese. Megjithatë, sado që e vërteta në procedurë penale është relative dhe e arritur

me ndihmën e mjeteve ligjore duhet të jetë jo vetëm e vërtetë për gjyqtarin ( e vërtetë

subjektive ), por dhe e vërtetë objektive ( e vërtetë për të gjitha )144.

Gjykata është e detyruar për vërtetimin e plotë dhe të saktë të fakteve me të vetmin

qëllim të arrijë deri te e vërteta lidhur me një proces të caktuar penal, dhe në nenin 7

thuhet:

1. Gjykata, prokurori i shtetit dhe policia të cilët marrin pjesë në procedurën penale

detyrohen që saktësisht dhe tërësisht t’i vërtetojnë faktet të cilat janë të rëndësishme për

marrjen e vendimit të ligjshëm.

2. Sipas dispozitave të parapara me këtë Kod, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia që

marrin pjesë në procedurë penale detyrohen që me vëmendje dhe me përkushtim

maksimal profesional dhe me përkujdesje të njëjtë të vërtetojnë faktet kundër të

pandehurit si dhe ato në favor të tij, dhe para fillimit të procedurës dhe gjatë zhvillimit të

142 Shih: Zvonimir Roso në librin: Poligraf u kriminalistici, Zagreb, 1987, fq. 15, shkruan për metodat

primitive që kanë aplikuar civilizimet e hershme për zbulimi e gënjeshtrës. Në Afrikë falltarët zbulonin

fajtorin nëpërmjet aromës duke i marrë erë! Dalja e fajtorit para këtij personi që gëzonte autoritet

shkaktonte djersitjen e tij. Me gjasë falltari e ka pasur të zhvilluar shqisën e nuhatjes. Në të vërtetë

kinologët thonë se qeni nuhat djersën e personit, i cili frikësohet nga sulmi i tij. Prandaj me shumë i sulmon

personat e tillë. Kinezët qysh para epokës së re i jepnin të dyshuarit oriz të bluar që ta përtypte dhe, pas disa

minutash që ta pështyjë. I dyshuari konsiderohej fajtor nëse mielli i orizit nuk lagej. Sot kjo mund të

shpjegohet me ndikimin e emocionit të frikës, i cili ndikon në tharjen e gojës. Kanë ekzistuar edhe praktika

tjera, por duke mos dashur që mos ta rëndojmë punimin përmendëm vetëm këto. 143 Shih: E. Sahiti, Argumentimi në Procedurë Penale, Prishtinë, 1999, fq. 21. 144 Shih: Po aty. fq. 22.

Page 66: Emin HUSEINI

66

saj t’i mundësojnë të pandehurit dhe mbrojtësit të tij shfrytëzimin e të gjitha fakteve dhe

provave që janë në favor të të pandehurit145.

Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda

një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila

do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës

civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij ( neni 6 )146.

Konstatimi i gjendjes faktike në procedurë penale është proces shumë i ndërlikuar dhe

me përgjegjësi të lartë, e cila si detyrë u është besuar organeve të procedurës penale. Nga

realizimi me sukses i kësaj detyre procedurale në mënyrë të drejtpërdrejtë varet sjellja e

aktgjykimit të ligjshëm, i cili është qëllimi dhe funksioni final i gjykimit në një proces

penal. Gjegjësisht, zbatimi i drejtë i normave të të drejtës penale materiale, vlerësim i

drejtë i përgjegjësisë penale të kryerësve si dhe aplikimi i normave në bazë të cilave

realizohet individualizimi i sanksioneve penale do të jetë i mundur vetëm nëse në mënyrë

të plotë dhe të drejtë do të konstatohet gjendja faktike. Nëse gjendja faktike nuk do të

konstatohet drejt në këtë rast edhe dënimi do të mbështet në bazë të gabuar, gjë që do të

na çonte në shpalljen fajtorë të personave të pafajshëm dhe lënien të lirë të kryerësve të

vërtetë të veprave penale. Qëllimi themelor i procedurës penale është që të zbulohet

kryerësi i vërtetë i veprës penale, dhe se vetëm ai të dënohet dhe kjo duhet të arrihet me

format dhe mënyrat që ligji paraprakisht i ka përcaktuar. Dhe mu për këtë në procedurë

penale ekziston kërkesa e hulumtimit të plotë dhe të drejtë e të vërtetës të një vepre

penale dhe autorit të saj.

Në ligjin e procedurës penale të R. Maqedonisë në nenin 1 thuhet: Gjykata dhe

organet e shtetit që marrin pjesë në procedurë penale janë të obliguar që drejt dhe

plotësisht t’i vërtetojnë faktet, të cilat janë të rëndësishme për vendim të ligjshëm. Ky ligj

i përcakton rregullat për një procedurë të drejtë penale, ashtu që asnjë i pafajshëm mos të

dënohet, kurse fajtorit t’i shqiptohet dënimi sipas rregullave të parashikuara në këtë

ligj147. Gjykata dhe organet e shtetit janë të obliguara me vëmendje të barabartë t’i

hulumtojnë dhe konstatojnë edhe faktet që e ngarkojnë të akuzuarin, ashtu edhe ato që i

shkojnë në favor148.

Në lidhje me atë që paraprakisht u potencua, parashtrohet pyetja: Ç’është e vërteta?

Me të vërtetë nënkuptojmë një gjykim psikologjik ose një deklarim që është në harmoni

me të vërtetën objektive. Me fjalë të tjera, e vërteta është pasqyrim subjektiv i të vërtetës

objektive, të ndërgjegjes njerëzore. Sipas kësaj, e vërteta nuk është fakt, as send, gjendje

ose ndodhi. E vërteta është gjykim dhe deklarim që ka karakteristikë të caktuar. Parimi i

së vërtetetës materiale kërkon që të vërtetohen të gjitha faktet e rëndësishme ( relevante )

rreth një çështje penale, prandaj gjykata dhe organet shtetërore që marrin pjesë në

145 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë, Kodi Nr. 04/L-123

i Procedurës Penale.

146 Shih: Konventa për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ndryshuar me Protokollet

Nr. 11 dhe 14 shoqëruar nga Protokollet Nr. 1, 4, 6, 7, 12 e 13, Qershor, 2010.

147 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 148 Shih: Po aty.

Page 67: Emin HUSEINI

67

procedurë penale kanë për detyrë të konstatojnë në mënyrë të vërtetë dhe të plotë faktet

që kanë rëndësi për marrjen e vendimit të ligjshëm149.

Numër i madh i teoricienëve të të drejtës procedurale penale, të vërtetë llogarisin atë

që gjykata konstaton në procedurë penale – e vërtetë materiale me të cilën nënkuptojmë

vërtetimin e plotë të të gjitha fakteve relevante nga të cilat varet zbatimi i të drejtës

penale materiale. Përkundrejt të vërtetës materiale ekziston e vërteta formale. Me të

vërtetë formale nënkuptojmë përputhje e konkluzioneve të gjykatës me aspektin formal

procedural apo situatën kur është respektuar forma e caktuar ligjore. E vërteta shpeshherë

do të jetë objekt kontestimi, por shikuar në aspekt filozofik, e vërteta është një, e vetme

dhe e pandarë dhe nuk ka më shumë lloje të të vërtetave. Me fjalë të tjera, në procedurë

penale e vërteta ose do të konstatohet ose jo. Gjendja faktike që gjykata e konstaton, ose

do të jetë në përputhje me të vërtetën, ose në raport me të do të jetë e gabuar. Primi i të

vërtetës materiale ka për qëllim që askush i pafajshëm të mos dënohet, e që fajtorit t’i

jepet dënimi i merituar, nën kushtet e parapara me ligjin penal. Megjithatë, përveç që

është “materiale” e vërteta deri te e cila arrihet në procedurë penale është edhe “relative”

dhe “subjektive”150.

Qëndrimi i ligjvënësit, kur është në pyetje hulumtimi i të vërtetës materiale është

plotësisht i qartë dhe si i tillë është i mbështetur në njërin nga parimet bazë të procedurës

penale, parimin e hulumtimit të të vërtetës materiale. Me qëllim që të arrimë deri te e

vërteta materiale ligjvënësi ka paraparë që edhe pohimi i të pandehurit t’i nënshtrohet

kontrollit, sikurse provat tjera. Sepse pohimi ka mundësi që të jepet edhe për shkaqe dhe

motive tjera, prandaj fitimi i tij nuk e liron gjykatën nga obligimi që të mos hulumtojë

edhe prova të tjera.

Organet e punëve të brendshme edhe pse pjesën më të madhe të detyrave i ndërmarrin

para fillimit të procedurës penale dhe nuk janë organ procedural, megjithatë detyrat dhe

angazhimet në zbulimin, zbardhjen dhe argumentimin e veprave penale synojë gjetjen e

të vërtetës materiale. Ky parim duhet të jetë i pranishëm gjatë tërë punës së personave të

autorizuar zyrtarë, që nga njohuritë e para për ekzistimin e veprës penale, deri në

përfundimin e këtij procesit151.

Njëra nga veprimet që ndërmerr policia edhe përpjekja që të arrijë deri te e vërteta kur

është në pyetje vepra penale dhe kryerësi i sajë, është edhe dëgjimi i të dyshuarit.

Shpeshherë ndodh, që organet punëve të brendshme duke dashur sa më shpejt që ta

zgjidhë një rast, gjatë dëgjimit të të dyshuarit vëmendjen e kanë të drejtuar vetëm në

grumbullimin a atyre provave që e rëndojnë të dyshuarin, ndërsa me qëllim i lënë pas

dore duke mos treguar interes për provat që shkojnë në interes të të dyshuarit, prova të

cilat mund edhe të tregojnë pafajësinë e tij. Veç kësaj, kriminalisti duhet detyrimisht me

kujdes të njëjtë t’i vështrojë të gjitha faktet dhe rrethanat, si ata të cilat në shikim duken të

vogla dhe të parëndësishme, ashtu edhe ata të cilat janë dukshme apo evidente.

149 Shih: Sahiti, E., E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 1986, fq. 41. 150 Shih: Subjektive është sepse për konstatimin e saj gjithmonë do të varet nga personalitetit i gjykatësit,

besueshmërisë së tij dhe përvojës. Mu për këtë, e njëjta lëndë provuese tek gjykatës të ndryshëm mundet të

lë ndikime të ndryshme. 151 Shih: Korajliç, N., Muharremi, D., Kriminalistika, Prishtinë, 2009, fq. 55.

Page 68: Emin HUSEINI

68

Mundemi që të konstatojmë, se kriminalisti nëse synon të vërtetën, në çdo rast

konkret duhet që të gjithë faktet t’i vështrojë në vlerën reale të tyre, duke mos

mbivlerësuar as duke nënvlerësuar asnjërën nga ato. Megjithatë, që të këtë sukses në këtë

ai detyrimisht duhet të jetë i çliruar nga prirjet eventuale për grumbullimin vetëm të atyre

provave dhe rrethanave që rëndojnë të dyshuarin. Ky proces nuk është i lehtë nga arsyeja

e specifikave që ka, mirëpo nëse kriminalisti në këtë do të ketë sukses, do t’i tejkalojë

pengesat që qëndrojnë në rrugën e gjetjes dhe konstatimit të së vërtetës.

Sipas nenit 5 gjykata është e obliguar për gjykimi të drejte, të paanshem dhe në afat të

arsyeshem. Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë

procedurë të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme. Gjykata detyrohet të

kujdeset që procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të

drejtave që u përkasin pjesëmarrësve në procedurë152. Neni 2 potencon se kusht për një

gjykim të drejtë është pavarësia dhe paanshmëria e gjykatës. Vetëm gjykata kompetente,

e pavarur dhe e paanshme mund t’i shqiptojë sanksion penal kryerësit të veprës penale në

procedurë të filluar dhe të zbatuar sipas këtij Kodi153. Fryma e Ligjit të Procedurës Penale

është e orjentuar drejt gjetjes të të vërtetës materiale gjatë një procesi penal. Andaj të

gjitha organet e shtetit janë të obliguar ta respektojnë këtë frymë gjatë ushtrimit të

detyrave të tyre. Në procedurë penale gjithmon duhet të synohet e vërteta objektive,

ndonëse deri te kjo e vërtetë, në të shumtën e rasteve, do të jetë vështirë të arrihet. Kjo e

vërtetë e arritur sipas mënyrës së përcaktuar ligjore, duhet të jetë e vërtetë dhe e

pranueshme për të gjitha subjektet e procedurës penale154. Me qëllim që të konstatohet e

vërteta materiale, ligjvënsi ka parashikuar që provat t’i nënshtrohen kontrollit. Ky proces,

të shumtën e rasteve, bëhet duke krahasuar provat konkrete me provat tjera që i referohen

rastit të dhënë155.

Nëse synon të vërtetën, punonjësi operativ duhet të ruhet nga subjektivizmi,

njëanshmëria, dhe të ngjashme si këto, të cilat janë të pandashme për konstatimin e të

vërtetës. Gjithashtu, vërtetimi i të vërtetës mundet të rëndohet nga simpatitë instiktive të

punonjësit operativ ndaj personave të caktuar, miqësitë, interesat e caktuara si dhe motive

tjera të ngjashme që mund të jenë prezent gjatë veprimeve praktike të kriminalistit. Për

këtë arsye, kriminalisti gjithmonë duhet të jetë vetëkritik ndaj veprimeve të veta, dhe nëse

vëren lëshime në punën e vet, nga ai pritet që këto t’i përmirësojë. Që kjo të arrihet

detyrimisht duhet të vij në shprehje profesionalizmi dhe etika personale e tij. Gjithmonë

duhet ta kemi parasysh rregullin e vjetër – të vërtetën mundet ta mësojë vetën ai që e

respekton atë.

Punonjësi operativ shpeshherë konsideron se nga pohimi apo pranimi i veprës nga i

dyshuari vërteton të vërtetën, dhe nga kjo, në rastin konkret nuk do të ketë nevojë për

vazhdimin e procedurës. Megjithatë, procedura e mbështetur mbi parimin e hulumtimit

të të vërtetës materiale, gjykatën nuk e lidh për pohimit të tij, kështu që i dyshuari që ka

152 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 153 Shih: Po aty. 154 Shih: Hajdari, A., E Drejta e Procedurës Penale, Prishtinë, 2006, fq. 71. 155 Shih: Po aty.

Page 69: Emin HUSEINI

69

pranuar veprën mundet të lirohet nga gjykata, kurse ai dyshuar që ka mohuar veprën të

dënohet.

Ndoshta punonjësi operativ, duke ndërmarrë veprimet për dëgjimin e të dyshuarit,

nuk do të arrijë që të vërtetojë të gjitha faktet e domosdoshme për konstatimin e të

vërtetës materiale, mirëpo kombinimi i kësaj pune me ato operative dhe hetimore

gjithmonë do synojë në realizimin e këtij qëllimi. Që të arrihet kjo, hetimet e policisë

duhet të jenë objektive dhe të paanshme. Ata duhet t’i marrin parasysh dhe t’iu përshtaten

nevojave të veçanta të personave si fëmijët, të rinjtë, gratë, pakicat duke përfshire pakicat

etnike dhe personat në rrezik ( neni 34 )156.

Edhe Kodi i Procedures Penale garanton gjetjen e të vërtetës: Me këtë Kod caktohen

rregullat që garantojnë se asnjë person i pafajshëm nuk do të dënohet, ndërsa dënimi ose

sanksioni tjetër penal mund t’i shqiptohet vetëm personit i cili ka kryer vepër penale sipas

kushteve të parapara me Kodin Penal dhe me ligjet tjera të Kosovës në bazë të të cilave

janë paraparë veprat penale sipas procedurës së zbatuar në mënyrë të drejtë dhe të

ligjshme para gjykatës kompetente ( neni 1 )157.

Mossuksesi eventual në konstatimin e të vërtetës si pasojë mund të ketë atë që një i

pafajshëm të akuzohet ( eventualisht edhe të dënohet ) për veprën penale të cilën nuk e

ka kryer, ose procedura penale të ndërpritet për shkak të mungesës së provave. Në të dyja

rastet kryerësi i veprës penale do të mbetet i lirë, i gatshëm dhe i inkurajuar të kryejë

vepër të re penale, duke i sjell në ketë mënyrë dëme të konsiderueshme tërë shoqërisë.

156 Shih: Kodi i Etikës së Policisë së Kosovës. 157 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë, Kodi Nr. 04/L-123

i Procedurës Penale.

Page 70: Emin HUSEINI

70

KREU II

POZITA JURIDIKE E TË DYSHARIT DHE TË DREJTAT E

PËRGJITHSHME TË TIJ GJATË PROCEDURËS

PARAPENALE

1. Kuptimi dhe nocioni i dyshuar

Pas pranimit të informatës për një vepër penale të dyshuar, policia heton nëse ka

dyshim të arsyeshëm që një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës të jetë kryer. Policia

heton veprat penale dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të zbulojë

vendndodhjen e kryerësit, të ndalojë kryerësin ose ndihmësin e tij nga fshehja ose

arratisja, të zbulojë dhe të ruajë gjurmët dhe provat tjera të veprës penale dhe sendet të

cilat mund të shërbejnë si prova, dhe të mbledhë të gjitha informacionet të cilat mund të

përdoren në procedurë penale ( neni 70 )158.

I dyshuar është personi ndaj të cilit para ngritjes së procedurës penale organet

kompetente shtetërore ndërmarrin disa veprime nga arsyeja e ekzistimit të bazës së

dyshimit se ai ka kryer vepër penale. Që një person të marrë statusin i dyshuar duhet:

Të ekzistojë baza e dyshimit se ai ka kryer vepër penale,

Drejtpërdrejt ndaj këtij personi organet kompetente duhet të ndërmarrin disa

veprime të caktuara ( thirrjen, dëgjimin në cilësinë e të dyshuarit... ).

Meqenëse ligji nuk jep shpjegime të hollësishme lidhur me nocioni “bazë dyshimi”,

parashtrohet pyetja: Çfarë kualiteti dhe kuantiteti duhet të kenë faktet dhe rrethanat e një

vepre që të mundë të nxirret konstatimi se ekziston baza e dyshimit se është kryer vepër

penale? Domethënë, ligji i procedurës penale sjell ( qoftë në mënyrë të qartë dhe të

prerë, qoftë në mënyrë të heshtur ) lloje të ndryshme të shkallëve të dyshimit, të cilat

duhet të ekzistojnë në fazat e ndryshme të procedurës penale. Nëpërmjet bazës së

dyshimit deri të ngritja e procedurës penale dhe në hetime, nga ngritja e padisë e deri te

seanca kryesore, është proces i cili detyrimisht duhet të arrij te e vërteta e mishëruar në

aktgjykim të formës së prerë. Kështu pra, ligji i procedurës penale na ofron shkallë të

ndryshme të dyshimit por ata më pas nuk i definon, vetëm se bënë vlerësimin se a

ekzistojnë ato, duke mos ia lënë këtë të drejtë vlerësimi asnjë organi shtetërorë. Nëse

kemi parasysh se aty ku ekziston mundësia e vendosjes në bazë të vlerësimit subjektiv,

ekziston në të njëjtën kohë edhe rreziku që të gabohet, gjegjësisht kjo e drejtë të

keqpërdoret.

Arritja e cilësisë si i dyshuar personit i ofron një fond të caktuar Kushtetuese dhe

ligjore të të drejtave të garantuara ( psh. Që t’i bëhet me dije për bazën e dyshimit që

është kundër tij, e drejta për mbrojtje, se ka të drejtë të mos përgjigjet etj). Ligji i

Procedurës Penale të R. Maqedonisë në nenin 276 thotë: ‘’Kur ekziston baza e dyshimit

158 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 71: Emin HUSEINI

71

se është kryer vepër penale, organet e punëve të brendshme kanë për detyrë që t’i

ndërmarrin të gjitha veprimet operative dhe taktike, për ta zbuluar veprën penale’’159.

Nëse policia gjatë grumbullimit të informacioneve vlerëson se qytetari i thirrur mundet të

llogaritet si i dyshuar, është e obliguar ta njoftojë për këtë Prokurorin Publik, kurse të

dyshuarin me të drejtat që i posedon ( neni 279 )160. Mund të kemi situatë që i njëjti

material provues një punonjësi operativ t’i ofrojë bazë për inicim të procedurës

parapenale, gjegjësisht cilësimin e një personi të caktuar si i dyshuar, ndërsa ndonjë tjetri

punonjësi operativ, në bazë të materialit të njëjtë, mundet të llogarisë se nuk janë

plotësuar kushtet për një gjë të këtillë. Situata do të ishte shumë e thjeshtë nëse ligjvënësi

do t’i kishte definuar këto nocione dhe paraprakisht të shkruheshin në mënyrë taksative

kushtet që duhet të plotësohen për të cilësuar një gjendje si “bazën e dyshimit” dhe cilat

për “dyshimin e bazuar”, dhe në ketë mënyrë në masë të madhe do të eliminonim

subjektivitetin e personit, i cili është i ngarkuar zyrtarisht që të vlerësojë ekzistimin e

tyre. Nevoja për definimin e tyre është edhe më e madhe, sepse vlerësimet e ndryshme të

shkallës së dyshimit janë si kritere për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara të parapara

edhe për situata tjera procedurale161, dhe jo vetën për inicimin e procedurës penale dhe

cilësimin e një personi si i dyshuar që është objekt i këtij punimi. Pra, i pakontestueshëm

është interesi që ligjvënësi këtë përkufizim ta bëjë. Megjithatë, kjo nuk është aspak e

lehtë, madje parashtrohet edhe dilema se a do të ketë mundësi që kjo të parashihet në

mënyrë precize lidhur me provat, sepse dyshimi është një kategori gnoseologjike. Dikush

ndoshta do të shprehë mendimin se nga ligjvënësi nuk duhet të pritet një detyrë e këtillë (

as që kjo punë është detyrë e tij ) që të definojë nocione të kësaj natyre, të cilat në

esencën e tyre nuk janë materie juridike, por u takojnë fushave të tjera shkencore (

psikologjisë, medicinës, ose si në këtë rast gnoseologjisë162 ). Megjithatë, kjo nuk mundet

të pranohet nga arsyeja se ligjvënësi domosdo duhet të definojë të gjitha nocionet e

shkruara në ligjet e ndryshme, duke u thirrur në domethënien esenciale të atyre nocioneve

sipas disiplinave të tyre amë.

Lidhur me përkufizimin e nocionit “baza e dyshimit” ka dhënë Prof. Dr. Lazina i cili

thotë: ‘’Nocioni “bazë e dyshimit” domosdo duhet të përmbajë të gjitha elementet e

nocionit të përgjithshëm të dyshimit dhe më pas të sigurojë dallimin midis dyshimit të

thjeshtë nga ai bazuar’’. Bazë e dyshimit ekziston në rastin kur provat dhe rrethanat nga

vepra penale janë bazë dyshimi që dëshmojnë për të dyshuarin se mund te jetë kryerës i

159 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 160 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 161 Shih: Kështu për shembull, bazë dyshimi mundet të kemi edhe ndaj ekspertit ku ligji i procedurës

penale të R. Maqedonisë thotë: nëse eksperti gjatë seancës kryesore do të japë deklarim të rrejshëm, nuk

mundet që për këtë vepër penale menjëherë të gjykohet. Gjithashtu, kur është fjala për dyshimin e bazuar,

kjo gjendje nuk përdoret vetëm si kusht për të iniciuar procedurën hetimore, por edhe për disa veprime

tjera procedurale, psh. Për përcaktimin e paraburgimit ndaj ndonjë të dyshuari, dhe në këtë rast po në të

njëjtin ligj thyhet: ‘’Nëse ekziston dyshimi i bazuar se ndonjë person ka kryer vepër penale, paraburgimi

ndaj këtij personi mundet t’i përcaktohet në rastet kuar i dyshuari fshihet, është në arrati, nëse ekziston frikë

e bazuar se do t’i zhdukë gjurmët, se do të ndikojë te dëshmitarët’’. 162 Shih: Një nga pjesët më të rëndësishme filozofike që tregon burimet, metodat dhe format e njohjes,

teoria e njohjes.

Page 72: Emin HUSEINI

72

veprës penale, ku nga këto prova më së paku ekziston mundësia që ky i dyshuar të mos ta

ketë kryer këtë vepër penale. Edhe në rastin kur provat na japin mundësi të barabartë,

për të kuptuar se i dyshuari edhe mund, edhe jo ta ketë kryer veprën penale, përsëri kemi

“bazë dyshimi”, por në rast se provat dhe rrethanat vetëm japin parandjenjë ose na

tregojnë për jo besueshmëri, atëherë bëhet fjalë për dyshim të thjeshtë163.

Në fjalorin Kriminalistik autori Dushko Modli dhe Nexhat Korajliç nocionin dyshim

i bazuar e emërtojnë si të kuptueshme, e bazuar dhe serioze. Kjo është shkallë më e lartë

e dyshimit, e cila është e bazuar në provat e grumbulluara dhe është e përshtatshme për

zgjidhjen e rasteve penale juridike. Emërtohet edhe si “dyshim shumë i mjaftueshëm”.

Përmbajtja e dyshimit precizohet nga përvoja e gjatë juridike. Kurse nocionin baza e

dyshimit e kanë kufizuar si fillim i formës së dyshimit për policinë mbi bazën e së cilës

fillojnë të ashtuquajturat veprime kriminalistike. Fjala është për formë dyshimi të

besueshme, e cila bazohet në rrethana të caktuara, të cilat tregojnë për mundësinë e

ekzistimit të veprës penale dhe të ndonjë personi si kryerës i saj. Kjo shpesh na jep

mundësi që të sjellim diagnoza preliminare dhe diferencuese kriminalistike, për

vështrimin e veprave dhe kryesve të mundshëm. Emërtohet edhe si “dyshim i

mjaftueshëm apo kënaqshëm”164.

163 Shih: Lzin, Xh., In dubio pro reo u krivicnom postupku, Naucna knjiga, Beograd, 1995, ct.19. 164 Shih: D. Modli., N. Korajlic, Kriminalisticki Rjecnik, Teshanj, 2002, fq.420-21.

Page 73: Emin HUSEINI

73

2. Pozita juridike e të dyshuarit dhe të drejtat e përgjithshme të tij

gjatë procedurës parapenale

Hetimi paraprak fillohet me vendim të prokurorit të shtetit nga neni 104 të këtij Kodi

( neni 102, pika 2 )165. Në procedurë paraprake të dyshuarin e merr në pyetje prokurori i

shteti, por këtë të drejtë ai mundet t’ia besojë policisë.

1.Të pandehurin e merr në pyetje prokurori i shtetit. Prokurori i shtetit marrjen në pyetje

mund t’ia besojë policisë.

2. Para çdo marrjeje në pyetje, pavarësisht se a është i ndaluar ose në liri, të pandehurit i

lexohet paralajmërimi nga neni 125, paragrafi 3. të këtij Kodi.

3. Para çdo marrjeje në pyetje, i pandehuri informohet për:

3.1. veprën penale për të cilën akuzohet; dhe

3.2. faktin se ai mund të kërkojë marrjen e provave për mbrojtjen e tij. Kur i pandehuri

është në paraburgim, para çdo marrjeje në pyetje ai gjithashtu informohet për të drejtën e

tij për të pasur mbrojtës, nëse nuk mund t’i paguajë shpenzimet për ndihmë juridike.

3.3. e drejta për të heshtur dhe të mos përgjigjet në asnjë pyetje, përveç se të japë

informacion në lidhje me identitetin e tij / të saj.

4. I pandehuri ka të drejtë të këshillohet me mbrojtësin e tij para dhe gjatë marrjes në

pyetje.

5. Kur veprohet sipas këtij neni, çdo marrje në pyetje e të pandehurit nga policia ose

prokurori i shtetit incizohet audio ose video në pajtim me nenin 208 ose 209 të këtij Kodi.

Në rastet kur praktikisht kjo është e pamundur, procesverbali me shkrim i marrjes në

pyetje bëhet në pajtim me Kapitullin XI të këtij Kodi dhe në procesverbal shënohen

arsyet pse marrja në pyetje nuk ka mund të incizohet audio ose video ( neni 152 )166. E

drejta e të pandehurit në përkthim. 1. I pandehuri merret në pyetje me ndihmën e

përkthyesit në rastet e parapara nga ky Kod.

165 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë

Kodi Nr. 04/L-123 i Procedurës Penale. 166 Shih: Po aty.

Page 74: Emin HUSEINI

74

2. Kur i pandehuri është shurdh ose memec, pyetjet i bëhen nëpërmjet një përkthyesi të

kualifikuar për gjuhën e shenjave ose me shkrim. Nëse marrja në pyetje nuk mund të

zbatohet në këtë mënyrë, personi i cili di të komunikojë me të pandehurin ftohet në rolin

e përkthyesit, por jo në rastet kur ka konflikt interesi ( neni 153 )167.

Ekzistimi i bazës së dyshimit se një person i caktuar ka kryer vepër penale, për

punonjësit e policisë krijon gjendje pasigurie lidhje me fajësinë e tij. Me aplikimin e

veprimeve dhe masave të caktuara operative kjo gjendje duhet të sillet në nivel të sigurta,

duke e hedhur dyshimin ekzistues, ose duke vërtetuar supozimin se ky dyshim është i

bazuar. Pas pranimit të informatës për një vepër penale të dyshuar, policia heton nëse ka

dyshim të arsyeshëm që një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës të jetë kryer. Policia

heton veprat penale dhe ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të zbulojë

vendndodhjen e kryerësit, të ndalojë kryerësin ose ndihmësin e tij nga fshehja ose

arratisja, të zbulojë dhe të ruajë gjurmët dhe provat tjera të veprës penale dhe sendet të

cilat mund të shërbejnë si prova, dhe të mbledhë të gjitha informacionet të cilat mund të

përdoren në procedurë penale ( neni 70 pika 1 dhe 2 )168. Masat dhe veprimet që

ndërmerren në këto raste, në masë të madhe apo të vogël mundet t’i cenojnë liritë dhe të

drejta themelore të individit. Këto liri dhe të drejta u janë të garantuara me Kushtetutë,

ligje dhe me Konventa Ndërkombëtare çdo qytetari, si dhe të dyshuarve, pavarësisht nga

ajo se ai vërtetë është kryerës i veprës ose jo. Kur kemi parasysh natyrën e procedurës

parapenale, këto të drejta nuk ka mundësi që të jenë të njëjta, as për nga lloji, e as për nga

vëllimi, si të drejtat që i posedon i dyshuari në procedurën penale.

Duke analizuar normat juridike të ligjit të procedurës penale, të cilat rregullojnë

pozitën dhe të drejtat e përgjithshme e të dyshuarve, mundemi të konstatojmë si vijon:

Menjëherë pas privimit nga liria i dyshuari detyrimisht duhet të njoftohet në

gjuhën e tij ose gjuhën që ai e kupton për arsyen e privimit të lirisë, si dhe

njëkohësisht të i bëhet me dije se nuk është i obliguar që të japë deklaratë, se ka të

drejtë për t’u mbrojtur me avokat nëse dëshiron si dhe, të njoftohen familjarët e tij

për rastin. Nëse privimi nga liria është bërë pa vendim të gjykatës, i dyshuari ka të

drejtë që pa zvarritje në kohë të dërgohet para gjykatësit hetues kompetent.

Se të dyshuarit mundet t’i caktohet masa për ndalim me qëllim të mbledhjes së

informatave dhe marrjes në pyetje, por jo më gjatë se 48 orë ( ligji i procedurës

penale të R. M )169.

Marrja në pyetje e të pandehurit gjatë deklaratës në procedurë paraprake realizohet:

3. Marrja në pyetje zbatohet duke respektuar plotësisht dinjitetin e të pandehurit.

4. Të pandehurit pyetjet i parashtrohen në mënyrë të qartë, të kuptueshme dhe të përpiktë.

Pyetjet të pandehurit nuk duhet parashtruar në bazë të supozimit që i pandehuri ka

pranuar diçka që ai nuk e ka pranuar. Të pandehurit mund t’i kërkohet që të pohojë ose të

mohojë fakte të caktuara.

5. Ndalesat nga paragrafi 4. i këtij neni zbatohen pavarësisht nga pëlqimi i të pandehurit.

167 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 168 Shih: Po aty. 169 Shih: J. Preovski, M. Krecovcki, Zakon za krivicna postapka, objasnuvanje, komentari, sudska praktika

i obrasci za prakticna primena, Skopje, 1997, fq. 190.

Page 75: Emin HUSEINI

75

6. Të pandehurit i parashtrohen pyetje bazuar në provat dhe shkresat që janë relevante për

procedurën penale. Gjatë pyetjeve që kanë të bëjnë me prova apo dokumente, të

pandehurit i paraqitet çdo provë ose shkresë relevante. Provat ose dokumentet

identifikohen qartë në procesverbal.

7. Sendet të cilat janë të lidhura me veprën penale ose të cilat shërbejnë si provë, pas

përshkrimit nga i pandehuri atij i prezantohen për njohje. Nëse këto sende nuk mund të

sillen, i pandehuri dërgohet në vendin ku ato ndodhen.

8. Marrja në pyetje të pandehurit duhet t’i ofrojë mundësinë për t’i kundërshtuar arsyet e

dyshimit kundër tij dhe për të nxjerrë në pah faktet që janë në favor të tij ( neni 154 )170.

I dyshuari para organeve të punëve të brendshme mundet të merret në pyetje pa

prezencën e mbrojtësit, nëse nuk kemi kushte për mbrojtje të detyrueshme, nëse i është

shqiptuar ndalesë për këtë të drejtë, nëse mbrojtësi nuk do të jetë i pranishëm, edhe pse ka

qenë i informuar për kohën e dëgjimit dhe, nëse nuk do të ketë mundësi që i dyshuari të

marrë mbrojtës tjetër, apo nëse i dyshuari nuk ka angazhuar mbrojtës brenda afatit ligjor

prej 24 orësh nga momenti i njoftimit për këtë të drejtë, përveç në rastet kur kërkohet

mbrojtje e detyrueshme. Në rast se i dyshuari do të merret në pyetje pa prezencën e

mbrojtësit, procesverbalet e dëgjimit të tij nuk mundet të merren si dëshmi në procedurë

penale.

Gjatë thirrjes nga ana e organeve të punëve të brendshme për shkak të marrjes së

informacionit përveç arsyes të thirrjes, duhet të nënvizohet edhe cilësia e marrësit në

pyetje ( në cilën cilësi është i thirruri, si i dyshuar, si person që ka njohuri për veprën ).

Gjithashtu, në fletëthirrje duhet t’i bëhet me dije për të drejtën e angazhimit të mbrojtësit,

në rastet kur i dyshuari në prezencë të mbrojtësit do të refuzojë të japë deklaratë, në këtë

rast punonjësit e policisë do ta marrin në pyetje në bazë të normave ligjore që vlejnë për

marrje në pyetje të akuzuarin në procedurë penale171.

Në rast se një person thirret për marrje në pyetje nga policia, por jo në cilësinë e të

dyshuarit, por gjatë marrjes në pyetje punonjësi i policisë vlerëson se qytetari i thirrur

mundet të llogaritet si i dyshuar, në ketë rast punonjësi i policisë është i obliguar që

menjëherë këtë qytetar ta njoftojë për veprën penale për të cilën ngarkohet dhe për bazën

e dyshimit që ekziston ndaj tij, për të drejtë e marrjes së mbrojtësit që të prezantoj gjatë

vazhdimit të marrjes në pyetje, të drejtën se nuk është i obliguar pa mbrojtës t’u

përgjigjet pyetjeve të parashtruara, si dhe në rast të ndalimit të tij t’i bëhet me dije për të

drejtat ndaj personave të ndaluar që parasheh ligji.

Lidhur me dëgjimin, i dyshuari posedon këto të drejta te garantuara me ligj:

t’i bëhet me dije se gjatë marrjes në pyetje mundet të prezantojë edhe mbrojtësi

dhe gjithçka që do të deklarojë mundet t’i përdoren kundër tij si prova;

të njoftohet për çka dyshohet nda tij, bazat e dyshimit që janë kundër tij, se nuk

është i obliguar të paraqesë mbrojtjen e vet, as që t’u përgjigjet pyetjeve nëse nuk

dëshiron;

170 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 171 Shih: J. Preovski, M. Krecovcki, Zakon za krivicna postapka, objasnuvanje, komentari, sudska praktika

i obrasci za prakticna primena, Skopje, 1997, fq. 210-211.

Page 76: Emin HUSEINI

76

edhe për kundër asaj se është i dyshuar, ka të drejtë për bisedë të fshehët dhe me

mirëbesim me mbrojtësin. Kjo bisedë mundet të kontrollohet, por jo edhe të

dëgjohet nga policia dhe nuk është e kufizuar në kohë;

i dyshuari që është dëgjuar sipas normave të LPP nga ana e gjykatësit hetues ose

policia, ka të drejtë të ofrojë për shqyrtim shkresa dhe sende të cilat do t’i

shërbejnë si prova;

ka të drejtë që t’i lexohet procesverbali i marrjes në pyetje, dhe për këtë duhet t’i

bëhet me dije. Në procesverbal duhet të potencohet se a është njoftuar për këtë

dhe a është lexuar procesverbali;

ndaj të dyshuarit nuk guxon që të përdoret dhuna, kërcënimi, mashtrimi, premtimi

ose metoda tjera të ngjashme, me anë të së cilave që të arrihet deri të deklarimi

apo pranimi i ndonjë fakti, të cilat do mundeshin të përdoren kundër tij si prova;

dëgjimi i të dyshuarit nuk mundet të zgjas më shumë se katër orë172.

Të gjitha të dhënat nga i dyshuari, si dhe të gjitha paralajmërimet të cilat domosdo

duhet që t’i paraqiten atij, në kuptim të të drejtave të tij, domosdo duhet të shtihen në

procesverbalin që është përpiluar gjatë marrjes në pyetja. Në të kundërtën, deklarimet e të

dyshuarit nuk do mundet të merren si bazë mbi të cilat do të mbështetej vendimi i

gjykatës.

Mbi bazën e lejes paraprake nga gjykatësi hetues, kur kjo është e domosdoshme për

shkak konstatimit të identifikimit, ose në raste tjera nga arsyeja e interesit për zbatim të

suksesshëm të procedurës, organet e punëve të brendshme mundet ta fotografojnë të

dyshuarin, t’i marrin shenjat e gishtave (vijat papilare), ta shpallin publikisht foton e të

dyshuarit dhe të ndërmarrin veprime tjera që janë të nevojshme për identifikimin e tij (

neni 76 )173.

Nëse marrja në pyetje e të pandehurit është zbatuar në shkelje të dispozitave nga neni

257, paragrafi 4. ose neni 152 i këtij Kodi, deklarimet e të pandehurit janë të

papranueshme ( neni 155 )174.

Nga gjithë kjo që u prezantua paraprakisht, mundemi të konstatojmë se të drejtat që i

posedon i dyshuari janë adekuate për pozitën që ai ka. Gjegjësisht, e pakontestueshme

është se të dyshuarit domosdo duhet t’i pranohen disa të drejta të caktuara gjatë

procedurës parapenale, por këto të drejta, për nga natyra dhe vëllimi, duhet të jenë të

atilla që në asnjë mënyrë të mos e vënë në pikëpyetje qëllimin e procedurës parapenale –

zbulimin e veprave penale dhe kryerësve të tyre. Kërkesën lidhur me këto të drejta në

mënyrë të plotë e përmbush ligji aktual i procedurës penale, edhe pse praktika nga ana e

organeve të punëve të brendshme lë shumë për të dëshiruar, sepse shumë veprime që

ndërmarrin ato në disa raste janë në kundërshtim me normat ligjore dhe parimet bazë të

demokracisë ( parimi i legalitetit ).

172 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 173 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë, Kodi Nr. 04/L-123

i Procedurës Penale. 174 Shih: Po aty.

Page 77: Emin HUSEINI

77

AVOKATIA “INSTITUTI I MBROJTJES” NË PROCEDURË

PARAPENALE

1. E drejta në mbrojtje – trajtim i përgjithshëm

E drejta për mbrojtje është institut i ndërlikuar procedural penal. Për të kuptuar

esencën e saj duhet fillimisht t’i qasemi kuptimit dhe përkufizimit etimologjik të saj.

Nocioni mbrojtje (avokat) gjenezën e ka nga folja e gjuhës latine advoco që do të thotë të

thërrasësh Zotin për ndihmë, dhe në bazë të kësaj domethënie do të arrijmë deri te

esenca e kuptimit gjuhësor dhe përkufizimit të nocionit mbrojtje.

Në kuptim procedural penal mbrojtja mundet të definohet si aktivitet procedural, i

orientuar ta sulmojë padinë në tërësi apo pjesërisht, e cila ka si qëllim gjetjen e fakteve

dhe rrethanave, që do të shkojnë në interes të të akuzuarit gjatë një procesi procedural

penal. Nga Revolucioni Francez në fund të shekullit XVIII, kjo e drejtë llogaritej si e

drejtë natyrore e qytetarit, e cila nuk ka mundësi që me ligj t’i merret, por vetë duhet të

përcaktohen rregullat se kur mundet të realizohet kjo e drejtë. Ekzistimi i të drejtës për

mbrojtje nuk është vetëm në interes të qytetarit që ballafaqohet me shtetin dhe aparatin e

pushtetit, por është në interes të shoqërisë si tërësi, e cila nuk ka asnjë arsye që i

pafajshmi të dënohet, kurse fajtori t’i shmanget përgjegjësisë dhe dënimit të merituar. I

dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës

penale ( neni 53, pika 1 )175.

Gjegjësisht, shteti i ruan interesat dhe vlerat e tij të përgjithshme duke ua marrë

kryesve të veprave penale disa nga të drejtat personale të tyre si që janë liria, dinjiteti,

pasuria etj. E gjithë kjo duhet të bëhet në përputhje me sanksionet paraprakisht të

parashikuara dhe në harmoni me parimin nullum crimen sine lege, nullua poene sine

lege ( nuk ka krim ose vepër penale, e cila nuk është e paraparë me ligj si e tillë, dhe nuk

ka dënim që nuk është paraparë me ligj ). Në këtë kontekst duhet ta shohim rëndësinë e

mbrojtjes si i vetmi lajm i shpresës për personin, i cili ka gabuar rëndë në pikëpamje të

vlerave vitale të shoqërisë si tërësi. Mbrojtja është e domosdoshme jo vetëm në rastin e

procedurës penale të ndërlikuar e cila ka për qëllim që të vërtetojë se a është i dyshuari

kryerësi i vërtetë i veprës penale, por edhe në rastet kur kruesi i veprës dihet që në fillim

të procedurës në raste kur ai dë të kapet në flagrancë. Por edhe atëherë, edhe pse personi

pa dyshim është kryerës i veprës penale, duhet të shikohet përgjegjësia e tij dhe

parandalimi që atij të mos t’i shqiptohen sanksione më të rënda kundrejt atyre që

parasheh ligji për atë rast. Zgjedhja e mbrojtësit për personin e ndaluar, të arrestuar ose të

dënuar me burgim, derisa ky person nuk e ka bërë vetë zgjedhjen,

175 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë, Kodi Nr. 04/L-123

i Procedurës Penale.

Page 78: Emin HUSEINI

78

mund të bëhet nga një i afërm i tij, në format e parashikuara nga paragrafi 2. ( neni 48

pika 3 )176.

Me mbrojtjen i dyshuari jo vetëm që u kundërpërgjigjet sulmeve të akuzuesit, ai në të

njëjtën kohë mbrohet edhe nga gabimet eventuale të gjykatës si dhe vendimet

kundërligjore të tyre.

E drejtë në mbrojtje, si njëra nga të drejtat themelore të njeriut, në mënyrë adekuate

është përfaqësuar në numër të përcaktuar të akteve juridike ndërkombëtare që rregullojë

materien e lirive dhe të drejtave të njeriut. Këtu para se gjithash duhet të potencojmë

deklaratën e përgjithshme për të drejtat e njeriut e miratuar në vitin 1948 nga Kuvendi i

Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, e cila nëpërmjet parimit të prezumimit të

pafajësisë parasheh dhe të drejtën e mbrojtjes në procedurë penale ku thuhet: “Secili që

fajësohet për vepër penale ka të drejtë që të trajtohet si i pafajshëm, përderisa në bazë të

ligjit në seancën kryesore nuk do të dëshmohet fajësia e tij, në të cilën duhet që të

sigurohen të gjitha mekanizmat garantues për mbrojtjen e tij”177. Gjithashtu, Organizata e

Kombeve të Bashkuara hartoj një Pakt Ndërkombëtar për të drejtat qytetare dhe politike, i

cili unanimisht u miratua në vitin 1966, me anë të cilit u përcaktua minimumi i

garantimit, që i fajësuari të ketë në dispozicion kohë të mjaftueshme për përgatitjen e

mbrojtjes së tij dhe të komunikimit me avokatin sipas zgjedhjes së tij, nëse nuk ka

përfaqësues juridik, të njoftohet me të drejtën se këtë mundet ta ketë, dhe në rastet kur

është në interes të drejtësisë, duhet t’i caktohet mbrojtësi sipas detyrës zyrtare, pa pagesë

të shpenzimeve nëse nuk posedon mjete për mbulimin e këtyre shpenzimeve178.

Përveç kësaj edhe Konventa Evropiane për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave

themelore të njeriut, e cila ka hy në fuqi vitin 1953, kur flet për të drejtat e të fajësuarit,

ndër të tjerat thotë: “Secili i fajësuar ka të drejtë që të mbrohet ose vetë ose me ndihmën e

avokatit që e zgjedh vetë, në rast se nuk posedon mjete financiare të mjaftueshme që të

mbulojë këtë shërbim, ky shërbim duhet t’i ofrohet pa pagesë në rastet kur është në

interes të drejtësisë”179.

Kur kihet parasysh rëndësia e të drejtës për mbrojtje plotësisht është e arsyeshme

normimi kushtetues i saj nga ana e më shumë shteteve në botë. Mbi bazën e analizës për

mënyrën se si e drejta për mbrojtje është e rregulluar shikuar nga prizmi i Konventave

dhe rekomandimeve ndërkombëtare, mundemi të konstatojmë:

që të drejtë për mbrojtje dhe për mbrojtës ka çdo qytetar, dhe jo vetëm i dyshuari,

se kjo e drejtë u është e garantuar jo vetëm në proceset gjyqësore, por edhe para

organeve të tjera që kanë në kompetencë të zbatojnë procedura,

se kjo e drejtë nuk ka mundësi të kufizohet me ligj,

se askush nuk mundet të merret ne pyetje nga policia pa prezencën e mbrojtësit,

vetëm në rastet kur i dyshuari vullnetarisht heq dorë nga kjo e drejtë.

176 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 177 Shih: Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, viti, 1948. 178 Shih: Organizata e Kombeve të Bashkuara, Pakt Ndërkombëtar për të Drejtat Qytetare dhe Politike, i

cili unanimisht u miratua në vitin 1966. 179 Shih: Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut, e cila ka hy në

fuqi vitin 1953.

Page 79: Emin HUSEINI

79

2. Institucioni i mbrojtjes kuptimi dhe zhvillimi historik i tij

Nga folja latine advoco e cila do të thotë me thirr në ndihmë, ka buruar edhe emërtimi

advocatus, i cili në vetvete bashkon në mënyrë thelbësore kuptimin e nocioneve

mbrojtës, përfaqësues juridik dhe avokat. Historia e njerëzimit lidhur me lirit dhe të

drejtat e tyre do të ishte e mangët dhe e pakuptueshme pa ekzistimin e institucionit

mbrojtje. Kur kemi parasysh pashmangshmërinë e mundësisë së konfliktit të individit me

rrethin social të tij, i cili rreth gjithmonë ka qenë i rrethuar me ndonjë lloj pushteti,

pavarësisht nga stadet e zhvillimit të njerëzimit. Institucioni i mbrojtjes lindi nga

përpjekja për të mundësuar një pozitë të barabartë të njeriut përpara fuqisë të pushtetit

politik180.

Në shoqëritë primitive ka ekzistuar mbrojte e paorganizuar, në rastet kur ndonjëri nga

pjesëtarët e grupit ka bërë ndonjë gabim, kanë dalë anëtarë të caktuar të grupit për të

mbrojtur interesin e personit që ka gabuar përpara gjykimit të bashkësisë. Megjithatë, kjo

nuk llogaritet si zanafilla e funksionit mbrojtje, sepse ato persona që kanë marrë këtë rol,

në të njëjtën kohë kanë qenë edhe gjykatësit e tij.

Në kohën e ligji të Hmorabit181 kanë ekzistuar njerëz që kanë ushtruar funksionin e

përfaqësimit, mirëpo këto këtë punë nuk e kanë ushtruar në mënyrë profesionale as që ky

veprim ka pasur karakter obligues182.

Në Kinë 500 vjet para erës sonë i ashtuquajturi Tang Hsis në mënyrë të suksesshme e

mbrojti një bashkëqytetarë të tij para gjykatës dhe për këtë ai mbeti në kujtesën e analeve

të asaj kohe183.

Shenjat apo fillesat e vërteta të avokaturës gjenden në Greqinë antike. Lindja e

gjykatave të përhershme në shoqërinë antike Greke gjeneroi nevojën e përfaqësimit para

gjyqit. Mbrojtja në fillet e saja nuk ka qenë profesionale dhe shërbimet e saja kanë qenë

pa pagesë. Mirëpo, me kalimin e kohës ky shërbim kaloj në zanat, nga i cili sigurohej

ekzistenca e këtyre personave. Në fillim, avokatët antik përpilonin mbrojtjen, të cilën

personat e akuzuar e lexonin vetë para gjykatës, ku pak më vonë de facto morën mbi

vete edhe funksionin e folësit dhe nga ky funksion morën emërtimin si orator184.

Kulminacionin e vetë të zhvillimit avokatura si profesion e arriti gjatë shtetit Romak.

Në fillim këtë funksion, si përfaqësues të të akuzuarit, e kishin priftërinjt, më pas

180 Shih: Ullanov, S., Znacaj odbrane u krivicnom postupku, seminarski rad, fq.3. 181 Shih: Ligjin e Hamorabit e ka sjell sundimtari i Babilonisë Hmorabi në kohën e sundimit të tij midis vitit

1792 dhe 1750 para erës sonë. Ka përfshi materie të ndryshme juridike dhe ka rregulluar situata të

ndërlikuara të trashëgimisë, çështje familjare, marrëdhënie nga fusha e të drejtës obligative dhe

procedurale penale, gjithashtu ka përmbajt edhe rregulla për gjykatën. 182 Shih: Vukoviq, S., Ubistvo i branilac u krivicnom postupku, Beograd, 1996, fq. 130. 183 Shih: Po aty., fq. 130. 184 Shih: Ullanov, S., Znacaj odbrane u krivicnom postupku, seminarski rad, fq.4.

Page 80: Emin HUSEINI

80

personat në aspekt normativ kategorizohen me nocionin vindex185, që pas kësaj në skenën

juridike romake kanë hyrë përfaqësuesit juridik profesional, të cilët mund t’i llogarisim

mbrojtës në kuptimin e tanishëm të fjalës186.

Profesioni i avokatisë ka qenë i çmuar edhe në epokën e Perandorisë Bizantine.

Avokat (sinigoros) ka qenë anëtarë i çmuar shoqërisë bizantine gjersa rangu i të qenit

avokat përfaqësonte shtresë të lartë në Konstantinopojë. Shteti ka pasur kontroll të fortë

mbi profesionin mbrojtës, jashtëzakonisht në shkollimin e tyre dhe kontroll rigid në të

hyrat financiare gjatë ushtrimit të veprimtarive të tyre187.

Shkëlqimi dhe lavdia e avokatëve antik u përballë gjatë kohës së mesjetës, me

tentimin e kishës për dominim në të gjitha segmentet e jetës së shoqërisë. Me

karakteristikat e veta që posedonte procedura e inkuizicionit në masë të madhe e injoronte

rolin e mbrojtësit në një proces penal. Në periudhën nga shekulli i V deri në shekullin XII

procedura penale kryesisht bazohej mbi pohimin e të pandehurit, si dhe konstatimin e të

vërtetës formale në bazë të provave irracionale. Ndihëm juridike kanë ofruar priftërinjtë

si të vetmit persona të arsimuar. Priftërinjtë nuk kanë ushtruar vetëm funksionin e

mbrojtjes, por edhe të gjykatësve si në gjykatën kishtare, ashtu edhe në atë shtetërore.

Gjatë fundit të mesjetës, pasoi ndryshimi në ndërgjegjen shoqërore – juridike, dhe nga kjo

arsye pushtetarët kishtar ua ndaluan priftërinjve që të merren me përfaqësimin juridik.

Kjo ndalesë nënkuptohet si kthim te profesionalizmi i nocionit mbrojtës.

Në periudhën e lindjes së shteteve bashkëkohore, përfaqësuesit e ideve çlirimtare dhe

përparimtare mendonin se avokatit duhet t’i mundësohet sa më shumë qasje në procedurë

penale. Është tentuar në Francë pas vitit 1789 dhe në Rusi pas vitit 1917, që avokatura të

hiqet dhe të zëvendësohet me një zyrë të administratës publike, të cilën do ta ushtronte

organ i veçantë i administratës shtetërore, që të mos mbetet si profesion i pavarur dhe i

lirë. Këto tentativa në asnjë vend deri më sot nuk kanë pasur sukses.

185 Shih: Videx – hakmarrës, zbatues i dënimit por edhe mbrojtës; personi që dëshiron të përtërij kontestin

ose të paguaj borxhin për të gjykuarin, por edhe person që merr në mbrojtje të akuzuarin. 186 Shih: Ullanov, S., Znacaj odbrane u krivicnom postupku, seminarski rad, fq.5. 187 Shih: Po aty, fq. 10.

Page 81: Emin HUSEINI

81

3. Sistemi i Avokatisë në procedurën parapenale në Republikën e

Maqedonisë

Çdo person i dyshuar apo i akuzuar për vepër penale ka të drejtën për mbrojtës gjatë

gjith fazave të procesit penal që zhvillohet kundër tij ( neni 71 )188.

Sigurimi i mbrojtjes ligjore ka qenë një arritje e rëndësishme në përpjekjet e gjata e të

vështira të forcave progresive për të demokratizuar procedimin penal. Ajo u arrit

fillimisht në vendet e zhvilluara që shpallën të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe

mbi këtë bazë miratuan ligjet kryesore të veprimtarisë së organeve të drejtësisë. Roli i tij

erdhi duke u rritur dhe duke u bë një faktor i rëndësishëm në luftën kundër shkeljeve të

ligjit dhe padrejtësive. Mbrojtësi u bë një figurë procedurale e respektuar, duke qëndruar

përballë akuzës si palë kundërshtare e aftë për të zhvilluar një debat konstruktiv dhe për

të ndikuar në zgjidhjen e drejtë të çështjes189.

Në harmoni me parimin e pacenueshmërisë të lirive dhe të drejtave themelore të

qytetarit është pozita e tij dhe e drejta për mbrojtje në komunikimin me organet e zbulimit

dhe të hetimit. Sipas nenit 12 paragrafi 3 i Kushtetutës së Maqedonisë thuhet se: “Secili

person ka të drejtë për mbrojtës në procedurën policore (parapenale) dhe gjyqësore”190.

Në përputhje me këtë shihet qartë se edhe i dyshuari në procedurë parapenale para

organeve të punëve të brendshme edhe i akuzuari në seancën e parë të marrjes në pyetje

kanë të drejtë që të marrin mbrojtësin e tyre. Për realizimin e kësaj të drejte edhe të

dyshuarit edhe të akuzuarit duhet t’i bëhet me dije nga ana e organeve përkatëse se kanë

mundësi sipas zgjedhjes së tyre të lirë të caktojnë mbrojtësin. Këtë të drejtë e ka të

sanksionuar edhe ligji i procedurës penale të R. Maqedonisë në nenin 69 ku thuhet: (1).

Secili person ka të drejtë për mbrojtës në procedurë parapenale dhe procedurë

gjyqësore191.

(2). I dyshuari në procedurë parapenale, gjegjësisht i akuzuari para seancës së parë të

marrjes në pyetje domosdo duhet t’u behet me dije se kanë të drejtë në mbrojtës sipas

zgjedhjes së tyre dhe se mbrojtësi mundet të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij192.

(3). Mbrojtës, të akuzuarit mundet t’i sigurojë edhe përfaqësuesi i tij ligjor, personi i

lidhjes martesore ose jashtëmartesore, i afërti nga gjaku i vijës së parë, adoptuesi, i

adoptuari, vëllai, motra dhe ushqyesi193.

(4). Mbrojtës mundet të jetë vetëm avokati194.

188 Shih: Zakon za Kriciçna Postapka na R.Makedonia, ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta

zyrtare numër 150 )- Службен весник на РМ, бр. 150 од 18.11.2010 година, Бр. 07-4706/1. 189 Shih: H, Islami., A, Hoxha., I, Panda., Procedura Penale, Komentar, Tirane, 2003, fq. 131. 190 Shih: Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. 191 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 192 Shih: Po aty. 193 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 194 Shih: Po aty.

Page 82: Emin HUSEINI

82

(5). Mbrojtësi është i obliguar që të parashtrojë autorizimin deri te organi para të cili

zhvillohet procedura. I akuzuari mundet që autorizimin mbrojtësit t’ia japi edhe gojarisht

ne procesverbalin e organit para të cilit zhvillohet procedura195.

E drejta e mbrojtjes formale mundet të realizohet gjatë gjithë procedurës penale, ku

avokati ka rol aktiv përgjatë gjithë procesit, por në rastet kur për një çështje penale

zhvillohet procedurë hetimore, kjo e drejtë fillon më herët. Detyrim i gjykatësit hetues

është që nga seanca e parë e marrjes ne pyetje, domethënë para se të sillet aktvendim për

zhvillim të hetimeve, t’ia bëjë me dije të akuzuarit të drejtën për tu mbrojtur me avokat.

Kjo e drejtë pasi i është dhënë si mundësi të akuzuarit nga ana e gjykatësit hetues, duhet

të shkruhet në procesverbalin e marrjes në pyetje. Deklarimi i të dyshuarit për angazhim

të mbrojtësit të caktuar në të njëjtën kohë llogaritet si autorizim i dhënë nga ai me

procesverbal. Në rastet kur mbrojtja është e detyrueshme, nëse i akuzuari nuk cakton vetë

avokat ose nuk e pranon mbrojtësin e angazhuar nga personi zyrtarë, gjykata para së cilës

zhvillohet procedura do t’i përcaktojë mbrojtës në bazë të detyrës zyrtare.

Në përputhja me nenin 19 të Ligjit për avokaturë196, e drejta për të ushtruar këtë

detyrë fitohet me regjistrimin në librin e avokatëve, që mbahet nga dhoma e avokatëve.

Këtë të drejtë mundet ta fitojë shtetasi i R. Maqedonisë, i cili i plotëson kushtet e

përgjithshme për themelim të marrëdhënies për punë, juristi i diplomuar që ka të dhënë

provimin e jurisprudencës dhe që posedon famë për të ushtruar këtë detyrë. Në regjistrin

e avokatëve mundet të regjistrohen edhe profesorët e rregullt dhe ato me kohë të caktuar,

që kanë ligjëruar lëndë juridike ( neni. 9 i Ligjit të avokaturës )197.

Nëse i dyshuari apo i akuzuari është memec, i shurdhër, ose i paaftë vetë të mbrohen,

ose nëse zhvillohet procedurë penale për vepër për të cilën parashikohet dënim burgim i

përjetshëm, detyrimisht ai duhet të ketë mbrojtës që nga marrja e parë në pyetje.

I akuzuari detyrimisht duhet gjithashtu të ketë mbrojtës, nëse kundër tij është caktuar

masa e paraburgimit dhe për sa kohë do të zgjasë kjo masë ( neni. 74 )198, nëse akuzohet

për vepër penale, për të cilën parashihet dënim mbi 10 vjet burgim , gjithashtu nëse ndaj

të akuzuarit gjykohet në mungesë.

Mbrojtësi ka për detyrë që me ndërgjegje t’i mbrojë interesa e te dyshuarit dhe të

ndërmarrë të gjitha veprimet, të cilat do t’i ndërmerrte vetë i dyshuari, të ruajë sekretin

nga ajo çka ka dëgjuar nga i dyshuari, të paraqes vetëm të dhëna të vërteta mbi provat,

kurse ka të drejtë që të heshtë ndaj provave që shkojnë kundër interesit të tij.

Nga ajo që u tha më lartë mundemi lirisht që të konstatojmë se e drejta për mbrojtje

është e drejtë e pakontestueshme dhe e garantuar me aktin më të lartë juridik (

Kushtetuta ) dhe me aktet tjera ligjore që rregullojnë këtë materie. Barometri, për të

vlerësuar funksionimin e demokracisë së një shteti, është ajo se sa respektohen liritë dhe

të drejtat themelore të njeriut, pjesë e të cilit korpusi është edhe e drejta për mbrojtje

përpara organeve të shtetit.

195 Shih: Po aty. 196 Shih: Gazeta Zyrtare. R. Maqedonisë, numër,80/92. 197 Shih: Po aty. 198 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010.

Page 83: Emin HUSEINI

83

4. Arsyet për pjesëmarrjen e mbrojtësit në procedurë parapenale

Arsyet praktike dhe ndryshimet dinamike të shoqërisë në aspekt juridik i ka detyruar

ligjvënësit e mbarë botës demokratike që çështjen e mbrojtjes dhe mbrojtësit ta

rregullojnë në mënyrë precize me ligj të posaçëm ose me ligjin që rregullon materien e

procedurës penale.

Normat aktuale të Ligjit të procedurës penale me të cilat rregullohet e drejta për

mbrojtje dhe për mbrojtës janë në nivel të lartë të standardeve gjatë praktikës së shteteve

demokratike të botës. Për dallim nga zgjidhjet më të hershme në bazë të të cilave e drejta

për mbrojtje u ka takuar të akuzuarve, tani me rregullimet aktuale kjo e drejtë është

zgjeruar edhe në procedurën parapenale ( neni 69, 70, 71 i Ligjit të procedurës penale të

R. M )199. Konventat Ndërkombëtare mbi të drejta e njerëzve dhe pakicave dhe lirive të

qytetarëve, që janë edhe pjesë përbërëse e përcaktimeve kushtetuese të R. Maqedonisë,

flasin për garantimin dhe respektimin e këtyre të drejtave nga ana e organeve të shtetit në

relacion me qytetarët200.

Neni 53 i Kodit të Procedurës Penale thotë: I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë

të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave të procedurës penale. Para çdo marrjeje në pyetje të

të dyshuarit ose të pandehurit, policia ose organi tjeter kompetent, prokurori i shtetit,

gjyqtari i procedurës paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues

udhëzon të dyshuarin ose të pandehurin për të drejtën e tij në angazhimin e mbrojtësit dhe

se mbrojtësi mund të marrë pjesë gjatë marrjes së tij në pyetje201.

Mbrojtësi është person me përgatitje profesionale juridike, i cili do t’i ofrojë ndihmë

profesionale çdo qytetari ndaj të cilit do të ekzistojë dyshimi se ka kryer vepër penale,

duke ndërmarrë veprime që burojnë nga e drejta për mbrojtje, me qëllim që të kontrollojë

zbatimin e drejtë të rregullave me të cilat garantohet konstatimi i drejtë dhe ligjor i

ekzistimin ose jo të përgjegjësisë penale. Për mbrojtës mund të angazhohet vetëm avokati

i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës, por të cilin mund ta zëvendësojë

praktikanti i avokatisë. Kur procedura zbatohet për vepër penale të dënueshme me së

paku pesë vjet burgim, praktikanti i avokatisë mund ta zëvendësojë avokatin vetëm nëse e

ka kaluar provimin e judikaturës. Pranë Gjykates së Apelit dhe Gjykatës Supreme të

Kosovës, të pandehurin mund ta përfaqësojë vetëm avokati i cili është anëtar i Odës së

Avokatëve së Kosovës ( neni 54 )202.

199 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 200 Shih: Konventat Ndërkombëtare mbi të Drejta e Njerëzve dhe Pakicave dhe Lirive të Qytetarëve. 201 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 202 Shih: Po aty.

Page 84: Emin HUSEINI

84

Neni 57 përcakton rastet kur mbrojtja është e detyruar:

1. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës në këto raste të mbrojtjes së detyruar:

1.1. nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec, shurdh, i verbër

ose shpreh shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të

mbrohet vetë me sukses;

1.2. gjatë seancës për caktimin e paraburgimit dhe gjatë kohës derisa ai gjendet në

paraburgim;

1.3. nga ngritja e aktakuzës, kur aktakuza është ngritur kundër tij për vepër penale të

dënueshme me të paktën dhjetë vjet burgim;

1.4. në procedurë sipas mjeteve të jashtëzakonshme juridike kur i pandehuri është

memec, shurdh ose shpreh shenja të çrregullimit apo të paaftësisë mendore ose është

shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm; dhe

1.5. në të gjitha rastet kur i pandehuri kërkon të hyjë në marrëveshje për pranimin e

fajësisë për vepër penale për të cilën parashihet dënim me së paku një (1) vit burgim, i

pandehuri duhet të përfaqësohet nga mbrojtësi203.

2. Në qoftë se i pandehuri në rastin e mbrojtjes së detyruar nuk angazhon mbrojtës, e

angazhimin nuk e bën askush nga personat ne nenin 53. paragrafi 8. i këtij Kodi, gjykata

ose nje organ tjeter kompetent i cakton një mbrojtës sipas detyrës zyrtare me shpenzime

publike. Kur mbrojtësi caktohet sipas detyrës zyrtare pasi të jetë ngritur aktakuza, i

pandehuri njoftohet për këtë me rastin e dorëzimit të aktakuzës204.

3. Në qoftë se i akuzuari në rastin e mbrojtjes së detyruar mbetet pa mbrojtës gjatë

procedurës dhe nëse ai nuk angazhon mbrojtës tjetër, gjyqtari i vetëm gjykues ose

kryetari i trupit gjykues apo organi kompetent që e zbaton procedurën në fazën paraprake

cakton një mbrojtës të ri sipas detyrës zyrtare në shpenzime publike205.

4. Personi juridik nuk ka të drejtë në mbrojtës të caktuar me shpenzime publike206.

E drejta për mbrojtje thamë se ka të bëje me nivelin e civilizimit, lirive dhe të drejtave

të njeriut dhe nivelin e demokracisë në një shtet të caktuar, ndonëse kjo e drejtë në ligjet e

sistemit komunist ka qenë e kufizuar vetëm për procedurën penale, kurs e drejta për

mbrojtje në procedurën parapenale u garantua me ndryshimet që solli demokracia si

sistem edhe në ligjet që kanë rregulluar këtë fushë.

Në vazhdim do të flasim për disa nga argumentet që janë pro pjesëmarrjes së

mbrojtësit në procedurë parapenale dhe për disa që janë kundër kësaj pjesëmarrje.

Pjesëmarrjen e mbrojtësit si garantues të ligjit dhe të drejtave të procedurës parapenale,

mundemi ta llogarisim të panevojshme për dy arsye: grumbullimi i të dhënave deri te të

cilat ka arritur policia me aktivitet jo formale në procedurën parapenale, përveç vlerës

operative nuk kanë vlerë tjetër dhe mbi bazën e tyre nuk ka mundësi të mbështet vendimi

i gjykatës. Megjithatë, ky argument që u tha a është vërtet pikërisht ashtu?

Midis faktit që ligji e obligon policin për t’i grumbulluar ato prova dhe dëshmi dhe

faktit se këto materiale më vonë nuk do të përdoren si dëshmi për procedurën penale, nuk

203 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 204 Shih: Po aty. 205 Shih: Po aty. 206 Shih: Po aty.

Page 85: Emin HUSEINI

85

ka kontradiktë, sepse policia nuk grumbullon prova që më pas këto t’i përdorë si dëshmi

në procedurë penale, por që të garantojë efikasitet në punën e vet në zbulimin e veprës

penale dhe kryesit të saj. Edhe pse në esencë detyra e policisë është të konstatojë se a

kemi bazë dyshimi se është kryer vepër penale, si dhe të parashtrojë propozim për padi

penale prokurorit publik. Me padinë penale, policia do t’ia dorëzojë edhe materialet

informuese deri te të cilat ka ardhur me angazhimin e vet, të cilat materiale do të

shërbejnë për vazhdimin e mëtejshëm të padisë penale ( nevoja eventuale për zbatim të

hetimeve, ose janë të përshtatshme për akt akuzë dhe nuk ka nevojë për hetime dhe prova

shtesë ). Pra, këto materiale informative të policisë, nuk shërbejnë si bazë për të mbështet

gjykata vendimin e saj, por vetëm që prokurori publik të formojë mendim personal për

rastin konkret. Në vazhdim të këtij procesi, prokurori publik këto materiale të policisë

dhe propozimet e veta që i jep për rastin, do t’ia dorëzojë gjykatës hetuese, dhe ky

material është i një rëndësie të veçantë si për marrjen e vendimit, për të zbatuar hetime,

ashtu edhe për orientimin dhe drejtimin e tyre.

Nga e gjithë ajo që paraprakisht u tha, shihet qartë se materialet informative që i

grumbullon policia për veprën penale, përveç karakterit operativ kanë edhe vlerë të

konsiderueshme procedurale në kuptim të ndikimit të tyre ndaj prokurorit publik në

vendimin e tij për procedimin e mëtejshëm të padisë penale, si dhe në vendimin e

gjykatësit hetues për inicimin e hetimeve dhe drejtimin e tyre. Ligji i Procedurës Penale

të R. M. Përcakton që “ gjykata dhe organet shtetërore që marrin pjesë në procedurë

penale janë të obliguar që në mënyrë të plotë dhe të drejtë t’i vërtetojnë faktet që janë të

rëndësishme për të sjellë aktgjykim të ligjshëm”207. Gjithashtu thotë se ata janë “ të

obliguar që me vëmendje dhe interes të njëjtë t’i hulumtojë dhe verifikojë si faktet që e

rëndojnë të akuzuarin, ashtu edhe ata që shkojnë në interes të atij208. Në lidhje me këtë,

nëse supozojmë që organet e punëve të brendshme dhe prokurori publik në çdo kohë dhe

për çdo rast do të vërtetojnë në mënyrë objektive gjendjen faktike, atëherë pjesëmarrja e

avokatit si person në përgatitje juridike, në mbrojtjen e klientit të tij nga shkeljet

eventuale të ligjit nga këto organe mundet të llogaritet si e pa nevojshme. Megjithatë, ky

mendim dhe qëndrim do të llogaritej si tepër idealist sepse nuk merr në konsideratë

gjendjen reale të praktikës. Domethënë, kur kemi parasysh strukturën organizative,

aftësitë kadrovike si dhe përgatitjet teknike të këtyre organeve nuk mundemi që çdoherë

dhe për çdo rast të presim veprim objektiv dhe pa gabime eventuale të punës së tyre.

Edhe në aspekt psikologjik, pothuajse është e pamundur që nga ato të pritet që në mënyrë

të barabartë dhe të gjithanshme t’i hulumtojnë të gjitha faktet, si ato që shkojnë në favor

ashtu edhe ato që shkojnë në dobi të të dyshuarit. Gjithashtu, kjo ngarkesë psikologjike

është prezent edhe te prokurori publik, i cili synon që kryesi i veprës penale të dënohet në

përputhje me ligjet përkatëse dhe në këtë mënyrë e drejta të jetë e kënaqur, kurse i

dyshuari gjithmonë tenton që t’i shmanget përgjegjësisë së tij. Nëse këtë e kemi parasysh,

atëherë në aspekt psikologjik është e shpjegueshme mundësia që prokurori publik të

marrë në konsideratë vetëm faktet që e ngarkojnë kryesin e veprës penale. Për këtë arsye

207 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 208 Shih: Po aty.

Page 86: Emin HUSEINI

86

pjesëmarrja e avokatit është e domosdoshme që të kontribuoj në ekuilibrimin e kësaj

gjendje.

Përveç këtyre, duhet të merren parasysh edhe këto argumente:

- Duke pasur parasysh normat e ligjit të procedurës penale që autorizojnë policinë që

vetë, nën kushtet të përcaktuara, para se gjithash në raste emergjente, të mundet të

ndërmarrë veprime të caktuara hetuese. Ndonëse, gjatë kësaj emergjence puna e policisë

shpesh mundet të jetë sipërfaqësore dhe josistematike e cila si pasojë mundet të ketë

konstatim jo objektiv të gjendjes faktike. Deri te gabimi mund të arrihet edhe në rastet

kur për një çështje janë të angazhuar të gjitha palët procedurale, dhe si nuk mund të kemi

gabime eventuale në rastet kur vepron një organ i vetëm. Për vazhdimin e mëtejshëm të

procesit, prokurori publik nevojën për vazhdim të hetimeve e mbështet mbi materialet

dhe të dhënat e policisë të cilat mundet të jenë nga ajo që paraprakisht u tha, jo të plota,

subjektive dhe jo të sakta. Gjatë gjithë kësaj kohe, kundrejt punonjësve të policisë dhe

prokurorit publik kemi të dyshuarin i cili në të shumtën e rasteve është person me

përgatitje profesionale të kësaj fushe nën përgatitjet e policisë dhe prokurorisë. Në këtë

rast ndihma e mbrojtësit për të dyshuarin është e një rëndësie të madhe, që ai të gjejë

prova me të cilat do të dëshmohet pafajësia e tij.

- Gjithashtu, nga ballafaqimi me personat zyrtar i dyshuari gjendet në një gjendje psiqike

të veçantë, nga i cili kërkohet që të japë deklaratë të cilën ose vetë duhet ta shkruajë, ose

detyrohet të nënshkruaj deklaratën paraprakisht të përgatitur nga policia, duke i premtuar

se pas nënshkrimit do të lihet i lirë, ose do të tentohet që ky të marrë rolin e

bashkëpunuesit me ta. Përveç kësaj, shpeshherë ndodh që i dyshuari të përgjigjet në

pyetjet lidhur me faktet që sipërfaqësisht do t’i prezantohen. Në këto situata pjesëmarrja e

avokatit skajshmërisht do te përmirësonte pozitën e të dyshuarit.

- Fakti se nuk ka mbrojtës në procedurë parapenale, nuk mundet të ndikojë në mendimin

tonë se i dyshuari ndodhet në pozicioni kushtetues të garantimit të së drejtës për mbrojtje.

- Gjithashtu, duhet të marrim parasysh edhe atë kur i dyshuari refuzon të japë deklaratë,

mbrojtësi është ai që duhet t’ia bëjë me dije të dyshuarit se ky refuzim jo vetëm që rëndon

punën e policisë, por edhe do të vështirësoj, konstatimin e rrethanave, të cilat janë në

interes të tij. Megjithatë, pa marrë parasysh këshillën e mbrojtësit të tij, i dyshuari vetë

vendos për mënyrën e mbrojtjes se tij, ashtu si ai mendon se është më përshtatshëm për

të. Në këtë rast mbrojtësi nuk ka zgjidhje tjetër por vetëm të ndjek qëndrimin e klientit të

vet.

- Prezenca e avokatit në procedurë parapenale mundëson që ai më vonë, gjatë procedurës,

të thirret në lëshimet nga policia dhe të tregojë për dyshimet eventuale deri te të cilat ka

arritur gjatë procedimit me mbrojtësin e tij gjatë kohës kur i është pamundësuar qasja.

- Pjesëmarrja e avokatit në procedurë parapenale mundëson që në fillim të procedurës të

sigurojë dhe të verifikojë faktet dhe provat në të cilat i dyshuari do të thirret gjatë

vazhdimit të procedurës. I dyshuari për shkak të paditurisë së tij dhe gjendjes

psikologjike në të cilën ndodhet, nuk ka mundësi që të tregojë për faktet dhe rrethanat që

shkojnë në favor të tij, dhe mu për këtë ndërmjetësimi i avokatit mundëson që këto fakte

të vihen në pah. Me këtë rast avokati nuk i ndihmon vetëm mbrojtësit të vet, por edhe

gjykatës. Në situatë të këtillë, prezenca e avokatit padyshim kontribuon në vërtetimin e

plotë të gjendjes faktike.

Page 87: Emin HUSEINI

87

- Nga radhët e pjesëtarëve të policisë shpeshherë dëgjojmë vërejtje se puna e tyre përjeton

dëme, sepse avokati të dyshuarit i jep këshilla për atë se çka duhet të flas, dhe çka nuk

duhet. Gjithsesi nga avokati nuk duhet të pritet që të kontribuojë në konstatimin e fakteve

që shkojnë në disfavor të klientit të vet, mirëpo ai nuk guxon as që të pengojë në

vërtetimin e tyre.

Në fund mundmi që të konstatojmë për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së

mbrojtësit në procedurë parapenale. Në këtë mënyrë ai ndihmon në vërtetimin e fakteve

që mund t’i përdorë i dyshuari, por në të njëjtën kohë parandalon vërtetimin e fakteve të

pasakta. Veç kësaj, ai i ofron mbrojtje të dyshuarit nga veprimet eventuale kundërligjore

që mund të aplikohen ndaj tij nga ana e organeve të punëve të brendshme.

Page 88: Emin HUSEINI

88

5. RËNDËSIA E DEKLARATËS E TË DYSHUARIT

Kur arrihet baza e dyshimit se është kryer vepër penale, e cila ndiqet në bazë të

detyrës zyrtare, organet e punëve të brendshme kanë obligim zyrtar, i cili obligim buron

nga neni 276 që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e domosdoshme për

zbardhjen e saj209. Këto veprimtari të policisë cilësohen si përpunim apo trajtim

kriminalistik210. Pjesë përbërëse e saj është edhe mbledhja e informacioneve për veprën

penale211. Domethënë, veprimet fillestare kriminalistike për njohjen e veprës penale dhe

kryesit të saj mundet të jenë, dhe shpeshherë janë shumë përcaktuese. Në lidhje me këtë,

njëra nga qëllimet bazë të angazhimit të policisë është që të gjejë persona, të cilët

posedojnë njohuri të drejtpërdrejta ose të tërthorta lidhur me ngjarjen kriminale. Në këtë

kuptim deklarata e të dyshuarit ka rëndësi të veçantë, dhe nga supozimi që ekziston se ai

mund të jetë autor i veprës penale, më mirë se çdokush tjetër di lidhur me ngjarjen

penale dhe rrethanat tjera plotësuese të saj. Nëse nisemi nga logjika e asaj që paraprakisht

u tha, atëherë është e qartë se deklarata e tillë e pasuron procesin, më shumë sesa

deklaratat e personave të tjerë deri te të cilat policia ka arritur në rrugën e grumbullimit

të informacioneve.

Deklarata e të dyshuarit është e një rëndësie të veçantë kur është në pyetje kontrollimi

i versioneve paraprake, si edhe vërtetimi dhe zbardhja e fakteve dhe rrethanave të tjera të

cilat duhet ose të vërtetojnë, ose ta hedhin poshtë dyshimin se ky person është kryerës i

veprës penale. Përveç kësaj, deklarata e të dyshuarit në masë të konsiderueshme do të

ketë ndikim në përzgjedhjen dhe mënyrën e realizimit të veprimeve tjera operative dhe

hetimore. Deklarimi i të dyshuarit mundet të na japë të dhëna edhe për ndonjë person

tjetër, që pas ngritjes së procedurës penale këto persona të paraqiten në cilësi të caktuar

procedurale dhe të na japin dëshmi personale. Gjithashtu, i dyshuari mundet të na japë

informacione për vendin ku ka mundësi të gjinden sende apo gjurmë që kanë lidhje me

veprën penale, të cilat nëse do të gjinden dhe do të fiksohen në përputhje me rregullat e

teknikës kriminalistike, do të llogariten si dëshmi materiale.

Padyshim se deklarata e të dyshuarit ka rëndësi të madhe në zbulimin, zbardhjen dhe

argumentimin e veprave penale. Por, në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm për

mundësinë se ai deklarim të jetë, në masë të madhe apo të vogël, rrjedhojë e

subjektivizmit, si dhe atë, se i dyshuari këtë deklaratë në përmbajtje më vonë ka mundësi

që ta ndryshojë. Për shkak të këtyre mundësive në asnjë rast nuk duhet të anashkalohet

209 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 210 Shih: Përpunim kriminalistik mundet të definohet si tërësi metodologjike dhe e planifikuar e veprimeve

të policisë në procedurë parapenale në lidhje me një ngjarje kriminale të caktuar dhe kryesit të saj, me

qëllim që informatat fillestare ( baza e dyshimit, indicet ) të veprimeve operative ti ngrejë në shkallë të

besueshmërisë, ku më pas të cilat do të mundësojnë që të sillet një vendim procedural penal i caktuar. E

thënë sipas: Krivokapiç, V., Kriminalistiçka taktika I, Policiska akademija, Beograd, 2000, fq, 240. 211 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010.

Page 89: Emin HUSEINI

89

kërkimi i provave tjera personale dhe materiale, sepse ato neve na ofrojnë mundësinë për

të plotësuar çështjen edhe me provat tjera, verifikimin e deklaratës së të dyshuarit, dhe na

krijojnë besimin për të shkuar drejt qëllimit final të zbardhjes dhe zgjidhjes së lëndëve

penale.

Nga ajo që paraprakisht u theksua, mundet që të thuhet se deklarimi i të dyshuarit

posedon rëndësi operative të madhe. Megjithatë, parashtrohet pyetja se si dhe sa është

rëndësia procedurale? Me fjalë të tjera, deklarimi i personave deri te të cilat ka arritur

policia nga veprimet e tyre joformale në procedurë parapenale nuk kanë vlerë

provuese212. Përmbajtja e atyre deklarimeve nuk do të bëhen pjesë përbërëse e padisë

penale dhe nuk do të integrohet brenda saj, por do të përdoren vetëm se si dokumente

nga shënimet zyrtare dhe pranë padisë penale do t’i dorëzohen prokurorit publik, ku të

cilat do të shërbejnë për procesuim të mëtejshëm të padisë penale. Gjatë vazhdimit të

procedurës, prokurori publik ia dorëzon gjykatësit hetues materialet e grumbulluara nga

policia, bashkë me propozimet e tij, edhe ai material është i rëndësisë së veçantë, si për

marrjen e vendimit për vazhdim të hetimeve, ashtu dhe për orientimin dhe drejtimin e

tyre.

Parimi bazik me të cilin gjykata udhëhiqet është parimi i gjetjes të të vërtetës

materiale, dhe për t’u përbush ky objektiv gjykata përdor të gjitha burimet e

informacionit, kjo do të thotë që informacionet deri te të cilat ka arritur policia duhet t’u

jepet fuqi provuese. Megjithatë, shikuar objektivisht zbatimi pikë për pike i këtij parimi

është i pamundur, kur kemi parasysh përkufizimet e ligjit të procedurës penale lidhur me

respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Neni 216 i Ligjit të P.P të

R.Maqedonisë thotë që dëshmitari nuk është i obliguar që të përgjigjet në pyetjet, me të

cilat do të ekspozojë veten e tij, ose ndonjë të afërm në një turp të rëndë, në dëm material

të konsiderueshëm ose ndjekje penale213. Gjithashtu të drejtën për heshtje e ka të

garantuar edhe i pandehuri ose i dyshuari ( neni 206 )214. Në situata të këtilla, kur jemi të

obliguar të respektojmë edhe disa parime tjera si humanizmi, apo disa liri dhe të drejta

themelore të njeriut, do heqim dorë nga disa burime të vlefshme të gjetjes të të vërtetës

lidhur me një proces penal. Me të drejtë do të pohonim se demokratizimi i gjykatave dhe

policisë do të arrihet duke i respektuar ato parime, të cilat na porosisin se nuk duhet që

të arrimë deri tek e vërteta duke shkelur këto liri dhe të drejta të njeriut, që njëkohësisht

janë edhe fondamenti i sistemit demokratik.

Ekziston mendimi se me dhënien e vlerës provuese materialeve që ka grumbulluar

policia nga veprimet joformale gjatë procedurës parapenale, do të rritej efikasiteti edhe

ekonomizimi i procedurës penale si tërësi. Me fjalë të tjera, në këtë mënyrë hetimet që i

zhvillon gjykata hetuese, do të ishin si përsëritje e veprimeve operative kriminalistike që

ka ndërmarr policia më herët.

Në anën tjetër, nëse materialeve të policisë që janë mbledhur nga veprimet joformale

do t’u jepet vlerë provuese, atëherë në këtë mënyrë këto materiale do të futeshin në

212 Shih: Përjashtim bënë deklarimi i të dyshuarit që është dhënë në prezencën e avokatit, ku këto materiale

posedojnë vlerë provuese. 213 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 214 Shih: Po aty.

Page 90: Emin HUSEINI

90

procedurë penale dhe do të kishin vlerë provuesi njëlloj si provat formale të mbledhura

nga ana e gjykatës, të udhëhequra nga një numër procesesh garantuese. Në këtë mënyrë

aktgjykimi i gjykatës do të mbështetej në dy lloje të provave. Njëri lloj do të llogaritej

plotësisht me vlerë, edhe pse do të jenë të mbledhur pa asnjë garanci procedurale lidhur

me ligjshmërinë dhe rregullshmërinë e veprimeve të policisë që kushtetuta ua garanton

qytetarëve, dhe lloji tjetër i provave që janë grumbulluar nga gjykata duke respektuar

këto garanci ligjore.

Gjithashtu, si argument tjetër që shkon në lidhje me mospranimin e materialeve që

grumbullon policia si materiale provuese, është karakteri joformal i veprimeve, nga të

cilat është arritur deri te këto materiale. Domethënë, dispozitat e ligjit të procedurës

penale që rregullojnë materien e veprimeve parapenale të policisë, e autorizojë këtë organ

që të ndërmarrë veprime dhe masa të caktuara midis të cilave edhe në grumbullimin e

informacioneve. Por, këto veprime nuk janë të parapara në formë dhe përmbajtje, por ato

vetëm se janë të numëruara, ndërsa disa as që janë të përmendura, por janë të përfshira në

formulimin “ masa dhe veprime të tjera ” duke i lënë në këtë mënyrë hapësirë teorisë dhe

praktikës kriminalistike të zbulojë edhe masa tjera taktike dhe teknike. Në njërën anë

ligjvënësi nuk e ka precizuar mënyrën e veprimeve të këtyre punëve të policisë, kurse në

anën tjetër, rezultatet që arrihen nga ndërmarrja e këtyre punëve nuk u jep vlerë provuese.

Parashtrohet pyetja se çka do të ndodhte, nëse materialeve të policisë të grumbulluara

në mënyrë joformale do t’u jepet vlerë provuese, duke i rregulluar në mënyrë precize me

ligj njëlloj, si janë të rregulluara edhe veprimet e gjykatës hetimore? Përgjigjja

përafërsisht është e thjeshtë, në këtë mënyrë nga zyra operative kriminalistike e policisë

kjo zyrë do të shndërrohej në shërbim apo funksion gjyqësor, dhe në këtë mënyrë do të

kemi dy procedura gjyqësore, njëra e policisë dhe tjetra e gjykatës hetuese, ku në këtë rast

do të humbej shërbimi zyrtar kriminalistik, pa të cilin do të vështirësohet në masë të

madhe zbulimi dhe luftimi i kriminalitetit. Veprimet e lira operative kriminalistike

policisë me siguri do t’i japin më shumë mundësi në planin e luftimin dhe zbulimin e

kriminalitetit, sesa nëse këto veprime të jenë të kufizuara në formë procedurale. Në anën

tjetër, fakti se veprimet e policisë nuk duhet të jenë të përkufizuara në formë procedurale

në asnjë mënyrë nuk do të thotë se punonjësit e policisë mundet të veprojë plotësisht të

lirë. Sepse veprimet e tyre detyrimisht duhet të jenë në harmoni me përcaktimet

Kushtetuese, si dhe me aktet juridike të rendit juridik të shtetit, ligjeve dhe akteve tjera

nënligjore që përafërsisht rregullojnë veprimtarinë e policisë.

Me qëllim që gjërat t’i analizojmë në aspekt objektiv, duhet të pranojmë se zgjidhja

që në njërën anë këto veprime të rregullohen me ligj, kurse në anë tjetër nëse jo, atëherë

këtyre rezultateve t’u jepet vlerë provuese, në vetvete do të mbartë rrezik latent për

shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në shoqërinë tonë. Megjithatë, edhe

pse ekziston dyshimi ndaj policisë në veprimet e tyre për gjetjen e të vërtetës, ne duhet ta

kemi parasysh se materialet e policisë i nënshtrohen kontrollit të trefishtë: nga ana e

prokurorit publik para parashtrimit të kërkesës për zbatim të hetimeve, nga ana e gjykatës

hetuese gjatë fazës së hetimeve, si dhe nga gjykata gjatë rrjedhës së gjykimit.

Kur është në pyetje vlera provuese e deklaratës, e marrë nga ana e punonjësve të

policisë duhet të mbahet rregullimi ligjor i deritanishëm që ka të bëjë me marrjen në

pyetje të dyshuarin ( deklarimi i të dyshuarit do të ketë vlerë provuese vetëm në rastet e

parashikuara me nenin 206, 207, të Ligjit të Procedurës Penale të R.Maqedonisë, dhe në

Page 91: Emin HUSEINI

91

rastet kur nuk do të respektohen këto përcaktime ligjore, p.sh. marrja në pyetje pa

prezencën e mbrojtësit dhe kur kjo e drejtë i është mohuar, deklarata e këtillë nuk do të

ketë vlerë provuese)215. Kurse kur është fjala për deklaratën e dëshmitarëve neni 212 i

ligjit të P.P të R. M, thotë se edhe kjo deklaratë do të ketë vlerë provuese përveç në rastet

kur nuk do të respektohet neni 213, i cili përcaktojë se cilat persona nuk ka mundësi të

thirren në cilësi të dëshmitarëve, dhe kur si dëshmitarë do të merret i mituri i cili nuk e

kupton vlerën e dëshmisë216.

Përveç respektimit të ligjit lidhur me dëshminë e dëshmitarëve, duhet të kihet

parasysh edhe koha sa më e përshtatshme dhe e shpejtë, sepse sa më shumë kohë që kalon

nga ngjarja penale, aq më shumë rritet rreziku që të ndikohet te dëshmitarët ose të

harrojnë detaje nga kjo ngjarje. Praktika e deritanishme na tregon se nga kryerja e veprës

penale e deri te marrja e deklaratave nga dëshmitarët, mundet të ketë kaluar kohë nga 4

muaj e më shumë. Dhe mundësia për devijim, harresë apo ikje nga dëshmia do të

minimizohej, nëse deklarimi do të bëhej menjëherë pas fillimit të procedurës penale.

Në fund mund të që të përfundojmë se dispozitat e LPP që kanë të bëjnë me vlerën

procedurale të mbledhjes se materialeve informuese të policisë, dhe bashkë me këto edhe

deklarata e të dyshuarit, rregullojnë në masë të konsiderueshme dhe i përshtaten

karakterit të këtyre veprimtarive, qofshin të procedurës parapenale apo të asaj penale217.

Ndryshimet eventuale të kësaj materi do të kërkonin ndryshim në gjithë sistemin

normativ momantal që rregullon çështjet e kësaj fushe. Por kur kemi parasysh orientimin

evropian të shtetit, një gjë e këtillë paraqitet si domosdoshmëri me qëllim të

harmonizimit të legjislacionit tonë me atë të shteteve evropiane. Prandaj, ligji i

procedurës penale të R. M. Është në fazën e disa ndryshimeve, kryesisht ndryshimet kanë

të bëjnë me çështjet e hetuesisë ku nga shumë kompetenca që ka deri më tani gjykatësi

hetues do të kalojnë te prokurori.

215 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 216 Shih: Po aty. 217 Shih: Po aty.

Page 92: Emin HUSEINI

92

KREU III

ASPEKTI KRIMINALISTIK I MARRJES NË PYETJE TË TË DYSHUARIT

NGA ANA E POLICISË

1. Faza përgatitore dhe planifikimi i marrjes në pyetje

Parakushti bazik për ndërmarrjen e çdo veprimtarie operative kriminalistike është

përgatitja e mirëfilltë e saj. Për punën e dëgjimit të të dyshuarit përgatitja dhe planifikimi

janë të një rëndësie të veçantë. Në rastin kur i dyshuari është prezent në hapësirat zyrtare

të policisë dhe punonjësi operativ do të fillojë ta marrë në pyetje pa plan paraprakisht

mirë të përgatitur, gabimet do të jenë të pashmangshme, do të humbë kontrollin mbi

situatën dhe me këtë do të krijojë përshtypjen te i dyshuari se nuk di dhe nuk është

mjaftueshëm i përgatitur. Në këtë mënyrë do ta inkurajojë dyshuarin, që gjendjen ta

paraqesë ashtu si do t’i konvenonte atij. Si rezultat i kësaj punonjësi operativ do të fitonte

pak ose aspak informata dhe të dhëna, dhe në këtë mënyrë do t’i ikte nga dora një burim

me vlerë, ndoshta edhe i vetmi për ta zbardhur veprën penale.

Rëndësia e përgatitjes dhe planifikimit të marrjes në pyetje të të dyshuarit, nuk është

gjithmonë dhe nga të gjithë punonjësit operativ e kuptuar dhe e marrë në mënyrë të

drejtë dhe serioze. Shpesh ndodh që punonjësi operativ pa përvojë të mjaftueshme ta

nënvlerësojë peshën e saj, duke menduar se kjo punë është humbje kohe, dhe thjesht

shpesh herë e kapërcejnë këtë fazë. Në anën tjetër, ekzistojnë situata emergjente ku duhet

dëgjimi të realizohet sa më shpejt, duke mos e zvarritur nga arsyeja e planifikimit dhe,

pavarësisht nga rëndësia e saj, ajo lihet. Në këtë rast punonjësit operativ nuk i ngelet

tjetër vetëm të bëjë improvizime. Dhe, kjo sa do të jetë e suksesshme, do të varet

gjithmonë nga përvoja e tij, orientimi e shkathtësia dhe nga koncentrimi i momentit.

Improvizimi në disa raste na imponohet si mundësi e vetme e zgjidhjes në situata

emergjente, ku arsyet e shpejtësisë na pamundësojnë të përgatitemi dhe të hartojmë plan

për dëgjimin. Atë që punonjësi operativ mundet ta bëjë në atë situatë është që ta lusë

kolegun e vet që të bisedojë me të dyshuarin tema jo të obligueshme, kurse ky gjatë kësaj

kohe të njihet me shkresat që i ka në dispozicion, me faktet dhe rrethanat që duhet të

sqarohen dhe të ketë një orientim për kornizën e dëgjimit lidhur me veprën përkatëse.

Ndonëse praktika në më shumë raste e ka vërtetuar rregullin se “ dy minuta përgatitje

do ta ruajë dhe do ta kursejë marrjen në pyetje”.

Para se të fillojë dëgjimi i të dyshuarit, paraprakisht duhet të ndërmerren këto masa

vijuese:

të zgjidhet vendi dhe koha e marrjes në pyetje;

duhet të vendoset cili punonjës operativ do ta udhëheq marrjen në pyetje;

duhet të njihen me faktet dhe rrethanat që kanë lidhje me veprën penale;

njohja me personalitetin e të dyshuarit;

Page 93: Emin HUSEINI

93

përgatitja e pyetjeve dhe përcaktimi i strategjisë për parashtrimin e tyre;

analizohet strategjia dhe taktika e dëgjimit ( përparësitë dhe mangësitë ) dhe

përcaktimi i atyre për të cilat vlerësohet se do të japin rezultate me të mira për

rastin konkret218.

2. Zgjedhja e vendit ku do të realizohet marrja në pyetje

Një nga parakushtet esenciale që në masë të madhe do të ndikojë në rrjedhën e

marrjes në pyetje të të dyshuarit, është zgjedhja e drejtë e vendit ku kjo punë do të

realizohet. Duhet të theksojmë se ligji i procedurës penale nuk e përmban asnjë përcaktim

lidhur me vendin se ku duhet të bëhet mbledhja e informacioneve, dhe veç kësaj as për

vendin se ku duhet të dëgjohet i dyshuari. Kjo zgjedhje është e arsyeshme dhe e drejtë

nga arsyeja se ligjvënësi ka lënë hapësirë për përvojën që të ofrojë zgjidhje sa më të

përshtatshme, e cila në varshmëri nga situatat konkrete, këto zgjidhje mundet të jenë të

ndryshme. Në ndonjë situatë me e përshtatshme mund të jetë në kafene, në ndonjë rast

banesa e personit i cili dëgjohet etj. Megjithatë, kur flasim për punën e dëgjimit e të

dyshuarit, e cila është objekt i këtij punimi, duhet thënë se i dyshuari parimisht duhet të

dëgjohet në hapësirat zyrtare, të sepse me të drejtë në të do mundemi që të sigurojmë

kushte të caktuara taktiko-teknike dhe të sigurisë, të cilat janë të një rëndësie të veçantë

për realizimin efikas të tij. Kështu për shembull, nëse i dyshuari do të dëgjohet në

banesën e tij në prezencë të familjarëve, do t’ia forcojnë sigurinë psikologjike dhe për

këtë edhe energjinë e tij për rezistencë më të madhe. Gjithashtu, aty është e vështirë për të

siguruar kushte për qetësi, bisedë pa pengesa ( pushim, ndërhyrje nga ana, zilja e telefonit

etj. ). Përveç kësaj, ambienti familjar mundet t’ia lehtësojë arratisjen, sulmin eventual

ndaj punonjësit të policisë dhe gjëra të ngjashme si këto. Situatë të ngjashme do të kemi

edhe në rastet kur fjala është për vende private. Në përputhje me këtë, mundet që të

konstatohet se fshehtësia, mundësia e këqyrjes së shkresave të ndryshme, evidencave,

përdorimi i mjeteve për lidhje, mundësia e incizimit teknik të bisedës, sigurimi i

pamundësisë për arratisje i të dyshuarit, sulmet e mundshme ndaj punonjësve të policisë,

kushte më të përshtatshme për koncentrim me bashkëbiseduesin janë përparësi për

dëgjimin e të dyshuarit që ofrohen nga hapësirat zyrtare.

Megjithatë, nuk është çdo hapësirë zyrtare e përshtatshme që në të të realizohet

marrja në pyetje. Ajo hapësirë zyrtare duhet t’i plotësojë disa parakushte dhe të dallojë

nga hapësirat tjera zyrtare. Parashtrohet pyetje se cilat kushte duhet që të plotësohen që

një vend i caktuar të jetë në funksion të realizimit efikas të dëgjimit të të dyshuarit? Pjesa

e punimit që pason do të tentojë që t’i japë përgjigje kësaj pyetje.

218 Roso, Z., Informativni pazgovor I intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 59.

Page 94: Emin HUSEINI

94

Duke u nisur nga rëndësia e marrjes në pyetje të të dyshuarit që ka në zbulimin,

zbardhjen dhe argumentimin me prova të veprës penale, në kuadër të njësisë organizative

përgjegjëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duhet të ekzistojë hapësirë e veçantë

ku do të dëgjohet i dyshuari. Kjo hapësirë duhet domosdo që t’i plotësojë disa kushte të

caktuara taktike-teknike dhe të sigurisë, të gjitha këto duhet të jenë në funksion të

realizimit efikas te dëgjimit.

Hapësira, para se gjithash, duhet të mundësojë bisedim diskret. Nuk duhet të jetë

hapësirë e kalueshme, në të cilën në çdo moment mund të hyjë e të dalë dikush.

Gjithashtu, nuk duhet të jetë zyrë e përbashkët kur njëri nga punonjësit operativ do të

dëgjojë të dyshuarin, ndërsa tjetri të flasë në telefon, kurse i treti të dëgjojë ndonjë të

dyshuar tjetër etj. Ajo hapësirë duhet të jetë e destinuar vetëm për dëgjim dhe duhet të

jetë e lirë në çdo kohë, thënë më saktë e përshtatshme 24 orë vetëm për dëgjim. Dera e

hapësirës duhet të jetë e izoluar mirë, ashtu që të mos depërtojë asnjë zë nga jashtë.

Hapësira nuk duhet të ketë as dritare nga arsyeja se mungesa e tyre pamundëson

tejkalimin e cilitdo lloj ndikimi nga jashtë, nga të cilët gjithashtu do të shihen objekte

dhe sende të ndryshme që janë jashtë, gjëra që do të tërheqin koncentrimin e të dyshuarit

gjatë dëgjimit. Por, në rast se kjo hapësirë ka dritare, atëherë për arsye të sigurisë ato

duhet të kenë grila dhe të jenë nga brenda të mbuluara me perde. Por në rastet kur

hapësira nuk ka dritare, atëherë nënkuptohet se duhet të ketë sistem të përshtatshëm për

ventilim.

Gjithashtu, hapësira nuk duhet të jetë shumë e ngushtë ashtu që të ketë ndikim

klaustrofobik, dhe duhet të jetë mirë e rregulluar që të duket sa më këndshme, që mos të

ketë ndikim te i dyshuari, i cili nga vetë fakti se ndodhet në hapësirat e policisë dhe ku në

çdo moment duhet të ballafaqohet me veprën , e cila i ngarkohet në vetvete te i dyshuari

krijon gjendje jo të këndshme. Në anën tjetër, kur kjo hapësirë do të jetë mirë e rregulluar

dhe e përshtatshme, do të synojë që të zvogëlojë tërheqjen e të dyshuarit dhe do të

shmangë rezistencën që ekziston te i dyshuari, e cila në masë të madhe mundet ta rëndojë

procesin e komunikimit.

Në muret e hapësirës nuk duhet të ketë fotografi, kalendar dhe gjëra me përmbajtje të

ngjashme. Nëse ato janë aty, atëherë nuk duhet të jenë në atë anë ka është i kthyer i

dyshuari, derisa merret në pyetje. Gjatë marrjes në pyetje, punonjësi operativ dhe i

dyshuari duhet të jenë të ulur, por në faza kritike të bisedës punonjësi operativ duhet të

ngrihet në këmbë. Kjo arsyetohet me nevojën e arritjes së përparësisë psikologjike nga

qëndrimi më lartë gjatë bisedës219.

Midis punonjësit operativ dhe të dyshuarit nuk duhet të ketë pengesa fizike për këto

arsye:

që punonjësi operativ gjatë procesit të marrjes në pyetje të mundet ta vëzhgojë

në tërësi të dyshuarin, sepse është e rëndësishme për të parë fotografinë

simptomatike të tij,

që punonjësi operativ të ketë mundësi pa pengesë ta zvogëlojë distancën midis

tij dhe të dyshuarit gjatë procesit të dëgjimit220.

219 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor I intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 59. 220 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor I intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 59-61.

Page 95: Emin HUSEINI

95

Në karrige, përveç materialeve që janë në funksion të dëgjimit nuk duhet të ketë asgjë

tjetër. Punonjësi operativ përpara vetes duhet t’i ketë të gjitha gjërat e nevojshme për

realizimin e procesit të dëgjimit, kështu që gjatë dëgjimit të mos vijë në situatë që t’i

duhet diçka dhe të jetë i detyruar ta lëshojë hapësirën për të marrë ndonjë send, për

shembull ndonjë formular, dokumente të nevojshme, fotografi, prova etj. Shkresat e

punonjësit operativ nuk duhet të jenë shumë afër të dyshuarit, që a të mos ketë mundësi,

që të shohë se çka shkruan në të dhe për çka shërbejnë ose të tentojë t’i asgjësojë.

Gjithashtu, afër mundësisë për t’i kapur nuk duhet të qëndrojnë lapsa, stilografë,

kapëse për letra dhe gjëra të ngjashme me këto, të cilat i dyshuari do t’i mbajë në dorë

për t’u zbavitur me to. Përveç që do të luajë me ato sende, në të njëjtën kohë do të

dekoncentrojë punonjësin operativ dhe do të fitojë kohe duke luajtur, për t’u menduar pak

më gjatë për përgjigjet, që do t’i parashtrohen nga punonjësi.

Rekomandohet që vendi i të dyshuarit të jetë ashtu i pozicionuar që shpina e tij të jetë

e kthyer ka dera dhe fytyra e tij ka drita221.

E nevojshme është që hapësira për dëgjim të jetë optimalisht me dritë që do të thotë se

sasia e dritës duhet të jetë e atillë që ta godasë fytyrën e të dyshuarit, por as shumë e

dobët që mos të mundet të shihen mirë vijat e fytyrës së të dyshuarit, nga të cilat

punonjësi operativ do të shikonte lëvizjet fciale të të dyshuarit, e cila është njëra nga

elementet për formimin e fotografisë simptomatike.

Telefoni nuk duhet të ekzistojë në këtë dhomë, sepse thirrja telefonike do të

dekoncentronte dhe do te ndërpritet ndonjëherë lidhjen e vështirë të komunikimit222.

Gjithashtu, e nevojshme është që hapësira me pamjen e vet dhe punonjësit operativ

me paraqitjen dhe sjelljen e tyre sa më pak që është e mundur, që mos t’i krijoj përshtypje

të dyshuarit se gjendet në hapësirat e policisë ose të burgut. Këtë përshtypje do ta

krijonin nga mënyrat e ndryshme, nga fotografitë e ndryshme në mur që kanë përmbajtje

të policisë, dhe deri te policët me uniformat e tyre, do të vendosin theksin në seriozitetin

e hetimit dhe në pasojat që nga kjo mund të dalin për të dyshuarin223.

Të dyshuarit nuk duhet t’i lejohet të pijë duhan. Nëse një mundësi e këtillë do t’i

ofrohej, në rastin kur do t’i parashtrohet pyetja, ai nga xhepi i vet do të nxjerrte kutin e

duhanit dhe do të ndizte një cigare. Gjatë kësaj kohe punonjësi operativ nuk mundet të

dijë me siguri se i dyshuari vërtetë ka nevojë për cigare, apo do të fitojë kohë për

përgjigjen që do të jepte224. Që t’u shmangemi dilemave të këtilla dhe të ngjashme me

këto, duhet të tentojmë që të dyshuarit t’i shkurtohen këto mundësi kur është e mundur225.

Në hapësirat për marrje në pyetje duhet të ketë mjete për regjistrim audio – vizuale

gjatë procesit të dëgjimit. Dhoma e dëgjimit duhet të posedojë ngjitur me të edhe një

dhomë të vogël, e cila murin ndarës nga dhoma dëgjimit një pjesë ta ketë me xham

special që nga dhoma e vogël të shihet dhoma e dëgjimit, kurse anasjelltas jo, dhe gjithë

221 Shih: Siminovic, B., Pribavljenje i ocean iskaza pred policijom i na sudu, Pravni Fakultet y Kraguevac,

1997, fq. 81. 222 Shih: Po aty, fq. 81. 223 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq. 36. 224 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq. 36. 225 Shih: Po aty.

Page 96: Emin HUSEINI

96

biseda që bëhet në dhomën e dëgjimit të dëgjohet edhe te dhoma e vogël. Përparësitë për

ekzistimin e kësaj dhome janë të shumëfishta:

gjykatësi hetues do ketë mundësi që të shohë dhe të dëgjojë dhe njëkohësisht

punonjësi operativ marrjen në pyetje ta realizojë në mënyrë diskrete, pa prezencë

të dikujt tjetri në dhomën e dëgjimit;

kolegët tjerë të punonjësit operativ do ta ndjekin marrjen në pyetje dhe kështu do

marrin përvojë në këtë drejtim;

në rastet kur merret në pyetje femër, atëherë në dhomën e vogël do të rrijë një

femër tjetër në cilësinë e dëshmitarit, për të vëzhguar procesin dhe si garantuese

për ngritjen eventuale të padisë të pabazuar, për arsye të sjelljes jo shembullore

nga ana e punonjësit operativ;

kur i dyshuari do të mbetet i vetmuar në dhomën e dëgjimit, ai do ketë mundësi të

vëzhgohet nga dhoma e vogël dhe në këtë mënyrë do të parandalohet çdo tentim

eventual për arratisje apo për vetëvrasje226.

Nga kjo që u prezantua më lartë shihet qartë rëndësia dhomës së vogël, por megjithatë

duhet të potencojmë se në disa raste kjo mundet te ndonjë i dyshuar ta sjellë në situatë që

të mos bashkëpunojë me policinë, nga arsyeja që i dyshuari të ruajë privatësinë dhe

fshehtësinë e deklarimit, sepse ai është në dijeni që bisedën e tyre e përcjellin edhe

persona tjerë. Nëse paraqiten situata të këtilla, kur i dyshuari do të refuzojë të

bashkëpunojë me policinë, atëherë në emër të marrjes së këtyre informacioneve që mund

të jenë edhe përcaktuese, për të zbuluar veprën dhe kryesin e saj, bisedën do ta zhvillojmë

në ndonjë dhomë tjetër të përshtatshme, ose duhet të kemi dhomë, e cila do të jetë nën

vëzhgimin e kamerave, të cilat kamera duhet të jenë mirë të kamufluara që mos të bien në

syrin e të dyshuarit dhe përcjellja e kësaj bisede nga personat tjerë të bëhet nga dhomë

tjetër227.

Është kështu sepse intenca kryesore e realizimit të këtij procesi është arritja deri te të

dhënat që janë të rëndësishme për gjetjen e të vërtetës, kurse gjërat tjera komplementare

shërbejnë për realizimin me sukses të këtij qëllimi. Me fjalë të tjera, të arrish deri te

informacioni relevant për veprën penale është qëllim, kurse dhoma e dëgjimit, aplikimi i

kërkesave taktike të kriminalistikës etj., janë mjete që përdoren për të realizuar këtë

qëllim.

Dëgjimi në katër sy më lehtësisht do të mundësonte vendosjen e kontaktit me të

dyshuarin dhe kështu do të arrinim të merrnim informacione nga ai lidhur me veprën, ose

nëse i dyshuari është kryesi i veprës më lehtë do te pranonte atë, sepse pranimi nuk bëhet

publikisht, pra këtë fakt në raste të shumta praktika e ka vërtetuar228. Ky fakt kuptohet

edhe nga jeta jonë private, kur dikush ka vepruar diçka dhe e mundon ndonjë problem, ai

më lehtë e ka t’i besojë dhe të bisedojë vetëm me një person, sesa këtë fshehtësi ta ndajë

me më shumë persona.

226 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992, fq. 9. 227 Shih: Po aty. 228 Shih: Po aty.

Page 97: Emin HUSEINI

97

Nga pjesa e punimit paraprak, u potencuan kërkesat të cilat domosdo duhet t’i

plotësojë çdo hapësirë për dëgjim. Këto kërkesa janë si standarde ndërkombëtare,

megjithatë, në kuadër të organizimit të njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme të R.

Maqedonisë nuk ekzistojnë hapësira të këtilla, që plotësojnë këtë kërkesa, edhe pse për

rregullimin e tyre duhet investim financiar minimal dhe vullnet i mirë. Të holla shteti

padyshim se posedon. Mirëpo a posedon vullnet të mirë?

3. Zgjedhja e punonjësit operativ i cili do të realizoj marrjen në pyetje

e të dyshuarit

Zgjedhja e punonjësit operativ i cili do të marrë në pyetje të dyshuarin paraqet

elementin përbërës të përgatitjes së këtij procesi, të cilit në praktikë nuk i kushtohet

vëmendje e mjaftueshme. Ekzistojnë situata të palakmueshme, kur punonjësi operativ që

drejton një lëndë konkrete të punëve kriminalistike dhe i cili në raport me ato është më

mirë i njoftuar, nuk duhet të dëgjojë të dyshuarin. Kështu që, është e mundur që midis

punonjësit operativ dhe të dyshuarit të ekzistojë gjendje animoziteti, padurueshmërie,

urrejtje që mund të datojnë nga kohë më të hershme. Për shembull, e mjaftueshme do të

jetë, nëse punonjësi operativ gjatë privimit nga liria të dyshuarin ta thirri me ndonjë emër

fyes, ose t’i drejtojë ndonjë të sharë ose në ndonjë mënyrë të ketë nënçmuar ndjenjat e

tij. Kundër të dyshuarit nuk është e lejuar të përdoret dhuna, kanosja apo mjete tjera të

ngjajshme ( neni 210 )229. Policia e trajton personin e ndaluar me dinjitet dhe nuk e

ndalon personin në qendër të paraburgimit dhe nuk i vë pranga ( neni 72 )230.

Veç këtyre, shpeshherë kemi raste që burimi i kësaj urrejtje të jetë përdorimi i forcës

fizike që është përdorur për arrestimin e tij, e cila sipas mendimit të të dyshuarit ka qenë e

panevojshme ose e paligjshme. Në raste të këtilla nuk mundet të pritet që të vendoset një

marrëdhënie besimi midis punonjësit operativ dhe të dyshuarit, ku në vazhdim do të

shohim se ky besim është faktor vendimtar për të pasur sukses në realizimin e procesit të

dëgjimit. Në raste të këtilla preferohet që këtë proces ta realizojë punonjës operativ tjetër.

Kjo mundet t’i përcillet me pëlqimin e punonjësit operativ, i cili ka realizuar pjesën më të

madhe të punës dhe, si rezultat i këtij angazhimi është arritur deri te i dyshuari. Kjo është

e kuptueshme, sepse puna operative ngandonjëherë mundet të zgjasë shumë dhe të jetë

lodhshme. Ai me këtë përpjekje vetëmohuese ka ardhur deri te i dyshuari dhe e ka sjell

në hapësirat zyrtare të policisë, ku tani dikush tjetër duhet ta marrë në pyetje dhe në fund

229 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 230 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 98: Emin HUSEINI

98

t’i marrë meritat e kësaj pune. Por, nëse brenda njësisë organizative të policisë ekziston

harmoni, kooperim dhe veprimi në grup, ku meritat e punës do të jenë kolegjiale e jo

individuale, problemi për të cilën folën nuk do të ekzistonte.

Në rastet kur e dyshuar do të jetë femër, është e preferuar që marrjen në pyetje ta bëjë

punonjëse operative e gjinisë femërore. Nga hulumtimet e autorëve të ndryshëm thuhet se

përgjigjet të të njëjtit punonjësi operativ në pyetjen e njëjtë që një herë i është parashtruar

të dyshuarit mashkull e një herë asaj femër, është konstatuar dallim i madh në përgjigje,

kryesisht këto dallime janë më të shprehura në pyetjet delikate që kanë të bëjnë me temat

seksuale. Meshkujt meshkujve u japin më shumë përgjigje mashkullore, kurse femrat

femrave më shumë përgjigje femërore231.

Të mundura janë edhe raste të atilla kur do të jetë e përshtatshme që të dyshuarin ta

dëgjojë ai punonjës operativ me të cilin njihet më herët. Në këto raste lidhja e hershme

dhe besimi i krijuar do të kontribuojnë për efikasitetin e realizimit të këtij dëgjimi.

Këto janë vetëm disa nga arsyet, të cilat duhet ta bindin secilin punonjës operativ, që

para se të fillojë dëgjimin ta pyes veten e tij: A jam unë personi i përshtatshëm për ta

dëgjuar të dyshuarin? A është e përshtatshme që në këtë rast të dyshuarin ta dëgjojë

ndonjëri nga kolegët e mi? Nëse punonjësi operativ do të mundte suetën e vetë dhe, nëse

në njësinë organizative ku punon punonjësi operativ ekziston “ klima pozitive “, në

kuptim që askush të mos i marrë mbi vete meritat e punonjësit tjetër operativ, do të

kishim larguar edhe një pengesë nga rruga e realizimit efikas të dëgjimit të të dyshuarit.

231 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, ( Biseda informative dhe intervistimi ) MUP Republike

Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 126.

Page 99: Emin HUSEINI

99

4. Njohja me rrethanat dhe faktet që janë në lidhje me aktivitetin

kriminal të të dyshuarit

Pas fillimit të hetimit, prokurori i shtetit merr në pyetje dhe merr deklaratat nga

dëshmitarët, autorizon marrjen e deklaratave dhe raporteve nga eksperti dhe mbledh

prova tjera të lejuara me ligj ( neni 109, pika 1 )232. Kur është e mundur, prokurori i

shtetit ne pajtim me ligjin merr të gjitha dokumentacionet që janë prova relevante para

marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ( neni 121, pika 1 )233.

Nëse punonjësi operativ, lidhur me parapërgatitjen e dëgjimit, do të njihet mirë me

faktet dhe rrethanat që janë në lidhje me aktivitetin kriminal të të dyshuarit, ai do të

krijonte përshtypje te i dyshuari se di çdo gjë lidhur me veprën, dhe se në përputhje me

këtë, çdo përpjekje e tij që ngjarjen kriminale ta paraqesë ndryshe nga e vërteta, do të jetë

e kotë. Në anën tjetër, nëse i dyshuari krijon përshtypjen se punonjësi operativ nuk është

sa duhet i njoftuar ose nuk është aspak i njoftuar me faktet relevante dhe rrethanat, kjo do

ta inkurajonte të dyshuarin që ngjarjen kriminal ta paraqes sipas versionit të vet. Që kjo

mos të ndodhë, punonjësi operativ para se të fillojë me dëgjimin duhet t’i mësojë të gjitha

materialet që janë në dispozicion dhe që kanë të bëjnë me veprën penale konkrete. Si

burime të informacionit do t’i shërbejnë: padija penale, procesverbali i këqyrjes me foto

dokumentimin, vërejtjet zyrtare, deklaratat e dëshmitarëve, me një fjalë çdo akt që ka të

bëjë me ngjarjen kriminale konkrete. Ky dokumentacion ndonjëherë mundet të jetë

shumë voluminoz dhe, si e tillë do të kërkojë shumë kohë dhe mund për mësimin e tij. Në

këto raste duhet të jemi të durueshëm dhe gjithë atë duhet ta shikojmë dhe ta mësojmë në

detaje dhe duke mos lëshuar asgjë, sepse çdo lëshim më vonë do të ndikonte në rrjedhën e

dëgjimit.

Punonjësi operativ detyrimisht duhet të ketë pasqyrë të plotë për të gjitha indicjet dhe

provat, praktikisht ai duhet ta mësojë gjithë lëndën, që të mundet të udhëheqë bisedën pa

pengesa. Ndoshta edhe një ndërprerje e vogël e bisedës për shkak se punonjësi operativ

nuk është i njoftuar me ndonjë rast mundet të zvogëlojë shanset që të zbulohet kryesi dhe

të zbardhet vepra penale. Shikimi dhe shfletimi i lëndës gjatë dëgjimit do t’ia bënte me

dije të dyshuarit pasigurinë e pyetësit, ia humb koncentrimin, i ofron mundësi të dyshuarit

që të mos flasë të vërtetën234.

Shumë rrallë janë rastet kur një punonjës operativ të merret vetëm me një vepër

penale. Në të shumtën e rasteve, ato kanë më shumë lëndë dhe realisht nuk duhet të pritet

nga ai që të gjitha të dhënat relevante të këtyre lëndëve t’i ketë mësuar përmendësh. Për

shkak të kësaj porositet që punonjësit operativ gjatë njohjes me materialet, të mbajë

shënime për faktet dhe rrethanat që duhet të sqarohen, të shënojë numrat e fletëve ku ka

gjëra të rëndësishme në shkresa, pyetjet që duhet t’i parashtrojë dhe të ngjashme. Nëse në

232 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 233 Shih: Po aty. 234 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, ( Biseda informative dhe intervistimi ) MUP Republike

Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 62.

Page 100: Emin HUSEINI

100

çdo pyetje nga i pyeturi marrim përgjigje pozitive, punonjësi operativ mundet të llogarisë

se segmentin e përgatitjes për dëgjim e ka përmbyllur me sukses.

Gjatë fazës parapërgatitore punonjësi operativ për lëndën e caktuar duhet të mësojë

për këto gjëra: kualifikimin ligjor të veprës penale, datën, vendin dhe kohën e kryerjes,

pasojat që janë krijuar, kushtet atmosferike që kanë mbretëruar gjatë kohës së kryerjes,

pamjen e vendit të ngjarjes, pamjen e rrethinës së vendit të ngjarjes, rrugën nga ku ka

ardhur kryesi dhe që është larguar nga vendi i ngjarjes, mënyrën e ardhjes, sendin dhe

mënyrën e kryerjes se veprës, a ka mundësi që kjo vepër penale të jetë në lidhje me

ndonjë vepër tjetër e regjistruar në evidencat statistikore të kriminalitetit, mundësinë e

përfshirjes së të dyshuarit edhe në ndonjë vepër tjetër penale, motivet e mundshme,

përmbajtjen e deklarimeve të dëshmitarëve okularë, bashkë pjesëmarrësve, viktimës, si

dhe të njoftohet me materiale që shërbejnë si prova235. Nëse këto informacione nuk janë

të mjaftueshme në sasi, ose nga arsyeja e emergjencës i dyshuari shumë shpejt është

marrë në pyetje pas kryerjes së veprës dhe punonjësi operativ nuk ka pasur kohë të

njoftohet me këto të dhëna, porositet që dëgjimi të shtyhet. Gjithmonë duhet të jemi të

vetëdijshëm për faktin se i dyshuar, nëse është vërtet kryes i veprës penale, më së miri di

se si ka rrjedhur ngjarja kriminale konkrete. Në anën tjetër, i dyshuar në fillim të dëgjimit

nuk di për një gjë, e ajo është se çka di punonjësi operativ dhe me çfarë argumentesh dhe

provash disponon. Gjer atëherë kur punonjësi operativ do të krijojë përshtypje te i

dyshuari se mirë është i përgatitur, do të jetë në përparësi. Në atë çast kur i dyshuari do të

kuptojë se punonjësi operativ është jo sa duhet i njoftuar, ai do të merr iniciativën dhe do

të imponojë versionin e vet, të cilin version në mungesë të provave dhe dëshmive, në

fund do ta pranojë edhe punonjësi operativ.

235 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, ( Biseda informative dhe intervistimi ) MUP Republike

Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 62.

Page 101: Emin HUSEINI

101

5. Njohja me personalitetin e të dyshuarit

Që parapërgatitja e marrjes në pyetje të jetë e plotë domosdoshmërisht, duhet që

punonjësi operativ, para fillimit të dëgjimit të njoftohet me personalitetin e të dyshuarit.

Nëse nisemi nga ajo se çdo vepër penale është shprehje e cilësive personale e kryesit të

saj, e kuptojmë rëndësinë se pse duhet të kemi njohuri edhe për personalitetin e të

dyshuarit. Gjithashtu, njohja e personalitetit e të dyshuarit është e detyrueshme edhe nga

arsyet vijuese:

që më lehtë të vendosen lidhja me to;

që të vlerësohet dhe të kuptohet marrëdhënia e tij me pjesëmarrësit tjerë,

që të kuptohen motivet e kryerjes së veprës;

që të bëhet përzgjedhja e drejtë e taktikës së marrjes në pyetje;

që të parashihet dhe të vlerësohet niveli i kooperimit me të dyshuarin gjatë

procesit të dëgjimit236.

Duke u njohur me personalitetin e të dyshuarit punonjësi operativ do të përpiqet të

zbulojë për:

të kaluarën kriminale të të dyshuarit;

temperamentin e tij;

karakterin e të dyshuarit (duke e njohur karakterin e tij do mundemi të

parashikojmë se si do të zhvillohet procesi i dëgjimit, çka nga një karakter i

caktuar mundet të pritet, dhe çka ai asnjëherë nuk do të bënte);

gjendjen fizike dhe psikike momentale ( konkretisht a është i varur nga alkooli

ose droga );

raportin e tij lidhur me hetimet ( ka qëndrim armiqësor ose është bashkëpunues );

a ka ndonjë lidhje afërsie me viktimën ose vendin e ngjarjes;

nivelin e arsimimit, inteligjencës dhe aftësive të tij;

interesimin seksual dhe devijimet në këtë drejtim;

përkatësinë religjioze të tij, etj237.

Deri te këto të dhëna punonjësi operativ mundet të arrijë nga këto burime:

nga rrethi social që e rrethon të dyshuarin ( të afërmit, shkolla, kolegët e punës

...);

veprime të ndryshme kriminalistike, si me nga ato formale ashtu dhe jo formale;

nga evidencat statistikore lidhur me kriminalitetin;

nga shkresat gjyqësore, nëse më herët ndaj tij është zhvilluar proces gjyqësor;

nga deklaratat e policisë, nëse ka të këtilla nga ndonjë lëndë e më hershme,

nga burimet operative ( informatorët...)

236 Shih: Wallder, H., Die Vernehmung des Beschuldigten, Doichland, 2002, fq. 121. 237 Shih: Po aty.

Page 102: Emin HUSEINI

102

dhe të tjera238.

Njohja e personalitetit të të dyshuarit i mundëson punonjësit operativ që të ndihet i

sigurt. Ai nuk do të ketë nevojë që te theksojë autoritetin e vet dhe lehtësisht do t’i

kontrollojë veprimet e veta. Gjithashtu, ai lehtësisht do ta përcjellë dinamikën e

përgjithshme të bisedës, duke nxjerrë konstatime të sigurta, kurse të menduarit personal

nuk do ta ngarkonin koncentrimin e tij239.

Kemi edhe situata të atilla kur punonjësi operativ nuk do të ketë mundësi që të arrijë

deri te këto informacione lidhur me të dyshuarin, nga shkaku se nuk kemi burime të

besueshme të këtyre të dhënave, ose për mbledhjen e tyre nga arsyeja e urgjencës nuk do

të kemi kohë. Në raste të këtilla, nëse nuk do kemi mundësi që në tërësi ta shtyjmë

dëgjimin, duhet të tentojmë që në fillim të bisedës deri të ato të dhëna të arrihet nga ana e

të dyshuarit.

6. Përgatitja e pyetjeve dhe përcaktimi i radhitjes së parashtrimit

të tyre

Pjesë përbërëse e planit paraprak për marrjen në pyetje të dyshuarin është edhe

përgatitja e tyre dhe përcaktimi i radhitjes së parashtrimit të tyre. Të parashtrosh pyetje në

moment të vërtetë është e një rëndësie esenciale për dëgjim të suksesshëm me të

dyshuarin. Për shkak të kësaj, punonjësi operativ duhet para fillimit të dëgjimit, t’u japë

përgjigje pyetjeve vijuese:

Cilën pyetje duhet të parashtrojë?

Si do t’i formulojë ata?

Kur duhen ata t’i parashtrojë?

Përvoja praktike dhe disa hulumtime shkencore kanë treguar se biseda në mënyrë të

lehtë dhe të suksesshme do të udhëhiqet, nëse për pyetjet është menduar më herët, pra

para se të merret i dyshuari në pyetje dhe, nëse disa nga ato janë edhe të formuluara më

herët240.

Marrja në pyetje është proces dinamik dhe nuk jep mundësi që të parashihen të gjitha

pyetjet, por për disa që janë të rëndësishme dhe kritike punonjësi operativ duhet të

mendojë para se të fillojë procesin e dëgjimit. Duhet të ketë parasysh se pyetjet duhet të

jenë koncize dhe të qarta241. Nuk duhet të përdori terme ligjore për emërtimin e veprave,

por vetëm të bëjë përshkrimin e tyre. Nuk duhet ta pyesë të dyshuarin pse e ka kryer

238 Shih: Po aty, fq. 121-125. 239 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 66. 240 Shih: Po aty, fq. 83. 241 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992.

Page 103: Emin HUSEINI

103

veprën, por vetëm pse ka pasur marrëdhënie dhune me viktimën, ose në raste të vjedhjeve

pse ka marrë sende me vlerë të huaja.

Punonjësi operativ duhet të mbajë llogari edhe për rregullshmërinë gjuhësore dhe

gramatikore të përmbajtjes së pyetjeve. Pyetjet duhet të jenë qarta dhe të parashtruara një

nga një dhe jo më shumë pyetje në të njëjtën kohë, sepse kjo do të krijonte huti te i

dyshuari, dhe ai do të përgjigjej vetëm në ato pyetje që më së shumti do t’i përshtaten.

Pyetjet nuk duhet të jenë me formulim negativ, psh: “Nuk dinit ju se ndoshta...?”, ose me

formë marrëveshjeje, psh: “ A do të mundeni që neve të na thoni....?” sepse përgjigjja

gjithmonë do të jetë nga i dyshuari “Jo nuk mundemi“. Pyetjet duhet të formulohen në atë

mënyrë që i pyeturi të mos mundet të konstatojë se pyetësi e di përgjigjen e saj, ose çfarë

përgjigjeje i intereson. Pyetësi gjithmonë duhet të tregojë interes dhe të mbajë llogari për

përgjigjen e të dyshuarit, sepse mosinteresimi te ai do të ndikonte në motivimin e tij për

të deklaruar.

Pasi që punonjësi operativ ka bërë përgatitjen e pyetjeve që duhet t’i parashtrojë të

dyshuarit, ai do të përcaktojë edhe strategjinë për radhitjen e tyre242. Radhitja e pyetjeve

që do të parashtrohen, duhet të jenë ashtu që të drejtojnë mendimin dhe gjendjen psikike

e të dyshuarit në drejtim të fitimit të pranimit.

Autori Branislav Simonoviç në monografinë e tij “ Mbledhja dhe vlerësimi i

deklaratave prej policisë dhe gjykatës “ përcakton strategjinë vijuese:

Radhitje kronologjike – pyetjet parashtrohen ashtu që i pyeturi përgjigjet në

pyetjet sipas asaj radhe si ka rrjedhur edhe ngjarja.

Radhitje logjike – pyetjet parashtrohen në varësi të lidhjes logjike ndërmjet

rrethanave.

Radhitje psikologjike – pyetjet ndahen ashtu që të arrihet ndikim maksimal në

psikikën e të pyeturit për: vendosjen e kontaktit me të, të risimi nivelin emocional

për pendim si dhe të krijomë gjendje psikike te i dyshuari që të mundemi sa më

lehtë të fitojmë pranimin nga ai.

Radhitje e kundërt e pyetjeve në lidhje me ngjarjen – kjo radhitje përdoret për të

kontrolluar besueshmërinë e deklaratës.

Radhitje e shkëputur – pyetjet parashtrohen shpejt, janë të shkëputura dhe të

ndara, logjikisht dhe kronologjikisht të palidhura243.

Në literaturën kriminalistike foletë edhe për të ashtuquajtura “strategjinë e hinkës”,

më të cilën në vend të parë vendosen pyetjet më të përgjithshme, si dhe në mënyrë

sukcesive kalohet te ato specifike.

Gjatë përcaktimit të strategjisë të parashtrimit të pyetjeve duhet të mbahet llogari për

këto gjëra:

në fillim të dëgjimit, nuk duhet të parashtrohen pyetje ndaj të cilave i dyshuari do

të ketë mundësi që të përgjigjet me “po” ose “jo”;

në fillim të marrjes në pyetje, duhet të parashtrohen të ashtuquajtura pyetje

neutrale ( pyetje që nuk kanë lidhje me ngjarjen kriminale për të cilën i dyshuari

merret në pyetje ). Me qëllim që mos ta çojmë të dyshuarin që në fillim deri te

242 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992 243 Shih. Simonovic, B., Pribavlenje i ocean iskaza perd policijom i na sudom, Hrvacka, 2004, fq. 56.

Page 104: Emin HUSEINI

104

marrja e qëndrimit për mbrojtje dhe në këtë mënyrë do të pamundësonim

ndërtimin e besimit dhe me këtë edhe zvogëlimin e kooperimit me të dyshuarin;

Në fillim të marrjes në pyetje duhet të parashtrohen pyetje të lehta, kështu që

ashtu si do të ecte dëgjimi gjithmonë më të rënda dhe më të rënda. Sa më gjatë që

do të prezantojë në procesin e marrjes në pyetje, aq më vështirë do ta ketë i

dyshuari që të ndërpresë bashkëpunimin244.

7. Llojet e pyetjeve

Kemi pyetje të hapura dhe të mbyllura. Pyetje të hapura janë ato nga të cilat për

t’u dhënë përgjigje adekuate, duhet të përdoren më shumë fjali245. Këto japin mundësinë

për përgjigje të zgjeruar, duke përdorur fjalët e veta, spontanitet, shprehje të drejtpërdrejtë

të qëndrimeve të veta, ndjenja, vëzhgim, mendim. Këto e hapin personin që merret në

pyetje dhe mundësojnë rrjedhje me të madhe të informacionit. Këto pyetje parashtrohen

në fillim të dëgjimit.

Pyetjet e mbyllura janë ato pyetje ndaj të cilave mundet të përgjigjet në mënyrë

adekuate me fjali të pakta dhe të shkurtra246. Për dallim nga pyetjet e hapura ku ndaj të

cilave duhet të mendohet, te të mbyllurat është më lehtë për t’u përgjigjur – shpeshherë

është e mjaftueshme të përcaktoheni për njërën nga alternativat. Dobësia e pyetjeve të

mbyllura shihet në atë se nuk i mundëson të dyshuarit të shprehë dhe të sqarojë qëndrimin

dhe mendimin e tij, lidhur me veprën. Gjithashtu, këto në masë të madhe mundet të jenë

edhe sugjestive. Megjithatë, pyetjet e mbyllura nuk mundemi t’i shmangim nga arsyeja

se pyetjet e hapura na ofrojnë gjithmonë rezultate të mjaftueshme. Në raste të caktuara

me pyetje të hapur nuk do marrim përgjigje, dhe mu për këtë këto përgjigje do ti marrim

me pyetje të mbyllura psh: “A është ky fakt si arsye për shkak të të cilit keni bërë këtë

gjë?”). Edhe pse tanimë nuk mundet t’i shmangim pyetjet e mbyllura, atëherë duhet të

përpiqemi që ndikimi sugjestiv i tyre të jetë sa më i vogël.

Ekzistojnë pyetje të lejuara dhe të palejuar.

Pyetje të lejuara janë pyetjet që në mënyrë qartë nuk janë të ndaluara dhe munden të

kontribuojnë në mënyrë të plotë në qartësimin dhe vërtetësinë e deklarimit, me kusht që

pyetjet e atilla mos të ndikojnë në esencën e përgjigjes, gjegjësisht mos të orientojnë

lirinë dhe dëshirën e dhënies së deklarimit. Dhe këto mundet të jenë247:

244 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992. 245 Shih: Po aty. 246 Shih: Po aty. 247 Shih: Gudjonsson, G., The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wily & Sons,

London, 2002, fq. 11.

Page 105: Emin HUSEINI

105

Pyetje plotësuese – janë të drejtuara lidhur me faktet ose rrethanat për të cilat

supozohet se i dyshuari ka dijeni, por ato në deklarimin e tij nuk i ka potencuar.

Pyetje për precizim – kanë të bëjnë me faktet dhe rrethanat, të cilat i dyshuari në

deklarimin e tij i ka potencuar, por nuk janë të sqaruara plotësisht.

Pyetje për kujtesë – kanë për qëllim që të ndihmojnë të dyshuarin që të kujtohet

për faktet dhe rrethanat të cilat i ka harruar. Duhet tu shmangemi pyetjeve

sugjestive si pyetje për kujtesë.

Pyetje kontrolluese – kanë për qëllim që të kontrollojnë vërtetësinë e deklarimit.

Pyetje të ndaluara janë ato pyetje që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të

tërthortë në përgjigjen që duhet të jepet, si dhe pyetjet të cilat në mënyrë mashtruese

ndikojnë në pranimin e veprës. Të këtilla munden të jenë248:

Pyetjet plotësisht disjunktive – ato janë pyetjet që nuk ofrojnë përgjigje tjetër

përveç “po” ose “jo”. Në këtë mënyrë, kufizimi i zgjedhjes së përgjigjes ka

ndikim sugjestiv. Nëse nuk do t’i parashtrohej pyetje e këtillë ndoshta i pyeturi do

të jepte ndonjë përgjigje të tretë. Për shembull pyetje plotësisht disjunktive mund

të jetë: “A ka mbajtur viktima çadër ose jo?”.

Pyetjet pjesërisht disjunktive – kjo pyetje nuk përjashton mundësinë tjetër, e

cila nuk është e përfshirë në pyetje. Dhe sipas asaj se në mënyrë të caktuar

mundet të stimulojë memorien, këto pyetje janë të rrezikshme, sepse orientojnë

përgjigjen në kufi të caktuar, ku nuk duhet të përfshihet gjendja faktike e vërtetë.

Shembull të pyetjeve pjesërisht disjunktive: “A ka mbajtur në dorë pistoletë

pronari i banesës apo pushkë”? – ndoshta ai ka mbajtur pistoletë ndoshta pushkë,

por ndoshta nuk ka pasur asgjë në dorë ose eventualisht ka mbajtur thikë249.

Pyetjet orientuese – këto pyetje e orientojnë të dyshuarin në të se çfarë përgjigje

pritet nga ai. Mundet të jenë të formuluara në formë mohuese ose pohuese.

Shembull për këto pyetje: “A thua se jo, se ai atë atij i ka thënë?” ose “A thua se

jo, se ai atë atij nuk i ka thënë?”250.

Pyetjet kapcioze – janë pyetjet që supozojnë se i pyeturi ka thënë diçka që në

realitet nuk e ka thënë. Për shembull: kur dyshohet se personi mban sendin e

vjedhur dhe në vend që të pyetet “A e posedon sendin e caktuar?”, ai pyetet “Ku e

ke fshehur sendin e caktuar?”251.

Pa marrë parasysh për rrezikshmërinë e pyetjeve të ndaluara që me një fjalë të gjitha

përfshihen në pyetje sugjestive, nuk do të kemi mundësi që plotësisht t’i shmangim nga

praktika. Numër i madh i autorëve pajtohen se ato mundet të jenë të dobishme për t’u

përdorur, por vetëm si nën pyetje të pyetjeve kontrolluese. Kështu që, kur të merret

deklarimi i tij ka mundësi që të parashtrohen pyetjet sugjestive, por vetëm në rastet kur

duam të vërtetojmë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kujtesës së tij.

248 Shih: Gudjonsson, G., The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wily & Sons,

London, 2002, fq. 11. 249 Shih: Po aty. 250 Shih: Po aty, fq. 11-14. 251 Shih: Po aty.

Page 106: Emin HUSEINI

106

8. Kohëzgjatja e marrjes në pyetje e të dyshuarit

Se sa duhet të zgjasë procesi i marrjes në pyetje të të dyshuarit, është pyetje që nuk ka

mundësi t’i jepet një përgjigje e plotë dhe precize. Ndonjëherë praktika na tregon se deri

te informacionet e domosdoshme arrihet pas një periudhe të shkurtër kohore ( deri në një

orë ), por këto raste janë shumë të rralla. Në rastet më të shumta është e nevojshme që

dëgjimi të zgjasë një kohë të caktuar. Megjithatë, nëse procesi i dëgjimit do të zgjasë për

një kohë më të gjatë, ekziston rreziku që të shndërrohet në lodhje të madhe dhe të

shkatërrojë vullnetin e të dyshuarit, gjë që ligjërisht është e ndaluar. Në lidhje me këtë

parashtrohet pyetja: Ku është kufiri maksimal i zgjatjes së dëgjimit?

Punonjësit operativ i duhet kohë që të njihet me të dyshuarin, të vendosë kontakt me

të, të aplikojë taktikat e veta etj. Përveç kësaj, është e nevojshme kohë që punonjësi

operativ në bazë të deklarimit të të dyshuarit dhe manifestimit të fotografisë

simptomatike të sjellë përfundimin për shkallën e sinqeritetit dhe përzierjes në ngjarjen

kriminale, për të cilën i dyshuari dëgjohet. Të kufizohet dëgjimi rreth 30 minuta ose 1 orë

do të rezultojë në mossuksesin e tij në 75% të rasteve252.

Hulumtuesi Leo Richard në bazë të hulumtimit të realizuar thekson se ka rëndësi

statistike midis kohëzgjatjes së marrjes në pyetje dhe tri variableve vijuese:

Rreziku shoqëror nga veprat penale – varësisht se sa është niveli i rrezikshmërisë

shoqërore të veprës, aq kohë i duhet punonjësit operativ që të arrijë deri të

informatat e domosdoshme nga i dyshuari253.

Suksesi i marrjes në pyetje – hulumtimi ka treguar se ekziston gjashtë herë më

shumë mundësia për përfundim të suksesshëm të dëgjimit që zgjatë më shumë se

1 orë, në raport me ato që kanë përfunduar pa sukses.

Gjinia e viktimës – hulumtimi tregon kur viktima nga vepra penale është femër,

ekziston diçka më shumë se dy herë mundësia që të zgjas më shumë dëgjimi, se sa

në raste kur viktima është e gjinisë mashkullore254.

Një i dyshuar që merret në pyetje nga policia dhe që supozohet se ky është kryesi i

veprës penale, asnjëherë nuk do të jetë e lehtë që ai ta pranojë fajësinë e tij, sepse ai është

i vetishëm me pasojat e veprimit. Që i dyshuari ta pranojë veprën që i ngarkohet,

paraprakisht duhet përgatitje e mirë për dëgjim, punonjës operativ me përvojë, por edhe

kohë. Probabilitetit i fitimit të pranimit rritet nga 25% për çdo orë, gjithë deri në 4 orë

252 Shih: Vessel, D., Conducting successful interrogations, FBI low enforcement bulletin, Washington,

Tetor, 1998, fq. 5. 253 Shih: Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se kur kemi të bëjmë me vepra të rënda penale dëgjimi do të

zgjasë më shumë se 1 orë, për dallim nga veprat më të lehta penale, ku për këto duhet tri herë më pakë kohë

se të veprat e rënda ( më pak se 30 min ). 254 Shih: Autore thekson se këto të dhëna duhet të komentohen me rezerva, sepse hulumtimi është realizuar

kohën kur në 89 % të rasteve kryes kanë qenë gjinia mashkullore. Leo, R., Inside the interrogation room,

Journal of criminal low, Chikago, Winter 1996, fq. 279.

Page 107: Emin HUSEINI

107

afat dëgjimi255. Ky përkufizim kohor prej 4 orësh është pjesë e ligjeve të procedurave

penale të shteteve të ndryshme, dhe është zgjedhje e mirë, sepse ulja e kufirit të lartë të

zgjatjes së dëgjimit nën 4 orë nuk do të ishte zgjidhje racionale kur kemi parasysh gjithë

kompleksitetin e procesit të dëgjimit. Mbledhja e informacioneve nga qytetarët ( qofshin

në cilësinë e të dyshuarëve apo dësjmitarëve ) do të zgjasë aq sa është e nevojëshme të

fitohet informacioni i nevojshëm, dhe më gjatë deri në 4 orë ( neni 279, pika 4 )256.

Ndërsa, në anën tjetër, ngritja e këtij kufiri mbi 4 orë do të ishte në kundërshtim me

parimet e psikologjisë, sepse dëgjimi i të dyshuarit më shumë se 4 orë brenda një dite do

të kishte ndikim negativ në vullnetin dhe shëndetin e tij.

Brenda njëzet e katër (24) orëve, personi i arrestuar ka të drejtë në së paku tetë (8) orë

pushim pa ndërprerje dhe gjatë kësaj kohe nuk merret në pyetje e as nuk trazohet nga

policia lidhur me hetimin ( neni 170, pika 4 )257. Gjatë marrjes në pyetje të personit të

arrestuar bëhen pushime të shkurtra në intervale kohore përafërsisht dy (2) orëshe.

Pushimi mund të shtyhet kur ka shkaqe të arsyeshme për të besuar se shtyrja do të

ndihmojë procesin ( neni 171, pika 3 )258.

255 Shih: Vessel, D., Conducting successful interrogations, FBI low enforcement bulletin, Washington,

Tetor, 1998, fq. 4. 256 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010. 257 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 258 Shih: Po aty.

Page 108: Emin HUSEINI

108

KREU IV

KARAKTERISTIKAT TEKNIKO – TAKTIKE TË MARRJES NË PYETJE

1. Metodat e mësimit dhe ushtrimit të shkathtësive për realizim

efikas të veprimeve gjatë marrjes në pyetje

Shkathtësitë e drejtimit të marrjes në pyetje, ashtu siç u tha më lartë, nuk është

“dhunti”, por duhet të mësohet dhe ushtrohet. Për këtë shkak me të drejtë parashtrohet

pyetja: Si është e mundur që dikë ta mësoni, që me efikasitet të marri në pyetje të

dyshuarin? Marrja në pyetje e të dyshuarit është punë shumë komplekse për arsye se

ndeshen interesat midis kriminalisti dhe të dyshuarit. Nëse në të njëjtën kohë do të merret

parasysh edhe rëndësia e madhe që marrja në pyetje e të dyshuarit ka në zbulim e veprave

penale. Si edhe ajo se kjo veprimtari është njëra nga më të shpeshtat punë të organeve të

punëve të brendshme, për mësimin dhe ushtrimin e këtyre shkathtësive, janë përpiluar

planprograme adekuate të shkollave policore ( Akademia policore ). Megjithatë, me

keqardhje mundet të konstatohet se përmbajtjet për edukimin e kuadrove policore që kanë

të bëjnë me pjesën praktike të veprimeve lidhur me marrjen në pyetje e të dyshuarve

pothuajse nuk ekzistojnë. Arsyet e mundshme për këtë gjendja janë:

ekzistimi i mendimit se çdo polic që merret me këtë profesion do të ketë mundësi

me sukses të marrë në pyetje të dyshuarin, dhe

mungesa e kuadrove që do të jenë në gjendje me efikasitet të prezantojnë këtë

materie. Këto kuadro përveç njohurive teorike, duhet të posedojnë edhe përvojë të

mjaftueshme259.

Detyra e shtetit është që të krijojë kushte formale për edukimin e këtyre kuadrove dhe

të rrisë motivacionin tek ato, duke krijuar një buxhet financiar solid për këtë profesion.

Gjithashtu, gabim është që të pritet nga shkolla policore të përgatis polic të pajisur me të

gjitha dijet të domosdoshme për zbatim të specializuar të procesit të marrjes në pyetje.

Kjo gjë do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar nga këto shkolla. Dijet e marra nga

banka shkollore në këtë drejtim duhet të shërbejnë vetëm si bazë mbi të cilën më pas vetë

përvoja do t’i “gdhendë” këto persona si specialist për realizim efikas të procesit të

marrjes në pyetje.

Mësimi i shkathtësive për realizim efikas të veprimeve të marrjes në pyetje do jetë e

mundur në tri mënyra të veçanta:

Me vetëvëzhgim.

Vrojtim i sjelljeve të personave të tjerë.

259 Shih: Yeschke, C.: The art of investigative enterveiewing, Butterworth- Heinemann, USA, 2003, fq.

160.

Page 109: Emin HUSEINI

109

Me metoda të ndryshme për edukim dhe specializim260.

Vetëvëzhgimi – që të mundemi me sukses t’i “lexojmë” njerëzit, fillimisht duhet të

njohim veten tonë261. Çdokush duhet të përpiqet të kuptojë se a është vërtetë ashtu sikurse

vetë mendon se është, apo në sytë e atyre që e rrethojnë, është krejtësisht tjetër.

Vrojtim i sjelljeve të personave të tjerë – kriminalisti duhet të tentojë të njohë sa

më shumë tipa të njerëzve, zakonet e tyre, shprehitë, qëndrimet, paragjykimet,

mentalitetin e tyre dhe përgjithësisht mënyrën e jetesës së njerëzve262. Ekzistojnë mënyra

të ndryshme për t’u arritur kjo, por njëra nga më të lehtat është vëzhgimi i njerëzve ( në

rrugë, në vende publike etj. ). Çdo kontakt, bisedë, lëvizje fytyre mundet të jetë objekt

analize, dhe çdo konkluzion që do arrihet gjatë këtyre rasteve duhet të krahasohet me

përvojën që posedohet në këtë drejtim.

Metodat e ndryshme për edukim dhe specializim – për dallim nga dy mënyrat

paraprake që duhet të jenë metoda të vazhdueshme të “sendërtimit” të kriminalistit,

edukimi parimisht realizohet në shkollat policore, por edhe në seminare dhe trajnime të

ndryshme pas përfundimit të këtij arsimimi.

Shkathtësitë për realizim efikas të detyrave të marrjes në pyetje do të mundet të

mësohen dhe ushtrohen edhe me këto metoda:

3.1.2. Luajtja e rolit – esenca e kësaj metode qëndron në atë që një student do të

luaj rolin e të dyshuarit, tjetri të policit apo kriminalistit, ndërsa të tjerët me

vëmendje do të përcjellin, duke detektuar lëshimet eventuale të “punonjësit

operativ”. Në fund ligjëruesi së bashku me studentët do të analizojë këtë

improvizim263.

Përparësitë e kësaj mënyre të mësimit janë:

simulohet një situatë reale;

vizitorët apo spektatorët janë aktiv;

ndjehen emocionet;

spektatorët kanë mundësi që gjërat t’i shohin nga këndvështrimi i vëzhguesit264.

E meta e kësaj metode të mësimit është mundësia që kjo situatë të shndërrohet në

“teatër”, ku spektatorët ( studentët ) në vend që të koncentrohen te mësimi, do të fitojnë

mundësinë për t’u zbavitur. Për t’u shmangur kjo gjë preferohet që numri i studentëve të

mos jetë më shumë se 15265. Luajtja e rolit do të jepte rezultate më të mira, nëse në rolin e

të dyshuarit do të ishte ndonjë person nga jashtë, më mirë do të ishte ndonjë student i

fakultetit artit dramaturgjik, apo ndonjë aktor i diplomuar.

2. Analizimi i dokumenteve nga praktika – edhe një mënyrë për të mësuar dhe

ushtruar shkathtësitë e punëve të marrjes në pyetje është edhe analizimi i dokumenteve

nga praktika266. Kjo realizohet duke ua dhënë studentëve dokumentacionin të rasteve të

260 Shih: Yeschke, C.: The art of investigative enterveiewing, Butterworth- Heinemann, USA, 2003, fq. 160. 261 Shih: Po aty. 262 Shih: Po aty. fq. 160-161. 263 Shih: Po aty. 264 Shih: Po aty. 265 Shih: Po aty. 266 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 267.

Page 110: Emin HUSEINI

110

caktuara nga praktika ( procesverbalet e marrjes në pyetje, videoincizimet e dëgjimit si

dhe të gjitha aktet tjera formale dhe joformale që lindin në procedurën parapenale dhe

penale ) dhe nga ato do të kërkohet që të analizohen për të kuptuar profilin e të dyshuarit,

motivet që e kanë shtyrë që të kryej vepër penale, teknikat mbrojtëse me të cilat është

shërbyer gjatë procesit të marrjes në pyetje, mënyrën me të cilën pyetësi ka pasur sukses

për të thyer rezistimin e të dyshuarit, motivet e pranimit të veprës nga i dyshuari dhe të

ngjashme. Këto njohuri të fituara në këtë mënyrë do të shërbejnë si ndihmesë për

orientim gjatë realizimit praktik të këtij procesi.

3. Puna mentoriale me studentët e shkollës policore267 – esenca e kësaj mënyre të

mësimit dhe ushtrimit të shkathtësive, për të realizuar në mënyrë efikase marrjen në

pyetje, është kur pjesëtarët e kësaj shkolle kur të realizojnë praktikën pranë njësisë

organizative të policisë, duhet të udhëhiqen nga punonjësit e policisë që kanë përvojë në

këtë drejtim, për t’ua mësuar “sekretet” e kësaj shkathtësie.

4. Programe kompjuterike – janë programe speciale që janë përpiluar për këtë qëllim,

dhe në të njëjtën kohë ndihmojnë edhe në edukimin e kuadrove të reja. Pra zhvillimi i

teknikës dhe teknologjisë, përveç dobive tjera ndihmon edhe në fushën e

kriminalistikës268.

267 Shih: Yeschke, C.: The art of investigative enterveiewing, Butterworth- Heinemann, USA, 2003, fq. 162. 268 Shih: Einspahr, O.: The interview challenge, FBI Lew Enforcement Bulletin, April 2000, fq. 16.

Page 111: Emin HUSEINI

111

2. Vendosja e marrëdhënieve të besimit me të dyshuarin

Para ngritjes së aktakuzës, i pandehuri merret në pyetje në seancën e marrjes së

deklaratës në procedurë paraprake ( neni 151, pika 1 )269. Marrja në pyetje zbatohet duke

respektuar plotësisht dinjitetin e të pandehurit ( neni 154, pika 3 )270.

Tashmë para shumë kohësh ekziston mendimi ku sipas të cilit punonjësi operativ dhe

i dyshuari janë dy kundërshtarë që janë midis tyre shumë ashpër në kontradiktë. Motivi

bazë për këtë kundërshtim është ndeshja e interesave të tyre. Me fjalë të tjera, nëse

interesi i të dyshuarit ( nëse është edhe kryesi i vërtetë i veprës penale ) është që t’i

shmanget përgjegjësisë penale dhe dënimit, ndërsa interesi i punonjësit operativ është të

zbardhë dhe zbulojë veprën penale, thjesht thënë interesi i të dyshuarit është ta fsheh,

kurse i punonjësit operativ ta zbulojë kryerësin e veprës penale.

Punonjësi operativ duhet të kuptojë se tendenca për fshehjen e të vërtetës vjen si pasoj

logjike e pozitës në të cilën ndodhet i dyshuari. Megjithatë, punonjësit operativ në të

shumtën e rasteve këtë nuk e kuptojnë dhe sillen në mënyrë të papërshtatshme. Mënyrat

e kësaj sjellje janë të ndryshme, nga ndërhyrjet e pa përshtatshme në komentet e të

dyshuarit, deri në përdorimin dhunës dhe detyrimit për të pranuar veprën, gjë që është e

ndaluar ligjërisht. Në këtë mënyrë, konfliktet e interesave të këtyre dy palëve do të

thellohen edhe më shumë, antagonizmat dhe urrejtja e ndërsjellët gjithashtu, e cila për

pasojë do të ketë që deri të e vërteta do të arrihet gjithnjë e më vështirë.

Duhet të potencojmë se marrëdhëniet armiqësore midis të dyshuarit dhe punonjësit

operativ kanë si pasojë pamundësinë që të arrihet deri te informatat e nevojshme lidhur

me veprën penale. Qasjet e këtilla, në rastet e shumta do të kenë si pasojë tërheqjen e të

dyshuarit dhe, në këtë rast ai do të jetë më pak bashkëpunues. Dhe mu për këtë, punonjësi

operativ duhet të ndryshojë bindjen se me të dyshuarin janë palë kundërshtare, dhe për të

arritur deri te e vërteta duhet të niset nga rruga e vetme që është rruga e vendosjes së

marrëdhënieve të besimit me atë. Thjeshtë thënë, punonjësi operativ duhet të tentojë që të

sillet dhe të shndërrohet si shoku më i mirë i të dyshuarit. Në të vërtetë, ai do të përpiqet

të krijojë këtë miqësi me të dyshuarin derisa ai nuk e fiton informacionin e dëshiruar.

Besimi është ndjenja e ngrohtësisë që ekziston midis njerëzve, ai është një lloj

marrëdhënie interpersonale që karakterizohet me frymën e bashkëpunimit, besimit dhe

harmonisë271. Ai është një lloj rryme që rrjedh midis pjesëmarrësve në bisedë272. Kur

flasim për vendosjen e raportit të besimit mundet të theksohet një fakt me interes,

personat midis të cilave ekziston besim i madh dhe i ndërsjellët marrin pozicion të

ngjashëm të trupit gjatë bisedimit, flasin me intensitet të ngjashëm të zërit, por edhe fjalët

që i përdorin në bisedë janë të ngjashme273. Vendosja e raportit të besimit është e një

269 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 270 Shih: Po aty. 271 Shih: Coleman, D., Abnormal psychology and modern life, 5 edition, USA, 2003, fq.172. 272 Shih: Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA, 2003, fq. 72. 273 Shih: Wicklander, D., Zullavski, D., op. cit., fq. 198.

Page 112: Emin HUSEINI

112

rëndësie të veçantë nga arsyeja se nga shkalla e besimit do të përcaktohet edhe shkalla e

bashkëpunimit me të dyshuarin.

Për vendosjen e këtij raporti është e rëndësishme që kjo të tentohet të arrihet në

minutat e para të dëgjimit. Sjellja korrekte dhe e njerëzishme e punonjësit operativ ndaj të

dyshuarit përgjatë kontaktit të parë do të jetë përcaktuese për procesin e dëgjimit. Që në

fillim të dëgjimit i dyshuari mundet të sillet i shqetësuar. Ky shqetësim është

prezent edhe te të dyshuarit e pafajshëm, sepse te ato është prezent frika nga arsyeje se

nuk di se si do të sillet punonjësi operativ ndaj tyre, a do të jetë objektiv dhe të ngjashme.

Megjithatë, nëse i dyshuari do të vërejë se punonjësi operativ tenton t’i ofrohet për t’i

dhënë ndihmë lidhur me të drejtat e tij, te ai do të fillojë që të vërehet ndjenja e

lehtësimit. Kjo është shenjë se raporti i besimit është vendosur. Në atë çast kur ky raport

do të vendoset, frika dhe shqetësimi nga i dyshuari fillojnë që të largohen dhe dëgjimi

fillon të marrë karakter relaksues. Në anën tjetër, pritja e ftohët ose e ashpër, sjellja

burokratike ndaj të dyshuarit nuk kontribuojnë në vendosjen e raportit të besimit me të.

Nëse dëshiron që të vendosë këtë raport, gjithashtu punonjësi operativ duhet t’u

shmanget pyetjeve, të cilat në vetvete kanë ngarkesë emocionale, si për shembull,

religjioni, politika, morali, përveç nëse këto tema nuk kanë lidhje me veprën penale për të

cilën merret në pyetje274. Debatimi lidhur me këto tema, jo vetëm që nuk i kontribuon

qëllimit të dëgjimit, por në disa raste e pamundëson edhe realizimin e tij, sepse i dyshuari

ka mundësi që të fyhet emocionalisht të tërhiqet në vetvete dhe mos të deklarojë asgjë.

Nëse punonjësi operativ dëshiron të vendosi raporte besimi me të dyshuarin, nuk

duhet të krijojë përshtypje tek ai se qëllimin e ka të arrij deri te pranimi i veprës nga ai,

dhe me çdo kusht të dyshuarin ta vendosë prapa grilave. Ai duhet të japë përshtypje se

është personi që gjurmon vetëm pas të vërtetës. Në vend që t’i drejtohet të dyshuarit

“pranoje krimin që e ke bërë”, më shumë është e përshtatshme që t’i thotë “thuaje të

vërtetën”, ose në vend të fjalës “ju më gënjeni”, më e përshtatshme është fjala “ju nuk

ma keni deklaruar mua plotësisht të vërtetën”275.

Punonjësi operativ nuk guxon që ta provokojë të dyshuarin me sjellje jo korrekte dhe

provokuese. Nëse kjo do të ndodhë dhe punonjësi operativ ndaj kësaj do të sillet me

kërcënim, fyerje ose duke shprehur autoritetin që posedon, po nevojë do të krijonte

tensione dhe që do te vështirësonte vendosjen e besimit, dhe me këtë edhe rrjedhën e

suksesshme të procesit të dëgjimit. Gjithashtu, efekte të njëjtë do të ketë edhe përdorimi

i cinizmit, sarkazmës, përqeshjes dhe të ngjashme. Marrja në pyetje zbatohet duke

respektuar plotësisht dinjitetin e të pandehurit ( neni 154, pika 3 )276.

Nëse fjala është për person të dyshuar për vepër të rëndë penale të kryer në mënyrë

brutale dhe jo humane, punonjësi operativ duhet të mbetet i përmbajtur dhe çka është më

e rëndësishme i qetë dhe pa emocione. Sjellja e tij nuk duhet të përmbajë asnjë shenjë

hakmarrjeje. Ndaj të dyshuarit ai duhet të sillet me dashamirësi, humanizëm dhe me

dinjitet.

274 Shih: Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA, 2003, fq. 72. 275 Shih: Po aty. 276 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, PrishtinëKodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 113: Emin HUSEINI

113

Në disa raste punonjësi operativ duke tentuar që të afrohet me të dyshuarin përdorin

zhargonin e rrugës. Kjo strategji shumë rrallë ka dhënë rezultate. Në raste të shumta

përdorimi i gjuhës së rrugës si pasojë do të kishte humbjen e kredibilitetit të punonjësit

operativ në sytë e të dyshuarit277.

Për vendosjen e besimit midis punonjësit operativ dhe të dyshuarit rol të rëndësishëm

luan edhe empatia ( vendosja në pozitën e tjetrit ). Empatia është aftësia e njeriut që të

depërtojë në psikologjinë e tjetrit278. Nëpërmjet rrugës së empatisë punonjësi operativ do

të tentojë që të përgjigjet në pyetjet: “çka i dyshuarin në atë moment ndien?”, “çka do

të kisha vepruar nëse vetë do të ishte në vendin e tij?”. Të futesh “nën lëkurën” e dikujt

do të përpiqesh të kuptosh mentalitetin e tij, do të kuptosh se çka ai në këtë moment

ndien, cili veprim do të prishte gjendjen dhe stabilitetin e tij emocional, këto përpjekje

gjatë bisedave informative gjithmonë kanë dhënë rezultate279.

Me qëllim të vendosjes së raportit të besimit me të dyshuarin, punonjësi operativ

duhet të shërbehet edhe me proceset psikike si racionalizimi, projektimi dhe

minimizimi280. Në këtë mënyrë, ai do të krijonte përshtypje te i dyshuari se ai është i

vetmi që e kupton gjendjen e tij, dhe kjo gjë do të kishte si rezultat bashkëpunim më të

madh me të dyshuarin. Në harmoni me këtë, punonjësi operativ nuk duhet t’i përdorë

termet “vrasje”, “vjedhje”, “dhunim”, të cilat e nënvizojnë seriozitetin e krimit. Në

aspekt psikologjik, më e preferuar është që të përdoren terminologji më të buta gjatë

procesit të dëgjimit. Gjatë gjithë kohës së dëgjimit punonjësi operativ duhet me kujdes

dhe vëmendje ta dëgjojë të dyshuarin.

Në fund mundemi që të konstatojmë që sa më shumë punonjësi operativ të vendosë

raporte besimi me të dyshuarin, po aq ai do të jetë bashkëpunues me të, dhe kjo do të jetë

sinjal se dëgjimi do të përfundojë me sukses.

277 Shih: Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press,

fq. 40. 278 Shih: Vodinelic, B., Primena kriminalisticke terije refleksivni igra u perdkrivicnom I krivicnom

postupku, Bezbednost, 93/1, fq. 81. 279 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 124. 280 Shih: Vessel, D., Conducting successful interrogations, FBI low enforcement bulletin, Washington,

Tetor, 1998, fq. 23-30.

Page 114: Emin HUSEINI

114

3. Marrja në pyetje me kujdes dhe vëmendje

Zyrtari policor mund ta thërrasë personin për të dhënë informacione nëse ka arsye të

bazuarse personi i caktuar ka informacione të rëndësishme për arritjen e objektivave

legjitimë të policisë ( neni 17, pika 1 )281. Zyrtari policor ka për detyrë ta ruaj

besueshmërinë e të gjitha të dhënave personale dhe të dhënave të krimit të cilat ai apo ajo

i ka marrë gjatë kryerjes së detyrave policore, përveç në ato raste kur lirimi i të dhënave

autorizohet me ligj dhe është e nevojshme për të arritur objektivin legjitim të policisë

( neni 31, pika 6 )282.

Në fillim të marrjes në pyetje në procedurë paraprake, seancës për deklaratë në

procedurë paraprake ose mundësisë hetuese të veçantë, prokurori i shtetit i lexon

dëshmitarit këtë paralajmërimin: “Ky është një hetim penal. Ju jeni i detyruar të

dëshmoni. Ju jeni i detyruar të tregoni të vërtetën. Nëse ju nuk tregoni të vërtetën, mund

të ndiqeni sipas nenit 390 ose 391 të Kodit Penal. Nëse besoni se ju mund të fajësoni

veten si rezultat i përgjigjeve në pyetje, ju mund të refuzoni të përgjigjeni. Nëse besoni se

keni nevojë për ndihmën e avokatit si rezultat i përgjigjes në një pyetje, ju mund të

angazhoni dhe të këshilloheni me një avokat. Ky hetim penal kërkon të gjejë të vërtetën

dhe kujtesën sa më të saktë të fakteve që ju mund të ofroni. Nëse ju nuk e kuptoni pyetjen

që u është bërë, ju duhet të kërkoni që pyetja të ju bëhet ndryshe. Nëse besoni se ka një

dokument ose prova të tjera që mund t’iu ndihmojnë për tu përgjigjur në pyetje sa më

saktë apo t’iu kujtohen faktet më qartë, ju jeni të detyruar të na tregoni. Nëse keni nevojë

për ndihmë, përkthim, apo pushim të shkurtër dhe të arsyeshëm nga kjo seancë, ju duhet

të kërkoni atë. A i kuptoni këto të drejta?” ( neni 125, pika 1 )283.

Për realizim të suksesshëm të procesit të marrjes në pyetje duhet të posedojmë

kujdes, vëmendje dhe dëgjim aktiv i fjalimit të të dyshuarit. Dëgjimi pasiv nga ai aktiv

dallon në atë kur ne bëjmë sikur dëgjojmë bashkëbiseduesin, por realisht mendjen e kemi

diku tjetër.

Dëgjimi i vëmendshëm dhe aktiv është e një rëndësie të veçantë për vendosjen e

raportit të besimit midis punonjësit operativ dhe të dyshuarit. Me fjalë të tjera, dëgjimi

me kujdes i të dyshuarit nga ana e punonjësit operativ tek ai krijon përshtypjen se e

respekton si bashkëbisedues të barabartë në procesin e komunikimit. Gjithashtu, në këtë

mënyrë punonjësi operativ do të demonstrojë edhe interesimin e tij për situatën në të cilën

i dyshuari ndodhet. Dhe si rezultat i kësaj, i dyshuari do të sillet në mënyrë

bashkëpunuese, dhe nga kjo mundësia do të jetë më e madhe që të arrihet deri te

informacionet e domosdoshme. Në anën tjetër, nëse ai fiton përshtypje se punonjësi

operativ nuk e dëgjon me kujdes dhe interesim, ai do të ndihet i fyer dhe do t’i bije

281 Shih: Ligji i Policisë se R.Kosovës, Ligji Nr. 04/L-076, 2 mars 2012. 282 Shih: Po aty. 283 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 115: Emin HUSEINI

115

interesi për të folur. Ai do të tërhiqet në vetvete dhe do të refuzojë çdo lloj

bashkëpunimi, dhe kjo do të ketë si pasojë mossuksesin e realizimit të këtij procesi.

Që nga fillimi i marrjes në pyetje, kur punonjësi operativ do të parashtrojë më shumë

pyetje, dhe kur ai do të jetë i interesuar vetëm në pranimin e veprës, i dyshuari do të

krijojë këtë përshtypje. Se para tij qëndron një punonjës operativ i qetë dhe i

qëndrueshëm që gjurmon pas të vërtetës. Në të kundërtën, nëse i dyshuari para vetes do të

ketë një punonjës operativ që nuk respekton rregullat kriminalistike, i pa interesuar sa

duhet për çështjen dhe të ngjashme, atëherë i dyshuari do të çlirohet dhe do të fillojë të

prezantojë versionin e vet për ngjarjen që paraprakisht e ka përgatitur. Nëse punonjësi

operativ do të vazhdojë ta dëgjojë versionin e të dyshuarit, në këtë rast i dyshuari do të

fitojë bindjen se versioni i tij i rremë ndoshta është duke kaluar. Gjatë marrjes në pyetje

i dyshuari duhet të flasë sa më shumë, sepse një fjalë e urtë thotë “nëse do ta kuptosh të

vërtetën, lëre gjuhën le të flasë”, por ky deklarim i të dyshuarit duhet të përcillet me

vëmendje e kujdes, që të detektojë fjalët jo të sakta dhe mashtrimin që i dyshuari do të

mundohet ta prezantojë si të vërtetë.

Dëgjim me kujdes do të thotë të koncentrohesh në atë që verbalisht dhe jo verbalisht

është thënë dhe që nuk është thënë. Frazat që përdoren gjatë marrjes në pyetje si: “shoh”,

“ju lutem”, “vazhdoni”, “aha”, “po”, “interesante”, “mirë”,”hm”, tregojnë se punonjësi

operativ është i interesuar dhe dëshiron të dëgjoj edhe më shumë nga ajo që deklarohet.

Gjithashtu, kur i dyshuari do të mbarojë me deklarimin e tij, punonjësi operativ duhet të

heshtë për disa çaste dhe të krijojë një periudhë të shkurtër qetësie, me të cilën do t’i vejë

në dijeni të dyshuarit se nga ai pret që të tregojë edhe diçka tjetër284. Praktika ka treguar

se pas përfundimit të deklarimit, kur është krijuar kjo gjendje qetësie i dyshuari ka

vazhduar të japë informacione shtesë apo plotësuese të asaj që është thënë.

Punonjësi operativ për t’i treguar të dyshuarit se e përcjellë me kujdes dhe vëmendje,

duhet herë pas here të përsërisë ose parafrazojë atë që tashmë i dyshuari ka thënë285.

Gjithashtu, punonjësi operativ edhe me veprime jo verbal mundet të lë përshtypje të i

dyshuari se e dëgjon me vëmendje286. Për shembull, me përkuljen e trupit përpara,

vërtetim i asaj që thuhet duke lëvizur kokën si dhe shprehje të caktuara të fytyrës, janë

shprehje jo verbale që flasin për vëmendjen e dëgjimit. Gjersa dëgjohet i dyshuari,

punonjësi operativ nuk duhet gjithë kohë të bëjë veprime të caktuara si p.sh. duke prek

flokë, ose duke u marrë me ndonjë puçërr ose gjëra të ngjashme, sepse në këtë mënyrë do

të dekoncentronte të dyshuarin dhe do te vështirësonte procesin e komunikimit.

Dëgjim me vëmendje nuk do të thotë se punonjësi operativ nuk ka të drejtë që ta

ndërpresë të dyshuarin, nëse ai pa nevojë do të zgjerohet në deklarimin e tij, ose do të

flasë për gjëra që nuk janë në interes të çështjes. Në raste të këtilla, ndërprerja e

deklarimit llogaritet si shenjë për përcjelljen me vëmendje. Disa punonjës operativ pa

përvojë shumë shpejt kalojnë nga një pyetje në tjetrën duke mos i lënë hapësirë të

dyshuarit të plotësojë deri në fund çdo përgjigje. Nëse, veç kësaj ai gjatë marrjes në

284 Shih: Vessel, D., Conducting successful interrogations, FBI low enforcement bulletin, Washington,

Tetor, 1998, fq. 23-30. 285 Shih: Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA, 2003,

fq. 72-80. 286 Shih: Po aty.

Page 116: Emin HUSEINI

116

pyetje do të shikojë orën, me të cilën gjë do të demonstrojë se i shpejtohet, do ta humbë

“betejën”, dhe me këtë do t’ia bëjë me dije të dyshuarit se është shumë i lodhur, i pa

interesuar dhe se mezi pret që të përfundojë dëgjimi. Dhe në këtë rast i dyshuari do të

tërhiqet në vetvete dhe do të presë që të kalojë koha.

Mundet të konstatohet se krijimi i përshtypjes së dëgjimit të vëmendshëm nga ana e

punonjësit operativ arrihet me koncentrim konstant nga ana e tij, me durim, përkushtim,

profesionalizëm, duke përdorur fraza të përshtatshme dhe kontrollim të vazhdueshëm të

sjelljeve joverbale. Nuk thuhet pa arsye se “ Dëgjimi i vëmendshëm është art ”287.

4. Kontakti i parë me të dyshuarin

Gjatë marrjes në pyetje për herë të pare, i pandehuri duhet të tregojë emrin dhe

mbiemrin e tij dhe nofkën nëse ka; emrin dhe mbiemrin e prindërve të tij; mbiemrin e

vajzërisë së nënës; vendlindjen dhe vendbanimin e tij; ditën, muajin dhe vitin e lindjes;

numrin e tij personal të identifikimit; kombësinë dhe shtetësinë; profesionin e tij dhe

rrethanat familjare; a di shkrim e lexim; shkollimin e tij; a ka të ardhura personale edhe

pozitën e tij materiale; a është ndonjë procedurë penale kundër tij për ndonjë vepër tjetër

penale në zbatim e sipër; dhe nëse është i mitur, identitetin e përfaqësuesit të tij ligjor. Ai

informohet për detyrimin e tij për të njoftuar për çdo ndryshim adrese ose për çdo qëllim

ndryshimi të vendqëndrimit ( neni 154, pika 1 )288. Punonjësi i Policisë duhet t’i trajtojë

personat në mënyrë të barabartë dhe duhet t’i kryejë detyrat pa diskriminim në bazë të

gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, besimit, etnisë, bindjeve politike, fetare ose filozofike,

orientimit seksual, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësisë prindërore, në

përputhje me nenin 18 të Kushtetutës ( neni 61 )289.

Kontakti i parë midis punonjësit operativ dhe të dyshuarit është i një rëndësie të

veçantë për momentin dhe për rrjedhën e procesit të dëgjimit. Nëse kontakti i parë do të

jetë i mundimshëm, suksesi i dëgjimit mundet të vihet në pikëpyetje. Në atë moment kur i

dyshuari do të hyjë në hapësirat për dëgjim, punonjësi operativ detyrimisht duhet që t’i

ndërpresë të gjitha aktivitetet tjera dhe plotësisht t’i përkushtohet të dyshuarit. Ai duhet ta

përshëndet të dyshuarin, përafërsisht në mënyrë të ngjashme si mjeku që përshëndetë

pacientin e tij, me përzemërsi, por jo në një mënyrë shoqërore të hapur, duke mos iu

287 Shih: Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA, 2003. 288 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 289 Shih: Ligji për Policinë e Shtetit, R.Shqipërisë, Nr. 9749, datë 4. 6. 2007

Page 117: Emin HUSEINI

117

afruar për t’i dhënë dorë290. Por, nëse i dyshuari i’a shtrin dorën, punonjësi operativ

duhet t’ia japë, por në këtë rast kjo duhet të bëhet krejtësisht në mënyrë të thjeshtë291.

Nëse i dyshuari është thirrur për dëgjim me ftesë në formë të shkruar, për të cilën ai

është përgjigjur dhe vullnetarisht ka ardhur, detyrimisht duhet që të falënderohet nga

organet zyrtare për ardhjen e tij. I dyshuari duhet të thirret sipas emrit të tij, dhe kjo do ta

lehtësonte vendosjen e kontaktit me të. Gjithashtu, duhet ta njoftojmë edhe me personat e

tjerë, nëse ata eventualisht do të prezantojnë gjatë dëgjimit.

Që nga momenti i hyrjes i të dyshuarit në hapësirat e dëgjimit, duhet të fillohet me

ndërtimin e besimit të ndërsjellët, sepse nga momenti i parë që i dyshuari do ta shohë

punonjësin operativ, ai do të fillojë që ta vlerësojë atë292. Shumë punonjës operativ për

këtë fakt nuk janë të vetëdijshëm. Mu ky është momenti i duhur kur punonjësi operativ

duhet të tregojë urtësinë e vet, seriozitetin, drejtësinë, humanitetin, mëshirën apo

ndjeshmërinë dhe mbi të gjitha qasjen shoqërore. Ai nuk guxon që të shprehë shumë

autoritet. Në kontaktin e parë punonjësi operativ krijon përshtypjet e para për të

dyshuarin. Ky kontakt atij do t’i tregojë se çfarë personi ka para vetes duke u bazuar në

veshjen e tij, a është i rregulluar, a është i ashpër ( nervoz ), prepotent, agresiv, i pasigurt

ose frikacak, si e ka sjelljen dhe qëndrimin e përgjithshëm. Gjithashtu, a u takon njerëzve

me natyrë të mbyllur ose të hapur? Si e ka disponimin e çastit? A është me të vërtetë i

çliruar ( pa ngarkesa ) apo simulon dhe aktron gjendje të këtillë293? Gjithashtu, do të

tentojë të vërtetojë se a ka para vetes person “kokëfortë”, ose me “zhargon të ashpër”,

person të hidhëruar ose një person që ka dëshirë të gënjejë.

Minutat e para të bisedës midis punonjësit operativ dhe të dyshuarit duhet të jenë në

funksion të vendosjes së raportit të ndërsjellët të besimit, duke e zvogëluar në këtë

mënyrë rezistencën e të dyshuarit. Punonjësi operativ duhet të provokojë gjendje relaksi,

me qëllim që i dyshuari të çlirohet dhe të vendosë bashkëpunimin me të, si dhe gjatë

procesit të komunikimit të krijoj sa më pak situata tendosje dhe acarimi294. Temat për të

cilat duhet të flasë me të në fillim, nuk duhet të kenë lidhje me veprën penale për të cilën

i dyshuari është thirrur për dëgjim. Nëse punonjësi operativ mirë do ta studiojë

personalitetin e të dyshuarit, nuk do ta ketë vështirë që të gjejë tema adekuate që i

përshtaten natyrës së tij, duke filluar nga biografia e tij, për shanset e jetës, jetën familjare

etj. Njerëzit dëshirojnë që të trajtohen si individualitet dhe nga kjo ata gjithmonë

dëshirojnë që të flasin për tema që janë të afërta me aktivitetin dhe interesat e tyre.

Prandaj, është e pëlqyeshme që temat të jenë të atilla që të dyshuarit i japin ndonjë

rëndësi dhe e llogarisin të vlefshëm.

290 Shih: Edhe pse disa punonjës operativ tregojnë refuzim ndaj këtyre veprimeve ( “ pse t’i jepet dorë një

krimineli ” ), autori Zvonimir Roso potencon se një qëndrim i këtillë është i gabuar në aspekt teknik, sepse

nëse i dyshuari e shtrir dorën nuk është sjellje e bontonit që mos t’i japësh. Në këtë mënyrë të dyshuarit i

bëhet me dije së punonjësi operativ nuk është person anonim dhe se vepron në bazë të detyrës zyrtare, i cili

në këtë rol sillet si “ një njeri ndaj një njeriut tjetër “. Veç kësaj nga shtrëngimi i dorës mundet të

konstatohen dy gjëra: se a është i dyshuari i shqetësuar nga djersitja e duarve dhe se a merret me ndonjë

punë fizike të përhershme ose e ka hobi, dhe kjo e dhënë për disa vepra është e rëndësishme. 291 Shih: Inbau, F., Reid, J., op. cit. fq. 23. 292 Shih: Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA, 2003,

fq. 72-80. 293 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 96. 294 Shih: Coleman, D., Abnormal psychology and modern life, 5 edition, USA, 2003, fq.172-180.

Page 118: Emin HUSEINI

118

Në fillim të bisedës punonjësi operativ duhet të parashtrojë pyetje të hapura ( p.sh.

nëse i dyshuari i është përgjigjur thirrjes dhe ka ardhur vullnetarisht në hapësirat e

organeve të punëve të brendshme duhet të pyetet “A e kishit vështirë që të gjenit vend

parkim?”, ose “Sa kohë u duheshe që të arrini deri këtu?” dhe të ngjashme. Gjithashtu,

pyetjet që parashtrohen në fillim të bisedës duhet të jenë të atilla që në fund të

përfundojnë me përgjigje “po”. Pyetjet që parashtrohen në pjesën hyrëse të dëgjimit si

qëllim duhet të kenë:

vendosjen në pah të autoritetit të punonjësit operativ ( të dyshuarit duhet t’i bëhet

me dije se punonjësi operativ është ai që parashtron pyetje, kurse nga ai pritet

dhënia e përgjigjeve ),

t’i mundësojnë punonjësit operativ që të arrijë deri te informacionet të cilat do t’i

ndihmojnë që sa më lehtë të vendosë raportin e besimit me të dyshuarin,

t’i mundësojnë punonjësit operativ që të vërejë që në fillim se sa është sjellja

normale dhe e zakonshme e të dyshuarit. Nëse kjo sjellje nuk është normale si te

të dyshuarit e pafajshëm, kjo do të llogaritet se i dyshuari nuk flet të vërtetën295.

Pas disa minutash bisedë edhe punonjësi operativ edhe i dyshuari do të fitojnë

përshtypjet e para për njëri-tjetrin. Këto përshtypje të para për dikë në psikologji janë të

njohura si “efektet halo”296 dhe ndonjëherë janë të vërteta, ndonjëherë të gabuara, por

gjithmonë janë të mbështetura në informacione shumë të pakta ( psh. Nëse përshtypja e

parë për dikë është e mirë, atëherë të gjitha cilësitë pozitive të tij do të nxirren në

sipërfaqe dhe do të vlerësohen, kurse defektet e tij do të nënvlerësohen ose nuk do të

potencohen, dhe e njëjta situatë është në të kundërtën e të parës, kur përshtypjet e para

janë negative )297. Ajo që duhet më pas të pasojë është fillimi i dëgjimit. Nëse nga biseda

e lirë punonjësi operativ ka arritur të fitojë besimin e të dyshuarit, të largojë nga ai

tendosjen e brendshme duke e aktivizuar të flasë, mundet të konstatohet se fillimi i

bisedës është realizuar në mënyrë të suksesshme. I dyshuari pas kësaj faze parapërgatitore

tanimë është i përgatitur për pjesën serioze të bisedës që do të pasojë, dhe që është pjesa

e bisedës për të cilën ai edhe është thirrur.

Parashtrohet pyetja se në fillim të dëgjimit çfarë qëndrimi duhet të mbajë punonjësi

operativ në raport me të dyshuarin. Të mundura janë tri qasje, të cilat çdonjëra nga ato

posedon përparësitë dhe të metat e veta:

1. Që në fillim do të sillet sikur i dyshuari të jetë fajtor – nëse nga materialet provuese

shihet se dyshimet janë të fuqishme dhe se i dyshuari vërtetë është kryes i veprës penale

përparësia e kësaj qasje shihet në mundësinë e arritjes së efektit të befasisë. Në anën

tjetër, nëse i dyshuari nuk do t’i nënshtrohet efektit të befasisë dhe nuk do të bijë pre e

kësaj befasie. Ai pas kësaj psiqikisht do të ndihet më i fuqishëm dhe, në këtë rast do të

jetë e vështirë thyerja e rezistimit të tij. Nëse i dyshuari nuk është kryes i veprës penale,

si rezultat i kësaj qasje ai ka mundësi që të përjetojë shok, gjë që në masë të madhe do të

295 Shih: Gudjonsson, G., The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wily & Sons,

London, 2002, fq. 11-16. 296 Shih: Një dukuri që ndodh, kur për të formuar një përshtypje të përgjithshme për dikë, ne priremi të

interpretojmë informacionin shtesë në bazë të përshtypjes. Terry. F Pettijohn, Psikologjia, Një hyrje

koncize, (Botimi i dytë), Tiranë, 1996, fq. 605. 297 Shih: Trejbeshanin, Zh., Recnik psihologije, Stubovi culture, Beograd, 2000, fq. 161.

Page 119: Emin HUSEINI

119

vështirësonte vërtetimin e fajësisë, gjegjësisht të pafajësisë. Kështu që, punonjësi operativ

do të binte në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë.

2. Të sillet sikur i dyshuari nuk është fajtor, gjersa nuk do të vërtetohet e kundërta e

kësaj – nëse i dyshuar vërtetë është kryes i veprës penale, kurse punonjësi operativ sillet

ndaj tij sikur nuk është fajtorë, i dyshuari këtë sjellje do ta komentojë në kuptim

të mos pasjes së provave për të vërtetuar fajësinë e tij, kështu që, në këtë mënyrë,

punonjësi operativ do të inkurajonte rezistimin e tij.

3. Të mbajë qëndrim neutral – aplikimi i kësaj metode te i dyshuari do të krijonte

përshtypjen ndaj punonjësit operativ si person që gjurmon pas të vërtetës. Kjo qasje do

të krijonte mundësinë për vendosjen e raportit të besimit me të dyshuarin, e cila është e

një rëndësie të veçantë për sukses të procesit të dëgjimit. Dhe, për shkak të kësaj

porositet që me këtë metodë ta fillojë procesin e dëgjimit, kështu që, eventualisht më

vonë, kur të vlerësojë se kjo është e mundur, të aplikojë të parën, ose të dytën varësisht

nga përparësitë që ato kanë.

5. Marrja e distancës së përshtatshme dhe dinamika e ndryshimit

të saj gjatë marrjes në pyetje

Te të gjithë njerëzit ekzistojnë kufi të padukshëm, të cilat përcaktojnë zona të

ndryshme territoriale, të cilat ekzistojnë për rreth tij. Çdo shkelje e këtyre hapësirave

tërheq reaksione të caktuara – të këndshme apo jo, varësisht nga koha, vendi dhe mënyra

e shkeljes së tyre. Kështu që, pjesa dërrmuese e njerëzve “rezervojnë” rreth gjysmë metër

hapësirë që e rrethon, për biseda intime. Komunikimet e zakonshme dhe të përditshme

realizohen në distancë nga 0,5 deri 1,5 metra298. Duhet ta theksojmë se madhësia e këtyre

zonave ( distancave ) dallon në raport me kulturat e ndryshëm, por edhe midis pjesëtarëve

me statuse shoqërore të ndryshme. Pjesëtarët me status më të lartë shoqëror kanë kërkesa

për më shumë hapësirë personale për dallim nga ato me status më të ulët299. Gjithashtu, të

paramendojmë se ndodhemi në një vend plotësisht të zbrazët dhe ndonjëri që nuk e

njohim na ulet përafërsisht afër vendit ku jemi ne300. Si do të ndiheshim në këtë rast?

E shohim se distanca interpersonale ka rol të rëndësishëm në procesin e komunikimin.

Për të kuptuar realisht rëndësinë e saj, ne duhet të kemi parasysh se për të ekziston

disiplinë shkencore e veçantë, e cila merret me këtë problematikë dhe quhet proksemi301.

298 Shih: Gudjonsson, G., The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wily & Sons,

London, 2002, fq. 11-16. 299 Shih: Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA, 2003,

fq.149. 300 Shih. Gordon, N.,Flessher, W.,Efective interviewing and interrogation techniques, Academic pres, 2002,

fq.31. 301 Shih: Shkencë që studion largësinë ndërpersonale midis njerëzve. Terry. F Pettijohn, Psikologjia, Një

hyrje koncize, (Botimi i dytë), Tiranë, 1996, fq. 625.

Page 120: Emin HUSEINI

120

Duke marrë parasysh se aplikimi i parimeve të proksemisë mundet të jetë si armë e

rëndësishme në praktikën kriminalistike, dhe me këtë temë do të përpiqemi që sadopak t’i

afrohemi kësaj problematike.

Edhe dëgjimi i të dyshuarit është një lloj komunikimi, dhe për realizim efikas të tij e

rëndësishme është edhe distanca me të cilën ky komunikim zhvillohet. Procesi i dëgjimit

duhet të fillojë me një distancë optimale, e cila nuk guxon të jetë as shumë e vogël (që të

pamundësojë që i dyshuari të përcillet në tërësi), as shumë e madhe (që të pamundësojë

lidhjen psikologjike me të). Gjatë procesit të marrjes në pyetje punonjësi operativ duhet

gradualisht ta zvogëlojë distancën që ekziston midis të dyshuarit dhe atij, kur vlerëson se

është e përshtatshme. Parashtrohet pyetja: Me cilën distancë duhet punonjësi operativ ta

fillojë dëgjimin, kur dhe sa duhet ta shkurtojë këtë distancë gjatë procesit të marrjes në

pyetje?

Autori Charles Yeschke në librin e tij “ Investigative interviewing” dallon ter

distanca:

Distancë e madhe ( përafërsisht 1,8 metra )

Distancë mesatare ( prej 0,6 deri në 1,2 metra )

Distancë e shkurtër ose intime ( prej 30 deri 60 centimetër )302.

Sipas këtij autori, dëgjimi duhet të fillojë me distancën e 1,8 metrave dhe gradualisht

do të kalohet në distancën mesatare, me të cilën do të zhvillohet pjesa më e madhe e

dëgjimit303. Me afrimin kah i dyshuari punonjësi operativ do të demonstrojë jo vetëm

interesimin e tij për problemin e të dyshuarit, por edhe do të jenë më të përqendruar dhe

të koncentruar në vetë bisedën që realizojnë. Distanca mesatare është mjaftueshëm afër,

aq sa duhet që punonjësi operativ të mundet të bëjë sikur do ta prekë me dorë të

dyshuarin, nëse kjo është e përshtatshme në situatën konkrete304. Në kohën kur biseda

arrin kulmin dhe kur punonjësi operativ ndien se i dyshuari është në kufirin që të

“shpërthejë” dhe të thotë gjithçka, ai ngadalë do të kalojë në distancën e afërt apo intime,

e cila mundëson komunikim interpersonal më intensiv, i cili do ta inkurajojë të dyshuarin

që ta pranojë veprën. Në këtë distancë karrigia e punonjësit operativ do të vendoset afër

të dyshuarit, ashtu që gjunjët e tyre të jenë njëri pranë tjetrit.

Punonjësi operativ me përvojë kalimin nga një distancë në tjetrën e realizon duke mos

u vërejtur dhe në këtë mënyrë ai nuk do të ndryshojë vetëm pozicionin, por pyetjet dhe

komentet e tij lidhur me bisedën do të kenë intensitet më të lartë305.

302 Shih: Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA, 2003,

fq.149 fq. 150. 303 Shih: Po aty. 304 Shih. Dëshira sikur punonjësi operativ do ta vendosë dorën e tij në krahun e të dyshuarit, në momentet

kur i dyshuari përgatitet që të pranojë veprën, mundet të jetë shumë e rëndësishme për realizimin efikas të

këtij procesi. Megjithatë, prekja me dorë duhet të mos ndodhë nga arsyeja që i dyshuari këtë situatë më

vonë mos ta komentojë si detyrim. Për shkak të kësaj, ai duhet të veprojë sikur do që t’ia vendosë dorën në

krah të dyshuarit, por krahu në asnjë moment nuk duhet të preket. Gjersa, në një anë, ky veprim do të

krijojë përshtypje te i dyshuari si dhënie e ndihmës dhe inkurajim për pranimin e veprës, dhe në anën tjetër,

nëse nuk do të ketë kontakt fizik me të dyshuarin, më vonë ai nuk do të ketë mundësi që këtë situatë

gabimisht ta komentojë. 305 Shih: Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA, 2003,

fq.146.

Page 121: Emin HUSEINI

121

Për dallim nga autori Charles Yeschkea, Dr. Edward Hall dallon katër zona personale:

E afërt ose Intime – deri në 45 cm. Hyrja në këtë zonë është e rezervuar vetëm

për personat e afërt. Nëse në këtë zonë do të futen persona tjerë, do të vinte

deri të gjendje pakënaqësie.

Personale – 45 cm deri në 1,2 metër. Kjo është distanca ku bashkëbiseduesin

do të mundemi që ta prekim dhe është e mjaftueshme që dy persona që njihen

ndërmjet veti të bisedojë tema delikate.

Sociale apo Shoqërore – nga 1,2 m deri në 3,6 m. Kjo është zona ku ne i

realizojmë numrin me të madh të kontakteve tona joformale.

Publike – nga 3,6 m deri 7,5 m e më shumë. Kjo është distanca me të cilën i

drejtohemi dikujt në formë publike306.

Sipas autorit Dr. Edward Hall punonjësi operativ procesin e dëgjimit duhet ta fillojë

nga distanca prej 1 – 1,5 metra, pra në kufirin e zonës personale. Më pas ashtu si do të

rrjedhë dëgjimi dhe kur do të ndiejë se i dyshuari fillon të heqë dorë nga rezistimi,

punonjësi operativ do të kalojë në zonën intime307. Çdo lëvizje përpara gradualisht do ta

zvogëlojë distancën midis punonjësit operativ dhe të dyshuarit deri na atë masë, sa që

gjunjët e tij prekin gjunjët e të dyshuarit. Kjo situatë do ta rrisë gjendjen psikike te i

dyshuari dhe dëshirën për pranim, nënkuptohet nëse është fajtor. Nëse i dyshuari nuk

është fajtor, ky “pushtim” i hapësirës nga punonjësi operativ do ta rris edhe më shumë

rezistimin e tij308.

Kur dhe si duhet punonjësi operativ ta shkurtojë hapësirën midis tij dhe të dyshuarit?

Në atë çast ku i dyshuari do të fillojë që të tërhiqet nga gjendja emocionale dhe mos ta

shikojë në sy punonjësin operativ, kjo do të jetë koha për shkurtimin e distancës.

Shkurtimi duhet të bëhet gradualisht dhe me kujdes. Ashtu si do të ulet rezistenca e të

dyshuarit, punonjësi operativ do të afrohet drejt tij. Me fjalë të tjera, i dyshuari do të

fillojë që mos ta shikojë në sy punonjësin operativ, do të tërhiqet emocionalisht, kujdesi i

tij do të bie dhe, kjo situatë e lehtëson procesin e afrimit. Shumë shpejt pasi përfundon

afrimi ndaj tij, duhet të pasojë edhe pranimi.

Është e ditur se shkelja e zonës hapësinore të tjetrit provokon reaksione të caktuara309.

Nëse nisemi nga kompleksiteti psikik i procesit të dëgjimit, na bëhet me dije dhe e qartë

se punonjësi operativ duhet të posedojë njohuri elementare, që kanë të bëjnë me këtë

materie. Ai duhet të dijë se këto zona ekzistojë, dhe në raport me ato duhet t’i

harmonizojë strategjitë e tij. Në të kundërtën, ai gjatë dëgjimit shumë shpejt do t’i ofrohej

të dyshuarit, i cili si rrjedhojë e shkeljes së zonës hapësinore të tij mundet ta ndryshojë

sjelljen e tij dhe, kjo gjendje do ta vështirësonte procesin e dëgjimit.

306 Shih: Edward, H., Handbook for Proxemic Research, 1993, New York, USA, fq. 12-21. 307 Shih: Po aty. 308 Shih. Gordon, N.,Flessher, W.,Efective interviewing and interrogation techniques, Academic pres, 2002,

fq.31. 309 Shih: Gudjonsson, G., The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wily & Sons,

London, 2002, fq. 14-18.

Page 122: Emin HUSEINI

122

ECURIA E MARRJES NË PYETJE E TË DYSHUARIT

1. Rezistenca e të dyshuarit – nocioni dhe karakteristikat bazë

Pengesat kryesore që shfaqen në rrugën e punonjësit operativ gjatë realizimit të

marrjes në pyetje janë halli, fatkeqësia dhe rezistenca e të dyshuarit që të deklarojë për

gjërat të cilat mundet ta çojnë drejt akuzimit dhe gjykimit të tij. Këto reaksione nga i

dyshuari janë të pritshme, sepse kjo sjellje është normale dhe e natyrshme te shumica e

njerzëve të cilët do të ndodhen në situatë të këtillë. Për shkak të kësaj, si detyrë bazike që

parashtrohet përpara punonjësit operativ është që ai, në bazë të mënyrave të lejuara me

ligj ta thyejë rezistencën e të dyshuarit dhe të arrijë deri te informacionet e domosdoshme.

Duhet të potencojmë edhe atë se faza fillestare e ecurisë së dëgjimit të të dyshuarit

përmban disa lloje të parapërgatitjeve, të cilat kanë si qëllim që të “zbusin” të dyshuarin

dhe të mundësojnë sa më lehtë ta thyejnë rezistimin e tij.

Rezistencën që i dyshuari e shfaq gjatë procesit të marrjes në pyetje, në literaturën

kriminalistike me së shumti përmendet me termin “dominanta mbrojtëse”. Me këtë

nocion nënkuptojmë karakterin, vullnetin, aftësitë intelektuale dhe emocionale të të

dyshuarit që mashtron dhe që tenton të qëndrojë në këtë mbrojtje310. Ajo përbëhet nga:

energjia rezistuese e të dyshuarit;

aftësitë intelektuale të rezistimit të të dyshuarit;

ndjeshmëria që posedon i dyshuari;

vullneti apo dëshira për rezistim311.

Me nocionin energji rezistuese e të dyshuarit nënkuptojmë aftësinë e të dyshuarit, i

cili deklaron të pavërtetën gjatë procesit të hetimit, duke grumbulluar gjithë energjinë e tij

që të gjitha pyetjet t’i presë me një gatishmëri të brendshme për mbrojtje. Kjo përfshin

përgatitje të palodhur, edhe në rastisin kur i dyshuari do të humbasë një pjesë të duelit

me punonjësin operativ, ai përsëri do të gjejë arsye për t’u mbrojtur, tashmë edhe në

rastet kur kjo mbrojtje duket se është pa rrugëdalje. Kjo në të vërtetë është aftësi e

brendshme psikologjike e dhënies së rezistencës gjatë dëgjimit apo marrjes në pyetje të

dyshuarin312.

Me rezistencë inteligjente nga i dyshuari nënkuptojmë grumbullim i forcës

intelektuale që është përcaktuese nga aftësia e të dyshuarit që në momentet kritike të

vlerësojë efektet e mbrojtjes së tij të rreme ( të mbrojë të pavërtetën duke e prezantuar si

310 Shih: Siminovic, B.; Pribavljanje i ocean iskaza pred policijom i na sudom, Praven fakultet u

Kragujevac, Kragujevac, 2007. fq. 219. 311 Shih: Meiner, F., Vernehmungstechnik, e thene sipas: Fahrmann, R., Psiholloshka analiza govora i

tehnike sasllushanja “Izbor”, MUP Repubike Hrvtske, Zegreb, 1996, fq.41. 312 Shih: Po aty.

Page 123: Emin HUSEINI

123

të vërtetë), t’i hetojë mendimet supozuese të pyetësit dhe të vlerësojë se cila pjesë e

bisedës është e humbur dhe kur rezistenca është e pakuptimtë 313.

Me ndjeshmërinë e të dyshuarit nënkuptohet mbështetjen e veprimeve të tij në bazë të

ndikimeve të ndryshme314.

Me dëshirë për rezistim nënkuptohet aftësia e të dyshuarit që të zgjojë dhe të përdorë

energjinë e vet psiqike, për t’i realizuar disa qëllime të përcaktuara me vetëdije. Pa këtë

ai nuk do të mundet në masë të mjaftueshme që t’i aktivizojë as energjitë e as

inteligjencën e tij për rezistim. Ndodh kështu, sepse mbrojtja e vërtetë dhe e rrejshme

janë rezultat: i energjisë dhe vullnetit për rezistim, inteligjencës dhe ndjeshmërisë.

Kryerësi i veprës penale shumë rrallë do të ketë mundësi që të mbajë llogari për gjithë

procesin. Sepse nga koha e gjatë e marrjes në pyetje, do ta ketë të pamundur që të japë

përgjigje pa kundërthënie me atë që më herët e ka deklaruar.

Në mënyrë të ngjashme këtë mbrojtje e shpjegon edhe autori Herren, sipas të cilit

mbrojtja dominante kalon nëpër këto mënyra:

energjia psikofizike e rezistimit;

rezistimi inteligjent ( strategjia, taktika si dhe lëvizje psikologjike si te loja e

shahut );

mashtrimi;

statusi social ( p.sh. kampanja nëpërmjet mediumeve, lidhjet e ndryshme etj )315.

Shumë kriminalistë kanë konstatuar se energjia e fuqishme e rezistimit e shoqëruar

me inteligjencë të dobët, mundet ta çojë të dyshuarin në mbrojtje të pakuptimtë dhe të

rrejshme, e cila nuk do të ketë aspak ndikim në faktet që ai dëshiron t’i cilësojë si jo të

vërteta. Në anën tjetër, kur kemi inteligjencë të lartë të të dyshuarit dhe energji të dobët të

rezistimit, deri te pranimi do të arrihet në kohë relativisht të shkurtër. Duhet të

potencojmë se edhe energjia edhe inteligjenca e rezistimit me kalimin e kohës gjatë

dëgjimit fillojnë ta humbin fuqinë e tyre. Nëse dëshirohet që procesi i marrjes në pyetje të

përfundojë me sukses, punonjësi operativ duhet në mënyrë të drejtë të vlerësojë energjinë

dhe inteligjencën e rezistimit e të dyshuarit dhe në harmoni me atë të përgatisë

strategjinë dhe taktikën e tij.

313 Shih: Po aty, fq. 43. 314 Shih. Siminovic, B.; Pribavljanje i ocean iskaza pred policijom i na sudom, Praven fakultet u

Kragujevac, Kragujevac, 2007, fq. 220. 315 Shih. Herren, R., Saslushavanje kao drushtvena komunikacija, Izbor, MUP, Hrvacka, 4/97, fq. 362.

Page 124: Emin HUSEINI

124

2. Strategjia dhe taktika e marrjes në pyetje – vërejtje të

përgjithshme

Strategjia e marrjes në pyetje definohet si orientim i përgjithshëm i procesit dhe

punës të punonjësit operativ ( ose gjykatësit hetues ) gjatë realizimit të marrjes në pyetje

të të dyshuarit, e cila si qëllim ka ngritjen e akuzës dhe mbështetjen e fajësisë së të

dyshuarit për një vepër penale për arsyejen e së cilës dëgjimi ndërmerret.

Zgjedhja e strategjisë së përshtatshme mbështetet në dijen, aftësitë, shkathtësitë dhe

cilësitë tjera të personalitetit të personit, i cili realizon punën e marrjes në pyetje. Përveç

kësaj, kjo strategji duhet të mbështetet edhe në njohurit dhe cilësitë e personalitetit e të

dyshuarit, si dhe në supozimet për kundër strategjinë e tij eventuale316. Në korniza dhe në

raport me çdo strategji të marrjes në pyetje mundemi të flasim për taktika të ndryshme.

Taktika e marrjes në pyetje llogaritet si zgjedhje më e përshtatshme, më racionale

si dhe më efikase e mënyrës së veprimit në raport me të dyshuarin, e mbështetur mbi një

strategji të caktuar dhe mirë të parapërgatitur, e gjithë kjo behet me të vetmin qëllim

zbulimin e kryerësve të veprave penale .

Dallojmë tri strategji të marrjes në pyetje:

Strategjia e befasisë ( punonjësi operativ menjëherë dhe haptazi e padit të

dyshuarin për kryerjen e veprës penale, ose një kohë të caktuar e mban në befasi

dhe përnjëherë ia prezanton materialin e tërësishëm provues, me të cilin krijohet

efekt i befasisë. Autori Vodineliç thekson se kjo strategji mund të jetë e

rrezikshme dhe se mundet të aplikohet vetëm në raste të veçanta dhe te persona

inteligjent, të cilët do të jenë në gjendje që menjëherë të vlerësojnë pozicionin e

tyre317.

Strategjia e sondazhit ( i dyshuari në detaje merret në pyetje dhe gjatë kësaj

deklarimet e tij në mënyrë të besueshme shkruhen në procesverbal dhe këto

deklarata kontrollohen, duke i krahasuar me provat tjera. Pyetësi i vëren dobësitë

e deklarimit të të dyshuarit, dhe me të cilat dobësi më pas e ballafaqon atë )318.

Strategjia e zbutjes ( karakterizohet me dëgjim të zgjatur, e cila është edhe e

rrezikshme për të dyshuarin nga arsyeja e mundësisë që ai të thuret apo

gërshetohet me mashtrimin personal )319.

316 Shih. Modli, D., Korajlic, N., Kriminalisticki rjecnik, Centar za kultura i obrazovanje Teshanj, Teshanj,

2002. fq. 614. 317 Shih. Vodinelic, V., Kriminalistika, Zavod za uxhbenike i nastavna stretsava, Beograd, 1996, fq. 242. 318 Shih: Po aty. 319 Shih: Po aty.

Page 125: Emin HUSEINI

125

Strategjia e prekjes ( mundëson që të zbulohet edhe ndonjë vepër penale tjetër

eventuale e personit që dëgjohet )320.

Dy strategjitë më të njohura për të cilat flasin autorët tonë edhe të huaj janë strategjia

e ndikimit në gjykimin e të dyshuarit dhe strategjia e ndikimit në ndjenjat e të

dyshuarit. Nga arsyeja e rëndësisë të këtyre dy strategjive, për to do të flitet pak më

gjerësisht dhe në mënyrë të veçantë në tërësinë tematike të këtij punimi.

Autorët Inbau dhe Reid dallojnë strategjinë e dëgjimit ndaj të dyshuarit, fajësia e të

cilit është e provuar dhe vërtetuar si dhe strategjinë e dëgjimit ndaj të dyshuarit fajësia

e të cilit ende është e paprovuar321. Gjatë dëgjimit të të dyshuarit fajësia e të cilit është e

provuar dhe vërtetuar, pyetësi do të prezantojë bindjen dhe besimin e tij për fajësinë e të

dyshuarit, dhe që nga fillimi i dëgjimit do të tentojë që të sigurojë deklaratën e pranimin

për fajësinë nga ai. Kurse në anën tjetër, kur është në pyetje i dyshuari fajësia e të cilit

ende nuk është e provuar dhe vërtetuar, punonjësi operativ duhet të bëjë hetime të

ndryshme rrethanore, gjersa nuk do të sjellë gjykim për fajësinë ose pafajësinë e të

dyshuarit 322.

Autori Malinowski dhe Brusten në studimin e tyre sociologjik lidhur me marrjen në

pyetje kanë folur për:

Strategjinë e reaksionit ( bazohet në njohurit e përditshmërisë se në

deklarimet e personave të tjerë përgjigjemi në mënyrë përkatëse ),

Strategjia e bindjes ( duhet të krijojë bindjen te i dyshuari se policia është në

dijeni për gjithçka ),

Strategjia e plotësimit ( personi që merret në pyetje duhet në mënyrë të

pandërprerë ta plotësojë deklaratën e tij )

Strategjia e mospajtimit apo mungesës së harmonisë ( të dëgjuarin duhet ta

paralajmërojmë me mospajtimin e deklarimit të tij me provat tjera që janë në

dispozicion ),

Strategjia e ngatërrimit ( i dëgjuari duhet të ngatërrohet apo të gërshetohet

me deklaratën dhe mashtrimet e tij ),

Strategjia e dyshimit në besueshmërinë e deklaratës së personit i cili

dëgjohet 323.

Sipas autorit V. Markoviç dallojmë:

marrjen në pyetje të njëhershme ( realizohet vetëm një bisedë informative lidhur

me lëndën e hetimit );

e zgjatur apo plotësuese ( gjatë bisedës debatohet edhe për pyetje të tjera të cilat

nuk janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me temën kryesore të bisedës

informative );

e pandërprerë ( biseda e gjatë për tema të ndryshme lidhur me të cilat i dyshuari

do t’i ndërrojë );

320 Shih: Po aty. 321 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992. fq. 20. 322 Shih: Po aty, fq. 20-25. 323 Shih: Milanowski, P., Brusten, M., Strategie und Taktik der polizeilichen Vernehumung, e sjellë sipas:

Maver, D., Kriminalistika, Casopisni zavod Uradni list Republike Slovenije, Ljubjana, 1997, fq. 193.

Page 126: Emin HUSEINI

126

pyetje të buta të ngadalta dhe të ëmbla ( pyetësi dhe i pyeturi të jenë në pozita të

barabarta, biseda duhet të rrjedhë spontanisht, pa tema dhe pyetje të imponuara );

pyetje neutrale ( ndërmjet bashkëbiseduesve duhet të ketë marrëdhënie pune,

korrekte dhe të sjellshme, pyetësi është neutral dhe nuk parashtron pyetje

sugjestive );

pyetje të ashpra apo të rrepta ( pyetësi parashtron pyetje të ashpra, të

drejtpërdrejta dhe të papërshtatshme )324.

Autori Kassin dhe Wrightsman dallojnë tri strategji kryesore të marrjes në pyetje:

strategjia manipulative ( racionalizim, hedhja e përgjegjësisë viktimës, ulja e

peshës së veprës ),

strategjia e frikësimit ( rritja e peshës së veprës dhe përgjegjësisë së saj,

paraqitje e më shumë materialeve provuese se sa në të vërtetë ekzistojnë ),

strategjia e lidhjes apo kontaktit personal ( marrëdhënie e ndërsjellët midis

pyetësit dhe të dëgjuesit )325.

Autori Branislav Simonoviç strategjitë e marrjes në pyetje i përmbledh në dy më

kryesore: strategjia e ndikimit në gjykimin e të dyshuarit dhe strategjia e ndikimit

në ndjenjat e të dyshuarit326.

Me strategjinë e ndikimit kryesisht në gjykimin e të dyshuarit, Simonociç dallon

taktika vijuese të procesit:

- marrja e pranimit me taktikën e ballafaqimit me provat;

- taktika e sondazhit;

- mënyra taktike e tërheqjes së të dyshuarit në duel logjik;

- t’i bëhet me dije për përparësitë e pranimit ( t’i bëhet me dije për përparësitë reale

që në vetvete përmban dhënia e pranimit të vërtetë, nënkuptohet nëse i dyshuari

është kryes i veprës penale );

- mënyra taktike e shpejtimit të ritmit të bisedës ( i dyshuari nuk duhet të lihet të

ndalojë dhe të ketë kohë që të mendohet për përgjigjen e tij );

- mënyra taktike e uljes së ritmit të bisedës ( ndonjëherë i dyshuari shpejt do të

prezantojë numër të madh të fakteve dhe rrethanave, duke u shmangur me mjeshtri

nga faktet dhe rrethanat relevante konkrete për të cila pyetet – në situata të këtilla

punonjësi operativ duhet që ta ulë ritmin e rrëfimit dhe të kërkojë nga i dyshuari që

të shprehet për faktet relevante dhe rrethanat konkrete dhe të përgjigjet shkurt dhe

qartë në pyetjet e parashtruara );

- taktika e pranimit nga bashkëpjesëmarrësit ( esenca është në kundërshtimin midis

tyre duke treguar njëri për tjetrin lidhur me veprën );

324 Shih: Markovic, V., Ispitivanja kao metod prikuplanja podataka o bezbednosnim pojavama, e sjelle

sipas: Maver, D: op, cit., fq. 193. 325 Shih: Kassin, S.M. – Wrightsman, L.S.: Confession Evidence, e shprehur sipas: Maver, D. op. cit., fq.

194. 326 Shih: Vodinelic, V., Leonhartova metoda ispita okrivljenog, JPKK, 2/99, fq. 25. vep. Cit. Simonovic,

B., fq. 221 – 232.

Page 127: Emin HUSEINI

127

- taktika e rifillimit të marrjes në pyetje ( ka si qëllim që gjithçka të fillohet nga

fillimi duke ballafaquar atë që është thënë më herët me atë që thuhet edhe një herë

për të kuptuar dhe mbledhur vetëm thëniet e vërteta )327.

Me strategjinë e ndikimit kryesisht në ndjenjat e të dyshuarit dallon taktikat vijuese:

- qasje miqësore ( duke treguar mirëkuptim dhe mëshirë ndaj të dyshuarit );

- zgjim i ambicieve dhe egos;

- ulja e peshës morale të veprës;

- ndikim në suetën e tij;

- taktika psikologjike ngrohët – ftohët ( fjala është për veprim taktik një herë duke u

sjell si i mirë një herë si i keq );

- provokimi i gjendjes shpirtërore ( arrihet duke ia treguar të dyshuarit vendin e

ngjarjes, mjetet e kryerjes së veprës, pasojat nga vepra me anë të fotografive );

- taktika e sjelljes të dyshuarin në vendin e ngjarjes duke i bërë rikonstruim veprës

penale;

- eksperimente emocionale ( i dyshuari papritmas ballafaqohet me materialet

provuese që janë në lidhje me veprën penale;

- ndikim në ndjenjat e fajësisë ( duke e bërë të ndihet fajtorë për veprën si pasojë e

ndërgjegjes );

- aplikimi i metodave asocuese për nxjerrjen e mashtrimit ( përdore pyetje të

ndryshme që asocojnë me veprën )328.

Për zbulimin e deklarimit të rrejshëm të të dyshuarit munden të aplikohen këto metoda:

- pyetje befasuese ( pyetjet lidhur me veprën penale duhet të parashtrohen

papritmas, gjersa bisedohet për gjëra të parëndësishme, mundet nga ligji i

inercionit psikik të aktivizojë asocim dhe të provokojë përgjigje të vërtetë. Në

pyetjen e befasishme “ Me çka e mbartët mallin e vjedhur “, i dyshuari mund të

përgjigjet nga inercioni “ Me veturën time “329.

- aktivizimi i kujtesës së tërësishme ( për shembull, të dyshuarit i flitet për një

vepër penale të supozuar dhe të sajuar, e cila dallon vetëm në detaje të vogla nga

vepra reale e kryer. Më pas, pas një kohe të dyshuarit i kërkohet që të flasë lidhur

për veprën e sajuar të përsërisë me detaje atë që dëgjoi – fjalët e të dyshuarit

zakonisht do të përmbajnë detaje të reja që nuk janë thënë, por që kanë lidhje me

veprën e vërtetë të kryer dhe në këtë mënyrë do të kuptojmë lidhjen e të dyshuarit

me veprën penale që merret në pyetje330.

- metoda e Leonhartit ( kjo metodë mbështetet në nxitjen, dhe më pas vëzhgimin e

manifestimit të reaksioneve simptomatike të të dyshuarit )331.

Në radhët e autorëve amerikanë shpesh flitet për taktikën e kryqëzuar të

procedurës së marrjes në pyetje ( cross examination ). Kjo metodë taktike gjen aplikim

shpesh në praktikën e gjykatave amerikane, ku paditësi dhe avokati i të dyshuarit e

përdorin gjatë dëgjimit të dëshmitarëve dhe të dyshuarin për të vërtetuar besueshmërinë

327 Shih: Po aty. 328 Shih: Vodinelic, V., Leonhartova metoda ispita okrivljenog, JPKK, 2/99, fq. 25. vep. Cit. Simonovic,

B., fq. 221 – 232 329 Shih: Po aty, fq. 232-241. 330 Shih: Po aty. 331 Shih: Po aty.

Page 128: Emin HUSEINI

128

dhe vërtetësinë e deklarimeve të tyre. Megjithatë, në veprimet kriminalistike dëgjimi i

kryqëzuar ka domethënie tjetër fare. Me fjalë të tjera, kjo nënkupton dëgjim të personave

ndaj të cilëve më shumë punonjës operativ kanë parashtruar pyetje të njëjta. Me ritëm të

shpejt të parashtrimit të pyetjeve, punonjësi operativ do të kërkojë nga i dyshuari edhe

përgjigje të shpejta, në këtë rast shpejtësia do t’i pamundësonte atij dhënien e

përgjigjeve të paramenduara.

Në tërësinë e kësaj teme u orvatëm që të tregojmë për disa nga taktikat dhe strategjitë

më të shpeshta, të cilat gjejnë aplikim në procesin e dëgjimit të të dyshuarit. Disa nga ato

në masë të konsiderueshme u ka kaluar koha dhe shumë vështirë është dhënia e

rezultateve në kohën e tanishme, ndërsa të tjerat, me kusht që të jenë në harmoni me

normat ligjore, do të mundet të aplikohen praktikisht gjatë dëgjimit të të dyshuarit.

Zgjedhja e strategjisë dhe taktikave të përshtatshme në procesin e marrjes në pyetje

para se gjithash është e varur:

1. nga lloji i veprës penale për arsyen e së cilës i dyshuari dëgjohet,

2. karakteristikat e personalitetit të të dyshuarit dhe e kaluara e tij kriminale,

3. nga kualitetit i materialeve provuese, të cilat i ka në disponim policia332.

Zgjedhja joadekuate e strategjisë për dëgjim, gjegjësisht aplikimi i shpejtë dhe i

pamjaftueshëm i taktikave të përshtatshme, si pasojë do të ketë atë që marrja në pyetje do

të përfundojë në atë mënyrë që i dyshuari do ta mohojë dhe nuk do ta pranojë lidhjen e tij

me veprën penale, e cila i ngarkohet si barrë.

332 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992. fq. 21-26.

Page 129: Emin HUSEINI

129

3. Klasifikimi i të dyshuarve nga aspekti i përzgjedhjes së metodave

taktike të përshtatshme

Nga aspekti i përzgjedhjes së metodave të përshtatshme për marrje në pyetje, të

dyshuarit ka mundësi që të ndahen në aspekte të ndryshme.

Sipas aftësive intelektuale personat e dyshuar thjesht do t’i klasifikonim:

me inteligjencë të kufizuar,

me inteligjencë mesatare dhe

me inteligjencë të lartë333.

E rëndësishme për procesin është edhe ajo që punonjësi operativ të vërejë se i

dyshuari a posedon ndonjë cilësi tipike morale. Të tilla mund të jenë: frikacak, i

pavendosur ose jotolerant, kryeneç, i përpiktë, sipërfaqësor, mashtrues, dredhak, koprrac

etj334.

Në bazë të karakteristikave emocionale, të dyshuarit mundet që t’i ndajmë:

të ekuilibruar emocionalisht dhe

të paekuilibruar emocionalisht335.

Në aspekt të përzgjedhjes së metodave të përshtatshme për dëgjim, personat e dyshuar

klasifikohen:

emocionalisht të brishtë dhe kundërvajtës dhe

joemocionalisht të brishtë336.

Ky klasifikim në aspekt praktik është më i rëndësishëm, dhe për këtë arsye për te do

të flitet në vazhdim të punimit. Me nocionin persona emocionalisht të brishtë

nënkuptojmë ato persona që veprën penale e kryejnë nga gjendja e stresit, urrejtjes,

hidhërimit, dëshira për hakmarrje, ose në këtë kategori përfshihen edhe kundërvajtësit

seksual, të miturit si dhe ata që janë fillestarë në kriminalitet.

Këta persona klasifikohen si “emocional”, sepse te këto persona në të shumtën e

rasteve ekziston ndjenja e fajësisë për shkak të kryerjes së veprës penale, i brenë

ndërgjegjja dhe pendohen për veprën e kryer. Rastet janë të shpeshta që këta persona pas

kryerjes së veprës penale vullnetarisht vinë në stacionin policor, për të pranuar veprën. Te

këto persona është i pranishëm instikti apo shtytja e brendshme, për të pranuar veprën

dhe për t’u çliruar psikologjikisht. Por në disa raste, njëkohësisht te disa persona mbi

instiktin e pranimit mbisundon instikti për vetëpërmbajtje nga dëshira për t’ju shmangur

dënimit. Në numrin më të madh të rasteve ndjenja e pranimit nuk do ta mbisundojë

333 Shih: Po aty. 334 Shih: Meiner, F., Vernehmungstechnik, e thene sipas: Fahrmann, R., Psiholloshka analiza govora i

tehnike sasllushanja “Izbor”, MUP Repubike Hrvtske, Zegreb, 1996, fq. 43-47. 335 Shih: Po aty, fq. 44-48. 336 Shih: Po aty.

Page 130: Emin HUSEINI

130

instiktin për vetëpërmbajtje dhe, si pasojë e kësaj vjen edhe rezistimi i të dyshuarit, për të

mos pranuar veprën penale. Mirëpo, nëse punonjësi operativ vëren të i dyshuari ndjenjën

e pendimit, ai duhet këtë ndjenjë dhe ndikim t’ia përforcojë dhe, kjo do të na çojë deri te

pranimi i plotë dhe vullnetshëm. Kjo në mënyrë më efikase do të arrihet, nëse punonjësi

operativ gjatë procesit të marrjes në pyetje, do të bisedojë me të dyshuarin për pasojat e

veprës penale, për të cilën merret në pyetje.

Ekzistojnë tre kritere mbi bazën e të cilëve do të jetë e mundur të vlerësohet se a është

i dyshuari emocionalisht i brishtë:

Fotografia simptomatike e sjelljes – kompleksi i fajit dhe ndjenja e

pendimit të dyshuarin e sjellin në situatë të tronditur dhe kjo më pas

manifestohet si shqetësim apo trazim, në pasiguri dhe frikësim. Në bisedë

bie në sy heshtja, mendimet dhe fjalitë e shprehur për t’u mbrojtur nuk

kanë lidhshmëri logjike dhe nuk janë bindëse. Nëse janë në paraburgim,

këto persona manifestojnë shqetësim psikomotorik, janë në lëvizje gjithë

kohën, kafshojnë gishtat, janë nervoz etj. Shfaqen prishjet e funksioneve

fiziologjike, si pagjumësia, humbje e apetiti, nevoja e shpeshtë për urinim

etj337.

Numri i veprave penale – në personat emocionalisht të brishtë më së

shumti bëjnë pjesa të dyshuarit, të cilët për herë të parë kryejnë vepër

penale338.

Lloji i veprave penale – persona emocionalisht të brishtë në parim janë

në të shumtën e rasteve ato që kanë kryer vepra të lëndimeve të rënda

trupore, vrasje, dhunime, vepra penale në komunikacion etj339.

Duhet që të potencojmë se nuk është e lehtë që të njihen personat emocionalisht të

brishtë. Në disa raste te i dyshuari mundet që të mos shfaqet trazimi dhe emocione, sillen

shumë të qetë dhe të ftohtë dhe në mënyrë racionale kontrollojnë të gjitha veprimet e tyre.

Me nocionin persona jo emocionalisht të brishtë nënkuptojmë ata persona që i

takojnë kriminalitetit profesional, recidivistët, kryerës të veprave penale te të cilët lakmia

e fitimit ka qenë si shtysë dominante për veprime kriminale, si dhe personat racionalë dhe

inteligjentë340.

Këta persona klasifikohen si joemocional, sepse te këta në të shumtën e rasteve nuk

vjen deri te shprehja e ndjenjës së pendimit. Dhe në rastet kur reagojnë në mënyrë

emocionale, reagimi i tyre është në intensitet më të ulët se te personat me cilësi

emocionale të brishtë. Si shqetësim i vetëm i këtyre personave është se a do të zbulohen

dhe a do të dënohen për veprën. Me fjalë të tjera, te këta persona nuk ekziston ndjenja e

pendimit dhe fajësisë, por vetëm frika nga dënimi. Dhe për këtë shkak qasja për të ngjallë

ndjenjën e mëshirës, në këtë rast nuk është aspak efikase, por duhet që punonjësi

operativ vetë të ndikojë në aspekt logjik, dhe në këtë mënyrë në vetëdijen e të dyshuarit të

337 Shih: Meiner, F., Vernehmungstechnik, e thene sipas: Fahrmann, R., Psiholloshka analiza govora i

tehnike sasllushanja “Izbor”, MUP Repubike Hrvtske, Zegreb, 1996, fq. 43. 338 Shih: Kostic, I., Kriminalisticka psihologija, Visha shkolla unutrashnji poslava, Beograd, 1998. fq. 196. 339 Shih: Idid, fq. 196-198. 340 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992. fq. 27-29.

Page 131: Emin HUSEINI

131

krijohet bindja nga materialet provuese se fajësia e tij është e vërtetuar, ose shumë shpejt

do të vërtetohet, dhe kështu, në përputhje me këtë, atij mos t’i mbetet gjë tjetër, por vetëm

të pranojë veprën.

Me fjalë të tjera, për dëgjim efikas ndaj këtyre personave kërkohet aplikimi i

ashtuquajtur i qasjes, e mbështetur në fakte apo metoda e fakteve. Gjithashtu, toni i

bisedës me këto persona duhet të jetë i ulët, i qetë, i ftohtë, zyrtar, i koncentruar vetëm në

objektin e dëgjimit dhe me distancë.

Mbi bazën e asaj që paraprakisht u potencua, mundet që të konstatohet se kemi dy

strategji për të ndikuar te i dyshuari edhe atë:

strategjia kryesisht në ndikimin në ndjenjat e të dyshuarit, gjegjësisht, e

ashtuquajtura qasja emocionale;

strategjia kryesisht në ndikimin në anën logjike, të arsyes së të dyshuarit,

gjegjësisht, e ashtuquajtura qasje e faktuar.

4. Qasja e ndjeshme ( emotive ) dhe e faktuar si strategji e veprimit

ndaj të dyshuarit – karakteristikat themelore

Me qasje faktike nënkuptohet ajo që me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ( si

ato të përgjithshme operative – taktike ashtu edhe ato hetimore ) duhet të vërtetohen

faktet dhe rrethanat relevante për veprën penale, për të cilën dëgjohet i dyshuari341. Që të

arrihet deri te “baza faktike”, të cilën kjo qasje apo proces e kërkon, e domosdoshme

është që të hetohen të gjitha aspektet e ngjarjes kriminale, për arsyen e së cilës ndërmerret

dëgjimi. Me fjalë të tjera, nëse punonjësi operativ posedon prova të mjaftueshme që

shkojnë në drejtim të fajësisë së të dyshuarit, ai duhet të përpiqet që te i dyshuari të

krijojë përshtypjen se di çdo gjë lidhur me veprën, si dhe fajësia e tij është e vërtetuar ku

të dyshuarit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të pranojë veprën342. Duhet të potencojmë se

qasja e mbështetur në fakte do të jetë më efikase në rastet kur kemi në dispozicion prova

të qarta dhe të pakundërshtueshme lidhur me fajësinë e të dyshuarit.

Kjo qasje apo procedim sukses më të madh tregon te ato vepra penale që kanë

rrezikshmëri shoqërore dhe që ngjallin interesin e shoqërisë. Në këto raste angazhimi për

zbardhjen dhe zbulimin e tyre do të jetë më i lartë nga ana e policisë, dhe mu për këtë më

mirë do të hetohen. Në numër të konsiderueshme të rasteve kjo qasje do të ishte e

pasuksesshme dhe joefikase, nga arsyeja se faktet dhe provat e mbledhura nuk do të ishin

të mjaftueshme, që punonjësi operativ t’i kundërpërgjigjet versionit që e ofron i dyshuari.

341 Shih: Meiner, F., Vernehmungstechnik, e thene sipas: Fahrmann, R., Psiholloshka analiza govora i

tehnike sasllushanja “Izbor”, MUP Repubike Hrvtske, Zegreb, 1996, fq. 43-45. 342 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992. fq. 37-39.

Page 132: Emin HUSEINI

132

Kështu që, kur kemi mungesë të fakteve dhe provave të mjaftueshme, nuk do të

preferohet që të aplikohet qasja dhe procedim i këtillë.

Me aplikimin e qasjes së ndjeshme343 punonjësi operativ nuk do t’i kundërvihet të

dyshuarit me prezantimin e provave lidhur me fajësinë e tij si te procedimi paraprak, por

me arsyet dhe motivet që e kanë çuar të dyshuarin që të kryejë vepër penale. Punonjësi

operativ do të përpiqet që të kuptojë motivin nga i cili i dyshuari ka kryer veprën penale

dhe ta “arsyetojë” atë veprim të tij, me të cilin veprim punonjësi operativ do të tentojë t’i

ndihmojë të dyshuarit, që të pranojë veprën.

Për dallim nga qasja faktike, këtu nuk është e domosdoshme hetim detal i veprës

penale, për arsyen e të cilës i dyshuari merret në pyetje. Gjithashtu, për dallim nga qasja

faktike, ku parimisht i dyshuari deklarohet dhe punonjësi operativ e dëgjon, këtu kemi

situatë të kundërt – punonjësi operativ thuajse gjithë kohën fol344, ndërsa i dyshuari

dëgjon.

Duhet të potencojmë se kjo qasje do të jetë joefikase në raste ku dëgjohen kriminel

profesional, recidivist dhe të ngjashëm. Për këtë arsye, në raste të këtilla duhet të tentohet

që deri te pranimi të arrihet, duke aplikuar qasjen të bazuar në fakte.

Nga rrethanat e vetë rastit ( karakteristikat e të dyshuarit, e veprës penale, materialit

provues me të cilin disponohet dhe të ngjashme ) punonjësi operativ do të përcaktohet për

njërën nga këtë dy qasjet apo procedime, sepse edhe njëra edhe tjetra posedojnë

përparësitë dhe të metat e tyre. Praktika na ka dëshmuar se efikasitet më i madh arrihet,

kur aplikohen të dy format e kombinuara345, ku fillimisht i dyshuari do të përballet me

provat dhe faktet, dhe më pas me qasje psikologjike ( duke “arsyetuar” veprimin e tij dhe

duke minimizuar veprën ) do të tentohet që t’i lehtësohet vendimi për të pranuar veprën.

Por, gjithashtu duhet thënë se pavarësisht cila teknikë do të aplikohet për dëgjim, nuk do

të ketë 100 % efikasitet. Gjithmonë do të jetë përqindja e konsiderueshme te disa të

dyshuar për të mos pranuar veprën penale, pavarësisht se cilën formë apo metodë të

procedimit do të aplikojmë. David Zulawski dhe Douglas Wicklander theksojnë se format

e kombinuara të procedimit mund të na çojnë në pranim të veprës në 95 % të rasteve346.

Kurse pjesa që i takon 5 % të të dyshuarve, nuk do ta pranojnë veprën deri në çastin kur

punonjësi operativ nuk do tu prezantoj fakte e prova të pamohueshme dhe të

pakundërshtueshme, lidhur me fajësinë e tyre347. Marrja në pyetje nuk do të jetë e

suksesshëme, nëse veprimet dhe punët paraprake të hetimit për vërtetimin e fakteve dhe

rrethanave relevante nuk do ta ngushtojnë rrethin e të dyshuarit. Marrja në pyetje

llogaritet si “ kurora” e punëve operative. Faktet dhe rrethanat deri te të cilat është

arritur nga veprimet dhe masat që i paraprinë marrjes në pyetje ( si këqyrja e vendit të

ngjarjes dhe mbledhja e informacioneve ) përbëjnë fondamentin, nga i cili punonjësi

343 Shih: Po aty. fq. 41-43. 344 Shih: Deklarimi i punonjësit operativ do të jetë dominues deri në çastin kur i dyshuari do të japë sinjalet

e para të pranimit të veprës. Nga ky moment duhet që iniciativa për deklarim t’i kalohet ngadalë të

dyshuarit. 345 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992. fq. 42-45. 346 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 221. 347 Shih: Po aty.

Page 133: Emin HUSEINI

133

operativ do të dëgjojë të dyshuarin, do të aplikojë metodat e përshtatshme taktike –

psikologjike të procedimit dhe mbi bazën e gjithë kësaj do të zbulojë të vërtetën lidhur

me veprën penale dhe fajësinë e të dyshuarit.

5. Marrja e deklaratës së vërtetë nga i dyshuari – vërejtje hyrëse

Marrja e deklaratës së vërtetë nga i dyshuari në mënyrë të lejuar me ligj, paraqet

fazën më komplekse të procesit të dëgjimit. Ne sot kemi situatë të atillë ku numri më i

madh i punonjësve të sektorit kriminalistik të policisë, të cilët në harmoni me detyrat dhe

natyrën e punës së tyre thuajse çdo ditë marrin në pyetje persona të dyshuar pa pasur një

plan, qasje metodike, me të cilën do ta “thyente” rezistimin e të dyshuarit, që të arrinte

deri te pranimi i veprës, nënkuptohet, nëse i dyshuari është vërtetë kryesi i asaj vepre

penale. Ajo që e karakterizon mënyrën e marrjes në pyetje të punonjësve tonë operativ

është improvizimi. Gjegjësisht në kohën pak më të hershme, për fat të keq në disa raste

edhe në këtë kohë improvizimi ka qenë i kombinuar edhe me aplikimin e dhunës dhe

detyrimit, edhe pse si formë ka qenë dhe është e ndaluar me ligj, është aplikuar dhe janë

arritur rezultate. Nga i pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë ndalohet

dhe dënohet që të imponohet pranimi i fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me anë të

torturës, forcës, kanosjes apo nën ndikimin e drogës ose të masave të tjera të ngjashme (

neni 10, pika 3 )348. Publikisht kohë pas kohe kemi raste, ku personat që kanë qenë të

marrë në pyetje nga ana e policisë kanë deklaruar për lëndim të të drejtave të tyre.

Misioni i Policisë është të ruajë rendin dhe sigurinë publike, në përputhje me ligjin dhe

duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut ( neni 1, pika 2 )349 . Këto raste në numër

më të vogël kanë përfunduar me suspendimin e punonjësit të policisë dhe masa

disiplinore, kurse në rastet më të shumta as që ndërmerret ndonjë masë kundër punonjëse

të policisë, në rastet kur do të shkelin ligjin. Ndonëse, sot është kohë tjetër, disa shprehi

të vjetra duhet që t’i ndryshojmë. Alternativën e improvizimit duhet që ta zëvendësojmë

me plan dhe qasje metodike duke sistemuar paraprakisht të gjitha hapat që ndërmerren,

me qëllim që intelektualisht dhe psikologjikisht të dyshuarin ta drejtojmë drejt deklarimit

të të vërtetës.

Warren Holms marrjen e deklarimit të vërtetë nga i dyshuari gjatë procesit të dëgjimit

e ka prezantuar në mënyrën vijuese350:

Fda + Fpa = Pranimi

348 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 349 Shih: Ligji për Policinë e Shtetit, R.Shqipërisë, Ligji, Nr. 9749, datë 4.6.2007. 350 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 20-25.

Page 134: Emin HUSEINI

134

Fda – fuqia e deklaratës akuzuese

Fpa – fuqia e provave akuzuese

Fuqia e deklaratës akuzuese përkufizohet si nivel i besueshmërisë të deklarimit të

pyetësit, e cila i drejtohet të dyshuarit, me të cilën ai orvatet që të krijojë përshtypje në

besueshmërinë e saj në raport me fajësinë e të dyshuarit. Kështu për shembull, deklarimi i

pyetësit351: “ Burim, unë mendoj se ti ndoshta je i përzier në veprën penale të vrasjes të

cilën e hetojmë ”, kjo deklaratë akuzuese është në nivel të ulët të besueshmërisë dhe

fuqisë, sepse fjalët “mendoj” dhe “ndoshta” do të krijojnë përshtypjen e jo sigurisë të

pyetësit, lidhur me fajësinë e të dyshuarit. Në anën tjetër, deklarimi i pyetësit do të kishte

fuqi më të madhe akuzuese, nëse do të formulohej kështu: “Burim, provat e

grumbulluara në mënyrë të qartë na japin të kuptojmë se ti e ke kryer veprën penale”. Më

tej, që i dyshuari të pranojë fajësinë ( kuptohet nëse është kryes i vërtetë i veprës penale

), ai patjetër duhet të bindet se punonjësi operativ sinqerisht i beson kësaj se ky është

kryesi, dhe për t’u vërtetuar kjo situatë gjithashtu duhet që të posedojmë edhe prova të

mjaftueshme. Çdo dyshim i vogël që do ta shprehë punonjësi operativ lidhur me fajësinë

e të dyshuarit, do te forconte rezistimin e të dyshuarit, sepse ai me të drejtë do të

supozonte se policia nuk ka fakte dhe prova të mjaftueshme për ta vërtetuar fajësinë e tij.

Fuqia e provave akuzuese paraqet nivel të besueshmërisë të provave të siguruara të

cilat na sugjerojnë lidhur me fajësinë e të dyshuarit352. Për shembull, nëse policia do ta

kap në flagrancë të dyshuarin, se nga banesa e huaj mbart televizionin, në këtë rast fuqia

e deklaratës së tij akuzuese, me të cilën ai do te akuzojë të dyshuarin se ka kryer vjedhje

do të jetë shumë e fuqishme. Fuqia e konsiderueshme e akuzës dhe fuqia e

besueshmërisë së provave nuk do t’i linte hapësirë tjetër të dyshuarit, por vetën të

pranonte veprën.

Duke aplikuar taktika të ndryshme procedurale, pjesëtarët e policisë gjatë procesit të

marrjes në pyetje përpiqen të arrin deri te:

pranimi ( nëse fjala është për të dyshuar që vërtetë është kryes i veprës penale

), ose

informacione të cilat do të vërtetojnë pafajësinë e të dyshuarit ( kur është

fjala për të dyshuar të gabuar ).

Në vazhdën e punimit do të sqarojmë për dy taktika procedimi, për të fituar deklarim

të vërtetë nga i dyshuari: e para është strategjia për ndikim kryesisht në ndjenjat e të

dyshuarit dhe qasje taktike për të inkurajuar dhe më pas hedhjen e versionit të rremë të të

dyshuarit, pra strategjia e ndikimit kryesisht në arsyen apo anën logjike të të dyshuarit353.

Cilën nga këto taktika do të aplikojë punonjësi operativ për çdo rast të veçantë, do të

varet para se gjithash nga lloji i veprës penale, nga kualiteti dhe kuantiteti i materialit

provues, si dhe nga karakteristikat e personalitetit të të dyshuarit dhe nga e kaluara e tij

eventualisht kriminale. Kështu që, nëse disponon me material provuese të mjaftueshëm

dhe nëse kemi të bëjmë me të dyshuar joemocional si tip, punonjësi operativ duhet që të

351 Shih: Po aty. 352 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002, fq, 79. 353 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 23-25.

Page 135: Emin HUSEINI

135

aplikojë taktikën e inkurajimit dhe më pas të thyerje të versionit të rremë të të dyshuarit.

Në të kundërtën, do të aplikohet taktika e parë ose të kombinuara të dyja. Nënkuptohet, se

përveç këtyre dy taktikave të prezantuara në këtë punim, ekzistojnë edhe të tjera që janë

më shumë apo më pak të ngjashme, por të gjitha ato, në instancë të fundit, do të na çojnë

te njëra nga dy strategjitë bazike të ndikimit ndaj të dyshuarve.

Mekanizmat për mbrojtje që i përdor i dyshuari - procesi i marrjes në pyetje për

të dyshuarin është shumë i tendosur, i papërshtatshëm dhe shpeshherë edhe i frikshëm.

Sepse te i dyshuari ekziston bindja se nëse do të vërtetohet lidhja e tij me veprën penale

për të cilën dyshohet, ndaj tij do të pasoj dënimi i caktuar i parashikuar me kodin penal.

Kjo gjendje te ai krijon pasiguri dhe frikë plotësisht të arsyeshme. Në çastin kur te ai do

të krijohet përshtypja e rrezikut për zbulim, vepron emocionalisht i tendosur dhe

aktivizon mekanizmin e mbrojtjes së tij. Këtë gjendje emocionale e ka zbuluar psikologu

Frojd në vitin 1893354. Mekanizmi i mbrojtjes është teknikë me të cilën shërbehet egoja e

njeriut, për të zgjidhur një konflikt të caktuar të papërshtatshëm dhe për të vetëmbrojtur

personalitetin e vet. Karakteristikat kryesore të veprimit të tij janë:

aktivizim automatik, pa ndikimin e vullnetit dhe njeriu nuk është i

vetëdijshëm për aplikimin e tyre, dhe

mohimi, deformimi dhe falsifikimi i realitetit355.

Autori Zvonimir Roso thekson se mekanizmi i mbrojtjes paraqet vetëmashtrim. Me fjalë

të tjera, kur njeriu di dhe kur është i vetëdijshëm se arsyet që i prezanton janë të rrejshme,

në këtë rast nuk bëhet fjalë për mekanizëm të mbrojtës, por për mashtrim me vetëdije356.

Në procesin e marrjes në pyetje posaçërisht të rëndësishme janë tri mekanizma që i

përdor i dyshuari për mbrojtje: racionalizimi, projektimi dhe minimizimi357. Detyra

themelore e punonjësit operativ është që gjatë thyerjes së rezistimit të të dyshuarit të

inkurajojë dhe të forcojë ndikimin e këtyre mekanizmave te ai dhe në këtë mënyrë t’i

ndihmojë që ai në vetvete të arsyetojë veprimet e veta.

Racionalizimi do të thotë fjalim të mirë për sjelljen e gabuar, gjetje e arsyeve të mira për

mossuksesin, arsyetim i vetvetes358.

Racionalizimi është formë psikologjike e mekanizmit mbrojtës në suaza të së cilës

arsyetohen veprimet kriminale personale, para ose pas kryerjes së veprës, në mënyrë që

në vend të arsyeve të vërteta të veprimit krijohen arsye të rrejshme në të cilat më pas

kryesi fillon t’u besojë359. Racionalizimi është pra arsyetim që rrjedh në gjykimet e më

pasme, pas kryerjes së veprës penale nga i dyshuari dhe ky arsyetim nuk krijon hapësirë

te i dyshuari për t’u penduar për veprimet e më hershme.

Duhet të theksojmë se racionalizimi që e përdor i dyshuari nuk paraqet mashtrim me

vetëdije, por kjo paraqet vetëmbrojtje të pavetëdijshme.

354 Shi: S, Freud., On the Psychical Mechanism of Hysterical: A Premliminary Communication, 1893,

Vienna, fq. 43. 355 Shih: Trebjeshanin, Zh., Recnik psihologije, Stubovi culture, Beograd, 2000, fq. 265. 356 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, Ministerstvo unutrashnji poslava, Zgreb, 1995, fq. 133. 357 Shih: Kostic, I., Kriminalisticka psihologia, Visha shkolla unutrashnji poslava, Beograd, 1998, fq. 134. 358 Shih: Po aty. 359 Shih: Modli, D., Korajlic, N., Kriminalisticki rjecnik, Centar za kulturu u obrazovanje Teshanj, Teshanj,

2002. fq. 537.

Page 136: Emin HUSEINI

136

Esenca e aplikimit të procesit të racionalizimit në korniza të dëgjimit ka të bëjë me

përpjekjen e punonjësit operativ të “ndihmojë” të dyshuarin si ai, në vetveten e tij, të

arsyetoj veprimin e vet, nëse në këtë do të ketë sukses, punonjësi operativ më lehtë do të

arrijë deri te pranimi i veprës nga i dyshuari. Me fjalë të tjera, përvoja na mëson se

shumë më lehtë do të pranonim ndonjë gabim nëse neve do të na mundësohet që të

sqarojmë pse e kemi bërë një veprim të atillë. Punonjësi operativ që aplikon procesin e

racionalizimit, nuk duhet që t’i ofrojë vetëm mundësinë që ai pranimin e veprës ta lidhë

me arsyetimin dhe shpjegimi e vet, por në këtë drejtim ai duhet edhe t’i ndihmojë.

Me zbatimin e mekanizmit të racionalizimit i dyshuari nuk do të shërbehet me arsyet

e vërteta të veprimit të vet, por kjo për punonjësin operativ do të thotë pranim i gabimit

për të cilin pason sanksioni. Për arsyetimin e mossuksesit dhe veprimeve të gabuara

gjenden arsyetime të llojllojshme si: mungesa e fatit, vështirësi objektive, moskujdesi i

prindërve, jeta në varfëri, etj360.

Kur punonjësi operativ do të aplikojë mekanizmin e racionalizimit, fjalën duhet ta

ketë për persona të tretë, sepse në këtë mënyrë, do të ketë ndikim më të vogël përpara të

dyshuarit. Veç kësaj, kur punonjësi operativ do të flasë gjoja se për persona të tretë, i

dyshuari nuk do të jetë i sigurt se rrëfimi i punonjësit operativ i është drejtuar atij, dhe

nga kjo i dyshuari nuk do të ndërmarrë menjëherë qëndrim mbrojtës dhe të fillojë

kundërshtimin. Nga arsyet e njëjta, gjatë aplikimit të mekanizmit të racionalizimit

punonjësi operativ do të citojë thënie të personave të tjerë, për shembull, “Një shok i imi

thoshte se...” ose “Në gazetë kamë lexuar se...”. Veprimi i këtillë preferohet më së paku

nga dy arsye:

Në këtë mënyrë punonjësi operativ do të distancohet nga këtë thënie, të cilat për

nga natyra e tyre janë me orientim kritik361. Ne këtë mënyrë punonjësi operativ do

t’i tregojë diçka të dyshuarit, e cila ka mundësi që te ai të ngjallë kundërshtim dhe

të krijojë ndonjë konflikt me të, por kur këtë deklarim do t’ia përshkruajë personit

të tretë do t’i shmanget konfliktit eventual me të dyshuarin;

Në këtë mënyrë punonjësi operativ do të mundet të testojë sistemin e vlerave te i

dyshuari, mënyrën se si ai i kupton dhe gjykon ngjarjet apo situatat e ngjashme,

dhe duke mos e rrezikuar kredibilitetin e vet362. Me fjalë tjera, nëse i dyshuari nuk

do të pajtohet me atë që e ka deklaruar punonjësi operativ, kjo do të llogaritej si

qëndrim i mosbesimit të ndërsjellët, dhe kësaj do t’i shmangemi duke u distancuar

punonjësi operativ nga kjo mënyrë. Në anën tjetër, nëse i dyshuari do të pajtohet

me atë që e deklaron punonjësi operativ, ai do të kishte njohuri të drejtpërdrejtë

për këtë, do të kishte mundësi për ta personalizuar dhe për ta përdorur gjatë

procesit të mëtejshëm të racionalizimit.

Duke aplikuar teknikën e racionalizimit, punonjësi operativ nëse situata do t’ia

mundësojë, do të tentojë që vëmendjen e të dyshuarit ta orientojë kah e kaluara ose e

360 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 25-29. 361 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 27-29. 362 Shih: Po aty.

Page 137: Emin HUSEINI

137

ardhmja363. Kjo do të mundet të bëhet në atë mënyrë që e kaluara e të dyshuarit të

tregohet në aspekt pozitiv ( për shembull punonjësi operativ do të theksojë se i dyshuari

është i kujdesshëm dhe prind i mirë, i cili ka përkujdesje ndaj pasardhësve të vet, ka

sukses në vendin e punës dhe të ngjashme) ose para tij ekziston ardhmëri e ndritshme dhe

disa gabime të së kaluarës mundet të përmirësohen, ose nga ato gabime njeriu mundet të

nxjerrë mësim etj.

Preferohet që gjatë aplikimit të procesit të racionalizimit punonjësi operativ të marrë

si shembull edhe raste nga përvoja e vet jetësore364. Për shembull, çdo njëri nga ne

ndonjëherë ka ngelur pa para, ose ka qenë nën ndonjë presion financiar. Si jemi ndjerë në

ato çaste ne? Ndoshta një lloj si i dyshuari që është ndjerë para se që ka vendosur që të

kryejë veprën penale të vjedhjes. Nëse punonjësi operativ do të arrijë të përcjellë te i

dyshuari këtë ndjenjë, në këtë raste tek ai do të krijojmë përshtypjen se para tij ka një

person që e kupton dhe që është në anën e tij. Punonjësi operativ ndonjëherë mundet që

një ngjarje të ngjashme edhe ta trillojë, por gjithmonë duhet që të jetë i kujdesshëm që i

dyshuari mos ta kuptojë mos sinqeritetin e tij, sepse në të kundërtën mundësia do të jetë

shumë e vogël që procesi i dëgjimit të realizohet me sukses.

Procedimi i racionalizimit mundet të jetë veçanërisht i suksesshëm, nëse punonjësi

operativ do ta bindë të dyshuarin se çdokush tjetër që do të ndodhej në situatë dhe

rrethana të ngjashme, do të ndërmerrte veprimin e njëjtë si i dyshuari365. Si rezultat i këtij

mendimi të punonjësit operativ, te i dyshuari do të krijonte ( veçanërisht nëse kemi të

bëjmë me person emocional ) lehtësim psikologjik dhe kjo gjendje shpeshherë do t’i

paraprinte dhe pranimit. Këtë do ta ilustrojmë me një shembull për të kuptuar se si do të

dukje kjo në praktikë, nëse si shembull do të marrim një person që dyshohet se ka shkelur

me automjetin e tij një këmbësor, dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në këtë rast

deklarimi i punonjësit operativ duhet të jetë e formuluar në këtë mënyrë: “ Agim,

plotësisht jam i sigurt se ju asnjëherë nuk do të shkelnit ndonjë njeri me vetëdije dhe

paramendim. Megjithatë, unë mund të paramendoj se çka në fakt ka ndodhur. Juve ai

person papritmas u ka dalë përpara veturës. Kur e keni vërejtur veç më ka qenë shumë

vonë. Mua plotësisht më është e kuptueshme se si ju jeni ndjerë në atë moment. Ka

biseduar me shumë njerëz të ndershëm që kanë përjetuar fatkeqësi të ngjashme si kjo e

juaja. Unë e kuptoj se ju në atë moment keni qenë shumë i frikësuar dhe nuk keni mundur

që të ndërmerrni ndonjë veprim tjetër. Unë juve plotësisht ju mirëkuptoj. Çdokush tjetër

që do të ndodhej në situatë të njëjtë, njëlloj do të kishte vepruar....”

Procedimi i racionalizimit mundet që të realizohet dhe në atë mënyrë që punonjësi

operativ do ta krahasonte të dyshuarin me ndonjë person tjetër të njohur dhe me autoritet,

i cili gjithashtu ka kryer ndonjë vepër penale366. Domethënë, se edhe njerëzit e pasur dhe

me reputacion mundet që të gabojnë, edhe për kundër asaj ata përsëri për opinionin kanë

363 Shih: Kostic, I., Kriminalisticka psihologia, Visha shkolla unutrashnji poslava, Beograd, 1998, fq. 134-

137. 364 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002, fq. 86. 365 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 28-30. 366 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002, fq. 127.

Page 138: Emin HUSEINI

138

ngelur të respektuar. Në këtë rast i dyshuari pak do të ndihet i çliruar, duke menduar në

atë çast se nuk është i vetmi që ka gabuar dhe kjo gjendje më lehtë do ta inkurajonte për

ta pranuar veprën.

Struktura e racionalizimit – çdo procedim i veçantë i racionalizimit posedon

strukturën e vet të brendshme, e cila përsëritet çdo herë në raste, kur nisim me

racionalizim të ri. Struktura e racionalizimit përbëhet nga pesë elemente:

1. Formulimi i lëndës së racionalizimit367 – hapi i parë që ndërmerret në ndërtimin

e racionalizimit është formulimi i lëndës së saj. Lënda e realizimit mundet që të

jetë e ndryshme ( varfëria, marrëdhëniet e prishura familjare, ndikimi i alkoolit etj

). Për shembull, nëse lënda e racionalizimit do të jetë varfëria, në të cilën ndodhet

i dyshuari, atëherë formulimi i saj do të duket kështu: “Pa dyshim se njëra nga

vështirësitë më të mëdha me të cilën njerëzit do të përballen është kur ata bien në

probleme financiare, ndonjëherë edhe pa fajin e tyre” – me këtë fjali punonjësi

operativ në mënyrë të qartë demonstron lëndën e racionalizimit.

2. Afrimi i lëndës së racionalizimit të dyshuarit368 – detyra e kësaj faze është që të

dyshuarit t’i demonstrohet ose afrohet figurativisht lënda e racionalizimit

paraprakisht e formuluar. Ajo të realizohet në atë mënyrë duke i prezantuar të

dyshuarit dy situata që karakterizojnë përvojën e numrit më të madh të njerëzve,

të cilat si burim do të kenë lëndën e racionalizimit. Për shembull, nëse lënda e

racionalizimit është kriza financiare, afrimi i asaj të dyshuarit do mundet të bëhet

në mënyrat vijuese: “ Ali, çdonjëri nga ne ndonjëherë është përballur në jetën e

vet me ndonjë llogari befasuese të cilën është dashur që ta paguajë në afat të

shkurtër, ose i është prishur ndonjë send në shtëpi, kurse para nuk ka pasur” –

punonjësi operativ bie dy shembuj që tregojnë se çdonjëri nga ne mundet të bij në

probleme financiare.

3. Përcjellja të dyshuarit ndonjë shembull të racionalizimit në formë tregimi që

i prezantohet të dyshuarit në vetën e tretë369 – për dallim nga faza paraprake ku

të dyshuarit me dy shembuj të shkurtër universal tentojmë që t’ia afrojmë lëndën e

racionalizimit, në këtë rast shkojmë një hap më tej, duke tentuar që lëndën e

racionalizimit t’i afrojmë në një mënyrë ekstensive – në formë të tregimit.

Tregimi i prezantohet të dyshuarit në vetën e tretë në atë mënyrë duke iu

shmangur çdo mundësie për akuzimin e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë, situatë që

do ta çonte në mohimin dhe refuzimin e veprës.

4. Vënia në dukje e porosisë nga një rrëfim paraprakisht i treguar370 – duke

marrë parasysh se rrëfimi i një tregimi paraprak ka për qëllim që të ofrojë

“arsyetimin” për veprimin e të dyshuarit, porosia e saj duhet në mënyrë të

posaçme të nënvizohet. Praktikisht kjo mundet të duket kështu: “Kështu si që

shikon dhe ti, njerëzit, tashmë edhe ato shumë të ndershëm, mundet të vijnë në

situatë që të kryejnë diçka të cilën asnjëherë nuk do te kishin bërë”.

367 Shih: Po aty. 368 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 157. 369 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 157. 370 Shih: Po aty.

Page 139: Emin HUSEINI

139

5. Kthimi te vepra penale për arsyen e së cilës ndërmerret dëgjimi371 -

praktikisht kjo do të dukej kështu: “Ja pra, shikon dhe ti se në kohën e sodit çdo

gjë mundet që të ndodh. Për shkak të kësaj unë dua të kuptoj cilat kanë qenë

problemet që ty të kanë detyruar që të bësh atë që ke bërë”.

Projeksioni – është mekanizëm mbrojtës, i cili na mundëson fajësimin e të tjerëve

për mangësitë personale, të cilat nuk duam t’i pranojë si tonat372.

Projeksioni është mekanizëm mbrojtës i atillë me të cilin egoja e personit mbrohet

nga situatat personale të rënda dhe të papërshtatshme, në mënyrë të pavetëdijshme duke

ua veshur të tjerëve. Kjo mundëson që personi të mbrohet nga rreziqet e brendshme, sikur

të jenë të jashtme, si dhe në mënyrë të tërthorët të pranojë në mënyrë të pavetëdijshme

dëshirat e veta. Dobia e projeksionit është në atë që shumë lehtë mbrohemi nga

kërcënimet e jashtme sesa nga ato të brendshme373.

Duke aplikuar mekanizmin e projeksionit në korniza të procesit të marrjes në pyetje

punonjësi operativ do të orvatet që fajësinë e të dyshuarit ta mbartë ( projektojë ) në

dikë tjetër. Në këtë mënyrë i dyshuari nga iniciator dhe kryes i veprës penale do të

shndërrohet në viktimë të rrethanave të gërshetuara tragjike.

Aplikimi i mekanizmit të projeksionit në suaza të procesit të marrjes në pyetje do mundet

të duket kështu: “Agim, ti nuk je fajtorë. Sikur shefi jot të ishte njeri pak më i mirë, dhe të

kishte pak më shumë përkujdesje ndaj punëtorëve të vetë, kjo nuk do të ndodhte. Nuk je ti

i vetmi që ka mendim të keq ndaj atij. Nëse ai atë mëngjes nuk do të kishte provokuar, ti

me siguri nuk do te kishe bërë këtë. Unë jam i sigurt se kjo nuk i përket karakterit tënd,

sepse ti je njeri i sjellshëm dhe i mirë...”

Duke aplikuar mekanizmin e projeksionit punonjësi, operativ fajësinë e të dyshuarit

mbart ( projektojë ) në:

Viktimën;

Bashkëpjesëmarrësin dhe;

Persona të tjerë374.

Viktima si objekt i projeksionit të fajësisë të të dyshuarit375 – në numrin më të

madh të rasteve, duke aplikuar mekanizmin e projeksionit, punonjësi operativ fajësinë e

të dyshuarit do ta mbartë ( projektonte ) në viktimën e veprës penale. Kjo qasje,

veçanërisht do të ishte efikase në dëgjimin e personave për veprat penale të dhunimeve.

Me fjalë të tjera, në situata të këtilla punonjësi operativ duhet që, sa më shumë të jetë e

mundur ta gjykojë sjelljen e viktimës, mënyrën e veshjes, sjelljen dhe të ngjashme. Në

raste të këtilla, thënia e punonjësit operativ do të duhet të formulohet në këtë mënyrë:

“Agim, asnjë grua nuk duhet të duket në atë mënyrë kur të dalë në publik. Pak më parë

unë takova një të atillë, e cila kishte të veshur tesha të cilat ishin thuajse të tejdukshme.

Kjo është gjë e tmerrshme. Kjo gjendje do të jetë shumë provokuese dhe sprovë e madhe

për çdo njeri normal. Nëse para disa netësh ajo vajzë nuk do të ishte e veshur në atë

mënyrë sigurisht edhe ju tani nuk do të ishit këtu”.

371 Shih: Po aty. 372 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, Ministerstvo unutrashnji poslava, Zgreb, 1995, fq. 134. 373 Shih: Trebjeshanin, Zh., Recnik psihologije, Stubovi kulture, Beograd, 2000, fq. 375. 374 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 158-162. 375 Shih: Po aty.

Page 140: Emin HUSEINI

140

Gjithashtu, kjo qasje do të ishte shumë efikase edhe te abuzimet seksuale ku si

viktimë do të jetë fëmijë376. Në këto raste formulimi i deklarimit të punonjësit operativ do

të duhej të ishte kështu: “Patjetër duhet të pranojmë se ajo vajzë është shumë e zhvilluar

për moshën e saj. Ajo me siguri ka pasur mjaftueshëm informacion lidhur me seksin nga

komunikimet me vajza të tjera ose nga programet e ndryshme televizive. Duke menduar

se di mjaftueshëm lidhur me të, ajo ndoshta me qëllim ka tentuar që t’ju provokojë juve

për të parë se si ju do të reagonit”. Duke e projektuar në këtë mënyrë ngjarjen, i dyshuari

ka shumë mundësi që ta pranojë veprën, duke tentuar që fajësinë ta mbart te viktima.

Bashkëpjesëmarrësi si objekt i projeksionit të fajësisë të të dyshuarit377 – në

rastet kur për kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë më shumë persona do të jetë në

dobinë e të dyshuarit që fajësinë, ose të paktën një pjesë të saj t’ua projektojë

bashkëpjesëmarrësve. Në këtë mënyrë në mënyrë efikase arrihet deri te fillimi i

iniciativës së pranimit. Domethënë, pasi që punonjësi operativ fajësinë do të mbartë

( projektoj ) te bashkëpjesëmarrësit, të dyshuarit do t’i duket se punonjësi operativ këtë

nuk e llogarit për fajtor. Në këtë mënyrë punonjësi operativ do të arrijë të fitojë

vërtetimin e pjesëmarrjes edhe të të dyshuarit në veprën penale, do të kuptojë për

mënyrën e kryerjes dhe pjesëmarrësve të tjerë për arsyen e së cilës ndërmerret dëgjimi.

Pasi që të arrijë deri te fillimi i pranimit, punonjësi operativ duhet që të dyshuarin ta lirojë

që mendimet e veta “t’i ngrohë në diell”, dhe zvogëlimi i fajësisë së tij te ai do të krijojë

ndjenjën e qetësimit. Pas kësaj punonjësi operativ vëmendjen do ta orientojë në

vërtetimin e plotë të të vërtetës, gjegjësisht do ta fajësojë edhe të dyshuarin.

Të supozojmë se i dyshuari është anëtarë i një organizate kriminale, e cila ka kryer

një vepër penale, si dhe punonjësi operativ do të vlerësojë se fajësia duhet t’i projektohet

apo orientohet te shefi i organizatës378. Në rastet të këtilla, projeksioni do të formulohet

në këtë mënyrë: “Ai ty dhe shokët e tu i detyron që të kryejnë vepra penale, nga të cilat

vepra ai ka fitime të konsiderueshme. Pse ai pjesën më të madhe të pasurisë e ndal për

vete, kurse vetë nuk merr pjesë në vjedhje. Shikon se si ai jeton, sa shtëpi ka, çfarë veture

posedon....Kurse ti shikojë gjendjen tënde si e ke. Si mendon ti, se ai këtë pasuri e ka

fituar vetë në mënyrë të ndershme apo ti me shokët e tu këtë ia keni mundësuar. Ai

asnjëherë nuk ka qenë në burg, edhe pse ai ka qenë përgjegjës që një numër i të rinjve

kanë përfunduar atje. Kështu që edhe ti atje do të përfundosh. Unë jem i bindur se ai

gjithçka e ka planifikuar. Ai të ka dhënë edhe armën. Ju nuk keni pasur zgjidhje tjetër.

Duke ditur se nëse nuk i respektoni urdhrat e tij do të jeni të ndëshkuar. Ai asnjëherë nuk

i ekspozohet rrezikut, tani në këtë moment është ne veturë dhe pret. Më thuaj pse ai tani

mos jetë në vendin tuaj dhe të jetë këtu. Mendoj se ka ardhur koha që edhe ai të fitojë atë

që e ka merituar....”

Personat e tjerë si objekt i projeksionit të fajësisë të të dyshuarit379 – përveç

viktimës dhe bashkëpjesëmarrësve, ndaj të cilëve kryesisht është e orientuar projeksioni,

376 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, Ministerstvo unutrashnji poslava, Zgreb, 1995, fq.

141-145. 377 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 158-162 378 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 158-162. 379 Shih. Po aty.

Page 141: Emin HUSEINI

141

ajo mundet që të orientohet ndaj të gjitha personave të tjerë. Në disa raste projeksioni do

të orientohet ndaj shtetit dhe shoqërisë si tërësi, e cila ka lejuar ekzistimin e kushteve

shoqërore dhe ekonomike, të cilat ndikojnë në kryerjen e veprës penale. Në disa raste të

tjera projeksioni mundet t’u drejtohet prindërve, bashkëshortes, fëmijëve, shefit të punës,

fqinjëve etj380.

Do të marrim si shembull një person që dyshohet për kryerjen e veprës penale të

vjedhjes, ku projeksioni do të jetë i orientuar gjoja se si fajtor është bashkëshortja e keqe

e të dyshuarit381. Procesi i projeksionit ka mundësi të duket kështu: “Agim, bashkëshortja

e juaj ju kërkon më shumë të holla se sa ju keni mundësi që të fitoni. Unë e marr me mend

se ju keni dëshirë që asaj t’ia mundësoni që ajo të posedojë gjithçka që dëshiron edhe pse

mundësitë tuaja nuk janë të atilla. Këtë vjedhje që ju e keni kryer e keni bërë vetën për

shkak të asaj, apo jo? Unë e di që ju jeni njeri modest dhe ju këtë vepër kurrë nuk do ta

bënit për ju dhe nevojat tuaja. Ajo duheshe që të mendojë për situatën tuaj ekonomike

dhe në përputhje me të edhe të sillet lidhur me kërkesat e saj. Tani është koha që ju të

tregoni të vërtetën...”

Minimizimi – në lidhje të ngushtë me aplikimin e procesit të racionalizimit është

edhe strategjia e minimizimit382. Me aplikimin e saj punonjësi operativ tenton që të

minimizojë seriozitetin e veprës penale për arsyen e së cilës ndërmerret dëgjimi. Me

procesin e minimizimit ndjenja e fajësisë te i dyshuari zbutet383, edhe pse ai është i

vetëdijshëm për veprën por rrethanat gjoja se që kanë ndikuar te i dyshuari kanë qenë

ndikuese që ai ta kryejë këtë vepër, dhe kjo gjendje e sajuar që punonjësi operativ e

krijon për të minimizuar do të ndikojë që i dyshuari më lehtë të thotë të vërtetën.

Minimizimi është proces i dyanshëm. Fillimisht me racionalizimin fillohet që të

arsyetohen shkaqet që kanë sjell deri aty që i dyshuari të kryejë veprën penale, që më pas,

pas kësaj, punonjësi operativ do të krahasojë këtë vepër penale me vepra të tjera penale

shumë më serioze. Për shembull, nëse objekt i dëgjimit është vjedhja, ku punonjësi

operativ këtë vepër do ta krahasojë me ndonjë vepër tjetër më të rëndë penale të vjedhjes,

ku gjatë kryerjes të së cilës me paramendim dikush është privuar nga jeta. Ky krahasim

tek i dyshuari do të krijojë përshtypje se vepra e tij e vjedhjes është shumë më pak serioze

se ajo vepër që e ka kryer dikush tjetër, tek e cila ka pasur edhe humbje të jetës.

Duke aplikuar procesin e minimizimit, punonjësi operativ nuk guxon që të humbi

seriozitetin e procesit, por duhet të përpiqet që te i dyshuari të krijojë përshtypjen se kemi

të bëjmë vetëm me një vepër të rëndomtë penale. Si shembull praktik mund të marrim

këtë: “ Agim, ajo për të cilën ne këtu flasim është vetëm vjedhje e një sasie të caktuar

parash. Dua që të them që askush nuk ka humbur jetën as nuk është i lënduar dhe unë

mendoj se kjo është më e rëndësishme. Më vjen mirë që kjo kështu ka mbaruar...”

Esenca e aplikimit të procesit të racionalizimit, projeksionit dhe minimizimit tenton

që të dyshuarit t’i ndihmojë për të pranuar veprën, si dhe njëkohësisht i dyshuar të ruajë

380 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, Ministerstvo unutrashnji poslava, Zgreb, 1995, fq.

141-145. 381 Shih: Po aty. 382 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 160-164. 383 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 37-39.

Page 142: Emin HUSEINI

142

dinjitetin e vet. Me fjalë të tjera, duke aplikuar këtë proces, punonjësi operativ do të arrijë

më lehtë deri te pranimi, duke mundësuar që i dyshuarit fajësinë e vet ta mbështesë në

arsyet ose shkaqet që në aspekt normal janë më të buta se ata që realisht kanë ekzistuar

gjatë kryerjes së veprës penale. Disa fraza si “fatkeqësia ndodh”, “asnjë njeri nuk është i

pagabueshëm” dhe të ngjashme si qëllim kanë që të “arsyetojnë” veprimin e të dyshuarit.

Gjithashtu, aplikimi i këtyre metodave të dyshuarit i jep përkrahje morale, psikologjike,

ligjërisht jorelevante, me qëllim që ai të arsyetojë veprimin e vet384.

Duke aplikuar këtë proces, punonjësi operativ të dyshuarin nuk e heton lidhur me

faktet dhe rrethanat relevante të veprës penale ( veprim që është pjesë e procedurës

provuese ), por me këtë, para se gjithash, merret me arsyet dhe shkaqet që kanë çuar të

dyshuarin të kryejë vepër penale. Kjo gjendje mirëkuptimi dhe afërsie që krijon ky

proces, do të ndikojë që të vendoset raporti i besimit me të dyshuarin dhe kjo do të

lehtësonte në dhënien e informacioneve të vërteta nga ai385. Me këto metoda,

punonjësi operativ do të përpiqet që të dyshuarin ta prezantojë si njeri të mirë, i cili në

rrethana të caktuara të jetës ka marrë pjesë në gjëra të këqija, të cilat sa më parë duhet t’ia

lejë të kaluarës dhe të shikojë në të ardhmen.

Aplikimi i racionalizimit, projeksionit dhe minimizimit paraqet veprim të planifikuar

dhe sistematik për “arsyetimin” e veprimeve të të dyshuarit, të cilat duhet që t’i

ndihmojnë që ai të mbisundojë energjinë e vet të rezistimit dhe të pranojë fajësinë e tij (

nënkuptohet nëse ajo vërtetë ekziston ). Pra, me anë të kësaj, punonjësi operativ

mundëson që i dyshuari fajësinë e vet ta mbështesë në arsye dhe shkaqe që normalisht

janë në të buta se ata që realisht e kanë çuar të dyshuarin të kryejë veprën penale.

Varësisht nga karakteristikat e vetë situatave, ndonjëherë do të aplikohet vetëm

projeksioni, ndonjëherë racionalizimi dhe shumë rrallë do të aplikohet vetëm

minimizimi386.

Aplikimi praktik i procesit të racionalizimit, projeksionit dhe minimizimit kalon nëpër

disa faza:

Faza e parë – deklarata hyrëse387- Kjo fazë mundëson që i dyshuari në mënyrë sa

më të ngadaltë dhe të butë futet në procesin e thyerjes së rezistimit, duke aplikuar

metodat e racionalizimin, projeksionin dhe të minimizimit. Në procedurë praktike

deklarata hyrëse do mundet të formulohet kështu: “Agim, ashtu sikurse shikon edhe ti se

rezultatet e hetimit neve na kanë treguar se çka ka ndodhur dhe si ka ndodhur, si dhe të

gjitha ata persona që kanë qenë pjesë e kësaj vepre. Megjithatë, ajo të cilën unë nuk e

kam të qartë është ajo se pse gjithë ajo ka ndodhur” - në këtë mënyrë do të hapet rruga e

aplikimit të procesit të racionalizimit, projeksionit dhe minimizimit, me të cilin punonjësi

operativ do të “arsyetojë” veprimin e të dyshuarit.

384 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 37-39. 385 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 162-164. 386 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 265.. 387 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 45-46.

Page 143: Emin HUSEINI

143

Faza e dytë – Kontrollim apo inspektim i shkurtër i mundësisë së “arsyetimit”,

me të cilin do të mundet që të arsyetohet veprimi i të dyshuarit388- Në korniza të kësaj

faze punonjësi operativ do të ngrejë 6 -7 “arsyetime”, me të cilat do të mundet që të

arsyetohet veprimi i të dyshuarit. Duke ia prezantuar ata të dyshuarit, punonjësi operativ

nuk duhet në detaje t’u përkushtohet çdonjërës nga ata – në këtë fazë do të jetë e

mjaftueshme që të dyshuarit t’i bëhet me dije për ekzistimin e tyre vetëm me një fjali.

Praktikisht në procedurë kjo do mundet që të duket kështu: “Agim dini edhe ju, se

njerëzit bëjnë gabime për shkaqe të ndryshme. Ndonjëherë ata shkaqe mund të jenë

financiare që i shtyjnë njerëzit të bëjnë gjithçka. Ndonjëherë ata mund të jenë kur dikush

dikë shumë do ta provokojë dhe do t’ia humbë durimin, që ai në këtë gjendje impulsive

do të reagojë, për të cilin reagim paraprakisht as që e ka paramenduar që të ndodhë...” –

gjatë vazhdës së dëgjimit punonjësi operativ do të prezantojë “arsyetime”, për të cilat në

bazë të të dhënave për personalitetin e të dyshuarit dhe në bazë të përvojës së vet, do të

vlerësojë se janë më të përshtatshme dhe që do të prodhojnë efekte më shumë tek i

dyshuari.

Duke i prezantuar “arsyetime” të ndryshme të dyshuarit, punonjësi operativ duhet me

kujdes të vëzhgojë ndryshimet në sjelljen e tij dhe të vërtetojë se a është për ndonjërën

nga këto i interesuar i dyshuari389. Nëse punonjësi operativ do të konstatojë se i dyshuari

është i interesuar për ndonjërin nga “arsyetimet”, ajo e para do të aplikohet në suaza të

procesit të thyerjes së rezistimit dhe kjo do të emërohet si (“arsyetimi”1). Megjithatë,

nëse i dyshuari nuk do të tregojë interesimi për asnjërën nga “arsyetimet”, atëherë do të

veprohet në bazë të të dhënave për të dyshuarin, dhe punonjësi operativ do të vlerësojë

nga rrethanat e çastit se cili “arsyetim” do të jetë më i përshtatshëm për të dyshuarin –

dhe në këtë rast me këtë racionalizim do të fillojë edhe procesi i thyerjes së rezistimit të të

dyshuarit.

Faza e tretë – “Arsyetimi” 1 – “Arsyetimi” 1 është arsyetimi i parë që do të

aplikohet në procesin e thyerjes së rezistimit gjatë procesit të racionalizimit, projeksionit

dhe minimizimit. Në numër shumë të vogël të rasteve kjo do të jetë edhe vetmja – më

shpesh thyerja e rezistimit e të dyshuarit kërkon ngritjen e më shumë “arsyetimeve” (

arsyetimin 2, arsyetimin 3, arsyetimin 4...)390.

Faza e katërt – Ndryshimi i perspektivës së të dyshuarit391 - Kjo fazë për thyerjen

e rezistimit ka për qëllim që i dyshuari të vihet në pozicion që vetë të sjellë përfundim për

rregullshmërinë e vendimit eventual të pranimit. Kjo do të bëhet në atë mënyrë që

punonjësi operativ të dyshuarin do ta njoftojë se situata që i dyshuari ndodhe e shikon nga

një perspektivë tjetër e jo nga perspektiva e momentit që ndodhet. Me fjalë të tjera, gjatë

kësaj faze punonjësi operativ të dyshuarin do ta sjellë në situatë që ai vetë të gjykojë për

gabimet e të tjerëve. Në fjalimin e punonjësit operativ që ia prezanton të dyshuarit do të

ketë dy persona që bashkërisht e kanë bërë veprën penale. Më pas, njëri nga ato, edhe

388 Shih: Po aty. 389 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 267. 390 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 165-166. 391 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, Ministerstvo unutrashnji poslava, Zgreb, 1995, fq.

144-145.

Page 144: Emin HUSEINI

144

pse kanë ekzistuar prova të forta që kanë vërtetuar fajësinë e tij, e ka mohuar lidhjen e tij

me veprën, ndërsa tjetri e ka pranon lidhjen e tij me veprën. Dhe pas kësaj punonjësi

operativ do ta pyesë të dyshuarin cili nga këto të dy ka vepruar drejt. Në numrin më të

madh të rasteve i dyshuari si veprim të drejtë do të llogarisë atë që e ka pranuar veprën.

Në bazë të të dhënave që posedon lidhur me të dyshuarin, punonjësi operativ në

mënyrë të përshtatshme do të formulojë edhe fjalimin392. Kështu që, nëse i dyshuari është

person familjar, punonjësi operativ do ta sjellë në pozicion ( vëzhgim

perspektiv ) të prindit, i cili shikon se si fëmijët e vet bashkërisht bëjnë ndonjë vepër dhe

njëri nga fëmijët nuk e pranon se edhe ai ka marrë pjesë në këtë vepër, ndërsa tjetri e

pranon duke u munduar të tregojë për shkaqet që e kanë çuar të ndërmerr një veprim të

atillë. Në disa raste të tjera i dyshuari mundet të vendoset në pozicion dhe në rol të

gjykatësit393, i cili duhet të vendosë për fajësinë e dy personave, - esenca e tregimit ka të

bëjë me dy persona që njëri nga ato e pranon veprën, kurse tjetri e mohon, ndërsa nga i

dyshuari do të kërkohet që të përgjigjet se cili nga ata ka vepruar drejt. Në procedurë

praktike, kjo mundet të duket kështu:

Punonjësi operativ: “ Agim, a ke qenë ndonjëherë për dikë shef?”

I dyshuari: “Jo, asnjëherë”

Punonjësi operativ: “Mirë, atëherë mendo sikur je shef i një numri të punëtorëve. Një

ditë sikur unë dhe ti të shëtisim nëpër fabrikë dhe shohim dy nga punëtorët që veprojnë

diçka që nuk është e lejuar”. Këtu punonjësi operativ me qëllim do te përdorë fjalën

“diçka që nuk kanë të drejtë” për ta lënë të dyshuarin që ai vetë të supozojë se çka mund

të ketë qenë ajo vepër dhe, në këtë mënyrë ai do t’i japë mundësi të dyshuarit që të

mendojë se a është ajo vepra penale për shkak të së cilës i dyshuari merret në pyetje.

“Veprimi i tyre padyshim është i pa lejuar. Ne gjithë kohën i vëzhgojmë nga afër dhe

qartë shohim se çka ato bëjnë. Dhjetë minuta më vonë ne i thërrasim, fillimisht njërin dhe

e pyesim lidhur me veprën dhe ai na përgjigjet: “Unë asgjë nuk kamë bërë. Ju asgjë nuk

keni parë. Çfarë mendimi do të kishit ju lidhur me këtë punëtorë?”

I dyshuari: “Kjo gjë nuk do më pëlqente që dikush të më mashtrojë”.

Punonjësi operativ: “Plotësisht ashtu. Pajtohem me ju. Të themi se pastaj e thërrasim

punëtorin tjetër dhe ai na thotë: “Kamë gabuar. Më leni t’ju tregojë se kamë pasur

problem të madh, andaj kamë vepruar ashtu”. Çka mendon ti, cili nga këta ka vepruar

në mënyrë të drejtë?”

I dyshuari: “Ai që pranon veprën”

Punonjësi operativ: “Pajtohem edhe unë me ju dhe mendoj se shumica e njerëzve do të

veprojnë kështu. Njëri na mashtroi parasysh, kur tjetri u mundua që të na japë arsye se

ka qenë i detyruar të veprojë ashtu”.

Duke i ofruar mundësinë të dyshuarit që gjërat t’i shikojë nga një perspektivë tjetër,

punonjësi operativ do t’i sugjerojë të dyshuarit në mënyrë indirekte se çfarë vendimi të

marri lidhur me pranimin e fajësisë394. Në këtë rast kjo gjendje të dyshuarit do t’i krijojë

392 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 269. 393 Shih: Po aty. 394 Shih: Po aty, fq. 272.

Page 145: Emin HUSEINI

145

situatë logjike dhe ndikim psikologjik që vetë të marrë vendim lidhur me pranimin e

veprës.

Faza e pestë – “Arsyetimi” 2 – Në numrin më të madh të rasteve rezistimi i të

dyshuarit nuk do të thyhet duke prezantuar vetëm një “arsyetim”, por punonjësi operativ

e ka të domosdoshme që të prezantojë numër më të madh “arsyesh”395. Arsyetimi i ri

mundet të jetë si variacion i asaj paraprake, ose mundet të jetë plotësisht e ndryshme.

Faza e gjashtë – “Arsyetimi” 3, 4,5... – Sipas të dyshuarve shpeshherë do të jetë e

nevojshme që të aplikohen më shumë rrugë “arsyetimi”. Ekzistojnë një numër i madh i

frazave me anë të së cilave mundet të kalohet nga njëri racionalizim në tjetrin. Disa nga

ato janë:

“A nuk është interesante...”

“Kjo është e njëjtë si kur...”

“Shumica e njerëzve mendojnë...”

“Ekziston edhe një gjë interesante...”

“E nevojshme është të analizojmë tri gjëra...” 396.

Parashtrohet pyetja se kur një”arsyetim” ka dhënë efektet e dëshiruara, dhe kur

duhet të kalohet në fazën pasuese të thyerjes së rezistimit të të dyshuarit? Që në çastin kur

punonjësi operativ do të prezantojë “arsyetimin”, që në atë moment do të krijohen efektet

te i dyshuari dhe ai këta efekte do t’i shprehë me ndryshimin e sjelljes së tij. Shenja e

parë e ndryshimit të sjelljes është se i dyshuari do të fillojë që të zvogëlojë intensitetin e

mohimit dhe rezistimit, deri në atë masë sa në një moment mohimi dhe rezistimi do të

ndalen. Përveç kësaj, këtë ndryshim punonjësi operativ do ta vërejë nga trupi i të

dyshuarit, i cili dalëngadalë fillon të çlirohet397. Ai nga pozicioni mbrojtës, i mbyllur trupi

kalon në pozicion të hapur, duart dhe këmbët e mbledhura dhe të lidhura, i ndan dhe

fillon të ndjehet më i relaksuar. I dyshuari kokën e mban të ulur dhe shikimin të orientuar

në gjurin e majtë. Kontakti sy më sy ndërpritet. Sytë i ka të përlotur dhe në disa raste i

dyshuari fillon edhe të qajë. Mundet të thuhet se i dyshuari në këtë gjendje duket si

sportisti që e humbë lojën e tij të jetës. Duhet të theksohet se gjendjet e këtilla në disa

raste lehtësisht janë të kuptueshme, pasi që në disa raste këto ndryshime vështirë hetohen.

Faza e shtatë – Nënshtrimi apo zotërimi i frikës që ekziston tek i dyshuari në

aspekt të ardhmërisë së tij398 - Rezistimi i të dyshuarit sa më shumë që zvogëlohet, tek

ai aq më shumë rritet frika për të ardhmen e tij. “Çka do të ndodhë me të?”, “A do të

duhet t’i privohet liria?”, “A do ta humbë vendin e punës?”, pyetje të cilat e preokupojnë

vetëdijen e tij. Si detyrë që parashtrohet para punonjësit operativ gjatë kësaj faze, për

thyerjen e ekzistimit është kapërcimi i kësaj gjendje të frikës.

395 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 165-166. 396 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 48-49. 397 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 274. 398 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 165-166.

Page 146: Emin HUSEINI

146

Gjëja e parë që duhet të bëjë punonjësi operativ është që të identifikojë burimin e

frikës399 ( a është në pyetje sanksioni penal, apo frika është për humbjen e vendit të

punës, frika nga mundësia që për veprën të marrin vesh edhe persona të tjerë dhe kjo gjë

do të dëmtonte imazhin e të dyshuarit ). Ndonjëherë për burimin e frikës do të na tregojë

vetë i dyshuari, kurse në rastet të tjera, në bazë të të dhënave që posedon punonjësi

operativ lidhur me të dyshuarin, ai vetë do të duhet të zbulojë burimin e frikës. Pyetjet që

parashtron punonjësi operativ lidhur me zbulimin e frikës duhet të parashtrohen në vetën

e tretë dhe mund të formulohen në këtë mënyrë: “Agim, nëse dikush do të ishte i

ngatërruar në ndonjë vepër penale, çka mendon ti, se kush do të ishte ajo që do të

pengonte atë person, që mos të tregonte të vërtetën”. Në të shumtën e rasteve, të

dyshuarit janë përgjigjur në këtë pyetje dhe në këtë mënyrë do të na tregonte për shkakun

e vet që e pengon për të treguar të vërtetën.

Pasi të ketë zbuluar burimin e frikës së të dyshuarit, punonjësi operativ për këtë do ta

njoftonte të dyshuarin. Dhe pas kësaj, bashkërisht do të përpiqen që këtë frikë edhe ta

zotërojnë apo ta mundin. Për shembull: Te personat për të cilat ekziston baza e dyshimit

se kanë kryer vepër penale të vjedhjes, punonjësi operativ do të konstatojë se si burim i

frikës për vepër e tillë është që mos të kuptojnë kolegët e tij, shokët dhe kjo gjë në masë

të madhe do ta dëmtonte imazhin e tij. Si rezultat nga kjo frikë është edhe shpresa se nëse

do të heshtë, vepra ndoshta kurrë nuk do të zbulohet dhe kështu edhe ky do të shpëtojë

nga fajësia. Pasi që është identifikuar burimi i frikës i të dyshuarit, punonjësi operativ do

të vazhdojë me zotërimin apo mundjen e tij400. Praktikisht kjo ka mundësi që të duket

kështu: “Nëse dikush do të jetë i ngatërruar me ndonjë vepër penale, çka mendon ti, se

kush do të ishte ajo që do ta pengonte, që ai të mos thoshte të vërtetën?” – punonjësi

operativ kështu do të orvatet që të identifikojë burimin e frikës tek i dyshuari.

I dyshuari: “Supozoj se të kishte qenë në këtë situatë që ndodhem edhe unë, do të

frikësohej që për veprën të mos kuptonin shokët e tij, kolegët, sepse ajo për të do të ishte

një turp i madh. Ai për këtë vepër asnjëherë nuk do të mundej që ata t’i shikojë në sy...”

–i dyshuari më këtë deklarim do të na tregojë për burimin e frikës që ekziston tek ai.

Punonjësi operativ: “Ke të drejtë. Edhe unë mendoj se ky është shkak për të cilin duhet

të shqetësohemi. Megjithatë, ju dini se ne duhet që t’i vërtetojmë të gjitha faktet që kanë

lidhje me një vepër penale. Nëse këtë nuk do të arrijmë ta fitojmë nga i dyshuari, ne do

të duhet që të kërkojmë informacione nga persona të tjerë. Çka do të fitojmë me këtë. Në

rastin konkret për një çështje do të përzihen më shumë person se sa do të jetë e

domosdoshme. Dhe në këtë rast më shumë person do të dini lidhur me veprën penale.

Ndoshta do të ishte më e arsyeshme që kryesi të bashkëpunonte me ne dhe të na ofronte

informacionet e nevojshme. Në atë rast çdo gjë lidhur me veprën, do të mbetej midis

nesh dhe nuk do të kuptonte askush...” – punonjësi operativ me këtë do të tentojë që t’ia

bëjë me dije të dyshuarit se nëse ai do të refuzojë të deklarojë, jo vetëm që nuk do t’i

shmanget fajësisë, por edhe për veprën do të kuptonin një numër i madh i njerëzve ( për

të cilën gjë ai frikësohet më shumë ).

399 Shih: Po aty. 400 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 167-168.

Page 147: Emin HUSEINI

147

Faza e tetë – krijimi i ndjenjës së domosdoshmërisë që menjëherë duhet të

fillohet me deklarimin për pranim401 - Qëllimi i kësaj faze është që të dyshuarit në

mënyrë indirekte t’i tregohet se ka ardhur koha që të vendosë se çka duhet të bëjë, të

deklarohet lidhur me pranimin ose jo402. Domethënë, njeriut duhet gjithmonë t’i jepet një

afat i fundit se si të marrë një vendim të caktuar, sepse në të kundërtën, ata mundet që në

pakufi ta zvarrisin një vendim të caktuar403.

Nëse i dyshuari do të ketë gatishmëri që të vazhdojë me rezistimin dhe vazhdon të

mohojë, punonjësi operativ duhet menjëherë ta ndalë mohimin e tij dhe të vazhdojë me

metodat e përshtatshme për të thyer rezistimin. Në anën tjetër, nëse i dyshuari do të

tregojë me sjelljen e tij se është i gatshëm që të pranojë, atëherë punonjësi operativ do të

kalojë në fazën tjetër.

Faza e nëntë – fillimi i pranimit të pjesshëm – Pasi që punonjësi operativ në bazë të

karakteristikave të sjelljes së të dyshuarit do të vlerësojë se te ai ekziston gatishmëria për

të pranuar, punonjësi operativ do të tentojë që të fitojë fillimin e pranimit404. Kur i

parashtrohen të dyshuarit pyetje që kanë për qëllim të fitohet fillimi i pranimit, nuk do të

jetë gjithmonë e lehtë për t’u vlerësuar. Nëse vlerësimi do të jetë i gabuar dhe parashtrimi

i këtyre pyetjeve do të jetë para se i dyshuari të jetë i përgatitur për ato, i dyshuari për ato

do të përgjigjen në mënyrë mohuese. Në anën tjetër, nëse punonjësi operativ një gjë të

këtillë do ta bëjë shumë me vonesë, ashtu që i dyshuari do të arrijë të rinovojë energjinë e

tij të rezistimit, rezultati do të jetë i njëjtë, pra mohimi. Këtu duhet të potencojmë edhe

atë, se pasi i dyshuari t’i shfaqë shenjat e sjelljes për pranim, punonjësi operativ plotësisht

do ta shkurtojë distancën midis tij dhe të dyshuarit405.

Në këtë fazë të dyshuarit nuk duhet t’i parashtrohen pyetje të drejtpërdrejta lidhur me

veprën, sepse pyetjet e atilla do të krijonin kundër efekt: “A e ke kryer ti veprën penale”,

kjo pyetje është e drejtpërdrejtë në akuzimin e tij, dhe në shumicën e rasteve përgjigja do

të ishte mohuese. Por pyetjet duhet të jenë indirekte dhe konfuze dhe më një dozë të

vogël dinakërie, edhe pse mund të hyjmë në hapësirën e pyetjeve kapcioze406. Por, edhe

taktika e ballafaqimit me provat që i bëhet të dyshuarit ka si qëllim, që ndaj atij nën

presionin e provave të sillet deri te vërtetimi i lidhjes së tij me faktet konkrete.

Vërejtjet se pyetjet kapcioze të dyshuarin e orientojnë se çfarë përgjigje duhet të japë,

mendoj se janë të pabazuara nga arsyeja se, nëse analizojmë me këtë logjikë, atëherë edhe

vetë akti i thirrjes së të dyshuarit në hapësirat e policisë, me qëllim të grumbullimit të

informacioneve do të ketë efekt sugjestiv, meqë i dyshuari thirret, për dallim nga personat

e tjerë që nuk janë thirrur, atij i krijon përshtypjen e kryesit të veprës penale, i cili ndoshta

401 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 167-168. 402 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 279. 403 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 158.. 404 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 175. 405 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 285. 406 Shih: Po aty.

Page 148: Emin HUSEINI

148

edhe mundet të mos jetë. E vërtetë është se pyetjet kapcioze ndonjëherë prodhojnë efekte

negative, por kjo do të jetë e mundur vetëm në rastet e dëgjimit të dëshmitarëve.

Domethënë, nëse dëshmitari vjen në situatë që të mos jetë i sigurt se a ka parë diçka ose

jo, dhe i parashtrohen pyetje sugjestive, në këtë rast mundemi të flasim për ndikim

sugjestiv. Nëse do të supozojmë se pyetjet kapcioze kanë ndikim sugjestiv, duhet të

analizojmë dhe vëzhgojmë se çfarë pasojash të dëmshme nga ato do të burojnë për të

dyshuarin. Nëse nga pyetjet kapcioze ka ardhur deri te pranimi, ky pranim do të ishte jo i

plotë, për arsye se i dyshuari do të pranonte vetëm një aspekt të veprës penale, aspekt që

do të përfshihej nga pyetjet kapcioze. Domethënë, nëse i dyshuari në pyetjen kapcioze të

parashtruar: “Si i keni shpenzuar 100 euro”, kurse i dyshuari paraprakisht nuk ka pranuar

aspak se ka vjedhur para, do të përgjigjej: “I kamë shpenzuar për të blerë drogë”, në këtë

rast është e pa kontestueshme se i dyshuari do të pranonte veprën e kryer të vjedhjes.

Megjithatë, nëse do të supozojmë se nga këto pyetje kapcioze kryesi do të “mashtrohej”,

dhe do të thoshte diçka që nuk është e vërtetë, kjo gjë me siguri do të vërehej gjatë

vazhdimit të procesit të dëgjimit. Me fjalë të tjera, duhet të kemi parasysh se ky pranim

është me karakter të pjesshëm, sepse kryesi asgjë nuk ka thënë lidhur me mënyrën se si e

ka kryer veprën. Dhe kjo gjendje, apo kjo dëshmi e tij e pjesshme nuk do të ketë vlerë

provuese, ose kjo vlerë do të jetë shumë e vogël. Ajo që mungon këtu është “mbulesa”

dhe aspektet e tjera të pranimit të veprës penale. Nëse i dyshuari një herë do të

“mashtrohej” nga pyetjet kapcioze, parashtrohet pyetja se a do të mundet punonjësi

operativ që me pyetje të tjera kapcioze të arrijë deri te pranimi për çdo aspekt të veprës

penale, ose e thënë në mënyrë tjetër, nëse i dyshuari i pafajshëm një herë është

“mashtruar” se ka kryer veprën penale, a do të mundemi që përsëri ta “mashtrojmë” edhe

për aspektet e tjera të veprës penale, për shembull se a ka hyrë në banesën, duke e vjedhur

çelësin e saj, ose se për vendin ku ndodheshin parat ka kuptuar nga i afërmi i të

dëmtuarit. Mundemi që të konstatojmë, se nëse të dyshuarin e pafajshëm e kemi

“mashtruar” me pyetjet kapcioze, kjo gjë shumë shpejt do të na bëhej me dije gjatë

vazhdës së mëtejshme të marrjes në pyetje, sepse atij asnjëherë nuk do t’i ishin të

njohura faktet dhe rrethanat lidhur me një vepër që nuk e ka kryer. Për shembull, ai në

pyetjen e parashtruar: “Ku i ke fshehur të hallat?” ai zakonisht do të përgjigjet: “Cilat të

holla?”, “As një lloj të holle as kamë marr, as i kamë fshehur diku”. Nëse do të kemi të

bëjmë me kryesin e vërtetë të veprës penale me këtë mënyrë do të nxitnim që të pranonte,

pra kjo gjë nuk mundet që të llogaritet si mashtrim ose si ndonjë mjet tjetër i ngjashëm i

ndalur, por kjo do të jetë njëra nga shumë mënyrat dhe metodat taktike, të cilat si qëllim

kanë që të arrihet deri te pranimi. Në fund, duhet që të potencojmë edhe ata se pyetjet

kapcioze ( assumptive questions ) në Amerikë si dhe në disa shtete të tjera të botës

llogariten të lejuara. Megjithatë, ligji i procedurës penal i RM ashtu si e kemi potencuar

edhe më herët, e ndalon aplikimin e pyetjeve kapcioze dhe në këtë fazë deri te pranimi

patjetër duhet të arrihet në mënyra tjera407.

407 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010.

Page 149: Emin HUSEINI

149

Faza e dhjetë – Inkurajimi i të dyshuarit për vendimin e pranimit408 - Pasi që

është arritur deri te pranimi i pjesshëm dhe fillestar, punonjësi operativ menjëherë duhet

që të parandalojë çdo hamendësim të të dyshuarit lidhur me atë se a ka vepruar drejt, kur

ka vendosur që të pranojë. Për këtë arsye, detyra bazike e punonjësit operativ në këtë fazë

është të përkrahë vendimin e të dyshuarit lidhur me pranimin dhe më pas fillimin e

pranimit ta zgjerojë edhe në aspektet e tjera të veprës penale, për të cilën ndërmerret

dëgjimi. Në aspekt praktik, kjo do të duket kështu: “Çdo gjë kaloj mirë. Tani do te kesh

shumë më lehtë. Ke hequr një barrë shumë të rëndë nga vetja...”

Faza e njëmbëdhjetë – Pranimi i të dyshuarit – Në këtë fazë, pranimi i pjesshëm

dhe fillestar zgjerohet në të ashtuquajturën pranim i plotë, i cili përfshin të gjitha aspektet

e veprës penale që janë lënda e dëgjimit të të dyshuarit409.

408 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 177. 409 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 288.

Page 150: Emin HUSEINI

150

6. Procesi taktik i inkurajimit dhe më pas thyerja e versionit të

rremë i të dyshuarit

Esenca e këtij procesi taktik shihet në atë se të dyshuarit i mundëson që në detaje të

flasë për versionin e tij të rremë që paraprakisht mirë e ka përgatitur lidhur me ngjarjen

kriminale dhe pas kësaj, punonjësi operativ me zhdërvjelltësi e ballafaqon me provat e

grumbulluara. Më pas me kujdes versionin e tij e hedh poshtë dhe në këtë mënyrë ia bën

me dije se punonjësi operativ di gjithçka, si dhe fajësia e tij është e vërtetuar dhe se nuk

ka zgjidhje tjetër, por vetëm se të pranojë veprën.

Ky proces ka mundësi të ndahet në dy faza:

inkurajimi për të folur lidhur me versionin e rremë,

thyerja apo hedhja poshtë e këtij versioni410.

6.1. Inkurajimi për të folur lidhur me versionin e rremë

Esenca e kësaj faze shihet në atë se të dyshuarit duhet t’i lejohet në mënyrë të lirë dhe

pa imponime të shprehë mendimin e vet të paramenduar, i cili kryesisht është version i

rremë lidhur me ngjarjen. Për gjithë atë kohë sa i dyshuari flet, punonjësi operativ me

sjelljen e tij duhet tek ai të krijojë përshtypjen se i beson të dyshuarit411. Kjo bindej te ai

do të krijojë shpresën se do të arrijë ta bindë punonjësin operativ lidhur me “pafajësinë”.

Në këtë mënyrë punonjësi operativ do ta inkurajojë që të mashtrojë, sepse sa më i pasur

dhe i madh të jetë mashtrimi, aq më e lehtë do të jetë për t’u zbuluar. Nëse i dyshuari

është vërtetë kryerës i veprës penale, fjalimi i tij do të përmbajë numër të madh të

kontradiktave në raport me informacionet dhe provat ekzistuese. Për këtë arsye është e

rëndësishme që versioni i rremë i të dyshuarit të fiksohet me procesverbal dhe me teknika

vizuale.

410 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 179. 411 Shih: Po aty.

Page 151: Emin HUSEINI

151

6.2. Hedhja poshtë e versionit të rremë Duke e përcjell me vëmendje dhe duke e inkurajuar të dyshuarin për të deklaruar

versionin e rrejshëm të tij, punonjësi operativ do t’i vërejë pikat e dobëta të tij412. Pika të

dobëta janë atë fakte dhe rrethana, që i ka shprehur i dyshuari dhe që janë në kundërshtim

me materialin provues, që e ka në dispozicion punonjësi operativ. “Arma” e punonjësit

operativ është grumbullimi me kujdes dhe kontrollimi i materialeve provuese, kurse

taktika e tij është ballafaqimi i ngadaltë dhe i zhdërvjelltë i këtyre materialeve provuese

me deklarimin e të dyshuarit.

Punonjësi operativ “naiv” dhe “që beson në gjithçka” krijon përshtypjen te i dyshuar

si një person i logjikshëm. Ai nuk flet shumë, lejon që në vend të atij të flasin faktet,

mjetet provuese apo ndryshe “dëshmitarët memec”, corpora delicti dhe gjurmët. Pasi që

materiali provues vjen në kundërshtim me deklarimin e të dyshuarit, kjo gjendje krijon te

ai stres, trazim shpirtërorë dhe bllokim të energjisë dhe inteligjencës së rezistimit. Duke

pasur parasysh se hedhja poshtë e versionit të rrejshëm nuk do të ketë mundësi që të

zëvendësohet me të ri, tek i dyshuari krijon ndjenjën e dorëzimit413. Dhe ajo që do të

pasojë pas kësaj, do të jetë pranimi.

Nga ajo që paraprakisht u potencua mundemi që të konstatojmë se për të thyer

versionin e rrejshëm, është i domosdoshëm material kualitativ provues. Punonjësi

operativ duhet që të jetë i njoftuar me gjithë materialin dhe informacionet me relevancë

lidhur me ngjarjen kriminale, për të cilën dëgjohet i dyshuari. Nga kjo është ndërtuar

qëndrimi se marrja në pyetje nuk mundet të llogaritet si zëvendësim i punëve

operative hetimore, të cilat i paraprinë dëgjimit, as nuk do të kemi mundësi që

lëshimet eventuale që janë krijuar gjatë realizimit të tij të plotësohen. Puna e mirë

operative dhe hetimore është garanci themelor për dëgjim efikas të të dyshuarit.

Thyerja e versionit të rrejshëm do të jetë efikase nëse do të disponojmë me prova të

qarta dhe të plota lidhur me fajësinë e të dyshuarit414. Të paramendojmë një të dyshuar që

me këmbëngulje pohon se nuk e njeh viktimën e veprës penale, për të cilën akuzohet dhe

përnjëherë e ballafaqojmë me një fotografi të përbashkët me atë. Pas ballafaqimit me

prova të këtilla, të dyshuarit kryesisht fillojnë që të bashkëpunojnë me punonjësin

operativ. Në të kundërtën, nëse nuk do të kishim prova të plota dhe të sakta, ballafaqime i

tyre me të dyshuarin tek ai mundet që të inkurajojë rezistimin e tij për arsyen e thjeshtë se

provat e mangëta dhe jo të plota tek i dyshuari e rrisin bindjen se nuk janë të

mjaftueshme për të mbështetur fajësinë e tij.

412 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 290. 413 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 179. 414 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 158..

Page 152: Emin HUSEINI

152

6.3. Ballafaqimi i planifikuar dhe i menduar i provave si metodë

për thyerjen e versionit të rrejshëm i të dyshuarit

Nëse punonjësi operativ nuk do t’ia paraqesë në mënyrë të menduar dhe të planifikuar

mirë provat të dyshuarit, i krijon mundësinë që sqarimin e tij ta harmonizojë me ato, dhe

në këtë mënyrë provat do ta humbin fuqinë e ndikimit të tyre. Që kjo të mos ndodhë,

është e domosdoshme që paraprakisht i dyshuari të merret në pyetje lidhur me rrethanat

që kanë të bëjnë me ato prova, që planifikohet të përdoren për ballafaqim. Pasi që

përgjigja e tij do të fiksohen me procesverbal dhe me teknikat vizuale, atëherë do të

mundemi ta ballafaqojmë me provat415. Për shembull, me rastin e gjetjes së vijave

papilare të gishtave të të dyshuarit në vendin e ngjarjes, para se kjo provë atij t’i paraqitet,

duhet të pyetet në mënyrë indirekte se a ka qenë ndonjëherë në atë vend. Nëse ai do të

përgjigjet se nuk ka qenë, duhet që deklarata e tij të lidhur me atë fakt të fiksohet me

procesverbal. Dhe pas kësaj, ai nuk do të ketë mundësi që pas përgjigjes së dhënë kur të

ballafaqohet me gjurmët e tij të gishtave të gjetur në vendin e ngjarjes t’ia humbë fuqinë

kësaj prove që i prezantohet.

Gabimet më të shpeshta gjatë paraqitjes së provave janë: prezantimi i pamatur dhe i

shpejtë i provave, mosgrumbullimi i të gjitha provave, ballafaqimi me prova të

paverifikuara rëndësia e të cilave nuk është deri në fund e vlerësuar416. Efekti më i madh i

marrjes në pyetje arrihet në rastet, kur i dyshuari nuk ka dijeni se me çfarë materialesh

provuese disponon punonjësi operativ417. Përparësi e madhe taktike e punonjësit operativ

është në atë se i dyshuari i pari deklarohet. Punonjësi operativ duhet që këtë përparësi ta

ruajë dhe ta përdorë në favor të të vërtetës. Mu për këtë, nëse i dyshuari, gjatë deklarimit

të lirë të tij mashtron, punonjësi operativ nuk duhet t’i krijojë përshtypje atij se është i

bindur se i dyshuari mashtron.

415 Shih: Roso, Z., Informativni razgovor i intervju, Ministerstvo unutrashnji poslava, Zgreb, 1995, fq.

154-155. 416 Shih: Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and confessions, The Williams and Wilikins company,

Baltimore, 1992. fq. 141-143. 417 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 185.

Page 153: Emin HUSEINI

153

6.4. Kur duhet të prezantohen provat

Që deklarimi i të dyshuarit të ketë vlerë provuese, ai domosdoshmërish duhet të

dëgjohet në prezencën e avokatit dhe në harmoni me normat e ligjit të procedurës penale

që rregullojnë këtë materie. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale

janë të papranueshme kur ky Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë

kështu ( neni 257, pika 2 )418. Para çdo marrjeje në pyetje të të dyshuarit ose të

pandehurit, policia ose organi tjeter kompetent, prokurori i shtetit, gjyqtari i procedurës

paraprake, gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i trupit gjykues udhëzon të dyshuarin ose

të pandehurin për të drejtën e tij në angazhimin e mbrojtësit dhe se mbrojtësi mund të

marrë pjesë gjatë marrjes së tij në pyetje Neni 53, pika 2 )419. I pandehuri ka të drejtë të

mbrohet vetë ose me ndihmën e mbrojtësit. Kur nuk ka mjete të mjaftueshme i sigurohet

mbrojtja falas me avokat ( neni 6 )420.

Ekzistojnë dy mendime lidhur me atë se kur punonjësi operativ duhet t’i prezantojë të

dyshuarit provat që janë kundër tij:

punonjësi operativ është i obliguar që menjëherë t’ia prezantojë të dyshuarit

provat me të cilat disponon, sepse çdo taktizim mundet të paraqitet si mashtrim

ndaj të dyshuarit, dhe

punonjësi operativ nuk është i obliguar për shkak të arsyeve taktike menjëherë

që në fillim të dëgjimit ta njoftojë të dyshuarin me provat që disponon421.

Mendoj se mendimi i dytë është më i pranueshëm. Nuk paraqet mashtrim fakti, që

punonjësi operativ nuk ia prezanton të dyshuarit menjëherë të gjitha provat me të cilat

disponon. Rregullat kriminalistike të ballafaqimit me provat preferojnë që fillimisht i

dyshuari të merret në pyetje për çdo fakt për të cilin prova ekzistuese ka të bëjë, dhe pas

përgjigjes lidhur me ta i prezantohen provat ekzistuese, duke kërkuar shpjegime

plotësuese nga i dyshuari lidhur me ta. Pasi që kemi marrë dhe formuar mendimin, se

lidhur me cilat prova duhet të ballafaqohet i dyshuari, parashtrohet pyetja se me cilën

renditje duhet të prezantohen provat?

418 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 419 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 420 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 421 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 188.

Page 154: Emin HUSEINI

154

6.5. Renditja taktike e prezantimit të provave

Prezantimi i provave është proces i një rëndësie të konsiderueshme. Në cilën mënyrë

do të rrjedhë ky proces, do të vendosë punonjësi operativ. Duke u nisur nga

karakteristikat e vetë situatës ( lloji i veprës penale, personaliteti i të dyshuarit, kualiteti

dhe kuantiteti i materialit provues ) dhe përvoja që posedojmë, punonjësi operativ do të

përcaktohet për njërën nga dy alternativat:

do të prezantojë gjithë materialin provues në një herë dhe në këtë mënyrë do

të arrijë efektin e befasisë422,

materialet provuese di t’i prezantojë gradualisht, fillimisht ata me fuqi më të

dobët dhe gradualisht duke kaluar te ata më të fuqishmet423.

Prezantimi i provave për një herë është proces që aplikohet vetëm në raste, edhe atë

para se gjithash te kryerësit e rinj e pa përvojë dhe personalitete të luhatshëm. Gjithashtu

kjo metodë mundet të aplikohet edhe të njerëzit me ngritje intelektuale të lartë, të cilët

janë në gjendje që menjëherë të vlerësojnë pozicionin e tyre. Gjithashtu, ky proces

mundet të jetë i suksesshëm në rast se kalimi i kohës nga kryerja e veprës deri te momenti

i fillimit të marrjes në pyetje është e shkurtër, sepse akoma tek i dyshuari nuk ekziston

ndonjë sistem mbrojtës i fuqishëm. Thelbi i kësaj metode është që të arrihet efekti i

befasisë dhe me këtë të arrijmë deri te qëllimi final, që është pranimi i veprës424.

Ndonëse kjo metodë mundet të jetë e rrezikshme, në rastet kur vlerësimi lidhur me

personalitetin e të dyshuarit do të jetë i gabuar dhe nuk do të arrihen efektet e dëshiruara,

në këtë rast punonjësi operativ do të jetë në pozitë të palakmueshme, sepse të gjitha

provat i bëhen të njohura të dyshuarit i cili në këtë rast do të mundohet një nga një t’i

hedhë poshtë. Gjithashtu, nëse i dyshuari do të jetë person me nivel të ulët intelektual,

nuk preferohet që prezantimi i provave t’i bëhet në një herë425, sepse është e ditur se këto

persona janë këmbëngulës dhe të papërshtatshëm për argumentim.

Kjo metodë shumë rrallë aplikohet në praktikë426. Në numrin më të madh të rasteve

dëgjimi na paraqitet si proces i gjatë, dhe mu për këtë preferohet metoda graduale.

Metoda graduale e prezantimit të provave është proces që aplikohet më së shumti427.

Fillimisht prezantohen provat me vlerë më të vogël dhe gradualisht kalojmë te ato që janë

vendimtare lidhur me fajësinë. Ky lloj i ballafaqimit me provat te i dyshuari provokon

422 Shih: Po aty, fq. 190. 423 Shih: Po aty. 424 Shih: Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 190. 425 Shih: Warren, D., Holmes, Criminal Interrogation: A Modern Format for Interrogating Criminal

Suspects Based on the Intellectual Approach, USA, 2002, fq. 158.. 426 Shih: Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 295. 427 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 190.

Page 155: Emin HUSEINI

155

rritjen graduale të tensionit psikik dhe emocional. Sepse ai nuk është në dijeni se me sa

prova akoma disponon punonjësi operativ, dhe kështu zvogëlohet siguria e tij dhe, kjo

gjendje do ta zvogëlonte fuqinë e mbrojtjes dhe rezistimit. Nëse renditja e provave do të

shkonte nga më e forta duke zbritur te më të dobëtat, në këtë rast i dyshuari do të

kuptonte se me cilat prova disponojmë, sepse kjo renditje do t’i jepte atij të kuptojë se

nuk kemi prova tjera më të forta dhe presioni te ai do të ulej, kështu që në këtë mënyrë

lufta taktike do të rezultonte e humbur.

Nëse punonjësi operativ dëshiron që këtë metodë ta aplikojë me efikasitet duhet të

jetë i vetëdijshëm për kuantitetin e provave me të cilat disponon428. Nëse pret rezistim më

të gjatë nga i dyshuari, ai nuk guxon që të lejojë që të gjitha provat t’i harxhojë që në

fillim, dhe më pas të mos ketë prova në dispozicion që të arrij tensionin e përshtatshëm

psikologjik dhe emocional tek i dyshuari429. Gjithashtu, në renditjen e provave në masë të

madhe ndikon edhe ajo se i dyshuari a është person emocional apo jo430, sepse, në bazë të

analizave të sjelljes dhe karakteristikave të personalitetit si individ emocional, mundet të

konstatohet se efekti më i madh te këta persona do të arrihet, nëse provat do t’u

prezantohen në një herë, në fazën fillestare të marrjes në pyetje. Kur kihet parasysh se ato

janë në presion të madh emocional, dhe kur i dyshuari është person që nuk ka pasur

përvojë me policinë dhe se janë gjithashtu nën presionin e pendimit dhe kompleksin

moral të të ndjerit fajtor, është e logjikshme që të supozohet se këto person vendosin që

në fillim të pranojnë. Në anën tjetër, personat joemocionalë nuk do të shqetësohen shumë

nga prezantimi i provave që në fazën fillestare të marrjes në pyetje431, sepse ai këtë e pret,

edhe pse nuk ka dijeni lidhur me provat, ai psikologjikisht është i përgatitur për këtë akt

dhe përpunon taktikën për mbrojtjen e tij. Andaj, aplikimi i metodës graduale të

prezantimit të provave ndaj këtyre personave është më efikas, sepse në vazhdimësi do t’i

mbajë nën tension psikik dhe emocional.

428 Shih: Po aty, fq. 191. 429 Shih: Po aty. 430 Shih: Kostic, I., Kriminalisticka psihologia, Visha shkolla unutrashnji poslava, Beograd, 1998, fq. 164. 431 Shih: Meiner, F., Vernehmungstechnik, e thene sipas: Fahrmann, R., Psiholloshka analiza govora i

tehnike sasllushanja “Izbor”, MUP Repubike Hrvtske, Zegreb, 1996, fq. 53.

Page 156: Emin HUSEINI

156

7. Disharmonia në mes të nevojave praktike dhe normave të ligjit të

procedurës penale të cilat rregullojnë procesin e marrjes në

pyetje e të dyshuarit

Ekzistojnë metoda të ndryshme taktike dhe psikologjike nëpërmjet të cilave pjesëtarët

e policisë mundet në numrin më të madh të rasteve, në mënyrë ligjore dhe morale të

thyejnë rezistimin e brendshëm e të dyshuarit dhe të arrin deri te informacionet e

domosdoshme. Me fjalë të tjera, nëse punonjësit operativ këto rregulla i njohin mirë dhe i

aplikojnë më zhdërvjelltësi, do të detyronin të dyshuarin ose të ndryshojë versionin e tij të

mbrojtjes, për të formuar të ri, i cili tentim do të jetë në të shumtën e rasteve i

pasuksesshëm, ose të dorëzohet dhe të pranojë fajësinë e tij.

Pra, e pakontestueshme është se këto metoda taktike – psikologjike gjatë aplikimit

praktik japin rezultate. Megjithatë, parashtrohet pyetja se a e rregullon ligji aktual

mënyrën e aplikimit të marrjes në pyetje të të dyshuarit, për t’u mundësuar punonjësve

operativ që këtë proces të përditshëm ta zbatojnë në mënyrë adekuate.

Nga aspekti i mundësive praktike punonjësit operativ gjatë aplikimit të metodave të

përshtatshme taktike duhet të kenë parasysh dhe të dallojë dy situata:

Marrjen në pyetje e të dyshuarit në prezencën e avokatit dhe në harmoni me

normat ligjore që rregullojnë materien e marrjes në pyetje e të akuzuarit, në

këtë rast deklarimi i fituar ka vlerë provuese, dhe

Marrja në pyetje e të dyshuarit duke shkelur normat ligjore qo rregullojnë këtë

materje – bisedë informative me të dyshuarin, në këtë rast kjo deklaratë nuk

do të ketë vlerë provuese432.

Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që: liria e të pandehurit për të

formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së

shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit (

neni 257, pika 4 )433. Kur intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim

me paragrafin 4. të këtij neni, procesverbali i intervistimit ose marrjes së tillë në pyetje

është i papranueshëm ( neni 257, pika 6 )434. Neni 206 i potencon në mënyrë taksative të

drejtat e të dyshuarit ( të akuzuarit ), dhe në pkën 6 thotë se nëse do të veprohet në

kudërshtim me këtë normë, deklarata e të dyshuarit nuk do të përdoret gjatë procedurës

pnale435.

432 Shih: Detajet lidhur me dallimet midis bisedës informative me të dyshuarin dhe dëgjimi i të dyshuarit,

janë të trajtuara në pjesën e parë të këtij punimi. 433 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 434 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 435 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010.

Page 157: Emin HUSEINI

157

8. Marrja në pyetje e të dyshuarit në prezencën e avokatit dhe në

harmoni me normat ligjore që rregullojnë këtë materie

Nëse i dyshuari në prezencë të avokatit, gjegjësisht të mbrojtësit nuk dëshiron të

deklarojë, punonjësi operativ do ta marrë në pyetje në bazë të normave që vlejnë për

marrjen në pyetje e të akuzuarit. Kjo do të thotë si vijon:

I dyshuari do të pyetet për emrin dhe mbiemrin, numrin amë, pseudonimin nëse

posedon, emrin dhe mbiemrin e prindërve, mbiemrin e vajzërisë së nënës, ku

është lindur, ku banon, për datë, muajin dhe vitin e lindjes, për shtetësinë,

profesionin si dhe të dhëna tjera të nevojshme ( neni 154)436.

Të dyshuarit do t’i bëhet me dije baza e dyshimit që ekziston kundër tij ( neni

152, pika 3.1 )437.

Pas kësaj, i dyshuari do të njoftohet me të drejtat, para se gjithash me të drejtën

për mbrojtës, se nuk është i obliguar të shprehë mbrojtjen e vet as të përgjigjet

në pyetjet e parashtruar ( neni 6 dhe 23 )438.

Punonjësi operativ është i obliguar që t’i mundësojë të dyshuarit që ai të

shprehet lirisht dhe pa detyrime lidhur me të gjitha rrethanat që e ngarkojnë.

Punonjësi operativ deklarimin e tij do ta orientojë në rrethanat dhe faktet që kanë

lidhje me ngjarjen kriminale, dhe t’u shmanget atyre që nuk janë të rëndësishme

për procesin e dëgjimit ( neni 154 )439.

Kur i dyshuari të mbarojë deklarimin e vet, punonjësi operativ do t’i parashtrojë

pyetje, të cilat kanë si qëllim që të plotësohen zbrazëtirat ose të largojë

kundërthëniet e deklarimit të tij.

Kësaj që thamë duhet t’ia shtojmë edhe atë se normat ligjore të ligjit të procedurës

penale parashohin që gjatë marrjes në pyetje pranë punonjësit operativ mundet të

prezantojë edhe paditësi shtetëror ( neni 69 )440. Nëse me prezencën e paditësit shtetëror

gjatë marrjes në pyetje prezanton edhe mbrojtësi, procesverbalisti, punonjës të tjerë

operativ, në këtë rast formohet një prezencë me e madhe e njerëzve. Kjo gjendje është në

kundërshtim me kërkesën për dëgjim diskret, ku praktika në numër të konsiderueshëm të

rasteve na ka dëshmuar se deri te pranimi i dyshuari vjen më lehtë, nëse me të dyshuarin

është vetëm një punonjës operativ441.

436 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 437 Shih: Po aty. 438 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 439 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 440 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 441 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 195.

Page 158: Emin HUSEINI

158

Nga këndvështrimi taktik punonjësi operativ do të mundet vetëm duke aplikuar

taktikën e ballafaqimit të planifikuar të provave, të tentojë të thyejë rezistimin e të

dyshuarit. Që kjo metodë taktike të aplikohet me sukses është e domosdoshme që të

disponohet me prova adekuate, me anë të së cilave punonjësi operativ do të mundet t’i

kundërvihet versionit që ofron i dyshuari. Megjithatë, a do të kemi gjithmonë mundësi që

të sigurojmë prova të këtilla, kur kihet parasysh pajisjet teknike të organeve të punëve të

brendshme? Si duhet të veprojë punonjësi operativ në rastet kur merr në pyetje një të

dyshuar dhe nuk disponon me prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave do të ketë

mundësi të thyejë versionin mbrojtës e të dyshuarit. A do të kenë në këto raste punonjësit

operativ mundësi të aplikojnë ndonjë metodë taktike tjetër? Për fat të keq jo.

Nga e gjithë ajo që u tha paraprakisht, mundet të konstatohet se ligji i procedurës

penale e rregullon procesin e marrjes në pyetje ( neni 73, 74, 151, 152, 153, 154, 257

)442. Dhe mu për këtë ligjvënësi përcakton se deklaratës së të dyshuarit të fituar në këtë

mënyrë i jep vlerë provuese, në rast të ngritjes eventuale të procedurës penale. Kur

intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me paragrafin 4. të këtij

neni, procesverbali i intervistimit ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm (

neni 257, pika 6 )443. Aspekti pozitiv i rregullimit të tillë ligjor është në ngushtimin e

hapësirës për keqpërdorim eventual të kompetencave nga policia, kurse kjo e mirë ka si

pasojë atë se e ka ulur në masë të konsiderueshme kreativitetin e punonjësit operativ. Që

nga fillimi i procesit të marrjes në pyetje deri në përfundimin e tij ai do të jetë i obliguar

të respektojë normat ligjore që rregullojnë këtë fushë, ku të cilat paraprakisht përcaktojnë

veprimin e tij. Praktikisht mundësia e vetme që punonjësi operativ mundet të bëjë në

fazën e parashtrimit të pyetjeve është që t’ia bëjë me dije të dyshuarit për kundërthëniet

midis deklarimit të tij dhe materialit provues të mbledhur për këtë qëllim. Këtu mbaron

kreativiteti i punonjësit operativ, sepse ligji përkufizon veprimtarinë e tij vetëm për të

vënë në dukje kundërthëniet e të dyshuarit me provat dhe për të parashtruar pyetje vetëm

në rastet kur ka nevojë, që të plotësohen zbrazëtirat ose të shmangen kundërthëniet dhe

moskuptimet e deklarimit të tij. Kjo është një zgjidhje e arsyshme sepse policija edhe

përkundër shumë kufizimeve që bënë Ligji i Procedurës Penale, cenon shumë të drejta të

qytetarëve, kuar ato marren si të dyshuar. Legjislacioni procedural penal ka për detyrë të

sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale

dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik

dhe zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të shtetit ( neni 1 )444.

442 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 443 Shih: Po aty. 444 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010.

Page 159: Emin HUSEINI

159

9. Marrja në pyetje e të dyshuarit pa prezencën e mbrojtësit – biseda

informative me të dyshuarin

1. Deklarimi i të pandehurit dhënë policisë ose prokurorit të shtetit mund të jetë provë e

pranueshme në gjykatë vetëm kur është marrë në pajtim me dispozitat e nenit 73,

paragrafi 1. nenit 131 ose nenit 132 dhe në pajtim me nenet 151 deri 155 të këtij Kodi.

Deklaratat e tilla mund të përdoren për ta kundërshtuar deklarimin e të pandehurit në gjyq

ose si provë e drejtpërdrejtë në pajtim me nenin 262 paragrafi 2. të këtij Kodi ( neni 261,

pika 1 )445.

2. Marrja në pyetje në procedurë paraprake mund të përdoret si provë në pajtim me nenin

123 paragrafi 2. të këtij Kodi ( neni 261, pika 2 )446.

3. Deklarata në procedurë paraprake mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 123,

paragrafi 3. të këtij Kodi ( nei 261, pika 3 )447.

4. Mundësia hetuese e veçantë mund të përdoret si provë në pajtim me nenin 123,

paragrafi 4. të këtij Kodi ( neni 261, pika 4 )448.

Normat e ligjit të procedurës penale e rregullojnë edhe këtë formë të marrjes në

pyetje të të dyshuarit ( bisedën informative me të dyshuarin ). Policia ka të drejtë të merr

pjesë në biseda me persona të cilët mund të jenë dëshmitarë ose të dyshuar të mundshëm

për vepra penale vetëm gjatë hetimit të fshehtë të autorizuar. Gjatë këtyre bisedave,

policia mund të bëjë pyetje në lidhje me veprën penale. Nëse është e mundur, këto biseda

duhet të regjistrohen. Nëse këto biseda nuk mund të regjistrohen, zyrtari i policisë duhet

sa më parë në një raport të përmbledhë saktë bisedat dhe të shpjegojë arsyen përse bisedat

nuk janë regjistruar ( neni 73, pika 1 )449. Policia ka të drejtën e intervistimit të personave

që mund të jenë të dyshimtë për kryerje të një vepre penale, por së pari duhet të informojë

të dyshuarin për veprat penale, për të cilat dyshohet se ai i ka kryer dhe për të drejtat e tij,

në bazë të nenit 125, paragrafi 3. Policia duhet të hartojë një raport policor nga intervista.

Raporti duhet të përmbledhë në mënyrë të saktë pyetjet dhe përgjigjet ( neni 73 )450.

445 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 446 Shih. Po aty. 447 Shih: Po aty. 448 Shih: Po aty. 449 Shih: Po aty. 450 Shih: Po aty.

Page 160: Emin HUSEINI

160

Gjatë intervistës, duhet të jep identitetin e zyrtarit policor që e interviston të dyshuarin,

kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së intervistimit.

3.1.3. Gjatë intervistës, sipas paragrafit 3. të këtij neni, i dyshuari duhet të ketë të

drejtën për një përkthyes gojor ose përkthimin e dokumenteve relevante pa

pagesë ( neni 73 )451. Neni 257 i këtij Kodi zbatohet për mbledhjen e

informacioneve prej personave nga nenet 72-73 të këtij Kodi ( neni 74 )452.

Pra punonjësi operativ edhe në këto raste kur merr të dyshuarin në bisedë informative

duhet të respektojë normat e Ligjit të Procedurës Penale si dhe këto t’i harmonizojë me

aplikimin e metodave të përshtatshme kriminalistike dhe psikologjike. Nënkuptohet,

veprimet e punonjësit operativ në këtë rast edhe pse pa prezencën e mbrojtsit duhet të

jenë në harmoni me normat ligjore të përgjithshme dhe të veçanta, të cilat ndalojnë

përdorimin e dhunës, detyrimit, forcës dhe kërcënimit ndaj të dyshuarit. Deklaratës të të

dyshuarit të marrë në këtë formë, pra duke cenuar neni 257 të Ligjit të Procedurës Penale

nuk i jep vlerë provuese në procedurë penale. Informacionet e fituara në këtë mënyrë

kanë karakter operativ dhe mundet të shërbejnë për punonjësin operativ si rrugë për të

arritur te prova të tjera.

Nga arsyeja që më herët i është bërë me dije të dyshuarit se pa prezencën e avokatit

nuk është i obliguar të deklarohet, ai nuk është i obliguar të përgjigjet. Para çdo marrjeje

në pyetje, i pandehuri informohet për: të drejta për të heshtur dhe të mos përgjigjet në

asnjë pyetje, përveç se të japë informacion në lidhje me identitetin e tij / të saj ( neni 152

paragrafi 3 )453. I pandehuri ka të drejtë të mbrohet vetë ose me ndihmën e mbrojtësit.

Kur nuk ka mjete të mjaftueshme i sigurohet mbrojtja falas me avokat ( neni 6 )454.

Zgjedhja e mbrojtësit për personin e ndaluar, të arrestuar ose të dënuar me burgim, derisa

ky person nuk e ka bërë vetë zgjedhjen, mund të bëhet nga një i afërm i tij, në format e

parashikuara nga paragrafi 2. ( neni 48 paragrafi 3 )455.

Ndonëse nuk është i obliguar të flasë, ai është i obliguar që të dëgjojë deklarimin e

punonjësit operativ. Punonjësi operativ me fjalimet e tij duke i dhënë rëndësi punës

operativ, me ballafaqimin e planifikuar, si dhe me aplikimin e procesit të racionalizimit,

minimizimit dhe projeksionit përpiqet që te i dyshuari të krijojë përshtypjen se ai “di çdo

gjë” dhe se të dyshuarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të pranojë veprën penale. Duhet

të potencojmë se çdo informacion deri tek i cili është arritur në këtë mënyrë llogaritet si

“ecje për një vije të hollë, e cila ndan sferën e të lejuarës nga e ndaluara”. Edhe pse këto

biseda informative nëse nuk respektohet neni 257456 i Ligjit të Procedurës Penale nuk

kanë vlerë provuese, punonjësi operativ do të përpiqet që deklarimin e të dyshuarit të

fituar në këtë formë, më vonë kur të krijohen kushtet e parashikuara ligjore ta përsërisë,

451 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 452 Shih: Po aty. 453 Shih: Po aty. 454 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 455 Shih: Po aty. 456 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 161: Emin HUSEINI

161

dhe në këtë mënyrë tani kjo deklaratë e fituar në harmoni me këtë ligj dhe Ligjet tjera të

Procedurës Penale që rregullojnë këtë materie do të posedojë vlerë provues. Këtu kemi

parasysh se rezistimi i të dyshuarit është i thyer, përsëritja e deklarimit të më hershëm

nuk do të jetë problem. Mirëpo, edhe në rastet kur i dyshuari do të mohojë të përsërisë atë

që më herët e ka thënë në bisedën joformale, prapëseprapë ato që ka deklaruar dhe ato

informacione, edhe pse nuk kanë vlerë provuese sepse janë marrë nga bisedat joformale,

shpeshherë do të na ndihmojnë që të drejtohemi drejtë provave tjera materiale si dhe

personale.

10. Shqyrtime përmbyllëse

Nga ajo që paraprakisht më lartë është theksuar mundet të konstatohet se normat e

Ligjit të Procedurës Penale nuk ofrojnë mundësi dhe hapsirë të mjaftueshme për

pjesëtarët e policisë që të sillen në mënyrë komode në punët e marrjes në pyetje të të

dyshuarit. Këto zgjidhje duhet të krijojnë hapsirë pak më të gjërë në aplikimin dhe

përdorimin e metodave të përshtatshme taktike e psikologjike, me të cilat do të arrihet

deri te informacionet e domosdoshme lidhur me veprat penale. Dhe kur them kështu nuk

mendoj se kjo hapsirë duhet të jetë në dëm të thellë të lirive dhe të drejtave themelore të

qytetarit. Domethënë, normat e ligjit të procedurës penale, të cilat rregullojnë në mënyrë

precize zbatimin e veprimeve të marrjes në pyetje, kreativitetin e punonjësit operativ e

kanë ulur në një mas të madhe. Arsyetimi për këtë del nga nevoja për ruajtjen e lirive dhe

të drejtave të njeriut. Edhe pse kjo është sferë shumë e rëndësishme, respektimi i këtyre

lirive është pasqyrë për një sistem të konsoliduar dhe me një demokraci reale. Por, në

raste kur qëllimi është shumë më i lartë dhe ai qëllim është ruajtja e shoqërisë nga

kriminaliteti, i cili rrezikon vlerat më vitale të saj. Në këto raste, nëse një shkelje e lehtë

e një të drejte të të dyshuarit do të japë rezultate në zbulimin e veprës penale, unë ndaj

bindjen se do të ishte e arsyeshme. Por, gjithashtu jam ithtar i profesionalizmit të

punonjësve të policisë që merren me këto detyra dhe mos abuzimit me kompetencat e

tyre gjatë zbatimit të kompetencave të këtyre. Arsyetimi logjik është se kur kemi dy të

këqija, do të zgjidhet e keqja më e vogël, edhe në mjekësi në rastet ku detyrimisht duhet

të ruhet shëndeti i pacientit vendoset t’i amputohet një pjesë e trupit. Andaj kjo logjikë na

çon në atë se për të ruajtur vlerat më vitale të shoqërisë si tërësi do të arsyetohen shkeljet

latente dhe të buta të disa lirive të të dyshuarit.

Normat e ligjit aktual të procedurës penale që rregullojnë materien e procedurës së

marrjes në pyetje të të dyshuarit në masë të madhe ua “lidhin duart” pjesëtarëve të

policisë. Andaj është me rëndësi që pjesëtarët e policisë duhet më shumë se sa provave

personale t’u kushtojnë vëmendje provave materiale.

Page 162: Emin HUSEINI

162

Nga ajo që u potencua nuk duhet të tërhiqet konstatimi se normat aktuale të Ligjit të

Procedurës Penale, që rregullojnë këtë sferë nuk janë të mira dhe se duhet t’u nënshtrohen

ndryshimeve. Ata janë në harmoni me standardet demokratike të shteteve të zhvilluara të

botës dhe si të tilla ato janë të mira. Megjithatë, ajo që llogaritet si burim i problemit për

të cilën këtu jemi duke folur, është ajo që policia ende nuk është e përgatitur për këto

ndryshime. Këto zgjidhje ligjore nga policia kërkojnë kalimin në një metodologji të re të

veprimit, për dallim nga zgjidhje e më hershme, sepse metodologjia e re u jep përparësi

më shumë provave materiale se sa atyre personale, prandaj është e nevojshme që policinë

ta përgatisim dhe pajisim me mjete bashkëkohore teknike kriminalistike. Edhe për

kundër asaj që ligji aktual determinon sofistikim të pajisjeve teknike kriminalistike të

policisë, praktika na dëshmon se ky ndryshim ec shumë ngadalë. Për shkak të kësaj

gjendje të policisë nuk duhet të pritet që provat materiale të zëvendësojnë plotësisht ato

personale.

Në fund, neve nuk na ngelet gjë tjetër përveç se të shpresojmë se kjo në një kohë sa

më të afërt të ndryshohet. Kur kjo të ndodhë, policia do të jetë më efikase. Sa më efikase

të jetë policia, aq më e mbrojtur dhe më e sigurt do të jetë shoqëria nga kriminaliteti dhe

dukuritë tjera devijante.

Page 163: Emin HUSEINI

163

KREU V

ZBULIMI I GËNJESHTRËS SË TË DYSHUARIT NË BAZË TË

SJELLJES SË TIJ VERBALE DHE JOVERBALE

1. Vërejtje të përgjithshme

Shikuar në aspekt gjeneral, për zbulimin e gënjeshtrës ekzistojnë dy mënyra:

Duke analizuar atë që është deklaruar nga ana e të dyshuarit, gjegjësisht, a

posedon deklarimi i të dyshuarit mospërputhje logjike, gjegjësisht a është

deklarimi i tij në harmoni me materialin provues dhe me njohuritë që posedon

punonjësi operativ.

Si dhe duke analizuar dhe vëzhguar ndryshimet fiziologjike, të cilat mund të

ndodhin te i dyshuari gjatë marrjes në pyetje ( për shembull ndryshimi i shtypjes

së gjakut, ndryshimi i ritmit të zemrës, ndryshimi në mënyrën e frymëmarrjes,

sepse këto ndryshime ndodhin pa dëshirën dhe vetëdijen e të dyshuarit... ), por

për të detektuar këto ndryshime nevojitet pajisje e veçantë që quhet poligraf.

Marrja në pyetje e të dyshuarit paraqet formë të veçantë të komunikimit, i cili është i

definuar ligjërisht dhe nëpërmjet të cilës midis punonjësit operativ dhe të dyshuarit vjen

deri te këmbimi i informacioneve. Punonjësi operativ dhe i dyshuari, gjatë procesit të

dëgjimit, nuk komunikojnë vetëm me sistemin verbal të komunikimit, por edhe me atë

joverbal457. Rezultatet e hulumtimit të realizuar nga hulumtuesi Ray Birbwhistell

tregojnë se vetëm 10% e porosive që një bashkëbisedues ia përcjell tjetrit gjatë procesit të

komunikimit bëhen me fjalë, kurse e gjithë tjetra përcillet me sjellje joverbale458. Deri te

ky konstatim kanë arritur edhe hulumtuesit Zulawski dhe Wicklander, të cilët kanë thënë

se më pak se 10% e komunikimit midis dy personave bëhet me fjalë, 55% - 65% bëhet në

mënyrë joverbale, 30% -40% procesi i komunikimit bëhet me zë të lartë459. Nga ajo që

më lart u tha mundet të shihet, se vetëm 10% e përmbajtjes së porosive të një personi

drejtuar një tjetri, gjatë procesit të komunikimit, bëhet me fjalë, ndërsa 90% e

komunikimit bëhet me dy forma të sjelljes së të dyshuarit:

Sjelljes joverbale – me qëndrimin e përgjithshëm të trupit, me lëvizjen dhe

pozitën e kokës, lëvizjeve faciale ( gjestikulacioni i fytyrës ), lëvizjeve të duarve

dhe të gishtave, lëvizjes së këmbëve, ndryshimit të ritmit të zemrës, të

frymëmarrjes, tharjes së gojës dhe buzëve etj.

457 Shih: Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques, Academic press,

2002. fq. 77. 458 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.27. 459 Shih: Zukawski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, CRC press, 2002,

fq. 106.

Page 164: Emin HUSEINI

164

Sjelljes verbale – që përfshin karakteristikat e deklarimit verbal, gjegjësisht

çfarë përgjigjesh jep i dyshuari dhe në cilën mënyrë ai deklarohet ( a vjen deri te

ndryshimi i ngritjes së zërit, belbëzimi, sa e shpeshtë është koha dhe afati i

pauzës të cilën e dyshuari e bënë gjatë deklarimit, me cilën shpejtësi

deklarohet...)460.

Në rastet kur punonjësi operativ gjatë procesit të marrjes në pyetje, vëmendjen e tij

do ta orientojë vetëm në përmbajtjen e deklarimit verbal, duke mos i kushtuar vëmendje

aspektit joverbal apo sjelljes dhe lëvizjeve të trupit, në numrin më të madh të rasteve nuk

do të ketë sukses në realizimin e marrjes në pyetje të të dyshuarit. Sepse fjalët e

deklaruara mbartin vetëm një pjesë të vogël të porosive nga një person deri te tjetri gjatë

komunikimit, kurse pjesa më e madhe e porosive përcillet nëpërmjet mënyrës se si ata

fjalë janë thënë duke u përcjell edhe me lëvizje të pjesëve të trupit461. Rezultatet e

hulumtimit të cilat më lartë u potencuan këtë e vërtetojnë. Çdo marrje në pyetje i të

dyshuarit që bazohet vetëm në analizën dhe marrjen në konsideratë të aspektit dhe

përmbajtjes verbale, kurse sjelljet joverbale i injoron, nuk mundet të jetë efikas dhe, në

këtë mënyrë në masë të madhe do te varfëronte procesin e komunikimit. Që të mos vihet

deri te ajo, gjithë kohën sa do të zgjasë procesi i marrjes në pyetje duhet të gërshetohen,

analizohen dhe në mënyrë të drejtë të komentohen sjelljet verbale me ato joverbale.

2. Fotografia simptomatike e të dyshuarit

Në literaturën tonë me sjellje verbale dhe joverbale e të dyshuarit nënkuptohet

“fotografia simptomatike e të dyshuarit”. Fotografia simptomatike paraqet përmbledhje

e pamjeve të jashtme e manifestuar me sjelljet joverbale të personit i cili merret në pyetje.

Të gjitha manifestimet e fotografisë simptomatike ndahen në tri pjesë:

Fizike ( ndryshimet faciale si dhe lëviza e disa pjesëve të trupit si koka, duart,

këmbët )462;

Psikike ( vjen në shprehje nëpërmjet aktivizimit të mekanizmit mbrojtës, i cili

manifestohet me shprehjen e hidhërimit, arrogancës, nervozizmi, anksioziteti,

etj)463;

Audio-vizuale ( ndryshimi i intensitetit të zërit dhe mënyrës së të folurit (

ndryshimi i ritmit të të folmes, vendosja e theksit në disa fjalë të veçanta,

ndryshimi i ngjyrës së zërit, belbëzimi, folja pa kuptim...). Gjithashtu, ky

460 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.29. 461 Shih: Po aty. 462 Shih: Po aty. 463 Shih: Po aty.

Page 165: Emin HUSEINI

165

manifestim vjen në shprehje edhe me gabimet drejtshkrimore, dorëshkrimi është

i deformuar nga dridhjet e dorës gjatë shkrimit etj464.

Njëra nga tri segmentet e fotografisë simptomatike është edhe manifestimi audio-

vizual. Ky term ndahet në dy fjalë: audio ( rrjedh nga gjuha latine audio – me dëgjua)

dhe vizuale ( nga latinishtja visualis – me pa, diçka që shihet ). Kur i kemi parasysh këto

kuptime, atëherë me termin audio-vizual nënkuptojmë të gjitha manifestimet e fotografisë

simptomatike që vërehen me të dëgjuar dhe me të parë. Të gjitha manifestimet e

fotografisë simptomatike mundet të klasifikohen në dy grupe:

Reaksionet simptomatike verbale465 – e cila do të përfshijë karakteristikat e

deklarimit verbal të të dyshuarit, gjegjësisht, çfarë përgjigjesh do të japë i

dyshuari dhe në cilën mënyrë.

Reaksionet simptomatike joverbale466 – e cila do të përshijë përqendrimin e

përgjithshëm të trupit, lëvizjen e pjesëve të ndryshme të trupit, pozitën dhe

lëvizjen e kokës, gjestet e fytyrës, lëvizjet e duarve dhe të gishtërinjve, lëvizjet

e këmbëve, ndryshimet në ritmin e zemrës, tharjen e gojës dhe të buzëve etj.

Përmbledhja e reaksioneve simptomatike verbale dhe joverbale që manifestohet te i

dyshuari gjatë marrjes në pyetje të tij, formon apo bënë fotografinë e tij simptomatike.

Manifestimi i fotografisë simptomatike vjen si rezultat i përjetimeve të theksuara

emocionale apo nga frika, kah e cila është duke kaluar i dyshuari dhe gjendja kur ai është

i përballuar me ndjekjen penale dhe dënimin. Në intensitetin e shfaqjes së reaksioneve

simptomatike ndikojnë:

pesha e veprës penale;

karakteristikat e përgjithshme të të dyshuarit;

kushtet e marrjes në pyetje;

qëndrimi i pyetësit apo punonjësit operativ467.

Fotografia simptomatike nuk na tregon për gënjeshtrën e të dyshuarit, por për

gjendjen psikike të tij gjatë marrjes në pyetje. Kjo gjendje në të shumtën e rasteve është e

ngacmuar nga mashtrimi, mirëpo kjo gjendje ka mundësi që të jetë pasojë e ndonjë

shkaku tjetër. Mu për këtë kemi psikologun dhe kriminalistin gjyqësor, të cilët na bëjnë

me dije se këto reaksione tek i dyshuari nuk duhet të llogariten si shenja për mashtrim,

por vetëm si paralajmërim i simptomave nga të folurit e trupit468.

Në rastet kur kryerësi i veprës penale merret në pyetje nga policia, i vetmi mjet i

mbrojtjes për të është mashtrimi. Gjatë deklarimit verbal ai mundohet që gjithë kohën

fjalët e tij t’i harmonizojë me veprimet trupore. I koncentruar për të kontrolluar fjalët, ai

disa pjesë të trupit i kontrollon mirë, ndërsa disa të tjera pjesërisht ose plotësisht ndaj tyre

e humb kontrollin. Gjatë kohës së rritjes së tensionit, mospërputhja midis përmbajtjes së

fjalëve të deklaruara dhe manifestimit të lëvizjeve të trupit do të bëhet gjithnjë me e

shprehur, kurse gënjeshtra gradualisht del në sipërfaqe.

464 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.29. 465 Shih: Po aty, fq. 31. 466 Shih: Po aty. 467 Shih: Aleksic, Zh., Milovanovic, Z., Leksikon kriminalistike, Glosarium, Beograd, 1999, fq. 279. 468 Shih: Bender, Roder, Nack., Tatsachenfestellung vor Gericht, Germay, 2008, fq. 157.

Page 166: Emin HUSEINI

166

Manifestimi i fotografisë simptomatike kryesisht vjen në shprehje në atë pjesë të

procesit të deklarimit ku i dyshuari nuk dëshiron të ofrojë përgjigje të sinqertë, gjegjësisht

kur tenton diçka të fsheh. Në këtë mënyrë fotografia simptomatike punonjësit operativ i

tregon se në cilën pjesë të procesit i dyshuari e ka humbur qetësinë e tij. Në këtë rast

detyra e punonjësit operativ është ta thellojë hetimin e motivit të atij shqetësimi dhe

humbjen e qetësisë tek i dyshuarit, dhe për këtë mashtrimi i të dyshuarit mundet të jetë

njëri nga motivet e mundshme të shqetësimit.

3. Ngjashmëritë dhe dallimet midis fotografisë simptomatike të të

dyshuarit të pafajshëm dhe kryerësit të vërtetë

Në kriminalistikë janë bërë një numër i madh i përpjekjeve se si manifestimi i

fotografisë simptomatike të sistematizohet në dy pjesë, grupi i reaksioneve simptomatike

që janë karakteristikë e kryerësve të vërtetë, si dhe grupi i të dyshuarve të pafajshëm469.

Megjithatë, kjo aspak nuk është e lehtë. Edhe pse ekzistojnë dallime të theksuara në

sjelljen e tyre dhe në fotografinë simptomatike, ekzistojnë edhe disa ngjashmëri. Në

pjesën e këtij punimi do të përpiqemi të tregojmë për disa nga ato.

Ngjashmëria është në atë se edhe i dyshuari i pafajshëm edhe kryerësi i vërtetë, gjatë

procesit të marrjes në pyetje mundet të kalojnë në gjendje emocionale të tendosur.

Ekzistojnë më së paku tri motive për tendosje emocionale tek i dyshuari i pafajshëm:

1. fakti se kundër tij ekziston dyshimi se ka kryer diçka, e cila me të drejtë nuk

është;

2. shqetësimi lidhur me atë se gjatë procesit të marrjes në pyetje a do të dëshmohet

pafajësia e tij;

3. frika lidhur me atë se mos ndoshta policia do të zbulojë ndonjë vepër të më

hershme ( nënkuptohet nëse ajo ekziston )470.

Në anën tjetër, shkaku i tendosjes emocionale te kryerësi i vërtetë buron nga vetë fakti

se ai është kryerësi i veprës penale, dhe si pasojë e kësaj, tek ai është prezent frika nga

zbulimi dhe nga dënimi. Megjithatë, gjersa tendosja emocionale tek i dyshuari i

pafajshëm me kalimin e kohës vjen duke u ulur, te kryerësi i vërtetë sa më shumë që

kalon koha ajo më shumë rritet471.

Gjithashtu, edhe tek i dyshuari i pafajshëm edhe te kryerësi i vërtetë mundet të jetë

prezent më shumë apo më pak frika. Sepse i dyshuari i pafajshëm frikohet që të mos

akuzohet për kryerje të veprës, të cilën në të vërtet nuk e ka kryer, kurse te kryerësi i

469 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.35. 470 Shih: Bender, Roder, Nack., Tatsachenfestellung vor Gericht, Germay, 2008, fq. 163. 471 Shih: Po aty, fq. 164.

Page 167: Emin HUSEINI

167

vërtetë frikohet nga sanksionet që pasojnë për shkak të kryerjes së veprës penale.

Ndonëse, për dallim nga i dyshuari i pafajshëm, frika e të cilit me kalimin e kohe fillon të

dobësohet për arsye se pafajësia e tij fillon të vërtetohet, te kryerësi i vërtetë kjo nuk

ndodh. Ashtu si kalon koha, edhe punonjësi operativ fillon t’i afrohet të vërtetës, kurse i

dyshuari sa më shumë fillon të bëhet nervoz. Dhe me vet këtë fillojnë të shfaqen

reaksionet simptomatike dhe bëhen më intensive.

Gjithashtu, edhe hidhërimi paraqet sjellje, e cila në mënyrë të njëjtë e shfaq edhe i

dyshuari i pafajshëm edhe kryerësi i vërtetë, por ky hidhërim kryerësin e vërtetë e

shoqëron deri në fund, ku me kalimin e kohës ai fillon të bëhet nervoz, jo i qetë, dhe

provokues. Shkaqet nga të cilët i dyshuari i pafajshëm do të shfaq hidhërimi janë të

ndryshëm: përvoja negative e më hershme me policinë, mungesa nga puna dhe humbja e

mëditjes etj472. Hidhërimi i simuluar i kryerësit të vërtetë është shumë e rëndë për t’u

dalluar nga hidhërimi i sinqertë i të dyshuarit të pafajshëm. Megjithatë, hidhërimi i

kryerësit të vërtetë dhe të dyshuarit të pafajshëm dallojnë për nga afati kohor i shfaqjes.

Me fjalë të tjera, kryerësi i vërtetë i veprës penale do ta ketë shumë të vështirë që

hidhërimin ta mbajë periudhë më të gjatë kohore – pra, hidhërimi i simuluar i kryerësit të

vërtetë shumë shpejt do të humbet, për dallim nga hidhërimi i të dyshuarit të

pafajshëm473.

Qetësia apo tërheqja nga bashkëbisedimi me punonjësin operativ është edhe një

karakteristikë e sjelljes, e cila mundet të jetë e përbashkët edhe për të dyshuarin e

pafajshëm edhe për kryerësin e vërtetë. Kryerësi i vërtetë i shmanget foljes nga frika që

mos të bije në gënjeshtër dhe të kuptohet nga gënjeshtra se është fajtor. Në anën tjetër, i

dyshuari i pafajshëm është i qetë dhe i tërhequr për shkak të frikës për atë se çka ka qenë

ajo që ky të gjendet në këtë situatë. Megjithatë, sa më shumë që biseda të zgjasë, aq më

shumë i dyshuari i pafajshëm fillon të relaksohet, fillon lirisht të flasë dhe të

bashkëpunojë me punonjësin operativ, ndërsa, në anën tjetër, kryerësi i vërtetë shumë

rrallë do të ndryshojë qëndrimin e tij për të biseduar.

Dallime ka më shumë. Kështu, i dyshuari i pafajshëm shpeshherë nuk shfaq rezistim

dhe nuk tregon shenja agresiviteti kundrejt punonjësit operativ. Tek ai, zakonisht ekziston

gatishmëria për bashkëpunim me punonjësin operativ nga arsyeja se ai di se nuk e ka

kryer veprën penale dhe se pret me padurim, që kjo edhe të vërtetohet474. Në anën tjetër,

kryerësi i vërtetë fillon të shfaqë rezistim kundrejt punonjësit operativ, vështirë e

kontrollon shqetësimin e tij dhe të fsheh rezistimin e tij. Prezent tek ato është edhe

agresiviteti i fshehur që në disa momente del në sipërfaqe, duke e manifestuar me qëllim

për të vërtetuar gjoja se është i pafajshëm475.

Nga ajo që paraprakisht u tha, mundet të shihet se sjellja e të dyshuarit të pafajshëm

dhe e kryerësit të vërtetë, përveç dallimeve, mundet të ketë edhe ngjashmëri të

472 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.37. 473 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 28. 474 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 30. 475 Shih: Po aty.

Page 168: Emin HUSEINI

168

konsiderueshme. Gjithë situatën e komplikon edhe ajo se ndonjëherë kryerësi i vërtetë

sillet si person i pafajshëm, kurse personi i pafajshëm ndonjëherë shfaq simptoma të

fajtorit. Për shkak të të gjithë kësaj, tentimi që një sjellje e caktuar t’i përshkruhet një

kategorie të caktuar të të dyshuarve, pavarësisht a është kryerësi i vërtetë, apo i dyshuari i

pafajshëm, nuk duhet që të absolutizohet, por ata duhet të pranohen me kushte dhe duhet

t’u njohim atyre vetëm vlerën orientuese dhe eliminuese.

4. Reaksionet simptomatike joverbale të të dyshuarit – vërejtje

hyrëse

Shpeshherë gjatë procesit të marrjes në pyetje punonjësit operativ më së shumti

përshtypje i krijojnë reaksionet simptomatike joverbale nga i dyshuari sesa vetë

përmbajta e deklarimit të tij. Kjo ndodh nga arsyeja se i dyshuari duke u koncentruar në

gënjeshtrën që verbalisht e deklaron, e lë pas dore ose e shpërfill kontrollin e disa pjesëve

të trupit dhe këto lëvizje lehtësisht zbulohen dhe kuptohen. Ekzistojnë më së paku tri

shkaqe se pse është shumë vështirë që të kontrollohen sjelljet joverbale , sesa ato për

komunikim verbal:

1. Ekzistojnë lidhje automatike midis emocioneve dhe sjelljeve jo verbale, kurse kjo

lidhje te deklarimi verbal nuk ekziston. Për shembull, në momentin kur shfaqet

ndonjë rrezik i befasishëm, trupi i njeriut nga reflekset bënë lëvizje, kurse duart

marrin pozicion mbrojtës. Në anën tjetër, nuk ekzistojnë përmbajtje verbale që

njerëzit i përdorin apo flasin në situata të atilla, në mënyrë automatike dhe me

reflekse476.

2. Njerëzit më së shumti janë të ushtruar për përdorimin e fjalëve sesa për sjelljet e

tyre, për arsye se fjalët për dallim nga lëvizjet e trupit, kanë rol më të madh në

procesin e komunikimit. Për shembull, nëse ne dikë do ta lusim që të na njoftojë

me aktivitetet e tij të ditës, ai do ta ketë më të lehtë që këtë gjë ta bëjë duke folur,

se sa duke lëvizur ndonjë pjesë të trupit. Mirëpo, kemi raste kur diçka është

shumë më thjeshtë të tregohet me lëvizjen e duarve sesa me fjalë p.sh. kur

tregojmë formën ose madhësinë e ndonjë sendi dhe këto lëvizje i bëjmë nga

reflekset tona duke mos i kontrolluar477.

476 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 35. 477 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.43.

Page 169: Emin HUSEINI

169

3. Fakti se fjala ka rëndësi më të madhe në procesin e komunikimit sesa lëvizjet e

trupit ( sjelljet joverbale ), si pasojë ka që njerëzit më së shumti kujdes i kushtojë

asaj që flasin se sa çfarë lëvizjesh të trupit bëjnë478.

Interpretimi i sjelljeve joverbale i të dyshuarit gjatë procesit të komunikimit nuk

është aspak proces i lehtë, nga shkaku se çdo porosi joverbale e të dyshuarit mundet të

ketë më shumë se një kuptim. Prandaj, interpretimi i sjelljeve joverbale i të dyshuarit

kërkon paraprakisht formimin e parakushteve të caktuara subjektive ( përvojë të

punonjësit operativ, posedimin e njohurive të caktuara nga fusha e psikologjisë...), si dhe

ato objektive ( mosekzistimi i ndonjë pengese për të vështruar gjithë trupin e të dyshuarit,

mosekzistimi i faktorëve që tërheqin vëmendjen e punonjësit operativ, si telefoni apo

zhurma nga jashtë dhe të ngjashme ).

4.1. Mënyra e uljes e të dyshuarit

I dyshuari i pafajshëm – pasi të njoftohet me punonjësin operativ, i dyshuari i

pafajshëm më së shpeshti, pa ngurrim do të drejtohet ka ulësja dhe do të ulet. Ai,

zakonisht, ulet dhe qëndron drejt, ku krahët e tij janë paralelisht me krahët e punonjësit

operativ. Nëse do të përulet përpara, kjo do të mundet të interpretohet si shenjë interesimi

për procesin e bisedimit. Gjithashtu, ai duket i çliruar, duart i mban të lira dhe të ndara

nga trupi479.

Kryerësi i vërtetë i veprës – për dallim nga i dyshuari i pafajshëm që pas njoftimit

me punonjësin operativ drejtohet ka ulësja dhe ulet, te kryerësi i vërtetë nuk do të ndodhë

ashtu. Ai, shpeshherë nuk ia lëshon dorën as për t’u përshëndetur dhe njoftuar punonjësit

operativ, por pasi futet në zyrën e tij, menjëherë drejtohet ka ulësja dhe ulet480.

Megjithatë, ajo që e karakterizon kryerësin e vërtetë është se ai shpeshherë para se të ulet,

e lëviz nga vendi ulësen. Këto janë të mundshme në situatat vijuese:

Lëvizja e ulëses mbrapa, me këtë e zvogëlon stresin dhe tendosjen e tij481.

I dyshuari ulësen e vendon në atë pozitë, që kur të ulet të mos jetë frontalisht i

drejtuar ka punonjësi operativ. Disa herë i dyshuari ulësen nuk e shtrembëron,

por ulet me trupin e tij në pozitë jo të drejtpërdrejtë me punonjësin operativ482.

Ndonjëherë i dyshuari ( kryesisht personat e mitur ) e rrotullon ulësen dhe ulet,

kështu që mbështetësja e ulëses është e drejtuar ka punonjësi operativ. Në këtë

mënyrë i dyshuari midis tij dhe punonjësit operativ vendos një pengesë, kjo

478 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wily & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 22. 479 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 37. 480 Shih: Po aty. 481 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wily & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 27. 482 Shih: Po aty.

Page 170: Emin HUSEINI

170

pengesë i ofron të dyshuarit një stabilitet psikologjik, dhe njëkohësisht i

pamundëson punonjësit operativ të vëzhgojë plotësisht trupin e të dyshuarit, dhe

me këtë më mirë do të ruhet nga reaksionet simptomatike. Marrja e kësaj pozite

nga i dyshuari mundet të llogaritet indicje e fuqishme për fajësinë e tij483.

Kur kemi parasysh se te kryerësi i vërtetë i veprës penale është prezent frika nga

zbulimi, vetë akti i marrjes në pyetje për ta është një situatë jo e këndshme, nga e cila ai

tenton të mbrohet. Dhe për shkak të kësaj, ato marrin pozicion mbrojtës i cili u ofron

siguri dhe mbulim të disa pjesëve të trupit.

Gjithashtu, ato ndonjëherë mundet të mbështeten për ulëses dhe këmbët i lëshojnë

përpara, me të cilin pozicion e rrisin me kujdes distancën midis tyre dhe punonjësit

operativ. Rritja e distancës tek i dyshuari e zvogëlon tendosjen që është prezent tek ai.

Kurse, këmbët e lëshuar paraqesin lloj barriere, sepse do t’i pamundësonin punonjësit

operativ që t’i ofrohet të dyshuarit484. Për dallim nga i dyshuari i pafajshëm, lëvizjet e të

cilit janë minimale, te kryerësi i vërtetë kjo në të shumtën e rasteve nuk ndodh.

Gjithashtu, pozicioni i drejtë që merr i dyshuari i pafajshëm në fillim të marrjes në pyetje

do të mbetet i pa ndryshuar deri në fund, kurse te kryerësi i vërtetë kjo nuk është kështu,

sepse ai nga tendosja e madhe dhe ngarkesa psikologjike është në lëvizje permanente dhe

kështu ndryshon edhe pozicionin e trupit.

483 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 38. 484 Shih:Po aty , fq. 40.

Page 171: Emin HUSEINI

171

4.2. Pozicioni i mbajtjes së kokës nga i dyshuari

Dallojmë disa pozicione të mbajtjes së kokës:

Koka është në pozicion të drejtë si dhe gjithë pesha e saj bie mbi qafën – ky

është pozicion neutral dhe është indicje e sinqeritetit të njerëzve485.

Koka është e përkulur në të djathtë ose në anën e majtë – ky pozicion tregon

për interesim, bashkëpunim dhe besim në atë që është thënë486.

Koka përkulur për poshtë me mjekrën e mbështetur në kraharor – ky

pozicion flet se rezistimi i të dyshuarit gati se është i thyer dhe se nga ai mundet

të kërkohet pranimi487.

Koka e hedhur për mbrapa, kurse shikimi është i orientuar për poshtë – ky

pozicion është karakteristikë e kryerësit të vërtetë, gjegjësisht, paraqet indicje

për fajësinë e të dyshuarit488.

Ndonjëherë në qafën e të dyshuarit është e mundur të vërehet pulsimi i arteries së

qafës, e cila na tregon për rritjen e ritmit të zemrës, dhe kjo na tregon për shqetësimin dhe

tendosjen e të dyshuarit, i cili shqetësim mundet të jetë si rezultat i fajësisë së tij489.

4.3. Fytyra e të dyshuarit ( ekspresionet faciale )

Fcies – pamje dhe expressio – shprehje, kanë domethënie të madhe gjatë procesit të

dëgjimit, sepse mimika e fytyrës së njeriut është pjesa më aktive e trupit490. Fytyra ka

mundësinë më të madhe për të shprehur përjetimet psikologjike dhe emocionale të njeriut

për arsye të numrit të madh të muskujve të lëvizshëm. Fytyra është në masë të madhe

komplekse dhe ka zotësi të shprehë një numër të madh të mimikave, dhe çdo gjendje

shpirtërore dhe psikologjike e njeriut është e shprehur edhe në fytyrë. Sinjalet e ndryshme

joverbale shprehen me pjesë të ndryshme të trupit ( sytë, kapakët, balli, vetullat, hunda,

goja ), si dhe ndryshimet e ngjyrës së lëkurës ( zverdhje, skuqje, djersitje ). Nga arsyeja

se fytyra është treguesi më i mirë i disponimit dhe qëllimit të ndonjë personi, ajo është

485 Shih: Po aty, fq. 41. 486 Shih: Po aty. 487 Shih: Po aty. 488 Shih: Po aty. 489 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.45. 490 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 44.

Page 172: Emin HUSEINI

172

edhe pjesa më e vëzhguar e trupit gjatë procesit të komunikimit. Shpeshherë ndryshimet

spontane të fytyrës ( zverdhja, lëvizja e shpejtë e syve, dridhjet pa dashur të buzëve )

lehtësisht mundet të demantojnë atë që ndonjë person është duke folur.

Shprehjet e fytyrës janë në gjendje në nuanca të përcjellin gjendjen psikologjike, nëpër të

cilën është duke kaluar njeriu. Gjithashtu, cilësitë e personalitetit të bashkëbiseduesit

është e mundur që të vlerësohen në bazë të ekspresioneve faciale të tij.

Ekspresionet faciale kanë rol të rëndësishëm, kur është në pyetje vlerësimi i gjendjes

emocionale tek i dyshuari, sepse këto mimika dhe ndryshime të fytyrës ndodhim pa

vullnetin dhe vetëdijen e personit, dhe aktivizohen vetëm nga përjetimet e emocioneve të

caktuara ( p.sh. frika, gëzimi etj. ). Domethënë, shfaqja e emocioneve të caktuara në

mënyrë automatike aktivizon lëvizjen e një pjese të caktuar të fytyrës491. Nëse i dyshuari

dëshiron që të fsheh paraqitjen e ndonjë gjendje emocionale që ekziston tek ai, ai

domosdoshmërish duhet t’u shmanget lëvizjeve dhe aktivizimit të ekspresioneve

faciale492. Ky kontroll nuk është aq edhe i lehtë nga arsyeja se emocionet ndonjëherë

shfaqen papritmas. Për shembull, njeriu frikën nuk e fiton nga vetja, por nga ndonjë

ndodhi e frikshme. Kështu do të jetë e mundur që tek i dyshuari, gjatë procesit të marrjes

në pyetje të shfaqet frika në atë moment, kur ai do të kuptojë, se punonjësi operativ

disponon me më shumë prova, nga sa i dyshuari ka menduar dhe ka pritur. Si pasojë e

kësaj frike tek i dyshuari, në mënyrë automatike do të shfaqen këto ndryshime, të cilat për

punonjësin operativ do të shërbejnë si indicje se i dyshuari mashtron.

Për t’i kontrolluar këto ndryshime njeriut i duhet kohë shumë e shkurtër, andaj

mundësia që punonjësi operativ të mos vërejë këto ndryshime dhe korrigjime është e

madhe, çdo largim qoftë edhe shumë i vogël i vëmendjes dhe vëzhgimit nga i dyshuari do

të pamundësojë kapjen e këtyre manifestimeve të fytyrës, sepse i dyshuari shumë shpejtë

do mundohet t’i korrigjojë ato493. Dhe mu për këtë, zbulimi i ekspresioneve mikrofaciale

do të jetë shumë i vështirë për punonjësin operativ të pavëmendshëm dhe pa përvojë,

sepse kjo gjë është shkathtësi që mund të mësohet duke u stërvitur me anë të incizimeve

të ndryshme filmike, që janë stërvitje speciale, ku do të prezantohen në mënyrë të

ngadalësuar shfaqjet e këtyre ndryshimeve në fytyrë494.

Autori Charles Brougham thekson se muskujt e fytyrës të anës së majtë dhe të anës

së djathtë në situata të ndryshme reagojnë në mënyrë të ndryshme. Domethënë, në

momentin e lëvizjeve spontane të fytyrës, edhe pjesa e majtë edhe ajo djathtë e muskujve

të fytyrës reagojnë në mënyrë të njëjtë. Megjithatë, në rastet e lëvizjeve me paramendim

të fytyrës, si për shembull, në situata kur i dyshuari mashtron, dhe më pas gënjeshtrën e

tij e shoqëron edhe me lëvizje të fytyrës, muskujt e anës së majtë të fytyrës janë më të

491 Shih: Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them away? FBI Law

enforcement bulletin, Washington, 1992, fq. 14. 492 Shih: Po aty. 493 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 46. 494. Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 40.

Page 173: Emin HUSEINI

173

ngritura sesa ato të anës së djathtë. Kjo asimetri e ekspresioneve faciale paraqet indicje që

na udhëzon për mashtrimi e të dyshuarit495.

Ngjyra e fytyrës gjithashtu është e rëndësishme lidhur me zbulimin e mashtrimit e të

dyshuarit. Kur fytyra e personit ndryshon, kjo ndodh thjeshtë nga ndryshimet e papritura

të sasisë së gjakut në kapilarët e lëkurës së fytyrës496. Domethënë, rritja e befasishme e

shtypjes së gjakut dërgon gjak të ri në kapilarë, të cilët ndodhen në afërsi të sipërfaqes së

lëkurës. Në rast se nga skuqja e fytyrës shfaqet djersa, kjo është tregues për hidhërim,

tensionim apo nervozizëm të madh. Skuqja e fytyrës detyrimisht nuk na tregon për

fajësinë e të dyshuarit, por kjo mundet të jetë pasojë e hidhërimit, turpit, tendosjes dhe një

gjendje emocionale në të cilën ndodhet një person. Në anën tjetër, ngjyra e verdhë në

fytyrë është tregues i frikës dhe shokut dhe shpeshherë na sinjalizon për fajësinë e të

dyshuarit.

Në fund duhet të potencojmë se mimika e fytyrës te disa persona në mënyrë të

suksesshme do të deshifrohet nëse emocionet e tyre do të jenë të shfaqura në mënyrë të

fuqishme, të pakontrollueshme, kurse punonjësi operativ të jetë vlerësues, i ndjeshëm dhe

me përvojë. Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se në 80 % të rasteve të mashtrimit do

të mundet të zbulohen nëse kujdesi do të drejtohet në ekspresionet mikrofaciale497. Nëse

përveç ekspresioneve mikrofaciale kujdes në të njëjtën kohë do t’u kushtohet edhe

lëvizjeve të trupit dhe lartësisë së zërit, besueshmëria e zbulimit të gënjeshtrës shkon deri

në 86%498.

495 Shih. Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them away? FBI Law

enforcement bulletin, Washington, 1992, fq. 17. 496 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.45. 497 Shih: Frank, M.G. – Ekman, P., The ability to detect deceit generalizes across different types of high-

stake lies, e thene sipas: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England,

2002, fq 40. 498 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: : Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 41.

Page 174: Emin HUSEINI

174

4.4. Hunda

Hunda shpeshherë përdoret nga ana e të dyshuarit si objekt për të ashtuquajtura punë

apo veprime të menduara. Me fjalë të tjera, i dyshuari gjatë procesit të marrjes në pyetje

mundet ta kruajë, fërkojë hundën:

Për të fituar në kohë dhe të mendojë përgjigjen për ndonjë pyetje të

papërshtatshme që i është parashtruar499.

Për të shmangur kujdesin e punonjësit operativ500.

E vendos dorën për të fshehur manifestimin e reaksioneve të tjera

simptomatike501.

Për të mbuluar sytë dhe në këtë mënyrë të ndërpresë kontaktin sy në sy me

punonjësin operativ etj502.

Gjithashtu, si pasojë e reaksioneve të sistemit nervor autonom mundet të vijë deri te

paraqitja e sipërfaqes së hundës nevoja për kruajtje intensive të saj. Domethënë, si pasojë

e mashtrimit me paramendim, edhe te mashtruesit më me përvojë paraqitet rritje e

tensionit psikik. Kjo rritje e tensionit provokon ndryshime psikike, nga të cilat disa

mundet të rrisin ndjeshmërinë e mukozës të zgavrës së hundës e që si pasojë ka paraqitjen

e djersitjes së hundës503. Megjithatë, punonjësi operativ duhet të jetë i vëmendshëm kur

është në pyetje kruajtja intensive e hundës, sepse ajo mundet të jetë edhe si pasojë e

ndonjë alergjie, lëndimi dhe të ngjashme.

499 Shih. Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them away? FBI Law

enforcement bulletin, Washington, 1992, fq. 23. 500 Shih: Po aty. 501 Shih: Po aty. 502 Shih: Po aty. 503 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 48.

Page 175: Emin HUSEINI

175

4.5. Goja

Goja e të dyshuarit ka rol të rëndësishëm në situatën kur i dyshuari do të tentojë ta

mashtrojë punonjësin operativ lidhur me fajësinë e tij. Para se gjithash, ato janë

buzëqeshje të rrejshme. Domethënë, gjersa buzëqeshjet e të dyshuarit të pafajshëm janë

spontane dhe zgjasin shkurt, te kryerësi i vërtetë kjo në të shumtën e rasteve nuk

ndodh504.

Gjithashtu, i dyshuari ndonjëherë mundet, në çastin kur i parashtrohet ndonjë pyetje

për të cilën i duhet kohë për të menduar, fillon t’i kafshojë thonjtë. Përveç kësaj, kafshimi

i thonjve na tregon për gjendjen e nervozizmit tek i dyshuari505. Duke pas parasysh se

këto sjellje mundet të jenë edhe si shprehi i të dyshuarit, andaj është shumë e rëndësishme

që punonjësi operativ të vërejë kur paraqiten këta veprime. Nëse paraqiten që në fillim,

atëherë nuk do të thotë se mundet të merren si indicje lidhur me fajësinë e të dyshuarit,

por nëse paraqiten në momentin kur punonjësi operativ do t’i parashtrojë të dyshuarit

ndonjë pyetje të papërshtatshme ( kur do të hyjë në të ashtuquajturën zona konfliktuale e

deklarimit të të dyshuarit), atëherë ata veprime do të llogariten indicje të fuqishme të

fajësisë të të dyshuarit.

Goja e mbyllur fortë tregon për energjinë e rezistimit e të dyshuarit506. I dyshuari që

hamendet të pranojë veprën gojën e mban gjysmë të hapur507. Goja e kryerësit të vërtetë

zakonisht është e thatë, sepse kjo ndodh si pasojë e zvogëlimit të sekretit të pështymës në

gojë. Goja e thatë shpesh si pasojë do të ketë lëpirjen e buzëve nga i dyshuari gjatë

procesit të marrjes në pyetje, si dhe kërkesën nga punonjësi operativ për një gotë me

ujë508. Përveç kësaj, ndryshimi në sasinë e sekretit të pështymës si pasojë mundet të ketë

formimin e shkumës së bardhë në skajet e gojës. Megjithatë, punonjësi operativ duhet të

jetë i kujdesshëm dhe ta ketë parasysh se tharja e gojës mundet të jetë pasojë edhe nga

përdorimi i narkotikëve apo si pasojë e ndonjë shkaku mjekësor.

504 Shih. Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them away? FBI Law

enforcement bulletin, Washington, 1992, fq. 25. 505 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: : Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 43. 506 Shih. Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them away? FBI Law

enforcement bulletin, Washington, 1992, fq. 25. 507 Shih: Po aty. 508 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.49.

Page 176: Emin HUSEINI

176

4.6. Sytë

Sytë e të dyshuarit mundet të na shërbejnë si burim me vlerë për informacion. Se kjo

është ashtu e vërteton edhe një thënie popullore e cila thotë “Sytë janë pasqyra e

shpirtit”.

Sytë e kryerësit të vërtetë shpeshherë janë të ftohtë dhe jo miqësor509. Mungesa e

kontaktit sy në sy me punonjësin operativ mundet të llogaritet si burim me vlerë

informacioni lidhur me fajësinë e të dyshuarit.

Kjo do të jetë e mundur në situatat vijuese:

1. Mos ekzistimi i kontaktit sy në sy - ( për shembull i dyshuari gjithë kohën

shikon në gjunjët e tij ) – kjo praqet indicje të fuqishme për fajësinë e të dyshuarit.

Gjithashtu, mos ekzistim i kontaktit sy në sy e shoqëruar edhe me tërheqje

emocionale, mundet të na tregojë edhe për atë se rezistimi i të dyshuarit është i

thyer dhe se është koha që punonjësi operativ nga ai të kërkojë pranimin510.

2. Kontakti sy më sy është i kohëpaskohshëm – Mënjanimi i të dyshuarit që të

vendosë kontaktin sy më sy me punonjësin operativ mundet të llogaritet si indicje

për fajësinë e tij511. Duke pas parasysh se nga i dyshuari nuk mundet të pritet që

gjithë kohën sa do të zgjasë një bisedë punonjësin operativ ta shikojë në sy, dhe

mu për këtë parashtrohet pyetja: Si duhet të jetë kontakti sy në sy që të mos ngjallë

dyshim te punonjësi operativ? Autorët Zulawski dhe Wicklander theksojnë kontakt

i kënaqshëm sy në sy, dhe si i tillë të mos llogaritet si indicje për fajësinë e të

dyshuarit do të llogaritet nëse do të plotësohen dy kushte:

nëse i dyshuari 40% - 60% sa zgjat procesi i marrjes në pyetje do të ketë të

vendosur kontakt sy në sy me punonjësin operativ,

nëse i dyshuari nuk do te mënjanojë shikimin në çastin kur do t’i

parashtrohet ndonjë pyetje e papërshtatshme512.

3. Kontakt i tepruar sy në sy - Mundet të llogaritet si indicje për fajësinë.

Domethënë, i dyshuari i cili shumë gjatë mban kontakt sy në sy dëshiron që:

Te punonjësi operativ të krijojë përshtypjen e sinqeritetit të tij, domethënë, i

dyshuari duke mbajtur në vazhdimësi kontaktin sy në sy me punonjësin operativ

509 Shih. Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them away? FBI Law

enforcement bulletin, Washington, 1992, fq. 27. 510 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.51. 511 Shih: Po aty. 512 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 143.

Page 177: Emin HUSEINI

177

dëshiron që të mos duket i dëshpëruar, por kjo nuk karakterizon sinqeritetin e

tij, por përkundrazi, kjo do të llogaritet si indicje lidhur me fajësinë e tij513.

Të krijojë superioritet psikologjik në raport me punonjësin operativ. Ndonjëherë

i dyshuari tenton që ta tërheqë punonjësin operativ në “luftë” për dominim

psikologjik, e cila përbëhet nga mënyra vijuese: edhe i dyshuari edhe punonjësi

operativ shikojnë në sy njëri tjetrin, ku më pas ai i cili i pari do ta shmangë apo

kthejë shikimin, do ta humbasë këtë “luftë” psikologjike. Preferohet që

punonjësi operativ t’i shmanget kësaj “lufte”. Kjo do të jetë e mundur të bëhet në

atë mënyrë duke e drejtuar vëmendjen e të dyshuarit në diçka tjetër si për

shembull duke e pyetur për ndonjë dokument. Por, nëse punonjësi operativ do të

tërhiqet nga i dyshuari për një “luftë” të tillë, ai nuk duhet të lejojë që i pari të

largojë shikimin, sepse humbja e luftës së shikimit sy në sy do ta rrisë stabilitetin

psikologjik tek i dyshuari, dhe me këtë edhe energjinë e tij të rezistimit514.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje punonjësi operativ duhet të vëzhgojë edhe

ndryshimet në beben e syrit të të dyshuarit, sepse bebja e syrit reagon pa vetëdijen dhe

kontrollin e njeriut në gjendjen emotive të caktuar, duke u zvogëluar apo zmadhuar në

diametër, gjë e cila edhe shkencërisht është e vërtetuar ( pupilometria )515.

Që me sukses të përcillen ndryshimet në diametrin e bebes së syrit, është e domosdoshme

që të ndodhemi në afërsi të të dyshuarit dhe nga kjo afërsi të vëzhgojmë zgjerimin e tij

gjatë parashtrimit të pyetjeve delikate. Zgjerimi i bebes së syrit është shenjë që tregon për

tronditjen emocionale.

Gjithashtu, edhe kapakët e syrit mundet të na tregojnë për tendosjen e të dyshuarit. Në

situata normale njeriu i hap dhe mbyll sytë 3 – 10 herë në një minutë, kurse gjithçka që

është mbi këtë numër tregon për tendosjen emocionale të të dyshuarit, të cilën gjë duhet

ta përcjellë me vëmendje punonjësi operativ për ta zbuluar516.

513 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 144. 514 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 144. 515 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 55. 516 Shih: Po aty.

Page 178: Emin HUSEINI

178

4.7. Duart

Duke pasur parasysh se një numër i vogël i njerëzve i kushtojnë vëmendje lëvizjeve të

duarve të veta, ata bashkë me ekspresionet faciale paraqesin burimin më të rëndësishëm

të informacioneve me karakter joverbal517. Ne gjatë kohës kur jemi duke biseduar, i

lëvizim duart dhe i shohim me sy që i lëvizim, edhe pse ne jemi duke i parë ato se i

lëvizim, kjo lëvizje ndodh spontanisht dhe pa paramendim. Duart tona janë pjesë

integrale e bisedimeve tona dhe përdoren për të nënvizuar atë që jemi duke e thënë, edhe

në rastet kur jemi buke biseduar me dikë në telefon.

Shikuar në aspekt të përgjithshëm, mundet të dallojmë tri lloje të lëvizjeve të duarve:

1. Simbolike518: lëvizje e duarve që në mënyrë të drejtpërdrejtë mundet të

përkthehen në fjalë, apo përdoren për të zëvendësuar ato ( për shembull, lëvizja e

gishtit tregues majtas-djathtas ka kuptim “JO” ).

2. Ilustruese519: lëvizje që përdoren për të ilustruar, apo për të plotësuar atë që e

themi me fjalë, dhe përdoren për rastet kur njeriu ka vështirësi që të shprehet në

mënyrë precize. Këto përdoren që dëgjuesi më mirë të na kuptojë në atë që jemi

duke e folur.

3. Adaptim apo përshtatje: lëvizjet pa vetëdije të duarve na shërbejnë për të na

lehtësuar procesin e komunikimit verbal, por në rastet kur nuk janë në harmoni

me atë që thuhet, kjo paraqet indicje për mashtrim520.

Ajo që fillimisht bie në sy kur kemi të bëjmë me pozitën e duarve të kryerësit të

vërtetë, është ajo se ai me duart bën një lloj barriere si mburojë e pjesës abdominale521.

Shputat e lidhur fortë për trupit na tregojnë për atë se i dyshuari ndodhet në gjendje të

tensionuar. Në të kundërtën, kur shputat janë të ndara nga trupi, kjo tregon se i dyshuari

është i relaksuar, dhe në këto raste besohet se ky person flet të vërtetën522.

Gjatë mashtrimit i dyshuari shpeshton prekjen e fytyrës me duar, edhe pse njeriu në

disa raste kur është duke biseduar me dikë munde ta prekë fytyrën, por ky veprim

shpeshtohet kur njeriu ndodhet në situatë dramatike dhe në çastin e mashtrimit. Më së

shpeshti mashtrimi përcillet me: fërkimin e mjekrës ose fytyrës, shtrëngimin e buzëve,

mbulimin e gojës, prekjen e hundës, tërheqjen e veshëve, kruajtjen e vetullave dhe

517 Shih. Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them away? FBI Law

enforcement bulletin, Washington, 1992, fq. 33. 518 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 113. 519 Shih. Po aty. 520 Shih: Po aty. 521 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 149. 522 Shih: Po aty.

Page 179: Emin HUSEINI

179

ledhatimin e flokëve. Gjatë mashtrimit, ndodh shpeshtimi i njërit nga këto veprime, por

më së shumti prekja e hundës dhe mbulimi i gojës523.

Duart përdoren shpeshherë për të kryer të ashtuquajtura punë të sajuara ( për

shembull, i dyshuari kruhet edhe pse nuk ka nevojë për të ). Ndonjëherë për këto veprime

me të vërtetë mundet të ketë edhe nevojë, dhe për këtë punonjësi operativ, që ata t’i

komentojë dhe t’i llogarisë si indicje për fajësinë e të dyshuarit, domosdoshmërisht duhet

të ketë parasysh kohën dhe momentin kur këto veprime janë shfaqur. Domethënë,

ndonjëherë këto veprime mundet të paraqiten si nevojë e vërtetë e të dyshuarit, apo

mundet të shfaqen si pasojë e shqetësimit të personit të pafajshëm, i cili shqetësim është i

shkaktuar nga situata që ky person ndodhet, ose si pasojë e ndonjë sëmundje shpirtërore.

Në anën tjetër këto veprime mundet të përdoren edhe nga kryerësi i vërtetë, kur ai

dëshiron të fitojë në kohë për t’u menduar mirë lidhur me përgjigjen në situatat kur

punonjësi operativ i parashtron ndonjë pyetje të papritur dhe të papërshtatshme524.

Natyrisht, disa kryerës me përvojë të veprave penale munden të jenë të vetëdijshëm se ato

veprim mundet të shkojnë në disfavor të atyre, dhe mu për këtë arsye u shmangen këtyre

veprimeve, kurse mosekzistimi i këtyre veprimeve dhe shenjave jo gjithherë do të

llogaritet si indicje për pafajësi. Për këtë shkak, vëmendja e punonjësit operativ nuk duhet

të jetë e orientuar në këto veprime të të dyshuarit, por para se gjithash, në kohën apo

situatën që ato janë paraqitur, si dhe në shpeshtimin e tyre.

Lëvizja e duarve tregon edhe për nivelin e tendosjes emocionale e të dyshuarit525.

Domethënë, nëse është i tensionuar shumë, aq më shumë do t’i lëvizë duart. Nëse nuk ka

indicje që tregojnë për tendosje emocionale te i dyshuari, dhe ai prapë duart i mban të

lidhura për abdomenit, atëherë kjo është indicje e sinqeritetit të të dyshuarit. Nëse duart e

të dyshuarit do të jenë fortë të lidhura përpara tij, kjo flet për frikën dhe besohet se i

dyshuari mban ndonjë informacion, gjegjësisht atë që e thotë është jo e vërtetë. Nëse

duart e të dyshuarit janë ashtu të vendosura që midis tyre preken vetëm në majat e

gishtërinjve, kjo tregon për qëndrim superior të të dyshuarit dhe për sinqeritetin e tij526.

Lëvizjet e duarve tek i dyshuari i pafajshëm, normalisht janë të lëshuara, shputat e

tij janë të ngrohta dhe të thata dhe kështu mbesin gjatë gjithë kohës së marrjes në

pyetje527. Ndonëse, si pasojë e reaksioneve të sistemit nervor autonom, duart e të

dyshuarit të pafajshëm, në fillim të marrjes në pyetje, mundet të jenë të ftohta dhe të

djersitura që në pas, gjatë procesit të marrjes në pyetje kur ai do të shoh se nuk ka për çka

të shqetësohet, sepse para tij qëndron punonjësi operativ i cili gjurmon pas të vërtetës,

dhe se pafajësi e tij mundet të vërtetohet, duart e tij do të kthehen në gjendje normale ( të

523 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: : Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 63. 524 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 149. 525 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.51. 526 Shih: Po aty. 527 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: : Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 74.

Page 180: Emin HUSEINI

180

ngrohta dhe të thata )528. Për këtë shkak, punonjësi operativ duhet të tregojë vëmendje për

gjendjen e shputave të të dyshuarit gjatë momentit dhënies dorë me të në fillim të

marrjes në pyetje dhe në fund të tij. Nëse duart e tij në fund të marrjes në pyetje janë të

djersitura, kjo tregon për tendosjen e tij të brendshme dhe shkakun e kësaj tendosje

punonjësi operativ duhet ta vërtetojë. Se duart e të dyshuarit janë të djersitura, këtë

punonjësi operativ do ta vërejë nga veprimet e të dyshuarit ( për shembull, fshirjen e

duarve për teshave apo me diç tjetër ).

Lëvizjet e duarve që karakterizojnë kryerësin e vërtetë janë lëvizje të menjëhershme

dhe të papritura apo të befasishme. Gjithashtu, gjatë mashtrimit lëvizjet e duarve

zvogëlohen, dhe kjo vjen si rezultat i kopleksitetit të mashtrimit dhe tentimit për të

kontrolluar veprimet e tij529.

Gjithashtu, ai shpeshherë i përdor duart për të mbuluar gojën. Këtë e bën për këto

arsyeje:

1. Me këtë veprim ai zë dhe ndal zërin, me të cilën gjë ia vështirëson punonjësit

operativ të dëgjojë dhe kuptojë objektin e deklarimit të tij. Përveç kësaj, ato i

krijojnë vetës mundësi që më vonë të mohojnë atë që paraprakisht e kanë thënë.

Shprehjet “Sigurisht nuk më keni dëgjuar mirë kur thash...”, “Nuk më keni

kuptuar mirë kur ju thash juve se...”, dhe të ngjashme, tregojnë se si i dyshuari,

duke përdorur këtë veprim, gjatë procesit të më vonshëm të dëgjimit do të mohojë

atë që më herët e ka deklaruar, duke parashikuar se nuk është dashur të thuhet

diçka që më herët ka thënë530.

2. Ky veprim mundet të jetë tentim pa paramendim që goja të pengohet që të mos

thotë diçka, që do te akuzonte të dyshuarin. Domethënë, fjalët e rrejshme burojnë

nga goja e atij që flet, kurse pjesë nga truri i atij që për shkak të kësaj nuk ndjehen

mirë, dërgojnë porosi apo sinjale që me anë të duarve të tij atë që thuhet të

pengohet. Folësi i cili mashtron, me pa vetëdije e ngre dorën sikur të dojë që veten

ta ndalojë në atë që mashtron. Ekzistojnë më shumë forma tipike të këtyre

veprimeve: ngjitja e gishtave të hapur rreth gojës, gishti tregues i vendosur në

buzën e sipërme, ose vendosja e dorës në fytyrë rreth gojës531.

3. Në këtë mënyrë i dyshuari do të mundet të fsheh fytyrën dhe me këtë do t’i

pamundësojë punonjësit operativ që të shikojë dhe komentojë ekspresionet

faciale, të cilat ashtu si që kemi pohuar më herët, se janë të një rëndësie të veçantë

për procesin të marrjes në pyetje532.

Punonjësi operativ në këto raste duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sepse mbulimi i

gojës me anë të dorës mundet të ketë edhe kuptim dhe domethënie tjetër, për shembull:

nëse i dyshuari mban proteza dhe dëshiron që mos t’i shihen, nëse nga goja i del erë e

keqe. Kryerësi i vërtetë i veprës penale mundet gjatë procesit të dëgjimit t’i fshehë sytë

528 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: : Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 74. 529 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.51. 530 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 75. 531 Shih. Po aty. 532 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 75.

Page 181: Emin HUSEINI

181

me duart nga arsyeja, sepse mundet t’i vijë turp ta shikojë në sy punonjësin operativ nga

mashtrimi. Në këtë mënyrë ai e kamuflon ndërprerjen e kontaktit me sy.

Si pasojë e reaksionit të sistemit nervor autonom, i dyshuari i cili është edhe kryerës i

vërtetë i veprës penale, mundet t’i paraqitet si nevojë që të kruajë ndonjë pjesë të trupit,

më shpesh hundën. Domethënë, si pasojë e situatës së tendosur, në të cilën ndodhet i

dyshuari, gjaku i tij nga traktit digjestiv mundet të orientohet drejt sipërfaqes lëkurës533.

Si rezultat i gjakut të tepërt, kapilarët në sipërfaqen të lëkurës zgjerohen për të pranuar

këtë gjak të tepërt, nervat e lëkurës bëhen më të ndjeshme dhe kjo manifestohet me anë të

ngacmimit. Nëse nevoja për të kruar ndonjë pjesë të trupit paraqitet në momentin kur

punonjësi operativ e ka sjellë të dyshuarin në ndonjë temë të pakëndshme, atëherë kjo

kruajtje mundet të shërbejë si indicje e fajësisë së të dyshuarit.

Gjithashtu, duhet të potencojmë se njerëzit zakonisht vendin e njëjtë e kruajnë pesë

herë, në përqindje të vogël rastet janë më shumë apo më pak se kaq. Nëse kruajtja nga i

dyshuari si qëllim ka të fsheh diçka, ai do të kruhet më pak se pesë herë. Përveç kësaj,

kruajtje e kamufluar do të jetë me intensitet më të ulët, se sa që është zakonisht, përveç në

rastet kur kemi ndonjë shkak tjetër për kruajtje më të lehtë ( gruaja duke dashur që të

mos prishë grimin e fytyrës, do të kruhet me intensitet më të ulët )534.

4.8. Pozicioni i këmbëve dhe shputave

Për dallim nga lëvizjet e duarve, lëvizjet e këmbëve janë të kufizuara në aspekt të

lëvizjeve të formave të ndryshme. Edhe pse lëvizjet e këmbëve janë shumë të ngadalta

dhe që bien në sy, punonjësit operativ harrojnë t’u kushtojnë kujdes atyre. Këmbët dhe

shputat i dyshuari shpeshherë i përdor si mjet për të formuar barrierë mbrojtëse para

vetes. Kryqëzimi i këmbëve si formë e mbrojtjes do të ketë domethënie dhe vlerë, nëse

paraqitet te të dyshuarit e gjinisë mashkullore, sepse ky pozicion te gjinia femërore është

shumë normal dhe i zakonshëm535. Megjithatë, punonjësi operativ duhet të jetë i

vëmendshëm, sepse i dyshuari ndonjëherë nuk do të ketë mundësi që t’i kryqëzojë

këmbët, nga arsyeja se mund të ketë tesha të ngushta ose të ketë ndonjë dëmtim etj.

Këmbët e kryqëzuara nga ana e të dyshuarit kanë për qëllim, që të krijojnë barrierë midis

punonjësit operativ dhe tij. Sa më shumë i dyshuari të marrë qëndrim defanziv, aq me

shumë do t’i kryqëzojë këmbët, duke dashur që sa më shumë të mbrojë regjionin e

abdomenit536.

Ekzistojnë dy mënyra kryesore për kryqëzimin e këmbëve:

533 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 113. 534 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 134. 535 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 79. 536 Shih: Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001, fq.67.

Page 182: Emin HUSEINI

182

1. “gju mbi gju ( këmba mbi këmbën tjetër )” – kryqëzimi i këtillë është

karakteristikë e grave dhe pleqve;

2. “shputa mbi gju të këmbës” – ky pozicion ofron mundësi që i dyshuari sa më

shumë të fsheh regjionin e abdomenit. Nëse i dyshuari do të mbështetet edhe me

duart mbi gjunjë, do të fitojë edhe një barrierë shtesë537.

Shpesh ndodh kur të dyshuarit do t’i parashtrohet ndonjë pyetje e pa përshtatshme, ai

do të ndryshojë pozicionin e tij ashtu që, nëse këmbët i ka të ndara do t’i kryqëzojë, nëse i

ka të kryqëzuara do t’i ndajë.

I dyshuari i pafajshëm në të shumtën e rasteve nuk i kryqëzon këmbët, por ai i mban të

hapura me shputat të mbështetura për toke538. Në rastet kur i dyshuari është femër, situata

është pak me ndryshe, ato zakonisht këmbët i mbajnë të kryqëzuara, megjithatë, kur nuk i

mbajnë të kryqëzuara, shputat e tyre janë afër njëra-tjetrës, për dallim nga meshkujt që

shputat i mbaj më larg njëra-tjetrës. Në anën tjetër, duhet të potencohet edhe ajo se i

dyshuari i pafajshëm, si pasojë e situatës së papërshtatshme në të cilën ndodhet,

ndonjëherë mund të ndodh që t’i kryqëzojë këmbët, mirëpo në ato raste, për dallim nga

kryerësi i vërtetë, ato më pak i ngrenë gjunjët, dhe me këtë, nuk tentojnë që të fshehin

pjesën e abdomenit539.

537 Shih. Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them away? FBI Law

enforcement bulletin, Washington, 1992, fq. 125. 538 Shih: Po aty. 539 Shih: Po aty.

Page 183: Emin HUSEINI

183

5. Reaksionet simptomatike verbale të të dyshuarit

Reaksionet verbale simptomatike janë pjesë e fotografisë simptomatike të të

dyshuarit dhe përfshinë karakteristikat verbale të deklarimit të të dyshuarit, gjegjësisht,

çfarë përgjigjesh ai do të japë dhe në cilën mënyrë. Kur behet fjalë për reaksionet verbale

simptomatike, duhet të theksohet:

tipi apo lloji i përgjigjeve të të dyshuarit si reaksion verbal simptomatik, mënyra me të cilën i dyshuari deklarohet540.

5.1. Tipi apo lloji i përgjigjeve të të dyshuarit si reaksion verbal

simptomatik

Nëse do të nisemi nga ajo se i dyshuari gjatë procesit të marrjes në pyetje më së

shumti i shmanget dhënies së deklarimeve lidhur me ngjarjen, parashtrohet pyetja se mbi

cilën bazë punonjësi operativ do të zbulojë gënjeshtrat a tij. Me fjalë të tjera, kur bëhet

fjalë lidhur me përmbajtjen e përgjigjeve që i dyshuari ia jep punonjësit operativ, mundet

të dallojmë disa lloje të përgjigjeve:

Përgjigje negative – përgjigje me të cilat i dyshuari mohon diçka ( ndonjë

veprim, gjendje apo ndodhi ).

Përgjigje të kënaqshme – përgjigje që kanë kuptim dhe që llogariten të

besueshme dhe të arsyeshme.

Përgjigje që përmbajnë informacione irelevante lidhur me veprën penale –

përgjigje që ofrojnë informacione që janë të parëndësishme për objektin e

marrjes në pyetje, gjegjësisht, informacione që i dyshuari i ofron, kurse ata nga

ai nuk kërkohen.

Përgjigje të përgjithësuara – përgjigje që në masë të madhe janë të

papërcaktuara dhe gjenerale.

Përgjigje të personalizuara – përgjigje që jepen në vetën e parë që i takojnë të

dyshuarit ( unë, sa më takon mua, e imja ).

Përgjigje direkte – përgjigje të cilat janë të qarta, precize si të tilla godasin në

vetë esencën e pyetjes.

Përgjigje të shkurtra dhe të gjata – varësisht nga numri i fjalëve që përgjigja

në vetvete përmban, dallojmë përgjigje të gjata dhe të shkurtra541.

Si pasojë e ekzistimit të ndjenjës së fajësisë dhe frikës, i dyshuari do të tentojë të

distancojë gënjeshtrën nga vetvetja, dhe nga ai do të pritet që të japë përgjigje indirekte

dhe të përgjithësuara, si dhe do të deklarojë në vetën e tretë duke u shmangur nga fjalët:

540 Shih: Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in detecting deceit, e

thene sipas: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 83. 541 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 104.

Page 184: Emin HUSEINI

184

unë, mua, e imja dhe të ngjashme, si dhe duke u shmangur personalizimit të ngjarjes për

të cilën është duke folur. Gjithashtu, nga shkaku se ndjenja e fajësisë dhe frikës është

ndjenjë negative, ato mundet të jenë të shqetësuar, nervoz dhe jokooperues, dhe si pasojë

e kësaj në të shumtën e rasteve do të priten përgjigje negative542. Kurse, kur kemi

parasysh se te ai është prezent edhe frika nga mashtrimi i vet, mundohet që sa më pak të

përgjigje dhe ofron informacione minimale, vetëm ata që janë të domosdoshme, dhe si

rezultat i kësaj, përgjigjet janë zakonisht të shkurtra. Duke pas parasysh se të dyshuarit

në të shumtën e rasteve nuk kanë përvojë me ngjarje dhe përjetime të këtilla për të cilat

deklarohen, ata para se gjithash, do të japin përgjigje të përgjithësuara.

Shkencëtari Avinoam Sapir zhvilloj sistemin me emrin S.C.A.N. ( akronim nga:

Scientific Content Analysis – analiza shkencore e përmbajtjes ), e cila niset nga ajo se

deklarimi i të dyshuarit të pafajshëm në përmbajtje dallon nga deklarimi i kryerësit të

vërtetë. Për shembull, kryerësi i vërtetë synon që të minimizojë pasojat e veprës së vet

dhe në deklarimet e veta u shmanget fjalëve “vrasje”, “dhunim”, dhe përdor fjalët “ka

lënduar dikë”, “ka pas marrëdhënie seksuale të ashpra” dhe të ngjashme543. Gjithashtu,

kryerësi i vërtetë tenton që të fajësojë viktimën, në akuzimin e pyetësit nuk përgjigjet me

mohim të fortë etj544.

Duke tentuar që të kontrolloj sjelljen e vet, i dyshuari si kryerës i vërtetë midis të

tjerave, do të përpiqet te punonjësi operativ të krijojë përshtypje se është person i sinqertë

dhe se është i gatshëm për të ndihmuar, duke i ofruar atij informacione që janë të

parëndësishme për vetë ngjarjen. Gjithashtu nga këto të dyshuar do të pritet përgjigje me

informacione irelevante lidhur me ngjarjen për të cilën janë duke u marrë në pyetje545.

Duke tentuar që të ofrojnë përgjigje në pyetjen se në cilën masë lloji i përgjigjeve, si

reaksione verbale simptomatike, mundet të na tregojnë për atë se ndonjë person nuk

tregon të vërtetën, janë realizuar numër i madh i hulumtimeve të rasteve të ndryshme

gjatë marrjes në pyetje të dyshuar të ndryshëm, për të kuptuar se si janë përgjigjur

kryerësit vërtetë dhe si ata të pafajshëm. Analizat e rezultateve të hulumtimit kanë

treguar se personi që nuk tregon të vërtetën jep më shumë përgjigje negative, përgjigjet

e tyre rrallë herë janë të personalizuara, dhe zakonisht janë përgjigjet të shkurtra, të

tërthorta dhe pak të kënaqshme. Në anën tjetër, nuk ekziston pajtim midis autorëve të

ndryshëm lidhur me atë se përgjigjet e personave që mashtrojnë, për dallim nga ata që

flasin të vërtetën, përmbajnë më shumë informacione irelevante, apo janë më shpesh

përgjigje të përgjithësuara546.

542 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 104. 543 Shih: Sapir, A.: The LSI course on scientific content analysis, Laboratory for scientific interrogation,

Phoenix, 1987, fq. 153.. 544 Shih: Po aty. 545 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 106. 546 Shih: Sapir, A.: The LSI course on scientific content analysis, Laboratory for scientific interrogation,

Phoenix, 1987, fq. 157.

Page 185: Emin HUSEINI

185

5.2. Mënyra me të cilën i dyshuari deklaron

Gjatë deklarimit të të dyshuarit, shpeshherë përdoret mënyra me të cilën i dyshuari

tregohet më i rëndësishëm sesa nga vetë përmbajtja e deklarimit të tij. Mënyra që e

përdor i dyshuari gjatë deklarimit është mënyrë për të nënvizuar një pjesë të deklarimit të

tij, por edhe mënyrë për të pasur mundësi që më vonë, në rast nevoje të ndryshojë

përmbajtjen e asaj që ka deklaruar. Kështu, deklarimi verbal përcillet me shenja të

ndryshme simptomatike ( për shembull, pauza gjatë foljes, ngritja dhe ulja e zërit,

nënvizimi i disa fjalëve të veçanta etj ) ekziston pohimi, pyetjet, lutjet dhe të ngjashme547.

Nëse deklarimi verbal nuk do të përcillet me këto efekte, ai do të dukej shumë i varfër.

Duhet të kemi parasysh se nga mënyra se si deklaron i dyshuari, punonjësi operativ

ndonjëherë do të fitojë më shumë informacione se sa i dyshuari dëshiron të ofrojë,

domethënia e saj gjatë procesit të marrjes në pyetje është e madhe.

Interpretimi i drejtë dhe përcjellja e reaksioneve verbale simptomatike mundet të na

tregojnë për mashtrimin e të dyshuarit nga:

gabimet gjatë deklarimit ( përsëritjet e fjalëve ose fjalive, fjalitë jo të plota dhe të

ngjashme );

ndalimet gjatë deklarimit ( heshtjet apo përdorimi i disa fjalëve si “pra”,

“domethënë” etj. );

ndryshimi i lartësisë së zërit ( për të regjistruar ndryshimin e lartësisë së zërit të të

dyshuarit duhet të përdoret mjet i posaçëm akustik );

shpejtësia e deklarimit ( folja e një numri më të madh të fjalëve në të njëjtën kohë

) dhe ndryshimi i ritmit të foljes;

ekzistimi i periudhës së heshtjes midis parashtrimit të pyetjes dhe marrjes së

përgjigjes;

shpeshtimi i periudhave të heshtjes gjatë foljs548.

Gjatë deklarimit të të vërtetës si mënyrë të deklarimit verbal ekzistojnë këto veçori: i

dyshuari deklaron lirshëm dhe pa tension, flet rrjedhshëm dhe jo me shpejtësi. Gjithashtu,

modulimi i zërit është pasur dhe normal, kurse zëri është i plotë dhe i freskët549. Në anën

tjetër, gjatë deklarimit jo të vërtetë, tensioni që mbizotëron tek i dyshuari çon deri te ajo

që zëri i tij të jetë me më shumë tone ( ndryshimet në parametrat e zërit mundet të na

tregojnë për ekzistimin e tendosjes emocionale të të dyshuarit, dhe për të zbuluar këtë

përdoret një mjet i veçantë që quhet analizator apo evaluator i stresit psikologjik –

547 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 153. 548 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 176. 549 Shih: Po aty. fq. 177.

Page 186: Emin HUSEINI

186

psychological stress evaluator )550. Ai shpeshherë ndalet gjatë foljes, ngadalë flet, sepse

i zgjedh fjalët, rrjedhshmëria është e vogël dhe gjatë parashtrimit të pyetjeve i duhet pak

kohë para se të jep përgjigje. Gjithashtu, përgjigjet e kryerësit të vërtetë shpesh janë të

paqarta, mundet të bëjnë pauza të gjata gjatë deklarimit, apo mundet që përgjigjet e tyre

të jenë shumë të shpejta, shumë të shkurtra apo shumë të gjata551. Një person që mashtron

është i prirur që fjalitë e tij të jenë të pasura me fjalë që nëpërmjet fjalëve të fshehë

gënjeshtrën.

Karakteristikat e zërit duke filluar nga “toni” ( përdoret për të përcjell emocionet apo

qëllimin që fshihet pas fjalëve ), “shpejtësia”, “modulimi” ( përdoret për të

nënvizuar fjalë të caktuara gjatë përcjelljes së një porosie të caktuar ) mundet të

shpjegojnë një pjesë të madhe të informacioneve që përcillet nëpërmjet porosive deri te

bashkëbiseduesi.

Mënyra se si i dyshuari deklaron, tregon për atë se si është inteligjenca e refuzimit të

tij. Për rezistim të mirë dhe inteligjent tregojnë:

fjalitë e shkurtra,

fjalitë e qarta dhe të formuara,

fjalitë e sakta,

fjali mirë të kontrolluara, i dyshuari di se çka dëshiron të thotë dhe sa larg

mundet të shkojë,

përdorimi i matur i formave të theksuara të zërit ( melodinë, dinamikën)552.

Nëse inteligjenca e rezistimit do të jetë e dobët, karakteristikat paraprakisht më lart të

potencuar do të do të duken kështu: fjalime të gjata, të paformuara, pa siguri gjatë

zgjedhjes së fjalëve, jo kontroll ta asaj që dëshiron të thotë etj.

Gjithashtu, mënyra se si i dyshuari deklaron tregon edhe për vullnetin e tij për të

bashkëpunuar, ose për të rezistuar. Për vullnetin e fortë të rezistimit flet edhe:

toni i mesëm i zërit ( dhe në raste të veçanta kryesisht zë i ulët );

ngjyra e zërit ( zë i ashpër dhe i ftohtë );

artikulimi i ashpër dhe arrogant;

ritëm relativisht i ngadaltë,

diksion i shkurtër dhe i vërtetë553.

Mungesa e vullnetit për rezistim tek i dyshuari shihet në karakteristikat e kundërta me

ato që paraprakisht u potencuan. Deklarimi i të dyshuarit në atë mënyrë, sikur ai ta ketë

mësuar përmendësh atë që deklaron, dhe për atë që thotë nuk krijon përshtypje se vërtetë

edhe e ka përjetuar, kjo gjendje paraqet indicje të fortë se i dyshuari gënjen.

550 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 157. 551 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 178. 552 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 159. 553 Shih: Po aty, fq. 160.

Page 187: Emin HUSEINI

187

5.3. Karakteristikat e deklarimit të të dyshuarit të pafajshëm dhe

të kryerësit të vërtetë gjatë procesit të marrjes në pyetje

Duhet të kihet parasysh se i dyshuari i pafajshëm gjatë parashtrimit të pyetjeve

përgjigjet menjëherë pa u menduar apo me pauza shumë të shkurtra. Gjithashtu, ato nuk

distancohen nga vepra penale, e cila është si objekt i marrjes në pyetje dhe nuk u

shmangen përdorimit të termeve adekuate kur përkufizojnë veprën penale ( e ka vrarë, e

ka vjedhur, e ka dhunuar etj ). Për dallim nga ato, kryerësi i vërtetë do të përpiqet të

distancohet nga vepra penale, dhe do t’u shmanget përdorimit të emërtimeve të drejta të

veprave penale.

I dyshuari i pafajshëm dëshiron që procesi i dëgjimit të përfundojë me sukses, sepse

në interesin e tij është që të zbulohet e vërteta. Kurse, në anën tjetër, interesi i kryerësit të

vërtetë është plotësisht e kundërta e kësaj. Ata nuk dëshirojnë që marrja në pyetje të jetë i

suksesshëm dhe të zbulohet e vërteta, sepse kjo do të çonte në dënimin e tyre.

Të dyshuarin e pafajshëm gjatë marrjes në pyetje e karakterizon554:

dëshira për t’u zbuluar e vërteta;

është bisedues lidhur me ngjarjen;

deklarimin e ka të pasur me detaje;

mohon lidhjen e tij me veprën penale para se punonjësi operativ ta ketë

“akuzuar”;

mundohet që të ofrojë informacione të dobishme;

nuk u shmanget përdorimit të termeve adekuate për emërtimin e veprave;

shpreh ndjenja të vërteta;

ai frikohet nga qëndrimi i familjes, shokëve për situatën në të cilën ndodhet;

nëse do të kryente ndonjë vepër penale, ai atë edhe do ta pranonte;

vë në dukje në mënyrë faktike pafajësinë e tij.

Kurse, kryerësi i vërtetë karakterizohet nga këto karakteristika555:

nuk dëshiron që të zbulohet e vërteta;

nuk është bisedues dhe komunikues sa duhet;

deklarimin e ka të varfër me detaje;

mohon veprën na atë moment kur punonjësi operativ do ta “akuzojë”,

shpeshherë është i përmbajtur duke dashur që punonjësi operativ të shpalosi të

gjitha provat që disponon;

i shmanget ofrimit të çfarë do lloji të informacioneve që do të ndihmonin në

gjetjen e të vërtetës. Nëse do ta bëjë këtë, e bën me qëllim që t’i drejtojë hetimet

në rrugë të gabuar;

përdor terme te buta dhe me dy kuptime;

emocionalisht është i distancuar nga ngjarja;

nuk i intereson për mendimin e askujt, atij para se gjithash i intereson vetëm për

frikën nga dënimi;

554 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D.E. : Practical aspects of interview and interrogation, CRC press,

2002. fq. 181. 555 Shih: Po aty, fq. 181-182.

Page 188: Emin HUSEINI

188

nuk pranon mundësinë se ka kryer vepër penale;

vë në dukje në mënyrë juridike pafajësinë e tij ( për shembull, “Nuk ka prova që

vërtetojnë fajësinë time lidhur me veprën” ).

Këto dallime në sjellje midis të dyshuarit të pafajshëm dhe kryerësit të vërtetë gjatë

procesit të marrjes ne pyetje duhet t’i marrim dhe kuptojmë në mënyrë të kushtëzuar. Për

shembull, deklarimi i kryerësit të vërtetë mundet të jetë edhe ai i pasur me detaje nga

arsyeja se ai paraprakisht mirë është përgatitur për t’u dukur sa më bindës përpara

punonjësit operativ, ose duke dashur që punonjësit operativ mos t’i krijojë hapësirë për t’i

parashtruar ndonjë nën pyetje.

I dyshuari i pafajshëm është kryesisht më bashkëpunues556, ai do të orvatet që

punonjësit operativ t’ia bëjë me dije se nëse ai do të kishte kryer ndonjë vepër penale

edhe do ta kishte pranuar atë. Gjithashtu, ai do t’i thotë punonjësit operativ se në cilin

person dyshon se mund ta ketë kryer at vepër. Në anën tjetër, kryerësi i vërtetë zakonisht

është më i rezervuar dhe më i tërhequr557. Ai nuk do të mundohet për t’i ndihmuar

punonjësit operativ që të zbardhë në tërësi ngjarjen dhe rrethanat. Për dallim nga i

dyshuari i pafajshëm i cili është shumë folës, te kryerësi i vërtetë në të shumtën e rasteve

kjo nuk ashtu, sepse ai është i vetëdijshëm se sa më shumë që flet, do të duhet edhe më

shumë të mashtroj, kurse sa më shumë që gënjen, aq më shumë rritet probabiliteti për t’u

zbuluar gënjeshtra e tij. Mu për këtë shkak, punonjësi operativ patjetër duhet nga ai të

nxjerrë më shumë informacione lidhur me ngjarjen, për të cilën edhe merret në pyetje.

Deklarimi i të dyshuarit të pafajshëm, posaçërisht nëse bie të tipat emocional, nuk do

të jetë në aspekt kronologjik në masë të madhe i koncentruar558. Gjithashtu, kryerësi i

vërtetë në parashtrimin e pyetjeve të parëndësishme do të japë përgjigje dhe sqarime të

shumta, krese te pyetjet kryesore nuk flet shumë.

Shikuar në aspekt gjeneral kryerësi i vërtetë merr qëndrim pasiv, ato u shmangen

dhënies së informacioneve të dobishme dhe me interes për ngjarjen, sepse qëllimi i tyre

është që vepra penale të mbetet e pazbuluar.

Çdo deklaratë e të dyshuarit, kur ai ofron versionin e tij lidhur me ngjarjen kriminale

për arsyen e së cilës edhe merret në pyetje, mundet të ndahet në tri pjesë:

1. pjesë e deklaratës që ka të bëjë me ndodhitë dhe ngjarjet para se vepra penale të

jetë kryer;

2. pjesë e deklaratës që ka të bëjë për vetë aktin e kryerjes së veprës penale;

3. pjesë e deklaratës që ka të bëjë me ndodhitë pasi që është kryer vepra penale559.

Disa hulumtime të kësaj fushe kanë treguar se 20% e deklaratave të të dyshuarve të

pafajshëm ka të bëjë me kohën para se ka ndodhur ngjarja kriminale, 50% e deklaratës

ka të bëjë me përshkrimin e ndodhisë apo ngjarjes kriminale, ndërsa 30% e deklaratës

trajton ndodhitë pas veprës penale560. Te kryerësi i vërtetë vëmendje me e madhe i

556 Shih: Po aty. 557 Shih: Po aty. 558 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 165. 559 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 43. 560 Shih: Po aty, fq. 43-44.

Page 189: Emin HUSEINI

189

kushtohet ndodhive para ngjarjes, shkurt flasin për vetë ngjarjen dhe shumë pak kujdes

apo aspak ndodhive pas kryerjes së veprës penale561.

Një hulumtim tjetër lidhur me strukturën e deklarimit e një personi që mashtron dhe

atij që flet të vërtetën, të mbështetur në numrin e fjalëve që ata persona i kanë përdorur

për të përshkruar ngjarjen para, gjatë dhe pas saj, ka arritur deri të konstatimi:

Nëse çdonjërës nga tri segmentet e ngjarjes i dyshuari do t’i kushtojë kujdes të

njëjtë, atëherë kjo do të llogaritet si indicje se i dyshuari flet të vërtetën562.

Kur kemi parasysh se personi ku mashtron ai më së shumti tenton që: të fshehë

ndonjë detaj nga ngjarja dhe për këtë pjesa e deklaratës që ka të bëjë me vetë

ngjarjen do të jetë më e vogël, ose do të sajojë ndonjë detaj për ngjarjen, me

qëllim që deklarimi tij i rrejshëm të mos ketë ndonjë zbrazëtirë, e cila do t’ia

prishte versionin e tij mashtrues lidhur me ngjarjen563.

5.6. Faktorët që ndikojnë në intensitetin e manifestimit të reaksioneve

simptomatike verbale dhe joverbale

Në intensitetin e manifestimit të reaksioneve simptomatike verbale dhe joverbale

ndikojnë më së paku tre faktorë:

1. Ndjenja e fajësisë dhe frikës564 – sepse këto ndjenja mundet të paraqiten te

personi që mashtron. Domethënë, të marrim shembull një person që ka kryer vepër penale

të vjedhjes. Ai person do të ndihet fajtor se ka marrë para të huaja me pa të drejtë, ndërsa,

nga arsyeja se për këtë vepër ekziston rreziku nga sanksioni, tek ai mundet të jetë prezent

ndjenja e frikës. Në cilën masë do të shfaqet ndjenja e fajësisë varet para se gjithash nga

këto faktorë:

Karakteristikat e personaliteti të personit që mashtron565 – për disa persona

gënjeshtra nuk paraqet asnjëfarë problemi nga arsyeja se ajo është njëra nga

mënyrat themelore me anë të së cilës ata realizojnë qëllimet e tyre ( kryerësit

joemocionalë ). Te ata persona ndjenja e fajësisë nuk do të shfaqet.

Karakteristikat e situatës nga të cilat lind gënjeshtra566 – marrim shembull

personin i cili mashtron për të siguruar ekzistencën e fëmijëve të vet. Në situata

561 Shih: Po aty. 562 Shih: Po aty. 563 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 210. 564 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 43. 565 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 172. 566 Shih: Po aty.

Page 190: Emin HUSEINI

190

të këtilla mashtrimi në aspekt moral do të “arsyetohet” dhe me vetë këtë edhe

ndjenja e fajësisë nuk do të shfaqet.

Në cilën masë do të shfaqet ndjenja e frikës tek i dyshuari para se gjithash varet nga

këta faktorë:

Persona te të cilët gënjeshtra është e paracaktuar – nëse personi që mashtron

mendon se bashkëbiseduesi i tij është i shkathët për të kuptuar dhe zbuluar

mashtrimin, në këtë rast tek ai ndjenja e frikës do të manifestohet në masë më të

madhe sesa kur është në pyetje person, i cili mundet lehtësisht të mashtrohet567.

Personi që mashtron në çfarë mase mendon se është i shkathtë për të

mashtruar – disa persona janë shumë të mirë për mashtrim dhe këtë gjë ato e

dinë. Mu për këtë, vetëbesimi i tyre është në nivel të lartë dhe nga vetë kjo edhe

frika për t’u kapur në mashtrim është me e vogël568.

Nga sanksioni që pason nëse mashtrimi do të zbulohet – frika do të jetë

prezent në masë më të madhe te të dyshuarit, të cilëve u kanoset dënim nga 20

vite burgim, sesa te të dyshuarit të cilët mundet të dënohen me të holla në vlerë

të vogël569.

Si pasojë e prezencës së ndjenjës së frikës dhe fajësisë tek i dyshuari duhet të pritet

shmangie e kontaktit sy në sy, sepse personi që mashtron i largohet kontaktit sy në sy

me punonjësin operativ ( kjo mundet mos të ndodhë te kryerësit jo emocionalë ), por edhe

simptomat e stresit dhe tensionit emocional si pasojë do të kenë rritjen e numrit të

reaksioneve simptomatike verbale dhe joverbale570. Në fund duhet të theksojmë

edhe atë se, sa më e fuqishme të jetë shfaqja e ndjenjës së frikës dhe fajësisë, reaksionet

simptomatike verbale dhe joverbale do të jenë më intensive. Më vetë këtë, edhe

gënjeshtra e të dyshuarit do të jetë më lehtë për t’u kuptuar dhe zbuluar.

2. Sa është gënjeshtra e ndërlikuar dhe komplekse – gjatë procesit të marrjes në

pyetje personi që mashtron duhet në të njëjtën kohë të mbajë llogari jo vetëm në atë që

asnjë segment i deklarimit të tij të mos bie në kundërshtim me tjetrin, por edhe të mos bie

në kundërshtim me njohurit lidhur me ngjarjen që posedon punonjësi operativ.

Gjithashtu, i dyshuari gjithë kohën sa do të zgjasë marrja në pyetje, duhet të mbajë në

memorie atë që më herët ka deklaruar, po qe se do të kërkohet nga ai të përsëritë ndonjë

pjesë të asaj që ka deklaruar, ta bëjë pa kundërshtime. Në numrin më të madh të rasteve

kjo do të kërkonte aftësi dhe përpjekje të mëdha. Si pasojë e kësaj, i dyshuari, për të

mbajtur gjithçka nën kontroll duhet të flasë ngadalë dhe me pauza për t’u menduar çka të

flasë. Gjithashtu, për arsyen e njëjtë ai do të flasë ngadalë, do të përsërit pjesë të fjalive

dhe të ngjashme. Duke qenë i koncentruar në atë që flet, ai e lë pas dore duke mos e

kontrolluar lëvizjen e duarve, i shmanget kontaktit sy në sy, sepse shikim nga punonjësi

operativ do t’ia zvogëlonte koncentrimin, të domosdoshëm për mashtrimin.

567 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 172-173. 568 Shih: Po aty. 569 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 25. 570 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 174.

Page 191: Emin HUSEINI

191

Në anën tjetër, duhet të theksojmë edhe atë se i dyshuari nuk do të jetë gjithmonë në

situatë që të flasë dhe të mendojë çka të thotë përpara punonjësit operativ. Sepse ato në të

shumtën e rasteve e marrin me mend se çka do të pyeten, kështu që paraprakisht

mendojnë dhe parapërgatitin përgjigjet e përshtatshme. Do të jetë e kuptueshm situata kur

gënjeshtra është paraprakisht mirë e paramenduar dhe parapërgatitur, në këto raste nuk

duhen shumë aftësi dhe mund dhe kështuqë kjo lloj gënjeshtre nuk do të jetë komplekse

apo e ndërlikuar. Në rastet kur për gënjeshtrën nuk duhen aftësi dhe mundim ( sepse

paraprakisht mirë është parapërgatitur ), do të ballafaqohemi me deklarim më të shpejtë

se zakonisht ( sikur deklarata të jetë mësuar përmendësh ), mosekzistimi i gabimeve

gjatë deklarimit, për ngjarjet e më hershme të veprës ai flet pa pasur nevojë për t’u

kujtuar dhe të ngjashme571.

Në fund mundet të konstatohet se si pasojë e gënjeshtrës komplekse vjen deri te

zvogëlimi i reaksioneve simptomatike joverbale ( i dyshuari i koncentruar në

deklarimin verbal e lë anash ato jo verbal, gjegjësisht, lëvizjet e pjesëve të trupit ), kurse

në anën tjetër vjen deri te zmadhimi apo forcimi i reaksioneve simptomatike verbale (

pauzat gjatë deklarimit, fletë ngadalë, përsëritja e fjalëve, fjali të paplotësuara dhe të

ngjashme ). Megjithatë, në rastet kur gënjeshtra nuk është komplekse ( sepse

paraprakisht mirë është parapërgatitur ) duhet të pritet krejtësisht sjellje tjetër – deklarimi

i të dyshuarit është në aspekt “ideal” është jo i zakonshëm dhe si i tillë ai duhet të

tërheqë vëmendjen e punonjësit operativ, sepse ai “perfeksion” në deklarim ( pa

prezencën e reaksioneve simptomatike verbale si pauzat, folja ngadalë, përsëritjet e

fjalëve ) paraqet indicje e cila na tregon për mashtrimin e të dyshuarit. 3. Përpjekja e të dyshuarit për të kontrolluar sjelljet dhe veprimet e veta – i

dyshuari gjithë kohën mundohet t’u shmanget dhe t’i kontrollojë të gjitha manifestimet e

reaksioneve simptomatike, sepse nëpërmjet atyre ai mundet ta zbulohet, kurse këto

reaksione lindin si pasojë e ekzistimit të ndjenjës së fajësisë dhe frikës tek i dyshuari,

gjegjësisht, nga gënjeshtra komplekse. Duke tentuar që t’i shmangë këto reaksione

simptomatike, i dyshuari tenton që te punonjësi operativ të krijojë përshtypje se është

duke deklaruar të vërtetën. Megjithatë, nga përpjekjet për të bërë atë ai shfaq një sjellje jo

të zakonshme, e cila sjellje mundet ta zbulojë. Për shembull, personi i cili dëshiron të

nxjerrë ndonjë send jo të lejuar në kufi e di se të mos bëhet i dyshimtë, nuk duhet t’i

shmanget kontaktit me sy me kufitarit. Ai duke e ditur këtë, e rrit intensitetin e shikimit

ndaj kufitarit, dhe kjo sjellje duket si jonormale dhe e zakonshme, dhe me këtë, do të

tërheq vëmendjen e tij572. Gjithashtu, duke tentuar që të mos ngjallë dyshim te punonjësi

operativ nuk bënë shumë lëvizje të trupit, edhe pse njerëzit zakonisht kur flasin bëjnë më

shumë lëvizje, flet me ton të njëjtë, u shmanget pauzave gjatë foljes dhe të ngjashme. Si

pasojë e kësaj, sjelljes së tij i mungon spontaniteti, ajo është rigide, shumë e

parallogaritur, me një fjalë, jo e zakonshme dhe jonormale573.

571 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 175. 572 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 29. 573 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 177.

Page 192: Emin HUSEINI

192

Rezultate e një numri të hulumtimeve kanë treguar se personi që gënjen më lehtë i

kontrollon manifestimet e ekspresioneve faciale, ndërsa për të është më e vështirë të

kontrollojë lëvizjet e pjesëve të trupit dhe ndryshimit të lartësisë së zërit574.

Autori Aldert Vrij me të drejtë tregon për atë se me anë të analizës së detajizuar,

faktorët e lartpërmendur që ndikojnë në intensitetin e manifestimit të reaksioneve

simptomatike verbale dhe joverbale kanë njëfarë kundërthënie. Domethënë, ndonëse si

pasojë e ekzistimit të ndjenjës së fajësisë dhe frikës mundet të pritet numër më i madh i

reaksioneve simptomatike joverbale ( e cila është si pasojë e nervozizmit dhe tensionit ),

përkundrazi përpjekja e të dyshuarit që të kontrollojë veprimet e veta dhe

gënjeshtrën komplekse e cila deklarohet, ai i lë pas dore lëvizjet e duarve, gishtave,

këmbëve, dhe kjo gjendje na sugjeron që të presim numër më të vogël të reaksioneve

simptomatike joverbale nga i dyshuari575.

Gjithashtu, si pasojë e ekzistimit të ndjenjës së fajësisë dhe frikës dhe gënjeshtrës

komplekse duhet të priten më shumë pauza gjatë deklarimit nga i dyshuari, gabime gjatë

foljes, fjali të pa plotësuara, përsëritje të fjalëve, ndërsa, në anën tjetër, tentimi i të

dyshuarit që të kontrollojë veprimet e veta na sugjeron në atë se nga i dyshuari duhet

të priten zvogëlim të numrit të këtyre reaksioneve verbale simptomatike576. Përveç kësaj,

prezenca e ndjenjës së fajësisë dhe frikës si dhe gënjeshtrës komplekse e cila thuhet,

tregon për atë se tek i dyshuari duhet të pritet shmangia e kontaktit sy në sy me

punonjësin operativ, ndërsa në anën tjetër, përpjekja e të dyshuarit të kontrollojë veprimet

e veta tregon se i dyshuari nuk do ta ndërpret këtë kontakt, që të krijojë përshtypjen e një

personi të sinqertë577.

Cili nga këto faktorë do të mbisundojë në masë më të madhe, para se gjithash varet

nga karakteristikat e personalitetit të të dyshuarit dhe nga situata në të cilën ndodh

gënjeshtra ( a është gënjeshtër komplekse ). Gjithashtu, duhet të theksojmë edhe atë se

manifestimi i reaksioneve simptomatike duhet të pritet vetëm në rastet kur tek i dyshuari

do të jetë prezent ndjenja e fajësisë dhe frikës, gjegjësisht nëse gënjeshtra do të jetë

komplekse për të cilën do të duhet aftësi mentale dhe mundim nga i dyshuari për t’ua

prezantuar me sukses. Në të kundërtën e kësaj gjendje nuk duhet të priten këto reaksione.

574 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 29. 575 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 27 576 Shih: Po aty. 577 Shih: Po aty.

Page 193: Emin HUSEINI

193

INTERPRETIMI I REAKSIONEVE SIMPTOMATIKE VERBALE DHE

JOVERBALE I TË DYSHUARIT

1. Procedura e interpretimit të reaksioneve simptomatike verbale dhe

joverbale

Punonjësi operativ, duke vlerësuar sjelljen e të dyshuarit, duhet të jetë i vetëdijshëm

se sjellja e çdo personi kur mashtron në një masë të caktuar është e veçantë. Është fakt se

nuk ekziston ndonjë model universal i sjelljes së të dyshuarit të pafajshëm dhe kryerësit

të vërtetë, por prapëseprapë, disa karakteristika dhe sjellje të përgjithshme të caktuara

mundet t’i kenë dhe t’i bëjnë, dhe mbi bazën e tyre, do të dallojmë se cilat nga këto

karakteristika janë cilësi të të dyshuarit të pafajshëm e cilat të kryerësit të vërtetë.

Megjithatë, këto dallime kanë kryesisht dhe vetëm domethënie orientuese. Që punonjësi

operativ të mundet me sukses t’i vlerësojë sjelljet e të dyshuarit gjatë procesit të marrjes

në pyetje duhet:

1. Të vërejë dhe të kuptojë se si është sjellja e të dyshuarit në situata normale dhe

të rëndomta kur ai nuk është nën stres ( e ashtuquajtur modeli i kontrollit të

sjelljes 578).

Këtë mënyrë të sjelljes tek i dyshuari punonjësi operativ do ta vërejë para se gjithash

gjatë takimit të parë dhe në pjesën hyrëse të bisedës. Punonjësi operativ do të fillojë të

vlerësojë sjelljen e të dyshuarit në momentin kur për herë të parë do të takohet. Do t’i

japë dorën për ta përshëndetur dhe do t’i kushtojë vëmendjen asaj se i dyshuari a do ta

shtri dorën pa vullnet, a do t’i dridhet dora gjersa e shtrin, a e ka dorën të thatë dhe të

ngrohtë apo të djersitur dhe të ftohtë579. Edhe pse këto që u potencuan nuk janë dëshmi që

flasin për atë se i dyshuari diçka fsheh, por na shërbejnë si indicje se diçka jo e zakontë

ndodh tek ai. Dhe më pas punonjësi operativ nga një bisedë e rëndomtë dhe të lirë tenton

të kuptojë se si i dyshuari do të sillet në aspekt verbal dhe joverbal, kur flet për gjëra të

rëndomta, të cilat nuk kanë të bëjnë me qëllimin e bisedës, dhe si do të sillet kur ai do të

fillojë të bisedojë për ngjarjen, për të cilën zhvillohet kjo bisedë580.

Gjithashtu, punonjësi operativ duhet të ketë parasysh se disa reaksione të caktuara

simptomatike që shfaqen tek i dyshuari, jo domosdoshmërisht janë pasojë e asaj se ai nuk

tregon të vërtetën, por mund të jenë nga situata e palakmueshme në të cilën ai ndodhet.

Por kur është në pyetje i dyshuari i pafajshëm, këto ndryshime në sjellje do të jenë

prezent vetëm në fillimin e procesit të dëgjimit, gjersa ai të fillojë të ndihet se nuk ka se

578 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 35. 579 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 184. 580 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 49.

Page 194: Emin HUSEINI

194

për çka të frikohet. Nga ky moment ai do të fillojë të çlirohet. Tendosja dhe tensioni që

ishin prezent në fillim të marrjes në pyetje tek ai do të fillojnë të largohen nga momenti

kur ai do të bindet se punonjësi operativ i beson atij në atë që i e deklaron. Në anën tjetër,

tendosja dhe tensioni te kryerësi i vërtetë nuk do të largohet, por përkundrazi, sa më

shumë që punonjësi operativ ta përballë me provat, tendosja dhe tensioni tek ai do të

rriten më shumë581.

2. Të vështrojë apo të hetojë kohën se kur reaksionet simptomatike manifestohen 582.

Numri më i madh i të dyshuarve në masë të caktuar do të shfaqin ndryshime në sjellje

e tyre, dhe kjo mundet të flasë për atë se ai nuk tregon të vërtetën. Arsyet për këtë mundet

të jenë të ndryshme, por para se gjithash është nga frika e veprës penale. Prandaj është e

rëndësishme që punonjësi operativ të vlerësojë se në cilin moment ato do të shfaqen.

Domethënë, nëse disa reaksione simptomatike të caktuara do të jenë prezent për gjatë

gjithë kohës së marrjes në pyetje, ato jo domosdoshmërish na tregojnë se i dyshuari nuk

tregon të vërtetën. Megjithatë, nëse shfaqja e tyre do të ndodh në momentet kritike dhe të

nxehta të bisedës ( të ashtuquajturat zona konfliktuale ), kur për shembull, punonjësi

operativ do t’i parashtrojë të dyshuarit pyetje të papërshtatshme, mundësia se i dyshuari

në ata moment mashtron është shumë e madhe583.

Për shembull:

Situata e I Punonjësi operativ: “Besim, më thuaj sinqerisht, i ke keqpërdorur t’i parat që të jenë

lënë në besim?”

I dyshuari: ( Pauzë për disa sekonda, dhe pas kësaj do të pasojë dhënia e përgjigjes në

pyetjen e parashtruar ) “Jo, nuk i kam keqpërdorur”.

Situata e II

Punonjësi operativ: “Besim, më thuaj sinqerisht, a i ke keqpërdorur ti parat që të jenë

lënë ty në besim?”

I dyshuari: “Jo, nuk i kam keqpërdorur” ( kontaktin sy në sy nuk e ndërpret dhe

përgjigjja është spontane ).

Në situatën e parë ky veprim do të llogaritet si i ashtuquajtur veprim i paramenduar,

me qëllim të përfitimit të kohës për të menduar përgjigjen, kurse, në situatën e dytë kur i

dyshuari nuk ka nevojë të mendojë përgjigjen menjëherë e jep.

2. Vështrim objektiv i sjelljeve të të dyshuarit 584.

Punonjësi operativ duhet t’u shmanget paragjykimeve të cilat tek ai ekzistojnë lidhur

me fajësinë e të dyshuarit. Kështu që, nëse tek ai ekziston besimi se i dyshuari nuk është

fajtor, gjegjësisht se është fajtor, mundësia është e madhe që punonjësi operativ mbi

bazën e këtij besimi të bëjë edhe komentimin apo interpretimin e reaksioneve

581 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 218. 582 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 35-36. 583 Shih: Po aty. 584 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 53.

Page 195: Emin HUSEINI

195

simptomatike tek i dyshuari. Prandaj duhet që punonjësi operativ besimin e vet lidhur me

fajësinë e të dyshuarit ta ndërtojë gjatë procesit të marrjes në pyetje, e jo ta paragjykojë

paraprakisht585. Dhe këtë bindje ai nuk duhet t’ia bëjë me dije të dyshuarit. Nëse bindja e

punonjësit operativ do të jetë e gabuar lidhur me fajësinë e të dyshuarit, pasojat e kësaj do

të jenë të mëdha. Domethënë, të paramendojmë sikur punonjësi operativ ka krijuar

bindje të gabuara dhe mendon se i dyshuari është fajtor, kurse ai realisht nuk është. Në

këtë rast frika tek i dyshuari do të rritet, sepse punonjësi operativ nuk i beson atij, edhe

pse ai flet të vërtetën. Si pasojë e këtij gabimi tek i dyshuari i pafajshëm do të fillojnë të

manifestohen reaksione simptomatike që janë si karakteristikë e kryerësit të vërtetë. Të

analizojmë situatën e kundërt, kur kryerësin e vërtetë punonjësi operativ do ta llogaritë të

pafajshëm. Në këtë rast, kur ai do të vërejë se punonjësi operativ ka krijuar bindjen se ky

është i pafajshëm, kryerësi i vërtetë do të fillojë të çlirohet dhe të ndihet jo i merakosur.

Si pasojë e kësaj, ai nuk do të manifestojë reaksione simptomatike që janë karakteristikë e

kryerësit të vërtetë, që zakonisht nëse nuk ndodh ky gabim, ato reaksione do të ishin të

ndryshme nga këto.

Nëse punonjësi operativ dëshiron të arrijë deri te e vërteta dhe të mos krijojë bindje të

gabuara duhet medoemos të jetë i çliruar nga subjektivizmi, njëanshmëria, procedim me

suetë dhe qëndrime të tjera të ngjashme586, sepse në të kundërtën kjo gjendje do ta çojë në

drejtim të gabuar, e jo në atë drejtim ku ai synon, e që është zbulimi i së vërtetës, lidhur

me një ngjarje kriminale.

585 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 53-54. 586 Shih: Po aty.

Page 196: Emin HUSEINI

196

2. Rëndësia apo vlera provuese e reaksioneve simptomatike e të

dyshuarit

Pra, pasi që punonjësi operativ të përdorë të ashtuquajturën model kontrolli të sjelljes

të të dyshuarit, ajo që duhet të bëjë më pas kur e kemi fjalën për vlerësimin e sjelljeve

verbale dhe joverbale të të dyshuarit, është krahasimi i atij modeli të sjelljes, me sjelljen

që i dyshuari i shpreh gjatë procesit të marrjes në pyetje. Çdo largim apo ndryshim nga

modeli i sjelljes, kur të dyshuarit do t’i parashtrohet ndonjë pyetje e papërshtatshme, nuk

do të merret si dëshmi se i dyshuari mashtron, por kjo do të llogaritet si indicje që na

shpie në konstatime të atilla. Domethënë, karakteristika bazike e çdo reaksioni

simptomatik të veçantë është:

fragmentarizmi587 ( ajo tregon vetëm për një fragment të fotografisë së

përgjithshme të fajësisë së të dyshuarit ) dhe

ndërlidhja588 ( ajo si e vetme me masë të vogël të besueshmërisë tregon lidhur

me fajësinë e të dyshuarit, por më shumë reaksione simptomatike që janë të

ndërlidhura njëra me tjetrën dhe që përjashtojnë ekzistimin e çdo gjendje tjetër

faktike kontestuese, me besueshmëri të lartë mundet të na tregojë për

mashtrimin, gjegjësisht për fajësinë e të dyshuarit ).

Gjatë parashtrimit të pyetjes nga punonjësi operativ i dyshuari me sjelljet e tij verbale

dhe joverbale do të shfaqë më shumë reaksione simptomatike, dhe në këto raste kemi të

bëjmë me një grup më të madh të indicjeve. Për shembull, pasi punonjësi operativ të

parashtrojë pyetjen, i dyshuari do të ulë shikimin, do të prekë hundën, do të kryqëzojë

këmbët dhe do të ndryshojë pozitën e tij të uljes në karrige589. Dhe më pas, në pyetjen e

parashtruar nuk do të përgjigjet menjëherë, por do t’i duhet pak kohë për t’u menduar.

Reaksionet simptomatike të veçanta janë të pamjaftueshme që me besueshmëri të

tregojnë për fajësinë, gjegjësisht pafajësinë e të dyshuarit, mirëpo grupimi i tyre si ata

verbale, ashtu edhe ata joverbale, dhe në rastet kur ata do të jenë midis tyre të

ndërlidhur dhe jo përjashtuese, do të rrisin probabilitetin e bindjes te punonjësi

operativ se i dyshuari mashtron.

587 Shih: Po aty, fq. 55. 588 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 55-56. 589 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 222.

Page 197: Emin HUSEINI

197

3. Problemet që vështirësojnë interpretimin e reaksioneve simptomatike

verbale dhe joverbale të të dyshuarit

Interpretimi i fotografisë simptomatike dhe në bazë të vlerësimit se a është i dyshuari

që merret në pyetje kryerësi i vërtetë i veprës penale, është shumë e ndërlikuar. Edhe pse

disa manifestime të fotografisë simptomatike nuk janë plotësisht nën kontroll të vullnetit

të të dyshuarit, manifestimi i tyre nuk mundet të jetë shenjë e sigurt e fajësisë së tij.

Shqetësimi i të dyshuarit, shenjat e nervozizmit që janë prezent tek ai etj, flasin për

mungesën e ekuilibrit psikik të tij, e cila është e provokuar nga tensionimi i brendshëm i

tij. Megjithatë, parashtrohet pyetja se nga cilat shkaqe është e provokuar ajo tendosje

apo tension. A është si pasojë e fajësisë së tij apo nga diçka tjetër. Kjo gjë nuk është edhe

aq e lehët për t’u konstatuar për shkak të këtyre arsyeve:

1. Nga jo njëllojshmëria e shfaqjes së reaksioneve simptomatike - Persona të

ndryshëm, për gjëra të ndryshme kanë përjetime të ndryshme, dhe mu për këtë, në ato

gjëra reagojnë në mënyrë të ndryshme. Gjersa një lloj i tyre shumë me sukses i

kontrollojnë sjelljet e tyre dhe i fshehin përjetimet e tyre të brendshme, të tjerët në këtë

nuk kanë sukses. Do të marrim si shembull një kryerës joemocional. Manifestimi i

fotografisë së tij simptomatike nuk është shumë e shprehur për arsye se ata nuk ndien

brejtje të ndërgjegjes as pendim për veprën penale të kryer. Ndjenja e frikës dhe

tensionit e shprehur me anë të pjesëve të trupit te kjo kategori e kryerëseve të veprës

penale është shumë e vogël dhe e dobët, kryesisht në situatat kur ata janë të sigurt se

kundër tyre nuk ekzistojnë prova të forta.

Në anën tjetër, kemi persona me simptome shumë intensive të manifestimit të

përjetimeve të tyre të brendshme. Për shkak të arsyeve të parëndësishme ( ndonjëherë

është e mjaftueshme që vetëm të dyshohet në sinqeritetin e tyre ) këto persona do të

shfaqin në masë të madhe simptomat e frikës, pasigurisë, tensionit etj590. Për këtë shkak,

punonjësi operativ duhet të jetë i vetëdijshëm dhe për çdo rast konkret të ketë parasysh

edhe dallimet midis njerëzve. Domethënë, disa njerëz në situata stresi reagojnë me vrull,

për dallim nga disa të tjerë reagojë ngadalë. Gjithashtu, ajo që për dikë është situatë e

stresuar, për dikë nuk është. Sipas kësaj, parakusht i rëndësishëm për interpretim të drejtë

të fotografisë simptomatike është që paraprakisht të njohim mirë e personalitetin e të

dyshuarit.

2. Shumëllojshmëria e domethënies së reaksioneve simptomatike - Reaksionet

simptomatike si lëvizet e këmbëve, shikimi anash ( shmangia e kontaktit sy në sy ),

fshirja e shputave të djersitura apo zverdhja e fytyrës, ndryshimi i shpeshtë i pozitës së

uljes etj, mundet të na tregojnë për fajësinë e të dyshuarit, mirëpo jo detyrimisht. Shfaqja

e tyre mundet të jetë pasojë edhe e ndonjë arsye tjetër jo vetëm e fajësisë së të dyshuarit,

590 Shih: Bender, Roder, Nack., Tatsachenfestellung vor Gericht, Germay, 2008, fq. 173.

Page 198: Emin HUSEINI

198

për shembull, qasja jo e drejtë dhe adekuate e punonjësit operativ ndaj të dyshuarit591 (

bërtitja ndaj të dyshuarit, goditja e tavolinës etj ) krijojnë tek i dyshuari ndjenjën e frikës

se nuk do të kenë mundësi të vërtetojnë pafajësinë e tij. Përveç kësaj, i dyshuari mundet

të ndodhet në gjendje në të ashtuquajturën konfuzion forenzik që manifestohet me

zverdhje, skuqje, dridhej, djersitje, mërrolje dhe zakonisht shfaqen tek ata persona që për

herë të parë e kanë këtë kontakt me personat zyrtarë të policisë, apo të gjykatësit hetues

në hapësirat zyrtare592.

Reaksionet simptomatike të shfaqura në situatat paraprakisht të potencuar, mundet të

na tregojnë për fajësinë e të dyshuarit, e cila realisht nuk ekziston, gjegjësisht, punonjësin

operativ do ta çojë në huti lidhur me fajësinë e të dyshuarit. Nga kjo që u tha mundet që

të konstatohet kjo: duhet të kihet parasysh se reaksionet simptomatike të njëjta në

situata të ndryshme mundet të kenë domethënie të ndryshme, prandaj para punonjësit

operativ, i cili përpiqet të interpretojë fotografinë simptomatike të të dyshuarit

parashtrohet problem i ri – problemi i shumëllojshmërisë në domethënie e reaksioneve

simptomatike. Lidhur me atë që paraprakisht u tha, mundet të parashtrohet pyetja: “Si të zvogëlohet

shumëllojshmëria e domethënies së reaksioneve simptomatike?”, gjegjësisht, “Si

punonjësi operativ duhet të sillet, që në njërën anë të zvogëlojë frikën e të dyshuarit të

pafajshëm, kurse në anën tjetër, të rrisë pasigurinë e kryerësit të vërtetë?”. Që kjo të jetë

e mundur, është e nevojshme që punonjësi operativ, në njërën anë të krijojë atmosferë të

qetë, me besim të ndërsjellët me të dyshuarin, kurse, në anën tjetër, ai duhet të krijojë

përshtypje se është person që pa kompromis gjurmon për të vërtetën. Nëse në këtë do të

ketë sukses, punonjësi operativ do të zvogëlojë frikën tek i dyshuari i pafajshëm, sepse ai

vëren se pafajësia e tij mundet të vërtetohet, gjersa reaksionet simptomatike tek i dyshuari

i pafajshëm do të shfaqen në masë të vogël dhe me kalimin e kohës ndoshta edhe do të

zhduken plotësisht. Në të njëjtën kohë, kryerësit të vërtetë ia bënë me dije dhe i sugjeron

se nuk do ta ketë të lehtë aspak që ta mashtrojë atë, dhe kjo gjendje te kryerësi i vërtetë

do të rrisë frikën e tij nga zbulimi dhe dënimi, dhe me vetë këtë edhe shfaqjen e theksuar

e reaksioneve simptomatike, të cilat na tregojnë për fajësinë e tij.

3. Subjektivizmi i punonjësit operativ - Njëra nga shkaqet esenciale e interpretimit të

gabuar të manifestimit të fotografisë simptomatike është qëndrimi subjektiv i punonjësit

operativ. Domethënë, për shkak të qëndrimit të tij negativ lidhur me kriminalitetin dhe

kriminelët, punonjësi operativ mundet me pavetëdije në mënyrë selektive të kujdeset

vetëm për ato simptoma të sjelljes që do të përputhen me qëndrimin e tij paraprakisht të

formuar, kurse ata që bien në kundërshtim me këtë qëndrim dhe version paraprak të mos i

përfill. Si rezultat i këtij qëndrimi do të jetë vlerësimi i gabuar593.

591 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 222. 592 Shih: Krivikopic, V., Kriminalistika taktika III, Policiska akademija Beograd, 1997, fq.83. 593 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 166.

Page 199: Emin HUSEINI

199

Në interpretimin e fotografisë simptomatike të të dyshuarit rëndësi të theksuar ka

edhe intuita që e posedon punonjësi operativ, nëpërmjet të cilës ai ka mundësi të “lexojë”,

apo të vlerësojë njerëzit, personalitetin e tyre dhe sjelljen594.

Besueshmëria e interpretimit të fotografisë simptomatike varet edhe nga aftësitë e

punonjësit operativ për të vërejtur dhe detektuar reaksionet simptomatike. Që në këtë të

jetë i suksesshëm, është e domosdoshme që ai vazhdimisht t’i stërvitë dhe ushtrojë

aftësitë e veta që njëkohësisht t’u qasjet në mënyrë selektive disa reaksioneve joverbale

edhe përcjelljen e përmbajtjes së deklarimit verbal të të dyshuarit.

4. Interpretimi i reaksioneve simptomatike jo verbale dhe verbale –

rezultatet e disa hulumtimeve shkencore

A ekziston dhe nëse po, cilët janë ato dallime në sjellje midis personave që

mashtrojnë dhe atyre që flasin të vërtetën, është pyetje që ka tërhequr vëmendjen për një

kohë të gjatë të shkencëtarëve të botës.

Nga hulumtimet e realizuara është tentuar që të kuptohet se cilat janë ata reaksione

simptomatike joverbale, që në masë më të madhe manifestohen tek personi që nuk flet të

vërtetën, për dallim nga ai që deklaron të vërtetën. Duke i analizuar me kujdes ato

hulumtime do të vërehet se ekziston pajtueshmëri vetëm në tri lloje të reaksioneve

simptomatike joverbale, gjegjësisht, personi që mashtron bën më pak lëvizje të duarve,

gishtërinjve dhe këmbëve me shputat, për dallim nga ato që flasin të vërtetën595. Kjo

mundet të interpretohet si pasojë e kompleksitetit të gënjeshtrës ( sepse vëmendja e tij që

mashtron është e orientuar te gënjeshtra, prandaj nuk bënë lëvizje të pjesëve të trupit, si

dhe kontrollimi i këtyre lëvizjeve ka si qëllim që i dyshuari të mos japë sinjale dhe

mesazhe tjera me anë të lëvizjeve të trupit, të cilat ndonjëherë bien në kundërshtim me

atë që ai e deklaron ).

Sa u takon reaksioneve simptomatike verbale hulumtimet kanë arritur pajtueshmëri

vetëm në dy lloje të reaksioneve simptomatike verbale, gjegjësisht, gjatë deklarimit i

dyshuari që mashtron volumin e zërit e ka pak më të lartë ( si pasojë e kësaj me siguri

është gjendja e stresit ) dhe ata bëjnë më shumë pauza gjatë deklarimit ( dhe kjo mundet

të jetë si pasojë e fitimit të kohës për t’u menduar më shumë lidhur me atë që deklaron ),

për dallim nga personi që flet të vërtetën596.

594 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 35-36. 595 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq.34. 596 Shih: Po aty, fq. 36.

Page 200: Emin HUSEINI

200

Lidhur me reaksionet simptomatike verbale dhe joverbale të tjera nuk ka kundërshtim

midis autorëve të hulumtimit, por nuk mundet të nxirret përfundim në ekzistimin e lidhjes

së qartë midis reaksioneve simptomatike të tjera dhe gënjeshtrës597.

Duhet të theksohet se rezultatet e hulumtimeve nuk tregojnë se zëri i të gjitha

njerëzve kur nuk flasin të vërtetën është me ton të lartë, sepse ka njerëz që edhe kur flasin

të vërtetën e kanë tonin pak të lartë dhe kjo është cilësi e disa personave. Këta rezultate

dhe hulumtime nuk e kanë vërtetuar tezën e ekzistimit të një “modeli” universal të

sjelljes së personave kur nuk flasin të vërtetën, por për ata që besohet më shumë se

shfaqen si pasojë e mashtrimit ( si ato verbale, ashtu edhe ato joverbale ) tek ata

persona. Ashtu që çdo person që nuk flet të vërtetën jo domosdoshmërisht duhet të

shfaqë këto sjellje, gjithashtu, shfaqja e këtyre sjelljeve jo gjithherë dhe detyrimisht do

të thotë se deklarimi i atij personi është i rrejshëm. Gjithashtu, ata sjellje do të jenë në

masë më të madhe të manifestuar nëse ndjenja e frikës dhe e fajësisë tek ato persona

do të jetë më fuqishëm e shprehur, dhe mashtrimi që bëhet të jetë më delikat dhe

kompleks.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje, i dyshuari i koncentruar në kontrollin e

përmbajtjes së deklarimit verbal, disa pjesë të trupit i kontrollon më mirë, ndërsa disa të

tjera pjesërisht apo aspak598. Për dallim nga fytyra, lëvizjet e duarve mundet në masë më

të madhe të flasin për mashtrimin e të dyshuarit, apo konkretisht lëvizjet dhe pozita e

këmbëve, sepse këmbët janë pjesë e trupit lëvizjet e së cilave më së paku bëhen me

vetëdije. Duhet të theksojmë edhe atë se mashtrimi duke përdorur edhe pjesët e trupit, për

numrin më të madh të njerëzve është shumë e vështirë, sepse atyre për këtë u mungon

përvoja. Sepse atyre në përditshmëri rrallë herë u vjen situata që me intensitet dhe

paramendim të mashtrojnë. Megjithatë, disa njerëz mashtrimin me paramendim shumë

shpesh e bëjnë ( politikanët, artistët, tregtarët...), dhe me vet këtë, ato në mashtrim janë

shumë të shkathët dhe të aftë.

597 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 35-36. 598 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 58.

Page 201: Emin HUSEINI

201

5. Raporti “subjektiv” dhe “objektiv” i reaksioneve simptomatike

Kur marrim parasysh se njerëzit kanë bindjen e tyre lidhur me atë se si duket sjellja e

personave që nuk flasin të vërtetën, në këtë rast parashtrohet pyetja se deri në cilën masë

ato e kanë me vend këtë bindej, gjegjësisht, në cilën masë ekziston dallimi midis

reaksioneve simptomatike “subjektive” ( reaksione simptomatike që sipas pritjes së

njerëzve shfaqen gjatë mashtrimit dhe ndaj cilave ata duhet të orientojnë vëmendjen e

tyre, për të zbuluar mashtrimin e bashkëbiseduesit të tyre ) dhe ato “objektive”

( reaksione simptomatike për të cilat shkencërisht është e vërtetuar se shfaqen shpeshherë

te personat që mashtrojnë )599. Pse kjo është e rëndësishme për t’u vërtetuar? Domethënë,

njerëzit shpeshherë kanë bindje të gabuar lidhur me atë se cilat reaksione simptomatike

tregojnë se ndonjë person nuk flet të vërtetën. Si pasojë e kësaj është ajo se ata njerëz

janë më pak të suksesshëm, kur është në pyetje zbulimi i mashtrimit. Deri në cilën masë

ekziston përputhshmëria e reaksioneve simptomatike subjektive dhe objektive tregon

hulumtimi i autorit Vrij. A600. Sipas të cilit në njërën anë i ka renditur ata reaksione

simptomatike manifestimi i të cilave, sipas mendimit të shumicës së njerëzve, duhet të

priten të shfaqen te personat, të cilët nuk flasin të vërtetën ( reaksione simptomatike

subjektive ), dhe në tjetrën anë ka renditur ata reaksione simptomatike, të cilët sipas

rezultateve nga hulumtimet e deritanishme shkencore, ekziston besim dhe bindje e madhe

se do të manifestohen gjatë deklarimit të rrejshëm të ndonjë personi ( reaksione

simptomatike objektive )601.

Sipas renditjes së reaksioneve simptomatike objektive gjatë shfaqjes së mashtrimit,

më së shumti shfaqen si “zëri më i lartë” dhe “pauzat e gjata gjatë deklarimit”. Kur

flasim për sjelljet joverbale duhet të pritet të shfaqen lëvizjet e zvogëluara të duarve,

gishtave, këmbëve dhe shputave602.

Në anën tjetër, ashtu siç tregon hulumtimi në renditjen e “reaksioneve simptomatike

subjektive” te numri më i madh i njerëzve ekziston bindja se përafërsisht të gjitha

reaksionet simptomatike subjektive si gabimet gjatë deklarimit, deklarimi i ngadalë,

pauzat e gjata pas pyetjeve, shmangia e kontaktit sy në sy, kruajtja e kokës,

599 Shih:Edhe pse shfaqja e shpeshtë e reaksioneve objektive është e vërtetuar në rrugë shkencore gjatë

kohës kur personi deklaron mashtrimin, në asnjë mënyrë nuk duhet të nxjerrim përfundimin se ekziston

ndonjë model i veçantë i sjelljes si karakteristikë e personave që nuk flasin të vërtetën. Nëse kjo do të ishte

ashtu zbulimi i mashtrimit nuk do të ishte problem. Edhe pse model i atillë i sjelljes nuk ekziston, duhet të

theksojmë se ekziston mundësia se shfaqja e sjelljeve të caktuara te personat që nuk flasin të vërtetën, për

dallim nga ato që flasin të vërtetën ekziston besimi se manifestimi i atyre sjelljeve është më e vogël. Me

nocionin indikator objektiv apo të vërtetë përcaktohen sjelljet për të cilat ekziston mundësi e madha

se do të manifestohen te personat që nuk flasin të vërtetën. 600 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 38.. 601 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 64. 602 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 40.

Page 202: Emin HUSEINI

202

ndryshimi i pozicionit të uljes, lëvizja e shputës dhe gishtërinjve, tregojnë për atë se

ndonjë person mashtron603.

Në bazë të analizave dhe të dhënave nga hulumtimi, mundet të konstatohet se njerëzit

në masë të madhe kanë pasur bindje të gabuar lidhur me reaksionet simptomatike që na

tregojnë se dikush a e flet të vërtetën. Rezultatet se disa hulumtimeve të realizuara

shkencore, ku në funksion të pyetësve kanë qenë punonjësit e policisë dhe të doganave,

kanë treguar se mundësia e zbulimit të gënjeshtrës në bazë të reaksioneve simptomatike

nga ana e këtyre kategorive të të pyeturve është midis 45% - 60%604. Nga këto të dhëna

mundet të konstatohet se ky nivel i zbulimit të mashtrimit mbi bazën e reaksioneve

simptomatike është i pakënaqshëm.

603 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 40. 604 Shih: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq.74-82.

Page 203: Emin HUSEINI

203

KREU VI

PËRFUNDIMI I MARRJES NË PYETJE I TË DYSHUARIT

1. Vërejtje hyrëse

Faza e fundit e angazhimeve të marrjes në pyetje është përfundimi i tij. Gjatë kësaj

faze detyra e punonjësit operativ është të plotësojë dokumentacionin që ka lindur si

rezultat i realizimit të detyrave të marrjes në pyetje ( para se gjithash procesverbalin e

marrjes në pyetje. Për veprimet të cilat i ndërmarrin dhe për faktet dhe rrethanat e

konstatuara nga hetimet e tyre, policia përpilon procesverbal, fotografi ose shënim zyrtar,

neni 70, paragrafi3605).

Shikuar në aspekt të pyetësit, detyrat e marrjes në pyetje të të dyshuarit mundet të

përfundohen me sukses ose pasukses. Nëse nisemi nga ajo se qëllimi i fundit i realizimit

të marrjes në pyetje është vërtetimi i të vërtetës, mundet të thuhet se ajo është e

përfunduar me sukses nëse:

është vërtetuar baza e dyshimit lidhur me fajësinë e personit, i cili është marrë

në pyetje, kurse mënyra më e mirë që kjo të bëhet, është fitimi apo marrja e

pohimit, apo pranimit të plotë dhe të vërtetë nga i dyshuari;

është demantuar ekzistimi i bazës së dyshimit lidhur me fajësinë e personit që

është marrë në pyetje;

është mundësuar realizimi i përgjigjeve për të gjitha pyetjet e “arta” të

kriminalistikës;

është mundësuar të mblidhen edhe prova të tjera materiale dhe personale;

janë mënjanuar apo refuzuar të gjitha gjërat jologjike dhe të gjitha moskuptimet,

të cilët kanë ekzistuar lidhur me kryerjen e veprës penale për arsyen e së cilës

ndërmerret marrja në pyetje.

Kështu pra, në cilën masë do të jenë të realizuara kërkesat paraprakisht të potencuar,

marrja në pyetje do të llogaritet në masë më të madhe apo më të vogël i realizuar në

mënyrë të suksesshme. Në anën tjetër, ndonjëherë nuk do të jetë në gjendje që të thyejë

energjinë e rezistimit të të dyshuarit. Kështu që, në atë rast, puna e marrjes në pyetje

aspak nuk do të kontribuonte në zbardhjen dhe argumentimin me anë të provave të veprës

penale, për arsyen e së cilës edhe ndërmerret. Shkaqet për përfundim të pasuksesshëm të

marrjes në pyetje munden të jenë të ndryshëm: koha e pamjaftueshme, mosdisponimi

me material provues të mjaftueshëm, me të cilin gjatë ballafaqimit me të dyshuarin do

605 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 204: Emin HUSEINI

204

të na mundësonte që të shkatërronim versionin mbrojtës të pavërtetë të të dyshuarit,

punonjësi operativ me përvojë të pamjaftueshme etj 606.

Mossuksesi i punonjësit operativ që të thyejë rezistimin e të dyshuarit, dhe ky

përfundim jo me sukses i marrjes në pyetje, nuk guxon që të jetë motiv për sjellje të keqe

ndaj të dyshuarit, përdorim të kanosjes, si dhe lloje të tjera të “zbrazjes emocionale”, apo

veprime që do të na çonin në deklarim me detyrim. Në situata të këtilla

domosdoshmërisht duhet të vijë në shprehje profesionalizmi i pyetësit. Marrja në pyetje

jo i suksesshëm i të dyshuarit është humbje vetëm e një “beteje”, por jo edhe humbje

edhe e “luftës”, sepse puna e zbardhjes dhe argumentimit me prova materiale të veprës

penale do të vazhdojë më tej. Gjithashtu, konfrontimi i punonjësit operativ me të

dyshuarin nuk është e mirë nga arsyeja që marrëdhëniet e mira reciproke midis të

dyshuarit dhe pyetësit munden të na shërbejnë për ndonjë dëgjim eventual tjetër të

ardhshëm.

Në fazën e përfundimit të marrjes n. pyetje të të dyshuarit në shprehje vjen:

Përpunimi dhe rregullimi i dokumentacionit të marrjes në pyetje

( procesverbalet, neni 70, paragrafi 3607 );

Largimi i të dyshuarit nga hapësirat për marrje në pyetje. Procesi i marrjes në

pyetje për pyetësin nuk llogaritet i përfunduar, sepse ajo që pason është –

vrojtimi dhe analizimi i lëshimeve eventuale të pyetësit gjatë procesit të marrjes

në pyetje 608.

606 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 60. 607 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

608 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 228.

Page 205: Emin HUSEINI

205

2. Dokumentimi i deklaratës të të dyshuarit me procesverbal

Edhe pse dokumentimi ( regjistrimi, sigurimi ) i deklarimit të të dyshuarit parimisht

realizohet në fund të procesit të marrjes në pyetje, ajo nuk është pjesë më pak e

rëndësishme e këtij procesi, por përkundrazi – pa marrë parasysh se në cilën masë procesi

i marrjes në pyetje është realizuar me efikasitet nuk do të kishte asnjë vlerë, nëse

dokumentimi i tij nuk do të realizohej sipas rregullit. Për çdo veprim të ndërmarrë gjatë

procedurës penale shkruhet procesverbal në të njëjtën kohë kur ushtrohet veprimi, e kur

kjo nuk është e mundur, atëherë shkruhet menjëherë pas kësaj ( neni 204 paragrafi 1 )609.

Kur marrja në pyetje në procedurë paraprake, marrja e deklaratës në procedurë paraprake

ose mundësia hetuese e veçantë duhet të regjistrohen audio ose të regjistrohen audio dhe

video, kopja e regjistrimit i bashkëngjitet procesverbalit ( neni 204 paragrafi 5 )610.

Domethënë, nëse nisemi nga ajo që procesverbali i marrjes në pyetje të të dyshuarit

mundet të posedojë vlerë provuese në procedurë penale, mangësitë në përpilimin e tij,

konkretisht ato të natyrës procedurale, ndonjëherë mundet të na çojë deri te lirimi nga

përgjegjësia e kryerësit të veprës penale.

Ekzistojnë dy teknika bazike për përpilimin e procesverbalit: përpilimi i

procesverbalit pasi që deklarimi i të dyshuarit është realizuar në tërësi, apo përpilimi i

procesverbalit paralelisht me dhënien e deklaratës611. Të dyja teknikat kanë përparësitë

dhe mangësitë e tyre. Kështu që, përparësitë e teknikës së parë përbëhet nga ajo që i

dyshuari nuk ndërpritet gjatë deklarimit të tij. Ndërprerja e deklarimit me qëllim të

shënimit të saj, jo vetëm që do ta prishte rrjedhën e mendimit të të dyshuarit, por edhe

do ta tërhiqte edhe vëmendjen e punonjësit operativ nga manifestimi i fotografisë

simptomatike e të dyshuarit. Përveç kësaj, pauzat gjatë deklarimit e cila bëhet nga nevoja

për të shënuar atë që deklarohet, do t’i krijonin mundësinë të dyshuarit të mendohet

lidhur me atë që e deklaron, të korrigjojë diçka që ka thënë, apo të shmangë kundërthëniet

eventuale të deklaratës së tij dhe të ngjashme.

Gjithashtu, ashtu siç potencon edhe autori Z. Roso, që në momentin kur i dyshuari

vëren se punonjësi operativ e merr lapsin kimik në dorë, ai spontanisht do ta ndalë

deklarimin, dhe kjo situatë krijon mundësinë për rezistim. Lapsi kimik në dorë flet për

seriozitetin e situatës, dhe kjo do të ndikojë që deklarimi të jetë i kontrolluar dhe sa me

më pak informacione612. Kjo teknikë kërkon që përpilimi i procesverbalit të bëhet nga

vetë punonjësi operativ, i cili duhet mirë të memorizojë atë që deklarohet, i cili veprim

gjithmonë është i përcjellë nga rrezikun latent që diçka ka të dhënat të lëshohet dhe mos

të shënohet. Në anën tjetër, nëse procesverbali do të përpilohet paralelisht me dhënien e

609 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 610 Shih: Po aty. 611 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 228. 612 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 285.

Page 206: Emin HUSEINI

206

deklaratës, praktikisht do të eliminohet mundësia e lëshimit dhe harresës, dhe për këtë

biseda shpeshherë duhet të ndërpritet që pyetësi të shënojë çdo segment të deklarimit.

Nëse nisemi nga ajo se çdonjëra nga teknikat paraprakisht të potencuara kanë

mangësitë dhe përparësitë e veta, parashtrohet pyetja se si të shfrytëzohen në të njëjtën

kohë vetëm përparësitë e tyre dhe të shmangim mangësitë. Kjo do të arrihet nëse gjatë

marrjes në pyetje do të kemi edhe një person që do të mbajë procesverbalin. Ai do të

shkruante çdo fjalë të të dyshuarit, dhe njëkohësisht pyetësi do të kishte mundësi që me

vëmendje dhe kujdes të vëzhgonte bashkëbiseduesin. Kjo do të ishte zgjedhje e mirë, por

edhe kjo mënyrë ka anën negative, sepse prezenca e më shumë personave mund ta çonte

të dyshuarin në “mbyllje” dhe mos të jepte informacione të nevojshme. Tani për tani si

zgjidhje më e përshtatshme do të ishte përpilimi i procesverbalit sipas segmenteve – i

dyshuari do të deklarohet lidhur me rrethanat dhe faktet që janë në lidhshmëri njëra me

tjetrën dhe ato do të shënohen në procesverbal.

Gjatë përpilimit të procesverbalit duhet t’u përmbahemi rregullave vijuese:

Deklarimi i të dyshuarit shënohet në procesverbal në formë rrëfimi, kurse

pyetjet e parashtruara dhe përgjigjet për ato do të shënohen në procesverbal

vetëm kur kanë të bëjnë me gjërat që kanë lidhje me veprën penale.

Në procesverbal do të shënohen pikat kryesore të përmbajtjes së deklarimit me

të njëjtën gjuhë dhe terme që përdor i dyshuari. Procesverbalit duhet t’i

bashkëngjisim edhe skicën apo skemën që i dyshuari e ka hartuar gjatë

deklarimit. Nga i dyshuari mundet të kërkohet që vetë me dorën e tij ta shkruaj

atë që ka deklaruar, i cili dorëshkrim do t’i bashkëngjitet procesverbalit. Kjo

deklaratë e shkruar nga vetë ai nuk ka vlerë provuese, mirëpo është bindëse në

kuptim të informimit. Kjo preferohet në situatë kur i dyshuari do të pranojë

veprën e kryer. Përveç kësaj, kjo mënyrë e ngushton hapësirën e manovrimit të

të dyshuarit që diçka që vetë ka shkruar dhe deklaruar më vonë ta mohojë ( neni

204 )613.

Personi i marrë në pyetje ka të drejtë që ta lexojë apo të kërkojë që t’i lexohet

procesverbali. Për këtë është i obliguar ta informojë punonjësi operativ, dhe në

procesverbal do të potencohet se a është informuar i dyshuari dhe a është lexuar

procesverbali ( neni 207 )614.

Procesverbali duhet të firmoset edhe nga i dyshuari, nëse ai është i përbërë nga

më shumë fletë, i dyshuari do të firmos çdo fletë ( neni 207 pragrafi 2 )615.

Nëse i dyshuari do ta refuzojë procesverbalin, kjo do të konstatohet në te dhe do

të potencohen arsyet e refuzimit ( neni 207 paragrafi 9 )616.

Nëse i dyshuari do të shpreh ndonjë vërejtje lidhur me përmbajtjen e

procesverbalit, në procesverbal do të potencohen edhe ato vërejtje ( neni 207

pargrafi 7 )617.

613 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 614 Shih: Po aty. 615 Shih: Po aty. 616 Shih: Po aty. 617 Shih: Po aty.

Page 207: Emin HUSEINI

207

Në procesverbal nuk guxon të fshihet, të shtohet apo të ndryshohet diçka. Çdo

ndryshim, përmirësim dhe plotësim do të vendosen në fund të procesverbalit dhe

detyrimisht do të verifikohen nga personat që e kanë firmosur atë ( neni 206

paragrafi 1 dhe 2 )618.

Që t’i shmangim mangësitë e deklarimit të të dyshuarit të dokumentuara me

procesverbal, pyetësi nuk duhet t’i shkruajë gjërat sipas kuptimit të vet, duke dashur që të

sqarojë atë që i dyshuari ka deklaruar. Kjo nuk preferohet, nga shkaku se çdo ndryshim

minimal mundet më pas të përdoret nga i dyshuari si bazë për të mohuar deklarimin e tij.

Që të shmangim kundërthëniet midis asaj që shkruhet dhe asaj që deklarohet, duhet që

deklarimi i të dyshuarit të fiksohet edhe me incizime audio-vizuale, e cila është si

mënyrë plotësuese e dokumentimit të deklarimit ( neni 208 )619.

3. Dokumentimi i deklaratës të të dyshuarit në mënyrë audio –

vizuale

Seancat e zbatueshme të marrjes së deklaratës në procedurë paraprake ose të

mundësisë hetuese të veçantë, apo marrja tjetër në pyetje sipas nevojës, regjistrohet me

video ose audio në përputhje me procedurën vijuese ( neni 208 paragrafi 1 )620.

4. Procesverbali i shkruar i marrjes në pyetje përmban:

4.1. faktin se marrja në pyetje është incizuar në mënyrë audio ose video;

4.2. emrin e personit i cili e ka bërë incizimin;

4.3. emrin e personave të pranishëm gjatë seancës së incizimit;

4.4. faktin se personi që merret në pyetje është njoftuar më parë për vendimin e incizimit

të marrjes në pyetje;

4.5. nëse incizimi është riprodukuar;

4.6. përmbledhjen e deklaratës;

4.7. kopjet e provave të cilat i janë treguar personit i cili është marrë në pyetje ( neni

208 paragrafi 4 )621. Nëse ndodh ndonjë gabim teknik gjatë incizimit audio ose incizimit

audio dhe video, personi marrja në pyetje e të cilit është duke u incizuar njoftohet për

këtë gabim teknik gjatë incizimit dhe rimerret në pyetje prapë lidhur me çështjet apo

përgjigjet incizimi i të cilave është ndikuar nga gabimi teknik, ose lejohet që të bëjë

korrigjime lidhur me çështjet apo përgjigjet incizimi i të cilave është ndikuar nga gabimi

teknik ( neni 208 paragrafi 7 )622.

618 Shih: Po aty. 619 Shih: Po aty. 620 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 621 Shih: Po aty. 622 Shih: Po aty.

Page 208: Emin HUSEINI

208

Nëse do të marrim parasysh thënien e urtë e cila thotë: “Një fotografi vlen më shumë

se sa një mijë fjalë”, do të kuptojmë rëndësinë dhe vlerën e kësaj metode.

Me teknikë audio – vizuale nënkuptojmë atë mjet i cili është në gjendje që në të njëjtën

kohë të regjistrojë edhe zërin edhe fotografinë.

Në të kaluarën zhvillimi i shkencës dhe teknikës nuk ka qenë në nivel si sot, andaj për

fiksimin e deklarimit të të dyshuarit, është përdorur vetëm mënyra e regjistrimit me anë

të kasetës së magnetofonit. Megjithatë, kjo mënyrë e dokumentimit ka pasur mangësitë e

veta, sepse i dyshuari nuk e njihte zërin e vet të incizuar në kasetë. Kështu që, në një rast i

dyshuari e sulmon punonjësin operativ dhe kështu fillon një konflikt gjatë së cilit i

dyshuari gjithë kohën bërtiste: “Mos më vrisni, do t’u tregoj gjithçka që di”, dhe kështu të

gjitha zërat kanë mbet të regjistruar në kasetën e magnetofonit. Më vonë gjatë procesit të

gjykimit mbrojtësi i të dyshuarit ka pohuar se deklarimi i klientit të tij është marrë me

dhunë dhe për ta vërtetuar këtë ka kërkuar të lëshohet kaseta e dëgjimit të tij. Në rastin

konkret gjykatësi nuk ka besuar në “lojën” e të dyshuarit. Punonjësi operativ vërtetë ka

përdorur dhunën gjatë procesit të marrjes në pyetje, por ai fillimisht ka qenë i sulmuar

nga i dyshuari. Sikur incizimi të ishte edhe me fotografi, në këtë rast do të shihej se kush

dhe çka ka ndodhur, dhe në raste të këtilla i dyshuari nuk do të kishte mundësi për të

inskenuar ngjarje të kësaj natyre.

Përveç përparësive paraprakisht të shprehura, kjo mënyrë e dokumentimit posedon edhe

përparësi të tjera:

1. Përveç regjistrimit të plotë të përmbajtjes së deklarimit, më të cilën gjë

pamundësohen vërejtjet lidhur me atë se deklarata nuk përputhet me atë që është e

potencuar në procesverbal, me këtë mënyrë është e mundur regjistrimi i të gjitha

reaksioneve të manifestuara si përlotja, dridhjet e zërit, gjegjësisht të gjithë

fotografinë simptomatike të të dyshuarit në tërësi.

2. Kjo mënyrë e dokumentimit të deklarimit të të dyshuarit kontribuon në

ekonomizimin e procedurës penale, për shkak se gjatë inicimit të procedurës

penale pyetjet që fillimisht parashtrohen janë: deklarimi i të dyshuarit a është

dhënë i lirë dhe pa presione dhe a i janë bërë me dije të drejtat që ka i dyshuari

gjatë marrjes në pyetje. Andaj edhe kur gjërat janë të regjistruara edhe në formë

vizuale pamundëson që i dyshuari të pohojë të kundërtën.

3. Incizimi e detyron punonjësin operativ që të sillet në harmoni me etikën

profesionale dhe normat ligjore, ndërsa në anën tjetër, e mbron personin zyrtar

nga shpifjet eventuale nga i dyshuari. Thjeshtë thënë, regjistrimi në formë vizuale

e deklarimit disiplinon edhe pyetësin edhe të dyshuarin.

4. Kjo mënyrë e dokumentimit të deklarimit mundet në masë të madhe të na

ndihmojë në mësimin dhe përsosjen e teknikave dhe shkathtësive të drejtimit

efikas të procesit të marrjes në pyetje, për shkak se punonjësi operativ pas

përfundimit të marrjes në pyetje, do të ketë mundësi që t’i shohë incizimet e

dëgjimit dhe të analizojë dhe të vërejë gabimet e veta eventuale.

5. Gjithashtu, kjo mënyrë e dokumentimit të deklarimit mundet t’u ndihmojë shumë

edhe ekspertëve të psikiatrisë, për të dhënë mendim lidhur me shëndet psikik të

personit që merret në pyetje. Përveç kësaj, nëse deklarimi i të dyshuari realizohet

me përkthyes, më vonë do të kemi mundësi që të shohim kualitetin e përkthimit të

tij.

Page 209: Emin HUSEINI

209

6. Kjo mënyrë i mundëson punonjësit operativ që plotësisht t’i përkushtohet

deklarimit pa frikë, që mos të harrojë diçka pa shënuar në procesverbal.

Në të njëjtën kohë duhet të potencojmë edhe disa mangësi të dokumentimit të

deklarimit në këtë mënyrë. Kështu që, vetë fakti se biseda incizohet mundet të ndikojë te i

dyshuari, që ai të ndihet plotësisht i lirë për t’u deklaruar spontanisht. Gjithashtu, nuk

duhet të lihet pas dore edhe mundësia që këto incizime të falsifikohen, kur kihet parasysh

zhvillimi i shkencës dhe teknikës ( falsifikime të ashtu quajtura fotomontazh )623.

Gjatë përdorimit të teknikës audio-vizuale duhet të mbahet llogari, që hapësira për

dëgjim të jetë mirë e ndriçuar dhe të jetë e izoluar nga zhurmat e jashtme624. Zhurma në

hapësirën ( zhurma nga jashtë, biseda e policëve të tjerë, telefoni, kondicioneri ) mundet

të ndikojnë në prishjen e kualitetit të regjistrimit të zërit të të dyshuarit625. Gjithashtu,

mjeti për incizime audio-vizuale duhet të jetë kualitativ, që të bëjë regjistrim kualitativ të

zërit të të dyshuarit, edhe atëherë kur ai të flasë me ton të ulët ( zakonisht ai flet me ton të

ulët gjatë momentit të pranimit të veprës). Pajisjet për incizime audio-vizuale duhet të

vendosen në atë mënyrë, që sa më pak të jenë të dukshme, që mos të ndikojnë në

koncentrimin dhe deklarimin e të dyshuarit626.

Edhe pse ligji e parash regjistrimin audio-vizual si formë të fiksimit( neni 208 )627,

mirëpo, kur kihen parasysh përparësitë e kësaj metode për dokumentim të deklarimit të

të dyshuarit, sipas mendimit tim, ligjvënësi duhej ta obligonte këtë formë të fiksimit.

Pajisjet që janë të nevojshme për këtë mënyrë të regjistrimit nuk janë të shtrenjta dhe

duhet të gjinden në çdo stacion policor. Në fund duhet të potencohet se pavarësisht nga

përparësitë që posedon kjo metodë në raport me formën klasike të procesverbalit, kjo

mënyrë e fiksimit nuk mundet të llogaritet si zëvendësim i saj, por vetëm si mënyrë

plotësuese për të plotësuar atë.

623 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 235.. 624 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 45. 625 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 256. 626 Shih. Po aty. fq. 256. 627 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 210: Emin HUSEINI

210

4. Analiza e lëshimeve eventuale të punonjësit operativ të policisë

gjatë procesit të marrjes në pyetje

Marrja në pyetje e të dyshuarit është proces që më së shumti gjen zbatim në punët

operative të policisë, si dhe pjesa më delikate që pjesëtarët e policisë e aplikojnë për të

zbardhur dhe zbuluar veprat penale dhe kryerësit e sajë. Duke zbatuar këtë detyrë,

pjesëtarët e policisë vijnë në kontakt me persona me inteligjencë të ndryshme, të

arsimuar, të kulturuar, edukuar, por dhe e kundërta e këtyre. Njerëz të ndryshëm,

reagojnë në mënyra të ndryshme në situata të ndryshme, kurse llojllojshmëria në reagim

kryesisht vjen në shprehje gjatë procesit të marrjes në pyetje. Dhe mu për këtë,

kriminalisti ka përgjegjësi të madhe. Edhe gabimi më i vogël i tij në aspekt taktik, gjatë

procesit të marrjes në pyetje mundet t’i krijojë mundësi të dyshuarit që versionin e vet të

rremë ta imponojë si të vërtetë. Se kjo mund të ndodh, e vërteton autori Harold

Mulbara, i cili thotë: “Me mijëra kriminel sot shëtisin nëpër rrugët tona si të lirë, jo për

atë se kanë qenë shumë inteligjent dhe të aftë të kryejnë një krim me përsosmëri, por

për shkak të gabimeve dhe jo profesionalizmit të policisë 628.

Nuk ka dyshim se gabime gjatë procesit të marrjes në pyetje ndodhin dhe ato mundet

të na sjellin, me shumë apo më pak dëme dhe pasoja. Megjithatë, pavarësisht se sa do të

jetë dëmi nga gabimet e kriminalistit gjatë procesit të marrjes në pyetje, kjo do të jetë

edhe më e rrezikshme, nëse ai nga gabimi i vet nuk do të nxjerrë mësim për në të

ardhmen. Domethënë, një fjalë e urtë thotë se nga gabimet më së shumti mësohet, dhe në

rastet kur ndodh ndonjë gabim dhe lëshim, e njëjta duhet të analizohet detajisht jo vetëm

nga punonjësi operativ që e ka bërë, por edhe nga kolegët e vet, me qëllim që nga ajo të

nxirret mësim që në të ardhmen të mos përsëritet. Për këtë shkak çdo kriminalist pas

përfundimit të marrjes në pyetje duhet t’i bëjë analizë asaj, për të vërejtur gabimet dhe

lëshimet eventuale.

Lidhur me këtë, do të prezantojmë disa nga gabimet që e shoqërojnë procesin e

marrjes në pyetje të të dyshuarit:

I dyshuari asnjëherë nuk duhet të nënvlerësohet629. Që në atë moment, kur

punonjësi operativ do të mendojë se e ka të lehtë me një të dyshuari, fillon ta

humbas “luftën”.

Shpeshherë gjatë procesit të marrjes në pyetje vjen në shprehje qasja sipërfaqësore

e punonjësit operativ630. Për të shmangur këtë gabim, duhet që me kujdes të njëjtë

t’u qasemi dhe fakteve që na duken të parëndësishme, edhe atyre të rëndësishme.

628 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, op.cit., fq.10. 629 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 261. 630 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 78.

Page 211: Emin HUSEINI

211

Kur merr nga i dyshuari ndonjë informacion, punonjësi operativ në vend që të

insistojë për informacione shtesë, të cilat do ta vërtetojnë një të dhënë, plotësojë

apo demantojnë, ai mungesën e atyre informacioneve shtesë do ta plotësojë me

konstatimet që do t’i sjellë mbi bazën e përvojës, apo njohurive të veta të

mëhershme631.

Gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarit, punonjësi operativ shpeshherë lejon që i

dyshuari ta provokojë atë me sjellje dhe veprime jo korrekte. Nëse kjo do të

ndodh dhe punonjësi operativ do t’i përgjigjet në mënyrë ligjore jo të lejuar (

kanosje, dhunë, ofendim ), me këto veprime ai jo vetëm se do të shkel të drejtat e

të dyshuarit, por edhe nëse gjatë marrjes në pyetje do të ketë arritur deri te ndonjë

informacion, ato nuk do të kenë asnjë vlerë provuese. Andaj punonjësi operativ

duhet të jetë i kujdesshëm, sepse i dyshuari ndonjëherë me qëllim tenton që të

provokojë sjellje dhe reaksione jo të lejuara nga punonjësi operativ, dhe në këtë

mënyrë gjatë inicimit të procedurës penale të thirret në shkeljen e të drejtave të tij.

Gjatë procesit të marrjes në pyetje ndodhin edhe gabime në drejtim të

interpretimit të gabuar të reaksioneve simptomatike të të dyshuarit632. Për “lexim”

të mirë dhe adekuat të tyre, përveç njohurive nga fusha e psikologjisë, e

domosdoshme është edhe përvoja e punonjësit operativ.

Gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarit duhet të jemi të kujdesshëm ndaj fakteve që

i nënvizon i dyshuari, ndërsa ato që ai mundohet t’i heshtë apo sipërfaqësisht i

kalon, duhet në veçanti të ndalemi për t’i huluntuar dhe hetuar.

Njëra nga lëshimet e procesit të marrjes në pyetje është edhe ndërprerja e shpeshtë

e deklarimit. Praktika e ka vërtetuar thënien e cila thotë: “Nëse dëshiron ta

mësosh të vërtetën, lëshoje gjuhën që të flasë”633.

Ndodh që punonjësi operativ nuk e dëgjon me vëmendje përgjigjen e të

dyshuarit nga pyetja që ia ka parashtruar, por përderisa ai përgjigjet, punonjësi

operativ mendon për pyetjen pasuese që planifikon ta parashtrojë. Ky veprim

është i gabuar, sepse punonjësi operativ nuk është i koncentruar të përcjelli atë që

thotë i dyshuari.

Deri te e vërteta gjatë procesit të marrjes në pyetje nuk arrihet me lehtësi.

Mungesa e durimit dhe përkushtimit në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë prezent te

kriminalisti, i cili synon dëgjim efikas të të dyshuarit.

Me marrjen në pyetje të të dyshuarit është prezente edhe dëshira që sa më shpejt

të zgjidhet rasti. Prandaj kriminalisti nuk duhet të mbledhë vetëm faktet që e

ngarkojnë të dyshuarin, por edhe ato që shkojnë në interes të atij. Sipas

dispozitave të parapara me këtë Kod, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia që

631 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 262. 632 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 185. 633 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 85.

Page 212: Emin HUSEINI

212

marrin pjesë në procedurë penale detyrohen që me vëmendje dhe me përkushtim

maksimal profesional dhe me përkujdesje të njëjtë të vërtetojnë faktet kundër të

pandehurit si dhe ato në favor të tij, dhe para fillimit të procedurës dhe gjatë

zhvillimit të saj t’i mundësojnë të pandehurit dhe mbrojtësit të tij shfrytëzimin e të

gjitha fakteve dhe provave që janë në favor të të pandehurit ( neni 7 paragrafi 2

)634.

Punonjësi operativ pa përvojë shpejt kalon nga një pyetje në tjetrën, duke mos

pritur që i dyshuari të japë përgjigje të plotë635. Me këtë punonjësi operativ do të

krijojë përshtypje se nuk ka interesim lidhur me deklarimin e të dyshuarit.

Punonjësi operativ nuk duhet të krijojë përshtypje tek i dyshuari se qëllimi i tij

është të fitojë pranimin, dhe me çdo kusht, të dyshuarin ta vendosi prapa

grilave636. Ky qëndrim i punonjësit operativ do ta rrisë edhe me shumë qëndrimin

defanziv tek i dyshuari. Por ai duhet të duket si njeri që gjurmon vetëm pas të

vërtetës, që realisht ashtu është.

Kur arrihet deri te pranimi, pa marrë parasysh se sa ai duket i logjikshëm dhe

bindës, asnjëherë atë nuk duhet ta llogarisim 100% të vërtetë637. Gjithmonë do të

duhet që atë ta verifikojmë edhe nga burime të tjera, sepse vetëm në këtë mënyrë

mundësinë e gabimeve do ta ulim në masë më të vogël.

Fakt është se asnjë njeri nuk është i pagabueshëm, dhe në përputhje me këtë, nuk

ekziston punonjës operativ, i cili në punën e vet të zbulimit dhe zbardhjes se veprave

penale dhe kyerësve të sajë të mos ketë bërë ndonjë lëshim. Gabimet kanë ekzistuar dhe

do të ekzistojnë, por ajo te e cila duhet të synohet është që ato të ulen në masë minimale.

Dhe mu për këtë kjo qasje e shkurtër na bënë me dije lidhur me disa nga gabimet në

punën e marrjes në pyetje që mund të ndodhin më shpesh. Gabime apo lëshime që kanë

ndikim në zbulimin dhe argumentimin përfundimtar të veprave penale dhe kryerësve të

saj.

634 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 635 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 263. 636 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 86. 637 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 265.

Page 213: Emin HUSEINI

213

PRANIMI I VEPRËS PENALE SI QËLLIM I MARRJES NË PYETJE TË TË

DYSHUARIT

1. Vërejtje hyrëse

Njëri nga qëllimet esenciale të veprimeve që i ndërmerr organi i punëve të brendshme

gjatë procedurës parapenale është zbulimi dhe zbardhja e të gjitha paqartësive lidhur me

fajësinë e të dyshuarit, gjegjësisht të vërtetohet ose të hidhet poshtë lidhja e tij me veprën

penale. Megjithatë, ajo që është e përbashkët edhe e kryerësit të vërtetë edhe e të

dyshuarit të pafajshëm është se as njëri as tjetri nuk pranojnë se kanë kryer veprën

penale. I dyshuari i pafajshëm nuk e pranon veprën nga se vërtetë nuk e ka kryer atë,

kurse kryerësi i vërtetë nuk e pranon duke tentuar që t’i shmanget përgjegjësisë penale.

Problemi esencial që parashtrohet përpara punonjësit operativ, në këto raste është të

zbulojë se i dyshuari që mohon lidhjen e tij me veprën penale a thotë të vërtetën.

Domethënë, duke tentuar që t’i shmanget përgjegjësisë penale, kryerësi i vërtetë do të

përpiqet që ta vështirësojë procesin e zbulimit dhe provimit të veprës penale. Ai këtë e

bënë në mënyra të ndryshme, kurse njëra nga ato është mohimi i lidhjes së tij me veprën

penale. Pranimi nga i dyshuari mundet të ketë vlerë provuese dhe do të shërbejë si bazë

lidhur me inicimin e procedurës penale, si dhe do të jetë bazë e mirë për mbledhjen edhe

të provave të tjera. Andaj është i rëndsishëm dhe si qëllim kryesorë i punonjësit operativ

gjatë procesit të marrjes në pyetje.

Pranimi i veprës penale nga i dyshuari do të kontribuonte në shpejtimin e procedurës

penale, ajo ndonjëherë është e detyrueshme nga arsyeja e mungesës se provave materiale

dhe personale. Mbi bazën e pranimit do të mundet sa më me lehtësi të arrihet te provat

tjera materiale dhe personale, të cilat bashkë me pranimin do të jepnin rezultatin e

gjykimit. Në ato raste pranimit i veprës penale nga i dyshuari do të kursente kohë dhe

mjete teknike dhe materiale të organeve të punëve të brendshme638, të cilën në vend që të

gjurmojnë pas zbulimit të veprës penale konkrete do të ishin të lirë që vëmendje e tyre ta

orientojnë në zbulimin e ndonjë vepre tjetër penale. Gjithashtu, pranimi kontribuon edhe

në ekonomizimin e procedurës penale sepse nga ajo do të kursehet energjia, koha dhe

mjetet materiale të saj639.

638 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995,fq.175. 639 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 102.

Page 214: Emin HUSEINI

214

2. Nocioni dhe llojet e pranimit

Ekzistojnë nocione të ndryshme të pranimit. Sipas autorit Grunaç pranimi definohet si

lloj i deklarimit të të dyshuarit me të cilën ai vërteton se ka kryer veprën penale ( pranim

në kuptim të ngushë ) apo se ndonjë fakt i dëmshëm për te është i vërtetë ( pranim në

kuptim të gjerë )640.

Autori Darko Maver i kritikon autorët se mendojnë se pranimi mundet të barazohet

me nocionin deklaratë, sepse pranimi dhe deklarata dallojnë edhe për nga përmbajtja,

ashtu edhe për nga pasojat që nga ato dalin për të dyshuarin641.

Me mendimin e Darko Maverit pajtohet dhe autori Zvinimir Roso, i cili shton edhe

atë se çdo pranim është deklaratë, por çdo deklaratë nuk është edhe pranim. Roso

pranimin e definon si lloj deklarate e cila jepet nga kryerësi i veprës penale, me të cilën ai

pranon veprën penale, me të gjitha elementet e veçanta që janë në lidhje me atë vepër642.

Autorët Swanson, Chamelin, dhe Territo bëjnë dallim midis pranimit të veprës

( confession ) dhe pranimit të fajësisë ( admission ). Pranimi është pohim se i dyshuari e

ka kryer veprën penale, ndërsa pranimi i fajësisë është pranim vetëm i disa fakteve të

caktuara, të cilat synojnë që të dyshuarin ta akuzojnë se ai është kryerësi i veprës, por të

cilat janë të pamjaftueshme për konstituimin e pranimit643. Dallimi midis pranimit të

veprës dhe pranimit vetëm të disa fakteve lidhur me fajësisë, sipas këtyre autorëve

përputhet me dallimin e pranimit në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë.

Autori Vodineliç kur flet lidhur me pranimin thekson karakteristikën esenciale të tij i

cili ka të bëjë me deklarimin apo dhënien e fshehtësive. Domethënë, kur pranimi të jetë i

përbërë vetëm nga një pohim lidhur me veprën dhe pa pjesën e fakteve, ai nuk do të ketë

asnjë vlerë dhe fuqi provuese në procedurë penale644. Varësisht nga ajo se personi që

bënë pranimin lidhur me veprën penale, dallojmë pranim të vërtetë dhe jo të vërtetë. Në

korniza të pranimit jo të vërtetë dallojmë pranim jo të vërtetë me vetëdija dhe pavetëdija (

personi që jep pranimin gjendet lajthim lidhur me disa fakte dhe rrethana të caktuara ).

Pranimi mundet të jetë edhe gjyqësor ( i dhënë para gjykatës në procedurë penale ),

dhe jashtëgjyqësor ( i dhënë në ndonjë procedurë tjetër, para policisë apo ndonjë organi

tjetër zyrtarë apo privat ). Dallimi midis këtyre pranimeve nuk është në vlerën e tyre

provuese ( si pranimi gjyqësor ashtu edhe ai jashtëgjyqësor vlerësohen dhe pranohen

sipas bindjes së lirë të gjykatës ), por në atë se argumentimi i pranimit jashtëgjyqësor

është më ndërlikuar.

640 Shih: Grubac, M.: Krivicno procesno pravo, Slluzhben glasnik, Beograd, 2002, fq. 306. 641 Shih: Maver, D.: Krminalistika, Casopisni zavod Uradni list Republike Slovenije, Ljubljana, 1997. 642 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq. 169. 643 Shih: Swanson, C.R., Neil, C.C., Territo, L.: Criminal Investigation – 7th edition, The McGraw-Hill

Companies, INC, 2000, fq. 200. 644 Shih: Vodinelic, V., Krminalistika, Zavod za ucebnike I nastavna sredstva, Beograd, 2006, fq. 247.

Page 215: Emin HUSEINI

215

Në varësi nga ajo se deri te pranimi është arritur duke përdorur detyrimin, dhunën,

kanosjen apo mjete tjera të ngjashme ( të cilat ligjërisht janë të ndaluara ), dallojmë

pranim me vullnet dhe pranim me detyrim.

Në varësi nga ajo se provat dhe të dhënat e padisë pranohen në tërësi apo pjesërisht,

dallojmë pranim të plotë dhe të pjesshëm. Gjithashtu, mundet të dallojmë pranim të

thjeshtë dhe të kualifikuar. Pranim i thjeshtë ekziston atëherë kur jepet pa asnjë

kufizim, kurse i kualifikuar kur bashkë me pranimin jepen edhe rrethanat, të cilat nëse

ekzistojnë përjashtojnë ekzistimin e veprës penale apo përgjegjësisë penale ( për

shembull, nëse dikush e pranon veprën penale, dhe për të pohon se e ka kryer në mbrojtje

të nevojshme ).

3. Motivet e pranimit

Numri më i madh i kryerësve të veprave penale nuk e pranojnë veprën as lehtë as

shpejt, por pas drejtimit apo udhëheqjes së gjatë dhe me mjeshtri të procesit të marrjes në

pyetje gjatë së cilës punonjësi operativ, duke aplikuar proceduara të ndryshme

psikologjike dhe taktike, tenton që të thyejë rezistimin e të dyshuarit. Megjithatë, duhet të

thuhet se gjithmonë ekzistojnë numër i caktuar i kryerësve të veprave penale, të cilët

pavarësisht nga provat që qëndrojnë kundër tyre dhe profesionalizmit dhe përvojës së

punonjësit operativ, nuk do të pranojnë se e kanë kryer veprën penale, e cila u ngarkohet

atyre. Natyrisht, disa nga ato nuk pranojnë kryerjen e veprës penale nga arsyeja e thjeshtë

se ato vërtetë nuk e kanë kryer.

Në anën tjetër, ekzistojnë edhe kategori të atilla të të dyshuarve të cilët, të udhëhequr

nga motive të ndryshme, pranojnë një vepër penale të cilën nuk e kanë kryer. Dhe për

këtë autorët Herrmann, Hinderer, dhe Lehman theksojnë se për të vlerësuar vërtetësinë

dhe vlerën provuese të pranimit, e një rëndësie të madhe është njohja e motivit për shkak

të të cilit i dyshuari bënë pranimin645. Në kriminalistikë nënvizohet se është e pamundur

të bëhet vlerësimi adekuat i pranimit pa vërtetimin e motiveve të kryerësit të veprës

penale646.

Te shpeshta janë rastet ku kryerësi i veprës penale, pasi që kanë pranuar kryerjen e veprës

penale, nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë pse atë e kanë kryer, gjegjësisht kush

kanë qenë motivet që ato i kanë nxitur që atë ta kryejnë647. Nëse kihet parasysh serioziteti

645 Shih: Herrmann, Hinderer, Lehman, Das Gestandis, Germany, 2005, fq. 158 646 Shih: Po aty. 647 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 63.

Page 216: Emin HUSEINI

216

i veprës dhe sanksionit penal çështja e motivit të pranimit edhe më shumë do të vij në

shprehje.

Shumë rrallë mund të ndodhi që kryerësi i veprës penale si motiv të pranimit të ketë

ndjenjën e fajësisë dhe pendimin648, atëherë parashtrohet pyetja se kush mund të jenë

shkaqet e tjera, për shkak të të cilëve kryerësi i veprës penale vendos të pranojë pa marrë

parasysh se ai pranim është i vërtetë apo i rremë. Më se shpeshti si motive të pranimit

janë:

1. Besimi se vepra e tij penale është e zbuluar dhe se mashtrimi i mëtejmë do të

jetë i kotë 649 – në numrin me të madh të rasteve si shkak për pranim të veprës

penale është besimi dhe bindja e të dyshuari se vepra e tij kriminale është e

zbuluar dhe vërtetuar dhe se çdo refuzim dha mashtrimi i mëtejmë do të jetë i

kotë. Në çastin kur në vetëdijen e të dyshuarit do të paraqitet ky besim, energjia e

rezistimit që ai disponon në mënyrë të ndjeshme do të ulet. Megjithatë, nëse

punonjësi operativ me sjelljet e tij te i dyshuari do të krijojë përshtypje pasigurie

lidhur me fajësinë e të dyshuarit, energjia e rezistimit te i dyshuari për kohë të

shkurtër, do të rikthehet dhe me këtë do të vështirësohet rruga deri te pranimi.

2. Arritje të reputacionit në ambientet kriminale650 – nuk janë të rralla rastet kur

anëtarë të organizatave kriminale do të pranojnë kryerjen e veprës penale për të

arritur reputacion në ambientet kriminale ku bënë pjesë.

3. Fshehja e kryerësit të vërtetë 651 – njëri nga motivet që mund ta çojë një person,

që të pranojë veprën penale, që nuk e ka kryer është për të fshehur dhe mbrojtur

ndonjë person tjetër. Ai mund te jetë ndonjë person tjetër i organizatës kriminale,

dhe vetë gjesti i pranimit, mundet të sigurojë ndonjë “benifit” në të ardhmen (

nëse do të pranohet vepra penale të cilën e ka kryer udhëheqësi i organizatës

kriminale dhe ky shërbim do të shpërblehet me avancim të këtij personi brenda

organizatës ). Megjithatë, shpeshherë ndodh që një anëtar i familjes të mbrojë një

anëtar tjetër ( babai pranon veprën në vend të fëmijës dhe të ngjashme ). Ndodh

që ky pranim të bëhet edhe për interesa materiale nga personi që e ka kryer veprën

( i varfëri pranon veprën e një të pasuri, dhe i pasuri si kthim për këtë obligohet

t’ia mbajë dhe ushqejë familjen ).

4. Pengimi dhe çorientimi i hetimit të veprës penale652 - ndodhin raste ku ndonjë

person të pranojë kryerjen e veprës penale që hetimi të orientohet në drejtim të

gabuar, ashtu që kryerësi i vërtetë për atë kohë të ketë mundësi ose të ikë ose të

648 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 203. 649 Shih. Zulewski, D., Wicklander, D., Practical aspect of interview and interrogation, CRC press, 2002.

fq. 269. 650 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 102. 651 Shih: DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e publikuar ne:

Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No. 13, 1997, e thene sipas: Vrij, A.,

Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq. 67. 652 Shih: Termi hetim i përdorur këtu nuk ka kuptim të përcaktimit të fazës së procedurës penale, por është

i përdorur me kuptim të gjerë dhe përcakton të gjitha aktivitetet lidhur me zbulimin, zbardhjen dhe të

argumentuarit apo provuarit të veprës penale.

Page 217: Emin HUSEINI

217

zhdukë gjurmët dhe provat që kanë lindur si pasojë e kësaj vepre, dhe kur ky

qëllim të arrihet pranimi i pavërtetë fillon të mohohet dhe lehtësisht do të

dëshmohet pafajësia e personit që ka dhënë këtë pranim. Gjithashtu, disa kryerës

të veprave penale shpeshherë janë të gatshëm që të pranojnë një vepër më të lehtë

penale për të fshehur një tjetër vepër penale shumë më të rëndë.

5. Pranim nga motivet patologjike653 – kemi raste kur pranimi i rrejshëm të jetë si

rezultat i çrregullimeve shpirtërore. Këto gjendje shpirtërore lehtësisht nuk bien

në sy por zbulohen pas inicimit të procedurës penale si rezultat i ekzaminimeve të

ndërmarra. Motivi për këtë pranim të rrejshëm vjen si pasojë e ekzistimit të

ndjenjës së fajësisë te këto persona. Domethënë, personi që pranon rrejshëm ka

kryer në mendimet e tij vepër penale të njëjtë apo të ngjashme ( janë mendime

përjetime shpirtërore jo të vërteta ), dhe për t’u çliruar pranon si të veten një vepër

që realisht nuk e ka kryer.

Në suaza të kësaj teme jami përpjekur që të flitet lidhur me disa nga motivet e

pranimit. Të jepet përgjigje e sigurt në pyetjen se për çka i dyshuari ka vendosur të

pranojë veprën penale. Kjo është shumë rëndë kur kemi parasysh subjektivizmin dhe

aspektin psikik të natyrës së motivacioneve. Vërtetimi i motivit të pranimit është shumë e

rëndësishme për të vlerësuar besueshmërinë e vetë pranimit. Është fakt i pamohueshëm se

në këtë drejtim ka shumë komplikime, kur dihet se në disa raste mundet njëkohësisht të

jenë prezent numër më i madh i motiveve të ndryshme.

653 Shih: Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e thene sipas:

Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons, London,

1992, fq. 205.

Page 218: Emin HUSEINI

218

4. Pranimi i rrejshëm

Një kohë të gjatë ka ekzistuar paragjykimi në bazë të të cilit kur i dyshuari ka

deklaruar se ai e ka kryer veprën penale, kjo deklaratë është marrë si e vërtetë.

Arsyetimi i paragjykimeve të tilla ka dalë nga ajo se asnjë nuk do të pranonte një vepër,

nëse nga ajo do të buronin dëme të ndryshme dhe dënime sipas ligjit. Sepse kjo gjë shkon

në kundërshtim me natyrën njerëzore që të flasë kundër vetes dhe të akuzojë veten e vet.

Megjithatë, kjo gjë a është plotësisht ashtu? Ka qenë e nevojshme të kalojë shumë kohë

para se praktika të ndryshojë botëkuptimin se njeriu normal nuk mundet të pranojë një

vepër penale, që nuk e ka kryer. Kjo bindje e gabuar ka qenë si shkak për një numër të

konsiderueshëm të gjykimeve të gabuara, nga të cilat disa kanë përfunduar edhe

tragjikisht.

Kur flasin lidhur me pranimin e rrejshëm autorët Wicklander dhe Zulawski dallojnë

dy situata:

i dyshuari është plotësisht i pafajshëm në raport me veprën penale që e pranon;

i dyshuari vërtetë është i përzier në veprën penale, por refuzon që të zbulojë

motivet e vërteta të veprës penale654.

Pse vjen deri te ajo, përgjigjja është shumë e thjeshtë, profesor Richard J. Ofshe vë

në dukje “nëse vendosni dikë në situatë të pa shpresë dhe e detyroni që ai të besojë në atë,

dhe më pas i jepni të zgjedh midis dy alternativave të këqija, mundet ta detyroni atë që të

thotë çka të dëshironi’’655.

Autori Saul Kassin thekson se “njerëzit besojnë se ato asnjëherë nuk do të kishin

pranuar një vepër që nuk e kanë kryer”. Megjithatë, ai vazhdon se, “ato nuk e kuptojnë

dhe nuk e dinë se sa stresuese mundet të jetë dëgjimi policor”. Çdo njeri ka një pikë të

caktuar të “shkrepjes”, kur arrihet kjo dhe kur e kemi fjalën te dëgjimi policor, mënyra

më e lehtë është që t’i thuhet policisë atë që ato dëshirojnë të dëgjojnë656.

Në përpjekjen për t’u përgjigjur në pyetjen si dhe pse vjen deri te pranimi i rrejshëm,

autorët Gudjonsson dhe Mackeith theksojnë tre faktorë:

1. përvoja individuale dhe nevoja e individit,

2. shkalla e presionit ndaj të cilës i dyshuari ka qenë i ekspozuar gjatë kohës së

qëndrimit në paraburgim policor dhe gjatë marrjes në pyetje,

3. ekzistimi i gjendjes emocionale e cila lidhet me kontrollimin nga shtypjet e

situatës së caktuar dhe kërkesave që burojnë nga dëgjimi policor657.

654 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 212. 655 Shih: Hansen, M.: Untrue confessions, ABA Journal, Chicago, Jul 1999, fq. 51. 656 Shih: Po aty, fq. 51. 657 Shih: Gudjonsson, G., Mackeith, J.: Povucena priznanja: zakonski, psiholoshki i psihijatriski aspekti,

Izbor, 1/99, fq.93.

Page 219: Emin HUSEINI

219

Gjithashtu, këta autorë theksojnë se të gjithë ato që japin pranim të rrejshëm janë

mendërisht të hendikepuar apo të sëmurë. Domethënë dhe njerëzit normal do të kishin

pranuar një vepër penale, të cilën nuk e kanë kryer, nëse janë të ekspozuar ndaj ndonjë

shtypjeje të madhe. Në anën tjetër, ekzistojnë edhe nga ata njerëz që ndaj asnjë shtypjeje,

nuk do të kishin pranuar veprën penale, që nuk e kanë kryer658.

Autori V. Vodineliç thekson se pranimi i rrejshëm paraqet veprim taktik i të

dyshuarit. Ajo ndikon në mënyrë sugjestive ndaj gjykatësit hetues, për shkak të së cilës

ai llogarit se hetimi që në këtë moment është i përfunduar. I dyshuari nuk do ta ketë

vështirë që më vonë ta mohojë pranimin dhe të dëshmojë pavërtetësinë e sajë dhe kështu

nga ajo do të fitojë edhe simpatinë dhe mëshirën e gjykatës, duke u thirrur në atë se

pranimin e ka dhënë nga detyrimi659.

Sot nuk mundet të flitet më në mënyrë të sigurt për atë se sa e shpeshtë është dhënia e

pranimit të rrejshëm. Megjithatë, fakt është se pranime të rrejshme për veprat penale që

nuk i kanë kryer ndodhin edhe sot. Dhe për këtë shkak në punën e përditshme të marrjes

në pyetje, dhënien e pranimit nga i dyshuari pavarësisht a do të jetë ajo bindëse dhe

logjike, nuk duhet pranuar pa rezervë. Pranimi i fituar duhet të analizohet se a është në

përputhje edhe me të gjitha provat tjera, si ato materiale ashtu edhe ato personale. Në

instancë të fundit për këtë neve na obligon parimi i gjetjes të së vërtetës materiale.

Hulumtimet shkencore, të cilat kanë të bëjnë me problematikën e pranimit të rrejshëm

kryesisht kanë qenë të orientuar lidhur me motivin e dhënies së pranimit të rrejshëm,

duke anashkaluar shtrirjen dhe përmasat e këtij problemi. Kështu që, në vend se të kemi

hulumtime lidhur me përmasat e kësaj dukurie, ne kemi situatë që hetimet lidhur me

problematikën e pranimit të rrejshëm t’i kategorizojmë në dy grupe:

1. ato që janë të bazuara në analizën e disa rasteve të pranimit të rrejshëm,

2. ato para se gjithash të marra nga psikologu dhe duke mos u marrë edhe me

motivet e dhënies së pranimit të rrejshëm.

Një hulumtim shkencor i plotë i fenomenit të pranimit të rrejshëm do të duhet të na

ofrojë përgjigje në pyetjet vijuese:

a. Pse disa të dyshuar vendosin që të pranojnë një vepër penale të cilën nuk e kanë

kryer?660 – Në këtë pyetje është e domosdoshme që të përgjigjemi nga shkaku se

duhet të konstatohet se kush kanë qenë ato veprime të policisë që e kanë çuar të

dyshuarin, që të pranojë veprën penale të cilën nuk e ka kryer. Nëse do të

konstatojmë se kush kanë qenë ato veprime të policisë që kanë detyruar të

dyshuarin, do të duhet që me ligj të ndalohen.

b. Sa janë të shpeshta rastet e pranimit të rrejshëm?661 – Në këtë drejtim duhet të

bëhen hulumtime dhe të merren të dhëna nga institucionet përkatëse për të pasur

pasqyrë sa më objektive lidhur me këtë dukuri.

658 Shih: Gudjonsson, G., Mackeith, J.: Povucena priznanja: zakonski, psiholoshki i psihijatriski aspekti,

Izbor, 1/99, fq.93. 659 Shih: Vodinelic, V., Kriminalistika, Zavod za uxhbenike i nastavna stretsava, Beograd, 1996, fq. 249. 660 Shih: Gudjonsson, G., Mackeith, J.: Povucena priznanja: zakonski, psiholoshki i psihijatriski aspekti,

Izbor, 1/99, fq.95. 661 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 217.

Page 220: Emin HUSEINI

220

c. Llojet e pranimit të rrejshëm 662 – Autorët Kassin dhe Wrightsman dallojnë tre

lloje të pranimit të rrejshëm:

1. Pranim i rrejshëm me vullnet dhe vetëdëshirë663 – këtu është fjala për pranim

pa përdorimin e asnjë lloj të shtypjes. Autorët Kassin dhe Wrightsman theksojnë

katër arsye të dhënies së pranimit të rrejshëm e me vullnet:

“Dëshira morbide për publicitet”664 - sipas të cilës nënkuptohet nevojë

patologjike e individit të bëhet publik, edhe nëse kjo do të thotë dënim dhe pësim

për një vepër të pakryer,

“Nevoja e pavetëdijshme për t’u çliruar për shkak të ndonjë vepre të më

hershme nëpërmjet vetëkallëzimit”665 – fajësia për të cilën këtu flitet, mundet të

jetë e lidhur me ndonjë vepër të vërtetë apo ngjarje të sajuar. Nevoja për

vetëkallëzim si pasojë ka pranimin e veprës penale të cilën nuk e ka kryer.

“Pamundësia e dallimit apo diferencimit ngjarjeve të vërteta nga fantazia”666

– si shkak i kësaj, para se gjithash është skizofrenia.

“Mbrojtja e kryerësit të vërtetë”667.

2. Pranimi si rrjedhojë e shtypjes – ky lloj i pranimit të rrejshëm është pasojë e

veprimit jo adekuat të policisë gjatë procesit të marrjes nç pyetje668. Domethënë, i

dyshuari është plotësisht i vetëdijshëm se nuk është kryerës i veprës penale,

ndërkaq arsyeja themelore për shkak të së cilës pranon është dëshira që sa më parë

të çlirohet nga ndjenja e frikës, dhe nga supozimi se nëse dëgjimi do të

përfundojë di t’i lejohet që të shkojë në shtëpi. Dëshira e tepruar për t’u çliruar

nga kjo ndjenjë e shtyn që të bëjë pranim të rrejshëm. Zakonisht, ky lloj i pranimit

do të tërhiqet pasi të jetë ndalur shtypja ndaj të cilës ke qenë i eksponuar i

dyshuari gjatë procesit të marrjes në pyetje.

3. Pranim i rrejshëm për shkak të shtypjes së brendshme – deri te ky lloj i

pranimit i dyshuari vjen në rastet, kur gjatë procesit të dëgjimit beson se ka kryer

vepër penale për të cilën edhe dyshohet, edhe pse atij për atë nuk i kujtohet669.

Autorët Gudjonsson dhe Mackeith theksojnë se kjo formë e pranimit është pasojë

e të ashtuquajturit sindroma e dyshimit në memorien vetjake670. Te ky lloj i

pranimit të rrejshëm duhet të dallohen dy situata:

i dyshuari nuk kujtohet se ka kryer vepër penale për të cilën dyshohet, andaj kjo

ndjenjë shpeshherë është si pasojë e humbjes së memories për shkak të përdorimit

të tepërt të alkoolit dhe substancave narkotike;

662 Shih: Po aty. 663 Shih: Kassin, S., Wrightsman, L, The Psychology of Evidence end Trial Procedure, Beverly Hills: Sage

Publications, 1985, fq. 23. 664 Shih: Po aty. 665 Shih: Po aty. 666 Shih: Po aty. 667 Shih. Po aty. 668 Shih: Po aty, fq. 23-24. 669 Shih: Kassin, S., Wrightsman, L, The Psychology of Evidence end Trial Procedure, Beverly Hills: Sage

Publications, 1985, fq. 23-4. 670 Shih: Gudjonsson, G., Mackeith, J.: Povucena priznanja: zakonski, psiholoshki i psihijatriski aspekti,

Izbor, 1/99, fq. 90.

Page 221: Emin HUSEINI

221

i dyshuari në fillim të dëgjimit qartësisht kujtohet se nuk ka kryer vepër penale

për të cilën dyshohet, por nën ndikimin e veprimeve manipulative dhe sugjestive

të pyetësit, ai fillon të mohojë kujtesën dhe bindjen e tij të mëhershëm671.

Autori Zvonimir Roso dallon tri forma të pranimit të rrejshëm:

pranim i rrejshëm me vetëdije;

pranim i rrejshëm si rezultat i mënyrës së veprimit joligjor të pyetësit;

pranim i rrejshëm me prapavijë psikopatologjike672.

5. Pranimi i tërhequr apo i refuzuar

Pranimi i tërhequr apo i refuzuar duhet të dallohet nga pranimi i rrejshëm.

Domethënë, nuk janë të rralla rastet kur pranimi i dhënë në procedurën parapenale pas

inicimit të procedurës penale të tërhiqet apo refuzohet. Fakti se pranimi tërhiqet nuk do të

thotë se ai është i pavërtetë, për shkak të asaj se tërheqja e pranimit është karakteristikë

edhe e kryerësit të vërtetë, ashtu edhe e të dyshuarit të pafajshëm. Derisa motivet e

tërheqjes së pranimit e të dyshuarit të pafajshëm janë të qarta ( sepse ato nuk janë kryerës

të veprës penale ), tek kryerësit e vërtetë situata është tjetër fare. Domethënë, shumë të

akuzuar dhe të dyshuar pas ballafaqimit me sanksionin penal për shkak të veprës penale

që e kanë kryer, vendosin në tërheqje të pranimit, duke aluduar se pranimi i dhënë ka

qenë si pasojë e detyrimit. Studimin që e ka realizuar autori Vennard lidhur me

tërheqjen e pranimit përpara gjykatave angleze, thekson tre arsye më të shpeshta për

tërheqje:

1. Premtimi nga ana e policisë që i jepet të dyshuarit se më herët do të lëshohet nga

paraburgimi nëse pranon veprën673.

2. Zgjatja apo vazhdimi i afatit të paraburgimit674.

3. Aplikimi faktik i dunës apo kanosjes e përdoruar nga ana e policisë675

Përveç kësaj, pas kalimit të një kohe të konsiderueshme nga dhënia e pranimit, i

dyshuari mundet të ripërtërij energjinë e rezistimit, mendim që shfaqet te i dyshuari në

ato situata duke menduar se nuk ka përfunduar gjithçka, dhe si hap i parë në këtë drejtim

vjen tërheqja e pranimit. Më së shumti deri te kjo situatë mund të vijë pas konsultimit të

të dyshuarit me mbrojtësin e tij, kur ai mendon se gabimisht e ka vlerësuar gjendjen (

671 Shih. Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and testimony, John Wiley & Sons,

London, 1992, fq. 226-228. 672 Shih: Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995, fq.180. 673 Shih: Venard, W., Singing: The Mechanism and the Technic, Revied Edition, Greatly Enlarged, 1967,

Publishd by Carl Fischer ( CF.O4685 ), fq. 134. 674 Shih: Venard, W., Singing: The Mechanism and the Technic, Revied Edition, Greatly Enlarged, 1967,

Publishd by Carl Fischer ( CF.O4685 ), fq. 134. 675 Shih: Po aty, fq. 134-135.

Page 222: Emin HUSEINI

222

sepse provat për fajësimin e tij janë të dobëta ) dhe se kjo gjendje për atë nuk është pa

rrugëdalje676. Në bazë të numrit të dhënë dhe të tërhequr, të pranimit të rrejshëm,

punonjësi operativ duhet të konstatojë se të gjitha pranimet janë të rrejshme, pra edhe ajo

e para e cila është e vërtetë677.

Në rastet të tërheqjes së pranimit përpara gjykatës, paraqitet problem lidhur me atë se

si të dallojë pranimin e tërhequr të personit të pafajshëm nga ai i kryerësit të vërtetë. Këto

dallime shpeshherë nuk janë të mundura, mirëpo kontrollimi detal i pranimit të tërhequr

dhe lidhja e tij me provat tjera do të ulë në masë të madhe mundësinë e gabimit në këtë

aspekt. Në çdo rast, gjykata do të duhet të konstatojë motivet e dhënies dhe më pas edhe

tërheqjen e pranimit, duke analizuar të gjitha materiale e dëgjimit audio-vizual të

realizuar nga policia, me të cilat praktikisht do të përjashtojë mundësinë e pohimit të të

dyshuarit, për t’u thirrur në veprime joligjore të policisë ( detyrimi, dhuna, kanosja...) si

njëra nga bazat më të shpeshta që e përdorin të dyshuarit për tërheqjen e pranimit.

6. Vleresimi i besueshmërisë së deklarimit të të dyshuarit

Qëllimi themelor i marrjes n; pzetje të të dyshuarit është marrja apo fitimi i deklarimit

të vërtetë. Parashtrohet pyetja se kur për një deklaratë mundet të thuhet se është e vërtetë?

Një deklaratë mundet të thuhet se është e vërtetë atëherë kur gjykimi jonë do të jetë në

harmoni me të vërtetën objektive, gjegjësisht ai gjykim i cili paraqet pasqyrim subjektiv

të të vërtetës objektive. Deklarimi a është i vërtetë apo jo, në instancë të fundit vendos

gjykata nëpërmjet aktgjykimit të saj që e sjell në fund të procedurës penale. Megjithatë,

derisa gjykata nuk sjell aktgjykim, si shkak i asaj flitet lidhur me besueshmërinë e

deklaratës. Për ndonjë deklarata do të themi se është e besueshme nëse ekziston bindja se

është e vërtetë.

Çdo dyshim lidhur me vërtetësinë e deklarimit të të dyshuarit krijon

domosdoshmërinë për ta verifikuar apo kontrolluar atë ( vlerësimin e besueshmërisë ).

Lënia pas dore e verifikimit apo mosdhënia e kujdesit të mjaftuar mundet të prodhojë

pasoja dhe dëme të konsiderueshme për procedurën penale. Deklarimet e rrejshme

zakonisht zbulohen pas inicimit të procedurës penale, mirëpo atëherë do të jetë kryesisht

vështirë, ndonjëherë edhe e pamundur. Ky zbulim do të bëhet duke grumbulluar prova të

reja të cilat prova dhe fakte do të mundësonin zbardhje të plotë të veprës penale. Për

shkak të kësaj çdo deklarim të të dyshuarit, duhet ta pranojmë gjithmonë me rezervë të

konsiderueshme, pavarësisht nga ajo se ai deklarim në shikim të parë duket i sinqertë dhe

logjik. Kjo kryesisht vjen në shprehje në situatat kur në deklarimin e të dyshuarit si pjesë

përbërëse do të jetë edhe pranimi i veprës penale.

676 Shih: Gudjonsson, G., Mackeith, J.: Povucena priznanja: zakonski, psiholoshki i psihijatriski aspekti,

Izbor, 1/99, fq. 94. 677 Shih: Po aty.

Page 223: Emin HUSEINI

223

Nëse merren parasysh pasojat që mundet të lindin në rastet kur deklarimi i të

dyshuarit, i cili llogaritej si i vërtetë më vënë do të tregohet pjesërisht apo plotësisht i

rremë, për këtë arsye vlerësimi i besueshmërisë së deklarimit të të dyshuarit na paraqitet

si i domosdoshëm.

Vlerësimin e besueshmërisë së deklaratës të të dyshuarit bëhet:

duke analizuar përmbajtjen e vetë deklarimit;

krahasimi i përmbajtjes së saj me provat dhe faktet tjera të vërtetuara;

me anë të mënyrave tjera plotësuese ( të ashtuquajtura verifikimi psikologjik,

vlerësimi i personalitetit të personit që jep deklaratën, manifestimi i fotografisë

simptomatike gjatë procesit të dëgjimit dhe të tjera)678.

Analiza e përmbajtjes së deklaratës të të dyshuarit679 – përbehet nga verifikimi i

rrjedhshmërisë logjike të përmbajtjes së saj. Lidhur me atë autori Sheshiç merr këto

kritere logjike për besueshmërinë e deklaratës:

1. jo kundërthënëse me logjikën dhe me parimet ligjore dhe shkencore;

2. nuk mohon qëndrimet faktike dhe të vërteta;

3. është në harmoni me faktet tjera të evidentuara dhe të besueshme;

4. mënjanon kundërthëniet midis provave të më hershme me ato të më vonshme;

5. sqaron ose plotëson rrethanat e më hershme që janë të pasqaruara deri në fund;

6. mundëson parashikimin e dukurive, ai deklarim mundet të llogaritet i

besueshëm680.

Zbulimi i gënjeshtrës së deklaratës me anë të analizës logjike do të jetë efikas nëse

nga i dyshuari gjatë procesit të marrjes në pyetje do të kërkohet që të shpreh më shumë të

dhëna të veçanta lidhur me veprën penale për të cilën dyshohet. Në rastet kur ai do të

deklarojë gënjeshtra, për të do të jetë vështirë që të gjitha veçantitë lidhur me veprën t’i

lidhë në një tërësi dhe këto veçanti të jenë në harmoni njëra me tjetrën, si dhe të jenë si

një tërësi logjike.

Krahasimi i përmbajtjes së saj me provat dhe faktet tjera të vërtetuara681 – çdo

deklaratë e fituar, kryesisht nëse bëhet fjalë për pranimin e veprës, duhet të krahasohet

me faktet tjera të verifikuara dhe të vërtetuara. Në këtë mënyrë, deklarata e marrë e të

dyshuarit bashkërisht me të gjitha deklarimet tjera dhe faktet apo rrethanat e verifikuara

do të ballafaqohen në mënyrë të ndërsjellët dhe në këtë mënyrë ato ose do të plotësojnë

njëra tjetrën, ose do të kundërshtohen. Kjo do të krijonte një bazë solide për të verifikuar

të vërtetën e deklaratës.

Mënyrat tjera plotësuese për të vlerësuar besueshmërinë e deklarimit të të

dyshuarit682 – analiza logjike e deklarimit të të dyshuarit dhe verifikimi si saj me faktet

dhe provat tjera të vërtetuara, paraqet mënyrën bazike të vlerësimit të besueshmërisë së

deklarimit të të dyshuarit. Megjithatë, që vlerësimi i besueshmërisë të jetë i plotë, duhet të

678 Shih: Siminovic, B.; Pribavljanje i ocean iskaza pred policijom i na sudom, Praven fakultet u

Kragujevac, Kragujevac, 2007, fq. 208. 679 Shih: Po aty, fq. 208-209. 680 Shih: Sheshic, B.: Osnovni metodologije drushtveni nauka, e thene sipas: Axhimoviq, M., op., cit., fq.

162. 681 Shih: Siminovic, B.; Pribavljanje i ocean iskaza pred policijom i na sudom, Praven fakultet u

Kragujevac, Kragujevac, 2007, fq. 208-209. 682 Shih: Po aty.

Page 224: Emin HUSEINI

224

përcillet edhe nga disa të ashtuquajtura mënyra plotësuese të vlerësimit të besueshmërisë.

Në këto mënyra bëjnë pjesë: vërtetimi psikologjik, vlerësimi i personalitetit të personit

që jep deklaratën, manifestimi i fotografisë simptomatike gjatë procesit të dëgjimit etj.

Vërtetimi psikologjik683 përbëhet nga zbulimi i motivit të kryerjes së veprës dhe

motivit që të dyshuarin e ka shtyrë që të pranojë veprën. Ky vërtetim kryesisht do të vijë

në shprehje, nëse fjala është për pranimin e veprës. Vërtetimi i motiveve të veprës së

kryer penale, si hap i parë i vërtetimit psikologjik të deklaratës, është shumë i rëndë për

shkak subjektivitetit të natyrës së tij. Megjithatë, motivi i vërtetuar lidhur me kryerjen e

veprës penale mundet neve të na ndihmojë që të kuptojmë dhe të vlerësojmë motivin, që

e ka shtyrë të dyshuarin të pranojë, kurse ajo neve mundet shumë të na thotë edhe për

vërtetësinë e vetë deklaratës, sepse një pranim që nuk shpjegon motivet e veprës dhe të

vetë pranimit do të jetë i dyshimtë në besueshmërinë e tij.

Karakteristikat e personalitetit të të dyshuarit684 – gjithashtu mundet të ofrojnë

informacione të rëndësishme lidhur me besueshmërinë e deklarimit. Për shembull,

besueshmëria do të jetë më e lartë se deklarimi është i vërtetë, nëse jepet nga një person

që njihet si i ndershëm, sesa deklarimi i një personi që njihet si mashtrues dhe jo i

ndershëm.

Sjelljet e të dyshuarit dhe gjendja e tij emotive gjatë procesit të marrjes në pyetje,

para se gjithash, pasqyrohet nëpërmjet manifestimit të fotografisë së tij simptomatike,

kjo gjendje dhe sjellje mundet të na ofrojë informacione të dobishme për vlerësimin e

besueshmërisë së deklarimit të të dyshuarit. Autori Schwindt thekson: “Të gjitha

reaksionet e të dyshuarit që nuk janë të natyrshme mundet të interpretohen si sinjale

paralajmërimi që përcjellin një deklarim, brenda të cilit ndodhet edhe gënjeshtra”. Sa

më shumë që mimika dhe gjestikulacioni të përputhet me atë që thuhet apo deklarohet,

kjo mundet të llogaritet si supozim se i dyshuari flet të vërtetën685.

Deklaratën e të dyshuarit, pavarësisht se sa do të duket e logjikshme dhe bindëse,

asnjëherë nuk duhet të pranohet pa rezerva, sepse pasojat e kësaj do të jenë të mëdha.

Besim i verbët i deklarimit, veçanërisht nëse fjala është për pranimin e veprës, mundet të

na çojë drejt pakujdesisë lidhur me grumbullimin e provave të tjera, dhe nëse ndodh që

deklarimi i tij të jetë i rrejshëm, ndoshta edhe nuk do të jetë e mundur që të grumbullohen

në ato prova.

Ligji i procedurës penale në nenin 144 i cili rregullon procedurën provuese na

obligon: “Kur i dyshuari të pranojë kryerjen e veprës penale, organi që drejton procesin

është i obliguar që edhe më tej të vazhdojë të grumbullojë prova lidhur me veprën penale

konkrete...”686. dhe mu për këtë vlerësimi i besueshmërisë të çdo deklarimi, a veçanërisht

gjatë pranimit, duhet gjithmonë të verifikohet dhe vërtetohet nga organi që drejton

procesin. Mangësitë apo vlerësimet e sipërfaqshme të besueshmërisë së deklaratës të të

683 Shih: Po aty. 684 Shih: Siminovic, B.; Pribavljanje i ocean iskaza pred policijom i na sudom, Praven fakultet u

Kragujevac, Kragujevac, 2007, fq. 209-211. 685 Shih: Schwindt, F.; Policisko presllushanje, Prirucnik, MUP RH, 15/2003, fq. 26-27. 686 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010.

Page 225: Emin HUSEINI

225

dyshuarit, në vete do të mbart mundësinë reale për hamendje gjatë procesit gjyqësor,

situatë e cila do të jetë e papranueshme për mbështetjen e vendimit të gjykatës.

Page 226: Emin HUSEINI

226

TAKTIKAT MBROJTËSE TË TË DYSHUARIT GJATË PROCESIT TË

MARRJES NË PYETJE

1. Vërejtje të përgjithshme

Mrrja në pyetje e të dyshuarit për nga natyra e saj është marrëdhënie konfliktuale,

nga arsyeja se në brendinë e saj ndodhet konflikti midis interesave të pyetësit, i cili tenton

të zbulojë veprën penale dhe të sigurojë prova të domosdoshme për procesuim të

suksesshëm të saj dhe interesave të të dyshuarit, i cili përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë

për veprën penale të kryer.

Duke tentuar që të arrijë deri te pranimi, por edhe deri te provat tjera të cilat do të

vërtetonin fajësinë e të dyshuarit, pjesëtarët e policisë do të shërbehen me metoda dhe

veprime të ndryshme taktike dhe psikologjike687. Megjithatë, edhe kryerësit e veprës

penale gjatë këtij procesi përdorin metodat taktike të tyre, me të cilat tentojnë që të

pengojnë zbulimin dhe argumentimin e fajësisë së tyre.

Në kuptim të përgjithshëm me taktika mbrojtëse të të dyshuarit që gjejnë aplikim

gjatë procesit të marrjes në pyetje nënkuptohet çdo veprim me anë të të cilit kryerësi i

veprës penale tenton që të pamundësojë që pyetësi të vërtetojë fajësinë e tij, gjegjësisht,

nëse kjo nuk do të jetë e mundur plotësisht, atëherë kjo fajësi të mbulohet dhe të ulet në

masë sa më të vogël688.

Arsyeja themelore ( motivi ) pse i dyshuari gjatë procesit të marrjes në pyetje nuk

vendos të thotë të vërtetën, dhe aplikon këto metoda mbrojtëse, është tentimi i tij që t’i

shmanget pasojave që burojnë nga vepra penale. Kur themi pasoja nga vepra penale, nuk

mendojmë vetëm për sanksionin eventual të një vepre të caktuar, por edhe për pasojat

tjera që burojnë nga ky sanksion ( për shembull, dënimi me burgim mundet te i dyshuari

të prodhojë frikën për humbjen e vendit të punës dhe me këtë rrezikimin e burimit

financiar të familjes së tij, frika për humbjen e famës, humbjen e besimit te miqtë etj ).

Si kanë lindur teknikat mbrojtëse të kryerësit të veprës penale, të cilat aplikohen gjatë

procesit të marrjes në pyetje? Njëri prej burimeve të konsiderueshme të këtyre taktikave,

është përvoja personale apo e të tjerëve689. Domethënë, kriminelët, veçanërisht ata me

“stazh të gjatë” në karrierën e tyre profesionale kriminale nga marrja në pyetje e tyre,

ndoshta disa herë nga ana e policisë. Gjatë atyre marrjesve në pyetje ata pa dyshim kanë

arritur përvojë të caktuar, duke analizuar sjelljet e pyetësit dhe duke konstatuar gabimet e

687 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 232. 688 Shih: Siminovic, B.; Pribavljanje i ocean iskaza pred policijom i na sudom, Praven fakultet u

Kragujevac, Kragujevac, 2007, fq. 223. 689 Shih: Gordon, N. J. – Fleisher, W. L.: Effective interviewing and interrogation techniques, Academic

press, 2002. fq. 123.

Page 227: Emin HUSEINI

227

veta në dëgjimet e më hershme ato fitojnë një lloj përvoje në këtë drejtim. Në të njëjtën

kohë ato shohin edhe përvojën e kolegëve të tyre nga sfera e kriminalitetit. Praktika ka

treguar se vendi ku kriminelët fitojnë dije të reja është burgu. Qëndrimi në burg

shpeshherë shndërrohet në “seminar të vogël për kriminalitet” përmes të cilit kryerësit e

veprave të ndryshme penale gjejnë mundësinë, për të shkëmbyer midis tyre përvojat e

fituara.

Sot, zhvillimi i shkencës dhe teknikës ka krijuar mundësinë, që kriminelët mënyrat se

si duhet të sillen gjatë procesit të marrjes në pyetje mundet t’i gjejnë edhe në internet.

Këto metoda janë të formuluara në formë të librit, edhe atë:

Pas burgosjes ata tentojnë nga ju të marrin deklaratë në veturën e policisë, në

stacionin policor, apo kudo690;

Informata qe ke në kokën tënde nuk guxon në asnjë mënyrë të lëshohet691;

Marrja në pyetje nuk është vetëm lojë pyetjesh dhe përgjigjesh, por situatë që

përfundimi i të cilës është me pasoja692;

Polici në të njëjtën kohë ka dëshirën për sukses dhe frikën për lindjen e një

konfrontim me ju, aspak ju nuk jeni të dobët693;

Polici aplikon taktika për të thyer rezistimin tuaj dhe një ndër ata është “ma mirë

është për ty”694;

Polici në një moment do ta heq “veshjen zyrtare” dhe do të tentojë të luajë rolin

e avokatit. Mos i beso atij, kur ai diçka të këshillon, sepse këshillat mund t’i

marrësh vetëm nga mbrojtësi yt. etj695.

Teknikat mbrojtëse që i përdor i dyshuari gjatë procesit të marrjes në pyetje mundet të

jenë të ndryshme. Në vazhdim do të prezantojmë vetëm disa nga ata që më së shumti

gjejnë aplikim:

Mohimi apo kundërshtimi;

Heshtja apo mos dhënia e informacioneve lidhur me ngjarjen;

Ndryshimi i deklaratës;

Prezantimi i deklaratës paraprakisht të përgatitur696.

690 Shih: Schwindt, F.; Policisko presllushanje, Prirucnik, MUP RH, 15/2003, fq. 43. 691 Shih: Po aty. 692 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 234. 693 Herren, R.; Saslushavanje kao drushtvena komunukacija, Izbor, MUP Republike Hrvtske, Zagreb, 2007,

fq. 367. 694 Shih: Po aty. 695 Shih: Po aty. 696 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 235.

Page 228: Emin HUSEINI

228

2. Mohimi i veprës si taktikë mbrojtëse e të dyshuarit

Mohimi është lloj i veprimeve mbrojtëse të të dyshuarit, me të cilën ai pjesërisht apo

plotësisht mohon ekzistimin e fakteve të cilat e akuzojnë.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të mohimit:

1. Varësisht nga ajo se provat e akuzës mohohen plotësisht apo vetëm në segmente të

veçanta dallojmë:

mohim të plotë,

pohim të pjesshëm697.

2. Varësisht nga mënyra se si aplikohet dallojmë:

mohim të sigurt dhe konsekuent,

mohim jo të sigurt dhe jo konsekuent698.

3. Përveç kësaj, mohimi mundet të jetë dhe:

a) mohim i argumentuar, dhe

b) mohim jo i argumentuar ( i dyshuari mohon provat e akuzës kurse më pas nuk

ofron asnjë fakt ose provë, me të cilat do të vërtetojë mohim e tij )699.

Literatura jonë procedurale penale, por edhe ajo e huaj, deklarimit të të dyshuarit i

kushton vëmendje vetëm kur ajo paraqitet në formë të pranimit. Nëse kihet parasysh se

edhe pranimi edhe mohimi i argumentuar kanë vlerë provuese të njëjtë, praktika që t’i

jepet rëndësi vetëm pranim, llogaritet si e gabuar.

Mohimi mundet të jetë teknikë mbrojtëse shumë efikase e të dyshuarit. Domethënë, i

dyshuari, duke u nisur nga supozimi se vetëm ai ka dijeni lidhur me ngjarjen kriminale,

vendos ta aplikojë këtë metodë. Gjithashtu, ai nuk është i obliguar me barrën e provave.

Nëse nuk do të disponohet me material provues adekuat, mohimi do të jetë një pengesë e

pakalueshme në rrugën e gjetjes dhe vërtetimit të së vërtetës lidhur me një vepër penale të

caktuar. Nuk duhet të hamendemi dhe të besojmë se mohimi i fajësisë gjithmonë paraqet

taktikë mbrojtëse e të dyshuarit dhe si e tillë është e rrejshme.

Mohimi ndonjëherë mundet të jetë edhe si karakteristikë e të dyshuarit të pafajshëm

dhe si e tillë të jetë e drejtë dhe e sinqertë. Burim i rëndësishëm i informacionit lidhur me

atë se mohimi, a është i vërtetë apo i rremë, është fotografia simptomatike e të

dyshuarit700. Megjithatë, në numrin më të madh të rasteve vetëm ajo nuk do të jetë e

mjaftueshme, për të na ofruar përgjigje në pyetjen se i dyshuari që mohon a flet të

vërtetën. Dhe mu për këtë, indicjet që na ofrohen nga fotografia simptomatike duhet

gjithmonë të përcillen edhe me informacionet dhe materialet tjera provuese.

697 Shih: Siminovic, B.; Pribavljanje i ocean iskaza pred policijom i na sudom, Praven fakultet u

Kragujevac, Kragujevac, 2007, fq. 225. 698 Shih: Po aty. 699 Shih: Schwindt, F.; Policisko presllushanje, Prirucnik, MUP RH, 15/2003, fq. 47. 700 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 239.

Page 229: Emin HUSEINI

229

Kur flitet për vlerësimin e besueshmërisë së mohimit, veçanërisht e rëndësishme është

se a është mohimi jo i argumentuar701 ( i dyshuari mohon akuzën dhe më pas nuk afron

fakte dhe prova për të vërtetuar mohimin e vet ), apo i dyshuari prezanton fakte dhe prova

me anë të të cilave vërteton mohimin e tij. Për shkak se mohimi i paargumentuar është

konstatim i thjeshtë, i cili nuk është i mbështetur në asnjë fakt apo provë, dhe si i tillë nuk

llogaritet si provë në procedurë penale, njëjtë ashtu, që si provë në procedurë penale nuk

do të llogaritet as pohimi i akuzuesit, nëse akuza e tij nuk mbështet në fakte dhe prova të

mjaftueshme. Mungesa e fakteve dhe provave, me të cilat do të vërtetohet përmbajtja e

mohimit, me të drejtë na çon në supozimin se ato nuk ekzistojnë, dhe kështu këto lloje të

mohimit në esencë llogariten si indicje lidhur me fajësinë e të dyshuarit. Për këtë shkak i

dyshuari duhet në mënyrë të qartë të paraqes fakte dhe prova lidhur me mohimin, nëse

është i pafajshëm, sepse me veprime jo të argumentuara mundet vetes së tij t’i sjellë dëm

të madh.

Duhet gjithashtu të potencohet se nëse dikush si i dyshuar nuk do të prezantojë

argumente që shkojnë në interes të mbrojtjes së tij ( mohim jo i argumentuar ), kjo

detyrimisht nuk do të thotë se ai është fajtor. Mund të kemi raste kur edhe i dyshuari i

pafajshëm jo inteligjent, apo nga ndonjë arsye e tij personale, nuk do të sjellë argumente

lidhur me mbrojtjen e tij, nëse dëshiron të fshehë ndonjë sekret të tij, do të mbrohet në

këtë mënyrë.

Për dallim nga mohimi jo i argumentuar, mohimi i argumentuar posedon vlerë të

madhe, për shkak se i dyshuari do të prezantojë fakte me të cilat do të mohojë akuzën.

Kjo do të jetë e mundur në situatat vijuese:

1. Prezantimi i të vërtetës në mënyrë të argumentuar702 – mënyra më e mirë për të

vërtetuar të vërtetën është, kur i dyshuari do të mohojë fajësinë duke argumentuar të

vërtetën. Kjo sjellje është karakteristikë e të dyshuarve të pafajshëm.

2. Prezantimi i të pavërtetës në mënyrë të argumentuar703 – mbrojtja e të dyshuarit

duke prezantuar të pavërteta është një mënyrë legjitime që e përdorin ato. Megjithatë,

nëse i dyshuari do të zbulohet se mashtron, mashtrimi i tij do të forconte fuqinë provuese

të indicjes lidhur me fajësinë e tij, e cila veç më ekziston.

3. Ekzistimi i disa fakteve në mënyrë mashtruese do të mohohet, ndërsa disa do të

prezantohen në mënyrë të vërtetë 704 – për vërtetimin e të vërtetës gjithsesi se situata do

të jetë shumë e rrezikshme, kur i dyshuari pranon si të vërteta ekzistimin e disa fakteve,

ndërsa ekzistimin e disave e mohon në mënyrë të rrejshme. Domethënë, shpeshherë

ndodh që gjithë deklarata të humbasë vlerën e saj vetëm për shkak të asaj se është

argumentuar se një pjesë e saj është e pavërtetë.

Nga kjo që u prezantua më lartë, mundemi të konstatojmë se mohimi i fajësisë është

njëra nga taktikat mbrojtëse më të shpeshta të kryerësve të veprave penale. Megjithatë, në

të njëjtën kohë ajo mundet të jetë si mënyra e vetme e mbrojtjes së personave të

pafajshëm. Për këtë shkak, pjesëtarët e policisë detyrimisht duhet të jenë shumë të

701 Shih: Schwindt, F.; Policisko presllushanje, Prirucnik, MUP RH, 15/2003, fq. 47. 702 Shih: Siminovic, B.; Pribavljanje i ocean iskaza pred policijom i na sudom, Praven fakultet u

Kragujevac, Kragujevac, 2007, fq. 229. 703 Shih: Po aty. 704 Shih: Po aty.

Page 230: Emin HUSEINI

230

kujdesshëm, kur gjatë veprimeve të tyre do të kenë përpara një të dyshuar që mohon

fajësinë. Kjo është edhe obligim ligjor për pjestarët e policisë: Gjykata, prokurori i shtetit

dhe policia të cilët marrin pjesë në procedurën penale detyrohen që saktësisht dhe

tërësisht t’i vërtetojnë faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të

ligjshëm ( neni 7 paragrafi 1 )705. Legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë

një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të

drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe

zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të shtetit ( neni 1 )706. Mohimi, padyshim posedon një

vlerë të madhe orientuese. Dhe sa i takon vlerës së tij provuese, ai ka të njëjtën vlerë

provuese si pranimi, por vetëm atëherë kur ajo do të verifikohet me të gjitha provat e

grumbulluara, si ato materiale, ashtu edhe ato personale.

3. Heshtja si taktikë mbrojtëse e të dyshuarit

Shikuar në aspekt gjeneral, gjatë procesit të marrjes në pyetje të mundura janë dy

strategji mbrojtjeje të të dyshuarit:

deklarimi i të dyshuarit gjatë procesit të marrjes në pyetje, pa marrë parasysh se

ai do të jetë i vërtetë, pjesërisht apo plotësisht i rrejshëm, dhe

heshtja e të dyshuarit707.

E drejta për heshtje është e drejtë e garantuar me ligj, ku i dyshuari nuk është i

obliguar të prezantojë mbrojtjen e vet, si dhe as të përgjigjet në pyetjet e parashtruara.

Para çdo marrjeje në pyetje, i pandehuri informohet për: e drejta për të heshtur dhe të mos

përgjigjet në asnjë pyetje, përveç se të japë informacion në lidhje me identitetin e tij / të

saj ( neni 153 paragrafi 3.3 )708.

Mundemi të dallojmë këto lloje të heshtjes:

heshtje e plotë,

heshtje deri në përfundim të procedurës provuese,

heshtje duke mos deklaruar për gjendjen faktike personale, me qëllim që më

vonë provat e akuzës të vihen në pikëpyetje709.

Heshtja në praktikë si taktikë mbrojtëse e të dyshuarit manifestohet ashtu që i

dyshuari, pas parashtrimit të pyetjes së parë, e drejton pyetësin që përgjigjen e tij ta

705 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 706 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 707 Shih: Vodinelic, V. Dokazana vrednost poricanja y kricicnom postupy, JRKK, 1997, fq. 77. 708 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 709 Shih: Po aty.

Page 231: Emin HUSEINI

231

kërkojë nga mbrojtësi i tij, si dhe në çdo pyetje tjetër të parashtruar do të përgjigjet me

heshtje të plotë.

Heshtja e kombinuar me mohim paraqet taktikë mbrojtëse shumë efikase.

Domethënë, i dyshuari mohon citatet e padisë, dhe njëkohësisht shmanget nga analizimi

logjik i tyre. Për këtë shkak heshtja e kombinuar me mohim është situatë e vështirë, për të

nxjerrë informacione lidhur me veprën penale. Për përparësitë e heshtjes të kombinuar me

mohim na shpjegon autori A. Babrs kur thotë: “nëse i dyshuari do të lëshohet në

komunikim atëherë do të japë përgjigje në pyetjet e parashtruara, do të ofrojë faktet dhe

të kundërshtojë me argumente padinë, por nëse i dyshuari do të jetë jo i sinqertë,

pashmangshmërisht do të futet në kundërthënie, të cilat nuk do të ketë mundësi t’i

sqarojë710.

Vlera provuese e heshtjes shpeshherë ka qenë objekt diskutimi i autorëve të

ndryshëm. Ajo që është e pakontestueshme është se heshtja nuk është, as nuk mundet të

jetë provë fajësie. Të gjitha përgjigjet e kësaj pyetje mundet të ndahen në tre grupe:

Heshtja nuk mundet të llogaritet si indicje për fajësinë711, për shkak se heshtja

mundet të jetë karakteristikë edhe e të dyshuarit të pafajshëm. Arsyet që i

dyshuari i pafajshëm të mbrohet me heshtje munden të jenë të ndryshme:

çrregullimet e ndryshme shpirtërore, përjetimi i shokut emocional etj. Edhe pse

këto raste në praktikë janë të rralla, prapëseprapë mundet të ndodhin.

Heshtja mundet të llogaritet si indicje për fajësinë712 nga shkaku se i dyshuari

nga frika për të mos u ngatërruar në mashtrimin e vet, mundet të zgjedhë të

mbrohet me heshtje. Praktika na tregon se në rastet kur i dyshuari kupton se

policia nuk disponon me prova të mjaftueshme për të mbështetur fajësinë e tij, ai

do të vendos që të mbrohet me heshtje. Megjithatë, përcaktimi i të dyshuarit që

mbrojtjen e tij që në fillim ta mbështesë në heshtje në praktikë nuk është shumë e

shpeshtë, sepse edhe kryerësi i vërtetë në të shumtën e rasteve sillet në mënyrë të

ngjashme si i dyshuari i pafajshëm, analizon faktet akuzuese ndaj tij dhe tenton që

t’i mohojë.

Heshtja si e tillë nuk mundet të vlerësohet as si indicje e fajësisë, as si indicje e pafajësisë 713.

Përgjigja më e pranuar lidhur me heshtjes është ajo se nuk është i pranueshëm

qëndrimi se heshtja nuk flet asgjë lidhur me fajësinë e të dyshuarit. Heshtja fletë, mirëpo

domethënia e saj është me shumë kuptime, për shkak se mund të mbrohet me heshtje

edhe i dyshuari i pafajshëm edhe kryerësi i vërtetë. Për dallim nga heshtja e plotë, heshtja

e pjesshme mund të trajtohet si indicje lidhur me fajësinë për arsye se i dyshuari në

pyetjet që i konvenojnë jep përgjigje, kurse në ato që nuk i konvenojnë hesht.

Në fund duhet të theksojmë se heshtja e të dyshuarit, edhe pse është një mënyrë legale

dhe legjitime për mbrojtjen e tij, dëmton procesin e vërtetimit të të vërtetës. Domethënë, i

dyshuari ( nën supozimin se është kryerës i vërtetë ) më mirë se çdo kush tjetër di se si ka

ndodhu një ngjarje e caktuar. Përcaktimi i tij për t’u mbrojtur me heshtje do të llogaritet si

710 Shih: Babrs, A.: Die Vulgarluge in der gerichtlichen Praxis, Germany, 2003, fq 212. 711 Shih: Rogall, K.: Der Beschuldigte gegen sich selbst, Doicland, 2005, fq.157. 712 Shih: Po aty. 713 Shih: Po aty.

Page 232: Emin HUSEINI

232

humbje e një burimi të rëndësishëm të informacionit. Për këtë shkak pjesëtarët e policisë

që realizojnë procesin e marrjes në pyetje duhet të tentojnë që të dyshuarin ta tërheqin në

bisedim, por në asnjë mënyrë duke aplikuar metoda që do të na çonin në deklarim të

detyrueshëm.

4. Simulimi ( shtirja ) disimilimi ( fshehja ) dhe agravimi ( përkeqësimi

) si taktika mbrojtëse e të dyshuarit

Simulimi definohet si tentim i vetëdijshëm i personave të shëndoshë dhe normal, që

gjendjen e tyre ta paraqesin tjetër fare nga ajo që është realisht. Domethënë, duke

aplikuar simulimin si njërën nga teknikat mbrojtëse gjatë procesit të dëgjimit, i dyshuari

me qëllim dhe vetëdije shtiret si sëmurë fizikisht, apo si i sëmurë shpirtërisht714.

Shpeshherë kur i dyshuari ndodhet në situatë të zbulimit të mbrojtjes së rrejshme,

simulimi përdoret si metodë nga i dyshuari, me qëllim që të fitojë në kohë, për të

konsoliduar mbrojtjen e vet. Shpeshherë simulohen këto gjendje dhe sëmundje: humbja e

vetëdijes, shurdhmemecja, amnezia, epilepsia etj. Simulimi mundet të jetë i përgatitur dhe

planifikuar me kujdes, por mundet të jetë edhe vendim i çastit.

Disimilimi është fshehje me vetëdije e simptomave të sëmundje organike, apo të

çrregullimeve shpirtërore715.

Agravimi paraqet zmadhim me vetëdije apo pavetëdije të gjendjes së vet minimalisht

të çrregulluar fizike apo mentale716. Në numrin më të madh të rasteve punonjësi operativ

me përvojë këto sjellje mundet lehtësisht t’i kuptojë.

714 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 241. 715 Shih: Po aty. 716 Shih: Po aty.

Page 233: Emin HUSEINI

233

5. Ndryshimi i deklaratës si taktikë mbrojtëse e të dyshuarit

Deri te ndryshimi i deklaratës më së shumti vjen gjatë kohës, kur provat e reja nuk do

të kenë mundësi apo me shumë vështirësi në mënyrë të sigurt të verifikohen. Ndryshimi i

deklaratës do të jetë aktuale në të gjitha fazat e zbulimit, zbardhjes dhe argumentimit të

veprës penale, që nga procedura parapenale dhe deri te seanca kryesore.

I dyshuari deklarimin e vet gjithmonë do të përpiqet ta përshtatë me situatat e reja,

duke u munduar që të ballafaqohet me provat e reja, por në të njëjtën kohë duke mos u

larguar nga versioni i tij mbrojtës i rrejshëm717. Në raste kur provat do të shkojnë në favor

të interesit të tij, do të tentojë që deklaratën e tij ta përshtat me këtë situatë, duke u

munduar që diçka të deklaruar me herët ta ndryshojë. Kjo situatë në mënyrë më të mirë

do të shfrytëzohet nga të dyshuarit me përvojë dhe inteligjent.

Shkaqet për shkak të të cilëve i dyshuari do të vendos të ndryshojë deklaratën mundet

të jenë të ndryshëm. Disa nga ato mundet të jenë të sinqerta, dhe disa jo718. Për shembull,

është e mundur që deklarimi i parë të jetë dhënë në gjendje shoku menjëherë pas kryerjes

së veprës penale, dhe më pas kur ai mendon se disa të dhëna të veçanta nuk shkojnë në

interes të mbrojtjes së atij, ai vendos t’i tërheqë duke i ndryshuar ato. Gjithashtu, mund të

ndodhin raste kur policia në mënyrë brutale ka vepruar dhe ka marrë deklaratën nga i

dyshuari, dhe pas fillimit të procedurës penale, i dyshuari në të shumtën e rasteve nga

këshillat e mbrojtësit të vetë, bënë ndryshimin e deklaratës së tij, me arsyetimi se kjo

deklaratë është dhënë nën presion.

Ndryshimi i deklaratës të të dyshuarit gjatë procesit të marrjes në pyetje mundet të

variojë nga ndryshimi i plotë ( ashtu që deklarata e re do të jetë kontradiktore me atë të

dhënë paraprakisht ), deri te ndryshimi i pjesshëm, kështu që deklarata e re paraqet

plotësim, precizim, gjegjësisht mohimi i pjesëve te caktuara të deklaratës të dhënë më

herët.

Që ndryshimi i deklaratës të jetë i pranueshëm dhe i besueshëm, ajo duhet të përcillet

me dhënien e arsyes së përshtatshme e cili do ta justifikojë këtë ndryshim. Më së shumti

në praktikë përdoren këto pretekste: “Nuk më kujtohet të kem thënë një gjë të atillë...”,

“Gabimisht më keni kuptuar kur kam thënë...”, “Ka mundësi që atë t’ua kem thënë juve.

Megjithatë, atë ditë shikueshmëria ka qenë e dobët...” etj.

Kur flitet lidhur me ndryshimin e deklaratës, duhet të theksohet se deri te ndryshimi

vjen gjatë procesit të hetimit dhe sa më shumë që të zgjasë hetimi, aq me e madhe do të

jetë tendenca për ndryshim të saj, me qëllim të minimizimit të fajësisë së të dyshuarit719.

717 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 173. 718 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 243. 719 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 173-174.

Page 234: Emin HUSEINI

234

Ndryshimet e shpeshta dhe të paargumentuara të deklaratës paraqesin indicje të

fuqishme lidhur me fajësinë e të dyshuarit720. Kjo është një taktikë e mirë që e përdorin

kryerësit e veprave penale gjatë procesit të marrjes në pyetje. Kjo taktikë e të dyshuarit

duhet të pritet nga ana e punonjësit operativ i përgatitur. Që mundësinë e ndryshimit të

deklaratës ta zbresim në një nivel sa më të vogël, në rastet kur për këtë ka edhe kushtet,

deklarata duhet të incizohet me anë të teknikës audio-vizuale.

6. Prezantimi i deklaratës paraprakisht të përgatitur ( mbrojtje e

paramenduar e të dyshuarit )

Në rastet kur nuk do të jetë e mundur t’i iket përgjegjësisë penale lidhur me veprën e

kryer penale, kryerësi i veprës penale do të orvatet që këtë përgjegjësi ta ulë në masë

mundësisht sa më të vogël. Domethënë, duke llogaritur paraprakisht se një ditë, për shkak

të veprimtarisë së vet kriminale mundet të dënohet nga ana e shtetit, kryerësit e veprave

penale qysh përpara parapërgatitin deklaratën që do të prezantonin, nëse do të ndodhte

eventualisht dëgjim nga policia ndaj tyre, si dhe provat që do ta mbështesin këtë

deklaratë. Në praktikë ndodhin shpesh situata që shitësit e lëndëve narkotike të mbajnë

gjithmonë sasi të vogël të drogës anash, ashtu që në rast se do të zbulohen, të kenë

mundësi që vëmendjen e policisë ta orientojnë në ato vende me sasi të vogël, kështu që

pjesa kryesore e drogës gjithë kohën të jetë e sigurt.

Të shtypur nga provat gjatë procesit të marrjes në pyetje, i dyshuari mundet të vijë në

situatë që ta lë versionin e tij të rrejshëm dhe të pranojë fajësinë721. Megjithatë, në vend

që të deklarojë të vërtetën plotësisht, ato deklarojnë vetëm një pjesë të vogël të saj. Në

këtë kuptim, ata do të “zbulojnë” vendin se ku e kanë fshehur “mallin”, por në atë vend

policia do të gjejë vetëm një pjesë të vogël të tij722. Gjersa policia do të jetë e kënaqur,

duke menduar se rasti plotësisht është zgjidhur, në këto raste edhe kryerësi i veprës

penale do të jetë i kënaqur se sasia kryesore e “mallit” do të ruhet dhe do të mbetet e

pazbuluar. Në të njëjtën kohë ata do të mbajnë përgjegjësi më të vogël penale sesa t’u

zbulohet e gjithë sasia e tij ( për shembull. përgjegjësia nuk është e njëjtë, nëse në pyetje

do të jetë 1 kilogram apo 10 gram ).

Edhe pse kjo taktikë është karakteristikë e shitësve të drogës, ajo me sukses mundet të

aplikohet edhe në veprat tjera penale. Kështu, kryerësi i veprave penale të vrasjeve,

vjedhje dhe të ngjashme mundet të vendosi në një anë një pistoletë, e cila nuk ka qenë e

720 Shih: Po aty. 721 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 176. 722 Shih: Po aty.

Page 235: Emin HUSEINI

235

përdorur për vrasjen. Gjithashtu, në harmoni me këto teknika mbrojtëse shpeshherë

kryerësit paraprakisht përgatisin edhe alibinë, kështu që kryerësit e veprave penale që më

parë merren vesh për deklaratën me “dëshmitarët” potencial, si dhe përgatisin prova që

këtë alibi ta vërtetojnë723.

Nga kjo që u tha, mundemi të konstatojmë se në pamundësi për t’i ikur përgjegjësisë

penale, kryerësit e veprave penale përpiqen që sa më shumë të jetë e mundur t’i

orientojnë hetimet në drejtim ku atyre më së shumti u konvenon. Deklarata paraprakisht e

përgatitur dhe provat që e mbështesin atë, si qëllim kanë që organin për zbulim ta bindin

se është në rrugë të drejtë. Punonjësi operativ me përvojë të pamjaftueshme lehtësisht do

të tërhiqet në atë version, dhe me këtë do të devijojë nga rruga, e cila çon në vërtetimin e

plotë të së vërtetës lidhur me një vepër të caktuar penale

7. Teknikat tjera mbrojtëse të të dyshuarve

Taktikat mbrojtëse që i përdorin të dyshuarit janë në numër më të madh. Përveç

atyre që u potencuan, në shprehje mund të vinë edhe këto:

1. Të menduarit mirë që i paraprin përgjigjes në pyetjen e parashtruar724 – për

dallim nga i dyshuari i pafajshëm, i cili nuk ka çka të fshehë dhe në pyetjet e parashtruara

nuk ka nevojë të mendohet si të përgjigjet, te kryerësit e vërtetë kjo nuk ndodh. Ata para

së të përgjigjen në pyetjen e punonjësit operativ, bëjnë një pauzë të shkurtër për t’u

menduar se çfarë përgjigjeje të japin. Ndonjëherë, pauza që i paraprin përgjigjes së

pyetjes të punonjësit operativ, mundet të jetë karakteristikë edhe e të dyshuarve të

pafajshëm. Kjo, para se gjithash do të ndodhë si rast, nëse situata për të cilin ka të bëjë

pyetja ka ndodhur në të kaluarën, dhe për këtë i dyshuari ka nevojë për kohë për t’u

kujtuar lidhur me disa detaje, që janë në lidhshmëri me ngjarjen. Gjithashtu, ndonjëherë

ndërlikueshmëria e pyetjes së parashtruar ka nevojë që i dyshuari pak të mendohet para se

të përgjigjet dhe, kjo mund të jetë si pasojë e aftësive intelektuale të ulëta, stresi që është

prezent tek ai dhe të ngjashme.

Ashtu si të menduarit e të dyshuarit përpara se të përgjigjet në pyetjet e punonjësit

operativ mundet të jetë si indicje për fajësinë e tij, gjithashtu njëjtë me këtë edhe

përgjigjet e shpejta e të dyshuarit, të cilat kanë nevojë pak për t’u menduar, gjithashtu

mundet të paraqesin indicje për fajësinë e tij725. Domethënë, nëse në ndonjë pyetje të

723 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 245. 724 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 176-177. 725 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 248.

Page 236: Emin HUSEINI

236

ndërlikuar, e cila vërtetë kërkon pak kohë nga i dyshuari për t’u menduar para se të

përgjigjet ( për shembull, të kujtohet lidhur me disa detaje lidhur me ngjarjen ), nëse i

dyshuari përgjigjet menjëherë, kjo mundet të na tregojë se përgjigja e tij ka qenë që më

herët e parapërgatitur dhe si e tillë paraqet indicje për fajësinë e tij.

Në fund mundemi të themi se ashtu si që është përgjigja e të dyshuarit në ndonjë

pyetje të ndërlikuar, dhe për të cilën paraprakisht nuk ka nevojë të mendohet, indicje

për fajësinë e tij, njëjtë indicje për fajësinë e tij është edhe nevoja e të dyshuarit për t’u

menduar, para se të përgjigjet në ndonjë pyetje të thjeshtë. 2. Përsëritja e pyetjes së parashtruar726 – mënyrë shumë e shpeshtë që e përdor i

dyshuari për të fituar në kohë dhe për t’u menduar lidhur me përgjigjen është edhe

përsëritja e pyetjes së parashtruar. Për shembull: Punonjësi operativ: “A ke qenë edhe ti

prezent atëherë kur ndodhi kjo gjë...?” I dyshuari: ( në mënyrë të ngadalësuar përsërit

pyetjen ) “A kam qenë unë prezent atëherë kur ndodhi kjo gjë...?” ( dhe pas kësaj pason

një pauzë e shkurtër dhe përgjigja ), “Jo, u thash se nuk kam qenë”.

3. Deklarime dhe sqarime të pakërkuara dhe shumë të hershme lidhur me

ngjarjen727 – shpeshherë kryerësi i vërtetë do të dëshirojë që të deklarojë versionin e vet,

përpara se punonjësi operativ një gjë të këtillë të ketë kërkuar nga ai. Ata janë të

padurueshëm për të dhënë sqarimet e tyre, duke theksuar ato që shkojnë në interes të

pafajësisë së tij. Nëse punonjësi operativ do ta pyesë atë: “A e ke kryer ti këtë...?”. Ai në

këtë pyetje do të përgjigjet me mohim të veprës dhe menjëherë pas kësaj do të japë

sqarime që shkojnë në interes të pafajësisë së tij. Për dallim nga kryerësi i vërtetë, i

dyshuari i pafajshëm do të thotë: “Jo, unë atë nuk e kamë kryer”, dhe më pas nuk do të

jap sqarime, por do të presë pyetjen pasuese të punonjësit operativ.

4. Orientimi në ato burime të cilat janë të pamundura të verifikohen728 – i dyshuari

i pafajshëm, nëse e orienton punonjësin operativ do ta orientojë në ato burime që kanë

mundësi për t’u verifikuar. Kurse, kryerësi i vërtetë për të mbrojtur versionin e vet të

rrejshëm, shpeshherë do të thirret në ato burime të cilat punonjësi operativ nuk do të ketë

mundësi t’i verifikojë. Për shembull: “Të ishte babai im gjallë, ai juve me siguri këtë që u

them do t’ua vërtetonte...” apo “Për këtë që u them mundet të pyetni shefin tim ( shokun,

vëllanë...), ai juve do t’u thoshte...” Punonjësi operativ deri te këto burime ose nuk ka

mundësi që të vijë, ose nëse do të vij deri te ato, nga ato nuk do të fitonte të dhëna që

fajësojnë të dyshuarin.

5.Tentimi për të diskredituar punonjësin operativ, viktimën, dëshmitarin...729 –

shumë shpesh kryerësi i vërtetë do të përpiqet që të diskreditojë punonjësin operativ, të

dëmtuarin, dëshmitarët. Duke i diskredituar ata, ai në të njëjtën kohë diskrediton edhe

akuzën e tyre. Për shembull, kur objekt i diskreditimit është punonjësi operativ, i dyshuari

mundet të deklarojë për tentim të sajimit të provave lidhur me fajësinë e tij nga ana e

punonjësit operativ. Ai deklaron se gjatë kohës së privimit të lirisë janë shkelur të drejtat

e tij. Gjithashtu, ai do të tentojë të diskreditojë edhe viktimën, duke u munduar ta

726 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 176-177. 727 Shih: Po aty. 728 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 176-177. 729 Shih: Po aty.

Page 237: Emin HUSEINI

237

paraqesë si person gënjeshtar, se kjo për të nuk është hera e parë, që akuzon në mënyrë të

rrejshme dikë.

6. Mirësjellje e tepruar, respektim dhe dëshirë që të “ndihmohet” punonjësi

operativ730 – si indicje e shpeshtë e fajësisë së të dyshuarit mundet të jetë edhe

mirësjellja e tepruar ndaj punonjësit operativ, respektimi ndaj tij dhe dëshira që t’i

“ndihmohet” atij për të zbardhur rastin. Më këtë mënyrë, i dyshuari tenton që punonjësi

operativ të fitojë mendim pozitiv, gjegjësisht, te ai të formojë bindjen se i dyshuari nuk

është person i cili do të kryente vepër penale. Nëse i dyshuari në këtë do të ketë sukses,

mundësia do të jetë e madhe që punonjësi operativ të bindet në pafajësinë e tij.

7. “Nënvizimi” i sinqeritetit të tij 731 – njëra nga mënyrat që kryerësi i vërtetë

shpeshherë e përdor për të “bindur” punonjësin operativ në sinqeritetin e tij. Fraza që më

së shumti përdoret në këtë drejtim “Betohem se unë...”, “Në çka doni të betohem që të më

besoni ?”, “Mos dalsh i gjallë nga këtu nëse ju mashtroj...”, si dhe shumë të tjera të

ngjashme me këto.

730 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 178-179. 731 Shih: Po aty.

Page 238: Emin HUSEINI

238

METODAT E NDALUARA PËR MARRJEN NË PYETJE E TË

DYSHUARIT

1. Zhvillimi historik i metodave për marrjen në pyetje e të dyshuarit

Përpjekja për t’u zbuluar gënjeshtra dhe për t’u vërtetuar e vërteta, nuk mund të

karakterizohet si fenomen i shekullit XX, për shkak se ajo është e vjetër sa vetë shoqëria

njerëzore. Domethënë, që nga momenti kur njerëzit kanë filluar të shoqërohen, me qëllim

për të mbijetuar më lehtë ( bashkërisht kanë shkuar në gjueti, bashkërisht janë mbrojtur

nga grupet tjera... ) në këto fillesa të bashkimit ka pasur individ që sjellja e tyre nuk është

përputhur me disa rregulla dhe standarde të përgjithshme të pranuara nga bashkësia. Nga

arsyeja se sjelljet e këtyre individëve kanë rrezikuar bashkësinë si tërësi, ka qenë e

nevojshme që të zbulohet se kush nga anëtarët e grupit qëndron pas këtyre aktiviteteve të

palejuara.

Duke qenë të vetëdijshëm ata se sjelljet e tyre do të ndëshkoheshin nga grupi (

largimi nga grupit e deri te privimi nga jeta ), ata janë përpjekur që këto sjellje t’i fshehin.

Mjeti themelor, që në këto raste ato e kanë përdorur për t’i fshehur ato vepra, ka qenë

gënjeshtra. Që në atë kohë ka filluar gjurmimi pas metodave për identifikim të

përshtatshëm të gënjeshtrës, ku edhe sot nuk është ndalur. Duke përdorur të arriturat e

shkencës dhe teknikës, shoqëria sot ka në dispozicion metoda dhe mjete të ndryshme për

të zbuluar gënjeshtrën. Por, për shkak se ende nuk ekziston ndonjë metodë apo mjet i cili

në mënyrë të pagabueshme do të konstatonte gënjeshtrën, gjurmimi pas atyre vazhdon

edhe sot.

Në fillet e periudhës së zhvillimit të shoqërisë njerëzore zbulimi i gënjeshtrës është

mbështetur në bindjen se Zoti nuk do të lejonte që personi i pafajshëm të lëndohej. Për

shembull, në Kinë 1000 vite p.e.s të dyshuarit i është dhënë të përtypë oriz. Pas disa

minutash, i dyshuari është dashur që këtë oriz të përtypur ta pështyjë dhe, nëse ai ka qenë

i lagët, ai ka qenë i liruar nga fajësia, ndërsa nëse orizi ka qenë i thatë i dyshuari është

llogaritur fajtor732. Kjo metodë ka qenë e bazuar në reaksionet fiziologjike të njeriut,

sepse gjendërrat e pështymës e zvogëlojnë aktivitetin e tyre nga ndikimi i frikës apo

stresit, dhe me vetë këtë, personi që mashtron nga frika që të mos zbulohet i thahet goja.

Kur dihet se frika dhe stresi mundet të jenë prezent edhe te i dyshuari i pafajshëm, nuk

është e njohur se sa persona të pafajshëm nuk kanë arritur të argumentojnë pafajësinë e

tyre nga testimi i këtillë.

Në Indi 500 vjet p.e.s personat e dyshuar një nga një i kanë futur në një hapësirë të

errët, në të cilën është ndodhur një gomar i “shenjtë”733. Të dyshuarit është dashur që këtë

gomar ta prekin me dorë, i cili ka qenë i lyer me bojë dhe, nëse i dyshuari do të ishte

kryerësi i vërtetë, gomari do të pëllet. Pas daljes nga kjo hapësirë e errët, të dyshuarit

732 Shih: Sahiti, E., Argumentimi në Procedurën Penale, Prishtinë, 1999, fq. 20. 733 Shih: Po aty.

Page 239: Emin HUSEINI

239

duhej të tregonin duart e tyre. Kryerësi i vërtetë, duke u frikësuar se nëse do ta prek

gomarin, ai do të pëllet dhe nuk e kanë prekur, dhe kështu ata kur kanë dalë jashtë i kanë

pasur duart e pastra, pra të papërlyera nga boje që ka qenë i ngjyrosur gomari.

Periudha mesjetare si metodë për zbulimin e gënjeshtrës kishte torturën, sepse ka

ekzistuar supozimi se i dyshuari i pafajshëm do t’i rezistonte çdo torture, vetëm të ruante

reputacionin e tij734. Kësaj torture rrallë kush i ka rezistuar dhe nga kjo shumë të

pafajshëm janë dënuar, kurse disa fajtorë që kanë rezistuar janë lënë të lirë. Kjo metodë

nuk ka qenë as racionale, as humane.

Eksperimentet e para nga fusha e shkencës si metoda për zbulimin e gënjeshtrës kanë

filluar në vitin 1875. Atë vit fiziologu italian A. Mosso ka filluar hulumtimin në ndikimin

e emocioneve të frikës në qarkullimin e gjakut dhe të frymëmarrjes735. Pas fillesave të

para të studimit të kësaj fushe nga ky shkencëtar, më pas kanë vazhduar numër i madh i

hulumtimeve të kësaj problematike, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kanë përfunduar, ku

të gjitha si qëllim kanë zbulimin e një instrumenti adekuat, i cili do të mundësonte zbulim

të sigurt dhe të plotë të mashtrimit. Gjithë kjo përpjekje e shkencës është bërë në këtë

drejtim për shkak të interesit shoqërorë që ka zbulimi i gënjeshtrës dhe gjetja e të vërtetës

materiale.

2. Baza juridike e përdorimit të metodave të ndaluara gjatë procesit të

marrjes në pyetje

Në temën paraprake thamë se instrument të përsosur për zbulimin e gënjeshtrës ende

nuk ekziston, prandaj të gjitha pjesëtarët e policisë e të gjithë botës, për të arritur deri te e

vërteta, nuk u lejohet të përdorin metoda të cila janë të ndaluara me ligj. Rregullat e

provës të parapara në këtë nen zbatohen në të gjitha procedurat penale para gjykatës dhe,

në rastet kur e parasheh ky Kod, ato gjithashtu zbatohen në procedurat para prokurorit të

shtetit dhe policisë.

2. Provat e marra me shkelje të dispozitave të procedurës penale janë të papranueshme

kur ky Kod ose dispozita të tjera të ligjit shprehimisht parashikojnë kështu.

3. Gjykata nuk mund ta mbështesë vendimin e saj në prova të papranueshme.

4. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që:

4.1. liria e të pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet

nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës,

torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit;

4.2. i pandehuri të kanoset me masa të ndaluara me ligj;

4.3. të premtohet ndonjë përfitim që nuk parashihet me ligj; dhe

4.4. të dobësohet kujtesa e të pandehurit ose aftësia e tij për të kuptuar.

734 Shih: Sahiti, E., Argumentimi në Procedurën Penale, Prishtinë, 1999, fq. 31. 735 Shih: Po aty.

Page 240: Emin HUSEINI

240

5. Ndalesa nga paragrafi 4. i këtij neni zbatohet pavarësisht nga pëlqimi i personit të

intervistuar ose të marrë në pyetje.

6. Kur intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me paragrafin 4. të

këtij neni, procesverbali i intervistimit ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm ( neni 257 )736. Sepse, në të kundërtën jo vetëm se do të cenohen të drejtat e personave,

por edhe ekziston rreziku serioz që një person të pranojë një vepër penale që nuk e ka

kryer. Edhe pse me aplikimin e metodave të palejuara shpeshherë do të mundësohet

zbulimi i të vërtetës, asnjë shtet që pretendon të jetë demokratik, ku mbisundon shteti i së

drejtës nuk guxon të udhëhiqet nga maksima makiavelistike “qëllimi arsyeton mjetet” dhe

deri te e vërteta të arrihet në mënyrë që është në kundërshtim me standardet ligjore dhe

etike të shoqërisë bashkëkohore. Për të siguruar këtë, ekzistojnë norma të ndryshme të

brendshme ligjore, si dhe konventa ndërkombëtare, të cilat si qëllim kanë që deri te e

vërteta të arrihet vetëm në mënyrë humane dhe legale. Askush nuk mund t’i nënshtrohet

torturës ose dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese ( neni 3 )737.

Me nocioni grumbullim kundërligjor të informacioneve nënkuptojmë ata

informacione, të cilët organi kompetent i ka fituar në atë mënyrë, duke shkelur ndonjë

normë juridike të rendit juridik, të cilat rregullojnë fushën e lirive dhe të drejtave

themelore të individit. Në harmoni me këtë kuptim dhe rregullim është edhe Ligji i

Procedurës Penale të R.M., ku përcakton se vendimi i gjykatës duhet gjithmonë të

llogaritet i pabazuar, nëse gjatë hetimeve janë aplikuar metoda të palejuara të

grumbullimit të provave738. Cilat janë ato ndalesa të cilat pjesëtarët e policisë duhet t’u

përmbahen gjatë dëgjimit të të dyshuarve? Ndalesa të cilat pjesëtarët e policisë duhet t’u

përmbahen mundet të ndahen në ato të që janë të sanksionuara nga normat ligjore të

brendshme dhe nga ato të dokumenteve ndërkombëtare.

736 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 737 Shih: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore, Ndryshuar me Protokollin numër 1,

4, 6, 7, 12 dhe 13. Romë, 04-11-1950. 738 Shih: ( Ligji i Procedurës Penale të R.Maqedonisë, gazeta zyrtare numër 150 )-Zakon za Krivicna

Postapka, R.M. sluzhben vesnik na R.M. br. 150. od, 18.11.2010.

Page 241: Emin HUSEINI

241

3. Ndalesat që janë të përfshira në të drejtën e brendshme

Duke marrë në pyetje të dyshuarin pjesëtarët e policisë duhet t’u përmbahen

ndalesave të përfshira në përcaktimet Kushtetuese të shtetit, gjegjësisht dokumenteve mbi

të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe lirive qytetare që janë pjesë përbërëse e tyre. Kështu

në nenin 2 të Dokumentit mbi të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe lirive qytetare

ndodhet norma e përgjithshme mbi respektimin e të drejtave të njeriut, ndërsa në nenin 12

thuhet se “askush nuk guxon të aplikojë procedurë apo dënim të mundimshëm,

johuman apo fyes”739. Kjo normë është me karakter ekstensiv që do të thotë se nuk ka të

bëjë vetëm për organet e shtetit, por për të gjitha subjektet, të cilët mundet të vijnë të

situatë të aplikojnë sjellje të atillë. Gjithashtu, të rëndësishëm janë edhe neni 2 dhe 3 të

Ligjit të Policisë, sipas të cilit organet punëve të brendshme duhet të mbrojnë dhe

respektojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve740.

Kur flitet lidhur me aplikimin e metodave të palejuara gjatë marrjes së deklaratave të

personave nga ana e organeve të shtetit , LPP parashikon:

Grumbullimi i informacioneve nuk guxon të mblidhet me detyrim;

I dyshuari dëgjohet në mënyrë të njerëzishme dhe duke respektuar personalitetin e

tij;

Ndaj të dyshuarit nuk guxon të aplikohet dhuna, kanosja, premtimi, ofrimi ( të

ndonjë favori ) apo ndonjë mjet tjetër i ngjashëm;

Është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj përdorimi i çdo lloj të dhunës ndaj

personit që i është privuar apo kufizuar liria, si dhe çdo pranim me detyrim apo

deklarim i të dyshuarit apo çdo personi tjetër që është pjesë e procesit;

Nuk është e lejuar që ndaj të dyshuarit, të akuzuarit apo dëshmitarëve të aplikohet

intervenim mjekësor apo t’u jepet mjete të atilla, që do të ndikojnë në vetëdijen

dhe vullnetin e tyre gjatë deklarimit.

Të dyshuarit duhet t’i parashtrohen pyetje të qarta, të sakta dhe të përcaktuara,

ashtu që ai t’i kuptojë plotësisht. Gjatë dëgjimit nuk lejohet të nisemi nga ajo

sikur i dyshuari ka pranuar diçka që nuk ka pranuar, as të parashtrohet pyetje në të

cilën do të jetë pjesë e përmbajtjes së sajë edhe përgjigja se si duhet të përgjigjet

( neni 257 )741.

739 Shih: Dokumentit mbi të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Lirive Qytetare. 740 Shih: Ligji i Policisë, R.M, Sluzhben Vesnik na Republika Makedonia, broj 114, 3 Noemvri 2006. 741 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 242: Emin HUSEINI

242

4. Ndalesat që janë të përfshira në dokumentet ndërkombëtare

Dokumentet ndërkombëtare nuk përmbajnë norma lidhur me mbledhjen e

informacioneve nga qytetarët për nevojat e procedurës penale, por përmbajnë norma

lidhur me veprimet e policisë gjatë hetimit të veprave penale, veprimet lidhur me

burgosjen e personave dhe norma lidhur me të drejtat e qytetarëve që duhet të

respektohen nga organi që grumbullon këto informacione742. Nga dokumentet

ndërkombëtare normat e të cilave në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo kanë të bëjnë me

marrjen e deklaratave nga personat janë:

Deklarata universale mbi të drejtat e njerëzve743 e cila në nenin. 5. thekson:

“Askush nuk guxon t’i nënshtrohet mundimit apo mizorisë, trajtimit johuman

dhe poshtërues gjatë procesit apo dënimit”.

Deklarata lidhur me mbrojtjen e të gjitha personave nga mundimi dhe nga

format tjera të mizorisë, njerëzore dhe poshtëruese gjatë veprimeve apo

dënimit 744 e cila në nenin. 2. thotë: “Çdo mundim apo tjerët mizori, johumane

apo poshtërues të veprimit apo dënimit paraqet krim mbi dinjitetin njerëzor dhe

duhet të gjykohet si diskreditim i qëllimeve të Përcaktimeve të Kombeve të

Bashkuara, si dhe shkelje e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, e

deklaruar në Deklaratën Universale mbi të drejtat e njeriut”.

Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër mundimit dhe mizorive tjera,

veprimeve johumane apo dënimeve poshtëruese745 e cila në nenin. 2. thotë:

“Çdo shtet anëtar duhet të ndërmerr masa efikase ligjore, administrative,

gjyqësore dhe të tjera për të parandaluar veprimet e mundimshme... pavarësisht

rrethanave të jashtëzakonshme, qoftë gjendje lufte, apo kanosje për luftë, jo

stabilitet i brendshëm politik apo çdo lloj rreziku tjetër i përgjithshëm, nuk

guxon të jetë pretekst për mundim”.

742 Shih: Krapac, D.: Policijcke ovlasti u izvidima kazneni djela u Republici Hrvackoj, navedeno prema:

Kecic, T.; Aktivnost organa unutrashnji poslova u prikuplanju obaveshtenja od graxhana, Zbornik padova

VSHUP broj 7, 2003, fq. 156. 743 Shih: Rezoluta e miratuar nga asamblea Gjenerale e Kombeve të Bashkuara 217A (III) të 10. dhjetorit

1948. 744 Shih: E miratuar nga ana e asamblea Gjenerale të Kombeve të Bashkuara 9. dhjetor 1975, rezoluta me

numer 3452 (XXX). 745 Shih: Rezoluta e miratuar 39/46 nga asamblea Gjenerale e Kombeve te Bashkuara, 10. dhjetor 1984, ka

hyre ne fuqi 26.qershor 1986.

Page 243: Emin HUSEINI

243

Traktati ndërkombëtar lidhur me të drejtat qytetare dhe politike746 e cila në

nenin. 7. midis tjerash thekson se: “askush nuk guxon të aplikojë mundimin apo

barbarinë, veprime johumane dhe dënim poshtërues”.

Konventa Evropiane për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut 747, e cila në nenin. 3. thekson se askush nuk guxon t’i nënshtrohet mundimit,

veprimeve johumane apo dënimit poshtërues.

5. Disa metoda të palejuara për marrjen në pyetje e të dyshuarit

Nga përpjekja për të arritur deri te e vërteta, pjesëtarët e policisë shërbehen me mjete

dhe metoda të ndryshme. Disa nga ato nuk rrezikojnë integritetit fizik dhe shpirtëror të

njeriut, për dallim nga këto disa të tjera këtë e bëjnë. Shikuar në aspekt historik për nga jo

humaniteti i tyre konkretisht theksohen ato mjete dhe metoda, të cilat janë aplikuar në

procedurën inkuizitore. Për dallim nga mesjeta, sot zhvillimi i shkencës dhe teknikës

mundëson shfaqjen e metodave të reja, të sofistikuara, por për nga mizoria janë të

ngjashme me ato të mesjetës. Ato metoda janë aplikimi i aparateve të ndryshme elektrike

dhe elektronike, të cilat provokojnë mundime të mëdha. Ku të cilat shpeshherë nuk lejnë

gjurmë të dukshme nga aplikimi i tyre, dhe si pasojë kanë që përdorimi i tyre vështirë do

të provohet apo argumentohet. Esenca e aplikimit të tyre mbetet e njëjtë, ato rrezikojnë

integritetin fizik dhe shpirtëror të njeriut dhe ndonjëherë aplikimi i tyre shkon deri atje që

njeriut t’i marrë edhe jetën.

Shikuar në aspekt gjeneral, gjatë procesit të marrjes në pyetje metodat e palejuara

përdoren më qëllim:

1. për fitimin e pranimit të veprës nga i dyshuari;

2. për marrjen e informacioneve të tjera relevante;

3. detyrimin e të dyshuarit për bashkëpunim;

4. frikësimin e të dyshuarit, ashtu edhe të personave të tjerë për t’i detyruar të

pranojnë ndonjë fakt të caktuar;

5. për t’i shkaktuar vuajtje dhe dhembje të dyshuarit si formë e sanksionit 748.

Kur flitet lidhur me metodat e palejuara të marrjes në pyetje të të dyshuarit në

dispozitat ligjore në të shumtën e rasteve theksohen: mundimi i të dyshuarit,

narkoanaliza, mashtrimi, kanosja dhe hipnoza ( neni 257 )749.

746 Shih: E miratuar dhe e hapur per ratifikim nga asamblea Gjenerale e Kombeve te Bashkuara 2200 A

(XXI) nga 16. dhjetor e vitit 1966, kurse ka hyre ne fuqi 23. mars te vitit 1976. 747 Shih: E miratuar ne 04. 11. 1950 dhe e plotesuar me normat e Protokolit nuker 3 e cila ku hyre ne fuqi

21. 03. 1970. dhe Protokoli nuker 5 I cili ka hyre ne fuqi 20. 12. 1971. 748 Shih: Vucinic, N.. Osnovi ludskih prava i sloboda, CID, Podgorica, 2001, fq. 73. 749 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 244: Emin HUSEINI

244

5.1. Tortura

Tortura ( mundimi ) paraqet njërën nga metodat më brutale që përdoret me qëllim të

fitimit të deklaratës. Mundimi si metodë për fitimin e deklaratës është paraqitur që në

kohën e Perandorisë Romake, gjersa gjatë procedurës inkuizitore kjo metodë arrin formën

e vet të plotë750. Gjatë fillimit të shekullit XIX. dhe me heqjen apo shfuqizimin e

procedurës inkuizitore, kjo metodë shumë më rrallë aplikohej, ashtu që gjatë fundit të

shekullit XIX., ajo ka qenë e shfuqizuar në pjesën më të madhe të shteteve evropiane751.

Për fat të keq, edhe pse kjo metodë ka qenë karakteristikë e së kaluarës, në shekullin

XXI., nuk mundemi të themi se plotësisht e kemi flakur, për arsye se edhe sot, edhe pse

rrallë herë. Kjo metodë ende gjen aplikim, para se gjithash në regjimet totalitare apo

autokratike, dhe ndonjëherë edhe në shtetet me sistem demokratik.

Ekzistojnë definicione të ndryshme lidhur me mundimin. Kështu, Konventa e

Kombeve të Bashkuara kundër Mundimit dhe Mizorive tjera, Veprimeve Johumane apo

Dënimeve Poshtëruese, mundimin e definon si akt i çfarë do lloji, me anë të të cilit i

shkaktohen dhembje apo vuajtje, qoftë fizike apo shpirtërore, ndonjë personi me qëllim të

marrjes së ndonjë informacioni apo pranimit të veprës752.

Deklarata Lidhur me Mbrojtjen e të Gjitha Personave nga Mundimi dhe nga Format

tjera të Mizorisë, Njerëzore dhe Poshtëruese Gjatë Veprimeve apo Dënimit, mundimin e

definon si veprim i çfarë do lloji, me të cilin personat zyrtarë apo person tjetër, i shkakton

dhembje të rënda apo vuajtje të rënda, qofshin fizike apo mentale, me qëllim që nga ai të

marrë ndonjë informacion apo pranim të veprës penale753.

Kur flitet lidhur me nocionin torturë, mundet të dallohen mundim në kuptim të gjerë dhe

të ngushtë të fjalës. Mundim në kuptim të gjerë të fjalës përfshin veprimet dhe dënimet

johumane dhe mizore. Dallimi esencial midis mundimit në kuptim të ngushtë të fjalës

dhe këtyre veprimeve të lartpërmendura shihet në:

intensitetin e shkaktimit të dhembjes dhe vuajtjes; dhe

raportin midis hetuesit dhe të dyshuarit ( te veprimi johuman kontakti fizik mbi të

dyshuarin është më pak i shprehur sesa në rastin e mundimit )754.

750 Shih: Sahiti, E., Argumentimi në Procedurën Penale, Prishtinë, 1999, fq. 34-37. 751 Shih: Po aty. 752 Shih: Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Mundimit dhe Mizorive tjera, Veprimeve Johumane

apo Dënimeve Poshtëruese. 753 Shih: Deklarata Lidhur me Mbrojtjen e të Gjitha Personave nga Mundimi dhe nga Format tjera të

Mizorisë, Njerëzore dhe Poshtëruese Gjatë Veprimeve apo Dënimit. 754 Shih: Belenski, C.. Odbrana okrivlenog u krivicnom postupku, JPKK, 4/1999, fq. 166.

Page 245: Emin HUSEINI

245

Në një rast Komiteti për të Drejtat e Njeriut theksoi, veprimet johumane janë më

shumë të lidhura dhe të shprehura me kushtet joadekuate të privimit të lirisë, vendosja

joadekuate në ato institucione, ushqimi, numri i madh i të burgosurve në hapësira të

papërshtatshme, sesa me aplikimin aktiv të dhunës nga ana e personave zyrtarë ndaj të

dyshuarve755.

Deklaratat e fituara me anë të mundimit nuk mundet të përdoren si provë relevante as

të prodhojë çfarë do lloji të veprimit juridik, kurse shfrytëzimi eventual i saj në këtë

kontekst paraqet shkelje të parimit të ligjshmërisë dhe gjykimit të drejtë. Kur intervistimi

ose marrja në pyetje është zbatuar në kundërshtim me paragrafin 4. të këtij neni,

procesverbali i intervistimit ose marrjes së tillë në pyetje është i papranueshëm ( neni 257

paragrafi 6 )756.

5.2. Narkoanaliza dhe lobotomia

Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që të ndikohet në lirinë e të

pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet

keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës,

shtrëngimit ose hipnotizimit ( neni 257 paragrafi 4.1 )757.

Esenca e aplikimit të narkoanalizës dhe lobotomisë, si metoda për grumbullimin e

dëshmive, përbëhet nga marrja në pyetje të dyshuarin, pasi që atij përkohësisht apo në

vazhdimësi (sa do të zgjas procesi) i merret liria e vullnetit dhe kontrollimi i vetëdijshëm.

Narkoanaliza përbëhet nga përdorimi i mjeteve narkotike, të cilat mjete do të ndikojnë

në zvogëlimin e funksioneve kontrolluese të sistemit nervor, me të cilën gjë provokohet

censurim me vetëdije758. Efektet që lindin nga përdorimi i mjeteve narkotike janë:

rezistimi i personit zvogëlohet, humbet turpi, folje e pakontrolluar, zvogëlimi i

vetëkritikës759. Nakoanaliza nuk guxon të aplikohet edhe në raste kur personi ndaj të cilit

duhet të aplikohet, për këtë është pajtuar apo për të kanë kërkuar vetë.

Narkoanalizën duhet ta dallojmë nga narkodiagnoza, e cila përkufizohet si veprim

diagnostik, i cili përdoret për të vërtetuar gjendjen shpirtërore të personit, konkretisht,

nëse ai simulon sëmundje shpirtërore.

Pra, narkoanaliza si metodë për marrje në pyetje të dyshuarin është e ndaluar me ligj,

kurse narkodiagnoza është e lejuar në raste, kur të dyshuarit duhet t’i bëhen analiza të

ndryshme mjekësore ( gjaku, urina ) me qëllim për të konstatuar ndonjë gjendje faktike.

755 Shih: Komiteti për të Drejtat e Njeriut. 756 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 757 Shih: Po aty. 758 Shih: Sahiti, E., Argumentimi në Procedurën Penale, Prishtinë, 1999, fq. 143. 759 Shih: Po aty, fq. 143-145.

Page 246: Emin HUSEINI

246

Lobotomia paraqet ndërprerjen e rrugëve nervore midis pjesës frontale të trurit

talamusit dhe hipotalamusit, me qëllim që të arrihet përparim në shërimin e sëmundjeve

të rënda shpirtërore760.

Zbuluesi i lobotomisë është psikiatri portugez Antonio Egas Moniz, i cili për këtë

zbulim fitoj Çmimin Nobël për mjekësi në vitin 1949 761. Pas suksesit fillestar gjatë atyre

viteve të shekullit të kaluar, lobotomia u bë objekt i shumë kritikave të ndryshme, për

shkak të asaj se ndryshon personalitetin e njeriut, krijon njerëz apatik, të pavullnetshëm

dhe indiferent. Sot, kjo metodë aplikohet vetëm në raste të veçanta, edhe atë vetëm në

raste të ndonjë sëmundjeje të rëndë shpirtërore dhe, në rastet kur metodat e përdoruara

konvencionale nuk kanë pasur sukses. Ashtu si narkoanaliza, edhe lobotomia është e

ndaluar me ligj të aplikohet gjatë procesit të marrjes në pyetje.

5.3. Mashtrimi, kanosja dhe hipnoza

Mashtrimi është informacion i rrejshëm, i cili me vetëdije i jepet të dyshuarit si

informacion, me qëllim që i dyshuari të vijë në huti762. Gjatë procesit të marrjes në pyetje

mashtrimi më së shpeshti paraqitet në formë të premtimeve të rrejshme që i jepen të

dyshuarit ( se do t’i falet dënimi, apo do t’i zvogëlohet dënimi etj. )763. Praktika ka treguar

se të dyshuarit shpeshherë kanë treguar vullnet të pranojnë veprën apo të bashkëpunojnë,

nëse do të fiton diçka në kthim. Mashtrimi ekziston edhe në raste, kur të dyshuarit do t’i

premtohet zvogëlimi i dënimit nëse do të pranonte veprën, edhe në rastet kur me ligj ky

premtim do të jetë i realizueshëm, por shfrytëzimi i kësaj mundësie nuk varet nga ai që

drejton hetimet, por nga gjykata.

Në teorinë kriminalistike bëhet dallim midis dinakërisë dhe mashtrimit, kufiri midis

këtyre dy veprimeve është shumë lehtë për t’u përcaktuar. Nëse gënjeshtra do të jetë në

masë më të madhe dhe do të ndikojë dukshëm në vullnetin e të dyshuarit, në këtë rast

kemi të bëjmë me mashtrim. Nëse kjo nuk do të ndodh, por kemi të bëjmë me gënjeshtër

të vogël, që nuk do të ketë ndikim vendimtar në vullnetin e të dyshuarit, ky lloj mashtrimi

do të ishte i lejuar. Kurse në anën tjetër, dinakëria mundet të aplikohet gjatë procesit të

marrjes në pyetje, vetëm nëse do të bazohet në prezantimin e provave dhe fakteve të

vërteta, në të kundërtën nuk është e lejuar.

Aplikimi i dinakërisë dhe mashtrimit nga ana e policisë gjatë procesit të marrjes në

pyetje shpeshherë ka qenë objekt i sulmit dhe kontestimit. Gjatë këtyre rasteve më së

shumti janë potencuar këto argumente:

760 Shih: Sahiti, E., Argumentimi në Procedurën Penale, Prishtinë, 1999, fq. 148-149. 761 Shih: Wikipedia. 762 Shih: Sahiti, E., Argumentimi në Procedurën Penale, Prishtinë, 1999, fq. 126-127. 763 Shih: Po aty.

Page 247: Emin HUSEINI

247

‘’Mundësi të barabarta’’764 – Aplikimi i dinakërisë i jep policisë përparësi të

madhe, ashtu që i dyshuari do të ketë mundësi shumë të vogël që t’i shmanget

pranimit të veprës penale ( nënkuptohet nëse i dyshuari do të jetë kryerësi i vërtetë

). Të dyshuarit i jepen disa të drejta ( e drejta për mbrojtje, e drejta për heshtje... )

mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme që të mundemi të flasim për barabarësinë e

tyre. Megjithatë, ky argument nga i dyshuari nuk mund të pranohet, sepse nuk

është në interes të shoqërisë që policia dhe i dyshuari të jenë në pozicion te

barabartë.

‘’Barabarësia midis të dyshuarve’’765 – Esenca e këtij argumenti shihet në atë se

disa kryerës të veprave penale janë më inteligjent, më me përvojë dhe me vetë

këtë në masë më të madhe janë më të përgatitur t’i rezistojnë “presionit” të

policisë gjatë procesit të dëgjimit. Ithtarët e këtij mendimi theksojnë se nuk është

e ndershme që policia të shfrytëzojë potencialin psikologjik të ulët të të

dyshuarve. Në shikim të parë kjo do të thotë që të gjitha të dyshuarit duhet të jenë

në mënyrë të barabartë të vetëdijshëm për të drejta e tyre. Por, nëse çështja do të

trajtohet pak më gjerësisht, kjo do të thotë që të dyshuarit jo inteligjent dhe naiv të

jenë të barabartë në procedurë para policisë me ato që janë inteligjent dhe me

përvojë. Kjo thjeshtë nuk është e mundur. Megjithatë, duhet të pranojmë se ky

argument mundet të vijë në shprehje nëse flasim për personat me çrregullime

mentale, por këtë kategori në masë të madhe e mbrojnë normat ligjore.

“Besimi”766 - Esenca e këtij argumenti qëndron në atë se punonjësi operativ nuk

guxon të shërbehet me dinakëri, sepse kjo mundet të vështirësojë procesin e

vendosjes së besimit me të dyshuarin. Në këtë kuptim autori D. Modli thekson:

“Pyetësi nuk guxon asnjëherë të mashtrojë, nëse pyetësi do të kapet duke gënjyer,

ai do të humbasë autoritetin dhe do të ndërpresë çdo bashkëpunim me të

dyshuarin767.

“Dinjiteti”768 – Baza e këtij argumenti shihet në atë se presioni ndaj të dyshuarit

për t’u përgjigjur në pyetjet tejmase të rrepta, duke i sugjeruar atij se nuk është

person i ndershëm, nëse nuk pranon. Me këtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë

sulmohet dinjiteti i të dyshuarit.

“Arsyet morale”769 – Ky argument mbështet mbi arsyen se mashtrimi duhet të

ndalohet, jo për shkak se me të ushtrohet presion ndaj të dyshuarit për pranim, por

764 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 253. 765 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 253. 766 Shih: Po aty. 767 Shih: Modli, D.. Cinjenice o nameri ubojstva, Securitas, BiH, Sarajevo, 2002, fq.238. 768 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 254-255. 769 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 254-255.

Page 248: Emin HUSEINI

248

për shkak se ato metoda nuk janë dinjitoze për një organ shtetëror ( për shembull,

nuk është dinjitoze që organi që drejton hetimet t’i thotë të dyshuarit se

bashkëpjesëmarrësit e tij në këtë vepër e kanë pranuar veprën, domethënë ta

mashtrojë për diçka të këtillë, edhe pse kjo nuk është e vërtetë. Apo t’i premtojë

atij se nuk do të dënohet nëse e pranon veprën, edhe pse organi hetimor e di se ky

premtim nuk mund të realizohet etj ). Organi shtetëror nuk mundet të shërbehet

me mjete të këtilla jodinjitoze, sepse kjo mundet të ketë ndikim negativ te i

dyshuari. Sepse ai nga kjo mënyrë do të vërejë se organi i procedurës penale apo

parapenale nuk zgjedh mjete, kur dëshiron të arrijë ndonjë qëllim, dhe kjo gjë të

dyshuarin mundet ta forcojë edhe më shumë në qëndrimin e tij mohues.

“Arsyet juridike apo ligjore”770 – Arsyet e këtij argumenti bazohen në atë se

mashtrimi është i ndaluar me ligj. Andaj edhe organi shtetëror nuk e ka të lejuar të

mashtrojë edhe për kundër qëllimit që ai ka, pra të zbulojë veprën penale.

“Rreziku nga ndikimi sugjestiv”771 – Esenca e këtij argumenti se disa persona që

janë sugjestibil ( persona me vlera të pakta, të miturit, apo personat që në

momentin e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën ndikimin e mjeteve narkotike

) mashtrimi ndaj këtyre duke ua prezantuar disa faktet jo të vërteta si të vërteta,

mundet këto personi t’i çojë në hamendje, dhe nga kjo gjendje të japin pranim të

rrejshëm.

“Pragmatizmi”772 – Arsyeja e këtij argumenti qëndron në atë se nëse policia do

lejonte të shërbehet me sajime apo mashtrime gjatë procesit të dëgjimit, kjo mund

të na çonte deri te “praktika e mashtrimit” praktikë që ndoshta do të vinte në

shprehje edhe në ndonjë situatë tjetër ( për shembull, dëshmia e rrejshme para

gjykatës...).

Kanosja paraqet metodë me anë të së cilës të dyshuarit do t’i vendoset në pah e keqja

apo pasoja e veprës, e cila do të jetë e përshtatshme që të ndikojë në vullnetin e tij ashtu

që ai të pranojë veprën773.Midis mashtrimit dhe kanosjes nuk ekziston ndonjë dallim

esencial. Për shembull, premtimi ndaj të dyshuarit se do t’i zvogëlohet dënimi nëse

pranon veprën penale, në esencë paraqet një lloj kanosje implicite se nëse nuk pranon do

të fitojë dënim më të rëndë.

Hipnoza paraqet gjendje e ndryshimit dhe kufizimit të vetëdijes, ku më pas personi

është i përshtatshëm kryesisht për sugjestim774. Gjatë marrjes në pyetje hipnoza jep

rezultate të dobëta për shkak të rezistimit dhe gjendjes së papërshtatshme të të dyshuarit

për t’u hipnotizuar. Aplikimi i kësaj metode nuk është i lejuar, sepse çdo lloj i tentimit

për t’u ndikuar në vullnetin dhe vetëdije e të dyshuarit do të thotë kufizim i të drejtave të

tij. Gjatë çdo intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që të ndikohet në:4.1. liria e të

pandehurit për të formuluar dhe shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet

770 Shih: Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation, second edition,

CRC Press, 2002, fq 76. e thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992, fq. 254-255. 771 Shih: Po aty. 772 Shih: Po aty. 773 Shih: Sahiti, E., Argumentimi në Procedurën Penale, Prishtinë, 1999, fq. 133. 774 Shih: Po aty.

Page 249: Emin HUSEINI

249

keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar, ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës,

shtrëngimit ose hipnotizimit ( neni 257 paragrafi 4 )775

6. Deri ku janë kufijtë e “presionit” ndaj vullnetit të të dyshuarit gjatë

procesit të marrjes në pyetje

Kur flitet lidhur me marrjen në pyetje e të dyshuarit mundet të dallohen tri situata:

1. I dyshuari dëshiron të ofrojë deklarim të plotë dhe të vërtetë lidhur me veprën

penale për shkak të të cilës merret në pyetje776.

Situata të këtilla janë shumë të rralla dhe në të shumtën e rasteve fjala është në rastet,

kur i dyshuari ndien ngarkesë në ndërgjegjen e tij, për shkak të kryerjes së veprës penale,

ose në rastet kur tek ai ekziston bindja se fajësia e tij është e argumentuar dhe provuar,

kështu që çdo lloj i rezistimit do të jetë i kotë.

2. I dyshuari nuk dëshiron asgjë të deklarojë dhe, nëse diçka do të deklarojë, ajo

do të jetë larg nga e vërteta777.

Kjo kategori e të dyshuarve, pavarësisht nga provat që qëndrojnë kundër tyre dhe

taktikës që punonjësi operativ do të aplikojë gjatë procesit të dëgjimit, këto nuk

deklarojnë asgjë. Te kjo kategori e të dyshuarve ndodhin raste që punonjësit e policisë të

revoltuar nga shkaku se nuk munden t’u nxjerrin asnjë fjalë gjatë procesit të dëgjimit,

përdorin ndonjëherë edhe metoda të palejuara ( shuplaka dhe të ngjashme )

3. I dyshuari i cili pa dëshirë dhe vullnet deklaron të vërtetën778.

Ato të dyshuar që bëjnë pjesë në këtë kategori gjatë procesit të marrjes në pyetje,

shpeshherë deklarojnë pjesë të madhe të të vërtetës, kurse ndonjëherë edhe të tërën. Në

rastet kur i dyshuari që marret në pyetje nuk dëshiron të deklarojë, parimisht dëgjimi i tij

do të realizohet duke aplikuar forma të caktuara të “presionit”. Nëse “presioni” do të jetë

që me anë të tij do të shkelen liritë dhe të drejtat e të dyshuarit, ajo formë do të jetë e

ndaluar me ligj, në të cilin rast fitimi i deklaratës në atë formë ( duke shkelur lirit dhe të

drejtat e të dyshuarit ) nuk do të ketë asnjë vlerë, kurse pjesëtarët e policisë që e kanë

aplikuar mundet të mbajnë përgjegjësi për shkak të veprimeve të atilla. Mu për këtë, me

të drejtë parashtrohet pyetja se ku është kufiri midis metodave të lejuara dhe të palejuara

të “presionit” mbi të dyshuarin gjatë procesit të marrjes në pyetje?

775 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 776 Shih: Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in central eastern

Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996, fq. 185. 777 Shih: Po aty. 778 Shih: Po aty, fq. 185-186.

Page 250: Emin HUSEINI

250

Në rastet kur ligji në mënyrë taksative ndalon disa veprime të caktuara të policisë,

gjegjësisht veprime gjatë procesit të marrjes në pyetje, në këtë pyetje nuk është vështirë

për t’u përgjigjur. Kurse në rastet tjera ku nuk përfshihen me ligj, dhënia e kësaj

përgjigjeje është shumë e rëndë, sepse nuk ekziston mënyrë për t’u matur intensiteti i një

presioni të caktuar. Duke u përpjekur të ofrojë përgjigje lidhur me pyetjen se cilat janë

ato veprime të palejuara të policisë ndaj të dyshuarit gjatë procesit të marrjes në pyetje,

autori Richard Leo thekson 10 kushte, ku vetëm njëra nga këto të plotësohet, do të jetë e

mjaftueshme që dëgjimit të karakterizohet si i detyrueshëm, a me vetë këtë edhe i

ndaluar ligjërisht. Fjala është për këto kushte vijuese:

policia nuk e ka njoftuar të dyshuarin me të drejtat e tij;

policia nuk i ka mundësuar të dyshuarit të shfrytëzojë të drejtat që me ligj i

takojnë;

policia e ka prekur të dyshuarin në mënyrë armiqësore;

i dyshuari ka qenë i eksponuar në vuajtje fizike dhe psikike të dukshme;

kanosja fizike dhe psikike;

policia të dyshuarit i ka premtuar ndonjë favor si shpërblim për pranimin e

fajësisë;

privimi i të dyshuarit nga disa nevoja ekzistenciale ( ushqimi, uji...);

mënyra e pyetësit ndaj të dyshuarit ka qenë agresive dhe armiqësore;

marrja në pyetje ka zgjatur shumë gjatë ( më shumë se 6 orë );

vullneti i të dyshuarit ka qenë e mposhtur nga ana e një apo më shumë

faktorëve779.

Mbisundon qëndrimi se palejueshmëria e një metode duhet të vlerësohet mbi bazën e

asaj se, në cilën masë ajo metodë ka ndikuar në vullnetin e të dyshuarit. Domethënë,

ekziston mendimi se liria e vullnetit e të dyshuarit është kategori absolute si dhe, në

harmoni me këtë, mbi të nuk guxon të ushtrohet asnjë lloj i ndikimit780. Gjatë çdo

intervistimi ose marrjeje në pyetje ndalohet që: liria e të pandehurit për të formuluar dhe

shprehur mendimin e tij të ndikohet nëpërmjet keqtrajtimit, lodhjes së shkaktuar,

ndërhyrjes fizike, përdorimit të drogës, torturës, shtrëngimit ose hipnotizimit ( neni 257

paragrafi 4 )781. Në anën tjetër, ekziston mendimi se policisë dhe organeve të hetimit nuk

mundemi t’ua privojmë mundësinë për të ndikuar te i dyshuari, që ai vullnetarisht të

bashkëpunojë me këto organe. Kështu që, si qëndrim i drejtë llogaritet ai ku në vullnetin e

të dyshuarit mundet të ndikohet, por deri në kufij të caktuar. Shpeshherë këto kufij

përcaktohen nga kërkesa se deklarimi i të dyshuarit nuk guxon të merret duke aplikuar

detyrimin, dhunën apo kanosjen, dhe ai detyrimisht duhet të jepet vetëm me vullnet. Nga

vetë kjo parashtrohet edhe pyetja: Kur ndonjë deklarim të të dyshuarit mundemi ta

llogarisim të dhënë me vullnet?

Deklaratë e dhënë me vullnet përcaktohet ajo deklaratë, e cila ka lindur si rezultat i

intelektit racional dhe vullnetit të lirë. Megjithatë, këtij përcaktimi mundet t’i drejtohen

vërejtje të caktuara. Domethënë, nëse do të pranohej një përcaktim i këtillë të deklarimit

779 Shih: Leo, R.: Inside the interrogation room, Journal of Criminology, Chicago, Winter 1996, fq. 232. 780 Shih: Po aty. 781 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 251: Emin HUSEINI

251

të të dyshuari me vullnet dhe racionalitet, atëherë pjesëtarët e policisë shumë vështirë do

të arrinin deri te pranimi, duke i plotësuar këto kushte782. Domethënë, në atë se a është

deklarata e të dyshuarit me detyrim apo jo, ndikojnë para se gjithash, fjalët dhe

veprimet e policisë, i cili drejton procesin e marrjes në pyetje. Kurse të gjitha rrethanat

tjera si pleqëria, inteligjenca, arsimimi dhe karakteristikat tjera të personalitetit të të

dyshuarit do të jenë të rëndësishme edhe ato në deklarimin e tij. Por, fakt është se

procesi i dëgjimit nuk është i rehatshëm dhe i këndshëm dhe nga vetë kjo, edhe sjellja e

punonjësit operativ nuk është e detyrueshme të jetë sjellje miqësore dhe e këndshme

kundrejt të dyshuarit, sepse ajo punë është punë zyrtare, e cila ndërmerret me qëllim të

qartë e që është vërtetimi i të vërtetës.

Në fund, mundet të konstatohet se liria e vullnetit e të dyshuarit nuk është kategori

absolute. Pjesëtarët e policisë mundet gjatë procesit të marrjes në pyetje, duke aplikuar

taktika të ndryshme të “shtypin” vullnetin e të dyshuarit, duke u përpjekur që të arrijnë

deri te e vërteta. Megjithatë, ai “presion” ka kufijtë e vet, disa nga të cilët kanë dalë si

rezultat i përcaktimeve kushtetuese, si dhe disa nga normat dhe aktet tjera ligjore ( LPP )

dhe këto kufij duhet të jenë në harmoni me këtë platformë ligjore. Në të gjitha raste tjera,

ku ligji nuk ka përcaktuar ndalesa, kufijtë e “presionit” ndaj të dyshuarit përcaktohet mbi

bazën e lirive dhe të drejtave, që i takojnë çdo njeriu si qenie e gjallë. Çdokush që do t’i

tejkalojë këto kufij, duhet të mbajë përgjegjësi, kurse deklarata e fituar në atë mënyrë nuk

guxon te ketë asnjë vlerë. Kur intervistimi ose marrja në pyetje është zbatuar në

kundërshtim me paragrafin 4. të këtij neni, procesverbali i intervistimit ose marrjes së

tillë në pyetje është i papranueshëm ( neni 257 paragrafi 6 )783.

782 Shih: Leo, R.: Inside the interrogation room, Journal of Criminology, Chicago, Winter 1996, fq. 234. 783 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 252: Emin HUSEINI

252

KONKLUZIONET

Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda

një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila

do të vendosë si për mosmarrëveshjet në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës

civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale në ngarkim të tij. Vendimi duhet

të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe publikut

gjatë tërë procesit ose gjatë një pjese të tij, në interes të moralit, të rendit publik ( neni

6 )784. Legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të

barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme

të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutës e të

ligjeve të Shtetit ( neni 1 )785.

Policia do të përforcojë demokracinë, ligjshmërinë, dhe rendin juridik në një shtet,

nëse në aktivitetin e tyre të përditshëm do t’u përgjigjen nevojave të publikut, dhe do të

përdorin autoritetin e shtetit në interes të popullit. Ky organ është manifestim më i

dukshëm i autoritetit shtetëror dhe detyrat e tyre parësore janë:

ruajtja e rendit dhe ligjit, dhe qetësisë publike,

ruajtja dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut,

parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit, dhe

dhënia e ndihmës dhe shërbimi ndaj publikut ( neni 10 )786.

Në ushtrimin e detyrave të veta policia duhet të demonstrojë etikë, profesionalizëm,

dhe integritet, sepse ato posedojnë pushtet të veçantë për të hequr përkohësisht lirinë e

qytetarëve, të kufizojnë liritë dhe të drejtat e tyre, dhe në rrethana të veçanta të përdorin

edhe forcën. Prandaj punonjësit e policisë këto detyra duhet t’i përmbushin në harmoni

me standardet universale mbi të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtave politike. Kudo

në botë policia është nën presionin e luftimit të kriminalitetit, dhe kërcënimeve që i

kanosen sigurisë ndërkombëtare dhe kombëtare nga ai. Megjithatë, policia është e

obliguar të operojë në përputhje me ligjet vendore, dhe standardet ndërkombëtare që kanë

të bëjnë me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut787.

Legjislacioni dhe rregulloret që rregullojnë detyrat dhe veprimtarinë e policisë duhet

të jenë të qarta, të sakta, dhe të hapura për publikun, sepse vetëm atëherë do të mbyllim

784 Shih: Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore, Ndryshuar me Protokollin numër 1,

4, 6, 7, 12 dhe 13. Romë, 04-11-1950. 785 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 786 Shih: Ligji i Policisë së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-076, 2 mars 2012. 787 Shih: United Ntions, International Covenant of Civil and Political Rights ( shenimi 5 ), neni A 3; CSCE,

Conference of Secyrity and Cooperation in Europe. Final akc, Helsinki, 1975, Kreu 1, Neni VII, Fq, 7.

Page 253: Emin HUSEINI

253

mundësinë që policia të abuzoj dhe t’i tejkalojë kompetencat e veta, të cilat tejkalime do

të ishin në dëm të lirive dhe të drejtave të njeriut. Policia në çdo rast është e detyruar të

zbatojë ligjin pavarësisht nga pozita shoqërore, apo përkatësia politik e një të dyshuar788.

Në përputhje me parimin demokratik të barazisë para ligjit, policia ka obligim që të

mbrojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët, pa diskriminim dhe dallim race, gjuhe,

seksi, përkatësie fetare dhe etnike, bindje politike etj. Edhe gjatë punëve hetimore,

punonjësit e policisë duhet të respektojnë parimin e prezumimit të pafajësisë, dhe parimin

për një proces të drejtë hetimor. Çdo person i dyshuar ose që akuzohet për vepër penale

konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë

të gjykatës. Mëdyshjet lidhur me ekzistimin e fakteve të rëndësishme për çështjen ose për

zbatimin e ndonjë dispozite të ligjit penal interpretohen në favor të të pandehurit dhe të

drejtave të tij sipas këtij Kodi dhe sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës ( neni 3

paragrafi 1 dhe 2 )789. Sepse parimi i legalitetit, i prezumimit të pafajësisë, dhe i zbulimit

të të vërtetës materiale, janë kolonat mbi të cilat është e mbështetur demokracia

funksionale dhe shteti i së drejtës. Pa këto parime nuk mund të flasim për demokraci reale

dhe për shtet të së drejtës, por për demokraci formale dhe për shtet autokratik. Krejtësisht

e natyrshme, nëse respektimi i lirive dhe të drejtave është detyrim për shtetin, atëherë kjo

në rend të parë është obligim edhe për policinë. Policia është ajo pjesë e administratës

shtetërore që është në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, dhe mu për këtë duhet të jetë

më e kujdesshme në raport me liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Natyra e funksionit të policisë në mbrojtjen e lirive të njeriut, dhe vlerave të tjera

demokratike në një shoqëri bashkëkohore, buron nga natyra dhe esenca e vetë shtetit.

Domethënë, shteti si organizim shoqërorë më i fuqishëm është i vetmi që ka të legalizuar

të drejtën e përdorimit të forcës, dhe kjo forcë gjithmonë duhet të përdoret vetëm në rastet

kur është e parashikuar me ligj. Në sistemet e mirëfillta demokratike ku policia nuk i

tejkalon kompetencat e veta, legalizimi i forcës së shtetit nga qytetarët kuptohet si një

domosdoshmëri që policia të mbrojë sigurinë e qytetarëve, rendin juridik, zbulimin dhe

luftimin e kriminalitetit etj. Zyrtari policor zbaton parimet e përshtatshmërisë dhe

proporcionalitetit si një kufizim në ushtrimin e autorizimeve policore. Kur ndërmerr

masa parandaluese për ta kufizuar lirinë e personit, zyrtari policor duhet ta ketë parasysh

maturinë, shkallën e rrezikut dhe seriozitetin e kryerjes së veprës penale në atë situatë,

për ta përcaktuar shkallën e kufizimit të lirisë së personit në pajtim me ligjin. Autorizimet

e policisë ushtrohen vetëm atëherë kur është e domosdoshme, dhe vetëm deri në atë nivel

që nevojitet për t’i arritur objektivat ligjor të policisë me pasoja sa më pak të dëmshme

dhe për kohë sa më të shkurtër të mundshme ( neni 13 paragrafi 1,2,3 )790.

Roli dhe funksioni i policisë për të cilën sot flasim është e lidhur për shteteve

bashkëkohore dhe demokratike, në të cilat shtete të gjitha qytetarët janë të barabartë para

ligjit, dhe ku shteti funksionon mbi bazën e parimit të sundimit të shtetit të së drejtës. Në

788 Shih: Bruce/Nelid, The Police, That We Want ( shenimi 5 ), fq. 37; dhe Council of Europe, European

Code of Police Ethics ( shenimi 5 ). 789 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 790 Shih: Ligji i Policisë së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-076, 2 mars 2012.

Page 254: Emin HUSEINI

254

këto shtete, prioriteti i policisë në zbulimin dhe luftimin e kriminalitetit duhet të jetë në

nivel të barabartë edhe me prioritetin e respektimit të këtyre lirive dhe të drejtave.

Nën ndikimin e kinematografisë apo të filmave me karakter investigativ, në publik

është i përhapur mendimi se, kur të kryhet ndonjë vepër penale, policia duke këqyrur me

kujdes vendin e ngjarjes do të zbulojë ndonjë gjurmë e cila jo vetëm se do t’i çojë deri te

kryerësi i veprës penale, por me ato prova do të argumentohet edhe fajësia e tij.

Gjithashtu, kur të arrihet deri te kryerësi ai menjëherë është i gatshëm të deklarojë të

gjitha detajet e lidhjes së tij me veprën penale. Për fat të keq, në realitet situata është

krejtësisht ndryshe. Shkathtësitë apo arti i zbulimit të veprave penale dhe kryerësve të

tyre, krahas zhvillimit të shkencës dhe të arriturave teknike si dhe implementimi i tyre në

fushën e kriminalistikës, ende nuk është në atë nivel që gjithmonë të mundësojë zbulimin

e provave materiale me të cilat do të zbulohet kryerësi i veprës penale dhe të provohet

fajësia e tij.

Gjithashtu, ekzistojnë vepra të atilla penale në raport me të cilat nuk ekzistojnë prova

materiale ( shpifja... ). Në këto raste mënyra e vetme e zbulimit është marrja e deklaratës

nga personi i cili disponon me njohurit e nevojshme dhe të dobishme. Deklaratat e atilla

do të pohonin apo demantonin faktet relevante për zbardhjen e veprave penale dhe

argumentimin e fajësisë së kryerësve të tyre. Përveç kësaj, ato në mënyrë shumë të

suksesshme do të shërbenin edhe për gjetjen e provave tjera materiale të cilat prova do të

shërbenin si rrugë e sigurt drejt qëllimit final – vërtetimi i të vërtetës në procedurë penale.

Pjesa më e madhe e aktiviteteve të organeve të punëve të brendshme lidhur me

zbulimin, zbardhjen dhe argumentimin e veprave penale ka të bëjë me mbledhjen e

informacioneve të domosdoshme për këtë qëllim. Kur flasim lidhur me bisedën

informative me personat e dyshuar ( e cila është edhe objekt i këtij punimi ), kur kjo

bisedë do të realizohet duke respektuar normat ligjore kjo bisedë informative do të

fitonte karakter formal, që donë të thotë se deklarimi i fituar në atë mënyrë do të ketë

vlerë provuese. Pra, duhet të bëhet dallim midis bisedës informative me të dyshuarin

( deklarata e fituar nuk ka vlerë provuese ) dhe dëgjimi i të dyshuarit ( deklarata e fituar

në këtë mënyrë ka vlerë provuese ), ky dallim është vetëm i karakterit formal, ndërsa

dallime thelbësore nuk ekzistojnë sepse për zbatimin e këtyre punëve edhe të njërës edhe

të tjetrës pjesëtarët e policisë përdorin dijet dhe rregullat e njëjta kriminalistike.

Mënyrën se si ligji aktual i procedurës penale rregullon marrjen në pyetje e të

dyshuarit, nuk do ta kuptonim në mënyrë të plotë nëse nuk do të ktheheshim në të

kaluarën për të vështruar evoluimin e normave të ligjit të procedurës penale që kanë

rregulluar këtë materie. Nga analizimi i normave të legjislacioneve procedurale penale të

shteteve të ndryshme që janë trajtuar në këtë punim dhe që kanë të bëjnë me marrjen në

pyetje e të dyshuarit, mundet të konstatohet se normat e Ligjit të Procedurës Penale të

R.Maqedonisë janë plotësisht në nivel të standardeve evropiane. Edhe pse platforma

ligjore është demokratike, praktika e organeve të policisë gjatë ushtrimit të detyrave të

tyre lë shumë për të dëshiruar.

Kur flitet për pozitën dhe të drejtat e përgjithshme të të dyshuarit në procedurë

parapenale, mundet të konstatohet se të drejtat që i posedon i dyshuari janë në nivel të

standardeve evropiane dhe botërore. Me fjalë të tjera, ashtu si Dokumenti mbi të drejtat e

njerëzve dhe pakicave dhe liritë e qytetarëve që është pjesë përbërëse e Kushtetutës të R.

Maqedonisë, ku çdo qytetari i garantohet një fond i caktuar i të drejtave ( edhe për kundër

Page 255: Emin HUSEINI

255

asaj se këto liri dhe të drejta janë pjesë përbërëse e platformave juridike formale, në

praktik ndodh që në disa raste të shkelen dhe të mos respektohen nga ana e shtetit ).

Ashtu edhe të dyshuarit, pavarësisht nga ajo se a është kryerës i vërtetë apo jo, i takojnë

të drejta të caktuara ( për shembull, e drejta për mbrojtje, e drejta të njoftohet me bazën

e dyshimit që ekziston kundër tij etj ).

E pa kontestueshme është se i dyshuari posedon të drejta të caktuara të cilat janë

adekuate për pozitën e tij, megjithatë, ajo që mundet të jetë e kontestueshme është koha

kuar ai do t’i fiton këto të drejta. Domethënë, ato të drejta do të fitohen në momentin kur

të fitohet statusi i të dyshuarit, dhe një person të fitojë statusin e të dyshuarit është e

nevojshme që të ekzistojë baza e dyshimit se ai person ka kryer vepër penale dhe kur

kundrejt atij personi organi kompetent ka ndërmarr ndonjë veprim ( thirrje, dëgjim në

cilësi të të dyshuarit... ). Vendimin që një person të fitojë statusin i dyshuar e merr

punonjësi operativ. Kështu që, ndodh që një material faktik për një punonjës operativ të

ofrojë bazë për ngritje të procedurës parapenale, ndërsa për ndonjë punonjës operativ

tjetër i njëjtë material faktik të mos plotësojë kushtet për një gjë të këtillë. Që në praktikë

situata të këtilla mos të paraqiten, ligjvënësi do të duhej të definonte nocionin bazë

dyshimi, dhe në këtë mënyrë në masë të madhe do të eliminohet subjektivizmi i

personave që janë të obliguar të vlerësojnë ekzistimin e tij.

Njëra nga të drejtat që i dyshuari posedon është edhe e drejta për mbrojtës

( avokat ). I pandehuri ka të drejtë të mbrohet vetë ose me ndihmën e mbrojtësit. Kur nuk

ka mjete të mjaftueshme i sigurohet mbrojtja falas me avokat ( neni 6 )791.

Për dallim nga zgjidhjet ligjore të mëhershme sipas të cilave e drejta për mbrojtje i

takonte vetëm të akuzuarit, tani e drejta për mbrojtje është zgjeruar edhe në procedurën

parapenale. I dyshuari dhe i pandehuri kanë të drejtë të kenë mbrojtës gjatë gjithë fazave

të procedurës penale ( neni 53 paragrafi 1 )792. Pjesëmarrja e mbrojtësit mundet në masë

të konsiderueshme të orientojë punën e marrjes në pyetje e të dyshuarit dhe të ndikojë në

përmbajtjen e deklaratës së tij. Andaj është e nevojshme të tregojmë për argumentet “për”

dhe “kundër” pjesëmarrjes së tij në procedurën parapenale. Avokati në procedurën

parapenale do të kontribuojë në vërtetimin e gjendjes faktike të cilën gjendje do të

mundet ta shfrytëzojë i dyshuari, dhe në të njëjtën kohë ai do parandalojë vërtetimin e

fakteve jo të vërteta. Përveç kësaj, pjesëmarrja e mbrojtësit i ofron mbrojtje të dyshuarit

nga veprimet eventualisht të paligjshme të cilat mund të aplikohen ndaj tij nga ana e

organeve të punëve të brendshme. Nëse jo për gjë tjetër, për domosdoshmërinë e

pjesëmarrjes së mbrojtësit në procedurë parapenale, në instancë të fundit, neve na obligon

ligji.

Deklarimi i të dyshuarit ka domethënie të madhe për arsye se i dyshuari ( nëse

supozohet se ai është kryerësi i vërtetë i veprës penale ) më së miri dinë se si ka rrjedhur

ngjarja, dhe se çfarë roli ai ka pat në këtë. Dhe nëse nisemi nga kjo logjikë, atëherë është

e qartë se kjo deklaratë në të shumtën e rasteve do të jetë më e pasur me informacione,

791 Shih: Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botimi i Qendrës së Publikimeve Zyrëtare,

Tetor. 2010. 792 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 256: Emin HUSEINI

256

sesa deklarata e personave të tjerë që policia ka marrë gjatë mbledhjes së informacioneve.

Gjithashtu, deklarimi i të dyshuarit është i një rëndësie të veçantë kur është në pyetje

verifikimi i versioneve të hartuara paraprakisht, si dhe vërtetimi dhe zbardhje e fakteve

dhe rrethanave të tjera të cilat duhet të pohojnë ose të mohojnë dyshimin se ky person ka

kryer vepër penale.

Përveç kësaj, deklarata e të dyshuarit në masë të madhe mundet të ndikojë në

zgjedhjen dhe mënyrën e realizimit të veprimeve të tjera operative dhe hetuese, në

kornizat e përpunimeve kriminalistike. Deklarimi i të dyshuarit mundet të na tregojë edhe

për ndonjë person tjetër i cili, më vonë, gjatë ngritjes së procedurës penale do të mundet

të paraqitet në cilësi të caktuar procedurale ( për shembull, si dëshmitar...) dhe të jetë

mbartës i provave personale. Gjithashtu, i dyshuari mundet të tregojë për vendin ku do të

jetë e mundur të gjenden sende dhe gjurmë të caktuara në lidhje me veprën penale, të cilat

mundet të shërbejnë si prova materiale. Kështu pra, domethënia operative e deklarimit të

të dyshuarit është e madhe dhe si e tillë e pakontestueshme.

Në anën tjetër, ekzistojnë edhe arsye që shkojnë në favor të qëndrimit se deklaratave

të grumbulluara nga ana e policisë nuk duhet t’u jepet vlerë provuese, sepse shikuar në

aspekt përmbajtësorë, nëse rezultateve të veprimeve joformale të policisë do t’u jepet

vlerë provuese, atëherë në këtë mënyrë provat joformale do të bëheshin pjesë e

procedurës penale dhe do të kishin vlerë të barabartë me provat formale, të grumbulluara

nga ana e gjykatës në bazë të rregullave dhe nga një numër i madh i garancive

procedurale. Kur fjala është për fuqinë provuese të deklarimeve të marra nga policia,

mundemi të konstatojmë se këto deklarata e të dyshuarve do të posedojë vlerë provuese

vetëm në raste kur ato do të merren në përputhje me normativën ligjore të ligjit të

procedurës penale, ndërsa çdo deklaratë tjetër e marrë jashtë këtyre kornizave, nuk do të

ketë vlerë provuese.

Marrja në pyetje e të dyshuarit është njëra nga punët më delikate në procedurën e

zbulimit të veprave penale dhe kryerësve të tyre që ndërmerret nga ana e policisë. Që kjo

detyrë të realizohet me sukses, dhe të jetë efikase ajo duhet detyrimisht të përgatitet mirë.

Parapërgatitja dhe planifikimi janë të një rëndësie të veçantë, nëse i dyshuari do të sillet

në hapësirat e organit të punëve të brendshme dhe punonjësi operativ do të fillojë ta

dëgjojë pa një plan paraprakisht të përgatitur, mundësia është shumë e madhe që ai diku

të gabojë, të humbas kontrollin mbi situatën dhe me këtë të krijojë përshtypje tek i

dyshuari se ai nuk është mjaftueshëm në dijeni lidhur me veprën. Kjo mënyrë do ta

inkurajojë në tentimin e tij që ngjarjen ta paraqes ashtu si atij i konvenon.

Duke u nisur nga domethënia që e posedon marrja në pyetje e të dyshuarit lidhur me

zbulimin, zbardhjen dhe argumentimin e veprave penale, në suaza të njësisë organizative

të policisë, duhet të ekzistojë hapësirë e posaçme e cila do t’i plotësojë disa kushte të

caktuara taktike, teknike dhe të sigurisë, të gjitha këto në funksion të realizimit me sukses

të marrjes në pyetje të të dyshuarit. Megjithatë, me keqardhje mund të konstatojmë se

pjesa dërmuese e njësive rajonale të policisë në R.Maqedinisë nuk posedojnë hapësira që

do t’i përmbushnin standardet e këtilla, edhe pse për pajisjen e tyre janë të nevojshme

mjete financiare minimale dhe pak vullnet i mirë.

Gjithashtu, në këtë punim është theksuar se për të pasur sukses në realizimin e

dëgjimit, rol të rëndësishëm luan edhe njohja e mirë e fakteve dhe rrethanave lidhur me

veprën penale të caktuar. Këto njohuri punonjësit operativ do t’i mundësonin që te i

Page 257: Emin HUSEINI

257

dyshuari të krijonte përshtypje se ai dinë gjithçka lidhur me veprën penale, dhe kjo situatë

do ta dekurajonte të dyshuarin në përpjekjen e tij që ngjarjen kriminale ta prezantonte

ashtu si do t’i konvenonte atij. Po aq sa njohja e mirë e fakteve dhe rrethanave, e

rëndësishme për punonjësin operativ është edhe njohja e personalitetit të të dyshuarit.

Këto njohuri do të mundësonin për të zgjedhur metoda të përshtatshme për të vendosur

komunikim të mirë me të dyshuarin, sepse sa më i mirë të jetë komunikim midis

punonjësit operativ dhe të dyshuarit, aq më i madh do të jetë edhe besimi për kooperim.

Qëllimi i marrjes në pyetje është që i dyshuari të japi informacione lidhur me veprën

penale, edhe pse shumica e të dyshuarve nuk dëshirojnë të flasin, prandaj punonjësi

operativ ka për detyrë që ta thyej këtë rezistim në mënyrë të lejuar ligjore dhe të arrijë

deri te informacionet e nevojshme. Për tu arritur kjo nuk do të jetë e lehtë, prandaj nga

punonjësi operativ kërkohet të ndërtojë plan të mirë metodik. Për fat të keq, ajo që e

karakterizon punën e punonjësve tonë operativ është improvizimi dhe detyrimi. Në rastin

e parë kemi veprime që bien ndesh me parimet e taktikës dhe metodikë kriminalistike,

kurse në të dytin shkelje të rënda ligjore. Këto praktika të ndaluara duhet të ndryshohen,

improvizimi të zëvendësohet me veprim të planifikuar metodik dhe taktik, kurse detyrimi

me respektim të standardeve demokratike.

Marrja në pyetje nuk do të jetë e suksesshëme nëse asaj nuk do t’i paraprijnë edhe

veprimet tjera operativ, që do të na ndihmonin për të vërtetuar faktet dhe rrethanat

relevante të veprës penale. Marrja në pyetje llogaritet si kurora e veprimeve operative,

kurse veprimet tjera si ( p.sh. këqyrja e vendit të ngjarjes, dëshmitarët etj ) si rrugë për

vërtetimin e fakteve dhe rrethanave relevante lidhur me veprën penale llogariten si

bazamenti nëpërmjet të cilave do të arrimë sukses në përfundimin e këtij procesi.

Deklaratën e të dyshuarit në asnjë rast nuk duhet ta pranojmë pa rezerva, sepse

pasojat nga kjo mund të jenë të mëdha. Besimi i verbët në deklaratën e të dyshuarit,

konkretisht nëse bëhet fjalë për pranimin e veprës, do të na çonte në lënien anash të

grumbullimit të provave materiale. Sepse mund të ndodh që ky deklarim të jetë i

rrejshëm, ose të jetë dhënë nga motive tjera ( si motiv mund të jetë rasti kur i dyshuari

pranon një vepër më të lehtë penale për të fshehur veprën më të rëndë ). Domethënë,

besueshmëria e deklarimit të të dyshuarit gjithmonë duhet t’i nënshtrohet verifikimit.

Çdo person i dyshuar ose i akuzuar për vepër penale ka të drejtë të kërkojë procedurë

të paanshme penale të zbatuar në kohë të arsyeshme. 2. Gjykata detyrohet të kujdeset që

procedura të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u

përkasin pjesëmarrësve në procedurë. 3. Çdo heqje lirie, e sidomos kohëzgjatja e

paraburgimit në procedurë penale, duhet zvogëluar në kohën sa më të shkurtër të

mundshme. 4. Kushdo që është privuar nga liria me arrest menjëherë njoftohet në gjuhën

që e kupton për arsyet e heqjes së lirisë. Kushdo që privohet nga liria pa urdhër të

gjykatës sillet para gjyqtarit të gjykatës themelore në juridiksionin e arrestimit brenda

dyzet e tetë (48) orëve. Gjyqtari vendos për caktimin e paraburgimit, në pajtim me

Kapitullin X të këtij Kodi ( neni 5 paragrafi 1,2,3,4 )793. 1. Gjykata, prokurori i shtetit dhe

policia të cilët marrin pjesë në procedurën penale detyrohen që saktësisht dhe tërësisht t’i

vërtetojnë faktet të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm. 2. Sipas

793 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale.

Page 258: Emin HUSEINI

258

dispozitave të parapara me këtë Kod, gjykata, prokurori i shtetit dhe policia që marrin

pjesë në procedurë penale detyrohen që me vëmendje dhe me përkushtim maksimal

profesional dhe me përkujdesje të njëjtë të vërtetojnë faktet kundër të pandehurit si dhe

ato në favor të tij, dhe para fillimit të procedurës dhe gjatë zhvillimit të saj t’i mundësojnë

të pandehurit dhe mbrojtësit të tij shfrytëzimin e të gjitha fakteve dhe provave që janë në

favor të të pandehurit ( neni 7 paragrafi 1 dhe2 )794. 1. Gjatë arrestimit të tij dhe marrjes

në pyetje për herë të parë, i pandehuri menjëherë njoftohet në hollësi për llojin dhe

shkaqet e akuzës kundër tij në gjuhën që ai e kupton. 2. I pandehuri nuk ka detyrim të

paraqesë mbrojtjen e vet ose të përgjigjet në ndonjë pyetje, dhe nëse mbrohet, nuk është i

detyruar të akuzojë vetveten ose të afërmit e tij e as të pranojë fajësinë. Kjo e drejtë nuk

përfshin rastin kur i pandehuri hyn vullnetarisht në marrëveshje për të bashkëpunuar me

prokurorin e shtetit. 3. Nga i pandehuri ose personi tjetër që merr pjesë në procedurë

ndalohet dhe dënohet që të imponohet pranimi i fajësisë ose ndonjë deklarim tjetër me

anë të torturës, forcës, kanosjes apo nën ndikimin e drogës ose të masave të tjera të

ngjashme ( neni 10 paragrafi 1,2,3 )795. 1. Me këtë Kod përcaktohen rregullat e

procedurës penale të cilat janë të detyrueshme për punën e gjykatave, prokurorisë së

shtetit si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në procedurën penale të paraparë me këtë Kod. 2.

Me këtë Kod caktohen rregullat që garantojnë se asnjë person i pafajshëm nuk do të

dënohet, ndërsa dënimi ose sanksioni tjetër penal mund t’i shqiptohet vetëm personit i cili

ka kryer vepër penale sipas kushteve të parapara me Kodin Penal dhe me ligjet tjera të

Kosovës në bazë të të cilave janë paraparë veprat penale sipas procedurës së zbatuar në

mënyrë të drejtë dhe të ligjshme para gjykatës kompetente. 3. Para marrjes së aktgjykimit

të formës së prerë, liritë dhe të drejtat tjera të të pandehurit mund të kufizohen vetëm

sipas kushteve të përcaktuara në këtë Kod ( neni 1 paragrafi 1,2,3 )796. 1. Policia ka të

drejtë të merr pjesë në biseda me persona të cilët mund të jenë dëshmitarë ose të dyshuar

të mundshëm për vepra penale vetëm gjatë hetimit të fshehtë të autorizuar. Gjatë këtyre

bisedave, policia mund të bëjë pyetje në lidhje me veprën penale. Nëse është e mundur,

këto biseda duhet të regjistrohen. Nëse këto biseda nuk mund të regjistrohen, zyrtari i

policisë duhet sa më parë në një raport të përmbledhë saktë bisedat dhe të shpjegojë

arsyen përse bisedat nuk janë regjistruar. 2. Policia ka të drejtë të marrë në pyetje

personat të cilët mund të jenë dëshmitarë të një vepre penale dhe për këtë përpilon

raportin policor të marrjes në pyetje. Raporti duhet të përmbajë saktë pyetjet dhe

përgjigjet gjatë marrjes në pyetje, të identifikojë zyrtarin e policisë që ka marrë në pyetje

dëshmitarin, kohën, datën dhe vendin e mbajtjes së marrjes në pyetje dhe të identifikojë

dëshmitarin. 3. Policia ka të drejtën e intervistimit të personave që mund të jenë të

dyshimtë për kryerje të një vepre penale, por së pari duhet të informojë të dyshuarin për

veprat penale, për të cilat dyshohet se ai i ka kryer dhe për të drejtat e tij, në bazë të nenit

125, paragrafi 3 ( neni 73 paragrafi 1,2,3 )797.

794 Shih: Po aty. 795 Shih: Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, / Nr. 37 / 28 Dhjetot 2012, Prishtinë Kodi Nr. 04/L-123 i

Procedurës Penale. 796 Shih: Po aty. 797 Shih: Po aty.

Page 259: Emin HUSEINI

259

LITERATURA

1. Latifi,V. Kriminalistika, Prishtinë, 2004.

2. International Association of Crime Analysts, EXPLORING CRIME ANALYSIS,

Readings on Essential Skills, Published, USA, 2004,

3. Latifi,V. Taktika kriminalistike, Prishtinë, 2001.

4. Perdal. J., Corstens, G., Vermeulen, G., E DREJTA PENALE EVROPIANE,

Përkthyer nga orgjinali frengjisht, Dalloz 2009.

5. Begeja, S. Kriminalistika,Vëllimi 1,Tiranë, 2001.

6. Karim, V., Joel, N., APPLIED CRIME ANALYSIS, USA, 2001.

7. Begeja, S, Kriminalistika,Vëllimi II,Tiranë, 2001.

8. Formont, M., Grands szstemes de droit etrangers (Sistemet e huaja më të mëdha),

Paris, Dalloz, 2005, Përkthimi shqip nga, Papirus, 2009.

9. Gates, J., Johnson, CH., The american courts: a critical assessment, Washington,

USA, 1991,

10. Hnski, R., Scheinin, M., Rastet kryesore të komitetit për të drejtat e njeriut, Instituti

për të drejtat e njeriut, Universiteti Abo Akademi, Finlandë, 2003.

11. Veliqoti, L., Identifikimi i personit në bazë të fotografisë dhe zërit, Tiranë, 1998.

12. Veliqoti, L., Fotografia kriminalistike,Tiranë, 2001.

13. Halili, R., Kriminologjia, Prishtinë, 2002.

14. Demolli, H., Terrorizmi, Prishtinë, 2002.

15. Sahiti, E., Argumentimi në procedurën penale, Prishtinë, 1999.

16. Hysi, V., Hyrje në kriminologji dhe penologji, Tiranë, 2001.

17. Aleksiç, Zh., Shkuliç. M, Kriminalistika, Beograd, 2000.

18. Kralev, T., Kriminologija na nebrezhnata delikvencia, Shkup, 1998.

19. Kajzer, G., Kriminologija, përkthim, Shkup, 1995.

20. Salihu, I., E drejta penale,pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2003.

21. Salihu, I., E drejta penale ndërkombëtare, Prishtinë, 1998.

22. Elezi, I., Edrejta penale, pjesa e posaçme, Tiranë, 2002.

23. Shegani, A., E drejta penale e krahasuar, Tiranë, 1999.

24. Sahiti, E., Dëshmia e dëshmitarit si provë në procedurën penale, Prishtinë, 1995.

25. Hoxhati, F., Flagranca në procesin penal, Tiranë, 2000.

26. Cekov, C., Kriminalistika, Sofje, 1991.

27. Begeja, S., Bazat shkencore të organizimit dhe të planifikimit të hetimit të veprave

penale, Tiranë, 1988.

28. Begeja, S., Mikrogjurmët dhe roli i tyre në procesin e të provuarit, Tiranë, 1989.

29. Sëanson, Ch., Chamelin, N., Territo, L. Criminal investigation, Nev York, 1992.

30. Kambovski, V., Kazneno pravo, poseben del, Shkup, 1997.

Page 260: Emin HUSEINI

260

31. Latifi, V., Rëndësia e gjurmëve në zbulimin dhe hetimin e veprave penale, E drejta,

nr. 1-4, fq, 47-64, Prishtinë, 2001.

32. Modly, D., Kriminalistiçka Metodika, Sarajevë, 1998.

33. Modly, D., Metodika Istrazhivanja Razbojnishtva, Sarajevë,1999.

34. Jack, D. Fitzgerald., Steven, M. Fox. Metodologija istrazhivanja Kriminalistiçkim

Naukama, përkthim, Sarajevë, 2001.

35. Alija, A., Remljak, Medicinska Kriminalistika, Sarajevë, 1999.

36. Gorkiç, S., O Tragovima Bioloshkog Porijekla u Kriminalistiçkoj Obradi, Beograd,

1972.

37. Maksimiviç, R., Todoroviç, U. Kriminalistiçka Tehnika, Beograd, 1995.

38. Berg, B., Horgan, Xh. Kriminalistika, përkëthim nga anglishtja, Sofje.

39. Bashariç, M., Vejzagiç, N. Kriminalistika II ( Kriminalistiçka teknika ), Sarajevë,

1998.

40. Modly, D., Korajliç, N. Kriminalistiçki Rjeçnik, Teshanj, 2002.

41. Prifti, L., Psikologjia e krimit ( psikoanaliza e deviancave të personalitetit ), Tiranë,

2003 .

42. Elezi, I., Hysi, V. Politika Penale, Tiranë, 2001 .

43. Mariç, J., Lukiç, M. Pravna Medicina, Beograd, 1998.

44. Gazeta Zyrtare e R. Maqedonisë, Numri 114, Viti 3. 11. 2006

45. Krstic, O. Praktikum za kriminalistiku-taktiku, Policiska akademija, Beograd,

2002.

46. Roso, Z. Informativni razgovor i intervju, Ministerstvo unutrashnji posllova,

Zagreb, 1995.

47. Sear, L., Williamson, T. British and American Interrogation Strategies, Ashgate

Publishing Company, 1999.

48. R. v Mason (1988) 86 Cr. App. R 349.

49. Zhaberl, M. Policijsko zbiranje obvestil ali polisijsko zaslishevanje v

predkazenskem postopku, Revija za kriminalistiko in kriminologijo, Ljubjana,

4/2002.

50. Milisavlevic, B. Nauka u policiji, Policiska akademija, Beograd, 1997.

51. Donnedieu de Vebras H. Traite de droit criminel et de legistlation penale compare

Deiaime partie La procedure criminelle, e thënë sipas : Jekiç, Z. op. cita.

52. Ligji i procedurës penale të Republikës së Sllovenisë është i nxjerr në vitin 1994

( Uradni list RS, broj 63/94 ), në pjesën më të madhe është në fuqi, plotësime dhe

ndryshime ka pësuar shumë pak dhe atë në vitin ( 1998, 99. 2000, 2001, 2003 ).

53. Ligji i procedurës penale Kroate është nxjerr në vitin 1997 ( Narodne novine, br.

110/97. ), që pas sajë në pjesë të ndryshme është ndryshuar dhe plotësuar ( Narodne

novine broj 27/98, 58/99, 112/99, 58/02 dhe 143/02.)

54. Zvonimir Roso në librin: Poligraf u kriminalistici, Zagreb, 1987.

55. Lzin, Xh., In dubio pro reo u krivicnom postupku, Naucna knjiga, Beograd, 1995.

56. J. Preovski, M. Krecovcki, Zakon za krivicna postapha, objasnuvanje, komentari,

sudska praktika i obrasci za prakticna primena, Skopje, 1997.

57. Ullanov, S., Znacaj odbrane u krivicnom postupku, seminarski rad, fq.3.

Page 261: Emin HUSEINI

261

68. Vukoviq, S., Ubistvo i branilac u krivicnom postupku, Beograd, 1996.

69. H, Islami., A, Hoxha., I, Panda., Procedura Penale, Komentar, Tirane, 2003.

70. Krivokapiç, V., Kriminalistiçka taktika I, Policiska akademija, Beograd, 2000.

71. Roso, Z., Informativni pazgovor i intervju, MUP Republike Hrvatske, Zgreb, 1995.

72. Siminovic, B., Pribavljenje i ocean iskaza pred policijom i na sudu, Pravni

Fakultet y Kraguevac, 1997.

73. Zullavski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation,

second edition, CRC Press, 2002. Inbau, F., Reid, J., Criminal interrogation and

confessions, The Williams and Wilikins company, Baltimore, 1992.

74. Wallder, H., Die Vernehmung des Beschuldigten, Doichland, 2002.

75. Simonovic, B., Pribavlenje i ocean iskaza perd policijom i na sudom, Hrvacka,

2004.

76. Gudjonsson, G., The psychology of interrogations, confessions and testimony, John

Wily & Sons, London, 2002.

77. Vessel, D., Conducting successful interrogations, FBI low enforcement bulletin,

Washington, Tetor, 1998.

78. Leo, R., Inside the interrogation room, Journal of criminal low, Chikago, Winter

1996.

79. Coleman, D., Abnormal psychology and modern life, 5 edition, USA, 2003, fq.172.

80. Yeschke, C., The art of investigative interviewing, Butterworth – Heinemann, USA,

2003, fq. 72.

81. Wicklander, D., Zullavski, D., op. cit.

82. Vodinelic, B., Primena kriminalisticke terije refleksivni igra u perdkrivicnom i

krivicnom postupku, Bezbednost, 93/1

83. Terry. F Pettijohn, Psikologjia, Një hyrje koncize, (Botimi i dytë), Tiranë, 1996.

84. Trejbeshanin, Zh., Recnik psihologije, Stubovi culture, Beograd, 2000.

85. Gordon, N.,Flessher, W.,Efective interviewing and interrogation techniques,

Academic pres, 2002.

86. Yeschke, Ch., Investigative interviewing, op. cit. Angli, 2004.

87. Meiner, F., Vernehmungstechnik, e thene sipas: Fahrmann, R., Psiholloshka analiza

govora i tehnike sasllushanja “Izbor”, MUP Repubike Hrvtske, Zegreb, 1996.

88. Herren, R., Saslushavanje kao drushtvena komunikacija, Izbor, MUP, Hrvacka,

4/97.

89. Modli, D., Korajlic, N., Kriminalisticki rjecnik, Centar za kultura i obrazovanje

Teshanj, Teshanj, 2002.

90. Milanowski, P., Brusten, M., Strategie und Taktik der polizeilichen Vernehumung,

e sjell sipas: Maver, D., Kriminalistika, Casopisni zavod Uradni list Republike

Slovenije, Ljubjana, 1997.

91. Markovic, V., Ispitivanja kao metod prikuplanja podataka o bezbednosnim

pojavama, e sjelle sipas: Maver, D: op, cit., fq. 193.

92. Kassin, S.M. – Wrightsman, L.S.: Confession Evidence, e shprehur sipas: Maver,

D. op. cit.

93. Kostic, I., Kriminalisticka psihologija, Visha shkolla unutrashnji poslava, Beograd,

1998.

Page 262: Emin HUSEINI

262

94. Gordon, N., Fleisher, W., Effective interviewing and interrogation techniques,

Academic press, 2002.

95. Nowicki. E., Body language, Law & Order, Wilmette, august 2001.

96. Zukawski, D., Wicklander, D., Practical aspects of interview and interrogation,

CRC press, 2002.

97. Bender, Roder, Nack., Tatsachenfestellung vor Gericht, Germay, 2008.

98. Inbau, F.E., Reid, J.E., Buckly, J.P. Criminal Interrogation and Confessions, e

thene sipas: Gudjonsson, G. The psychology of interrogations, confessions and

testimony, John Wiley & Sons, London, 1992.

99. Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wily & Sons, Chichester – England, 2002.

100. Brougham, Ch., Nonverbal communication: can what they don’t say give them

away? FBI Law enforcement bulletin, Washington, 1992.

101. Frank, M.G. – Ekman, P., The ability to detect deceit generalizes across different

types of high-stake lies, e thene sipas: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John

Wiley & Sons, Chichester – England, 2002, fq 40.

102. Ekman, P.; O’Sullivan, M.; Friesen, W.; Scherer, K.; Face, voice and body in

detecting deceit, e thene sipas: : Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley &

Sons, Chichester – England, 2002.

103. Sapir, A.: The LSI course on scientific content analysis, Laboratory for scientific

interrogation, Phoenix, 1987.

104. DePaulo, B.M., Stone, J.L., Lassiter, G.D.: Deceiving and detecting deceit, e

publikuar ne: Schenkler, B.M. (Ed): Personality and social psychology bulletin No.

13, 1997, e thene sipas: Vrij, A., Detecting lies and deceit, John Wiley & Sons,

Chichester – England, 2002.

105. Bender, Roder, Nack., Tatsachenfestellung vor Gericht, Germay, 2008, fq. 173.

106. Krivikopic, V., Kriminalistika taktika III, Policiska akademija Beograd, 1997.

107. Maver, D.: Krminalistika, Casopisni zavod Uradni list Republike Slovenije,

Ljubljana, 1997.

108. Swanson, C.R., Neil, C.C., Territo, L.: Criminal Investigation – 7th edition, The

McGraw-Hill Companies, INC, 2000.

109. Herrmann, Hinderer, Lehman, Das Gestandis, Dojcland, 2005.

110. Hansen, M.: Untrue confessions, ABA Journal, Chicago, Jul 1999.

111. Gudjonsson, G., Mackeith, J.: Povucena priznanja: zakonski, psiholoshki i

psihijatriski aspekti, Izbor, 1/99.

112. Schwindt, F.; Policisko presllushanje, Prirucnik, MUP RH, 15/2003.

113. Herren, R.; Saslushavanje kao drushtvena komunukacija, Izbor, MUP Republike

Hrvtske, Zagreb, 2007.

114. Babrs, A.: Die Vulgarluge in der gerichtlichen Praxis, Germany, 2003.

115. Rogall, K.: Der Beschuldigte gegen sich selbst, Doicland, 2005.

116. Maver, D.; Defence strategies and techniques of interrogation. V: Policing in

central eastern Europe, College of police and security studies, Ljubljana, 1996.

117. Ligji i Procedurës Penale të Republikës së Maqedonisë, Agencija “Akademik” –

Skopje, 1997.

118. Ligji i Policisë, R.M, Sluzhben Vesnik na Republika Makedonia, broj 114, 3

Noemvri 2006.

Page 263: Emin HUSEINI

263

119. Krapac, D.: Policijcke ovlasti u izvidima kazneni djela y Republici Hrvackoj,

navedeno prema: Kecic, T.; Aktivnost organa unutrashnji poslova u prikuplanju

obaveshtenja od graxhana, Zbornik padova VSHUP broj 7, 2003, fq. 156.

120. Rezoluta e miratuar nga asamblea Gjenerale e Kombeve te Bashkuara 217A (III)

te 10. dhjetorit 1948.

121. E miratuar nga ana e asamblea Gjenerale te Kombeve te Bashkuara 9. dhjetor

1975, rezoluta me numer 3452 (XXX).

122. Rezoluta e miratuar 39/46 nga asamblea Gjenerale e Kombeve te Bashkuara, 10.

dhjetor 1984, ka hyre ne fuqi 26.qershor 1986.

123. Modli, D.. Cinjenice o nameri ubojstva, Securitas, BiH, Sarajevo, 2002.

124. Leo, R.: Inside the interrogation room, Journal of Criminology, Chicago, Winter

1996.

125. Einspahr, O.: The interview challenge, FBI Lew Enforcement Bulletin, April

2000.

Page 264: Emin HUSEINI

264