energjia gjeotermale

16
Tema: Energjia gjeotermale

Upload: klotilda-gjoci

Post on 20-Jan-2017

442 views

Category:

Engineering


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Energjia gjeotermale

Tema: Energjia gjeotermale

Page 2: Energjia gjeotermale

Çështjet që do të trajtohen :Çfarë është energjia gjeotermale?

Potenciali i energjisë gjeotermale në Shqipëri dhe mënyrat dhe teknologjite e shfrytëzimit të burimeve të kësaj energjie.

Rasti konkret i aplikimit të energjisë gjeotermale në Shqipëri.

Konkluzione dhe rekomandime.

Page 3: Energjia gjeotermale

Çfarë është energjia gjeotermale?

Energjia gjeotermale përcaktohet si nxehtësi natyrore nga brenda Tokës, që shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike,ngrohje avullin industrial.Ajo është prezente kudo nën sipërfaqen e Tokës, megjithëse burimet me temperaturë më të lartë janë përqëndruar në rajonet e vullkaneve aktive ose gjeologjikisht te reja. Kjo energji eshtë e lidhur ngushtë me formacionin përbërës së kores së tokes.

Page 4: Energjia gjeotermale

Energjia gjeotermale

1 •Temperature

2 •Entalpi

3 •Nxehtesi

1.Temperatura eshte

parametri me i rendesishem ne shfrytezimin e

kesaj energjie e cila percakton

llojin e aplikimit te energjise

gjeotermike qe mund te perdoret.

2.Entalpia e cila mund te konsiderohet

si proporcionale

me temperaturen, perdoret per te

shprehur permbajtjen e nxehtesise(energjine termike)

se lengjeve dhe jep nje ide

te ‘vleres se tyre’

3.Gradienti gjeotermal në Shqipëri kushtëzohet

nga dendësia e fluksit të

nxehtësisë në rajon dhe nga përcjellshmëri

a termike e shkëmbinjve që ndërtojnë strukturat gjeologjike

Page 5: Energjia gjeotermale

Zona gjeotermale e Krujës, 18 km gjatësi dhe 4,5 km gjerësi

Zona gjeotermale e Ardenicës, ku uji buron nga thellësia me një temperature prej 32-38 oC dhe me rrjedhje 15-18 liter/sekond.

Zona gjeotermale e Peshkopisë ,ku disa zona gjeotermike ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën. Rrjedhja e ujit është 14-17 liter/sekond dhe temperatura është 35-43.5 oC.

Energjia gjeotermale ështe një lloj  i energjive të rinovueshme e cila nuk është shfrytëzuar ende. Burimet më të rëndësishme gjeotermale të eksploruara deri më sot në Shqipëri janë:

Potenciali energjise gjeotermale ne Shqiperi

Page 6: Energjia gjeotermale
Page 7: Energjia gjeotermale

Nxehtësia e truallit.

Nxehtësia e baseneve të

ujërave nëntokësorë.

Tipet e burimeve të nxehtësisë së Tokës:

Page 8: Energjia gjeotermale

Ngrohja dhe freskimi i godinave.

Shfrytëzimi kompleks dhe

kaskade i energjisë së

ujërave termale.

Drejtimet e përdorimit të energjisë

gjeotermale:

Page 9: Energjia gjeotermale

Nxehtësia nga shtresat e tokës merret për tu shfrytëzuar për ngrohje, realizohet me anën e këmbyesve të nxehtësisë, të disa tipave. Një këmbyes vertikal i nxehtësisë koaksial instalohet në shpime 30-150 m të thellë. Në Shqipëri, këto shtresa kanë temperaturë 5-20°C në këmbyes mund të qarkullojë ujë, sepse nuk ka rrezik ngrirje të tij. Këmbyes të shumfishtë, të instaluar në bateri përdoren për të ngrohur godina të mëdha ose blok godinash publike

Sistemi i mbyllur: Pus-këmbyes vertikal nxehtësie.

Sistemet e shfrytëzimit

Page 10: Energjia gjeotermale

Sistemet e shfrytëzimitSistemi i hapur: Uji nëntokësor-pompë gjeotermale nxehtësie.

Nga nëntoka ose rezervuari merret uji, qe dërgohet në pompën e nxehtësisë ujë-ujë. Uji merret nga një pus i shpuar deri në shtresën ujëmbajtëse, duke përdorur pompë thellësie. Pastaj uji injektohet përsëri në shtresat nëntokësore për të mos prishur bilancin ujor të shtresës.Jane sisteme te ndertuara per godina te medha publike,hotele etj.

Page 11: Energjia gjeotermale

Rasti aplikativ(Korce)Në fushën e Korçës ka dy

burime të mundshme të nxehtësisë së Tokës per sistemet ngrohëse/freskuese me pompë gjeotermale nxehtësie ujë/ujë:

1. Burimi kryesor është uji i basenit të fushës së Korçës,

2. Nxehtësia e shtresave të depozitimeve deri në thellësinë rreth 100m.

Page 12: Energjia gjeotermale

Uji i basenit nëntokësor, i ngrohur nga shtresat e tokës, pompohet dhe dërgohet drejtpërsëdrejti në pompën e nxehtësisë ujë/ujë. Këto shtresa shtrihen në thellësi relativisht të vogla krijojnë mundësi që të jetë i vogël investimi për shpimin e pusit të marrjes së ujit dhe të riinjektimit të tij në shtresë, pasi i është marrë një sasi e nxehtësisë. Rikthimi i ujit në shtresë është domosdoshmëri për të ruajtur gjendjen e ujëmbajtjes të shtresës dhe të parametrave hidroteknikë të pusit.

Page 13: Energjia gjeotermale

Kostoja ekonomike Kostoja e instalimit

per rastin e sistemit pompe- nxehtesie eshte 30-40 % me e larte krahasuar me koston e instalimit te sistemit me kaldaje.

Sistemi pompe nxehtesie

Sistemi kaldaje0

2

4

6

8

10

Kostoja e instalimit €/m²

Kostoja e instalimit €/m²

Page 14: Energjia gjeotermale

Rasti aplikativ(investimi dhe fitimi)

-Y=INVESTIMI+Y=FITIMI (€)X=VITETRezulton se periudha

e vetëshlyerjes së investimeve për ndërtimin e sistemit gjeotermal të nxehtësisë është e vogël, që luhatet nga 2 deri 4 vite për sistemin që ka burim nxehtësie ujin nëntokësor.

Page 15: Energjia gjeotermale

Konkluzione Rekomandime 1. Shfrytëzimi i E.GJ është prirja e

sotme në vendet e përparuara të botës, për arsye:

a) për të plotësuar kërkesat energjetike që nuk plotësohen nga burimet energjetike të lëndëve djegëse

b) janë energji miqësore për mjedisin 2. Shqipëria përfaqëson një vend

me potencial real të energjisë gjeotermale të entalpisë së ulët, ende e pashfrytëzuar.

3. Aplikimi i kesaj energjie me teknologjite perkatese ka:

a) kosto ndërtimi 30-40 % më të lartë se kosto e sistemeve ngrohëse konvencionale më boiler nafte.

b) nje kosto te ulet gjate shfrytezimit(energjia elektrike për pompën termike dhe pompën e qarkullimit janë në mënyrë të konsiderueshme shumë më të ulta sesa karburanti i një ngrohësi konvencional me naftë ose gas.) ), kursehet deri 81% e energjisë elektrike.

Energjia Termale mund:1. Të japë ndihmesë në sistemin

energjetik të vendit duke bereqe te kemi nje energji me kosto te ulet(ne perdorim),te paster dhe miqesore me mjedisin

2. Të realizojë shfrytëzim kompleks dhe kaskadë të energjisë së ujërave termomineralë të vendit duke zgjeruar dhe zhvilluar deget e ekoturizmit në Shqipëri.

3. Të krijojë biznese të reja dhe të hapin vende pune për komunitetin.

Page 16: Energjia gjeotermale

Faleminderit !