fakulteti i shkencave islame – shkup isissn 1857 …...këto tema nxisin te lexuesi përfytyrimin,...

164
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup ISSN 1857-9574 PËRMBLEDHJE PUNIMESH Revistë shkencore interdiciplinare islame VITI 2016 VOLUME I FACULTY OF ISLAMIC SCIENCES - SKOPJE 57-77544

Upload: others

Post on 29-Dec-2019

41 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup

    ISSN 1857-9574

    PËRMBLEDHJE PUNIMESHRevistë shkencore interdiciplinare islame

    VITI 2016 VOLUME I

    FACULTY OF ISLAMIC SCIENCES - SKOPJE

    Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup

    ISSN 1857-77544

    PËRMBLEDHJE PUNIMESHRevista për shkencat interdisiplinare islame

    VITI 2016 VOLUME I

    FACULTY OF ISLAMIC SCIENCE - SKOPJE

    ALMATypewritten Text

  • Përmbledhje Punimesh Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup

    Shkup, 2016.

    Për botuesin Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup

    Këshilli Redaktues:Doc. Dr. Faredin Ebibi,

    Doc. Dr. Muhamed Mustafa, Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi,

    Doc. Dr. Shaban Sulejmani, Ass.Mr. Ziber Lata, Mr. Argëtim Saliu.

    Editoral staff Prof. Faredin Ebibi, Ph.D. Prof. Muhamed Mustafa, Ph.D. Prof. Abdulxhemil Nesimi, Ph.D. Prof. Shaban Sulejmani, Ph.D. Ass. Ziber Lata, M.A Argëtim Saliu, M.A

    Kryeredaktor: Doc. Dr. Faredin Ebibi

    Managing editor Prof. Faredin Ebibi, Ph.D.

    Redaktor:Doc. Dr. Muhamed Mustafa

    EditorProf. Muhamed Mustafa, Ph.D.

    Lektor:Doc. Dr. Ismet Osmani

    Language editor Prof. Ismet Osmani, Ph.D

    Përgaditja kompjuterike: DTP – Suhejb Xhemaili

    Technical editor DTP – Suhejb Xhemaili

    Shtypi:ABC

    PrintingABS

    Redaksia dhe administrimi Fakulteti i Shkencave Islame

    f. KondovëSaraj

    Address of the editorial office Faculty of Islamic Science v. KondovoSaraj

    www.fshi.edu.mk

  • Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup

    VITI 2016 VOLUME I

    FACULTY OF ISLAMIC SCIENCES - SKOPJE

    Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup

    PËRMBLEDHJE PUNIMESHRevista për shkencat interdisiplinare islame

    VITI 2016 VOLUME I

    FACULTY OF ISLAMIC SCIENCE - SKOPJE

    www.fshi.edu.mk

    ISSN 1857-9574

    PËRMBLEDHJE PUNIMESHRevisë shkencore interdiciplinare islame

  • 5

    PË� RMBAJTJAHYRJË ..................................................................................................................................... 7

    Reisul-ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi RIPË� RTRITJA DHË RË� NDË� SIA Ë SAJ NË� KOHË� BASHKË� KOHORË NË� FUSHË� N Ë JURISPRUDËNCË� S ISLAMË ............................................................. 9

    Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi NOCIONI I TËFSIRIT DHË LLOJËT Ë ËKZËGJËZË� S SË� KUR’ANIT ............... 25

    Doc. Dr. Faredin Ebibi DISIPLINA “ËL-XHËR’HU DHË ËT-TA’DIL” (RËKOMANDIMI) NË� HADITH .................................................................................. 39

    Doc. Dr. Muhamed Mustafi NJËRIU DHË MËNDIMI ISLAM ................................................................................. 49

    Doc. Dr. Shaban Sulejmani INSTITUCIONI I TRASHË� GIMISË� PË� RGJATË� RRJËDHAVË TË� HISTORISË� ....................................................................................... 57

    Doc. Dr. Nasir Husejni RUHI DHË NËFSI (ËR-RUHU VË’N- NËFSU) ....................................................... 67

    Përmbledhje Punimesh

  • 6 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Doc. Dr. Shinazi Memedi ORGANIZIMI I BASHKË� SISË� FËTARË ISLAMË NË� MBRËTË� RINË� SËRBË- KROATË-SLLOVËNË GJATË� VITËVË 1918-1929 .............................. 79

    Doc. Dr. Qufli Osmani PJËKURIA RËLIGJIOZË, RËLIGJIOZITËTI I PË� RGJITHSHË� M DHË ORTOPRAKTIKA FËTARË TË STUDËNTË� T ............................................. 93

    Doc. dr. Naser Ramadani LË� NDA “ËTIKA Ë RËLIGJIONËVË” DHË QË� NDRIMI I NXË� NË� SVË TË� KLASË� S SË� GJASHTË� TË� KOMUNË� S SË� LIKOVË� S NDAJ SAJ ........................109

    Доц. Д-р. Хасан Џило ЏАМИИТЕ, ТЕКИИТЕ И НИВНИТЕ КОМПЛЕКСИ - ЈАДРА НА ГРАДОВИТЕ ВО МАКЕДОНИЈА ............................................................................123

    Ass. Mr. Ziber Lata, PhD kandidat VËÇORITË� Ë PË� RGJITHSHMË GJUHË� SORË TË� TËKSTIT KURANOR NË� GJUHË� N ARABË ............................................................................................................135

    Mr. Taxhedin Bislimi RRËGULLAT GJITHË� PË� RFSHIRË� SË TË� SHËRIATIT ISLAM ........................145

    Mr. Argëtim Saliu, PhD kandidat STATUSI JURIDIK I KOMISIONIT PË� R MARRË� DHË� NIË MË BASHKË� SITË� FËTARË DHË GRUPËT RËLIGJIOZË NË� RËPUBLIKË� N Ë MAQËDONISË� ........................................................................153

  • 7

    HYRJË

    Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, edhe pse fort i ri, krahas vep-rimtarisë së gjerë akademike në proçesin e mësimdhënies, nxitjes së de-bateve e të diskutimeve në auditorë e mjediset universitare për përfitimin e dijeve bashkëkohore, ka bërë kujdes të veçantë edhe për organizimin e një vargu veprimtarish kërkimore e shkencore.

    Përmbledhja e punimeve është një përpjekje modeste për t’u dhënë lexuesëve, studentëve, por edhe të tjerëve një panoramë temash të ndryshme të studimeve islame, duke filluar nga akaidi, fikhul ibadat, usu-li fikhu, hadithi, historia islame, kultura dhe civilizimi islam etj. Të gjitha këto tema nxisin te lexuesi përfytyrimin, kënaqësinë, fisnikërinë dhe pa-surimin shpirtëror.

    Përmes kësaj përmbledhjeje synojmë të paraqesim krijimtarinë që u dedikohet studentëve, por edhe lexuesëve të tjerë dhe që do të ndikojë fuqishëm në interesimin për tema të ndryshme islame, por edhe krijimin e shprehisë së leximit në përgjithësi, si dhe thellimin e dashurisë ndaj fesë islame, në veçanti.

    Kjo përmbledhje është një përpjekje për të ravijëzuar në një sfond të temave të ndryshme islame.

    Në këtë përmbledhje punimesh jepet një panoramë e zhvillimit të fushave të ndryshme islame, të cilat kanë nisur të lëvrohen me një gjallësi edhe këtu tek ne.

    Për hartimin e kësaj përmbledhjeje, autorët e temave janë mbështe-tur në mjaft artikuj e studime që i kanë bërë autorë të njohur, por edhe në studime dhe punime të ndryshme të botuara tek ne.

    Përmbledhje Punimesh

  • 8 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Metodat e kërkimit për këtë studim kanë qenë një ndër pikësynimet kryesore për të bërë një trajtim hulumtues, kërkues dhe analizues në fus-hën e studimeve islame. Ëdhe në këtë përmbledhje punimesh, duke pa-tur parasysh hapësirën e madhe të problemeve që i përkasin kësaj fushe, natyrisht autorët janë munduar të hulumtojmë në literaturë të ndryshme për të sjellë profile autorësh të ndryshëm dhe kontributin e tyre në studi-met islame. Kjo përmbledhje meriton vëmendje dhe kujdes duke u bazuar në kërkimin e vlerave më të mira. Kemi parasyshë analizën e veprave të veçanta të autorëve të marrë në studim, duke nxjerrë në pah studimet që i kanë bërë autorë të ndryshëm dhe që u përgjigjen kërkesave nga kjo fushë.

  • 9

    RIPË� RTRITJA DHË RË� NDË� SIA Ë SAJ NË� KOHË� BASHKË� KOHORË NË� FUSHË� N Ë

    JURISPRUDËNCË� S ISLAMË

    AbstraktMuhamedi a.s., në hadithet e tij të transmetuara nga Ëbu Hurejra vë

    në dukje ripërtëritjen, e cila është e njohur për gjithë ummetin islam. Ripërtëritja si nocion gjen një përdorim të gjerë, sidomos në përmbledhjet e haditheve dhe në shpjegimet e tyre, siç janë: Përmbledhja e Ëbu Davudit dhe shpjegimi i tij, pastaj libri “Xhamia Usul” nga Ibni Ëthiri dhe libri “Xhamia sagir” nga Sujuti dhe shpjegimi i tij. Si nocion linguistik, kjo fjalë në fjalorë të ndryshëm përdoret si xheddede’sh-shej’e (rinovoi diçka): e bëri atë të ri/re, xheddede’l-‘ahde (e rinovoi besën/kontratën/aktin) dhe xheddede theuben (rinovoi rrobën): veshi (rrobë) të re. Ndër fushat më të rëndësishme të ripërtritjes së fesë është ixhtihadi. Kjo çështje ofron përpjekje serioze për zgjidhjet islame të problemeve që paraqiten në jetën e individëve dhe të shoqërisë nga ndryshimet dhe zhvillimet e përgjithshme, varësisht nga kushtet dhe fazat.

    Fjalët kyçe: sheriat, ripërtëritje, ixhtihad, muxhtehid, sunnet, bidat

    * Autori i tekstit është kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni

    Historia e së Drejtës IslamePunim profesional

    Reisul-ulema HaxhiSulejman Ëfendi Rexhepi

    28-77Professional paperReisul-ulema Haxhi

    Sulejman Ëfendi Rexhepi

  • 10 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    ËLABORIMI I FJALË� S RIPË� RTRIRJË �NË (َتِْديد) PIKË� PAMJË GJUHË� SORË DHË

    TËRMINOLOGJIKË:

    Në fjalorin e gjuhës arabe, nën zërin xheddede, kjo fjalë ka këtë kuptim:• Xheddede’sh-shej’e (rinovoi diçka): e bëri atë të ri/re; po kështu thu-

    het xheddede’l-‘ahde (e rinovoi besën/kontratën/aktin). Gjithashtu, thuhet se xheddede theuben (rinovoi rrobën): veshi (rrobë) të re.

    • texheddede’sh-shej’u (u rinovua diçka): u bë e re.• texheddede’d-dir‘u (u rinovua sisa): i shkoi (mbaroi) qumështi.

    (Muxhem el-Vesit:109 dhe Sahah:451)• El-xhedidu është e kundërta e el-khaleku-t [i mbajtur, i përdorur, i

    konsumuar, i grisur (për rrobat)]. • El-xhiddetu (rroba e re) e cila është rrënjë e fjalës el-xhedid (në

    fakt, emër i prejardhur nga folja xheddede) është e kundërta e fjalës el-bila (i/e vjetruar; i/e konsumuar; i/e shpërbërë; i/e dekompozuar).

    • Atij/asaj që vesh rrobë të re i thuhet: (Vjetëro e rinovo dhe falëndero Veshësin!). (Bestami Muhamed Seid)

    • Gjithashtu, çdo gjë, së cilës nuk i kanë kaluar ditët, quhet xhedid (i ri/e re).

    • El-xhedidani dhe el-exheddani janë ditët dhe netët, pasi nuk shpërbëhen. (Ëbu Davud:109)

    Bestamiu ka thënë se fjala texhdid, në kuptimin gjuhësor origjinal, dërgon në mendje një perceptim në të cilin përfshihen tre kuptime të lidhura, të cilat nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra dhe secila prej tyre presupozon kuptimin tjetër.

    I: Gjëja e rinovuar ka ekzistuar më parë dhe njerëzit e njihnin atë.II: Asaj gjëje i kanë kaluar ditët, është shpërbërë, është vjetëruar

    dhe është konsumuar.III: Ajo gjë u kthye në gjendjen në të cilën ishte para se të shpërbëhej

    e të konsumohej.

  • 11Reisul-ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi RIPËRTRITJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË KOHË BASHKËKOHORE NË FUSHËN E JURISPRUDENCËS ISLAME

    Përmendja e fjalës (ripërtrirje) në Kur’an dhe sunnet

    Vërehet se kjo fjalë nuk është e përmendur në formën e foljes (xhedede) ose infinitivit (Ëttexhdid), por përmendet me fjalë të re, sikurse në ajetet kuranore:

    ﴿َوقَاُلوا أَِئَذا ُكنَّا ِعظَاًما َورُفَاًت أَئِنَّا َلَمبـُْعوثُوَن َخْلًقا َجِديًدا ُقْل ُكونُوا ِحَجارًَة أَْو َحِديًدا أَْو َخْلًقا ِمَّا َيْكبـُُر ِف ُصُدورُِكْم َفَسيـَُقوُلوَن َمْن يُِعيُدَن ُقِل الَِّذي َفَطرَُكْم أَوََّل َمرٍَّة﴾

    Ata thanë: “E, pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhe e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?” Thuaj: “Edhe nëse të jeni gurë a hekur!” Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të na rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!” (Ël-Isra 49-51)

    Po ashtu kjo fjalë përmendet edhe në vende të tjera në Kur’an me të njëjtin kuptim si:

    ﴿إِنَُّكْم َلِفي َخْلٍق َجِديٍد﴾....ju do të krijoheni rishtazi? (Sebe’-7),

    ﴿أَئِنَّا َلِفي َخْلٍق َجِديٍد﴾.....a thua ne rishtazi do të krijohemi?”......(Sexhde,10)

    ﴿َبْل ُهْم ِف لَْبٍس ِمْن َخْلٍق َجِديٍد﴾ .....Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri. (Kaf,15).

    Këtë fjalë (ripërtrirje) e hasim edhe në shumë hadithe, si p.sh.: Transmeton Ëbu Davudi në përmbledhjen e tij nga Ëbu Hurejra se,

    Pejgmaberi [alejhis-selam]ka thënë: “Me të vërtetë Allahu në çdo njëqind vjet do t´i dërgojë këtij ummeti një ripërtëritës të Fesë së Tij”. (Taberani)

    Ka thënë Pejgmaberi a.s.: “Me të vërtetë imani konsumohet në brendinë e dikujt, ashtu siç konsumohen rrobat, kërkoni nga Allahu që t’ua ripërtërijë imanin në zemrat tuaja.” (Musned Ibn Hanbel:II/359)

    Transmeton Ahmed bin Hambeli nga Ëbu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: Ka thënë Pejgmaberi [alejhis-selam] “Ripërtërieni

  • 12 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    imanin tuaj! Thanë: O Pejgamber i Allahut, si ta ripërtërimë imanin? Tha: Shpeshtoni fjalën “Nuk ka Zot përveç Allahut”. (Bestami:25-26)

    Vërejmë se prijësit, Ummetit islam, ulemaja e kohës, e kishin të njohur çështjen e ripërtëritjes të cilën e thekson edhe Pejgamberi [alejhis-selam]në hadithet e transmetuara nga Ëbu Hurejra. Prandaj, këtë fjalë e përdorën shumë dendur, madje me një lehtësi të theksuar e zbërthyen si fenomen linguistik në libra dhe fjalorë të ndryshëm, sidomos në përmbledhjet e haditheve dhe në shpjegimet e tyre, siç janë: Përmbledhja e Ëbu Davudit dhe shpjegimi i tij, pastaj libri “Xhamia Usul” nga Ibni Ëthiri dhe libri “Xhamia sagir” nga Sujuti dhe shpjegimi i tij.

    Kuptimi i Ripërtrirjes në aspektin terminologjik:

    Nuk mund të themi se ekziston ndonjë kuptim terminologjik i prerë rreth fjalës ripërtrirje sepse, të parët, të cilët aq dendur e përdorën këtë fjalë, ia dinin shumë mirë domethënien, ndaj dhe nuk u përpoqën të japin ndonjë kontribut të veçantë në zbërthimin e kuptimit terminologjik të kësaj fjale.

    Kuptimi i ripërtrirjes në bazë të hadithit që transmeto-het në këtë drejtim

    Le ta sjellim këtu edhe një herë hadithin e mësipërm të transmetuar nga Ëbu Hurejra: “Me të vërtetë Allahu në çdo njëqind vjet do t´i dërgojë këtij ummeti një ripërtëritës të Fesë së Tij” Pra, edhe në këtë hadith nënkuptojmë se bëhet fjalë për ripërtëritjen e fesë duke u rikthyer në esencën tonë si Ummet, kah të parët tanë. Gjithashtu, këtu merr edhe kuptimin e ringjalljes, ashtu siç na mëson Kur’ani dhe Sunneti. Me të mësuarit nuk nënkuptohet mësimin e teksteve kuranore por përshtatjen e sjelljeve tona sipas udhëzimeve që dalin nga ajetet kuranore dhe nga hadithet. Allahu e ka mbrojtur Kuranin nga çdo ndryshim apo shtrembërim si pasojë e keqinterpretimeve. Allahu ka thënë:

    ﴿ِإنَّ َنُْن نـَزَّْلَنا الذِّْكَر َوِإنَّ َلهُ َلَاِفظُوَن﴾“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi

    mbrojtës të tij.” (Ël-Hixhr,9)

  • 13Reisul-ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi RIPËRTRITJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË KOHË BASHKËKOHORE NË FUSHËN E JURISPRUDENCËS ISLAME

    Të mësuarit e kuptimit të teksteve është një fushë shumë e gjërë, ku mund të vie edhe deri të shtrembërimi i fesë. Në të kuptuarit e tekstit ndikojnë më shumë faktorë si, karakteri dhe personaliteti i studiuesit, kapaciteti i tij intelektual, koha dhe periudha kur jeton studiuesi, shoqëria dhe mesi shoqëror ku bëhet predikimi, kultura dhe njohuritë e përgjithshme të studiuesit, motivet, qëllimet, synimet, etj.

    Marrëdhëniet në mes ripërtrirjes dhe Ixhtihadit

    Ndër fushat më të rëndësishme të ripërtëritjes së fesë është ixhtihadi. Një përpjekje serioze për zgjidhjet islame të problemeve që paraqiten në jetën e individëve dhe, përgjithësisht, të shoqërisë, duhet të ketë parasysh ndryshimet dhe zhvillimet e përgjithshme, varësisht nga kushtet dhe fazat. Nga ana tjetër, edhe tekstet përkatëse jo gjithmonë ofrojnë argumentet për të gjithë dispozitat dhe për çdo gjë. Në çdo periudhë ka ngjarje emergjente që kërkojnë të sqarohen sipas rregullave adekuate. Pjesa bukur e madhe e tekstit uranor, por edhe hadithet, na vijnë si përgjigje për çështjet të cilat janë paraqitur në kohën e Muhamedit a.s., dhe në çdo periudhë ripërtërihen gjërat dhe paraqiten çështje, kërkohet mendje e shëndoshë e cila bazohet në fe dhe funksionon në përputhje me rregullat e fesë. Pra, ky proces quhet ixhtihad. Me ixhtihad zgjerohet sfera e ndikimit të fesë për të përfshirë hapësirë më të gjerë sipas zgjerimit të jetës dhe caktimit të nevojave. Ixhtihadi i tillë është sinonim për ripërtëritjen e fesë.

    Ky mendim mbështetet në kuptimin e definuar nga të parët, të cilët kanë nënvizuar qartë se, ripërtëritësi duhet të jetë muxhtehid, i mbështetur në argumente, mbrojtës i sunnetit, të ketë guxim që të rikthejë dyshimin në gjykim, dhe të ketë forcë për aplikimin e të drejtës dhe të saktës, të ketë intelektin për dallimin e teksteve, të referencave, të kuptimeve, të gjykimeve etj. (Fejd Kadir:10)

  • 14 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Ripërtërija kundër shpikjes

    Sipas definicionit dhe shpjegimeve që na arrijnë nga mendjendriturit e hershëm të islamit, nënkuptojmë se ripërtëritja është e kundërta, antiteza e shpikjes. Dijetari i shquar, Avn-ul Ma’bud, në definicionin e vet për ripërtëritjen, thotë: “Ripërtëritje e fesë nënkupton të bëhet dallimi në mes të sunnetit dhe bidati, të shtohet dituria, të rritet përkujdesja për popullin, të shuhen (eliminohen) bidatet.“(Ël-Adhim Abadi:39)

    Po ky dijetar, autor i librit “Të kuptuarit e ripërtëritjes”, pasi i thekson definicionet e dijetarëve pararendës rreth ripërtëritjes, nënvizon:

    1. Ripërtëritja e fesë nënkupton ringjallje në vetvete dhe kthim kah feja e të parëve tanë.

    2. Me ripërtëritje të fesë nënkuptojmë kthim dhe përqëndrim në tekstet origjinale dhe në të vërteta e përhershme të fesë.

    3. Me ripërtëritje nënkuptojmë edhe gjetje të metodave shkencore për kuptimin e teksteve fetare dhe për shpjegimin e kuptimit të bazuar në shkollën e mendimit sunnit.

    4. Ripërtëritje do të thotë shndërrimi i dispozitave fetare në një dritare prej nga do të depërtojë e vërteta fetare në çdo sferë të jetës, duke i mbyllur çarjet eventuale në shoqëri dhe më gjerë.

    5. Ajo që vjen si rezultat i ixhtihadit, është zgjidhje islame për çdo rast e nevojë, zgjerimi i dispozitave të sheriatit mbi çështje të ndryshme e që janë në dobi të zhvillimeve dhe progreseve fetare islame.

    6. Me fjalën ripërtëritje, në rastin konkret nënkuptojmë edhe dallimin në mes të asaj që është e fesë edhe asaj që i mvishet fesë, pastrimi i fetares nga devijimet dhe risitë, pavarësisht se nga kush vijnë, nga faktorët e brendshëm apo të jashtëm. (Bestami:29-30)

    Ripërtrija ose Modernizmi

    Bota është dëshmitare se, tash e më shumë se një shekull e gjysmë, qytetërimin perëndimor e ka përcjellë një modernitet dhe një progres i

  • 15Reisul-ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi RIPËRTRITJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË KOHË BASHKËKOHORE NË FUSHËN E JURISPRUDENCËS ISLAME

    jashtëzakonshëm në të gjitha sferat e jetës, në politikë, kulturë, ekonomi, shëndetësi etj. Nën influencën e këtij qytetërimi tashmë është edhe bota islame, dhe ky ndikim pa dyshim që ka shkaktuar probleme të ndryshme në shoqërinë që i përket botës islame. Jo vetëm kjo botë, por edhe bota hebraike dhe ajo krishtere pa dyshim që gjenden nën ndikimin e fuqishëm të këtij civilizimi. Pa dyshim, të gjitha këto fe kanë bërë përpjekje të mëdha për t’u përballur me jetën moderne dhe për t’u përshtatur me këtë jetë. Cilët janë qëndrimet e dijetarëve myslimanë lidhur me këtë fenomen? Për momentin ekzistojnë dy qëndrime të ndryshme të dijetarëve mysliman rreth qytetërimit perëndimor modern.

    Një shtresë e intelektualëve përpiqen për të gjetur një harmonizim në mes të islamit dhe mendimit perëndimor modern. Shpjegimin e fesë, komentimin e islamit dhe mësimet e tij i bëjnë në përputhje me qytetërimin perëndimor modern, nën ndikimin e njohurive bashkëkohore, ndonëse gjithnjë në të mirë të fesë islame, duke u bazuar në shtyllat kryesore të islamit dhe në dispozitat e sheriatit. Ky grup mendimtarësh është grupi i të ashtuquajturave modernistë.

    Grupi tjetër i dijetarëve dhe mendimtarëve që pretendojnë në ripërtëritjen e mendimit dhe në përmirësimin e fesë, të cilët madje përpiqen edhe për rindërtimin e ligjit islam nën dritën e mendimit dhe të përvojës moderne, gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin islam. Ky grup njihet si grupi i ripërtrirjes dhe i reformave në shoqërinë islame.

    Modernizmi në botën Islame

    Lëvizja e modernizmit në botën islame ka filluar nga mesi i shekullit nëntëmbëdhjetë. Pionier i kësaj lëvizje ishte Ahmed Han Hindi (1817-1898) “i cili ishte njeriu i parë nën ndikimin modern që aktualizoi nevojën për interpretim (komentim) të ri të Islamit, për komentim të elaboruar dhe hadith progresiv. (Referimi i njëjtë:120)

    Nuk ishte njeri i vetëm i cili kishte aspirata modernizuese, por ishte pionier i kësaj lëvizje. Ata që erdhën pas tij, e ndoqën duke insistuar në rikthimin e formulimit të ideve të tij në një mënyrë të re. Profesor Ëbul

  • 16 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Hasan Nedevi, ndjekës i shkollës së Ahmed Han ishte i mendimit se “Shkolla e cila është ngritur në baza të ndjekjes së qytetërimit perëndimor, duhet të bëjë adaptimin e shkencave moderne në tërësi, komentimin e islamit dhe të Kur’anit duhet të bëjë në përshtatje me konkluzionet e arritura nga qytetërimi dhe njohuritë moderne që marrin hov nga fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë. Të përshtaten me mendimet perëndimore, me pikëpamjet dhe botëkuptimin e këtij mendimi.” (Ëbul Hasan Ala Ën-Nedevi:71)

    Prej ndjekësve të kësaj shkolle janë: Sherag Ali, Sejjid Ëmir Ali, Huda Bahsh, Gulam Ahmed Pervez, Halife Abdul Hakim, Mevlana Muhamed Ali njëri ndër udhëheqësit e lëvizjes kadijanije, Kasim Ëmin në Ëgjipt dhe të tjerë. Këta ishin bartësit e mendimeve, shpërndarësit e njohurive dhe ndjekësit e rrugës së Hindit.

    Nga ana tjetër, ekziston grupi tjetër i dijetarëve, të njohur si reformistë, mendimtarë të zellshëm, të cilët thërrasin në reforma, ripërtëritje dhe ixhtihad në çështjet e reja, në çështje bashkëkohore të cilat kërkojnë komentim të ri, ose pajtueshmëri në mes origjinalitetit dhe modernizmit, ose afrim në mes mehdhebeve apo lehtësim në praktikë. Në mesin e këtyre dijetarëve shquhen: Muhamed Ikball, profesor Ëbu Ala el-Mevdudi, profesor Ëbu Hasan Nedevi, Dr. Ismail Raxhi Ël-Faruki, profesor Jusuf Kardavi nga Ëgjipti, Dr. Taha Xhabir Ulvani dhe të tjerë. Këta janë ithtarë të diturisë, efikasitetit, vlerësues të lartë në të kuptuarit e fesë në dritën e logjikës së origjinalitetit islam dhe bashkëkohor, duke u bazuar në rregullat e fuqishme të islamit, si dhe pasues të qëndrimeve të mesme dhe të drejta.

    Ripërtrirja dhe Ixhtihadi në jurisprudencën islame dhe argumentimet e ripërtrirjes

    Nga problemet më serioze me të cilat është ballafaquar civilizimi islam përgjatë rrugëtimit të tij të gjatë dhe evoluimit të tij kulturor është tërheqja e vëmendjes së dijetareve të sferës së jurisprudencës mbi çështjen “Mbarimi i tekstit ligjor ende pa mbaruar ngjarjet njerëzore”. Për

  • 17Reisul-ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi RIPËRTRITJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË KOHË BASHKËKOHORE NË FUSHËN E JURISPRUDENCËS ISLAME

    të zgjedhur këtë problem (paradoks), dijetarët e bazave te jurisprudencës (usulistët) kanë bërë thirrje në shfrytëzimin e të folurit përmes rrugës se ixhtihadit, edhe atë duke iu kthyer ngjarjeve për të cilat nuk ka tekst konkret të zbritur por duke i marrë për bazë ajetet e tjera dhe duke i përdorur argumentet analogjike.

    Më lartë u tha se legjislacioni islam është legjislacion i gjallë dhe fleksibil, që ka në brendinë e vet fuqinë që mund t’i përgjigjet çdo gjëje të re, ka fuqinë e reagimit ndaj çdo fjale apo vendimi të gabueshëm e kundër normave islame. Ky legjislacion, për asnjë moment nuk u nda nga rrugëtimi i përbashkët me shoqërinë myslimane si dhe ishte në hap me të gjitha evoluimet e shoqërisë njerëzore.

    Pra ixhtihadi është një prej çështjeve më të mëdha për të cilin sot për sot ka nevojë ummeti islam, edhe atë si përgjigje ndaj zhvillimeve të reja që kërkojnë gjykime legjislative të përshtatshme për çdo ndodhi. Duke u nisur nga kjo, ixhtihadi konsiderohet domosdoshmëri legjislative që e kërkojnë zhvillimet e reja dhe ndodhitë si dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohemi për ditë. Pa dyshim, ixhtihadi bazohet në rregulla dhe kushte të posaçme. Ixhtihadi na e mundëson që për çdo ndodhi a fenomen të kemi dispozitë legjislative qe buron nga argumenti, pa marrë parasysh nëse ky argument del nga Kur’ani dhe sunneti, apo është nxjerrë nga teksti si analogjia, si interesi publik, si preferenca juridike apo si qëllim i legjislacionit islam.

    “Pra ixhtihadi është domosdoshmëri jetësore për shkak te vazhdueshmërisë së jetës ripërtëritëse të njerëzve që mbështeten në besimin e tyre islam si dhe në efektivitetin e tij.” (Bahr ul Muhit:444) Ixhtihadi është nga mekanizmat më të rëndësishme qe i jep formë fleksibilitetit të legjislacionit islam në reagimin e tij me realitetin dhe në reagimin e tij kundrejt nevojave te reja dhe ndodhive të ripërtërira.” (Muhamed bin Omer:423) Nga veçoritë më të njohura të ixhtihadit është se ai nuk e eliminon tekstin, por është në harmoni të plotë me tekstin legjislativ përballë fenomeneve të reja.

  • 18 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Llojet e ixhtihadit

    Ixhtihadi në legjislacionin islam mund të jetë analogji (kijas). Analogjia është bashkimi i një fenomeni për të cilin nuk ka tekst, me fenomenin tjetër për të cilin kemi tekst, ndonëse nuk e thekson fenomenin e parë, siç thekson Imam Shafiu ne librin e vet “ËR-RISALË” dhe Xhesasi në librin “ËL-FUSUUL”.

    Po ashtu, ixhtihadi mund te jetë interes publik (istisllah), kjo nëse ai që bën ixhtihad për analogji të një fenomeni sjell në kujtesë fenomenin që ka ndodhur më parë, por, nëse nuk arrin të gjejë ndodhi të ngjashme, atëherë do të gjykojë në bazë të interesit (avantazhit), duke u bazuar në faktin se legjislacioni islam është ndërtuar ose për të realizuar interesin e përgjithshëm ose për ta luftuar të keqen.

    Ixhtihadi, po ashtu, mund te jetë gjykim në bazë të qëllimeve të legjislacionit islam. Ky legjislacion nuk ka ardhur si tekst për çdo detaj veç e veç, por ka ardhur me rregulla si tërësi legjislative, të zhveshura nga ndikimi kohor dhe vendor, me çka mund të shfrytëzohet edhe për detajet dhe ndodhitë e reja.

    Ixhtihadi mund te përdoret edhe si fjalimi legjislativ dhe në sqarimin e argumenteve të tij, duke arritur në përfundim të mirë për shoqërinë islame, gjithnjë konform rregullave të legjislacionit islam. (Referimi i njëjtë: 435-436)

    Nuk ka ixhtihad për një fenomen për të cilin kemi të zbritur tekst

    Një nga rregullat fondamentale të cilët kanë të bëjnë me ixhtihadin dhe fushat e tjera të tij, është rregulli: ”Nuk lejohet ixhtihadi për atë fenomen i cili ka ardhur me tekst”.

    Tha Ëbul Hasan el-Basriu: “Dije se gjykatësi suprem ka theksuar se: “më autentike (e besueshme) është ajo që ka argument të prerë dhe kjo nuk mund të jetë prej çështjeve të ixhtihadit, dhe se e vërteta në të është një, nuk lejohet polemizimi rreth saj (mos pajtueshmëria me të).” (Referimi i njëjtë:446-447 dhe II/978)

  • 19Reisul-ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi RIPËRTRITJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË KOHË BASHKËKOHORE NË FUSHËN E JURISPRUDENCËS ISLAME

    Ixhtihadi në periudhën bashkëkohore

    Një nga arsyet që e shpjegon se pse sot, në kohën moderne, kemi nevoje për ixhtihad, është edhe ajo se, koha në të cilën po jetojmë është shumë dinamike dhe me lloj-lloj zhvillimesh të reja, të cilat kanë nevojë për një këndvështrim legjislativ bazik.

    Çdo epokë (periudhë) ka problemet e veta specifike, realitetin e saj, dhe nevojat e saj të reja, toka rrotullohet, orbita lëviz, bota gjithmonë ec, kështu që nevoja për ixhtihad – pra - është nevoje e përhershme përderisa realiteti jetësor ripërtrihet, gjendja e shoqërisë ndryshon dhe evoluon dhe përderisa ligji islam është valid për çdo kohë dhe vend, rregullues i të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me njeriun.

    Periudha e jonë, në veçanti, ka nevojë imediate për ixhtihad, për dallim nga periudhat e tjera, sepse sot kemi zhvillime marramendëse, të panjohura që nga revolucioni industrial. Ëvolucioni teknologjik dhe të arriturat e ndryshme botërore kanë bërë që kjo botë aq e madhe të duket sikurse një qytet i vogël. (Jusuf Kardavi:124)

    Fushat e ixhtihadit në periudhën bashkëkohore

    Prof.dr. Jusuf el-Kardavi përmend dy fusha të rëndësishme në të cilat ummeti islam është më se i nevojshëm për ixhtihad. Ato janë:

    1) Fusha e trajtimit financiar dhe ekonomik2) Fusha shkencore dhe mjekësorePër sa i përket ixhtihadit në fushën e trajtimit financiar vërejmë se

    periudha jonë bashkëkohore shquhet me forma të ndryshme organizative, me punë, me fondacione të reja në sferën ekonomike dhe financiare, të cilat nuk kanë qenë prezent ne periudhat e të parëve tanë, siç janë kompanitë bashkëkohore me të gjitha format e tyre të shumta në fushat përkatëse, korporatat e ndryshme e gjigante, siguracionet, bankat dhe transaksionet e ndryshme, prej të cilave diçka lejohet e diçka ndalohet. Shumica e këtyre transaksioneve janë të reja, por ka edhe nga ato që janë të vjetra apo edhe nga ato që quhen transaksione të kombinuara etj.

  • 20 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Rreth këtyre problemeve kemi dijetarë që nguten, duke ofruar mendim se, rruga më e shkurtë në këtë çështje është refuzimi, ndalimi dhe shtrëngimi i kriteriumeve të rrepta. Kjo pikëpamje e vështirëson jetën e myslimanit dhe e nxitë drejt largimit nga feja. Imam Sufjan Ëth-Theuriu me të drejtë ka theksuar: “Me të vërtetë jurisprudenca e lehtësimit është çështje e besueshmërisë, ndërsa shtrëngimin e zotëron çdonjëri”. Disa të tjerë mundohen në hapjen e dyerve për çdo çështje të re, dhe gjithçka që ndodhë në këtë sferë të jetë e lejueshme, ndonjëherë me pretendim të interesit, ndonjëherë me pretendim të nevojës, e ndonjëherë me interpretime joserioze e për vetëkënaqësi. Një grup i tretë i përmbahet asaj që, për çdo trajtim të ri të kërkojnë ngjashmëri nga e vjetra e që është në përputhje me të. Nëse nuk është në përputhje me të vjetrën, atëherë, sipas mendimit të këtij grupi dijetarësh, çështja me automatizëm refuzohet. Nga e gjithë kjo, më me prioritet është që, kjo është që këto çështje t’i nënshtrohen një kërkimi serioz dhe studimi të kujdesshëm, me qëllim që fukahatë të arrijnë deri te nxjerrja e dispozitave të përshtatshme nën dritën e argumenteve legjislative, qoftë për lejueshmërinë apo ndalueshmërinë. (Referimi i njëjtë:125-126)

    Për sa i përket fushës së mjekësisë bashkëkohore nuk ka dyshim se shkenca bashkëkohore ka përparuar në zbulime të mëdha dhe teknologji përparimtare. Ajo që gjendet sot në duart e njeriut nga ky potencial ngjason me mbinatyroren në epokat e kaluara, e në veçanti në fushën e mjekësisë. Kjo ka nxitur problematika të shumta që kërkojnë një zgjedhje legjislative, dhe disa pyetje të cilat kërkojnë përgjigje nga legjislacioni islam, kurse prej atij që bën ixhtihad kërkon të japë maksimumin e vet në nxjerrjen e dispozitës së përshtatshme. (Referimi i njëjtë:128)

    A ka hapësirë për dijetarët bashkëkohorë për ixhtihad nga trashëgimia jurisprudenciale?

    Nga tërë kjo që u tha deri këtu shihet qartë se, ixhtihadi në sferat e ndryshme të jetës është proces i vazhdueshëm ku dijetarët e ummetit duhet ta manifestojnë në çdo periudhë dhe vend nën hijen e rrethanave,

  • 21Reisul-ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi RIPËRTRITJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË KOHË BASHKËKOHORE NË FUSHËN E JURISPRUDENCËS ISLAME

    kërkesave dhe problemeve me të cilat ballafaqohet ummeti. Mirëpo e jona është të pyesim nëse ixhtihadi kufizohet vetëm rreth çështjeve te reja apo ai ka një detyre tjetër me trashëgiminë jurisprudenciale për të rishikuar atë nën hijen e kushteve të kohës dhe nevojave të njerëzve, me qëllim që të arrihet deri te mendimi më i pranueshëm dhe më i përshtatshëm në realizimin e qëllimeve të legjislacionit dhe të interesave të përgjithshme?

    Dr. Kardavi i është përgjigjur kësaj pyetje siç vijon: “Nuk është e saktë se i pari nuk i ka lënë tjetrit asgjë, por e vërteta është ajo që thanë hulumtuesit, sa i ka lënë i pari të fundit, apo sa ia kanë tejkaluar të fundit të parëve.” Ky rishikim nuk përkufizohet vetëm në dispozitat e ,,mendimit” apo ,,rishikimit” mbi atë që ka rezultuar ixhtihadi për atë çështje për të cilën nuk ka tekst. Megjithatë, në këtë rast mund të përfshihen disa dispozita që i kanë vërtetuar ato tekstet me prova të paragjykuara sikurse hadithi ahad, apo argumenti hipotetik, e shumica e këtyre dispozitave janë të përfshira në sunnet (traditë).

    Mund t’i shfaqet muxhtehidit të sotshëm mendimi i cili nuk iu është shfaqur të mëhershmëve. Poashtu, mund t’i shfaqet një mendim i cili i është shfaqur disa të parëve (selefëve) apo pasardhësve te tyre (halefëve), pastaj është distancuar nga ai mendim dhe i cili praktikisht është shuar, sepse është shuar edhe nevoja për atë mendim, apo sepse i ka kaluar koha apo pesha, apo nga mospërputhja me atë që ka qenë e vendosur në mjedis të caktuar, apo nga fuqia e oponentëve të atij muxhtehidi etj.

    “Ixhtihadi në kohën tonë duhet të jetë ixhtihad kolektiv, në formë të koleksionit shkencore, që do t’i bashkojë aftësitë e larta shkencore, dhe do të publikohen vendimet e tij me trimëri dhe liri, larg prej të gjitha ndikimeve dhe shtypjeve sociale e politike. Pas gjithë kësaj nuk ka problem për ixhtihad individual, sepse ai është që e shëndrit rrugën para ixhtihadit kolektiv me sigurimin e studimeve të thella dhe hulumtimeve autentike, bile procesi i ixhtihadit në vete është proces individual para së gjithash.” (Referimi i njëjtë:131)

  • 22 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Konkluzion

    Në fund të këtij hulumtimi dëshirojmë të themi se ixhtihadi është rrugë e jetës, nevojë natyrore dhe ligj i ekzistencës. Nëse islami është fe e përsosur, vula e shpalljeve, dhe përfshirëse e te gjitha aspekteve të jetës, atëherë duhet të kuptojmë që nevoja për ripërtrirje është edhe më e madhe, dhe nevoja e ixhtihadit është edhe me e fuqishme për ruajtjen e gjallërisë se ummetit përmes zgjidhjeve të çështjeve të përditshme në raport me ndryshiminin e rrethanave dhe të kushteve.

    Legjislacioni islam është më se i nevojshëm për ripërtrirje, mu ashtu sikur që ka sinjalizuar i Derguari s.a.v.s me fjalët e tij: “Me të vërtetë Allahu në çdo njëqind vjet do t´i dërgoje këtij ummeti një ripërtëritës të Fesë së Tij”

    Lutjet dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi Muhamedin [alejhis-selam], familjen e tij, shokët e tij dhe mbi ata që e ndjekin atë me mirësi deri në ditën e gjykimit.

    Literatura

    1. Ël-Adhim Abadi, Ëbi Tib Muhamed Shems ul-Hak, mektebet selefijet, Medine munevere, XI.

    2. Bahr ul Muhit

    3. Bestami Muhamed Seid, Mefhum texhdid ed-din, Daru da’ve, Kuvajt 1405 H.

    4. Ëbu Davud, Kitab Melahim, IV, poashtu Transmeton Taberani në librin Muxhem el-Ëvsat, transmeton Hakem në Mustedrek, dhe Bejhekiu në Marife, të gjithë nga Ëba Hurejra r.a. ky hadith është sahih, e vërteton, Hakem, Bejheki, Sujuti dhe Albani.

    5. Ëbul Hasan Ala Ën-Nedevi, es-Sara’a bejne fikret –il-islami ve fikret-il- garbi, Matbaa Tekaddum, Kajro 1977.

    6. Fejd Kadir në Sherh el-Xhamia Sagir Menavi, Zejnuddin Muhamed Abdurruuf, Kajro, Mektebet Tixhari Kubra, 1938.

    7. Jusuf Kardavi,Ël-Ixhtihad fi Sheria islamije, Dar-ul Kalem, Kuvajt, Botimi tretë.

  • 23Reisul-ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi RIPËRTRITJA DHE RËNDËSIA E SAJ NË KOHË BASHKËKOHORE NË FUSHËN E JURISPRUDENCËS ISLAME

    8. Muhamed bin Omer, Fi Hakikat el-Ixhtihad: Ël-usul ve Devabit, punim i paraqitur në konferencën botërore për ripërtrirjen dhe fetevat, në Universitetin Botërorë Islam në Malezi.

    9. Musned Ibn hanbel, II.

    10. Muxhem el-Vesit, Dr. Ibrahim Ënis dhe të tjerët, I dhe Sahah e Xhevherit I.

    11. Transmeton Taberani nga Ibn Omer r.a. me isnad hasen, transmeton hakem nga Abdullah bin Omer bin As, dhe thotë Ël-Iraki se hadithi është hasen sipas parimeve të tij.

    SUMMARY

    At the end of this research, we want to say that ijtihad is a way of life, a natural need and a rule of existence. Taking into consideration the fact that Islam is a perfect religion, a seal of prophets and inclusive of all aspects of life, we must understand that the need of its renewal is bigger, and the need of ijtihad is even more powerful for maintaining the vitality of the ummah through solutions of everyday issues, due to changing circumstances and conditions.

  • 25

    NOCIONI I TËFSIRIT DHË LLOJËT Ë ËKZËGJËZË� S SË� KUR’ANIT

    AbstraktKur’ani i shenjtë është zëri i së vërtetës, është fjalë e Zotit e cila me bukurinë e të shprehurit dhe me përmbajtjen kuptimplotë i tejkalon aftësitë njerëzore, i cili i është shpallur Muhamedit (a.s), në përmbajtje të mus’hafit e përcjellë me traditë gojore në mënyrën më suksesive, leximi i të cilit është adhurim. Forca dhe bukuria e pakrahasueshme e gjuhës, ritmit dhe intonacionit të tij kanë frymëzuar dijetarët muslimanë, por edhe ata jomuslimanë.Kur’ani Famëlartë zë një vend të lartë në literaturën arabe dhe nuk mund të gjesh libër në botë i cili mund të krahasohet për nga vlerat e tij. Meqë kanë kaluar më se pesëmbëdhjetë shekuj, ai ka qëndruar i pandryshuar në formën e tij të shkruar dhe gjuha e përdorur në të është po në të njëjtën shkallë me gjuhën e sotme. Ëdhe librat me vjetërsi sa gjysma e moshës së tij, nuk janë në standardin që kemi sot. Kur’ani u shpall në gjuhën arabe sepse vet i dërguari ishte arab, kjo është shumë e thjeshtë dhe ja ç’thuhet në Kur’an: “Ne e zbritëm atë Kur’anin arabisht, ashtu që ta kuptoni.” (Kur’an, Jusuf : 2)Arsyeja e nevojës konstante për komentimin e librave të shenjta qëndron në ndërlikueshmërinë e situatave jetësore në të cilat duhet dhënë përgjigje të cilat drejtpërsëdrejti nuk janë dhënë në librin e

    * Autori është ligjërues i lëndës së tefsirit në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

    TefsirPunim profesionalDr. Abdulxhemil NËSIMI

    28-23-277Professional paper

    Ph.Dr., Abdulxhemil NËSIMI

  • 26 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    shenjtë. Madje, gjuha e librave të shenjta kohë pas kohe humbet nga të folurit popullor dhe mbetet ose gjuhë letrare ose gjuhë rituale fe-tare. Për sa i përket gjuhës së Kur’anit, ajo ka mbetur gjuhë letrare bren-da territoreve arabofolëse, a njëkohësisht është edhe gjuhë e shenjtë, sepse adhurimi kryhet në gjuhën kur’anore. Sa më tepër që largohe-mi nga ajo kohë, aq më tepër kemi nevojë për koment, kurse gjuha e tij mbetet e paprekshme dhe u përgjigjet të gjitha sfidave të jetës, kurse elani për të sa më tepër vjen e shtohet.Ndër karakteristikat më kryesore të Kur’anit famëlartë është se ai nuk i takon tipit statik, por është urtësi dinamike, që provokon mend-jen dhe gjallëron zemrën. Në këtë urtësi ka një dinamizëm të fortë e penetrues, një fuqi lëvizëse e cila pandërprerë e nxitë njeriun të stu-dioj, hulumtoj, zbuloj çdo gjë që ka në të dhe në hapësirë.

    Fjalët kyçe: Islam, Kuran, tefsir, egzegjezë, komentim.

  • 27

    DËFINICIONI I TËFSIRIT

    Termi ‘tefsir’ që vjen në formën tef’il, sipas kuptimit etimologjik është in-finitiv i foljes (fe-se-re), që domethënë sqarim dhe shpjegim. Sipas Ali es-Sa-girit, nga aspekti gjuhësor mund të fiksohet në formën tef-il, prej fjalës “fe-sere” apo të derivojë prej ‘sefere’, dhe si i tillë, ju nënshtrohet dy pikëpamjeve:

    a. Fjala “fesër” si infinitiv ka kuptimin të shpjegosh diçka, apo të zbu-losh të mbuluarën. (Ibn Mundhir, 1994 : V, 55)

    b. Tefsir në formën (tef-il) nga rrënja e përmbysur (se-fe-re), thu-het: “seferetil-mr’etu an vexhhiha - femra e ka shpaluar fytyrën e saj”. (Zerkeshi, 1998 : II, 147)

    Nga kjo duket qartë se tefsiri në përdorimin gjuhësorë ka kuptimin e zbulimit ndijorë - fizik, zbulimin e domethënieve racionale, dhe për-dorimi i tij në kuptimin e dytë është më i shumtë sesa përdorimi i parë. Këtë mendim e përkrahën edhe Ali es-Sagiri, i cili shpjegon se Ragib el Ësfahani konsideron se termet feser dhe sefr janë të ngjashme. Ë para, përdoret kur dëshirohet ndonjë kuptim racional, kurse e dyta “sefr” kur dëshirohet ndonjë kuptim shqisor - fizik. Kështu, fjala e parë paraqet akt mendor, kurse e dyta shpreh paraqitje shqisore. (Sagir, 1993 : 16)

    Tefsiri në aspektin terminologjik

    Dijetarët ndryshojnë në definimin e interpretimit në aspektin termi-nologjik. Disa prej tyre zgjerohen shumë tepër, duke i përfshirë të gjitha shkencat Kur’anore, kurse disa të tjerë përkufizohen në rëndësinë e fjalëve substanciale të Kur’anit, argumentimin dhe dispozitat e tij.

    Sipas Zerkeshiut, Tefsiri është “Shkencë, nëpërmjet së cilës kuptohet Libri i All-llahut i zbritur Muhammedit (a.s) shpjegohen kuptimet (domethëniet), nxjerrjen e dispozitave si dhe urtësitë e tij.” (Zerkeshi, 1998 : II, 184)

  • 28 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Sipas definicionit të potencuar si dhe shumë definicioneve të tjera, arrijmë të kuptojmë se tefsiri nuk është shkencë që vë limite, andaj studi-uesi që merret me të duhet të ketë njohuri të gjëra në të gjitha disiplinat shkencore, edhe pse në definicione nuk saktësohen shkencat shoqërore. Në definimin e kësaj shkence, do të mjaftonte të thuhej se tefsiri është sqarues i fjalëve të Kur’anit dhe kuptimeve të tij.

    Termët e ngjashëm me tefsirin

    Nocioni tefsir në Kur’anin Famëlartë është theksuar vetëm një herë, edhe atë në kaptinën Furkan, “Ve la je’tneke bi methelin il-la xhi’nake bil haki ve ahsene tef-sira - Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.” (Kur’an, Furkan : 33)

    Kjo s’është shumë befasuese, sepse shumica e termave teknike që përdoren në ekzegjezën islame kanë derivuar nga tradita retorike apo nga tradita juridike. Në rastin e tefsirit duket se kjo fjalë është zhvilluar nga deskribimi i figurës poetike ku një gjysmvarg përmban shpjegimin e gjysëmvargut që i paraprinë.

    Në burimet e ndryshme arabe ekzistojnë diskutime të shumta që merren me domethënien precize të termit tefsir dhe me raportet e tij me fjalët tjera teknike, siç janë me’ani, te’ vil dhe sherh, prej të cilëve interpre-timin të gjithë e konotojnë në një mënyrë të caktuar.

    El - me’ani, që tekstualisht dmth. kuptimet, jep përshtypjen se është termi më i vjetër i rëndësishëm që është përdorur për titullimin e veprës mbi komentimin e Kur’anit.

    Esh – sherhi, duket se në rend të parë është rezervuar për qëllime profane, siç janë komentet e poezive, por, gjithashtu është aplikuar edhe për mbikomentet (superglosat) e Kur’anit.

    Për sa i përket nocionit et-Te’vil, tekstualisht ajo që është e lidhur me nocionin “kthimi fillimit”, është futur vonë. Në diskutimet e para, të cilat, me siguri janë zhvilluar në fillim të shek. III hixhri (X e.r), ku kanë marrë pjesë figurat qendrore të ekzegjezës së hershme të Kur’anit, siç janë Ëbu

  • 29Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi / Nocioni i tefsirit dhe llojet e ekzegjezës së Kur’anit

    Xha’fer et–Taberiu dhe Ëbu Mensur el-Maturidiu, është bërë diferencimi i tefsirit nga te’vili. Që të dy këta komentues të rëndësishëm, e përdorin fjalën te’vil në titullin e komenteve të tyre të Kur’anit: Xhami ‘ul bejan an te’ vili ajati’l–Kur’an, përkatësisht Te’vilatu’l-Kur’an. Pra, këtu shihet se në fillet e para të komentimit të Kur’anit nuk është bërë ndonjë dallim mes termit tefsir dhe te’vil, porse këtë e bënë dijetarët e mëvonshëm. Sipas tyre, tefsir është ajo që kuptohet nga domethënia e jashtme e ajetit në mënyrë kategorike, duke mos pasur më shumë kuptime, ndërsa te’vil është ajo që kuptohet nga domethënia e brendshme e ajetit, me mundësi të më shumë kuptimeve. (Dhehebi, 1976 : I, 21)

    Legalizimi i tefsirit sipas Kur’anit

    Ëdhe pse Kur’ani në mënyrë eksplicite nuk pohon se atë duhet komen-tuar, komentuesit ishin në gjendje të arsyetojnë profesionin e tyre, të kryer me shekuj, me të udhëzuarit në vetë tekstin e Kur’anit. Ajeti më i njohur dhe më problematik në këtë pikëpamje është në suren Ali Imran: “Ai ty ta shpall librin, në të ajetet janë të qarta (muhkemat), ata janë pjesa kryesore e Librit, e të tjerët janë me pak të qartë (muteshabihat).” (Kur’an, Ali Imran : 5-6)

    Ky ajet konstaton dy kategori komentesh të cilat mbase është më le-htë të kundrohen si “të qartë” (muhkem) kundruall “të paqartëve” (mute-shabihat). Shumë përkthime të ndryshme të identifikimit janë përdorur për muteshabihat, prej të cilave disa paraqesin hermentikisht kategori të parëndësishme p.sh. identifikimi i “shkronjave - harfeve të fshehta” që u paraprijnë shumë sureve si “muteshabihatë”, deri sa të tjerat duken shumë më të vlefshme p. sh. identifikimi i të gjitha ajeteve me më shumë se një aspekt interpretativ si “muteshabihat”. Mirëpo, madje edhe më thelbësore këtu është punktacioni i këtij ajeti. Teksti burimor arab nuk jep kurrfarë shenje ku duhet pushuar apo ku të bëhet pauza, si rezultat i kësaj ka qenë po ashtu e mundur të lihet pjesa e fundit e pjesës së cituar kështu: “Kurse shpjegimin e tyre (te vil) e di vetëm All-llahu dhe atë që janë të udhëzuar mirë në shkencë dhe të cilët thonë “Ne besojme në ta, çdo gjë është nga Krijuesi ynë. E vetëm ata që kanë arsye kuptojnë.”

  • 30 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Me leximin e këtillë, detyra interpretative nuk është kufizuar në ush-trimin mjaft të shtirë të përgatitjes së qartësisë së plotë përndryshe të ajeteve të qarta. Ajetet e paqarta po ashtu bëhen synim për komentuesit dhe me këtë ide, të përkufizuar në një mënyrë vetjake, rruga për krijimin e tefsirit për çdo ajet të Kur’anit qe e hapur.

    Metodat e tefsirit të Kur’anit

    Gjatë komenteve që u zhvilluan brenda pesëmbëdhjetë shekujve të Kur’anit Famëlartë, mufesirët kanë themeluar metoda të ndryshme me anë të së cilave e kanë komentuar kuptimin e tij dhe në kohën e tyre e kanë sqaruar porosinë e tij. Në një kontest më të gjerë mund të thuhet se metodat e komentimit të Kur’anit në esencë janë mënyra të përkthimit të Kur’anit të kohës së vet dhe nga koha e vet.

    Në saje të literaturës me të cilën disponojmë vërejmë se deri më sot kanë ekzistuar shumë metoda në komentimin e Kur’anit dhe posaçërisht dallohen këto komentime:

    Tefsiri tradicional:

    Me që Kur’ani ka stilin e tij me të cilin veçohet, ku ndodh që një çësht-je në një sure të vjen në mënyrë të koncize, kurse e njëjta në vende tjetër vjen e zgjeruar, e që në ndonjë vend tjetër është thënë në mënyrë të pa qartë, kurse në vend tjetër është sqaruar.

    Kjo qasje tregon se cili është qëllimi i Perëndisë në lidhje me Kur’anin e shenjtë, dhe atë, duke bërë paralelizmin e ajetit me ajet apo tekstit me tekst, me qëllim që të argumentohet njëra me tjetrën.

    Hadithi i Pejgamberit (a.s) po ashtu është mjet kryesorë i metodës tradicionale dhe zakonisht është në rol të specifikimit (tah’sis). Me që Kur’ani Famëlartë, rrallë herë sjell sqarime horizontale të fjalëve të veta, kështu që Muhamedi (a.s) i ka sqaruar si p.sh. (salatul vusta) në të vër-tet bëhet fjalë për namazin e mesëm-ikindisë. Nuk ka dyshim se “namaz i mesëm” është i përgjithshëm (amm), sepse, praktikisht, secili namaz mund të jetë i mesëm. Thënia e Pejgamberit (a.s) se ky është namazi i ikindisë e ka rolin e specifikimit. (Dhehebi, 1976 : I , 37)

  • 31Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi / Nocioni i tefsirit dhe llojet e ekzegjezës së Kur’anit

    Metoda e komentit të Kur’anit me Kur’an është praktikuar shumë herët në tefsirin klasik. Taberiu dhe Ibn Kethiri e shfrytëzojnë këtë metodë në masë të madhe, e prej autorëve të rinj këtë metodë e afirmon Subhi Saliu, Ëdh-Dhehebiu, Ali Ës-Sagir atj.

    Tefsiri racional:

    Komenti racional i Kur’anit si metodë dallohet sipas asaj që me të madhe i shfrytëzon njohuritë historike, filozofinë, teologjinë, shkencën, etj. Ky koment nuk do të thotë ixhtihad, sepse muxhtehidi është shumë i kujdesshëm ndaj Kur’anit dhe Sunnetit, por do të thotë pranim i logjikës si burim i së vërtetës.

    Shumica e tabijjve e refuzojnë komentimin racional siç janë: Seid bin el Musejebi, Nafiu, Muhamed bin Ël-Kasimi, Salim bin Abdullahu, etj. Transmetohet nga Aishja (r.a) se i Dërguari i All-llahut nuk e interpreton-te Kur’anin përpos se pasi që t’ia shpallte Xhibrili. (Tusi, 1998 : I,4)

    Nga kjo mund të konstatojmë se ekzistojnë dy taborë të shkencëtarëve në lidhje me komentin racional. Një grup i dijetarëve e hedhin kategorik-isht komentimin e Kur’anit racionalisht, edhe pse janë shkencëtarë në ar-gumentet juridike - fik’hije, gramatikore, lajme dhe thënie, dhe të tillët janë të përkushtuar vetëm në atë tradicional.

    Tefsiri linguistik:

    Tefsiri linguistik kujdes të veçantë u kushton aspekteve gjuhësore. Absorbon pastër shprehjet gjuhësore, nxjerrjen e fjalës dhe rrënjën e saj, formën, gjenezën etj. Vjen e ngjeshur mes çështjeve gjuhësore, stilistikës, morfologjisë, leximeve, etj. Qëllimi final i kësaj metode është zbulimi dhe sqarimi i përdorimit arab duke argumentuar të njëjtën me poezitë e tyre. (Sagir, 1983 : 98)

    Kjo formë pati ndikim tek shkencëtarët ekspert musliman, të cilët formuan shkollën e tyre të posaçme e cila dallohej me largpamësinë e saj në hulumtimet mbi gjuhën e Kur’anit, metaforën, sintaksën, etj. (Sujuti, 1998 : II, 68)

    Metoda linguistike e komentimit të Kur’anit e shfrytëzon edhe poez-inë para-islame dhe islame për të sqaruar fjalët e vështira apo të rralla

  • 32 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    në Kur’an. Kësaj metode të komentit i parapriu Ëbu Zekerija el Fera me veprën e tij (Meanil Kur’an), Ëbu Ubejde në librin e tij (Mexhazul Kur’an) dhe të tjerë.

    Tefsiri juridik:

    Muslimanët në kohën e Muhamedit (a.s) e kuptonin se çka përmba-jnë ajetet nga normat legjislative me anë të afiniteteve të tyre gjuhësore. Kur hasnin në problem, ata i drejtoheshin Muhamedit (a.s). (Dhehebi, 1998 : II, 432)

    Kur analizojmë kohën e as’habëve, edhepse ata ishin unikë, ndodhte që të kishin mendime të kundërta për ndonjë çështje normative, siç ishte divergjenca në mes Omerit dhe Aliut (r.a) në kohë-pritjen (Idetin) e gruas që i ka ndërruar jetë bashkëshorti. (Hudari, 2008 : 113)

    Mukatil ibn Sulejmani është pika qendrore edhe në zhvillimin e ko-mentit juridik të Kur’anit. Këtu klasifikimi i materialit bëhet indikator i parë i këtij lloji të komentit derisa në tefsirin rrëfyes rendi i rrëfimeve të librit të shenjtë në pjesën më të madhe shërben si skeleti themelor. Për materialin juridik, kriter definitiv konsiderohet klasifikimi tematik. Fak-ti se përmbajtja ekzistuese e tefsirit juridik të Mukatilit është me emrin (Tefsir hams mi’ah ajeh mine’l-Kur’an), sigurisht të derivuar nga tefsiri i tij rrëfyes, zbulon se kriter i parë me të vërtetë është forma e veprës.

    Tefsiri retorik:

    Hulumtimi në këtë sferë llogaritet hulumtim esencial në substancën e mrekullisë Kur’anore dhe është indikator i kujdesshëm në të kuptuarit e retorikës.

    Këtë art, me të gjitha sekretet e tij e filloi Ël Xhahidhiu (255 h), ku shumë nga hulumtimet e tij i veçon në librin e tij (Nedhmul Kur’an) dhe në plotësimin e shprehjes së bukur. Ai në të paraqet aspektet alegorike dhe krahasuese me kuptimet e tyre të gjëra dhe të pa përcaktuara. (Sagir, 1983 : 104)

    Preokupimi me veçoritë letrare të Librit të Shenjtë është pika qen-drore e veprës, siç është (Mexhaz’ul-Kur’an) nga Ëbu Ubejde (vdiq 824), ndonëse fillimi i këtij lloji të analizës do të mund të ndihmojë në komen-

  • 33Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi / Nocioni i tefsirit dhe llojet e ekzegjezës së Kur’anit

    timin tekstual (me përqendrim në gramatikë) para llojit të pastër letrar të ekzegjezës.

    Nxitja për zhvillimin e tefsirit retorik si lloj të veçantë ishte, ndër të tjera, edhe në krijimin e nocionit mbi karakterin mallëngjyes të Kur’anit dhe në dëshmitë letrare për karakterin e tillë. Ëdhe pse kjo u bë mësim i plotë kah shek. IV sipas hixhretit, rrënjët e tij ekzegjete gjenden këtu. Ve-pra (Te’vil mushkil’il-Kur’an) nga Ibni Kutejbe (vdiq 889) paraqitet si pika e rëndësishme transmetuese ndërmjet këtyre analizave më të hershme retorike të bazuara në imtësitë gramatikore dhe ekzegjete, si dhe në anal-izat e doktrinës së mëvonshme mbi karakterin mallëngjyes apo mbi pa-mundësinë e imitimit të Kur’anit (I’xhaz).

    Tefsiri sufist (asketik):

    Asketët, shumë herët kanë tentuar që për parimet dhe mësimet e tyre të gjejnë mbështetje në tekstet Kur’anore, që Kur’anin ta marrin bazë të planeve dhe projekteve të tyre. Sipas tyre, kuptimi i vërtet i shpalljes hyjnore nuk qëndron në aspektin e thjeshtë ezoterikë, por ka kuptime ekzoterikë dhe ezoterikë (batinijje), dhe më e rëndësishmja është ajo ezoterike- batinijje. (Sherbasi, 1998 : 89)

    Ndër ata që e kritikojnë interpretimi mistik është Sujutiu, i cili në ve-prën e tij “El - Itkan” deklaron: “Thëniet e mistikëve në lidhje me Kur’anin nuk janë komentim” (Sujuti, 1998 : II, 1218)

    Vërtetë Sehl et-Tustariu paraqet shembullin më të hershëm të ten-dencës së këtillë të komentimit të Kur’anit. Sipas tij, tekstet duhet anal-izuar sipas aspektit ezoterik, megjithatë, në të ka indikacione të fshehta dhe precize, të cilat u mundësohen atyre që kanë sjellje - prirje, të cilët mund të bëjnë përshtatshmëri në mes të brendshmes dhe të jashtmes, dhe kjo dëshmon përsosmërinë e besimit dhe mirënjohjen e pastër. (Su-juti, 1998 : II, 1219)

    Tefsiri shkencor:

    Komenti shkencor i Kur’anit, si metodë, u zhvillua në shek. XIX dhe XX, kur bota Islame ishte në dekadencë, kurse Ëvropa ishte në epokën e racionalizmit të përgjithshëm. Nën ndikimin e të arriturave shkencore

  • 34 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    të perëndimit, mufesirët e komentuan çdo gjë që është përmendur në Kur’an. Pra, për specifikim të ndonjë termi Kur’anor, nuk shfrytëzohet më hadithi apo thënie të sahabeve as të tabinëve, por shfrytëzohet shkenca.

    Kundërshtarët e metodës shkencore të komentimit të Kur’anit shpe-shherë e marrin si dobësi themelore të kësaj metode mosrespektimin e kontekstit të Kur’anit (sijak). Nuk mund të ushqehet me fjalë Kur’anore çdo gjë që shkencëtarët e zbulojnë, dhe pikërisht këtu është shkaku krye-sor që kjo metodë e komentimit të Kur’anit të jetë në krizë serioze.

    Këto janë tendencat më të rëndësishme për komentimin e Kur’anit Famëlartë, por duhet theksuar se këtu as për së afërmi nuk janë përfshirë të gjitha metodat në komentim.

    Tendencat bashkëkohore në komentimin e Kur’anit

    Me largimin i kolonializmit dhe ndikimit të mendimit perëndimor në shek. XIX nga tokat arabe, nuk përfundojnë edhe aktivitetet e tefsirit. Në të vërtetë, në kohët e ndryshme bota moderne ka nxitur gjithnjë tepër e më tepër komente të mëdha e të vëllimshme të Kur’anit Famëlartë.

    Tefsiri modern nuk dallon sipas impulsit të tij themelor nga panda-ni i tij klasik. Tefsiri modern, po ashtu dëshiron të harmonizojë tekstin e Librit të shenjtë, varësisht nga kushtet e kësaj epoke, i cila është bashkë-kohorë për interpretuesin e Kur’anit.

    Pika qendrore më e hershme e aktivitetit modernist të tefsirit në botën arabe u paraqit në kohën e Muhamed Abduhu-së (l849-l905), i cili ishte ithtar i fuqishëm i reformave arsimore. Ai, gjithashtu shkroi ko-mentin e Kur’anit, që quhet “Tefsirul Menar”, të cilin, pas vdekjes së tij, e plotësoi nxënësi i tij Reshid Rida (l865-l935).

    Ky tefsir, sipas pikëpamjes së tij, nuk tepër modernist, mirëpo, tefsiri i Abduhusë nxitë përdorimin e matur dhe racional në çështjet e teologjisë dhe përpiqet të tregojë se Kur’ani, para së gjithash, duhet të lexohet si burim i udhëheqjes morale për situatën moderne.

    Një trend i tillë në tefsir, por disi më i dalluar, paraqitet gjatë kohës së Tantavij Xhevheriut (l870-1940), i cili njihet si autor i veprës (El-Xhe-

  • 35Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi / Nocioni i tefsirit dhe llojet e ekzegjezës së Kur’anit

    vahiru fi tefsiri’l-Kur’ an). Sipas tij, Zoti nuk do të shpallte Kur’anin pa in-kuadruar në të tërë atë që njerëzit duhet të dinë. Shkenca është, si duket, domosdoshmëri e nevojshme në botën moderne, andaj nuk duhet të jetë fare befasuese të gjenden të gjitha shkencat në Kur’an, por me kusht, nëse ky libër kuptohet si duhet.

    Aisha Abdurrahmani, e cila shkruan me pseudonimin Bintu ‘sh-Shati qartazi i hulumton domethëniet burimore të Kur’anit, të cilat janë dhënë në fjalët apo frazat arabe dhe jep sqarime se si të kuptohet Kur’ani brenda kësaj tërësie. Ky proces, nuk inkuadron shfrytëzimin e materialit që është i huaj për vet Kur’anin, përpos shfrytëzimit të një sasie të vogël të poezisë së lashtë. Ky proces i komentimit shfrytëzon kontekstin e pasazhit teks-tual për të përcaktuar fjalën që përdoret në kontekste të përgjithshme.

    Madje, ne vëmë re përvojën e pionierit në interpretimin letrar që i paraprinë Bintu’ Sh-Shati e që përfshinë një përpjekje të gjatë më shumë se një çerekshekulli. Për herë të parë u shfaq në mësimet tefsirike, të cilat dijetari Muhammed Abdullah Derraz i prezantoi përpara studentëve të Fakultetit të Teologjisë (Usulud-din) në Universitetin e el-Az’har-it në de-kadën e fundit të shekullit XX.

    Shejh Derrazi, me mësimet e tij tefsirike vë në spikamë një formë shpjegimi që nuk përputhej me stilin e Sheikh Ëmin Ël Khoulit, edhe pse pajtohej me të në kërkimin për të zbuluar unitetin objektiv dhe organik të ajeteve. Ne e gjejmë Derrazin duke kërkuar ndërvarësinë organike në të njëjtën sure, sepse sipas tij ajo është një strukturë koherente, e ndërtuar nga qëllimet universale në baza dhe asete, duke ngritur nga çdo aset degë dhe kapituj dhe nga secila pjesë përhapen degë qofshin të shkurtra apo të gjata, dhe vazhdon të transferohet mes pjesëve të saj ashtu siç lëviz midis dhomave dhe oborreve të një ndërtese. Madje, ai është mishëruar ashtu siç mëveshet skeleti në trupin e njeriut, ku midis çdo gjymtyre të trupi ekziston lidhje, sikur takohen kockat tek nyja dhe mbi to shtrihet rrjeti që bënë ndërlidhjen mes tyre, mu ashtu siç gërshetohen gjymtyrët me arteriet, venat, nervat etj. Në këtë drejtim të caktuar ecën e tërë surja dhe me tërësinë e saj prezanton një qëllim të veçantë, mu ashtu siç trupi që merr një qëndrim dhe funksionojnë në tërësinë e tij me të gjitha organet në kryerjen e një qëllim të vetëm, edhe pse organet kanë funksione të nd-ryshme. (Derraz, 1998 : 155)

  • 36 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Pas më shumë se një gjysmëshekulli, Sheikh Muhamed Ël Gazali, në tefsirin e tij (Nahve tefsirin meuduij li suveril Kur’anil Kerim), përpiqet t’i zbulojë lidhjet midis fillimit, mesit dhe përfundimit të sures, duke shpjeguar se ç’fshihet nga semantika e përbashkët prapa kuptimit të veçantë të ajeteve, duke u mbështetur në metodën e Shejh Derrazit1 të zbatuar në librin e tij (En Nebeul adhim) gjatë elaborimit të kaptinës el Bekare.

    Këtë lloj komentimi të Kur’anit, që ka vazhduar deri para pak kohësh në botën arabe, e ka bërë intelektuali dhe oratori i shquar Sejjid Kutub (l906 - l959), i cili në veprën e tij “Fi dhilali ‘l-Kur’an”, tekstin Kur’anor e komenton në pajtim me prirjet e tij të veçanta.

    Literatura

    1. Bint Shati, Aishe bint Abdurrahman, (1990), Ët tefsir el bejanij lil Kur’an, Kajro, Dar el Mearif.

    2. Deraz, Muhamed Abdullah, (1985) Ën nebe el Adhim, Kuvajt, Dar el Kalem.

    3. Dhehebi, M. Husein, (1976) Ët-Tefsir vel mufessirun, Kajro, bot. Mektebe el Vehbe.

    4. Gazali, Muhamed, (1996) Nahve tefsirin meuduij li suveril Kur’anil Kerim, Kajro, Dar esh Shuruk.

    5. Hudari, Muhamed Bek, (2008), Tarih et-teshrië el Islamij, Bejrut, Dar el kutub el ilmije.

    6. Ibn Mundhiri, Muhamed bin Mukrim bin Alij Ëbul Fadël Xhemaludin, (1994) Lisanul arab, Bejrut, dar es Sadër.

    7. Sagir, Muhamed Hasan, (1993) Ël-Mubadi el ame li tefsirl Kur’anil Kerim, Bejrut, Ël Muesise el Xhem’ije.

    8. Sujuti, Xhelaludin, (1996) Ël Itkan fi Ulumil Kur’an, Dimeshk, Dar Ibn Kethir.

    9. Sherbasi, Ahmed, (1998), Kisatu-t-efsir, Dar el xhejl.

    10. Tusi, Ëbi Xha’fer Muhamed bin Hasan bin Alij, (1998) Ët-Tibjan fi tefsir el Kur’an, Kajro, bot. Dar ihjaë et turath el arabij.

    11. Zerkeshi, Bedruddin, (1990), Ël Burhan fi ulumil Kur’an, Bejrut, Dar el ma’rife.

    1 Trajton studimin e unitetit tematik të secilës sure.

  • 37Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi / Nocioni i tefsirit dhe llojet e ekzegjezës së Kur’anit

    Summary

    It is an undeniable fact that the time, in which Muslims are passing through, is unfavorable, therefore, Muslims are not able to bring com-ments that will cover the needs and requirements of the modern society. The problem lies not in drafting a new tefsir, but in the quality of com-mentary that will respond to global needs and problems. However, this cannot happen unless we reconsider the existing curricula interpreta-tions and effective implementation of the classical comments to preserve the authenticity of Islam and to renew its performance in order to benefit from contemporary approaches to the study of texts, interpretations and contextuation that do not lead to a collision with the essentials of Islamic awareness and the basics of Islam’s vision.

  • 39

    DISIPLINA “ËL-XHËR’HU DHË ËT-TA’DIL” (RËKOMANDIMI) NË� HADITH

    AbstraktTeksti paraqet të dhëna rreth parimeve të përgjithshme të një di-sipline tejet të rëndësishme në shkencës e hadithit, e cila njihet si “Ilmul-l-xher’hi vet-ta’dil”, nëpërmes së cilës mundësohet dallimi i saktë midis haditheve autentike dhe atyre qe nuk janë të tilla. Ky punim shtjellon terminologjinë, përkatësisht nocionet dhe formuli-met e veçanta që përdoren në kritikën shkencore. Këtu, prezantohet analizë e hollësishme gjithëpërfshirëse mbi materien që është objekt studimi i disiplinës së rekomandimit. Ëlaborimi në fjalë fokusohet në fillet e formimit të kësaj disipline qe njihet si « Ilmul-l-xher’hi vet-ta’dil” gjatë periudhës së Pejgamberit [alejhi-s-elam] dhe të shokëve të tij, si dhe gjatë periudhave vijuese duke u fokusuar në rrethanat e nevojshme konkrete që ndikuan në formimin e kësaj disipline.

    Fjalët kyçe: Islam, Sunnet, Hadith, Ilmu-l-xher’hi vet-t-a’dil, xherh, ta’dil, rekomandim

    * Dr. Faredin Ëbibi është dekan dhe ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, e-maili zyrtar: [email protected], e-maili privat; [email protected].

    HadithPunim profesionalDr. Faredin Ëbibi

    37. 014. 52 : 28Professional paper

    Ph.D., Faredin Ëbibi

  • 40 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    HYRJË

    Pas paraqitjes së tendencave të vazhdueshme negative ndaj hadith-it (sunetit), veçanërisht pas formimit të lëvizjeve të ndryshme politike, ideologjike, sektare dhe doktrinare, studiuesit e hadithit alarmohen dhe bëhen më të kujdesshëm në ruajtjen e amanetit hyjnor (sunetin) nga mendimet e paskrupullta të individëve dhe të grupeve tendencioze. Një mobilizim i tillë për të ruajtur fjalët, veprat, miratimet, ndalesat dhe urd-hëresat autentike të Pejgamberit [alejhi-s-elam] vërehet që nga ditët e para. Më pas, përkujdesja e tillë është zhvilluar në mënyrë institucionale. Fillimisht vijon etapa e regjistrimit të haditheve ngase ato ishin mësuar përmendësh nga shokët e Pejgamberit [alejhi-s-elam]. Pas kësaj, zhvillo-hen procese shkencore mahnitëse, lindin disiplina shkencore, vepra të ndryshme dhe metoda të avancuara për të vazhduar deri në përsosjen përfundimtare të çdo disipline shkencore në fushën e hadithit, dhe kësh-tu, përmes kontributeve shkencore që i përpiluan kolosët e shkencës së hadithit (muhadithinët), caktohen rregulla, norma, standarde, kurrikula dhe principe. Ky investim i madh shkencor dhe intelektual pamundësoi çdo tentim ose përpjekje që në sunnet të instalohet diç që nuk i përk-iste atij. Jam i vetëdijshëm se është vështirë, bile e pamundur, që i tërë ky kontribut shkencor dhe metodologjik të prezantohet në këtë tekst, megjithatë, do të mundohem t’i qasem një disipline shkencore, e cila në njëfarë mënyre do të na afrojë me konceptin, metodologjinë dhe mënyrën e muhadithinëve gjatë studimit të haditheve. Nisur nga perspektiva kon-ceptuale dhe metodologjike e trajtimit, përkatësisht nga studimi i një had-ithi, ndihet nevoja e studimit të “senedit”, respektivisht të vargut të trans-metuesve. “Senedi” është komponent shumë i rëndësishme që përcakton dhe kanalizon rrjedhat e mëtejshme të qasjes ndaj ndonjë hadithi konk-ret. Një nga disiplinat shkencore në kuadër të strukturës së përgjithshme

  • 41Doc. Dr. Faredin Ebibi / DISIPLINA “El-XHER’HU DHE ET-TA’DIL” (REKOMANDIMI) NË HADITH

    të shkencave të hadithit, pa dyshim, është edhe disiplina “Ilmu-l-xher’hi vet-ta’dil.” Objekt studimi i kësaj disipline është “senedi”, përkatësisht vargu i transmetuesve. Fenomeni “sened” është specifik dhe konsidero-het një shpikje metodologjike e muslimanëve. Ky lloj mekanizmi shken-cor nuk gjendet dot në asnjë shkencë tjetër dhe në fushën e hadithit kon-siderohet faktor shumë i rëndësishëm që përcakton rrugën e zhvillimit sepse shërben si një filtër nëpërmes të cilit duhet hulumtuar çdo hadith të Pejgamberit [alejhi-s-elam]. Nëse nuk licencohet hadithi nga kjo disiplinë shkencore, atëherë pason ngrirja ose pezullimi i tij si dhe eliminohet nga qarkullimi. Hadithi pa “sened” është i papërfillshëm, i pavlefshëm dhe i refuzuar, dhe në këtë kontekst, sipas parimeve të përgjithshme islame, ndalohet çdo dispozitë e ndërtuar mbi bazën e hadithit që s’ka «sened” e që konsiderohet i dyshimtë.

    Disiplina shkencore “Ilmu-l-xher’hi ve-t-a’dil” (Rekomandimi)

    Brenda suazave të përgjithshme të disiplinave të shkencës së had-ithit, kjo disiplinë zë vend meritor, sepse nëpërmjet saj bëhet klasifikimi ose vlerësimi i haditheve se a janë autentike ose jo. Në këtë kontekst, ek-spertët e kësaj fushe kanë përdorur terminologji dhe nocione të veçanta si dhe formulime shumë delikate nga fusha e kritikës shkencore të hadith-it mbi “senedin “– vargun e transmetuesëve të hadithit.

    Procesi i kritikës shkencore ndaj “senedit” nuk është zhvilluar si-pas shijeve personale të ndokujt, por në mënyrë të thuktë iu është nën-shtruar standardeve dhe kritereve përkatëse. Në fillim, thellësisht është studiuar historia e çdo transmetuesi të hadithit, pastaj janë bërë analiza të hollësishme gjithëpërfshirëse ndaj materies së transmetuar. Në kuadër të gjendjes faktike, ata publikonin rekomandim pozitiv ose negativ duke për-dor terme, përkatësisht nocione të veçanta që përdoreshin nga ekspertët e kësaj fushe. Nga ana tjetër, ekziston një literaturë e gjerë ku evidentohej çdo gjë që ekspertët e detektonin rreth transmetuesve të hadithit duke e sqaru-ar gjendjen reale të tyre, duke i anuluar lëshimet dhe duke zbuluar çdo gjë

  • 42 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    me efekte negative. Ata, haptazi i prezantonin plagjiaturat, shtrembërimet dhe shpifjet që dilnin në pah gjatë rrugëtimit të transmetimit të haditheve. Me kontributin e vetë, këta kolosë dhanë kontribut të madh dhe zhvillu-an luftë tejet të madhe, posaçërisht në ditët e para të paraqitjes së diverg-jencave dhe çoroditjeve politike pas vdekjes së Muhamedit [alejhi-s-elam] duke dëshmuar se e meritojnë epitetin si më të sinqertit e këtij ummeti.

    Kuptimi i nocionit “Ël-Xher’hu” dhe “Ët-ta’dil”

    Nocioni “el-xher’hu” nënkupton vlerësimin e nivelit të drejtësisë së transmetuesit të mbajtjes mend të haditheve dhe të nivelit të saktësisë së transmetimit, dhe në këtë mënyrë zhvillohej vlerësimi për pranimin apo refuzimin e transmetimit të hadithit. Nocioni “et-ta’dil” nënkupton cilësimin e lartë rekomandues të transmetuesit duke e shpallur publik-isht nivelin e lartë të sinqeritetit, të drejtësisë dhe përpikërisë së tij në transmetimin e hadithit, dhe në këtë mënyrë, rekomandohej që hadithi të pranohet pa rezervë nga transmetuesi i tillë.

    Nisur nga ky aspekt, nënkuptohet se rekomandimi (disiplina e “el-xher’hu” dhe “et-ta’dil”) merret kryesisht me trajtimin, studimin dhe me zbulimin e çdo segmenti që ndërlidhet me transmetuesit e hadithit. Kjo disiplinë është shumë e rëndësishme, sepse nëpërmes saj mundësohet dallimi në mes hadithit autentik (sahih) dhe atij të dobët.

    Formimi i disiplinës “Ël-xher’hu” dhe “Ët-ta’dil”

    Kjo disiplinë ka zanafillën e vet që nga periudhat e hershme të historisë së zhvillimit të Shkencës së hadithit, pra, daton që nga periudha e Pejgam-berit [alejhi-s-elam]. Për nocionin “et-ta’dil”, i Dërguari i Allahut ka thënë:

    ِإنَّ َعْبَد اللَِّ َرُجٌل َصاِلٌح “Me të vërtetë Abdullahu (Ibni Omeri) është njeri i mirë.” (Buhari,

    1422, 5 f. 25), ndërsa për nocionin e “el-xher’h”-it, në një bisedë rreth një personi, i Dërguari i Allahut [alejhi-s-elam] ka thënë:

  • 43Doc. Dr. Faredin Ebibi / DISIPLINA “El-XHER’HU DHE ET-TA’DIL” (REKOMANDIMI) NË HADITH

    بِْئَس َأُخو اْلَعِشريَِة “i keqi i familjes “, dhe nga kjo nënkuptohet se me një problematikët

    të tillë është marrë edhe vetë Pejgamberi [alejhi-s-elam]. (Ëbu Davud, 4, f. 251).

    Gjithashtu, është konstatuar se edhe një grup jo i vogël nga radhët e sahabëve është marrë me trajtimin e kësaj problematike, siç ishin Ëbu Bekri, Omeri, Uthmani, Aliu, Zejd b. Thabiti, Abdullah b. Abasi etj. Këta bënin vlerësimin dhe zhvlerësimin e transmetuesve duke kërkuar gjith-një variantin autentik të transmetimit. Një praktikë e tillë është aplikuar edhe më pas dhe ka vazhduar edhe nga gjeneratat tjera, siç është ajo e tabiijëve të mëdhenj, si psh. Seid b. Musejebi, Salim b. Abdullah b. Omeri etj. Pas tyre, këtë disiplinë e kanë zhvilluar edhe njerëz të tjerë, siç ishin Jahja b. Seid el-Ënsari dhe Hisham b. Urve b. Zubejr, ndërsa më vonë, me këtë fenomen janë marrë edhe Sufjan Thevriu , Malik b. Ënesi, Shu’be-ja, Sufjan b. Ujejne etj. Nga gjenerata vijuese, me këtë problematikë janë marrë edhe Abdullah b. Ël-Mubarek, Jahja b. Seid el-Katani. Muhamedi b. Idrisi – Ësh-shafiu etj. Studiuesit e mëvonshëm, të cilët merreshin me hu-lumtimin e gjurmëve të trashëgimisë se Pejgamberit alejhi-s-elam, e për-vetësuan krejt këtë kapital dhe investim shkencor duke bërë gjurmime dhe zbulime rreth gjendjes së transmetuesve, dhe duke i demonstruar në mënyrë publike tiparet dhe cilësitë pozitive dhe negative të çdo trans-metuesi nga secila gjeneratë e transmetimit të haditheve, si psh. Ahmed b. Hanbeli, Jahja b. Meini, Ali b. Ël-Medini, Is’hak b. Ibrahimi, Ibni Hajthe-mi dhe shumë të tjerë. Më vonë, kjo e arritur shkencore nga gjeneratat e mëhershme ka arritur kulminacionin e vet nga studiuesit e mëvonshëm, të cilët po ashtu njiheshin edhe si elitë më e ndritur e studiuesëve të had-ithit, si psh. Muhamed b. Ismail el-Buhari, Muslim b. Baxhaxhi, Ëbu Davu-di dhe shumë të tjerë. (Shehavi, 1979, f. 62).

    Pa marrë parasysh faktin se kjo disiplinë shkencore fillon në periudhën e Pejgamberit [alejhi-s-elam] dhe të shokëve të tij, funksionaliteti i saj ka qenë pothuajse shumë i kufizuar, sepse në atë kohë, nuk ndihej nevoja për të studiuar gjendjen e transmetuesve. Të gjithë shokët e Pejgamberit alejhi-s-elam dhe gjenerata që ka pasuar pas tyre konsideroheshin si njerëz të drejtë dhe të sinqertë. Më pas, me kalimin e kohës gjatë shekujve vijuese,

  • 44 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    në periudhën e tabiijëve të rinj dhe të etbai tabiijëve të mëdhenj, paraqitet nevojë imediate e studimit serioz të gjendjes së transmetuesve, sepse, nga njëra anë, paraqiten transmetues të dobët, ndërsa nga ana tjetër, trillues e fabrikues të haditheve nga vende të ndryshme. Një gjendje e këtillë me potencial rrezikshmërie të shkallës së lartë për hadithet në veçanti, dhe për shkencën e hadithit në përgjithësi, do të bëhet edhe më e vështirë për arsye të daljes në skenë të grupeve të ndryshme me prapavijë dhe me ngjyrime politike, ideologjike, doktrinarë etj. Këto periudha kohore ishin sfiduese për studiuesit dhe shkencëtarët e kësaj fushe, dhe për këtë shkak, ata i ngjeshin radhët e tyre, dhe me përkushtim të plotë, merren me studime për të ndriçuar variantin autentik të transmetimit të hadithit nga i dobëti duke mos lënë asnjë territor të shoqërisë muslimane pa mos e studiuar gjendjen e transmetuesëve të haditheve. Në këtë drejtim, më i zëshëm ishte punëtori dhe studiuesi më i zellshëm i kësaj fushe Shu’be b. el-Haxhaxh, i vdekur më vitin 160 hixhri. Ky studiues ishte marrë aq shumë me përkushtim të plotë në këtë fushe sa që është fituar përshtypja se ky ishte i pari që e kishte themeluar këtë disiplinë. Më pas, pas këtij studiuesi të famshëm, pasuan edhe studiues të tjerë eminent, siç ishin Jahja b. Seid el-Katani, Ahmed b. Hanbeli, Jahja b. Meini etj. Rezultatet e kontributeve shkencore të studi-uesve të më hershëm të kësaj fushe më vonë janë kurorëzuar me publik-imin e veprave kolosale në këtë drejtim, siç ishte Imam Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Ëbu DAvudi, Ëbi Hatim Ër-raziu, Nesaiu etj. Në vigjilje të mbarimit të shekullit të tretë hixhri, kjo disiplinë shkencore përfiton formën e një disipline të avancuar, edhe atë, duke u pozicionuar si një nga disiplinat më të rëndësishme të Shkencave të Hadithit.

    Theksimi i arsyes në proçesin e rekomandimit “Ël-xher’hu” dhe “Ët-ta’dil”

    Mendimet e muhaddithinëve lidhur me pranimin e rekomandimit “el-xher’u” dhe “et-ta’dil” pa e theksuar arsyen janë variabile:

    1. Sipas mendimit të parë, gjatë rekomandimit “el-xher’hu” dhe “et-ta’dil” duhet të ekzistojë arsyeja, dhe se rekomandimi duhet të jetë i bazuar në fakte e dëshmi. Nëse rekomandimi nuk bazohet

  • 45Doc. Dr. Faredin Ebibi / DISIPLINA “El-XHER’HU DHE ET-TA’DIL” (REKOMANDIMI) NË HADITH

    në fakte, atëherë ndodhë që transmetuesi pozitiv të cilësohet me pa të drejtë negativisht, dhe në raste të tilla, mund të ndodhë edhe e kundërta.

    2. Sipas mendimit të dytë, rekomandimi pozitiv ose negativ duhet të ketë arsye.

    3. Sipas mendimit të tretë, rekomandimi pozitiv “et-ta’dil” pranohet pa ndonjë arsye sepse shkaqet mund të jenë të shumta sa që nuk do të mund të theksohen të gjitha. Për sa i përket rekomandimit negativ, “el-xher’hu” duhet të ketë motiv dhe arsye.

    4. Sipas mendimit të katërt, rekomandimin negativ “el-xher’hu” pranohet pa kurrfarë arsye ose shkaku, ndërsa rekomandimi pozitiv “et-ta’dil” nuk pranohet në mënyrë të tillë. (Itr, 1984, fq. 109)

    Terminologjia e disiplinës së rekomandimit “Ël-xher’hu” dhe “Ët-ta’dil”

    1. “Ël-xherhu-l-mutlak”: Nëse eksperti i kësaj fushe deklarohet në mënyrë absolute për ndonjë transmetues të caktuar se “nuk është i besueshëm”, “nuk është i sigurt”, “nuk ka gjë prej tij” etj, atëherë duhet hulumtuar gjendjen reale të këtij transmetuesi për të eliminuar dilemat ose dyshimet dhe në tërësi të zbardhet rasti.

    2. Divergjenca midis “el-xher’hu” dhe “et-ta’dil”: Ka raste kur deklarimet e ekspertëve mbi “el-xhehr’hu” dhe “et-tea’dil” për të njëjtin transmetues të mos përputhen sepse sipas ndonjërit, rekomandimi është negativ ndërsa sipas tjetrit, pozitiv. Qën-drimi unik i ekspertëve të kësaj fushe qëndron në faktin se, nëse paraqitet mospërputhje në rekomandim ndaj ndonjë trans-metuesi, atëherë rekomandimi negativ konsiderohet prioritar. Dijetarët e doktrinës shafiite nuk pajtohen me këtë mendim sepse , sipas tyre, ç’duhet bërë me transmetuesin që merr reko-mandim negativ për shkak të ndonjë lëshimi (mëkati), për të cilin më pas është penduar.

  • 46 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    3. Ëkspertët e kësaj fushe janë unik se rekomandimi nga i njëjti për transmetuesin ose nga shkencëtari e nivelit të njëjtë nuk prano-het pa patur dëshmi valide dhe të vlefshme, kurse nga kjo rregull përjashtohet parimi i bashkëkohësit për bashkëkohësin e vet. (Itr, 1992, fq. 105)

    Rekomandimi dhe rekomanduesi

    Ëkspertët e kësaj fushe, gjithashtu janë të një mendimi rreth atyre që specializohen në fushën e studimit të historisë së transmetuesve, për-katësisht të atyre që merren me vlerësimin e hadithit autentik dhe të atij jo-autentik. Sipas tyre, këta duhet patjetër të përmbushin këta kritere: Rekomanduesi të jetë i pjekur (në pubertet), i përkatësisë muslimane, i drejtë, i përpiktë, i saktë, njohës i thellë i historisë së transmetuesve, njohës i mirë i shkaqeve dhe arsyeve të rekomandimit “el-xher’hu” dhe “et-ta’dil” dhe të mos jetë fanatik ose ithtar i ndonjë transmetuesi të cak-tuar të hadithit. Personi i cili nuk i plotëson këto kritere, nuk ka të drejtë të merret me çështjen e rekomandimit për vlerësim apo zhvlerësim.

    Terminologjia e rekomandimit

    Studiuesit e kësaj fushe ishin të kujdesshëm në përdorimin e termi-nologjisë në rekomandimet e tyre ndaj transmetuesve, dhe kështu, për rekomandimin pozitiv ata përdornin thëniet: njeri më i besueshëm, njeri më i përpiktë, lidhur me të asnjërin nuk duhet pyetur sepse ai është i be-sueshëm, i sigurt, është i besueshëm dhe ka titullin Hafidh, është solid, nuk ka të keqe nga ai, është i përpiktë, është serioz, etj., ndërsa për reko-mandimin negativ ata përdornin thëniet: gënjeshtar i madh, gënjeshtar, skutë e gënjeshtrës, hartues (përpilues), i shkatërruar, i braktisur, nuk është i besueshëm, i dobët, nuk pranohet hadithi që e transmeton ai, është shumë i dobët, nuk vlen asgjë, është i përfolur, etj. (Sujuti, 1972, fq. 342)

    Në literaturën e më hershme të kësaj fushe nuk është përdorur kjo ter-minologji në mënyrë unike, prandaj në mënyrë individuale duhet mësuar

  • 47Doc. Dr. Faredin Ebibi / DISIPLINA “El-XHER’HU DHE ET-TA’DIL” (REKOMANDIMI) NË HADITH

    domethënien, përkatësisht kuptimin e terminologjisë së përdorur gjatë re-komandimit për transmetuesit e hadithit, dhe në këtë rast konkret, thënia: “Nga ai nuk ka të keqe” tek autorët tjerë nënkupton se ai “është transmetues i sigurt”, bile përdoret për të treguar se transmetuesi është më se i sigurt. Më vonë, me zhvillimin e kësaj disipline, thëniet e tilla marrin formë më të avancuar dhe më të përpiktë, dhe të gjitha format e shprehjeve rekoman-duese theksohen ne veprën e Ibni Ëbi Hatimit “Ël-Xher’hu ve-t-a’dil”.

    Përfundim

    Nisur nga fakti që Suneti, përkatësisht Hadithi, rrjedh nga Muha-medi alejhi-s-elam, studiuesit muslimanë ndienin obligim fetar që këtë burim islamik ta zhvillonin dhe ta transmetonin në mënyrë të duhur. Në këtë drejtim, ata shpikën disiplina të ndryshme në shërbim të shpjegim-it dhe të interpretimit autentik të asaj që iu shpall Muhamedit [alejhi-s-elam]. Disiplina e rekomandimit konsiderohet pjesë e disiplinave, të cilat si objekt studimi kanë “senedin” e hadithit, përkatësisht vargun e transmetuesve e që quhet:”Ël-xher’hu vet-ta’dil”. Kjo disiplinë shërbeu si mekanizëm mbrojtës i Sunnetit nga implikimet e elementeve që nuk i përkasin atij, dhe nëpërmes saj, “Muhaddithinët” saktësisht zbulonin, eventualisht neutralizonin përpjekjet dhe tendencat e ndërfutjes së had-itheve apokrife ashtu siç zbulonin edhe mangësi të tjera me efekte nega-tive që i mvesheshin të Dërguarit të Allahut [alejhi-s-elam].

    Me fjalë të tjera, disiplina e rekomandimit (Ël-Xher’hu ve-t-a’dil”) ka të bëjë me zbërthimin e gjendjes së transmetuesve dhe me terminologjinë që përdorej dhe që duhej përdorur në me rastet e rekomandimit pozitiv apo negativ. Mënyra e tillë e rekomandimit dallon transmetuesin e pranu-ar dhe atë të refuzuar. Studiuesit muslimanë e konsideronin këtë disiplinë si mekanizëm mbrojtës të Sheriatit nga interpretimet e trilluara.

  • 48 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    Literatura

    1. Buhari, Muhamed b. Ismail, (1422) Sahihu-l-buhari, Daru tavku-n-exhat, tab’atu-l-ula.

    2. Ëbu Davud, Ës-sexhistni, Sunenu Ebi Davud: el-Mektebetu-l-asrije, Sajda, Be-jrut.

    3. Ën-nisabur, el-Hakim, Ma’rifetu-l-ulumi-l-hadith, Menshurat mektebe-tu-t-ixhari, Bejrut.

    4. Ësh-shehrezuri, Ibni Salah, (1979) Mukad-dime Ibni Salah, Daru-l-kutu-bi-l-ilmije, Bejrut,.

    5. Itr, Nuruddin, (1984) Ulumu-l-hdith li Ibni Salah, Daru-l-fikri, Damask.

    6. Muhamed b. Abdurrahaman, Ëbu Sehl, Mevsuatu mevakifu-selefu fil akideti vel menhexhi vet-terbijeti, el-Mektebetu-l-islamijeti lin-neshri vet-tevzii, Kajro, Ëgjipt.

    7. Shehavi, Ibrahim, (1979) Mustaleha-l-hadith, Kajo.

    8. Sujuti, Xhelaludin, (1972) Tedribu-r-avi, Мektebetu darut-turath, Kajro.

    9. Ëbu Sehl, Muhamed b. Abdurrahman, Mevsuatu mevakifi es-selefi fil akideti vel-men’hexhi vet-terbije, el-Mektebetu-l-slamije lin-seshri vet-tevzië, Ka-jro, Ëgjipt.

    Summary

    The Discipline of Recommendation (Al Jarhu wat-ta’del) relates to the treatment of the situation of transmitters, the terminology that is used and to be used in case of a positive or negative connotation of the recom-mendation; it may discolor it from everything that pertains to it, and also from which the transmitter’s transmission can be accepted or rejected. Islamic scholars have considered this discipline as a defense mechanism of Shariah from the interpretations that are not authentic.

  • 49

    AkaidPunim profesionalDr. Muhamed Mustafi

    28 – 148. 8Professional paper

    Ph.D., Muhamed Mustafi

    NJËRIU DHË MËNDIMI ISLAM

    AbstraktMendimi është faktori kryesor që e dallon njeriun nga bota e fry-morëve jonjerëzorë , dhe për këtë arsye, nuk është e rastit që Zoti i Madhëruar t’i jep rëndësi të madhe kësaj çështjeje.Njeriu që mendon sipas rregullave hyjnore, do të përparojë në çdo aspekt të jetës, sepse gjatë tërë jetës së tij do të jetë i preokupuar me faktin se ai është në çdo moment nën kontrollin e Zotit të Madhëruar.Njeriu nuk mund të ketë mendime të shëndosha nëse nuk thellohet në vetvete dhe në natyrë, sepse muslimani merr mësime isntruksio-nale nga Krijuesi i tij si dhe i realizon parimet me të cilat është urd-hëruar së vepruari.Islami është fe e shpallur nga All-llahu i Madhëruar dhe, nëse njeriu kërkon parime të tjera që kundërshtojnë Shpalljen Hyjnore, atëherë nuk do ta shijojë autoritetin e merituar, sepse nuk do ta ndiej në vete përgjegjësinë ndaj Krijuesit të tij, por vetëm ndaj krijesës, ndërsa krijesa në asnjë mënyrë nuk mund të jetë më e përsosur se Krijuesi.Pra, njeriu organizon jetën ideale nëse në mendimet e tij mbizotëron origjinaliteti i shpirtit islam dhe nëse mendon brenda suazave të parimeve që nuk e kundërshtojnë natyrën dhe instinktin njerëzor, përndryshe do të formohej kaos individual, shoqëror dhe natyror ashtu siç vërejmë sot në mbarë botën.

    Fjalët kyçe: Islam, njeri, besim, mendim, historia e mendimit, mendimi islam

    * Autori i tekstit është ligjërues i gjuhës arabe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

  • 50 Përmbledhje Punimesh Nr. 4

    HYRJË

    Vlera e një shoqërie është e ndërlidhur ngushtë me nivelin e men-dimit që ekziston në të. Asnjë shoqëri nuk ka ekzistuar në botë e as nuk do të ekzistojë në të ardhmen pa ndonjë mendim konkret që e organizon jetën e shoqërisë, sepse, në të kundërtën, do të dilej nga natyra e njeriut, që konsiderohet bazë e lëvizjeve në të gjitha sferat e jetës. Transformimet përbrenda shoqërive gjithmonë kanë qenë rezultat i mendimeve që nd-ikonin në ndryshime të tilla, sepse “procesi krijues te njeriu është i tillë sa mund ta fusë lexuesin në një gjendje ku ai ai vet nisë të filozofojë (të mendojë). (Hersh, 1995: 7)

    Sot, kur lexojmë mbi të dhënat e njeriut në të kaluarën, njihemi me mendimet e