fletore e ushtrimeve laboratorike-lab kursi bti

16
Univerziteti për Biznes dhe Teknologji Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Lënda: Lab kursi mbi bazat teknike te informatikes Fletore e Ushtrimeve Laboratorike Verzioni 1.0 Viti Akademik 2011/2012

Upload: ermira-hoti

Post on 21-Apr-2015

436 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

Univerziteti për Biznes dhe Teknologji

Fakultetit i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Lënda: Lab kursi mbi bazat teknike te informatikes

Fletore e Ushtrimeve Laboratorike

Verzioni 1.0

Viti Akademik 2011/2012

Page 2: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

1

Laboratori 1: Kabllimi i nje rrjete te thjeshte

Objektivat

• Te kuptohen funksionet themelore te softwerit simulator Packet Tracer. • Te krijohet nje rrjete e thjeshte duke perdorur dy kompjutere. • Vezhgoni me kujdes rrendesine e perdorimit te kabllove te duhur per lidhjen e dy

kompjutereve ne rrjete.

Hapi 1: Krijoni nje diagrame te rrjetes me dy kompjutere

E hapim simulatorin e rrjetave kompjuterike Packet Tracer. Ne dritaren qe do te paraqitet ne ekran e vendosim mausin ne pjesen e poshtme te majete, ku jane te paraqitura grupet e paisjeve e rrjetave sic jane Ruter, Switch apo kompjutere.

Per te zgjedhur nje paisje, se pari e zgjedhim kategorin ku ndodhet ajo paisje. Pasi ta kemi zgjedhur kategorin, do te na paraqiten opsionet e pasijeve qe bejne pjese ne ate kategori. E zgjedhim paisjen qe na nevoitet per te krijuar topologjine tone.

a. Nga opsionet qe ndodhen ne pjesen e poshtme te majte te dritares e zgjedhim kategorin End Devices.

b. Klikoni ne ikonen e kompjuterit me emer Generic PCs (PC-PT) dhe e zhvendosni dritaren punuese te Packet Tracer. E perseritni kete hap edhe per vendosjen e kompjuterit te dyte.

c. Ne pjesen e poshtme ne te majte e zgjedhim kategorin Connections, e cila kategori k ate grupuar lloje te ndryshme te kabllove.

d. E zgjedhim tipin e kabllit Copper Straight-Through.

e. Klikoni ne kompjuterin e pare, PC0, dhe e lidhni kabllin ne kartelen e rrjetes FastEthernet.

f. Klikoni ne kompjuterin e dyte, PC1, dhe e lidhni kabllin ne kartelen e rrjetes FastEthernet. Lidhjet e krijuara do te duken si ne figure.

Page 3: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

2

Hapi 2: Konfigurimi i emrit dhe IP adreses ne kompjuter

a. Klikoni ne PC0. Do te hapet dritarja konfiguruese e kompjuterit PC0. b. Ne dritaren konfigurese te kompjuterit PC0, klikojme ne tabin Config.

Page 4: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

3

c. E nderojme emrin e kompjuterit nga PC0 ne PC-A. d. Ne pjesen e majte te dritares e zgjedhim opsionin Fastethernet e. E shenojme IP adresen 192.168.1.1 dhe subnet masken 255.255.255.0 f. E mbyllim dritaren konfiguruese te kompjuterit PC-A g. Klikojme ne kompjuterin PC1. Do te hapet dritarja konfiguruese e kompjuterit PC1. h. Ne dritaren konfigurese te kompjuterit PC1, klikojme ne tabin Config. i. E nderojme emrin e kompjuterit nga PC1 ne PC-B. j. Ne pjesen e majte te dritares e zgjedhim opsionin Fastethernet k. E shenojme IP adresen 192.168.1.2 dhe subnet masken 255.255.255.0 l. Klikojme ne tabin Desktop dhe pastaj klikojme ne ikonen Command Prompt m. Ne dritaren qe do te paraqitet do te testojme lidhjen e krijuar ne mes te ketyre

kompjutereve duke perdorur komanden ping 192.168.1.1

Testi nuk ka qene I sukseshem. Jepni sqarim pse testi nuk ka qene i sukseshem?

Page 5: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

4

Ne diagram shofim se lidhja ne mes te dy kompjutereve ka dy pika te kuqe qe do te thot se kemi perdorur kabella te gabuar.

Per te zgjidhur problemin, lidhjen ne mes te dy kompjutereve do ta realizojme duke perdorur kabllin Copper Cross-Over.

a. Klikoni ne butonin X ne pjesen e djathte te dritares se Packet Tracer. Me kete do te mund te fshini tipin e kabllit Copper Straight-Through.

b. E vendosni mausin mbi kabllin dhe klikoni ne te per ta fshire. c. E zgjedhim tipin e kabllit Copper Cross-Over. d. Klikoni ne kompjuterin e pare, PC-A, dhe e lidhni kabllin ne kartelen e rrjetes

FastEthernet. e. Klikoni ne kompjuterin e pare, PC-B, dhe e lidhni kabllin ne kartelen e rrjetes

FastEthernet. f. Tani do te shofim se ngjyra e pikave te nderlidhjes ne diagram do te shendrohet nga e

kuqja ne te gjelbert. g. E testojme perseri lidhjen ne mes te dy kompjutereve. h. Klikojme ne kompjuterin PC-B, dhe klikojme ne tabin Desktop. i. Klikojme ne ikonen Command Prompt j. Shenojme komanden ping 192.168.1.1

A ka qene testimi i sukseshem me ane te komandes ping. Ju lutem jepni sqarimet?

Konfigurimin e krijuar e ruani si Laboratori1. Shkoni ne File>Save As… dhe ja caktoni emrin Laboratori1.

Page 6: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

5

Laboratori 2: Krijimi i nje rrjete LAN me Switch

Objektivat

• Te krijohet nje rrjete LAN ku paisja Switch do te perdoret per te lidhur dy kompjuterqe. • Te definohen se cfare kabllo na nevoiten per te realizuar lidhjet ne nje LAN me Switch.

Hapi 1: Te krijohet Diagrami i Rrjetes me dy kompjuter dhe nje Swicth

Ne Laboratorin 1 kemi lihur dy kompjuter duke perdorur tipin e kabllit Copper Cross-Over. Kjo form e lidhjes na mundeson qe te lidhim dy kompjuter ne mes veti ne formen Peer-to-Peer. Per te lidhur me shume se dy kompjuter do te perdorim paisjen Switch.

Si baze do ta perdorim diagramin qe e kemi ndertuar ne Laboratorin 1.

a. E hapim diagramin e Laboratori 1 ne Packet Tracer b. Duke perdorur butonin X qe ndodhet ne pjesen e djathte te Packet Tracer per ta fshire

kabllin Copper Cross-Over ne mes te kompjuterit PC-A dhe PC-B. c. Nga grupi i paisjeve te rrjetave Switches zgjedhim nje Switch te modelit 2950-24. d. Klikojme ne grupin Connections e. E zgjedhim tipin e kabllit Copper Straight-Through f. Klikojme ne kompjuterin PC-A dhe e lidhni kabllin ne kartelen e rrjetes FastEthernet g. Klikojme ne Switch dhe e lidhim kabllin ne portin Fastethernet0/1

Topologjia e krijuar ne kete raste do te jete si me poshte

Page 7: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

6

1. Pse ne kete rast per te lidhur kompjuterin me switch kemi perdorur Copper Straight-Through? Jepni pergjigjen tuaj?

2. Testoni konektivitetin ne mes te dy kompjutereve duke perdorur komanden ping. A ka qene ping i sukseshem?

Konfigurimin e krijuar e ruani si Laboratori2. Shkoni ne File>Save As… dhe ja caktoni emrin Laboratori2.

Page 8: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

7

Laboratori 3: Konfigurimi i Ruterit

Objektivat

• Te krijohet nje diagram i rrjetes i cili do te perbehet nga nje Ruter, nje Switch dhe dy kompjutere.

• Te behet konfigurimi i Ruterit dhe te lidhet ne rrjete • Te tesohen lidhjet e Ruterit me kompjuteret qe jane te lidhur ne rrjete.

Hapi 1: Konfigurimi i Ruterit

E startojme programin Packet Tracer dhe e hapim fajllin Laboratori2. E ndertojme diagramin duke e vendosur nje Ruter. Nga grupi i paisjeve te rrjetes e zgjedhim Ruterin nga modeli 2811. Klikojme ne grupin Connections dhe e zgjedhim kabllin Copper Straight-Through. Klikojme ne Ruter dhe e lidhim portin fastethernet0/0, pastaj klikojme ne switch dhe e lidhim ne portin fastethernet0/3. Lidhja do te duket si ne figure

Klikojme ne Ruter dhe ne dritaren qe hapet e klikojme ne tab CLI. Gjate startimit te Ruterit paraqitet ne dritaren cli paraqitet pyetja se a deshirojme te hyjme ne modin setup per konfigurim minimal te ruterit, shkruani no dhe pastaj shtypeni Enter.

Page 9: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

8

Pas startimit te Ruterit rreshti i komandave do te duket:

Router>

Ky eshte user exec mode apo modi per shfrytezuesit. Ne kete nivel perdoruesi ka mundesi te beje egzaminimin e kufizuar te ruterit dhe konfigurimit qe gjindet ne RAM, por nuk mund te beje ndonje ndryshim ne konfigurim. Ne reshtin e komandave shenojme komanden enable e pastaj shtypim enter

Router>enable

Dhe do te shohim se shenja e reshtit komandues ka ndryshuar prej ’>’ ne ’#’ kjo do te thot se kemi kaluar ne modin e privilegjuar apo privileged exec mode. Ndersa per t’u kthyer ne nivelin user exec mode ne rreshtin komandues duhet te shtypim komanden disable

Router#

Ky mod pune mbeshtet komandat testuese, egzaminimin e detaizuar softverik te ruterit, manipulim me skedarin konfigurues dhe kalim ne modet tjera konfigurues. Ne reshtin e komandave shenojme komanden configure terminal apo shkurtimisht conf t dhe pastaj shtypim enter.

Router#configure terminal

Kjo komand do te na vendos ne modin konfigurues global. Ky mod pune implementon komandat e fuqishme konfiguruese te cilat kan efekt mbi tere ruterin. Per tu kethyer ne privileged exec mode perdorim komanden exit apo kombinimin e butonave ctrl + Z.

Ky kombinim te kthen ne menyre te drejtperdrejte ne privileged exec mode nga cdo nennivel tjeter konfigurues i ruterit.

Tani rreshti i komandave do te duket:

Router(config)#

Se pari do t’a ndryshojme emrin e ruterit e kete e arrijme me komanden hostname [emri]

Router(config)#hostname UBT-PR

Pasi te shtypim enter emri i ruterit ne reshtin e komandave do te ndryshoj dhe do te duket keshtu:

UBT-PR(config)#

Ne modin global te konfigurimit te ruterit shenojme komanden interface dhe pastaj portin e interfejsit qe do ta konfigurojme. E shenojme komanden ne Ruter si me poshte.

Page 10: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

9

UBT-PR(config)#interface fastethernet 0/0

Kalojme ne modin konfigurues te interfejsit. Me komanden ip address [adresa] [subnet maska] ia caktojme adresen interfejsit fastethernet 0/0.

UBT-PR(config-if)#ip address 192.168.1.254 255.255.255.0 UBT-PR(config-if)#no shutdown UBT-PR(config-if)#exit UBT-PR(config)#

Me komanden no shutdown e aktivizojme nderfaqen.

Hapi 2: Konfigurimi i kompjutereve per te komunikuar me Ruter

a. Klikojme ne PC-A dhe pastaj ne tab Config. b. Ne pjesen ku shkruan Gateway e shenojme IP adresen e interfejsit fastethernet0/0 te

Ruterit 192.168.1.254 c. Ne manyre te njete e konfigurojme edhe kompjuterin PC-B.

Bejme testimin e lidhjes nga Kompjuteri PC-A e deri tek Gateway qe eshte interfejsi i Ruterit fastethernet0/0. Nga Command Prompt i PC-A pingojme ip adresen 192.168.1.254

PC-A> ping 192.168.1.254

Testin e njete e realizojme edhe nga PC-B

PC-B> ping 192.168.1.254

A ka qene testi me komanden ping i sukseshem?

Konfigurimin e krijuar e ruani si Laboratori3. Shkoni ne File>Save As… dhe ja caktoni emrin Laboratori3.

Page 11: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

10

Laboratori 4: Konfigurimi i Ruterit pa tela – Wireless

Objektivat

• Ne diagramin ekzistues te rrjetes te krijuar nga laboratoret e meparshme te vendoset nje ruter pa tela – wireless dhe nje laptop.

• Te behet konfigurimi i Ruterit pa tela - wireless dhe te lidhet ne rrjeten ekzistuese. Te konfigurohet dhe te lidhet ne rrjeten pa tela – wireless nje laptop.

• Te tesohen lidhjet e Ruterit pa tela - wireless me kompjuteret qe jane te lidhur ne rrjete.

Hapi 1: Konfigurimi shtese i ruterit ekzistues

Ne ruterin UBT-PR e konfigurojme ip adresen ne interfejsin fastethernet 0/1 per te mundesuar lidhjen me Ruterin pa tela – wireless. Ngjajshem sikurse ne laboratorin e meparshem ne ruterin UBT-PR ekzekutojme keto komanda>

UBT-PR>enable UBT-PR#configure terminal UBT-PR(config)#interface fastethernet 0/1 UBT-PR(config-if)#ip address 192.168.0.1 255.255.255.0 UBT-PR(config-if)#no shutdown UBT-PR(config-if)#end UBT-PR#

Me kete perfundon konfigurimi i ruterit UBT-PR.

Hapi 2: Konfigurimi i ruterit pa tela - Wireless Linksys WRT300N

E startojme programin Packet Tracer dhe e hapim fajllin Laboratori3. E ndertojme diagramin duke e vendosur nje Ruter pa tela - Wireless. Nga grupi i paisjeve pa tela e zgjedhim Ruterin nga modeli Linksys WRT300N. Klikojme ne grupin Connections dhe e zgjedhim kabllin Copper Cross-Over. Klikojme ne Ruter UBT-PR dhe e lidhim portin fastethernet0/1, pastaj klikojme ne Ruter pa tela - Wireless dhe e lidhim ne portin Internet. Lidhja do te duket si ne figure.

Page 12: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

11

Klikojme ne ruter Linksys WRT300N dhe ne dritaren qe do te paraqitet do te klikojme ne tabin GUI. Ne faqen e pare do te konfigurojme ip addresen e interfejsit te Internetit. E zgjedhim opsionin Static IP si ne figure.

Page 13: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

12

Ne vazhdim do te shenoni keto informata ne hapsirat e specifikuara:

Internet IP address: 192.168.0.2

Subnet Mask: 255.255.255.0

Default Gateway: 192.168.0.1

Ne pjesen Network Setup do te konfiguroni keto parametra:

IP Address: 192.168.10.1

Subnet Mask: 255.255.255.0

Ne fund te faqes klikojme ne opsionin Save Settings.

Hapi 3: Konfigurojme nje laptop dhe e kyçim ne rrjeten pa tela - wireless

Ne dritaren e Packet Tracer klikojme ne grupin e paisjeve fundore End Devices dhe e zgjedhim nje laptop. E vendosim ne diagram me ç’raste diagrami do te duket si ne figure.

Page 14: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

13

Ne laptopin e zgjedhur e largojme kartelne e rrjetes me kabllo dhe e vendosim kartelen pa tela – wireless te modelit Linksys WPC 300N, si ne figure.

Klikojme ne tabin Desktop klikojme ne ikonen PC Wirelss e zgjedhim opsionin Connect dhe ne dritaren e paraqitur klikojme ne opsionin per te zgjedhur wirelss ruterin qe eshte opsioni I pare ne liste. Ne fund klikojme Connect. Me kete rast kompjuteri do te kycet ne rrjeten pa tela Wirelss si ne figure.

Page 15: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

14

Te behet testimi i lidhjes se laptopit me rrjeten Wirelss. Duke perdorur komanden ping nga kompjuterit te testohet lidhja me default gateway. A ka qene pingu i sukseshem?

Te testohet komunikimi ne mes te laptopit me interfesjin fastetherent 0/1 te ruterit UBT-PR. Perdorni komanden ping 192.168.0.1. A ka qene i sukseshem testi?

Page 16: Fletore e Ushtrimeve Laboratorike-Lab Kursi BTI

15

Te testohet komunikimi ne mes te laptopit dhe kompjutereve qe ne ndodhen ne LAN te ruterit UBT-PR. Perdorni komanden ping 192.168.1.1 per te testuar lidhjen me kompjuterin PC-1 dhe pastaj testoni lidhjen me kompjuterin PC-2 duke perdorur komanen ping 192.168.1.2. A ka qene i sukseshem testi?

Ustrim Ekipor

Per te siguruar rrjeten pa tela – wirelss nga qasja e pautorizuar ne te si detyre e keni qe rrjeten ekzistuese pa tela wireless te konfiguroni enkriptimin ne mes te ruterit Linksys WRT300N wirelss dhe laptopit. Vetem persona te autorizuar nga jut e mund te kycen ne rrjete?