gazeta e prillit 2011

12
NGJALLJA Nr. 4 (219) Viti XIX i botimit PRILL 2011 Çmimi 20 lekë GËZUAR PASHKËT! Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë mësuam sot se u nda nga jeta shumë i dashuri Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjysh Botëror i Komunitetit Bektashian. I shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe të nxehta Komunitetit Bektashian, të cilin ai e drejtoi me urtësi dhe përkushtim, si dhe të afërmve të tij. Do të kujtojmë gjithmonë me dashuri të sinqertë dhe vlerësim të veçantë personalitetin e tij fisnik, besimin dhe përkushtimin ndaj Zotit dhe popullit të Shqipërisë. Gjithashtu, do mbeten të paharruara miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë Mesazh ngushëllimi Komunitetit Bektashian të Shqipërisë Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli dhe të varro- surve jetën u fali. Sot është dit’e ngjalljes, ndriçohu, o popull. Pashka e Zotit, Pashka. e i përzemërt për ringritjen e besimit dhe harmoninë fetare në vend, që na lidhën për dy dekada me radhë. Kujtimi dhe trashëgimia e tij shpirtërore jemi të sigurt se do të jenë gjithmonë bekim dhe burim frymëzimi për Komunitetin Bektashian. Lutemi që Zoti, të Cilin ai e deshi që nga mosha fëmijërore, ta prehë me të drejtët shpirtin e tij të zgjedhur. Për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë † Anastasi Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Tiranë, më 02.04.2011 Ai “... që pësoi e u varros dhe u ngjall” (Besorja) E kremtja e Pashkës na fton të sho- him përsëri dhimbjen që na shtrëngon, të përditshmen, e vogël apo e madhe, deri edhe dhimbjen e vdekjes, në një perspektivë krejt ndryshe. Duke soditur Zotin “që pësoi e u varros dhe u ngjall”, duke përjetuar dhimbjen tonë në shoqëri me Atë, parashijojmë në paqe Ngjalljen shumë- dimensionale. Dhe, le të na japë Krishti fuqinë që të lehtësojmë dhimbjen e nje- rëzve rreth nesh me besimin ngjallësor: Krishti u Ngjall! Pashkë të mbarë! Tiranë, Pashkë 2011 Me dashuri të thellë më Krishtin Jisu, † Anastasi Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Se Krishti, Perëndia ynë, na shpuri prej vdekjes te jeta, prej dheut në qiell, duke kënduar këngën e fitores: Krishti u ngjall së vdekurish! (Kënga e parë e Kanonit të Pashkës.) Ndriçohu, ndriçohu, Qytet i Ri Je- rusalem, se lavdia e Zotit, përmbi ty ka lindur sot. Vallëzo tani dhe gëzo- hu, o Sion dhe ti, o Hyjlindëse e pas- tër, dëfrehu në Ngjalljen e Birit tënd. Kisha e Shën Mihailit, Vithkuq, Korçë. U ndërtua në vitin 1682 dhe u pikturua në vitin 1728. (Tropari)

Upload: kishaorthodhokse

Post on 26-Oct-2014

34 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta e Prillit 2011

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta e Prillit 2011

1PRILL 2011 NGJALLJA

NGJALLJANr. 4 (219) Viti XIX i botimit PRILL 2011 Çmimi 20 lekë

GËZUAR PASHKËT!

Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë mësuam sot se u nda ngajeta shumë i dashuri Haxhi Dede Reshat Bardhi, Kryegjysh Botëror iKomunitetit Bektashian.

I shprehim ngushëllimet më të ndjera dhe të nxehta KomunitetitBektashian, të cilin ai e drejtoi me urtësi dhe përkushtim, si dhe të afërmvetë tij.

Do të kujtojmë gjithmonë me dashuri të sinqertë dhe vlerësim tëveçantë personalitetin e tij fisnik, besimin dhe përkushtimin ndaj Zotit dhepopullit të Shqipërisë.

Gjithashtu, do mbeten të paharruara miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë

Mesazh ngushëllimi Komunitetit Bektashian të Shqipërisë

Krishti u ngjall së vdekurish, mevdekje vdekjen shkeli dhe të varro-surve jetën u fali.

Sot është dit’e ngjalljes, ndriçohu,o popull. Pashka e Zotit, Pashka.

e i përzemërt për ringritjen e besimit dhe harmoninë fetare në vend, qëna lidhën për dy dekada me radhë.

Kujtimi dhe trashëgimia e tij shpirtërore jemi të sigurt se do të jenëgjithmonë bekim dhe burim frymëzimi për Komunitetin Bektashian.

Lutemi që Zoti, të Cilin ai e deshi që nga mosha fëmijërore, ta prehëme të drejtët shpirtin e tij të zgjedhur.

Për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë† Anastasi

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë

Tiranë, më 02.04.2011

Ai “... që pësoi e u varros dhe u ngjall”(Besorja)

E kremtja e Pashkës na fton të sho-him përsëri dhimbjen që na shtrëngon,të përditshmen, e vogël apo e madhe,deri edhe dhimbjen e vdekjes, në njëperspektivë krejt ndryshe.

Duke soditur Zotin “që pësoi e uvarros dhe u ngjall”, duke përjetuardhimbjen tonë në shoqëri me Atë,parashijojmë në paqe Ngjalljen shumë-dimensionale. Dhe, le të na japë Krishtifuqinë që të lehtësojmë dhimbjen e nje-rëzve rreth nesh me besimin ngjallësor:Krishti u Ngjall!

Pashkë të mbarë!

Tiranë, Pashkë 2011

Me dashuri të thellë më Krishtin Jisu,† Anastasi

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe igjithë Shqipërisë

Se Krishti, Perëndia ynë, na shpuriprej vdekjes te jeta, prej dheut nëqiell, duke kënduar këngën e fitores:Krishti u ngjall së vdekurish!

(Kënga e parë e Kanonit të Pashkës.)

Ndriçohu, ndriçohu, Qytet i Ri Je-rusalem, se lavdia e Zotit, përmbi tyka lindur sot. Vallëzo tani dhe gëzo-hu, o Sion dhe ti, o Hyjlindëse e pas-tër, dëfrehu në Ngjalljen e Birit tënd.

Kisha e Shën Mihailit, Vithkuq, Korçë. U ndërtua në vitin 1682 dhe u pikturua në vitin 1728.

(Tropari)

Page 2: Gazeta e Prillit 2011

2 NGJALLJA PRILL 2011

Pilati, pra, hyri përsëri nëpretore dhe thirri Jisuin e i tha: Tije mbreti i Judenjve? Jisui u për-gjigj: Prej vetiu e thua ti këtë, apotë tjerë të thanë për mua? Pilatiu përgjigj: Mos jam unë Judeas?Kombi yt dhe kryepriftërinjtë tëdorëzuan tek unë; ç’ke bërë?Jisui u përgjigj, Mbretëria imenuk është prej kësaj bote; po tëishte prej kësaj bote mbretëriaime, shërbëtorët e mi do të përpi-qeshin, që të mos jepem në duarte Judenjve. Po tani mbretëria imenuk është së këtejmi. Pilati pra itha: Mbret je ti, pra? Jisui u për-gjigj: Ti po thua se unë jam mbret.Unë prandaj linda dhe prandajerdha në botë, që të dëshmoj përtë vërtetën. Kushdo që është prejsë vërtetës, dëgjon zërin tim.Pilati i thotë: Ç’është e vërteta?

Edhe si tha këtë, doli përsërite Judenjtë e u thotë atyre: Unënuk gjej ndonjë faj tek ai. Po ështëzakon ndër ju, t’ju lëshoj juve njëpër pashkë. Doni pra t’ju lëshojmbretin e Judenjve? Atëherë të gjithë bërtitënpërsëri, duke thënë: Mos lësho këtë, po Bara-bain. Dhe Barabai ishte kusar.

Kreu 19Atëherë pra Pilati mori Jisuin dhe e rrahu.

Edhe ushtarët thurën një kurorë prej ferrash eia vunë mbi krye, dhe i veshën një rrobë të kuqe.Edhe thoshin: Gëzohu, o mbret i Judenjve! Dhei binin me shuplaka.

Pilati pra doli përsëri jashtë dhe u thotë atyre:Ja tek po jua sjell jashtë, që ta dini se asnjë fajnuk gjej tek ai. Jisui pra doli jashtë veshur mekurorën prej ferrash dhe rrobën e kuqe. EdhePilati u thotë atyre: Ja njeriu! Kur e panë atëkryepriftërinjtë dhe shërbëtorët, bërtitën dukethënë: Kryqëzoje, kryqëzoje. Pilati u thotë atyre:Merreni ju atë, dhe kryqëzojeni; sepse unë nukgjej faj tek ai. Judenjtë iu përgjigjën: Ne kemiligj, dhe sipas ligjit tonë ky duhet të vdesë, sepsee bëri veten e tij Bir të Perëndisë.

Pilati, pra, kur dëgjoi këtë fjalë, u frikësuamë tepër. Edhe përsëri hyri në pretore, dhe ithotë Jisuit: Nga je ti? Po Jisui nuk i dha përgjigje.Pilati pra i thotë: Mua nuk më flet? Nuk e di tise unë kam pushtet të të kryqëzoj, dhe kam

prej Judenjve; sepse ishte shkruarHebraisht, Greqisht dhe Latinisht.Edhe kryepriftërinjtë e Judenj-ve pra i thoshin Pilatit: Mosshkruaj: Mbreti i Judenjve, po seai tha, Jam mbreti i Judenjve.Pilati u përgjigj: Atë që e shkrovae shkrova.

Ushtarët pra, pasi e kryqëzuanJisuin, morën rrobat e tij, dhe ibënë katër pjesë, dhe pelerinën;dhe pelerina ishte e paqepur,endur e tëra që së sipërmi. Thanëpra në mes tyre: Le të mos e gri-sim atë, po le të hedhim short përtë, kujt t’i bjerë; - që të përmbu-shet shkrimi që thotë: “Ndanërrobat e mia në mes tyre, dheshtinë short mbi pelerinën time”.Ushtarët pra këto bënë.

Edhe pranë kryqit të Jisuitishin duke ndenjur e ëma dhe emotra e së ëmës së tij, Maria,gruaja e Klopait, dhe MariaMagdalena. Jisui pra kur pa tëëmën dhe nxënësin që donte dukendenjur pranë, i thotë së ëmës:

Grua, ja yt bir. Pastaj i thotë nxënësit: Ja jotëmë. Edhe nxënësi që atëherë e mori nështëpinë e tij.

Pas kësaj Jisui, duke ditur se tani mbaruantë gjitha, që të përmbushet shkrimi, thotë: Kametje. Edhe ishte atje një enë plot me uthull; dheata mbushën një sfungjer me uthull, dhe e vunëmbi një hisop, e ia prunë në gojë. Jisui pra kurmori uthullën, tha: Mbaroi, dhe uli kryet e dhashpirtin.

Judenjtë pra, për të mos mbetur trupat mbikryq për ditën e shtunë, sepse ishte e premte, -sepse ajo ditë e shtunë ishte e madhe, - iu lutënPilatit t’u thyhen kërcinjtë e këmbëve, dhe tëngrihen andej. Erdhën pra ushtarët dhe thyenkërcinjtë e të parit dhe të atij tjetrit që u kryqëzuabashkë me të. Po kur erdhën tek Jisui dhe epanë se tashmë kishte vdekur, nuk ia thyenkërcinjtë. Por një nga ushtarët i shpoi brinjënme shtizë, dhe menjëherë i doli gjak dhe ujë.Edhe ai që pa dëshmoi, dhe dëshmia e tij ështëe vërtetë, dhe ai e di se thotë të vërtetën, që tëbesoni ju. Sepse këto u bënë që të përmbushetshkrimi: “Eshtër nuk do t’i thyhet”. Edhe përsërinjë tjetër shkrim thotë: “Do të vështrojnë nëatë që shpuan”.

Mbretëria ime nuk është prej kësaj bote(Joani 18:33-40;19:1-37)

pushtet të të lëshoj? Jisui u përgjigj, Nuk do tëkishe asnjë pushtet kundër meje, po të të mosishte dhënë prej së larti; prandaj ai që më jepnë duart e tua ka faj më të madh.

Që atëherë Pilati kërkonte ta lëshonte, poJudenjtë thërrisnin duke thënë: Në lëshofsh këtë,nuk je miku i Qezarit; gjithkush që bën veten etij mbret, flet kundër Qezarit. Pilati pra kur dëgjoikëtë fjalë, solli jashtë Jisuin, dhe ndenji mbifronin e gjyqit, që quhet Gurshtruar, dhe He-braisht Gabbatà.

Edhe ishte pragu i pashkës, dhe ora rrethgjashtë; dhe u thotë Judenjve: Ja mbreti juaj.Por ata bërtitën: Ngrije, ngrije, kryqëzoje. Pilatiu thotë atyre: Mbretin tuaj të kryqëzoj? Krye-priftërinjtë u përgjigjën: S’kemi tjetër mbret veçQezarin. Atëherë ua dorëzoi atyre, që të kryqë-zohet. Edhe ata morën Jisuin, dhe e çuan.

Edhe Jisui duke mbajtur kryqin e tij doli nëvendin që quhet vendi i Kafkës, që Hebraishtquhet Golgot¡. Atje e kryqëzuan atë dhe dy tëtjerë bashkë me të, andej e këtej, dhe Jisuin nëmes.

Pilati shkroi edhe një titull, dhe e vuri mbikryq; dhe ishte shkruar: Jisu Nazaretasi mbretii Judenjve. Edhe këtë titull e kënduan shumë

Page 3: Gazeta e Prillit 2011

3PRILL 2011 NGJALLJA

Ashtu siç kemi pasur rastin tëtregojmë edhe më parë, Kisha eLindjes së Hyjlindëses, në Pazarine vjetër të Përmetit, ka pasur tëpaktën katër faza konstruktive.Ndryshimet që iu kryen kishës nëkëto faza u bënë për të plotësuarnevojat e zmadhimit të ndërtesëskishtare për arsyen e përmasavetë vogla. Studimi i arkitekturës sësaj është bazuar kryesisht mbi tëdhëna të mbledhura në dy ekspe-dita, gjithashtu dhe pas kërkimevenë burime bibliografike dhe doku-mentare.

Fatkeqësisht, nuk disponojmë tëdhëna mbi fazën e parë të kon-struksionit të kishës. Sipas traditësvendëse, që transmetojmë duke qe-në të rezervuar, kisha u ndërtua afërviteve 1600 dhe ka qenë e vogël.Sot asgjë nuk ka mbetur nga kjo ki-shë, për të cilën vetëm gërmime osekërkime sistematike në bibliografimund të na japin të dhëna të reja.

Zhvillimi i Pazarit të vjetër tëPërmetit gjatë shekullit të XIX-tëdhe rritja e popullsisë së krishterëqë kishin nevojë për kishën, rezul-tuan në zmadhimin gradual të ki-shës. Faza e dytë konstruktive, qëpërfshinte një zgjerim i kishës, urealizua, siç thamë më përpara nëkohën e Mitropolitit të Korçës, Me-letit (1816-1827). Një pjesë e kësajfaze konstruktive ka mundësi tëndodhë nën strukturën e sotme tëkishës, ndoshta në anën lindore, ku,pas sondazheve të pjesshme dheeksperimentale në brendësinë ekishës, u zbuluan gurë të muratu-rës me ngjyrë të ndryshme nga gurëtë tjerë të kishës. Sidoqoftë, vetëm

pas gërmimit të suvasë së murevedhe restaurimit të plotë të kishës,mund ta mbështesim në fakte kon-krete këtë hipotezë.

100 vjet pas fazës së dytë ko-nstruktive, më 1929, ndoshta përarsye të dëmtimeve të shumta tëkishës nga djegiet, si ajo midisviteve 1865-1870 dhe sigurisht, përshkak të përmasave të vogla të saj,që nuk krijonin më mundësinë tëplotësonte nevojat e shumta të tëkrishterëve, kisha pati një fazë tëtretë konstruktive. Kjo fazë ka qenënjë rindërtim komplet i kishës mepërmasa madhështore. Në njëfotografi të vjetër, të marrë rrethvitit 1930, vërehej kisha përparafundit të fazës së tretë konstruktive,që sipas vendasve i përkiste vitit 1934.Në atë kohë struktura e pjesës sëposhtme e kishës kishte përfundu-ar, por jo pjesa e sipërme e saj.

Megjithatë, ashtu siç paraqitetnë disa fotografi të tjera të kishës,të marra pas vitit 1934, kisha para-qitet e përfunduar. Duke u bazuarnë të gjitha fotografitë, tempulliduket se ishte i tipit bazilikë, mekupolë, me një kambanore dydime-

nsionale në lartësinë e murit perë-ndimor, me katër kolona qendrore,të cilat ndanin nefin horizontal nganefi tërthor, ku mbështetej kupola.Ana e veriore e kishës, në pjesëne lartë të saj, kishte një grup drita-resh katrore, poshtë të cilave ndo-dheshin tri dritare të tjera dhe njëhyrje, shkalla e së cilës kishte njëbazament që duket edhe sot ngajashtë. Muratura e kishës përbëhetnga blloqe të bardha guri, të prerëdhe të përpunuar me mjeshtëri. Gu-rët janë lidhur fort njeri me tjetrinnga një shtresë e hollë gëlqereje.Ky stil murature përdorej shpeshnë ndërtesa të arkitekturës neokla-sike të fillimit të shekullit të XX-të.Muratura e këtij stili paraqitet nëpjesë të ndryshme të kishës, në mu-rin verior dhe në atë lindor të jash-tëm, por dhe në murin lindor, atëverior dhe jugor të brendshëm. Njëçati dyujëse, e ndryshme nga ajoekzistuesja, mbulonte kishën.

Gjatë Luftës së II-të Botërore,qyteti u dëmtua nga bombardimet.Atëherë, kisha pësoi dëmtime prej40 m2 muraturë, 60 m2 suva, 25 m2

çati dhe 15 m2 tavan. Mandej,

duket se dëmtimet që pësoi Pazarii Përmetit nga zjarri (ndërtimet eviteve 1865-1870, si dhe më 6korrik 1943, më 9 tetor 1943, më 9janar 1944 dhe më 11 qershor 1944),i kishin thelluar dëmtimet e tem-pullit. Si pasojë, kisha kishte nevojëpër riparime të mëdha, që, siç du-ket, çuan edhe në zmadhimin e sajme një shtesë në anën perëndi-more.

Më 1963, kur regjimi komunist,kishte filluar gradualisht revolu-cionin e tij kulturor për konfiskimine shumë kishave në Shqipëri dhepër t’i tjetërsuar, kisha e Lindjessë Hyjlindëses, në Pazarin e vje-tër të Përmetit, u kthye në shtëpikulture. Ndërhyrjet në skeletin ekishës pas 1963-it përfshinin:

1) Shkatërrimin e pjesës së lartëtë kishës (kupola etj). 2) Mbylljene dritareve dhe hyrjeve origjinale(përveç asaj jugore), me tulla tëkuqe dhe hapjen e dritareve dhehyrjeve të reja. 3) Lartësimin epjesës lindore të kishës për nevojate fuajesë (prapaskenës), së teatrit,duke përdorur tulla të kuqe. 4) Futjen

E vërteta mbi kishën “Shën Maria e Pazarit” në Përmetdhe fazat e zhvillimit të saj

(Vijon në faqen 4)

Page 4: Gazeta e Prillit 2011

4 NGJALLJA PRILL 2011

e një senazhi çimentoje në një pikëtë lartë të mureve, për të siguruarqëndrueshmërinë statike të ndërte-sës dhe për të lidhur muraturën menjë mënyrë më të fortë.

Pavarësisht nga këto ndërhyrje,një seri faktesh tregojnë se nënpamjen e dukshme të objektit gje-ndet e ruajtur forma origjinale endërtimit të kishës. Këto fakte

janë: a) Ekzistenca e fragmentit tëkambanores së ngritur në lartësinëe murit perëndimor, që mund tëshihet nga zona e katit të dytë, kuqëndronin spektatorët. b) Ekzis-tenca e mureve të kishës që janëtë ndryshëm nga muret e shtesave(në gjerësi, në përbërjen e mate-rialeve dhe në stilin e muraturës).c) Ekzistenca në brendësinë ekishës e harkut të pjesës lindore tësaj, që është ndoshta fakti më i

qartë i ruajtjes së skeletit të kishësme gjithë punën transformuese qëiu bë asaj.

Ndërhyrja më e madhe që urealizua pas vitit 1963 në formën ekishës ka qenë ndërtimi i një shtesekomplet të re gjatë murit jugor tëkishës. Kjo shtesë u ndërtua megurë, siç del qartë nga pjesët ku ugërmua suvaja për të krahasuarmuraturën e saj me atë të kishës.

E vërteta mbi kishën “Shën Maria e Pazarit” në Përmetdhe fazat e zhvillimit të saj

(vijon nga faqja 3) Por cilësia e muraturës së shtesave,siç u zbulua, është shumë e dobëtnë krahasim me atë të kishës. Gu-rët e përdorur janë skalitur trashë,dhe janë vendosur me një mënyrëtë palidhur, duke krijuar jo fugamidis tyre, si në muraturën e mure-ve të kishës, por boshllëqe të cilatjanë mbushur me një shtresë tëtrashë llaçi me cilësi jo të mirë. Mëtej gjerësia e mureve të tempullitështë 90 cm, kurse ajo e murevetë shtresave, të ndërtuara pas 1963,është 60 cm. Të dyja ato shtesa,gjithashtu dhe e treta në lartësinëe pjesës lindore të kishës janë qartëndryshe nga tempulli në tip, zgjidhjefunksionale dhe konstruktive, kom-pozim i pjesëve përbërëse, trajtimearkitektonike dhe dekorative tëpjesës së brendshme dhe të jasht-me, siç edhe në stil.

Si monument kulturor dhe fetar,kjo kishë duhet të tërheqë vëme-ndjen tonë, jo vetëm për rivendos-jen e tij në vlerat e vjetra funksio-nale dhe fetare, por edhe për rikon-struksion. Me gjithë ato vlerat hi-storike dhe arkitektonike, kemimendimin se kisha e Lindjes sëHyjlindëses në Pazarin e vjetër, nëPërmet, duhet të konsiderohet jothjesht si një monument i Përmetitdhe i banorëve të tij, si dhe i gjithëpopullit shqiptar apo të atij ballka-nik, por edhe si një monument i pa-surisë botërore kulturore.

Përgatiti:Ark. Rest.Gentian Stratobërdha

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

“Orthodhoksët e Shkodrës janë komuniteti më idiskriminuar në drejtim të kthimit të pronave. Në këta20 vjet këtij komuniteti nuk i është kthyer asnjë pronëedhe pse janë marrë vendime ligjore në favor të tij.”Kështu u shpreh atë Nikolla Petani, i cili ka reaguarmenjëherë pas deklaratës së myftiut të Shkodrës lidhurme pronat.

Pronat e pakthyera

Ish-varrezat orthodhokse pas urës së Bunësaktualisht janë një aktivitet asfalt - betoni, duke sjellëedhe ndotje të qytetit. Komisioni i Kthimit eKompensimit të Pronave ia ka kthyer KishësOrthodhokse, por ajo akoma është pronë e bashkisëdhe bashkia nuk vepron, ndërsa dosjet tona flenë nëkëtë institucion.

Ajo që dhe sot njihet me emrin “Shtëpia eOficerëve” ka qenë kisha orthodhokse. Pushtetikomunist prishi institucionet e kultit dhe kishënorthodhokse e ktheu në shtëpi të ushtarakëve dhe sotaktualisht aty ka disa biznese dhe për 44 vjet vazhdon

të hidhet valle e këndohet mbi një kishë. Aty ka dhebiznese e zyra pushtetarësh e partish politike, njëraprej të cilave është selia e PR-së në Shkodër. Vendiku ngrihet sot kisha orthodhokse në Shkodër është eblerë me fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas,ndërsa ambienti ku ajo ka qenë dikur përdoret prej 44vjetësh prej të tjerëve.

Është i njohur problemi i ish-turizmit ose hotelRozafës, ku ka 20 vjet që ka një proces gjyqësor mespronarëve të truallit, komuniteti mysliman, komunitetiorthodhoks dhe familja Lacej. Janë 20 vjet gjyqe, kuKomisioni i Kthimit e Kompensimit të pronave ia kakthyer Kishës Orthodhokse dhe pronarëve të tjerë.Por, ndërkohë ndërhyjnë institucione të tjera dheshfuqizohen vendimet e hyjnë në fuqi të tjera mepronarë të tjerë. Shkodranët e dinë se kujt i përkistemë parë ky objekt dhe kujt i përket tani. Të gjithë janënjerëz të lidhur me pushtetin apo të afërm të tyre.

Një tjetër pronë e pakthyer e komunitetitorthodhoks në Shkodër është dhe lulishtja te spitali,ku kanë qenë varrezat orthodhokse. Ne kemi kërkuarkompensimin e kësaj prone, për të ndërtuar një klinikëdiagnostikuese pas spitaleve, por kërkesa jonë ka rënënë vesh të shurdhër. Për secilin prej nesh është edhimbshme që komunizmi i ktheu kishat në kazermae klube kulture dhe sot ka akoma kisha mbi të cilathidhet valle.

I bëjmë apel pushtetit qendror e vendor të mbajëpremtimet e dhëna në gjithë këto vite për kthimin epronave tona dhe të mos harrojë se komunitetet fetarejanë një zë shumë i rëndësishëm për të gjithë vendin eveçanërisht për Shkodrën.

Ne kërkojmë vetëm zbatim të ligjeve dhe lutemiqë këta njerëz të mos i kenë veshët e shurdhër dhet’u hapen ashtu siç duan ata dhe në ato momente kuru duhet atyre, - ka theksuar atë Nikolla Petani.

Më tej ai ka përmendur ndihmesën e komunitetevefetare në periudha të ndryshme, ku më 1997-n ishinata që dolën nëpër rrugët e qytetit, duke u përpjekurtë shuajnë ligësinë që ekzistonte apo në rastet epërmbytjeve të vitit të kaluar, ku kanë dhënë ndihmëtë drejtpërdrejtë për të dëmtuarit.

ShkodërDosjet e pronave flenë…

Kisha e re orthodhokse e Shkodrës.Për ta ndërtuar, u ble mjaft shtrenjtë një truall i

ri, pasi nuk u kthye asnjë nga pronat e saj.

Page 5: Gazeta e Prillit 2011

5PRILL 2011 NGJALLJA

Kishat që përmendim më poshtë janë vjedhur katër vitet e fundit,por kanë pasur dhe vjedhje të tjera të mëparshme. Ky informacionështë nxjerrë nga arkivi i Bërthamës së Trashëgimisë Kulturore dhemendojmë që numri i kishave të vjedhura është akoma dhe më imadh. Duke iu referuar informacioneve të mediave dhe burimevetë ndryshme ato na tregojnë se vjedhjet në objektet e kultit orthodhoksbëhen përherë e më të intensifikuara, prandaj numri i vjedhjeve qëparaqesim më poshtë, ju kujtojmë, se ndoshta përbën një pjesë tëvogël të atyre që ndodhin në realitet, por që për arsye të largësisëdhe të indiferencës së organeve shtetërore dhe komuniteteve vendësenuk jepet asnjë informacion.

1. Kisha në fshatin Bularat, Gjirokastër, është vjedhur më 19 mars2011. Në të janë marrë dy ikona të veçanta të ikonostasit.

2. “Shën Maria” Leusë, Përmet. Janë vjedhur pjesë të gdhendura tëikonostasit, 19 nëntor 2009.

3. “Shën Gjergji”, Libofshë, Lushnjë, është bërë vjedhja e kambanëssë kishës më 4 prill 2011. Në këtë kishë janë bërë dhe vjedhje tëtjera të herëpashershme në këto vitet e fundit, të cilat si pasojëkanë sjellë zhdukjen e plotë të ikonostasit.

4. “Shën Nikolla” Vanaj, Fier, kemi pasur vjedhje të derës kryesoretë kishës dhe të ikonostasit, më 10.12. 2007 dhe kemi vjedhjen ekambanës, më 6.2.2011.

5. “Shën Maria” Zervat, Gjirokastër. Janë bërë tri grabitje rresht,nga dhjetori 2010 deri në shkurt 2011, duke vjedhur ikonat e tëgjithë ikonostasit përfshirë këtu dhe baltakinin, kryqin mbi ikonostasdhe polielin.

6. “Shën Parashqevia” (e Premtja), në fshatin Çetë, Kavajë ështëvjedhur më 11.2.2011m gjatë procesit të restaurimit, ku janëzhdukur lekët e mbledhura në kishë, si dhe gjithë pajisjet e grupitrestaurues.

7. “Shën Thanasi”, Karavasta, Lushnjë. Përveç vjedhjeve të tjera tëmëparshme vjedhja e fundit është bërë në dhjetor 2007 dukezhdukur një pjesë të mirë të ikonostasit, i cili tani nuk ekziston më.

8. “Shën Mëria”. Bënjë, Përmet. Vjedhur më 19 nëntor 2009. Në tëështë zhdukur një ikonë me vlera të veçanta shpirtërore dheartistike.

Lista e kishave monument që janë vjedhur vitet e fundit

Gjërat e shenjta vazhdojnë të përdhosen nëpër muzeFoto-vëzhgim

Këto objekte të shenj-

ta orthodhokse të Kishës

sonë, që shërbejnë për Li-

turgjinë Hyjnore, këto di-

të që kremtojmë pësimet

dhe Ngjalljen e Zotit

Krisht nuk ndodhen mbi

Tryezën e Shenjtë.

Ato vazhdojnë të që-

ndrojnë të kyçura në

muzeun e Beratit (dhe në

muze të tjera), aty ku i

mbylli regjimi ateist

komunist.

Page 6: Gazeta e Prillit 2011

6 NGJALLJA PRILL 2011

E Diela e Shën Thomait:Antipashka

Në çdo ditë të javës mbas Pashkës, e quajturnga kisha Java e Ndritshme, shërbesat pas-kale kremtohen me tërë shkëlqimin e tyre. Pro-cesioni pagëzimor i Pashkës përsëritet çdo di-të. Dyert e Bukura të Hierores qëndrojnë të ha-pura. Gëzimi i Ngjalljes dhe dhurata e Mbre-tërisë së jetës së amshuar vazhdon me bollëk.

E Diela mbas Pashke, e quajtur e Diela e Dytë,është kështu dita e tetë e kremtimit paskal, ditae fundit e Javës së Ndritshme, Prandaj edheështë quajtur Antipashka, sepse vetëm në këtëditë në Kishën e vjetër, të porsapagëzuarit ihiqnin rrobat e tyre të bardha të pagëzimit dhehynin përsëri në jetën e kësaj bote.Në shërbesat e Kishës i vihet theksi shfaqjessë Krishtit tek Apostulli Thoma. Rëndësia e ditësvjen te ne nëpërmjet fjalëve të Ungjillit:

Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtudhe shiko duart e mia; dhe shtrije do-rën e vëre në brinjën time; dhe mos ubëj i pabesë, por besëtar. Edhe Thomaiu përgjigj e i tha: “Zoti im dhe Perëndiaim!” Jisui i thotë: “Sepse më pe, beso-ve, lum ata që nuk panë dhe besuan”(Joani 20:27-29).

Ne nuk e kemi parë Krishtin me sytë fizikë dheas e kemi prekur trupin e Tij të ngjallur me duarttona, por në Shpirtin e Shenjtë ne e kemi parëdhe shijuar Fjalën e Jetës (I Joani 1:1-4) dhekështu ne besojmë.

E Diela e MiroprurëseveE Diela e tretë mbas Pashke i kushtohet gravemiroprurëse, të cilat u kujdesën për trupin eShpëtimtarit në vdekjen e Tij dhe ishin dëshmita-ret e para të Ngjalljes së Tij. Të tre troparet etë Premtes së Zezë këndohen përsëri dhe for-mojnë temën e ditës:

Një engjëll u qëndroi para grave miro-prurëse dhe iu tha: Miroja është e për-shtatshme për të vdekurit, por Krishtie tregoi veten të çliruar nga prishja!Prandaj shpallni: Zoti u ngjall dhe i falbotës mëshirë e shpëtim.

Të Dielat pas Pashkësgjithashtu që shpëtimi i ofrohet të gjithëve:Judejve dhe Kombeve, burrave dhe grave,shenjtorëve dhe mëkatarëve.

E Diela e të VerbritE Diela e gjashtë përkujton shërimin e njënjeriu që kishte lindur i verbër (Joani 9).Ne jemi të identifikuar me këtë njeri, i cili arrititë shohë dhe ta njohë Jisuin si Birin e Perëndisë.Zoti i ka lyer sytë tanë me dorën e Tij hyjno-re dhe i ka larë ata me ujin e pagëzimit (Joani9:6-11).Pati një skandal në shërimin e të verbrit në ditëne Sabatit. Ai u nda nga sinagoga për shkak tëbesës së tij në Krishtin. E tërë Kisha e ndoqikëtë njeri në rrugën e saj, duke e ditur se ataqë nuk e shohin Jisuin si Zot, janë me të vërtetëtë verbër dhe mbeten në mëkatet e tyre (Joani9:41). Të tjerët kanë dritën e jetës dhe mund tashohin e ta njohin Birin e Perëndisë, sepse “tie ke parë; është pikërisht ai që po të flet”(Joani 9:37).

I verbuar plotësisht, nga sytë e shpirtit,tek Ty vij, o Krishti im, porsi i verbrinë Ungjill dhe i penduar thërras me lot:Ndriçomë në të errët, o dritë e qiellit!(Shkurtorja).

E Diela e UlokutE Diela e katërt i kushtohet shërimit të ulokutprej Krishtit (Joani 5). Ky njeri u shërua ngaKrishti ndërsa po priste që dikush ta zbriste nëpellgun e ujit. Nëpërmjet pagëzimit në kishë, negjithashtu jemi shëruar dhe shpëtuar nga Krishtipër jetën e amshuar. Kështu, kjo ngjarje natregon se edhe ne së bashku me ulokun duhetqë “të mos mëkatojmë më që të mos nabëhet ndonjë gjë më e keqe” (Joani 5:14).

E Diela e SamaritanesE Diela e pestë flet për një grua nga Samariame të cilën Krishti foli në pusin e Jakovit (Joa-ni 4). Edhe këtu tema është për “ujin e gjallë”dhe njohjen e Jisuit si Mesia i Perëndisë (Joani4:10-11; 25-26). Kjo na kujton për jetën tonë tëre në atë, për pirjen tonë nga “uji i gjallë”, përadhurimin tonë të vërtetë të Perëndisë në kohëne krishterë mesianike, “në Frymë dhe në tëVërtetë” (Joani 4:23-24). Ne shohim

Page 7: Gazeta e Prillit 2011

7PRILL 2011 NGJALLJA

Në mbarë botën orthodhokse, gjatë pe-riudhës së Krishtlindjeve dhe përpara Kre-shmës së Madhe të Pashkës, kishat mbushenplot me besimtarë që marrin pjesë në Miste-rin e Rrëfimit të Shenjtë. Në disa vende si nëRusi, vijnë me mijëra njerëz për rrëfime dhemeqë është e pamundur që të gjithë të rrë-fehen në mënyrë individuale, besimtarët qëmarrin pjesë rregullisht në jetën adhuruesetë enorisë, të cilët janë rrëfyer disa javë mëparë dhe që nuk kanë kryer mëkate të rënda,bëjnë një rrëfim të përgjithshëm disa ditëpara të Kremteve të Mëdha të Krishtlindjesdhe të Pashkës. Më poshtë po ju paraqesimdisa pjesë nga një tekst i hartuar nga atëArtemi Vladimirov, prift që shërben në Mos-kë. Ky tekst iu jepet besimtarëve si njëndihmesë për të reflektuar mbi përvojën etyre të Kreshmës së Madhe.

Vëllezër dhe motra, dhe pak ditë na mbetennga Kreshma e Madhe. Shumë nga ne kujtojmëende fillimin e kësaj kreshme kur i kërkuam Zotittë gjithëpushtetshëm të na falë urtësi dhe fuqipër të ecur në rrugën e Kreshmës deri në fund,që të shikojmë edhe Ngjalljen e Krishtit.

Duke qëndruar në kishë përpara ikonave,ndiejmë sytë e Krishtit, Shpëtimtarit tonë për-mbi ne. Me ndihmën e Perëndisë le të qëndrojmëpërpara Zotit në frymë të hapur, përpara Atijqë është Drita, që të ndriçojë të gjithë hapësirëne zemrës sonë, për të parë të gjitha papastërtitëdhe ndotjet tona, të gjitha mëkatet vdekje-

prurëse dhe të rënda, që thërrasin te Zoti ynëpër dënimin tonë nëse nuk pendohemi.

Duke kundruar Zotin Jisu Krisht, ne kup-tojmë që t’i shërbejmë Atij shpirtërisht. Kjopërbën kuptimin dhe qëllimin e vërtetë të jetësnjerëzore përmbi dhe. Duke qëndruar përparaZotit ne e lavdërojmë Atë, e falënderojmë dhee nderojmë, që të përjetojmë lavdërimin engjë-llor: “Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Savaoth, qiellie dheu janë plot me lavdinë tënde”.

Por në shumë gjëra, shikojmë se jemi të man-gët në këtë drejtim. Mëkati i mosmirënjohjes sonëndaj Zotit është i lidhur me mëkatin e padijes.Shkrimi i Shenjtë na thotë se ne jemi krijuar tëlavdërojmë Perëndinë, të shpallim përsosmërinëe Tij në botë, por ne jemi shumë larg kësaj. Përshumë nga ne, jetët tona të zbehta janë errësuarprej natës shpirtërore. Shpirtrat tanë nuk janëgjallëruar nga fryma e falënderimit dhe bota kahumbur ngjyrën e saj dhe ngrohtësinë, sepse nekemi humbur lidhjen tonë shpirtërore me Shpë-timtarin. I kemi kaluar ditët, muajt dhe vitet ejetës sonë pa e lavdëruar dhe falënderuar Perë-ndinë, pa shqiptuar fjalët “Lavdi Zotit”, duke indjerë brenda nesh ato. Mosmirënjohja e errë-son shpirtin njerëzor. Falna, o Zot i mëshirshëmpër të gjitha herët që ne kemi qenë mosmirë-njohës dhe të cilat i dimë, por edhe për ato rastekur nuk i dimë, kur Perëndia ka dërguar engjëjte Tij për të na shpëtuar dhe ruajtur ne, madjeedhe nga vdekja e sigurt. Le të pohojmë se kemimarrë frymë ajrin që Ai na e ka dhënë, kemimarrë ushqimin tonë të përditshëm, që kemi

strehë dhe ushqim dhe të gjitha të mirat epërmbidheshme pa i qenë Zotit mirënjohës. Zotina solli së bashku në këtë jetë me ata që kanëqenë të paracaktuar nga e tërë përjetësia, tëjenë ndihmësit tanë, të afërmit dhe miqtë dhene nuk e kemi lavdëruar Atë për këtë dhuratë.Duke menduar se jeta jonë është e varfër, kemimëkatuar ndaj Zotit me ftohtësinë tonë.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Duke parë fytyrën e Zotit, le të pyesim veten

tonë, vëllezër dhe motra, nëse ne, si krijesa tëlogjikshme të Perëndisë, kemi pasur gjithmonëZotin Jisu Krisht në qendër të jetës sonë, dukepasur besimin e palëkundur se është vetë Perë-ndia i mishëruar, i vetëmlinduri Bir i PerëndisëAtë, i bashkëqenshëm me Atin dhe Shpirtin eShenjtë. Duke hedhur vështrimin pas në jetëttona, pjesa më e madhe nga ne pohon me hidhë-rim se jeta jonë ka qenë e mbuluar nga errësirae injorancës, kemi qenë larg nga Drita ePërjetshme, ndoshta e kemi luftuar Perëndinëose e kemi blasfemuar Atë, edhe pse e kemindjerë se Ai është me të vërtetë Drita dhe Mi-rësia. Shumë shpesh i kemi kthyer krahët Atij.Shumë nga ne jetuan një fëmijëri dhe rini largKishës, duke mos e njohur ngrohtësinë dhefuqinë e saj shpëtimtare.

Duke kujtuar ato vite, muaj dhe orë tëekzistencës sonë, le të gëzohemi që Zoti na ftoinë dritën e Tij të mrekullueshme dhe le tëvajtojmë se si mohues të pavullnetshëm, ne ishimzhytur në errësirën e injorancës dhe të pabesisë.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Meditim për një pendim të përgjithshëm në fund të Kreshmës së Madhe

(vijon në faqen 8)

Qyteti i Korçës ështëdalluar gjithmonë përtraditat e bukura. Sido-mos kjo është shfaqur nëfestat orthodhokse, tëcilat kthehen në kremti-me të mbarë qytetit.

Në foto:Festimi i Pashkëve

1926. Në rrugën kryeso-re janë derdhur mijëraqytetarë, gjë që ndodhedhe sot, sidomos në tëPremten e Madhe.

Në të majtë shihetkisha monumentale eShën Gjergjit, e shka-tërruar në mënyrë bar-bare nga regjimi komu-nist, me gjithë vlerat esaj të rralla.

Page 8: Gazeta e Prillit 2011

8 NGJALLJA PRILL 2011

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Nëse ndonjë nga ne nuk ka gëzim brenda

vetes dhe i kemi ngarkuar njerëzit pranë neshme ankime, qortime dhe fyerje, le të pendohemi.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Pa asnjë dyshim, “ai që ka urrejtje për vëllain

e tij është një vrasës.” Ai qëndron gjithmonë nëerrësirë. Nëse ti nuk i fal - me të gjithë zemrën- ata që mëkatojnë kundër teje, as Ati yt nëqiell nuk ka për të të falur. Prandaj, le të rikujtoj-më orët dhe momentet kur kemi qenë të mbu-shur me errësirë, urrejtje dhe zemëratë. Sa shu-më fjalë të hidhura, plot mllef dhe ligësi e tëpapastra, nxorën në ato çaste? Sa shumë plagë,në disa raste ende të pashëruara, iu shkaktuamatyre që na duan, që ushqejnë mirësi dhedhembshuri për ne?

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Në shpirtrat tanë, për shkak të mosmirënjoh-

jes sonë hyn fryma e keqe dhe vrasëse e dësh-përimit dhe e mërzitjes. Duke mos e dëgjuarzërin e Zotit të Ngjallur që na thotë nëpërmjetapostullit të Tij “të gëzohemi përherë, të lutemipa pushim dhe të falëndërojmë në çdo gjë”, nejemi kthyer në të vdekur ende të gjallë, zemrattona janë të mbushura përplot nga trishtimi,zhgënjimi dhe në disa raste edhe nga dëshpë-rimi. Prandaj edhe kemi humbur hirin e Perë-ndisë, që nuk banon në zemrat e dobëta dhe qënuk kanë kurajë. Le të pendohemi për këtë fry-më të errët që ka depërtuar brenda nesh dhe leta largojmë atë me lutje dhe pendim, duke ikërkuar Shpëtimtarit të na mbushë me gëzimtë thellë, mirësi, kurajë, kënaqësi dhe veçanë-risht me mirënjohje. Le të falënderojmë Zotinedhe kur jemi të rënduar e të trishtuar. Zoti e dise çfarë duhet të mbajmë dhe ka për të nashpëtuar prej tundimeve. Le të mos e humbasimkurrë durimin, e të biem në ligështi dhe dësh-përim.

Falna o Zot i Mëshirshëm!Martesa u krijua e pastër nga Perëndia dhe

“shtrati martesor të jetë i panjollosur”. Le tëpendohemi, duke e ditur se jemi mëkatarë edhepër mëkatet e imoralitetit, të cilat edhe psendoshta nuk i kemi kryer në vepër, i kemi kryer

në mendjen tonë. Prandajedhe le të pendohemi përpapastërtinë e jetës sonë. Kashumë njerëz që duken sëjashtmi se e ruajnë mirë vetene tyre, duke jetuar në virtytine jetës martesore, por që nukjanë të tillë përbrenda vetes sëtyre. Le ta pastrojmë brendë-sinë tonë nga mendimet,pamjet dhe gjërat e pahijshme.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Pendimi është shumë i

rëndësishëm për ata prindërqë nuk kanë qenë mjaftue-shëm të vëmendshëm mefëmijët e tyre; që i kanë lënëtë pakontrolluar që të shikojnë filma, pamje apotë dëgjojnë muzikë me përmbajtje jo të pastër.Gjithashtu, prindërit duhet të pendohen kur nukkanë parë asgjë të gabuar dhe i kanë lejuarfëmijët të shikojnë emisione dhe filma që janëpër të rritur. Prindërit që veprojnë në këtë më-nyrë kanë një përgjegjësi të madhe, se nuk imbrojnë shpirtrat e fëmijëve të tyre, nuk i ku-ndërvihen së ligës me të mirën, se nuk i ruajnëfëmijët nga burimet e tundimit dhe të papastër-tisë, gjë që shkakton një shkatërrim dhe ndotjetë vërtetë përbrenda tyre.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Të gjithë ne e dimë se dashuria është një

ndjenjë e shenjtë dhe e pastër të cilën Zoti na eka dhënë si një strehë, nën të cilën ne streho-hemi nën hirin e Perëndisë. Falna, o Zot i Më-shirshëm! Falna urtësinë Tënde dhe fuqinë përtë ndrequr gjërat, që të bëjmë çdo gjë që mu-ndemi për të korrigjuar veten tonë dhe për tëndihmuar të afërmin tonë të eci në dritën e sëvërtetës sate.

Kohët tona dallohen për mëkatin dhe përmospasjen besim te përkujdesja e Perëndia. Sashumë nga ne kanë përbrenda zemrës së tyrefrikë, ankth, shqetësime dhe panik?! Zoti i më-shirshëm na porosit të kemi paqen në zemrattona. Sa nga ne orthodhoksët për këtë shkaknuk arrijmë të kuptojmë mësimin e Zotit dhe tëbëhemi dritë për botën? Edhe pse ne e dimë se

duhet të jemi të tillë, shpeshherë mjaft nga ne,edhe pse në sipërfaqe përpiqemi të dukemi tëpërshpirtshëm, përbrenda zemrës sonë, jemiende në errësirë, me një predispozitë negativekarshi të tjerëve, duke mos pasur virtytet e mirë-sisë, dhembshurisë dhe tendencën drejt virtytitnë përgjithësi. Nën këtë maskë fshehim pasionete dashurisë për veten, egoizmit dhe zemërngur-tësisë. Le të lutemi që Perëndia të heqë nga neverbërinë e dashurisë egoiste për veten dhe tëna mësojë t’u shërbejmë të tjerëve, e të mendoj-më për ata. O Zoti ynë Jisu Krisht, ndihmonat’i vëmë në jetë këto fjalë dhe të mos i flasimvetëm tek të tjerët.

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Pendohemi përpara Teje, o Zot i Tërëmëshir-

shëm! Ne mëkatuam me fjalë, vepra dhemendime, me të gjitha shqisat tona, shpirtërishtdhe trupërisht. Nuk guxojmë të pohojmë me zëtë lartë gjithë mëkatet që i kemi harruar për njëkohë të gjatë, mendimet e këqija të blasfemisë,e ato të papastrat. Vëllezër dhe motra, le tëpërpiqemi t’i mbledhim të gjitha mëkatet tonanë enën e pendimit dhe le t’i zbrazim ato nëdetin e pafund të mëshirës së Perëndisë. Asnjële të mos ketë dyshime për mëshirën e Perëndisë,për hirin dhe dashurinë e Tij të pafundme. Porduhet ta dimë, se Zoti na i fal të gjitha këto,vetëm nëse ne pendohemi dhe themi nga pastë-rtia e zemrës sonë:

Pendohem përpara Teje, o Zot, për të gjithamëkatet e thëna dhe të pathëna. Falmë dhendjemë për gjithë mëkatet e mia të bëra medashje a pa dashje, me mendje a me vepër efjalë, e pastromë prej tyre me hirin Tënd.

Amin.

Përgatiti dhe përktheuDhjak. A. Bendo

Falna, o Zot i Mëshirshëm!Meditim për një pendim të përgjithshëm

në fund të Kreshmës së Madhe(vijon nga faqja 7)

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale e kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

Page 9: Gazeta e Prillit 2011

9PRILL 2011 NGJALLJA

Që prej tetorit 2010, me mbë-shtetjen financiare të FondacionitVodafone - Albania, zyra DiakoniaAgapes e Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë, zbaton në zo-nat rurale të Librazhdit projektin“Fuqizimi i grave në zonat rurale”.

Duke përfshirë gra të moshës18-55 vjeç, në aktivitete si takimeme tematikë shëndetësore e socia-le, mbështetje dhe përmirësim të in-frastrukturës së qendrave shëndetë-sore të fshatrave, botim i librit “Atjeku nuk ka mjek”, broshurave e fle-

tëpalosjeve, etj. synohet fuqizimi ipozitës së tyre shoqërore dhe eko-nomike.

Aktiviteti më i fundit i organi-zuar me këtë grup është kurse traj-nimi me tematikë bujqësore. Kë-shtu, gra të fshatit Spathar janë njo-hur me informacionet më të funditlidhur me kultivimin e pemëve fru-tore dhe vreshtarisë. Gjatë këtyrekurseve të drejtuara nga një agro-nom i zonës, pjesëmarrëset kanëdiskutuar dhe janë aftësuar përmetodat më të reja dhe efikase për

Zyra Diakonia Agapes (Shërbimi i Dashurisë), është zyrasociale, zhvilluese dhe e emergjencës e Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë. Duke shprehur dashurinë sakrifi-kuese të Perëndisë për të gjithë njerëzimin, pa dallim race osebesimi, Diakonia Agapes punon me njerëzit, veçanërisht tëvarfrit e të mënjanuarit e Republikës së Shqipërisë, për të zhvi-lluar shpresë, besueshmëri, vetë-iniciativë dhe zgjidhje të nevo-jave të tyre kritike nëpërmjet asistencës, edukimit dhe mbë-shtetjes financiare. Fushat në të cilat ajo vepron janë:

Zhvillimi rural - Me synimin të krijojë kushte sa më të mirajetese për banorët e zonave rurale të vendit tone.

Kujdesi social - Me synimin të sigurojë një jetë me dinjitet përnjerëzit e mënjanuar të shoqëri

Shëndeti dhe edukimi - Me synimin të përmirësojë shëndetindhe mënyrën e jetesës së njerëzve.

Emergjencat - Me synimin të përmirësojë shëndetin dhe cilësinëe jetesës së njerëzve në momente krizash etj.

Diakonia Agapes vazhdon zbatimin e projektit“Fuqizmi i grave në zonat ruale”

Dorëzime të reja klerikësh në periudhëne Kreshmëve të Mëdha

rritjen e prodhimtarisë dhe mëny-rën e ofrimit të produktit për blerë-sit. Përveç informacionit teorik,pjesëmarrëset do të kenë mundësitë vënë në përdorim njohuritë emarra pasi u janë ofruar fidanë(vreshta apo pemë frutore), për tëcilat kanë kontribuar financiarishtedhe ato vetë. Duke parë interesinme të cilin ato ndoqën kurset e traj-nimit si dhe motivimin e entuziaz-min me të cilin u angazhuan për tëkryer mbjelljet dhe ofruar shërbi-

met ndaj fidanëve të rinj, shpreso-het se aktiviteti do t’ia arrijë qëlli-meve të veta nga të cilat mund tëpërmendim: ndërgjegjësimin efermereve për të ofruar prodhimeme standarde të larta me qëllim rri-tjen dhe konsolidimin e kushteveekonomike të familjeve të tyre sidhe rritjen e vetëvlerësimit të këtyregrave fermere për kontributin qëato japin në përmirësimin e ku-shteve të përgjithshme të jetës nëfamilje dhe komunitetet e tyre.Çast nga veprimtaritë me gratë

Të gjitha të dielat e periudhëssë Kreshmëve të Mëdha janë sta-cione të rëndësishme, që duke iupërkushtuar ngjarjeve të veçantakishtare, ndihmojnë besimtarin nërrugën e përgatitjes për të priturJavën e Madhe të pësimeve shpë-timtare të Krishtit dhe përkujtimine Ngjalljes së Tij të lavdëruar. Por

dy prej tyre u dhanë besimtarëveorthodhoksë përjetime të veçanta,ashtu siç jep çdo hirotoni, si misteri veçantë që të mbush gjithmonë megëzim dhe entuziazëm.

Kështu, të Dielën e Katërt (ShënJoan i Shkallës), dt. 3 prill, u bë do-rëzimi në dhjak i z. Irine Gega, prejduarve të Kryepiskopit Anastas.Dhjaku i ri me origjinë nga ShënJoan Vladimiri i Elbasanit, fshat metradita të lashta orthodhokse, kashërbyer me përkushtim për rreth7 vjet si katekist i Kishës Orthodho-kse në Elbasan dhe në zonat rrethtij. Ai ka dhënë edhe një kontributtë veçantë duke ndihmuar në orga-nizimin e aktiviteteve rinore, dhe kaqenë mbështetje për kampet e vaj-

zave që organizohen në Manastirine Shën Joan Vladimirit.

Ndërsa të Dielën e Pestë (ShënMaria e Egjiptit), dt. 10 prill, u bëdorëzimi në prift i dhjakon PetroHaliles, me origjinë nga Shpati i El-basanit, i cili shërben edhe si klerikpërgjegjës për veprën e katekizmitnë rrethin e Elbasanit dhe së ba-shku me katekistët e tjerë të zonëskanë pagëzuar me qindra katikume-në. Kryepiskopi Anastas në fjalëne tij për priftin e sapodorëzuar undal në përshkrimin e figurës sëklerikut, i cili duhet të jetë i butë,ngushëllues për njerëzit, jo i grindurdhe të ketë një fjalë shëruese dhejo skllavëruese, duke kontribuarkështu në zbutjen dhe shërimin e

plagëve të tyre shpirtërore dhetheksoi: “Kisha jonë nuk ka nevojëpër priftërinj thjesht të mirë, por përpriftërinj të përsosur sipas thirrjespër përsosmëri të Perëndisë, qëecin gjatë gjithë jetës së tyre drejtshenjtërimit dhe ndihmojnë edhebesimtarët që u janë besuar në këtërrugë”. Kryepiskopi përfundoi melutjen dhe nxitjen që Perëndia tëdenjësojë edhe të rinj të tjerë qëduan të dëgjojnë dhe të ndjekinthirrjen priftërore.

Aleks Çuri

Page 10: Gazeta e Prillit 2011

10 NGJALLJA PRILL 2011

Hershmëria e krishterimit në viset e Shqipë-risë së sotme, e cila është e lidhur tashmë pa-zgjidhmërisht me vetë Apostullin e Kombeve,Shën Pavlin, përbën fakt të pakontestueshëmhistorik, jehona e të cilit vazhdon të ndërgjegjë-sojë përditë e më tepër rrethet shkencore histo-rike ndërkombëtare, por edhe ato vendëse, me-gjithëse jo në nivelin e dëshiruar. Këto të fundit,kryesisht nën ndikimin e ideologjisë ateiste tëdiktaturës komuniste, por edhe të faktorëve tëtjerë jo më pak këmbëngulës e keqdashës, kanëzbehur qëllimisht një nga periudhat më intere-sante të historisë së popullit shqiptar. Mohimi ilidhjes së banorëve të vjetër të Shqipërisë së sot-me me periudhën apostolike ka synuar në stig-matizimin e krishterimit si fe e imponuar medhunë prej “pushtuesve bizantinë”. Kjo ështëedhe arsyeja që ungjillëzimi i shqiptarëve ështëzhvendosur artificialisht në periudha të mëvon-shme.

Dimë se, në udhëtimet e tij apostolike, Apo-stull Pavli nuk ishte kurrë i vetëm. Shoqërohejnga nxënës dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, tëcilët ose i kishte afruar vetë, ose i përkisnin njërrethi më të gjerë nxënësish të të Dymbëdhje-tëve, por edhe të vetë Zotit, siç ishin p.sh. tëShtatëdhjetët, për të cilët bëhet fjalë në Ungjilline Llukait (10:1). Emrat e këtyre të fundit nukpërmenden në Dhiatën e Re. Dorëshkrime tëmëvonshme, por edhe sprova autorësh tëndryshëm janë përpjekur të hartojnë një listëme emrat e tyre të mundshëm. Për fat të keq,të gjithë janë bazuar në kritere personale, në tëdhëna, burime apo interpretime të njëanshme.Kjo është arsyeja që nuk kemi një listë të plotëe njësoj të pranuar nga të gjithë. Emrat e tëShtatëdhjetëve kanë rëndësi për ne, sepse dyprej tyre lidhen me historinë e krishterimit nëShqipëri. I pari është Qezari, për të cilin thuhetse Apostull Pavli e kishte marrë me vete gjatëudhëtimit për në Durrës, ku edhe e vendosi siepiskopin e parë të qytetit. Ky fakt nuk vihetgati asnjëherë në dyshim, me përjashtim të ndo-një pretendimi me karakter të kufizuar lokal,sipas të cilit ky nxënës i Zotit identifikohet siEpiskopi i Koronës (qytet në Peloponez, ku nëMesjetë u vendos popullsi arbëreshe, e cila mër-goi në vazhdim në Kalabri, ku jeton edhe sot nëqytetin me të njëjtin emër - San Demetrio Corone).Megjithatë, Shën Qezari përmendet si Episkopi Durrësit në të gjithë kodikët e vjetër, si p.sh.në Kodikun 423 të Bibliotekës së Jerusalemit,por edhe në Codex Baroccian 206, të Hipolitit.

I dyti është Marini, Episkopi i Apoloniadës, tëcilin P. Aravantinos (Perigraphe tes Epirou),e përmend si Episkopin e parë të Apolonisë sëShqipërisë, të cilin e vendosi vetë Apostull Pavli,ashtu si edhe Qezarin e Durrësit. Është për t’uhabitur se ky fakt nuk përmendet nga të tjerë.Në çdo rast tjetër, në vend të tij përmendet Mar-ku, nipi i Barnabës, Episkopi i Apoloniadës sëBitynisë, në Azi të Vogël. Çfarë ka ndodhur nëtë vërtetë?

Besojmë se kemi të bëjmë me një keqkuptimpër shkak të përmendjes së Apolonisë së Shqi-përisë me emrin “Apoloniada”, emër i cili lidhetmë shumë me Apoloniadën e Cirinaikës, për tëcilën bën fjalë edhe Straboni, por edhe me Apo-loniadën e Bitynisë, episkop i parë i së cilës ishteme të vërtetë Marku, nipi i Barnabës. Duhettheksuar se mjaft qytete që mbanin emrin eApolonisë thirreshin në të njëjtën kohë edhe meemrin “Apoloniada”. Mjafton të hedhim një synë fjalën përkatëse në Le Grand DictionnaiareGéographique, Historique et Critique (vëll. I,A-B, Paris 1768), për të kuptuar se raste tëtilla janë jo pak, ndër të cilat përfshihet edhe aii Apolonisë së Shqipërisë. Me emrin “Apolo-niada” e përmend këtë qytet edhe kronikografibizantin i shek. VIII-IX Georgios Sygkellos(Ekloge hronographias) në greqisht dhe lati-nisht, kur bën fjalë për perandorin romak Okta-vian Augustin, për të cilin shkruan se kishte stu-

diuar në qytetin e Apoloniadës së Epirit. Pra,episkopi i këtij qyteti është quajtur edhe si“episkopi i Apoloniadës”. Dimë p.sh. se letrasynodiale e provincës së Apolonisë drejtuarperandorit Leon është nënshkruar nga episkopii saj me emrin “Eusebi i Apoloniadës”.

Nëse duam tani të shpjegojmë bindshëm secila është arsyeja që Marini i Apoloniadës (sëShqipërisë) është zëvendësuar nga Marku iApoloniadës (së Bitynisë), mjafton të kraha-sojmë dy kodikë të vjetër, Kodikun 423 të Biblio-tekës së Jerusalemit dhe Codex Baroccian 206të Hipolitit. Në të parin Qezari i Durrësit mbanvendin e 55-të, ndërsa Marini i Apoloniadës atëtë 56-të. Nuk e dimë nëse kjo është një rastësi,por probabiliteti që të jetë ashtu është i vogël.Në të dytin Qesari zë po të njëjtin vend, i ndjekurnga Marku i Apoloniadës (së Bitynisë)! Delqartë pra se zëvendësimi i Marinit të Apolonia-dës (së Shqipërisë) nga Marku i Apoloniadës(së Bitynisë) është një lëvizje e konsideruar sikorrektive prej atyre që u përpoqën të hartojnënjë listë sa më të saktë me emrat e Shtatëdhjetënxënësve të Zotit, por që padashur bënë të pa-njohur një ndër emrat më të spikatur të përha-pjes së krishterimit në Shqipëri, atë të Marinittë Apoloniadës apo të Apolonisë.

Rasti i mënjanimit të Marinit të Apoloniadësnga sinaksarët nuk duket të jetë i qëllimshëm.Ndërkohë nuk duhet harruar se kemi edhe rastesi ai i Qesarit të Durrësit, që zëvendësohet ngaQesari i Koronës, por edhe i Shën Elefterit, epi-skopit të Vlorës, i quajtur edhe episkop i Ilirikonit,të cilit edhe atij i ndryshohet shpeshherë vendi iveprimit dhe i martirizimit etj., që dëshmojnë sezelli i tepruar i elementëve lokalistë bie ndeshme të vërtetën historike dhe traditën e përgjith-shme të Kishës. Sigurisht që pretendime të tillalokaliste ka pasur gjithmonë dhe do të vazhdojëtë ketë edhe në të ardhmen. Nëse nuk i shikoj-më veçse si shprehje të dëshirës së zjarrtë dheentuziazmit të një kishe vendore për t’u renditurpërkrah kishave me origjinë të padiskutueshmeapostolike, atëherë edhe mund të përligjen. Nësei gjykojmë me syrin e objektivitetit shkencor dheetikës profesionale, të cilat këto pretendimeduhet t’u nënshtrohen detyrimisht, atëherë nukmund të cilësohen veçse si lajthitje të pafalshmehistorike në dëm të një kishe tjetër vendore, psejo edhe të historisë së krishterimit në përgjithësi.

Pirro Kondili

Duke kërkuar rrënjët e krishterimit të hershëm në ShqipëriMbështetur në burime kishtare gojore, dorëshkrime të vjetra, studime të shekujve të fundit,

por edhe në hulumtime historike bashkëkohore.

Page 11: Gazeta e Prillit 2011

11PRILL 2011 NGJALLJA

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

MAJ 2011

1 E DIEL † E THOMAIT.Pr. Jeremia. Panareti i Pafos.

2 E Hënë † Transf. lips. të

Athanasit të Madh. Dësh.

Esperi, Zoia e bijtë.

5 E Enjte † Dëshmg. Irini.

Efthimi i Madhitës. Dësh.

Martini, Irakliu.

7 E Shtunë † Kryqi që u shfaq

në qiell. Dësh. Akaqi. Osh. Nil

sorski.

8 E DIEL † E MIROPRU-RËSEVE. Ap. e Ungjillor

Joan Theologu.

11 E Mërkurë † Kirili e

Metodi, ndriçues të sllavëve.

Hierod. Mokiu.

14 E Shtunë † Dësh. Isidori.

Hierod. Theraponti. Dësh.

Aristoteli, Leandri.

15 E DIEL † E TË PARA-LIZUARIT. Osh. Pahomi i

Madh. Akili i Larisës.

18 E Mërkurë † Gjysmë-pentikostia. Dësh. Dionisi,

Pavlini, Benedimi. (Vaj, verë

e peshk)

21 E Shtunë † Konstandini e

Elena, mbretër. Konstandini

rus dhe të bijtë.

22 E DIEL † E SAMARI-TANES. Joan Vladimiri.

(Fest. në Elbasan, 4 qershor)

25 E Mërkurë † Gjetja III e

kokës së Joan Pagëzorit.

Dësh. Celestini. (Vaj e verë)

28 E Shtunë † Hierod. Eftihi.

Dëshg. Elikonida. Andrea i

marrë më Krishtin.

29 E DIEL † E TË VER-BRIT. Aleksandri i Alek/

ndrisë. Hierod. Olviani.

Më 10 prill nderohet kujtimi i shenjtë i PatriarkutEkumenik Grigori i V, që u var me litar në derën qe-ndrore të Patriarkanës, në Fanar, më 10 prill 1821,ditën e Pashkës. Patriarku Vartholome ndez çdo vitnjë qiri përpara portës së mbyllur, vendos lule dhe lutetduke nderuar në këtë mënyrë kujtimin e paraardhësittë tij martir.

Pasi kreu Liturgjinë Hyjnore ditën e diel, dt. 10 prill,Patriarku Ekumenik Vartholomeu, midis të tjerave, thakëto fjalë në lidhje me Shën Grigorin: “Sot është ditëzie dhe kujtimesh të hidhura, sepse si sot, para 190 vje-tësh, më 10 prill 1821, u var jashtë oborrit të Patriar-kanës, Patriarku i atëhershëm Grigori V. Që nga ajokohë, çdo vit kujtojmë këtë ditë. Para se të vija këtunë Kishë, kalova aty sipas detyrimit që kam dhe vuradisa lule në Portën e Mbyllur nga ajo kohë, në vendine martirizimit të Patriarkut Ekumenik dhe ndeza njëqiri, duke kërkuar uratën dhe lutjen e tij për këtë Mana-stir të Madh të Orthodhoksisë, që quhet PatriarkanaEkumenike dhe për të gjithë ne që kemi bekimin ePerëndisë të shërbejmë këtu. Gjithashtu, kërkova lutjete tij për të gjithë orthodhoksët në mbarë botën, sepseuratat e një Patriarku të tillë martir, me siguri që dëgjo-hen nga Perëndia. Kërkova uratën e tij për paqen etë gjithë botës, për mirëqëndrimin e Kishave të Shenjtatë Perëndisë dhe për bashkimin e të gjithave, njerëzve,popujve dhe kombeve të rruzullit. Këtë unitet keminevojë sot, veçanërisht për këtë ju kërkoj të luteniedhe ju”.

Por historia e martirizimeve të patriarkëve nukmbaron vetëm në këtë rast. Ka edhe të tjerë patriar-kë, që u martirizuan nga Porta e Lartë. Disa i varën,disa të tjerë i mbytën në det, të tjerë i detyruan tëdorëhiqen, apo i dërguan në internime dhe të tjerëdhanë frymën e fundit nëpër burgje.

Po përmendim përmbledhtazi disa raste të Pa-triarkëve që u varën apo u ekzekutuan dhe që nuk ja-në shumë të njohur për publikun e gjerë, pa folur përnumrin e madh të hierarkëve, priftërinjve dhe murgjveqë u varën apo u dënuan me vdekje.

Rafaili I (1475-1476): Pasi nuk arriti të paguajëtaksën e detyruar (peshqeshin), u shfronëzua, u bur-gos, ku edhe dha shpirt pas një viti.

Rafaili II (1603-1607): Me urdhër të SulltanitAhmet I u shfronëzua, u internua dhe pastaj u vra,pasi i bënë tortura të frikshme.

Kirilli I Lukaris (1620 - 1638 ): U ngjit dhe ushfronzsua pesë herë nga froni i Patriarkut Ekumenik.Më 20 qershor 1638 u arrestua dhe u mbajt në kullëne Bosforit. Më 27 qershor u mor nga jeniçerët, tëcilët e hodhën në det të hapur, ku dhe u mbyt.

Kirilli II (1633-1639): U arrestua nga autoritetetosmane për shkak të aktivitetit të tij dhe u burgos e uinternua në Kartagjenë. Pashai i Tunizit u përpoq tabindë të ndryshojë besimin e tij dhe pasi nuk ia arriti,e vari në mes të qytetit, më 24 qershor 1640. Gjatë

kohës së ekzekutimit të tij me varje, litari u këput dyherë radhazi në mënyrë të çuditshme dhe pas kësaj embytën.

Partheni II (1644-1646, 1648-1651): Me urdhër tësulltanit Ibrahim, u shfronëzua dhe iu dorëzua jeni-çerëve, që e mbytën në det. Trupi i tij u gjend në breg-detin e ishullit Plati të Pringiponisit, nga të krishterëqë e çuan dhe e varrosën në Halki.

Partheni III (1656-1657): Me urdhër të sulltanit,pas torturave mizore u var në Portën me Kangjella(lagjja Parma Kapi) të Konstandinopojës, më 1 prill(E shtuna e Llazarit) e pas tri ditësh e flakën trupin etij në det.

Gavrieli II (23/4-5/5-1657): Qëndroi në fronin ePatriarkanës vetëm dymbëdhjetë ditë. U shfronëzuanga sulltani dhe u çua në mitropolinë e Prusës. Aty eakuzuan me shpifje hebrenjtë e zonës, sepse kishtepagëzuar një hebre, dhe si pasojë e kësaj e burgosëndhe në vazhdim e varën, më 3 dhjetor 1659.

Meleti II (1768-1769): Pas dorëheqjes së tij uarrestua me të tjerë dhe u burgos, ku edhe duroi torturatë frikshme. Edhe pse doli i pafajshëm në gjyq, e inter-nuan deri në fund të jetës së tij dhe vdiq në varfëri tëmadhe.

Kirilli VI (1813-1818): Meqë nuk i pëlqeu sulltanitMahmuti II, u shfronëzua dhe u internua në Malin eShenjtë. Tetë ditë pas varjes së shën Grigorit V, më18 prill 1821, sulltani dha urdhër të varej edhe ai nëderën e mitropolisë së Adrianopojës, ku ishte internuar.Pas tri ditësh, trupin e tij e hodhën në lumin Ebro dhelipsani i tij i shenjtë u gjet pranë një fshati nëDhidhimotehio, ku edhe u varros në fshehtësi.

Avgjeni II (1821-1822): Pasuesi i Patriarkut GrigorV, me urdhër të sulltanit iu dorëzua turmës së fana-tikëve që protestonte dhe u tërhoq zvarrë nga mjekradhe flokët nëpër rrugë. Vdiq pak ditë më vonë ngadhuna që pësoi.

Kujtimi i martirizimittë Patriarkut

Shën Grigori V

Page 12: Gazeta e Prillit 2011

12 NGJALLJA PRILL 2011

Bashkë me restaurimine përgjithshëm të manastirittë Hyjlindëses në Kakomeu restaurua plotësisht edhepiktura e kishës së këtij ma-nastiri. Sipas mbishkrimit,kisha është pikturuar nëvitin 1672 nga piktor Mihalinga Zerma, i njëjti mjeshtërqë ka pikturuar dhe në ki-shën e manastirit të Kame-nos, pranë Delvinës.

Pavarësisht statusit tësaj, që ka qenë monumentkulture i shpallur shumëherët dhe duhet të ishte imbrojtur nga shteti, ky afreskështë dëmtuar sistemati-kisht. Përveç faktit që nukështë mirëmbajtur nga anastrukturore dhe arkitekto-nike edhe gjithë ujërat ngaçatia e dëmtuar rridhnin nëfaqet e pikturës, duke edëmtuar atë, kësaj i shtohejdhe dëmtimi mekanik, pasiushtarët e reparteve afërmanastirit gdhendnin, sido-mos gjatë viteve ‘80, nëpelikulin e pikturës të gjithëemrat e mundshëm dhe vi-tet kur ata kryenin ushtrinë.

Të gjitha këto dëmtimee vështirësuan shumë shka-llën e ndërhyrjes për resta-urimin e këtij afresku. Janë

dashur dhjetëra e dhjetëraorë pune dhe përkushtim,por në fund duke eliminuarpothuajse përfundimisht

emrat, blozën e zjarreve tëndezur brenda kishës, gël-qeren deri në lartësinë 2 mtë bërë nga besimtarë, du-

ke menduar se po i bëninmirë kishës dhe kripën që ki-shte mbuluar sipërfaqen ngalagështia, tashmë kemi një

afresk totalisht të restau-ruar dhe në një farë mëny-re i është kthyer shkëlqimii tij i dikurshëm.

Restaurimi i mozaikut të kishës “Fjetja e Hyjlindëses” në Kakome

Mitropolia e Gjirokastrës

Kisha e re e Shën Donatit në Vagelat

Foto para dhe pas restaurimit të afreskeve

Kisha që po ndërtohet në fshatin Vagelat, një nga enoritë më të mëdha dhe mëskajore të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës, është e kushtuar në nderim të ShënDonatit, Episkop i Evrisë. Kujtimi i tij nderohet më 30 Prill.

Nuk dihet me saktësi ku ishte ky qytet i Evrisë, pornë zonën më të gjerë të Mursisë, ku kujtimi i Shenjtitnderohet në veçanti, pikërisht përballë qytetit të lashtëtë Butrintit, është një qendër e banuar me emrin Vrinë.

Sidoqoftë, kisha në fjalë që po ndërtohet nga Krye-piskopi Anastas dhe me ndihmën e banorëve të fshatit,është pikërisht në themelet ku ka qenë kisha e vjetër eShën Donatit. Ajo kishë ishte nga të fundit që u shka-tërruan në periudhën e persekutimit komunist, aty ngaviti 1986.

Kisha e re është madhështore, ndërtim me gurësipas teknikës që përdoret në atë fshat dhe fshatrat etjerë përreth. Ka përmasa 17m x 10,5m dhe ka hajatpothuajse në të gjithë perimetrin.

Punimet e ndërtimit me bekimin e Kryepiskopitfilluan para dy vjetësh dhe tani ndodhen në një fazëpërfundimi. Përveç godinës së kishës po bëhet edhenjë kambanore prej guri, si dhe rregullimi i oborrit dhesheshit në qendër të fshatit.