gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “historia e muzikës...

12
NGJALLJA Nr. 6 (209) Viti XVIII i botimit QERSHOR 2010 Çmimi 20 lekë V eprimtaria, ashtu si edhe ekspozita, u organizua nga Fondacioni Grek i Kulturës në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, Fonda- cioni Kulturor i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Në veprimtari morën pjesë aka- demikë dhe intelektualë të njohur nga Shqipëria e Greqia, diplomatë, klerikë, besimtarë orthodhoksë dhe qytetarë të kryeqytetit të interesuar për këtë lloj muzike etj. Veprimta- rinë e nderoi me pjesëmarrjen e tij Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, i shoqëruar nga dy epi- skopët ndihmës, Hirësia e Tij Niko- lla dhe Hirësia e Tij Andoni. Pas hapjes së veprimtarisë, z. Ha- rallamb Terziu, pedagog i muzikës bizantine në Akademinë Teolo- gjike “Ngjallja e Krishtit”, mbajti referatin “Historia e muzikës bi- zantine përgjatë shekujve”. Pastaj, me një hyrje mbresëlë- nëse, duke psalur, në skenë zuri vend Kori Kishtar Bizantin “Joan Kukuzeli”, i drejtuar nga Arkima- ndrit Justini, që është dhe theme- luesi i tij. Kori psali disa pjesë himnesh, që gjenden në kodikët muzikorë të ekspozuar. TIRANË MBRËMJE ME MUZIKË BIZANTINE Me rastin e mbylljes së ekspozitës “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri”, që u hap në mjediset e Drejtorisë së Për- gjithshme të Arkivave, në datën 7 qershor u zhvillua veprimtaria kulturore “Mbrëmësore Bizantine”. Ajo u mbajt në sallën e re të ceremonive, pranë kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë. Referatin e dytë e mbajti dhjak Spiro Kostoli, pedagog i historisë së muzikës bizantine në Akademinë Teologjike, me temë “Muzika kish- tare bizantine dhe kultivimi i saj në Shqipëri”. Pastaj kori “Joan Kukuzeli” vazh- doi me psaljen e himneve nga kodi- kët, si dhe u lexua një pasazh nga kodiku i Korçës nr. 93, shek. X. Sado që Krishti i kishte paralajmëruar se do t’i dërgonte “si dele në mes të ujqërve” (Matth. 10.16-18), se do t’i urrenin të gjithë, se do t’i arrestonin, do t’i fshikullonin, do t’i nën- shtroheshin vdekjes martirike, me gjithë këto ata predikuan krishterimin kudo, në gjithë botën dhe të gjithë i martirizuan për besimin e tyre. Dhe treguan që ishin “njerëz të Perëndisë” (I Tim. 6.11), dëshmitarë dhe shërbëtorë të Krishtit “administratorë të mistereve të Perëndisë” (I Kor. 4.1), “Lavdia e Krishtit” dhe “Apostuj të kishave” (II Kor. 8.23). Në mënyrë të drejtë Etërit e Kishës sonë përcaktuan ta nderojmë secilin nga Apostujt në ditën e festës së tij dhe të gjithë bashkë më 30 Qershor, duke përcaktuar para festës së tyre periudhë kreshme. Për të gjithë bashkë, Kisha ka përkushtuar të Enjten e çdo jave. Në kujtimin e tyre psalen himne të bukura të quajtura “apostolike”. O apostuj të shenjtë, lutjuni Zotit tonë Jisu Krisht t’u falë shpirtrave tanë ndjesën e mëkateve. Amin. 30 Qershor - Mbledhja e 12 Apostujve Përlëshorja Kori Kishtar Bizantin “Joan Kukuzeli”

Upload: trinhminh

Post on 06-Feb-2018

233 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

1QERSHOR 2010 NGJALLJA

NGJALLJANr. 6 (209) Viti XVIII i botimit QERSHOR 2010 Çmimi 20 lekë

Veprimtaria, ashtu si edheekspozita, u organizua nga

Fondacioni Grek i Kulturës nëShqipëri, Drejtoria e Përgjithshmee Arkivave të Shqipërisë, Fonda-cioni Kulturor i Bankës Kombëtaretë Greqisë dhe Kisha OrthodhokseAutoqefale e Shqipërisë.

Në veprimtari morën pjesë aka-demikë dhe intelektualë të njohurnga Shqipëria e Greqia, diplomatë,klerikë, besimtarë orthodhoksë dheqytetarë të kryeqytetit të interesuarpër këtë lloj muzike etj. Veprimta-rinë e nderoi me pjesëmarrjen e tijKryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe igjithë Shqipërisë, Fortlumturia e TijAnastasi, i shoqëruar nga dy epi-skopët ndihmës, Hirësia e Tij Niko-lla dhe Hirësia e Tij Andoni.

Pas hapjes së veprimtarisë, z. Ha-

rallamb Terziu, pedagog i muzikësbizantine në Akademinë Teolo-gjike “Ngjallja e Krishtit”, mbajti

referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”.

Pastaj, me një hyrje mbresëlë-nëse, duke psalur, në skenë zurivend Kori Kishtar Bizantin “JoanKukuzeli”, i drejtuar nga Arkima-ndrit Justini, që është dhe theme-luesi i tij. Kori psali disa pjesëhimnesh, që gjenden në kodikëtmuzikorë të ekspozuar.

TIRANË

MBRËMJE ME MUZIKË BIZANTINEMe rastin e mbylljes së ekspozitës “Dorëshkrime Bizantine dhe

Pasbizantine në Shqipëri”, që u hap në mjediset e Drejtorisë së Për-

gjithshme të Arkivave, në datën 7 qershor u zhvillua veprimtaria

kulturore “Mbrëmësore Bizantine”. Ajo u mbajt në sallën e re të

ceremonive, pranë kishës “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.

Referatin e dytë e mbajti dhjakSpiro Kostoli, pedagog i historisë sëmuzikës bizantine në AkademinëTeologjike, me temë “Muzika kish-tare bizantine dhe kultivimi i saj nëShqipëri”.

Pastaj kori “Joan Kukuzeli” vazh-doi me psaljen e himneve nga kodi-kët, si dhe u lexua një pasazh ngakodiku i Korçës nr. 93, shek. X.

Sado që Krishti i kishte paralajmëruar se do t’i dërgonte “si dele në mes të ujqërve”

(Matth. 10.16-18), se do t’i urrenin të gjithë, se do t’i arrestonin, do t’i fshikullonin, do t’i nën-

shtroheshin vdekjes martirike, me gjithë këto ata predikuan krishterimin kudo, në gjithë botën

dhe të gjithë i martirizuan për besimin e tyre. Dhe treguan që ishin “njerëz të Perëndisë”

(I Tim. 6.11), dëshmitarë dhe shërbëtorë të Krishtit “administratorë të mistereve të Perëndisë”

(I Kor. 4.1), “Lavdia e Krishtit” dhe “Apostuj të kishave” (II Kor. 8.23).

Në mënyrë të drejtë Etërit e Kishës sonë përcaktuan ta nderojmë secilin nga Apostujt në

ditën e festës së tij dhe të gjithë bashkë më 30 Qershor, duke përcaktuar para festës së tyre

periudhë kreshme. Për të gjithë bashkë, Kisha ka përkushtuar të Enjten e çdo jave. Në kujtimin

e tyre psalen himne të bukura të quajtura “apostolike”.

O apostuj të shenjtë, lutjuni Zotit tonë Jisu Krisht t’u falë shpirtrave tanëndjesën e mëkateve. Amin.

30 Qershor - Mbledhja e 12 Apostujve

Përlëshorja

Kori Kishtar Bizantin “Joan Kukuzeli”

Page 2: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

2 NGJALLJA QERSHOR 2010

Muaji maj për dioqezën e Korçës është një muaj festash dhe panairesh,të cilat festohen dhe kremtohen me shumë shpresëtari nga besimtarët.

Në datën 2 maj u festua me nderim të madh transferimi i lipsanit tëShën Athanasit të Madh. Një festë masive dhe e njohur ndryshe në gju-hën e popullit si Shën Thanasi i Verës. Dioqeza e Korçës këtë shenjt enderon në dhjetëra e dhjetëra kisha, të cilat i kushtohen atij. Kjo ditëkujtohet dhe festohet prej shekujsh madhërisht edhe në qytetin e Korçës,ku ndodhet edhe një kishë për nder të tij. Por, kremtimi më i veçantë ubë në Kamenicë, ku dy familje të këtij fshati, duke nderuar shenjtin, ri-ndërtuan nga themelet kishën e Shën Thanasit. Familjet Poçi dhe Tonafilluan, kryesisht me shpenzimet e tyre, por edhe me mbështetje finan-ciare të Mitropolisë, rindërtimin e kësaj kishe. Amaneti i të parëve dhenderimi familjar për shenjtin bëri që këta njerëz të rindërtojnë dhe t’ikthejnë shenjtit tempullin e tij të dikurshëm, të rafshuar në kohën ediktaturës.

Në këtë ditë të veçantë dhe të gëzuar Liturgjinë Hyjnore e celebroiMitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani, i cili kreu edhe ceremoninë e ve-ndosjes së gurit të themelit. Gjatë predikimit Hirësia e Tij theksoi vendine rëndësishëm që Shën Athanasi i Madh zë në qiellin e shenjtorëve tëKishës Orthodhokse. Gjithashtu përmendi se mënyra e ndërtimit të kësajkishe nga këto familje është mënyra historike e ndërtimit të kishave,pasi të gjitha kishat gjithmonë janë ndërtuar nga vetë besimtarët, të cilëtedhe i kanë mirëmbajtur ato në shekuj.

Në këtë panair morën pjesë qindra besimtarë nga qyteti i Korçësedhe fshatrat përreth.

thua vetëm këtë fjalë dhe nuk na thua ndonjë gjë tjetër?” Dhe shënJoani iu tha: “Bëni këtë dhe është mjaftueshme”.

Në këtë ditë, që është dhe dita e festimit të emrit të Hirësisë së TijImzot Joanit, Stavrofor atë Ilia Kotnani uroi në emër të të gjithë be-simtarëve. Më pas, në mjediset e katedrales “Ngjallja e Krishtit” Hirësiae Tij priti vizita urimi nga besimtarët dhe nga personalitete e autoritetevendore.

* * *

Data 9 maj për dioqezën e Korçës lidhet ngushtë me fshatin Polenë,një fshat me tradita orthodhokse shumë të forta, të ruajtura e të tra-shëguara në breza. Ky fshat ka nderin që të stoliset edhe nga një kishëjo shumë e madhe, por shumë e nderuar nga gjithë qyteti i Korçës dherrethinat e tij, kisha e Shën Kristoforit. Ky panair si çdo vit edhe sivjet ufestua me një pjesëmarrje shumë të madhe njerëzish.

* * *

Data 13 maj, të kremten e Analipsit, dioqeza e Korçës ka një bekimtë madh. Në fshatin Mborje, vetëm një kilometër jashtë qytetit, ndodhetnjë kishë shumë e vjetër bizantine me trulo, që i kushtohet Ngjitjes nëQiell të Zotit. Festa filloi që në datën 12 pasdite, ku vargu i njerëzveshkonte për t’u falur në kishën e Ristozit, siç edhe njihet në popull. Tëenjten në mëngjes Liturgjia Hyjnore u celebrua nga Hirësia e Tij, ImzotJoani.

Kjo ditë shoqërohet me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve dhe sipastraditës gjithë qyteti e rrethinat derdhin aty pranë bojën me të cilën ngjyenvezët e Pashkës dhe gjithashtu sjellin atje edhe vezët e vjetra të Pashkës.Pelegrinazhi i kësaj feste vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

* * *

Në datën 20 maj, festohet me shumë nderim transferimi i lipsanit tëShën Nikollës, që në trevën e Korçës njihet si Shën Kolli i Verës. Edheky shenjt nderohet në dioqezën e Korçës në dhjetëra kisha, të cilat nëkëtë ditë janë plot e përplot me besimtarë. Kjo edhe për faktin se janë tëshumta në numër familjet që këtë shenjt e kanë shenjtin mbrojtës, osesiç njihet ndryshe, si shenjti i shtëpisë. Hirësia e Tij, Imzot Joani meshoinë një kishë mjaft të dëgjuar dhe me famë në zonën e Kolonjës dhe mëgjerë, në Shën Kollin e Vodicës. Sipas traditës, ky ishte meshimi qendrornë të gjithë Kolonjën.

Kisha e Shën Kollit të Vodicës është parë gjithmonë si një kishëmrekullibërëse. Në këtë panair morën pjesë shumë besimtarë të ardhuredhe nga Kolonja e Korça.

* * *Vetëm dy kilometra larg Korçës shtrihet fshati Drenovë. Një fshat

me shumë kisha e panaire, por si kurora e të gjithëve qëndron mbi fshatnë një shpat mali kisha e Shën Konstandinit. 21 maji është panairi ipanaireve të këtij fshati. Duke qëndruar mbi fshat, ky shenjt i madhështë njëkohësisht dhe mbrojtësi i tij. Gjithë Korça dhe rrethinat në këtëditë shkojnë për t’u falur pranë kësaj kishe, që nga besimtarët ortho-dhoksë, por dhe të besimeve të tjera njihet si mrekullibërëse. Afërsia meqytetin dhe fama e madhe e kësaj kishe bëjnë që në festë të vijnë mijëranjerëz. Ndonëse ajo ndodhet në një shpat të thepisur dhe rruga është evështirë, ky shenjt mbetet nga më të dashurit dhe më të nderuarit ngaana e besimtarëve.

* * *Një panair po kaq festiv dhe i lutur është edhe Shën Triadha. Kjo ditë

festohet me shpresëtari e nderime panegjirike në qytetin e Korçës, poredhe në fshatrat Zvirinë, Polenë e Plasë, të cilat kanë kisha kushtuarShën Trinisë. Në kishën e Shën Premtes në fshatin Ravonik, dita e ShënTrinisë festohet në këtë kishë nga llamarinëpunuesit, si një traditë mjafte vjetër.

* * *Në datën 8 maj u celebrua Mesha monoklise për nder të Shën Joan

Theologut. Në meshë morën pjesë të gjithë klerikët e Zëvendësisë sëKorçës dhe qindra besimtarë. Hirësia e Tij, Imzot Joani në fjalën e tijtheksoi mësimin më të madh që ky apostull predikoi, dashurinë, një ndjenjësa e nevojshme aq dhe e domosdoshme për t’i dhënë kuptim real jetës.Dashuria, si një atribut hyjnor, mund të marrë dimensionin e saj të vërtetëvetëm nëpërmjet marrëdhënies me Zotin dhe prej andej mund të shtrihete të prekë gjithsecilin, duke e transformuar atë dhe duke i dhënë jetësgëzimin dhe kuptimin e saj të vërtetë. Shën Jeronimi tregon se kur aiishte i vjetër nuk predikonte më, por sa herë fliste thoshte vetëm këtofjalë “doni njëri-tjetrin.” Merreni me mend që të dëgjoni për kaq vjet tënjëjtat fjalë, ndaj dhe njëherë nxënësit iu afruan e i thanë: “Mësues, ti qëje kaq i shenjtë dhe që Perëndia të ka zbuluar aq shumë mistere, pse na

Në Mitropolinë e Korçës

Panaire të shumta me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve

Kamenicë

Page 3: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

3QERSHOR 2010 NGJALLJA

Një atmosferë e veçantë gëzimimbizotëroi gjatë gjithë këtyre

ditëve në institucionet arsimore tëMitropolisë së Shenjtë të Gjiro-kastrës. Ishte një gëzim i përligjur,sepse i gëzoheshin frytit të mundi-mit të përbashkët me mësuesit dhepedagogët e tyre. Dhe ishte kudoe pranishme ndjenja e thellë e falë-nderimit për Kryepiskopin Anastas,që mes sakrificash të mëdha kri-

Nxënësit e katër specialiteteve, me udhëzimet dhe mbikëqyrjen emësuesve të tyre, organizuan për dy javë rresht një ekspozitë krejt

të veçantë punimesh. Me këto aplikime treguan nivelin e lartë të njohuriveqë marrin në këtë shkollë, por sidomos marrjen e shprehive praktike, aqshumë të nevojshme për zgjedhjen që ata kanë bërë për profesionin qëdo të ushtrojnë

Ekspozita që përfshinte aplikime të instalimeve elektrike, zbatimepraktike të disa parimeve bazë të fizikës, përdorimin e energjisë dielloresi burim energjie për shtëpitë dhe bizneset, u organizua fillimisht në oborrine shkollës. Në vazhdim u transferua në oborrin e kishës së Shën Hara-llambit, në Sarandë, si edhe në sallën e veprimtarive të kompleksit arsimornë Dervician.

Gjatë përgatitjes së këtyre punimeve, që përfshinin makete funksio-nale të një hidrocentrali, termosifon diellor, por edhe shumë shembuj ngafizika e valëve dhe fushave elektromagnetike, nxënësit stabilizonin kon-ceptet bazë të teorisë, por edhe aplikonin materiale e teknika progre-sive. Edhe nxënësit që ndjekin kursin e Informatikës kishin përgatiturfaqen e improvizuar të shkollës në Internet.

Sidoqoftë i gjithë komuniteti i arsimtarëve të zonës, nxënësve dheshumë vizitorëve të tjerë u shpreh me fjalët më të mira për punën qëbëhet në këtë qendër të aftësimit profesional të Kishës.

Ekspozita ishte gjithashtu një rast shumë i mirë për promovimin evetë shkollës në komunitetin e arsimit në të gjithë zonën e Mitropolisë sëGjirokastrës.

Përveç këtij evenimenti, nën kujdesin e drejtorit të shkollës z. Th. Dalla,në mesin e majit, me bekimin edhe të Mitropolitit të Gjirokastrës z.Dhimitër, në ambientet e shkollës u organizua edhe një veprimtarididaktike me mësimdhënës të shkollave publike të zonës së Sarandës,Delvinës, si dhe të Gjirokastrës. Në të u paraqitën dy referate, njëri qëlidhej me pedagogjinë dhe personalitetin e nxënësve dhe tjetri që lidhejme aplikimin e kompjuterit në didaktikën e shkencave ekzakte. Një ngapedagogët nga Greqia, bashkëpunëtor i shkollës profesionale “ApostullPavli”, me shumë kompetencë u tregoi kolegëve mundësitë e mëdha qëofron teknologjia e lartë në lehtësimin e procesit të të nxënit nga nxënësit,por dhe në të bërit më interesante të orës së mësimit. Nga ana e arsim-tarëve pjesëmarrës u shprehën falënderime për këtë seminar të shkurtërdhe për gatishmërinë që u shpreh nga ana e shkollës “Apostull Pavli”për t’i ndihmuar në vijim.

Me veprimtari të kësaj natyre, por edhe ekskursionet e ndryshmedhe takimet mes nxënësve të shkollave të zonës duket qartë se kjo qendëre arsimit profesional që funksionon nën kujdesin e Kryepiskopit Anastasështë një vatër e ngrohtë, që me arritjet e saj rrezaton në zonën përreth.

Në Mitropolinë e Gjirokastrës

VEPRIMTARI PËR PËRFUNDIMINE VITIT SHKOLLOR

joi vatra të tilla për një arsim cilësordhe përkujdesje për një numër kaqtë madh nxënësish e të rinjsh.Falënderim nga nxënësit, por edhenga prindërit, të cilët e dinë ta bëjnëdallimin e cilësisë së arsimit dhekulturës që u jepet fëmijëve të tyredhe për klimën e një familjeje tëmadhe të krishterë, që krijohet pë-rreth këtyre vatrave arsimore tëKishës sonë Orthodhokse.

Ekspozitë me punime nga shkolla e mesmeprofesionale “Apostull Pavli”

Të dielën, 13 qershor, në kishën e Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari nëDervician u krye nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri,

hirotonia në gradën e dhjakonit e z. Jani Mërkuri. Besimtarë të enorisësë Dervicianit, të rinj e të reja nga institucionet tona arsimore morënpjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe bashkuan lutjen e tyre që Perëndia tëdenjësojë dhjakon Joanin që të jetë gjithmonë në lartësinë shpirtërore tëklerikut orthodhoks, që të jetë ndërmjetës i vërtetë mes Perëndisë dhebesimtarëve. Kishin ardhur dhe morën pjesë në Liturgji e hirotoni edhestudentë të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Manastirin eRi të Shën Vlashit në Durrës, bashkëstudentët e dhjakon Joanit, sepseedhe ai përfundoi sivjet studimet në këtë Akademi.

(Korresp. NGJALLJA)

HIROTONI E RE NË MITROPOLINËE GJIROKASTRËS

Pasditja e së enjtes, 10 qershor,e gjallëroi në veçanti Kom-

pleksin Arsimor “Kryqi i Nderuar”,në lagjet tradicionale të Gjiroka-strës. Në sallën e tij të ceremonivebëhej festa e mbarimit të vitit shko-llor, për vogëlushët e shkollës 9-vje-çare “Frymë Dashurie”, që ështënë vitin e saj të dytë të funksionimit.Mësueset, prindërit etj., në një pas-dite me shumë bekim, ndanin për-parimin e fëmijëve, mundimin shu-mëmujor të mësueseve dhe urimetpër përparim më të madh në vitine ardhshëm. Mes tyre, për të për-cjellë dashurinë atërore dhe këshillashpirtërore, ishte dhe Mitropoliti iGjirokastrës, Imzot Dhimitri, i cilindjek me shumë kujdes zhvillimine kësaj qendre arsimore.

Në të dyja klasat e saj shkolla ka45 nxënës jo vetëm nga qyteti, poredhe fshatrat përreth. Në këtë as-pekt shkolla u vjen në ndihmë fa-miljeve, fëmijët e të cilave rreziko-heshin të mbeteshin edhe pa shko-

llë, pasi për shkak të kriterit të numritnë këto fshatra nuk ka mësues. Shko-lla zhvillon mësim në të dy gjuhët,dhe i jep rëndësi të veçantë koheren-cës gjuhësore të fëmijëve. Në shko-llë merren që në fillim njohuri përgjuhën angleze, aplikohen kompju-terët dhe çdo përvojë tjetër nga didak-tika e pedagogjia bashkëkohore.

Festa ishte një kurorëzim i për-parimit të tyre dhe në një masë tëkonsiderueshme e treguan atë tësintetizuar në programin që kishinpërgatitur. Recitime në të dyja gju-hët, këngë dhe valle, por edhe pjesëtë tilla që synojnë të kultivojnë tekbrezi i ri ndjeshmëri për mjedisinku jetojmë dhe për kujdesin ekolo-gjik.

Në përfundim të programitMitropoliti u shpërndau nxënësvedëftesat e përparimit të tyre dhedhurata simbolike, me uratat që tëkalojnë pushime të gëzuara mefamiljet e tyre dhe të takohen për-sëri në vjeshtë.

Shkolla 9-vjeçare “Frymë Dashurie”

Page 4: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

4 NGJALLJA QERSHOR 2010

Ajo transmeton për ju 24 orë program.

Do të dëgjoni gjithçka që ju duhet: programe shpirtërore, sociale e kulturore.

Muzikë e zgjedhur kishtare, popullore e klasike, nga vendi dhe bota.

Ndiqni shërbesat kishtare në Radio “Ngjallja”!

Rreth 30 gra orthodhokse të Tiranës, gjatë takimevetë tyre ditët e mërkura, kanë nisur të mësojnë himne epsalme të ndryshme, veçanërisht ato që përdoren në Litur-gjinë Hyjnore. Ato po e bëjnë këtë nën drejtimin pedagoguttë muzikës bizantine Harallamb Terziu dhe tashmë ështëkrijuar një kor ku spikatin 3-4 zëra me prirje. Qëllimi ështëqë sa herë të organizohen aktivitete në vende të shenjta,të kenë një kor të përgatitur për t’i psalur Perëndisë dhepër të himnuar Emrin e Tij të Shenjtë.

Më 26 maj, gratë orthodhokse zhvilluan takimin e ditëssë mërkurë me atë Luka Veronis dhe me disa klerikë estudentë, miq nga Kisha Orthodhokse e Amerikës, ngaAkademia Teologjike “Holy Cross”, Boston. Ishte njëbisedë e veçantë, ku u ndanë përvoja mbi misionin ekrishterë në komunitet dhe në familje. Gratë bënë pyetjedhe i shprehën mirëseardhjen e ngrohtë miqve e vëlle-zërve në Krishtin. U bë edhe një prezantim i aktiviteteveshpirtërore e sociale që zhvillon Grupi i Grave Orthodhoksenga viti 1995 e në vazhdim.

Më 29 dhe 30 maj, gratë orthodhokse të Tiranës embyllën ciklin e mësimeve të katekizmit me një pele-grinazh në kisha e manastire të Elbasanit, Pogradecit eKorçës, i cili përfundoi me një agripni në manastirin “Fjetjae Shën Marisë”, në Boboshticë. Atje i priti Papa JaniTrebicka, i cili kreu shërbesat dhe Liturgjinë Hyjnore.

Me gratë e Tiranës u bashkuan në lutje edhe 30-40 graorthodhokse nga qyteti i Korçës. Të nesërmen në mëngjesu bë një vizitë në manastirin e Shën Nikollës, në fshatinKamenicë dhe udhëtimi u mbyll me vizitën në KishënKatedrale “Ngjallja e Krishtit”, në qytetin e Korçës, kumorën bekimin e Hirësi Joanit.

Rajmonda Shqevi

Nga 28 deri më 30 maj,në Golem të Kavajës,

u zhvillua konferenca mepersonat me aftësi të ku-fizuara. Ajo u realizua mebekimin e KryepiskopitAnastas dhe u organizuanga stafi i Zyrës KombëtareRinore të ndihmuar edhenga 4 të rinj vullnetarë.

Në këtë konferencë mo-rën pjesë 35 persona, të ci-lët kishin aftësi të kufizu-ara për të lëvizur, por edhepër t’u shprehur. Larmia eprogrameve dhe harmoniaqë ekzistonte në këtë akti-vitet shprehej në të gjithë tëpranishmit. Çdo pjesëma-rrës u vetëprezantua me anëtë vizatimeve të hedhura nëletër. Pjesëmarrësit u njo-hën edhe me LegjislacioninShqiptar për personat meaftësi të kufizuara, u njohëngjithashtu edhe me Kon-ventën e OKB-së për tëdrejtat e personave meaftësi të kufizuara etj.

Trajnuesit, me anë tëmodeleve të ndryshme dhebroshurave që shpërndanë,u bënë të njohur se si të për-ballen me një shoqëri qëprodhon aftësi të kufizuarapër këta persona në nevojë,siç janë barrierat e ndryshmetë qëndrimit, ato fizike e in-stitucionale. Gjatë trajnimitpati shumë diskutime.

Programi argëtues ishtenga më të pëlqyerit. Çdopjesëtar përpiqej në maksi-mum që grupi i tij të fitonte.Lojërat në grup ishin tëndryshme si: lojëra megjëegjëza, lojëra me fjalë tëurta, lojëra me pyetësorëetj. Nuk munguan edhe kri-jimet, ku çdo grup duhej tëpërgatiste një skeç, të krijo-nte një këngë, një koreogra-fi muzikore, duke perfor-muar përpara të pranishmë-ve një çift për çdo grup dhetë krijonte gjithashtu vesh-jen më të bukur me mjeterrethanore. Të gjitha grupetshfaqën në maksimum

talentin e tyre, duke kaluaredhe aftësitë fizike të tyre.Në fund u shpall grupifitues.

Pas përfundimit të akti-vitetit të gjithë pjesëmarrë-sit ndanë mendimet e tyrepër ecurinë e tij, gjithashtushprehën idetë e tyre përvazhdimësinë. Sipas pye-tësorëve u morën mendimeedhe për përmirësimin ekëtij aktiviteti, ku personatme aftësi të kufizuara kër-konin më shumë pjesëmarr-je, veprimtari të tilla të për-sëriten më shumë se një he-rë në vit, të ketë më shumëprograme argëtuese, spor-tive dhe muzikë.

Korresp. i “Ngjallja”

Aktivitete të grave orthodhoksetë Tiranës

Konferencë me personat me aftësi të kufizuara

I shte një bekim për be- simtarët e Mitropolisë së

Gjirokastrës vizita vëlla-zërore që një grup i madhbesimtarësh nga Korça, menë krye Mitropolitin e tyre,Hirësi Joanin, realizuan nëGjirokastër. Vizita dyditoreishte më 5 dhe 6 qershor.

Momenti kulmor i vizi-tës ishte të dielën, bashkë-meshimi i Mitropolitit të Gji-rokastrës z. Dhimitër dheatij të Korçës z. Joan, në ki-shën historike të Metamor-fozës së Zotit, në lagjen“Pazari i Vjetër”, e cila ka qe-në dhe është katedra e Mi-tropolisë. Predikimin e ditëse mbajti Mitropoliti i Korçësz. Joan, ndërsa në Liturgjipsali kori i shkollës së mes-me kishtare “Kryqi i Nde-

Vizitë nga besimtarë të Mitropolisë së Korçësnë Gjirokastër

ruar”. Mitropoliti i Gjiro-kastrës z. Dhimitër, duke iuruar mirëseardhjen Hirë-sisë së Tij z. Joan dhe kleri-këve e besimtarëve që eshoqëronin, i mëshoi idesëse edhe vizita të kësajnatyre kanë rëndësinë etyre në forcimin e unitetitmes besimtarëve të Kishëssonë dhe të lidhjeve histori-ke e vëllazërore mes dy Mi-tropolive. Në veçanti thek-soi zhvillimet në Kishën to-në, përpjekjen titanike tëKryepiskopit të Tiranës dhegjithë Shqipërisë z. Anastaspër rilindjen e Kishës sonëOrthodhokse, për një frymëtë re në gjirin dhe perspek-tivën e saj dhe në veçanti,për forcimin e unitetit tëgrigjës së saj.

Në pasditen e së shtu-nës mysafirët nga Korça upritën në ambientet e Kom-pleksit Arsimor, ku pas dar-kës në paraklisin e tij u le-xua Mbrëmësorja.

I gjithë grupi nga Korçapas Liturgjisë Hyjnore dhegostitjes tradicionale nëoborrin e kishës, vijuan vizi-tën e tyre në Dervician, nëqendrën e Enorisë së Fjet-jes së të Tërëshenjtës, ku atoditë, veç të tjerash, ishteende e hapur edhe ekspozitame punimet e nxënësve tëshkollës së mesme teknike“Apostull Pavli”. Përgje-gjësit e kësaj shkolle bënënjë prezantim të shkurtër tësaj dhe u treguan vizitorëvepunimet që ishin ekspo-zuar.

Në Jerontiko tregohet ngjarja e mëposhtme:“Një vëlla i Skitit ra në një rast në gabim. Atëherë

u bë mbledhja e vëllezërve ku ftuan edhe avaMoisiun për të marrë pjesë. Por ai nuk pranoi tëvijë. Atëherë presviteri i skitit dërgoi një lajmës përt’i thënë: “Eja se po të presim të gjithë”. Atëherëava Moisiu shkoi në mbledhje duke mbajtur mbi supenjë kosh të shpuar të mbushur me rërë. Etërit që etakuan të parët e pyetën: “Çfarë është kjo që po bënatë i nderuar?”. “Mëkatet e mia janë, - u përgjigj ati,-që shkasin prapa meje dhe unë nuk i shikoj. Megjithatëja ku erdha sot këtu për të gjykuar mëkatet e tëtjerëve!”. Kur dëgjuan këto etërit nuk i thanë asgjëvëllait që donin ta gjykonin dhe e falën.”

Page 5: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

5QERSHOR 2010 NGJALLJA

Sipas mendimit orthodhoks, Ki-sha ka një domethënie të dyfishtë.Nga njëra anë ajo shpreh karakte-rin e saj dogmatik dhe fetar, osendryshe, atë të brendshëm dheshpirtëror, nga ana tjetër, karakte-rin e saj të jashtëm, sipas kuptimittë vetë termit. Sipas botëkuptimitdhe besës orthodhokse, Kisha për-caktohet si një institucion fetar dhesi një shoqëri fetare.

Përkufizimi i Kishës si një insti-tucion fetar mund të formulohetkështu:

Kisha është një institucion fetari Besëlidhjes së Re. Shpëtimtari ynëJisu Krisht e themeloi nga ekono-mia e mishërimit të Tij; ajo mbështe-tet te besimi në Të, dhe në rrëfimine drejtë. Ajo u inaugurua ditën e Pen-tikostisë, gjatë zbritjes së Shpirtittë Shenjtë mbi dishepujt e shenjtëdhe apostujt e Krishtit Shpëtimtar.Ajo i bëri instrumente të hirit hyjnorme qëllim që ata të vazhdonin ve-prën çlirimtare të Jisuit. Në këtëinstitucion u vendos tërësia e të vër-tetave të zbuluara; në të vepron hirihyjnor, përmes Mistereve; në tërilindin në besim ata që vijnë; në tëruhet doktrina apostolike dhetradita e shkruar dhe ajo gojore.

Përkufizimi i Kishës si njëshoqëri fetare është si më poshtë:

Kisha është një shoqëri perso-nash të bashkuar në unitetin e Fry-mës dhe në lidhjen e paqes (Ef. 4.3).

Vepra e saj apostolike mund tëformulohet kështu: Kisha është in-strument i hirit hyjnor, i cili realizonkungimin e Perëndisë dhe të njerëz-ve nëpërmjet besimit tek JisuKrishti Shpëtimtar.

I ngjitur në qiej, Zoti ynë dërgoiShpirtin e Shenjtë në formë gjuhëshmbi dishepujt dhe apostujt e shenjtë.Mbi apostujt e Tij ai themeloi një Ki-shë të shenjtë, katholike dhe apos-tolike, shoqërinë e Perëndisë dhetë njerëzve. Ai i dha hirin e shpengi-mit për të shpëtuar gjindjen njerë-zore, duke e ngritur nga rënia, dukee ripërtëritur përmes mistereve, dhesi e ushqeu me bukën qiellore, ebëri të denjë për jetën e ardhshme.

Në Shkrimin e Shenjtë, fjala Ki-shë ka dy kuptime. Më i përdoruriështë ai i një shoqërie njerëzish tëbashkuar nga lidhja fetare, por ka

Shpëtimtari. Shtyllat janë etërit qëruajtën unitetin e besës. Gurët janëbesimtarët. “Ju nuk jeni më të huaj,as bujtës, por bashkëqytetarë të shenj-torëve dhe pjesëtarë të familjes sëPerëndisë, ndërtuar mbi themeline apostujve, duke qenë vetë Krishtiguri i qoshes” (Ef. 2.19,22).

Së fundi, Kisha është quajturnga Shkrimi hyjnor dhe i frymëzuarsi Nusja e Krishtit: “Ju fejova me njëburrë, që t’ju nxjerrë para Krishtitsi virgjëreshë të dëlirë” (II Kor. 11.2).

Si një Mbret, Zoti ynë, JisuKrisht ka themeluar mbi tokë, njëmbretëri qiellore menjëherë pasngjitjes së Tij në qiej, kur u ul në tëdjathtën e Perëndisë Atë dhe moringa Ati i Tij i përjetshëm çdo pu-shtet mbi tokë e në qiej.

Mbretëria e Tij mbi tokë ështëKisha. Duke qenë një mbret, Jisuikujdeset për të, e drejton, e qeveris,e udhëheq përjetësisht përmesmistereve të shenjta. Pa pushimdhe me bollëk, Ai shpërndan dhuntinga Fryma e Tij e shenjtë, që taforcojë, ta bëjë të rritet dhe ta zgje-rojë. Shpëtimtari-Mbret shenjtëron,ngushëllon, ruan, zbulon dhe lav-dëron popullin e tij (Joan 15.26 dheVep. 2.33-36).

Si një Mbret, që të mbretërojënë mbretëri rregulli, Zoti jep miste-ret, ai i dha ligje popullit të tij. Sinjë Mbret, ai i ftoi kombet të besoj-në në të. Si një Mbret, ai u kërkoibesnikëve të tij sakrificë, madjeedhe të vetë jetës së tyre për të dhe

Mbi Kishën1. Në një Kishë të shenjtë, katholike dhe apostolike

edhe kuptimin e tempullit të Perë-ndisë ku mblidhen besnikët përadhurimin e përbashkët. Shën Kirillii Aleksandrisë thotë se Kisha quhetkështu, sepse ajo i fton të gjithënjerëzit dhe i mbledh ata.

Fjala Kishë vjen nga greqishtjae vjetër, që do të thotë asambleja enjerëzve të thirrur në të njëjtin që-llim, gjithashtu edhe vendi ku atamblidhen. Ajo është përmbajtësidhe përmbajtja.

Si dhe Shtëpia e Perëndisë së gja-llë, shtyllë dhe mbështetje e së vër-tetës, dhe trupi i Krishtit: “Ju jenitrupi i Krishtit dhe gjymtyrët e tij,veç e veç” (I Kor. 12.27).

Metodi, episkopi i Likisë, rrethfundit të shekullit të 3-të, në simpo-ziumin e dhjetë virgjëreshave, equan Kishën “enë të fuqive hyjno-re, nuse e Fjalës përjetësisht të re.Ajo është një krijesë hyjnore e lartënga gjithçka që është njerëzore”.Në fund ai e paraqet si “asamble,shumicë, e të gjithë atyre që besojnë”,ku më të vjetërit mësojnë të rinjtë dhetë përsosurit edukojnë të dobëtit.

Ipoliti, ati i shquar i Kishës sëRomës, dishepull i shën Irineut, nëfillim të shekullit të 3-të, në veprëne tij Krishti e antikrishti flet gjatëpër Kishën dhe e paraqet si një ani-je në detin e trazuar. Në të gjendetkapiteni, marinarët, krahët, spirancatdhe çdo lloj armatimi, simbole tëKrishtit, të engjëjve dhe të besnikëve.

Duke besuar në Shpirtin e Shenj-të, i cili i frymëzoi këto figura të Ki-shës, besojmë domosdoshmërishtnë një Kishë të shenjtë, për të cilënu dhanë gjithë këto përcaktime të fry-mëzuara nga Fryma e Tërëshenjtë.

2. Mbi themelimin mbi tokë të Mbretërisë së Perëndisë,pra Kishës, nga Shpëtimtari ynë Jisu Krisht

mbretërinë e tij. Si një Mbret, ai ishpalli luftë së keqes dhe shpër-ndau paqen përmes virtytit. Jisui,si një Mbret, mbretëron në zemrate besimtarëve, të bashkuar me të në-përmjet Kishës së shenjtë. Ata qënuk janë të lidhur me Kishën gje-nden jashtë mbretërisë së Krishtitdhe e privojnë veten e tyre nga nderii të qenit bij të mbretërisë së Krishtit.

Kisha e shenjtë e Krishtit ështëinstitucioni hyjnor fetar themeluarnga Shpëtimtari Jisu Krisht përshpëtimin e gjinisë së njerëzve.Kisha u dha nga Shpëtimtari si in-strument i dashurisë së tij hyjnoredhe dashamirësisë së tij për nje-rëzit. Ajo është një enë e përjetshmee hirit hyjnor dhe konsumatore eshpëtimit të njerëzve. Si Kryetardhe Përmbushës i shpëtimit tënjerëzve, si Perëndi, ShpëtimtariJisu Krisht, gjithnjë i njëjtë, i shpëtojtë gjithë sa besojnë tek ai përjetë.

përktheu E. Pani(vijon në numrin e ardhshëm)

Nga Shën Nektari i Egjinës

Në kuptimin e gjerë dhe të kri-shterë, Kisha është shoqëria e tëgjitha qenieve të lira dhe të arsye-shme, të atyre që besojnë te Shpë-timtari, përfshirë këtu edhe engjëjt.Këtë shoqëri apostull Pavli e quan“Trupi i Krishtit, plotësia e atij që imbush të gjitha” (Ef. 1.10; 2-23).Kështu, ajo i mbledh të gjithë ata qëkanë besuar Krishtin para ardhjessë Tij, ata që kanë formuar Kishëne Besëlidhjes së Vjetër, e cila drej-tohej, në kohën e patriarkëve, ngapremtimet dhe besimi i dhënë për-mes zbulimit, d.m.th. gojarisht.

Më pas, në kohën e Moisiut dhetë profetëve, ajo u qeveris nga Ligjidhe orakujt, d.m.th. në një formëtë shkruar.

Në kuptimin e zakonshëm dhetë ngushtë, Kisha e Krishtit ështëajo e Besëlidhjes së Re, Kisha ehirit të Krishtit. Ajo kupton të gjithëata që besojnë në të në besimin evërtetë. Ajo gjithashtu është quajturShtëpia e Perëndisë, sepse Perëndiabanon në të dhe atje adhurohet.

Themelet e Kishës janë profe-tët dhe apostujt. Guri i qoshes është

Page 6: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

6 NGJALLJA QERSHOR 2010

Konferencë Përkujtimore për Nënë Terezën në 100-vjetorin e lindjes

Kur flitet për Nënë Terezën, dy fjalë vijnëspontanisht në mendjen time: guxim dhe

dashuri. Jeta e saj ishte një rrugë e mbushur mevendosmëri dhe guxim. Ishte vetëm 18 vjeç kurvendosi të përkushtohet plotësisht në Krishtin.Dhe shkoi në Irlandë për t’u bërë pjesë e Vëlla-zërisë Misionare “Motrat e Lorettos”. Po me tënjëjtin guxim kërkoi të shkojë në Kalkuta, kufillimisht punoi si mësuese. Në vitin 1946 ajopranoi “thirrjen” e dytë të saj, t’u përkushtohej“më të varfërve të të varfërve” dhe të themelojëmë 1950 një vëllazëri të re misionare, “Misio-naret e Dashurisë”.

Vazhdoi një jetë të mbushur me guxim. Njëguxim i mbushur me dashuri. Duke përjetuarpersonalisht se “Perëndia është dashuri”, u për-poq ta jetojë gjithnjë e më thellë dhe në mënyrëmë të plotë këtë dashuri, duke i përqafuar tëgjithë, pa asnjë lloj dallimi, racor, etnik, gjuhësor,fetar. Ajo gjithmonë i jepte prioritet më të pri-vuarve dhe më të vobektëve.

Sigurisht, e dinte se një njeri mund të ofrojëdashuri në atdheun e vet dhe në Evropë. Pordëshira e saj ishte të shkonte aty ku të tjerëtkishin vështirësi, në kufijtë më të vështirë dhemë kërkues: në një vend të huaj, duke e pranuarvetë të qenurit e huaj, e për më tepër, varfërinëabsolute në jetën e saj personale.

Trimëria dhe guximi i saj shkaktojnë admirim.Dhe në mënyrë spontane vijon pyetja: Nga emerrte ky shpirt fuqinë e tij mahnitëse? Përgjigjjanuk është e vështirë. Ajo vetë, në mënyrë të për-

sëritur, e ka zbuluar të fshehtën e saj: besim qëtë shtyn në vepra dhe përkushtim i plotë nëPerëndinë; vendim për të ecur në gjurmët eKrishtit me frymë sakrifice, lutje e pandërprerë.“Pa lutjen, unë nuk mund të punoj qoftë për njëgjysmë ore. Unë e marr fuqinë time nga Perë-ndia nëpërmjet lutjes”. Dhe diku tjetër: “Lutjae ushqen shpirtin - njësoj si gjaku është përtrupin”.

Dhurata tjetër e Nënë Terezës ishte se nuku kufizua në përjetimin individual të flakës sëshpirtit të saj. E transmetoi atë tek të afërmitdhe tek të largëtit. Me shembullin e saj, arriti tëfrymëzojë mijëra shpirtra. Brenda dhjetë viteveu krijuan 25 grupime të “Misionareve të Dashu-risë” në Indi. Dhe në dhjetëvjeçarët që pasuanthemeloi shumë degë, mendoj rreth 500, në 100vende të ndryshme të botës. Bëhet fjalë për njëfrytshmëri të mahnitshme shpirtërore dhekontribut mbarëbotëror.

Për gjithë këto arsye, pra, me gëzim të veçan-të marr pjesë në aktivitetin e sotëm në kujtim tëNënë Terezës. Teksa kujtojmë me mall figurëne saj të rrallë, zëri i saj mbërrin me qartësi më tëmadhe në zemrën tonë, për të na nxitur të gjithë-ve në çdo fushë ku ndodhemi: Më shumë vëme-ndje ndaj varfërisë dhe veçanërisht ndaj vëlle-zërve tanë të privuar e të munduar. “Ka shumënë botë që janë duke vdekur për një copë bukë,por ka më shumë që po vdesin për pak dashuri”.Le të kemi më tepër konseguencë në besimintonë, më shumë guxim dashurie.

Në datën 4 qershor, në Teatrin Kombëtar tëOperës dhe Baletit, u mbajt konferencapërkujtimore që çeli aktivitetin kushtuar100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës.Autoritete shtetërore, përfaqësues tëbesimeve të ndryshme dhe studiues folën përmisionaren si shembull i bamirësisë dheshpallën një kalendar aktivitetesh.

Përshëndetje, fjalime, vargje të recituaradhe disa imazhe filmike, të gjitha lidhur meNënë Terezën apo misionin e saj, kanë për-bërë programin e konferencës përkujtimore.Veç autoriteteve shtetërore, në konferencëmorën pjesë përfaqësues të besimeve të ndry-shme, të cilët edhe në fjalën e tyre theksuanse përkushtimi i Nënë Terezës është një she-mbull për t’u ndjekur pavarësisht besimit.

Aktoret Tinka Kurti dhe Ema Andrea recituanvargje apo shprehje të Nënë Terezës, ndërsadisa studiues, të ftuar për të referuar, folënpër Nënë Terezën misionare, bamirëse, përnjë grua që e shpenzoi jetën mes të varfërve.Tingujt e korit “Pax dei”, dirigjuar ngaSuzana Turku, mbyllën këtë konferencëpërkujtimore.

Në konferencë, për figurën e Nënë Terezësfoli edhe Kryepiskopi Anastas, fjalë të cilënpo e botojmë të plotë.

Frytshmëri e mahnitshme shpirtëroredhe kontribut mbarëbotëror

Duke parë nevojën dhe rëndësinë që kanë sottrajnimet e ndryshme, dhe se si ato ndikojnë nëzhvillimin intelektual tek të rinjtë, u mundësuanë datat 14 dhe 15 maj, në Qendrën Thavor,zhvillimi i trajnimit me temë “Të jesh lider”. Kytrajnim bën pjesë në projektin “Të rinjtë dukepunuar së bashku për një të ardhme më tëmirë”, i cili, me bekimin e Fortlumturisë së Tij,Kryepiskopit Anastas, është financuar ngaHEKSI, nëpërmjet Zyrës Diakonia Agapes tëKishës. Ky aktivitet u organizua nga Stafi iZyrës Kombëtare Rinore Orthodhokse tëShqipërisë në bashkëpunim me zyrën e DA.

Në këtë trajnim morën pjesë rreth 20 të rinj,të cilët ishin drejtues dhe aktivistë nëpër qendratë ndryshme rinore orthodhokse nga i gjithëvendi.

Trajnim me drejtues të rinisëorthodhokse

Nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë † Anastasi

Në foto:

Në panairin

e organizuar nga

Drejtoria Arsimore

e Elbasanit

dhe pushteti lokal

në zonën e Shpatit,

ku morën pjesë

edhe të rinjtë

orthodhoksë,

me një stendë

librash, si dhe

grupin e valleve.

Page 7: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

7QERSHOR 2010 NGJALLJA

Historia e muzikës kishtarebizantine në Shqipëri është e

lidhur ngushtë me të qenurit e sajpjesë e Perandorisë Bizantine përafro 1000 vjet. Në këtë mënyrë kjoperandori ka lënë gjurmë të thellanë këtë vend sidomos në art, si: nëarkitekturë, në pikturë, në skulptu-rën e drurit, në muzikën kishtareetj. Vendi ynë është plot me monu-mente e vepra të tilla arti, në të cilatspikat dora dhe mendja e mjeshtër-ve dhe e artistëve vendës 1.

Gjithashtu hapësira shqiptareështë një vatër e rëndësishme qëka trashëguar dorëshkrime të pa-sura kishtare, ku disa prej tyre për-bëjnë edhe monumente të vyera nëshkallë botërore2. Këta kodikë tëdorëshkruar, përbëjnë një pasuri tëçmuar të kulturës së vendit tonë,ku mes tyre një pjesë të veçantëzënë edhe dorëshkrimet e muzikëskishtare bizantine, të cilat i përkasinperiudhave të ndryshme të zhvilli-mit të saj dhe dëshmojnë përdori-min dhe kultivimin e muzikës bizan-tine në viset e Shqipërisë së sotme.

Sot në Arkivin Qendror Shte-tëror, përveç kodikëve me shenjaekfonike ruhen edhe 5 kodikë memuzikë bizantine, të cilët edhe psetë paktë në numër kanë një rëndësitë madhe për muzikologët, sepsejanë burimet e para të shkruaramuzikore në vendin tonë të njohuraderi më sot. Më i hershmi mes tyreështë Kodiku i Përmetit nr. 81, i ciliështë shkruar në pergamen dhe itakon shek. XII. Pas tij në radhëkronologjike vjen Kodiku i Beratitnr. 23, i cili është shkruar në letërnë vitin 1292 nga Mihal Slavopulidhe i përket periudhës kukuzelia-ne, d.m.th. periudhës gjatë së cilësjetoi dhe veproi një prej personali-teteve më të shquara të muzikësbizantine, Joan Kukuzeli nga Du-rrësi. Tre kodikët e tjerë muzikorëi përkasin periudhave më të von-shme dhe përfshijnë një hapësirëkohore dyshekullore. Konkretisht,ata janë Kodiku i Korçës nr. 72, qëi takon vitit 1736; Kodiku i Elba-sanit nr. 87, që daton më 1806 dheKodiku i Tiranës nr. 95, që i përketvitit 18953.

* * *

Jo vetëm historia e muzikës bi-zantine në Shqipëri, por edhe ajombarëbotërore lidhet ngushtë mepersonin e Shën Joan Kukuzelit ngaDurrësi, i cili pas Shën Joan Dama-skinit konsiderohet si burimi i dytëi muzikës kishtare bizantine. Meveprat e tij Teoria rreth artit muzi-kor, Iso e madhe e papadikës dheTroho e madhe e muzikës si edhekrijime me këngë kishtare, ai krijoinjë periudhë të re, e cila quhet pe-riudha kukuzeliane.

Si dëshmi e ruajtjes dhe kulti-vimit të kësaj muzike në Shqipërijanë edhe shumë emra këngëta-rësh, të cilët në gjuhën e kishësquhen “psaltë”. Në vendin tonëvazhdimësia e mësimit dhe e prak-tikimit të kësaj muzike është arriturnëpërmjet dy mënyrave:

Forma e parë është praktika meanë të veshit që organizohej prejprotopsaltit ose ndryshe psaltit tëparë4 të kishës në formë kursi përpërgatitjen e psaltëve të ardhshëmsi me anë të praktikës, ashtu edhenga ana teorike me njohuritë mëelementare të muzikës bizantine.Këto lloj kursesh u bënë tradicio-nale për transmetimin e të psaluritnga një brez në tjetrin me nuancate karakterin e vendit ku vepronin.Shkolla të tilla kanë ekzistuar nëKorçë, Elbasan, Durrës, Kavajë,Berat e gjetiu. Në fillim të shek.XIX është përgatitur dhe reformae re e thjeshtimit të sistemit grafiktë muzikës bizantine nga Arkima-ndrit Krisanthi, mitropolit i mëvon-shëm i Durrësit, i cili bashkë me

dy studiues të tjerë të kësaj muzikeHurmuzio hartofilaksin dhe Grigorprotopsaltin quhen mësuesit e më-dhenj të metodës së re të muzikëskishtare bizantine5.

Forma e dytë e mësimit ka qe-në ajo e mësimit të detyruar të teo-risë së kësaj muzike në shkollat ekohës, veçanërisht nga ata që për-gatiteshin për mësues. Gjatë kohëssë sundimit turk, mësuesit, meqëdinin shkrim e këndim kryenin edhedetyrën e psaltit, prandaj shpeshhe-rë psaltët i thërrisnin edhe “dhaskal”.Në manastire kopjoheshin tekstetmuzikore, të cilat më pas shpërnda-heshin nëpër kishat e fshatrave dhepërdoreshin nga psaltër-mësuesit.

Pra, nëpërmjet këtyre formavedhe sidomos të formës së parë qëështë edhe më e vjetra në vendintonë, është siguruar një vazhdimësie njohjes së muzikës bizantine dhee të psalurit nëpër kisha. Është si-

guruar kuadri përkatës i protopsal-tëve që e praktikonin këtë muzikë,si edhe një pjesë e mirë e tekstevemuzikore në dorëshkrim, që siç utha gjenden nëpër kisha e mana-stire. Në këto dorëshkrime ka edhepjesë himnesh të kompozuara ngavetë protopsaltët me nuanca tëkarakterit vendës, duke u dhënë njëbukuri dhe hijeshi melodisë tra-dicionale bizantine.

Udhëtimit përgjatë historisë sëpasur të muzikës bizantine në Shqi-përi i erdhi radha të ndalojë tek njëpersonalitet i madh, i cili përbën njëstacion shumë të rëndësishëm përlëvrimin dhe zhvillimin e kësaj mu-zike në gjuhën shqipe6. Ky ështëImzot F.S.Noli. Duke përkthyer ebotuar tekstet liturgjike më të do-mosdoshme që përdoreshin në ki-shë, ai njëkohësisht kontribuoi nëvendosjen një herë e mirë të gjuhësshqipe në adhurimin e Kishës Or-thodhokse në Shqipëri. Siç del ngavetë përmbajtja e librave liturgjikëtë përkthyer, Noli ishte jo vetëm njënjohës i përkryer i greqishtes së vje-tër, por edhe një njohës i shkëlqyeri teorisë dhe praktikës së muzikësbizantine, pasi në përkthimin e tëashtuquajturave prosomia-përshe-mbëllta, ai në mënyrë të mahnit-shme ruan ritmin, metrin dhe muzi-kalitetin e vargjeve poetike kishtare.

Një rol të rëndësishëm luajti Se-minari Kombëtar Orthodhoks“Apostull Pavli”, i cili kishte si lë-ndë të detyrueshme mësimin e kën-

MUZIKA BIZANTINE NË SHQIPËRI

(vijon në faqen 8)

Çast nga

veprimtaria

“Mbrëmësore

Bizantine”

Page 8: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

8 NGJALLJA QERSHOR 2010

NGJALLJA

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

Del nën kujdesine Këshillit Botues

Themelues:Kryepiskopi Anastas

gës kishtare. Këtu një kontribut shu-më të veçantë ka dhënë teologu,shkrimtari, muzikanti, përshtatësinë shqip në nota bizantine i disatropareve dhe psalti i njohur z. Dhi-mitër Beduli, i cili midis të tjeraveka qenë dhe pedagog i muzikës bi-zantine në këtë Seminar. Ai, më1934 ngriti zyrtarisht korin e Semi-narit. Veç këtij kori ai ngriti kore tëngjashme dhe në qytete të tjera sinë Pogradec (1936), Durrës (1938)7

etj. Vlen për të theksuar se pjesëta-rët e këtyre koreve u bënë ura e vazh-dimit të të kënduarit të muzikës bi-zantine në Shqipëri.

Viti 1967 përbën një momenttragjik jo vetëm për Kishën Ortho-dhokse, por për të gjitha komunite-tet fetare në Shqipëri. Me mbylljene kishave pati një ndërprerje edhetë praktikimit të kësaj muzike. Nëkëtë periudhë bashkë me shkatërri-min e kishave, u dogjën edhe shumëlibra, midis të cilëve dhe libra të mu-zikës kishtare bizantine në shqip.

Me rihapjen e kishave dhe rior-ganizimin pas viteve 1990, si gjith-çka tjetër librat liturgjikë pothuaj-se ishin zhdukur krejtësisht. Ata qëpërpiqeshin të ndihmonin në tëpsalur gjatë shërbesave të shenj-ta, duke qenë në moshë të madheu kishte mbetur vetëm jehona e tëpsalurës tradicionale dhe e këndu-ara e tyre ngjasonte më tepër me

këngët popullore sesa me tingulline pastër të muzikës bizantine.Vetëm i ndjeri z. Dhimitër Bedulikishte mbetur gjallë dhe që e zotë-ronte muzikën bizantine në mënyrëtë saktë në atë kohë.

Me fronëzimin si Kryepiskop iTiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqi-përisë të Fortlumturisë së Tij, Prof.Dr. Anastasit, në vendin tonë filloinjë epokë e re, ku iu dha një rëndësishumë e madhe edhe rizgjimit ekultivimit të traditës së bukur të mu-zikës bizantine.

Me hapjen e Akademisë Teolo-gjike në vitin 1992 bashkë me peda-gogët e teologjisë erdhën nga Malii Shenjtë atë Damaskinoi dhe atëTihoni. Që të dy këta praktikues tëshkëlqyer të muzikës, për kohën qëqëndruan në Shqipëri, mësonin stu-dentët e Seminarit Teologjik dhengritën kore fëmijësh në qytetin eDurrësit e të Kavajës me formënpraktike të veshit.

Një nga synimet dhe dëshiratkryesore të Kryepiskopit Anastaspër ringritjen e Kishës në Shqipëriishte edhe përgatitja e një stafi pe-dagogjik për Akademinë Teologjike,të përbërë nga shqiptarë. Në këtëkuadër studentët me rezultatet mëtë mira të Akademisë, u dërguanpër studime jashtë vendit. Midis ty-re, u dërguan edhe studentë të talen-tuar për të studiuar në mënyrë pro-fesionale muzikën kishtare bizantine.

Ai që më pas, mund të themime siguri, hodhi themelet për mësi-min e saktë në teori dhe praktikëtë muzikës bizantine në Shqipëriështë Arkimandrit Justini. Ky mi-

sionar nga Mali i Shenjtë, zotëruesi thellë i muzikës bizantine, bir psaltidhe psalt që prej fëmijërisë së tij,ngriti shkollën e parë lokale nëShqipëri, pranë katedrales së Tira-nës, për mësimin teorik dhe praktikme nota të muzikës bizantine. Gji-thashtu, e vuri muzikën bizantine silëndë të detyruar në programinmësimor të Akademisë Teologjike“Ngjallja e Krishtit”. Ai ka përshta-tur në shqip me nota bizantine tek-stet më të domosdoshme të shër-besave fetare. Edhe melizmat (pje-sët muzikore) që po paraqesim sotpërpara jush janë përshtatur nëshqip prej tij. Me një projekt shumëserioz ka nxjerrë në dritë të për-kthyer për herë të parë në shqip njënga librat më të rëndësishëm litur-gjik, Mujorin, për muajt Shtator-Tetor-Nëntor dhe po punon përbotimin e të gjithë ciklit vjetor etj.Prej tij u organizua dhe kori i parëzyrtar i Kishës Orthodhokse Auto-qefale të Shqipërisë me emrin“Shën Joan Kukuzeli”.

Një punë të admirueshme pobëjnë edhe pedagogët e muzikësbizantine në Akademinë Teologjike,duke qenë në fazën përfundimtaretë korrektimit të Liturgjisë Hyjnorenë të tetë tingujt e muzikës dhegjithashtu i Anastasimatarit të plotësi në ritmin e shpejtë të të psalurit,atij irmologjik, ashtu edhe në atëmë të ngadaltë stihirarik (vargë-zor), të Dhoksastarit të periudhëssë Triodhit e të Pendikostarit etj.

Pasuria e vyer e traditës sonëtashmë ka rilulëzuar dhe po kultivo-het në vendin tonë. Po ashtu, mundtë pohojmë me përgjegjësi e mo-

(vijon nga faqja 7) desti se edhe ne, brezi i ri, që jemidiplomuar në këtë fushë, po vazh-dojmë me zell e këmbëngulje nëzhvillimin e mëtejshëm të artit tëmuzikës bizantine në vend, në për-shtatjen e teksteve liturgjike me no-ta, në kultivimin e mësimin e saj, du-ke vazhduar kështu të jetë pjesë egjallë e një tradite shumëshekullore.

Kisha Orthodhokse Autoqefalee Shqipërisë, nën drejtimin plotfrymëzim dhe vizion për të ardhmentë Kryepiskopit të saj, Fortlumturisësë Tij, Prof. Dr. Anastasit, bashkëme ringritjen e saj në të gjitha hall-kat, ka kontribuuar edhe në ringjall-jen dhe zhvillimin e muzikës kishta-re bizantine, si një element shumëi rëndësishëm për ngritjen e shpir-trave të besimtarëve drejt Perëndi-së por, njëkohësisht, edhe pjesë eçmuar dhe e lashtë e kulturës sëpopullit tonë.

Duke mbyllur fjalën time nëkëtë kumtesë, dua të falënderoj tëgjithë organizatorët e këtij eveni-menti kaq të rëndësishëm për pro-movimin dhe nxjerrjen në pah tëthesareve të çmuara, që na stolisindhe njëkohësisht që e rendisin at-dheun dhe popullin tonë në listën eatyre që kanë dhënë kontributin etyre të rëndësishëm si për zhvilli-min e kulturës sonë kombëtare, ashtuedhe të asaj botërore.

Dhjakon Spiro Kostoli

1 Dh. Beduli “Muzika Bizantine nëShqipëri”.2 Shaban Sinani Kodikët e Shqipërisë.3 Rëmbeci A, Çunga S, Dorëshkrimebizantine dhe pasbizantine nëShqipëri, katalog i ekspozitës, bot.FGK, Tiranë 2010; Sinani Sh., Kodikëte Shqipërisë.4 Psalti i parë5 ÄéáìáíôÞ Ó. ÌáõñáãÜíç«Óýíôïìç éóôïñßá ÅêêëéóçáóôéêÞòÂõæáíôéíÞò ÌïõóéêÞò.6 “Kontributi i Imzot Nolit nëpërkthimin e teksteve litugjike”(“Ngjallja”, mars, 1995)7 Kristofor Beduli “Mbi muzikën dhekoret në Kishën tonë Orthodhokse”

MUZIKA BIZANTINE NË SHQIPËRI

Page 9: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

9QERSHOR 2010 NGJALLJA

Nevoja imperative për një komunikim tëvazhdueshëm me grigjën shpirtërore të krahinëssonë metropolitane, më nxiti të hartoj një mesazhtë shkruar kryesisht mbi leximet ungjillore të tëDielave të vitit dhe t’ua dërgoj enorive, qëpriftërinjtë tanë t’i lexojnë gjatë LiturgjisëHyjnore.

Sigurisht, fjala e shkruar ka mangësi për sai takon spontanitetit në krahasim me fjalën efolur dhe me kontaktin direkt të komunikimitnjerëzor. Megjithatë e ruan praninë e Episkopitnë një farë mënyre, i cili ka përgjegjësishpirtërore për 102 enori të shpërndara në vendetë largëta dhe që ka pak priftërinj me edukimuniversitar, përderisa pjesa më e madhe nukshkëputen lehtë nga qendrat e mëdha urbane.

Pas 54 vitesh shërbimi të fjalës së Perëndisë,17 si predikues dhe 37 si episkop, përfundojgjithmonë në të njëjtat formulime. Nevojitet lutjee vazhdueshme, që mendja të ndriçohet dhe tëçelen sytë në kuptimin e predikimeveungjillore dhe një kërkim intensiv, që të gjejëdikush ato gjëra për të cilat bota kërkonpërgjigje.

Pavarësisht kësaj, nuk është e vështirë përdikë të kuptojë se të vërtetat esenciale të besimittonë në shumë raste nuk njihen dhe se besimiynë orthodhoks shpesh identifikohet mebesëtytni, me kode të vjetruara qytetërimi oseakoma edhe më një fis të caktuar, duke u konsi-deruar privilegj ekskluziv i tij.

Të gjithë ne kemi pjesën tonë të përgje-gjësisë. Por dhimbja bëhet më e fortë, kur

dikush konstaton se tekstet liturgjike, leximetbiblike, himnet dhe uratat mbeten të huaja përpjesën më të madhe të popullit që shkon nëkishë. Shpesh, si pasojë e kësaj, ndodh qëadhurimi ynë logjik të shikohet si “ceremonialmagjik”.

Jo rrallë këto konstatime të hidhura më çuantë bëj predikime, që kapërcenin pesëmbëdhjetëminutat e orës, sipas asaj që na porositi mësuesiynë i lumur, Panajotis Trembelas. Qëllimi imbesimtar, ishte të shpjegoj, nëse është e mundurnë një predikim, të gjithë të vërtetën e Ungjillit,duke lënë jashtë shpjegimet zemërngushta dhekonceptet ritualistike.

Nuk më ka shpëtuar fakti se kërkesa themel-tare për predikuesin edhe e mbledhjes kishtaremë dashamirëse dhe vullnetmirë është bërja enjë predikimi në mënyrë të përmbledhur. Zgjatjae fjalës nga ana tjetër është një mangësi e njohur,e përbashkët, herë e falshme dhe herë e papra-nueshme, e pjesës më të madhe të folësve nëmbarë dheun.

Me mesazhin e shkurtër të ditës së diel uushtrova në shmangien e thënies së gjërave tëtepërta, duke u kufizuar në shtjellimin e një tezedhe shmanga enumeracionin e mesazheve.

Në këtë vëllim, përfshihen predikimet eshkruara të katër viteve (1999-2003). Janëvendosur në radhë kronologjike, sipas të Dielavetë vitit liturgjik, që i referohen. Botohen me lutjene nxehtë që të ndihmojnë në fuqizimin e pje-sëmarrjes së ndërgjegjshme të lexuesve nëmbledhjen eukaristike dhe në prezencën e

Libra të rinj

përgjegjshme të tyre brenda shoqërisë sonëmultikulturore.

Falënderoj nga thellësia e zemrës bashkë-punëtorët e mi të zgjedhur, që u munduan përhartimin e kësaj përmbledhjeje, si dhe shtëpinëbotuese “Akritas”, që e përfshiu në botimet esaj.

Në leximin e sotëm të Apostullit,Apostull Pavli i mëson të krishterët e

Romës për qëllimin e ekzistencës dhekuptimin e jetës.

Bëhet fjalë për një çështje të njerëzvetë të gjitha epokave. Është problemi edhei asaj kategorie njerëzish, që kanë si qëllimvetëm këtë jetë të përkohshme dhe të fitoj-në të mira materiale sa më shumë që mu-nden. Pasuri, lavdi, kënaqësi.

Të gjitha këto janë qëllime të përkoh-shme, të ankthshme dhe të kota, që nuk edrejtësojnë njeriun. Sepse njeriu përjetonprishjen në të gjitha stadet e jetës dhe nëfund vjen vdekja dhe mbarojnë të gjitha!

Pra, çfarë kuptimi ka jeta dhe si mundetnjeriu të ndihet i drejtësuar, i kënaqur, i lum-tur, pasi në çdo hap të jetës ai ndeshet mekotësinë.

Sigurisht, njeriut i nevojitet të përparojë,të bëjë përpjekje dhe të djersijë që të krijo-jë, të gëzojë të mirat e qytetërimit. Por nëkëtë përpjekje të vështirë, sa janë të urtëthonë gjithnjë: “Shëndet të kemi, pa të gjithado të bëhen!”.

Shpesh në ditë tona dëgjojmë për pasuriqë u fituan me djersë dhe që humbën gjatënjë nate!

Kuptimi i ri që ofron Kisha jonë në je-tën e njerëzve është siguria e ngjalljes. Përtë gjithë njerëzit, e vetmja gjë e sigurt ështëprishja dhe vdekja! Por për besimtarët ekrishterë ekziston e përjetshmja, ngjallja sëvdekurish. Prandaj edhe të krishterët ecinnë mes të prishjes dhe të shkatërrimit tëkësaj bote dhe luftojnë për thesare që nuki prish “ndryshku dhe kalbja”.

E Diela e 5-të e Mattheut

SHPËTIMI PËR TË GJITHËRom. 10:1-10 (23-7-2000)

(vijon në faqen 10)

Si do të besojnë, po të mos dëgjojnë?

Mitropoliti i Polianisë dhe i Kilkisit,(†) Apostoli

Kilkis, E kremtja e protokorifenjve Petrodhe Pavli 2004

(Pjesë nga libri “Si do të besojnë, po të mos dëgjojnë?”)Ka dalë në qarkullim edhe:

Page 10: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

10 NGJALLJA QERSHOR 2010

Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtare përpiqettë përcjellë mesazhin dhe informacionin e saj edhe nëinternet.

Ajo i njeh vizitorët e saj me:- besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,- botimet kishtare etj.Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,

muzikor e filmik.Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,

anglisht e greqisht.

Me www.orthodoxalbania.orgdo të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në momentdhe kudo në të gjithë globin me

www.orthodoxalbania.org

Dhe e dini, vëllezër, se ky besimnuk është një dëshirë shpresëtarekundërshtuese. Është një shpresëe sigurt, që mbështetet në ngjarjen

plotësuar është shenjtori i Perë-ndisë. Perëndia ynë është i shenjtëdhe i tërëshenjtë. Është Perëndiamëshirëplotë, i mirë dhe njeridashës.Besimtarët ftohen të ngjasojnë mePerëndinë dhe të bëjnë vullnetin eTij. Vullneti i Perëndisë është të je-mi gjithmonë në pendim dhe të fa-lim. Të jemi të përulur, shoqërorëdhe njerëz aktivë në jetë. Të ma-rrim pjesë në vështirësitë, në dhim-bje, në ankth, në problematikën enjerëzve tanë të afërm. Me dallim,masë dhe urtësi, që përcaktohetnga dashuria, respekti dhe zemrajonë e madhe.

Shembulli ynë i jetës dhe strehajonë janë shenjtorët e Perëndisë, ePërmbishenjta Hyjlindëse dheshenjtorët. Prandaj edhe mbushenplot kishat tona të shenjta kur nde-rojmë kujtimin e tyre ose kur kryej-më shërbesa për të PërmbishenjtënHyjlindëse.

Format ligjore synojnë të krijoj-në qytetarë që iu nënshtrohen ligje-ve. Tregojnë kufijtë e të drejtavedhe të detyrimeve të qytetarëve.Por nuk mjaftojnë për të kultivuarpersonalitete të lira, që ofrojnëdashuri pa kufi dhe që falin perse-kutorët e tyre. E ca më tepër, nukofrojnë njerëz që japin zgjidhje përproblemin e madh të vdekjes dhetë prishjes.

Apostull Pavli, në leximin esotëm, është i qartë: “Nëse pohonme gojën tënde se Jisui është Zotidhe beson me zemrën tënde sePerëndia e ngjalli së vdekurish, dotë gjesh shpëtim” (Rom. 10-9).

Ky besim është dhuratë e Shpir-tit të Shenjtë. Formimi, pjekuria,gjakftohtësia, çiltërsia, vigjilimi indërgjegjes sonë është dhuratë ehirit të Perëndisë.

Shenjtorët janë dëshmitë e prek-shme të pranisë së Shpirtit të Shenj-të në histori dhe në jetën tonë të për-jetshme. Prandaj edhe ne i lusimshenjtorët, që janë tanët, të afërmittanë, që të realizohen dëshirat tona.Që të plotësohen vizionet tona, tëcilat synojnë në plotësimin dhedrejtësimin e njeriut dhe në lavdinëe emrit të shenjtë të Zotit dhe tëPerëndisë tonë Jisu Krisht.

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISËAKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”

Shën Vlash - Durrës

NjoftimNë datat 16 - 17 shtator 2010 zhvillohet konkursi për pranimin e

studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, nëShën Vlash. Pyetjet e konkursit janë rreth Dhiatës së Re dhe katërvëllimeve Besimi Orthodhoks.

Kandidatët duhet:A. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse të paktën një vit

më parë.B. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.C. Të kenë mbaruar shkollën e mesme katërvjeçare.D. Të kenë një rekomandim nga Episkopi i Dioqezës.E. T’i nënshtrohen konkursit për pranimin.

Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs në orën 10:00, të datës16 shtator, ndërsa një javë para konkurimit duhet të kenë dorëzuarnë sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:

1. Rekomandimi i Episkopit,2. Kërkesa me shkrim e kandidatit,3. Dëftesa e pjekurisë,4. Certifikata personale,5. Certifikata e pagëzimit,6. Vërtetimi mjeko - ligjor,7. Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.

Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë nënumrin e telefonit:

Sporteli: 0574 222 55 ose Sekretaria: 0574 223 97.

e padyshueshme të ngjalljes sëtriditshme prej të vdekurve tëPerëndinjeriut.

I krishteri ecën, vepron, merrpërgjegjësi në jetën e tij. Kurrë nuk

zhgënjehet në vizionin e tij, prandajedhe nuk e humbet në vështirësiose në lehtësirat e jetës. Hyn nëkomunikim me Zotin e ngjallur dheme njerëzit e tjerë. Adhuron Perë-ndinë, do miqtë dhe armiqtë dherespekton ambientin që e rrethon.

Nuk e ul kokën si një skllav, porqëndron në këmbë dhe me anë tëbesimit e dashurisë, ngrihet dheringrihet në vazhdimësi. Gjithmonëi lidhur me qengjin e therur dhe qëjeton, Jisu Krishtin.

* * *

Rom. 10:1-10 (28-7-2002)

Në leximin e sotëm, ApostullPavli u shpjegon të krishte-

rëve të Romës se si shpëtimi qëofron Krishti, është dhuratë për tëgjithë.

Moisiu, në Dhiatën e Vjetër,shkruan se ai që zbaton porositë eligjit do të gjejë në ato jetë dhe dotë jetojë i drejtësuar në këtë botë.Ai që kërkon drejtësimin që ofronbesimi dhe rrëfen besimin e tij nëJisu Krishtin e kryqëzuar dhe tëngjallur, ai është njeriu i plotësuardhe i drejtësuar edhe në këtë jetë,por edhe në mbarë shekujt.

Plotësimi është dëshira e mbarënjerëzve. Plotësia e të qenurit, sigu-ria, shpresa, durimi, të qenurit so-cial, krijimtaria, kënaqja e thellë.

Në jetën e Kishës sonë njeriu i

(vijon nga faqja 9)

SHPËTIMI PËR TË GJITHË

Page 11: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

11QERSHOR 2010 NGJALLJA

Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

KORRIK 20101 E Enjte † Anargj. Kozmae Damian, romakë. Osh.Petro, patric.2 E Premte Rroba eHyjlindëses në Vllahernë.Juvenali i Jerusalemit. (vaj,verë)3 E Shtunë † Dësh.Jakinthi. Anatoli i Kon/pojës.Dësh. Asklipiadhi.

4 E DIEL † 6 MATEUT.Andrea i Kretës. MihailHoniati i Athinës.6 E Martë † Hierod. Asti iDurrësit. Osh. Sisoi. Dësh.Luçia, Riksi.8 E Enjte † Dëshm. Prokopie Theodhosia, nëna e tij.10 E Shtunë † Dësh. i riNikodhimi në Berat. 45 dësh.në Armeni.

11 E DIEL † 7 MATEUT.Dëshmg. Efimia. Mbret/shaOllga.17 E Shtunë † Dëshmg.Marina. Dësh. Sperati dheVeronika.

18 E DIEL † E ETËRVESIN. IV EK. Dësh. Emiliani,Thea, Valentina.20 E Martë † Pr. IliaThesviti. Osh. Avrami nëRadonezh.24 E Shtunë † Dëshmg.Kristina. Omol. Athinagora.Dësh. Borisi e Gljebi.

25 E DIEL † 9 MATEUT.Fjetja e Sh. Anës.Olimbiadha, dhjakone.26 E Hënë † Oshdg.Parashqevia (E Premtja).Hierod. Hermolau etj.27 E Martë † Dëshm.Pandeleimoni. Osh. Klimi,Gorazdi, Angjelari etj.31 E Shtunë † Evdhokimi iDrejtë. Josif arimatheasi.Dësh. Demokriti.

Lindi në fundin e shek. VIII nëSirakuza të Sicilisë. Shkoi në

Konstandinopojë për të gjetur pu-në, por atje u bë murg në një ma-nastir dhe më vonë igumen në sajetë shenjtërimit, të edukimit dheaftësive të tij të shumta. Për shkaktë Ikonoklazmës (luftës kundërikonave) përiku në Romë. Prejandej u kthye me një letër të papëspro ikonave, drejtuar perandorit tëri më tolerant Mihael II (820-829).Por ai e kamxhikoi për vdekje dhee burgosi në një ishull, brenda nënjë gropë, sepse e dyshoi si spiuntë Romës. U çlirua pas 7 a 9 vje-tësh, kur mbretëroi Theofili (829-842). Ky i fundit, edhe pse ishtekundër ikonave, e kishte sho-qëruar gjatë ekspeditave të tij jovetëm për hir të popullaritetit qëgëzonte, por edhe për hir të urtë-sisë së tij magjepsëse! Pas vde-kjes së Theofilit (842) u tërhoq në një manastir, derisa u zgjodhPatriarku i Konstandinopojës, në po atë vit, pas sugjerimit tëoshënar Joakimit (4 nëntor). Sinodi i marsit 843, të cilin ai krye-soi, njohu Sinodin VII Ekumenik (787) dhe shpalli zyrtarishtfestën e të Dielës së Orthodhoksisë. Kështu mori fund Ikono-klazma, përmes së cilës perandorët u përpoqën ta nënshtroninkishën. Metodi ndaloi dënimet fizike, por i zhveshi hierarkëtikonoklastë dhe në vend të tyre hirotonisi hierarkë të rinj, p.sh.mikun e tij shën Theofanin e shkruar (11 tetor). Por disa nukishin të përshtatshëm dhe pati kundërshtime. Shenjtori, që tëmos shumëfishoheshin problemet, tashmë tepër serioze për shkaktë situatës së përkohshme, u përpoq t’i ndalonte, duke i dënuarme aforizëm dhe duke i zhveshur. I kundërvihen kryesisht mur-gjit studitë, që deri në zgjedhjen e tij i kishte aleatë. Ndërkohë,patriarku omologjet, duke parë se rreptësia e tij në vend tapaqësonte Kishën solli një skizmë të thellë, rithirri me përulësidënimet e murgjve. Fjeti më 14 qershor 847 dhe u varros nëKishën e Apostujve. Shkroi vepra mjaft të rëndësishme, si 3traktate kundër ikonoklastëve, letra dhe vepra liturgjike e biblike.Por ruhen shumë pak fragmente.

Atë Justini

Metodi I i Konstandinopojës(14 qershor)

Në Persi, në kohën e Saporit II (310-379),nën drejtimin e priftit të krishterë Pavel,

në një kishë asketizonin pesë “kanonike”,kështu quheshin atëherë murgeshat. Atoquheshin Thekla, Mariamna, Marta, Mariadhe Enatha. Të ardhurat e kishës, ku ato ishinpsalte, i shkonin Pavlit, të cilin Satani e tër-hoqi në argjenddashje. Kur pasuria e tij u rritsë tepërmi dikush lajmëroi kryemagjistarin eperandorit, i cili ishte gjithashtu argjendda-shës. Ai i kapi që të gjashtë dhe u sekuestroipasurinë. Kleriku që adhuronte paranë mëshumë se Krishtin, si një Judë tjetër, që të mbantemamonain (paranë), pranoi të adhurojë die-llin… Kjo nuk i pëlqeu kryemagjistarit. Meshpresë se nuk do duronte presviteri, e dety-roi të bindte edhe virgjëreshat. Dhe ai u nën-shtrua. Por gratë e brishta mbetën si shkë-mbinj të palëkundur. Mbi to shpërthyen rrahjetë njëpasnjëshme. Në fund pas urdhrit tëkryemagjistarit iu pre koka dhe vetë mësuesittë tyre (!). U realizua kështu, madje dhe utejkalua, thënia e apostullit Pavël se lakmiaështë idhujtari (Kol. 3.3). Por, siç i kishinprofetizuar oshënarët mohuesit të Krishtit,ai i ngjau Judës edhe me vdekjen: U varnatën nga shërbëtorët e kryemagjistarit, i cilipërhapi se u vetëvra nga vrasja e ndërgje-gjes. Me urdhër të tij kufoma iu hodh qenvedhe ai mori thesarin. Të gjashtë vdiqën, porpesë murgeshat u drejtësuan, ndërsa Pavliu dënua… Më 26 shtator bëhet “kujtimi ipesë virgjëreshave të shenjta dhe murgeshave,që u vranë prej Pavlit, atit të tyre [sipas njëtjetër kodiku “mësuesit të tyre”]. Për mëtepër, vargjet lavdëruese pas Sinaksarit të tyree karakterizojnë burrin si “argjenddashës”.Dhe në të dy rastet, gjëra të përbashkëta (nu-mri 5, emri i klerikut, karakterizimi i tij siargjenddashës) drejtuan shën NikodhimAgjoritin (14 korrik) të mendojë se kemi tëbëjmë me të njëjtat martire oshënare dheme të njëjtin atë shpirtëror - jo fizik - të tyre,Pavlin.

Pesë murgeshat(9 qershor)

Nga 22 - 31 majPatriarku Ekumenik

Vartholomeu I bëri njëvizitë në Kishën

e Rusisë.Ai bashkëmeshoi

me Patriarkun Kirillnë ditën e Pentikostisëdhe të Dielën e GjithëShenjtorëve (në foto).Ai bëri vizita e takime

të shumta, si dhe utakua me Presidentin

Medvedev etj.

Page 12: Gazeta qershor 2010 - orthodoxalbania.org qershor 2010 per... · referatin “Historia e muzikës bi-zantine përgjatë shekujve”. ... me aplikimin e kompjuterit në didaktikën

12 NGJALLJA QERSHOR 2010

“Kam optimizëm për të ardh-men, duke pasur gjithmonë beki-min e Kishës”. Me këtë besim dheshpresë për t’i shërbyer në vazh-dim Perëndisë dhe Kishës, EmiljanoLito, pohoi jo vetëm emocione,ndërsa mori diplomën e studentitmë të mirë të vitit të katërt nëAkademinë Teologjike. Ai, sikurseedhe 9 bashkëstudentët e tjerë, underuan më 14 qershor nga stafipedagogjik i kësaj Akademie, meceremoninë e dhënies së diploma-ve, sa tradicionale aq edhe të ve-çantë.

“Sot për ju është një ditë e ve-çantë. Kryerja e studimeve nëAkademinë Teologjike ështëmomenti më i rëndësishëm përjetën tuaj. Ju mësuat qëllimin ejetës suaj dhe rrugën si arrihetky qëllim” - përshëndeti gjatë fjalëssë tij, ndihmësdekani i Akademisë,Hirësi Nikolla.

Shërbesa e Kishës është tëpërhapë Ungjillin dhe nuk ka gjëmë madhështore të nxjerrësh njëshpirt nga errësira në dritë. Perë-ndia u ka dhënë këtyre studentëvemisionin, i cili kërkon sakrificë tëmadhe.

“Akademia ju ka dhënë njëmundësi, të krijoni lidhje meZotin dhe të gëzoni diçka ngangazëllimi i Hirit Hyjnor. Perë-ndia e derdh hirin e Tij pa funddhe jam i sigurt se diçka keni ma-rrë. Unë kam dëshirë që ju të bë-heni punëtorë të vreshtit të Perë-ndisë. Mundi juaj nuk do të shko-jë dëm, por do të japë fryte” -theksoi në fjalën e tij Imzot Nikolla.

Pas predikimit “Gjithsecili ka njëthirrje”, lexuar nga një prej stu-denteve me rezultate të shkëlqyera,Nestilda Dangaj, kori i Akademisëpsali këngë dhe himne kishtare.

Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani,i pranishëm në këtë ceremoni, nëfjalën e tij përcolli së pari përshë-ndetjet e Kryepiskopit Anastas, icili e kishte të pamundur të ishte ipranishëm. Ai vlerësoi rolin dhemisionin e kësaj shkolle, e cila ështënjë bekim për këtë vend, dukeshpjeguar se ka pak vende në këtë

botë, që mund të dëgjojmë Fjalën ePerëndisë.

“Bekimi që merrni nga kjoshkollë është thesar për këtë jetëdhe jetën e ardhshme. Jini mirë-njohës dhe mos u përfshini nëkulturën e ankesës. Ankimi prishvizionin e Perëndisë dhe integri-tetin e njeriut” - nënvizoi ImzotJoani. Ai iu bëri thirrje studentëvetë kenë falënderimin në shpirt,sepse do të kenë gëzim dhe i vetmisekret për ta mbajtur të gjallë dritëne Zotit është duke e përhapur atë.

Pas fjalimeve dhe himneve pa-soi edhe ndarja e diplomave, si edhegëzimi i urimeve dhe përgëzimevetë ngrohta, drejtuar të sapodiplo-muarve, duke vazhduar këto edhenë drekën festive.

Gjatë drekës, Mitropoliti i Be-ratit, Hirësi Ignati, iu drejtua stu-dentëve të sapodiplomuar duke iuruar që të kenë gjithmonë njëkujtesë të gjallë, kujtesën e dhura-tave të Perëndisë.

Isidor Koti

Akademia Teologjike jep diplomat për studentët e vitit të katërt

Diplomohen punëtorët e vreshtit të Zotit

Me ardhjen e stinës së ngrohtëtë verës, Zyra Kombëtare e

Fëmijëve mbylli aktivitetin e sajvjetor në shtatë qendrat e Tiranës:pranë Kishës “Ungjillëzimi i Hyj-lindëses”, në Bathore, pranë Shkollëssë Kuqe, në Selitë, në qendrën“Thavor”, në Qytetin Studenti dhenë qendrën e fëmijëve pranë komu-nitetit rom. Me mbylljen e këtyreaktiviteteve u zhvilluan pelegrina-zhe dhe ekskursione të veçanta përkëta fëmijë, të cilët kanë qëndruargjithmonë pranë veprimtarive shpir-tërore dhe edukative të Kishës.

Këto ekskursione u mirëpritënme gëzim nga fëmijët pjesëmarrësqë u zhvilluan në datat 16 maj, 22maj dhe 12 qershor. Të organizuarnë grupe të gjithë fëmijët së ba-shku me drejtuesit e tyre u nisëndrejt bregdetit, ku një pjesë e tyre

vizitoi dhe Manastirin e Hirshëm tëShën Vlashit, si edhe Gjirin e Lalzit.

Gjatë kohës së ekskursionit fë-mijët të organizuar në grupe, dolënshëtitje gjatë bregdetit, luajtën,kënduan, soditën natyrën e mreku-llueshme që Perëndia i ka dhuruarnjeriut etj. Ekskursioni bashkë me

natyrën e ngrohtë solli ditë të paha-rruara në mendjet e tyre të vogla,gëzim edhe hare dëgjohej nga zërate tyre. Aktivitete të tilla nxitin, inku-rajojnë edhe i motivojnë fëmijët qëtë jenë gjithmonë më pranë KishësOrthodhokse, si e ardhmja e saj.

Gabriel Bërdufi

Veprimtaritë për fëmijë mbyllenme pelegrinazhe dhe ekskursione

Çast nga njëra prej veprimtarive me fëmijët.