gazeta shtator 2009 - kisha orthodhkose autoqefale e shqipërisë shtator 2009.pdf · 2019. 2....

12
NGJALLJA Nr. 9 (200) Viti XVII i botimit SHTATOR 2009 Çmimi 20 lekë I shte një bekim i madh për të gjitha trevat e Mitropolisë së Gjirokastrës vizita që bëri Kryepiskopi Anastas në kuadrin e të kremtes së Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, nga 13-17 gusht. Edhe njëherë u manifestua dashuria dhe respekti i thellë që populli besimtar ka për Kryepiskopin, por njëkohësisht dhe dashuria e kujdesi që Fortlumturia e Tij ka treguar gjithmonë për këtë zonë gjatë 18 viteve të qëndrimit në krye të Kishës sonë. 13 - 17 gusht 2009 Kryepiskopi Anast as në Sarandë dhe Gjirokastër GUXOJMË TË SHPRESOJMË! - U vendos Guri i Themelit në kishën e re të Lukovës dhe u krye Shërbesa e Çeljes së Dyerve në kishat e sapondërtuara në fshatin Aliko të Sarandës dhe në Tepelenë - Mesazhin, paqen dhe frymën e Ngjalljes do të përpiqet të transmetojë me çdo numër të saj. Triumfi i dashurisë mbi urrejtjen, i së vërtetës mbi gënjesh- trën, i shpresës mbi zhgënjimin dhe fri- kën, është aspirata e saj. Dritën e Ngjalljes dëshiron të rreza- tojë dhe të përhapë me artikujt dhe laj- met e saj... Kryepiskopi Anastas në kryeartikullin e numrit të parë të “Ngjallja” Numri 200 i gazetës “Ngjallja” P ër gazetën çdo numër i ri shënon një etapë domethënëse në plotësimin e misionit që i ka vënë vetes. Por kur shikon numrin 200 në faqen e parë të saj nuk mund të mos emocionohesh. Ky numër përkon me 17-vjetorin e daljes së gazetës sonë, në kushte ende të vështira, por me besimin e patundur te rruga e ringritjes që kishte nisur Kisha jonë, të cilën ajo e ka pasqyruar me besnikëri dhe hap pas hapi. Vetëm pak ditë nga Fronëzimi i Tij, Kryepiskopi Anastas e quante parësore daljen e “Ngjallja”. Fort- lumturia e Tij, i cili në fjalimin e Fronëzimit e kishte quajtur daljen e një gazete të Kishës si “nevojë urgjente”, ishte nismëtari, projek- tuesi dhe realizuesi i saj. Në vite në faqet e “Ngjalljes” kanë zënë vend të veçantë betejat për të mbrojtur Ki- shën tonë nga sulmet që synonin më kot të ndalnin ecjen e saj. Kanë zënë vend data historike të këtyre 18 vjetëve ringritjeje të mrekullueshme nga gërmadhat, ku do të veçonim Fronëzimin e Kryepiskopit, kriji- min e Sinodit të Shenjtë dhe hirotonitë e episkopëve të rinj e deri tek Statuti i ri apo marrëveshja dhe njohja zyrtare nga Shteti sipas Kushtetutës. Ka zënë vend mendimi i klerikëve, teologëve, por edhe i besimtarëve. Ka zënë vend vepra e shquar sociale për shtresat më në nevojë dhe kontributi i ve- çantë në raste krizash dhe çastet e vështira që ka kaluar vendi. Ka zënë vend roli gjith- monë në rritje i Kishës dhe Fortlumturisë së Tij mes Kishave Orthodhokse dhe atyre (vijon në faqen 2) Shërbesa e Gurit të Themelit në kishën e Lukovës Lukova ishte ndalesa e parë e Kryepiskopit Anastas. Të enjten pasdite, 13 gusht, në sheshin në qendër të fshatit qindra banorë, por edhe pushues, ishin mbledhur në një pritje të ngrohtë dhe plot respekt për Kryepiskopin. Aty u krye Shërbesa e Gurit të Themelit për ndërtimin e kishës së re të Shën Nifonit dhe Shën Athanasit. Kisha e vjetër e Shën Athanasit ishte prishur dhe në vend të saj qe ndërtuar një godinë pa vlera, e cila shërbente si vatër kulture. Pas një maratone të gjatë gjyqësore, ajo u shemb për të liruar sheshin për rindërtimin e kishës. Në shërbesë ishin të pranishëm edhe autoritetet lokale. Kryepiskopi u prezantoi be- simtarëve projektin e kishës që do të ndërtohet, duke u bërë thirrje të jenë pjesëmarrës dhe jo spektatorë në këtë përpjekje. Në vazhdim ai iu foli për Shën Nifonin, me emrin e të cilit do të kujtohet kisha e re e Lukovës, i cili e kishte ori- gjinën nga ai fshat dhe për përpjekjen që çdo besimtar orthodhoks duhet të bëjë që t’u ngjajë shenjtorëve. Fillojnë shërbesat në kishën e bukur Alikos Të premten, Kryepiskopi pati rastin të vizi- tojë dhe kontrollojë punimet e përfunduara të rikonstruksionit të plotë të Manastirit të Shën Jorgjit, në Çukë të Sarandës, si dhe kambanoren (vijon në faqen 7-8) Kisha e Apostullit Thoma dhe Shën Joan Theologut, në Tepelenë

Upload: others

Post on 15-Feb-2021

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • SHTATOR 2009 NGJALLJA 1

    NGJALLJANr. 9 (200) Viti XVII i botimit SHTATOR 2009 Çmimi 20 lekë

    Ishte një bekim i madh për të gjitha trevat e Mitropolisë së Gjirokastrës vizita që bëri KryepiskopiAnastas në kuadrin e të kremtes së Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari, nga 13-17 gusht. Edhenjëherë u manifestua dashuria dhe respekti i thellë që populli besimtar ka për Kryepiskopin, pornjëkohësisht dhe dashuria e kujdesi që Fortlumturia e Tij ka treguar gjithmonë për këtë zonëgjatë 18 viteve të qëndrimit në krye të Kishës sonë.

    13 - 17 gusht 2009Kryepiskopi Anastas në Sarandë dhe Gjirokastër

    GUXOJMË TË SHPRESOJMË!- U vendos Guri i Themelit në kishën e re të Lukovës dhe u krye Shërbesa e Çeljes

    së Dyerve në kishat e sapondërtuara në fshatin Aliko të Sarandës dhe në Tepelenë -

    Mesazhin, paqen dhe frymën eNgjalljes do të përpiqet të transmetojëme çdo numër të saj. Triumfi i dashurisëmbi urrejtjen, i së vërtetës mbi gënjesh-trën, i shpresës mbi zhgënjimin dhe fri-kën, është aspirata e saj.

    Dritën e Ngjalljes dëshiron të rreza-tojë dhe të përhapë me artikujt dhe laj-met e saj...

    Kryepiskopi Anastas

    në kryeartikullin e numrittë parë të “Ngjallja”

    Numri 200 i gazetës“Ngjallja”

    Për gazetën çdo numër i ri shënon njëetapë domethënëse në plotësimin emisionit që i ka vënë vetes. Por kur shikonnumrin 200 në faqen e parë të saj nuk mundtë mos emocionohesh. Ky numër përkonme 17-vjetorin e daljes së gazetës sonë,në kushte ende të vështira, por me besimine patundur te rruga e ringritjes që kishtenisur Kisha jonë, të cilën ajo e ka pasqyruarme besnikëri dhe hap pas hapi. Vetëm pakditë nga Fronëzimi i Tij, Kryepiskopi Anastase quante parësore daljen e “Ngjallja”. Fort-lumturia e Tij, i cili në fjalimin e Fronëzimite kishte quajtur daljen e një gazete të Kishëssi “nevojë urgjente”, ishte nismëtari, projek-tuesi dhe realizuesi i saj.

    Në vite në faqet e “Ngjalljes” kanë zënëvend të veçantë betejat për të mbrojtur Ki-shën tonë nga sulmet që synonin më kot tëndalnin ecjen e saj. Kanë zënë vend datahistorike të këtyre 18 vjetëve ringritjeje tëmrekullueshme nga gërmadhat, ku do tëveçonim Fronëzimin e Kryepiskopit, kriji-min e Sinodit të Shenjtë dhe hirotonitë eepiskopëve të rinj e deri tek Statuti i ri apomarrëveshja dhe njohja zyrtare nga Shtetisipas Kushtetutës. Ka zënë vend mendimii klerikëve, teologëve, por edhe i besimtarëve.Ka zënë vend vepra e shquar sociale përshtresat më në nevojë dhe kontributi i ve-çantë në raste krizash dhe çastet e vështiraqë ka kaluar vendi. Ka zënë vend roli gjith-monë në rritje i Kishës dhe Fortlumturisësë Tij mes Kishave Orthodhokse dhe atyre

    (vijon në faqen 2)

    Shërbesa e Gurit të Themelitnë kishën e Lukovës

    Lukova ishte ndalesa e parë e KryepiskopitAnastas. Të enjten pasdite, 13 gusht, në sheshinnë qendër të fshatit qindra banorë, por edhepushues, ishin mbledhur në një pritje të ngrohtëdhe plot respekt për Kryepiskopin. Aty u kryeShërbesa e Gurit të Themelit për ndërtimin ekishës së re të Shën Nifonit dhe Shën Athanasit.Kisha e vjetër e Shën Athanasit ishte prishurdhe në vend të saj qe ndërtuar një godinë pavlera, e cila shërbente si vatër kulture. Pas njëmaratone të gjatë gjyqësore, ajo u shemb përtë liruar sheshin për rindërtimin e kishës.

    Në shërbesë ishin të pranishëm edheautoritetet lokale. Kryepiskopi u prezantoi be-

    simtarëve projektin e kishës që do të ndërtohet,duke u bërë thirrje të jenë pjesëmarrës dhe jospektatorë në këtë përpjekje. Në vazhdim ai iufoli për Shën Nifonin, me emrin e të cilit do tëkujtohet kisha e re e Lukovës, i cili e kishte ori-gjinën nga ai fshat dhe për përpjekjen që çdobesimtar orthodhoks duhet të bëjë që t’u ngjajëshenjtorëve.

    Fillojnë shërbesat në kishëne bukur të Alikos

    Të premten, Kryepiskopi pati rastin të vizi-tojë dhe kontrollojë punimet e përfunduara tërikonstruksionit të plotë të Manastirit të ShënJorgjit, në Çukë të Sarandës, si dhe kambanoren

    (vijon në faqen 7-8)

    Kisha e ApostullitThoma dhe Shën Joan

    Theologut, në Tepelenë

  • 2 NGJALLJA SHTATOR 2009

    Festa e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    15 Gushti, e kremtja e Fjetjes së Hyjli-ndëses, u festua me solemnitet dhe përku-shtim në të gjitha dioqezat e Kishës sonë.Festa nisi mbrëmjen e 14 gushtit, me pjesë-marrjen e mijëra besimtarëve, mes të cilëveedhe të ardhur nga emigracioni për tëfestuar këtë ditë pranë Kishës dhe familjevetë tyre.

    Bukuri shpirtërore në të kremten e Nënëssë Zotit. Mes lutjeve drejtuar së Tërëshenjtës,besimtarë të shumtë të Mitropolisë së Tiranësu drejtuan në Manastirin e Shën Vlashit, nëDurrës. Ata përjetuan mbrëmjen panegjiriketë 14 gushtit në një atmosferë të veçantëshpirtërore me shërbesat, të cilat nisën meMbrëmësoren e Madhe dhe përfunduan tënesërmen me Liturgjinë Hyjnore. Shërbesat ukryesuan nga Episkopi i Apolloninë, Hirësi

    Nikolla, i cili foli për kuptimin e festës dherëndësinë e Hyjlindëses në jetën kishtare. Dukeqenë se çdo vit në këtë festë vijnë me qindrapjesëtarë të komunitetit rom në ambientet eManastirit, Hirësi Nikolla i ftoi ata të bëhen pjesëe Kishës “sepse Kisha është shtëpia e tyre”.

    Kjo e kremte mbetet e paharruar për mijëra emijëra besimtarë që vijnë me shpresë e besimnë këtë manastir të hirshëm për të fituar prehjendhe ndriçimin shpirtëror.

    Isidor Koti

    Në datën 15 Gusht, në fshatin Boboshticëtë qytetit të Korçës u kremtua me madhështi dheshpresëtari dita e Fjetjes së Hyjlindëses Mari.Si çdo vit, në këtë të kremte të shënuar për çdotë krishterë orthodhoks, me qindra besimtarë mo-rën pjesë në Shërbesën e Mëngjesores dhe tëLiturgjisë Hyjnore. Në fakt kremtimet e kësajfeste kishin filluar një ditë më parë në mbrëmje,ku besimtarë të shumtë patën mundësi të merr-nin pjesë në vigjiljet e festës. Shërbesat u krye-suan nga protopresviteri atë Jani Trebicka. Parabekimit të pesë bukëve, besimtarët patën beki-min e madh e të veçantë që të nderonin një pje-së nga lipsani i çmuar i Shën Joan Gojartit.Predikimin në kishë e mbajti atë Jani Trebicka,i cili u ndal në figurën e Hyjlindëses dhe tëKrishtit, në historinë e largimit të Hyjlindësesnga kjo jetë.

    Në fund të Liturgjisë, përreth kishës u kryenjë procesion me ikonën e Fjetjes së Hyjlindësessi dhe litanitë për mbrojtjen e vendit dhe tëpopullit. Tashmë është bërë traditë që të gjithënjerëzit të mblidhen me familjet e tyre për tëfestuar dhe pushuar përreth kishës së manastiritkushtuar Fjetjes së Hyjlindëses. Godina e redisakatëshe, madhështore, e konakëve tëmurgjve të ardhshëm, i ka dhënë pamje dhendjesinë e vërtetë manastiriale. Lusim Zotin qëky manastir duke u mbushur me murgj të bëhetnjë ndriçues shpirtëror i zonës. Fshati i Bobo-shticës njihet për traditën e lashtë dhe të thellëorthodhokse. Kishat e vjetra, manastiri kushtuarNënës së Zotit dhe panairet madhështore qëzhvillohen në këto ditë të shenjta dëshmojnë përkëtë.

    Eleni Pani

    Në Manastirin e Shën Vlashit,në Durrës

    Festë në Manastirin e Boboshticës, në Korçë

    të krishtera në përgjithësi, por edhe në dialogunndërfetar, si dhe vizitat dhe veprimtaritë erëndësishme ndërkombëtare. Ka zënë vend tëveçantë besimi orthodhoks, shenjtorët dheshpjegimi i besimit tonë. Ka zënë vend historiae Kishës sonë, e klerikëve dhe e figurave tëshquara që kontribuan në vite. Kanë zënë vendlajmet e ndryshme nga bota e krishterë...

    E gjithë kjo ka ardhur nëpërmjet firmave tëpersonaliteteve të Kishës dhe shoqërisë sonë,ku dallohet kontributi i Kryepiskopit Anastas,por edhe atyre që kanë qenë tepër të rëndësi-shëm për ecjen e gazetës, si z. Thoma Qendro,i paharruari Dhimitër Beduli, z. Teodor Papa-pavli etj. Por një falënderim i veçantë u shkontë gjithë bashkëpunëtorëve tanë në vite, të vjetëre të rinj, të cilët kanë qenë të pazëvendësue-shëm për suksesin dhe daljen e gazetës.

    Gazeta “Ngjallja” iu drejtohet pjesëtarëvetë Kishës sonë, por edhe jeton në saje tëshkrimeve dhe ndihmës së tyre të pakursyer,ndaj në të ardhmen do të dëshironim që të kishimpërsëri kontributin në të të sa më shumë prejtyre, me shkrime, por edhe me sugjerime evërejtje, në mënyrë që gazeta jonë jo vetëm tëvazhdojë misionin e saj, por edhe të rrisë nivelindhe kontributin e saj për ecjen përpara tëOrthodhoksisë në vendin tonë.

    Numri 200 i gazetës“Ngjallja”

    (vijon nga faqja 1)

  • SHTATOR 2009 NGJALLJA 3

    Bij të Shtrenjtë më Zotin!

    Në kohën që po inaugurojmë Vitin e Ri Kishtar,meditojmë sërish për gjendjen e krijesëssë Perëndisë. Mendojmë për të shkuarën dhependohemi për sa kemi bërë apo kemi lënë pabërë për kujdesin për tokën; shikojmë drejt së ardh-mes dhe lutemi që të na jepet urtësi për të na udhë-hequr në të gjitha mendimet dhe veprat tona.

    Dymbëdhjetë muajt e fundit ishin periudhëpasigurie e madhe për të gjithë botën. Sistemetmonetare dhe ekonomike, të cilat besoheshinprej shumë njerëzve, për t’u dhënë të mirat ejetës, tashmë prodhojnë frikë, pasiguri dhe uri.Ekonomia e globalizuar kishte si rezultat plagos-jen e të gjithëve, madje edhe të të varfërve, tëcilët gjendeshin shumë larg transaksioneve tëbizneseve të mëdha.

    Kriza aktuale jep rast për përballimin e pro-blemeve me një mënyrë tjetër, sepse metodatqe i krijuan problemet, nuk mund të jenë edhemënyra më e mirë për zgjidhjen e tyre. Duhettë fusim dashurinë në të gjitha shkëmbimet tona,dashuri e cila frymëzon guxim dhe solidaritet.Progres njerëzor nuk do të thotë thjesht grumbu-llim pasurie dhe konsumi pa kufi i pasurive tëtokës. Përballja e krizës aktuale ka zbuluar vlerate të paktëve, të cilët bëjnë fatet e shoqërisë so-në. Të atyre që mund të lëvrojnë shuma mone-tare tej çdo imagjinate për mbështetjen e sistemitmonetaro - ekonomik, i cili i tradhtoi, por nukjanë të gatshëm të vënë në dispozicion asqindarkën më të vogël për shërimin e gjendjessë mjerueshme në të cilën është përfshirënatyra, pikërisht për shkak të këtyre vlerave tëtyre, apo për ushqimin e të uriturve të botës,

    ose për sigurimin e ujit të pijshëm për të eturit ebotës, viktima dhe ata të të njëjtave vlera. Nëfytyrën e çdo fëmije të uritur lind një pyetje përne dhe ne nuk duhet ta kthejmë vështrimin përtë shmangur përgjigjen: Pse ndodhi kjo? Eshtëçështje e paaftësisë njerëzore apo e vullnetitnjerëzor?

    E kemi kthyer tregun në epiqendrën einteresit tonë, të veprimit tonë dhe në fund, tëjetës sonë, duke harruar se zgjedhja jonë do tëndikojë në jetën e brezave të ardhshëm dhe dotë kufizojë numrin e zgjedhjeve të tyre, të cilatdo të jenë mundësisht, të orientuara më shumëdrejt mirëqenies së njeriut dhe krijesës. Ekono-mia jonë njerëzore, e cila na ka bërë konsumatorë,po vuan. Ekonomia Hyjnore, e cila na ka krijuarsipas Ikonës së Krijuesit që na do, na fton tëduam dhe të kujdesemi për të gjithë krijesën.Ikona që kemi për veten tonë, pasqyrohet nëmënyrën, me të cilën sillemi përkundrejt krijesës.Nëse besojmë se nuk jemi asgjë tjetër, veçsekonsumatorë, atëherë synojmë të konsumojmëgjithë tokën, por nëse besojmë se jemi të krijuarsipas Ngjashmërisë së Perëndisë, atëherë ve-projmë me kujdes dhe mëshirë dhe përpiqemitë bëhemi ajo, për të cilën jemi krijuar të jemi.

    Le të lutemi për bekimin e Perëndisë, gjatëTakimit të Kombeve të Bashkuara për Ndryshi-

    min e Klimës, që do të mbahet në muajin dhjetornë Kopenhagen, në mënyrë që vendet e zhvillu-ara industriale, të bashkëpunojnë me ato që janënë zhvillim, për minimizimin e emetimit të mbe-tjeve ndotëse, që të ekzistojë dëshira për mble-dhjen dhe menaxhimin korrekt të të hollave tënevojshme për marrjen e masave të duhura dheqë të bashkëpunojmë të gjithë për t’u siguruarqë bijtë tanë të mund të shijojnë të mirat e tokës,të cilën u trashëgojmë. Duhet të ketë drejtësidhe dashuri në të gjitha aspektet e veprimtarisëekonomike; fitimi, madje ai afatshpejti, nuk munddhe nuk duhet të përbëjë nxitjen e vetme tëveprimeve tona.

    Le të ripërtërijmë të gjithë angazhimin tonë,për të bashkëpunuar, në mënyrë që të arrijmëndryshimet për të cilat lutemi, të refuzojmë çdolloj gjëje që dëmton krijesën, të ndryshojmëmënyrën e mendimit, dhe si pasojë të ndryshoj-më rrënjësisht mënyrën e jetesës.

    Hiri i Perëndisë Krijues dhe Përkujdesës,bashkë me urimin atëror dhe bekimin tonëPatriarkal, qoftë me ju të gjithë.

    1 Shtator 2009+ Vartholomeu i Konstandinopojës

    Vëlla i dashur më Zotin dhe Lutës i Zjarrtë tekPerëndia për të gjithë ju.

    Mesazh i Tërëshenjtërisë së Tij, Patriarkut Ekumenik, z. Vartholomeu,me rastin e 1 Shtatorit, Ditës së Lutjes për Mbrojtjen e Mjedisit Natyror

    Nr. Prot. 862 + Vartholomeu

    Me mëshirën e Perëndisë, Kryepiskopi Kostandinopojës, Romës së Re dhePatriark Ekumenik,Gjithë plotësisë së Kishës, Hiri dhe PaqjaE Krijuesit të Krijesës, E Zotit, Perëndisëdhe Shpëtimtarit tonë, Jisu Krisht

    Ikona që kemi për veten tonë, pasqyrohet në mënyrën me të cilën sillemipërkundrejt krijesës

  • 4 NGJALLJA SHTATOR 2009

    E vetmja mënyrë për të qenë i shpëtuar ështënëpërmjet vëllait tonë. E tillë është pastërtia ezemrës: të kesh dashuri e dhembshuri për mëka-tarët e të sëmurët.

    Shën Makari

    Njohja më e madhe ndër të gjitha njohjet ështëajo e vetes; pasi ai që njeh veten do njohë Perë-ndinë dhe duke njohur veten do bëhet i ngja-shëm me Perëndinë.

    Shën Klementi i Aleksandrisë

    Ti je një botë brenda një bote tjetër: shiko nëbrendësi të vetes dhe do të shohësh krijesën etërë. Mos shiko gjërat e jashtme, por përqendro

    gjithë vëmendjen tënde tek ato që janë tek ti.Mblidhe mendjen në brendësi të kësaj shenjtëro-reje shpirtërore që është shpirti yt dhe përgatitpër Zotin një altar të pastër nga çdo imazh.

    Shën Nili i Ansirës

    Një jeront thoshte: “Shpallni emrin e Zotitme një zemër të përulur e të butë; tregojini Atijdobësinë tuaj, Ai do të bëhet forca juaj.

    Apoftegmë e Etërve

    Sa herë që lexoni Ungjillin, vetë Krishti juflet. Ndërsa lexoni, ju luteni dhe flisni me Të.

    Shën Tihoni i Zadonskut

    Thënie të urta

    Përderisa Virgjëresha Mari duhet të lindtenga shën Ana, natyra nuk guxoi të kapërcentembi hirin: natyra mbeti sterile derisa hiri të silltefrytin e tij. Duhet që ajo të lindte e para, ajo qëduhet të lindte të parëlindurin e parë para çdokrijese, në të cilin gjithçka ekziston. Joakim dheAna, o çift i lumtur ! E gjithë krijesa ju detyrohetjuve. Sepse përmes jush ajo i dhuroi Krijuesitnjë dhuratë mbi çdo dhuratë tjetër, një nënë tëshenjtë, të vetmen të denjë për atë që e krijoi.

    Gëzohu, Ana, ti që nuk lindje; shpërthe nëbritma gëzimi ti që nuk njohe dhimbje. Gëzohuti, o Joakim: përmes vajzës sate një bir na udha. E shpallim emrin e tij: Lajmëtar i planit tëmadh të Perëndisë, që është shpëtimi i tërëuniversit, Perëndia i fuqishëm. Po, ky fëmijëështë Perëndia. Joakim dhe Ana, o çift i lumturdhe përsosmërisht i pastër! Falë frytit tuaj ju

    njohëm ju, sipas fjalës së Zotit: Ju do t’i njihninga frytet e tyre. Patët një jetë të pëlqyeshmepara Perëndisë dhe të denjë për atë që lindët.Në saje të jetës suaj, ju sollët thesarin e virgjë-risë, atë që duhet të ishte e virgjër para lindjes,gjatë lindjes dhe pas lindjes; e vetmja gjithmonëe virgjër në frymë, në shpirt e në trup. Joakimdhe Ana, çift i panjollë! Duke ruajtur pastërtinë,këtë ligj të natyrës, merituat atë që e kapërcennatyrën: ju lindët për botën atë që do të jetëNëna e Perëndisë pa njohur burrë. Duke bërënjë jetë të perëndishme dhe të shenjtë si njerëz,ju lindët një vajzë më lart se engjëjt, që sot ështëSunduesja e engjëjve.

    Fëmijë tepër i hirshëm dhe i ëmbël! Bijë eAdamit dhe Nënë e Perëndisë. Të lumur qofshinnëna dhe ati yt! Të lumur krahët që të mbajtën!

    Shpallni Perëndinë, i gjithë dheu, këndoni,vallëzoni, luani. Ngrini zërin, ngrijeni dhe mosdruani!

    Përktheu E. Pani

    Të jesh pa pasion - në kuptimin patristik dhejo atë stoik - kërkon kohë e mund. Kjo përfshinnjë jetë të ashpër, kreshmë, vigjilencë, lutje, lot,gjak, poshtërim, përçmimin e botës, kryqëzim,gozhdë, heshtë në brinjë, uthull, braktisje nga tëgjithë, fyerje nga vëllezërit e marrë të kryqëzuarme ne, blasfemi të kalimtarëve. Dhe pastajngjallje me Zotin, shenjtëria e pavdekshme.

    Theoktisti i Dionisiut

    E sotmja nuk është një kohë për prehje, asgjumi, por lufte, beteje, ecjeje shkolle, udhëtimi.Ja përse duhet të shpejtojmë, të mos dekurajo-hemi, as të qëndrojmë të përgjumur, por t’iupërkushtohemi veprave të shenjta.

    Starec Nazari i Valamos

    Asgjë nuk fitohet pa përpjekje. Ndihma ePerëndisë është gjithmonë gati dhe afër, por iujepet vetëm atyre që e kërkojnë dhe punojnë,tek këta kërkues, që pasi i kanë vënë në provëtë gjitha mundësitë e tyre, thërrasin drejt Pe-rëndisë me gjithë zemrën e tyre: “Zot, ndihmonane!”

    Shën Theofani, i Mbylluri

    I bekuar qoftë ai që ka ngrënë Bukën edashurisë që është Jisui, sepse, që në këtë botë,ai thith ajrin e ngjalljes në të cilin do të gëzohentë drejtët kur të ngjallen së vdekurish.

    Shën Isak Siriani

    Homeli për lindjen e së Tërëshenjtës Mari

    Nga shën Joan Damaskinoi

    Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj zyrtare përpiqettë përcjellë mesazhin dhe informacionin e saj edhe nëinternet.Ajo i njeh vizitorët e saj me:

    - besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe manastireve,- botimet kishtare etj.

    Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

    Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudonë të gjithë globin me

    www.orthodoxalbania.org

    Me www.orthodoxalbania.org

    do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

  • SHTATOR 2009 NGJALLJA 5

    Vështroje Kryqin…

    Duke vështruar Kryqin studioj-më rënien e njeriut, fuqinë e mëka-tit, dimensionet e sëmundjes sonë.Atje takojmë zemërgjerësinë e pa-fundme të Perëndisë për çlirimine njeriut nga vuajtjet e jetës. Kryqiështë përmbledhje e Ungjillit tëKrishtit. Nuk ekziston libër më imirë se Kryqi, të cilin mund ta lexoj-në jo vetëm sytë, por edhe zemra.

    Njeriu me mëkatin e tij u defor-mua. Ai nuk është sot, ashtu siçdoli nga duart e Krijuesit. Ndodhipapritur rënia e të Parëkrijuarve, ukris ena e shpirtit të tij, u gjymtuapersonaliteti i tij moral. Për këtëarsye pasionet e tij lakmuese, dëshi-ra e trupit, egoizmi, e gërryejnë bo-tën e tij të brendshme. Gjithashtudhe brejtjet e ndërgjegjes mundojnëçdo njeri. Problemet familjare, krimet,luftërat etj., e vështirësojnë jetën.

    Njeriu ra, por Perëndia i dhamundësinë të ngrihet përsëri dhetë gjejë rrugën e shpëtimit. Mëkatitronditi ligjin moral, por zemërgjerë-sia e Perëndisë nuk e braktisi delene humbur. Dërgoi Birin e Tij të Ve-tëmlindur që ta kërkojë në shkretë-tirë dhe në greminat e paudhësisëdhe ta sjellë të shëndetshëm në va-thën e pëqirit hyjnor. Njeriu braktisiPerëndinë dhe u largua prej Tij, pornuk u braktis nga Perëndia. Morigjak të pastër në venat e tij të hel-muara dhe në këtë mënyrë u ripër-tëri qenia e tij.

    U lamë të gjithë ne të krishterëtme gjakun e çmuar të Birit të Perë-ndisë dhe u çliruam nga mëkatistërgjyshor dhe nga mëkatet tonapersonale. Kështu që mund të ecim“në jetën e re më Krisht” (Rom.6.4). Në këtë mënyrë u ofrua teknjeriu i rënë shpëtimi me sakrifiki-min e Birit të Perëndisë, i Cili moripjesë sipër Kryqit. Kaq i rëndëishte mëkati, saqë për shlyerjen etij nevojitej kjo sakrificë e madhe.

    Edhe pse na shpëtoi Krishti meKryqin e Tij, nuk jemi të çliruarnga ngritja e kryqit tonë personal.Këtë Zoti na e tha vetë qartë, seqë të rreshtohemi poshtë Kryqit tëTij, kusht i domosdoshëm është tëmbajmë kryqin tonë (Mark 8.34).Veçse kryqi ynë shenjtërohet dhebëhet i lehtë me ndihmën e Tij.

    Kryqi i Krishtit ishte një mjetdënimi, neverie, turpi dhe vdekje-prurës, sipër të cilit vareshin dhevdisnin më të këqijtë e të këqijve.Por Krishti e shenjtëroi drurin që ngamomenti që kreu sipër këtij misterine dashurisë së Tij duke pajtuar kë-shtu qiellin me tokën. Prandaj, qënga dita e asaj vdekjeje shpëtimtaretë botës, kryqi nga mjet i krimit dhe

    simbol i mallkimit, u bë simbol i lav-disë, dashurisë, sakrificës, bekimitdhe shpëtimit.

    U vendos i ndritshëm sipër ku-beve të larta. Zbukuroi frone dhe ku-rora mbretërore. Ndriçoi si dekoratëtrimërie në gjokset e burrave të for-të. Zbukuroi gjoksin e virgjëresha-ve dhe foshnjave të pafajshme. Ushënua si shenjë shenjtërimi dhendriçimi në ballin e besimtarëve. Unjoh si shenjë ndërkombëtare e or-ganizatave bamirëse botërore. Uvendos si hije ngushëllimi sipër va-rreve në nekropolet e heshtura tëtyre. U lartësua në gjithë anët ebotës si simbol që mëson rregullindhe moralin. Sa gonxhe shpirtërorelulëzojnë në këmbët e tij, të cilat va-diten me gjakun e Dashurisë hyjno-re! Sa rreze dërgohen tek kushdo qëe vështron dhe i falet me shpresëtari!

    Le ta shohim pra, kryqin e Zotitme ndjenjë të përulur dhe le tëmësojmë prej tij rrugën të cilënduhet të ndjekim në jetën tonë, qëtë mos thuhet se kot u derdh për neGjaku i Çlirimtarit. Është e hidhur,

    që këtë shpirt për çlirimin e të cilitu desh sakrifica në kryq e Zotit, tandërrojmë me gjëra të kota të kësajbote. Është e hidhur, që disa të kri-shterë me kryqin të varur në qafë,mund të kryejnë mëkate për të cilatu vjen turp dhe jobesimtarëve. Letë mos mbahet kryqi vetëm si zbu-kurim i jashtëm. Le të bëhet zbuku-rim i shpirtit dhe simbol sakrifice,

    përkushtimi dhe mirënjohjeje nëjetën tonë.

    * * *- Nëse je epror, vështroje Kryqin

    e Zotit, që të marrësh mësim se përhir të popullit dhe grigjës dhe madjedhe vetë jetës sate, ke detyrë qëtë sakrifikosh.

    - Nëse je vartës dhe i sunduar,vështroje kryqin që të respektosheprorët e tu duke marrë shembullnga Shpëtimtari, i Cili respektoidëshirën e Atit.

    - Nëse je i pasur, vështroje Kryqin,që të mësosh zbrazjen (lakuriqësinë)e të Kryqëzuarit dhe të përbuzështë mirat tokësore.

    - Nëse je i varfër, vështroje Kryqinqë të gjesh mikun ngushëllues dhebashkëluftëtarin tënd Atë, i cili nuk ki-shte “ku të vinte kokën” (Math. 8.20).

    - Nëse je i urtë, vështroje Kryqinqë të gjesh çelësin me të cilin do tëzgjidhësh problemet që ke.

    - Nëse je i paarsimuar, vështrojekryqin dhe do të jesh më i urtë se mëtë urtët e mëdhenj të botës.

    - Nëse je kryefamiljar, vështrojeKryqin që të kuptosh dashurinë epafundme të Atit Qiellor.

    - Nëse je fëmijë, vështroje Kryqinqë të mësosh nga Jisui bindjen fëmi-jërore.

    - Nëse je i virtytshëm, vështrojeKryqin që të durosh tundimet e botës.

    - Nëse je mëkatar, atëherë parasë gjithash, dhe vetëm atëherë, mose largo vështrimin tënd nga Kryqiqë të të ndihmojë të kthehesh drejtAtit tënd dhe të gjesh dhe ti udhëne shpëtimit ashtu si delja e humbur.

    O i krishterë, “me këtë Kryq mu-nde” trupin, botën, djallin, pasionet,vuajtjet, plogështinë, zhgënjimindhe ec me vendosmëri drejt fitorespërfundimtare, ashtu si atëherëshën Kostandini i Madh “me këtëKryq” mundi Maksentin dhe hyrifitimtar në Romë.

    * * *Një traditë e lashtë judaike për-

    mend që gjatë përmbytjes në kohëne Noes brenda arkës bashkë mekafshët dhe ushqimet, ai mori dheeshtrat e Adamit, të cilat kur mba-roi përmbytja, ia dha birit të tij Semi.Ai, ose pasardhësit e tij më vonë, i va-rrosën në vendin që quhet Golgotha.

    Tradita vazhdon që kryqi i Zotitu vendos pikërisht në të njëjtin vend,sipër eshtrave të Adamit. Dhe siçpo rridhte gjaku i tij nga Kryqi dhenga e çara e sipërfaqes së tokës, shkoidhe lau eshtrat e Adamit. Kështushpjegohet se, përse në bazën e Kryqitpikturohet zakonisht një kafkë dhedy eshtra. Përkujtojmë skeletin e Ada-mit. Dhe etërit e kishës duke komen-tuar këtë traditë shkruajnë “u bënë mënyrë të tillë ekonomia, që u lar-tësua mjeku, atje ku ishte i sëmuri”,thotë shën Agustini. Ndërsa shën JoanGojarti plotëson: “Atje ku mbretëroivdekja, atje mbretëroi fitorja” oseashtu si shpjegon një komentuestjetër, “ atje ku ra Adam i vjetër në vde-kje, atje u ngrit dhe Adam i ri në Kryq”.

    Këto të vërteta të mëdha le tëngulitin në mendjen që Kryqi i Zotitështë armë kundër djallit, fuqikundër mëkatit, mjek në sëmundje,jetë që anulon vdekjen. Kryqi i Zotitështë ngjallje për njeriun e rënë.

    “O fuqi e pamundur e Kryqit tëÇmuar, mos na neverit ne dhe çdomëkatar”. Amin

    Përktheu: R. Baba

    14 Shtator - Lartësimi i Kryqit të Nderuar

    “O Zot, shpëto

    popullin tënd dhe

    bekoje

    trashëgimin tënd,

    dhuroju

    shpresëtarëve

    fitore mbi

    barbarët dhe ruaje

    shtetin tënd me

    anën e Kryqit

    tënd.”

    (Përlëshorja)

  • 6 NGJALLJA SHTATOR 2009

    Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë përmesKëshillit të Presidencës në të cilin bëjnëpjesë krerët e katër Komuniteteve FetareTradicionale në Shqipëri: Shkëlqesia e TijZ. Haxhi Selim Muça (Kryetar i KomunitetitMusliman), Fortlumturia e Tij, AnastasJanullatos (Kryepiskop i Kishës Ortho-dhokse Autoqefale të Shqipërisë), Shkël-qesia e Tij, Imzot Rrok Mirdita (Kryetar iKonferencës Ipeshkvnore të KishësKatolike Shqiptare) dhe Shkëlqesia e Tij,Z. Haxhi Dede Reshat Bardhi (Kryegjysh iKryegjyshatës Botërore Bektashiane)deklaron:

    Jemi në kundërshtim të plotë me inicia-tivën e qeverisë për hartimin e ligjit për njoh-jen e martesave homoseksuale në Republi-kën e Shqipërisë. Shprehim me indinjatëshqetësimin tonë për rrezikun që i kanosky ligj shoqërisë shqiptare. Kombi ynë karespektuar bërthamën e shoqërisë; familjen.Pavarësisht vështirësive të shumta që pokalon ajo në këto vite tranzicioni e ndryshi-mesh të mëdha social-ekonomike, familjashqiptare ka ditur ta ruajë karakterin e sajtë shenjtë dhe rolin e saj të pazëvendësue-shëm në mbrojtje të identitetit, dinjitetit dhemirëqenies kombëtare. Iniciativën e mësi-përme e vlerësojmë si sulm për dobësimine familjes natyrale midis një mashkulli dhenjë femre, e cila është dhuratë e Zotit dhe

    Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse

    Autoqefale të Shqipërisë shpreh shqetësimin

    e tij të thellë për projektligjin që do të para-

    qitet nga qeveria në Kuvendin e Shqipërisë,

    me anë të të cilit do të kërkohet legalizimi i

    «martesave» brenda së njëjtës gjini.

    Në çdo shoqëri dhe kulturë njerëzore

    martesa ka qenë gjithmonë ndërmjet burrit

    dhe gruas. Në veçanti martesën e institu-

    cionalizoi Shkrimi i Shenjtë dhe rëndësinë

    dhe shenjtërinë e saj e thekson Kisha për

    njëzet shekuj me radhë. Ajo përbën the-

    melin e shoqërisë dhe të rendit njerëzor. Sa

    herë janë bërë eksperimente duke krijuar

    ligje në kundërshtim me ligjet e përjetshme

    të Perëndisë, ato kanë çuar në katastrofa të

    mëdha njerëzore dhe shoqërore.

    Për këto arsye e ndiejmë për detyrë të

    shprehim kundërshtinë e hapur të Kishës

    Orthodhokse ndaj këtij Projektligji dhe i

    bëjmë thirrje atyre që kanë përgjegjësinë për

    legjislacionin e këtij vendi dhe u kërkojmë

    që të tregojnë përgjegjshmëri në lidhje me

    të ardhmen e shoqërisë sonë. I lutemi Perë-

    ndisë që të ndriçojë mendjet e tyre që të

    marrin vendimet e duhura dhe të drejta për

    të mbrojtur familjen dhe shoqërinë tonë të

    brishtë.

    Tiranë, më 17 gusht 2009

    Sinodi i Shenjtë i Kishës

    Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

    Deklaratë e Këshillit të Presidencës së Këshillit Ndërfetartë Shqipërisë

    përbën bërthamën më të fortë të shoqërisëshqiptare.

    Politika formon struktura e institucione,ndërsa besimi formon zemrat dhe moralinshpirtëror të kombit. Njëzëri, shprehimvullnetin tonë të përbashkët në mbrojtje tëfamiljes, të ardhmes së fëmijëve tanë dhevlerave të saj, ashtu siç na mëson feja dhetë parët tanë, dhe bëjmë thirrje për heqjedorë nga miratimi i këtij projektligji. Neduhet të bëjmë atë çka është e drejtë, jopër sytë e botës “moderne”, por përparaPerëndisë, dhe vetëm atëherë mund tëpresim që Ai t’i dëgjojë lutjet tona dhe tëna bekojë në rrugën e përparimit dhezhvillimit të vërtetë.

    Me dashuri,

    Haxhi Selim Muça

    (Kryetar i Komunitetit Musliman)

    Fortlumturia e Tij, Anastasi

    (Kryepiskop i Kishës Orthodhokse

    Autoqefale të Shqipërisë)

    Imzot Rrok Mirdita

    (Kryetari i Konferencës

    Ipeshkvnore, Kisha Katolike

    Shqiptare)

    Haxhi Dede Reshat Bardhi

    (Kryegjysh i Kryegjyshatës Botërore

    Bektashiane)

    Deklaratë e Sinodit

    të Shenjtë

    të Kishës Orthodhokse

    Autoqefale të Shqipërisë

    mbi Projektligjin për

    “martesa” ndërmjet

    personave të së njëjtës gjini LETËR E HAPUR

    Shkëlqesisë së Tij,Z. Sali Berisha,

    Kryetar i Këshillit të MinistravePopullit shqiptar

    Tiranë, më 20 gusht 2009

    Familja natyrale, midis një mashkulli dhe një femre,është dhuratë e Zotit dhe përbën

    bërthamën më të fortë të shoqërisë shqiptare

  • SHTATOR 2009 NGJALLJA 7

    e re dhe punimet rregulluese në mjedisin rrethuestë Kishës “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, nëDelvinë.

    Në të Kremten e Fjetjes së të TërëshenjtësMari, Kryepiskopi meshoi në kishën e re ma-dhështore të Dyzet Shenjtorëve dhe të sëTërëshenjtës Mari, në fshatin Aliko, në Sarandë.Besimtarë të shumtë nga fshati dhe gjithë zonapërreth, autoritete lokale dhe përfaqësues tëpolitikës, që herët në mëngjes kishin mbushur

    sheshin e bukur para kishës në një pritje tëpërzemërt për Kryepiskopin.

    Fortlumturia e Tij bashkëmeshoi meMitropolitin e Gjirokastrës, Hirësi Dhimitrin.Atmosfera adhuruese ishte prekëse në një kishëtë tejmbushur. Kryepiskopi predikoi për personine Nënës së Perëndisë, duke i ftuar të gjithë taimitojnë atë në përulësi dhe bindje. Dukepërcjellë edhe një herë mesazhin e shpresës,këmbënguli se ne të krishterët edhe në periudhatë tilla pasigurie, krizash ekonomike dhe trondi-

    tjesh shoqërore, guxojmë të shpresojmë dhe seshpresa jonë është e bazuar në besimin te Perë-ndia i gjithësisë. Kryepiskopi iu kujtoi të pranish-mëve përpjekjet e mëdha të Kishës sonë për tabërë konkrete këtë shpresë në të ardhmen meakte konkrete në vite të vështira për Shqipërinë,me veprimtarinë ndërtuese dhe shpirtërore, poredhe me zbatimin e shumë punimeve infrastruk-turore në fshatrat dhe enoritë tona.

    Të gjithë ne, besimtarët orthodho-ksë të qytetit të Tepelenës, më 16 gusht2009 patëm një gëzim të jashtëza-konshëm: Perëndia na solli ditën embarë kur Kryepiskopi Anastas er-dhi midis nesh e na dhuroi një kishëtë bukur orthodhokse, që ai e ndër-toi për ne. Pranë saj funksiononedhe një kopsht shkollor, ku janëregjistruar fëmijë pa dallim besimi.

    Këtë ditë të bekuar kishim shu-më vite që po e prisnim dhe i lute-shim Zotit që edhe ne të kishimtempullin tonë, ku të faleshim, tëkrijonim Liturgjitë tona dhe të dë-gjonim Fjalën e Perëndisë, Ungji-llin e Shenjtë të Zotit Krisht.

    Pavarësisht se gjatë këtyre 18vjetëve nuk kemi pasur kishë, meporosi të Kryepiskopit Anastas nëTepelenë kanë ardhur e kanë me-shuar për ne Atë Dhimitri, sot Hirë-

    sia e Tij, Mitropoliti i Gjirokastrës;atë Nathanaili, atë Romanoi, atëNiqifori, dhjakon Jani Stefani etj.,të cilët janë munduar të ringjallin etë forcojnë besimin tonë, duke naushqyer me Fjalën e Perëndisë.Liturgjitë kryheshin ku të ishte emundur, në mjedise të ndryshme.Por që këtej e tutje ne do të kemikishën tonë, të cilën e përuroi menjë Liturgji Hyjnore KryepiskopiAnastas. Në rrugën dhe përpjekjettona për ngritjen e kësaj kishe nadilnin përpara pengesa e vështirësinga më të ndryshmet, sepse jo të gji-thë e dëshironin ndërtimin e kishësorthodhokse në qytetin e Tepelenës.

    Na ndodhte që edhe mërzite-shim, zemëroheshim e bëheshimpesimistë, por Kryebariu ynë, Fort-lumturia e Tij, Anastasi, na ështëndodhur gjithmonë pranë, na inku-

    rajonte, na jepte zemër dhe na for-conte besimin e shpresën se edhenë Tepelenë kisha do të ngrihej pa-tjetër. Dhe ja, dëshirën dhe ëndrrëntonë ai i ktheu në realitet. Fortlum-turia na dhuroi një vepër të mreku-llueshme e të shumëpritur. Kishaqë ai ndërtoi, ia shton bukurinë qy-tetit të Tepelenës me pamjen e sajmadhështore dhe me kupolat e kuqesi lule trëndafili. Kryqi i Shenjtëmbi kupolën e lartë dhe kambanorene kësaj kishe do të përhapë mbi qy-tet paqe, dashuri, mirësi e harmoni.Po kështu edhe ne, besimtarët or-thodhoksë, sipas porosisë së Krye-piskopit Anastas, do të reflektojmëDritën që do të marrim këtu ngaUngjilli i Shenjtë i Zotit dhe Shpë-timtari ynë Jisu Krisht.

    Pas ndërtimit të kishave ortho-dhokse në Memaliaj, Lekël, Kodër

    GUXOJMË TË SHPRESOJMË!

    (vijon nga faqja 1)

    FALËNDERIM

    Falënderojmë Kryepiskopin Anastas për kishën e re që na dhuroie Tepelenë, pothuajse u plotësuanme to të gjitha zonat orthodhoksetë rrethit të Tepelenës. Tani ka mbe-tur pa kishë vetëm fshati Peshtan.Kemi besim se edhe atje do të ndër-tohet kisha e shenjtë, sepse Pesh-tani ka qenë një bazë e fuqishme eorthodhoksisë për rrethin e Tepe-lenës, me pesë kisha dhe me shumëklerikë të dëgjuar, që kanë punuarderi në Mitropolinë e Gjirokastrës.

    Ne do t’i vazhdojmë përpjekjettona që të na kthehet manastiri idëgjuar orthodhoks i Kodrës, qëmban emrin e Hyjlindëses, Nënëssonë të madhe, Zonjës Shën Mari.Gjithashtu kemi pretendime edhepër manastirin e Hormovës që katë regjistruara në dokumentet kada-strale të vitit 1951 truallin, kullotatdhe pyjet e tij.

    Llukan S. Stavro

    (vijon në faqen 8)

    Kisha e re madhështore e Dyzet Shenjtorëve dhe e së Tërëshenjtës Mari, në fshatin Aliko, Sarandë.

  • 8 NGJALLJA SHTATOR 2009

    Për të gjitha këto dhe në veçanti për kishënshumë të bukur të ngritur në fshatin e tyre, Krye-piskopin e falënderuan përfaqësues të pushtetitlokal, por edhe përfaqësues nga vëllazëria qëbanorët e Alikos kanë krijuar në Athinë, ku shu-mica e të rinjve jetojnë dhe punojnë.

    Kryepiskopi Anastas“Qytetar Nderi” i Mursisë

    Po atë ditë Kryepiskopi shkoi në Mursi, njëqytezë e vogël, ndoshta enoria më e skajshmenë jugperëndim të Mitropolisë së Gjirokastrës.Mbi 2000 besimtarë kishin mbushur sheshin efshatit dhe të rejat shoqëronin me hedhjepetalesh trëndafili çdo hap të Kryepiskopit përnë kishën e Shën Theodhorëve në qendër. Atyu krye Shërbesa e Mbrëmësores. Mitropoliti iGjirokastrës i uroi mirëseardhjen KryepiskopitAnastas. Këtu ai pati rastin të përmendë punëne madhe të kryer në këtë zonë nga KishaOrthodhokse, nën kujdesin dhe financimin edrejtpërdrejtë të tij: kisha të reja, dy priftërinjqë meshojnë, rikonstruksione të kishave,programe të zhvillimit agrar, vepra sociale dhenë veçanti mbështetja për studime e të rinjve tëzonës. Për të gjitha këto besimtarët e zonës sëMursisë dhe Xarrës e urojnë nga zemra.

    GUXOJMË TË SHPRESOJMË!

    (vijon nga faqja 7)

    Këshilli i Komunës së Xarës prej kohësh ekishte shpallur Kryepiskopin “Qytetar Nderi”të saj. Me këtë rast, në sheshin e madh të qytezës,kryetari i komunës, z. Dh. Kote i uroi mirëseardhjenKryepiskopit dhe lexoi vendimin e sipërpërmendur.

    Në vazhdim pati edhe një çast tjetër shumëemocionues: Në sheshin e qytezës, që mbanemrin e Kryepiskopit Anastas, që nga viti 2006,

    u zbulua edhe guri me emrin e Fortlumturisësë Tij.

    Nxënësit dhe nxënëset e Mursisë dhanë njëprogram të pasur artistik.

    Në këtë festë të bukur popullore ishin të prani-shëm edhe Prefektja e Sarandës znj. E. Gjini,deputeti i Vlorës z. V. Dule etj. Gjithashtu kishtemiq të ftuar edhe nga vendi ynë fqinj, Greqia.

    U krye Çelja e Dyerve në kishën e Tepelenës

    Të dielën, 16 gusht, Kryepiskopi Anastaskreu Shërbesën e Çeljes se Dyerve të kishëssë re të Apostullit Thoma dhe Shën JoanTheologut, në Tepelenë. Në vazhdim, të gjithë

    besimtarët e pranishëm që kishin mbushurkishën dhe oborrin para saj, morën pjesë nëLiturgjinë Hyjnore ku bashkëmeshuanKryepiskopi dhe Mitropoliti i Gjirokastrës.

    Kisha, një dhuratë e bukur e Kryepiskopitpër komunitetin orthodhoks, por edhe për gjithëqytetin e Tepelenës, e ndërtuar me gurë tëgdhendur, është në harmoni të plotë me gjithëqendrën e qytetit ku ndodhet dhe me kështjellëne tij historike. Kryetari i Bashkisë së Tepelenës,z. S. Mici, që ishte i pranishëm në të gjitha ve-primtaritë e ditës, falënderoi për këtë stoli arki-tektonike për qytetin. Kryepiskopi edhe një herëtjetër pati rastin të përsërisë se një kishë ortho-dhokse kudo që të ndodhet duhet të shndërrohetnë një vend të lutjeve, të paqes, të kohezionitsocial, të solidaritetit, të reflektimit të dashurisëvëllazërore, duke shprehur urimin që edhe kjonë Tepelenë të jetë pikërisht një qendër e tillë.Prandaj dhe Kryepiskopi e priti pozitivishtkërkesën e një grupi nënash të reja të qytetit qënë ambientet ndihmëse të kishës të hapet njëqendër e përkujdesjes ditore për fëmijë.

    Të hënën, 17 gusht, në Gjirokastër, nëambientet e Liceut Kishtar “Kryqi i Nderuar”,Kryepiskopi u takua dhe bisedoi me të rinj -anëtarë të Konfederatës Orthodhokse Ballkaniketë të Rinjve, që ato ditë vizitonin Shqipërinë.

    Mursi, çast nga ceremonia e zbulimit të gurit të gdhendur me emrin e Kryepiskopit Anastas

    Tepelenë, çast i Çeljes së Dyerve të kishës së re

  • SHTATOR 2009 NGJALLJA 9

    Manastiri

    i Kamenos,

    Delvinë

    Midis maleve të Tomorit dhe tëMoravës, me një klimë të mreku-llueshme, e pasur me histori dhekulturë, krenare për origjinën dhebesimin e saj, gjendet fshati pikto-resk i Grabovës. Aty u zhvilluakampi ditor për fëmijët në ditët efundit të gushtit nga katekistët I.Gega, B. Pelushi dhe A. Muçaj. Ak-tiviteti u realizua me bekimin eKryepiskopit Anastas që tregon njëdashuri të veçantë për njerëzit, ba-norë të zonave të thella, të cilët nukduhet të ndihen asnjëherë të brak-tisur.

    Në një largësi prej gjashtë orëshudhëtim nga Tirana dhe dy orësh egjysmë rrugëtim i vështirë me fuo-ristradë nga Gramshi, Grabova tëjep përshtypjen e një vendi të largëtdhe vështirësisht të arritshëm. Evendosur në një rrafshnaltë dhe errethuar prej maleve, të cilat e kanëfshehur atë prej syve të luftërave,fshati i Grabovës të tregon në he-shtje se ruan një histori shekullore,e cila vjen e tregohet sot, ashtu siçështë rrënjosur në gojëdhënat dhelegjendat e të parëve, të cilët janëkujdesur që së bashku me të, t’upërcjellin brezave edhe dashurinëpër dy shtyllat kryesore të identitetitgrabovar, besimin orthodhoks dheorigjinën arumune.

    Këto karakteristika kuptohenlehtë, e para, kur shikon kishat qërrethojnë fshatin dhe që shohintempullin qendror të shën Nikollës

    dhe e dyta, kur dëgjon fëmijët qëflasin me njëri-tjetrin.

    Në kampin e zhvilluar në Gra-bovë, morën pjesë gati të gjithëfëmijët e fshatit, të cilët çdo ditëshkonin në kishë para orës së cak-tuar dhe i binin kambanës për tëlajmëruar edhe shokët e tjerë.Katekistët kishin përgatitur një pro-gram të larmishëm, ku ndërthure-shin së bashku me mësimin e besi-mit edhe këngët, puna e dorës dhelojërat. Fëmijët ishin shumë të vë-mendshëm në mësim dhe të habistefakti se me sa saktësi të përgjigje-shin kur pyeteshin për ato çka ki-shin mësuar. Ata mësuan edhe tëpsalnin disa tropare të Kishës, qët’i përdornin në Liturgjinë Hyjnore,sa herë që do të vinte atë Mihalinë fshat. Për këtë kishin edhenxitjen e prindërve të tyre.

    Banorët të tregojnë me krenaritë kaluarën. Të thonë se ky fshatka pasur mbi dhjetë mijë banorëdhe vinte i dyti për nga rëndësia siqendër tregtare dhe kulturore mbasVoskopojës.

    Edhe sot, grabovarët e mbeturduhet të punojnë shumë për të sigu-ruar jetesën e tyre. Por edhe ata qëpunojnë në emigracion, nuk e brak-tisin asnjëherë fshatin e tyre dheçdo verë kthehen dhe qëndrojnërreth një muaj për të ndihmuar fa-miljet e tyre. Madje ata të tregojnëedhe betimin që kanë bërë për tëmos ta braktisur kurrë totalishtfshatin për arsyen se gjithmonëduhet të mbetet dikush që të kujde-set për kishën e shën Nikollës, qëe kanë mbrojtësin e tyre.

    Përkujdesje për këtë kishë katreguar edhe Kryepiskopi Anastas,

    i cili ka akorduar fondet përkatësepër restaurimin e saj në dy faza:me rehabilitimin e mureve të kishësdhe restaurimin e objekteve të dru-rit, sidomos pjesëve të gdhenduradhe të pikturuara të ikonostasit dhetavanit. Kisha treqindvjeçare e shënKollit, përveç vlerave të saj arki-tektonike është e njohur edhe përikonat dhe afresket e famshme tësaj, realizuar në shekullin e XVIII-tëprej vëllezërve Çetiri nga Grabova.

    Në përfundim të kampingut, fë-mijët ishin në gjendje që ato që ki-shin mësuar, të mund t’i përdorninnë jetën e tyre të përditshme, poredhe të ktheheshin në misionarë tëvegjël të besimit, duke ndarë dijete tyre, jo vetëm me shokët e tjerë,por edhe me prindërit që me kurio-zitet dhe me interes i pyesnin vazh-dimisht. Etja për besimin ështëgjithmonë e madhe në këto zona,por në përgjithësi edhe në të gjithëShqipërinë, ku edukimi fetar i be-simtarëve është i një përparësie tëveçantë. Edhe katekistët, por edhefëmijët nuk mund ta fshihnin trish-timin, kur ditët e kampit mbaruan,sepse ishte krijuar një afrimitet dhelidhje shpirtërore, me në qendërKrishtin. Fëmijët, kur u pyetën përpërshtypjet, mbasi falënderuan,kërkuan që sa herë të ishte mundë-sia, katekistët të riktheheshin sërish,që t’u shpinin gëzimin që ndihet saherë që dëgjohen fjalët e Ungjillit.

    Aleks Çuri

    Kamp ditor me fëmijët e Grabovës së Gramshit

    Kushtuar

    së Tërëshenjtës,

    ka një kishë

    të ndërtuar

    në vitin 1580

    dhe është pikturuar

    në vitin 1662.

  • 10 NGJALLJA SHTATOR 2009

    Vera e sivjetshme shënoi vitin e 11-të qëKisha Orthodhokse e Shqipërisë zhvilloi kampinveror për vajza “Bariu i Mirë”, në ambientin ebukur të Manastirit të Hirshëm të Shën JoanVladimirit në Elbasan. Ky aktivitet u ka ofruarmundësi çlodhjeje, argëtimi dhe ngritjejeshpirtërore vajzave të moshave të ndryshmenga e gjithë Shqipëria. Ishte KryepiskopiAnastas që mundësoi këtë aktivitet me bekimin,kujdesin dhe financimin e tij.

    Kampi I, 27 korrik-5 gushtKampi priti 75 vajza, të moshës 10-12 vjeç,

    nga dioqeza e Tiranës, Beratit, Korçës, Gjiro-kastrës, nga data 27 korrik deri më 5 gusht.

    Gjatë ditëve të kampit vajzat ndoqën një pro-gram të larmishëm. Dita fillonte me lutje dhe

    mbaronte me lutje. Lutjet të cilat u kryen nëkamp ishin Mëngjesore, Paraklis, Pasdarkë,Tipiko, Lutja e Jisuit, meditimi i mbrëmjes dhe imëngjesit dhe meditime të përgatitura ngadrejtueset.

    Rritja shpirtërore e vajzave vazhdonte me më-simet e shkëputura nga libri “Kisha rritet”, që udhë-zonte drejt qëllimit të kampit, i cili ishte bashkimiynë me Perëndinë, pjesëmarrja në Misteret eKishës. Këtë vit familjes së Krishtit iu bashkuanedhe 16 vajza me misterin e Pagëzimit.

    Kontribut të veçantë në këtë udhëtim shpirtë-ror përgjatë ditëve të kampit dhanë Hirësi Niko-lla me referatin e tij “Ejani tek Ai dhe ndriçohuni,dhe fytyrat tuaja nuk do të turpërohen”, HirësiAndoni me temën “Lavdi ty që na rrëfeve dri-tën” etj.

    Një pjesë tjetër e veçantë e kampit ka qenëmësimi i himneve kishtare edhe dramatizime tëpërgatitura nga vetë vajzat që paraqisnin jetëte apostujve, emrat e tetë prej të cilëve mbaninedhe grupet në kampin tonë.

    Nata shqiptare ishte një mbrëmje e veçantëku të gjitha grupet do të paraqisnin traditënkishtare, artistike, kulturore të një qyteti, siKorça, Berati, Elbasani, Tirana, Gjirokastra etj.

    Kohë tërheqëse për vajzat ishte edhe punae dorës. Ato shprehën talentin e tyre duke bërëkryqe me rruaza, kartolina të ndryshme, bluzame logo lidhur me temën e kampit etj.

    Në këtë kamp nuk munguan edhe lojëratsportive etj.

    Ditë e veçantë e këtij kampi ishte pjesë-marrja në Meshën Hyjnore të 2 Gushtit, ku tëgjitha iu bashkuan komunitetit të Tiranës për tëkremtuar së bashku 17-vjetorin e Fronëzimit tëFortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.

    Elisabeta Shqau, Parashqevi Gega

    Kampi II, 7-18 gusht 2009Nga data 7-18 gusht, morën pjesë rreth 70

    vajza, të moshës 13-15 vjeç, nga rrethe të ndry-shme. Çdo ditë të kampit vajzat i priste një pro-gram mjaft i larmishëm, i cili fillonte dhe mba-ronte me lutje.

    Nga drejtueset e kampit u përgatitën disameditime dhe studime biblike, me tema të marranga Ungjilli ose Apostulli i ditës, nga libri “Pajtimiynë me Perëndinë” etj. Përveç këtyre u mbajtënedhe disa tema nga referues të veçantë.

    Rëndësi e veçantë iu kushtua dhe Misterittë Rrëfimit. Gëzim i madh për kampin ishte dheMisteri i Pagëzimit, që u krye nga atë ViktorBërdufi. U pagëzuan 11 vajza.

    Më 15 Gusht, të gjitha së bashku shkuampër të vizituar Manastirin e hirshëm të ShënVlashit. Aty morëm pjesë në Liturgjinë Hyjnore,të drejtuar prej Hirësi Nikollës. Pas LiturgjisëHyjnore vizituam mjediset e Manastirit dhe tëAkademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit.

    Varvara Boço, Nestilda Dangaj

    Kampi III, 20-31 gusht 2009

    Ky kamp mblodhi brenda tij rreth 60 vajza.Duke njohur nga afër nevojat e të rinjve kampikishtar me bekimin e Kryebariut tonë Anastasofron mundësinë tek secila pjesëmarrëse të

    përvetësojë të vërtetat e besimit orthodhoks dhetë jetojë në përputhje me to.

    Programi i kampit na ftonte të jetonim, tëecnim, të vepronim dhe të imitonim Krishtin sidritën e vërtetë të botës. Prandaj i kushtuamnjë kohë të veçantë lutjeve të ndryshme, studimitbiblik, Liturgjisë Hyjnore, Pagëzimit, misterit tëRrëfimit, agripnisë si dhe referateve që namësuan shumë mbi dritën e Krishtit dhe të qenitdritë në këtë botë.

    I frymëzuar nga mësimi e Ungjillit tekMattheu 25:31-46 dhe nga thënia e Kryebariuttonë “Liturgji pas Liturgjisë”, kampi organizoivizita baritore tek familjet në nevojë, tek njerëzitme aftësi të kufizuara, në spitalin e fëmijëve,në azil dhe në qendrën rehabilituese.

    Çdo pasdite vajzat luanin pjesë të ndryshmedhe diskutonin për çështje sociale si: Dhuna nëfamilje, aborti, racizmi etj. Pas diskutimit mbiçështjet përkatëse, mbyllnim temën me ato çfarëZoti thotë rreth tyre, sepse të gjitha ato që ndo-dhin rreth nesh e kanë përgjigjen dhe zgjidhjennë Shkrimin e Shenjtë.

    Ekskursioni i kryer në Manastirin e Hirshëmtë Shën Vlashit, ishte njohja dhe prekja e njëmrekullie të ringjalljes së Kishës sonë. Shëtitjanë mal dhe në lumin pranë Manastirit të ShënJoan Vladimirit na ofroi në kontakt me krijimine mrekullueshëm të Perëndisë.

    Marina Baba

    Manastiri i Shën Joan Vladimirit, Elbasan, 27 korrik - 31 gusht, 2009

    Kampi i vajzave “Bariu i Mirë”

  • SHTATOR 2009 NGJALLJA 11

    Kalendari i

    Liturgjive Hyjnore,

    TETOR 20093 E Shtunë † Hierod. Dionisareopagjiti. Dësh. Elefteri eRustiku.

    4 E DIEL † 2 LLUKAIT.Jerotheu i Athinës. Dëshg.Domnina. Osh. Amuni.10 E Shtunë † Dësh. Eulampie Eulampia. Omol. Theofili.Osh. Vasiani.

    11 E DIEL † E ETËRVE. SIN.VII EK. Ap. Filipi nga të 7 dhjak.17 E Shtunë † Pr. Osie. Andreanë Krisi. Dësh. Antigoni, Niko-dhimi, Terenti.

    18 E DIEL † AP. E UNGJI-LLOR LLUKAI. Dësh. Marini.Oshg. Efrosina.20 E Martë † Dëshm. Artemi.Gjerasimi në Kefaloni. Oshg.Matrona.23 E Premte Jakovi i Jerusale-mit, vëlla i Krishtit. Ignati i Kon/pojës. (Hahet vaj e v erë.)24 E Shtunë † Dësh. Arethai.Dëshg. Sebastiana. Dësh.Valentini.

    25 DIEL † 6 LLUKAIT.Tavithaja e Jopës. Dësh.Markiani, Martiri.26 E Hënë † Dëshm. Dhimi-tër mirovliti. Dësh. Glikoni,Leptina.31 E Shtunë † Ap. Stahi, Apeli,Ampli, Narkisi, Urbani, nga 70-t.Dësh. Epimahu.

    NGJALLJA

    Kryeredaktor: Thoma Dhima

    Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

    Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

    Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

    Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

    Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

    Del nën kujdesine Këshillit Botues

    Themelues:Kryepiskopi Anastas

    Mitropolia e Gjirokastrës

    Vidhet ikonostasi i manastirit të ShënTriadhës, në Pepel

    Ky manastir ka qenë edhe më parë objekt i grabi-tjeve, sidomos ikonostasi i tij me vlera të veçanta. Haj-dutët i ka lehtësuar në këtë rast edhe pozita e veçuare manastirit, në një vend dominues në Dropullin eSipërm, por i shkëputur nga qendrat e banuara.

    Kështu, në natën e datës 5 shtator, pasi kanë shpër-thyer portën, grabitësit kanë hyrë për të vjedhur edhepjesët e mbetura nga ikonostasi i kishës (shek. XVIII).Gjithashtu, gjatë grabitjes ata kanë dëmtuar edheobjekte të tjera të kishës.

    Ersekë, grabitet kisha e Shën Nikollës

    Vidhet kisha e Shën Kollit, në fshatin Rehovë tëKolonjës. Persona ende të paidentifikuar nga ana epolicisë, kanë arritur të hyjnë brenda me thyerje, dukeshkatërruar dritaret anësore dhe të marrin prej andejrreth 20 mijë lekë që ishin grumbulluar ditët e funditnga besimtarët. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të paratë së dielës, 6 shtator, ndërsa dhunimi i objektit të kultitështë konstatuar vetëm në orët e mëngjesit nga ana ebesimtarëve të zonës.

    Sipas policisë, ky është rasti i parë i vjedhjes nëkëtë kishë, ndërkohë që në gjithë jugun e vendit kyfenomen është bërë shqetësim për besimtarët. Sido-mos në ditët e festave fetare, kishat kanë rënë shpeshpre e grabitjeve. Gjithashtu kohët e fundit u vodh kisha

    e Shën Gjergjit në Shipskë, ku u arrit të merreshindisa objekte me vlerë.

    Grabitet kisha 300-vjeçare e Voskopojës

    Në datën 10 shator, kisha 300-vjeçare e ShënMarisë, në Voskopojë të Korçës, ka rënë për të pestënherë pre e grabitësve, të cilët kanë marrë disa objektedruri me vlera të rralla. Dy dragonj të gdhendur nëdru, si dhe një kryq që ndodhej mbi ikonostas, kanëqenë shënjestra e grabitjes për këtë radhë, që në faktnuk është e para për këtë kishë.

    Sipas policisë së Korçës, grabitja mendohet të ketëndodhur në orët e vona të dy netëve më parë, kurpersona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientete brendshme të kishës dhe kanë mundur të realizojnëvjedhjen. Burimet kanë shtuar se autorët e kësajngjarjeje dyshohet të jenë më shumë se dy persona.Kanë qenë besimtarë të fshatit Voskopojë, ata që kanëvënë re vjedhjen. Menjëherë është lajmëruar policia,e cila ka nisur edhe hetimet për këtë ngjarje.

    Kryetari i komunës së Voskopojës, Nexhip Bacellitha për shtypin, se vjedhja e kishave në këtë fshatështë kthyer në një fenomen mjaft shqetësues dhepër më tepër, që shumë prej vjedhjeve të objekteve tëkultit, edhe sot e kësaj dite kanë mbetur pa autor.Bacelli shpjegon se është e domosdoshme, që ngaana e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës, tëshihet mundësia e vendosjes së rojave në kishat eVoskopojës, për të mos lejuar bastisjen e mëtejshmetë tyre dhe të objekteve me vlera që ndodhen në këtokisha, të cilat datojnë prej shekullit të 14-të.

    Vjedhje të njëpasnjëshme të kishave orthodhokse

    Edhe shtatori ka shënuar, gati si çdo muaj, vjedhje të disa kishave orthodhokse në mitropoli të ndryshme.Dhe, ndërsa mund të kuptohet që kontigjentet kriminale të jenë mjaft të interesuar për vlerat e rralla historike,por edhe për vlerat monetare të dhuruara nga besimtarët, vazhdon të jetë e pakuptueshme që fuqia zbuluesee shtetit për autorët e këtyre grabitjeve është afër zeros. Gjendjen e rëndon edhe revolta e besimtarëve, qëi shohin edhe si përdhosje të vendeve të shenjta dhe jo si vjedhje të thjeshta.

    Zbulohen pjesë të reja të Biblës më të vjetër në botë

    Manastiri i Shën Katerinës - Sinai

    Një zbulim në bibliotekën e famshme tëmanastirit të Shën Katerinës, në Sinai, katërhequr vëmendjen në gjithë botën. Një stu-dent grek, i cili po bën doktoraturën në Angli,duke studiuar një kodik të shekullit të 18-të,zbuloi rastësisht në lidhjen e tij fragmente ngaBibla e njohur e Sinait, e shek. IV, më e vjetranë botë.

    Ekzistonin deri tani 800 faqe të saj, tëshpërndara midis Rusisë, Britanisë dhe Sinait.Me një nismë të Bibliotekës Britanike, kohëte fundit ato janë dixhitalizuar dhe mund të kon-sultohen online. Kjo e ndihmoi edhe studentintë njihte shkrimin dhe të bënte zbulimin e frag-menteve të reja, që i përkasin Dhiatës së Vjetër.

  • 12 NGJALLJA SHTATOR 2009

    Dita e parë nisi me Shërbesën e Bekimit tëUjit, dhe më pas nxënësit hynë në mjedisetbashkëkohore e mikpritëse, ku do nisin betejënpër dije edhe për këtë vit shkollor.

    Shkollat e Kishës Orthodhokse Autoqefaletë Shqipërisë, që nisën mësimin janë:

    Përkujdesjet ditore të fëmijëve, qëhapën dyert në të gjitha mitropolitë. Sivjet janështuar edhe dy të reja, në Cërrik dhe Tepelenë,që do të presin më shumë se 70 fëmijë. Gjithsejjanë 17 përkujdesje të tilla.

    Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-amerikane“Protagonistët”, në Tiranë, sivjet e zhvillonveprimtarinë e saj në mjediset e reja, të cilat uvunë në funksionim në semestrin e fundit të vitittë kaluar. Ajo ka arritur në klasën e tetë dhe sivjetfillojnë dy klasa të para, me mbi 30 nxënës të rinj.

    Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-greke“Frymë dashurie”, në Durrës, nisi edhe ajovitin e ri mësimor. Ajo ka arritur në klasën e 5-tëdhe sivjet do ketë më shumë se 20 nxënës tërinj. Atë e frekuentojnë edhe fëmijët e strehuarnë “Shtëpinë Orthodhokse të Shpresës”.

    Shkolla 9-vjeçare shqiptaro-greke “Frymëdashurie”, në Gjirokastër, e cila sivjet ështënë vitin e dytë të funksionimit.

    Nga 27 gushti deri më 2 shator në Gjenevë, Zvicër, u zhvilluan punimete Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (WCC). Kisha jonëu përfaqësua nga Kryepiskopi Anastas, që është dhe një nga Presidentëte këtij Këshilli.

    Çështja më e rëndësishme në rendin e ditës ishte zgjedhja e Sekretarittë ri të Përgjithshëm. Pas përzgjedhjeve në mbledhje të posaçme kishinmbetur dy kandidatë. Në fund, me shumicë votash, u zgjodh prifti pro-testant norvegjez Olaf Fykse Tveit, 48 vjeç.

    Vendimi tjetër i rëndësishëm ishte caktimi i vendit ku do të zhvillohejAsambleja e 10-të e WCC, në vitin 2013. Nga kandidaturat e paraqiturau përzgjodh qyteti i Busan-it, në Korenë e Jugut, si dhe u ngrit një komiteti posaçëm për planifikim e Asamblesë.

    Një vend të rëndësishëm zuri diskutimi dhe vendimet për çështjetekonomike, duke pasur parasysh pakësimin e mundësive për shkak tëkrizës globale. Për këtë, më shumë se një ulje të financimeve, u diskutuaqë të bëhet një riprogramim, duke përcaktuar prioritetet kryesore.

    Gjithashtu, Komiteti Qendror adoptoi një sërë deklaratash për çështjetë ndryshme, si: Apel për heqjen e ligjit te blasfemisë në Pakistan, qëështë përdorur për të përndjekur të krishterët; për dhunën në Kongo;kundër diskriminimit sipas kastave në Indi; për rolin që duhet të luajnë

    kishat përballë problemeve që solli sistemi i padrejtë financiar; për ndalimine dhunës në Darfur, Sudan; për ekologjinë dhe eko-drejtësinë, për njëbotë pa armë bërthamore; për ndalimin e dhunës kundër të krishterëveqë është shfaqur në vende të ndryshme etj.

    Vendime të rëndësishme të WCCZgjidhet Sekretari i Përgjithshëm dhe caktohet data e Asamblesë

    Filloi viti i ri shkollor në institucionet arsimore të Kishës

    Dyert e i hapën edhe shkollat e mesme, tëcilat sivjet pritën nxënës të rinj të viteve të para,pas një pauze për shkak të kalimit në sistemin9-vjeçar.

    Liceu Kishtar “Kryqi i Nderuar”, nëGjirokastër, nisi përgatitjen mësimore, poredhe shpirtërore të të rinjve.

    Nisi mësimet dhe Liceu Kishtar “Kryqi iNderuar”, në Sukth, Durrës.

    Shkolla e mesme profesionale në Me-sopotam, Sarandë, është në vitin e saj të katërt.Nxënësit e saj studiojnë në degët informatikë,instalime hidraulike, instalime elektrike dheinstalime frigoriferike.

    Në Bularat, Gjirokastër, hapi dyert konviktipër vajza i shkollës së mesme.

    Gjithashtu, në fillim të tetorit fillojnë mësiminedhe institucionet e arsimit të lartë të hapuranga Kisha:

    Akademia Teologjike Orthodhokse“Ngjallja e Krishtit, në Manastirin e ShënVlashit, Durrës e cila funksionon me cikëlkatërvjeçar.

    Instituti i Formimit Profesional “FrymëDashurie”, në Tiranë

    Instituti i Formimit Profesional “FrymëDashurie”, në Gjirokastër.

    Këshilli Botëror i Kishave është një komunitet që mbledh 349 kishanga e gjithë bota, orthodhokse dhe protestante, nga 110 vende, tëcilat përfaqësojnë më shumë se 560 milionë besimtarë.