politika e-city shtator-tetor 2012

18
Politika E-City Tirana Qyteti im-Zëri im Shtator-Tetor 2012 Nr. 4, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA/DCI SHQIPËRI, Mbështetur nga: OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER dhe SIDA

Upload: enida-bogdani

Post on 23-Mar-2016

229 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Gazeta Elektronike e programit "Tirana, Qyteti im, zeri im" :)

TRANSCRIPT

Page 1: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

Politika

E-City Tirana

Qyteti im-Zëri im Shtator-Tetor 2012

Nr. 4, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA/DCI SHQIPËRI,

Mbështetur nga: OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER dhe SIDA

Page 2: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

2

Financuar nga:

CRCA/ DCI SHQIPËRI

Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila 13/1, Tiranë, Shqipëri

Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tiranë / Shqipëri

Tel: + 355 4 2242264

E-mail: [email protected]; [email protected]

Lexoni në brendësi:

Editorial Fq. 2

Shkolla Verore CRCA Fq. 3

Manifesti Rinor Fq. 8

Deklaratë Publike ‘Gratë dhe të

Rinjtë nuk janë prioritet i Bashkisë

së Tiranës’ Fq. 12

Relacion: Mbledhja e Këshillit

Bashkiak Tetor 2012 Fq. 15

EDITORIAL

VERA PLOT ME AKTIVITETE

Stina e verës paraqet kohën e pushimeve verore,

plazhit, udhëtimeve me miqtë, por jo vetëm.

Nëse jeni student apo nxënës dhe keni mbaruar të gjitha detyrimet me provimet dhe shkollën

mund të gjeni pak kohë për të bërë

vullnetarizëm apo për të marrë pjesë në një shkollë verore. Shumë nga Grupi Rinor

“Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” e kanë gjetur

verën si një mënyrë për të rritur kualifikimet e

tyre duke marrë pjesë në shkolla verore.

Shumë të rinj nga Grupi i Lidership-it janë pjesë

edhe e forumeve rinore të partive politike. Forumet rinore të partive politike kanë

organizuar këtë verë kampe verore në bregdetin

jugor të Shqipërisë. Në kampet verore, të rinjtë marrin trajnime për tu aftësuar në çështjet

politike dhe më gjerë. CRCA u ftua nga Lëvizja

Rinore për Integrim për të marrë pjesë në një nga trajnimet e kampit veror të organizuar nga

ky forum rinor politik. Në këtë trajnim mori

pjesë koordinatorja e Grupi Rinor “Lidershipi i të

Rinjve të Tiranës” Enida Bogdani, duke bërë një dikutim të hapur ndërmjet të drejtave të njeriut

dhe politikës. Në këtë diskutim u asistua edhe

nga të rinjtë e LRI që janë pjesë e grupit “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”.

Duke lënë pas një verë plot aktivitete, ku u zhvillua dhe shkolla verore e CRCA, ju ftojmë të

nisim një vjeshtë akoma më të fuqishme. Lexoni

në këtë numër të Politika e-City, Manifestin Rinor dhe aktivitete të tjera të Grupit të

Lidership-it.

Page 3: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

3

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

në Shqipëri – CRCA, përfundon me sukses

shkollën verore “Të Rinjtë dhe Pjesëmarrja në

Vendimmarrjen Lokale” e cila u zhvillua në

Kampin e Jalës, në datat 9-12 Shtator 2012. 20 të rinj, pjesë e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës si edhe përfaqësues të forumeve rinore të partive politike dhe shoqërisë civile, u bënë pjesë e programit edukues mbi pjesëmarrjen në vendimmarrjen lokale por njëkohësisht edhe argёtues e socializues në bregdetin e Jalës.

CRCA trainon 20 lidera të rinj në shkollën verore

“Të Rinjtë dhe Pjesëmarrja në Vendimmarrjen Lokale”

Page 4: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

4

Metodologjia e përdorur gjatë shkollës verore synoi të nxiste interaktivitetin duke gërshetuar teorinë dhe diskutimet me punën në grup e lojëra të ndryshme si edhe me aktivitete sportive e sociale.

Temat e trajnimeve u përzgjodhën dhe u përshtatën me kujdes, nga një grup ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë si Altin Hazizaj nga CRCA; Jay Porter, Atashe

Politik pranё Ambasadёs sё SHBA-ve; Amarildo Fecanji, ekspert komunikimi dhe Maylis Deverneuil e Lindita Bezhani nga UNDP, për të përmbushur pritshmëritë e të gjithë të rinjve pjesëmarrës. Temat përfshinë aktivizmin politik dhe civil; roli i shoqërisë civile dhe partive politike; teknikat e komunikimt, lobimit dhe advokimit me partitë politike, grupet e interesit dhe autoritetet vendore; aktivizimi dhe mobilizimi i komunitetit pёr çёshtje sociale; teknika të të folurit në publik dhe vullnetarizmi rinor.

Të gjithë të rinjtë vlerësuan se temat e trainimit plotësuan nevojën e tyre për informacion dhe i kanë vlerësuar maksimalisht temat e mbajtura nga trajnerët. Punën në grupe të rinjtë e kanë vlerësuar si një mënyrë të mirë për të praktikuar informacionin e marrë, si një mjet socializues dhe bashkëpunues, shumë frytdhënëse, të nevojshëm për shkëmbimin e ideve dhe nxitës i aktivizmit.

Page 5: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

5

Të gjithë kanë vlerësuar se informacioni i marrë në trainim do ti ndihmojë në punën e tyre, në socializim, për tu prezantuar më mirë publikisht, për të realizuar objektivat e tyre, për të përmirësuar aftësitë analitike, për të krijuar rrjetëzime, për të qenë më konkret në lobim dhe advokim dhe më të suksesshëm në komunikim,etj. CRCA vlerëson se kjo shkollë verore ia arriti qëllimit të saj për të forcuar këtë grup të rinjsh me aftësi hartuese dhe ndikuese të

politikave rinore por gjithashtu për të krijuar një grup kompakt që aktivizohet fuqishëm për çështjet rinore lokale pavarësisht ndasive apo përkatësive politike e sociale.

CRCA falenderon tё gjithё ekspertёt qё ofruan mbёshtetjen e tyre tё jashtёzakonshme dhe tё gjithё të

rinjtë pёr kёtё eksperiencё tё paharrueshme.

Page 6: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

6

Page 7: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

7

Youth Peace Camp Albania, ishte kampi i parë rajonal i paqes që zhvillohej nga Këshilli i Europës në Shqipëri. Të gjitha kampet e tjera janë zhvilluar në Strasburg dhe kanë pasur pjesëmarrje nga e gjithë Europa, duke mos përfshirë çështje që lidhen vetëm me një rajon të caktuar. Fakti i të qenit në një aktivitet të realizuar për herë të parë dhe me premisa të qarta për të vazhduar edhe më tej e bënë të gjithë eksperiencën më emocionuese. Pjesmarrësit ishin nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, të katërta vende me konflikte në të kaluarën dhe me një klimë marrdhëniesh ndëretnike jo fort miqësore. Trajnimi fillimisht u përqëndrua mbi konceptet e paqes dhe ndryshimet e dallimet ndërmjet konflikteve. Më pas pjesmarrësit ndoqën workshope të ndryshme që synonin të nxirrnin kuptimin e gjithësecilit mbi mënyrën e duhur të zgjidhjeve të konflikteve, duke u bazuar në eksperiencat e tyre jetësore. Jetesa në grupe kulturore kaq të ndryshme nga njëri-tjetri, nxiti debatet ndëretnike që kanë ekzistuar prej dhjetëra vjetësh dhe vazhdojnë ende ditët e sotme, duke na plotësuar panoramën mbi mendimet e krahut tjetër. Leksionet e fundit lidheshin me historikun e të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e ekzistencës së tyre. E gjithë eksperienca ishte shumë e vlefshme në marrjen e një pamje më të gjerë në lidhje me vlerat që përcjell Këshilli i Europës tek të gjithë, duke filluar nga Armenia në Islandë, dhe nga Rusia në Portugali.

Ili Gërdupi

Pjesëtar i Grupit Rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” dhe nismëtar e drejtues i organizatës

rinore “Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë”

Page 8: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

8

Ne jemi ajo çfarë ne bëjmë!

Hyrje nga Dafina Peçi

Ndjeshmëria është një lloj fenomeni i cili të bën të reflektosh dhe të ndërmarrësh veprim

përpara se vetë koha të të lejë në baltë. Gjithmonë gjërat e reja janë më të ndjeshme, e aq më

tepër kur bëhet fjalë për qënien njerëzore.

Kam parë me qindra, mijëra të rinj, që kalojnë çdo ditë buzë greminave dhe kanë frikë të shohin

në ato kahe, kanë frikë të kuptojnë se çfare i pret! Ata kalojnë të heshtur pranë parqeve e

hapësirave të betonizuara, zgjedhin rrugën për të mos shkelur nëpër mbeturina dhe vërshojnë

drejt kafeneve. Klasat e parikonstruktuara dhe laboratorët e pa pajisur mbeten gjysëm bosh nga

lënia e oreve mësimore.

Interesi ka humbur dhe kush e di pse?

Si ka mundësi që shkolla (tempulli i dijes) të mos frekuentohet e nderohet në atë mënyrë që

duhet?!

Nuk është më një vend i ngrohtë dhe i këndshëm për të fituar dije e urti, një kartë për t`u

punësuar e për të rritur cilësinë e jetesës, apo shkollimi nuk ka të bëjë fare me punën që unë

nesër do bëj për sa kohë të vlojë korrupsioni, paraja e pisët dhe “miku që të do të mirën”?! Ku

mbeti pasioni për librin, për artin, për sportin, ku mbeti vullneti për të punuar në ndihmesë të

bashkëjetuesve tanë?! Vallë pse duhet të qëndrojmë gjithnjë spektatorë, ndërkohë që

shkëndijat ndezen e të bëjnë herë pas here të çohesh në këmbë e të ngjitesh mu në tribunë për

të bërë dicka?!

MANIFESTI RINOR

Përgatitur nga Grupi Rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” dhe konsultuar me rininë në mbarë

vendin.

Page 9: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

9

Nuk do shkruaja kurrë për gjëra që nuk i kam ndjerë vetë më parë…E ke parasysh kur bën diçka

që ti e ndjen të mirë dhe kjo gjë i shërben dikujt dhe kjo shërbesë të sjell sukses? E ke parasysh

atë ndjesinë kur sytë të vishen pakëz me lot, se brenda e ndjen tek rrite t”njerëzorja” dhe

emocionet janë sublime sepse e ngrejnë qënien tënde dhe të të tjerëve përreth, në një

dimension më lart?

Kofi Annan thotë: “Korrupsioni prek dhe lëndon, duke mbjellë prapambetje në vend të

zhvillimit, duke ndalur shtetin për të kontrolluar mbarëvajtjen e jetesës së popullit, duke

dekurajuar investitorët e huaj dhe dashamirësit për të ndihmuar.”

Nuk u shpreha më kot më lart, për ndjeshmërinë dhe për të rinjtë! Korrupsioni është një

kompromis i ndyrë me pasoja që rriten me kalimin e kohës si kapitali në një bankë kundrejt një

interesi të caktuar, por në këtë rast kjo rritje është padyshim në dëm total të shoqërisë.

Mbase do duket e çuditshme, por unë jam e bindur që rinia është ajo kastë e njerëzve që kanë

më tepër fuqi për të rezistuar kundrejt kompromiseve për një sërë arsyesh! Ky fakt është pozitiv

kur bëhet fjalë për fenomene të tilla si korrupsioni.

Rini dëgjo dhe reago! Është rradha jote për të dalë në skenë dhe fillo që këtu duke reflektuar,

kërkuar dhe vepruar!

Përmes këtij Manifesti, “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” ngre zërin që Rinia të jetë protagoniste e së ardhmes së vet, dhe jo vetëm vëzhguese pasive. Ne të rinjtë e Shqipërisë, kërkojmë nga partitë politike, zyrtarët e zgjedhur, kandidatët, të gjitha

institucionet shtetërore në nivel qëndror dhe vendor dhe strukturat e shoqërisë shqiptare:

MANIFESTI I TË RINJVE

Page 10: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

EDUKIM GJITHËPËRFSHIRËS DHE

CILËSOR

Një sistem arsimor transparent, përmes

dixhitalizimit të shërbimeve arsimore

dhe publikimit online të të dhënave;

Një sistem arsimor përfshirës, me

mirëfunksionim të strukturave rinore

vendimmarrëse brenda institucioneve

arsimore;

Mekanizma për ndërtimin e një dialogu

konstruktiv mes stafit akademik dhe

studentëve/nxënësve;

Mekanizma për vlerësimin e stafit

akademik nga studentët/nxënësit;

Ambiente mësimore me kushte

optimale dhe staf akademik me

kualifikimin e duhur;

Njohje akademike, të strukturuar qartë,

të aktivizmit dhe vullnetarizmit të të

rinjve, duke i dhënë më shumë

përparësi dhe rëndësi praktikave,

stazheve dhe edukimit jo-formal;

Rishikim dhe përmirësim të programeve

mësimore, literaturës dhe teknologjisë

së laboratorëve;

Konsultimi i ndryshimeve të

programeve mësimore me të gjithë

grupet e interest;

Krijimi i një zyre për orientim karriere

që në shkollat e mesme për një rini të

mirë orientuar dhe të mirë informuar

mbi tregun e punës;

PUNËSIM RINOR

Të hartohen dhe zbatohen politika e

strategji me të rinjtë dhe për të rinjtë

për aktivizimin e të rinjve në tregun e

punës;

Krijimi i një hapësire virtuale me vende

pune sezonale për të rinjtë ;

Krijimi i një “Agjensie Mbështetëse dhe

Informuese për Rininë” ;

Të sigurohet akses i të rinjve në tregun

e punës dhe në informim mbi

punësimin rinor ;

Njohja dhe qarkullimi i praktikës së

“peer education”- të rinjtë që mësojnë

të rinjtë nga eksperiencat e tyre ;

Ngritja e Zyrave të Nxitjes së Punësimit

dhe Orientimit Rinor ku të punësohen

edhe të rinj;

Rini dëgjo dhe reago! Është radha jote të dalësh në skenë. Fillo që këtu të reflektosh,

kërkosh dhe veprosh. Ne, të Rinjtë e Shqipërisë duam të vendosim të gjithë bashkë për

të ardhmen tonë, dhe jo disa të vendosin për të gjithë. Rinia është e ardhmja e një

kombi, por ne Rinia e Shqipërisë jemi dhe investimi i të tashmes së këtij kombi. Ne

duam një Shqipëri pa vrasje, pa vjedhje, pa korrupsion, pa varfëri, një Shqipëri të

gjelbër, solidare, me mundësi të barabata për të gjithë, në respekt të të drejtave të

njeriut.

Page 11: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

11

Favorizimi me kredi të buta i të rinjve

që duan të hapin biznese të vogla;

Bashkitë dhe Komunat të nxisin

punësimin e të rinjve, përmes uljes së

taksimit të bizneseve që punësojnë të

rinjtë;

Të inkurajohen talentet në art, kulturë

dhe sport duke marrë mbështetje nga

bashkitë/komunat përkatëse

PËRFAQËSIM RINOR NË

VENDIM-MARRJE

Dixhitalizim të informacionit për

politikat rinore dhe akses në informim

për këto politika;

Konsultim real të politikave rinore me

të rinjtë;

Partitë politike t’u krijojnë mundësi dhe

të favorizojnë të rinjtë si kandidatë për

Këshillat Bashkiak;

Konsultim me Manifestin rinor për

vendimet që afektojnë drejt-përdrejtë

të rinjtë;

Mbështetje të iniciativave rinore, nga

pushteti lokal, për të ngritur struktura

në shërbim të komunitetit ;

Konsultim real me të rinjtë për ligjet

dhe politikat që afektojnë punësimin

rinor ;

HAPËSIRA PUBLIKE PËR TË

RINJTË

Funksionimi i bibliotekave dhe librarive

publike në çdo minibashki dhe sigurimi i

aksesit të të rinjve në to;

Ngritja e qëndrave rinore argëtuese në

çdo minibashki/komunë ;

Funksionimi i Qendrave publike sportive

për të rinjtë;

Ngritja dhe funksionimi i më shumë

këndeve të gjelbra dhe sportive në çdo

minibashki/komunë;

Akses falas në internet në hapësirat

publike;

Hapësirat publike institucionale të vihen

në dispozicion të të rinjve sipas një

rregulloreje të përcaktuar;

SHËNDETËSIA PËR TË RINJTË

Akses në informacion për shërbimet

shëndetësore;

Lehtësira për studentët/nxënësit në

shërbimin shëndetësor;

Akses i garantuar në shërbime

shëndetësore falas për të rinjtë;

Page 12: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

12

16 Tetor 2012 - CRCA/DCI Shqipëri bën publik Raportin e Vëzhgimit të Mbledhjeve të Këshillit

Bashkiak Tiranë për periudhën Mars-Korrik 2012.

Ky vëzhgim, është realizuar nga përfaqësues të kësaj organizate, me mbështetjen e Olof Palme

International Center.

Ky Raport thekson se çështjet që prekin gratë dhe të rinjtë, nuk kanë qenë prioritet i axhendës

së 5 mbledhjeve të Këshilllit Bashkiak Tiranë, gjatë periudhës Mars-Korrik 2012.

Sipas Raportit, në axhendën e mbledhjeve, ka pasur vetëm 3 projekt-vendime të miratuara të

cilat ndikojnë në jetën e grave në nevojë dhe të të rinjve të Tiranës. Këto projekt-vendime

gjithsesi nuk adresojnë problemet reale të tyre.

Duke vlerësuar iniciativat për ngritjen dhe ristrukturimin e disa qendrave sociale si ”Shtëpia e

Përbashkët”, “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës Komunitare Multidisiplinare për Fëmijët dhe

familjet në Nevojë” dhe hapjen e galerisë së artit “Tirana Art Gallery”, CRCA/DCI Shqipëri

inkurajon Bashkinë e Tiranës për zbatimin e këtyre projekt-vendimeve dhe e rekomandon të

vlerësoj si prioritare në vijim, çështjet e grave dhe të të rinjve.

Raport është i ndarë në 4 kategori. Në pjesën e parë ai ndalet në mënyrën e proçedimit për

pjesëmarrje në mbledhjet e Këshilllit Bashkiak. Jo të gjithë qytetarët e interesuar për të ndjekur

mbledhjet e Këshillit kanë mundësinë për ta bërë këtë, pasi rregullorja e kufizon për shkak të

mungesës së hapësirave të mjaftueshme. Kjo bie në kundërshtim me frymën e Ligjit “Për

organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”.

Gjithashtu Raporti ndalet në këtë pjesë, në një përshkrim të detajuar të mënyrës së zhvillimit të

mbledhjeve për secilin muaj.

Raporti vëren se Kryetari i Bashkisë ka qenë prezent në të gjitha mbledhjet e Këshilllit

Bashkiak, duke u vënë kështu në kontakt të drejtpërdrejtë të shqetësimeve të qytetarëve

përmes këshilltarëve të zgjedhur prej tyre.

NJOFTIM PËR SHTYP

GRATË DHE TË RINJTË NUK JANË PRIORITET I BASHKISË SË TIRANËS

Page 13: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

13

Në të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak, kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ka

qenë konform ligjit; por në disa raste fjalori i përdorur nga këshilltarët dhe kryetari i Këshillit

mund të konsiderohet absolutisht i ashpër për një institucion publik.

Në pjesën e dytë të tij, Raporti përqëndrohet në një analizë të detajuar të lajmeve të publikuara

në faqen zyrtare të Bashkisë si edhe në faqen Facebook të Kryebashkiakut dhe të Bashkisë.

Faqja Facebook e Kryebashkiakut ka qenë dy herë më aktive se ajo e Bashkisë. Njoftimi për

datën dhe orën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, jo gjithmonë publikohet në website-n e

bashkisë. Në rastet kur kjo ka ndodhur, afati i njoftimit ka qenë shumë i ngushtë, vetëm një ditë

përpara zhvillimit të mbledhjes.

Në mbyllje të tij, Raporti rekomandon: Këshilli Bashkiak të mblidhet jo më pak se një herë në

muaj, konform ligjit të qeverisjes vendore; Njoftimi për mbledhjet e Këshilllit Bashkiak të bëhet

publik në website-n e bashkisë përmes një kalendari të botuar disa ditë përpara zhvillimit të

mbledhjes; Këshilli Bashkiak dhe administrata e Bashkisë të marr masat e nevojshme për

krijimin e hapësirave të nevojshme për ndjekjen e mbledhjeve të komisioneve konform

rregullores; Këshilltarët duhet të jenë shumë herë më të kujdesshëm në gjuhën dhe fjalorin e

përdorur gjatë mbledhjeve; etj.

1. Ka mungesë formalizimi dhe vonesa të panevojshme për marjen e autorizimit për ndjekjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Sipas ligjit të qeverisjes vendore, çdo qytetar është i lirë të ndjek mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe nga kjo rezulton se ka burokraci të tepruar për marrjen e një autorizimi;

2. Ka moszbatim të ligjit për zhvillimin e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të paktën një herë në muaj, sepse ka pasur raste kur këto mbledhje janë zhvilluar më rrallë seç e parashikon ligji;

o Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të zhvillohen konform ligjit të qeverisjes vendore, pra Këshilli Bashkiak të mblidhet jo më pak se një herë në muaj;

KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

Raporti i Vëzhgimit të Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Tiranë për periudhën

Mars-Korrik 2012

Page 14: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

14

3. Njoftimi për ditën dhe orën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, jo gjithmonë publikohet në website-n e bashkisë. Në rastet kur kjo ka ndodhur, afati i njoftimit ka qenë shumë i ngushtë, vetëm një ditë përpara zhvillimit të mbledhjes;

o Njoftimi për mbledhjet e Këshilllit Bashkiak të bëhet publik në website-n e

bashkisë përmes një kalendari të botuar disa ditë përpara zhvillimit të mbledhjes, me qëllim informimin në kohë të qytetarëve;

4. Raporti evidenton se ka shkelje të Nenit 26, pika 3, të rregullores së Këshillit Bashkiak mbi zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve, ku thuhet se ‘Mbledhjet e komisioneve zhvillohen të hapura me përjashtim të rasteve kur komisioni vendos ndryshe’, sepse kërkesës së stafit tonë për të ndjekur mbledhjet e komisioneve, Sekretaria e Këshillit Bashkiak i është përgjigjur se mbledhjet janë të mbyllura për shkak të mungesës së hapësirave;

o Këshilli Bashkiak dhe administrata e Bashkisë të marr masat e nevojshme për krijimin e hapësirave të nevojshme për ndjekjen e mbledhjeve të komisioneve konform rregullores;

5. Neni 39 i Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Tiranë, i datës 31.05.2004, i cili thotë se “Në sallën e mbledhjeve marrin pjesë me cilësinë e të ftuarit, vetëm personat e autorizuar nga kryesia e Këshillit” është në kundërshtim të hapur me frymën e Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i cili në Nenin 34, pika 1, thotë: “Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun. Çdo qytetar lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit”;

o Këshilli Bashkiak dhe administrata e Bashkisë të marrin masat për përshtatjen e

rregullores me ligjin si edhe për krijimin e kushteve të përshtatshme për ndjekjen e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nga të gjithë qytetarët e interesuar, pa kufizime;

6. Në disa raste fjalori i përdorur nga këshilltarët dhe kryetari i Këshillit mund të konsiderohet absolutisht i ashpër për një institucion publik;

o Këshilltarët duhet të jenë shumë herë më të kujdesshëm në gjuhën dhe fjalorin e përdorur gjatë mbledhjeve;

7. Në të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak, kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ka qenë konform ligjit;

Page 15: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

15

8. Kryetari i Bashkisë ka ndjekur dhe ka qenë prezent në të gjitha mbledhjet e Këshilllit Bashkiak. Ky është një fakt pozitiv sepse në këtë mënyrë ai vihet në kontakt të drejtpërdrejtë të shqetësimeve të qytetarëve përmes këshilltarëve të zgjedhur prej tyre;

9. Faqja Facebook e Kryebashkiakut ka qenë dy herë më aktive se ajo e Bashkisë;

10. Faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë paraqitet shumë e plotë dhe bashkëkohore, por ende pas lançimit të portalit të ri, kemi ende zëra të pa plotësuar, zëra që kanë të bëjnë pikërisht me transparencën e Bashkisë drejt qytetarëve;

Një pjesëtar i stafit të CRCA-s mori pjesë si vëzhgues në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të muajit

Tetor. Nga stafi i CRCA-s përsëri u kërkua që mbledhjen ta ndiqte edhe të paktën një anëtar i

grupit rinor “Lidershipi i të rinjve të Tiranës”. Kërkesa u refuzua për mungesë vendesh në sallën

ku zhvillohet mbledhja e Këshillit.

Anëtari i stafit të CRCA-s u lejua të futej në sallën e mbledhjes së KB vetëm një orë pas fillimit të

mbledhjes sepse në sallë kishin hyrë 10 banorë të Tiranës, dhe salla nuk kishte më kapacitet për

të akomoduar më shumë persona që dëshironin të ndiqnin mbledhjen.

Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ishte i vështirë të përcaktohej, pasi shumë

këshilltarë hynin dhe dilnin nga salla. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u monitorua nga media dhe

u transmetua live në disa stacione kombëtare. Edhe këtë radhë mbledhja e Këshillit Bashkiak u

përcoll me argumenta të ashpra dhe fjalor jo etik. Shqetësimet në sallën e Këshillit vinin

kryesisht nga këshilltarët e opozitës, pasi nuk ishin dakord me mënyrën e zhvillimit të seancave

dhe me mungesën e transparencës dhe informacionit nga administrata e Bashkisë. Ndërkohë

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha, ndryshe nga herët e tjera në të cilat ishte prezent

gjatë gjithë mbledhjes, ndoqi vetëm një pjesë të saj pasi erdhi me vonesë. Pjesën tjetër të

mbledhjes, e ndoqi Zv. Kryetare e Bashkisë, Znj. Jorida Tabaku.

Tiranë, 9 tetor 2012 Përgatiti: Enida Bogdani

Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak Tiranë

9 tetor 2012, ora 18.00-21.00

Page 16: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

16

Këtë radhë mbledhja u shoqërua me shumë pushime dhe tërheqje të Kryetarit të Bashkisë dhe

të Kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Këshilli Bashkiak votoi për p/vendimet të parashikuara në muajin tetor dhe për mbledhjen e

muajit shtator që nuk u zhvillua. Rendi i ditës ishte miratuar në fillim të mbledhjes.

Vendimet e miratuara dhe të parashikuara në rendin e ditës ishin:

1.p/Vendim: “Për miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për

vitin 2011”. Komisioni i Financës dhe Ekonomisë pati dy opinione të ndryshme për këtë

vendim. Sipas Znj. Berberi, zv/kryetare e këtij komisioni, nuk kishin mjaftueshmërisht të

dhëna për të kaluar miratimin dhe nuk mund të flisnin pa marrë të dhënat e duhura.

Ndërkohë që kryetari i këtij komisioni, Z. Kule deklaroi se të dhënat ishin të mjaftueshme

për të miratuar p/Vendimin. Këshilltarët pjesë të maxhorancës votuan pro, ndërsa

këshilltarët pjesë të opozitës nuk morrën pjesë në votim.

P/Vendimet e mëposhtme u kaluan pa miratimin e këshilltarve të opozitës, ku këshilltarët e

mazhorancës votuan pro, ndërsa këshilltarët e tjerë nuk votuan fare. Ishte e vështirë të ndiqje

folësit e komisioneve sepse këshilltarët nuk respektonin rendin e fjalës dhe flsnin shumë vetë

njëkohësisht.

2. p/Vendim: ”Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.3, datë 05.02.2007 për

“Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”.

3. p/Vendim: ”Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.20, datë 30.04.2007 ”Për

kalimin e disa kompetencave Njësive Bashkiake dhe një ndryshim në numrin e punonjësve të

Njësive Bashkiake dhe Drejtorisë së Përgjithshme nr.1 të Punëtorëve të Qytetit”.

4. p/Vendim: Për ”Miratimin e përfundimit të proçedurave të privatizimit të banesave, të cilat

kanë mbetur pa u regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e

kontratave para noterit”.

5. p/Vendim: “Për një ndryshim (shtesë) në rrjetin e linjave qytetase të transportit të

udhëtarëve, të miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak nr.25, datë 16.05.2006 mbi

”Përcaktimin e linjave të transportit qytetas të udhëtarëve, mënyrën e organizimit të shërbimit

dhe ripërcaktimi i stacioneve të qëndrimit të autobuzave të shërbimit në këto linja”(i

ndryshuar)”.

Page 17: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

17

6. p/Vendim: ”Për një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 28, datë 29.09.2008 për

“Miratimin e strukturës dhe nivelit të pagave të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të

Taksave dhe Tarifave Vendore ”.

7. p/Vendim: Për ”Emërtimin ”Janos Hunyadi’ të rrugës, nga kryqëzimi me rrugën ”Abdyl

Frashëri, deri në kryqëzimin me rrugën ”Adem Jashar”.

Ndërsa për p/Vendimin e mëposhtëm këshilltarët e opozitës u larguan nga salla. p/Vendimi u

miratua pa praninë e tyre.

9. p/Vendim: ”Për vendosjen, në kuadrin e festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë, të disa

monumenteve në sheshet e qytetit të Tiranës, ”Monumentit të Pavarësisë”, ”Shtatores së

Ismail Qemalit” dhe ”Shtatores së Ahmet Zogut”.

Z. Dalipi, Kryetar i grupit të Këshilltarëve të opozitës shprehu shqetësimin për mos respektimin

e këshilltarëve të opozitës, për mungesë transparence dhe informacioni. Sipas tij, si dhe

opinioni i shprehur disa herë nga këshilltarët e opozitës, Bashkia e Tiranës po tregohet e

njëanshme në funksionimin e saj, duke favorizuar në informim dhe transparencë vetëm

këshilltarët e mazhorancës. Ndërsa Kryetari i Këshillit Bashkiak iu adresua disa herë Z. Dalipi, si

Kryetar i këshilltarve të opozitës, se nuk i përmbahen proçedurës së rënë dakord. Ndërsa Z.

Poni si Kryetar i Këshilltarëve të mazhorancës deklaroi se këshilltarët e opozitës nuk

bashkëpunojnë dhe nuk marrin pjesë në qeverisje, ndërkohë që i është ofruar i gjithë

informacioni i nevojshëm.

Komente :

Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u vëzhgua edhe nga 10 qytetarë, të cilët kishin

këmbëngulur për pjesmarrjen me qëllim vëzhgimin e mbledhjes së këshillit bashkiak. Kjo

reflekton ngritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të qytetarëve të Tiranës, për monitorimin e

organeve vendimmarrëse.

Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u transmetua live në disa televizione, që e bën

të aksesueshme nga shumë qytetarë mbledhjen e këshillit. Por jo e gjithë seanca u

transmetua në media. Mbase duhet të bëhet një plan mediatik të seancave që duhen

transmetuar që janë më të rëndësishme për qytetarët e Tiranës.

Page 18: Politika e-City Shtator-Tetor 2012

18

Votimi i p/Vendimeve u bë në debat e sipër, dhe pa votimin e këshilltarëve të opozitës.

Ishte shumë e vështirë për një qytetar/vëzhgues të ndiqte rradhën e mbledhjes.

Moderimi i seancës nga Kryetari i Këshillit nuk u respektua nga të gjithë këshilltarët dhe

Kryetari i Bashkisë, dhe në disa raste Kryetari nuk respektoi dhënien e fjalës. Kjo seancë

u dominua nga debate me ngjyrime politike dhe shqetësime për zgjedhjet e radhës.

Këshilltarët bënë thirrje për respektimin e mbledhjeve të këshillit, që duhet bërë të

paktën një herë në muaj.

Njoftimi për mbledhjen e tetorit është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë, bashkë

me rendin e ditës së mbledhjes. Por ky rend dite është i ndryshueshëm sipas kryetarit të

këshillit.

Shpesh herë komentet e këshilltarëve nuk kishin të bënin me rendin e ditës, dhe kalonin

në ngjyrime politike dhe personale. Kjo e bënte të vështirë miratimin e p/Vendimeve

dhe debatin konstruktiv mbi të mirën e qytetarëve.