interreg iii a itali-shqiperi...

21
INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006 “BiblioDoc-Inn” Elbasani në fokus Literatura shqiptare për fëmijë Janar-Prill 2006

Upload: others

Post on 03-Nov-2019

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

INTERREG III A ITALI-SHQIPERI 2000-2006

“BiblioDoc-Inn”

Elbasani në fokus Literatura shqiptare për fëmijë

Janar-Prill 2006

Redaktorë: Steliana Sinani, Ornela Bardhi, Oligerta Cankja, Manola Lleshanaku Përkthyes: Marsida Jashari

Drejtoreshë e Bibliotekës Publike të Elbasanit “Qemal Baholli”: Drita Cankja

Konsulentë:

Antonio Lovecchio, Luigi Antonio Colecchia

Partner: Koperativa e Shërbimeve Kulturore Ninive

Një vend të veçantë në mirëbërësinë e Elbasanit zë emri i tregtarit Nazif Baholli, i cili ia ngriti lart emrin vetes me dhuratën shumë të çmuar, që i bëri qytetit të Elbasanit. Në perkujtim të të birit, Nazifi, si patriot me ide përparimtare, pati idenë të ngrinte në Elbasan një vepër kulturore, biblioteke publike, duke e pagëzuar me emrin e të birit: “Qemal Baholli”. Në fondet e saj fillimisht u futën 1000 vëllime.

INTERREG III ITALI-SHQIPERI1

“Promovimi dhe zhvillimi i modeleve inovative të bashkëpunimit ndërmjet biliotekave dhe

qendrave të dokumentimit italo-shqiptare” (BiblioDoc-Inn) Aksi IV – Mizura 4.1 – Aksioni 4 – Nën Aksioni 4.1 Financuar nga Bashkimi Europian, projekti shënon arritje në drejtim të bashkëpunimit institucional të bibliotekave shqiptare me ato italiane. Ai promovon forma të bashkëpunimit ndërrajonal, krijon mundësira të njohjes së kulturave të dy popujve, të integrimit të bibliotekave shqiptare në rrjedhën e atyre europiane. Në këtë projekt janë përfshirë Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, biblioteka publike “Qemal Baholli” e qytetit të Elbasanit dhe biblioteka publike “Marin Barleti” e qytetit të Shkodrës.

Projekti synon arritjen e objektivave të tillë si: - Zbatimin e të drejtës për akces në informacion, të garantuara nga Bashkimi Europian, në

dobi të qytetarëve në përgjithësi; - Lehtësimin e procesit të integrimit europian përmes një informacioni të saktë mbi

probleme të bashkësisë me interes të veçantë për bashkëpunimin ndërkufitar; - Zvogëlimin e “dallimeve digjitale” përmes zbatimit të shpërndarjes së teknologjisë

infotelematike në administrimin publik në dobi të zonave më të prapambetura; - Promovimin e trashëgimisë biblio-dokumentare në përgjithësi, veçanërisht asaj të

përcaktuar si vlerë kulturore; - Modernizimin në planin e administrimit, përmirësimin cilësor dhe rritjen e shërbimeve

publike.

Për arritjen e këtyre objektivave projekti parashikon realizimin e një programi për hartimin e buletineve tematike periodike dygjuhëshe, kryesisht për konsultim në www.bcr.puglia.it/pem/bibliodocinn.htm, por edhe për konvertim në letër në përshtatje me shërbimet tradicionale të bibliotekave të përfshira në projekt; si edhe realizimin e një programi për hartimin e botimeve profesionale.

1 Në konferencën e mbajtur në Bari më 11-12 tetor të vitit 2001 në kuadër të INTERREG II, u vu në dukje gjendja e vështirë e

bibliotekave publike në Shqipëri. Rruga më e sigurtë dhe më efektive për rritjen e bashkëpunimit dhe përmirësimin e drejtimit bibliotekar është përfshirja e drejtpërdrejtë e disa bibliotekave publike dhe qendrave shqiptare të dokumentacionit në struktura-pilot përmes të cilave të pasqyrohen risitë dhe të konsolidohen në territorin shqiptar modele që nxitin zhvillim në këtë fushë.

Treguesi

Biografi e bibliografi analitike të autorëve të Literaturës shqiptare për fëmijë……… fq. 4 Periodiku…………………………………fq. 13

2

Fondi i shfrytëzuar për përpunimin e këtij materiali është marrë nga fondi i bibliotekës së Elbasanit

“Qemal Baholli”

3

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Biografi e bibliografi analitike të autorëve të

literaturës shqiptare për fëmijë

Mazhi, Anxhela Anxhela Mazhi ka lindur në 1994 në Elbasan. Vazhdon klasën e pestë të shkollës nëntëvjeçare private “Dakli”, Elbasan. Poezitë e para I ka shkruar në vitin 2004. Hobet e saj janë poezia dhe natyra. *Fjongo dielli / Anxhela Mazhi. – Elbasan: Silver, 2005. – 29 fq.; 22 cm. INDEKS: * Shqipëria * Larg nga Elbasani * Trëndafilat * Zemra ime * Nëna * Mikja ime * Ëndrrat * Në vjeshtë * Pranvera * Dua nënën time * Fotografitë * Topolino * Fëmijët * Poezia * Isuf Myzyri Ky libër është një përmbledhje vjershash. Temat e trajtuara në këtë libër janë të ndryshme, Anxhela e paraqet temën për atdheun si një dashuri të pakufijshme, një vend për të cilin çdo njeri jep jetën e tij për ta parë atë të lirë e të begatë, tema për natyrën paraqitet si një bukuri e cila të falë shumë kënaqësi e jetë, si një vend ku çdo njeri gjen vetveten rreth saj, shoqëria e miqësia janë ndër temat të cilat autorja i paraqet mjaft bukur në poezitë e saj. Një ndër temat më të bukura dhe më të pëlqyera është ajo dedikuar dashurisë për nënën. Poetja sheh tek ajo bukurinë e një gruaje hyjnore, më të përsosurën e të gjitha bukurive të gjithësisë, e cila ka dhuntinë e veçantë për t’u kujdesur për njerëzit.

Më përkëdhel dora e saj, zemra e dridhshme më edukon. Me krahë më bën zëri i saj i ëmbël. E dua nënën, shumë e dua. Si vetë jetën time…

Në librin e saj, autorja nuk mund të lërë pa trajtuar ndjenjën e fortë patriotike, e shprehur kjo në etjen e pashuar për liri, thirrjet kundër tiranisë shoqërore, adhurimi i simboleve kombëtare, madje edhe ngazëllimet që sjellin bukuritë e natyrës së atdheut. DDC: 821.18-93-14 Vendndodhja: M 45

4

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Qosja, Griselda Griselda Qosja ka lindur ne vitin 1993 ne Elbasan. Vazhdon studimet ne klasen e tete te shkolles 9-vjecare “Jorgji Dilo”. Ajo eshte drejtuese e disa emisioneve televizive per femije ne televizionet lokale, gjithashtu ajo eshte presidente e senatit te shkoles se saj. *Elsabon 3113 / Griselda Qosja. – Elbasan: Silver, 2005. – 105 fq.; 13 cm. INDEKS: * Novele fantastico shkencor Ky është libri i parë fantastiko shkencor i shkrimtares Griselda Qosja, e cila ndonëse e vogël ka një dëshirë shumë të madhe për letërsinë. Ky libër është mjaft tërheqës për lexuesin, për ngjarjet dhe fantazinë që mbart, duke i ndërthurur ato bukur, harmonishëm e plot ndjeshmëri përtej viteve, në këndvështrimin e më se njëmijëvjeçari të ardhshëm. Sapo lexon titullin e këtij libri, mendon: “Sa larg shkon fantasia e kësaj vajze trembëdhjetë vjeçare!” sepse në moshën e saj ajo ka një bagazh të gjerë në fushën e astronomisë, degë e vjetër kjo e njohurive njerëzore si pasojë e zhvillimit të shkencës e të teknikës, që ecën me hapa të shpejta përpara. Fluturimet kozmike në sistemin tonë diellor dhe në të ardhmen edhe jashtë këtij sistemi diellor kanë tërhequr vëmendjen dhe interesin edhe të Griseldës për të ditur sa më shumë për botën që na rrethon duke na e dhënë atë me fantazi e ndjeshmëri nëpërmjet personazheve, mjedisit që autorja i ndërthur aq bukur. Kjo e ka zanafillën, siç shkruan ajo vetë: “Shpeshherë shohim qiellin, yjet, të cilët na bëjnë për vete, duke na thënë me ironi se brenda tyre ata ruajnë sekrete të panumërta, që njeriu duhet kohë që t’i zbulojë….”. Si rrjedhojë autores i lind dëshira për të shkruar e për të na dhënë në dorë këtë libër kaq premtues. *Kënaqësia e fjalës / Griselda Qosja. – Elbasan: Sejko, 2002. – 72 fq.; 14 cm. INDEKS: * Pranvera * Shumë afër * Mbrëmë * Të kam falur * Pa ty * Fëmijës tim * Pa e lënduar * Kristal në thyerje * Përsëri * Përgjithmonë * Poezia ime * Deti * Nostalgjia * Të pyes * Mos pyet * Rilindja * Kush jam unë * Ti nuk më kuptove * Dua * Nuk është vonë Ky libër është një antologji poetike, një përmbledhje poezish të autorve më të rinj të qytetit të Elbasanit, kryesisht nxënës të shkollave të mesme. Te gjitha krijimet përshkohen nga nevoja e të vetëshprehurit nëpërmjet fjalës së shkruar. Dhe kjo mbresë përforcohet më shumë kur lexon të gjitha poezitë, të cilat në mënyrë të natyrshme, të futin në botën e tyre, të bëjnë të ndihesh dhe të mendosh. Temat e trajtuara në këtë libër paraqesin koncepte të tilla si kundërvënia midis dritës dhe errësirës, natës dhe agimit, zërit dhe heshtjes, ku jeta shikohet në shfaqet e saj gjithëhistorike dhe shoqërore. Në vargjet dedikuar detit paraqitet tema e luftës së jetës. Me thellësitë e pashtershme dhe lëvizjen e paprerë, me humnerat dhe kaltërsinë, nuk mund të ketë përgjasje më të sakte sesa fundi i detit për të dhënë poetikisht luftën e jetës, polet e saj, bukurinë dhe ashpërsinë që e karakterizon.

Ti je i ftohtë unë ngrij nga ftohtësia jote. Ti je i heshtur, unë vdes nga heshtja jote.

DDC: 821.18-93.1 Vendodhja: K13

5

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Prenga, Eva Eva Prenga (1988) Ka lindur në qytetin e Elbasanit ku dhe vazhdon gjimnazin ”Qemal Stafa”. Novela “Sepse”është libri me të cilin kjo shkrimtare e re I paraqitet lexuesit për herë të parë dhe gjithashtu vellimi I parë që ajo ka botuar. Ka në plan për të ardhmen edhe krijime të tjera për gjininë e prozës. *Sepse… / Eva Prenga. – Elbasan : Silver, 2005. – 63 fq. ; 14 cm. INDEKS: * Novele Në ndjenjën e dashurisë ka diçka të vecantë, që mund të zgjidhë të tëra kontradiktat e jetës dhe t’i japë njeriut të mirën e përhershme, të kërkuarit e së cilës është qëllimi i jetës… Le t’ua lëmë të vdekurve lavdinë e përjetshme, le t’u japim të gjallëve dashurinë e pavdekshme…

Shkëputëm këto dy thënie kuptimplote nga novela “Sepse” e krijueses së re të qytetit të Elbasanit, Eva Prengës, për të shprehur atë frymëzim, atë pëtrjetim, atë shpirt prej artisteje të saj, duke na befasuar me mënyrën e këndshme të të rrëfyerit. Një novelë e vogël dalë nga një krijuese e vogël (është nxënëse në vitin e katërt të gjimnazit), por që ka brenda një botë të madhe, një temë jo të re, siç është tema e dashurisë, por novatorja qëndron në mënyrën e të shprehurit të Evës. Ajo ka ditur që të trajtojë me ndjenjë e frymëzim, me një gjuhë të këndeshme, me një pasion të admirueshëm botën e rinisë, dashurinë si një ndjenjë sublime, por në këtë botë ‘oqean që të mbyt’, siç shprehet ajo, nuk mund t’u shpëtojë shqëtësimeve, brengave, trazimeve shpirtërore, anktheve të pafund. Eva nuk bie në kurthin e fatalitetit, përkundrazi për të ndjenja e dashurisë midis të rinjve është një ujëvarë që krijon një liqen e brenda atij liqeni gjendet unaza me perlat më të bukura. Dhe nuk ke si befasohesh, kur Eva me atë ndjenjë frymëzimi na paraqet bukur e me arte dashurinë e Majdës me Admirin. Ata janë të rinj që e duan jetën, e duan dashurinë me gjithë bukurinë e saj, me gjithë shqetësimet, ankthet dhe pikërisht për këtë ajo mbetet një dashuri e pastër, e sinqertë dhe e bukur. DDC: 821.18-93-32 Vendndodhja: P 58 Tapia, Skënder Lindi më 1935 në Elbasan ku kreu edhe shkollën shtatëvjeçare e dy klasë të mesme. Vitet e fundit të shkollës së mesme i kreu në Tiranë, në Shkollën Pedagogjike “17 Nëntori”. Po në Tiranë vazhdoi Insitutin dy vjeçar për gjuhë e histori. Më pas punoi mësues e Drejtor i Shtëpisë së Pionierit (sot Qendra Kulturore e Fëmijëve) në Elbasan. Tanimë ka disa vjet që ka humbur dritën e syve e megjithatë punon me durim e këmbëngulje dhe ka botuar disa libra për fëmijë, të gjithë me vjersha: “Të kemi në zemër” (1972), “Pranë zemrës” (1973), “Dallëndyshe, eja” (1974), “Qofsh i lumtur, Adi” (1975), “Qeshin vogëlushët” (1977), “Ju këndoftë zemra” (1978), “Porsi partizanët” (1979) dhe “Për ju këndoj” (1984). Veç këtyre ka shkruar dhe pjesë teatrale për fëmijë e për kukullat, shumë tekste këngësh si “Gjuha jonë sa e mirë”, “Kur këndoj për ty moj nënë” etj., të cilat patën sukses në kohën kur u muzikuan. Jeton në Elbasan.

6

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

*Porsi Partizanët / Skënder Tapia. – Tiranë : Mihal Duri, 1979. – 25 fq.; 12 cm. INDEKS: * Porsi partizanët * Republika ime * Në muze * Pionieri partizan * Kur këndoj për nënën time * Lulet më të bukura * Kënga jonë * Nuk ka si deti ynë * Do të marrim flamurin * Kampionati yne * Flasin mallet * Mjaltë e ëmbël buka jonë * Ti qëndron si një shkënb Veçori e vjershave të vëllimit “Porsi Partizanët” është se autori Skënder Tapia fut në to ndjenja e mendime të përjetuara më parë. Ai i organizon vjershat me një fabul të thjeshtë që të ngjallë interesin, mendimin e vesh me figura dhe ajo që është më e rëndësishme, në shumicën e krijimeve i vë fëmijët të veprojnë vetë: ata këndojnë, lozin, imitojnë partizanët, puntorët etj. Duke vepruar kështu, lexuesi e sheh veten sikur është hero i vjershës. Një ndër temat më të spikatura në këtë vëllim është dashuria dhe krenaria për atdheun kjo shprehet më qartë në vjershën “Republika ime”:

S’rron shqipëtari pa lirinë, s’e duron dot robërinë, turpin, fyerjen, tradhëtinë. Sa e vogël Shqipëria, sa e madhe trimëria, përmbi ballë i ndrin lavdia.

Autori i fut fëmijët në një botë krejt ndryshe, në botën e heronjve të luftës për lirinë e atdheut. Ai ngre lart figurat e dëshmorëve të rënë për liri. Kjo shprehet tek vjershat “Në muze”, ”Pioneri partizan”etj:

Iku djali, la shtëpinë për lirinë, Shqipërinë.

Dashuria për nënën është një tjetër teme e trajtuar në këtë libër, kjo duket qartë në vargjet e vjershës “Kur kendoj për nënën time”:

S’ka ne botë më të mirë Sesa ti o nëna ime Sa e dashur, sa e dlirë, Sa punëtore, aq dhe trime.

DDC: 891.983-93 Vendndodhja: T 24 *Dallëndyshe Eja / Skënder Tapia. – Tiranë : Shtypshkronja Mihal Duri, 1975. – 30 fq. ; 10 cm. INDEKS: * Plot me yje * Në muze * Zbardhi agimi * Erdhi pranvera * Dallandyshe eja * Gjyshja ime * Kukullat e mia * Hajde në fshatin tonë * Ndihmojmë nënën * Bisedoj me babain tim * Jemi punëtor * Radioja ime * Unë dhe Gazi –Luli... * Arinjtë e lumtur. Në këtë vëllim poeti e merr frymëzimin nga jeta e përditshme e fëmijëve, në shkollë e shoqëri. Aty pasqyrohet koha jonë, jeta e gjallë që shpërthen në vargje. Ndër temat kryesore që përshkon pothuajse të gjithë vëllimin e autorit S. Tapia është përshkrimi i bukurisë së natyrës. Në përshkrimet e natyrës autori i largohet atyre të zakonshme: si “Fushat si qilim”, “Pranvera si piktore” etj dhe përpiqet t’u ngjallë në shpirt të vegjëlve ndjenjën e dashurisë për gjithçka të bukur. Në vjershën “Dallëndyshe eja” poeti na zbulon në mënyrë poetike bukuritë e natyrës, peisazhin pranveror:

7

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Dallëndushe eja, si herët e tjera, çelën prapë mimozat, prapë erdhi pranvera.

Vogëlushët i bëjnë “thirrje” dallëndyshes që të kthehet përsëri në vendin e tyre, që t’i gëzohet natyrës së përtërirë, ajrit të freskët që i mbush gjoksin dhe i përkëdhel flatrat. Nuk është nevoja që autori të na thotë se nëpër fusha e lëndina lulet kanë filluar të çelin dhe kjo ndihet nga kundërmimi dhe ngjyrat marramendëse të luleve. Pikërisht është dallëndyshja që i kujton atyre ardhjen e pranverës dhe ripërtëritjen jo vetëm të natyrës por edhe të shpirtit. E veçanta e vjershave të këtij libri është këndvështrimi i autorit. Çdo bukuri, çdo objekt, çdo veprim tani e sheh me një këndvështrim original e tepër fëminor. DDC: 891.983-93 Vendndodhja: T 24 *Pranë zemrës / Skënder Tapia. – Tiranë : Naim Frashëri, 1973. – 16 fq.; 12 cm. INDEKS: * Shtëpiakja e vogël * Ndihmojmë nënën * Jemi minatorë * Do të bëhem metalurg * Nëna më e mirë * Babai partizan * Vëllai im * Na pret klasa e parë * Tingëllojnë shumë mirë * Bie dëborë * Vjeshta e bukur Në vëllimin me vjersha “Pranë zemrës” të autorit Skënder Topia trajtohen shumë çështje të rëndësishme, që drejtëpërsëdrejti apo tërthorazi lidhen me botën e fëmijëve. Një nga temat më të parapëlqyera të autorit është dashuria për punën që i bën këto vjersha mjaft edukuese për fëmijët. Ai shpreh simpatinë e tij për njeriun punëtor dhe urrejtjen për dembelin. Ai vë në lojë njerëzit që nuk dinë të bëjnë asgjë. Pikërisht në poezitë e dedikuara punës shikohet edhe motivi i vjeshtës. Natyra dhe puna, njeriun dhe punën, i shikojmë shpesh të bashkuara në poezinë e tij, sepse poeti nuk mendon për natyrën pa jetën njerëzore dhe jeta nuk ka kuptim pa veprimtarinë e punës. Në libër gjejmë edhe temën e dashurisë për familjen në përgjithësi. Në poezitë e tij autori i jep shumë rëndësi familjes, e cila është baza për edukimin e fëmijve. Poezi shumë të bukura janë dhe ato që flasin për mësimet në të cilat autori përpiqet ti tregojë fëmijëve që mësimi është lumturia më e madhe. Poezitë edukojnë fëmijët për dashurinë për shkollën dhe mësuesin. DDC: 891.983-93 Vendndodhja: T 24 Ceka, Hyjni Ka lindur në qytetin e Elbasanit, më 1932, në një familje me tradita atdhetare e arsimore dhe shkollën shtatëvjeçare e të mësme pedagogjike i ka kryer në qytetin e lindjes. Studimet e larta i vazhdoi në Fakultetin Histori Folologji, të Universitetit të Tiranës, për gjuhë e letërsi shqipe. Ka punuar mësues në fshatrat e Kurveleshit dhe në rrethin e qytetin e Elbasanit. Me letërsi ka nisur të merret qysh i ri dhe ka bashkëpunuar në gazetat e revistat e kohës, si “Zëri i Rinisë”, “Shkumbini”, “Fatosi”, “Pionieri”etj, me krijime në prozë.

8

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Ka botuar tre libra për fëmijë, të tre në prozë: “Horizonte të elektrifikuara” (tregime, 1969), “Muzika e jetës” (tregime, 1973) dhe “Gëzimi i motrave” (tregime, 1978). Jeton në Elbasan. *Muzika e jetës / Hyjni Ceka. – Tiranë : Naim Frashëri, 1973. – 30 fq.; 15 cm. Vëllimi me tregime ”Muzika e jetës” e autorit Hyjni Ceka shquhet për tematikën e tregimeve e cila është e larmishme dhe mjaft interesante. Janë kujtimet e fëmijërisë ose të jetës arsimtare të kristalizuara në vitet që kanë rrjedhur e kanë fituar nga autorë të drejtën e trajtimit. Aty trajtohen tema të tilla si: dashuria për shkollën e cila spikatet pikërisht në momentin kur fëmijët si personazhe të tregimit përfshihen në aktivitetet shkollore duke i dhënë atyre rëndësinë e përshtatshme në jetë. Një temë tepër e rëndësishme në të cilën autori ndalet është dhe tema e luftës për çlirimin e atdheut. Ngjarjet vendosen në kohën kur Shqipëria luftonte për çlirimin e vatanit. Personazhi kryesor është një punëtor i cili vuan padrejtësitë në vendin e punës nga padroni i tij fashist. Revolta e tij ndaj padrejtësive dhe atdhetarizmi kanë vetëm një zgjidhje rrokjen e armëve. Tregimi në vetën e parë që dominon në shumicën e tregimeve, bën që autori të komunikojë bukur e me imtësi ndjenjat e personazheve. Mënyra narrative e të shkruarit të tij me atë thjeshtësinë e saj, me shprehje të zgjedhura nga gurra popullore elbasanase si dhe fraza e punuar, në të cilën janë derdhur ato mendime, dëshmojnë edhe njëhere për idividualitetin krijues të autorit. Heronjtë janë jetësorë, të realizuar artistikisht e të besueshëm, për t’u theksuar është fakti që në qendër të tregimeve të tij autori ka vendosur heroin pozitiv. Kjo gjë ia rrit vlerën edukative edhe më tepër vëllimit. DDC: 891.983-93 Vendndodhja: Ç 18 Çipi, At Stavri At Stavri Çipi ka lindur ne Tirane ne vitin 1956. Ka mbaruar studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ne Departamentin Filiologjik. *Atleti fitimtar / At Stavri Cipi. – Tiranë : ASD, 2005. – 40 fq.; 14 cm. INDEKS: * Dimri * Maji * Qielli i kaltër * Era e marsit * Një tufë lule * Malli i nënës * Hëna e artë * Miqtë e pyllit * Shëtitja * Bie shi * Portreti * Një lajm i gëzuar * Këndon gjeli * Ura e lumit * Atleti fitimtar * Mollët * Porsi bleta * Shtegëtimi i reve Libri “Atleti fitimtar” i autorit At Stavri Cipi përcjell tek vogëlushët një larmi temash siç është dhe tema e natyrës. Autori luan rolin e një mësuesi i cili dëshiron t’i njohë vogëlushët me dukuritë e natyrës, me ciklin e saj të përjetshëm të ndryshimit të stinëve. Shumë e rëndësishme dhe emocionuese është dhe dashuria e nënës për birin e saj të larguar në mërgim. Malli i saj shpërthen në lotë dhimbjeje. Nëna e mallëngjyer me lotë në sy vështron nga deti sikur kërkon diku aty birin e saj, kërkon të shuajë mallin që ka në zemër. Por nëna e di se biri i saj nuk do ta harrojë kurrë sado

9

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

larg që të jetë. Autori mundohet ta përcjellë këtë tek vogëlushët dhe t’i bëjë ata që të kuptojnë botën që i rrethon. DDC: 891.983-93 Vendndodhja: Ç 18 Bishqemi, Astrit Astrit Bishqemi u lind në qytetin e Elbasanit më 18 korrik 1943. Pas shkollës së mesme pedagogjike, vazhdoi për matematikë-fizikë në Insitutin Pedagogjik 2-vjeçar të Shkodrës dhe mandej studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe. Ka shërbyer arsimtar në shkolla të ndryshme tetëvjeçare e të mesme të rrethit të vet, në Librazhd, në Peqin e në Elbasan dhe redaktor i gazetës lokale “Shkumbini”. Që nga viti 1981 (fillimisht pedagog i jashtëm), jep leksionet e lëndës letërsi për fëmijë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” – Elbasan. Është autor e bashkëautor në disa tekste të shkollës tetëvjeçare dhe të lartë. Mban titujt “Mësues i Merituar” dhe Profq. As. Dr. në shkencat filologjike. Krijimin e parë e botoi te revista “Fatosi” më 1959. Më tej iu përkushtua tërësisht krijimtarisë letrare për fëmijë, duke botuar këta libra: Romane: “Me vështrimin lart” (1986), “Udhëtim i jashtëzakonsham” (fantastiko-shkencor, 1987, 2000), “Zemër, o bir!” (1999), “Fustanet e dallëndysheve” (2003), “Kronikë me tank” (2004). Novela: “Gjoksshkëmbi” (fantastiko-shkencore, 1972), “Tregim për nënën trimëreshë” (1974), “Përtej oborrit diellor” (fantastiko-shkencore, 1978), “Partizani fotograf” (1980), “Një verë plot ngjarje” (1981), “Kur çelin livarëzat e arës” (1984), “Epitafi dinak” (1994), “Burgu i qelqtë” (1995, 2002), “Doriu i luftërave” (1996), “Zezona e qumështit” (1996), “Për një gotë çaj” (2004). Vëllime me tregime: “Detyra” (1974), “Çelësi i depos” (1976), “Gëzofi i tokës” (fantastiko-shkencor, 1977), “Kallëzimet e kokërrzave të breshërit” (fantastiko-shkencor, 1978), “Fidani i dardhës” (1978), “Drugdhendësi i vogël” (1978), “Trimëria” (1985), “Dhëmbët e ujkut” (1996), “Kur nisa rrugën e shkrimeve” (1997), “Thesi i gjallë” (1998), “Gjyshër e nipër” (2001), “Si i’a hodhëm kompjuterit” (2002), “Papuçe me princ Pisson” (2003). Vëllime me përralla: “Libri i grisur” (1984), “Ali Baba dge dyzet hajdutët” (1993, 2003), “Gazmore e 300 e ca... buzëqeshje sa?” (1996), “Shtëpiza ime” (2003), “Maçoku me celular” (2004), “Nga ditari i një shkrimtari për fëmijë” (2005). *Letërsia për fëmijë / Astrit Bishqemi. – [Tiranë] : Sejko, 1997. - 160 fq.; 16 cm. INDEKS: * Objekti i letersise per femije * Trashegimi teorik ne letersine per femije * Veçanti te stilit ne letersine per femije * Veçanti e figurave stilistike * Ilustrimi i krijimeve letrare per femije Autori për fëmijë, herë pas here ka mbajtur shënime që kishin të bënin me disa sygjerime, kritika dhe njohuri të reja. Dalë nga dalë duke mbledhur eksperiencën të njërit apo të një shkrimtari tjetër materiali po rritej. Me këto studime serioze autori hyn me kopetencë në sekretet e zotësisë krijuese të fëmijve, gjë që përbën një ndihmë shumë të rëndësishme në teorinë e kësaj letërsie. Dy veprat e autorit Bishqemi kanë përfaqësuar momentin final që ai të punonte për të nxjerrë gjithçka që i përket teorisë së

10

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

letërsisë, duke e modifikuar me shënimet e vetë autorit. Autori në këtë vepër është ndalur vetëm në disa pika kryesore të cilat janë: tema dhe problematika e veprave letrare për fëmijë, tragjedia në letërsinë për fëmijë, struktura kompozicionale e romane për fëmijë. Këto shënime i vijnë në ndihmë studentëve, edukatorëve, dhe mësuesve që punojnë mbi interpretimin e letërsisë dhe pse jo edhe shkrimtarëve të rinj që dëshirojnë t’i dedikohen kësaj letërsie. Ky publikim është një sipërmarrje individuale dhe hapi i parë për të kaluar në veprat shkencore të këtij tipi. DDC: 82 Vendndodhja: B 63 *Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë / Astrit Bishqemi. – [Tiranë]: Sejko, 2004. – 945 fq.; 16 cm. INDEKS: * Letersia e shkruar didaktike – fetare per femije * Letersia e shkruar artistike per femije ne fillimet e saj * Letersia moderne shqiptare per femije * Autore te letersise shqiptare per femije ne diaspore Historia e letërsisë për fëmijë është një vepër që ka ardhur pas një pune të gjatë hulumtuese të profesorit të Universitetit të Elbasanit Astrit Bishqemi. Ai është përpjekur që me anë të kësaj vepre të paraqesë një përmbledhje të plotë të historisë së letërsise për fëmijë duke ju ardhur në ndihmë të gjitha kategorive të lexuesve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Gjithashtu, për herë të parë nga autori janë bërë përpjekje për unifikimin e letërsisë për fëmijë që krijohet nga autorë brenda kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë me letërsinë shqipe për fëmijë të krijuar nga shkrimtarë që jetojnë në trojet e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi. Tre gjinitë e lëvruara në këtë përmbledhje janë: poezia (vjersha, fabula, gjëegjëza, poema), proza (tregimi, novela, romani, letërsia artistike-shkencore, përralla e kultivuar) e drama. Për secilën nga këto gjini është dhënë një përshkrim i shkurtër i tematikës së trajtuar, si dhe janë renditur disa të meta e dobësi. Në këtë vëllim është bërë gërshetimi sipas dy kritereve: 1) mbi bazën e kapitujve gjinorë – tematikë 2) mbi bazën e kapitujve monografiikë të autorëve të shquar. Në këtë tekst është bërë nje seleksionim i veprave të shkruara në periudha të ndryshme kohore. Është patur parasysh karakteri rivlerësues për disa autorë e vepra të botuara para Çlirimit ose edhe gjatë kohës së Monizmit. Janë paraqitur ato vepra që i mbijetuan çdo periudhe kohore ku janë çmuar vlerat e tyre të mirëfillta letrare. Vepra ka karakter përshkrues, ku mbizotëron ana informative. Për të pasur një ide më të qartë për librat e vlerësuar në rrjedhë të viteve, në fund të këtij teksti është dhënë një pasqyrë e veprave fituese në konkurset kombëtare letrare, të cilat janë: “Partizani fotograf”, Një verë plot ngjarje”, “Kur çelin livadhëzat e arrës”, “Enigma e mbretit”, “Vëllai i partizanit”, “Udhëtim i jashtëzakonshëm”. DDC: 82 Vendndodhja: B 63

11

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

*Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë: Komentari, Letërsia për fëmijë në botë / Astrit Bishqemi. – Tiranë : Sejko, 2004. – 247 fq.; 16 cm. Astrit Bishqemi me përvojën e tij si studiues i letërsisë për fëmijë ka arritur të hedhë në botim këto vëllime: Letërsia për fëmijë (Komentari), Letërsia për fëmijë (Nëpër botë), Hyrje në teorinë e letërsisë për fëmijë. Në studimet e tij ai trajton çështjet e krijimtarive letrare për fëmijë. Në këtë libër shkrimtari ka zgjedhur vjersha nga autorë të ndryshëm, krijimtaria e të cilëve është pronë e pandashme e letërsisë shqipe për fëmijë. Në veprat e tij, autori nuk ka zgjedhur vetëm të paraqesë poezi për fëmijë por edhe poezi të krijuara për pasurinë e trashëgimisë së vendit. Emigrimi është një temë prezente në vepër, e dënuar si një plagë kombëtare, si dobësia e vendit.

Shqipëri, nëna ime lot nxjerr nga zemra ime, me dashuri dhe mall.

Në poesinë “Ylli i vogël lart në qiell” e poetit Kostandin Kristoforidhi, kërkon të na tregojë për dobinë praktike që ka ndriçimi i yjeve, njohuritë që marrim nga yjet etj. E krijuar me shumë zotësi, kjo poezi ruan bukurinë e freskinë dhe sot e kësaj dite.

Ylli vogël lart në qiell duket porsi zjarr në pyll, sipër dheut lart qëndron xixa-xixa xixëllon.

Bashkë me këto tema, trajtohet edhe motivi i dashurisë, e jetuar tek njerzit e thjeshtë punëtorë. Bukuria e burrit, sipas konceptit të popullit punëtor, qëndron në ashpërsinë dhe në shëndetin e tij. Djaloshi i drejtohet vajzës me fjalë të thjeshta dashurie. Ata njohin forcën e madhe të dashurisë, duan ta kthejnë jetën në gëzim dhe të krijojnë një familje të lumtur. Por shumë poezi të këtij libri janë një fushë konfuzionesh filozofike, për t’i gjetur një kuptim jetës. Aty duket qartë ndjenja kundrejt marrëdhënieve sociale që po krijohen ku “njeriun për njeriun bëhet ujk” dhe ai ka mbetur vetëm pa familje. Atëherë ai merr pamjen e një njeriu të martirizuar.

Jam bota e re që po zëvëndëson atë të vjetrën

Ndërsa, volumi i tretë është thjesht një tekst shkollor, ku paraqiten shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore për fëmijë, trajtohen veçantitë tematike dhe veçantitë e tre gjinive për fëmijë: poezia, fabula dhe poema. DDC: 82 Vendndodhja: B 63

12

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

PERIODIKU

*Pasqyra e Diturisë, maj 2003, n. 1. Gazeta “Pasqyra e Diturisë” është organ i nxënësve të shkollës 9-vjeçare private “Ahmet Dakli”. Botimi i parë i kësaj gazete është bërë në Maj të vitit 2003 dhe fillon me një urim drejtuar nxënësve nga drejtori i shkollës z. Bardhyl Dakli. “Ju lumshin mendjet dhe duart! - thotë ai – Bëfshi përherë punë të tilla të bukura, të mbara dhe me vlerë që do të ngrenë dhe më lart nderin dhe emrin e shkollës sonë”. Nëpërmjet faqeve të kësaj gazete fëmijët do të njihen shkurtimisht me jetën dhe veprën e poetit tonë kombëtar, bilbilit të gjuhës shqipe Naim Frashëri, i cili ka lindur më 25 Maj të vitit 1846 në Frashër të Përmetit. Frashëri me bukurinë e tij natyrore dhe gjallërinë i zhvilloi atij shpirtin meditues dhe ndjenjën për të bukurën. Majvina Bakalli dhe Sonila Lutaj dy nxënëse të klasës së shtatë na sjellin nëpërmjet kësaj gazete vlerat e vërteta të këtij poeti. Po në këtë faqe Tedi Kurmaku një nxënës i klasës së III na sjell disa fjalë të urta për punën dhe të mësuarit. Mjaft bukur rrjedh përshkrimi i dimrit nga nxënësi Donald Balukja i cili edhe pse ende i vogël përpiqet të përshkruajë këtë stinë të ftohtë. Duke shfletuar faqet e kësaj gazete shikon përshkrime të të gjitha stinëve. Mjaft të bukura dhe plot zjarr janë vargjet që i thurren nënës.

Jetoj me ëmbëlsinë e fytyrës tënde, jetoj me buzëqeshjet e tua, je ti aroma e pranverës, je ti ëmbëlsia e jetës. (Ina Bulajka)

Ajo është hyjnorja e familjes sime për mua është një engjëll i zbritur nga qielli (Albi Gega) Nuk mungon në këtë gazetë faqja e kurioziteteve. Këtu do të mësoni për kalanë e Elbasanit, për Via Egnatia dhe për helmin e merimangave, të sjella këto nga Lorena Mitllari. Por jo vetëm kaq, në këtë numër do të gjeni problema, flalëkryqe të bëra nga vetë nxënësit e kësaj shkolle. *Pasqyra e Diturisë, mars 2004, n. 2. Numri i dytë i kësaj gazete ka dalë në Mars të vitit 2004. Në faqen e parë të saj nxënësit i thurrin vargje shkollës së tyre e cila në zemra i zgjon dashuri për Shqipërinë. Një informacion do të gjeni në faqet e kësaj gazete për jetën dhe veprën e të madhit Gjergj Fishta. Më pas Sonila Lutaj na sjell kënaqësitë dhe emocionet e ditës së parë të shkollës.

Nata e shurdhër dhe e gjatë u duk sikur ishte veç një çast për mua nxënësen Sonila Lutaj– thotë ajo, - që mezi po prisja të fillonte shkolla. Duke ecur dëgjoj se si gumëzhin i tërë qyteti. Kur ju afrova shkollës, dëgjova zërat e nxënësve që shkonin deri në qiell dhe treteshin në pafundësinë e tij. Engjëj të bukur dhe flutura krahëshkruara me lule nëpër duar soditnin mjediset e shkollës.

13

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Kjo nxënëse e klasës së VIII na sjell edhe shkrimin me titull “Një udhëtim i paharruar”. Në të Sonila përshkruan udhëtimin për në qytetin Sarandës.

Gjatë udhëtimit, - thotë ajo – dajë Bardhyli ( kështu i thonë fëmijët drejtorit të shkollës) filloi të na fliste për qytetet që linim pas. Ai na tregoi për puset e naftës në Ballsh, për ujin e kristaltë të Tepelenës, për sheshin Çerçiz Topulli, kalanë dhe shtëpitë Gjirokastrite që ishin të renditura si librat në raft, për “syrin e kaltër” i cili ishte vendi më i bukur që më kanë zënë sytë, për qytetin e Sarandës që ishte si një dritë që ndodhej në pemën e krishtlindjeve. Ne vizituam Kështjellën e Ali Pashësh dhe Butrintin ku m’u duk sikur shihja shfaqe të vjetra në kohëra.

Malvina Bakalli dhe Lediana Hyka kanë shkruar “Shembull humanizmi”. Ky shkrim flet për një akt human që ka treguar kjo shkollë kur ka dëgjuar tek Vizioin Plus Emisionin “Sos”, për tre vëllezër të cilët rrezikonin të jetoni në errësirë të plotë, të humbisnin dritën e syrit. Shumë të prekur nga kjo ngjarje, klasa e tetë shpalosi idenë të mblidhnin një shumë parash për këta fëmijë. Për dy ditë arka e përgatitur për paratë kaloi dorë më dorë derisa u mblodhën plot 32.200 të cilat u derdhën tek banka në llogari të këtyre fëmijëve. Shpresojmë që ndihma jonë t’i ndihmojë sado pak, - shprehen nxënësit e kësaj shkolle.

Stop dhuna fëmijët kanë nevojë të rriten, ashtu si u rrite ti. Fë mijët kanë nevojë të dëfrehen, ashtu si dëfreheshe ti. Fëmijët kanë nevojë për dashuri ashtu si kërkoje ti. Stop dhuna. Paqe o fêmijë.

Këto vargje i shkruan nxënësja e klasës së klasës së VII Ina Balukja. Veç këtyre në këtë numër do të gjeni përshkrime, gjëegjëza, fjalëkryqe, kuriozitete, thënie të mençura, gazmore, këshilla, fjalë të urta dhe vizatime të bëra me aq mjeshtëri nga duart e artistëve të vegjël. *Pasqyra e Diturisë, qershor 2004, n. 3. Në Qershor të vitit 2004 del gazeta e tretë e kësaj shkolle e cila në faqen e parë ka një shkrim të shkurtër dedikuar nxënësve të klasës së tetë nga drejtori i kësaj shkolle z. Bardhyl Dakli i cili iu uron atyre suksese në provime. Mësuesi kujdestar Rudolf Deliana përshëndet të tetën e parë të kësaj shkolle duke lënë në fletën e bardhë kujtimet dhe mbresat më të bukura që kanë patur në këto katër vjet. Malvina Bakalli ish nxënëse e kësaj shkolle në shkrimin e saj “Për ty atdhe” shkruan për konkurimin që ka bërë për të hyrë në një nga shkollat më të mira italiane. Kur juria papritur e kish pyetur nëse ishte krenare që ishte shqiptare, ajo çfarë kishte ndierë kjo vajzë në këtë çast ishte shumë patriotike dhe mbresë lënëse, por akoma më e bukur ishte përgjigja e saj. “Jam krenare për gjakun që gurgullon në damarët e mi. Po, jam krenare që jam shqipëtare. Po ju, a jeni krenarë që jeni italianë?” Të gjithë në sallë ishin ngritur në këmbë duke e duartrokitur. Shkrime të bukura dhe plot fantazi për prindërit, njerëzit më të dashur për çdo fëmijë. Ja si e përshkruan Lediana Hyka babanë e saj:

14

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Sytë e tu si ato bajamet e mbushura, qerpikët si halat e një borige, qafa si e një pëllumbi, i japin plot hijeshi portretit tënd. Shpirti yt i kristaltë ka ngritur në zemrën time një fole të ngrohtë dashurie. Ti je mbreti dhe mami mbretëresha e zemrës sime

Ndërsa Denis Hasalla nxënës i klasës së VIII shkruan mbi jetën dhe veprën e një nga dramaturgëve më të mirë të të gjitha kohërave, William Shekspir. Ai është shumë i njohur për veprat e tij si: “Hamleti”, “Mbreti Ilir”, “Otello”, “Makbethi”, etj, etj….Shumë nga këto vepra janë përkthyer nga mjeshtri i madh Fan Noli të cilin një studiues e ka vënë në vendin e tretë në botë si përkthyes i veprave të Shekspirit.

Endet rrugëve, por nuk është rrugaç, plaçin ata që I thonë “plaç”.

Këto vargje janë marrë nga libri “kërkoi pranverën” me autore Ina Balukja. Promovimi i këtij libri është bërë në datën 10 Maj 2004 në ambientet e kësaj shkolle. Në të morën pjesë kryetari i degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Elbasanin, z. Milianov Kallupi, shktimtarët Vehap Xhindolli dhe Mihal Disho. Drejtori i shkollës z. Bardhyl Dakli u uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe suksese për punën krijuese nxënëses Ina Balukja. Gjatë koktejlit nxënës të shkollës recituan pjesë nga libri i autores dhe krijime të tyre. Këtë informacion e sjell në faqet e kësaj gazete nxënësi i klasës së VIII Igli Domi. Veç këtyre duke shfletuar faqet e kësaj gazete do të gjeni dhe përshëndetje, fotografi, përshkrime, gjëegjëza, kuriozitete, fjalëkryqe dhe vizatime mjaft të këndshme. *Pasqyra e Diturisë, janar 2005, n. 4. Në Janar të vitit 2005 nxënësit e kësaj shkolle botojnë gazetën e tyre të katërt. Fillon kjo gazetë me shkrimin e nxënëses Ina Balukja i cili titullohet “Jeronin De Rada”. Ina shkruan mbi jetën dhe veprën e këtij poeti, publiçisti, folkloristi, folologu, mësuesi dhe themeluesi të letërsisë e kulturës arbëreshe. Po këtu ajo shpreh në vargje dëshirën e saj:

Dëshiroj të bëhem mjeke që të gjithë t’i shëroj, dëshiroj të bëhem mësuese që nxënësit t’i mësoj. Dëshiroj që jetën ta gëzoj ëndrrat dua t’i realizoj.

Me frymë patriotike paraqiten vjershat e Ina Pëllumbit dhe Rinor Rasës të cilat i kushtohen flamurit:

Me gjak i gjithi larë je ti madhështinë e ke në zemë,r në shpirt, në gji si ylberi pas shiut ndrin. Në dorë të trimit ti ke Shtëpinë.

Poetesha e vogël Ina Balukja boton në këtë gazetë katër vjersha të shkëputura nga libri i saj. Ato janë: “Harresë”, “Jo lamtumirë”, “Nëna dhe fëmija”, “Mbrëmje”.

15

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Zenajda, Rinori, Mario, Martini, Miki dhe Ani na sjellin përshkrime të stinës së tyre më të preferuar. “Dimri, - thotë Ani – Është stina më e bukur e vitit, sepse bie borë dhe fëmijët zbaviten duke bërë burrë prej bore” Por jo më pak e pëlqyer është stina e vjeshtës pasi në këtë stinë fillon shkolla. “Vjeshta, - thotë Sara, - quhet ndryshe stina e frutave”. “Më pëlqen kjo stinë, -thotë Megi - sepse ka peisazh të bukur, ka fruta të mira dhe të ëmbla”. Mjaft interesante janë dhe gjëegjëzat e bëra nga vetë fëmijët. Këtu mund të përmendim gjëegjëzën për radion të shkruar nga Marius Hysa nxënës i klasës së VI: “Është një kuboit i vogël, që mendje s'ka por di gjithçka”. *Pasqyra e Diturisë, shkurt 2006, n. 5. Në Shkurt të vitit 2006 del gazeta e pestë e kësaj shkolle e cila fillon me një shkrim të nxënësit të klasës VII Rinor Rasa për krenarinë e këtij kombi, për lajmëtaren e ndritur të dashurisë së zotit

Nënë Tereza Shqipëria të nderon të përulen si shenjtorë, je e mbetesh ti gjithmonë, Nënë e Madhe Botërore.

Këto janë disa vargje që i thurr me dashuri Marinela Tusku. Më pas Rinor Rrasa na njeh me Pozitën Gjeografike të Republikës se Shqipërisë e cila shoqërohet me ndjenjat patriotike të dy vogëlushëve, Xheni Çarçani dhe Segi Dervishi. Ja si i këndojnë ata Shqipërisë:

O thesar i mbushur me kujtime, lagur me gjak, me gjak trimash,…….. unë, që të shkruaj, të dua si asgjë tjetër, me asgjë nuk e ndërroj atdheun tim të vjetër…….

Po Anxhela Mezhani si e sheh qytetin e saj?

Me kala me gurë, me sahat të lartë, me njerëz ilirë, me histori të artë.

Mjaft interesante e bëjnë këtë gazetë paraqitja e punimeve të nxënësve të klasave të para, gjëegjëzat dhe fjalëkryqet e bëra nga vetë nxënësit. Nuk do të lija pa përmendur edhe një poezi që më bëri përshtypje. Ajo është shkruar nga vogëlushi Naldi Gega nxënës i klasës së II.

I am like bird living on a tree I am like the sun shining on the sea I like you you like me living together in harmony.

16

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

*Pena e artë, janar 2006. Eshtë një periodik leterar-artistik e shkollës Naim Frashëri.

Jashtë me gjyle Po qëllon janari..... ........dhe kalendari Hap faqen e parë.

Me këto rreshta nis edhe ky periodik I muajit janar 2006. Shumë interesant është rubrika “Kalendari”, ku për muajin janar kujtohen këto data: lindja e Fan Nolit 6 janar 1882, lindja e këngëtarit dhe kompozitorit Italian Adriano Celentano në 6 janar 1939, humbja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbe 17 janar 1468, projektimi I parë I filmit vizatimor “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” në New York më 14 janar 1938, lindja e nobelistit Luis Keroll më 27 janar 1882 I njohur me librin “Liza në botën e çudirave”, lindja e shkrimtarit Ismail Kadare më 28 janar 1936. *Pena e artë, shkurt 2006. Në numrin e muajit shkurt të 2006, gjenden dedikime për muajin dhe informacione mbi jetën artistike të Vath Koreshi. “Shkurti për ne është ai prilli për natyrën”- thonë nxënësit e kësaj shkolle.

Shkurti I shkurtër Po na vjen Më të rritur po na gjen”

Kështu shprehet Oriola e vogël. Në rubrikn “Kalendari” të këtij muaji do të gjeni informacione: Më 12 shkurt 1965 u themelua e para akademi shkencore në Shqipëri, më 14 shkurt 1564 lindi astronomi dhe matematikani italian Galileo Galilei, më 28 shkurt 1903 vdiq shkrimtari i njohur Jorenim De Rada, më 28 shkurt 1892 vdiq shkrimtari Pashko Vaso, 11 shkurt 1650 vdiq filozofi e matematikani Rene Dekart. *Pena e artë, mars 2006 Në gazetën e muajit mars Enereta Bargjo ka shkruar disa vargje për shkollën e saj:

Pa ty do te isha një dru pa fletë Pa ty do të isha një zog pa krahë Me ty jeta ka kuptim Me ty ndihem vërtet njeri.

Nxënëja e klasës së gjashtë Semena Allushi bën një përshkrim mjaft të bukur për stinën e pranverës: “Pranvera e madhe shkriu talentin e saj dhe tw gjitha motrave bukuri të rrallë u fal”.

17

Biblioteka Elbasanit “Qemal Baholli” Biografi e bibliografi analitike të autorëve të literaturës shqiptare për fëmijë

Majft nteresant është informazioni mbi historikun e shkollës N. Frashëri, e cila është hapur në vitin 1908. Shkolla kishte vetëm 4 mësues dhe 50 nxënës. Në këtë shkollë bëheshin takime për të përmirësuar marëdhëniet me shkollat e tjera dhe për të shkëmbyer esperienca të mira. Duke shfletuar rubrikën “Kalendari” do të gjejmë këto informacione: më 7 mars 1887 u hap shkolla e parë shqipe në Korçë, më 8 mars dita kombëtare e gruas, më 13 mars 1965 vdiq Fan Noli, 14 mars Dita e Verës, 14 mars 1880 lindi Aleksandër Xhuvani, 23 mars lindi Odhise Grillo dhe më 24 mars 18866 lindi Andon Zako Cajupi.

18