klinika kriminalistike

10
Pyetja e pare: 1. Cfarë studjon balistika, dhe si ndahet ajo. 2. C’jane armet e zjarrit, si klasifikohen ato ? 3. Sa llojë gjurmësh krijohen gjate procesit te qitjes me arme zjarri, dhe cilat jane ato ? 4. Cilat janë gjurmët e faktorëve plotësues të qitjes, dhe përse shërbejnë ato? 5. Sa lloje qitjesh kemi dhe cilat jane ato ? 1. Balistika eshte shkenca qe studjon ligjet e levizjes e te fluturimit te predhes (plumbave, saçmave) ne kanalin e tytes se armes dhe jashte saj. Ajo ndahet ne balistike te brendshme, qe studion dukurite qe ndodhin ne kanalin e tytes se armes, dhe ne balistike te jashtme, qe studjon levizjen e predhes pas daljes se saj nga tyta e armes. 2. Armet e zjarrit jane mjete qe shfrytezojne energjine e çliruar prej barutit gjate djegies, per te hedhur, nepermjet tytes, predhen (ose saçmat) ne nje drejtim e largesi te caktuar. Armet e zjarrit klasifikohen ne tre grupe te medha: armet luftarake, te gjahut e ato sportive. 3. Gjate procesit te qitjes, krijohen dy lloje gjurmesh: ato mekanike-traseologjike mbi predhe e gezhoje, dhe ato kimiko- fizike te faktoreve plotesues te qitjes, te cilat depozitohen ne arme, ne objektin e demtuar dhe mbi vete qitesin.

Upload: valdet-krasniqi

Post on 20-Dec-2015

234 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

Kriminalistik

TRANSCRIPT

Page 1: Klinika Kriminalistike

Pyetja e pare:

1. Cfarë studjon balistika, dhe si ndahet ajo.

2. C’jane armet e zjarrit, si klasifikohen ato ?

3. Sa llojë gjurmësh krijohen gjate procesit te qitjes me arme zjarri, dhe cilat jane ato ?

4. Cilat janë gjurmët e faktorëve plotësues të qitjes, dhe përse shërbejnë ato?

5. Sa lloje qitjesh kemi dhe cilat jane ato ?

1. Balistika eshte shkenca qe studjon ligjet e levizjes e te fluturimit te predhes (plumbave, saçmave) ne kanalin e tytes se armes dhe jashte saj.

Ajo ndahet ne balistike te brendshme, qe studion dukurite qe ndodhin ne kanalin e tytes se armes, dhe ne balistike te jashtme, qe studjon levizjen e predhes pas daljes se saj nga tyta e armes.

2. Armet e zjarrit jane mjete qe shfrytezojne energjine e çliruar prej barutit gjate djegies, per te hedhur, nepermjet tytes, predhen (ose saçmat) ne nje drejtim e largesi te caktuar.

Armet e zjarrit klasifikohen ne tre grupe te medha: armet luftarake, te gjahut e ato sportive.

3. Gjate procesit te qitjes, krijohen dy lloje gjurmesh: ato mekanike-traseologjike mbi predhe e gezhoje, dhe ato kimiko-fizike te faktoreve plotesues te qitjes, te cilat depozitohen ne arme, ne objektin e demtuar dhe mbi vete qitesin.

4. Bashke me predhen nga tyta e armes dalin edhe flake e gazra, bloze, kokrriza gjysem te djegura e te padjegura baruti, mbetje vaji, qe shoqerojne predhen ne nje fare largesie. Keto quhen gjurme te faktoreve plotesues te qitjes dhe sherbejne per te percaktuar largesine e qitjes (distancen nga tyta e armes deri tek objekti i goditur).

Page 2: Klinika Kriminalistike

5. Kemi tre lloje qitjesh, Ato jane :

- Qitje me puthitje (puqitje), veç formes karakteristike ne vartesi te numrit te vjaskave, brezit rreth vrimes se hyrjes, kerkohen edhe mbetjet e faktoreve plotesues te qitjes brenda ne kanalin e kalimit te predhes ne trup, duke aplikuar ekzaminimet mikroskopike;

- Qitje ne distance te afert, rreth demtimit (vrimes se hyrjes) kerkohen gjurmet e veprimit mekanik dhe termik te gazrave, depozitimi i blozes e kokrrizave gjysme te djegura ose te padjegura te barutit, dhe mbetje vaji me te cilin ka qene lyer nga brenda tyta e armes. Faktoret plotesues te qitjes e shoqerojne predhen ne nje fare largesie, e cila varet nga lloji i armes, por sidoqofte nuk e kalon asnjehere largesine 100–120 cm tek armet e gjata dhe 50–60 cm tek armet e shkurtera;

- Qitje ne distance te largeta, mbi 1m, per vrimen e hyrjes gjykohet vetem mbi bazen e brezit te fshirjes kur qitja eshte bere mbi te direkt. Ne qitjet e dyta brezi i fshirjes eshte me i dukshem, sepse predha merr me vehte edhe blozen e qitjes se pare dhe kjo depozitohet rreth vrimes se hyrjes.

Pyetja e dyte:

1. Cfarë studjon daktiloskopia?

2. Nisur nga qendra, si klasifikohen figurat papilare dhe tipi i figures papilare ?

3. Cfare kupton me shnja te pergjithshme ne daktiloskopi ? (ilustroi e emertoi ato)

4. Cfare kupton me shenja te veçanta ne daktiloskopi ? (ilustroi e emertoi ato)

5. Kur themi qe nje gjurme gishti eshte e vlefshme per identifikim ?

1. Daktiloskopia eshte shkenca qe merret me studimin e gjurmeve te gishtave, pellembeve te duarve dhe shputave te kembeve.

2. Nisur nga qendra, figurat papilare klasifikohen ne tre tipa baze: lakore, rrethore dhe harkore. Tipi i figures papilare percaktohet nga forma gjeometrike qe ka qendra e figures.

Page 3: Klinika Kriminalistike

3. Me shenja te pergjithshme ne daktiloskopi kuptohen tipat e figurave papilare qe pasqyrohen ne qendren e gjurmes.

4. Me shenja te veçanta te gjurmeve papilare ne daktiloskopi kuptohen veçorite e ndertimit te vijave papilare.

5. Qe nje gjurme gishti te jete e vlefshme per identifikim ajo duhet te kete minimumi 12 karakteristika individuale me vlera identifikuese

Pyetja e trete:

1. Cilat jane mikrogjurmet me natyre fiziko-kimike ?

2. Cilat jane mikrogjurmet me natyre biologjike?

3. Cili eshte procesi i trajtimit te ketyre mikrogjurmeve ne vendin e ngjarjes e larg tij ?

4. Cilat jane gjurmet traseologjike ?

5. Ç’është Kriminalistika ? Kush konsiderohet të jetë ekspert kriminalist ?

1. Mikrogjurmet me natyre fiziko-kimike jane prova te imta materiale, mbetje ne trajte njollash, gjurme kontakti etj, te cilat perfaqesojne pjese substancash me perberje dhe strukture te dhene me natyre kimike, organike e joorganike me origjine natyrore ose industriale. Mikrogjurmet me natyre fiziko-kimike jane mbetjet e dheut dhe pluhurit, grimca xhami e boje, fibra tekstile, mbetje druri e bimesh, etj.

2. Mikrogjurmet me natyre biologjike jane njollat e gjakut, floke e qime, njolla sperme, materiali vaginal e peshtyme, dhe mbetje te indeve trupore.

Page 4: Klinika Kriminalistike

3. Procesi i trajtimit te ketyre mikrogjurmeve ne vendin e ngjarjes dhe larg tij, ne vendin ku ato gjenden, kalon ne disa faza: kerkimi, zbulimi, studimi, fiksimi, marrja e ambalazhimi i tyre.

4. Gjurmet traseologjike me te perhapura, tek te cilat synon keqyrja e vendit te ngjarjes jane :

a. gjurmet e kembeve te mbathura;

b. gjurmet e gomave ( protektoret ) te automjeteve dhe

c. gjurmet e veglave te thyerjes.

Secila kategori e ketyre gjurmeve traseologjike paraqet specifika lidhur me kerkimin, zbulimin, studimin, fiksimin, marrjen e ambalazhimin e tyre ne vendin e ngjarjes.

5. Kriminalistika është shkenca e studimit të gjurmëve të krimit në vendin e ngjarjes dhe e ekzaminimit të tyre në laborator, me qëllim zbulimin e krimeve dhe identifikimin e autorëve të tyre. Ekspert kriminalist është specialisti që ushtron veprimtarinë e tij në një nga fushat e kriminalistikës.

Si bëhet fiksimi i kufomës në vendin e ngjarjes ?

a. Me fotografi e skicë; b. Me Akt-ekspertimi

c. Në Proces-verbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes

d. Në Vendimin për kryerjen e ekspertimit

e. Në Proces-verbalin e këqyrjes së kufomës

Pyetja 2 – Nisur nga qëndra, në sa tipa bazë klasifikohen figurat papilare?

a. Rrethore; b. E përzier c.Rrethore me një deltë

d. Lakore e. Harkore f. Harkore me një deltë

Page 5: Klinika Kriminalistike

Pyetja 3 –Vrima e hyrjes në qitjet direkte me armë zjarri në largësi, karakterizohet :

a.Depozitim i faktorëve plotësues të qitjes b. Prania e brezit të fshirjes

c.Përmasa të mëdha të plagës d. Drejtimi i indeve nga brënda

Pyetja 4 – Mikrogjurmët me natyrë biologjike janë :

a. njollat e gjakut, b. flokë e qime, c. grimca xhami e boje

d. njolla sperme e. fibra tekstile f. materiali vaginal e pështymë

Pyetja 5 – Gjurma e gishtit e tipit rrethorë karakterizohet nga:

a. Një deltë majtas b. Asnjë deltë c. Një deltë djathtas

d. Me dy delta e. Një deltë

Pyetja 6– Cilat janë gjurmët traseologjike ne balistikë :

a. Gropëza në fundin e gëzhojës b. Fisheku kal.7.62 mm.

c.Vijëzat në trupin e predhës d. Baruti e bloza

Pyetja 7 – Eksperimenti hetimor zhvillohet në rastet kur vendi i ngjarjes :

a. Është ruajtur b. Nuk është ruajtur

c.Eksperimenti përsëritet disa herë c.Eksperimenti nuk përsëritet

Page 6: Klinika Kriminalistike

Pyetja 8 – Në vendin e ngjarjes: vrasje me armë zjarri, gjenden :

a. Gjurmë këmbe të mbathur b. Brazda e strangulacionit

c. Gjurmë duarsh d. Mikrogjurmë

e. Shkendijë elektrike f. Viktimë

IV. Problem (casus ) kriminalistik : Duke ju përmbajtur të dhënave dhe kërkesave të problemit, studenti duhet t’a zgjidhë atë, duke dhënë argumentat përkatëse. Vlerësimi deri 20 pikë të mundshme.

1. Në vendin e ngjarjes: vrasja me armë zjarri e shtetasit A.B. u gjenden prova materiale të ndryshme, si automjeti i autorit, viktima, dy gëzhoja, dy gjurmë gishti. Në vendin e ngjarjes grupi hetimorë bëri veprimet e duhura procedurale.

A - Cilët janë pjestarët e grupit hetimorë ?

B - Cilat janë dokumentet proceduriale që duhet të përpilohen në vendngjarje ?

C - Ç’farë veprimesh duhet të kryej secili pjestarë i grupit hetimorë në këtë vend-ngjarje.

Jepni argumentat tuaja përshkruese e ilustruese me hollësi.

Përgjigje:

A - Cilët janë pjestarët e grupit hetimorë ?

Në vendin e ngjarjes grupi hetimorë përbëhet nga: Prokurori ose Oficeri i Policisë Gjyqësore; Eksperti kriminalist, Mjeku-ligjor dhe dy Dëshmitarë të pranishëm që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

Page 7: Klinika Kriminalistike

B - Cilat janë dokumentet proceduriale që duhet të përpilohen në vendngjarje ?

Në vendin e ngjarjes duhet të kryhen këto veprime procedurile:

1. Proces-verbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes

2. Fotografimi i vendit të ngjarjes (fotografi orientuese, të përgjithshme, të ndryshme e të detajuara)

3. Skica e vendit të ngjarjes

4. Raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes

5. Proces-verbali i këqyrjes së kufomës

6. Proces-verbali i këqyrjes së automjetit

C - Ç’farë veprimesh duhet të kryej secili pjestarë i grupit hetimorë në këtë vend-ngjarje.

Është e rëndësishme që fillimisht duhet të përcaktohet teritori i vendit të ngjarjes, i cili rrethohet me shirit letre, në mënyrë që aty të mos futet asnjë person.

Prokurori ose hetuesi perpilon:

1. Proces-verbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, i cili përpilohet në vendin e ngjarjes, dhe që është i vetmi dokument procedurial në bazë të cilit fillon çështja penale, e rëndësishme është që të vendoset në fillim data dhe ora e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Më pas duhet të shkruhen emrat e pjestarëve të grupit hetimorë që marrin pjesë në këtë këqyrje, të cilat janë: Prokurori ose Oficeri i Policisë Gjyqësore; Eksperti kriminalist, Mjeku-ligjor dhe dy Dëshmitarë të pranishëm që nuk kanë lidhje me ngjarjen.

2. Proces verbalin e keqyrjes se automjetit te autorit, ku merr pjese dhe eksperti kriminalist i keqyrjes se vendit te ngjarjes;

3. Proces verbalin e keqyrjes se viktimes, ku marrin pjese dhe eksperti kriminalist i keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe mjeku ligjor.

Eksperti kriminalist kryen keto veprime:

Page 8: Klinika Kriminalistike

1.Fikson provat materiale me ane te fotografise duke perdorur kater lloje pamjesh (orientuese, te pergjithshme, te ndryshme e te detajuar);

2. Ben skicen e vendit te ngjarjes;

3. Perpilon Raportin e keqyrjes se vendit te ngjarjes.