kreu iii gjendja e zhvillimit turistik ... - doktoratura ne ut€¦ · nëse turizmi në shqipëri...

30
KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI 3.1. Zhvillimi i turizmit në Mal të Zi në krahasim me Shqipërinë Krahasuar me Shqipërinë, Mali i Zi karakterizohet me një traditë të gjatë të bërit turizëm. Kjo traditë e gjatë prej rreth 136 vitesh sipas Prof. Rade Ratkoviq, pra qe nga hapja e hotelit të parë në qytetin e Cetinës në vitin 1864 dhe resortit të parë në Zelenikë (qytezë afer Herceg-Novit) në vitin 1902, Malin e Zi e rëndite në vendet e njohura turistike të Mesdheut. Studimet e shumta të autorëve si malazez ashtu edhe të huaj theksojnë se turizmi në Mal të Zi u zhvillua me mjaft vështirësi të ndikuar nga kushtet e vështira të relievit të cilat parasëgjithash penguan zhvillimin e infrastrukturës rrugore, pastaj situatat politike që ndodhen në rajonin e Ballkanit etj. Një situatë e vështirë e zhvillimit të turizmit u vërejtë edhe gjatë 50-të viteve të para të shekullit të kaluar. Gjatë periudhës së Jugosllavisë së Parë në vitin 1936 u ndërtua vetëm një hotel (Hotel " Avalla " në Budvë) 117 . Pas Luftës së Dytë Botërore 1941-1945 dhe pasojave që u shkaktuan, mënjeherë nisi procesi i ndërtimit të vendit. Vetëm aty nga fundi i viteve 50-ta dhe fillimi i viteve 60-ta të shekullit të kaluar nisën investimet e para në fushën e turizmit. Kështu në vitin 1960 u hap njëra nga qendrat më të njohura turistike në bregdetin malazez ishulli turistik " Shën Stefani " (Sveti Stefan). Vitet 60-ta u cilësuan si vite që u shoqëruan me investime të fuqishme në turizëm nga shteti të përfituara kryesisht nga huatë mori qeveria e ish-Jugosllavisë. Këto investime zgjaten në një periudhë 15 vjeçare deri në vitin 1975 118 . Pas këtij viti kemi një periudhë stanjacioni të zhvillimit të turizmit e cila kulmoi me termetin e 15 prillit të vitit 1979, i cili i dha një goditje të fortë infrastrukturës turistike. Si rezultat i ndihmave nga solidariteti që treguan republikat e ish-Jugosllavisë dhe vendet tjera që ndihmuan Malin e Zi u bë e mundur që të rifilloj një cikël i ri i zhvillimit të turizmit. Gjatë procesit të zhvillimit të turizmit, në ndryshim me Shqipërinë, në Mal të Zi u vërejt një preokupim 117 Porf. Dr. Ratkovic R. – Strateški izazovi crnogorskog turizma u drugoj deceniji trećeg milenijuma – Budva 2010, fq.1 118 Porf. Dr. Ratkovic R. – Strateški izazovi crnogorskog turizma u drugoj deceniji trećeg milenijuma – Budva 2010

Upload: others

Post on 22-Aug-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

KREU III

GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

3.1. Zhvillimi i turizmit në Mal të Zi në krahasim me Shqipërinë

Krahasuar me Shqipërinë, Mali i Zi karakterizohet me një traditë të gjatë të bërit

turizëm. Kjo traditë e gjatë prej rreth 136 vitesh sipas Prof. Rade Ratkoviq, pra qe nga

hapja e hotelit të parë në qytetin e Cetinës në vitin 1864 dhe resortit të parë në Zelenikë

(qytezë afer Herceg-Novit) në vitin 1902, Malin e Zi e rëndite në vendet e njohura

turistike të Mesdheut. Studimet e shumta të autorëve si malazez ashtu edhe të huaj

theksojnë se turizmi në Mal të Zi u zhvillua me mjaft vështirësi të ndikuar nga kushtet e

vështira të relievit të cilat parasëgjithash penguan zhvillimin e infrastrukturës rrugore,

pastaj situatat politike që ndodhen në rajonin e Ballkanit etj.

Një situatë e vështirë e zhvillimit të turizmit u vërejtë edhe gjatë 50-të viteve të para të

shekullit të kaluar. Gjatë periudhës së Jugosllavisë së Parë në vitin 1936 u ndërtua

vetëm një hotel (Hotel " Avalla " në Budvë) 117. Pas Luftës së Dytë Botërore 1941-1945

dhe pasojave që u shkaktuan, mënjeherë nisi procesi i ndërtimit të vendit. Vetëm aty

nga fundi i viteve 50-ta dhe fillimi i viteve 60-ta të shekullit të kaluar nisën investimet e

para në fushën e turizmit. Kështu në vitin 1960 u hap njëra nga qendrat më të njohura

turistike në bregdetin malazez ishulli turistik " Shën Stefani " (Sveti Stefan).

Vitet 60-ta u cilësuan si vite që u shoqëruan me investime të fuqishme në turizëm nga

shteti të përfituara kryesisht nga huatë që mori qeveria e ish-Jugosllavisë. Këto

investime zgjaten në një periudhë 15 vjeçare deri në vitin 1975118. Pas këtij viti kemi një

periudhë stanjacioni të zhvillimit të turizmit e cila kulmoi me termetin e 15 prillit të vitit

1979, i cili i dha një goditje të fortë infrastrukturës turistike. Si rezultat i ndihmave nga

solidariteti që treguan republikat e ish-Jugosllavisë dhe vendet tjera që ndihmuan Malin

e Zi u bë e mundur që të rifilloj një cikël i ri i zhvillimit të turizmit. Gjatë procesit të

zhvillimit të turizmit, në ndryshim me Shqipërinë, në Mal të Zi u vërejt një preokupim117

Porf. Dr. Ratkovic R. – Strateški izazovi crnogorskog turizma u drugoj deceniji trećeg milenijuma – Budva 2010, fq.1118 Porf. Dr. Ratkovic R. – Strateški izazovi crnogorskog turizma u drugoj deceniji trećeg milenijuma – Budva 2010

Page 2: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

dhe angazhim më i madhë i shtetit në rritjen e kapaciteteve të vendosjes. Nësë në

Shqipëri gjatë vitetev 70-ta u ndërtua nga një hotel në disa qytete të vendit, në Mal të Zi

qeveria ndertoi disa komplekse hotelesh të cilat u koncentruan kryesisht në hapsirën

bregdetare duke filluar nga Ulqini në jug e deri të Herceg – Novi në veri. Në pamjen e

mëposhtme vërehet një nga komplekset me te medha turistike të ndertuar në rivieren e

Budvas gjatë viteve 70-ta me emrin " Slovenska Plaza". Krahas objekteve hoteliere

gjatë këtyre viteve u ndërtuan një sërë objektesh të tjera me karakter komercial

(restorante, kafeteri si dhe objekte private), pra iniciativa private mori një zhvillim

ndryshe nga Shqipëria, ku ajo ishte e ndaluar nga shteti. Sipas të dhënave statistikore në

vitin 1978 numri i shtretërve ishte 21.975 ndërsa në vitin 1990 ky numër arriti në

33.905 shtretër dhe numri i fjetjeve u rrit nga 9.3 milion në 10.2 milion ku rreth 40% u

relizua në objektet hoteliere dhe 60% në objektet (komplementare)119. Nëse e

krahasojmë me Shqipërinë verejmë se në vitet 70-ta u relizuan vetëm 19 985 fjetje

kundrejt 9.3 milion fjetjeve që tregon qartë se në Mal të Zi turizmi nga viti në vit po

përjetonte një rritje te vazhdueshme.

119 Prof. Dr. Rakovic R. - Strateški izazovi crnogorskog turizma u drugoj deceniji trećeg milenijuma – Budva2010, fq.2

Page 3: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Foto.4. Pamje nga kompleksi i hoteleve ne rivieren e Budvës

Si vite të arta në turizmin e Malit të Zi llogaritet gjysma e dytë e viteve 80-të që

korespondonë edhe me periudhën paratranzicionit. Nëse turizmi në Shqipëri kishte një

karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk kishte interes që ta

zhvilloj këtë degë të ekonomisë por u koncentrua ne zhvillimin e industrisë së rëndë, në

Mal të Zi turizmi u cilësua si motor i zhvillimit ekonomik të vendit. Duke ndjekur një

politikë më liberale krahasuar më Shqipërinë shteti i ish-Jugosllavisë nga vitet 1960-

1980 zhvilloj llojin e turizmit masiv, i cili bazohej në çmimet e ulëta si pjesë kryesore e

ofertës turistike. Një politikë e tillë u zbatua edhe në Mal të Zi ku përveç turistëve

vendas (fjala është për turistët nga republikat e Jugosllavisë), oferta turistike u orjentua

edhe në tregjet ndërkombëtare kryesisht të Europës Përendimore, Lindore etj. Politika

që u instalua në Shqipëri bëri që për dekada të tëra, deri në rënien e komunizmit në

fillim të viteve 90-të, turistët perëndimor të ishin të pakët krahasuar më Malin e Zi.

Gjithashtu, si rezultat i mosmarveshjeve politike në mes dy qeverive për dekada të tëra

(deri në fillim të viteve 90-të), tregu i Shqipërisë nuk ishte pjesë e ofertës turistike të

Malit të Zi. Nga kjo mund të konludojmë se levizjet turistike në mes dy vendeve

(Shqipëri – Mali i Zi) ishin të pa përfillshme të bazuara kryesisht në vizita familjare si

dhe në gurpe jo më shumë se 30 persona, prandaj edhe numri i këtyre levizjeve nuk

ishte i ndonjë rëndësie të veçantë. Krahasuar me Shqipërinë ku turistët e huaj ishin

kryesisht nga vendet e kampit socialist në Mal të Zi si tregje kryesore turistike në

Page 4: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

periudhën e dytë të shek. të XX-të kryesisht ishin nga Europa Perëndimore dhe

pikerisht nga RF Gjermanisë me rreth 40%, Britania e Madhe 19%, pastaj

Çekosllovakia me 10% etj. Në tabelen e meposhtme vërehen qartë përqindjet që kanë

zënë vendet të ndryshme ne turizmin e Malit të Zi deri në fund të viteve 80-të.

Tab. 8: Përqindja e turistëve të huaj në Mal të Zi në fund të viteve 80-të

Vëndet 1963 1968 1973 1978 1984 1985 1989

Gjermania 38.4 % 36.5 % 49.2 % 44.2 % 44.1 % 42 % 31.2 %

B. Madhe 19.4 % 12.7 % 15.7 % 11.2 % 15.7 % 21.8 % 35.4 %

Çekosllovakia 0.9 % 23.2 % 9.8 % 13.4 % 10.1 % 9.7 % 6.4 %

Franca 6.9 % 2.9 % 4.6 % 3.1 % 4.0 % 2.5 % 0.9 %

Holanda 0.4 % 2.4 % 3.0 % 1.5 % 3.1 % 4.0 % 5.8 %

Suedia 0.6 % 5.6 % 0.2 % 1.8 % 4.3 % 3.2 % 2.0 %

Austrija 5.6 % 3.4 % 2.1 % 2.5 % 1.4 % 1.2 % 2.8 %

Italia 1.8 % 1.6 % 3.7 % 3.5 % 3.7 % 2.6 % 3.1 %

B.Sovjetik 0.5 % 2.2 % 3.4 % 3.1 % 2.8 % 2.6 % 4.5 %

Polonia 3.5 % 3.0 % 1.8 % 1.7 % 0.3 % 0.7 % 1.6 %

Belgjika 2.0 % 0.6 % 1.8 % 1.3 % 1.5 % 1.6 % 1.5 %

Danimarka 0.2 % 0.7 % 0.3 % 0.1 % 3.0 % 3.9 % 0.7 %

SHBA 3.3 % 1.1 % 1.7 % 0.5 % 1.1 % 0.3 % 0.3 %

Zvicra 2.5 % 1.0 % 0.9 % 0.8 % 1.9 % 0.5 % 0.7 %

Hungaria - 0.5 % 1.1 % 2.7 % 0.3 % 0.4 % 0.8 %

Norvegjia - 0.2 % 0.1 % 0.8 % 1.8 % 1.4 % -

Të tjera 13.9 % 2.4 % 0.6 % 7.8 % 1.6 % 1.6 % 2.3 %

Gjithsejt 100 % 100 % 100 % 100 % 100 % 100 % 100 %

Burimi:Statisticki godisnjak Podgorica – 1990

Page 5: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Siç vërehet nga të dhënat e mësipërme mund të konstatojmë se Europa Përendimore

merrte pjesë me 79% të numrit të përgjithshem të turistëve ndërsa Europa Lindore zinte

vetem 21%. Ndërsa në Shqipëri të dhënat statistikore kanë një karakter tjetër ku vendet

e Europës Lindore përbënin mbi 90% të numrit të përgjithshem të turistëve të huaj.

Këto të dhëna janë si tregues i qartë i levizjeve turistike që u zhvilluan në të dy këto

vende gjatë gjysmës së dytë të shek. XX-të.

Graf.3: Përqindjet që kanë zënë turistët e huaj në numrin e përgjithshem të turistëve të dy vendeve deri në vitet 1990

ShqipëriMali i Zi

Burimi: Për Shqipërin Doka Dh. Draçi B.- Gjeografia e Turizmit SHBLU, Tiranë 2009, për Malin e Zi,

Satiasticki godisnjak, Podgorica 1990

Një karakteristikë me rëndësi në ecurinë e lëvizjeve turistike në Mal të Zi është edhe

kohëzgjatja e qëndrimit, e cila pasqyrohet në tabelën e mëposhtme :

Page 6: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Tab. 9. Numri i ditëve të qëndrimit të turistëve në Mal të Zi në vitet 1960-1997

Turistët 1960 1965 1970 1978 1985 1987 1991 1997

Vendas 8.4 11.0 9.7 8.1 9.8 8.1 8.3 7.7

Të huaj 5.8 7.5 9.4 8.5 9.8 9.8 8.2 7.3

Mesat.e

diteve

8.0 9.5 9.5 8.3 9.8 8.1 8.3 7.6

Burimi: Monstat –Statisticki godisnjak 1999

Siç mund të vërejmë nga të dhënat e tabelës, si vite më numrin më të lartë të

kohëqendrimit të turistëve në Mal të Zi mund të merren vitet 1985 – 1987. Një fenomen

të tillë të zgjatjes së kohëqëndrimit mesatarisht deri në 10 ditë deri në fund të viteve 80-

ta u vërejt edhe në Shqipëri. Ndërsa me fillimin e viteve 90-të numri mesatar i ditëve të

qëndrimit si tek turistët vendas dhe ato të huaj fillon e bie. Si shkaqe kryesore për këtë

rënie të kohëqendrimit të turistëve nga aferisht 10 në 5 – 6 ditë mund ti gjejmë në

proceset politike dhe ekonomike që u zhvilluan në fillim të viteve 90-të si në Europë

ashtu edhe në rajonin e Ballkanit pikërisht në luftërat që u zhvilluan në ish- Jugosllavi,

me rënien e nivelit të standardit jetesor, me amortizimin e objekteve hoteliere etj. Të

dhënat statistikore tregojnë qartë se viti 1987, si viti më i "artë" i turizmit në Mal të Zi,

u karakterizua nga rritja si e numrit të fjetjeve ashtu edhe të numrit të shtretërve.Kjo më

së miri vërehet në skemën e mëposhtëm.

Viti 1987

Hotelet 30825 Komplementar 115554

46379 Gjithsej

Page 7: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Gjithashtu ky vit njohu rritje edhe të numrit të fjetjeve më rreth 10. 823. 900 nga të cilët

rreth 7.060 200 u relizuan nga turistët vendas ndërsa 3 763 700 u relizuan nga turistët e

huaj. Nësë këto të dhëna i krahasojmë me Shqipërinë mund të kokludojmë se si për nga

Page 8: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

numri i shtretërve ashtu edhe të numrit të fjetjeve, turizmi në Mal të Zi qëndron shumë

më mirë pasi edhe situatat politike te ndjekura nga qeveritë e të dy vendeve ishin të

ndryshme ku më favorizuese për zhvillimin e turizmit ishte politika turistike e ndjekur

nga Mali i Zi.

Përsa iu përket turistëve vendas deri në fund të viteve 80-ta turistët nga Serbia përbënin

43% ose 63% të numrit të përgjithshem të turistëve vendas, ndërsa turistët nga Bosnja

zinin 8% ose 11% të numrit të përgjithshem të turistëve vendas120.

Një karakteristikë që duhet theksuar gjatë gjysmës së dytë të shek.XX-të kishte të bënte

me sezonalitetin e turizmit që sipas statistikave zgjaste mbi 120 ditë. Ndërsa sot

karakteri i sezonalitetit është reduktuar shumë duke u mbështetur vetëm në 50-60 ditë

kryesisht në muajt korrik – gusht që korespondojnë me pikun e sezonit turistikë për të

dy vendet.

Duke iu referuar të dhënave statistikore, Mali i Zi si vend i vogël deri në vitin 1989 në

turizmin e RSFJ-së merrte pjesë me 10%121. Ndryshe nga Kroacia ku turistët e huaj

zinin 62%, në Mal të Zi turistët e huaj zinin vetëm 33% të numrit të përgjithshem të

turistëve. Sipas analizave të bëra gjatë kësaj periudhe dy janë faktoret qe ndikuan në

këtë përqindje të ulët të turistëve të huaj në krahasim me Kroacinë:

1. Pjesëmarrja relativisht e vonë në turizëm kryesisht gjatë viteve 80-të dhe pa një

organizim dhe orijentim të qartë të emrit të Malit të Zi si destinacion turistik në

tregjet prestigjioze ndërkombëtare.

2. Infrasruktura rrugore shumë e dobët ku turistët që vinin me aeroplan të tipit

Çarter nga aeroporti i Qilipit në (Dubrovnik – Kroaci) dhe Tivatit më tepër u

koncentronin në pjesën veriore të bregdetit malazez (Herceg – Novi, Budvë,

Tivat, Kotorr etj), ndërsa pjesa jugore si Ulqini - Tivari etj, ku udhëtimi zgjaste

3-4 orë, për shumë turistë ishte i papranueshëm. Gjithashtu edhe për turistët që

120 Prof. Dr. Rakovic R. - Strateški izazovi crnogorskog turizma u drugoj deceniji trećeg milenijuma – Budva 2010 fq.12121 Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020 – Ministarstvo turizma i zastite zivotnesredine,Podgorica 2008

Page 9: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

vinin me mjetet e veta kryesisht nga Kroacia, pjesa veriore e bregdetit malazez

ishte më afër se pjesa jugore, si Ulqini, Tivari.

Me rreth 3.030.000 fjetje që u relizuan në vitin 1989 (ku nga ky vit nis edhe rënia e

turizmit në Mal të Zi) si vende kryesore që kishin një peshë të madhe në levizjet

turistike Gjermania realizonte rreth 35%, Britania e Madhe 21%, Çekia 8.4%, Holanda

5.6% etj122.Më fillimin e viteve 90-ta filluan edhe incidentet politike dhe konfliktet në

ish-Jugosllavi, pjesë e të cilës ishte edhe Mali i Zi. Kjo krizë politike e cila kulmoi me

luftëra dhe shpërbërje të RSFJ-së, në mes tjerash ndikoj negativisht edhe në ecurinë e

zhvillimit turistik të Malit të Zi. Si rrjedhojë periudha nga 1990-2003 në literaturën

turistike malazeze u cilësua si periudha e stanjacionit të zhvillimit ekonomik të vendit

duke mos anashkaluar as zhvillimin e turizmit. Gjatë kësaj periudhe të ardhurat nga

turizmi pësuan rënie me 1/3 dhe ekonomia turistike pësoj një humbje të thellë,

gjithashtu edhe industria e ndërtimit pësoj një stanjacion si rezultat i mungesës së

financimeve shtetërore. Ndërsa si përjashtim gjatë kësaj periudhe bëjnë vetëm

iniciativat private të cilat filluan të lulëzojnë dhe këto iniciativa u përqendruan kryesisht

në objektet private të banimit me qëllim përfitimi nga turizmi.

Si shkaqe kryesore të stanjacionit turistik në Mal të Zi mund të veçojmë :

Ndryshimet politike në Europën Lindore që sollën rënie të shpejtë të

numrit të turistëve,

Ndërsa sipas Ministrisë së turizmit të Kroacisë e cila veçonë se rënia e

kërkesës turistike në ( Mal të Zi ), ndodhi si rezultat i ofertës së dobët

turistike, amortizimit të hoteleve ku për më shumë se një dekadë nuk u

ndërtua asnjë hotel, ndërsa hotelet ekzistuese nuk u renovuan dhe nuk u

përshtaten kërkesës dhe zhvillimit të turizmit në vendet e tjera mesdhetare.

Vjetërsia e hoteleve në Mal të Zi i kalon mbi 40 vjetë123

.

122 Masterplan – Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020 godine Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine,Podgorica 2008, fq. 8123 Masterplan – Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020 godine Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine,Podgorica 2008, fq. 9

Page 10: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Rreth 90 deri 95% e kapaciteteve të vendosjes në Mal të Zi ishin përshtatur

turistëve më buxhet të vogël. Kjo strategji nuk arriti ti rezistoj trendeve të

zhvillimit të turizmit në rajonin e Mesdheut.

Nga të dhënat e tabelës së mëposhtme mund të vërehet edhe numri i turistëve që kanë

vizituar Malin e Zi pas viteve 90-të.

Tab.10. Numri i turistëve në Mal të Zi në vitet 1990 - 2002

Vitet Nr. i turistëve Netë turistike Kohqëndrimi në

ditë1990 1.112.700 10.225.800 8.3

1991 684.700 5.042.900 8

1992 413.600 2.752.800 7.5

1993 423.400 3.235.600 7

1994 603.081 4.383.533 7.3

1995 624.878 4.215.689 7.3

1996 657.539 4.602.624 7.3

1998 622.036 4.558.110 7.3

1999 297.905 2.034.634 5

2000 448.106 3.185.153 5.6

2001 555.040 4.011.413 6.5

2002 541.699 3.685.504 6.3

Burimi : Ministria e turizmit e Malit të Zi – dokument intern

Nga të dhënat e tabelës mund të vërehet qartë se numri i turistëve nga viti 1991 – 2000

ka rënie të ndjeshme krahasuar me vitin 1990. Kjo rënie e numrit të turistëve (kryesisht

Page 11: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

turistëve të huaj) më së tepërmi u ndikua nga konfliktet në ish – Jugosllavi, ndonëse

Mali i Zi nuk u përfshi në këto konflikte, megjithatë duke qenë në një situatë të tillë

dhe pranë vatrave të konflikteve numri i turistëve pësoi rënie. Hiperinflacionit i vitit

1993 shënoi një rënie tjetër të numrit të turistëve. Rënie më të ndjeshme të numrit të

turistëve, siç vërehet edhe në tabelë, shënuan vitet 1998 - 1999 që lidhet direkt më

konfliktin në Kosovë dhe sulmet e NATO-s. Një fenomen që u vërejt pas viteve 90-të

është edhe numri i kohëqendrimit ditor të turistëve që ka pësuar rënie nga 8.3 ditë në

vitin 1990 në 6.3 ditë pas viteve 2000. Sa i përket strukturës së turistëve nga viti 1990 –

2000 gjëndja është e tillë ku turistët nga Serbija dhe ish republikat e Jugosllavisë

përbënin peshën kryesore, ndërsa tursitët e huaj kryesisht ishin nga Çekia, Sllovakia,

Rusija, Polonia, Gjermania etj. Nga viti 1998 turistët nga ish- Jugosllavia si (turistët

nga Sllovenia, Maqedonia, Bosnja, Kroacia) me perjashtim të Serbisë u quajtën turistë

të huaj124. Megjithatë si rezultat i kushteve politike që u krijuan në vend gjatë viteve

90-të verejmë se numri i turistëve në Mal të Zi është më i lartë se në Shqipëri. Në

grafikun e mëposhtëm mund të vërejmë ecurinë e numrit të turistëve në Mal të Zi 1990 – 2000

Graf.4: Numri i turistëve në Mal të Zi në vitet 1990 - 2002

1991 fillimi i luftrave ne RSFJ

1993Hiperinflacioni

1999Bombardimet eNATO-s

Burimi: Masterplan – Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2010 godine – Podgorica 2001

124 Martinovic.P – Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njegovog razvoja ( Punim Master ) , Ljubljana 2003, fq. 48

Page 12: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Përmirësimi i situatës turistike në Mal të Zi filloj nga viti 2004 e në vazhdim. Gjatë

këtyre viteve Mali i Zi me angazhimin maksimal arriti që të dal në tregjet

ndërkombëtare të cilët për një dekadë e gjysëm i kishte humbur. Gjatë kësaj periudhe u

rikonstruktuan hotelet e privatizuar gjatë procesit të privatizimit që nisi në vitet 90-taë

më së tepërmi në rivierën e Budvës, si dhe u ndërtuan disa hotele të tjera ku më kryesori

është hoteli "Splendid". Nëse bëjme krahasimin e ecurisë së zhvillimit të turizmit në

mes dy vendeve nga vitet 2006 deri në vitin 2010 do vërejmë ndryshime të theksuara

si në:

strukturën e turistëve,

në numrin e tyre,

në të ardhurat nga ky sektor etj.

Të dhënat statistikore tregojnë se si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi struktura e

turistëve nga viti në vit pësoi ndryshime. Në Mal të Zi pas shpalljes së pamvarësisë me

referendum në vitin 2006 vërehet qartë një ndryshim i strukturë së turistëve. Nëse deri

në fillim të viteve 90-të peshën kryesore të turistëve të huaj e përbënin turistët nga

Gjermania, Britania e Madhe si dhe vëndet e tjera të Europës, në dekadën e fundit dhe

pikerisht pas vitit 2006 vendin kryesor në turistët e huaj tani e zënë: Serbija, Rusija,

Bosnja e Hercegovina, Italija, Hungarija etj. (Duhet theksuar se në vitet 2006-2007

turistët nga Serbija u konsideruan si turistë vendas, ndërsa pas këtij viti në statistikat

turistike ato konsiderohen si turistë të huaj). Për periudhën nga viti 2006 – 2010 numri i

turistëve që kanë vizituar Shqipërinë dhe Malin e Zi nga viti në vit ka pësuar rritje. Kjo

rritje pasqyrohet më së miri edhe në tabelën e mëposhtme:

Page 13: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Tab.11. Numri i turistëve në Shqipëri dhe Mal të Zi në vitet 2006 - 2010

Shqipëri *Mali i Zi

Nr. i turist. V i t i Nr. i turist.

2006 9.26056 2006 8.80000

2007 1.098.765 2007 1.780.000

2008 1.330.138 2008 1.200.000

2009 1.786.045 2009 1.210.000

2010 2.302.899 2010 1.260.000

Burimi: për Shqipërinë Instat, për *Malin e Zi Monstat

Graf. 5: Numri i turistëve në Shqipëri dhe Mal të Zi 2006-2010

Burimi: Për Shqipërinë Instat, për *Malin e Zi Monstat

Page 14: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Sipas grafikëve mund të vërejmë se nga viti 2006 e deri në vitin 2010 numri i turistëve

në Shqipëri vazhdimisht ka pësuar rritje permanente, ndërsa në Mal të Zi vërejmë se viti

2007 ka numrin më të madh të turistëve, ndërsa në tre vitet e fundit kemi një rënie

graduale të numrit të turistëve. Kjo rënie lidhet me krizën financiare që ka prekur

vendet nga i cili Mali i Zi përfiton turistë, si dhe më çmimet e larta që nuk i

korespondon ofertës turistike të vendit. Kjo ka ndikuar që turistët të orientohen drejt

tregjeve të tjera turistike. Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri është e bazuar në

çmimet e ulëta krahasuar me Malin e Zi, si dhe nga ndërtimi i rrugës së Kombit që lidh

Kosovën, nga e cila Shqipëria përfiton numrin më të madh të turistëve. Ndryshe

turistët që vijnë nga Kosova në Shqipëri njihen si "turistë patriotik". Duke iu referuar

statistikave të ndryshme muaji që ka fluksin më të madh të vizitorëve të huaj është

muaji gusht, i cili përputhet edhe me periudhën e turizmit pranë plazheve të të dy

vendeve të studimit. Ndërkohë në muajt e tjerë në Shqipëri vihet re një numër shumë

më i kufizuar vizitorësh. Kjo tregon që llojet e tjera të turizmit, përveç turizmit

bregdetar në Shqipëri akoma nuk po marrin një zhvillim të duhur. Ndërsa në Mal të Zi,

ndryshe nga Shqipëria si rezultat i zhvillimit të infrastruktursë turistike turizmi dimëror

është më i zhvilluar. Kjo ndikon që edhe gjatë periudhës së dimërit zonat malore si:

Kolashini dhe Zhablaku, të frekuentohen nga turistët të cilët ndikojnë në përmirësimin e

ekonomisë së këtyre qendrave.

Në analizën e numrit të përgjithshem të turistëve për të dy vendet turistët europianë

përbëjnë burimin kryesor me mbi 80% të numrit të tyre, kurse turistët nga vendet e tjera

si Amerika, Azia etj, zënë nga 5 deri në 2% të numrit të përgjithshem të turistëve.

Megjithatë Rajoni i Ballkanit vazhdon të jetë akoma burimi kryesor i turistëve si për

Malin e Zi ashtu edhe Shqipërinë.

Duke iu referuar të dhënave statistikore vërejmë se në 10 vendet kryesore të cilat

furnizojnë tregun turistik, në Mal të Zi për vitet 2009 – 2010 Serbija zë vendin e parë,

ndërsa Gjermania si vend i zhvilliuar dhe që deri në fund të viteve 80-të ishte

furnizuesja kryesore e turizmit në Mal të Zi, tani është shumë më larg dhjetëshes së

parë. Ajo çka vlen të theksohet lidhet më faktin se gjatë 2-3 viteve të fundit pra duke

filluar nga viti 2008, 2009, 2010 Shqipëria e cila deri në vitet 2000 u konsiderua si një

Page 15: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

treg pa interes turistik në vitet 2009 – 2010 u rendit në dhjetë vëndet e para që preferojn

në Malin e Zi. Pra kemi një konsolidim të tregut turistik nga Shqipëria. Kjo është

favorizuar edhe nga hapja e vendkalimit kufitar Muriqan – Sukobinë në vitin 2002, e

cila shkurtoi distancen për në bregdetin e Malit të Zi dhe anasjelltas.

Tab.12. Struktura turistike në Mal të Zi në vitet 2009 – 2010

Nr

Rend.

Vëndet

Netë turistike

Të shprehura në përqindje

2009 2010 2009 2010

1 Ser

2298720 2263183 34.98 % 35.51 %

2 Rus

1060510 1045956 16.14 % 16.41 %

3 Hercegovina

778455 743396 11.85 % 11.66 %

4 Ita

225876 220862 3.44 % 3.46 %

5 Hungarija

205259 202829 3.12 % 3.18 %

6 Fra

193983 190448 2.95 % 2.99 %

7 Shqipërija

192145 185301 2.92 % 2.91 %

8 Çek

171643 171102 2.61 % 2.68 %

9 Maqedonija

153530 138585 2.34 % 2.17 %

10 Pol

123557 122412 1.88 % 1.92 %

11Të

1167439 1090136 17.77 % 17.10 %

Gjithsejt6571117 6374210 100 % 100 %

Page 16: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Burimi: Prof.Dr. Ratkovic R. – Strateski izazovi Crnogorskog turizma u drugoj deceniji treceg

milenijuma, Budva 2010, fq. 7

Page 17: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Graf. 6: Struktura e turistëve në Mal të Zi në vitin 2009

Burimi: Prof.Dr. Ratkovic R. – Strateski izazovi Crnogorskog turizma u drugoj deceniji treceg

milenijuma, Budva 2010, fq. 7

Siç mund të vërehet në krye të strukturës së turistëve qendron Serbija me 34% të

turistëve të huaj. Gjithashtu në pesë vendet e para në tregun turistik të Malit të Zi

rënditen përveç Serbisë edhe Rusija me 16%, B.e Hercegovina me 18% , pastaj vijnë

Italia, Hungaria, Franca dhe Shqipëria125.

Turistët të cilët vijnë nga Kosova në të shumtën e rasteve llogariten si turistë të Serbisë.

Një përllogaritje e tillë nga ana e entit statistikor dhe institucioneve tjera statistikore në

Mal të Zi është e gabuar pasi turistët që vijnë nga Kosova zënë një përqindje të

konsiderueshme dhe kur dihet se në qytetin e Ulqinit turistët kosovarë përbëjnë mbi 50

% të numrit të përgjithshëm të turistëve.

125 Masterplan – Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020 godine, Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, Podgorica 2008

Page 18: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Duke iu referuar të dhënave statistikore të Ministrisë së Turizmit dhe zhvillimit të

qëndrueshëm të Malit të Zi, si dhe të dhënat e tabelës së mëposhtme, mund të

kokludojmë se turistët nga Kosova përveç bregdetit shqiptar, si destinacion të tyrin kanë

edhe bregdetin e Ulqinit.

Tab. 13. Numri i turistëve në Ulqin për vitin 2010

Shtetet Numri i turisteve

Kosove 42682

Shqiperi 11951

Poloni 4091

Bosnje Hercegovine 2172

Rusi 1826

France 1825

Gjermani 1727

Maqedoni 1360

Çeki 1222

Hungari 1207

Slloveni 791

Burimi: PHU – Plani Hapsinor i Ulqinit – Podgoricë 2011, fq.168 dhe Ministria e turizmit dhe zhvillimit

të qëndrueshëm - dokumenti intern

Kosova është një shtet i pamvarur dhe si e tillë duhet të trajtohet edhe në të dhënat

statistikore të Monstatit (Enti për statistika i Malit të Zi) . Një gjë te tillë e vërteton edhe

tabela ku për Ulqinin turistët nga Kosova zëjnë vendin e parë.

Page 19: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Një tjetër veçori që po vërehet në turizmin e Malit të Zi është edhe prania e turistëve

nga Rusia, të cilët nga viti 2001 e deri në vitin 2010 kanë njohur rritje të vazhdueshme

nga 10. 000 në (2001) në 150.000 në vitin 2010126. Kështu vetëm për periudhen nga viti

2008 – 2010 numri i truistëve nga Rusija është rritur me rreth 26%127. Turistët rusë më

së tepërmi preferojnë klimën, bregdetin malazez si dhe objektet kulturo – historike të

favorizuar edhe nga lehtësimi i qarkullimit që iu ka krijuar qeveria e Malit të Zi.

Një situatë e ngjajshme vazhdoi edhe në vitin 2010 e cila pasqyrohet edhe në grafikun e

mëposhtem:

Graf. 7: Struktura e turistëve në Mal të Zi në vitin 2010

Burimi: Ministria e Turizmit dhe zhvillimit te qëndrueshëm e Malit të Zi

Në Shqipëri kemi një situatë krejtësisht ndryshe krahasuar me Malin e Zi përsa i përket

strukturës së turistëve. Kështu nga dhjetë vëndet kryesore të cilët preferojnë Shqipërinë

si destinacion turistik Kosova dhe Maqedonia zënë vendet e para. Interesante është se

126

PUP – (Plani Hapësinor i Ulqinit) – Podgoricë – maj 2011, fq 156127 Po aty, fq. 158

Page 20: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk
Page 21: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

sipas studimit të bërë nga Open Data Albania për zhvillimin e turizmit në Shqipëri gjatë

viteve të fundit vërehet qartë se krahasuar me Malin e Zi kemi këtë strukturë të turistëve

Tab.14. Struktura e turistëve ne Shqipëri në vitet 2008-2010

Nr.

Rend.

Vëndet Nr. turis

Të Diferen. ne %

2008-20102008 2010 2008 2010

1 Kosovë 341801 113894 28.9% 25.8% 33%

2 Maqedoni 324771 103459 27.5% 23% 32%

3 Mali i Zi 120125 65243 10.1% 15% 54%

4 Greqi 85505 45132 8,3% 10% 53%

5 Itali 98573 43630 7.2%10% 44%

6 Turqi 32575 15251 5.05%3% 47%

7 B.Madhe 60043 18463 5.09%4% 31%

8 Serbi 59557 15368 2.7%3% 26%

9 Gjermani 38428 14474 3.2%3% 38%

10 France 18369 7263 1.5%2% 40%

Burimi: MTKRS-së e Shqipërisë

Në grafikun e mëposhtëm vërejmë edhe përqindjen që zënë secili nga vendet furnizuese

të turizmit në Shqipëri në vitin 2008 – 2010 ku Kosova dhe Maqedonia përbëjnë

boshtin kryesor në strukturën e turistëve. Me rëndësi është të përmendim se në dhjetë

vëndet e para të strukturës së turistëve marrin pjesë edhe turistët nga Gjermania, si

vendi me levizje më të shumta turistike në Europë dhe Botë. Gjithashtu nga të dhënat

Page 22: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

statistikore mund të konkludojmë se vendet europiane janë furnizuesit kryesorë të

turizmit për të dy vendet e studimit. Kështu në turizmin e Shqipërisë Europa mërr pjesë

me 92%, ndërsa turistët nga Kontinenti Amerikan dhe ai Aziatik marrin pjesë me 5 dhe

2%. Ndërsa në Mal të Zi turistët nga Europa zëjnë rreth 80% të numrit të përgjithshëm.

Graf. 8: Struktura e turistëve në Shqipëri në vitet 2009

Burimi: MTKRS-së e Shqipërisë

Siç mund të vërehet edhe nga grafiku në vitin 2010 pothuajse kemi një situatë të

ngjajshme me tendencë rritje të ndjeshme të përqindjes së turistëve që vijnë nga vendet

nga të cilat Shqipëria " importon " më së shumti turistë. E veçantë është se turistët që

vijnë nga Mali i Zi si në vitin 2008 adhtu edhe në vitin 2010 më se tepërmi janë turistë

ditor ose për fundjavë, biznes etj.

Page 23: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Graf. 9: Struktura e turistëve në Shqipëri në vitet 2009

Burimi: MTKRS – e Shqipërisë

Siç mund të vërehet nga të dhënat statistikore dhe paraqitja grafike e tyre për të dy

vendet turistët nga Shqipëria dhe ato që vijnë nga Mali i Zi gjithnjë e më tepër po zënë

një vend të rëndësishëm në strukturën e turisteve.

Një karakteristikë e përbashkët për të dy vendet është se turizmi duke pasur karakter

sezonal me kohëqendrim prej 6.3 deri në 7 ditë edhe turistët që i preferojnë këto vende

kanë karakter më tepër pushues. Krakteri sezonal i turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi

më se tepërmi është i lidhur me klimën e favorshme që ato kanë me parametra të

përaferta me vendet mesdhetare, si riviera Franceze ose Portugeze me verë të nxehtë

dhe të thatë duke ofruar kushte të mira për turizmin e banjove diellore.

Vendet si Gjermania, B.Madhe, Polonia, Çekia, Italia, Holanda, Franca etj. akoma nuk

po zënë një peshë të madhe në strukturë turistike të te dy vendeve megjithë përpjekjet

që po bëjnë aktorët e turizmit të dy vendeve me agjensitë dhe touroperatorët prestigjozë

gjermane si TUI dhe NECERMAN me qëllim rikthimin e turistëve gjermanë. Nësë

bëjmë një krahasim me Kroacinë, si vend me një turizëm më të zhvilluar do të vërejmë

se struktura turistike është krejtësisht ndryshe ku në vend të parë janë turistët nga

Page 24: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Gjermania me rreth 21%, pastaj vinë turistët nga Sllovenia me 12%, Italia me 10%,

Austria me 8.5% ndersa turistët nga Çekia, Polonia, Holanda etj., zëjnë një perqindje që

sillet nga 5 – 8%128.

Për të pasur një strukturë të tillë të turistëve Shqipëria dhe Mali i Zi brenda Strategjive

të Turizmit duhet të përmirësojnë infrastrukturën turistike, cilësinë e hoteleve,

shërbimeve si dhe marketingun turistik duke ushtruar edhe modelin e konkurencës si

vende me potenciale të shumta turistike që akoma nuk janë vënë në shfrytëzim të

zhvillimit turistik.

Si elementë tjetër më rëndësi në vlerësimin e zhvillimit të turizmit janë edhe të ardhurat

nga ky sektor. Nga të dhënat statistikore të cilave u jam referuar nga viti 2006 e në

vazhdim të ardhurat nga turizmi për Shqipërinë dhe Malin e Zi kanë këtë raport:

Tab. 15. Krahasim i të ardhurave nga turizmi për vitet 2006 - 2009

Shqipëri Mali i Zi *

Vitet Të ardhurat Vitet Të ardhurat

2006 805 milionë € 2006 322.3 milionë €

2007 1 miliardë € 2007 480 milionë €

2008 1.1 miliardë € 2008 495 milionë €

2009 1.3 miliardë € 2009 490 milionë €

Burimi: Banka e Shqipërisë, * Banka Qëndrore e Malit te Zi

Siç mund të vërehet edhe nga të dhënat e tabelës, nga viti 2006 e në vazhdim të

ardhurat nga turistët janë rritur ndjeshëm që lidhet edhe me rritjen e numrit të turistëve

të huaj. Pra edhe pse numri i vizitorëve të huaj është një tregues i rëndësishëm i

zhvillimit të turizmit në një vend, është e domosdoshme që të analizohet edhe rritja e të

ardhurave nga ky aktivitet.

128 Prof.Dr. Ratkovic R. – Strateski izazovi Crnogorskog turizma u drugoj deceniji treceg milenijuma –Budva 2010

Page 25: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Dy janë faktorët kryesorë që përcaktojnë efektet ekonomike të turizmit :

1. Të ardhurat mesatare ditore të turistëve në ditë.

2. Numri i përgjithëshem i fjetjeve.

Gjithashtu si faktorë tjetër në përcaktimin e të ardhurave nga turizmi mund të merren

edhe shpenzimet e turistëve ditorë që kryesisht vizitojnë qendrat historike si kalatë,

muzeumet, galeritë, panairet etj., për të cilët nuk ekzistojnë të dhëna të sakta

statistikore. Në bazë të disa përllogaritjeve të bëra nga Banka Qëndrore e Malit të Zi një

turistë në ditë shpenzonë rreth 42.5€ (të dhënat kanë si bazë hotelet mesatarë me 2**

dhe 3***) si dhe apartamentet e të njëjtës kategori, restorantet, marketet etj).

Graf. 10: Krahasimi i të ardhurave nga turizmi për vitet 2006 - 2009

Shqipëri Mali i Zi *

Burimi: Banka e Shqipërisë, *Strategija razvoja turizma u Crnoj Gori do 2020- Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine,Podgorica 2008

Në paraqitjen grafike mund të vërejmë qartë edhe diferencën e të ardhurave në mes

Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku Shqipëria ka një epërsi të dukshme me rreth 37% më

shumë, krahasuar me Malin e Zi.

Page 26: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Në vlerësimin e përgjithshëm të të ardhurave për të dy vendet si bazë referuese janë

hotelet, motelet, restorantet etj, që në literaturën turistike njihen si objekte bazë. Një

problem në vlerësimin e të ardhurave për të dy vendet paraqet sektori privat, ose

objektet komplementare, të cilët dispononjnë një numër të madh të shtretërve, të cilët

në të shumtën e rasteve nuk janë të regjistruar prandaj edhe vlerësimi i skate i të

ardhurave nga turizmi për të dy vendet është mjaft i vështirë. Kështu sipas Ministrisë së

Turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Malit të Zi vetëm në qytetin e Ulqinit numri i

shtretërve në sektorin privat në vitin 2010 ishte 16.944 shtretër ndërsa po sipas kësaj

Ministrie ky numër është shumë here më i madhë dhe sillet diku rreth 56.270 shtretër.

Sipas disa anketimeve të zhvilluara në korrik të viti 2010 ne këtë qytet numri i

shtretërve mund të llogaritet në mbi 100.000 shtretër. Kurse në rang shteti ky numër

është shumë herë më i madh dhe se pjesa më e madhe e tyre shtrihet në zonën

bregdetare. Ky është një faktor që ndikon në ekonominë informale jo vetëm të qytetit të

Ulqinit, por edhe të qendrave të tjera turistike si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri.

Me fillimin e krizës financiare globale edhe turizmi në të dy vendet po përjeton

problemet e veta. Megjithatë duke qenë si tregje me çmime relativisht të uleta edhe

turistët që preferojnë këto vende si Shqipërinë dhe Malin e Zi lidhen kryesisht me

turizmin masiv me fuqi të ulët shpenzuese, prandaj edhe të ardhurat nga sektori i

turizmit janë konstante të lidhura kryesisht nga fuqia shpenzuese e këtyre turisteve që

krahasuar me Kroacinë ose vendet e tjera të rajonit është shumë e ulët.

Rritja e të ardhurave nga turizmi në Mal të Zi lidhet kryesisht me disa faktorë si :

privatizimi i objekteve hoteliere dhe investimeve që u bënë në këtë sektor,

përmirësimi i ofertës dhe kapciteteve turistike,

promovimi intenziv i turizmit në panairet ndërkombëtare,

zgjatja e sezonit turistik,

futja e touroperatorëve të huaj turistik,

rritja e interesit të turistëve të huaj për zonat malore turistike etj.

Në Shqipëri si faktorë që ndikuan në rritjen e të ardhurave janë :

Page 27: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

interesi për të njohur vendin si bregdetin, objektet kulturo – historike, zonat malore etj

rritja dhe përmirësimi i kapaciteteve të vendosjes (hotele, bujtina private etj.)

çmimet e ulëta,

infrastruktura rrugore,

rritja e turistëve të huaj,

marketingu turistik, sidomos nga agjensitë turistike etj.

Në bazë të analizës mbi ecurinë e zhvillimit të turizmit në mes Shqipërisë dhe Malit të

Zi mund të konkludojmë se zhvillimi i turizmit në të dy vendet ka kaluar nëpër disa faza

të cilat mund ti ndajmë,

Për Shqipërinë:

nga vitet 1945 – 1960

1960 – 1990

1990 – 1999

nga viti 2000 e në vazhdim

Të gjitha këto faza u krakterizuan nga zhvillime të ndryshme politike dhe socio –

ekonomike, të cilat ndikuan edhe në ecurinë e zhvillimit të turizmit. Nga ajo se çka u

trajtua më lart si faktor kyç në ecurinë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri përcaktuese

është faktori politik, i cili gjatë periudhës 45 vjeçare ishte faktori kryesor në zhvillimin

ekonomik të tipit socialist që u instalua në vend. Faktori politik luajti rolin vendimtarë

si në propagandën turistike, në ecurinë e numrit të turistëve të huaj, në infrastrukturën

turistike (ku vërejtëm mungesë të investimeve në objekte hoteliere, në restorante etj.),

në të ardhurat ekonomike etj. Duke qenë një "ideologji e huaj" turizmi në Shqipëri nuk

u cilësua si faktor kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit ku zhvillimi i turizmit

privat ishte i ndaluar. Prandaj të dhënat statistikore që i parqitem më lartë tregojnë qartë

për strukturën e turistëve, si dhe për rëndësinë që kishte turizmi në Shqipëri krahasuar

me Malin e Zi. Periudha e rënies së komunizmit u shoqëruar me tranzicion në të gjitha

Page 28: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

sferat e jetës dhe ekonomisë, duke ndikuar në fillimin e një etape të re në zhvillimin e

turizmit në Shqipëri. Periudha pas viteve 90-të pati mjaft oshilacione si në jetën

politike, sociale, ekonomike etj. Kalimi nga një ekonomi e centralizuar në ekonomi të

tregut pati ndikim edhe në turizmin e vendit. Në këtë prizëm turizmi si një degë e re e

ekonomisë gjithnjë e më tepër po zë një vend të rëndësishëm në strategjitë dhe politikat

e zhvillimit të vendit.

Viti 1997 në literaturën turistike të Shqipërisë mund të quhet si një goditje për

ekonominë e brishtë që iu bë vendit. Kjo situatë që u krijua nga firmat rentiere që

ndryshe u quajtën piramida dhe pasojat që ato shkaktuan ndikuan negativisht në

imazhin turistik të vendit dhe në zhvillimin e turizmit.

Një goditje tjetër e radhës në zhvillimin e turizmit në Shqipëri i dha lufta e Kosovës e

vitit 1999. Pas vitit 2000 dhe stabilitetit politik që u krijua në rajonin e ballkanit të

ndikuar edhe nga Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore i ideuar nga BE-ja po

krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e turizmit duke shfrytëzuar potencialet

natyrore dhe historiko – kulturore që gjithnjë e më tepër po bëhen pjesë e strategjive

dhe politikave ekonomike të vendit. Ky interes i zhvillimit të turizmit po tërheq edhe

investime të fuqishme që nga viti në vit kanë si qëllim përmirësimin e infrastrukturës

turistike si p.sh. investimet në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Prishtinë, rrugës së

Bregut në Rivierën Shqiptare, si dhe disa akse të tjerë më interes, në ndërtimin e

objekteve të vendosjes etj. Të gjitha këto po ndikojnë që Shqipëria të orijentohet drejt

zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm ku të dhënat që i paraqitem më lart si të numrit

të turistëve, strukturës dhe të ardhurave nga turizmi, megjithë krizën financiare globale,

të dhënat vazhdojnë të jenë optimiste dhe që tregojnë për një rritje të turizmit.

Krahasuar me Shqipërinë ecuria e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi nga sa u trajtua më

lartë ndoqi këto etapa :

1945 – 1960

1960 – 1979

1980 – 1989

Page 29: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

1990 – 1999

pas vitit 2000 e në vazhdim

Nga kjo mund të konkludojmë se periudha nga viti 1945 – 1960 në litraturen malazeze

u cilësua si periudha e ndërtimit të vendit që u karakterizua nga një zhvillim i ulët i

turizmit.

Fillimi i viteve 60-ta në Mal të Zi cilësohet si fillimi i zhvillimit të turizmit. Gjatë kësaj

periudhe u bënë disa investime të rëndësishme në infrastrukturën turistike të Malit të Zi

që ndikuan në përmirësimin e ofertës turistike. Turizmi masiv, çmimet e ulëta etj., ishin

disa nga pikat e forta të politikës turistike që e veçuan Malin e Zi nga politika turistike

e Shqipërisë. Një goditje të rëndë turizmit në Mal të Zi i dha termeti i vitit 1979 që u

cilësua si pëngesë në zhvillimin e turizmit.

Vitet 1985 – 1989 siç u trajtuan më lart u cilësuan si vitet më të arta të zhvillimit të

turizmit në Mal të Zi. Këto vite u karakterizuan si nga rritja e numrit të turistëve, nga

rritja e numrit të netëve turistike ashtu edhe nga të ardhurat që u relizuan nga turizmi

etj.

Ndryshe nga Shqipëria turizmi në Mal të Zi u cliësua si prioritet i zhvillimit ekonomik

të vendit dhe jo " ideologji e huaj ".

Ndryshimet politike që ndodhen në fillim te viteve 90-të dhe me kalimin në sistemin

pluralist në ish-Jugosllavi u shoqëruan me konflikte të armatosura. Këto ndikuan që për

më shumë se një dekadë Mali i Zi të humb imazhin që kishte krijuar për afro 30 vite në

tregjet prestigjioze turistike të Europës Perëndimore. Periudha 1990 – 1999 në

literaturen turistike malazeze është quajtur si periudha e stanjacionit turistik. Ky

stanjacion u vërejt si në rënien e numrit të turistëve, në ndryshimin e strukturës së

turistëve, në amortizimin e objekteve hoteliere etj., të cilët u trajtuan më lart. Vetëm pas

viteve 2000 turizmi në Mal të Zi do filloj të njoh rritje, duke nisë një fazë të re të

zhvillimit. Gjithashtu me shkëputjen nga Serbia me referendumin e vitit 2006 dhe me

hartimin e strategjive të reja të turizmit, Mali i Zi gradualisht po rifiton imazhin e

humbur në tregjet ndërkombëtare turistike.

Page 30: KREU III GJENDJA E ZHVILLIMIT TURISTIK ... - Doktoratura ne UT€¦ · Nëse turizmi në Shqipëri kishte një karakter tjetër duke u quajtur si ideologji e huaj dhe që shteti nuk

Tashmë të dy vendet në kudër të kushteve të reja të krijuara nga kriza finanaciare duhet të

orijentohen drejt zhvillimit të turizmit të qendrueshëm dukuri kjo që është në perputhje

me trendet aktuale të levizjeve turistike në Europë dhe më gjërë. Ndonëse Mali i Zi

pretendon të zhvilloj turizmin e lartë por që për ofertën turistike dhe politikën e çmimeve

dhe cilësinë e hotelve që ofron akoma nuk i plotëson kushtet për të terhequr këtë lloj turizmi

që mbeshtet në shpenzimet e larta. Mendoj se në kushtet aktuale të krizës finaciare botërore

si Mali i Zi ashtu edhe Shqipëria duhet të zhvillojnë një politikë më konkoruese përsa

iu përket paketave turistike. Mendoj se edhe në dekaden e ardheshëm turizmi masiv do të

jetë kryesori në statistikat turistike të të dy vendeve. Orijentimi drejt turizmit alternativ

si ekoturizmit, turizmit qytetar, turizmit të kongreseve, turizmit dimëror etj, duhet të

shihet si prioritet pasi të dy vendet ofrojnë kushte të mira dhe që akoma nuk janë shfrytëzuar

sa duhet në funksion të turizmit. Shqipëria si destinacion i ri turistik, por jo i panjohur, ka

shansin që të përfitoj nga gabimet e vendeve të rajonit.