kultivimi i duhanitkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat...

12
Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT KULTIVIMI I DUHANIT

Upload: others

Post on 31-May-2020

17 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo

MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURALMINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJAMINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

KULTIVIMI I DUHANIT

Page 2: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,
Page 3: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

3

KULTIVIMI I DUHANIT

Origjina, përhapja dhe rëndësia ekonomike

Duhani origjinën e ka nga Amerika, prej nga Kristofor Kolombo e solli për herë të

parë në Evropë. Për evropianët historia e duhanit fillon me zbulimin e Amerikës,

prej nga përhapet në Spanjë, Francë, Belgjikë dhe në gjithë Evropën.

Rëndësia ekonomike e duhanit është e madhe ngase furnizon me lëndë të parë një

industri shumë të zhvilluar dhe gjithnjë në përsosje. Duhani është kulturë bujqë-

sore që ka treg të përhershëm dhe të garantuar. Duhani është burim i rëndësishëm

punësimi. Është një kulturë që kërkon pa përjashtim mobilizimin e gjithë familjes.

Kultivimi i duhanit është mënyra më tipike e zhvillimit të bujqësisë, alternativë më

fitimprurëse për fermerët e zonave rurale, me kulturë familjare e sociale.

Faktorët që përcaktojnë prodhimin e duhanit

Si bimë me origjinë nga viset e ngrohta, duhani u përshtatet shumë mirë kushteve

të ndryshme klimatike e tokësore. Në rendiment dhe në cilësinë e duhanit ndikojnë

shumë faktorë, por faktorë themelorë që ndikojnë drejtpërdrejt në prodhim dhe

cilësinë e duhanit janë:

Ndikimi i tokës – Toka ka ndikim shumë të madh në rritjen dhe zhvillimin e bimës.

Nga lloji dhe tipi i tokës i jepet duhanit veçori specifike. Në përgjithësi tokat e lehta,

ranore dhe të ajrosura mirë, ndikojnë në cilësinë dhe zhvillimin e bimëve me gjethe

të holla dhe nervaturë pak të theksuar. Reaksioni acidik(pH) është më i favorshëm

për rritjen dhe zhvillimin normal të duhanit, si dhe shmang zhvillimin e sëmundjeve

bakteriale.

Te duhani oriental toka ndikon shumë në cilësinë e prodhimit. Ky tip i duhanit për-

shtatet në tokat e shkrifëta, që e ruajnë lagështinë dhe janë të mbrojtura nga gër-

ryerjet.

Page 4: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

4

Ndikimi i klimës – Klima ndikon si në rritjen dhe zhvillimin e bimës, ashtu edhe në

veçoritë kimike dhe cilësinë e gjetheve. Në kushte klimatike të thata, krijon gjethe

shumë aromatike dhe me përmbajtje të lartë të lëndës së thatë. Duhani është i

ndjeshëm ndaj temperaturave ekstreme. Temperatura optimale për zhvillimin e

bimëve janë rreth 27oC, ndërsa nën 15oC rritja dhe zhvillimi i bimëve janë shumë

të ngadalshme.

Në vitet me të reshura të mëdha krijohen gjethe të holla, të varfra me nikotinë dhe

me aromë të dobët. Përfundimisht del se te ne kushtet klimatike janë shumë të

favorshme për kultivimin e duhanit.

Teknologjia e kultivimit

Prodhimi i fidanëve - Duhani kultivohet me fidanë për shkak të farës së imët dhe

periudhës së gjatë vegjetative. Në fushë të hapur nuk mund të krijohen kushte për

mbirje dhe rritje normale. Prodhimi i fidanëve kërkon një sërë masash:

Zgjedhja e vendit të farishtës – Farishtet ngrihen në vendet e ekspozuara nga di-

elli gjatë gjithë ditës. Toka duhet të jetë e shkrifët, e kulluar, e ajrosur mirë dhe e

mbrojtur nga era. Farishtet vendosen sa më afër burimeve të ujit, pasi që në varësi

të kushteve dhe moshës së fidanit, për 1 m2 farishte në ditë nevojiten 4 – 8 litra ujë.

Përgatitja e dherishtes – Kërkesa kryesore në dherishte është përzierja dhe prania

e lëndëve ushqyese lehtësisht të përvetësueshme nga bimët. Dherishtja përgatitet

me 50 % pleh organik të kalbur mirë, 25 % tokë të pasur strukturore dhe 25 %

rërë. Pas përgatitjes së përzierjes ushqyese bëhet dezinfektimi i dherishtes. Për

dezinfektimin e dherishtes përdoren mënyra dhe mjete të ndryshme. Në praktikën

e përgjithshme për dezinfektimin e dherishtes përdoret Bromur metili, si preparat

kimik me efekt të përgjithshëm si: fungicid, insekticid dhe herbicid.

Përgatitja e shtratit të mbjelljes – Në varësi të kohës që duam të arrijmë me mbjel-

ljen, fidanët mund të prodhohen në shtretër të nxehtë, gjysmë të nxehtë dhe të

ftohtë. Në kushtet tona kryesisht fidanët mbillen në shtretër të ftohtë në formë të

leheve. Pas përgatitjes së vllajave (leheve), mbi këtë sipërfaqe hidhet plehu organik

i kalbur mirë, rreth 3 cm, si dhe dheu i thërrmuar mirë dhe i situr në trashësi rreth 2

Page 5: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

5

cm. Sipërfaqja ngjishet me rul druri dhe shtrati i përgatitur në këtë mënyrë, mbulo-

het me plastmasë dhe është i gatshëm për mbjellje.

Mbjellja e farës – Shpërndarja e rregullt dhe e njëtrajtshme e farës në tërë sipër-

faqen e lehes ka rëndësi shumë të madhe. Mbjellja e farës në lehe mund të bëhet

me:

Shpërndarje me dorë – meqë fara e duhanit është shumë e imët dhe mbjellja bëhet

në sasi shumë të vogla (1 g/m2), është e nevojshme që fara të përzihet me hi, rërë

etj. në raport 1:35 deri 40. Në këtë rast teknika e mbjelljes lidhet shumë me përvo-

jën individuale të atij që e realizon mbjelljen.

Mbjellja e farës me rreshta – është formë më e avancuar dhe realizohet me sitë të

posaçme. Kjo mënyrë e mbjelljes është më e shpejtë dhe fara shpërndahet njëtra-

jtshëm.

Shërbimet në farishtë – Faza e parë ose embrionale ka nevojë për sasi të pakta

uji, por për më shumë dritë dhe nxehtësi gjë që arrihet duke i mbuluar lehet me

plastmasë.

Faza e dytë nis nga mbirja e plotë e farës e deri te rritja e plotë e fidanëve. Rreziku

kryesor gjatë kësaj periudhe është shfaqja e kalbëzimit të rrënjëve dhe qafës së

kërcellit, që shkaktohet nga lagështia e tepërt. Për të përmirësuar gjendjen zbu-

lohen vllajat (lehet) për ajrosje dhe largimin e lagështisë së tepërt. Nga formimi i

Page 6: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

6

gjetheve të vërteta e deri në fazën e fidanit të gatshëm për mbjellje, bima ka kërke-

sa të mëdha për ngrohtësi, ndriçim, ujë, ajrosje dhe lëndë ushqyese.

Plehërimi i parë plotësues kryhet në fazën e formimit të gjetheve të para të vërteta,

me 10 g/m2 nitrat amoni, 30 g/m2 superfosfat dhe 10 g/m2 sulfat potasi. Pas kësaj

bëhet shpëlarja me dy deri trefishin e sasisë së ujit. Plehërimet, i dyti, i treti ose i

katërti, bëhen çdo 15 ditë sipas nevojës dhe gjendjes faktike të farishtes.

Regjimi ujor i rregullt konsiston në mbajtjen e shtresës së sipërme të farishtës në

trashësi prej 8 – 10 cm në gjendje të lagështisë mesatare.

Përpara se të mbillen në fushë të hapur fidanët duhet ta kalojnë domosdoshmërisht

procesin e kalitjes që kryhet gradualisht. Një ose dy ditë para shkuljes së fidanëve

në farishtë, kryhet spërkatja me Ridomil 1-3 %, për të siguruar mbrojtjen nga vrugu

gjatë 10 – 15 ditëve në fushë të hapur.

Kultivimi në fushë

Përgatitja e tokës për mbjellje – Në përgatitje të tokës për mbjellje hyjnë:

Punimi bazë – ka për qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin nor-

mal të sistemit rrënjor. Kryesisht kryhet në vjeshtë në thellësi 35 – 40 cm.

Page 7: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

7

Punimi përgatitor – ka si qëllim shkriftimin e tokës dhe krijimin e kushteve të për-

shtatshme për mbjelljen e fidanëve. Përgatitja bëhet nëpërmjet lërimit të cekët dhe

për çdo rast përgatitja e shtratit të mbjelljes mund të bëhet me diskim apo lesim.

Mbjellja e fidanëve në fushë

Mbjellja e fidanëve në fushë është një nga fazat më të rëndësishme. Mbjellja në

kohën optimale dhe cilësia e fidanëve përcakton rritjen dhe zhvillimin e bimëve,

rendimentin dhe cilësinë e prodhimit.

Afati i mbjelljes – fillon atëherë kur ka kaluar rreziku i ngricave dhe temperatura

e tokës në thellësi 10 cm të jetë mbi 10oC. Afati i mbjelljes ose trapiantimit në

kushtet e tona është fundi i muajit prill dhe gjysma e muajit maj. Fidanët mbillen në

rreshta me dorë ose në mënyrë mekanike.

Mbjellja me dorë – bëhet me anë të një kunji të thjeshtë sikurse te perimet.

Pas mbjelljes me dorë fidanët ujiten, duke pasur kujdes që të mos lagen gjethet.

Mbjellja e mekanizuar – është shumë më e avancuar dhe siguron efikasitet të lartë,

cilësi të mirë në mbjellje dhe përqindje shumë më të lartë të zënies.

Page 8: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

8

Shërbimet agroteknike në fushë

Mihjet – pas mbjelljes së fidanëve toka duhet të mbahet e shkrifët dhe e pastër nga

barojat e këqija. Kjo arrihet nëpërmjet prashitjeve apo kultivimeve midis rreshtave.

Numri i punimeve shkriftësuese shkon nga 2 – 4 dhe mund të bëhet me dorë ose në

mënyrë mekanike. Prashitja ose kultivimi i fundit kryhet para se hapësira ndërmjet

rreshtave të mbulohet nga gjethet e bimëve.

Mbrojtja nga sëmundjet

Sëmundjet kryesore të duhanit të cilat shfaqen qysh në farishte janë: kalbëzimi i

qafës, kalbëzimi i zi i rrënjëve, vrugu i duhanit, zjarri bakterial, mozaiku etj.

Kalbëzimi i qafës – kjo kërpudhë gjendet kryesisht në tokat me pH mbi 7 dhe që

Page 9: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

9

kanë mjaft lagështi. Masa e luftimit konsiston në dezinfektimin e dherishtes, si dhe

spërkatjen me Antrakol.

Vrugu i duhanit – është sëmundje shumë e rrezikshme dhe kryesisht prek gjethet.

Shkakton njolla të verdha të cilat më vonë nekrotizohen duke marrë ngjyrë të errët.

Trajtimi bëhet me fungicide, si: Maneb, Mancozeb, Zineb etj.

Vjelja dhe tharja

Faktori kryesor që përcakton cilësinë e prodhimit të duhanit, është vjelja e gjetheve

në kohën kur kanë arritur pjekurinë e plotë teknike. Pjekuria fillon nga gjethet e

poshtme dhe vazhdon gradualisht në katet e mësipërme. Gjethet nuk e arrijnë

pjekurinë në të njëjtën kohë, prandaj edhe vjelja bëhet duar-duar, sipas shkallës

së pjekurisë, duke vjelë 4 - 5 gjethe. Kryesisht ekzistojnë dy mënyra të vjeljes: me

gjethe dhe me kërcej.

Vjelja me gjethe – është mënyra më racionale sepse çdo gjethe mund të vilet në

pjekurinë e plotë dhe merret prodhim shumë cilësor. Kjo mënyrë e vjeljes kërkon

fuqi të madhe punëtore dhe kryesisht me dorë vilen tipat e duhanit gjethemadh si

Virgjinia.

Vjelja me kërcell – kjo mënyrë kryhet duke i prerë në bazë dhe bimët e prera shtri-

hen me kujdes dhe lihen disa orë të thahen e transportohen më lehtë. Këtu vjelja

rekomandohet kur gjethet e majës japin shenjat e para të pjekurisë. Vjelja mund të

bëhet me dorë dhe e mekanizuar.

Page 10: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

10

Tharja e duhanit

Tharja e gjetheve nënkupton largimin gradual të 90 % të sasisë së ujit nga gjethi.

Tharja e gjetheve ndikon shumë në cilësinë e produktit.

Tharja e duhanit Oriental – realizohet në serra të mbuluara me plastmasë, për të

cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

pastaj serra mbyllet, duke ulur të gjitha anët e plastmasës. Gjatë fazës së zverdhi-

mit, temperatura mbahet 30 – 35oC dhe lagështia relative e ajrit 85 – 95 %. Faza e

zverdhimit mund të zgjasë 48 - 72 orë.

Page 11: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

Në fazën e dytë të tharjes, që është edhe përfundimtare, rritet temperatura në ser-

rë, lagështia relative ulet gradualisht deri në 40 – 45 %. Procesi i tharjes llogaritet i

përfunduar kur ka mbetur ende pa u tharë 2 – 3 cm e nervaturës kryesore në bishtin

e gjetheve. Pas këtij procesi bëhet depozitimi i duhanit në hangar.

Tharja e duhanit gjethemadh Virgjinia – ky lloj i duhanit thahet në furra, tempera-

tura dhe lagështia e të cilave kontrollohen në mënyrë të përsosur. Cikli i tharjes

zgjat 5 – 7 ditë, ndërsa për të pasur tharje të mirë nevojitet: Të mos ngarkohen furrat

tharëse, gjethet të vilen në pjekuri teknike dhe në mënyrë të përpiktë të kontrol-

lohen pajisjet.

Tharja e duhanit Virgjinia kalon nëpër këto faza:

Ngrohja dhe zverdhimi – faza e zverdhimit nis pas mbushjes së furrës me gjethe

dhe kur temperatura në tharëse është nga 35 – 39oC. Faza e zverdhimit zgjat 20 –

30 orë, varësisht nga pjekuria e gjetheve.

Ngjyra e dëshiruar – nëse faza e zverdhimit ka përfunduar si duhet, atëherë kjo fazë

duhet të vazhdojë për fiksimin e ngjyrës. Për këtë qëllim lypset që temperatura të

rritet nga 38 në 48oC dhe kjo fazë zgjat mesatarisht 20 – 25 orë.

Tharja e gjetheve – gjatë kësaj faze temperatura rritet gradualisht nga 48 në 55 –

66oC. Faza e tharjes mesatarisht mund të zgjasë 15 – 20 orë, në varësi të pjekurisë

së gjetheve gjatë vjeljes.

Tharja e nervaturës së gjetheve – bishti dhe nervatura thahen nëpërmjet rritjes së

temperaturave nga 60 në 75oC dhe ky nivel ruhet derisa nervaturat dhe bishti të

thahen plotësisht. Zakonisht kjo fazë kryhet për 10 orë.

Trajtimi i gjetheve të thara – menjëherë sapo të përfundojë tharja, ftohet furra thar-

ëse dhe fillon zbrazja sipas radhës nga katet e poshtme. Kur zbrazet furra gjethet

janë të buta, ndërsa nervaturat pranë bazës së tyre janë ende të ashpra. Për të mini-

mizuar thyerjet e gjetheve duhet që zbutja të kryhet gjatë 24 orëve, për të lejuar

shpërndarje të njëtrajtshme të lagështisë në gjithë masën e gjetheve të thara.

Page 12: KULTIVIMI I DUHANITkeshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2020/03/06... · 2020-03-11 · cilat burim i vetëm i nxehtësisë është energjia diellore. Duhani vendoset në vargje,

12

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni:

MBPZHR - Departamenti i Shërbimeve Këshillimore Teknike

Rr. nëna terezë nr. 35

Zyra Nr. A /13

Tel. 038 200 38 426

Tel/Fax. 038 212 987

E-mail. [email protected]

Ky botim është përgatitur me ndihmën e MBPZHR. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi

vetëm e kompanisë n.p.sh. “ESG”, implemetuese e projektit, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të

merret për të pasqyruar pikëpamjet e MBPZHR -së.

Implementuar nga:

2019