labova e madhe - fedhon meksifedhonmeksi.com/libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po...

218

Upload: others

Post on 11-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është
Page 2: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

LABOVA e MADHE dhe LABOVITËT

Gjurmime në vite

Fedhon Meksi

Tiranë, 2010

Page 3: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

Korrektoi: Vjollca NotiKopertina: Agron Hasanaj© autoriISBN 978- 99956-718- 9-1Në kopertinë: Kursi i përsosmërisë, Labovë - 1921

Shtëpia BotueseRr. “Ymer Kurti”, 2/2/36, TiranëTel: 00355 42 250 500

Page 4: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

Dy fjalë për librin dhe për autorin

Një bisedë e rastësishme me Prof. Fedhon Meksin, rrëfimi tij me pathos “rilindasi” për Labovën e Madhe, prej nga ai është dhe

për labovitët, më ngjallën kërshërinë për gjurmimet e tij ndër vite, të cilat sapo i kishte përgatitur për botim. E lexova me një frymë librin e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie.

Në historinë e Shqipërisë është i njohur fakti se tradita e kërkimeve etnografike në viset shqiptare është e hershme, ajo fillon me shkrimtarin klerik Pjetër Budi (1566-1622), leksikografin dhe folkloristin Frang Bardhi (1606-1643), shkrimtarin Pjetër Bogdani (1625-1689), për t’u vazhduar me një dëshirë të zjarrtë nga rilindasit shqiptarë të shek. XIX. Por pati edhe udhëtarë dhe studiues entuziastë të huaj, që i shkelën dhe i prekën si rrallëkush rrugët, malet, fushat e Shqipërisë ende të “pabërë” e që u dashuruan pas saj dhe “bijve të shqipes”. Si të tillë përmendim kolonelin anglez Lik (William Martin Leake, 1777-1860), historianin dhe arkeologun francez Pukëvil (François Charles Henry Pouqueville, 1770-1838), poetin anglez Lord Bajron (George Gordon Byron, 1788-1824), udhëtarin francez Ami Bue (Ami Boué, 1794-1881), konsullin austriak Xhorxh Hahn (Johannes Georg von Hahn, 1811-1869), studiuesin austriak Franc Nopça (Franz Nopcsa, 1877-1933), etnologen dhe miken e njohur të shqiptarve Meri Edit Durham (Mary Edith Durham, 1863-1944) etj.

Të gjithë këta udhëtarë e studiues, të rastësishëm apo misionarë, kanë shenjëzuar në kulturën materiale (veshje, orendi, armë, vegla pune etj.) dhe në kulturën shpirtërore (doke, zakone, këngë, valle, vaje, në të drejtën kanunore etj.), atë shtresë të përbashkët e të trashëgueshme traditash iliro-shqiptare, që është e pranishme diku më shumë e diku më pak jo vetëm në krahina të veçanta, por në të gjitha trevat shqiptare. Profesionalizmit shkencor dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm, shqiptarët u kanë shprehur përherë mirënjohjen dhe nderimin e tyre. Meri Edith Durham është quajtur “Mbretëresha e pakurorëzuar e Shqipërisë”, Hahni - “Ati i albanologjisë” e kështu me rradhë. Megjithëse një pjesë e tyre shkruan për një Shqipëri e për një

3

Page 5: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

4

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

popullsi ku mungonte shteti, ata e kuptuan se zgjimi i saj kombëtar kishte ndodhur përgjithnjë dhe çështja shqiptare kishte arritur një pikë pa kthim në kancelaritë e koncertit evropian. Shekulli XIX ishte shekulli i nacionalizmit shqiptar në ngjizje dhe në kërkim të shtetit shqiptar të mëvetësishëm. Megjithatë, që të arrihej shteti, do të duhej të kalonin vite: të mblidhej Lidhja e Prizrenit, të shpallej mëvetësia e Shqipërisë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, të njihej Shqipëria e mosvarme nga Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, e cila në atë vit të mbrapshtë 1913 la jashtë kufijve politikë shqiptarë Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit, Fushën e Pollogut, Çamërinë dhe vise të tjera etnike, derisa me Rendin e Ri botëror të 1919 do të vinte rinjohja ndërkombëtare përfundimtare e shtetit më të ri ballkanik, Principatës Kushtetuese Sovrane të Shqipërisë.

Në këtë sfond historik, Fedhon Meksi autor i librit Labova dhe labovitët, gjurmime në vite, vendos përmes një kronologjie herë të nënkuptuar e herë të kapërcyer, Labovën e Madhe, labovitët dhe personalitetet e saj, ku spikasin pararilindas, rilindas, dijetarë, iluministë, mësues e luftëtarë, të cilët janë mjeshtër të penës e të pushkës, të fjalës dhe të barutit, të politikës, të shkencave të natyrës e të biznesit. Që në faqet e para lexuesi e kupton se autori nuk i ka vënë vetes detyrën të hartojë një monografi për Labovën e Madhe, as një përmbledhje kronologjike të ngjarjeve dhe të së drejtës zakonore apo ligjore shqiptare mbi baza rigoroze shkencore. Libri është një rrëfim i ngrohtë, tërheqës, ku autori me shkathtësi dhe natyrshëm e josh lexuesin me të thënat e të pathënat për historinë e Labovës së Madhe dhe për të ndjerë kënaqësinë e njohjes. Si i tillë, libri është trajtuar në disa plane dhe optika, ai është informativ dhe analitik, etnografik edhe biografik, shkencor dhe emocional. Autori në më të shumtën e rasteve parapëlqen të dëshmojë nëpërmjet penës së të tjerëve, atyre që ai vlerëson si mendimtarë dhe studiues të kualifikuar e mëndjendritur.

Në Pjesën e parë, libri fillon me një tablo të përgjithshme të studimeve të anglezit Lik dhe të misionarit austriak Hahn për shqiptarët dhe viset e tyre etnike, ku përfshihen dhe shënimet për Labovën e labovitët. Nëpërmjet profileve të Likut dhe të Hahnit sillet një trashëgimi e begatë për bashkësinë e përveçme etnozakonore të krahinës së Rrëzës

Page 6: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

5

Gjurmime në vite

e për autoktoninë e banorëve të saj labovitë. Duke vërejtur pastërtinë etnike të kësaj zone, të marrë si objekt studimi nga albanologë të huaj e vendës, historianë, gjuhëtarë, etnologë etj., autori ngacmon kërshërinë e lexuesit të zakonshëm, dhe nxit lexuesin profesionist për t’u thelluar në kërkime e studime të mëtejshme. Përkrah Hahnit vendoset laboviti Apostol Meksi, i cili ridimensionohet në përmasat e tij reale, falë dhe studimeve e përpjekjeve të kahershme të autorit. F. Meksi shpalos në libër detaje që e dëshmojnë Apostol Meksin jo thjesht si bashkëkohës të Hahn-it, por si “mësues” dhe njëkohësisht “bashkëpunëtor” i tij.

Në Pjesën e dytë, autori vazhdon gjurmimet e tij në kërkim të figurave të tjera labovite, vepra e të cilëve është vlerësuar jo vetëm nga bashkëfshatarët e Labovës por edhe nga popujt ballkanas e më tej. Madje herë - herë, duket sikur autori ka një etje djegëse për të nderuar personalitetet e Labovës së Madhe dhe për t’i vendosur ata në vendin që meritojnë. Kështu ndodh jo vetëm me Apostol Meksin, i cili përgatiti për Hahn-in studimin etnografik për Labovën e Madhe, por dhe me Vangjel Meksin (1770-1823), përkthyesin e Dhiatës së Re në gjuhën shqipe dhe hartuesin e gramatikës së shqipes. Nëpërmjet shqipërimeve të Vangjel Meksit shqiptarët filluan t’i luteshin dhe ta dëgjojnë Zotin e tyre në shqip; fëmijët në shkollat greke t’i lexonin librat në gjuhën amtare e për më tepër me një shqipe letrare. Në fillim të shekullit XIX këto përpjekje për të shqiptarizuar jo vetëm shkollën por edhe kishën mund t’i bënte vetëm një njeri që ishte përpirë nga miti i kombit, mit që i jepte përmasa gjigande mençurisë dhe përpjekjeve të Vangjel Meksit, për të qenë i dobishëm për bashkëkombasit e tij. Në ata dhjetëvjeçarë, gjuha shqipe ishte kryefjala e veprimtarisë patriotike të rilindësve, pa të cilën nuk mund të hyje dot në zemrat e shqiptarëve të të gjitha moshave; ndërsa kultura fetare ishte fjalëkalimi, pa të cilin nuk mund të hyje në lidhje me institucionet sunduese, për të siguruar mbijetesën.

Duke zbritur në Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe duke dëshmuar për rolin e labovitëve në të, autori F. Meksi e shtyn disa dekada më thellë në histori cakun e fillimeve të nacionalizmit shqiptar. Vepra e Vangjel Meksit në dhjetëvjeçarin e dytë të shek. XIX është një prej këtyre dëshmive. Është interesante se ky trajtim i autorit përputhet

Page 7: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

6

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

me përfundimet e kohëve të fundit të studiuesve shqiptarë se “gjeneza e lëvizjes nacionale të një populli lind kur lind mendimi politik për të jetuar më vete, kur lind ideja e mëvetësisë kombëtare”. Sot janë në proces përkthimi shumë defterë osmanë dhe janë botuar dokumente të panjohura më parë për të identifikuar fillesat dhe elementët formësues të vetëdijes nacionale shqiptare, siç është letra e Ismail bej Vlorës (gjyshi i Ismail Qemalit), drejtuar më 29 nëntor 1828, pjesëtarëve të elitës shqiptare të kohës - Sulejman bej Konicës, Tahir aga Abazit (një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ali Pashës), Veli bej Grebenesë dhe krerëve të tjerë shqiptarë të viseve të jugut të Shqipërisë, ku u propozon midis të tjerash që ata të takohen në qytetin e Beratit “për të diskutuar për avenirin e Shqipërisë me kushtin që (atje të bisedojmë) si bij të denjë të këtij vendi”. Pra, mbështetur dhe sipas këtyre dokumenteve, fillimet e mendimit dhe të vetëdijes kombëtare shqiptare e kanë gjenezën në shtratin e pashallëqeve shqiptare, në njërin prej të cilëve u formua dhe profili i Vangjel Meksit.

Më pas vijnë figura të tjera, mësues, gazetarë, intelektualë, midis të cilëve lartësohet Vangjel Zhapa (1800-1865), një personalitet kompleks, me vizion të jashtëzakonshëm për kohën, i njëkohësishëm në Rumani, Greqi dhe Shqipëri, punëtor, i mençur, trim, bujar e krenar. Në testamentin e tij ai e quan vendlindjen, Labovën e Madhe “vendi i takimit me Zotin”, duke shprehur kështu një ndjenjë dashurie e krenarie të madhërishme për mëmëdheun e tij, aq sa duket si mbinjerëzore, pasi takimi me Zotin profetizon sundimin e mirësisë, mençurisë, përsosmërisë.

Ajo që spikat në Pjesën e dytë të librit është shkolla shqipe e Labovës së Madhe dhe përpjekjet e labovitëve për lëvrimin e gjuhës shqipe. Nëse shpesh thuhet se “atje ku ka një shkollë ka një vend të shenjtë”, kjo vlen më së miri për shkollën e Labovës së Madhe, të hapur më 1910 dhe ku mësonin djem dhe vajza nga të gjithë fshatrat e Rrëzës dhe krahina e Gjirokastrës. Hapja e shkollës së Labovës Madhe kur ende Shqipëria sundohej nga Porta e Lartë dhe Patriarkana e Stambollit, ngazëllimi i nxënësve labovitë që përshëndesnin majtas e djathtas bashkëfshatarët e tyre në gjuhën shqipe dhe këndonin këngë patriotike, më sjell në kujtesë atmosferën e vitit 1968 në

Page 8: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

7

Gjurmime në vite

Kosovë, të regjistruar në qindra faqe dokumentesh të kohës. Atë vit u hap Universiteti i Prishtinës dhe u lejua në Kosovë përdorimi i flamurit shqiptar. Studentët shqiptarë të veshur kuq e zi në shenjë të simbolikës etnike kalonin qëllimshëm pranë flamujve të kuq me shkabën e zezë që valviteshin, vetëm e vetëm t’i preknin ata me fytyrë dhe me supe; mbanin në fletore e në xhepa fotot e Naim e Abdyl Frashërit, këndonin këngë të rilindasve shqiptarë etj. Me kalimin e viteve, Universiteti i Prishtinës, do të bëhej djep i shqiptarizmës dhe i vetëmbrojtjes individuale e shoqërore për gjithë Kosovën. Një mision dhe imazh të ngjashëm kishte pasur në fillim të po atij shekulli dhe shkolla e Labovës.

Shkolla e Labovës, ku u shkolluan gjenerata të shumta, i dha prosperitet gjithë komunitetit labovit e më tej. Dhe nëse klerikë të helmatisur me makthet etno-shoviniste të shekullit të shkuar, në ceremoni të manipuluara kishëtare shkishëruan mësuesit e shkollës së Labovës së Madhe, këta të fundit u shenjtëruan në mendjet dhe zemrat e nxënësve labovitë, të cilët librat i mbajtën në gji dhe dashurinë për gjuhën dhe shkollën shqipe e ruajtën të paprekshme. Sot, një qind vjet më vonë, është lehtësisht e konstatueshme trashëgimia zulmëmadhe e kësaj shkolle, nxënësit e së cilës i gjen si njerëz të nderuar e personalitete të njohur në të gjithë territoret shqiptare, në Ballkan dhe më tej. Prandaj labovitët kudo që ndodhen i janë mirënjohës shkollës së Labovës, trashëgimia e së cilës, si tempulli i shenjtë i dijes, tashmë është e çertifikuar.

Në Pjesën e tretë të duket sikur autori kërkon ta mbyllë udhëtimin e tij historik nëpër Labovë e ndër labovitët. Ai ndalet te fisi Meksi dhe te babai i tij, Vangjel Meksi (1903-1983), të cilit i është mirënjohës edhe për dashurinë e ngulitur për Labovën e Madhe dhe labovitët. Në këtë pjesë, nëpërmjet punimit të juristit dhe historianit Vangjel Meksi, jepet një histori e shkurtër e fshatit Labovë, nën një këndvështrim ekonomik, politik dhe etnozakonor, ku një sistem i tërë vlerash mbante gjallë sensin e drejtësisë dhe bënte që të mbizotëronte filozofia e vetëqeverisjes vendore në komunitetin labovit, të cilit edhe pushteti i huaj u detyrua t’i bëjë lëshime.Në këtë pjesë të tretë të librit duket sikur autori dëshiron t’i kthejë të atit vlerësimin për atë çka mori prej tij, t’i dëshmojë dhe ta sigurojë

Page 9: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

8

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

për dhjetëra fije të dukshme dhe të padukshme, që e lidhin me Labovën e Madhe dhe ndërthuren natyrshëm, duke u bërë pjesë të pashmangshme të identitetit dhe integritetit të tij.

Kohët e fundit janë shumuar ata që po gjurmojnë në rrënjët gjenealogjike të familjeve, fiseve e më gjerë. Me sa duket, ky është edhe një reagim përkundër një procesi të gjatë unifikues e rrafshues, që përjetoi shoqëria shqiptare në 50 vjet komunizëm. Ky është një mëtim i natyrshëm i individit të lirë për ridimensionim të vetvetes, të familjes, fisit e krahinës, duke kërkuar në rrënjët. Dhe kjo nuk është nostalgji. Kjo është vetëdija e njerëzve të kulturuar, për të cilët çdo vlerë e sotme ka një të djeshme. Prof. Fedhon Meksi me librin e vet Labova dhe labovitët, gjurmime në vite, ia ka arritur rikthimin në rrënjët, në traditën e vlerave historike e kulturore të të parëve të tij dhe trevës që i ushqeu këto vlera. Më shumë se aq, ai ia ka arritur të restaurojë një fragment në mozaikun e pasur të historisë dhe kulturës së këtij vendi, për çka na duhet ta përgëzojmë.

Prof. Dr. Ana Lalaj

Page 10: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

9

Gjurmime në vite

Në vend të parathënies

Nuk besoj se ka njeri, qoftë edhe labovit, të shpjegojë pse Labova quhet e Madhe. Dikush mund të mendojë se lidhet me numrin e shtëpive, që janë më të shumta në krahasim me Labovën e Vogël. Dikush tjetër, ndër ta edhe unë, mendon se Labova quhet e Madhe nga bëmat e labovitëve, që në të vërtetë janë të shumta. Jo rallë, Labovën e quajnë ndryshe edhe vend i shenjtë.Laboviti, dr. Sofokli Duka, në artikullin e tij shterues “Etimologjia dhe enciklopedia e Labovës”, paraqet edhe variantin e dr. Gazmend Mukës për etimologjinë e emrit të fshatit tonë. Sipas tij, “shënjimi i Labovës me “Lampova”, ku kemi “lampo-drita” dhe “va” ose “vau”, e cila në aramaisht1 shënjonte kaun - demin, mund të merret edhe si “Drita e Kaut” apo e Kaonisë, gjë që nënkupton ekzistencën e një vendi të shenjtë primitiv”.Laboviti tjetër, Qirjako Hila, në librin e tij për Vangjel Zhapën ka përfshirë edhe testamentin e mirëbërësit të madh labovit, ku, ndër të tjera, Labova quhet “vend i shenjtë i takimit me Zotin” 2.Oficeri anglez Lik (Leake), që do përmendet dendur në këtë libër, vizitoi Labovën në dhjetorin e vitit 1804, shkruan se në Labovë kishte 8-10 kisha, përveç disa të tjerave që ndodheshin në lagjet periferike të fshatit.Si argument të fundit, mund të përmendet fshati me të njëjtin emër, Labova e Kryqit, që është ndër 20 vendbanimet në Evropë që mbajnë emrin Labovë3 dhe që, siç thuhet, kryqi i kishës së Labovës së Kryqit është i bërë nga druri i kryqit të famshëm të Krishtit.Unë, që jam i prirur për të besuar vetëm ato dukuri që preken, shihen

1 Gjuha e aramaenëve, popullsi semite, fillimisht nomade, që më pas formuan shumë shtete në territorin e Sirisë së sotme. Gjuha e tyre flitej në gjithë Lindjen e afërme, duke filluar nga shekulli i VIII para Krishtit dhe u zhduk pas pushtimeve arabe (shekulli VII pas Krishtit)2 Qirjako Hila. Vangjel Zhapa mirëbërësi i madh labovit, Tiranë, 2003.3 Sofokli Duka.”Etimologjia dhe Enciklopedia e Labovës”. Gazeta Odria, nr. 47. Tiranë. viti

Page 11: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

10

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

ose dëgjohen, i vlerësoj argumentet e mësipërme si një dëshmi bindëse e lashtësisë së fshatit tonë, që mbështet konkluzionet e Hahnit, sipas gjurmimeve të Apostol Meksit. Sipas këtyre Labova dhe fshatrat e tjera të Rrëzës kanë origjinë të pastër nga pikëpamja etnografike, dhe se labovitët dhe gjithë shqiptarët e tjerë janë autoktonë, ashtu si dhe romakët e grekët e lashtë.Këto përfundime u shërbyen rilindasve tanë për të mbështetur kërkesat e tyre për njohjen e popullit shqiptar si komb i veçantë, me rrugën e vet historike.Në këtë libër spikat figura e rilindasit të parë shqiptar, labovitit dr. Vangjel Meksi që, me nxitjen dhe mbështetjen e Ali pashë Tepelenës, lëvroi për të parën herë gjuhën shqipe, botoi libra për nxënësit shqiptarë dhe shqipëroi Dhjatën e Re. Vangjel Zhapa, përveçse si bamirës i madh, në këtë libër është vlerësuar veçanërisht si donator për botimin e ëvetarëve të Naum Veqilharxhit, si dhe për futjen e shqipes jo vetëm në shkollat e tij, por edhe në shkollat e shumta greke në Shqipërinë e Jugut.Në gjysmën e dytë të shekullit XIX shkëlqeu veprimtaria e intelektualëve labovitë, Apostol e Dhimitër Meksi, të cilët si folkloristë, studiuan kulturën popullore shqiptare disa dhjetëveçarë para rilindasve tashmë të njohur nga historiografia shqiptare.Në faqet e këtij libri do të zbulohet veprimtaria patriotike e mësuesve labovitë Nane Panajot Meksi dhe Vasil Konomi, që, të mbështetur nga vëllezërit Illo dhe Vangjel Noçka dhe pothuajse nga gjithë komuniteti labovit, kapërcyen pengesat e shumta të ngritura nga Metropolia e Gjirokastrës dhe autoritetet sunduese turke dhe më 10 prill 1910 mundësuan hapjen e së parës shkollë shqipe në rrethin e Gjirokastrës. Në vigjilje të pavarësisë spikat aktiviteti i politikanëve labovitë Petro Meksi, komisari i Lidhjes së Prizrenit për Jugun, Jorgji Meksi, gazetari revolucionar, që në artikullin “Puna e shqiptarëve” shkruante se “s’janë vetëm shkollat që do na ndajnë nga Turqia, por edhe baruti”; dhe Kristo Meksi, që pas një veprimtarie të dendur patriotike me koloninë shqiptare në Bukuresht, shoqëroi

Page 12: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

11

Gjurmime në vite

Ismail Qemalin për në Vlorë, ku si deputet i Gjirokastrës firmosi dokumentin final të shpalljes së pavarësisë.Shpresoj të kem arritur, me ndihmën edhe të kapitujve përkatës nga libri i Vangjel Meksit (1903-1983) Labova në shekuj, të paraqes përpjekjet titanike të bashkëfshatarëve tanë ndër shekuj për futjen e gjuhës shqipe në kisha e në shkolla, ngjarje këto që rrojnë edhe sot në kujtesën historike të popullit tonë si dëshmi e vullnetit të tij për të ruajtur identitetin dhe dinjitetin kombëtar, gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare.Këtë libër ia kushtoj babait tim, Vangjel Meksi, që në vetëdijen dhe zemrën time derdhi pa kursim dashurinë dhe nderimin për Labovën dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm, dhe, si të tillë është i pranishëm në çdo faqe të librit si autori i vërtetë i tij; vajzës time, Soni, e cila plot krenari për gjyshin e saj më ofroi një ndihmë të jashtëzakonshme në organizimin dhe paraqitjen e materialit të mbledhur; vajzës tjetër, Fiona, për vendosmërinë dhe këmbënguljen e admirueshme me të cilën i mëson fëmijve të saj, Zoe dhe Mia, shqipen tonë të bukur; si dhe time shoqeje, Elsa, që “ka duruar” pasionin tim deri në obsesionin për Labovën.Ky libër vështirë se do të botohej pa nxitjen, këshillat dhe ndihmën e mikut tim Gëzim Panariti.

Fedhon Meksi

Page 13: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

12

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

PJESA E PARË LABOVA DHE STUDIMET PËR KULTURËN SHPIRTËRORE DHE MATERIALE TË SAJ NË SHEKULLIN XIX

Kemi preferuar që në kapitujt për Labovën dhe Labovitët lexuesi të informohet nëpërmjet shkrimeve ose punimeve shkencore të studiueve të huaj dhe shqiptarë që kanë njohur Labovën dhe banorët e saj në shekullin XIX (Liku, Hahni, Apostol Meksi), ndërkohë që për historinë e Labovës do të paraqesim tekstualisht kapitullin përkatës të Vangjel

Meksit (1903-1983) në librin “Labova në shekuj”, shkruar më vitin 1971 dhe botuar më vitin 2000, falë donacionit të Fondacionit për kulturën dhe artet “Fan Noli” me president Dhimitër Anagnostin.Për secilin nga ata që kanë kontribuar për fshatin Labovë e Madhe, banorët dhe historinë e tyre unike shumëshekullore, në këtë libër është vendosur një biografi e zgjeruar në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje nga autori dhe labovitët e sotëm.

I. UILIAM MARTIN LIK (WILIAM MARTIN-LEAKE, 1777-1860) DHE SHQIPTARËT

• Misioni në Shqipëri (1804)

Koloneli anglez Viljam Martin-Liku është ndër të parët evropianë që studioi gjerësisht vendin, popullin dhe gjuhën shqipe. Ai ishte vetëm 27 vjeç, por me njohuri të thella si topograf, gjeograf, arkeolog, përveçse historian dhe gjuhëtar, kur qeveria britanike e dërgoi me mision për të vrojtuar bregdetin e Shqipërisë e të Moresë

Page 14: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

13

Gjurmime në vite

dhe jo vetëm, dhe të ndihmonte qeveritarët e Turqisë Evropiane për mënyrën e mbrojtjes së kufijve nga sulmet franceze që mund të bëheshin prej Italisë përballë, të pushtuar nga armatat e Napoleonit. Ky ishte një mision i rëndësishëm për vilajetet e Turqisë Evropiane, prandaj vetë ministri i Jashtëm britanik Harrowby, më 28 gusht 1804, i kishte dhënë me shkrim udhëzimet e mëposhtme: “Meqë mbrojtja e kufirit grek të Perandorisë Turke kundër kërcënimeve nga sulmet e francezëve është një objektiv me rëndësi të madhe, qeveria e Lartmadhërisë së Tij e ka quajtur të këshillueshme që në ato vise të dërgohet një ushtarak, dhe meqë Lartmadhëria e Tij ka pasur mirësinë t’ju zgjedhë ju për këtë qëllim e quaj të nevojshme t’ju jap udhëzimet e mëposhtme që duhet të ndiqni: Së pari, duhet të njiheni me Bregdetin Perëndimor të Shqipërisë e të Moresë…Së dyti, t’u sugjeroni komandantëve turq përmirësimet e nevojshme për mbrojtjen e atyre viseve.Së treti, me ndihmën e një specialisti topograf…Së katëri, do të vizitoni të gjitha fortifikimet në bregdet.Së pesti, pasi të keni marrë informacionin e mjaftueshëm për bregdetin, do të vijoni në brendësi me qëllim që të merrni njohuri të përgjithshme mbi relievin e vendit, të cilat do të jenë të nevojshme për suksesin e operacioneve ushtarake, në rast se armiku do të zbarkojë në bregdet. Të mbani shënime për rrugët, vendkalimet e qafat që çojnë drejt Stambollit nga njëra anë, dhe në More nga ana tjetër.Së gjashti, do të takoni Ali Pashën dhe t’i jepni mendimet dhe këshillat tuaja për planin e përgjithshëm të mbrojtjes së territoreve të tyre.”Më pas vazhdojnë edhe gjashtë udhëzime të tjera të cilat paraqiten të plota në librat e William Martin-Leake “Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe”, Tiranë, 2008, f.11-12 ose në librin “Udhëtime në Shqipërinë e vezirëve”, Tiranë, 2008, f.305-306. Detyrat e mësipërme për mbledhjen e informacioneve në tokat

Page 15: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

14

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

shqiptare iu bënë të njohura Likut nga Shtabi Britanik i Luftës, më 28 gusht 1804, ndërsa ai zbriti nga një fregatë angleze në brigjet e Shqipërisë së Jugut më 9 dhjetor 1804.“Gjatë këtyre 3 muaj e gjysmë Liku shfletoi të gjitha dokumentet e lëna nga pararendësit e tij duke filluar nga autorët antikë që kishin përshkruar fushatat dhe betejat luftarake. Ai dinte me një saktësi të çuditshme për shkrimet rreth Ilirisë e Epirit, emrat e fiseve të vjetra dhe kufijtë e zotërimeve të tyre, vendet ku qenë zhvilluar betejat, rrugët e njohura e të panjohura të kalimit të ushtrive, përqendrimet e legjioneve romake dhe ato të forcave maqedonase, fortifikimet e Cezarit të ngritura përballë fortifikimeve të Pompeit” (“Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe”, Tiranë, 2006. f.18).Gjatë kësaj periudhe fare të shkurtër përgatitore ai u instruktua të vlerësonte në terren edhe çështjet ekonomike, sociale, fetare apo kulturore. Në librin e vet “Travels in Northen Greece” (“Udhëtime në Greqinë e Veriut, 1835) Liku shkruan se fillimisht vëzhgoi bregdetin shqiptar që ndodhej përballë Korfuzit dhe më pas qëndroi në Sarandë për disa ditë, nga ku u nis më 24 dhjetor 1804 për në Delvinë,në Muzinë, në Gjirokastër dhe në Labovë dhe ka arritur në Tepelenë më 28 dhjetor 1804.

• Një natë në Labovë

Më poshtë paraqiten tekstualisht shënimet e Likut të datave 26-27 dhjetor ku përshkruhet udhëtimi për në Labovë dhe largimi prej saj, përkthyer nga Nestor Nepravishta në librin “Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve”.

“27 dhjetor. Në fushën ndërmjet Libohovës dhe Gjirokastrës, Drinoja bashkohet me lumin Suha, që e ka burimin në malin Nemërçkë dhe mbasi ka ujitur luginën pjellore të Lunxhërisë, në lindje të Libohovës, hyn në fushë përmes një gryke të ngushtë në anën veriore të atij qyteti. Mbasi arritëm në një pjesë të dalë të kodrave lindore, ne ecëm gjatë tyre për dy a tri milje, vazhduam më tej përmes një pjese të fushës dhe në orën 1:15 arritëm te Hani

Page 16: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

15

Gjurmime në vite

i quajtur i Valaresë, i vendosur në bregun e djathtë të një përroi që zbret pjerrësisht nga malet për në Drino. Hani mban 5 orë larg nga Tepelena, për ku shkohet përgjatë rrëzës së malit dhe përmes ca lartësish jo të mëdha që shkëputen prej tij. Duke menduar se ishte e pamundur të arrihej Tepelena sonte, me kafshët që kishim me vete, ne ndoqëm përroin në rrëzë të malit lindor, i cili del përpara në një masë të konsiderueshme në luginë, duke formuar një larmi lartësish më të vogla.Në vend që të ndaleshin në Karian, i cili ndodhet në hyrje të këtyre kodrave, nxituam për të kërkuar një strehim më të mirë gjatë rrugës për në Labovë, që thonë se është vetëm një gjysmë ore më lart në mal. U ngjitëm në një shteg dredha-dredha, ku gjysma e gurëve janë shkulur nga përrenjtë. Labovën nuk e pamë përreth dy orë, mbasi kishim hyrë në retë që ishin vendosur mbi kodrat dhe zhvendoseshin nga era e jugut që solli shi.Labova është vendosur në rrëzë të njërit prej kulmeve më të larta të vargmalit, në një pozitë të tillë, ku një shpat më i shkallëzuar nga ai që kemi ngjitur, lejon një hapësirë për shtëpitë e shpërndara të fshatit, si dhe për ca vreshta e fusha misri. Fshati është krejtësisht i krishterë dhe ka 8 deri 10 kisha, përveç atyre që ndodhen në lagjet e veçuara, sepse si fshatrat më të mëdha shqiptare në përgjithësi Labova përbëhet nga disa lagje të shkëputura. Ato kanë vuajtur vitin e fundit nga korrje të mangëta dhe nuk kanë asnjë përfitim nga të qënët afër Tepelenës, sepse veziri Ali, kur viziton vendlindjen e tij, i bën thirrje Labovës më parë se fshatrave të tjera fqinje, që ta furnizojë atë me rezerva ushqimore për njerëzit e tij, veçanërisht me vezë, shpendë shtëpiake e dru.Në kulmin e vargmalit mbi Labovë qëndron Çajupi, nga ku, gjatë shtrëngatave rrëzohen gurë të mëdhenj. Banorët e Labovës vendosin mbi fshat grumbuj gurësh për të penguar zbritjen e tyre në fshat, kurse në çatitë e shtëpive të tyre që janë prej pllakash të rënda guri vendosin një shtresë dheu për të amortizuar goditjet e tyre. Nga një majë e këtij vargu, e quajtur Strakaveci, thuhet se mund të shihet

Page 17: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

16

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

manastiri i Shën Naumit, që gjendet në afërsi të Manastirit.28 dhjetor. Fill pasi u larguam nga Labova (në orën tetë e gjysmë), u duk qyteti i Kardhiqit mbi skajin verior të vargmalit të Gjirokastrës, i rrethuar nga një luginë, përmes të cilës fillon rrjedhën e vet lumi Belica, për t’u bashkuar me Drinon. Bashkimi i këtyre dy rrjedhave ndodh pak më poshtë Hanit të Valaresë, ndërmjet tij dhe një ure mbi lumin e bashkuar.Shpatet e malit të Labovës, deri te lumi Vjosa, janë të kultivuara mirë dhe aty gjenden shumë fshatra. Përroi tani hyn në një luginë të ngushtë ndërmjet dy maleve, e cila nga ana e perëndimit bashkohet me vargmale, që mbyllin nga çdo anë luginën e Kardhiqit, ndërkohë që nga ana lindore, mbi të cilën qëndron Hormova, është një shtrirje përpara e malit të Labovës. Ne kapërcyem lumin te ura e Subashit, që ka tri harqe të mbështetura mbi këmbë ure, me dritare me harqe në to. Harku i mesëm, më i madhi, ka majë në kulm dhe lartësia e tij është e barabartë me rreth dy të tretat e hapësirës së këmbëve të urës. Rruga përmes saj është aq e ngushtë, saqë kalohet veçse në këmbë. Nga ura deri në Tepelenë, largësia është rreth 6 milje, dy të tretat përgjatë Drinos dhe pjesa që mbetet në bregun e Vjosës, mbas derdhjes së Drinos. Rruga ka qenë e shtruar me kalldrëm, por meqë mali ngrihet menjëherë mbi të, përroi ka marrë me vete shtrojën në shumë pjesë dhe ka lënë vetëm një shteg që mund të kalohet.”Materiali i Likut është përpiluar duke u bazuar mbi udhëzimet e Shtabit të Ushtrisë Britanike dhe veçanërisht mbi udhëzimin numër 5. Liku përshkruan hollësisht relievin, rrugët, shtigjet, lumenjtë, urat dhe vështirësitë që mund të hasen gjatë udhëtimit. Ai shkruan gjithashtu për prodhimet bujqësore dhe blegtorale duke theksuar se në gjithë zonën e Rrëzës fushat ishin të mbjella deri në brigjet e Drinos.Liku qëndroi vetëm një natë në Labovë dhe e kishte të pamundur të bënte vlerësimin nga këndvështrimi social, kulturor, etj. veçse nga shënimet e tij kuptohet se në ato kohë Labova ishte një fshat i madh me 8-10 kisha, përveç atyre që ndodhenshin në lagjet periferike.

Page 18: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

17

Gjurmime në vite

• Liku në oborrin e Ali Pashës

Të panumërta ishin misionet ushtarake dhe diplomatike që kreu Liku në Greqi dhe Shqipëri derisa në vitin 1808, nisur nga përvoja në Ballkan dhe marrëdhëniet personale me Ali Pashën, e caktuan rezident pranë oborrit të Aliut.Pavarësisht nga vlerësimi i ndërsjellë, raportet e tyre përcaktoheshin nga kombinimet e përkohshme të Anglisë, të Francës dhe të Rusisë, superfuqive evropiane të kohës, ndërkohë që Turqia po hynte gradualisht dhe progresivisht në fazën e rrudhjes, por që ende mund t’i bënte ballë pashallarëve shqiptarë që po vepronin si sundimtarë të pavarur. Ali Pasha shfaqte nderim të veçantë për Likun. Më 28 shkurt 1810 i kërkoi Likut “mikut të tij më fisnik e më të dashur” që t’i dërgonte një anije për të transportuar drith nga hambaret e tij në Berat te banorët e Artës, të Mesolongjit, etj., që po vuanin nga uria” 4.Nga ana e tij Liku arrin në përfundimin se veprimtaria e Ali pashë Tepelenës “është prova e një largpamësie dhe këmbëngulje në synimet e tij, për të cilat pak burra shteti dhe monarkë ia kanë kaluar.” Sipas Likut “ai arriti të bëhej një sundimtar me rëndësi politike në Evropë, u imponua në marrëdhëniet ndërkombëtare me rolin e vet energjik dhe të pavarur nga Porta”5.Aliu i drejtohej Likut me emrin e shqiptarizuar: “...I dashur Lek....” dhe nga ana e tij Liku i përgjigjej Aliut me të njëjtin intimitet: “I nderuar Madhëria Juaj, Veziri Ali, ....unë kapiteni Lek mezi pres të takohemi...” Gjatë udhëtimeve të tij në Greqinë e Veriut dhe në Shqipërinë e Jugut ai kryente edhe kërkime e studime topografike, arkeologjike dhe numizmatike. Rezultatet e këtyre studimeve Liku i botoi në Londër më 1814 në librin me titull “Kërkime në Greqi” dhe “Udhëtime në Greqinë e Veriut”.

4 Shih librin e Viljam Martin-Lik Kërkime për shqiptarët dhe për gjuhën shqipe, Tiranë, 2006. f. 575 Po aty, f.31

Page 19: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

18

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Doli në pension me gradën e kolonelit më 1815 dhe ia dedikoi pjesën tjetër të jetës së tij studimeve topografike dhe arkeologjike, rezultatet e të cilave u publikuan në veprat “Topografia e Athinës”, “Udhëtimi në More”, “Numizmatika Helene” etj.Për veprat e tij u vlerësua mjaft në botën shkencore. Ai u zgjodh anëtar i Shoqatës Mbretërore të letërsisë, të gjeografisë etj., si dhe i Akademisë së Shkencave të Berlinit, i Akademisë së Shkencave të Francës, etj.Vdiq më 6 janar 1860.

• Liku dhe Lourensi i Arabisë

Duket vërtet e çuditshme që studiuesi erudit, autor i shumë veprave shkencore, të jetë “i dërguari i posaçëm me misionin e zbuluesit ushtarak në territoret e Pashallëkut të Janinës” dhe më pas “rezident në oborrin e Ali Pashës.”Të tillë veprimtarë ushtarako-politikë me kapacitete intelektuale të jashtëzakonshme, shoqëruar me përgatitje fizike komplete që i mundësonte, të përshkonin distanca të gjata në terrene të vështira, të hipur mbi kuaj, qeveria e Britanisë së Madhe i dërgonte në vendet që konsideroheshin me rëndësi strategjike. Prototipi i këtyre agjentëve ose veprimtarëve politike dhe ushtarakë konsiderohet Thomas E. Lawrence (1888-1937) ose “Lourensi i Arabisë”, i përjetësuar në filmin me të njëjtin emër (1962), fitues i shtatë çmimeve Oskar me regjisor David Lean dhe Peter O’Toole në rolin e Lourensit. (Wikipedia)Tomas Lourensi (Thomas Lawrence), oficeri britanik i ndërlidhjes gjatë Revoltës Arabe të viteve 1916-1918, u rekrutua nga shërbimet britanike ndërkohë që bënte arkeologun në Azinë e Mesme. Ai u bë shumë popullor ndër arabët për mbështetjen që i dha luftës kundër turqve dhe hero për britanikët meqënëse bëri të mundur të realizoheshin planet e Britanisë së Madhe në shkretëtirat arabe të pasura me naftë. Eksperiencën e tij në Arabi në mes luftëtarëve kryengritës arabë e përshkroi te libri “Shtatë shtyllat e mençurisë” ku

Page 20: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

19

Gjurmime në vite

paraqitet esenca e teorisë së luftës guerrile. Për gjeneralin vietnamez Giap, fitues i betejës së famshme të Dien Biën Phu, maj 1954, gjatë luftës së Indokinës kundër francezëve, “ky libër është një ungjill i vërtetë” pasi “Lourensi kombinonte mençurinë, integritetin, humanizmin dhe aftësinë që të identifikohej emocionalisht si me vartësit, ashtu edhe me superiorët” (Wikipedia).Vërtet Liku me Lourensin u dërguan nga qeveria britanike me misione ushtarake dhe politike, por ata kanë vetëm ketë veçori të përbashkët, ndërkohë që veprimtaria e tyre është e pakrahasueshme në referencë me kohën, sundimtarët dhe popujt me të cilët ata bashkëvepruan.Ata janë të pakrahasueshëm se ishin të ngarkuar për të kryer misione të ndryshme. Liku duhet të përshkruante relievin bregdetar dhe të brendshëm të Shqipërisë dhe më pas të vrojtonte dhe të këshillonte Ali Pashën, ndërkohë që Lourensi duhej të organizonte dhe të udhëhiqte revoltën arabe sipas interesave britanikë.Ata janë të pakrahasueshëm se vepronin në kushte të ndryshme gjeografike, historike dhe politike. Liku vepronte në pashallëkun e Janinës që bënte pjesë në Perandorinë osmane e cila vazhdonte të ishte, bashkë me Anglinë, Francën dhe Rusinë, një nga Fuqitë e Mëdha që vepronin në Evropë, ndërsa Laurensi ushtronte veprimtarinë e tij 110 vjet më pas, kur Perandoria Turke nuk kishte as emrin dhe as forcën e dikurshme.Dallimi më i rëndësishëm i dy britanikëve qëndron në raportet që ata krijuan me vendet e popujt ku zhvilluan veprimtarinë e tyre. Laurensi i Arabisë zhvilloi gjatë dy viteve veprimtarinë e tij sipas porosive të qeverisë britanike, dhe më pas, pak u kujtua për Arabinë dhe për popullin arab me përjashtim të mikut të tij Dahou, dhe jo vetëm. Ndërsa Liku, pasi i dhuroi shqiptarëve gramatikën e parë shqipe, fjalorin shqip-greqisht-anglisht dhe alfabetin shqip me shkronja latine, 100 vjet para Kongresit të Manastirit, i lidhur shpirtërisht me ta, 25 vjet pasi u largua nga Shqipëria, në librin e tij “Udhëtime në Greqinë e Veriut” (1835) shkuante tekstualisht: “Shqiptarët janë trima, të qëndrueshëm, të shpejtë, të palodhur dhe

Page 21: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

20

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

të aftë në përdorimin e pushkës. Cilësitë e tyre luftarake i pranojnë dhe armiqtë e tyre.Ata u përgjigjen pyetjeve me përpikmëri dhe zgjuarsi.Në qytetet shqiptare shihen shtëpi nga më të mirat që mund të gjenden në Turqinë evropiane.Veshjet kombëtare shqiptare janë më të bukurat, por edhe më të kushtueshmet në Evropë.Në fushat e Myzeqesë, Elbasanit, Dropullit, Korçës e gjetkë, kudo shihen toka të punuara mirë. Shqiptarët janë bujq të mirë për ujitje por edhe blegtorë të shkathët, që mbajnë kopera të mëdha dhënsh dhe dhish. Misri është i përhapur kudo në vend, kurse gruri shqiptar-arnaut, njihet edhe jashtë vendit. Orizi mbillet kryesisht në Muzeqe, Berat, Dropull, Delvinë dhe Çamëri. Kodrat janë të mbuluara me vreshta dhe në Shqipëri prodhohet verë e mirë. Në lagunat dhe liqenet kapet peshk, kurse në Vlorë përgatitet putargë”.6 Liku lëvdon më tej mjeshtrat shqiptarë të ndërtimit si dhe të prodhimit të tekstileve.Në qoftë se Liku dhe Lourensi kanë të përbashkët origjinën e tyre si dhe shërbimet që i përgatitën dhe i dërguan me mision, respektivisht në Shqipëri dhe në Arabi, Liku është i krahasueshëm vetëm me Hahnin, gjerman nga origjina, por në shërbim të Perandorisë Austro-Hungareze. Ata që të dy janë albanologë që mësuan shqipen dhe, për më tepër, shkelën kudo Shqipërinë për të marrë informacionin e duhur drejtpërdrejt nga shqiptarët. Këta studiues-eksploatorë të pasionuar e të përkushtuar kanë të përbashkët edhe simpatinë për shqiptarët dhe Shqipërinë, që e shprehën jo në mënyrë të rastësishme, por edhe në rreshtat e shumtë që shkruan për popullin dhe vendin tonë.

6 Shif librin e Likut Kërkime për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, f.41

Page 22: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

21

Gjurmime në vite

II. HAHNI (JOHANN GEORG VON HAHN, 1811-1869),LABOVA E MADHE DHE AUTOKTONIA E SHQIPËTARËVE • Hahni si albanolog

Johann Georg von Hahn (1811-1869) ka dhënë kontribut të çmuar në studimet albanologjike, veçanërisht në lëmin e historisë, të gjuhësisë, të folklorit dhe të etnografisë. Ai me të drejtë quhet dekani i albanologjisë. Arritjet e tij janë rezultat gjurmimesh shkencore shumëvjeçare në vendin tonë. Hahni iu përkushtua me entuziazëm, simpati, admirim dhe respekt të veçantë dokeve dhe zakoneve tona, lashtësisë së gjuhës sonë, traditave dhe kulturës sonë mijëravjeçare.

Popullin shqiptar e studioi me zell dhe seriozitet në pikëpamje juridike, etnografike, historike, gjuhësore, psikologjike, onomastike, gjeografike dhe mitologjike.Hahni mbrojti me skrupulozitet shkencor autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre. Ai është i vetmi nga albanologët e huaj që mësoi gjuhën shqipe në dy dialektet e saj (toskërisht dhe gegërisht) dhe, duke qenë shkencëtar i vërtetë eksplorator, shkeli kudo në trojet ku banonin shqiptarët.Hahni me punimet e tij konsiderohet themeluesi i albanologjisë. Veprimtaria e tij e kapërcen atë të një albanologu të zakonshëm. Konkluzionet e tërhequra nga Hahni për tiparet dhe historikun e prejardhjes së gjuhës shqipe përfaqësojnë një kontribut të vyer për çështjen tonë kombëtare. Në një kohë kur propagandohej se shqipja lidhej me greqishten për shkak të gjoja prejardhjes së përbashkët të

Page 23: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

22

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

shqiptarëve dhe të grekëve, Hahni plot kompetencë dhe vendosmëri evidentoi dhe paraqiti për herë të parë tezën, tashmë të vërtetuar katërcipërisht, lidhur me prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe. Për këtë ai shfrytëzoi burimet antike që flisnin për karakterin jo helen të ilirëve, të epirotëve dhe të maqedonasve dhe më tej përdori toponomastikën për të shpjeguar me anë të shqipes shumë toponime ilire. Hahni vërtetoi se mjaft emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire dhe arriti në përfundimin se shqipja është vazhduese e njërit prej dialekteve të vjetra të ilirishtes.Hahni argumentoi lashtësinë e shqiptarëve në trojet e veta nëpërmjet një analize shumëplanëshe krahasuese midis zakoneve tw shqiptarve me zakonet e grekëve dhe të romakëve të lashtë. Në këtë rast ai u bazua kryesisht në përshkrimin dhe në studimin e zakoneve të banorëve të fshatrave të Rrëzës e njohur si një zonë mjaft e pastër nga pikëpamja etnografike.Konkluzionet e studimeve të tij u shërbyen rilindësave tanë në mbështetje të kërkesave të tyre për njohen e shqiptarëve si komb i veçantë me rrugën e vet historike.Hahni e paraqiti studimin e tij në librin e famshëm “Albanesischen Studien” (Studime shqiptare) botuar në Jena gjatë viteve 1853-1854, që konsiderohet edhe sot si punimi më i mirë i shkruar nga të huajt për historinë dhe gjuhën tonë.

• Jeta

Hahni lindi në Frankfurt më 11 qershor 1811. Studioi drejtësi në Universitetin e Haidelbergut dhe ndoqi gjithashtu cikle leksionesh të arkeologjisë, të gjuhësisë së krahasuar dhe të letërsisë greko-romake. Në vitin 1832, pasi mbaroi studimet, mbrojti disertacionin në gjuhë latine me temë nga e drejta e krahasuar romake dhe gjermane dhe fitoi titullin “Doktor në Drejtësi”Më 1839, së bashku me shumë nëpunës dhe ekspertë në fusha të ndryshme, si dhe me 2500 ushtarë e oficerë, shoqëroi princin e

Page 24: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

23

Gjurmime në vite

Bavarisë Oto, që me vendim të Fuqive të Mëdha do të vendosej mbret në fronin e Greqisë. Ai punoi si këshilltar në gjykatat e disa qyteteve të Greqisë së Veriut derisa më 1847 me kërkesën e tij u emërua si zëvendëskonsull i Austro-Hungarisë në Janinë. Ai tashmë kishte përvojën e duhur dhe përdorte shumë mirë greqishten, frëngjishten, italishten dhe anglishten.Vite më parë gjatë ushtrimit të profesionit të gjykatësit në Eubea, ku kishte një popullsi të hershme dhe të dendur shqiptare ishte njohur me arvanitasit. Njohja e tij me këtë popullsi jo greke që fliste një gjuhë të veçantë, por që nuk shkruhej dhe nuk mësohej nëpër shkolla, ishte një e papritur që përcaktoi të ardhmen e tij. Ai shprehte shpesh habinë që Evropa e kishte braktisur këtë popull që banonte në Ballkanin Perëndimor dhe i dërgonte emisarët e vet në vende të largëta të botës për të studiuar popujt që jetonin aty.Nga biografia e tij del qartë se ai pak do të interesohej për diplomaci. Qëllimi i tij do të ishte që t’i paraqiste Evropës të vërtetën për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në funksion të këtij qëllimi ai vuri gjithë qenien, pasionin dhe përgatitjen e tij prej shkencëtari eksplorator.Deri në botimin e librit “Studime shqiptare” (1854), në veprimtarinë e Hanit mund të veçohen 4 periudha.

• Njohja me Shqipërinë, shqiptarët dhe shqipen

Për këtë qëllim ai punoi me “Dhiatën e Re” përkthyer në shqip, me alfabet të përzier grek dhe latin nga dr. Vangjel Meksi, mjeku i Ali pashë Tepelenës (1821), si dhe me librin “Gjuha e shqiptarëve”, shkruar nga gjermani J. Ksilander (1835). Me gjendjen ekonomike, shoqërore dhe politike të Shqipërisë u njoh nëpërmjet dy botimeve të Viljam Martin Likut (1835,1854) dhe veprës së Ami Boué (1794-1881) “Turquie d’Europe” (Turqia Evropiane)

• Përvetësimi i shqipes (1847-1860)

Me të arritur në Janinë, pasi kërkoi pa sukses mësues të vërtetë të gjuhës shqipe, ai angazhoi dy nxënësit më të shquar të gjimnazit

Page 25: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

24

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

“Zosimea”: toskun Apostol Panajot Meksi (1825-1869) nga Labova e Rrëzës dhe gegun Kostandin Kristoforidhi (1827-1895) nga Elbasani, të cilët i quante “mësuesi im tosk Apostol” dhe “mësuesi im gegë”. Zgjedhja e mësuesve të gjuhës shqipe me origjinë nga Toskëria dhe Gegëria tregon se Hahni kishte vendosur prej kohësh të shtrinte ekspeditën e tij shkencore në gjithë Shqipërinë duke përdorur direkt gjuhën e gjallë të popullit shqiptar.Nxënësit shqiptarë kryenin njëherësh rolin e mësuesit dhe të nxënësit. Hahni u mësonte atyre metodat e ndryshme për mbledhjen dhe analizën e materialit folklorik. “Pjesën më të madhe të materialit të mbledhur Hahni ua dedikon mësuesve të vet të gjuhës….Apostoli dhe Kostandini mblidhnin materialin dhe më pas e analizonin me Hahnin” 7.

• Ekspedita shkencore nëpër Shqipëri (Korrik 1850- Nëntor 1850)

Pasi kishte përparuar mjaft me gjuhën shqipe, i pajisur me fermanin e duhur që e lejonte të lëvizte lirisht nëpër trojet e katër vilajeteve perëndimore të Perandorisë Osmane, më 21 korrik u nis, i hipur mbi kalë dhe i shoqëruar nga një grup udhërrëfyesish dhe rojash. Lajmi i ekspeditës së Hahnit ishte njoftuar nga revista vjeneze “Austria” që më 2 korrik 1850. Hahni kaloi nëpër Gjirokastër, doli në Vlorë, më pas në Myzeqe, në Peqin dhe në Kavajë. Në Durrës u detyrua të qëndronte dy javë, për shkak të etheve malarike. Më pas zbriti në Elbasan, në Shën Gjon dhe pasi u ngjit në Kërrabë, zbriti në luginën e Erzenit, në Petrelë dhe arriti në Tiranë. Nga Tirana u nis drejt Veriut: në Krujë, në Lezhë dhe në Shkodër ku, tashmë i sëmurë rëndë nga malaria, u detyrua të qëndronte dy muaj atje.Zyrtarisht Hahni interesohej për zgjerimin e tregtisë austriake me Ballkanin Perëndimor, por në të vërtetë prej kohësh ai ishte tërhequr tërësisht nga bota shqiptare dhe tashmë në mendjen e tij ishte projektuar vepra e plotë mbi historinë, gjuhën dhe kulturën e 7 Grimm. Biografia e Hanit, 1966. f. 78

Page 26: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

25

Gjurmime në vite

popullit shqiptar që do të quhej “Studime shqiptare” dhe do të bëhej gur themeli i albanologjisë. Hahni, ky dijetar skrupuloz, që shquhej për kompetencën shkencore dhe talentin vëzhgues, tashmë i vetëm, vazhdoi punën e nisur me Apostol Meksin dhe Kostandin Kristoforidhin për të mbledhur të dhëna etnografike, historike, gjuhësore etj. edhe në Shqipërinë e Mesme e të Veriut. Hahni është i pari evropian që udhëtoi nëpër gjithë Shqipërinë dhe mblodhi materialin folklorik duke përdorur vetë gjuhën e gjallë të folur, tashmë të përvetësuar në perfeksion.

3) Albanesische studien-STUDIME SHQIPTARE

Hahnit iu deshën disa vjet punë të kujdesshme për t’i dhënë formë librit të tij voluminoz në tri vëllime Albanesische studien (1851-1854). Libri u shkrua në ishullin e vogël Syra, në juglindje të Athinës, prej nga Hahni ndiqte edhe procesin relativisht të gjatë të shtypshkrimit.Pjesa e parë përmban përshkrimin e vendit, gjendjen shoqërore, kërkime mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe historinë e tyre. Pjesa e dytë ka një gramatikë të gjuhës shqipe mbi bazën e toskërishtes, ashtu siç flitej në

jug të Tepelenës, ose edhe më saktë, “si në fshatrat e krahinës së Rrëzës, vendlindja e mësuesit të përmendur (Apostol Meksi), sepse gjuha e tyre njihej si më e pastër” 8.

8 Jup Kastrati. Historia e albanologjisë, I, 2000. fq. 755, 785

Page 27: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

26

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Pjesën e tretë të “Studime Shqiptare” e përbën fjalori shqip-gjermanisht, i cili ka 5,500 fjalë.Gramatika dhe fjalori i Hahnit përfaqësojnë studimin e parë origjinal dhe të thelluar të strukturës dhe të leksikut të gjuhës shqipe. Nga vetë pohimet e Hahni, mësojmë se ai, në themel të fjalorit të tij ka fjalorin shqip-gjermanisht të Xylander (1835) i cili, nga ana e vet është mbështetur te shqipërimi i Vangjel Meksit Dhiata e Re.Prej vitit 1859-1863 Hahni angazhohet për ndërtimin e hekurudhës Beograd - Selanik që do të kishte një degë për në Durrës.Në vitet 1862-1863 mblodhi dhe botoi “Tregime greke dhe shqiptare”, duke u bërë në këtë mënyrë mbledhësi i parë i përrallave popullore shqiptare.

Pas 13 vjetësh kthehet përsëri në Shqipëri. Më 12 gusht 1863, Hahni arrin me vapor në Durrës e prej këtu, bashkë me një ekip shoqërues, fillon udhëtimin e dytë nëpër Shqipëri duke mbledhur materiale historike, etnografike, folklorike etj. Prej Durrësit arrin në Tiranë dhe më pas në Mat. Në krahinën e Matit udhëton 7 orë për të rënë në gjurmë të këngëve popullore mbi Skënderbeun. Në janar të vitit 1869 sëmuret nga astma. Në prill arrin në Vjenë ku vdes më 25 shtator 1869.

• STUDIME SHQIPTARE- Historia e shqipërimit dhe botimit

Kanë kaluar më shumë se 55 vjet dhe vazhdojnë të mbeten në kujtesën time, aty, në cep të tavolinës të punës që e përdornim së bashku me tim et, tre vëllime me kapak të trashë ngjyrë blu, që në fakt ishin vetëm dispensa, ku ishte daktilografuar në shqip libri i Hahnit Studime shqiptare.Babai, që i pruri në shtëpi një ditë vjeshte të vitit 1954, më tha se i kishte marrë nga biblioteka e Institutit të Historisë dhe se mund t’i mbanim për dy muaj. Pastaj, me zë të ulët, duke më parë në sy, shtoi se shqipërimin e kishte bërë një i burgosur që nuk ia dinte emrin.I shtyrë nga kurreshtja, hapa menjëherë kapakun e vëllimit të parë

Page 28: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

27

Gjurmime në vite

dhe munda të lexoj vetëm titullin dhe emrin e autorit, kurse emri i shqipëruesit mungonte.Ne, gjimnazistët e klasave të larta të asaj kohe, e njihnim fare mirë Hahnin, albanologun e famshëm gjerman. Kishim mësuar gjithashtu nga i paharruari Gabriel Meksi, profesori yne i historisë, për Apostol Meksin, kushëri i parë i stërgjyshit tonë, ato kohë nxënës në gjimnazin Zosimea, që i kishte mësuar Hahnit shqipen, bashkë me Kostandin Kristoforidhin, kur ai ishte konsull i Austro-Hungarisë në Janinë. Dinim gjithashtu që Hahni i quante nxënësit shqiptarë, “mësuesi im tosk Apostoli” dhe “mësuesi im gegë”.“Librat-dispensa”, të shqipëruara në një gegërishte elegante, ishin të këndshme për t’u lexuar. Çka lexoja gjatë pasditeve, ua tregoja të nesërmen shokëve të mi të klasës, shumë prej të cilëve i kujtojnë edhe sot, sidomos kapitujt që përshkruanin kujtimet e Hahnit nga Gjirokastra, Labova, Elbasani dhe Tirana.Do të kalonin shumë 10-vjeçarë, dhe si shumë të tjerë, më lindi një dëshirë obsesive për t’u kthyer te rrënjët e mia, një degë e të cilave ishte edhe Apostol Meksi. Pyeta për fatin e “librit-bibliotekë” të Hahnit, ku përmendej disa herë Apostol Meksin, dhe u çudita pa masë kur mësova se Studime shqiptare nuk ishte botuar ende megjithëse i përkthyer para 60 vjetësh. Libri i famshëm i Hahnit vazhdonte të ekzistonte vetëm në trajtë dispencash. Madje mësova se dispensat ishin në tre kopje, nga të cilat dy gjendeshin, deri para pak kohësh, në bibliotekën e Institutit të Kulturës Popullore, kurse kopja e tretë, për çudinë time, në bibliotekën e Prokurorisë së Përgjithshme, sigurisht e depozituar aty nga prokurori ose hetuesi i përkthyesit të burgosur, që tashmë kishte një emër. Ai quhej Veniamin Dashi nga Elbasani.Vapa e jashtëzakonshme e muajve korrik-gusht të vitit 2007, nuk më pengoi aspak për të mbledhur materialet e nevojshme për një shkrim mbi Hahnin dhe “mësuesin e tij tosk” Apostolin, që u botua në gazetën Panorama me titullin “Doktor Apostol Meksi dhe të pathënat”, e që përfundonte me shprehjen e urtw: “Një popull nuk ka të ardhme pa pasur rrënjë ose kur ia presin ato”.

Page 29: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

28

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Kur e njoha prof. Sali Berishën me jetën dhe me veprën e dr. Apostol Meksit, atij iu rindez menjëherë pasioni i vjetër për historinë e popullit tonë. Vendosëm së bashku që të bënim të mundur botimin e veprës monumentale të Hahnit, që më në fund shqiptarët të njiheshin me jetën, zakonet, doket e të parëve të tyre të paraqitura mjeshtërisht nga Hahni i madh. Për të nderuar jetën dhe veprën e Apostol labovitit, Sali Berisha sugjeroi që një nga institucionet arsimore ose kulturore të Gjirokastrës të mbante emrin e tij. Në të vërtetë, bashkia dhe këshilli bashkiak i Gjirokastrës, pa humbur kohë, patën mirësinë që me një vendim të veçantë, të quanin bibliotekën e qytetit “Biblioteka dr. Apostol Meksi”, ndërkohë që iu dha edhe titulli “Mirënjohja e qytetit” me motivacionin: “Për kontribut të veçantë në fushën e gjuhësisë, të historisë dhe të folklorit shqiptar”.Projekti i hartuar përfshin edhe vendosjen e një basorelievi të Hahnit në mes të Tiranës, përballë kullës së sahatit dhe xhamisë. Tashmë basorelievi po punohet nga Artisti i Popullit, prof. Thoma Thomai (Dhamo), ndërsa shkrimi që do të gdhendet mbi të u formulua nga Ismail Kadare, i cili e priti me kënaqësi kërkesën time.Në basorelievin e Hahnit do të gdhenden këto fjalë:

“Dr. Johann Georg Hahn (1811-1869), ati i albanologjisë, diplomat i shquar austriak, autor i veprës “Studime shqiptare”, gjatë udhëtimit në Shqipëri më 1850, ka qëndruar te ky vend për të admiruar pamjet e hijshme të Tiranës, që siç shkruan vetë: Nuk i kam parë në asnjë vend të Shqipërisë”.

• Përkthyesi i dispencës që lindi në burg “Studime shqiptare” është përkthyer në shqip rreth viteve 1946-1948 nga Veniamin Dashi, gjatë kohës kur ishte i burgosur, me sa duket me akuzën për bashkëpunim me nazistët gjermanë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Shqipërimi i Veniamin Dashit në një gegërishte elegante, konsiderohet edhe sot si fare i saktë, çka tregon se autori është një intelektual i nivelit të lartë, produkt i suksesshëm i shkollave dhe universiteteve austriake dhe gjermane.

Page 30: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

29

Gjurmime në vite

Ish-nxënësit e tij, normalistë të Elbasanit, më informuan se Veniamin Dashi, pasi kreu gjimnazin në Austri, i përzgjedhur dhe i dërguar aty nga disa murgesha austriake, fitoi një bursë dhe u regjistrua në Universitetin e Berlinit, në degën Histori-Gjeografi dhe u diplomua në vitin 1930. Për rezultatet e tij të shkëlqyera, ai fitoi gjithashtu “Globin e Artë”, si studenti më i mirë i Universitetit të Berlinit për dhjetëvjeçarin 1920-1930.Pas ardhjes në atdhe, u emërua zëvendësdrejtor i shkollës “Nana Mbretëreshë” në Tiranë dhe më pas pedagog i Histori-Gjeografisë në Liceun e Korçës dhe në Normalen e Elbasanit.Pas luftës u burgos me akuzën “Bashkëpunëtor i pushtuesit”. Pasi u lirua nga burgu, ku vuajti dënimin për 20 vjet, u transferua në Tiranë, ku edhe vdiq në vitin 1980.Tashmë libri i Hahnit në shqip Studime shqiptare botuar në Tiranë në vitin 2008, mban emrin e përkthyesit të tij të vërtetë, i cili edhe nga biruca, pas hekurave të burgut nuk u kursye për të ndihmuar atdheun e tij. Për veprën plot përkushtim që ka kryer, Veniamin Dashi do të gëzojë mirënjohjen, dashurinë dhe falënderimin e gjithë bashkëkombasve të tij shqiptarë.

• Studiuesit shqiptarë për STUDIME SHQIPTARE

Vepra Studime shqiptare konsiderohet kryevepra e Hahnit. Në këtë libër “bibliotekë” ka lëndë të çmuar që menjëherë tërhoqi vëmendjen e gjuhëtarëve dhe historianëve të kohës. Hahni u vlerësua si një autoritet shkencor për çështjen shqiptare. Dalja në dritë e veprës madhore të Hahnit ka shënuar një hop cilësor përpara në zhvillimin e albanologjisë.Parimi i krahasimit historik të toponimeve me anë të gjuhës së gjallë shqipe, si dhe krahasimi i dokeve dhe i zakoneve të shqiptarëve me ato të popujve fqinjë, që u përdor për herë të parë nga Hahni, është vlerësuar nga mendimi shkencor shqiptar dhe ai ndërkombëtar.“Sipas Prof. Aleks Budës, Hahni e shtroi shumë më gjerë sesa paraardhësit çështjen e prejardhjes së shqiptarëve dhe të gjuhës

Page 31: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

30

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

shqipe. Për këtë shfrytëzoi burimet antike që flisnin për karakterin jogrek të ilirëve, të epirotëve e të maqedonasve. Duke ndjekur rrugën e Thunmannit, shfrytëzoi dhe toponomastikën dhe shpjegoi, me anë të shqipes, shumë toponime ilire. Hahni vërtetoi se mjaft emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve të dikurshme ilire dhe zbuloi disa mjete fjalëformuese që rrojnë në emrat e sotëm shqiptarë. Ai arriti në përfundimin se shqipja është vazhduese e drejtpërdrejtë e njërit prej dialekteve të vjetra të ilirishtes dhe mbrojti me vendosmëri autoktoninë e shqiptarëve në trojet e veta. Ishte i mendimit se ilirishtja është një gjuhë pellazgjike në kuptimin e gjerë të fjalës. Për Hahnin, ilirët ishin një nga degët themelore të popullsisë paleoballkanike që qëndronte më vete përballë grekëve të vjetër. Mendimi i tij ishte në kundërshtim me tezën e përhapur në shekullin XIX se shqipja lidhej me greqishten si gjuhë motra për shkak të prejardhjes së përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve prej pellazgëve. Mendimi i këtij albanologu u shërbeu përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare si mbështetje për misionin e tyre të madh të zgjimit të krenarisë kombëtare të shqiptarve që ende nuk kishin krijuar mëvetësinë e tyre shtetërore si popujt e tjerë të Ballkanit. Prof. Eqrem Çabej thotë se mendimi i Hahnit ka qenë: shqiptarët banojnë në viset e ilirëve të vjetër dhe nuk dihet gjë që të kenë ardhur më pastaj në këto anë; prandaj ata janë autoktonë dhe në esencë ilirë. Ai u mundua edhe ta provojë tezën e tij, me ato mjete që kishte në dorë shkenca në atë kohë: më një anë duke lidhur lajmet e autorëve të vjetër klasikë me gjendjen etnografike të sotme të Shqipërisë, më anë tjetër duke shpjeguar një radhë emrash të vjetër, si Dalmatia, Ulcinium, Dardania me anë të shqipes së sotme.Prof. Mahir Domi ka theksuar: “…dijetari austriak J.G. von Hahn, vepra e të cilit Studime shqiptare (1854) shënoi një etapë të re në më se një fushë të albanologjisë, shtroi pyetjen se a janë shqiptarët autoktonë në vendbanimet e sotme të tyre, së cilës pyetje iu përgjigj në mënyrë pohuese. Ai i shikoi shqiptarët si pasardhës të ilirëve, me të cilët afroi epirotët dhe maqedonasit, duke i lidhur gjithë këta me

Page 32: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

31

Gjurmime në vite

pellazgët parahistorikë. Për të argumentuar tezën e tij të prejardhjes ilire të shqiptarëve e të gjuhës së tyre, Hahni i përdori edhe materialet gjuhësore. Teoria e prejardhjes së shqipes, nëpërmjet ilirishtes, nga pellazgjishtja u mbrojt, përpara Hahnit, për një periudhë edhe pas tij, nga një radhë autorësh arbëreshë të shekullit XVIII e më pas. Ajo u bë teza e përgjithshme e rilindësve tanë që donin të theksonin me të lashtësinë e popullit tonë”.“Si probleme themelore, që përfshiheshin në sferën e interesave të historianëve në gjysmën e parë të shekullit XIX, ishin, para së gjithash, origjina e popullit shqiptar dhe periudha e luftërave të Skënderbeut. Vepra që kurorëzoi këtë periudhë dhe çeli një etapë të re jo vetëm për çështjet e shumta që ndriçoi, por dhe me ato që shtroi, ishte Studime shqiptare (1853-1854) e J. G. von Hahnit, e cila, shënon Prof. Androkli Kostallari, qëndron edhe sot si një gur themeli në studimet albanologjike.“Vlera e veprës Studime shqiptare, që Hahni e ka ndarë në tri pjesë, është e shumanshme, -shkruan Prof. Shaban Demiraj. Kështu, p.sh., në pjesën e dytë ai ka bërë një përshkrim mjaft të saktë të strukturës morfologjike të dialektit jugor në kohën e tij. Në pjesën e tretë ai ka botuar një fjalor mjaft interesant, ku ka përfshirë edhe mjaft fjalë të rralla, që i ka qëmtuar me kujdes nga goja e shqiptarëve, me të cilët ishte takuar. Por pa dyshim një interes edhe më të madh paraqesin të dhënat, informatat dhe mendimet e veta e që Hahni ka përfshirë në pjesën e parë të kësaj vepre. Mjafton të përmendin këtu, si për shembull, arsyetimin e tij për prejardhjen e popullit shqiptar dhe për autoktoninë e tij të hershme në trojet e veta. Ja si shprehet ai për këtë çështje sa të rëndësishme, aq edhe të vështirë: “… duke qenë se shqiptarët nuk janë sllavë dhe me asnjë popull tjetër të njohur nuk kanë afri, duke qenë se burimet me të vërtetë të pakta përveç shtegtimit sllav, nuk bëjnë fjalë për asnjë shtegtim tjetër, që të ishte i rëndësishëm për të krijuar një popull të madh, atëherë njeriu ka të drejtë të pranojë që shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e banorëve të lashtë parasllavë të vendit”. Dhe pak më poshtë ai shton: “prandaj neve na duket shumë më i natyrshëm pranimi që stërgjyshërit e

Page 33: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

32

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

shqiptarëve të sotëm, qysh në kohën e romakëve dhe të grekëve, zinin vendbanimin e sotëm të tyre…”.Një analizë të shumëanshme problemore për kryeveprën e albanologut austriak ka dhënë studiuesi Nelson R. Çabej, i cili, ndër të tjera, shkruan: Hahni njohu drejtpërdrejt jetën, botën shpirtërore dhe historinë e shqiptarëve dhe të arbëreshëve të Greqisë. Me erudicion, me rigorozitet shkencor e me frymëzim të rrallë ai krijoi tablotë më universale e depërtuese të jetës, të kulturës e të historisë së shqiptarëve, në shekullin e kaluar, në një serë veprash që mbeten të çmuara ende sot. Në veprën e tij madhore në tre vëllime Albanesische studien, Hahn-i argumenton nga një pikëpamje multidisiplinore (historike, gjuhësore, etnografike etj), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja dhe hedh idenë e prejardhjes së përbashkët “tireno-pellazgjike” të ilirëve, të epirotëve dhe të maqedonasve, të cilët formonin një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtësisë, krahas grekëve dhe romakëve. Siç dihet, “teza pellazgjike” e prejardhjes së popullit shqiptar u shfrytëzua me efikasitet nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për rritjen e vetëdijes kombëtare të populli shqiptar dhe për argumentimin e së drejtës historike të shqiptarëve për autonomi ose një shtet të pavarur, që të përfshinte tërë trojet e banuara nga shqiptarë. Studime Shqiptare ishte një vepër me rëndësi të atillë për historinë e kulturës së shqiptarëve që bëri të mbeten “në hije” një sërë punimesh të tjera të rëndësishme të këtij autori erudit për Shqipërinë dhe shqiptarët: Udhëtim nga Beogradi në Selanik (1858), Udhëtim përmes viseve të Drinit dhe Vardarit (1867), Përralla greke dhe shqiptare (1864), Studime për gojëdhanat (1872-1876) etj.Duke shqyrtuar problemet dhe çështjet që ndryn në vetvete kryevepra e tij, Nelson R. Çabej jep këto konsiderata: “Kulmin dhe thelbin e studimeve të tij ne e gjejmë në veprën monumentale për historinë dhe botën shqiptare në përgjithësi, “ Studime shqiptare”. Që në fillim, kur shtron problemin e prejardhjes së shqiptarëve në atë vepër, Hahn-i arsyeton thjeshtë, larg çdo paragjykimi, duke u nisur nga premisa se “meqë shqiptarët nuk janë sllavë dhe nuk lidhen ngushtë

Page 34: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

33

Gjurmime në vite

me ndonjë nga popujt e tjerë që njohim thotë se, meqë burimet fare të pakta që kemi nuk flasin për ndonjë shtegtim tjetër (veç atij sllav) i cili të ishte aq i madh sa të krijonte një popull të madh, duhet pranuar se shqiptarët e sotëm janë banorët e hershëm parasllavë të atij vendi”.Por, Hahni ishte i ndërgjegjshëm se, në një kohë kur ishte vënë në qarkullim një pikëpamje që mohonte autoktoninë e shqiptarëve, prejardhja ilire e tyre nuk mund të provohej e të konsiderohej si fakt historik para se të sigurohej një korpus i mjaftueshëm të dhënash dhe argumentesh përkatëse. Argumentimin e parë themeltar të lashtësisë së shqiptarëve në trojet e tyre të sotme, d.m.th. të autoktonisë së tyre, Hahni e nxjerr nga studimi krahasues i zakoneve të tyre të sotme me zakonet e grekëve e të romakëve të lashtë si dhe nga studimi i karakterit të shqiptarëve.Argumentimi për autoktoninë e shqiptarëve në këtë rast buron drejtpërdrejt nga metoda e studimit “së brendshmi”, d.m.th. nga fakti që Hahni e lidhi për herë të parë këtë, siç thotë vetë, me ato “që kemi parë e kemi dëgjuar në Shqipëri”, konkretisht e kryesisht me përshkrimin e studimin e zakoneve të Rrëzës, fshatrat në krahun e djathtë të lumit Drino, para bashkimit të tij me Vjosën. Hahni kishte qëlluar në shenjë, duke zgjedhur për studim një zonë mjaft e pastër nga pikëpamja etnografike, larg ndikimeve të kulturës sllave dhe helene dhe mjaft e largët nga ndikimi kulturor osman.Përfundimi në të cilin arrin ai, se zakonet e sotme të banorëve të asaj zone janë aq të ngjashme me zakonet e grekëve të lashtë dhe të romakëve është në të mirë të autoktonisë të shqiptarëve sido që të merret.Gjithashtu Hahni ka dalë në një përfundim të dytë të rëndësishëm e në dukje “paradoksal”, se në botën e lashtë nuk kishte vetëm grekë e romakë, por edhe ilirë, “forca jetësore e të cilëve është aq e qëndrueshme saqë ka arritur deri në ditët tona…kështu protoshqiptari nuk ishte vetëm një moshatar dhe fqinj, por edhe një element i afërt i romakëve të lashtë dhe i helenëve të lashtë, ose, me fjalë të tjera, ajo që ishte e njëjtë në zakonet e të tre popujve është

Page 35: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

34

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

marrë nga i njëjti element”. Megjithëse një pohim i tillë le shteg për diskutime dhe kundërshtime, në të vërtetë Hahni, për herë të parë në historiografi, arrin të realizojë idenë se bota e lashtë klasike nuk ishte botë vetëm e grekëve dhe e romakëve, se ilirët zinin në atë botë një vend të denjë për t’u përshkruar e për t’u studiuar. Duke bërë objekt të historiografisë së re edhe trashëgiminë ilire krahas popujve të shquar grekë dhe romakë, Hahni po realizonte një nga idealet e asaj historiografie e përligjur me rolin dhe prejardhjen e tyre.Vepra Studime shqiptare e Hahnit, përfundon Nelson R. Çabej, mbetet punimi më vëllimor, më informativ dhe më i gjithanshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, një enciklopedi e vërtetë e botës shqiptare e shkruar sipas standardeve shkencore të kohës në drejtim të shfrytëzimit, të shqyrtimit kritik të burimeve, të thellësisë së analizës dhe të argumentimit multidisiplinor, të njohjes empirike të objekteve të marra në shqyrtim… Nuk ka dyshim se vepra e Hahnit ishte ajo që, duke i dhënë Evropës tablonë më të rëndësishme universale të Shqipërisë që po rilindte, kontribuoi më shumë për njohjen e këtij vendi e rrjedhimisht, tërhoqi drejt saj vëmendjen e studiuesve të fushave të ndryshme të dijes (historianë, gjuhëtarë, arkeologë, etnografë, gjeologë etj.)”9.

• Vërtetimi i autoktonisë së shqiptarëve fillon nga Rrëza e Tepelenës

Argumentimin themeltar të lashtësisë së shqiptarëve në trojet e tyre, me fjalë të tjera të autoktonisë së tyre, Hahni e ka nxjerrë nga studimi krahasimor i zakoneve dhe i dokeve të shqiptarëve të shekullit XIX me zakonet e grekëve dhe romakëve të lashtësisë. Modeli për argumentimin e autoktonisë së shqiptarëve buron drejtpërdrejt nga studimi i zakoneve të Rrëzës, “fshatrat në krahun e djathtë të lumit Drino, para bashkimit të tij me Vjosën”10 , të cilat janë përzgjedhur ngaqë “i përkasin një zone të pastër nga pikëpamja etnografike, larg ndikimeve greke, sllave dhe aq më shumë turke”.9 Jup Kastrati, Historia e Albanologjisë.Tiranë,2000,f.759-76210 Hahn. Studime shqiptare, Jena, 1853, f. 175

Page 36: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

35

Gjurmime në vite

Me këtë rast duhet të vlerësohet roli i jashtëzakonshëm i studentit nga Labova, mjekut të ardhshëm Apostol Meksi, i cili, pasi i mësoi së bashku me Kristoforidhin gjuhën shqipe Hahnit, e njohu atë me karakteristikat e vendlindjes së tij dhe për më tepër, kreu një studim të plotë për krahinën e Rrëzës, për të cilin vetë Hahni shkruante se nuk i ka bërë asnjë ndryshim të rëndësishëm.11

Labova e Madhe, e njohur nga gjithë shqiptarët si vatër e lëvrimit të gjuhës shqipe si dhe për atdhetarinw e zjarrtë të banorëve të saj që nuk shuhet prej shekujsh, duhet të nderohet edhe si vendlindja e dr. A. Meksit, që me veprimtarinë e tij i ka shërbyer atdheut në periudhën më të vështirë për të, kur pushtuesit osmanë dhe shovinistët fqinjë përgatiteshin ta eleminonin duke përdorur teori të shumta të sofistikuara dhe të djallëzuara.Ishte miku i madh i shqiptarëve Georg Hahni, bazuar në materialet e mbledhura, të studiuara dhe të paraqitura nga Apostol Meksi, që përhapi në gjithë Evropën përfundimet e tij shkencore me anë të të cilave vërtetohej plotësisht se shqiptarët ishin autoktonë ashtu si grekët dhe romakët.

• Rrëza dhe Lunxhëria sipas Hahnit

“Krahina e Gjirokastrës është më e populluara në Shqipëri, prandaj meriton një vështrim më të thellë.Vargu i Maleve të Lindjes nuk zbret aq pjerrët në fushë në krahasim me Malet e Perëndimit, prandaj edhe shpatullat e tij kanë më shumë vende të përshtatshme për banim dhe mbjellje. Këto ara edhe pse nuk janë aq pjellore si në fushë, punohen dhe mbillen veçanërisht në krahinën e Lunxhërisë që shtrihet përballë Gjirokastrës. Në këtë krahinë gjenden 9 fshatra të lira, shtëpitë e të cilave janë shumë të përhapura, sipas zakonit shqiptar, dhe të rrethuara me qipshe.Banorët merren pak me bujqësi meqenëse toka është e dobët, por merren veçanërisht me zejtari dhe punojnë në kurbet. Prandaj edhe popullsia përbëhet nga gra, fëmijë, pleq dhe sakatë. Janë ata që 11 po aty, f. 247

Page 37: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

36

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

kujdesen për punimin e arrave, vreshtave dhe për punët e shtëpisë. Të gjithë burrat e aftë për punë shkojnë në kurbet, nga ku kthehen rrallë për të parë familjarët e tyre.Po ky zakon është edhe në krahinën e Rrëzës në veri të Lunxhërisë, që përbëhet nga 11 fshatra. Gjashtë nga këto fshatra banohen nga zejtarë shëtitës, kurse të tjerët nga bujq. Lunxhiotët janë kasapë, kopshtarë dhe rrallë tregtarë. Disa familje në Rrëzë dhe Lunxhëri trashëgojnë dhe ushtrojnë mjeshtërinë e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes së kanaleve të ujit. Anëtarët e këtyre familjeve njihen si të tillë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Stamboll, ku gëzojnë respekt për aftësitë e tyre. Ky profesion u ka siguruar privilegje jo vetëm për vete por për gjithë fshatrat e Rrëzës dhe Lunxherisë, të cilët me fermanë të sulltanëve, kanë gëzuar statusin e qeverisjeve autonome dhe gjysëm autonome.Ndër banorët e Rrëzës ka tregtarë vogëlsirash, mjeshtra pëlhurash dhe sidomos mjekë popullorë të njohur në gjithë vendin. Kohë më parë labovitët kanë qenë të gjithë pëlhuraendës. Janë fare të pakta familjet që merreshin me blegtori. Në Labovë banojnë tre fise të cilat përbëhen nga 10-30 familje secila.Të 11 fshatrat e Rrëzës, ku bën pjësë edhe Labova, duken si një tërësi e bashkuar ngaqë kanë zakone të njëjta dhe ushtrojnë profesione të njëjta dhe për më tepër lidhin martesa midis tyre. Fshatrat e Rrëzës mund të kenë rreth 30 fise aq sa kishin vëllazëritë në kohët e vjetra.”12 Në librin Studime shqiptare, Hahni nuk lë rast pa shprehur simpatinë dhe respektin e tij për shqiptarët. Ai shpesh krahason popullin tonë me popujt fqinjë dhe thekson se shqiptarët respektojnë të moshuarit deri në fund të jetës së tyre, ndërkohë që grekët e rinj tallen me ta. Kur i pyet shqiptarët, që i takon rrugës, për vendndodhjen e fshatrave ose adresa të tjera, ata lënë gjithmonë të përgjigjet më i moshuari, i cili e shpjegon me saktësi drejtimin e duhur, ndërsa bullgarët flasin të gjithë bashkë pa arritur të sqarojnë kërkesën e udhëtarëve. Madje,

12 Po aty, f. 120-130

Page 38: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

37

Gjurmime në vite

Hahni justifikon edhe shqiptarët e disa krahinave që kishin vesin e vjedhjes së bagëtive. Ai shkruan se përgjegjës të vërtetë ishin vetë hartuesit e kanuneve të vjetra, që dënonin vjedhësin e dy dhënve të dorëzonte vetëm katër dhën, dhe jo si në Gjermaninë e para dy mijë vjetëve ku hajduti duhej të dorëzonte dhjetëfishin e dhënve të vjedhura.

Page 39: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

38

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

III. APOSTOL MEKSI (1825-1879) - STUDIUESI I PARË SHQIPTAR I KULTURËS POPULLORE SHQIPTARE

Vite më parë të afërmit e mi më nxitën të studioja historikun e fisit tonë dhe veçanërisht figurat e shquara me aktivitet patriotik gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare.Kronologjikisht dhe jo vetëm, pas dr. Vangjel Meksit (1770-1823), njërit prej mjekëve të Ali Pashë Tepelenës, përkthyesit të parë Dhiata Re (1821), “shkrimtarit shqiptar më te rëndësishëm të fillimit të shekullit të XIX”, qëndron “…Apostol Meksi, edhe ky mjek, që së bashku me Kostandin

Kristoforidhin i dha mësimet e para shqipe albanologut Johann Georg von Hahn (1811-1869) dhe mblodhi një pjesë të folklorit tosk që u botua në Albanesische Studien (Studime shqiptare)13. Duke lexuar ato pak shkrime që ekzistonin për dr. Apostol Meksin, krijova bindjen se ishte anashkaluar. Nga dokumentet që ndodhen prej kohësh në biblioteka, mund të vërtetohej lehtësisht që dr. Apostol Meksi në fakt ishte një patriot i madh shqiptar, madje një nga të parët, në mos i pari folklorist shqiptar, dhe meritonte të studiohej seriozisht. Apostol Meksi u lind në Labovë më 1825 dhe, ashtu sikurse shkruan ai vetë në “Studime shqiptare”, është i biri i Jorgjit, nipi i Panajotit nga dega Meksi (Meksataj) e fisit Doda. Kreu shkollën fillore në Labovë dhe regjistrohet në gjimnazin Zosimea të Janinës. Pasi kreu gjimnazin në Janinë, Apostol Meksi u regjistrua në Fakultetin

13 Dh. Shuteriqi. Shkrimet shqipe në vitet 1832-1850, Tiranë, 1965, f.118

Page 40: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

39

Gjurmime në vite

e Mjekësisë të Universitetit të Athinës që e mbaroi me sukses. Kthehet në Janinë ku ushtroi profesionin e mjekut deri sa ndërroi jetë(1879).

• Doktor Apostol Meksi dhe visaret e kulturës popullore të Rrëzës - një pasuri kombëtare

Apostol Meksi ishte i pari ndër intelektualët patriotë shqiptarë që

u riciklua si folklorist për të mbledhur, përpunuar dhe paraqitur trashëgiminë folklorike shqiptare. Ai i tregoi botës se shqiptarët dallonin nga grekët dhe vllehët, jo vetëm nga historia, gjuha etj., por edhe nga mënyra e jetesës, zakonet, këngët, vallet etj. Pra ai nuk mblodhi përralla por studioi shkencërisht kulturën popullore të popullit tonë.Në vëllimin e parë të Studime shqiptare, rreth 6-8 % të materialit të shkruar i përket dr. Apostol Meksit, domethënë është i shkruar prej tij. Këta kapituj paraprihen nga një hyrje e shkruar nga Hahni që po e paraqisim tekstualisht në shqip dhe gjermanisht.“Mësuesi im Apostoli prej kohësh më kishte treguar ato që dinte lidhur me zakonet e krahinës së Rrëzës dhe veçanërisht të fshatit të tij Labovë. Megjithatë Apostoli pyeti edhe njëherë më të moshuarit për

Shënimi i Hanit që verteton autorsine e Apostol Meksit për kapitullin “Zakonet familjare në Rrëzë”

Page 41: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

40

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

çështje të veçanta, në mënyrë që të siguronte informata të sakta dhe që vinin nga disa burime. Më pas Apostoli më dorëzoi materialin të ndarë në disa kapituj që e kishte shkruar në gjuhën greke, të cilin, pasi e kontrolluam edhe njëherë bashkërisht, e përktheva (gjermanisht) duke i bërë vetëm ndonjë korrigjim të rrallë.Kjo metodë, vërtet e komplikuar, rezultoi e saktë veçanërisht për t’i dhënë përshkrimit një ngjyrë të vërtetë kombëtare”.14 Studimi i Apostol Meksit përfshihet te libri Studime shqiptare, në pjesën III, me titullin “Përshkrimi i zakoneve”, dhe, ndahet në tre kapituj të titulluar: “Zakonet familjare në Rrëzë”, ”Shënime për kalendarin e Rrëzës” dhe “Zakone të ndryshme të Rrëzës”(f.200-220 në botimin shqip).

Në vitin 1980, vepra e Meksit është botuar në revistën “Kultura Popullore”( 2, f. 187-196), në rubrikën “Studiuesit e huaj për kulturën popullore shqiptare” me autor (çuditërisht) Hahnin. Rubrika hapet me shkrimin e mëposhtëm që po e paraqesim tekstualisht, së bashku me faqen e parë ku ndodhet shkrimi që ka për autor Hahnin:“Në këtë rubrikë do të ribotojmë materiale të zgjedhura nga studimet që kanë bërë studiuesit e huaj mbi kulturën popullore shqiptare. Shumica e këtyre studimeve janë në gjuhë të huaja dhe përfshihen në botime të vjetra dhe të rralla. Kuptohet që, në kohën tonë, në këto studime ndjehen mjaft kufizime, të cilat janë pasojë e koncepteve teorike e metodologjike që i kanë frymëzuar autorët e tyre, e njohjes së pamjaftueshme të thesareve të kulturës sonë popullore dhe e kushteve shoqërore dhe historike të zhvillimit të saj. Megjithëkëtë, në këto studime ka mjaft të dhëna të rëndësishme dhe konstatime interesante, që do t’u vlejnë studiuesve tanë për të bërë krahasime.”

14 Hahn, Albanesischen Studien, vëll.I, f. 194-195

Page 42: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

41

Gjurmime në vite

Georg Hahn15

• Zakonet familjare në Rrëzë të Tepelenës

Në Rrëzën e Tepelenës hyjnë fshatrat: Lekël, Peshtan, Labova e Zhapës, etj.Në familet e Rrëzës, i ati i marton djemtë simbas dëshirës së vet, pa i pyetur ata a u pëlqente nusja apo jo. Ky zakon rrjedh ngaqë martesat bëheshin në një moshë të vogël.

Ndodh rrallë që një djalë 10-vjeçar të mos jetë fejuar; në 15 vjeç, madje edhe më përpara është bërë me nuse. Shumica e vajzave martohen 12-vjeçe.

Fejesa: nganjëherë fëmijët i fejojnë qysh në djep dhe, po qe djalë i vetëm, ia kanë gjetur nusen pa mbushur tre vjeç, sepse këtu thonë që qielli i përkrah të fejuarit dhe ky veprim kontribuon për të ruajtur jetën nga rreziqet.Propozimin e bëjnë gjithmonë prindërit e djalit dhe, në qoftë se këta kanë vdekur, farefisi më i afërt. Po të pranojnë prindërit ose farefisi

15 Georg Hahn, nga mesi i shekullit të kaluar, qe konsull i Austro-Hungarisë në Janinë. Studioi aspekte të ndryshme të historisë e të jetës së popullit tonë. Në mes botimeve të tij, dy kanë lidhje direkte me popullin tonë: a) “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), botuar në Jena në vitin 1854 dhe b) “ Reise durch die Gebiete des Drin und Wardar” (Udhëtime në krahina të Drinit dhe Vardarit). Vepra e parë prej 758 faqesh përmban ndër të tjera përshtypje udhëtimi (Janinë-Delvinë- Gjirokastër-Vlorë-Myzeqe-Kavajë-Peqin-Elbasan-Petrelë-Tiranë-Shijak-Durrës-Krujë-Lezhë-Shkodër) ku jepen materiale interesante mbi ekonominë e vendit, arkeologjinë, etnografinë etj., si dhe një gramatikë. Në veprën e dytë vazhdojnë përshtypjet e udhëtimit nga Shkodra në Prizren, Prishtinë, Shkup e Selanik.Nga libri i parë Studime shqiptare po japim një pjesë për zakonet familjare në Rrëzë të Tepelenës.Materialet e G. Hahnit kanë rëndësi për lashtësinë e mbledhjes, se i përkasin mesit të shekullit të kaluar. Shumë prej zakoneve, që përshkruan Hahn, sot janë zhdukur ose janë shndërruar në zakone të tjera, ku e vjetra dhe e reja ndërlidhen nw përputhje me kërkesat e kohës. Materialet e Hahn-it duke na dhënë formën e vjetër të disa zakoneve, na ndihmojnë për të gjurmuar zanafillën e tyre e për t’i kuptuar ato më mirë.

Page 43: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

42

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

i vajzës, atëherë shkëmbehen nishanet. Zakonisht, nishani është një para e vjetër floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon në treg dhe të tilla para nga koha greke, romake ose bizantine krahina ka shumë. Edhe para të vjetra italiane dhe të tjera të kohës së mesme gjenden me shumicë. Të gjitha kanë nga një vrimë, sepse gratë i vënë në flokë ose ua qepin fëmijëve nëpër mbulesat e kokës.Por paratë që shkëmbehen nuk duhet të jenë njëlloj.

Me shkëmbimin e nishanit, fejesa ka marrë një formë të prerë. Një fejesë tjetër nuk mund të bëhet, para se të kthehet nishani, gjë që nuk lejohet pa pasur arsye të forta njëra ose pala tjetër. Posa të shpallet botërisht fejesa, nusja nuk i del më të fejuarit ose farefisit të tij.Fejesa zyrtare bëhet kur afrohet koha e dasmës. Në vend të parave, në fejesë shkëmbehen unaza floriri ose sermi. Kjo gjë shpeshherë bëhet tri ditë para dasmës.Të enjten ose të shtunën mbrëma shkojnë në shtëpi të nuses tre veta nga ana e dhëndrit (zakonisht dy burra dhe një grua) dhe e kryejnë atje ceremoninë. Ajo zhvillohet kështu: të dy unazat vihen disa herë mbi një masë me miell gruri njëra afër tjetrës. Në këtë mes bëhen urimet e rastit për çiftin e ri dhe për familjet e të martuarve. Formula e përdorur është kjo: “Bukë e ëmbël, e pandarë!”. Pastaj gostiten të dërguarit në shtëpinë e nuses. Kur kthehen, në shtëpinë e dhëndrit i presin me muzikë e me këngë.

Dasma: Dita e hënë njihet si fillimi i dasmës dhe quhet “e hëna e miellit”, sepse në këtë ditë dërgohet në mulli gruri që duhet për bukët e dasmës. Miqtë e dhëndrit e shoqërojnë grurin deri në mulli me këngë e me të shtëna pushkësh. Po të ketë shkuar drithi në mulli, dita e dasmës mund të shtyhet vetëm në rast vdekjeje ose të ndonjë rreziku tjetër.Ditën e enjte priten drutë e dasmës, se atë ditë dhëndri i thërret të bëjnë dru të gjitha ato familje, që do të vijnë në dasmë. Ai që thërret dasmorët në emër të dhëndrit, thotë këto fjalë: “Jeni të ftuar për dru dasme!”Pra ditën e enjte në mëngjes, gratë e familjeve që janë thirrur shkojnë

Page 44: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

43

Gjurmime në vite

në pyll duke kënduar. Ato ngarkohen me dru dhe kthehen pastaj në shtëpi të dhëndrit, duke mbajtur në dorë shkopinj me një tufë gjethe ose me një shami të kuqe. Mbasi shkarkojnë barrët, i hedhin shkopinjtë në grumbullin e druve dhe ulen për të ngrënë bukë.Dita e enjte është dita e furrës, “dita e brumit”, sepse gratë, mbasi hanë, fillojnë menjëherë të zënë brumin dhe të pjekin bukë.Ajo femër që do të fillojë e para të gatuajë brumin, duhet të jetë vajza me nënë, baba dhe vëllezër, sepse kjo sjell mbarësi.Ceremonia e të ngjeshurit të brumit bëhet duke kënduar këngë dasme të caktuara. Menjëherë kryetarja e punës mbush një tepsi me brumë, shkon te personat që janë të pranishëm dhe u thotë që të hedhin ndonjë para në tepsi. Kur vjen te dhëndri, mundohet t’i lyejë fytyrën me brumë dhe i merr sa më shumë të holla. Dhëndri në fillim kundërshton pak, por pastaj pranon të lyhet. Të hollat që mbledh vajza në këtë mënyrë, janë të sajat. Një vajzë tjetër vishet me rrobat e mira të dhëndrit, ngjesh armët e tij dhe e zëvendëson atë, sepse ky do të stoliset vetëm ditën e dasmës. Mbasi të kryhet puna, fillon vallja.Dita e premte është pushim.Të shtunën thirren njerëzit e afërm të dhëndrit. Secili është i detyruar të bjerë një dash. Çdo mik pritet me këngë nga disa zonja që janë caktuar për këtë qëllim. Këto marrin në dorëzim edhe dhuratat e sjella dhe përsërisin fjalët: “Ta paçim hua, zotëri!” gjithë natën para dasmës miqtë hanë, pinë dhe vallëzojnë, prandaj edhe të nesërmen nuk janë fort në terezi. Ndërsa në shtëpi të dhëndrit bëhen këto përgatitje, në shtëpi të nuses mbretëron një qetësi e madhe.Të djelën thirren në dasmë farefisi dhe të gjithë miqtë. Nga çdo familje e thirrur vijnë dy deri në tre veta, madje në një fshat të madh numri i dasmorëve është 100 veta e përpjetë.Çdo dasmor bie një bukë, një enë druri me verë dhe pak të holla për dasmën. Shuma e të hollave ndryshon sipas gradës së farefisnisë dhe gjendjes ekonomike të dasmorit (20 para-10 groshë) farefisi që nuk ka prurë dash të shtunën, paguan 10-20 grosh.Në orën e caktuar prej shtëpisë së dhëndrit nisen krushqit për të marrë

Page 45: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

44

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

nusen. Në mes të burrave është dhëndri lart mbi kalë, qoftë edhe sikur dy shtëpitë të jenë afër njëra-tjetrës. Prapa krushqve vijnë nuset e reja me një kalë ose mushkë të stolisur me lule, ku do të hipë nusja. Krushqit rrugës këndojnë këngë që janë caktuar për nusen dhe e lajmërojnë që të rrijë gati, të mos qajë atje. Te dera e shtëpisë dhëndrin e pret vjehrra. Ky duhet t’i puthë dorën. Ajo mban një legen me uje të pastër dhe e spërkat me një tufë lule, që e lag në ujë dhe pastaj ia jep atij. Po të futë dhëndri para në legen, vjehrra i fal një shami, të cilën ia hedh mbi supin e djathtë.Një shami të tillë merr edhe vëllami. Ky është një nga miqtë e dhëndrit, me të cilin ai është bërë vëllam.Shumë herë vëllami zgjidhet pa ceremoni. Detyra e tij në dasmë është të bëjë nderimet e rastit në vend të dhëndrit e të presë shëndetet që ngrihen për dhëndrin, sepse, sipas zakonit të vendit, jo vetëm nusja, por edhe i shoqi duhet të tregohen të sjellshëm dhe të turpshëm gjatë festës së dasmës.Burrat hyjnë në një dhomë të veçantë, ku është shtruar mësalla për ta. Ulen përdhe këmbëkryq. Gjatë bukës pijnë shpeshherë për shëndetin e çiftit. Formula është kjo: “Rrofshin, qofshin dhe u trashëgofshin!” Farefisi përgjigjet “Bukë të ëmbël, të pandarë!”Gratë shkojnë në dhomën e nuses. Ajo duhet t’i puthë dorën çdo gruaje që hyn. Prapa është një grua që kujdeset për të.Mbas nja një ore vëllami hyn në dhomë të nuses dhe e puth në buzë, apo i puth dorën. Pastaj i ngjesh rripin dhe i vesh këpucët, në të cilat ka hedhur brenda oriz dhe para si shenjë të shtesës. Mbasi e mbaron këtë detyrë, kthehet përsëri te burrat dhe lavdëron me sa mundet bukurinë e nuses.Kur bëhen të gjithë gati për t’u nisur, vëllami vjedh dy lugë, por është zakon që njërëzit e dhëndrit duhet të vjedhin edhe diçka tjetër, p.sh. një gotë uji, të cilat më vonë kthehen prapë.Nusen e hipin në kalë, mbasi t’u ketë puthur dorën prindërve dhe fisit të saj. Në këtë rast kjo duhet të bëjë pak naze. Pastaj vazhdon rrugën prapa krushqëve, e shoqëruar prej fisit të vet. Sa i hipën kalit, ul tri herë kryet nga e djathta dhe tri herë nga e majta e shtëpisë

Page 46: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

45

Gjurmime në vite

atërore. Kjo do të thotë se ajo, vërtet po ndahet nga shtëpia e babës, por njerëzit e vet do t’i nderojë gjithnjë.Gjatë rrugës kokën ia mbulojnë me një duvak të kuq. Ajo ul kokën para të gjithë atye që takon rrugës. Fisi i saj e përcjell vetëm deri në gjysmën e rrugës, pastaj ua dorëzon njerëzve të dhëndrit dhe kthehen prapa që të gjithë.Të gjithë të zotët e shtëpive, pranë të cilave kalon nusja, duhet t’i qerasin me verë krushqit dhe lusin të tilla gëzime për fëmijët e tyre. Në qoftë se një derë nuk sjell verë, kuptohet që kjo ka armiqësi me dhëndrin. Kur krushqit arrijnë në shtëpinë e këtij, e ëma hipën mbi një vend të lartë dhe hedh oriz mbi çiftin, pastaj dhe mbi të gjithë krushqit, duke bërë urimet e rastit.Orizi është shenjë e pjellorisë dhe e pasurisë. Dhëndri zbret vetë prej kalit; nusen e ul i ati i dhëndrit ose ndonjë nga fisi i afërt. Pastaj marrin një djalë të vogël me baba e me nënë dhe e kalojnë tri herë nën barkun e kalit. Te dera ku hyjnë të martuarit, njerëzit bëjnë një rreth, nëpër të cilin këta duhet të kalojnë, duke u rrokur për dore, e duke hedhur së pari këmbën e djathtë. Pastaj rrethi thyhet sipër kokës së tyre. Kjo do të thotë bashkim deri në vdekje.Posa hyn nusja brenda, vëllami ia heq duvakun, duke e ngritur me dorezën prej sermi të një arme dhe pastaj fillon akti i kurorëzimit. Nuni i mban të dy kurorat mbi kokat e çiftit. (tjetër zakon i shqiptarëve është që kumbarllëku trashëgohet në një familje brez pas brezi. Kur ndahet kjo familje, caktohet me short se kush do të bëhet kumbar i filanit). Nuni nderohet shumë, sepse mallkimi i tij është më i rëndë se çdo mallkim tjetër, madje edhe më i rëndë se mallkimi i babait. Martesat në shtëpinë e nunit janë të ndaluara. Nuni ka për detyrë të paguajë atë që u vë kurorë etj. dhe në çdo gosti ka vendin e nderit.Mbasi të kryhet ceremonia e kurorëzimit, dasmorët ulen për të ngrënë bukë, kurse nusja qëndron në një anë të dhomës me duart kryq sipër kraharorit dhe me kokë të ulur. Dhëndri çohet vetëm atëherë kur pijnë për shëndetin e çiftit, por pa bërë fjalë. Atyre

Page 47: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

46

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

u përgjigjet vëllami me fjalë të zgjedhura. Dita kalon me gostira, dollira, këngë e valle.Vallen e hap dhëndri. Ai qëndron në krye të valles së burrave, të cilët rroken dorë për dore dhe lëvizin në një rreth. Pastaj, sulmon befas nusen, e cila kërcen në mes të grave që e kanë zënë për dore, dhe vallëzon me të. Në këtë rast këndohet kjo këngë:

Mori korbi një thëllëzëÇ’e do, korb, atë thëllëzë?Të loz e të qesh me tëzëTë shkoj jetënë me tëzë.

Vonë, mbasi e darovisin nusen, miqtë largohen. Kjo u puth dorën. Nusja fle me gratë, dhëndri me shokët e vet.Të hënën në mëngjes, çiftin e fusin në një dhomë të veçantë, lyejnë një bukë me mjaltë dhe ia japin çiftit ta kafshojë tri herë. Nusja ka turp dhe ha vetëm pak, por dhëndri ha më mirë. Kuptimi i kësaj ceremonie është ky: të martuarit të çojnë një jetë të lumtur e të ëmbël dhe të shkojnë shoq me shoq si buka me mjaltin.Pasi vjen e ëma e nuses me ëmbëlsira, me sheqer dhe raki për të uruar dhëndrin, i cili duhet t’i puthë dorën, të martuarit me sahanë në dorë, nisen për në krua të fshatit dhe lagin shoqi-shoqin. Në këtë rast nusja njomet mirë, por nuk ka zemër të lagë burrin e saj.Të hënën dhe të martën fillojnë marrëdhëniet në mes shtëpive, që kanë bërë krushqi të re. Dhëndri thërret për darkë të vjehrrin. Ky nuk vjen vetëm, por me miq. Prindërit e dhëndrit e presin me nderime të mëdha.Të martën vjehrri thërret dhëndrin e vet, i cili vjen me dasmorët e parë. Edhe ky pritet me nderime të mëdha.Kjo është dita e fundit e dasmës. Pastaj miqtë e përcjellin dhëndrin në shtëpi dhe largohen. Por vëllami rri shumë vonë për ta ngacmuar. Atëherë dhëndri detyrohet t’i premtojë gostira dhe dhurata. Vëllami ikën i fundit, se mezi i mbushet mendja për t’u larguar.

Page 48: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

47

Gjurmime në vite

Dhëndri shkon në dhomë dhe bie për të fjetur. Mbas një ore ia dërgojnë me zor edhe nusen, e cila nuk dëgjon të hyjë brenda…Në mëngjes nusja e re ngrihet herët dhe lan rrobat. Kjo është puna e parë e saj në shtëpinë e burrit. Në përgjithësi, vitin e parë të martesës nuk bën punë të rëndë. Në kokë mban një fes stolisur me para floriri nga dhuratat e dasmorëve dhe nga të hollat që ka dërguar dhëndri. Derisa të mbetet me barrë, ballin e lidh me një shami. Pas kësaj e heq fesin dhe e mbulon kokën me një shami të thjeshtë, kurse paratë i ndan me kamatë, sepse këto janë pasuri private e saj, të hollat e qafës.Burri ka fuqi të pakufizuar. Nusja nuk guxon të bëjë as më të voglin kundërshtim. Ai mund ta rrahë sa të ketë qejf, bile edhe mund ta përzërë, duke paguar shumën që cakton zakoni i vendit, në qoftë se ajo bën një gabim të vogël. Këto të holla pastaj janë të gruas. Ajo nuk mund të bëjë as gjënë më të vogël pa lejen e bashkëshortit të saj. Por, edhe përpara vjehrrit dhe vjehrrës duhet të jetë e bindur dhe duhet t’u mbajë nderin, sepse, meqë burri i saj është i ri, fuqia atërore zakonisht është aq e madhe, saqë babai mund ta përzërë nusen edhe kundër dëshirës të djalit të vet. Prandaj, nusja e re kupton çdo shenjë që bëjnë prindërit e burrit, ua bën qejfin e i merr me të mirë. Ajo i përcjell kur shkojnë për të fjetur dhe qëndron para dyshekëve derisa ta lejojnë të largohet.Në vitin e parë të martesës, madje deri atherë kur të ketë lindur një fëmijë, nusen nuk e lejon zakoni i vendit të bisedojë me të shoqin në prani të të tjerëve.Madje, ajo nuk i thërret në emër burrit të saj. Nusja e re duhet të tregohet e sjellshme me farefisin e burrit, me të gjithë fqinjët, dhe përgjithësisht, me çdo person ose me cilindo që të takojë, qoftë i ri ose plak, i lartë apo i ulët, i njohur e i panjohur e këtij duhet t’i puthë dorën. Edhe djemve të vegjël të farefisit ose të fqinjëve u thotë “zotëri”, vajzave të reja “motra” dhe grave “zonja”.Po kështu e thërret edhe të bijën e vëllait më të madh të burrit të saj, që e gjen në shtëpi, edhe motrat e martuara të burrit.Por në qoftë se gjen në shtëpi të shoqen e vëllait më të vogël, që është martuar më përpara, këtë e thërret me emrin e saj.

Page 49: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

48

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Pra, kunata më e re duhet t’u bindet kunatave të tjera dhe të kujdeset sidomos për vjehrrin e vjehrrën.Familja: Fuqia atërore është shumë e madhe. Fëmijët e nderojnë dhe e respektojnë babanë. Derisa është gjallë, ky është kryetari i familjes. Ky zakon ndryshon shumë prej atij që kanë grekët e rinj, tek të cilët pleqëria përbuzet dhe vihet në lojë. Kjo fuqi atërore e bën edhe më të fortë bashkimin e familjes. Të ngushta janë edhe lidhjet me farefisin.Babai dhe djemtë nuk kanë pasuri private. Këta punojnë të gjithë për shtëpinë, qofshin në fshat, qoftë edhe nëse ushtrojnë ndonjë profesion në një vend të largët. Ndoshta njëri ka më shumë fat dhe fiton më shumë para se tjetri, kurse i treti mund të bëjë dëm, megjithatë, të gjitha shkojnë për llogarinë e përbashkët të shtëpisë. Vëllezërit bashkëjetojnë edhe pas vdekjes së prindërve. Pastaj ndahen fëmijët e tyre.Gratë bëjnë punët e shtëpisë, punojnë arat dhe vreshtat, shkojnë për dru etj.Shumë e fortë është lidhja në mes të kunatit dhe kunatave. Vëllai që kthehet nga kurbeti e nderon më shumë të shoqen e vëllait më të madh se sa gruan e vet dhe kësaj të fundit nuk i bie ndonjë dhuratë të veçantë. Të gjitha familjet e mira kanë kujdes që gratë e shtëpisë të marrin po ato dhurata…Është kundër zakonit që burri t’i bëjë së shoqes ndonjë shenjë ose të bëjë ndonjë shaka me të në prani të të tjetërve. Zakoni kërkon që burri t’i sillet keq, sikur ta kishte shërbëtore. Madje shumë gra nuk dëshirojnë që bashkëshortët e tyre të tregojnë dashurinë përpara të tjetërve, sepse kjo gjë e poshtëron burrin.Lindja: një grua me barrë nuk duhet të hajë shegë, as të lyejë flokët me bojë…Fëmijës, përpara se ta mbështjellin me shpërngëj, i vënë mbi trup një drapër, me të cilin kanë prerë kashtë. Kjo ceremoni e ruan atë nga dhimbjet e barkut. Zakonisht e mbështjell me shpërngëj e ëma e lehonës, e cila për këtë punë duhet të vijë së paku një herë në ditë.

Page 50: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

49

Gjurmime në vite

Për lindjen e foshnjës lajmërohet menjëherë farefisi, i cili vjen dhe viziton lehonën, duke sjellë me vete gjellë, që i parashikon zakoni i vendit. Gratë besojnë se të tretën ditë pas lindjes vijnë tri gra të padukshme te djepi i foshnjës dhe caktojnë fatin e saj. Këto quhen “fatmira”. Çdo gjë që pëson foshnja ose i rrituri, i detyrohet vendimit të “fatmirave”. Njerëzit ngushëllohen duke thënë: “Kështu e kanë shkruar fatmirat”.Mbrëmja e tretë mbas lindjes së fëmijës quhet “poganiku i djalit”. Kuptimi i kësaj fjale është i errët. Në këtë mbrëmje vjen farefisi. Secili sjell një lakror, një bukë dhe një shishe me verë. Ulen në sofër dhe hanë ato që kanë sjellë me vete, duke uruar foshnjën dhe lehonën. Mbasi ngrihet sofra, piqet një kulaç i madh, “kulaçi i djalit”. Kur sitet mielli, të gjithë ata që janë të pranishëm, duhet të prekin sitën dhe të fusin para në brumë. Kulaçi i pjekur thyhet sipër djepit të foshnjës. Këtë e mbajnë në dorë të gjithë që janë aty dhe në këtë rast thuhen këto fjalë:

Poganik dhe djali burrë,Ta dërgojmë për masureTë na bjerë para shumë.

Përmenden masuret pasi më parë në Labovë dhe në fshatra të tjera të Rrëzës, mjeshtëria e pëlhurëendës praktikohej dhe nderohej shumë. Edhe sot nuk është zhdukur fare, megjithëqë banorët janë bërë tregtarë. Kjo mjeshtëri nuk ushtrohet në vend, por në kurbet.Kur foshnja është vajzë, thuhen këto fjalë:

Poganik e vajza grua,Ta dërgojmë në përrua,Të na bjerë ujë shumë.

Mysafirët shpërndahen, por secili mik merr me vete një copë bukë nga kulaçi i fëmijës dhe ua ndan anëtarëve të familjes së vet, sepse është mirë të hash nga kjo bukë…Sipas zakonit, djalit i ngjitet emri i gjyshit të vdekur, dhe po qe vajzë, ai i gjyshes së vdekur. Në qoftë se janë gjallë gjyshi dhe gjyshja,

Page 51: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

50

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

nuni zgjedh një emër tjetër. Po nuni e mban të fshehtë emrin që ka pëlqyer dhe e tregon në fund… Fëmijët kur e dëgjojnë, turren sa të mundin më shpejt që t’ia tregojnë lehonës, e cila u jep një bakshish të vogël. Nuni… brenda tre vjetëve të parë i fal foshnjës një fes, një këmishë dhe fruta, kurse merr si dhuratë një shami.Mbas vënies së emrit vjen gostia. Të gjithë miqtë e pranishëm hedhin një para në një gotë me verë, që shkon dorë më dorë. Këto para ia qepin foshnjës në fes.Lehona dhe foshnja nuk dalin nga shtëpia 40 ditë, bile natën nuk lëvizin as nga dhoma, nga frika se mos shuplaken. Zjarri në vatër mbahet gjithmonë ndezur, por prej këtij nuk u japin fqinjëve thëngjij. Kush vjen natën brenda, duhet të kapërcejë një urë zjarri, që ia mbajnë përpara. Në shtëpi të lehonës as këndohet, as vallëzohet nga frika se mos shuplaket e ëma dhe foshnja. Gjatë kësaj kohe lehona nuk lejohet të pjekë bukë ose të bëjë gjellë, sepse gjoja nuk është e pastër…Në qoftë se çiftit i vdesin shpejt fëmijët, posa lind foshnja, e kalojnë tri herë nëpër një trikëndësh prej hekuri dhe, në qoftë se nuk ndihmon kjo ceremoni, atëherë bëjnë një kryq prej sermi dhe ia varin në qafë. Sermin e këtij kryqi duhet ta dhurojnë 9 gra që quhen Maro.Pastaj e vënë në një vend ku kryqëzohen rrugët. Ai që kalon i pari bëhet nuni i saj.Si kudo në lindje, edhe këtu ai që s’ka fëmijë, është fatzi. Këtij i thonë “rrënjëdalë”. Kjo fjalë përdoret si mallkim.Por, edhe ai që ka vetëm vajza nuk është fort i gëzuar, ndonëse në Rrëzë babai nuk ka nevojë të punojë për prikën e tyre, si në Greqi. I lumtur është vetëm ai baba që ka djem. Sa më shumë, aq më mirë.Nga fundi i vitit të dytë, fëmijëve ua presin qumështin dhe u japin të hanë ushqime të ndryshme. Është zakon t’u japin edhe pak verë, që të bëhen të shëndoshë. Nëna ose dadua ushqimin e përgatit duke e përtypur vetë më parë, pastaj, me këtë ushqen foshnjën. Babai e fejon djalin e vogël, nganjëherë madje edhe që në djep. Kur bëhet 10 vjeç, i ati e merr me vete dhe të dy shkojnë në kurbet për të punuar.

Page 52: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

51

Gjurmime në vite

Çdo tre a katër vjet vijnë nganjëherë në shtëpi.Disiplina është e rreptë, respekti që ka djali për t’anë është shumë i madh. Kështu, kur ka miq, djali nuk ha bukë bashkë me babain dhe flet vetëm kur e pyesin. I ati mund ta përzërë të birin ose mund ta nxjerrë nga burrëria, në qoftë se nuk mban atë qëndrim që do ai.Siç dihet, rrojtja në kurbet ia shton edhe më tepër dashurinë shqiptarit për vendin e vet. Në shumë katunde, bile në shumë krahina, nuk ka ngjarë ndonjëherë që shqiptari të martohet përjashta ose të tërheqë familjen atje ku punon. Në qoftë se e bën këtë gjë, atëherë njihet si i përzënë dhe urrehet prej të gjithëve. Zakonisht, i ati ia mëson zanatin të birit ose djemve, por këta shpeshherë marrin edhe një zanat tjetër.Vdekja: Ngaqë lidhjet familjare në Shqipëri janë shumë të ngushta, vdekja është një katastrofë e madhe, e cila prek thellë gjithë farefisin.Zia më e madhe është kur burri vdes në moshën më të bukur. Kur mbaron ai, gratë që janë mbledhur rreth tij çirren duke bërtitur, qajnë e vajtojnë.Gratë e fshatit që kanë miqësi me këtë derë, sa dëgjojnë ulurimat, shkojnë me vrap në shtëpinë e të ndjerit, duke bërtitur e duke rrahur kraharorin me grushta dhe kështu e shtojnë këtë gjëmë të tmerrshme. Motrat, kunatat, vajzat e mëdha dhe e shoqja e të ndjerit, kur ky nuk është në moshë të kaluar, presin flokët, çjerrin faqet dhe i bëjnë me gjak, dërmojnë gjoksin me grushta, tëheqin flokët e prera, rrëzohen përdhe, i bien murit me kokë, thërresin emrin e të vdekurit dhe bërtasin kaq fort, saqë shpeshherë e humbin zërin për një kohë të gjatë.Mbesat e stërmbesat e të ndjerit presin pak flokë dhe lidhin një shami të zezë, të cilën e mbajnë disa muaj me rradhë. E veja e të ndjerit nuk e heq shaminë gjatë gjithë jetës së saj. Por në qoftë se është e re dhe mendon të kthehet në shtëpi te babait për t’u martuar përsëri, atëherë vesh rrobat e nusërisë, lidh kokën me një shami të zezë dhe nuk lodhet fort së qari.

Page 53: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

52

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Burrat nuk e tregojnë hidhërimin dhe mundohen t’i përmbajnë lotët. Ata i presin ngushëllimet në këmbë, në oborr të shtëpisë. Vizituesit i ngushëllojnë me fjalët “Vetë shëndosh!” dhe u vënë dorën e djathtë mbi sup. Ai që ka zi, u përgjigjet: “Miqtë shëndosh!”. Pastaj ata hyjnë brenda në shtëpi dhe, si shenjë ngushëllimi, u vënë dhe grave dorën mbi sup.Gratë grumbullohen rreth të vdekurit. Fillon vajtimi i vërtetë, në të cilin marrin pjesë jo vetëm gratë e farefisit, por edhe gratë e fqinjëve.Ky vajtim ndryshon prej britmave të mëparshme, sepse bëhet me vargje, të cilat i thotë vetëm një grua. Pastaj i përsërit gjithë kori. Këto vajtime janë të caktuara prej zakonit dhe kanë si temë jetën e të ndjerit. Nganjëherë vajtuesja impresionohet aq fort, saqë krijon edhe vetë vargje vajtimi.Gratë e farefisit qajnë në këtë mënyrë papushim, derisa këputen fare. Por, kur u vjen radha grave të tjera, ato e ndërpresin njëra-tjetrën, duke bërë një shenjë me dorë, dhe fillojnë një vjershë të re.I vdekuri, mundësisht, varroset po atë ditë, por, në qoftë se ka mbaruar mbasdite, varrimi bëhet të nesërmen në mëngjes. Përpara se ta nxjerrin të vdekurin nga shtëpia, në qoftë se nuk ka unazë sermi, i fusin ndonjë para në gojë.Pastaj kufomën e masin me një pe, të cilin e hedhin mbi çati. Më në fund, një nga farefisi ulet tri herë në atë vend ku ka qenë e shtrirë kufoma e të ndjerit. Këtë vend atë ditë e lënë pa fshirë.Kur të jenë bërë të gjitha gati për varrim…formohet vargani…Tabutin me kufomën e mbajnë 4 veta. Në fund vijnë gratë. Përpara tyre kalojnë ato që kanë zi e thërrasin kaq fort, sa të këpusin shpirtin. Majtas, djathtas dhe prapa tyre vijnë gratë e tjera që i mbajnë dhe që kujdesen të mos dëmtojnë veten. Gratë e tjera e vazhdojnë vajtimin… I vdekuri futet në varr, mbulohet me rrasa guri dhe sipër këtyre hidhet dhe.Gjatë kësaj ceremonie dëshpërimi i grave është në kulm. Ato nuk duan të ndahen nga i vdekuri dhe kërkojnë të varrosen bashkë me

Page 54: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

53

Gjurmime në vite

atë. Vetëm me forcë mund të ndahen se, përndryshe, hyjnë brenda në varr. Tashti dhe burrat preken kaq fort, saqë fillojnë të qajnë edhe këta. Mbasi mbulohet varri, qetësohet gjendja menjëherë, se ndahen ndjesat; grurë i zier, verë dhe raki.Secili merr nga një dorë grurë me fjalët “Ndjesë pastë!” dhe pastaj e ha grurin në qetësi, sepse është gjynah të qajë.Të tretën ditë shkojnë gratë te varri. Vajtohet edhe një herë. Në shtëpinë e të ndjerit këngët e vajtimit vazhdojnë 40 ditë me radhë në mëngjes, sidomos të djelave dhe në ditë festash…Në qoftë se i ndjeri ka motra, vajza të martuara ose kushërinj në një fshat të afërm, lajmërohen edhe këta të vijnë për varrimin, duke qarë dhe duke vajtuar me shoqe e me shokë.Zia e madhe zgjat tri ditë. Gjatë këtyre ditëve farefisi dhe miqtë hyjnë dhe dalin duke ngushëlluar familjen e të vdekurit. Një palë sjellin drekën, një palë darkën, sepse në shtëpinë që ka zi nuk gatuhet gjellë. Të tjerë vijnë me verë, raki, ushqime, të cilat i dorëzojnë me fjalët “U ardhshim për të mirë!”Kur vdes një grua ose burrë i vjetër, zia nuk është kaq e madhe. Sidomos kur është një plak i madh, vajtimi ndalohet. Në këtë rast, për të larë mëkatet e tij, therin disa desh, numrin e të cilëve e ka caktuar vetë ai qysh më përpara, simbas gjendjes ekonomike. Mbas varrimit shtrohet mësalla, hanë e pijnë e vajtojnë…Sipas zakonit të kishës ortodokse, kufoma rri vetëm tre vjet në varr. Pastaj e nxjerrin nga varri; eshtrat pastrohen, lahen me verë, bekohen në kishë dhe futen në një vend që është caktuar apostafat për to. Sipas këtij zakoni nxirren nga varri edhe eshtrat e atyre shqiptarëve që kanë vdekur në kurbet dhe dërgohen në vendin e tyre, ku bëhet ceremonia e zakonshme.Fisi: në krahinën e Rrëzës, si dhe në gjithë Shqipërinë, lidhjet e fisit janë shumë më të ngushta se sa në Evropë. Fisi përbëhet prej gjithë atyre familjeve, meshkujt e të cilave rrjedhin prej një stërgjyshi të përbashkët. Lidhjet që bëhen me familjet e grave, nuk kanë ndonjë rëndësi. Fiset zakonisht quhen sipas atit të përbashkët. Po qe se fisi

Page 55: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

54

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

është i madh, ndahet në pjesë të ndryshme, të cilat marrin emrat e kryetarëve të degëve. Emrin e fisit dhe të degës e dijnë të gjithë anëtarët, por asnjë s’e mban, sepse shqiptari, sikurse edhe greku, zakonisht, mban emrin e babait dhe atë të gjyshit, në qoftë se ka qenë një njeri me rëndësi, p.sh. Apostol Jorgji Panajoti, d.m.th. Apostoli, i biri i Jorgjit, të birit të Panajotit.Ky është nga fisi i Meksatajve dhe i Dodajve.Fshati ka nja 100 shtëpi. Prej këtyre, 27 janë janë të fisit të Dodajve (që rrjedhin prej Dodës, stërgjyshit të përbashkët, i cili nuk mbahet mend). Ky fis ndahet në shumë degë. Një prej tyre është ajo e Meksatajve, që mban emrin e Meksajt, kryetarit të saj. Edhe ky është harruar krejt, se nuk dihet më se kur ka jetuar.Njëzet shtëpi janë nga fisi i Kiliatëve, stërgjyshi i të cilëve ka qenë Kiloja dhe 33 shtëpi përbëjnë fisin e Miçançuljatëvet.Sipas emrit, ky fis është i ardhur dhe tregon se themeluesi i tij ka qenë një farë Mihali nga fshatai fqinj Zhulat. Banorët e tjerë të fshatit janë njerëz të vegjël që kanë ardhur nga fshatra të tjerë. Ata nuk kanë ndonjë rëndësi për çështjet e fshatit. Shqiptari fisin e krahason me një pemë, me degët e gjethet e saj.Dëshmia më e mirë për forcën e lidhjeve të fisit është ndalimi i martesave në mes të anëtarëve të tij. Ky parim është i vendosur prej zakonit dhe, kush guxon ta prekë, ka fyer rëndë fisin, prandaj urrehet nga të gjithë.Çdo poshtërim që pëson një anëtar i fisit, prek të gjithë fisin dhe i gjithë fisi detyrohet të lajë turpin. Sidomos gjaku duhet të lahet pa tjetër.Në anën tjetër, i gjithë fisi është përgjegjës bashkarisht kur një prej anëtarëve të tij bën ndonjë faj. P.sh. kur një prej anëtarëve bën ndonjë vrasje, i gjithë fisi bie në gjak.Për këtë shkak, kur pajtohen me armiqtë, të gjithë anëtarët e fisit kontribuojnë për të larë shumën e caktuar. Ndonjëherë ndodh që i gjithë fisi është larguar nga fshati për të shpëtuar nga hakmarrja.Degët e fisit janë të detyruara të përkrahin një anëtar të fisit që ka rënë poshtë ekonomikisht, ta shpëtojnë prej hajdutëve, në qoftë se e kanë skllav etj…

Page 56: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

55

Gjurmime në vite

• Shënime për kalendarin e Rrëzës16

Shtatori. Dita e parë e shtatorit asht fillimi i vitit të ri. Çdo ngjarje që ndodh në këtë ditë, qoftë e mirë, qoftë e keqe, asht një paralajmërim për të gjithë vitin.Në këtë ditë e zanë brumin me langun e rrushit të papjekë, të cilin e përdorin gjatë vitit.

Tetori. Javën e parë të këtij mueji nuk shkojnë në arë. Gjatë këtij mueji nuk mbjellin. Edhe gruni nuk mbillet ma vonë, sepse nuk mbin ma.

Nandori. Prej 15 nandorit deri më 6 janar janë kërshëndellat: më 6 janar asht dita e ujit të bekuem. Gjatë këtyne ditëve shpirtnat e këqinj kanë fuqi të jashtëzakonshme. Asht koha kur ato shëtisin natën dhe nga fundi i saj bahen edhe ma të rrezikshëm. Prandaj gjatë kësaj kohe, natën nuk pijnë ujë, as nuk dalin nga shtëpia, pa pasë nevojë të madhe. Andrrat nuk i besojnë, natën nuk lanë tesha varë përjashta dhe, në qoftë se harrohet ndonjë copë, atëherë ajo duhet la përsëri. Por deri sa misri asht në arë dhe veshët e rrushit rrijnë varë, shpirtnat e këqinj nuk kanë fuqi edhe këtë kohë, por mirë nuk asht me udhëtue.

Dhjetori. Darka e krishtlindjeve (24 dhjetori) quhet dit’ e kolendravet, nga kulaçët prej brumi buke në formë rrethi që quhen kolendra, të cilat i pjekin në këtë ditë. Kolendra e parë asht e qeve dhe e varin në mur të odës për t’i prue mbarësi shtëpisë. Fshatari, kur fillon lëvrimin e arave, e thyen kulaçin te balli i qeve dhe ua jep me e hangër.Më 23 dhjetor të gjithë e gdhijnë natën rreth zjarrit ku fusin tri

16 Pjesët që vijojnë po i paraqesim në gegërisht, shqipja zyrtare deri në vitet ‘40, e përdorur edhe nga Veniamin Dashi për përkthimin e Studime shqiptare.

Page 57: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

56

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

bisqe qershie, të cilat i nxjerrin përsëri dhe i ruejnë mbasi të digjen pak. Bisqet e qershisë hidhen në zjarr dhe më 1 janar, ditën e Shën Vasilit dhe më 6 janar, ditën e ujit të bekuem; pastaj copat e shqepëve, bashkë me hinin e tyne që e kanë mbledhë në këto tri net, shpërndahen nëpër vreshtat e rrushit.Aty nga mesi i natës fillojnë djemtë, truma-truma (nga 10-15 veta) me shkue nëpër shtëpia tue këndue dhe e zonja e shtëpisë i fal secilit nga një kolendër. Kanga që ata këndojnë kur hyjnë në shtëpi përbahet prej dhjetë fjalëve pa kuptim: Kolendra, Milendra, Çuçurri, Papa Nikolla, Tris Tirades, Pragmatades, Qemena, Kolandinë, Qepisti, Kukulurja.Në këtë ditë bajnë edhe petulla.

Janari. Darkën e Shën Vasilit zjarri rri ndezë gjithë natën; atë e ruen një grue me barrë, me shpresë që të ketë nji lindje të lehtë. Ditën e motit të ri, në mëngjes, lahen me ujë të pafolë dhe venë re se kush hyn i pari në shtëpi. Po qe se asht një fatbardhë, atëherë kjo asht shenjë e mirë për shtëpinë, po qe se asht nji fatzi, atëherë një shenjë e ligë. Edhe nga vizita e parë në ditën e parë të muejit e shpjegojnë gratë se qysh do të kalojë mueji. Ditën e Shën Vasilit therrin nji gjel ose ndonji shpend tjetër, sepse asht mirë me ba gjak në këtë ditë.Edhe darkën e ujit të bekuem zjarri rri ndezë gjatë gjithë natës. Më 6 janar në mëngjes, vërejnë erën dhe spjegojnë kalimin e vitit. Era që fryn nga uji sjell korrje të mira, era e lindjes korrje të dobëta, por një vit të shëndetshëm, era e veriut një dimën të vonë, por të fortë.Në këtë ditë i stërkisin vreshtat me ujë të bekuem dhe në të 4 qoshet e vneshtit lidhin 4 kërcuj me një tërkuzë kashte dhe poshtë tyne venë nga nji copë kulaçi (koftopitë) dhe derdhin pak venë.poshtë rrokullejnë nji bukë të rrumbullakët prej derës së vreshtit deri në mes dhe i thërrasin korbat, sorrat dhe të gjithë shpezët që damtojnë rrushin, me këto fjalë: Mblidhuni o sorra e korba, të hamë e të pimë, e ma nakar të mos kini. “Mblidhuni o sorra e korba të hamë e të pijmë, e ma dhunë mos na bani!”

Page 58: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

57

Gjurmime në vite

Shkurti. Më 1 shkurt, ditën e Shën Trifonit, nuk shkojnë as në arë, as në vneshtë. Më 2 shkurt, ditën e pastrimit të Shën Mërisë, zijnë në një kusi gjithfarë kokrrash, fasule, qiqra, misër, grunë, elb etj. Dhe kjo gjellë quhet karkashina. Në shkurt nuk i besojnë kohës së mirë, sepse asht e paqëndrueshme.

Marsi. Darkën e parë të marsit hudhin në zjarr gjethe rrushkulli (shkurrja e luleshtrydhes dhe te çdo gjethe thonë një emën). Në qoftë se gjethja ban shumë zhurmë kur digjet, atëherë kjo asht një shenjë e mirë për personin që u përmend, përndryshe asht e ligë.Në këtë darkë ngjeshin edhe një plis dheu me bar qumështor pas portës, me qëllim që lopët të japin shumë qumësht. Ditën e parë të marsit, në mëngjes, u sjellin njerëzve dhe bagëtive me një shufër qershie të egër, mbasi ban shumë mirë për shëndetin e tyne. Pastaj lahen me venë, që mos t’i pickojnë insektet gjatë verës; për këtë qëllim zanë një plesht dhe e shpojnë me një gjylpanë të re. fëmijëve u lidhin një fije tringjyrëshe te qafa dhe te dora (manak) që mos t’i djegë dielli, dhe te pragu i shtëpisë tërhekin një fije të tillë. Gratë qepin nji copë leckë të mbështjellë dhe, kur i pyesin, përgjigjen: “po qepim murtajën, gjarpnat dhe sëmundjen”.Në këtë ditë nuk hanë zarzavate, por sheqerna dhe ambëlsina, që t’ju shkojë viti i ambël.Dita e parë, e dyta, e treta, e pesëmbëdhjeta, e gjashtëmbëdhjeta dhe e shtatëmbëdhjeta quhen “ditë drimi” se çfarë kuptimi ka kjo fjalë, nuk mujta me e marrë vesh deri sot. Në këto ditë nuk lajnë, as nuk kijnë hardhitë. Për me kij hardhitë asht shumë e përshtatshme “dita e Nevruzit” 12 mars.Në mëngjes të 15 marsit, ditën e Evangjelismos, gratë rrafin kazanat e kusiat dhe me këtë i përzanë gjarpinjtë nga shtëpia.E 29-ta dhe e 30-ta ditë e marsit dhe 1 prilli quhen plakat; deri këtu ka fuqi dimni. Por në këto ditë egërsohet keq dhe fajin e kanë plakat. Në vend të verës së plakave, që kemi ne, gjermanët, shqiptarët, pra, kanë dimnin e plakave. Shpjegimin se përse asht vue ky emën nuk

Page 59: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

58

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

ma dha askush.Në mars nuk djegin hardhi se u ban dam kërcujve.Që koha në mars ndryshon orë e çast, e tregojnë këto fjalë:

Marsi, karsi,Mbrazë-koshiQafë boshti (d.m.th. që i dobëson njerëzit),Çqepë gardhi,DjegëdruriDjegë zemërë kauri (për shkak të kreshmëve të mëdha të pashkëve)Shkurti shkurton urët

Marsi ngre lëkurët (për arsye se ngordh bagëtia; kështu thotë edhe greku, marsi rrjepësi).E para ditë e kreshmëve të mëdha bie gjithnji për të hanë, që quhet e hën’ e minjvet “e hana e minjve” në këtë ditë, përveç ushqimit që ndalon kisha, nuk hanë edhe zarzavatet.Ditën e Shën Lazarit, të shtunën e fundit të këtyne kreshmëve, shkojnë djemtë në mbramje të maskuem, fshat më fshat. Zakonisht çdo trumë ka gjashtë vetë: njani mban një shportë ku fut vezët e kuqe, nji tjetër i bie burisë, i treti asht vesh si nuse.

Prilli. Të parën ditë prill thohen këto fjalë:

Doli marsi, ryri prilli,Me ferman këndon bilbili

Më 23 prill, ditën e Shën Gjergjit, dalin me shëtitë; venë në krye një kunorë me lule dhe ngjeshin ngjitëse; kunora e luleve i ruan nga dhimbjet e kresë dhe ngjitësi nga ato të barkut. Në këtë ditë mbledhin nji barishte që quhet gr. Shpendërë, e cila asht shumë e vlefshme për sëmundjen e syut.Maji. Më 1 të majit burra dhe gra ngrihen sa më herët dhe hanë shpejt një kokërr hudhër, që të mos ndigjojnë me bark bosh kur pëllet gomari. Sepse ai që ndigjon të palli gomari pa hangër hudhër,

Page 60: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

59

Gjurmime në vite

mundet prej gomarit dhe nuk i shkon puna mbarë. Në këtë ditë i madh dhe i vogël dalin me mbledhë lule dhe i zbukurojnë dyert me këto.Më 21, ditën e Shën Konstandinit, vërejnë kohën; nji mëngjes me mjegull premton nji vit prodhimtar, nji i kthjellët nji vit të dobët.

Qershori. Më 1 qershor nuk shkojnë në vneshtë që të mos damtohen prej insekteve. Për me i largue këto, shkojnë në vneshtë tri të djelave të këtij mueji dhe hedhin hi.Darkën e Shën Gjonit ndezin kudo zjarre dhe i madh e i vogël kalon mbi to, sepse asht mirë, prandaj edhe nji plak e ban ndonji kërcim. Në mëngjes çdo familje dërgon në kishë, ku i bekon prifti, nji tufë me gjethe arre dhe barishte që mbajnë erë të mirë. Këto i vejnë në hambar të drithit që të mos e hanë mizat bereqetin.

Korrik. Kur bujku e mbaron të mjellunit, atëherë i kthen shpinën parmendës dhe me duer e mbulon nji pjesë të saj me dhe, që të mos ta damtojnë arën derrat e egër.

12) Gushti. Të 12 ditët e para të gushtit tregojnë kohën e 12 muejve të motit. Koha e ditës së parë i përket gushtit, ajo e së dytës shtatorit, të tretës tetorit etj.

• Trashëgimi pagane në jetën e përditshme të Rrëzës

UdhëtimiKur niset ndonji për rrugë, ven para derës së shtëpisë nji enë me ujë të pafolun, e cila asht zbukurue me gjethe dhe me vathë flori ose sermi. Udhëtari prek me kambë enën, merr në dorë vathët dhe pak gjethe dhe ecën nji copë rrugë para njerëzve që e përcjellin, pastaj përshëndetet me ta dhe i kthen prapa vathët.Kur një udhëtar ndigjon nji za në shpinë, nuk asht mirë që të kthehet prapa dhe të shkojë në drejtim të zanit, por duhet të qëndrojë në vend dhe ta presi atë që e thërret. Ky asht nji zakon, të cilin të huejt shpesh e konsiderojnë si nji fyerje personale. Gjithashtu, udhëtari që harron nji plaçkë në shtëpi, nuk shkon vetë, por dërgon nji tjetër që ta marri.

Page 61: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

60

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Një shenjë e keqe asht kur udhëtarit i del nji lepur përpara. Nji skile ose nji tufë me dhen asht shenjë e mirë, por dhitë janë tersllik.

• Ujët e pafolunUjët që mbushet në burim pa folë asnji fjalë rrugës ka një fuqi të posçme në raste të jashtëzakonshme; p.sh. kur ngordh bagëtia, marrin ujë të pafolë nga tri burime të ndryshme, e përziejnë dhe i stërkasin bagëtitë me këtë.Kur dikush sëmuret prej syut të keq, fusin tri bisqe hislli në ujë të pafolun dhe e stërkasin me këtë. Veç kësaj i japin me hangër tri gonxhe mani, ngase kjo pemë mbron shumë kundër syut të keq, sikundër ujët i pafolun i ruen lehonat.

• Kur pickon merimangaMerimanga e kuqe quhet si çdo merimangë tjetër merimangë. Kur e pickon ndonji merimanga e kuqe, e fusin në dhe dhe thërrasin 9 gra që quhen Maro (paronomazi) këto ulen rreth të sëmundit dhe këndojnë së bashku.

Na të nëntë MarëtëTi një Marë vetëmëTi punon e të ka dukNa punojmë e s’na ka dukBëre keq, të bësh dhe mirëZonja merimagë

Mbasi të këndojnë kështu nji copë herë, i sëmuri shërohet patjetër.

• KarkalecatKur damtojnë vneshtat e rrushit karkalecat, ose buburrecat, mblidhen disa gra me flokë të derdhun si në nji mortje, zanë disa insekte dhe shkojnë në krue ose në përrue, ku i mbysin në ujë. Pastaj njana pas tjetrës këndojnë këto kangë vajtimi:

Karkalec e ckatharQë na latë varfar

Page 62: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

61

Gjurmime në vite

Dhe kori përsërit kangën. Qëllimi i kësaj ceremonie asht me i zhdukë insektet duke imitue varrimin.

• ZjarriZjarri në votër ka një fuqi shëruese prandaj e mbajnë ndezë të gjithë natën para një feste të madhe, bile edhe në verë. Zjarri rri ndezë 40 ditë në odën e lehonës. Po të shuhet zjarri në të tilla raste, atëherë kjo asht një shenjë e keqe. Në qoftë se zjarri fërshëllin, atëherë po bisedojnë anmiqtë e shtëpisë; kur kërcet, tregon se do të ngordhi bagëtia.

• Ditë fatzezaDita e 9-të, e 19-të dhe e 29-të e çdo mueji janë ogurzeza, gjithashtu edhe cdo e martë e ka nji orë të ligë. Në këto ditë nuk bajnë ndonji punë me randësi, p.sh. nuk udhëtojnë, nuk martohen etj.

• Ditët pa hënëKur nuk del hanë në qiell (natën) nuk bahet asgjë e rëndësishme, se nuk shkon mbarë. As lëvrohet, as mblidhet; vetëm hardhi mundesh me mbjellë.

• Hana e reKur del hana e re, djemtë dhe vajzat kqyrin nëpër shoshë, fërkojnë fytyrën me një sermi dhe këndojnë kështu:

Hën’ e reVash’ e reTi shëndetU shëndet,Koka jote qull,Koka jeme gur.

• Pa ngrënëAsht një shenjë e keqe, e cila tregon sidomos sëmundjen, po ta shofish, pa hangër, dallëndyshen, turtullin ose qokun e parë. Prandaj në pranverë vihet nji copë bukë afër shtratit, që ta hajë personi sa të çohet nga gjumi, veçanërisht më 1 maj.

Page 63: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

62

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

• Shenjat Kur e ze njanin lemza, atëherë thon se e kujton ndonji mik ose farefis.Prandaj i përmend me rradhë të gjithë emnat e farefisit dhe të miqve dhe ai emën ku ndalon lemza, e ka zanë me gojë.Po të hajë syu, do të bjerë shi; po të hajë dora e djathtë, personi përkatës do të trishtohet, sepse do të shpenzohet.po të hajë e majta, do të gëzohet, sepse do të marrë të holla. Po të hajnë buzët, do të vijë një mik, po të hajnë hundët, ka grindje. Kur ushton veshi i djathtë asht nji lajm i mirë, po të ushtojë veshi i majtë, një lajm i keq.Po ta zajë gjumi foshnjën para buke, asht një shenjë e mirë për të gjithë shtëpinë.Po të shurrojë macja rrobet, tregon nakarin që kanë të tjerët, kur derdhet vena asht një shenjë e mirë, po të derdhet rakia ose vaji nji shenjë e keqe.Po të ulërijë qeni pa shikue nga shtëpia, tregon se do të vdesë nji person i shtëpisë. Po kjo gja besohet kur një grumbull ujqish dëgjohet të ulërijë. Por sipas të tjetërve kjo do me thanë edhe i ftoftë i madh.Kur teshtin macja, do të sëmuret një person i shtëpisë, kur lahesh shpesh tregon shi.Kur gërryen kau tokën me kambët e para, tregon shi.Po të shkundet pula në shtëpi, atëherë do të vijë nji mik, por po të këndojë si nji gjel, atëherë paralajmëron vdekjen e nji personi të shtëpisë, ose nji tjetër fatkeqësi. Në këtë rast, po të shofi nga lindja, nuk ka rrezik shtëpia.Po të këndojë gjeli shpeshherë natën, atëherë do të prishet koha, ose do të vijnë lajme me randësi në mëngjes. Po të jetë në shtëpi nji grue me barrë, atëherë do të pjelli djalë; këtë gja ia paralajmëron asaj edhe nji korb që këndon afër shtëpisë.përndryshe britma e korbit tregon shi. Kukuvajka i paralajmëron gruas shtatzaninë dhe nji vdekje shtëpisë, ku qëndron dhe bërtet. Edhe qyqja në pullaz i tregon shtëpisë vdekjen e një personi. Tufa të mëdha harabelash tregojnë të ftoftë të madh.

Page 64: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

63

Gjurmime në vite

Po të takosh rrugës një gjarpër pa le dielli, ose kur perëndon dielli, atëherë do të vdesi nji nga farefisi (Shih ma poshtë Vitore).Në Shqipni të Mesme, po të këndojë kumria në pullaz, do të kthehet nga kurbeti nji nga farefisi.

• Blerja e bagëtisëKur e fusin në oborr nji kokë bagëti që asht ble rishtas, venë te pragu i derës një gjasend prej hekuri, ose sermi dhe e detyrojnë me kalue mbi të. Po ta kapërcejnë pragun me kambën e djathtë, atëherë kjo asht nji shenjë e mirë. Po qe se hyn në oborr më kambën e majtë, kjo asht një shenjë e keqe. Po të ngordhi nji bagëti, atëherë kokën e varrosin në oborr të shtëpisë, që mos dalin edhe të tjera.

• Syu i keqNë Shqipni dhe në të gjithë Levanten besojnë se ka njerëz, syu i të cilëve, me dashje ose pa dashje, shkakton dame, sidomos për fëmijtë dhe gjanë e gjallë. Prandaj fëmijëve u varin në qafë gjithfarë nuskash dhe kafshëve u qepin nji gur mavi te kapistra për me i ruajtë nga syu i keq. Muhamedanët që udhëtojnë, kur i marrin fëmijët me vete, shënojnë një gjysmë hëne, ose një unazë në mes të vetullave të fëmijëve dhe të krishtenët një kryq. Në disa krahina madje shenja u bahet fëmijëve me tatuazh. Në Shqipëri, si edhe në të gjithë Levanten, nuk ndigjojnë me qejf, po t’ua lëvdosh fëmijët ose bagëtinë, sepse lavdërimi mund t’i damtojë, ose të shkaktojë vdekjen e tyre. Po në qoftë se dëshiron me e kqyrë mirë një fëmijë, atëherë më përpara ban sikur po e pështyn, sepse e pështymja asht shumë efikase kundra syrit të keq. Po kështu asht mirë të shqiptosh pastaj fjalën “hudhër”.Gurë që kanë cilësi të veçanta janë guri i gjakut, i cili, po të vihet sipër plagës, e ndalon gjakun menjiherë. Pastaj guri i qumështit që shton qumështin e lehonave. Bile asht një gur i çmueshëm i bardhë me pika të zeza (gur lalë), i cili ka fuqi me përmbajtë muret e damtueme që të mos rrëzohen.

Page 65: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

64

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

• Dr. Apostol Meksi nga Labova i pari folklorist shqiptar

Duke lexuar dhe rilexuar kapitujt e mësipërm që i takojnë Apostol Meksit, të krijohet bindja që doktori ishte ricikluar plotësisht në folklorist të vërtetë. Ai nuk paraqitet si një mbledhës diletant dhe i rastësishëm i këngëve, i përrallave ose i gjëegjëzave popullore, por një gjurmues, i përgatitur më së miri paraprakisht, i kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit të tij, që i mbledh ato sipas një metodike të paracaktuar, i studion në mënyrë sistematike dhe paraqet materialin duke respektuar renditjen sipas logjikës shkencore.Nuk ka dyshim se materialet folklorike të shkruara nga Apostol Meksi së shpejti, me siguri që do të jenë objekt i analizës shkencore të studiuesve tanë në lëmin e kulturës popullore. Ata, duke e vlerësuar materialin si nga këndvështrimi cilësor, ashtu edhe ai sasior dhe, sidomos, duke u bazuar në pohimin e vet Hahnit, një gjest ky i ndershmërisë intelektuale në shkallën më të lartë, do ta konsiderojnë kontributin e dr. Apostol Meksit në librin e Hahnit “Studime shqiptare”, Vëllimi I, si bashkautorësi.155 vjet nga botimi i Studime shqiptare, ne shqiptarët e sotëm, të lirë nga meskinitetet, censurat dhe autocensurat i kemi mundësitë të rivleresojmë objektivisht veprimtarinë e dr. Apostol Meksit në lëmin e studimit të kulturës popullore dhe ta konsiderojmë atë si të parin studjues shqiptar të folklorit të popullit tonë.Gjatë mesit të shekullit XIX dhe më tej, shteti grek, i formuar tashmë prej 20-30 vjetësh dhe në vazhdë të politikës së tij shoviniste, fabrikonte dhe shpërndante teori të ndryshme antishqiptare. Teoria që mbizotëronte në atë kohë ishte ajo e origjinës së përbashkët të gjuhës së popujve tanë si gjuhë motra, për shkak të gjoja prejardhjes së përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve. Në atë kohë patriotët shqiptarë nuk mund të mbështeteshin në institucione të specializuara, shkolla etj. për t’ju kundërvënë fqinjëve shovinistë. Në mënyrë krejt vullnetare, nisur nga qëllime patriotike, shumë intelektualë shqiptarë u ricikluan në folkloristë dhe mblodhën letërsinë gojore të popullit tonë (në atë kohë mungonin shkrimet

Page 66: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

65

Gjurmime në vite

në shqip), për të demonstruar se shqiptarët, përveç të tjerave, edhe folklorin e kishin te ndryshëm nga popujt fqinjë.Ndërmarrja më e suksesshme në këtë drejtim duhet konsideruar ajo që nisen dy gjimnazistët shqiptarë Kostandin Kristoforidhi dhe Apostol Meksi, që përfshinë edhe austriakun Hahn në projektin e tyre, i cili pas tri ekspeditave folklorike në të gjithë trevat shqiptare, paraqiti trashëgiminë folklorike të popullit tonë në një plan gjithëkombëtar në librat e tij të famshëm.Veçse, sa më shumë studiohet Hahni, aq më tepër shkëlqen figura e Apostol Meksit, i cili, i brumosur me ndjenjat patriotike në familjen e tij, “ku prej kohësh lëvrohej gjuha shqipe”, vetëm gjimnazist, pasi kishte përcaktuar qëllimin e jetës së tij, hartoi edhe projektin paraprak, për realizimin e të cilit u lidh jo rastesisht me Hahnin dhe bashkëpunoi për një kohë të gjatë me të, ai si folklorist dhe Hahni si linguist, derisa shpallën nëpërmjet librit Studime shqiptare në gjuhën gjermane dhe në mes të Evropës se shqiptarët, përveçse kanë folklor të ndryshëm nga popujt e tjerë të Ballkanit, flasin një dialekt të vjetër të ilirishtes.Kush qe promotori i këtij bashkëpunimi? Kush e gjeti njëri-tjetrin? Doktori nga Labova apo gjykatësi nga Gjermania?Përgjigja ime do të ishte: Ata gjetën njëri-tjetrin. Apostol Meksi, i shtyrë nga ideale të pastra kombëtare dhe Hahni, i shtyrë nga interesa shtetërorë dhe shkencorë, përveçse nga respekti dhe dashuria për vendin tonë.

Page 67: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

66

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

PJESA E DYTË

LABOVA GJATË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

“Shekulli i XIX shënoi për popullin shqiptar, ashtu dhe për popujt e tjerë të Ballkanit, një epokë të re, atë të Rilindjes. Ai ka hyrë në historinë moderne të vendeve të Ballkanit si shekulli i lëvizjeve dhe i revolucioneve kombëtare që çuan në çlirimin e shumicës së popujve ballkanikë nga zgjedha e perandorisë Osmane dhe në formimin e shteteve të pavarura.

Megjithëse, për një varg rrethanash të brendshme dhe të jashtme, Shqipëria ishte vendi i fundit në Ballkan që u shkëput nga Perandoria Osmane dhe që shpalli pavarësinë kombëtare krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, ajo, që në fundin e shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit të XIX nisi të zhvillohej nga pikëpamja ekonomiko-shoqërore dhe politike në po ato drejtime si edhe fqinjët e saj ballkanikë, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Rumania.

Labovë 1924

Page 68: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

67

Gjurmime në vite

Që në agimin e shekullit të XIX shoqëria shqiptare krijoi premisat që çuan në ngritjen e mëtejshme të ndërgjegjes kombëtare, drejt konsolidimit të shqiptarëve si komb, dhe, në zhvillimin aktiv të Lëvizjes Kombëtare.Proceset e reja, që u shfaqën në jetën politike dhe kulturore të Shqipërisë në fillim të shekullit të XIX, shënuan fillimin e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.Rilindja shqiptare përbën një lëvizje të gjithanshme kombëtare me një përmbajtje të re ideologjike, politike, kulturore, ekonomiko-shoqërore dhe organizative.Ajo synonte që të çlironte vendin nga sundimtarët e huaj osmanë, të bashkonte trojet shqiptare në një shtet të vetëm të pavarur dhe të hapte rrugën e zhvillimit dhe të përparimit ekonomiko-shoqëror, politik e kulturor të Shqipërisë. Rilindja çoi në lindjen e një lëvizjeje të re të nacionalizmit që ishte një lëvizje karakteristike për historinë moderne të të gjithë popujve, e cila, si në çdo vend, edhe në Shqipëri kishte si synim të formonte shtetin kombëtar.Gjuha dhe kultura materiale dhe shpirtërore e shqiptarëve, të formuara gjatë shekujve të parë të historisë së tyre e të konsoliduara veçanërisht në shekujt e Mesjetës, mbetën një faktor i rëndësishëm, që shprehte njësinë etnike të popullit shqiptar që shtrihej në një territor kompakt.Epoka e Rilindjes solli përparime të mëdha në kulturën e shqiptarëve, e në radhë të parë në lëvrimin e gjuhës shqipe, e cila ishte dëshmi e bashkësisë së shqiptarëve, tipari themelor i kombit, nyje qëndrore që bashkonte gjithë shqiptarët, pa dallim krahine dhe feje.Konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtroi si kërkesë të domosdoshme lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe dhe vendosjen e një alfabeti mundësisht të veçantë dhe të njëjtë.Përveç kësaj, shtrohej si e domosdoshme studimi i kulturës popullore me elementët e rëndësishëm në fushën materiale dhe shpirtërore, mënyrën e jetesës, veshjeve, veglave të prodhimit, ndërtimeve dhe krijimtarisë artistike.Në zhvillimin e mëtejshëm të kombit dhe nacionalizmit shqiptar,

Page 69: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

68

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

ndikuan edhe ndryshimet që ndodhën në jetën ekonomike të Shqipërisë qysh në shekullin e XVIII. Në këtë periudhë u zhvillua procesi i shthurjes së mëtejshëm të feudalizmit dhe i lindjes së ekonomisë së tregut, u shtuan lidhjet e komunikimit, ekonomike dhe tregtare në mes të qyteteve të ndryshme, qytetit dhe fshatit, si dhe ndërkrahinore. Në këtë mënyrë u formua një treg i përbashëkët kombëtar dhe u zgjeruan lidhjet tregtare të Shqipërisë me shtetet evropiane që bënë të mundur zhvillimn e ndjenjave e interesave të përbashkëta të gjithë kombit të cilat zëvendësuan izolimin krahinor dhe provincial që dominonte deri në fund të shekullit të XVIII. Këto zhvillime sollën forcimin e ndërgjegjes kombëtare të shqipëtarëve që u shpreh me vetedijet e tyre të përbashkëta për përkatësinë në të njëjtën etni, në të njëjtin komb që jetonte në një territor të përbashkët, që kishte prejardhje, gjuhë, zakone, formim shpirtëror, kulturë e histori të njëjtë dhe që dallohej nga të tjerët.Gjatë Rilindjes lindi dhe u zhvillua ideologjia e re kombëtare, e cila, duke u ngritur mbi ndarjet krahinore dhe fetare, shprehte aspiratat e gjithë Shqipërisë dhe gjithë Shqiptarëve.” (Historia e Popullit Shqiptar, II, Tiranë, 2002, faqe 31-32).

Page 70: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

69

Gjurmime në vite

I. SHTETI AUTONOM I ALI PASHË TEPELENËS OSE FILLIMI I HISTORISË MODERNE TË SHQIPËRISË Thelbin e programit politik të ideologjisë së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si tek çdo lëvizje tjetër nacionale, e përbënte formimi i shtetit kombëtar shqiptar.Në të vërtetë, përpjekjet e para serioze, pas atyre të Skënderbeut në shekullin e XV, për shkëputjen e Shqipërisë nga sundimi osman, që shënuan kthesën politike më të rëndësishme gjatë shekullit të XVIII, u kurorëzuan me formimin e dy shteteve faktikisht të pavarura në Shkodër dhe Janinë.Bashkimi i territoreve të mëdha në shtete feudale dhe lufta e tyre kundër anarshisë që mbizotëronte në Shqipëri, ishte rezultat i transformimeve ekonomike, sociale dhe politike që po shfaqeshin dhe po zhvilloheshin në fund të shekullit të XVIII dhe fillim të shekullit të XIX në po ato drejtime si edhe tek vendet fqinje ballkanike.Në Shqipëri, si kudo në Ballkan, u dukën shkëndijat e para të ideologjisë për çlirim kombëtar, vërtetë të zbehta dhe jo plotësisht të ndërgjegjshme, por gjithmonë të frymëzuara nga traditat e luftërave pa fund kundër pushtuesit.Me këmbënguljen e tij të jashtëzakonshme, duke përfituar me zgjuarsi nga rrethanat politike të brendshme dhe të jashtme, Ali pashë Tepelena i dha fund anarshisë feudale dhe e shtriu sundimin e tij në bregdetin shqiptar nga gryka e Shkumbinit deri në gjirin e Prevezës, duke formuar kështu Pashallëkun e Janinës. Pjesë e këtij pashallëku ishte dhe Labova.Kudo në pashallëkun e tij u vendos qetësia.Në Labovën e Madhe tregohet edhe sot historia e një fshatari të cilit, duke shkuar në Janinë, i vodhën kalin. Arriti të takohet me Aliun dhe i kërkoi t’i gjente kalin e tij. Aliu e pyeti se ç’bënte kur i vodhën kalin.-Jam nisur që herët nga Labova, isha i lodhur dhe po flija, - u përgjigj fshatari.-Ky fle dhe kërkon nga unë t’i gjej kalin, - iu drejtua i çuditur Pashai të tjerëve që gjendeshin në sallë.

Page 71: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

70

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

-Unë fjeta Ali Pasha se je ti që rri zgjuar, - tha i vendosur laboviti.Në darkë fshatari arriti në shtëpinë e tij mbi një nga kuajt e Aliut.Kjo situatë e qetë në Shqipërinë e Jugut në fillim të shekullit XIX, karakterizonte edhe boshtin Tepelenë-Hormovë-Sulë, ku karvanet e ngarkuar transportonin të pashqetësuara njerëz dhe mallra.Ali Pasha krijoi brenda perandorisë osmane një shtet pothujase të pavarur me 1,500,000 banorë, ku shqiptarë, grekë, vllehë, turq dhe çifutë jetonin të integruar dhe në paqe.Janina, që quhej nga udhëtarët e huaj të shekullit të XVII “qytet i pasur tregtar”, në kohën e Aliut, duke u shndërruar në një qytet zejtar e sidomos tregtar të dorës së parë, si edhe një qendër administrative të një pashallëku të madh, u bë qendra e tregut ndërkrahinor të Shqipërisë jugore.U rrit dhe u fuqizua borgjezia tregtare dhe shtresa e pronarëve të mëdhenj të tokave, pasurimi i të cilëve u duk sidomos në ndërtimet publike me karakter urban dhe ekonomik. Rrugët që u mbushën me ura dhe hane, shprehnin gjallërinë e lidhjeve ekonomike.Gjatë kësaj periudhe Janina po lulëzonte jo vetëm si qendër e madhe ekonomike, por edhe si vatra kryesore kulturore e Ballkanit Jugperëndimor. Janina u bë e famshme gjithashtu edhe për shkollat e bibliotekat e saj. Më 1814, për herë të parë në Perandorinë Osmane, Aliu lejoi shfaqjet teatrale, ndërkohë që inteligjenca e re diskutonte lirshëm nëpër sallat e sarajeve të tij për probleme politike, historike, artistike dhe shkencore të kohës.Janina u bë një qytet i gjallë që gumëzhinte nga veprimtaria ekonomike, tregtare dhe administrative e aparatit të sundimtarit të saj energjik, nën qeverisjen e të cilit arriti kulmin e zhvillimit edhe nga pikëpamja demografike.Numri i banorëve të kryeqytetit të pashallëkut të Shqipërisë jugore arriti deri 50 000 frymë, pjesa më e madhe e të cilëve ishte e kombësisë shqiptare. Fakti që elementi shqiptar mbante pozita drejtuese administrative dhe ushtarake dhe kishte epërsi si numër banorësh, i jepte Janinës më shumë pamjen e një qyteti shqiptar.

Page 72: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

71

Gjurmime në vite

• Konsolidimi i formimit të shqiptarëve si komb

Shqiptarët që jetonin në zotërimet e Ali Pashë Tepelenës, ruajtën dhe zhvilluan më tej virtytet kombëtare. Mbi të gjitha u ruajt e paprekur krenaria kombëtare. Të huajt që vizitonin asokohe pashallëkun e Janinës, s’e ndanin patriotizmin e shqiptarëve nga krenaria e tyre kombëtare, si një ndjenjë e fuqishme etnike, si tiparin më të theksuar të karakterit të tyre. Hobhauzi17 pohonte se kur banorët e provincave të tjera të Turqiqë evropiane pyeteshim se çfarë ishin, ata përgjigjeshin: “jemi muhamedanë” ose “jemi të krishterë”, ndërsa banorët e këtij vendi përgjigjeshin: “jemi shqiptarë”. Manzuri për këtë tipar shkruante: “ Në të gjithë dialektet shqiptare gjuha e tyre quhet shqip, vendi i tyre Shqipëri dhe nacionaliteti shqiptar “18

“Kjo krenari shfaqej dhe në respektin e tyre për luftërat legjendare ndaj pushtuesit osman, figurës së heroit kombëtar - Skënderbeu dhe prijësit të tyre Ali Pashë Tepelena, që synonte ta shkëpuste Shqipërinë Jugore nga varësia politike e Sulltanit”.19 Megjithëse në Shqipërinë e Jugut ekzistonin dy popullsi me fe të ndryshme, kjo nuk krijoi bazë për krijimin e dy kulturave materiale dhe shpirtërore shqiptare të veçanta kundërshtare. Këto të fundit ruajtën veçoritë e përbashkëta kombëtare, krahinore, por edhe nuancat lokale.Patriotizmi i zjarrtë shfaqej hapur në atdhedashurinë që vihej re në gjithë popullin, në mënyrë të tillë që bënte të zhdukej në masë të madhe dallimi i dukshëm në pjesët e tjera të Perandorisë Osmane, midis ithtarëve të të dy feve të ndryshme. “Për shqiptarët, si të besimit musliman edhe kristian, ishte i përgjithshëm shpirti i pavarësisë dhe dashurisë për vendin e tyre.”20 Në lartësinë e burrave, për virtytet e patriotizmit ishin gratë. Ato qëndronin pranë burrave të tyre po aq krenare dhe të vendosura sa herë e lypte nevoja, në luftë

17 Hobhauz, A journey..., I, f. 147-14918 Manzur, Memoirs, f.XXX-VII, cituar nga Ilir Ushtelenca19 Spencer. Travels in European Turkey, I, f. 181-183,cituar nga I.U20 Hobhauz, po aty, faqe 14, cituar nga I.U

Page 73: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

72

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

për interesat e atdheut dhe te jetës së tyre. Të huajt vinin re kudo se çdo vashë mbante një kamë dhe jo rrallë një palë kobure me të cilat ato ishin të gatshme të ndanin rreziqet e luftërave me burrat21.

• Projektet e Ali Pashës: Nga shteti autonom tek monarkia konstitucionale shqiptare

E gjithë veprimtaria e Ali Pashës, si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtmen, tregoi se ai u përpoq të jetë “sundimtar i pavarur”. Duke ngritur në gjithë hapësirën, nga Thesalia deri në Shkumbin, një aparat administrativ e ushtarak të posaçëm, që vepronte brenda Pashallëkut sipas vendimeve të tij, duke lidhur marrëveshje politike, ushtarake dhe ekonomike me shtete të huaja pa pëlqimin e dijeninë e Portës së Lartë dhe duke shtrirë pushtetin e vet në territore ku drejtonin funksionarë të emëruar prej Sulltanit, Ali Pasha qeverisi dukshëm në mënyrë autonome.Prandaj Pashallëku i Janinës, ashtu edhe ai i Shkodrës, kishte nga pikëpamja organizative dhe e mënyrës së ushtrimit të pushtetit, tiparet e një shteti në fakt autonom. Pas dështimit të përpjekjeve për formimin e një shteti të madh shqiptar, në përbërjen e të cilit do të ishte edhe Veriu i Shqipërisë, me qartësinë e një politikani të shquar të kohës, Ali Pasha u përpoq ta bashkërendiste kryengritjen kundër Stambollit me lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanikë, duke e parë këtë si të vetmen rrugë drejt lirisë. “Aliu kishte filluar një bashkëbisedim me agjentin rus, grekun Jan Paparigopullos, i cili shkoi në Petërsburg me mision për të përgatitur një plan, për një kryengritje të përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve, që do të udhëhiqej nga Ali Pasha22. Në librin e Aravantinos Historia e Ali Pashë Tepelenës, fq.28, cituar nga Gabriel Meksi, shkruhet se “shumë prej udhëheqësve ushtarakë grekë (Aleksis Navos, Odhise Andocua etj.), i sugjeruan Aliut të

21 Hughes. Travels..., I, f. 98,cituar nga I.U22 Gabriel Meksi. “Ali Pashë Tepelena”, Arkivi Institutit Historisë, A-III-169, 1950

Page 74: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

73

Gjurmime në vite

marrë kryesinë e lëvizjes, që do të kish për qëllim shkëputjen e Shqipërisë dhe të Greqisë nga Perandoria Osmane.” Në rast fitoreje, Aliu do të krijonte një shtet monarkik konstitucional shqiptar të përbërë nga zotërimet shqiptare dhe nga Thesalia, në krye të të cilit do të vihej vetë. Kurse Greqia qëndrore dhe Moreja, do të formonin një shtet autonom, i cili do të vihej nën protektoratin e tij.Aliu dërgoi njerezit e tij në Vienë për të parë nga afër modelin Austro-Hungarez, i përshtatshëm për shtetin me dy kombe Shqiptaro-Grek, që synonte Aliu dhe ithtarët e tij.

• Afirmimi i kombit shqiptar nëpërmjet lëvrimit të gjuhës shqipe dhe përhapjes së kulturës dhe arsimit shqip

Transformimet ekonomike dhe sociale në territoret shqiptare filluan të reflektoheshin edhe në superstrukturën kulturore, fillimisht në Voskopojë, metropoli i kulturës shqiptare dhe ballkanike, dhe më vonë në Janinë ku u hodhën hapat e para serioze për lëvrimin e shqipes si gjuhë më vete dhe mësimin e shqipes në shkolla.Ekzistojnë dokumente dhe fakte të shumta që vërtetojnë se Veziri i Janinës nxiste intelektualët shqiptarë dhe të huaj, që të jepnin ndihmesën e tyre në drejtim të arsimit në përgjithësi, lëvrimit të gjuhës shqipe dhe mësimit të saj në shkolla. Ali Pasha, i bindur se nëpërmjet arsimimit do të ndërgjegjësonte popullin shqiptar, jo vetëm në realizimin e synimeve për shkëputjen e zotërimeve të tija nga Porta e Lartë, por edhe për formimin e një shteti të pavarur shqiptar, përkrahu shkollat ekzistuese dhe hapi mjaft shkolla të tjera. Lidhur më këtë Pukëvil (Puqueville) shkruante: “S’do të dija të shpjegoja nxitjen e Aliut për çeljen e shkollave fillore që përhapnin arsimimin midis fiseve shqiptare më të pamposhtura, kur sot quhet e turpshme të mos dish të shkruash dhe të lexosh.”23 Në kohën e Aliut, për ata që dinin shkrim e këndim, tregohej një respekt i veçantë. “Një mashkull që di të shkruajë është për shqiptarët një qënie

23 Puqueville. Histoire de la Regeneration de la Grece, I, f. 329, 1820.

Page 75: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

74

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

superiore, kurse ai i jep rëndësi vetes duke mbajtur një shishe boje dhe një pupël me bisht argjendi si shenjë e talentit të tij”, shkruan Hjuxhz. 24 Mbahen mend edhe sot e kësaj dite, nga të moshuarit me origjinë nga fshatrat e Rrëzës, porositë që Aliu u jepte arsimtarëve në mënyrën e vet: “Dhaskej, të mësoni djemtë gram pa derman.”25 Pashai përkujdesej personalisht për grumbullimin e fondeve dhe donacioneve për shkollat, përfshi edhe shkollat e famshme greke të Janinës.Enciklopedia greke shkruan: “Asnjë s’mund të mohojë se Ali Pasha ka ngritur shkolla, ka ndihmuar dhe çmuar dijetarët dhe mësuesit.”26

Në ato kohë, në Shqipërinë e Jugut, shkollat ishin në gjuhën turke për shqiptarët e fesë muslimane, dhe në gjuhën greke për kristianët në përgjithësi, shqiptarë ose grekë të ishin. Ka të dhëna të sigurta se në kohën e Aliut filloi të mësohej nëpër shkolla edhe gjuha shqipe.27 “Shkolla të shumta u hapën në Gjirokastër, Berat, Korçë, Delvinë, Lunxhëri dhe Greqinë e Veriut.”28 “Në to mësohej jo vetëm greqishtja dhe latinishja, por edhe shqipja. Mësimet që jepnin dhaskejtë Psalidha, Bollano, Kavalioti, Evstrat Vithkuqari etj., mbi lavdinë e vjetër të kombeve pellazgjike, mbi zgjedhën turke dhe të ardhmen e popujve që vuanin nën këtë robëri, të cilat në fillin propagandoheshin me pëshpëritje nëpër skolitë me penxhere të mbyllura, në vitet e Ali Pashë Tepelenës bëheshin hapur.”29 Është shkruar shpesh nga të huajt (Holland, Hjuxhz, etj.) se djalit të tij, Saliut, që donte ta bënte trashëgimtar dhe kujdesej veçanërisht për edukimin e tij, i mësonte në mënyrë sistematike me mësues edhe gjuhën shqipe, përveç greqishtes dhe turqishtes.“Gjuha shqipe mësohej privatisht ose nëpër shkolla, me abetare që gërmat i kishin greke.”30

24 Hughes,Travels in Sicily, Greece and Albania, I, f.229, 1820.25 Vangjel Meksi, Ali Pasha dhe gjuha shqipe, Studime filologjike, f.127, Tiranë, 1975.26 Megali Heliniqi…I, f.739-74927 Historia e Popullit Shqiptar. I, fq. 636 28 Lamprides Epirotika, X, f.46-47, Ilir Ushtelenca Shteti dhe qeverisja e Ali Pashë Tepelenës.29 I.M. Qafëzezi, Shkolla Kombëtare, f.93-94, 1926).30 Revista Albania, London, 4, 1905, cituar nga I. Ushtelenca, po aty.

Page 76: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

75

Gjurmime në vite

• Ali Pasha dhe lëvrimi i gjuhës shqipe

Gjatë viteve të parë të shekullit XIX, në oborrin e Janinës po përshpejtoheshin përgatitjet për realizimin e projektit madhështor të Aliut që synonte krijimin e shtetit autonom shqiptar, i cili do të përfshinte edhe sanxhakun e Shkodrës. Plani do të realizohej nëpërmjet lidhjes së krushqive midis dy familjeve më të fuqishme të parisë shqiptare. Martesa e Mustafa pashë Bushatlliut me mbesën e Ali pashë Tepelenës do të kryente kthesën e madhe politike: bashkimin e dy familjeve të njohura shqiptare që do të mundësonte formimin e shtetit të madh shqiptar, që nën një udhëheqje të vetme, do t’i jepte fund pushtimit shumëshekullor turk.Ky shtet do të kishte gjuhën e tij zyrtare, që sigurisht do të ishte gjuha shqipe. Ali pashë Tepelena, si kryetar i këtij shteti në formim, që tashmë të huajt e quanin “Roi de l’Albanie” (mbreti i Shqipërisë - Courrier de l’Europe, Archive nationale de France, 1788) ose “Commandant absolu de toute l’Albanie.”31, po punonte me ngulm që gjuha shqipe, që flitej vetëm në shtëpitë e shqiptarëve, të zinte vendin që meritonte. Për këtë arsye Ali Pashë Tepelena i kushtoi vëmendje të veçantë promovimit të gjuhës shqipe, ndër të huajt e shumtë që frekuentonin oborrin e tij dhe nxitjes për lëvrimin e gjuhës tonë si gjuhë më vete. Një pjesë e konsiderueshme e udhëtarëve perëndimorë që vizitonin oborrin e Vezirit ose ishin mysafirë të tij, pasi shuanin kurreshtjen duke njohur Aliun, sipas mundësive, plotësonin edhe kërkesën e vetme të mikpritësit të tyre që lidhej, sipas rastit, me studimin ose propagandimin e gjuhës shqipe, vërtetë e panjohur për ta, por që e gjenin origjinale.I pari, kronologjikisht dhe jo vetëm, që kaloi në Janinë gjatë vitit 1809, është Lord Bajroni (Byron, 1788-1824). Ai e mbushi me fjalë shqipe poemën e tij Çajld Harold (“Child Harold’s Piligrimage”) dhe formuloi një karakterizim për gjuhën tonë, që për atë kohë kishte

24 Hughes,Travels in Sicily, Greece and Albania, I, f.229, 1820.25 Vangjel Meksi, Ali Pasha dhe gjuha shqipe, Studime filologjike, f.127, Tiranë, 1975.26 Megali Heliniqi…I, f.739-74927 Historia e Popullit Shqiptar. I, fq. 636 28 Lamprides Epirotika, X, f.46-47, Ilir Ushtelenca Shteti dhe qeverisja e Ali Pashë Tepelenës.29 I.M. Qafëzezi, Shkolla Kombëtare, f.93-94, 1926).30 Revista Albania, London, 4, 1905, cituar nga I. Ushtelenca, po aty.

31 cituar nga Ligor Mile në Mbi karakterin e pushtetit të Ali Pashë Tepelenës, Studia Albanica, f. 147, Tiranë, 1966.

Page 77: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

76

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

rëndësi të veçantë.Lord Bajroni shoqërohej nga Hobhauz (Hobhouse , 1786-1869), edhe ai lord, që botoi një shkurtore të gramatikës shqipe të Da Leçe (Da Lecce, 1716) që u përfshi në librin e tij “Udhëtim nëpër Shqipëri… në vitet 1809-1810”.Liku qëndroi pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës si përfaqësues i qeverisë angleze, gjatë viteve 1809-1810. Aliu e njohu me Evstrat Vithkuqarin (1755-1820), personalitet i spikatur i kulturës dhe arsimit shqiptar, i cili i mësoi shqipen, dhe më pas së bashku, përpiluan “Skica gramatikore të gjuhës shqipe”, (1814) që mbahet si gramatika e parë shqipe. Së bashku ata hartuan edhe fjalorin shqip-greqisht-anglisht. Lik-u gjithashtu ndërtoi për shqipen një alfabet me shkronja latine. Marko Boçari (1790-1823) nga Suli, ishte një nga figurat më të shquara, më tërheqëse dhe më fisnike ndër udhëheqësit popullorë të kryengritjes greke. Qëndroi për shumë kohë në oborrin e Ali Pashë Tepelenës, ku duket se edhe ai u përfshi nga fryma që mbizotëronte aty. Edhe pse nuk kishte arsimin e duhur, ai përpiloi fjalorin e tij greqisht-shqip (1809) që konsiderohet “përmendore e gjallë e gjuhës shqipe.”32 Nga oborri i Aliut kaluan edhe Dr. Holland dhe Hjuxhz të cilët, të nxitur nga Pashai, paraqitën në librat e tyre të famshëm për kohën, konsiderata për shqipen dhe shqiptarët që shtuan edhe më tej interesimin e opinionit anglez dhe evropian për gjuhën tonë dhe popullin që e fliste atë gjuhë.Dr. Jan Vellarai (1771-1823), grek nga Janina, mik i ngushtë i Aliut dhe mjeku i të birit (Veliut), përpiloi Shënime gramatikore greqishte e re-shqip si dhe një alfabet të veçantë për gjuhën shqipe që ia dorëzoi Pukëvilit i cili e depozitoi, së bashku edhe me fjalorin e Marko Boçarit, në bibliotekën kombëtare të Parisit, ku ndodhen edhe sot. Ndër të huajt që kanë njohur Ali Pashën, Janinën dhe Shqipërinë është edhe diplomati, mjeku dhe historiani frënk Pukëvil (1770-1838), që pati rastin të qëndrojë në vendin tonë: herën e parë si

32 J. Kastrati, Historia e Albanologjisë, I, f.456.

Page 78: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

77

Gjurmime në vite

rob lufte i Aliut (1798-1801) dhe herën e dytë si konsull i Francës në Janinë (1805-1815). Në vitin 1820 boton Voyage dans la Grece (Udhëtim në Greqi), ku gjenden edhe alfabeti latin që përdori autori për gjuhën tonë, fjalori frëngjisht-shqip dhe vëzhgime gramatikore për gjuhën shqipe.Shumë shqiptarë e grekë studionin në vende të ndryshme të Evropës në kujdesin dhe mbrojtjen e Ali pashë Tepelenës. Ndër ta përmendim kryeministrin e mëvonshëm të shtetit të lirë grek, Jani Koleti, mik i ngushtë dhe mjek i Aliut, Psalidhën, Billaranë, Bollanon dhe Vangjel Meksin, të cilët më pas, duke jetuar në oborrin e tij, me nxitjen dhe ndihmën direkte të Pashait, u morën edhe me studimin e gjuhës shqipe, prejardhjen e saj dhe të shqiptarëve.Vangjel Meksi (1770-1823) nga Labova e Madhe, ishte oficer artilerie kur Veziri e lajmëroi se do të ndiqte Fakultetin e Mjekësisë në Napoli. Kaloi Adriatikun më 23 shkurt 1803 dhe u diplomua në Napoli më 1806. Pasi u diplomua, u kthye në Janinë dhe shërbeu si mjek në oborrin e Aliut. I përfshirë nga fryma që mbizotëronte në Janinë, dha një kontribut të shquar në lëvrimin e gjuhës shqipe. Gjatë kësaj periudhe duhet të ketë përpiluar gramatikën, alfabetin origjinal dhe drejtëshkrimin e gjuhës shqipe.Më pas, si studjues i vërtetë i gjuhës shqipe, kaloi edhe një herë Adriatikun, këtë radhë për të shkuar në Venecie ku botoi më 1814 librat e shkrimtarit francez Flëri (Fleuri, 1640-1723), të shqipëruara dhe përshtatura për nxënësit shqiptarë.Më 1819, u angazhua nga Shoqata Biblike Britanike për të realizuar kryeveprën e tij, shqipërimin e plotë të Dhjatës së Re.Robert Pinkertoni, përfaqësuesi i Shoqërise Biblike, që bashkë me Vangjel Meksin nënshkroi kontratën për shqipërimin e Dhjatës, siguron qendrën në Londër, në një letër që mban datën 25 tetor 1819, se “doktori ka filluar prej kohësh të studiojë gjuhën shqipe dhe për më tepër ai ka përpiluar gramatikën e gjuhës së vet amëtare, të cilën ma tregoi.” Pinkertoni vazhdonte: “Ai tashmë ka përkthyer kreun e pestë të Mateut dhe kreun e parë të Ungjillit të Shën Johanit dhe më paraqiti një kopje të tyre si frytet e para të kësaj ndërmarrje të rëndësishme.”

Page 79: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

78

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Ka të ngjarë që gramatika, alfabeti, si dhe drejtëshkrimi i gjuhës shqipe, të përpiluara gjatë periudhës që Dr. Meksi shërbente pranë Aliut, të kenë bindur Vezirin se doktori ishte më i vlefshëm për shqipen, larg oborrit dhe larg mjekësisë. Një shtysë jo të vogël në këtë drejtim, duhet të kenë dhënë edhe disa klerikë patriotë shqipëtarë që kërkonin “të fusnin në shërbesat kishtare edhe gjuhën shqipe.”33

• Ali Pasha sfidon Pukëvilin (Pouqueville)

Vangjel Meksi (1903-1983), vlerësues i hershëm i Ali Pashë Tepelenës dhe autori i një studimi mbi shtetin e tij, ka botuar në Studime Filologjike, 3, 1975, artikullin “Ali Pashë Tepelena dhe Gjuha Shqipe”, ku përshkruan edhe një ndodhi të treguar nga avokati Jorgji Cako që kishte jetuar për shumë kohë në Stamboll: “Dy djemtë e Tahir Abazit, Kryetar i policisë në Pashallëkun e Ali Pashës, kishin dëgjuar nga i ati se ai ndodhej i pranishëm kur Ali Pasha bisedonte me Pukëvilin, i cili, ndër të tjera, vuri në dyshim nëse gjuha shqipe do të ishte e aftë të trajtonte çështje të rëndësishme si çdo gjuhë tjetër. Vuri sidomos në dyshim përkthimin në shqip të Dhjatës së Re, që sipas tij, përmbante ide dhe mendime të larta. Ali Pasha e kundërshtoi menjëherë konsullin francez dhe i kërkoi të caktonte një pjesë nga Dhjata e Re që dëshironte të përkthehej në shqip. Pukëvili caktoi pjesën “Parabola e djalit plangprishës” nga Ungjilli i Llukës dhe i la afat dy muaj. Aliu thirri menjëherë dy përkthyes dhe u kërkoi të kryenin porosinë për dy javë. Ata pranuan dhe e dorëzuan përkthimin brenda afatit”. Dhe në të vërtetë Pukëvili në veprën e tij Udhëtim në Greqi (f.302-305, 1820) botoi përkthimin shqip të parabolës së mësipërme në dy dialektet e gjuhës shqipe, toskërisht dhe gegërisht me shënimin: “Ky përkthim u krye me urdhërin e Ali Pashës, Vezir i Janinës sipas kërkesës së Pukëvilit më vitin 1813”.Përkthimi toskërisht është me alphabet grek, ndërsa ai gegërisht me alfabet latin. 33 Historia e Popullit Shqiptar,I , fq.663.

Page 80: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

79

Gjurmime në vite

Nga burimet e tjera del se përkthimi në gegërisht është bërë nga prifti katolik që shoqëronte trupën e mirditorëve prej 400 ushtarësh që shërbente pranë Ali Pashës.Përkthyesi në toskërisht nuk njihet, por ka lindur një mendim se mund të ishte Dr. Vangjel Meksi, mjeku i Ali Pashës, lëvruesi i gjuhës shqipe dhe përkthyesi i famshëm i Dhjatës së Re.Për të gjetur përkthyesin e vërtetë të “Parabolës….” në toskërisht, me ndihmën e gjuhëtarëve të Shoqërisë Biblike në Tiranë, u transkriptua dhe më pas u krahasua kapitulli i Parabolës që gjendet tek Dhjata e re, përkthyer nga Vangjel Meksi më 1821 dhe botuar më 1827, me parabolën toskërisht që Ali Pasha i dorëzoi Pukëëvilit më 1813, i cili e botoi më 1820 tek libri Udhëtim në Greqi.Diferenca në kohë e përkthimeve është 8 vjet kurse e botimeve 7 vjet, ndërsa ndryshimet gjuhësore janë të shumta. Përkthyesi pra nuk është Vangjel Meksi. Siç duket, përveç Ali Pashës, ishin të shumtë ata që punonin në administratën e Aliut dhe përdornin shqipen me gërma greke.Aliu, me arsimin e duhur për kohën dhe eksperiencën e gjërë që kishte, filloi të stërviste punonjësit e administratës së tij që të përdornin gjuhën shqipe qoftë edhe me gërma greke.Në librin “Udhëtim në Greqinë e Veriut”, Liku shkruan se “edhe pse gjuha turke është zyrtare, mjaft akte ligjore, urdhëra, apo mesazhe që donte të lexoheshin në publik, vetë Aliu i shkruante në shqip me gërma greke”.Ali Pasha kërkonte gjithashtu që shqipja, si gjuhë zyrtare e shtetit të ardhshëm shqiptar, të shkruhej me alfabet të veçantë për t’u veçuar plotësisht nga gjuhët e tjera dhe alfabetet e tyre. Përpjekjen e parë në këtë drejtim e kreu dr. Jan Vellarai, mik i ngushtë i Aliut, i cili shpiku një alfabet të veçantë të gjuhës shqipe me 30 shkronja, i ngjashëm me alfabetet e lashtësisë. Ky alfabet është i pesti me shkronja të posaçme që njohim gjer më sot për shqipen. Më pas dr. Vangjel Meksi, që bënte pjesë në ekipin e mjekëve që kujdesej për shëndetin e Ali Pashës, përdori një alfabet të përzier me gërma greke dhe neolatine

Page 81: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

80

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

për të eliminuar në një farë mënyre ndryshimet fonologjike në mes të dy gjuhëve. Ky alfabet u përdor edhe për shqipërimin e Dhjatës së re.Të dy këta intelektualë të rinj të sapokthyer nga Evropa, përveçse ushtronin profesionin e mjekut, sipas kërkesës së Aliut, përpilonin gramatika, fjalorë dhe alfabete.Ilo Mitkë Qafëzezi dëshmon: “Ali Pashë Tepelena ka pasur ndjenjë shqiptari për liri dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. As që mund të shpjegohet ndryshe shkrimi i aq librave, fjalorëve dhe ungjijve që u botuan brenda periudhës 1770-1827, bile edhe 5 vjet pas vdekjes së tij”. Në të vërtetë, vetëm gjatë një 5 vjeçari në fillim të shekullit të XIX janë përpiluar 4 alfabetë, 5 gramatika dhe po aq fjalorë të gjuhës shqipe. Autorët e këtyre veprave gjuhësore ishin miq të afërt të Aliut (Jan Vellarai, Vangjel Meksi, Evstrat Vithkuqari, Marko Boçari) ose mysafirë të huaj që qëndruan për shumë kohë në Janinë (Lik, Hobhauz, Pukëvil).Pas këtyre intelektualëve, të ricikluar në gjuhëtarë, qëndron nxitja, këmbëngulja dhe energjia e Ali Pashës, i cili në rrafshin politik e trajtoi gjuhën shqipe si një element që do të ndihmonte në forcimin e unitetit të kombit shqiptar.Pas konsolidimit ekonomik dhe politik të pothuajse shtetit të tij, Aliu po përpiqej të realizonte bashkimin e trojeve shqiptare dhe lëvrimin e gjuhës shqipe që do të ishte gjuha zyrtare e shtetit të pavarur shqiptar.Janina e Ali Pashë Tepelenës ngjante me një “kopsht pjellor”, ku gjuha shqipe lulëzonte me gramatika, fjalorë dhe alfabete të shqipes, të cilat ishin të domosdoshme për t’u bërë ballë ndikimeve asimiluese të gjuhëve dhe kulturave te huaja që pengonin bashkimin e shqiptarëve. Ali Pashë shqiptari, me zgjuarsinë e tij të jashtëzakonshme, e kuptonte se nga ruajtja dhe lëvrimi i gjuhës shqipe varej, jo vetëm bashkimi i shqiptarëve, por edhe jeta apo shuarja e kombit tonë.Duket se Aliu përgjërohej për gjuhën shqipe, jo vetëm si gjuha amëtare, por edhe për qëndrueshmërinë e saj, që ndryshe nga shumë gjuhë të tjera,”falë maleve dhe shpirtit të banoreve të tyre” (Lik),

Page 82: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

81

Gjurmime në vite

rezistoi gjatë shekujve duke ruajtur në këtë mënyrë individualitetin e kombit tonë.Përveçse si themelues i një shteti shqiptar faktikisht autonom dhe kryengritës i përbetuar kundër pushtimit otoman, Ali pashë Tepelena duhet të vlerësohet edhe për përkushtimin e tij ndaj gjuhës sonë amëtare. Ali Pasha çmonte dhe ishte krenar për gjuhën shqipe, dhe për lëvrimin e saj ai dha të gjitha energjitë e tij të pashterueshme që edhe shqipja të qëndronte krahas gjuhëve të tjera të popujve fqinj.

Page 83: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

82

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

“Djali plangëprishës” , përkthyer nga dr. Vangjel Meksi te Dhjata e re

Page 84: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

83

Gjurmime në vite

“Djali plangëprishës”, shqipëruar me kërkesë të Pukëvilit.

Page 85: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

84

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Transkriptimi në alfabetin e sotëm.

Page 86: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

85

Gjurmime në vite

II. VANGJEL MEKSI (1770-1823) RILINDASI I PARË SHQIPTAR

Gjatë vjeshtës të vitit 1983 gazetari Javer Malo, ato kohë kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, trokiti dy herë në portën tonë. Ai kërkonte tim atë i cili, i sëmurë rëndë, nuk mund ta priste. Menjëherë i përcolla babait me pak fjalë qëllimin e vizitës të Javer Malos: Ambasadori i Italisë në Tiranë, Gentile, napolitan nga origjina dhe i apasionuar pas historisë, ishte informuar nga Lefter Dilo, drejtor i muzeut të Gjirokastrës, se Vangjel Meksi, mjeku i Ali Pashë Tepelenës, ishte diplomuar në Napoli. Ambasadori kureshtar pyeti në Universitetin e Napolit për ta verifikuar, por ata i kërkonin vitet e shkollimit. Babai, ashtu i sëmurë pasi më dëgjoi pa hapur sytë, shqiptoi: 1803-1806 .Një muaj më vonë, disa ditë pasi babai kishte ndërruar jetë, erdhi sërish Javer Malo, këtë radhë për të më përcjellë falënderimet e Ambasadorit, i cili ndërkohë kishte shkuar edhe një herë në Napoli dhe më në fund kishte gjetur emrin e Vangjel Meksit, pikërisht në amzën e vitit 1803.Vite më parë, Shoqata Patriotike-Kulturore Odria, që mban emrin e malit mbi Labovën e Madhe, pasi u njoh me jetën dhe veprat e dr. Vangjel Meksit, bashkëfshatarit tonë të shquar, i kërkoi Akademisë së Shkencave të organizonte një sesion shkencor kushtuar këtij personaliteti, jo shumë të ndriçuar, të fillimit të shek. XIX. Me këtë rast paraqitën studimet e tyre shkencore akademiku Dh. S. Shuteriqi, prof. dr. Xh. Lloshi dhe dr. A. Omari, që u botuan së bashku në librin Dr. Vangjel Meksi (1770-1823) personalitet i gjuhës shqipe (Shtëpia botuese “Dita”, Tiranë, 2000), ku jam bazuar kryesisht në hartimin e këtij shkrimi.

• Jeta e doktorit…

Vangjel Meksi lindi në Labovë rreth vitit 1770. Pasi kreu gjimnazin Zosimea në Janinë, ashtu si shumë labovitë të tjerë, shërbeu në ushtrinë e Ali Pashës si oficer artilerie.

Page 87: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

86

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Meksajt e Labovës ishin një familje me rëndësi dhe miq të tepelenasit. Aliu me siguri e dinte që ata e kishin për traditë ushtrimin e mjekësisë popullore, kur zgjodhi Vangjelin dhe e dërgoi në Napoli për t’u diplomuar në Mjekësi. Më 23 shkurt 1803 studenti i ardhshëm kaloi Adriatikun duke shtrënguar fort rekomandimin e Vezirit për Ferdinadin e I Burbon. Veziri i Janinës i shkruante Mbretit: “Po ju dërgoj Vangjel Meksin shqiptarin për të mësuar atje. I lutem Madhërisë Suaj të keni mirësinë që t’i jepni mbrojtjen tuaj mbretërore në mënyrë që të gëzojë ato kushte dhe lehtësi, të cilat të çojnë në mësimin e këtyre shkencave”.Vetëm pas 5 muajsh, duke treguar interesimin e tij të veçantë, Ali Pasha i shkruan sërish mbretit të Napolit:“Ju dërgoj falënderimet më të shquara për gjithçka qe i është dhënë vVangjel Meksit, i cili shpresoj se do të përfitojë nga kushtet që i janë krijuar me bujari nga Sovrani dhe, kur të kthehet në Atdhe me vlerësimin për sjelljen e mirë dhe përvetësimin e dijeve, të ngrejë lart emrin e Mbretit të lavdishëm”.Këto letra janë botuar për herë të parë nga G. Monti tek Rivista d’Albania në vitin 1941, II, f. 48-50.Trajtimi iu bë si oficer, kurse për mësues pati mjekun dhe kimistin e shquar Nikola Akuto. Praktikën klinike e kryente në spitalin Shën Xhovani i Karbunarës.Pas kthimit në Janinë, Vangjeli punoi si mjek pranë Pashait. Së bashku me tre të tjerë ata formonin konsultën mjekësore të Vezirit. Mjekët e tjerë ishin Metaksai, i diplomuar në Paris, Saçellari në Vienë dhe Lluka Vaja, vëllai i Thanasit, kryekomandant i ushtrisë së Aliut, në Lajpzig. Me Vangjelin të diplomuar në Itali, Aliu, tashmë i mplakur dhe i sëmurë, kishte në oborrin e tij mjekë që përfaqësonin shkollat mjekësore më të shquara të kohës.Gjatë ushtrimit të profesionit të mjekut në oborrin e Ali Pashës, Vangjel Meksi bënte pjesë në rrethin e ngushtë të tij dhe sigurisht do të jetë njohur me konsullin e Francës Pukëvil si dhe me udhëtarët e famshëm anglezë Lik dhe Bajron, që ishin dhe autorë ose botues të

Page 88: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

87

Gjurmime në vite

gramatikave të gjuhës shqipe.“Janina e Ali Pashë Tepelenës ishte një kopsht pjellor i gramatikave të shqipes” (V. Meksi… etj. f. 15) dhe Vangjel Meksi jetoi, punoi, por edhe u ushqye në këtë kopsht. Ai e çmonte gjuhën amtare dhe kishte filluar ta studionte atë. Fillimisht ai përpiloi gramatikën e shqipes. Përfaqësuesi në Stamboll i Shoqërisë Biblike të Londrës, Robert Pinkerton, informonte shoqërinë se Vangjel Meksin ia kishin rekomanduar si të vetmin njeri që mund ta përkthente Dhiatën, meqë ishte marrë prej kohësh me shqipen dhe shënon: “Ai tashmë ka shkruar një gramatikë në gjuhën e vet amtare, të cilën ma tregoi”. Ka të ngjarë që “vepra e parë e Meksit të ketë qenë kjo gramatikë e përgatitur edhe për mësimin e shqipes në shkolla.” (Jup Kastrati. Historia e Albanologjisë. I, f. 516).Për gramatikën e Meksit dihet vetëm se është botuar para vitit 1819. Në këtë mënyrë ajo mund të jetë e para ose e dyta e hartuar nga një studiues shqiptar, pas asaj të E. Vithkuqarit (1814) , sponsorizuar nga Liku dhe mbase e përpiluar së bashku me të.Po në këtë periudhë Vangjel Meksi përpiloi një alfabet original si dhe drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Alfabeti përmbante shkronja greqisht por edhe neolatine, për të eliminuar në një farë mënyre ndryshimet fonologjike në mes të dy gjuhëve. Për tingujt që nuk mund të përfaqësoheshin nga shkronjat greke, Meksi huazoi shkronja nga alfabeti neolatin si p.sh.: d, b, e, ë etj, ose përdori kombinime shkronjash, si dhe shenja diakritike në formë pike sipër shkronjës ( V. Meksi… etj. f. 46 ).Tashmë kuadri bëhet i plotë. Vangjel Meksi studioi gjuhën e vet, përpiloi gramatikën e gjuhës shqipe, përcaktoi alfabetin dhe drejtshkrimin, kërkoi dhe gjeti fjalët e nevojshme për të zgjidhur detyrat e vështira që paraqet përkthimi dhe largohet nga Janina në drejtim të Italisë. Aty bëri provën gjenerale para veprës së tij madhore, duke botuar në vitin 1814 në Venecia dy përkthime nga shkrimtari francez Klod Fleri (1691-1720). Tashmë me CV të plotësuar më së miri, kthehet në Ballkan. Në Selanik ose Stamboll takohet me përfaqësuesit e Shoqatës Ungjillore angleze me të cilët, më 19 tetor

Page 89: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

88

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

1819, nënshkruan kontratën për përkthimin e Dhiatës së Re, në pikën e parë të së cilës shkruhet tekstualisht: “Dr. Vangjel Meksi zotohet të përkthejë Dhiatën e Re nga teksti në greqishten e vjetër në gjuhën shqipe, ashtu siç flitet në Janinë”. (V. Meksi…etj., f. 18).Libri i shqipëruar, u dorëzua për t’u shtypur vetëm pas 15 muajsh dhe pikërisht më 22 shkurt 1821, 10 muaj para datës të caktuar në kontratë.Botimi i plotë i kësaj vepre bazë kishtare, që u vlerësua nga të gjithë studiuesit si ngjarje e rëndësishme e historisë së shkrimit të gjuhës sonë, ishte i pari në Ballkan dhe u realizua 2 vjet para botimit bullgarisht dhe 20 vjet para botimit rumanisht (Jup Kastrati, Historia e Albanologjisë, 2000, f. 519).Më pas Vangjel Meksi merr pjesë në revolucionin grek. Ai mendonte, ashtu si edhe Naum Veqilharxhi, që luftoi kundër turqve për çlirimin e Rumanisë, se vetëm në këtë mënyrë do të shpejtohej edhe çlirimi i Shqipërisë. U sëmur nga pneumonia gjatë rrethimit të qytetit Tripolica në Peloponezin e veriut. Qytetin e mbronin kryesisht shqiptarë të mobilizuar nga turqit, ndërsa nga jashtë sulmonin shqiptarë të bashkuar me kryengritësit grekë. Vangjel Meksi sigurisht që shërbente si mjek i forcave që sulmonin. Më në fund të dy palët u morën vesh dhe shmangën gjakderdhjen e mëtejshme. Në këtë mënyrë të rrethuarit braktisën qytetin bashkë me armatimet e tyre. Labovitët, pjesëmarrës në këtë luftë, përhapën lajmin që dihet edhe nga labovitët e sotëm, se marrëveshja u arrit falë ndërhyrjes së Vangjel Meksit nëpërmjet shqiptarëve që luftonin në të dyja ushtritë. Pak ditë më vonë laboviti, doktori, gjuhëtari, shqipëruesi dhe luftëtari për liri vdiq. Ishte viti 1823

• …dhe vepra e tij

Shoqëria Biblike botoi më 1824 një pjesë të Dhiata e Re, “Ungjillin e Shën Mateut”. Gjatë vitit 1825, nëpërmjet agjentëve të tyre, u

Page 90: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

89

Gjurmime në vite

mblodhën përshtypjet e besimtarëve shqiptarë kudo që ndodheshin të cilët u përgjigjën njëzëri se kënaqësia e tyre ishte e madhe sa herë Ungjilli lexohej në gjuhën amtare. Për më tepër edhe priftërinjtë ishin të etur për ta vendosur shqipen në kisha (V. Meksi…f. 28).Pas përgjigjeve pozitive të besimtarëve, në fund të vitit 1825 filluan përgatitjet për botimin e plotë të Dhiata e Re. Krahas përfaqësuesve të Shoqatës Biblike ndodhej në Korfuz, qyteti ku do të shtypej libri i shenjtë, edhe Grigor Gjirokastriti, një klerik dhe intelektual i nivelit të lartë, ish-kryepeshkopi i Eubesë, që muajt e fundit të jetës i kaloi si kryepeshkop i Athinës. Sa ishte në Korfuz, ai u mor me korrektimin letrar dhe redaktimin e materialit.Fletët e fundit të librit mbaruan së shtypuri në gushtin e vitit 1827. Ishin 839 faqe të ndara në 2 vëllime. Ndarja në 2 vëllime u bë pas insistimit të G. Gjirokastritit, meqenëse, sipas tij , me të drejtë ,“shqiptarët kanë zakon t’i mbajnë librat në gji”.Kjo shprehje e gjetur e Grigor Gjirokastritit, vërtetë ka formuar në mënyrë të shkëlqyer figurën e shqiptarëve, që gjatë 2 shekujve të fundit, me libra në gji janë përpjekur për liri , kurse tani për begatinë e tyre dhe të Shqipërisë. Dhiata e Re e shqipëruar nga Vangjel Meksi u ribotua më 1858, kurse kopjet e fundit vazhduan të shiteshin deri më 1878. Pra, ky libër u shit gjatë 50 vjetëve, për t’u përdorur edhe për disa dhjetëvjeçarë të tjerë.Këto të dhëna vërtetojnë suksesin e jashtëzakonshëm të librit që bazohej tek gjuha e përpunuar, e pasur dhe e saktë, në përshtatje me idiomën e shqiptarëve, tek zgjedhja e fjalëve dhe shprehjeve të kuptueshme nga të gjithë, si dhe tek alfabeti origjinal që respektonte fare mirë fonetikën e gjuhës shqipe.

• Vlerat e veprës

Pas botimit të Mateut (1824), por sidomos pas botimit të plotë të Dhiatës (1827), nisi interesimi i opinionit filologjik dhe kulturor, në Shqipëri dhe jashtë saj, për shqipërimet e Meksit, duke i konsideruar ato “si përpjekje për gjuhën letrare të shkruar shqipe” (Vangjel Meksi…etj. f. 36).

Page 91: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

90

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Studiuesi gjerman Ksilander (1794-1854), që argumentoi i pari karakterin indioeuropian të shqipes, botoi më 1835 librin “Gjuha e shqiptarëve” bazuar kryesisht tek shqipërimi i V. Meksit. Ai bëri një hap përpara në krahasim me studiuesit pararendës të gjuhës shqipe, vetëm se pati në dorë një tekst të gjerë në gjuhën shqipe, Dhiatën e Re. Ksilander pohon se “me këtë përkthim përfundon edhe për gjuhën shqipe koha e dyshimit dhe e pasigurisë” (V. Meksi…etj, f. 38).Hahn-i (1811-1869), babai i albanologjisë, arriti në përfundimin se shqipja është vazhduese e njërit prej dialekteve të ilirishtes, duke u bërë në këtë mënyrë mbrojtës i autoktonisë të shqiptarëve, vetëm pasi mësoi shqipen, kryesisht, nëpërmjet Dhiatës të Re të V. Meksit.Alfabeti original i Meksit u përdor në shkrimet shqipe të shek XIX, përfshirë dhe në ato të Ksilanderit dhe Hahn-it. Për këtë arsye Meksi është quajtur ati ose përçuesi i një tradite të alfabetit të shqipes (V. Meksi…etj. f. 29).Më sipër përshkruam kënaqësinë e besimtarëve dhe të priftërinjve kur shërbesat fetare kryheshin në shqip. Të njëjtat ndjesi sigurisht kanë provuar edhe nxënësit shqiptarë në shkollat greke, kur mbi bankat e tyre mbanin Ungjillin në shqip ose librat e shkrimtarit francez Flëëri: Doke të izraelitëve dhe Doke të krishterëve, të përkthyera po nga V. Meksi “për t’u përdorur posaçërisht në shkolla” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, f.689).

• Rilindja shqiptare fillon me Vangjel Meksin

Deri në fillim të shek. XIX kishin dështuar të gjitha përpjekjet e shqiptarëve për të pasur Ungjillin e plotë në gjuhën amtare. Intelektualët shqiptarë e kishin të qartë se, në kushtet ku ndodhej Shqipëria, vetëm nëpërmjet Ungjillit në shqip, që do të përdorej në kisha dhe shkolla, do të mund të mbahej gjallë gjuha shqipe dhe nëpërmjet saj identiteti i kombit tonë.Në fillim të shek. XIX në Janinë ishte krijuar një terren i përshtatshëm për lëvrimin e gjuhës shqipe. Dihet se Ali Pasha i mësonte Veliut, djalit të tij, gjuhën shqipe ndërkohë që nxiste shqiptarë dhe te

Page 92: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

91

Gjurmime në vite

huaj ta lëvronin atë. Në vitin 1814 anglezi Lik, mik i Aliut, botoi gramatikën e parë shqipe të hartuar së bashku me E. Vithkuqarin. Pak vite më parë Shoqata Biblike Angleze krijoi një komitet që do të mbështeste, financiarisht dhe jo vetëm, botimin e Dhiatës së Re në të gjitha gjuhët ballkanike.Në këto kushte dr. V. Meksit duket se iu shua dëshira për profesionin e mjekut, të cilin ka gjasa t’ia kishin imponuar, dhe iu ndez një zjarr shumë i madh që do ta shtynte atë në shërbim të kombit të vet. Këto zjarre janë ndezur jo rrallë në gjokset e Meksajve, një familje autoktone shqiptare, e dokumentuar në këto troje që prej, të paktën, 1000 vjetësh. Unë jam i prirur të besoj se V. Meksi e braktisi profesionin e mjekut jo për shkaqe të lidhura me fenë, por për të realizuar një ëndërr të hershme të shqiptarëve, futjen e gjuhës shqipe në kisha dhe shkolla. E hershme, të paktën, që nga viti 1555 kur Gjon Buzuku shqipëroi dhe botoi Mesharin.Pas këtij vendimi të rëndësishëm, për të si edhe për gjuhën dhe letërsinë shqipe, Meksi hartoi me detaje projektin që do ta çonte në shqipërimin e Dhiatës. Realizimi i këtij projekti kërkonte, mbi të gjitha, “këmbëngulje, forcë të madhe dhe përvojë”. Dhe ai, “si banor i Rrëzës i kishte me tepri këto cilësi”. (Hahn, Studime Shqiptare, Jena, 1854, f. 265).Si fillim braktisi profesionin, Aliun dhe Janinën dhe u transferua në Itali, ku vazhdoi studimin e gjuhës shqipe që e kishte filluar në oborrin e Aliut dhe në vitin 1814 botoi në Venecia, ku botoheshin zakonisht veprat e autorëve shqiptarë (Fjalori Greqisht-Arumanisht-Shqip i Kavaliotit-1770 etj.), librat e Flëri të shqipëruara dhe përshtatura për nxënësit shqiptarë. Më pas u kthye në Ballkan ku u lidh me përfaqësuesit e Shoqatës Biblike për nënshkrimin e kontratës që i hapi rrugën botimit të Biblës në shqip.Përfaqësuesi i Shoqatës Biblike në Stamboll ia paraqiti Patriarkut marrëveshjen me dr. Vangjel Meksin. Ai u detyrua të pranonte se do të jepte gjithë mbështetjen e vet. Veçse po ai Patriark urdhëroi të digjeshin publikisht në Elbasan dorëshkrimet shqipe të teksteve

Page 93: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

92

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

fetare të përkthyera nga Dhaskal Todhri. Është fare e kuptueshme se Dhiata e Re në shqip pa dritën e diellit vetëm falë ndërhyrjes së Shoqatës Biblike angleze dhe personalitetit të Dr. Vangjel Meksit dhe më pas të Grigor Gjirokastritit.Në këtë mënyrë V. Meksi realizoi projektin e tij madhështor sipas të cilit, duke filluar nga viti 1824, besimtarët dëgjonin fjalët e Zotit në shqip, ndërsa nxënësit shqiptarë në shkollat greke mësonin edhe me libra në gjuhën amtare.Futja e shqipes në kisha dhe shkolla gjatë çerekut të parë të shek. XIX, ishte një mrekulli që u bë realitet vetëm nëpërmjet shqipërimeve të V. Meksit në një kohë kur nuk ekzistonte alfabeti dhe drejtshkrimi për të shkruar shqipen, as edhe shkollat për ta mësuar atë. Megjithatë Vangjel Meksi e përktheu të plotë Dhiatën e Re. Një punë që nuk u realizua gjatë gjithë shekujve të kaluar, Vangjel Meksi e kreu me sukses vetëm për 15 muaj, pa pasur përvojën e duhur dhe vetëm me diplomën e mjekut. Ka të ngjarë që V. Meksi të mos punonte i vetëm. Ai duhet të bënte pjesë në një lob intelektualësh të shquar, patriotë shqiptarë me ide liberale fetare, si Grigor Gjirokastriti dhe klerikë të tjerë, me të cilët ndante të njëjtat bindje për kishën pjesërisht në shqip, për rolin e shqipes në shkolla dhe për vlerën e fitores së revolucionit grek dhe rumun në të ardhmen e Shqipërisë.Rruga që ndoqën V. Meksi, G. Gjirokastriti, N. Veqilharxhi dhe më vonë Kristoforidhi për të futur shqipen në kisha dhe shkolla nëpërmjet Ungjijve dhe jo vetëm, ishte një veprim i menduar fare mirë. Ata shfrytëzuan institucionet arsimore dhe fetare që vareshin nga Patrikana, me pretekstin e përvetësimit sa më të mirë të dogmës fetare nëpërmjet gjuhës amtare.Në të vërtetë historiografia shqiptare e ka anashkaluar veprën e V. Meksit. Atij i kushtohet vetëm një rresht në veprën Historia e popullit shqiptar,vëll. I, f. 702 dhe për më tepër, ai sot nuk mësohet nëpër shkolla. Vetëm një zë i vetmuar ka njohur se V. Meksi bëri një hap me rëndësi në lëvrimin e shqipes letrare dhe se është paraardhës i rilindësve në

Page 94: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

93

Gjurmime në vite

këtë fushë (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë, 2008, f. 689).Në fakt janë të shumta dokumentet që vërtetojnë se Rilindja Kombëtare Shqiptare fillon me Vangjel Meksin, fillon me veprën e tij që nis 10-15 vjet para datës që njihet zyrtarisht nga historiografia jonë. Aktiviteti i Vangjel Meksit që lidhet me lëvrimin e gjuhës sonë, shtrihet në periudhën nga 1814 deri 1821. Gjatë kësaj kohe janë botuar shqipërimet për shkollat (1814), gramatika (para vitit 1819) dhe është dorëzuar për shtyp Dhiata e Re e plotë, me alfabetin origjinal dhe drejtshkrimin përkatës (1821).Prof. Dhimitër Shuteriqi ka shkruar: “Historia e Dhiatës së Re, e shqipëruar nga V. Meksi dhe e redaktuar nga G. Gjirokastriti, ndikoi tek N. Veqilharxhi dhe K. Kristoforidhi, triumfoi gjatë Rilindjes Kombëtare, kur lufta për shqipen si gjuhë e letërsisë, shkollës e fesë, ishte pjesë e rëndësishme e luftës për çlirim” (V. Meksi…etj., f. 9).Dhimitër Shuteriqi vazhdon në një studim tjetër: “V. Meksi ishte i pari që ju vu punës për shkollat shqipe. Është e kuptueshme pse ai përgatiste tekste shkollore me përmbajtje fetare. Kështu bëri edhe Naum Veqilharxhi. (Dh. Shuteriqi, Shkrime Shqipe në vitet 1332-1850. Tiranë 1976. f. 174).Në tekstet e letërsisë të shkollave të mesme që botoheshin në vitet ‘50, i rezervohej hapësira e duhur jetës dhe veprimtarisë së Vangjel Meksit. Siç duket, lufta absurde kundër besimeve fetare që plasi në mesin e viteve 60, e largoi Meksin, që gabimisht njihej vetëm si përkthyes veprash fetare, nga nxënësit, historia dhe kultura shqiptare.Vangjel Meksi, figurë e shquar e kulturës shqiptare si dhe shqipërues, gjuhëtar dhe patriot, duhet të kthehet jo vetëm në programet mësimore të letërsisë dhe historisë për shkollat e mesme, por dhe të zërë vendin që meriton në tekstin e Historisë së Shqipërisë.Aktiviteti i V. Meksit duhet të vihet në dukje me nderim dhe mirënjohje për vlerat e padiskutueshme gjuhësore dhe letrare, por edhe si premisë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në të cilën, shumë vite më vonë do të synonte gjithë veprimtaria e Lëvizjes sonë Kombëtare.

Page 95: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

94

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

• Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe të pathënat: binomi Ali Pashë Tepelena - Doktor Vangjel Meksi

Rilindja shqiptare, përpara se të përbënte një lëvizje të gjithanshme kombëtare, me një përmbajtje të re ideologjike, politiko-kulturore, ekonomike dhe shoqërore, që më pas do të zgjidhte detyrat që i takonin çlirimit të vendit, bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe të pavarur, duke hapur në këtë mënyrë rrugën e zhvillimit dhe përparimit të Shqipërisë, duhej të fillonte sa më shpejt me lëvrimin e gjuhës shqipe.Për intelektualët patriotë shqiptarë ishte i qartë se konsolidimi i shqiptarëve si komb i bashkuar shtronte si kërkesë të domosdoshme kapërcimin e prapambetjes në shkrimin e shqipes, e trashëguar nga sundimi i tejzgjatur otoman.Prej disa shekujsh gjuha tonë amtare flitej vetëm në shtëpitë e shqiptarëve. Ajo nuk përdorej në administratën publike, institucionet fetare dhe as mësohej në shkolla.

Në kushtet ku ndodhej Shqipëria, gjuha shqipe në kisha, xhami dhe shkolla mund të vendosej vetëm pas perfeksionimit të alfabetit dhe përkthimit të literaturës fetare.

Dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të XVIII njohën një gjallërim më të madh në drejtim të lëvrimit të gjuhës shqipe. Grigor Voskopojari solli në shqip copa të ungjillit, kurse Dhaskal Todri shqipëroi Dhjatën e Re dhe të Vjetër, ndonëse nuk arriti ta botonte. Këto përpjekje u shtuan në fillim të shekullit të XIX, sidomos në Janinë me nxitjen e Ali Pashë Tepelenës. Gjatë kësaj periudhe u përpiluan dhe u botuan disa gramatika të shqipes kryesisht nga të huajt Lik (Leake), në bashkëpunim me mësuesin Evstrat Vithkuqari dhe Pukëvil (Pouqueville). Ndërkohë laboviti Vangjel Meksi kishte hartuar projektin e tij që do të përfundonte me realizimin e ëndrrës së hershme të shqiptarëve, shqipërimin e Dhjatës së Re. Ai shkoi në këtë stad kulmor gradualisht dhe i sigurtë. Pas hartimit të gramtatikës

Page 96: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

95

Gjurmime në vite

shqipe, ai përpiloi një alfabet origjinal me gërma greke dhe neolatine si dhe përcaktoi drejtëshkrimin e gjuhës shqipe. Në vitin 1814 botoi në Venetik dy përkthime nga frengjishtja të përshtatura për shkolla dhe më 1819 filloi përkthimin e Dhjatës së Re, me porosi të shoqatës Biblike angleze, që e dorëzoi më 1821.

Kjo periudhë duhet të shënojë fillimin e Rilindjes Kombëtare. Nëpërmjet shqipërimeve të Vangjel Meksit shqiptarët filluan ta dëgjojnë Zotin e tyre në shqip, kurse fëmijët në shkollat greke, i lexonin librat në gjuhën amtare. Në këtë mënyrë u hodhën themelet e gjuhës letrare shqipe dhe të konsolidimit të shqiptarëve si komb i bashkuar.

Veprimtaria e Ali Pashë Tepelenës për formimin e shtetit faktikisht autonom shqiptar dhe lufta e hapur kundër perandorisë Osmane për shndërrimin në një shtet të pavarur shqiptar, duhet të plotësohet edhe me përpjekjet e pareshtura të Aliut, të këtij shqiptari të madh, për të nxitur lëvrimin e gjuhës shqipe dhe mësimin e saj në shkolla shqipe.

Rilindja kombëtare në fakt fillon njëherësh me këtë kthesë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë, ku spikat shkëlqyeshëm binomi Ali Tepelena-Vangjel Meksi Labova që, për më tepër, e zhvilluan aktivitetin e tyre patriotik brenda trojeve shqiptare, në mes të popullit dhe me popullin shqiptar, dhe jo të mërguar në Bukuresht, Misir, Stamboll, Sofje, etj.

• Hije dhe zili ndaj Doktor Vangjel Meksit (1770-1823)

Intriga e kolegut

Në të gjallë, por edhe deri vonë, një tendencë dashakeqe synonte deformimin ose errësimin e figurës së Vangjel Meksit.Pa asnjë fakt ose dokument, është sajuar dhe më pas është përhapur me insistim, një gojëdhanë lidhur me largimin e Vangjel Meksit nga Aliu. Sipas kësaj gojëdhane, u deshën vetëm 4-5 vjet që të ngriheshin

Page 97: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

96

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

intrigat, kinse, siç ndodh rëndom mes mjekësh. Doktori Lluka Vaja, nëpërmjet vëllait të tij, komandanti i famshëm dhe besnik e Aliut, ndërseu Vezirin kundër Vangjel Meksit, mjekut të tij më të ri, i cili e nuhati kërcënimin që i kanosej dhe iku fshehurazi nga Janina.Në të vërtetë, ai duhet të jetë larguar me mirëkuptimin e Aliut në drejtim të Venecias, ku botoi më 1814 dy librat e francezit Flëri të shqipëruara në format tekstesh për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore.Më pas, siç dihet, ai u angazhua nga shoqata biblike angleze për të shqipëruar Dhjatën e Re që u botua pjesërisht më 1824, dhe i plotë më 1827 në Korfuz.Ka të ngjarë që Aliu të ketë dhënë aprovimin për largimin e Vangjelit i ndodhur nën presionin e klerikëve patriotë shqiptarë që përpiqeshin të fusnin shqipen në kisha dhe shkolla (Historia e Popullit Shqiptar, I, f. 663, Tiranë, 2006)

• … dhe intriga e priftit

Pas nënshkrimit të kontratës me Pinkertonin, përfaqësuesi i shoqatës biblike, për shqipërimin e Dhjatës së Re, Vangjel Meksi iu përvesh punës dhe e dorëzoi Dhjatën e Re në shqip vetëm pas 15 muajsh, ngaqë një pjesë të saj e kishte përkthyer kohë më parë, siç pohon vetë Pinkertoni.Më 1825 filluan përgatitjet për botimin e plotë të Dhjatës, ndërsa Vangjel Meksi kishte vdekur më 1823.Krahas punonjësve të Shoqërisë Biblike, ndodhej në Korfuz ku do të shtypej libri i shenjtë edhe Grigor Gjirokastriti, një klerik dhe intelektual i shkallës së lartë nga Gjirokastra, që arriti të bëhej kryepeshkop i Athinës më 1829.Shprehja e gjetur e Grigor Gjirokastritit se “shqiptarët kanë zakon t’i mbajnë librat në gji”, vërtetë ka formuar në mënyrë të shkëlqyer figurën e shqiptarit me libër në gji duke u përpjekur për liri dhe tashti për begatinë e tij dhe të popullit tonë, por nuk është aspak e mjaftueshme që t’i japin të drejtë priftit të botojë Dhjatën e Re pa

Page 98: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

97

Gjurmime në vite

emrin e përkthyesit të vërtetë Dr. Vangjel Meksit.Çuditërisht prifti shënoi në kapakun e librit vetëm emrin e tij si “kujdestar”.Në qoftë se intriga e kolegut, gjithmonë në rast se nuk është përrallë, synonte jetën e Meksit, ajo e priftit krijoi një tymnajë rreth autorësisë së shqipërimit të Dhjatës së Re që zgjati rreth një shekull e gjysmë.Deri në vitin 1856, gjithkush mund të binte në grackën e përgatitur në Korfuz. Në dhjetor të vitit 1856 Isak Laundz, një nga personazhet kryesore të Shoqërisë Biblike Angleze që kishte drejtuar procesin e botimit, takohet me Hahnin, asokohe konsull në ishullin grek Syra, që konsiderohej autoriteti i gjallë më i lartë i literaturës shqipe, të cilit i tregoi për përkthyesin e vërtetë të Dhjatës së Re.Përkthyesin e vërtetë e dinte dhe Kristoforidhi, i cili takohej shpesh me Laundz për ta bindur atë që të mos ribotohej përkthimi i vitit 1821 i Vangjel Meksit por një përkthim që do të bënte ai vetë.Siç e kemi përmendur edhe më lart, më 1858 u ribotua varianti i Meksit i të largëtit vit 1821, si shumë i suksesshëm dhe që i kishte rezistuar kohës.Nga ana tjetër Jani Vreto (1822-1890) ka shkruar se, sipas thënjeve të Konstandin Kristoforidhit, përkthyesi i vërtetë i Dhjatës së Re është Vangjel Meksi (V.M.… f.43)Për më tepër Ilo Mitko Qafëzezi shkruan se Grigor Gjirokastriti ka qenë vetëm “epistaf ” përkujdestar e mbikqyrës i botimit, një korektonjës tipografik i ditëve tona (po aty f.43)Me gjithë këto fakte të pakontestueshme, jo vetëm trillues të zakonshëm, por edhe studiues të vërtetë shqiptarë kryesisht me origjinë nga boshti Elbasan-Gjirokastër, kishin krijuar një tymnajë të vërtetë rreth autorësisë së shqipërimit të Dhjatës së Re (po aty f.40, 41, 42). Cilatdo të ishin arsyet, vetëm shkencore nuk kanë qenë ato.Pas zbulimeve që u bënë në vitin 1971 në arkivin e Shoqërisë Biblike në Londër, ku u gjet dokumentacioni i plotë i botimit të Dhjatës së Re në shqip, letërkëmbimet dhe marrëveshja e përkthimit në mes palëve, më në fund u quajt e vërtetuar autorësia e shqipërimit të

Page 99: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

98

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Dhjatës së Re nga Dr. Vangjel Meksi.Veçse Vangjel Meksi ende nuk ka vendin që meriton midis rilindasve edhe pse padyshim është i pari kronologjikisht. Në tekstet e shkollave të mesme që botoheshin në vitet ‘50 të hartuara nga Dhimitër Shuteriqi, i rezervohej hapësira e duhur aktivitetit të Vangjel Meksit. Pas një heshtje disa dekadash, ka ardhur koha që programet shkollore të shekullit XXI ta rikthejnë Vangjel Meksin në vendin që meriton.

Page 100: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

99

Gjurmime në vite

Alfabeti origjinal i përdorur nga Vangjel Meksi për shqipërimin e Dhjatës së re.

Page 101: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

100

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Dhjata e re, shqipëruar nga dr. Vangjel Meksi dhe botuar në Korfus më 1827

Page 102: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

101

Gjurmime në vite

III. VANGJEL MEKSI DHE APOSTOL MEKSI TË MUNGUAR PËR DISA DHJETËVJEÇARË

• Pak histori dhe disa përfundime për Janinën e mesit të shekullit XIX

Apostol Meksi së bashku me Konstandin Kristoforidhin, dhe më pas vetëm Apostol Meksi, duhet të kenë qënë maja e ajsbergut e lëvizjes patriotike që zhvillohej në Janinë dhe sidomos rreth saj.Kryengritjet e shpeshta në Shqipërinë e Jugut, që kryesisht përfshinin Tepelenën dhe Çamërinë, derisa në vitin 1847 iu afruan edhe portave të Janines, drejtoheshin dhe mbështeteshin nga brënda qytetit. (Historia e popullit shqiptar, II, Tiranë, 2002)Nëqoftëse, me vrasjen e Ali Pashë Tepelenës kishin dështuar përpjekjet e shqiptarëve për një shtet feudal të lirë nga turqit, kurorëzimi me sukses i revolucionit grek, ndezi shpresat e tyre për krijimin këtë radhë të një shteti të lirë demokratik, bazat e të cilit do të vendoseshin vetëm pas një pune paraprake këmbëngulëse për identifikimin e kulturës popullore, si dhe për mësimin dhe shkrimin e gjuhës amtare me një alfabet të përbashkët dhe sigurisht në shkollat shqipe.Përse patriotët shqiptarë zgjodhën Janinën, si qytetin më të përshtatshëm për të përqëndruar aktivitetin e tyre?Së pari, Janina ishte një qytet me tradita në drejtim të lëvrimit të gjuhës shqipe. Që në fillim të shekullit të XIX, Ali Pashë Tepelena nxiti studimet për shqipen, duke e kthyer Janinën sipas të shumëditurit Xhevat Lloshi, “në një kopsht pjellor të gramatikave të shqipes”.Mjeku i Ali Pashë Tepelenës dr. Vangjel Meksi (1770-1823), perktheu për të parën herë Biblën në shqip ashtu siç flitej në Janinë, me alfabet original që përmbante edhe shume germa latine. “Përkthimi u krye në një kohë kur nuk kishte as alfabet të caktuar, as drejtëshkrim dhe as shkolla për të mësuar shqipen. Një punë të tillë që nuk u realizua gjatë shekujve, mundi ta bënte vetëm një mjek që, sigurisht, kishte menduar me kohë për shkrimin e shqipes, ishte njohur me thërrimet e deriatëherëshme nga tradita e mëparshme”

Page 103: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

102

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

(Prof. Dr. Xhevat Lloshi), dhe do të shtoja, kishte përvojën e duhur duke jetuar dhe punuar në një qytet si Janina, ku lëvrohej seriozisht gjuha shqipe.Së dyti, në mes të shekullit XIX, Janina ishte një nga qytetet më të rëndësishme në trevën e 4 vilajeteve të banuara kryesisht nga shqiptarët. Pas Manastirit me 35 mijë banorë, renditeteshin Janina dhe Shkodra me nga 25 mijë banorë.Brënda këtyre 4 vilajeteve, ndodhej vetëm një shkollë e mesme e arsimit të përgjithshëm - Gjimnazi grek “Zosimea” që ndodhej në Janinë.Së treti, 4 vilajetet kishin 1 milion e 700 mijë banorë, ndërkohë që në vilajetin e Janinës 60% ishin shqiptarë, 30% grekë dhe 10% vllehë. Meqënëse prania e grekëve në qytet dhe rrethinat e tij do të krijonte kushte të përshtatshme për përhapjen dhe mbështetjen e teorive shoviniste që kishin filluar të fabrikoheshin në Greqi, patriotët shqiptarë zgjodhën Janinën si fushë për betejat që sapo kishin filluar dhe me siguri do të vazhdonin.Bashkëpunimi me Hahn-in, ishte një zgjidhje mjaft e pëlqyeshme për palën shqiptare. Ai, i njohur prej kohësh me arvanitasit, kishte shprehur simpati për ta dhe për identifikimin e popullit shqiptar në përgjithesi, qëndrim ky që mbështetej edhe nga shteti i tij. Ndërkohë, dukej që Hahn-i kishte treguar seriozitet dhe profesionalizën në aktivitetin e tij publik të deriatëhershëm, si gjykatës në Greqinë e Veriut dhe më vonë zëvëndëskonsull në Janinë dhe vlerësohej nga shqiptarët.Nga ana tjetër, dr. Meksi dhe ata që e mbështesnin shpresonin, që nëpërmjet Hahnit do të kapërceheshin pengesat që mund të sajonte administrata turke për shqiptarët që kërkonin të gjurmonin folklorin e popullit të tyre.Së fundi, konkluzionet e studimeve në lëmin e gjuhësisë dhe folklorit shqiptar do të kishin një jehonë dhe efekt më të madh, veçanërisht në shtetet evropiane, të paraqitura nga një i huaj dhe sigurisht në gjuhën e tij.

Page 104: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

103

Gjurmime në vite

• Madhështia dhe modestia e Hahnit ndaj Apostol Meksit

Pas leximit të këtij shkrimi, nxënësit dhe studentët shqiptarë si dhe gjithë bashkëatdhetarët tanë kudo që ndodhen, me të drejtë do të pyesin: Vërtet, pse nuk na është bërë i njohur ky shqiptar i shquar? Pse aktiviteti i tij nuk është pasqyruar në programet mësimore dhe librat e historisë?Fatkeqësisht dhe çuditërisht, aktiviteti i dr. A. Meksit është krejtësisht i panjohur edhe pse mesazhi që ka dashur të përcjellë Hahni te shqiptarët ështe fare i qartë.Veçse Grimi, biografi i Hahnit, përmend shpesh herë Apostol Panajot Meksin së bashku me bashkënxënesin e tij Konstandin Kristoforidhin:“Hahnit i rekomanduan 2 nxenës të dalluar nga Zosimea. I pari quhej Apostol Panajoti (Meksi) nga Labova e Madhe dhe tjetri Konstandin Kristoforidhi nga Elbasani. Ata ishin të fortë në gramatikën e greqishtes së vjetër. Toska (A Meksi) fliste gjithashtu frëngjisht dhe italisht, ndërsa gega (K. Kristoforidhi) lexonte dhe shkruante diçka turqisht.”“Të dy mësuesit e gjuhës shqipe e detyronin Hahnin të lakonte ose zgjedhonte me gojë ose me shkrim të gjitha emrat, mbiemrat, përemrat dhe foljet që kishin nxjerrë paraprakisht nga libri “Gjuha e Shqipëtarëve” botuar më 1835 nga Xylander. Nga ana tjetër Hahni, në rolin e mësuesit, u mësonte shqiptarëve metodat e ndryshme për mbledhjen dhe analizën e materialit folklorik që janë të domosdoshme në procesin e hartimit të veprave shkencore.”“Pjesën më të madhe të materialit të mbledhur, Hahn-i ua detyron mësuesve të vet të gjuhës… Panajoti dhe Konstandini mblidhnin materialin folklorik dhe më pas e analizonin së bashku me Hahn-in” (Studime filologjike Nr.12, Tiranë, 2001,)Ndërsa balkanologu dhe albanologu francez Ogust Dozon (1822-1880), konsulli i Francës në Janinë, pohon se një pjesë të materialit që kishte botuar në veprën Libër i gjuhës shqipe (Paris, 1879) dhe në

Page 105: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

104

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

vëllimin Përralla shqiptare 1881, ia kishte dhënë Dr. Apostol Meksi. Është më se e qartë se Apostol Meksin e njohin vetëm labovitët dhe të huajt!

• Vetëm fakte! Vangjel Meksi dhe Apostol Meksi të munguar në historiografinë shqiptare

Për dr. Apostol Meksin ështe shkruar vetëm një herë dhe tekstualisht në këtë mënyrë: “Një Apostol Meksi, edhe ky mjek, i dha mësimet e para shqipe Hahnit, bashkë me Kristoforidhin dhe mblodhi një pjesë të folklorit tosk që albanologu botoi në Albanesische Studien.”34

Veçse, të dhënat që paraqiten janë siguruar duke lexuar librin e Hahn-it, ku gjithashtu shkruhet e zezë mbi të bardhë: “Ai (A.M.) më dorëzoi materialin që e kishte shkruar në gjuhën greke dhe unë (Hahni) e përktheva”.Në vitin 1980, në faqet e revistës Kultura popullore, Nr. 2, botohen pjesë nga Studime Shqiptare me titullin “Zakonet familjare në Rrëzë të Tepelenës”, me autor Hahnin, edhe pse ai vetë, siç e kemi përsëritur disa herë që në krye, ka pohuar se pikërisht këta kapituj i ka përgatitur dr. A. Meksi.Në vitin 1985 botohet Fjalori enciklopedik shqiptar. Në 1208 faqet e tij, nuk gjëndet në asnjë cep emri i dr. A. Meksit, ndërkohë që në zërin për Hahnin shkruhet tekstualisht: “Hahn-i punoi për shqipen me ndihmën e Kostandin Kristoforidhit”. Po Apostol Meksi? Nuk ekziston më. Pse?!Në këto kushte as që mund të mendohet që emri i tij të shfaqet tek Historia e popullit shqiptar botuar në vite.Heshtja për aktivitetin e A. Meksit, mund të jetë gatuar nisur nga meskiniteti njerëzor, për të eliminuar hijen që mund të prekte, qoftë edhe pjesërisht, Kristoforidhin e madh, i cili pa dyshim ngelet po aq i madh edhe duke pasur Apostol Meksin për krah.Studime Shqiptare është një vepër e vërtetë shkencore. Hahni me

34 Dh.Sh - Shkrime shqipe në vitet 1830-1850, Tiranë 1965.

Page 106: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

105

Gjurmime në vite

Meksin nuk udhëtuan për vite të tëra nëpër Shqipëri për të mbledhur vetëm përralla ose gjëegjëza, por të studionin kulturën materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, duke respektuar metodikat përkatëse shkencore dhe duke përdorur të njëjta parametra si në Janinë dhe Gjirokastër, ashtu edhe Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Për më tepër kapitulli për Elbasanin, përshkohet tej për tej nga një ndjenjë respekti, dashurie dhe simpatie për qytetin dhe banorët e tij. Çdo elbasanas që do të lexojë sot Studime Shqiptare, do të emocionohet pozitivisht dhe do t’i shtohet dashuria dhe respekti për të parët e tij.Mbase ndonjë elbasanas i djeshëm nuk ka menduar në këtë mënyrë.Pas viteve 60, historia e Shqipërisë shkruhej sipas një skeme që ishte përpiluar paraprakisht nga një ose dy historianë dhe sigurisht nga përfaqësuesit e partisë, në mos nga vetë lideri i saj. Sipas skemës, historia duhej të fillonte me Skënderbeun, më pas Ismail Qemalin dhe përfundonte me Enver Hoxhën. Gjuhësia fillonte me Kristoforidhin dhe etnografia me Thimi Mitkon dhe Bletën e tij edhe pse ishte botuar 25 vjet pas Studime shqiptare.Vërtet Hahni e quajti bashkëautor studentin nga Labova, por kjo duket se ishte e pamjaftueshme për t’u njohur nga historianët tanë.Çudia e fundit lidhet me mosbotimin në shqip të Studime shqiptare. Përveç arsyeve të mësipërme, vepra e Hahnit mund të jetë konsideruar si e vlefshme vetëm për një rreth fare të ngushtë studjuesish. Në këtë mënyrë, duke penguar botimin në shqip u përjashtua edhe dr. A. Meksi, aktiviteti i të cilit pasqyrohej vetëm në fletët e “Studime Shqiptare”.Në FESH 1985 nuk pasqyrohet veprimtaria e dr. Apostol Meksit. Për më tepër, ai nuk përmendet as të ketë ndihmuar Hahnin për të përvetësuar gjuhën shqipe. Çuditërisht, sipas autorëve të zërit për Hahnin (A.B., M.T., A.DH.), shkruhet se “Hahni punoi për zotërimin dhe studimin e gjuhës shqipe me ndihmën e Kostandin Kristoforidhit”.Në FESH 2008 është shtuar zëri Apostol Meksit ku përmendet se Hahn-i e cilësonte Apostol Meksin “mësuesi tim tosk i gjuhës shqipe”. Gjithashtu përmendet edhe fakti se kapitulli me titull “Zakonet

Page 107: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

106

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

familjare në Rrezë”, shkruar nga Apostol Meksi, u përfshi nga Hahn-i në librin Studime shqiptare, duke njohur në këtë mënyrë meritën e Apostol Meksit si autor. Në FESH 2008 shkruhet gjithashtu se “me këtë përshkrim, Apostol Meksi del si studiuesi i parë shqiptar në fushën e etnografisë”.(shih më poshtë)Në FESH 1985 ekzistonte zëri për Vangjel Meksin, veçse i ngarkuar me pohime pa vend dhe të padokumentuara, të ngjashme me skenarin e një fiction-i të sotëm.Sido që të jetë, në këtë zë hidhet për herë të parë dhe të fundit ideja se Vangjel Meksi bëri një hap me rëndësi përpara në lëvrimin e shqipes letrare dhe se është paraardhës i Rilindësve në këtë fushë. Në FESH 2008 zëri i Vangjel Meksit, nga këndvështrimi sasior dhe cilësor, është në nivel të veprimtarisë së tij. Në krahasim me FESH 1985, shtohet me të drejtë se Vangjel Meksi përpiloi alfabetin original të gjuhës shqipe me gërma greke dhe latine si dhe “dëshmoi se gjuha shqipe është e aftë për t’u zhvilluar si gjuhë shkrimi”.

• Një korrigjim (FESH-2008, vëllimi 2, f. 1683)

MEKSI Apostol (1825-1879). Mjek nga Labova e Madhe (Gjirokastër). Kur mësonte në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, u njoh me albanologun J.G. Hahn (shih), i cili e cilëson si “Mësuesin e tij toskë” të gjuhës shqipe. Gjatë takimeve të herëpashershme me Hanin në vitet 1847-1850, i përshkroi zakonet e fshatit të vet dhe të krahinës së Rrëzës, për të cilat dijetari gjerman tregoi shumë interes. Sipas udhëzimeve të Hahnit, A.M. shkroi greqisht një përshkrim të hollësishëm të këtyre zakoneve, të cilin Hahni e përktheu gjermanisht, e pajisi me ndonjë shënim sqarues, dhe e përfshiu në veprën e vet Albanesischen Studien (vëll. I, kreu I tretë) me titull “Zakonet familjare në Rrëzë”, duke njohur meritat e A.M. si autor. Me këtë përshkrim A.M. del si studiuesi i parë shqiptar në fushën e etnografisë.(Fedhon Meksi, Mark Tirta)

Page 108: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

107

Gjurmime në vite

MEKSI Vangjel (rreth 1770-1823). Përkthyes dhe lëvrues i gjuhës shqipe, mësues dhe mjek. Ishte nga Labova e Madhe (Gjirokastër). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme në gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Shërbeu si oficer artilerie në ushtrinë e Ali Pashë Tepelenës (Shih), i cili e dërgoi më pas në Napoli, ku studioi për mjekësi (1803-1808). Punoi si mjek pranë Ali pashë Tepelenës deri më 1810, kur mërgoi në Itali. Më pas punoi si mësues e si mjek në Greqi e Turqi, mori pjesë aktive në luftën për çlirimin e Greqisë, me besimin se kështu ndihmohej dhe çlirimi i atdheut të vet. Vdiq nga pneumonia gjatë rrethimit të Tripolicës (Peloponez). Ka të dhëna se më 1814 V.M. botoi dy përkthime të shkrimtarit kishtar frëng Klod Flëri (Abbe Fleury): Doke të Izraelitëve dhe Doke të të krishterëve, për t’u përdorur në shkollat në gjuhën greke në Shqipërinë e jugut, ku aso kohe, dhe me interesimin e Ali Pashë Tepelenës, bëheshin herë pas here përpjekje për mësimin e shqipes. Puna madhore e V.M. është përkthimi shqip i “Dhiata e Re” (1819-1821, Stamboll), sipas një marrëveshjeje me Shoqërinë Biblike të Londrës. Për këtë V.M. krijoi një alfabet të posaçëm, duke u mbështetur kryesisht te alfabeti grek. Më 1824 u botua si provë e parë Ungjilli sipas Mateut, kurse gjithë libri doli më 1824 në Korfuz, nën kujdesin e Grigor Gjirokstritit (shih). Gjuha është mbështetur në të folmet e krahinës së Gjirokstrës, por është përpunuar e pasuruar. Libri u përhap mjaft në Shqipëri e te Arbëreshët e Greqisë, ndikoi për ta përdorur shqipen pjesërisht në shërbesat fetare dhe qe një dëshmi se gjuha shqipe ishte e aftë për t’u zhvilluar si gjuhë shkrimi. Ai u vlejti si mbështetje e çmueshme për studimin e shqipes gjithë albanologëve gjatë shek. XIX. Më 1819 V.M. dëshmonte se kishte hartuar edhe një gramatikë të gjuhës shqipe, për të cilën nuk ka njoftime të tjera. V.M. është vijues i traditës së përkthimit të Biblës në gjuhën shqipe dhe i përpjekjeve për përdorimin e gjuhës shqipe në shërbesat fetare të ortodoksëve; ai bëri një hap me rëndësi në lëvrimin e shqipes letrare dhe është paraardhës i rilindësve në këtë fushë. (Xhevat Lloshi)

Page 109: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

108

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

• Studimi i kulturës popullore nis me doktor Apostol Meksin

Interesimi, deri diku sistematik, për folkorin shqiptar zë fill gjatë lëvizjes shqiptare, nga mesi i shekullit të XIX, kur edhe në Evropë e në Ballkan kishin marrë zhvillim idetë e romantizmit për njohjen e kulturave kombëtare. Patriotët folkloristë shqiptarë mblodhën, përpunuan dhe paraqitën trashëgiminë folklorike shqiptare për qëllime patriotike, që lidhen me identitetin e popullit tonë. Ata donin t’i tregonin botës se shqiptarët dallonin nga grekët, vllehët, sllavët dhe turqit jo vetëm nga historia, gjuha, etj., por edhe nga mënyra e jetesës, zakonet, këngët, vallet, etj.Gjatë Rilindjes Kombëtare, mbledhjes dhe botimit të folklorit iu kushtua Zef Jubani (1818-1880). Ai botoi në Trieste librin Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare (1871). Thimi Mitko (1820-1890) botoi Bleta Shqiptare (1878), ku paraqiti pasuritë e folkorit shqiptar të mbledhura nga të mërguarit në Egjipt e gjetkë. Spiro Dine (1844-1922) botoi në Sofje veprën Valët e detit (1908), që përmbante edhe materiale folklorike.Këta folkloristë të shquar dhe patriotë shqiptarë mblodhën dhe botuan këngë, rapsodi, përralla, gjëegjëza të popullit tonë, që sidoqoftë paraqesin hapat e para të studimit të kulturës sonë popullore.Historiografisë shqiptare i ka shpëtuar doktor Apostol Meksi i cili, si bashkëautor në librin e Hahnit Studime shqiptare (1854), botoi studimin “Zakonet familjare në Rrëzë”, të paktën 25 vjet përpara botimit të librit të Thimi Mitkos “Bleta shqiptare”, ku përshkruan kulturën popullore të shqiptarëve autoktonë të Rrëzës, elementët e saj të rëndësishëm në fushën materiale e shpirtërore, mënyrën e jetesës, veshjeve, veglave të prodhimit, ndërtimeve dhe krijimeve artistike.Ky kapitull prej 20 faqesh, që studenti patriot labovit Apostol Meksi e përgatiti gjatë kohës kur ndiqte klasat e larta në gjimnazin Zosimea të Janinës në vitet 1847-1849, duhet konsideruar si vepra e parë folklorike shqiptare.

Page 110: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

109

Gjurmime në vite

Studimi i është dorëzuar Hahnit para verës së vitit 1850, domethënë, para se ai të nisej në ekspeditën e parë shkencore nëpër Shqipëri dhe Apostoli të nisej në Athinë, për të filluar studimet në Fakultetin e Mjekësisë.Tashmë Doktor Apostol Meksi e ka marrë autorsinë e veprës së vet. Për të janë shkruar dhe botuar disa studime. Bashkia dhe këshilli bashkiak i Gjirokstrës i dhanë titullin “Mirënjohje e Qytetit” me motivacionin “për kontribut të veçantë në fushën e gjuhësisë, historisë dhe folklorit shqiptar”, ndërkohë që biblioteka e Gjitrokastrës ka marrë emrin “ Doktor Apostol Meksi.”

Page 111: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

110

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

IV. LABOVA E MADHE NË FAZËN E PARË TË LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE

• Sipas HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR

Për historiografinë shqiptare, Epoka e Rilindjes dhe Lëvizja Kombëtare që u zhvillua gjatë saj, përfshin një proces unik e tërësor që ndahet në disa periudha ose faza.“Faza e parë fillon më vitet ‘30 të shekullit të XIX dhe vijon deri më vitet e shpërthimit të Krizës Lindore, më 1876-1877. Kjo është periudha e ndryshimeve të rëndësishme në jetën ekonomiko-shoqërore, politike e kulturore të vendit, e konsolidimit të procesit të shqiptarëve si komb. Në ketë fazë nis të përvijohet mendimi politik i Rilindjes. Përpjekjet për afirminin e kombit shqiptar nëpërmjet lëvrimit e përhapjes së kulturës dhe arsimit shqip, u shoqëruan me një zhvillim të tillë të kulturës kombëtare të paparë deri atëherë. Në këtë fazë u formulua kërkesa e organizimit autonom të trojeve shqiptare. Kjo periudhë karakterizohet nga një varg kryengritjesh të popullsisë fshatare dhe qytetare që shpërthyen në vitet 30-40” (Historia e Popullit Shqiptar, II, f. 31-32)“Zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare në vitet ‘30-‘40 të shekullit të XIX, përkon me periudhën e reformave të para centralizuese, që filluan të ndërmerrnin në Perandorinë Osmane pas viteve ‘30. Në këto reforma, në mënyrë të veçantë me likuidimin e sistemit të timareve, dhe me njohjen ligjërisht të pronës private mbi tokën, si edhe me masat për riorganizimin e sistemit administrativ, ushtarak dhe të taksave, Porta e Lartë synonte të fuste vendin në rrugën e evropianizimit, të forconte pushtetin qendror, të rimëkëmbte fuqinë e perandorisë, e cila ishte dobësuar së tepërmi nga prapambetja ekonomiko-shoqërore, nga sistemi shtetëror anakronik, thellësisht shtypës dhe parazitar dhe nga kryengritjet e vazhdueshme të popujve të shtypur.Reformat që filluan të zbatoheshin në Shqipëri qysh në vitet ‘30, dobësuan klasën feudale shqiptare dhe i dhanë mundësi borgjezisë

Page 112: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

111

Gjurmime në vite

të përfaqësuar nga tregtarë dhe pronarë të punishteve zejtare dhe të manifakturave të merrnin pjesë më me gjallëri në jetën ekonomike dhe politike të vendit.Këto reforma, të njohura me emrin Tanzimat, ishin një orvajtje për të shpëtuar perandorinë nga humnera, ku po rrokullisej dhe për ta rimëkëmbur atë mbi baza të reja sipas shembullit të shteteve evropiane.Në të vërtetë Tanzimati nuk u dha shqiptarëve asnjë të drejtë kombëtare, nuk i njohu as si komb më vete, nuk dha asnjë mundësi për vetëqeverisje, madje ua mohoi përsëri të drejtën më elementare njerëzore për të shkruar dhe për të mësuar në shkolla gjuhën amtare. Ai i detyroi shqiptarët t’i nënshtroheshin administrtatës së huaj burokratike, shërbimit të rëndë dhe të detyrueshëm ushtarak, rriti më shumë peshën e taksave dhe përgjithësisht çoi në keqësimin e gjendjes së tyre ekonomike, në forcimin e zgjedhës nacionale turke mbi ta.Shqiptarëve të ndarë në myslimanë, ortodoksë e katolikë, duke mos bërë pjesë në një bashkësi të vetme fetare dhe duke mos u njohur kështu si një kombësi më vete, nuk u jepej mundësia të levronin lirisht gjuhën e tyre amtare. Ata detyroheshin të kishin arsim sipas feve të tyre turqisht, greqisht, ose italisht. Në përputhje me këtë politikë, pas shpalljes së dekreteve të Tanzimatit në Shqipëri u rrit numri i shkollave në gjuhë të huaj; shkolla shtetërore fillore dhe qytetëse në gjuhën turke u hapën në krahina të ndryshme të vendit. Në Shqipërinë e jugut u rrit edhe numri i shkollave laike në gjuhën greke për popullsinë ortodokse të, cilat ishin nën mbikëqyrjen e peshkopëve grekë, ndërsa në veri u rrit numri i shkollave katolike, të cilat drejtoheshin kryesisht nga klerikët katolikë. Megjithëse përhapnin njohuri të dobishme dhe ndihmonin në arsimimin e një pjese të fëmijëve, këto shkolla, përshkoheshin nga një frymë fanatizmi dhe intolerance fetare, nuk shërbenin për afirmimin kombëtar të shqiptarëve me fe të ndryshme, por nxisnin dasinë fetare dhe u shërbenin politikës së shteteve që i mbanin ato dhe synimeve të tyre për asimilimin e shqiptarëve.” (Historia e Popullit Shqiptar, II, f.76-78)

Page 113: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

112

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Këtë gjendje shpirtërore të popullsisë dhe aspiratat e saj, i shprehën në dokumente të rëndësishme e në vepra shkencore e artistike ideologët dhe shkrimtarët e parë të Rilindjes, si Naum Veqilharxhi (1797-1854) nga Rumania dhe Jeronim de Rada (1814-1903) nga Italia.Si iluminist, Naumi arriti në përfundimin se shqiptarët, të zhytur në padije, u duhej patjetër arsimimi në gjuhën amtare si mjet për ngritjen e ndërgjegjes dhe përparimin shqiprtëror dhe material, se pa zhvillimin kulturor nuk mund të kishte çlirim politik të popullit.Nevoja për masa të frytshme e konkrete në fushën e arsimit ishte bërë veçanërisht e theksuar në vitet 40, me shtimin e numrit të shkollave të huaja që filluan të hapeshin në Shqipëri.Në vitin 1844 dhe 1845 Naum Veqilharxhi botoi në Rumani dy abetare në gjuhën shqipe, me një alfabet të ri me germa të përziera nga gjuhë të ndryshme, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në Rilindjen shqiptare. Ato hodhën hapat e para në gjuhën shqipe.Me alfabetin e ri që sajoi qysh më vitet ‘20, ai kishte hartuar disa tekste, por këto, siç duket për vështirësi teknike e mungesë mjetesh, mbetën për dy dhjetëvjeçarë të pabotuara.U desh që Naum Veqilharxhi të njihej me Vangjel Zhapën që “Ëvetarët” e tij të shtypeshin dhe më pas të dërgoheshin në Korçë, Përmet, Berat dhe Gjirokastër ku u përdorën për dy vite mësimorë nga nxënësit shqiptarë.Përdorimi i mëtejshëm u ndërpre nga që nxënësit kishin vështirësi të përvetësonin alfabetin e Naum Veqilharxhit, megjithatë abetaret ngjallën entuziazmin e gjithë bashkatdhetarëve.Ishte pra laboviti Vangjel Zhapa, me donacionin e tij prej 25 000 florinjsh, që bëri të mundur botimin e abetareve të para në shqip.

• Falë labovitëve “zbraztira” nuk ka ekzistuar kurrë

Në vitin 1965 profesor Aleks Buda paraqiti kumtesën “Të dhëna mbi lëvizjen kombëtare shqiptare në vitet 1859-1861”, të cilën, në formë artikulli e botoi po atë vit në revistën Studime Historike nr.2, Tiranë, 1965, f. 58-67. Në këtë artikull shkruhet tekstualisht:

Page 114: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

113

Gjurmime në vite

“Të dhënat që kemi për fillimet e veprimtarisë politiko-kulturore të rilindësve tanë janë mjaft të kufizuara. Duke u nisur nga ato që dimë për veprimtarinë e Naum Veqilharxhit në vitet 1844-1845, duhet të presin 20 vjet të plota, deri në mesin e viteve ‘60 kur, sipas kujtimeve të Jani Vretos, fillon të bjerë diçka dritë mbi përpjekjet e një grupi shqiptarësh në Stamboll me Kristoforidhin në krye, dhe nga ana tjetër të një grupi arbëreshësh në Itali, përpjekje për të dalë nga veprimet individuale dhe të veçuara e për të krijuar një bërthamë organizative të lëvizjes kombëtare shqiptare.Pikërisht këtu qëndron interesi i një burimi historik, mbi të cilin do të flitet në këtë kumtesë; një burim që na lejon t’i japim disi formë dhe ta mbushim me përmbajtje një pjesë të kësaj “zbraztire” 20 vjeçare, të dallojmë disa rryma kontradiktore që zhvillohen në gjirin e inteligjencës shqiptare të kohës dhe të shohim se si, nëpërmjet konfliktesh, rilindasit po përpunojnë një platformë të qartë dhe të drejtë për lëvizjen kulturale, politike shqiptare. E kemi fjalën për gazetën “Pellazgos” që botohej në vitin 1860-1861 në Lami të Greqisë”.Në gazetën “Pellazgos”, që mbahet si gazeta e parë në shqip, ishte ndezur debati në mes Anastas Bykut nga Lekli, drejtor i gazetës dhe Vangjel Zhapës, pronar i saj, lidhur me rrugët që duheshin ndjekur për arsimimin e shqiptarëve në gjuhën e tyre. Anastas Byku kërkonte një “sistem arsimor në vete për gjuhën shqipe”, ndërsa Vangjel Zhapa, që e quante utopi realizimin e idesë së Apostol Bykut, mbështeste projektin, që me përpjekjet dhe instistimin e tij u realizua, për futjen në mënyrë të menjëhershme të shqipes në shkollat fillore në gjuhën greke, që ishin me qindra në fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë së jugut.

Futja masivisht e gjuhës shqipe në shkollat greke si edhe ngritja, me donacionet e Vangjel Zhapës të shkollave me dy klasa gjimnaz ku mësohej edhe shqipja, të njëjta me shkollën e Labovës, ishte një fitore e jashtëzakonshme e lëvizjes patriotike shqiptare që u arrit gjatë periudhës të ashtëquajtur të “zbraztirës”. Tashmë janë gjetur burime të mjaftueshme historike që mundësojnë paraqitjen e plotë

Page 115: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

114

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

dhe me të gjitha dimensionet të përpjekjeve të intelektualëve të rinj shqiptarë të ricikluar në folkloristë, si laboviti Apostol Meksi dhe Konstandin Kristoforidhi nga Elbasani.

Intelektualët patriotë labovitë, Vangjel Zhapa nga Rumania dhe Apostol Meksi, student në Janinë, dhanë një kontribut të çmuar për të mbajtur të tendosur lëvizjen kombëtare shqiptare edhe gjatë periudhës kur në viset e tjera të Shqipërisë ajo ishte dobësuar, dhe, mbushën me material “zbrazëtirën” e viteve 1845-1865 që shihte Aleks Buda në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Me këtë rast duhet përmendur edhe këmbëngulja e komunitetit labovit, që u kurorëzua me sukses, për futjen e gjuhës shqipe në shkollën e tyre me dy klasë gjimnaz, që parapriu hapjen e shkollave të tjera në fshatrat e qytetet e tjera të Shqipërisë së jugut ku mësohej edhe shqipja.

• Vangjel Zhapa në mes Bukureshtit, Athinës dhe Labovës së Madhe (1800-1865)

Para mesit të shekullit të XIX, sipas dëshirës të kushërinjve Zhapa, në

bazë të projekteve të ardhura nga Bukureshti dhe Athina, muratorët dhe teknikët më të mirë të Vilajetit të Janinës, ndërtuan në qendër të Labovës së Madhe tri ndërtesa jo të zakonshme për nga madhështia dhe bukuria e tyre. Ato do të ishin banesat e kushërinjve Zhapa dhe pasardhësve të tyre, si dhe shkolla e famshme e Labovës. Shkolla e

Pallati i Zhapës në Athinë

Page 116: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

115

Gjurmime në vite

Labovës ishte e para shkollë në Shqipëri, ku mësohej gjuha shqipe që në vitin 1860, duke u bërë në këtë mënyrë simbol i përpjekjeve të labovitëve për mësimin e gjuhës sonë amtare dhe që ndihmoi fuqishëm për ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar në kohët e vështira të sundimit osman. Në këtë shkollë mësuan breza të tërë labovitësh, një pjesë e të cilëve i vazhduan studimet në Janinë dhe gjetkë.

Të tria këto ndërtesa u dogjën gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ndërsa shkollën e ndërtuan vetë labovitët fill pas lufte, shtëpitë e fisit Zhapa vazhdojnë të jenë edhe sot gërmadha. Vite më vonë shkolla e Labovës u kthye në shtëpi kulture, muze dhe më pas, për çudi të labovitëve, dhe jo vetëm, u shit! Shkolla e famshme e Labovës, dhurata kryesore që i bëri Vangjel Zhapa Labovës dhe labovitëve, në oborrin e së cilës ai dëshironte të varrosej, u shit sikur të ishte një shtëpi e zakonshme fshati. Ky ishte shpërblimi që disa banorë të sotëm të Labovës, sigurisht të ardhur dhe të panjohur me traditën lavdiplotë të fshatit tonë, i bënë bamirësit të madh Vangjel Zhapa.

Restaurimi i pallateve-kështjella të Vangjel dhe Konstandin Zhapës dhe i shkollës sonë, ndërtuar me dhurimet e Vangjel Zhapës, ashtu si edhe shumë shkolla të tjera në jug të Shqipërisë, do të ishte jo vetëm një akt falënderimi dhe mirënjohjeje i labovitëve të sotëm dhe gjithë shqiptarëve, kudo që janë, në drejtim të bashkëfshatarëve tanë bamirës, por gjithashtu do të shënonte një hap të rëndësishëm në drejtim të ringjalljes së Labovës edhe si një qendër kulturore, arsimore, muzeore, turistike, klimaterike dhe jo vetëm.

Jeta

Vangjel Zhapa lindi më 23 gusht 1800. I ati quhej Vasil Zhapa, kurse e ëma Sotira Meksi, të dy nga Labova e Madhe. U rrit në fshat, ku u njoh sidomos nga e ëma, me mjeshtrinë punimit të tokës, ndërkohë që njohuritë e para arsimore i mori nga prifti i fshatit që kryente, si zakonisht në ato kohë edhe rolin e mësuesit. Mbasi mbushi moshën 13 vjeç, si shumë labovitë, u largua nga fshati për në Janinë, ku u lidh

Page 117: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

116

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

me mjekun popullor Petro Meksi, kushëri i së ëmës, i cili shërbente në gardën e Ali Pashë Tepelenës. Në të vërtetë, njohuritë mbi kultivimin dhe përdorimin e bimëve mjekësore i kishte marrë nga e ëma, kurse Petro Meksi e stërviti për të ushtruar me sukses mjekësinë popullore. Vangjeli në Janinë kreu gjimnazin “Zosimea”, që e pajisi përveç të tjerash edhe me njohuri të mjaftueshme në gjuhën frënge dhe italiane. Ashtu si dhe shumë labovitë të tjerë shërbeu për disa vjet në ushtrinë e Ali Pashë

Tepelenës. Në ato kohë Janina, kryeqendra e Vilajetit me të njëjtin emër që sundohej nga Ali Pashë Tepelena, përjetonte periudhën më të shkëlqyer të historisë së saj. Aty sundonte ligji i shtetit të Aliut, që kishte siguruar qetësi, prosperitet dhe marrëdhënie normale në mes shqiptarëve, grekëve, vlleheve dhe turqve, që popullonin këtë vilajet.Në fillim të viteve ‘20 të shekullit XIX, shpërtheu Revolucioni Grek, ku morën pjesë mijëra shqiptarë, ndër ta edhe Vangjel Zhapa, që u dallua veçanërisht në luftimet trup me trup, në vijën e parë të frontit. Ai gjithashtu mjekonte bashkëluftëtarët e plagosur gjatë luftimeve, duke punuar si kirurg.Kur lufta mbaroi, autoritetet greke e shpërblyen me medaljen e argjendtë dhe me disa toka në periferi të Greqisë, të cilat ai i konsideronte të pamjaftueshme në krahasim me heroizmat, sakrificat dhe pesë plagët e marra gjatë luftimeve me turqit. Për këtë arsye braktisi Greqinë e ngushtë, tërë male të thata, dhe mosmirënjohëse, për fushat pa fund dhe pjellore të Rumanisë, ku prej kohësh kishte një koloni të madhe shqiptare.Iku nga Greqia me zemër të thyer. Për 15 vjet nuk rreshti së kërkuari

Vangjel Zhapa

Page 118: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

117

Gjurmime në vite

gradat dhe medaljet që meritonte. Në Rumani punoi në fillim si bujk, duke ushtruar njëkohësisht dhe profesionin e mjekut popullor. I pajisur me mësimet e së ëmës, të Petro Meksit dhe me praktikën në terren me të plagosurit gjatë Revolucionit Grek, shpejt u bë mjeku popullor më i kërkuari në Rumani. Sipas të thënave mbreti i Rumanisë i dhuroi Vangjel Zhapës një mulli për shërbimet e kryera. Mulliri ishte i vetmi në një fushë pa fund që mbillej me grurë, por krahas kësaj ishte zgjuarsia, prakticiteti dhe largpamësia e Vangjel Zhapës, që e bëri pronar të gjithë asaj fushe te begatë! Më pas e ndihmoi dhe fati: Një shoqëri anglo-persiane zbuloi se nëntoka në pronësi të Zhapës ishte naftëmbajtëse. Vangjel Zhapa nuk pranoi t’ua shiste tokën anglezëve dhe u bë një nga aksionerët kryesorë të kësaj shoqërie e më pas, me të ardhurat e realizuara nga shfrytëzimi i puseve, u pasurua së tepërmi. Me këto të ardhura bleu toka, pyje, mullinj të tjerë, hotele, fabrika, si dhe një pjesë të madhe të aksioneve të shoqërisë rumune të lundrimit.Si nismëtar e novator që ishte, falë edhe njohurive agronomike të përvetësuara gjatë studimeve të kryera në këtë fushë në Paris nga mesi i viteve ‘30, Vangjel Zhapa zbatoi me sukses metodat e reja të kohës në bujqësi, duke rritur në këtë mënyrë dukshëm rendimentet e kulturave bujqësore. Vangjel Zhapa përgjithësoi përvojën e tij dhe e përhapi atë nëpërmjet botimit të disa librave mbi reformën agrare, për shndërrimin e fshatarëve në pronarë të tokës, për bujqësinë intensive dhe ekonominë bujqësore. Ky njeri energjik dhe me njohuri të thella, jo vetën në bujqësi, por edhe në ekonominë në përgjithësi, u emërua “këshilltar” në oborrin e mbretit të Rumanisë.Pasuria e tij shtohej në mënyrë marramendëse. Fshatari nga Labova dhe mjeku popullor u shndërrua në një latifondist me të ardhura financiare të pallogaritshme. Veçse, ai shquhej nga të tjerët edhe për kulturën, klasin dhe sjelljen elegante, mënyrën evropiane të jetës që bënte dhe shoqërinë e tij të zgjedhur që përfshinte edhe princa e mbretër. Rezidenca e tij afër Bukureshtit përmendej, jo vetëm si vend i darkave madhështore që shtroheshin dhe i shampanjës e

Page 119: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

118

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

verave franceze nga më cilësoret që shërbeheshin pa kursim, por edhe për bibliotekën madhështore, unike në Rumani, me libra të blera kryesisht në Paris. Pasuria e pafund që grumbulloi ia shtoi edhe më shumë fisnikërinë, duke i ngjallur gjithashtu pasionin për të ndihmuar të varfrit kudo që të ishin dhe për të dhënë donacione në përmasa të mëdha dhe të zgjedhura me shumë kujdes.Në Rumani ai vuri në dispozicion shuma të konsiderueshme të hollash për hartimin dhe botimin e Fjalorit dhe Gramatikës të gjuhës letrare rumune dhe përkthimin e veprave të klasikëve grekë dhe romakë si dhe për ndërtimin në Bukuresht të Akademisë, Universitetit dhe të një teatri madhështor të tipit helen. Në Greqi ai ndërtoi pallatin “Zappeion” të Athinës, që shërben edhe sot për ekspozita, Universitetin, Akademinë, Konservatorin, Bibliotekën Kombëtare, që janë edhe sot godinat më madhështore të kryeqytetit grek.Me këmbënguljen dhe financimin e Vangjel Zhapës u organizuan në Athinë, në vitin 1859 Lojrat Olimpike nën shembullin e Lojrave Olimpike të lashtësisë, të cilat u përsëritën edhe më 1870. Këto lojra, në të cilat garonin vetëm atletë grekë, ngjanin më tepër me kampionatet kombëtare të atletikës, hipizmit etj. Sidoqoftë këto lojra, që përmenden edhe sot në të gjithë botën me emrin “Lojërat Olimpike të Zhapës,” konsiderohen si “përpjekje për të përtëritur Lojrat Olimpike të antikitetit”.Përpjekja e parë ka filluar në Paris më 1796, fill pasi u zbuluan rrënojat e Olimpit të lashtë në Greqi. Ndër tentativat e tjera përmenden Lojrat e Rondo në Dophine, Francë (1832), Lojrat Skandinave (1834-1836), Festivalet Olimpike Britanike (1849), kanadeze (1851) dhe sikurse e përmendëm, Lojrat Olimpike të Zhapës (1859-1870).Sot pranohet njëzëri që Lojrat Olimpike moderne u konceptuan nga Baroni Pierre de Coubertin (Pier dë Kuberten) dhe filluan me lojrat e Athinës më 1896, që u quajtën Lojrat e para Olimpike moderne. Këto lojra, ndryshe nga lojrat e lashtësisë dhe lojrat përgatitore, zhvillohen nën flamurin me pesë rrathë, që përfaqësojnë sportistët e

Page 120: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

119

Gjurmime në vite

pesë kontinenteve, të frymëzuar nga vlerat e olimpizmit dhe parimet kryesore të tij, sipas një filozofie të veçantë për jetën, ku vlerësohen dhe kombinohen në një të tërë cilësitë e trupit, të vullnetit dhe të shpirtit të gjithë sportistëve pa dallim race, seksi, klase shoqërore etj.Labova për Vangjel Zhapën ishte siç shprehej ai “atdheu i tij i veçantë”. Edhe pse jetonte prej kohësh shumë larg nga vendlindja, ai duket se nuk qe shkëputur shpirtërisht nga Labova dhe labovitët. Nga Rumania hartoi një program të plotë për rilindjen e Labovës, sipas të cilit u ndërtua shkolla, e njëjtë me shkollat më të mira të Greqisë, së bashku me konviktin. Përbri shkollës u ndërtua punishtja e avlëmendit, ku, në drejtimin e dy mësueseve të huaja, vajzat labovite mësuan, përveç endjes në avlëmend, edhe punë dore, qëndisje, rrobaqepësi etj. Sipas programit u ngrit gjithashtu qendra e shërbimit shëndetësor dhe farmaceutik, që u shërbente falas nxënësve dhe familjeve të varfra. Mjekët, që paguheshin nga fondet e Zhapës, u shërbyen labovitëve deri në vitin 1945.Sipas planit të Zhapës, u sistemuan gjithashtu ujrat e bollshme të fshatit, u ndërtuan gjashtë çezma, si dhe u shtruan me kalldrëm rrugët që vazhdonin deri afër Gjirokastrës. Të gjitha familjet e varfra të Labovës ndihmoheshin financiarisht çdo vit, ndërsa shumë vajza të varfra martoheshin me fondet e caktuara nga Zhapa. Në Bankën Kombëtare të Greqisë u depozitua një shumë e konsiderueshme parash, interesat e të cilave u përdorën për arsimimin e të rinjve nga vendlindja e tij në shkollat bujqësore të Evropës, si dhe për botimin e broshurave të thjeshta për kultivimin e bimëve dhe të drurëve frutorë. Vangjel Zhapa ndërtoi në Rumani, në Stamboll dhe në fshatrat e krahinës së Rrëzës disa objekte kulti (dy kisha, një manastir dhe një xhami). Të ngjashme me shkollën e Labovës, u ngritën dhe u mbajtën me fondet e Zhapës, të tjera shkolla në rrethin e Gjirokastrës, të Tepelenës, të Përmetit etj. Vangjel Zhapa vdiq më vitin 1865, por ndihmat për Labovën nuk reshtën, ngaqë ishin të përcaktuara me hollësi dhe saktësi në testamentin e tij, që u përpilua më 1860. Në testament fillimisht

Page 121: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

120

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

janë caktuar pagat e anëtarëve të Epitropisë të Labovës, që do të kujdeseshin për ndarjen e drejtë dhe të paanshme të të hollave. Procedurat e zgjedhjes së anëtarëve të Epitropisë së Labovës janë përcaktuar tekstualisht: “Çdo 2 shkurt të mblidhen në Labovë, që është vendi i shenjtë i takimit me Zotin, të gjithë ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç dhe që nuk janë akuzuar për vepra kriminale, për të zgjedhur epitropët, të cilët, pasi të jenë zgjedhur me shumicë votash, t’i japin komunitetit një dokument të nënshkruar për pasurinë e tyre deri në momentin e zgjedhjes”.Në testament ishin caktuar burimet financiare që duheshin për shtimin e numrit të klasave sipas rritjes së numrit të nxënësve, për pajisjen e vazhdueshme të shkollës me orenditë e nevojshme dhe mjetet e tjera didaktike, që do të ishin të njëjta me ato të shkollave më të mira të Greqisë, dhe veçanërisht për pajisjen e bibliotekës me libra, për plotësimin e fondeve të saj me libra të rinj, si dhe për rrogat e mësuesve.Në testamentin e Vangjel Zhapës përmenden edhe burimet financiare për mirëmbajtjen e kishave (në Labovë kishte rreth 7-8 kisha), për rrogat e priftërinjve, psaltëve, si dhe për ndihmën e përvitshme për të vobektit e tre fshatrave (Labovë e Madhe, Çeta e Vogël dhe Tërbuq).Në testament shprehet edhe dëshira e fundit e Vangjel Zhapës. Ai kërkonte që, katër vjet pas vdekjes, të zhvarrosej dhe të rivarrosej përfundimisht: kafka e kokës në Kopshtin e pallatit Zhapa (“Zappeion”) në Athinë, kurse eshtrat e trupit në oborrin e shkollës në Labovë. 35 Biografët e Vangjel Zhapës pa të drejtë e konsiderojnë sëmundjen e tij, që iu shfaq më vitin 1863, si sëmundje të karakterit psikik, meqenëse i errësonte me ndërprerje vetëdijen. Një sëmundje e tillë duhet të ketë qenë me origjine kardiake, si rezultat i çrregullimeve të sistemit elektrik të zemrës (bllok komplet atroventikular) me sinkopa. Vangjel Zhapa vdiq më 19 qershor 1865, u varros përkohësisht në Rumani dhe pas 22 vjetësh u zhvarros. Sipas dëshirës së tij, kafka u varros në Athinë

35 Qiriako Hila, Testamenti në Vangjel Zhapa, faqe 52-63.

Page 122: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

121

Gjurmime në vite

kurse eshtrat e trupit u transportuan dhe u varrosën me madhështi në “Atdheun e tij të veçantë, në vendin e shenjtë të takimit me Zotin”.Dëshira e tij e shkruar në testament ishte që ato të varroseshin në oborrin e shkollës, por në të vërtetë ato u varrosën në varrezat e kishës. Sikurse dihet, kompleksi madhështor i varreve të kushërinjve Zhapa u shkatërrua barbarisht gjatë çmendurisë të viteve 1967-1968.

Vangjel Zhapa në mes “atdheut” dhe “atdheut të veçantë” ose “vendit të takimit me Zotin”

Në fillim të shekullit të XIX, në prag të përpjekjeve të Ali Pashë Tepelenës për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane si dhe të shpërthimit të Revolucionit Grek, shqiptarët dhe grekët mendonin se do të luftonin të bashkuar. Madje edhe për të ardhmen ata parashikonin një shtet të përbashkët, veçse, ndërsa grekët kërkonin një shtet panhelenik, ku të sundonin ata, shqiptarët ishin për një shtet të madh të pavarur shqiptaro-grek nën Ali Pashën ose nën shqiptarët. Partizanët më të zjarrtë të këtij projekti ambicioz ishin këshilltarët e afërt të Aliut, iluministi nga Përmeti Kostandin Duka dhe Aleko Miço, Mantho Ikonomi etj. Vangjel Zhapa i përqafoi këto ide dhe mbeti ithtar i tyre gjatë gjithë jetës. “Ai që kishte shërbyer që shumë i ri tek Ali Pasha dhe i kishte mbetur atij besnik deri në fund, ishte, mesa duket, në krye të herës, për një shtet shqiptaro-grek, ku shqiptarët të loznin rolin e madh që lozte Aliu.” (Dh. Shuteriqi, Gjurmime letrare, 1974, f.220). Gjatë studimeve në gjimnazin “Zosimea”, ku përvetësoi greqishten e vjetër dhe të re, V. Zhapa u magjeps nga kultura, arti, letërsia dhe qytetaria helene, për rigjallërimin, studimin dhe përhapjen e të cilave ai dedikoi një pjesë të konsiderueshme të veprimtarisë dhe sidomos të pasurisë së tij.

Gjatë Revolucionit Grek luftoi me trimëri kundër turqve në vijën e parë të frontit, aty ku luftimet zhvilloheshin trup me trup. Edhe pse luftoi nga dita e parë deri në të fundit (1821-1830). . I pakënaqur

Page 123: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

122

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

edhe nga grada e kapitenit të falangës të dhënë nga mbreti grek Oton, Vangjel Zhapa nuk reshti së kërkuari “vetëm gradat dhe medaljet që meritonte dhe jo shpërblime e lehtësi të tjera për t’u bërë barrë atdheut (Greqisë).” (Q. Hila, Vangjel Zhapa, faqe 65).Ishte viti 1845, kishte kaluar shumë kohë, por grekët nuk kishin harruar se Vangjel Zhapa kishte qenë përkrahës i zjarrtë i idesë për një shtet të madh shqiptaro-grek ku do të udhëhiqnin shqiptarët. Letra e përmendur më sipër nuk do të kishte përgjigje, kurse Vangjel Zhapa do të mbetej vetëm një kapiten falange në lirim.Pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë të viteve ‘30-‘60 të shekullit të XIX, fillimisht ranë plotësisht në kurthin e “panhelenizmit”. Naum Veqilharxhi (1797-1854), kishte mendimin e ndritur që të zgjojë ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar me anë të përhapjes së kulturës në gjuhën amtare, veçse ai e shihte zgjidhjen politike të çlirimit të Shqipërisë “nëpërmjet një shteti të përbashkët greko-shqiptar, ku shqiptarët do të fitonin të drejta të barabarta me grekët vetëm kur të afirmoheshin mirë me kulturën dhe zhvillimin e tyre të gjithanshëm” (Dh. Shuteriqi, Gjurmime letrare, f. 226). Edhe intelektualë të tjerë shqiptarë, që më pas u shquan si veprimtarë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si Thimi Mitko (1820-1890), Jani Vreto (1822-1900), Eftim Brandi (1817-1882) si dhe Anastas Byku (1829-1878) ishin “infektuar” nga teoria pellazgjike dhe pjella e saj “panhelenizmi”. Të gjithë ata harronin se shqiptarët banonin jo vetëm në jug, po edhe në veri të Shqipërisë, madje më të shumtë ishin në veri sesa në jug, dhe vazhduan të propagandonin deri rreth viteve ‘70, shtetin dualist në formën e federatës në mes shqiptarëve të jugut dhe grekëve.Panhelenizmi i Vangjel Zhapës nuk vihet në diskutim. Pikërisht “Pellazgos” do të quhej gazeta e parë shqiptare në Lamia të Greqisë (1859-1861) që botohej nga Anastas Byku, por që në të vërtetë ishte në pronësi të Vangjel Zhapës. Në letrën që Vangjel Zhapa u drejton

Page 124: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

123

Gjurmime në vite

autoriteteve greke më 1845, me anë të të cilës evidenton sakrificat e tij dhe ankohet për vlerësimin e pamjaftueshëm nga autoritetet greke, ai e quan Greqinë si “atdheun e tij”. Veçse në testamentin përpiluar 15 vjet më vonë, e konsideron vendlindjen e tij “atdheu i veçantë”, duke shtuar “vendi i shenjtë i takimit me Zotin”.Vangjel Zhapa, si edhe bashkëkohësit e tij ortodoksë, ishin viktima të propagandës panheleniste, të dëshpërimit dhe pesimizmit që u krijua pas shkatërrimit të shtetit të Aliut dhe bashkë me të edhe të ëndrrave që u thurën nga të gjithë shqiptarët gjatë asaj periudhe dhe veçanërisht të dobësisë së Lëvizjes së Rilindjes, që deri në fillim të viteve ‘70, la një “zbrazëtirë” në drejtim të aktivitetit patriotik.

Historiografia e periudhës komuniste ka ndërhyrë brutalisht në faktet dhe të vërtetat historike. Si në letërsi, kinematografi etj. edhe në histori, janë krijuar personazhe të ngjyrosur vetëm bardh e zi, patriotë ose tradhtarë, heronj ose armiq. Për të krijuar këto personazhe, pjesërisht të sajuar, janë eliminuar ose anashkaluar shumë fakte historike dhe dokumente për disa dhe janë ngarkuar më tej disa të tjerë. Pas viteve ‘30 të shekullit të XIX Vangjel Zhapa ka qenë panhelenist, ashtu si edhe Naum Veqilharxhi, Jani Vreto ose Thimi Mitko etj., veçse të paktën ai mbështeste idenë, mbase utopike, të një shteti të përbashkët shqiptaro-grek që do të drejtohej nga shqiptarët. Ky fakt plotëson figurën e këtij shqiptari trim dhe krenar, që kishte besim dhe adhuronte popullin e vet, i cili vërtet pjesërisht kishte bashkëjetuar dhe bashkëqeverisur me pushtuesin, por sipas Zhapës, kishte të mundur t’i mbizotëronte grekët e rinj, tashmë të harruar nga bota dhe të tulatur nga pushtimi i gjatë turk.Për ironi të historisë, Vangjel Zhapa megjithëse jetonte kur Johann Georg von Hahnin e madh, miku i shqiptarëve botoi librin e tij Studime shqiptare, ku vërtetonte se mjaft emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i drejtpërdrejtë i emërtimeve ilire, se shqipja është vazhduese e njërit prej dialekteve të vjetra të ilirishtes, se shqiptarët ishin autoktonë në trojet e tyre etj., nuk arriti që ta bëjë atë libër të botuar në Jenë, pjesë të bibliotekës së tij.

Page 125: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

124

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Vangjel Zhapa në mes shqipes dhe greqishtes

Edhe pse i larguar prej kohësh nga Shqipëria, Vangjel Zhapa ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për botimin e librave në gjuhën shqipe, dhe për futjen e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat greke dhe ngritjen e shkollave ku mësohej edhe shqip.Vangjel Zhapën, tashmë milioner, e gjejmë në disa dokumente që vërtetojnë se gjatë viteve ‘40 të shekullit XIX, qëndronte shumë pranë Naum Veqilharxhit në Rumani dhe kishte “diskutuar me javë të tëra në lidhje me alfabetin e tij” (A. Buda Studime historike, Tiranë, 1965, nr. 2, f. 60). Nikolla Naço (1843-1913), atdhetar dhe veprimtar i dalluar i Rilindjes sonë, që jetonte në Rumani, ka dëshmuar se “Vangjel Zhapa daroviti 25.000 florinta për gjuhën shqipe dhe punoi bashkë me të pavdekurin Naum Veqilharxhi për të shkruar gjuhën shqipe dhe për të shtypur shumë kartëra, por që fole e shejtanit, Patrikana, e ndoqi dhe e vrau me të pabesë”.36 Librat e Naum Veqilharxhit, që panë dritë nëpërmjet donacioneve të Zhapës, janë: “Ëvetari”, që në fakt është abetarja e parë e gjuhës shqipe (1844) dhe “Fare i ri Ëvetar shqip” (1845), nëpërmjet të cilëve gjuha shqipe u vu mbi baza shkencore. Këto abetare të Naum Veqilharxhit, të shtypura me paratë e Vangjel Zhapës, luajtën një rol të rëndësishëm në Rilindjen Shqiptare, pasi hodhën hapat e para të arsimit në gjuhën shqipe. Historiografia shqiptare, duke mos njohur dokumentet ose duke i anashkaluar ato, mban për këtë rast një qëndrim të kundërt: “Naum Veqilharxhi iu drejtua pasanikëve shqiptarë në Rumani, Vangjel Zhapës nga Labova etj., që të jepnin përkrahjen e tyre për të shtypur libra shkollorë në gjuhën amtare të hartuar prej tij dhe për të hapur shkolla shqip. Por Vangjel Zhapa doli kundër orientimit të pavarur të veprimtarisë arsimore shqiptare”. (Historia e popullit shqiptar, vëll. II, f. 105, Tiranë, 19). Sipas dokumenteve të shumta

36 Nikolla Naqo Gaz. Shqiptari, Bukuresht 23.10.188, cituar te Dh. Shuteriqi, Gjurmime letrare, f. 246.

Page 126: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

125

Gjurmime në vite

Vangjel Zhapa, edhe pas vdekjes së Naum Veqilharxhit, vazhdoi të jetë aktiv në drejtim të problemeve të shumta lidhur me Shqipërinë, shqiptarët, gjuhën shqipe dhe futjen e saj në shkolla. Në frymën e Naum Veqilharxhit u shtrua në mënyrë propagandistike se “në qoftë se nuk e mësojmë një popull në gjuhën e tij amtare, nuk është e mundur ta edukojmë atë.”“Për të arritur këtë qëllim, ishte hartuar një program i gjerë veprimtarish, që do të realizohej kryesisht me mbështetjen financiare të Vangjel Zhapës, i cili prej kohësh kishte dhuruar të holla për mbajtjen e shkollave në fshatrat e rretheve të Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit etj.”37 Sipas programit të hartuar nga Anastas Byku dhe Vangjel Zhapa, parashikohej: - Botimi në shkallë të gjërë i librave shkollorë në gjuhën shqipe.- Hapja në çdo fshat i shkollave në gjuhën shqipe për djem dhe vajza.- Ndërtimi i gjimnazeve në Gjirokastër, Përmet, Berat dhe i dy shkollave të mesme për vajza në Labovë dhe fshatrat e tjera të Rrëzës. (“Pellazgos “24.12.1860):Ndërkohë Vangjel Zhapa i kishte ofruar A. Bykut postin e drejtuesit ose inspektorit të shkollave të tij në Labovë dhe gjetkë.

Në numrin e datës 31.03.1861 të “Pellazgos”, Vangjel Zhapa boton një artikull, ku vë në dukje “veprimet e veta në favor të shkollave në Shqipëri, ku ka futur edhe shqipen me funksion ndihmës, për sa kohë që është e nevojshme për të mësuar greqishten.” Ky formulim, siç duket, ishte “çelësi” për të hapur dyert e shkollave greke që ishin në pronësi të Patrikanës.

Po në këtë numër ai polemizon edhe me A. Bykun, i cili propozonte për të ngritur “një sistem arsimor më vete për gjuhën shqipe”. Duke komentuar këtë polemikë, A. Buda beson se “ky qëndrim armiqësor i qarqeve heleniste në përgjithësi dhe V. Zhapës në veçanti u bë shkak që planet e A. Bykut të shemben dhe gazeta e tij të pushojë botimin”. Ngritja e një sistemi arsimor në gjuhën shqipe në Shqipërinë e mesit

36 Nikolla Naqo Gaz. Shqiptari, Bukuresht 23.10.188, cituar te Dh. Shuteriqi, Gjurmime letrare, f. 246. 37 A. Buda, Studime historike, Tiranë, 1965, nr. 2, f. 60.

Page 127: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

126

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

të shekullit të XIX, ishte utopi. Planet e Vangjel Zhapës, labovitit milioner me këmbë në tokë, synonin fillimin e menjëhershëm të mësimit të shqipes në shkollat e tij dhe në shkollat e shumta greke.

Dhimitër Shuteriqi shkruan se “Zhapa ndihmoi vërtet për futjen e shqipes në shkollat greke.”38 Ky kontribut i Vangjel Zhapës duhet më në fund të njihet nga të gjithë shqiptarët. Mësimi i shqipes në mesin e shekullit XIX nga nxënësit shqiptarë, dhe për më tepër në shkollat greke, kinse për të lehtësuar mësimin e greqishtes, ishte një sukses i jashtëzakonshëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar.

Shkolla e parë shqipe, Mësonjëtorja e Korçës, u lejua të hapej vetëm me miratimin nga qeveria e Stambollit më 7 mars 1887, pas një lëvizje të mirorganizuar nga rilindësit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, presionit efikas të vëllezërve Frashëri në Stamboll dhe për më tepër kur Perandoria Osmane ishte në prag të shpërbërjes. Kaluan edhe 23 vjet të tjera dhe labovitët, që guxuan të çelin shkollën e parë shqipe në rrethin e Gjirokastrës, më 10 prill 1910, përfunduan në burgun turk të Tepelenës të paditur nga Mitropolia dhe konsullata greke, ndërkohë që u shkishëruan të gjitha familjet që dërguan fëmijët e tyre në shkollën shqipe, e cila u mbyll mbas disa javësh. Për sa i përket planit të Anastas Bykut për të ngritur “një sistem arsimor më vete për gjuhën shqipe”, ai u bë i mundur të realizohej nga qeveria shqiptare, vetëm pas Luftës së Parë Botërore, në vitin 1920.Ndërkohë që Jani Vreto u rekomandonte shqiptarëve “të hiqnin dorë me vullnet nga gjuha e tyre dhe të bëjnë të tyre greqishten, pra të çkombëtarizohen.”39 Vangjel Zhapa kishte një pozicion krejt tjetër. Në një artikull që botoi në të përkohshmen “Elpis” të Athinës më 5.11.1860, shprehet se “Shqipja mund të shkruhej për nevojat e përdorimit familjar dhe si mjet për të fituar më shumë dije.”40

38 Dh. Shuteriqi, Gjurmime letrare, f. 247.39 Dh. Shuteriqi. Lufta midis shqipes dhe greqishtes, në Gjurmime letrare, f. 213.40 Dh. Shuteriqi, Naum Veqilharxhi, në Gjurmime letrare, Tiranë, 1974, f. 259.

Page 128: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

127

Gjurmime në vite

Vangjel Zhapa nxiti botimet në gjuhën shqipe. Së bashku me Anastas Bykun botuan gazetën e parë në gjuhën shqipe, “Pellazgu” (1859-1861). Anastas Bykun e mbështeti financiarisht edhe për botimin e librit Preludi i çështjes pellazgjike dhe abetares së tij Grammë për shqiptarët (1861).Në një periudhë shumë të vështirë për shqiptarët, kur Perandoria Osmane dhe Mbretëria e Greqisë shtuan përpjekjet e tyre për të zhdukur gjuhën dhe kombësinë e popullit tonë, ndërkohë që Lëvizja Kombëtare Shqiptare qëndronte në nivelin më të ulët, ishte vetëm laboviti Vangjel Zhapa, që, me energjinë dhe pasurinë e tij, bëri të mundur që shqiptarët të mësonin gjuhën amtare jo vetëm në shkollat që ndërtoi vetë, por edhe në qindra shkolla greke që funksiononin kudo në Shqipërinë e Jugut. Vetëm pas disa dhjetëvjeçarësh dhe pikërisht në fund të shekullit të XIX, lufta për mësimin e gjuhës shqipe do të zinte një vend qendror në programin politik dhe kulturor të Rilindjes Kombëtare.Labovitët e të gjithë brezave që jetojnë sot, krenarë për origjinën e tyre të lashtë dhe të lidhur ngushtësisht me atdheun, gjithmonë protagonistë kur përcaktohen fatet e tij, prej kohësh kanë shprehur trishtimin e tyre për faktin se përfaqësuesi më i spikatur i familjes Zhapa, Vangjel Zhapa, ka ndarë dashurinë e tij edhe me dy vende të tjera, përveç vendlindjes dhe atdheut të vet. Ai ka qenë nënshtetas rumun gjatë pjesës më të madhe të jetës, kurse atdhe quante dhe Greqinë, megjithëse fjalët më të ëmbla do t’i shprehte për vendlindjen e tij, Labovën, si “atdhe të veçantë” ose “vendi i shenjtë ku takohej me Zotin”.V. Zhapa kujtohet dhe nderohet me respekt në Rumani, pasuritë e tij të shumta kanë lumturuar dhe vazhdojnë t’i lumturojnë grekët, ndërsa ne, shqiptarët, inatçorë një ves i keq ky i popujve të Ballkanit, por edhe të drejtuar keq nga historiografia jonë, vazhdojmë të mos e shohim në 360 gradë figurën e tij poliedrike dhe bëhemi xhelozë me popujt e tjerë të Ballkanit që, në kohën kur jetonte bashkëfshatari ynë milioner, ishin në gjendje të thithnin investimet dhe donacionet e shumta që ofronte ky bamirës shqiptar i jashtëzakonshëm. Krahas

Page 129: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

128

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

parave të shumta që dhuronte, me delikatesën që e karakterizonte, ai kishte gjithashtu kapacitetet e duhura të shpërndante paqe, dashuri dhe mirëkuptim midis popujve të Ballkanit, duke u integruar plotësisht në historinë e kulturës, të zhvillimit ekonomik dhe të qytetërimit panballkanik të mesit të shekullit XIX.Ne, shqiptarët e sotëm, kemi filluar ta kuptojmë dhe ta pranojmë bashkëfshatarin tonë, me eshtra që i prehen në dy varre te ndryshme, ashtu si ishte ai në të vërtetë, me virtytet e rralla dhe të metat e tij, dhe ta konsiderojmë tashmë si qytetarin pararendës të Evropës së Bashkuar, të cilën po përgatitemi, më në fund, ta prekim edhe ne

• Shkolla e Labovës nuk vdes kurrë

Labovitët janë dalluar, ashtu sikurse të gjithë banorët e Rrëzës, për vokacionin e tyre patriotik. Ata janë shquar si arsimdashës dhe veçanërisht gjatë dy shekujve të fundit kanë bërë përpjekeje titanike për arsimimin në gjuhën e tyre amtare.Nuk dihet data e hapjes së shkollës së parë në Labovë, por me siguri ajo ka qënë në gjuhën greke, ndërkohë që mësuesit ishin priftërinj dhe mësimet zhvilloheshin në kishat e fshatit.Panajot Arvantino, në librin e tij për intelektualët shqiptarë gjatë sundimit ottoman, shkruan se Doktor Vangjel Meksi (1770-1823), i diplomuar për mjekësi në Universitetin e Napolit – Itali gjatë viteve 1803-1808, kreu shkollën e mesme në Janinë, kurse filloren në shkollën e fshatit të lindjes rreth viteve 1780. Pra, së paku në fund të shekullit XVIII , Labova ka pasur shkollë fillore.

Labovë 1860 - shkolla e parë ku mësohej shqip

Vendimi për të lejuar mësimin e shqipes në shkollën e Labovës u bë i njohur nëpërmjet një letre të shkruar nga vetë Vangjel Zhapa që u botua në numrin e fundit të gazetës “Pellazgos” (01.03.1861). Vangjel Zhapa bënte të ditur se “në shkollën e Labovës nuk mësohet vetëm greqisht, por edhe shqip, si mjet ndihmës për mësimin e gjuhës greqishte”

Page 130: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

129

Gjurmime në vite

Botimi në gazetën “Pellazgos” i letrës së Vangjel Zhapës, duket se kërkonte të siguronte grekët se vetëm për shkollën e Labovës do të bëhej përjashtim dhe njëkohesisht të paralajmëronte shqiptarët e tjerë, të cilët sigurisht do të pretendonin trajtim të njëjtë edhe për shkollat e qyteteve ose fshatrave të tyre, se Labova do të ishte rast unik.Sipas Vangjel Meksit (1903-1983), ishin labovitët që e detyruan Vangjel Zhapën të bënte një lëshim për shkollën e tyre. Ata, pasi dështuan fillimisht në tratativat me bashkëfshatarin milioner, instruktuan fëmijët e tyre të silleshin sikur nuk i kuptonin mësimet në gjuhën greke dhe për më tepër, ata nuk përgjigjeshin fare kur mësuesit i pyesnin në gjuhën e huaj, duke bllokuar në këtë mënyrë zhvillimin normal të mësimeve.Vangjel Zhapa e kuptoi fare mirë se pas fëmijëve ishin prindërit e tyre, po u detyrua të pranonte shqipen në shkollën e Labovës, pa gjetur zgjidhje tjetër që mund të shuante situatën qesharake që ishte krijuar në fshat.Veçse, duhet theksuar se Vangjel Zhapa pati kurajon të pranonte humbjen dhe t’i bindej pjesës dërrmuese të labovitëve dhe për më tepër e bëri të ditur botërisht se në shkollën e Labovës po mësohej shqipja. Më pas ai vendosi gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e tij në

Shkolla e Labovës ndërtuar më 1860

Page 131: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

130

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Shqipëri, dhe brënda vitit 1860, edhe në shkollat fillore greke në vend. Në librin e Vangjel Meksit Labova në shekuj - Tiranë, 1971 përshkruhet si më poshtë shkolla e Labovës: “Shkolla e Labovës sipas legut të Vangjel Zhapës përbëhej nga foshnjore, fillore, qytetese me tri klasa dhe dy klasa gjimnazi.Numri i nxënësve shtohej vazhdimisht duke arritur në vitin shkollor 1875-1876, 108 në klasat foshnjore dhe fillore, 31 në tri klasat qytetëse dhe 4 në dy klasat e gjimnazit.Në vitin 1878 në Labovë u hap shkolla për vajza me dy mësuese. Në fillim ishin 80 vajza por më vonë ato u shtuan. Nxënëset vinin nga fshatrat përreth, por edhe nga Gjirokastra, Tepelena, Dropulli etj. Godinat e shkollës ishin nga më të mirat për atë kohë dhe të pajisuara me orendi shkollore dhe bibliotekë. Labovitët e moshuar kujtojnë klasën në katin e parë të shkollës, ku ishin vendosur mjetet e avlëmentit që shërbenin për të mësuar praktikisht mjeshtrinë e endjes nxënseve të shkollës.Përfundimi i vitit shkollor bëhej me ceremoni të veçantë. Me këtë rast ekspozoheshin edhe punime të dorës si dhe prodhimet e avlëmendit.Në vitin 1892 shkolla u mbyll, pas 32 vjet veprimtarie, me preteksin se qeveria rumune ndaloi dërgimin e parave nga pasuria e Zhapës.

Labovë 1910 - shkolla e parë shqipe në rrethin e Gjirokastrës

Pas mbylljes së shkollës ku mësohej shqip, u hap shkolla fillore greke. Mësuesit e kësaj shkolle, labovitët Nane Panajot Meksi dhe Vasil Konomi, simbas porosive të Rilindasve tanë, filluan të japin mësime private në gjuhën shqipe, jo vetëm për fëmijët e shkollës, por edhe për të rriturit. Në këto shkolla private, përdoreshin abetare të dërguara nga shoqata e Stambollit. Përveç gjuhës shqipe, mësohej edhe historia e Shqipërisë si dhe feja, nëpërmjet librave fetare të përkthyera nga vetë mësuesit.Në vitet e para të shekullit XX në Labovë kishte filluar të ndjehej

Page 132: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

131

Gjurmime në vite

flladi i lirisë dhe mbizotëronte një situatë entuziazmi patriotik që është pasqyruar me hollësi dhe vërtetësi nga Vangjel Meksi dhe Lefter Dilo, në librat dhe artikujt e tyre të shumtë.Në vijim do të paraqesim kronologjikisht vetëm disa dokumente të zbuluara kohët e fundit nga laboviti Thoma S. Meksi, pas një punë intensive dhe këmbëngulëse disa vjeçare në sallat e bibliotekave.Inisiativa për hapjen e shkollës shqipe në Labovë, është marrë gjatë një mbledhje të veçantë që u zhvillua në Labovë më 1 shtator 1908 (Gazeta Tomorri, nr. 43, 1940), disa ditë para hapjes së shkollës Iliria në Gjirokastër, në shtator 1908. Në këtë mbledhje, që u kryesua nga Nane Panajot Meksi, Vasil Konomi, Illi dhe Vangjel Noçka, u vendos gjithashtu që shkolla të çelet pavarësisht nga persekutimet që mund të pësonin aktivistët (Gazeta Besa, nr. 79, 1933). Dhe pikërisht ashtu sikurse e kishin parashikuar labovitët, Mitropolia e Gjirokastrës, konsullata greke dhe Mytesherifi, nxitën elementë grekomëdhenj në fshat, të cilët provokonin shqiptarët duke arritur deri në përpeshje të dhunshme. Në mbrojtje të shkollës u dalluan djemtë labovitë Kiço Ciko dhe Gaqe Mali.Po në gazetën Liria të prillit 1910, në një artikull me titull “Shkolla shqipe në Labovë dhe intrigat e Konsullatës greke”, bëhet e ditur se labovitët kishin kapur një letër të konsullit grek drejtuar grekomanëve në fshat, të cilëve u përmendte 60 lirat që kishin marrë gjatë viteve 1909-1910, si shpërblim të përpjekjeve të tyre për të penguar hapjen e shkollës.Shkolla shqipe u hap më 10 prill 1910 në godinën e shkollës së famshme të Labovës. Atë mëngjes labovitët shoqëruan, me duar të lidhura në konsullatën greke të Gjirokastrës, dy mësuesit grekë që ajo Konsullatë kishte dërguar në Labovë (gazeta Tomorri, 1940).Nuk kaluan shumë ditë dhe ashtu sikurse pritej, egërsia greko-turke ra edhe një herë mbi Labovën dhe labovitët. Ndërsa Dhespoti, gjatë një ceremonie të zezë si ato të inkuizicionit mesjetar, me qirinj të shumtë të ndezur ku ishin lidhur edhe kordele të zeza, mallkoi

Page 133: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

132

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

labovitët dhe shpalli shkishërimin e atyre që kishin dërguar fëmijët në shkollën shqipe. Veliu i Janinës mbylli shkollën dhe arrestoi disa nga aktivistët kryesorë (Illi Noçka dhe Qirjako Rexhi).Gazeta Iliria e prillit 1910, lajmëronte se “Labovitët zhvendosën shkollën në një shtëpi të veçantë ku po vazhdojnë mësimet në gjuhën amtare”, kurse gazeta Shqiptare shton se labovitët denoncuan Dhespotin tek Patriarku Ikumenik: “Dhespoti punon jo si i urdhëruar nga feja, por sipas interesave të Greqisë, kurse ne nuk bëjmë mëkat tek mësojmë gjuhën tonë mbasi ungjilli, jo vetëm nuk e ndalon, por e urdhëron”.Hapja e shkollës shqipe në Labovë dhe përdorimi i shqipes gjatë shërbesave fetare, pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ishin të shumtë labovitët që dërgonin shuma të konsiderueshme të hollash për mbajtjen e shkollës, ndërkohë vinin mesazhe urimi nga lidere të patriotizmit shqiptar si Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Çajupi, Mihal Grameno, Jani Vruho, etj.

• Labovë 1921 - kursi i përsosmërisë

Me vendim të qeverisë shqiptare, verën e vitit 1921, u hap në Labovë “kursi i përsosmërisë”. Ky kurs, që zgjati 3 muaj, kishte për qëllim formimin profesional të 150 mësuesve të rrethit të Gjirokastrës.Qeveria shqiptare e atëhershme, me këtë zgjedhje, ka dashur të

tregojë respektin dhe mirënjohjen për përpjekjet disa shekullore të labovitëve për t’u shkolluar në gjuhën amtare. Me këtë rast nderohej

Kursi i përsosmërisë, Labovë - 1921

Page 134: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

133

Gjurmime në vite

edhe aktiviteti patriotik i mësuesit Nane Panajot Meksi i cili, pasi hapi shkollën shqipe në Labovë (1910), hapi një tjetër shkollë shqipe në Tepelenë. Në ato vite ai ishte angazhuar me një detyrë tjetër patriotike, propagandimin e futjes së gjuhës shqipe në te gjitha kishat ortodokse. Ende kujtohen vargjet e Nane Panajot Meksit:

“... dhe ungjilli në gjuhën e vetdo këndohet fletë më fletë.”

Labovitët, duke qënë krenarë për origjinën e tyre të lashtë dhe të pastër, kanë qenë krenarë edhe për gjuhën amtare, të cilën janë munduar ta lëvrojnë dhe ta ruajnë të pastër dhe me xhelozi në shekuj.Nuk është rastësi që laboviti Vangjel Meksi (1770-1823) edhe pse doktor nga profesioni, është autor i një gramatike shqipe dhe i një alfabeti origjinal shqip, si dhe përkthyesi i parë në shqip i Ungjillit (1821).Nuk është aspak rastësi që laboviti tjetër Apostol Meksi (1825-1879), edhe ky doktor nga profesioni, pasi i mësoi Hahnit shqip së bashku me Konstandin Kristoforidhin, shkroi për shkencëtarin gjerman kapitullin e tretë me titull “Zakonet familjare në Rrëzë” në librin e tij të famshëm, sikurse e pohon edhe vetë Hahni.Tashmë bëhet lehtësisht e kuptueshme pse vetëm në shkollën e Labovës mësohej shqip, kur në Jugun e vendit ishin edhe 163 shkolla të tjera në gjuhën greke, ose pse labovitët pranuan të çkishërohen në masë dhe të burgosen për gjuhën e tyre në shkolla dhe kishë.Nuk është rastësi që fill pas pavarësisë së vendit më 1912 shpërtheu një plejadë e tërë mësuesish labovitë që shkëlqyen kudo ku ishin emëruar. Me këtë rast do të përmendim se edhe kryetari i shoqatës të parë të mësuesve të Shqipërisë, ishte laboviti Kiço Konomi.Po kursi i përsosmërisë në Labovë, 800 metra mbi nivelin e detit?

Page 135: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

134

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

V. LABOVA E MADHE NË FAZËN E DYTË E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE “Faza e II përfshin vitet 1878-1881, kur në kushtet e Krizës Lindore, një element i rëndësishëm i së cilës ishte edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u shënua një kthesë e rëndësishme në zhvillimin e saj, u krijua organizata mbarëshqipëtare – Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja dhe udhëheqja e saj përpunuan programin më të plotë politik dhe ushtarak të Lëvizjes Kombëtare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë, që kërcënohej nga monarkitë fqinje, për bashkimin e të gjithë trevave shqiptare në një shtet autonom kombëtar.”

Lidhja Shqiptare Prizrenit arriti që ta bëjë çështjen shqiptare “realitet objektiv në politikën ballkanike të fuqive të mëdha, një element i pandarë i kombinacioneve të tyre në Ballkan dhe në Evropë.” (Historia e Popullit shqiptar, II, f. 31-32)

Vazhdimi logjik i lëvizjes kombëtare shqiptare ishte krijimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që gradualisht u shtri në të gjitha viset shqiptare. Lidhja Shqiptare Prizrenit nëpërmjet veprimtarisë së saj diplomatike dhe mbrojtëse, arriti të sensibilizojë opinionin publik shqiptar dhe opinionin zyrtar evropian lidhur me çështjen shqiptare, dhe t’i detyrojë Fuqitë e Mëdha të ndryshonin disa herë vendimet e tyre lidhur me copëtimin e trojeve shqiptare. Gjatë periudhës kohore nga krijimi i Lidhjes së Prizrenit, 1878, deri në ngritjen e flamurit në Vlorë, nëntor 1912, kanë qenë të shumtë labovitët që kanë dhënë një kontribut të spikatur për realizimin e ëndrrës së madhe të popullit shqiptar, për të qenë i vetëqeverisur. Ndër ta veçohet Petro Meksi, komisari i Lidhjes së Prizrenit për Jugun e Shqipërisë, që udhëhoqi të gjitha veprimet e Lidhjes në krahinat e Jugut dhe shpalli botërisht se: “Ortodoksët e jugut nuk duhet t’i ndajnë fatet nga ato të vëllezërve të tyre myslimanë.” (Historia e Shqipërisë, II, 1965)

Më pas Petro Meksin e shohim aktiv në çetën e Mihal Gramenos dhe pjesëmarrës, me gradën e togerit, në Luftën e Vlorës më 1920,

Page 136: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

135

Gjurmime në vite

ku luftoi me trimëri dhe u dekorua pas vdekjes, më 1962, me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë.

I biri i tij Prokop Meksi, mori pjesë aktive në Luftën Nacional Çlirimtare. Ai u vra nga fashistët italianë në Durrës më 1943, por emri i tij u përjetësua kur dhjetra djem e vajza labovitë dhe nga fshatra të tjera të Rrëzës, formuan çetën partizane me emrin e tij. Insistojmë të përsërisim se dëshmori tjetër nga fisi Meksi është Sofo Meksi që u përjetësua nëpërmjet këngës së famshme “Lule Sofo, lule djalë”, që vërtet u krijua në Labovë por u këndua në të gjithë vendin.

Petro Meksi Sofo MeksiProkop Meksi

Page 137: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

136

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

VI. LABOVA E MADHE FAZA E TRETË E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE

“Faza e tretë e lëvizjes kombëtare shtrihet nga vitet 1881 dhe mbyllet më 1908, me revolucionin e turqve të rinj. Në këtë periudhë Lëvizja Kombëtare Shqiptare, edhe pse nuk njohu pika të tilla kulmore siç ishin vitet e Lidhjes së Prizrenit, erdhi duke u rritur, si nga pikëpamja cilësore, me zhvillimin e mëtejshëm të mendimit politik dhe të kulturës, ashtu edhe nga organizimi i saj. Në vitet e para pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit, mori hov lufta për shkollën dhe kulturën kombëtare, u hodhën themelet e shkollës kombëtare, u zhvillua letërsia shqipe, u zgjerua publicistika shqiptare, zhvilloi veprimtarinë e vet një varg i tërë shkrimtarësh, mendimtarësh dhe publicistësh, që krijuan vepra, të cilat vunë themelet e letërsisë dhe kulturës së sotme shqiptare. Vitet e fundit të shekullit të XIX shënuan një ngritje të re të lëvizjes për autonominë e Shqipërisë” (Historia e Popullit Shqiptar, II, f.33). Në këtë periudhë shkëlqyen labovitët Jorgji Meksi, një nga themeluesit e gazetarisë shqiptare që u dallua për frymën e tij luftarake kundër pushtuesve turq e shovinistëve fqinje, Doktor Dhimitër Apostol Meksi, gjuhëtar, folklorist dhe shqipërues, si dhe mësuesi Nane Panajot Meksi që bëri të mundur hapjen e të parës shkollë shqipe në rrethin e Gjirokastrës.

• Jorgji Meksi, patriot dhe gazetar i shquar

Jorgji Meksi, një nga themeluesit e gazetarisë shqiptare, i dalluar për frymën e tij luftarake kundër pushtuesve turq, shovinistëve fqinjë dhe forcave shfrytëzuese të vendit të tij, ka lindur në Labovën e Madhe të Gjirokastrës në vitin 1860. Pasi kreu gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Athinës, gjatë dy vjetëve rresht studjoi në Paris për shkencat politike. Dijet e veta, sikurse edhe talentin e rrallë, ai i vuri në shërbim të popullit dhe Atdheut. Hapat e para në gazetari i hodhi kur ishte shumë i ri. Në Athinë bashkëpunoi me gazeta greke si dhe në gazetën “I foni

Page 138: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

137

Gjurmime në vite

tis Alvanias” (Zëri i Shqipërisë) të Anastas Kullurjotit. Ndjenjat e zjarrta patriotike e nxitën Meksin të shkruante për çështjen shqiptare edhe në gazetat e kryeqytetit grek. Në to ai botoi madje një artikull të rreptë me titull “Gjer kur ne shqiptarët do t’u shërbejmë grekërve?”, i cili bëri që një grek i ekzaltuar ta qëllonte me thikë. Pas kësaj ngjarje Jorgji Meksi shkoi në Rumani, ku mori pjesë në lëvizjen kombëtare të atjeshme, duke bashkëpunuar sidomos

në gazetat Shqipëria dhe Ylli i Shqipërisë të Bukureshtit, me drejtor Dhimitër Ilo. Si student në Paris, ai ishte njëkohësisht edhe korespondent i gazetave të Bukureshtit. Në kushtet e regjimit absolutist otoman, gazetat dhe revistat shqiptare nuk mund të botoheshin në Shqipëri, prandaj nxirreshin jashtë në kolonitë shqiptare të mërgimit. Një nga më të rëndësishmet, ishte gazeta Shqipëria (Bukuresht, 1897-1898) nën drejtimin e Jorgji Meksit dhe Visar Dodanit, si organ i shoqërisë Dituria.

Kjo gazetë përcillte në popull idetë e pjesës më të përparuar të atdhetarëve dhe sidomos të intelektualëve me ide radikale që mbronin programin e autonomisë territoriale-administrative të Shqipërisë dhe shpreheshin për përmbushjen e tij me anë të kryengritjes së armatosur.

Më 1899, bashkë me Dervish Himen dhe Jashar Erebarën, Meksi u bëri thirrje shqiptarëve për të mbledhur një kongres panshqiptar në Bukuresht për mbrojtjen e interesave të shqiptareve. Por mbledhja e kongresit u ndalua nga qeveria rumune me kerkesën e qeverisë së Sulltanit.

Pas shpalljes së Pavarësisë, në verë 1913, Meksi erdhi në fshatin e tij, i cili në atë kohë ishte i pushtuar nga ushtria greke. Ai u fliste bashkëfshatarëve për veprimtarinë e patriotëve shqiptarë në VIorë dhe për vendimet e Konferencës së Ambasadorëve që kishte hedhur poshtë pretendimet shoviniste të fqinjëve tanë. Por këto veprime ranë

Jorgji Meksi

Page 139: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

138

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

në sy të autoriteteve greke dhe për këtë, gjindarmëria greke e largoi përdhunisht nga Lahova..Meksi ka bashkëpunuar edhe me gazeten Demokratia, që filloi të dilte në Gjirokastër më 1935 dhe vazhdoi deri më 3 prill 1939. Edhe këtu ai u dallua jo vetëm si patriot i radhës së parë, por edhe si mendimtar i thellë. Në këtë kohë J. Meksi ka mbrojtur edhe të drejtat e gruas shqiptare, që merreshin nëpër këmbë. Ai ka qëndruar kurdoherë larg fanatizmës fetare, duke u bërë jo vetem promotor me fjalë, por edhe me vepra, i bashkëpunimit të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga feja. Kuptimplotë është fakti që në shtepinë e tij modeste, në Gjirokastër, J.Meksi mbante të varur në mur, në kornizë, letrën e mikut të tij, publicistit të dëgjuar evropian J.Baurchier, i cili, me anën e kësaj letre dërguar me 1919 (në kohën e Konferences së Paqes në Paris), i jepte sihariqin e madh se “fati i Gjirokastrës dhe i Korçës ishte siguruar, se ato njiheshin si toka të pandara të Shqiperisë.”

J. Meksi vdiq në Gjirokastër më 27 janar 1942 dhe u përcoll në varr, nga tërë shoqëria gjirokastrite, me nderim e respekt të thellë. Për veprimtarinë e shquar patriotike, ai eshte dekoruar pas vdekjes.

Jorgji Meksi ishte bashkëdrejtor në gazetën Shqipëria të Bukureshtit, ku botoi artikuj shqip, por edhe greqisht. Nga një anë për shqiptarët që nuk kishin mësuar ende shkrimin shqip, nga ana tjetër për grekët dhe grekomanët që ta shihnin se ky vend ka njerëz që i dalin për zot. Botoi edhe në gjuhën frënge në mënyrë që shkrimet e tij të vinin në dijeni një publik sa më të gjërë ndërkombëtar. Artikujt e tij në shqip u shkruan në një toskërishte të pastër, të shtruar e të kuptueshme për të gjithë. Rrallë përdori fjalë të huaja.

Artikujt e tij në gazetat e Bukureshtit i botoi dëndur pa emër, diku me pseudonimin Gjika (Jorgji), diku, si tek Ylli i Shqipërisë, me pseudonimin “Odrie”, që është emri i një mali në fshatin e tij të lindjes, Labovë. Gjithnjë dallohet nga st i l i i tij i veçantë. Artikujt që u botuan në këto gazeta të Bukureshtit për vendin tonë, me sa dimë, janë të gjithë të tij.

Page 140: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

139

Gjurmime në vite

Në shkrimet e tij, Meksi tregohet gjithnjë optimist. Ai ka bindje të fortë se shqiptarët e bashkuar, pavarësisht nga krahinat dhe feja, me forcat e tyre do ta çlirojnë atdheun, duke shporrur pushtuesit anadollakë dhe duke u bërë ballë edhe lakmive grabitqare të shovinistëve fqinje.

Në artikullin “Studim i shkurtër rreth çështjes shqiptare”, botuar në Shqipëria të Bukureshtit, I , nr. 1-2, 1897 dhe i shkruar në greqisht, paraqet një panoramë të pasur të lëvizjes shqiptare që nga kohët më të vjetra, deri në ditët e tij. Ai trajton veprimtarinë patriotike, historike dhe letrare të rilindasve tanë, të arbëreshëve të Italisë, hidhet në Shqiperinë e Veriut dhe pastaj në atë të Mesme e të Jugut, flet për veprimtarinë e arbereshëve të Greqisë dhe për shkrimtaren me origjinë shqiptare Dora D’Istria. Ja disa nga mendimet kryesore të këtij artikulli, që duket sikur janë shkruar sot:

“Agimi i një gjendje të re po lind për popullin shqiptar. Endrrat e stërgjyshërve tanë, dëshirat e thella të atyre që kanë dashur atdheun dhe janë sakrifikuar për të, dritherimat e shenjta të brengave të kaluara, dëshira e kombit që cdo ditë merr formë dhe po bëhet më e qartë, me qellim që të njohë mirë vetveten dhe të fitojë ndërgjegje kombëtare, të gjitha këto i afrohen më në fund gjëndjes së dëshirueshme.”

“Dhe nuk del në dritë përnjëherësh kjo dhe si me thënë automatikisht dhe me shtytje hyjnore. Eshtë përfundimi i viteve të shumtë mundimesh të gjithllojshme, vuajtjesh e të zezave të pafund, u konceptua dhe u ushqye si çdo ide e madhe në botë: me martirizime. Me dhimbje dhe mundime.”

Me artin e tij, publicisti rilindas pohon se armë dhe stoli nuk na mbetet, veçse kalemi në dorë. Në kushtet kur shumë bashkatdhetarë qenë të detyruar të braktisnin Shqipërinë, Meksi druhej se mos ata harronin mëmëdheun. Ai nuk harron se propaganda shoviniste, turke e greke, mund të ftohnin ndërgjegjen kombëtare. Pikërisht për keto ai himnizon natyrën shqiptare dhe virtytet e shqiptarëve.

Page 141: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

140

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

“Na, bij Shqypërie, shkruan, të rritur nëpër malet e bukura të së bukurës Shqypërise sonë, tek pamë diellin madhështor e hënën e bukur, herë vajzë të re, herë nuse të turpshme e herë grua urtimadhe; ku pamë qiejt më parë të bukur, yjt e shkruar; tek pamë male e fusha të bukura sa si asnjë dhe mbi botë, tek na fryjti era e ëmbël e urtisë, tek ne ujrat e burimeve të të shënjtëruarit dheut të shqipes pimë mallin e lashtësise me të cilin shqiptari me shqiptarin ndë çdo anë të dheut që gjëndet është vëlla, tek pleqtë na mesuan urtësinë, e nënat dhëmbsurinë, e burrat trimërinë, e me djelmëni gëzuam levendinë; tek është shtëpia me nder si nuk është gjëkundi, e shqiptari me besë; tek brumbullima e shkrepëtima e vetëtima... na bënë pa frikë kundër zjarrit e vdekjes.”Në shkrimet e tij Meksi pohon me të madhe se ajo që ngjau me popujt e tjerë, me hungarezët, me serbët, me rumunët dhe me bullga rët, që fituan pavaresinë, do të vërtetohet edhe me shqiptarët. Këtë e quan jo deshirë, por veçanti të ligjeve historike që zbatohen si domosdoshmëri. “Sa mund të ndalen ujrat e kataraktit të Niagarës, kaq mund të ndalet lufta e një populli për të fituar një jetë kombëtare dhe të pavarur. Kjo eshte e pakontestueshme dhe….piqet sikurse piqet pema në drurin mëmë”.Në artikullin “Puna e shqiptarëve”, Meksi thekson se çlirimi i Shqipërisë nuk mund të vinte vetëm me hapjen e shkollave dhe zhvillimin e kulturës. Por duhej edhe kryengritja e armatosur. Ai e kërkonte këtë nga që kishte besim në popullin e vet. “Të mënuarit dhe të humburit e kohës”, nënvizonte ai, ...” është një krimb i keq, i cili na ha për vdekje.” Me luftë, vinte në dukje, do të fitojme të drejtat tona. Kë la Turqia të arrijë atë që donte, që të na lërë edhe ne? Le ta dimë, thotë se “...s’janë shkollat... që do na ndajnë nga Turqia, po baruti.”Në fund të shekullit të XIX rifilluan përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për bashkimin e gjithë popullit dhe për krijimin e një lidhje të re, e cila, sipas shembullit të Lidhjes së Prizrenit, do t’i udhëhiqte shqiptarët në luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe për çlirimin e saj.

Page 142: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

141

Gjurmime në vite

Lidhja e re shqiptare, që u quajt Lidhja e Pejës, u krijua pas një punë të madhe përgatitore, organizative e politike që atdhetarët shqiptarë brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit, bënë në fundin e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899.Në maj të vitit 1899 në mjaft vise të Shqipërisë shpërthyen përleshje të armatosura dhe protesta të fuqishme që përmbanin edhe kërkesa për të mbledhur kuvendin e përgjithshëm të Lidhjes së Pejës.Përpjekjet për thirrjen e Kuvendit të përgjithshëm u përkrahën edhe nga atdhetarët e kolonisë së Bukureshtit. Më 9 gusht u shpall në emër të komitetit “Bashkimi Kombëtar” i përbërë nga Ibrahim Temo, Dervish Hima dhe Jorgji Meksi, manifesti “Kërkimet e shqiptarëve” në të cilin, u bëhej thirrje gjithë shqiptarëve, që nën drejtimin e komiteteteve të Lidhjes, të mblidhnin në Prizren kuvendin e përgjithshëm të saj i cili do të kërkonte autonominë e Shqipërisë. (Historia e Popullit shqiptar, II, f.285)Duke përshëndetur fitoren e pavarësisë, Jorgji Meksi u gjend krah popullit të vet në të gjitha hapat që bënte në ato vite të vështira, në kërkim të ëndrrës së t i j , të mëmëdheut të vet, të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Në ngjarjet e shumta dhe madhore të viteve 1912-1924 dhe më pas, arriti gjithnjë të dallojë të bardhën nga e zeza.

• Doktor Dhimitër Panajot Meksi, intelektual patriot (1855-1910)

Ka lindur rreth vitit 1855 në Labovë. Është djali i madh i doktor Apostol Meksit. Pasi mbaroi gjimnazin në Janinë, kreu studimet e mjekësisë në universitetin e Athinës, ku u diplomua rreth vitit 1878, dhe ushtroi profesionin e mjekut në Pargë, Paramithi e Margëllëç. Më 1905 u arrestua nga turqit si “propagandist i rrezikshëm” për veprimtari patriotike dhe bëri burg në Janinë. Deshën ta internojnë në Jemen, por e shpëtuan miqtë e tij. Pas kësaj, i sëmurë, erdhi

Page 143: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

142

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

në fshatin e lindjes ku jetoi pak kohë i rrethuar nga dashuria dhe respektit i bashkëfshatarëve. Vdiq më 1910.Në moshë fare të re, student në Athinë, i shkruan një letër me alfabetin e Stambollit Jeronim De Radës që u zbulua në Arshivin Qëndror të Shtetit, më 5 dhjetor 1969 dhe që po botohet për të parën herë:

“Zoti Gerolomo De Rada,

Shqipëtarët me gëzim të madh kërkojnë të vështrojnë të shkruhetë e seç bënetë për mëmënë Shqipëri që nuk mundi më të mblidhet e të bëhet një. (ka parasysh ngjarjet e Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit që ishte mbledhur para pak kohe).

Me gëzim të madh mbësova edhe për zotërinë tënde, për librat që ke krijuar dhe për të përkohëshmen që qit tani shqipërisht e italisht.

Ky gëzim më bëri të të shkruaj këtë kartë ndonëse nuk njihemi dhe të të lut o zot i vyerë të marr këtej e tutje të përkohëshmen edhe ndonjë libër me këngë që ke kryer zotrote.

Besoj se do më ndjesh dhe marr tharros (guxim) të të dërgoj me postë ca këngë gërqisht që ndërkohë kam bërë dhe ca shqip që po bëj tani, ndonëse e di që nuk vëlejnë shumë.

Kam shpresë zot që do më dërgosh të përkohëshmem dhe gjëra tjatër dhe mbetem me këto duke kërkuar prapë ndjesë.Të falem, i tëri jytDem. A. Panajot Meksis, etudiant en medicine. Athenes”Kjo letër u gjet në dorëshkrimin e librit të Vangjel Meksit (1903-1983), me titull Histori e shkurtër e fshatit Labovë, Tiranë, Korrik, 1971, ashtu siç e kishte kopjuar ai nga origjinali, i gjetur në Arshivin Qëndror të Shtetit.

Më poshtë ndodhet artikulli i Vangjel Meksit Dhimitër Panajot Meksi botuar te revista Nëndori, janar 1963, fq 168-172, studimi i vetëm për atdhetarin labovit.

Page 144: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

143

Gjurmime në vite

“Vazhdues i punës së rilindësve, Doktor Dhimitër ( Mitro) Panajot Meksi nga Labova e Madhe, ishte njëkohësisht lëvrues i gjuhës shqipe, mbledhës i folklorit dhe i materialeve etnografike në Çamëri, përkthyes i klasikeve grekë në shqip. Dr. Meksi u interesua edhe për arkeologji.Në mbështetje të kujtimeve të Jani Vretos, në Historinë e Letërsisë Shqipe, II, fq.216, thuhet : “Një tjetër Meks, Panajotidhi, që banon në Pargë, sipas Vretos, kishte bërë një përmbledhje të gjerë folklori, e cila nuk dimë se ku përfundoi.” Disa hollësi, në bazë të kujtimeve të Vretos, jepen nga Dhimitër S. Shuteriqi në Bibliografinë e letërsisë së vjetër shqipe (Buletini i Universitetit shtetëror të Tiranës, Shkencat Shoqërore, 1962, nr.3, fq. 120 ).Edhe më parë, në mbështetje të kujtimeve të Vretos, janë shkruar disa fjalë në revistën Dituria, 1926, Nr.l, fq.5. Gjithashtu gazeta Demokratia e Gjirokastrës, e datës 16 shtator 1933, ka shkruar disa radhë rreth veprimtarisë së Dhimitër Panajot Meksit Infomata të tjera më të plota rreth veprimtarisë së tij të gjithanshme mungonin.Unë e kam njohur personalisht Dhimitër Meksin, kur erdhi në fshatin e lindjes, plak e i sëmurë, shtatmesëm, më tepër i shëndoshë, me mustaqe dhe mjekër, fizionomi e ëmbël dhe e qetë; kënaqej të dëgjonte djemtë të këndonin dhe pastaj t’i daroviste.Më vonë, kur mora vesh rreth punës së tij patriotike dhe shkencore, bëra kërkime që të dokumentohet ajo veprimtari. Pas hulumtimesh nëpër biblioteka dhe pasi mblodha informata nga bashkëfshatarët e tij bashkëkohës, jam në gjendje të paraqit një pjesë të veprimtarisë së tij. Them një pjesë, sepse puna patriotike dhe shkencore e Dhimitër Meksit, si do të tregohet me poshtë, ka qenë e madhe, por, për fat të keq, nuk munda të zbuloj shumë gjera. Nuk munda të gjej tërë punimet e tij të cilat, në qoftë se nuk kanë humbur, mund të ndodhen në ndonjë vend të huaj.Me gjithë këtë, kujtoj se dhe materiali që paraqis, bashkë me biografinë e shkurtër të tij, dëshmojnë për një dashuri të zjarrtë ndaj popullit të vet të robëruar dhe japin një pasqyrë të veprimtarisë

Page 145: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

144

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

së tij si njeri i kulturës.Dhimitër Meksi ka lindur rreth vitit 1855 në Labovë. Pasi mbaroi gjimnazin grek në Janinë, kreu studimet e mjekësisë në universitetin e Athinës, ku u diplomua rreth vitit 1878, dhe ushtroi në Pargë, Paramithi e Margëllëç. Atje ishte emëruar si mjek i bashkisë në vitet 1904-1905. Më 1905 u arrestua nga turqit si “propagandist i rrezikshëm” për veprimtari patriotike dhe bëri burg ne Janinë. Deshën ta internojnë në Jemen, po e shpëtuan miqtë, me sa më ka treguar vëllai i tij, i kthyer mysliman, Ismail Turku (Spiro Meksi), në Tiranë. Pas kësaj u sëmur dhe erdhi në fshatin e lindjes, ku jetoi pak kohë i rrethuar nga dashuria dhe respekti i bashkëfshatarëve. Vdiq me 1908.

Dhimitër Meksi njihte shumë mirë gjuhën shqipe, me studimin e së cilës merrej. Njihte shumë mirë edhe greqishten e vjetër dhe të re. Veprimtarinë e tij e zhvilloi në fund të sekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, pikërisht në atë kohë kur shumë nga rilindësit u dhanë pas mbledhjes së folklorit dhe të materialit etnografik shqiptar, duke u nisur nga ideja e drejtë se krijimtaria popullore është pasqyra e vetë historisë së një populli. Prandaj, për të provuar individualitetin etnik të popullit të lashtë shqiptar, që ndodhej asokohe në luftë jo vetëm me pushtuesin barbar, por edhe me shovinizmin dhe imperializmin fqinj, duhej, veç të tjerash, të zbulohej kultura e tij e pasur materiale, shoqërore dhe artistike. Këtë ide ushqente dhe Dhimitër Meksi dhe kësaj ia kushtoi një pjesë të mirë të jetës.

Veç J. Vretos, për mbledhjen e folklorit shqiptar nga Meksi, dëshmojnë edhe bashkëfshatarët e tij. Ka shkruar edhe gazeta Demokratia e Gjirokastrës (16 shtator 1933 ), ku thuhet se “ bëri një koleksion të këngëve e përrallave shqipe “. Nga materiali që kam gjetur (Ylli Epirotik, ditar me fotografi i vitit 1904, Athinë 1904), del se Meksi bëri gati një përmbledhje me titullin: “Material gjuhësor nga Thesprotia” (Çameria). Për këtë punim, është lauruar në mars 1903, në konkursin e Shoqatës gjuhësore në Athinë, si

Page 146: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

145

Gjurmime në vite

dhe në konkurset “zografike” ne Konstantinopol, me motivacionin “për mbledhjen e monumenteve të vjetërsisë që rrojnë në popull”. Këto pohohen nga botuesi i Yllit Epirotik, në faqen 17 të parathënies. Një pjesë e atij punimi botohet po aty, fq.335 vijues, me titullin: Çështje etnografike dhe nëntitullin “Doke dhe zakone të pjesës së Paramithisë”.

Në artikullin e tij, Meksi flet për banorët e shkallës së ulët të Paramithisë, që banojnë në disa fshatra që i përkasin Dagut (malit) të sipërm të Margellëcit.

Në rradhët që vijojnë jepet një përmbledhje e këtij artikulli, i cili mund të jetë i vetmi burim etnografik për banorët e asaj krahine.

Në këtë anë të Paramithisë ndodhen fshatra të banuara nga të krishterë e myslimanë, që flasin të gjithë shqip. Fshatrat myslimanë janë vetëm 6; ato janë të lira (qefallohoria). Fshatrat e krishtera, gjithsej 58, janë çifliqe, kryesisht të agallarëve të Paramithisë dhe, veçanërisht, të familjes së madhe të Pronjatëve. Banorët e fshatrave të krishtera kanë pothuajse zakonet e myslimaneve të rrethit; vishen e mbathen si ata, në brez mbajnë silahin të qëndisur përgjithësisht me ar dhe në të koburet e argjenda; nga supi i tyre varet jatagani ose dyfeku, që mbajnë kur shkojnë në vende të afërme a të largëta ose kur punojnë në ara, vetëm apo me gratë e tyre. Shumë syresh mbajnë flokë të gjata në majë të kokës. Ata kanë zakone të ashpra dhe hakmerren (marrin gjakun) edhe midis tyre edhe kundër myslimanëve. Ky zakon i hakmarrjes këtu është i gjallë si edhe në vendet e tjera të të Thesprotisë. Ai që “ka gjak për të dhënë” trembet gjithnjë mos e vrasin dhe është i detyruar të ruhet. Hakmarrjet kanë vazhduar midis familjeve, disa herë më shumë se 30 vjet, dhe kur ato kanë qenë gjiri e afërt. Sikundër shihet, zakonet e hakmarrjes tek shqiptarët e Çamërisë janë të njëjta me ato që sundonin edhe në shumë vënde të Shqipërisë.

Banorët e shkallës së ulët vishen, të mëdhej e të vegjël, me fustanella dhe flokatë, ndërsa ata të shkallës së lartë, që janë grekë, veshin

Page 147: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

146

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

shegunet e rënda dhe, rallë, nën to fustanella me pjetë (pale) të pakta. Burrat këndojnë në dasma dhe gosti edhe greqisht, ndërsa gratë e tyre vetëm shqip, sepse nuk e dinë greqishten.

Flet gjerë edhe për disa zakone të tjera. Gratë, shkruan, thirren me emrin e burrave të tyre. Banorët grekë nuk kanë mbiemër, por përdorin si te tillë emrin e atit, ndërsa shqiptarët kanë mbiemër dhe çka është më e çuditshme, kanë mbiemër mysliman. Martesa nuk bëhen midis grekëve dhe shqiptarëve, edhe kur janë të një feje.Pastaj flet për zakonet e bukura të martesës, ku në shtëpinë e dhëndrit valon një flamur, gjer në mbarim të dasmës.Nga sa u shënua më lart, mund të pranohet se autori, në punimin e tij Material gjuhësor nga Thesprotia, ka përfshirë një material që i përket edhe gjuhës shqipe të folur nga banorët e asaj pjese të Paramithisë, por, për botonjësin dhe lexonjësit grekë të Yllit Epirotik, ai nuk paraqiste ndonjë interes, prandaj artikulli i përmendur nuk jep asgjë në atë drejtim. Bile nga artikulli del se autori bëri përpjekje që “t’i kalojë” dhe t’i botohen shënimet etnografike mbi banorët shqiptarë.

Duke e gjykuar punën e Meksit, mund të thuhet se ky është vrojtues dhe përshkrues i mirë. Ai nuk kufizohet të kënaqë vetëm interesin historik, por bën dhe krahasime të goditura të zakoneve të shqiptarëve të Paramithisë me ato të grekëve, fqinjë të tyre, duke paraqitur kështu edhe aftësi prej etnologu.

Dhimitër Meksi njihet edhe si përkthyes i njërës nga tragjeditë e Sofokliut. Gazeta Demokratia, që u përmënd me lart, shkruan vetëm kaq: “Përktheu shqip Antigonen e Sofokliut”. Për këtë punë kam dëgjuar nga disa të afërm të përkthyesit. Hollësira më ka dhënë avokati Vasil Dilo, që, nga fillimi i këtij shekulli, ishte në Paramithi dhe merrej edhe me shqipen. Përkthimin e Antigones thuhet se Meksi e ka përfunduar, por mjerisht duket të ketë humbur.

Dhimitër Meksi merrej edhe me kërkime arkeologjike, gjatë kohës që ishte mjek në Çamëri. Kam gjetur artikuj të tij të botuar nëpër revista greke. Edhe në parathënien e cituar të Yllit Epirotik”,

Page 148: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

147

Gjurmime në vite

thuhet se “duhet të përmenden kumtesat e shumta dhe interesante arkeollogjike të tij”. Kam gjetur gjithashtu përshkrime të goditura qytetesh (“Faqe topografike” i titullon ai), si bie fjala të Pargës. Disa herë, Meksi, objektet që trajtonte edhe i fotografonte.

Më interesant, më me vlerë shkencore dhe që lidhet me historinë e vëndit, më duket artikulli që botohet te Ylli Epirotik, f. 299 vijues, me titullin “Çështje arkeologjike të Thesprotisë” dhe nëntitull “Muret pelasgjike të Velianit” (këputur nga një studim më i gjerë, thotë autori). Po jap një përkthim të shkurtuar të tij :

“Pikërisht mbi fshatin Veliani, që është dy orë larg nga Paramithia, ndodhen muret pelasgjike të Velianit, sikundër quhen. Ana V.L. e Akropolit, e drejtë dhe me gjatësi pothuaj 150 këmbësh, ruhet e tëra, gati në gjendje të mirë, dhe admirohet nga vizitonjësit. Në shumë vënde muri ka nëntë radhë gurësh; në shumë vende të tjera, vetëm shtatë. Sipër, mbi radhën e bazës, veçanërisht në këndin verior, ku del një pirg me katër brinjë, janë gurë shumë të mëdhenj që kanë gjerësi dhe gjatësi nga dy metra. Është për t’u përmendur se në anën V.P. të kështjellës, ndodhen pingul mbi gurët, kanale të vegjël të gjerë në majë, të cilët ngushtohen më poshtë dhe në themelet zhduken. Përse mund të përdoreshin këta? Mos vallë për të lëshuar lëngje gjatë rrethimeve nga armiqtë?

Është e qartë rëndësia e këtij vendi të lashtë me mure të tilla pelasgjike që përfshijnë një qytet të tërë. Panajot Aravantinoi ka mendimin se këtu është qyteti Milia dhe lehtas u bë Miliani dhe duke u kthyer m-ja në v bëhet Veliani. Englezi Lik (Leake) i cili, në kohën e Ali Pashait ka shëtitur Epirin, i shoqëruar nga A. Pali dhe I. Llambridhi, veç çështjeve historike është marrë edhe me arkeologji. Ai pranon se këtu ndodhej qyteti Eleni (?) dhe e lidh emrin e ri me emrin e vjetër. Na mungojnë prova nga gërmimet dhe dëshmi nga shkrimtarët, por ne jemi të mendimit që në rrafshnaltën e Paramithisë - Fanarit duhet të gjenden më tepër qytetet që përmend Straboni: Kihoron, Vuhantion, Elatria Pandosia dhe Vatias, të cilët shtrihen sipas këtij

Page 149: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

148

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

gjeografi, gjer në det. Nga këta qytete, vetëm vendet e Kihoronit si dhe të Pandosisë, janë të njohura, të parët me saktësi, në Kastrinë e sotme të Fanarit, dhe të dytët përballë Velianit dhe mureve pelasgjike të këtij qyteti, ndoshta midis Zelesos, Sebastos dhe Pangrates. Vetëm mbishkrime dhe mbeturaina të tjera do të dëshmojnë me saktësi. Janë bërë disa gërmime të cekta, por nuk ka dalë gjë në shesh; as fati nuk ndihmoi që të zbulohet emëri i këtij qyteti të lashtë. Ne ngulim këmbë, gjer diku, në idenë që kemi çfaqur para disa vjetësh, se kështjella e Velianit i përket qytetit të Pandosisë, qytet i përmendur, që ishte “vendqëndrimi i mbretërve të Epirit”.

Në këto rrënoja janë gjetur dhe gjënden nga fshatarët monedha të bakërta dhe të argjendta, epirotike, ambraqike, të Kasiopit, të Korinthit, të Filipit, të Aleksandrit, monedha romake, bizantine, venetike dhe rodiane. Këto monedha i përshkruan autori me hollesi dhe çuditet që janë shumë dhe që prejardhjen e kanë nga vende aq të largët si Rodos etj.

Edhe nga ky përshkrim vihen në dukje cilësitë e autorit dhe interesat e tij për arkeologjinë. Ai nuk bën një punë të thjeshtë empirike, por është në dije të punës shkencore të studjonjësve të mëpërparshëm; ai është në dije gjithashtu të shkrimeve të Strabonit, përpiqet të mbrojë tezën e tij, që është në kundërshtim me mendimin e shfaqur prej arkeologeve të tjerë, dhe shtron argumentime të përshtatshme për gjendjen e atëhershme të kërkimeve arkeologjike në atë rreth.

Është për t’u përmendur se F. Pouqueville-i , që i ka njohur edhe ai ato vënde, pretendon që mbi fshatin Veliani ndodhen rrënojat e qytetit të lashtë Elatria ose Elatia (Voyage de la Grece, botimi 2. Paris, 1826, vell. II, f. 135 ). Nga studimet më të reja del se vëndi i qytetit Pandosia nuk është përcaktuar me saktësi. Thuhet se ky qytet ishte koloni e Eliasve (banorë të vjetër të Peloponezit) dhe më vonë, më 342 p. erës së re, Filipi maqedonas e pushtoi së bashku me Elatian (ose Elatrian) dhe Vuheton, e ia dha të kunatit, Aleksandrit të Mollosise (Enciklopedia e madhe greke “Pyrsos”, vell.19, Athinë 1932, f. 514 )

Page 150: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

149

Gjurmime në vite

Kjo është shkurt, jeta dhe veprimtaria patriotike e kulturore e Dhimitër Meksit. Ne kemi shpresën se përmbledhja e tij e folklorit shqiptar do të gjendet një ditë, sikundër do të gjinden edhe veprat e tjera të tij të botuara e të pabotuara, kështu që ai të zërë vendin e merituar midis rilindasve tanë.”

• Nane Panajot Meksi dhe shkolla shqipe në Labovë

Nane Panajot Meksi lindi në Labovë më 1862. Pasi kreu shkollën e fshatit, që në ato kohë ishte fillore, qytetëse dhe me dy klasa gjimnaz, ndoqi gjimnazin Zosimea në Janinë që e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Kthehet në Labovë për të ushtruar profesionin e mësuesit.Bashkëkohësit e mbajnë mend si një burrë me trup të gjatë, autoritar, trim, me zë këmbues (në kishë kryente detyrën e psalltit), mbante mjekër të gjatë, vishej thjesht dhe kishte aftësinë e vjershërimit .41 Ai ishte poliglot. Falë

tij, biblioteka e familjes Meksi, u pasurua me libra të botuara rishtas në gjuhët greqisht, italisht, frengjisht, gjermanisht e anglisht. Ajo renditej e dyta në fshat, pas bibliotekës së shkollës ngritur nga Vangjel Zhapa më 1860. Biblioteka që përmbante libra shkollorë, historikë, fetarë dhe gazeta që vinin nga Gjirokastra, Elbasani, Rumania e Bullgaria, u ruajt me kujdes deri në vitin 1940, kur gjatë luftës italo-greke shtëpia e Meksajve u kthye në spital nga ushtria greke. Librat u dëmtuan plotësisht, kurse mbeti pa u dëmtuar vetëm tabela e zezë, ku labovitët, vite më parë, mësonin fshehurazi alfabetin shqip.Levizja kombëtare shqiptare kundër pushtuesit osman, mori hov edhe

Nane Panajot Meksi

41 Ermioni Meksi, Fisi Meksi nga Labova,Tiranë, 2002, f.52.

Page 151: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

150

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

më të madh në dhjetëveçarët e fundit të shekullit XIX. Kërkesa kryesore edhe në këtë kohë, që ruajti aktualitetin e vet gjer në shpalljen e Pavarësisë së Shqiperisë, ishte ajo për mësimin e gjuhës shqipe. Për realizimin e programit të tyre patriotik, veprimtarët e lëvizjes kombëtare kërkonin që të hapeshin shkolla shqipe për shqiptarët.

Mësuesit labovitë Vasil Konomi dhe Nane Panajot Meksi filluan, aty nga fundi i shekullit XIX, t’u mësonin nxënësve të shkollës greke në Labovë, vjersha patriotike shqipe. Këto vjersha i këndonin nxënësit edhe jashtë shkollës, po ashtu si edhe këngët, me rastin e të kremteve fetare, në vend të atyre në gjuhën greke që këndoheshin më parrë.

Mësuesit Nane Panajot Meksi dhe Vasil Konomi mundën të fusin gjuhën shqipe edhe në kishë, duke përhapur në këtë mënyrë ndjenjat kombëtare pothuaj në gjithë Labovën.

Por këta mësues nuk u mjaftuan me kaq. Ata ishin në dijeni të platformës social - politike që kishte përpunuar me kohë lëvizja kombëtare çlirimtare shqiptare, që kërkonte me çdo kusht përhapjen e arsimit dhe të kulturës shqiptare, që do të arrihej kryesisht përmes shkollës, që ishte një mjet lufte kundër politikës osmane, që u mohonte shqiptarëve edhe të drejtën më elementare, atë të mësimit në gjuhën amtare.

Me çeljen e shkollës shqipe në Labovë u realizua endrra jo vetëm e bashkëfshatarëve labovitë, por edhe e patriotëve të tjerë shqiptarë, që kërkonin shkolla shqipe, të ci lat do të përhapnin zjarrin e lirisë në Shqipërinë e robëruar.

Hapja e shkollës shqipe i gëzoi shumë patriotët kudo që ndodheshin dhe sidomos të rinjtë labovitë, siç ishte një goditje e rëndë për propagandën shoviniste greke.

Për shkak të rëndësisë që kishte Labova, si dhe për faktin që shkëndija e ndezur në Labovë, me hapjen e shkollës shqipe, do të përhapej shpejt, sigurisht edhe në fshatrat fqinje me të cilat Labova

Page 152: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

151

Gjurmime në vite

kishte lidhje, Mitropolia e Gjirokastrës me dhespotin Vasilios në krye dhe konsullata greke në atë qytet, nuk lanë gur pa luajtur që shkolla të mbyllej sa më shpejt.

Kur u pushtua Labova nga ushtria greke, në mars të vitit 1913, në Labovë si dhe në Vuno të Himarës, me urdhër të Komandës së Lartë greke u vendosën dy kompani ushtarësh grekë “dhia to alvanizon ton katikon” (për shkak se banorët frymëzoheshin nga ndjenja shqiptare), siç thuhej shprehimisht në urdhrin dhe, për pasojë, grekërit nuk e ndienin veten të sigurt. Kjo masë e pushtuesit grek për Labovën lidhej, sigurisht, me çeljen e shkollës shqipe para tre vjetesh, si edhe me faktin se nga Labova kishte dalë prej kohe një plejadë patriotësh shqiptarë që militonin në radhët e para të lëvizjes kombëtare. Shtojmë këtu se jehona e çeljes së shkollës shqipe në Labovë tronditi deri vonë qarqet shoviniste greke. A. Manopulos, në një botim të tij të vitit 1961, shkruan për mësuesin Nane Panajoti Meksi, që në Shqipërinë e lirë kishte marrë përsipër një tjetër detyrë të rëndësishme patriotike, të propagandonte në Prefekturën e Gjirokastrës për futjen sa më parë të gjuhës shqipe në kishën ortodokse, sepse në disa fshatra vazhdonte të thuhej mesha greqisht. Për këtë mësues ai shkruan: Dhespoti Ambrozi (ishte peshkop në Gjirokastër pas marsit të vitit 1929 që u shpall autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare), vjen në Erind të Lunxhërisë i shoqëruar nga famëkeqi Nane Panajoti Meksi nga Labova. Ky (Naneja), duke treguar zell më të madh se dhespoti, dhe duke i paradalë dhespotit, lajmëronte në një vjershë se këtej e tutje ungjilli do të këndohej shqip: “dhe ungjilli në gjuhë të vet do këndohet fletë më fletë”

Nane Panajot Meksi kthehet nga emigracioni në Labovë, ku vdiq në vitin 1937. Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar mësuesin patriot me Urdhërin “Naim Frashëri”.

Page 153: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

152

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

VII. LABOVA E MADHE NË FAZËN E KATËRT TË LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE (1908- 1912)

“Faza e katërt përfundon me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Kjo është periudha e rritjes së lëvizjes politike, kulturore (1908-1910) dhe e kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit turk. Vitet 1910-1912 dallohen nga përmasat e shkalla më e lartë e organizimit, ashtu edhe nga programi politik autonomist. Lëvizja kombëtare u bë në këto rrethana një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar, ndërsa kryengritjet shqiptare të viteve 1910-1912 e dobësuan pushtetin turk në Ballkan dhe i hapën rrugën shkatërrimit të tij përfundimtar pas luftrave ballkanike të viteve 1912-1913.Këto kryengritje përgatitën truallin për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë që ishte një fitore e madhe historike me të cilën mbyllet epoka e Rilindjes shqiptare”. (Historia e Popullit Shqiptar, II, f.32)Por, i shpallur në vitet e luftrave ballkanike dhe për shkak të vendimve të padrejta të Konferencës së Londrës të Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha (1912-1913), shteti i pavarur shqiptar nuk arriti të bashkojë, siç ishte përcaktuar në platformën politike të Rilindjes të gjitha trojet e Shqipërisë, pjesa më e madhe e të cilave mbeti jashtë kufijve të tij. Në këto rrethana çështja kombëtare shqiptare mbeti e pazgjidhur përfundimisht duke u kthyer në periudhat më pas në një problem të lëvizjes për çlirim kombëtar të popullsisë shqiptare që mbeti jashtë Shqipërisë.Në periudhën para, por edhe pas ngritjes së flamurit në Vlorë, spikati aktiviteti patriotik i labovitit Kristo Meksi.

• Kristo Meksi (1849-1930), firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë

Lindi në Labovën e Madhe. Pasi kreu gjimnazin e Janinës emigroi në Rumani ku menjëherë u angazhua për t’i mësuar shqipen fëmijëve të kolonisë shqiptare. Kristo Meksi ka zhvilluar një veprimtari të dendur patriotike

Page 154: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

153

Gjurmime në vite

sidomos gjatë periudhës të përgatitjes për shpalljen e pavarësië.Në vitin 1906 Luigj Gurakuqi i shkruante Asdrenit se Kristo Meksi, kishte financuar për botimin e librave dhe abetareve të tij në gjuhën shqipe (AQSH, fond 2, dosje 75, fleta 69-70). Më vonë shtypi i kohës shkruante se Zoti Kristo Meksi dhe Thoma Çami bënë përpjekje për botimin e 2000 copë abetareve në dialektin gegërisht për t’i shpërndarë në viset e Shqipërisë së veriut” (gazeta Shpresa e Shqypnisë, Raguzë, 1 shkurt 1907).Në ato vite kishte korespondencë me patriotët e Çamërisë dhe financonte edhe botimin e gazetës Liria të Selanikut.Atdhetari Musa Demi, në letrën e datës 22 shtator 1908 i shkruante Kristo Meksit: “Të shtrëngoj dorën vëllazërisht! U shkrova në letër për ca libra, besoj që e kini marrë. Unë kam në mejtim të hap një bibliotekë dhe një shkollë të vogël në Filat.” (AQSH, fondi 99, dosja 168, fleta 9)Më vitin 1910 i dhuroi gazetës Korça shkronjat e shtypshkronjës dhe po atë vit u ngarkua nga shoqëria “Bashkimi” e Bukureshtit për të shkuar në Korçë, në përkujtimoren e atdhetarit Vasil Terpo. Në vitet 1908-1912 pati një aktivitet të dendur publicistik. Në gazetën Liri e Shqipërisë në Sofje, botoi artikujt që u bënë të famshëm në ato kohë: “Një marrëveshje me vëllezërit e mi shqiptarë”, “A ka më vallë shqiptarë?” dhe “Qysh gjëndeshim më 1877 dhe qysh gjëndemi në motin 1911”, ku evokoi historinë shqiptare për bashkimin kombëtar.Në gazetën Liri e Shqipërisë, numër 8, datë 1911, shkruante: “tue pasun tërë të drejtat të quhem shqiptar dhe ndjenjat e zemrës gjithashtu, që kur njoha veten, pa prejtur punova e mundohem për të mbrojtur të drejtat kombëtare. Tërë duam të punojmë, tërë duam të ndihim kombin për me u qytetëruar e me u ndritur se kena mbetur shumë pas.”Në këtë artikull e në të tjerë, ai demaskon politikën e Perandorisë Osmane e cila bën “shumë ligësi ndaj shqiptarëve, na ndalojnë të punojmë për gjuhën shqipe e për kombësi.”Më vitin 1911 Kristo Meksi mbështeti kryengritjen e Kosovës dhe

Page 155: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

154

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

shkoi atje ku u takua me krerët e saj. Në kujtimet e tij shkruan: “mbë shumë në bisedime e kuvend, qëndrova me zotin Ismail Qemali, me Azis Pashë Vrionin e Gani bej Frashërin” (gazeta Liri e Shqipërisë, 6 gusht 1911, numër 15)Shoqëritë e kolonive të mërgimit e vijuan veprimtarinë e tyre të pavarur atdhetare dhe qëndruan jashtë çdo ndikimi të huaj. Gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 1906 u arrit bashkimi i të gjitha shoqërive të Bukureshtit në një të vetme kulturore, me emrin “Bashkimi”. Mbledhja që u zhvillua në shtëpinë e tij në Bukuresht ka të shënuar në procesverbalin e saj: “Të mbledhur në shtëpinë e zotit Kristo Meksi, rruga Nifon, numër 12, mbas shumë debatesh mbi gjetjen e zgjidhjes për bashkimin e të gjithë shqiptarëve të Rumanisë në një shoqëri të vetme...” (AQSH, fondi 99, dosja 116, fleta 2).Me këtë rast Hil Mosi nga Klogenfurti i shkruan Asdrenit: “Të përshëndetet Kristo Meksi dhe Pandeli Evangjeli, këta mëmëdhetarë të flaktë”.Më 7 dhjetor rreth 200 përfaqësuetit e shoqërive të kolonive të Rumanisë (“Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa”), pasi shpallën shkrirjen e tyre, zgjodhën kryetar të shoqërisë së re Thoma Çamin e nënkryetar Kriso Meksin e Pandeli Evangjelin. Midis veprimtarëve të saj ishin edhe Mihal Gramenoja, Asdreni etj. Sipas statutit të ri, shoqëria kishte për qëllim të përhapte kulturën në gjuhën shqipe, të botonte libra didaktikë për shkollat shqipe dhe të ndihmonte për mbajtjen e shkollave shqipe në Shqipëri, si edhe për hapjen e shkollave të tilla në Bukuresht.Në maj të vitit 1907, me nismën e Kristo Meksit, etj., u formua në Bukuresht komiteti i shqiptarëve “Për lirinë e Shqipërisë” dhe u botua statuti i tij, “Kanonizma”Në fillim të vitit 1907, duke dashur të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së alfabetit në gjuhën shqipe, shoqëria “Bashkimi” e Bukureshtit publikoi një thirrje drejtuar gjithë shoqërive brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe gazetave shqipe, ku kërkonte që të bashkërendonin përpjekjet e tyre për të vëndosur një alfabet të

Page 156: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

155

Gjurmime në vite

njësuar për gjuhën shqipe, duke formuar për këtë qëllim edhe një komision të posaçëm (Histori e popullit shqiptar, II, f. 232)Mjaft personalitete të shquara të asaj kohe, shënojnë vlerat kombëtare të Kristo Meksit. Në letrën që shkruan Jani Vruhua më 20 korrik 1911 vë në dukje se: “ Kristo Meksi është një burrë me mendim të çiltër e të kulluar.”Në periudhën e përgatitjes për shpalljen e pavarësisë, ka zhvilluar një aktivitet të pasur patriotik. Në gazetën Liria e Shqipërisë që botohej në Bukuresht, në numrin 22, tetor 1911, hasim një artikull të Kristo Meksit me titull “Ç’i bëhet hallit, ka thënë shqiptari i moçëm”, ku i bën thirrje intelektualëve të vërtetë që të bashkohen për të mirën e kombit.Më 27 tetor 1912, së bashku me Luigj Gurakuqin dhe 25 shqiptarë të tjerë, presin në Bukuresht Ismail Qemalin që vinte po atë ditë nga Turqia. Më 5 nëntor kolonia shqiptare e Bukureshtit organizoi një mbledhje në prani të Ismail Qemalit ku, në emër të shqipëtarëve të Bukureshtit, Kristo Meksi i premtoi Ismail Qemalit dhënien e ndihmave financiare që do të shërbenin për shpalljen e pavarësisë.Kristo Meksi së bashku me Luigj Gurakuqin, shoqëroi Ismail Qemalin në Shqipëri dhe mori pjesë në kuvendin kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912, që shpalli pavarësinë e Shqipërisë nga Turqia, duke qenë një nga firmëtarët e aktit përfundimtar (Historia e Popullit Shqiptar, II, f.510).Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 4 dhjetor 1912, Kristo Meksi u zgjodh anëtar i senatit (pleqësisë), së bashku me patriotët e tjerë të shquar si Babë Dudë Karbunara, Mustafa Kruja, Myfti Vehbi Dibra, Eqerem Vlora, etj.K.Meksi përfaqëson qeverinë provizore të Vlorës në kongresin e shqiptarëve që u zhvillua në Trieste më 16 shkurt 1913, ku u prit me përgëzime të mëdha dhe duartrokitje nga delegatët. Në fjalën e tij shprehu besimin se qeveria provizore së shpejti do të përcaktojë kufijtë e Shqipërisë, në mënyrë që të organizohet Shqipëria si shtet i pavarur. Më vitin 1914 Kristo Meksi ishte këshillonjës (këshilltar) në qeverinë

Page 157: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

156

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

e Princ Vidit (Gazeta La nazione albanese, numër 11, viti 1914).

Gjatë qeverisjes së Zogut ka punuar si këshilltar për pak kohë, për shkak të verbimit të menjëhershëm. Vdiq në Tiranë rreth viteve 1930.

Për shkrimin e këtij kapitulli jemi bazuar në librin e Dr. Bardhosh Gaçe Ata që shpallën pavarësinë kombëtare, Tiranë, 1997).

Page 158: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

157

Gjurmime në vite

PJESA E TRETË

SHËNIME PËR BABAIN TIM DHE FISIN MEKSI

I. VANGJEL TH. MEKSI (1903-1983), JURIST DHE HISTORIAN PATRIOT

1) Jeta dhe vepra

Vangjel Thoma Meksi lindi në Labovë më 31 mars l903. Mësimet e para i filloi në shkollën e fshatit, e çelur nga mësuesit patriotë Vasil Konomi dhe Nane Panajot Meksi. “Programi i kësaj shkolle, që mbështetej në traditat më të mira, idetë themelore të Rilindasve dhe të iluministëve laikë, ide patriotike përparimtare, demokratike” si dhe edukata me të cilën u rrit në rrethin familjar e më gjërë, brumosën tek Vangjel Meksi, që në moshë të re, ndjenja dhe krenari kombëtare. Në vitin

1913, së bashku me familjen, internohet nga grekërit në Prevezë, ku mbas lirimit ndjek gjimnazin e qytetit. Më pas vendoset në Athinë dhe regjistrohet në fakultetin e drejtësisë. Mbante veten dhe familjen, duke punuar si korektor në gazeta dhe sekretar në gjyqe. Kryen studimet e larta më 1926 me vleresim maksimal dhe kthehet në Shqipëri me dëshirën e zjartë për të shërbyer tashmë si jurist në shtetin e ri shqiptar.Vangjel Meksi gjatë gjithë jetës dha gjithçka kishte: aftesitë profesionale, ndershmërinë, këmbënguljen, patriotizmin dhe humanizmin për ndërtimin dhe funksionimin e një Shteti të vërtetë Ligjor Demokratik, ku të mbronte të pafajshmit dhe të dënonte

Vangjel Meksi 1903-1983

Page 159: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

158

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

fajtorin, pamvarësisht se kush mund të ishte. Veçse që në fillim të kryerjes së detyrës si gjykatës i Tiranës (1927) ai “ndjehej keq” nga që, mbasi burgosi një funksionar të Ministrisë së Brëndshme, që kishte çnderuar një të mitur, degradohet, merret në burg me akuzën e burgimit ilegal dhe transferohet me radhë në disa qytete të Shqipërisë (Kavajë, Berat, Vlorë dhe Korçë). Sidoqoftë aftësia profesionale, personaliteti dhe vendosmëria në zbatim të ligjit, e çoi shumë shpejt në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.Qëndroi larg politikës, por shumë afër problemeve sociale të shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe boton, me pseudonimin L.L.{Lele (Vangjel) Labi}, një sërë artikujsh në gazetat e Tiranës dhe të Gjirokatrës, ku trajton probleme të karakterit social (emancipimi i gruas, pajtimi kombëtar etj.). Refuzoi propozimin e Zogut për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Oborit ,kurse gjatë pushtimit fashist nuk pranon ofertat e shumta për poste të larta në qeveritë kukulla. Pas çlirimit emërohet zv/ Prokuror i Përgjithshëm për çështjet civile dhe më pas punon në zyrën juridike të Kryeministrisë.Në këto detyra u shqua për përpikmëri, ndershmëri dhe kompetencë profesionale. Aktiviteti i tij pedagogjik fillon me hapjen e Fakultetit Juridik. Caktohet lektor i lëndës “E drejta Romake”, teksin e së cilës e boton në fund të vitit 1963. Nga viti 1966 deri në vitin 1971, kur doli në pension, zhvilloi veprimtarinë si punonjës shkencor pranë Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës. Edhe pas daljes në pension vazhdoi aktivitetin shkencor që u shoqërua me botimin e shumë artikujve në revistat e gazetat kryesore te kohës. Punimin e fundit e përfundoi vetëm pak ditë para se të mbyllte sytë. Ishte 29 tetor 1983.Veprimtaria e tij shkencore përfshin një gamë të gjërë temash të karakterit juridik, historik dhe politik, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribut të jashtëzakonshëm shkencor në përpilimin dhe plotësimin e historisë së popullit tonë.

Page 160: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

159

Gjurmime në vite

Të gjitha punimet e tij bazohen mbi një literaturë jashtëzakonisht të gjërë dhe burime të shumta arkivale, kurse konkluzionet, jo vetëm janë të argumentuara shkencërisht, por përshkohen nga një sens i theksuar patriotik.

Në analizën e shkurtër të aktivitetit të tij, fillimisht spikasin një seri artikujsh të botuar gjatë viteve 1945-1952 në revistën “Drejtësia Popullore”, që kishin për qëllim formimin e vazhdueshëm profesional të juristëve të rinj dhe sistemimin e unifikimin e terminologjisë juridike shqiptare. Me këtë rast duhet përmendur gjithashtu dhe kontributi i tij, i pranuar nga të gjithë kolegët, në përpilimin e Kodit Civil. Duke filluar nga vitet 50, për 30 vjet rrjesht, ai botoi mbi 10 artikuj në revistat më prestigjoze të kohës dhe paraqiti po aq referate në konferencat albanologjike, duke vërtetuar shkencërisht me një mal argumentash, se shqiptarët janë një popull shtet formues. Për këtë qëllim ai studioi strukturën politike dhe juridike të shtetit të Skënderbeut dhe Ali Pashë Tepelenës, kurse në vitin 1956 hodhi idenë për ta vërtetuar shkencërisht më pas, se gjatë okupimit otoman në disa krahina malore (MbiShkodra, Himara etj.) që populloheshin nga disa qindra-mijra banorë, shqiptarët gëzonin autonominë administrative lokale jo vetëm “de fakto”, por edhe “de jure”, e njohur pra edhe nga pushtuesi. Punimi Privilegjet, imuniteti dhe detyrimet e krahinave autonome (V. Meksi, Drejtësia Popullore, 1965) dhe referati i paraqitur në Konferencën e I Albanologjike “Sanksionimi me traktate ndërkombëtare i autonomisë së krahinave shqiptare”, vërtetonin katërcipërisht se shqiptarët në këto krahina, megjithëse brenda perandorisë otomane vetadministroheshin. Në këto krahina edhe pse pushtuesi u mundua, nuk mundi të ngrinte institucionet e tij juridiko shtetërore (gjyqi i Xhibalit). Për të mbushur vakuumin institucional shqip tarët, pavarësisht nga feja kudo që banonin, nga jugu në veri, përdornin kanunet e Lek Dukagjinit dhe të Skënderbeut.

E drejta dokesore shqiptare dhe institucionet kryesore të saj, si ai i martesës, trashëgimisë parablerjes, vëllamërisë, kumbarës etj., u

Page 161: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

160

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

bënë objekt studimesh dhe u pasqyruan në disa artikuj dhe kumtesa të Vangjel Meksit.

Pra V. Meksi, me seriozitetin, këmbënguljen dhe metikulozitetin që e karakterizonin, pasi studioi shtetin e Skënderbeut dhe zbuloi që edhe Ali Pasha formoi shtet, pasi vertetoi për herë të parë se në disa krahina gjatë pushtimit turk ekzistonte autonomi e njohur edhe nga pushtuesi, pasi studioi doket që rregullonin marrëdhëniet në mes individeve si të vetmet institucione që ekzistonin për kohën, llogjikshëm konkludon se shqiptarët edhe më parë kanë qënë popull shtet formues.

Për të vërtetuar vijushmërinë iliro-shqiptare janë përdorur argumenta historike, arkeologjike, gjuhësore etj., ndërsa Meksi ka shfrytëzuar disa institute si parablerja, vëllameria dhe martesa, të cilat ekzistonin tek ilirët sipas autorëve greko-romakë dhe përmënden në “codex justinianus”. Vangjel Meksi ka vërtetuar se këto institute nuk janë huazuar nga “E drejta Romake”, as edhe nga “E drejta Bizantine”, por janë trashëguar drejtëpërdrejt nga ilirët tek shqiptarët.

Me këtë rast recezentët janë shprehur: “Vangjel Meksi ndriçon në mënyrë shkencore gjenezën dhe rolin historik të këtyre institucioneve. Për këtë qëllim ai përdor një literaturë bukur të gjërë, sidomos atë latine dhe greke “. Ata përfundojnë: “Sikur të ekzistonte fjala e fundit në shkencë, mund të thonim lirisht se këtë e ka thënë Meksi”.

Sidoqoftë pasioni i zjarrtë që nuk iu shua deri në fund ishte Labova, vendlindja e tij, me njerëzit dhe historitë e saj të pakrahasuar. Idea fikse, që e përfshiu gjatë gjithë jetës ishte zbulimi, përpunimi dhe paraqitja sa më e plotë e veprimtarisë patriotike të bashkëfshatarëve të shquar në shekuj dhe vendosja e tyre në piedestalin e historisë së Shqipërise që meritonin.

Dashurinë për vendlindjen e ka materializuar në studimin Histori e shkurtër e fshatit Labovë - deri para pushtimit nga Italia fashiste, Tiranë,

Page 162: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

161

Gjurmime në vite

korrik 1971. Ky punim është rezultat i përpjekjeve të palodhura gjatë një periudhe shumëvjeçare mbi burimet arkivale, materiale historike, dhe pas shfletimit të mbi 20 gazetave dhe 10 revistave të botuara nga vitet 1869 deri 1939, në Shqipëri dhe jashtë saj. Burime të vlefshme kanë qënë dhe tregimet gojore të bashkë fshatarëve të moshuar të mbledhur me durim e plot kujdes nga autori. Recezenti i punimit, i urti Vaso Meksi, theksonte: “ Në historikun e fshatit tonë nuk kemi të bëjmë me një rrjeshtim mekanik të kronikës së ngjarjeve, por është kryer një analizë e plotë në gjërësi dhe në thellesi me sy realist dhe objektivitet, duke veçuar luftën dhe përpjekjet e labovitëve për liri, pavaresi, përparim shoqëror, për dije e për të nxënë gjuhën amtare në shkolla vetëm shqipe”.

Leximi i historikut te Labovës, që duhet t’u rekomandohet gjithë labovitëve, jo vetëm të emocionon, por të shton e fuqizon dashurinë dhe mallin per vendlindjen. Nga ana tjetër krijon përshtypje të saktë mbi madhështinë e fshatit dhe banorëve të tij.

Fjalimi që u mbajt në ceremoninë e varrimit nga Pr. Skender Begeja në emër të Dekanatit të Fakultetit të Drejtësisë, ku morën pjesë qindra familjarë, bashkëfshatarë, shokë e miq, përfundonte me këto fjalë:

“Vangjeli ishte njohës i thellë i historisë të së drejtës sonë. Ai punoi me sukses në fushën e studimeve të historisë së popullit tonë, në fushën e së drejtës zakonore ku la një trashëgim të pasur. Ai dha ndihmesë në fushën e etnogjenezës së popullit tonë dhe në nxjerrjen në pah të mjaft figurave të historisë sonë kombëtare në fushat civile e penale. Me artikujt e tij shkencorë e studimorë në revistën “Drejtësia Popullore” (rreth 20 artikuj) dhe në revista të tjera historike, ai u bë i njohur për të gjithë juristët dhe studiuesit historianë të vendit tonë.”

Vangjel Meksi pa dyshim u dallua si jurist kompetent dhe i ndershëm, pedagog i aftë dhe i përkushtuar, studiues këmbëngulës dhe i talentuar, por veçanërisht, ai, gjatë gjithë jetës u përpoq për t’u quajtur vetëm patriot shqiptar nga Labova ... Dhe ia arriti.

Page 163: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

162

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

• Vlerësim dhe mirënjohje për babanë tim

Kujtimet e para që lidhen me babanë tim fillojnë, si tek shumica e njerëzve, rreth moshës 4 vjeçare. Më kujtohet fare mirë ajo periudhë e hershme e fëmijërisë, kur prisja gjithë javën mëngjesin e së dielës që babai të më ftonte në shtratin e tij. Ai përpiqej të më mësonte këngët labe, në të vërtetë pa sukses, dhe pastaj më tregonte ngjarje të ndryshme të cilat do të ishin gurët e parë të themelit për formimin tim të përgjithshëm dhe patriotik në veçanti. Në një nga ato të diela më tregoi se ishte takuar me disa shokë, të sapo kthyer nga vizita e tyre e parë në Kosovë, që i kishin thënë: “Vangjel vëllai, atje është Shqipëria”. Unë ndjehem i lumtur që, falë mësimeve të babait, u lidha në moshë fare të vogël me Atdheun dhe popullin tim. Kur fillova gjimnazin, ai më konsideronte si “bashkëpunëtor” në studimet e tij që u kushtoheshin shtetit të Ali Pashë Tepelenës, krahinave autonome shqiptare gjatë pushtimit otoman, ku shtonte gjithmonë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë e robëruar nga turqit, dhe gjendjes së luftës me Greqinë. Bashkëpunimi ishte konkret dhe konsistonte që shënimet e tij t’ia hidhja në të pastër dhe më pas t’ia diktoja një daktilografisti të moshuar, banor i lagjes sonë. Në ato kohë babai vërtet ishte mjaft i zënë me punët e zyrës dhe studimet e tij, por më vonë e kuptova se detyrat që më ngarkonte bënin pjesë në planin e tij për formimin tim patriotik. Babai im ishte fjalë ëmbël, i sjellshëm dhe i ngrohtë me të gjithë, sidomos me fatkeqët, të dobëtit dhe të varfërit. Në fytyrën e tij shpesh shfaqej një buzëqeshje e ëmbël që vetëm ai dinte ta bënte. Në rrjedhën e viteve arrita, dora dorës, të zbuloj dhe të njoh virtytet e vërteta dhe të panumërta të tij. Unë zbulova se pas paraqitjes të tij serioze, të thjeshtë dhe gjithmonë të preokupuar me çështjet e zyrës dhe studimeve të tij, ai ishte një prind dhe një gjysh i përsosur, që edukonte me shembullin e tij dhe pa u bërë i bezdisshëm.

Page 164: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

163

Gjurmime në vite

Formimi i tij i thellë si njeri i ligjit dhe përkushtimi i tij i përhershëm për popullin, historinë e Shqipërisë dhe veçanërisht të Labovës, zotëronin gjithë qenien e tij. Edhe pse më shkollë greke, që e kishte përfunduar me maksimumin e mundshëm të notave, ai kishte kulturë të gjerë perëndimore, botëkuptim demokratik të sinqertë dhe ndjenjë drejtësie vështirë të imitueshme. Ai përpiqej çdo ditë për formimin e tij profesional dhe kulturor. Ishte i lumtur që kishte njohur labovitët e shquar të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit të XX: Dr. Dhimitër Meksi, mësuesin Nane Panajot Meksi, gazetarin Jorgji Meksi, avokatin Vasil Dilo, gazetarin Timo Dilo, sigurisht edhe profesorin tonë të paharruar Gabriel Meksin, vëllanë e tij të madh, ndaj të cilit tregonte hapur dashuri dhe respekt të veçantë, të cilat i transmetoi tek të gjithë pjesëtarët e familjes tonë të madhe. Tolerant, tepër i logjikshëm, realist dhe i paarritshëm në ndershmëri, jetoi vetëm me rrogën e tij. Vitet e fundit të jetës më kërkonte ta shoqëroja sa herë shkonte për gëzime ose hidhërime tek bashkëfshatarët tanë labovitë. E kuptova shpejt se nëpërmjet meje, ai donte që të vazhdonin lidhjet e tij me ta dhe Labovën. … dhe dëshira e tij u krye. Ai, bashkë me mua dhe familjen time, është dhe do të jetë në Labovë dhe tek labovitët.

• LABOVA NË SHEKUJ - Studim historik-juridik- shoqëror i shkruar nga Vangjel Meksi

Vështrim i përgjithshëm historik i fshatit Labovë

Fshati Labovë, me dy nëndarjet: Labovë e Madhe dhe Labovë e Vogël (në popull quhen edhe Çetë e Madhe dhe Çetë e Vogël), bën pjesë në krahinën e Rrëzes, që më parë varej tërësisht nga rrethi i Tepelenës, dhe sot pjesërisht (duke u përfshirë edhe Labova) nga rrethi i Gjirokastrës.

Page 165: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

164

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Fshati Labovë shtrihet në shpatin perëndimor gjer te rrëza e malit Strakavec (fjalë sllave, që do të thotë “vendi i laraskave”). Fjala Labovë etimologjikisht vjen nga fjala “lab”, Labëri, me sufiksin (prapashtesën) bullgare “ovë” që ka kuptim përkatësie, pra, që i përket labit, Labërisë, fjalë këto që janë metastazë e fjalëve arbër, Arbëri. Ky është mendimi edhe i gjuhëtarëve tanë.

Eshtë krejt absurde dhe tendencioze etimologjia që na jep bul lgari A.M. Sel ishcev, i c i l i pretendoka që fjala Labovë ka origjinë bullgare, sepse, gjoja, ka prejardhjen nga fjala bullgare “hlebovo”, që do të thotë shqip “vendi i bukës”. “Hlebovo”, thotë ky autor, u bë nga shqiptarët ( ! ) Hlabove dhe pastaj ata, shqiptarët, hoqën germën H, ndërruan vendin e theksit sipas natyrës së gjuhës shqipe, e vunë në rrokjen e parafundit dhe kështu Hlabovo u bë Labovo dhe pastaj Labovë. Që etimologjia, që na jep ky autor, nuk ka asnjë bazë shkencore del në shesh edhe nga që Labova, në të kaluarën, nuk është dalluar kurrë si vend i bukës. Kjo provohet më së miri me faktin se, labovitët, siç do të thuhet hollësisht më poshtë, kanë qënë të detyruar të emigronin në vende të huaja, nga që fshati i tyre nuk ishte në gjëndje t’i ushqente.

Hë për hë nuk mund të përcaktojmë se kur ka filluar të banohet vendi që sot e quajmë Labovë. Trajtimin e historikut të Labovës do ta nisim që nga koha menjëherë më e afërme, para vendosjes definitive në Shqipëri të pushtetit feudal ushtarak të turqve osmanë, pasi si u tha, tani për tani, mungojnë të dhëna të sakta për kohë të mëparshme.

Feudalët osmanë, pasi arritën të shtypin qëndresën e shqiptareve në vitet 20-të të shekullit XV,e shtrinë sundimin e tyre në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe vendosën regjimin e tyre feudal ushtarak. Kudo në Shqipëri u krye regjistrimi i përgjithshëm i tokave dhe popullsisë. Sipas këtij regjistrimi Labova e Madhe (Bylyk Labovë) ka pasur shtëpi me kryefamiljarë 104, shtëpi me vejusha 5 dhe shtëpi me beqarë 10, gjithsej 119, me të ardhura (taksë) 7820 akçe, ndërsa Labova e Vogël (Kuçuk Labovë) ka pasur shtëpi

Page 166: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

165

Gjurmime në vite

me kryefamiljarë 29, me të ardhura 1400 akçe. Më poshtë, po në këtë faqe të regjistrimit, shënohen 35 shtëpi. Pra, të dy Labovat kanë pasur shtëpi 148 ose 154, me një popullsi jo të vogël për atë kohë. Nuk është vështirë të kuptohet që Labova ka ekzistuar prej një kohe pak a shumë të gjatë, gjersa në fillim të pushtimit turk, ajo ka pasur, siç u tha, një popullsi jo të vogël. Këtej shpjegohet edhe që Labova, së bashku me fshatrat fqinje, ishte në gjëndje që t’i bënte ballë ushtrisë së një sulltani, që sulmoi atë krahinë, siç do të shpjegohet më poshtë.

Si një nga fshatrat e krahinës së Rrëzës, Labova ka marrë pjesë sigurisht në luftën e madhe çlirimtare të shqiptarëve kundër turqve osmane, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut, gjersa dokumentohet që aleati i Skënderbeut ka qënë edhe bujari shqiptar i Tepelenës, nga e cila vareshin fshatrat e Rrëzës dhe të Zagories.

Në verën e vitit 1492 një pjesë e ushtrisë turke, e komanduar nga vetë Sulltan Bajaziti II, që erdhi në Shqipëri me qëllim që të pushtonte Korfuzin dhe pastaj të zbarkonte përsëri në Itali, u vendos në rrethin e Tepelenës. Dhe meqënëse fshatrat e Zagories dhe të Rrëzes së këtij rrethi, midis të cilëve edhe Labova, si dhe fshatrat e tjera të Rrëzës , Kodër, Lekël , Hormovë, Tërbuq, Hundëkuq, Karjan dhe Erind nuk i bindeshin Sulltanit, kjo ushtri u drejtua edhe kundër këtyre fshatrave dhe të Zagories, por banorët e prapsën me luftë dhe vazhdonin të jetonin në një autonomi relative.

Por qëndresa gati 100 vjeçare e shqiptarëve, që nisi me heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, u thye dhe turqit osmanë përsëri vendosën, në vitet e para të shekullit XVI, sundimin e tyre feudal ushtarak në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Në vitin 1506, sapo morën fund kryengritjet e shqiptarëve, osmanët bënë regjistrimin e ri të tokave të Shqipërisë. Ky regjistrim u përsërit edhe në vitin 1520. Por këto regjistrime nuk janë botuar

Page 167: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

166

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

ende, prandaj nuk dimë nëse edhe në Labovë u vendos përsëri regjimi feudal ushtarak osman. Në shekujt e fundit të sundimit osman nuk del që Labova të këtë qënë spahillëk, as çiflig më vonë, kur u vendos regjimi i çifligjeve në shumë fshatra të Jugut. Në këtë kohë Labova, si dhe fshatrat e tjera malore në Jug, Qëndër dhe në Veri të Shqipërisë, kanë jetuar duke gëzuar një autonomi administrative të kufizuar, brënda perandorisë Osmane. Fshatrat e Rrëzës dhe të Zagories janë dalluar për trimërinë e banorëve të tyre. Për gjëndjen ekonomike, shoqërore dhe administrative të Labovës në shekujt e fundit të sundimit turk do të flitet më poshtë, në vend të posaçëm.

Në kohën që u dallua në Tepelenë familja e Meço Hysos (stërgjyshi i Ali Pashë Tepelenës), Labova si dhe fshatrat e tjerë të Rrëzës, u lidhën me këtë familje, por jo në mënyrë të plotë, sepse vareshin gjithnjë administrativisht, si dhe vetë Tepelena, nga Pashai i Beratit.

Në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, kur Ali Pashë Tepelena ishte akoma bej, e ndiqej si kaçak dhe mësoi që shtëpia e tij në Tepelenë, ku banonte e ëma Hanko me motrën Shanisha, do të sulmohej nga Kurt Pasha i Beratit, u nis në krye të një çete të madhe nga krahina e Janinës, ku ndodhej, dhe sulmoi fshatin Labovë, në të c i l i n ishin përqëndruar armiqtë e tij dhe pushtoi disa shtëpi. Por labovitët, të ndihmuar edhe nga hormovitët si dhe nga fshatrat e tjera përqark, i prapsën bandat e Aliut dhe i ndoqën gjer në Tepelenë, duke u shkaktuar dëme të mëdha. Oborrtari dhe apologjisti i Ali Pashës, Haxhi Shehreti, për të treguar rreptësinë e luftës së Labovës, thotë ndër të tjera: “Ç’u bë në Labovë nuk ka të molloisur. Në botë nuk është bërë ndonjëherë ndonjë luftë e tillë”, - dhe sipas zakonit të tij flet për dërrmimin e armiqve të Aliut.

Për këtë luftë flet në Labovë edhe tradita gojore. Sipas kësaj, luftë e rreptë është bërë midis fuqive kundërshtare në perroin e Çakajve (Labovë ) dhe atje dallohet:

Page 168: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

167

Gjurmime në vite

“Gjok Qugurri i shkurtër,që bën luftë të bukur”.“ Gjok Qugurri sa një plesht,hidhet me kalë në shesh”,

Kur Ali Pasha, më vonë, krijoi shtetin autonom feudal shqiptar (principatë), me kryeqytet Janinën, edhe banorët e Labovës, bashkë me fshatrat e tjera të Rrëzës, komandoheshin nga Janko Lekloti dhe dalloheshin për trimëri. Aliu i donte këta ushtarë, sepse pranuan menjëherë reformat që futi ai në trupën e artilerisë: ushtarët dhe oficerët të vinin kapellë dhe të shkurtonin flokët e gjata (gamban) që mbanin më parë.

Sipas traditës gojore, në luftën e Bungas të Peshkëpisë ( 1 8 3 3 ) kanë marrë pjesë me shqiptarët e tjerë edhe labovitët. Edhe në Labovë djemtë e fshatit këndonin këngën e Balilit të Xhixhisë që luftoi me trimëri dhe u vra “në Bungas të Peshkëpisë” (Gjirokastër).

Ka të dhëna se edhe fshatrat e Rrëzës morën pjesë me vëllezërit e tyre të Kurveleshit, të Mallakastrës, të Himarës dhe të viseve të tjera të Jugut në kryengritjen e madhe popullore kundër Tanzimatit (1847), nën udhëheqjen e trimave Zenel Shefqet Gjoleka dhe Rrapo Hekali e të tjerë.

Pas rënies së kryengritjes, trupa të parregullta që bashkëpunonin me turqit, erdhën të digjnin Labovën. Ata zunë rrugës një labovit, Koto Peganin. që e kishte dërguar fshati të vente në Tepelenë dhe të kërkonte ndihmë. Bashibozukët po bëheshin gati ta vrisnin Koton kur morën vesh misionin e tij, por ai thiri: “O Shën Mëhill, shpëtomë!” Duke qënë edhe ata të krishterë (katolikë), bashibozukët e kuptuan se fshati që kërkonin të digjnin kishte fenë e tyre, prandaj e lanë të lirë Koton dhe e porositën t ’u thoshte fshatarëve që të mos trëmbeshin.

Edhe lëvizjet e mëvonshme të “ kaçakëve “ ose “ hajdutëve “, ishin shprehje e protestës sociale dhe formë e luftës së fshatarsisë

Page 169: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

168

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

së shtypur, pavarësisht nga feja, kundër feudaleve osmanë dhe vendas që shfrytëzonin vendin dhe që përqëndroheshin sidomos në malësitë. Në këto lëvizje ishte përfshirë edhe Labova, gjë që e tregojnë edhe këngët popullore që këndohen sot e kësaj dite në këtë fshat dhe që janë të gjysmës së dytë të shekullit XIX. E tillë qe kënga e kapedan Spiro Stojës, ose Spiro Labovës, që “e bën protofora”, /” s’e lëshon pallën nga dora” /dhe “me të shkretënë të murrmen gunë, / me fustane përmbi gjunjë, / ç’i dha datën turkërisë...”

Komit me Spiro Stojën ka qënë edhe Thanas Nano nga Hormova, i vendosur në Karjan pas prishjes së Hormovës si dhe Vaso Nika. Në një këngë tjetër që këndohej në Labovë dhe që shprehte kundërshtimin kundër rekrutimit të detyruar të shqiptarëve nga ana e turqve, thuhet ndër të tjera:

“Ra kuraja në Janinë,Ku më gjet mua të zinë,Në male me trendelinë,Tek kullosi bagetinë,Të zezat dhent’ e mia,Do t’i hajë o lukunija. “

Si trim labovit përmendet edhe Tile Çikani, që mbronte në gjysmën e shekullit të XIX Labovën nga keqbëresit.

Me gjithe kundërveprimin e peshkopëve ortodoksë dhe të agjentëve të tjerë të politikës shoviniste greke, në lëvizjen popullore që shpertheu në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për autonominë e Shqipërisë, që u ngrit me forcë edhe nga degët e Lidhjes si në Veri, ashtu edhe në Jug të vendit, u përfshi, siç dihet, edhe popullsia ortodokse e Jugut. Së bashku me ortodoksët e tjerë të Jugut, mori pjesë si udhëëheqës në gjithë veprimet e Lidhjes në jug, edhe laboviti Petro Meksi, i cili shpallte botërisht, si edhe të tjerët, që ortodoksët e jugut nuk duhet të ndajnë fatet nga ato të vëllezërve të tyre myslimane.

Lëvizja kombëtare shqiptare kundër pushtuesi t osman, që nuk kishte pushuar kurrë, mori, siç dihet, hov edhe më të madh në dhjetëvjeçarët

Page 170: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

169

Gjurmime në vite

e fundit të shekullit XIX. Kërkesa kryesore edhe në këtë kohë, që ruajti aktualitetin e vet gjer në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ishte ajo për mësimin e gjuhës shqipe, sepse drejtohej si kundër politikës përçarëse asimiluese turke, ashtu edhe asaj të Patrikanës greke. Qeveria turke dhe Patrikana e Fanarit në bashkëpunim midis tyre, orvateshin të ngrinin një mur të pakapërcyeshëm midis shqiptarëve vëllezër, por me fe tjetër, duke i quajtur myslimanët shqiptarë - turq, të detyruar të mësonin në shkolla me kulturë turko-arabe dhe ortodoksët shqiptarë - grekë, që duhet të mësonin në ato greke, shkolla këto si dhe të tjerat, të çelura aso kohe në Shqipëri me një frymë klerikale-dogmatike, që mbizotëronte në perandorinë teokratike turke. Për më tepër shkollat në gjuhën greke për ortodoksët, sikurse ato në gjuhën turke për myslimanët e Shqiperisë, përhapnin ndjenjën grekomane dhe turkomane.

Kundër kësaj politike përçarëse drejtohej me ngulm veprimtaria e rilindasve tanë të ndritur. Vjershat patriotike të Veriut për bashkim, përfundonin me vargjet:

“Dhe mos shikoni kisha e xhamia, Feja e shqiptarit është Shqiptaria” kurse ato të Jugut: “Ca te kisha, ca te xhamija jemi vëllezër, s‘na ndajnë dot” kalonin gojë më gojë. Ato u bënë shumë popullore për shqiptarët dhe kusht rim lufte kundër të gjithë armiqve të kombit tonë5.

Për realizimin e programit të tyre patriotik, aktivistët e lëvizjes kombëtare kërkonin që të hapeshin shkolla shqipe për shqiptarët. Kështu në luftë të ashpër me klerin fanariot, grekomanët, turkomanët dhe qeverinë turke, më 1887 në Korçë u hap shkolla shqipe që u bë asokohe qëndra më e rëndësishme e lëvizjes kombëtare dhe që me të drejtë Naim Frashëri e quan “lulen” e qyteteve të Shqipërisë.

Shembullin e Korçës u përpoqën ta ndiqnin edhe krahinat e tjera të Shqipërisë dhe me inisiativën e patriotëve u çelën edhe në to shkolla shqipe, por nga lufta e vazhdueshme e kishës greke dhe autoriteteve turke, këto shkolla, përveç asaj të Korçës, u mbyllën dhe përpjekjet për të çelur shkolla shqipe në vende të tjera

Page 171: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

170

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

të Shqipërisë, dështuan. Për këtë arsye rilindasit tanë, si njerëz realistë që ishin, këshillonin mësuesit patriotë shqiptarë, të cilët vazhdonin ende punën në shkollat greke ose turke, që bashkë me gjuhën greke e turke t ’u mësonin nxënësve edhe shqipen, historinë e Shqiperisë si dhe këngë patriotike shqiptare. Këto këshilla jepeshin edhe nga shtypi i kolonive shqiptare, që nuk ishte vetëm agjitator; me shkrimet e tij ai synonte jo vetëm të forconte ndërgjegjen kombëtare në shtresat më të gjëra të popullit, por të ishte edhe udhëheqës e organizator i luftës për çlirimin kombëtar.

Lidhur me këtë, që në vitin 1897 “Shqipëria” e Bukureshtit shkruante: “ Kështu, pra, janë të qeshur ata që thonë që shqipja është një gjuhë e fëmijës vetëm, gjuhë e varfër, gjuhë e poshtër; gjuha jonë duket e tillë se e kemi lënë. Ndërsa të mundim të hapim shkollë që lipset të jetë e para punë e kombit, sot për sot, atë që kemi për të bërë është kjo punë. Në qoftë ndër atyre që do të këndojnë këtë artikull ndonjë dhaskal, njeri me mend, jo fanatik, njeri që do të mirën e Shqipërisë, të bëj kësisoj: T’u thotë djemve, ndofta edhe në gjuhë të huaj, të duan patridhën e tyre, të duan gjuhën, t’u mësojë historinë e Shqipërisë, sa mund ta dijë, të mos vihet shumë pas rregullave të gramatikës, edhe të mos vërë re historinë e botës huaj kaq shumë sa të harrojë historinë e vendit të Shqipërisë. Kur një komb zë e mëson gjuhën e tij, kjo është një shenjë që u squa e do të rrojë si lipset. Një kombi që i marrin gjuhën e tij ështe sikur e vrasin.”

Jehona e kësaj thirrjeje u ndie edhe në fshatin Labovë. Mësuesit labovitë Vasil Konomi dhe Nane Panajot Meksi filluan aty nga fundi i shekullit XIX, tu mësonin nxënësve të shkollës së Labovës vjersha patriotike shqipe. Ata kishin shqipëruar edhe këngë kishtare (si biefjala të Shën Llazarit), sepse kishin sidomos kujdes që të mos preknin ndjenjat fetare të popullit, mbi të cilat spekullonin peshkopët, agjentë të shovinizmit grek, të cilët akuzonin patriotët shqiptarë si të pafe, vetëm për faktin se kërkonin të shqipërohej kisha.

Page 172: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

171

Gjurmime në vite

Këto vjersha i këndonin nxënësit edhe jashtë shkollës po ashtu dhe këngët fetare me rastin e të kremteve fetare, në vend të atyre në gjuhën greke që këndoheshin më parë.

Që në fshatin Labovë, mësuesit Vasil Konomi dhe Nane Panajot Meksi u mësonin nxënësve, bashkë me gjuhën greke, edhe vjersha shqipe, vërtetohet edhe nga tradita gojore. Një labovit i moshuar, Lame Noçka, (sot mbi 80 vjeç), që ka qënë nxënës në shkollën e Labovës, aty nga fillimi i shekullit XX, na ka treguar një vjershëzë që ia kishte mesuar në shkollë Nane Panajoti: “uë jam një djal’i mirë nuk i ndahem skolisë, (shkollës) do frondis (kujdesem) që të vë mend, të ligën nuk e bëj “

Më poshtë ai u bën thirrje prindërve: “O i miri im baba, / O florita ime nënë” /, që ta ndihmojnë “të mësojë punët e skolisë”.

Gjithashtu edhe një Tërbuqot i moshuar, Dhimo Papajani, po nxënës i shkollës së Labovës në atë kohë me Lamen, mban mend edhe ai një vjershëzë të përkthyer nga greqishtja prej Vasil Konomit: “Kambana bie don-don / njerëzit nga gjumi i zgjon / dhe në punë i fton.” Po Dhimo Papajani pohon, se puna që bëhej në shkollën e Labovës lidhur me mësimin e gjuhës shqipe, i erdhi në dijeni kajmekamit të Tepelenës, i cili shkoi në Labovë për të bërë kontroll. Por mësuesit qenë lajmëruar që më parë dhe librat shqipe i fshehën në lugun e mullirit të fshatit dhe kajmekami s’gjeti gjë. Veç kësaj plaku Pano Xhori pohon se, më 1909, kur u kthye në Labovë nga Stambolli, i solli mësuesit Nane Panajoti abetare shqipe, të dhëna nga shoqëria e Stambollit. Këto ia dorëzoi Nanes në shtëpi dhe thotë se ky mbante qeleshe të bardhë. Ishte porositur Xhori që po të gjente vështirësi në doganë të Sarandës të kërkonte Kanan Kadarenë, gjirokastrit. Gjithashtu, mësuesi Vasil Konomi, kishte kthyer shqip nga greqishtja këngën e njohur fetare të ”Shën Llazerit” që e kanë kënduar të gjithë labovitët e moshuar në festën e Shën Llazarit. Ky mësim i vjershave shqipe praktikohej në shkollë të

Page 173: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

172

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Labovës, kur ishte peshkop në Gjirokastër i quajturi Llukas (1899 - 1909), me origjinë nga Thraka lindore. Megjithëse e dinte që në Labovë bëhej një gjë e tillë, ai nuk kishte bërë asnjë kundërshtim, dëshmonte laboviti Vasil Dilua.

Për të zhvilluar propagandë patriotike më të gjallë, mësuesi Nane Panajoti dhe Vasil Konomi mundën të fusin gjuhën shqipe në kishë. “Apostolli” (libër fetar) u përkthye shqip nga Vasil Konomi dhe Naneja e recitonte në kishë dhe veç kësaj bënte atje edhe predikime në gjuhën shqipe. Me këto veprime ndjenjat kombëtare ishin përhapur pothuaj në gjithë Labovën.

Por këta mësues nuk u mjaftuan me kaq; ishin edhe ata në dijeni të platformës social-politike që kishte përpunuar më kohë lëvizja kombëtare çlirimtare shqiptare; kërkohej përhapja me çdo kusht e arsimit dhe e kulturës shqiptare, që do të arrihej kryesisht përmes shkollës. Shkolla shqipe nuk ishte vetëm një nevojë e zhvillimit kapitalist të vendit, por një mjet lufte kundër politikës osmane, që u mohonte shqiptarëve edhe të drejtën më elementare, atë të mësimit në gjuhën amtare. Sikurse një mjet lufte kundër politikës asimiluese turke, ajo ishte edhe kundër shkollës greke dhe shovinizmit grek, veprimtaria asimiluese e të cilave bëhej më e shfrenuar në parashikim të copëtimit të afërm të Turqisë ballkanike. Veç këtyre, shkolla shqipe me karakterin e saj demokratik dhe liberal, ishte edhe n j ë vatër patriotizmi, mjet bashkimi i popullit shqiptar, pavarësisht nga feja. Shkollat në gjuhë të huaj e ftohnin ndërgjegjen kombëtare. Për këto arsye, në rrethanat konkrete historike, lufta për shkollën shqipe ishte edhe një luftë e ashpër politike, antiturke dhe antigreke. Prandaj këta mësues propagandonin me ngulm që të çelej në Labovë shkolla shqipe. Dhe pasi gjetën mbështetje në shumicën e bashkëfshatarëve të tyre, si dhe në klubin shqiptar “Drita” të vëllezërve gjirokastritë e në shoqërinë “Përparimi” të Korçës, që u zotua për dërgimin e ndihmës për mbajtjen e shkollës, u çel shkolla shqipe në Labovë më 4 prill 1910 (kalendari i ri), në luftë me mitropolinë dhe konsullatën greke të Gjirokastrës, me

Page 174: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

173

Gjurmime në vite

veglat e tyre grekomane si dhe me autoritetet turke.

U zgjodh kjo datë, sepse pas tre ditësh, më 25 mars 1910 (me kalendarin e vjetër) ishte festa kombëtare greke, të cilën mësuesit grekë e kishin bërë zakon ta festonin në shkolla në gjuhën greke, pra edhe në Labovë, duke pasur përkrahjen e autoriteteve turke. Puna ishte që festa e shtetit tjetër të mos kremtohej në Labovë. Dhe ashtu ngjau atë vit.

Iniciatorë për hapjen e shkollës shqipe në Labovë ishin, sipas gazetës “Korça”, që botohej asi kohe në Korçë, mësuesi Vasil Konomi dhe Nane Panajoti Meksi si dhe labovitët Illi Noçka, Lale Noçka dhe Nane V. Qendro. Shemsi Hajro, në kujtimet e tij, përmend si aktivist për hapjen e shkollës dhe Petro Xhavarën, gjë që vërtetohet edhe nga labovitë të moshuar, si dhe nga hetimet që bëri në Labovë mësuesi Foto Meksi.

Me çeljen e shkollës shqipe në Labovë u realizua ëndrra jo vetëm e bashkëfshatarëve labovitë, por edhe e patriotëve të tjerë shqiptarë, që kërkonin shkolla shqipe, të ci lat do të përhapnin zjarrin e lirisë në Shqipërinë e robëruar. Sipas zakonit, para çeljes së shkollës duhej të këndohej “ajazmoi” dhe të bekohej shkolla nga prifti. Por prifti i fshatit nuk qasej, se kishte frikë nga dhespoti, prandaj detyrën e priftit e bëri mësuesi Nane Panajot Meksi, kurse atë të psalltit mësuesi Vasil Konomi. Dhe si u “bekuan” dhomat e shkollës, Vasil Konomi mbajti fjalimin panegjirik, në të cilin, ndër të tjera tha: “Neve gjer më sot na ka rritur njerka (duke nënkuptuar Greqinë) dhe e falenderojmë, por tani na u ngjall nëna Shqipëri dhe do të vemi pas nënës gjer në fund ...” Fjalimi u duartrokit nga të gjithë të pranishmit, u zbrazën pushkë sipas zakonit dhe filluan mësimet në gjuhën shqipe.

Për të festuar hapjen e shkollës shqipe në Labovë kishin ardhur nga Gjirokastra si të ftuar pjesëtarë të shoqërisë “Drita” si dhe drejtori dhe mësuesi i shkollës shqipe “Liria” të Gjirokastrës, patrioti Thoma Papapano.

Page 175: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

174

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Hapja e shkollës shqipe i gëzoi shumë patriotët kudo që ndodheshin dhe sidomos të rinjtë labovitë. Buçisnin rrugët e Labovës nga vjershat patriotike, që i këndonin nxënësit e shkollës, nga të cilët, më të rriturit kishin vënë në kokë qeleshe të bardha me shkabën dykrenare. Këto qeleshe i mbanin edhe mësuesit e tyre. Nxënësit, kur kalonin nga dyqani i fshatit, përshëndetnin shqip “mirëmëngjesi”, “mirëdita” etj. Ndërsa më parë këto thuheshin greqisht.

Ishte bërë shumë popullore në Labovë vjersha që kishte thurur mësuesi Nane Panajoti Meksi.

Labovë, katundi i bukur,Gëzohu se t’erdhi dita, Që të shkëlqesh posi flutur,Porsi ylli Afërdita.Zili paçin tradhëtarët,Që s’të lënë të përparoç,Që ndalojnë punëtorët,Që në ferrë ti të rrosh…….Kush do shqip dhe ShqipërinëKa të gjithë mirësinë

Hapja e shkollës shqipe në Labovë ishte një goditje e rëndë për propagandën shoviniste greke. Në Labovë prej shumë vjetësh vepronte shkolla dhe propaganda greke; interesat ekonomike të shumë labovitëve vareshin nga Greqia, sepse atje ndodheshin në punë shumë labovitë. Shumë bij të Labovës, sidomos ata që jetonin në mërgim, jo vetëm k i s h i n marrë prej kohe udhën e shqiptarizmit por disa syresh ishin dalluar në udhëheqjen e lëvizjes patriotike shqiptare.

Për shkak të rëndësisë që kishte Labova, si dhe për faktin që shkëndija e ndezur në Labovë, me hapjen e shkollës shqipe, do të përhapej shpejt, sigurisht edhe në fshatrat fqinje me të cilat Labova kishte lidhje, Mitropolia e Gjirokastrës me dhespotin Vasilios në

Page 176: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

175

Gjurmime në vite

krye dhe konsullata greke në atë qytet nuk lanë gur pa luajtur, që shkolla të mbyllej sa më shpejt. Dhe si e panë që ishte e pamundur t’ia arrinin qëllimit me këshilla ose frikësime të tërthorta, sepse labovitët qëndruan burrërisht dhe shkolla e tyre gjithnjë po përparonte, Mitropolia përdori më në fund një mjet të huajtur nga arsenali i bizantit fanatik dhe monastik: “shkishërimin”. Kështu ajo shkishëroi mësuesit shqiptarë të shkollës dhe familjet e atyre labovitëve që dërgonin femijët në këtë shkollë.

Shkishërimi sillte pas sanksione fetare: të shkishëruarit dhe familjet e tyre nuk pranoheshin në kishë, nuk kungoheshin, nuk varroseshin me prift, fëmijët e tyre nuk pagëzoheshin. Në Labovë të shkishëruarit nuk u pranuan as në mullirin e fshatit dhe u detyruan të shkonin në një mulli tjetër të largët. Por të gjitha këto nuk sollën asnjë pasojë. Mësuesi Nane Panajoti meshën e pashkëve e këndoi shqip në shkollë, bashkë me nxënësit e tij, ndërsa “Ngjalljen e Krishtit” që thuhej sipas zakonit në orën 12 të natës, e këndoi po shqip, në shtëpinë e tij me pjestarët e familjes dhe farefisin e afërm.

Duke u mbështetur në një korrespondencë të rëndësishme nga Gjirokastra, të botuar në gazetën “Shqiptari”, që dilte asokohe në Konstandinopol, ngjarjet në Labovë rreth hapjes së shkollës u zhvilluan si më poshtë:

Kujdestarët e shkollës së Labovës kishin pajtuar si mësues dy bashkëfshatarë të tyre (është fjala për Nane Panajotin dhe Vasil Konomin). Bashkë me greqishten, ata u mësonin djemve edhe gjuhën shqipe. Dhespoti i ri i Gjirokastrës (është fjala për dhespotin Vasilios) mori masa të rrepta: ndërroi mësuesit dhe kujdestarët në mes të vitit dhe dërgoi dy mësues grekë që kishte rekomanduar konsulli i Greqisë në Gjirokastër. Mësuesit e rinj u nisën për Labovë me një letër të konsullit grek, me anën e të cilës porositeshin fshatarët të mos pranonin mësues që nuk i njihte konsullata greke. Kjo letër e konsullit ra në dorë të një atdhetari labovit dhe u përdor ku duhej. Mësuesit e rinj propagandonin tëk nxënësit se nuk

Page 177: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

176

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

ishin shqiptarë, por grekër etj. Por këto nuk i duruan atdhetarët e vërtetë dhe një ditë të janarit 1910 shkuan në shkollë, dëbuan mësuesit grekë nga shkolla dhe e mbyllën atë. Dhespoti kërkoi të ktheheshin mësuesit e parë. Ai i thirri labovitët dhe i këshilloi që të ndreqeshin me të mirë punët, por ata nuk u bindën gjë që nuk i jepte dorë të “shënjtit dhespot” dhe shkolla mbeti e mbyllur dy muaj. Më 3 të muajit mars 1910 labovitët derguan një letër në klubin “Drita” të Gjirokastrës, me anë të së cilës pohonin se shkollën e fshatit vendosën ta kthejnë në gjuhë të vet dhe luteshin që t’u sigurohej rroga mësuesve Vasil Konomi dhe Nane Panajoti Meksi, të cilët morën përsipër barrën t’u mësojnë shqip jo vetëm djemve shkollarë por edhe të rriturve.

Klubi i shkroi shoqërisë “Përparimi” dhe kjo u përgjigj se do të ndihmojë. Dhespoti me grekomanët u tërbuan. Dhespoti ndërhyri pranë mytesarifit në Gjirokastër, i cili për të hetuar çështjen, dërgoi në Labovë një komision. Të ardhurit pyetën në radhë të parë vendasit që kundërshtonin hapjen e shkollës, por edhe ata nuk e mohuan që janë shqiptarë. Vetëm shtuan se nuk e mësojnë shqipen, se presin ta thotë dhespoti. Më pas u pyeten përkrahësit e shkolles shqipe, të cilët qëndruan burrërisht. Mytesarifi u tremb mos ngjante ndonjë turbullirë në Labovë dhe urdhëroi të mbyllej shkolla dhe shkolla u mbyll. Labovitët i mblodhën për mësim djemtë në një shtëpi private. Dhespoti, si pa që nuk ishte e mundur të shuante zjarrin e shqiptarëve me kanosira, vendosi të “aforisnjë” (shkishërojë) labovitët që dërgonin djemtë në shkollën shqipe. Por priftin, që shkoi në Labovë më 25 mars për të lexuar aforinjon, nuk e qasën labovitët dhe mbyllën edhe kishën dhe prandaj prifti u detyrua ta lexonte në manastirin e Tërbuqit (fshat afër Labovës), pa pjesmarrje të popullit. “Vetë e lexuan, vetë e ndëgjuan”, - shkruan një gazetë e asaj kohe.

Dhespoti u qa prapë tek mytesarifi dhe ky urdhëroi që t ’ u merreshin çelësat e kishës labovitëve dhe t’i dorëzoheshin Metropolisë. Veç kësaj, shkruan shtypi i kohës, shkaktarët kryesorë

Page 178: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

177

Gjurmime në vite

të mbylljes së kishës 11 nxorën përpara gjykatës dhe në përfundim u dënuan Illi Noçka dhe Qiriako Rexhi. Por, labovitët nuk iu trembën as shkishërimit as masave të tjera që u morën kundër tyre; shkolla shqipe përparonte gjithnjë.

Labovitët i dërguan letër edhe Patriarkut ekumenik në Stamboll dhe kërkuan që të ngrihej “aforizmoi”. Në këtë letër, veç të tjerave, shkruanin se “nuk bëjnë ndonjë mëkat kur mësojnë gjuhën e tyre, kur këtë ungjilli jo vetëm që s’e ndalon, por edhe e urdhëron”.

Dhespoti Vasilios nuk e pushoi luftën dhe intrigat e tij kundër shkollës shqipe të Labovës. Ai u dërgoi qarkore edhe labovitëve të mërgimit që shpallnin botërisht gëzimin e madh për hapjen e shkollës shqipe në fshatin e tyre dhe gatishmërinë për ta ndihmuar atë edhe materialisht. Dhespoti kërkoi prej tyre që të hiqnin dorë nga këto veprime dhe të ndihmonin shkollën greke të Labovës. Por as labovitët e mërgimit nuk e dëgjuan dhespotin dhe, siç shkruan një gazetë tjetër e asaj kohe; “I dhanë përgjigje trimërore dhe kështu i paskan bëre ca dushe të ftohta dhespotit.” Shtypi i kohës shkruan, gjithashtu, se labovitët shqiptare nuk pranoheshin në kishë, as pagëzoheshin fëmijet e tyre, as u vihej kurorë atyre që martoheshin. Madje, kur vdiq një labovit, nuk ra për të kambana sipas zakonit dhe prifti nuk pranoi për ta varrosur se ishin të shkishëruar.

Në Labovë u krijua asokohe dhe “Lidhja e orthodhoksëve”, me inisiativën e mësuesve Vasil Konomi dhe Nane Panajoti dhe me qëllim që jo vetëm të përkrahej shkolla e re, por të shkohej edhe më tutje: të shqiptarizohej edhe kisha.

Këto bashkime të shqiptarëve quheshin “Lidhje te orthodhokseve”, sepse veglat e Fanarit përdornin çfarëdo mjeti për të luftuar përhapjen e ideve patriotike ndër orthodhoksët shqiptarë. Ata i akuzonin orthodhoksët shqiptarë që bashkëpunonin me vëllezërit e tyre myslimanë për lirinë e Shqipërisë, se gjoja e braktisën fenë e të parëve. Krijimin e “Lidhjes orthodhokse” në

Page 179: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

178

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Labovë e vërteton edhe shtypi i kohës, gazeta “Liria” e Selanikut, e cila shton se qëllimi i lidhjes është “për të përmbajtur shkollën shqipe të atij katundi dhe për të përparuarit e mësimit në gjuhën shqip”.Në gjirin e “Lidhjes orthodhokse” të Labovës, e cila bashkëpunoi edhe me patriotin revolucionar Mihal Grameno, u perfshinë dalngadalë shumë labovitë. Shtypi i kohës shkruante së në Labovë shkolla shqipe po përparon, “zuri edhe prifti të mësojë shqip, gjithë labovitët janë të një mëndje dhe vetëm 3-4 shtëpi kanë mbetur me mëndjet e vjetra.” Në Labovë të Gjirokastrës, shkruan gazeta, “përsëri ngjau një zenie midis shqiptarëve dhe grekomanëve nga shkaku se shqiparët leçitën disa lutje në gjuhën shqipe (vetëkuptohet në kishe), por shqiptarët u dhanë të kuptojnë grekomanëve se nuk kanë frikë.”

Lidhur me jehonën e gjërë që pati në atë kohë në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare hapja e shkollës shqipe në Labovë, Lefter Dilo, na ka dërguar disa fakte interesante. Avni Rustemi, heroi i popullit, asokohe nxënës në Normalen e Elbasanit, u ka dërguar letër mësuesve të fshatit Labovë e Madhe në të cilën u thotë: “Pa ardhur nuk do qëndroj, të vij aty dhe të shoh djemtë e Labovës, të qëndroj në mes tyre, të mblidhen si këta edhe djemtë e tjerë të Shqipërisë nëpër mësimore shqipe. Edhe dje mësuesi ynë Gurakuqi (është fjala për Luigj Gurakuqin, asokohe drejtor i Normales së Elbasanit - V.M.), na foli për shkollën tuaj; një letër posaçërisht ka nisur ai për aty”. Publicisti patriot Jani Vruho, që nga Egjipti, përshëndeti fshatin Labovë me këto fjalë: “Fora e bëtë. Me pallë sheshit dualltë atje në Labovën e mësimit shqip, brohorisim për të tilla mësimore.” Kurse poeti ynë Andon Zako Çajupi u shkruante labovitëve: “Jemi në mes tuaj, në mes të gunave të Mëmëdhezës së dashur Shqipëri që po u tregon grushtin grekomanëve, turkomanëve, më të dy këmbët në varr.” Luigj Gurakuqi përshëndeti me këto fjalë: “ Jam i gëzuem për filloren shqipe që kini themelue, që ka me ushqye normalet shqiptare si kjo e çelur në Elbasan.” Ndërsa Mihal Grameno shkruante asokohe

Page 180: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

179

Gjurmime në vite

në gazetën “Korça”: “Nga të gjitha anët të tilla sihariqe marrçim. Rrofshin, pra, patriotët labovitë”. Këtu mbaron shkrimi i Lefter Dilos.

Dhespoti i Gjirokastrës nuk i pushoi intrigat e tij kundër shkollës shqipe të Labovës. Në takriret (parashtresat), që i paraqiste qeverisë turke, ai kërkonte gjithnjë të mbyllej ajo shkollë që ishte çelur pa lejen e autoriteteve turke, mësuesit paguheshin nga shoqërira që nuk ishin të njohura nga shteti etj.

Me gjithë këtë luftë shkolla e Labovës vazhdonte rregullisht mësimet dhe mbylli me sukses vitin shkollor në muajin korrik 1910, për pushimet verore.

Por, nga një anë intrigat e vazhdueshme të dhespotit të Gjirokastrës, dhe nga ana tjetër, politika reaksionare ndaj gjuhes shqipe e xhonturqve, të cilët harruan shpejt premtimin e dhënë me kushtetutën turke të vitit 1908 për lejimin e shkollave shqipe, të dyja këto bënë që për vitin shkollor 1910-1911, shkolla e Labovës të mbyllet. Ky ishte vit zie për arsimin kombëtar, sepse me pretekste të ndryshme u mbyllën edhe shkolla Normale e Elbasanit, edhe shkolla shqipe e djemve të Korçës. Por këto të fundit u rihapën më vonë, ndërsa shkolla e Labovës nuk u lejua të hapej.

Me gjithë jetën e shkurtër të saj, fara që mbolli shkolla shqipe e Labovës nuk shkoi kot. Ndjenjat e kthjellëta shqiptare u përhapën në një pjesë të madhe të rinisë shkollore dhe u përforcuan më shumë në të rriturit labovitë. Nga ana tjetër, goditja e rëndë që iu dha me çeljen e kësaj shkolle propagandës shoviniste greke dhe klerit fanariot në sherbim të tij, u ndie thellë prej shovinistëve grekë. Ata i damkosën labovitët s i “alvanizondas” ( njerëz me ndjenja shqiptare) dhe kjo pati rrjedhime të mëtejshme për labovitët dhe Labovën, sepse grekërit nuk u besonin më labovitëve.

Më 28 Nëntor 1 9 1 2 shpallet në Vlorë pavarësia e Shqipërisë dhe u krijua e para qeveri shqiptare me kryetar patriotin Ismail Qemali, duke u hedhur poshtë zgjedha shekullore turke. Kjo

Page 181: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

180

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

ishte një domosdoshmëri historike, kurorëzim i luftes së gjatë nacionalçlirimtare të të gjithë popullit shqiptar kundër shkelësve turq, që nisi me heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe nuk u shua kurrë.

Në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, që shpalli pavarësinë e shqiptarëve, mori pjesë edhe laboviti Kristo Meksi, “i cili pas mbledhjes së Bukureshtit shoqëroi Ismail Qemalin në Shqipëri bashkë me Luigj Gurakuqin, duke u nisur dy ditë më parë se të tjerët, sepse ata duhej të shkonin në Vjenë”.

• Gjendja ekonomike-shoqërore

Sikurse u tha, me pushtimin e Shqipërise nga hordhitë e Sulltanit në atdheun tonë u vendos sistemi feudal ushtarak osman.

Ndryshimet që bënë turqit dhe që ndikuan drejtpërdrejt në gjëndjen ekonomike shoqërore të fshatit shqiptar u shprehën me heqjen e zotëruesve të vjetër vëndës, të cilët ose u vranë ose u morën rob nga turqit, me përjashtim të atyre që lidhën fijet dhe bashkëpunuan me ta ose që braktisën vendin.

Me zbatimin e regjimit feudal turk, me përjashtim të banorëve të vendeve malore më të larta, që, pavarësisht nga feja, gëzonin autonomi lokale administrative dhe vetëqeveriseshin sipas kanunit të vjetër shqiptar, populli shqiptar u kthye në raja, në një turmë pa të drejta, në një shtresë të shtypur dhe të shfrytëzuar nga shteti i huaj. Raja ishin jo vetëm të krishterët, por edhe myslimanët, që nuk bënin pjesë në klasën sunduese.

Toka që, parimisht, ishte e Sulltanit, u nda sipas mënyrës së administrimit në hase, ziamete, spahillëke, në toka vakefe dhe në toka te vdekura. Pjesa më e madhe e tokave të Shqiperisë u përfshi në spahillëket, që administroheshin nga spahiu, ushtarak, kalorës i dalluar.

Spahiu administronte fshatrat, zakonisht një fshat, jo me kokën e tij, por si ushtar i disiplinuar, sipas urdhrave të eprore, të cilët synonin

Page 182: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

181

Gjurmime në vite

në fillim që popullsia. duke u marrë me punë bujqësore, të jepte sa më shumë taksa.

Në kohët e para të pushtimit të atdheut tonë nga ana e osmaneve, edhe Labova i është nënshtruar administrimit feudal osman, gjersa, siç u tha me lart, në regjistrin e viteve 1431 -1432 figuron si spahillëk. Por me nisjen e luftës mbarë popullore kundër turqve osmanllinj, që udhëhiqej nga heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, regjimi i feudalizmit osman u hodh poshtë për kohën që vazhdoi ajo lufte. Nuk dihet, hë për hë, siç u tha, në se Labova iu nënshtrua rishtas regjimit feudal kur u mposht qëndresa gati njëqindvjecare e shqiptarëve në shekullin XVI. Por ajo që mund të thuhet me siguri, është se në shekujt e fundit të sundimit osman, kur Perandoria e Sulltanit filloi të dobësohej, Labova ka gëzuar një autonomi lokale e administrative, sikurse edhe zonat e tjera malorë të Shqipërisë. Në këte kohë shthurja e rendit ekonomik fisnor në malësi ishte një realitet objektiv. Në ato vende ishte vendosur mënyra e prodhimit tranzitor për në feudalizëm, natyrisht me veçoritë e veta karakteristike, me mbeturina të theksuara të rendit fisnor, siç ishin pleqësitë, kuvendet e përgjithshme të popullit e të tjera. Në krahinat e malësisë, në këtë kohë ishin shfaqur edhe elementë kapitalistë.

Në shekullin XVII, siç u tha, në Tepelenë u dallua familja e Meço Hysos, stërgjyshit të Ali Pashë Tepelenës. Eshtë koha kur në Perandorine turke, që kishte marrë tatëpjetën, bëhet akoma më e theksuar anarkia feudale. Para daljes në skenë të Ali Pashë Tepelenës si sundimtar i Janinës, në Shqipërinë e Jugut, shkruan Pouqueville: Çdo krahinë përbënte një lloj republike autonome e ndarë në farë (fise) ose parti. Për këtë arsye edhe në krahinën e Tepelenës, që administrativisht varej gjithnjë nga Sanxhaku i Beratit, raporti i forcave caktonte qeveritarin e vendit. Dhe pasi në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, atje u dallua shtëpia e Mego Hysos, fshatrat e Rrëzës, së bashku me to edhe Labova, u lidhen me këtë familje dhe ndihmoheshin reciprokisht në

Page 183: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

182

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

rast rreziku. Për këto arsye fshatrat në fjalë rronin në një gjendje autonome, gjysmë të pavarur, duke i paguar, por jo rregullisht, derës së Mego Hysos, një sasi të vogël të hollash, një dhënie simbolike (agallëk). Por as gjyshërit e Ali Pashës, as Ali Pasha vetë, siç del nga tërësia e atyre që janë shkruar për këtë çështje, nuk kanë fituar tituj zotërimi mbi këto fshatra, ndihmën e të cilave e kërkonin gjithnjë shtëpitë e forta të Tepelenës.

Vlen të përmendet këtu se në një listë të gjatë të çifligjeve të Ali Pashës dhe të djemve të tij, që është hartuar nga greku Filitas, Labova përmendet si çiflig i Ali Pashë Tepelenës. Por nga të parët tanë kemi dëgjuar se Ali Pasha është munduar që ta kthente edhe Labovën në çiflig. Ai krijoi edhe disa dokumenta me dinakëri, që e kishte zakon ta përdorte në të tilla raste, por nuk arriti t ’u jepte trajtën përfundimtare ligjore. Keto dokumenta, pas vdekjes së Aliut, i shtine në dorë labovitët, duke paguar mite, si ishte rregulli asokohe, i zhduken ato duke i djegur në mes të fshatit dhe kështu Labova shpëtoi.

Më tej duhet thënë se në Labovë kishte fshatarë të pasur e të mesëm, por shumica ishin fshatarë të vobektë, që detyroheshin të shitnin forcën-punë tek bashkëfshatarët e tyre; kishte asish që luftonin edhe për kafshatën e gojës ose që shkonin në mërgim, sepse nuk i mbante dot vendi.

Edhe ne Labovë fshatarët ishin ndarë në “të rinj” e “të vjeter”. Lufta midis tyre merrte përpjes t ime të g jera , kur i shte puna për administrimin e pasurive të fshatit ose kur kjo shpenzahej për fshatin e që lidhej edhe me përfitime personale. Të “rinjtë” i akuzonin të “vjetrit” se shpërdoronin mbi të ardhurat e fshatit. Për kundërshtitë e tjera midis tyre nuk kemi mundur të mësojmë gjera të sakta. Kemi dëgjuar se në mbledhjet e fshatit mbahej një protokoll i veçantë që pasqyronte hollësisht mendimet e ndryshme etj. Këtë protokoll nuk kemi mundur ta gjejmë gjer më sot. Le te shpresojmë se nuk do të ketë humbur dhe se do të dalë në shesh

Page 184: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

183

Gjurmime në vite

nje ditë, që të sqarohen dhe çëshije të tjera të historisë së Labovës.

Grindjet midis të “rinjve “ dhe të “vjetërve” kanë vazhduar për shumë kohë. Për të forcuar bashkimin e tyre, të rinjtë ishin betuar (fundi i shekullit XIX) në Manastirin e Tërbuqit. “Të rinjtë” u akuzuan nga “të vjetrit” për “veprimtari kundër Sulltanit”, ndaj erdhi për hetime në Labovë hetuesi i gjykatës së Tepelenës, por nuk dihet si përfundoi çështja. “Të rinjte” donin të kishin edhe kishën e tyre dhe prandaj i kërkuan dhespotit të Gjirokastrës që të dorëzonte si prift një labovit, Nane Panajot Meksin, por dhespoti nuk dëgjoi, sepse Naneja ishte cilësuar prej tij si njeri me prirje “revolucionare”. Dhe koha i vërtetoi parashikimet e dhespotit për të..Në Labovë, gra të vobekta punonin me mëditje tek Zhapajt dhe në familje tä tjera të pasura. Këto punëtore merrnin 3 grosh ditën dhe të ngrënët, mengjes e dreke. Puna fillonte me të gdhirë dhe vazhdonte gjithë ditën. Gratë labovite punonin me të holla edhe arat e atyre që nuk kishin qe të parmendës dhe merrnin 12 grosh ditën dhe të ngrënët, mëngjes, drekë dhe darkë. Por kishte raste që i shkonin në ndihmë edhe njëra-tjetrës falas (këto i përkasin fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX). Në Labovë janë dalluar dhe gra trimëresha; një syresh ishte hakmarrë vetë aty për aty kundër një fshatari nga afërsitë e Labovës që e ka sulmuar për ta çnderuar, të cilin e ka lënë të vdekur. U tha më lart që Labova nuk ishte bërë çiflig.

Figura kryesore dhe në Labovë ishte ajo e pronarit të vogël, me tokë të varfër dhe të paktë. Disa nga labovitët kishin edhe bagëti që e kalonin numrin e atyre që zakonisht mbante fshatari shqiptar. Edhe këtu agroteknika ishte primitive dhe kishte fshatarë që, siç u tha, jo vetëm punonin me mëditje, por dhe vuanin për bukë. Varfëria e fshatarëve labovitë e kishte shkakun jo vetëm në tokën e paktë e jo prodhimtare, por edhe në taksat e rënda grabitqare që nxirrte qeveria turke. Nga këto më e rënda ishte në shekullin XIX, ajo e së dhjetës, që nxirrej me anë të iltizamit dhe në shitjen në ankand myltezimëve më të vegjël. E dhjeta arrinte gjer në gjysmën e prodhimit. Taksa të tjera në këtë kohë ishin: e gjësë

Page 185: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

184

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

së gjallë (xhelepi) dhe e pasurisë së paluajtshme (vergjia) dhe, per të krishterët meshkuj 12 gjer më 60 vjeç ajo e zëvendesimit të shërbimit ushtarak (bedoli asqerio).

Në vitin 1839 një i quajturi Ahmet Bej, i mbështetur në një ferman që kishte krijuar, rivendikoi përpara gjykatës turke në Janinë “Tavanin” dhe “Mavrambelet”, toka buke, duke pretenduar që ishin pronë e tij. Dhe labovitët që të shpëtonin (sepse në gjykatat turke sundonte asokohe arbitrariteti më i madh) nga një anë i premtuan gjyqtarit turk Hysen efendi mite (gjyqtarët turq merrnin asokohe mite nga të dy palët) dhe, nga ana tjetër, që të siguroheshin më mirë, i thanë beut se ishin gati ta blenin mallin e tyre (!), dmth t’i jepnin atij 60.000 grosh dhe ai të hiqte dorë nga padija. Por beu ngulte këmbë që t’i jepeshin 150.000 grosh (këto dalin nga një letërkëmbim i vitit 1859 midis dy labovitëve). Nuk dihet si përfundoi çështja, vlen vetëm të përmendet se në “Mavrambelet” ndodhen varre labovitësh, që sipas gojëdhënës, janë vrarë duke mbrojtur tokën e tyre.

Më vonë, aty nga dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XIX, kur popullsia e Labovës u shtua, shtohej edhe varfëria, sepse vendi nuk mund t’i ushqente. Për këtë arsye shtoheshin edhe labovitët mërgimtarë. Në vendet e mërgimit, që për labovitët ishin më parë qytetet e Turqisë, veçanërisht Stambolli si dhe vende të shteteve të tjera si, Greqia, Bullgaria, Rumania, Rusia, Egjypti, më vonë u shtuan Amerika dhe Australia. Edhe në Labovë këndoheshin këngët e mërgimit, që ishin vaje të vërteta:

“O Stamboll, more i shkretë.Rraftë zjarri e të djegtë.Të djegtë an ‘e mbanë.Që mba burrat tanë” Dhe:“Ç’dolli një kurbet i rivaj, vaj, vaj

Page 186: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

185

Gjurmime në vite

Zjarri moj Ameriqi,Mbledh burrat delikalli,Ç’na mbenë çupat me duar në gjiVaj, vaj, vaj....”Labovitët, edhe në mërgim, e ruanin të gjallë dashurinë për vendlindjen. Kënga e mëposhtme, që shpreh nostalgjinë e thellë për vendlindjen, këndohej kudo që ndodheshin labovitë:

“Labova nje rrëzë maliShokë ç‘do na marrë malli,Për të shkretënë Odrie,Gjithë lisa, gjithë hije,

Ujët e ftohtë në krye....”

Labovitët e mërgimit kujdeseshin gjithnjë jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për fshatin e bashkëfshatarët. Të paktë janë labovitët që kanë humbur në kurbet “pa nam e pa nishan”.

Përmirësime të rëndësishme janë bërë në strukturën ekonomiko-shoqërore të Labovës nga dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Mërgimtarët labovitë fillojnë të dërgojnë të holla në fshat, jo vetëm për mbajtjen e familjes, por edhe për ndërtim shtëpish. Dhe ndërtohen shtëpi pak a shumë të mira dhe dykatëshe, jo vetëm nga Zhapajt e rrethi i tyre, por edhe nga labovitë të tjerë.

Vërehet një përmirësim i mëtejshëm në gjëndjen e gruas. Martesat nuk bëhen si përpara në moshë të vogël dhe nusja nuk blihet më me të holla (Çereku i fundit të shekullit XIX). Nusja i shpie pajë burrit. Pajën, që përgjithësisht ishte modeste, ia pregatit vajzës ati i saj; edhe dhëndri i binte peshqeshe sipas zakonit. Mite, në këtë kohë, quhej shpërblimi, që i jepej shkesës që ndërmjetësonte për fejesën. Ja një pajë e nuses e zakonshme në këtë kohë: kësulë e kuqe me flori me vlerë rreth 12 napolona, salamarkë, futë, dy fustane, dy këmishe, këpuce lustrina etj. Që të përgatitej kjo pajë disa herë shiteshin dhitë e merreshin hua tek fajdexhiu gjirokastrit,

Page 187: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

186

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

sepse rrallë në Labovë jepeshin të holla me kamatë. Gjëndja e gruas përmiresohet edhe në një drejtim tjetër; shkurorëzimet nuk janë të dëndura, bëhen gjithnjë me vendim të gjykatës ekleziastike, por edhe këtu disa herë ndodhin shpërdorime: e fitonte padinë ana ekonomikisht më e fortë. Zakoni i hakmarrjes zhduket. Vrasjet e grave për çështje nderi bëhen tepër të rralla.

Në shtresat e pasura dhe në disa nga ato familje që kishin njerëzit në mërgim, me kalimin e kohës, në Labovë hyn luksi dhe vjershëtori popullor këndonte:

Labova shkëmb i lartë,Daltë Gura e të marrtë,Alla frënga i veshe gratë.

Labovitët kishin marrëdhënie të mira me fshatrat fqinjë: Tërbuq, Hundëkuq, Karjan, Erind, Lekël, Shtëpëz dhe fshatrat e Zagories etj. Me shumë nga këto fshatra bënin krushqira. Labovitët kishin marrëdhenie të mira edhe me hormovitët, picariotët e fshatra të tjera myslimane. Në Hormovë, Picar e gjetkë shkonin labovitët, si Telo Dilua etj. për të qepur rroba të burrave. Edhe në kohët e fundit gratë e Labovës bëheshin motërma me ato të Hormovës; mbahet mend edhe sot Helmo Canaj nga Hormova, gjithashtu Pano Xhori me një hormovit. Labovitët bëheshin vëllemër me myslimanë të rrethit. Dokja e vëllamërisë, e mbetur që nga koha e stërgjyshërve tanë, përdorej gjatë pushtimeve të huaja si mjet bashkimi i shqiptarëve, pavarësisht nga feja. Kishte labovitë që kishin bëre qinosi të bagëtive me hormovitë dhe veç këtyre djemtë e Labovës shkonin në Hormovë për festën e “Shën Llazarit”, këndonin shqip këngën që e kishte përshtatur nga greqishtja mësuesi Vasil Konomi dhe gostiteshin prej hormovitëve me vezë sipas zakonit. Labovitët venin e vinin dhe me picariotët në dasma, në vaje e të tjera. Fshatrat e sipërme, kur ishte rasti, ndihmonin njeri-tjetrin.

Mbahet mend edhe sot e kësaj dite në Labovë kjo ngjarje karakteristike: Aty nga fundi i shekullit të XIX ranë hajdutë në

Page 188: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

187

Gjurmime në vite

Labovë gati 200 vetë, iu afruan kishës së Labovës natën e “Pashkës së madhe”, që t’i zinin fshatarët në befasi dhe t’u rrëmbenin florinjtë e grave, të cilat, sipas zakonit kishin shkuar në kishë duke vënë në kokë festet me flori dhe duke varur në qafë rrathët po me flori. Në Labovë kishte asokohe vetëm 30-40 burra të armatosur, në moshë të kaluar edhe këta, se të tjerët i treste kurbeti. Prandaj parësia e fshatit, pasi vendosi florinjtë e grave në një vend të sigurt dhe vuri atje roje, lajmeroi menjëherë parësinë e Hormovës dhe kërkoi ndihmë. Erdhën pas pak nga Hormova 200 burra të armatosur dhe së bashku me labovitët i zmbrapsën hajdutët dhe fshati shpëtoi.

• Pushteti dhe administrata

Nuk kemi të dhëna të sakta për organet e pushtetit dhe administrimin e Labovës në kohën e sundimit turk si dhe për shekujt e mëvonshëm të atij sundimi. Mënyra e këtij administrimi mund të përcaktohet me deduksione ose me përgjasime.

Në fshatrat gjysmë të pavarura (me një autonomi lokale-administrative brënda Perandorisë Turke), siç ishte edhe Labova nuk kishte asnjë nëpunës turk osman. Punët e pushtetit dhe ato administrative në këto fshatra, përfshirë edhe administrimin e pasurisë së fshatit, i kryente pleqësia që zgjidhej sipas së drejtës dokësore shqiptare dhe kishte të drejta dhe detyra që caktoheshin po nga ajo.

Këto pleqësi fillojnë të marrin një farë rëndësie për shkak të rritjes së shpirtit të revoltuar të popullit shqiptar dhe të ngritjes së gjëndjes ekonomike; kjo e fundit bën që në fshatra të krijohet një shtresë të pasurish, e cila kishte raste që bashkëpunonte me pushtuesin. Këta krerë, ose anëtarë të pleqësisë, në Epir e në disa vende të tjera quheshin goxhabashë. Por në Labovë, nga sa kemi rrëmuar, nuk mbahet mend që të kenë ekzistuar të tillë, megjithëse edhe këtu populli, me kalimin e kohës, siç u tha, u nda në të pasur dhe në të varfër. Këta të pasur impononin sigurisht zgjedhjen

Page 189: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

188

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

e tyre, kur ishte rasti në pleqësine e fshatit.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të vilajeteve, edhe në Labovë zgjidhet nga populli myftari (kryeplaku), por duhej të pëlqehej nga kajmekami (nënprefekti). Së bashku me myftarin zgjidhej edhe një numër i caktuar pleqsh, sipas popullsisë së fshatit. Në kohë të Turqisë si myftarë nuk zgjidheshin rregullisht njerëz të dalluar në fshat, sepse myftari ishte hallka ndërmjetëse midis sunduesve osmane dhe fshatarëve dhe mbi të shfrente shpesh mëria e autoriteteve turke osmane. Këto autoritete, për çdo ngjarje të papëlqyer ndaj tyre, për veprimet e kaçakëve dhe hajdutëve që vepronin edhe kundër osmanëve, bënin përgjegjës në radhë të parë myftarin. Ky i fundit, veç këtyre rreziqeve, hiqte edhe një tog rreziqesh të tjera nga kusarët dhe keqbërësit që nuk ishin të paktë në ato vende. Ata i kërkonin myftarit, hërë pas here, veç bukës, edhe veshmbathje e përfitime të tjera dhe përgjegjës për plotësimin në kohë të këtyre kërkesave bënin së pari myftarin, pastaj pleqësinë. Myftari, nga ana e tij, kur i shkonte për dore, kryente, me pak përjashtime, lloj lloj shpërdorimesh në dëm të bashkëfshatarëve që kishin për të zgjidhur ndonjë çështje pranë autoriteteve turke. Me ndryshimet që u bënë në Turqi, në gjysmën e dytë të shekullit XIX, pleqësitë e fshatit merren me shumë detyra: kujdeseshin për gjithë punët e fshatit, të kishës dhe të shkollës, zgjidhnin mosmarreveshje të vogla, emëronin priftin dhe mësuesin, të cilëve u paguanin rrogën nga të ardhurat e fshatit. Në këtë mënyrë pleqësitë u ngritën në një institucion shoqëror administrate në kuptimin modern të fjalës.

Siç mbahet mënd edhe sot e kësaj dite në Labovë, një pleqësi aty nga fundi i shekullit XIX, ka lënë kujtime të mira, sepse me të ardhurat e fshatit, në radhë të parë martonte vajza të familjeve të varfra dhe tepricën ua ndante si ndihmë të vobektëve të tjerë. Po të mbetej ndonjë sasi, kjo depozitohej në arkën e kishës dhe e merrnin si hua ata labovitë që do të blenin të dhjetën e fshatit, sepse synohej të mos e merrte i huaji, i cili me këtë rast kryente në fshat një tog arbitraritetesh. Kur mbaronin punë, këta labovitë i

Page 190: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

189

Gjurmime në vite

kthenin të hollat, të cilat përdoreshin për qëllimet e sipërme. Familjeve të vobekta, kur kishte mundësi, u ndaheshin për ditët “e kremte” nga një gjysmë qëngji dhe një napë me djathë e të tjera. Pleqësitë që erdhën pas i shpërdoronin të ardhurat e fshatit.

Sikurse dhe në vende të tjera të Labërise, ashtu edhe në Rrëzë e në Lunxhëri në shekullin e XIX, por edhe më parë sigurisht, mblidhej kuvendi i përbashkët për të dy krahinat, dy herë në vit: në muajin prill në Manastirin e fshatit Tërbuq dhe në gusht në Manastirin e Saraqinishtës. Kuvendi merrte në shqyrtim çëhtje të rëndësishme, që interesonin të dy krahinat ose pajtonte grindje të lindura midis fshatarëve e te tjera. Në kuvend çdo fshat përfaqësohej nga dy të zgjedhur. Kuvendi, sikurse pleqësia e fshatit, vepronte sipas kanunit të vjetër shqiptar, kur pushteti turk osman nuk ndihej ose ishte i dobët, por edhe më vonë për çështje të vogla.

II Fisi MEKSI nga Labova

Edhe pse i lindur në Tiranë dhe për më tepër familja ime e larguar nga Labova që në fillim të shekullit XX, menjëhere pas përfundimit të studimeve më lindi një dëshirë e zjarrtë për të vizituar fshatin e origjinës.

Me Labovën u takova kohë më pas, në fillim të viteve 70, me rastin e festimeve të 60-vjetorit të Shkollës së parë shqipe në rrethin e Gjirokastrës. Fillimisht me preku numri i madh i bashkëfshatarëve të ardhur nga i gjithë vendi dhe sigurisht bukuria jo vetëm natyrore, por edhe rrugët dhe rrugicat e shtruara me kalldrëm, krojet e fshatit, ndërtesa e shkollës së famshme të Labovës dhe ndërtesat e tjera shumëkatëshe, që edhe pse disa prej tyre të kthyera në gërmadha nga nazistët gjermanë dhe bashkpunëtoret e tyre, të krijonin përshtypjen se Labova dikur kishte qënë një oaz i vërtetë.

Kërkova nga bashkëfshatarët e mi më të vjetër të më shoqëronin në shtëpitë e fisit Meksi megjithëse isha informuar se tashmë kishin

Page 191: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

190

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

ngelur vetëm rrënojat e tyre. 40 vjetët që kanë kaluar nga ajo kohë, nuk kanë mundur të zbehin emocionet që më shkaktuan ato themele të gurtë, të rrafshuar deri afër nivelit të tokës. Në fshehtësi mbusha xhepin e xhaketës me dhe, gurë e guricka nga këto themele, të cilat i ruaj akoma së bashku me relike të tjera që i përkasin familjes sime.

Për një kohë mjaft të gjatë këtë veprim qe e konsideroja fisnik dhe të veçantë, e mbajta të fshehur, e ruajta për vete. Më vonë, krejt rastësisht mësova se të njejtin veprim, veçse kohë para meje, e kishte kryer edhe një kushuriri im. Duke kërkuar me këmbëngulje, zbulova, por tashmë pa u habitur, se pjesa më e madhe e labovitëve ruajnë si të shënjta në shtepitë e tyre gurë nga themelet e shtëpive të fiseve të tyre.

Ne që mbajmë mbiemrin Meksi jemi aq fort të lidhur me origjinën tonë, jo vetëm nga që ky mbiemer tingëllon disi i veçantë, as nga hapësira e konsiderueshme kohore që përshijnë bëmat e Meksajve, që vërtetohet se fillojnë përpara 10 shekujve, apo nga shtrirja e pafund gjeografike ku kanë banuar ata, që nis probabilisht nga fshati Mesi, që ndodhej “diku midis Shkumbinit dhe Drinit”, dhe që zgjerohet nga Venediku deri në ishujt e largët të Greqisë. Unë mund të bind këdo se ekzistojnë motive më të thella. Ne, Meksajt që jetojmë sot, çmojmë, nderojmë, kujtojmë mbase paksa edhe në mënyrë obsesive, dhe mbi të gjitha mundohemi të imitojme të parët tanë, kryesisht se janë shquar për dashurinë e flakët dhe përkushtimin e vazhdueshëm për fshatin dhe atdheun e tyre, në luftën për liri kundër pushtuesve të çfardo lloj ngjyre dhe shovinistëve fqinjë, si edhe për përpjekjet për drejtësi shoqerore, arsim dhe kulturë.

Page 192: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

191

Gjurmime në vite

• Historik i shkurtër i fisit MEKSI

Fisi Meksi u shfaq rreth shekullit të X dhe besohet se përbën degën fillestare të fisit fisnik të Buas(Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë, 1995. f. 77). Albanologu i shquar Milan Shufflay ka gjetur në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416, se krahina ndërmjet Kepit të Rodonit, Krujës dhe Lezhës, banohej nga fisi Messi, Meksi, Mexi. Origjina më e largët duhet të ketë qënë fshati Mesi i ndodhur, sipas historianit serb Stefan Nemania, në zonën në mes lumenjve Shkumbin dhe Drin.42 Emri i fisit Meksi mund ta ketë origjinën nga funksioni, ofiqi ose posti i kryetarit të tij që në rastin konkret duhet të ketë qënë mjek, kurse prapashtesa “si” tregon zotërim vendi. (si edhe tek Malasi, Bregasi etj.). Në këtë mënyrë del që Messi, Meksi, Mexi ka qënë timari - feudi që një perandor bizantin i ka dhuruar mjekut, që siç duket, ka qënë kryetari i parë i fisit.43 Sipas Pr. Çabej, mbiemri Meksi , vërtetë mund të ketë në themel fjalën mjek, që është transformuar në mjekës - mjekësi - Meksi, si nomina agentis (emër veprues) që është.

Dr. Apostol Meksi (1825-1879), autor i kapitullit “Zakonet familjare në Rrëzë”, që përfshihet në librin e famshëm të Hahnit

Stema e familjes Meksi qëbanonte në Kotor

Stemat e familjeve Meksi qëbanonin në Venedik

42 Milan Shuflay. Serbët dhe shqiptarët, Tiranë,1926. f 114.43 Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë, 1995. f. 111.

Page 193: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

192

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Studime Shqiptare (1854), shkruan se fisi Meksi e ka prejardhjen nga fisi Doda.(Hahn. Studime shqiptare,Tiranë, 2007. f.216)

Është i njohur fakti se, prej kohësh, shumë nga Meksajt kanë ushtruar profesionin e mjekut pas studimeve në universitetet më të shquara të kohës (Parma, Padova, Bolonja. Napoli, Athinë etj.), por edhe si mjekë popullore (xherah), duke e trashëguar këtë profesion nga të parët e tyre që kanë qënë të famshëm në gjithë Ballkanin. Më i shquari ndër ta ka qënë Pano Panajot Meksi, Xherahu i dëgjuar në taborin e Marko Boçarit dhe mësuesi i Vangjel Zhapës që me vonë u zhvendos në Rumani, ku siç dihet u pasurua edhe nëpërmjet ushtrimit të profesioni të mjekut popullor.

Nga të gjitha burimet del se, krahina në veri të Shqiperisë, e shtrirë nga veri-lindja e Lezhës deri në brigjet e Shkumbinit, e banuar nga fisi Meksi, u përfshi në fillim të mijëvjèçarit të kaluar në një principatë të vetme, me Krujën si kryeqendër. Më pas kjo principatë u pushtua nga mbretërit bullgarë si dhe nga principatat shqiptare më të fuqishme, që ndodheshin në jug dhe në veri të saj.

Luftëtarët e fisit Meksi u shërbyen perandorëve bizantinë dhe despotëve të Epirit. Ata bënin pjesë gjithashtu në gardën personale të Komnenëve të fuqishëm.

Gjatë periudhës së luftrave të suksesshme të popullit shqiptar për liri, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, fisi Meksi ka dhënë një kontribut të shquar, që vërtetohet nga shumë dokumenta të kohës (Historia e Shqipërisë Tiranë,1979).

Menjëherë pas pushtimit të plotë të Shqipërisë nga hordhitë turke, fisi Meksi u zhvendos në disa drejtime: Dalmaci, Venedik, Itali, Moravi (Çeki) dhe sidomos në drejtim të Jugut. Një degë e familjes Meksi u vendos në Dalmaci që në vitin 1449. Më pas (1553), Meksajt i gjejmë në katalogun e familjeve fisnike të Kotorrit, qytet kështjellë nën Republikën e Venedikut. Dokumente veneciane vërtetojnë se luftetarët e fisit Meksi, të vendosur në Dalmaci, kanë luftuar si stratiotë nëpër

Page 194: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

193

Gjurmime në vite

repartet e ushtrisë së Republikës kundër pushtuesit turk. Stema (blazon) e Meksajve që jetuan dhe luftuan në qytetin e Kotorrit, është e kaltërt me një brez të artë.Degë të tjera të fisit Meksi u vendosën në qytete të ndryshme të Venetikut (Venecie, Verona, Feltre, Trieste). Luftëtarë nga fisi Meksi i ofruan shërbime ushtarake Republikës së Venedikut, duke spikatur veçanërisht në luftën Venediko-Turke të vitit 1465 .Fillimisht familja mbante mbiemrin Mexis, kurse më vonë u përshtat në De Mezzi ose Mezan. Mbiemri i fisit ka ndryshuar sipas gjuhës së shteteve ku ata kanë banuar. Në Shqipëri është përdorur ks (Meksi) ose s, ss (Mesi, Messi). Në krahinat që gjatë Mesjetës kanë qënë të pushtuara nga Venedikasit ose që u çvendosën në Itali ss (Messi, Da Messa), në Republikën e Venedikut, sipas dialektit lokal, z ose zz (De Mezzi, Da Mezan) dhe në Kotorr të Dalmacisë x (Mexa).Njëra nga stemat e fisit me banim në Venedik përmbante një keshtjellë me 3 kulla, nën të cilën është shkruar mbi një fjongo mbiemri Mexis. Stema tjetër përmbante një urë me 2 harqe, mbi të cilën ishte vizatuar një dorë e mbledhur grusht me gishtin tregues përpjetë.Kam bindjen se është e arsyeshme të lidhet ura e stemës me urën e famshme të Mesit, pranë fshatit me të njëjtin emër, nga ku, sikurse shkruan Shufflay dhe të tjerë, duhet të ketë qënë origjina e fisit Meksi.Familja Meksi-DeMezzi, me banim në Venecie, bënte pjesë në këshillin e fisnikëve të qytetit, duke qënë e regjistruar që prej vitit 1759 “në katallogun e titullarëve të Republikës së Venedikut”. Familja Meksi-Mezzan me banim në Feltre ishte regjistruar si familje fisnike e qytetit që më vitin 1557. Nikolla Meksi-Mezzan ishte guvernator i Venedikut në Peloponez.44 Një degë e familjes Meksi u vendos në Romë. Peshkopi Bernardo De Meza (Meksi) ishte përfaqësues i Perandorisë së shenjtë Romake në Angli (1521-1523) .Meksajt e vendosur në Çeki, ruajtën për shumë kohë mbiemrin

44 Vasil Meksi. Materiale të mbledhura nga Arkivi i Revolucionit Grek, Athinë,1995, f. 123.

Page 195: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

194

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

tonë pa e ndryshuar. Ndër ta janë shquar Vasil Meksi, kryenoter dhe pedagog i teologjisë; Xhovani-Andrea Meksi, dekan i shkollës së Shën Pjetrit në qytetin Brunn; Amadeo-Paolo dhe Paolo-Salvatore Meksi, dekanë të Fakultetit Juridik dhe Kalorws të Urdhwrit të Maltës.Pjesa dërrmuese e fisit Meksi duket se ka lëvizur gradualisht në drejtim të jugut, duke lënë gjurmë të qarta gjatë rrugës. Në Burrel përmendet të këtë jetuar në shekullin e XVI një prift me mbiemrin Meksi, kurse gjatë luginës së Shkumbinit edhe sot ka familje të shumta me mbiemrin Mekshi.Pjesëtarë të familjes Meksi janë vendosur në Greqi në periudha të

ndryshme, duke filluar kryesisht pas shekujve X1V-XV. Ata u përqëndruan kryesisht në Peloponez, Athinë, Korint dhe në ishujt Speces, Leonidhis dhe Korfuz.Dokumenta të shumta vërtetojnë kontributin që kanë dhënë Meksajt e Greqisë, sidomos gjatë kryengritjes së vitit 1821 kundër pushtuesit turk. Veçanërisht është shquar Theodhori Meksi, oficer i flotës ushtarake greke, në luftën për çlirimin e Peloponezit. Jorgo Meksi, njëri nga kapedanët e athinasve, mori në dorëzim Akropolin nga turqit në vitin 1822 .Familja Meksi që banon në ishullin Speces mban edhe sot letrën me anë të së cilës udhëheqës të rëndësishëm të kryengritjes, Kollokotroni dhe Marko Boçari, falënderonin Joanis Meksin për heroizmat e kryera gjatë luftës kundër turqve.Në Muzeun Kombëtar Grek, krahas heronjve të revolucionit të vitit 1821, gjëndet edhe oficeri me origjinë nga Labova Kristo Meksi (1794-1832), komandant i një reparti të rëndësishëm të kryengritësve( Vasil Meksi. Materiale tw mbledhura nga Arkivi i Pwrgjithshwm i shetit grek, Athinw, 1981. f.147)Gjatë shekujve XIX-XX kanë qënë të shumtë Meksajt e Greqisë që kanë luajtur një rol të spikatur si politikanë, tregtarë, juristë, mjekë etj.Përqendrimi më kompakt dhe i rëndësishëm i Meksajve ndodhej në fshatin Labovë. Koha kur ata u vendosën në Labovë nuk dihet me saktësi, veçse dokumente të sakta vërtetojnë se Labova ka pasur

Page 196: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

195

Gjurmime në vite

154 shtëpi në regjistrimin e viteve 1432-14336. Kësisoj nuk është e vështirë të arrihet në përfundimin se Labova ka ekzistuar kohë më parë dhe Meksajt u vendosën më pas aty.Është i dokumentuar fakti se labovitët kanë marrë pjesë në luftën e madhe çlirimtare të shqiptarëve nën udheheqjen e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Më pas, së bashku me fshatarët e krahinës së Zagories, zhvilluan luftra të tjera kundër Sulltan Bajazitit të II, që përgatitej të hidhej në gadishullin Apenin. Pas këtyre luftrave, që rezultuan të suksesshme, Labova arriti të sigurojë autonomi të pjesshme lokale dhe administrative, të cilën e ruajti deri në fund. Veçse gjatë shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX, pashallarë të ndryshëm u munduan me dinakëri, duke përdorur dokumenta fallco, ta kthenin fshatin tonë në çiflik. Labovitët, pasi i zbuluan, arritën t’i marrin këto dokumenta dhe i dogjën në mes të fshatit, duke organizuar me këtë rast një festë të madhe popullore.Meksajt që banuan në Labovë, rreth vitit 1770 u ndanë në disa degë: Panajotaj, Kostaj, Kozmaj dhe Kondilaj. Gjatë viteve që pasuan ata mbanin mbiemrin e dytë (emëri i gjyshit- Panajotaj), të dy mbiemrat së bashku (Panajotaj-Meksi) ose vazhduan të mbanin vetëm mbiemrin e fisit (Meksi).Si edhe labovitët e tjerë, gjatë shekullit XIX, të shumtë ishin Meksajt që u larguan nga fshati për në Greqi, Turqi, Itali, Rumani, Bullgari, Egjypt, Austri dhe më vonë në SHBA, Australi etj. Fillimisht ata i mbanin familjet në Labovë dhe ndihmonin fuqimisht për të rritur cilësinë e të jetuarit në shtepitë e tyre dhe në fshat, duke siguruar edhe shërbimet e ndryshme, si për shëmbull shërbimin arsimor, shëndetësor, tregtar etj.Shumë pjestarë të familjes Meksi nga Labova me arsim universitar përfunduan në Greqi, Turqi, Rumani, Itali etj. dhe janë shquar si intelektualë dhe specialistë kudo ku kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre si mjekë: Vangjeli, Apostoli, Dhimitri, Panajoti, Vangjeli, Anastasi, Jorgo, Petro, etj; ushtarakë: Meletios, Theodhori, Kristo, Petro, Jorgo etj, gazetarë: Kristo, Jorgji; tregtarë të shquar: Emanueli me djemte,

Page 197: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

196

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

dipllomatë: Kostandini; si politikanë: Kristo, Petro, Polo etj; juristë: Aleksi, Polo, etj; si fabrikantë: Meletio, Theodhori, etj.Në fillim të shekullit XIX, Meksajt e Labovës u vendosën përkrah Ali Pashë Tepelenës në mbështetje të synimeve të tij për të krijuar një Shtet shqiptar të pavarur. Në ushtrinë e Aliut shërbenin shumë oficerë labovitë, kryesisht në repartet e artilerisë. Ndër ta Ali Pasha njohu, vlerësoi dhe veçoi oficerin e ri Vangjel Meksi (1770-1823), të cilin më pas e dërgoi në Napoli, tek miku i tij, mbreti Ferdinand I Burbon, për të ndjekur studimet në mjekësi. Dr. Vangjel Meksi u kthye në Janinë dhe për shumë vjet ishte njëri nga katër mjekët personalë të Vezirit.45 Në fund të shekullit të shekullit XIX mësuesit labovitë Nane Panajot Meksi dhe Vasil Konomi filluan t’u mësonin, jo vetëm nxënësve, por edhe të rriturve vjersha patriotike të shkruara nga ata vetë dhe këngë kishtare në shqip, të cilat këndoheshin në kishë me rastin e të kremteve fetare. Më pas Nane Panajot Meksi përdori fshehurazi në shkollën e fshatit abetare shqipe, të derguara nga shoqeria patriotike e Stambollit.Ndër albanologët e huaj që u morën me folklorin tonë, shkëlqeu Johanes Von Hahn (1811-1869), që shërbeu si konsull i Austrisë në Janinë. Veçse, jeta dhe vepra e Hahn-it plotësohen vetëm kur trajtohen të lidhura ngushtë me aktivitetin e Dr. Apostol Panajot Meksit (1825-1879), i cili, gjatë kohës kur kryente studimet në gjimnazin Zosimea, së bashku me Kostandin Kristoforidhin, i kanë dhënë Hahn-it mësime të gjuhës shqipe . Dr. Apostol Panajot Meksi konsiderohet si ndër të parët mbledhës të folklorit shqiptar. Gjithashtu ai ka pjesën e tij në konkluzionet shkencore të Hahn-it të cilat u përdoren me sukses nga rilindasit shqiptarë në mbështetje të kërkesave për njohjen e të drejtave të popullit tonë si një popull më vete, me rrugë historike të veçantë. Në qoftë se Dr. Apostol Panajot Meksi konsiderohet një nga të parët folkloristë shqiptarë, i biri i tij Dhimitri, intelektual i kompletuar,

45 Dr. Thanas V. Haxhi. Kontributi i mjekëve tw parë tw krahinës. Gazeta Odria, Nr.18,2001.

Page 198: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

197

Gjurmime në vite

ishte një nga mbledhësit dhe studiuesit më aktivë dhe cilësorë të folklorit tonë në krahinën e Çamërisë. Ishte vetëm student mjekësie në Athinë (1858) kur vendosi letërkëmbim me De Raden, më të shquarin ndër folkloristët arbëreshë.Në këtë mënyrë, gjatë mesit të shekullit XIX intelektualët labovitë, mjekët Apostol dhe Dhimitër Meksi, së bashku me një varg folkloristësh shqiptarë dhe arbëreshë, ndihmuan në afirmimin e popullit shqiptar, të kulturës dhe të traditave të tij, që ishte dhe synimi i Rilindjes sonë për kohën. Vazhdim logjik i lëvizjes kombëtare shqiptare ishte krijimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), që gradualisht u shtri në të gjitha viset shqiptare. Pas një veprimtarie të gjërë propagandistike dhe kulturore për të sensibilizuar opinionin publik shqiptar dhe europian lidhur me çështjen shqiptare, krijimi i kësaj lidhje patriotike kishte për qëllim final çlirimin e vendit nga robëria shekullore osmane, mbrojtjen e tërësisë teritoriale të atdheut dhe formimin e Shtetit Kombëtar. Gjatë periudhës kohore nga 1878, krijimi i Lidhjes së Prizrenit, deri në Nëntor 1912, ngritja e flamurit në Vlorë, kanë qënë të shumtë Meksajt që kanë dhënë një kontribut të spikatur për realizimin e ëndrrës së madhe të popullit shqiptar, kthimin e lirisë së merituar. Ndër ta veçohet Petro Meksi, që udhëhoqi të gjitha veprimet e Lidhjes në krahinat e Jugut dhe shpalli botërisht, “se ortodoksët e Jugut nuk duhet t’i ndajnë fatet nga ato të vëllezërve të tyre myslimanë.” Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte rezultat i një aktiviteti intensiv propagandist, politik dhe diplomatik, që u realizua nga një ekip i madh patriotësh, të kryesuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Në këtë ekip bënin pjesë edhe Polo Meksi dhe Kristo Meksi, që banonin prëj kohësh në Bukuresht. Ata, pasi kryen një aktivitet të gjërë patriotik në Rumani, shoqëruan Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin në udhëtimin e tyre historik drejt Vlorës. Kristo Meksi, sikurse vërtetohet edhe nga materialet e këtij libri, mori pjesë aktive në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, duke qënë gjithashtu një nga firmatarët e aktit përfundimtar. Kristo Meksi u përfshi në qeverinë provizore të

Page 199: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

198

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Vlorës dhe në atë të princ Vidit, kurse Polo Meksi u emërua gjykatës në qytetet e Jugut. Edhe para Luftës së Parë botërore, por sidomos pas luftës, lakmitë e shteteve fqinje arritën kulmin duke rrezikuar që të cënoheshin rëndë interesat jetike të Shqiperisë. I gjithë populli shqiptar u ngrit në këmbë për të kundërshtuar cungimin e Shqipërisë. Nga Meksajt e angazhuar në këtë periudhë delikate për fatet e Shtetit Shqiptar të sapoformuar, dallohet gazetari i famshëm, rilindasi Jorgji Meksi, dhe avokati Aleks Meksi. Ata u arrestuan nga xhandarmeria greke ( 1913) nga që denoncuan botërisht synimet shoviniste greke. Petro Vasil Meksi mori pjesë me pushkë në dorë në luftën e Vlorës të vitit 1920, që përfundoi me fitoren e madhe kundër pushtuesve italiane, e cila kishte rëndësi jetike për pavarësinë kombëtare dhe sovranitetin e Shtetit Shqiptar. Të tre këta Meksaj kishin kryer një aktivitet të shkëlqyer patriotik edhe më parë, gjatë pushtimit turk. Petro V. Meksi, për më tepër, kishte bashkëpunuar me çetat e patriotit Themistokli Germenji.Me formimin e Shtetit Shqiptar, shumë familje nga Labova që jetonin prej vitesh në Greqi, Rumani , Bullgari, dhe për më tepër të punësuar atje, gjatë viteve ‘20 braktisën vendet fqinje dhe u vendosën në Shqipëri, kryesisht në Tirane, kryeqytetin e Atdheut të tyre. Ndër ta qenë edhe vëllezërit Gavril dhe Vangjel Meksi, Thanas Meksi, Kostandin Meksi, etj., të cilët, kudo që punuan vunë në shërbim të vendit të tyre aftesitë profesionale, ndershmërinë dhe patriotizmin për ndërtimin dhe funksionimin e një shteti demokratik në shembullin e demokracive perëndimore.Duke bërë një paralelizëm në mes historisë së popullit tonë dhe të fisit Meksi në shekuj, del qartë që, sa herë Shqipëria ka qënë në udhëkryq, ose i është dashur të kryej sforcime maksimale për të dalë nga situata të vështira, që rrezikonin lirinë dhe progresin e vendit, njerëz te shcuar të fisit tonë kanë dhënë kontributin e tyre të vyer me penë ose pushkë.

Page 200: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

199

Gjurmime në viteFi

si M

eksi

Page 201: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

200

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

FA

MIL

JA M

EKSI

- LA

BO

VE

- TIR

AN

E

KO

STA

KO

ZM

A

JOR

GJI

TH

OM

A

AR

GJI

RO

ALE

KSI

HYS

ENI

FIT

NET

ESI

NAN

GAN

IMET

EIS

MAI

L

BA

KU

SHE

BED

RIE

BAH

RI

XH

ELAL

JALL

DIS

AGIM

SAM

IH

AMID

EAS

TR

IT

HA

XH

IG

AVR

ILT

HO

MA

ALEK

SAN

DER

ADEL

INA

V AN

GJE

LFE

DH

ON

ELIS

ABET

AM

AR

IGO

DH

IMO

STEN

KR

ITO

NFE

REN

IQI

FILL

OTA

EDI

KAS

IAN

IPE

TRO

PAN

AJO

TE V

AN

TH

IK

IÇO

ALIQ

ILE

FTER

IZO

GU

LLA

MI L

TIA

DH

DH

IMIT

ERSP

IRO

(ISM

AIL

)T

HO

MA

PET

RO

KR

ISU

LLA

AP

OST

OL

VAN

GJE

L

PAN

AJO

TI

(177

0)IK

ON

OM

IK

ON

DIL

IP

OLI

TE

VEN

IAM

INT

HAN

ASJO

SIF

GLL

AST

ON

JAN

ILI

LIK

AER

MIO

NI

BEK

AN

IKO

ALE

KSA

ND

RA

VASI

LEL

IPE

TR

IT

SOFI

NA

NE

Page 202: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

201

Gjurmime në vite

• Labovitët në Tiranë

Më 8 shkurt 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes, në pamundësi për t’u kthyer në Durrës deri atëherë kryeqytet i Shqipërisë, u vendos në Tiranë, e cila filloi kështu të luajë rolin e kryeqytetit të Shqipërisë.Kjo ngjarje luajti një rol vendimtar në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit që kishte aso kohe 15000 banorë. Ndërkohë Tirana u shpall edhe njëra nga 10 prefekturat që përbënin Shqipërinë.

Të shumtë ishin labovitët, që pasi kishin kryer me sukses studimet univeristare jashtë vendit, u vendosën në Tiranë që në fillim të viteve ‘20. Ndër ta ishin edhe avokati Vasil Dilo, vëllezërit Gabriel dhe Vangjel Meksi, gazetari Timo Dilo, gjykatësi Irakli Noçka etj.

Vasil dhe Timo Dilo, 1920

Polite, Gavril, Vangjel, Marigo dhe Fereniqi Meksi, Tiranë - 1926

Page 203: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

202

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Prof.Gavril Meksin(1894-1958).

Të gjithë gjimnazistët e Tiranës të periudhës kohore nga fundi i viteve 20 deri në fund të viteve 50, ai ndroi jetë në 3 shkurt 1958, kishin një raport të vecantë me mësuesin e tyre të dashur të historisë Unë jam deshmitar i këtij fakti si gjimnazist i “Qemal Stafës” në vitet 1952-1956.Gavril Meksi adhurohej nga të gjithë për humanizmin, thjeshtësinë, mënyrën natyrale që i ndërtonte raportet, sidomos me të varfërit, si dhe me koleget e tij.

Ai adhurohej për mënyrën se si sillej, për mirësinë, për klasën e tij të pastër. Në fakt ai kishte një karakter të jashtëzakonshëm.Ai ishte inteligjent, por edhe i dashur dhe i këndshëm për të gjithë. Ishte kombinimi më i mirë i mundëshëm. Ne, maturantët e vitit 56, sa herë takohemi, vazhdojmë të kujtojmë profesorin tonë të paharuar. Ish bashkënxënësit e mi e kujtojnw në rolin e mësuesit për profesionalizmin, karizmin , kulturën e tij të gjerë dhe elokuencwn e rafinuar. Dikush madje, ngul këmb se nuk ka ndigjuar që profesori të ketë përdorur qoftë edhe një fjalë të huaj edhe pse ai ishte njohës i thellë i shumë gjuhëve të huaja, të vjetra dhe të reja. Ndërsa për mua ai ka qenë personifikimi se si duhet të jetë intelektuali patriot shqiptar.Takonte që të asistonim edhe ne të rijtë në takime me tema filozofike, politike dhe historike që organizonin prindrit tanë te shtëpia e av.Vasil Dilos së bashku me gazetarin Timo Dilon dhe doktorin e famshëm Janko Theodhosi. Aty spikaste mbi të gjithë kultura , urtësia dhe talenti i profesorit tonë.

Gavril Meksi

Page 204: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

203

Gjurmime në vite

Gavril Meksi ka qënë një studiues i shquar patriot shqiptar. Veprat e tij për historikun e Flamurit Kombëtar, kryengritjet e vitit 1847 kundër turqve, për Ali pashë Tepelenën, për Bajram Currin dhe pwr problemin pellazgjik, janë kontribute të vërteta shkencore. Ai ka dhënë një ndihmesë te jashtëzakonshme në përpilimin e tekstit të parë të Historisë së Popullit Shqiptar, duke vazhduar në këtë mënyrë traditën e kaherëshme të familjes Meksi. Pas doktor Vangjel Meksit dhe doktor Apostol Meksit, ai së bashku me Jorgji Meksin, duhen konsideruar si intelektualët më të shquar deri nw mesin shekullit të XX, me origjinë nga fisi Meksi. Vecse do të duhet që vepra e tij të shpluroset, të sistemohet dhe të rivleresohet, ngaqë, siç ka thënë me këtë rast vëllai i tij Vangjel Meksi: “takon që vlerësohet më tepër ai që ka riparuar çatinë, nga ai që ka ndërtuar shtëpinë”.

Në pranverën e vitit 1924 kthehet në Shqipëri juristi i ri Irakli Noçka, i sapo diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë e të Ekonomisë të Universitetit të Athinës. Ndonse i kishte të gjitha mundësië të sistemohej përgjithmonë në Greqi, Irakli Noçka vendosi ti shërbente atdheut të tij që në ato kohë të vështira kishte nevojë për bijtë e tij të ditur.Irakli Noçka, i biri i patriotit Vangjel Noçka, do të ishte nga të parët juristë shqiptarë që me kompetencë, këmbëngulje dhe ndershmëri, formuan nga e para sistemin juridik,

që do të përbënte themelin e shtetit të ri shqiptar të sapoformuar.Në maj të vitit 1924 emërohet gjykatës i shkallës së parë në Shkodër, më pas në Tiranë dhe në prokurorinë e Korcës. Në vitin 1928 kthehet në Tiranë dhe emërohet inspektor, ndërsa në vitin 1929, Sekretar i

Irakli Noçka

Page 205: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

204

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë.Kudo që punoi, ai u dallua për profesionalizëm, kulturë të shëndoshë juridike e të përgjithëshme dhe sidomos për ndershmëri shëmbullore në respektimin e ligjeve dhe ligjëshmërisë. Nisur nga këto cilësi, në vitin 1936 e emëruan anëtar të Gjykatës së Diktimit(Gjykata e Lartë), detyrë që e mbajti deri në vitin 1950. Irakli Nocka ka qënë një nga konsulentët kryesorë të qeverive shqiptare për të kundërshtuar pretendimet teritoriale të shovinistëve fqinjë.Në aktivitetin juridik dhe akademik, Irakli Nocka ngulmonte që në cdo rast ti jepesh rëndësi zbulimit të së vërtetës gjatë proceseve gjyqësore, në mënyrë që cështjet të zgjidheshin vetëm në favor të palës që kishte të drejtë.Eksperiencën e tij të gjërë e pasqyroi nëpërmjet artikujve të shumtë që botoi, vecanërisht, në revistën “Drejtësia Popullore”.Në fund të karierës kryente funksionin e këshilltarit pranë Gjykatës së Lartë, deri sa ndroi jetë më 7 Nëntor 1970.

Veçse i pari labovit, mbase edhe i pari tosk, që u vendos përfundimisht në Tiranë, ku krijoi edhe familje, ishte Spiro Apostol Meksi (Ismail Turku).Spiro Meksi (Ismail Turku) që erdhi në Tiranë nga fundi i shekullit të XIX, u vendos në këtë qytet pa studiuar pozicionin gjeografik të përshtatshëm ose relievin e fushës së Tiranës rrethuar me kodra dhe male që sigurojnë një klimë të përshtatshme për banorët e kryeqytetit të ardhshëm, që ndodhet fare pranë detit dhe veçanërisht pranë portit kryesor të vendit, Durrësit. Ai duhet të jetë bazuar tek bukuria,

pasuria dhe pastërtia e qytetit dhe e qytetarëve të saj. Në ato kohë, Spiro Apostol Meksi (Ismail Turku)

Page 206: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

205

Gjurmime në vite

si në asnjë qytet tjetër të Shqipërisë, falë edhe kulturës e edukatës së punës së qytetarëve të saj dhe banorëve të fshatrave që e rrethonin, kishte bollëk prodhimesh ushqimore dhe artizanale duke bërë që tregu i qytetit gati të plaste nga mallrat e shumta në dyqane e tezga.Tiranasit jetonin të lumtur, të sigurtë dhe me bollëk në qytetin që quhej dhe i dyerve të hapura, nga që ishte zakon të mbaheshin hapur dyert e shtëpive, si nw asnjw qytet tjetwr tw Shqipwrisw.

Spiro Meksi (1851-1935) u lind në Labovë. Pasi kreu shkollën e fshatit përfundoi mësimet në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe më pas u dipllomua në Fakultetin e Mjekësis të Universitetit të Stambollit.Me insistimin e bashkëstudentëve tiranas, miqëve të tij, preferoi të vendosej në Tiranë ku hapi një zyrë avokatie. Ai është i pari avokat i diplomuar që ushtroi këtë profesion në Tiranë. Duke qënë i aftë, tolerant, i sjellshëm dhe i besueshëm, shpejt zyra e tij filloj të frekuentohej nga tiranasit dhe banorët e fshatrave për rreth. Ai u quajt “turku” nga që ishte diplomuar në Stamboll dhe vinte direkt nga Turqia. Më vonë kjo nofkë u shndrua në mbiemrin e tij, ndërsa emrin e ndryshoi në Ismail, kur vendosi të martohej. E shoqja ishte vajzë nga familja Bylyku. Për komunitetin ortodoks të Tiranës ai ishte gjithmonë Spiro ose xha Pilo.Nipat e tij dëshmojnë se ai kurrë nuk e ndërroi fenë dhe e konsideronte veten sa mysliman aq edhe kristian.Me sjelljen e tij të kulturuar dhe elegante ai shpërndante kudo frymë perëndimore.Në praktikën avokatore përdorte vetëm alfabetin shqip të Stambollit. Alfabeti i Stambollit u përpilua nga Sami Frashëri dhe u pranua nga rilindasit e tjerë më 1879. Ai bazohet në parimin “një tingull me një shkronjë dhe një shkronjë për një tingull”. Ky alphabet u mbështet në alfabetin latin duke u plotësuar me disa shkronja të vecanta.Me të shtypën shumë botime deri në fund të shek. XIX.Më pas braktisi avokatinë dhe kaloi si këshilltar i familjes së Esat

Page 207: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

206

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

Toptanit. Pas viteve 20 u lidh edhe një herë me labovitët që erdhën në Tiranë dhe sidomos me kushurijtë e familjes Meksi.Vdiq më 1935. Tiranasit e përcollën avokatin e tyre me një ceremoni mortore madhështore, duke mbajtur arkivolin mbi supe deri në varezat e Bamit.

Për Tiranën dhe tiranasit e mesit të shekullit të XIX ka shkruar hollësishëm Hahni në librin e tij që po e paraqesim me disa shkurtime të pakta:“Rruga Elbasan-Tiranë kalon mbi Qafën e Kërrabës. Panorama nga jugu është e mrekullueshme. Figura kryesore e kësaj pamje është Tomori. Në horizont duken malet e Labërisë ndër të cilat mbizotërojnë maja e Kudhësit dhe e Çikës. Djathtas vjen fusha e Myzeqesë, më tutje duket sipërfaqja e kaltër e detit. Përpara panoramën e zbukurojnë fshatrat e vendosura nëpër shpatullat e maleve dhe tufat e dhive që kullosin. Ky mëngjes gjatë të cilit iu ngjitëm Krrabës përpjetë është më i bukuri kujtim nga Shqipëria. Edhe pamja prej shpatullës veriore të Qafës është e bukur. Prej këtej duken fushat e Erzenit të sipërm dhe të Tiranës deri në Lezhë. Fusha e Tiranës me fshatrat e saj më bëri përshtypje shumë të mirë. Arat, kopshtet dhe pemishtet duket se janë të punuara nga mjeshtra të vërtetë. Ato janë të rrethuara me gardhe. Gjëja e gjallë mbahet në vende të veçanta dhe shumë nga shtëpitë e fshatrave janë prej druri me dy kate dhe përbrenda të mbajtura shumë pastër. Kërkund nuk shikohen gjurmë vobektësie.Veçanërisht më bëri përshtypje qyteti i Tiranës shtrirë mes kopshtesh, mbi një fushë me ujë të bollshëm që përdoret për t’i vaditur. Kur e njoha dhe më mirë Tiranën mësova se në këtë qytet nuk ka fukarej që vuajnë nga urija ose të heqin keq.Dy vija uji që kalojnë anash rrugëve kryesore shërbejnë për të spastruar të gjitha mbeturinat e qytetit.Xhamitë me piktura shumëngjyrëshe të ndërtuara me një stil të bukur dhe të rrethuara me plepa e selvi, bashkë me kullën e sahatit të

Page 208: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

207

Gjurmime në vite

stilit rokoko, bashkohen dhe formojnë pamje me të vërtetë origjinale të cilat nuk i kam parë në asnjë vend të Shqipërisë.Tirana, sado i vjetër të jetë emri i saj, si qytet është i ri, jo më i vjetër se 350 vjet.” Dhe vazhdon me gojëdhanën mbi themelimin e qytetit...Sa e madhe është Tirana?Shënimet e mia thonë se ka 2000 shtëpi (10 000-12 000 banorë). Banorët e këtushëm mbahen si më të shkathtit e Shqipërisë së mesme... Ata vishen mirë dhe pastër. Gratë nga fshatrat përreth që vijnë në pazar blejnë dhe shesin si kudo, por si në asnjë vend tjetër të Shqipërisë janë të veshura me kostume qyteti.Si kudo në Shqipëri edhe në krahinën e Tiranës është bërë zakon që burrat t’i drejtohen kurbetit. Banorët e fshatrave shkojnë në Stamboll dhe punojnë si punëtor krahu, kurse një pjesë e qytetarëve edhe sot shkon mercenar në Egjypt. Pjesa tjetër e qytetarëve jeton kryesisht duke punuar si qiraxhinjw karvanesh. Ata mbartin mallra dhe ushqime nga Tirana dhe për Tiranë. Karvanet dhe qiraxhinjtë e Tiranës janë të njohur në gjithë Rumelinë.”Falë cilësive të tyre që njiheshin kudo, tiranasit kishin fituar besimin e tregtarëve të ndryshëm dhe merreshin me transportimin e mallrave dhe ushqimeve nëpër Rumeli që në atë kohë, siç dihet, ishte nën terrorin e bandave të hajdutëve. Qiraxhinjtë tiranas duhet të ishin mjeshtra tek drejtonin karvanet, por dhe trima tek i mbronin ato nga sulmet e hajdutëve.Vepra Studime shqiptare zbulon me ngjyra mjaft të gjalla por edhe realiste pjesë të rëndësishme të së shkuarës sonë. Ne mësojmë se në Shqipërinë e asaj kohe jetohej edhe nëpërmjet karvaneve, disa duke i grabitur dhe të tjerë duke i mbojtur ato. Tiranasit sigurisht i takojnë kategorisë së dytë.Duke lexuar kapitullin e Hanit për Tiranën dhe tiranasit me siguri do të krenohen jo vetëm “tiranasit e vjetër”, autoktonët e këtij qyteti, por edhe ne të tjerët që prindërit tanë zgjodhën për të jetuar në këtë vend të bekuar që prej afro një shekulli, pse jo, edhe të ardhurit gjatë

Page 209: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

208

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËT

viteve të fundit që po e transformojnë Tiranën në një metropol prej një milion banorësh të cilët me siguri kanë ndjerë, ashtu si gjithë paraardhësit e tyre, bujarinë dhe urtësinë e banorëve më të vjetër të këtij qyteti .Unë vetëm sa ju paraqita Tiranën dhe tiranasit ashtu siç i ka njohur Hani i madh në vjeshtën e vitit 1850. I takon tiranasve të rinj të gjejnë mënyrën se si do ta shpërblejnë shkencëtarin e famshëm gjerman, mikun e madh të shqiptarëve.

Page 210: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

BIBLIOGRAFIA

- ARAVANTINOS: Historia e Ali pashë Tepelenës, cituar nga Gabriel Meksi në Ali pashë Tepelena. A, III, 169

- ARSLAN, Ali (2006): Problemet dhe zhvillimet e arsimit shqip gjatë shtetit osman në Epir. Simpoziumi ballkanik, Stamboll.

- BAJRON (1956): ÇAJLLD Harold. Tiranë.

- BORIÇI, Hamit (1975): Gazeta “Pellazgu” dhe botuesi I saj Anastas Byku, tek Historia e Medias, Tiranë.

- BUDA, Aleks (1965): Të dhëna mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Studime historike, URZ, Tiranë

- DEMIRAJ, Shaban (2008): Kongresi i Manastirit. Tiranë.

- GAQE, Bardhosh (1997): Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare, “Naim Frashëri”, Tiranë.

- GRILLO, Dh. (1985): Arvanitasit dhe Shqiptarët në luftën çlirimtare të popullit grek. Tiranë

- HAHN, Johann Georg (2007): Studime Shqiptare. IDK, Tiranë

- HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR. Toena, Tiranë

- ISLAMI, M. (1966): Naum Veqilharxhi, “Naim Frashëri”, Tiranë.

- KASTRATI, Jup (2000): Historia e Albanologjisë. Argeta-LMG, Tiranë

- LEAKE, Ëilliam (2008): Kërkime për shqiptarët dhe për gjuhën shqipe, Bota shqiptare, Tiranë

- LLOSHI, Xhevat (2009): Rreth alfabetit të shqipes, Logoza, Tiranë

- LLOSHI, Xhevat (2005): Kristoforidhi përmes dokumenteve. Bota Shqiptare, Tiranë.

- LLOSHI, Xhevat (2000): Vangjel Meksi (1770-1823), Dita, Tiranë.

209

Page 211: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

- MEGALIELENIQI. Pyrsos. Athina 1826.

- MEKSI, Fedhon (2002): Historiku i shkurtër i fisit Meksi, në Fisi Meksi nga Labova

- MEKSI, Vangjel (1975): Gjuha shqipe në Studime filologjike, Nr.3

- MEKSI, Vangjel (2000): Labova ndër shekuj, Toena, Tiranë.

- MEKSI, Gavril (1950): Ali pashë Tepelena, A-III 169.

- MEMA, Shpëtim (1988): Mendime për gjuhën shqipe tek autorë anglezë të gjysmës së parë të shek. XIX, në Buletini I Bibliotekave, numër i posaçëm, Biblioteka Kombëtare, Tiranë

- MEMA, Shpëtim (1988): Shqipëria dhe shqiptarë në veprat e udhëtarëve anglezë. SHB “8 Nëntori”, Tiranë

- MEKSI, Vangjel (1975): Çështje të historisë së shtetit dhe së drejtës gjatë pushtimit turk në Shqipëri, në drejtësia Popullore, Nr.1. Tiranë

- MEKSI, Vangjel (1965): Të dhëna rreth disa krahinave autonome dhe të drejtës tokësore të shqiptarëve gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, në drejtësia Popullore, Nr.6.

- META, Beqir (2007): Tragjedia Çame, Globus –R, Tiranë

- MILE, Ligor (1968) sur le caractere du pouvoir d’Ali Pacha de Tepelene, në Studime albanica 1, Tiranë

- MYZYRI, Hysni (1973): Shkollat e para kombëtare shqipe, Instituti i studimeve pedagogjike, Tiranë.

- OMARI, Anila (2000): Vangjel Meksi (1770-1823), Dita, Tiranë.

- POUQUEVILLE, François (2009): Ali Tepelena, K&B, Tiranë

- QAFËZEZI, J.M. (1926): Dhaskal Gjoka apo shkolla korçare e qëmotëshme, Korçë

- QAFËZEZI, J.M. (1916) Dhaskal Gjoka dhe një histori e pedagogjisë e kulturës në Shqipëri, Korçë

210

Page 212: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

211

Page 213: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

LABOVA E MADHE DHE LABOVITËTGjurmime në vite

Në vend të Parathënies................................................Fedhon Meksi 9

PJESA E PARË 12

LABOVA DHE STUDIMET PËR KULTURËN SHPIRTËRORE DHE MATERIALE TË SAJ NË SHEKULLIN XIX

I. UILIAM MARTIN LIK (WILIAM MARTIN-LEAKE, 1777-1860) 12 DHE SHQIPTARËT

• Misioni në Shqipëri (1804) 12 • Një natë në Labovë 14• Liku në oborrin e Ali Pashës 17• Liku dhe Lourensi i Arabisë 18

II. HAHN-I (JOHANNES GEORG VON HAHN, 1811-1869) 21 LABOVA E MADHE DHE AUTOKTONIA E SHQIPËTARËVE

• Hahni si albanolog 21• Jeta 22

• Njohja me Shqipërinë, shqiptarët dhe shqipen 23• Përvetësimi i shqipes (1847-1860) 23• Ekspedita shkencore nëpër Shqipëri (Korrik 1850- Nëntor 1850) 24

3) Albanesische studien-STUDIME SHQIPTARE 25

• STUDIME SHQIPTARE: Historia e shqipërimit dhe botimit 26• Përkthyesi i dispencës që lindi në burg 28• Studiuesit shqiptarë për STUDIME SHQIPTARE 29• Vërtetimi i autoktonisë së shqiptarëve fillon nga Rrëza e Tepelenës 34• Rrëza dhe Lunxhëria sipas Hahnit 35

212

Page 214: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

III. APOSTOL MEKSI (1825-1879) - STUDIUESI I PARË 38 SHQIPTAR I KULTURËS POPULLORE SHQIPTARE

• Doktor Meksi dhe visaret e kulturës popullore të Rrëzës - një 39 pasuri kombëtare

• Zakonet familjare në Rrëzë të Tepelenës 41• Shënime për kalendarin e Rrëzës 55• Trashëgimi pagane në jetën e përditshme të Rrëzës 59

• Dr. Apostol Meksi nga Labova i pari folklorist shqiptar 64

PJESA E DYTË 66

LABOVA GJATË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE

I. SHTETI AUTONOM I ALI PASHË TEPELENËS OSE 69 FILLIMI I HISTORISË MODERNE TË SHQIPËRISË

• Konsolidimi i formimit të shqiptarëve si komb 71• Projektet e Ali Pashës: Nga shteti autonom tek monarkia 72 konstitucionale shqiptare• Afirmimi i kombit shqiptar nëpërmjet lëvrimit të gjuhës shqipe 73 dhe përhapjes së kulturës dhe arsimit shqip• Ali Pasha dhe lëvrimi i gjuhës shqipe 75• Ali Pasha sfidon Pukëvilin (Pouqueville) 78

II. VANGJEL MEKSI (1770-1823) RILINDASI I PARË SHQIPTAR 85 • Jeta e doktorit… 85• …dhe vepra e tij 88• Vlerat e veprës 89• Rilindja shqiptare fillon me Vangjel Meksin 90• Rilindja Kombëtare Shqiptare dhe të pathënat: 94 binomi Ali Pashë Tepelena - Doktor Vangjel Meksi

213

Page 215: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

• Hije dhe zili ndaj Doktor Vangjel Meksit (1770-1823) 95 • Intriga e kolegut 95• … dhe intriga e priftit 96

III. VANGJEL MEKSI DHE APOSTOL MEKSI TË MUNGUAR 101 PËR DISA DHJETËVJEÇARË

• Pak histori dhe disa përfundime për Janinën e mesit të shekullit XIX 101• Madhështia dhe modestia e Hahn-it ndaj Apostol Meksit 103• Vetëm fakte! Vangjel Meksi dhe Apostol Meksi të munguar në 104 historiografinë shqiptare • Një korrigjim (FESH-2008, vëllimi 2, f. 1683) 106• Studimi i kulturës popullore nis me doktor Apostol Meksin 108

IV. LABOVA E MADHE NË FAZËN E PARË TË LËVIZJES 110 KOMBËTARE SHQIPTARE

• Sipas HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR 110• Falë labovitëve “zbraztira” nuk ka ekzistuar kurrë 112• Vangjel Zhapa në mes Bukureshtit, Athinës dhe Labovës së 114 Madhe (1800-1865)Jeta 115

Vangjel Zhapa në mes “atdheut”, “atdheut të veçantë” ose 121 “vendit të takimit me Zotin”Vangjel Zhapa në mes shqipes dhe greqishtes 124

• Shkolla e Labovës nuk vdes kurrë 128Labovë 1860 - shkolla e parë ku mësohej shqip 128Labovë 1910 - shkolla e parë shqipe në rrethin e Gjirokastrës 128Labovë 1921 - kursi i përsosmërisë 132

V. LABOVA E MADHE NË FAZËN E DYTË E LËVIZJES 134 KOMBËTARE SHQIPTARE

214

Page 216: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është

VI. LABOVA E MADHE FAZA E TRETË E LËVIZJES 136 KOMBËTARE SHQIPTARE

• Jorgji Meksi, patriot dhe gazetar i shquar 136• Doktor Dhimitër Panajot Meksi, intelektual patriot (1855-1910) 141• Nane Panajot Meksi dhe shkolla shqipe në Labovë 149

VII. LABOVA E MADHE NË FAZËN E KATËRT TË LËVIZJES 152 KOMBËTARE SHQIPTARE (1908- 1912)

• Kristo Meksi (1849-1930), firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë 152

PJESA E TRETË 157

SHËNIME PËR BABAIN TIM DHE FISIN MEKSI 157

I. VANGJEL TH. MEKSI (1903-1983), JURIST DHE 157 HISTORIAN PATRIOT

• Jeta dhe vepra 157 • Vlerësim dhe mirënjohje për babanë tim 162

• Labova në shekuj - Studim historik-juridik-shoqëror i Vangjel Meksit 163

• Vështrim i përgjithshëm historik i fshatit Labovë 163• Gjendja ekonomike-shoqërore 180• Pushteti dhe administrata 187

II. FISI MEKSI NGA LABOVA 189

• Historik i shkurtër i fisit MEKSI 191• Labovitët në Tiranë 201

215

Page 217: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është
Page 218: LABOVA e MADHE - Fedhon Meksifedhonmeksi.com/Libri.pdf · e tij dhe me shumë kënaqësi po përpiqem të shënoj diçka në këtë parathënie. Në historinë e Shqipërisë është