letersi matura 2012

124
AKP 1 2 qershor 2012 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012 I DETYRUAR VARIANTI B E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00 Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Udhëzime për nxënësin Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Testi është i ndarë në dy pjesë. Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen. Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta. Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj. Për përdorim nga komisioni i vlerësimit Kërkesa 1 2 3 4 5 6 7a 7b 8 9 10 Pikët Kërkesa 11 12a 12b 13 14 15 16 17 18 19 20 Pikët Kërkesa 21a 21b 22a 22b 23 24 25a 25b 25c 25d Pikët Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT 1………………………...Anëtar 2. ……………………….Anëtar KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI

Upload: laert-velia

Post on 02-Dec-2015

3.207 views

Category:

Documents

2 download

DESCRIPTION

provimet e matures

TRANSCRIPT

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

VARIANTI B

E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Testi është i ndarë në dy pjesë.

Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën

përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar

përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7a 7b 8 9 10

Pikët

Kërkesa

11 12a 12b 13 14 15 16 17 18 19 20

Pikët

Kërkesa

21a 21b 22a 22b 23 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar

2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Dritëro Agolli

GRI

Shumë ujë gri, shumë qiej gri,

gri në dritare, gri në vetmi.

Ikën lejlekët larg në arrati,

Shumë ujë gri, shumë qiej gri.

Pikojnë strehët melankoli,

Shumë strehë gri, shumë pika gri.

Postier përtaci vjen në shtëpi

Me pallto gri, me letra gri.

Hesht pas dritares maçoku i zi,

Gazeta hapet me tituj gri.

Gri në dritare, gri në vetmi,

Ikën lejlekët larg në arrati…

Për pyetjet nga 1 deri në 6 rrethoni alternativën e saktë.

1. Fjala kyç e kësaj poezie është: 1 pikë

A) gri;

B) uji;

C) qiejt;

D) lejlekët.

2. Kjo poezi i takon lirikës: 1 pikë

A) shoqërore;

B) të peizazhit;

C) intime;

D) filozofike.

3. Në cilën nga vargjet e mëposhtme kemi përdorim të elipsës? 1 pikë

A) Ikën lejlekët larg në arrati,

B) Postier përtaci vjen në shtëpi

C) Gri në dritare, gri në vetmi,

D) Gazeta hapet me tituj gri.

4. Poezia është shkruar me varg: 1 pikë

A) 7-rrokësh

B) 8-rrokësh

C) 9- rrokësh

D) 10- rrokësh

5. Në cilën prej alternativave kemi një rend të përmbysur sintaksor? 1 pikë

A) Postier përtaci vjen në shtëpi.

B) Hesht pas dritares maçoku i zi.

C) Gazeta hapet me tituj gri.

D) Me pallto gri, me letra gri.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

6. Cila është figura e stilistikës në vargun e mëposhtëm? 1 pikë

Pikojnë strehët melankoli

A) Simboli;

B) Metafora;

C) Metonimia;

D) Paralelizmi figurativ.

7.

a) Në nivelin e kujt mjeti stilistik ngrihet ngjyra gri? Ç’gjendje shpirtërore kërkon të zbulojë ajo? 2 pikë

mjeti stilistik: ______________

gjendja shpirtërore: _______________________________________________________________

b) Analizoni se ç’kërkon të theksojë përsëritja disa herë e kësaj fjale (gri) përgjatë të gjithë poezisë.

2 pikë _________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

8. Identifikoni në poezi dy momente ku realiteti e përforcon gjendjen në të cilën ndodhet heroi lirik. 2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

9. Cili është motivi i kësaj poezie? 1 pikë

_________________________________________________________________________________

10. Zbuloni figurën e intonacionit (të tingëllimit) të përdorur në këtë poezi. Tregoni funksionin që ajo kryen

dhe ndjenjat që përcjell tek ju si lexues. 3 pikë

figura e intonacionit: _________________________________________________________________

funksioni: __________________________________________________________________________

ndjenjat: ___________________________________________________________________________

11. Cili është ritmi i kësaj poezie? Shpjegoni arsyen e këtij përdorimi. 2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

12. a) Komentoni, përmes dy figurave të stilistikës, vargun e fundit të kësaj poezie, duke parë edhe raportin që

ai krijon me të gjithë pjesën tjetër të poezisë. 3 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

b) Në shumë nga vargjet mungon folja. Çfarë efekti do të krijojë poeti me anë të kësaj mungese? 1 pikë

_________________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

PJESA II

Balzak

Evgjeni Grande

Pas vdekjes së nënës, Evgjenia u lidh edhe më ngushtë me vatrën ku kish lindur, ku kish vuajtur dhe ku

kish dhënë shpirt e ëma. Kur sodiste dritaren, kolltukun e saj në sallë, sytë i mbusheshin me lot. Nisi të besonte

se e kishte gjykuar keq të atin e saj plak, kur shikonte kujdesin e madh atëror që po tregonte ai. Kur zbriste për

të ngrënë mëngjesin, ai e kapte përkrahu, ia mbërthente sytë ëmbël-ëmbël orë të tëra dhe e ruante sikur të ish

prej floriri. Sa kish ndryshuar zoti Grande!

Por plaku e nxori sheshit fytyrën e tij të vërtetë gjatë darkës mortare, ku ndodhej dhe noteri Krysho, i

vetmi që ia dinte sekretin vozaxhiut.

- Bija ime e dashur, - i tha Evgjenisë kur u ngrit sofra dhe kur dyert u mbyllën me kujdes. – Tashti ti

mbetesh e vetmja trashëgimtare e nënës sate dhe na mbeten hesape për të ndrequr midis nesh. Ashtu Krysho?

- A është ditë e përshtatshme që tamam sot të merremi me këtë punë, baba?

- Po, vajza ime. Mua s’më durohet dhe nuk besoj se do t’ia thyesh zemrën tyt eti.

- Oh, baba...

- Po, po! Kjo punë duhet të marrë fund që sonte.

- Po ç’kërkon nga mua, xhanëm?

- Atë e di ti e jo unë. Ja, fol më mirë ti, zoti Krysho.

- Zonjushë, yt atë nuk do as ta ndajë pasurinë e vet, as edhe të paguajë taksa tepër të mëdha për të hollat

që ka në metal tingëllonjës. Pra, duhet mënjanuar inventari i të gjithë pasurisë, e cila ndodhet sot e pandarë

midis teje dhe zotërisë, tyt eti...

- More, zotni Krysho, - e pyeti Evgjenia me padurim, - fundi i fundit ç’kërkoni prej meje?

- Ja, pra, - tha noteri, - duhet të nënshkruani një akt, me anën e të cilit hiqni dorë nga trashëgimi i zonjës,

nënës suaj dhe ja lini atit shfrytëzimin e të gjithë pasurisë së pandarë midis jush, dhe për të cilin ai ju siguron

zotërimin e zhveshur të pasurisë.

- Unë s’po marr vesh asgjë nga këto që më thoni, - u përgjigj Evgjenia, - po më jepni aktin dhe më tregoni

vendin se ku duhet të vë firmën.

- Moj bija ime, në vend që të nënshkruash këtë akt, që do të kushtojë një djall e gjysmë për t’u regjistruar,

a nuk heq dorë krejt nga pasuria e të ndjerës nënës sate dhe të më lësh vetëm mua zotërues në të ardhmen? Kjo

do të më pëlqente më shumë. Pastaj do të të jap për çdo muaj një të ardhur prej njëqind frangash. E more vesh,

njëqind franga në muaj.

- Unë bëj ç’të duash ti, o im atë!

- Zonjushe, - i tha noteri, e ndiej për detyrë t’ju them se, po ta nënshkruani atë akt, mbeteni fare me gisht

në gojë.

- Sa para bën për mua? – tha ajo.

Të nesërmen, aty nga dreka, Evgjenia nënshkroi deklaratën, me anën e së cilës zhvishte vetveten. Me gjithë

premtimin solemn, që i pat bërë së bijës, se do t’i jepte njëqind franga në muaj, vozaxhiu plak gjer në fund të

vitit të parë, s’i kish dhënë asnjë dyshkë. Kur Evgjenia, një ditë ia zuri në gojë, si me shaka, ai s’mundi të mos

skuqej nga turpi. U ngjit shpejt në kabinetin e vet, zbriti dhe i dha Evgjenisë një të tretën e stolive që i kish

blerë Karlit.

- Ja, vogëlushe, - i tha së bijës me ironi, - i pranon këto njëmijë e dyqind frangat që të kam premtuar?

- Si? Vërtetë po m’i jep, me gjithë mend?

- Mot do të të jap edhe aq të tjera, ia ktheu plaku, duke ia hedhur në futë dhe shtoi: - në pak kohë do të t’i

jap të gjitha çikërrimat e tij.

Pastaj fërkoi duart i kënaqur që mundi të spekulonte edhe mbi ndjenjat e së bijës.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 13 deri në 19 rrethoni alternativën e saktë.

13. Për Grandenë është një dramë e vërtetë: 1 pikë

A) humbja e bashkëshortes.

B) refuzimi i Evgjenisë për të falur pasurinë.

C) frika se mos Kryshoja i tregon Evgjenisë të vërtetën.

D) kërkesa e Evgjenisë për më shumë se njëqind franga.

14. Cila nga alternativat e mëposhtme është shembull i ironisë? 1 pikë

A) Po, po! Kjo punë duhet të marrë fund që sonte.

B) E more vesh, njëqind franga në muaj.

C) Unë bëj ç’të duash ti, o im atë!

D) Sa kish ndryshuar zoti Grande!

15. Kur Grandeja i kërkon Evgjenisë të merren me trashëgiminë, ajo i përgjigjet se është një ditë e

papërshtashme. Pse ajo nuk dëshiron të merret pikërisht atë ditë me këtë çështje? 1 pikë

A) I trembet natyrës së Grandesë.

B) Nuk i interesojnë çështjet e pasurisë.

C) Ajo është dita që i takon nënës së saj.

D) I duhen disa ditë që të mendojë më qartë.

16. Në këtë fragment noteri përpiqet: 1 pikë

A) ta paralajmërojë Evgjeninë për pasojat e veprimit të saj.

B) të mbrojë interesat e plakut Grande nga humbja e papritur.

C) të përfitojë nga situata e krijuar midis të atit dhe të bijës.

D) të mbrojë pozicionin e tij si noter profesionist.

17. Kur autori rrëfen: “Pastaj fërkoi duart i kënaqur që mundi të spekulonte edhe mbi ndjenjat e së bijës”,

do të thotë që plaku Grande ishte i kënaqur që mundi: 1 pikë

A) ta bëntë Evgjeninë si veten.

B) ta vinte në provë të bijën.

C) të luante me ndjenjat e së bijës.

D) ta vinte në pozitë të vështirë të bijën.

18. Në fjalinë: “Në pak kohë do të t’i jap të gjitha çikërrimat e tij”, fjala çikërrimat ka kuptimin: 1 pikë

A) florinjtë;

B) sendet;

C) paratë;

D) vogëlsirat.

19. Cilat cilësi i atribuon Balzaku Evgjenisë në këtë fragment? 1 pikë

A) E zgjuar dhe e hedhur.

B) Modeste dhe e ndrojtur.

C) E bukur dhe elegante.

D) Dinake dhe tekanjoze.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

20. Analizoni thelbin e marrëdhënies midis plakut Grande dhe të bijës. 2 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

21.

a) Cili është raporti që Evgjenia ka me paranë? Mendimin tuaj mbështeteni me një shembull nga

fragmenti. 2 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

b) Nisur nga konteksti, me ç’ton i thotë Grandeja fjalët e mëposhtme? Çfarë na lë të kuptojmë ai (toni) në

lidhje me natyrën e plakut? 2 pikë

Po, po! Kjo punë duhet të marrë fund që sonte.

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

22. a) Në fillim të këtij fragmenti Evgjenia beson se i ati ka ndryshuar. Pse ajo mendon kështu? Identifikoni

një moment në fragment që ilustron pikërisht këtë. 2 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

b) Cila është arsyeja e vërtetë që Grandeja sillet në këtë mënyrë me Evgjeninë? 1 pikë

___________________________________________________________________________________

23. Cila është ndjesia që keni për secilin nga të dy personazhet qendrore të kësaj pjese? 2 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

24. Zbuloni në këtë pjesë një shprehje frazeologjike dhe zëvendësojeni me një sinonim. 2 pikë

shprehja frazeologjike: ______________________________________

sinonimi: _______________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

25. Sjelljet dhe pasionet ekstreme shkaktojnë pasoja të pakthyeshme jo vetëm në jetën e Grandesë, por edhe të

njerëzve që jetojnë me të. A jeni dakord me këtë mendim? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një

eseje. 8 pikë

Shtjellimi

i idesë

(25a)

Organizimi dhe

struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore

(sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI B

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përbëhet nga dy pjesë.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

_______________________________________________________________________________________

PJESA I

Dritëro Agolli Gri

Pyetja 1 A 1 pikë

Pyetja 2 C 1 pikë

Pyetja 3 C 1 pikë

Pyetja 4 D 1 pikë

Pyetja 5 B 1 pikë

Pyetja 6 B 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

Pyetja 7 (a) 2 pikë

Mjeti stilistik

Ngjyra gri ngrihet deri në nivelin e simbolit.

Gjendja shpirtërore:

Gjendja shpirtërore që ajo shënon simbolikisht është mërzia, melankolia, që shfaqen si pasojë e

zhgënjimit vetmisë dhe mohimit.

1 pikë Nëse zbulon mjetin stilistik.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon gjendjen shpirtërore që zbulon simbolika e përdorur.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 7 (b) 2 pikë

Model përgjigjeje

Përgjigje e plotë

Përsëritja monotone e ngjyrës gri, përgjatë gjithë poezisë, hiperbolizon, thekson situatën emocionale të

heroit, i cili qëndron pasiv në një mjedis të mbyllur. Gjithashtu ajo thekson një trishtim të pafund e të

pashpjegueshëm për shpirtin poetik. Ky trishtim i pafund theksohet edhe nga përdorimi i shumësit qiej

dhe ndajfoljes shumë.

Përgjigje e pjesshme

Përsëritja monotone e ngjyrës gri, përgjatë gjithë poezisë, thekson situatën emocionale të heroit.

Thekson vetminë.

Thekson trishtimin.

2 pikë Nëse analizon në mënyrë të plotë se çfarë theksohet nga përsëritja e fjalës gri.

OSE

1 pikë Nëse analizon në mënyrë të pjesshme se çfarë theksohet nga përsëritja e fjalës gri.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Pyetja 8 2 pikë

Momentet:

Pas dritares nuk ka asgjë, një kohë gri, qiell gri dhe një realitet gri (si nëntekst), mjedis pa gjallëri, pa

jetë.

Lajmet që vinë nga realiteti që është jashtë, janë gri (Gazeta hapet me tituj gri). Lajme që të mërzisin, që

s’ke interes t’i lexosh.

Por dhe lajmet personale që i vinë janë të trishtueshme, zhgënjyese dhe që ndoshta i shkaktojnë vetmi.

2 pikë Nëse identifikon dy momente, ku realiteti e përforcon gjendjen në të cilën ndodhet heroi

lirik.

OSE

1 pikë Nëse identifikon vetëm një moment.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 1 pikë

Motivi:

Motivi bazë i kësaj poezie është ai i trishtimit, vetmisë së një njeriu në një realitet në të cilin ai nuk e

gjen do veten.

OSE

Motivi i vetmisë, zhgënjimit.

1 pikë Nëse identifikon motivin e poezisë.

0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 10 3 pikë

Figura e intonacionit: aliteracioni

Funksioni: përgjatë gjithë poezisë përsëriten një grup tingujsh, por veçanërisht shkronjën i dhe g. Kjo

përsëritje krijon rima të brendshme dhe fundore. Ato i japin poezisë një peshë të rënduar emocionale dhe

tension gati në të shpërthyer.

Ndjenjat që përcillen te lexuesi: të krijon një ndjesi gërryese, acaruese.

1 pikë Nëse zbulon figurën e intonacionit.

DHE

1 pikë Nëse tregon funksionin që kryen kjo figurë.

DHE

1 pikë Nëse tregon ndjenjat që përjeton si lexues.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

Pyetja 11 2 pikë

Ritmi i poezisë: Poezia ka një ritëm monoton.

Arsyeja e përdorimit:

Ritmi monoton është në funksion të përmbajtjes: zymtësia, trishtimi, pesha e rënduar emocionale

përputhen natyrshëm me ritmin e ngadalshëm.

1 pikë Nëse përcakton ritmin e poezisë.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon arsyen e këtij përdorimi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 12 (a) 3 pikë

Figurat e stilistikës

Antiteza: vargu me pjesën tjetër të poezisë.

Inversioni: ikën ... (theksohet që në fillim ikja larg, humbja)

Simboli: lejlekët

Retiçenca: pikat e heshtjes në fund të vargut

Komenti:

Vargu i fundit hyn në antitezë me pjesën tjetër të poezisë. Lejlekët janë simbole të ëndrrës, të udhëve të

përshkuara dikur, të mallit, të ëndrrave dhe horizonteve të hapura. Përdorimi i përsëritur dy herë i këtij

vargu dhe antiteza që ai krijon, e thekson edhe më tepër trishtimin, zymtësinë, gjendjen emocionale dhe

gati në të shpërthyer të heroit lirik. Vetë vargu përmban edhe nota trishtimi, që shfaqen në tri pikat e

heshtjes (retiçencën), që janë në fund të tij. Shumë gjëra mbeten pa thënë, por thjesht nënkuptohen.

3 pikë Nëse komenton vargun e fundit përmes dy figurave të stilistikës.

OSE

2 pikë Nëse komenton vargun e fundit përmes një figure të stilistikës ose përmend dy figura bashkë

me ilustrimin përkatës, por pa zbërthimin e tyre.

OSE

1 pikë Nëse komenton vargun e fundit, por nuk përmend asnjë figurë të stilistikës ose përmend

një figurë bashkë me ilustrimin përkatës, por pa zbërthimin e tyre.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Shënim:

Nëse përmend vetëm figurat e stilistikës, pa ilustrimin përkatës, nxënësi do të marrë 0 pikë.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 12 (b) 1 pikë

Model përgjigjeje

Mungesa e foljes krijon efektin e një palëvizshmërie, gjendjeje statike, mungesë veprimi, ndjeshmëre, të

një gjendjeje të mbetur pezull, pa energji, pa forcë, të ngecur diku.

1 pikë Nëse shpjegon efektin që krijohet nga mungesa e foljes.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

PJESA II

Balzak Evgjeni Grande Pyetja 13 B 1 pikë

Pyetja 14 D 1 pikë

Pyetja 15 C 1 pikë

Pyetja 16 A 1 pikë

Pyetja 17 C 1 pikë

Pyetja 18 D 1 pikë

Pyetja 19 B 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 20 2 pikë

Model përgjigjeje

Përgjigje e plotë

Marrëdhënia midis atit dhe bijës nuk është si pritet të jetë në një rast të tillë. Ndjenjat e Evgjenisë janë si

ato të një bije ndaj të atit, kurse Grandeja nuk ushqen ndjenja të tilla. Dashuria e tij e vetme janë paratë

dhe ai kujdeset vetëm për to. Pra raporti i dashurisë dhe respektit midis atit dhe bijës është vetëm i

njëanshëm. Atë e tregon vetëm Evgjenia.

Përgjigje e pjesshme (Shpjegon vetëm një pjesë të raportit)

Grandeja nuk e do të bijën.

Vetëm Evgjenia tregon dashuri dhe përkujdesje.

2 pikë Nëse jep një përgjigje të plotë, ku zbulon thelbin e këtij raporti..

OSE

1 pikë Nëse jep një përgjigje të pjesshme, ku zbulon pjesërisht thelbin e këtij raporti.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 21 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Evgjenia nuk e njeh paranë, nuk i intereson ajo, s’ka asnjë vlerë për të.

Ilustrimi:

unë s’po marr vesh asgjë nga këto që më thoni;

më tregoni vendin se ku duhet të vë firmën;

unë bëj ç’të duash ti, o im atë!

Sa para bën për mua?

1 pikë Nëse tregon raportin që Evgjenia ka me paranë.

DHE

1 pikë Nëse e mbështet mendimin me një shembull nga fragmenti.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Pyetja 21 (b) 2 pikë

Toni

I vendosur, autoritar, serioz.

Përdorimi i këtij lloj toni na lë të kuptojmë sa autoritar është Grandeja. Ai nuk lë asnjë vend për

diskutime dhe fjala e tij nuk mund të kundërshtohet. Ai kërkon bindje të plotë nga Evgjenia. Me këtë ton

ai i imponohet asaj.

1 pikë Nëse tregon natyrën e tonit të përdorur nga Grandeje.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon se ç’tregon ky ton në lidhje me natyrën e plakut.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Ajo mendon kështu, pasi Grandeja po tregohet i dashur, i përkushtuar, në kundërshtim me sjelljen e tij të

zakonshme.

Ilustrimi

ai e kapte përkrahu

ia mbërthente sytë ëmbël-ëmbël

e ruante sikur të ish prej floriri.

1 pikë Nëse tregon pse Evgjenia mendon se i ati ka ndryshuar.

DHE

1 pikë Nëse mendimin e mbështet me një ilustrim nga fragmenti (të perifrazuar ose të marrë

drejtpërdrejtë).

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 (b) 1 pikë

Model përgjigjeje

Grandeja do që t’i marrë mendjen së bijës, me qëllim që ajo ta kalojë pasurinë që zotëron nga e ëma në

emër të tij.

1 pikë Nëse tregon arsyen e vërtetë të sjelljes së Grandesë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

Pyetja 23 2 pikë

Ndjesia është personale:

mund të ndjejnë simpati për Evgjeninë, keqardhje.

mund të ndiejnë: habi, zemërim, trishtim (si mund të jetë një njeri kështu), përçmim, neveri, etj.

1 pikë Nëse tregon ndjesinë që provon për Evgjeninë.

DHE

1 pikë Nëse tregon ndjesinë që provon për plakun Grande.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 2 pikë

Shprehjet frazeologjike:

e nxori sheshit fytyrën – u shfaq, u zbulua;

t’ia thyesh zemrën tyt eti - ta mërzisësh, ta plagosësh;

mbeteni fare me gisht në gojë - mbetet trokë, pa asgjë;

ia zuri në gojë – ia përmendi;

sa para bën për mua – s’ka rëndësi, s’ka vlerë.

1 pikë Nëse identifikon një shprehje frazeologjike.

DHE

1 pikë Nëse gjen sinonimin e saj

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shkollat e mesme: artistike, koreografike, sportive, me kohë të shkurtuar (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

Pyetja 25 8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

shkruan një ese, ku argumenton se si sjelljet dhe pasojat ekstreme ndikojnë në jetën e Grandesë, por edhe

të njerëzve që jetojnë me të;

mban qartë një pozicion të dukshëm, por bazuar në pjesën e dhënë;

përdor detaje mbështetëse, duke iu referuar përvojës personale ose edhe përvojave të të tjerëve;

ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike

mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.

shprehet me një gjuhë eseistike.

ka fjalor të pasur.

stil origjinal.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore.

ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta.

përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

ka saktësi drejtshkrimore.

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

VARIANTI B

E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re)

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Testi është i ndarë në tri pjesë.

Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën

përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar

përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10a 10b

Pikët

Kërkesa

11a 11b 11c 11d 12 13 14 15 16 17a 17b

Pikët

Kërkesa

18 19 20 21a 21b 22 23 24 25a 25b 25c

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar

2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Udhëtimet e Guliverit: Argëtim apo egërsi?

Që kur botuan, “Udhëtimet e Guliverit”, në vitin 1726, romani është lexuar në tri mënyra të ndryshme:

si një histori e vërtetë, si një tregim argëtues për fëmijë dhe si një satirë e ashpër, drejtuar shoqërisë njerëzore.

Libri flet për një udhëtar i cili, teksa përballet me mbytjen e anijes dhe fatkeqësi të tjera, ndeshet me disa

shoqëri të ndryshme njerëzore. Në pamje të parë duket si një histori aventurash. Megjithatë Xhonatan Suift e

shkroi librin duke pasur për qëllim që ta “zemëronte lexuesin dhe jo ta argëtonte” (Helmswood 32).

Një lexues i ditëve të sotme i “Udhëtimeve të Guliverit” mund të pyesë veten se si këto histori dhe

personazhe në ato kohë janë marrë si të vërteta. Megjithatë, kur libri u botua për herë të parë, emri i Suiftit nuk

u vendos në kopertinë për shkak të përmbajtjes satirike të librit. Në origjinal shkruhej: “Udhëtime nëpër vende

të largëta të botës, nga Lemuel Guliver” (Fairely 59). Ky shënim dhe rrëfimi në vetën e parë, bëri që shumë

lexues të besonin se historitë e udhëtimeve ishin ngjarje të vërteta.

Duke e parë nga ana historike, është krejt e pranueshme që njerëzit të besonin ngjarje të tilla. Libri u

botua në kohë eksplorimesh. Evropianët po njiheshin me pjesën tjetër të botës nga historitë e eksploruesve, të

cilët kishin udhëtuar në vende të largëta dhe të habitshme si, Afrika, Azia dhe Amerika. Edhe rrëfimet më të

vërteta për këto vende mbeteshin fantastike për evropianët, të cilët ishin mësuar vetëm me mënyrën e tyre të

jetesës. Për këtë arsye nuk është shumë e habitshme që shumë njerëz i morën udhëtimet e Guliverit si të vërteta.

“Kësaj ideje të gabuar iu shtua edhe dëshmia e një kapiteni, i cili deklaroi se e njihte personalisht Kapiten

Guliverin” (Rialto 44). Lexues të tjerë mendonin se autori thjesht po “i hiperbolizonte gjërat” (46). Ata nuk e

pëlqenin librin, për shkak të prirjes që kishte autori për të stërholluar të vërtetën, por gjithsesi besonin se

ngjarjet në thelb ishin reale.

Më vonë, romani “Udhëtimet e Guliverit” u shndërrua në një nga historitë më të njohura për fëmijë të të

gjitha kohërave. Gjatë shekujve, janë krijuar shumë versione të shkurtuara dhe të ilustruara të librit. Pjesë të

historisë janë përshtatur edhe në filma. Përshtatja më e fundit ka qenë në një serial të shkurtër, ku Ted Denson

luan rolin kryesor. Ngjarjet dhe shoqëritë e krijuara nga Suift në këtë përrallë me imagjinatë kaq krijuese,

përshtaten lehtë në artin e kinemasë. Megjithatë mendohet se libri në origjinal, i pashkurtuar, nxjerr, përmes

këtyre tregimeve magjepsëse, qëllimin satirik të autorit.

Shoqëria e parë që takon Lemuel Guliveri është ajo e Liliputëve, një racë njerëzish të vegjël. Pasi gjejnë

anijen e tij të përplasur në brigjet e tyre, qenieve të vogla u duhet të bëjnë një rrugë të gjatë për të kapur rob

“Njeriun Mal”. Me kalimin e kohës ai fiton besimin e tyre dhe lihet i lirë për aq kohë sa do t’u bindej të nëntë

ligjeve, që kishin krijuar liliputët për sigurinë e tyre. Për shembull, në Ligjin e Katërt thuhej se ai “do të ketë

kujdes maksimal për të mos shkelur trupat e qytetarëve tanë të dashur, kuajt e tyre ose karrocat dhe nuk do të

marrë asnjë nga qytetarët tanë në duar, pa dëshirën e tyre” (Suift 30). Qindra rrobaqepës, kuzhinierë dhe

kamerierë u vunë në punë për t’i qepur rrobat, përgatitur e shërbyer ushqimin. Duket sikur liliputët janë të

gjindshëm, zemërgjerë dhe të sjellshëm, heronj të përsosur për një histori fëmijësh.

Megjithatë, po ta shohësh më me kujdes historinë, sharmi i liliputëve fillon të zbehet. Ndodhte që në

zbatimin e ligjeve ata të ishin aq të papërgjegjshëm, saqë, edhe për shkak të mosmirënjohjes, të të dënonin me

vdekje. (48). Nuk ishin të dashur me fëmijët, pasi vetëm dy herë në vit i lejonin që të takoheshin me prindërit e

tyre. (50).

Suift, i cili kishte lindur në Irlandë (ishullin fqinjë të Anglisë), kur portretizonte liliputët, vinte në lojë

mbretin, gjykatat dhe shoqërinë angleze. Në “Udhëtimet e Guliverit” ai satirizon edhe aspekte të tjera të

shoqërisë njerëzore, si dhe dobësitë e saj.

Duket qartë që mendimet e Suiftit për njerëzit ishin të hidhura dhe të pafavorshme. Megjithatë ai i

përshkroi marrëzitë dhe mizoritë tona në një mënyrë kaq krijuese, saqë “Udhëtimet e Guliverit” do të vazhdojë

të magjepsë lexuesit e të gjitha moshave.

Veprat e cituara

Fairley, Matthew. Xhonatan Suift. New York: Gemstone, 1986.

Helmswood, Fern. “Veprat satirike të Xhonatan Suiftit”. “Të kuptojmë letërsinë”, 17 janar 1995: 31-34.

Rialto, Bettina. “Ata besuan te Guliveri”. “Fakte dhe trillime”, 6 korrik 1996: 43+.

Suift, Xhonatan. “Udhëtimet e Guliverit”. New York: Washington, 1969.

____________________________________________________________________________________

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 1 deri në 8 rrethoni alternativën e saktë.

1. Cila nga alternativat e mëposhtme mund të përdoret si një titull për paragrafin e dytë dhe të tretë

të kësaj pjese? 1 pikë

A) Pranohen si ngjarje të vërteta “Udhëtimet e Guliverit”.

B) Si t’i lexojmë “Udhëtimet e Guliverit”.

C) “Udhëtimet e Guliverit”: një histori magjepse për fëmijë.

D) Autori i famshëm i Udhëtimeve të Guliverit.

2. Autori përfshin një informacion të mjaftueshëm për të treguar se: 1 pikë

A) Xhonatan Suiftit i pëlqen të shkruajë sidomos për fëmijët.

B) lexuesit e dinë tashmë se “Udhëtimet e Guliverit” është një trillim i pastër artistik.

C) Xhonatan Suifti kaloi kohën më të madhe të jetës së tij në Irlandë.

D) pasi kanë lexuar “Udhëtimet e Guliverit” njerëzit janë nxitur të udhëtojnë më shumë.

3. Në paragrafin e tretë fjala hiperbolë do të thotë: 1 pikë

A) kritikë;

B) ekzagjerim;

C) pavarësi;

D) përparim.

4. Cila nga alternativat e mëposhtme e ndihmon më shumë lexuesin të vlerësojë saktësinë

e informacionit të dhënë në këtë pjesë? 1 pikë

A) Leximi i një biografie për Xhonatan Suiftin.

B) Shkrimi i një vepre satirike origjinale.

C) Rileximi i dokumenteve disa herë.

D) Kontrolli i burimit të faqeve të cituara.

5. Cili informacion nga kjo pjesë mbështet idenë se “Udhëtimet e Guliverit” është një histori zbavitëse

për fëmijë, pavarësisht qëllimit satirik të autorit të saj? 1 pikë

A) Shumë lexues e dënuan autorin për mosrespektim serioz të fakteve.

B) Kur u mor në konsideratë romani origjinal dhe i pashkurtuar, u pa qartë se vepra vinte në lojë

marrëzinë njerëzore.

C) Me një vëzhgim të kujdesshëm, joshja e personazheve zvogëlohet.

D) Ngjarjet dhe personazhet në libër krijojnë përrallën imagjinare, plot ngjyra të një aventure.

6. Artikujt e ngjashëm me ato të cituara në këtë studim ka shumë të ngjarë të gjenden në këto revista:

1 pikë A) Letërsia dhe Historia;

B) Çështje politike aktuale;

C) Udhëtime ndërkombëtare;

D) Shkrime për fëmijë.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

7. Në këtë raport, cilës pyetje tenton t’i përgjigjet autori? 1 pikë

A) A shpenzoi Xhonatan Suifti pjesën më të madhe të jetës së tij duke udhëtuar?

B) Cilat ishin qëllimet e Suiftit kur shkroi Udhëtimet e Guliverit?

C) Si mundet një autor t’i bëjë njerëzit të besojnë se trillimet letrare janë të vërteta?

D) A ishte Guliveri një udhëtar i vërtetë apo një personazh i trilluar artistik?

8. Nëse autori i këtij shkrimi do të dëshironte të mësonte rreth veprave të tjera satirike të Xhonatan Suiftit,

ai duhet të lexonte burimin e cituar të shkruar nga: 1 pikë

A) Bettina Rialto;

B) Xhonatan Suift;

C) Fern Helmswood;

D) Ted Danson.

9. Përgjatë shkrimit shpesh hasim disa fjalë ose fjali, të cilat autori i ka futur midis thonjëzave.

Për ç’qëllim ai e bën këtë? 1 pikë

_________________________________________________________________________________

10.

a) Rendisni dy argumente të këtij teksti që kanë bindur një pjesë lexuesish se historitë e romanit

“Udhëtimet e Guliverit” ishin të vërteta. 2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

b) Cili nga argumentet e përzgjedhura më sipër ju duket më bindës dhe pse? 1 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

11. Disa libra janë seriozë, krijuar për ta bërë audiencën të mendojë. Disa të tjerë janë krijuar kryesisht për të

argëtuar dhe kënaqur njerëzit. Cilin tip libri preferoni? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje.

8 pikë

_____________________________________________________________________

(11a)

Organizimi dhe

struktura

(11b)

Stili dhe origjinaliteti

(11c)

Saktësia gjuhësore

(sintaksa dhe drejtshkrimi)

(11d)

Totali

11

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

PJESA II

Migjeni Nën flamujt e melankolisë

Në vendin tonë

kudo valojnë

flamujt e një melankolie

të trishtueshme…

...dhe askush s’mund të thotë

se këtu rron

një popull që ndërton

diçka të re.

Aty këtu në hijet

e flamujve

mund të shifet

një mund, një përpjekje

e madhe përmbi vdekje,

për të pjellë diçka të madhe,

për të qitë në dritë një xhind!

Por, (o ironi)

nga ajo përpjekje lind

vetëm një mi.

Dhe kështu kjo komedi

na plas dellin e gazit,

nsa prej marazit

pëlcasim.

Në prakun e çdo banese

ku ka ndoj shenj jetese

valon nga një flamur

melankolie të trishtueshme.

Për pyetjet nga 12 deri në 15 rrethoni alternativën e saktë.

12. Në këtë poezi kotësia e jetës shfaqet: 1 pikë

A) në të qeshurën prej marazit;

B) në përpjekjet për të lindur një xhind;

C) në popullin që ndërton diçka të re;

D) në banesat ku ka shenja jete.

13. Poezia i takon llojit të lirikës: 1 pikë

A) intime;

B) filozofike;

C) shoqërore;

D) patriotike.

14. Në cilën prej alternativave të mëposhtme metafora është e shprehur me emër? 1 pikë

A) melankoli e trishtueshme;

B) flamujt e melankolisë;

C) për të pjellë diçka të madhe;

D) kudo valojnë flamujt.

15. Kjo poezi mbizotërohet nga nota: 1 pikë

A) dhimbjeje;

B) tragjike;

C) satirike;

D) optimiste.

16. Identifikoni në fragment një rast të përdorimit të ironisë dhe shpjegojeni atë. 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

17.

a) Cila është atmosfera që krijohet në këtë poezi dhe çfarë e ka shkaktuar atë? 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

b) Çfarë simbolizon flamuri në këtë poezi? Si ndryshon kjo simbolikë nga ajo tradicionale?

Pse Migjeni e ka sjellë nën këtë këndvështrim? 3 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

18. Zbuloni vargjet ku trishtimi i përgjithshëm merr ngjyrim personal. Si jepet ky kalim nga pikëpamja

gjuhësore? 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

19. Analizoni pse poeti po përjeton një dramë të madhe. Mendimin tuaj ilustrojeni me vargje ose detaje nga

poezia. 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

PJESA III

Markez Njëqind vjet vetmi (fragment)

Ishte një periudhë fejese disi e mugët, sepse italiani vinte gjithmonë kur binte mugëtira dhe gjithmonë kishte një

gardenie në thilenë e xhaketës. Në verandën e tejngopur me aromë manxurane dhe trëndafilash, ai përkthente sonetet

e Petrarkës, teksa ajo thurte dantella, derisa mushkonjat i detyronin të kërkonin strehim në dhomën e ndenjies.

Ndjeshmëria e Amarantës, sharmi i saj i përmbajtur e, megjithatë magjepsës, kishin endur përreth të fejuarve një si

pëlhurë të padukshme merimange, të cilën ai me shumë mundim detyrohej ta hapërdante, ndaj dhe nuk dilte dot nga

shtëpia e saj më parë se ora tetë e mbrëmjes. Me kartolinat që i vinin Pietro Krespit nga Italia ata bënë një album

shumë të bukur: ishin pamje çiftesh të dashuruar ndër parqe të vetmuar, të stolisura me vizatime zemrash të shpuara

me shigjetë e me fjongo të arta që i mbanin pëllumbat në sqep.

Të gjitha shenjat tregonin se Amaranta po ecte drejt një lumturie pa shqetësime e tallaze. Vetëm se ajo, krejt

ndryshe nga Rebeka, nuk po rrëfente kurrfarë padurimi. Po me atë durim, me të cilin i qëndiste me ngjyra të

larmishme sofrabezet, i punonte me grep dantellat dhe sajonte me punim kryqi pallonj dhe lloj - lloj shpendësh, priste

dhe çastin kur Pietro Krespi të mos mundte më ta përballonte dufin e zemrës. Dhe kur çasti erdhi së bashku me shirat

e tetorit, Pietro Krespi ia hoqi gjergjefin nga prehri dhe ia mori dorën mes duarve të tij.

- Tani nuk po më pritet dot më!- i tha. – Muajin tjetër do të martohemi!

Amaranta nuk është se u drodh nga ajo prekje e duarve të tij të ftohta. E tërhoqi dorën nga të tijat si ndonjë

kafshëz që merr arratinë dhe iu rikthye sërishmi punëdores.

- Lëri marrëzitë, Krespi,- i tha dhe fytyra iu shtrembërua nga një buzagaz i kithët. - Unë as e vdekur nuk do të

martohesha me ty.

Pietro Krespi e humbi toruan. Nisi të qante me ngashërim dhe sa s’i theu gishtërinjtë e dorës nga dëshpërimi.

- Mos e humb kot kohën. Në qoftë se vërtetë më do, bën mirë mos të shkelësh më kurrë në këtë shtëpi! – Kjo

ishte e gjitha ç’i tha Amaranta, për të mos iu kthyer më këtij muhabeti.

E la pas dore punën, e ngryste ditën në zyrën e vogël në anën e pasme të dyqanit, duke shkruar letra dashurie, që

ia dërgonte Amarantës, duke i futur në zarfa o petale lulesh, o flutura të thara; por ajo ia kthente ato letra pa i hapur

fare. Më pas ai mbyllej me orë të tëra dhe i binte kitarës. Një natë prej netësh ia mori dhe këngës. E gjithë Makondoja

u zgjua si e magjepsur, a thua të ndodhej në qiellin e shtatë: dëgjonin të përgjëruar tingujt e kitarës, që nuk dukeshin

se ishin të kësaj bote; dëgjonin zërin e prushtë të një mashkulli, që kurrë ndonjëherë s’e kishin dëgjuar më parë. Në të

gjitha shtëpitë e fshatit Pietro Krespi pa drita të ndezura, po nuk pa të ndizej ndonjë dritë në dritaret e Amarantës. Më

dy nëntor, të Dielën e të Vdekurve, vëllai i tij hapi dyqanin dhe i gjeti të gjithë shandanët ndezur, të gjitha kutitë

muzikore të kurdisura, të gjitha orët të ndaluara në një pasmesnate dhe, në mes të atij ndriçimi dhe kumbimi tingujsh

të ngatërruar, e pa Pietro Krespin te tryeza e punës me damarë të prerë dhe me të dyja duart të kredhura në një legen

të mbushur me alkool.

Varrimi qe madhështor. Amaranta nuk doli nga dhoma e gjumit. Në shtrat siç ishte dëgjoi vajin e Ursulës, hapat

dhe pëshpërimat e njerëzve që vërshuan shtëpinë, dëgjoi dhe vajin e vajtocave. Pastaj nuk dëgjoi më asgjë, ngaqë

pllakosi një heshtje e thellë dhe u ndie kundërmimi i luleve të shkelura. Edhe për mjaft kohë, sapo binte mugëtira,

Amarantës i bëhej sikur ndiente livandon e Pietro Krespit, por gjente në vete forcë sa të mos përhumbej në atë kujtim

të mynxyrshëm. Ursula asaj i hoqi vizë. Ajo as që i ngriti sytë dhe nuk shprehu kurrfarë keqardhje atë ditë, kur

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

Amaranta hyri në kuzhinë dhe vuri dorën në prushin e vatrës dhe e mbajti sa i dhëmbi aq fort, saqë nuk ndjeu më

kurrfarë dhimbje, por vetëm erën e mishit të saj të përzhitur. Ishte një kurë e tmerrshme për t’u shëruar nga brejtjet e

padurueshme të ndërgjegjes. Disa ditë e panë të endej nëpër shtëpi me dorën të futur në një enë me të bardhë veze

dhe, kur më në fund iu shëruan plagët e djegies, u duk sikur e bardha e vezës ia kishte mbyllur çibanët e zemrës. E

vetmja gjurmë e jashtme, që i kishte lënë pas tragjedia, ishte fasha prej garze të zezë, me të cilën e pati mbështjellë

dorën e djegur dhe që do ta mbante deri në vdekje.

20. Cili është nënteksti simbolik i detajit: kundërmimi i luleve të shkelura? 1 pikë

A) Shpërfillja e njerëzve.

B) Shenjtërimi i Krespit pas vdekjes.

C) Shpirti i Krespit që s’gjen qetësi.

D) Kujtimi i dashurisë së vdekur.

21. a) Ku qëndron ndryshimi më i madh midis Amarantës dhe Pietro Krespit? 1 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

b) A ka diçka të tepruar në mënyrën se si e shpreh Pietro Krespi dashurinë dhe vuajtjen? Argumentoni

mendimin tuaj duke e ilustruar me shembuj nga fragmenti. 3 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

22. Prishja e lidhjes midis Amarantës me Pietro Krespin paralajmërohet me fjalët: “Vetëm se nuk po tregonte

kurrfarë padurimi”. Shpjegoni pse mungesa e padurimit është shenja e parë e asaj që do të ndodhë më pas.

2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

23. Një nga tiparet e rrëfimit të Markesit është parimi i befasisë dhe i përmbysjes së situatës. Gjeni në tekst një

moment të tillë dhe shpjegoni pse e përdor shkrimtari këtë mënyrë rrëfimi. 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

24. Lexoni me vëmendje fjalinë: “E gjithë Makondoja u zgjua dhe dëgjonte si e magjepsur zërin e prushtë të

mashkullit që s’e kishin dëgjuar kurrë”. Cila karakteristikë e banorëve të këtij vendi shfaqet në këtë

fragment? 1 pikë

______________________________________________________________________________________

25. a) A mendoni se Amaranta është shkaktare e vetëvrasjes së Pietro Krespit? Mbështeteni mendimin tuaj

edhe me ilustrime nga fragmenti. 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

b) Pse Amaranta e djeg dorën pas vdekjes së Krespit? Ç’kuptim simbolik merr fasha e zezë në dorën e saj

deri në fund të jetës? 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

c) Shpjegoni forcën shprehëse që merr fjala të mynxyrshëm në fjalinë: “Gjente në vete forcë sa të mos

përhumbej në atë kujtim të mynxyrshëm”. 1 pikë

______________________________________________________________________________________

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI B

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re)

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përbëhet nga tri pjesë.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

_______________________________________________________________________________________

PJESA I Udhëtimet e Guliverit: Argëtim apo egërsi?

Pyetja 1 A 1 pikë

Pyetja 2 B 1 pikë

Pyetja 3 B 1 pikë

Pyetja 4 D 1 pikë

Pyetja 5 D 1 pikë

Pyetja 6 A 1 pikë

Pyetja 7 B 1 pikë

Pyetja 8 C 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 1 pikë

Model përgjigjeje

Për të dalluar citimet e marra nga burime të ndryshme, si tekste referuese. 1 pikë Nëse tregon se për ç’qëllim i ka futur autori i shkrimit disa fjalë ose fjali midis thonjëzave.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

Pyetja 10 (a) 2 pikë

Argumentet

Ishte kohë eksplorimesh. Shumë njerëz nuk e njihnin jetën në vende të tjera të botës, ndaj iu besonin

rrëfimeve të eksploruesve.

Dëshmia e kapitenit, që pohonte se e njihte personalisht kapiten Guliverin.

Rrëfimi në vetën e parë dhe shënimi në kopertinën e librit, si dhe mungesa e emrit të autorit.

2 pikë Nëse rendisin dy argumente.

OSE

1 pikë Nëse rendit vetëm një argument.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 10 (b) 1 pikë

1 pikë Nëse shpjegon se cili nga dy argumentet e përzgjedhura i duket më bindës dhe pse.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 11 8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

shkruan një ese, ku argumenton se cilin tip libri preferon, atë që të argëton apo atë që të bën të mendosh;

përdor detaje mbështetëse, duke iu referuar përvojës personale ose edhe përvojave të të tjerëve;

ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike

mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;

shprehet me një gjuhë eseistike;

ka fjalor të pasur;

stil origjinal.

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;

ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta;

përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;

ka saktësi drejtshkrimore.

_______________________________________________________________________________________

PJESA II

Migjeni Nën flamujt e melankolisë Pyetja 12 A 1 pikë

Pyetja 13 C 1 pikë

Pyetja 14 B 1 pikë

Pyetja 15 A 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 16 2 pikë

Ironia

Përpjekjet bëhen për të lindur një xhind, por lind një mi.

OSE

Dhe kështu kjo komedi

na plas dellin e gazit,

nsa prej marazit

pëlcasim...

Shpjegimi

Ironia tregon absurditetin e një shoqërie, që nuk ndërton dot asgjë të re dhe, si rrjedhim, nuk meriton një

xhind, por një mi.

Ironia i drejtohet bashkëkombësve dhe vetes. Pasi askush nuk është në gjendje të ndryshojë gjë edhe ai

bashkë me ta.

1 pikë Nëse zbulon një rast të përdorimit të ironisë.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon se ku qëndron ironia.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

Pyetja 17 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Atmosfera e kësaj poezie sundohet nga trishtimi, melankolia, një gjendje e tejzgjatur që nuk mbaron.

Kjo gjendje është shkaktuar nga mungesa e veprimit, dëshira për të bërë diçka të re, për të ndryshuar, për

të reaguar.

1 pikë Nëse tregon se cila është atmosfera që sundon poezinë.

DHE 1 pikë Nëse tregon se çfarë e ka shkaktuar atë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 17 (b) 3 pikë

Simboli

Në këtë poezi flamuri shfaqet si simbol i një jete të trishtueshme njerëzore, pa fitore, pa qëndresë, i një

jete që thjesht vegjeton.

Në simbolikën tradicionale flamuri është simbol qëndrese, fitoreje, lirie. Por ai nuk shfaqet i tillë në këtë

poezi. Simbolika vjen e përmbysur.

Migjeni e sjell të përmbysur këtë simbolikë, pasi nuk mund të flitet për fitore në një vend të pushtuar nga

kotësia, ku jeta është e trishtueshme, ku idealet kanë humbur.

1 pikë Nëse tregon simbolikën që mbart flamuri në këtë poezi.

DHE

1 pikë Nëse tregon ndryshimin e kësaj simbolike nga ajo tradicionale.

DHE

1 pikë Nëse tregon pse Migjeni e ka sjellë nën këtë këndvështrim.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 18 2 pikë

Vargjet:

Dhe kështu kjo komedi

na plas dellin e gazit,

nsa prej marazit

pëlcasim.

Në këtë rast vargu del në vetën e parë shumës ( Migjeni bëhet njësh me bashkëkombësit, shkrihet me ta).

1 pikë Nëse identifikon vargjet ku trishtimi i përgjithshëm merr nota personale.

DHE

1 pikë Nëse tregon si jepet gjuhësisht ky kalim.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

Pyetja 19 2 pikë

Model përgjigjeje

Poeti po përjeton një dramë, pasi ai e kupton gjendjen e mjerueshme, është i aftë ta konstatojë atë, por e

di shumë mirë se nuk ka forcë të ndryshojë gjë. Ai e ndjen veten të pashpresë, të pafuqi dhe kjo i

shkakton dhe një dramë të fuqishme. Poeti është i ndërgjegjshëm për pafuqinë e vet.

Ilustrimet

këtu s’ndërtohet asgjë e re

kudo valojnë flamujt e një melankolije të trishtueshme

shenjë jetese

1 pikë Nëse analizon pse poeti po përjeton një drame të madhe.

DHE

1 pikë Nëse mendimin e ilustron me vargje ose detaje nga poezia.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

PJESA III

Markez Njëqind vjet vetmi Pyetja 20 D 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 21 (a) 1 pikë

Model përgjigjeje

Pietro Krespi e përjeton ndjenjën e dashurisë dhe vdes për të. Amaranta nuk provon asnjë ndjenjë, asnjë

emocion. Nuk dashuron dot.

1 pikë Nëse tregon ndryshimin më të madh që ekziston midis dy të rinjve.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Pyetja 21 (b) 3 pikë

Model përgjigjeje

Mendoj se po. Çdo gjë vjen shumë rozë. Ai çdo gjë, dhe dashurinë dhe vuajtjen e përjeton në mënyrë

paksa të tepruar, me lule, muzikë, parfume. Nuk ka asgjë burrërore, të fortë, prej mashkulli tek ai,

përkundrazi. Pietro Krespi shfaqet shumë delikat, i brishtë, i ndjeshëm, deri në patetizëm.

Jo. S’më duket e tepruar. Ai wshtw italian, shumw natyrw poetike. Varet nga kwndvwshtrimi si i shikon

gjërat

Ilustrimet:

pamje çiftesh të dashuruar;

parqe të vetmuar;

zemrash të shpuara me shigjetë;

fjongo të arta që i mbanin pëllumbat në sqep;

Nisi të qante me ngashërim (vuajtja);

sa s’i theu gishtërinjtë e dorës nga dëshpërimi;

duke i futur në zarfa o petale lulesh, o flutura të thara;

zërin e prushtë të një mashkulli;

Etj.

2 pikë Nëse argumenton plotësisht mendimin në lidhje me Pietri Krespin.

DHE

1 pikë Nëse mendimin e mbështet me detaje nga fragmenti.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 2 pikë

Model përgjigjeje

Mungesa e padurimit është shenjë që lidhja nuk do të jetë e qëndrueshme. Amarantës i mungon dëshira

për ta parë, takuar Krespin. Ajo çdo takim me të e përjeton si diçka të zakonshme, pa emocion, pa

ndjenjë. Ajo është shumë e ftohtë dhe e përmbajtur.

OSE

Marrëdhënia shfaqet e ftohtë. Nuk ka asnjë shkëndijë, as padurim. Mungon intimiteti.

2 pikë Nëse shpjegon plotësisht pse mungesa e padurimit është shenjë paralajmëruese.

OSE

1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht pse mungesa e padurimit është shenjë paralajmëruese.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

Pyetja 23 2 pikë

Model përgjigjeje

Situata

Kur Amaranta e refuzon papritur kërkesën e Krespit.

Shpjegimi

Deri në këtë moment Markezi e kishte bërë lexuesin të besonte se kjo lidhje do të kurorëzohej me

martesë. Befas situata ndryshon. Është veçori e stilit për të mos i parashikuar ngjarjet, për t’i bërë

befasuese. Kjo mënyrë tërheq më shumë vëmendjen, e bën veprën më interesante, pasi është e vështirë të

parashikosh se çfarë mund të ndodhë. 1 pikë Nëse identifikon rastin kur situata përmbyset papritur.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon arsyen e këtij përdorimi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 1 pikë

Model përgjigjeje

Janë të ndjeshëm.

Ndjeshmëria ndaj së bukurës.

1 pikë Nëse tregon karakteristikën e banorëve që shfaqet në fragment.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 25 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Po. Ftohtësia, përçmimi, krenaria e saj e vranë djaloshin e dashuruar. Ajo i dha shpresë për shumë kohë

dhe më pas i tha se nuk do të martohej me të. Pietro ishte shumë i ndjeshëm dhe mesa duket nuk e

përballoi dot humbjen e saj dhe vrau veten nga dëshpërimi..

Po. Pietro ishte nga natyra shumë më i ndjeshëm seç duhej dhe refuzimi i saj e plagosi keq natyrën e tij

delikate.

Ilustrime

Të gjithë e dëgjuan kitarën e Krespit, vetëm Amaranta nuk reagoi;

por ajo ia kthente ato letra pa i hapur fare;

Ai la pas dore gjithçka;

Unë as e vdekur nuk do të martohesha me ty;

brejtjet e padurueshme të ndërgjegjes.

1 pikë Nëse shpreh mendimin se a është Amaranta shkaktare e vdekjes së Krespit.

DHE

1 pikë Nëse e ilustron mendimin me shembuj nga fragmenti.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Shkollat e mesme artistike (kurrikula e re) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

Pyetja 25 (b) 2 pikë

Model përgjigjeje

Amaranta e djeg dorën si shenjë keqardhjeje, për të qetësuar ndërgjegjen. Ajo thellë e di që ka shkaktuar

vdekjen e një njeriu.

OSE

Është shkaktare e tragjedisë që ndodhi. Kjo është më e pakta që mund të bënte, të ndiente sadopak

dhimbje, pasi ishte e ftohtë ndaj ndjenjave të tjera.

Simbolika

Shenja e asaj që shkaktoi do t’i mbetet vragë në zemër dhe në ndërgjegje për të gjithë jetën. Është e

vetmja gjë që mund të bënte për Krespin, pas asaj që i shkaktoi.

Simbol i zisë që do të ndiente në shpirt, i ndjesisë së fajit.

1 pikë Nëse shpjegon pse Amaranta djeg dorën.

DHE

1 pikë Nëse zbërthen kuptimin simbolik të fashës së zezë në dorën e saj.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 25 (c) 1 pikë

Model përgjigjeje

Autori nuk thotë kujtim tragjik, kujtim i trishtuar, por i mynxyrshëm. Fjala e përzgjedhur mbart një

ngarkesë shumë të madhe emocionale. Kujtimi që ajo kërkon ta heqë nga mendja është i kobshëm, pasi i

kujton tragjedinë që ka shkaktuar.

1 pikë Nëse shpjegon forcën shprehëse të fjalës i mynxyrshëm.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

VARIANTI B

E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Testi është i ndarë në dy pjesë.

Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën

përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar

përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Pikët

Kërkesa

11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

Pikët

Kërkesa

21 22 23 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar

2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

EPOSI I KRESHNIKËVE - “Martesa e Halilit” (fragment)

- N’vatër tande, Mujë, kemi qëllue,

Mos na ki randë për nji fjalë...

Qysh Halilin s’e martove?

Janë martue krejt mosha e tij...

At’u dhimbën paret për me i dhanë?

At’u dhimbën dasmat për me i ba?

Tutna1 djalin dikush po na e rre

2

Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja,

Rob të gjallë djalin po e zanë;

Le konakun, Mujë, po ta fikin,

Ma zi fisin, Mujë, po na koritin...

- Faqebardhë, more shokë, ju qofsha,

Sa mirë hallin po ma ditki burra...

Kujt po i dhimbsen dasmat për vlla t’vet?...

Atëherë djali ka nisë me folë:

- Kah kam vlla e kah kam motër,

Vdeksha para n’u martofsha,

Se gjithë gratë e krahinës ku janë...

Bash si motra që po m’duken.

Dheu m’ka mbulue e fat s’i qita vedit3

Po s’e mora Tanushën e Krajlit

E unë Tanushën vetë e kam pa:

Gja ma t’mirë s’sheh njeriu nën këtë diell!

Vetulla e saj e drejtë si fiskaja4

Shtegu i ballit si shtegu i malit,

Kur merr hana me prendue5

Syni i saj si kokrra e qershisë,

E ka qerpikun si krahu i dallëndyshes,

Fytyra e saj si kuqet molla n’degë,

Hunda e drejt-o si kalemi i Tushës6

Goja e vogël si lulja që shpërthen,

Dhambët e bardhë si gurëzit e lumit

Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli,

Qafa e saj si qafa e pëllumbit,

Shtati i saj posi shtat çetine7

Mishi i dorës porsi rremi8 i shemshirit

9...

FJALOR

1. tutna - kemi frikë 6. Tushës- argjendar i famshëm

2. rre – gënjen 7. çetine - pisha

3. vedit - vetes 8. rremi - dega

4. fiskaja - thupër e hollë 9. shemshiri – lloj druri

5. prendue - perënduar

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë.

1. Shqetësimi kryesor në këtë fragment është: 1 pikë

A) mosbindja e Halilit për të dëgjuar Mujin.

B) shkelja e ligjeve të Malësisë nga Halili.

C) pse Halili nuk po martohet ende.

D) vështirësia për të gjetur një nuse të denjë.

2. Cili është reagimi i Mujit ndaj shqetësimit të kreshnikëve? 1 pikë

A) Nervozohet nga ndërhyrja e tyre patakt.

B) Ndryshon temën e bisedës.

C) Ndan me ta shqetësimin e vet.

D) Mbetet pa fjalë dhe nuk di ç’të thotë.

3. Folja është përdorur në mënyrën dëshirore në vargun: 1 pikë

A) - N’vatër tande, Mujë, kemi qëllue

B) Vdeksha para n’u martofsha

C) Bash si motra që po m’duken

D) Kujt po i dhimbsen dasmat për vlla t’vet

4. Vargu i ciklit të kreshnikëve është: 1 pikë

A) 8-rrokësh;

B) 9-rrokësh;

C) 10- rrokësh;

D) 12-rrokësh.

5. Figura e stilistikës e përdorur më shumë në këtë fragment është: 1 pikë

A) metafora;

B) krahasimi;

C) paralelizmi figurativ.

D) simboli.

6. Cili nga vargjet e mëposhtme është ndërtuar mbi figurën e hiperbolës? 1 pikë

A) Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli

B) Gja ma t’mirë s’sheh njeriu nën këtë diell

C) Le konakun, Mujë, po ta fikin

D) Tutna djalin dikush po na e rre

7. Cikli i kreshnikëve bën pjesë në: 1 pikë

A) lirikën popullore;

B) epikën historike;

C) epikën legjendare;

D) kanunin e Lekë Dukagjinit.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

8. Pse Halili nuk pranon të martohet me asnjë nga vajzat e krahinës? 1 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

9. Zbuloni ç’marrëdhënie ekzistojnë midis Mujit dhe kreshnikëve, nëpërmjet dialogut që zhvillohet

midis tyre. Ilustroni me shembuj (të paktën dy) këtë marrëdhënie. 4 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

10. Shpjegoni dallimin midis dy vargjeve të mëposhtme: 2 pikë

Le konakun, Mujë, po ta fikin,

Ma zi fisin, Mujë, po na koritin...

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

11. Argumentoni përmes tri detajeve, të përdorura në vargjet ku përshkruhet portreti i Tanushës (Vetulla e

saj...), se bukuria e saj është dhënë jo e ngrirë, por në lëvizje dhe tepër e gjallë. 4 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

12. Ku është fokusuar më shumë rapsodi në përshkrimin e Tanushës? Pse? 2 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

13. Cili është qëllimi i rapsodit që mbledh aq shumë objekte dhe dukuri, nga më të bukurat e natyrës, për të

bërë portretin e Tanushës? 1 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

14. Gjuha e përdorur në Ciklin e Kreshnikëve ka forma gjuhësore të shqipes së vjetër.

Gjeni në fragment një ndryshim fonetik dhe një leksikor. 2 pikë

Shqipja e vjetër Shqipja e sotme

Fonetik _________________ __________________

Leksikor _________________ __________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

PJESA II

Balzak – “Evgjeni Grande” (fragment)

Vdekja e Grandesë

Më në fund çastet e agonisë po afroheshin, ai alamet trup i fortë, i ngjeshur, filloi të përleshet me

shkatërronjësen e çdo gjëje të gjallë, me vdekjen. Më kot Evgjenia me Nanonë, përpiqeshin ta bindnin që të

mbulohej dhe të rrinte shtrirë; atij i pëlqente të qëndronte në vatër pranë zjarrit, pranë derës ku gjendej thesari. I

merrte ato mbulesa, i mblidhte kruspull dhe i thoshte Nanosë:

- Kyçe këtë derë se mos më vjedhin!

Dhe kur kishte fuqi të hapte pak sytë, aty ku ishte përqendruar e tërë jeta e tij, i kthente dhe i mbërthente

shpejt e shpejt nga dera e hekurt, ku dergjeshin thesaret dhe me zë të dredhur prej një paniku të brendshëm i

thosh së bijës:

- Janë aty? Aty janë?

- Po, baba!

- Hapi sytë katër; kujdes për florinjtë! M’i sill këtu para syve të mi!

Evgjenia i shtronte ar mbi tryezë dhe ai rrinte orë të tëra duke kullotur sytë mbi verdhushkat, tamam si

ajo fëmija që porsa fillon t’i shquajë sendet, nga njëri te tjetri dhe sodit si e habitur të njëjtin send. Nga buzët e

plakut shkëputej atëherë një nënqeshje e pikëlluar, e brengosur.

- Sa ma ngroh zemrën ky i shkretë!- thosh nganjëherë dhe fytyra e tij shkëlqente nga

drita e lumturisë.

Kur arriti prifti i famullisë për ta kunguar, sytë e bablokut, të cilët prej disa orësh

dukeshin si të shuar, me ta parë kryqin, shandanët, vazon e argjendtë të kungatës u ringjallën. Nishani që kish

në majë të hundës, u lëkund për të fundit herë. Kur prifti ia afroi kryqin e praruar në buzë për ta puthur, ai

shtriu, i babëzitur e i llahtarshëm, dorën që ta kapë; ky mundim i fundit i kushtoi jetën.

Thirri Evgjeninë, megjithëse e kish pranë; po sytë i qenë veshur dhe nuk e pa dot

të gjunjëzuar që po derdhte lot mbi dorën e tij të ngrirë.

- Më jep uratën, baba!- iu lut e bija.

- Më ruaj me kujdes çdo gjë! Do të më japësh hesap atje lart.- tha plaku duke provuar

me këto fjalët e tij të fundit se krishtërimi duhej të qe feja e koprracëve.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 15 deri në 20 rrethoni alternativën e saktë

15. Plaku Grande dallohet për këtë tipar karakteristik: 1 pikë

A) dhimbsurinë;

B) maniakërinë;

C) pasivitetin;

D) pesimizmin.

16. E vetmja gjë që e qetëson plakun Grande është: 1 pikë

A) besnikëria e Nanosë.

B) prania e së bijës.

C) pamja e arit mbi tavolinë.

D) ngrohtësia që i jep zjarri.

17. Në këtë fragment plakun Grande e zë shpesh paniku, sepse: 1 pikë

A) ka frikë nga vdekja.

B) ka frikë mos e vjedhin.

C) mund të vdesë i vetmuar.

D) po e lë vetëm Evgjeninë.

18. Ngjarjet në roman zhvillohen në: 1 pikë

A) Paris;

B) Ruan;

C) Somyr;

D) Tur.

19. Në takimin me priftin, plaku Grande përpiqet: 1 pikë

A) t’i japë atij amanetet e fundit.

B) t’i lutet t’i falë mëkatet.

C) t’i marrë kryqin e artë.

D) të shmangë çdo kontakt me të.

20. “Evgjeni Grande” është roman: 1 pikë

A) romantik;

B) realist;

C) psikologjik;

D) filozofik.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

21. Si është qëndrimi i plakut Grande ndaj Evgjenisë tani që ndodhet përballë vdekjes së pashmangshme?

A ka ndryshuar ai? Pse? 3 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

22. Si është dhënë portreti i Grandesë në këtë fragment? Gjeni të paktën dy shprehje, që japin thelbin e këtij

portreti. 4 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

23. Kjo skenë kulmore e romanit përshkohet nga një dramacitet i thellë. Shpjegoni se nga buron ai.

Argumentoni mendimin tuaj me ilustrime (të paktën dy) nga teksti. 4 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

24. Cili është raporti që vendos plaku Grande midis vdekjes që po e merr dhe pasionit për para? 2 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

25. Argumentoni në formën e një eseje, pse plaku Grande mbetet viktimë e pasionit mbizotërues.

8 pikë _______________________________________________________________________________

Shtjellimi i

idesë

(25a)

Organizimi dhe

struktura

(25b)

Stili dhe

origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore

(sintaksa dhe

drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë

2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2011

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI B

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përbëhet nga dy pjesë.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Eposi i kreshnikëve Martesa e Halilit (fragment)

Pyetja 1 C 1 pikë

Pyetja 2 C 1 pikë

Pyetja 3 B 1 pikë

Pyetja 4 C 1 pikë

Pyetja 5 B 1 pikë

Pyetja 6 B 1 pikë

Pyetja 7 C 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 8 1 pikë

Model përgjigjeje

Halili nuk pranon të martohet me asnjë nga vajzat e krahinës, sepse:

ato i duken si motra OSE

ka rënë në dashuri me një vajzë të huaj.

1 pikë Nëse përmend një prej rasteve të dhëna më sipër.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 4 pikë

Model përgjigjeje

Midis dhe kreshnikëve ekzistojnë marrëdhënie të sinqerta, miqësore, të hapura, ndihme. Trimat nuk janë të

nënshtruar përpara prijësit të tyre. Të tërë shqetësohen për nderin e përbashkët, sepse janë pjesëtarë të një fisi.

2 pikë Marrëdhëniet që ekzistojnë: nëse nxënësi shkruan në mënyrë të plotë thelbin e këtyre

marrëdhënieve.

DHE

1 pikë Nëse jep në mënyrë të pjesshme natyrën e marrëdhënieve midis Mujit dhe kreshnikëve:

Marrëdhënie miqësore;

Marrëdhënie ndihme;

Janë të sinqertë me njëri-tjetrin;

Nuk i druhen prijësit të tyre;

Etj.

2 pikë Ilustrimet: nëse jep dy ilustrime që lidhen me kërkesën e pyetjes.

Tutna djalin dikush po na e rre

Le konakun, Mujë, po ta fikin,

po na koritin

Faqebardhë, more shokë, ju qofsha

Sa mirë hallin po ma ditki burra...

DHE

1 pikë Nëse jep vetëm një ilustrim që lidhet me kërkesën e pyetjes

0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë,shpreh mendime dhe ide që nuk i përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Pyetja 10 2 pikë 1 pikë po ta fikin: shqetësimi lidhet vetëm me Mujin. Ty po ta fikin derën.

1 pikë po na koritin: shqetësimi lidhet me gjithë fisin (përfshi edhe Mujin). Shqetësimi bëhet i përbashkët në

rastin e dytë, në krahasim me vargun e mësipërm.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 11 4 pikë

Model përgjigjeje

Është një bukuri në lëvizje, plot jetë, në zhvillim e sipër. Rapsodi ka nxjerrë në pah detaje (i ka theksuar) që japin

përfytyrimin e lëvizjes. P.sh:

qerpiku: si krahu i dallëndyshes- lëvizshmëria e qerpikut si e krahut të dallëndyshes.

goja: si lulja që shpërthen, pra në zhvillim e sipër, në rritje, në lulëzim,

fytyra: si molla në degë

vetulla: si fiskaja- theksohet elasticiteti, eleganca, etj.

4 pikë Nëse argumenton në mënyrë të plotë bukurinë në lëvizje të Tanushës bashkë me tri detajet më

domethënëse.

3 pikë Nëse argumenton në mënyrë të plotë bukurinë e Tanushës të dhënë në lëvizje bashkë me dy detajet

më domethënëse.

OSE

3 pikë Nëse jep vetëm tri detajet më domethënëse.

2 pikë Nëse jep një argumentim dhe një detaj.

OSE

2 pikë Nëse jep vetëm dy detaje domethënëse.

1 pikë Nëse jep vetëm një argumentim.

OSE

1 pikë Nëse jep vetëm një detaj të saktë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, përmend arsye që nuk i përmban modeli i përgjigjes, por

që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 12 2 pikë 1 pikë Rapsodi është fokusuar më shumë në portretin fizik të vajzës.

1 pikë Sepse, për mendësinë popullore, më e rëndësishme është bukuria fizike.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 13 1 pikë

1 pikë Bukuria e Tanushës është aq e madhe sa për ta përshkruar duhen mbledhur shumë elementë e objekte

nga më të bukurit e natyrës.

OSE

1 pikë Bukuria e Tanushës bëhet objekt krahasimi me bukurinë e përsosur të natyrës (me elementet më të

bukura të saj); kësisoj bukuria njerëzore ngrihet në shkallë më të lartë.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

Pyetja 14 2 pikë

1 pikë fonetik: a-hundore –ë gja-gjë, ma-më, zanë-zënë

OSE ue-ua: martue-martuar

1 pikë leksikor: çetinat-pishat

OSE bash-tamam

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare

_______________________________________________________________________________________

PJESA II

Balzak Evgjeni Grande (fragment)

Pyetja 15 B 1 pikë

Pyetja 16 C 1 pikë

Pyetja 17 B 1 pikë

Pyetja 18 C 1 pikë

Pyetja 19 C 1 pikë

Pyetja 20 B 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 21 3 pikë

1 pikë Edhe në çastet e tij të fundit, plaku mbetet i lidhur me dashurinë e vetme të tij, paranë (para

tavolinës ku shtrohet ari). Ndërkohë që Evgjenia i thotë “baba”, ai asnjëherë nuk i thotë

“bijë”. Ajo i kërkon uratën, ai në mënyrë cinike e kërcënon.

1 pikë Jo nuk ka ndryshuar. Grandeja është po ai që ka qenë diku, ka po atë autoritet, po atë

imponim, po atë hije të rëndë.

1 pikë Për Grandenë rruga për tek e bija kalon nëpërmjet parasë, prandaj qëndrimi i tij nuk ndryshon.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 4 pikë

Model përgjigjeje

Plaku është në prag të vdekjes. Por edhe në këto çaste ai mbetet makut. As vdekja nuk e ndryshon dot. Theksohen

vazhdimisht sytë e plakut dhe duart e tij. Janë të vetmet që gjallojnë në atë trup që po vdes. Është po ai njeri, me

po ato vese, me po atë portret. Ka po ata sy lakmitarë, po ato duar që përpiqen të kapin dhe rrëmbejnë gjithçka, ka

po atë padurim të të pasurit dhe zotëruarit.

Ilustrime: duke kullotur sytë mbi verdhushkat,

ai shtriu, i babëzitur e i llahtarshëm, dorën që ta kapë;

sytë e bablokut ...u ringjallën

M’i sill këtu para syve të mi!

Kyçe këtë derë se mos më vjedhin!

2 pikë Nëse tregon qartë thelbin e portretit të Grandesë.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht portretin e Grandesë.

2 pikë Nëse gjen dy shprehje nga fragmenti që japin thelbin e portretit.

DHE 1 pikë Nëse gjen një shprehje nga fragmenti që jep thelbin e portretit.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Pyetja 23 4 pikë

Model përgjigjeje

Dramaciteti buron nga fakti se Grandeja nuk shqetësohet se po vdes, por se po ndahet nga pasuria, nuk e shqetëson

vajza që po lë vetëm, por ka hallin e mallit të tij. Nuk i bën përshtypje asnjë përkujdesje. Gjithçka ndodh në një

kontrast bardh e zi. Në një anë Evgjenia me përkujdesjen e saj dhe në anën tjetër Grandeja i ftohtë dhe autoritar që

mendon vetëm për paratë. Kjo makutëri dhe ky pasion i pandryshuar i tij nga asgjë, kjo mungesë e ndjenjave

njerëzore sjell dhe dramacitetin në këtë fragment. Ideja e autorit shfaqet nëpërmjet fjalive, gjesteve, mimikës së

personazhit. Këto realizohen përmes detajeve artistike si:

vatër, zjarr, fytyra që shkëlqen nga drita e lumturisë, sytë e bablokut, kryqi, vazoja, shandanët, nishani, dora.

fjalive pyetëse, foljeve në urdhërore etj.

2 pikë Nëse shpjegon qartë nga buron dramaciteti.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht nga buron dramaciteti

2 pikë Nëse gjen dy detaje që shprehin këtë dramacitet.

DHE

1 pikë Nëse gjen një detaj që shpreh këtë dramacitet.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 2 pikë

Model përgjigjeje

Plakun nuk e trondit aspak vdekja. Vdekja e vërtetë për plakun Grande është ndarja nga paratë. Për Grandenë

paraja është sinonimi i jetës, lumturisë njerëzore, i vdekjes.

2 pikë Nëse sqaron plotësisht thelbin e këtij raporti.

DHE

1 pikë Nëse sqaron pjesërisht thelbin e këtij raporti.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Pyetja 25 8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

shkruan një ese ku argumenton se si pasioni mbizotërues bëhet shkatërrues për plakun Grande.

shpreh qartë se si ndikon ky pasion në ndjenjat e Grandesë dhe si drejton ai jetën e tij edhe në çastet e fundit.

i mbështet idetë e veta me shembuj nga teksti i dhënë

përdor detaje mbështetëse

ka qartësi mendimi

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike mes

paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

Përmes gjuhës që përdor krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.

shprehet me një gjuhë eseistike

ka fjalor të pasur

stil origjinal

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore

ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta

përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm

ka saktësi drejtshkrimore

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

VARIANTI B

E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: Drejtimi natyror

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Testi është i ndarë në dy pjesë.

Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën

përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar

përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7 8 9a 9b 10a

Pikët

Kërkesa

10b 11 12 13 14 15a 15b 15c 15d 16 17

Pikët

Kërkesa

18 19 20 21 22a 22b 23a 23b 23c 24 25

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar

2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Ismail Kadare Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq

për ty unë befas ndjeva mall,

jetojmë të dy në një qytet

dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m’u duk kaq e çuditshme

si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.

qiejt e ngrysur pa lejlekë

dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit

seç m’u kujtua sot për dreq:

“Të zgjuarit janë bashkë në botë,

kurse të fjeturit janë veç”.

Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq,

që dot s’po zgjohemi ne vallë?...

Ca pika shiu ranë mbi qelq

dhe unë për ty seç ndjeva mall.

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë.

1. Toni i kësaj poezie është: 1 pikë

A) tragjik;

B) nostalgjik;

C) elegjiak;

D) nervoz.

2. Cili nga vargjet e mëposhtme kthehet në lajtmotiv të të gjithë poezisë? 1 pikë

A) Ca pika shiu ranë mbi qelq

B) Qiejt e ngrysur pa lejlekë

C) Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq

D) Dhe rrallë shihemi, sa rrallë

3. Në këtë poezi shiu është përdorur si: 1 pikë

A) shenjë errësire.

B) simbol i trishtimit.

C) simbol i grisë.

D) fenomen i natyrës.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

4. Në cilin prej vargjeve të mëposhtme sintaksa poetike vjen me rend të përmbysur? 1 pikë

A) Ca pika shiu ranë mbi qelq

B) Për ty unë befas ndjeva mall.

C) Të zgjuarit janë bashkë në botë

D) Kurse të fjeturit janë veç

5. Ç’pjesë ligjërate është fjala befas në vargun: “për ty unë befas ndjeva mall”? 1 pikë

A) emër;

B) folje;

C) ndajfolje;

D) mbiemër.

6. Kur poeti thotë: “Qiejt e ngrysur pa lejlekë/ dhe shirat pa ylber në mes” i referohet: 1 pikë

A) një peizazhi imagjinar.

B) humbjes së dashurisë.

C) dëshirës për një stinë tjetër.

D) mallit për vendlindjen.

7. Motivi i kësaj poezie është: 1 pikë

A) filozofik;

B) i dashurisë;

C) i udhëtimit;

D) i pasjetës.

8. Interpretoni, sipas mendimit tuaj, nëntekstin e mungesës së ylbereve në strofën e dytë. 1 pikë

_________________________________________________________________________________

9.

a) Ç’figurë stilistikore është vjeshta në strofën e dytë? Interpretoni domethënien e kësaj figure kaq të

përdorur në lirikën e dashurisë. 2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

b) Ç’ndjesi ju krijon juve si lexues imazhi i vjeshtës sipas përshkrimit të autorit? 2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

10. a) Cila është ngjyra mbizotëruese e kësaj poezie sipas perceptimit tuaj? Shpjegoni nëntekstin që ajo mbart.

2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

b) Shpjegoni efektin që krijon fjala qelq në vargun: “Ca pika shiu ranë mbi qelq”. 1 pikë

_________________________________________________________________________________

11. Cila është arsyeja që autori përdor shumësin qiej? Çfarë imazhi kërkon të nxisë te lexuesi përmes këtij

përdorimi? 2 pikë

a) _____________________________________________________

b) Imazhi: _______________________________________________

12. Krahasoni dy vargjet e para të strofës së parë me dy vargjet e fundit të strofës së fundit. Cili është

ndryshimi? Shpjegoni domethënien e tij. 2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

13. Çfarë ideje kërkon të përcjellë poeti përmes thënies së Heraklitit? 2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

14. Pse dy vargjet e mëposhtme tingëllojnë paradoksale? 1 pikë

Jetojmë të dy në një qytet

Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

________________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

15. A ju duket e çuditshme që një dashuri, që tashmë nuk është më, të shkaktojë sërish ndjenjën e mallit?

Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje. 8 pikë

(15a)

Organizimi dhe

struktura

(15b)

Stili dhe origjinaliteti

(15c)

Saktësia gjuhësore

(sintaksa dhe drejtshkrimi)

(15d)

Totali

15

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

PJESA II

Heminguej Plaku dhe deti (fragment)

Ai po flinte, kur djali zgjati kokën te dera në mëngjes. Frynte kaq shumë erë, saqë barkat nuk kishin dalë në

det dhe djalit i kishte dalë gjumi vonë dhe ahere erdhi te kasollja e plakut siç vinte çdo mëngjes. Djali e pa që

plaku merrte frymë dhe pastaj pa duart e plakut dhe zuri të qajë. Doli pa bërë zhurmë që të sillte pak kafe dhe

gjithë rrugës qau.

Rreth barkës ishin mbledhur shumë peshkatarë, që vështronin atë që ishte lidhur përbri saj dhe njëri kishte

hyrë në ujë me pantallona të përveshura dhe po maste gjatësinë e skeletit.

Djali nuk zbriti poshtë. Ai kishte qenë në breg më përpara dhe njëri nga peshkatarët i kishte thënë se do të

kujdesej për barkën në vend të tij.

- Si është? – thirri njëri nga peshkatarët.

- Po fle, - tha djali. Atij aq i bënte që e shikonin duke qarë. - Mos e shqetësojë njeri.

- Nga hunda deri te bishti është tetëmbëdhjetë këmbë, - thirri që përtej peshkatari që e kishte matur.

- E besoj,- tha djali.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Djali e solli kutinë e konservës të mbushur me kafe të nxehtë te kasollja e plakut dhe u ul pranë tij duke

pritur që të zgjohej. Një herë iu duk se plaku po zgjohej. Por plaku ra përsëri në gjumë të rëndë dhe djali shkoi

përtej rrugës që të kërkonte ca dru hua për të ngrohur kafenë.

Më në fund plaku u zgjua.

- Mos u ngri, - i tha djali. - Pije këtë. Djali i hodhi ca kafe në gotë.

Plaku e mori dhe e piu.

- Ata më mposhtën, Manolin. – tha. – Ata më mposhtën vërtetë.

- Ai nuk të mposhti dot. Peshku nuk të mposhti.

- Po. Është e vërtetë. Kjo ndodhi më vonë.

- Pedrikoja po kujdeset për barkën dhe takëmet. Ç’do ta bësh kokën e peshkut?

- Le ta presë Pedrikoja ta përdorë për rrjetat.

- Po shpatën?

- Merre për kujtim po të duash.

- E dua, - tha djali. – tani ne mund të bëjmë planet tona për më vonë.

- A më kërkuan?

- Natyrisht. Me barkat e rojeve bregdetare dhe me aeroplanë.

- Oqeani është shumë i madh dhe barka e vogël, dhe është zor ta shikosh, - tha plaku. Ai vuri re se sa kënaqësi

ishte kur mund të bisedoje me një njeri në vend që të fliste me veten dhe me detin.

- Më mori malli për ty,- tha plaku. – Ke kapur gjë?

- Një peshk ditën e parë. Një, ditën e dytë dhe dy, të tretën.

- Shumë mirë.

- Tani do të peshkojmë përsëri bashkë.

- Jo. Unë s’kam fat. S’kam më fat.

- Në djall të vejë fati,- tha djali. – të sjell unë fat.

- Ç’do të thotë familja jote?

- Aq më bën. Dje kapa dy peshq. Por ne do të peshkojmë bashkë tani, që unë të mësoj akoma shumë gjëra.

- Ne duhet të gjejmë një fuzhnje të mirë dhe ta mbajmë gjithnjë në barkë. Thikën mund t’ia bëjmë nga balestrat

e ndonjë Fordi të vjetër. Mund ta mprehim në Guanabakoa. Duhet të jetë e mprehtë, por jo e kalitur që të mos

thyhet. Thika ime u thye.

- Do të gjej një thikë tjetër dhe do ta mpreh balestrën. Sa ditë vallë do të fryjë brisa e fortë?

- Ndoshta dy, ndoshta tre.

- Do t’i bëj të gjitha siç duhet, - tha djali. – Ti shëroji duart e tua, o plak.

- E di si të kujdesem për to. Natën pështyva diçka të çuditshme dhe ndjeva se diçka m’u thye këtu në gjoks.

- Shëroje edhe këtë tha djali. - Shtrihu, o plak dhe unë do të të sjell këmishën tënde të pastër. Dhe diçka për të

ngrënë.

- Sill edhe ca gazeta të kohës që nuk isha këtu,- tha plaku.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

- Ti duhet të marrësh veten sa më shpejt, sepse kam ende shumë gjëra për të mësuar dhe t’i mund të m’i mësosh

të gjitha.

Kur djali doli nga dera dhe shkoi poshtë shkëmbit të vjetër prej korali, ai qau përsëri.

Atë mbasdite në Terracë erdhi një grup turistësh dhe duke vështruar poshtë ujët, midis gotave bosh të birrave

dhe meduzave të ngordhura, një grua pa një kurriz të gjatë, të bardhë, me një bisht të madh në fund, që lëkundej

e ngrihej nga batica, ndërsa era e lindjes ngrinte pa pushim dallgë të mëdha në të hyrë të gjirit.

- Ç’është kjo?- pyeti ajo një kamerier dhe tregoi skeletin e gjatë të peshkut të madh, që tani s’ishte veçse një

plaçkë që priste ta merrte zbatica.

- Tiburon,- tha kamerieri! I peshkaqenit. Ai deshi t’i tregonte ç’kishte ngjarë.

- Nuk e dija që peshkaqenët kanë bishta kaq të bukur dhe të përkulur kaq hijshëm.

- Edhe unë s’e dija, - tha shoqëronjësi i saj.

Në kasollen e tij, mbi rrugë, plaku po flinte përsëri. Ai ende flinte përmbys dhe djali qe ulur pranë tij dhe e

ruante. Plaku shihte në ëndërr luanë.

Për pyetjet nga 16 deri në 21 rrethoni alternativën e saktë.

16. Djali është kaq i përkushtuar ndaj Santjagos sepse: 1 pikë

A) ai e mëson atë si të peshkojë.

B) ai i jep herë pas here para borxh.

C) ai është babai i tij i vërtetë.

D) ai mendon se mund ta shfrytëzojë Santjagon.

17. Në këtë fragment si dhe në të gjithë veprën del natyrshëm ideja: 1 pikë

A) e dashurisë së përjetshme.

B) e luftës për ekzistencë.

C) e lirisë absolute.

D) e tjetërsimit të individit.

18. Çfarë ndodh me plakun kur kthehet në fshat pas disa ditë peshkimi? 1 pikë

A) Turistët i kërkojnë të rrëfejë aventurën e tij me peshkun.

B) Peshkatarët mendojnë ta ruajnë skeletin e peshkut si shenjë nderimi për të.

C) Peshkatarët shprehin habi se si ai mundi të shkonte aq larg.

D) Manolo i premton se do të peshkojë me të.

19. Djali kur pa duart e plakut filloi të qante, sepse: 1 pikë

A) kuptoi se ai ishte në prag të vdekjes.

B) kuptoi ç’kishte ndodhur në det.

C) kuptoi se s’do mund të bëhej dot si ai.

D) mendoi se ato ishin paralizuar.

20. Pse peshkatarët janë mbledhur rreth barkës së Santjagos? 1 pikë

A) Për ta parë Santjagon tek flinte.

B) Për të parë se si barka ishte shpartalluar fare.

C) Për të parë skeletin e çuditshëm të peshkut.

D) Për të parë nëse Santjago kishte kapur peshq.

21. Prindërit e djalit nuk duan që ai të peshkojë me Santjagon, sepse: 1 pikë

A) plaku është pa fat.

B) plaku është agresiv.

C) plaku nuk mbahet pastër.

D) plaku nuk është vendas.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

22. a) Në fjalinë e fundit të fragmentit plaku ëndërron për luanët. Ç’nënkuptojnë ata për plakun? 1 pikë

____________________________________________________________________________________

b) Edhe pse Santjago kthehet i mundur, novela mbart në fund nota optimiste. Gjeni dy momente në

fragment, ku ju mendoni se shfaqet ky optimizëm. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

23. a) Djali shfaqet pak në këtë novelë, në fillim dhe në fund. Duke u mbështetur në këtë fragment,

argumentoni se cili është roli që ai luan dhe pse është e rëndësishme prania e tij. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

b) Si e demonstron djali dashurinë e tij për Santjagon, hapur apo heshturazi? Ilustrojeni mendimin tuaj me

shembuj nga fragmenti. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

c) Pse djali i thërret Santjagos plak? 1 pikë

____________________________________________________________________________________

24. A mendoni se Santjago do të jetojë? Argumentoni mendimin tuaj me ilustrime nga fragmenti. 3 pikë

argumentimi:________________________________________________________________________

ilustrimet: __________________________________________________________________________

25. Çfarë kanë zëvendësuar përemrat në fjalitë : “ –Ata më mposhtën, Manolin, -tha , -Ata më mposhtën vërtet/ -

Ai nuk të mposhti….”? Cili është funksioni i këtij përdorimi? Ç´tipar i stilit të Heminguejit zbulohet?

3 pikë ___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI B

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përbëhet nga dy pjesë.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Kadare Mall

Pyetja 1 B 1 pikë

Pyetja 2 A 1 pikë

Pyetja 3 D 1 pikë

Pyetja 4 B 1 pikë

Pyetja 5 C 1 pikë

Pyetja 6 B 1 pikë

Pyetja 7 B 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 8 1 pikë

Model përgjigjeje

Mungesa e ylbereve sugjeron praninë e grisë në poezi. Ata shihen dhe si mungesa e një ure lidhëse me

vajzën, që ndodhet diku në anën tjetër të qytetit.

1 pikë Nëse interpreton nëntekstin e mungesës së ylbereve në poezi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 (a) 2 pikë

Figura

simbol

Interpretimi

Vjeshta është emblemë e gjendjeve shpirtërore nostalgjike, e kohëve të shkuara që s’kthehen më dhe e

dashurive të humbura.

1 pikë Nëse zbulon figurën stilistikore.

DHE

1 pikë Nëse interpreton domethënien e vjeshtës.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 (b) 2 pikë

Ndjesia

Një ndjenjë zbrastie e dëshpërimi, mungese.

Vjeshtës i mungojnë në këtë poezi gjerat e bukura dhe piktoreske. Ndaj në imazhin e lexuesit krijohet

vjeshta me mungesat e saj. (Interpretimi i lirë, por thelbi do të ruhet.)

2 pikë Nëse përcakton dhe shpjegon ndjesinë që i shkaktohet si lexues.

OSE

1 pikë Nëse vetëm e përcakton ndjesinë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Pyetja 10 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Në këtë poezi sundon ngjyra gri: edhe pse nuk përmendet nga autori, shumë detaje ta sugjerojnë këtë

ngjyrë: vjeshta, qiejt e ngrysur pa lejlekë, shirat. Mungojnë ylberet dhe sundon grija.

Kjo ngjyrë sugjeron një trishtim pafund e të pashpjegueshëm për shpirtin poetik.

1 pikë Nëse tregon ngjyrën mbizotëruese të poezisë.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon nëntekstin që ajo mbart.

0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 10 (b) 1 pikë

Model përgjigjeje

Fjala qelq krijon një efekt të menjëhershëm. Qelqi është diçka e brishtë, e thyeshme, e kthjellët me pika

shiu mbi të, që janë po aq të kristalta. Në këtë mënyrë krijohet një lidhje me ndjenjën e mallit, po aq të

brishtë dhe të pastër.

1 pikë Nëse shpjegon efektin që krijon fjala qelq në vargun e dhënë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 11 2 pikë

Arsyeja

Përdorimi i shumësit qiej rrit përmasat e trishtimit, që është i pafundmë dhe i pakuptueshëm për heroin

lirik.

Imazhi

Emri qiej në shumës krijon imazhin e një hapësire të pafundme për syrin njerëzor.

1 pikë Nëse tregon arsyen e përdorimit të shumësit.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon imazhin që përftohet nga ky përdorim.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 12 2 pikë

Model përgjigjeje

Po ka një ndryshim. Vargu është: Dhe unë për ty seç ndjeva mall. Lidhëza dhe (shtuese) krijon idenë e

përmbylljes së diçkaje.

Tregon se mendimi është përmbyllur. Pra, gjithçka është e mbyllur për heroin, ka mbetur vetëm malli.

1 pikë Nëse tregon ndryshimin midis vargjeve.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon domethënien e këtij ndryshimi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

Pyetja 13 2 pikë

Thënia e Heraklitit: “Të zgjuarit janë bashkë në botë, / kurse të fjeturit janë veç”, sugjeron se, të zgjuarit

janë ata që e jetojnë jetën, që japin e marrin me njëri-tjetrin, kurse të fjeturit, ata që ëndërrojnë,

humbasin shumë çaste të bukura, janë vetëm dhe s’marrin kënaqësi nga jeta.

2 pikë Nëse shpjegon plotësisht thënien e Heraklitit.

OSE

1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht thënien e Heraklitit.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 14 1 pikë

Vargjet tingëllojnë paradoksale pasi ndjenja e mallit midis dy të rinjve nuk shkaktohet nga largësia, siç

mund të ndodhë rëndom. Ata janë në një qytet, por shihen rrallë.

1 pikë Nëse shpjegon paradoksin e vargut.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

Pyetja 15 8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

shkruan një ese, ku argumenton se a i duket e natyrshme mungesa dhe malli për një dashuri që nuk është

më;

përdor argumente që mbështesin mendimin që ka;

përdor ilustrime nga vepra ose filmi për të mbështetur shpjegimet e dhëna;

ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike

mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.

shprehet me një gjuhë eseistike.

ka fjalor të pasur.

stil origjinal.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore.

ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta.

përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

ka saktësi drejtshkrimore.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

PJESA II

Heminguej Plaku dhe deti

Pyetja 16 A 1 pikë

Pyetja 17 B 1 pikë

Pyetja 18 D 1 pikë

Pyetja 19 B 1 pikë

Pyetja 20 C 1 pikë

Pyetja 21 A 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 (a) 1 pikë

Luanët janë simbol i forcës, i madhështisë, i bukurisë së natyrës. Ata sugjerojnë rrethin ciklik të jetës,

por edhe harmoninë që ekziston midis forcave të ndryshme të natyrës.

1 pikë Nëse shpjegon nëntekstin e ëndrrës së Santiagos.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 (b) 2 pikë

Model përgjigjeje

Notat optimiste shfaqen në raportin që plaku ka me djalin, në përvojën që ai përçon tek ai, nga gjithçka e

re që lind nga e vjetra.

OSE

Santiago rilidhet me djalin, i cili kërkon medoemos të mësojë nga përvoja e plakut.

OSE

Santiago nuk është vetëm, ai ka pranë dikë që e do dhe respekton. Të gjitha cilësitë fisnike të plakut dhe

më të rëndësishmet, mësimet e nxjerra nga përvoja e gjatë jetësore, do t’i kalojnë djalit, që do të thotë se

jeta e peshkatarit të vjetër do të vazhdojë, në disa forma, edhe pas vdekjes së tij.

OSE

Edhe pse Santiago kthehet i mundur, ai nuk mposhtet nga peshku, por nga cikli i paevitueshëm i natyrës.

2 pikë Nëse identifikon dy momente ku shfaqen notat optimiste.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 23 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Djali shfaqet pak në novelë, por prania e tij është e rëndësishme pasi përkushtimi i tij ndaj plakut nxjerr

më në pah vlerat e këtij të fundit si njeri dhe si peshkatar.

Djali e shpreh hapur dashurinë që ka për Santiagon.

Pse është e rëndësishme prania e djalit?

Djali përfaqëson jetën që do të vazhdojë pas vdekjes. Përkushtimi i tij për të mësuar nga përvoja e

Santiagos, jep siguri se ky i fundit do të vazhdojë të jetojë përmes djalit.

1 pikë Nëse argumenton se cili është roli i djalit.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon pse është e rëndësishme prania e tij.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

Pyetja 23 (b) 2 pikë

Model përgjigjeje

Djali e demonstron dashurinë e tij për Santiagon fare hapur. Ai do të sigurohet se plaku ka ushqim, ka

veshje, ka rroba për t’u mbuluar dhe se do të pushojë pa e shqetësuar njeri.

Ilustrimet

i hodhi ca kafe në gotë

Mos e shqetësojë njeri.

Pije këtë

Etj

1 pikë Nëse tregon si e shfaq djali dashurinë për plakun.

DHE

1 pikë Nëse e mbështet mendimin me ilustrime nga fragmenti.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 23 (c) 1 pikë

Model përgjigjeje

E thërret plak në shenjë respekti, dashurie. Si burim i një mençurie dhe përvoje, për të cilën djali ka

nevojë. Por ndoshta e thërret edhe pse do që të duket paksa më i rritur dhe që e meriton të rrijë pranë

Santiagos.

1 pikë Nëse shpjegon pse djali e thërret Santiagon plak.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 3 pikë

Model përgjigjeje

Figurativisht po. Përmes djalit. Përvoja e tij do të kalojë te djali që e do dhe i është përkushtuar.

OSE

Në të vërtetë, ndoshta jo. Ai thotë që diçka iu thye në gjoks. Beteja e jashtëzakonshme në det ka qenë

shumë për moshën e tij.

Ilustrime

Por ne do të peshkojmë bashkë tani.

sepse kam ende shumë gjëra për të mësuar dhe t’i mund të m’i mësosh të gjitha.

ai qau përsëri.

Etj.

3 pikë Nëse argumenton plotësisht dhe me ilustrime mendimin.

OSE

2 pikë Nëse argumenton plotësisht mendimin, por nuk përdor ilustrime.

1 pikë Nëse argumenton pjesërisht, pa ilustrime mendimin.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi natyror (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

Pyetja 25 3 pikë

Përemrat kanë zëvendësuar fjalët (emrat) peshkaqen dhe peshk. Në asnjë moment plaku nuk ua përmend

emrat.

E lë të nënkuptohet.

Parimi i ajsbergut.

1 pikë Nëse tregon se çfarë kanë zëvendësuar përemrat.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon funksionin e këtij përdorimi.

DHE

1 pikë Nëse tregon tiparin e stilit që shfaqet.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

VARIANTI B

E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Testi është i ndarë në dy pjesë.

Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën

përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar

përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7 8 9 9 10

Pikët

Kërkesa

11 12 13 14 15 16 17 18 19 20a 20b

Pikët

Kërkesa

21 22 23a 23b 24 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar

2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Mjeda Andrra e jetës

Lokja

U shty vjeshta e krisantemi

Vetun vorreve lulzon;

Landët e pyje, gjith ku kemi,

Tuj fry veri po i cungon.

Ndrron prej dimnit landa veshen,

E lëshon gjetht që para pat;

E, për mëshirë, duhitë që ndeshen,

Ia çojnë t’vorfnit me i ba shtrat.

Bite borë e fryte veri

Tuj çue akull për gjithë vis;

Nalt orteku ushton për mneri

Tuj fundue çetinë e lis.

Me dy cokla n’votër plaka

Rri gjithë natën e vajton;

Rri me duer kah ndezet flaka

porsi nieri kur uron.

E shikjon nji dritë t’venitun;

Vron pasqyrën e jetës s’vet:

E larg Morden tuj kositun

E kujton e pran’ e thrret.

U ndie’j frymë përbrenda shpijet

Porsi erë që vjen pa shkas;

E n’at muzg, nji vegim hijet

Lokes n’votër let’ iu qas:

Përmbi plakën krahët i uli

E n’gryk t’shuemen e shtrëngoi;

Buzët t’shpulpueme n’ball ia nguli;

U ndal drita e ajo mbaroi.

Fjalor:

Landët e pyje- lëndët e pyjeve frymë – përfytyrimi i vdekjes si një frymë

Duhi – erë e fortë pa shkas – pa shkak

Mner – tmerr vegim hijet - mortja

Tuj fundue – duke fundosur buzët e t’shpulpueme- buzët që s’kanë mish

Uron – lutet

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 1 deri në 6 rrethoni alternativën e saktë.

1. Cila është figura mbi të cilën ngrihet gjendja psikologjike dhe fizike e Lokes? 1 pikë

A) Alegoria;

B) Simboli;

C) Krahasimi;

D) Paralelizmi figurativ.

2. Detaji i krisantemës në strofën e parë nënkupton: 1 pikë

A) ardhjen e stinës së vjeshtës.

B) peizazhin e zymtë të stinës së dimrit.

C) paralajmërimin për afrimin e vdekjes.

D) rigjallërimin e natyrës edhe në dimër.

3. Ndikimi i Mjedës nga folklori duket në: 1 pikë

A) përfytyrimin e vdekjes me kosë në dorë.

B) përshkrimin e natyrës.

C) përshkrimin e jetës në malësi.

D) motivin e kohës që ikën.

4. Në cilën prej vargjeve të mëposhtme shfaqet varfëria e skajshme e Lokes? 1 pikë

A) Rri me duer kah ndezet flaka

B) Me dy cokla n’votër plaka

C) Vron pasqyrën e jetës s’vet

D) U ndie’j frymë përbrenda shpijet

5. Vargjet e këtij fragmenti janë shkruar me varg: 1 pikë

A) 8-rrokësh;

B) 9- rrokësh;

C) 10- rrokësh;

D) 11- rrokësh.

6. Lokja ndihet e brengosur sepse: 1 pikë

A) vdekja po i afrohet shumë shpejt.

B) sapo ka humbur njërën nga vajzat.

C) ka mbetur vetëm pa askënd pranë.

D) nuk mund të ngrohet në atë dimër të ashpër.

7. Në ç’moment të jetës ndodhet Lokja? Cilat janë ndjesitë që ajo po përjeton? Shpjegoni pse. 3 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

8. Përshkruani me pak fjalë atmosferën që mbizotëron në këtë fragment. Cili është funksioni artistik i një

zgjedhjeje të tillë nga ana e autorit? 2 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

9. Gjeni sinonimin e fjalës t’shuemen. Cili është funksioni artistik i këtij përdorimi? Kthejeni këtë fjalë në

shqipen standarde. 3 pikë

E n’gryk t’shuemen e shtrëngoi;

sinonimi: __________________________________________________________________

funksioni: __________________________________________________________________

shqipja standarde: __________________________________________________________________

10. Imazhi më i fuqishëm në dy vargjet e fundit është ai i vdekjes. Mbi cilën figurë të stilistikës është ngritur

ai? Komentojeni atë, duke u mbështetur në fjalët kyç që krijojnë këtë imazh. 3 pikë

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________________

11. Cili është ritmi i këtij fragmenti? Shpjegoni arsyen e kësaj zgjedhjeje nga ana e autorit. 2 pikë

ritmi: _______________________________________________________________________

shpjegimi: _______________________________________________________________________

12. Zbërtheni nëntekstin në vargun e mëposhtëm: 2 pikë

E shikon nji dritë t’venitun

________________________________________________________________________________

________________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

PJESA II

Flober Zonja Bovari (fragment)

Ajo do të kishte dashur që emri Bovari, që ishte edhe i saji, të bëhej i famshëm, të gjendej kudo nëpër

librari, të përmendej vazhdimisht nëpër gazeta, ta njihte e tërë Franca. Mirëpo Sharli ishte njeri pa pikë

pikësynimi në jetë! Një herë një mjek nga Ivtotoja, me të cilin para pak kohësh po bënte konsultë, e kishte

poshtëruar disi mu përpara shtratit të të sëmurit, në prani të të afërmve që ishin mbledhur aty. Kur ia tregoi

Sharli këtë ndodhi në darkë, Ema u nxeh shumë me kolegun e tij. Sharli u prek nga reagimi i së shoqes. E puthi

në ballë me lot ndër sy. Mirëpo ajo ishte e pezmatuar nga turpi, i vinte ta rrihte, doli në korridor të hapte

dritaren dhe thithi ajrin e freskët për t’u qetësuar.

- Sa i humbur që është! Sa i humbur që është! – thoshte ajo me zë të ulët, duke kafshuar buzët.

Dhe sa vinte dhe më tepër e merrte inat. Me kalimin e moshës, ai fitonte gjithmonë e më shumë shprehi

prej të pagdhenduri; mbas darke priste me thikë tapat e shisheve bosh; pasi hante, lëpinte dhëmbët me gjuhë;

kur rrufiste supën, kuaçiste si klloçkë në çdo gllënjkë, dhe, ngaqë dhjamosja po e zaptonte gjithandej, sytë,

tashmë të vecërr, dukeshin sikur po i ngjiteshin drejt tëmthave prej mbufatjes së mollëzave.

Ema, nganjëherë ia fuste nën jelek fundin e kuq të trikos, i drejtonte kravatën, ose ia hidhte tej dorashkat

bojëdala që ai ishte gati t’i vishte; dhe këtë ajo nuk e bënte, siç kujtonte ai, për të; e bënte për veten e saj, si

shprehje egoizmi të shfrenuar, acarimi nervor. Bile ndonjëherë i tregonte gjëra nga ato që kishte lexuar, si për

shembull, ndonjë pjesë romani, ndonjë dramë, ose ngjarjen e fundit të shoqërisë së lartë, që përshkruhej në

fejtonin e gazetës; sepse, në fund të fundit, dhe Sharli njeri i gjallë ishte, gjithmonë e dëgjonte me vëmendje,

gjithmonë ia miratonte ato që i thoshte. Shpesh herë ajo ia hapte zemrën zagarit të saj të vogël! Po kështu do të

kishte bërë edhe me kërcunjtë e oxhakut dhe me lavjerrësin e sahatit.

Ndërkaq, thellë në shpirt, ajo priste të ndodhte diçka. Ashtu si detarët në rrezik për t’u mbytur, ajo

shikonte vetminë e jetës së vet me sy të dëshpëruar, duke kërkuar diku larg ndonjë velë të bardhë në

mjegullnajën e horizontit. Nuk e dinte cili do të ishte ai rast, as se në ç’breg do ta nxirrte, i shtyrë nga era deri

tek ajo, as në do të ishte barkë a anije me tri kuverta, ngarkuar me vuajtje apo mbushur deng me lumturi.

Mirëpo çdo mëngjes, sa zgjohej, ajo shpresonte se do t’i vinte gjatë ditës, dhe dëgjonte të gjitha zhurmat, brofte

befas, çuditej që nuk vinte, pastaj, si perëndonte dielli, më e trishtuar se kurrë, dëshironte që të gdhihej në çast e

nesërmja.

..........................................................................................................................................................................

zemra e saj mbeti e zbrazët përsëri dhe atëherë filloi sërish vargu i ditëve të njëllojta.

Ato do të pasonin pra kështu njëra-tjetrën, gjithmonë të njëjta, të panumërta dhe pa sjellë asgjë! Të

tjerët, sado të rëndomtë ta kishin jetën, prapëseprapë shpresonin të paktën se do t’u ndodhte diçka. Nganjëherë

një aventurë mund të sjellë të papritura pambarim, bile edhe mjedisi sikur ndërrohet. Mirëpo për të nuk ndodhte

asgjë; kështu e kishte thënë zoti! E ardhmja e saj ishte si një korridor krejtësisht i errët dhe që përfundonte me

një derë të pakapshme.

Ajo e braktisi muzikën. Përse të merrej me të? Kush do ta dëgjonte? Përderisa s’kishte për të ndodhur

kurrë që, veshur me fustan të kadifenjtë me mëngë të shkurtra, ulur para ndonjë pianoje “Erard”, për të dhënë

koncert, duke i rënë me gishtërinjtë e saj të lehtë, tastierës së fildishtë, të ndiente t’i frynte si ndonjë fllad rreth

vetes gumëzhitja e të mahniturve, ishte e kotë të lodhej duke studiuar. I plasi në dollap edhe kartonët e vizatimit

edhe qëndismat. Ç’i duheshin? Ç’i hynin në punë? Qëndisja i ngrinte nervat përpjetë.

- S’kam ç’të lexoj më, - thoshte ajo me vete.

Dhe kohën e kalonte duke skuqur mashën në zjarr ose duke parë shiun që binte.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 13 deri në 19 rrethoni alternativën e saktë.

13. Në fragmentin e dhënë më sipër shikojmë se ndjesia që Ema provon ndaj Sharlit është: 1 pikë

A) ftohtësi;

B) pëlqim;

C) keqardhje;

D) zhgënjim.

14. Me kalimin e viteve Sharli bëhet më: 1 pikë

A) kompetent në punën e tij.

B) monoton dhe i paedukuar në sjelljet e tij.

C) i kujdesshëm ndaj dëshirave të gruas.

D) i pasigurt dhe nervoz ndaj të tjerëve.

15. Komentet e autorit, në lidhje me ëndërrimin e Emës për të ndodhur diçka, ilustrojnë se ajo: 1 pikë

A) ndihet nën presion.

B) kërkon vëmendjen e të shoqit.

C) është e pushtuar nga mërzia.

D) dëshiron të përmirësojë martesën e saj.

16. Në fjalinë që përmbyll këtë fragment Ema shfaqet si një grua: 1 pikë

A) e interesuar pas motit.

B) e tërhequr nga pamjet e natyrës.

C) e përkushtuar ndaj vatrës familjare.

D) që e jeton jetën e saj thjesht si spektatore.

17. Cila nga alternativat e mëposhtme jep më mirë thelbin e figurës së Sharlit? 1 pikë

A) Dhjamosja po e zaptonte gjithandej.

B) Sharli u prek nga reagimi i së shoqes.

C) Sharli ishte njeri pa pikë pikësynimi në jetë.

D) Sharli njeri i gjallë ishte, gjithmonë e dëgjonte me vëmendje.

18. Në cilën prej alternativave të mëposhtme gjuha e përdorur nga autori bëhet veçanërisht figurative?

1 pikë A) Po kështu do të kishte bërë edhe me kërcunjtë e oxhakut dhe me lavjerrësin e sahatit.

B) Me kalimin e moshës, ai fitonte gjithmonë e më shumë shprehi prej të pagdhenduri.

C) Të tjerët, sado të rëndomtë ta kishin jetën, prapëseprapë shpresonin të paktën se do t’u ndodhte diçka.

D) Ashtu si detarët në rrezik për t’u mbytur, ajo shikonte vetminë e jetës së vet me sy të dëshpëruar, duke

kërkuar diku larg ndonjë velë të bardhë në mjegullnajën e horizontit.

19. “Zonja Bovari” është njohur si një roman: 1 pikë

A) romantik;

B) filozofik;

C) psikologjik;

D) simbolist.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

20. a) Si e trajton Ema Sharlin? Shpjegoni arsyen e kësaj sjelljeje kundrejt tij. 2 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

b) Cili është koncepti që Ema ka për lumturinë? Pse ky koncept është jo realist? 2 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

21. Identifikoni në fragment një rast ku gjuha e Floberit merr një ngarkesë ironie dhe shpjegoni se ku qëndron

kjo ironi. 2 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

22. Zbuloni konfliktin themelor që shfaqet në këtë fragment. Zbërtheni thelbin e tij. 2 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

23. a) Çfarë pret Ema vazhdimisht? Komentoni se si jepet në mënyrë figurative kjo pritje. 3 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

b) Si ndihet Ema në lidhje me situatën në të cilën ajo ndodhet dhe cilat janë pasojat e këtij përjetimi që ajo

po kalon? 2 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

24. Cila është arsyeja që Floberi përqendrohet kaq shumë në mërzitjen dhe kotësinë e jetës së Emës?

1 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

25. Sipas kritikës, Floberi është konsideruar si mjeshtër i detajeve realiste. Shpjegoni vërtetësinë e kësaj

thënieje, duke u mbështetur në fragmentin e dhënë më sipër ose në veprën në tërësi. 8 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

Shtjellimi

i idesë

(25a)

Organizimi dhe

struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore

(sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI B

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përbëhet nga dy pjesë.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Mjeda Andrra e jetës

Pyetja 1 D 1 pikë

Pyetja 2 C 1 pikë

Pyetja 3 A 1 pikë

Pyetja 4 B 1 pikë

Pyetja 5 A 1 pikë

Pyetja 6 C 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 7 3 pikë

Momenti

Lokja ndodhet në fund të jetës së saj.

Ndjesitë

Lokja ndihet në kulm të dhimbjes dhe dëshpërimit, aq sa thërret dhe vdekjen ta marrë.

Arsyeja

Është vetëm, pa njeri, e varfër, e braktisur.

1 pikë Nëse tregon se në ç’moment të jetës ndodhet Lokja.

DHE

1 pikë Nëse tregon ndjesitë që ajo po përjeton.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon arsyen e këtyre përjetimeve.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 8 2 pikë

Atmosfera

Jemi në dimër, shkreti në natyrë, vetmi, ftohtësi, bien ortekët dhe era të than.

Funksioni

Një paraqitje e tillë e natyrës dhe e mjedisit thekson vetminë, shkretinë e Lokes. Theksohet ana

njerëzore.

OSE

Autori vendos një paralelizëm (figurativ) mes natyrës dhe gjendjes shpirtërore dhe fizike të njeriut, për të

theksuar këtë të fundit.

1 pikë Nëse përshkruan me pak fjalë atmosferën që mbizotëron në këtë fragment.

DHE 1 pikë Nëse tregon se cili është funksioni i një zgjedhjeje të tillë nga ana e autorit.

0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Pyetja 9 3 pikë

Model përgjigjeje

Sinonimi: e shuemja – e mjera, e gjora.

Kjo fjalë mbart një ngarkesë të fortë emocionale, duke theksuar pikërisht të mbeturit pa asgjë, pa njerëz,

pa shpresë, të varfër, të braktisur, të shuar nga jeta dhe dëshirat.

Shqipja standarde: e shuara

1 pikë Nëse gjen sinonimin e fjalës.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon ngarkesën emocionale që mbart fjala.

DHE

1 pikë Nëse shkruan trajtën standarde të fjalës.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 10 3 pikë

Model përgjigjeje

Figura bazë: personifikim (ose prozopope), të dy strofat ndërtohen mbi të.

Komenti

Të dy vargjet krijojnë një përfytyrim të gjallë të vdekjes, që duket sikur ka trajta (buzë), këto janë të

zhveshura ( t’shpulpueme) dhe duket sikur vepron (ia nguli). Vdekja nuk lajmëron, e hap derën vetë.

Vjen lehtë, në mënyrë tinëzare, befas, merr trajta njerëzore dhe ti mund ta përfytyrosh.

1 pikë Nëse përcakton figurën bazë të stilistikës.

DHE

2 pikë Nëse e komenton imazhin, mbështetur në fjalët kyç që krijojnë imazhin.

OSE

1 pikë Nëse e komenton imazhin, pa theksuar fjalët kyç, që japin thelbin e tij.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 11 2 pikë

Ritmi

Ritmi i këtij fragmenti është i ngadaltë, si i zvaritur, i qetë.

Arsyeja

Ky lloj ritmi është në funksion të idesë që përpiqet të përçojë autori: një jetë që po mbyllet, pa forcë, pa

gjallëri, pa ritëm, një jetë që po zvarritet drejt fundit.

1 pikë Nëse përcakton ritmin e kësaj kënge.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon arsyen e kësaj zgjedhjeje.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

Pyetja 12 2 pikë

Model përgjigjeje

Përgjigje e plotë

Në vargun e dhënë drita është përdorur sa në kuptim të drejtpërdrejtë, aq edhe në kuptim figurativ.

Imazhi i krijuar është i fuqishëm. Lokja është vetëm, pa njeri, pranë dritës së qiririt, në varfërinë e saj të

skajshme. Këtu drita merr dhe një kuptim simbolik. Ajo simbolizon jetën, por tashmë një jetë që po

venitet, fiket, shuhet.

Përgjigje e pjesshme (Nuk theksohet zbërthimi i nëntekstit)

Lokja shikon jetën që po i venitet.

Drita është jeta e saj që po shuhet.

2 pikë Nëse zbërthen në mënyrë të plotë nëntekstin e vargut.

OSE

1 pikë Nëse zbërthen në mënyrë të pjesshme nëntekstin e vargut.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

PJESA II

Flober Zonja Bovari

Pyetja 13 D 1 pikë

Pyetja 14 B 1 pikë

Pyetja 15 C 1 pikë

Pyetja 16 D 1 pikë

Pyetja 17 C 1 pikë

Pyetja 18 D 1 pikë

Pyetja 19 C 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 20 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Ema e trajton Sharlin me zemërim dhe përbuzje.

Arsyeja

Ajo fajëson atë për kufizimet në jetën e saj, për të qenit e palumtur dhe e parealizuar.

1 pikë Nëse tregon se si e trajton Ema Sharlin.

DHE

1 pikë Nëse tregon arsyen e sjelljes së saj kundrejt tij.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

Pyetja 20 (b) 2 pikë Model përgjigjeje

Ema ka një koncept të papranueshëm për lumturinë. Ajo gjithnjë ka imagjinuar një jetë plot luks dhe

pasion.

Ky koncept është jo realist pasi ajo është martuar me një burrë të thjeshtë, naiv dhe që i takon shtresës së

mesme. Nga ana tjetër ajo jeton në provincë, ku është vështirë të realizohesh dhe jetosh jetën që

dëshiron. Pra ajo çfarë ëndërron bie ndesh me realitetin në të cilin Ema jeton, atë personal dhe atë që e

rrethon.

1 pikë Nëse shpjegon se cili është koncepti i Emës për lumturinë.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon pse ky koncept nuk është realist.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 21 2 pikë Model përgjigjeje

Ironia nuk vjen e drejtpërdrejtë, por në nëntekst: veprimet e Sharlit dhe ato të Emës.

Detajet që japin thelbin e natyrës dhe veprimeve që bën Sharli. Ironia nënkuptohet pikërisht në detajet që i

takojnë sjelljes dhe pamjes së tij.

lëpinte dhëmbët me gjuhë,

rrufiste supën,

kuaçiste si klloçkë në çdo gllënjkë

dhjamosja po e zaptonte

sytë të vecërr,

mbufatjes së mollëzave.

Shpjegimi:

Sharli me veprime të trasha, Ema lexon pjesë romani, drama, gazeta, i bie pianos, vizaton dhe qëndis.

OSE

Sharli njeri i gjallë ishte, gjithmonë e dëgjonte me vëmendje;

gjithmonë ia miratonte ato që i thoshte;

Por Ema ia hap zemrën zagarit, pasi e di që Sharli s’e kupton, pasi ai gjithmonë e më shumë po fitonte

shprehi prej të pagdhenduri. Floberi s’e thotë, por në nëntekst ndihet kjo mungesë kuptimi dhe komunikimi

midis tyre, ndaj me një ironi të fshehur ai pohon se për Emën njësoj ishte: si të fliste me Sharlin si të fliste

me zagarin, si te fliste me kërcunjtë e oxhakut dhe me lavjerrësin e sahatit.

1 pikë Nëse identifikon një rast të përdorimit të ironisë.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon thelbin e kësaj ironie, ku qëndron ajo.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Pyetja 22 2 pikë

Model përgjigjeje

Konflikti bazë: Ema është krejtësisht e pakënaqur me jetën e saj dhe e motivuar për të pasur një më të

mirë, por ajo nuk mund ta krijojë idealin perfekt që ajo imagjinon.

OSE

Konflikt emocional: Ema është plot emocione, ndjenja, në një mjedis të zbrazët, ku askush nuk e dëgjon

dhe vlerëson, as i shoqi që nuk e kupton.

OSE

Konflikt intelektual: Ema ka disa talente, por ato nuk kanë asnjë vlerë për mjedisin ku jeton. Ajo i bie

pianos, por askush s’e dëgjon apo shijon muzikën që ajo luan.. Ajo vizaton, qëndis, por askush s’i

vlerëson gjërat që ajo bën.

1 pikë Nëse zbulon konfliktin themelor.

DHE

1 pikë Nëse e shpjegon konfliktin që ka identifikuar.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 23 (a) 3 pikë

Model përgjigjeje

Ema pret një ndryshim në jetën e saj. Se si do të jetë ky ndryshim, ajo se ka të qartë. Por ajo pret diçka

ndryshe, diçka që të mos i ngjasojë jetës monotone dhe pa emocione që bën.

Figuracioni:

Krahasimi: si detarët në rrezik për t’u mbytur

Epitetet: të dëshpëruar, të bardhë,

Metaforat: velë të bardhë në mjegullnajën e horizontit, mjegulla.

Ema ndodhet në kulmin e dëshpërimit. Ajo e shikon jetën e saj pa asnjë rrugëdalje, ashtu si detarët

(krahasimi) në kërkim të tokës së shpëtimit. Ajo kërkon të shpëtojë nga vetmia që e ka rrethuar, nga

zbrazëtia dhe kotësia që po i marrin frymën, si mjegulla kur pushton tokën dhe ti s’sheh asgjë dhe as

mbushesh dot me frymë.

1 pikë Nëse tregon se çfarë pret Ema vazhdimisht.

DHE

2 pikë Nëse e komenton se si jepet figurativisht kjo pritje (të paktën me dy figura).

OSE

1 pikë Nëse e komenton pritje, por pa u fokusuar shumë në anën figurative ose duke nënvizuar

vetëm një figurë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

Pyetja 23 (b) 2 pikë

Model përgjigjeje

Ema kalon disa gjendje shpirtërore: nervozizëm, bezdi, mërzi, acarim deri në patetizëm.

Pasojat janë: Ema braktis gjithçka, humbet interesin dhe zhytet në vetmi dhe kotësi.

1 pikë Nëse tregon si ndihet Ema në lidhje me situatën që po kalon.

DHE

1 pikë Nëse tregon se cilat janë pasojat e këtij përjetimi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 1 pikë

Model përgjigjeje

Mërzitja dhe kotësia e Emës kthehet në një nga temat bazë të veprës dhe mjeti kryesor për zhvillimin e

karakterit të saj.

1 pikë Nëse shpjegon arsyen se pse Floberi i kushton kaq shumë rëndësi mërzitjes dhe kotësisë

në jetën e Emës.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme teknike profesionale (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

Pyetja 25 8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

shkruan një ese, ku të shpjegojë rëndësinë që marrin detajet në vepër dhe mjeshtërinë e Floberit në

përdorimin e tyre dhe sidomos karakterizimin e personazheve, të tipareve dhe sjelljeve të tyre;

përdor ilustrime nga fragmenti ose vepra për të mbështetur shpjegimet e dhëna;

ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike

mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.

shprehet me një gjuhë eseistike.

ka fjalor të pasur.

stil origjinal.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore.

ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta.

përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

ka saktësi drejtshkrimore.

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

VARIANTI B

E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Testi është i ndarë në tri pjesë.

Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm

shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e

nevojshme për të shkruar përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10a 10b

Pikët

Kërkesa

10c 10d 11 12 13 14 15a 15b 16a 16b 16c

Pikët

Kërkesa

17 18 19 20 21 22a 22b 22c 23 24 25

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar

2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Arti i optimizmit

Bota në të cilën jetojmë është një botë ku e mira dhe e keqja ecin krah për krah. Nëse ajo është kryesisht e

mirë ose e keqe, kjo varet nga këndvështrimi ynë. Ta shikosh botën në një mënyrë ku çdo gjë të duket e keqe

është më së shumti arti i pesimizmit. Shikimi i botës në një mënyrë që dallon vetëm të mirën dhe e hedh të ligën

tutje është arti i optimizmit. Në të dyja rastet është e njëjta situatë: pra, është thjesht çështje këndvështrimi.

Nëse duam të jemi pesimistë apo optimistë, kjo varet pjesërisht nga tipi, por sidomos nga prirjet apo dëshira e

gjithsecilit. Nëse je i lumtur, kjo është më së shumti merita jote. Nëse je fatkeq, ky është faji yt. Dëshiroj t’ju

ofroj, për secilin nga ju, një recetë, si për pesimizmin ashtu dhe për optimizmin, kurse juve ju takon të zgjidhni

vetë. Të jesh pesimist apo optimist, kjo nuk do të thotë që bota është krejtësisht e mirë ose e keqe. Varet se

çfarë pëlqen, çfarë dëshiron dhe çfarë zgjedh që të jesh. Ndoshta ti je njeriu më me fat dhe më i lumtur mes

dëgjuesve të mi. Mijëra të tjerë ndofta do të ishin të mjerë, pavarësisht se do të ishin në të njëjtën situatë me ju.

Ata do të ndiheshin fatkeq, sepse të tillë janë ndërtuar dhe kjo është mënyra e tyre për t’i parë gjërat. Në jetën

tënde të lumtur, për ta pasur zili, tërë shëndet, mirëqenie, darka me miqtë; në interesat e tua të ndryshme,

pesimistët prapëseprapë do të gjenin shumë gjëra për t’u ndjerë të mjerë. Nga ana tjetër, ti mund të jesh një nga

ata njerëz, mes dëgjuesve të mi, që ke kaluar kohë të vështira, ke humbur shokët më të dashur, je përballur fort

me skamjen, me armiqtë më të këqij që të rrethojnë, padrejtësitë më mizore; duket se ti, si njeri, ke më pak

arsye për të dashur jetën. Por mijëra njerëz të tjerë do të ishin tej mase të lumtur nëse do të gjendeshin në të

njëjtat rrethana. Jeta është si oqeani. E mbyt dikë, sepse i dorëzohet verbërisht së keqes. Por mban në sipërfaqe

tjetrin, sepse lufton me forcë dhe energji.

Tashmë dihet se në jetën e kujtdo ka halle, telashe, të këqija që kërkojnë kurajë, përndryshe, ai që priret ta

lëshojë veten, do të ndihet i mjerë. Të tërë njohim njerëz që e kanë tavolinën plot, kanë një çati mbi kokë, një

krevat të butë, para në bankë për të mbuluar tërë nevojat e jetës, miq të shumtë, pozitë të mirë shoqërore,

familje të qëndrueshme, edukim të mirë, madje mund të merren edhe me fe. Megjithatë jo rrallë ndodh të

zmadhojnë diçka jo të mirë që kanë përjetuar kohë më parë ose një situatë që ndoshta mendojnë se do t’iu

ndodhë në të ardhmen dhe, duke u ankuar, ia dalin ta bëjnë veten e tyre dhe këdo tjetër që të ndihet përherë i

mjerë dhe në siklet. Këta kanë arritur artin e pesimizmit.

Praktikisht, kushdo mund të jetë pesimist nëse do. Ky art mund të mësohet lehtësisht. Më poshtë po japim

rregullat për të.

Jeto në kohën e shkuar, përqendrohu në atë që mund të marrësh dhe jo në atë që mund të bësh. Medito për

atë që mund të jetë më shumë se për atë që është. Si në të shkuarën ashtu dhe në të ardhmen, merru gjithmonë

me atë që ka ndodhur ose që do të ndodhë dhe mos u përball me faktet e së tashmes. Gjeje gabimin tek të tjerët,

në vend që të rregullosh punët e tua. Ndiq parimet e të tjerëve në lidhje me respektin, në vend që të kesh

mendimit tënd për atë që është e drejtë dhe e përshtatshme.

Ruaji këto rregulla me besnikëri, gjithmonë duke e matur vlerën e jetës sipas kushteve të kënaqësisë

personale, në vend të përpjekjes për t’u rritur si karakter ose për të arritur më të mirën dhe do të jesh pesimist

përpara se ta kuptosh. Sepse pesimizmi është një përfundim logjik dhe i pashmangshëm i mënyrës se si e

shikojmë jetën.

Njeriu optimist i pranon me kurajë të gjitha faktet e vështira, ndërsa pesimisti tamam në këto situata e

lëshon veten. Gëzimi është i shpejtë. Asgjë nuk mund të na kënaqë përgjithmonë. Një shkrimtar i madh i tha

dikur një artisti, që ankohej se sa i pakënaqur ishte me atë që kishte bërë: “Mendo, po të ishe i kënaqur, do të

ishe i kënaqur me shumë pak!”. Optimizmi shpall pikërisht paaftësinë tonë për t’u kënaqur me diçka të caktuar

dhe përgjithmonë.

Meqë kam dhënë rregulla për artin e pesimizmit, mendoj se jam i detyruar të jem po aq i qartë edhe për sa i

përket optimizmit. Janë po ato rregulla apo situata për të cilat u shpreha më lart, por në një kahje tjetër, rregullat

e optimizmit janë e kundërta e rregullave të pesimizmit.

Jeto në kohën e tashme, përqendrohu në atë që mund të bësh, në vend që të vrasësh mendjen në atë që të

ndodh. Shqetësohu për atë që është dhe jo për atë që mund të jetë. Në përditshmërinë tënde përqendrohu tek ajo

që ke në duar, pa u penduar për të shkuarën dhe pa u shqetësuar për të ardhmen. Kritikoje veten në vend që të

dënosh të tjerët. Këshillohu me vetveten, në vend të miratimit të shumicës.

Kushdo që e jeton jetën në një përkushtim jo egoist ndaj të tjerëve dhe gjithçkaje, është gati për ta parë jetën

e tij të plotë, të pasur, të kënaqur dhe të lirë, me fjalë të tjera është gati për të qenë optimist.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 1 deri në 6 rrethoni alternativën e saktë.

1. Në këtë pjesë autori i fton lexuesit: 1 pikë

A) të japin para për bamirësi.

B) të kalojnë kohën në natyrë.

C) të jetojnë në të tashmen.

D) të ndjekin detyrat e tyre.

2. Në fjalinë: “Janë po ato rregulla apo situata për të cilat u shpreha më lart, por në një kahje tjetër”,

fjala kahje ka kuptimin: 1 pikë

A) ide;

B) drejtim;

C) propozim;

D) kuptim.

3. Kjo pjesë mund të klasifikohet si: 1 pikë

A) fjalim politik;

B) fjalim bindës;

C) fjalim joformal;

D) fjalim miratues.

4. Në cilën prej alternativave të mëposhtme gjuha e përdorur nga autori bëhet më emocionale dhe figurative?

1 pikë A) Jeta është si oqeani. E mbyt dikë, sepse i dorëzohet verbërisht së keqes.

B) Jeto në kohën e tashme, përqendrohu në atë që mund të bësh, në vend që të vrasësh mendjen

në atë që të ndodh.

C) Ruaji këto rregulla me besnikëri, gjithmonë duke e matur vlerën e jetës sipas kushteve të

kënaqësisë personale.

D) Nëse duam të jemi pesimistë apo optimistë kjo varet pjesërisht nga tipi, por sidomos nga prirjet

apo dëshira e gjithsecilit.

5. Në fjalinë e parë të paragrafit të gjashtë, shprehja “fakte të vështira” nënkupton: 1 pikë

A) realitetet e vështira të jetës.

B) mësimet që duhen mësuar.

C) gjërat që janë të vështira për t’u kuptuar.

D) gjërat që një pesimist beson se janë të vërteta.

6. Autori ndan me lexuesit pikëpamjen se: 1 pikë

A) qëllimi kryesor i jetës është kënaqësia.

B) është e lehtë të jesh i lumtur nëse je i shëndetshëm.

C) çdo njeri ka fuqinë të kontrollojë cilësinë e jetës së vet.

D) njerëzit duhet të injorojnë rregullat shoqërore dhe të bëjnë çfarë iu pëlqen.

7. Sipas autorit, çfarë e përcakton natyrën tonë si pesimiste apo optimiste? 1 pikë

____________________________________________________________________________________

8. Shikoni me kujdes paragrafët katër dhe tetë. Në ç’lloj teksti do t’i përfshinit? Përcaktoni dy karakteristika

gjuhësore, tipike për këtë lloj teksti. 3 pikë

_____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________

9. E gjithë kjo pjesë bazohet në një kundërvënie. Zbuloni dy fjalët kyç që japin thelbin e saj. Cili është mjeti

gjuhësor që realizon këtë kundërvënie? 2 pikë

fjalët kyç: _______________________________________________________________________

mjeti gjuhësor: _______________________________________________________________________

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

10. Cila nga përfundimet e autorit përafrohet më shumë me botëkuptimin tuaj lidhur me optimizmin

apo pesimizmin? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje. 8 pikë

(10a)

Organizimi

dhe struktura

(10b)

Stili dhe origjinaliteti

(10c)

Saktësia gjuhësore

(sintaksa dhe drejtshkrimi)

(10d)

Totali

10

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

PJESA II

Sharl Bodler Albatrosi*

Shpesh, marinarët për t’u zbavitur kapin,

Albatrosët, k’ta zogj viganë që mes kthetrave,

Moskokëçarës u ngjiten anijeve që shkasin,

Përmes thellësive të hidhura të detrave.

Ky sovran i kaltërsisë, pas kuvertës ngjitur,

Si i zënë ngushtë nga pamundësia e tij,

Mjerisht, krahët e bardhë, i lë të zvarritur,

Si një çift rremash të vozitura me ngadalësi.

K’tij udhëtari të plogët, ngordhalaq, qesharak!

Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!

Një marinar sqepin me çibuk ia përflak,

Tjetri shpotinë i jep sakatit që s’fluturon dot.

Kështu është dhe poeti, si ky princ resh,

Që me harkëtarët qesh e mes stuhive vërtitet,

Po i mërguar në tokë, me thumbimin i rënë ndesh,

Ashtu penguar nga krahët e gjatë mezi çapitet.

*Albatrosët konsiderohen si shpendët më të hijshëm të deteve. Ata mund të fluturojnë për shumë orë pa i rrahur krahët. Megjithatë, në mot të qetë

dhe pa erë, lodhen shpejt, për shkak të trupit të tyre të rëndë. Pikërisht, në momente të tilla, ata kërkojnë të pushojnë diku. Në tokë, ata janë të

ngathët dhe shpesh pengohen me këmbët e tyre.

Për pyetjet nga 11 deri në 14 rrethoni alternativën e saktë.

11. Kjo është një poezi ku vendosen përballë: 1 pikë

A) jeta dhe vdekja.

B) e bukura dhe e shëmtuara.

C) e vërteta dhe gënjeshtra.

D) indiferenca dhe përkushtimi.

12. Në vargun Ky sovran i kaltërsisë, fjala sovran ka kuptimin: 1 pikë

A) pushtues;

B) mbret;

C) shpend;

D) mërgimtar.

13. Në cilën prej vargjeve të mëposhtme është përdorur metafora? 1 pikë

A) Ky sovran i kaltërsisë.

B) Kështu është dhe poeti, si ky princ resh.

C) Një marinar sqepin me çibuk ia përflak.

D) Si një çift rremash të vozitura me ngadalësi.

14. Në këtë poezi mizoria shfaqet përmes: 1 pikë

A) detarëve;

B) deteve të hidhura;

C) albatrosit moskokëçarës;

D) poetit që mezi ecën.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

15. a) Cilat janë dy motivet qendrore të kësaj poezie? 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

b) Analizoni një nga motivet e zbuluara më sipër. 1 pikë

____________________________________________________________________________________

16. a) Komentoni thelbin e krahasimit midis poetit dhe albatrosit (strofa 4). Mendimin tuaj ilustrojeni edhe me

vargje ose detaje nga poezia. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

b) Identifikoni një kontrast në këtë poezi dhe shpjegojeni atë. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

c) Interpretoni se ku qëndron tragjizmi te albatrosi. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

17. Çfarë simbolizon albatrosi në këtë poezi? Në cilin varg shfaqet thelbi i këtij simboli? 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

PJESA III

Ismail Kadare Kështjella

Tursun pashai psherëtiu padashur. Gjithmonë kur kish qëndruar për herë të parë ballë për ballë

kështjellave të rrethuara, që ai duhej t’i merrte, kish ndier frikën dhe turbullirën e së panjohurës me të cilën do

të ndeshej.

Kështjella që ngrihej këtë herë përpara tij, ishte e zymtë. Kishte diçka të panatyrshme, pothuaj ogurzezë

në formën e ndërtimit dhe në vendosjen e kullave. Këtë gjë të panatyrshme ai e kish vënë re qysh dy muaj më

parë, kur specialistët, që merreshin me përgatitjet e fushatës, i paraqitën për herë të parë skicën e saj. Këtë skicë

ai e kish mbajtur shumë herë mbi gjunjë, në orët e mbasdarkës, kur gjithë njerëzit flinin, atje në shtëpinë e tij të

madhe në Brusë. Ai e dinte pothuajse përmendësh çdo detaj të saj, e, megjithatë, tani që më në fund e pa me

sytë e tij kështjellën, pamja e saj i zgjoi trishtim në shpirt.

Ai mendoi se ç’arkitekt mund ta kishte projektuar këtë kështjellë dhe si qe e mundur që gjithçka në të

ishte ters, duke filluar nga pozicioni i vendit ku ajo ngrihej, gjer te flamuri i saj, i vendosur në kullën e parë, një

flamur i frikshëm i kuq, me një zog të zi me dy kokë në mes.

..........................................................................................................................................................................

Devetë që ishin shkarkuar, qenë ulur e po pushonin aty-këtu. Tani që mbrëmja kishte rënë plotësisht,

siluetat e tyre dukeshin si male të vogla paqësore. Duke i parë ato, Tursun pashanë qysh tani e mori malli për

Anadollin. Rrafshirat e tij të qeta e të përgjumura i kishte kujtuar vazhdimisht gjatë rrugës. I kishte kujtuar,

sidomos, kur ushtria hyri në vendin e shqiptarëve dhe ai pa për herë të parë malet e tyre të frikshme. Kjo ndodhi

një mëngjes herët. Ai ishte duke dremitur mbi kalë kur nga të gjitha anët u dëgjuan fjalët “dagllar, dagllar”, të

shqiptuara në një mënyrë të veçantë, gati-gati me frikë. Ai pa se si oficerët e tij ngrinin kokën lart, herë nga e

majta, herë nga e djathta, për të shikuar më mirë. Edhe ai ngriti kokën dhe i vështroi malet për një kohë të gjatë.

Asnjëherë nuk kishte parë male të tilla. Ato i ngjanin një ankthi të rëndë, që të shtyp e të shtyp vazhdimisht dhe

nuk të lë të zgjohesh. Toka dhe gurët ishin vërvitur me një furi të tillë drejt qiellit sa që dukej se i kishin thyer të

gjitha ligjet e natyrës. Allahu do të ketë qenë i nevrikosur kur krijoi këtë vend, kish menduar ai dhe për të

qindtën herë gjatë marshimit e kishte munduar dilema nëse emërimi i tij si kryekomandant i kësaj fushate ishte

rezultat i ndërhyrjes së miqve apo armiqve të tij.

Gjatë marshimit kish vënë re se pamja e maleve i bënte nevrikë pothuaj gjithë oficerët e tij. Në bisedat e

tyre ata përherë e më tepër flitnin për fushën që duhej t’u dilte përpara, si një pus në shkretëtirë. Ushtria, që

lëvizte ngadalë përpara, zvarriste tani bashkë me armët dhe pajimet edhe hijen e rëndë të maleve.

Për pyetjet nga 18 deri në 20 rrethoni alternativën e saktë.

18. Kur pashai shikon flamurin, ai kupton se: 1 pikë

A) aty jeton një popull i lirë.

B) ngjyra e kuqe simbolizon vdekjen.

C) çdo komb përfaqësohet nga flamuri i tij.

D) zogu në qendër të tij është një shqiponjë.

19. Në fjalinë: “Kishte diçka të panatyrshme, pothuaj ogurzezë në formën e ndërtimit”, fjala ogurzezë ka

kuptimin: 1 pikë

A) të akullt;

B) të trishtë;

C) të ngurosur;

D) ndjellakeqe.

20. Në këtë fragment malet hyjnë në kontrast me: 1 pikë

A) armët;

B) fushën;

C) flamurin;

D) kështjellën.

Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

21. Zbuloni në paragrafin e katërt dy mjete të stilistikës, me anë të të cilave pashai bën dallimin midis

Anadollit dhe vendit të shqiptarëve. Analizoni njërën prej tyre. 3 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

22.

a) Kur shikon për herë të parë kështjellën, pashait i bëjnë përshtypje shumë detaje rreth saj.

Identifikoni dy prej tyre. 2 pikë

_______________________________ _______________________________

b) Pse pamja e kështjellës i zgjon trishtim? 1 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

c) Cila është ndjesia që ai provon kur shikon malet? Si do ta shpjegonit këtë? 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

23. Zbërtheni anën funksionale të përdorimit të krahasimit në fjalinë e dhënë më poshtë: 1 pikë

Në bisedat e tyre ata përherë e më tepër flitnin për fushën që duhej t’u dilte përpara, si një pus në

shkretëtirë.

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

24. Çfarë dyshimi e mundon pashain? Shpjegoni burimin e tij. 2 pikë

______________________________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

25. Për çfarë mendoni se e paralajmëron lexuesin një përshkrim i tillë i mjedisit ku do të zhvillohet ngjarja?

1 pikë

______________________________________________________________________________________

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI B

Lënda: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përbëhet nga tri pjesë.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

_______________________________________________________________________________________

PJESA I Arti i Optimizmit

Pyetja 1 C 1 pikë

Pyetja 2 B 1 pikë

Pyetja 3 B 1 pikë

Pyetja 4 A 1 pikë

Pyetja 5 A 1 pikë

Pyetja 6 C 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 7 1 pikë

Model përgjigjeje

Natyrën tonë si optimiste apo pesimiste e përcakton këndvështrimi që kemi.

OSE

Nëse dikush është optimist apo pesimist varet nga prirjet apo dëshira e gjithsecilit ose pjesërisht nga tipi

(perifrazim) ose vetëm tipi, ose vetëm prirjet.

1 pikë Nëse tregon se çfarë e përcakton natyrën tonë si optimiste apo pesimiste.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

Pyetja 8 3 pikë

Model përgjigjeje

Lloji i tekstit: udhëzues, shpjegues

Karakteristikat gjuhësore:

foljet në mënyrën urdhërore;

foljet në mënyrën lidhore;

përdorimi i vetës II, (njëjës);

gjuha standarde, e qartë dhe e thjeshtë;

leksiku i jetës së përditshme;

përdorimi i foljes me vlerë modale mund, e ndjekur nga folja në mënyrën lidhore.

1 pikë Nëse gjen llojin e tekstit (udhëzues, ose shpjegues, ose të dyja bashkë).

DHE

2 pikë Nëse zbulon dy karakteristika gjuhësore, tipike për këtë lloj teksti.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 2 pikë

Model përgjigjeje

Fjalët kyç: optimizmi – pesimizmi

Mjeti gjuhësor: antonimi

1 pikë Nëse zbulon dy fjalët kyç.

DHE

1 pikë Nëse tregon mjetin gjuhësor që realizon këtë kundërvënie.

0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 10 8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

shkruan një ese, ku argumenton se cili nga përfundimet e autorit përafrohet më shumë me pozicionin e

vet, në lidhje me të qenit optimist apo pesimist;

mban qartë një pozicion të dukshëm, por bazuar në pjesën e dhënë;

përdor detaje mbështetëse, duke iu referuar përvojës personale ose edhe përvojave të të tjerëve;

ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve (lidhja logjike

mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme nga njëri paragraf te tjetri).

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë;

shprehet me një gjuhë eseistike;

ka fjalor të pasur;

stil origjinal.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore;

ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta;

përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;

ka saktësi drejtshkrimore. ______________________________________________________________________________________________

PJESA II

Sharl Bodler Albatrosi

Pyetja 11 B 1 pikë

Pyetja 12 B 1 pikë

Pyetja 13 A 1 pikë

Pyetja 14 A 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 15 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Dy motivet bazë:

shëmtia dhe bukuria e jetës;

mizoria.

2 pikë Nëse tregon dy motivet bazë të poezisë.

OSE

1 pikë Nëse tregon vetëm një motiv.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

Pyetja 15 (b) 1 pikë

Analiza

Motivi I: shëmtia dhe bukuria e jetës

Kur fluturon në qiell, albatrosi të huton me madhështinë, hijeshinë dhe bukurinë e tij. Kur zbret në tokë

ose në anije (si në poezi), ai ecën në mënyrë qesharake, lëkundet majtas e djathtas si një i pirë dhe në

këtë mënyrë bëhet objekt i përqeshjes. Kur poeti shkruan vargjet e tij të frymëzuara, “që ngjiten lart në

qiell”, hijeshia dhe bukuria e tyre e mrekullojnë lexuesin që e njeh dhe e ndjen poezinë (njeriun e

kulturuar dhe të arsimuar). Por kur poeti prek tokën dhe e vendos veprën e tij në duart e dokujtdo, këtij të

fundit poeti i duket i çuditshëm, i paqartë, që edhe kur ecën “lëkundet”. Në këtë moment, ai bëhet si

albatrosi: qesharak, i shëmtuar dhe i përqeshur.

Motivi II: mizoria

Ka njerëz që injorojnë dhe mohojnë mirësinë te njeriu (ose kafsha) dhe përqendrohen në anën e dobët

apo të keqe, me qëllim që të shprehin mizorinë përmes përqeshjes dhe talljes. Ka nga ata që kënaqen kur

zbulojnë të meta te një artist i famshëm apo kushdo tjetër. Ata i kritikojnë pa mëshirë për këto të meta.

Detarët te “Albatrosi” janë shembulli i këtyre njerëzve mizorë. 1 pikë Nëse analizon njërin nga motivet.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 16 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Koment:

Poeti e krahason veten me albatrosin, këtë zog të mahnitshëm, i cili mund të fluturojë për orë të tëra,

pikërisht ashtu siç konsiderohet një poezi për njerëzit që e lexojnë dhe përfshihen brenda saj, por, kur ti e

merr këtë poezi mahnitëse dhe përpiqesh ta analizosh, ta kuptosh, ta zbërthesh, ajo e humbet

madhështinë e saj dhe shfaqet e shëmtuar, e plogët dhe e humbet origjinën e saj hyjnore. Duket sikur

poeti thotë: mos e analizoni poezinë, por shijojeni atë, pikërisht për bukurinë e fjalëve të saj.

OSE

Duke i quajtur këta zogj “ sovran” , poeti habitet nga shëmtia që ata shfaqin në tokë, krahasuar me

hijeshinë që tregojnë në qiell. Poeti e krahason veten me imazhin e përmbysur të albatrosit, duke

theksuar se poetët janë si të huaj dhe të përqeshur në tokë. Bukuria që ata shfaqin në qiell, nuk ka më

kuptim përpara turmave përqeshëse.

OSE

Ashtu si sovrani i kaltërsisë, albatrosi, artet janë forma të krijimeve të bukura. Por vetëm pak njerëz

mund ta kuptojnë dhe vlerësojnë artin. Mjerisht, kur vepra e një poeti bie në duart e një lexuesi të keq, ai

bëhet si albatrosi: i shëmtuar dhe qesharak.

Ilustrimet

Do të jenë në funksion të këndvështrimit, me të cilin do të komentohet thelbi i krahasimit.

1 pikë Nëse komenton thelbin e krahasimit midis albatrosit dhe poetit.

1 pikë Nëse mendimin e ilustron me vargje ose detaje nga poezia.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 16 (b) 2 pikë

Model përgjigjeje

Kontraste

Dikur sovran i qiejve – tani i qullët, qesharak, ngordhalaq;

Dikur madhështor – tani zvarritet;

I shëmtuar – i bukur (shëmtia dhe bukuria);

Qielli i pafund – kuverta e anijes (hapësira – izolimi)

Shpjegimi

Kontrasti shërben për të theksuar dy gjendjet e albatrosit (poetit), në qiell dhe në tokë dhe në këtë

mënyrë rrit ngarkesën emocionale të poezisë. Imazhi i albatrosit të lirë, madhështor, të bukur, kur endet

në qiell, hyn në kontrast me imazhin që ai na shfaq në tokë, i shëmtuar, i ngathët, qesharak.

1 pikë Nëse identifikon një kontrast në këtë poezi.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon kontrastin e identifikuar.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. _______________________________________________________________________________________

Pyetja 16 (c) 2 pikë

Model përgjigjeje

Përgjigje e plotë

I gjithë thelbi i tragjizmit te albatrosi qëndron në transformimin e albatrosit: nga një shpend madhështor

në një krijesë qesharake, të plogët, të tallur dhe përqeshur.

Përgjigje e pjesshme

Thelbi i tragjizmit qëndron te transformimi i albatrosit.

Thelbi i tragjizmit qëndron të përmbysja e imazhit të tij.

2 pikë Nëse shpjegon në mënyrë të plotë tragjizmin te albatrosi.

OSE

1 pikë Nëse shpjegon në mënyrë të pjesshme tragjizmin te albatrosi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. _______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Pyetja 17 2 pikë

Model përgjigjeje

Albatrosi si simbol:

Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë te çdo qenie njerëzore, që është: çdo njeri mbart në vetvete si

cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar).

Vargu:

Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’!

1 pikë Nëse përcakton se ç’simbolizon albatrosi.

DHE 1 pikë Nëse zbulon vargun ku shfaqet thelbi i këtij simboli (vetëm vargu i dhënë më sipër).

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

PJESA III

Ismail Kadare Kështjella Pyetja 18 A 1 pikë

Pyetja 19 D 1 pikë

Pyetja 20 B 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 21 3 pikë

Mjetet e stilistikës:

krahasimi: si male të vogla paqësore;

epitetet: të qeta, (Anadolli) – të rënda, të frikshme (malet shqiptare);

epiteti metaforik: rrafshirat e tij të përgjumura;

metaforat: i ngjanin një ankthi, që të shtyp, toka dhe gurët ishin vërvitur.

Analiza

Mjetet e stilistikës theksojnë dallimin midis dy vendeve: epitete, që japin karakteristikat e secilit prej

tyre, theksojnë pikërisht këtë dallim. Po e njëjta logjikë vlen edhe për metaforat apo krahasimet.

OSE

Vendi nga vjen pashai (Anadolli) është i qetë, i përgjumur, i paqtë (epitetet, krahasimi). Devetë i

kujtojnë pikërisht këtë. Kurse vendi që kërkon të pushtojë është i frikshëm (epiteti për malet), që të

shtyp, që të shkakton ankth (metaforat). Çdo gjë këtu është e gurtë dhe shtypëse.

2 pikë Nëse identifikon dy mjete të stilistikës.

DHE

1 pikë Nëse analizon njërën prej tyre.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

Pyetja 22 (a) 2 pikë

Detajet:

forma e ndërtimit;

vendosja e kullave;

pozicioni i saj;

flamuri i kuq;

kulla e parë;

pamje e zymtë;

pamje ogurzezë.

2 pikë Nëse tregon dy detaje (nga të mësipërmet).

OSE

1 pikë Nëse tregon vetëm një detaj.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 (b) 1 pikë

Model përgjigjeje

Pamja e kështjellës i zgjon trishtim, pasi pashai e kupton se nuk do ta ketë të lehtë ta pushtojë.

OSE

Pamja e kështjellës i zgjon trishtim, pasi pashai e kupton se beteja do të jetë e ashpër dhe shumë nga

ushtarët e tij do të humbasin jetën aty (në nëntekst).

OSE

Pamja e kështjellës i zgjon trishtim, pasi pashai thellë në veten e tij e kupton se njerëzit që e kanë

ndërtuar duhet ta kenë shumë të shtrenjtë lirinë (flamuri që valëvitet) dhe do të luftojnë deri në fund për

ta mbrojtur atë.

1 pikë Nëse tregon pse pamja e kështjellës i zgjon trishtim.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 (c) 2 pikë

Model përgjigjeje

Ndjesia: habi (asnjëherë nuk kishte parë male të tilla),ankth, angështi, nervozizëm (pranohet edhe një

nga këto ndjesi).

Shpjegimi:

Malet janë të larta, hijerënda dhe e befasojnë pashain. Ai s’ka parë ndonjëherë male të tilla dhe është

normale kjo frikë dhe ky ankth. Me madhështinë dhe lartësinë e tyre ato sikur e shtypin.

OSE

Thellë në vetvete ai sikur e parandien rrezikun që mund të vijë prej tyre. Vend i ashpër, njerëz të ashpër.

1 pikë Nëse tregon ndjesinë që provon pashai kur shikon malet.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon këtë ndjesi të pashait.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Gjimnazi 2012 Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

Pyetja 23 1 pikë

Model përgjigjeje

Ana funksionale e përdorimit të krahasimit:

Përmes tij shfaqet padurimi i ushtarëve për të dalë nga ai mjedis mbytës në hapësirë.

Fusha shfaqet po aq e dëshirueshme sa pusi në shkretëtirë.

1 pikë Nëse shpjegon anën funksionale të përdorimit të krahasimit.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 2 pikë

Model përgjigjeje

Dyshimi që e mundon pashain është se emërimi i tij si kryekomandant i kësaj fushate ishte rezultat i

ndërhyrjes së miqve apo armiqve të tij. (Mund të perifrazohet ose të merret si citim nga fragmenti).

Burimi i dyshimit

Pashai e kupton se pushtimi i kësaj kështjelle do të jetë shumë i vështirë, në mos i pamundur. Pozicioni i

saj i papërshtatshëm, terreni i egër, me male të larta, ku në çdo çast mund të sulmohesh, i lënë atij të

kuptojë se karriera e tij është seriozisht e rrezikuar, në mos më shumë.

1 pikë Nëse tregon dyshimin që e mundon pashain.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon burimin e këtij dyshimi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 25 1 pikë

Model përgjigjeje

Një përshkrim i tillë i mjedisit paralajmëron se gjithçka që do të vijojë më pas do të jetë e zymtë, plot

ankth, të papritura. Rrit shumë ngarkesën emocionale për atë që pritet të vijë më pas.

OSE

Ushtria kuptohet që ka ardhur për ta pushtuar këtë vend, por kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ashtu si

vendi që shfaqet i ashpër, armiqësor, i egër edhe ndeshja, që do të zhvillohet në të, do të jetë e tillë.

OSE

Pashai ende s’i ka ndeshur shqiptarët. Ata ende nuk janë shfaqur. Takimi i parë është bërë me vendin, i

cili shfaqet i egër dhe shumë armiqësor. Në nëntekst kuptohet që edhe njerëzit, të cilët jetojnë në të, janë

të tillë, si ky vend. Ndaj pushtimi duket shumë i vështirë.

1 pikë Nëse shpjegon se për çfarë shërben një përshkrim i tillë i mjedisit.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

VARIANTI B

E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Testi është i ndarë në dy pjesë.

Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën

përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar

përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7 8a 8b 9 10

Pikët

Kërkesa

11 12 13 14 15 16 17 18 19 20a 20b

Pikët

Kërkesa

21 22a 22b 23 24a 24b 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar

2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Ernest Koliqi Tregtarë flamujsh (fragment)

Në raftat deri në tavan që rrethojshin katër zdatkat e odës, tue lanë lirshëm vetëm katrorin e dritores kah

oborri mbas dugajës, rrijshin pilue qinda paketash të trasha mbështjellë në letër zverdhurke. Letra e shkyeme

vende vende lëshonte pre do paketash skjepin e ndonji kindi të kuq. Disa gypa të gjatë qepë në beze shifeshin të

mbështetun pingul për rafta. Hjedhun në një kand afër dritorje venitej të kuqtë e nji flamuri me shtizë veshë në

kadife. Përmbante mija flamujsh ajo odë e errtë. Vjerrshatari i ri, mësue qyshë prej rinisë ma të parë me

shndrrue ndjesitë e pacaktueme në parafytyrime të gjalla, mendoi: ”Mija agimesh epopeje të kuqe fjetë në

burgun e nji kohe të mugët”.

Humbi në një fluturim të vrikshëm lyrike. I pau ata flamuj të shtjelluam në një dritë të gjalle fitoresh

kumbore, në krye të nji kombi të lirë mbi udhë plot brohorina t’ardhëmenisë kur era e larit tymonte e pastër

drejt qiellit. I pau ato shqipe të zeza tue lirue nga burgu i errët i një kohë te zezueme e tue rrahë flatrat nëpër ajri

të kuqe si ëngjuj drejtësie kah skajet ma të fshefuna të maleve e të fushave t’atdheut.

- A shef si kam ra mbrendë? Tue mbajtë uzdajë se nuk do të rrinte shtëpi pa e marrë ka nji, i porosita me turra.

Por s’blen kurrkush. Me kanë mbetë pa u shitë. Mjaft, pra, ia kam ulë çmimet.

Zani me tinguj metalikë theu shortin e vegimit të largët ajruer. Një zemërim i hovshëm iu gjinikue

djaloshit përmbrenda. Kërkoj me mend një të shame që t’i përshtatet.

- Gjynah me mbetë pa u shitë ky farë malli!

Ndërsa me dorën e rrëmakët mbante shtizën, rroku me atë të djathtën një kind të pëlhurës së kuqe e ju

afrue djaloshit tue e ndukë.

- Shih sa cohë e mirë!

Po të vronte dy duer të ndyta tërbue n’epsh shtazarak tue u shtri kah trupi i nji krijatyre të njomë e të

dashur, përqethje ma e rreptë s’ia kish tronditë mishin e shtatit. Befas e me rrëmbim vërvitës vërviti duert

përpara e ia hoq pëlhurën tregtarit. Ky zgërdhuci syt.

Hilush Vilza tha me za t’ultë, por të ndezun:

- Mos e prek me ato duer .

Me za që i dridhej prej pezmit, tjetri ia kthei:

- Po, zati ti s’din veç me qitë bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. Me vjen keq për gjind të tuej se tash i

qet në rrugë të madhe, me shka shof un. Hajt, hajt, qit bejta e dueje Shqipnin: bejtat e Shqipnija kan me të qitë

në dritë…

U afrue edhe ma tepër e pëshpëriti si në nji fishkullimë:

- U shitne a s’u shitne flamujt, qëndroi a s’qëndroi Shqipnija, un kam mjaft, shyqyr, me jetue: a more vesht? E

tash, jashtë…

- Kadalë… ia priti djaloshi me t’egër e sytë i vetuen: - dal vetë, s’ashtë nevoja me më qitë jashtë ti. Por edhe një

fjalë due me t’a thanë e të lutem vire ne vesh si at këshillë qi më dhae par në dugajë. Ti thue se jeton, por

rrehesh. Ti je shlye prej numrit të të gjallëve qyshse je ndry në kët dugajë mbushë me mall. Ky asht vorri i yt. E

sa për Shqipni po të siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kanë me t’u shitë

krejt. Por rueje shpirtin t’and mos t’ia shtish dreqit.

E Hilush Vilza doli, lehtësue në zemër nga ai shfrim, me thithë ajr të kulluet n’udhë sepse era e asaj dugaje i

mirrte frymën.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë.

1. “Tregtarë flamujsh” ndërtohet mbi figurën e: 1 pikë

A) alegorisë;

B) simbolit;

C) kontrastit;

D) paralelizmit figurativ.

2. Personazhet janë në kundërvënie me njëri-tjetrin, sepse i ndan: 1 pikë

A) besimi fetar;

B) brezat;

C) mjedisi;

D) mentaliteti.

3. Gaspër Tragaçi mendon se të jesh i lirë duhet: 1 pikë

A) të jesh i pasur;

B) të jesh poet;

C) të jesh intelektual;

D) të jesh antikonformist.

4. Në këtë vepër të Koliqit paraqitet jeta: 1 pikë

A) malësore;

B) qytetare shkodrane;

C) e fshatrave të Shkodrës;

D) e kryeqytetit shqiptar;

5. Në fjalinë: “Mija agimesh epopeje të kuqe fjetë në burgun e nji kohe të mugët”, fjala

të mugët ka kuptimin: 1 pikë

A) të mjegullt;

B) të qetë;

C) të ftohtë;

D) të ndritur.

6. Toni me të cilën Gaspër Tragaçi thotë: “Jeto me prralla, bieru mbas andrrave” është:

1 pikë A) agresiv;

B) përçmues;

C) indiferent;

D) vlerësues.

7. “Tregtarë flamujsh” është: 1 pikë

A) roman;

B) tregim;

C) skicë;

D) dramë.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

8.

a) Ku ndryshojnë nga njëri-tjetri të dy personazhet? Gjeni një moment në fragment ku shfaqet ky

ndryshim. 3 pikë

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

b) A mund të pajtohen dy qëndrimet që përfaqësojnë personazhet në vepër? Shpjegoni pse.

2 pikë _________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

9. Ç’përfaqëson flamuri si simbol? Si e kuptoni simbolikën e re që fiton titulli? 2 pikë

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

10. Në personazhin e Hilush Vilzës shfaqen elemente autobiografike të shkrimtarit. Identifikoni dy tipare

të ngjashme mes tyre. 2 pikë

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

11. Gjeni në tekst dy fjalë dialektore, një emër dhe një folje. Shkruani trajtën e tyre përkatëse në gjuhën

standarde. 2 pikë

emër: _________________________ _________________

folje: _________________________ _________________

12. Çfarë kërkon të na dëshmojë Koliqi në lidhje me atdhetarinë? 1 pikë

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

13. Lexoni me kujdes paragrafin e dytë të këtij fragmenti. Zbuloni dy veçori të tij, që i japin asaj tiparet

e një proze poetike. 2 pikë

_________________________________________________________________________

_________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

Pjesa II

Zhan Rasin Andromaka (fragment)

Akti III - Skena VIII

Sefiza

Megjithëse Greqia kërkon t’jua shpaguajë

Ju prapë mund të ishit zonj’ e fatit tuaj

Andromaka

Si jua thotë goja këto, oh, me ç’qëllim?

Kështu, s’më mbetej veçse t’ndëshkoja djalin tim.

Sefiza

Dhe aq besnike burrit! Po mjaft, zonja ime,

Virtyt i tepruar ju shpie dhe në krime.

Pastaj dh’ai do thoshte: “Po jo me aq furi”.

Andromaka

Ç’thua! Mendon që Pirrua të zër’ vendin e tij?

Sefiza

E do e mir’ e djalit, se grekët jua kërkojnë.

Mos druani se shpirtrat lëndohen, ju mallkojnë?

Si vallë ta përbuzni një mbret’ e ngadhënjimtar

Që do t’ju bëj të ngrihi në fronin trashëgimtar

Që shqelm u jep për juve armiqve fryrë nga inati,

Që as kujtohet fare se Akili ish i Ati

Dhe s’përmend fitoret, se druhet se mos krenohet.

Andromaka

Duhet t’harroj dhe unë, sepse ai s’kujtohet?

Si ta harroj Hektorin q’e lanë pa varrosur,

Për turp ma hiqnin zvarrë rreth mureve, xhindosur?

Si ta harroj të atin që ra përpara meje,

Në gjak duke spërkatur të shenjtën vatër feje?

Kujto, kujto, Sefizë, oh, atë natë ferri.

Kujtoje mirë Pirron, synxirë n’ata parmakë,

Kur erdh n’pallatet tona mes hijesh zjarr e flakë,

M’i shkelte ata vëllezër të hapte një rruginë,

Në gjak i tërë përlyer vriste, bënte kërdinë.

Kujto ata q’u mburrnin dh’ata q’u rrokullisnin

Kujtoje Andromakën tmerruar mes llahtari;

Përfytyroj dhe Pirron sesi e pashë së pari

Ja se nga çfarë veprash arriti u lartësua,

Së fundi, ja çfarë burri kërkon të gjesh për mua!

Jo, kurr’ e kurrë s’bëhem shoqe me një gjakësor,

Po desh le t’na ndëshkojë therorë.

Sikur ta merrja, urrejtja do s’ishte e vështirë.

Sefiza

Aher’ eja të shohim si do mbarojë yt bir.

Po presim fjalën tuaj…ju dridhi zonja ime!

Andromaka

Medet! Ç’ma shpove zemrën aq thellë m’ato kujtime!

Po ç’farë, Sefizë, prapë në dorën e mizorit,

Tim bir, gëzimin e jetës, fytyrën e Hektorit!

Dritën e syve t’tij që peng ma dorëzoi!

O vaj, si më kujtohet! Se atë ditë që shkoi

Të matej me Akilin e vdekjen ta kërkonte,

Kërkoi dhe të birin ndër krahë ta shtrëngonte.

Duke m’i fshirë lotët, më tha:”E dashur grua,

S’e di a do të kthehem, ç’fat ësht’ thënë për mua

Në shenjë besnikërie të lë këtë fëmi,

Në mos iu ktheft’ i ati, baba t’m’i bëhesh ti.

Nëse martesën tonë përjet’ e ke kujtim,

E gjer në ç’pikë më deshe, tregoja djalit tim”.

Si mund ta shoh t’humbasë një gjak aq shum’i çmuar,

E bashkë me të të shuhet një fis i lavdëruar!

O mbret barbar për mua të zhdukësh një fëmi?

Nëse unë të urrej, ç’faj paska vallë ai?

Mos vallë duhet ta qortoj e t’i përmend

Vrasjet mizoritë ai që s’di gjësend?

Hanxhari i gjakatarit është gati të të qëllojë,

Nëse jot ëmë s’do mundtë, o bir, që ta ndalojë!

S’e di përse po shtangem, kur prapë e kam në dorë!

Po jo, s’të lë të vdesësh, s’të lë kjo nën e gjorë.

Hajt ta takojmë Pirron. Oh, moj Sefiz’ e shtrenjtë,

Shko ti më mir’ i thuaj.

Sefiza

Ç’t’i them, o qiell i shtrenjtë?

Andromaka

Thuaj’ se dashuria që kam për djalin tim…

Po prit, vërtetë tha se paska marrë vendim?

Vërtet ndjenja e zjarrtë e shtyn të gjakësohet?

Sefiza

E kush’ i flet atij moj zonjë, do tërbohet!

Andromaka

Eh, mirë, shko, premtoji

Sefiza

Për besë e vërtetë!

Andromaka

Bobo! Po çfarë bese, kur nuk besoj as vetë

O eshtrat e tim shoqi! O Trojë, o ti o atë!

Sa shtrenjtë’ po të paguan o bir, kjo nën e ngratë!

Sefiza

Po ku. Moj zonjë? A more një vendim?

Andromaka

Të shkojmë atje te varri, të pyesim burrin tim.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 14 deri në 19 rrethoni alternativën e saktë.

14. Nga fragmenti vëmë re se pika më e dobët e Andromakës është: 1 pikë

A) djali i saj i vetëm.

B) kujtimi i vëllezërve.

C) kujtimi i Trojës së djegur.

D) pamundësia për të varrosur të shoqin.

15. Në cilën nga alternativat e mëposhtme është përdorur toni urdhërues? 1 pikë

A) Si ta harroj të atin që ra përpara meje.

B) Po presim fjalën tuaj…ju dridhi zonja ime! C) Shko ti më mir’ i thuaj.

D) Së fundi, ja çfarë burri kërkon të gjesh për mua!

16. Toni me të cilën Andromaka i drejtohet në fund Sefizës është: 1 pikë

A) i dëshpëruar;

B) i qetë;

C) indiferent;

D) i nervozuar.

17. Në cilën nga alternativat e mëposhtme është përdorur figura e pasthirrmës? 1 pikë

A) Ç’t’i them, o qiell i shtrenjtë?

B) Mendon që Pirrua të zër’ vendin e tij?

C) Tim bir, gëzimin e jetës, fytyrën e Hektorit!

D) Sa shtrenjtë’ po të paguan o bir, kjo nën e ngratë!

18. Cila nga fjalët e mëposhtme është e përbërë? 1 pikë

A) barbar;

B) gjakatar;

C) trashëgimtar;

D) synxirë.

19. Kjo tragjedi është mbështetur në: 1 pikë

A) shkrimet e shenjta;

B) mitologjinë greke;

C) kronikat e lashta angleze;

D) gojëdhënat e vjetra franceze.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

20. a) Pse Andromaka e risjell edhe një herë (vargjet 20-30) atmosferën e Luftës së Trojës? 1 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

b) Cilat janë disa nga fjalët kyç që ajo përdor dhe ç’tablo krijojnë ato? 3 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

21. Figura e Pirros shfaqet ndryshe në portretizimin që i bën Andromaka dhe në atë që i bën Sefiza.

Cili është thelbi i këtij portreti për secilën nga personazhet? 2 pikë

Andromaka Sefiza

________________________________ ___________________________

22. a) Andromaka shfaqet në këtë fragment në një gjendje të vështirë shpirtërore. Çfarë e ka shkaktuar

atë? Ilustrojeni mendimin tuaj me detaje ose vargje nga fragmenti. 2 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

b) Cila është një nga arsyet themelore që ajo nuk pranon të martohet me Pirron? 1 pikë

_______________________________________________________________________________

23. Interpretoni përmes dy figurave të stilistikës vargjet e mëposhtme. 3 pikë

Bobo! Po çfarë bese, kur nuk besoj as vetë

O eshtrat e tim shoqi! O Trojë, o ti o atë!

Sa shtrenjtë’ po të paguan o bir, kjo nën e ngratë!

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

24. a) Në këtë fragment ka një përdorim të kohës së shkuar dhe të tashme. Gjeni nga një ilustrim për secilën

kohë. 2 pikë

Koha e tashme: ______________________ Koha e shkuar: ______________________

b) Cila është arsyeja që mbizotëron koha e shkuar? 1 pikë

_______________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

25. Figura e Andromakës është konsideruar nga kritika si ndoshta më e fuqishmja në mbarë traditën e teatrit

heroik. Argumentoni pse ajo është konsideruar e tillë, nisur nga fragmenti ose vepra në tërësi. 8 pikë

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

_______________________________________________________________________________

Shtjellimi

i idesë

(25a)

Organizimi dhe

struktura

(25b)

Stili dhe

origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore

(sintaksa dhe

drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë

2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2011

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI B

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Gjinazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përbëhet nga dy pjesë.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të

pyetjes dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Ernest Koliqi Tregtarë flamujsh

Pyetja 1 C 1 pikë

Pyetja 2 D 1 pikë

Pyetja 3 A 1 pikë

Pyetja 4 B 1 pikë

Pyetja 5 A 1 pikë

Pyetja 6 B 1 pikë

Pyetja 7 B 1 pikë

________________________________________________________________________________

Pyetja 8 (a) 3 pikë

Model përgjigjeje

Për të dy personazhet koncepti që ndajnë për atdheun është krejt i ndryshëm.

Për tregtarin, atdheu është çdo vend ku mund të pasurohesh dhe të jetosh pa nevojën e tjetrit.

Tregtari nuk do t’ia dijë nëse ka apo nuk ka Shqipëri, por kush i blen flamujt e tij.

Ilustrim: u shitën, a s’u shitën flamujt, qëndroi apo jo Shqipëria, unë kam mjaft me jetue.

Për poetin, atdheu është i shenjtë, është krenari, identitet dhe këtë shënjtëri, ai e gjen më së miri

në simbolin e kombit, flamurin.

Ilustrim: po te kishte parë dy duer të ndyta…..ose ëndërrimet e poetit – “mija agimesh epopeje të

kuqe, fjetë në burgun e nje kohe të mugët”.

OSE

Hilush Vilza është poet, fantazon për të bukurën, idealist. Ai mendon se ushqimi shpirtëror

është i domosdoshëm për të gjithë. Për të flamuri s’është shenjë kombëtare.

Gaspër Tragaçi është tregtar, materialist. Ai mendon se poezia nuk është e dobishme, nuk ka

vlerën që ka malli i tij i shitur.

2 pikë Nëse shpjegon ndryshimin midis dy personazheve (nga një pikë për secilin)

1 pikë Nëse gjen një moment në fragment ku shfaqet ky ndryshim.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

________________________________________________________________________________

Pyetja 8 (b) 2 pikë

Model përgjigjeje

Jo nuk mund të pajtohen.

Të dy qëndrimet nuk mund të pajtohen pasi përfaqësojnë dy mentalitete të ndryshme, dy

botëkuptime të ndryshme, të kundërta, që lidhen me probleme të çështjes kombëtare.

1 pikë Nëse tregon se të dy qëndrimet nuk mund të pajtohen.

1 pikë Nëse shpjegon arsyen e këtij mospajtimi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Pyetja 9 2 pikë

Model përgjigjeje

Flamuri është simboli identitetit kombëtar, i fitoreve dhe lavdisë. Flamuri është shenja dalluese

e një kombi.

Titulli i tregimit nënkupton që ky simbol i shenjtë është kthyer në një mall, që shitet e blihet.

1 pikë Nëse tregon se çfarë përfaqëson flamuri si simbol kombëtar.

1 pikë Nëse tregon simbolikën që fiton në titull.

0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 10 2 pikë

Model përgjigjeje

Faktet që i bashkojnë janë:

studimi jashtë Shqipërisë;

mendësia përparimtare

aftësia e të shkruarit. H.Vilza është poet.

2 pikë Nëse zbulon dy tipare të ngjashme mes H. Vilzës dhe Koliqit.

OSE

1 pikë Nëse zbulon një tipar të ngjashëm mes H. Vilzës dhe Koliqit.

________________________________________________________________________________

Pyetja 11 2 pikë

1 pikë Nëse gjen një emër në trajtën dialektore dhe e kthen atë në normën letrare.

DHE

1 pikë Nëse gjen një folje në trajtën dialektore dhe e kthen atë në normën letrare.

OSE

1 pikë Nëse gjen një folje dhe një emër në trajtën dialektore, por nuk e shkruan ose i

shkruan gabim në normën letrare.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

________________________________________________________________________________________________

Pyetja 12 1 pikë

1 pikë Koliqi kërkon të dëshmojë se në atë kohë atdhetarizmi ishte më shumë një

deklaratë, se sa një pasion, një identitet kombëtar.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

Pyetja 13 2 pikë

Model përgjigjeje

Tipare të prozës poetike:

ka figura dhe imazhe të gjalla si në një pikturë;

ka jehona e kumbime;

muzikalitet të frazës;

shije;

ngjyra;

nota të një lirizmi të theksuar;

ritëm poetik;

pasuri elementesh figurative (epitete).

2 pikë Nëse zbulon dy veçori që e bëjnë të jetë një prozë poetike.

OSE

1 pikë Nëse zbulon vetëm një veçori që e bën të jetë një prozë poetike.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

________________________________________________________________________________

PJESA II

Zhan Rasin Andromaka

Pyetja 14 A 1 pikë

Pyetja 15 C 1 pikë

Pyetja 16 A 1 pikë

Pyetja 17 D 1 pikë

Pyetja 18 D 1 pikë

Pyetja 19 B 1 pikë

________________________________________________________________________________

Pyetja 20 (a) 1 pikë

1 pikë Atmosfera e luftës së Trojës tregon se sa të lidhura janë me të fatet e heronjve. Ajo

krijon një mjedis alarmi, frike të vazhdueshme. Nga ana tjetër i shërben Andromakës

për të rigjetur forcat dhe mos pranuar kërkesën e Pirros. Gjaku që u derdh në të, të

vdekurit nuk mund të harrohen. Duke e risjellë, ajo lë të kuptojë se një martesë e tillë

është e pamundur.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një interpretim që nuk e përmban

modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë. _______________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

Pyetja 20 (b) 3 pikë

Model përgjigjeje

Fjalët kyç:

të atin që ra përpara meje; Pirron, synxirë n’ata parmakë; zjarr e flakë; M’i shkelte ata vëllezër; Në gjak i tërë përlyer vriste; natë ferri.

Tabloja e krijuar

kasaphanë, zjarr, shkatërrim dhe vdekje. Përfytyrimi është i kobshëm dhe mes tij qëndron Pirro

që vret njeriun e saj më të shtrenjtë.

2 pikë Nëse zbulon disa nga fjalët kyç (më shumë se 1).

DHE

1 pikë Nëse tregon tablonë që krijojnë ato.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 21 2 pikë

Model përgjigjeje

Për Andromakën Pirroja është: gjakësor, vrasës.

Për Sefizën Pirroja është: mbret i madhërishëm, modest, trim.

1 pikë Nëse tregon se si vjen përmes Andromakës portreti i Pirros

1 pikë Nëse tregon se si vjen përmes Sefizës portreti i Pirros

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 22 (a) 2 pikë

Model përgjigjeje

Gjendjen e rënduar shpirtërore të Andromakës e ka shkaktuar pozicioni në të cilën ajo ndodhet.

Nëse nuk martohet më Pirron ajo rrezikon të humbasë djalin. Nga ana tjetër nëse e pranon

kërkesën e Pirros, ajo duhet të shkelë mbi kujtimin të shoqit dhe atyre mijëra njerëzve që u

dogjën dhe vranë edhe për shkak të Pirros. Pra, ajo ndodhet në një gjendje pa rrugëdalje.

1 pikë Nëse tregon se çfarë e ka shkaktuar gjendjen e vështirë shpirtërore në të cilën

ndodhet Andromaka.

1 pikë Nëse mendimin e ilustron edhe me detaje ose vargje nga fragmenti.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

____________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Pyetja 22 (b) 1 pikë

Model përgjigjeje

Pirroja është gjakësor, vrasës dhe ajo s‘mund të martohet me të.

Është e lidhur shumë me kujtimin e të shoqit;

Nuk mund të harrojë vëllezërit dhe të vrarët e tjerë.

Etj

1 pikë Nëse identifikon një arsye.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 23 3 pikë

Model përgjigjeje

Andromaka është në një gjendje shumë të rënduar shpirtërore. Ajo shfaqet në kulmin e

dëshpërimit dhe ankthit. Pasthirrmat: Bobo! o bir, apostrofat: O eshtrat e tim shoqi! O Trojë, o ti o

atë! Zbulojnë pikërisht këtë gjendje të rënduar. Ndërsa inversioni dhe epiteti: Sa shtrenjtë’ po të paguan

o bir, kjo nën e ngratë! ku theksohet sa shtrenjtë dhe e ngratë, tregojnë se ajo tashmë e ka kuptuar

se këmbëngulja e saj mund t’i kushtojë jetën djalit.

1 pikë Interpretimi.

2 pikë Nëse zbulon dhe dy figura bashkë me ilustrimet përkatëse.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 24 (a) 2 pikë

1 pikë Koha e tashme: Të shkojmë atje te varri, të pyesim burrin tim, Shko ti më mir’ i thuaj

1 pik Koha e shkuar: M’i shkelte ata vëllezër të hapte një rruginë, Për turp ma hiqnin zvarrë

rreth mureve, etj.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________

Pyetja 24 (b) 1 pikë

1 pikë Mbizotëron koha e shkuar, sepse Andromaka i referohet shumë së shkuarës, kujtimit

të të shoqit dhe Trojës së djegur. Është ajo kohë që përcakton edhe vendimin e saj.

Është pesha e së shkuarës që dikton çdo sjellje, veprim dhe fatin e saj.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe Gjimnazi: drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

Pyetja 25 8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

shkruan një ese ku argumenton se çfarë e bën kaq të fuqishme figurën e Andromakës.

shpjegon pse mendon se është i tillë.

i mbështet idetë e veta me shembuj nga fragmenti ose vepra.

përdor detaje mbështetëse.

ka qartësi mendimi.

KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë

1 pikë Struktura e esesë

respekton elementet e strukturës së esesë:

hyrjen

zhvillimin

përfundimin

Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.

1 pikë Organizimi i esesë

organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve

(lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).

KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.

shprehet me një gjuhë eseistike.

ka fjalor të pasur.

stil origjinal.

KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë

(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore.

ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta.

përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.

ka saktësi drejtshkrimore.

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

VARIANTI B

E shtunë, 2 qershor 2012 Ora 10.00

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dygjuhësh

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime për nxënësin

Testi në total ka 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim.

Testi është i ndarë në dy pjesë.

Në të tri pjesët ka pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Në pyetjet me zgjedhje rrethoni vetëm shkronjën

përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për pyetjet me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar

përgjigjen.

Koha për zhvillimin e pyetjeve të testit është 2 orë e 30 minuta.

Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri saj.

Për përdorim nga komisioni i vlerësimit

Kërkesa

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10a 10b

Pikët

Kërkesa

11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21a

Pikët

Kërkesa

21b 22 23 24a 24b 25a 25b 25c 25d

Pikët

Totali i pikëve KOMISIONI I VLERËSIMIT

1………………………...Anëtar

2. ……………………….Anëtar

KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN

BARKODI

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dy gjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

GJERGJ ELEZ ALIJA

Sa ka nisun dita me zbardhë majet,

n’fushë t’mejdanit trimat konkan dalë,

keq me fjalë shoshojnë po e rrekin:

“A prej vorrit Gjergj, ti konke çue?

Pse me m’qitë, bre burrë, në kët fushë

t’mejdanit?

Sa bukur trimi i ka përgjigjë Balozit:

“Të lumtë goja, Baloz, mirë po thue!

qe, nandë vjet qi kam marrë rrugn’ e vorrit,

pak pa mrrijtë Baloz, ti m’ke dredhue:

m’ke lypë motrën para se mejdanin,

m’ke lypë berrat, para se çobanin,

e jam dredhë n’kët log për me t’kallxue

se ne t’parët’ nji kanun na kanë lanë:

armt’ me dhanë përpara e mandej gjanë,

kurrë Balozit motrën mos me ia dhanë,

për pa u pre n’at’ fushën e mejdanit!

Por shtrëngohu, Baloz, se të ka ardhë dita,

se ktu i thonë- o Gjergj Elez Alija!”

E i kanë ba dy gjokat tym për tym!

E në topuz Balozi e ka shënue,

në dy gjunjt’ gjoku Gjergjit te i ka ra,

përmbi krye topuzi i ka fjurue;

dymbëdhjetë pash n’lëndinë u ngul topuzi,

dymbëdhjetë pash përpjetë, si re, u çue

pluhni!

At’herë Gjergjit rendi te i ka ardhë,

Sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë,

lik përmjet Balozit te i ka ra.

A’trandë fusha kur u rrzue Balozi!

Mejherë trimi shpatën ma ka nxjerrun,

kryet me neje trupit ia ka damun,

zhag për kambësh trupin e ka ngrehun,

me gjithë at’ në një pus e ka mbytun.

Të tanë lumin gjaku ka trazue;

për tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Qat’herë trimi a’ nisë me dredhë tu shpija

dhe shokt’të gjith m’i ka bashkue:

“Po ndigjoni, more shokt’e mij:

falë u kofshin sarajet e mija,

falë u kofshin tanë paret e mija,

e u qoftë falë krejt malli e gjaja e shpisë,

amanet motra e Gjergj Elez Alisë!”

Edhe shtatit trimi i paska dhanun,

motërzezën grykas kesh me u marrun,

të dy zemrat priherë po janë ndalun,

vlla e motër dekun paskan ramun!

Kurrkujt shpirti ma mirë s’i ka dalun!

Gjamë të madhe shokët qi kanë ba,

Po ia çilin një vorr bukur t’gjanë,

vlla e motër grykas për me i zanë.

E i muranë t’bukur e kanë mbarue,

vlla e motër kurrë mos me u harrue.

E i bli t’bukur m’ia vendojnë te kryet,

zogu i verës gjithmonë me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,

a ndalë qyqja n’muranë t’vorrit t’ri!

Ka gjetë blinin të tanë degash tha;

ka flurue përmbi’ i saraj të zi,

ka gjetë kulmin të tanë shembë përdhe.

M’nji prezor si m’paska hypë,

ka përbe shtegtarin kah po shkon:

“Amanet, more shtegtari i malit,

n’qofsh tuj kndue ksajt, kangën me e pushue

n’qofsh tuj qa ksajt, gjamin për me e zanë!

Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë,

kah verova gjithkund vrri e n’vrri,

kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,

kurrkund s’ndesha n’Gjergj Elez Ali!”

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dy gjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 1 deri në 7 rrethoni alternativën e saktë.

1. Në krijimtarinë popullore merr kuptim simbolik: 1 pikë

A) ndeshja e burrave me topuz.

B) përdorimi i numrit nëntë.

C) vajtimi i trimit të rënë nga shokët e tij.

D) martirizimi i motrës për vëllanë.

2. Toni me të cilin Balozi i drejtohet Gjergjit në vargjet e mëposhtme shpreh: 1 pikë

A prej vorrit Gjergj, ti konke çue?

Pse me m’qitë, bre burrë, në kët fushë t’mejdanit?

A) ironi;

B) nervozizëm;

C) keqardhje;

D) seriozitet.

3. Kjo këngë është shkruar me varg: 1 pikë

A) 9- rrokësh;

B) 10- rrokësh;

C) 11- rrokësh;

D) 12 –rrokësh.

4. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur figura e hiperbolës? 1 pikë

A) në dy gjunjt’ gjoku Gjergjit te i ka ra

B) zhag për kambësh trupin e ka ngrehun

C) sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë

D) a’trandë fusha kur u rrzue Balozi

5. Në vargun: “Pse me m’qitë, bre burrë, në kët fushë t’mejdanit?”, shprehja fush t’mejdanit ka kuptimin:

1 pikë A) sheshi i fshatit;

B) sheshi i luftimit;

C) luginë mes malesh;

D) zona në kufi mes dy vendeve.

6. Në amanetin që Gjergji u lë shokëve të tij në prag të vdekjes, shqetësohet për: 1 pikë

A) ruajtjen e shtëpisë nga shkatërrimi.

B) mirëqenien e tyre.

C) nderin dhe mirëqenien e motrës.

D) vazhdimësinë e veprës së vet.

7. Folja është përdorur në mënyrën dëshirore në vargun: 1 pikë

A) falë u kofshin sarajet e mija

B) të lumtë goja, Baloz

C) kurrkund s’ndesha n’Gjergj Elez Ali

D) po ndigjoni, more shokt’e mij

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dy gjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

8. Ç’përfaqëson qyqja në këtë këngë dhe ç’ndjesi përcjell ajo te lexuesi? 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

9. Cila është arsyeja që Gjergji dhe Balozi debatojnë me njëri-tjetrin përpara dyluftimit? 1 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

10. a) Atmosfera në fund të kësaj kënge ngrihet mbi një kontrast të fortë. Cili është ai? 1 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

b) Cilat janë të paktën tri detajet që shfrytëzon rapsodi popullor në funksion të këtij qëllimi?

Ç’efekt shprehësie krijojnë ato? 4 pikë

detajet: ________________________________________________________________________________

efekti i shprehësisë: ______________________________________________________________________

______________________________________________________________________________________

11. Ç’lloj fjale është për nga ndërtimi fjala motërzeza? Si është formuar ajo? 2 pikë

lloji:_________________________ formimi: _________________________

12. Ç’efekt tingullor përftohet në vargjet e fundit të këngës? Cili është mjeti stilistik që e krijon atë? 2 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

13. Në këtë këngë vërejmë elemente të ekzistencës së kulteve të caktuara, që paraqesin veçori të vjetra

etnopsikologjike të popullit tonë. Gjeni dy kulte të tilla, duke i ilustruar me shembuj nga vargjet. 2 pikë

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

14. Zbuloni në fragment dy momente zakonore shqiptare të nderimit që i bëhen të vdekurit. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dy gjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

PJESA II

Viktor Hygo

Katedralja e Parisit (fragment)

Një qerre, të cilën e tërhiqte një kalë i fortë i racës normade dhe që ishte e rrethuar prej kalorësish me

livre ngjyrë vjollcë me kryqe të bardha në kraharor, arriti te sheshi dhe nga ana e rrugës Sen-Pier-o Bëf. Policët

i hapnin asaj udhën, duke e goditur turmën me shkopinj. Përbri qerres ecnin kaluar disa nëpunës të gjyqit dhe të

policisë, të cilët mund t’i dalloje lehtë, ngaqë ishin veshur me rroba të zeza dhe qëndronin të ngathët mbi kuaj.

Në atë qerre të kobshme kishte ndenjur një vajzë me duar të lidhura prapa shpinës; ndodhej vetëm, pa

prift. Ajo ishte e veshur me këmishë; flokët e saj të gjatë e të zinj (sipas zakonit të atëhershëm ato priteshin

vetëm rrëzë trikëmbëshit) i binin të shpërndarë mbi supet gjysmë të zbuluar dhe mbi kraharor.

Përmes këtyre tufave flokësh valëvitëse, të zeza dhe të ndritshme si pendë korbi, dukej një litar i trashë,

i ashpër dhe i përhimët, që gërvishte supet e njoma dhe që vërtitej rreth qafës së hijshme të asaj vajze të mjerë,

si një krimb i dheut rreth një luleje. Nën atë litar shndriste një hajmali e vogël, e stolisur me rruaza të blerta, të

cilën dukej se asaj ia kishin lënë, ngaqë njeriut të dënuar me vdekje nuk ia kundërshtojnë më dëshirën.

Spektatorët që kishin dalë në dritaret mund të shihnin në fund të qerres këmbët e saj të zbuluara, të cilat ajo, nga

turpi, mundohej t’i fshihte nën vete. Pranë saj ishte një dhi e vogël, e lidhur dhe ajo me tërkuzë. Vajza e mbante

me dhëmbë këmishën, që i binte nga supet.

- Pa shikoni, kushëri i bukur, -i tha befas kapitenit Flër-de-Lisi, - qenka ajo cigania e fëlliqur me dhinë!

Ajo iu kthye Febysit, që ia kishte ngulur sytë qerres dhe ishte zbehur shumë.

- Ç’cigane me dhi? - pyeti ai duke iu marrë goja.

- Qysh! –tha Flër-de-Lisi. – A nuk ju kujtohet?...

Febysi ia preu fjalën.

- Unë nuk di ç’doni të thoni.

Ai u mat të kthehej në dhomë. Por Flër-de-Lisi, së cilës iu zgjua përsëri ndjenja e xhelozisë, që i ishte

ngjallur pak muaj më parë po prej kësaj ciganeje, i hodhi atij një vështrim të mprehtë dhe dyshues. Në këtë çast

asaj iu kujtua disi turbull se kishte dëgjuar që në procesin gjyqësor të asaj magjistareje ishte përzier edhe një

kapiten.

- Ç’keni kështu? –e pyeti ajo Febysin. –Apo mos u turbulluat që e patë atë grua.

Febysi u mundua të qeshte:

- Unë? Aspak! E pse do të turbullohesha.

- Atëherë, qëndroni këtu, -tha ajo me ton urdhërues. – Rrini të shikojmë deri në fund. I gjori kapiten u

detyrua të rrinte. Ajo që e qetësonte pak ishte se e dënuara e mjerë nuk i ngrinte sytë nga fundi i qerres. Ishte

padyshim Esmeralda. Ndonëse e katandisur në atë shkallë të fundit të turpit e të fatkeqësisë, ajo ishte prapë e

bukur, sytë e saj të mëdhenj e të zinj dukeshin edhe më të mëdhenj nga faqet e thelluara; profili i saj i zbehtë

ishte i kulluar. Ajo i shëmbëllente Esmeraldës së mëparshme, ashtu siç i shëmbëllente një madonë e Maziçios

një madone të Rafaelos: më e ligsht, më e brishtë, më e hequr.

Nga ana tjetër, gjithçka te ajo, po të mund të shprehemi kështu, e kishte humbur drejtpeshimin; gjithçka

ishte e topitur, me përjashtim të ndjenjës së turpit: aq shumë ishte dërrmuar nga dëshpërimi, aq fort ishte mpirë

nga shtangimi. Trupi i saj hidhej sa majtas-djathtas në çdo lëkundje të qerres, si ndonjë send i thyer ose i

vdekur. Vështrimi i saj ishte i vrenjtur dhe i çakërritur. Në sytë dukeshin ende lot, por ishin lot të palëvizur, të

ngrirë.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dy gjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Për pyetjet nga 15 deri në 20 rrethoni alternativën e saktë.

15. Situata që përshkruhet në këtë fragment është: 1 pikë

A) absurde;

B) tragjike;

C) komike;

D) e jashtëzakonshme.

16. Epitetet e shumta që gjenden në fragment zbulojnë: 1 pikë

A) sjelljen e turmës ndaj Esmeraldës.

B) gjendjen fizike dhe shpirtërore të Esmeraldës.

C) marrëdhënien e Esmeraldës me Febysin.

D) portretin fizik të Febysit.

17. Në cilën prej alternativave të mëposhtme gjuha e përdorur nga autori bëhet më emocionale dhe

figurative? 1 pikë

A) Vajza e mbante me dhëmbë këmishën, që i binte nga supet.

B) Por Flër-de-Lisi i hodhi atij një vështrim të mprehtë dhe dyshues.

C) Nga ana tjetër, gjithçka te ajo, e kishte humbur drejtpeshimin.

D) Përmes këtyre tufave flokësh valëvitëse, të zeza dhe të ndritshme si pendë korbi, dukej një litar

i trashë, i ashpër dhe i përhimët.

18. Në cilën prej alternativave të mëposhtme është përdorur antonimia kontekstuale? 1 pikë

A) i bukur – e fëlliqur;

B) i thyer – i vdekur;

C) i ngrirë – palëvizur;

D) i vrenjtur- i çakërritur.

19. Kur autori thotë: “...gjithçka ishte e topitur, me përjashtim të ndjenjës së turpit”, ai nënkupton se

gjithçka ishte: 1 pikë

A) e qetë;

B) e mpirë;

C) e turbullt;

D) e papërmbajtur.

20. Ndjesia që ka Flër-de-Lisi kundrejt Esmeraldës është: 1 pikë

A) bezdi;

B) neveri;

C) keqardhje;

D) indiferencë.

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dy gjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

21. a) Hygoi, si shkrimtar romantik, operon në vepër mbi bazën e kontrasteve të fuqishme. Identifikoni një të

tillë në këtë fragment dhe shpjegoni efektin e kësaj kundërvënieje. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

b) Zbuloni një detaj në këtë fragment, që na lë të besojmë se ngjarjet e këtij romani zhvillohen në mesjetë.

1 pikë ____________________________________________________________________________________

22. Përshkruani gjendjen e Esmeraldës në këtë fragment. Çfarë mendoni se mund ta ketë shkaktuar atë?

3 pikë ____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

23. Çfarë ua tërheq më shumë vëmendjen si lexues: mënyra si Hygoi përshkruan gjendjen fizike apo

shpirtërore të Esmeraldës? Argumentoni mendimin tuaj edhe me ilustrime nga fragmenti. 3 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

24. a) Nga ajo çfarë lexoni në këtë fragment, a mendoni se Febysi dhe Esmeralda kanë qenë të lidhur më parë?

Zbuloni dy momente në këtë pjesë që mbështesin mendimin tuaj. 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

b) Cila është ndjenja më e fortë që e përshkon Esmeraldën në këtë moment? Pse? 2 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dy gjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 8 2 qershor 2012

25. Romani “Katedralja e Parisit” ka shërbyer edhe si subjekt filmi. Midis të lexuarit të kësaj vepre dhe filmit,

cilin do të preferonit? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje. 8 pikë

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

____________________________________________________________________________________

Shtjellimi

i idesë

(25a)

Organizimi dhe

struktura

(25b)

Stili dhe origjinaliteti

(25c)

Saktësia gjuhësore

(sintaksa dhe drejtshkrimi)

(25d)

Totali

25

2 pikë 2 pikë 2 pikë 2 pikë 8 pikë

AKP 1 2 qershor 2012

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS

AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE

PROVIMI I MATURËS SHTETËRORE 2012

I DETYRUAR

SKEMA E VLERËSIMIT TË TESTIT

VARIANTI B

Lënda: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, seksioni dygjuhësh

(kurrikula e vjetër)

Udhëzime të përgjithshme:

• Testi përbëhet nga dy pjesë.

• Testi përmban një total prej 50 pikësh.

• Testi ka 25 pyetje. 13 me zgjedhje dhe 12 me zhvillim.

• Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë.

• Për pyetjet me zhvillim përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen

variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve.

• Vlerësimi i pyetjes ese do të bëhet duke pasur parasysh rubrikat në tabelën e vendosur në fund të pyetjes

dhe që është posaçërisht për vlerësuesit e testit.

• Saktësia gjuhësore ndikon negativisht në vlerësimin e nxënësit, në ato raste, kur ka

përsëritje të theksuar gabimesh ose gabime të cilat prishin në mënyrë të vazhdueshme

kuptimin e shprehjes.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja seksioni dygjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 2 2 qershor 2012

PJESA I

Gjergj Elez Alia

Pyetja 1 B 1 pikë

Pyetja 2 A 1 pikë

Pyetja 3 B 1 pikë

Pyetja 4 D 1 pikë

Pyetja 5 B 1 pikë

Pyetja 6 C 1 pikë

Pyetja 7 A 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 8 2 pikë

Model përgjigjeje

Qyqja është simbol i trishtimit, i dhimbjes, i vetmisë. Thekson notat elegjiake të këngës.

Ndjesia që përcillet është ajo e dhimbjes, e vajit, e trishtimit, por edhe vlerësimit për trimin e rënë.

1 pikë Nëse tregon se ç’përfaqëson qyqja.

DHE

1 pikë Nëse tregon ndjesitë që përcjell ajo te lexuesi apo dëgjuesi.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 9 1 pikë

Arsyeja

Është një luftë psikologjike. Për ta mbajtur nën tension kundërshtarin.

Karakteristikë e eposeve; në fillim vjen ndeshja me fjalë më pas ndeshja me armë.

1 pikë Nëse tregon arsyen e ndeshjes me fjalë përpara dyluftimit.

0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 10 (a) 1 pikë

Model përgjigjeje

Kontrasti: mali ka dushkue, ka ardhur pranvera dhe çdo gjë ka lulëzuar, por lisi është tharë, saraji është

i zi.

Ose Në një anë kemi pranverë, me ngjyrat e saj (që nënkuptohet në malin e gjelbëruar) dhe në anën tjetër

kemi sarajin e zi, lisin e tharë.

1 pikë Nëse gjen kontrastin në fund të këngës.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja seksioni dygjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 3 2 qershor 2012

Pyetja 10 (b) 4 pikë

Detajet:

mali me u dushkue,

blini të tanë degash tha

saraj të zi

shembë përdhe

Efekti i shprehësisë:

Theksohet zgjatja e dhimbjes pas vdekjes së Gjergjit, në shtëpi të tij nuk lulëzon më asgjë, pasi trimi ka

vdekur. Çdo gjë është shkretë, pushtuar nga zia dhe ngjyrat e errëta. Theksohet zymtësia, në një kohë që

rreth e qark natyra lulëzon dhe jeta vazhdon, por jo ajo e Gjergjit.

OSE

Theksohen ngjyrat e përzishme dhe përmasat e humbjes tragjike.

3 pikë Nëse identifikon tri nga detajet e mësipërme.

DHE

1 pikë Nëse tregon efektin e shprehësisë që krijojnë ato.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 11 2 pikë

Motërzeza: fjalë e përbërë

Formimi: motër+zeza

1 pikë Nëse tregon llojin e fjalës për nga mënyra e ndërtimit.

DHE

1 pikë Nëse tregon mënyrën e ndërtimit të saj.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 12 2 pikë

Efekti:

vuajtje, dhimbje, hidhërim

Përsëritja e tingujve : ah, oh, kah, krr, i, japin efektin dëgjimor të zërit të qyqes. Janë nota elegjiake, të

klithmës.

Mjeti stilistik:

aliteracioni.

1 pikë Nëse tregon efektin tingullor që përftohet në vargjet e fundit të këngës.

DHE

1 pikë Nëse gjen mjetin stilistikor që e krijon atë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja seksioni dygjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 4 2 qershor 2012

Pyetja 13 2 pikë

Kultet:

Kulti i nderimit të të vdekurve: E i muranë t’bukur e kanë mbarue

Kulti i nderimit të të parëve: se ne t’parët’ nji kanun na kanë lanë

Kulti i nderit: kurrë Balozit motrën mos me ia dhanë

2 pikë Nëse gjen dy kulte bashkë me ilustrimet përkatëse.

OSE

1 pikë Nëse gjen vetëm një kult bashkë me ilustrimin përkatës.

OSE

1 pikë Nëse gjen dy kulte ose një kult, por pa ilustrimin përkatës.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 14 2 pikë

Momentet zakonore:

Vajtimi i të vdekurit me zë;

Ndërtimi i një murane;

Mbjellja e një bliri te varri.

2 pikë Nëse identifikon dy momente zakonore

OSE

1 pikë Nëse identifikon vetëm një moment zakonor.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

PJESA II

Viktor Hygo Katedralja e Parisit Pyetja 15 B 1 pikë

Pyetja 16 B 1 pikë

Pyetja 17 D 1 pikë

Pyetja 18 A 1 pikë

Pyetja 19 B 1 pikë

Pyetja 20 B 1 pikë

_______________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja seksioni dygjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 5 2 qershor 2012

Pyetja 21 (a) 2 pikë

Kontrastet

Esmeralda e bukur, e hijshme, e brishtë, me supe të njoma – litari i trashë, rreth qafës së saj.

Supet e njoma – litari i ashpër, i përhimët

Lulja- krimbi

Esmeralda – turma

Shpjegimi

Kontrasti thekson brishtësinë e vajzës, përpara vrazhdësisë që e rrethon. Ai e bën më emocionuese dhe

prekëse figurën e saj. 1 pikë Nëse identifikon një rast të përdorimit të kontrastit.

DHE

1 pikë Efektin që krijon kjo kundërvënie.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 21 (b) 1 pikë

Detajet

mënyra e ekzekutimit;

trikëmbëshi;

flokët që priteshin;

qerrja ku ndodhet vajza (përdorej në mesjetë), ose qerrja;

kalorësit me livre ose kalorësit;

ekzekutimi në shesh.

1 pikë Nëse identifikon një detaj që e vendos këtë ngjarje në mesjetë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 22 3 pikë

Model përgjigjeje

Përgjigje e plotë

Esmeralda është e dërrmuar, e mjerë. Është e veshur keq, e dobësuar nga trajtimi që i është bërë, e

përbuzur dhe e neveritur. Ajo ka turp dhe ndihet shumë keq.

Përgjigje e pjesshme

Është e lodhur

Është e mjerë

Është dërrmuar, etj

Arsyeja

Po e çojnë për ta ekzekutuar. Esmeralda ka turp pasi po e shohin shumë njerëz, është e veshur keq dhe e

tallur nga të gjithë.

Duket që duhet të ketë vuajtur shumë (është e dobësuar dhe e ngrirë, pa asnjë emocion).

2 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të plotë gjendjen në të cilën ndodhet Esmeralda.

OSE

1 pikë Nëse përshkruan në mënyrë të pjesshme gjendjen në të cilën ndodhet Esmeralda.

DHE

1 pikë Nëse tregon arsyen e kësaj gjendjeje.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja seksioni dygjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 6 2 qershor 2012

Pyetja 23 3 pikë Model përgjigjeje

Përshkrimi fizik: ka detaje shumë interesante: flokët, qafa e hollë, litari rreth qafës, sytë e çakërritur,

trupi që i lëkundet në karrocë, këmbët e zbathura, trupi si një send, i ngrirë, i vdekur, sytë pa lot, e

brishtë, e ligsht, e hequr. Por e bukur: flokët shumë të zinj, profili i zbehtë, i kulluar. Të gjitha krijojnë

një imazh shumë prekës, lëvizës, të gjallë. Të duket sikur e shikon.

OSE

Përshkrimi i gjendjes shpirtërore: ndjenja e turpit, e dërrmuar, e dëshpëruar, e mpirë nga shtangimi.

Të gjitha detajet përçojnë te lexuesi një ndjenjë keqardhjeje. Efektet janë shumë të dukshme. Hygo është

mjeshtër i përdorimit të detajeve shumë emocionuese që krijojnë efekte të forta te lexuesi.

2 pikë Nëse identifikon një grup detajesh që mbrojnë pozicionin e marrë.

DHE

1 pikë Nëse shpjegon qartë funksionin që ato luajnë në mbështetje të mendimit që ka.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i

përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 (a) 2 pikë

Po. Kanë qenë të lidhur. Kjo kuptohet nga sjellja e kapitenit.

Momentet:

mos u turbulluat që e patë atë grua.

Febysit, që ia kishte ngulur sytë qerres dhe ishte zbehur shumë.

Ajo që e qetësonte pak ishte se e dënuara e mjerë nuk i ngrinte sytë nga fundi i qerres.

2 pikë Nëse zbulon dy momente që tregojnë se Febysi dhe Esmeralda kanë qenë të lidhur.

OSE

1 pikë Nëse zbulon një moment që tregon se Febysi dhe Esmeralda kanë qenë të lidhur.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

_______________________________________________________________________________________

Pyetja 24 (b) 2 pikë

E vetmja ndjenjë që e pushton është ajo e turpit.

E pushton kjo ndjenjë, pasi është e vetme përpara një turme që po e shikon. Është e leckosur, e

katandisur si mos me keq dhe kjo e trondit shumë.

1 pikë Nëse tregon ndjenjën më të fortë që e pushton Esmeraldën.

DHE

1 pikë Nëse tregon arsyen se pse pikërisht kjo ndjenjë.

0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.

________________________________________________________________________________

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe

Shkollat e mesme të gjuhëve të huaja seksioni dygjuhësh (kurrikula e vjetër) Varianti B

AKP 7 2 qershor 2012

Pyetja 25 8 pikë

Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:

KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë

Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:

shkruan një ese, ku argumenton se cilin preferon më shumë: të lexojë librin apo të shikojë filmin;

përdor argumente që mbështesin zgjedhjen e bërë.