manual për evidentimin e pronave komunale · pdf filekorniza ligjore objektivat qasja...

28
Drejtoria për Financa dhe Pronë, Sektori i Pronës Komuna e Prishtinës Republika e Kosovës Dhjetor, 2015 MANUAL PËR EVIDENTIMIN E PRONAVE KOMUNALE

Upload: hahuong

Post on 06-Feb-2018

219 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Drejtoria për Financa dhe Pronë, Sektori i Pronës Komuna e PrishtinësRepublika e Kosovës

Dhjetor, 2015

MANUAL PËR EVIDENTIMIN E PRONAVE KOMUNALE

Manuali është pjesë e projektit për Evidentimin e Pronave Komunale të financuar nga Zyra Zvicërane për

Bashkëpunim në Kosovë - Helvetas Swiss Intercooperation të cilët meritojnë falënderim dhe respekt të veçantë.

Prezentimi u përgatit nga ekspertët e Sektorit të Pronës

Hartuesë të raportit:

Shemsedin Thaçi – Shef i sektorit të Pronës

Adnan Berisha – Zyrtar i lartë për Gjeodezi

TABELA E PËRMBAJTJESHyrjeParathëniaKorniza ligjoreObjektivatQasja metodologjike

FAZAT E PROJETIT

I. PARAPËRGATITJET PËR EVIDENTIM

1.1 Nxerrja e listës së pronave komunale në operatin kadastral1.2 Përgatitja e planit të punës në teren dhe trajnimi i evidentuesve të pronave•Trajnimi i evidentuesve të pronave•Parapërgatitja për terren•Përgatitja e formularit për evidentim të pronave Komunale1.3 Kategorizimi i pronave sipas zonave dhe lagjeve

II. PUNA NË TEREN

2.1 Puna në teren, mbikqyrja dhe kontrolli i kualitetit2.2 Kontrolli i kualitetit III. REGJISTRIMI DHE ANALIZA E TË DHËNAVE

3.1 Regjistrimi i të dhënave në një bazë elektronike të të dhënave3.2 Analiza e pronave komunale dhe përpilimi i propozimeve për trajnimin e tyre

IV. DINAMIKA E PROJEKTIT

V. VËSHTIRËSITË NË IMPLEMENTIMIN E PROJEKTIT

VI. EKIPI I PROJEKTIT

VII. ANEKSET

Vizioni projektit

Përmirësimi dhe rritja e vlerës së pronës publike komunale, përdorimi korrekt i operacioneve të regjistrit të pronave komunale.

Parathënie

Drejtoria e Financave dhe Pronës së Komunës së Prishtinës, më saktësisht Sektori i Pronës, nëmes tjerash merret me menaxhimin e pronave komunale, ku përfshihet mbajtja e shënimeve për tokat dhe objektet të cilat i posedon apo i shfrytëzon Komuna.

Ky sektor duke u bazuar në interesa publik, merret me zhvillimin e procedurave të ndryshme si në vijim:

•Shpronësim –i cili është instrument esencial i shtetit, mundëson që në mënyrë të ligjshme t’i privojë individët nga posedimi i pronës kur bëhet fjalë për interesin e përbashkët d.m.th. kalimit të pronës private apo shoqërore për interesa publike në pronë komunale publike.

•Lirimi i pronës komunale – lirimi i pronave nga uzurpatorët.

Evidentimi i pronave komunale dhe mbajtja e regjistrit të pronave është pjesë integrale e cilësisë së punës, ky evidentim ka për qëllim të ofrojë qasje në dokumentet e regjistrit të tokës që mbahet nga arkivat komunale për operacione të ndryshme. Roli i këtij regjistri të mirëfilltë të pronave komunale është qendror, specifikohet statusi i secilës pronë, varësisht a është prona:

•E lirë për shfrytëzim •A është në shfrytëzim•Ose është e uzurpuar

Këto udhëzime që dalin nga ky manual kanë për qëllim që ti përmbledhin, standardizojnë operacionet administrative dhe të specifikojnë statusin për tërë “tokën/pronën” dhe objektet të cilat janë në pronësi apo i shfrytëzon Komuna.

Manuali i ilustruar me shembuj nga komuna, ofron elemente materiale për të organizuar në mënyrë efektive dhe efikase menaxhimin e pronave komunale nga nënpunsit komunal.

Në mungesë të shënimeve / evidentimeve, menaxhimi i pronave komunale në mënyrë strategjike për interes publik bëhet me shumë vështirësi.

Duhet të merren në konsideratë faktorët e jashtëm te cilët janë të shumtë dhe kanë ndikim në evidentimin e gjendjes së këtyre pronave (uzurpimi ose shfrytëzimi i jashtëligjshëm i tyre).

Të njëjtit duhet të harmonizohen gjithmonë në përputhshmëri me standardet, transparencën dhe legjislacionin ekzistues Komunal.

Korniza Ligjore

Që Komuna të menaxhojë në mënyrë sa më efektive dhe efikase pronën komunale duhet të zbatohen procedura të drejta ligjore duke respektuar dispozitat ligjore:

•LIGJI Nr. 03/L-226 PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS, dhe

•RREGULLORJA QRK NR. 23/2013 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË DHËNIES NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIT TË PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS

Në këtë dispozitë ligjore dhe rregullore përcaktohen të drejtat dhe obligimet e organeve të Komunës, mënyra e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë e pronës së paluajtshme komunale, për personat fizik dhe juridik, mbikëqyrjen, evidentimin e pronës së paluajtshme të komunës dhe këmbimin e saj me pronën e paluajtshme të ndërmarrjeve shoqërore që janë nën administrimin e Agjencionit Kosovarë të Privatizimit.

Dhënia e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim bëhet nga Kuvendi i Komunës sipas këtyre parimeve:

•Parimit të ruajtjes dhe garantimit të interesit publik;

•Parimit të ruajtjes dhe rritjes së vlerës së pronës publike komunale;

•Parimit të ruajtjes së karakteristikave dhe vlerave unikale të pronës;

•Parimit të ruajtjes së mjedisit.

Plani urbanistik është ai që e parasheh interesin publik dhe e implementon Drejtoria për Financa dhe Pronë përmes legjislacionit në fuqi.

Këmbimet e pronës i paraprin gjithmonë interesi publik.

OBJEKTIVAT

Regjistrimi efikas i tokës komunale mundëson menaxhimin racional të tokave komunale, duke i përdorur ato toka për interes publik siq janë:- ndërtimi i rrugëve, shesheve, shkollave, qerdheve dhe infrastrukturës tjetër publike si dhe e jep në shfrytëzim tokën komunale me qëllim të zhvillimit të biznesit konform legjislacionit të paraparë.

Evidentimi i pronave komunale ka këto objektiva:

•Evidentimi i gjendjes së pronave komunale.•Përcaktimi i statusit të pronave komunale (“e lirë për shfrytëzim “, “në shfrytëzim” ose “e uzurpuar arbitrarisht”).•Kategorizimi i pronave komunale sipas statusit dhe lokacioneve gjeografike në secilën lagje dhe secilën zonë të komunës.•Propozimi për dhënien në shfrytëzim të një numri të caktuar të pronave komunale për interes publik .•Lirimi i pronave te uzurpuara dhe propozimi për dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave të liruara.•Propozimi për trajtimin e pronave komunale të uzurpuara, të cilat nuk mund të lirohen për shkak të numrit të madh të banorëve në ato prona.•Propozimi për përfshirjen e një numri të pronave komunale në projekt të bashkë-ndërtimit, për sigurimin e banesave për projektet sociale të komunës.

QASJA METODOLOGJIKE

Me qëllim të evidentimit sa më efektiv të pronave komunale duhet të përdoren disa qasje metodologjike.

•Analiza e të dhënave ekzistuese në operatin kadastror (ngastra).•Vrojtimi i pronave në teren dhe intervistat me shfrytëzuesit e pronave komunale.•Regjistrimi i të dhënave në bazën elektronike të të dhënave.•Analiza e të dhënave të mbledhura.

Fazat e projektit

•Parapërgatitjet për evidentimPërgatitja e të gjitha materialeve të nevojshme rreth punës e cila do të zhvillohet gjatë gjithë projektit (listat e pronave, formulari për evidentimin e pronave komunale, skicat, ortofotot, ftesat - thirrje për palën.

•Puna në teren

Puna në teren dhe mbikqyrja e kualitetit të punës.Është procesi i kontaktit direkt me palën shfrytëzuese (eventualisht urzurpatorë) dhe kërkon saktësi dhe maturi në punë.

•Regjistrimi dhe analiza e të dhënaveRegjistrimi i të dhënave në bazë elektronike. Është proces i digjitalizimit i të dhënave të marra nga teren ku përfshihen analiza, përpilimi, dhe trajtimi i pronave komunal.

Parapërgatitjet për evidentim

1.Listat e pronave komunale të nxjerra në operatin kadastralSektori i Pronës i Drejtorisë për financa dhe pronë kërkon nga Drejtoria e Kadastrit të na ofrojë listën e plotë të pronave komunale që figuron në emër të Komunës së Prishtinës.Është vështirë të vlerësohet numri i saktë i ngastrave kadastrale pasi që në kuadër të ngastrave kadastrale tek ne në Komunën e Prishtinës mungojnë ndarjet e mbrendshme fizike. Duke marrë parasysh faktin që një numër i informatave kadastrale gjindet në Serbi, drejtoria e Kadastrës furnizon Sektorin e Pronës me të dhënat që posedon rreth pronave komunale.Qasja e hapur në informatat e sakta të “listave evidentuese “ për pronat e paluajtshme të komunës, është element i qeverisjes së mirë dhe krijon bazë për një regjistër të suksesshëm duke mos lejuar shmangien e ndonjë ngastre kadastrale.

1.Përpilimi i formularit për evidentim të pronave Komunale

Për të lehtësuar evidentimin përpilohet formulari për evidentimin e pronave komunale

Formulari për evidentimin e pronave komunale ”varësisht prej rastit se a është e lirë ose e shfrytëzuar ajo parcelë, plotësohet në teren në bashkëpunim

me palën.

Gjatë plotësimit të formularit hasim në dy gjendje:

1. në pronë të lirë. Me këtë rast parcela evidentohet si e lirë, caktohet lloji I kulturës (arë, mal, fushë etj).

2. parcela e shfrytëzuar, rrespektivisht e uzurpuar.

Evidentuesit inspektojnë parcelën me numër të saktë të ngastrës, në zonën e caktuar kadastrale, plotësohet formulari me të dhënat të cilat merren gjatë

komunikimit me palën (nëse është prezent). Të dhënat duhet të plotësohen në mënyrë të saktë, duke caktuar;

a. Shfrytëzuesin: person juridik apo fizik dhe të dhënat personale të personit që shfrytëzon atë pronë.

b. Sipërfaqja e parcelës së shfrytëzuar.

c. Palës për evidentim i kërkohet të prezantojë dokumentacion.

E rëndësishme është deklarata e shfrytëzuesve rrespektivisht uzurpatorëve e cila evidentohet në formular (pika 12 e formularit).

Formulari përfundimisht kontrrollohet nga personat kompetent dhe mirret konstatimi përfundimtar nga menaxheri i projektit për gjendjen faktike të pronës, nëse është e uzurpuar ose e lirë.

Aneks 1:Formulari për evidentimin e pronave komunale

1.3 Skicat - (ndarja grafike e parcelave të punuara nga gjeodetët).Skica është një figurë gjeometrike e cila përcakton kufijtë e një parcele. Këto skica përdoren për definimin e kufijëve të parcelave të cilat më pastaj gjatë daljes në teren do të shfrytëzohen nga evidentuesit. Me ndihmën e këtyre ndamjeve grafike të cilat ndodhen në skicë personi zyrtar që komunikon me palën ia spjegon dhe qartëson palës kufijt real që janë punuar me plan kadastral.

1.4 Fotografitë - ortofoto (fotografi dixhitale ajrore, shërbejnë për orientim në teren)Te cilat i përdorin gjeodetët dhe dokumentojnë një gjendje faktike.

1.5 Ftesat

Shërbejnë për thirrjen e palës në drejtori për të dëshmuar me qfarë baze e shfrytëzon atë ngastër kadastrale (plotësohet nga juristi).

Aneks 2: Ftesa ose fletëthirrja për palët

1.6c Parapërgatitja për teren

•Grupi operacional

Gjeodetët dhe juristët para se të dalin në teren, përgatisin materialet për të qenë më efikasë ta kryejnë detyrën e evidentimit.

Përgatitja për terren fillon nga organizimi i punës në zyret në bashkëpunim me zyrtarët e gjeodezisë dhe nën kontrollin e shefit të sektorit (menaxherit të projektit). Ky ekip i furnizohet me të dhënat e domosdoshme për evidentim efikas që krijon kusht për të vërtetuar gjendjen faktike të asaj prone se a është e lirë, në shfrytëzim apo uzurpim.

•Certifikatat e pronsisë

Në programin elektronik te KKPR egzistojnë çertifikatat e pronësis në të cilat paraqiten numrat e pacelaveme të dhënat nëse prona është

private apo komunale. Me ndihmën e kësaj certifikate paraprakisht caktohen terenet për evidentuesit

•Sinjalizimi mbi Ortofotot

Ortofoto është një fotografim ajrofotogrametrik përmes së cilës shiqohet gjendja faktike.Mbi të vendosen planet kadastrale digjitale duke paraqitur ndarjet fizike të parcelave ku secila parcel ka numrin e vet.Mbi ortofoto bëhet ndamja grafike ku pastaj sinjalizohen kufijtë e krijuar grafikisht.Sinjalizimet në ortofoto mundësojnë që ekipa të orientohet gjatë vizitës në teren dhe gjithashtu ti shohin kufijtë e ndarjes së parcelës së caktuar.

•Evidentimet e parcelës

Nëse mungon ndarja fizike e parcelës marrim informacione nga data baza (KCLIS) nga e cila gjejmë emrin e pronarëve.

Në këtë program kemi të dhëna-ndarje të cilat mund ti gjejmë përmes numrit të ngastrës apo dhe përmes numrit të certifikatës. Këto të dhëna pastajpërdoren dhe shfrytëzohen për punën në terren nga ekipet evidentuese duke krahasuar sipërfaqen e parcelës të paraqitur në çertifikaten e pronës dheGjendjes në terren.

•Puna në teren

2.1 Puna në teren / mbikqyrja dhe kontrolli i kualitetit

Evidentuesit pas përgatitjeve të lartë përmendura dalin në teren të pajisur me planet kadastrale dhe ortofotot për identifikimin e ngastrave që janë prona komunale.

Pozita dhe statusi i pronës së paluajtshme komunale caktohet nga evidentuesit të cilët në teren ndahen në grupe (jurista dhe gjeodetë), ku secili grup mbikëqyret nga një gjeodet i sektorit të pronës.Udhëzimet e projektit bëhen nga ana e mbikëqyresit të ktij projekti i cili fillimisht ka shoqëruar evidentuesit në teren që puna të kryhet në menyrë efikase.

Evidentuesit vazhdojnë punën në menyrë të pamvarur dhe mbikqyren kohë pas kohe me qëllim që të evidentohen të gjitha pronat komunale.

Të gjitha evidentimet e mbledhura duhet të raportohen, dorëzohen në fund të ditës sipas rezultateve të punës .Evidentuesit (juristët /gjeodetët) gjatëevidentimit të pronave komunale hasin në konstatime të ndryshme mbi gjendjen faktike të pronës së paluajtshme komunale.

•Evidentuesit në teren për verifikim në një grup caktohen 3 persona ( gjeodet, evidentues dhe një jurist):

Gjeodeti, është profesionisti i cili e identifikon parcelën.

• Juristi, komunikon me palën dhe kontrollon dokumentacionin.

• Evidentuesi, mbanë shënime: dorëzon ftesën, për prezentimin e dokumentacionit dhe evidenton dukumentacionin që posedon pala atëherë kur pala nukprezenton dokumentacionin i lihet ftesa që ta dorëzoj dokumentacionin për një ditë tjetër të caktuar.

Rastet e studimit të evidentimit të pronës komunale:

•Uzurpimi i pronës komunale në një lagje të Prishtinë.

Parcela e uzurpuar me ndërtim të fortë (shtëpi).

Zyrtarët nuk arriten të kontaktojnë me palën pasi që personat në fjalë nuk ishin prezent dhe shtëpitë ishin të mbyllura. Në këtë situatë aplikohet fletëthirrja e cila konvokon palët në zyret komunale për paraqitjen e dëshmisë mbi pronën (fleta poseduese dhe kopja e planit).

Parcela e lirë

Inspektimi i zyrtarëve në një nga zonat rurale të qytetit.

Në foto paraqiten gjeodeti dhe jurisiti të cilët me anën e ortofotos orientohen në terren dhe plotësohet formulari me të dhënat mbi pronën e lirë (arë, fushë,mal etj).

Komunikimi me palën nga personat zyrtarë

Në rastin kur pala është prezent, zyrtarët komunal kërkojnë dokumentacionin mbi pronësinë e parcelës që pala pretendon nqë është pronësi private.Nëse personi fizik apo juridik nuk prezenton dokumentacion valid mbi pronën zyrtarët plotësojnë formularin e evidentimit me të dhënat konkrete mbi palën.

Thirrja e palës me fletethirrje

Në rastin kur pala nuk është prezent, zyrtari evidentues plotëson fletëthirrjen të cilën e lenë në kutinë postale për personin fizik apo juridik

Në rastin kur pala është prezent dhe paraqet dokumentacionin me të cilin pretendon që është valid, zyrtari evidentues plotëson fletëthirrjen të cilën ia dorëzon palës i cili është person fizik apo juridik. Me këtë fletëthirrje pala paraqitet në zyret komunale në datën dhe orën e caktuar.

Paraqitja e palës në zyret e drejtorisë

(prezentimi i dokumentacionit nga pala)

Zyra komunale e dedikuar për palë përbëhet nga dy juristë profesionistë, të cilët bëjnë pritjen e palës dhe shqyrtimin e dokumentacioneve të cilat dokumentojnë, flasin për mënyren e shfrytëzimit të pronës komunale.

Pas shqyrtimit njëri nga zyrtarët ndal kopjet e këtyre dokumentacioneve duke ja bashkangjitur dosjes së pales në fjalë. Kjo dosje evidentohet në regjistër të pronave.

2.2 Kontrolli i kualitetit

Komisioni për mbikëqyrje dhe kontroll të kualitetit formohet nga stafi i Sektorit të Pronës i cili në mënyrë të vazhdueshme mbikëqyrë ecurinë dhe

kualitetin e informatave që mblidhen në teren.

Kontroli i kualitetit të punës së evidentuesëve bëhet në dy forma:

•Gjatë procesit të punës së ekipeve evidentuese kontrolli bëhet nga shefi i sektorit me stafin e drejtorisë - gjeodeti del në teren dhe inspekton punën e

evidentuesve.

Ky kontroll i shefit të sektorit bëhet gjithashtu edhe në bashkëpunim me zyrtarët kompetentë të organizatës financuese të këtij projekti.

•Pas përfundimit të punës në teren, vazhdon kontrrolli i kualitetit të punës së evidentuesve në bashkëpunim të të dy organeve mbikqyrëse (drejtoria e

pronës dhe nga organizata financuese).

Faza 3: Regjistrimi dhe analiza e të dhënave

3.1 Regjistrimi i të dhënave në një bazë elektronike të të dhënave

Pas përfundimit të fazës së evidentimit dhe kontrolleve të ndryshme, përgatitet baza e të dhënave në MS Excel dhe të gjitha informatat e mbledhura në

teren përpunohen dhe regjistrohen në një data bazë.

Baza e të dhënave shërben për ruajtjen, ripërpunimin dhe përdorimin e të dhënave/informacioneve të evidentimit .

FOTO E DATA BAZES

1.Analiza e pronave komunale dhe përpilimi i propozimeve për trajtimin e tyre

Pronat e evidentuara komunale analizohen dhe në konsultim me kryetarin e Komunës, fillon edhe përpilimi i propozimeve për trajtimin e tyre, ku sipas ligjit, Kuvendi Komunal ka të drejtë t’i jep personave fizik dhe juridik pronën e paluajtshme publike komunale për shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë.

Faza 4: Dinamika e projektit Rezultatet e gjetura

Komuna e Prishtinës ka gjithësejt 42 zona kadastrale, duke përfshirë edhe Prishtinën.

Duke u bazuar në studimin dhe evidentimin e pronave komunale vjen deri te përfundimi i këtijë raporti të zhvilluar në dy etapa, :Qershor-Korrik Tetor- Nëntor – Dhjetor.

Në këtë evidentim paraqitet: numri i ngastrave të evidentuara, hapsirës sipërfaqësore të tyre, numri i shfrytëzuesëve që kanë poseduar parcelat, cilat janë evidentuar prona të lira, të shfrytëzueshme.

Nga ky evidentim ka rezultuar:janë evidentuar:1. siperfaqe e tokës prej 2996 ha 49 ari 27 m2

2. shfrytëzues të këtyre pronave janë evidentuar 6183 përsona

Faza 5: Vështirësite në implementimin e projektit

Menaxhimi e një projekti është një process unik që përbëhet nga një grup aktiviteteve të koordinuara dhe të kontrolluara me datë fillimi dhe datë përfundimi, i ndërmarrë për të arritur një objektiv në përputhje me kërkesat specifike, duke përfshirë kufizimet e kohës.

Këto kufizime kohore janë të rrezikuara varësisht nga vështirësitë që i hasim gjatë implementimit te këtijë projekti.

Gjatë fazave të implementimit të projektit hasim në pengesa të ndryshme si:

•Mungesa e të dhënave grafike (ndarja e parcelave).

•Pengesa nga shfrytëzuesit e pronave dhe nga uzurpatorët në teren.

•Moti jo i mirë i cili vështirëson punën në teren.

FALEMINDERIT