mblidhet pas 3 muaj heshtjeagron starova - …. sipas radhës zonja lindita ibrahimi, do të jetë...

16
E përjavshme Informative (Nr. 462) 20 - 31 Maj 2009 Çmimi 20 Lekë Homazh Hapësirë civile Lexoni në faqen 11 Lexoni në faqen 6 Sport Lexoni në faqen 9 Tradita K O N K U R S Lexoni në faqen 7 -libër me poezi -libër në prozë artistike -libër në gjini të tjera BOTIMET MË TË MIRA! Gazeta “Nositi” me rastin e 15-vjetorit të daljes së numrit të parë do të shpallë tre botimet më të mira të Entit Botues “D.I.J.A Poradeci” për periudhën janar 2008-maj 2009: Jeni të ftuar të jepni votën tuaj duke dërguar titullin e librit më të pëlqyer pranë redaksisë së gazetës “Nositi” brenda datës 31 maj 2009, ose me email [email protected] Fituesit do të shpallen më 15 qershor, në 15-vjetorin e daljes së edicionit të parë të gazetës “Nositi” dhe do të shpërblehen. Redaksia Këshilli i Bashkisë, mblidhet pas 3 muaj heshtje I respektuari Agron Starova Pavlina Evro - "Nderi i Qarkut" Lapidari tek Kalaja DEKLARATE PER SHTYP Agroni përbën një model të qytetarisë pogradecare Ceremonia për dhënien e titullit u zhvillua në një nga sallat e Këshillit të Qarkut Korçë. Heroizmi, guximi, kalojnë nga vëllai i madh, tek i mesmi, nga këta gjer tek vëllai i vogël, Qani Çollaku, i cili u përlesh dhëmb për dhëmb me diktaturën, luftoi për demokracinë e vërtetë, duke e radhitur veten si mësuesi më i guximshëm i qytetit, rrethit e më gjerë.

Upload: doanthuy

Post on 08-Mar-2019

232 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

E përjavshme Informative (Nr. 462) 20 - 31 Maj 2009 Çmimi 20 Lekë

Homazh

Hapësirë civile

Lexoni në faqen 11Lexoni në faqen 6

Sport

Lexoni në faqen 9

Tradita

K O N K U R S

Lexoni në faqen 7

-libër me poezi

-libër në prozë artistike

-libër në gjini të tjeraBOTIMET MË TË MIRA!Gazeta “Nositi” me rastin e 15-vjetorit të daljessë numrit të parë do të shpallë tre botimet më tëmira të Entit Botues “D.I.J.A Poradeci” përperiudhën janar 2008-maj 2009:

Jeni të ftuar të jepni votën tuaj duke dërguartitullin e librit më të pëlqyer pranë redaksisë sëgazetës “Nositi” brenda datës 31 maj 2009, oseme email [email protected]

Fituesit do të shpallen më15 qershor, në 15-vjetorin edaljes së edicionit të parëtë gazetës “Nositi” dhe dotë shpërblehen.Redaksia

Këshilli i Bashkisë,mblidhet pas 3 muaj heshtje

I respektuariAgron Starova

Pavlina Evro -"Nderi i Qarkut"

Lapidaritek Kalaja

DEKLARATEPER SHTYP

Agroni përbën një model tëqytetarisë pogradecare

Ceremonia për dhënien etitullit u zhvillua nënjë nga sallat e Këshillit tëQarkut Korçë.

Heroizmi, guximi, kalojnë nga vëllai i madh, tek imesmi, nga këta gjer tek vëllai i vogël, Qani Çollaku, icili u përlesh dhëmb për dhëmb me diktaturën, luftoipër demokracinë e vërtetë, duke e radhitur veten simësuesi më i guximshëm i qytetit, rrethit e më gjerë.

20 - 31 Maj 20092 Aktualitet

Nuk reshtin kronikat televizivesë dhëni pamje nga shtrimi i rrugëvetë zonave rurale. E mirë bëjnë.Arritje është. Të shkosh këto ditënëpër disa fshatra të zonës sëfushës së Korçës, rrugët janëasfaltuar. Patjetër që janë investimetë vonuara dhe të mirëpritura ngabanorët. Pse bëhen tani?! Erëndësishme është që u bënë rrugëte fshatrave me asfalt. U bënë përherë të parë. Belortaja, Turani asqë e kishin parë asfaltin me sy. Prejvitesh rruga që të shpie në teqenëe Turanit ishte në gjendjeskandaloze. Asfaltimi i këtijsegmenti ishte domosdoshmërisht inevojshëm, pasi mijra besimtarëbujtin në ditë të caktuara për nëTeqe, por që vajtja atje ishte evështirë. Tani edhe rruga e shtruarme asfalt do t’i afrojë më shumëbesimtarët me kultin e tyre.

Fshatrat e fushës së Korçësjanë fshatra të populluara dhe ekanë të nevojshme që rrugën takenë në kushte dhe parametrabashkëkohore. Mirë bëhet qëasfaltohen edhe rrugët rurale. Nukpo gjykojmë kohën kur po hidhetasfalti. Në fshatin Belorta rrugandahet në dy degëzime. Po për çudinjëri degëzim është asfaltuar.Degëzimi i krahut të djathtë, i cili tëçon deri në krye të fshatit. Degëzimii majtë, që edhe në krah të tij janëme dhjetra familje, nuk ështëasfaltuar. Mbase në një fushatëtjetër do të nxihet edhe ky degëzim,

Komunat asfalt, qyteti baltë

na thotë njëri prej banorëve.Rrugët e fshatrave po bëhen

asfalt. Bukuri. Po të shikosh, rrugëte Korçës janë kthyer në baltore.As në mesjetë nuk i ka patur nëkëtë gjendje që i ka sot disasegmente rrugësh e rrugicash qytetii Korçës. Një pamje krejt ndryshendodh në qytet. Fshatrat po bëhenqytet dhe qyteti po kthehet në fshat.Akse dytësore të shkatërruar, tëjapin përshtypjen e njëmoskokëçarje si nga vendorët dheata të pushtetit qendror. Pondërhyhet për sistemimin e ujërave

Shpërndahenllotaritë amerikane

Ka më se dy javë që disafamiljeve pogradecare u kabuzëqeshur dhe u ka trokitur fatinë derë. Ata kanë marrë në duarpërgjigjen e parë të aplikimit tëllotarisë amerikane. Aplikantëtfitues kanë pritur urimet dhepërgëzimet nga të afërm, miq dheshokë të tyre.

Me ndjenjën e gëzimit dhe tëkënaqësisë ata shpresojnë që tëmarrin edhe përgjigjen e dytë tëkësaj llotarie, duke realizuarkështu ëndrrën e tyre të madhe,prekjen e tokës së premtuar, përnjë jetë më të mirë.

E.B.

Operacioni “Bishtpëllumbi”ka shtënë në duart e policisënjë pasagjer me 4 kg hashash.Ai po udhëtonte me një fugontë linjës Ersekë-Korçë, kur nënjë segment të rrugës postbllokui ngritur kapi pasagjerin me 4 kghashash. Policia tha se ArmirQazimi u kap në orët e para tëmëngjesit me 4 kg bimënarkotike të ngjashme mekanabis sativa. Ai po udhëtontesi pasagjer me mallin e ndaluar,por ndalohet dhe vetë ngapolicia.

Pasagjer me4 kg hashash

Një grup adoleshentësh në Maliqkanë vjedhur një kazan rakie. Policiasë bashku me kazanin ka gjetur dhenjë kallash. Nga të katër të mituritpjesëtarë në aksionin e grabitjes sëkazanit, policia bëri të mundua kapjene njërit prej tyre. Tre të tjerët janëshpallur në kërkim. Astrit Zoto kishtedenoncuar në polici vjedhjen e kazanittë rakisë. Policia bie në gjurmë dhe egjen kazanin së bashku dhe me njëarmë automatike. Njëri prej të miturvei akuzuar për vjedhje dhe armëmbajtjepa lejë me inicialet S.K ka rrëfyer parapolicëve se armën e morën së bashkume kazanin e rakisë e nuk ka pranuarqë arma të jetë në “pronësi” të tij.

të zeza. Pas ndërhyrjeve do tëmarrin formë edhe rrugëtproblematike. Po ka zona të tëra qënuk është vënë dorë prej vitesh. Të

Transportonin matjanëDy shoferë taksish kanë rënë në

duart e policisë pasi janë kapurduke transportuar 10 shtetas ngaMati në drejtim të komunës sëMirasit. Matjanët kanë rrëfyer nëpolici se ata do të shkonin matanëkufirit. Që nga Bilishti deri në Mirasata kishin paguar biletat nga njëmijëlekë secili. Për favorizim dhe dhëniendihmë për kalim të paligjshëm tëkufirit dy shoferët janë arrestuar nëflagrancë. Dy shoferët e transportittë 10 matjanëve janë IlirKarapanxha nga Pëndavinji dheKonstandin Rizo nga Korça.

Bashkia e Korçës ble kuponaBashkia e Korçës ble 3200

kupona nga posta për qytetarët që itrajton me ndihmë ekonomike.Qytetarët që trajtohen me ndihmëekonomike do të marrin së bashkume shumën mujore edhe kuponinfalas nga Bashkia për të aplikuarpër karta identiteti. Sipas ArjanBejkos, nënkryetar i Bashkisë, janëtërhequr kuponat dhe po merrenmasa për shpërndarjen e tyre përtë mos sjell pengesa nga ana eBashkisë për këtë kategori qëpërfiton nga vendimet e qeverisë.

Kazani i rakisëzbulon kallashin

gjitha investimet hidhen në qendërtë qytetit dhe periferia është lënënë harresë. Prej vitesh ështëpremtuar për zonën e Bahçes sëUshtrisë si për të sistemuar rrugicat,

ashtu edhe për tëbërë sheshe elulishte. Asgjë.Premto deputetët,premto ata tëpushtetit lokal.Gjendja ështëtepër kritike.Pellgje me ujë dhepluhur. Gjendjaskandaloze eakseve dytësore eradhit Korçën njënga qytetet më tëndotura.

Sezoni turistiksa ka nisur.Mbase si një gjë tëveçantë turistëvedo t’u serviretedhe shkatërrimi irrugëve. Po kështushikon dhe arnimine akseve kryesorepa një farë etike

dhe shije. Qyteti vuan pasojashkatërrimi. Fshati po mbathet measfalt dhe qyteti me baltë.

P. Çuni

20 - 31 Maj 2009 3Aktualitet

Një tufë me lule ishin vendosur nëvendin ku rrinte këshilltari StavriZiko, i cili është ndarë nga jeta nëmuajin shkurt. Në nderim të figurëssë tij u mbajt një minutë heshtjenga anëtarët e këshillit bashkiaktë Pogradecit, pastaj nisënproçedurat për pranimin ekëshilltares së re që zëvëndësoiZikon. Sipas radhës zonja LinditaIbrahimi, do të jetë këshilltarja ere. Ajo bëri betimin para kryetarittë këshillit dhe anëtarëve e pastaju ul në krahun e djathtë tëtavolinës së këshilltarëve.Këshilltarja Lindita Ibrahimi morimandatin për t’u përfaqësuar derinë mbyllje të veprimtarisë së këtijkëshilli, deri në zgjedhjet eardhshme.

Ndihma ekonomike tre muaj pau ndarë

Natasha Kanina, përgjegjësesektori, ngriti si problem parakëshilltarëve se ndihma duhet tëmiratohet çdo muaj, se dega e thesaritnuk mund të bëjë veprime për tre muajnjëherësh. Ajo kërkoi që për muajinprill të shtohet dhe të miratohet shtesaprej 500 mijë lekësh për tetraplegjikëtpasi me vendim të qeverisë atyre uështë shtuar ndihma nga 12 mijë lekënë 16 mijë lekë. Në qytetin ePogradecit të kësaj kategorie janë 42persona dhe kjo duhet të shtohet nëvlerë. Këshilltarët thanë se përderisau takon, të shtohet dhe t’i marrin.

Kryetari i këshillit Gjergji Ilo hodhipastaj në votim më vete për çdo muajshumën e vënë në dispozicion përndihmën ekonomike. Për muajin prillu votua pa asnjë kundërshtim edheshtesa prej 500 mijë lekësh përtetraplegjikët. Ndërsa kujtoi se përmuajin maj duhet të rimbursohen dhekartat e identitetit. Po kjo të lihet nëmbledhjen e radhës për t’u miratuar.Ndihma kaloi pa debate.

Gjergji Ilo shtroi para këshilltarëvese ka patur një propozim në 13-vjetorin e mbytjes së nxënësve nëliqenin e Prespës; komuna eBuçimasit dha një ndihmë ekonomikeprej 50 mijë lekësh për çdo nxënës.Ndërsa ne si Këshill Bashkie duhettë vlerësojmë mësuesin EdmondMato. Por dhënia e një shumë paskaq vitesh nuk mbështetet në ligj.Ndihma jepet në çastin e aksidenteveapo fatkeqësive.

Syrja Palla: “Kur ka veprimefinanciare, duhet patjetër që tëmbështetemi në ligje. A e lejon apo jo

ligji. Mua më duket se nuk është njëpërvjetor që duhet të vlerësohet sedo të duhet që çdo vit të jepen ndihma.Ne kemi mundësi se si ta vlerësojmëfigurën e mësuesit Edmond Mato. T’ijapim një çertifikatë mirënjohje dhebashkë me të edhe një vlerëfinanciare. T’i japim një titull se emeriton, se për të shpëtuar jetën enxënësve, dha jetën e vet. Pra, zgjidhjeligjore gjendet. Shpërblehen nxënësit,mësuesi jo. Të gjejmë një motivim ngaana ligjore dhe ta lëmë për mbledhjentjetër.”

Ankesat e biznesit të vogël përtaksën e gjelbërimit

Gjergji Ilo: “Biznesi i vogëlorganizoi një protestë për mangësi nëtaksën e gjelbërimit. Mora edhe unëpjesë në takimin që bënë biznesmenëte vegjël. Takimi degjeneroi se nuk upyetën pastaj as drejtuesit embledhjes. Ne të shikojmë çfarëdetyra kemi, të cilat kontribuojnë nëgjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme.Ne aktualisht gjetëm një zgjidhje tëpërkohshme, që borxhin ta paguajnëme këste. Problemet e biznesit t’i

zgjidhë vetë biznesi. Nga takimi që uzhvillua me biznesin e vogël, atangritën pretendimin pse taksa egjelbërimit është mbështetur mbitaksën e pastrimit. Unë u thashë qëtë ngrini një komision të përgatitenkushtet që do të vendosin taksën egjelbërimit. Nga ana e këshillit ajoështë bërë vendim dhe mbi bazën evjeljes së saj është miratuar dhebuxheti i vitit 2009. Prisnim sot që tëvinin këtu në këshill përfaqësues, pornuk janë paraqitur.

Pjesa e biznesit të vogël qëankohet, në datën 31 mars ështëshpallur debitor. Nga 1100 biznese,800 prej tyre i kanë paguar. Kështuqë pjesa që ankohet janë ata që nukkanë paguar, me pretendimin se kjotaksë është më e lartë se në bashkitëe tjera. Një pretendim tjetër që kanëngritur të vegjëlit e biznesit është senëpër rrugica gjen deri në 17 biznesetë paregjistruar. Kjo duhet tëverifikohet. Po të ketë biznese tëparegjistruar e nuk u vilet taksa,atëherë ka mundësi që taksa egjelbërimit mund të ulet, pasi tështohen dhe këto biznese. Me gjithëlajmërimin që u është bërë për tëmarrë pjesë në mbledhjen e këshillittë bashkisë, nuk u duk asnjëbiznesmen i vogël për të qarë hallet.”

Në fund u kërkua nga ana ekëshilltarëve për të marrë masa përsezonin e verës. Të bashkëpunohetme policinë e rendit për të ruajturqetësinë dhe eliminuar zhurmat, sepsemotora e fugona ulërijnë orë e pa orënëpër qytet.

Pëllumb Çuni

Këshilli i Bashkisë, mblidhetpas 3 muaj heshtje

P O G R A D EC

Problemet e biznesit t’i zgjidhë vetë biznesi.

-Projekt -vendimi “Mbi miratimin e ndihmës ekonomike” për muajtshkurt, mars, prill 2009.

-Si pika shtesë, betimi i anëtares së re të Këshillit të Bashkisë dheankesa e biznesit të vogël për taksën e gjelbërimit.

Po kështu u shtrua dhe shpërblimi për mësuesin Edmond Mato, 13vjet pas humbjes së jetës së tij.

Pas tre muajsh heshtje këshilli i bashkisësë Pogradecit vendosi që të mblidhet në datën 12 maj,

ora 10, me këtë rend dite:

Ndihma ekonomikepër muajin shkurt:-trajtohen 905 familje

me fond 3.333.340 lekëPër muajin mars:-trajtohen 899 familje

me fond 3.333.330Për muajin prill:-trajtohen 904 familje

me fond 3.333.330 lekë.Fondi i vënë në

dispozicion nuk ndryshonnga muaji në muaj,ndryshon vetëm numri ifamiljeve.

20 - 31 Maj 20094 Aktivitete

Qyteti i Pogradecit u zgjua herëtnga tingujt e këngëve dhe marshevepartizane. Në sheshin kryesor të

Me rastin e 5 Majit, ditëspërkujtimore për dëshmorët eAtdheut, edhe në fshatin Alarup uorganizua dita e nderimit të tërënëve të fshatit. Aktiviteti uorganizua nga drejtori i shkollësAlarup Islam Bakollari, nëbashkëpunim të ngushtë meveteranët e luftës për fshatin, tëpërfaqësuar nga RexhepHymetllari, vëllai i dëshmorit SeitHymetllari, mësuesit dhe nxënësite shkollës.

Mësues e nxënës së bashkuvendosën kurora dhe buqeta me lulemë emër të çdo klase dheinstitucioni pranë pllakëspërkujtimore të vendosur me këtërast nga komiteti i veteranëve dheqeveria vendore (komuna Çërravë)në lapidarin pranë shkollës “Ferit

Hymetllari”, Alarup. MësuesjaMarjeta Beqiri kishte organizuar njërecital interpretues dhe krijues menxënësit më të mirë të shkollës nëfushën e fjalës artistike.

Fjalën përkujtimore e mbajtimësuesi i lëndëve histori-gjeografiIlir Cane, i cili pasi bëri njëpërshkrim të shkurtër historik mbirolin dhe rëndësinë e përkujtimit tëtë rënëve për liri në një ditë historikesiç është 5 Maji, falënderoi ideatorëtdhe realizuesit e grupimit tëdëshmorëve të fshatit Alarup në njëpllakë përkujtimore pranë shkollës,si një veprim i bukur në të gjithadimensionet e fjalës; askush mëmirë se institucioni i diturisë dhekulturës nuk mund të kujdeset përruajtjen dhe respektimin me dashuripër obeliskët në përgjithësi dhe këtë

Kryeparlamentarjanë Pogradec

Zonja Jozefina Topalli çeli nëPogradec fushatën elektorale tëPD. Qindra banorë të qytetit dhefshatrave përreth kishin dalë përta pritur, në një takim tëorganizuar me gra e vajza. Nëpërshëndetjen e saj ajo vuri nëdukje sukseset e qeverisë, si nëluftën kundër korrupsionit, nëngritjen ekonomike, ngritjen epagave e pensioneve,veçanërisht të pagave tëmësuesve, mjekëve dheinfermiereve. “Ishte në nderindhe detyrën e kësaj qeverie, -thaajo, -që Shqipëria u pranuaanëtare e NATO-s. Dhe do tëjemi po ne, që vendi ynë do tëbashkohet me familjenevropiane. Ndaj ne vijmë përparashqiptarëve me krenari tëligjshme, që të kërkojmë dhe tëfitojmë edhe një mandat të dytë.Ne dimë t’i mbajmë premtimet edhëna,” përfundoi ajo.Por zonja Topalli nuk harroi tëshigjetonte nga qyteti liqenoropozitën dhe në veçanti kryetarine PS, Edi Rama, duke theksuarse vetëm opozita që ai drejtonnuk pranon që Shqipëria pondryshon për mirë çdo ditë e mëshumë, mbasi sukseset atyre uvrasin sytë.

LSI në fushatëEdhe LSI ka çelur në

Pogradec fushatën e sajelektorale. Në këndin sportiv“Arefi Berberi” u zhvillua takimielektoral i Lëvizjes Socialiste përIntegrim, ku morën pjesë qindrasimpatizantë të këtij grupimipolitik nga qyteti dhe fshatrat.Merrte pjesë kryetari i LSI, IlirMeta dhe sekretari i përgjithshëmi saj Petrit Vasili.

Mes brohoritjeve eduartrokitjeve dhe thirrjeve “LSIdo të fitojë”, ata prezantuan paraelektoratit pogradecar kandidatine ardhshëm për deputet nëKuvendin e ri të Shqipërisë, zotinIlir Medini. Ai është arsimtar dhenjëkohësisht trajner aktual i F.K.“Pogradeci”.

E.B.

Pogradecit, përpara pallatit tëkulturës “Lasgush Poradeci” ishingrumbulluar qindra qytetarë, të cilët

në orën 11.00 u nisën drejtVarrezave të Dëshmorëve. Nëlapidarin kushtuar të rënëve tëLANÇ u vendosën kurora dhe tufame lule dhe u bënë homazhe nënderim të tyre nga parti politike,bashkia, këshilli bashkiak, komitetii Veteranëve dhe pasardhësit eLANÇ-it të rrethit, organizata efamiljeve të dëshmorëve të rrethitetj.

Në emër të këshillit bashkiakdhe të bashkisë, kurorat u vendosënnga kryebashkiaku Artan Shkëmbidhe Vilson Maku; nga komiteti iVeteranëve të LANÇ nga kryetarii këtij komiteti Shefqet Duka dhePetrit Buna; në emër të organizatëssë familjeve të dëshmorëve,kryetari i shoqatës Josif Vasili. Nëpërshëndetjet e tyre z.ArtanShkëmbi dhe Josif Vasili theksuannderimin dhe respektin për veprënheroike të dëshmorëve, për gjakune derdhur për lirinë që gëzojmë sot.

Më tej pushtetarët vendorëpërfaqësues të partive politike dhedrejtues të shoqatave të rrethitkryen vizita në familjet edëshmorëve në qytet. 5 Maji upërkujtua edhe në komunat errethit, ku u vendosën kurora dhebuqeta me lule pranë lapidarëve tëdëshmorëve.

E.Berberi

5 Maji në

pllakë përkujtimore në veçanti.Në vazhdim të fjalës së tij, ai

kritikoi edhe pushtetin vendor(komunën Çërravë) përmoskujdesje dhe investim me mjete,objekte të domosdoshme përnxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Ferit Hymetllari” Alarup.Në përfundim ai bëri një homazhpër ditën përkujtimore të 5 Majit.

Fjalën e mbylljes e mbajti drejtorii shkollës Alarup, Islam Bakollari,duke përshëndetur dhe falënderuarpjesëmarrësit dhe veçanërishtveteranin e luftës RexhepHymetllari, të cilit iu bë edhe njëvizitë për kontributin e tij të çmuargjatë luftës për çlirimin e Atdheutnga pushtuesit gjermanë.

Përgatiti: Qeveria e nxënësvetë shkollës 9-vjeçare, Alarup

Pogradec

A L A R U P

Përkujtimore në ditën e 5 Majit

20 - 31 Maj 2009 5Tradita

Në pallatin e kulturës“L.Poradeci” organizata eVeteranëve të LANÇ, organizatae Familjeve të Dëshmorëve,bashkia dhe shoqata e ishUshtarakëve të Liruar e nëPension, përkujtuan 65-vjetorin e“çlirimit të dytë” të Pogradecit.Pjesëmarrësit ndoqën me interesimdhe duartrokitje fjalën e hapjes,mbajtur nga z.Shefqet Duka dhefjalën e rastit, mbajtur nga z.PetritBuna si dhe të atyre që sollënkujtime për dëshmorët e rënë përçlirimin e Pogradecit, komisarëtAndon Xoxe nga Fieri dhe TurhanMato nga Fterra e Kurveleshit, icili kujtohet për herë të parë pas65 vjetësh në Pogradec, dukemarrë shkas nga libri “Dehjeporadecare” botim i “D.I.J.APoradeci”.

Kjo ishte dhe arsyeja që morënpjesë edhe përfaqësues nga fshatiFterrë, dy mbesat e dëshmorit dhebashkëluftëtari i tij Dilaver Shkurti,i cili veç dekoratave dheurdhërave të punës e të luftës,mban edhe dekoratën e presidentitrus Putin me rastin e 60-vjetorit tëLuftës së Madhe Patriotike dhe tëfitores mbi nazizmin.

Flutura Dusha, mbesa edëshmorit Turhan Mato u kujtoipjesëmarrësve se Turhani, pasi uplagos rëndë nga një predhëmortaje naziste, 15 mokrarë etransportuan në krahë për pesëditë e netë rresht në tabutin exhamisë, derisa e dorëzuan nëspitalin partizan të Vlushës,Skrapar. Aty e mjekoi edhe njëskraparlli, djali i të cilit ka ardhursot këtu qëllimisht në nderim tëdëshmorit, pavarësisht se ai ështëbashkëshorti im. Mjafton të thuashkaq për të vërtetuar se LANÇ ebëri dhe e fitoi populli. Ajo nuk ishteluftë vëllavrasëse.

Gjatë një pushimi, mbesa tjetëre dëshmorit, Besa Dusha u shpreh:“Isha në Kanada dheshoqërohesha nga një kanadeze.Që nga më i vogli e deri tek më imadhi atë ditë blenë nga njëlulëkuqe në kujtim të dëshmorëvedhe veteranëve të tyre. Ishte festae tyre dhe kishim shkuar për tafestuar. Kur shoqëruesja imekanadeze u tha të tjerëve se ishashqiptare, më i madhi i tyre, me njëkënaqësi të dukshme tha se

Shqipëria kishte qenë aleatja etyre. Kur kanadezja u tha sexhaxhai im kishte qenë komandanti një reparti partizan, se dy dajatdhe xhaxhai im kishin rënëdëshmorë, të gjithë kthyen shikiminnga unë dhe në shenjë nderimi ungritën më këmbë! Kurrë nuk ekisha parë veten aq të vogël paraatyre luftëtarëve veteranë, ishaviatorë, marinsa, oficerëmadhorë... Si ata duhet tërespektojë edhe populli shqiptardëshmorët e vet.”

Fjala e bashkëluftëtarit 81-vjeçar të dëshmorit Turhan Matou ndërpre disa herë ngaduartrokitjet. Po e riprodhoj tëplotë fjalën e tij.

Dilaver Shkurti:"Njerëzit që në jetë i bashkon

ideali, që i bashkon liria dhe dija jovetëm janë, por dhe mbetenpërherë shokë e miq, të lidhur e tëpandarë. Njëherazi njerëz të tillë,që vriten për idealin e madh të lirisëdhe pavarësisë së Atdheut, lënëemër, duke mbetur përherë të gjallëmidis të gjallëve, duke lënë passhembullin e madh dhe modelin eshquar të tyre në historinë eAtdheut e të popullit të vet.

Një nga këta është dhe

dëshmori Turhan Mato, i Fterrëssë Kurveleshit e Labërisë dhebregdetit të Sarandës sonë. TurhanMato është edhe yni, por ështëedhe juaji. Eshtë yni, sepse lindidhe u rrit në Fterrën e tij, eshtrat etë cilit i kemi në Sarandën tonë.Por është edhe juaji sepse gjakune tij e la në Pogradecin tuaj, qëështë edhe Pogradeci ynë. PraTurhan Mato, edhe në kushtet esotme, në kushtet e një tranzicionitë vështirë, bëri një vepër të mirë,duke na bashkuar në ditën që ra“për një Shqipëri të lirë edemokratike”, që ishte misioni iLuftës Antifashiste Nac.çl.

Me këtë rast, në emër tëvendlindjes së Turhanit, Fterrëssonë dhe gjithë fterriotëve kudo qëjanë, ju falënderojmë për këtënderim që ju po i bëni këtijdëshmori të luftës, një ngakomisarët në brigadën e parësulmuese, trimit dhe partizanit tëorëve të para, normalistit me penëe me kulturë.

U shqua si drejtues që kur u vunë rolin drejtues të aktivitetitantifashist, në shkollën Normale tëElbasanit, së bashku me heroin eluftës Alqi Kondi e të tjerë, i cili uburgos nga fashizmi, por që ngapresioni i mbarë studentëve e

Na bashkoi vepra e të rënëveliruan. Më 1 maj 1943 me këngënë gojë “Për Mëmëdhenë” bashkëme 100 studentë lanë studimet dhembushën radhët e partizanëve nëÇermenikë, në Dumre e gjetkë.

Me formimin e brigadës së parësulmuese, u radhit si zv/komisar ikompanisë së mortajave. Në prill1944 forcat e kësaj brigade dhe tëbrigadës së katërt, së bashku mebatalionin “Reshit Çollaku” bënëluftën për çlirimin e Pogradecit.Forcat partizane rrethuan forcatgjermane që kishin pushtuarqytetin. Në këto luftime Turhani uplagos rëndë nga një gjyle topi,duke dhënë kështu jetën për lirinëe Pogradecit dhe të gjithëShqipërisë. Në një derë, dy djemtë një nëne, të nënë Fatullës, Fuati16-vjeçar në natën e zezë të janarit1943 në Borshin e Bregdetit tonëdhe Turhani 20-vjeçar në Pogradecdhanë jetën, në lulen e rinisë përlirinë e pavarësinë e Shqipërisësonë.

Juve të dashur shokë e miq, qëna ka lidhur gjaku i Turhanit, nefterriotët ju jemi mirënjohës në jetëtë jetëve, duke na rritur respektindhe dashurinë njerëzore ndajPogradecit dhe bijve të këtij qytetie kësaj zone, se kush respekton tërënët për lirinë e Shqipërisë tregonqytetërimin e vet, tregon shpirtin emadh që ka, tregon që ruan traditatmë të mira të popullit të çmuar tëPogradecit, i cili ka nxjerrë në majëtë poezisë shqiptare Poetin eMadh, midis të mëdhenjve,Lasgushin e shquar dhenjëkohësisht nxori në majë tëheroizmit shqiptar Heroin ePopullit, tashmë i gjithë Shqipërisë,të mirënjohurin Reshit Çollaku.

Lavdi dëshmorëve të luftës,lavdi Turhanit tonë të përbashkët,që me gjakun e tij në lidhi në njëmiqësi të përjetshme midis juve dhene fterriotëve. Njëherazi dëshirojqë në emër të Fterrës e tëfterriotëve, të komunitetit fterriotnë Tiranë si dhe në emër të dymbesave të Turhanit, Besës dheFluturës e të grupit tonë t’jufalënderoj duke shprehur respekte mirënjohje të thellë."

Përgatiti: Maksut Çallo

Njerëzit që në jetë i bashkon ideali, që i bashkon liria dhe dija jo vetëm janë, por dhe mbeten përherë shokë e miq

20 - 31 Maj 20096 Sport

Takimi i javës së parafundit qëdo të luhet në stadiumin“Skënderbeu” të qytetit të Korçësdo të jetë vendimtar në derbin eqarkut të Korçës. “Pogradeci-Skënderbeu” do të ndeshen mestyre në praninë e mijërasportdashësve nga të dyja palët. Kytakim ka rëndësinë e vet, kukorçarët do të luftojnë për një fitoretë pastër për të kaluar në superioresezonin e ardhshëm futbollistik.

Ndërsa pogradecarët, për vetëgjendjen e mjerueshme në fund tëklasifikimit, do t’u duhet të derdhinshumë mund dhe djersë, mbasi njëhumbje e tyre bën që ky ekip t’idrejtohet “play-out” me një ngaekipet e vendit të dytë të kategorisë

Liqenorët drejt

Të pranishëm ishin personalitetetë sportit, miq e kolegë të PavlinaEvros. Salla ishte e mbushur plot.E pranishme ishte dhe vetë PavlinaEvro. Ceremoninë e çeli sekretari iQarkut Pëllumb Beqiri, i cili theksoivlerat e kësaj sportisteje mepërmasa kombëtare dhendërkombëtare.

Presidenti i atletikës GjergjiRuli midis të tjerash tha:

“Korça ka nxjerrë njerëz të artit,por këtu e dyzet vjet ajo njihet siKorça e Pavlina Evros. Ajo ështëikona në altarin e sportit shqiptar.Në emër të federatës i japimdekoratën “Nderi i AtletikësShqiptare”.

Po kështu dhe nga shoqata eveteranëve të atletikës iu dhurua njëkupë. Titullin “Nderi i Qarkut” iadhuroi kryetari i Qarkut, Ilo Milo memotivacionin: “Figurë e shquar esportit dhe atletikës. Atlete epërmasave kombëtare dhendërkombëtare Me vlerat e saj kafituar respektin e simpatinë esportdashësve.”

Pavlina Evro u shpreh:“Përshëndes shokët dhe miqtë.

Nuk gjej fjalë të shpreh mirënjohjepër vendin e lindjes, ku unë u rrita,ku unë bëra sa munda për këtë

Pavlina Evro -"Nderi i Qarkut"

Korça ka nxjerrë njerëz të artit, por këtu e dyzet vjet ajo njihet si Korça e Pavlina Evros

qytet. Falënderoj të gjithë qytetarëtpër këtë nder që më bëjnë.”

VlerësimeGjergji Burda, trajner atletike:

“Pavlina nisi stërvitjen në vitin 1978dhe në vitet 1983 e në vazhdim arritirezultate të larta si në kampionatetkombëtare dhe në atondërkombëtare. Unë mund të themse në ato vite ka qenë një grupvajzash që i kanë dhënë toninatletikës. Mund të përmend: PavlinaEvro, Anila Mekshi, Donika Anxhara,Valbona Sina. Ky ishte grupi i parë,por më pas erdhi dhe grupi i dytë ivajzave korçare: Alma Thana, AlmaQeramixhiu, Eva Liçolli, MarjelaKaçirroti.

Mbi këto grupe që unë përmenda,Pavlina ka spikatur me talentin e sajdhe me rezultate më të larta. Të gjithakëto atlete janë rekordmene. Pavlinaështë stërvitur me trajner PirroKasatin, i cili ka 7 vjet që është ndarënga jeta.Kristaq Fitili, trajner atletike:

“Për rastin e Pavlina Evros unëdo të shprehem shkurt. Do të ishte ilumtur çdo trajner që të kish një atletesi Pavlina Evro. Për mua ajo ka qenënjë sportiste që përballoi çdo ngarkesëe mbingarkesë të kohës. Ajo ishtedhe një shembull për sportistet e tjera.

P.Çuni

Ceremonia për dhënien e titullit u zhvillua në një ngasallat e Këshillit të Qarkut Korçë.

Bashkia Pogradec, nëpartneritet me Federatën Shqiptaretë Futbollit do të organizojnë nëqytetin e Pogradecit nga 23qershori deri më 11 korrik 2009turneun ballkanik “Drilon Cup” mepjesëmarrjen e ekipeve të moshavetë vogla në rang klubesh në futbollderi 18 vjeç dhe për vajza pakufizim moshe. Në këtë evenimentsportiv do të marrin pjesë: Shqipëria,Maqedonia, Kosova, Bullgaria,Rumania dhe Greqia. President iaktivitetit është zoti Artan Shkëmbi.,kurse drejtor i përgjithshëm dheideator z.Ilir Abeshi.

së dytë. I njëjti fat, pra humbja e“Skënderbeut” në këtë takim, do t’içojë ata drejt “play-out” me ekipete parafundit të ligës superiore.

“Play out” Turneu DrilonCup në 10-vjetorin e tij

Ndeshjet zhvillohen në stadiumin“Gjorgji Kyçyku” –Pogradec,stadiumin “Skënderbeu” –Korçë,stadiumin “Bilisht-Sport” –Bilisht,stadiumin “Gramozi” –Ersekë.Moshat pjesëmarrëse janë: 23-27qershor 2009, vitlindja 1997-1998dhe 1999-2000; 01-04 korrik 2009,vitlindja 1995-1996 dhe turneu ivajzave; 07-11 korrik 2009, vitlindja1993-1994 dhe 1991-1992.

Turneu do të ketë premiot e tij.Kështu fituesit e vendeve të para -18 palë uniforma dhe kupë, fituesite vendeve të dyta -10 topa futbollidhe kupë, fituesit e vendeve të treta– kupë dhe 5 topa futbolli, ekipi mëkorrekt -10 topa futbolli. Premio dotë ketë edhe për futbollistin më tëmirë, golashënuesin më të mirë.Turneu do të shoqërohet edhe meaktivitete të tjera, vizita në vendeturistike, takimet tradicionale tëtrajnerëve etj.

E.Berberi

Nga 23 qershori deri më 11 korrik 2009 zhvillohetturneu ballkanik “Drilon Cup” me pjesëmarrjen eekipeve të moshave të vogla në rang klubesh në futbollderi 18 vjeç dhe për vajza pa kufizim moshe

20 - 31 Maj 2009 7Homazh

Më 27 prill 2009 ndërroi jetëAgron Starova, në moshën 80-vjeçare. Datëlindja e tij është 16korrik 1929. Ai rrjedh nga njëfamilje pogradecare me një kulturëtë mirëfilltë e me plot respekt ngatë gjithë banorët autoktonë të këtijqyteti, por edhe nga shumë e shumëtë tjerë që janë vendosur me banimnë qytetin tonë, që karakterizohetme plot bukuri e vlera tëgjithanshme ekonomike e sociale.

Familja e Agronit është meprejardhje nga fisi i Berberëve qëështë fisi më i madh për nga numrii familjeve dhe i frymëve nëkrahasim me fiset e tjera autoktonetë këtij qyteti. Përbërja familjare eAgronit është e shquar për vlera tëshumta edukative. Babai i tijMuharremi njihej si ushtarak mepërvojë dhe aftësi të vlerësueshme.Ai ka patur gradën e majorit dheka qenë kreu i njësive ushtarake tëviteve para 1939-ës në qytetin eShkodrës dhe të Beratit. Njihej përvlerat e tij edhe vëllai i madh iAgronit, i quajtur Skënder, që ndoqiprofesionin e të atit, ndërsa vëllaitjetër, Tomori u shqua si pedagogdhe mjeshtër i muzikës nëpërdorimin e veglave muzikore, nganxënësit e tij, ndërsa motra e tyreVjosa ruajti dhe ndoqi me dinjitettraditat e kësaj familjeje.

Agronin e shohim si ndjekës tëtraditave profesionale e kulturore tëbabait të tij e të nënës Bejaze si dhetë dy vëllezërve më të mëdhenj,duke i çuar në një shkallë më të lartëtraditat e kësaj familjeje me emërnë qytetin e Pogradecit.

Në moshën 15-16 vjeçare aiinkuadrohet në rreshtat partizanegjatë vitit 1944 dhe është pjesëtarnë luftimet për çlirimin e Tiranës.Në vitet e para të pasçlirimit ai bënpërpjekje të shumta për t’uarsimuar dhe kjo i dha mundësi tëemërohej në vende pune tërëndësishme, ku vlen të theksohetdetyra e inspektorit të kulturës, nëpërbërje të seksionit të arsimit pranëKomitetit Ekzekutiv të rrethit tëPogradecit.

Në këtë detyrë kontributi iAgronit ka qenë me vlerë, dukendikuar në ecurinë e ngritjen nënivel më të lartë të traditavekulturore që kanë ekzistuar nëPogradec dhe në zonat e fshatrave,në veçanti në Mokrën e lashtë. Më

tej e shohim Agronin edhe sidrejtues i shtëpisë së pionierit si dhemësues e drejtues shkolle.

Në lëvizjen amatore eprofesioniste të qyteti ai inkuadrohetnë role të ndryshme teatrale e në

ato të estradës, si aktor, por edhe siregjisor. Krahas shumë aktorëve tëtjerë, amatorë e profesionistë, ai kaluajtur përkrah aktorëve me emërsi Piro Xëci, Zagorka Shuke, PandiAngjele, Kopi Ambo, Naum Jajçari,Skënder Shkurti, Vizhdan Qeska,

Pasko Ziko, Qamil Blloshmi e tëtjerë.

Gjatë gjithë jetës Agroni ështëshoqëruar nga respekti dhe dashuriapër njerëzit në shoqëri, por edhe përfamiljen, ku marrëdhëniet me

bashkëshorten Hire kanë paturveçoritë e veta të mirëfillta.Respekti i tij ka qenë i pashkëputurme njerëzit e të afërm të tij e tëbashkëshortes, me vajzat si dhe menipat e mbesat e tij e të vëllazërisë.

Gjithandej nga goja e Agronit

I respektuariAgron Starova

dëgjoje vetëm vlerësime e kujtimepër bashkëqytetarët e tij dhendoshta kjo cilësi e frymëzoi atë tëshkruajë një libër historik për tëtalentuarin në fushën e kulturësteatrale, për Piro Xëcin, ku nukpërjashtohen edhe vlerësimet dhekontributet e kolegëve të Piros nëdrejtime nga më të ndryshmet.

Kultura teatrale Agronin nuk eveçoi për t’u aktivizuar edhe nëdrejtime apo aktivitete të tjera esidomos në fushën sportive, ku ekemi parë të merrej me ndihmesatë shumëllojshme, sidomos nëorganet drejtuese sportive, poredhe si gjyqtar në sportet e lojraveme dorë. E veçanta më e madhenë këtë fushë që e vlerëson Agroninështë libri që ai shkroi për historikune sportit në Pogradec, qysh ngakrijimi i shoqërisë “TrupiGjimnastik” më 14 mars të vitit1915. Ky libër ngre vlerat e qytetittë Pogradecit, sepse është libri iparë dhe i veçantë për historikunsportiv, në krahasim me qytetet etjera.

Agroni përbën një model tëqytetarisë pogradecare, për t’upatur zili nga banorët e këtij qytetiqë e kanë vlerësuar në të gjithadrejtimet e me shumë respekt do tëndiqet e do të përhapet përvoja dhefigura e tij nga e ardhmja e qytetittonë.

Ilia LlakmaniXhuvi Shuke

Agroni përbën një model të qytetarisë pogradecare

20 - 31 Maj 20098 Prozë

Miço e kishte emrin, por ne ithoshim Dai, se ashtu na takontet’i thoshim. Dai e kishte babai(vëllanë e nënës), ndaj ne s’kishimsi i thoshim ndryshe. Dai i thonënë dialektin e fshatit tonë, se nëfshatra ose rrethe të tjera i thonëdajo, daja, dajko...

Dai Miçua ishte trupmadh e ifuqishëm, me shpatullat të ngrituradhe duart në formë harku ngabrenda, ndoshta nga ngritja egurëve; profesioni i tij ishte muratordhe gurgdhendës. Më mirë tëthemi gur-skalitës se kish bërëedhe një gur për të shtypur kripëose kafe në atë kohë. Ai kishtengritur një gur që mund të ishte mëshumë se 1kv dhe e kishtevendosur në një mur që po bënte.

Për të mësuar zanatin emuratorit vinte pas ustallarëve qëkur ishte i vogël. Transportontegurë ose baltë me govatë përustallarët kur bënin mur. Nëpushimin e drekës vinte ndonjë gurnë mur e kështu gradualisht emësoi zanatin. Në atë kohë zanatimësohej “me të vjedhur” jo si sot,që ka shkolla profesionale. Por aiu bënte ballë vështirësive jo vetëmme fizikun e fuqishëm, por edheme mençurinë, që iu zhvillua kurshkoi në kurbet në Janoras dhe nëAmerikë.

Në atë kohë kush nuk kishteshtëpi, duhej të bënte e pastaj tëmartohej ose të shkonte në kurbet.Dai Miçua kishte një shtëpi tëvjetër dhe si murator që ishte, duhejtë bënte një të re. Mblodhi materialndërtimi dhe mbas një kohe bërimuret dhe filloi të hidhte çatinë.Për çatinë i duheshin edhe dy trarëdhe nja katër copë gërshërëza. Përqereste atëherë ishte e vështirë sepyjet i zotëronin pronarët nëbashkëpunim me autoritetet evendit dhe s’prisje dot asnjë copënë pyll, duhet ta blije.

Atëherë i vjen në ndihmë njëshok nga një fshat aty afër që equante vëllam. Kjo dashurivëllazërore bëhej ndërmjetkaurëve (orthodoksëve) dhemuhamedanëve (myslimanëve) siçquheshin atëherë. “Marrimmushkën time dhe kalin e vëllait, -thotë vëllami, -dhe shkojmë në pyllku pronari ka grumbulluar shumë

lëndë ndërtimi.” Ashtu bënë. Njënatë shkuan ngarkuan lëndën enevojshme dhe e sollën në shtëpi.Për dy ditë çatia përfundoi...

Pronari e vuri re që dikush ikishte vjedhur trarë dhegërshërëza. I nxehur dërgon njëhyzmeqar nëpër fshatrat rrotull, përtë kontrolluar kush kishte bërështëpi të re. Ai kontrolloi dhe enjoftoi se një i quajtur Miço sapo ekishte mbaruar shtëpinë. “Ma sillnikëtu” urdhëroi pronari.

Dai Miçua me gjakftohtësi dhepa frikë shkon në shtëpinë epronarit.

-E kauri i derrit, ti ma moreqerestenë?

-Po, unë, -thotë Miçua.-Po si guxon ti të vjedhësh

mallin tim...-Nga nevoja, -përgjigjet daiu

trim, -më mbeti një copë çati pambuluar dhe s’kisha ku tapërplasja kokën.

-Mirë, tani ta përplas unë kokënpas murit dhe të heq një dru të mirë,që të të shohin të gjithë.

-Mirë, zotrote do të mënxjerrësh në rrugë të sakatosur dhekush të më shohë, do të pyesë: -Kush e ka rrahur këtë fakir-

fukara? -Pronari, -do përgjigjen. -Po pse? –Se i ka marrë pakqereste për çatinë e shtëpisë. –Posi e bëri pronari këtë poshtërsi?Ne, kur bën ndonjëri shtëpi, endihmon i gjithë fshati, me qereste,me kafshë pune e me njerëz.

Atëherë fuqiploti pronar i pyllitu çudit me guximin e Miços dheurdhëroi t’i sillnin drekën, dukethënë se këtë e kemi mik shtëpie.Kështu daiu në vend që të hantedru, hëngri një drekë të pasurishdhe veç kësaj, pronari i tha që t’ikërkonte çdo gjë që kish nevojë.Atëherë Miçua i tha: kam nevojëpër ca para të nxjerr navllon (vizën)për në Amerikë. T’i jap unë, i thapronari, dhe m’i kthe kur të vishnga Amerika.

Pasi u kthye nga Amerika ai lauborxhin e pronarit të qerestesë.Kur ishte në Amerikë, kishte zënënjë dhomë bashkë me tre shqiptarëtë tjerë; ditën bënin punë tëndryshme, në mbrëmje ktheheshinnë dhomë. Darkën dhe mëngjesini përgatitnin vetë për të kursyer,nga një javë secili. Atë javë që kishshërbimin dajo Miçua, ngrihejshpejt në mëngjes, përgatistequmështin dhe pastaj merrte

bozukun dhe interpretonte këngëshqiptare, që në ato kushte e kishinvlerën trefish.

Pas disa vite kurbet, u kthye nëfshatin e lindjes, ku u martua dhebëri tre fëmijë, dy djem e një vajzë.Vajza vdiq që e vogël dhe për mëkeq, pas disa vjetësh i vdes edhegruaja. Me karakterin e fortë qëkishte, u bëri ballë këtyretragjedive. U martua prapë, djemtëiu rritën dhe jeta vazhdonte. Djali imadh, Ilua shkoi në Tiranëndihmës-këpucar, pastaj u lidh menjësitet guerile dhe punonte përluftën. Djali tjetër Simeoni dolipartizan. Një tragjedi tjetër i ndodhinë atë kohë. Erdhën gjermanët,dogjën gjithë fshatin dhe i vranëedhe gruan e dytë. Në një moshëtë mesme, ai mbeti vetëm.

Pas çlirimit Ilua u bë drejtor injë hoteli në Tiranë dhe e mori disaditë atje, duke iu lutur që të rrintepërgjithnjë. Nuk pranoi, po u kthyenë fshat, bëri një shtëpi dhe iu futpunëve të bujqësisë. Punonte sikalë në bujqësi dhe si grua nështëpi. Gatuante vetë. Ishte i aftëdhe i zoti për çdo gjë. Në atë kohëbëri edhe një këngë:

O shokë më qani hallëSe më vdiq grua e parëPastaj erdhën ca gjermanëDhe të dytën ma vranëEdhe Simua me IllinëMë lanë vetëm mua të zinë...Vite më vonë nuk ish më ai i

pari, sepse mosha bëri të vetën.Filloi pleqëria. U detyrua të shkontenë Maliq, ku ishte me shërbim djalii vogël, Simua. Shiti shtëpinë nëfshat dhe u largua me shumë mall.Aty merrej me vajzën e Simos,Valin, aq sa harroi dhe mallin efshatit. Një pjesë të parave ngashitja e shtëpisë, i vuri në librezëne kursimit të Valit, që t’i prishte kurtë martohej. Dhe ashtu ndodhivërtet. Tani që edhe unë jam gjysh,e di mirë se ç’është dashuria egjyshit për nipin dhe mbesën.

Daiu u shua në moshën 83 vjeç.Atëherë nuk i çmoja shumëkëshillat e tij, por tani që jam nëmoshën e tij, më vijnë në vesh sikurkam biseduar dje me të, madjeedhe zërin ia mbaj mend. Ndaj dalnë përfundimin se të rinjtë duhettë përfitojnë nga e kaluara e tëmoshuarve, nga këshillat e tyre përjetën.

Rapi Meçi, pensionist

B R E Z A T

D A I U

20 - 31 Maj 2009 9Poezi

Sot s’ka nesër

Sot këtu jamNesër ku do jemDy gjëra që i kamMë pas a do t’i kem?Vazhdoj që të jemPo ai që jamVazhdoj të kërkojPo atë që s’kamKy është shtetiKy është fatiKy është realitetiTani jemi gatiGati për rrugëQë s’e di a mbaronS’e di a do na zhdukëS’e di a fiton.

Edhe sa

Ec rrugëve të qytetitKërkoj shpresën e fantazuarI lodhur nga lojrat e realitetitVuaj dënimin e komanduar.Edhe sa do të vuajmëPrangat e egoizmitEdhe sa do të luajmëMe mbetjet e komunizmit.Edhe sa do heshtim, do flemëMe gjumin e përsëriturDhe veten do gënjejmëPër shëtitjen e pashëtitur.

Enxhel Icka

Koha

Ty,KohëQë ke ikur,S’kam ç’të të bëjMëEdhe kohën që vjenS’mundem dot ta ndalojTë mos plakemTë më ikëshKot,Fare kot,S’do të të lejojMë...Ty kohë!

Karikaturisti

E pyetën karikaturistin njëditë:-Ti me artin tënd të veçantë,Kritikon dhe njerëzit mepushtettë lartë,Por në këtë legjislaturë,Për kryeministrin s’ke asnjëkarikaturëKur të tjerët s’lanë gjë pathënë,Derisa nga posti e rrëzuan.

-S’mund të marr mundiminpërnjë njeri,Që s’le gjurmë në histori,Bashkë me të dhe arti im,Do të ishte një dështim.

Këtë mëngjes

Vjen këtë mëngjes sitrëndafil,Freskia e moshës së një vajze,Dhe shpirti i saj human,Me zërin e ëmbël si bilbil,Në anën tjetër të telefonit.Më bën t’i largohem grisë,Sot, të paktën sot,T’i jap një ngjyrë tjetërpoezisë.

Jeton Muçollari

Blirët e bulevardit

Çelën bliret e bulevarditDhe ftuan çiftet në shëtitje.Që nga kurora e MoravësE pashë, flladi me flatra vinte.

E pashë ja, me këta sySi i trazonte lulet e blirit,U shkundte çifteve mbi supËndrra me ngjyrën e floririt.

Mbi thinjë çifteve të vjetraU sitte mallin e rinisë.Aromë bliri pinte jetaDhe eliksir të dashurisë.

Muzika vinte që nga baretDhe nga lulishtet n’ajër të lirë,Këndonte Korça me kitarëDhe me kurorë luleblirësh.

Vangjush Ziko

Shihja sytë e tu kur më shihnin!Se çfarë ishte nuk munda ta

dallojSepse sytë e dashurisë dhe të

urrejtjesFlakërojnë njëlloj.

* *Luaje me ndjenjat e mia si të mos

kuptojeDhe unë rrija si të isha lodra

joteTë paktën më thuaj sa zgjat kjo

lojë Që ta di edhe unë dhe të mund

të duroj.

· * *Ja më bëre të qaj dhe të mendoj

për ty.Edhe?Ja më bëre të vuaj për tyEdhe?Ja vdiqa dhe u ngjalla me mijëra

herë në ditë për tyEdhe?Por ta dish që drejtësia

shpirtërore do të vijëDhe do të na shpjerë në përjetësi

të dy!

· * *Jeta ka një origjinë dhe një

ekstremitetPrandaj ajo është e bukurSepse shumë mundohesh ta

shijoshBudallenj si ti janë ata që

përjetësinë kërkojnëSepse janë frikacakëDhe jetën s’mund ta luftojnë.

· * *Zemra time ka engjëjt rojeAta e mbrojnë nga pabesitë e

syve mashtruesPor ata nuk mund ta mbronin

nga sytë e tuSepse zemra u mashtrua nga

sytë e tuTani do të sigurohem që këta

engjëjTë mos lejojnë të hyjnë

mashtrues të tjerëSepse çfarëdo që të jetë, do të

jetë e pavlerë.

· * *Të vetmuar koha i la sytë e miTë lotojnë përjetë për një dashuriTë lotojnë përjetë derisa të

verbohenSe me sy të tjerë kurrë nuk do

dashurohen.

· * *Kalaja e shpirtit tim është

ndërtuarNë bazat e besnikërisë tëndePor kur mora vesh që ti nuk

kishe besëAtëherë kuptova që kalaja do të

binteBashkë me të edhe jeta time.

· * *Kur pasioni yt të pushtojë

zemrën timeKur ndjenjat e tua të ekzistojnë

në ëndrrat e miaAtëherë do ta kuptoj se kjo është

dashuria.

· * *I vetmuar në një ishullI lutesha zotit të më jepte

mbrojtjeAi nuk më përgjigjejI lutesha të më jepte ngrohtësiAi nuk më përgjigjejI lutesha të më jepte ëmbëlsiAi përsëri nuk më përgjigjejPor ai i plotësonte kërkesat e miaDuke i grumbulluar dhe duke të

krijuar ty.Mariglen Kadiasi

20 - 31 Maj 200910 Tradita

Kur qytetari vendës, i ardhuriose turisti, nga kureshtja

ngjitet për hetë të parë në Kala,habitet kur në vend të një kalaje memure rrethues e bedena, shikon njëshesh, një lëndinë prehëse, çlodhësedhe një vend tërheqës turistik, për tëcilin biznesmenët e fuqishëm ende nukpo kujtohen, por kjo i përket sëardhmes.

Kushdo, pasi sodit nga lart liqenin,qytetin e Pogradecit bashkë meshtrirjen e paanë të tij, peizazhinmagjik në formë kurore që i rrethon,pasi ngopet me këtë pamje, pasi uletpër të pushuar, në të djathtë i bie nësy një lapidar. Kalaja është sheshuarnga rrebeshet e kohës, ndërsaheroizmi, qëndresa, sakrifica sublimejanë mishëruar në këtë lapidar tëbardhë që ngrihet krenar në majë tëkodrës mbi qytet, ato nuk zbehen, nuksheshohen nga koha.

Kur afrohesh pranë lapidarit, lexonnjë mbishkrim të thjeshtë: “DëshmoritMuharrem Çollaku. Ra heroikisht nëluftë me gjermanët më 20 tetor 1943”.

Kush ishte Muharrem Çollaku?Cila ishte jeta dhe vepra e tij? Eshtëe pamundur që në një shkrim tëthjeshtë t’i zbërthesh këto, kjo kërkonnjë studim të thelluar për të bërë njëanalizë të gjithanshme dhe më tëplotë. Megjithatë po përmendimshkarazi disa të dhëna.

Muharremi lindi më 5 maj 1920në Pogradec, në një familje me traditapatriotike. Babai i tij më 1912 kamarrë pjesë në ngritjen e flamuritkombëtar në Pogradec, në lëvizjenpatriotike, në çetën e ThemistokliGërmenjit me armë në dorë dhe më1924 u aktivizua në dobi të lëvizjesfanoliste. Shkollën fillore Muharremie mbaroi në Pogradec, kurse shkollën7-vjeçare dhe të mesme në Normalene Elbasanit, me nota të mira. Në vitin1942 ministri i arsimit Ernest Koliqivendosi të dëgoheshin në Kosovërreth 200 mësues për të dhënë mësimnë gjuhën shqipe. Muharremi ucaktua në qytetin e Gjilanit, ku bërinjë punë të çmuar patriotike përedukimin e fëmijëve.

Kur lufta kundër fashizmit pozgjerohej, në vitin 1943 kthehet nëvendlindje. Në krahinën e Mokrës

merr pjesë në çetën partizane dhe nëbatalionin ku komandonte i vëllai,Reshit Çollaku. Më vonë caktohetkomandant kompanie. Merr pjesë nëbetejën e Pojskës më 16 korrik 1943.Pas betejës së Pojskës emërohetkomandant i forcave territoriale tëMokrës. Ai e pranoi këtë detyrë, portha: “Unë nuk jam mësuar të vrasnjerëz, por të edukoj dhe të arsimojfëmijët.”

Megjithëse kishte profesionin emësuesit, megjithëse ishte mësuar tëpërdorte penën, librin e fjalën, përsëriedhe pushkën si luftëtar e përdori mësë miri. Pas kapitullimit të Italisëfashiste, forca të shumta gjermane,në muajin tetor 1943 sulmojnë për tëpushtuar qytetin e Pogradecit. Në

përleshje me gjermanët, në luftimetqë u zhvilluan në Kala më 20 tetor1943 ra heroikisht në moshën 23-vjeçare Muharrem Çollaku.

Ai nuk harrohet, jeta dhe vepra etij rron në zemrat tona. Ato janë tëpërjetësuara në lapidarin mbi Kala,ato janë të përjetësuara në emrin qëmban shkolla e mesme e qytetit, janëpërjetësuar në “Baladën e Kalasë sëPogradecit”, e krijuar më 1974 merastin e 30-vjetorit të çlirimit tëAtdheut, nga Lasgush Poradeci,krenaria e qytetit, krenaria e poezisëlirike shqipe. Ja disa vargje tëshkëputura nga kjo baladë:

Ndizen yjet anë e mbanë,Hëna zë përndrit Kalanë,Merr rapsodi tamburanë

Lapidari tek Kalaja Me dy miq, me dy djem azganë,Zë këndon për partizanë.Ç’thotë vallë tamburaja?N’ato rripa, n’ato pllaja,Po teptin gjerman murtaja!Thonë doli MuharremiNgriti në kushtrim rininë,Mbi Kala vjen zë pusinë.Zu po vjen një zhgan Gjermanë,Sikur zë po ngjit Kalanë;Janë dhjetë djaj të murrmëNgjiten si çakanj pa zhurmë.Ç’i thotë zëri i tamburasë?Mos na shko, gjerman, Kalasë,Mos dredho me gjoks tërthori.Tunden telat valë-valë;Dhjetë armiq kaptuan malë,Brof! Njësiti u del përballë.Brof! Ti Muharrem më këmbë,seç i pret plumbat me dhëmbë.Muharrem revol me dhjetë:Shtire tetë, vrave tetë,Gjarpëruan veç dy vetë.Prej së largu dhe pa krisur,Vjen një plumb i arratisurVjen pa cak një plumb i rrallë,Befas vjen të prek në ballë,të lëmon si për hare,mengadalë t’anon përdhe.Thurja këngën tamburasë!Për Atdheun e paprekur!Thure këngën e pa vdekur!Mjaftojnë vetëm vargjet që cituam

më sipër. Por kush e lexon tërëbaladën,e kupton se sa bukur jepetngjarja. Janë vargje që i ngjajnëkrismës së pushkës partizane. Kjobaladë nga ana artistike është njëperlë e vërtetë bukurie me forcëemocionuese të pakrahasueshme, kuatmosfera heroike jepetmadhërishëm. Poeti tregon seMuharremi rrëzohet mengadalë, si njëlis i prerë nga druvari. Nëna e të rënitqëndron e fortë, e duron dhimbjen, ajoe duroi për Heroin e Popullit ReshitÇollaku, ajo u bë e fortë duroi edhedhimbje tjetër për Muharremin.

Heroizmi, guximi, kalojnë ngavëllai i madh, tek i mesmi, nga këtagjer tek vëllai i vogël, Qani Çollaku, icili u përlesh dhëmb për dhëmb mediktaturën, luftoi për demokracinë evërtetë, duke e radhitur veten simësuesi më i guximshëm i qytetit,rrethit e më gjerë. Dëshmorët nukvdesin, akti heroik i tyre rron dhe dotë rrojë përherë.

Lapidari i bardhë në majë tëKalasë duket sikur na porosit:Qytetarë, të rinj e të moshuar! Mosharroni heroizmin, mundin, guximin,sakrificat dhe gjakun e dëshmorëve.

Marko Salavaçi

Heroizmi, guximi, kalojnë nga vëllai i madh,tek i mesmi, nga këta gjer tek vëllai i vogël,Qani Çollaku, i cili u përlesh dhëmb përdhëmb me diktaturën, luftoi përdemokracinë e vërtetë, duke e radhiturveten si mësuesi më i guximshëm i qytetit,rrethit e më gjerë.

Kush ishte Muharrem Çollaku?

20 - 31 Maj 2009 11"Unë, Gruaja"

Në datë 08 maj 2009, rrjeti iorganizatave të grave të financuaranga fondacioni suedez “Kvinna tillKvinna”, që operojnë në 8 rajonetë Shqipërisë, organizuan një forumtë hapur me pjesëmarrjen e 45grave, ndër të cilat përfaqësuese tëorganizatave donatore si: AgjensiaSuedeze për Zhvillim (SIDA),Kvinna till Kvinna, Ambasada eMbretërisë së Hollandës në Tiranë,UNIFEM, Austrian Cooperation,gra kandidate për deputete si dhepërfaqësues/e të shoqërisë civile nëShqipëri.

Qëllimi i këtij forumi ishtediskutimi mbi nevojën e rritjes sënumrit të grave në Parlament dhehapat konkrete që duhet tëndërmerren në këtë drejtim ngapartitë politike dhe shoqëria civile.

Respektimi i kuotës 30% përpërfaqësimin e grave mund të gjejëvend në listat e kandidatëve që dotë paraqesin partitë politike, pornëse ky proces do të rezultojë apojo me një përfaqësim 30 % të gravenë Parlament - kjo është një sfidëqë do të testohet në 28 Qershor.

Protagonistët e kësaj fushate dotë mbeten padyshim partitë politikedhe gratë kandidate, të cilat duhettë fitojnë njëkohësisht dy beteja;kompleksin e inferioritetit si një llojarketipi të mbartur nga historiapatriarkale dhe skepticizmin qështresëzohet mbi mentalitetinshterpë që krijon hendekun e madhmes burrave dhe grave.

Vërejtjet e ndërkombëtarëve qëndjekin nga afër dhe monitorojnëpërpjekjet për emancipim e gruas,përqëndrohen në tolerancën emunguar për kapacitetet e grave

dhe aksesin e pakët të tyre ndaj

vendimmarrjes dhe drejtimit nëpolitikë.

Eksperienca e vendeve mestandarte të larta zhvillimi duhet tëna ndërgjegjësojë për ritmin qëduhet të ndjekim lidhur meemancipimin e grave dhe pengesatqë duhet të kapërcejmë në emër tëprogresit të shpejtë të Shqipërisë.

Në kushtet kur ndërkombëtarëtinsistojnë fuqishëm lidhur membështetjen ndaj grave, klasëspolitike shqiptare i duhet të luajë mekorrektesë rolin e saj për krijimin emundësive të barabarta për burrate gratë. Por mungesa e politikanëveburra në këtë forum dëshmon sërishpër vështirësitë dhe sfidat e mëdhaqë lëvizja për emancipimin e gruasdhe rritjen e statusit të saj, do të hasëvazhdimisht jo vetëm në këtozgjedhje, por edhe në të tjerat qëdo të vijojnë.

Shoqëria civile në Shqipërikrahas nismave formale ngre zërinedhe kundër apatisë së deputetevegra, pavarësisht ngjyrimeve politike,ku produkti i punës së tyre mevështirësi kapërcen hapësirënindividuale, pa mundur të unifikohet

në një lëvizje të fuqishme për gratë.Demagogjia mbi këto çështje

është kohë e humbur për të gjithëne, ndaj konkretizimi në këtozgjedhje dhe në çdo strukturëvendimmarrëse do të ilustronte mësë miri vullnetin politik për njëshoqëri shqiptare të emancipuar.

Roli i medias përmesndërgjegjësimit masiv duhet tëpërvijohet në mënyrë të qartë dhekonstruktive si një jehonë emundësive të barabarta për burratdhe gratë, larg çdo lloj konotacionipolitik që zbeh impaktin e saj.Ndikimi i subjekteve politike mbimedian largon vëmendjen nga

çështje me interes të gjerë socialpër t’u përqëndruar në shown politikqë është rituali i zakonshëm izgjedhjeve.

Arritja e standarteve qëKomuniteti Evropian i ka vendosurShqipërisë si kusht për antarësimine saj në familjen evropiane, kërkonpadyshim edhe përfshirjen aktive tëgrave si një potencial idomosdoshëm për progresinkombëtar. Ndaj fuqizimi i graveduhet të shndërrohet në prioritetveçanërisht në prag të zgjedhjeveku aplikimi i kuotës për përfshirjene grave në masën 30% duhet tëbëhet realitet.

Rrjeti i organizatave të grave tëfinancuara nga “Kvinna till Kvinna”në partneritet edhe me të tjerëmbështetës të lëvizjes së grave nëShqipëri do të ushtrojë presion mbipartitë politike, mbi KomisioninQendror të Zgjedhjeve (për tësanksionuar subjektet që nukrespektojnë kuotën) duke i

përshkallëzuar nismat deri nëprotesta masive për ta shndërruarkuotën në një realitet përfaqësimidhe jo premtimesh boshe.

“Shoqata e Grave me ProblemeSociale”, Durrës

“Forumi i Gruas Elbasan”“Agritra Vizion”, PeshkopiShoqata “Unë, Gruaja”,

PogradecQendra e “Aleancës Gjinore për

Zhvillim”, TiranëShoqata “Gruaja tek Gruaja”,

ShkodërShoqata “Jona”, SarandëQendra Psiko-Sociale “Vatra”,

Vlorë

DEKLARATE PER SHTYP

20 - 31 Maj 200912 Intervistë

Pyetje –Eshtë e lodhshmepuna e botuesit?

-Do të thoja më shumë që ështëpunë e bukur, që më pëlqen. Librine kam dashur gjithmonë e kamlexuar shumë, sidomos gjatë kohëssë shkollës.

Pyetje –Si ndodh procesi ibotimit të një libri?

-Librin e sjell autori në shtëpinëbotuese. Redaktorët e lexojnë dhejapin mendime për të. Nëse kanëvërejtje e sugjerime ia bëjnë autorit.Pastaj fillon puna në kompjuter. Librifaqoset dhe pastaj printohet njëkopje. Bëhen korrekturat. (Ndreqjae gabimeve ortografike). Pastajprintohet një kopje në kalk e çohetnë shtypshkronjë për t’ushumëfishuar. Ndërkohë bëhetkopertina, e cila ideohet me ngjyra,sipas dëshirës së autorit dhepërmbajtjes së librit.

Pyetje –Sa kohë merr botimii një libri?

-Rreth një muaj.Pyetje –Sa libra keni botuar

afërsisht?-Vitin e kaluar kemi botuar rreth

50 libra. Gjithsej në 15 vjet më duhetpak kohë ta llogaris...

Pyetje –Sa kushton botimi i

B O T U E S Ipërballë fëmijëve

Një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare"M.E Minarolli" Pogradec intervistuanbotuesen Afroviti Gusho me rastin e 15vjetorit të gazetës NOSITI

një libri dhe a keni botuar ndonjëlibër për fëmijë?

-Kosto e botimit të librit varetnga numri i faqeve, formati i librit,tirazhi (sa kopje botohen) dhe tëtjera të dhëna si lloji i letrës qëpërdoret, etj. Tituj të librave përfëmijë: “Fjala magjike”, “Luajmëdhe ngjyrosim Tarzanin”,“Gjëegjëza”, “Ndoshta nuk e dini”,Kështjella prej rëre”, etj.

Pyetje –Ne pas disa muajshmund të vijmë të botojmë një libërqë e kanë bërë vetë nxënësit. Ado ta pranoni?

-Patjetër, vetëm nëse e miratojnëredaktorët! (Qesh)

Pyetje –Ju lutem na përmendnidisa tituj librash që keni botuar.

-Tituj librash të botuar ngashtëpia botuese “D.I.J.A-Poradeci”: -”Hapësira lirie nëletër”, “Planeti i femrave”, Poezi: -“Krua i mërguar”, “Shamia embrëmjes”, “Ç’u bëmë kështu”,Prozë: -“Mendime për mendimet”,“Nastradini në internet, etj.

Ju falënderoj për intervistën,ishte kënaqësi e veçantë për mua.

Me respekt,Afroviti Gusho

20 - 31 Maj 2009 13Reklamë

Libra të rinj të Sh.B."D.I.J.A - Poradeci"

Aranitasit dheMallakastra

Autor: Bujar MuçajFaqe 224Çmimi: 800 lekë

Creative CityKatalog

Ky botim u përgatit në kuadërtë projektit Qytetet Krijuese "Creative City"

Faqe 32

Mos e Ndiqni hijenPoezi dhe Ese

Autor: Edmond ShallvariFaqe 96Çmimi: 350 lekë

Pas disa vëllimeve letrare ku kaspikatur prirja e tij drejt humorit dhesatirës, Bujar Muçaj prezantohet paralexuesve me librin e tij studimor“Aranitasit dhe Mallakastra midislegjendës dhe së vërtetës”. E para gjëqë të bie në sy në këtë libër është punavoluminoze që është dashur të kryejëautori për të bërë një “ekskursion” qënga lashtësia deri në ditët tona, për tëbërë portretin e plotë të Mallakastrësdhe në veçanti të Aranitasit.

Bujar Muçaj është përqëndruar nëdisa piketa historike, duke filluar ngafiset mesjetare, në lëvizjet patriotike,duke e lidhur Aranitasin me kontributin

e dhënë për ngjarjet më të rëndësishme kombëtare si kryengritja kundërTanzimatit, Lidhja e Prizrenit, ngritja e flamurit në Vlorë, Kongresi iLushnjës e më tej. Për të argumentuar kontributin e Aranitasit në këtongjarje, autori është mbështetur në dokumente të ndryshme të kohës,të cilat i citon herë pas here. Historia e re përbën një periudhë tëngjeshur me ngjarje dhe figura të rëndësishme që kanë mbeturpërfundimisht në historinë e kombit. Të bën përshtypje në trajtimin ekëtyre ngjarjeve dhe figurave, paanshmëria dhe objektiviteti, duke iushmangur politizimeve të deritanishme që e kanë parë ato në mënyrëbardhë e zi. Bujar Muçaj ka ditur të japë me realizëm dhe objektivitetshkencor dritëhijet e tyre, duke dhënë një kontibut të vlefshëm nërivlerësimin e këtyre ngjarjeve e figurave.

NJOFTIMErindi Bejko shpallet fitues për

citatin më të mirë për librin dërguar në FB merastin e 23 prillit, Ditës së Librit

Shoqata “Unë, Gruaja”:

Aranitasit dhe Mallakastra

Lexuesit më të mirë nëqytetin e Pogradecit ushpallën dy nxënësit e

shkollës së mesmeGj.Pekmezi viti i II-2

Mikael Krasta,Ledia Blacëri

20 - 31 Maj 200914 Opinion

Në murin e tempullit të lashtëtë Delfit shkruhej, “Të

njohësh vetveten, ky është sekreti ilumturisë”. Kjo është e vërtetë, porkur vjen momenti që të njohëshvendin tënd, se në çfarë pellgu të zipo noton prej shumë vitesh, nukndjehesh aspak i lumtur;përkundrazi të vjen keq që jeton,studion dhe punon në një vend, i ciliparaqitet sipas statistikave si vendimë i korruptuar në Europë pasRusisë.

Të dhënat janë vërtet tëdhimbshme duke parë se si një vendnë zemër të Europës vlerësohet nënjë grup me Guatemalën, Zambian,Nikaraguan etj. Ndaj në këtë kaostotal të ngelet shumë shteg për tëmenduar se korrupsioni nuk mundtë luftohet; se oktapodi i ka shtrirëkëmbët e tij kudo dhe kushdo ështëi infektuar nga sëmundja e“përfitimit të paligjshëm”. Kjo ështëpamja e parë që të ofron realitetiabsurd shqiptar. Si student tëmendosh se korrupsioni nuk duhetluftuar do të thotë të humbasësh njëqëllim të rëndësishëm që çdo i njeriduhet ta ketë parim në jetë.

Aktualisht lufta kundërkorrupsionit është kthyer në njëqëllim për shqiptarët dhe zakonishtabuzohet duke u bërë sloganikryesor nëpër fushata ordinereelektorale. Ajo çka mendoj është seqëllimi i një individi nuk duhet të jetëluftimi, por SHKATËRRIMI i tij.Lufta është thjesht mjeti, ndaj nukduhet menduar gjatë nëse duhetluftuar apo jo. Ajo çka duhetmenduar është strategjia dhe“armatimi” për të fituar këtësuperluftë. Në këtë ese nuk kamobjektiv të zgjidh përfundimishtçështjen e korrupsionit, por të japmendimin tim për sensibilizimin eshoqërisë shqiptare. Këtu do tëndalem në pikat më kryesore, të cilatdo të ndikonin në minimizimin e tijpër vendin tonë.

Shqiptarët nuk ndryshojnë ngapopujt e tjerë, nuk e njohinkorrupsionin prej shekujsh dhe asnjë popull që e adhurojnë atë teksarritet e zhvillohet para syve të tyre.Ndaj para se të akuzojmë një njeripër korrupsion, në radhë të parëduhet të pyesim veten, përse arritideri këtu, çfarë nuk shkon nëshoqërinë tonë? Përgjigjia është

shumë e thjeshtë. Pagat minimaletë administratës publike, psh, idetyrojnë shumë mësues, pedagogëtë nxjerrin nga dyert e shkollave tëtyre individë parazitë që trashëgojnësistemin negativ, i cili po e largonvendin tonë çdo ditë e me shumënga shteti i pastër e demokracia ekonsoliduar. Pra, korrupsioni i karrënjët që në bankat e shkollës, atjeku formohet e ardhmja e një kombi.Reformat në arsim do të ishinkëputja e një tentakule tërëndësishme nga trupi i gjigand ioktapodit. Jo pa qëllim lidha niveline pagave me nivelin e arsimimit përtë parë lidhjen e ngushtë që ekzistonmes faktorëve, të cilët ndikojnë nërritjen e korrupsionit. Nga njëmësues i korruptuar lind një nxënësi paaftë, i denjë për t’u korruptuarqë do përfaqëson shoqërinë e sëardhmes.

Një hap kryesor për luftimin pakompromis të korrupsionit ështëNDËSHKIMI. Ka qenë ky faktori cili ka lejuar zyrtarët, biznesmenët,

doganierët e shumë punonjës tëtjerë të veprojnë të qetë sepse fitimiqë vilnin ka qënë disa herë më ilartë se kostoja. Duke qënë seqeveria bën përpjekje në luftënkundër korrupsionit, hapi i parë qëduhet të marrë është ndëshkimi ipersonave të korruptuar. Që nëkëtë moment do të vihej re një uljee konsiderueshme e nivelit tëkorrupsionit sepse askush nuk do tëdonte ta shihte veten pas hekuravethjesht për një koli cigaresh, 200eurosh apo edhe ndonjë shume mëtë madhe sepse do të humbistenjëherë e përgjithmonë vendin epunës, moralin qytetar, kredibilitetinnë shoqëri, familjen etj.

Korrupsioni mund të luftohetvetëm me drejtësi. Por në vende siShqipëria ku “ligji është i barabartëpër të gjithë, por për disa është mëi “barabartë” se për disa të tjerë”;ku vetë sistemi i drejtësisë është njënga më të përfolurit për korrupsion;ngelet pak shpresë për të besuar senjë ditë drejtësia do zbresë në vendin

MENDO SERISHT

Nëse mendon se korrupsioninuk duhet të luftohet

tonë nga qielli. Ndaj një hap merëndësi do të ishtë një reformë ethellë në sistemin e drejtësisë dukee kapur që nga rangu i prokurorit tëpërgjithshëm e deri tek noteri më ithjeshtë. Edhe ndëshkuesit duhet tëndëshkohen. Që një administratëështë e korruptuar kjo vjen sirezultat i politikës së korruptuar.

Ndaj duhet ta kuptojmë njëherëe mirë se të luftosh korrupsionin,duhet të luftosh politikën ekorruptuar. Kjo arrihet me rritjen etransparencës të medias nëaxhendat shetërore, shkundjen eapatisë qytetare që i karakterizonshqiptarët me shpresë të humbur,ndëshkimin me votë nga ana epopullit etj. Duke luftuar faktorët epërmëndur më sipër besoj se doarrijmë ta nxjerrim vendin ngaparaliza 18-vjeçare që e ka zaptuar.Janë këto tentakula të paprera tëcilat e bëjnë korrupsionin tëzhvillohet i sigurt në shkollat tona,në zyrat tona, në spitalet tona.

Erindi Bejko, student

Aktualisht luftakundër korrupsionitështë kthyer në njëqëllim përshqiptarët dhezakonisht abuzohetduke u bërëslogani kryesornëpër fushataordinere elektorale.Ajo çka mendojështë se qëllimi injë individi nukduhet të jetë luftimi,por SHKATËRRIMIi tij.

20 - 31 Maj 2009 15

Horoskopi javor i “Nositit”

Akrepi (23.10-22.11)

Peshqit (20.2-20.03)

Ujori (21.1-19.2)

Bricjapi (23.12-20.1)

Shigjetari (23.11-22.12)Binjakët (21.5-21.6)

Gaforrja (22.6-22.7)

Luani (23.7-23.8)

Virgjëresha (24.8-23.9)

Peshorja (24.9-22.10)Dashi (21.3-20.4)

Demi (21.4-20.5)

Horoskop & Vipa

Periudhë e mirë për tëvendosur marrëdhëniebashkëpunimi me personate duhur që ju mbështesin.

Duhet të mos merrnivendime që mund tëndikojnë fuqishëm nëgjendjen tuaj ekonomike.

Zgjidhni me qetësi dheseriozitet se cilat gjërajanë më të rëndësishmepër ju dhe pa humbje.

Zgjidhjet tuaja të shpejtaduhet të jenë të përllogariturame saktësi dhe brendacaqeve të racionalitetit.

Do të jetë javë ideale përtë marrë vendime, duke idhënë fund pasigurisë suajtë deritanishme.

Nuk do të jeni të sigurtëndaj personave që jupremtojnë dhe

garantojnë besnikëri mefjalë.

Do të merrni këto ditëvendime të rëndësishme sinë jetën profesionale, ashtudhe në atë private.

Do të kërkoni vazhdimishtdiçka që ju duhet, duke bërëfigurë jo të mirë. Do tëprireni drejt keqkuptimeve.

Mund të çoni qetësishtderi në fund një detyrë qëe keni cilësuar të vështirëDo të jeni i saktë nëveprime.

Gjithkush që do të ketëtë bëjë me ju, do të bindetpër opinionet tuaja dhe dotë gjeni shumë aleatë.

Nuk do të kenimundësinë për të bërëzgjedhje të përshtatshme.Evitoni shpërndarjen evëmendjes.

Duhet të shtyni për mëvonë disa detyra të vështira.Diçka e rëndësishme do tëmbetet pa realizuar.

Banjo për krimbinNjë peshkatar po peshkonte në një vend të ndaluar. Afrohet polici.-Ju lutem paguani gjobën!-Po unë nuk po zë peshq, vetëm po i bëj banjo krimbit.-Pa ta shohim krimbin. Po, është e njëjta gjë, paguani gjobën.-Pse?-Sepse s’ka rrroba banje!

QentëBurri shkon për gjueti me dy qen dhe pas një ore kthehet vetëm.-Të duhen fishekë? –e pyet gruaja.-Jo, qentë.

Sinqeritet gjahtarësh-Atë ditë të mbarë kam vrarë 35 lepuj.-Babi, vitin kaluar the që vrave 10 lepuj, -ndërhyn djali 6-vjeçar.-Vitin e kaluar ishe shumë i vogël për të dalluar të vërtetën.

Dhuratë për gruan-Nuk di çfarë dhurate t’i bëj gruas për ditëlindje.-Pyete!-Nuk kam aq lekë.

Një surprizë e keqe për Carla Brunin. Të dielën në darkë teksaishte duke zhvilluarnjë vizitë zyrtare nëSpanjë së bashku mebashkëshortin e sajpresidentin NicolasSarkozy, nëpërmjetnjë kompjuteriportativ janërrëmbyer foto privatenga zonja e parë.Ngjarja ka ndodhurnga apartamenti iJulien Enthoven.

Hajdutët kanëmundur të hyjnë nëapartamentin në Rue

Dauphine, duke hyrë nga dritarja e dhomës së ndënjes. Përveçkompjuterit portativ, kanë rrëmbyer një aparat dixhital dhe disamateriale të filmuara.

Policia franceze, ecila ka hapur njëhetim, thekson sefotot e marra ngakompjuteri portativjanë foto “tëfamiljes” të cilattregonin Carla Bruninnën shoqërinë e ishburrit dhe të djalit.Policia ka shtuar,gjithashtu, se vjedhjaduket diçka ezakonshme, por kjogjë nuk ka qetësuarzërat e përhapuranëpër websajtet eshumta franceze dhe tabloidet britanike se ato mund të jenë “fotointime”. Ndoshta hajdutët mendonin se atje mund të gjenin fotokompromentuese. Vitin e kaluar një foto ku Carla Bruni pozontenudo në ditët e saj prej modeleje, është shitur për 91 mijë dollarënga shtëpia e artit Christie.

Hajdutët vjedhinfotot e Carla Brunit

20 - 31 Maj 200916

Enti Botues: "D.I.J.A. Poradeci" -PogradecAdresa e Redaksisë: Rruga "Rinia", Pallatet 7-katësh, Pogradec

Tel: +355 832 2905, Mobil: 069 2143753e-mail: [email protected];

[email protected]

Botues: Ilir DUKA & Afroviti GUSHONë kompjuter: Edlir PODALexoni gazetën në: www.poradeci.comGazeta shpërndahet në Qarkun Korçë

Përgjigjet e fjalëkryqittë numrit të kaluar (Nr. 461)

Fjalëkryq & Reklama

Horizontalisht: 1.Kapilarë 6.Abebe 9.Ara 10.TIR 12.Pelikani15.Elika 18.Ide 19.E re 21.Gi 22.Ar 23.Sporting 24.Aba 26.Ui 28.IK29.Dheri 31.Gorilla 33.Turma 34.In 35.Si 37.Ezopi 41.Okinava 42.Ika44.Na 45.ER 46.Top 49.Anita 52.Irug 53.Arti 54.Lioni 55.Alma Ata56.Ra

Vertikalisht: 1.Kopi 2.Palestër 3.I ri 4.Lakrori 5.Renet 6.Ai 7.Bregu8.Bri 11.Makarona 13.ED 14.I riu 16.Li 17.Kabuli 20.Enigmë25.Edisoni 27.Timpani 30.Sumatra 32.Oazi 36.Ikari 37.Onega 38.Bar40.Okal 43.Etna 47.Ota 48.Pit 50. Ior 51.Ai 53.AM

Horizontalisht: 1.Aktori Flloko 4.Provë zjarri 5.Humoristi Bega8.Universiteti Bujqësor Kamzë 11.Dhoma ose... 12.Ai ka, ti...13.Aktori Roshi 15.Emër kinezi 16.Silvio... kryeministër italian18.Targa e Ersekës 19.Romani “Rob...” i V.Skotit 20.ShkrimtariMarko 21.Eshtë Agim Krajka 23.Mao Ce... 24.Ish mbretëria ePirros 26.Simboli kimik i një metali radioaktiv 27. ...Montan30.Inicialet e piktorit Kodra 31.Bashkimi Sovjetik 33.Zbuloirezistencën e përcjellësve elektrikë 35.Tërhiqet nga kuajt në rrugënme dëborë 38.Roman i Ç.Dikensit 40.Patrioti Boletini 41.Gjysmësasi 42.Mund të jetë mortale 45.Këmba ose... e ariut 47.Ashtu ido... drutë 49.Përemër vetor 51.Ka kryeqytet Ulan Batorin

Vertikalisht: 1.Teatri i Operas dhe Baletit 2.Emri i futbollistitJupi (në invers) 3.Ka kryeqytet Rabatin 4.Llogari ose... 5.Tomas...,shkrimtar gjerman 6.Aktorja Luarasi 7.Targa e kryeqytetit 9.Toni...,kryeministër britanik 10.Emri i ish presidentit maqedonas Gligorov12.Kukësi në makina 13.Eshtë bimë foragjere 14.Gadishulli... nëEvropë 17.Qytet francez 20.Mihal..., ka qenë aktor 22.Gjysmëtemë 23.Kryeqyteti i Sirisë 25.Inicialet e Boletinit 26.Ishull grek28.Koeficient fortësie në shah 29.Quhen pjesët e lojës në volejboll(në invers) 32.Zhak..., president francez 34.Këngëtarja italianeXaniki 35.La... teatri i operas i Milanos 36.Tipi kur s’je ti 37.Vegëlmuzikore 39.Instituti i Studimeve Pedagogjike 42.Targa e një qytetiverior 43.Bosht 44.Emri i Bismarkut 46.Formula kimike e oksidittë mërkurit 47.Inicialet e aktores Ljarja 48.Inicialet e Stalones50.Indiumi në tabela