mediat nË shoqËritË shumË-gjuhËsore liria dhe …2002: liria dhe përgjegjësia — mediat në...

169
MEDIAT NË SHOQËRITË SHUMË-GJUHËSORE Liria dhe përgjegjësia

Upload: others

Post on 09-Feb-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • MEDIAT NË SHOQËRITËSHUMË-GJUHËSORELiria dhe përgjegjësia

  • Përfaqësuesi i OSBE-së për liri të mediave

    MEDIAT NË SHOQËRITËSHUMË-GJUHËSORELiria dhe përgjegjësia

    PërgatitiAna Karlsrajter

    Vienë, 2003.

    o s c e

  • Botuesi është mirënjohës për ndihmën financiaretë Qeverisë së Republikës Federale Gjermane

    © 2003Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE)Zyra e Përfaqësuesit për liri të mediaveKärtner Ring 5—7, Top 14, 2. DG,A-1010 ViennaTelefon: +43-1 512 21 450Telefaks: +43-1 512 21 459E-mail: [email protected]

    Raportet pasqyrojnë ekskluzivisht pikëpamjet e vetë autorëvedhe nuk i përgjigjen patjetër qendrimeve zyrtare të Përfaqësuesittë OSBE-së për liri të mediave.

  • Përmbajtja

    Frajmut DuveParathënie . . . . . . . . . . . . 7

    Milo DorFjalimi përshëndetës . . . . . . . . 15

    Tanja PopoviqIsh Republika Jugosllave e Maqedonisë . 21Rekomandimet për Ish RepublikënJugosllave të Maqedonisë . . . . . . 47

    Romen KonLuksemburg . . . . . . . . . . . . 49Rekomandimet për Luksemburg . . . . 69

    Natalia AngeliMoldavia . . . . . . . . . . . . . 71Rekomandimet për Moldavi . . . . . . 95

    Nena SkopljanacSerbia (Serbia dhe Mali i Zi) . . . . . 97Rekomandimet për Serbi(Serbia dhe Mali i Zi) . . . . . . . . 128

    Roxher Blam dhe Andrea OshnerZvicrra . . . . . . . . . . . . . . 133Rekomandimet për Zvicërr . . . . . . 164

    Programi i konferencës . . . . . . . . . . 166Lista e pjesëmarrësve . . . . . . . . . . 168Autorët . . . . . . . . . . . . . . . . 170

  • Frajmut DuveParathënie

    Ky publikim është rezultat i projektit të nisur në shtator2002: Liria dhe përgjegjësia — Mediat në shoqëritëshumë-gjuhësore. Në përputhshmëri me këtë, viteve të

    fundit është rritur vetëdija për rëndësinë dhe rolin kyç

    të mediave brenda demokracive shumë-gjuhësore. Kyprojekt për herë të parë merret me këtë çështje të rëndë-sishme në mënyrë të ndërlikuar dhe gjithëpërfshirëse.Janë emëruar njerëz profesional të pavarur për të shkru-ar raporte për vendet shumë-gjuhësore dhe kanë hulum-tuar mjedisin e punës të mediave në pesë vende të tillatë cilat edhe sipas të kaluarës dhe sipas tanishmërisëvështirë që mund të janë më të ndryshme: Ish RepublikaJugosllave e Maqedonisë, Luksemburgu, Moldavia, Sër-bia dhe Mali i Zi dhe Zvicrra. Të gjitha raportet kanëstrukturë të njejtë: si pikë nismëtare është përshkrimi ikornizës juridike që është i përcjellur me pasqyrim tëdetajizuar të mjeteve mediale të cilat funksionojnë nëgjuhë të ndryshme. Një kapitull i posaçëm i kushtohetveprimeve më të mira që aplikohen në ato vende. Ajostrukturë e ngjashme i mundëson lexuesit të krahasojësituatën në vende të ndryshme.

    Projekti mund të shërbejë si shembull jo vetëm ngapikëpamja e shtrirjes unike gjeografike por edhe shkakui qasjes së tij teorike. Lënda nuk është hulumtuar ngapërspektiva e zakonshme shumicë-pakicë e cila vetvetiuautomatikisht bën një ndarje dhe diferencim. Projektijonë përkundrazi ka për qellim të tregojë që ajo në çka

    Frajmut Duve 7

  • ne duhet të përqendrohemi nuk është ndasia gjuhësorepër ajo çka na bashkon e kjo është që ne jemi banorë tëvendit ku jetojmë. Fjalë kyçe këtu është “shtetesia". Na-tyrisht, sëcili prej nesh ka një të kaluar të ndryshme porsi qytetarë ne kemi përgjegjësitë dhe të drejtat e njejta.

    Zvicrra dhe Luksemburgu paraqesin sukses të pa-mohuar në tejkalimin e ndryshueshmërisë gjuhësore. Nëfillim të shekullit njezet mu për këtë qellim është zhvillu-ar “miti kombëtar" me pak apo shumë vetëdije në Zvi-cërr. Në praktikë ka pasur domethënien që katërgjuhë-sia destabilizuese e atij vendi është kthyer në përparësidhe më saktësisht është kthyer në një tipar të vlefshëm.Ajo çka vërehej si përçarje fatale u zhvillua në esencë tëkombit zvicerian. Në mënyrë të ngjashme në Luksem-burg tradita historike dhe nevoja ekonomike kanë rezul-tuar me situatë të çuditshme të ekzistencës së përbash-kët paqedashëse të tri gjuhëve. Në Zvicërr dhe Luksem-burg askush nuk sheh rrezikun për siguri apo unitet tëvendit nga llojllojshmëria gjuhësore por ato konsidero-hen si begatim i kulturës dhe identitetit të tyre. Përvojaunike e Zvicrrës dhe Luksemburgut me llojllojshmëri tëshoqërive të tyre ka validitet dhe vleftë që tejkalojnë pamëdyshje kufinjtë e tyre kombetarë.

    Në realitet asnjë shoqëri nuk është më të vërtetë ho-mogjene duke pasur parasyshë historinë mijëvjeçare tëdyndjeve dhe përzierjes së popujve të ndryshëm. Sipasdisa burimeve ekzistojnë përafërsisht 5.000 grupe nacio-nale që jetojnë në botën bashkëkohore dhe diku rreth3.000 grupe gjuhësore. Në të vërtetë, të gjitha vendetEvropiane janë shumë-gjuhësore! Pra, na mbetet pyetjapse gjuhë të ndryshme dhe grupe të ndryshme etnike nëregjione të caktuara gjeografike akoma konsiderohen siburime të problemeve? Statistikat shumë qartë tregojnësë edhe ne Evropën perendimore një përqindje e njejtë e

    8 Parathënie

  • popullatës gjegjesisht 14.7 përqind i takojnë grupëvegjuhësore apo nacionale sikurse në regjionet e Evropësqendrore dhe lindore.1 Gjatë viteve të tetëdhjeta në Voj-vodinë, pjesë e Serbisë së sotme (Serbia dhe Mali i Zi)kanë qenë të pranishme 26 kombe dhe kombësi të cilëtjetonin qetë së bashku dhe sipas gazetares së MagyzSzo, Marta Paliq madje edhe fjala “pakicë" ka qenë ofen-duese në atë kohë. Asnjë shoqëri nuk është me të vërtetëhomogjene ndërsa kalimi në demokraci nuk mund të ar-ritët pa pranimin e këtij fakti. Esenca e demokracisënënkupton kyçjen dhe integrimin e plotë e të gjithë po-pujve në jetë të kombit pa marrë parasyshë gjuhët me tëcilat flasin.

    Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Moldaviadhe Serbia dhe Mali i Zi janë vende në fillim të ndërtimittë kombit dhe zhvillimit të shoqërisë civile. Mediat në tëgjitha gjuhët që flitën në vend paraqesin mjet të fuqi-shëm shoqëror që mund — dhe duhet — të mobilizohetpër ndihmë të këtij procesi.

    Raportet e këtyre pesë vendeve të përpunuara gjatë këtijprojekti janë paraqitur në publik për herë të parë nëkonferencën e organizuar nga Zyra ime në bashkëpunimme Institutin për studime të komunukimit masovik ngaBerni, me datën 28 dhe 29 mars 2003 në Zvicërr. Dë-shirojmë të falenderojmë Departamentin Federal Zvice-rian të punëve të jashtme për mbështetjen bujare finan-ciare të konferencës. Është e rëndësishme që Milo Dorshkrimtar me të kaluar shumë-gjuhësore pranoi ti drej-tohet këtij tubimi. Konferenca kishte tubuar në një vendgazetarët, mediat, organizatat jo qeveritare (OJQ) dhepërfaqësuesit e qeverive nga pesë vende jo vetëm të ra-

    Frajmut Duve 9

    1 Snezhana Trifunovska, Minority Rights in Europe. EuropeanMinorities and Languages (The Hague, 2001).

  • portojnë për mjedisin e tanishëm të punës së mediavepor edhe të shkëmbejnë informatat dhe pikëpamjet mekolegët e tyre nga vendet tjera. Duke ju falenderuar njëqasje të gjërë gjeografike u paraqiten edhe raportet përmediat në gjuhën suedeze në Finlandë dhe për mediatnë Danimarkë në gjuhën gjermane që konferencën e bërinjë forum të përshtatshëm për diskutim. Seanca e dedi-kuar “raporteve mbi diverzitet" si instrument efikas përpromovim të tolerancës dhe mirëkuptimit përmes medi-ave u shndërrua në pikë kulminante të konferencës.Përfaqësuesit e tri OJQ-ve mediale të njohura paraqitenkonceptin e “raportimit mbi diverzitetet" dhe në mënyrëkritike vlerësuan punën e tyre në Evropën jug-lindore.Gjatë seancës së fundit të konferencës u paraqiten disanga veprimet më të mira ekzistuese në të pesë vendet.

    Konferenca identifikoi disa probleme kyçe që pen-gojnë zhvillimin e mediave në gjuhë të ndryshme, po-saçërisht në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë,Serbi (Serbia dhe Mali i Zi) dhe Moldavi:

    • jo-ekzistimi i vetëqendrueshmerisë së mediave

    • menaxhimi i pamjaftueshëm profesional

    • niveli i ultë i përgatitjes për raportim mbi diverzi-tetet

    • mungesa e solidaritetit kolegial mes gazetarëveme origjinë të ndryshme etnike

    Në rastin e Zvicrrës dhe Luksemburgut folësit në konfe-rencë pranuan që qeveritë dhe mediat do të duhej tëbënin më shumë për t'i integruar migrantet duke krijuarprograme të posaçme për prodhime nacionale të tran-smetuara dhe të shtypura. Perveq kësaj, do të duhej t'juofrohen mundësi më të mira për të mësuar gjuhët të ci-lat flitën në atdheun e tyre.

    Rezultatet e projektit kanë treguar që përkundër të gjit-ha ndryshimeve që e përcaktojnë mjedisin e punës së

    10 Parathënie

  • mediave në vende të ndryshme, faktorët vijues kanëvlerë univerzale:

    1. Mbështetja nga ana e qeverisë çdokund është e rën-dësisë parësore për mbijetimin e mediave në gjuhë tëndryshme. Institucionet shteterore duhet të janë të vetë-dijshme për përgjegjësinë e tyre dhe të krijojnë kornizajuridike të cilat do të janë të përshtatshme për mediatnë gjuhë të ndryshme nëse ato nuk janë krijuar mëherët. Duhet hulumtuar mundësitë për definimin e rre-gulloreve ligjore që do të sjellnin diskriminimin pozitiv.Përveq kësaj, duke pasur parasyshë faktin që ky lloj imediave kurrë nuk do të jetë plotësisht i vetëqendrue-shëm, qeveritë duhet të vazhdojnë apo të fillojnë të sigu-rojnë mbështetje afatgjate financiare këtyre mediave. Ngaana tjetër, praktika e financimit direkt shteteror gjit-hmonë lenë hapesirë për kontrollë shteterore mbi medi-at dhe ajo duhet anashkaluar. Duke ndjekur shembulline Zvicrrës, Luksemburgut, Finlandës dhe Danimarkësduhet shqyrtuar mekanizmat e mbështetjes indirekte siqjanë politika tatimore dhe shpenzimet postare në më-nyrë që ti mundësohet veprimi i pavarur mediave. Qeve-ritë duhet të sigurojnë që qytetarët që janë pjesëtarë tëgrupëve të ndryshme gjuhësore të kanë të drejtë dhe rastpër shprehje të lirë, të ruajnë dhe zhvillojnë gjuhën etyre përmes mediave. Nëse rasti s'është i tillë dhe lexue-sit, dëgjuesit dhe shikuesit kanë pak apo aspak besimnë mediat lokale vjen deri të tendenca e drejtimit tëvëmendjes ndaj mediave të huaja fqinje që unë i përs-hkruaj si “mediat e vëllaut të madh". Në afat të gjatë, kjomund të këtë si pasojë destabilizimin e shoqërisë. Secilitvend i nevojiten mediat e veta të pavarura dhe të emanci-puara që janë garancë e debatës publike që është do-mosdoshmëri për zhvillimin e shoqërisë civile.

    Frajmut Duve 11

  • 2. Mediat duhet të janë në gjendje të luajnë rol kon-struktiv në luftë kundër diskriminimit, të avancojnë mi-rëkuptimin dhe të ndërtojnë paqe stabile në shoqëritëshumë-gjuhësore. Raportet tregojnë që “gjuha e urrej-tjes" dhe urrejtja ndaj tjerëve janë zhdukur në masë tëmadhe nga skena mediale por akoma ekziston hendekunë mes publikave të ndryshme. “Fjalimi pozitiv" i njërësanë për tjetrën ende është i rrallë. Qellimi i mediave du-het të jetë pasqyrimi i shoqërisë multi-etnike dhe shu-më-gjuhësore, në vend të fokusimit vetëm në bashkësinëe vet duke harruar nevojat e grupeve tjera. Duhet vendo-sur dhe aplikuar standarde profesionale dhe parime eti-ke të gazetarisë. Edukimi i gazetarëve ka një rëndësi tëmadhe. Duhet zhvilluar dhe avancuar të gjitha nivelet eedukimit.

    3. Roli i mediave të sherbimit publik akoma është irëndësishëm. Sektori privat vetëm nuk mund të garan-tojë per se hapesirë plurale mediale. Përpos sasisë sëprogramit të siguruar me ligj në gjuhë të ndryshme, me-diat publike duhet ti kushtojnë vëmendje të duhur jetësdhe situatës në të cilën gjëndën grupe të ndryshme etni-ke që jetojnë në atë vend. Mbulimi i temave që kanë tëbëjnë me këto grupe duhet të jetë një nga prioritetet the-melore në lajmet kryesore dhe programet e ngjarjeve tëtashme.

    4. Mediat dy-gjuhësore apo shumë-gjuhësore respekti-visht mediat që emetojnë apo publikojnë në gjuhë tëndryshme do të jenë në gjendje të tregojnë rezultate po-zitive vetëm nëse shoqëria e pranon shumë-gjuhësinë sipjesë normale të përditshmërisë jetësore. Do të duhejshqyrtuar shfrytëzimi i shembullit të Radio Kanalit 3nga Bil/Bine në Zvicërr. Programet atje përgatiten nga

    12 Parathënie

  • personeli shumë-gjuhësor por emetohen vetëm në njëgjuhë. Shembulli finlandez i përdorimit të titrave përshumicën e TV programeve duhet marrë në shqyrtim se-rioz në vendet tjera shumë-gjuhësore ashtu që ti ikët “ge-toizimit" të shoqërisë përmes mediave për të cilën gjë uraportua në konferencë.

    Si rezultat i projektit, në publikimin tonë për secilinvend theksohen rekomandimet të cilat do të përdorëshinsi udhërrefyes për zhvillimin e mediave në të ardhmennë vendet e përmendura.

    Jam i bindur që ky publikim do të këtë ndikimfryt-dhënës në dy mënyra. Në vendet e shqyrtuara dukepërfshirë të gjithë — qeveritë, OJQ-të mediale dhe gaze-tarët do të mendojnë për mënyrat e reja të konfrontimitme sfidat pozitive të strukturës së tyre shumë-gjuhësore.Mëtutje, jam i sigurtë që projekti është gjithashtu shumëi vlefshëm sepse veprimet më të mira janë të përshkrua-ra nëpër raporte sipas shteteve dhe rekomandimet mundtë përdorën për zhvillimin e mëtejshëm të mediave nëshoqëritë tjera shumë-gjuhësore.

    Do të doja të ndajë me juve diçka lidhur me ori-gjinën e një kënge me të cilën gjë edhe e kam hapur kon-ferencën në Bern. Historiati i kësaj kënge me është bërëi njohur në një dokumentar të jashtëzakonshëm të regji-sorës së njohur bullgare të filmit — Adela Peeva që në tënjejtën kohë është shumë i nderlikuar dhe shumë ithjeshtë. Kënga ekziston në jo më pak së shtatë gjuhë:në turqisht, greqisht, shqip, serbisht, maqedonisht, bull-garisht etj. dhe ka emër të ndryshëm në secilën nga këtogjuhë por është gjithmonë kënga e njejtë dhe kjo ështëme rëndësi! Këngët dhe gjuhët do të duhej të na bashko-nin e jo të na ndajnë!

    Frajmut Duve 13

  • Zyra ime mirëpret dhe mbështet të gjitha propozimet eprojekteve specifike të cilët do të jenë në formë të këtijpublikimi!

    Vienë, qershor 2003.

    14 Parathënie

  • Milo DorFjalimi përshëndetës

    Paraardhësit e mi kanë qenë serbë të ikur në Austri pa-ra 300 vjetëve nga Turqit dhe ishin vendosur në veri tëDanubit, kufi i natyrshëm në rrafshin pjellor të mbeturpas detit të zhdukur të Panonisë. Toka u është dhënëme kusht që ata ta mbrojnë këtë pjesë nga Turqit oto-man.

    Në atë kohë, Beogradi ka qenë pikë e largët e peran-dorisë Turke të cilën për kohë të shkurtër e patën oku-puar Austriakët në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë. PasiTurqët kishin pushtuar përsëri kështjellën, Maria Tere-zia i banoi viset ku tashmë ishin të vendosur Hunga-rezët, Rumunët dhe Serbët me njerëz me origjinë shvabedhe rusine, ku të dytët vinin nga Ukrajina dhe Sllovakia.Tjerët që gjetën strehim ishin Grekët dhe Bullgarët qëkishin ikur para përparimit turk sikurse edhe Hebrenjtënë kërkim të atdheut. Ashut që ai “kufi ushtarak" ishtebërë pasqyrë reale e shtetit shumë-nacional.

    Deri tek rrënimi përfundimtar i përandorisë sëHabzburgut, me fjalë tjera deri me 1918, paraardhësit emi si zakonisht pranonin një sasi të caktuar të kripësdhe vajit çdo vit sipas marrëveshjes që datonte nga she-kulli i tetëmbëdhjetë.

    Fëmijërinë e kam kaluar në atë regjion të njohur siVojvodina (në gjermanisht Woiwodschaft), që deri kahmesi i shekullit të nentëmbëdhjetë kishte fituar një llojautonomie. Edhepse monarkia Austro-hungareze nuk ek-zistonte më, kishin mbetur shumë gjurmë e mbi të gjitha

    Milo Dor 15

  • përzierja e larmishme e grupeve etnike që të gjitha ishinbërë vendase. Përpos gjuhës sime amtare, isha i mësuartë dëgjoj gjermanisht, hungarisht dhe rumanisht në për-dorim të gjërë. Gjyshja ime nga ana e nënës, Greke eedukuar në Vienë fliste me mua gjermanisht sepse nukfliste rrjedhshëm serbisht.

    Babai im, i lindur me 1895 në një fshat të Banatit,ishte rritur në një rajon të gjërë gjeografik ku shumëgrupe etnike kishin jetuar së bashku, dashur apo padashur. Mirëpo kjo strukturë shteterore u shkatërruapasi që udhëheqësia nuk ishte në gjendje të zgjidhte pro-blemet nacionale dhe poashtu ndërlidhur me këtë asproblemet sociale.

    Kur filloi Lufta e Parë botërore, babai im sapo kis-hte përfunduar shkollën dhe donte të studionte mjekë-sinë. Shkaku i kësaj e morën në sherbim në njësi përsanitet. Edhepse pas lufte jetoi në shtetin e ri të formuartë Jugosllavisë, vazhdoi studimet në Budapest me fjalëtjera në territorin e ish monarkisë së dyfishtë.

    Kur qeveria e re hungareze u bë e përzier në nacio-nalizëm ekstremist, babai im në vend që të kthehet nëJugosllavi shkoi më larg deri në Poloni ku në Poznaniepërfundoi dy semestrat e fundit dhe fitoi diplomën emjekut.

    Kah fundi i vitit 1939, kur Poloninë e kishin shke-lur trupat e Hitlerit, pjesë të armatës polake të mundurdhe të çarmatosur kishin ikur në jug dhe kishin ardhurpërmes Rumanisë deri në Beograd nga ku Polakët kis-hin vazhduar bredhjen e tyre. Babai kishte zakon t'judrejtohej oficerëve polak apo ushtarëve të thjeshtë nërrugë dhe ti ftonte për drekë apo darkë vetëm që të flisteme ta polonisht.

    Intervenimi i parë kirurgjik që e kishte bërë babaiim kishte ndodhur në një fshat rumun. Pastaj, një kojë

    16 Fjalimi përshëndetës

  • të caktuar ka qenë mjek lokal i mjekësisë së përgjith-shme në një fshat në Baçkë, të banuar me Serb dhe Ru-ten, të cilët atje i quanin Rusin. Më vonë kishte studiuarkirurgjinë plastike me një Hebrej, profesor në Berlin. Nëmes të luftës u zhvendos për të jetuar në Vjenë, për tëqenë më afër burgut ku unë isha i burgosur. Aty përsëriu bë mjek i përgjithshëm dhe kujdesej për Italianët nëpunë të detyrueshme, me të cilët kalonte shumë mirë.

    Krenohem me babain tim pasi që kishte zotëruarme aq shumë gjuhë me të cilat flitej në ish perandorinë eHabzburgut. Tërësisht ishin gjashtë gjuhë — gjuha e tijamtare, serbo-kroatishtja apo kroato-serbishtja, pastajgjermanishtja, hungarishtja, polonishtja, rumanishtja dhegjuha italiane. Atyre mund t'ju shtohen edhe tri gjuhë tëvdekura — greqishtja e vjetër dhe latinishtja që i kishtemësuar në shkollë të mesme — dhe hebraishtja që nëkohën e lirë kishte mësuar nga Konvikti (libër hebraik),të cilën një mik rabin ia kishte dhënë babait të tij.

    Babai im kishte qenë më të vërtetë Evropian qend-ror apo më mirë të thëm Evropian duke mos e diturkëtë fare, pasi që për të ishte e natyrshme të mësojëgjuhët e pacientëve të vet e jo ti detyrojë ata ti drejtohennë gjuhën e tij. Ishte për të aq e natyrshme sikur ofrimi indihmës pacientëve të sëmurë; i pranonte ashtu siq vi-nin, pa i pyetur për kombësinë, fenë apo ndonjë pikëpa-mje të posaçme të tyre. Ishte humanist praktik dhe unëkrenohëm me të sepse unë si shkrimtar disponoj vetëmme fjalë ndikimi i të cilave është i dyshimtë.

    Pas humbjes së ideologjisë komuniste — e cila iamundësoi Bashkimit Sovjetik që në emër të solidaritetitndërkombëtar të shtypte aq shumë grupe etnike mu si-kurse ndonjë fuqi koloniale e shekullit të nentëmbëdh-jetë — filloi të dalë përsëri nga gërmadhat e sistemit tërrënuar (madje jo vetëm atje) spektri i vjetër ideologjik,

    Milo Dor 17

  • për të cilin njeriu shpresonte që ishte i dërguar në vendtë sigurtë në humnerë të historisë, e ky ishte para së gjit-hash, spektri nacionalist.

    Me këtë natyrisht nuk mendoj për vetëdijen nacio-nale, e cila del nga tradita e lirë dhe humane e një grupietnik por në atë formën e nacionalizmit të ideologjisëagresive që sheh armikun në çdo grup të ndryshëm apodukshëm të ndryshëm.

    Nuk ekziston asnjë komb që në ndonjë moment tëhistorisë së vet nuk ka bërë keq. Betejat e fituara apo tëhumbura, në kërkim të perandorive më të mëdha, luftëspër pushtet mes dinastive të ndryshme që shpesh për-fundonin me vrasje dhe shtypje të grupeve tjera apo gru-peve që mendojnë ndryshe, nuk janë arsye që njeriu po-saçerisht të krenohet.

    Kultura Evropiane me të cilën kemi drejtë të kreno-hemi është rezultat i mundimshëm i individëve nga shu-më grupe etnike të cilët ia kishin dalur të shtrinin shiki-min përtej horizontit të ngushtë të malëve dhe luginavetë tyre. Kjo solli renesansën dhe iluminizmin me prem-tim për krijimin e Evropës në një vend human, bashkësinë të cilën nuk do të jetë e rëndësishme cilit komb i ta-koni apo cilit Zot i lutëni, ku e vetmja gjë me rëndësiështë së si sjellet dikush ndaj tjetrit dhe çka bën ai.

    Në krahasim me këtë kulturë të larmishme me tëgjitha liritë e saj dhe traditat demokratike, tubimet naci-onaliste me flamujt e tyre separatist dhe muzikën e tyrefrymore bien poshtë deri në folklor të marrë.

    Kurrë nuk ka pasur as sa gjysma e këtyre njerëzvetë mbushur me dëshirë të flaktë të idesë së identitetitEvropian sikur sot, por prap nuk ka pasur të ngrituraaq shumë perde të vogla të hekurta për të fshehur lidh-shmërinë e vërtetë e cila themelohet në këmbimin e lirëtë njerëzve, të mirave dhe ideve.

    18 Fjalimi përshëndetës

  • Është e qartë së bashkësia e tillë e të gjitha grupeveetnike Evropiane mbetet shans i vetëm i mbijetimit nëkëtë botë të bukur të larmishme. Megjithatë, si mund tandalim atë rritje të jo tolerancës dhe urrejtjes për vëlle-zërit (në sytë e nacionalistëve militantë të gjithë njerëzit ekombëve tjera janë inferior), kur të gjitha qasjet e arsy-eshme janë dukshëm të pa suksesshme.

    “Çka na mbetët?", pyetej shkrimtari jo konformist imadh kroat, Miroslav Kërlezha, dhe menjëherë përgji-gjej: “Një kuti me shkronja plumbi të shtypit, e kjo nukështë shumë, por është e vetmja që njeriu ka zbuluar de-ri më tani si armë me të cilën do ta mbrojë humanitetite vet."

    Çfarë zgjidhje tjetër na mbetët nëse nuk duam qëduarlidhur të shikojmë së si shpresat për një Evropë tëndritshme e të lirë me barazi për shumë popuj të mosna shprishën në mjegullën e nacionalizmit agresiv dhedogmatik?

    Milo Dor 19

  • Tanja PopoviqIsh Republika Jugosllave e Maqedonisë

    Si pjesë e ish Republikës Socialiste Federative të Jugo-

    sllavisë, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë kalon

    nëpër transformim të rëndë social, ekonomik dhe poli-

    tik. Ky proces afatgjatë dhe i përgjithshëm ka ndikim të

    drejtpërdrejt në zhvillimin e mediave të shtypit dhe elek-

    tronike.

    I. Korniza juridike për media

    Në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë jetojnë gru-

    pe të ndryshme etnike: Maqedonët (1,378.700/66.4 për-

    qind), Shqiptarët (479.000/23.1 përqind), Turqët (81.600/

    3.9 përqind), Romët (47.400/2.3 përqind), Vllahët (44.462/

    2.2 përqind), Serbët (39.900/1.9 përqind) dhe të tjerë

    (23.900/23.9 përqind).1

    Në ish Rrepublikën Socialiste Federative të Jugo-sllavisë të drejtat e minoriteteve kanë qenë relativishtmirë të respektuara, posaçerisht në rajonin e mediave.Me përjashtimin e rolit dominant të partisë socialistedhe politikës së saj, grupet etnike kanë pasur mundësita ruajnë gjuhën dhe avancojnë kulturën e tyre të tra-shëguar përmes mediave të tyre. Gazetat janë shtypur në

    Tanja Popoviq 21

    1 Shifrat mbi popullsinë bazohen në regjistrimin kombëtar ngaviti 1994. Regjistrimi i ri është bërë në nëntor 2002. Rezultatet e paraishin publikuar në janar 2003 ndërsa rezultatet përfundimtare nuk dotë publikohen para vitit 2004.

  • shqip, hungarisht, në gjuhën rome dhe italiane, kanëqenë të pranishëm edhe programe të ndryshme të TV-sëdhe radio-së.2

    Që nga pavarësia e fituar ne vitin 1991 disa rregullae kanë formuar kornizën juridike të përgjithshme nëkëtë shtet. Kushtetuta e aprovuar në vitin 1991 garantonsipas nenit 16 lirinë e të folurit, si dhe lirinë për të for-muar institucionet për informim publik. Mëtutje, ajo ga-ranton pranimin e lirë te informacioneve, si dhe lirinë epranimit dhe dërgimit të iformacioneve.

    Si shtesë, neni 48 i Kushtetutës u garanton pjesë-tarëve të komuniteteve etnike të drejtën që të shprehenlirë, që ta kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre dheveçoritë nacionale. Kushtetuta garanton mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të komuniteteveetnike.

    Amandamenti i Kushtetutës nr. 8, i aprovuar nënëntor të vitit 2001, mëtej definon që pjesëtarët e komu-niteteve kanë të drejtë që të shprehen lirisht, të kujdesendhe të zhvillojnë identitetin dhe karakteristikat e tyre,dhe që të përdorin simbolet e komuniteteve të tyre. Kydefinicion garanton mbrojtjen e identitetit etnik, kultu-ror gjuhësor dhe fetar të gjitha komuniteteve etnike. Pje-starët e komunitetit kanë të drejtë të formojnë institucio-ne kulturore, artistike dhe edukative si edhe shoqatashkencore dhe të tjera për shprehje, kultivim dhe zhvil-lim të identitetit të tyre.

    Në përputhje me të drejtat e garantuara të komuni-teteve etnike, sipas rregullave të Kushtetutës së Ish Re-publikës Jugosllave të Maqedonisë, Ligji për media pu-blike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë", nr.

    22 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

    2 Dunja Melcic, “Zwischen Pluralismus und Denkdiktatur. DieMedienlandschaft", in id. (ed.), Der Jugoslawienkrieg. Handbuch zurVorgeschichte, Verlauf und Konsequenzen (Opladen, 2000), 317—31.

  • 20/97) saktësisht definon mënyrën në të cilën këto tëdrejta do të aplikohen. Neni 45, paragrafi 2 dhe 3, i obli-gon ndërrmarrjet e transmetuese që ti tranmetojnë pro-gramet e veta në gjuhët e grupeve etnike në regjionet kuato grupe e përbejnë shumicën ose kanë përqindje rele-vante të popullsisë. Paragrafi 4, neni 45, definon tëdrejtën e kompanive komerciale transmetuese që të tran-smetojnë në gjuhën e komuniteteve tjera etnike, pranëprogramëve në gjuhën maqedone. Ligji për mediat pu-blike poashtu përmbanë rregullat për përkrahje financi-are radio dhe tv produksionëve, edhe në maqedonishtedhe në gjuhët e komuniteteve tjera etnike, nga fondi iparapagimit publik.3

    Ligji mbi formimin e ndërmarrjes publike Radio

    dhe Televizioni i Maqedonisë transformoi Radio Televi-zionin e Maqedonisë MRTV (RTVM) në sherbim publik(“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë", nr.6/98dhe nr.98/2000). Neni 6 qartë rregullon obligimin qëMRTV të sigurojë programe në gjuhet e komuniteteve et-nike, që do të thotë në gjuhë të pjestarëve të gjitha ko-muniteteve që jetojnë në ish Republikën Jugosllave tëMaqedonisë.4

    Gjatë janarit të vitit 2003 Grupi operativ për mediai Paktit për stabilitet dhe Këshilli Evropian financuan ve-primet, nën mbikqyrjen e Qendrës për zhvillimin e me-diave (Media Development Centre, MDC), që të riformu-lohet ligji për mediat. Ligji, i cili pritet të aprovohet nëparlament në fund të vitit 2003, duhet që të përmirësojërregulloret që sipas kushtetutës garantojnë pavaresinë eMRTV-së dhe të hapë rrugën që ai të bëhet sherbim pu-blik medial plotësisht i pavarur.

    Tanja Popoviq 23

    3 Neni 77, paragrafi 1, rendi 5, dhe neni 78, paragrafi 2.4 Neni 6, paragrafi 1.

  • Ligji kundër Krimit poashtu i mbronë liritë gjuhëso-re. Neni 138 i atij ligji artikulon që aktivitetet të cilatthyejnë të drejtën e përdorimit të gjuhës sipas zgjedhjespersonale janë kriminale (të përshkruara në pjesën mbi“Veprat kriminale kundër lirive dhe të drejtave të perso-nave dhe qytetarëve"). Sipas Kodeksit gazetar (neni 10),gazetari nuk guxon të krijojë apo përpunojë informatattë cilat rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nukguxon të përdorë gjuhë urrejtëse apo të inkurajojë dhu-nën dhe diskriminimin të çfarëdo lloji (nacional, fetar,racor, gjinor, të klasave shoqërore, gjuhësor, të orienti-mit seksual, të pëcaktimit poltik…). Neni 11 i obligongazetarët në respektim të standardeve të përgjithshmeshoqerore të mirësjelljes si dhe shumë-llojshmërisë etni-ke, kulturore dhe fetare në vend.

    Marrëveshja Bazë e Ohrit e 13 gushtit 2003 ftonbashkësinë ndërkombëtare të promovojë mediat në gju-hët e komuniteteve të ndryshme etnike. Neni 6, “Kultura,arsimi dhe përdorimi i gjuhës", cekë “Palët ftojnë bash-kësinë ndërkombëtare duke përfshirë dhe OSBE-n, tashtojnë ndihmën e tyre ndaj projekteve në sferën e medi-ave, për forcimin e mëtejshëm të mediave radio, televizi-ve dhe të shtypura duke përfshirë mediat në gjuhënshqipe dhe mediat multi-etnike. Palët gjithashtu ftojnëbashkësinë ndërkombëtare të zgjerojë programet profe-sionale të mediave për trajnimin e pjesëtarëve të komu-niteteve që nuk janë shumicë në vend. Palët gjithashtuftojnë OSBE-n të vazhdojë përpjekjet në projektet e pa-rapara për përmirësimin e marrëdhënieve ndër-etnike."

    II. Hapesira mediale

    1. Mediat e shtypura. Si rezultat i të gjitha ndryshimeveshoqëroro-politike dhe i demokratizimit të informimit,

    24 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

  • interesi për themelimin dhe publikimin e mediave publi-ke në vend është në rritje e sipër qysh nga arritja e pa-varësisë. Deri me dhjetor 2002, Agjencioni për informimka regjistruar 926 media të shtypura — gazeta, revista,zhurnale, buletine, sikurse edhe komunikata, almanakdhe lloje tjera të materialit të shtypur.5 Shumica e këtyremediave të regjistruara është në gjuhën maqedone, porka edhe 73 në shqip, 8 në turqisht, 4 në anglisht, 4 nëgjuhën vllahe, 2 në serbisht ndersa 15 shumë-gjuhësor.6

    Konkurrencë e madhe ekziston mes këtyre publikimevepër një treg mjaft të kufizuar prej dy milionë banorëveme ekonomi të dobësuar. Shumë media luftojnë për tëfituar përfitim nga marketingu, mbështetje ndërkombë-tare dhe mënyra tjera të mbijetimit. Gazetarët kryesishtfitojnë të ardhura shumë të ulta, që ka ndikim të konsi-derueshëm në cilësi. Në vend ekzistojnë vetëm dy shtëpitë mëdha botuese — që është rezultat i kontrollës sëmëparshme shteterore mbi media. Kjo si duket ka ndi-kuar deri dikund në cilësinë e mediave. Cilësia në tëshumtën ndryshon, nga kreu i tregut me gazetat ditoresiq është Dnevnik, deri të gazeta shteterore e prodhuarnë mënyrë modeste me financim të pamjaftueshëm siqështë Nova Makedonija.

    1.1. Mediat e shtypura në gjuhën maqedone. Gazetamë e popullarizuar dhe relativisht e pavarur ditore Dnev-nik (tirazhi 60.000) pohon që udhëheq politikën e rapor-timit inkluziv (përfshirës). Sipas informatave të vet Dnev-nik-ut në mesin e lexuesve të tyre ka edhe shumë Shqip-tarë. Mirëpo, interesimi i publikut shqiptarë për këtë ga-

    Tanja Popoviq 25

    5 Sipas informatës së pranuar nga Agjencioni maqedon për in-formim.

    6 Sipas informatës së pranuar nga Agjencioni maqedon për in-formim.

  • zetë bazohet në besueshmërinë e tyre ndaj burimeve re-lativisht kredibile të informimit mbi situatën politike nëvend. Lexuesve Shqiptarë ju mungon mbulimi i rregulltdhe i saktë i çështjeve shqiptare përpos atyre që mbu-lojnë kriminalitetin dhe senzacionet. Në këtë gazetë nukështë i punësuar asnjë gazetar shqiptar (edhepse kanëdisa përkthyes shqiptarë), por si shtojcë shpërndajnëgratis revistën mujore Forumi multi-etnik në gjuhë ma-qedone, shqipe dhe angleze. Autorët e Forumit multi-et-nik vijnë nga grupe të ndryshme etnike dhe gjuhësorendërsa raportojnë për një temë të përbashkët, si “Ma-qedonia pas zgjedhjeve", apo çështje të përgjithësuarasiq janë gjinia, varfëria etj.

    Gazeta e dytë sipas popullaritetit në gjuhën maqe-done Utrinski Vesnik (tirazh 33.000), gjithashtu pohonqë udhëheq politikën e përfshirjes etnike. Sipas projektittë vënë nga një OJQ ndërkombëtare në vitin 2002, kjogazetë kishte shkëmbyer artikuj me gazetën udhëheqeseshqiptare Fakti, e më herët kishin punësuar gazetarëdhe kolumnist shqiptarë. Por menaxhmenti pranon që,“shkaku i kërkesave të lexuesve tonë maqedonas", prio-riteti i kësaj gazete përqendrohet në interesat e popul-latës maqedonase.

    1.2. Mediat e shtypura në gjuhën shqipe. sipas tëdhënave të fundit nga janari 2003, ekzistojnë 15 gazetajavore dhe periodike që shtypen në shqip: Flaka, Fakti,Lobi, Globi, Xixëllima, Nxënesi, Edukimi Qytetar, Stili,

    Hana e re, Grafiti, Fatos, Lobi ditor, Jehona dhe Bre-zi.7 Përkundër numrit të madh të publikimeve komuni-teti shqiptar nuk është i mbuluar sa duhet për momen-tin me media të shtypura. Tirazhi i ultë i gazetave në

    26 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

    7 Sipas informatës së pranuar nga Agjencioni maqedon për in-

    formim.

  • gjuhën shqipe mund të shpjegohet me faktin që ato

    shpesh përqendrohen në lajme nga Kosova dhe nga Shqi-

    përia ndërsa në shumë raste nuk i sigurojnë informata

    relevante komunitetit shqiptar për vendin e tyre.

    Flaka, gazeta më e vjetër ditore në gjuhën shqipe uthemelua në vitin 1945. Sot gazeta humb në mënyrëkonstante lexuesit shkaku i nivelit të ultë të cilësisë gaze-tare, orientimit politik dhe raportimit të njëanshëm. Ga-zeta e parë jo shteterore Fakti, e themeluar me ndihmënfinanciare ndërkombëtare në vitin 1998, ofroi një alter-nativë të gazetës Flaka, të drejtuar nga shteti. Sot po-hohët që ajo është gazeta më e lexuar në gjuhën shqipe.Ngjarjet e fundit nga viti 2003, tregojnë njëanshmëri po-litike të raportimit. Përhapja e tyre është më e madhjanga mediat e shtypura në gjuhën shqipe.

    Gazeta e pavarur javore Lobi, e themeluar në vitin2001 nga intelektualët shqiptarë Shkupjanë, konsidero-het relativisht e matur dhe është alternativë ndaj gazeta-ve Flaka dhe Fakti. Deri më tani kanë arritur t'i rezi-stojnë presionit të fortë politik të grupëve shqiptare tëinteresit dhe kanë mbajtur drejtimin e tyre pluralistik.Demonstrojnë standard të lartë gazetar por akoma pritettë luajnë rol të fortë në treg.

    1.3. Mediat e shtypura në gjuhën turke. Mediat eshtypura në gjuhën turke jo vetëm që duhet të garojnë

    me gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe por edhe më

    prodhimet nga Turqia.

    Birlik, që u themelua në vitin 1946, është gazeta mëe vjetër në turqisht dhe ka traditë të gjatë të gazetës poli-tike dhe informative. Sot ajo shtypet nga Nova Makedo-nija tri herë në javë dhe është burim kryesor i informa-tave në gjuhën turke. Mirëpo, sikurse edhe të githa pu-blikimet e Nova Makedonija-s, vuajnë nga problemet e

    Tanja Popoviq 27

  • njejta me të cilat përballën publikimet tjera simotra. Si-pas informatave të fundit zyrtare shtypet në 2.016 ek-zemplarë.

    Javorja Zaman shtypet nga viti 1994 në gjuhën tur-ke dhe maqedone (numri i ekzemplarëve të shtypurështë 6.000), por del jo rregullisht, kohë pas kohe.

    1.4 Mediat e shtypura në gjuhën rome8. Tregu ishtypit në gjuhën rome habitshëm është i pasur dhe ak-tiv. Përpjekjet e përbashkëta individuale dhe aktivizimi ipërgjithshëm i komunitetit romë kanë pasur ndikim tëshkelqyeshëm gjatë disa viteve të fundit duke sjellur deritë asortimenti i lartë i prodhimeve të shtypura. Popul-latës rome dhe mediave të tyre akoma ju mungon ndiki-mi i vertetë politik dhe publik por edhe vetë ekzistimi imediave të tyre motivon dhe inkurajon aktivitetet e ardh-shme në rritjen e rolit të tyre në shoqërinë maqedone nëpërgjithësi. Roma Times, e themeluar në vitin 2000 dhee shtypur nga Romani Informatikani Agencia (AgjenciaInformative Rome) është gazeta e vetme për komunitetinromë e shtypur me artikuj në gjuhën rome dhe maqe-done. Shtypet tri herë në javë dhe në 16 faqet e saj sjellinformata për ngjarjet ndërkombëtare dhe ato kombëta-re, arsimim, argëtim, marketing, sport etj. Më e rëndë-sishme është që gazeta fokusohet në tema rome. Qyshnga viti 1997 shpërndahet revista mujore për fëmijë equajtur Cirikli dhe sjell përmbajtje arsimore, informati-ve dhe argëtuese për fëmijë në gjuhën rome dhe maqe-done. Me suksesin e Cirikii-t, unioni kombëtar pedago-gjik, në vitin 1998, rekomandoi përdorimin e saj nëshkolla fillore. Romana dhe Vilo të themeluara në vitin2001, në botimet e tyre mujore i drejtohen temave që ju

    28 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

    8 Gjuha rome ende nuk ka unifikim dhe standardizim. Në këtëraport termi “gjuha rome" përdorët në domëthënie të përgjithshme.

  • interesojnë grave dhe adoleshenteve rome. Derisa Vilokryesisht i kushton vëmendje temave argëtuese, muziko-re, të dashurisë, kompjuterike dhe arsimore, Romanasjell këshilla tipike për çështje femërore sikur shëndeti,kozmetika dhe moda apo interviston femrat e famshme.Aspekt interesant i këtyre dy publikimeve është që atojanë tregjuhësore (maqedonisht, rome dhe anglisht). Bo-tuesit shtypin arikuj në gjuhën maqedone, rome dhe/apoangleze, sepse pranojnë që shumë Romë nuk flasin rr-jedhshëm gjuhën rome dhe ju duhet artikulli i njejtë nëgjuhën maqedone për ta kuptuar atë të njejtin në gjuhënrome. Pasi që nuk ekziston gjuha e standardizuar romekëto publikime përpjekën të promovojnë vokabular tëunifikuar.

    1.5 Mediat e shtypura në gjuhën vllahe. Vllahët (Aro-munet, Cincaret) njihen si grup gjuhësor që flet me dia-lekt të vjetër rumun. Si një nga komunitetet më të vogla,është kryesisht i integruar në popullatën shumicë maqe-done, pjesërisht shkaku që i takojnë krishtërizmit tëpërbashkët ortodoks. Vllahët e integruar mirë përballënme rrezikun e asimilimit të plotë dhe janë të brengosurpër rënien e njohurisë së gjuhës vllahe. Viteve të fundit,vllahët ri-zbulojnë traditën e tyre kulturore dhe përpje-kën të ruajnë gjuhën e tyre, zakonet dhe arkitekturën.Mujorja Feniks botohet nga viti 1995 (numri i ekzem-plarëve të shtypur është 1.000). Fokusohet në çështjet epërditshme dhe historike të jetës së Vllahëve.

    Nga tetori i vitit 2002, “Shoqëria kulturore VllaheSanta Sypsy" në Shtip, pjesë lindore e vendit, boton gra-tis gazetën dygjuhësore të quajtur Bilten Armanamea ecila merret me çështje të komunitetit vllah në tetë faqe.

    Tanja Popoviq 29

  • 1.6 Mediat e shtypura në gjuhën serbe, kroate dheboshnjake. Nuk ka media periodike të shtypura nëgjuhën serbe, kroate apo boshnjake që botohen në këtëvend. Prodhimet e shtypura me çmime të volitshme, im-portohen nga vendet fqinje dhe janë lehtë të arritshme.

    2. Mediat e transmetuara. Pas hyrjes në fuqi të ligjeveliberale licencuese, vendi përjetoi një rritje të lartë të nu-mrit të TV dhe radio stacioneve. Për moment ka përmbi157 TV dhe radio transmetues në vend — numër i cilinuk është i mundur të mbahet në një treg aq të vogëldhe me të ardhura të kufizuara nga reklamat. Mbi të tje-rat, ekzistojnë edhe shumë transmmetues jo të ligjshëm— posaçerisht të radios — ekzistimi i të cilëve rrezikonaktivitetet e atyre legale.

    Problemi i shumicës së TV stacionëve në këtë tregtë vogël qendron në ndërlikimin partiak politik gjatëdhënies së licencave transmmetuese dhe mbledhjes sëkompenzimit vjetor nga transmetuesit për shfrytëzim tëatyre licencave. Duket që posaçerisht në kohën para-zgjedhore (psh. Viti 2002) numri i radio dhe TV stacio-neve rritet si këpurdhat për tu zhdukur prap pas mbyl-ljes së vend-votimeve.

    Rregullat e garimit në treg duhet të diktojnë mbyl-ljen e shumë transmetuesve jo profitabil por në situatëne tanishme ndikojnë donacionet e ndryshme politike dhendihma zhvillimore nga organizatat ndërkombëtare. Me-diat në gjuhën shqipe, rome, turke dhe gjuhë tjera kanëmë shumë probleme për të mbijetuar nga kolegët e tyrenë mediat në gjuhën maqedone.9 Shumë nga këto mediaprivate prandaj mbështeten nga ndihma e subvencioneve

    30 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

    9 Claude Nicolet, “Medien in Mazedonien: Zwischen Kriegshetzeund Friedensfõrderung", Südosteuropa Mitteilungen, 31/41. Jg. (2001),282—89.

  • dhe donacioneve për furnizim me pajisje dhe produk-sion.

    Shkaku i hapesirës gjithnjë të ndryshueshme me-diale, shpesh është vështirë që dikush nga jashtë tëmbledh informata precize. Të dhënat që merren jo vetëmqë ndryshojnë prej burimi në burim tjetër por shpesh janëtë vjetruara nga momenti i shpalljes.

    2.1. Mediat transmetuese në gjuhën maqedone. Tran-smetuesi publik MRTV (Radio Televizioni i Maqedonisë),një nga transmetuesit më të fortë në këtë sektor gjendetnë udhëkryq — ka tepër shumë të punësuar, i ngarkuarme borxhe të mëdha, përdorë teknologji të vjetruar dhepërballët me rënie të shikueshmerisë. Shumica e Maqe-donëve pa marrë parasyshë origjinën etnike, gjithmonë eka konsideruar vetëm për transmetues “shteteror". Kon-cepti i multi-etnicitetit të TVM-së u trashegua nga era ti-toiste dhe bazohet në sistem të kuotave të ndara të pro-duksionit për gjuhën shqipe, turke, rome, vllahe dheserbo-kroate. Derisa MTV 1 dhe MTV 2 transmetojnëprogram në gjuhën maqedone, programet në gjuhët tjeratransmetohen në kanalin e tretë, MTV 3 të krijuar në vi-tin 2002.

    Cilësia e mediave private elektronike në gjuhën ma-qedone ndryshon në masë të madhe. Ekzistojnë dy ka-nale kombëtare të dhëna me qira në gjuhën maqedone(Sitel dhe A1), prej të cilave A1 është më i popullarizuar,i pavarur dhe i respektuar. A1 ka publikë të gjërë pamarrë parasyshë përkatësinë e tyre etnike dhe preferen-cat gjuhësore. Mirëpo, ai në mënyrë të kufizuar mbulonlajmet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të komu-niteteve tjera. Sitel është orientuar shumë politikisht kugjatë vitit 2001—2002 Shqiptarët e konsideronin si ar-miqesor.

    Tanja Popoviq 31

  • Përpos këtyre përjashtimeve të vogla, standardi iproduksionit të lajmeve i mediave private elektronike nëgjuhën maqedone është shumë i ultë dhe shpesh i ngjy-rosur politikisht. Gjithashtu mungon marketingu, publi-ku, hulumtimi dhe programimi i qelluar. Pagat janë tëulta ndërsa aftësitë menaxhuese janë minimale. Shumëtransmetues lokal shpresojnë për ndryshime të ligjit, tëcilat do t'ju mundësonin të bëhen transmetues regjionalashtu që të rrisin përparësinë e tyre konkurruese.

    Radio tregu është gjithashtu i stërmbushur sikur aiteleviziv. Ekzistojnë më shumë se njëqind radio stacionetë licencuara dhe të pa licencuara, me 56 stacione nëgjuhë maqedone që ofrojnë programe në gjuhë tjera.

    2.2. Mediat transmetuese në gjuhën shqipe. Në gushttë vitit 2002, dy ditë pas fillimit të fushatës zgjedhore,programi në gjuhën shqipe në MTV 3 papritmas u zgje-rua nga dy orë e gjysmë në nentë orë për ditë, në bazë tëaplikimit të rregullave të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo umirëpritë nga koalicioni qeverisës (VMRO-DMNE, PDSH)si shenjë e qartë që Qeveria mbështet të drejtat gjuhëso-re shqiptare. Mirëpo, si duket personeli që punonte nëdeskun e gjuhës shqipe nuk ishte në gjendje të shfry-tëzojë më së miri këtë kohë të shtuar për transmetim.Shumica e skemës së re programore përbëhej nga shouprogramet e recikluara muzikore shqipe dhe nga teleno-velat latino-amerikane të titruara shqip. Zgjerimi i pro-gramit shqip ishte në dëm të programeve në gjuhët tjeraqë u zhvendosën në termine jo të popullarizuara kohore.Skema e aprovuar kohë më parë përmbanë dy orë egjysmë program ditor në gjuhën turke. Programet nëgjuhën vllahe, rome, serbe, kroate dhe boshnjake janë tëkufizuara në gjysmë ore nga tri herë në javë dhe njëherënë javë jepet programi një orësh në sëcilën nga këtogjuhë. Kjo skemë e re programore nuk ka promovuar

    32 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

  • unitet ndër-etnik mes deskëve në gjuhë të ndryshmepranë MRTV-së ndërsa ankësat, që të drejtat e tyre lihënanash, arrijnë pandërprerë nga deskët më të vogla. Për-pos kësaj, mungesa e financave për pajisje, personelprofesional apo programe të mirëfillta ka domethënienqë MTV 3 siq duket është terheqese për një numërshumë të vogël shikuesish madje edhe në mes të grupe-ve të veta të parapara. Shumë ekspert për media konsi-derojnë që MTV 3 në formën e tashme, nuk është e kon-ceptuar si duhet dhe që është dështim. Megjithatë, në vi-tin 2003 janë treguar shenja që drejtoria e re e vendosurreformiste e MRTV-së përpjekët të zgjidh disa nga pro-blemet kryesore që e mundojnë këtë organizatë. Drejtorii ri gjeneral, Gordana Stoshiq, tashmë ka paralajmëruarkrijimin e ekipeve të përziera redaktuese për programetshumë-gjuhësore.10

    Njëmbëdhjetë TV stacione lokale në pronësi private,kryesisht në pjesët perendimore dhe veriore të vendittransmetojnë program në gjuhën shqipe. Ekzistojnë ndry-shime të mëdha në cilësi dhe sasi të programeve të tyrepor shumica prej tyre vuan nga problemet e njejta të si-tuatës së rëndë financiare, me personel të motivuar do-bët që merr paga të ulta dhe njohuri të paktë profesiona-le mu sikurse edhe kolegët e tyre nga mediat private nëgjuhën maqedone. Derisa shumë nga TV stacionet priva-te që transmetojnë në gjuhën shqipe pohojnë që plotë-sojnë zbrazësirën informative të krijuar nga puna e do-bët e MTV 3 standardi i programeve të lajmëve në për-gjithësi është i ultë. Gjatë konfliktit të vitit 2001 dhe pa-ra zgjedhjeve të vitit 2002, stacionet shqiptare shpeshkanë treguar njëanshmëri eklatante dhe reaksionet etyra pak janë dalluar nga shumica e atyre në gjuhën

    Tanja Popoviq 33

    10 Cituar nga intervista me Gordana Stoshiq. Forum, nr. 121(17. 1. 2003), 29.

  • maqedone. Mirëpo, ka disa përjashtime të dukshme: sipër shembull, TV Era (Shkup), TV Art (Tetovë) dhe TVHana (Kumanovë) si dhe Radio Vati (Shkup) që kanëmbajtur politikë të pavarur redaktuese dhe janë disandër transmetuesit shqip privat që premtojnë më sëshumti.

    Nga pesë radio-programe të ndryshme kombëtareqë ofron MRTV-ja, vetëm Radio 2 i kushtohet komunite-teve etnike. Për fat të keq, ka një publikë të paktë, jo mëshumë se 5 përqind. Njezet e nentë radio-stacione publi-ke lokale transmetojnë programe në gjuhë tjera (varë-sisht nga përbërja e popullsisë), por sikurse TV stacio-net publike lokale as ato gati që nuk kanë ndikim.

    Nga ana tjetër, ekzistojnë 17 radio-stacione privatelokale që transmetojnë program në gjuhë tjera, dukepërfshirë gjuhën shqipe, turke dhe rome. Disa nga toofrojnë programe në më shumë së një nga këto gjuhë.Sikur në të gjitha mediat në pronësi private, cilësia eprogramit ndryshon pabesueshëm. Duke ndjekur tren-din e përgjithshëm global kah “tabloidizimi" këto mediashpesh prodhojnë programe për argëtim dhe nuk bëjnë“vegla" për informim dhe arsimim të shpejtë dhe fryt-dhënës. Disa nga radio-stacionet lokale nuk janë asgjëmë tepër nga një magnetofon dhe mikrofon kurse tran-smetimin e bëjnë nga ndonjë kasolle.

    2.3. Mediat e transmetuara në gjuhën turke. Për-zgjedhja e mediave elektronike në gjuhën turke është ekufizuar. MTV 3 ofron program mjaft të shkurtër nëgjuhën turke ndërsa komuniteti percjell programe sateli-tore nga Turqia. Për ta përmirësuar këtë situatë, disa ga-zetarë me origjinë turke themeluan në vitin 2001"Orga-nizatën për zhvillim të mediave në gjuhën turke në Ma-qedoni" (www.turkishmedia.org.mk). Oranizata për mo-

    34 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

  • ment bën përpjekje për përmirësim të nivelit profesionaldhe arsimor të gazetarëve të rinj ashtu që komunitetit tëtyre ti ofrojnë qasje më të mirë informatave në gjuhën etyre amtare.

    2.4. Mediat e transmetuara në gjuhën rome. Ekzi-stojnë dy TV stacione që i drejtohen komunitetit romë:TV BTR Nacional dhe TV Satel. Të dyja gjenden në pa-ralagjen rome të kryeqytetit Shkupit dhe transmetojnëedhe në gjuhën rome dhe (kryesisht) në maqedone. Atoofrojnë sherbim të rëndësishëm publik, me dhënie të laj-meve, programeve arsimore, gjuhësore dhe kulturore ngakultura në gjuhën rome por tentojnë të fokusohen mëtepër në argëtim. Është interesante që këto stacionekanë shikues edhe Romët edhe Maqedonet që përcjellinme endje muzikën tradicionale dhe komeditë lokale qëofrohen.

    Situata e radio-stacioneve në gjuhën rome ështëmjaft jo stabile: derisa Radio Cerenja (Shtip) ia del tëmbijetojë me ndihmë nga donatorët, stacionet tjera siqështë Radio Ternipe (Gostivar) luftojnë pa kurrfarë tëardhura, pajisje të dobëta teknike, fuqi të pamjaftues-hme punëtore etj. TV dhe Radio stacionet rome lëngojnënga mungesa e financave të duhura çka sjell deri tepërdorimi i pajisjeve të stër-vjetruara dhe problemet eshpeshta teknike. Mirëpo, TV dhe radio stacionet nëgjuhën rome janë në mësin e pak emetuesve shumë--gjuhësor të vertetë që punojnë së bashku dhe i takojnëedhe komunitetit romë edhe maqedon.

    2.5. Mediat e transmetuara në gjuhën vllahe. Ekzi-ston shumë pak TV dhe radio program në gjuhën vllahe.MTV 3 ofron një orë në javë kurse disa radio-stacionejanë në përpjekje e sipër për të përfshirë edhe progra-met në gjuhën vllahe.

    Tanja Popoviq 35

  • 2.6. Mediat e transmetuara në gjuhën serbe, kroatedhe boshnjake. Televizioni kroat, serb dhe malazezndjeken pa problem dhe terhjekin një publikë të konsi-derushme si pasojë e shtrirjes së njohurisë së gjuhëvedhe me ndihmën e titrave. TV kanali i nohur serb TVPink josh publikun në numër të konsideruar me mu-zikën e vet popullore dhe argëtim. MTV 3 ofron programnjë orësh në këto gjuhë.

    III. Mediat dhe programet shumë-gjuhësorekundër gjuhës së urrejtjes

    Konflikti nga shkurti i vitit 2001 solli “gjuhën e urrej-tjes": shumica e mediave në gjuhën maqedone përdorninshprehjen “terroristet" gjatë përshkrimit të komunitetitetnik shqiptar, përderisa mediat në gjuhën shqipe nu-mronin keqtrajtimet e pretenduara të drejtave të njeriutnga ana e forcave maqedone të sigurisë. Gjatë konfliktitdhe menjëherë pas përfundimit të tij mediat publike dheprivate kanë qenë shpesh fajtore për dezinformata nxi-tëse kurse të pakta kanë qenë tentimet për tu treguaredhe ana tjetër e tregimit. Për shembull, TV stacioni nëgjuhën maqedone Channel 5 ka transmetuar raportinku shfaqet raportuesi i cili nga një shtëpi gjuan meplumba drejt pozitave shqiptare përderisa TV stacionilokal në gjuhën shqipe, me emër i pavarur, transmetoifilmin dokumentar njëorësh për Armatën Kombëtare Çli-rimtare Shqiptare ku gjatë kësaj nuk kishte hulumtuarasnjë qendrim të kundertë. Ngjashëm me këto, gazetatditore shqipe Fakti dhe Flaka u bënë haptas politikedhe ishin për luftën shqiptare përderisa deri atëherë re-lativisht e pavarur, ditorja në gjuhën maqedone Dnevnikishte bërë karakteristikë e nacionalizmit maqedon.

    36 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

  • MRTV-ja u bë vegël propaganduese e posaçme efika-se në duartë e politikanëve nga të dy anët e konfliktit.Ndasia e transmetimit mes programeve të gjuhëve tëndryshme të përshkruara më lartë, e bëri të mundurndikimin e dyfishtë — derisa elita qeverisëse maqedoneu koncentrua në kontrollimin e programit të lajmeve nëgjuhën e tyre në MTV 1, partive shqiptare qeverisëse (ci-lado që ishte në koalicion qeveritar në atë kohë) ju lejuatë dominojnë programet në gjuhën shqipe. Kjo solli derite pasoja jo e zakonshme — që gjatë kohës së konfliktitMRTV-ja emetonte buletine plotësisht të ndryshme të laj-meve në gjuhën shqipe dhe maqedone. Kjo është vërej-tur për herë të parë gjatë Krizës Kosovare në vitin 1999,kur mospajtimi për intervenimin e NATO-s, posaçerishttek Shqiptarët dhe Maqedonet u bë i dukshëm. Shërbi-mi në gjuhën shqipe u tubua rreth përkrahjes së ku-shërinjve të vetë në Kosovë dhe prandaj e përkrahte in-tervenimin e NATO-s që ishte në kundërshtim direkt meatë çka pohonte qeveria në MTV 1. Gjatë kësaj periudheu lajmëruan shenjat e para të konfliktit të mundshëm,pasi qe shumë Maqedonë e shihnin pozitën e shqipta-rëve si shenjë të “separatizmit shqiptarë", derisa popul-lsia shqiptare ndjehej e përjashtuar dhe e akuzuar ngaana e Maqedonëve.11

    Pas Marrëveshjes së Ohrit të 13 gushtit 2001, gjuhae urrejtjes u zhduk nga skena mediale maqedone porpolitizimi dhe polarizimi kanë mbetur. Një komentuesmaqedon në vitin 2000 theksoi: “Ne nuk kemi gjuhë tëurrejtjes por kemi gjuhë të frikës. Nuk e dijmë çka

    Tanja Popoviq 37

    11 Dy publikime të reja pasqyrojnë këtë çështje nga pikëpamje tëndryshme. Shihe Dona Kolar-Panov, “Troubled Multicultural Broadca-sting in Macedonia", Journal of Socio-Linguistics (2002), në botim,dhe Veton Latifi, The Two Truths and Two 'Publics' in Macedonia, nëbotim.

  • shqiptarët mendojnë sepse nuk e dijmë gjuhën e tyre.Ashtu që ata na frigojnë nëve (…)."12 Këto fjalë vlejnë sote kësaj dite dhe saktësisht e përshkruajnë situatën nëshoqërinë dhe mediat maqedone. Mediat janë të ndarasipas gjuhëve, ashtu që sëcila media informon komunite-tin e vet etnik dhe shumë pak ka tentime që të zbulohetçka komuniteti tjetër etnik mendon apo flet në media.Ka shumë pak gazetari inkluzive ose programe dhe gaze-ta të përziera gjuhësore. Kjo është habitëse duke konsi-deruar faktin që pjesëtarët e grupeve të ndryshme etnikenë vend sipas rregullit flasin disa gjuhë. Shqiptarët za-konisht flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedone, tur-ke13 dhe serbo-kroato-boshnjake.14 Turqët flasin gjuhënturke, maqedone ndonjëherë edhe shqipe15, e gjithashtuserbo-kroato-boshnjake. Pjesëtarët e komunitetit romëflasin gjuhën rome dhe maqedone, ndonjëherë shqipedhe serbo-kroato-boshnjake. Vllahët, grupi më i vogëlflasin gjuhën vllahe dhe maqedone, serbo-kroato-bos-hnjake madje edhe greke. Serbët zakonisht flasin rr-jedhshëm gjuhën serbe dhe maqedone. Për dallim nga tëtjerët, Maqedonët zakonisht nuk flasin asnjë nga gjuhët

    38 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

    12 Mark Thompson, Slovenia, Croatia, Bosnia and Herzegovi-na, Macedonia (FYROM) and Kosovo. International Assistance to Me-

    dia (Vienna: OSCE Representative on Freedom of the Media, 2000), 6.13 Disa prej tyre flasin turqisht pasi ka pasur migrim të dhun-

    shëm nga qeveria e Mbreterisë Jugosllave mes dy luftërave botërore, tëShqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia në Turqi. Mijëra prej tyre is-hin të përndjekur. Disa u kthyen pas Luftës së Dytë botërore. Disakanë mbajtur lidhje me të afërmit e tyre në Turqi dhe dërgojnë fëmijëte tyre për shkollim atje, etj.

    14 Është trashegimi historike ku gjuha serbo-kroate ka qenëgjuhë e kuptimit. Kjo posaçerisht reflektohet ne popullatën e arsimuarmbi 25 vjeçare. Në këtë artikull shprehja “serbo-kroato-boshnjake"është përdorur herë pas here për të zëvendësuar serbo-kroate.

    15 Shqip flasin vëtem ata që jetojnë në rajonet e banuara krye-sisht me Shqiptarë.

  • tjera që flitën në vend. Përjashtim bën gjuha serbo-kroa-te, gjuhë e kuptimit në ish Republikën Socialiste Federa-tive të Jugosllavisë.

    Me dallueshmërinë e gjuhëve që flasin pjesëtarët egrupeve nacionale, njeriu do të supozonte që ekzistonnjë potencial për bashkëpunim mes mediave të ndry-shme si dhe treg i madh për mediat shumë-gjuhësore.Për fat të keq, rasti është i kundertë posaçerisht në me-diat në gjuhën shqipe dhe maqedone. Përkundër të gjit-have ka shembuj pozitiv (shih më poshtë). Një pengesëtjetër për zhvillimin e mediave shumë-gjuhësore ështëmungesa e gazetarëve të arsimuar. Edhepse ka disa viteqë arsimimi i gazetarëve ka qenë prioritet i OJQ-ve dheorganizatave ndërkombëtare që punojnë në sferën ezhvillimit medial, aftësia e gazetarëve në këtë vend, pamarrë parasyshë prejardhjen etnike, është nën standar-det evropiane. Situatën e bën më të keqe programi i vje-truar arsimor në studime për media në UniversitetinShen Kirili dhe Metodi në Shkup, ku pos tjerash trajno-het një numër shumë i vogël i atyre që nuk kanë prejar-dhje maqedone. Në vitin 2003, për shembull, ka qenëvetëm një student shqiptar që studionte gazetarinë nëuniversitet. Në Universitetin e Evropës Jug-lindore nëTetovë për momentin nuk ka grup për gazetari.

    Bashkësia ndërkombëtare është munduar të pro-movojë mediat shumë-gjuhësore. OJQ “Kërkimi i terre-nit të përbashkët" publikon gratis revistën mujore Foru-mi shumë-gjuhësor, që shtypet në gjuhën maqedone,shqipe dhe angleze dhe shpërndahet si shtojcë e Dnev-nik-ut si dhe gazetës Fakti dhe Utrinski Vesnik.

    Në shtator 2002 erdhi deri të projekti interesant megazetën ditore dygjuhësore në pronësi private Global(maqedonisht dhe shqip). U publikua në dy botime tëveçanta — një botim në gjuhën maqedone dhe një në

    Tanja Popoviq 39

  • shqipe. Ishte një përpjekje ambicioze për sigurim të laj-meve dhe informatave derisa provohej të tejkalohen bar-rierat gjuhësore mes lexuesve të saj. Për fat të keq, pasfillimit plotë premtime, shpërndarja u ndërpre në dhje-tor të vitit 2002 siq duket shkaku i problemeve finan-ciare.

    Gostivar Voice, edhe një nismë interesante, gazetëdyjavore në gjuhën shqipe, maqedone dhe turke që boto-het në regjionin e Gostivarit ndërsa krijohet nga një grupndër-etnik i gazetarëve të rinj. E financuar nga OSBEMisioni Hulumtues Monitorues në Shkup dhe nga Orga-nizata Internacionale për Migrim (IOM), e implementuarpërmes “Projektit ndër-etnik Gostivar" me qellim që pro-jekti të krijojë një forum politikisht të pavarur ndër-et-nik për lajmet lokale komunale ku do të shërbehej regji-oni i Gostivarit i cili ka mungesë të mediave të shtypura.Qellimi i këtij projekti që ngërthen bashkëpunim ndër--etnik dhe ndërtim të besimit është t'ju ofrojë rastin ga-zetarëve dhe redaktorëve të rinjë dhe pastaj gjithashtu tëndihmojë në promovimin e kuptimit më të mirë mesgrupeve etnike. Gostivar Voice është apolitik dhe i shman-gët çfarëdo komenti politik dhe çështjeve të cilat mundtë janë diskutabile në ambientin shumë-etnik. Gazetaprej tetë faqeve shtypet në tri verzione të ndara: nëgjuhën shqipe (1.500 ekzemplarë), maqedone (1.000 ek-zemplarë) dhe turke (500 ekzemplarë). Përmbajtja e triverzioneve është identike.

    Projekti më i ri POINT është gazeta studentore metetë faqe nga regjioni i Tetovës që shtypet në gjuhënmaqedone dhe shqipe dhe i drejtohet interesimeve tëpërbashkëta të njerëzve të rinjë. Me ndihmën e OSBE-sëdhe Organizatës Internacionale për Migrim (IOM), POINTdo të botohet çdo dy javë me numër të ekzemplarëve tështypur prej 10.500 nga të cilat 2.500 do të janë në

    40 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

  • gjuhën maqedone ndërsa 8.000 në gjuhën shqipe. Gjit-hashtu planifikohet edhe botimi në gjuhën turke.

    Pesë TV stacione lokale të pavarura private bash-këpunojnë nga vera e vitit 2002. Tri stacione në gjuhënmaqedone, TV Tera (Manastir), TV Vis (Strumica), TVZdravkin, dhe dy stacione në gjuhën shqipe, TV Art (Te-tovë) dhe TV Era (Shkup), punojnë në produksionin eprogramit mbi ngjarjet e rëndësishme ashtu që t'i pre-zentojnë publikut informata nga gati të gjitha regjionet evendit. Programi ka titra çka zakonisht ju mungon shu-micës së programeve të transmetuara. Nga njëra anë,këto produksione kanë për qellim të përforcojnë bash-këpunimin profesional dhe shkëmbimin e programevemes stacioneve të drejtimeve të ndryshme etnike. Ngaana tjetër, strategjia është që të përforcohën këto TV sta-cione ashtu që më shumë të fokusohen në lajme lokaleashtu që do të mbulojnë temat në mënyrë profesionaledhe me përgjegjësi, që është relevante për të gjithë ba-norët. Kjo me vete sjell vetë-hulumtimin mbi llojlloj-shmërinë e shikuesve mes komuniteteve të ndryshme et-nike dhe grupeve gjuhësore.

    Radio Jeta është radio-stacion i pavarur dygjuhësorqë emeton program në gjuhën maqedone dhe shqipe nëhapesirën e Shkupit. Fillimisht u themelua me të hollatë donatorëve ndërkombëtar në mars të vitit 2001. Pro-gramet udhëheqën nga një udhëheqës maqedon dhe nganjë udhëheqës shqiptar, të cilët përdorin teknikën e pa-rafrazimit për të prezantuar së bashku programin në dygjuhë. Teknika bilinguale është hap drejt diverzitetit dhetolerancës në mediat maqedonase. Radio-stacioni ka it-htarë të flaktë në mesin e të rinjve. Radio Tetova, RadioSemi (Dibër) dhe Radio Albana (Kumanovë) që punojnësipas menaxhimit vetanak janë dakorduar të ritransme-tojnë të gjitha programet.

    Tanja Popoviq 41

  • IV. Veprimet më të mira

    Projekte të ndryshme tashmë ekzistuese apo të planifi-kuara do të paraqiten në këtë kapitull. Të gjitha atomerren me sfidat multi-etnike për të zbuluar zgjidhje tëpërdorshme dhe joshëse për kërkesa të ndryshme nësferë të mediave të shtypura dhe të transmetuara.

    1. TV Tera: “Diferencat na bashkojnë". Stacioni privatlokal promovon një kombinim shumë specifik të aspek-teve ndëretnike dhe dygjuhësore apo shumë-gjuhësore.TV Tera ka filluar një projekt regjional jashtë kufijve, qëështë orvatja e parë për të shfaqur pamjen multi-etniketë regjionit jug-perendimor të vendit, një pjesë të Greqisëdhe pjesës jug-perendimore të Shqipërisë. Produksionipërmbanë gjashtë emisione që shfaqin grupe të ndry-shme etnike (Maqedonët, Grekët, Shqiptarët, Vllahët,Turqët, Romët etj) nga ky regjion. Dokumentarët “Dife-rencat na bashkojnë" merren me çështje të këtyre grupe-ve etnike që kanë të bëjnë me çështje ligjore, aktivitete tëtyre dhe në përgjithësi mënyrën e tyre të jetesës, çështjetë rrefyera dhe tradicionale, zgjidhje për konflikte tradi-cionale dhe shansat për shoqëri shumë-etnike nga pikë-pamja mikro (lokale) dhe makro (tej regjionale — tej ku-firit). Qellimi i projektit është të prezantojë përmes rrefi-meve jetësore të popullsisë, e cila me shekuj ka jetuarnë hapesirë të njejtë, idetë për një shoqëri të hapur dhetë një bashkëpunimi të ardhshëm tej regjional mes ko-munave dhe bashkësive si një mjet me rëndësi në ndërti-min e besimit, çka ndalon mbizotërimin e paragjykimevedhe gjysmë të vërtetave. Fjalët origjinale, të shprehura nëgjuhën amtare të folësve, do të jenë të titruara në gjuhënmaqedone ndërsa produksioni do ti ofrohet TV stacione-ve lokale në Korçë (Shqipëri) dhe Kozan (Greqi) me titranë gjuhën shqipe dhe greke sipas kërkesës.

    42 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

  • 2. TV M: “Kronikat e liqenjve". TV M është TV stacioninë gjuhën maqedone që transmetohet në Ohër, Strugë

    dhe rajonin përreth. Para pak kohesh kanë nisur pro-

    gramin e ri regjional të quajtur “Kronikat e liqenjve". Ky

    program do të ofrojë lajme të zgjeruara dhe të llojlloj-

    shme nga tërë regjioni i Strugës, Ohrit dhe rreth liqenit

    të Ohrit, të njohur mirë nga fakti që është i banuar me

    shumë grupe etnike qysh nga kohërat e lashta (Maqedo-

    nët, Shqiptarët, Turqët, Vllahët, Egjiptasit, Serbët etj.).

    3. Radio Cerenja. Kjo është një media në gjuhën romeme ekipin etnikisht të përzier redaktues (Romët, Turqët

    dhe Maqedonët). Ata do të inicojnë projektin shumë-

    -gjuhësor që përbëhet nga programet në gjuhën turke

    dhe vllahe (sëcili nga një orë në javë). Do të sigurojë in-

    formata mbi vetëqeverisjen lokale, arsimimin, ngjarjet

    kulturore, traditat dhe zakonet. Programet duhet të mbu-

    lojnë punët rrjedhëse me 60 përqind të kohës ndërsa 40

    përqind të kohës do të mbulohen me muzikë. Ky është

    një eksperiment shumë i rëndësishëm që jep shpresë,

    pasiqë do të thotë që radio-stacioni romë ndoshta do të

    bëhet platformë për grupet tjera gjuhësore dhe do të

    ndihmojë në forcimin e tolerancës dhe bashkëpunimit

    mes komuniteteve etnike.

    4. Desku i qytetit, Tetovë. Ky projekt është desk shu-më-gjuhësor në Tetovë dhe i dedikohet mbulimit të laj-

    meve ditore nga rajoni i Tetovës për të gjitha mediat.

    Projekti u themelua sipas idesë së gazetarëve lokal ndër-

    sa u inicua nga Njësia për zhvillimin e mediave të Misio-

    nit Hulumtues Monitorues të OSBE-së në Shkup në prill

    të vitit 2002 si masë për ndërtimin shumë-etnik të besi-

    mit në ish rajonin e krizës.

    Tanja Popoviq 43

  • Projekti promovon dhe mundëson bashkëpunimin

    mes gazetarëve që punojnë në gjuhën shqipe dhe maqe-

    done. Qellimi i tij është të përmirësojë qasjen ndaj infor-

    matave, zgjerimin e listës së lajmeve që publiku të shër-

    behët më mirë, të promovojë lajme dhe mirëkuptim

    multi-etnik sikurse edhe të ngritë standardet e përgjith-

    shme të gazetarisë. Qellimi i tij primar është produksio-

    ni i lajmeve të hulumtuara në tërësi, të barazpeshuara

    dhe objektive. Desku i qytetit prodhon lajmet kryesore

    ditore që kanë të bëjnë me rajonin, për spektër të gjerë

    të temave duke përfshirë edhe ekonominë, mbrojtjen e

    mjedisit dhe kulturën. Tregimi që përbën lajmin hulum-

    tohet, produksioni bëhet nga ekipet etnikisht të përziera

    dhe atë pastaj e transmetojnë gratis edhe në gjuhën

    maqedone edhe shqipe të gjitha TV dhe radio stacionet

    në regjion. Përpos kësaj, TV stacioni kombëtar A 1 dhe

    TV kanalet e ndryshme në Shkup gjithashtu i transme-

    tojnë ato lajme.

    V. Përfundim

    Kushtet e tanishme të punës për media, pa marrë pa-rasyshë gjuhën, janë shumë të vështira. Të gjitha 926mediat e shtypura të regjistruara dhe 157 TV dhe radiotransmetues luftojnë për të mbijetuar. Kjo nuk ështëdetyrë e lehtë duke marrë parasyshë tregun mjaftë të ku-fizuar dhe ambientin e dobësuar ekonomik. Cilësia e ra-portimit ndryshon tëpër shumë, ndikimet politike janëtë përhapura dhe standardet gazetare duken të paar-ritshme.

    Pas periudhës së qetë nismëtare pas konfliktit, ten-

    sionet mes popullatës maqedone dhe shqiptare kulmi-

    nuan me luftëra në shkurt të vitit 2001. Konflikti ka ndi-

    44 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

  • kuar në mënyrë dramatike në mediat e vendit. Gjuha eurrejtjes u bë instrument efikas për promovimin e eks-kluzivitetit etnik në duartë e disa forcave politike. Paslidhjes së Marrëveshjes së Ohrit me 13 gusht 2001,pushkët heshtën, gjuha e urrejtjes u zhduk nga skenamediale dhe tani ekziston numër i madh i mediave qëfunksionojnë në gjuhë të ndryshme. Mirëpo, ndarjet et-nike në media janë akoma prezente. Mediat edhe më teji drejtohen vetëm një publiku etnik dhe nuk arrijnë tëmerren edhe me çështje jashtë atij grupi. Ka shumë pakgazetari inkluzive etnike, gazeta shumë-gjuhësore dheprograme shumë-gjuhësore në radio dhe televizion. Përkëtë arsye mediat akoma nuk janë në gjendje të promo-vojnë tolerancën mes grupeve të ndryshme gjuhësore nëvend.

    Sot ekziston një mori idesh dhe iniciativash se simediat duhet të promovojnë tolerancën dhe mirëkupti-min. Përvojat kanë inkurajuar qasje të reja, shumë pro-jekte të reja që premtojnë veç kanë filluar dhe shumëtjera janë në vazhdimësi apo presin të aplikohen.

    Bibliografia

    EastWest Institute, Letër pune për projektin e tryezës së rrumbullaktëmbi bashkëpunimin përtej kufijve. Projekti i institutit EastWest qëpërmirëson dialogun dhe bashkëpunimin ndëretnik përmes bash-këpunimit në regjionin e liqenit të Prespes/Ohrit — sipas theme-limit të Euroregjioneve. Mbledhja 8—9. nëntor 2002 në Korçë,Shqipëri.

    Forum, nr. 121 (17. 1. 2003), 29.Kolar-Panov, Dona, dhe Van den Haute, Francis, dhe Markovik,

    Marjan (red.), MAP 2000 — Projekti i hulumtimit të publikutmaqedon të mediave, Instituti për hulumtime sociologjike, poli-tike dhe juridike (Shkup, 2000).

    Kolar-Panov, Dona, “Transmetimi problematik multikulturor në Ma-qedoni", Zhurnali për sociolinguistikë (2002), në shtypje.

    Tanja Popoviq 45

  • Melciq, Dunja, “Zwischen Pluralismus und Denkdiktatur: Die Me-dienlandschaft", in id. (red.), Der Jugoslawienkrieg. Handbuchzur Vorgeschichte, Verlauf und Konsequenzen (Opladen, 2002),317—31.

    Nineski, Blagoja, Lokalnite elektronski mediumi vo Makedonija (Pri-lep, 1998).

    Nineski, Blagoja, Pecatenite i elektronskite mediumi vo Makedonija(Shkup, 2000).

    Nicolet, Claude, “Medien in Mazedonien: Zwischen Kriegshertze undFriedensförderung", Südosteuropa Mitteilungen, 31/41 Jg. (2001),282—89.

    Sovet za radiodifuzija na Republika Makedonija, Informacija za ra-dio i TV programite na jazicite na nacionalnostite na elektron-

    skite mediumi vo RM (Skopje, 2002).Thompson, Mark, Slovenia, Croatia, Bosnia and Herzegovina, Mace-

    donia and Kosovo. International Assistance to Media (Vienna:OSCE Representative on Freedom of the Media, 2000).

    Trpevska, Snezana, “Das Mediensystem Mazedoniens", in Hans-Bre-dow-Institut (ed.), Internationales Handbuch (Baden-Baden, 2002),425—35.

    46 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

  • Rekomandimet

    Për të tejkaluar hendekun mes komuniteteve të ndry-shme, parakushtet juridike kanë rëndësi kyçe:

    • Disa grupe punuese tani përpunojnë draftin e li-gjit për transmetim. Kjo rregullore e ndryshuar, eplotë dhe e fortë do të këtë rëndësi për aplikimine ligjeve ekzistuese si dhe për luftën me ves-htirësitë e njohura, siq është tregu i stërmbushurmedial pranë konkurrencës jo të drejtë.

    • Ligji i ri kundër piraterisë transmetuese do tëpërmiresojë produksionin vetanak i cili nga anatjetër do të pasqyrojë më mirë shoqërinë e be-gatshme dhe të llojllojshme të vendit.

    Për përmiresimin e sferës së përbashkët publike dhe eli-minimin e paragjykimeve dhe mos diturisë:

    • Mediat në të gjitha gjuhët që flitën në vend duhettë tentojnë kah mbajtja e strukturës multi-etniketë vendit, në vend që të fokusohen vetëm në ko-munitetin e tyre. Kjo mund të arrihet me mëshumë “gjuhë pozitive" të njerit për tjetrin, duke ikushtuar vëmendje më tepër problemeve të për-bashkëta dhe çështjeve të përditshme të cilat ndi-kojnë në tërë popullsinë, në vend të informimitnë bazë të orientimit etnik.

    • Veprimet sikur shkëmbimi ndër-etnik i progra-meve, redaksitë e përbashkëta dhe ekipet e përzi-era redaktuese kanë rëndësi kyçe. Mëtutje, njëmënyrë shumë e lehtë dhe e thjeshtë e depërtimittë publiku i gjërë është titrimi i programit. Përmoment, MRTV nuk është në gjendje të ofrojëprogram shumë kanalesh të zërit, por ndoshta nëtë ardhmën ky shërbim shumë i dobishëm do tëmund të ekzekutohet.

    • Do të duhej forcuar prodhimin e lajmeve lokaleqë të reflektohen nevojat e popullatës lokale dhetë mbulohen çështjet relevante për të gjithë ba-norët duke përfshirë pikëpamjet e ndryshme tëkomuniteteve të ndryshme. Procesi i themelimit

    Rekomandimet 47

  • të vetëqeverisjes lokale që është në nismë e sipër,ofron mundësi të mëdha posaçerisht mediave tëminoriteteve për të luajtur atë rol të rëndësihëm.

    Arsimimi dhe hulumtimi kërkojnë vëmendje të posaçme:• Hulumtimet duhet inkurajuar dhe mbështetur

    shkaku i ngritjes së diturisë mbi mediat. Hapat eparë, që përbëhen nga shqyrtimi profesional dhemonitoringu medial, tashmë janë ndërmarrë, porështë e nevojshme që kjo të bëhet në mënyrë tërregullt dhe të zhvillohet ashtu që të garantojë hu-lumtim dhe shqyrtim të përhershëm. Ato rezulta-te duhet shpërndarë nëpër media, komunitet, or-ganizata e tjera, ashtu që të përmirësohet shkëm-bimi mes shfrytëzuesve dhe gazetarëve.

    • Arsimimi gazetarë është i rëndësisë kryesore. Du-het zhvilluar dhe forcuar të gjitha nivelet e arsi-mimit. Edhepse OJQ-të mediale përqendrohen nëtrajnimin e gazetarëve, Dega për gazetari e Uni-versitetit Shen Kirili dhe Metodi në Shkup ështënë periudhë transformimi. Programet arsimoreduhet të modernizohen ndersa ligjeratat duhetpërshtatur që ti përgjigjen kërkesave reale të ga-zetarisë moderne. Arsimimi dhe trajnimi në ra-portimin mbi çështjet e diverzitetit duhet për-mirësuar dhe forcuar.

    Për të forcuar këmbimin dhe interaksionin brenda po-pullatës në përgjithësi dhe për të inkurajuar komuniki-min ndër-kulturor në të gjitha nivelet (nacionale, regjio-nale, lokale dhe tej kufijve), mediat akoma janë të varuranga mbështetja dhe ndihma e bashkësisë ndërkombëta-re. Angazhim i mëtejshëm dhe mbështetje substancialee bashkësisë ndërkombëtare janë të nevojshme në ard-hmëri.

    48 Rekomandimet

  • Romain KohnLuksemburg

    Luksemburgu është një shoqëri e posaçme. Ajo është poaq shumë-kulturore sa edhe shumë-gjuhësore. Siq kis-hte vërejtur sociologu Fernand Fehlen: “Nëse ekzistonndonjë kompetencë specifike gjuhësore e Luksemburga-sve atëherë ajo është shumë-gjuhësia."

    Në Dukatën e Madhe bashkë-ekzistojnë tri gjuhë:luksemburgase, frenge dhe gjermane. Deri me tani nukka pasur kurrfarë hierarkie politike apo kulturore mestyre. Përdorimi i gjuhëve varët kryesisht nga situata sëku gjendeni. Për shembull përdorimi i gjuhëve në mediaështë i ndërlikuar dhe nuk është lehtë të kuptohet nësenuk jeni vendas. Prap se prap, nuk ekzistojnë rregulla tëpërpikta dhe ato që ekzistojnë është gjithnjë e më vë-shtirë të definohen. Deri në kohët e fundit gjuhë e shty-pit ka qenë gjermanishtja e pastër (edhepse ka pasurgjithmonë artikuj në gjuhën frenge, e ndonjëherë në luk-semburgase dhe angleze në çdo botim). Kjo është akomagjuhë dominante e mediave të shtypura në tërësi porkohëve të fundit janë shfaqur disa gazeta njëgjuhësorefrenge. Në radio dhe televizion gjatë tërë kohës flitet gju-ha lukesmburgase. Disa programe lokale transmetohennë gjuhën angleze dhe romane.

    Ashtu që, përderisa gjermanishtja mbetet gjuha meprominente e shtypit ndërsa radio dhe televizioni tran-smetojnë në gjuhën luksemburgase, administrata gatiekskluzivisht përdorë gjuhën frenge. Është e dukshmeqë gjuha frnge ka përparuar në jetën e përditshme nga

    Romain Kohn 49

  • viti 1990 si gjuhë e kuptimit. Këtij trendi i kundërvihet

    fakti që Qeveria mbështet idenë e integrimit të imigrante-

    ve në shoqërinë lokale që duhet bërë përmes pranimit të

    gjuhës lokale. Në të vertetë, rëndësinë e gjuhës luksem-

    burgase dhe përdorimin e tri gjuhëve të përbashkëta pa

    paragjykime, shumica e popullatës e konsideron si pikë

    qendrore të identitetit të tyre kombëtar.

    Kjo nuk është aq e çuditshme nëse merret parasy-

    shë përbërja demografike e vendit (viti i referuar 2001).

    Nga 440.000 banorë të Dukatës së Madhe vetëm 277.000

    ka pasaportën e Luksemburgut. Kjo do të thotë që jo-

    -shtetasit përbëjnë gati 37 përqind të popullatës, prej së

    cilës Portugezët përbëjnë komunitetin më të madh të hu-

    aj prej 59.000 njerëzve. I shtoni kësaj rreth 89.000

    Francezë, Belgë dhe Gjermanë të cilët çdo ditë pune

    udhëtojnë në Luksemburg nga vendi i tyre amë, pasiqë

    janë të punësuar në Dukatën e Madhe. Nën këto rretha-

    na është gati e pamundur të vërtetohet kush kujt kur i

    flet në cilën gjuhë. Ekzistojnë shumë variabiletete që ndi-

    kojnë në përdorimin e ndonjë gjuhe e jo ndonjë tjetre as-

    htu që është e pamundur të shkruhet lista e rregullave të

    sakta.

    I. Prapavija historike

    Luksemburg (Lucilinburhuc, në gjuhën e vjetër gjerma-ne) u themelua si kështjellë në vitin 963. Ishte pjesë epërandorisë Romake të kombit gjerman dhe gjuha që fli-tej ishte dialekti i lartë gjerman.

    Katër shekuj më vonë ai territor u zgjerua në veri

    dhe perendim dhe u nda në dy pjesë: francez (ku njerë-

    zit flisnin gjuhën valone) dhe pjesën gjermane (ku përdo-

    rej dialekti i luksemburgut). Gjuha e shkruar dhe admi-

    50 Luksemburg

  • nistrative ishin të ndara sipas regjioneve, në frenge dhegjermane, në formën e tyre të vjetër. Qyteti i Luksembur-gut bënte përjashtim nga kjo rregullë: edhepse i përkistepjesës gjermane, administrata zgjodhi gjuhën frenge sigjuhë pune.

    Gjatë okupimit të parë nga mbreti Lui XIV dhe tru-pat e tij, përdorimi i gjuhës gjermane gati tërësisht undalua. Një shekull më vonë, u ngritë rëndësia e gjuhësfrenge dhe ajo depërtoi madje edhe në administratën lo-kale të regjionit gjerman. Por edhe pas hyrjes në fuqi tëLigjit të Napoleonit të vitit 1804 — Ligjit të parë franceztë së drejtës civile, që ishte i domosdoshëm si kornizëshkaku i ekzistimit të shumë drejtave tradicionale tëndara në Francë para vitit 1789 — gjuha luksemburgasembeti gjuhë të cilën e ndanin të gjithë.

    Në vitin 1839, gjatë konferencës së Londres, Luk-semburgu fitoi pavaresinë e vetë politike. Çmimi i pagu-ar për këtë ishte ndarja e territorit. Mbreteria Belge fitoipjesen valone ndërsa pjesa tjetër e territorit u bë ajo qësot quhet Dukata e Madhe e Luksemburgut atëherë evendosur në regjionin ku flitej gjuha gjermane. Por, gju-ha gjermane nuk e rrezikoi gjuhën mbizotëruese frengepasiqë mbreti holandez, Duka i Madh Uiliam II, nuk imbështeti nëpunësit civil në atë çështje. Përfundimisht,Luksemburgasit e respektuar ia arritën të vendosin gju-hën frenge si gjuhë administrative, të gjykatës dhe poli-tike.

    Revolucioni industrial solli ndryshime të rëndësis-hme socio-demografike kah fundi i shekullit të nentëm-bëdhjetë. Luksemburgu, i cili gjithmonë kishte qenë vendi varfër bujqësor, i detyruar që shumë banorë të vet tidërgojë për të kërkuar jetë më të mirë përtej oqeanit, ta-ni ishte terheqes për imigrantë, së pari nga Gjermaniapastaj nga Italia. Pozicionimi gjuhësor u bë çështje politi-

    Romain Kohn 51

  • ke. Për të shënuar distancën nga Konfederata Gjermane

    dhe Luksemburgu të mbrohej nga nacionalistet gjerma-

    në është sjellur ligji me anë të cilit gjuha frenge u vu në

    pozitë të njejtë si gjuha gjermane, gjuhë të cilën fëmijët

    duhej ta mësonin në shkollë fillore. Programi final gju-

    hësor u definua me reformën gjithëpërfshirëse shkollore

    të vitit 1912.

    Rëndësia e gjuhës luksemburgase për identitetin kom-

    bëtar të vendit u bë evidente gjatë Luftës së dytë botëro-

    re kur Luksemburgu u okupua nga nacistet. Gauleiter-i

    gjerman (kryetari i qarkut) vendosi të bëj regjistrimin e

    banorëve në tetor të vitit 1941 pasiqë donte që banorët e

    Luksemburgut të shprehnin afërsinë e lidhjeve të tyre

    me kulturën gjermane. Sëcilit i kishin thënë të zgjedh

    “gjermane" tri herë, kur ta pyesin për gjuhën, shtetesinë

    dhe etnicitetin e tyre. Madje as fakti që nacistet i kishin

    paralajmëruar njerëzit për pasoja po të përgjigjeshin

    “luksemburgase" nuk i kishte penguar banorët vendas të

    përgjigjën mu ashtu. Pasi nacistet vërejten krenarinë e

    atyre njerëzve për identitetin e tyre (më shumë së 95

    përqind prej tyre kishin thënë “luksemburgase" si përgji-

    gje në të tri pyetjet), i ndërprenë numërimet.

    II. Korniza juridike për media

    Lirinë e të folurit dhe lirinë e shtypit e garanton neni 24i Kushtetutës, që daton nga viti 1868: “Liria e të foluritnë të gjitha rastet dhe liria e shtypit është e garantuar, inënshtrohet evitimit të gjitha kundërvajtjeve të bëra gjatëshprehjes së atyre lirive. Nuk guxohet kurrë të përdorëtcenzurimi. Depozite garantuese nuk guxohen kërkuarnga shkrimtarët, botuesit dhe shtypesit. […]"

    52 Luksemburg

  • Përdorimi i gjuhëve u rregullua tek pas Luftës sëDytë botërore, kur pjesë të Kushtetutës u ndrruan në vi-tin 1948. Neni 29 thjeshtë thekson: “Ligji do të rregul-lojë përdorimin e gjuhës për qellime administrative dhegjyqësore." Neni i përparshëm 29 nga viti 1868 thoshte:“Përdorimi i gjuhës gjermane dhe frenge është opcional.Ai nuk mund të kufizohet."

    Në vitin 1984 është sjellur Ligji për përdorimin egjuhës. Kushtetuta thirrej në këtë ligj që vinte qysh ngaviti 1948 por është dashur të paraqitet një artikull nëgazetën djathtiste gjermane në vitin 1980 që të fillohejprocesi ligjvënës në Dukatën e Madhe. Neonacistet poho-nin që Luksemburgasit flasin gjermanisht pasi që gjuhae tyre amtare është vetëm dialekt gjerman. Opinioni dhepolitikanët u shqetësuan. Parlamenti aprovoi nismën metë cilën kërkohej nga Qeveria të përgadiste propozim li-gjin. Ligji që doli nga debati rregullon përdorimin egjuhëve në nivel ligjvënës, administrativ dhe gjyqësor. Ainuk përmend mediat pasi që ato nuk konsiderohen pje-së e sferës publike në të cilën Qeveria do të duhej tëpërzihej.

    Janë tri pika kryesore të këtij ligji, të vetmit qëmerret me përdorimin e gjuhëve në bazë të gjerë. E pa-ra, gjuhës luksemburgase ju dha statusi i gjuhës nacio-nale (nuancë e rëndësishme në krahasim me gjuhënzyrtare siq u nënkuptua në Bashkimin Evropian përshembull). E dyta, të gjithë dokumentet ligjvënëse duhettë shkruhen në gjuhën frenge. Më në fund, në punët ad-ministrative dhe gjyqësore mund të përdorën të tri gju-hët (luksemburgase, frenge dhe gjermane). Kur ti drejto-het administratës, qytetari mund të përdorë cilëndo ngakëto tri gjuhë; përgjigja duhet të jetë në gjuhë të njejtë,“aq sa është kjo e mundur", siq cekët në ligj. Kjo do tëthotë që të gjitha kërkesat ndaj administratës kërkojnë

    Romain Kohn 53

  • përgjigje në gjuhën frenge pasi që nëpunësit civil nukjanë mësuar në gjuhë tjera apo nuk e njohin sa mjaftonvokabularin teknik në gjuhë tjera.

    Ligji i shtypur i tashëm daton nga viti 1869. Kakohë që mendohet që ai duhet reformuar dhe në vitin2002 ministria shteterore, si sherbim i qeverisë, paras-htroi draftin e ligjit të ri; i cili akoma është duke u di-skutuar. Me të merret parasyshë konventa Evropianepër të drejta të njeriut, sikurse edhe jusrisdiksioni iGjykatës Evropiane për të drejta të njeriut. FrançoisBiltgen, minister i komunikacionit, në përgjegjesi të tëcilit është edhe ky propozim ligj, pret që ky do të jetë li-gji më modern për media në Evropë kur të aprovohetqysh besohet nga parlamenti kah fundi i vitit 2003.Ndryshimet kryesisht kanë të bëjnë me statusin e gaze-tarëve por nuk do të përmbajnë kurrfarë rregullore shte-së në pikëpamje të gjuhës.

    Në vitin 1976 është aprovuar një ligj që të bëhetsubvencionimi i shtypit me të holla publike. Administra-ta në vitin 2001 ju ka dhënë drejtpërdrejt gazetave 4.3milion euro, duke mos llogaritur tërë mbështetjen indivi-duale që mediat e shtypura pranojnë nga Qeveria, pamarrë parasyshë animet e tyre politike. Për të pasurdrejtë për subvencionim, gazeta duhet të botohet së pa-ku njëherë në javë, duhet të punësojë së paku pesë gaze-tarë dhe të këtë rëndësi të posaçme (dmth të merret melajme kombëtare dhe ndërkombëtare, ekonomi dhe pu-në dhe kulturë shoqërore). Vetëm gazetat e shkruara nganjëra prej tri gjuhëve (luksemburgase, frenge, gjermane)mund të kualifikohen për fonde publike. Disa gazetavështirë që do të mbijetonin pa ndihmë shtypit; të tjeratsi Le Jeudi, me siguri nuk do të ishin formuar pa gjasaqë të subvencionohen nga shteti.

    54 Luksemburg

  • III. Mediat dhe përdorimi i gjuhës

    Situata në mediat e Luksemburgut, me përdorimin e

    tyre të gjuhëve të ndryshme, është po aq specifike sikur-

    se edhe e ndërlikuar. Sipas rregullit, mund të thuhet së

    në shtyp dominon gjuha gjermane (madje edhepse disa

    gazeta në gjuhën frenge kanë dalur në treg viteve të fun-

    dit), përderisa në radio dhe televizion gjuhë e kuptimit

    është ajo luksemburgase (përsëri me disa përjashtime

    që vlen të vërehen).

    1. Mediat e shtypura. Sipas statistikës së UNESCO-s,Luksemburgasit janë lexues të pasionuar të shtypit. Më

    shumë së një e katërta e amvisërive blen më shumë së

    një gazetë ditore kombëtare, gati në të gjitha rastet për-

    mes parapagimit. Duke i falenderuar njohurisë së tyre të

    gjuhëve, Luksemburgasit janë në gjendje të lexojnë gaze-

    ta nga vende të ndryshme (kryesisht revista për ata me

    interesime të posaçme dhe të cilat nuk ekzistojnë në Du-

    katën e Madhe, me përjashtim të revistave për automje-

    te). Mirëpo, për të lexuar lajmet lokale duhet të mbështe-

    ten në shtypin lokal.

    Në vitin 1848, nentë vjet pasi Luksemburgu fitoi pa-varësinë, u hartua Kushtetuta e Dukatës së Madhe. Merregulloret e reja ligjore u zhduk cenzura. Nuk është pri-tur shumë dhe është shtypur gazeta e parë, Luxembur-ger Wort. Jo vetëm që ajo ditore akoma ekziston, porajo ka publikun më të gjerë (me 49 perqind) me tirazh(më tepër se 78.000 ekzemplarë të shitur, që paraqet ga-ti dyfishin e tirazhit të të gjitha gazetave tjera ditore sëbashku) në Luksemburg. Gazeta është pronë e Arqipe-shkvisë dhe ka ngjyrim të fortë redaktues katolik. Porgjatë vitëve të fundit i ka hapur faqet e veta rrymave tje-ra ideologjike duke mos i lënë pas dore rrenjët e veta fe-

    Romain Kohn 55

  • tare. Ajo është me siguri gazeta me e besueshme në sek-torin e raportimit gazetar.

    Pandani i saj ideologjik, si kundërpeshë, quhet Ta-geblatt (20 përqind e lexuesve). Ka filluar të del në vitin1913 dhe drejtpërdrejt i takon sindikatës socialiste OGBL.Gajtë vitit 1930 të dy këto gazeta sulmoheshin ashpër:Tageblatt te nacistet shihte armikun politik që duhej eli-minuar, derisa, së paku gjatë viteve të para, Luxembur-ger Wort i mbyllte sytë para Gjermanisë së Hitlerit pasiqë e djathta politike e konsideronte shpresë të fundit përmbrojtje të Evropës perendimore nga kërcenimi komu-nist. Kur nacistet okupuan Luksemburgun në vitin 1940,të dy gazetat u kthyen në rënd.

    Në përgjithësi organe politike janë Zeitung vum Lët-zebuerger Vollek komunist (i themeluar 1946, sot kanjë përqind të lexuesve) dhe Journal-i liberal (i themelu-ar 1948, pesë përqi