moduli 1-principet dhe praktika e punës...

36
Moduli 1-Principet dhe Praktika e Punës Sociale Tema: Metodat e Aplikueshme të Punës Sociale Prezantuesi: Ibush Hetemi, Zyrtar i Lartë për Inspektim të Shërbimeve Sociale dhe Familjare Prishtinë, Gusht 2015. 08-Aug-16 1

Upload: phamanh

Post on 31-Jan-2018

222 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Moduli 1-Principet dhe Praktika e Punës Sociale

Tema: Metodat e Aplikueshme të Punës Sociale

Prezantuesi: Ibush Hetemi, Zyrtar i Lartë për Inspektim

të Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Prishtinë, Gusht 2015.

08-Aug-16 1

Metodat e aplikueshme të Punës Sociale

Nocioni lidhur me qasjet dhe praktika e punës sociale

ndryshojnë në bazë te kulturave dhe vendeve të ndryshme.

Modele zgjidhjesh për punë sociale të cilat pa probleme do të

importoheshin nga jashtë, që menjëherë do ta bënin jetën më të

mirë për punëtorët social Kosovar dhe për klientët e tyre nuk

egzistojnë.

Praktikat e suksesshme duhet gjithmonë të zhvillohen në suaza

vendore duke i studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare,

duke i modifikuar dhe përshtatur realitetit social të vendit.

08-Aug-16 2

Metodat e Aplikueshme të Punës Sociale

Bazat e punës Sociale

Praktikat e punës Sociale – Menaxheri i rastit

Puna në Komunitet

08-Aug-16 3

Bazat e Punës sociale

Përkufizimi i punës sociale

Profesioni i punës sociale pranon ndryshime sociale, zgjedhjen e

problemeve në marëdhëniet ndërnjerëzore, fuqizimin dhe lirinë e

njerëzve për ta rritur mirëqenien njerëzore. Duke i shfrytëzuar

teoritë e sjelljeve njerëzore dhe sistemet shoqërore. Puna sociale

intervenon në pikat ku njerëzit bashkëveprojnë më mjedisin e

tyre.

Parimet e drejtësisë sociale janë fundamentale për punë sociale.

08-Aug-16 4

Bazat e Punës sociale

Puna sociale është profesion; çka don të thotë kjo?

Puna sociale është forcë progresive; ndryshimet

Fuqizimi është objektivi madhor i punës sociale; ngritja sist.

Zgjidhja e problemeve është detyrë qendrore në punën sociale;

Puna sociale ka dimenzion shkencor;

Tërë veprimtaria e punës sociale duhet të drejtohet nga parimet

etike.

08-Aug-16 5

Bazat e Punës Sociale

Grupet e shënjestruara

Luftimi i margjinalizimit;

Klientët e punës sociale mund të ndahen kryesisht në tri

kategori kryesore:

1. Personat që u takojnë grupeve të margjinalizuara;

2. Personat me aftësi të kufizuar punuese të cilët kanë nevojë

për përkujdesje;

3. Personat përkohësisht në varfëri apo vështirësi tjera.

08-Aug-16 6

Bazat e Punës Sociale

Margjinalizimi ka të bëjë me një proces gjatë të cilit një person

largohet jashtë mënyrës se jetesës që konsiderohet të jetë

normale.

Dimenzionet më të rëndësishme të margjinalizimit janë:

- Largimi nga tregu i punës dhe mungesa e mundësisë

ekonomike

- Përjashtimi social dhe

- Pafuqia për të marrë vendime që kanë të bëjnë me jetën e

tij/saj.

08-Aug-16 7

Bazat e Punës Sociale

Përkujdesi ndaj të pambrojturve dhe nevojtarëve

Klientët e marxhinalizuar të punës sociale, zakonisht kanë një

histori të gjatë të varfërisë dhe largimit social dhe ndryshimi i

këtij zhvillimi negativ nuk është i lehtë;

Si komb me popullsi të re, Kosova duhet të zhvillojë model të

vet të punës sociale i cili do të mbështes në mënyrën më të

mirë, zhvillimin e shoqërisë kosovare.

Në të gjitha situatat, puna sociale, megjithatë duhet të përpiqet

që t’u përmbahet parimeve kryesore të etikës profesionale, sa

më shumë që të jetë e mundur.

08-Aug-16 8

Bazat e Punës Sociale

Llojet e intervenimeve të punës sociale

Dhënja e ndihmës sociale (grupet e margjinalizuara )

Konsultime dhe këshilla (delikuenca, dhuna ..! )

Organizimi dhe koordinimi i shërbimeve

Ndihma në situata të krizës (dhuna abuzimi seksual, )

Monitorimi dhe kontrollimi (fëm. me aftësi të kufizuara)

Mbrojtja e interesit të klientit,

08-Aug-16 9

Bazat e menaxhimit të rastit

Koncepti i menaxhimit të rastit - Përkufizimi

Një sërë hapash logjik dhe proces bashkëveprimi në rrjetin e shërbimeve me qellim që klientit ti ofrohën shërbimet e nevojshme në mënyrë mbeshtetëse të dobishme, efikase dhe të lirë.

Menaxhimi i rastit si qasje për të organizuar dhe kordinuar përkujdesjen sociale e ka origjinën në historin

e hershme të praktikës sociale në SHBA,Rrethanat e punës të punëtorëve social në vitët e hershme ishin të

08-Aug-16 10

Bazat e menaxhimit të rastit

Ngjajshme si ato të sotmet në Kosovë, shkallë e lartë e

papunësisë, shkallë e lartë e varfërisë, grupe të mëdha të

popullatës me rrezikimin e të qenurit të margjinalizuar, burime

të kufizuara për shërbime sociale dhe hapësirë e kufizuar e

shërb. në dispozicion.

Qëllimi kryesor i menaxhimit të rastit është që të siguroj

koordinim të shërbimeve dhe përgjegjësi të ofrimit të tyre.

Menaxhimi i rastit në punë është metodologji e punës më

klientin dhe teknikë e koordinimit të shërbimeve.

08-Aug-16 11

Bazat e menaxhimit të rastit

Menaxhimi i rastit në punë sociale përbëhet prej dy

elementeve.

1. Punës së drejtëpërdrejt me klientin dhe

2. Koordinimit të shërbimeve.

Menaxhimi i rastit në punën sociale është metodologji e

ofrimit të shërbimeve, ku punëtori social vlerëson nevojat e

klientit dhe familjes së tij dhe organizon, koordinon dhe

monitoron ofrimin e të gjitha shërbimeve për t’i përmbushur

nevojat e shumta të klientit.

08-Aug-16 12

Bazat e menaxhimit të rastit

Objektivi i menaxhimit të rastit në punë sociale është

përmirësimi i mirëqenies së klientit dhe familjes së tij,

partneriteti dhe pjesëmarrja janë pika kyçe e pikënisjes duke i

përcaktuar të drejtat për vetëpërcaktim.

Procesi i menaxhimit të rastit,

Procesi i menaxhimit të rastit fillon gjithmonë me një vlerësim

të situatës apo gjendjes së klientit, problemet dhe nevojat

analizohen dhe në bazë të analizës identifikohën mënyrat e

përmirësimit të situatës.

08-Aug-16 13

Bazat e menaxhimit të rastit Procesi i menaxhimit të rastit në punë sociale,

VLERËSIMI

Përpilimi i plan. të shërbimeve

zbatimi i planit të punës

ri-vlerësimi

përfundimi i rastit

mbrojtje e klientit

kordinimi dhe monitorimi

08-Aug-16 14

Bazat e menaxhimit të rastit

Çështjet thelbësore,

Vlerësimi është hapi i parë në procesin e menaxhimit të rastit,

vlerësimi i kujdesshëm i problemeve, nevojave të klientit dhe

burimeve që mund të sigurohen është parakusht i suksesshëm

në procesin e punës sociale.

Objektivi i vlerësimit është që të ofroj njohuri për dizajnimin e

planit të shërbimeve, është e nevojshme që të merren informata

për jetën e klientit nëse një plan i mirë i punës duhet të

dizajnohet.

08-Aug-16 15

Bazat e menaxhimit të rastit

Dizajnimi i planit të punës,

Parimet themelore të dizajnimit të planit të punës për procesin

e punës sociale janë ilustruar këtu përmes shembujve:

detyra-1 detyra-2 detyra-3 detyra- 4 detyra - 5

Problemi Qëllimi

08-Aug-16 16

Bazat e menaxhimit të rastit

Implementimi i planit të punës

Plani dhe implementimi i tij përfshin detyrat që duhet të

realizohën nga klientët individual dhe në anën tjetër plani i

punës konstaton shërbimet dhe intervenimet të cilat duhet t’i

ofroj sistemi i shërbimeve sociale.

Faza implementuese strukturohet bashkarisht nga klienti dhe

punëtori social.

Plani i punës duhet të jetë i hapur për ndryshime gjatë rrjedhës

së punës, prioritetet mund të ndryshojnë.

08-Aug-16 17

Bazat e menaxhimit të rastit

Detyra – 1 detyra -2 detyra -3 detyra – 4 detyra - 5

ushqim adekuat të shihet se fëm. të zhvillohet aftësimi profesional të fillohet me

dhe përmirësim të ndjekin shk. plan real për dhe permirësimi i vetëpunësim

gjendjes shendet. Rregullisht përmirësim prof. aftësive të reja.

Shërbimi – 1 Sherbimi -2 shërbimi – 3 Shërbimi – 4 Shërbimi - 5

ndrihma në para programi mbështetës programi në komun. Aftësim prof. Programi

të gatshme për shkollim për të ndihmuar mikro-kredit

vetëveten në grupe

08-Aug-16 18

problemi: varfëria dhe varshmeria

Qëllimi: pavarësi -dalja nga varfëria

Bazat e menaxhimit të rastit

Rolet alternative të menaxhimit të rastit,

Parimisht egzistojnë tri qasje apo role alternative të cilat mund

t’i kryej menaxheri i rastit:

1. Modeli i përgjithshëm ( vlerësimi gjithëpërfshirës )

2. Modeli ekipor ( shërbimet nga ekipet multi profesionale)

3. Modeli i ndërmjetësimit ( përsoni i kontaktimit )

Modeli i përgjithshëm kërkon edhe nivel të lartë të shkollimit

dhe kompetencë profesionale,

Modeli ekipor, roli i menaxherit të rastit është më i kufizuar

dhe intenziteti i kontaktit me klientin është më i ulët.

08-Aug-16 19

Bazat e menaxhimit të rastit

Modeli ekipor mund të jetë gjithashtu zgjidhje e qëndrueshme

alternative në Kosovë. Meqë ofrimi i shërbimeve në QPS në

Kosovë, tradicionalisht janë bazuar në punën e ekipeve

profesionale.

Alternativa tjetër e tretë është quajtur ekipi ndërmjetësues, në

ketë model shërbimet ofrohen jo nga ekipi profesional që

punon nga një organizatë e vetme por nga një numër

organizatash dhe Institucionësh të llojeve të ndryshme.

Menaxheri i rastit ka përgjegjësinë e kordinimit të punës dhe

nëse paraqitet problemi ai vepron si person kontaktues.

08-Aug-16 20

Bazat e menaxhimit të rastit

Ilustrimi i procesit të fuqizimit në vendet me të hyra të larta

detyra -1 detyra -2 detyra -3 detyra -4 detyra -5

Mëkëmbje e kryerja e punëve menaxhimi i mësim per të integrim në kom.

aftësisë elementare shtëp. punëve shtepiake shkuar në sociale

në mënyrë të fqinjësi

pavarur

Shërbimi – 2 Shërbimi – 3 Shërbimi -4

Shërbimi -1 përtrirja e përkujdes shërbimet shërbimi - 5

fizioterapi apartamentit shtëpiak transportuese qendra ditore për

personat me a.të k.

08-Aug-16 21

problemi: Pa aftësi për

jetë të përditshme

Qëllimi:

Jetë e pavarur në shtëpi të

vetë

Bazat e menaxhimit të rastit

Kordinimi dhe monitorimi i shërbimeve,

Për përfundim të suksesshëm të planit të punës është thelbësore

që shërbimet dhe intervenimet e parapara në planin e punës të

ofrohen me kohë dhe në cilësi.

Egzistojnë standarde ndërkombëtare dhe europiane për

vlerësimin e ofrimit të shërbimeve sociale të llojeve të

ndryshme.

Për punëtorin social, përmbushja e dëshirave të klientit

megjithate mbetet kriteri më i rëndësishëm i cilësisë dhe

përshtatshmërisë së shërbimeve.

08-Aug-16 22

Bazat e menaxhimit të rastit

Punëtori social që vepron si menaxhues i rastit ka për detyrë të gjejë shërbimet më të përshtatshme, të bisedoj për ofrimin e tyre dhe të lidh kontrata dhe marrëveshje më ofrues të shërbimeve.

Në këtë sistem të decentralizuar komuna dhe QPS-të kanë rolin e blerësve të pavarur që kanë të drejtë zgjedhjeje të ofruesve të shërbimeve.

Punëtori social e ka për obligim rolin e mbrojtësit i cili përfaqëson interesat e klientit kundrual organiztave që ofrojnë shërbime.

08-Aug-16 23

Puna në komunitet

Puna në komunitet konsiderohet të jetë qasje e posaqme e

punës sociale, e cila duke përdorur metoda të ndryshme të

punës në komunitet pranon ndryshime sociale, krijim të

mundësive të barabarta, pjesëmarrje dhe fuqizim veqanërisht

për anëtarët më të margjinalizuar në komunitet.

si zhvillohet puna në komunitet ?

do të flasim për parimet dhe detyrat kryesore të punëtorit në

komunitet:

08-Aug-16 24

Bazat e menaxhimit të rastit

Punëtori social ka gjithashtu përgjegjësi për shpenzimet

financiare dhe ka për detyrë që të gjejnë shërbimet më të lira.

Lëmi tjetër e rëndësishme ku nevojitet bashkëpunimi është

përkujdesi në komunitet për të moshuarit dhe personat më

aftësi të kufizuar, që kërkojnë bashkëpunim të ngushtë

ndërmjet shërbimeve sociale dhe atyre shëndetësore.

Organizata Jo-qeveritare janë partner të rëndësishëm dhe

duhet bërë përpjekje për t’i integruar OJQ-të lokale dhe

ndërkombëtare në këtë partneritet.

Nëse punëtori social vëren praktika diskriminuese në

komuntetin e ti/saj, i ka për obligim t’i bëjë të njohura –

publike.

08-Aug-16 25

Bazat e menaxhimit të rastit

Përfundimi i procesit të punës sociale,

Në fund të procesit të punës sociale organizohet një takim

përfundimtar ndërmjet menaxherit të rastit dhe klientit.

Është më rëndësi të dëgjohet mendimi i klientit mbi progresin e

bërë dhe të lejohet që të kenë mundësi të flasë për rëndësinë e

punës së përfunduar.

08-Aug-16 26

Puna në komunitet

Detyrat:

Të ju ndihmohet njerëzve për të rritur kompetencat sociale,

dhe aftësinë e tyre për të zgjedhur problemet,

Të ju ndihmohet njerëzve për të siguruar burime,

Të bëjmë që Organizatat të orientohen nga njerëzit në mënyrë

që të kenë qasje në to,

Të ndihmojmë njerëzit të bashkëpunojmë njeri më tjetrin,

Të ngrisim dhe nxisim bashkëveprime në mes organizatave dhe

institucioneve,

Të ndikojmë në politikat sociale,

08-Aug-16 27

Puna në komunitet

Parimet vijuese që mund t’i udhëzojnë punëtorët social në

punën e tyre në komunitet.

1. Fillo aty ku janë njerëzit,

2. Besimi në aftësitë e njerëzve,

3. Përfshirja,

4. Demokracia bazë,

Të gjitha veprimtaritë zhvillimore në komunitet duhet të

ndërmirren nga vetë njerëzit,

Duhet pasur kujdes që të mos fillohet kur nuk janë njerëzit aty.

08-Aug-16 28

Puna në komunitet

Punëtori në komunitet duhet të ketë besim te njerëzit,

Fillimisht duhet të sygjerohet se njerëzit kanë burime të fshehura apo të heshtura të cilat mund të zhvillohën nënë kushte të posaçme

Puna në komunitet ndërtohet sipas idesë se qeniet njerëzore janë të afta për të marrë vendime lidhur më egzistencën e tyre

Përfshirja, integrimin e njerëzve në shoqëri përmes grupeve sociale ku njerëzit mund të bashkëveprojnë

08-Aug-16 29

Puna në komunitet

Metodat e organizimit të komunitetit:

Organizimi i komunitetit mund të bëhet në shumë mënyra, si

bëhet kjo varet ku punoni dhe çfarë qëllimi të posaqëm keni,

Prezentojmë dy metoda kryesore të organizimit në komunitet:

1. Puna më grupet në komunitet,

2. Puna me koalicionet dhe rrjetet në komunitet,

Grupet në komunitet mund të jenë grupe vetëndihmëse apo

grupet vepruese,

08-Aug-16 30

Puna në komunitet

Koalicionet janë grupet e gjëra që bashkojnë njerëzit dhe

organizatat përmes komunitetit.

P.sh. një koalicion që punon për ngritjen e vetëdijes për HIV-in

mund të bashkoj zyrtarët e shëndetësisë, punëtoret social,OJQ,

përfaqësuesit e institucioneve religjioze, mësuesit, studentët,

prindërit etj.

Veprime në komunitet,

Qëllimi i punëtorit në komunitet është dhe duhet gjithmonë të

përqendrohet dhe të sigurojë që anëtarët e grupit të mësohen si

të ndërmarrin veprimet vet.

08-Aug-16 31

Puna në komunitet

Shembujt e veprimit në komunitet:

Themelimi i shërbimeve në komunitet,

Themelimi i qendrave në komunitet që nuk funksionojnë

shkolla, seminare për të rinjët e pa punësuar, gratë dhe fëmijët

me aftësi të kufizuara,

Zhvillimi dhe fillimi i projekteve për përkujdesje në komunitet

ndaj të moshuarve dhe të pa streheve,

Zhvillimi i programeve zhvillimore për dhunën në familje,

Themelimi i programeve me qëllim të parandalimit, abuzimit të

drogës dhe sëmundjes HIV.

08-Aug-16 32

Puna në komunitet

Promovimi i vetë-mbështetjes dhe ndihmës për grupet e

rrezikuara:

Themelimi i grupeve vetë-ndihmëse dhe mbështetëse që vuajnë

nga dhuna familjare, të pa punësuarit, ata që kanë braktisur

shkollën, gratë e dhunuara dhe të trafikuara,

Organizimi i veprimtarive rekreative ditore për klientët

ndihmës sociale,

Organizimi i grupeve mbështetëse për personat me aftësi të

kufizuara,

Organizimi i seminareve dhe grupeve mbështetëse për grupet

në komunitet.

08-Aug-16 33

Puna në komunitet

Mbrojtja dhe kampanja:

Ngritja e vetëdijes publike për abuzimin e drogës përmes

kampanjave mediale,

Bashkëpunimi me shkolla, spitale dhe qendra shëndetësore në

mënyrë që klientët e ri të kontraktohen me kohë,

Bashkëpunimi me OJQ-të kombëtare dhe ndërkombëtare,

agjenci donatore dhe koalicione profesionale për të zhvilluar

programe multi – sektoriale në komunitet,

Mbledhja e informatave për çështjet e punës sociale për ngritje

të vetëdijes në parandalimin e problemeve të ndryshme në

komunitet.

08-Aug-16 34

Puna në komunitet

Monitorimi dhe vlerësimi:

Hapi i fundit në procesin zhvillimor të komunitetit është

reflektimi e veprimeve të cilat grupet në komunitet dhe

punëtori i ka kryer.

Monitorimi është përgjegjësi e punëtorit në komunitet dhe

grupeve,

Në mënyrë që monitorimi të jetë i suksesëshëm, punëtori në

komunitet duhet t’i përcaktoj indikatorët e suksesit qysh në

fazën e planifikimit të punës.

08-Aug-16 35

Puna në komunitet

Punëtori në komunitet është gjithashtu përgjegjës për trajnimin

e grupeve në komunitet në mënyrë që ato vetë të monitorojnë

progresin e veprimtarive të tyre.

Duke kontrolluar apo monitoruar progresin në mënyrë të

vazhdueshme, grupi do të dijë kur diçka nuk shkon mirë dhe

problemet mund të zgjidhen para se të jetë vonë.

Qëllimi kryesor i zhvillimit në komunitet është që anëtarët dhe

grupet e komunitetit të ndërmarrin veprime në mënyrë të

pavarur, pa përfshirjen e punëtorit në komunitet.

08-Aug-16 36