muhamed hamza ek2

27
Univerziteti në Prishtinë Fakulteti Ekonomik – Master Drejtimi: Ekonomiks Lënda: Ekonomiksi i Zhvillimir II Tema: Globalizimi Mentor: Partizan Shuperka Studentë: Muhamed Hamza

Upload: muhamed-hamza

Post on 19-Jul-2016

65 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Punim seminarik Per master

TRANSCRIPT

Page 1: Muhamed Hamza Ek2

Univerziteti në Prishtinë

Fakulteti Ekonomik – Master

Drejtimi: Ekonomiks

Lënda: Ekonomiksi i Zhvillimir II

Tema: Globalizimi

Mentor: Partizan Shuperka Studentë: Muhamed Hamza

2012, Prishtinë

Page 2: Muhamed Hamza Ek2

Përmbajtja

Hyrja (Globalizimi)

................................................................................................................................

3

Qfarë është Globalizmi?

................................................................................................................................

4

Sqarimet mbi përpjekjet për perkufizime

................................................................................................................................

6

Dimenzionet e Globalizimit

................................................................................................................................

7

Shkaqet e Globalizimit

................................................................................................................................

11

Problemet, pasojë të Globalizimit

................................................................................................................................

13

Linja zgjidhjeje – Global Governance

................................................................................................................................

14

2

Page 3: Muhamed Hamza Ek2

Global Governance si përgjigje ndaj problemeve globale

................................................................................................................................

16

Arkitektura e Global Governance

................................................................................................................................

16

Konkluzioni

................................................................................................................................

19

Literatura

................................................................................................................................

20

Hyrja

Globalizimi është një temë e diskutueshme, ndërsa e

padiskutueshme është rëndësia e tematikës, dhe kjo

jo vetëm për edukimin politik. Pyetje bazë

të politikës mbi demokracinë, legjitimimin apo

3

Page 4: Muhamed Hamza Ek2

raportin me ekonominë preken në  thelbin e tyre nga

debati mbi globalizimin.

Çështja e rolit të komunikimit publik, që po bëhet

gjithnjë e më e rëndësishme për edukimin (politik)

mund të  trajtohet në  mënyrë  mbresëlënëse në

shembullin e kësaj tematike. Si nje term kyç, në fakt i

ri por i gjithëpranishëm, globalizimi

instrumentalizohet në funksion interesash

të ndryshme. Ndaj njohja e këtyre proceseve duhet

të shkojë shumë larg, përtej të kuptuarit

më të mirë të diskutimit rreth globalizimit.

Dhe në mbyllje, në rastin e marrjes me globalizimin

bëhet fjalë për debatin aktual mbi çështje qendrore

të së ardhmes, për të cilat duhet të përgatiten si

politika ashtu edhe edukimi.

Qfarë është Globalizimi?

Vështirësitë fillojnë  pikërisht me përcaktimin e konceptit. As në debatin shkencor

dhe as në atë  të  gjerë  publik nuk ka një  përkufizim të njohur si të  tillë nga

tëgjithë1. Tabela e mëposhtme paraqet në  mënyrë  të  përmbledhur përpjekje

të  ndryshme për të  përkufizuar konceptin e globalizimit:

Globalizimi është ...

1 www.wikipedia.com

4

Page 5: Muhamed Hamza Ek2

„... nje proces i kapërcimit të  kufinjve të lindur historikisht. Kështu ai

nënkupton të  njëjtën gjë  si erozioni (pra nuk është zhdukje) i sovranitetit kombtaro-shtetëror dhe prezantohet si shkëputje e ekonomisë  së  tregut nga ‚shtrati‘ i rregullave morale dhe detyrimeve të  institucionalizuara të

shoqërive ...“[Elmar Altvater]

„...Intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të  cilave vende të  largëta mbajnë

lidhje me njëra tjetrën, në  mënyrë  të  tillë  që  ngjarjet në  një vend

karakterizohen nga të  njëjtat procese sikurse edhe në  një  vend

tjetër shumë  kilometra larg, dhe anasjelltas...“

[Anthony Giddens]

„...Intensifikim sasior dhe cilësor I transaksioneve ndërkufitare gjatë 

procesit të njëkohshëm të  zgjerimit të  tyre lokal...”

[Ulrich Menzel]

„...Kthesa më  e madhe ekonomike dhe shoqërore që  prej revolucionit

industrial...“[Dirk Messner / Franz Nuscheler]

„... është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e

cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si ‚kërcënim‘, nga ana tjetër si

‚shans‘ ...“[Johannes Varwick]

„... a social process in which the constraints of geography on social and cultural arrangements recede

and in which people become increasingly aware that they are

receding (...). Globalization does not necessarily imply homogenization (...). Globalization merely implies greater connectedness and de-

territorialization ...”[Malcolm Waters]

„Dinamika e globalizimit shtyhet përpara nga forca ekonomike, por efektet e tij

më vepruese ndihen në fushën e politikës“ [Klaus Müller].

Kompleksiteti i temës së globalizimit kërkon nje debat intensiv edhe në nivelin

konceptual, gjatë të cilit, në një fazë të parë, duhen tematizuar dhe diskutuar

para së gjithash pikat e mëposhtme:

aspekti qendror i heqjes së kufijve si dhe pasojat e lidhura me këtė për shtetet

kombëtare 2;

rëndësia epokale, që  i atribuohet shpesh procesit të  globalizimit

2 Arnold, J. (2008): Scoping Mission: Trade Facilitation for Western Balkans; ‖ IFC‘s Foreign Investment Advisory Service, 2008.

5

Page 6: Muhamed Hamza Ek2

(në mënyrë analoge me industrializimin);

çështja, nëse bëhet fjalë për një proces të një tipi të ri, apo nëse globalizimi

ekziston tashmë prej shumë kohësh, vetëm se proceset janë pershpejtuar

qëprej viteve '80 (varianti, sipas të cilit globalizimi është një  „Mit” i pastër, zor

se vazhdon të gjendet ende në debat);

dallimi mes dy përqasjeve në thelb të ndryshme në termin e globalizimit,

pikërisht nga njëra anë në konceptin e globalizimit në kuptimin e ngushtë dhe

ekonomik të fjalës dhe nga ana tjeter në kuptimin më të gjerë,

në atë që përfshin të gjitha marrëdhëniet sociale;

elementet lidhëse pavarësisht gjithe ndryshimet, para së gjithash roli qendror

dhe tepër i rëndësishëm, që  ka në pothuaj të  githa përkufizimet

interdependenca, varësia reciproke.

Sqarime mbi përpjekjet për përkufizime

Dimensioni ekonomik i globalizimit ka padyshim një rëndësi tepër të madhe dhe

përbën një shkak dhe forcë të rëndësishme lëvizëse për proceset e globalizimit

në fusha të tjera. Por këtu nuk duhet anashkaluar faktin, që  globalizimi

përmbledh shumë më tepër se integrimin në rritje të ekonomisë  botërore, ndaj

edhe nuk duhet reduktuar në procese thjeshtë ekonomike, çka vazhdon edhe sot

të ndodhë shpesh. Disiplinat e ndryshme shkencore pjesëmarrës

(në rradhë të parë shkenca e ekonomisë, e historisë, politikës dhe sociologjia) e

kanë  të  vështirë  të  japin një përkufizim të  konceptit. Kjo nuk është  për t'u

çuditur, detyra i ngjan kuadratit të  famshëm të  rrethit, kufizimit konceptual të 

„çkufizimit”.

Citatet e shkurtra u referohen aspektit jashtëzakonisht të  rëndësishëm të 

çkufizimit dhe pasojave për shtetin kombtar3. Këtu gjendet edhe ideja e

globalizimit në  kuptimin e ngushtë  ekonomik. Rëndësia epokale e

3 Global Investment Promotion Benchmarking (2009): World Bank Group and IFC, Washington, DC., 2009.

6

Page 7: Muhamed Hamza Ek2

proceseve, që  përmblidhen nën fjalën kyçe të  globalizimit, bëhet e qartë  në

barazimin me revolucionin industrial.

Në  një  meta-nivel Varwick flet për funksionin e këtij koncepti në  diskursin

publik, çka nxjerr me forcë  në  pah faktin, që  mbi globalizimin nuk mund të 

flitet saktë, nëse nuk diskutohet rreth menyrës, se si flitet rreth tij. Shpeshherë 

tematizohet rëndësia e interdependencës (varësisë reciproke), e lidhjes

(integrimit) përkatësisht  shkëmbimit.

Shumë prej përpjekjeve për përkufizim mjaftohen edhe vetëm me aspektin e 

„lidhjeve në rritje”, i cili në  fakt  është  jokritik, por krejtësisht pa përmbajtje. Në 

rastin e Altvater vihet në dukje një aspekt i rëndësishëm i kritikës së  globalizimit,

pikërisht shndërrimi i ekonomisë  në  të  pavarur, fakti që ajo nuk mund të 

kontrollohet apo të  zhvillohet më  nën „petkun” e politikës.

Dimensionet e globalizimit

7

Page 8: Muhamed Hamza Ek2

Dimensionet janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin...

Në  dallimin e dimensioneve është e rëndësishme të shihet, se këto nuk ndahen

qartë nga njëri-tjetri. Kështu - vetëm për të  përmendur disa shembuj - problemet

e mjedisit nuk mund të  trajtohen si të  izoluara as nga dimensioni i „Ekonomisë“

dhe as nga ai i „Politikës“. Kjo ndërthurje ndërkombëtare jo vetëm e aktorëve por

edhe e fushave tematike bën pjesë nė veçanti tė globalizimit.

Fushëprerjet  dhe kufinjtë...

Dimensionet e ndryshme formojnë  fushëprerjet e tyre ndryshueshmërisht të 

mëdha  me „globalizimin“, sepse në  fakt  është  e rëndësishme të  shihet, se

çfarë  bën pjesë  në  globalizim dhe që ai nuk ezaurohet aspak në procese

thjeshtë ekonomike, edhe pse duhet thënë  se globalizimi ekonomik paraqet

fillesën dhe një force të  rëndësishme lëvizëse. Por po aq e rëndësishme është

të  kuptosh, se jo gjithçka bën pjesë në globalizim apo përcaktohet prej tij në

mënyrë vendimtare.

Edhe globalizimi ka kufijtë e tij. Ky aspekt duhet mbajtur parasysh si një hap

më tej për një trajtim të diferencuar. Nga njëra anë bëhet fjalë për fushëprerje -

ndryshueshmërisht të mëdha në varësi të  dimensionit, nga ana tjetër është fjala

8

Page 9: Muhamed Hamza Ek2

për t'u distancuar nga pushteti i konceptit dhe përdorimit të tij të gjithëpranishëm,

në mënyrë që të mund të rrokim kufijtë e tij.

Dimensioni ekonomik ...

Shembuj për të gjitha dimensionet mund të gjenden pa problem në  shtypin e

ditës, ku dimensioni ekonomik  është  në  plan të parë (rritja tejet e madhe e

tregtisë  dhe investimeve direkte, globalizimi i tregjeve financiare si shembull

parade, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare,

konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare).

Këtu theksohet shpesh fakti, që këto procese janë mbiquajtur gabimisht me

etiketën e  „Globalizimit“, meqenëse ato përqendrohen kryesisht në Amerikën

e Veriut, Evropë  dhe ne Azinë  Juglindore (Japoni). Për këtë arsye, më i

përshtatshëm duket, se është termi i „Triadizimit“.

Dimensioni i mjedisit ...

Probleme globale si ngrohja e atmosferës së  tokës, vrima e ozonit apo

shpyllëzimi i pyjeve tropikale e bëjnë  të  qartë globalizimin në  mënyrën më 

mbresëlënëse, pasi këtu bëhet fjalë pa diskutim për probleme  globale,  të cilat

kanë  nevojë  për një  trajtim global. E megjithatë,  në  aspektin e mjedisit

natyrisht ka edhe probleme lokale dhe rajonale, edhe atëherë  kur ato

9

Page 10: Muhamed Hamza Ek2

dëshmojnë  të  kenë  karakter ndërkufitar, si p.sh. ndotja e lumenjve.

Mëtej bëhen të qarta varësitë  e „çkufizuara“ në  kohë  dhe hapësirë  kur mbajmë

parasysh faktin, se mbijetesa e shteteve të vogla ishull, të cilat janë grupuar në

organizatën  AOSIS dhe që  janë  të  kërcënuar në  ekzistencën e tyre nga

ngritja e mëtejshme e nivelit të detit, varet nga sjellja e shkuar dhe e ardhshme

e të  gjithëve, veçanërisht e njerëzve, që  banojnë  në shtetet me industri shumë

tė zhvilluar. Ndaj nuk duhet të habitemi, që ketyre problemeve u ishte kushtuar

edhe konferenca e parë e një rradhe të tërë Konferencash botërore në vitet '90,

ajo mbi mjedisin dhe zhvillimin në Rio de Janeiro në vitin 1992.

Dimensioni shoqëror ...Bota po shndërrohet në  një  „global village“, përveç komuniteteve tradicionale

si familja apo fqinjësia po dalin në skenë komunitete të  reja komunikimi (Chat,

E-Mail), por ato nuk zëvendësojnë dot këto hapësira tradicionale komunikimi,

sa për të përmendur një  shembull nga dimensioni shoqëror.

Dimensioni kulturor ...Prodhimet e Hollywood-it mund të shihen në të gjithë botën, nuk duhet mohuar

një lloj „Amerikanizimi“ i kulturës, por kjo nuk do të  thotë,  se kulturat rajonale

apo lokale po zhduken. Krejt e kundërta: ndërgjegjësimi për këto kultura bën

pjesë  pikërisht në  dukuritë  shoqëruese të  globalizimit, arsye kjo për të 

cilën në  debat  është  shfaqur edhe termi  „Globalizim“.

Dimensioni politik ...

Politika duhet të luftojë probleme masive.Globalizimi dhe konkurrenca lokale

kufizojne hapësirën e veprimit për politikën kombėtare, shumë  probleme mund

të trajtohen  në mënyrë të përshtatshme vetëm në nivel ndërkombëtar apo

global. Duhen gjetur forma dhe arena të tjera të politikës.Kështu integrimi

evropian përcaktohet si një përgjigje sukses-premtuese ndaj sfidave

të gobalizimit. Politika e organizuar sikurse edhe më  pare  kryesisht në  nivel

territorial dhe në  kuadrin e shteteve kombėtare ka mbetur prapa në

10

Page 11: Muhamed Hamza Ek2

krahasim me ekonomine e organizuar gjithnje e më  tepër në  mënyrë 

internacionale apo globale, e çliruar nga kufinjtë  dhe materia. Vendosja e

kapitalizmit në  „shtratin“ e një  shteti social kërcenon të  dështojë  në  këtë 

disraport bazë. Por jo për gjithçka, për çfarë qortohet globalizimi, është vërtetë ai

përgjegjës. Ky aspekt bëhet i qartë nëse merren në analizë shembuj nga fusha  e

politikës, që nuk bëjnë pjesë në fushëprerjen me globalizimin.

Shkaqet e globalizimit

Dukuritë  komplekse mund të shpjegohen vetëm në mënyrë multikazuale. Për

këtë, në debatin mbi globalizimin të  gjithë  janë  të të njëjtit mendim, të githa

të tjerat mbeten të diskutueshme. Në varësi të  përkufizimit apo të konceptit mbi

globalizimin ndryshojnë  edhe shkaqet dhe forcat e tij lëvizëse. Grafiku i

mëposhtëm paraqet shkaqet e përmendura më shpesh, pa pretenduar që  lista 

është  e plotë4.

4 GTAP (Global Trade Analysis Project): Global Migrant Origin Database, updated March 2007.http://www.migrationdrc.org/research/typesofmigration/global_migrant_origin_database.html

11

Page 12: Muhamed Hamza Ek2

Nuk ka  dyshim, që  risitë  teknologjike, veçanërisht në  fushën e informacionit

dhe të  komunikimit, kanë  luajtur dhe vazhdojnë  të  luajnë  ende një  rol

qendror.  Interneti është në shumë  pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit.

Globalizimi i tregjeve të  financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në 

madhësi të  paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të  kishte qenë

i mundur pa këtë  teknologji, po kështu organizimi i prodhimit të  integruar në 

nivel ndërkombëtar dhe shumë  e shumë  të  tjera.

Rritja e tej madhe e tregtisë  si një  element tjetër qendror i globalizimit

ekonomik  është  jo pak rezultat i faktit, që  kostot e   transportit  kanë  rënë

në  mënyrë  të rrufeshme dhe që  mallrat mund të  transportohen shumë 

më shpejt. Kjo vlen në  mënyrë  të  veçantë  për sektorin e shërbimeve:

Produkte si software apo database mund të  dërgohen në  këndin tjetër të 

botës brenda sekondash me anë  të  transmetimit të  të  dhënave.

Edhe fundi i Luftës së  Ftohtë  përmendet shpesh si arsye. Ndërsa bota

në konfliktin mes lindjes dhe perëndimit ishte ndarë në dy kampe, tanimë ky kufi

„Perdja e hekurt“ nuk ekziston më që prej viteve 1989/90. Shtetet e dikurshme

të „Bllokut të Lindjes“ janë  hapur tanimë  përkundrejt tregut botëror. Gjithnjë e

më shumë shtete tregojnë se kanë besim te demokracia dhe ekonomia e tregut 

si parime bazë të organizimit.

Një rol shumë të rëndësishëm para së gjithash në nivelin e vetëdijes kanë luajtur 

problemet globale. Këtë nuk e tregojnë vetëm  „bizneset e mbarë  një  bote“ në 

shtetet e zhvilluara industriale. Problemet globale kërkojnë një ndërkombtarizim

të politikës dhe mbështesin  një  vetëdije globale. Organizata të tilla

si Greenpeace ose  Amnesty International, që u përkushtohen të tilla temave

globale si mjedisi dhe të  drejtat e njeriut, janë Global Players. Tashmë janë

duke u ravijëzuar premisat e një  shoqërie botërore.

Pikërisht kritikët e globalizimit  tërheqin gjithnjë  vëmendjen në  lidhje me faktin,

që  nuk kemi të  bëjmë  me një  proces të detyrueshëm, se globalizimi që  pas

Luftës së  Dytë  Botërore  është  kryesisht pasojë e një politike çrregullimi nën

udhëheqjen e SHBA. Pa liberalizimin e tregtisë  botërore në  kuadër të  GATT

ose të  WTO ky zhvillim nuk do të kishte qenë i imagjinueshëm.

12

Page 13: Muhamed Hamza Ek2

Problemet: pasojë e globalizimit

Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Qartësimi i këtij

aspekti dhe i rëndësisë madhore të kësaj problematike është qëllimi i këtij kursi

bazë. Këtu luan një rol qendror vlerësimi objektiv i mundësive dhe rreziqeve,

vlerësim ky i distancuar nga të gjitha djallëzimet apo himnet e zakonshme të

adhurimit.

„Dinamika e globalizimit ecën përpara përmes forcash ekonomike por

pasojat e tij më vepruese ndihen në fushën  e politikës“ 5.

Edhe në kuadër të problemeve pasojë të globalizimit në debatin publik

operohet me fjalë kyçe, të cilat duhen analizuar më tej. Një përzgjedhje të

këtyre fjalëve, e cila mund të plotësohet pa problem sipas situatës, prezanton

edhe grafiku i mëposhtëm. Pikënisje të këtij fragmenti do të ishin raporte

gazetash ose tekste marrë nga interneti, me të cilat ndeshemi pothuaj përditë.

5 La Cava, G., Paula Lytle, Alexandre Kolev, and Carine Clert (2006): Young People in South Eastern

Europe; From Risk to Empowerment, ‖ HDNCY Working Paper Series No.4, World Bank, Washington, DC.

13

Page 14: Muhamed Hamza Ek2

Një aspekt i rëndësishëm në lidhjë me sfondin informativ të fjalëve kyçe

prezantohet edhe në vijim lidhur me dimensionet e globalizimit, ku edhe pyetet,

se cilat aspekte të dimensioneve të ndryshme i përkasin globalizimit

(fushëprerjet) dhe cilat jo.  Këtu duhet pyetur në mënyrë analoge, se për cilat

aspekte të pjesshme të problemeve të përmendura duhet bërë përgjegjës

globalizimi si dhe për cilat aspekte janë përcaktuese shkaqe të tjera.

Kështu, për fushën e politikës sociale  ka analiza të shumta të diferencuara, të

cilat vënë në qendër të tyre zinxhirin kazual strikt "Globalizimi > konkurrenca lokale > Dumping social" si dhe përpiqen të qartësojnë, se deri ne ç’masë

mund të kufizohet faktikisht hapësira e veprimit të shteteve kombëtare ne

aspektin e politikës sociale nga proceset e globalizimit.

Linja zgjidhjeje - Global Governance

Nëse problemet marrin gjithnjë e më shumë karakter global, atëherë duhet të

"globalizohet" edhe zgjidhja politike e problemit. Për këtë ekzistojnë koncepte të

ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombëtar. Meqenëse kjo do të mbesë

të paktën edhe për njëfarë kohe një utopi dhe, sipas mendimit të shumë të

tjerëve, edhe e padëshirueshme, po kërkohen rrugë dhe mënyra të tjera të reja

organizimi për politikën në epokën e globalizimit. Për këtë ka lindur termi "Global

Governance".

Global Governance përcaktohet si...

Qeverisje dhe qeveri botërore

Politikë e brendshme botërore

Politikë e rendit botëror

Politikë e shek. të 21-të

Kundërkoncepti i neoliberalizmit

Përgjigje ndaj globalizimit

14

Page 15: Muhamed Hamza Ek2

Tabela e mëposhtme përmbledh përpjekje të ndryshme për të përkufizuar Global

Governance, të cilat përçojnë përshtypjen e parë në lidhje me dimensionet e

rëndësisë dhe drejtimin e lëvizjes së linjave6:

Global Governance është ...

„... korrigjim politik  i ekonomisë së

tregut të globalizuar në kuptimin … e

një lidhjeje të sistemit ekonomik në

objektiva shoqërorë më

gjithëpërfshirëse…“ 

[Holger Mürle]

„... bashkëveprimi i aktorëve

shtetërorë dhe jo-shtetërorë nga niveli

lokal deri në atë global ...” 

[Dirk Messner / Franz Nuscheler]

„... jo vetëm një koncept jo-politik, por

një projekt për riorganizimin e politikës

në të gjitha planet e veprimit… Global

Governance do të thotë, të

shmangësh dorëheqjen kërcënuese të

politikës nga të ushtruarit e veprimit të

saj në favor të disa logjikave anonime

të sistemit si dhe të mënjanosh krijimin

e një ‚bote të pa-shtet‘ ...“ 

[Dirk Messner / Franz Nuscheler]

„... Kërkohen premisa zgjidhjesh, që

nuk vënë në diskutim avantazhet

ekonomike dhe politike të globalizimit

dhe që janë të prirura për të kapërcyer

apo zbutur padrejtësitë ose rreziqet që

kanë lindur.. Kjo detyrë ndërkohë

përcaktohet me termin Global

Governance ...“ 

[Deutscher Bundestag]

„... një sistem kompleks disanivelesh

i  qeverisjes përtej shtetit kombëtar...“ 

[Ulrich Menzel]

„... përpjekje për zgjidhjen e

problemeve globale ...“ 

[Dirk Messner / Franz Nuscheler]

„... e kundërta e rregulloreve, që kanë

për përmbajtje një liberalizim dhe

globalizim të mëtejshëm të tregjeve...“ 

[Holger Mürle]

6 www.wikipedia.com

15

Page 16: Muhamed Hamza Ek2

Global Governance si përgjigje ndaj problemeve globale

Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qendrave offshore,

krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagjinueshme spekulative të

kapitalit, konkurrenca lokale shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të

sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera pasojë të globalizimit

(ekonomik) mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin

global, ku aktorët duhet të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen

edhe për problemet globale te efektit serrë mbi migrimin dhe kriminalitetin

ndërkombëtar deri përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike.

Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjera shteti kombëtar është shumë

i vogël. Në këtë kuadër u realizua „zbutja e parë dhe e suksesshme e

kapitalizmit“. Tanimë kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet në mënyrë

standarte, janë në një raport disporporcioni me çkufizimin përmes globalizimit:

Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme shtetërore, siç është

p.sh. garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij në epokën e armëve të

asgjësimit në masë, ai nuk mundet më t’i realizojë i vetëm7.

Arkitektura e Global Governance

Vakumin e lindur, mangësitë në normatim Global Governance kërkon t'i mbushë

përmes bashkëpunimit ndërkombëtar – dhe këtu shteti kombëtar mbetet një nivel

tepër i rëndësishëm normatimi – por edhe përmes formave të reja politike,

veçanërisht përmes përfshirjes së shoqërisë civile (globale) dhe përforcimit të

organizatave ndërkombëtare. Grafiku i mëposhtëm bën të qartë arkitekturën

përkatëse:

7 Turmoil at Twenty (2010); Recession, Recovery, and Reform in Central and Eastern Europe and Former Soviet Union. ‖ ECA, Washington, DC., 2010.

16

Page 17: Muhamed Hamza Ek2

Global Governance mes utopisë dhe domosdoshmërisë

Global Governance nuk është një projekt romantik për një‚ botë të vetme të

shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit “. Konceptet e

Global Governance përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet

ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidhjen e problemeve

është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arkitektët e Global

Governance e shohin veten shpesh objekt të qortimit, se projektet e tyre janë

utopike8.

Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive, nëse Shtetet

e Bashkuara, si pushtet hegjemonial, të  kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin

vetëm, p.sh. duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e rëndë

për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? E kush duhet ta

koordinojë bashkëpunimin e shteteve, sipërmarrjeve? Po edhe nëse do të mund

të koordinohej një bashkëpunim efektiv: përmes kujt legjitimohen vendime?

8 Arnold, J. (2008): Scoping Mission: Trade Facilitation for Western Balkans; ‖ IFC‘s Foreign Investment Advisory Service, 2008.

17

Page 18: Muhamed Hamza Ek2

Global Governance duhet të jetë në të njëjtën kohë efektive dhe

demokratike9. Të dyja këto kërkesa bazë ndërtojnë një raport të tendosur

me njëra tjetrën. Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe

shoqërive e shohim te Bashkimi Evropian (BE), i cili mund të vlejë eshe si

laborator për Global Governance. Në kuadër të BE-së mund të shihet mjaft qartë

dilema e tematizuar mes eficiences dhe demokracisë, ku duhet mbajtur

vazhdimisht parasysh, që ngjashmëria mes shteteve evropiane është natyrisht

shumë më e madhe se sa është standarti botëror.

9 Global Investment Promotion Benchmarking (2009): World Bank Group and IFC, Washington, DC., 2009.

18

Page 19: Muhamed Hamza Ek2

Konkluzioni

Mund të themi se procesi i globalizimit është një dukuri e cila për gjdo ditë po

thellohet dhe po deporton në të gjithë kulturat në mbarë mjedisin që na rrethon.

Edhe pse ka disa dukuri negative prap se prap thelbi i tijë është zhvillues dhe

pozitiv.

Një prej efektëve tepër positive tv globalizimit ka qenë zgjerimi i tregjeve lokale

në tregjet ndërkombëtare. Kjo ka bërë që ndërmarrjet e mëdha perëndimore të

levizin biznesin e tyre në vendet që janë më të varfura si Afrika, India, Kina që

ofrojnë punëtorë në masë të madhe dhe kosto shumë të ulët krahasuar me

koston në vendet e tyre.

Kjo në fakt është mirë për ndërmarrjet amerikane, gjermane, angleze por është si

një kërcënim për punëtorët në këto vende të zhvilluara sepse po krijohet

papunësi,megjithatë në të njejtën kohë është një avantazh pët të ulur papunësinë

dhe urinë në këto shtete që janë më pak të zhvilluara ekonomikisht. Ska dyshim,

që risitë teknologjike, veqanërisht në fushën e informacionit dhe të komunikimit,

kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë ende një rol qendror, psh:Interneti është në

shumë pikëpamje shëmbëlltyra e globalizimit.

Globalizimi i tregjeve të financës, dërgimi brenda sekondës i shumave në

madhësi të paimagjinueshme rreth e përqark globit nuk do të kishte qenë I

mundur pa këtë teknologji, po kështu organizimi i prodhimit të integruar në nivel

ndërkombëtar dhe shumë e shumë të tjera.

Globalizimi është rezultat i disa zhvillimeve dhe proceseve:

Internacionalizimi i tregjeve financiare,

Decentralizimi dhe liberalizimi i tregjeve,

Zhvillimi i komunikimit ndërmjet vendeve përmes IT-së,

Ritja e investimeve direkte të huaja,

Privatizimi i sektorit publik,etj.

19

Page 20: Muhamed Hamza Ek2

Literatura

Arnold, J. (2008): Scoping Mission: Trade Facilitation for Western Balkans; ‖

IFC‘s Foreign Investment Advisory Service, 2008.

Global Investment Promotion Benchmarking (2009): World Bank Group and IFC,

Washington, DC., 2009.

GTAP (Global Trade Analysis Project): Global Migrant Origin Database, updated

March 2007.

http://www.migrationdrc.org/research/typesofmigration/

global_migrant_origin_database.html

La Cava, G., Paula Lytle, Alexandre Kolev, and Carine Clert (2006): Young

People in South Eastern Europe; From Risk to Empowerment, ‖ HDNCY Working

Paper Series No.4, World Bank, Washington, DC.

Turmoil at Twenty (2010); Recession, Recovery, and Reform in Central and

Eastern Europe and Former Soviet Union. ‖ ECA, Washington, DC., 2010.

www.wikipedia.com

20