n je monument

390
1 Fritz Radovani - de AngeliisOK/1 Një monument nën dhé

Upload: agron-kelmendi

Post on 29-Oct-2015

698 views

Category:

Documents


11 download

DESCRIPTION

dfdf.

TRANSCRIPT

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 1/389

1

Fritz Radovani - de AngeliisOK/1

Një monument nën dhé

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 2/389

2

M e l b o u r n e 2 o o 4

Bibloteka “Imzot Lazër Mjeda”

Libri 14

 Recensent:Prof. Dr. Zef MirditaDr. Don Shan Zefi

 Lektor:Prend Buzhala

 Boton:Misioni Katolik Shqiptar në KroaciBabiniCRO – 10000 ZAGREB

Website:www.misioni.hr 

 Përgjegj:Don Ndue Ballabani, misionar 

 Faqosja:www.skenda.com

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 3/389

3

Foto e At Mati Prennushit

At Maté Prennushit O.F.M.

 Në prag të 100 vjetorit të Meshtarisë,që, me guxim e nderë iu kushtue Atij Ideali

 për Fé e Atdhé e, pa i shkrepë qerpiku....… VDIQ SI ME LÉ!....

AutoriMelbourne 2004, Janar 6

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 4/389

4

Parathanje

“As ma pak e as ma shumëse ajo qëkam di jtëme kohë, se,komunistët janëveç trathtarë! ...” 

Don Lazër Shantoja Shkodër, Sheldijë, 26 Janar 1945

Nësistemin komunist njërrashtëe shprazun nga armët trofé e, nëbal lëe shkrueme me gjakun e saj f jala “çlir im” ,ka ma shumëvlerë,

se njëkokëe skali tun,me I d e a l i n: 

F é, A t d h é, P ër p a r i m.

Melbourne, 2002Autori

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 5/389

5

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 6/389

6

PJESA I

NUK DUE ME E BESUE!

Nën rêtë e zymta si futa të shoh vetëm Ty! …Mbajtë me dypyka që tokën e kanë plasë. Ujt’ e zi rrëkajë shkon n’për të thyemet egollëve të saja.

Prej majës së malit, atjé në kupë të qiellit rrokullisën gurë e,në tëposhtë nëpër kalldrame përplasën tue sjellë me vedi gjamë,ushtim’ e rrënim, ashtu si lumi i rrëmbyeshëm e i harlisun qëpërmbytë pa mëshirë të pambrojtunit e shkretë...

As diell, as hanë nuk shoh, veç rrëfé që shkrèp pa dá e natën

ditë ma ban...... Sa me të pa Ty!...... N’ dy druj tërthuer që më shndritë ...

... Lavdi e thurun në ferra!...Tèj për tèj ku eshtnat lidhën dy e, dhimbja në shpirt të

piskatë ...... Aty, të kanë mbërthye ...

A THUE EDHE TY TË KANË GOZHDUE SHQIPTARËT!?Padova, Tetor 1995.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 7/389

7

Tiranë, 13 Tetor 1943,Ora 13.13’.

SHTËPIA NR. 173, NË RRUGËN E KAVAJËS…

Edhe pse isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti… Një zhurmë e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e

dukej se po na merr me vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena,tue rrënue e prishë murët prej qerpiqësh bashkë me dyer e dritare.Krizmat e xhamave të thyem përzihëshin me uturimat e avionëve

anglezë, që pa pikë mëshire, hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrnim vesh asgja se çka po bahej mbi né e pranë nesh. Ashtu si ishimnë atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e me kafshatë të fundit nëgojë, u drejtuem nga shkalla për me zbritë në podrum.

Ajo ishte pamja e vetme e fundit e babës së gjallë, kur u çue nëkambë me një vile rrushi që kishte në dorë, më tërhoqi prej krahu…e nuk di gja ma gjatë….veç, për pak çaste, rá në fundin e shkallëve dhe, ishtrimë ndër pllaka të korridorit, përballë derës kryesore të hymjes, umbulue me gjak. Pizhamat ngjyrë banane, me polseta e kolet të zi, itërhiqja me sa forcë kisha n’atë lamë gjaku, tue thirrë: “BABË , ÇOU !”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 8/389

8

Prej skeçes së një bombës, që ra në oborr dhe hyni nga dritarja nëgjysmën e shkallave dhe preku anën e djathtë të ballit të tij, tue përshkue

trunin, e tue dalë mbas veshit të majtë (si më tregonte nana ma vonë),kishte marrë fund gjithshka.

 Nana vërriste me një britëm kushtrimi :”Kuku, Kolë,...shka tëgjeti...rrezikziu ti...!” E, nësa rrihte kryet me grushta, tue kja, thërriste:”Kolë...si më lé!”. Unë vetëm vështroja me trishtim e, pa kuptue asgja magjatë, i strukun për fustan të nanës, veç tue pritë kur po pushonte zhurma,rrëbeshi e, po kalonte drama.

 Nuk di sesi u hap dera, veç kujtoj një prift, me këmishë të bardhë

dhe të shkurtë, që hyni mbrendë, nëpër atë breshën bombash, me një gjunë gjak, u ul pranë babës, përshpëriti diçka…! Unë mendova se po e çon babën prej atij pellgu gjaku,…por kishte mbarue gjithçka. Prifti nuk iku për pak kohë, derisa nanës i erdhi axha i saj At Mati Prennushi, i cilikishte marrë vesh fatkeqësinë e madhe që e kishte gjetë shtëpinë tonë, ekishte vrapue edhe Ai me kenë pranë nesh. Prifti doli me vazhduevojimet ndër rrugët e Tiranës, të lame me gjak nga qindra të vramë e tëcopëtuem. Rreth vitit 1962 pata marrë vesh prej nanës, se prifti që i bani

 babës Shartët e Fundit, ishte kenë At Pjetër Meshkalla. Pikërisht atë vit unjoha afër me té, mbasi pat dalë prej burgut, mbas 15 vjetëve të para qëkishte kalue në burgun e Burrelit.

 Natën që baba vdiq, u nisëm për Shkodër bashkë me nanën, AtMatinë, dajën Paulin dhe disa ushtarë që erdhën për siguri rruge nga

 plaçkitjet që baheshin tek ura e Zogut, (flitëj nga çeta të vogla partizanësh). Mërritëm vonë, aty nga ora 10.00 e natës. Kujtoj se tënesërmen, baba ishte i veshun ushtarak me tesha ngjyrë gri, në një shtrattë bardhë hekuri i rrëthuem me lule të bardha. Shumë vetë përrrethvajtonin. Vaji e gjamët me kishin topitë. Di se dikush më çoi hopa dheunë i putha faqën. Ai ishte aq i ftohtë, sa nuk mund ta harroj kurrë atëakullinë që edhe sot ma përqeth trupin.

Babën, nuk e pashë, as nuk e putha dhe, as e pëqafova kurrma…!Ai u varros në Rëmaj, me një funeral madhështor, që drejtohej

nga Don Mikel Koliqi, famullitar i Shkodrës, pothuaj gjithë Kleri Katolik me murgesha e xhakoj, përsonalitete civile dhe ushtarake, gjithë qytetariae Shkodrës dhe mbarë Shiroka, vendlindja e tij.

 Ndonse vdiq shumë i ri, 40 vjeç (datlindja 5 fruer 1903 ), pak ditë para gradimit me gradën nënkolonel, një ushtarak i lartë gjerman i

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 9/389

9

gjendërmarisë, ndër varreza ka thanë këto fjalë: “Sikur Shqipnia të kishte10 ushtarakë të përkushtuem dhe atdhetarë, si major Kolë Radovani,

komunizmit nuk i kishte bijtë as fara tek ju!”. Nanën e kujtoj pothuej gjithmonë me tesha të zeza. Kam pas

kujtue se koha asht kenë ma e shkurtë por isha gabue, mbasi plot 1 vitmbrapa më 29 nandor 1944 u vesh gjithë Shqipnia me të zeza, pikërishtatë ditë kur patën hi “këta”.

SHKAMBI I LATUEM

“Mbrojtja ma e madhe e

nacionalizmit, ishin gjoksët eshkodranëve”.

GINO BERRI“Rrethimi i Shkodrës”

Tetor 1912 - Prill 1913

Thonë kur plasë një shkamb, i ka plasë zemra njenit prej zotave...Si vizë e hollë, sa fija e flokut duket ajo plasë mjedis atyne

Alpeve, që thirren Bjeshkët e Nêmuna, prej nga buron ai lumë që edheemnin e ka të fshatit prej ku gurgullon. Asht Kiri, gurra e të cilit mjedisatyne krepave e gërxhave poshtë e përpjetë të kujton hova-hovet exhubletës që ulën e çohen ndër ato shpate malesh, ku, gjithkund, duken semarrin një përrue gjaku me vete. Rrjedha e tij gjarpnushë gjithmonë etrazueme nga shkëmbejtë shekullorë që shpesh e përpijnë në gollet,zgavrrat e gomnat e veta e bajnë me shkumzue si kali në vrap e, të

 bardhat dallgë përzi me ngjyrë zafiri mëshehën nën trungjet e rrëzueme

të pishave, që dalin porsi krye gjarpni nga strofulla tue thye qafëntëposhtë e nëpër zallishta.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 10/389

10

Malësorët shalgjatë porsi azgaj ndjekin rrjedhën e tij, me ra nëqytet. Aty-këtu për me i zbutë lodhjen vetës kalojnë prej shkambit në

shkamb mbi një a dy trena çift, të latuem me spatën a këmesën e tyneshekullore. Këtyne trupave u kanë vu emnin ura ku kalohet si mbi një traekujlibri, veç se janë mësue, se një rrëshqitje kambe të ban mos me u pama në këtë jetë... Rrugët mbi gurë bajnë punën e vet. Dikund, nën ndonjë

 pishë, gështenjë ose ah asht shenja e pushimit: Një Kryq që u përtrinëforcën e, sikur, u thotë: ”Qëndro, se mërritëm!”. Dredhet një cigare,ndërrohën kutitë e duhanit simbas zakonit, dikush ha një kafshate bukëkakini me shka ka falë Zoti i ulun mbi cung apo gurë të lmuet në atë fresk 

 pranë zhumhurit të lumit, që në fund të shpërlanë edhe fytin. Si mekomandë çohen e vazhdojnë rrugën. Bukuria e lëvizjes së çakçirve dhe ehedhjes së xhubletës prej flladit të erës, murrlanit ose veriut e bajnë aq tëambël egërsinë e pejsazhit, sa sfondet e përgjakuna nga ngjyra e shqemësapo errësina e gjelbërimit plak, lidhen me qiellin gri me një brez të

 bardhë, majet e malëve që të largojnë frikën, tue ndejë mbi to bash si tëishin kësule malësori të vumë nga vetë dora e Zotit. Janë malet që u

 përkasin vetëm atyne, sëpse, siç thonte Fan S. Noli: “ Mbetnë Katholikë 

vetëm Malësorët e Veriut me armë në dorë ”.Aq sa të shuejnë etjen e të kënaqin shpirtin me atë ujë të kulluem brilant e të freskët, të gjithë përrojet e lumejtë e atyne zonave të shtijnëmnerën në kohë pranvere e vjeshte me pabesinë e vërshimit tyne.Mbushen e shprazen për pak minuta tue rroposë çka u del përpara si bishatë tërbueme. Mjer ai që e provon zemrimin e këtij lumi që shkrep sirrëfeja kur përplaset për Stom të Golemit e zbret nëpër atë ultësinë nëverilindje të Shkodrës, që ka emnin e tij: ZALLI I KIRIT e, që, kur shkapetët për pendë të duket si të kishte dreqnit mbrendë. Gurët e vumënjeni mbi tjetrin, shpesh të rrethuem me rrjeta teli, janë vendosë për me i

 ba ballë rrëbeshit e me i pritë hovin përmbytjes së pamëshirëshme të tij.Penda e Kirit jo vetëm asht mburojë e Fushës së Rëmajit por e krejtqytetit të Shkodrës, që, si për çudi, rrëthohet prej një patkoni ujnash qëasnjëherë nuk e kanë rrënue. Kiri derdhët në Drinazë, Drinazi në dalje tëBunës i shtërnguem nga pesha e randë e Taraboshit që shpërthen Liqenine Shkodrës. Shpesh, kur shtohen ujnat e Drinazit i zanë grykën liqenit tue

 përmbytë krejt bregun e Bunës deri në Velipojë prej ku shprazen në det.

Pra, qyteti i Shkodrës, prej verilindjes e deri në veripërëndim gjithkahrrethue me ujna, merr pamjen e një luani të shtrimë përtokë me kokë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 11/389

11

 përpjetë, Kështjellën Rozafat, gjithmonë në vështrim. Rreth e rrotull ashtme male të çveshuna, ranë e zallishtë e zbritun poshtë prej këtyne

lumejve që shinat e shumtë shpesh i kanë mbushë shtretnit e tyne, tue përmbytë përreth dhe tue u ndrrue drejtim. Nga veriu Cukali e Maranajderi ku nxjerr synin dielli në lindje, në mal të Sheldisë, venë cakun eAlpeve e poshtë Taraboshi mburret: “Dielli flenë mbas meje!”.

 Ndonjëherë Kiri ka kërcënue qytetin, tue ba pré një pjesë të tij.Vërshimet e befasishme nga kallamat e Kol Xhuxhës, tue zbritë çka merr Arra e Madhe e Perashi bashkë me Pazarin e vjetër, për pak minuta janëgjetë të zhytuna nën ujë, pa harrue me lanë në kopshtije e hajate të

shtëpive të kësaj zone, nga një pëllambë lym e lagështinë të përhershmendër thëmele. Dallgët e liqenit përplaseshin për kodrat e Tepës e deri nëLuguçesme, tek vorri i Sheh Shamisë. Shtëpijat e dyqanet e vjetra tëqytetit të dikurshëm dukeshin si plaçka të mbetuna mbi ujë.

Mjedis Pendës dhe murit të vorreve ishin gjurmët e lumit tëdikurshëm, një zonë me zall e kaçuba mrinash, murrizash e ferrash, ku,nuk ndihej tjetër veç zane fëmijësh, gardalinash, babilash e trumcakësh.Trapola të vendosuna aty-këtu me kapakë të hapun, ndërsa djelmoçat e të

gjitha moshave mëshehëshin ndër kaçuba, në pritje të përplasjes sëkapakëve prej zogjve fatzez që mbyllin jetën e tyne ndër kafaza. Si duket,zogjët e rinjë të kapun e të mbuluem me shamia për me ia largue dëshirëne përplasjes për me dalë prej kafazit, por, njëkohësisht, tue i ndalue lirinëdhe dritën e diellit, ndillshin diçka që nuk ishte fort larg....

 Në mbramje binte qetësia. Shihej vetëm ndonjë çoban tuefishkullue mbas dy a tri delesh, ose ndonjë çobaneshë, që bante rrugën e

 përnatëshme të saj e shoqnueme prej furkës tue tjerrë lesh për xhupat edimnit të egër, me akull e borë të pandame. Kalonin kah toka e Zef Sylëse shkonin në drejtim të lagjës “Skenderbeg”, të bame bardh prej pluhunit.

 Nata i xente ndër ato baraka të ngrata nën dritën e mekun të kandilit mevoj-gurit. Kah e vona mbështetnin shpatullat për dyshekët e mbushun mesânë të shtruem përtokë.

Grupe-grupe njerëzish këthenin për të gjatë Zallit tue këndue:” Povjen përëndimi!”, ”Në liqe të Shkodrës”, ”Loredan, Loredan” ose ”Nëpër terr që lëshonte nata”.... Ishin të gëzuem prej shëtitjes së asaj dite nëBardhej, një fshat andej Kirit i mbuluem me pemë frutore, vneshta e

ullinj. Mendohej edhe për pleqtë tek shtëpia. Ushtorët ua mbushninshportat plot e përplot me fiq e rrush, për me ua lagë gojën edhe të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 12/389

12

 pamujtunve me shkue atje. Flladi i erës e hidhte zanin dikund atje larg por, që vinte e ulej në shenj respekti, kur ata i afroheshin murit të

vorreve. Në ditët e verës për djelmtë nuk mungonte edhe kënaqësia e ujittë freskët, garat e kërcimit nga stomi, stilet e notimit dhe në fund me gur rrasikë baheshin “petulla” në ujë. Me të vërtetë një kënaqësi!....

Zalli atëherë ishte i bardhë e vezullues gja që tregonte sembretnonte pastërtia që sillte stina e vjeshtës dhe e dimnit, që i lante atagurë një nga një me kujdesin ma të madh e që në atë hapsinë të pafund

 prej shkëlqimit të rrezeve të diellit, dukeshin si badema nusjet.Mbi stomin e Fushës së Rëmajit ngrihën dy çinarë shekullorë.

Madhështia e tyne frikën e vdekjes e ka kthye shpesh në përjetësi. Ishte i pari Don Gjon Gazulli, që provoi tmerin dhe madhshtinë e vdekjes nënata dy çinarë.

 Nën degët e tyne, kufizohen vorret e Rëmajit të popullatëskatolike të qytetit, që zunë vend aty nga viti 1895. Pamja e tyne me atoselvi karakteristike ishte pasqyrë e kësaj popullsie që edhe pse e pakët nënumër punoi shumë për me sjellë qytetnimin evropian në Shqipni. Prof.Sami Repishti shkruen: ”Shqiptarët katolikë janë përpjekë për shekuj me

radhë të sjellin në Shqipni frymën civilizuese të Evropës, mendjet endrituna të kontinentit, arritjet e pakrahasueshme në fushën e mendimit njerëzor, të krijimtarisë letrare artistike, të shkencës dhe të teknologjisë dhe të organizimit politik të shtetit modern, që siguron zhvillimin e

 përparimin e njeriut të lirë ”(përshëndetje në përurimin e kishës shqiptarenë Harstdale, New York, më 25 prill 1999). Deri vonë mendohej ngakomunistët me i shkatrrue ato vorre, mbasi kenja e Kryqave aty u dukejse i ka zanë rrugën e nisun.

Nga Kisha Kathedrale drejt veriut asht rruga e Ballabanës. Kjorrugë rrahët ma shumë se asnjëherë në fillimin e nandorit, javën e tëShuemve, kur ajo merr pamjen e pjacave tona por me një ndryshim, sefëtyrat e kalimtarëve janë të vrajtuna dhe ndër duer kanë tuba lulesh ku

 janë ma të bukrat dhe ma të fresktat e oborreve të shtëpive shkodrane, qënuk u kanë mungue në asnjë stinë të vitit. Ato ditë secili mendon për njëkunorë shemshirësh, të gërshetueme me lule korclla e drandofille. Uratët,lutjet e lotët nuk prajnë pranë atyne që pushojnë në atë paqë të

 përjetshme, nën tingujt e përmortshëm të kumbonës që rrah në njenën

anë, tue na grishë: “ Eni, eni e lutuni për né, se të gjithë për këtë rrugë  jeni!”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 13/389

13

E tham me bindje se çka përfshin syni prej Majës së Zabelit e derinë Kep të Paganës e, ku ka gurë e dhé, zall e ranë të trojeve shqiptare, të

tana janë të lame në gjak.E, pse kështu?Vetëm që Shkodra të zgjohej nga shprazjet e automatikëve e

mitralozëve mbi gjokset e Atdhetarëve dhe ta merrte vesh njëherë e mirë,se, komunizmi nuk asht tjetër gja, veç kob, terror, vëllavrasje e mjerim!

Shpesh, më kujtohet një Nanë e kapun për dru, me faqe mbështetë për kambë të përgjakuna, kah i plaste zemra. Me duert e Saja lëmontegozhdën e ftohtë si akulli...

Futa e zezë nuk më lente me ia pa fëtyrën...AJO ISHTE NANA SHQIPNI, që edhe sot ecë e marrakotun.Kot kërkon në tokën Arbnore të njomun me lot e tamth të birin që, dikur,e pat fashue për djep me duert e Saja.

Me atë brez që e shtrëngonte Nana asht edhe sot i lidhun brryl në brryl me tjerë Fatosa, ndër duer me dryj e vargoj, pa asnjë shenj tek kryet!....

Lotët e Saj rrjedhin thellë në tokë, e mbushin dy zgavrra pa dritë

atë botë. Ajo i fal dritën e syve të Saj nëpër gjurmët e lotëve që derdhenrrëkajë ndër gurë e ferra, pikërisht, aty, ku edhe sot Ajo ndigjon tik-takune zemrës së shporueme, që vazhdon me rrahë ma fort se zemra e Saj ethame, e zharitun dhe e plasun.

Kërkon nëpër zhavor e gjen dhé e baltë, kërkon nëpër dhé e baltëe gjen zhavor, ashtu si kërkova edhe unë me duert e mija e gjeta ZALLINE KIRIT, të mbrujtun.... të ngjeshun... të fortë e të bamë SHKAMB.

AI SHKAMB SOT ASHT NJË MONUMENT.Ai asht nën dhé ......Ai, edhe pse sot asht nën dhé, njëditë do të ngrihët lart!Po, po, do të ngrihët shumë lart.... madje, edhe ma lart se vendi

 prej ku Kiri solli zhavorin e guralecat e tij në këtë Zallë!....Ai, do të ngrihët fort lart, se Ai,.... asht i mbrujtun me gjakun

e Martirëve të Kombit Shqiptar!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 14/389

14

S H K O D R A N Ë 1 9 4 6

“Shprehja ma e egër e dhunës

ndaj popujve, asht me i vorfnue!” Mohandas K. Gandhi

Flas për atë Shkodër që në fillim të vitit 1900 kishte 28 pianofortanë shtëpitë katolike të qytetit. Ky ishte vetëm njeni prej treguesve tëqytetnimit evropian që kishte fillue me zanë vend në qytetin e lashtë brijRozafës. Kanga dhe muzika nuk janë cilësi të vorfnisë, ato u përkasinatyne njerëzve që u këndon zemra. Pra, këta janë shkodranët!

Deri tashti vonë një kuadrat çimentoje në lulishtën e kafesrrumbullake përballë Kafes se Madhe, ishte dëshmi e qëndrimit të bandëssë Bashkisë së qytetit aty, që drejtohej prej Zef Kurtit dhe shoqnonteshëtitjet e qytetarëve në mbasdreket e së dielës. Shëtitja në Pjacë fillontenga Dugajtë e Reja dhe vazhdonte lumi i njerëzve deri tek Foto Marubi,që dukeshin si një grumbull bletësh kur dalin nga zgjoni. Kjo thirrejFusha e Çelës, sëpse, dikur, tek sheshi qendror shtrihej një fushë ku ishtenjë qelë prifti, pikërisht aty ku sot asht Xhamija.

Shëtitja vazhdonte deri në orët e vona të mbramjes në të gjithastinët. As dielli i fortë i zhegut përvlues, as shiu që bie mjaft në stinët evjeshtës dhe të dimnit, as bora që kur fillon nuk din me pushue, as

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 15/389

15

morlani që pret Pjacën prej rrugës së Re e, as shiroku i fortë që të merr mendët e të shpupurishë flokët nuk e prishnin traditën...xhirot vazhdonin.

 Në orën 11.00 të ditës së dielë në Kishën Françeskane tëGjuhadolit thohej një meshë solemne që shoqnohej nga kori i xhakojve,ku, dikur, spikati basi Luk Kaçaj nën drejtimin e At Martin Gjokës dhema vonë At Filip Mazrekut. At Martini, përveç tjerash ka një meritë tëmadhe se krejt brezi i muzikantëve dhe i kompozitorëve prej PrenkëJakovës e deri tek ma i riu, janë frut i veprës së tij. Ai ka vue thëmelin emuzikës moderne në Shqipni. Kisha mbushej plot e përplot me popullnga të gjitha moshat. Dikur zgjidhej edhe predikuesi që fliste në këtë

meshë. Mbas meshës populli grumbullohej nën çinarin para Kishës.Grumbujt e qytetarëve përshëndetëshin dhe ndaheshin tue marrëdrejtimin nga Pjaca. Aty-këtu, ndonjë sy tinzar vështronte për kohën eardhshme..., sigurisht ndonjë vajzë që binte në sy kjoftë për thjeshtësinë esaj, kjoftë për modelin e flokëve, për buklehat apo bishtalecat e gjatë, ose

 për bukurinë që Zoti nuk e ka kursye kurrë për vajzat shkodrane. Djelmtëma në za pushtonin Fushën e Çelës, si Alfred Ashiku, Prenkë Kaçinari eQemal Draçini me shokë, të rrethuem nga zonjushat bukuroshe që me

 profumet e tyne kundërmonin Pjacën e, me erën e tyne sollën ma mirë methanë një epokë që për ata që e kujtojnë, zor se përsëritet ma në qytetin plak.

Secila rrugë, Kishë apo shtëpi kishte bukurinë e saj artistike. Ndër to ishte dora e piktorit e arkitektit të pavdekshëm Kol Idromeno, të

 pasuem nga Ndoc Martini, Simon Rrota, Zef Kolombi e Vladimir Jani. Në vitin 1923 në Shkodër, hapet ekspozita e parë e pikturës ku merr pjesëedhe një Zonjë e nderueme piktore, Lajde Muzhani. Prej derës së oborrit,fillonte kalldrami e deri tek shkallat e gurit ishte dalta, një mjeshtri emadhe dhe shumë e përhapun ndër të gjitha harqet e strehët e këtyneshtëpive. Pusi i famshëm i gurit të grishte për një gotë ujë të freskët mbaszhurmës së çekerkut që rrotullohej disa metra në thellësi. Aty afër lugu igurit ku gratë punëtore lanin rrobat e zbardhuna me fi ndër vozgat edrunit që në fund i mbushnin me ujë, për me ujitë lulët e bukra rrethoborrit në të katër anët. Në një anë shermasheku, në anën tjetër lule vilja,se leni karajfilat, lulemustakun e drandofillet që të kënaqnin shpirtin meerën e kandshme të tyne. Çardaku, një mrekulli me ato trena të latuem

nalt e poshtë deri ndër podrume. Rreth e rrotull çardakut rreshtoheshin parmakët e dyert edhe ato me drunin special të çamit, ku kornizat e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 16/389

16

mjediset e tyne të shtangnin me bukurinë e vizatimeve të daltueme.Dyshemët e verdha nga ngjyra që hidhej mbas lamjes të kënaqnin synin.

“Urdhno, mirëse të ka prue Zoti!”, hapej dera e njeriu ashtvështirë me përshkrue bukurinë e dhomës së pritjes. Mjedis atij tavaniartistik edhe ky i daltuem, një lampadar i madh i varun me qindra vite,

 pëshqesh i kumbarës së martesës së stërgjyshit. Për nderë të mikut ndizejedhe poçi i fundit i porcelanit të kacavarun ndër vargojt e artë, qëshkodranet e vjetra i lanin me farën e pjekun fort të mollatartave ose të

 pjepnave. Ato shkëlqenin bashkë me enët e bakrit të vëndosuna ndër serxhia. Në ballë të dhomës oxhaku i bardhë i derdhun në çimento

speciale ose gjeso që përzihej me të bardhin e vezës para derdhjes, për meforcue landën e hollë e të bukur, ku mjeshtri kishte shkri krejt talentin etij. Nuk mungonin anash armët e vjetra të varuna në mure me dorëzaargjenti. Aty afër shkëlqente tangari i bakrit me prushin e mbuluem me hie sipër masha në pritje të mikut.

 Një dhomë aq madhe rreth 8x7 ml. krejt e shtrueme me qylyma eanash me cerga, të sjelluna nga Kosova, mbasi njihej mjeshtria e tyne për 

 punimin e cergës me lesh dhije. Këto kanë pasë ngjyren kafe dhe

rrethonin qylymin e kuq e të madh mjedis dhomës, tue formue njëkornizë shumë të bukur rreth atij qylymi që dukej si një kuadër pikture ishtruem në dysheme. Në një kand ishte edhe arka e grues ma të vjetër qëruhej për bukurinë e njohtun të ngjyrave të vizatueme jashtë e mbrendënë kapakun që ndrynte pajën, me sofrabeza e mësalla që shtroheshin ndër sofrat e paharrueshme të këtyne shtëpive me raste festash. Të gjitha të

 punueme me tezgjah gjatë kohës së vajznisë. Krejt afër murit ishinminderët e mbuluem me qarqafa të kuq dhe me jastekë të bukur për mbështetje të trupit, si e si, miku me e ndie vedin rahat gjatë vizitës. Nuk do të flas për pritjen e përcjelljen, mbasi atë Shkodra edhe pa bukë, ujë edritë, nuk e harron,..... janë të sajat.

Arkitektura e shtëpive të fillimit të Pjacës, Dugajtë e Reja,Gjuhadoli, Serreqi i vjetër e shumë shtëpi të Parrucës e Zdralejve që edhesot janë ma të bukrat në qytet, janë vepra të Kol Idromenos. Njerëzitecnin tue bisedue me za të ultë, me t’u dukë se po flasin në vesh. Çdo

 bisedë me masë rreth artit, kulturës, muzikës, shkencës, sportit, etj. Flitej për idhujt e shkodranëve, si: At Fishta, Luigj Gurakuqi, At Anton Harapi,

Don Ndre Mjedja, Don Lazër Shantoja, për mjekët, Saraqi, Shiroka,Radoja, Pogu, Prela e Dr. farmacistet Pjerin Bushati e Elez Troshani. Për 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 17/389

17

muzikantët Palok Kurti, Kol Mati Tukja, Prenkë Jakova, Tonin Harapietj. Për figurat e njohtuna Kel Marubi, Gjon Kamsi, Imzot Mjedja,

Serreqi, Thaçi, Bumçi etj. Avokatët e njohtun Benussi, Kol Dhimitri,Tedeschini, Pipa, Paulin Pali, etj. Kishin vendin e vet Pjetër Gjini, Zef Hila, Kol Tivari, Filip Daija, që pasunonin pjacën me ndonjë të qeshun tëfortë të grupeve rinore që përsërisnin humorin e pavdekshëm të këtynenjerëzve, që qeshnin se nuk kanë mujtë me ndejë tue kja, mbasi e shihninmirë ku po shkonte puna....

Etnit Françeskanë pa asnjë përjashtim ishin epiqendra e asaj përiudhe historike për trimninë e tyne dhe atdhetarizmin e flaktë, që me

 plot gojën mund të konsiderohën jo vetëm për Shkodrën, por për gjithëShqipninë, NJË RILINDJE KOMBËTARE. Aty, në atë Kuvend shtrohejsofra për bukë e rrinin me bujtë (me fjetë): Luigj Gurakuqi, IsmailQemali, Çerçiz Topulli, Mustafa Qulli, Hasan Prishtina, Bajram Curri, IsaBoletini, Avni Rrustemi, Mehdi Frashëri, Kristo Floqi, Lef Nosi, dhe nënzhgunin e At Pal Dodës shpëtoi kokën Mbreti Ahmet Zogu. Deri vonë atyasht ruejtë dhoma ku flente miku i posaçëm i Kuvendit, Ded Gjo’ Luli, ivetmi njeri laik që asht varrosë në Kishën e tyne.

 Nuk do të zgjatem me intelektualët e profesorët, mbasi kenja ekatër gjimnazëve dhe dy seminarëve teologjike, tregojnë ma së mirinivelin kulturor të këtyne banorëve që janë edukue pa dallim Feje ndër ato banka të atyne shkollave. Ngjarjet që do të shtjellohën ma vonë do tëtregojnë ma shumë se një listë emnore e tyne se kush jetonte, mësonte e

 punonte këtu.Kjo ishte Shkodra!Shteti, jeta, kultura, arti dhe sporti, zanafillën e tyne deri në ditët

tona e kanë nga burimet dhe gurrat e pashterrëshme të Shkodrës. Një Shpirt i pajisun me atë edukatë, kulturë e art që merrej në

gjimnazet fetare dhe laike të Shkodrës, përsonifikonte até, që botamoderne sot e thërret vetëm me një emën: NJERI.

E thom me bindje të plotë se natyrën e shkodranit dhe të malësorittrim të Veriut, nuk e ka njohtë askush ma mirë se malazezët e serbët. Jo,kot, tash një shekull ata vazhdojnë me gjuejtë me TOP Kathedralën eShkodrës; jo, kot, ata mbyllën çerdhet e edukimit fetar e atdhetar; jo, kot,ata e dëbuen Fishtën nga vorri e bankat e shkollës; jo, kot, ata plaçkitën

 bibliotekat e muzeumet e tyne; jo, kot, ata të parët pushkatuen PrenkëCalin me shokë; jo, kot, ata dogjën male e shpella, ku, strukej ndër shekuj

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 18/389

18

Shqipja; jo, kot, ata vollën vnerë kundër Fishtës, Gjeçovit, Harapit,Shantojës, Prenushit, Palajt, Donat Kurtit, Konicës, Pipës e deri tek 

Qemal Draçini, që e mbytën në hu, vetëm pse At Fishta, me gishtinshënues drejtue kah ai, tha: “Qé, një talent i ri!”.

Pse morën malët Gjelosh Luli me shokë? - Jo, kot, se ishte“Besëlidhja e Veriut, Rranxave dhe Postribës”, kockë në fytin e serbit.

Pse duhej zhdukë inteligjenca? - Jo, kot, por ajo nuk përulej dhenuk e thente majën e penës para shërbëtorëve të Titos.

Pse u rrënuen Kishat e Xhamitë? - Jo, kot, por duhej shpallë“Shqipnia Socialiste Ateiste”.

Pse “vrau vetën” Prenkë Jakova? - Jo kot, por ishte Prenka i birucës nr. 6, në Sigurimin e Shkodrës të vitit 1946, që jo vetëm ishte ivëllai i Ndocit, por, ky ishte atdhetar, ishte artist antikomunist, ishte edhekatolik i mirë. Ai nuk e la asnjë çast Shkodrën; se, tue kalue nëpër Serreqfrymëzohej; se, tue u zgjue nën tingujt e kumbonëve të Kathedralës ivinte muza; se, tue përshëndetë gratë shkodrane me jepanxhe e degërmia,i kujtohej vuejtja dhe sakrifica e një populli, që deri dje, i veshun nëçakqirë e xhubletë me Ded Gjo’Lulin, Luigj Gurakuqin, Ismail Qemalin e

Isa Boletinin, valvitën Shqipën dykrenare në qiellin shqiptar. Ishte pikërisht ai, që i thuri lavdi Gjergj Kastriotit – Skëndrbeut në operën e tij!Përgjigja asht vetëm një: Kjo qendër antishoveniste sllave që

thirret SHKODËR, duhej shue, duhej rrënue, duhej rrafshue, duhej qitëfare!......dhe, shihe sot si ka vojtë halli i saj!...

Shkodra, deri dje djepi i Fatosave të Atdheut duhej kthye në vorr të qytetnimit evropian!

Djelmtë shkodranë pa dallim Feje, studentë, intelektualë, artistë, politikanë e jo politikanë, tregëtarë e zejtarë, puntorë e shegertë e vigaj për kah pamja, vetëm se u thonin “shkodranë”, shumë shpejt mbas vitit1944 do të boshatisnin pjacat, shkollat, rrugicat, shtëpitë, kinematë,fushat e sportit dhe do të mbushnin birucat e Sigurimit të Shtetitkomunist. Bashkë me këta azgaj do të jenë edhe mjaft vajza ku ishin matë mirat e familjeve atdhetare shkodrane për kah pamja e ndera.

Ministria e Punëve të Mbrendshme me Seksionet e Mbrojtjes sëPopullit, në çdo skutë të krijueme që në qershor të vitit 1943 nga

 jugosllavët dhe të drejtueme gjithënjë prej tyne dhe veglave qorre,

kryesisht vëlleh (shif indeksin e drejtorëve të drejtorive të kësajMinistrie), vëmendjen e kanë pasë gjithmonë në Shkodër. Fillon me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 19/389

19

Gjush Dedën e Ndrekë Nallbanin, Ali Qorrin (Bushatin), Cuf Lohën, LiloZenelin, Hysni Ndojën, Qamil Gavoçin, Jonuz Dinin, Kasëm Troshanin,

Pjerin Kçirën, Ylvi Dibrën, Rasim Deden, Filip Pemën, Pjetër Ballaten,Xheudet Milotin, Vehbi Fishtën, Hys Zajen dhe vazhdon me ZoiThemelin, Vaskë Kolecin, Kolec Ilinë, Hilmi Seitin, Feqorr Shehun,Rexhep Kollin etj. që të gjithë së bashku i kanë shërbye një qëllimi:TRATHTARË E ANTISHQIPTARË.

Për këtë arësye këta kriminelë të pashpirtë, terroristë e gjakatarë,kanë krye në qytetin e Shkodrës veprat ma të shëmtueme tue torturue nëmënyrën ma mizore atdhetarët, gja që dokumentohet vetëm me kenjen e

këtyne qendrave të torturave, spijunazhi, hetuesie, vrasjesh, zhdukje, burgje dhe shtëpi strehimi për të parainterrnuem që kishte qyteti iShkodrës në vitin 1946:1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme.2. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çiurçisë).3. Burgu i Prefekturës (Kati përdhé).4. Konvikti “Malet tona”.5. Burgu i Madh pranë Prefekturës.

6. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.7. Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef Shirokës.8. Shtëpia e Ulqinakut.9. Kuvendi i Motrave Servite.10. Kisha e Motrave Servite.11. Shkolla e Çelës.12. Podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, (nën farmaci).13. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).14. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).15. Burgu i Postës tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.16. Shtëpia e Rrojëjve (pranë Maternitetit të vjetër).17. Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës Jezuitëve (ku interrnonin).18. Shtëpia e Dr. Karamitrit.19. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajt e Reja.20. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).21. Shtëpia e Guljelm Sumës.22. Shtëpia e Sandër Saraçit.

23. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.24. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 20/389

20

25. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.26. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.

Gjyqet janë zhvillue në kinema “Rozafat”, kinema “Republika”, Teatri iJezuitëve, në shtëpi të Kadukut, Pogut, Dr. Prelës etj.

Gjyqet e mbylluna janë zhvillue kryesisht tek Burgu i Kishës oseKuvendi i Fretënve në Gjuhadol (në mensë), ndër dhomat e Shtëpisë sëÇiurçisë, ku, shpesh, vriteshin, hudheshin nga dritaret dhe zhdukeshinkufomat me proces-verbale false të gjyqeve gjoja të zhvillueme aty.

Qendrat e masakrave ma të mëdha janë kenë: Shtëpia e Çiurçisë,

Burgu i Kishës së Fretënve, Konvikti “Malet tona”, Dega e Punëve tëMbrendshme, Shtëpia e Lec Shkrelit, podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit,shtëpia e Ulqinakut, etj.

Të vetmit dëshmitarë sikur të “flisnin” do të ishin: Pema e blinitnë oborrin e Kuvendit të fretënve, ullinjtë e pemët e shtëpisë së Çiurçisë,

 pemët e konviktit “Malet tona”, etj. që, edhe sot ndër rranjtë e kalbuna tëtyne ruajnë britmat e virrmat e njerëzve të lidhun dhe të varun, që kanëderdhë gjakun e shenjtë e kanë dhanë Shpirtin nën degët e tyne.

Po, sa ishte popullsia e këtij qyteti martir me 26 burgje e ndoshta,ma shumë që nuk i dij unë? - Kurrë, asnjëherë, nuk do të tregohet sa mijëvetë ishin ata që mendoheshin me u zhdukë!....

Ka me kalue një kohë e gjatë e ma e gjatë se ajo që kujtojmë na, për me dalë në dritë vepra terroriste e kriminale e Partisë Komuniste(së Punës dhe e asaj “Socialiste”) të Shqipnisë, e kryeme nga dora eSigurimit të Shtetit gjakatar, shërbëtore besnike e Partisë Komunistetë Jugosllavisë që nga thëmelimi i saj.

Ndër krimet e shëmtueme kujtohen: Në shtëpinë e Çiurçisë:Simon Darragjati e Kolec Deda, mbasi u torturuen për një kohë të gjatëdhe nuk pranonin akuzat, u hodhën nga dritarët prej hetuesve FadilKapisyzi, Lilo Zeneli e Zoi Themeli. Pal Thanin e ka mbytë në torturë meduart e tija krimineli Fadil Kapisyzi.

Avokat Muzafer Pipën e kanë mbytë në torturë Zoi Themeli eVaskë Koleci. Mbasi e kanë lidhë për karrigë të palëvizëshme me duer mbrapa, tue dashtë me i futë ndër muskujt e krahve një hekur të skuqun, ikanë prekë me hekur shtyllën kurrizore, tue i shkaktue vdekjen në çast.Mandej, kanë çue Elez Mesin me ble një pulë, e kanë therë pulën dhekanë shpërnda gjakun e saj nëpër oborr. Kanë fillue me shtij me armë,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 21/389

21

gjoja se u vra Muzaferi tue dashtë me ikë nga hetuesia. Ma sakt e dinAranit Çela që i premtoi Muzaferit “gjysmën e lekut”, kur u takuen tek 

dera e Bar “Impero” (Kafja e Hardallit), kohë në të cilën Muzaferi,mbronte At Gjon Shllakun në gjyq.

Don Mark Hasit i ka mbërthye me thikë gjuhën për tavolinëhetuesi kriminel Nesti Kopali, derisa të japin shenjë se do të flasin. Kishtehumbë ndjenjat nga hemoragjia. E kanë mjekue vetëm me krypë, tregontefatziu Don Mark.

 Në konviktin “Malet tona”, At Gjon Shllaku asht lanë deri në belnë ujë të qelbun në dhomën e mjedisit të ndërtesës, pa dritare dhe me

zbritje 4-5 kambë shkallë, ku, dikur, ruheshin të freskëta ushqimet. Gjatë proçesit gjyqësor asht lanë aty për me thanë se kam formue PartinëDemokristjane në Shqipni. Asht pushkatue me plagë të hapuna, me mishtë dërmishun e varrë që i kullonin qelb.

At Bernardin Palaj i ka mbetë në dorë Dul Rrjollit e FadilKapisyzit, mbasi nuk i besonin fjalës së tij se asht i sëmurë me zemër dhee torturonin me rrymë elektrike, ashtusi Simon Kraja e sa të tjerë.

Pandi Kristo pohon në burg se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi

vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!...”Kur, në Shkodër Françeskani At Martin Gjoka, u fliste studentëve për muzikën e Bet-hovën, Moxart e Verdi, në Moskë, Lenini thonte:“ Britmat e të burgosunve nuk i ndrroj as me Sinfoninë IX-të Bethoven-it”...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 22/389

22

O SHQYPE, O ZOGJËT E MALËVET, KALLXONI !

“Kultura asht shpirti i qytetnimit”

Dy çinarë shekullor mbi një stom me emnin çinarët e Zef Zorbës, brij lumit Kir, që vazhdon rrugën e tij derisa derdhet në Drinazë brijëKalasë Rozafat, aty ku janë ledhet e qytetit të vjetër që pjesa ma e madhe

 janë nën shtratin e këtyne lumenjve, më kanë shtye me pyetë:“Kush ishte Ai burrë, që vuni gurët e qytetnimit mbi këtë stom me

emnin Rëmaji?”.... Një fushë mbi këtë stom që ma shumë ishte zallishtë me ferra e

mrina kishte tërhjekë prej kohësh djelmoçat e rinj për me u argëtue, tuegjuejtë në shenj objektet e mbështetuna në trungjët e këtyne çinarëve.Këta dy trungje janë koleksionerët ma të vjetër të predhave që janë

 përdorë në armët e mbajtuna në brezat e qytetarëve të Shkodrës. Një predhë e kalueme andej Zallit të Kirit aty rreth vitin 1840, pat plagosë njëushtar turk i cili mbas pak ditësh pat vdekë. Gjuejtësi i shenjës nuk ashtkenë djalë i fisit Ejllori ose Radovani prej Shiroke, por, kjo vrasje

 padashje i mbet se asht ba prej Pjetër Pal Ejllorit dhe i kushtoi aq shumë

këtij fisi, sa prej asaj kohe pasunia, të hollat e tokët e pagueme sidamshpërblim nuk u zëvendsuen kurrma në këtë shtëpi. Kjo ngjarje u pat ba shkak me u rrallue ky argëtim në atë vend. Në 10-vjeçarin e fundit të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 23/389

23

shekullit XIX-të, aty nga 1895, u vendosën disa rrethime mbrenda tëcilave ishte një faltore e vogël shumë e vjetër, rreth së cilës filluen me u

varrosë qytetarët të cilët nuk kishin tokë ndër vorret e vjetra në fund tërrugës së Badrave, emni i së cilës ka mbetë nga kjo lule që rritët ndër vorre. Hapsina e atij vendi filloi me joshë dëshirën për vendosje tëvorreve të reja që janë edhe sot.

Mendja e një shkodrani me emnin Ludovik Zojzi, vendosi përjetësisht mbi atë stom nën ata dy çinarë ato vepra arti që janë sot atydhe, që thirrën Vorret e Rëmajit. Kapela e atyne vorrezave u projektuedhe u zbatue nga vetë ky ingjenjer. Planimetria e bame prej tij ruhet edhe

sot në familjën Zojzi.Ludovik Zojzi ka lé në Shkodër, më 23 nandor 1910, në familjëne vjetër të Zojzakëve. Kjo shtëpi njihet për intelektualët e mirëfilltë që ika dhanë qytetit. Keli ka përfundue shkollën tregëtare dhe ishte njëkangëtar i njohtun si tenor në grupet e muzikantëve të At Martin Gjokës.Zefi, ishte dr. avokat i lauruem në Itali. Rroku, ishte një ndër etnografëtma të mirë të Shqipnisë, për mos me thanë ma i miri dhe ma i zoti.Ludoviku, mbasi përfundoi Liceun “Illyricum”, më 27 qershor 1928, dhe

doli me rezultate të shkëlqyeshme spikati me sjelljen e tij shumë të mirëdhe bani për vedi përsonelin e shkollës Françeskane, i cili e dërgoi për studime në Padova, Itali. Atje, ai nderoi brezninë shqiptare për zellin dhevullnetin me studjue. Më 10 nandor 1933, u laurue me doktoratën eingjenjerit elektrik, pikërisht, atëherë, kur Shqipnia po bante hapat e parame dalë nga errësina shekullore. Erdhi në Shkodër si profesor në Liceun eShtetit, deri më 1 tetor 1937. Në dy vitet e fundit të qëndrimit nëvendlindje ishte edhe ingjenjer këshillues pranë Bashkisë së qytetit. Nëvitin 1937, emnohet Drejtor teknik i Drejtorisë së Përgjitheshme të PTTnë Tiranë, punë të cilën e vazhdoi deri më 15 shtator 1943, ditë në tëcilën sapo delte nga shtëpia me shkue në punë, u vra pabesisht ngakomunistët e Tiranës. Kuptohet thjeshtë arësyeja, një ingjenjer shkodran,katolik, i lauruem në Padova, familje intelektuale që nuk ishte pajtue mekomunizmin, indiferente ndaj lëvizjes nacional-çlirimtare ashtu si pjesama e madhe e Shkodrës që etiketohet shpejt nga grupet komuniste:“..agjent, fashist, bashkëpunëtor i okupatorit e i klerit, spijun e trathtar ..”

Këtë fat të zi pat edhe Dr. Ingj. Ludovik Zojzi në moshën 33-

vjeçare, i formuem dhe i paisun me kulturën e shëndoshtë bashkohore.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 24/389

24

Ingj. Ndoc Naraçi, i cili e ka njohtë afër Ludovikun, mbasi ka punue me té në Tiranë, më tregonte aty nga viti 1989 se arsyeja e vërtetë

e vrasjës së tij asht kenë kërkesa e komunistëve, që ai me bashkëpunueme ta, gja të cilën Ludoviku nuk e ka pranue.

PTT e Tiranës ishte një ndër qendrat ma aktive të grupevekomuniste, prandej ata që nuk ishin të lidhun me këta grupe,mendoheshin të rrezikshëm për punën e tyne, duheshin “çëruar”. Kjodokumentohët nga gazeta “Zëri i Popullit”, datë 3 dhetor 1959, nëartikullin e Qeverim Çelit, ish anëtar i grupit komunist të PTT-së, i cilishkruan: “...Suksesi që arritën grevistët e Drejtorisë së Përgjithëshme të

PTT-së, bëri që edhe punonjësve të tjerë t’u shtohej besimi në PartinëKomuniste dhe në udhëheqjen e drejtë të saj. Nga radhët e këtyregrevistëve u organizuan më vonë guerilet, që përlanë spiunin dhearmikun e popullit Ludovik Zojzi.” Ma poshtë shënohën edhe autorët ekëtyne veprave të “suksesëshme”, organizatorët dhe kriminelët gjakatarë.Ja si vazhdon artikulli: “...Në atë kohë në Drejtorinë e Përgjithëshme tëPTT-së, punonin shokët: Adil Çarcani, Fiqrete Shehu, Nikolla Profi,Mustafa Qilimi, Ilo Panduku dhe të tjerët që ishin organizatorët...”. Cili

nga këta kriminelë analfabetë mund të duronte mbi kokë një ingjenjer tëlauruem në Padova të Italisë? Kush nga këta fanatikë mund të shihte mesy një ish student të gjimnazit të Fretënve, apo ish nxanësin e shkollës sëJezuitëve të Shkodrës, kur detyra e këtyne grupe vagabondësh ishteshkatrrimi e shqymja nga faqja e dheut e bazave të kulturës Evropiane?Çfarë menduan për 50 vjet kokat e mykuna me idetë marksiste-leniste estalinjane, të edukuem antishqiptarë ndër çerdhët e imoralitetit tëkomunistëve jugosllavë, që vetëm dinin me vra, dhe përshëndetëshin çdomëngjez me parullat “plumbin ballit Atdhetarëve!?” Çka i sollënShqipnisë përveç vorrezave këta kriminelë të drejtuem nga një masu iflligtë, i dalun prej katakombëve të kabareve të Parisit, siç ishte Enver Hoxha? Çka do të mësonin nga Mugosha e Popoviqi vëllavrasësit FiqreteShehu, Adil Çarçani, e Mustafa Qilimi me shokë? - Vetëm me vratrathtisht mbas shpine, si vranë edhe njeni-tjetrin!

Atentati i bamë kundër Ludovik Zojzit, ishte fillimi i terroritkomunist kundër inteligjencës shqiptare që ishte formue në shkollatPërëndimore, ishte atentat kundër Evropës së kulturueme, ishte zbatim

detyre ndaj mësuesit jugosllav, ishte betim për trathtinë e madhe

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 25/389

25

kombëtare që po bante Partia vëllavrasëse Komuniste e Shqipnisë,kundrejt Popullit të vet Shqiptar!

Kryqat e Vorrëve të Rëmajit ishin ngacmues për nervat efanatikëve antikatolikë komunistë. Shumë herë u projektuen plane e

 platforma mashtruese gjoja për ndërtime të reja, vetëm si me i shkatrrueato vepra arti që kishte projektue dhe zbatue shkodrani Dr. Ingj. Ludovik Zojzi. Sa herë kalonin udhëheqësit e Partisë së Punës andej pari

 përshpërisnin nën za: “Akoma, këta këtu?!”... Ishte gjoksi i atdhetaritGjon Kamsi, ishte Gjikami, vëllai i gjakut të Luigj Gurakuqit që nuk itutej syni para askujt, veç, shtërngonte nofullat e i thonte hasmit: “ JO!

 Nuk guxoni me prekë këtë tokë se asht e bekueme me gjakun eAtdhetarëve që kanë punue dhe vdekë për Shqipni! Nuk guxoni me luejtëeshtnat e lyeme me Bagmin Shenjtë të Filip Shirokës, Kol Idromenos,Simon Rrotës, Hil Mosit, Kel Marubit, Don Ndre Zadejës, Dr. Federik Shirokës, Dr. Gjon Saraçit, Prenkë Jakovës, të Kakarriqit, Muzhanit,Topallit, Serreqit, Dedejve, Prelejve, Prennushve etj. që janë kenë gurët ethëmelëve të qytetit!”.

E dogjën një natë at Kapelë vorrezash të mbetun shkret...

E dogjën një natë çatinë nën të cilën ishin Bekue sa e sa shqiptarëqyshë në rrethimin e Shkodrës, të vramë nga gjylet e malazezëve... memauzerrët ruse...

E dogjën një natë bashkë me tavolinën ku dora e Bekueme eMeshtarëve freskonte Shpirtnat e sa vetëve që nuk vdisnin, por, plasnin,se mbas atij muri rrethues të atyne vorrëve ata kishin të tretun nën pleh,

 pa një shenj tek kryet, Loçkat e zemrës të varruem nga plumbat ekomunistëve gjaksorë!

E dogjën një natë, se, mendonin se nën atë çati, ruhën vizaret ekulturës kombëtare!

E dogjën një natë, se, mendonin se ashtu bahët pluhun e hi fara eqytetnimit shqiptar!

E dogjën një natë, se, kujtuen se do të rrëzohën edhe shtyllat,simbol i martirizimit!...

E dogjën një natë ashtu si librat e bibliotekave të Françeskanëvedhe të Jezuitëve!....

E dogjën një natë ashtu si shkollën ku mësonte Fishta, Harapi,

Zadeja, Prennushi, Kurti, Nika....E dogjën një natë se vrasësit kanë frikë vetëm nga vdekja!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 26/389

26

E dogjën një natë se shumë larg u dukej se nëpër zhuri të Zallit tëKirit, përplaseshin tingujt e një kumbone që binte në një anë edhe nën

dhé... e do të lajmëronte ringjalljen!E dogjën një natë, por, harruen se, thëmelet e Krishtënimit nuk 

 prishen dhe as nuk digjen!E dogjën një natë, por, harruen se mbi ato shtylla asht ende tymi i

kemit, djegë në Lavdi të Zotit!E dogjën një natë, por, harruen fjalët e Meshkallës, se ka dymijë

vjetë që digjni Ungjillin!E dogjën një natë, por, harruen se nën atë tokë vlon gjaku i Ded

Gjo’ Lulit me shokë!E dogjën një natë, por, harruen “me djegë” edhe Don SimonJubanin!...

NGA NA ERDHËN KËTA PARTIZANË?

“Të ngjeshuna dhe tëpapushueshme ndiheshin qitjet emauzerrëve rusë, me të cilat ishtepaisë ushtria malazeze.”

Gino Berri, 1913.

Ma shqip: KUSH DREQI NA I SOLLI? Në vitin 1951 ishim një grup fëmijësh që ndihmonim meshë në

Kishën Françeskane të Gjuhadolit, me Nikolin Lekën, Tonin e BepinLjarën, Kolec Ljarën, Karlo Marlekën, Tish Serreqin etj. Me datën 13qershor ditën e Shna Ndout, që për atë Kishë ishte ditë e veçantë se

 besimi në këtë Shenjt në Shkodër asht shumë i madh, At Marjan Prela, qëkishte “mbetë” si administrator na mori të gjithëve dhe na hypi nëkompanjel. Ngjitja ndër ato shkallë thik ishte pak e frikshme. Kur 

mërrijtëm tek balkoni u mahnitëm me atë bukuri që të përfshinte syni. Për né ishte hera e parë që shikonim nga nalt krejt Shkodrën në të katër anët,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 27/389

27

me lumenj, fusha, kodra e male që e rrethojnë. Liqeni dukej i pafund sinjë tepsi e kallaisun prej rrezëve të diellit. Pullazët e shtëpive

karakteristike me tjegulla dukeshin si kuadrate të kuqe si ufulla mjedisgjelbërimit që mizotnonte, sidoemos zonën e banueme nga myslimanët.Aty-këtu ngrihej ndonjë bajonetë e mbrojtjës së fesë së këtij qyteti

 besimtar; ishin minarët e xhamive dhe kompanjelat e kishave të tjera.Secili prej nesh kërkonte me sy rrugën dhe pullazin e shtëpisë së vet. AtMarjani me durimin e tij karakteristik na shpjegoi se të gjithë këta gur e

 parmakë të këtij kompanjeli janë daltue me dorë nga mjeshtrat shqiptarë,madje, edhe kupola e vogël që kishim mbi kokë mbi të cilën ishte

vendosë Kryqi, ishte punue prej mjeshtërve të drunit, mandej e kishinveshë sipër me fletë metalike. Nën balkue ishin katër sahatët me njëmekanizëm të thjeshtë, në të cilin varej një kovë shumë e randë embushun me hekra që shërbente për kurdisje. Njëherë kishte ra poshtë tuethy krejt shkallën. Mbas asaj herë ishte sigurue mjaft mirë lidhja e saj memekanizmin. Prej atij balkoni At Fishta kishte lidhë kandilat e dritave tëvumë në varg me minarën e Xhamisë së Fushës së Çelës, një minareshumë e bukur edhe ajo me gurë të daltuem dhe e ngritun me derdhje

 plumbi. Kjo lidhje me kandila isht kenë ba natën e Festës së Flamurit sishenjë vllaznimi. Pika e vendosjes së këtij kompanjeli tregonte qendrënku asht vendosë kompasi kur asht vizatue qyteti i Shkodrës. Ai sahatshihej në çdo kand të qytetit mbasi i tillë ishte mendue ndërtimi i tij.

Edhe kompanjeli i Kathedralës kishte pamje madhështore kur patahypë ma vonë, madje, ma i naltë, por zona e Kirit zbehte gjallninë, atë qënuk i mungonte pejsazhit nga kompanjeli i Fretënve.

 Në anën përendimore të balkonit ku ishim na, nën parmakët egurit lidhej me derdhje plumbi ndër gur një shufër hekuri, në kokën e tëcilit kishte një unazë. Në atë unazë Françeskanët vendosnin FlamurinKombëtar në ditën e Festës së tij. Valëvitja e tij kje kërcnue me topa ngaturqit e Flamuri vazhdoi me qëndrue prapë atje nalt. Nën za At Marianikëndonte: “Porsi fleta e Engjllit të Zotit”!…

Partizanët më 29 nandor 1944, aty vendosën një flamur tëzhgarravitun me yllin e kuq. Shumë prej atyne që e kujtojnë atë ditë mortikanë mendue: “Ma mirë të ishte rrëzue me top flamuri bashkë mekompanjel, se kështu si po e shohim sot!”. Më duket, se nuk e kishin pasë

gabim, të paktën marrja u mbetej turqve e jo “shqiptarëve”, nëse ithërrasim kështu. Tue mos i njohtë për shqiptarë gjithmonë populli

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 28/389

28

thonte: “Kur kanë hi këta...!”, pra, “këta”, të pa emën dhe të pa atdhe.Pikërisht ishin “këta” që për demagogji në shumë prej këtyne Kishave e

Xhamive ngjitën nga një copë teneqe, ku shkruhej: “Monument Kulture,mbrohet nga Shteti” dhe nuk zgjati shumë, fjala “mbrohet”, u zëvendsueme fjalën “shkatërrohet”. E, kush i shkatërroi? Mbas 50 vjetësh këtë etregon me gojën e vet Ramiz Alia, kur thotë: “Ne nuk jemi as Lindje asPërëndim...” , po çka jemi, kur nuk jemi as mish, as peshk? Simbas tij nanuk jemi kurrkushi. Ai kur flet për vehte, nuk e ka gabim, por besoj, nuk ka turp ma të madh për një “president” se me mohue identitetin e vet.Këtë e ban një “president” që ka ardhë në pushtet kur kanë hi “këta”.

Shfarosja e atdhetarëve, lufta kundër besimëve, zhbimja eintelektualëve në fillimet e vëndosjes kulturës evropiane përëndimore, e pasueme me grabitjet e florinit dhe të pasunive private, futja e frikës,skamit dhe terrorit në popull ishte rruga që i hapej shkatërrimit kombëtar të filluem me aq vështirësi në Shqipni.

Ky shkatërrim kujt i interesonte? Vetëm shovenistëve sllavë dhefanatikëve aziatikë të mbetun nga regjimi anadollak, me mentalitetantipërëndimor, me përvetësue pasuninë e tjetrit me grykën e pushkës

edhe pse ai kishte derdhë shumë djersë me e fitue. Gjaja e yte asht e jona,me pikësynimin, nesër do të jetë e emja. Fjalët “çlirim, plaçkitje dhevorfnim” fillojnë në njëditë, ky asht tipari i parë i pushtetit komunist.

Askush nuk llogariti se kujt po i shërbenin!Më tregonte njëditë në Tiranë Luigj Filipi, shkodran i vjetër, rreth

84 vjeç, komunist ndër të parët me Zef Malën. Kishte shkue në Kishën eJezuitëve aty nga viti 1938 sa ishte ndërtue Kisha e re. Mbasi kishte

 predikue At Meshkalla, i ishte drejtue Luigjit, që mbas Meshe me u takue pak për një problem personal. Luigji kishte pranue tue ulë kokën. Kishteshkue në sakristi dhe ishin ulë në dy karriga. At Meshkalla e kishte pyetë,Luigj, ti je komunist? -Luigji kishte pohue se po, mbasi nuk kishte frikënga At Meshkalla. Ai i ishte drejtue Luigjit me këto fjalë: “A e din tiLuigj se kujt i shërben me këtë ideologji? Komunizmi asht vetëm utopi.Ai nuk ka me u realizue kurrë, por për fat të keq ju të rinjtë tue mos enjohtë jeni futë në një rrugë shumë të rrezikëshme për kombin, mbasinesër keni me e pa vedin ushtarë të Titos dhe të Stalinit. Ti vepro si tëduash por me më ndigjue mue largohesh nga ajo rrugë antishqiptare!”. Pa

kërkue përgjigje, i kishte dhanë dorën dhe ishin nda. Biseda kishte mbetë për 60 vjet e pahapun. Në vitin 1998 Luigji ma tregoi, që në rasën e parë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 29/389

29

që të paraqitej mundësia, unë me e botue. Në fund të bisedës, më tha: “Tëlutem, ke me shënue edhe këte, se unë jam një ndër ata komunistë që kam

dashtë me dalë ma i mendshëm se At Meshkalla!”.Për komunistët ishte “nderë e lavdi“ me vdekë tue brohoritë

“Rroftë Stalini”, “Rroftë Bashkimi Sovjetik”, “Druzhe Tito, rrofsh sa...”Vëndimet e Jaltës janë kenë vëndimet ma fatzeza për popullin

shqiptar.Shumë gjermanë para largimit nga Shqipnia, u treguen miqve të

tyne se do të kishte ndryshim sistemesh në Shqipni, këtu do të vinin në pushtet komunistët, se kjo zonë i asht lanë Rusisë stalinjane nën

influencë. Shqipnia do të mbetët për 50 vjet nën kontrollin e Rusisë. Ikni,se komunistët do të iu zhdukin nga faqja e dheut!Po anglezët e amerikanët çka u thanë miqve të tyne?“Mos ikni, edhe pse njëherë do të drejtojnë komunistët, na do të

vijmë prapë. Këtu do të vëndoset shtet demokratik, do të bahën zgjedhjetë lira, pushteti i ardhshëm do të jetë i të gjithëve”.

Pak vetë u besuen gjermanëve, shumica u trathtuen nga Aleatët.Sot ruhen në arkivat e tyne letrat e Muharrem Bajraktarit, Ahmet Zogut

dhe të Klerit Katolik Shqiptar, që u kanë dërgue atyne pikërisht për  problemin kombëtar deri në vitin 1946, nëpërmjet të ambasadave dhemisioneve të tyne këtu. Përgjigjën e din edhe populli: “Pritni gjethin!”,me siguri ishte fjala se nuk asht larg koha kur shqiptarët do të mbulohenme gjeth fiku.... Dhe me të vërtetë ajo kohë erdhi!...

Po Atdhetarët shqiptarë çka banë?ATA SHKRUEN ME GJAKUN E TYNE HISTORINË E

LAVDISHME TË REZISTENCËS ANTIKOMUNISTE NË TROJETSHQIPTARE.24 shtator 1943: “Besëlidhja e Veriut” e Malësisë së Madhe, Rranxavedhe të Postribës, në pikën e parë të së cilës shkruhet: “Mbrojtja e kufijvetë sotçëm të Tokës Shqiptare”.17 nandor 1943: Bahet Program-Veprimi i “Besëlidhjes së Veriut” dheBetimi. Me “Besëlidhjen e Veriut” asht organizator edhe MuharremBajraktari për krahinën e tij çka përfshinë Dibër etj.12-13 janar 1945: Kryengritja e Kelmendit nga Prenk Cali.13-14 janar 1945: Kryengritja e Koplikut nga Llesh Marashi.

Vetëm në këto dy kryengritje u pushkatuen 118 burra të Malësisë sëMadhe pa gjyq.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 30/389

30

Shkurt 1945: Lufta e Bërdices dhe Anës së Malit nga Jup Kazazi dheAbaz Ermenji.

Maj 1945: Përpjekja e parë për formimin e Partisë DemokristjaneShqiptare, me kryetar Andro Petroviq, në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut,në Rus, Shkodër.Maj 1945: Formohet Organizata “Bashkimi Shqiptar” nga Mark Çuni.26 maj 1946: Demostrata e Parë Antikomuniste e Rinisë Shkodrane, merastin e vorrimit të Imzot Gaspër Thaçit, Argjipeshkëv Metropolitan iDioçezit të Shkodrës.9 shtator 1946: Kryengritja e Postribës.

1944-1948: Ndër male në Dukagjin janë mbi 400 burra të armatosun ndër shpella të organizuem nga Gjergj Vata, Pal Thani, Mark Mala, Nik Sokoli, Ndue Pali, Gjon Destanisha, Martin Sheldija etj.1944-1954: Në Mirditë, Mark Gjon Marku organizon rezistencën, të cilënmbas vrasjes së tij në vitin 1946, e vazhdoi i vëllai Lleshi, që, edhe kyvritët më 10 gusht 1947. Lufta vazhdon në këtë krahinë ma vonë se kudotjetër, deri në vitin 1954.1944-1950: Në rrethin e Tiranës shquhet për qëndresë “Çeta e Hekurt” e

Sul Selimës.1944-1947: Në Shqipninë e Mesme, Prof. Alush Lushanaku organizonçetat e malëve, një tmerr i vërtetë për komunistët dhe brigadat e Ndjekjes.

 Në vitin 1950, Mark Zef Pali, Alush Lushanaku dhe Gjon Mark Ndojformojnë “Frontin e Bashkuem të Rezistencës Shqiptare”, që përfshinëedhe malët e Dukagjinit, Mirditës, Pukës, të Matit, rrethit të Tiranës dheElbasanit. Kryetari ishte H. Frashëri.1945-1950: Grupet antikomuniste të studentëve të Gjimnazit të Shtetit nëShkodër deri në vrasjen e studentit Bardhosh Dani.1944-1950: Nuk pushojnë asnjëherë shkrepjet e armëve nga Atdhetarët eKosovës që vdesin për liri, si: Maria Shllaku, At Bernardin Llupi, Prof.Kol Parubi dhe mësuesi Gjergj Martini, të ekzekutuem në Prizren, më 15nandor 1946.Korrik 1947: Kryengritja e Myzeqesë me burrin e lindun me “këmishë”,Hamid Matjanin, i kapun trathtisht nga komunistët, të njoftuem për zbritjen e tij me parashutë në Shqipni nga spijuni anglez, kolonel KimFilbi, në Londër.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 31/389

31

“Shumica e tyne eci n zdathë, kështu, që, ati j qëi sheh nëpër ata shkambi j i dukën dhi tëegra”, kështu shkruen Mariano Bolica, në vitin

1614, në permbledhjen “Relacione”, fq. 277, Vëllimi I.Historia e rezistencës antikomuniste në Shqipni fillon pa mbarue

Lufta e Dytë Botnore. Atdhetarët e vërtetë nuk u pajtuan kurrë mekomunizmin gjakatar. Volume të tana nuk mund të plotësojnë qëndresënshqiptare të Pjetër Dedës me gruen e tij, Maria (Zojzi), të AngjelinaMarkut, të Ludovik Saraçit, të Jup e Seit Kazazit, të Pashuk e Pal BibëMirakajt, të Frano Mirit, të Gjon Dodanit, të Hasan Isufit, të Dod

 Nikollës, të Marash Ndue Mirit, të Pashko Zef Hotit, të Hysen Lepenicës,

të Zagoll Shenos, të Sami Lepenicës etj. Tue vue në fletën e parë tëkëtyne volumeve Gjelosh Lulin, që nuk e ban ma nana.Secili gur mali në tokën shqiptare ka të daltuem një emën heroji,

që kohëve të ardhshme do tu ngjasojnë me shkronjat e sarkofagëve, por mos harroni kurrë, po e përsëris, kurrë, se atë çka serbët i banë Kosovësnë vitët e fundit, 50 vjet ma parë ia kanë ba Shkodrës tue rrafshue për tokë kulturën, tue zhdukë inteligjencën, tue pushkatue e mbytë me hu mbi120 meshtarë, tue grabitë bibliotekat e thesarët e tyne, tue plaçkitë e

vjedhë shtëpi e magazinë tregtari, tue grumbullue dupa e flori me arkanga gratë shkodrane mbasi i lanë të veja, tue angazhue vllaznit tanë spijujtë Sigurimit, me paditë vëllan tue i torturue si kafshët dhe në fund, sot, narrimë tue kërkue eshtnat e këtyne Martirëve dhe çka asht ma keq se nuk dimë edhe ku janë!

Sot, dimë vetëm një fakt se pothuej të gjitha përpjekjet eshqiptarëve për liri u shtypën me gjak, hekur dhe trathti. Koçi Xoxedeklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë meurdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje përkëtë!”( Dosja 1623)

Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë se kur ishin në Shkodër,në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin eVeriut, “.......që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskënjerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit.......” ( po aty, Dosja 1623)

Asht e shkrueme e nuk e lot topi:“Më23 pri l l 1913, mbaroi luf ta. -Shkodra ra!”...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 32/389

32

“PO SHPELLAT A M'I PRET KUSH?”

DED GJO’ LULI

 Nuk kishte përfundue së kënduemi kanga e Gjeto Basho Mujit:“A p’e marrim malin për me tretë?

 A po biem ma mirë në lumë me u mytë? A po hypim n’curr tëposhtë me u rrxue?

 A po him n’ at kullë për me u ngujue ?”

E, jemi në 1945! Nuk kanë kalue as njëzet vjet që edhe njëherë pondihen gjamët e paharrueshme, kur ndër ata male të egra si bishat që

 jetojnë ndër to e, kur, ende nuk ishin rritë ato lule të freskëta të Alpeve,ku, mendja ndalon për një çast mendimin; kah sheh vigajë të rreshtuem

 përreth asaj kunore që s’njihte marre.Janë dukagjinasit po, rreshtue përbrij atyne currave, përrojeve,

gurrave e lumit që zbret rrëmbyeshëm, harlisë tue marrë me vete mashumë njerëz se cingla, cokla e trungje pishe, për me ushqye ushujzat e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 33/389

33

Velipojës, të pangopuna me gjak shqiptarësh të Kosovës, për të gjatëatyne brigjëve, në Ulqin e deri në Tivar.

Janë po, djelmët e Lokes, që shputat sëpari zdathë, shkelën mbishqeme, e therë në murriz e kujza pishe, e ça ndër tehe gurësh, nën tëcilët ende gurgullon në rrjedhje rrëkajë nëpër vizatje të ballit të Shqipes:GJAKU I GEGËVE.

Janë po, djelmët e Lekës, që para se me u mbathë në opinga janëregjë ndër shekë e vozga të mëdha me shëllinë, për mos me i ça e shkyeshpata e bajoneta e hasmit.

Janë po, ata, që mbas nanës e babës nuk njohin tjetër fëtyre veç

atë të dhisë e brinat e saj gëdhenë në lahutë... me i këndue të MadhitGjergj.Shpatullat, e vetmja shpnesë e kallximit, tregojnë cuba me shenjë

gjaku në ballë.Huta e martina janë strukë ndër golle e shpella se veglat e serbit i

kanë ba batall.Burrat kanë marrë malet. Gratë kanë shkepë postavë e sermt, për 

me i grahë kaut kularit. Nata i zen në përpjetë të malit ngarkue me hebe e

 buljera për me u çue bukë trimave ndër shpella.Sigurimi i Shtetit ka marrë përsipër me shburrnue Bjeshkët e Nêmuna, si për qejfë të serbit.

Janë e mbi 400 burra dukagjinas ndër male, çka merr në Qafë tëAgrit tue zbritë në Urë të Shtrejtë, që nuk dorëzojnë as armët, as vedin, asshpellat. Janë lidhë njëbesë me u vra dhe në dorë komunistëve mos me ura. Kërcnohën me vrasje, plaçkitje, djegëje kullash e kësollash, zhdukje tëdjelmëve të mbetun tek shtëpia, pa gjyqe, shfarosje fisi, grabitje bereqetie buke, therje bagtishë, me skam e vorfni, e prapë se prapë nuk shtrohen.

Asht fakt që shumë krahina kanë qendrue me armë në dorë për mos me u shkelë nga komunistët, kanë luftue deri ndër skutat ma jugore,

 por krahina e Dukagjinit do të zajë vend të veçantë në fletët e asaj historietë lavdishme. Rezistenca e popullit aty ishte shumë aktive, e gjatë, mevorfni të pashoqe, heroike dhe gjithmonë e papajtueshme me pushtetinkomunist, sidoemos deri në vitin 1948. Çdo pëllambë e asaj toke asht lame gjak. Bajraktarët, vojvodët, shtëpitë ma në za për kah ndera, burrnia,

 besa e trimnia e gishtit kanë qëndrue me shekuj mburojë.

 Nuk përjashtohet ndikimi e roli i madh i Klerit Katolik kryesishtatij Françeskan, në formimin e shpirtit atdhetar. Ata e kishin ba të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 34/389

34

 padiskutueshme e të palëkundshme ndaj çdo fortune formulën Fé-Atdhé,me të cilën lindte dhe vdiste malësori. Kjo dhe vetëm kjo ishte arsyeja që

ai malësuer nuk mund të pajtohej me komunizmin. Kjo dihej edhe ngakomunistët. Disa herë Enver Hoxha ka folë e shkrue, madje, edhe ndër “vepra” ai vé theksin në qëndrimin antikomunist të katolikëve. Në tëvërtetë asht e vetmja gja ku nuk ka rrejtë asnjë rresht, mbasi aty bahetfjalë pikërisht për këto malësi që e kanë faktue qëndrimin kundër tij,

 përderisa për 40 vjet ai udhëheqësi “i dashtun dhe i shtrenjtë”, që rrinte“gju më gju me popullin”, nuk e ka shkelë asnjëherë me kambët e tijtokën e Dukagjinit, madje, edhe ai “trimi legjendar i luftës” krimineli

Mehmet Shehu, që ishte komandant i Operacionit të Veriut, nuk pati as burrni as trimni me shkue me luftue kundër anmiqëve shaljanë, pra,megjithëse kishte pushtetin dhe armët me të cilat krenohej, por gjithmonëtë përdoruna mbas shpine si me Prenkë Calin, ose kur Atdhetarët ishin tëlidhun duersh e kambësh, të çarmatosun, ose rob e, gjithmonë të kapuntrathtisht si Llesh Marashi me shokë.

Për këto arsye duhej fillue me njerëzit që kishin influencë në atokrahina. Vëprimet komunistët i filluen kundër Parisë së Malësisë dhe

Klerit Katolik (ndonëse i pakët në numër, por shumë i fuqishëm),veprime të shpejta, të doemosdoshme dhe shumë kriminale për me u bashembull për gjithë Shqipninë kundërshtare, si në kohën e luftës aty ku ishkeli kamba tue vra e plaçkitë, kryesisht në krahinat jugore, mbasilargohej gjermani. Instruktorët ishin jugosllavë, pikërisht anmiqtëshekullorë të atyne Alpëve aq të lakmueme prej tyne. Mbas rezistencës sëPrenkë Calit e Llesh Marashit filloi terrori ndër male.

Qé, pra, i erdhi dita! Më 17 janar 1945 të parët arrestohen AtGegë Luma dhe At Dioniz Maka, dy klerikë atdhetarë. Ata në malësizakonisht mbanin armë të lejueme, mbasi në kohën e turqve ata luftonin

 përkrah malësorëve, ashtusi kundër malazezve dhe serbëve. Armët ikishin edhe për vetmbrojtje nga plaçkitësit. Asht i njohtun rasti i Don

 Nikoll Kaçorrit, kur një natë për fat nuk u ndodh në qelë kur i pati shkuekrimineli Haxhi Qamili me bandën e tij, i plaçkiti të hollat, i vraushërbëtorin, tue i pre kokën dhe i dogji qelën bashkë me bibliotekën e

 pasun të tij. Ndoshta kjo asht edhe arsyeja që Enver Hoxha këtë shok tëtij kriminel e cub malesh, e pat ba “hero”....

 Një arsye tjetër ishte edhe qarkullimi ndër zona të rrezikueme ngakafshët e egra kohë pa kohë për shërbime fetare. Asht e kuptueshme se

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 35/389

35

atëherë nuk njiheshin bishat komuniste, tue i kujtue si “shqiptarë” prejshumëkujt. Këta klerikë shpëtuen vetëm se nuk kishte dalë ende ligji i

dorëzimit të armëve. Dënimet nuk u dhanë të randa mbasi ndikoi shumëfjala e fundit e At Gegë Lumës, siç më ka tregue At Dioniz Maka i lidhun

 përdore me tè. Ndër të parët pushkatohet Syl Martini, pa gjyq, para Kishës në

Kodër Shën Gjergj, mbasi nuk pranon me dorëzue armët, i njohtun për  burrni ndër kuvende malësoësh. Ai u tha para pushkatimit: “Çka i duhet jeta shqiptarit malëve pa armë? Nuk ua jap!”. Pra, filluan vrasjet!

 Në Palç të Nikaj-Merturit porsa At Mëhillë Miraj mbaron meshën,

tue dalë njerëzit prej kishe, partizanët e Ndjekjes kërkojnë prej FetSadikut, burrë afër të 70-tave me dorëzue armët. Feta nuk i dorëzon,atëherë, ndihen krisma armësh në afërsi mbas një kodrës. Partizanët ithonë Fetës, se me që ti nuk pranon me na dhanë armët na të kemi

 pushkatue djalin 30 vjeç, Marashin dhe vëllain, Ademin, (kjo nuk ishte evërtetë, por kishin shkrepë armët për me ligshtue Fetën që ai me treguearmët), atëherë, Feta iu përgjijget: “Mo’ brè, ju kishe dhanë edhe djalintjetër, por vllain jo!”, e prapë armët nuk i dorëzoi. Tue pa vendosmëninë

e Fetës, partizanët shtien mbi trupin e tij dhe ashtu të lamë me gjak dhe tështrimë përdhé e lanë aty me e pa katundi. Kështu fshati u njoh me ata qëthirreshin “çlirimtarë”.

Gjatë kësaj kohe nga mesi i 1945, në Pult kërkohej At AntonHarapi, mbasi ishin sigurue se nuk ishte me Cafo Beg Ulqinin ndër krahinat e tij, ku Cafi u ruajt me besnikëri nga bashkëfshatarët e vetderisa u shpall amnistia. Siç më ka tregue vetë i ndjeri Cafo Beg, me tëvërtetë e kishte ftue me shkue bashkë me Lef Nosin, por këta të dy nuk kishin pranue për mos me rrezikue fare e fisin e Cafo Begut, mandej,thonte, Cafo Begu, u dukej, se po dalin jashtë kufijve e po vriten ngamalazezët a serbët. E pranonin vdekjen me kënaqësi prej shqiptarëve.Cafo Begu e vërtetonte këtë me takimin e At Antonit në Podgoricë megjermanët që po largoheshin nga Shqipnia. Edhe atje At Antoni, nuk kishte pranue me shkue me ta në Gjermani ose në ndonjë vend tjetër, kutë dishronte ai, i mbrojtun nga forcat gjermane. Cafo Begu ishte shumë isigurt se At Antonin e ka tregue në Sigurim një shirokas, kushrini i tij(L.B.), mbasi ai ishte thirrë nga ndjekja e mbajtë 2-3 ditë tue u torturue,

se mos i kishte kalue me lundër nëpër liqenin e Shkodrës dhe mos ekishte dorëzue At Antonin bashkë me Lefin ndër miqtë e Cafo Begut.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 36/389

36

Tue u nisë nga siguria e kenjes së At Antonit në Dukagjin, Ndjekja fillonmasakrat. Marrin 10 djelmoça të rinjë, gjoja me i angazhue me brigadën,

 por, meqë, ata kundërshtojnë me iu kundërvue bashkëfshatarëve të vet nëfshatin Xhan i pushkatojnë pa gjyq.

Fillojnë edhe arrestimet. Në Shalë arrestohet bajraktari Kol Ndou, pak ditë mbasi në Breg-Lumi sekretari i frontit të Qarkut të Shkodrës,Spiro Pano (organizatë nën të cilën mëshehej Partia Komuniste),organizon një mbledhje ku Sigurimi futë me vra Mark Sadikun, i shtëpisësë bajraktarit të Shalës. Vrasësi Ndok Pëllumbi vritet po aty prej BalMarkut, kështu fillon pushka... Për me ndalue gjakmarrjen dhe përçamjen

e krahinës bajraktari Kol Ndou, hyp mbi një shkamb dhe thërret: “Nëemën të Zotit burra, me prâ pushka!”, dhe pushkët pushuan. Sigurisht një burrë me kaq influencë që ndalon vëllavrasjen, nuk kishte si me u lanë pa pranga. Nipi i tij Prel Marku, ikë ndër shpella dhe njëditë bashkë mefamilje arratiset dhe nuk këthehët ma në atdhé, si shumë të tjerë ndër atokrahina.

E njajta gja kërkohet me u ba me bajraktarin e Shoshit, LulashGjeloshin, por ndodhë çka nuk e pret Ndjekja! Fshatarët lidhin besën mos

me pranue thirrjen e frontit (ose të partisë). Kur forcat e Ndjekjes shkuanatje krisi pushka dhe vriten tre vetë të Ndjekjes. Bajraktari del në mal.Bashkë me te janë edhe gjashtë djelm sokola mali që syni s’u ban vék.Koha e gjatë bani që shpesh këta trima me u përpjekë me Ndjekjen dhegjatë përpjekjeve u vranë pesë djelmë nga çeta e bajraktarit. Në Shkodër 

 pushkatohet edhe prof. Gjelosh Lulashi me Organizatën “BashkimiShqiptar”, kështu bahën gjashtë vetë të një oxhaku. Me Lulashin mbetivetëm një djalë që për mos me dalë faret fisi, e detyron Lulashin me udorëzue. I shtymë në moshë dhe i vramë në shpirt nga fatkeqësitë nuk e

 pushkatojnë, por e lanë me plasë në burg tue e dënue 101 vjet. Gjatëkohës së burgut tregojnë se rrinte i vetmuem, nuk fliste, veç kalontekohën tue dredhë duhan ose tue mbushë llullën. I vinin miqë në takim dhenuk e lenin me vuajtë nga ana materiale, ndërsa shpirtit të brengosun nuk kishte kurrkush çka me i ba. Ai nuk shërohej kurrma.

Rreziku i daljes farët të fisit asht kenë ba shkak që shumë burra janë detyrue me u dorëzue. Kështu si Lulash Gjeloshit i ka ngja edheLlesh Marashit e Prenkë Calit që dij unë, po kushedi sa të tjerë që jo

vetëm janë dorëzue por edhe ua kanë pushkatue djelmoçat e fundit ashtusi Prenkë Calit. Ashtu i pat ndodhë edhe një burri tek ura e Breg-Lumit

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 37/389

37

që i çuan fjalë në shpellë: “Eja, se, për një orë po nuk u dorëzove të pushkatojmë djalin 14 vjeç!”. Ai erdhi ma shpejtë. Aty ishte krimineli

Xhemal Selimi tue thye arra me revolver mbi kokën e një të pushkatuemit. Porsa u dorëzue burri i malit Xhemali, ma parë i vraudjalin, mbasandej atë. Trupat e tyne u hodhën në Lumin e Shalës.

Kur në Tiranë mendohej se rezistenca e malëve po dobësohej,ndër male ndodhë e kundërta. Më tregonte Ejëll Gërdani, shpellat sa vinine u mbushnin me djelmë të tjerë. Ma siguri kishin ndër shpella se tek shtëpia. Forcat e Ndjekjes vazhdonin me lanë të vramë nga mosnjohja ekrahinës, shkonin e binin si miza në qumësht ndër shtigje ku u fluturonte

koka bashkë me “yllin e kuq” në ballë. Me u largue nga brigada prap pushkatohej si dezertor, kështu, vazhdonte sa të shkojë kjo punë. Për këtëarësye në muejn prill-maj të vitit 1946, Mehmet Shehu, dërgon një

 brigade të drejtueme nga një terrorist tjetër i njohun, major Ndreko Rino.Dokumentacioni i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore që ruhet edhe

sot, tregon ma së miri masakrat, pushkatimet pa gjyq, djegëjet e shtëpivedhe arsyet pse këta kriminelë dekoroheshin e thirreshin “heronjë të

 popullit” e, për fat të keq vazhdojnë t’i kenë edhe sot! ( Lexoni vetëm

radiogramet që vinin në Ministri nga këto zona!).Majori i porsaardhun filloi detyrën në Kuvendin e Bashkimit tëShalës e të Shoshit tek Ura e re e Dukagjinit. Aty pushkatohen katër vetë

 pa gjyq pse nuk kishin dorëzue armët. Në Vuksanaj vritën dy të tjerë,ndërsa në përpjekje me forcat e ndjekjes plagoset randë Zef Kol Prela, icili mbasi mjekohet, torturohet në qeli nga Xhemal Selimi e Sabri Shema,i përcillet Aranit Çelës në Shkodër me i dhanë plumbin ballit. EdheAraniti si terrorist i njohun e kreu porosinë më 11 mars 1948, tue e vue nërresht me atdhetarë të tjerë, në Zallin e Kirit.

Kur Nik Sokoli formon Komitetin për çlirimin e Dukagjinit fillonnjë fazë e re. E rrethonin Nikën por nuk ua kapte plumbi, tregonte Ejëlli...Fillon marrëveshja për organizimin e një Kryengritje të përgjithshme nëVeri. Lidhja e malësorëve me Muharrem Bajraktarin, forconte besimin nëfitore. Puka me Mirakaj, Mirdita me Markagjonët e i pavdekshmi AlushLushanaku në Shqipninë e mesme, tronditën pushtetin qendror, i cili nëkëtë kohë forcoi edhe ma shumë lidhjet me druzhe Titon për me realizueinteresat e përbashkëta antishqiptare.

Me plasjen e parakohshme të Lëvizjes së Postribës, planetdështuen. Edhe pse dështoi papritmas plani malësorët vazhdonin

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 38/389

38

rezistencën e tyne. Lufta sa vinte e bahej ma e rrebtë. Arrëstimet e pushkatimet nuk pushonin asnjë çast. Arratisjet vazhdonin pa pushim.

Shkak u ba prishja me Jugosllavi. Forcat e Ndjekjes u trefishuan. Mjaftmalësorë dëzertojnë nga mobilizimi ushtarak. Shumë bashkohen meshokët e tyne ndër male. Disa arratisën. U ikë për duersh komunistëve AtDanjel Gjeçaj i njoftuem nga një malësuer për arrestim.

Me shkuemjen në Dukagjin të Idriz Çobës si kryetar dege,Xhemal Selimi dhe Sabri Shema kryejnë aq shumë krime atje, sa pak shtëpi mund të kenë mbetë pa të pushkatuem, të arrestuem ose pa u djegë.Edhe jugosllavët u kanë dhanë ndihmesën e tyne edhe pse në dukje ishin

të prishun. Ata dërguan prej Jugosllavisë njëfarë Prel Nika, i arratisun, qëishte vue në shërbim të komunistëve (të këndejshëm e të andejshëm) dhe,mbasi bashkohet me të arratisunit që ishin ndër malët e Veriut, një natëtrathtisht vret komandantin trim të shpellave Gjergj Vatën, i njohtun me

 pseudonimin “CUKALI”, një emën tmer për komunistët dhe brigadat e Ndjekjës.

 Një ndër betejat e paharrueshme asht edhe ajo që asht ba në Palaj tëShoshit, ku edhe pse u plagos komandanti i 87 burrave të armatosun

Mark Mala, lufta vazhdoi e përgjakëshme dhe me ikjen e turpëshme tëforcave të Ndjekjes që lanë disa të vramë në atë betejë.PËRPJEKJET DHE QËNDRESAT e Oficerit Martin Sheldija,

Gjon Destanisha, Kol Mark Toma, Ded Mirash Zefit (vra në gusht 1946),Mëhill Ndoja etj. janë një epope në vedi në lavdinë e atyne malëve. Këtëepope jo vetëm nuk e njohim por as nuk e gjejmë kurrkund të shkrueme....prej kurrkujt...

Aq shumë e urrenin malësorët komunizmin, sa asnjeni nuk  pranonte me marrë ndihmat e UNRRA-s, sëpse thonin se janë dërgue ngaata që na sollën komunizmin këtu (nuk janë gabue aspak), gjithmonë nënarësyen “se nuk dimë me përdorë kutijat e mishit dhe kemi frikë se mielliasht i prishun, e po na helmatisë!”....

E vetmja gja që u dhanë me dhunë ishte DDT-ja, si ilaç, mbasigjithkah ishin mbulue me morra. Fshatarët thonin se edhe këta na i kanësjellë partizanët, e vetmja gja që na ka sjellë Partia Komuniste e “shoku”komandant, në malësi janë morrat !

Pat edhe ndonjë malësuer të kërcnuem që punoi me Sigurimin si

Martin Shllaku (ish sekretar i komitetit të partisë), por edhe ky u arratisma vonë se ndiqej nga vetë Sigurimi. Ndërsa Pëllumb Ndoka nuk zbatoi

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 39/389

39

urdhnin me vra një malësuer dhe u vra nga shokët e tij “besnikë” tëSigurimit. Të gjithë bashkëpuntorët e tyne e mbyllën jetën si këlkazat.

“Nuk shihnim ma larg se majën e hundës, atëherë..”, më pat thanënë vitin 1992, Mark Uli, kur pata bisedue çështjen e Ndue Palit me té,mbasi Marku ishte kenë atje kur u pat kapë trathtisht Ndou dhe ka pasë banjë deklaratë të turpëshme në gjyqin e tij.

Vetë fakti që në vitin 1947 në krahinën e Dukagjinit nuk kishteASNJË komunist dhe asnjë të ri komunist asht prova ma e saktë, qëtregon ma së miri së kush ishin DUKAGJINASIT E LEKËS, burrat

 besnikë të Kanunit, ku kryet e vendit e xen pushka dhe jo furka!

Oooooooo jepni brè kushtrimin ... ku jeni BURRA!?...

K U L L A P A R R U G Ë

“Shqiptari asht mbreti i malëve!”Prof. Dr. G. STRAD

 Njëditë gushti në vitin 1975, tue ecë në një rrugë pylli në anënlindore të fshatit Razëm, më dukej se po fluturojsha mbi pyje, mbasi

rruga kishte trajtën e një shkalle krejt afër majave të pemve të larta pranëmeje. Kjo shkallë nuk ishte aq thik sa ajo e Thethit, por gurët ishin edhekëtu të lëmuet, ku nga patkojt e kalit, ku nga thundrat e tufave të bagëtivee ku nga opingat e malësorve. Rruga midis atyne pemëve po më joshte aqshumë, sa pa e kuptue më dukej sikur në atë tëposhte nuk po ecsha unë,

 por ngjitej rruga përpjetë dhe unë qëndroja në vend. Unë veçkundërmojsha natyrën e stolisun të asaj zone që sa mashumë tue vrojtue,aq mashumë kambët më shtyjshin nga e panjohtuna. Dikund, aty mbas

rreth një orë e gjysëm kur po afrohej mesdita, takova të parin dhe tëvetmin kalimtar që mbasi më përshëndeti si zakonisht përshëndesin tëgjithë malësorët njohtë e pa njohtë, më pyeti: “Shok, po të shoh se nuk je

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 40/389

40

i këtij vendi dhe, se, nuk e njeh këtë krah, mbasi nuk paske asnjë mjetmbrojtjeje me vedi, po due me të kallxue se këndej ka ujqë!”. Ashtusi

isha në këmishë e pak i djersitun mbasi rruga kishte fillue me e ba tëvetën, mu duk se nga frika, u freskova dhe në vend mora kthesën megishta nga thembrat, tue falënderue fort e fort udhëtarin e panjohtun. Pra,u kthyem bashkë. Biseda lidhej me rastët e shumta të fatkeqsive tëçobajve që edhe pse e njihnin mirë atë vend, në ato kullota ishin gjetëcopa e grima e shpesh ishin njohtë vetëm prej zheleve ose opingave tëshkyeme nga kopetë e ujqve.

Malësori më printe, vetëm ai fliste mbasi unë pak nga lodhja, pak 

nga frymëmarrja e sëpërpjetës dhe pak nga habia e bukurisë vendit, që nëecje e kisha lanë mbas shpinës, ndigjojsha me vëmendje malësorin mbasi për mue ishte gjithshka interesante. Pak përpara se me ardhë në Razëm aimë tregoi se banonte në Vrith, një fshat aty afër. Emnin e kishte Zef. Kur 

 po ndaheshim më tha: ”Po erdhe ndonjë ditë andej, më kërko se aty ku tëndalon makina më njohin dhe shihemi, të pres me qejfë te shtëpia!”.

Dukej rreth 45 vjeç afërsisht, mbasi jeta e vështirë ua ka shtuemoshën atyne njerëzve për kah pamja.

Mbas 5-6 ditësh rastisi një makinë që shkonte ndër baxhat eVrithit. Shoferi më zbriti tek vendi dhe me të vërtetë Zefin e gjeta si tëmë kishte pritë mue. Me vedi kisha një blok vizatimi. Prej Zefit kërkovame pa ndonjë pejsazh ku të mund të vizatojsha diçka tërheqëse.

Atje sa ishte hapë një rrugë e re. Ajo të zbriste në Vuçë, edhe kynjë fshat piktoresk si të gjitha fshatrat e atyne krahinave. Midis malëve

 pyjet e gështenjave e pishat dukeshin si me kenë në një gropë. Shihej aty-këtu ndonjë pullaz që tregonte se ka njerëz që jetojnë aty. Ajo që më bani

 përshtypje në atë rrugë ishte vendosja e disa gurve të mëdhej mbi gur matë vogjël. Gurët e mëdhej me format e tyne të sheshta më jepnin

 përshtypjen e tepsive të vendosuna mbi kokat e grave që ecin aq nëekuilibër, sa, çdo çast pret kur po i bie tepsia në tokë. Kushdo mund tëmendojë për ata gurë se i ka vu dora e njeriut me krijue imazhin eskulpturave moderne, po kur afrohesh e sheh madhësinë e tyne rreth 5-6metër katrorë sipërfaqja e një guri e vendosun mbi gurët 2-3 metër të lartëdhe pa një shenjë dalte në ta, aty nuk gjen asgja me mend si janë vu,mbasi edhe malët prej nga mund të jenë zbritë janë mjaft larg. Mandej,

me çka janë sjellë aty? Zefi më shpjegoi se këta gurë janë kenë aty edhekur kishte lindë ai para 40 e sa vitësh, por pleqtë tregojnë se ata kanë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 41/389

41

ardhë në rrokullisje me ortiqet dhe kanë zanë vend këtu, të penguem ngatrungjet e mëdha të pemëve të pyllit që ishin kenë aty para se me u hapë

rruga e re.Mbasi ecëm rreth 20 minuta në krahun e majtë, në zbritje, jo ma

larg se 10-15 metër prej rrugës së re maje një kodrës së ultë 6-7 metër mbi nivelin e rrugës ishin muret anësore të një kullës së vogël pa pullaz.

 Nga dritarët e hapuna shiheshin ndarje të mbrendshme, gjysëm tërrënueme. Nuk shihej asnjë shenjë se ajo shtëpi ka pasë lëvizje njerëzishmbasi nuk kishte asnjë rrugë sado të vogël, që lidhte shtëpinë me rrugënkryesore. Dera ishte përballë meje me një hajat të vogël, që zbriste me 4-

5 kambë shkallë ndër ferra. Disa gurë të shkallës kishin rrëshqitë e ra.Edhe ndër vendet boshe të atyne gurve kishin bijtë ferra. Nuk mund tëafrohesha se gjithkah ishin kaçuba ferrash, madje, edhe mbrenda shtëpisë,që shiheshin nga jashtë. Nuk kishte shenjë jete as mbrenda as jashtë asajkulle. As aty afër nuk kishte shtëpi tjetër. Ajo që më mbeti në krye dhenuk më lente me u largue ishte dera kryesore e kryqëzueme me ferrkuqe,të vëndosuna për mos me hy asgja, ashtu edhe dritarët kishin ferra si derakryqetërthuer. Pa e kuptue, unë kisha mbetë i shtangun në vend....

Qëndrimi im aty i tërhoq vëmendjen Zefit, i cili më pyeti: “Pse poqëndron aty?” - Unë iu përgjigja: “-Nuk kam pa ndonjë shtëpi kështu sikjo!” Zefi më tha: -“As mos të raftë me pa shtëpi si kjo!...” Atëherë, Zefimë shpjegoi: -“Një natë, këtu në këtë shtëpi rreth vitit 1946, ia kishinmësye tre vetë njerëz të malit krejt të panjohtun, tue i thirrë të zotit tështëpisë: “A pret miqë sonte?” Simbas zakonit, ai iu asht përgjigjë:“Hajdeni, mirëse ju ka prue Zoti!” dhe u ka hapë derën. Nata kishteqëllue e ftohtë si netët e dimnit në këto ana. Binte edhe borë që kur fillonnuk din me pushue një minut.

Edhe kur kanë hy mbrendë udhëtarët, i zoti i shtëpisë prap nuk kanjohtë asnjenin, megjithatë, si mbas zakonit tonë i ka shtue dru zjarmit, uka shtrue me hangër me çka i kishte dhanë Zoti dhe i ka vue me fjetë.

Kah drita kanë fillue me lehë qentë. Forcat e Ndjekjes u kishin ranë gjurmë mbasi gjatë natës kishin kontrollue disa shtëpi të largëta e,edhe pse nuk kishin gjetë njeri ndër ato shtëpi, kah drita kishin pushkatuekatër vetë prej tyne që i kishin marrë me vedi gjatë kontrollit, tue u thanë:“Ju e dini nga kanë kalue të arratisunit por nuk na tregoni né!” Ata në të

vërtetë nuk kanë dijtë gja, por këta i kanë vra me frigue fshatarët për mediftue mbasi këtë punë e banin shpesh dhe kanë vazhdue me kontrollue.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 42/389

42

Kur kanë mërrijtë këtu, i zoti i shtëpisë nuk i ka lanë Forcat e Ndjekjesme hy në shtëpinë e tij për me kontrollue. Ata kanë ngulë kambë me hy,

 por ai u asht përgjigjë: -“Nën Zotin, kjo punë nuk bahet! Njëherë kam lé,njëherë kam me vdekë!...” Dy drejtuesit e brigadave të Ndjekjes, AsllanLici e Xhemal Selimi tue pasë frikë me hy mbrendë, kërkuan dorëzimin etë arratisunve. Ai, prap u asht përgjigjë: -“Nuk e ha bukën me marre, medorëzue mikun,..... mos e thashtë Zoti me u ba kjo punë në shtëpinëteme!” Forcat e Ndjekjes kishin rrëthue anë e kand kullën dhe kanëkërkue me dalë robtë e shtëpisë jashtë, pleqtë me gra e fëmijë. Kanë dalëvetëm gratë me fëmijë, ndër to edhe një nuse me foshnje të vogël ngrykë.

Burrat kanë ndejë mbrendë me vazhdue qëndresën.Porsa gratë me fëmijë kanë zbritë nga shkalla u janë afrue Forcate Ndjekjes, dhe Asllani e Xhemali me dorën e vet kanë vra fëmijët,mandej nanat e tyne. Aty asht ndezë lufta. Mbas disa orësh i fundit ndër 

 burra ka djegë shtëpinë dhe në prak të derës, kur këta mendonin se ai podorëzohet, ka vra një ushtar që i kishte kenë afrue e mbas tij edhe vedin.

Kështu, kjo shtëpi asht shue përgjithmonë!...Prej asaj kohe kësaj kulle i asht vue ferra!...”

Vazhduem rrugën. Zefi fliste me mue e unë i zhytun në mendimeflitëshe me vedi: Po sa shtëpive si kjo u kanë vue ferrën komunistët?!....Ato ferra janë simboli i komunizmit që shuen fise të tana për me

zhdukë bujarinë, me prishë besën dhe me turpnue burrëninë.Ajo kullë edhe sot tregon se si vdes malësori!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 43/389

43

“KUSH MË NDALON MUE ME DERDHË GJAKUN!PËR TOKËN TEME?”

DED GJO’ LULI

“Vetmia asht martirizimishpirtnuer, që kalon çdo dhimbje evarrë trupi. Dhimbja e Shpirtit nuk përshkruhet!”

 Ndër këta pak rreshta do të kujtoj ata shqiptarë që kujtojmë se

njëditë vdiqën!Këta janë pikërisht ata Atdhetarë që e kishin kuptue me kohë ethanë me gojë, se, pa shqipe s’ka burra dhe pa burra s’ka Atdhé!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 44/389

44

Ata vdiqën vetëm para syve të atyne që i martirizuen, ata u kalbënnë qelitë e Sigurimit për sëgjalli. Varrët e tyne kulluan vetëm gjak, gjak 

të pastër shqipesh që i thërriste dhe i bashkonte në një ideal e gjuhë të përbashkët. Për né, asht e vështirë me e kuptue martirizimin shpirtnuer tëtyne mbasi na nuk kemi provue vetminë e tyne, dhimbjet e plagët e trupittyne, zanin e mekun të tyne që përshpëriste thanjen e Mustafa Krujës:“Shqipni e andrrueme prej poetve, e dishrueme prej atdhetarëve, ekëndueme prej rinisë”, por, realiteti kje vetëm mjerim, vuejtje e sakrificë!

Me kohë Don Palë Shantoja paralajmëronte: “ Mbasi Fuqitë e Mëdha kanë hjekë dorë nga drejtësia, Shqiptarët do të derdhin gjakun e

vet shumë të Shenjtë!”.-E, ashtu u ba!

KOL NURI SHELDIJA, vjeç 45, nga Sheldija e Shkodrës, deklaron:“Jam arrestue kur asht kapë Don Lazër Shantoja, kam strehue Don Lazrin

 për 26-27 ditë, nuk e ka dijtë kush se Don Lazri asht tek unë, vetëm LushHila. Kam kenë 17 vjeç shërbëtor në shtëpi të Don Lazrit. Në ditën evjetit të ri më ka ardhë në shtëpinë teme Don Lazër Shantoja, dhe e kam

mbajtë në shtëpi deri atë ditë që erdhën dhe e zunë partizanët në shtëpi,dhe i kam dhanë bukë gjatë qëndrimit. Ai ato ditë ka pritë me u dorzue.”(Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 

 janar 1945.)Gjyqi zhvillohet me dt. 29-31 janar 1945, pra dy ditë mbas

arrestimit, dhe trupi gjykues i përbamë prej: Kryetar, Esat Ndreu, antarë,Mustafa Iljazi dhe Hysni Lame, prokuror, Sotir Dodona, japin vendiminme datën 31 janar 1945: “Me vdekje, me pushkatim.”

Kryetari i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njoftonKryesinë e Gjykatës Usht. në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot.6/100): “...I dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën2 shkurt 1945”.

Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë në shkresën nr. 22, njoftonGjykatën Ushtarake të Shkodrës, se mori në shqyrtim aktet e të padituritKol Sheldija, i cili është dënuar me akt nr.14, dt. 31 janar 1945, dhe“vendosi dënimin me vdekje, me pushkatim”, Tiranë 28 shkurt 1945,Kryetari Gaqo Floqi d.v., antarë, F. Nosi d.v. dhe V. Zejneli d.v.,

 prokuror Myftar Tare d.v.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 45/389

45

26 ditëmbas pushkatimi t tëKol Sheldisë, gjykata aprovon ekzekutimin e ti j ...

Kol Nuri Sheldija u pushkatue vetëm pse i dha bukë Don Lazër Shantojës.

DON LAZËR SHANTOJA: (dosja nr. 174) vjeç 52, nga Shkodra, ashti biri i Kelit dhe i Luçes, ka krye shkollën e lartë teologjike për prift.

Kur u kap nga forcat partizane Don Lazri iu tha atyne ndër sy:“As ma pak e as ma shumë, se ajo qëkam di jtëme kohë, se,komunistët janëveç trathtarë!” 

 Në një faqe proçes-verbal shënohet: “Kur kam ikë, një natë kamfjetë tek Don Nikoll Gazulli, në Dedaj kam ndejë 22 ditë tek Mark TomPrela, ndërsa Sheuqet Çelkupa ka ardhë në Shkodër dhe ka bisedue meCuf Lohën me u dorzue, e të dy bashkë, më duket janë takue me RizaDanin. Sheuqeti, me anë të mbesës seme Siles, e shoqja e Zef Prenkës, nërrugën Marvukej, e kjo nëpërmjet të malësorit Lekë Lulashi nga Grizhja,më ka çue lajm të pres edhe një javë, se Sheuqeti kishte folë me Rizanë eCuf Lohën. Riza Danin e Dan Hasanin i kam pasë miqë me kohë.

Si korrier për shpurje e ardhje lajmesh nuk kam pasë kurrë... Kur po pritsha përgjigje nga mbesa e ime Silja, nuk dij sesi u zbulova nga forcate Ndjekjës.

Miku ma i ngushtë i emi ka kenë Beqir Valteri.”( proçes- verbal dt. 31 janar 1945).

Akt-akuza e bame nga prokurori Jonuz Mersini, ka dt. 28, 29 janar 1945, ku shënohet një faqe e daktilografueme me të gjitha vëprimete bame prej gjyqit e deri tek pushkatimi.

Lexoni me kujdes këto pak rreshta:- Ka ba marrëveshje për përmbysjen e Zogut në 1939, për me sjell

Princin Savoja, që në vitin 1938 bashkë me M. Krujën.- Ishte president i kulturës popullore në Institutin “Dante

Aligheri”.- Asht qenë inisiator i grupit indipendent.- Në vitin 1940 ka mbajtë konferencë në Egjipt, me të mërguem

kundër Aleatëve.- Më 28 nandor 1939, ka mbajtë fjalim në Romë me rastin e

dorëzimit të Flamurit, me titull: “Shqipnia në kuadër të Përandorisëromake”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 46/389

46

- Ka shkrue artikullin: “Luftën e fitojmë na!”.- Ka shkue në Shën Naum, Strugë dhe Dibër e ka mbajtë fjalime.

- Ka shkue nga Jugosllavia në Zvicërr si emigrant në kohën eZogut. Atje asht takue me M. Krujën, i ardhun nga Italia.

- Ka pasë lidhje me gjeneralin Fistun, Kol Ashikun, e armiqë tëtjerë në mal. Mbas prokurorit u pyet i pandehuri dhe kërkoi pafajsinë,mbasi nuk ka bërë ndonjë faj.

Më datën 31 janar 1945, ditë e martë, ora 15.00, në Shkodër, udha vendimi nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, me kryetar Esat Ndreu,antarë: Mustafa Iljazi e  partizani Hysni Lame, prokuror Vaskë Koleci,

sekretar Shaban Kuçi: “I pandehuri Dom Lazër Shantoja me vdekje, me pushkatim.”Me datën 2 shkurt 1945, aprovohet nga Gjykata e Lartë Usht.

Tiranë, vendimi i dhënë në bazë të ligjit nr. 21, dt. 30 janar 1945, ngagjykata ushtarake e korparmatës së III, Shkodër: “Dom Lazër Shantoja,vjeç 52, nga Shkodra, dënohet me vdekje - me pushkatim”.

Me datën 9 shkurt 1945, u mblodh komisioni për zbulimin ekriminelëve të Luftës për Tiranën... Shoku Jusuf Alibali, vjeç 24, nga

Shkodra, deklaron si mbas akt-akuzës së sipërme.Poshtë shënohet: Deklaruesi (Jusuf Alibali) d.v. Komisionihetimor: J.Alibali d.v.

“Vendimi u ekzekutue nëTiranë, me datën 5 mars 1945.” 

DON NDRE ZADEJA: Kur do të pushkatohej i ndjeri KolëSheldija me datën 2 shkurt 1945, në fshatin Sheldi, u thirr bashkë me

 popull edhe prifti Don Ndre Zadeja, i cili, menjëherë mbas pushkatimit tëKolës, iu afrue, i bani Shartët e Fundit dhe porsa u ngrit në kambë, pauvedin me pranga ndër duer nga forcat e Ndjekjës.

Don Mikel Koliqi atëherë i arrestuem, më tregonte në vitin 1993:“Si tash e kam ndër veshë të inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur 

 po e torturonin,... ai asht torturue shumë dhe po u thonte atyne : “Mohni bre kështu, po a ban shqiptari në shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?”

Don Ndreu akuzohet se ka pasë dijeni për vendqëndrimin e DonLazër Shantojës, Don Alfons Trackit, Kol Ashikut, Martin Sheldisë,Gjovalin Sheldisë, Ndoc Jakovës, Gjok Gjergjit (prej Lisnet) dhe Zef 

Augustinit (prej Lisnet), të tre të fundit “dëzertor” nga ushtria. Njëkohësisht ka mbajtë lidhje të ngushta me Don Injac Gjokën, i cili

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 47/389

47

strehon dhe përcjellë ndër shpella “kriminela” të luftës. Don Ndreumohon akuzën që i bahet por burrnisht pranon:

“Mësova se punohët për shuemjen e Partisë Komuniste, tëcilën si doktrine e urrej edhe unë.” ( Dosja 667, deklarue më 7 shkurt 1945, Don Ndre Zadeja d.v.).

Gjykata Ushtarake e Shkodrës e përbame nga: kryetari HamidKeçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhesekretari Shaban Kuçi, me datën 16 shkurt 1945 dha vëndimin: “Për të 

 pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim”.“I pandehuri kërkoi lehtësimin e dënimit.”

Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945,refuzon kërkesën.Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e

Kirit, mbas murit të vorreve të Rëmajit, në Shkodër.Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte: “Ah, moj Shqipni, moj

mizore e, çka të baj ma shumë për ty?!”. Ndër pushkatimet e ditëve të para lejohej prifti. Në këtë rasë ishte aty Don Tomë Laca, i cili mbas pushkatimit e mori në krah Don Ndreun e vramë, (me leje të Sheuqet

Peçit) dhe bashkë me xhakonin Mark Çuni dhe dy të tjerë, e kanë varrosëmbrenda vorreve të Rëmajit, aty ku asht edhe sot. Kur Don Toma shkoinë Argjipeshkvi aty nga ora 7.00, pau veladonin e lamë me gjakun e Don

 Ndreut prej supit ku e kishte mbështetë e deri në fund të kambëve dhe aty për aty i ka ra të fikët. Prej atij çasti ai ka pësue një sëmundje nervore ngae cila nuk asht shërue kurrma. (Si mbas tregimit të Don Mikel Koliqit, në vitin 1993).

Atë ditë, një afishe e madhe u vue ndër murët e Shkodrës:

“PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS DHE ARMIQTËE POPULLIT:1.Prenkë Cali 2. Dom Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati 4. Ndok Nik Bardhoku 5. Ndrekë Loka 6. Arif Selim Hyseni 7. Dedë Lulash Smajli8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami 10. Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka12. Maliq Bajrami 13. Gjok Nikoll Voci 14. Pjetër Dedë Gjedashi.”

I deal i qëi bashkonte këta burra ishte: “RrnoftëShqipnia! ” 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 48/389

48

NDUE MIRASH PALI: vjeç 23, nga Shkodra, i biri i Mirashitdhe i Mrikës Gjelosh Vatës.

Dosja nr.1108 hapet kështu:

“ V.F.L.P.Proçes- verbal

I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje, Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.

Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë

 prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendinku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, NduePali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në tëcilën thanë këto:

 Ndue Pali: Nuk më vjen keq, që unë sot pushkatohem prejvllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesëvjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.

Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

 Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore modernedemokratike!

 Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve!Të fala familjes.

Prokuror (Aranit Çela) d.v.”

 Në proçes-verbalin e mbajtun në seksionin e mbrendshëm tëShkodrës nga komisioni hetues, i përbamë prej: Hetues, Koço Dilo,

 Nestan Ujaniku, Shefqet Dibra, Arif Gjyli dhe Haki Llazani, i arrestuemi Ndue Pali thotë: “...Kam agjitue për Ballin Kombëtar. Me gjermanë kamkenë oficer i ndërlidhjes në batalionin “Vërmoshi”. Kam punue me krenëte Malësisë së Madhe (“Besë-Lidhja”), kam kenë mandej në dispoziciontë Komandës Shkodër. Kam marrë pjesë në operacionin e Llesh Marashite Hasan Isufit, nga Shllaku e deri në Vrakë. Në këtë operacion uarrestuen: Faik Dibra, Rifat Muja, Nedime Baku dhe një partizan Halil.

Gjoni i Markagjonit më tha me shkue në Dukagjin, por unë nuk shkova, edin Riza Dani e Kol Prela... Faik Dibra ka kenë shoferi i makinës së

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 49/389

49

 Ndrec Prengës kur asht vra. Atëherë ishe i arratisun... Në listat eintërrnimëve në Prishtinë nuk kam ba pjesë, ato i ka ba policia me Hasan

Isufin...” Në gjyq deponojnë kundër Ndue Palit: Vasil Kavaja, Selim Rama,

Sadik Bekteshi, Beqir Ndou, Mark Prela, Arif Gjyli, Mark Uli etj.Trupi Gjykues përbahej prej: Kryetar, Mustafa Iljazi, antarë, Orest

Papadhimitri dhe Pjetër Daragjati, prokuror Aranit Çela. Vendimi u dhamë 14 korrik 1945.

Arkivi ruen edhe një letër që Ndue Pali i dërgon Riza Danit, meanë të së cilës Ndou kërkon prej Rizasë, mundësinë e ndërmjetësimit për 

me u dorzue. Në dosje ruhët edhe mbrojtja që avokat Paulin Pali, i ka ba Ndout,tue kërkue: “...ju lutëm ndryshoni vëndimin e caktuem, në burgim të

 përjetshëm, i sigurt në ndjenjat e drejtësisë njerëzore të Gjykatës së Lartë.(më dt. 14 korrik 1945).

Mbrojtja e Paulinit ka titullin “Liri, Nderë e Burrni”, ku, ndër  pesë faqe të daktilografueme, avokat Paulin Pali i len jurisprudencësshqiptare një thesar të vërtetë nga mendja e tij e ndritun.

Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjte dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemitme vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune,që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat elugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë qëlypnin me sjelljen e tyne barbare.

Heroizmi i Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm nëkujtesën e popullit të Shkodrës!

Akti heroik i vdekjës së tyne u kthye në një legjendë. Ata trandënhekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.

Më 2 nandor të atij viti, si gjithmonë, kujtonim të vdekunit. Ishimndër vorret e Rëmajit që atë ditë marrin një pamja madhështore dhe

 papritmas u hap fjala, se mbas murit të vorrëve janë rregullue disa vorretë njerëzve të pushkatuem. Si fëmijë kaluem mbas Pendës së Kirit kur,shka me pa?!... Një korte i vërtetë. Drejt me çinarin e dytë ishin pesëvorre të bamë me gurtë e Zallit të Kirit, të mbuluem me guraleca të

vegjël, të bardhë si biluri. Tre prej tyne me kokë nga Penda ishin meKryqa, ndërsa dy që hynin ndërmjet, me fëtyra përballë atyne të treve,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 50/389

50

kishin shenjën e Myslimanëve. Ndër të gjithë shenjat varëshin fotografi tëmëdha (rreth 35x50 cm.). Ishin fëtyrat e atyne djelmve të pushkatuem në

lule të rinisë. Te koka e secilit vorr ishte e ulun kacuk nana ose një iafërm i të vramit. Mbi gurët anësor të vorrit ishin të rreshtueme cigare, tëcilat, dy a tre nga të afërmit ose miqë ua shpërndanin burrave që vininaty. Kujtoj, se mbi vorrin e Ndue Palit e Kol Sokolit kishte edhe fruta tek fundi i vorrit. Ishte zakon i malëve. Në mes të Ndout e Kolës, me fëtyrë

 përballë, ishte Caf Meti. Emnat tjerë nuk i kujtoj. Nën fotografi kishtelule të bardha dhe të freskëta që na kujtonim se lagëshin nga lotët e atynenanava me futa të zeza e degërmia të bardha, ato u merrnin erë atyne

luleve, por, jo, jo tue kja loçkat e zemrës së tyne që ua kanë tha shpirtin për gjithë jetën. Asnjenës nuk i pashë pikë loti. Aty kuptova, se Heronjtë Nanat Shqiptare nuk i vajtojnë!...

Për pak minuta erdhën disa makina me ushtarë të mbrojtjës,filluan me vrritë si bishat e tërbueme në kohë bore. Kur filluen krizmat eautomatikëve na ikëm me vrap.

Mbas asaj ngjarje nuk bahej fjalë ma për vorre të pushkatumëve.Aty ai vend u mbush me pleh e mbeturina, me kafshë të ngordhuna, me

 pisllëkun e pusave të zez të qytetit, që karrocat hillnin sipër me zhdukëçdo gjurmë. Aty-këtu filloi ndërtimi i ndonjë shtëpisë ku Sigurimi solli të besuemit e vet me qëndrue gjithënjë në roje. Megjithatë, kishte ndër kaçuba e ferra ndonjë qiri të ndezun e të futun mbrenda në një kutiteneqeje që mos të fikej, që derdhte lotët e tij në atë vend të bekuem.

Po, sot, pse asht ashtu ai vend ?!.... Mos harroni, historia përsëritet!

PJETËR GEGË GURAKUQI: “Kriminel lufte dhe armik i popullit”. Pse asht i këtillë?

-Pse ka lé në Shkodër ... më 2 janar 1912. Mbas mësimeve të paranë vendlindje, gjimnazin e ka krye në Beograd. Akademinë Ushtarake eka përfundue në Romë, në vitin 1931. Mbas Akademisë ka ba një kursspecializimi për karabinjeri në Firencë, në Itali, dhe në vitin 1932këthehët në Shqipni.

Emnohet në Komandën e Gjendërmarisë Shqiptare, për shkollat eDurrësit dhe të Burrelit. Mbas vitit 1939 ishte komandant i Rrethit të

Jashtëm në Tiranë, deri para kapitullimit të Italisë. Katër muej parashkëputet mbasi vëren shthurjen e italianëve. Me ardhjen e Mahmut

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 51/389

51

Golemit si Komandant i Përgjithshëm i gjendërmarisë me gjermanët,Pjetri emnohet në Berat dhe shumë shpejt vjen prap në shkollën e

gjerndërmarisë në Tiranë. Aty qëndron me pune deri në fund të vitit1944. Nga fundi i vitit 1944, merr një letër nga Komandanti i Brigadës sështatë sulmuese me pseudonimin LISI, i cili kërkonte nga Pjetri, meshkue prap në Berat. I përgjigjet thirrjes dhe shkon atje deri në fund meGani Jasharin, mbasi të tjerët arratisën ndër male me partizan.  Pjetrit ithonë me qëndrue aty mbasi asht ma mirë për partizanët që u kapnin nga

 gjermanët dhe i sillnin aty. Në janar të vitit 1945, arrestohët si “kriminel lufte dhe armik i

 popullit” në Berat.Para komisionit hetues të përbamë prej: Major Ruli, Bello, E.Beqari, Tepeleni e Beçolli, Pjetri deklaron: “Kam qenë vetëm një ushtar 

 pa kurrfarë ideologjie. Kam krye detyrën tue i ardhë në ndihmë popullit, për mos me e lanë krejtësisht në dorë të okupatorit... Populli i Beratit nuk ka ngrejtur kurrë zërin kundër meje...”

Me datën 8 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit, e përbamenga: Kryetar, Gjon Banushi, antarë, Teki Veleshnja dhe Neki Korita,

 prokuror kap.I. Misto Bllaci dhe sekretar Mihajl Borduni, akuzojnë Pjetër Gurakuqin, se ”ka qenë vegël e verbër e okupatorit të huaj, ka qenëkomandant operacioni në Berat, më vonë komandant Qarku dhe se ka

 patur “karta bianka” kundër Lëvizjës Nac. Çlirimtare.”Pjetri nuk pranon se ka ekzekutue njeri mbasi nuk ka as fakte për 

té. Ka arrestue 200 vetë dhe i ka lirue prap. Qamile Libohova, ashttorturue për imoralitet me ushtarët, ndërsa Irfan Ramadanin nuk e njehfare.

Dëshmitarët Jan Ikonomi dhe Lik Petro Deçolli deklarojnë: “Kanëshkuar gratë tona për t’iu lutur Pjetrit, dhe ky na ka liruar”. ( Dosja nr.318).

Me datën 21 gusht 1945, Gjykata e Lartë Ushtarakë në Tiranë,shqyrton një raport bashkë me vëndimin e Gjykatës Ushtarakë të Beratit,ku shënohet: “...Si paraqitet Pjertri ? - Jo aq armik, sa në shkresa.Popullin i Beratit e ka ndihmuar si mbas deklaratave të bëra në gjyq.Flasin mirë për té......Vetëm, vendimin e Pjetrit me v d e k j e, popullinuk e priti kaq mirë, kurse për tre të tjerët populli është shumë i kënaqur.

.........

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 52/389

52

Mejtimi ynë: Pjëtrit t’i këthehet në burgim të përjetëshëm. Pse:Kur Pjetri ka vatur në Shkodër është lidhë me Operacionin e Komunës së

Gashit, me Sheuqet Peçin e Tuk Jakovën, që mund të japin shpjegime për Pjetrin. Veprimët në gjendërmari i ka bërë për opurtunitet. Pjetri mund të

 bëhet edhe njeri i mirë dhe i vlefshëm.I pandehuri Skënder Plashniku, kriminel me famë. Spijun.Ceno e Hysen Shahin Elezi nga Plashari, janë kriminelë dhe

armiqë të betuar.Misto Bllaci d.v. “

 Në dosjen e Pjetrit ka deklarata të mira edhe nga Sheuqet Peçi,Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, se Pjetri nuk ka terrorizue popullin nëzonat ku ka shërbye dhe se nuk ka pushkatue njeri kur ishte gjykatës. Nuk ka asnjë shënim nga ana e Tuk Jakovës, i cili, si dukët i ka dhanë“shpjegimet” me gojë tek kryekasapi.

Zonja e Pjetrit, Luçia, ban një lutje nga qyteti i Shkodrës, ku vennë dukje se Pjetri asht 33 vjeç, ka tre fëmijë dhe se deklaratat e bame nga

 populli i Beratit duhet të prekin “zemrën e komandantit”....

Cila ishte përgjigja?

“Komanda e Përgjithëshme e Ushtrisë Kombëtare ShqiptareGjykata e Naltë UshtarakeTiranë 3 shtator 1945

 Nr. 08-134/I-Prot.

GJYKATËS USHTARAKE - Berat

Gjegje e shkresës nr. 229, datë 19 gusht 1945:Aprovohet ndëshkimi me vdekje i të pandehurve:

1. Pjetër Gegë Gurakuqi nga Shkodra,2. Hysen (Ceno) Shahin Elezi nga Plashnik,3. Skënder Sadik Çaushaj nga Plashnik.

 Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit. Ndëshkimi me vdekje i Gani Jashar Shkurtës, i këthehet në burgim të përjetëshëm.

V.F.L.P.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 53/389

53

Komandant i Përgjithshëm Xheneral Kolonel (Enver Hoxha) d.v.”

Përgjigje me datën 1 tetor 1945:“Në orët e para të djeshme, u ekzekutuan të dënuarit e shënuar në

radiogramin e sipërm.Vullneti i tyre i fundit qé: “RROFTË SHQIPËRIA”

Kryetari i Gjykatës Ushtarake:Kap. I Bexhet Mema d.v.”

“ Komandanti” për të gjithë donte me ditë vullnetin e tij të fundit!!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 54/389

54

PJESA E II

Y J E T E K O M B I T

Nuk shuhën me ujë ....e, as nuk mbulohën me baltë!

Kur vuejtja dhe sakrifica e një njeriu mërrijnë me kalue edhe

cakun e jetës e, kur këtë ai e ban për Fé, Atdhé e Përparim, atëherë, ai kamërrijtë me ba atë që ndoshta nuk bajnë gjenerata të tana të një populli.

Ata, atëherë, rreshtohën në Elterin e Atdhetarëve të atij Kombi! Nderimi dhe lavdia për tà asht e përjetshme, kur vendosja në këtë

 piedestal asht e meritueme dhe e pakundërshtueshme. Nëse, sot duam me pyetë, a e meriton apo jo atë nderim DON

LAZËR SHANTOJA, unë po ju përgjigjem se kjo nuk më përket me ethanë unë, mbasi për mue asht ndër nderimet ma të mëdha të jetës seme,

që me ligjëratën teme me përkujtue 50 vjetorin e pushkatimit të tij.E, ku të fillojmë? Tek lindja apo tek vrasja e këtij demokrati,letrari, publicisti e vigani poliedrik të kulturës shqiptare, që vdekjamizore prej katilëve komunistë, tue la me gjakun e tij tokën shqiptare engriti meshtarin katolik Don Lazër Shantoja, të parin në atë Elterë të

 bekuem me datën 5 mars 1945, përkrah martirve që dhanë jetën për njëShqipni të lirë.

Yjet e Heronjve të Atdheut nuk shuhën me ujë e, as nuk 

mbulohën me baltë. Ata qëndrojnë lart, fort lart e gjithmonë mbaskthjellimit të kohës ata shndrisin e vezullojnë, tue u ba udhërrëfyesit e brezave të ardhshme për dashtni e sakrificë ndaj Atdheut.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 55/389

55

Ai u pushkatue i çuem zvarrë (jo nga frika e vdekjës), porse nuk ecte dot, mbasi kambët ia sharruen me sharrë druvarësh, krahët ia thyen

dhe nuk i banin asnjë mjekim, deri atë ditë që e hodhën tek gropa, vetëmse ishte meshtar i devoçëm, publicist i njoftun dhe antikomunist i betuem.Këtë e vërteton fakti se ato tortura makabre që komunistët kanë ba mbitrupin e Don Lazrit, janë ndoshta ndër të rrallat raste që njeh historia edhimbëshme e të vuajtunve në Sigurimin famkeq komunist shqiptar.

Dihet se pushtuesit e këtij truelli përdorën forcën e dhunën për mena mbajtë me shekuj në robni. Turqit, jo vetëm na shndëruen, na

 përdhunuen e na poshtnuen, por kur e lypte rasa, përdorën ëdhe shpatën

 jo vetëm në fushat e betejës, në shtëpitë e katolikëve, por edhe në qelat e priftënve, madje, edhe i ngulnin ndër hunj, mbasi nuk kishin të ngimë mekokat e tyne, por mos të harrojmë se, ata, ishin turq, ishin edhe pushtues,

 prandej vepronin ashtu. Ndër ditët e para të këtij shekulli fituam lirinë....Një andërr!Çdo ditë e ma shumë shohim me sy, se në shekullin XX aq sa ecet

 përpara në shkencë e teknikë, aq ecët mbrapa në formimin e ndërgjegjëssë njëriut, thotë një dijetarë.

Dikush kujton se historia mbyllët me dyert e furrave të gazit, por  jo, gaboni! Si thoni, do të kënaqeshin komunistët me aq sa banë nazistët?Çka do të thonte bota sot po të shihte një dokumentar të

 përsekucionit komunist në Shqipni, të bamë kundër atdhetarve, dijetarëvedhe klerit katolik?

Si do t’i përgjigjej historisë Jusuf Alibali kur hetonte Don Lazër Shantojën të lidhun për karrigë, me kambë të këputuna, apo i shkrryem

 përdhé në qeli mes ndytsinës e, nana e tij tek dera tue u thanë katilëve:“Ma vritni, ju lutëm ma vritni, banje këtë mirësi... mos e leni kështudjalin!”....

Po, sikur të xhiroheshin autorët e gjallë të krimeve: Aranit Çela,Fadil Paçrami, Lilo Zeneli, Xheudet Miloti, Xhemal Selimi, Toger Baba,Shyqyri Çoku, Dhimitër Shkodrani, Asllan Lici, Hysni Ndoja etj. qëvetëm “zbatonin” ligjin? A mund të besonte kush në botë se këto bishagjindën të lira në Evropë dhe kanë dalë nga një popull prej ma pak se njëmiljon njerëzish (atë kohë)?

Cili evropian beson se:

Shkenctarët vetëm pse janë priftën i kanë mbytë për së gjalli nëgropë gjirizi....

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 56/389

56

At Serafin Kodës i nxjerrë hetuesi gabzherrin me thonjë....Imzot Jul Bonatin e fusin në një manikomjo ku e shkyjnë të

çmendunit....Papà Josif Papamihajlin e mbysin, tue e zhytë për së gjalli, në

 baltat e kampit të shfarosjës së Maliqit të Korçës....Papà Pandin e gjejnë në pyll tek një cung me kokë të këputun me

spatë....At Frano Kirin e lidhin tri ditë fëtyrë për fëtyrë nën një të

vdekun....Don Mikel Beltojën në vitin 1974, para pushkatimit, Shyqyri

Çoku me shokët e tij katilë e shkyejnë për gjymtyrësh vetëm se priftithërriste: “Rrnoftë Krishti!”Po, sa e sa të tjerë që këta mizorë i hodhën nga dritarët se, gjoja

kanë vra vetën?!Të gjitha këto që rreshtova nuk krahasohën me atë që u ba mbi

trupin e Shantojës, sëpse, ky, i mjeri u la me jetue si thotë populli: “Gjallëe për gazep”.

Sigurimi i Shtëtit vëpronte kështu, se, nën pelerinën e kuqe të

komunizmit për mish kishte të ngjeshuna ndjesitë fondamentaliste qëinstruktoheshin nga shovinistët sllavo-aziatikë. Torturat e mizoritë e tynenuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak të kafshëvetë egra, që ndryhej ndër shekuj ndër këto qenje, që për fat të zi edhe këtothirreshin “shqiptarë” edhe pse nuk kanë një pikë gjak shqiptari. Për kaune Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonine zhgunin, tue e shkrrye e shkye edhe pa jetë për tokë, mandej qetësohëj ezgërdhihej kur duert e ndyta i lante në lamën e gjakut të pastër të presë sëtij të pafaj.

Vetëm kështu shpjegohët ajo që u ba mbi Don Lazër Shantojën të parin e, mbas tij, mbi të gjithë klerin katolik shqiptar e të huej që ranë nëduart e këtyne kriminelëve trathtarë.

Çdo antikomunist për tà ishte atdhetar, prandej duhej zhdukë, kyasht “ideali” i çdo komunisti. Ky “ideal” ka shty komunistët me çvarrosëedhe eshtnat e atdhetarëve për me i tretë, tue fillue nga At Fishta, Don

 Ndre Mjeda, Xanoni dhe të gjithë klerikët e varrosun në Kathedrale, nëKishën Françeskane, ndër Jezuitë, në Kishën e Zojës tek Kalaja etj.

Para vitëve1930 kur ende nuk kishte fillue me bijtë në Shqipnifara e keqe e bolshevizmit, ishte At Fishta, Shantoja e Don Kolec

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 57/389

57

Prennushi që paralajmërojnë me shkrimet e tyne rrezikun që po vinteedhe këtu. Fara e keqe po binte e po rritëj shpejt e kudo!

Don Lazri shkruante në gazetën “Ora e Maleve”(me siglën Y), nr.48, viti 1924:“....Ndodhjet politike të vjetve të fundit mund të thomi përgjithsisht ukanë dhanë arsye fjalve të publiçistit rus të mbytun nga bolshevikët”.

Shpirti i Demokratit të madh i shprehun në këtë gazetë si dhe nërevista e fletore të tjera dhe qëndrimi i tij në 1926 kundër Ahmet Zogut,(në kontradiktë me vetvedin mbas 1940, ashtu si shumë të tjerë, ndoshta

 për shansët e krijueme të Shqipnisë Etnike), janë një fushë e gjanë për 

studjuesit e ardhshëm mbasi na rreshtojmë faktet e vetëm ata të çliruemnga pasioni, do të mundën me gjetë vendin e merituem për këta dijetarë,tue fillue nga Shantoja, hapsina kulturore e të cilit e ven até përkrah penësma të fortë të Jugut, të madhin Faik Konica, si për kah forca e stili por edhe karakteri modern i shprehjës. Për këtë na Gegët duhët të krenohemi!

Prof. Dr. Angjela Cirinçione shkruen: “Historia e Letërsisëshqiptare pa emnin e Don Lazër Shantojës del e mangët dhe e vorfën”.

Jo, pa qëllim po i referohem shkrimit Z. Aurel Plasari në gazetën

“Drita”, dt.15 gusht 1993, ku, citon Prof. Dr. Ernest Koliqin që shkruan:“Shumë herë kam pyetun pse komunistat janë sjellun kaq egërsisht, nënjë mënyrë kaq rrënqethëse me të mjerin poet, që mbas kthimit nëShqipni jetonte pa u impenjue në lamshin e rrymave politike të ndryshmeqë turbullojshin vendin, veçanërisht nga vjeti 1941 deri në 1944”.

Prof. Isak Ahmeti shkruan: “Ai ka krijuar disa nga vargjet ndër ma të bukurat në poezinë shqipe. Si poet për shembull, ai dallohet për hov të vetvetishëm frymëzimi dhe për ngrohtësi ndjenjash që bulzojnë sishembëlltyra të shkëndijshme.” (“ Kleri Katolik Shqiptar dhe letërsia” fq.177 ), dhe vazhdon po aty ( fq.179): “.....letërsisë shqiptare me siguri do t’ikëthehët edhe Don Lazër Shantoja, që ishte me të vërtetë si një prijës i

 popullit, si një apostull dhe interpretues artistik i kohës kur jetoi dhevëproi”.

E, tue lexue këta rreshta më epet me pyet edhe mue:......Kush ishte ky Don Lazër Shantoja, që në gazetën “Ora e

Maleve”, në vitin 1924, me datën 28 nandor shkruen: “Ligja ndaloncungimin e gjymtyrëve të trupit, por politika e Evropës pranoncungimin e organizmëvet të gjalla shoqnore që janë kombet”.

Pra, njëzet vjet ma parë Shantoja shkruen:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 58/389

58

“...Ligja ndalon cungimin e gjymtyrve të trupit...”Mos ndoshta dikujt i kishte mbetë ndër mend kjo shprehje?!

E, mbas njëzet vjetësh, nana e tij u lutet gjymtuesve:“Ma vritn i, ju lutëm ma vr itn i, banje këtëmi rsi .... mos e leni 

kështu djal in! ”.Bota asht e madhe. Nuk kam ndigjue as lexue kund se ka pasë

 Nanë  që ka kërkue pushkatimin e djalit të vet, di vetëm se një nanëshqiptare, nana e Don Lazër Shantojës, po!

Ky asht komunizmi! Nanat shkodrane janë të gdhenuna nga gurët e Rozafës.

Don Lazër Shantoja mbetët në Martirët e Krishtënimit model imasakrës së Sigurimit komunist antiatdhetar.Ja një parandjenjë e tij:

“Sod kshtu t’shpërblen ty bota! Po mizoree padrejtë s’ sundon der n’ t’ sosun t’ motit!Koh’ ka për t’ ardh’, qi ty kjo tokë ArbnoreDikur tash ka për t’ njoftë, o njeri i Zotit !”

Edhe unë besoj se po!

5 mars 1995

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 59/389

59

PROFESOR FILIP NDOC FISHTA

“Uria asht ma e pashpirtë sesa hekuri!…”

“Kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”....Prof. Filip Fishta ishte i biri i Ndocit dhe i Çiles. Nana ishte bijë

nga familia Shiroka. Filipi ka lé në Shkodër në vitin 1904. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të lartat i përfundoi në Beograd për gjuhësi. Ka kenë doktor i shkencave filologjike dhe profesor nëuniversitetin e Sobonne-s në Francë. Qysh i ri bashkëpunon me NduePalucën, edhe ky figurë e “harrueme”.

Ishte mik i Prof. Gaspër Ugashit, Karl Gurakuqit, Ernest Koliqit enë veçansi mik i etënve Justin Rrota, Donat Kurti dhe Bernardin Palaj.“E thërret Atdheu”, si shumë atdhetarë të tjerë që mbasi mbarojnë

studimet jashtë vinë me dhanë ndihmesën e tyne modeste në Shqipninë e porsa rilindun. Në vitin 1933 emnohet në Elbasan, ndërsa në vitin 1934-35 vjen në Shkodër dhe në vitin 1938 asht në Tiranë, në Institutin “NanaMbretneshë”, ku vazhdon me punue deri në mars të vitit 1944. Në mars,emnohët në bibliotekën e Institutit të Studimeve Shqiptare, deri në fillimtë vitit 1945.

Me datën 19 janar 1945 arrestohët nga komunistët, i akuzuem si:“Kriminel lufte dhe armik i popullit shqiptar”. Deri këtu asgja e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 60/389

60

 jashtëzakonshme. Fillon hetimet para një komisioni hetimor të përbamënga Frederik Nosi, Mynir Tirana dhe Andrea Jakobini. Cilësohet prej

tyne si njeri që ka kontribue për ardhjen e fashizmit italian dhe, se, meartikujt e tij ka shpërnda idetë fashiste anë e kand vendit. Relacioni asht ishkurtë por me përmbajtje që i rrezikon kokën e profesorit.

Prof. Filipi deklaron: “....Nuk mund të cilësohem si gazetar, përveç disa artikujve teknik-shkencorë, p.sh. ”Historia e lindjes sështypit”, etj. si letrar-artistik po, por jo politik. Nga gazeta “Mesagero”,kam përkthye artikuj nga jeta e familjës italiane dhe pushimet verore.

 Nuk kam pasë të baj me BRUFSHIN (Rinia Universitare Fashiste

Shqiptare) .... De Angelis-in e kam njoftë se i kam dhanë mësim fëmijvetë tij....”( Dosja 7842).Rreshti i fundit i deklaratës ishte i mjaftueshëm me provue lidhjet

e ngushta të Filipit me fashizmin. Dëshira e italianëve me botue njërevistë “Jeta Shqiptare” në Firencë, nën kujdesin e Prof. Filip Fishtës, qënuk u hap atje por në Tiranë ku ka shkrue prof. Kol Prela, Rebi Alikaj,Injac Ndoja etj. e rreshton Prof. Filip Fishtën në bankën e të akuzuemve,

 para Trupit Gjykues me datën 11 qershor 1945, për dënim si “kriminel

lufte dhe armik i popullit shqiptar”.Trupi Gjykues i përbamë nga: Kryetar, nën/kol. Bilbil Klosi,antarë Argjir Lipivani dhe Gjylhani Shehu (oficera), prokuror IsmailÇaushi dhe sekretar Mustafa Zaja, i japin dënimin e “merituar”, 30 vjet

 burg me heqje lirie dhe konfiskim “pasurie”.Cila ishte “pasuria” e Profesorit?“Një raft me libra, një shtrat, një dyshek dhe dy batania. Një

lagen, një tavolinë me dy karriga. Një sahat xhepi dhe një stilograf.”(simbas proçes-verbalit të ruejtun ne arkiv). Komisioni i shtetizimit të“pasurisë” shkoi tek shtëpia ku banonte me qera profesori me një kamionte madh, por nuk pat me çka me u mbushë, përveç policve që solli mevedi dhe i këthej prap në Sigurim.

Ku bazohej akuza?Prof. Filip Fishta ka shkrue tek: “Tomori i vogël”, “Hylli i

Dritës”, “Shkëndija”, “Shkolla Kombëtare”, “Balli i Rinisë”, “Drini” dhe“Fashizmi”.

Prokurori thekson: “Vetë juve Z. Kryetar, i patë artikujt e tij sa të

ndyrë ishin!...”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 61/389

61

“Faji” i profesorit ishte se ai qysh i ri rreshtohej me Justin Rrotën,Eqrem Çabejn, Aleksandër Xhuvanin etj. ndonse vepra e Prof. Filip

Fishtës u zhduk menjëherë mbasi vdiq. Prof. Androkli Kostallari endihmoi profesorin kur doli nga burgu, i premtoi se do të riabilitohej dhese, do të i jepej e drejta e botimit të shkrimeve, por deri sot punimet e tija“prehën në paqë të pafund”, mbasi nuk i dihët ende “vorri”.

Arsyeja që më ka shty me kujtue prof. Filip Fishtën nuk ashtnjohja personale, as vlera e tij si dijetar apo shkenctar, mbasi kjo ashtdetyrë e atyne që do të nxjerrin në dritë veprën e tij, ose që e kanë atë (nëkjoftë se ndodhë ndonjëherë), por më ka shtangue guximi i madh i

avokatit të tij, Z. Kol Dhimitri, i ruejtun në dosje. Një çudi e vërtetë!Kundërshtimi i akuzave, mënyra sesi ai nxjerr në pah vleratletrare dhe shkencore dhe, ndoshta, edhe tue u vetsakrifikue për njëatdhetar që si të gjithë të tjerët kërcnohej nga vdekja prej trathëtarëve të

 paditun dhe barbar, që mendonin dhe vepronin për gjithçka që shkatrronkulturën dhe shkencën, ose ma keq, kërkonin labirintët e shmangëjes ngarruga e qytetnimit evropian.

Avokati i nderuem në mbrojtjen e tij me datën 13 qershor 1945,

thotë: “ Filip Fishta ka kryer studimet e veta në Beograd, duke udiplomuar në fakultetin e Letërsisë, dhe ka vazhduar mësimet edhe në Sobonné të Francës për disa vite. Është një person me kulturë të lartë,gjëqëe bën tëbesueshme se nuk mund tëbëhet vegël e okupator it në vendin e ti j ...

 Edukoi rininë shqiptare dhe këtë qëllim të tij, me krenari duhet të  pohojmë se e ka arritur, sëpse, sa e sa breza që i drejtoi, e kujtojnë memirënjohje e dashuri të sinqertë.

... Por, nuk mund të akuzohen nëpunësit e asaj kohe, si vegla të okupatorit, sëpse ata nuk kanë pasë një qëllim të tillë, dhe nuk kanë bërë ndonjë veprim kundër popullit shqiptar, ashtu si edhe Filip Fishta, kakryer vepra kundër shqiptarëve, duke pranuar një revistë kulturore dhe

 për më tepër shqiptare.... Po të ishte me të vërtetë një vegël, sigurisht do të ngarkohej me

ofice politike ose të paktën administrative të larta, mbasi ishte me kulturë dhe me zotësi të rrallë, pra, mospërfitimi nga italianët në kohën e

 pushtimit të tyre është prova më e gjallë se ky nuk ka qenë vegël e tyre.

... Profesori nuk ka propaganduar për fashizmin, por ka vënë në dispozicion të idealeve të Kombit tonë të gjitha fuqitë e veta, kur rraca e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 62/389

62

 jonë shqiptare shuhësh  nga shkrimtarë të paskrupull, si artikulli në “Rivista d’Albania”, kundër Cordignanos me 1941. Artikulli titullohet 

“Shqipnia jonë”... Ka mbrojtë në programe mositalianizimin e shkollës sonë 

kombëtare.F il ip F ishta ka pasuruar kulturën shqiptare me shkr imet e ti ja 

tëci lat janëaq tëvlefëshme dhe tëçmueshme, sa ështëe madhe vobegsia e jonëletrare.

Nga ana tjetër, si mund tëbëhët vëgël informator njëshkenctar,qëgj ithëjetën e ti j e ka dedikuar nëlibrat e kulturës, nëmbroj tj e të 

idealeve kombëtare.Kërkoj qëtëmerrën si shkaqe lehtësuese vëprimet kombëtare.” 

Avokat Kol Dhimitri d.v.

Duhet me thanë “shyqyr” që nuk e mori vesht kush këtë mbrojtje,mbasi mund të këthehej vendimi edhe “me pushkatim”...

Prof. Filip Fishtën e pata njohtë mbasi pat dalë prej burgut, mbasiatë kohë erdhi në Shkodër. Punonte në podrumet e Muzeut Popullor të

qytetit. Ishte i thjeshtë dhe i veshun keq. Kur fliste e bante disi të veçantëshqiptimi i një “thëje” në maje të gjuhës. Na atëherë nuk mujshim mekuptue se kush mund të ishte ky burrë që me një leckë në dorë, fshinte

 pluhunin e kopertinave të librave që ishin të hullun për tokë. Ai i fshinteme kujdes dhe i sistemonte mbi një tavolinë. Ata ishin librat esekuestruem në bibliotekat e Françeskanëve dhe të Jezuitve. Prof. Filipidhe Prof. Izet Bebeziqi ishin ngarkue me atë punë aq të rëndomtë, vetëmme hangër një kafshatë bukë të thatë me emnin “pastrues”, pikërisht ata,që ndër ata libra kishin edhe artikujt e tyne. Librat e ndamë prej tyne,mandej zënin vend në “bibliotekat” përsonale të “Prof. Doktorave” JupKastrati me shokë, libra e materiale që i kanë edhe sot ndër shtëpitë etyne. Duhet plotsue fraza, mbasi volumet e mangta i plotsuen me“Revolucionin Kultural” në vitin 1967, me bibliotekën e Argjipeshkvisëdhe të njerëzve që u arrestuen me atë rasë.

Prof. Kol Alimhilli thonte: “ Në sistemin komunist, profesorët evërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajt e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë 

 shtetin.”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 63/389

63

PARTIA DEMOKRISTJANEISHTE VETËM NJË IDE

Shpesh, flitej se asht mendue për një Parti Demokristjane.Shpesh, bisedohej se ka kenë formue kjo parti në Shqipni.Kishte nga ata që e thonin të sigurt ekzistencën e kësaj partie; por,

nga shumë burime që për mue kanë kenë burime të sigurta, edhe pse ishin burime gojore, si bie fjala Prof. Gaspër Ugashi, Mark Gjon Shllaku, AtMeshkalla, Don Mark Hasi, At Gegë Luma, At Dioniz Maka, Prof. NushRadovani, Don Nikoll Mazrreku, At Gardini, Monsinjor Mikel Koliqi,etj. me të cilët kur unë kam bisedue për këtë çështje, e thonin pa ma të

voglin dyshim, “...se kjo parti nuk ka ekzistue kurrë në Shqipni,“ por,asht kenë një çpikje e komunistëve për me shkatrrue klerin katolik,inteligjencën dhe rininë entuziaste për ndryshime politike demokratike.Asnjë organizatë antikomuniste prej vitit 1943 nuk ka pasë në emnin e sajnjë sigël demokristjane. Asnjë përson nuk merr përsipër një detyrë ngakjo parti. Ende sot nuk gjindet një dokument ku shkruhet një pikë estatutit të kësaj partie. Arkivet sot kanë edhe detaje të programit të„Besëlidhjes së Veriut“, që u formue në vitin 1943.

Kjo përputhet edhe me thanjet e At Gjolajt, në librin „Çinarët“.Ky libër u ba shkak që në vitin 1998 me u bisedue kjo temë edhe njëherëme Z. Nino Kurti. Ai kishte lexue librin dhe ishte i kënaqun, që At Gjolaj,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 64/389

64

kishte shkrue një fakt që njihej edhe prej Z. Nino, tue fillue nga loja eSejfullah Malëshovës e deri tek laboratorët e Sigurimit të Shtetit, në

lidhje me këtë parti fantazëm, e çpikun e gjithmonë e pakenun që hangrisa koka njerëzish të pafajshëm.

Z. Nino Kurti tregon, se në muejn maji të vitit 1945, kishte shkuenë shtëpinë e Mark Gjon Shllakut (Gjon Mark Pyka i Rusit), mbasi ishinshumë shokë. Aty kishte gjetë Mark Lulashin dhe Paulin Kel Palin, qësapo kishin shkundë mandin e po hanin në oborr. Ka shkue pak ma vonëedhe njëfarë Mark Palit nga Laçi, që Nino kishte kohë që nuk e kishtetakue. I fundit ka mërrijtë Pjetër Berisha edhe ky krejt rastësisht. Asht

 bisedue për zgjedhjet që do të zhvilloheshin në dhetor. Asht bisedue ideae ardhun nga Tirana prej Mark Palit dhe dyshimi që kishin të gjithë këta përsona se mos kjo ide asht lojë e Sigurimit. Ndoshta, dy-tre nga këta përsona, ndonjëherë kishin bisedue për këtë parti, por sëbashku nuk ekishin bisedue kurrë. Atëditë, i kujtohej mirë Z.Nino, se ishte kenë i pariPjetër Berisha që ka hapë bisedën për këtë parti. Si parime, për të gjithënuk kishte të panjoftuna, kuptohet pa hy ndër detaje, por debati ka filluetek mënyra se si do të reagojë pjesa myslimane dhe a do të mërrijë ajo

 pjesë e kulturueme e myslimanëve me ba për vedi shumicën tjetër. Njëkohësisht a do të pranojnë ata me u drejtue kjo parti nga përsona që përfaqësojnë pakicën e popullsisë?

Problemi i dytë ishte kenë lidhja me klerin, për me pa a pranohet prej tyne si parim. Këtë e ka marrë përsipër Paulin K. Pali e Mark Shllaku, me e bisedue me At Gjon Shllakun. Kur asht ba fjalë se kushmund të ishte kryetari, Mark Lulashi ka propozue emnin e AndroPetroviq, i cili nuk ishte aty dhe as nuk dinte gja për këtë bisedë. Tëgjithë ishin dakord për Andron mbasi njihej si njeri i aftë, i prëgatitunmirë si intelektual dhe shumë besnik.

Mbas pak ditësh Mark Shllaku kishte njoftue Ninon se At GjonShllaku, nuk ishte dakord që të formohet një parti e tillë, mbasi largimi iDelegatit Apostolik të Vatikanit, Imzot Leone Nigris nga Shqipnia prejqeverisë së Tiranës më 5 maji 1945, asht tregues shumë i keq për 

 problemet e katolikëve në Shqipni. At Gjoni u kishte tregue se një çështjesi kjo, as nuk mund të bisedohet me Provinçialin At Mati Prennushin, e,as me Imzot Thaçin, mbasi asnjeni nuk janë dakord. Mendimin e tyne,

sigurisht, ai e dinte nga takimi me Sejfullah Maleshovën, ku, At Gjoniasht kenë prezent. At Gjoni kishte shtue se propozimi i Tiranës asht lojë e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 65/389

65

komunistëve, prandej si përfundim kleri nuk përzihet në çështje partishë politike, mbasi mund ta pësojë si At Lekë Luli prej zogistave.

 Nino dinte se asht ba edhe një përpjekje tjetër prej Prof. GjeloshLulashit me At Çiprian Nikën, Guardian i Françeskanëve, por, edhe kjo

 pa asnjë rezultat. At Çipriani, përveç shkaqeve të paraqituna nga AtGjoni, kishte shtue se ishte njoftue se edhe shkollat fetare po mbyllen.Gjendja sa vjen e randohet mbasi kishte sinjalizime se ka xhakoj të

 përzimë me Sigurimin. Ai madje, kishte porositë Prof. Gjelosh Lulashin“që mos të përzihen asnjë në këtë çështje mbasi si po shifej, anglo-amerikanët, Shqipninë e kanë lanë në dorë të jugosllavëve dhe “nuk 

dijmë si do të bahet halli i jonë”. At Mati Prennushi me një letër porositënë mënyrë të preme të gjithë françeskanët, që mos të përzihen në politikë. Nino, shtonte, se nuk ishte dakord që në fillim që kjo parti të

formohej në lidhje me klerin. Kur Mark Shllaku i ka tregue se poformohet një organizatë pa pjesmarrjen e klerit dhe asht Mark Çuni që dot’a drejtojë, Nino ishte kenë dakord dhe i kënaqun për tè. Me Ninon janëkenë të gjithë papërjashtim shka ishin për formimin e PartisëDemokristjane. Kjo ishte edhe arësyeja që as nuk asht bisedue ma për atë

 parti që mbeti vetëm një IDE. Mbas tyne nuk asht mendue ma as si ide.Ai e kishte njohtë ma parë Mark Çunin si djalë shumë inteligjent, trim, ivendosun dhe besnik. Ai e formoi Organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhedha edhe jetën për tè. Anëtarët e asaj organizatë edhe sot e kanë për nderëqë kanë ba pjesë në té dhe janë drejtue nga atdhetari i flaktë Mark Çuni.

 Nino e lente ide edhe për faktin se përsonat që janë kenë në shtëpitë Mark Shllakut, madje, edhe Andro Petroviq që nuk ishte aty, të gjithë

 janë arrestue vetëm për organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhe as që ashttregue prej ndonjenit se asht mendue për parti demokristjane, as gjatëtorturave, as gjatë proçesit gjyqësor, madje, as kur ishin ndër kampe e

 burgje. Ata nuk e kanë zanë në gojë atë ide mbasi mund të ridënoheshinedhe mbas njëzet vjetësh. Ata vetëm kanë porositë njeni tjetrin që mosme zanë me gojë emnin e Andro Petroviq, mbasi mund të baheshin shkak 

 për zhdukjen dhe pushkatimin e tij kurdoherë nga komunistët. Nino e përfundoi bisedën e tij me këto fjalë: “Hipotezat,

 provokimet e bame në hetuesi, në gjyqe etj. janë kenë vetëm trillime dheshpifje, mbasi vetëm po të dihej idea, asnjeni nuk do të shpëtonte me

kokë. Kjo ide asht kërkue për 50 vjetë rresht nga Sigurimi, por asnjëherënuk asht ra në gjurmët e vërteta të saj, mbasi kryesore kemi pasë besën .

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 66/389

66

Unë jam edhe sot për një Parti Demokristjane të vërtetë, mbasi ajo do tëndikonte shumë për hymjen në Evropë, po ku me e gjetë sot një Andro

Petroviq apo Mark Çunin, me e drejtue këtë parti?”.Mbas asaj bisedë nuk u pashë ma me Ninon, mbasi ai vdiq ndër 

ato ditë.Ka pasë edhe një variant tjetër që flitej sikur Mark Pali i Laçit të

Kurbinit, kur ka ardhë në Shkodër tek shtëpia e Mark Shllakut, asht kenëi dërguem për partinë demokristjane nga Imzot Vinçenc Prennushi. Edheky variant nuk qëndron mbasi as nuk asht folë në atë shtëpi për ImzotPrennushin. Njëkohësisht, si mujte Imzot Prennushi me dërgue Mark 

Palin për një detyrë kaq të rëndsishme, krejt në kundërshtim meArgjipeshkvin Metropolitan të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin apokushrinin e tij, Provinçialin e Françeskanëve At Mati Prennushin?

At Meshkalla thonte: “Asnjëherë Shqipnia nuk asht kenë e pregatitun për një parti demokristjane, mbasi kleri nuk duhet me u përzindër parti politike, ndërsa brezi i inteligjencës ishte ende në formim.Partia nuk bahet me aq pak njerëz të pregatitun sa kishte ajo kohë.Duheshin edhe pak vite, por komunizmi kje një shkatrrim për të gjitha

fushat, sëpse, as që mund të bahej ma fjalë për qeverisje demokratike.Shkollat marksiste-leniniste kanë me e pengue demokracinë e qeverisjendemokratike edhe mbas përmbysjes së komunizmit. Shkaqet dihen!”

At Gegë Luma deklaron në gjyq, në vitin 1968: “Shqipnia ka dykrahina të ndame, Veriu dhe Jugu, ka tre besime të ndame, myslimanë,orthodoks dhe ma pak se të gjithë katolikë. Sikur të kishte edhe dy parti,një në pushtet dhe një opozitë, popullsia do të ndahej në shtatë pjesë, qëasht vështirë me u kuptue njena me tjetrën vetëm dy pjesë të sajat, jo mashtatë. Atëherë, ku mbetë vend për Parti Demokristjane?”.

Vetëm më 16 nandor 1990, Don Simon Jubani, mbas meshës së parë më 11 nandor, ka ba përpjekje zyrtare me formue PartinëDemokristjane, tue ngarkue Prof. Nush Radovanin, me këtë detyrë.Ramiz Alia u frigue nga ky veprim dhe në fillim të dhetorit shpallë tëformueme Partinë Demokratike. Kaluan mashumë se gjasht muej mezvarrisje burokratike dhe demokristjania nuk aprovohej nga Ministria eDrejtësisë. Kur Nushi takohet në vitin 1991 me demokristjanin Pikoli, nëAmbasadën Italiane, në Tiranë, Pikoli i thotë: “Na nuk merremi me ju, na

do të përkrahim shumicën!”. Nushi mbyllë kapitullin tue u largue përfundimisht nga Shqipnia. Si të gjitha partitë tjera.... formohet edhe

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 67/389

67

“demokristjanja” që asht sot. Kjo asht arësyeja që u vuna me ditë diçka për Organizatën e parë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”.

ORGANIZATA “B A S H K I M I S H Q I P T A R“

“.... Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në

shërbim përsonal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanjediplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë, me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend everë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue ukrenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!....” Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat ivjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallëPatër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” - vazhdoi ai “ si mbas

 porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe tëshkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në kryeFrançeskanët!” ( At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës KatolikeShqiptare” fq. 36.).

Me datën 28 janar 1946, ora 09.00, në Kinema “Rozafat” tëqytetit të Shkodrës, hapet gjyqi kundër Organizatës antikomuniste“Bashkimi Shqiptar” nga Gjykata Ushtarake e Qarkut e përbame nga kytrup gjykues: Kryetar: Mustafa Iljazi, Antarë: Namik Qemali e ToninMiloti dhe prokuror: Aranit Çela. Në bankën e të akuzuemve ishin:

1. At Giovani Antonio Fausti S.J. vjeç 46, nga Breshia, Itali.2. At Daniel Llesh Dajani S.J. vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 68/389

68

3. Mark Ndoc Çuni vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.4. At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra.

5. Gjergj Vat Bici vjeç 26, nga Gurzi, Milot.6. Gjon Prenk Shllaku vjeç 22, nga Shkodra.7. Ndoc Gjelosh Vata vjeç 24, nga Gurzi, Milot.8. Preng Llesh Lezaj vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.9. Pjetër Gjok Ejlli vjeç 20, nga Beltoja, Shkodër.10. Andro Lubo Petroviq vjeç 32, nga Shkodra.11. Ernest Gjok Dema vjeç 26, nga Shkodra.12. Gjelosh Lulash Bajraktari vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh,

Dukagjin.13. Luigj Ndoc Kçira vjeç 20, nga Shkodra.14. Prof. Gjelosh Lul Marku vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.15. Zef Gjin Mirdita (Buka) vjeç 19, nga Shkodra.16. Gjovalin Kol Zezaj vjeç 17, nga Shkodra.17. Nino Zef Kurti vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.18. Myfit Qamil Bushati vjeç 18, nga Shkodra.19. Qerim Sadik Myftari vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.

20. Luigj Sokol Shoshi vjeç 32, shegert i Kaçulinit në Shkodër.21. Frano Pjetër Mark Mirakaj vjeç 29, nga Iballe, Pukë.22. Pjetër Palok Berisha vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.23. Osman Brahim Plaka vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.24. Pjetër Sali Pjetërnikaj vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.25. Pjetër Mark Delija vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.26. Dedë Mëhill Deda vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.27. Jakë Vas Çunaj vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.28. Pashuk Kol Matia vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.29. Pjetër Kokërr Gjoka vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.30. Nik Deli Lekbibaj vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.31. Rrok Martin Lacaj vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.32. Çesk Zef Gjeluci vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në

Shtypshkronjën Françeskane.33. Ndoc Rrok Jaku vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.34. Tonin Nush Bjanku vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në

Shtypshkronjën Françeskane.

35. Lazër Simon Kodheli vjeç 17, nga Shkodra, punëtor nëShtypshkronjën Françeskane.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 69/389

69

36. Ndue Bib Doda vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake nëShkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjigje:

Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946 ( Dosja1068, Arkivi M.M.Tiranë):

“Aprovohet ndëshkimi me vdekje për:1. P. Giovani Fausti nga Breschia Itali,2. P. Daniel Dajani nga Shkodra,3. P. Gjon Shllaku nga Shkodra,

4. Mark Ndoc Çuni nga Bushati,5. Qerim Sadik Myftari nga Vuthaj, Guci,6. Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini.

 Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vul lnetin e tyre tëfundit. Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthëhet në burgim të

 përjetëshem.Aktet e fajtorisë të Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për tu

shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit.

Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes KombëtareGjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v.

“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar uekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:

1. Gjelosh Lulashi: Thoni babës të më falin se e kam trazue. Tëmë falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanëstë fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn

 prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. RrnoftëShqipnia!

2. Patër Danjel Dajani: I fali ata qi më kanë ba keq. Jamkondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’efisi), P. Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë.

3. Patër Giovani Fausti: Jam kondend se vdekja po më vjen tuekrye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikëve dheArgjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!

4. Patër Gjon Shllaku: Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanëdhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 70/389

70

5. Mark Çuni: I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, siedhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës

15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe RrnoftëShqipnija!

6. Qerim Sadiku: I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë bakeq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje dhe, ata që do të mëekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija!

Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.Shënim:

 Në ligjëratën e drejtë gjithënjë i jam përmbajtë origjinalit edhe në 

ortografi. (autori).Me datën 3 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës njoftohet:

“....Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës. Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tij të fundit.

Frederik Nosi d.v.

Porosia e qeverisë jugosllave u zbatue shumë shpejt nga Enver 

Hoxha, prandej edhe ata e dekoruen më 1 korrik 1946, “Hero i Popujve tëJugosllavisë”, dekoratë që e “gëzon edhe sot” atje ku asht!...

 Ndonse materiali që kam pasë në dorë asht mjaft i pakët, asht imjaftueshëm për me nxjerrë në dritë organizatorët, pjesmarrësit, si dhe të

 pafajshmit e kësaj organizatë.Mark Çuni:“Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj

organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk kadijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë

 për politikë... Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë punë... Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kamveprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba nëkokën teme, e dij se asht gabim, por unë e kam ba... Për traktin e dërguem

 prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për atentat nuk dij se asht bisedue... Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata

 politike mbasi e kanë të ndalueme dhe, as na nuk e kemi kërkue një gja të

tillë. Faji bie mbi mue...Prof. Gjelosh Lul Marku:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 71/389

71

Unë si profesor në seminar jam lidhë me Mark Çunin; me té kemiorganizue dhe kemi shtypë trakte kundër mënyrës së zgjedhjeve të 2

dhetorit, mbasi në këto zgjedhje nuk kemi pa asgja demokratike. Këtozgjedhje forcojnë vetëm qeverisjen e komunistëve dhe të asnjë forcetjetër politike, kjoftë demokristjane ose social-demokrate... Unë nuk kam

 bisedue asnjëherë me Dajanin e Faustin për këtë punë, mbasi ata e kanë tëndalueme me marrë pjesë në organizata politike... Dij se At Gjon Shllakuka pasë parime antifashiste dhe pro nacional-çlirimtare, dhe se i ka çfaqëme mjaft intelektual që shkonin në Kuvendin e Fretënve, por nuk dij seka formue parti e organizata...

Unë, kam pranue se kam mendue vetëm unë për “dorën e zezë”, por, për këtë nuk kam bisedue me klerikë, por vetëm me shokët e mij...Forca të tjera politike nuk e dij se ka këtu...

Gjergj Vat Bici:Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark 

Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çunimë ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë...

Andro Petroviq:

Unë kam pasë shoqni me Paulin K. Palin e Mark Shllakun, me tëcilët kemi bisedue për një organizatë, por nuk kam kenë kur ashtformue... Nuk kam ndigjue prej askujt se At Gjon Shllaku asht i përzimënë këtë punë...

 Nuk dij se në Shqipni ka pasë ndonjiherë parti demokristjane!Mark Gjon Shllaku:Unë kam shkue tek At Gjon Shllaku me i rregullue një radio, por 

nuk kemi bisedue për organizata e parti. Ai ka drejtue Shoqninë“Antonjane”, dhe nuk dij se ajo shoqni ka kenë politike.

Pjetër Gjoka:E vetmja bisedë politike që më ka ba mue At Fausti, ka kenë kjo:

“Pa Kosovën, nuk ka Shqipni Etnike!”.Luigj Kçira:At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte.

Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi tëGjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këtë e kadijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë

Kol Shytani e Gjon Prennushi, dhe jemi arrestue atë natë, më 27 nandor 1945. Kush na paditi s’e dij...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 72/389

72

Xhakoni Gjon Shllaku:Kam propagandue kundër komunizmit ateist dhe i kam dhanë

raport P. Dajanit. Kur u kapën hjellsit e traktëve na u trembëm shumë,deshtëm me u arratisë, por nuk na ka lanë P. Dajani, i cili asht këshillueme Argjipeshkvin. Mark Çuni asht takue me Jup Kazazin në shkurt të1945....Jezuitët i kanë mbajtë lidhjet me reaksionin nëpërmjet QerimSadikut e Gjelosh Lulashit.... Më 26 nandor 1945, Mark Çuni e Gjergj Bicaj, më kanë dhanë muenga 200 copë trakte, të cilat neve ia kemi dhanë djelmoshave Zef Mirditae Luigj Kçira për me i shpërnda...

....Ndërhynë prokurori Aranit Çela:Thuaj i pandehur, çfarë ke thënë në hetuesi për Klerin Katolik dhe kryesisht për mënyrën, se si këta klerikë që janë këtu në bankën e tëakuzuarve me juve, mbanin lidhje me të arratisurit dhe si mendonin meorganizuar kryengritjen e armatosur për të rrëzuar Pushtetin Popullor?

Xhakoni Gjon Shllaku i përgjigjet: Në se doni, unë edhe e çveshi këmishën, dhe shifni si e kam

trupin e nximë kur i kam thanë ato fjalë, nuk asht e vërtetë, që këtë

organizatë e ka formue At Fausti e At Dajani... Për poezinë e Tuk Jakovës më ka shty delegati Nigris, se e kishte pritë keq Tuk Jakova... Për rektorin, asht e vërtetë se e ka shkye gazetën “Koha e re”... Dij se ata qëndanin trakte duhet të ishin të armatosun.

Gjelosh Lul Marku: Nuk asht e vërtetë se u kemi thanë shpërndarsve të trakteve me

kenë të armatosun, ...nuk asht e vërtetë se kemi pasë lidhje me tëarratisun....

Mark Çuni:Asnjë person nuk ka pasë armë. Unë nuk i dij lidhjet e xhakonit

Gjon Shllaku me delegatin Nigris... Nuk kam pasë asnjë dijeni për  poezinë e dërgueme tek Tuk Jakova. Gjoni ndoshta, i thotë këto, se donme shpëtue vedin.

At Giovani Fausti S.J.:Unë nuk dij sëpse e zaptoi Italia Shqipninë, se nuk na ka lypë

lejën tonë e, as nuk e kemi ftue që të vinte... Kur kanë ikë gjermanët ngaTirana, unë jam plagosë...

Për lëvizjen Nacional-çlirimtare nuk e kam dijtë se ç’parime ka pasë. Derisa lëvizja Nacional-çlirimtare nuk përket Fenë, jemi në pajtim

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 73/389

73

të plotë me këtë lëvizje. Ballin e Legalitetin i kam quejt si lëvizjenacionaliste dhe kundra Italisë fashiste, por nga krenët e tyne nuk njof,

vetëm Don Zef Shestanin, por unë me té nuk jam takue asnjëherë. Jamlargue për shkak se ky merrte pjesë në politikë...

Të gjitha sendet janë ba pa dijeninë teme. Françeskanët dheJezuitët nuk kanë ardhë në Shqipni për qëllime politike por për qëllimefetare, dhe jena mundue gjithmonë me u largue nga politika....Unë inënshtrohem gjykimit por nuk kam punue kundër Pushtetit. Kundër qeverisë nuk kam folë, veç kundër Partisë Komuniste, të cilën e kemikonsiderue ateiste dhe imorale...

Mora vesht, kur erdha nga Tirana, se Mark Çuni asht marrë metrakte dhe se ishte udhëheqës i atij grupi. Deshtme ta qitnim jashtë prejSeminarit, por atëherë ishte kot, prandej e mbajtëm... Në atë kohë kaardhë edhe xhakoni Gjon Shllaku, që donte t’ikte po ne e mbajtëm.

Kisha nuk duhet të përzihet në politikë. Zogu vërtetë i ka mbyllëshkollat, por në punë të tjera nuk asht përzi. Kisha kjoftë edhe një qeverit i r a n i k e , e nderon për mos me shkaktue rëndime ma të mëdha, dheshkakton salvimin e Kishës. Padër Anton Harapi, ka hy në qeveri për me

shpëtue Shqipninë, por ka ba gabim se qeveria ishte kuislinge, dheqëndrimi i em ka kenë negativ.Xhakojt nuk mund të marrin pjesë aktive në ndonji parti. Unë kam

njoftë mjaft Katolik intelektual, që mund të punojshin mirë në punët eqeverisë por, për fat të keq Katolikët janë m i n o r a n c ë...

 Ndërhynë prokurori A. Çela:Juve kështu keni kërkuar me përçarë popullin shqiptarë, duke e

konsideruar pjesën Katolike gjithënjë një m i n o r i t e t !At Giovani Fausti, përgjigjet:“Jo, jo, e keni gabim, jo minoritet, por  m i n o r a n c ë  , e kam

fjalën për PAKICË...”At Daniel Dajani S.J.:Unë përsëris, nuk dij gja se ka pasë organizatë terroriste. Nuk kam

marrë vesht se asht formue organizatë për me luftue kundër Pushtetit...Unë kam predikue kundër komunizmit ateist dhe i kam thanë xhakojve,me e luftue ateizmin ku të ju nepët rasa... Nuk dij që P. Fausti ka shprehëndonjëherë ide fashiste... Pohoj, se nuk jam marrë me politikë mbasi këtë

na e ndalojnë rregullat e Institucionit tonë... Jezuitët në asnji mënyrë dhe

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 74/389

74

asnjiherë, mos me u marrë me politikë... Nuk dij se ka pasë ndonji Jezuitqë ka shty xhakojt me u marrë me politikë.

Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, ekemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue. Mbas ikjes sëgjermanve nuk më ka pëlqye që qeveria ra në duert e komunistave.Komunizmin e kam urrye gjithmonë, se asht ateist dhe se lufton Fenë.

Persëris, se, as nuk dij se egziston organizatë terroriste dhe as nuk kam ba pjesë ndër to.

At Gjon Shllaku O.F.M.:Jam kenë dhe jam kundër çdo lloj diktature. Për këtë jam kenë i

keq edhe me italjanët, mbasi ardhjen e tyne e kam quejtë pushtim. Për këtë edhe Sejfullah Malëshova më ka kërkue me formue nji partiDemokristjane, por nuk më kanë lejue eprorët, për mos me u përzi Klerinë politikë...

Me datën 28. 01. 1946, i kam thanë edhe z. Prokurorit  se Kishalejon pjesëmarrjen në politikë të anëtarëve të saj, mjaft që politika të 

 përdorët për të mirën e shoqnisë dhe të popullit.Unë nuk kam ba pjesë në këtë organizatë dhe as nuk kam sjellë

njeri në këtë organizatë, mbasi po e përsëris, nuk më asht lejue me u përzinë politikë... Arsyeja kryesore asht se drejtimin e shtetit e morënkomunistët ateista... Kur asht inaugurue Shtëpia e Kulturës në Shkodër,unë kam shprehë bindjen teme, se asht e para herë që Shqipnia çlirohetme gjakun e bijve të vet.

Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të popullit shqiptar... Për organizatën “Bashkimi Shqiptar”, ekam marrë vesh kur asht arrestue At Fausti e Dajani. Ma përpara nuk kamdijtë kurrgja.

Me datën 08. 02. 1946, kur po fillonte seanca e mbas drekës, porsa del para trupit gjykues Z. Myfit Q. Bushati, ish student i gjimnazittë Jezuitve, i arrëstuem edhe ky si anëtar i kësaj organizate, ndërpritetseanca nga ndërhymja e prokurorit A. Çela, i cili i drejtohet kryetarit tëtrupit gjykues me këto fjalë: “Me qenë se avokat Muzafer Pipa,implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte tëkëtyre organizatave, apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si

 përfaqsues mbrojtjëje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 75/389

75

Av. Muzafer Pipa tha: Në lidhje me kërkimin e z. Prokuror, unënuk kam ndonjë kundërshtim por, në këtë rast unë nuk përfaqsoj Myfit Q.

Bushatin.Kryetari i trupit gjykues lexon vëndimin:“Vëndim: Me qenë se Muzafer Pipa, mbi egzistencën e

organizatës së ashtuquajtur Demokristjane, ka patur dijeni dhe i atribohetfaji që prëtendohet që organizator është Patër Gjon Shllaku, në anë tjetër,që të pandehurit që ky përfaqson kanë qenë pjestarë të organizatës“Bashkimi Shqiptar”, që do të bashkohej me Demokristjanën, sipas

 parimit juridik, nuk duhet të përfaqsojë, për derisa i atribohet faji i

dijenisë ose i pjesëmarrjes prandaj, Trupi Gjykues, konform kërkesës z.Prokuror, Vëndosë përjashtimin e tij si përfaqësues Mbrojtjëje i të pandehurve: Patër Gjon Shllaku, Rrok Martini, Çesk Gjeluci, Ndoc Rrok Jaku dhe emëron Ranko Çerankoviq.”.

Avokat Muzafer Pipa doli nga salla e gjyqit. ( po aty Dosja nr.1068).

 Nuk shkoi gjatë dhe Aranit Çela e mbajti fjalën që i pat thanë në bar “Impero”: “Hë... Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe

 për ty! ( Dëshmi e Prof. Gaspër Ugashit ).Don Luigj Pici, edhe ky ato ditë kryen një akt tjetër burrnor.Predikon para besimtarëve në Kishën e Reçit, se Klerikët e akuzuem për Organizatën “Bashkimi Shqiptar” janë të pafajshëm. Edhe ky prift vritet

 pa gjyq edhe pse ishte antarë i Kryesisë së Frontit të Qarkut të Shkodrës.Po, avokat Paulin Pali, që guxoi me i shtërngue dorën avokat

Muzafer Pipës për qëndrimin e tij burrnor, si përfundoi ? Edhe këtë do talexoni !

Populli i Shkodrës ruen në kujtesën e tij përjetë veprën heroike tëProf. Kol Prelës, Deputet i Kuvendit Popullor në zgjedhjet e 2 dhetorit, icili si burrat paraqet para gjyqit:

DEKLARATË:

Unë i nënshkruemi Kol Prela, profesor në Liceun e ShtetitShkodër, dhe Përfaqsues i Dekretuem në Asamblenë Kushtetuese, përsa i

 përket të pandehurit Patër Gjon Shllaku, Françeskan nga Shkodra,

deklaroi sa ma poshtë vijon:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 76/389

76

P. Gjon Shllakun e kam njoftë për herë të parë në verën e vjetit1940, kur u ktheva prej Italijet, mbasi mbarova studimet universitare.

Qyshë në takimet e para që kam pasë me té kam muejtë me konstatue, seai ishte nji element anti-italian dhe anti-fashist. Kudo qi kishte rastin dhemundësinë demaskonte dhe disaprovonte ardhjen e Italisë këtu dhevëprimet që Italia me trathtarët bante vazhdimisht këtu, në dam të tonë.

 Në rast konkret dij, se, ai propagandonte kundër njollosjes së Flamurittonë Kombëtar me fashjot e Liktorit e, kundër artikullit denigrues për Popullin Shqiptar që P. Fulv Cordignano pat botue në revistën “Albania”.Madje, në këtë rasën e fundit nuk u kondenue vetëm me disaprovue por,

edhe punoi për përpilimin e broshurës: “Cordignano në gjyq përpara botës”, tue gjetë gadi të gjithë bibliografinë, tue përkthye të gjithë copat eautorve gjerman që nëvojiteshin për atë përgjigje. Nuk e vuni emnin nëfund, mbasi broshura delte n’emnin e grupit të profesorëve të Liceut tëShtetit të Shkodrës e, me vue emnin edhe ky, do të dukej se profesorët enji instituti shqiptar, mos të ishin në gjendje me shkrue nji artikull pakërkue ndihmën edhe jashta rrethit të tyne. Këtë, mund t’a dishmojnëedhe Prof. Mark Ndoja e Prof. Simon Deda, të cilët, në këtë kohë janë

kenë në kontakt vazhdimisht me të pandehurin. Këtë qëndrim anifashistka vazhdue t’a mbajë gjatë gjithë kohës që kam kenë në kontakt me té,d.m.th. deri në qershor 1943, datë në të cilën jam ilegalizue, mbas së cilësnuk kam pasë ma rasë me ra në përpjekje me té derisa asht shlirueShqipnia.

Mbas shlirimit dihet prej të gjithve, se P. Gjoni, ka dhanëkontribut në lamën që ishte ma i pregaditun d.m.th. në atë të kulturës. Ka

 ba konferencën për inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës në Shkodër, në tëcilën ka thanë ndër tjera edhe këto fjalë:

“Asht e para herë që Shqipnia shlirohet me gjakun e bijve të vet.Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i

 përpjekjëve të Popullit Shqiptar”.Përmbajtjen e kësaj deklarate, jam gadi me e vërtetue edhe para

Gjyqit të Popullit, po mos të jemi i nxanun në shkollë me mësime.V.F.L.P.

DeklaruesiShkoder, 14. 02. 1946. Prof. Kol Prela d.v.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 77/389

77

Shënim i emi: Edhe Pr of . Si mon Deda në Durrës, mbytetnë Sigurim dhe hidhet nga dritarët i vdekun. Mos, ndoshta,edhe Ai kishte pregatitë ndonjë deklaratë si kjo e Prof.

Kol Prelës!?... Aspak çudi!...E, pra, qé! Me fakte vritën profesorë, filozofë, avoketën,

antifashistë, atdhetarë, klerikë, njerëz të thjeshtë, të pastrehë, vritën evritën pikërisht ata, që me trutë e tyne tue dashtë me i shërbye Atdheut,stërklatën murin e vorrëve të Rëmajit, më 4-mars-1946, sëpse, guxuan ethanë:“Komunistët kanë vorrue Shtetin në gropën e gjakderdhjeve, të 

 grindjeve, të përqarjës, të ngatrresave, të plaçkitjës, të vëllavrasjës dhe spijunlleqëve!...”

Kishte kohë që e kishte thanë At Gjon Shllaku:“Tjetër kund njerzit e idealit nëse i mbysin për së gjalli, i

nderojnë për së vdekuni. Ndër né, ata mbyten dy herë... edhe harrohën!”

.

DERA QË PO HAPET ….

“….Si mbas parimit komunist:Sytë që kanë pa duhën verbue;

e, duhën shurdhue veshët që kanëndigjue, e, pré gjuhët që mund tëflasin, e, shkurtue krenat qëmendojnë!“

Engjulli i birucave

Shumë vjetë ma parë më çonte nana tek një rrugicë qorre nëGjuhadol, që thirrej rruga e Murgeshave këtu në Shkodër, jo larg prejshtëpisë seme. Aty ishte kuvendi i Motrave Stigmatine, shkolla e tyne eKisha. Kjo Kishë e vogël ishte shumë joshëse, gjithmonë mbushej plot!

 Në Elterin kryesor kishte një bazoreliev të bukur të Shën Bonaventurës

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 78/389

78

(Shna Bafti), që ishte edhe Pajtori i këtij Urdhni. Flitëj se ishte vepër efratel Salës. Para Kishës ishte kuvendi.

Ecësha në heshtje vetëm e me krye ulët. Kur afrohesha tek rrugica, kontrollojshe me sy gjithkah apo më sheh kush, mandej me dorëne vogël temen, mbasi atëherë isha gjashtë vjeç, trokitshe tek dera e madheme hark. Dera kishte një vrimë të rrumbullakët me një teneqe me bira

 prej ku shihej nga mbrendë se kush troket. Shpesh trokitshe me një gur tëvogël mbasi nuk mërrijshe tek rezja e derës. Motrat ishin mësue me dorënteme, hapshin derën me një buzqëshje të ambël, më futnin në korridor,më lëmonin kokën e më thonin: “Prit, po ta thërrasim hallën!”.

Gati çdo ditë shkojshe me pyet hallën Gjyzepinë, si jeni?... Atë përgjigje unë nuk duhej me ia tregue askujt... sigurisht, aty diçkamëshefej! Edhe sot ato motra që kanë mbetë kur më shohin të thinjunmashumë prej kohës se sa prej moshës, më thonë: “Ai Fritzi i vogël jeti?”, unë me mburrje u përgjigjem: Po, po. Sigurisht me njëfarë krenarije,sëpse parulla që më jepej mbeti gjithmonë sekret. Kurrë nuk ia kamtregue njeriu të gjallë...”jemi mirë”..., ose “kanë kapë mbramë edhe një

 prift”, “nuk na kanë thanë gja”; por, ajo që pritej e që shumë shpejt

ndodhi ishte: “Mund të vij shpejt, se po na nxjerrin jashtë...”.Ashtu ndodhi, halla erdhi shumë shpejt me lot në sy e veshun mezhgunin e saj që e bajti me nderë deri në vdekje, ashtusi të gjitha motrat etë gjitha kuvendëve të Shqipnisë, që nuk u kthyen kurrma aty. Kuptohet,u duheshin komunistëve. Duheshin prishë çerdhët e edukimit të rinisë,

 prandej ishte mbyllë edhe shkolla. Kështu u veprue edhe me MotratServite... madje, aty u vendos qendra e Sigurimit të Shtetit prej kudrejtohej spijunazhi komunist që ka vazhdue deri tashti.

U shpërndanë të shkretat pa asgja mbas shpirtit, me përjashtim tërruzarëve që mujtën me futë ndër xhepa, të Kryqit që bajtën gjithë jetën,të ndonjë figurje në parzëm, së cilës i ishin kushtue dhe ia mbajtëngjithmonë premtimin: “Zojën e Shkodrës”, ose “Zojën e Papërlyeme”.

 Ndër mangë kishin ndonjë shami hundësh, ndërsa në dorë një shami mendrresat përsonale. Ushtarët e Mbrojtjës ua kishin kontrollue plaçkat dhembas kontrollit i kishin nxjerrë jashtë me fjalorin e tyne komunist.

Morën rrugët, kush tek motra, kush tek vëllai, kush tek nipi, kushtek mbesa, kush në fshat e kush në malësi, u shpërndan të shkretat për një

kafshatë bukë të thatë, ashtu si e kishte edhe dera së cilës ia mësynë.Kudo ku i shkeli kamba atij praku ia kanë shpërblye atë pritje që i zoti i

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 79/389

79

shtëpisë me zemër, u tha: “Eja... mirëse të ka pru Zoti, një kafshatë bukësi ta kemi, do ta ndajmë bashkë!...”.

Kudo gjetën strehë. Në çdo shtëpi ku ranë kishte të paktën njëfidan që ato kishin rritë e edukue në fidanishtën e mrekullueshme të tyne.Shkollat e motrave ishin të hapuna katër kapakësh për vajzat e të gjitha

 besimëve. Aty vinin nga çdo krahinë e Shqipnisë. Të gjitha hynë në punëme fitue jetesën. Disa qëndisnin, ndonjena mbante fëmijët e të afërmve,dikush shkonte me la rroba, dikush punonte në bujqësi, në malësikujdesej për bagëtitë, pra, secila do të mundohej e lodhej shumë vetëm evetëm pse kishte veshë zhgunin dhe i ishte kushtue Kryqit!

Motër Luigja mue më mësoi bukurshkrim. Unë këtë nuk duhëtt’ia tregoja as mësuesës, as shokëve, mbasi atëherë përdorej në shkollashkrimi skript. Nuk duhët të bija në sy për shkrimin e bukur, mbasi çdogja e bukur ishte në kundërshtim me mësimet komuniste që përhapteshkolla e re.

 Një ndër arësyet që komunistët hapën shkolla në çdo skaj tëvendit ka kenë pikërisht kjo, me përhapë vetëm ideologjinë komuniste.Me shkatrrue parimet e edukimit atdhetar dhe fetar. U ba një rrugë e dy

 punë. Edhe u hapën këto çerdhe të ideologjisë marksiste-leniniste dhe, nëtë njajtën kohë komunistët morën shtëpijat të gjithë tregtarëve për me ikëthye në lokale shkollore. Pasuninë që kishin ua shtetizuan dhe paisënshtëpijat e tyne. Magazinat i boshatisën me ndihmue Jugosllavinë dhembasi i futën ndër biruca iu morën edhe arin e argjëndin, që nuk e morivesh askush nga iku. Që në ditët e para u fillue puna me programet ediktueme nga jugosllavët dhe, u punue që rinia me u marrakotë meinternacionalizmin proletar dhe ateizmin materialist. Asgja ma shumë sekjo edukatë nuk i ka shërbye, siç, thonte Fishta, klyshve të Rusisë. Kyhelm ka hy në gjakun e të gjithë shqiptarëve, mbasi po të vërehët sotrezultati, secili prej atyne që ka mbarue këto shkolla as nuk don me dijtëku bie Shqipnia, tue fillue nga “unë ”.

Disa nga këto motra shkuan me punue në spital. Aty gjetënkënaqësi se uniforma e spitalit në ballë kishte “Kryqin e Kuq”, madje, nëkohën e Revolucionit Kultural u patën ba përpjekje me e heqë, por kjekërcënimi për përjashtim nga ajo organizatë ndërkombëtare që mbeti nëdisa objekte. Edhe sot kujtohën motrat Luçia, Kjara, Ludovika, Marta,

Çeçilia, Gjystina etj. Gjithmonë me buzë në gaz. Motër Bernardina eMarta punonin vetëm sanitare; e kush mund të harroje motër Juditën e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 80/389

80

Virgjinën për bamirësitë e tyne? Cila merrte shpërblim për ndihmën që jepte? - Askush nuk i ka shpërblye ndonjëherë këto motra, përveç

shpifjeve, përbuzjes, apo pushimeve nga puna prej Xhyhere Mushanit meshoqët e saja partizane.

Aty punoi edhe halla, Motër Gjyzepina që shpesh shërbente edhenë spitalin e burgut. Për këtë të burgosunit i kishin vu emnin e nderuem“Engjulli i birucave”, sëpse, kur shihnin fëtyrën e saj ata ishin të sigurt sedo të shëroheshin. Ajo nuk bante mrekulli, por buzëqeshja e saj uringjallte shpresën e jetës dhe të lirisë. Gjithmonë u thonte: “Sot je mamirë, ço mendjen tek Zoti, se, Ai të jep shndetin por edhe lirinë, mos u

mërzitni, i gjalli e ka dermanin!”.Shumë prej tyne punonin ndër punët ma të ndyta, ndër repartët matë vështira si Motër Gjystina Çoba, që punonte gjithmonë natën nëkirurgji, e çfarë kirurgjie? Ajo punonte natën vetëm mos me lanë spitalinasnjë çast pa një MOTËR, vetëm me u ndodhë kurdoherë pranë tësëmurëve në çastet e fundit të jetës. Shumë herë ajo me shumë kujdes esakrificë ka thirrë natën ndonjë prift të “panjohtun”, për me ngushlluendonjë të sëmurë të dispruem, ose me i ba Shartët e Fundit të jetës.

Ato gjithmonë simbolizonin humanizmin, sëpse katolikë emyslimanë e dinin se ato kishin vetsakrifikue gjithë jetën për Kryqin qëkishin në ballë dhe për atë që mbanin në parzëm. Ato mbetën të

 paharrueme dhe u respektuan jo vetëm nga populli por edhe nga mjekët eardhun nga të gjitha viset e vendit, tue fillue nga doktorët: Karagjozi,Todi, Basria, Dhimitër Lluka etj. Dr. Shiroka e Prela ishin ma shumë sevëllaznit e tyne, mbasi motrat ishin të vetmët me të cilat mujtën mekomunikue nën za me ndonjë italishte nëpër dhambë, në lidhje megjendjen politike dhe a do të vazhdonin gjatë “këta”?

Ato fluturuan nga gëzimi kur ndigjuan Papën Gjoni XXXIII, tue përshëndetë popullin shqiptar për herë të parë në gjuhën shqipe: “Për shumë mot Pashkët!”

Ishin të lumtuna kur në fundin e korridorit të spitalit silueta endonjë polici të mirë i thirrte: “Ec shpejtë, se ka ardhë një i sëmurërëndë!...” Aty, ai podrum i dukej vendi ma i lumtun, mbasi ai ishte vendime ndihmue të ftofunit ndër çimentot e birucave ose të zhytunit në ujë në

 pikën e dimnit, apo të thyemit kockash e kafkash nga levat e hujtë e

kriminelëve të sjellun pandjenja. Aty ato u mjekonin plagët e kambëve tëdjeguna nga pezhgvja e vlueme që u hidhnin hetuesit për me i ba me folë.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 81/389

81

Kishte njerëz që trupin e kishin të veshun me plagë që vetëm kulloninqelb dhe shpesh i sillnin aty vetëm me vdekë. Ato i rikëthenin në jetë por,

viktimat e shkreta pa u shërue mirë i merrnin ndër shkalca plehu, mbasinuk njihëj barela ndër ato vende e i çonin me vazhdue prap torturën derinë vdekje. Torturuesit kishin një ide: “Nuk ju lejojmë me vdekë edhe psedoni ju, do të ju sjellim prap në jetë, mbasi nuk ngopemi duke jutorturuar!...” Ishin motrat ato që ia lagnin buzën e rreshkun me ujë, ishinmotrat ato që u rrinin tek koka tue u thanë uratë, ishin motrat ato që ingopnin me dromca buke, ishin motrat ato që në vesh i përshpërisnin:“Qëndro edhe pak se, nuk e kanë të gjatë...” e, kjo e fundit ishte ma

shumë se uji, buka e gjumi, me të cilat nuk ngopeshin kurrë.Tregonte i ndjeri Zef Nika: “Numuri i të vdekunve në tortura asnuk ka me u dijtë kurrë. I vetmi burim mund të jenë raportët e Ministrisësë Mbrendshme që i janë dërgue Byrosë Politike të K.Q. të P.P.Sh. Të 

 gjithë toturoheshim njësoj, veç ndryshonte zgjatja, sa mujte me durueviktima. Të gjithë hetuesit kanë një difiçencë mendore, të etëshëm për 

 gjak...”.“ Njeriu pa zemër asht një makinë pa pasion mendimi që nuk ka as

 familje, as miq, as Atdhé; zemra përmban bazën e mbrekullueshme e të  pandame të zhvillimit shpirtnor ”, thotë, A. I. Hercën.Pikërisht për këtë, Motrat mbetën të paharrueme, sëpse shumë të

 burgosun të masakruem ato i shëruen me fjalën e ambël, dashtninë për  jetën dhe shpresën e lirisë.

Ato u plakën... dhe koha e bani të vetën. Edhe pse të moshueme,të kërrusuna, të lodhuna nga puna, mundi dhe pesha e randë e vitëvedërmuese ato u gjetën tek telat me gjëmba, ndër dyert e burgjeve dhe tëkampëve me çue sado pak një ndihmë që mujtën me mbledhë, tue trokitëndër dyert e këtij populli fukara për ata fatzezë që nuk kishte mundësi meiu shkue kush, ose tek ata klerikë që prej frike nuk i afrohej kush atijvendi të mnershëm. Motrat u gjetën në Beden, Maliq, Tepelenë, Burrel,Vlashuk, Tërbuf, Rinas, Levan- Fier, Gocë-Kavajë, Rreps, Ballsh, Spaç,Vlonë, Sarandë, Urë-Vajgurore, Qafëbari e anë e kand Shqipnisë, sëpseanë e kand kishte vetëm kampe e burgje e, nuk kishte asnjë kamp e burg

 pa një klerik katolik deri në vitin 1989. Ka fillue At Gegë Luma e AtDioniz Maka në janar 1945 e kanë mbyllë burgjët Don Mikel Koliqi, Don

Simon Jubani, Don Nikoll Mazrreku, At Zef Pëllumbi etj. në vitin 1989.Jam i sigurt se Motër Dava duhët t’i kenë njohtë rrugët e gjithë Shqipnisë,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 82/389

82

mbasi edhe ajo deri në vitin 1989, ka shkue në të gjitha burgjët e kampëtme strajcën e saj të arnueme. Ato prisnin në pishën e diellit apo në

shullanin e erës kur po i mbushët mendja një polici injorant me i thanë,“silli këtu ato plaçka!”, shpesh “merri me vehte se nuk pranohën, mbasinuk ka zënë mend...”, ose ma shpesh se kurrë përsëritej nga goja e tyne endytë: “Mos eja më, se ka ngordhur....”.

Kur Shkodra mbeti pa klerikë, Motër Luçi Koliqi solli nga kampiBagmin për Vojime dhe në mungesë prifti u autorizue me krye edheshërbime të lejueshme fetare.

Mbas “Revolucionit Kultural” vendi mbeti pothuej pa asnjë

klerik. Ishte e frigëshme për të gjithë me u shkue prifti tek shtëpia.Klerikët u detyruen mos me shkue as ndër të afërmit e tyne mbasi njerëzitrrezikonin punën. Shumë nga fshatrat nuk kishin asnjë shërbim fetar sadotë vogël. Pushkatimi i Don Shtjefën Kurtit për Pagëzimin që i bani njëfëmije shtoi edhe ma shumë frikën në popull. Prifti ishte e pamujtun meqarkullue në qytet, jo ma ndër fshatra, se shkuemja e tij atje binte në sy

 përnjëherë. Ishin motrat ato që shkonin ndër famullitë e mbetuna shkret,ku priteshin me dashtni ndër sofrat tejèt të vorfnueme të fshatarëve,

mbasi Kishat e qelat as nuk diheshin ku kanë kenë, shumica ishinrrafshue, një pjesë ishin ndërtesat e kryesisë së koopërativës ose vatrat eantikulturës. Ato shkonin atje të unëshme, të zbathuna dhe ma të vobegtase mund të mendohën se ishin të palëkundshme dhe të vëndosuna meruejt Fenë e ndezun ndër zemra, aty ku po fikej.

Shtëpia merrte dritë e fiset shtoheshin aty ku shkelte kamba emotrave me Pagëzue fëmijë.

 Në vitin 1974, halla ishte plot 74 vjeç. Kur Pagëzova vajzën ajomë tregoi këtë histori: E kishin thirrë me shkue në fshatin Pllanë për mePagëzue tre fëmijë të një fisi. Rrugës, në makinë e kishte pyetë një burrë:“A je motër Gjyzepina, ti?” - Po, unë jam, ishte përgjigjë kjo. Ai prap ekishte pyetë: -“A kujtohesh kush jam?”. Kjo nuk e kishte njohtë. Ai ikishte kujtue kësaj se ishte ai djali i ri që e kishin pru tue vdekë prej hunitnga hetuesia e konviktit “Malet tona”, tek spitali aty afër dhe kishtevazhdue: “Kur erdhe ti tek dhoma ku isha unë, t’u luta: Motër, më beko,se po vdes! Ti më the, se - unë po lutëm në Fenë teme se në Fenë tandenuk di. Unë atëherë të thashë: -Motër, ti lutu, se myslimanë e katolikë të

gjithë bashkë NJË ZOT BESOJMË! Ty t’u ba qejfi kur unë të thashëashtu dhe çove sytë kah qielli e the: -Zot në doren tande këtë djalë,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 83/389

83

ndigjoje lutjen teme! Dhe dole për dere. Mbas gati një ore që po urrapatësha në shtrat nga dhimbjet erdhën dy ushtarë me ty, më more dhe

më fute në operacion aty nga ora 11.00 e natës. Mbasi më doli narkoza u bana mirë dhe qé tek jam sot gjallë. Të gjithëve u kam tregue sësi ti u lute për mue dhe unë shpëtova.”

Unë, tha halla, i ndërpreva fjalën dhe i thashë: “Jo, jo, ishte lutja jote e fortë dhe besimi që ke pasë në Zotin që të ka shpëtue, jo unë!”

Prof. Arshi Pipa thonte: “Unë i besoj efektit të lutjës, kur lutjabahët me intensitet të fortë, kur ajo nuk asht një përsëritje mekanike

 formulash, kur jetohët prej njeriut.”.

Po, sa volume mund tëshkruhën për Motrat e tokës shqiptare? 

“I HUMBUNI…” DON ALFONS TRACKI

“I humbun…”, vetëm kaq shënohej ndër rregjistrat e klerikëve qëishin mbrenda “ perdës së hekurt ”, e ndoshta, përgjithmonë mbetëj ashtu.

 Nuk asht e meritueshme që shumë figura të ndrituna të historisë sonëkombëtare të mbulohën nga pluhuni i harresës. Jo ma pak përgjegjësihistorike dhe morale kemi edhe përpara veprës së misionareve të fesë, tëcilët në rininë e tyne, me punë vetmohuese provuan me fakte se tokashqiptare për ta ishte Atdheu i dytë i tyne. Kjo asht arësyeja kryesore qëmë shtyn me u ndalue tek “i humbuni” Don Alfons Tracki, i ardhunmisionar nga Breslau.

Don Alfonsi ka lind nga prindët Jozef e Marta Tracki, në vitin1896 në Breslau. I ati ishte oficer i gardës mbretnore. Don Alfonsi kishteedhe dy vëllazën të tjerë, Hansin dhe Gjergjin, që u vranë në Luftën eDytë Botnore, ndërsa motra e tij Kordola, mbas vitit 1944 nuk dihet ku ka

 përfundue. Alfonsi i ri pa mbushë 17 vjet, vjen ushtar në Shqipni me

forcat Austro-Hungareze. Mbas luftës vëndos me qëndrue këtu, pikërisht,kur Breslau i kalon Polonisë. Në natyrën e tij dallohet kjartë gërshetimi ikarakterit të vendosun gjerman me besimtarin katolik polak. Lé në një

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 84/389

84

anë armët e hekurta dhe rrokë armën ma të fuqishme të njerzimit, tue u ba përjetësisht ushtar i Krishtit në armatën shqiptare. Ai e admiroi këtë

armatë sëpse asht pikërisht ai kler që një vit maparë bashkë me të gjithëatdhetarët shqiptarë, kishte ngritë lart edhe njëherë flamurin e GjergjKastriotit, tue i ba të ditun botës se shqiptarët janë këtu. Edhe pse kishinkalue pesë shekuj robni të dhunëshme fara e krishtënimit jo vetëm nuk ishte shue, por kishte marrë aq hov, sa me shumë frikë e thom, “drue senuk përsëritet kurrma!....”

E, ku i kanë vorret? - Kurrkund!...Imzot Mikel Koliqi më tregonte se veprimtaria e Trackit, ishte

 baza e Veprimit Katolik në Shqipni. Krahas veprimtarive sportive ezejtare, vendin kryesor e zente aktiviteti atdhetar. Vazhdon edhe ai vetëSeminarin Papnuer të Jezuitve dhe i përfundon studimet teologjike nëBosnje. Në vitin 1926 shugurohët meshtar. Formon lidhje të ngushtamiqësore me meshtarët Kolec Prennushi, Pjetër Meshkalla, vëllaznitGazulli, të cilët simpatizojnë Lëvizjen e malësorëve të Veriut kundër Zogut. Don Gjoni u var nga Zogu, ndërsa Don Nikolli u dënue me katër vjet burg në Gjinokastër. Për këtë lidhje edhe Tracki u nxuer jashtë nga

Shqipnia nëpërmjet të Musa Jukës, i cili nuk e shihte me sy të mirëgrumbullimin e rinisë shkodrane rreth Trackit. Ndërhymja e Bajraktarit tëShkrelit Vat Marashi tek Zogu, e rikëthen Trackin në Shqipni, por mekusht mos me qëndrue në Shkodër. Shkoi në qendrën malarike tëVelipojës sëpse banohej nga malësorë të ramë nga Alpet.

Zotnonte mirë gjuhën shqipe gja e cila bani me u hy në zemër fshatarëve. Njohja e zakonëve të malësisë e vëndoste në krye të vendit,mbasi shumë shpesh malësorët kishin nevojë për mendimin e priftit, ndër kuvendët e tyne. Merrej me pajtim gjaqësh dhe ishte kudo ku lypej me ushmangë vëllavrasja. Kjo arsye e shtyni shpesh me ndërhy edhe pranëorganëve qeveritare për me shpëtue ndonjë që binte në duert e gjermanve.Po cili kje shpërblimi që mori prej nesh?

 Në vitin 1944 Hausdingu i shpjegoi Trackit, se në Shqipni kashumë ngatrresa të mbrendshme dhe se mundësia e ardhjes në pushtetasht e komunistëve, mbasi ata i ndihmojnë edhe anglezët, prandej eja mené, se do të kenë edhe ndryshim sistemesh dhe ti do të konsiderohëshedhe gjerman. Pavarësisht se ti i ke ndihmue shumë shqiptarët, nuk ka me

ta dijtë kush për nderë pra, mos e rreziko jetën me qëndrue këtu!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 85/389

85

Tracki iu përgjigj: “Jo, nuk vi me ju, mbasi nuk kam ardhë nëShqipni për qëllime politike, as ushtarake dhe as si pushtues. Këtu unë

kam Atdheun e dytë Shqipninë, të cilit i kam shërbye si meshtar dhe këtudue të vdes si shqiptar!”.

Ata ikën, ndërsa Tracki qëndroi këtu.Për me evitue përpjekjet me partizanë në ditët e para të 1945 ai

shkoi në malësi tek priftnit Nikoll Gazulli, Luigj Pici, Ndre Zadeja dhe sefundit tek Don Injac Gjoka. Aty e njoftuen se kërkohet nga disa partizan,që në Velipojë e kanë shpallë armik. Ato ditë edhe Ndoc Jakova ikë ngaushtria mbasi fillojnë përshpëritjet se Ndoci asht i lidhun me klerin

katolik. Edhe Ndoci shkon tek Don Injaci, ku takohet me Trackin dhe tëdy bashkë shkojnë në Shpellë të Mëri Kokës në Stenë.Po kalonte vitin me grupin e Gjergj Vatës, Martin Sheldisë,

Gjelosh Lulit, Mark Malës, Nikoll Prenk Dedës, Pjetër Gjokës etj. Jeta emalit dihet. Tracki nga Breslau në shpella të Veriut. E, pse? Për ata qënjohin zonën e Shllakut asht e kjartë vuejtja dhe sakrifica që ka ba Tracki.

Zoji Themeli kryetar i Seksionit Mbrendshëm të Shkodrës, më 31dhetor 1945 njofton Drejtorinë e Mbrojtjës së Popullit në Tiranë: “Ju

njoftoj se përveç Dom Alfons Trackit që gjindet në këtë qark, nuk kaelementa fetarë me kombësi gjermane.” (Dosja 1885). Në mes të natës së 12-13 shkurtit 1946, kur forcat e Ndjekjës

nisën për në Dushman mbasi ishte ba një vrasje atje, gabojnë rrugë. Kohae keqe me shi kishte vështirsue kalimin. Prrojet kishin shpërthye. Brigadamerr drejtimin kah shtegu i shpellës, jashtë së cilës atë natë bante roje

 Ndoc Jakova. Në shpellë ndigjohen krizma armësh që u shuan shpejt. I pari i ndigjoi Gjergj Vata, i cili i zgjoi shokët nga gjumi dhe po prisninsinjalin prej Ndocit për me veprue. Nuk ndihej asgja. Mendojnë pse

 Ndoci nuk po i ban me dijtë, çka ndodhi!?... Vrojtojnë me kujdes jashtëdhe vërejnë se aty afër ndigjohen ecje këpucësh ushtarake që ushtojnë

 pak prej natës e pak prej gurve të kalldramit të rrugës. Pregatitën me çarrethimin nga një shteg që nuk njihëj nga Ndjekja. I pari prinë Gjergjimbasi dinte shtigjet, të tjerët u nisën mbas tij. Don Alfonsi nuk pranoi memarrë atë drejtim pa shkue deri tek vendi ku ishte Ndoci. Gjergji kakundërshtue tue parashikue pritën. Don Alfonsi ishte i vendosun meshkue kah Ndoci, parandjente diçka të keqe dhe u nis. Kur mërrinë tek 

vendi, gjenë Ndocin e plagosun randë... ishte i lamë me gjak. Ndoci enjeh... Don Alfonsi i jep të zgjidhun, e kungon dhe e vojon, i çon kokën

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 86/389

86

nga balta e pellgu i gjakut, e mbështetë për parzëm, i ban Kryq dheqëndron me té derisa Ndoci jep Shpirt... Si një babë i mirë që shtërngon

fort djalin e vet.Afrohën forcat e Ndjekjës. Don Alfonsi nuk lëvizë nga vendi,

madje, u thotë: “Afronju, mos kini frikë, nuk kam armë, tashti ejani kur tëdoni se unë e kreva detyrën teme!...” E lidhën dhe e sollën në Seksionin eMbrendshëm të Shkodrës. Aty ra në duert e një krimineli fanatik, i pangopun me gjak klerikësh, tek katili Fadil Kapisyzi që për pesë muej nuk la gja pa ba në trupin e Trackit. Përpilohët, si gjithënjë, një proçes fals, kunuk mungojnë as shpifsit, as trilluesit kundër misionarit të pafaj që kishte

shpëtue sa jetë të rinjësh nga duert e nazistëve si: Çesk Kabashi, Zef KolPreka, që me paturpësi e akuzon Trackin se i kishte kërkue 200 napoloname i shpëtue djalin, apo një vagabond si Gjovalin Mazrreku, që e quan“fashisti i poshtër Don Alfons Tracki”. Debili Rustem Sykja e akuzon për 

 propagandë naziste etj. Shpërblimi i veprës së misionarit të palodhun ndajatyne të rinjve që i kishte ndihmue pa dallim feje dhe që ndodheshin nësallën e kinemasë “Rozafat”, ishin thirrjet e tyne mizore: “Plumbin ballit... kriminelët në litar!...”

Tracki deklaron në gjyq ( Dosja nr. 1885): “Për doktrinën fashistekishe me thanë se kjo ka gjetë njeriun, dhe njeriu kokën. Sa për nazizmin,unë jam gjerman, por nuk jam nacional-socialist. Nuk jam as nuk due mekenë, mbasi si doktrinë asht e gabueme. Na kurrfarë ndihmet nuk i kemidhanë. Tham se fashizmi dhe nazizmi janë njilloj, e duhet me kenëkundër... Unë me politikë nuk jam marrë, pyetni ata që kam ndejë me ta.Prifti po të merret me politikë sharron, prandej edhe kam ndejë larg... tek Oberlajn dhe Dr. Hotnik nuk kam shkue, kishin zyre të tjera, se merrëshinme hetime politike... Në rrethin “Veprimi Katolik” flitej për fenë...Propagandë kundër Bashkimit Sovjetik nuk kam ba, por si gjerman kamdashtë me fitue Gjermania në luftë kundër Rusisë... Kam kenë tek Hausdingu, por kjo nuk don me thanë se jam nazist. Fillimi i luftës kakenë i padrejtë...Për Gjrmaninë naziste jam gëzue që ka mbarue. Nazizminuk asht potencë që ka dalë nga populli, por me dhunë. Nuk e lente kushfitorën e nazizmit, se ishte çue gjithë bota kundër... Delegati Apostolik nuk ka shkue te Hausdingu por më ka çue mue për disa dezertor italian...

 për pilotët, po, kam ndërhy dhe u asht falë jeta... Mos me ndigjue me ba

 përkthime në Gestapo nuk e queja gja të mirë, mbasi unë punoja nëinteres të popullit shqiptar...Unë dola në mal se partizanët nuk ishin ushtri

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 87/389

87

e rregullt, vepron kushdo në kokën e tij, të vrasin dhe të përsekutojnë...Me Ndoc Jakovën kemi nda bukën dhe sende të tjera që na nepshin

katundarët, por, edhe kemi ble... Partizanët kur na kanë rrethue në luftë,unë jam diftue ushtar! Nuk kam dijeni se Papa ka bekue armët..Unë këtukam kenë në atdheun tem.”

Disa mendime politike të Trackit: “Krotnik më ka thanë, se na poshkojmë, por ky popull asht në grindje në mes të shoqi-shoqit e mund tëfitojnë komunistat, se i ndihmojnë anglezët. Për majorin Nil, ishte dyftyrash, ndryshej me Sali Myftine, e ndryshej me Nik Sokolin. Gjermanëtdonin me lanë oficera në Dukagjin por në tetor ky urdhën u prapsua. Zef 

Mirashi e Gjergj Vata më kanë tregue se Muharrem Bajraktari ashtKomandant i Përgjithshëm...Anglia e Gjermania e luftojnë shoqi-shojnë për jetë a për dekë e

në Shqipni, të thuesh bashkë-veprojnë. Këto të pohueme janë fakte, por sishpjegohën? - Unë nuk dij me dhanë përgjigje. Por, një fakt asht se, qëAnglia si e ka pasë ma përpara edhe tash don me pasë konceptin esundimit. Sundimin e Evropës e don! Historia e vërteton se ekujlibrinndërmjet shtetëve të Evropës don ekskluzivisht me e rregullue Anglia.

Shembujt janë: (Holanda, Spanja, Franca - lufta e njiqindvjetve, Lufta e I-rë dhe e II-të Botnore), e tash? - Mue më duket se në hesapë të vet Anglianuk ka shti një Rusi të evolucionarizueme e, prandej, tash mbas Luftës sëII-të Botnore nuk i del besoj hesapi si ka mendue e dashtë.

Shtetet e ndryshme të Evropës edhe të vogla tue përdorë të drejtate veta të fitueme me gjak nuk po këcejnë ma simbas vishkëllimit e taktittë Anglisë, e nuk po pvesin atë për trajtimin e qeverimit të vet, me njëfjalë i kanë dalë dorët Anglisë. Rregullimi i Evropës nuk asht ma nëdorën e saj si dikur.

Ardhjën e Gjermanisë në Shqipni nuk mund ta konsideroj as mirëas keq mbasi jam gjerman, por mbas principit tem - lum i forti -, por,edhe kjo, prap asht ide e gabueme! Ndoshta për problemet kombëtare të Shqipnisë, gjermanët kanëpunue mirë, mbasi Kosova me tokat tjera që i përkasin truell i t shqiptar , e ja kanëmarrë, kam fr ikëse nuk i kthehën ma.

Populli më ka pyet: “A të shkruhemi fashista?” - Unë i kam thanëse edhe po të shkruheni nuk asht ndonje dam se merrni harxh, por nuk i

kam thanë, se po mos të jesh fashist - nuk je katolik, për milici i kamthanë mos u shkrueni! (dorëshkrim i Trackit, fq. 9,10.).

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 88/389

88

Kam kenë në Meshkallë (Shllak) më 31 dhetor 1945 dhe jam nisëte Don Injac Gjoka në Mazrrek, ku kam pritë anmisti prej Don Luigj Picit

e Luigj Mjedës. Më 12 janar kam shkue në shpellë tek Gjergj Vata e Nik Sokoli. Më 13 shkurt 1946, më kapën partizanët.”

Me datën 17 korrik 1946, ora 17.00 Trupi Gjykues i përbamë nga:Kryetari Mustafa Iljazi, antarë, Zyhdi Shehu e Anastas Koroveshi dhe

 prokuror Aranit Çela (akti nr. 249), vëndosi: 1. Llesh Marashi, me varjenë litar. 2. Kol Ashiku, 3. Nikoll Preng Dedaj dhe 4. Don Alfons Tracki ,dënohën me vdekje, me pushkatim.

Me datën 17 korrik, pra, atë natë bahët kërkesa për falje jete nga

avoketnit e secilit të dënuem me vdekje.Më datën 18 korrik 1946, bahet shqyrtimi i akteve në Gjykatën eLartë në Tiranë, nga: Krytari, major Frederik Nosi, antarë kap.VeladinZejneli dhe kap. Nexhat Hyseni, prokuror Nevzat Haznedari dhevëndosi:..

Me datën 18 korrik 1946 njoftohët Drejtoria e Sigurimit të Shtetitnë Tiranë, me shkresën nr. 902/7 se: “...në bazë të vendimit të dhënë medatën 17 korrik 1946, u ekzekutuan kriminelët :

Llesh Marashi, Kol Ashiku, Nikoll Preng Dedaj dhe Don Alfons Tracki. I pari në litar. Dënimi i tyre në përgjithësi është konsideruar me vend nga igjithë opinjoni.

Vetëm për priftin Don Alfons Tracki, propaganda e klerit bëriqë të kishte më tepër diskutime, kështu që u fol se si Don Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënuasi klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.

Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.

Ekzekutimi u krye nëorën 5.00 tëdatës 18 kor r ik... po kërkesat etë dënuemve kur janë shqyrtue nga Gjykata e Naltë dhe Kuvendi

 Popullor?Pse në shkresën e Zoji Themelit nuk asht emni i të ndjerit Kel 

Abati, që u pushkatue me këtë grup pa pasë asnjë lidhje me ta?Pse asnjëherë nuk doli në dritë vrasja misterioze e Kel Abatit, mos

edhe ky ishte “kriminel”? A duhët besue se me të vërtetë Kel Abatit iu fal jeta mbas ekzekutimit?

 Ndoshta ma vonë e drejta do të dalin, por kam frikë se jo!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 89/389

89

Vrasësit gjithmonë punojnë me mbulue krimet e veta, mjeti ma imirë i tyne asht harresa!

“Tracki ishte modeli ma i përkryem i meshtarit Katolik ”, shkruenAt Konrrad Gjolaj O.F.M.

PËR NJË SHQIPNI TË ARDHSHME …

“Duhët të kërkojmë bashkimin eKosovës me një Shqipni tëardhshme e, jo, me të sotmen!“

 Maria Shllaku

Shkodra nuk i harron kurrë ata që vdesin për Fé, Atdhé ePërparim!

 Neroni që pat djegë Romën, po të shihte çka bahëj në Shqipnimbas vitit 1944, me zili do të thonte: “Shqiptarë, ma keni kalue edhemue!...”

 Në nandorin e 1944, na dukej se vazhdonin me u shkrepë armët efitorës, kujtonim se mbaroi lufta, por, po përsëris, kishte fillue një tjetër luftë që për né shqiptarët asht kenë ma e përgjakshme, ma shfarosëse dhe

ma shkatrruese, se Lufta e Dytë Botnore. Ishte lufta vëllavrasëse 50 vjeçare e “fitorës” së komunizmit.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 90/389

90

Kur pritej çlirimi nga okupatorët dhe dalja e Shqipnisë në dritën edemokracisë së vërtetë, forcat nacionaliste e përparimtare morën malet,

tue mbetë vendi nën thundrën gjakatare komuniste.Shqipnia u la nën kujdesin e Titos, me mbikqyrjen nga Bashkimi i

“lavdishëm” Sovjetik, ku të drejtat dhe liritë e njeriut për “vetvëndosje”,“mbroheshin” nga Stalini i “Madh”.

 Në “Demokracitë Popullore” mbizotnonte frika, terrori, pushkatimet pa gjyqe e me gjyqe, intërrnimet dhe propaganda komuniste:“Shpif e shpif... se diçka mbetë!”

Burrnisë e besës ndër shumë votra ia zuni vendin trathtia. Jemi në

atë kohë të historisë kur Tivari e Ulqini laheshin me gjak kosovarësh të premë në besë. Ishin sjellë si karvan mbi 12000 vetë, burra tëçarmatosun, gjoja me u organizue në Shqipni për me çlirue Kosovën dhe,kur mërrijtën në Tivar nuk ishin as 2000 vetë. Të gjithë u zhdukën rrugësgjoja si dëzertor. Ata që mbetën gjallë tue kujtue se vrasjet i ban Tito,filluen me ikë, tue kalue Bunën në pikën e dimnit, me mendimin meshpëtue kokat në tokën nanë. Pa dijtë ku vunë kambën, ranë në kurthën ekomunistëve shqiptarë që ishin veglat ma besnike të “druzhe” Titos. Ikën

nga shiu dhe ranë në breshën.Tue lexue librin “50 vjet kujtime” të Z. Lekë Harapit, në faqën108, Dan Hasani tregon: “Riza Dani (aso kohe Kryetari i Komitetit tëShkodrës), i kërkon mendim dr. Omer Nishanit, si President, për meshpëtue ata kosovarë që kanë kalue në tokat tona, tue i angazhue me

 partizanët që shëtisnin nga një katund në tjetrin si “çlirimtarë”. Dr. Omer  Nishani, mbasi konsultohët me Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxën, i përgjigjet: - Ata janë të gjithë kriminela dhe duhët t’ia kthejmë sa ma parë Jugosllavisë që të mos na zemrohet Tito”. Këto ishin fjalët ePresidentit dr. Omer Nishani, që u dekorue në vitin 1993 nga Tirana“demokratike”.

Si mendoni ju, të lëshonin karrigat e tyne udhëheqësit tonë për hirë të disa mijra kosovarëve? Këtë, nuk besoj se e kërkonin as kosovarët,

 për derisa shumë nga bijtë e atyne kosovarëve që ushqyen ushujzat ekënetave të Velipojës, për vite me radhë në dhomat e tyne në Kosovë,mbanin fotografinë e terroristit Enver Hoxha. Një mëkat që nuk rrëfehetas në ditën e vdekjes!

Asgja nuk ishte e papritun, madje, ishte vazhdim i asaj vepre tëfillueme nga serbët me At Paliq e Gjeçovin, me At Lorenc Mitroviq e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 91/389

91

Leonard Targaj, asht krimi i shëmtuem mbi fratel Gjon Pantalinë e pavdekshëm, asht dëshmia e shfarosjës ndër burgjet komuniste e At Pal

Dodës, asht krimi i pashoq i bamë mbi Don Shtjefën Kurtin, që, “për njëPagëzim fëmije” u ba masakra ma e madhe që njeh historia moderne e, qëdo të shtrihet në trojet shqiptare; pra, asht “komunizmi”.

Vetëm ndër Alpe kishte ndonjë çerdhe shqipesh ku kishin zanëvend bijtë e saj.

Krahas atyne trimave që nuk duronin dhunën komuniste në të dyanët e asaj ndarje të turpshme të 1913, që thirret kufi, dy vajzashkodrane luftojnë për liri. Ndër rrethina të Shkodrës asht Maria Zojzi,

e ndër malët e Kosovës asht Maria Shllaku. Historia përsëritet, ndër atomale asht edhe sot gjaku i plagve të Norës Ded Gjo’Lulit, e prap mandejë vazhdon me vlue gjaku i Shote Galicës e Maria Tucit me shoqe.Prandej toka shqiptare asht thirrë e paprekshme nga armiqtë shekullor.

“Unë, MARIA SHLLAKU, e lindun më 22 tetor 1922, në

Shkodër, jam bija e Mark Simon Shllakut dhe e Dila Shllakut. Jamshqiptare, me nënshtetësi shqiptare, e pamartueme, studenteshë efilozofisë në Romë, flas dhe shkruaj shqip, latinisht, italisht, frengjisht,gjermanisht, greqishtën e vjetër dhe pak serbisht.....” Kështu fillondeklarata për biografinë e bame në hetuesi të Prizrenit. Vetëm njohja edisa gjuhve tregon horizontin e kulturës së saj!

Fillon hetimet me spijunin serb Nazmi Kursani dhe i vazhdon meMazllom Nimanin dhe Misho Popoviq, nga data 19 dhetor 1945 e deringa mesi i qershorit 1946.

Muhamet Vokshi në librin “Shqipëria e Marije Shllakut”, meautorë Ramiz Kelmendin dhe Viktor Gashin, botue në Pejë në 1995, libër i cili më ka dhanë shtysën me dijtë për rezistencën që asht ba në trojetshqiptare të Kosovës kundër komunizmit, ka një përshkrim të bukur të

 portretit të kësaj luftare trimneshë: “...Edhe pse e zbetë dhe e dërmuar nga shumë plagë, ajo kish një fytyrë shumë të këndshme, kish flokë tëgjatë, të lëshuar, një hundë të mprehtë, me buzë e faqe të skuqura. Ishteinteligjente, impresive, e bindshme.” ( fq. 90).

Maria në vitin 1943 shkon me punë në Kosovë si arkëtare në njëdegë finance. Në fund të vitit 1944, kur komunistët marrin pushtetin pak 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 92/389

92

ditë para 9 nandorit, ajo merr malët me luftue për liri. Qëndroi disa ditënë shtëpi të Zefit të Fanës, në fshatin Polec, i cili ma vonë aty nga gjysa e

dhetorit 1944 për arsye të mungesës së sigurisë, e përcolli tek shtëpia eDan Pjetrit (Berisha), në Dobërdol. Aty u mirëprit nga gjithë rrethi iDanit, Pjetri, Pjetri i axhës Tomë, Martini etj. Në gjysë të qershorit të vitit1945, forcat e OZN-ës, rrethojnë kullën e Dan Pjetrit dhe Maria eshoqnueme nga njerëzit e Danit, Martin Pjetri e Pjetër Toma mundën meça rrëthimin e të gjithë bashkë dalin në mal.

Më 3 gusht 1945, në Dobërdol, në vendin e thirrun Lluga e Madhee Dan Pjetrit, u mblodhën mbi 200 luftarë në Kuvendin e Dobërdolit.

Alush Smajli i Llazicës i bante roje Flamurit me shqiponjën dykrenare, qëvalvitej mbi kokat e luftarëve të lirisë. Kuvendi kryesohej nga burri injoftun Prof. Ymer Berisha, ndërsa, proçes-verbali mbahej nga luftaria evetme Maria Shllaku.

Më 12 shtator 1945, forcat partizane mërrijnë me ra ndër gjurmëte luftarëve dhe mbas një përpjekje të fortë e të rrebtë, ku Maria u dallue

 për trimninë e saj, çanë rrëthimin me vështirsi, mbasi kishte marrë shumë plagë, por edhe kishte humbë njeriun besnik Pjetër Tomën, i cili iu gjet

kudo ku rreziku i jetës për Marijen kje i madh. Kur hyni ndër fushat emisrit të fshatit Açarevë nuk mujti me vazhdue rrugën nga hemoragjia emadhe, prej plagve që kishte marrë. Nga mungesa e mjekimit humbindjenjat. Njëfarë Rexhep Selimi, spiju serb ia dorzoi OZN-ës.

 Në dhetorin e 1945, në Prizren u formue Komiteti i NDSH(Nacional Demokratike Shqiptare), për Kosovën me kryetar Hajdar Pllaneja, prof. në Gjimnazin e Prizrenit, mik i Mit-hat Frashërit, KolParubit, Gjergj Martinit, Muhamet Vokshit etj. Marsel Vuçaj vepronte nëPejë. Kjo organizatë ka një veprimtari shumë të gjanë mbasi ishte eorganizueme mirë, por për fatin e keq të trojëve shqiptare që nuk undihmuan nga asnjë fuqi e jashtme, përfundoi me humbjen e bijve të saj,që shumica u vranë në luftë për liri ndër male. Disa nga këta u arrestuandhe kështu filloi proçesi në të cilin pa diskutim përfshihej edhe MariaShllaku, edhe pse nuk ishte kur u krijue Komiteti.

“Gjyqi i Popullit” filloi më 29 qershor 1946 dhe vazhdoi deri me11 korrik 1946, në Prizren. Trupi gjykues përbahej nga: Kryetari i gjyqit

të Qarkut Dragutin Janjiqin, antarë: Ismet Mula dhe Selajdin Ahmeti, prokuror Ali Shukriu dhe sekretar Branisllav Kijariq. Mbrojtës i të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 93/389

93

akuzuemve Bozhidar Zyleviq, si ndihmës sekretar, ndërsa i vetmi avokatishte rusi Vlladimir Znamenski, nga Gjakova. Në bankën e të akuzuemve

ndodhëshin 27 “anëtarë të Organizatës” NDSH- Nacional DemokratikeShqiptare: MARIA SHLLAKU, AT BERNARD LLUPI, KOL PARUBI,GJERGJ MARTINI, MARSEL VUÇAJ, ISA CAVOLLI, MASAR BEGOLLI, HAMZA BEGOLLI, JUSUF HAXHIYMERI, MUHAMETVOKSHI, VIKTOR GASHI, FRANO CIVLAKU, JAK KRASNIQI,OSMAN BASHA, SKËNDER RIZAJ, ENGJËLL BERISHA, SHEFQETKELMENDI, RAMIZ KELMENDI, KAMBER PAJAZITI, SEBËMATEJA, JAK SHAHINI, GITA MJEDA, LUÇIJE LEKA, SEBË

KOLA, MIFTAR BALA, BINAK DEMA dhe GJERGJ DEDA. Nga këta persona unë kam njohtë përsonalisht Zotni ShefqetKelmendin, i cili arratisët nga Kosova dhe arrestohët prap nga Sigurimi iEnver Hoxhës, në Shqipni. Mbasi doli nga burgu rreth vitit 1990, kam

 pasë fatin me bashkpunue me të, në lidhje me “Katër MartirëtShkodranë” në vitin 1996, në kumtesën e mbajtun në Teatrin “Migjeni”në Shkodër, për 50 vjetorin e pushkatimit të Maria Shllakut. Me këtë rasënjohta dhe autorët e librit Z. Kelmendin dhe Gashin në Shkodër.

Edhe sot mbas 50 vjetësh kujtonin me respekt heroinën e palëkundun para gjyqit serb.

Maria në seancën e parë të gjyqit mohon proçesin ehetuesisë, mbasi kur asht ba ai, asht rrah dhe torturue. Të vërteta ajo quanvetëm deklarimet para gjyqit. Ajo pranon se dishronte një Shqipni të lirëe demokratike: “Deri në vitin 1944 kam kenë për Lëvizjen N. Çl., mirpokur erdhën partizanët në 1944 me flamurin e tyne që kishte drapnin meçekan, u bana kundër tyne.”. Kur pyetët nga Kryetari i gjyqit se a ka kenë

 për Shqipninë e Enver Hoxhës, ajo përgjigjet: “Unë nuk dij shka donEnver Hoxha, po na duam që Kosova t’i bashkohët Shqipnisë. Unënuk jam për Shqipninë e Enver Hoxhës. Unë jam kundër gjermanëve,

 por, dua që Kosova t’u takojë shqiptarëve të Shqipnisë së vjetër... nekemi luftue kundër partizanëve, që t’i rrëzojmë nga pushteti. ...Unëkam kenë antifashiste e përbetueme, i tillë ka kenë edhe Luan Gashi....Propaganda e jonë në popull ka kenë që popull i tëqëndrojnësi burrat dhe tëkërkojnëbashkimin e Kosovës me njëShqipni tëardhshme e, jo,me tësotmen! ”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 94/389

94

Maria flet me respekt për Prof. Ymer Berishën, i cili kishte lindnë Gjurgjevik të Madh të Klinës në vitin 1912, kishte krye Normalën e

Elbasanit. Kishte vazhdue studimet për Shkenca Natyrore në Romë e,mandej edhe Akademinë Ushtarake po aty. Kishte punue si mësues nëKrujë, Kukës, Peshkopi, Lushnje, Berat dhe me hapjen e shkollave shqipenë Kosovë, në vitin 1941, kishte shkue profesor i Gjimnazit dhe i

 Normalës “Sami Frashëri” në Prishtinë. Në vitin 1944 kishte dalë në malme atdhetarët tjerë me luftue kundër pushtuesvë të rinjë. Asht njohtësi ideolog i platformës pol i ti ke për mbroj tjën e kufi jve Etn ike tëtrojeve shqiptare tëKosovës dhe bashkimin e saj me Shqipninë. Ka formue 

Organizatën atdhetare shqiptare “Besa Kombëtare”. Ka luftue kundër forcave komuniste serbe nëKosovë. Asht vra burrnisht nëkorr ik tëviti t 1946, nëmalët e H ereçit tëGjakovës.

AT BERNARD LLUPI O.F.M.Ka lé në Shkodër me 7 shkurt 1886, prej prindve Filip e Luçia

Llupi. Asht pagëzue me emnin Mati, asht vëllai i pestë i Cinit, Zefit, Ejllite Franos. Vjen prej një familjes së vjetër me tradita qytetare shkodrane.Studimet i ka krye në Insbruk të Austrisë, ku mori medalje nderi sistudent i shkëlqyeshëm. Shugurohët meshtar në Romë dhe shërben nëPalç (Mërturë), Hot, Grudë, Bizë të Durrësit, Vlonë dhe Shkodër.

Kur Kuvendi Françeskan ndodhët keq ekonomikisht në atë kohëlufte e zije për bukë, në vitin 1942 dërgohet në Pejë famullitar, mbasinjihej si ekonomat i përkryem. Prej andej ban të mujtun mosshpërndamjen e xhakojve në Shkodër, tue i dërgue vazhdimisht ushqime.Për këtë ndihmë të madhë ekonomike ban fjalë në procesin e tij edhe AtÇiprian Nika, rektori i Fretënve në Shkodër.

Asht bashkohës i Etënve Harapi, Doda, Prennushi, Cani dhe mik iDon Nikoll Ashtës. Asht ndër misionarët e njohtun që me dinjitet ka bajtëzhgunin e Sh’Françeskut. Autoritar në fjalë dhe i palodhun në pajtimegjaqësh e ngatrresash që kishin kapërthye malët tona. Edhe pse në 1939asht operue në Padova, ku ka heq një eshkë, asnjëherë nuk i shmangëtmisionit të tij, madje, shkon me qejfë malësh për me ndihmue çështjen

kombëtare dhe niset për Kosovë.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 95/389

95

Atje ka shërbye në famullitë e Zllakuçanit, Zym’të Hasit dhe Pejë. Ndihmon shqiptarët që kanë marrë malët për liri nga fashizmi dhe

komunizmi, me ushqime dhe medikamente mjeksore. Mban afër Prof.Kol Parubin, Marije Shllakun, Marsel Vuçën, Prof. Ymer Berishën dhe tëtjerë luftarë shqiptarë. Porositë fshatarët “me e ruejtë dhe me e ndihmuekëtë vajzë atdhetare!”. Theksova fjalët e ti ndër thojza, mbasi me dashtnidhe burrni vlerson virtytet e femnës shqiptare, ashtu si ma parë vëllaznit etij, Norën e Kelmendit. At Llupi asht “ATI I DYTË” i Marijes.

Maria tek Ati i saj i dytë sheh shpresën dhe të mirën, tue i kërkuesi vajza e tij: “Lutju Zotit për mue!” Ai lutej për të gjithë shqiptarët pa

dallim feje. Kjo asht arësyja që të gjithë e donin dhe e ndigjoninmisionarin e përvujtë. Ai njihej si misionar i Atdhetarizmit prandej qela etij ishte vatra ku delnin shkëndijat e lirisë. Shovenistët serb, shërbëtorët etyne komunistë dhe trathtarët e shitun të Atdheut nuk e duronin zhgunin eFrançeskanit në Pejë, prandej, në marsin e 1946 e arrestojnë si njëorganizator i “Katoliçeskaja Banda”, organizatë që nuk ka kenë kurrë.Krijuesi i këtyne bandave, organizatave, grupeve terroriste, duerve tëzeza, të futjes së armëve ndër Kisha etj, asht një për të gjithë Shqiptarët:

 Komunistët e shovenistët jugosllavë me qendër Moskën.Edhe para trupit gjykues At Llupi asht kryenaltë, trim dhe i pathyeshëm ashtusi në tortura të mnershme që i bahën në hetuesi. Nuk  pranon asnjë akuzë. Nuk i trembet vdekjes fare, aq sa edhe tallet me prokurorin Ali Shukriu, gjatë procesit gjyqsor kur ai e pyet, se ç’kemenduar kur ke thënë: “Ishalla e pështon Zoti Kosovën!”? - At Llupi

 përgjigjet: “Kam mendue që të shpëtojë nga sëmundjet dhe hallet endryshme!” Kur prokurori e pyet se a i ke dërgue djath në mal, At Llupinuk i përgjigjet, mbasi nuk kam ardhë këtu për djath. Kur pyetët Maria,edhe ajo përsëritë: “Nuk përgjigjem, nuk kemi ardhë për djath këtu!”.Kur flitët për njerzit e vramë ndër male, At Llupi thotë: “Ata kanë vdekësi trima, si burrat, prandej, duhët të jenë shembull për né të gjithë!”.

Z. Muhamet Vokshi shkruen për At Llupin: “...Fliste anglisht,italisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht, latinisht. Ishte komunikativ,modest, shakaxhi. Fishtën e adhuronte... Italianët nuk i donte aspak... iquante “bretkocarë”... e ka dashur vendin dhe popullin e vet pa urrejtur kurrkend tjetër.

E deshti dhe dha jetën për Shqipërinë brenda kufijve të saj etnikë“Fjala e fundit e At Llupit para pushkatimit ishte:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 96/389

96

“Vdekja si kjo, vdekja për shqiptar izëm, asht kupëe artë!”...Mbas të shtimeve të automatikve At Llupi, kishte mbetë në kambë

edhe pse zhguni i panjollë ishte la me gjakun e këtij martiri... Ai thirriedhe njëherë: “Rrnoftë Shqipnia!”, xhullinjtë iu afruen tue shti mbi tè,derisa Frati 60 vjeçar u shtri mbi tokën shqiptare për të cilën dha jetën.

PROF. KOL PARUBAJ:Ka lé në Pentar të Dajçit të Bregut të Bunës në Shkodër, më 5

dhetor 1905, prej prindve Tomë e Tone Parubaj. Fshati dallohet për  banorët e tij me cilësi squtsie. Kola nuk asht indiferent ndaj kësaj cilësie,

 prandej, mbasi kryen studimet e larta vjen dhe hapë shkollën e Pentarit,ku jep kontribut fetar e atdhetar. Paisë një klasë modeste me banka, librae fletore, tue ruejtë kontakte me misionarin Don Alfons Tracki dhe

 priftën tjerë përparimtarë të asaj zone. Asht i paisun me kulturëPërendimore dhe punon që në fillim përveç mësimeve të shqipës, katër 

 blejt e parë të gjuhës italiane dhe njohuni të para të frengjishtës. Ashtdallue si njeri i paisun me enfazi konferencieri. Në vitin 1939 tue mosgjetë mundësinë e marrëveshjes me klerin e Shkodrës për me kalue në

rritin greko - latin, i këshilluem nga Tracki kalon në tokat e Jugosllavisë,andej Bunës. Ndihmohët nga Kuvendi i rrethit të Uzhicës e Bihaçit. Mbasshumë “peripecishë”, në vitin 1942 emnohet profesor në Gjimnazin ePrishtinës e ma vonë në Pejë. Gjatë kësaj kohë njihët me Riza Drinin ngaShkodra, me At Llupin, tek i cili flenë një natë. Mban lidhje miqësore meH. Pllanejën, Ymer Berishën, Enver Sudin etj. me të cilët edhe punon dhelufton për çështjen e Kosovës së lirë.

Asht njeriu nga i cili hetuesia kërkon shumë, arrestohët në mars të1946, dhe me 21 të ati moji fillon hetimet i akuzuem si “agjent ifashizmit”, tue e dijtë mirë se ishte antifashist. Ai ishte edhe antizogist,gja që e dëshmon edhe ish nxanësi i tij Gjergj Laca. Përveç kujtimeve tëmira që ruen për mësuesin e parë ashtu si Maksut Shehu në Kosovë etj.Gjergji edhe sot mban ndër mend kangën: “Kur sorra bori skjepin”, tëcilën ia ka mësue në shkollën fillore Prof. Kol Parubaj, kangë e ndaluemenga regjimi i Zogut.

 Ndaj vëprimeve kriminale të komunistëve në Kosovë, profesorimban qëndrim kundërshtar. Ai ban një përpjekje për me formue një

Komitet Qendror të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 97/389

97

Kosovës (NDSH), në vitin 1945. Vetëm ky mendim i tij pa krye asnjëvepër e çon në pushkatim.

Lidhjet me Enver Sudin konsiderohën gjoja të rekomandueme ngaAt Llupi. Parubaj nuk i pranon tue hjedhë poshtë të gjitha akuzat në lidhjeme Fratin. Lidhjet me Enver Sudin kërkohën shumë në hetuesi, mbasiEnveri ishte pjestar i një bërthame prej tre vetësh që kishin organizuevrasjën e Milladin Popoviqit, të cilin e kishte vra Haki Taha. Kjo lidhje

 për të cilën ngulë kambë edhe Marsel Vuçaj, se “asht kenë e vërtetë”, i jep dorë trupit gjykues me marrë vendimin e pushkatimit për Prof. KolParubaj, me gjithë mohimet dhe qëndrimin burrnor të Kolës. Në fjalën e

fundit thotë: “Ma keni kujdes vajzën! RrnoftëShqipnia Etnike bashkë me Kosovën!” 

Maksut Shehu shkruen: “Ishte i butë!... Granit!”

Mësuesi GJERGJ MARTINI:Gjergj Martini ka lé në Hot të Shkodrës, më 29 gusht 1917. Ka

krye paragjimnazin në Shkodër në Konviktin “Malet tona”, ndërsa tëmesmën në Normalen e Elbasanit. Punoi mësues në Kukës dhe në

Shkodër. U martue me mësusen Zografe Harodhambi nga Kavaja, edatëlindjes 1920. Ka pasë një vajzë nga kjo martëse. Në vitin 1945 kur ishte Gjergji në Gjakovë, i vdiq grueja tue i lanë vajzën e vogël me iarritë gjyshja. Nuk u shkëput asnjëherë nga kjo vajzë, mbasi edhe memartesën e dytë që bani me Linën e Simon Shkrelit, u mirkuptue. Ajo ukujdes për vajzën jetime dhe nuk ia prishi zemrën Gjergjit deri në fund.Edhe Lina ishte grue e kulturueme dhe njihët me Gjergjin kur ishtemësuese në Gjakovë, ndërsa Gjergji ishte drejtor i asaj shkolle.

Martesën me Linën e bani më 18 nandor 1945, dhe në mars 1946arrestohët. Jetoi me gruen e dytë vetëm 4 muaj.

Akuzohët edhe ky si të tjerët për bashkpunim me Prof. KolParubin e At Llupin në Organizatën NDSH të Kosovës. Merrët në pyetjevetëm pesë herë dhe vehët në bankën e të akuzuemve, pa dijtë pse ashtaty si shumë të tjerë që ishin ndër ato banka. Edhe Gjergji akuzohët ngaMarsel Vuçaj njësoj si Parubaj. Dukët se akuzat që u ban shokve të vet elanë me 12 vjet burg, të cilat ndoshta, si shpërblim shpifje nuk i ka kryenë burg. Gjergji në veçansi nuk ka akuzë mbasi “faji” i tij përfshihet ndër 

akuzat e shokve. Kur flitët për Gjergjin, gjithnjë thohët “janë fajtorë”...dhe rreshtohët me At Llupin e Kolën. Paknaqësia e Gjergjit shfaqët

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 98/389

98

vetëm kur asht fjala për nënshtetësinë shqiptare që kishte dhe, nuk i epeje drejta e votës si shqiptar.

 Në faqën 132 autorët e librit shënojnë: “Krimet” e tij, që umbyllën me dënimin më të rëndë, me vdekje, me pushkatim, konsistuanvetëm në faktin se ishte shqiptar, se ishte patriot, se ishte intelektual, dhese ishte shkodranë (i Hotit) njësoj si tre të parët - Maria, At Bernardidhe Kola.

 Do të ishte e tepërt me kërkue shkaqe të tjera pse u pushkatuankëta atdhetarë.

Zonja Lina Martini shkruen në kujtimet e saja: “Gjergji ishte njeri

universal, kishte za të bukur, këndonim duet, ishte shumë i çmuar dhe irespektuar. Unë tash plot gjysëm shekulli, kujtoj ato ditë të pakta e të bukra që jetova me té... I kam ruejtun këtu me xhelozi, e besa edhe mefrikë të madhe disa fotografi që i kam prej tij dhe me té; unë dhe Gjergjiditën e kunorzimit... Gjergjin me shokët e tij... me nxanës... që i shikoj

 përditë tash 50 vjet...”Dr. Pajazit Nushi shënon: ”....tue shkrue këta pak rreshta kam në

vedi përfytyrimin e një mësuesi të rrallë, që përjetonte vuejtjet e të tjerve

si të tijat.”Me të drejtë Mësuesi Gjergj Martini u mësonte nxanësve të vetkangën që ai e këndonte me zanin e tij të bukur: “Po vjen prendimi dhelarg asht dielli”.... Si dukët, ia ndinte zemra largësinë e dritës së diellit!...

Me datën 15 korrik 1946, trupi gjykues dha vëndimin për 27 vetëtë “Katoliçeskaja Banda”.

 Ndërsa,më15 nandor 1946 nga ky grup u pushkatuen: MARIA SHLLAKU 24 vjeç,

AT BERNARD LLUPI 60 vjeç,Prof. KOL PARUBAJ 40 vjeç,GJERGJ MARTINI 29 vjeç.

Z.Viktor Gashi tregon: Në mbrëmjen e 14 nandorit dikush përshpëriti sikur kishte dëgjuar 

nga biseda mes dy rojeve se nesër në mëngjes do të pushkatoheshin të

dënuarit me vdekje. U tronditëm shumë dhe vëndosëm me i treguar AtBernardit. I thamë në veçanti: Padër, nesër... ndoshta... nuk e dijmë...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 99/389

99

 por... Ai ndërpreu fjalën dhe tha :- Shumë bukur që erdhi kjo ditë dhembas pak sekondash iu drejtua Kolës, - Kolë, eja pak këtu! Shkuan në

qoshen e dhomës, At Llupi bashkoi dy duart, ndërsa Kola u ulë në gjunjë.Kur Kola desh të fliste diçka, At Llupi i tha: - Kolë, i dij gjynahët tuaja

 por ban punën e pëndimit, se Zoti do t’i falin të gjitha fajet mbasi ti polanë me gjakun tand tokën që të ka lindë, ti po shkon tek Zoti jo simëkatar, por si martir, ti je i zgjedhun prej Atit të Pushtetshëm, me dhanëshembull si duhët me vdekë për të mirën e popullit shqiptar dhe tëAtdheut, që po e lamë të robnuem, por shpejt Zoti dhashtë e u bashkoftëedhe Kosova me Nanën Shqipni! Mbas tij shkoi edhe Gjergji.

Atë natë nuk fjeti njeri. Biseda mbahej nga At Bernardi, të cilitedhe atë natë nuk i mungoi humori e gazi, sikur të nesërmen po lirohejdhe jo...

Ishin orët e para të mëngjezit, kur u dëgjuan çelsat e randë tëdyerve. Mbretroi një heshtje e përmortshme... Menjëherë e mori fjalën AtBernard Llupi: - Ç’keni o burra që heshtët? Mos u shtangni, se vdekjanuk na frikson. Kushdo që lind do të vdes herët a vonë, aqsa ka thanëZoti. Na po vdesim ballhaptë dhe po shkojmë nga kjo botë të bindun se

me vdekjen tonë do ta ndihmojmë çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e sajme Atdheun Nanë, ....Shqiptari shkon në vdekje si në darsëm, sëpselufton dhe vdes për popull, për liri, për jetë ma të lumtun!”

Sakaq u dëgjua zani i ambël i Gjergj Martinit: “Po vdesim për Atdhe, burra, se Atdheu mbrohët me gjak. Kështu me gjakun eshqiptarëve të ramë, krijohët Shqipnia. Gjaku i derdhun s’ka sësi të mos

 japë frut, tue mbjellë atdhedashtni, mirësi, mirëkuptim, ai do të ngjallëedhe ma tepër ndjenjat kombëtare”:

U hap dera me rrëmbim: - Hajde, hajde, brze, majku vam vasu!- briti roja.

At Bernard Llupi, pa iu trembur syri dhe pa u nervozuar fare iudrejtua rojës: - Ndaluni pak, se due të përshëndetëm përherë të fundit mevëllaznit e mijë. Në përqafim nuk muejta t’i mbaj lotët, mos u trego iligësht, - më tha, - të dijmë si xunxarë, kështu me quanin në burg. Udrejtua - Gjergj, Kolë, ejani, të shkojmë krenarë, le ta shohin se nuk iakemi frigën plumbit! Duhët të jemi të lumtun që po vdesim për idealet ekombit.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 100/389

100

Atëherë Gjergji na u drejtua: “Lamtumirë, o vëllazën! Tregoni botës mbarë se Kosova dhe Shqipnia ka trima që japin jetën për vatan dhe

nuk ka anmik që na tremb!...Shqiptari nuk përkulet kurrë !”...Roja e shtyri, e ai thirri edhe ma më të madhe: “Rrnoftë Shqipnia

 bashkë me Kosovën!”Edhe Kol Parubaj me një za të shteruar, na tha: “Lamtumirë

vëllazën!... Ma keni kujdes vajzën... Rrnoftë kombi shqiptar!... Rrnofshinshqiptarët!”

Zëri i tij treti dhe nuk u dëgjua më, sëpse roja e shtyri me rrëmbim

dhe pas tij u mbyll dera.Të gjithë ne që ishim mbrenda mbetëm të shtangur. Pas pak undigjua zëri i thekshëm i Maria Shllakut. Të gjithë vrapuam kah dritarëtqë ta shikonim në oborrin e burgut dhe pamë hijen e saj, mëqë bënteshumë terr.

 Nuk pranonte të dilte nga dera e burgut pa përfunduar këngën që bënte fjalë për Ymer Berishën, dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Fjalët ekëngës sot nuk më kujtohen, por, zëri i saj ishte tamam pushkë dhe jehoi

në tërë burgun.At Bernard Llupi atëherë i tha me zë të lartë:

“Të lumtë, bylbyli i shqiptarizmës!Le ta marrin vesht bota si shkon me vdekë femna shqiptare,

me kangë në gojë!”Maria ia këtheu me za ma të fortë:“RRNOFTË SHQIPNIA E MADHE!...RRNOFTË BASHKIMI I SHQIPTARËVE!”

Me të drejtë Miss Durham shkruen:“Zotnimet e hueja kanëkalue mbi kombin shqiptar, pa lanënë 

tékurrfarëgjurmët, si ujëqëkalon mbi shpinën e rosës”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 101/389

101

NATË SHËN KOLLI

”Kur të mbarojnë burrat, luftëndo ta vazhdojnë gratë”

 Mark KakarriqiVjenë, 1913

Shkodër, më 5 dhetor 1946. Nata e Shën’ Kollit. Një mbramje joe zakonshme në këtë qytet të lashtë, që gjithmonë ka përcjellë brez mbas brezit doket e zakonet e të parëvet të vet. Edhe pse shumë qytetarë janëlargue në krahina të ndryshme të vendit zakonet i ruejnë, ashtusi atë ditëqë festohën në Shkodër.

Atë natë të duket sikur qyteti asht prush ose ma mirë me thanë,sikur toka asht ndezë flakë prej dritave që depërtojnë jashtë dritarëve ekafazlijeve karakteristike të qytetit. Rrugët janë paqtue mjaft herët, mbasi

secili e ka mendue dishka para se me ra muzgu. Një gjel asht flijue edhendër shtëpitë e pazarit të vjetër ndër kodrat përreth Kalasë, sëpse festa kakohë që ka shkapërcye muret e nalta, të veshuna me shërmashek e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 102/389

102

lulevile, të shtëpive katolike. Kjo festë kremtohet në të gjitha anët ëqytetit. Dugajtë janë mbyllë njëherësh tue urue njeni-tjetrin: „Për shumë

mot!“: Në çdo votër asht vu buzmi, sigurisht jo ma i madhi, mbasi ai

ruhet për natën e Këshnellave, por secili oxhak nxjerr tym simbas forcësse asaj natë përzie me erën e gjellëve, që amvisat pregatisin memjeshtrinë ma të madhe të grave të njoftuna në këtë natë feste. Ajo që e

 ban ma të veçantë këtë natë asht qiri që ndezet në çdo shtëpi. Qiri iShën’Kollit asht i pikturuem me lajle e lule shumëngjyrëshe që vëndosetnë krye të vendit dhe ndezet nga i zoti i shtëpisë e, festa fillon!

Fëmijët janë ma të gëzuemit që me sytë e tyne vezullueskontrollojnë çdo qoshë pa u rrëshqitë asgja. Aty kanë vargjët e fiqve tëthatë, arrat e lejthijat që aq shumë ua kande, molla e fruta të stinës,dikund shihet edhe ndonjë ftu e portogal. Gjyshet, prej kohësh ndër kanavetat e tyne kanë ruejt për këtë natë të mbështjellun në letra xhami,qyfterin e derdhun ndër format e bukura të peshkut. Vena nuk i mungonas ma fukarasë. Ulen ndër sofrat e shtrueme me sofrabezat e kuq, fillonurata prej ma të moshuemve dhe mbas saj kanga e Shën’Kollit: “Vjen

Shen’Kolli prej Misirit....” Vazhdon zani ma i bukur i shoqnuem prejkorit të pjestarëve të familjes. Naltohet zani me u ndigjue edhe prejkomshive, mbasi asht kënaqësi kur të nesërmen bisedohet prej grave sekujt i asht ndigjue zani ma larg. Prej sofrës së fëmijve vjen lajmi, se kur do të vinë në sofrën e tyne bukfikja e pitegjarpni i bamë me arra e rrush tëthatë Selaniku.

Mbas vitit 1942, na e festonim festën tek daja Don Kolec mbasi baba vdiq, atje na mblidhte gjyshja. Në vitin 1949 gjyshja bani një bakllavë të madhe, se atëherë doli edhe daja nga burgu. Kujtoj dajën menjë pjatë të madhe në dorë mbasi kishim ngranë bukë, me buzë në gaz sigjithmonë, më vuni pjatën përpara mue. Aty kishte gjashtë kallëpe tëmëdhej bakllave e më tha: “Kjo pjatë asht e ytja, ké me hangër sa tëmundesh!“. Ai ishte Shën’Kolli i fundit në shtëpinë tonë.

Mbas sofrës, fëmijët e marrakotun për pak kohë vazhdoninlaradashat në dhomën e fjetjes, ndër dyshekët e shtruem përtokë. Gaz ehare në atë dhomë, ndërsa në dhomën tjetër bisedohej: “Ku e merr me

 pasë mendjën e tyne!”. Ma plaku rrëmon zjarmin e në plasat e trungut të

lisit, me mashë kërkon me ba xhixha e shkëndia që çohen përpjetë.Krizmat e tyne i kujtojnë fishekzjarret që zbërthejnë në naltësi. Sigurisht

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 103/389

103

shenjë nervoziteti... Gratë i heqin vërejtje: “Boll ma, mos e luej se bukuritèk asht!” Lodhja e ditës shoqnue me atë të pijes, bajnë punën e vet e,

kështu bie qetësia.... Ndërsa, ndër sofra shkrepën gotat e vëndosuna mbi sofrabezat

e bukur që sonte kanë sipër gjithë të mirat, ndër mjaft shtëpi asht i tretiShën’Kollë që gratë kanë hapë arkat e baulat e nusisë dhe kanë hjedhëmbrendë, ndoshta, përgjithmonë fustanet e bukura me lloj-lloj ngjyrash,se janë zëvendsue me futat e zeza dhe degërmitë e bardha, ashtusi nështëpijat e Dedëjakupëve, Kazazëve e sa të tjerave, burrat e të cilave janë

 pushkatue. Janë mjaft në Seksionin e Mbrendshëm tue u torturue e

kushedi sa ndër birucat e qelitë e këtij qyteti, ku çdo ditë djelmët e sananave hidhëshin si thasë prej dritarësh, me u thye kokat dhe me u hapërrashtat ndër kalldramët e oborreve, ku ndihej vetëm era e shfarosjes sëqytetnimit shkodran e atij kombëtar evropian, nën parullën e njohtun tëkomunistëve: “Borgjezëve e reaksionarëve, plumbin ballit!”.

Mbas mesnatës ndigjohen vetëm gjurmët e randa të këpucve methumba të disa patrullave, zhurmat e xhipsit të Sigurimit të Ahmet Sujit etopolinos së Dulaç Lekiqit që merrëshin me arrestime. Punojnë vetëm

zyrat e hetuesisë, Seksioni i Mbrendshëm, ndonjë zyrë e qarkorit tëPartisë, që vazhdon në ilegalitet tue shpërnda urdhnat e saj me spijujtë enatës. Këto zyra të drejtueme nga Qazim Kapisyzi, Arif Gjyli, LiloZeneli, Ndrekë Nallbani, Ali Qorri, Zoji Themeli, Pjerin Kçira, RasimDedja, Nesti Kopali etj. nuk i fikun kurrë dritat, mbasi ditë e natë dritarët

 janë të mbylluna për mos me u ndigjue ndër rrugë virrmat e britmat e tëtorturuemve për vdekje.

Ka mjaft nana që nuk i zë gjumi, tue mendue se në duert e kujt kaloçkën e zemrës. Një prej këtyne nanave asht edhe Pina, e shoqja eShtjefën Zojzit, që zemra i ndien diçka... Ajo, atë natë feste rri me sy tëngulun harû ndër gaca, tue vrojtue kah votra, nuk i bahet me u ulë nësofër. Ajo asht e veçantë në të gjithë Shkodrën! Ajo ka në mal vajzën meemnin Maria. Vetë emni të ban me kujtue pa e njohtë, një grue të pastër,

 besnike dhe trimneshë. Asht grueja fisnike e Pjetrit të Dedëjakupëve që për besën e dhanun një ditë në kunorën Shenjte, kur në gisht vuni rrethinmerr malët bashkë me fatin e saj dhe del me luftue komunizmin.

 Nuk ishte jo hov rinie edhe pse ishte 30 vjeçe, por në zemër kishte

mulla urrejtjen e vrasjes së kushrinit nga komunistët ingj. Ludovik Zojzit,arkitekt i vorrëve të Rëmajit. Vllaun e saj prof. Rrok Zojzin, e kishin

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 104/389

104

torturue në Sigurim se kishte guxue me thanë se, sa ka vra Zogu për 15vjet, komunistët i kanë vra për 15 ditë. Kjo grue zgjodhi rrugën e malit

mbasi nuk mund të jetonte pa lirinë e Atdheut, dëshirë e pathyeshme edhee burrit të saj që nuk kishte pranue bashkpunimin me komunistët. Ata nuk dinin me nda Shqipninë nga familja, ashtusi, dikur burrat e motit bashkëme gratë burrnesha që morën malët për liri. Edukata e saj qytetare eatdhetare ishte brumosë edhe prej dy axhave klerikë të njohtun të familjesZojzi.

 Në heshtjën e natës, kriminelët mendojnë vetëm për krime evrasje. Këtë punë do ta kryenin ma së miri Zoji Themeli, Toger Baba,

Vaskë Koleci, Dulaç Lekiqi, Fadil Kapisyzi, Zenel Cani me shokët e Ndjekjës. Në të dalun të dritës së datës 6 dhetor, rreth orës 04.00 tëmëngjesit, në luginën e prronit të Hijes së Madhe, në Meshkallë tëSheldisë, kur Maria e zgjueme doli nga çadra e vëndosun prej tyne në atëvend, u ndigjue një za: “Dorëzou Marije, se nuk të vrasim!” Ajo u

 përgjigj: “Për së gjalli kurrë, mor qena....!”, nxori armën nga brezi, sëpse,e njihte mirë “besën” e komunistëve. Gjuejtjet e automatikëve të katilëvenga pozicionet e vëndosuna gjatë natës, e rrëzuen përdhé... Ajo u vra me

 pushkë në dorë. Gjaku i pastër i Marijes u derdh në prrue dhe zbriti nëDri, për me përshëndetë ma afër Shkodrën, nanën e vet, për me i tregueAsaj, se kur më linde Ti, bashkë me qumështin gjaku më mori erë baroti,ashtusi më pate mësue, në besë të burrit qëndrova e bashkë me Pjetrin edashtun, u vramë për liri!...

Maria nuk ishte as e para shkodrane e, as e fundit, që doli malëshme armë në dorë, mbas vitit 1944 me luftue kundër komunistëve. Ishteedhe Maria Shllaku, po prej Shkodrët, që zani i saj do të jehonte për 50vjet ndër malët e Kosovës. Vajza shqiptare u tregue gjithmonë e denjë për armët që mbante në brez. Ajo nuk u përkul as para pushkatimit, as paratorturës, as para yllit të kuq. Ajo i provoi burgjet komuniste, ajo provoimalët e Tepelenës, ajo provoi baltat e kënetave të Myzeqesë, ajo nuk iutremb as presionit moral, shpirtnuer e fizik të hetuesisë, as intërrnimëve,as punës së randë të fermave e kooperativave por, gjithkund mbas

 burrave, vuejtën për një kafshatë bukë, lindën dhe rritën fëmijë, që njëditë do të ishin ndera e Atdheut.

Vajzat e vërteta shkodrane në ballin e Rozafës vëndosën dafina!

Vajzat e vërteta shqiptare, Shkodra i ka pa edhe më 2 prill 1991!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 105/389

105

Ishin vajzat e djelmët e shkollës “Jordan Misja” që me Flamurin engjymë në gjakun e djaloshit trim Arbën Broci, marrshuen drejt

Demokracisë! Ishin po ato vajza që më 14 janar 1990 i trandën thëmelët bustit të diktatorit të shekullit Stalin. E, prap më 2 prill, do të djegintankun para diktatorit tjetër, që nuk i la gja mangut atit të tij, tue

 paralajmërue fundin e veprës së tyne: turpit të shekullit XX.Toka shqiptare i ruen në gjiun e saj Herojtë, edhe pse sot na nuk 

dimë ku pushojnë shumica e tyne. Fshatarët e Meshkallës e ruajtën për 45vjetë Marijen në tokën e tyne, me një rrasë të vogël si shenjë nën kaçubaferrash. Aty çobanët kishin shkrue: “Këtu pushon Mar ia e Shtjefën 

Zojzi t, besnike e burrit tësaj”. Njëditë ata fshatarë bashkë me krahinat eJubanit, të Gurit të Zi, të Sheldisë e përreth e përcollën për në Rëmaji,Heroinën e tyne. Aty e priti Shkodra, sigurisht, Ajo nuk erdhi me petkune bardhë të nusisë, por me atë visar që asht ma i shenjti dhe ma ishtrenjti, Ajo erdhi e veshun me Flamurin e Shqipnisë, si një zonjë erandë, me atë Flamur që Maria me gjakun e saj i ka shlye yllin. EdheFlamuri në shenjë nderimi për Heroinën e vet, në zemrën e tij ka vuportretin e saj: SHQIPËN DYKRENARE.

Ajo sot prehët me nanën Pinë, mbasi burrin e besës komunistët ezhdukën tue e pushkatue për sëvdekuni në Zallin e Kirit, mbasi nuk kishin çka me i ba ma shumë. Edhe Ai asht aty afër Saj, aty, ku janëshumica e Martirëve të Shkodrës.

Marije! Më duket se për kërkend ma shumë se për ty....Shkruen i madhi At Fishta:

“... ju besën Ka për t’ua dhanë mbi vorr, se kurr për s’ gjalliS’ ka me e koritun namin t’uej e nderën,Se ka me dekë p’ r Atdhé si desin burrat Si diqet, qé, ju për nji Shqipni t’lirueme.”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 106/389

106

L Ë V I Z J A E P O S T R I B Ë S(9 shtator 1946) 

“Historia e Shqipnisë së lirë asht kaosluftash, ngatrresash, trathtinash,ambicionesh, partinash kaq të mëdhaja,të shpeshta, të ndyta e të damshme, qënuk i gjenë askund shoqen në bot딓 Zani i të dekunit ” nga Y ( D. L. Shantoja)

“ Rreziku nga e vërteta ishte ma i madh se gënjeshtra”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 107/389

107

Asht shkrue e do të shkruhet, e prap do të vazhdohet me u shkrue për këtë ngjarje aq të randësishme, por e vërteta do të dalin në shesh,

vetëm atëherë, kur historianët e paanëshëm do të kenë mundësi me pa eme studjue arkivat e mbulueme nën dhé.

“Deri njerëzit e zhdukun dje prej skenët, na dukën si të kishin hikaherë në radhën e mumjeve.”, shkruente At Gjon Shllaku, dhe vazhdon:“Për né ideja asht nji mjet me u kapë té realiteti, për filozofinë moderne,ideja asht nji perde që e ndanë njeriun prej realitetit”.

Mendimet e kundërta të shprehuna ndër libra, broshura, artikujdhe konferenca përkujtimore, më kanë shty me kërkue diçka të

mbulueme me dashje, ose padashje, por në të dy rastet, jo me qëllim tëmirë. Tue u nisë si u organizue, si shpërthei dhe si përfundoi me dështimtë plotë kjo lëvizje që asht ndër ma të mëdhajat, asht me të ardhë keq dhedo të bindemi se frutin e kanë përfitue vetëm komunistët.

Përmbytja mori me vedi fshatarë, profesorë, oficerë akademistë,deputetë, intelektualë, klerikë, studentë, tregtarë, të kënaqun e të

 pakënaqun nga pushteti, madje, edhe pushtetarë, që deri pak ditë përparakishin nënshkrue edhe “urdhën-arreste”, ose në mendjen e tyne pritnin

kur po vjen “demokracia”. Me plot gojë dami për Veriun nuk llogaritetasnjëherë.Vetë ardhja në Shkodër në janar të 1945 e kryekriminelit Mehmet

Shehu, me një tubë të pa pame ndonjëherë terroristesh si: Sheuqet Peçi,Dali Ndreu, Gjin Marku, Rahman Parllaku, Tuk Jakova, të shoqnuem nga

 bandat e Sigurimit të Shtetit të drejtueme prej Koçi Xoxe, Zoji Themeli,Vaskë Koleci, Ramadan Çitaku, Ndrekë Nallbani, Ali Qorri (Bushati),toger Baba etj. që me krimet e vrasjet e tyne të bame me gjyqe e pagjyqe,tregojnë pikësynimin e tyne: Përdorimi i çdo dredhije e mjeti mashtrues,

 për me shkatrrue rezistencën atdhetare antikomuniste dhe çerdhën e tyne.Unë do të rreshtoj vetëm disa fakte:Me datën 29 janar 1945, prokurori Jonuz Mërsini i thotë D. Lazër

Shantojës: “Më dt. 20 - 21 janar 1945, malësorët janë çue kundër Luftës N.Çl. të inspiruar prej këtij fashisti” ( Dosja 174).

Don Ndre Zadeja deklaron: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë nëSheldi nji kolonel anglez i quejtun Nill, me do ushtarë e Jup e HalitKazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan.

Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 108/389

108

unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari,

Greku dhe Italia. Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”.( Dosja 677 )

Riza Drini i kërkon bashkpunim Riza Danit prej malit në tetor të1944, dhe Këshilli N.Çl. e pranon. Arësyeja e kërkesës së Riza Drinitasht: “....për me evitue gjakderdhjen që parashof se do të bahët nëShqipni.” ( Deklarata e Riza Danit d.v. dt. 30 prill 1945).

Llesh Marashi deklaron në korrik 1946: “Nuk dij sesi tri ditë para shpërthimit të Lëvizjes së Koplikut, e ka dijtë organizata “Bashkimi

Shqiptar”, unë nuk e kam dijtë vetë !” .. Martin Sheldija (ish oficer), i arratisun me Gjergj Vatën, dorëzuenë kohën e anmistisë, i dënuem për jetë dhe i liruem më 14 shkurt 1966,deklaron: “Me datën 5 shtator 1946 ka ardhë Shuk Gjoka, e më tha, sedon me më takue Shaban Abdullahi e Zyber Hyseni, dhe me datën 8shtator më ka sjellë lajmin me sulmue Shkodrën. Shuk Gjoka shkoi nëGanjollë, Spathar e Juban. Unë kam organizue Gurin e Zi. Më 8 shtator,

 bashkë me Pjetrin (Dedën, i vramë), kemi ardhë te Ura e Kirit, e kemi

shprazë pushkët, nuk u përgjegj kush dhe kemi shkue prap. Nuk kemi hynë Shkodër.“Martin Sheldija ka rrezikshmëri shoqrore shumë të theksuar...”,

shënon Ministri i Mbrendshëm Mehmet Shehu d.v. më 29 qershor 1949.( Dosja 141).

Jakup Dan Alia, i arrëstuem për Lëvizjen e Postribës deklaron:“Në mbledhje për Postribën jemi qenë: Osman Haxhija, Abdullah Seiti,Muho Duli, Selim Raci, Emin Zyberi, Dervish Nuzi, Ram Vasi, TaipIsaja, Seit Duli etj. Foli Abdullah Seiti, dhe tha me i ra Shkodrës. Luftëne Postribës, në fushë të aeroplanave e ka fillue Seit Duli.”

Rrok Gjok Luli, i arrëstuem më 12 shtator 1946, për Lëvizjen ePostribës, dhe i dënuem 20 vjet, deklaron: “Kam bisedue me MustafaJakupin, Mustafa dinte se do të sulmohet Shkodra që sonte, një gja tëtillë ia kishte thanë korieri i Jup Kazazit, një katundar prej Postribët, dhemë thotë, Rrok, sande sulmohet Shkodra prej Postribët, e duhet të dalimqë sonte me katundarë. Unë i thashë se do të sulmohet më 15 shtator 1946, se një gja të tillë ma ka thanë vëllai, dhe jo sonte. Por, Mustafa më

kallxoi se jo më 15, por sonte se Postribësit nuk donë me dhanë ushtarë.Më ka thanë për Jupin, se nuk asht këtu në Shkodër dhe ka dalë jashtë se

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 109/389

109

asht i mërzitun, se do ta fillojnë luftën sande dhe për këtë, do të hidhen nësulm. Veç luftës nga jashtë, do të plasin edhe këtu mbrenda, se Jupi asht

marrë vesht me të huej, megjithse një pjesë e kanë kundërshtue Jupin...”“...Unë nuk shkova me lajmërue as vëllain për këtë punë.”Pjetër Gjok Luli, vjeç 43, vëllai i Gjeloshit e Rrokut, deklaron:

“...Unë, nuk kam takue as vëllain Gjeloshin, në sa të kam pa ndonjëherë ty (i drejtohet kryetarit të gjyqit, Misto Bllacit) ... As nuk dij se asht bambledhje, as nuk kemi organizue gja.”

Pjetër Prendush Pali, vjeç 32, nga Hoti (Jugosllavi), mësues,deklaron: “...akuza nuk asht e vërtetë, në furrë tek Mustafa nuk asht e

vërtetë se kam bisedue unë për Postribën, ato që thonë këtu nuk janë tëvërteta. Për akuzat që më bajnë Gjelosh Vata, Gjon Leka e MustafaJakupi nuk janë të vërteta. Gjon Leka më ka thanë, se jam me punë nëSeksion të Mbrendshëm, dhe rri urtë se kam në dorë me të ba keq.”.

Vëndimi i gjyqit Pjetrit iu dha me vdekje, dhe u ekzekutue më 11mars 1948.

Mustafa Jakup Vodaj, vjeç 48, nga Shkodra, i dënuem përjetë,deklaron: “Nuk kam asnjë lidhje me Postribën, por mue më ka tregue

Brahim Isufi se sande Postriba sulmon Shkodrën. Unë i thashë Gjeloshit, por ky më tha se nuk asht e vërtetë. Kemi shkue me Gjonin në shtëpi tëGjeloshit (Vatës), aty në mesnatë ka ardhë me na thirrë Abdullah Seiti eIsmail Duli dhe jemi takue tek fusha me Murat Haxhinë. Aty pamë se nuk ishte gja ajo punë dhe u këthyem ndër shtëpia.”

Don Nikoll Deda: deklaron në gjyq më 7 janar 1948: “...Për sulmin e 9 shtatorit 1946, nuk kam bisedue, as nuk kam kenë i deleguemnga Kleri, për me marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend të ketë kenë në mbledhje... Unë nuk e dija se ashtformue parti Demokristjane...Për përpjekjen e 9 shtatorit, s’kam dijtëkurrgja, por kur e mora vesht se e kishte bërë Kazazi.”

Imz. Frano Gjini: “...për ngjarjen e 9 shtatorit nuk dij gja!”.Don Tom Laca: Deklaron: “...Nuk asht e vërtetë që të kemi

 pregaditë 9 shtatorin me Riza Danin e Paulin Palin (avokatin)”.Zef Haxhija, deputet i 2 dhetorit në Kuvendin Popullor për 

Shkodrën, deklaron: “Për ngjarjën e 9 shtatorit e kam marrë vesht nënesre, si gjithë bota...!”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 110/389

110

Për Lëvizjen e Postribës, të 9 shtatorit 1946 u pushkatue:Imzot Frano Gjini, At Mati Prennushi, Don Nikoll Deda, Kolec Deda,

Pjetër Deda me gruen Maria,Cin Serreqi, Riza Dani, Dulo Kali, Caf Dragusha, Simon Darragjati, Rasim Gjyrezi, Guljelm Suma, Ing.Fahri Rusi, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjetër P. Pali,Gaspër Simon Gaspri, Xhelal Hardolli, Prof. Kol Prela, Av. PaulinPali, e sa të tjerë pa gjyq, që nuk figurojnë as në rregjistrin e tëpushkatuemve...

E vërteta asht vetëm një: Ajo ishte Lëvizje antikomuniste ! 

AVOKAT PAULIN PALI DHEPROF. KOLË PRELA

“Avokat Paulin Mark Pali është i datlindjës 1914. Prindët e tijishin Mark e Shaqë Pali. Ka një vëlla Gaspër Palin, ishoficer i naltë.Paulini është beqar, i pa dënuar, i varfër, me universitet të kryer për drejtësi, profesor avokat , nga Shkodra, i arrestuar më 14 gusht 1946...”

Kështu i fillon hetimet krimineli Zoji Themeli në dosjën 1333kundrejt të pandehurit Profesor avokat Paulin M. Palit, proçes i cilivazhdon me vite...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 111/389

111

Me datën 18 tetor 1946 major Zoji Themeli, në Seksionin eMbrendshëm të Shkodrës (në shtëpinë e Pjetër Çiurçisë), fillon me

dokumentacionin që për fat ruhet edhe sot. Në proçes nuk shënohentorturat që i janë ba Paulinit, por, dëshmitaria okulare që jeton edhe sot,Z. Terezina Zorba (Pali) tregon: “...kur po më dërgonin në dhomën e

 pyetjeve, polici shoqnues më la pak minuta në koridor, mbasi ai hyni tek oficeri pyetës ku dukej se kishte shumë njerëz. Aty afër derës ishte një

 baul e vjetër e mbyllun me dry. Ndigjova një za të lehtë e të mekun:“Terezinë...Terezinë! Jam Paulin Pali!”, unë e tronditun iu përgjigja:“Kush?”...Ai u përgjigj prap: “Paulini moj, Paulin Pali!”.”Isha aq e

tronditun sa edhe sot më tmeron ai kujtim i mnershëm i asaj ditë, kur mendoi atë djalë aq të pashëm e të gjatë si bajrak dy metër, të palosundyfish në atë arkë aq të vogël, sa mezi mund të futej një fëmijë. Aty ishkreti Paulin ka qëndrue me ditë e javë të tana... derisa njëditë nuk undigjue ma zani i tij që ndigjohej çdo natë në tortura.”

Paulini deklaron: “Jam arrestue nga forcat partizane, tue u arratisënë Itali, me datën 15 shtator 1946,” (ndërsa flet-arresti ka datën 14 shtator 1946), mos vallë shkaku i arratisjes asht lëshimi i flet-arrestit njëditë

 para? Asht edhe varianti tjetër, mos ndoshta Sigurimi e dinte se Paulinidon me u arratisë dhe shkon në vendin e caktuem me flet-arrest tëlëshuem njëditë ma parë në xhep? - Për mue, qëndron varianti i dytë,mbasi zhvillimi i proçesit, indirekt zbulon diçka!..Vazhdon ma poshtë:“Kam krye fakultetin Juridik në Firencë në vitin 1942. Kam ardhë nëTiranë, prej ku kam shkue në Prizrend. Për Kosovën mendojshe se do tëfitojnë lirinë dhe nuk do të rrinte nën sundimin e Krajl Pjetrit.Kështu, bisedonim me avokat Sokol Dobroçin, në Prizrend. U ktheva nëShqipni dhe shoqnohesha me shokë si: Ragip Metën, Galip Jukën, AdemBazhdarin, Ranko Cerankoviq, Pjerin Koliqin, Pashko Gecin e Filip

 Ndocaj. Kisha shokë Qemal Shehun e Muzafer Pipën.Idetë e mija kishin karakter liberal. Kritikonim vëprimet e

Pushtetit sotëm. Nga Fronti Demokratik ishe i paknaqun. Fronti kishtemarrë fuqinë dhe përfshinte Partinë Komuniste. Elementët që drejtoninishin pa eksperiencë. Kishte papunësi, sëpse njerëzit që kishin ardhë ngamali kishin zanë të gjitha vendët e punës. Kishte vetëm një Parti, nadishrojshim edhe grupe të tjera politike, gja që na bante me menduese duhët të bashkohemi edhe na. Për këtë jemi mbledhë tek Muzafer Pipa, ku, mendonim për një veprimtari politike intelektuale. Muzaferi tha:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 112/389

112

“Intektualët nuk kanë dhanë asnjëherë shenjë bashkimi, megjithqëforca e tyne asht e madhe duhët një organizim!”

I kam kërkue Xhevat Danit një takim me Rizanë. Ishte edhe JupHoxha nga korriku i 1945. Rizaja ka përkrahë idenë teme të një grupiintelektual, mbasi zhvillohet vendi. Jupi tha se kështu asht ba edhe nëTiranë me Gjergj Kokoshin. Rizaja mori përsipër me bisedue meGjergjin.

Me datën 10 gusht 1945, kam shkue në shtëpinë e Muzaferit, unëdhe Adem Bazhdari. I vuna në dijeni pa përmendë emnin e Rizasë. Mavonë kemi ndejë prap në kafe Adriatik me Ademin e Muzaferin.

Me datën 30 tetor 1945, kemi ba një mbledhje në shtëpinë e sëshoqës së Bajram Currit, kur pritshim ndërhymjen e Aleatve dhe biseduem për gjendjen ndërkombtare, ku foli edhe Ragipi (Meta). Pak ditë ma vonë kemi ba një mbledhje në shtëpi të Riza Danit. Kemi

 propagandue kundër ligjit elektoral, jo vetëm një parti. Kemi folë meLuigj Mjedën, Abdyl Urën, Iljaz Krajën. Zgjedhjet treguen se na shkoi

 puna kot. Muzaferi më tha, nga Dibra mendohët me u ba kryengritje mearmë. “Asht keq që një grusht komunista të na imponojnë mendimin

e tyne”, i kam thanë Riza Danit.“Na që kemi kenë në mal e, që kemi luftue kundër okupatorit, nuk kemi të drejtë me zbatue pikëpamjet tona”, i ka thanë Muzaferit, Rizaja.

Rizaja bisedonte me Luigj Koliqin. Na mendonim për një Organizatë ilegale me parime demokratike.Përveç të sipërmëve mendonim me kenë edhe Brahim Dibra,

Luigj Franja, Dan Dibra, Asim Ulqinaku, Dan Hasani, Xhevat Bekteshi,Kol Prela, Rizaja, një farmacist etj. që nuk i kujtoj.

 Në Durrës ishte formue një parti por nuk kishim marrë lidhje meté. Me Kol Prelën kishim lidhje politike, ndërsa lidhje pune kishim meRiza Danin. Me Dionis Miçaçon dhe Rexhep Mborjen kemi bisedue për gjyqet...

Më 15 qershor 1946 u takova me Lec Shirokën, dhe më tregoi se prëgatitet një barkë me ikë për Itali dhe i thashë, po të ketë vend vij edheunë, por pare me pague nuk kam. Ai më tha, se paguen tjetër kush nëTiranë, e tri ditë para të diftoj. U nisa të shtunën në Tiranë me takueHasanin, mik i tij në Bulevardin “Qemal Stafa”, dhe ai do të na

udhëzonte si me ikë për Itali. Mbas tri ditësh me Namikun u takueme

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 113/389

113

edhe më tha se na mungon italiani (mekaniku), nisja nuk bahët të dielën, po u la për të mërkurren dhe vjen edhe mekaniku.

Ditën e mërkurrë me datën 14 gusht 1946, u nisëm për Shtojdhe mbasi barka nuk erdhi, ditën e enjtë në mëngjez na arrestoikëshilli i vendit e na përcolli për në Komandën e Durrësit. Prej Durrësitnë Tiranë e, prej Tiranët në Shkodër.”

Deklaruesi: Paulin Pali d.v. Asistoi: Dul Rrjolli d.v.Oficeri pyetës: Major Zoji Themeli d.v.

Me datën 19 dhetor 1946, Abdyl Kokoshi deklaron: “Prej Gaspër Palit e Bahri Koplikut më asht rekomandue Paulin Pali, me të cilin lidhejMehmet Daiu, Kel Çoba dhe Simon Daragjati. Këta kishin lidhje me JupKazazin i cili i ka dhanë Paulinit 25 stërlina. Ndërsa Eduard Suma,Abdullah Garuci etj. do të na ndihmonin. Jam takue me Dionis Miçaçondhe kemi bisedue për këto çështje”.

Proçesi vazhdon i gjatë me Abdylin, i cili si dukët, nga torturatmendon me i dhanë fund jetës tue pranue gjthshka shkruen hetuesi, ai

vetëm në fund ven firmë. Asht me të vërtetë me t’ardhë keq!...Për martirin Simon Darragjati fatkeqësisht nuk kam muejtë megjetë material, mbasi asht mbytë pa muejtë me prëgatitë gjyq falso ndër dhomat e vdekjës.

Do të ishte me shumë interes me u studjue dosja e plotë e këtijgrupi martirësh të kombit që, edhe pse nuk m’u dha mundësia me e pakëtë material të plotë, mërrijta me kuptue nëpërmjet atyne pak rreshtavetë ballafaqimëve, qëndrimin heroik dhe të palëkundun të Kol Prelës,Kel Çobës, Abdyl Rusit dhe Kol Kurtit.

Edhe pse të ndodhun para gjakajtorësh si: Zoji Themeli, DulRrjolli, Nesti Kopali, Vehbi Fishta, Xhemal Selimaj, Lilo Zeneli, VaskëKoleci, Ali Xhunga etj. asht e pakuptueshme për né, forca e qëndresës sëtyne dhe këtë e tregon ma mirë se çdo gja, fundi i jetës së tyne.

Mbas 18 muejsh hetuesi, Prokurori Ushtarak i Zonës UshtarakeShkodër, kapiten Namik Qemali d.v. përpilon akt-akuzën për të

 pandehurit:“1. Paulin Mark Pali, 2. Kol Prel Gjoka, 3. Kel Gjon Çoba,

4. Dhionis Kristo Miçaço, 5. Shyqyri Bajram Shpuza, 6. Abdyl RizaRusi, 7. Mehmet Mahmut Daiu.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 114/389

114

- Kanë punuar për formimin e organizatës terroriste në Shkodër.- Lidhën me Komitetin Qendror të Organizatës terroriste të

Tiranës dhe marrin direktiva për formimin e Organizatës së Shkodrës.Formojnë grupe klandëstine terroriste intelektuale etj.

- Bien në lidhje me shoqëritë fashiste demokristjane të krijuara nëgjirin e Klerit Katolik dhe bashkëveprojnë në aktivitetin e tyrekundërshtar.

- Nga të pandehurit, Kol Prela, ka qenë efektiv i KomitetitQendror Demokristjan, dhe bashkpuntor i Organizatës terroriste.

- Kanë mbajtë lidhje me armiqtë mbrenda e jashta shtetit.

- Kanë qenë për ndërhyrjen nga jashtë, nga të huajt imperialistë.- Direktivat nga Komiteti Qendror i Tiranës ua ka dhënë AbdylKokoshi. Janë prëgatitë për kryengritje të armatosur.

- Këta kanë prëgatitë edhe 9 shtatorin e 1946. Janë përpjekur mesabotuar Reformat e Pushtetit Popullor.

- Paulin Pali i autorizuar nga Komiteti Qendror i Organizatësterroriste të Tiranës, tenton të arratiset në Itali, për të shpurë punën eorganizatës, për të cilën pregatitë barkën e udhtimit dhe kapet në buzë të

detit...”.“Trupi Gjykues i përbërë nga: Kryetari, kap I Misto Bllaci,anëtarë, kap II Përtef Alizoti dhe nëntoger A. Koroveshi, prokuror kap.

 Namik Qemali dhe sekretar Shaban Q. Dautaj, me datën 14 janar 1948,ditën e mërkurrë, hapi seancën me pyetjen e të pandehurit:

Prof. KOL PREL GJOKA:I biri i Prelës dhe i Katrinës, vjeç 30, i pa martuar, i padënuar, i

varfër, ka mbaruar fakultetin e letërsisë, Profesor, ka vëllain në burg(Markun), i arrëstuar më 19 shtator 1946, deklaroi:

- Në akt-akuzë, diçka, ndonjë fjalë asht e vërtetë. Jam kenë mestudime në Itali. Në vitin 1940 kam ardhë në Shkodër, profesor. Në 1943

 jam ilegalizue në Dukagjin, se mora pjesë në formimin e Këshillit Nacional Çlirimtar të Shkodrës. Qëllimi em ishte të luftojshim fashizmin.

U lidha me Zija Dibrën e Arif Gjylin. Sidomos Mark Mala më ka shkruetë hiqësha nga Lëvizja N. Çl., por unë i shkrova, bashkou me né. Më

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 115/389

115

 pëlqente demokracia me shumë parti si në Angli e në Francë. Jam lidhëme Mark Ndojën e Bajraktarin, në favor të lëvizjes N. Çl.

 Në 1945 kam ardhë nga Elbasani. Vllai kishte bisedue me P. GjonShllakun për votimet me shumë parti.

Jam kenë dy muej përgjegjës i Seksionit Ekonomik, mandej tetëmuej në Normalën e Elbasanit, mandej profesor në Lice të Shkodrës.Vllait, P. Gjoni i ka tregue se mund të bisedohet ma vonë për një grupdemokratësh, nuk dij për demokristjane. P. Gjoni më ka thanë, që banemirë që ké vue kandidaturën, dhe shyqyr që u hoqe nga Dukagjini, se bie

 borë e ban të ftoftë. Për grupe nuk kam denoncue. Për Organizatën e

Tiranës nuk më ka folë as ai, as Paulin Pali. Padër Gjoni njëherë më kaardhë në shtëpi për emën. Në shkurt jam takue me Paulin Palin, por nuk kemi bisedue gja me rëndsi. Padër Gjonin e kam pasëmik përsonal .

Padër Franja, Filipi e Aleksi, kanë ardhë për një deklaratë që ikam dhanë për P. Gjonin.

Me Gjelosh Lulin prej Shoshit jam takue dy herë, në shtator të1945 dhe në prill të 1946. Më tha se ban mirë me u ilegalizue, por unë ithashë, nuk kam ba gja.

Mbasi nuk kam marrë pjesë në organizata nuk mund ta quejtrathti.”Kush ishte Prof. Kol Prel Gjoka?Me datën 7 shkurt (fruer) 1947, oficeri pyetës Zoji Themeli

shënon:“Kol Prela ka lé në Shkodër në 1918. Banues në rruga Kokaj Nr.

4, Rus  Katolik. Në 1928 ka krye shkollën e ultë ndër  Jezuit , ndërsa tëmesmën në Gjimnazin e Shtetit, në Shkodër, në 1935.

Fakultetin e Letërsisë e ka përfundue në Torino, në 1940. Në vitin 1944 në Shkodër, ishte përgjegjës i Seksionit Ekonomik 

dhe, Drejtor i Normalës së Elbasanit, deri në nandor 1945.Më 2 dhetor 1945, Deputet i nën/prefekturës së Dukagjinit, deri

më 14 shtator 1946, që asht arrëstue në Tiranë. Mbas dy javësh ashtsjellur në Seksionin e Mbrendshëm në Shkodër.

Prof. Kola deklaron: “Me Padër Gjon Shllakun kam biseduekundër Italisë, kemi kenë dakord të dy që né duhet të çlirohemi. Pokështu, im vëlla Marku dhe Gjelosh Luli. Që në 1940 e njifshe P. Gjonin

dhe kemi bisedue çështje politike, letërsi, histori dhe filozofi.  Ai njifte të  gjitha shkencat . Kam ndejë në shtëpi të Gjelosh Lulit dhe kam pasë lidhje

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 116/389

116

me Mark Malën. Kemi shkue me pa provat e “Juda Makabé” në Shtëpi tëKulturës.

Pjetër Prendush Palaj, me ka ardhë dy herë në shtëpi që tëndërmjetsoja për transferim dhe nuk kam bisedue për probleme politike.Kur ka ardhë ky, vllait i kam thanë me dalë jashtë, se ky ka hallët e veta,e nuk dishronte t’a dëgjonte kush. Luigj Ljarja më ka tregue se punontenë Pukë. Loro Vatën e njof për ftyrë por, nuk kam pasë lidhje.

Me Gjelosh Lulashin kam pasë lidhje, ai më ka thanë me ikë por unë i kam kundërshtue.

I kam tregue për Konferencën e Paqës, që, ose do tëbahët paqë,

ose bota do tëndahët nëdy bloqe.(Kol Prela) d.v. ( Zoji Themeli) d.v.

Shënim: Kola ballafaqohët me vëllain Markun, për Organizatën“Bashkimi Shqiptar”, se, Kola i ka dhanë udhëzime asaj Organizatë, por Kola thotë se nuk asht e vërtetë. Madje, Kola nuk ka pasë fare dijeni seasht formue një organizatë e këtillë. Kola mohon edhe ekzistencën endonjë oganizate ose partie demokristjane, mbasi P. Gjoni thotë ai, do të

më kishte tregue mue... Zoji Themeli d.v.

KEL ÇOBA: Mohon thanjet e Xhevat Metës, Karlo Sumës dheSyrri Anamalit.

ABDYL RUSI nuk pranon asnjë nga thanjet e dëshmitarëve.KOL KURTI thotë: Takimet me shokë nuk kanë pasë karakter 

 politik. Tjerat çka thohën këtu, nuk janë të vërteta.( Dosja 1333).Avokat PAULIN MARK PALI  para gjyqit. (Se ku ishte kjo

sallë që nuk e pau njeri nuk dihët!?)I shtati u pyet avokat Paulini, i cili tha:“Akuza pjesërisht asht e vërtetë, sidoemos se kam dashtë me ikë.

 Në 1940 jam kthye nga Italia. Okupacioni më ka xanë në Itali. Edukatënfashiste në shkollë e kishim mësim. Kur erdha u emnova në Këshillin eEpërm Korporativ. Detyra ime ishte me luftue okupatorin, por unë nuk ekam ba. Lëvizjën N.Çl. e kam njoftë, por nuk jam interesue. Në fund ekam simpatizue dhe kam kontribue për shlirimin e Shqipnisë. Për kundra

saj, përsa i përket diktaturës nuk e kam dashtë, sidoemos kufizimin e partive të tjera dhe shkrimjen e fuqive të tjera ekonomike. Fuqinë do ta

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 117/389

117

merrte proletariati dhe, kjo u ba realitet dhe të gjithë punojnë. Ky do tështypte klasën kapitaliste dhe do të përfaqsonte fshatarë e puntorë.

Reformat u aplikuen për katundarët e fabrikat u shtetizuen. Tatim-fitimetu banë për puntorë në favor. Lufta N.Çl. në fillim ishte bloku antifashist,deri në çlirimin e plotë më 1944. Shpirtnisht e kam proklamue në favor.Unë e konsideroj të kishte një demokraci Prendimore. Ku sundonkapitalizmi; fabrikat e bankat i kanë kapitalistët. Një puntor në Angli kur i mungojnë mjetët ekonomike, nuk mund të bahët ministër e të marrë

 pjesë në qeveri. Sistemi i juej mund të japë lehtësi, por kjo asht faza e parë e shlirimit, e dyta ristabilizimi në ushtri e Pushtet. Unë si princip nuk 

e kam pra, me diktaturë, edhe pse vegjëlia e mori Pushtetin, por këtoishin principet e mia...Gjatë okupacionit gjerman kam kenë në Prizrend, avokat me

Sokol Dodoshin dhe bisedonim për këto vëprime që po baheshin në botë.Fashizmi përjashtohet nga demokracia Prendimore. Spanjën e mbanAnglia dhe Amerika. Edhe në Greqi - unë, nuk e konsideroj fashizëm kuka liri. Franca autentike asht rregjim fashist. Sikur ta mpronin edhe atafashizmin, pse nuk e aplikojnë edhe ata vetë diktaturën?

 Në 1942-43 ishe në Kosovë. Mbas 1944 erdha në Shkodër. Përshlirimin e Shqipnisë pa Kosovën, e kam konsiderue nji gja tëmangët, se Kosova asht Shqiptare dhe asht marrë nga shovenistëtserb padrejtësisht. Me forcë nuk mund t’a marrim, por me drejtësiinternacionale dhe simbas Blokut Antifashist do të pyetej populli,dhe kjo mund të zgjidhesh në mënyrë miqësore. Korça dheGjinokastra janë shqiptare dhe i kërkon Greku.

Mendimi i em për Kosovë ka kenë arësyeja ekonomike,politike, kombësia. Unë nuk dij në se populli kosovar rron i lirë apo jo,

 por minoritetët në vendin tonë rrojnë njësoj, edhe popujt e Maqedonisëe Kosovar rrojnë si këtu, thoni ju , unë s’e dij! Populli shqiptar kavllaznim me shqiptarin. Idetë e mia kanë kenë këto, dhe me ke kam njoftëkam bisedue dy-tre herë, kur më asht paraqitë rasti. Ëndrra ime ishte njiKosovë e lirë! Por, në konfërenca nuk kam bisedue me popull, se atë lirinuk e kishim mbas shlirimit, por me shokët e mij si: Galip Juka, AdemBazhdari, Muzafer Pipa, Ragip Meta etj. kam folë.

Kur filluen Gjyqet e Popullit nuk më pëlqenin, se nuk 

garantohej si duhej drejtësia. Gjyqi bahej publikisht, por proçedura qëndiqej më epte atë përshtypje, dhe Trupi Gjykues nuk i epte atë që duhej,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 118/389

118

 pra, atë që meritonte. Trupi Gjykues nuk ishte i aftë. Gjykatësi duhejtë ishte i paanëshëm. Po citoj nji shembull qysh në fillim e deri në

mbarim, këtë ide e kam pasë formue, Riza Alinë, as e kam njoftë, as e dijse ka kenë element i keq. Ekzekutimi i tij më ka ba të vuej shpirtnisht,gjithashtu edhe Ymer Lutfija që nuk e ka meritue me u dënue me vdekje.Kanë kenë me Ballin e okupatorët kanë ba trathti.

 Ndue Pali ka kenë ballist, me sa dij unë. Unë mund të jemi imbrapësht dhe i keq, por këto kanë kenë konceptet e mija. Unë nuk dijç’të tham!...

Për të mbetat e gjyqeve kam bisedue me Xhemal Brojën, Skënder 

Luarasin, Kol Prelën dhe Dhionis Miçaçon, të cilët rastësisht në biseda pajtoheshin në pikpamje. Me Skënder Luarasin kam folë me nji ton tjetër,se ai ishte në Pushtet dhe i kam thanë të ishte ma butësi. Gjatë Luftës,kam ndigjue se janë vra njëzetetetëmijë vetë, ndërsa, mbas Luftës derinë 1946, mund të jenë vra nja 500 vetë. Unë nuk kam dashtë të ruajkuadrot e reaksionit, as më ka shkue mendja, ndoshta nuk i kam dashtëkujt të keqën, ju e keni marrë ashtu, por kur asht ba nji vrasje, unë nuk kam dashtë nji tjetër, mbasi jemi popull i vogël. Nuk kam asnji

ambicje politike.Jam fajtor vetëm për politikën qëkam ndjekëkundër Gjykatave Ushtar ake, për Kosovën, dhe politi kën kundrejt Blokut anti fashist ndaj vendi t tonë, mbasi i konsideroj tëpadrejta.

Që të marr përsipër nji aktivitet konkret për këtë gjendje nuk kamfillue. Nuk asht e vërtetë që të kemi aktivizue intelektual, as të kemi bambledhje në shtëpi të ndryshme. Kam luejt poker tek Riza Dani, RagipMeta e Xheudet Luloçi dhe në tjetër vend nuk kam shkue.

 Nuk kam shtrue biseda as për organizatë, as për komitete e asnën/komitete. Me Klerin nuk kam mardhanje politike, por biseda nëTiranë kam pasë me Padër Viktorin edhe këtu, me Padër Gjon Shllakun,ku, ka kenë edhe Kol Prela, nëatëmbledhje qëi thoni ju, por , ajo nuk asht kenëmbledhje, por kemi bisedue për probleme politike tëmbrendshme dhe të jashtme, gjendjen e randë e kemi pranue, por nuk kemi ba gja ose mendue vepra kundër shtetit. Kol Prelës nuk i kam thanëgja për deputetllëk, dhe nuk kam pasë qëllim për të dërgue përfaqësuesittonë në Kuvendin Popullor. Ma vonë mendojshe me ikë.

Për demokristjanen nuk kam bisedue, as nuk kam di jtë, as nuk kam dijeni , as nuk kam di jtëse ka kanëPadër Gjoni,  por si nji parti e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 119/389

119

krijueme jashta shtetit, e dij se asht ndër shtete tjera, por, as që kam bisedue për té me njeri. Para zhvillimit të Gjyqit Ushtarak kam shkue tek 

Riza Dani, i kam kërkue të vinte dëshmitar për Ymer Lutfinë, për mënyrën e organizimit nuk kam bisedue. Kur asht këthye nga Tirana ikam thanë që fjalimi i tij ka ba përshtypje, natyrisht, tek na.

Mbledhje nuk kemi ba nështëpi tëMuzafer Pipës, nëproçes hetimor i kam pranue, por , i kam përgënjeshtruar. Me Jup Hoxhën eXhevat Danin kam bisedue biseda të rastit. Me Jupin kam shkue me lujtë

 poker, dhe kur kam bisedue me Rizanë nuk asht kenë Jupi.I pandehuri Xhevat Dani tha: “Më dukët se po!”

I pandehuri Paulin Pali, tha se nuk asht e vërtetë se Rizaja do të bisedonte me Gjergj Kokoshin, apo, me ndonjë njeri në Tiranë. Për Gjergj Kokoshin nuk më ka thanë gja.

Në kjoftë se jam i tepërm për shoqninë njerzore, mund të mëzhdukni!

E dënoj vedin se kam ba gabime, kam pasë edhe të mbeta, kam baedhe faj. Gabimet, e thashë këtë frazë se ju do të më dënoni.

Para se të shkonte Riza Dani në Tiranë, nuk kam bisedue për 

organizata dhe, nuk i kam thanë se do të takoheni me Gjergj Kokoshin. Nuk asht e vërtetë, që kam thanë se duhet propagandue me futë frymëntonë në rini. Siç thashë, nuk kam ba asnji mbledhje, në shtëpinë e sëshoqës Bajram Currit kam kenë, por familja nuk ishte aty. Çilsin e kishtedhandrri i tyne Ragip Meta, ndërsa na kami shkue me lujtë pokër aty.

Për sabotimin e votimëve nuk kam marrë asnji masë. Kur uzbulue Organizata “Bashkimi Shqiptar”, e kam marrë vesht vetëm nëgjyq.

Për mue, Padër Gjoni, nuk ka kenë për Organizatën“Bashkimi Shqiptar”, ajo asht krijue ndër Jezuit, ku janë kenë Padër Dajani e Padër Fausti. Me Riza Danin nuk kam ba asnji mbledhje, dheorganizatë nuk kemi pasë. Me komitete nuk kam marrë pjesë dhenuk kam kenë ndër to.

Me Pushtetin nuk kam kenëdakord, por nuk kam ba asnj i aktivitet kundra.

Kam shkue shpesh në Tiranë, jam takue me shokë, njiherë meGjergj Kokoshin e Suat Asllanin kemi bisedue përciprisht dhe, ishim

dakord dhe të nji mendimi.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 120/389

120

Abdyl Kokoshin e kam njoftë në Kosovë, mbas shlirimit jamtakue në Shkodër mbasi kishte gruen këtu, por jo, për organizatë

klandestine dhe nuk kam ba ndonji mbledhje me té.Nuk dij se kush e ka organizue përpjekjen e 9 shtatorit, dhe

me të arratisun nuk kam pasë anji lidhje. Nuk kam krijue grupeklandestine por , kam pasë shpresë tek zbarkimi Anglo- Amerikan,mua më pëlqente dhe nuk i quaja okupator se mendonin për liripolitike. Unë kështu mendojshe!

Për ikje në Itali, e kishim lanë me u takue rrugës me HasanMenikun. I shkova në shtëpi dhe lamë takim për të mërkurrën dhe u

nisëm. Për këtë kam kenë lidhë me Lazër Shirokën, të cilin ma ka paraqitë Kol Kaçulini, por nuk ishe i ngarkuem me komitete për të ikë.Barkën e kanë pague të tjerët, Aqif Toptani e Hasan Myniku, por unë,nuk kam kenë i ngarkuem me mision dhe, nuk më kujtohet të kemi lanëgjyq përgjysë. Adem Bazhdari më ka thanë, me kenë si ti kishe me ikë

 por, jo, se donte me ikë ai. Në breg të detit na kanë kapë, por nuk kamdjegë dokumenta dhe, as nuk kam hjellë gja poshtë, përveç trenapolonave flori. Kam pasë do letra dhe nji sahat, letrat ishin kangë

serbe, këto i dorzova.Unëtham kështu zoti Kryetar , jam ose ma mi rë, nuk di j ku jam! S’ dij , se çiltas (haptas) tham nj i gja: Der i para arrestimit dal si Paul in Pal i dhe ndiej vedin fajtor për disa gjana, por për disa jo, dhe nuk e quej vedin fajtor ! 

Unëdal si Paul in Pal i para arrestimit, por ma pas (mbrapa),nuk dij gja dhe mos mëpyetni! Jam marrënëproçes dhe nuk jam dakord nëpërgjithësi me té.

Unëdua tëtham këtë: “Ma mirëtëhesht! ” Ju kënduan thanjët e hetuesisë dhe i vërtetoi pjesërisht.Ju këndua proçesi i Abdyl Kokoshit dhe e mohoi.”

Më 15 janar 1948 u pyetën të pandehurit për herë të fundit:

“PAULIN PALI tha:Më Abdyl Kokoshin nuk kam pasë lidhje, as nuk kam njoftue

Komitetin, as kam marrë pare, as nuk i kam dhanë Jup Kazazit.Me Klerin nuk kam pasë lidhje dhe, për Kel Çobën nuk dij të jenë

kenë në Komitete.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 121/389

121

Morali sht nuk jam i pastër, karakter i i fortëbur rnor më mungon.

Përsa i përket faktit të organizatës kundër Pushtetit, pjesërisht e pranoj e, pjesërisht jo!

Kërkoj mëshirë!

KOL PRELA tha:I lutem Trupit Gjykues, të mos hjedhë poshtë aktivitetin tim, që

kam dhanë gjatë Lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Si kam ardhë nga malikam ra në pasivitet, por jo, se kam pasë urrejtje kundër Pushtetit por, disa

gabime më kanë shty të baj faj, sëpaku, tue marrë parasyshë në përgjithsi,kërkoj mëshirë!

ABDYL RUSI tha: Në bazë të deklaratave të Syrri Anamalit mund të më dënoni por,

ato s’janë të vërteta, e la në dorën tuej. Kam ba gabim se jam i pakënaqun! 

KEL ÇOBA tha:E quej vedin fajtor se në kundërshtim me ligjët e Pushtetit, kamstrehue në shtëpinë teme kriminelin e Luftës, jo tjetër, por, vllaun tem Ejëll Çobën, për këtë pranoj të më jepet dënimi që meritoj.

Kryetari i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, me datën 16 janar 1948, dha vendimin:

PAULIN MARK PALI dhe KOL PREL GJOKA, me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasur isësëluajtshme dhe tëpaluajtshme.

Të dënuarit kanë të drejtën e apelit në Gjykatën e Naltë.”

V.O. Për zotnitë Abdyl Rusi dhe Kel Çoba, nuk kam pasë në dorëmaterial tjetër ndërsa, gjatë procesit të gjyqit nuk kam asnjë pyetje tëgjykatësve ose ndërhymje prokurori. (autori).

Bashkë me dosje, për shqyrtim vendimi nga Gjykata e Naltë ashtdërgue edhe fletë-arresti :

“Paulin Mark Pali, datlindja 1914, nga Shkodra, avokat.Dobësimi i Mbrojtjes Kombëtare e kryemë vazhdimisht, me nenin

7, paragrafi II,Ligja Nr. 368 dt. 5 dhetor 1946.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 122/389

122

Prokurori: Hys Zaja, data e lëshimit 15 gusht 1946.Seksioni i Sigurimit Shkodër.”

Shif me kujdes nënvizimet, në flet-arrest asht vue data e ligjit, qëasht aprovue katër muej mbas arrëstimit të P. Palit. Vendi i lëshimit,asht Shkodra, arrëstimi asht ba në Durrës!....

Në Durrës, fletë-arresti ka dt. 14 gusht 1946.... në Shkodër, 15gusht...

“Gjykata e Naltë mblodhi Këshillin e saj me datën 23 mars 1948dhe me vëndimin nr.108,

E përbërë nga : Kryetar, major Niko Çeta, antarë, kap. I NexhatHysejni dhe kap II Mustafa Iljazi, asistent, aspirant Thoma Rino,

 prokuror ushtarak i Ushtrisë K.Shqiptare, kap. I Nevzat Haznedari,vendosi:

Refuzimin e kërkesës së të pandehurve për falje jete, tëdënuar nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës 1. PAULIN PALI 2.KOL PRELA. Mbetët në fuqi edhe shtetizimi i pasurisë.”

Cili ishte vullneti i tyne i fundit?Kur u ekzekutuan?Kush i ra mbas kokës?...Thonë,....se i kanë pa të pushkatuem bashkë me dy të tjerë të

 panjoftun... Po, ku?...Kur kunata e tij, Roza, zonja e Gasprit kishte marrë rrobat e

Paulinit që këthehëshin nga hetuesia mbas pushkatimit, kishte gjetë nëvendin e ushkurit të brekëve të gjakosuna një pustull të vogël, ku ai kishte

shkrue:“Bani çmos e më bini diçka me hangër, se u fika unit”,  pikërisht,kur, ajo e shkreta i çonte çdo ditë katër sofratasa me ushqime...Të cilët,ngopnin zagarët e Sigurimit, Dulaçin, Elez Mesin, Minirin, tetar Dhimitër Çifligarin, Pjerin Kçirën e Karabecët me shokë. Ishte ajo kohë kur uriadhe etja nuk kishin cak....Tregonte zonja Terezina Pali, se i burgosuniSami Barbullushi asht detyrue me pi urinën e vet, mbasi kishte dy ditë qënuk i jepnin ujë......

Dihët vetëm se njëditë kur shkoi në qelinë e tij Adem Bazhdari,gjeti të shtrimë përdhe një njeri, pothuej i vdekun, ishte i lamë me gjak,

 përmbys, ia solli fëtyrën nga drita e shikoi, nuk e njohti....E pau se merr frymë dhe, e pyeti: “Kush jé ti?”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 123/389

123

Ai u përgjegj: - “Jam Paulin Pali”....

 Faik Konica shkruante dikur:“....U përket me lexue br imët e dhimbëshme tëtëgj ithëatyr e 

atdhetarëve qëgjimojnëme tërëlotët e Atdheut, qëdo tëderdhin në padrejtësitëe atyre qëdonëme na pa tëkor itun e, që, dishrojnëqë nëpër skam tëpopull i t, tëvi jnëe mbramja.” 

MËSUESI PJETËR P. PALI

Mësuesi Pjetër Prendush Pali ka lé në vitin 1914, në Hot tëJugosllavisë. Prindët e Pjetrit ishin Prendushi dhe Hana (Ana). Kambarue Normalen e Elbasanit dhe ka punue mësues. Asht kenë i martuemme Z. Gjyzepina Kumasku, mësuese dhe kishte tri vajza. Arrëstohet nëvitin 1946.

“Jam arrëstue, por për shka s’e di!....”

Kështu fillon rreshti i parë i proçes-verbalit të mbajtun nëhetuesinë e Seksionit të Mbrendshëm të Shkodrës (Shtëpia e Çiurçisë),

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 124/389

124

me datën 27 nandor 1946, ora 8.00, me oficerin pyetës Abdyl Hakiu dhesekretar Vehbi Fishta, i ruejtun në dosjen nr. 1251 ( Arkivi M.M.Tiranë ).

Pjetri deklaron:“Kam mbarue Normalen e Elbasanit në vitin 1935. Jam emnue

mësues në Bllac të Pogradecit në vitin 1936. Jam transferue në Shkodër në 1937. Në vitin 1938 kam shkue në Vlonë ku kam punue katër vjet, derinë vitin 1942 që jam kthye prap në Shkodër. Jam pushue nga puna prejGjonit Markagjonit, deri në tetor të vitit 1945 që fillova përsëri si mësues,në katundin Stajka të Shkodrës dhe kam vazhdue deri në korrik të vitit1946. Tashti nuk fillova se u arratisa.

 Në vitin 1939 kam ikë në Trevllazër se nuk dojshe fashizmin. Atjenuk më pranuen fashist, kur erdha në Shkodër më dhanë triskën efashizmit. Përveç mësues nuk kam ba pune tjetër.

Shokë në Vlonë kishe: Pirro Mino, Veladin Zejnelin, Fane Shkufi,Spiro Pano, Musa Muho, etj. Në Shkodër kishe: Lazër Kakarriqin, NdocFishtën, Gac Lecin, Lec Sekuj. Mësues ishe me Sllobodan Koçov, MarijeSiliqin, Viktore Demën, Sofije Mazrrekun, Tonine Fishtën dhe baxhanak kishe Kol Kosmaçin, mësues.

Jam kenë indiferent deri në shtator të 1944 kur dola në mal ngafrika e gjermanve, se kishe shoqnue Lin Dedën dy herë me u takue mekolonelin anglez Neill, ku asht bisedue çështja e Legalitetit, por unë nuk kam bisedue, as nuk kam kenë në dhomë. Mbrenda asht kenë LleshMarashi, Lin Deda dhe nji inxhenjer italian, rreth nji orë e gjysëm, bileedhe përkthyesi i kolonelit doli jashtë me né. Kur duelne, Lleshi iku memakinën e tij. Unë, Gjelosh Vata, Lini dhe inxhenjeri italian erdhëm memakinën e italianit. Për dy-tre ditë nuk e kam takue Linin; mandej, Liniiku, e unë ika se u frigova nga gjermanët. Qëndrova me forcat eLegalitetit në Gruemirë, me forcat e Sali Myftisë e Nik Sokolit. Unësimpatizojsha Legalitetin në fillim derisa u bashkue me gjerman dhe emori vesht bota mbarë pse u bashkue. Kur mora vesht se u kthye Linierdha. Kemi bisedue vetëm për lajme radiosh e komente të hapta meLazër Kakarriqin, Angjelin Lekën, Zef Duodën, Simon Prendin, XhemalLopçin e Gjon Harushën.

Me Gjelosh Vatën kemi bisedue se po dominuen anglezët vjenZogu, se e mbështesin edhe Austria, Franca e Italia. Nga mesi i gushtit të

1946, ishte në klubin e Gjelosh Vatës (kushrini i em) Gjon Leka, qëkishte në dorë një gazetë ku flitej për Konferencën e Paqës. Të dy folëm

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 125/389

125

 për gjendjen e keqe, unë i thashë: Mos trazoni tjerë në politikë mbasi jutham unë kur me dalë në mal, lajmet jua jap unë se shka thotë radio.

Gjon Leka një ditë më tha se kam ndrrue punë, kam hy në Seksiontë Mbrendshëm në nji punë shumë të mirë. Edhe ti, më tha, rri urtë se të

 baj të keqën!”Kaq ishte e mjaftueshme me formue grupin e “armiqve të

 popullit”.Mbas një viti hetuesi, siç del edhe nga dokumentacioni nën

kujdesin e katilit të njoftun të asaj kohe Ali Xhunga, organizohën proçese, ballafaqime, shpifje, mashtrime, tortura shtazarake dhe simbas

dëshmive të të mbijetuemve ky hetues që deri në 1944 kishte kenë me“Ballin Kombëtar”, në Shkodër fitoi kredi dhe besim të përjetëshëm tue u ba “antar i denjë i Partisë Komuniste Shqiptare” dhe instrument ifuqishëm i saj në Sigurimin e Shtetit. Ka ngordhë tue torturue njerëz nëhetuesinë e Ministrisë së Mbrendshme me Xheudet Milotin e NevzatHasnedarin etj.

Me datën 2 dhetor 1947, plotësohet dosja për Gjykatën Ushtarake:“Për faje kundër shtetit dhe popullit”:

Grupi përbahet nga:1. Gjelosh Vat Maçi, 37 vjeç, Traboin - Jugosllavi,2. Gjon Luc Leka, 25 vjeç, Shkodër,3. Mustafa Jakup Vodaj, 48 vjeç, Shkodër, furrtar,4. Pjetër Prendush Pali, 32 vjeç, Hot, Jugosllavi,5. Rrok Gjok Luli, 37 vjeç, Shkodër,6. Pjetër Gjok Luli, 43 vjeç, Shkodër,7. Tom Lec Marku, 25 vjeç, Shkodër.

Motivi i dënimit përcaktohet pothuej plotësisht nga prokurori iShkodrës, Zurdi Shehu. Gjykata Ushtarake e Shkodrës, e përbame nga:Kryetari, Misto Bllaci, antarë P. Alizoti dhe A. Koroveshi, prokuror 

 Namik Qemali dhe sekretar Shaban Q. Dautaj, zhvillon gjyqin tue u bazue kryesisht në proçes-verbalin e ballafaqimit ba me dt. 18 nandor 1947, në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës nga oficeri Ali Xhunga:

Gjon Leka para Pjetër Palit: Më ka thanë se pa tjetër do të bahetluftë se do të vijnë anglezët, do të këthehët Zogu, se komunistët nuk i

donë të huejt etj...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 126/389

126

Mustafa Jakupi: Kemi ba mbledhje, Pjetri na diftonte çka thonë nëradio, kemi pritë se vijnë anglezët, prandej edhe kemi krijue nji grup që

na drejtonte Pjetër Pali. Ai ishte i lidhun me ata që kanë organizueedhe përpjekjen e 9 shtatorit...

Gjelosh Vata: Pjetrin e kam takue me anglezët dhe i kam çueletra, sa njenës palë sa tjetrës.

“Pjetër Pali mbasi dëgjoi Mustafa Jakupin, Gjon Lekën dheGjelosh Vatën tha: Thanjët e Mustafa Jakupit nuk janë asnji të vërteta.Përsa i përket thanjes së Gjelosh Vatës, për anglezët janë të vërteta dhe,

se kam përcjellë Lin Dedën, por jo se kam marrë pjesë unë. Kam marrënji letër prej Gjeloshit, me ia dhanë L. Dedës me pseudonimin “Paloka”,nji paketë me trakte dhe disa karikatura të klerit. Përsa i përket GjonLekës nuk asht e vërtetë të kemi folë njiherë me té, përveç, njiherë që egjeta në klubin e nëpunësve me Gjelosh Vatën, kushrinin tem. Aty mëdiftoi se jam me punë në Seksion të Punëve të Mbrendshme e tue qeshëmë tha, rri mirë, se kam në dorë me të ba keq! Nuk asht e vërtetë të kemi

 bisedue për shënime për mue, por ai më tha, se prof. Syrri Anamalit nuk i

kishte lëshue nji çertifikatë mirësjellje.Për akuzat tjera që më bajnë: Gjelosh Vata, Gjon Leka dheMustafa Jakupi, nuk janëasnji tëvërteta .”

Deklaruesi: Pjetër Palaj d.v. Oficeri: Ali Xhunga d.v.

Para Trupit Gjykues Pjetër P. Pali tha:“Akuza nuk asht e vërtetë, nuk kam kenë antar i Legalitetit,

por simpatizues. Me majorin anglez jam takue. Kur erdhi fashizmi ishemësues. Edhe mbas çlirimit ishe prap mësues. Lidhje me njeri nuk kam

 pasë dhe as nuk kam bisedue, por lajmet e radios i kam ndigjue. As propagandë për të prëgatitë terrenin kundër Pushtetit nuk kam ba. Unë para se të hyjshe në punë, ishe i pakënaqun, por kur u emnova ishe ikënaqun...

Me këta që ndodhen para gjyqit nuk kam ba bisedime.

Gjelosh Vatën njiherë e kam takue, ku, Gjoni më ka thanë se kamnë dorë me të ba keq!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 127/389

127

I pandehuri Gjon tha, se më pyeti për biografinë e tij.I pandehuri Pjetër tha se nuk asht e vërtetë. Në furrë tek Mustafa

nuk asht e vërtetë. Në ballafaqim kam ba por, nuk asht e vërtetë.I pandehuri Gjelosh tha se disa janë të vërteta, disa jo, që janë

thanë në ballafaqim.I pandehuri Mustafë tha se bal lafaqimi ka qenëme shtërngesë,

unë nuk kam qenë armik i Pushtetit.

Foli prokurori Namik Qemali dhe dha prëtencën. Pastaj folën të pandehurit:

Pjetër Pali tha: Përsa akuzohem s’dij gja. Jam hjellë në krah të pushtetit. Nuk kam kenë agjent i Inteligent Servisit, as nuk kam punuekundër pushtetit. Punën teme e din Fronti (Spiro Pano).

Rrok Luli tha: Kërkoj mëshirë, e pranoj fajin.Tom Leci tha: Rrnoftë Shqipnia e Trupi gjykues.Mustafa Jakupi tha: Kërkoj mëshirë, jam fajtor.Pjetër Gjok Luli tha: Kërkoj mëshirë se nuk kam ba gja. Pjetër

Pali nuk na ka drejtue, as nuk kemi organizue kundër Pushtetit.

Gjelosh Vata tha: Kërkoj mëshirë se jam fajtor.Gjon Leka tha: Kërkoj mëshirë se jam fajtor.”

Të dënuemit me vdekje kishin të drejtë me ba një kërkesë për “falje jete”, e cila përcillej nga organët e Seksionit të Punëve tëMbrendshme, në ndonjë rast nga gjykata, avokati ose ndonjë familjar.Kuptohet, një formalitet sa me thanë se u shqyrtue edhe ma nalt. Kjokërkesë dorëzohej në Degën e Mbrendshme, mbasi përcillej prej saj.Sigurisht, përveç, dokumentacionit shoqnues të dosjës së hetuesisë,dërgohej edhe një relacion nga kryetari i gjyqit, shpesh nga prokurori irrethit ose i gjyqit dhe, kur ishte fjala me e çue tjetrin në plumb, relacioni

 bahej nga Kryetari i Degës së Mbrendshme, si në rastin e Pjetër P. Palit.Kur lexova në fillim të hapjes së gjyqit listën emnore të grupit, më

 bani përshtypje pse vetëm Mustafa Jakupi, kishte të shënuem profesionin“furrtar”, gja të cilin tjerët nuk e kanë! Arësynë e kuptova vetëm në fundtë mbylljes së çështjes, gja që keni me e kuptue edhe ju!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 128/389

128

Seksioni i Sigurimit të Shtetit Shkodër, dërgon për shqyrtim nëGjykatën e Naltë vëndimin e Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, dhënë më

dt 2dhetor 1947, për të pandehurit:

“1. Pjetër Prendush Pali dhe 2. Mustafa Jakup Vodaj, me vdekje,me pushkatim...

Akuza e Pjetër Palit, ka qenë antar i Partisë Fashiste nga të parët.Ka urryer Lëvizjen Nac.Çl. dhe sidomos P.K.Sh. I ka luftuar me çpifje e

 poshtërsi... Ka qenë antar i organizatës trathtare të Legalitetit në kohë tëgjermanve, ka punuar për té dhe është qenë në lidhje me eksponentë në

Shkodër si Lin Deda, Llesh Marashi e Daut Kombi, ku bashkë me ta,është takuar me kol. anglez Neill... Mbas çlirimit, me aktët e tijreaksionare vazhdon takime me Legalitetin e elementë të pakënaqur dhekështu mendon t’i organizojë...

Ka formuar një grup kundërshtar me Gjelosh Vatën, Gjon Lekën,Tomë Lecin dhe Mustafa Jakupin, ku kanë diskutuar çështje me karakter 

 politik kundër Pushtetit... Kanë komentuar lajmët e radiove, duke paraqitur gjëndjen e turbullt dhe plasjen e një lufte të re botrore, që kjo do

të përfundojë në favor të Anglo-Amerikanve...Ka qenë përgjegjës i grupit të sipërm ku pjestarët i ka udhëzuar mbi punën që do të zhvillojnë kundër Pushtetit të sotëm, të cilin do tarrëzojnë me violencë.

Ka udhëzuar antarët e grupit për të punuar në prëgatitjen ePërpjekjes së 9 shtatorit 1946, ku, dhe vetë ka punuar në këtë drejtim...

Kryetari i Seksionit të Mbrendshëm d.v. (firma)

“Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë e mbledhur sot më dt. 6 mars1948, e përbërë nga Kryetari, major Niko Çeta, antarë kap. I NexhatHysejni dhe Kap. I Mustafa Iljazi, prokuror kap. Nevzat Hasnedari dhekryesekretar Thoma Rino, vëndosi:

Aprovimin e vëndimit 457 dt. 2 dhjetor 1947, ME VDEKJE për PJETËR PRENDUSH PALIN, dhe modifikimin me privim lirije , përjetë 

 për Mustafa Jakup Vodaj.Vëndimi është i formës së prerë.”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 129/389

129

Pjetër P. Pali u ekzekutue më 11 mars 1948, në Zallin e Kirit nëShkodër, me Prelatët e Klerit Katolik. Pse u pushkatue me këtë grup?

Krytari i Gjyqit, Misto Bllaci, vlleh, shënon disa herë:“Të pandehurit Pjetër Pali dhe Rrok Luli, kanë qenë të lidhur me

Komitetin Organizativ klandestin të Shkodrës, me anë të Klerit Katolik,të cilët e mohuan para gjyqit. ( Dosja1251, fq. 7 ).

... Kanë marrë letra prej Gjelosh Lulit, me ia çue Cin Serreqit, eky Françeskanëve...

 Në mbledhjen e parë kanë caktuar si kryetar Pjetër Palin dhesekretar Rrok Lulin. Direktivat e grupit i jepte Pjetër Pali... Ai i merrte

direktivat nga Organizata terroriste Demokristjane në fillim, pastajnga Komiteti i Përbashkët për Shkodrën...”

Misto Bllaçi d.v.

Edhe njëMarti r nëElterin e Atdheut: I pafajshmi Pjetër P. PALI .

IMZOT PROF. JUL BONATTI

“Shteti komunist në përputhje mekushtët konkrete përpunoi

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 130/389

130

platforma politike dhe zbatoimetoda e mjete antikatolike tepër të

sofistikuara.” Ajet Shahu

Ka lé në Shkodër më 4 maji 1874. Prindët e tij ishin Aleksandër eRoza Bonatti. Asht laurue në filozofi dhe letërsi në universitetet e Vjenëssë Austrisë dhe në Padova, n’Itali. Ka pasë edhe një motër murgeshë qëthirrej Motër Veronika. Porsa ka mbarue studimet asht shugurue meshtar,

ka shkue në Stambollë, ku ka shërbye për 16 vjet. Atje ka mujtë mekërkue ndër arkiva mjaft materiale historike që ma vonë i vlejnë për  punimet që do të kryente dhe, që janë një thesar i madh për shkencënshqiptare. E vërteta asht e msheftë mbasi nga materiali që kam kaluenëpër dorën teme nuk bahët fjalë, se ku mund të jenë ata punime aq mevlerë. Dikush me siguri edhe mund t’i dinë!

Mbas Stambollës, vjen me shërbim fetar në Durrës ku punoi për 10 vjet, mandej 3 vjet të tjera ishte në Vlonë. Atje u njohtë me Papa

Petraq Isakun, prift katolik, si dukët edhe ai një klerik i pregatitun mirë,mbasi Imzot Bonatti flet me respekt për té. Edhe ai përfundoi në birucat eSigurimit të Vlonës dhe me sa shihët nga një shënim jo i saktë, ose e kanëmbytë në hetuesi ose asht pushkatue. Mungesa e dokumentacionit nuk mëlejon me dhanë mendim të saktë për té.

Imzot Prof. Jul Bonatti prej vitit 1942 ishte në Itali, për arsyeshëndeti. Atje vazhdon punën shkencore dhe letrare deri në vitin 1946 qëe këthejnë në Shqipni. Ka jetue në Montecatini dhe me sa dukët atje kanëmbetë edhe dorëshkrimet e tija. Me të ardhmën në Shqipni, vjen nëShkodër për me takue At Mati Prennushin, i dërguem nga ImzotVinçenci. Me këtë rasë merr edhe një ndihmë të vogël materiale, mbasikur u kthye nga Italia nuk mujti me marrë as teshat e trupit prej andej.

As sot që kanë kalue ma shumë se 50 vjet që u kthye, nuk di me ekuptue se cila ishte arsyeja që u dërgue ky njeri në Shqipni, vetëm nëkjoftë se e nisën për “kurban”, mbasi arsye tjetër nuk di me gjetë! Ngadisa filma dokumentarë të asaj kohe për ngjarjet në Itali, dyshoj për ndonjë marrveshje të mësheftë të Italisë me Tiranën komuniste!

Për pak muej shkoi në Vlonë ku kishte shërbye si famullitar edhe përpara pushtimit komunist. Me datën 6 nandor 1946, në pragun e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 131/389

131

arrëstimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrëstohet edhe Imzot Bonatti, pra, pak muej mbas kthimit nga Italia.

Hapët dosja nr. 3616... Me gjithë mangsitë e saja, tregon diçka që për mue më ka ngjallë interes. Në hetuesi Imzot Bonatti deklaron: “...Nëvitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej atymë kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët .”

Rreshti i fundit për mue flet gjithshka! Plot një vit hetime. Poshka deponon i shkreti Imzot Bonatti? “...nuk kam lidhje politike mekonte Salvonin. I kam thanë për Flamurin tonë Kombëtar, pse kështu ngafashizmi? Nuk më pëlqen aspak vëprimi i juej!

Për fëtyrën e Papës merrën lajmët nga agjensi që janë kundër Papës. Papa mbron popujt e vegjël dhe nuk asht e vërtetë që Papa mekenë kundër njerëzimit.

Qëllimi i jonë si fetare asht të bashkojmë popujt, dhe t’ivllaznojmë në çdo anë të botës.

Feja Katolike ka anmik kryesor gabimin dhe jo gabimtarët , icili gabim asht komunizmi , por komunistët i ka vëllazën .”

Asht fat që në shpjegimet biografike tregon disa detaje, që me

siguri nuk do të ishin ditë kurrë, p.sh.: “Në Stambollë, kam shërbye nëKishën e Sant Ospit. Atje më donin dhe më respektonin shumë.”Edhe pse asht i arrestuem Sigurimi vazhdon grumbullimin e

informatave: “...ka lidhje me Tol Arapin e Jan Boskon, shkojnë me biçikleta në mbrëmje tek shtëpia e Bonattit”(dt. 30. 06. 1947). Do tëdishrojsha me ditë, kush ishte ky Jan Bosko? - Kujt i përket ky emën?

“... përsonat që vajnë tek ky (Bonatti)  janë Katolikë , dhesigurisht qëllimi i vajtjës së tyre ka karakter politik ” (dt. 10 qershor1946).

“... shoh dy vetë që vejnë në darkë tek prifti Bonatti, por nuk injoh kush janë, ato ikin shpejt me biçikleta, për të mos i parë njeri...” ...sigurisht makina e Sigurimit ishte e zanun me arrëstimet e shumta... nuk kishin me çka me ndjekë spijujtë e Vlonës priftin! Besohet kjo?!....

Prokurori Beqir Isufi shënon: “Prifti spijun i djallzuar...” Namik Cakrani shënon: “... Është i pa korrigjuar, t’i epët dënim i

rëndë.”Trupi Gjykues i përbamë prej Kryetar Myftar Grabocka, antarë

Taqo Jaho dhe Thoma Laro, prokuror kapiten Kristo Mushi, përveçdeklaratave të sipërme akuzon Imzot Prof. Jul Bonattin: “... agjent i

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 132/389

132

Vatikanit, spijun i dërguar për qëllime armiqësore, ka bashkëpunuar mearmiqë të popullit si: Prefektin e Vlorës Lele Koçin, Rrok Nallbanin

(kuestor), dhe armikun e regjur Vishdan Risilia. Ka punuar në favor tëVatikanit i porositur nga Imzot Vinçenc Prennushi...”

Me datën 27 tetor 1947, jepët vëndimi: “7 vjet burg, me heqjelirie.”.

Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vitrresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e

 përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe NexhatHysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe vëndosi:

”Dënohet me 5 vjet heqje lirie...”.Prof. Arshi Pipa në shkrimin e tij “ Monsignor Vinçenc Prennushi(in memoriam)”, me datën 28 shkurt 1995 në Tiranë, shkruen: “... Mbajmend nji skenë të devotëshme në infermerinë e burgut, ku unë u shtrovambas kthimit në Durrës nga kampi i Vloçishtit. Në infermerinë e burgutgjeta Imzotin qi vuente prej asmës. Kjo ishte e tillë sa me e lanë pa frymë

 prej gulshimit. Nji ditë prunë në infermeri Don Jul Bonattin, famullitarine Vlorës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej

shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Monsignori tërhoqi dorën, bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.”(marrë ngaorigjinali)

A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Bonattit?Sigurimi komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né. Ai

shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit, nga icili nuk mund të shkëputej asnjë çast.

 Në materialet arkivore vërejmë disa dënime të “buta”, nëse do t’iquajmë kështu. Edhe Imzot Prennushi dënohet 20 vjet, ndërsa Don AntonZogaj, sekretari i tij pushkatohët. Don Zef Maksen (gjerman) dënohet pak vite, por merrët natën nga burgu dhe vritët. Enver Hoxha kishte zgjedhërrugën e dredhisë përpara opinjonit të huej. Po pyetën të huejt “ç’u bëImzot Bonatti?”, - ne do t’ themi - “e kemi në spital për mjekim, mëvonë, shohim e bëjmë!?...”.

Pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty shkoi me u takuembesa e tij me té. Njëditë i kishte tregue: “Kam provue tortura të 

 pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arësye...”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 133/389

133

Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin eshkretë... Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun

në punë shkencore, përkthyesi i njohtun i “Lahutës së Malcisë”, meshtar idevoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni.... dhe çohetnë manikomjo.. .fantazia e kriminelit asht e pafund....

Imzot Prof. JUL BONATTI, njëditë ndrroi jetë! Ndrroi jetë... njëfjalë goje!

U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e“pavetëdijshëm”. Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se

ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm”, që e mbytën Bonattin? Jo, jo! E, prap po e përsëris, jo! Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikishtushqehëshin me mish njeriu, dhe mundësisht ATDHETAR, ishin po,kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke, para se t’i

 pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e DulRrjollët, ishin e... ishin. Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, Shehët e Hoxhëtqë kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi të fundit të Shekullit XX, membytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij e, me gishtin

tregues tue vrritë si qent : “Tradhëtarë, ...”!

Harroni, harroni, po deshët!Por, mos harroni se:Çobajt e kafshëve tëegra janëma tëegjër se kafshët e tyne! 

PROF. ARSHI PIPA DHE PROF. PRENKË KAÇINARI

Me kalimin e kohës Sigurimi i Shtetit sa vinte e bahej ma i ashpër dhe i rrezikshëm. Përditë e ma tepër specializohej në drejtim të së keqes.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 134/389

134

Sigurisht, që në fillim i mungonte eksperienca, por shpirti i keq dhe imbrujtun me krime ishte zgjedhë me kujdesin ma të madh ndër këta

organe të mnershme e terroriste. Bie në sy që në fillim të vëprimëve të para mënyra e përzgjedhjes së elementit që kanë ndër mend me arrëstue.Kryesisht merrët pikë orientuese shkolla që ka krye ose vendi ku ka

 përfundue shkollën e mesme ose të lartë. Kontrollohej rrethi familjar dheshoqnor, e para, a ka simpatizue doktrinën komuniste ose jo, dhe, se amund të na shërbejnë ne ose jo. Në shenjë janë shkollat e Françeskanëvedhe të Jezuitëve, ndërsa në pikëpamje mbarshtetnore janë në shënjestër edhe ata që kanë përfundue gjimnazin e shtetit në Shkodër. Ishte koha kur 

ish studentët e vitëve maparë kishin mundësinë me u hakmarrë ndaj atyneqë nuk ishin angazhue në rrethët komuniste, që nuk i kanë simpatizue,ose kanë kenë indiferent ndaj vëprimeve të tyne. Kush mund të kishteshprehë ndonjë fjalë, u quejt menjëherë “armik i popullit”, ose u menduesi “zog” i çelun në çerdhën e reaksionit që ishte “Shkodra”. Shumë ngastudentët e ardhun në Shkodër, pa përjashtue ata që jetuan në Konviktin enjohtun “Malet tona” ose që kanë banue në Shkodër, por, që kanë ndjekëshkollën në këtë qytet kjoftë edhe atë femnore të Motrave Stigmatine apo

“Donika Kastrioti”, u ndoqën njësoj si nxanësit e shkollës Fullcit.Piknisja e Sigurimit të Shtetit nuk ishte vëprimtaria e një personi, shkollaishte pika e referimit, ndërsa, thëmelore ishte ajo që i shkonte në mendSigurimit, se mundët me pasë koka e atij që kishte atë rrezik me u vue nëlistën e njerëzve të rrezikshëm për pikëpamjet e tija, kjoftë edhe të

 pashfaquna. Pra, mjaftonte me i shkue mendja dikujt nga kta terroristë seky përson asht “i pakënaqun” e, mbyllej dosja, sigurisht tue paracaktueedhe dënimin e “merituem”. Hys Zaja me një copë letër, madje, pafarëkursimi të çonte në duert e kriminelëve: Cuf Lohës, Ali Qorrit, Ndrekë

 Nallbanit, Filip Pemës, Qamil Gavoçit, Kolec Ilisë, Petro Ballatës, Qazime Fadil Kapisyzit, Jonuz Dinit, etj. ose, një telefon nga “qendra” dhe tëmerrte dreqi sa nuk dijshe a do të shihësh ma dritën e diellit.

Po, sa, të pafajshëm u zhdukën prej duerve të këtyne katilave?As nuk bahet fjalë se ka me u dijtë e vërteta ndonjëherë. Derisa të

mbulohet genocidi që i asht ba popullit shqiptar, shqiptarët do tëvazhdojnë me kenë të fyem dhe të poshtnuem.

Me këtë mendim besoj do të ishin dakord edhe

Prof. PRENKË KAÇINARI e Prof. ARSHI PIPA.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 135/389

135

Të dy ishin të burgosun në vitin 1947. Të dy “armiqë të popullit”,të dy të sëmurë në Sigurim me t.b.c., të dy të masakruem ndër tortura, të

dy t’uritun, të dy të “pa marrun vesht”, të dy të humbun ndër birucat e burgjëve të Durrësit, të dy “agjenta” se kanë mbarue shkollat e larta, të dydirekt ose indirekt të simpatizuem nga intelektualët e mbarë Shqipnisë, tëdy të respektuem dhe të nderuem nga të gjitha gjeneratat që kanë ndigjuemësim nga kata vigaj të kulturës shqiptare, të dy me një hap marrshi drejtmajave të vështira, por që vezullonin si zafire për me ndritë me dijën etyne rrugën e brezave të ardhëshme drejt Evropës. Por, ç’e don, të dy të“infektuar” nga Kleri Katolik! Prandej, dënimi i dhanun nuk asht i

mjaftueshëm... duhën ridënue... Ashtu u veprue!

PROF. ARSHI PIPA “( Dosja 1167 ), vjeç 27, lindur në Shkodër (nga Libohova), banues në Durrës, profesor, në gjendje ekonomike tëmirë, i dënuar nga Gjykata Usht. Tiranë me dy vjet privim lirie, për vëprimtari kundër Pushtetit Popullor, u muar sot më 5 dhjetor 1947 në

 pyetje nga Prokurori Publik i Prefekturës së Durrësit Sotir Qiriaqi:- I pandehuri ka patur të proçeduar për veprimtari antipushtet,

vëllain e tij Muzafer Pipa, i vdekur në burgun e Shkodrës...” Në rreshtin e parë fillon gënjeshtra! Duhej shkrue:“... Muzafer Pipa, i vdekur nëtor tura në Sigurimin e Shtetit në

Shkodër... i padënuar...”.Vazhdon ma poshtë prof. Pipa:“1. Për akuzat e reja që m’atribuohën si rrjellim çka ka dalë nga

 proçesi i Gjyqit të Tiranës, kundër grupëve të organizueme kundërshtare,unë jam krejt në padijeni të tyne, dhe nuk asht aspak e vërtetë që kamqenë bashkëveprues me të dënuemit, ose të pandehurit e grupëve tëDurrësit të kësaj organizate. Unë shtoj, se, edhe dënimi em i maparshëm,me akuzat që mu banë në atë gjykim, kanë qenë disa akuza të pavërteta,të disa të rijve çiliminjë që kanë intërpretue disa fjalë të mija.

- Mbi akuzat tjera që më përmendën, unë i mohoj, e kam deklarueedhe para gjyqit që më asht ba, se me të dënuemit Is-han Podgorica, semardhanjet e mija shoqnore nuk kanë kalue cakun e marrdhanjëve

 profesionale, për shkëmbim mendimesh për çështje letërsie, dhe kurr ndonjëherë nuk kemi bisedue, ose shtrue çështje për vëprimtari kundër 

Pushtetit. Me Hysen Çelën nuk kam as njohje, vetëm e njoh kështu si

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 136/389

136

ftyrë, kështu që vetvetiu edhe akuza që më bahët në lidhje me te asht e pavend. Po kështu, nuk njoh aspak as edhe si ftyrë Skënder Çelën.

- Akuzat që po me bahën tash unë i kam marrë vesht me anën efletorës “Bashkimi”, dhe nga zhvillimi i gjyqit të Tiranës, ku i dënuemiBeqir Çela, ka pohue, se unë paskam qenë i ndërlikuem me I. Podgoricën,dhe ky direkt me Beqir Çelën ishin në këtë organizatë që u zbulue. Këto

 pohime të Beqir Çelës i mohoj plotësisht, mbasi as kam pasë dijeni, as pjesë, në organizata që ekzistonin këtu në Durrës.

- Unë mohoj gjithashtu pohimët që kanë ba para hetuësisë dhe para Gjyqit të Tiranës, të dënuemit anëtarë të Komitetit të Qarkut të

Durrësit, Selim Kokalari, Sulo Konjari dhe R. Tabaku, për që unë të kemiqenë antar i kësaj organizate me pjesmarrje në grupin Social-Demokrat.- Unë mohoj, se këta i kanë ba këta pohime, tue dijtë  se unë kam

qenë një përson që nuk e simpatizoj Pushtetin Popullor , sikurse e kam pohue edhe ma parë në gjyqin e maparshëm. Kështu më kanë kallur këtëakuzë, siç kundër u a kanë kallur edhe të tjerve.

- Me të burgosunin H. Ballhysi nuk kam patur asnjë mardhanje për aktivitet kundërshtar, kështu që edhe emni i tij që përmendët si pjestar 

i grupit social-demokrat, për mue asht i pavend.- Unë duke mohue edhe njëherë akuzat e sipërme, ju shtoj përfundimisht, se veprimtaria e eme kundër Pushtetit detërminohet mbi sakam thanë në gjykimin e parë. Ma vonë shtoj, se detërminohet e shprehame qëllim me thanë: kufizohet.

- Unë sikurse thashë, jo vetëm, që nuk kam pasë mardhanje emarrë pjesë në këto grupe që u zbuluen, porse edhe absolutisht nuk kam

 pasë dijeni që të kenë ekzistue një organizatë e tillë kundërshtare.Mbasi nuk kam gjë tjetër për të shtuar, sëpse i pandehuri i

 përgjigjet me m o h i m, ju dha fund pyetjes së tij, të cilat si ju kënduan, ivërtetoi me nënshkrimin e tij.”

I pandehuri ( Arshi Pipa) d.v.Prokurori Publik i Prefekturës (Sotir Qiriaqi) d.v.

Proçes-verbal i Seksionit të Sigurimit Durrës Nr. Regj.66Simbas shkresës përcjellëse nr. 3053 dt. 02. 12. 1947, i dënuari

ARSHI PIPA, me fakultet Filozofije në Firencë, nga Libohova, lindur nëShkodër në vitin 1920, ti vazhdohën pyetjet.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 137/389

137

Prokurori Publik i Prefekturës: S. Qiriaqi d.v.

Mbasi nuk mbetët gjë për të shtuar, sëpse i pandehuri përgjigjet mem o h i m ...Dërgohet për gjykim në Tiranë, si dhunues i dispozitave tësipërme...

Prokurori...firma.

Fletë-akuzë: I pandehuri Arshi Pipa ka qenë armik i popullit... Për të gjitha këto që përmenda më sipër, neve propozojmë që i pandehuri

Arshi Pipa të gjykohet edhe njëherë nga ajo Gjykatë Ushtarake, mbasidënimi i parë i është dhënë i pakët, sëpse mungonin edhe faktët. Me qenëse veprimtaria e të pandehurit ka qenë e vazhdueshme kundër PushtetitPopullor, dhe se parimet e tija kundërshtare nuk pajtohën kurrë me vijëne Pushtetit Popullor, propozoj, që të marrin dënimin më të rëndë.

Veprimtaria armiqsore e të pandehurit Arshi Pipa faktohet edhemë tepër në proçeset e armiqve të popullit, si më poshtë vijon:

-Selim Kokolari thotë: Arshi Pipa ka bërë pjesë në grupin Social-

Demokrat, bashkë me H. Ballhysin, I. Podgoricën, H. Çelën etj.- Sulo Konjari thotë: Arshi Pipa ka bërë pjesë në grupin Social-Demokrat dhe ka qenë elementi më aktiv i këtij grupi, bashkë me H.Çelën, I. Podgoricën, Skënder Çelën e H. Ballhysin.

- R. Tabaku thotë: Arshi Pipa ka propaganduar vazhdimishtkundër Pushtetit në fuqi dhe për ndërrimin e situatës me ndërhyrje nga

 jashtë.Prokurori shton: Ka punuar kundër Pushtetit në mënyrë

sistematike me elemente të pakënaqur nga reformat... Duhët ridënuar...”Prokurori ....firma.

PROF. PRENKË KAÇINARI: ( Dosja: 1167 ). Ka lé nëMitrovicë më 17 korrik 1910 . Ka përfundue studimet e larta në fakultetine Filozofisë, në vitin 1937 në Lion të Francës. Vjen profesor në Shkodër.Ka miqësi me Dr. Federik Shirokën, me të cilin asht mjekue dhe ka ba

 pjesë në Organizatën “Balli Kombëtar”. Në vitin 1946, transfërohet

mësues në Korçë, ku arrëstohet pikërisht kur ishte tue verue, mbasi ishterandue shumë nga sëmundja dhe:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 138/389

138

“... Akuzohët:- Se ka vazhduar shkollën nëpërmjet të Klerit Katolik.

- Ka bashkpunuar për ardhjën e fashizmit.- Kur erdhi Italia u holl në mal me “Ballin Kombëtar” dhe në

Kishë tek priftërijtë shtypte trakte, merrte udhzime nga kleri katolik dheelementët e pakënaqur në Tiranë, gjoja i sëmurë rrinte i mbyllur nështëpi.

- Ka bërë pjesë në grupe Social-Demokrate, kishte lidhje me profesorët e Korçës, Foto Bala, Sulo Klosi etj.

- Ka punuar për të rrëzuar Pushtetin Popullor, dhe për shkëputjet e

lidhjeve me Bashkimin Sovjetik për t’u lidhë gjoja me popuj përparimtarësipas tij, që donte të thonte të lidhesh me Anglo-Amerikanët.- Ka propaganduar për të rrëzuar Pushtetin me vjolencë.- Ka punuar me elementët e rinj për të patur lidhje me

demokristjanën, grupet e social-demokrates të udhëzuara nga Prenka.Vëprimtaria armiqësore e tij vërtetohet edhe nga të pandehurit:- Selim Kokalari thotë: Prof. Prenkë Kaçinari ka qenë antar i

grupit të organizatës Social-Demokrate që nga formimi i saj.

- Sulo Konjari thotë: Prof. Prenkë Kaçinari ka qenë antar i partisëSocial-Demokrate.- Gjovalin Vlashi thotë: Unë kam folë rreth gjendjes së formueme

në Shqipni, gjithmonë kundër Pushtetit. Ndër të tjerë ka qenë edhePrenkë Kaçinari.

- Xheudet Tirana thotë: Elementët që unë kam biseduar kundër Pushtetit Popullor dhe që ishin një mendimi me mue, ndër të tjerë ka qenëedhe Prenkë Kaçinari.

-Pashko Gjeçi thotë: Në mbledhjën e parë që kemi ba në Lice nëDurrës, ka kenë edhe Prenkë Kaçinari... Një mbledhje e kemi ba në shtëpitë Vasil Zirit, dhe një tek Simon Deda, një tek Stavro Frashëri... Ndër tëgjitha ka kenë Prenkë Kaçinari. Në grup kishim edhe Pjetër Gjinin, NushRadovanin, Kol Ashtën, Ndrekë Demën, Prenkë Kaçinarin, SimonDedën, Luigj Ljarjen, Gaspër Jakovën, këta ishin për Social-Demokratën.”

Ishin të mjaftueshme këto akuza me përcjellë edhe Prof. PrenkëKaçinarin bashkë me Arshi Pipën, Hysen Ballhysin e Pashko Gjeçin,

 përpara Trupit Gjykues të Gjykatës Ushtarake të Durrsit, që përbahej nga:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 139/389

139

Kryetar, Major Gjon Banushi, antarë, Major Gjule Çiraku dhe Kap. IHalil Ramohito, prokuror, Kap. Petrit Hakani dhe sekretar Arqile Mihali.

Me datën 18 dhetor 1947, Prof. ARSHI PIPA deklaron paraTrupit Gjykues:

“Përsa i përket akuzes që unë të jemë antar i organizatës trathtarenuk asht e vërtetë, dhe s’e pranoj. Unë me Sulo Konjarin dhe SelimKokalarin, nuk kam pasun ndonjë lidhje e ndonjë miqësi dhe nuk i njoh.

Unë artikujt në kohën e Italisë i kam shkrue në revistën “Kritika”.Kam shkrue mbi Fan Nolin etj. Is-han Podgorica asht profesor...

 Pushtetin Popullor nuk e kam pa me sy të mirë.Me Is-han Podgoricën nuk kam bisedue gja për situatën, dhe

çështje politike. Proçesi i em i bamë në Prokurori tregon se nuk kamrrejtë, por jam mundue me thanë të vërtetën.

Gjithë faji i em asht se nuk jam dënue njëherë e mirë , dhe tash mësjellin prap në gjyq për të më akuzue për organizatën që u zbulue, por unënuk kam marrë pjesë në té. Me I. Podgoricën kam bisedue çështje letrare,

 por çështje politike nuk kam bisedue, mbasi nuk kam qenë marrë me

 politikë, por kam ndejë tue studjue gjithmonë. Me Is-han Podgoricën nuk kam bisedue gja. Me ata që më kanë akuzue mue, unë kërkoj të ballafaqohëm.

Me Hysen Ballhysin nuk kam bisedue gja, me të jam takue disaherë, por në shtëpinë e tij nuk kam qenë asnjëherë. Bisedoja se si je, por kurr çështje politike. Skënder Çelën unë nuk e njoh, por mundet që ai mëka ndigjue emnin tim si profesor që unë ishe.

Unë në shtëpia të shokve të mij nuk kam shkue ndonjëherë.Pashko Gjeçin e kam njoftë dhe që të kem bisedue gjana letrare

 po, por, jo gja politike.Përsa i përket akuzave që më bajnë dy të rinj, unë këtyne i jepnja

mësim privat dhe nuk kanë kuptue mirë fjalët e mija. Nxanësit nuk kishinndonjë simpati karrshi meje, unë u jepja mësim privat se më paguejshinedhe ata kishin interes me mësue. Sulo Konjarin nuk e njoh, për akuzënqë më ban të mejtohet me ke ka qenë! Me R. Tabakun jam takue në kafe,

 por nuk kam bisedue kundër Pushtetit, dëshroj të ballafaqohem! Në kohën e fashizmit më kanë propozue të bahem kryetar i një

reviste italiane që do të delte në Shqipni, por nuk kam pranue. Me SelimKokalarin nuk kam pasë asnjë bisedë, dhe nuk dij pse më akuzojnë!”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 140/389

140

Pyeten dëshmitarët Pashko Gjeçi, H. Ballhysi, I. Podgorica, dhedeponojnë ato akuza që kanë deklarue masipër.

“I pandehuri Arshi Pipa mohon thënjet e tyre, nuk janë tëvërteta!”. Për secilin përsëritë thanjet e bame para Trupit Gjykues.

Pyetet PROF. PRENKË KAÇINARI, i cili deklaron:“Kam kenë profesor në Shkodër. Atëherë nuk kishte Këshill të

Lëvizjes N.Çl., por Lëvizje N.Çl. kishte. Në korrik të 1943 kam shkue nëShllak me “Ballin Kombëtar” për t’i ikë kuesturës.

Me Mit-hat Frashërin jam takue në fillim të 1943, dhe bashkë me

Zef Palin jam organizue me “Ballin Kombëtar”. Në Tiranë jam takue meR. Barbullushin që më foli për Social-Demokraten, por unë i thashë, se jam i sëmurë e nuk due me dijtë gja për këtë punë. Pashko Gjeçin e njof, por nuk kam ba pjesë në ndonjë organizatë me té. Thanjet tjera nuk i pranoj, mbasi me ata përsona nuk kam asnjë lidhje. Me Klerin Katolik nuk kam pasë asnjë lidhje. Kam njoftë Don Mikel Koliqin dhe Don NdreZadejën. Me Don Ndreun kam bisedue vetëm për probleme filozofikedhe letrare.  Nuk dij se ka pasë ndonjëherë në Shqipni organizatë apo

 parti demokristjane. Unë nuk kam marrë pjesë në ndonjë parti apoorganizatë trathtare klandestine. Jam kenë antifashist. Don Ndre Zadeja dhe në përgjithsi Kleri nuk e ka simpatizue

okupacionin dhe fashizmin.Mbas 1944 nuk jam angazhue në politikë, ata që më akuzojnë,

nuk dij mbi ç’baza më akuzojnë.”( Dosja 1167, po aty).Thirret Pashko Gjeçi, i cili deklaron: “Preka më duket se ka kenë

në mbledhje të Durrësit me Partinë Social-Demokrate, kështu e dij unë.”“Prenkë Kaçinari i përgjigjet: Unë nuk kam ndonjë anmiqësi, por 

le të pohojnë drejtë!”Edhe ndonjë dëshmitar tjetër të parapregatitun Prenka, gjakftohët

dhe me ton burrnor i jep atë përgjigje që meriton.Jam i sigurt, se këta dëshmitarë të topitun para qëndrimit të

 palëkundun të Prenkë Kaçinarit, fillojnë që në gjyq me mohue, jo aq ngaturpi, sa nga mendimi i gabuem i tyne, se në gjyq ata nuk kanë me kenëndonjëherë përballë Prenkës. Vetë përdorimi i fjalës “më duket” se kaqenë edhe Prenka!..., tregon lëkundje, një lojë që gënjeshtarët e përdorin

shpesh me mendimin që i akuzuemi me u lëkundë në qëndrimin e tij dhe po e hangri “ullinin”, hyni në grackë, ose ma vonë me pasë mundësinë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 141/389

141

me i thanë viktimës: “Të dhashë një mundësi me mohue!”. Faktettregojnë se ata mbetën gjithmonë akuzues dhe shpifës, ndërsa burra u

rikëthyen vetëm ata që para gjyqit thanë:“E kemi pranue me shtërngim, por e vërteta asht kjo që po tham

tashti këtu !” e, nuk janë kenë të paktë edhe burrat që mbas dhunimit tëmnershëm në hetuesi, kanë gjetë forca me thanë të vërtetën.

Tue mos pasë fakte për gjykimin që mund t’i kenë ba gjykata,Prenka ose Arshiu ma vonë prap do të përsërisnin gjyqin. Unë po vazhdojme thanjet e tyne, mbasi jam i bindun se edhe Prenka edhe Arshiu, do tëridënoheshin njësoj, edhe sikur kurrkush mos t’i kishte dalë dëshmitar i

rremë në gjyq ose në hetuesi, madje, ma vonë edhe do t’ishin pushkatuesi shumë shokë të tyne. Por, për me kenë të qetë shpirtnisht, të paktën sot,ata që jetojnë nuk duhët të mendojnë se ata burra vdiqën pa folë për dobësinë tonë e, “ishalla edhe dokumentat janë djegë, se ashtu po flitët!”.

Jo, jo! Mos rreni vedin gjithë jetën! Të gjithë dokumentat janë!Koha ka me provue dhe ka me vulosë ndër fletët e historisë, se të gjitha

 poshtërsitë Enver Hoxha, me shokët e tij, i ka lanë këtu dhe askush mostë mendojnë, se i kanë marrë me vedi në vorr!

Me datën 24 dhetor 1947 Kryetari i Gjykatës Ushtarake Durrës,major Gjon Banushi, jep vëndimin nr. 704 thëmel. Simbas zhvillimit tëgjyqit nga dt. 18 dhetor 1947:

“... Në emër të Popullit Shqiptar”:“... Arshi Pipa, Prenkë Kaçinari, Hysen Ballhysa, Pashko Gjeçi

kanë qenë antarë të organizatës së gjerë agjento-sabotatore, dhe antarë tëgrupit social-demokrat, për të rrëzuar me dhunë Pushtetin Popullor duke

 pritur një zbarkim nga jashtë.I pandehuri Arshi Pipa, gjatë kohës së fashizmit ka drejtuar 

revista me ideologji fashiste për të mashtruar popullin dhe për të maskuar okupacionin e fashizmit në vendin tonë. Mbas çlirimit të Shqipërisë, dukeqenë profesor në liceun e Tiranës, lidhet me grupin e social-demokratësdhe zhvillon një aktivitet të gjerë në favor të kësaj organizatë.

I pandehuri, vazhdon aktivitetin e tij ndër studenta dhe ndër elementa të pakënaqur, duke predikuar mbi demokracinë perëndimoredhe me tjera pallavra, të gjitha këto i bënte me qëllim për të treguar se nëvendin tonë nuk kishte liri demokratike dhe, e konsideronte Pushtetin si

një Pushtet terrorist.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 142/389

142

Aktiviteti i të pandehurit u provua plotsisht nga atribuimet që i bëri Sulo Konjari në gjyqin e Tiranës, Selim Kokalari dhe Ramazan

Tabaku, nga proçes-verbali i tij para hetuesisë dhe nga gjithë përmbajtja edosjes.

I pandehuri ka bërë mbledhje të rregullta me Prenkë Kaçinarin,Stavro Frashërin, Is-han Podgoricën, Simon Dedën, Hysen Ballhysin,Sabri Ticin e Rifat Dërvishin, dhe këto mbledhje janë bërë në liceun eqytetit.

Prandaj: ... Për të gjitha këto, bashkërisht dhe pjesërisht nëkundërshtim me prokurorin, në bazë të ligjes së sipërme vëndosi:

1. Prenkë Kaçinari, me privim lirije përjetë, konfiskim të pasurisësë tij të luajtëshme dhe të paluajtëshme.

2. Arshi Pipa, me 20 vjet privim lirije.3. Hysen Ballhysa, me 15 vjet privim lirije.4. Pashko Gjeçi, me qenë se u tregua shumëi sinqertë  para Gjyqit

dhe deponoi vullnetarisht jo vetëm fajsinë e tij, por edhe të shokve të tij pjestarë të po një organizate, i akordohën shkaqe lehtësore në konformitet

me nenin 45, të ligjës 382, dt.12 dhjetor 1946, dhe vendosë: dënimin e tijme 5 vjet privim lirije, dhe konfiskimin e pasurisë.Të katër të pandehurit humbin të drejtat civile dhe politike për tre

vjet, dhe vuajtja e ndëshkimit fillon nga data e arrëstimit.Durrës 24 dhjetor 1947.

Sekretari d.v. Antar d.v. Antar d.v. Kryetari d.v. (vetëm firmat)

 Në dosjen nr. 1167 ruhët kjo kërkesë e bame nga Prof. Arshi Pipa,të cilën po e botoj pa asnjë ndryshim nga origjinali, mbasi m’u dhamundësia e kopjimit:

“V.F.L.P.Me anën e Drejtorisë Burgut A.P. Durrsit

Gjykatës së Naltë Ushtarake Tiranë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 143/389

143

I nënshkruemi Arshi Pipa kam nderin T’i paraqes asaj së NalteGjykatë, kërkesën time apelimore, si vijon:

I arrëstuem që më 27 prill 1946, jam dënue prej Gjykatës sëGarnizonit Tiranë me 2 (dy) vjet privim lirije, për veprimtari kundër Pushtetit.

Më 20 dhetuer 1947 jam dënue rishtas nga Gjykata me 20 (njizet)vjetë privim lirije, i akuzuem në grupun social-demokrat në lidhje meorganizatën e deputetve. Përsa i përket kësaj akuze, marr lejën të bajvetëm nji vërejtje: Përsonat që më akuzojnë, disa i njof vetëm për fëtyrë,e disa nuk i njof fare. Prej akteve që e Nalta Gjykatë do të marrë në

shqyrtim, kam shpresë, do të dalë qartë se unë nuk jam nji njeri i politikës por nji njeri i librave, i studimëve; nuk kam marrë pjesë në jetën politike para Çlirimit, nuk kam qenë as me Ballin as me Legalitetin. Me ndjenjakam qenë kundërshtar i fashizmit, gja kjo që provohet ndërmjet tjerash,nga nji dokument që ndodhet n’aktet e mija të gjykimit të parë. Rrjedhinga nji shtresë e mesme qytetare. Nuk jam i prekun nga Reformat, mbasias unë as prindët e mij nuk kanë të paktën asnji shtëpi banimi tonën.

Përveç të masipërmeve lutem të merren parasyshë edhe këto dy

gjana: a. Gjendja ime familjare: tue qenë unë i vetmi mashkull përveç babës që asht tetëdhetë vjeçar e paralitik - në familjen time të përbamenga nana, katër motra - prej të cilave njena e sëmurë tuberkuloze - dhe dy

 jetime. b. Gjendja ime shndetsore: tue qenë unë që prej shumë kohe menji infiltracion të mushkërive.

Tue shpresue se apelimi im do të gjejë konsideratë pranë asaj së Nalte Gjykatë, kërkoj lehtësimin e dënimit dhe shpreh bindjen time nëverdiktin e saj të drejtë.Durrës 27 dhetuer 1947

Arshi Pipa d.v.I burgosun në Burgun A.P. të Durrësit”V.O. Burgu A.P. (Armiqve të Popullit), shën.autori.

Seksioni i Mbrendshëm i Durrësit përcjell dosjen në Gjykatën e Naltë tue shtue këtë dokument:

“Komunikatë: Me datën 24 shkurt 1948 Prokuroria vë ré se: Nga shqyrtimi i aktëve të të pandehurve Arshi Pipa, Pashko Gjeçi,

Prenkë Kaçinari dhe Hysen Ballhysa, rezulton se kanë qenë antarë tëorganizatës agjento-sabotatore duke bërë pjesë në grupin e quajtur social-

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 144/389

144

demokrat, që kryesohej nga Gjergj Kokoshi e Suat Asllani. Organizataështë shtrirë në elementët e pakënaqur nga Pushteti e Reformat. Kanë

organizuar grupe në shkolla si profesorë dhe kanë bërë mbledhje tërregullta. Kanë marrë vëndime për zgjerimin e organizatës dhe kanë

 propaganduar kundër të gjithë Reformave të Pushtetit. Kanë sabotuar nësektorët e tyre, kanë agjituar për të prëgatitur terrenin për ndërhyrjen eAnglo-Amerikanve.

Qëllimi i të pandehurve ka qenë rrëzimi i Pushtetit me forcë dheme anë të një kryengritje në lidhje me forcat e huaja.

Vepra e tyre është tradhëti ndaj Pushtetit Popullor dhe Atdheut.

Për këto arësye dhe për ato që do të shtroj, kërkoj modifikimin edënimit Prenkë Kaçinarit, ndërsa Arshi Pipa, Pashko Gjeçi, dhe HysenBallhysa, të lehën si ishin.24 shkurt 1948

Prokurori Ushtarak i U.K. Shqiptare

Kapiten I. Nevzat Haznedari d.v.

Gjykata e Naltë Tiranë me nr. 96 të vëndimit, nr. Regj. 61, embledhur me datën 29 shkurt 1948, me kryetar major Niko Çeta, antarë,kap. I Veladin Zejneli dhe kap. I Nexhat Hysejni, prokuror kap. I NevzatHaznedari dhe kryesekretar, Thoma Rino, mbasi shqyrtoidokumentacionin e të pandehurve, vëndosi:

1. PRENKË VLASH KAÇINARI, me 20 vjet privim lirije.2. ARSHI MUSTAFA PIPA, me 20 vjet privim lirije.3. HYSEN NAMIK BALLHYSA, me 15 vjet privim lirije.4. PASHKO VASË GJEÇI, me 5 vjet privim lirije.

Kryesekretari d.v. Antar d.v. Antar d. v. Kryetari d.v.(vetëm firmat). “

Këtu mbyllet vetëm dosja...Jeta me të vërtetë vazhdoi... por, askush nuk mund të parashikonte

si u erdhi fundi këtyne njerëzve, ndoshta, edhe ata vetë në vitin 1947-48,fundin e kanë mendue në Beden, Maliq, Burrel, ose Tepelenë, por, kurrë

se mund të jenë një ditë... në Romë,...Washington... ose, ma mirë methanë se mund të jenë ndonjëherë të lirë. Fjala liri kishte përëndue bashkë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 145/389

145

me andrrat e shpresat e tyne. Prof. Arshi Pipa pat fatin me e shijue praplirinë, ndërsa Prof. Prenkë Kaçinari, provoi, se, ka rasë që jeta tregohët e

ashpër dhe mizore e, ndonjëherë, jo e meritueme kjo për até që e provoi...

Lexoni me kujdes këta pak rreshta, pa koment:

I dashtuni Mark, (Të dashtunit e mi)Edhe pak çaste më mbetën, kur unë përfundimisht po shkëputem

nga kjo jetë. Me përmallim të madh po ju la të gjithve: kunatën, motra,nipa e mbesa që kaq fort ju kam dashtë. Vëndosa me e krye këtë akt

dobësije do ta quani, por për mue kje akt kurajoz. Vuajta tepër e tash mas’po mund të duroj. Po i nap fund të gjitha vuajtjeve të mija.Kjeshë te ju; nuk dhashë me kuptue gja; nuk dojshe me tradhtue

veten, kisha frigë të mos më mbusheshin sytë me lotë. Nuk e pashë edhemotrën time të dashur, Luljen, që ishte e shtrueme në spital.

Se çfarë çastesh të fundit po jetoj, nuk mund t’i përshkruej. Po eshkruej këtë letër me lot ndër sy.

Erdha këtu në Tiranë vetëm e vetëm për mos me ju qitë telashe ju.

 Në vendin ku do të vras vetën dëshroj të varrosëm. Një dëshirë tjetër e, që due ta plotësoni asht: të mos mbani askushshej zije për mue; zinë e mbani në zemër.

E tash lamtumirë përgjithmonë. E di se do të kishit dëshirue t’jushkruajshe ma gjatë. S’po më punojnë ma as mendja, as dora.

Përqafime e të puthuna të përmallshme; më kujtoni në bisedattuaja, jam i juaji

Prenkë KaçinariTiranë, 3.IX.1956 ora 5 mbasdreke.

Kjo letër u postue nga Tirana nga vetë Prenka, për Z. Mark Lezhjanë Durrës, që ishte burri i motrës së Prenkës, Karrolinës dhe, origjinaliruhët në familjen e tij. (shënimi i em).

DON A N T O N M U Z A J

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 146/389

146

Ka lé në vitin 1921 në Vernekollë të Jugosllavisë nga prindëtDedë e Dila Muzaj. Kishte katër vëllazën dhe një motër. Mbasi kryen

klasën e parë në Prizren, vjen në Shkodër për me vazhdue studimet nëKolegjin e Jezuitëve, ku vendosë me marrë rrugën e meshtarisë. Në vitin1938 shkon me vazhdue studimet e larta në Universitetin e Gregorianëvenë Romë, Itali. Mbasi mbaron studimet për filozofi dhe teologji në vitin1945 shugurohet meshtar.

 Në vitin 1946, Vatikani tue e dijtë se mjaft klerikë poarrëstoheshin, i ban thirrje të gjithë meshtarëve të vendëve të Lindjes “meu gjetë në këtë kohë të vështirë pranë popujve të tyne të robnuem nga

komunizmi...”. Thirrjes së Papës Piu XII i përgjigjet Don Antoni edheImzot Jul Bonatti, të dy të ndodhun atje që këthehën në Shqipni dhe pësojnë të njajtin fat.

Mbas arrëstimit të Don Tom Lacës, Don Antoni, emnohëtKançelar i Argjipeshkvisë së Shkodrës. Në një kohë rekord, mbrenda pak muejsh Don Anton Muzaj bahët një ndër figurat ma të ndërueme dhe tërespektueme të Klerit prej popullit të Shkodrës. Cilësia që ë bani të

 përjetëshëm ishte përvujtnia dhe modestia shpirtnore e tij. Me të vërtetë i

rij me moshë, por shumë korrekt dhe komunikues me njerëzit. I pa pritueshëm dhe shumë aktiv. Ishte shumë tërheqës në biseda dhe në predikimet e tij që bante në Kathedrale.

Me datën 20 maji 1947 arrëstohet dhe torturohet si të gjithë tëtjerët në mënyrën ma shnjerëzore nga katili Pjerin Kçira. Ky kriminel embajti Don Antonin në një nga podrumet e hetuesisë të zhytun deri në belnë ujë të pistë, mbandej e nxori në hollin e Kuvendit të Fretënve, ku ashtkenë sahati me diell. Aty vendi i shatrivanit ishte këthye në një pus tëmadh i gropave të zeza që derdhëshin përjashta dhe në atë moçal të ndytëDon Antoni, asht pa për disa ditë i zhytun, derisa njëditë ka fillue mehumbë në atë pisllëk. Aty kaloi një dimën të ashpër që e shpartalloi menjë T.B.C. galopante. Asht dëshmitare Z. Ana Daja, që e ka pa me sytë esaj tue skuqë vendin me gjakun e tij që nxirte kur kollitej dhe binte pandjenja. E vetmja thirrje e tij ishte: “O Zot, për hatër tand.... mëndihmo!”. Kur ka dalë në gjyq asht ba “përjashtim” në grupin që bante

 pjesë, i vetmi asht kenë Don Antoni që asht lejue me folë i ulun nëkarrigë, mbasi ishte aq i sëmurë sa nuk qëndronte në kambë. Që në

 pyetjet e para para trupit gjykues, i merrën mendët dhe rrëzohet.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 147/389

147

Don Antoni u akuzue: “Agjent i Vatikanit i dërguar në Shqipëri për qëllimet e tyre djallëzore për me organizuar grupe kundër Pushtetit,

është qenë bashkëpuntor i fashizmit që në shkollë, spijun i tyre. Kadëshruar që pushtetin ta marrin Balli Kombëtar, mbasi ajo organizatë kaqenë që ka bashkëpunuar me fashizmin deri në kapitullimin e plotë tëtyre.” ( Dosja 1303 Arkivi M.M.Tiranë ).

Pjerin Kçira shënon: “Në hetuesi ka rezistue, mundohet të largojëvehtën nga përgjegjësia. Asht element besnik i vi jës sëtrathtisë .”

 Në proçes-verbalin e ballafaqimit me At Mëhill Miraj, pyetësiFadil Kapisyzi shënon: “... ka pasë lidhje me padër Mëhill Miraj dhe

 padër Bernardin Demën, me të cilët ka biseduar se Kleri pret kohënoportune për me sulmue këtë Pushtet. Ka shpërnda trakte për Organizatën“Bashkimi Shqiptar” dhe ka ba pjesë në grupin e avokat Paulin Palit.

Don Anton Muzaj mohon ballafaqimin, se nuk janë tëvërteta.”

Grupi përbahej nga: At Donat Kurti, Don Anton Muzaj, DonMark Hasi, Angelo Tarcizio, Çesk Hilgega, Viktor Kujxhija, InjacSerreqi, Albert Çoba, Ana Daja, Gjon Kovaçi, Liza Pali, Elez Nurja dhe

Sheuqet Lutfija. Dokumentacionin e plotë nuk kam pasë mundësi me elexue.Gjyqi Ushtarak u zhvillue në Shkodër dhe vendimi u dha më 8

 janar 1948 nga Trupi Gjykues i përbame nga: Kryetar, Misto Bllaci,antarë: P. Alizoti dhe A. Koroveshi, dhe prokuror Namik Qemali.Relacioni për gjykatën u përpilue nga Aranit Çëla, i cili shënonkarakteristikat përsonale për secilin, mbasi njëditë para daljes në gjyq ai imori në pyetje të gjithë një nga një.

Don Anton Muzaj deklaron:”... nuk e kam dashtë asnjëherëkomunizmin dhe më ka ardhë keq që humbi dhe nuk fitoi BalliKombëtar, mbasi ishte e vetmja organizatë që kishte elementë tëmirë me marrë në dorë drejtimin e shtetit.”

Mbas pak ditësh që u lirue, vdiq në shtëpi për mos meshenue se mbeti në duart e hetuesve kriminelë....

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 148/389

148

NJË AKT TIPIK KOMUNIST…

“Lufta që racjonalizmi nisimbi katedra, ra mandej nërruga e u ba komunizëm,bolshevizëm gjithrrënues.”

 Don Kolec Prennushi

Komunizmi asht një e keqe e madhe, që duhët zhgulë me rrajëdhe duhët mos me hezitue për me e shkatrrue përfundimisht, me luftë tëvazhdueshme dhe të përhershme. Asht sistemi ma përbindësh qëmbështetët në një dhunë të pamëshirshme dhe propagandë fund e majevetëm rrena. Sigurimi i shtetit nuk asht tjetër veç një sadizëm i përhapunnë çdo skaj dhe i institucionalizuem në të gjitha metastazat e tij. Praktikae punës së qeveritarëve dhe e institucioneve të krimit asht zhdukja edokumentacionit. Dosjet, hetuesitë, zhdukjet e njerëzve, vrasjet dhetrajtimi i kufomave të viktimave, shpeshherë në tortura ose mbas torturës,

gjithmonë në msheftësi, pa proçese legale dhe pa asnjë përgjegjësi tënjohtun dhe të pranueme nga organët shtetënore, kanë për qëllimshkatrrimin përfundimtar të njeriut si nga ana fizike, ashtu edhe

 psikologjike e shpirtnore.Terrorizmi në Shqipni gjithmonë në këta 50 vjet asht mohue, asht

errësue, ose asht nënvleftësue aqsa populli kishte humbë çdo shpnesë, senjëditë mund të shpëtojë. Gjyqet e mëshefta janë rruga e çmobilizimit nëmasë mbasi mijëra njerëz me të njajtat vlera dhe me trimni të pashoqe,

 janë torturue e masakrue tue përfundue viktima të terrorit komunist.Kundër popullit shqiptar asht përdorë TERRORI si mënyrë qeverisjeje,tue e kthye atë në një plaçkë të friksueme ose në një turmë të bindun,mbasi përpjekja e Sigurimit të Shtëtit ka kenë gjithmonë mobilizimi ishumë vetëve në strukturat e tij. Ai i ka detyrue ata me u identifikue mespijunllëkun, në mënyrë që jeta e tyne të ishte një ankth i vazhdueshëm.Kontrolli i lëvizjeve të çdo individi, vrojtimi i të gjitha hallkave të jetës,monopolizimi i të gjitha organizatave, i mjetëve të komunikimit,

shfrytëzimi i shumicës nga pakica e privilegjueme për shërbimet shtypësedhe shtërnguese, sjellin si pasojë tek njerëzit që në mënyrë të vetëdishmeme pranue dhunimin e të drejtave njerëzore si një diçka e paevitueshme,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 149/389

149

aqsa njerëzit që nuk janë të arrestuem, ose ma keq, ata që dalin nga burgjet, kthimin e lirisë me e konsiderue si një “dhuratë”, ose prap ma

keq, para lirimit me e detyrue viktimën me nënshkrue edhe deklaratë“bashkëpunimi” dhe, me ia ditë për “nderë” se po shkon me ba punën etyne “i lirë”. Sigurimi i shtetit ka pikësynue gjithmonë që në popull tëmbizotnojnë pasiguria e përhershme, tue u konsiderue i “kudogjindun”.Zhdukjet e pashpjegueshme, hetimet e stërzgjatuna, pyetjet dhe firmosjëte proçes-vërbaleve me dhunë, terrorizmi i fshehtë dhe çnjerëzor, proçesëtgjyqësore poshtnuese, dëshira me vdekë për me “shpëtue” pa marrë

 parasyshë pasojat, intërrnimet e familjarëve, papunsia, dëbuemjet,

divorcet, etj. që përmblidhen në luftën e klasave, kanë ba mbretnimin emjerueshëm të psikologjisë së mbarë popullit nga shteti.Asht aksiomë: Çdo shtet i drejtuem nga komunistët përfundon në 

 shtet terrorist.Kush nuk pajtohet me gjendjën, ose vetëm mendon me e ndryshue

atë, asht atypëraty “armik”, edhe pa krye asnjë akt për atë qëllim.Automatikisht atdhetarët, intelektualët e ndershëm dhe kleri janë nëformulën e “armikut të popullit”. Të gjithë këta mendojnë kundër kësaj

vegle vigane që quhet komunizëm, mbasi zbulojnë qëllimin amoral të tijqë asht i mbuluem me lëvoren e pranueshme morale “barazi për të gjithë, pa dallim feje, krahine dhe ideje”, tue rrokollisë miljona njerëz në këtëhumnerë, e provueme sot ma shumë se kurr: utopi.

A mund të pranonte Enver Hoxha me shokë, thanjën e Don Lazër Shantojës, që shkruante, shumë vite maparë (në vitin 1924): “Qeveria kakrye plotësisht programin e saj, atëherë, kur trathtarët e popullit të mosmunden me qeshë ma kurr, mbi kurrizin e popullit”?

Kjo asht arsyeja që më 5 mars 1945, i pari klerik katolik që pushkatohet asht pikërisht Don Lazër Shantoja, i gjymtuem kambësh ekrahësh me sharrë druvari. Hetuesit e tij bredhin rrugëve të Tiranës, tue

 përqeshë turmat e popullit që nuk dijnë cilit me i vue gishtin të parit e, kume fillue, në cilin skaj të vëndit, gjithkah zi e ma zi.

Komunistët mendonin me përdhosë Elterin e Atdheut me vepratma makabre të Shekullit XX dhe, asht e vështirë me e mendue këtë skenëtë ndodhun me dy klerikë.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 150/389

150

DON ALEKSANDËR SIRDANI DHEDON PJETËR ÇUNI

Don Aleksandër Sirdani ishte nga Gucia, i datlindjes 1887. Njëmeshtar i zellshëm dhe i respektuem nga populli në vendin ku shërbente.Që në rini u dashunue me folklorin e popullit tonë. Atje mblodhi njëthesar shumë të çmueshëm dhe shumë shpejtë u konsiderue si një ndër njohësit ma të mirë të etnografisë dhe frazeologjisë popullore. Kultura egjanë që mori në Insbruk, forcoi edhe mashumë idealin e tij si atdhetar.

 Njihte mirë frymën demokratike, prandej edhe shkroi shumë artikuj ndër revistat ma në za të kohës. Asht vëllai i At Marin Sirdanit edhe ky dijetar.

Don Aleksandri, ishte një ndër bashkëpuntorët ma të ngushtë tëDon Nikoll Gazullit dhe At Donat Kurtit. Kishte edhe prirje poetike.Vlenë me u theksue se në shpirtin e tij depërtuen thellë njohjët engjarjëve historike të kreshnikëve të Veriut, gja që sollën në letrat ekulturës shqiptare një përsonalitet të kompletuem.

Origjina dhe njohjet e zakonëve të malësisë e lidhen me popullin,

nëpërmjet atij virtyti që malësorët e kërkonin edhe në portretin e priftit,që u predikonte e që ai virtyt thirrej trimni.

 Nësa ndër rrugët e Shkodrës shëtitej mbi një gomar prifti80 vjeçarë Don Ndoc Nikaj, një ndër thëmeluesit e Shoqnisë“Bashkimi”(1899) dhe romancieri i parë i letërsisë shqipe, po në vitin1946 në Koplik, fanatikët komunistë kërkonin me fye figurën e dijetaritDon Aleksandër Sirdani mbi një gomar tjetër, edhe ky prift i rrëthuemnga gomarët e Enver Hoxhës, që mendonin se po përdhosin meshtarin e

 përvujtë! Sekretar i Frontit demokratik në Koplik ishte Ago Dino, ndërsa prokuror Ali Paçrami. Mbahën mend si katilë: Xhemal Selimi, PalMëlyshi, Asllan Lici dhe Faik Nuti.

 Në muejin korrik të vitit 1948, Don Aleksandri u arrëstue dhe umbajt në hetuesinë famkeqe të Koplikut, ku e torturoi katili XhemalSelimi me shokë, të gjithë të njohtun si kriminelë të pashoq.

Don Pjetër Çuni ka lé në Shkodër më 9 gusht 1914. Në moshën

7 vjeç ai ishte në Kolegjin e Jezuitve të Shkodrës, prej ku shkon në Romëme vazhdue studimet e larta teologjike. Përfundoi studimet nëPropaganda Fide në vitin 1940 dhe po atje, u shugurue meshtar bashkë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 151/389

151

me 100 xhakojë të tjerë nga vende të ndryshme të botës nga vetë Papa PiuXII. Mbas shugurimit atje në muejn prill, nga qershori vjen në Shqipni

dhe ditën e Sh’Palit e Sh’Pjetrit (pra, ditën e emnit të tij) më 29 qershor,thotë meshën e parë në Kathedralën e vendlindjes, me prezencën e Imz.Gaspër Thaçit, të Imz.Gjergj Volaj, si dhe të gjithë klerit.

Ai ishte nipi i Don Ndre Lufit. Tue cilësue vetëm emnin e dajës sëtij, për né që e kemi njohtë Don Ndreun, e kemi të kjartë se kush ishte kymeshtar i rritun dhe i prëgatitun nën kujdesin e tij. Don Ndreu asht ndër klerikët ma të pastër me qëndrimin e tij burrnor në hetuesi dhe në burgje.Gjithmonë i papërkulun kundrejt armiqve të Kishës.

Tek Don Pjetri me siguri përveç cilësive të priftit të devoçëm,daja shihte tek nipi edhe virtytin e vet që e ka karakterizue gjithë jetën,trimin e mendshëm dhe të vëndosun. Këtë e ka provue jeta e të dyve.

Emnohet meshtar i Shkrelit dhe në vitin 1941 asht në Rrjoll. Aty,si të gjithë klerikët, merrët me studimet e zakonëve të krahinës. Botonartikuj në revistën “Kumbona e së Diellës”, me siglën R.I. (Pjetër Çuni),ku spikatë vullneti dhe saktësia në studimin e folklorit. Ndoshta ky ashtedhe shkaku i njohjes me shkencëtarin e asaj fushe Don Aleksandër 

Sirdanin, me të cilin edhe martirizohet.Porsa fillojnë vëprimet kriminale në zonën e Koplikut, vritëttrathtisht Don Luigj Pici, më 10 nandor 1946, vetëm për një deklaratë të

 bame në favor të Etënve Jezuitë Fausti e Dajani, kundër vëndimit tëgjyqit për pushkatimin e tyne. Vrasja e kryeme nga Asllan Lici dhe PalëMëlyshi, atëherë u vesh me motive plaçkitjeje, motive që në të vërtetëedhe qëndronin, mbasi plaçkitja dhe hajnia ishin gjithnjë të pranishme nëvrasjët dhe arrëstimet e komunistëve. Këtë e vërteton vetë fakti i humbjessë pothuej të gjitha studimëve dhe të veprave shkencore, letrare dheartistike të intelektualve që janë vra, arrëstue ose kontrollue shtëpitë etyne. Këtë fat pësuen edhe studimet e Sirdanit e të Çunit. Me siguri ata

 janë mbrenda ndonjë titulli të dhanun ma vonë nga Universiteti i Tiranës, po fakti asht se plaçkitësit mohuan autorët e vërtetë.

Brezat e ardhshëm nuk do ta besojnë ndoshta këtë ngjarje, por unë, po e shkruej i nxitun nga Konica, që thotë: “Popujt që nuk nderojnë kujtimet e shkuara, janë të dënuar me vdekje”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 152/389

152

SI I MBYTËN DY PRIFTNIT?

Mbas vrasjës Don Luigjit, në vendin e tij u emnue Don Pjetri, icili ato ditë thonte: “Dukët se Krishti ka vendosë që unë të jem ndër tëfundit!...” Në muejin korrik të vitit 1948, kur po vinte me një biçikletë

 për në Shkodër, ndalohët në rrugë dhe përcillet në hetuesinë e Koplikut.Aty, siç më tregonte një ish-polic S. N. i Seksionit të Mbrendshëm, gjenëDon Aleksandrin dhe At Florian Berishën S.J. që masakrohen bashkë meshumë malësorë. Priftnit torturoheshin ma shumë se të tjerët, thonte ai.

 Nuk dinte sëpse, por jepej një urdhën: “Hyni në hu, edhe po ngordhënmos u frigoni!” Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me ekërkue, mbasi nuk i kushtonte asgja Xhemal Selimit me të vra me të.Gropa e zezë ishte e hapun për cilindo!

 Njëditë kishin shkue herët në Seksion Asllan Lici e Palë Mëlyshi.Xhemali po i priste në zyrë. Mbas një bisede të shkurtë, të tre bashkëkanë dalë e kanë dhanë urdhën me shkue tek birucat e Don Aleksandritdhe Don Pjetrit, me i lidhë dhe me i nxjerrë mbas ndërtesës së Seksionit.

Për fat ky nuk e kishte pasë atë rrezik me zbatue atë urdhën mbasi ishincaktue katër të tjerë. I kanë lidhë dhe i kanë nxjerrë nga një derë anësore.I kanë ba me ecë pak shpejtë edhe pse ishin mjaft të lodhun nga vuejtja.Xhemali ka hy në zyrë, ndërsa Asllani e Pali kanë urdhnue policët meshkue tek stallat e kuajve dhe me marrë dy cfurqe të rinjë dhe të fortë.Urdhni do të zbatohej por me mend nuk mund të gjindej çka duan me baxhullinjtë. I sollën edhe cfurqit. Ka dalë i pari topall në topall Asllani embas tij me kapadaillëk si gjithmonë Pali. Janë drejtue nga priftnit e

lidhun tue u thanë: “ Ecni, more klysh të Papës, se tash do t’jurregullojmë qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhgarravinat tueja...! Pse nuk tregoni me cilët kriminela jeni të lidhun dhe u keni çuebukë ndër male?” Nuk kanë pritë përgjigje por janë drejtue nga një gropëgjirizi të nevojtorës së Seksionit që ishte gjithmonë e hapun. Kanëurdhnue me afrue priftnit tek gropa. Këta që po shihnin nga dritarët pomendonin se po u bahëj presion me tregue... por, papritmas Asllani i kavue duert në gjoks Don Pjetrit dhe Pali, ka kapë përkrahut Don

Aleksandrin dhe, tue ua sha Zotin me fjalët ma të flligta veç kur u kanëdhanë të shtymen të dyve e, kanë ra mbrendë në gropën e zezë. Kur  priftnit kanë marrë me u çue, xhelatët i kanë shty me cfurk për me i zhytë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 153/389

153

mbrenda, tue u thanë: “ Hee... flisni... ku e keni ate Krishtin tuej... flisni...kështu do të jenë fundi i priftënve... A po e shihni kund Krishtin tuej, hee

 pisa pisash...?”Don Aleksandrit, që ishte zhytë ma parë sidukët i ishte marrë

fryma dhe nuk po i shihej fëtyra, ndërsa Don Pjetri ka muejtë me nxjerrëkokën edhe njëherë, ashtu i nxime si të ishte i lymë me zift prej pisllëkut,ka mbledhë gjithë forcën që i kishte mbetë dhe ka thirrë:

“RRNOFTË KRISHTI... TEK AI PO SHKOJ!...”Mbi brrakën e gropës së nevojtorës janë pa vetëm kindat e ndyme

të dy veladonëve. Fëtyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtë vazhdonin me i

shty me cfurk derisa u zhytën mbrendë edhe trupat e pajetë të tyne. Mbas pak minutash priftnit u mbytën... Ata mendonin se bashkë me trupat e pajetë do të zhdukët edhe vepra e tyne....

Edhe pse porosia ishte se kush do të flasë ashtu do ta pësojë,ngjarja e dy priftënve mori dheun. Dihej martirizimi, por diheshin edhekatilët. Fëtyrat e këtyne kriminelëve kanë mbetë njësoj si atë ditë kur janëfotografue si “çlirimtarë”, më 29 nandor 1944, tue parakalue në Fushën eÇelës së qytetit të Shkodrës.

Shqipnia asht shumë e vogël për krime kaq të mëdha. Ka vendeshumë ma të mëdha, që edhe ata kanë vuejt nën thundrën gjakatarekomuniste, por krimet atje nuk janë kurrë në përmasat tona.

Historia do të flasë njëditë!Po, kur? - Atënuk e di ! 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 154/389

154

PJESA III

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 155/389

155

IMZOT FRANO GJINIRREGJENT’ I DELEGACIONIT APOSTOLIK NË SHQIPNI

“Unë nuk do ta ndajë kurrëgrigjën teme nga Selia Shenjtë!”

Imzot Frano Gjini

Ka lé në Shkodër në vitin 1886 nga prindët Pjetër (Tuke) eDrande Gjini. Ishte nga një familje e vjetër qytetare. Shkollën fillore dhegjimnazin e ka përfundue ndër Etnit Jezuitë të vendlindjës, ndërsa ato tëlartat teologjike i ka krye në Propaganda Fide në Romë, ku u shugurueedhe meshtar në vitin 1908. Vjen në atdhe dhe emnohët sekretar iArgjipeshkvit të Durrësit, tue krye edhe shërbimet fetare në fshatin eDelbinishtit. Shkon për 18 muej në qytetin e Durrësit dhe rikthehët prapnë Delbinisht, deri në vitin 1914. Emnohët famullitar i Dërvenit në

Fushë-Krujë për dy vjet dhe më 14 nandor 1919 emnohët prap në Durrës,deri në vitin 1924. Prej Durrësit shkon në Kurbin deri në vitin 1928. PrejKurbinit shkon në Perlat të Kthellës së Mirditës. Në vitin 1930Shugurohet Ipeshkëv i Durrësit, kohë në të cilën administronte edheVlonën. Mbas dy vjetësh, në vitin 1932 asht Abat i Mirditës, me seli nëOrosh. Në vitin 1944 asht edhe administrues i Lezhës.

 Në vitin 1945, në muejn maj, mbas largimit nga Shqipnia tëDelegatit Apostolik Imzot Leone G. B. Nigris, prej qeverisë komuniste të

Tiranës, Selia Shenjte emnon:IMZOT FRANO GJININ,

REGJENT’I DELEGACIONIT APOSTOLIK NË SHQIPNI.Asht i par i shqiptar qëemnohet nëkëtëdetyrëtëlartënështetin 

shqiptar , prej thëmelimi t të ti j .Me datën 20 nandor 1945 i vjen zyrtarisht emnimi nga Vatikani.

Dokumenti i ardhun nëpërmjet të Ambasadës Italiane, i dorëzohet nga AtGiovani Fausti S.J., që atëherë ishte me detyrë në Tiranë. Qeveria

komuniste e Tiranës nuk e njeh këtë detyrë dhe as Regjentin e posaemnuem.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 156/389

156

Që në moshën e re bie në sy përvujtnia dhe matunia e tij gja që emiqëson shumë me Imzot Bumçin, Prennushin, Jul Bonattin, At

Meshkallën, At Giadrin, Don Shtjefën Kurtin etj. me të cilët jo vetëmkonsultohet por asht edhe bashkëpunëtor besnik për të gjitha problemetfetare të krahinave që administron. Mbas emnimit si Regjent kërkon ngaVatikani zëvendsimin e tij, mbasi sheh vështirësitë e mëdha që i dalin ngaqeveria komuniste. Ishte nandori i 1945, kur e kërkon këtë gja ngaVatikani por Vatikani nuk miraton kërkesën e Imzot Gjinit. Në janar të1946 përsëritë kërkesën gojarisht me anë të At Filipe Kjeja, italian, qëniset për Itali, njëkohësisht njofton Vatikanin për reformat komuniste që

 po zbatoheshin këtu, si: mbyllja e shkollave fetare, shtetizimet e pronavetë Kishës, reprazaljet dhe arrëstimet, pushkatimet e klerikëve të pafaj, etj. Në muejn shkurt 1946, i poston një letër Nuncit Apostolik të Vatikanit nëFrancë, (mbasi Shqipnia nuk kishte atëherë lidhje postare me Italinë) ku,kërkonte skjarime për çështje të ndërpreme fetare. Në muejn maj të 1946,flitej nga radio Vatikani se në Shqipni do të vinte një amerikan ideleguem i Vatikanit për me asistue këtu, por kjo nuk ngjau, gja e ciladha me kuptue se komunistëve shqiptarë po u lejohej dorë e lirë me

vëprue edhe ndaj Fesë, ashtu si ndër të gjitha çështjet tjera.Imzot Gjini asht ndër të parët që kuptoi kjartë qëndrimin eAmerikës, Anglisë dhe Italisë. Ai posa u emnue zyrtarisht në detyren ë resi Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha, aso kohekryetar i qeverisë së Tiranës, por kërkesa e tij nuk u pranue. Kishe methanë se Imzot Gjinin nuk e kishte marrë malli me pa surratin e Enver Hoxhës, por sidukët donte me matë pulsin e tij për të ardhmën. Ai kishteqëllim me këtë kërkesë që të bisedonte për mbylljen e shkollave, për lirinë e fjalës dhe të shtypit, si dhe për disa masa ekonomike që qeveriakishte ndërmarrë kundrejt Kishës Katolike. Gjithmonë masat ekonomikenë sistemin komunist paralajmërojnë masat politike. Kryesisht takimi ukërkue nga Imzot Gjini, se, Ai, nuk mund të qëndronte indiferent ndajvëprimeve zyrtare që po kryente qeveria komuniste kundër Klerit,inteligjencës dhe katolikëve në veçansi. Në këtë takim Imzot Gjinikërkonte edhe praninë e Imzot Vinçenc Prennushit, si Argjipeshkëv iDurrësit dhe i Tiranës, Imzot Gjergj Volaj, At Mati Prennushit, siProvinçial i Françeskanëve të Shqipnisë. Ishte mueji dhetor 1945 kur u

 ba kërkesa zyrtare për takim, por nuk u realizue se gjoja sa kishin përfundue zgjedhjet e dhetorit. Në muejn mars të 1946-ës, në qelën e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 157/389

157

Tiranës që administronte Don Shtjefën Kurti, u mblodhën edhe njëherë tëgjithë personat e sipërpërmendun ku, përveç tyne ishte Don Shtjefni dhe

At Meshkalla. Aty u vëndos që t’i shkruhet një letër qeverisë dhe t’idorëzohej nga Don Shtjefni. Letra u përpilue nga At Meshkalla mesugjerimet dhe pëlqimin e të gjithëve që ndodheshin aty, mbasi ata

 përfaqësonin vullnetin e klerit në përgjithësi. Një kopje u vëndos t’i jepetMisionit Anglez ose Amerikan, për dijeni nga ana e tyne si dhe me vuenë dijeni Vatikanin, mbasi përfundimisht ishin ndërpre korrespondencatnga Shqipnia. Dërgimi i kësaj letre në Vatikan kishte për qëllim që tëvihej në dijeni Selia Shenjtë se kleri katolik shqiptar nuk i ndërpret

lidhjet me té dhe, se kjo çështje asht vetëm kërkesë kambëngulëse eqeverisë komuniste të Tiranës, e kryesueme nga E. Hoxha. Letra nuk u dërgue me dorë mbasi një jezuit italian që shkonte ato ditë atje kishtefrikë me e marrë letrën se, mos e kontrollojnë dhe i pezullojnë nisjën për Itali. Ai mori përsipër me i shpjegue Vatikanit gojarisht përmbajtjën eletrës si dhe kërkesën e Imzot Gjinit për zëvendsimin e tij, mbasi ai nuk njihët nga qeveria e Tiranës. Flitët, se letrat deri vonë i ka pasë të ruejtunaDon Lec Sahatçija që kryente edhe punën e sekretarit të Imzot Gjinit, por 

e vërteta nuk dihet se ku kanë përfundue ato letra. Asht edhe një mendimtjetër se mund të jenë zhdukë me vdekjen e Don Mark Xhanit në hetuesi,tue mos pasë ma mundësi me u dijtë ku mund të jenë mëshehë prej tij.Letra asht shkrue mbasi e pranon edhe At Meshkalla, por fatin e saj nuk edi as ai. Takimin me Misionet e hueja e mori përsipër Imzot VinçencPrennushi i cili u takue me Z. Hudgson në Misionin Anglez dhe i paraqitime gojë gjithë përmbajtjën e letrës me prëzencën e Don Shtjefën Kurtit, icili fliste shumë mirë frengjishtën. Ai u tregue shumë pesimist mbasisidukët ishte koha kur marrëdhanjët e qeverisë me anglezët ishin nëftohje, të paktën në dukje.

Kam përshtypjen, se, klerikët komunikonin me të huejt vetëmgojarisht mbasi nuk duhet ti kenë besue as atyne me dhanë e me marrëletra, gjithmonë një punë me rrezik.

 Në vitin 1946 Imzot Gjini, bante edhe ndonjë rrugë nga Mirdita,mbasi nuk kishte mundësi zëvendsimi me ipeshkëv tjetër në atë zonë.Sigurisht, ai atje kishte kalue kohë të gjatë ndër ata male. Koha ishteshumë e vështirë në të gjitha anët. Malët ishin mbushë me të arratisun që

nuk e pushonin përpjekjen për liri nga komunistët nën drejtimin e Mark Gjomarkut. I vëllai i Markut, Lleshi (edhe ky, oficer akademist në mal),

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 158/389

158

që thirrej Lleshi i zi, i ban një kërkesë Imzot Gjinit tue i krijue mundësinëme u largue nga Shqipnia, me anën e një avioni anglez që sillte ndihma

 për çetat e malëve, mbasi ishte hapë fjala se mund të arrëstohej shpejt.Imzot Frano Gjini, iu përgjegj: “Unëedhe po iku, po kujt t’ia la besimtarët e Sh’ L leshtr it? - Kjo punënuk bahet kurrëprej meje! ”.Sigurisht, kjo temë nuk u hap ma prej tyne.

Përgjigja e shkurtë, e shpejt dhe e saktë tregon shpirtin e klerikuttë vërtetë që asht gati me u flijue, por, jo, me lanë popullin pa drejtues tëfesë në atë kohë aq të mnerëshme. Kështu vepruan edhe shumë priftën tëtjerë që edhe ata nuk u arratisën, por pranuen Kalvarin e pafund.

Ai, jo vetëm qëndroi në atdhe por punoi me përkushtim dhe ivëndosun në detyrën e lartë dhe të randë që iu ngarkue. Përgjegjësia emadhe e tij vërehët në vëprimet e matuna dhe të pagabueshme që kryen.Sa merr detyrën ai asht i vetëdijshëm se asht para një lufte të

 përgjakshme të shpallun nga komunistët. Kërkesat e Hoxhës, Shehut dhetë Xoxës me klerikët e Shkodrës dhe të Tiranës që në ditët e para të

 janarit 1945, për bashkpunim dhe shkëputje nga Vatikani, loja e SejfullaMaleshovës, gjoja për formimin e një partie demokristjane për zgjedhjet e

dhetorit të 1945, nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik Nigris, më 5 maj1945, mos njohja e Regjentit të ri nga qeveria e Hoxhës, tue mos pranuetakimin e kërkuem nga Imzot Gjini, eleminimi i deputetëve të dhetorit me

 pikëpamje jokomuniste, formimi i qeverisë me prioritet jugosllav dhe rus,miqësia e madhe me druzhe Titon, formimet e grupeve dhe organizataveme njerëz te pafajshëm dhe pushkatimet e njëmbasnjëshme, etj. etj. edetyrojnë Imzot Gjinin me ndërmarrë hapin ma të rëndësishëm që i pretmundësinë qeverisë me akuzue klerin, me urdhën: “Mos implikimi i çdokleriku, kushdo kjoftë, me asnjë çështje politike, pra ndalimin e plotë tëmarrjës me politikë. Urdhni asht i padiskutueshëm dhe i

 pakundërshtueshëm.” ( Kopja asht në Arkivin e Shtetit Tiranë ).Promemoria e lëshueme për këtë qëllim me datën 25 nandor

1944 nga Imzot Gjini, mbasi Delegati Nigris ndodhej në Itali, ashtdokumenti ma i saktë që tregon mendjen e hollë dhe largpamësinë e tij

 për kohën që po vinte. Këto cilësi të Imzot Gjinit të forcueme mekarakterin burrnor e trim, ndoshta, ishin arësyet që Vatikani e zgjodhi atë

 për Regjent në atë grup ipeshkvijsh që kishte atëherë Shqipnia, një vend i

vogël me njërëz me të vërtetë të mëdhaj.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 159/389

159

Qëndrimi i haptë dhe burrnor i Imzot Gjinit tashti nuk i përkistevetëm Mirditës, por ishte qëndrimi i mbarë Katolikëve Shqiptarë tue

fillue nga Shkodra, në Vlonë e Korçë, e ku kishte kjoftë edhe vetëm një besimtar katolik. Ai tashti ishte edhe burri ma trim në radhët klerit mbasie dinte mirë se me çfarë komunistësh kishte punë, por edhe e njihte mirëmënyrën e sjelljes së tyne të pashpirt e barbare me klerin shqiptar.Ai ishte i vetëdishëm për rrugën e rrezikshme por edhe të pakëthyeshmenë të cilën për fat të mirë, e solli historia. Ai i ruhët dhanjes shkak, por nuk i frigohet kërcënimit. Ai njeh mirë mënyrat komuniste të dredhisëdhe pabesisë prandej edhe punoi me mendje të freskët dhe të mprehtë për 

ruajtjen e pastër të Fesë ndër kushtet ma te vështira të krejt Lindjës, kukomunizmi nuk ishte thjeshtë një grup njerëzish të paditun e kriminelë.Ai ishte përballë atyne bishave komuniste të mnershëm, fanatikë dhevegla të shovenistëve sllavë që historia do t’i cilësojnë si: kafshët ma tëegra të tërbueme të komunizmit ndërkombëtar të mbarë globit...njëditë.

Ai dinte dhe njihte mirë praktikën që po ndiqej me liritëthëmelore të qytetarëve, tue përfshi të drejtën me jetue dhe me shprehëlirisht mendimet individuale ose të përgjithshme, madje, dhe të drejtat

kryesore: jeta dhe paprekshmënia e saj që po shkeleshin çdo çast tuetorturue dhe vra çdo besimtar i thirrun “kundërshtar”, vetëm pseBESONTE NË ZOTIN, pikërisht, ata që hypën në pushtet tue mashtrue

 popullin “pa dallim feje, krahine dhe ideje” dhe, që do të mbetën nëhistori si rregjimi ma përdhunues e gjakatar i shekullit.

Imzot Frano Gjini, asht pa asnjë mëdyshje një ndër klerikëtkatolikë që deri në çastët e fundit vetëm kryen detyrën. E kam shkrueedhe në librin “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare”, sësi, kur ndodhej i lidhun ndër degët e ullinjëve të hetuesisë (tek shtëpia eÇiurçisë), gjeti rasën dhe i bani me shenj një të lidhunit tjetër që po jepteshpirt dhe ashtu si ishte i varun, lujti kokën në shenj të Kryqit, për me ezgjidhë nga fajet e kësaj jete atë martir që mbas pak minutash u gjet paragjyqit të mbramë, por, që, me siguri ka pa Fëtyrën e Zotit.

Imzot Frano Gjini asht Ai klerik që me pranga ndër duer thërretnë bankën e të akuzuemve, kur po i jepej vëndimi “me vdekje”: “Jeni të zgj idhun vëllazën, tëgjithëçka jeni dënue këtu me vdekje, qëndroni si burrat, se asht lavd me vdekëpër FétëJezu Krishti t! ...” , dhe bishat e

tërhoqën zvarrë nga ajo dhomë ku bahej gjyqi... dhe, nuk e pau kushma

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 160/389

160

 përveç shokëve të tij besnikë, që shkuen të lidhun bashkë kambësh eduersh në Zallin e Kirit, më 11 mars 1948.

 Dosja nr. 1302/II - A, viti 1948, Arkivi i Ministrisë së  Mbrendshme Tiranë , asht dokumenti ma i saktë që tregon se kush ishteKy, Imzot Frano Pjetër Gjini? Pse u zgjodh Regjent’i DelegacionitApostolik në Shqipni? Çfarë qëndrimit mbajti në torturar e mnershme që

 provoi për 16 muej mbi trupin e tij? Cili ishte faji i tij? Kush e akuzoidhe, pse? Cila ishte arësyeja që e pushkatoi terroristi Enver Hoxha?....

Dhe, do të bindeni se arësyeja e vetme asht kjo:

IMZOT FRANO PJETËR GJINI, ISHTE ATDHETAR, ISHTEKLERIK KATOLIK ME PIKPAMJE DEMOKRATIKE EVROPJANEPERËNDIMORE, ISHTE KREJTËSISHT I PAFAJSHËM DHE, SE,ISHTE REGJENT’ I DELEGACIONIT APOSTOLIK NË SHQIPNI.PRA, NUK PRANOI ME U BA AGJENT I KOMUNISTËVE DHE

 NUK PRANOI ME U SHKËPUTË KISHA KATOLIKE SHQIPTARE

 NGA PAPA DHE VATIKANI DHE, ME U LIDHË ME LINDJËNSHOVENISTE SLLAVE E AZIATIKE, KOMUNISTE BOLSHEVIKE.AI ASHT TRIM SE ASHT I BINDUN SE GJAKU I

PAPËRLYEM I TIJ DO TË DERDHET NË THËMELET E FORTA ETË PALËKUNDUNA TË KATOLICIZMIT NË TOKËN SHQIPTARE!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 161/389

161

K L E R I K Ë T E F A M I L J Ë S P R E N N U S H IP Ë R B A L L Ë T E R R O R I T K O M U N I S T

AT M A T I P R E N N U S H I O.F.M.PROVINÇIAL I FRANÇESKANËVE TË SHQIPNISË(2 TETOR 1881 - 11 MARS 1948)

IMZOT V I N Ç E N C P R E N N U S H I O.F.M.ARGJIPESHKËV I DIOÇEZIT TË DURRËSIT(4 SHTATOR 1885 - 19 MARS 1949)

DON K O L E C P R E N N U S H IFAMULLITAR I DAJÇIT TË BREGUT TË BUNËS - SHKODËR (1 JANAR 1902 - 2 KORRIK 1950)

“POPULL SHQIPTAR, EC PËRPARA ME KURAJO DREJTSHTIGJËVE TË SOLIDARITETIT. ASHT NJË RRUGË EVËSHTIRË KJO, POR, NË TE JANË TË MBJELLUNA FARNATE SHPRESËS. LE TË SHOQNOJNË FORCA E MARTIRËVE TË

TU, DISHMITARË GJITHMONË NË ROJE TË LIRISË NËVITËT E PAFUND TË SHTYPJES SË RREGJIMIT TOTALITAR”

PAPA GJON PALI IITiranë, 25 prill 1993

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 162/389

162

AT MATI PRENNUSHI O.F.M.

“Mbrojeni trimnisht me hekurqytetin e atdheun tuej, kjoftë edhetue derdhë gjakun deri në pikën efundit!”

Marin Barleci

Ka lé në Shkodër më 2 tetor 1881, prej prindve Kolë e Drande

Prennushi. Asht i pagëzuem me emnin Paulin. Familja Prennushi asht evjetër në qytetin e Shkodrës. Të parët e tyne kanë ma shumë se 300 vjetqë kanë ardhë nga Zhupa, fshat malor, por që asnjëherë nuk asht shkelënga turqit deri në ardhjen e kësaj familje në Shkodër, prandej edhe nuk kanë ndrrue Fé. Tregojnë se vazhdimisht kanë pasë klerikë në za. Ndër tëfundit asht kenë Don Mati Prennushi, axha i At Matisë i cili ka vdekë nëvitin 1904 dhe asht varrosë në Rëmaji, ku sot janë vorret e kësaj familje.

Ai ishte i njohtun për aktivitet atdhetar në krahinat e Veriut. At

Matia trashigoi emnin e tij mbasi pikërisht atë vit kur ai vdiq ky ushugurue meshtar, më datë 4 prill 1904 në Kishën e Françeskanëve tëGjuhadolit. Mësimet e para i mori në Troshan, ku, edhe iu kushtueUrdhnit të Shën Françeskut i njoftun në Shqipni “Urdhni i Fretënve tëVogjël, O.F.M.”. Vazhdoi në Bosnje, ku, pothuej ishte traditë

 paraprëgatitore e fretënve për vazhdimin e studimeve të nalta në Austri.Kjo rrugë asht ndjekë nga pjesa ma e madhe e françeskanëve shqiptarë,mbasi Austria jo vetëm se ishte forcë e madhe por edhe ishte e

vullnetëshme me ndihmue Shqipninë me kuadër të naltë në të gjithafushat. Pregatitja e klerikëve atje bahej me dëshirën ma të madhe prejtyne mbasi atë kohë ajo shihte edhe tëposhtën që kishte marrë PërandoriaTurke. At Matia studimet e nalta i përfundoi në Grac në vitin 1904. Etheksova këtë fakt mbasi edukata dhe kultura e marrun në këto qendraedukimi në Austri, la përjetësisht gjurmët e veta të pashlyeshme nëformimin atdhetar e fetar në të gjithë ata shqiptarë që, edhe pse ishin endenën pushtimin mizor turk, formuen atë brezni që Shqipnia nuk do të

mundët me e përsëritë kurrëma.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 163/389

163

 Në moshën 24 vjeçare At Matia zotnonte gjuhët: latinisht,greqishtën e vjetër, italisht, gjermanisht, serbo-kroatisht dhe frengjisht,

gjuhë, të cilat i fliste dhe i shkruante saktësisht.Françeskani i ri e filloi misionin e tij si profesor në gjimnazin e

fretënve dhe mbas një viti shkon në Katund të Kastratit të Koplikut, ku, përfshihej edhe Bajza. Ka edhe sot familje e që kujtojnë me respektmeshtarin e ri ndër votrat e të parëve të tyne.

Shumë shpejt u fiton zemrën besimtarëve të vet. At Dioniz Makamë tregonte më 14 prill 1995: “ Kur turqit në agoninë e tatpjetës,mendonin aty nga 1905 me djegë Shkodrën, në shenjë hakmarrjëje për 

 përpjekjet që po baheshin me dalë nga zgjedha e robnisë së tyne, njëditëtë dielë mbas meshët At Matia, çveshi teshat e meshës, u tha besimtarëveme pritë në oborr pesë minuta. Ai vetë shkoi te qela, doli para Kishës dheiu drejtue të pranishëmve tue nxjerrë prej xhepit të zhgunit një alltije: -“Kush asht burrë dhe e don me zemër Shkodrën, o sot o kurrë, me ardhëmbas meje, do t’ju prij unë e do të shkojmë me i ndalue dorën hasmitturk, që don me zharitë vëllaznit tonë!”

Të gjithë si ishin shkuen ndër shtëpia, ndrruen teshat, u armatosën

dhe u rreshtuen mbas tij ndër kuaj për pak kohë. Dhanë kushtrimin përreth ndër male dhe nën drejtimin e At Matisë u nisën në drejtim tëShkodrës. Lajmi erdhi shumë shpejt edhe në Shkodër.

Me të marrun vesht Valia dërgoi ndërmjetësit tek Kisha e Madhee Shkodrës për me e ndalue këtë vëprim, tue premtue se ushtria turke nuk do të bajë asnjë reprazalje kundër shkodranëve. Imzot Guarini i dërgoinjë përfaqësues me u dalë para malësorëve që po vinin me At Matinë nëkrye. Përfaqësuesi i klerit i takoi ata pak pa mërrijtë në Vrakë dhe mbasiishin marrë garancitë prej Valisë, malësorët u kthyen, Shkodra shpëtoi.....At Matia qysh i ri asht dallue në trimni. Kishte një za të trashë dhe pak tëmarrun... e, si tash e kam ndër veshë zanin e tij kur këndonte Gloria......”

Me shkuemjen e Imzot Lazër Mjedjës, në Prizren, aty nga 1908,At Matia shkon në Traboin, Deçiq dhe Greçë. Tue pa përditë me sytiparët e malësorit të kulluem atje ai preku me dorë gjanë ma tëçmueshme që e karakterizon shqiptarin dhe që e veçon nga kombët tjera,aty ishte burrnia e besa!

 Në çdo votër përcillej ndër breza qëndresa e kreshnikia pa

mburrje.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 164/389

164

Virtyti ma i shenjti i yni besa, qarkullonte ndër damarët e gjakuttë malësorit fisnikinë, me formulen Fé e Atdhé, aqsa dukej sikur ky ny i

 pazgjidhshëm asht lidhë njëherit me kërthizën e tij.Prova ma e saktë asht vetësakrifica për hatër të mikut, ndërsa, për 

 priftin edhe binte në zjarr e nuk i dhimbej jeta si me lé së dyti. Ishinfrançeskanët të parët që e provuan këtë gja ndër male mbasi me ndore tëkëtyne, ata mërrijtën me falë edhe gjaksin.

Ishte besa që në karakterin e atyne burrave, ruante të forta dhe tëfreskëta ndjesitë atdhetare që prisnin çdo çast me u zgjue nga dora e

 bekueme me gjakun e martirëve, nga dora e atij Kreshniku që shpejt do të

thërriste: “Çonju burra, ku jeni, drejt e në Deçiq!...”E, mbas Tij, fluturuan edhe shqipet e Alpëve tona!Më 24 mars 1911 janë At Mati Prennushi e At Buon Gjeçaj, që

shpalosin nga gjoksi i tyne Flamurin Kombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe ia dorëzojnë të pathyeshmit Trim të Traboinit, DEDGJO’LULIT, që me ata dy sy zhgabë, që i vezullojshin prej gëzimi, e

 buzëngërthye nën ata mustakë të bardhë si biluri, me kësulë mbi një sy si bora e MAJËS SË BRATILES, i mbërthyem ndër armët e të Parëve në

atë brez të punuem prej lokes qysh se rrezja e diellit kishte shkrepë ndër ato maje, me ata çakçirë nën të artin xhamadan ku rrahte ORA ESHQIPNISË, aty, po, ishte zëmreku i kombit ku gufonte gjaku i shkuemrrëkajë i Fatosave; aty, po, ishte ajo e forta zemër që me duer prej bronxi,ngjiti në atë shtizë të latueme në shekuj atë cohë KUQ E ZI, të qëndisunnga duert e bijave të Rozafës, në atë shkam ku asht daltue amaneti iGJERGJIT, që për pesë shekuj priti: AGIMIN E LIRISË....

Po po, bash AI BURRË, që sot nuk ka as vorr!Për këtë ngjarje kaq të randësishme përveç dokumentëve të

 botueme historike të asaj kohe, fotografive në revistat “Leka”, “Hylli iDritës”, etj. shkruan edhe Stephen Schwartz, në Albanian CatholicBulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco: “On March24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the firsttime in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raisedon the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrappedand secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushiunder his religious habit.”; dhe, e përkthyeme shqip: “Më 24 Mars 1911,

 pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngritFlamuri Shqiptar me shqiponjën dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 165/389

165

malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë ngaShkodra, Françeskani Padre Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën

zhgunin e tij.”At Matia nuk asht i knaqun vetëm me lirinë e malëve mbasi atje

liria pothuej nuk ishte shkelë asnjëherë. Vepra fisnike e Deçiqit vërtetë qëishte një shpërblim i luftës së vazhdueshme të malëve tona, por,kënaqësia duhej me u shtri në të gjithë vendin. Asht kjo arsyeja që nëqelën e At Matisë, në Greçë, shkon Imzot Lazër Mjedja dhe organizojnëtakimin historik ku përpilohet një dokument i randësishëm“Memorandumi i Greçës”, më 10 qershor 1911, që i prinë ngjarjës së

madhe të Pavarësisë Kombtare në Vlonë, më 28 nandor 1912. Kymemorandum u shkrue në gjuhën frenge nga dora e atdhetarit LuigjGurakuqi dhe u përpilue nga Imzot Lazër Mjedja, Ismail Qemali, LuigjGurakuqi, At Mati Prennushi, At Buon Gjeçaj, etj. Ajo që sot bie në syasht përdorimi i saktë i terminologjisë juridike të asaj kohë, që të jep

 përshtypjen e përpilimit të tij në kohën e sotme moderne prej ndonjëgrupi juristësh të një shteti shumë të përparuem.

Kur malazezët shkelin tokat tona, për këto akte atdhetarie që At

Matia kishte organizue, e kapin dhe e dënojnë me varje në litar. Gjatëzhvillimit të gjyqit, një anëtar i trupit gjykues i thotë: “E sheh litarin qëke në brez, në atë litar do të varim!”....dhe, At Matia me buzë në gaz i

 përgjigjët: -“Jua di j për nderëme mëvarënëkonopin tem, mbasi me sigur i l itar i em ka me ma falëjetën!” 

Thanja kishte dy kuptime: Së parit, konopi i Françeskanit do tëkëputej mbasi nuk do të pranonte që të varet kush në atë litar; së dyti,litari i tij nuk kishte si me bajtë peshën e randë të trupit të madh e tëshëndetshëm të At Matisë. Asht e vërtetë që me At Fishtën ishin miq, por ishin edhe bashkëpunëtorë. Për hirë të kësaj dashtnie që kishte At Fishta

 për té, ai ndërhyni tek Krajl Nikolla për me i falë jetën At Matisë. Krajli jo vetëm i fali jetën por edhe e liroi dhe ia dha me vedi. Erdhën nëShkodër ku për pak kohë punoi si profesor në Gjimnazin Françeskan.Siduket, ata i përpiqte bashkë edhe humori. Fishta e tregonte shpeshthanjën e At Matisë para gjyqit dhe qeshëshin. Kjo vërehët edhe ndër ato

 pak letra të korrespondencës së tyne, që për fat nuk janë zhdukë dhe prejtë cilave një muejta me e fotokopjue. Pjesa ma e madhe e tyne asht e

vështirë me ra në duert e mija.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 166/389

166

 Nuk zgjati shumë kohë dhe At Matia u kthye në Bajzë të Kastratitedhe njëherë mjedis miqve të vjetër, që e pritën me dashtninë ma të

madhe. Në vitin 1924 asht përkrah Opozitës si gjithë Kleri Katolik,kryesisht ai Françeskan kundër Regjimit të Zogut. Lëvizjet e 1926 e

 përfshijnë edhe At Matinë i cili mbas vrasjes së Luigj Gurakuqit nuk donte me i ndigjue emnin Zogut dhe as Musa Jukës. Arrëstohet prap nëkëtë Lëvizje bashkë me shumë klerikë tjerë. Don Gjon Gazulli u dënueme varje dhe u ekzekutue vëndimi në Shkoder. At Matia u dënue me

 pushkatim. Këtë herë asht At Palë Dodaj që ndërhyn tek Zogu, i cili për miqësinë që kishte me At Palin, ia fali jetën At Matisë. Edhe ky e liron

 por me kusht që At Matia me u largue nga ato krahina. Atëherë detyrohëtme u largue përfundimisht dhe emnohet në Laç të Kurbinit. Në vitin 1928shkon në Iballe të Pukës dhe mbas pak vitësh asht famullitar në Gomsiqe.

 Në vitin 1941 emnohët në Tiranë, megjithëse aty nuk shtrihej veprimtariae Françeskanëve. Bashkë me Provinçialin e tyne At Anton Harapin, hapinKishën Françeskane të kryeqytetit, ku At Matia ushtron një aktivitet tëgjanë atdhetar. Aty bashkëpunon me At Meshkallën, Imzot VinçencPrennushin, Imzot Bumçin, Don Lazër Shantojën etj. At Matia jo vetëm

ishte antifashist por ishte edhe anti-italian. Nuk pajtohej me pushtimin eShqipnisë nga Italia, gja të cilën e ka shpreh pa kurrfarë frike. Në KishënFrançeskane të Tiranës më 28 nandor 1942, ai ka vue Flamurin Kombëtar me shqipën e flamurit të Deçiqit, pa stemat e fashizmit. Kryente vizitakortezie ndër autoritetet shtetnore edhe italiane, që i kishte të detyrueme

 por, prej tyne konsiderohej:“Françeskan me ndjenja tëtheksueme nacional iste dhe anti fashi ste italiane”. Dëshmi e At Dioniz Makës.

 Në Tiranë ai u njoht me shumë përsonalitete si me ShefqetVërlacin, Mustafa Krujën, Maliq Bushatin, Iliaz Agushin, MusaGjylbegun, Rexhep Mitrovicën, Ibrahim Biçakun, Lef Nosin, Cafo BegUlqinin etj. Të gjithë dokumentet arkivore të marrëdhanjëve të At Matisë,me këta përsonalitete, flasin vetëm për ATDHETARIZËM. Ai, edhe pseishte në Tiranë, ruen miqësinë me fisin e Ded Gjo’Lulit, me PrenkëCalin, Kol Zefin e Grudës, Kol Ndoun - Bajraktar’i Shalës, LulashGjeloshin e Shoshit dhe e veçon Gjelosh Lulin, si trim dhe atdhetar. Nëgrupin e politikanëve të njohtun ruen respekt të veçantë për MehdiFrashërin, si politikan, jurist, historian dhe liberal shumë i kulturuem.

 Ndër takimet e bame me italianët shihët kjartë interesa që atakishin për té, dhe ky përfiton tue u marrë të holla për ndërtime qelash e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 167/389

167

kishash në zonat e Tiranës. Kjo dokumentohët edhe me shpjegimet eshpënzimeve të bame në materialin e ruejtun në Arkivin e Shtetit në

Tiranë ( shif librin “Françeskanët ”). Në vitin 1943 vjen në Shkodër. Mbas emnimit të At Anton

Harapit në Regjencë, në vendin e tij si Provinçial i Françeskanëve tëShqipnisë emnohet At Matia, detyrë e cila i njihët zyrtarisht nga eprorëtnë muejin qershor të vitit 1944. Detyrën e fillueme në gjysmën e vitit1943 e vazhdon pa emnim zyrtar, mbasi rruga e ndjekun me At Harapin

 për aprovimin e emnimit të tij në Regjencë vazhdoi aq kohë. Mënyrën siu veprue, do ta shpjegoj tashti nga burimet e vërteta për këtë çashtje.

Zgjedhja e At Mati Prennushit si Provinçial asht mjaft origjinale.Po filloj me citue At Konrad Gjolaj, i cili ishte i pranishëm në atëmbledhje posa kishte ardhë nga studimet prej Italie. Në librin “Çinarët”(fq. 67) shkruen: “At Çiprian Nika ishte ndër françeskanët ma me vlerëqë ka pasë kleri e kjo asht edhe arsyeja që kur u zgjodh Provinçial AtMatia, pat ngulë kambë mos me u zgjedhë At Çipriani, se komunistët

 punën e parë që kanë me ba kanë me pushkatue Provinçialin, prandej, t’aruejmë At Çiprianin për ma vonë, mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë

 për né. Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të pushkatohet, por At Matisë, nuk i bante përshtypje pushkatimi se edhe dyherë maparë kishte shkue deri te gryka e pushkës, bile edhe deri tek stoli ikonopit në Serbi.”. Po në këtë mënyrë e shpjegon edhe At Dioniz Makamënyrën e zgjedhjes së tij Provinçial.

 Në fq. 65 (po aty), At Gjolaj shkruen: “Ardhjën e At MatiPrennushit si Provinçial të Françeskanëve të Shqipnisë, unë e kamkonsiderue gjithmonë si një fat i madh i Kishës Katolike dhe iFrançeskanëve të Shqipnisë. Ai asht kenë portreti shpirtnuer, fizik emoral i një françeskani të vërtetë. Inteligjent, trim dhe organizator.Janë tri cilësi të vështira me u kombinue, por sidukët Zoti tue dashtë mena ruejtë me faqe të bardhë na shndriti mendjën me zgjedhë At Matinë,në kohën ma të rrezikëshme dhe delikate, në të cilën asht ndodhë Kisha

 përballë terrorit sllavo-aziatik komunist”.Shkuemjen e At Anton Harapit në Regjencë, At Matia e

konsideron të rregullt dhe në përputhje të plotë me normat ligjore tëUrdhnit, mbasi vetë At Antoni ka kërkue rrugën ligjore.

Mbasi u mblodhën françeskanët: At Mati Prennushi, At PalDodaj, At Çiprian Nikaj, At Donat Kurti, At Pashko Bardhi, At Gjon

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 168/389

168

Shllaku dhe At Augustin Ashiku; At Matia deklaron: “...... U bisedue nëse mund t’i sillej ndonji dobi Atdheut me pjesëmarrjen e tij (Padër 

Antonit) në Regjencë, e arritëm në përfundimin se mund t’i sillet shumë, prandej e autorizueme Padër Antonin të marrin pjesë në Regjencë. ( A. M. Prennushi Dosja 1302, fq. 56, Arkivi Min. Mbrendshme, Tiranë ).

Ma poshtë vazhdon: “Mbas kësaj mbledhjeje i asht kërkuemendimi Papës dhe Vatikani, në bazë të Kodit Kishtar, e lé në dorë tëArgjipeshkvit. Argjipeshkvi i Shkodrës e pëlqen këtë vëndim dhe Padër Antoni shkoi në Regjencë”.( po aty fq. 57 .)

Kur hetuesi e pyet At Matinë, se konsiderohët apo jo At Antoni

“kriminel lufte”, përgjigja asht kjo: “Për Padër Anton Harapin nuk kandonjë fakt që të më bindin se ky mund të jenë kenë kriminel lufte”.( Dosja 1302 fq. 6 ). Letra e At Antonit dhanë Osman Kazazit, njëditë para

 pushkatimit, ende nuk po botohet. E quej me vlerë po të ishte mundësia enjë studimi të plotë për At Anton Harapin, me nxjerrë në dritë një letër tëLef Nosit që ruhet në Arkivin e Shtetit, me të cilën Lef Nosi kërkon meçdo kusht kenjen e At Antonit në përbamjen e Regjencës. Po aty asht eruejtun një letër tjetër që At Matia u dërgon të gjithë françeskanëve me

rastin e vrasjes At Lekë Lulit në mënyrë mizore dhe trathtisht, vetëm me i plaçkitë të hollat që kishte me vedi. Në këtë letër jep urdhën të premë qëasnjë frat të mos merrët me politikë dhe të mos iu besojnë asnjenës parti,mbasi jo vetëm mund të pësojnë fatin e At Lekë Lulit por, edhe do tënjolloset me akuzat ma të këqia nga ajo parti që do t’i marrë edhe jetën.Porosia asht e padiskutueshme. Ka një shënim me të cilin akuzojnë AtMatinë, se kjo letër asht shkrue vetëm kundër Lëvizjes N.Çl. dheformacionëve partizane. Qëllimi i vërtetë me sa duket asht frika e

 përzimjes klerikëve në turbullinat e kohës. Në të vërtetë koha e turbullt dhe e pasigurt e vitit 1944 sjell të

 paprituna të njëmbasnjëshme. Shumë nana shkodrane zanë derën ekuvendit për me iu shpëtue kokat e djelmëve të kapun nga gjermanët, sikomunistë ose të dyshimtë; shumë të tjerë afrohën me vërejtë se çfarëqëndrimi po mbante kleri kundrejt partizanëve; shumë të tjerë vijnë melypë ndihmë për jetesë si Pjerin Kçira me shokë; shumë të tjerë kërkojnëme rrahë në të dy krahët dhe me e pasë mirë me të gjitha palët e, që këtatë fundit janë kenë ma të shumtit. Praktikisht në Kuvendin e Fretënve

gjetën strehë edhe shumë prej atyne që ma vonë, do të dëshmojnë për “veprimtarinë antikombëtare” të françeskanëve, vetëm e vetëm me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 169/389

169

sigurue një vend pune të rahatshëm, me marrë një gradë shkencore të pameritueme etj. etj. që shtjellohën ma kjartë në ngjarjet e ndodhuna

mbas vitit 1944. Proçesët e bame ndër gjyqet e hapuna të Shkodrës janëdëshmi e mirë dhe mbahen mend nga qytetarët, por proçesët e“mbylluna” që sot edhe ato janë të hapuna e publike, për fat të keq,dëshmojnë se shumë vetë kanë mendue se komunizmi asht i“përjetëshëm” dhe, asnjëherë nuk kanë mendue se do të dalë në shesh evërteta e vëprimeve të tyne.

 Nuk ishte detyrë e thjeshtë me kenë Provinçial në një kohë makeq se në kohë të paganëve, mbasi për Françeskanët e Shqipnisë ishte

koha ma e vështirë e shekullit. Mos harroni, se gjithçka ishte në dorën e jugosllavëve e, kush ma parë se fretnit do të kishin punë me ta?At Mati Prennushi ruejti dinjitetin e vet dhe të shokëve pa

madhështi. Ai u ndodh i vorfën mjedis të vorfënve të Asizit, dijti melidhë gjithmonë veprën me logjikën, tue arsytue gjithçka e këshillonte atëvëllau i kuvendit. Ai ishte i sjellshëm, i premë në vëndime, i njerëzishëm,

 bujar dhe i pakundërshtueshëm, mbasi me fjalë e vepra nuk dijti me iurandue as anmikut. Ishte elokuent, të bante për vedi se ishte gjithmonë

dashamirës. Këshilla e vërejtja e tij mirëpritej si prej ATIT.Punoi pa iu ndigjue zani për Fé e Atdhé si të gjithë françeskanët,mbasi në zemër i vlonte LIRIA. Ai vdiq i respektuem edhe nga anmiqtë,se njihëj për burrë trim.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 170/389

170

IMZOT V I N Ç E N C P R E N N U S H I

“….E ngarkuan me bajtë trungje prej rrugës posht ete kodrina ku gjindëj burgu. Si Krishti n’Udhën e Kalvarit u përpoqtri herë me radhë, por u rrëzue të trija herët pa shprehë ankim.”

 Prof. Arshi Pipa

Ka lé në Shkodër me 4 shtator 1885, nga prindët Gjon e DrandePrennushi dhe asht pagëzue me emnin Kolë. Mësimet e para i mori nëvendlindje, ndërsa, në seminarin e Troshanit iu kushtue Urdhnitfrançeskan. Mësimet e larta i përfundoi në Tirol të Austrisë. Ashtshugurue meshtar me datën 25 mars 1908, dhe si françeskan merr emninAt Vinçenc Prennushi O.F.M.

Asht i formuem jo vetëm nga ana fetare, atdhetare dhe kulturore, por radhitët ndër letrarët ma në zâ të Rilindjës sonë. Shkruan në revistën“Hylli i Dritës”,”Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” dhe

ka vlera të posaçme për artikujt e shkruem në gazetën “Ora e Maleve”,mbasi, aty, Ai shfaqë edhe pikëpamjet e veta atdhetare, politike dhedemokratike. Ban pjesë në vëprimet e vazhdueshme të klerit për 

 pavarësinë dhe, si i tillë, me rastin e ngritjës së Flamurit në Kalanë“Rozafat” në Shkodër me 14 mars 1914, mban fjalimin kryesor ku spikatoratoria e At Vinçencit.

 Në librin “Ndër lamijet e demokracisë së vërtetë”, At Vinçenci jep mendime të sakta për një shtet të andrruem demokratik të tipit

Përëndimor, mendime që mbetën të gjalla edhe për kohën e sotme. Fushae përkthimëve asht ndër ma të dashtunat për té, mbasi “Fabiola” dhe“Quo vadis?”, janë kenë si oficet e klerikëve ndër familjet shkodrane.Libri “Gjeth e lule” mbetët ndër veprat e letrarit të nivelëve të larta,mbasi ashtu ishte edhe pena e tij.

At Vinçenci asht kenë Provinçial i Françeskanëve në vitin 1928.Koha e shërbimit si drejtor’i Kolegjit Françeskan dhe si Provinçial, ka

 provue mendimin se ai dinte me drejtue, prandej në vitin 1936 At

Vinçenci, shugurohet Ipeshkëv i Sapës (Dioçezi i Zadrimës). Në vitin1940, Ai emnohet Argjipeshkëv i Dioçezit të Durrësit. Kur ashtMetropolitan i Durresit asht edhe koha kur kryeqyteti i Shqipnisë Tirana,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 171/389

171

 përfshihej në Dioçezin e Durrësit (ashtu si sot), pra, vetvetiu qendrakryesore e Shqipnisë kalonte nën drejtimin e Imzot Vinçenc Prennushit.

Asht e vërtetë se aso kohe ai ka përkrah tij edhe Imzot Luigj Bumçin, njëndër përsonalitetët ma të njohtuna të Klerit Katolik edhe si politikan, qëka lanë emnin e vet të paharruem në çastët ma delikate të fateve tëShqipnisë. Atë kohë në Tiranë nuk duhet harrue se ishte edhe Don Lazër Shantoja, At Pjetër Meshkalla dhe Don Shtjefën Kurti, përsonalitete qëkanë lanë në kujtesën e qytetarëve të Tiranes, një “epokë”, ku spikatënme punën e tyne këta kolosë të atdhetarizmës.

Fatkeqësisht gjendja e keqe shëndetësore e Bumçit, ndoshta,

randoi punën e Imzot Prennushit, por fatmirësisht Imzot Prennushi jovetëm kreu me ndër detyrën e klerikut të divoçëm, por edhe nuk i lakurgja mangut Imzot Bumçit edhe në fushën politike, pikërisht, në fazënma delikate të historisë përballë pushtimit fashist italian, atij gjerman dhesë fundit, atij sllavo -komunist jugosllav e rus, të vitit 1944.

Asht e vërtetë se Jakomoni i dha një dekoratë Vinçenc Prennushit, po kurrë nuk asht shkrue çfarë ka thanë Jakomoni, për françeskanët eShqipnisë dhe për shkollat e tyne; kurrë nuk asht botue teksti i plotë i

kujtimeve të Kontit Çiano, ku shprehët kjartë pritja që i ka ba Italisë KleriKatolik dhe Katolikët e Shqipnisë. Pra, këtij Kleri dhe këtynefrançeskanëve i përkiste edhe Imzot Vinçenc Prennushi, i cili deklaron:“Kam marrë një medalje nderi për shka, nuk e dij – Lekë jo. Dekoratësnuk i dij as emnin”. (Dosja 1245. Arkivi i M.M.Tiranë). Kujtimet eKontit Çiano as nuk kanë me u botue ndonjëherë, mbasi fatkeqësisht atyasht shkrue edhe se kush e priti mirë okupacionin fashist. Për telegramine dërguem mbas okupacionit fashist shprehët kjartë bashkfirmuesi ImzotFrano Gjini, (atëherë Abat i Mirditës), në letrën origjinale të Tij:

“........4. se nuk ia kam dhanë kurr aderimin tem okupacionititalian me përjashtim të nji telegrami dërgue mbas 22 ditësh ngaokupacioni italian, bashkë me Kolegët të tjerë t’Episkopatit, i cilitelegram nuk ka tjetër kuptim veç nji formalitet konvenience, të detyruemnga fataliteti historik të ngjarjëve të kohës të pregatituna prej tjerve; po sikanë vëprue të gjithë përfaqsuesit e entëve civile, ushtarake e fetare tëvendit tonë.” (Dosja 1302 Arkivi M.M.Tiranë).

 Ndërsa, Imzot Prennushi deklaron: “Se shka përmban telegrami

nuk me kujtohët, ai asht ba nga Metropoliti i Shkodrës.” (Dosja 1245,Arkivi M.M.Tiranë).

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 172/389

172

Si Imzot Prennushi, si Imzot Gjini, deklarojnë se, “na kemi firmue para një fakti të kryem dhe, jo, para okupacionit të Shqipnisë nga Italia.”.

“Nuk i kam ba fashizmit asnjë shërbim”, shënon Imzot Prennushi,dhe i qëndron kësaj fjale deri në fund. Sigurisht, kjo qëndresë bazohej tek e vërteta, mbasi vëprimet e tija diheshin.

 Në vitin 1945 Enver Hoxha, i kërkon një takim Imzot Prennushitdhe ky e pranon. Në atë takim asht kenë prezent edhe Imzot Gaspër Thaçi. Rezultatin e atij takimi e kujtoj edhe unë....

Kur erdhi Enver Hoxha në Shkodër në vitin 1949, dhe mbajti njëfjalim disa orësh në balkonin e pallatit të Prefekturës, ku i rrahu

shpatullat “birit të denjë të kllasës puntore të Shkodrës”, “shokut tëdashtun” Tuk Jakova, kujtoj si tashti që, kur foli për takimin e tij meIpeshkvijtë, imitoi tue ferkue duert Imzot Prennushin dhe shprehu sizakonisht, “konsideratën” e tij për Klerin Katolik si agjenturë e Vatikanit,mbasi aty i kishte ngecë sharra Enver Hoxhës, tek shkëputja nga Papa....

Me datën 19 maj 1947 Imzot Prennushi, arrëstohët dhe si të tjerëtfillon Kalvarin. Qëndrimi i tij në Hetuesi tregon karakterin burrnor qëshihët edhe ndër ata pak dokumenta që ruhën. Imzot Prennushi asht i

 paraprëgatitun për rrugën që ka përpara. Ja, si shprehët për té At Gjolaj:“.....Letra që Imzot Frano Gjini, u ka dërgue Misjonëve të hueja i ashtdorzue Imzot Prennushit, me ia dhanë atyne. Prezent ka kenë edhe DonAnton Muzaj e Don Shtjefën Kurti. Letra asht përpilue nga At Meshkalla.Arsyeja që e shkruen këte letër asht kenë mospritja e drejtuesve të Kleritnga ana e Enver Hoxhës. Mbasi Imzot Prennushi, e kishte dorzue këteletër erdhi në Shkodër, dhe na tha atyne pak vetëve që ishim në oborrine Kuvendit të Gjuhadolit:

-Bijt’e mij, ishe tek përfaqsuesi i UNRRES, dhe i shpjegova shkaasht tue u ba në Shqipni me Klerin dhe popullin Katolik. I tregovareprësionet dhe burgjet e mbushuna me né. I tregova se pasiguria shtohet

 përditë e ma shumë. Ai u përgjigj: -Ecelenza, i dijmë të gjitha shka kethanë e, shka ké me thanë, bile, dijmë edhe ma shumë se ju, prandej,duhët të dini se kemi ba shka asht e mundun por nuk kemi shka bajmëma. Ju jeni të përfunduem, se për 40 vjet komunizmi nuk do të hiqetprej Shqipnijet!

Unë ika.

 Na që ndigjuem, i thamë: -Ti jé pesimist!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 173/389

173

Imzot Prennushi ashtu i ambël dhe i butë si ishte Ai, na tha: -Jo,nuk jam pesimist, por keni me pa e ndoshta ma parë tek unë se shka do

t’ju gjejnë ju. Ndoshta, asht premtue prej Zotit me e provue unëshumë shpejt”. Prej asaj ditë nuk e pashë ma. Ai me të vërtetë umartirizue.”

Kur, Imzot Prennushi pyetet për shkuemjen e tij në Misioninamerikan, ai përgjigjet: “Në Misionin amerikan kam shkue për kryeshndosh për Rusveltin....Në Tiranë, në një mbledhje të Klerit kemidiskutue për mbylljen e shkollave, të seminarëve dhe shoqnive fetare, si,dhe ndalesat e qeverisë për fenë. (Në janar 1946) Kemi paraqitë në qeveri

një memorandum, me të cilin kërkonim të drejtat tona fetare. Nga njëkopjo ia kam çue misionëve amerikane e franceze në Tiranë.” (Dosja1245. Arkivi M.M.Tiranë).

Imzot Prennushi shpjegon për një takim me gjeneralin Hudgson,kur vizitoi Zyrën Famullitare, në Tiranë: “Hudgson ka ardhë me dyoficera. Unë nuk dij frengjisht po dinte Don Shtjefën Kurti. Kemi biseduembi çeshtje të përgjithshme, por me hollësi nuk më kujtohët se çfarë.Mbas disa ditësh i kam këthye vizitën unë me Don Shtjefnin, në Pallatin e

Misionit anglez, ku me kujtohët se më ka pyet për flamurët që mbante populli në rrugët e qytetit, dhe më tha: -Ma mirë do të ishte kenë që tëgjithë këto flamuj t’i bënin rrobe me veshë fukaratë!

 Nuk u shpreh mirë për qeverinë, por u tregue i ftoftë.”(po në atëdosje 1245).

Për vuejtjet dhe torturat e bame mbi Imzot Prennushin tregonProf. Arshi Pipa ndërsa, kush ishte Imzot Vinçenci, tregojnë këto rreshtatë deponuem në hetuesi prej tij me datën 4 shtator 1947:

“....Unë (Vinçenc Prennushi) i thojshe popullit kur kishekontakte me té, dhe sidoemos me pjesën Katolike, se qeveria e sotmeudhëhiqet nga komunistat të cilët né na luftojnë deri në zhdukje”.

Me datën 18 dhetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit e përberënga: Kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Zhule Çiriako, kapitenHalim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapin gjyqinkundër të pandehurve:

1.Monsinjor Vinçenc Gjon Prennushi, datlindja 1885, i biri iGjonit dhe i Drandës, lindë në Shkodër, Kryepeshkop i Durrësit.

2.Don Anton Lekë Zogaj, datlindja 1905, prift katolik, i biri iLekës dhe i Marijës, lindë në Kthellë të Mirditës.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 174/389

174

3.Don Pal Martin Gjini, datlindja 1910, prift katolik në Jubë, i birii Martinit e Terezës, lindë në Shkodër, arrëstue me 19 maj 1947.

Vëndimi i gjykatës u dha me datën 20 dhetor 1947 si vijon:1.Don Anton Zogaj, vjeç 42, me vdekje, me pushkatim.2.Monsinjor Vinçenc Prennushi, vjeç 63, me 20 vjet burg.3.Don Pal Gjini, vjeç 37, me 10 vjet burg, heqje lirije.Vëndimi i Gjykatës së Durrësit përcillet për shqyrtim në Gjykatën

e Naltë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, iquejtun Sotir Qiriaqi (data, 1 dhetor 1947), në të cilin kam shkëputë njëfrazë, lexoni me kujdes:

“......Don Anton Zogaj pranon menjëherë sa thotë katoliku GjonVlashi se ka zhvilluar aktivitet të gjerë kundërshtar, sidoemos në pjesënkatolike....Mbrend në Kishë ka bërë mbledhje me katolikun Gjon Vlashie Palush Koka....”. ( përforcimi i shkronjave në tekst asht i emi, autori).

Gjykata e Naltë Ushtarake Tiranë e përberë nga: Kryetar, major  Niko Ceta, anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhesekretar, aspirant Thoma Rino, me datën 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoiçeshtjën e të pandehurve....”refuzon kërkesën e tyre”....

Arësyeja e refuzimit nuk ka nëvojë për koment, mbasi do tëlexoni prap ma poshtë:

“.....Don Anton Zogaj dhe dy shokët e tij të akuzuar  mohuan,njëkohësisht edhe pohimët e tyre në proçes-verbalët e hetuesisë nëSigurim, shoqëruar megjithse fjalë për fjalë janë të njëllojta dhe pa asnjëndryshim me deponimet e të pandehurve....

Don Anton Zogaj thotë se unë kam ba një proçes-verbal dhe nuk e pranoj krejtësisht....

por mëkanëdetyr uar ....Janë kundërshtarë koshient të Pushtetit Popullor.Vinçenc Prennushi dekl aron se lufta ime ishte kundër 

komunistave e Parti sëKomuniste, qëtëmos egzistonte, kur të formohej Pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.” (Dosja 1245, poaty).

Prof. Arshi Pipa, në “In memoriam”, për Imzot Prennushintregon: “Kur gjyqi ushtarak që u zhvillue në nji dhomë të burgut e dënoime 20 vjet burgim të randë, fjala e tij e mbrojtjes qé: “Nuk i kam dashtë

kujt të keqën. Jam mundue me ba mirë”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 175/389

175

Dosja mbyllët me Proçes-verbalin nr.103/1, datë 10 mars 1948, imbajtun me datën 9 mars 1948, nr. 51/3 në Seksionin e Sigurimit Durrës:

“Don Anton Zogaj deklaroi dëshirën e fundit para ekzekutimi t: Nuk kam ba aq faj sa Qever i ja tëmëdënojë, por kjo asht 

vul lnesa e saj dhe i bindëm, dhe shtoi - ju lutëm qëtrupin tem t’ma çoni nëKishë, dhe teshat që kam në burg të mi marri kushrina. Mbasi bani Kryq u ekzekutua dhe u konstatua nga doktori se kishte vdekë.”

Prokurori Publik i qytetit të Durrësit( Muharrem Rugia) d.v.

Data 9 mars 1948 në Durrës, më kujton datën tjetër në Shkodër,11 mars 1948, ditën e pushkatimit të Prelatve të Klerit Katolik. Pra,vërehët deshira dhe pangopësia e komunistëve me gjak klerikësh ndër atoditë në të gjithë Shqipninë.

Po cili nga këta tre klerikë u shpëtoi thonjve të Sigurimit tëShtetit?

Don Anton Zogaj u pushkatue me datën 9 mars 1948.

Imzot Vinçenc Prennushi vdiq në burgun e Durrësit me 19 mars1949.Don Pal Gjini “lirohët” i sëmurë nga burgu i Shkodrës, në vitin

1951 dhe vdes në shtëpi.Kishe me thanë, se, Dosja 1245 asht mbyllë formalisht me

 pushkatimin e Don Anton Zogaj, por me siguri ajo ka vazhdue me kenë ehapun deri me vdekjën e Don Pal Gjinit. Kur vdiq edhe MARTIRI ifundit, vetëm atëherë, ndoshta, nuk asht mendue ma për ata njerëz të

 pafajshëm nga katilët e Sigurimit komunist shqiptar, tham ndoshta, mbasikomunistët kanë pasë punë nganjëherë, e shpesh, mashumë me të vdekunse me të gjallë.

Kur pashë shprehjën e Imzot Vinçenc Prennushit: “Lufta imeishte kundër komunistave dhe Partisë Komuniste, që të mos egzistonte..”,mu kujtue Imzot Ernesto Çoba, i cili thotë edhe ai mbas 20 vjetësh:“Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me iandigjue zanin, kam punue me shpirt me e zhdukë dhe do të vazhdoj mekenë kundër, deri në vdekje....” (Dosja Monsinjor Ernesto Çoba me

grupin.). Edhe Imzot Çoba, dha shpirt ndër birucat e Sigurimit të Tiranës.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 176/389

176

Tue lexue kujtimet e Imzot Vinçenc Prennushit, në revistën “Zanii Shna Ndout”, kallnuer 1930, me titull “Nji e stigmatizueme e ditve

tona”, u ndalova një çast në takimin që Imzot Prennushi kishte pasë meTERESA NEUMANN, në Bavari të Gjermanisë, e cila i kishte thanë:

“Do të keshë nji aksident rrugor,Do të bahësh Ipeshkëv dhe,

Mbas 13 vjetësh të Ipeshkvisë do të vdesëshMARTIR I FESË”.

Dhe, me të vërtetë, në atë prag pranvere, nësa lulja e Sh’Jozefit

shpërthente gonxhët e saja në degët e çveshuna prej acarit të komunizmit,një za ndigjohej në atë errësinë, në të mekun:

“ PAK DRITË ! – MEHR LICHT !”....

Jo, jo ! Imzot!

SHUMË DRITË I DHA SHPIRTI YT FESË, ATDHEUT

E KULTURËS, ME 19 MARS 1949.

 Mars 1999.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 177/389

177

DON K O L E C P R E N N U S H I

“…il futuro Cardinale d’Albania!”AT ZEF VALENTINI S.J.

Don Kolec Prennushi ka lé në Shkodër me 1 janar 1902, prej prindve Pjetër e Nine Prennushi. Pjetri njihëj në Shkodër me emnin Tukjai Kol Ded Prennushit, rrobaqepës i njohtun për kostumin kombëtar shqiptar të burrave. Don Koleci kishte edhe dy axha, Dedën, tregëtar ivogël dhe At Matinë, Provinçialin e Françeskanëve të Shqipnisë, që u

 pushkatue prej komunistëve me 11 mars 1948. Edhe axha i babës së DonKolecit asht kenë prift, Don Mati Prennushi, i njohtun si atdhetar. Kishtekushrinjë At Karlo Prennushin, françeskan që vdiq shumë i ri dhe ImzotVinçenc Prennushin, Argjipeshkvi i Durrësit, që vdiq në burgun eDurrësit në vitin 1949, kur Don Koleci ndodhej në hetuesinë e Seksionit

të Mbrendshëm të Shkodrës, pra, edhe ky i arrëstuem prej komunistëve. Ninja, nana e Don Kolecit, ishte vajza e pestë e Ndoc Daisë, i cili u pathelmatisë nga turqit për vëprimtarinë e tij atdhetare. Banonte nëBallabane dhe rrugica Daiej, mban emnin nga shtëpia e tij e ndodhun aty(sot shtëpia e Tom Shkrelit). Don Koleci asht prifti i fundit i familjësqytetare shkodrane Prennushi, në shekullin XX.

Don Koleci kreu shkollën e mesme në Jezuitët e Shkodrës dhevazhdoi studimët e larta teologjike në Linc të Austrisë, bashkë me shokun

dhe mikun e gjithë jetës së tij, At Pjetër Meshkallën S.J., i cili iu kushtueShoqnisë Jezu.

Don Koleci u shugurue meshtar në Shkodër me 25 qershor 1925,me një ceremoni të madhe, mbasi ishte edhe prania e At Matisë, si, edhee At Vinçencit, të dy françeskan të njohtun. U emnue famullitar në Dajçtë Bregut të Bunës, ma vonë në Barbullush, ku u pat njohtë me Don NdreMjedjën që ishte atëherë famullitar në Kukël. Prej Barbullushit shkoi nëMal të Kolajve dhe prap me kërkesën e fshatarëve u këthye në Dajç të

Bregut të Bunës, ku mbylli jetën e tij në moshën 48 vjeçare, ditën e dielë,me 2 korrik 1950, në pragun e 25 vjetorit të meshtarisë.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 178/389

178

Don Koleci ishte natyrë e qetë, i mbyllun dhe shumë studioz.Madje, kështu ishte kenë shënue edhe në karakteristikën e sjellun nga

 profesorët e Universitetit Teologjik të Lincit, gja të cilën e tregonte AtMeshkalla, që e kishte lexue mbas gati 40 vjetësh në Argjipeshkvinë eShkodrës, me lejën e Imzot Ernesto Çobës. Don Koleci njihte mirë disagjuhë të hueja. Përveç, gjuhëve që zakonisht njohin meshtarët, latinisht,italisht dhe greqishtën e vjetër, ai zotnonte gjermanishtën, frengjishtën,spanjishtën, ebraishtën dhe jo mirë anglishtën. Ai nuk kishte vështirësime mësue gjuhët e hueja mbasi, përveç prirjes ai dinte përmendëshUngjillin. Me anën e tij ai mësoi disa nga gjuhët e sipërpërmenduna. Këto

gjuhë i përdori në disa përkthime që bani në gjuhën shqipe, të cilën enjohti mirë dhe la gjurmë edhe si letrar. Ka pasë fillue punën me njëFjalorth, ku vërehët edhe ndër shënime anësore përputhja e fjalës shqipme fjalën gjermanisht, frengjisht etj. Përkthimi ma me vlerë i tij asht kenë“Kanuni i Lekë Dukagjinit”, përmbledhja e At Gjeçovit, në gjuhëngjermane. Kjo vepër asht zhdukë në vitin 1949-50. Edhe sot nuk dihët fatii saj ashtusi fati i shumë punimëve të tjera.

Ka ba edhe përkthime të tjera si: “Vizari Shpirtnuer” pjesa e

Meshës, librin “Juan Mizeria”, “Si mbaroi dashunia”, “Shna Rroku prejMontpellier“ etj. ku, spikatë mënyra me të cilën Don Koleci e ban librinaq të dashtun për lexuesin shqiptar sa, shumë vetë i kujtonin si vepraorigjinale të tij dhe jo përkthime, ndonse, në faqën e parë ishte emni iautorit të veprës.

Libri “Dishmori i Golgotës”, përfundoi në Sigurimin e Shtetit kur u arrëstue në vitin 1948. Për këte libër do të shkruej në një kapitull tëveçantë që do të lexoni ma poshtë.

Me 14 shtator 1931 botoi librin “Rrimë shtremtë e flasim ndrejtë”.Libri, që në parathanje ka pikëpamjet filozofike të Don Kolecit, i cilishkruan: “.....Me fitimin e lirisë e të pavarsisë s’onë kombtare asht mbyllënji kaptinë e mjerueshme e njiherit e lumnueshme në histori shqiptare.

Shqiptari i ka ulë armët e bartuna për sa kavaljete aq me nderë endjekë në qetinë e pagjës udhët e naltsimit shpirtnuer. Për ditë ma tepër vjen tue e kuptue gjejën e kohës së tashme; ai e ndien se botën në dit’t’ona e sundon fjala, idea, përparimi, armë ma të fuqishme se të çeliktat,qi kalojnë ngadhnjyeshëm mbi popuj tue mkamë e tue rroposë frone.”....

“E kështu shofim na në ditët t’ona kah shpërthen si duhirevolucioni. Prej kumonarëve, kishave, universitetëve njitet tymi i zi e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 179/389

179

 përhapët mbi qytetet e trondituna prej dëgame. Votra kulture mivjeçarerrokullisën e bijnë nën majin e liberal-radikalit qi, mbi gërmadhat e

 parimëve të moçme kremton triumfin e ides së lirisë. Gjaku i pafaj i atyne qi guxojnët’ ushqejnëtjera ide shkon rrkajënëpër rruga të qyteti t. E nëket gjak ai njynëdorën e vet trueshkyese e shkruen mbi f lamur tëri: 

L i b e r t é, ég a l i t é, f r a t e r n i t é.O kulturëfetare, o bolshevizëm.”....“..I ngrati afetar , të fortat budalleqe do të besojë për mos me

 besue të vërtetat e fesë.”(fq.40)

“Prangat e përjashtme, robnia e jashtme, s’ asht kurgja me ver igat qëlidhin vul lnetin”.

Parullën: “Liberté (point) Egalité (point) Fraternité (point)”,Don Kolec Prennushi, e përkthen në gjuhën shqipe: “L ir i (aspak) Barazim (aspak) Vl laznim (aspak)”.......

Dhe vazhdon në fq.4: “Pse ju do të veni oroe qi Shqipnisë i ra meu zgjue prej letargisë qindvjeçare e me rilë në të njimdhetën orë, kur 

 popujt e prendimit të plakun e të shkrimë prej nji kulture mishit, me nji

fatalizëm të verbtë rrâjnë gjithnji kah gryka e vorrit. Arrijtë në kulmin ezhvillimit shpirtnuer e teknik janë short me u rrokullisë tëposhtë në thelli.Vetëme duer tëveta i kanëvue kazmën kulturës mivjeçare me e 

dërmue deri nëtemel”.“.....Me kenë socialist don me thanë me kenë njiheri antikrisht ;

ngadhnjimi i mbramë nuk asht i mundun pa rroposjën e krishtënimit.Kështu thotë Losinsky në 1902 e bolshevikët e soçëm (socialista radikal),

 janë tue i vërtetue me fakte dita me ditë.” (fq.22).

“Me kenë “antinacional” asht nj i mkat: me kenë “internacional” d.m.th. me i mbaj tëtëgji tha kombët baras asht nji padrejtësi” ( fq.27).....

 Në librin “Zoti asht” lexojmë një dialog aktual me ateistët dhe, pikërisht, këtu, asht vlera e këtyne librave: aktualiteti, edhe pse librat janë shkrue 70 e sa vjet ma parë.

 Në librin “Për Krishtin o kundra Kr ishti t” , i shkruem në vitin1938, që në parathanje lexojmë: “Kush rreshtohët për Krishtin e kushrreshtohët kundra Krishtit. Rreth vehtjës së Tij asht ndezë lufta ma e

madhe e shpirtënve. Luf ta qi racionali zmi n isi mbi katedra, ra mandej nërruga nërreshta tëpopull i t e u ba komunizëm, bolshevizëm 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 180/389

180

gj i thrrënues. Sulmi i ti j nuk qëllon vetëm hyjninëe Krishti t e hyjnueshmëninëe Kishës, por, edhe kul lat mproj tëse tëtyne: Doktr inën 

e revelacionit o tëzbul imi t; tëmshehtësive, tëmrekull ive të dokumentëve tëkrishtënimit”....

“.....Por, armët kundra vërsuljeve të anmiqve, sidomos në këtekohë kur mortaja e komunizmit ka prâ atmosferën e përgjithshme, i duhët

 popullit me i pasë për dorësh e kundra të zakonshmëve, e kundra atynema të hollave qi kanë hijen e ditunisë, tëci l lat edhe nëmos paçin mërrijtëndër né, do tëvi jnësi meturina rrënojash qi hjedh dallka e deti t nëbregore tona.”....

Parathanja mbyllët me këto fjalë:“Zoti i së vërtetës i bekoftë gjith ata qi rreshtohën përKrishtin, por, edhe ata qi janë kundra Krishtit u dënjoftë i Lumi mei bekue, pse, na luftojmë gabimët e tyne, por shpirtënt e pavdekshëmtë tyne ia porosisim mshirës së pakufi të Shelbuesit hyjnuer.”(24 qershor 1938)

Don Koleci, ka edhe shumë artikuj të një rendësie të veçantë nërevistat: “Leka”, “Kumbona e së Diellës”, “Hylli i Dritës”, “Cirka”, “Zani

i Shna Ndout”, “Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, etj. ku, shpesh përdor edhe pseudonimin Mujs Polemi.Don Kolec Prennushi ka hy në antologjinë e shkrimtarëve

shqiptarë (1941) si letrar me prozën “Të vershuemit”(fq. 221), dhe si tëtillë Prof. Ernest Koliqi, e cilëson rreth vitit 1960 në Radio “Vatikani” mekëto fjalë: “....Don Kolec Prennushi pat një jetë të shkurtë, por, ajo qëndërpreu krijimtarinë e tij letrare në kulmin e saj kje mortaja komuniste,që pushtoi Shqipninë...

Me 1944 erdhi ajo kohë ku nuk bahëj ma fjalë për një letërsi tëmirëfilltë....” (Citue nga Prof. Gasper Ugashi).

Don Koleci me guxim shkruan për At Fishtën: “Poemi epik <<Lahuta e Malcis>> asht nji vade mecum i çdo atdhetari”, ndërsa, për At Anton Harapin shkruan: “....Mendje dialektike qi shkruen kryeartikujndër të cilët disa janë kryevepra. Dieja e thellë, arsyetimi i lidhun,analizimi i holl, stili i peshuem dallojnë gjith shkrimet e tija. Mund të jetëi thatë, i ftoftë , por , ai asht i drejt e i pafajshëm .” (“Hylli i Dritës”, 1936,fq.583. marrë nga Klajd Kapinova “Me Kryq e Pendë” fq.65.).

Kardinal Mikel Koliqi në vitin 1992, më thonte: “Don Koleciishte nji bashkpuntor i emi, ishim edhe moshatarë. Ai kishte nji gjuhë të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 181/389

181

 pastër dhe të pasun. Edhe sot njifët stili i veçantë i shkrimëve të tija.Shpresohej shumë prej tij si letrar, mbasi ka shkrue pak proza por janë të

 bukra. Vdiq i ri si shumë të tjerë, edhe ate e mori vala komuniste.”Ai njihëj ndër pesë predikatarët ma në zâ të klerit, përkrah Imzot

Thaçit, Anton Harapit, Lazër Shantojës dhe Ndre Zadejës. Forca emendimit dhe elokuenca e të folunit e bane të dashtun dhe të

 paharrueshëm në popullin e vëndlindjes së tij. Imzot Thaçi, me humor thonte: “...Ai duhët me ndejë atje në katund, me ardhë edhe ai nëShkodër, ku me predikue na të tjerët?”

Don Koleci njihej si konferencier, kryesisht për problemët

filozofike dhe teologjike. Deri në vitin 1938 ai shkonte në Vienë dhe predikonte natën e Krishtlindjëve në një Kethedrale të rëndësishme ku,atë natë ishin të mbledhuna vajzat që prëgatitëshin për murgesha të reja.Ai u fliste për guximin dhe sakrificën. Aq mirë e fliste gjuhën gjermane,sa kam ndigjue unë, thonte At Meshkalla, tue pyet vienezët: “Në cilënkishë të Vjenës asht ky prift, se do të kishe shkue përditë me e ndigjue tue

 predikue?.....” (Dëshmi e At Meshkallës në vitin 1964).Kur jezuitët e Shkodrës banin ushtrimet e shpirtit, tregonte At

Meshkalla, ishte Don Koleci i vetmi prift katolik shqiptar që ftohej për me folë për tema të veçanta në Kuvendin e Jezuitve, mbasi ata jo vetëm erespektonin por, edhe e donin shumë për vetë seriozitetin e tij. At Zef Valentini S.J. ndër ma të njohtunit dhe të ditunit jezuitë që ka kalue vitetë tana në Shqipni dhe ka shkrue shumë për shqiptarë e, që, disa vepra tënjohtuna i ka botue edhe mbas 1944 në Itali, e vlerësonte Don Kolecinme këto fjalë: “Don Nicola Prennushi, i l futuro Cardinale d’ Albania”.Kjo thanje dëshmohët edhe sot nga ish-studenti i asaj kohë në Gjimnazine Jezuitëve, Z.Gjovalin Shuk Prendi.

Z.Gjovalini, më tregonte njëherë: “Jeziuitët kishin një derë hymjenë Kuvend të mbyllun për të gjithë, me përjashtim të jezuitëve. Dera ishte

 pak e ultë dhe e vogël. Kur vinte Don Koleci, ai futëj nga ajo derë tue ulëkryet, mbasi ishte i gjatë dhe i pashëm e na binte në sy menjëherë. Patëm

 pyet një jezuit: -Pse Don Koleci lejohët me hy nga ajo derë tue mos kenë jezuit?- Ai u përgjigj: - Don Koleci asht i vetmi prift shqiptar që ka tëdrejtë me hy kah don ai e, ku të duen në këte Kuvend.”.

Z. Nush Tukja, kur ishte i burgosun në burgun e Burrelit, tregonte

se, njëditë rreth vitit 1948, kur pothuej po zhdukëj kleri katolik kishte pyetë me keqardhje At Frano Kirin: “Po ju qesin fare Padër, a ka mbetë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 182/389

182

kush bre burrë gjallë veç jush që jeni këtu në burg?....”. At Frano Kiri iishte përgjigjë: “Po, po, ka mbetë ma i riu e ma i dituni, Don Kolec

 Prennushi. Sa të kemi atë kemi boll!....”. At Frano Kiri kur fliste për té,thonte: “ Ishte shpnesa e fundit e jona!.....”.

Fshatarët e vëndeve ku ka shërbye edhe sot e kujtojnë me respektveprën e tij baritore. Z.Lekë Harapi nga Dajçi, në librin e tij “50 vjetkujtime” shkruan: “....Bisedat e tija ishin një mësim i çmueshëm për mue,

 pse gjithmonë tregonte diçka tjetër aqsa kisha krijue përshtypjën se ishtesi një bibliotekë që ecë me dy kambë.”

Sot, mbas 50 vjetësh që ai ka vdekë besimtaret që e njohtën e

kujtojnë për përvujtninë e tij dhe moralin e palëkundun, gja, që, vërtetonatë që At Gjergj Fishta, kishte parashikue dhe i kishte shpreh nanës sëDon Kolecit në vitin 1916, kur, ajo kundërshtonte vëndimin që ky kishtemarrë me u ba prift. At Fishta i tha: “Zoti ta ruejt Kolecin, ai do të bahëtnji prift i mbrekullueshëm, se ia kishte shndritë Zoti deri edhe ftyrën, kur e kishte thirrë për meshtar!”. Mbas fjalëve të At Fishtës, çdo gja u mbylldhe as nuk u bisedue ma nga nana e tij për atë çeshtje. Ndonjëherë, me tëqeshun ajo i thonte At Matisë: “Ma mbylle gojën me Padër Gjergjin!....

Hallallë të kjoftë!”. Ndue Prendushi ishte mësues në Samrishë në vitin 1948. Ky djalëi ri vëndosi me u arratisë në Jugosllavi, mbasi ishin prishë mardhanjetshtetnore. Tregonte në vitin 1993, sësi kishte ardhë në qelën e DonKolecit dhe i kishte tregue se due me ikë në Jugosllavi. I kishte kërkueme u rrëfye mbasi frigohej se mund të vritej tue kalue kufinin me not nëlumin Buna. Don Koleci i kishte thanë atij: “Unë nuk ta këshilloj merrezikue jetën por mbasi ty të asht mbushë mendja top, unë po të rrëfej,

 po të kungoj dhe po të bekoj, të kjofte rruga e mbarë.” Më shoqnoi deritek dera e Kishës dhe aty u ndalue dhe, më tha: “Tashti, shko dhe kalo pafrikë!”. Në fund të bisedës, shtonte Ndou: “Unë i besoj mbrekullisë së tij,mbasi ai ishte i sigurt se mue nuk më ndodhë gja e keqe, përderisa mëtha, kalo pa frikë!”. Ai edhe sot tregonte sësi i lutët Don Kolecit, kur biengusht për ndonjë problem.

Prej thonjëve të komunistëve nuk kishte si me shpëtue as DonKoleci, këte edhe ai e dinte mirë. Kur fshatari besnik i tij Lac Gjushi ngaDajçi, që e mbylli jetën “kulak” dhe burgjësh, vetëm se ishte mik i priftit

dhe nuk pranoi me dëshmue në hetuesi kundër tij, i pat propozue DonKolecit, tue i sigurue me e nxjerrë jashtë Shqipnie bashkë me far’e fis,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 183/389

183

 për me i shpëtue arrëstimit, Don Koleci i tha: “Jo, kjo punënuk bahët prej meje, se jam betue nj iditëmbi Elterëkur jam shugurue meshtar se,

po kje nevoja edhe unëdo tëderdhi gjakun tem si Mesuesi em Jezu Kr ishti , nëkrye tëpopul l i t tem, nëtokën teme shqiptare.” Ai nuk uarratis. Para tij u arrëstuan dy vëllaznit Paulini dhe Mikeli, të cilet udënuen me mjaft vite burg e intërrnim, ndërsa axha i tij At Matia, mbasdy vjetësh hetuesi, pa dalë në gjyq u pushkatue me 11 mars 1948, vetëmse ishte atdhetar dhe Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë. Kjo ishtemortaja bolshevike që përlau edhe familjën Prennushi, si shumë familjeshkodranë vetëm se këta klerikë ishin atdhetarë të flakte dhe punonin për 

një shtet demokratik të përparuem. Natën e Shën’Kollit, me 5 dhetor 1948, rreth orës 22.00, kur DonKoleci ishte në sofër me nanën dhe motrat e tija, me kafshatë buke nëgojë, forcat e Sigurimit komunist me njëfarë vagabondi e rrugaçi AhmetSuji që ishte edhe shoferi i Sigurimit, mbasi kishin rrethue qelën, kur udiktuan se lehte qeni pa pushim, hyjnë dhe i venë prangat tue e akuzue:“Ka propaganduar në favor të Italisë fashiste për pushtimin e Shqipërisë.

 Ka propaganduar kundër Pushtetit Popullor. Ka strehuar kriminelë të 

arratisur. Duhët dënuar për vëprimtari armiqësore.” (Dosja D.K.Prennushi nr. 1072, 1989, 1143, 2452, 3359/1, Arkivi i Ministrisë P. Mbrendshme, Tiranë, 1998).

 Nuk duhët harrue se ishte koha kur diktatori solli në krye tëMinistrisë së Punëve të Mbrendshme kriminelin Mehmet Shehu dhe nëqytetin e Shkodrës, vazhdonte kasaphanën terroristi i pashoq, furrtari ZojiThemeli, që tashti kur dëgjon se çfarë po bëjnë serbët në Kosovë, “irrënqethën misht” po, kur e mësonin serbët atë në Shkodër se shka me bame atdhetarët shkodranë e klerin, a rrënqethëj?!

Për 11 muej pra, edhe Don Koleci, do të provonte torturat mashnjerëzore, lidhjët në vargoj, shenjat e të cilëve i mori me vete ndër vorre, korrentet elektrike që i shkatërruen zemrën dhe, njëditë, në fund tëtetorit 1949, pra gati mbas një viti, kur vërejtën se jeta e tij kishte marrëfund, poashtu si e kushrinit të tij Imzot Vinçencit, në qelitë e Durrësit,këte e “liruan” me vdekë në shtëpi për mos me shtue numurin e klerikëvetë mbetun në tortura. Kur doli nga hetuesia nuk fliste se kishte humbzanin prej vetmisë, të cilën e cilësonte si martirizimin ma të madh dhe ma

të mnershëm të shpirtit, që ia kalon dhimbjeve të trupit. Ai doli pikërishtkur shteti po i shpallte luftë klerit katolik për jetë a vdekje, tue mendue

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 184/389

184

se: Don Koleci, Don Dedë Malaj, At Marin Sirdani, Don Ejëll Kovaçi, AtKonrrad Gjolaj, Don Zef Gila, Don Mark Shllaku etj. të friguem nga

vuejtjet dhe torturat e Sigurimit që u ishin ba mbi trupat e tyne, do tëndikonin në miratimin e Statutit të Kishës Katolike me heshtje dhe paasnjë kundërshtim. Ndodhi e kundërta. Këta, jo vetëm nuk e pranuan as si

 projekt, por e kundërshtuan me forcë, deri në vetflijim. Don Deda dheDon Ejëlli, vetëm pse nuk vune firmat e tyne në vitin 1958-59 u

 pushkatuan, të tjerët që kundërshtuan kaluan jetën në burgje e kampe tëshfarosjes. Ndërsa, Don Koleci vdiq kur po zhvillohëshin ato mbledhje.

Don Koleci mori pjesë vetëm ne dy mbledhjët e para, ku, ndër 

tjera ka thanë edhe këto fjalë: “.....Këta do të na kërcnojnë se do tëmbyllin Kishat tona, në kjoftëse na nuk miratojmë këte projekt- statut,kështu si asht këtu. Ky projekt-statut nuk duhët miratue prej nesh se, edhembas miratimit të tij këta kanë me i mbyllë Kishat prapseprap. Jam isigurt se do të na thonë se do t’ju vrasim por, asht ma mirë me ba çkakanë ndër mend sot se ma vonë. Lé të na vrasin ma mirë sot me faqe të

 bardhë, sësa me firmue këte dhe, nesër, prap kanë me na mbytë por, na dotë vdesim me faqe të zezë. E, na, nuk duhët me harrue se me këta na jemi

hupë se hupë. Komunistët kështu kanë ba ku e kanë marrë pushtetin, nëRusi, në Spanjë e kudo. Na nuk jemi të parët që nuk po i njofim se kush janë....Këta janë gjithkund njisoj...!” (Nga At K.Gjolaj në librin“Çinarët”, fq.125). Kjo dëshmi përputhet edhe me tregimin e Dr. AvokatEmid Tedeschinit, i cili ka marrë pjesë në të dy mbledhjet e para për 

 problemët juridike. Ndërsa, Prof. Gaspër Ugashi e dinte zhvillimin engjarjëve të atyne ditëve nga vetë goja e Don Kolecit.

Pak ditë para vdekjës Don Koleci, i kishte thanë gjatë një vizitemjekësore Dr. Karagjozit, kur po bisedonin gjermanisht i shtrimë nështratin e vdekjës: “...Ma forco mirë zemrën se disa herë kam mbetë pandjenja në hetuesi kur me banin elektroshok, se më dukët jam prap për atë rrugë...” Sidukët, shtonte doktori, e kishte kuptue mirë se me tëvërtetë donin me e arrëstue, mbasi gjatë kohës që unë e mjekojainteresohëshin njerëz të Sigurimit për shëndetin e tij. Kur vdiq ka pasë

 prej atyre që me kanë thënë: “Na shpëtoi për pak!” (Dëshmi e Prof.Gaspër Ugashit, e thanun nga vetë goja e mjeku).

 Në shënimet autobiografike që At Pjetër Meshkalla S.J. i ka lanë

Zef Mirditës (Bukës) në vitët e fundit të jetës së tij aty nga 1987, shënon:“...Dhimbja ma e madhe që kam ndie në zemër kur isha në burgun e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 185/389

185

Burrelit , asht kenëajo e viti t 1950, kur mora vesht vdekjën e shokut dhe mikut tem tëvetëm tëtëgj ithëjetës, Don Kolec Prennushit.” 

At Meshkalla vlerësonte qëndrimin burrnor të Don Kolecit nëlidhje me Statutin, mbasi edhe pse ishte kenë në burg aso kohe, ishte imirinformuem dhe shtonte: “Don Koleci ishte i mirë, i dashtun, i qetë e josi unë. Ai ishte aq i dijtun, sa vdekja e parakohëshme nuk e la Shqipninëme marrë vesht se ke ka humbë ajo, Kisha dhe Kleri me vdekjën e tij.Don Koleci, fatkeqësisht, nuk ka lanë shok....”. Sigurisht, kjo tregonmendimin e At Meshkallës, por edhe modestinë e tij.

Ditën e dielë, me 2 korrik 1950, aty nga ora 11.00 para dreke në

 prani të mjekut me të cilin po bisedonte, Dr.Karagjozit, i ka ra një tëfikët, kur e motra Viktoria, po i jepte një kafe mjekut. Ka ardhë pak nëvedi dhe ka nxjerrë vetëm dy fjalë: “Vidë....Don Erneston!”.... Meshpejtësi e ka sjellë atë Prof. Gaspër Ugashi, që për fat ndodhej aty. DonErnesto Çoba ka hy në dhomë dhe mbas pak minutash ka thirrë njerëzit eshtëpisë....Don Koleci ishte në agoni të plotë.....Don Ernesto ka tregue,se, kur ka hy në dhomë Don Koleci ka folë këto fjalë: “Don Ernesto, më

 jep të zgjidhun, se janë tue më pritë një tubë engjuj, mbasi më asht

hapë qielli e më dukët se po shkoj tek Jezu Krishti,....nuk muejta mefolë deri tashti asnjë fjalë....mi thuej Vidës e motrave.... të ma kenëkujdes nanën!....”. Don Ernesto e ka kungue, ai asht kapërdi me zori, ka

 buzëqesh dhe ka ra në agoni. Mbas pak kohe, rreth orës 14.00 mjeku kavërtetue vdekjën e tij.

Funerali asht kenë familjar. Kanë marrë pjesë me qindra vetë ngafshatrat e famullisë së tij e përreth deri në Velipojë. Përveç, kumbonëveqë fshatarët u kanë ra në njëanë në shenjë zije, nuk asht ba vëprim tjetër nga frika. Në Kishën Kathedrale të Shkodrës kur i asht ba bekimi i trupittë vdekun, asht vëndosë në fund të Kishës tek Elteri i Zojës me shtatëhanxharë dhe ka kenë prezent edhe Imzot Bernardin Shllaku, kur DonErnesto Çoba ka ba bekimin. Mjaft klerikë nuk kanë marrë pjesë ngafrika. Nga Kathedralia asht nxjerrë nën drejtimin e Don Ernestos, dheasht bajtë në dorë prej fshatarëve të fshatrave të famullisë së tij. Ashtvarrosë në Rëmaji, në vorrin e Dr. Emid Tedeschinit, i cili e ka kërkuekëte deshirë nga vetë nana e Don Kolecit, derisa ti jepët mundësia me banjë vorr për té. Kjo mundesi u plotësue vetëm tashti.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 186/389

186

Tashti Don Koleci, asht i varrosun me Don Matinë (i vdekun në1904), ndër vorret e familjës Prennushi. Në pllakën e vorrit asht edhe

emni i At Matisë, mbasi eshtnat janë të humbuna në Zallin e Kirit.Të gjithë bashkë presin ringjalljën.Sot, na vetëm mund të thomi, se, DON KOLEC PRENNUSHI,

ishte një prej perlave të asaj kolane, që Krishti la pasues në KlerinKatolik Shqiptar.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 187/389

187

 Ne 90 vjetorin e lindjës, me 1janar 1992

N J Ë G U R ....

 Një gur shumë i çmueshëm.......Në thëmelët e Kishës KatolikeShqiptare....................................

Gur shumë i fortë, i pathyeshëm.....Ashtu si karakteri i Tij.........

Gur me vlerë të madhe...............Një burrë me kulturë të gjanë....

Gur që provohet me zjarr, po nuk thehët....Ashtu si u provue edheAi në Sigurimin komunist............

Gur shumë i pastër......................Pasqyrë e Shpirtit të Tij................

Gur shumë i bukur......................Burrë shumë i pashëm..................

Ka tone e rrëzatime që nuk harrohën..................................................................................................Ashtu si kishte portretin e Tij..... Shpirtnor e fizik për ata që e njohtën......

Ka prej këtyne gurëve edhe me ngjyrë të zezë................................

. ...................................................Ashtu, Ai kishte vetëm petkun....

Asht gur që tërheq vëmendjen e të gjithëve................................... ............................................. Ashtu ishte edhe forca e fjalës së Tij.

Gur që përdorët si objekt zbukurimi.....Ashtu si vëpronte edhe….... fjala e Tij në çdo zemër Shqiptare.

Ka edhe me ngjyra që thirrën të ambla....Vetëm ashtu, ishte çdo. këshillë e fjalë e Tij..............

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 188/389

188

I qëndrueshëm edhe ndaj kohës.......Ai nuk vjetrohët asnjëherë ....para syve të askujt................

Gur, që edhe kur humbë, nuk i ndryshon asnjë veti që kishte...........................................Vdekja për Até ishte vetëm buzëqeshje!

Besoj, se, ju kujtohët ?!..............Ky gur asht B R I L A N T I !....

E,.... ky.....B R I L A N T,....asht..........

DON K O L E C P R E N N U S H I ...........

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 189/389

189

L I B R I I F U N D I T

“Pa dyshim, priftënt katolikë do tëmësojnë si mësojnë, por jo, se ishtërngon parja, por e vërteta. E,ata kanë mësue gjithmonë edhe kur

në vend të parëve u epej burgu ekonopi.” Don Kolec Prennushi

 Ndoshta nuk kam kenë asnjëherë fëmijë... Kështu më dukët mue!Prej nandorit të zi të vitit 1944, e deri në vitin 1949 kam jetue tek 

daja, té Don Kolec Prennushi, në Dajç të Bregut të Bunës, ku kamvazhdue edhe shkollën fillore. Gjyshja dhe tezja Rozë kujdesëshin shumë

 për mue mbasi ishe edhe jetim pa babë. Daja Don Kolec merrëj shumëme edukimin tem, jo pse nuk kishte shka me ba, por përpiqej që ajo kohëtë mos më kalonte kot. Unë sot e kuptoj, se atij dhe vetëm atij, i përketkrejt formimi i em shpirtnuer dhe antikomunist. Më pat çue tek njëmurgeshë Motër Luigja, e cila më mësoi me shkrue bukur. Kur hyna nëklasën e parë në gjysmën e vitit, nga fillimi vitit 1946, na u ndërpremësimi disa ditë mbasi pritëj me ardhë një mësuese tjetër, sëpse mësuesjae parë zonjusha Viktore Kuka ishte arrëstue. Ne na njoftuan se ajo ishtekundër Pushtetit Popullor. Ka kenë dënue me disa vite burg. Unë e kamtakue vetëm mbas 48 vjetësh në 1994, në Shkodër, dhe më ka treguekujtimet e saj në burgun e Kuvendit të Fretënve. Aty, kishte kalue disa

 javë në një birucë me At Mati Prennushin. Tashti ajo asht me familjën esaj në Korçë.

Fliste me adhurim për ato pak muej që ka njohtë Don Kolecin kur ishte mësuese në Dajç. Në hetuesi tregonte se asht pyetë shumë për té.Sigurisht, kjo nuk ka folë gja, mbasi koha ka tregue gjithshka.

Don Koleci kohën ma të madhe e kalonte në një dhomë pritjëje të

qelës, mbasi aty kishte edhe bibliotekën e tij. Biblioteka zënte dy faqemuri pa shtue gja, aty mund të ishin mbi 2500 libra. Kishte libra në disa

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 190/389

190

lloje gjuhësh, ma shumë gjermanisht, italisht, frengjisht. Një seri të tanëfjalorë të disa gjuhëve, shumë libra filozofie e teologjie, historie dhe

 përmbledhje histori arti të paisuna me ilustrime të bukra me ngjyra. Këtotë fundit mi epte me i pa, pra kur ishe 6 vjeç ai ka fillue me më edukueme bukurinë e kryeveprave botnore të artit. Koleksionët e revistave“Leka”, “Hylli i Dritës”, etj. i mbante në sakristinë e Kishës. Kisha ishtemesatare nga madhësia dhe në tavanin e saj, kujtoj një ushtar rob, italian,që pat punue një afresk “Të Shelbuemin”, mbasi ai i përkiste edhe festëssë katundit që kremtohej shumë. Ishte edhe një armonio e vogël që nëkohë të meshës një murgeshë i binte dhe drejtonte një kor të vogël me

vajzat e shkollës.Aty nga viti 1948, Don Koleci mbante mbi skritore një libër spanjisht, me kopertinë me ngjyrë të mbyllët, me shkronja të bardhashkruhej: “DISHMORI I GOLGOTËS”. Afër atij libri ishte një blok, kuDon Koleci shkruante vazhdimisht. Njëditë më tha: “Unë do të lexojdishka që kam përkthye prej këtij libri, ti më ndigjo me kujdes, kur tëmërzitesh më thuej, dajë,... boll!....”. Ai lexoi, dhe në njësoj kohe,vështroi kah unë dhe pau se unë nuk ishe mërzitë, atëherë më tha ai mue:

“Tash, boll!... shko me lujtë me shokë...”. Sidukët, tash e mendoj mevedi, ai kërkonte me kontrollue me anën teme interesin e lexuesit tënesërm të atij libri. Kujtoj pak gjana. Libri përshkruente në fillim rrugën eGolgotës, bukurinë natyrore, kopështijet e ullinjëve etj. Ma vonë pat hynë kapitullin ku fillonte ngjarja e vuajtjëve të Krishtit... dhe më 5 dhetor 1948, Don Koleci filloi ai vetë ate për çka ai po shkruante.....Golgotën...

U arrëstue.U kontrollue qela, Kisha, mullarët e sanës, grazhdi i lopës, koteci

i pulave...Mbas tri ditësh, prap kontroll, edhe njëherë tue fillue nga leshi i

dyshekve, kornizat e figurëve e të fotografive e deri tek brandavekët egjyshës, çdo skutë....Dy përsona shfletonin librat, disa të tjerë kishinnxjerrë koleksionet e revistave në oborr para Kishës dhe mbasi nuk kishingjetë asgja i vunë flakën. Fshatarët as nuk shiheshin aty pari, u kishte hymnera, veç mbasi ikën ata, thonin, se jemi zhdukë, se kur asht arrëstueedhe Don Koleci që nuk trazon njeri, komunistët kapin këdo që u shkonmendja, .... këta dalshin farët,....u raftë lija,....se na ngrinë gjakun !...

Ky ankth nuk ishte punë orësh por i përditëshëm ... e me muej tëtanë. Nuk merrej vesht asnjë fjalë, as pse, as si, veç, ço sofratasa tek dera

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 191/389

191

me ngopë zagart e Sigurimit dhe merr një palë të tjerë të palamë. Shif atofëtyra xhullinjshë me vërejtje, me mujtë me kuptue dishka, por ... kurrgja!

“... Na!... merri!...” dhe hidhëshin plaçkat si të ishin plaçka lëbrozësh...”Ikë!... lëro rrugë!” ... dhe vazhdonte karvani i pafund i njerëzve pa pikëshprese ... se, a do të vijë njëditë me i pa me sy ata njerëz që kalbëshinndër ato qeli... Ndoshta,.... kurrë!

Aty nga shtatori 1949, flitëj se do të lirohen të burgosun me rastine 28 e 29 nandorit, gjoja për festa, po kush besonte? Në komunizëmgjithçka asht e papritun. Njerëzit dijnë dhe mund të tregojnë vetëm për tëkaluemen por, për të ardhmën, vetëm mund të gënjejnë, mbasi për të

ardhmën nuk din askush. Në fund të muejt tetor 1949, vjen lajmi nganana prej Shkodrët, se Don Koleci asht lirue nga Sigurimi. Gjyshjathonte: “Pritni, mos i tregoni njeriu, se nuk e besoj pa e pa me sy!”

Daja Don Kolec pak ditë ndej në Shkodër mbasi nuk fliste, se nuk kishte za, dhe nuk ecte fare nga dhimbjet e kambëve. Ishte i dërmuemnga hetuesia. Vetëm vinin lajmët se “asht mirë” dhe ka ndej me ba letër-njoftimin e ri. Mbas një jave lajmëruen se nesër vjen. Katundi u çue nëkambë mbasi edhe lirimi pa gjyq ishte shenjë pafajsije. Të nesërmen, ditë

e shtunë nga ora tre mbas dreke, fshatarët morën çilsat e kishës dhefilluen me i ra kumbonëve... Filloi festa... Lajmi i ardhjës mori dheun,“po vjen Zotnia!”, mbasi kështu thirrëj prifti nga fshatarët. Një grup tërinjësh doli tek Lisi në Vorr, aty ku pritët Buna me kalue nga Ana e Malit

 për në Samrishë. Tek ajo pikë ishin grumbullue shumë vetë tue fillue ngaVelipoja, Mali Kolaj, Pentari e me rradhë të gjitha fshatrat e bregut tëBunës kishin dërgue përfaqësuesit e vet ndër kuaj. Lac Gjushi, fshatarima besnik i jetës së tij nuk kishte dalë vetë, por kishte dërgue vëllain e tijKolën, bashkë me kalin e vet, për me marrë Don Kolecin në kalin e tijdhe me e sjellë në Dajç. Kur ka mërrijte tek Lisi në Vorr, aty Don Koleci,asht nda me fshatarët e Anës së Malit që e kanë shoqnue prej Oblike,

 bashkë me Hoxhën e tyne.Kumbonët vazhdonin me ra... ndër të gjitha katundet. Nga ora

4.30 mbas dreke daja hyni në oborrin e Kishës që ishte edhe i qelës, imbushun polt me njerëz. Zbriti nga kali dhe u përqafue me nanën Nineku, plasi një vajë gëzimi... dhe, mbasi u përshëndet me të gjithë, u drejtuenga Kisha, u ul tek dera puthi prakun, bani Kryq dhe hyni mbrendë.

Shkoi drejt e tek Elteri i djathtë i Kishës, tek Elteri i Zojës së Papërlyeme,ku ishte edhe Sakramendi, bashkë me një kandil që nuk fikej kurrë. Aty

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 192/389

192

ra në dy gjunjë dhe bashkoi duert, filloi me thanë një uratë të shkurtë nëshenj falnderimi. Erdhi në qelë dhe priti urimet e ardhjes. Vizitat

vazhdonin. Secili urimet e veta, por të gjithë papërjashtim i puthnin duerte veladonin tue kja prej atij gëzimi aq të madh që kishin ndër zemrat etyne. Kumbonët kanë prâ vetëm në orën tetë. Gjatë gjithë kohës ndër kambët e tij ishte edhe “Frida”, qeni besnik që qëndronte edhe ai tueshprehë mallin e vet. Atë vjeshtë u gëzue edhe toka, dukej se edhe barinuk thahej prej gëzimi. Të nesërmen Lac Gjushi, herët nga ora 6.00 sollinjë ka kulari, dhuratë për me ba gostën e lirimit nga burgu. Don Kolecitha meshën në ora 10.00 dhe, tha vetëm pak fjalë: “Falnderoj Zotin dhe

Zojën e Papërlyme, së cilës i jam lutë me më nxjerrë të papërlym edhemue prej atij vendi, ku të gjithve si jeni ju uroj “mos e provoshi”, jufalëm nderës për gjithçka keni ba për mue!”. Falnderimi ishte me plotzemër, mbasi asnjëfshatarë, gjatëgj ithëhetuesisë, nuk ka pranue me i dalëdëshmitar . Dhe ju lumtë! 

 Ndër ditët e para vazhdonin vizitat, po kohën e lirë ai e kalonte në bibliotekë. Kërkonte në rrumbujën e krijueme nga kontrollet me mujtëme gjetë diçka. Nuk fliste veç sistemonte librat. Nuk ndihej mirë, pinte

ndojë filxhan qumësht por nuk ishte i qetë. Njëditë kishte hapë një bisedëtë shkurtë rreth shëndetit dhe i kishte shpjegue së motrës, Rozës, se nuk ndihej mirë me fyt, kishte një shqetësim të vazhdueshëm, madje, edhenatën. Për problemët tjera të çfaquna në hetuesi nuk kishte bisedue gjaedhe mbasi Roza e kishte pyetë për disa shenja, si gropa në mish mbinejet e kambëve, ai kishte tretë bisedën pa i dhanë asnjë shpjegim. Nuk fliste as për vuejtjet as për shkaqët e arrëstimit, as për trajtimin në hetuesidhe as për ndonjë mendim të ndonjë bakeqi. Kur Roza e kishte pyetë për ndonjë arësye që ishte arrëstue, ai ishte përgjigjë shkurt: “Komunistët meklerin kanë punë, se mos bani gja axha Padër Mati, apo Vinçenci !?”.E kishin pyetë në hetuesi disa herë se pse je tue përkëthye librin“Dishmori i Golgotës”, deri njëditë që e kishin mërzitë dhe i kishte thanë:“Jam kenë tue e përkthye mbasi aty kam gjetë vendin ku më dukej seshoh axhën tem, që e keni vra të pafaj” dhe, mbas asaj ditë nuk ia kishintregue ma as blokun e përkthyem, as librin origjinal që kishin marrë gjatëkontrolleve të bame. Atij nuk i dhimbej puna, mbasi atë e bante prap por,i dhimbej origjinali mbasi atë nuk kishte ku me e marrë ma.

Ai ishte libr i i fundit...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 193/389

193

Ka kalue gati një gjysëm shekulli pa e dijtë kush se pse ishtearrëstue.

Dosja nuk asht kurrkund mbasi gjoja nuk asht dënue. Në një fletësekret të arkivit asht përmbledhë vuejtja e 11 muejve ndër ata pak rreshtaku, shkruhët se ka propaganduar në favor të... dhe vazhdon, se duhetdënuar për veprimtari armiqësore... Shënohet në fillim se asht nipi i AtMatisë... vëllai i Paulinit e Mikelit... por, çështja kryesore mbetë se kastrehuar kriminelë të arratisur. Kjo asht akuza ma e rrezikëshme dhe ma e

 paprituna, ku Don Koleci mundohët me mohue, por ai duhet të jenëndodhë shumë ngusht para deklarimit të Bep Negrit, i cili në dosjën

1072/1 deklaron: “Jam nisë me ikë prej Shkodrët bashkë me PaulinPrennushin dhe Ndrekë Pukën, aty nga data 26 nandor 1944, kur kemimërrijtë tek fabrika e çimentos, aty na ka dalë para fshatari Marin Beci

 prej Dajçit dhe na ka marrë me vedi e, bashkë me Ndrekën e Paulininkemi shkue tek Don Kolec Prennushi. Kemi ndej 4-5 ditë, mandej kemishkue të shoqnuem me njerëzit e tij në Mal të Kolaj, tek shtëpia e DulDoshit, edhe atje na ndjeku Ndjekja,...dhe kemi shkue ....”(vazhdon Dosja1072/1 Bep Negri). Fshatari Marin Beci pranon se i ka takue rastësisht

dhe se ka njohtë Paulinin, por jo se e ka çue aty prifti Don Koleci, ai nuk  pranon se asht kenë fundi i nandorit por e çon ngjarjen kah vera, në tëdalun të vjeshtës, d.m.th. nga gushti ose fillimi i shtatorit, kjo përputhet

 për fat me deklarimin e Paulinit. Ndërsa i shkreti Ndrekë Puka, në vitin1945 asht pushkatue, kur përpiqej me gjetë mundësinë e dorëzimit, siduket asht trathtue dhe asht kapë nga forcat e Ndjekjës. Kur pyetet DonKoleci për këtë çështje, edhe ky deklaron se nuk ka kanë në fund tënandorit por kah vera, saktësisht gjoja nuk e kujtonte kohën.

 Në fakt Bepi bashkë me Paulinin e Ndrekën janë kenë në Dajç,kur kanë hy forcat partizane dhe janë kenë në qelë kur partizanët ndjeknintë arratisunit e kanë shpëtue për mbrekulli. Edhe në Mal të Kolajve janëkenë në shtëpinë e Dul Doshit, që asht kenë aty edhe baba i Don Mark Hasit. Menjëherë sa këta janë largue prej shtëpisë Dul Doshit, kanëmërrijtë forcat partizane, kanë kontrollue, thohej se kanë gjetë fundacingarësh në një qoshe të podrumit, janë interesue ke kanë pasë aty, atanuk kanë tregue dhe, flitej se, për terror kanë vra Kirin, axhën e DonMarkut, një burrë i vërtetë. Shtëpia e Dul Doshit asht ndër shtëpitë e

njohtuna të malësisë për kah ndera, pritja e trimnia.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 194/389

194

Pikërisht atë kohë partizanët kapin një barkë me 200 vetë qëdonin me ikë në Itali, nëpërmjet lumit Buna. I sjellin në oborrin e Kishës

së Dajçit me pritë sa të vinin forca të tjera partizane. Dy vetë kalojnëmbas mullarëve të sanës dhe bijnë në not, mbasi ishte përmbytë krejt

 bregu i Bunës. Ata u zhdukën. U kontrollue katundi po nuk u gjetën. Nëvitin 1949 Zalo Ali Selenica, tregon sësi u ka ikë partizanëve dhe ashtnjeni nga të arratisunit në Dajç. Ka hy në një shtëpi dhe u ka thanë se mëka çue Don Koleci, me e ndihmue për me ikë. E kanë veshë fshatarë, ekanë hypë në një sule, kanë shkue në fshatin Samrishë ndër miqtë efshatarit. Ai i ka lanë aty me porosi prej Don Kolecit. Të nesërmen i kanë

çue në Mal të Jushit, prap me porosi të Don Kolecit. Mbas disa ditëshfshatarët e Malit Jushit i përcjellin në Breg të Matës dhe prej andej nëMilot, tue vazhdue me porosi të Don Kolecit. Në Milot kanë kalue nëthellsi derisa kanë dalë në rrethina të Elbasanit ndër miqtë e vet, të cilët ikanë ndihmue me dalë në Greqi. Në vitin 1949, Z. Zalo, kapët sidiversant dhe tregon sësi asht largue nga Shqipnia. Kur përmend emnin eDon Kolecit, hetuesi gadi-gadi harron se asht me diversantin dhe kërkonshpjegime të hollësishme për Don Kolecin, si u njohë me të, çka të tha

dhe si të shoqëroi me u arratisë?... Zalo, përgjigjet shkurt: -“Nuk e njohas për fytyrë Don Kolecin, por kur partizanët na çuan në oborrin e Kishëssë Dajçit, pyeta njërin, si e ka emrin prifti dhe ai më tregoi se quhët DonKolec, mbiemrin as ai nuk e dinte. Kur hyra në shtëpinë e një fshatarit nëDajç, ai sa dëgjoi se më ka dërguar Don Koleci, më ndihmoi me shkuar në Samrishë... dhe kështu, unë, pa e njohur fare Don Kolecin, arrijta meemrin e tij me dalë në Greqi...”.

 Në vitin 1951, Zalo, mbas dënimit, në kampin ku e dergojnë,tregon historinë e arratisjes nëpërmjet emnit të Don Kolecit, njëkohësishtshton edhe interesimin e hetuesit për këtë emën. Aty, ai asht interesueme dijtë se çfarë bahët me këtë prift, me emnin e të cilit i shpëtoi jeta,mbasi nga 200 vetë të kapun nga partizanët, nuk kishin shpëtue vetëm 18vetë, të tjerët të gjithë ishin pushkatue e zhdukë. Një përson i kishtetregue se ai njeh vëllain e Don Kolecit, Mikelin, që ishte në atë kamp idënuem 10 vjet dhe i kishte tregue se ka ndigjue që Don Koleci ka pak kohë që ka vdekë. Menjëherë kishte takue Mikelin, i kishte shprehëngushllimet dhe i kishte shpjegue kush asht. Gjatë kohës së burgut

tregonte Mikeli, shpesh Zalo, e ftonte për kafe në shenjë mirënjohje.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 195/389

195

Sigurisht, vetëm për emnin “Don Kolec”, ai duhej dënue për “veprimtari armiqësore”, si të gjithë priftnit tjerë.

Jam takue me At Konrrad Gjolaj, Don Zef Gilën dhe Dr. AvokatEmid Tedeschinin, dhe kam bisedue për lirimin e këtij grupi klerikësh nëvitin 1949. Mendimi i tyne asht i njajti: “Jemi lirue gjoja për mungesëfaktesh, por, sidukët, mendohej nga shteti për nënshkrimin e “Statutit tëKishës Katolike Shqiptare” pa probleme, mbasi këta që po lirohën nuk kanë me mendue me ardhë prap këtu”. Asht e vërtetë që mbas lirimit tëDon Kolecit, kanë ardhë dy herë grupe me 3-4 vetë në qelën e Dajçit metakue Don Kolecin. U ndrynin me té nga 6-7 orë, pinin një ose dy kafe

dhe iknin pa i tregue se kush janë e pse vijnë. Nga bisedat e pakta qëtregonte Don Koleci, mendonte se vijnë nga Tirana. Bisedat silleshinrreth dogmave të Kishës dhe kush mund t’i ndryshojnë ato. Kishininteresim të madh për zgjedhjen e ipeshkvijve dhe rrugën që mund tëndiqët pa pjesmarrjen e Vatikanit. Deri në vitin 1968 kam pasë një letër tëDon Dedë Malaj që i shkruan Don Kolecit (8 qershor 1950) , në lidhje memendimin që kishte Don Deda, si me veprue në mbledhjen e ardhëshmeku, kujtoj vetëm një rresht mbasi fatkeqësisht letra asht zhdukë, Ai

shkruante: “ ...Ti ishalla don Zoti e ban ma mirë me shndet edhe po nuk muejte me ardhë, mos u ban marak , do të flas unë, si me kenë tiaty!...”(Mbledhja e tretë asht zhvillue shumë vonë nga data e caktueme,

 pritej me u shtrue terreni).Avokat Tedeschini tregon qëndrimin burrnor të Don Kolecit, në

dy mbledhjet e para, mbasi mbas vdekjes së tij, as avokati nuk ka shkuema aty, kishte vërejtë se grupi që ishte për nënshkrimin e Statutit po efitonte davanë dhe nuk donte me kenë ma prezent në atë çështje.

At Gjergj Vata S.J. më ka tregue në vitin 1996, se asht ndodhë me punë në Tiranë në 1950. Njëditë e ka thirrë në qelën e Tiranës Don Zef Bici. Ky ka shkue dhe ka gjetë aty: Don Zefin, Don Mark Dushin, Don

 Ndoc Sahatçinë, At Rrok Gurashin dhe At David Picin. I kanë tregue sekanë ba një letër për qeverinë e Tiranës, ku i paraqesin dëshirën për njëmbledhje të shpejtë mbasi shumica e klerit tashti, (mbas vdekjës së DonKolecit), asht për miratimin e Statutit dhe me kenë se nuk kishin asnjë

 jezuit aty kishin mendue me marrë firmën nga Gjergj Vata, i cili nuk  pranon me firmue, mbasi në atë kohë nuk ishte i shuguruem meshtar pra,

gjeti një mënyrë me iu shmangë firmës. Kishte shkue menjëherë dhe ikishte tregue mikut të vet Pjetër Topallit, i cili ka dijtë shumë gjana por 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 196/389

196

nuk dij në se i ka shkrue, mbasi kur me ka bisedue për qëndrimin eklerikëve të Tiranës në kohën e Statutit, më ka pasë premtue se do t’i

shkruente të gjitha ato që dinte.Gjaja ma interesante që kam ndigjue për atë kohë prej At Konrrad

Gjolaj asht kenë qëndrimi i Don Jak Gazullit, që kur po diskutonte DonKoleci i ka ndërpre fjalën Don Ndoc Sahatçija, me mendimin se nuk kemi shka zgjatemi, po t’i japim fund diskutimeve e të bajmë si thotështeti. Don Jaku i ka pré fjalën tue i thanë: “Ti Don Ndoc që nuk jé prift edij, por sot po besoj, se ti nuk jé as katolik!”. Aty, asht ngritë në kambëImzot B. Shllaku, dhe ka mbyllë mbledhjen.

At Frano Kiri, më ka pas tregue se, aso kohe në 1950, mbasvdekjes së Don Kolecit kishte shkue në burgun e Burrelit, Hilmi Seiti,kryetar i Seksionit të Mbrendshëm në Shkodër, bashkë me një oficer tënaltë nga Ministria e Mbrendshme, dhe kishin thirrë: At Donat Kurtin, AtPjetër Meshkallën e At Franon. I kanë tregue se bisedohet për një Statuttë Kishës, projektin e së cilës ia kishte sjellë me vedi. Ne, po ua japim jushikojeni dhe na jepni mendimin tuaj, u kanë thanë ata dy. At Donati pambarue mirë fjalën ata, u kishte thanë: “Na e kemi Statutin e Kishës, se

atë Statut e ka lanë Krishti, prandej, ketë që doni me ba ju, banje meata që e keni fillue!” Kanë pyetë At Meshkallën, edhe ai i ishte përgjegjë: “Nuk kam shka i shtoj as shka i mungoj fjalës At Donatit”.Kanë dalë për dere tue sha e kërcënue: “As nuk keni për të dalur ndonjëherë nga ky vend!...”

 Në vitin 1951, Statuti u aprovue nga kleri katolik, por jo si dëshroishteti komunist.

Kleri Katolik Shqiptar asnjëherë nuk asht shkëputë nga Vatikaniedhe pse nuk ka pasë mundësi asnjëherë me u lidhë direkt, Ai ka kenëgjithënjë i vëndosun në njohjen e Papës dhe të Vatikanit.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 197/389

197

TË VËRSHUEMIT

Buna asht breg në breg. Bora maleve asht de prej erës së jugut eka ajë lumin. Me madhni të njij ngallnjyesi, të cilit s’ka forcë qi i ban

 ball, ulët rryma e gjanë pa pushue.Gjindja janë strukë nëpër shtëpija. Ndonji bari i rrall qi nget kah

shtëpija, kqyrë pa da at element të mnershëm, qi vjen tue u shtri mekërcnim. Në të tanë katundin zotnon nji qeti vorresh porsi në nji qytet tëmundun qi pret tue u dridhë kur të derdhet ushtrija me ba rrufi.

Qielli asht terratisë. Rêt e zeza si male vigane njiten prej gryke.Duket se të tanë kupa e qiellit asht tue u dyndë, si të njitej deti mbihorizont. Së largu ndihet gjâma e ndryme e bumbullimës qi dridhështëpijat me themel. Deti, i tollovitun si përbindsh i egërcuem, buluron

 për mnerë.Mbi horizontin e ximë kah gryka shpërthejnë prej gojve të rêve të

zeza porsi gjarpij rrufet vetuese e futen vrap në gjinin e zymtë. Nji fishkullimë e thekshme shiroku kalon nëpër shelqe e plepa

 porsi piskamë orësh qi ikin prej katundi. Mandej nji hingllim e ulurim itërbuem nëpër gêmbat e landvet qi shpërvilen e përkulen si vigaj, qiluftojnë me elementa të shpranguem e mbrapa shtërgata me trollim tëfrigueshëm. Shiu me shena ka veshë shtëpijat e landët. Tushti i stuhisë e

ka pështjellë katundin mbarë. Rêt janë bashkue me uj poshtë qi ka nisëme lëshue.

“U thye pênda e madhe!” ndihet nji vigëm e tretun nëpër ushtimëtë motit. Uji dêrdhet nëpër rruga të katundit porsi pushtues krenar mbi

 plaçkën e vet. Rrugat nji metër e ma nën trollin e shtëpijavet e tëkopshtijevet mbushen me uj qi shkon tue u rritë pa da. Ndihet kushtrimi indonjij bariu qi ka mbetë me gjâ në fushë qi e bredh ushtima e valvet mendërlikim të zymtë. Valët e harlisuna dirgjen si aradhet e rrebta t’ushtrisë

ngallnjyese. S’të dallon syni përveç shtëpija të zhytuna n’uj.Errej nji mbramje e ftoftë. Qelqet e dritores n’odë të zjarmitkrisshin prej pikave të shiut qi shkrepshin pa pushue. Era e fortë, hove-

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 198/389

198

hove, kthente tymin e tymtarit teposhtë qi na pshtielltë për rreth votre.Zjarmi strukej herë në njenën në anë, herë në tjetrën. Tjegullat kërsitshin

në pullaz. Shtëpija mbarë gjimonte prej duhme s’erës qi frynte me tërbim.Përjashta ushtonte zhaurima e ujnavet qi bâjshin rrjedhat e

trumhasuna, e rridhte zymtas krah për krah me gjâmën e stuhis. N’errsinë e heshti të natës gjithkah prej ujnash edhe mjedis

shtëpijave të njij katundi, e ndien njeriu vetminë e trishtueshme si tëgjindej mbi nji gûmë mjedis detit e pa fuqin e vet para këtij elementi tëtmershëm.

Të nesërmen në mëngjes mendimi i parë qi m’erdh qe nji.

Dola në dritore. Kishte dalë nji ditë prandvere. Natën kishte çuemurrla e ra borë bjeshkvet. Malet e kaltërta kah veriu ngrehshin nëhorizont majat e mbulueme në borë, qi vetojshin në rreze të diellit.Përmbi mâjën e Rumis endej hija e rêve të bardha qi velizojshin në kupene qiellit.

Poshtë ujnat e ndyta të Drinit qi kalojshin me shurimën etrishtueshme e shkulmet qi rrihshin me sulmet e veta muret e shtëpijavethidhshin në kreni porsi trofé plaçkën e bame: cokla, cunga, trupa e bagti

të mbytuna. Nëpër dritore burrat i bajshin za shoqishojt, tue pyetë sikishin gdhi. Nëpër katund shkojshin e vijshin lundrat tue u bajtë tagji bagtive. Vetë sulja e vogël me nji njeri, dy gisht mbi ujë, dukej porsishigjetë rrymës teposhtë, me u dridhë tue e pa.

Dàm të pamatun bân të vërshuemit në katund.

MUIS POLEMI

Shënim : Muis Polemi asht pseudonimi i Don Kolec Prennushit.

 Kjo pjesë letrare asht marrë nga: Antologjia “Rreze Drite” fq. 221-223,botim i vitit 1941.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 199/389

199

AT ÇIPRIAN NIKA O.F.M.GUARDIAN I FRANÇESKANËVE TË SHKODRËS

“Vuejtja, o bir, e ban ma fisnike fitorën!”

Ka lé në Shosh të Shkodrës, më 19 korrik 1900. Prindët e tij ishinMëhill e Prenda Nika, të cilët e lanë jetim qyshë të vogël 5 vjeç. Prifti iShoshit e solli Dedën e vogël në Kuvendin e Françeskanëve të Shkodrës,ku përfundoi edhe shkollën e mesme. U dallue si nxanës dhe tue pasëthirrjen shpirtnore për meshtar vëndosi me iu kushtue urdhnit tëSh’Françeskut. Përfundoi studimet e Larta Teologjike në Austri dhe më26 korrik 1924, shugurohet meshtar në Romë, tue marrë emnin Çiprian,

në Urdhnin e Fretënve të Vogjël, (O.F.M.). Vjen në Shkodër me një prëgatitje të mirë kulturore. Ishte ndër ma të ditunit në fushën teologjikedhe filozofike. Emnohet profesor në Gjimnazin e Fretënve. Ka pasionmuzikën. Nën drejtimin e At Martin Gjokës merr pjesë në orkestrënfrymore të Françeskanëve që përbahej prej rreth 40 vetësh. Ishte ndër flautistët ma të mirë që cilëson mjeshtri At Gjoka. Njihët edhe me veglatjera frymore të bandës muzikore. Zotnonte mirë disa gjuhë, spikati nëgjermanisht, frengjisht dhe greqishtën e vjetër. Ishte bashkëpuntor irevistave “Hylli i Dritës” dhe “Leka”, ku ka shkrue artikuj me vlerë nëfushën filozofike. Njihët si Provinçiali ma i ri në moshë sëpse, në vitin1938 drejton Provinçën e Shqipnisë. Një figurë e kompletueme në tëgjitha pikëpamjet, françeskan në veshje dhe në dukje të virtytëve të tij, iqeshun, i dashtun, i qetë, i ambël dhe joshës në biseda. Fizionomia e tij

 pasqyronte modelin shpirtnuer të Fratit t’Asizit. Në kohën e Opozitëskundër Mbretit Zog, asht i pandamë nga fretnit tjerë, merr pjesë memalësorët e krahinës së tij në Shosh. Për fat të keq në vitin 1939, u ndodhnë postin e Provinçialit dhe u detyrue me pranue okupacionin fashist.

Asht anti-italian dhe nuk afrohet fare me ndjesitë proitaliane të disaklerikëve, si At Bernardin Palaj, At Rrok Gurashi etj.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 200/389

200

Pak kujt aso kohe i shkonte mendja tek një okupacion imundëshëm i Italisë, mbasi ardhja e saj mendohej se sillte një dëshirë të

madhe të shqiptarëve për bashkimin e Kosovës me tokën nanë. Shumëatdhetarë tue fillue nga Mustafa Kruja e deri tek Don Lazër Shantoja,kishin qëndrue me vite të tana në mërgim tue punue për një ShqipniEtnike, gja të cilën e shohin se mund të realizohej nga ardhja e Italisë apoe Gjermanisë së njohtun antisllave. Pavarësisht nga koha e shkurtë por një gja e tillë u realizue. Hapja e 120 shkollave shqipe nga Mustafa Krujadhe Ernest Koliqi, me mësues shqiptarë në tokat e Shqipnisë jashtëkufijve të sotëm shka përfshinë në Veri dhe Kosovën, na pëlqen ose jo,

në fund të fundit duhet pranue se, po mos të ishin hapë ato shkolla nëvitin 1941, sot asnjë nga shqiptarët e atyne krahinave nuk do të dinte meshkrue e lexue në gjuhën amtare shqipe.

 Në vitin 1943 At Çipriani, ishte me u zgjedhë prap Provinçial, por asht At Mati Prennushi që mendon se At Çipriani nuk duhet sakrifikuetue u vue si Provinçial, mbasi Shqipnia ishte në pragun e okupacionittjetër, këtë herë nga komunist dhe këta do ta pushkatonin të parin. AtMatia merr postin e Provinçialit vetë, me mendimin se regjimi komunist

nuk ka me kenë i gjatë dhe pranon ma parë vetsakrifikimin se humbjen eAt Çiprianit, i cili asht mjaft ma i ri edhe në moshë. Nëse, Anglo-Amerikanët do të ndryshonin politikën e tyne me Shqipninë, tue mos elanë në mëshirën e Jugosllavisë, atëherë pushteti nuk mbetëj vetëm nëdorë të komunistëve. Gjithë shpresa ishte se me hymjen e grupeve tëtjera në qeveri, komunistët do të spostoheshin dhe do të krijoheshinrrëthana të tjera politike. Koha e ardhëshme mbas luftës mendohej se dotë ishte ma favorizuese për të gjitha çështjet kombëtare. Mundësia e njëzbarkimi Anglo- Amerikan në Ballkan ishte e mundëshme dhe e

 pritëshme nga pjesa ma e madhe e antifashistëve shqiptarë që nuk i doninkomunistët. Kjo dëshirë jo e parealizueshme ishte edhe e klerit shqiptar, ekryesisht atij françeskan. Madje, koha ka me nxjerrë fakte që At AntonHarapi dhe Regjenca në muejt e fundit kanë punue për një qëllim të tillë,

 pavarësisht se përpjekja i shkoi kot nga lidhjet e mëshefta të Rusveltit meStalinin, të njohtuna zyrtarisht në Jalta. Askujt nuk mund t’i shkontemendja se koha e mbas luftës do të sjellin shkatrrimin e plotë të krejt

 përpjekjeve të një shekulli të të gjithë shqiptarëve.

Me shkuemjen e At Anton Harapit, si Regjent në Tiranë,Provinçial u zgjodh At Matia dhe At Çiprian Nika mbeti Guardian i

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 201/389

201

Françeskanëve të Shkodrës. At Pal Dodaj ishte sekretar i Provinçës, njëfrançeskan me vlerë në shumë fusha. Ishte historian i njohtun dhe si i tillë

edhe një ndër politikanët e rrafinuem që ka pasë kleri, prandej asht kudo.At Pal Dodaj deklaron: “Në 1924 jam kenë me Opozitën. Në vitin

1922, kam tentue me bashkue Zogun me Luigj Gurakuqin, mbasi tue u bashkue trimnia e Zogut me urtësinë e Gurakuqit, do t’i vinte nji hovShqipnisë. Zogu e pranoi, Luigji jo! E, mbet.”( Dosja 1248).

Ardhja e Gjermanisë në Shqipni asht quejt kalimtare mbasi tuefillue nga qeverisja dhe krejt organizimi i shtetit ishin në dorën eshqiptarëve. Lufta që ata kanë ba kundër komunistëve dhe italianëve i ka

dhanë mundësinë e një simpatie të gjithë atdhetarëve, por ç’e do, ishtekoha kur ata i kishte marrë tatpjeta dhe nuk la mundësinë e njëorganizimi të mirë të forcave përparimtare në dobi të vendit, ku tashmambretnonte kausi dhe rrumbuja. Secili veç mendonte me ikë. Forcatgjermane të vendosuna në Shkodër kanë hy edhe në kuvendin e fretënvevetëm për fjetje. Dy herë At Çipriani e At Matia kërkojnë nga KomandaGjermane lirimin e kuvendit, tue e konsiderue një shkelje, herën e parë ulirue, por mbas dy javësh kanë hy prap dhe nuk kanë dalë ma deri me

datën 29 nandor 1944, që janë largue përfundimisht nga Shqipnia.Kjo kohë asht edhe periudha ma fatkeqe për At Çiprianin mbasigjermanët kur u larguan kanë lanë disa armë në oborr, të cilat atë ditë,

 pra, më 29 nandor At Çipriani, i nxjerr nga oborri përpara dhe i çon tek stallat e derrave mbrapa në shi e në diell, si të ishte koha. Kur fillon me undigjue rreziku i mbajtjes së armëve mbas Lëvizjes së Veriut dhe tëKoplikut, më 14-15 janar 1945 At Matia, urdhnon që të treten armët

 jashta kuvendit të Fretënve edhe pse janë të ndryshkuna dhe të prishuna jashtë përdorimi. At Çipriani, tue pasë frikë se hedhja në rrugë do tëngarkojë qytetarët përreth kuvendit me përgjegjësi, mbasi mund tëkontrollohen shtëpijat e tyne dhe vështirë se mund të kishte një shtëpi pady armë, e shkaktari do të ishte At Çipriani, ky vëndosë groposjen ekëtyne armëve në një ambjent larg kuvendit në kantinën e venës, kuhapë tokën e dyshemës së shtrueme me çimento dhe derdhë prapbeton sipër tue i çimentue edhe armët, me anën e një ushtari italian imbetun rob që shërbente në shtëpinë e tij.

At Filip Mazrreku, mbante dy revolverë të vëllazënve të tij si

kujtim, mbasi të dy ishin vra nga komunistët. Për këtë ai njofton AtÇiprianin i cili ia merr të dy dhe i tretë në gropën e zezë, bashkë me një

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 202/389

202

tjetër të At Zef Mesit që kishte vdekë pikërisht ato ditë kur partizanëtkontrollonin krejt qytetin shtëpi për shtëpi. Një armë, tip alltije të gjetun

nga At Gjeçovi, bashkë me një armë ma të gjatë edhe kjo me vleravjetërsije dhurue nga Lef Nosi, e rujtun në muzeun e Fretënve, mëshefetnga At Çipriani, nën dyshemen e dhomës së tij me anën e kuzhinjeritMartin Tarri, me qëllim që të mos i grabitet nga komunistët ashtu si patndodhë në kontrollin e parë të kuvendit nga Sheuqet Peçi.

Pak ditë para 29 nandorit 1944 dy përsona i sjellin At Pal Dodësnjë arkë të vogël me disa dokumenta të shkruem turqisht. At Pali, njoftonAt Çiprianin dhe At Matinë për këta dokumenta të mbylluna në arkë, që

ua kishte dërgue Gjoni i Markagjonit para se të arratisej nga Shqipnia.Kur puna e kontrolleve shpeshtohet, At Matia urdhnon që të digjen bashkë me disa dokumenta të lanuna nga Papalilo në një zarf, edhe ky iarratisun ndër ato ditë. Bashkë me disa shkrime të At Bernardin Palaj, tëAt Fishtës, dokumenta të Gjeçovit, janë disa dokumenta muzeale mevlerë historike si dhe disa pare të vjetra të kohës ilire, edhe këto tëgjetuna nga gërmimet e Gjeçovit. At Pal Dodaj me dijeni të At Çiprianit,(simbas dëshmisë së bame në hetuesi,  Dosja 1248, Arkivi i

 M.Mbrendshme Tiranë ), i hap në disa skuta e qoshe me mendimin sekanë me u dashtë për shpjegime historike ma vonë. Për vëndet ku ishinfutë ishte në dijeni At Donat Kurti, At Frano Kiri dhe fra Zef Pëllumbi,xhakue, përveç dy të parëve, mbasi u kishte ndihmue me i vue ndër atovënde. At Pal Dodaj mendon me u ndrrue vend, këtë ia thotë edhe AtÇiprianit, mbasi: “xhakojt Ndoc Vasili, Zef Pëllumbi dhe Luk Kaçaj janëmërzitë e nuk bajnë ma për këtë punë “ por, nuk i premton koha me i heqmbasi me datën 15 nandor 1946, kur Kuvendi këthehët në burg, të gjithë

 janë të arrëstuem. Luk Kaçaj, nuk përmendet ma mbasi siduket, nuk ashtimplikue në ndonjë ngjarje, gja të cilën e ka tregue edhe jeta e tij sëpse,kur ishte me tregue vedin para një gjyqi fals në Tiranë, ai shprehimirënjohje ndaj mësuesve të vet françeskanë, gja të cilën e ka ba pak kush. Fretnit e arrëstuem kur shohin materialet historike të hapuna mjedistë Kuvendit asht i pari At Donat Kurti, Drejtor’i Gjimnazit Françeskan,që u thotë: “... një arkë me libra e dorshkrime i kam mëshef në njëodë, e cila asht nalt pa shkallë dhe po të mos të të çojë kush nuk egjenë dot”. ( po aty, Dosja 1248).

 Ndonse në grupimet që ban Sigurimi, At Çipriani nuk asht nëdosjen e Imzot Frano Gjinit, në filmin jugosllav “Dosja 1302/II-A”,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 203/389

203

aty asht edhe At Çiprian Nika, At Pal Dodaj, At Donat Kurti,At Aleks Baqli dhe At Frano Kiri. Qëndrimi burrnor dhe i patundun në

hetuesi këta fretën i ban të pavdekshëm.At Çiprian Nika asht përballë një kafshës së tërbueme që thirret

kapiten i I-rë, Nësti Kopali. (edhe materiali i tij hetimor mban datën 22nandor 1946, pra, një vit mbas arrëstimit!?...).

Ky frat u masakrue si të gjithë tjerët, por nuk duhet lanë pa ushkrue se, kur komunistët kishin të dhana për vlerat e ndonjë kleriku,atëherë, nuk kënaqeshin vetëm me pushkatimin e tij, por e torturonin aqsa njerëzit që kishin bashkjetue me te, kur ia sillnin në qeli e pyesnin:

“Kush je ti?”, këtë fat të zi pat edhe At Çiprian Nika. Në proces-verbalin me nr. aktesh: 558, dhe nr. vëndimi 224,Prokuroria Ushtarake e Shkodrës, me akt-akuzën nr. 581, me datën 26dhetor 1947, sjellë për gjykim në një dhomë të kuvendit: At Çiprian

 Nikën, nga Shkodra dhe At Pal Dodën nga Janjeva e Jugosllavisë, për fajin se: “... gjatë gjithë jetës së tyre pranë Klerit Katolik kanë zhvilluar aktivitet të rrezikshëm anti-popullor... duke qenë elementa me pozitë dheudhëheqës të Klerit Katolik në Shqipni... me anën e këtyre lidhjeve të

kombinuara me Demokristjanen kanë menduar për një kryengritje tëarmatosur kundër Pushtetit... Me qëllim që të furnizojnë kriminelat earratisur për të goditur Pushtetin kanë fshehur në Seminar dhe nëKishë armë të ndryshme lufte, revolvera, pjesë ndrrimi mitralozi dheshumë arka me municion lufte. Faje këto të parashikuara prej nenëve2, 3 (pika 1, 2, 4, 7, 8, 14) të ligjes Nr. 372. Këto akte mbasi urregjistruan në Nr. 558 të Rregj.Them. Për ditë gjyqi u caktua data 26dhetor 1947, ditë e premte, ora 3 mbas dreke.Shkodër, 26 dhetor 1947Sekretari: Sh. Dautaj d.v. Kryetari: M. Bllaci d.v. (firmat).

Ditën e premte, datë 26 dhetor 1947, ora 3 mbas dreke u formuatrupi gjykues si vijon:

Kryetar: Kap. I-rë Misto Bllaçi,Antarë: Toger Bastri Beqiri, dhe N/Toger Anastas Koroveshi.Duke qenë gati Prokurori Ushtarak Kap. Namik Qemali, dhe

Sekretari Tish Tukja:

U pyet i pandehuri At Çiprian Nika dhe tha: ... Jam dërgue ngaProvinçiali me krye studimet e larta dhe jo nga kush tjetër... kam pasë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 204/389

204

shok At Frano Kirin... Austria e mori në dorë çështjen e Klerit Katolik qëtë mos merrej nëpër kambë... interresat e tyne nuk i dij. Me Sheuqet

Verlacin kam pasë lidhje zyrtare ... Nuk e dij a kje ma e mirë koha eregjimit të Zogut a sot ... Mue nuk mu ndalue me marrë frymë, pormu ndaluen burimet e jetesës, p.sh. tokat e kuvendëve na i moriPushteti i sotëm dhe shkollat i mbylli. Tokat i mori qeveria dhe nuk dij kujt ia dha... Enciklika e Papës flet për komunizmin në Rusi dheMeksikë, në Rusi kishte Fé dhe besim dhe nuk mundet me kenë që tëgjithë janë komunista ateista. Edhe na Françeskanët jemi komunista.Na kemi jetue me pak ndryshim nga fshatarët atje ku shërbenim. ....

me Enciklikë doli në shesh doktrina komuniste që asht kundër doktrinëssë Krishtenë... këtë e kam pa ndër disa revista që keni botue ju, si dhe nëradio “Shkodra” që asht vue në tallje Kristjanizmi...  Kishat nuk janë 

 prishë akoma, por janë mbyllë shkollat e shoqnitë fetare, ku asht edukuerinija me parimet e fesë dhe jo me politikë... Lufta për zhdukjen ekomunizmit mue më pëlqeu, por mund të zhdukej edhe me paqë.Lufta kundër okupatorit na shkatrroi ma shumë ne, u dogjën fshatrae lagje qytetësh dhe u vranë shumë njerëz, kjo nuk më pëlqej mbasi

mund të bahej me kombinacione politike. Rrënimet i kjava me lotgjaku.... Padër Antoni u dënue, por nuk dij se pse u tha se punoi kundër  popullit... Unë kam kenë profesor dhe nuk dij se asht predikue për fashizmin as prej meje as prej shokve... Nuk kemi punue për ardhjen efashizmit në Shqipni... Na i kemi marrë ndihmat se nuk kishim me se të

 jetonim dhe të mbanim shkollat.... Në kohën e okupatorit kam shkue nëKosovë me fratel Gjonin tek At Bernard Llupi, me marrë ushqime për xhakoj, ndërsa në Logutenencë shkonte At Rrok Gurashi, ai asht dhelpëne madhe... shumë gjana që i bante ky, i nxirrte në skenë me anë të AtPalajt... Demokristjanën nuk e kam formue unë, mbasi nuk jammarrë me politikë, atë e ndigjova në radio kur u ba gjyqi por as nuk e mora vesht kush e kishte krijue. Kur u ba çlirimi i Shqipnisë nuk edij... se nuk më erdhi mirë që u ba nga partizanët, kur u çlirue ngaokupatorët italian e prita mirë. Nuk më ka pëlqye Partia, mëpëlqenin Nacional-Çlirimtarët, Balli dhe Legaliteti... sistemi iqeverimit asht kundër parimëve të mija... Më ka pëlqye që të drejtoninnë Pushtet klasat që kanë studjue, mbasi fshatarët shumica janë pa

shkollë... Në Tiranë ishte Imzot Gjini për me shkue në qeveri, por nuk dijse ka shkue ndër legata të hueja... Padër Mati Prennushi në atë kohë ishte

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 205/389

205

Provinçial, por ky nuk më shpjegoi se çka kanë shtrue kur kanë shkue nëTiranë... Nuk dij gja për Demokristjanën, kur asht ba sulmi prej

Postribës nuk kishe dijeni dhe as nuk kam bashkëpunue me njeri...Nuk kam mësheh asnjëarmënëkuvend... NëElterët e shenjtënuk di j se u gjet gja, tash kujtohem se u gjetën do l ibra, por nuk dij se u gjetën armë...  Nuk kam sabotue zgjedhjet e 2 dhetorit... Për votime kam shkuenë Troshan. Në votime nuk dola fare. Këto nuk ishin të lira se nuk doliasnjë parti opozitare. Na kujtuem se nuk kishte arkë boshe, se, po takishe dijtë se ka, do të kishe shkue për ta hjedhë votën kundër. Tëgjithë bashkë me At Mati Prennushin s’kena dalë fare ndër votime...

 Nuk kam pasë lidhje me të arratisun... At Antonit i kam çue dy herëushqime me një grue, se mi kërkoi si shok dhe nuk e njof si trathtar...përhapjen e komunizmit në Shqipni e konsideroj ateiste, prandej jamkenë dhe jam kundër tij. Si konseguencë fatale kam konsideruemohimin e egzistencës së Zotit. Nga ky kam mendue dhe mendoj, semohohen të gjithë ligjët morale, si ndera, dashtnija, drejtësia etj. dhesi përfundim kam nxjerrë me vehten time, se me përhapjen e komunizmi t ateist do tëshkatr rohet shoqnia njerzore ... Direktivat janë

dhanë me anë të librave të teologjisë dhe filozofisë... Qëndrimi i ynëkundrejt komunizmit ateist asht qenë armiqësor... Unë kam dishrueqë në luftën e gjermanëve me Bashkimin Sovjetik, të fitonin forcatgjermane, dhe nuk dishroja që ushtria e kuqe të përhapej nëPrendim, mbasi me përhapjen e komunizmi t rus ndihet edhe rreziku serb. Fitoria e Gjermanisë ishte në favor të Shqipnisë... Xhakonin

 Ndoc Vasili e qita jashtë pse nuk kishte sjellje të mira, nuk e qita pseishte lidhë me qeveri, se nuk kishëm frikë nga ky se merrësh vesht meqeveri, por ky merresh vesht vetëm me të huej, pse edhe shqiptarët kishingjithfarë ngjyrash që nuk na pëlqenin né... Dëshira e eme dhe e shokëve tëmi j ka kenëme e shue farën e komunizmi t nëShqipni.” ( Dosja1248).

 Në dosje asht edhe mbrojtja e avokat Dr. Emid Tedeschinit, që ban mbas dhanjes së pretencës së prokurorit, ndër të paktat raste që kammujt me pa. Dokumentët e At Pal Dodës, vëndimet e Tiranës dhe fjalën efundit të At Çiprianit para pushkatimit nuk kam pasë mundësi me i pa.

Avokat Dr. E. Tedeschini shkruen: “I pandehuni Patër Çiprian

 Nika, mbi pyetjet e Jueja ka shfaqë haptazi se shka ka mendue, shka kadishrue dhe shka ka veprue.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 206/389

206

Mendimet e tija, ai i ka shfaqë sinçerisht dhe ky sinçeritet rrethidenave të tija më duket nji provë e fortë me i besue edhe deponimëve të

tija, që i referohen veprave. Këtu, zotni Gjyqtar, nga pikëpamja ligjorena intereson vetëm vepra konkrete dhe, jo, idenat abstrakte që ai ka.Këto idena na interesojnë vetëm e vetëm për me zbulue shkakun eveprave.

Deponimet e tija para gjyqit janë përgjithësisht konform me proçes-verbalin hetimor, kështu, që, për dhanjen e gjykimit mund tëmbështetemi vetëm mbi atë proçes dhe mbi ato deponime dhe mbimënyrën e shfaqjes së tyne para gjyqit...”( Dosja 1248, po aty).

Fjala e fundit në gjyq ishte: “Lutem, të merrni parasyshëmbrojtjen e avokatit që më ka caktue gjykata”.

Me datën 28 dhetor 1947, Trupi Gjykues dha vëndimin:1. At Çiprian Nika nga Shkodra, me vdekje me pushkatim.2. At Pal Dodaj nga Janjeva, Jugosllavi, me privim lirije përjetë.

Sekretari: T. Tukja, Antarë. B. Beqiri, A. Koroveshi dhe KryetariMisto Bllaci, d.v. (Firmat)

AT ÇIPRI AN NIKA u pushkatue më11 mars 1948, nëorën 5 të mëngjezit, nëZall in e Kir i t, nëShkodër, bashkëme vëllaznit e shokët e gji thëjetës...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 207/389

207

AT DONAT KURTI O.F.M.

Ka lé në Shkodër më 3 shtator 1903. Në vitin 1937 ngaUniversiteti “San’Antonio” i Romës, i jepët titulli “Doktor i Shkencave”.Asht i njohtun ndër françeskanët ma të ditun dhe rreshtohët ndër shkenctarët që kanë dalë prej asaj vatre të pashterrëshme të kulturës sonëshqiptare. Thëmelët e vueme prej At Gjeçovit u ngritën nalt nga At DonatKurti, At Bernardin Palaj, At Benedikt Dema etj. me veprat e mëdha që ilanë trashigim Atdheut, tue i përjetësue ato në “Visaret e Kombit”.

Prof. Dr. Norbert Jokli e cilëson At Donat Kurtin: “Një ndër 

 prozatorët ma të mëdhaj shqiptarë”. Në vitin 1946, At Donat Kurti asht drejtor i Gjimnazit të Fretënve“Illyricum” të Shkodrës. Asht drejtor i atij Gjimnazi, që asht cilësue vatra

 prej ku përhapeshin shkëndijat e atij atdhetarizmi dhe të asaj kultureshqiptare, mbi të cilat u ndërtue përjetësisht binomi “Fé e Atdhé”.

Prof. Simon Pepa, shkruen: “Dhe tani, në 55 vjetorin e botimit të“Iliadës” shqiptare të gjithë ata që e mblodhën dhe e botuan nuk janë më.Edhe Kuvendi Françeskan ku punuan, është këthyer në gërmadhë”.( Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare. 1944-1990. fq. 30).

Asht pragu i ngjarjëve të zeza që dukej se po vinin. At Donati,shkon në Tiranë aty nga gjysma e tetorit të vitit 1946, për me takue NakoSpiron, dhe me bisedue në lidhje me problemët financiare të shkollës. Jovetëm që nuk takohet me té, por edhe mërrinë me kuptue se jo vetëmshkollës por edhe mësuesve po u vinte fundi. Me të ardhun në Shkodër AtDonati, kryen aktin burrnor tue thye vulën e ftohët të shkollës, për mosme u ra në dorë komunistëve kështu, që, i pret mundësinë me falsifikuedokumenta të atij Gjimnazi. Dhe nuk asht larg 11 nandori 1946, kur merr 

fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimikomunist futë armët dhe akuzon Fretnit për këtë akt të ultë që u krye në

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 208/389

208

Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhimë të datës 17 nandor 1946, ngavetë ata. Me datën 12 nandor asht ndër të parët që arrestohet At Donat

Kurti, me akuzën e formimit të Partisë Demokristjane, të futjes së armëvenë Kishë, edukator i rinisë me frymën fashiste, një ndër bashkëpuntorët e“Hyllit të Dritës”, që ka lavdëruar fashizmin etj. Akuzat e rreshtojnë ndër ata klerikë që nuk pritej prej askujt shpëtimi i kokës së tij. Ai ishte isëmurë me një ulçëra kronike, nga e cila ka vuejt gjithë jetën. Ndoshta,gjendja shëndetësore e randë në birucat e Sigurimit, u ka krijue

 përshtypjen xhelatëve se “nuk e ka të gjatë”, prandej, po e lamë të vdesinndër burgjet e mnershme që ka me vuejt dënimin e përjetëshëm, mbas

 pretencës së prokurorit që kërkoi pushkatimin e tij.Hetohët nga kriminelët Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi,Hysni Ndoja etj. Qëndron kokfortë, ashtusi kishte edhe natyrën e tij paraarmiqve, nuk thehët as nga frika, as nga torturat por asht ballhapët dhetrim para të gjithë presionëve. Asht i vetëdijshëm se e pret plumbi.

At Donat Kurti deklaron para Trupit Gjykues, i përbamë nga:Kryetar, Misto Bllaci, antarë, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror,

 Namik Qemali: “Nuk kam punue për fashizmin asnjëherë... tek 

Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin për me kërkue lirimin ekuvendit që na kishte zanë ushtria gjermane... herët tjera At Matia kashkue vetëm tek gjermanët, mbasi dinte vetë gjermanishten e merrëshvesht direkt.... Me zbritjen e partizanëve në Shkodër, kemi mbajtëqëndrim të ftoftë për 4-5 muej mbas vëndosjes së Pushtetit, unë për vehtën teme e kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se po bahejrrezik për Fenë... Monsinjor Gjini, me t’u emnuem Delegat vitin ekaluem i ka drejtue një memorandum delegatit françeskan, ku kërkohej tërespektohën të drejtat e katolikëve nga qeveria, mbasi ato të drejta që itakojnë po shkeleshin çdo ditë... Për armët në Kishë nuk dij gja... Merastin e 2 dhetorit 1945, unë kam dalë për votime, por votën e kam hjellë nëarkën boshe. Natyr isht, këtëe kam ba si kundërshtar i rregjimit komunist... një mikroskop, një aparat fotografik, 20 filma, një makinëshkrimi, një gramafon dhe një arkë me libra e dorëshkrime i kam mëshef në një odë e cila asht nalt pa shkallë, dhe po tëmos tëtëçojëkush, nuk egjenëdot... Për né, e quej ma të rrezikëshëm qenjen e këtij Pushtetikëtu, sesa okupacionin italian e gjerman... Letrën e Padër GjonShllakut me pseudonim “Forca Atomike”, e kam ruejt për

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 209/389

209

dokument, mbasi ajo tregon qëndrimin e Padër Gjon Shllakut, nëburg.... Nuk e ndiej vedin fajtor...”( Dosja 1303, Arkivi M.M.Tiranë )

Kështu edhe At Donati, me këtë grup ku bante pjesë Don AntonMuzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj. ku, spikatë qëndrimi i AnësDaja dhe Liza Palit para prokurorit katil Aranit Çela njëditë para gjyqit, evazhdon skenarin e filmit jugosllav “Dosja 1302/2-A”, dhe kjo asht ekuptueshme edhe nga vazhdimi i numrit “Dosja 1303 At DonatKurti...”.

Ai edhe pse ishte në burg vazhdoi punën shkencore, nga e cila endau vetëm vdekja. Atje ai njihej me të burgosun të krahinave të

ndryshme të Shqipnisë, dhe mblidhte fraza gjuhësore që përdornin ndër ato krahina. I shkruante ndër fletore dhe pregatiste “FjalorinFrazeologjik të Gjuhës Shqipe”. Ky fjalor kishte 45000 (katërdhet epesëmijë) fraza. Asht kenë i shkruem në dy kopje me dorë, një për Universitetin dhe një do ta merrte me vedi kur të lirohej. Kjo punë nuk ishte ilegale mbasi dihej edhe nga komanda e burgut të Burrelit. Ditën qëasht lirue, komandanti i burgut ia ka mbajtë në zyrën e tij edhe kopjen qëkishte të veten At Donati, tue i thanë: “Me që janë shumë fletore dhe nuk 

i lexojmë dot tani, këto do ti merrni pasi të kontrollohën nga ana e jonë.Do të ua dërgojmë në Degën e Punëve të Mbrendshme të Shkodrës , nuk ua humbim, por, është një formalitet që do të bëhët, mbasi kështu kemiurdhër nga lart.” Këto fjalë mi ka tregue vetë At Donati, kur ishte për drekë në shtëpinë tonë më 13 qershor 1964, ditën e Shna Ndout, bashkëme Don Mark Hasin, Prof. Gaspër Ugashin, Prof. Petro Fundon etj. Atëditë ai erdhi ma vonë se të tjerët. Kur hyni mbrend na kërkoi të falun për vonesën. Mbasi u ul në krye të vendit në sofër tregoi sësi e kishte pritëtek dera e Kuvendit Jup Kastrati, të cilin deri atë ditë nuk e njihte fare, as

 për fëtyrë... Ndërsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. që kanë pasë në dorëfjalorin e tij nuk dij nëse e kanë takue ndonjëherë, mbasi për vite të tanaata kanë vjelë frutin e punës së tij.

At Donati, ishte njoftue nga një fratel i kuvendit se pritej nga Jupidhe i kishte nxjerrë fjalë se nuk mund të takohemi, se, sot jam i zanë, por Jupi kishte vazhdue me qëndrue, tue zanë rrugën e kalimit. Jupi, aty, idinte mirë skutat, mbasi gati ka kenë ba edhe ky “fratel” dikur. At Donati,

 për mos me na lanë me pritë né në sofër kishte dalë dhe ka gjetë Jupin

aty. Jupi me servilizmin e tij karakteristik, me kokë të përulun dhe tuefërkue duert me zgërdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalë pak përpara At

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 210/389

210

Donatit tue i tregue emnin. Meqë, At Donati ishte tue dalë e nuk kishtemundësi me e pritë, Jupi i kishte kërkue një takim në njëditë tjetër, kur të

kishte kohë të lirë ky. At Donati, me natyrën e tij autoritare si para njënxanësi rrugaç, i kishte përgjigjë: “Sot ke ardhë dhe të fola, për muekëtu mos u duk ma mbasi nuk due me të takue. E dij mirë kush jé, kemarrë shka ke marrë nga At Justin Rrota, ajo asht kenë puna e tij.Tek unë nuk merr gja, prandej mos u duk ma në këtë Kuvend, se iake pa hajrin boll këtij vendi!” dhe, kishte kalue pa i dhanë edhedorën...  Nuk dij nëse Jupi e ka shkrue këtë takim në kujtimet e tija!...Por, unë atë ditë kam pij me gëzim të madh kur ndigjova nga goja e At

Donatit, përgjigjën që i kishte dhanë kusarit të Fretënve.At Donat Kurti bani ma shumë se 17 vjet burg dhe u kthye nëvendlindje tue u mbledhë në sofrën e të vobegtëve të Asizit, që kishinmbetë në Kuvendin e Arrës së Madhe. Aty nuk shkoi gjatë, mbasi 1967-ta e shkatrroi edhe “këtë qendër me thëmel”, por këtë herë jo nga rusët,

 po me porosi nga kinezët.Populli i Shkodrës nuk e pau asnjëherë që nga viti 1946 tue thanë

meshë ose me ndigjue fjalën e tij në ndonjë predikatore, mbasi ai nuk 

ishte dakord asnjëherë me Statutin e Kishës së vitit 1951. Këtë Statut ai ekishte kundërshtue që në Burrel, por edhe mbasi doli nga burgu ai nuk u pajtue me qëndrimin e klerit “të lirë” në atë kohë. At Donati, nuk ishte ivetëm në këtë qëndrim, me té ishte At Meshkalla, At Gjolaj, Don NikollMazrreku, Don Pashko Muzhani etj. Mos aktivizimi legal i tyne ishtefatkeqësi kryesisht për edukimin e rinisë.

Koha bani të veten.At Donat Kurti, njëditë u gjet në një barakë me llamarina pa

kurrgja mbas shpirtit, vetëm me pak libra, mbasi pjesën ma të madhe ikishte të mëshefun si shumë shokë të tij, me një dyshek për vedi e një për motrën, murgeshën e nderueme .... të spitalit të Tiranës, e cila nuk e lavetëm deri atëditë, më 10 nandor 1983, që u bashkue me shokët e vet,eshtnat e të cilëve i kishte nën brinjë.

At Donat Kurti O.F.M. ruejti me dinjitet deri në vdekje të gjithacilësitë që i përkisnin Urdhnit të tij, tue jetue fukara, tue vuajtë me fukara,tue punue me edukue fukaratë dhe tue vdekë si fukara, i nderuem prejfukarave të mbarë Shqipnisë, të cilëve, në këtë jetë të mjerueme, u la

trashigim një thesar shumë të çmueshëm nga mendja e Tij e ndritun:“VISARËT E KOMBIT”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 211/389

211

FILMI JUGOSLLAV „DOSJA 1302/II-A“

“Të nënshtrosh armikun pa ndonjëluftim, asht kulmi i zotësisë, këta

 janë njerëz me zemër luani, të fortë,të squtë dhe trima...

 Brajan Capmen

 Në kjoftë se nuk duem me dijtë të vërtetën, na pajtohemi megënjeshtrën.

 Në kjoftë se duem me dijtë të vërtetën, nuk duhet të flasim pa pasë dokumenta.

Asnjëherë mos humbni shpresën se, a do të gjejmë dokumenta?Koha asnjëherë nuk ka punue me zhdukë faktët. Kurrë mos të harroni:

„KËRKONI SE KENI ME GJETË!“, thotë Krishti.Kishin kalue gati 50 vjet nga 11 marsi 1948, duheshin edhe pak 

ditë... Një mik i emi, Z. T. M., merr përsipër me me nxjerrë një dokumenttë vdekjes së babës nga arkivi i Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë.Dokumenti i vdekjes së babës ishte zhdukë edhe në gjendjën civile tëShkodrës aty nga viti 1967, kur komunistët mendonin me e shpallë tëvramë me atentat prej tyne. Ky dokument u ba shkak me kërkue edhendonjë shpjegim për vrasjen e At Mati Prennushit, i cili asht pushkatue

mbas një „gjyqi“ me dyer hekuri të mbylluna. Gati askush nuk fliste gjatë për këtë vrasje, të gjithë u mundonin me shpjegue se ishte një ngjarjefalse, si të gjitha ngjarjet e gjyqeve të komunistëve kur donin me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 212/389

212

 pushkatue të pafajshmit. Ndër të parët njerëz që më ka folë me njëfarësigurie për këtë çështje asht kenë Don Mark Hasi, i cili tregonte për 

qëndrimin burrnor të atyne trimave para një „gjyqi“ që fatkeqësisht nuk undigjue kurrë nga populli. Prej tij ndigjova se shumë vetë i nxirrnin në„gjyq“ në ndonjë prej dhomave të hetuesisë, i dënonin me vdekje, iizolonin ndër të mnershmet biruca, i torturonin prap mbas dhanjes sëvëndimit dhe kur, kishte raste dobësimi ose frike nga vdekja, dhe i„pranonin“ akuzat që deri atëherë nuk i kishin pranue, i premtonin se dot’i falnin jetën, po kje se ata pohojnë para „gjyqit të popullit“. Bahej edhenjë „gjyq publik“ dhe në fund përfundonte më dënim me vdekje, sa me i

tregue popullit se ti “ishe fajtor dhe nuk je dënue i pafajshëm“, mbasi kur të bahet kërkesa „për falje jete“ nga ana yte në Kuvendin Popullor,atëherë, të vjen „falja e jetës“. Kjo lojë u asht ba shumë vetëve dhe

 pikërisht Imzot Gjergj Volaj, asht pushkatue në këtë mënyrë. Janë tëshumtë njerëzit e pushkatuem kështu veç, kur janë ndodhë para brigadëssë pushkatimit e kanë besue se të gjitha „premtimet“, ishin vetëm rrena.

Mbas pak ditësh, pikërisht, më 9 mars 1998 u gjeta në një tavolinëtë arkivit, para një aparati zmadhues ku një zonjushë shumë e njerzishme

më solli një zarf me filma, më shpjegoi si shihën në aparat, më solli edhenjë letër për shënime me vulën e arkivit dhe më ftoi me fillue punën. Kur ajo fliste dhe mundohej me më shpjegue kjartë mënyrën e leximit tëmaterialit, unë i pohoja me kokë se kam kuptue gjithçka thonte vetëm mefillue shpejt e me pa dosjën, se, më dukej se po hapej dera e dikush po mëthonte: „Çou shpejt, se kemi gabuar që t’i kemi dhenë!“

Faqja e parë...”Frano Pjetër Gjini me shokë”.... O Zot a thue jamnë andërr? - Fillova me prekë tavolinën, vehtën, se nuk i besoja syve...Vëreja përreth nëse ata njerëz që vinin e shkonin për punët e tyne mezonjushën, janë me të vërtetë njerëz, apo më duken mue!? ... Vazhdovame lexue: ....“1. Frano Pjetër Gjini, 2. Nikoll Zef Deda, 3. Mati KolPrennushi, 4. Tom Palok Laca, 5. Zef Kol Haxhija, 6. Ndoc Rrok Sahatçija, 7. Gjon Frano Karma, 8. Nikoll Hil Shelqeti, 9. Mëhill Pjetër Miraj, 10. Zef Gjeto Pëllumbi. Nalt në fletë futej në rreth: Nr.1302/IArkivi. Vazhdon në një rreth tjetër ma poshtë: Nr.1302/II-A, ma poshtë enënvizueme: Fletë 156, prap ma poshtë: Nr.gj.858, 1948. Në cepin sipër,majtas, kishte diçka të fshime. Nuk kishe ke me pyet, pse? Sigurisht,

dosja duhet të ishte ajo e përpunuemja për me u dhanë me u shikue,mbasi kuptohet, origjinali i vërtetë nuk mund të përfshinte 10 përsona në

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 213/389

213

156 fletë. Menjëherë më ra në sy vetëm emni i At Mati Prennushit, ishte inënvizuem. Shumë kohë mbrapa pata marrë vesh se çdo emën i

nënvizuem kishte dosje në vazhdim edhe mbas pushkatimi, ose edhembas vdekjës në burg. Ka rasë që nga deponimet e tjetër njeriu,nënvizohet një përson i përmendun nga ai, nëse ai asht i nënvizuem,menjëherë i asht hapë dosja, p.sh. Në deponimet e Prof. Pashko Gjeçit,nënvizohet emni i Prof. Kol Ashtës, etj. Kjo nuk do të thotë se ashtarrëstue përsoni i nënvizuem por sigurisht asht kenë në listat e survejimit.

 Në kopertinën e dosjes mbrendë asht një skicë ku janë shënuestudjuesit e dosjes: Rakip Beqja, Xheudet Miloti, Pashko Picoku, Foto

Prifti, Hysen Gora, Edmond Cakaj. Këta përsona kanë pasë mundësi me elexue dosjen dhe me e studjue. Shpesh studimi asht lidhë me vëprimet endonjenit prej tyne, që nëpërmjet atij studimi ka krijue lidhje me proçesetë tjera, p.sh. Xheudet Miloti atë vit që ka studjue këtë dosje arrëston AtRrok Gurashin, dhe hap dosje të re për këtë përson në vitin 1957, pra, gati10 vjet mbrapa mbas dëshmive të At Rrokut në këtë dosje. Në ndonjërasë ka përson që ka mujtë me botue edhe libra, tue i ndihmue Sigurimit

 për publikimin e “vëprimëve” të tija, p.sh. Rakip Beqja. Rakipi ka

ndihmue edhe Jup Kastratin nëpërmjet të parathanjes së librit të tij, tuetregue vnerin që ka në shpirt Jupi për Klerin Katolik, që i vlente edhe si“garanci” për titujt “shkencorë”. Ajo parathanje nuk asht shkrue kur JupKastrati ka fillue me u angazhue me organët e Sigurimit, mbasi kur shkruen parathanjen ai asht ndër “veteranët” e Sigurimit. Jupi spijunazhine fillon ma herët, kur punonte si sekretar në Gjimnaz të Shtetit dhe padhanë provime merr dëftesën e “pjekurisë”, dhe pa dhanë provime merr universitetin etj. privilegje deri në titujt “docent, Prof. Dr. etj.”. E, sa siJupi... kështu vëproi Skënder Drini, Viron Koka, etj.

PJESA E PARËDo të filloj, pra, me “Dosjen 1302/I I -A” : “Faqe nr.1: Republika Popullore e Shqipërisë, Ushtrija Kombëtare

Shqiptare, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, Vdekje Fashizmit Liri Popullit, Nr. i Aktëve: 17, Nr. i vëndimit 2.Proçes-verbal” (një vulë e palexueshme), dhe fillon akt-akuza:

“Prokuroria Ushtarake e Zonës Ushtarake të Shkodrës, me akt-akuzën esaj me Nr. 2, datë 2-I-1948, i solli kësaj gjykatë aktet hetimore të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 214/389

214

rrjedhura kundra të pandehurve: Monsinjor Gjini, Dom Nikoll Deda,Padër Mati Prennushi, Dom Tom Laca, Zef Haxija, Dom Ndoc Sahatçija,

Padër Gjon Karma, Padër Mëhill Miri, Xhakoj Zef Pëllumbi dhe DomShelqeti, për fajin se: Kanë punuar për ardhjen e fashizmit dhe për okupimin e vendit t’onë nga imperializmi Italjan. Qysh para okupacionitkanë qenë agjenta politikë dhe spijunazhi t’imperializmit...

Gjatë okupacionit ... Kanë punuar për ta legalizuar....Kanë qenë pengesë serioze e L.N.Çl... kanë punuar për 

eleminimin e kësaj lëvizje... me organizata kriminale... kanë përkrahur tërë qeveritë kuislinge... kanë penguar rezistencën e popullit... janë qenë

agjenta të Gestapos duke denoncuar në zyrat sekrete të saj militantët eL.N.Çlirimtare.Mbas çlirimit hidhen me egërsi e tërbim, që të godasin Pushtetin,

nën kryesinë e Monsinjor Gjinit...Gjithë klerin katolik e transformojnë në një organizatë fashiste

Demo-kristjane. Zgjedhin Komitetin Qendror... me Monsinjor Gjinin, ...Komitete, nënkomitete, lidhje me të arratisur... Lidhen me të huaj...

 pregatisin kryengritje të armatosur ... përpjekjen e 9 shtatorit 1946, ... etj.

... etj ... faje këto të parashikuara prej nenëve 2,3, (pikat 1, 2, 4, 6, 7, 8, e14) dhe nenit 4 të ligjës 372 mbi fajet penale kundër Shtetit dhe Popullit.Këto akte mbasi u rregjistruan në Nr.17 të Radhorit Themelor për 

ditë gjyqi u caktua data 6 janar 1948, ditë e martë, ora 10 para dreke.Shkodër më 2 janar 1948

Sekretari: Sh.Dautaj d.v. Kryetari: M.Bllaci d.v.”

“Ditën dhe orën e sipërme trupi gjykues u formua si vijon:Kryetar Kapiten i I-rë Misto Bllaci, Anëtar N/Toger Anastas

Koroveshi, anëtar N/Toger Xhemal Bejtja, duke qenë gati prokuroriKapiten Namik Qemali dhe sekretari i Gjykatës Shaban Qamil Dautaj. Usuallën të pandehurit nga burgu. U pyet identiteti i tyre dhe thanë sequhën:

1. Imzot Frano Pjetër Gjini, i biri i Pjetrit dhe i Drandës, vjeç 62,shqiptar, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, me

 profesion Ipeshkëv, lindur në Shkodër dhe banues në Shkodër, i rreshtuar (i arrëstuem) me datën 15 nandor 1946.

2. Don Nikoll Zef Deda, i biri i Zefit dhe i Agës, vjeç 58, i pamartuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, famullitar, ka

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 215/389

215

vëllaun në burg, një vëlla të ekzekutuar, lindur në Shkodër dhe banues nëHajmel, i rreshtuar me datën 13 tetor 1946.

3. Padër Mati Prennushi, i biri i Kolës dhe i Drandës, vjeç 66, i pamartuar, i pa dënuar, shqiptar, i varfër, prift, ka mbaruar Theollogjinë nëAustri, në burg ka nipin e tij Paulin Prennushin, i lindur në Shkodër, irreshtuar me datën 15 nandor 1946.

4. Don Tom Laca, i biri i Palokës dhe i Drandës, vjeç 51, i pamartuar, i pa dënuar, me gjendje ekonomike të mesme, ka mbaruar Theollogjinë në Romë, me profesion prift, në burg ka djalin e motrës Zef Palin, nga Shkodra, i rreshtuar me datën 14 tetor 1946.

5. Zef Kol Haxhija, i biri i Kolës dhe i Gjystës, vjeç 58, i martuar me 8 fëmijë, i varfër, ka mbaruar shkollën teknike tregtare, mandej kavazhduar Gjimnazin Ushtarak turqisht, nga Shkodra, i pa prekur ngareforma, ish deputet, i rreshtuar me datën 20 nandor 1946.

6. Don Ndoc Sahatçija, i biri Rrokut dhe i Nushës, vjeç 41, i pamartuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, me profesionIpeshkëv, lindur në Breg të Matës, i rreshtuar me datën 26 qershor 1947.

7. Padër Gjon Karma, i biri i Franos dhe i Dilës, vjeç 52, ka

mbaruar Theollogjinë në Austri dhe në Romë, i pa martuar, i pa dënuar,shqiptar, me profesion famullitar, lindur në Gur të Zi, i rreshtuar më 10nandor 1946.-vdekë 1975 ( shtue me shkrim dore data e vdekjës-autori).

8. Don Nikoll Shelqeti, i biri i Hilës dhe i Dilës, vjeç 55, i pamartuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë dhe Fillozofinë nëAustri, me profesion prift e famullitar, lindur në Shelqet, i rreshtuar medatën 20 dhetor 1946.

9. Padër Mëhill Miraj, i biri i Pjetrit dhe i Prendës, vjeç 39,shqiptar, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë nëRomë, ish profesor e zëvendës famullitar, nga Shkodra, i rreshtuar medatën 20 tetor 1946.

10. Zef Gjeto Pëllumbi, i biri i Gjetos dhe i Lukes, vjeç 22, i pamartuar, i pa dënuar, lindur në Bogë të Koplikut dhe banues në Mal tëRrencit të Lezhës, me profesion xhaku, ka krye të tretin kurs Theollogjik,ka të ekzekutuar dajat, Mark Mirin e Zef Mirin, dhe të arratisur djalin edajës, i varfër, i rreshtuar me datën 15 nandor 1946.

U këndua akt-akuza e Prokurorisë, përmbajtja e së cilës është

 përshkruar në parathënjen e këtij proçesi.Prokurori përsëriti akt-akuzën.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 216/389

216

U pyet i pandehuri Don Ndoc Sahatçija dhe tha: Pjesërisht akuzaështë e vërtetë dhe pjesërisht jo. Unë çka kam dijtë dhe çka kam ba i kam

thanë në proçes dhe jam dakord me te. Unë kam mbarue theollogjinë efillozofinë në vitin 1932 në Jezuit... këta edhe si italian punonin edhe nëkëtë drejtim në favor të Italisë... kemi ba hartime krejt në frymë fashiste,... Kolegji merrte ... subvensione nga Roma, Ipeshkvija e Vatikani ...

Ma parë merrte nga Austrija ... kleri donte influencën e Italisë,dhe kohën e Zogut filloi aktivitet në favor të prëgatitjes së terrenit për ardhjen e fashizmit. Nga Papa ka pas ardhë enciklika që fliste për komunizmin ateist .... Në Rusi klasat e ulta e donin këtë regjim ...

 propaganda që bahej kundër Rusisë nuk ishte e vërtetë. Papa mundohej tëshuante komunizmin por kundër fashizmit nuk ishte ... kleri rronte mirëkurse populli vuante ... në kemi ndjekur rrugën me luftuar pushtetin ...Enciklika i ka ardhur Imzot Bumçit, Imzot Gjini ishte zëvendës dheImzot Prennushi që mbanin lidhje me Jakomonin, Melonin etj ... me këtalidhej edhe Çiprian Nika, Pal Doda, Anton Harapi, ... që kishin qëllime

 politike ... asht ba mbledhje si me pritë Italinë ... me Thaçin, Laca, Koliqi,Shestani, Pici, Nika, Zojzi etj ... kemi përkrahur karabinjerinë .... Ne e

 pritëm mirë Gjermaninë, se kështu na tha Imzot Bumçi ... Kleri kandihmuar organizatën trathtare të Ballit Kombëtar, Legalitetin dhe Nacional Indipendentët dhe ka luftuar Lëvizjen N.Çl... që luftonteokupatorin ... kështu kemi vazhdue edhe mbas çlirimit ... dhe kemi punueme zbatue direktivat e Komitetit Demokristjan që asht formue paraçlirimit në Shkodër, kjo ka dalë prej Kryesisë së klerit Thaçit e ImzotGjinit me pjestarë At Mati Prennushi, Don Nikoll Deda, Çiprian Nika,Palaj, Laca, etj ...asht formue në kohë të Gjermanisë, ... ka ba mbledhjeme civila si Serreqi, Mjeda, Doda ... janë krijue Komitete e nën/komitete,në Lezhë ka ardhë At Mati Prennushi, Çiprian Nika, etj... BashkimiShqiptar ka dalë prej Demokristjanës dhe Fausti e Dajani kanë qenëudhëheqës... në Lezhë e ka formue Nën/komitetin Mati Prennushi meantarë Padër Rrok Gurashin, Mëhill Çunin, Ndre Lufin, Koda, Don LekëDredhaj etj. ...mbasi do të zbarkojnë Anglo-Amerikanët. Padër MatiPrennushi ka ardhur në Rubik... ku kemi biseduar për të arratisur mePadër Rrokun, Arta, Serreqin, Palaj etj. ku ishte edhe nipi em Zef Mikeli,edhe ky foli kundër Pushtetit... Për në Orosh më ka tregue se kanë ba

mbledhje Prenk Lezaj... Në mbledhje në Troshan ka ardhë Imzot Volaj, Nikoll Shelqeti, Gurashi, Dredhaj, Serafin Koda etj... Dul Rrjolli na ka

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 217/389

217

 propozue me u marrë me politikë... na ishim kundër Pushtetit... Kishimtakime me të arratisun, që ishin mbrapavija e Demokristjanës... Në Orosh

më ka thanë Prenk Lezaj se Imzot Gjini ka pasë takime me Mark GjonMarkun... At Mati Prennushi më ka thanë se Shkodra asht e prëgatitun...dhe të arratisunit janë ushtri... Në Tiranë kam takue disa herë DonShtjefën Kurtin... për armët në Kuvend e kam marrë vesh se u gjetën...veprimtarinë teme e quaj trathti, ashtu edhe kleri ka bërë trathti... jamfajtor se jam edukuar kështu.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.U pyet i pandehuri Padër Mëhill Miraj dhe tha: Akuza për mue ka

gabime... Nuk kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje, mbasi këto janë bërësekrete... Unë kam bisedue me Padër Gjon Shllakun në fillim të 1945, për me formue një parti Demokristjane... për me marrë pjesë mbrendaFrontit... Kam bisedue edhe me Padër Leon Kabashin për këtë... mePadër Prennushin nuk kam bisedue.... Asht ba një mbledhje me GacLecin, Rrok Zojzin, Mark Lecin, Lin Çiurçija e Zef Haxhija, i cili tha seorthodhoksët dhe myslimanët janë bashkue, dhe se juve jeni tue nangatrrue... Në Vërmosh kam ba dy mbledhje në vitin 1944, pro Prenk 

Calit... në shtator jam takue me Padër Antonin ...çlirimi më pëlqeu, por si pushtet jo... Nush Radovani më ka thanë se asht antar i Demokristjanës ...Padër Gjoni më ka caktue propagandist mue, Padër Frano Kirin dheavokat Paulin Palin... ndërsa, prej Paulin Kel Palit mora vesht se asht bambledhje tek ai me Nino Kurtin etj. ... me demokristjanën asht kenëkryetar Padër Gjoni ...kam bisedue për këtë edhe me Padër Donat Kurtin... Me Pashuk Bibën asht takue Padër Leoni dhe Filip Mazrreku ...Muharrem Bajraktari ka emnue komandanta për çdo krahinë... Nik Sokolika shkrue katër letra... lidhjet me té i kam pasë prej Kadri Cacës... kamndi se Frano Kiri ka pasë lidhje me të arratisun... Jam takue me PalThanin... Padër Antoni më ka thanë pse nuk më bini mbrapa me mëdorëzue, se më shpëtojnë anglo-amerikanët, unë i thashë rueju mos tëdiktojnë se të mbysin... Jam takue me Kol Ashikun... edhe ky i arratisun... gjithashtu, punët e klerit janë punë të këqija... Ju kënduan thënjet që ka

 bërë në Seksion dhe i vërtetoi.U pyet i pandehuri Don Nikoll Shelqeti dhe tha: Akuza nuk më

duket e përshtatëshme se nuk kam punue për ardhjen e imperializmit

italian... nuk kam punue për ardhjen e të huajve... nuk dij të kemi faj politik... edukata që kam marrë asht kenë thjeshtë fetare dhe me politikë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 218/389

218

nuk jam marrë kurrë... kur Italia zaptoi tokën shqiptare ishte okupatore... por kleri nuk dij se e ka pritur Italinë... me gjerman nuk kisha lidhje, ato

rrinin në pyll... aty kishin komandën... unë nuk u trembja nga gjermanët,se nuk kishin çka të më banin mue, vetëm se do të më internonin fundi nëGjermani... për çlirimin e kam pritë mirë, edhe reformat... Kanë ardhë

 priftën në qelë dhe kemi biseduar si do të vijnë puna me qeveri në tëardhmën por kundër jo... kam bisedue me Don Nikoll Dedën, se po thonëse Gjon Marka Gjoni ka një radio transmetuese... se nuk më kanë ardhur të arratisur... dhe e kam pyet për Pjetër Shan Dedën, por nuk dinte gja ...Me Mark Gjon Markun dhe Lleshin nuk jam takue qysh se kanë dalë në

mal... Qelës seme i janë marrë tokat... Nuk jam kenë në lidhje mekërkend kundër pushtetit. Unë kam qenë klerik, por dukët, se nuk mëka besue kush. Unë kundër Pushtetit nuk kam bisedue as kam punue për kontra tij.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.U pyet i pandehuri Zef Gjeto Pëllumbi dhe tha: Sa për akuzat që

më bëhen për mua nuk më përshtaten aspak... kur isha 6 vjeç erdha nëShkodër... me u ba frat... Unë në klasë jam qenë me tre vetë të Lëvizjes

 N.Çl.... Partinë Komuniste e urrenim... Në shkollë na jepnin edukatënacionaliste... Aty vinte Ernest Koliqi etj.... simpatizojshe Ballin.... pushteti më pëlqeu, por si Parti Komuniste jo, se kisha fitue urrejtjesidoemos kur më grinë (pushkatuan) dajën Mark Mirin, pa të drejtë mbasiu pushkatue pa gjyq. Kur u gjetën armët në kuvend më vinte keq se ushkatrrua... Me Padër Aleks Baqlin kam biseduar, vetëm ai thoshtendonjë fjalë kundër pushtetit... edhe me Padër Filip Mazrrekun... kur uvra daja vetë i dheti kam shkrue në ditar kundër pushtetit.. në 1945 kamshkrue “Në qytet bleron pranvera” ... jo politik ... Kur u arrëstue Padër Donati, më ka thanë Padër Baqli se asht arrëstue se ka grisë një gazetëmuri....Padër Aleksi e Filipi thonin fjalë kundër oficerava, se janë pashkollë... Padër Augustini fliste kundër pushtetit dhe punës vullnetare...kur asht ekzekutuar Padër Gjoni mua më asht dhimtë... kur asht arrëstuePadër Leon Kabashi, padër Baqli më tha se ka takuar Pashuk Bibën...Zarfin me dokumenta që më kishte dhanë Padër Palaj e mëshefa dhe kur erdhi Dul Rrjolli i kam treguar tëgjitha vendet ... Dhomën e AtBernardin Demës e ka çelur Ndoc Vasili... për me marrë libra... Armët

nuk i kam mëshehur unë, por fretni t i kishin mëshefur , gji thashtu dhe dokumentët, dhe përgjegjës ka qenëÇipr ian Nika. Dokumentët e Gjonit

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 219/389

219

të Marka Gjonit ishin mëshef në mes të Kishës, dhe këto dokumente idonin për histori. Në Kuvend kam ndigjue se Padër Gjoni ka shkue me

një Anglez tek Nigris. Vëprimtarinë teme, nji këto gabime të vogla të paçfaqura, këto janë faje, por Padër Donat Kurti dhe Padër Baqli na epninedukatë kundra Lëvizjes N.Çl .

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.U pyet i pandehuri Padër Gjon Karma dhe tha: Për sa dij unë

akuza nuk asht e vërtetë. Unë nuk kam pasë dijeni as që kam punue për ardhjen e fashizmit, por e kam urrejtur dhe kur ka ardhur e kam pritur mekeqardhje... Isha misionar shëtitës nga 1930 deri në vitin 1943... kam dalë

me folë për Fenë e Krishtit. Padër Anton Harapi nxori leje të posaçmenga Vatikani dhe u fut në Regjencë... në kuvend ka ardhë një kapitenAnticho, por nuk dij se kush kishte lidhje me të... Enciklikën nuk e kam

 punue se atëherë në Shqipni komunizmit nuk i ndihej era... tek Lëvizjanuk kam parë rrezik as që kam predikuar kundër saj, as kundër PartisëKomuniste. Në mbarim të 1943 më ngarkuan detyrën e Rektorit, i parikolegjit për shkak se kisha treguar aktivitet fetar... Unë kam mësueedukatën fashiste... tek Hausdingu s’kam shkuar asnjëherë përkthyes me

 Nigris. Asht e vërtetë se vetëm në kuvendin tonë dhe të fretënve hynëushtritë gjermane. Nga detyra e Rektorit u pushova kur erdhi Padër Fausti, se kisha disiplinë të rrebtë me xhakoj... unë lidhje me Misionetnuk kam pasë... tek Padër Fausti nuk i kam parë ndonjë shenj kundër Pushtetit dhe nuk dij gja ... nuk kam propaganduar ndër xhakoj... ne naishte prishë qejfi pak se shkruanin në dyert e Kishave drapër e çekanin ...edhe në Itali kam parë të shkruar në Kisha Sopatën e Duçes... Për Organizatën “Bashkimi Shqiptar” nuk kam pasë dijeni përveç se kur dolinë gjyq. Përsa thonë xhakojt Gjon Shllaku, Preng Lezaj etj. që unë kamqenë inspirues dhe organizator i “Bashkimit Shqiptar”, nuk asht e vërtetë.Votimet e 2 dhetorit nuk i kemi sabotuar... ka ardhë Dom Shtjefën Kurtime rregullue çështjet e klerikëve për votime, me lanë çdo njeri të lirë por,

 jo, nga pjestarët e klerit ose për me votue në kutinë boshe... Për organizatën Demokristjane e kam dëgjuar në gazetë por nuk kam qenëantar. Nuk asht e vërtetë që të kem pasë lidhje me Misionet e huaja dhe askemi punuar për kryengritje dhe as për lidhje me të arratisurit. Për ngjarjen e 9 shtatorit nuk kam dijtë kurrgja. Me Mark Gjon Markun nuk 

kam pasë lidhje as i kam dërgue letra, si thotë Preng Lezaj, mbasi unë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 220/389

220

nuk i kam dashtë ata si familje. Nuk asht e vërtetë që të kem qenë aktivkundra Pushtetit dhe kundra intërresave të popullit.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.U pyet i pandehuri Don Nikoll Deda dhe tha: Në atë formë që asht

trajtue akuza nuk asht e vërtetë. Nuk asht asgja e vërtetë... qysh në 1930 jam kenë famullitar në Hajmel. Meshtar jam qysh në vitin 1914... kleri kamarrë subvencione nga Austria, nga Zogu dhe Italia... edhe unë kammarrë nga Zogu, Jugosllavia, por spijun nuk kam qenë por zogist kamqenë. Nuk kam qenë agjent i imperializmit jugosllav dhe as kam punuar 

 për ardhjen e fashizmit ... Jakomonin etj. i kam njohur se u kam kërkuar 

subvencion për të rregulluar ndërtesat e Kishës...me Zogun më morirryma se desht me më zanë Mustafa Kruja... tek Zogu shkoja se isha i partisë së tij... kur u ba lëvizja e Dukagjinit... organizator ishte Don LoroCaka... ardhjen e fashizmit e kam quejt si akrobaci të Musolinit dhe m’uduk i keq... në karabinjeri shkoja se hajnat filluan me vjellë famullitë...Unë nuk dij se ka punuar për fashizmin kleri katolik... 30 e sa armë i janëdhanë popullit për me i përdorë kundër hajnave... por jo kundër Lëvizjes

 N.Çl. Armët ia kam dorëzue Bib Rrokut... më kanë ardhë në qelë oficera

gjerman e italian, por i kam pritë e përcjellë si shqiptar... Kam takuePadër Antonin në Regjencë për sulmin që më bëri Myslim Bejgora mekosovarë. Padër Antoni nuk dij në se ka qenë kriminel i popullit, por mbas proçesëve ashtu kemi ndigjue, dhe proçeset janë simbas punës qëka bërë. Pëlqimi i Padër Antonit për në Regjencë ka ardhur nga SeliaShenjtë dhe eprorët e tij, me ndërmjetësinë e Gjermanit dhe të MehdiFrashërit ... Mbas çlirimit takime përsonale nuk kam bërë me njeri... nuk kam kenë fashist këmishzi... Kam kenë shumë herë tek Pjetër Deda, i ciliasht arratisë se ishte fajtor... kam qenë dy herë në mbledhje... ka qenëSimon Darragjati, Karlo Pistulli dhe ca Vukatanas, dhe Pjetri fliste me ira burgut e me nxjerrë të burgosunit dhe me nisë lëvizje kundër Qeverisë.

 Në mbledhjen e dytë që asht ba në shtëpinë e Cin Serreqit kanë ndodhur Gjoni e Cin Serreqi, Caf Dragusha, Guljelm Suma, dhe do elementa tëtjerë që nuk i njoha. Në këtë mbledhje u bisedue me formue njëorganizatë kundër Qeverisë, por mbështetjen se ku e kishin nuk e dij. Unëkam marrë pjesë rastësisht në këto mbledhje, mbasi shkova në shtëpi tëPjetrit dhe familja më tha se asht tek Cin Serreqi, dhe kështu shkova fill

atje ... nuk dij për sektor pune dhe për të arratisur... Për sulmin e 9 shtator it nuk kam bisedue as kam qenëi deleguem nga kler i për të 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 221/389

221

marrëpjesëndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mendtë ketë qenë në mbledhje. Unë nuk e dija se asht formuar demokristjania

dhe kam shkue vetë tek Pjetri e Cini, pa më thirrë njeri. Unë këtombledhje i quaja fantazira dhe se janë me rrezik se nuk bahët kurrgja,nuk ma priste mendja. Nuk lajmërova qeverinëse nuk kam qenëhaf ieja e kurr kujt  , se mejtova se nuk bëhët gjë. Për përpjekjen e 9 shtatorit nuk kam dijt kurrgja, por kur u ba e mora vesh se e kish bërë Kazazi.

Unëveprimtarinëteme nuk e quaj trathti , nuk kam qenëarmik i popull i t, as vegël e tëhuaj t.

U pyet i pandehuri Padër Mati Prennushi dhe tha: Akuza nuk 

është e vërtetë. Jam meshtar qysh në vitin 1904... famullitar në Kastrat jam qenë 15 vjet rresht... ndihmat nga Austria dhe Italia jepëshin për ndihmën e kultit dhe shkojshin në favor të kuvendit dhe të përsonit... nuk kam qenë në shërbim të fashizmit as kam punuar për té, dhe nuk kamdijtë kurrgjë. Më 14 qershor 1944 jam emruar Provinçial në vend të Padër Antonit. Kur erdhi Italia sikur na ra rrëfeja dhe kam kja me lot, por unënuk kam ba kurrgja. Meloni dhe Jachomoni kanë ardhë kur jam baProvinçial, mbasi kam qenë qysh në 1941 në Tiranë me shërbim e më ka

takue rasti të takohesha me ta. Subvencion më kanë dhënë po pa kurrnjëkonditë... kam njohur gjeneral Nuçin por mardhënje politike nuk kam pasë. Kol Bibën e kam njohur më parë por nuk kam punuar me té për ardhjen e fashizmit, gjithashtu edhe Ernest Koliqin, por çështje politikenuk kam fjalosur me to. Tek Jakomoni kam shkuar për vizitë në Pallat sena grishte, kam shkuar si superior i kuvendit dhe i bënim urime për Shqipni. Me Melonin jam njohur por takime nuk kam pasur. IljazAgushin, Papa Lilon e të tjerë i kam njohur në Tiranë, megjithatë PapaLilon e kam njohur dhe më parë, kam pasë shkuarje, por mardhënje

 politike jo. Ai ishte në shërbim të italianëve. Unënuk di j se kush ka punuar nga kler i për okupimin e Shqipnisë. Padër Palaj e Padër GjergjFishta kanë qenë italo-fila. Në kohën e Italisë kemi punuar për të këthyer orthodoksët në katolikë... por unë nuk dij se ka pasë qëllime politike, për këtë ka qenë i ngarkuar Delegati Apostolik, në vende të ndryshmeshkonte ai vetë. Padër Karma shkonte për predikime ku kanë qenëkatolik. Na kishim përfitim shpirtnor... Në Tiranë kam qenë në 1941,

 përpara kësaj datë kam qenë në Gomsiqe dhe në Bërdicë. Nuk kam

 predikuar për të shtuar radhët e fashizmit, në Tiranë kam qëndruar deri nëvitin 1944. Nuk më ka ardhë keq për kapitullimin e Italisë. Mbas

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 222/389

222

kapitullimit të Italisë ka hy Gjermania dhe ma vonë kam njohur gjeneralin Vistull në Tiranë, këtu kam njohur Hausdingun, tek i cili kam

shkuar 4-5 herë për të shpëtuar njerëz, por nuk kam shkuar përspijunllëqe dhe nuk kam marrë pare nga Gjenerali Vistull... Memajorin gjerman që asht vra e që ka qenë tek Hausdingu jam njohur por mardhënje politike nuk kam pasur me té. Lëvizjen Nacional Çliririmtaree doja se luftonin kundër okupatorit. Komunizmin e kam urryer ... Ball eLegalitet kishte por nuk jam marrë me to... Kleri, unë e dij se nuk ka

 punuar me okupatorin. Padër Anton Harapi ish Regjent Shqiptar dhenjëfarë Shqipnije ishte sa me i thanë Shqipni. Unë nuk dij se çka ka

 punuar ai me okupatorin dhe as më bie ndër mend, por Padër Antoniështë munduar çka ka muejt me bâ e ka bâ. Me Padër Antonin politikishtnuk kam punuar... kur u ba Regjent ka ardhë në një mbledhje në Shkodër,në “Rozafat”, për mos me hy komunistat në qytet, ... unë nuk kam folë, askam aprovue as disaprovue... Aty vetëm Prenkë Cali me disa malësorë tëtjerë tha hapët se ju qytetarët kini vetëm fjalë, dhe nga ne kërkoni gjithnji

 punën. Ne na kini lanë mbas dore, ne na thirrni kur keni punë me bâ.Çfarë vëndimesh u morën aty nuk më kujtohet... Me Padër Antonin nuk 

kam bërë mbledhje. Nuk dij që kleri të ketë punuar për të organizue forcakundër L.N.Çl. pse unë vetë nuk kam punue. Për armën e gjatë qëështë gjetur në tavanin e Kishës në një birë murit, unë nuk di gjafare se kush e ka mëshef, kurse librat që janë gjetur në tavanin ekorit të Kishës dhe nën elterin e Shna Ndout, janë futur prej shumëpjestarëve të këtij kuvendi, përposë meje që nuk kam dijtë se janë...

Me Mehdi Frasherin, Lef Nosin, Brahim Biçakun jam njohur dhekanë ardhë në kuvend... këta ishin Regjenta... Lef Nosi shkoi në Dukagjine Mehdi Frashëri në Gjermani, kurse Ibrahim Biçaku nuk dij gja. Tek Mato Murati kam shkuar një herë, por ai nuk ka ardhë në kuvend. Nuk asht e vërtetë që i kam çuar informata. Me Javer Rushitin jam njohur ma

 parë e Nën/Kolonel Garxholen jam njohur si shkodranë... Kur ishte nëarrati Kol Ashiku më kërkonte lajme, por nuk i kam çue... një plakë qëkishte djalin me Kol Ashikun më ka ardhë e i kam dhanë 4 napolonaletër... mbas çlirimit nuk kam treguar aktivitet kundër Pushtetit. Mbledhjenë Kuvend me karakter politik nuk kam bërë... Provokacionet greke ikam quajtur të rrezikshme...  Padrejtësitë e Konferencës së Paqës i kam

 pritur keq. Nuk asht e vërtetë se kam sabotuar votat e dhjetorit 1945, unënuk kam votuar... Kemi bërë mbledhje në Argjipeshkvi, ku ka marrë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 223/389

223

 pjesë Monsinjor Thaçi, Gjini, Volaj, Pal Doda, Fausti, Dajani dhe unë, biseduam për punë të xhakojve nëse duhej të votonin dhe vëndosëm të

mos votonin, se disiplina e mbrendëshme nuk i lejonte... Në Seminar kaqenë Padër Gjon Shllaku, Padër Nika... etj. por nuk dij se jepnin edukatëfashiste. Tjetër mbledhje nuk kemi bërë. Në Tiranë kam shkue mekontrollue Ipeshkvinë, por mbledhje nuk kemi bërë. Në Durrës nuk kamshkue, por në Tiranë jemi kenë në qelë ku lypëm takim me Kryetarin eQeverisë, por nuk na pranoi. Memorandum bame por nuk e çuam, as qëdij në se e ka çuar Don Shtjefën Kurti, por mbi qeverinë nuk dij gja seasht shkrue, por për çështje të shkollave që na u mbyllën asht ba

memorandumi. Delegat Apostolik ka qenë Monsinjor Nigris, zëvendësmë vonë ka qenë Monsinjor Gjini, por nuk dij sësi korespondonin meVatikanin, por në kjoftëse nëpërmjet Misjoneve të hueja... Me LoroKurbinin nuk kam biseduar çështje politike... Më 12 tetor 1945 kamshkuar në Lezhë, ... kam qenë edhe në Troshan, por nuk kam dhënëinstruksione për mos me marrë pjesë në qeveri. Për organizatën Demokristjane nuk dij kurrgja. Nuk kemi formuar Komitete e N/Komitete, as kemi bërëmbledhje dhe as qëasht përmendur.

I pandehuri Ndoc Sahatçija tha: Ky ka mbajtë fjalim për sabotimin e zgjedhjëve të 2 dhjetorit dhe për me kundërshtuar Reformat eme krijuar Komitete.

I pandehuri Padër Mati Prennushi tha: Kjo asht nji shpifje, unënuk dij gja... Dokumentat e municioni që janë gjetë në Kuvend i kamparë kur i kanë gjetë dhe, kanë qenë katër pesë pushkë, do gypa memaskë, revolver, pushka automatike, fishekë dhe të tjera, edhe disabombe të çartuna. Për dokumentat më kanë kallxue, se këto i ka pasëmarrë Padër Pal Doda e Padër Çiprian Nika, këto vareshin prejmeje, por unë e mora vesht kur ka ndodhë kjo, nuk ma pristemendja se janë ruajtur, i dija të djeguna... Koresponendencë me tëarratisur nuk kam pasë dhe nuk i kam konsideruar si ushtri tëDemokristjanës të arratisurit. Me Anglo-Amerikan nuk kam pasur lidhje.Në Komitetin e Përbashkët nuk kam qenë antar as kam ftuar njëripër të marrë pjesë. Kur është bërë ngjarja e 9 shtatorit kam ndodhurnë Troshan dhe atje e mora vesh. Veprimtar inëtime nuk e konsideroj kurrëtrathti .

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 224/389

224

U pyet i pandehuri Monsinjor Frano Gjini dhe tha: Akuza ka disatë teprueme, por ka disa që i kemi ba. Se kam marrë pare asht e vërtetë,

se kam propaganduar për fashizmin jo. Para çlirimit nuk kam punuar për  prëgatitjen e terrenit për ardhjen e fashizmit... kam qenë me shërbim nëKurbin, Derven, Durrës, Shna Premte, Perlat, dhe qysh prej 1930 jamIpeshkëv i Mirditës. Regjent i Delegacionit Apostolik jam emruar nënandor të vitit 1945. Miqësi përsonale me Zogun nuk kam pasë, ....Subvencion nga Austria kemi marrë, pastaj u shkëputëm mbasi ajo humbiluftën dhe u lidhëm me Italinë. Për ardhjen e Italisë nuk kam dijtë gja, asqë kam punuar... ardhjen e fashizmit e kam marrë vesh më 5 prill 1939,

 por më parë nuk dija. Me datën 6 prill në Kishë i kam thënë popullit sekush trathton Atdheun trathton vedin. Ditën që erdhi Italia isha nëShkodër... Me Melonin jam njohur qysh në vitin 1920, por nuk kam pasëlidhje politike me té. Enciklika e Papës ka ardhë në 1936, Ipeshkëv kaqenë Thaçi. Unë varësha nga Delegati Apostolik, ai ma dërgoi për ta

 punuar, por unë nuk urdhërova ta punonin se atje atëherë nuk ndihëshfare komunizmi. Marksizmi nuk njeh gjë tjetër përveç çfarë sheh eprekë me dorë, Zot e Fé nuk njeh. Ne luftojmë ateizmin. ... Nuk është

e vërtetë që të kem qenë agjent i Zogut dhe i Jukës... Don Lazër Shantojadhe Padër Bernardin Palaj kanë simpatizuar Italinë... gjatë kohës sëfashizmit nuk kam dhënë asnjë kontribut në favor të tyre. Unë popullit ikam treguar se nuk jam i kënaqur dhe nuk kam punuar për fashizmin, as

 për Ballin as për Legalitetin...Nuk kam pasur lidhje me Mark GjonMarkun dhe me as njeri tjetër. Gjatë okupacionit italian kemi bërëmbledhje në Argjipeshkvi dhe Thaçi tha, të bënim telegram dhe idërguam dhe një delegacion në Tiranë për t’i shfaqur urimetLuogotenencës dhe në këtë komision isha dhe unë. Kjo ka ngjarë mbas22 ditësh që kish hyrë Italia. Në komision kanë qenë përsonat qëshënohen në proçesin hetimor. Kemi bërë edhe mbledhje tjera, por vëndime politike nuk kemi marrë. Padër Fausti tha të ja dorëzojmëadministratën shqiptarëve dhe e mori Padër Karma... Unë shpirtnisht eurreja Italinë fashiste. Italia më ka dhënë dekoratën e Urdhërit tëSkënderbeut... dhe Thaçit e Volaj. Kapitullimin e Italisë nuk e pritëm mekeqardhje, por ardhjën e Italisë e Gjermanisë e pritëm keq. Kleri sipasmendimit tem nuk ka punuar me Gjermanët. Padër Antoni bashkëpunonte

me okupatorë... Unë nuk kam qenë i lidhur me Gjermanët as meAnglezët... Një kolonel anglez i plagosur në dorë ka pas ardhur në qelë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 225/389

225

dhe e kishte pritë prifti, se unë isha në Lezhë, dhe i kish thënë për zbarkimin Anglo-Amerikan në Francë, por jo në Shqipëri... Lëvizjen

N.Çl. për nxjerrjen e okupatorit jashtë e pëlqeja, por dija sembrenda kish edhe komunista dhe si doktrinë e urreja komunizminsi ateiste. Në Orosh kam qëndruar deri në dhjetor 1945 kur u bëraRegjent. Thaçi vdiq më 26 maj 1946, kur unë isha Regjent Apostolik.Organizatën Demokristjane e kam ndier me anë të radios, por unënuk kam bërë pjesë, as kam bërë mbledhje për Demokristjane, mbasiunë nuk dij gjë fare. Nuk kam krijuar Komitete e N/Komitete tëDemokristjanës.  Në Rubik kam shkuar tre herë, në mbarim të frorit

1946, në maji 1946 dhe 27 gusht 1946, ka qenë dhe Bernardin Palaj dheGurashi, por bisedime politike nuk kemi bërë. Zef Haxhinë nuk e njoh. Në lidhje me çështjet politike i kam biseduar unë Gurashit për disafshatarë e punëtorë se, pse punojnë ditën e diele dhe ai më tha se janëfukara. Për zbarkim të Anglo-Amerikanëve kemi folë mbasi më ka pyetur ai, por me kriminela jo. Ballafaqim me Gurashin kam bërë, por nuk 

 janë të vërteta. Prenk Lezajn e kam pasë në famulli dhe mbas këtij kam pasë Gjon Hotin. Ata që thotë Prenk Lezaj nuk janë të vërteta, ky

asht kundërshtar i yni. Mbledhje nuk kemi bërë kundër Pushtetit.Më 25 shkurt 1946, i kam dërguar një letër me postë Nuncit të Parisitnë Francë, dhe ai me e dërguar në Romë (mbasi ne nuk kishim lidhjepostare me Italinë) ku, kam kërkuar zëvendsimin tim nga Vatikani,se nuk isha për këtë punë, mbasi nuk më ka pranuar Pushteti. E kampyetur Vatikanin, se a doni ti qëndroni kanunit të Kishës, artikullit432, si dhe për meshët e të vdekurve. Nuk asht e vërtetë se kamshkrue gjëra politike. Këtë kërkesë ia kam paraqitur vetëm Vatikanitdhe jo Anglo-Amerikanëve. U kam shkruar famullitarëve të mospërzihën me politikë. Në Kallmet ka ardhur Dul Rrjolli dhe kam qenëme famullitarë dhe u kam thënë të mos marrin pjesë në Pushtet pa lejënteme. Për Organizatën “Bashkimi Shqiptar” nuk kam dijeni. Nuk dij gjëpër Komitetet e Demokr istjanes, as për Komiteti n e Përbashkët. ...Prenk Lezaj ka qëndruar 15 ditë dhe takim me të arratisur nuk kambërë. Nuk kam punuar kundër Pushtetit as kam përmend zbarkim Anglo-Amerikan. Për votimet e 2 dhjetorit kam thënë, atje ku ësht populli jamedhe unë, por nuk kam votuar. Ngjar jën e 9 shtator it nuk di j gjë.

I pandehuri Ndoc Sahatçija tha: Prenk Lezaj më ka thënë se ështëtakuar me të arratisur dhe kishin bërë mbledhje në Mal të Oroshit.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 226/389

226

I pandehuri Monsinjor Frano Gjini tha: Unë nuk dij gja as kammarrë pjesë. Padër Karma më ka thanë a don me qitë xhakoj për verim

dhe i kam thënë mbaji aty. Frrok Dedën nga Fani e kam pasur shërbëtor .Dom Mark Xhanin nuk e kam çuar gjëkundi.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.Ju kënduan bal lafaqimët dhe i mohoi .U pyet i pandehuri Don Tom Laca dhe tha: Unë nuk jam përzier 

kurrë me politikë. Organizatën Demokr istjane sëpari e kam ndier kur ështëbërëgjyqi. Fakultetin e Teologjisë e kam mbaruar në Romë. Meqeverinë e Zogut nuk kam pasë bashkëpunim... unë nuk kam punuar për 

fashizmin as për gjermanët. Për klerin nuk dij gja. Unë kur ka takue rastikam ndihmue Lëvizjen N.Çl. si Gac Mazin etj. Shoqnitë Antonjane e tëtjera kanë qenë fetare, por ndonjëra prej këtyre ka punuar për punë

 politike por unë vetë, jo. Unë kam qenë sekretar i Argjipeshkvit në vitin1945, ... ësht bërë një mbledhje në Argjipeshkvi (unë nuk kam qenë),kishte marrë pjesë Thaçi me disa civilë, Guljelm Suma, Cin Serreqi etj.

 për të mbrojtur kufijt e Jugosllavisë. Nuk kemi bërë mbledhje kundraL.N.Çl. unë dij se asht bërë edhe një mbledhje tjetër për çështje të

Prefektit të Shkodrës, por për Komitet nuk dij gjë. Me gjerman nuk kam bashkpunuar dhe Organizatën “Bashkimi Shqiptar”e kam mar rëvesh nëradio . Kur asht ba mbledhja për dërgimin e Padër Antonit në Regjencënuk kam qenë dhe as më ka pyetur njeri. Nuk kam bërë propagandë askam shkruar për fashizmin. Çlirimi i Shqipërisë më pëlqeu. Mbledhje për Organizatën Demokristjane nuk kemi bërë, dhe në shtëpi të PjetërShan Dedës nuk kam qenë, përveç se kur i ka vdekur i vëllai kamshkuar me Monsinjor Thaçin. Nuk kam qenë armik i Pushtetit dhe i

 popullit, as kam organizuar organizata kundër Pushtetit, nuk kam folur  për zbarkim as kam komentuar radiot e huaja. Nuk asht e vërtetëqëtë kemi pregatitur 9 shtatorin me Riza Danin e Paulin Palin. LetraVatikanit me anën time nuk i është dërguar asnjë, mbasi unë nuk dijgjë. Nuk i kemi dhënë Don Shtjefën Kurtit letra për Misionët ehuaja. Jam ballafaquar me Cin Serreqin, por ndonjë mbledhje nuk kam ba, kjo nuk asht e vërtetë, mbasi unë mbledhjen e kam gjetë tëkryeme. Për kundra L.N.Çl. nuk kemi biseduar dhe as që kemi vëndosur që ta luftojmë deri në fund. Mbas çlirimit nuk jam takuar me njeri, as me

Abdyl Kokoshin as me Uan Filipin, gjithashtu nuk kam takuar as KolecDedën, dhe as që kam biseduar gjë me té. Asnjë mbledhje nuk kam bërë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 227/389

227

dhe as më ka thirrur njeri. Me Pal Dodën jam ballafaquar por nuk është evërtetë, nuk dij pse thotë ai, sëpse, unë nuk kam folë çështje politike me

té. Për Sadik Ramën nuk kam folur gjë. Për Delegatin Apostolik, se do tëvinte nga Amerika e kam ndigjue nga radio Vatikani. Për çështje tëvotimëve nuk kemi bërë mbledhje as që kemi vëndos ti sabotonim. MeDom Mark Hasin jam ballafaquar dhe i kam treguar për një letër tëMonsinjor Gjinit, por jo për gjëra të tjera. Nuk kam qenë armik i Pushtetitdhe nuk kam bërë gjë.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.U pyet i pandehuri Zef Haxhija dhe tha: Jam i pafajshëm ... Jam

qenë Konsull Nderi i Çekosllovakisë pa rrogë... Kam qenë Konsull Nderidhe jo agjent. Dragoman kam qenë në Konsullaten Hungareze por jospijun. Fashizmin e kam pritur keq... Në aksionin katolik kam qenëKryetar i grupit të burrave. Veprimi Katolik ishte thjesht fetar dhedrejtimin e kishte Don Mikeli dhe Don Zef Shestani, që sot njeri është në

 burg dhe tjetri i arratisur. Luftën N.Çl. gjatë okupacionit e kam pritur shumë mirë dhe kam aderuar, kam mbledhur ndihma për té. Gjermaninë ekam pritur keq. Melonin e kam njohur si koleg konsull... dij se kleri

merrte subvencion nga Austria dhe se ka pasë punë drejt për drejt mekonsullin. Nuk kam qenëantar i Demokristj anës as ma ka përmend kush dhe as qëkemi bërëmbledhje. Fillë mbas çlirimit jam emruar anëtar i Komitetit të Qarkut dhe në Front të Qarkut dhe ma në fund nëAsamble... se jam i sëmurë i kam thënë Zija Dibrës, por nuk u muar parasyshë... mbasi u sëmura u këtheva në Shkodër dhe menjëherë dhashëdorëheqjën... Unë nuk kam marrë pjesë në mbledhje që janë bërë. MeVolaj jam ballafaquar, por nuk kam qenë antar i Demokristjanës, por ataqë kanë thënë për mua e kanë gabim. Nuk kam qenë as me Ballin as meLegalitetin. Enciklikën e Papës ma ka kënduar Don Mikeli, por nuk ekemi punuar... Me Kol Prelën nuk kam pasë lidhje. Për ngjar jen e 9 shtator it e kam marrëvesh nënesre si gj ithëbota.

Ju kënduan thënjet që ka bërë në Seksion dhe i vërtetoi.Vëndim: Tue marrë parasysh kërkesën e Prokurorit u vëndos

referimi i aktëve të Prokurorisë për shqyrtim dhe për të bërë prëtencën efundit gjyqi u la për datën 8 janar 1948, ditën e ejtë, ora 9 para dreke.

Shkodër, më 7 janar 1948.Sekretari d.v. Antar d.v. Antar d.v. Kryetari d.v. (firmat)”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 228/389

228

Deri këtu vazhdon dosja faqe nr. 25.

Vendët ku shihni pika (...) nuk kam shkrue përsëritjet e disathanjëve që më janë dukë pa rëndësi për çështjen, mbasi si duket trupigjykues për me mujtë me zanë në gabim të pandehurin ka përsëritë një

 pyetje disa herë. Nuk kam përsëritë edhe shpjegimet biografike të bamenë fillim të gjyqit, mbasi janë shkrue sa asht paraqitë përsoni para trupitgjykues. Po përsërisë, se nuk kam ba ndryshime në tekst prej origjinalit,madje, as dialektin, sëpse, origjinali i të folunit nuk ka sësi me kenë

tosknisht. Ka në ndonjë rasë përzimje dialektësh, mbasi sekretari si dukëtnuk e ka njohtë gegënishtën. Nuk kam mujtë me gjetë shtremnimemendimesh me dashje në proçes-verbal. Përsëris: Shkrimet me shkronjama të forta janë të mijat. Nënvizimet janë të origjinalit.

PJESA E DYTËPretenca e Prokurorit: 8 janar 1946, ditë e enjtë, në ora 9.00

 para dreke, u sollën të pandehurit nga burgu, u formua trupi gjykues si

më parë, duke qenë gati: Prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretariShaban Dautaj. Prokurori bëri pretencën me shkrim dhe, përfundimishtkërkoi që të pandehurit të cilësohën fajtor si mbas nenit 2, 3 të pikës 1, 2,7, 8, 14, të ligjës Nr. 372, dhe në bazë të nenit 4 po të kësaj ligje kërkoidënimin e të pandehurve si vijon:1. Për Monsinjor Frano Gjinin, Don Nikoll Dedën, Padër MatiPrennushin dhe Don Tom Lacën, me vdekje.2. Për Padër Gjon Karmën me 20 vjet privim lirije e punë tëdetyrueshme.3. Për Don Ndoc Sahatçinë me 15 vjet privim lirije e punë tëdetyrueshme.4. Për Padër Mëhill Miraj me 10 vjet privim lirije e punë tëdetyrueshme.5. Për të pandehurin Zef Haxhija dhe Don Nikoll Shelqeti, me nga 5vjet privim lirije e punë të detyrueshme.6. Për të pandehurin Zef Pëllumbi me 3 vjet privim lirije e punë tëdetyruar.

U pyetën të pandehurit për herën e fundit me radhë:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 229/389

229

I pandehuri Padër Mëhill Miraj tha: Unë e kam thënë në proçes.Vendimit i rrij, por kam ndihmuar partizanët jugosllavë e shqiptarë dhe

ndër shumë raste të tjera kam dhënë ndihma njerëzve të Lëvizjes N.Çl.tjetër nuk kam për të thënë.

I pandehuri Don Nikoll Shelqeti tha: Para Perëndisë e robit nuk  jam për një dënim të tillë, se nuk kam, se nuk kam ba gja, por  përkundrazi njerëzve të Lëvizjes N.Çl. i kam udhëheqë e ndihmue dhekam predikue në favor të qeverisë.

I pandehuri Zef Pëllumbi tha: Njato shkrime që kam ba, por jo për  propagandë dhe nuk i kam sjellë dëm as pushtetit, dhe lypi mëshirë.

I pandehuri Zef Haxhija tha: Më vjen shumë keq të pësoj një tëvogël dënim për një akuzë të Demokristjanës, që unë nuk kam qënë, por vetëm jam viktimë e Gjergj Volajt, por nuk kam pasë pjesë, prandajkërkoj pafajsinë.

I pandehuri Don Ndoc Sahatçija tha: Vendimi i drejtë dhe i lehtë,se ndoshta është marrë parasyshë edhe sinqeriteti im para gjyqit, por shumë partizanë si Ndoc Mazi e Gjulbegu kanë pasë bazat tek mua, dhembas çlirimit kam inkurajuar punët vullnetare e parimët e sistemit të rij,

me gjithë se neve kemi bërë edhe agjitacion të kundërt. I kam ofrueoficerave të Lëvizjes strehim e ushqim e pritje. Kërkoj mëshirë dhelehtësim me qenë e mundur.

I pandehuri Padër Gjon Karma tha: Sikur kam diftue edhe në proçes dhe para gjyqit, nuk dij se kam ba veprim kundra Pushtetit. Kur më ka rënë rasti për të folur për pushtet kam folur në favor, (kam

 predikuar për té). Nuk kam sabotuar reformat, përkundrazi e kamkëshillue popullin të shkojë në punën e vetë. Tash gjyqi rroftë e vëndimitduhet me i ndejë.

I pandehuri Don Tom Laca tha: Unë nuk jam përzier kurrë në politikë. Unë jam tepër i befasuem që të kem qenë në Demokristjane. Unësë pari e kam ndier atë emër kur u bë gjyqi. Unë nuk kam ba gja kundraShtetit e popullit. Kur më ka rënë rasti kemi ndihmuar njerëzit e Lëvizjes

 N.Çl. Unë nuk kam dijtë kurrgjë për Komitet se nuk kam pasë as prirjedhe ky ndëshkim asht i tepërt, lyp mëshirë.

I pandehuri Don Nikoll Deda tha: Më duket mue ndëshkimi i prokurorit i rëndë, përveç mbledhjes rastësisht tek Pjetër Deda e Cin

Serreqi tjetër nuk kam bërë, thashë këto kanë qenë të rastit. Subvencionëti kam marrë me titullin “Ndihmë”. Pregatitja e terrenit për ardhjen e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 230/389

230

Italisë nga unë ose nga kleri nuk është e vërtetë, as për fashistizimin e popullit. Unë kam shkue tek Jakomoni e të tjetrë, me lyp ndihma për 

ngritjen e Kishës. Nuk kam qenë i lidhur me gjermanë, por u kam dhënë bukë e streh njerëzve të Lëvizjës N.Çl. por edhe gjermanëve për hospitalitet si shqiptar. Unë nuk e konsideroj vetën fajtor. RroftëShqipëria. Me dashtë Zotin mbi gjithshka dhe shokun si vedin.

I pandehuri Padër Mati Prennushi tha: Unë nuk kam pasë dijeni për Parti Demokristjane. Sa për kundra Pushtetit jam krejt i bindur se nuk kam bërë asgjë, por ndihma i kam dhënë njerëzve të Lëvizjes N.Çl. dhe ikam strehue si: Injac Ndojën e Çesk Kabashin, i kam mbajtë një muej në

Kuvend, po të isha kundra nuk e çaja kokën kurrë. Nuk kam dhënë asnjëdirektivë ose udhëzim kundra Pushtetit, po të dalë një jam gati. E ndiejvetën të pafajshëm. Rroftë Shqipnia e Shqiptarët! Dhe në deksha unënuk prishë punë. E dij se jam i pafajshëm.

I pandehuri Monsinjor Frano Gjini tha: Dëshmia e Preng Lezajtasht falso, se nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë edhe ajo e Padër Gurashit që ti kem thënë unë me ba sabotime në punëtori, por vetëm ikam thënë se pse punojnë të dielat që janë ditë feste.

Për Demokristjanën nuk dij gjë për té, as për program as qëkam qenë pjestar i saj. Sa për ndihmën e luftës N.Çl. është e vërtetë senuk kam ndihmue, se kam pasë mbi krye Gjon Markagjonin. Mbasshlirimit kam strehue dhe ushqyer tre batalione ushtarë të luftës N.Çl.

 përveç, ekipëve të ndryshme. Nuk kuptoj kërkesën e prokurorit,sikurse unë kam kenë krejt organizator. Sa për Don Sahatçinë që thotë

 për mue, ky thotë kot. Katundarin e kam mallkuar në bazë të StatutitKishtar se kishte marrë tokën e Kishës, dhe kur është bërë ligja nuk kamfolë i kam denoncuar të gjitha, edhe ullinjtë. Nuk kam sabotuar Pushtetin.

Gjykata deklaroi këtë:

 NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR:

Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Zonës Ushtarake të Shkodrës iformuar me:

Kryetar Kapiten i I-rë Misto Bllaci,Anëtar N/Toger Anastas Koroveshi,Anëtar N/Toger Xhemal Bejtja,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 231/389

231

Duke qenë gati Prokurori, Kapiten Namik Qemali dhe Sekretari,Shaban Qamil Dautaj.

 Në audiencën publike me datën 8 janar 1948, ka dhënë këtë:

V E N D I M Në çështjen penale të rregjistruar nën Nr. 17 të Radhorit Themelor 

 për vitin 1948, kundra:1. Monsinjor Frano Pjetër Gjini, 2. Don Nikoll Zef Deda,

3. Padër Mati Prennushi,4. Don Tom Laca, 5. Zef Kol Haxhija, 6. Don Ndoc Sahatçija,

7. Padër Gjon Karma,8. Don Nikoll Shelqeti, 9. Padër Mëhill Miraj dhe 10. Zef Gjeto

Pëllumbi ...”Për secilin Kryetari i trupit Gjykues, përsëritë ato pak rreshta të

fillimit me të dhanat e shkurta biografike. Mandej vazhdon meshpjegimin e “faktëve” mbi të cilat asht bazue me dhanë vendimin. Si

 pretenca ashtu edhe vëndimi kanë një përmbajtje, veç me një ndryshim,se pretenca asht tri faqe e gjysëm e, vëndimi ka afër dhetë faqe. Unë do të

nxjerri vetëm konkluzionet, mbasi për lexuesin do të ishte një mërzi emadhe me lexue dhetë faqe pa asnjë bazë të vërtetë, mbasi pikërisht për këtë arsye e kam fillue shkrimin aty ku fillon dosja. Më asht dukë mevend me hy në faqen e parë të dosjes pa ndikue tek lexuesi, me mendimete mija, ose me shpjegime që do t’i lexoni ma poshtë dhe, besoj, nuk kamgabue tue ju paraqitë secilin përson me thanjet e kundërthanjet e tij.

Kryetari Misto Bllaci tha: “Të akuzuar me akt-akuzën eProkurorisë Ushtarake me Nr. 2, datë 2 janar 1948 për fajin se: Kanë

 punuar për ardhjen e fashizmit dhe okupimin e vendit tonë ngaimperializmi italian. Qysh para okupacionit kanë qenë agjent politik dhespijunazhi të imperializmit italian... kanë punuar për fashistizimin evendit... janë përpjekë të shuajnë ndjesitë patriotike dhe nacionaliste të

 popullit ... kanë qenë pengesa serioze e Lëvizjës N.Çl... janë bërë agjentëtë Italisë e Gestapos... fillojnë organizimin që të godasin Pushtetin meforcë... Organizimin e tyre e fillojnë duke e transformuar gjithë klerinkatolik në një organizatë fashiste të quajtur Demokristjane. ZgjedhinKomitetin Qendror me elementët e sipërpërmendur... Pregatisinkryengritje imediate të armatosur... duke u lidhur me të arratisurit dheduke dërguar memorandume imperialistëve të huaj. Formuan Komitetin e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 232/389

232

Përbashkët të organizatës terroriste të Shkodrës... duke u përfaqesuar ngaDon Nikoll Deda... kanë zhvilluar propagandë të gjerë për formimin e

kryengritjës së 9 shtatorit 1946. Nga të pandehurit, Zef Haxhija, ka qenëantar i Komitetit Qendror të Demokristjanës, që ka trathtuar besimin e

 popullit... Kleri katolik që në kohën e Turqisë është munduar të përçajnë popullin... Në kohën e Austro-Hungarëve kanë qenë të lidhur ngusht meto... kanë lënë popullin shqiptar në injorancë... mbanin lidhje meimperializmin jugosllav... këta të pandehur janë vënë në shërbim tëimperializmit italian... përveç lidhjeve me Vatikanin... këta ishin të parëtqë pritën trupat italiane kur zbarkuan në Shqipëri... kleri ishte i pari

 për mobilizimin e popullit në milicinë fashiste, karabinjerinë etj.... këtathonin se komunistët janë të pa fe, të pa nderë etj.... këto kishin krijuarqë në kohën e Zogut Partinë Demokristjane... e cila do të kishte pozitakyçe me shkuarjen e Padër Anton Harapit në Regjencë... këta kanë

 bashkëpunuar me Ballin, Legalitetin, Nacinal Indipendentët, etj....demokristjania gjeti si agjentë adapt Kol Prelën, Zef Haxhinë, RizaDanin të cilët ishin futur kontrabandë në front dhe ishin zgjedhur...Demokristjania mbante lidhje me Komitetin Qendror të Ballit e

Legalitetit në Tiranë... me Abdyl Kokoshin... menduan për kryengritjën e përgjithëshme të 14-15 shtatorit 1946, që u bë më 9 shtator, por kjotrathëti e poshtër nuk pat sukses... Trathëtia e tyre u provua nga

 ballafaqimët e bëra këtu dhe në hetuesi, si dhe nga thënjet e të pandehurve të tjerë si Monsinjor Volaj, e Padër Rrok Gurashi, nga armëte gjetura, nga opinjoni publik, dhe nga krejt vazhda e trathtisë së tyre,duke qenë kryesor të trathtisë në çdo rregjim,  si shkaktar për çdo

 poshtërsi është qenë kleri katolik reaksionar... si të tillë, fajet e tyre penale parashikohën nga nenët 2, 3, pikës 1, 2, 3, 4, 7, 8, 9, 10, dhe nenët7, 8, të ligjës Nr. 372 mbi fajet penale kundër Shtetit dhe Popullit... dhe,gjykata mbasi shikoi të kaluarën, të ardhshmën dhe rrezikshmërinë që i

 paraqesin shoqërisë, me vota të përbashkëta, pjesërisht në kundërshtimme kërkesën e Prokurorit, vëndosi dënimin e tyre si vijon:

1. Për të pandehurit: Monsinjor Frano Gjini, Padër MatiPrennushi dhe Don Nikoll Deda nga Shkodra me Vdekje, dhe mehumbjen e të drejtave politike dhe civile përgjithmonë dhe, mekonfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të patundëshme.

2. Për të pandehurin: Don Tom Laca nga Shkodra me privimlirije e punë të detyruar përjetë, dhe me humbjen e të drejtave politike

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 233/389

233

dhe civile përgjithmonë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhetë patundëshme.

3. Për të pandehurit: Padër Gjon Karma e Don Ndoc Sahatçijame 15 vjet privim lirije e punë të detyruar, dhe me humbjen e tëdrejtave politike e civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisësë tundëshme dhe të patundëshme.

4. Për të pandehurin: Padër Mëhill Miraj me 7 vjet privim lirijee punë të detyruar, dhe me humbjen e të drejtave politike dhe civile për 5 vjet kohë, dhe me konfiskimin e pasurisë së tundëshme dhe të

 patundëshme.

5. Për të pandehurin: Zef Haxhija nga Shkodra me 5 vjetprivim lirije e punë të detyruar.

6. Për të pandehurit: Don Nikoll Shelqeti dhe Zef GjetoPëllumbi nga 3 vjet privim lirije dhe punë të detyruar.

Të dënuarve u ngarkohen 162 lekë shpenzime gjyqi.Ky vëndim i referohët Gjykatës Naltë Ushtarake për aprovim

përsa u përket të dënuarve me vdekje, kurse për të tjerët mundet të bëhet ankim po në Gjykatën e Naltë Ushtarake, mbrenda tetë ditëve nga

datë 8 janar 1948, që u çpall vëndimi.Shkodër, më 8 janar 1948.

Sekretari d.v. Antari d.v. Antari d.v. Kryetari d.v. (Vetëm firmat)”-----------------------------------------------------------------

 Në dosje ndodhët vëtem kërkesa e Imzot Frano Gjinit, që i kadërgue Gjykatës së Naltë në Tiranë (e shkrueme prej dorës së tij), tëcilën po e shkruej të plotë pa asnjë mangësi, ashtu si mbas origjinalit,edhe vëndimin e Gjykatës së Naltë Ushtarake të Tiranës:

“V. F . L. P.

Të Ndertit Gjygjit të Naltë Ushtarak Tiranë

Un i nënshkruemi Mons. Frano Gjini, Regjent’i DelegacionitApostolik në Shqipni, kam nderën të njoftoj atë P. T. Gjykatë të Naltë se

e ndiej për detyrë të Shejtë të kundërshtoj vendimin e Gjygjit Ushtarak tëShkodrës dhanë më 8-I-1948, me kenë se ky vendim asht dhanë në bazë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 234/389

234

të akt-akuzës lshue prej Prokurorit Ushtarak të Z. U. të Shkodrës më 2-I-1948, e cila,  si asht formulue nuk asht konform me të vërtetën për sa i

 përket përsonit t’im:1) Se nuk kam punue për ardhjen e fashizmit italian në Shqipni,2) Se nuk kam kenë spijue i imperializmit nazi-fashist,3) Se s’kam punue për fashistizimin e vendit;4) Se nuk ia kam dhanë kurr aderimin tem okupacionit italjan me

 përjashtim të nji telegrami dërgue mbas 22 ditësh nga okupacioni italjan, bashkë me Kolegët të tjerë t’ Episkopatit, i cili telegram nuk ka tjetër kuptim veç të nji formaliteti konvenience, të detyruem nga fataliteti

historik të ngjarjeve të kohës, të prëgatituna prej tjerve; po si kanë vepruetë gjith përfaqsuesit e entëve civilë, ushtarake e fetare të vendit t’onë;5) Se nuk kam shue ndjesit patriotike nacjonale të popullit;6) Se nuk kam vue kurrnji pengesë serioze për liminimin e Lëvizjës

 N.Çl.7) Se nuk kam ndihmue n’asnji mënyrë Qeverit Quislinge;8) Se nuk kam ndihmue kurrkend për të pengue resistencën e popullitkundra okupatorit, prandej as formacjonin e bashibuzukve kundra L.N.Çl.

9) Se mbas çlirimit nuk kam organizue, marrë pjesë, a kryesue ndonjigrup politik antipopullorë, me qëllim për të përmysë Pushtetin mevjolencë; as nuk kam ngarkue ndonji përson klerik a civil për të më

 përfaqsue ndër grupe të tilla, në se kanë eksistue;10) Se nuk i kam drejtue kurr memorandume çëdo karakteriimperialistave të huej;11) Se nuk kam pasë kurrnji përpjekje as me ilegal, as me reakcjonin emrendshëm e të jashtëm.

Prandej në lidhje me sa sipri, e ndiej për detyrë ndërgjegjekombtare, shoqnore, profesionare ti kërkoj në bazë të drejtsisë, prejasajë të Ndertës Gjykatë rishikimin e gjygjit, prishjen e vendimit tëtij e njoftjen e pafajsis s’ eme.

 N’uzdajë se kërkesa e eme ka m’u pranue, nënshkruhem menderime,

Shkodër, 10-I-1948 Frano M-a GjiniRegjent’i Delegacjonit Apostolik në Shqipni”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 235/389

235

 Nr.88/I Tiranë, 24 shkurt 1948

Ministrisë Mbrojtjes Kombëtare

Për t’ia përcjellë Presidiumit Kuvendit Popullor 

Refuzuar.Kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake

Major Niko Çeta d.v.Për këto arësye kjo Gjykatë është e mendimit që të mos i

akordohet asnjë konçesion faljeje ose lehtësimi në dënimin e tij.

Shënimi i em: Kjo shkresë u dërgue bashkë me dorëshkrimin eImzot Frano Gjinit në Presidiumin e Kuvendit Popullor, sigurisht, duhettë kenë pasë edhe arësyet e refuzimit, por në dosje nuk janë.

 ___________________________________________________________ 

“Republika Popullore e ShqipërisëVdekje Fashizmit Liri Popullit

Gjykata e Lartë Ushtarake

Nr.67 i Regj. Them. Nr. 114 i Vëndimit.PROCES – VERBAL

Sot me datën 6 mars 1948, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarakei formuar prej:

Major Niko Çetës, Kryetar,Kapiten i I-rë Nexhat Hysenit, Antar,Kapiten i II-të Mystafa Iljazit, Antar,I asistuar nga Kryesekretari Aspirant Thoma Rino, dhe në

 prezencën e Prokurorit Ushtarak t’Ushtrisë K. Shqiptare Kapiten i I-rë

 Nevzat Haznedarit, mori në shqyrtim akt-gjykimin Nr. 2, datë 8 janar 1948, të Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, me të cilën në bazë të nenëve 2,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 236/389

236

3, 7 e 8 të ligjit nr. 372 datë 12 dhetor 1946, mbi fajet penale kundraPopullit e shtetit, është vëndosur ndëshkimi me VDEKJE, humbjen e të

drejtave civile e politike të përherëshme si dhe konfiskimin e pasurisë sëluajtëshme dhe të paluajtëshme, kundra të pandehurve:1. MONSINJOR FRANO GJINI, i biri i Pjetrit dhe i Drandës, vjeç 62,lindur dhe banues në Shkodër, 2. PADËR MATI PRENNUSHI, i biri iKolës dhe i Drandës, vjeç 66, lindur dhe banues në Shkodër, dhe 3. DON

 NIKOLL DEDA, i biri i Zefit dhe i Agës, vjeç 58, lindur dhe banues nëShkodër, të akuzuar se: kanë punuar për ardhjen e Fashizmit Italian dheokupimin e vendit tonë, qysh para okupacionit kanë qenë agjenta politikë

dhe spijun të Imperializmit Italian. Gjatë okupacionit Gjerman, janë bërëagjentë të Gestapos duke denoncuar në zyrat sekrete të saj, militantët eL.N.Çl. kanë ndihmuar repartët dhe formacionet armike dhe bashibozukekur shkonin për të luftuar kundra partizanëve.

Mbas çlirimit të Shqipërisë fillojnë organizimin e tyre për brendaklerit katolik, me qëllim që të godasin Pushtetin Popullor, organizatë ecila drejtohej prej Monsinjor Gjinit, Don Nikoll Dedës dhe Padër MatiPrennushit, të cilët më vonë e këthyen gjithë klerin katolik në një

organizatë fashiste të quajtur Demokristjane.Prokurori kërkon të vëndoset aprovimi i vëndimit të sipërm, si mevend dhe i bazuar në ligjë.

K ë s h i l l i :Mbasi shqyrtoi një nga një të gjitha aktet e dosjes, bisedoi dhe

studjoi çështjen nga pikpamja e faktëve dhe të ligjit, dha këtë,

V ë n d i m : Nga shqyrtimi i aktëve rezulton se të pandehurit Monsinjor Frano

Gjini, Padër Mati Kol Prennushi dhe Don Nikoll Zef Deda, kanë prëgatitur terrenin për ardhjen e fashizmit dhe të okupimit të vendit tonënga Imperializmi Italian, për këtë punë kanë marrë dhe shpërblime tëkonsiderueshme në të holla. Gjatë okupacionit kanë punuar për fashistizimin e Popullit Shqiptar. Me çdo mënyrë janë munduar tëshuajnë ndjenjat nacionale të Popullit. Janë munduar të përçajnë popullinshqiptar; kanë luftuar nën petkun fetar kundra luftës së popullit për liri,

kanë ndihmuar dhe kanë bashkëpunuar me të gjitha organizatat kriminale për të shuar Lëvizjën N.Çlirimtare; kanë përkrahur dhe ndihmuar me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 237/389

237

shkrime dhe agjitacion në popull që të gjitha Qeveritë kuislinge të kohëssë okupacionit si dhe politikën e tyre reaksionare.

Gjithashtu dhe gjatë okupacionit Gjerman janë bërë agjenta tëGestapos, duke denoncuar në zyrat e saj sekrete, të gjithë elementët eL.N.Çl. Janë munduar me çdo metodë ndër besimtarët duke helmatosur ndjenjën nacionale. Çlirimi i Shqipërisë dhe marrja e Pushtetit në duart e

 popullit bënë që këta të vazhdojnë luftën me më tërbim. Për këtë arësyefillojnë një agjitacion në stil të gjerë për të sabotuar të gjitha reformat ePushtetit Popullor, si reformën agrare, arësimore, tatim fitimet, zgjedhjete 2 Dhjetorit 1945 etj. Me ardhjën e Misioneve të huaja krijuan lidhjet

dhe raportojnë dhe marrin direktiva sësi duhet të punonin. Me anë tëMisioneve Anglo-Amerikane komunikonin dhe me Vatikanin, dhemerrnin direktiva herë pas herë sësi duhet të punonin. Të pandehurit kanëqenë ndër udhëheqësit e organizatës trathtare Demo-Kristjane, kanëmarrë vëndime dhe kanë krijuar nën Komitete të kësaj organizatë, dukecaktuar si Kryetar të këtyre N/Komitetëve Klerikalët. Më vonë KomitetiQendror i Demo-Kristjanëve për të zgjëruar organizatën dhe ndër elementë muhamedan, studenta dhe intelektualë të mykur e ndrron emrin,

duke e quajtur partia Social-Demokrate.Të pandehurit kanë ndihmuar dhe prëgatitur kryengritjën e LleshMarashit; kanë krijuar lidhje e bashkëpunim me organizatën e Ballit.Kanë nxitur dhe prëgatitur kryengritjën e 9 shtatorit 1946. NëpërKisha dhe seminaret e tyre janë gjetur depo armësh; municioneshdhe shumë dokumenta të trathtarëve Gjon Marka Gjonit, Papa Lilosdhe Padër Anton Harapit.

Të pandehurit kanë udhëzuar rininë femnore që t’iu afrohënnjerëzve të Pushtetit, kanë nxitur dhe të çnderohën kundër vullnetittë tyre, mjafton që të vjedhin dokumente sekrete.

Përsa u tha më nalt konstatohet se trathtia e tyre, ndaj popullit dheAtdheut është e vjetër dhe tepër e rëndë.

P r a n d a j :Për këto arësye Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, në bazë të

 Nenëve 10 dhe 17 Nr. 2 të Ligjit Nr. 368 datë 5 dhjetor 1946, mbiorganizimin dhe kompetencat e Gjykatave Ushtarake, duke pranuar dhekërkimin e Prokurorit,

V ë n d o s i:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 238/389

238

Aprovimin e vëndimit Nr. 2 datë 8 janar 1948, të GjykatësUshtarake të Shkodrës, që përmban dënimin dhënë kundra të dënuarve:

1. MONSINJOR FRANO PJETËR GJINI, nga Shkodra,2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI, nga Shkodra dhe,3. DON NIKOLL ZEF DEDA, nga Shkodra, ME VDEKJE,

me humbje të drejtave civile e politike të përherëshme, si dhekonfiskimin e pasurisë së tyre të luajtëshme dhe të paluajtëshme.

Ky vendim është i p r e m ë.Tiranë më 6 mars 1948.

KRYESEKRETARI: d.v. ANËTARI: d.v. ANËTARI: d.v. KRYETARI:d.v.” (vetëm firmat)

Republika Popullore e Shqipërisë V.F.L.P.Gjykata Ushtarake Shkodër Shkodër, më 12 mars 1948Shkresë Nr. 64/III Prot.

GJYKATËS SË NALTË USHTARAKE Tiranë

Përgjigje e shkresës Nr. 88 datë 8 mars 1948:Ju njoftojmë se të dënuarit ME VDEKJE:

1. MONSINJOR FRANO PJETËR GJINI,2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI, dhe,

3.DON NIKOLL ZEF DEDA, të gjithë nga Shkodra, uekzekutuan me datën 11 mars 1948, ora 5.00 para dite dhe fjala e funditka qenë:

1. MONSINJOR FRANO P. GJINI tha se: RroftëKrishti Mbret, Feja Katolike dhe Katol ikët nëbotë, RroftëPapa, gjaku dhe trupi i em mbetët këtu, por Shpi rti dhe zemra ështëtek Papa. Rrof të Shqipnija! 

2. PADËR MATI KOL PRENNUSHI tha se: Jam i pafajshëm,po vdes nëkrye tëdetyrës s’ eme. Rrof tëKrishti Mbret, Rrof tëPapa,Rrofshin Katol ikët, RroftëShqipnija! 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 239/389

239

U bëj hal lal lëgjyqi t dhe ato qëdo tështijnëmbi trupat tonëtë pafajshëm! 

3. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: RroftëShqipni ja, po vri tem nëpunën teme. RroftëKrishti Mbret, RroftëPopull i Shqiptar ! 

P. Kryetar i Gjykatës67 Rregj./1948 Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.”

Ky ishte vetëm fundi i Kalvarit, që nuk ka mujt me e mëshef asSigurimi i Shtetit as Partia Komuniste terroriste Shqiptare.

PJESA E TRETË H.Uajzberg thotë:“Vrasësi tipik e shikon vetveten si ndonjë hero”.P. K. që duhet të lexohet Partia e Katilëve dhe jo Partia

Komuniste, kishte grumbullue në gjiun e saj llomin e shoqnisë njerëzoredhe, llomi i këtij llomi ishte Sigurimi i Shtetit Shqiptar. Këta ishin qen qëkanë prejardhje prej ujku por, sidukët, nuk janë në gjendje të harrojnë atëqë trashëgojnë, kështu, thotë Tilman.

“Filmi jugosllav” në Shkodër, kishte fillue prej shumë kohe.“Në vitin 1920, konsulli i parë jugosllav në Shkodër Aleks Martinoviq,nga Cetina kishte vue gurin e thëmelit të asaj makabre që do të ndërtohetmbi vorret e shkodranëve. Shtihej mik i klerit katolik shqiptar. Shumëshpejt, në 1921 vjen Lubo Neshiq, që ruan lidhjet e të parit. Në vitin 1922e deri në 1927, vjen Ivan Vukotiq, edhe ky nga Cetina. Lidhet me

 përkrahësit e Zogut si Maliq Bushatin, Gjon Markagjonin, Lin Gilen,Alush Lohën, Don Nikoll Dedën, Pop Jefton, Hasan Beg Bushatin, etj.

 Në vitin 1927 vjen Trajan Zhivkoviq, nga Shkupi, thohet se kishte“vetëm një mik”, Hasan Efendi Bekteshin. Mbas këtij erdhi DraganBozhoviq nga Shumadija, që pa mbushë dy vjet, zëvendsohët në 1929,nga Milivoja Milçiç që ka ndejë deri në 1935. Lidhjet kryesore i rujati meMaliq Begun, ndërsa mendohet se ky formoi një rrjetë spijunazhi të gjanëme Hysen Sumën, Bec Osin, Ali Taipin, Jakup Ganjollën, Xhel Ferhatin,Can Memën, Ymer Lutfinë, të gjithë nga Shkodra. Pak kohë vjen njëSebriq (mbiemni asht i palexueshëm) dhe shpejt edhe ky zëvendsohët meDusho Stojakoviq, nga Zemuni. Ky qëndroi 2 vjet e gjasht muej, largohet

në muejn gusht 1939. Vjen Stojanoviq nga Beogradi, i cili kishte relata të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 240/389

240

mira me italian, kryesisht me konsullin Meloni. Sekretar nga Shkodra punonin, Jasho Beroviq, Danjel Gjurgjoviq dhe Mitër Kërsniq.”

Me datën 6 prill 1940 fillon lufta Italo-Jugosllave, mbas së cilëssiduket nuk vazhdojnë mardhanjet normale. Kështu deponon Z. Isuf Sokoli, para hetuesit Dul Rrjolli, i arrëstuem më 20 tetor 1946, tuetheksue se ai vetë nuk ka kenë asnjëherë spijun. Dënohet 2 vjet burg, si

 përkthyes i asaj konsullatë. Në janarin e 1945 asht Sheuqet Peçi, i pari që viziton Kuvendin

Françeskan të Gjuhadolit. Ai shoqnohej nga Kol Jakova (shkrimtari) dheÇiril Pistoli, të dy vegla të komunistëve deri në vdekje. Vizitojnë muzeun

dhe bibliotekën, me këtë rasë fillojnë edhe plaçkitjet, marrin dy-tri pushkë muzeale të gjetuna nga Gjeçovi. Kjo ishte sa me fillue. Në takimin e pare që ban me At Mati Prennushin, Provinçial i

Françeskanëve të Shqipnisë, Sheuqeti, i paraqet mendimet e autoritetëvetë larta komuniste, për mardhanjet me Françeskanët, tue u nënkuptue qëkëto mardhanje do të ishin me krejt klerin katolik shqiptar. Mbaskryengritjes së Prenk Calit, dhe asaj të Koplikut me Llesh Marashin, ku

 janë pushkatue ma shumë se 120 burra të malësisë, pa gjyq, në datat 14 e

15 janar 1945, nën drejtimin e Mehmet Shehut, ky kriminel i pashoq,komandant i operacionit në Veri i drejtohet Kuvendit Françeskan, segjoja kishte kënaqësi me vizitue këtë qendër të patriotizmit shqiptar tue ikëthye edhe vlerat muzeale të plaçkituna pak ditë maparë nga shokët e tij,gjoja si vëprim i nxituem. Me një servilizëm dhe hipokrizi komunisti uflet edhe studentëve për vlerat patriotike të asaj shkolle.

Edhe ky si paraardhësi i tij në takim me At Matinë, paraqetkërkesat e bashkëpunimit me klerin, tue i shpjegue se ju keniinformacione të gabueme për komunistët shqiptar dhe, njëkohësisht ne dotë tregojmë me vepra se nuk jemi si na paraqesin armiqtë tonë. Gjatë

 bisedës, ai tregohet mirënjohës për ndihmën e klerit katolik në shpëtimine shumë shokëve të L.N.Çl. nga gjermanët. Ajo që mbetët me u diskutuema vonë do të jetë çështja e Vatikanit, mbasi Papa i Romës asht armikuma i vendosun i internacionalizmit proletar dhe i komunizmit.

Përgjigja e preme dhe e shkurtë e At Matisë, se Françeskanëtnuk do të përzihen në politikë dhe, se nuk do të pranojnë mediskutue premjen e mardhanjëve me Vatikanin, mbasi nuk kemindër mend me u këthye Orthodoks si Kishat Autoçefale të Lindjës,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 241/389

241

përcakton kjartë rrugën që do të vazhdojnë të dy palët, që, tashti,mund të konsiderohën kundërshtare të hapta.

 Në të njajtën kohë në Tiranë, bahët përpjekja me ImzotPrennushin, Bumçin dhe At Pjetër Meshkallën, tue marrë po atë përgjigjesi në Shkodër. Pushkatimi i atdhetarëve Don Lazër Shantoja e Don NdreZadeja, në mars të 1945, tregon dhambët e vërtetë të komunistëve tëTiranës, që fillojnë me zbulue qëndrimin jugosllav nën lëvozhgën ekomunistëve “shqiptarë”.  Nxjerrja jashtë Shqipnisë e DelegatitApostolik të Vatikanit, më 5 maj 1945, Imzot Nigris, dhe mos njohjazyrtare nga Qeveria Komuniste e Regjentit shqiptar, Imzot Frano Gjinit,

ishte pasqyra ma e kjartë e politikës së ardhëshme në Shqipninë embikqyrun nga Jugosllavia. Gabimi i organizatës “Bashkimi Shqiptar”,drejtue nga atdhetari Mark Çuni, mbrenda seminarit jezuit i kushtoishumë shtrejt atij vetë dhe klerikëve të pafajshëm që u pushkatuen për atëçështje, tue u dhanë komunistëve në dorë mundësinë e mbylljes sëshkollave fetare. Fatkeqësisht, ky grup xhakojsh dhe laikësh, të etshëm

 për një demokraci të vërtetë, u mpleks me disa elementë shumë tëdamshëm dhe të rrezikshëm që kanë provue me jetën e tyne, se qyshë në

atë kohë ata u vunë në shërbim të lojës së komunistëve, dhe mbetën besnikë përjetë në poshtërsitë e Sigurimit të Shtetit. Këtë e vërtetojnëedhe me deklaratat që kanë ba në gjyqin e kohëve të fundit me ImzotErnesto Çobën, gati mbas 30 vjetësh nga 1945-46, kur gjoja u angazhuanme Organizatën “Bashkimi Shqiptar”. Lëvizja e Postribës, edhe kjoviktimë e injorantëve fanatikë, solli pushkatimin e mashumë se 35atdhetarëve të cilët u masakruen në mënyrë çnjerëzore për me pranuelidhjen me kryengritësit. Vetëm ajo që i asht ba atdhetarit Dulo Kali,mjafton me tregue kush ishte Sigurimi. Kur Duli ishte në qeli, i kishin

 prishë të ndigjuemit me korrent elektrik. Në një dhomë pranë kishin sjellëdisa vajza që qeshnin e bërtitnin. E kërcnojnë Dulin, tue i thanë firmo

 proçesin ose tashti do të sjellim vajzat tueja këtu dhe do t’i përdhunojmë... dhe Duli, pranon gjithçka flitët në proçes ... Pushkatimet pagjyq të Don

 Nikoll Gazullit, Don Liugj Picit, Don Pjetër Çunit, Don Aleksandër Sirdanit etj. ishin treguesi ma i saktë se komunistët kishin vendosëzhdukjen në masë të klerit. Pushkatimet për strehim të arratisunishvazhdonin... Ekonomia po shkatrrohej, kamjonët e ngarkuem ndër 

magazinat e tregëtarëve të pazarit të Shkodrës shkarkoheshin në Beograd.Malli i magazinës “Ulqinaku” shitej në Moskë. Çdo ditë mbyllej një

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 242/389

242

dyqan, pronarët torturoheshin me dorëzue teneqet e arit. Kundrabandistëthynin e delnin nga burgu të gjymtuem nga trupi dhe ndërgjegja. Shumica

nënshkruanin bashkëpunimin ose me vdekë në tortura. Vetëm tregëtaritMan Tepelia i kanë marrë 13 teneqe të mëdha të vojit gurit, të mbushuname ar që kishte të mëshefun në pemishtat e tija në Vukatanë, tregonte ishoficeri i Sigurimit të asaj kohë Nazif Pira. Grupe studentësh arrëstoheshin

 për me shue protestën e heshtun që vlonte në bankat e shkollave, shoqnueme ndonjë trakt ose ndotje fotografije të diktatorëve. U ndalonin vajzat nëdyert e shkollava me u heq Kryqët nga qafa me dhunë e tue i pështy nëfëtyrë anë e kand qytetit....

Shkodra, syni i Principatës, siç e quen Barleti, ishte këthye nëkshnillën që del në sy dhe i pengon pamjen sistemit të rij. Kryetar iKomitetit Ekzekutiv ishte Riza Dani. Emni i tij lakohej në të gjithagjyqet. Asnjë prokuror nuk i ndalonte fjalën e të pandehurit kur zënte nëgojë emnin e tij. Një farë Gjin Marku, kapardisej si Qark komandant.Sekretar i Partisë në ilegalitet ishte Spiro Pano, një kriminel që vristeshokët e vet si të gjithë komunistët, me vulën e Frontit, maskës së Partisë.Furrtari Zoi Themeli, mbante furrën ndezë tue shkri pezhgëve në Degën e

Punëve të Mbrendshme, ndërsa zv.shef ishte samarxhiu Zoi Shkurti,torturues katil, bashkëpuntorë i kriminelit Petrit Dume në Korçë, kur umbërthenin njerëzve ndër thembra patkoj. Komisari politik i tyne ishtekrimineli Nesti Kopali, i sëmurë patologjik për krime, imoral ashtu si

 prokurori Aranit Çela. Ligji zbatohej nga Esat Ndreu, Tonin Miloti,Mestan Ujaniku, Misto Bllaci etj. vëlleh endacakë e mushkarë, barijëanalfabet, që u asht dhanë rasa me pushkatue filozofë, profesorë eingjenjerë. Asnjeni nuk dijnë me shpjegue se cilës rracë i përkasin, tëgjithë kujtojnë se Tito, Stalini dhe Enveri janë kafshë të përjetëshme.Secili në kurset e analfabetëve mendon me vra mësuesin e vet, si Juda.Këtij grupi të etshëm për gjak i shërben Arif Gjyli, Qamil Gavoçi, Qazime Fadil Kapisyzi, Rahman Parllaku, Toger Baba, Zija Dibra, Qamil Qorri(Bushati), Kasem Troshani, Lilo Zeneli, Thoma Karamello, Mentor Xhemali, Elez Mesi, Dulaç Lekiqi, Vaskë Koleci, Ali Xhunga, Ndrek 

 Nallbani, Jonuz Dini, Pal Mëlyshi, Xhemal Selimi, Hysni Ndoja, AsllanLici, Bilo Bregu etj. që pasohej nga grupi i të rinjve Pjerin Kçira, NushBaba, Lin Çollaku, Alush Bakalli, Gjovalin Mazrreku, Shyqyri Qoku, etj.Të gjithë bashkë drejtohen nga oficerët jugosllavë të Titos dhe,zbatojnë urdhnat e tyne antishqiptare .

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 243/389

243

Ajet Shahu shkruen: “Në aksionin antikatolik u aktivizuan siasnjëherë besnikët e partisë në baze” (“Shteti komunist dhe Kisha

 Katolike, fq 364, Krishterimi ndër Shqiptarë, Shkodër, 2000)Bardhok Biba, i pari kryen porosinë e Partisë dhe futë armë në

kishën e Oroshit, tue akuzue Imzot Frano Gjinin dhe Dom Mark Xhanin(sekretar i Abatit të Mirditës), për mëshefje armësh.

 Në Shkodër, drejtojnë operacionin e futjes së armëve në KishënFrançeskane të Gjuhadolit , Zoi Themeli, Hulusi Hako, Dilaver Sadiku qëkanë ngordhë me spaletat e Ministrisë së Mbrendshme të ndihmuem ngaPjerin Kçira, Lin Çollaku, Nush Baba, Gjovalin Mazrreku, etj.

Me datën 17 nandor 1946, rreth orës 02.00 të mëngjezit, në njënatë me shi, ndalojnë makinën tek dera e kuvendit ngjitë me Kishë, ehapin me çelsat e marrun me zori prej kuzhinjerit Martin Tarri, kalojnënëpër mencë dhe futen në Kishë, nëpër derë të kompanjëlit, rrugë etregueme nga trathtari Ndoc Vasili (Antoni Kapaj në Amerikë).Shkarkojnë armë e municione mbrenda Kishës tek Elteri i Shna Ndout, iZemrës së Krishtit etj, dhe rreth orës 04.00 e rrëthojnë Kishën me ushtarëtë Ndjekjës, tue mos lanë njeri me u afrue në ora 05.00 kur thohej mesha

e mëngjezit. Atë kohë rrëthohet edhe kuvendi me të gjithë françeskanët exhakojt që ishin aty. Ditën bahen vizita nga autoritetët e organizatat për me pa armët e mëshefuna nga “fretnit”.

Merrën në mbramje rreth orës 20.00 nga hetuesia (shtëpia P.Çiurçisë), At Mati Prennushi, At Donat Kurti, At Çiprian Nika, At PalDodaj, At Aleks Baqli, të gjithë fretën të arrëstuem, sillën me pranga nëKishë, ku mbasi vëndosen ndër vëndet ku janë “gjetë” armët, (të vuemenga vetë Sigurimi) afër Eltërit të Shna Ndout dhe Zemrës së Krishtit,xhirohën në film nga operatorë jugosllavë....

Ky film jugosllav asht “Dosja 1302/II-A”.I vetmi njeri i penduem që kam njohtë në vitin 1982, pjesëmarrës

i Sigurimit të Shtetit në këtë vepër të shemtueme asht kenë Zef Bardhoku,i cili, më ka tregue krejt mënyrën si kanë hy në Kishë me armë dhe, si ikanë vendosë arkat aty. Tregonte, se Fra Ndue Vila nuk i kishte dhanëçelsat dhe ishte torturue mizorisht. Ai pohonte se dyshohej për armë

 përsonale ndër fretën, mbasi kishin informata nga xhakoni Ndoc Vasili(Antoni Kapaj). Në fund të bisedës, thonte: “Nuk dij sësi, Zoti nuk ka

 premtue për të gjithë ne që kemi futë armët në Kishë, me na varë popullikatolik në traun e sipërm të derës së Kishës së Shna Ndout, për atë vepër 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 244/389

244

të ultë që kemi ba, tue çue në plumb At Mati Prennushin e At Çiprian Nikën krejt të pafajshëm, e sa të tjerë me vite të tana në kampet e burgjet

e mnershme të shfarosjës ku edhe kanë vdekë. Kur rashë në burg vetë,kishte edhe priftën që më njifnin mirë, e dinin se çka i kam ba klerit dhemë jepnin cingare e bukë që ma shumë më mungonin, pa ua kërkue ...”

Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol u kthye në burg dhethirrej Burgu i Kishës së Fretënve, burgu ma i mnershëm ikomunizmit në Shqipni, e pse jo i krejt Lindjës komuniste.

Porosia jugosllave ishte: “... të shkatrroni kulm e thëmelçerdhën e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye

FRANÇESKANËT!” ... dhe porosia e mësuesve po kryhej ...Përballë të arrëstuemve do të shënoj disa nga bishat hetues: Imzot

Frano Gjini ishte përballë kasap kap. Lilo Zenelit e aspirant Ali Xhungës,At Mati Prennushi, përballë kap. Nesti Kopalit, At Çiprian Nika përballëkap. Nesti Kopalit, Don Nokoll Deda përballë kap. Fadil Kapisyzit, DonTom Laca përballë aspirant Ali Xhungës e kap. Fadil Kapisyzit, At DonatKurti përballë kap. Zoi Shkurtit, At Frano Kiri përballë major ZoiThemelit e kap. Zoi Shkurtit, Don Nikoll Shelqeti përballë kap. Zoi

Shkurtit, At Gjon Karma S.J. përballë aspirant Pjerin Kçirës, Don NdocSahatçija përballë toger Bilo Bregut, xhakoni Zef Pëllumbi përballë kap. N. Kopalit, At Mëhill Miraj përballë aspirant Pjerin Kçirës ( nëpunës nëSigurim, që mbante edhe rrjetin e spijujve ), dhe Ali Xhungës etj. etj.

Kishe me thanë se, sa me vlerë do të ishte me pasë në dorë proçesin e plotë të kësaj ngjarje të mnerëshme që u zhvillue ata vite nëShkodër. Arrëstimet u banë në muejt tetor e nandor te 1946, ndërsadokumentacioni flet për muejt e fundit të 1947, pra, mbas një viti nuk asht e mujtun me pas fillue hetimet. Praktikisht: Imzot Frano Gjini, më 14shtator 1947, pyetet nga Lilo Zeneli; Don Nikoll Deda, më 30 tetor 1947

 pyetet nga Fadil Kapisyzi; At Mati Prennushi, pyetet më 26 shkurt 1947nga Nesti Kopali etj. Ballafaqimet bahën pothuej të gjitha në dhetor 1947,

 pak ditë para gjyqit. Në këta dokumente përmblidhen në 5-6 faqe krejthetimet e bame në një vit të plotë, me përjashtim të Don Ndoc Sahatçisëdhe At Mëhill Miraj që kanë edhe 40-45 faqe të daktilografueme proçesete tyne, mbasi mbi bazën e thanjëve të tyne për fat të keq, atëherë, ndërsa,tashti, për fat të mirë që janë ruajtë dhe shihën këta proçese, janë thurë

lloj-lloj lëgjendash, të gjitha të projektueme nga Sigurimi i Shtetit, dhe tëdaluna nga goja e këtyne njerëzve të dobët në qëndresën para torturës, që

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 245/389

245

mbasi hodhën firmat e tyne në këto proçes-verbale përfundimisht ishinvetëm kenje, mbasi ndërgjegja dhe karakteri humbën përjetësisht. At

Rrok Gurashi, asht gati me ia kujtue hetuesit ndonjë rresht që ai e kaharrue, flet pa pikë mëshire për kedo, veç me dalë nga dhoma ku bahën

 ballafaqimet. Ai akuzon “fajtorë” cilindo të pafajshëm që i kërkohet: “për derisa unë jam këtu, le të vijnë të gjithë mbas meje!”. At Mati Prennushi ikujton: “Të gjitha këto që thue këtu, Padër Rrok, janë vetëm shpifje që nuk i kam pritë kurrë prej teje, por, mos harro, se kemi edhe një gjyqtjetër, e, atje, nuk ka ma rrena e shpifje!”. Me të vërtetë, kur At Rrokuishte në çastet e fundit të jetës, në një kamp pune thërret At Konrrad

Gjolaj, dhe i thotë: “At Konrrad, po vdes, po, a thue Zoti, ka me mi falëato tmere fajesh e shpifjesh që kam ba unë, vetëm tue mendue sa vetë janë pushkatue me rrenat e mija!?”, dhe At Konrradi i thotë: “Padër Rrok,eja të rrëfej, se mëshira e Zotit, kalon kufijt e arësyes sonë, ti nëse je

 pendue fol, se edhe ata për të cilët ti je shpifë, jam i sigurt se sot lutën për shpirtin tand ...”, dhe ishte rrëfye ... Po, At Rrok Vata, sa ditë ndej ndër gjunjë para Kryqit kur e pau se i kishte ardhë fundi? Po, Don NikollTroshani, pse thonte: “Si do të shihëm andej me Don Dedë Malaj?!” ...

 Në dosje ruhët një proçes-verbal i ballafaqimit të Imzot Frano Gjinit meAt Rrok Gurashin, Don Ndoc Sahatçinë dhe Prenkë Lezaj. Ballafaqimiasht ba me datën 28 dhetor 1947 pra, një javë para gjyqit. Aspirant AliXhunga shkruan: “... i pandehuri Monsinjor Frano Gjini nuk atribonthanjet e Padër Rrok Gurashit, Don Ndoc Sahatçisë dhe Prenk Lezajt,

 prandaj u pa e nëvojshme të kompozohet ky proçes ballafaqimi... dhe fletPadër Rroku, 5 faqe e gjysëm proçes, mbas tij flet Don Ndoci, 2 faqe tëtjera dhe 3 faqe, flet edhe Prenk Lezaj. Të gjithë plotësojnë edhe ndonjëmangësi që ka pretenca e prokurorit, mbasi ai asht edhe qëllimi i“kompozimit” të ballafaqimit.

Cila asht përgjigja e Imzot Gjinit?“Monsinjor Gjini, mbasi ndigjoi thanjet që iu banë para fëtyrës së

tij, nga Padër Rrok Gurashi, Don Ndoc Sahatçija, dhe nga Prenk Lezaj,merrët në pyetje dhe deklaron sa ma poshtë vijon: P. P. (Përgjigjet i

 pandehuri), Përsa thonë para meje Padër Rrok Gurashi, Don NdocSahatçija dhe Prenk Lezaj, i dëgjova të gjitha, por vetëm dua të them, se

 për posë atyre që kam deklarue në proçes, nuk asht asnjë e vërtetë, që të

kem patur lidhje direkt me Mark Gjon Markun, ose me ndonjë të arratisur tjetër dhe, se kam patur dijeni xxxxxxxx (prishnjaqë) ma të vogël për 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 246/389

246

këto organizata kundërshtare të Pushtetit Popullor.”( faqe 1-11 Proces-ballafaqimi Nr.rend. 12 ).............................................................................

I pandehuri (Monsinjor Gjinaj).Oficeri pyetës: Aspirant Ali Xhunga d.v.

Të gjitha ballafaqimet marrin përgjigje të përafërt me përmbajtjene deklaratës Imzot Gjinit, me përjashtim të Don Nikoll Dedës dhe AtMati Prennushit, që nuk janë në dosje. Gjithashtu, në dosje nuk ka edhetorturat që i janë ba të pandehurit për me pranue shpifjet e dëshmitarit tërremë, por mos harroni se edhe ato dihën.

Po thuej të gjithë të arrestuemit e këtij grupi kanë ba nga 14muej hetuesi, janë mbajtë edhe dy muej të dënuem me vdekje pra,koha e vuajtjes, deri ditën e pushkatimit asht 16 muej për ImzotGjinin e At Prennushin, ndërsa 17 muej për Don Nikoll Dedën.

Nuk do të flas për zbatimin e ligjit, mbasi duhët të kishte ligjëpër me dashtë me diftue si zbatohëj. Do të paraqes vetëm një dokumentqë ka dosja. Kur Imzot Gjini ban kërkesën për  pafajsi, në letrën edërgueme Gjykatës së Naltë të shkrueme me dorën e tij, gja që tregon se,

kur asht zhvillue gjyqi ndër tavolinat e mencës se Kuvendit të Fretënve,asnjeni nuk ka pasë “avokat”, mbasi nuk ka asnjë dokument të kenjes sëavokatit, të paktën si ka ndodhë shpesh, kenja e një oficeri të Sigurimit iveshun me emnin “avokat”, e vuna ndër thojza mbasi ky lloj “avokati”,ka pasë rasë që habitej e fillonte me sha e fye klientin “e pandehur”, tuekujtue se asht në zyrat e hetuesisë ose ma keq, me iu drejtue prokurorit,“pse ore, vetëm kaq meriton ky, ky, është për tu varë!” ... Aty në atëkërkesë të Imzot Gjinit, sipër mbi fjalët “Të Ndertës Gjykatës...” asht banjë shënim me penë: “Të bashkohet me akte, në rast të kundërt tënjoftohët se asht dhanë jasht afatit -(firma)-“. Në fund të letrësshënohet data e marrjes në dorëzim : “Nr.15. u muer më 14 janar 1948-(firma), Sh. Dautaj”, pikërisht, asht marrë në dorëzim nga Sekretari iGjyqit dy ditë para afatit, veç mbetët me mendue rasën e kundërt të

 justifikimit të dhanjes kësaj letre, gjoja jashta afatit. Përgjigja asht shumëe shkurtë. “Kush ma lart dinte dhe donte me iu përgjigjë PAFAJSISËSË TIJ ?”

Bashkëvuejtesit flasin me dhimbje, ofshamje, e me krenari për 

kohën që kanë kalue me këta heronjë. Mendohen e mendohen ku mefillue, tek nata e parë e takimit, apo tek mëngjezi i fundit i ndarjës së

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 247/389

247

 përjetëshme ... Njësoj, ata ishin dy kufoma të shtrime në çimento të birucës Nr. ... Burgu...

Se çfarë bahej në zyret e hetuesisë mbi trupat e këtynemartirëve Atdhetarë do të FLASIN DËSHMITARËT:

Zonja Terezina Pali (Zorba), po më tregonte sësi e kishintorturue për vdekje At Mati Prennushin, kur gjironin filmin jugosllavëttek Elteri me armë në dorë. Mbasi e sollën në qeli e pashë se çalonte, e

 pyeta: “Çka të banë Padër Mati?” - Ai u përgjegj me za të ultë - mos pyet... por, për mos me i kënaqë këta qej, eja të këndojmë... dhe filloi aivetë i pari kangën “Në Shkodër tonë ka ra nji dritë”... Shpesh këndonte

me za të ultë për mos me na lanë me u ligështue para torturave, ai na eptezemër edhe né që aso kohe ishim shumë të reja e shpesh dëshproheshimshumë. Njëditë erdhi i lamë në gjak, se i kishte ra ballit Nesti Kopali...

At Çiprian Nika ishte me të vërtetë si Shenjt, vazhdonte Terezina,vuante shumë prej kambëve se ia kishin djegë damarët me hekur tëskuqun ndërsa çorapët iu ngjitëshin për mish nga plagët e peshgvës, kësi

 plagësh kishte edhe në shpinë, këmisha iu shkapte prej plagëve vetëm...kur e thërriste hetuesi, që ma shpesh e siellte pandjenja se me kambët e

veta, megjithatë gjente forca me qëndrue ... forca e tyne ishin vetëm uratae lutjët e vazhdueshme...Prof. Adem Bazhdari, tregonte: “Nuk e harroj kurrë Imzot

Gjinin të varun në një pemë, po e torturonin. Erdhi Zoi Themeli dhePjerin Kçira, Monsinjori u lypi pak ujë. Pjerini mori një tas dhe ia mbushime urinën e vet aty mbas një peme dhe ia dha Monsinjorit, që kishtemashumë se dy ditë pa pi ujë. I shkreti Monsinjor piu shka i dhanë atamizorë. E zgjidhën, ai ra për tokë, nuk ecte, e sollën me dy policë nëdhomë dhe mbas pak minutash erdhën e na morën të dyve, sa mërrijtëmnë krye të shkallës së gurit ndër fretën, Pjerini holli poshtë At Matinë...mendueme se e mbytën, por, jo, ishte gjallë i gjakosun fëtyrët, - E shihni?-Na pyeti Zoi, - kështu do ta pësoni dhe juve, mos flisni po deshët!... Kur na çuan në dhomë Monsinjori tha vetëm kaq: ”Për hatër të Zotit!....” dhefshani... Krahët, kambët dhe shpinën i kishte me plagë të qelbëzueme, iamjekonin vetëm me krypë dhe ia lynin me pezhgëve të nxehtë, stjetullat ikishte gjithmonë të hapuna tue kullue qelb, nga vezët e zieme dhe tëngrohta që i vinin gjithnjë.

 Ndërsa, për Imzot Nikoll Dedën tregonte se nuk njifëj ma, ishte ba sa një fëmijë, gjithë plagë, i moçatun fëtyre dhe i pazoti me ecë,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 248/389

248

kambët i kishte të qelbëzueme... Një bashkëvuejtës e kishte pyet njëherë,kur e gjet të shtrimë në dysheme: “Kush je ti?” - ai i kishte përgjegjë: -

“Kam pas kenë Don Nikoll Deda”, se me të vërtetë “nuk ishte ma ai ”!I ndjeri Caf Dragusha, që asht pushkatue me këtë grup, i

tregonte një bashkëvuejtësi ndër ato ditë mjerimi kur ishin në një qeli, senjënatë i kishin shkue tek biruca e tij katër oficera të naltë, si dukej ngaTirana, njeni nga veshja dukej jugosllav. E kishin pyetë me kambngulje; -

 janë ba ose jo mbledhjet për të cilat bahet fjalë në proçes të Don NikollDedës, në shtëpinë e Cin Serreqit dhe të Pjetër Dedës? - Cafi u ishte

 përgjigjë: - A janë ba, a nuk janë ba mbledhjet, unë nuk e dij, por, derisa

më keni përzi edhe mue, e thoni, se ke kenë edhe ti, e, mbasi unë nuk kam kenë aty, edhe mbledhjet nuk duhët të jenë ba! Përfundonte bisedën tue thanë: “Ah, këta komunistët, janë derbedera! Nuk i njehkush...” Në darkë i kishte hapë sportelin Fadil Kapisyzi dhe i kishtethanë: “Po ti Caf, na ishe kenë ba edhe avokati i Cin Serreqit, dije mirë senjëqind krena me pasë, një nuk të shpëton as ty, as atij, a more vesh?”dhe me të vërtetë e kishte mbajtë fjalën, tregonte bashkëvuejtësi, mbas

 pak ditësh u pushkatuen të dy...

 Një Zonjë (V. K.) tregon: “... na rrahnin, na shanin me fjalët kuishin ma të ndytat. Ishim të reja, 18 vjeçe, nuk i kishim ndigjue kurrë atoflligështina, na torturonin dhe mandej na çvishnin dhe vetëm ndër këmisha në pikën e dimnit, na hidhnin ndër dhomat e priftënve... por, ata,menjëherë na mbulonin me pelerinat e tyne, e vetë mërdhitnin të shkretëtgjithë natën. Kur na delte gjumi i ndigjonim tue thanë uratë. Na u thonim:“Merre tash pelerinën dhe flej pak edhe ti, se nuk ke mbyllë sy gjithënatën! - Jo, jo, vazhdo e flej ti, - na thonin ata, - flej edhe pak se je e re,na jemi mësue e durojmë...” Porosia e tyne ishte: “Mundohuni me durue

 për hatër të Zotit!...”Z. Ragip Meta, atëherë, i dënuem me vdekje, tregon se ishin

kenë në një dhomë 25 vetë të gjithë të dënuem me vdekje. “Kur hapejdera, u çonim në kambë ashtu si ishim të lidhun dhe donim me shkuetë parët, me kenë e mujtun të gjithë me u pushkatue. Na vinte keqkur nuk na merrnin kaq na ishte mërzitë jeta prej torturave, urisë,etjës dhe pagjumësisë”

Z. Drita Kosturi më tregonte, sësi e kishin lidhë në një shtyllë

druni At Frano Kirin, e kishin nxjerrë në pishën e diellit në piskun evapës në verë, të veshun trashë. Kur i kërkonte ujë ose me krye nëvojat

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 249/389

249

 përsonale, e lironin shtyllën e mbajtun me litar dhe i shkreti At Frano, përplasej me fëtyrë përtokë, gjakosej, shpesh humbiste ndjenjat, e lagnin

me ujë dhe e ngjitnin prap shtyllën lart... Disa ditë e kishte pa ajo vetë mesytë e saj derisa ishte ba që nuk njihëj ma cili ishte...

Z. Ana Daja, tronditej sot, kur shpjegonte sësi ka pa Don AntonMuzaj, në hollin e Kuvendit të zhytun deri në bel në një ujë të qelbun, të

 përzimë me pisllëkun e pusave të zezë, në të ftohtin e dimnit të Shkodrës,dhe kur e merrte kolli, skuqej ai vend nga gjaku që nxirte përgoje... Etorturonte tregon ajo, i pashpirti Pjerin Kçira.

Z. Tom Leci, pyet Hafiz Dërgutin se cila asht arësyeja që e

torturonin aq shumë, ai i përgjigjet: “Më kërkojnë dëshmi për priftën,kërkojnë me na përça, e nesër me thanë, se, u pushkatuen priftnit medëshmitë e rreme të hoxhallarëve. I kam thanë, bani çka të dueni se këtë

 punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!”Z. Viktore Kuka, tregonte sësi njëditë i ndjeri Dulo Kali i kishte

kërkue pak ujë me pi Dulaçit, dhe ky i thotë Elez Mesit me i sjellë njësafë me ujë Dulit. Elezi ia sjellë dhe Duli e pin atë ujë, që mbas pak minutash i shkreti Dulo Kali rropatej në birucë nga tmeri, mbasi uji ishte

kenë i krypun... Elezi tallej në korridor, “lypë ujë, ta sollëm, po bërtite potë japim edhe hu ...”Motër Gjyzepina Radovani, infermjere në spitalin e burgut

tregonte sësi kishte mjekue me duert e saja disa nga këta martirë. Ajo,fliste me dhimbje të madhe për At Çiprian Nikën dhe At Donat Kurtin, të

 parit i kishin thye kambën dhe nuk i ngjitej se kishte fillue kalbëzimi,ndërsa, At Donatit, me që e dinin se asht i sëmurë me stomak i epninushqime që i ngacmonin dhimbjet, për mos me kenë kurrë i qetë. Meshumë kujdes Dr. Federik Shiroka, i bante injeksione qetësuese, po, mbas

 pak ditësh e merrnin pa u shërue ashtu si Monsinjor Gjinin, që tue emarrë me shkalc plehu, policët i kishin thanë: “Doktor, mos harxho ilaçekot, se për t’a pushkatuar kemi!”, - ai u ishte përgjigjë: “Unë jam mjek, satë jenë të gjallë dhe në duert e mija unë do të baj detyrën teme, ndër duerttueja, dini ju çka bani!”. Njeni nga xhelatët kishte murmuritë: “Hajt, hajt,se as ti nuk e ke të gjatë!...”

Z. Loro Vata më tregonte, se, në “Burgun e Kishës së Fretënve”,ka pasë njerëz që prej ditës së arrëstimit e deri mbas një viti që janë

 pushkatue, ose dënue e nisë ndër burgje të tjera e kampe nuk janë la me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 250/389

250

ujë asnjëherë... se, ma, vendi i ushkurit të mbathjëve, apo ndër vendët etegelave ishin të bamë zi prej morrave.

Z. Ragip Meta më tregonte, sësi njëditë Shyqyri Qoku dhe AlushBakalli, zagar të rinjë aso kohe, kishin hypë mbi dy klerikë në oborrin e

 burgut. Në dorë kishin nga një kamxhik dhe i binin dy priftënve, tuevrritë: “Kush mërrinë i pari tek muri sot nuk rrahët, hajt, ecë, kush po deli pari?” ... Asnjeni nga priftnit nuk ecte, asnjeni nuk donte me lanëmbrapa shokun me u rrah ... Asnjeni pothuej nuk njihej në fëtyrë. Priftëntishin ba me mjekrra deri në bel, ndërsa hoxhallarëve ua kishin premjekrrat. Asnjena palë nuk dëshmonte për palën tjetër, një mirëkuptim i

veçantë...Z. Elez Troshani, thonte: “Lum ata që kanë kenë në një dhomëme Monsinjor Gjinin dhe At Mati Prennushin, ndër ata dy muej para seme u ekzekutue, se nuk e kuptonin ku po i çojnë, a po i çonin në piknik,apo me u pushkatue. Biseda dhe humori i tyne të largonte frikën evdekjes...mënyra sësi shpjegonin vdekjen ata, e bante të riun dhe plakunmos me u tutë nga plumbi.”

Dr. Papavrami, shpjegonte se, atëditë me 11 mars, rreth orës

04.30 të mëngjezit kur po i lidhnin në Zallin e Kirit për me i pushkatuar,në mes të At Matisë dhe At Çiprianit kanë lidhë ingj. Fahri Rusin, 28vjeç. At Matia, i thotë Fahriut: “Fahri, je më i riu, qëndro si burrat dhemos i turpëro të Parët e familjes sate!” - Fahriu i përgjigjet: “Nuk besojse kush nga fisi em ka pasë këtë fat, me dhenë jetën mjedis dyshejtënve, për çfarë me u tremb?” Burrërisht u ngjitën tek stomi injë gropës 4X2 ml. E hapur mbas Pendës së Kirit, drejt me çinarin edytë, vërtikalisht me Pendën, në drejtim Lindje-Perëndim,”shpjegonte, doktori, i thirrun si mjek ligjor në pushkatimin e këtyne16 vetëve. “Mbasi i lidhën edhe ndër brryla me vargoj me drynjë, atymaje atij stomi, i kërkuan “fjalën e fundit”. Nuk më harrohet kurrë,edhe pse kanë kaluar 50 vjet, qëndrimi burrëror i klerikëvekatholikë. Atyre nuk iu trembej syri nga vdekja, sëpse mbi jetën ekëtueshme kishte triumfuar ideali i lartë i fitorës së Parajsës mevuajtjët e tyre, që nuk mund të tregohën, madje, ato vuajtje nuk krahasohën as me Kalvarin. Shtinë me armë mbi ato gjokse burrashqë dukeshin si lisa ... Ranë andej stomit ... kur u afrova me vërtetuarvdekjën nuk mujta me vizituar asnjërin, kishin rënë në gropë dheishin mbuluar nga gjaku i tyre. Nuk dukëj se jetonte ndonjëri ...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 251/389

251

asnjë lëvizje në atë pellg gjaku. Mbas gjysëm ore i mbuluan me dhé......Atëherë, nuk dija me kuptuar si falët gjykatësi dhe toga e

pushkatimit kur je i pafajshëm ... Krishti, Papa dhe Shqipëria ishinIdeali i tyre! ...” (Shpjegim gojor në vitin 1993, në Shkodër ).

Secili shkodranë ka se çka me tregue për atë burg në zemrën eqytetit. Kur binte muzgu e afrohej nata shtëpijat përreth prisnin fillimin evirrmave të burrave, të vëllazënve, të baballarëve, të djelmëve, të miqve edashamirëve rrezikzez që torturonin xhelatët. Shpesh, ata zane të dalunanga dhimbjet e shpirtit, ndërpriteshin nga zani i ndonjë vajzës së mjerë që

donin ta përdhunonin oficerët, kafshët e harrlisuna si udhëheqësi i Partisësë tyne. Zonja Maria Deda, e shoqja e Ndrekës së Dedjakupëve priste mendigjue zanin e burrit të saj, para se me ra me fjetë. Kishte frikë e trishtimkur nuk e torturonin, atë natë nuk e zënte gjumi kur nuk i ndigjonte zanin,mbasi të nesërmen, mendonte e shkreta se po i thonë: “Mos i sjell gjë, seështë duke u qelbur në Zallin e Kirit!”, mbasi kështu i kishte ndodhë edhekunatës së saj Katrinës, me të shkretin Kolec Deda. Po kështu, zonjësSimon Darragjatit....Virrmat e mnerëshme ia sillte nata sikur ishin mbas

murit. Deri në të dalun të dritës, kishte rasë që nuk i mbyllej syni...

Vetëm në muejt fundit të vitit 1946 Sigurimi i Shtetit, i drejtuemnga Partia Komuniste, tue krijue proçese false gjoja për futje të armëvenë Kishë, për formim te Partisë Demokristjane të pakenun kurrë dhe për organizim të kryengritjes së armatosun të Postribës më 9 shtator 1946,kur, asnjë klerik nuk dinte asgja për këtë kryengritje, u arrëstuen: ImzotFrano Gjini, Imzot Gjergj Volaj, Imzot Nikoll Deda, At Mati Prennushi,At Çiprian Nika, At Donat Kurti, At Frano Kiri, At Pal Doda, Don TomëLaca, At Karlo Serreqi, At Çiril Cani, At Filip Mazrreku, Don Pjetër Gruda, Don Mark Xhani, At Augustin Ashiku, At Bernardin Palaj, Don

 Ndoc Nikaj, Don Ndue Suma, Don Nikoll Mazrreku, Don Jak Zekaj, DonDed Plani, Don Pal Gjini, Don Ejëll Deda, Don Luigj Prendushi, AtSerafin Koda, Don Nikoll Shelqeti, At Gjon Karma S.J. At Mark HarapiS.J. At Florian Berisha S.J. Fratel Gjon Pantalia S.J. Don Anton Muzaj,Don Mark Hasi, Don Nikoll Laskaj, Don Pashko Muzhani, At Gaspër Suma, At Aleks Baqli, Fra Ndue Vila, Fra Zef Pëllumbi, At Mëhill Miraj,

At Rrok Gurashi, Don Ndoc Sahatçija etj.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 252/389

252

Këtu nuk përfshihen arrëstimet e bame në fillim të vitit 1947 nëShkodër, si dhe arrëstimet e bame në atë vit në Tiranë, Durrës, Vlonë etj.

PJESA E FUNDIT

“Të tërbuem djallëzisht, e nxorën jashtë prej asaj gjykatorje dhe engrehën rrëshqanë tue iu kërcnue, me shpatë në dorë se do ta vrisnin nëse nuk i binte mboh Fesë menjëherë ...(omissis).

Ai u qëndroi kërcnimëve, anmiqtë e therën për vdekje dhe e çuannë breg të Bunës me e qitë në ujë, por disa të krishtenë e blenë me paredhe e varrosën në Kishën e Shën’Mërisë Madalenë.”

 Lezhë, vjeti 1624 Ipeshkvi Benedikt Orsini(Relacione Vol. I-re, fq. 349. Ark. Prop. Fide, SRCG, v, 262, fl. 177.)

“Një kalvar vuajtjesh dhe përsekutimesh pësoi Imzot Pjetër Bogdani, i cili u burgos tri herë, i dogjën rezidencën, u rrah, u kërcënuase do ta varin në derën e kishës, e shëtitën nëpër qytet të zhveshur lakuriqdhe pas vdekjës u zhvarros dhe kufoma e tij iu hodh qenve”

 Petrika Thëngjilli “Krishtërimi ndër Shqiptarë”, fq.230. Shkodër,2000.

“Don Andre Kalamashi, prift i Gjakovës kishte kundërshtuar fenëislame. Osmanët, më 1687, e torturuan, të lidhur duar dhe këmbë. Dukemenduar se kish vdekur, ia zgjidhën duart dhe e varën në sheshin eqytetit. Pas njëfarë kohe prifti u çua në këmbë, largoi litarin nga fyti dhe

 bërtiti: “Qëndresë, qëndresë të krishterë, Jezu Krishti është më ifuqishmi!”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 253/389

253

Posa tha këto fjalë, ra i vdekur përpara turmës së tmerruar.Xhelati ia preu kokën dhe ia dërgoi bashkë me lëkurën e kokës Vezirit të

Madh”Petrika Thengjilli ( po aty )

“Don Mark Xhanin, në vitin 1946, mbasi e torturuan në qelitë eSigurimit të Mirditës, e varën për shpatulla ndër trena, ma vonë, mbasivdiq, ia hodhën me e ngranë qenve të fshatit Shpal, mbeturinat e tretuna imori prroni ... vetëm, pse ishte sekretar besnik i Imzot Frano Gjinit.”

“MARTIRIZIMI I KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE 1944-1990” fq.125, Shkodër, 1993.

Vetëm, historia vazhdon ...Atëherë, Kleri Katolik Shqiptar, tue i dijtë të gjitha këto që ua

kanë ba ndër shekuj, pse nuk zgjodhi rrugën e bashkëpunimit me shtetinkomunist, me u shkëputë edhe nga Papa e Vatikani dhe me hangër njëkafshatë bukë rahat në qelat e tij ? Kështu, mund të pyesin dikush!...

Provoni me mbyllë kapakët e syve deri sa gati mos me pa! Çonikryet dhe ashtu me sy gati të mbyllun, shikojeni diellin! Keni me pa njëKryq! Këtë nuk e kam shpikë unë, kjo njihej që në kohën e paganëve. E,

 pra, edhe pse ndoshta nuk iu pëlqen, AI ASHT! ... AI ASHT DRITA!Kleri Katolik tue njohtë Dritën, pse me marrë rrugën e errësinës?

Asht me të vërtetë rrugë e vështirë por jo e panjohtun, jo me të paprituna, jo e pa shkelun, jo e shtrueme me kalldram e me lule, por shumë, shumë evështirë, aqsa, as nuk dijmë me e kuptue si këta njerëz zgjedhin këtërrugë plot vuejtje dhe rreziqe të vazhdueshme ndër shekuj? Këta zgjedhinkëtë rrugë pra, janë të vetëdijshëm se njëditë mbas të gjitha këtynevuejtjeve mund të jenë edhe Martirë, mbasi janë betue mbi Elterë që, pokje nevoja për Fè e Atdhé do të japin edhe jetën. Qè, këtë na thërrasimvetsakrifikim për një ideal. Kryqi me të vërtetë asht Drita, por, asht edhedashtnia, asht sakrifica, asht flijimi, asht mëshira, asht mundimi itejskajshëm, asht dhimbja e thellë e gozhdave që të mbërthejnë për dru,asht lavdia e tokës në Kunorën e ferrave që të shpon ndër tru, ashtdhimbja e shpimit të heshtës, që me një të fshame fryme jé ngallnjyes, jé

fitues, jé i pavdekshëm, jé besnik i idealit tand, se jé flijue për Kryqin!Qé, kjo asht rruga e martirizimit që të çon drejt ringjalljës dhe të ngritë në

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 254/389

254

Elterin e Atdheut, të çon larg e shumë larg vdekjës së përjetëshme, që për disa ka fillue që në atë çast kur drejtimi i rrugës zgjedhun i shërben

egoizmit. Të gjithë papërjashtim ata që mendojnë për një kolltuk e, vetëm për vedi, janë hakmarrës, e, kur nuk kanë për shka të hakmerrën, bahënvëllavrasës. Të gjithë për me mërrijtë qëllimet e veta, urrejnë, urrejnë derinë mëni, aqsa harrojnë se kanë me vdekë. Bahën mashtrues, vrasës,torturues, rrënues të shoqnisë njerzore, padijtë ku shkojnë dhe mendojnëse tue e gënjye vedin “se ishim të rinjë, atëherë, nuk e kemi kuptuar...”,mbyllet kapitulli. Po Atdheu, shka u ba? Po viktimat, ku janë? Po lotët enanave që kanë la Zallin e Kirit, ku shkuen? A po, “i mori lumi, vatën,

nuk kemi ç’tu bëjmë!...”. E vetmja gja që ata kujtojnë e nuk e harrojnëkurrë, asht falja e Atyne martirëve para togave të pushkatimit. Po, ashtuasht, aftësia me falë i përket vetëm atij që din me dashtë. Nuk mundeshme falë pa kenë i drejtë dhe i dashtun. Ata dijtën me falë se shihninfundin e kobshëm të Atdheut të tyne për të cilin po jepnin jetën. Atadijtën me falë se ishin të drejtë, ishin të pastër, ishin të pafajshëm. Ju, ospijunë të Sigurimit, futët natën armët ndër Kisha si hajdutët, tue menduese nata e terri do të mëshehin veprën tuej, o kriminelë katilë! Ju gënjyet,

 ju shpifët, ju torturuet, ju gjykuet të pafajshmit, ju i mbytët, ju i dhunuetedhe për së vdekuni, ju i tretët kufomat, ju i mashtruet familjet, ju i përdhunuet ndjenjat e atdhedashunisë por,.... keni harrue, se ata ishin embetën Martirë të Atdheut, dëshmitarë të së vërtetës së Fesë, dhe

 padashje, ju forcuet thëmelët e krishtënimit në Shqipni. Për 50 vjet vetëmkeni mëshefë padijtë se njëditë populli shqiptarë do të vërtetojnë medokumentët tuaja atë që ka besue tash 50 vjet me sy të mbyllun. A ekuptoni arësyen e besimit të popullit pa i pas pa ndër bankat e gjyqit, pa i

 pas ndigjue zanin për ma shumë se 16 muej, pa mujtë me i dhanë njëlamtumirë asnjëherë, pa mujtë me i pyetë sësa vuajtët o rrezikzezë, padijtë ku asht ajo gropë e zezë që përpini një lum atdhetarësh, pa mujtë mevue një gur tek kryet e tyne, i bamë thërmija nga pushka e hasmitshekullor sherbëtorët e të cilit u batë ju, o trathtarë komunistë e spijunë e,në fund, pa mujtë askush me vue atë shenjë për të cilin ATA, kanë dhanëedhe jetën e, kanë derdhë gjakun e pastër të tyne: KRYQIN.

Shpesh, flitët e shkruhët se Shqiptarët, nuk tregojnë ma interes për vrasjët e 50 vjetëve maparë, për rrëthanat që janë krye këto vrasje, për 

hetimet e shpifjet e zhvillueme në drejtim të këtyne viktimave, si e si merealizue këto vepra të shëmtueme. Asht e kuptueshme se, këto subjekte

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 255/389

255

nuk iu pëlqejnë autorëve të këtyne krimëve, por këto nuk iu pëlqejnë asedhe atyne që, në një mënyrë ose në një tjetër, janë bashfajtorë të asaj

epoke të zezë historike të Shqipnisë. Nuk duhët me kenë dhe nuk besoj se asht ashtu!Ky do të ishte arësyetimi ma poshtnues ndaj vetvetës për Popullin

Shqiptar! Këto vrasje nuk janë krye nga një njeri përbindsh i vetëm, por nga një grup i madh terroristësh që kanë mendue e veprue me zhdukë

 burrat e shtetit e atdhetarët e divoçëm, me vrasjet e vazhdueshme politike, që nuk mund të kryhën kurrë vetëm. Edhe me dashtë me i lanënë njëanë, ose ma keq me i harrue, janë pasojat politike të Kombit tonë,

që nuk varrosën kurrë me viktimat e martirët e Tij.

Krenar ia kombëtare e Popull i t Shqiptar , ndera, burrnia, gjaku i kulluem dhe guximi i pathyeshëm histor ik i këtyne Burrave tëpastër,lyp drejtësi, paqëdhe shpagim, gjana pa tëci lat shqiptarët kurrënuk kanëme mërrijtënënjëPajtim Kombëtar! 

I driz Ajeti shkruen: “Shqiptarët mund të krenohën që ndër popujt e Ballkanit ishin ata që të parët përqafuan fenë e krishterë.”

Atenagora thotë: “Populli shqiptar asht një ndër popujt që kavuajt ma shumë në Evropë, ka vuajt gjatë shumë shekujve, mbasi mbrojtinë mënyrë të mrekullueshme krishtërimin”.

At Pjetër Meshkalla thotë: “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri maheroik që ka me përcaktue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit,

 sëpse, mbas pesëqind vjetë robnije nën Turqi, po të merrët historikisht  prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri më 1944, që këtuerdhën në fuqi komunistët, tue lanë me një anë okupacionin fashist italian(me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjetë mundësi për me

 formue një kler shqiptar e, për 30 vjetë me nxjerrë aq heronjë sa keminxjerrë na, nuk ka asnjëkler nëbotë.” 

At Giacomo Gardin S.J. në librin e tij “DHETË VJET BURG NË

SHQIPNI (1945-1955), në fq.100 shkruen: “Kujtimi i përmallshëm i faktëve të Shqipnisë ma ka mbushë shpirtin e më bahet edhe mue si Shën

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 256/389

256

Gjonit n’Apokalips, se po shoh rrasën e Elterit të kësaj kishe tue u zgjanue e tue marrë trajtat e tokës shqiptare; më bahet, se po shoh nën

rrasë fëtyrat e atyne që i kam njoftë e që mandej kanë dhanë jetën për  Fenë e vet e po i ndiej kah bërtasin: “Deri kur, o Zot, ti që jé i drejtë e i shenjtë, po vonon pa e marrë hakun e gjakun tonë?”. E, një za kah u përgjigjët: “Sabër e durim, edhe pak sa të mbushet ma parë numri ivëllazënve tuej.” A keni ndie? Sabër ... me u mësue me pritë. E, deri kur?

 Derisa të bjerë sahati i Perëndisë. Ai ka në dorë ndodhjet e kohës që tjerrin historinë e kombëve....”.

NanëTereza, thotë:“Kudo që të jetë urrejtja, unë do të sjellë dashtninë,Kudo që të jetë padrejtësia, unë do të sjellë faljen,Kudo që të jetë ngatrresa, unë do të sjellë pajtimin,Kudo që të jetë gabimi, unë do të sjellë të vërtetën,Kudo që të jetë dyshimi, unë do të sjellë besimin,

 Kudo që të jetë disprimi, unë do të sjellë shpnesën, Kudo që të jetë terri, unë do të sjellë dritën, Kudo që të jetë pikllimi, unë do të sjellë gëzimin.”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 257/389

257

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 258/389

258

PJESA IV 

S T U D E N T Ë T

“Lahuta mbet varë n’ tra,Migja kalbët n’ dhé,E, nipat s’dinë me i ra! ...”

 Poet kosovarë 

“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, nadërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu”... ( Arkivi i

 M.M.Tiranë).Me këto fjalë i drejtohet Ministrit të Mbrendshëm në vitin 1949,

kryetari i degës së mbrendshme të Shkodrës, i posa ardhuni krimineli injohtun Hilmi Seiti. I duheshin 100 “konviktorë”, 100 spijunë, 100agjentë, 100 kriminelë, 100 komunistë, 100 kuadro të ardhëshme të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 259/389

259

Sigurimit! Pra, duheshin edhe 100 katilë të tjerë, përveç atyne qindraveqë ishin në çdo skutë e kand të qytetit.

Ishte viti 1922, kur rreshtat e djelmënisë shkodrane mbushninklasët e Gjimnazit të Shkodrës. Pa kalue pak muej mbarë rinia shqiptaredo të drejtonte sytë nga qendra e përhapjes së dritës së arësimit dhekulturës për mbarë Shqipninë që ishte Shkodra. Nga nuk erdhën për mestudjue në këtë qytet të lashtë që për shumë shekuj ishte selia dhe

 principati i të gjitha qytetëve tjera, thonte Barleci e, ashtu do të vazhdonteme kenë deri në pushtimin komunist të vendit.

Këshilli i Ministrave me vëndim nr. 720 datë 11 gusht 1922, mbi

 propozimin e Ministrisë së Arësimit nr. 11878, datë 11 gusht 1922,vëndosi: “... të hapët në Shkodër një shkollë Gjimnaz i Shtetit, për memujtë me ndjekë aty mësimet një shumicë e studentëve shqiptarë që nuk kanë me u dërgue ma jashtë e sidoemos nxanësat e atij qarku ...”

Kush nuk njihte emnat e nderuem të drejtorëve të këtij Gjimnazi,Profesorët Luigj Shala, Xhevat Korça, Mirash Ivanaj, Anton Deda eSkënder Luarasi? Kush mund të harronte breznitë e njëmbasnjëshme tëluftës për liri e përparim të Atdheut, që u rritën dhe u edukuen në bankat

e këtij Gjimnazi? Cili shqiptar mund të fliste për Shqipninë Etnike pa vuenë Elterin e Kombit studentët e Gjimnazëve të Shkodrës? Kush ishte aitrathtarë që mund të guxonte me thanë se Liria e Atdheut, mund tëshkëputët nga gjaku i Dëshmorëve të Gjimnazëve të Shkodrës?

Vetëm Enver Hoxha me klyshët e tij, ministrat e mbrendshëmHaxhi Lleshi, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu etj. me ZoiThemelët, Lilo Zenelët, Hilmi Seitët, Feqorr Shehët e Rexhep Kollët, melakejtë Çiril Pistoli, Dhori Samsuri, Nesti Haviari, Fadil Hoxha e Skënder Villa me shokë. Këta janë “nderi” i formimit të “njeriut të rinj” të brezitkomunist dhe, llomi e turpi i indeksit të Amzës së Gjimnazit të Shkodrësdhe mbarë arësimit e kulturës shqiptare.

Dy vjet ndërpremje për arsye lufte...Vjen viti 1945. Dukej se lufta mbaroi!...Pa fillue mirë më 5 mars 1945, pushkatohet oratori e publicisti

Don Lazër Shantoja e fillë mbas tij më 25 mars, Poeti i Ambëlsisë Don Ndre Zadeja. Më 15 gusht, rinia shkodrane fillon ngritjen e monumentëvetë luftës kundër komunizmit me Herojtë Ndue Pali e Caf Meta...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 260/389

260

Pra, pa mbarue mirë Lufta e Dytë Botnore, fillon një luftë tjetër edhe ma e përgjakëshme dhe e pafund ... Lufta për pushtimin komunist të

mbarë Atdheut...me vrasje për mure përballë Bashkisë së qytetit.“Çlirimtarët” Qamil Gavoçi, Rexhep Haka, Sadik Bekteshi, Mark 

 Ndoja, Çiril Pistoli, Frano Jakova, Xhemal Selimi e Asllan Lici me shokëlajnë me gjak rrugët e Shkodrës e, marrin malët me zhburrnue malësorëte Alpëve deri larg në trojet kosovare, të cilët trathtisht e të preme në besë

 prej “vëllaut” i pushkatojnë e therin në bajonetë ndër brigje të Adriatikut,të Ilirisë së vjetër, që malazezët e serbët tash një shekull vetëm e njominme gjakun tonë. E, këtë herë me dorën e të pabesëve komunistë

shqiptarë...Atëherë, çka do të vlojnë në damarët e gjakut të rinisë që asht ulënë bankat e Gjimnazit të Shkodrës? Cila propagandë veç asajantishovinistës sllave e antikomunistës trathtare të aspiratave për të cilatkishte derdhë gjakun kjo rini, kundër okupacionëve të njëmbasnjëshme?

Shkodra e katër gjimnazëve në 1945, për pak muej në 1946 ashtShkodra e një Gjimnazi e 26 burgjëve ku, do të burgoset, torturohet,masakrohet, vritet e kalbet rinia e saj heroike!

Me datën 26 maji 1946 rinia shkodrane asht përballë Sigurimit tëShtetit totalitar komunist të Enver Hoxhës dhe do t’i tregojnë atij se nuk itrembët syni. Shumë studentë të Gjimnazit hudhen nga dritarët me marrë

 pjesë në funeralin e Argjipeshkvit të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçit.Vlojnë rrugët e Shkodrës, mbushet Kathedralia me qytetarët e të gjitha

 besimëve që kanë ardhë me i dhanë lamtumirën e fundit antikomunistitThaçi. Ma shumë se funeral ajo ishte protesta e parë e rinisë shkodranekundër zgjedhës komuniste.

Hakmarrja e komunistëve nuk do të vonojnë. Arrëstimet kishinfillue me kohë, por tashti jo ma vetëm me ishushtarakë të rregjimëve tëmaparëshme, ballistë e zogistë të thirrun “tradhëtarë”, po me studentë eintelektualë dhe kryesisht ata që janë të “lidhun” me Klerin. Udhëzimet isjellë nga Tirana agjenti jugosllav Marian Zhagari, që drejtohej ngakëshilltarët jugosllavë të qeverisë sonë kukull. Programet shkollore

 përjashtojnë At Fishtën e Zadejën me shokë. Fillojnë arrëstimet estudentëve: Viktor Kujxhia, Gjon Kovaçi, Injac Serreqi dhe Çesk Hilgega. Vazhdohet me Tomë Sheldinë, Gjon Ljarën, Sulejman Qehanë,

vëllaznit Xhevat e Remzi Quku, Ahmet Bushatin, Ernest Përdodën,Thabit Rusin dhe vajzat Terezina e Liza Pali, Ana Daja etj.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 261/389

261

Pak kohë mbas vrasjës së Ndoc Jakovës, vritet edhe Asim Rusi,edhe ky ndër male kundër komunistëve. Arrëstohen mësuesit: Lec

Bruçaj, Mehmet Daiu, Viktore Kuka, Abdyl Rusi, Qemal Draçini, RuzhdiÇoba, Pjetër P. Pali etj. Ndërsa, në burgjet e qytetëve të tjera martirizohen

 profesorët: Mirash Ivanaj, Gjergj Kokoshi, Sali Butka, Kol Prela, SimonDeda, Prenkë Kaçinari, Arshi Pipa, etj. Në Kosovë arrëstohen e

 pushkatohen profesorët: Kol Margjini, Kol Parubi e Gjergj Martini bashkë me heroinën Maria Shllaku.

 Në vitin 1946 nuk ka ma asnjë shkollë fetare në Shkodër. EdheInstituti femnore “Donika Kastrioti”, bashkohet me Gjimnazin e Shtetit.

Pjesa ma e madhe e studentëve të këtyne shkollave vazhdoi mësimet nëLiceun e Shtetit. Bashkimi i të gjithë këtyne studentëve solli me vedi atëqë pritej. Të gjithë pothuej ishin te pakënaqun nga pushteti komunist. Një

 pjesë ishin të lidhun me ata që u pushkatuen e u arrëstuen që në ditët e para. Një pjesë lidhej me të arratisunit mbrendë e jashta Atdheut. Një pjesë tjetër ishte shpartallue nga reformat e tatimet që iu vehëshintregtarëve. Një pjesë ishin që nuk kishin simpatizue lëvizjen komuniste,që mund të dëshronin fitorën e “Ballit Kombëtar” ose “Legalitetit”.

Dikush pranonte ma mirë fashizmin se komunizmin. Kishte mashumë setë gjithë këta që nuk mund të shihnin me sy çdo ditë tue u pushkatueatdhetarë e klerikë, që deri dje ishin kenë mësuesit e tyne dhe sotvritëshin si “trathtarë” të Atdheut.

Sigurimi i Shtetit kishte krijue bazat e veta që në ditët e para tëhapjes së Gjimnazit. Spijunët Ferit Mandia, Vehbi Çanga, Bardhyl Dushi,Feço Mandia, Vladimir Misja, Hajredin Çeliku, Iljaz Fishta, AgimBejleri, Haxhi Pela, Jonuz Tuli, Sadush Kumbaro, Satber Jubani, Ilir Gjylbegu, Qemal Jashari, Emil Mborja, Jani Çomo e deri tek Bep Jubaninë vitin 1956, të gjithë ishin në shërbim të diktaturës shoviniste sllavetitste-staliniste dhe enveriane, me shkatrrue Rininë Shkodrane për me

 përfitue një bursë jashtë shtetit dhe me kenë gjithë jetën zagarë e spijunëtë Sigurimit komunist.

Shoqnitë sportive të këtyne shkollave vazhduen me ruajtë lidhjet etyne ndër fushat e vogla të lagjëve të qytetit si tek ajo e oborrit të Kishëssë Madhe, Arës së Pashës në Ballabanë, fusha e Tigrit në Parrucë, etj.lamije që nuk mungonin ndër të gjitha anët. Ndër lagjet e vjetra të qytetit

 janë ndër ma të njohtunat ato të Ndocajve dhe Dudasit që lidhen meZdralej. Tue marrë për bazë shënimet e botueme të Z. Xhevat Gjyrezit, i

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 262/389

262

cili ishte kryetar i njenës prej këtyne shoqatave sportive, gjej vend menxjerrë në pah cilësitë e mira dhe atdhetare të këtyne djelmëve që edhe

vetësakrifikohen për një ideal të lartë, siç asht lufta për Liri. Pikërishtnjena prej këtyne shoqnive asht bërthama e një organizate antikomunistee quejtun Organizata “PËRPJEKJA SHQIPTARE”.

Kjo organizatë formohet me studentët e Gjimnazit të Shtetit ngafillimi i vitit 1947 dhe Kryetar i saj zgjidhet Bardhosh Dani. Bardhoshivinte nga një familje e vjetër shkodrane me tradita Atdhetare dhekulturore. Një student i shkëlqyeshëm ndër mësime, aktivitete sportivedhe shoqnore. Nderohej për qëndrimin moral e qytetar. Ishte i rinj ndër të

17-tat vjetë, por i pjekun para kohe. Fjalë pak dhe i vëndosun, gja që embulonte guximin e madh që kishte për vepra burrnore. Ai rëspektohejedhe nga armiqtë që e rrethonin dhe e survejonin e që dita ditësshtoheshin ndër bankat e shkollës. Dy spijunë ishin të parët që filluenndjekjën e këtij grupi, Isa Miloti dhe Faik Zeneli. Mbas tyne Sigurimiorganizoi një rrjet shumë të gjanë dhe të specializuem për këtë qëllim.Edhe grupi filloi me shmangë rrezikun me grumbullime ma të rralla ndër sheshët sportive mbasi tashti vëprimi antikomunist kishte marrë një rrugë

ma aktive me mbledhje sekrete, trakte, parulla ndër mure dhe aktivizim tëshumë studentave që sakrifikonin për këtë organizatë padallim feje,qëllimi i së cilës shfaqej në emnin e saj: “Përpjekja Shqiptare”.

Mbrenda vitit numri i anëtarëve arrinë mbi 70 vetë. Lidhjet mesanëtarëve ishin shumë sekrete dhe korrekte, gja që e tregon jetëgjatësia esaj dhe puna që ajo ka zhvillue kundër komunizmit.

 Në korrik të vitit 1948, gjurmimet e Sigurimit shtohen kryesishtnë drejtim të Kryetarit të organizatës Bardhosh Danit. Nga gjysma ekorrikut një përson njofton Bardhoshin se shpejtë mund të arrëstohej,mbasi Sigurimi ka dijeni për aktivitetin e tij. Ai menjëherë vëndosë me uarratisë, por jo vetëm, mbasi rreziku i arrëstimit kërcnonte edhe Mark Cacajn dhe Brahim Dërgutin, të dy shokë antarë të organizatës dhe ndër ma besnikët e trimat. Kalimin e kufinit e zgjedhin nga Ana e Malit, në njëkand ku lumi Buna ban një këthesë, vend i cekët e ma i ngushti për mekalue në tokën jugosllave.

Pika ku do të kalonin asht nga fundi i fshatit Samrish dhe quhetSamrishi i Poshtëm. Buna aty asht mjaft e maskueme me shelqe të larta

dhe të rrëzueme me degët e tyne në lum. Një vend me të vërtetë piktoresk, por shumë i kontrolluem nga forcat e armatosuna të Sigurimit

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 263/389

263

që ishin të shumta atë kohë, mbasi dy muej ma parë ishin prishëmardhanjet shtetnore me Jugosllavinë e druzhe Titos.

Atëherë jam kenë në Dajç të Bregut të Bunës, kur u bisedue se tredjelmë të rinjë prej Shkodrët, i kanë vra në ujnat e bregut të Bunës, në

 përpjekje me u arratisë. U kanë kërkue me u dorëzue, por ata nuk kanë pranue. Flitëj se njenin uji e ka nxjerrë të vdekun nga toka e Jugosllavisëdhe, ata trupin e pajetë e kanë dorëzue këndej. Buzë Bunës, nën degët edisa shelqëve, rojet shqiptare kishin hapë një gropë dhe aty janë varrosëtë tre Heronjtë. Dij se mbas pak ditësh Don Kolec Prennushi, famullitar iatyne katundëve, asht thirrë tek një i sëmurë në atë fshat dhe kur u këthye

në shtëpi, tregoi se kishte kalue andej dhe kishte bekue “Vorrin e Tyne”.Pak muej ma vonë, nga fundi i vitit 1948 aktiviteti i kësaj organizatë dotë rifillohet me disa mbledhje që bahën në shtëpi të studentave AlfonsRadovani dhe Viktor Luka. Asht ajo kohë kur arratiset Lec Vasia, FetahMyrtja, Zef Shllaku dhe Donat Rexha, të gjithë anëtarë grupi. Grupit tëstudentëve të arrëstuem maparë i shtohet edhe Xhevat Gjyrezi, HilmiHoxha dhe Mikel Muzhani, të cilët tue mos pasë lidhje me ta dhe tue undodhë në kohën e “ndryshimëve” nga politika e Koçi Xoxës, përfitojnë

dhe lirohën por, pa të drejtë me vazhdue shkollën.Grupi vazhdon aktivitetin e tij si dhe rritjen e numurit të anëtarëveqë arrinë në 120 vetë.

 Një ndër studentët trima dhe guximtare asht kenë edhe Zef Kaça.Ishte i ri atëherë rreth 16 vjeç. Ky djalë vëpronte vetëm. Kishte shtëpinë

 pranë shkollës “Jordan Misja” (shtëpia e Jakovëjve) në Rus. Disa herëkishte hy nga oborri mbas shkollës dhe kishte thye fotografitë ediktatorëve ndër disa klasa, derisa kupton se Sigurimi filloi me e ruejtëshkollën edhe natën. Atëherë, kishte ndrrue drejtim, kishte hy në shkollën“24 Maji” mu në mjedis të Fushës së Çelës. Edhe aty të njajtën punë.Mbas disa ditësh e përsëritë këtë veprim në shkollën “7 Nandori”,

 përballë Gjimnazit, ngjitë me furrat e Bejnlikut. Me kalimin e kohës ashtnxanës në Gjimnazin e Shtetit, në klasën e dytë në vitin shkollor 1949-50.Dy herë gjenë mundësinë me hy natën në Gjimnaz, herën e parë në tëgjitha klasat hjedhë trakte kundër diktatorit në pragun e ditëlindjës së tij,ndërsa, herën e dytë then xhamat e fotografive të diktatorëve që ishin nëtë gjitha klasat. Zhurma e xhamave ndigjohet jashtë, por Zefi shpëton për 

mbrekulli mbasi kur hapët dera e madhe e shkollës, ai asht i ikun ngadera tjetër e mbrapme që të nxjerrë nga kandi “Spartak”. Mbas pak ditësh

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 264/389

264

dikush e sheh tue i dhanë një trakt një shokut të vet dhe posa del nëkorridor e thërret drejtori, xhelati Skënder Villa. Në zyrën e tij. Zefi

qëndron aty për dy-tre minuta derisa Skënderi shkon në zyrën e sekretarittë rinisë komuniste, ngjitë me zyrën e tij për me e marrë si dëshmitar tëngjarjes. Këthehet vetë i dyti me një nga anëtarët e komitetit të rinisë tëcilin e urdhnon me e kontrollue Zefin edhe në trup, mbasi asht i sigurt seky ka trakte. E kontrollojnë të shkretin Zef deri ndër mbathje, por nuk igjejnë gja. Skënderi fillon me vërritë si kafsha, ashtusi dikur në vitin1945 kur ai ishte kenë anëtar i komisioneve hetuese pranë degës sëmbrendshme të Korçës, por Zefi nuk trembët dhe nuk pranon se ka pasë

trakte. Të nesërmen nana e Zefit shkon në drejtori të shkollës dhe njoftonse Zefi asht i sëmurë dhe gjatë natës asht kenë i tronditun, nuk kishtefjetë. Prej asaj ditë braktisë shkollën, familjen dhe Atdheun ... arratiset.

 Në darkë forcat e Sigurimit kishin rrethue shtëpinë, por Zefi ishte i ikun.Ai e dinte se cili do të ishte përfundimi mbasi në kohën kur Skënder Villa, kishte shkue në zyrën ngjitë të sekretariatit të rinisë, Zefi, meshpejtësi 4-5 traktet që kishte pasë në xhep, i ka nxjerrë e i ka futë nëxhepin e palltos bluh të Skënder Villës, i cili, me siguri i ka gjetë rreth

orës 14.30 kur ka dalë nga zyra për me shkue në shtëpi...U shkëputa pak, mbasi ky episod ngjanë pikërisht atëherë, kur nëGjimnazin e Shtetit “vlon propaganda antikomuniste” dhe ishin të ardhun“100 spijunët nga Jugu”, të cilët përveç librave të Historisë PartisëKomuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik kishin një dhomë lart nëkatin e tretë të shkollës me arsenal armësh, përveç, armëve përsonale qëmbanin në brez, për me i përdorë kundër “armiqve të popullit” 15-16vjeçar, që shumica ishin edhe të uritun dhe të paforcë për me përballuerrahjet, masakrat e goditjet shtazarake të atyne hamajve katilë evagabondë nga Skrapari, Devolli e Mallakastra që kishte sjellë HilmiSeiti, në Gjimnazin e Shkodrës...

Me datën 10 maji 1950 arrëstohen studentët maturantë: AlfonsRadovani, Viktor Luka, Et-hem Bakalli, Njazi Uruçi, Mërgim Dani,

 Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoi. Me datën11 maji përjashtohen nga shkolla (mbas arrëstimit) në një mbledhje të tëgjithë studëntëve në palestrën e Gjimnazit. Me datën 12 maji vazhdonlista e përjashtimëve me 78 studentë të tjerë të klasave të ndryshme të

Gjimnazit, me motivacionin: “Nxënësi... me nr. Amëze... Është

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 265/389

265

 përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, se nuk  pajtohet me frymën revolucionare të shkollës sonë të re...”

Drejtori: (Skënder Villa) d.v...Fillojnë pushimet verore...

 Një pusull e vogël ku shkruhej emni i A.R. në sofratasat eushqimëve të tij, aty nga fundi i majit në një sipërfaqe 2X1 cm. katrorë,shkruhej: “Thoni Bepit IK”, kjo, shpëton përjetësisht Bep Vilën ngaarrëstimi i sigurt. Bepi arratiset jashtë shtetit...

Grupi i studentëve fillon hetimet me datën 12 maji 1950, mekryetarin e Degës kriminelin Hilmi Seiti. Mbasi i merr në pyetje të gjithë

një nga një i shpërndanë me hetuesit tjerë, Ali Xhunga, Kasëm Troshani,Xheudet Miloti, Hamdi Ulqinaku, etj. kasapë që rjepin lëkura studentësh për tre muej me radhë derisa nga fillimi i shtatorit, në një shtëpi në rrugënSumej, gjyqtarët dhe prokurorët e Ministrisë së Mbrendshme, shoqnuenga një grup oficerësh “avoketën” terroristë, japin dënimet e “merituara”... tue lagë gojën me vilë rrushi të freskëta të tandës, që ishte mbi hajatine shkallave të asaj shtëpije. ( Dosja 2452 Arkivi M.M.Tiranë ).

Me këtë grup edhe pse ata kapen tue u arratisë, dënohen edhe

studentët Ismail e Olimpi Baruti ... vëlla e motër, të cilët mbajnë qëndrim burrnor. Ismaili dënohet me vdekje, por i falët jeta. Në bazë të hetimëve të bame që me datën 12 maji me Hilmi Seitin

grupi duket i paditun, prandej, edhe hetimet janë krejt formale mbasi medatën 7 maji janë thirrë nga Kasëm Troshani dy anëtarët e këtij grupi

 Njazi Uruçi dhe Pjerin Vata, të cilët kanë denoncue gjithshka. Ata mbas24 orësh janë lirue për me u arrëstue prap me datën 10 maji. Kjo ishtevetëm një lojë për të mbulue spijunët e vet, gja e cila del gjatë hetimit.Pjerini vazhdon me kenë spijun deri në vdekje, mbasi në vitin 1968 kur shkon në Tiranë me u ballafaque me Don Mark Hasin, që ishte iarrëstuem me grupin e klerikëve të Tiranës, kërkon nga hetuesit eMinistrisë së Mbrendshme të asaj kohë, me të cilët njihej që në vitin1950, nga Ali Xhunga dhe Elham Xhika: “...pushkatimin e këtij klerikureaksionar...” dhe, ata i paguejnë shpënzimet e udhëtimit 113 lekë (tëvjetra) bashkë me biletat e udhtimit që ruhën sot në dosjën nr. 2291.

 Në fjalën e fundit të gjyqit të gjithë studentët kërkojnë “mëshirë ”,gja që tregon se ka luejtë dajaku, ndërsa Et-hem Bakalli, thotë: “Kërkoj

drejtësi komuniste dhe dashni atnore” ( Dosja 2452).

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 266/389

266

Kjo shprehje më dha me kuptue se me vrasjën e Bardhosh Danit,në Gjimnazin e Shkodrës ka vdekë edhe lufta kundër komunizmit...

PËRGJITHMONË...

INJAC BAQLI

Ka lé në Shkodër në vitin 1915. Ishte nëpunës në Bankën e ShtetitShqiptar në Shkodër. Një burrë i madh dhe i shëndetshëm, kuqlosh, meflokë kaçurrela, i mbajtun dhe i kërpitun. Dukej edhe ma i pashëm seishte mbasi gjithmonë shihej i buzëqeshun. I njohtun ndër rrethe tëngushta për humor të hollë. Paraqitja tregonte një intelektual të mirfilltë.

 Nuk e kam njohtë afër, dij, se kishte miqësi të madhe me Prof. Gaspër 

Ugashin, mbasi kishin edhe kumbari.E shihshe shpesh nga Dugajtë e Reja mbasi andej kalonte meshkue në punë, në bankë. Më pat lanë një mbresë ndër ato ditë që nuk e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 267/389

267

 pashë ma: Më kujtohej thanja e malësorve: “Mos me pasë shka me i ba as pushka!” por, kjo thanje, ishte para se të njihej në Shqipni komunizmi.

 Até që të ban komunizmi, nuk t’a ban as pushka!Injac Baqli me datën 22 dhetor 1952 arrëstohet nga Sigurimi i

Shtetit. I kontrollohet shtëpia dhe në arkën e nanës gjindet një revolver.E mjaftueshme me fillue ndjekja penale. Kur fillon hetimet, duket, sikur çështja rreh nga armbajtja paleje, por nuk asht ashtu! Nana e Injacit merr 

 përsipër se revolverin ia ka lanë me e ruejtë avokat Paulin Pali, para se tëtentonte me u arratisë, mbasi ai ishte kenë nipi i saj. Hetimet fillojnë me26 dhjetor 1952. Gjatë zhvillimit të proçesit çështja e revolverit sa vjen e

ngatrrohet. Marko Markoja, ish kryetar i lagjës atëherë, deklaron: “Injacika pasë një revolver të bukur në kohën e Italisë që e mbante në brez dhe,me sa kujtoj unë, ky revolver që asht këtu nuk më duket se asht revolveriqë ka pasë Injaci.” Krijohet mundësia e kenjes së një revolveri tjetër tek shtëpia e Injacit. Kontrollohet shtëpia së dyti, por nuk gjindet gja. Injaci

 pranon se revolverin që kishte në kohën e Italisë e ka dorëzue kur janëdorëzue armët, prandej ai që kujton Marko, nuk asht në të vërtetë ky qëasht këtu, mbasi ky nuk asht i emi. Hetuesi, nën/toger Fahri Kraja tue u

ndodhë para një kokforti, fillon kërkimet në pistën e “agjitacionit e propagandës kundër Pushtetit”, pistë shumë e njohtun ndër hetuesitëkomuniste, me të lanë mbrendë edhe pa asnjë fakt.

 Një listë rreth 80 vetësh, janë përsonat me të cilët ka bisedueInjaci. Aty rreshtohën të gjithë banorët e lagjës simbas rënditjes së dyervetë oborrit, kryetari i lagjës, antarët e këshillit të lagjës, sekretari i patisë,shokët e punës, ish shokët e shkollës, plakat e mahallës që rrinin në darkëndër stola tek dyert e oborrit etj. Hetuesi ndigjon me vëmendje sësi po“zbërthehej” Injaci, por kur e pyet se shka janë gjithë këta emna, Injaci

 përgjigjet: “Ju më pyetët me kë ke folë, unë ju tregova të gjithë njerëzitqë përshëndes e flas me to përditë”.

 Nuk ishte e thjeshtë puna në financë. Njëherë në fillim kur njerëzit fillonin punën, dukej, sikur këta përsona ishin të privilegjuem,

 por në fakt mungesat e mëdha të kuadrit patën lejue që disa përsona mehy në punë në mjaft ndërmarrje si financierë. Kur filluen me dalë disakuadro që ishin ma të besueshëm se ata që u morën për nëvojat e tyne,atëherë, u mendue zëvendsimi i kuadrit të parë. Në shumë raste

shkarkoheshin nga puna për shkelje ligji, sëpse ligjët ndryshonin përditë.Por, kur kishin të banin me njerëz të respektuem, atëherë, vëprohej

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 268/389

268

ndryshe. Rastët në Shkodër nuk kanë kenë të pakta, p.sh. Kel Abati, edheai nëpunës në bankë, dihët se asht pushkatue vetëm nga ndonjë përson që

donte eleminimin fizik të Kelit. Pokështu asht veprue me Zef Darragjatine Çezar Shllakun, që mbasi janë dënue me pushkatim për “difiçit”, nëfund të kërkesave për falje jete, shënohej: “... rrjedhë nga një familje qënuk e don Pushtetin, prandej t’i epët dënimi kapital ... etj.” si, në rastin eZef Darragjatit që ruhët edhe sot shënimi i Aranit Çelës. Si duket kjo pondodhte edhe me Injac Baqlin, edhe ky ishte kushrini i avokat PaulinPalit, pak vite ma parë i mbytun në Sigurim. Ishte edhe kushrini i AtAleks Baqlit i arrëstuem si Françeskan e i dënuem me shumë vite burg.

Me datën 4 mars 1953, mbas katër muejsh në hetuesi, hetuesinjofton kryetarin e Sigurimit të Shkodrës, kriminelin Hilmi Seiti:“I pandehuri Injac Baqli nuk nënshkruan proçesin.”

Me datën 22 maji 1953 Injaci shënon në fund të një proces-verbali: “Nuk jam dakord me përmbajtjen as si formë, mbasi nuk 

 janë thanjet e mija. I pandehuri: Injac Baqli d.v.”Gati mbas një viti në tortura, nga fundi i vitit 1953 asht Petraq

Janko që nxjerr hetuesin nga situata, tue deklarue se në vitin 1952, Injaci

ka dashtë me u arratisë me Petraqin. Madje, kanë ba plane dhe prëgatitje për këtë qëllim të dy bashkë.Përveç arratisjes, Petraqi e ngarkon Injacin edhe me biseda

 politike, tue paraqitë Injacin si një përson të paknaqun nga Pushteti etj.Akuzat sa vijnë e randojnë çështjen. Injaci vazhdon me qëndrue ivëndosun në mohimin e të gjitha thanjëve të Petraqit. Hetuesi organizonnjë ballafaqim me hjeke Injacin duarsh.

Pëtraqi përsëritë akuzat përballë Injacit tue vërtetue me firmën etij proçes-verbalin.

Injaci deklaron: “Në kjoftë se del kush dhe provon tue methanë ndër sy, se janë të vërteta thanjët e Petraq Jankos, pranoj paasnji kundërshtim edhe dënimin kapital.

Kjo asht arsyeja që nuk firmoj proçes-verbalët, mbasi nuk asht asgja e vërtetë për shka akuzohëm.”

Injac Baqli d.v. ( Dosja nr. 1989)

Hetuesi Fahri Kraja prëgatitë akuzën:

- Injac Baqli ka dorëzue armën e vet, ndërsa kjo që asht gjetë kaqenë e Paulin Palit, kushrinit të tij (i pushkatuar).

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 269/389

269

- Ka qenë spijun në shërbim të fashizmit.- Ka folë kundër Pushtetit Popullor, sëpse ka pikëpamje

armiqësore.Akuzat e sipërme vërtetohën edhe nga thanjët e dëshmitarëve: Zef 

Berdica, Pashko Shoshi, Ndoc Deda, Marko Marko, Petraq Janko.Poshtë dokumentit shënohet:

Pëlqehët: N/kol. Hilmi Seiti d.v.Pëlqehët: Kryetari Degës hetuesisë (N/kol. Nëvzat Haznëdari) d.v.Pëlqehët: Komandant i Rep. 2111 (Dhimitër Gjoni) d.v.

Trupi Gjykues i Gjykatës Ushtarake Shkodër, i përbërë nga:Kryetar, Faik Spahija, antarë: Rexhep Haxhiu e Marko Dëmiri dhe prokuror Njazi Zjarri, japin vëndimin ndaj të pandehurit Injac Baqli, me6 vjet heqje lirije.

Gjykata e Naltë Tiranë, vëndosë përsëritjen e gjyqit, mbasiproçes-verbalët nuk janë firmuar nga i pandehuri Injac Baqli.

Përsëritet gjyqi me datën 18 koriik 1953, tue shënue: “... për krimin e armbajtjes (revolver gold amerikan, me 5 fishekë) deklarohet i

 pafajshëm. Akuzat tjera mbesin ...Me datën 29 janar 1954 Injaci ban këtë kërkesë:“Kërkoj pr ishje vëndimi dhe r ikthim aktësh për rishqyr tim dhe 

r igjykim. I njac Baqli d.v.”.Prej datës 22 dhetor 1952 e deri më 29 janar 1954 vazhdonin

 proçes-verbalet tue u sjellë sa andej këndej ndër dosjet e Seksionit katolik në Degën e Mbrendshme të Shkodrës dhe, në podrumet e mëshefta tëMinistrise së Mbrendshme në Tiranë, vetëm tue shënue “pëlqehët”kriminelët e pashoq Hilmi Seiti, Nevzat Haznëdari e Fahri Kraja meshokët e tyne.

Mjaftonin shpifjet me torturue të pafajshmit dhe çështjavazhdonte pa fund .... Nga përdorimi i elektro-shokut Injaci, u keqsue meshëndet. Zemra nuk duronte ma. E dërgonin formalisht në podrumet espitalit civil të Shkodrës por , përgjigja e mjekve ishte:

“Pse e sillni kot, përderisa ju vazhdoni punën tuaj?”.Infermjere Angjelina Martini më tregonte sësi njëditë, tue mos

 pasë jastekë me e mbështetë mbasi Injacit po i merrej fryma, u ula në

shtratin e tij dhe e mbështeta për parzmin tem. Zemra e tij e shkatrruemenga torturat donte me dalë nga kafazi i krahnorit kur jepte ndonjë rrahje si

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 270/389

270

shenjë jete. Ishte në agoni, vetëm më shtërngonte dorën, me të cilën umundoja me e qetsue tue i fërkue gjoksin. Ai fliste me një shok të tij

Mikel Gulin, me të cilin i dukej se po lonin pokër. Dikur ra në një farëqetësie dhe, dha Shpirt. I bana Kryq e dola nga dhoma. Erdhën dy policëdhe ashtu të mbështjellun në batani e çuen në dhomën e të vdekunve.

Mora vesht se e kishin nisë për Tiranë.Atje e kishin dërgue në morg dhe simbas një dëshmisë së Dr.A.D.

që atëherë ishte student në fakultetin e mjeksisë dhe tashti asht mjek nëShkodër, Injac Baqli asht coptue nga studentat për studim, mbasi ai e ka

 pa me sytë e tij kokën e Injacit, të cilin e njihte shumë mirë.

Kështu u mbyll edhe dosja nr. 1989, me shënimin “pëlqehët” Nën/kol. Hilmi Seiti d.v.

MARTIN SHELDIJA

Ish oficer me origjinë familjare nga Sheldija e Shkodrës. Në vitin1915 ka krye tri vjet në gjimnazin e Jezuitve, mandej në 1917 ka krye njëvit kurs ushtarak në Austri. Në vitin 1942 ka kenë në Çorovodë, oficer me gradën toger në polici. Deri atëherë ishte mësues. Në prill e deri nëkorrik të vitit 1944, ishte Komandant i gazermave të Tiranës. Në muejnkorrik vjen në Shkodër dhe punon me Mato Muratin, deri në nandor tëatij viti. Me datën 20 nandor 1944 bashkë me policin Gjon Ganjolla

shkojnë në Sheldi, mbasi “nuk do të vonojnë dhe do të zbarkojnëanglezët”. Ishte vëllai i Dr. Sheldisë, mjek i zoti dhe burrë i nderuem nëinteligjencën shkodrane.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 271/389

271

 Në Sheldi takohet me Kol Ashikun dhe bashkë me Shuk Gjokëndalin në mal me vazhdue rezistencën kundër komunistëve. Disa ditë

kalojnë në shtëpinë e Shuk Nushit e Simon Kolës. Prej aty bashkohën meGjergj Vatën, Zef Mirashin, Don Alfons Trackin, Ndoc Jakovën, Zef Agostinin, Kol Mark Tomën (që asht kapë i gjallë pa ndjenja, nga plagëte marruna në një përpjekje), etj. gati 20 vetë që jetojnë në një shpellë nëStenë, nën Kishën e Shllakut. Fatin e keq të Kol Mark Tomës e ka pasëedhe Kol Ashiku, i cili në një përpjekje me Ndjekjën lufton derisa imbarohen fishekët, në fund nxjerr nagantin dhe me katër fishekët e fundittenton me vra vehtën. Mbeti pa ndjenja nga hemoragjia, e kapet nga

 Ndjekja. Mbasi e mjekojnë, e torturojnë si rrallë njeri dhe e pushkatojnë. Ndër të pakët njerëz që kanë mbijetue nga ky grup heronjësh ashtkenë edhe Loro Vata, i cili ka vdekë në vitin 1999. Ishte mjaft në moshë,

 por me një kujtesë të mbrekullueshme. Kam pasë fatin me ndejë disa herëme té dhe me ndigjue shumë nga veprat heroike të atij brezi njerëzish, qënuk u tutej syni. Tregonte pak gjana për vëllain e tij Gjergjin, dhe aspak 

 për vedi. Një modesti pak ma shumë se duhej, mbasi unë dishroja medijtë edhe për Loron, që për fat të keq pothuej nuk di asgja, mbasi thashë,

fliste pak e aspak për vehte. Fliste me respekt për Palinën që u kishte çue bukë e duhan në shpellë dhe po me aq nderim kujtonte sakrificën e LenaPrendushit, nusja e nipit Palinës (nuk gabohem, emni i burrit të saj ishteGjon Puka). Kjo, thonte Loro, na ka shpëtue jëten se kishte vërejtë se

 jemi të rrëthuem, e kishte thirrë: “Delni burra, se ju kapën!”.Martini bashkë me Gjergj Vatën (me pseudonimin “Cukali”),

 përpilojnë një letër të cilën e shkruen Tracki, për mikun e tij Don Pjetër Tushën në Juban, ky me ia dërgue Imzot Vinçenc Prennushit në Tiranë,

 për misionet Përëndimore. Imzot Vinçenc Prennushi në proçesin e tij nuk  pranon se e ka marrë këtë letër. Ndoshta kështu asht e vërteta, thamndoshta, mbasi Imzot Prennushi me pranue se e ka marrë këtë letër do tëimplikohej me të arratisun, gja që do të randonte shumë akuzën kundër tij. Nëse Imzot Prennushi e ka çue deri në fund porosinë, nuk kishtenevojë me ua tregue zorrët e barkut hetuesisë në Sigurim.

Gjergji e Martini e përsërisin prap letrën më 4 janar 1946, por meton ma të fortë. Këtë herë në drejtim të Don Shtjefën Kurtit, po në Tiranë

 për misionët e hueja ku, ndër tjera shkruajnë:“... tue mos dashtë me iu shtrue terrorit të Enver Hoxhës,

kemi marrë malët. Na do të vazhdojmë përpjekjët për liri.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 272/389

272

... t’arratisunit e Veriut, të organizuem në çeta për t’i dhanëgrushtat e fundit qeverisë terroriste, që si këtë nuk njofti historia.”

Martini vazhdon rezistencën ndër male deri në vitin 1949. Medatën 12 mars 1949, mbas shpalljes së anmistisë “për faljën e jetës sëatyne përsonave që dorëzohën”, dorëzohët dhe i shtrohet hetimëve. Aideklaron: “Mbas vrasjës së Gjergj Vatës që e kishim si komandant, prejPrelë Nikës, edhe ky i arratisun dhe i ardhun diversant nga Jugosllavia

 për këtë qëllim, humba çdo shpresë për me vazhdue me qëndrue ndër male. Trathtia e vrasjës së Ludovik Saraçit më 11 janar 1948, tek Përroji iGjadrit, mëdha me kuptue se asnjëndërhymje nga jashtënuk ka ndër 

mend me u ba nëShqipni. Tëgjithëata qëna premtuen, vetëm na rrejtën, mbasi nënjëmënyrëapo nënjëtjetër, ata e lanëme u forcue rregj imin e Enver Hoxhës, tue vra e zhdukëtëgj ithëkundërshtarët që ishim ndër male. Kështu që e pashë se ishte kot me vazhdue ...” ( Dosja1417 )

“... Shaban Abdullahi e Zyber Hysejni nga Rragami, na kanënjoftue për Lëvizjen e Postribës. Ata ishin në Rragam e Kryethi, TishPashuku në Sheldi, Shuk Gjoka në Ganjollë, Spathar e Juban. Jemi

mbledhë në Juban, kemi ra nga livadhet e Shaban Matit dhe jemi nisë mei ra Shkodrës bashkë me Pjetër Dedën, që ishte në mal bashkë me gruen etij. Tek Ura e Kirit, kemi shkrepë pushkët, e pamë së nuk asht gja dhekemi ikë edhe njëherë andej...”

“... unë lajmin për me sulmue Shkodrën e kam marrë më 8 shtator 1946....”.

“Luftën e Postribës e ka fillue Seit Duli të fusha e aeroplanave...”“Nuk mbaj mend ku jemi përpjekë me forcat e Ndjekjës, mbasi

 janë kenë të shumta, as nuk dij ke kemi vra mbasi shpesh përpjekjet bahëshin natën. Mbasi prante pushka nuk rrinim me pa të vramit, por çanim rrëthimin dhe ndrronim vend, mbasi Ndjekja shtonte forcat kundër nesh. Na kemi luftue kundër jush, mbasi për mue ju jeni shtet terrorist.” Kështu, deklaron Martin trimi në hetuesi.

Më 4 tetor 1949, Gjykata e Naltë Ushtarake e Tiranës me kryetar nën/kol. Bilbil Klosin, aprovon vëndimin për Martin Sheldinë “me dënimtë përjetëshëm në burg”.

Ministri i Mbrendshëm Mehmet Shehu shënon:“... ti jepët dënimi i përjetëshëm edhe pse nuk e parashikon

neni 28. Të aplikohet tek 32, mbasi duhej me vdekje.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 273/389

273

Martin Sheldija ka rrezikshmëri shoqërore shumë të theksuar.”Tiranë, 29 qershor 1949

Ministri i Mbrendshëm (Mehmet Shehu) d.v.

Ky motivacion i kriminelit Mehmet Shehu që nuk zbaton ligjin eanmistisë, tue e dijtë mirë se neni 28 nuk e parashikonte këtë dënim,kërkon aplikimin e nenit 32, mbasi duhej me vdekje , e ndjekë fatkeqinMartin Sheldija gjithë jetën.

Martin Sheldija dërgohet në burgun famkeq të Burrelit. Atje aikaloi gjithë dënimin mbasi dosja ka edhe datën e lirimit nga ai burg:

Burrel, 14 shkurt 1966.Dokumentat e Martinit janë pasqyrë e kjartë e pabesisë së katilitMehmet Shehu. Pabesinë këta mizorë e kanë fillue ndër male tue vrashoqi-shoqin, dhe tue i ba të nesërmen “dëshmorë”. Vepra e tij trathtarenuk asht varrosë me kufomën e tij të përdhunueme, ashtusi e ka meritueai “komandanti lëgjendar i Brigadës I Sulmuese”, që, atë çka i banishqiptarëve për 50 vjet, e gjeti nga “shokët e armëve”, ashtusi shumica ekomunistëve dhe ua la trashigim “brezave të rinj” komunistë, të cilët po i

qëndrojnë besnikë idealeve të tyne ... deri njëditë.Dosja e Martinit, e këtij martiri që mbijetoi për aq shumë vite nënjë ndër burgjet ma të mnershme të diktaturës komuniste asht shembull iqëndresës së patundun të këtij atdhetari, që për aq kohë të gjatë nuk baniasnjë lutje për lirim të parakohshëm.

Qëndrimi burrnor i Martinit ishte shkaku kryesor që më shtyni me pa dokumentacionin dhe asgja tjetër. Asht e vërtetë se ka pasë shumë siMartin Sheldija, por ka pak e aspak nga ata, që duhet të kërkojnë mekujtue me nderim e rëspekt shokët e Martin Sheldisë.

Anglezi  A.Glen, shkruan: “... Ato që i përcaktuan ngjarjet kanëqenë armët, të cilat iu dhanë Enver Hoxhës, e partizanëve... Na bëmëshumë pak me u shpërblye besnikrinë miqve tanë (nacionalistëve e AbazKupit). Në vend të kësaj, pa qenë nevoja na lejuam që ata të mundëshindhe disa të trathtohëshin.” (“Albania’s National Liberation Struggle” fq.363)

Për mue ma i sinqerti asht Lokharti, i cili po aty shkruan:“Shqipëria është në fund të listës për prioritetët tona në Evropë”

( faqe 68).

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 274/389

274

Aty asht e shkrueme edhe një porosi e dhanun prej tyne në vitin1943:

“Shërbimi mëi madh qëmund ti bëni armikut nëvendi tuaj,ështëqëtënisni ... njëluftëcivile “ .

Edhe këtë e kemi ba! ... Madje, asht e vetmja porosi, që jemiedhe sot tue e vazhdue!

DON DEDË MALAJ

“E Premtja e Zezë në Shqipni kafillue më 29 nandor 1944, dhe kame vazhdue derisa të mbarojëkomunizmi”.

Rigonte pak shi.Altoparlantët e rrugëve të Shkodrës ishin të lidhun me kinema

“Republika”. Transmetohej gjyqi i “armikut të popullit” Don Dedë Malaj,me grupin e tij. Ishte data 24 prill 1959. Fillimi i gjyqit gati nuk merrej

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 275/389

275

vesh prej duertrokitjesh dhe virrmave si në 1945-46, nga gjeneralët eoficerët e lartë të Ministrisë së Mbrendshme të ardhun nga Tirana për 

këtë gjyq, nga servilët dhe rrogëtarët e komitetëve si dhe, nga një morispijunësh në sallë e jashta sallës të shpërndamë në katër anët e Shkodrës,

 për me vërejtë si po reagon populli ndaj këtij gjyqi aq shumë të pritun.Hymja në sallën e gjyqit e gjeneral Hilmi Seitit bashkë me ambasatorin

 jugosllav u përshëndet nga të pranishmit si ngjarje me rëndësi të madhe, për mardhanjet “e mira” mes dy vendëve tona e, në mënyrë të veçantë,kur bahej fjalë për Klerin Katolik. Porsa, filloi gjyqi prokurori Rapi Mina,mbasi lexoi akt-akuzën e prëgatitun me aq kujdes, iu drejtue të parit

kryetarit të grupit Don Dedës, me këtë pyetje: “Që, kur, je armik ikomunizmit?” Në sallë ra një heshtje...Don Deda iu përgjigj: - “Qysh se jam kenë 9 vjeç pikërisht,

atëherë, kur, kam shkue ndër bankat e shkollës së mësuesit tem DonAlfons Tracki, aty mora vesht prej tij këtë emën dhe prej asaj ditë nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma komunizmit. Gjithë jetën e kamurrejtë dhe kam punue me të gjitha forcat e mija, aqsa më ka lejue Feja,kundër tij.” ( Dosja D.D.Malaj)

Ushtima dhe duhija e fjalës së Don Dedë Malaj, ra si një ortek nëatë sallë gjyqi, me turr e gjamë e rrebtë si rrëfeja që zbriste tue shkrepëshkëndia nga Selca e Kelmendit, nga gjiu i Bjeshkëve të Nêmuna, kugurgullon qumështi me shkumbë e gjak përzi e, ku, nana Lulë përkrah

 burrit të saj Keq Lucës (Malaj), që i vringëllonin armët ndër mote e, që,më 16 nandor 1917 i kishin falë Shqipnisë një vigan drangue malësh.

 Ndërsa, At Konrrad Gjolaj po të njajtës pyetja, i përgjigjet:“Qysh se fillova me marrë mend ndër bankat e shkollës së Don Alfonsitkam kuptue shka asht komunizmi dhe, prej asaj kohë nuk kam dashtë meia ndigjue emnin. Kurrë nuk e kam dashtë atë ide!”

 Nuk ishin vetëm këta dy burra, po, ishin një grup burrash që nuk utrembëj syni e, nuk i lonte çerpiku përballë kriminelëve, që nuk janëngopë asnjëherë me gjak malësorësh e trimash të atyne visëve krenare.

 Ndër ato banka qëndronin me ballin nalt vëllaznit Lazër e Gjon SimonParubaj, Vlash Zefi e Gjeto Luc Budashi. Ndërsa, në një qoshe strukej silangue Lulash Toma.

 Në Shkodër nuk bisedohej tjetër veç për këtë gjyq që kishte fillue

e shumë vetë nuk besonin se janë tue ndigjue me veshë, atë çka asnjënjeriu nuk i shkonte në mend se mund të flitej.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 276/389

276

Cili mujte më folë kundër Bashkimit Sovjetik? Kush mujte metregue se shka ka ba Stalini për me formue kolkozët? Kush mund të fliste

 për hekrat e ndryshkun që sillnin sovjetikët në Shqipni, të bojatisun sipër tue u krenue për “ndihmën e madhe” që po i jepnin Shqipnisë? Kush, deriatëherë kishte mujtë me folë, se ku shkojnë mineralet e metalet enëntokës shqiptare dhe kush e merr valutën e tyne? Cili ka mujtë me uthanë fshatarëve hyni ndër kooperativa, se, ky sistem të qet fare mos meiu bindë urdhnave dhe ligjve të tija? Kush ka mujtë me folë për punën,mundin, djersën e fshatarit dhe të punëtorit e për shpërblimin që paguenshteti? Kush ka mujtë me i thanë Enver Hoxhës, e klyshve të tij, se, ju

 jeni shfrytëzuesit ma të egjër të mundit dhe djersës së popullit shqiptar qënjeh historia? Kush ua ka përplase ndër sy terroristëve komunistë, se, jukërkoni me më pushkatue vetëm e vetëm se jam Prift Katolik dhe asgjatjetër, mbasi unë as nuk jam trathtar i atdheut e as spijun i popullit tem?

 Na dukej andërr, po ishte një e vërtetë! Fliste Don Dedë Malaj! Nuk i lente gja mangut as miku i tij, At Konrrad Gjolaj ...Me datën 27 prill 1959, Kryetari i gjyqit Mustafa Qilimi, dha

vëndimin:

Don Dedë Malaj, me vdekje, me pushkatim. At Konrrad Gjolaj,me 25 vjet burg. Lazër Simon Parubaj, me 20 vjet burg. Gjon SimonParubaj, vëllau i Lazrit, me 10 vjet burg. Vlash Zefi me 15 vjet burg.Gjeto Luc Budashi me 10 vjet burg dhe Lulash Toma me 5 vjet burg.

Atë mbramje, kur doli nga gjyqi Don Deda, e hypën në njëkamjon “zis”, një turmë policësh e ulën galuc. Ndërmjet dy rrypave tëdrrasës mbi spondë kujtoj dy sytë e tij të bamë kuq. Nuk shihej as e

 bardha e as bebja e synit e kaltërt, vetëm dy njolla gjaku, që asnjëherënuk mund ti harroj ...

Me datën 12 maji 1959, u ekzekutue vëndimi. Don Dedë Malaj u pushkatue në një fushë buzë liqenit të Shkodrës. Pra, 14 ditë para vizitëssë Nikita S. Hrushovit në Shkodër!...

Për fat të keq nuk kam pasë mundësi me lexue fjalën e fundit, para pushkatimit.

Me datën 10 tetor 1991, asht ba rivorrimi i eshtnave të tij nëvorret e Sukave të Dajçit të Bregut të Bunës, të famullisë ku ai ka shërbyeme pjesmarrjen e mijra e mijra fshatarëve të atyne krahinave dhe të

shumë qytetarëve të Shkodrës, që nuk e kishin harrue gjyqin e tij historik.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 277/389

277

Fjalën e rastit, me lot për faqe dhe me ndërpremje të shpeshta përmallimi e ka mbajtë shoku dhe miku i paharrueshëm i tij deri në ditën

e fundit të jetës At Konrrad Gjolaj. Fjala e tij u mbyll kështu: “ ...Ti ishelajmëtar i fjalës së Krishtit! Armiqtë Tuej me britma e virrma që kanë mei ndjekë edhe përtej vorrit, kërkuen me mbulue vrasjën Tande të

 pafajshme, në atë breg liqeni.... Nuk pat kush me të mbulue atë gjoks të zgaqun dhe të shpuem me

 plumba prej dorës mizore të tyne, veç, atë nade, herët, ra si vesa avulli igjakut Tand, mbi Ty, o i bekuem! ...”

 Në vitin 1997, At Gjolaj, botoi librin “Çinarët”, vepër të cilën ia

kushton: “Misionarit prej Breslaut, Mësuesit tonë në Velipojë, DonAlfons TRACKIT. Shokut e Mikut të përjetëshëm Don Dedë MALAJ”.Kur kam mbarue daktilografimin e këtij libri dhe ia dorëzova, AtKonrradi, më pyeti: “Po, parathanja, ku asht?”, unë nuk kishe marrë

 parathanje me materialin që më kishte dorëzue. Ai, me buzë në gaz dheme ton të premë më tha: “Parathanjën e due prej teje!”. Unë, kam hezitue

 pak çaste, mandej, pranova. Në vitin 1998 mbasi pata rasë me pa në arkivdosjët, jam takue me At Konrradin, dhe e kam përgëzue për saktësinë e

fakteve që ka shkrue mbas aq shumë vitësh në librin e tij “Çinarët”. Kjoasht arësyeja që në këtë material që kam shkrue unë, nuk jam zgjatë nëshpjegime të hollësishme, mbasi në librin e At Konrradit asht gjithshka e

 plotë dhe e saktë, megjithse, At Konrradi nuk ka pasë në dorë asnjëmaterial arkivor, përveç, kujtesës së tij të mbrekullueshme, mendjës sëhollë dhe dashnisë së pakufi për mësuesin dhe shokun e vet.

E vetmja gja që më ka ra në sy në shtjellimin e këtij proçesi ashtkenë dëshira e madhe e Sigurimit të Shtetit me zhdukë këta përsona. Pseu punue kaq shumë vite kundër Don Dedës e At Konrradit? Ku fillonmënia e shtetit kundër Don Dedës?

Urrejtja e Sigurimit të Shtetit fillon në vitin 1950, me qëndrimin etyne të vëndosun dhe kundërshtar, ndaj kërkesës se vjetër të shtetit për nënshkrimin e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare.

Lidhja e Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit,At Zef Saraçit, At Marin Sirdanit etj. me Don Kolec Prennushin për mosme aprovue nënshkrimin e këtij Statuti dhe mënyra sësi këta burra e kanëkundërshtue haptas atë, ka hapë menjëherë dosjen konsultative të

Sigurimit: “Çfarë dhe si duhet të bëjmë që ti zhdukim këta klerikë?” Mbasnënshkrimit të Statutit në vitin 1951, përveç tre të parëve që nuk kanë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 278/389

278

firmue, në konferencën e Paqës në Tiranë në vitin 1952, u përcaktuenedhe ata klerikë që ishin në kapërcyll, as andej as këndej. Ata që nuk u

 bashkuen me turmën as në këtë konferencë edhe pse kishin firmueStatutin, mbetën armiqë, shumica e të cilëve përfundoi ndër burgje.

Deri në vitin 1956 dukët, sikur, ka një qetësi! ... E vërteta ashtndryshej! Nuk kishte sësi të dënohej kulti i Stalinit tue pushkatue Priftën!Mardhanjet me Bashkimin Sovjetik kishin marrë ngjyra të tjera mbasvdekjës së Stalinit. Hrushovi kërkonte mënyra tjera qeverisje. Aidiktaturën stalinjane kërkonte me e zëvendsue me asfiksimin e armiqve tëtij. Nuk ishte për pushkatime, por për vdekjën e natyrëshme të

imponueme me mjete paqësore, me “izolime” ose.... Edhe satelitët esovjetikëve do të mbanin qëndrime të “moderueme” si padroni. Kuadri irij që i nëvojitej klerit, tashti merrëj nga bankat e shkollave socialiste, kufilozofia marksiste-leniniste kishte pushtue edhe mendjët e njerëzve nëskutat ma të largëta të vendit. Dukej kohë zbutje, por në të vërtetë ishtekohë grumbullimi enërgjie për ofensivën përfundimtare, për “triumfin e

 plotë” të sistemit socialist. Në vitin 1956, arrëstohet At Rrok Gurashi, një “dhelpën e

vjetër”(siç e quen At Çiprian Nika), që në grupin e klerikëve në 1946 kur u ka dalë dëshmitar të gjithë shokëve të vet.Tregohët si anekdotë, kur njëditë nade, po veshej e rregullohej At

Rroku, Don Ejëll Deda, edhe ky në burg me të, i thotë: “A po bahësh gatime shkue me rrejtë edhe sot Padër Rrok?”...

Kam lexue proçes-verbalin prej 67 faqesh, që At Rroku ban për disa ditë në hetuesi, këtë radhë me Xheudet Milotin. Xheudeti ishte shefii Seksionit Katolik në Degën e Mbrendshme të Shkodrës. Ishte ndër specialistët e torturave shnjerëzore dhe katil i prëgatitun për KlerinKatolik. Ka pasë dëshirë me tregue se urrej katolikët në përgjithësi. Këtëe ka tregue me hetimet që ka krye kundër tyne. Kujtohet nga shkodranëtkur ka arrëstue At Pjetër Meshkallën, dhe mënyrën si i ka ra shtjelm tue eshtye me e futë në gjipsin e Sigurimit. Mbas vrasjës së gjeneralit tij“të dashtun”u trasferue në Ministrinë e Mbrendshme në Tiranë dhe mbas1990, për këtë kontribut “të vyer” kundër Klerit Katolik, mendërmjetësinë e Sofokli Lazrit e Spiro Dedës, edhe këta “miqë të klerit”,e gjejmë në shërbim të “Caritas-it”, në Romë! ...

Proçesi i At Rrokut për mue ka një rëndësi të madhe, mbasi atyasht folë nëpër gojën e At Rrok Gurashit, krejt projekti i vëprimëve të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 279/389

279

ardhëshme të shtetit komunist, si gjithmonë, me dorën e Sigurimit tëShtetit. Të duket fantazi në leximin e parë por, kur vazhdon me kujtue

ngjarjet e ndodhuna mbas atij proçesi, rrjedhëshmëninë e tyne, kohën dhelidhjet e atyne ngjarjëve njena me tjetrën, përsonat e ngarkuem me atoshpifje e rrena tue u pushkatue, sa të tjerë me vite të tana ndër kampeshfarosje, të bahët me mendue “mos jam në andërr”! Jo, jo, aspak nëandërr, por zgjandërr, madje, edhe të zbatueme me përpikmëni atotrillime që ndoshta, kur i ka shprrallue At Rroku, asht kenë edhe me tasçaji e tue ndukë cigare. Shpesh, përsëritë: “... kam harrue me thanë dje!”dhe shton diçka të re, që ia ka kujtue Xheudeti... ose fantazmat e

Sigurimit me të cilët flente natën...Aty, gjenë emnat e të gjithë klerikëve që janë pushkatue mbas1956 tue fillue nga Don Ejëll Kovaçi, Don Dedë Malaj e, deri tek DonZef Bici, Don Mark Dushi e Don Shtjefën Kurti. Pothuej të gjithë janëarrëstue për motivet që shpreh atëherë At Rroku. Edhe Imzot ErnestoÇoba asht në atë proçes, me ato akuza për të cilat asht dënue 20 vjetmbrapa. Flitët për karakterin e këtyne klerikëve si, dhe, për mardhanjet eAt Rrokut me ta. Shpjegimet ma të hollësishme i jep për klerikët e

Tiranës, vëprimet e tyne në kohën e Statutit dhe lojën dyfishe që kanëluejtë ata bashkë me At Rrokun. Për këtë arësye gjyqi i tij u zhvillue medyer të mbylluna, mbasi kështu vëprohej me “agjentët” e Sigurimit, gjojame ruejtë “sekretët” dhe At Rroku u dënue 25 vjet burg, ku, edhe vdiq.

 Në bazë të thanjëve të At Rrokut, asht dënue edhe Don MikelKoliqi. Mbas tij në 1958, Don Ejëll Kovaçi. Don Ejëlli asht viktima ma edhimbëshme, mbasi ngarkohët me akuza aq të shumta, sa nga të gjithashpifjet “ka mbetë diçka”, sa me errësue pafajsinë e vërtetë të tij. Projektii Ministrisë së Mbrendshme aso kohe u zbatue nga kolonel MehdiBylbyli, i cili ka shkue në Pukë, ka vra Markun, buzë një përroni, prakryetarin e këshillit popullor të fshatit Qelzë, ku shërbente Don Ejëlli,mandej, e ka çue në qelë të priftit tue e akuzue Don Ejëllin për dijeni tëkësaj vrasje. Proçesin e vazhdon Hilmi Seiti, si kriminel i regjun që ishtedhe arrinë tek gjyqi tue mbajtë revolverin e tij në gojën e Don Ejëllit, për me pohue. Kështu, pushkaton Don Ejëll Kovaçin e shkretë të pafajshëm.

Hilmi Seiti mundohët me të njajtat metoda me veprue edhe meDon Dedë Malaj e At Konrrad Gjolaj, tue i kalue ndër duert e

kriminelëve të njoftun: Nevzat Haznedari, Ali Xhunga, Hamdi Ulqinaku,Shyqyri Qoku, dhe tragjedia mbyllët me Xheudet Milotin që mban me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 280/389

280

cigare dhe ilaçe shkatërrimi të sistemit nervor të shkretin Don DedëMalaj, deri që asht dhanë vëndimi. Plot 2 vjet mbasi Hilmia pushkatoi

këta dy priftën, më 27 prill 1961, hangri plumbin kokës ai vetë ngashokët e tij. Ishte shpërblimi i Partisë për veprat e kryeme kunder kleritinteligjencës dhe shkodranve të ndershëm. Vajtojcët e Teatrit “Migjeni”me vela të zezë, e kjanë deri ndër vorre të “dëshmorëve”. Aty e lanë....

Don Dedë Malaj me gjyqin e tij, hyni në vazhdën e lëgjendave tëtrojeve shqiptare që brezat e ardhëshem do të këndojnë me “lahutën” etyne, ndër vargje të pafund ...

Edhe pse kanë kalue ma shumë se 40 vjet nga vrasja e DON

DEDË MALAJ, ai mbetët i pavdekëshëm në historinë e salvimit emartirizimit të KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE.Don Dedë Malaj asht ndër klerikët ma të torturuem dhe mbetët

ndër ma të sakrifikuemit për triumfin e idealit të Fesë së Krishtit nëShqipni. Ai vdiq për Kishën Katolike dhe Papën!

Tue vdekë për Fè e Atdhé,DON DEDË MALAJ, U PËRJETËSUE NDËR SHEKUJ!

6 S H K U R T 1967

“Diskutimi i Hoxhës ngjanë me qenintë cilit i japin bukë, kurse, ai, kafshon

dorën e atij që e ushqen! ...” Dolores Ibaruri

 Moskë, 1961.

Më 6 Shkurt 1967, Fjalimi Programatik i Enver Hoxhës, ... ashtsurrati i vërtetë i tij por edhe i idealëve të Partisë së Punës (Komuniste)dhe Sigurimit të Shtetit komunist totalitar, që ai ka drejtue dhe përfaqsue

 për 40 vjet. Shprehja e tij asht e saktë dhe pa asnjë mangësi: “ ... pa frikë

dhe me shkronja të mëdha ... TË DJEGIM ME ZJARR!...”Po, dhe vetëm kështu, mund të realizohej ai qëllim i diktatorit qëdo të quhej “Revolucion Kultural” nëpërmjet të cilit me emnin ma të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 281/389

281

 bukur të historisë REVOLUCION, do të kryej veprën ma të shëmtueme ema të ndytën ndaj popullit të vet dhe kulturës kombëtare. Pra, simbas

zakonit të komunistëve ai do të vëpronte si gjithmonë tue gënjye emashtrue, vetëm e vetëm me përforcue pushtetin gjakatar përsonal bashkëme përkrahësit e tij, anëtarët e Partisë së Punës, të mbrojtun dhe të

 përkrahun si gjithënjë nga kriminelët e spijunët e Sigurimit të Shtetit,KUNDËR GJITHË POPULLIT SHQIPTAR.

Ky, “Revolucion”, do të realizohej prej organëve terroriste tëspecializueme të Sigurimit të Shtetit, të drejtueme nga Partia. Na do tëshohim me sytë tonë, për fat të keq, sësi mburreshin këta autorë të kësaj

vepre makabre të pashembull në historinë botnore, pikërisht, nëShqipninë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Mbrojtësit të KrishtënimitEvropian. Atdheu i Nanë Terezës, mishnimi i idealëve dhe i virtyteve të

 Nanës së gjithë Botës, do të shpallej me “Kushtetutën e RepublikësPopullore të Shqipërisë - PA FE”. Në 1967, simbas dekretit nr. 4337,anulohet çdo pjesë e ligjës në lidhje me mardhanjet ndërmjet Shtetit dheKishës tue shvlefsue çdo statut mbi besimet. Partia e Punës së Shqipërisëdhe Qeveria Shqiptare deklaruen me mburrje se SHQIPNIA asht “i pari

Shtet me të vërtetë ateist në botë”. Harrohet me dashje se Kushtetuta, sigjithmonë vetëm me fjalë, kishte “garantue lirinë fetare”. Mbas këtijdekreti hapet rruga e pritëshme e vitit 1976, për “Kushtetutën e Re” që

 proklamoi artikujt 37 dhe 55, ku, SHTETI NUK NJEH MË ASNJË FE.Ajo ndalon haptas çdo veprimtari fetare dhe inkurajon ateizmin si parimmarksist-leninist.

Artikulli 37: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe inkurajon zhvillimin e propagandës ateiste, për të krijuar ndër njerëzit një botëkuptim shkencor e materialist.”.

Artikulli 55: “Ndalohët formimi i çdo organizatë fashiste,antidemokratike, fetare e antisocialiste. Janë të ndaluara veprimtaritë e

 propaganda fashiste, fetare, luftënxitëse, antisocialiste, si dhe urrejtjandërmjet njerëzve dhe racave.”.

Po, do të digjej me zjarr “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, se kështu përdhosej martirizimi i At Shtjefën Gjeçovit i vramë trathtisht nga serbët,kështu, u shkelnin të drejtat zakonore të malësorëve të Veriut. Kështu,dhunohej Maja e Bratilës bashkë me vorrin e Ded Gjo’ Lulit. Vetëm

kështu, do të përdhoseshin të drejtat dhe liritë thëmelore të njeriut se,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 282/389

282

kështu, Shqipnia izolohej nga kontinenti dhe, vetëm kështu, diktatori i përsëriste Evropës se, këtu: “Ligjin e bëjë unë!”.

Metodat e Sigurimit të Shtetit do të ishin të “reja” dhe jo ato tëvjetrat. Tashti do të zbatohej eksperienca e marrun nga Kina e Madhe eMao Ce Dunit. Njerëzit duhet të kuptonin dhe të bindeshin se çdomospërputhje me idetë e këtij “Revolucioni”, ishte me pranue një torturëtë re dhe të vazhdueshme: “Frikë dhe vetëm frikë”, që secili maparë

 pranonte me qejf vdekjën se këtë rrugë Kalvari të stërgjatun dhe shpesh, pafund ... ku, kryqëzimi në fillimin e saj ishte shpëtim i vërtetë, ndërsa pushkatimi në minutat e para të arrëstimit ishte si me lindë së dyti

sidomos, për ata që i kishin provue me kohë torturat mizore psiqike dhefizike në qelitë e Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar.Jo, kurrë, nuk harrohej publicisti i njohtun Don Lazër Shantoja me

kambë të këputuna me sharrë druvari ... Cili harronte Imzot Gjinin, Volaj,Bonattin, V. Prennushin, Nikoll Dedën dhe Ernesto Çobën të masakruemdhe të futun në thes, apo, etnit: Mati Prennushi, Çiprian Nika, DonatKurti, Pal Dodaj, Frano Kiri, Aleks Baqli, të varun ndër pemë me ditë tëtana, e, Hafizët: Ali Tarin, Dërgutin, Najpin, Muftinë, tue u torturue me

folë kundër klerit katolik. Nuk ishin mbyllë ende gropat e zeza tëhetuesisë së Koplikut, ku kalbëshin martirët Sirdani e Çuni. Ndër kalldramet e shtëpive shkodrane të kthyeme në hetuesi vlonte gjaku iKolec Dedës, Simon Darragjatit, Muzafer Pipës, Paulin Palit, QemalDraçinit, Kol Prelës, Ndue Palit e Caf Metës, Pal Thanit e Loro Vatës,Gjok Dodës e Zef Jakoviqit, Kol Kurtit e Ahmet Koplikut e sa të tjerëvetë mbetun në tortura e të tretun si coftina në Zallin e Kirit. Ende vajtoninshelqet e bregut të Bunës studentët Bardhosh Dani, Mark Cacaj e BrahimDërguti. Vazhdonin me ushtue muret e kinema “Republikës” nga zani i

 paharrueshëm i trimit Don Dedë Malaj. Fusha e Çelës ishte ende me pështymët e pathame të Mark Ndojës e Gac Lecit, në fëtyrat e pastërta tëMartirëve Fausti, Dajani, At Gjon Shllaku e Mark Çuni me shokë. Nuk harrohej studentja burrneshë Drita, motra e Ibrahim Sokolit tue ua

 përplasë në surrat spijunve Çiril Pistoli me shokë: “Turp për ju, se, as nëmesjetë nuk janë pështy të burgosunit rrugëve si tashti!...”. Anë e kandqytetit kishte vetëm kujtime të pashlyeshme mjerimi, vuajtjesh e vrasjeshnë breznitë shkodrane.

 Nuk duhet harrue me iu kujtue predikuesve të “emancipimit tëgrues” vitët e mnerëshme të rinisë, kur lidheshin ndër vargoj nga

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 283/389

283

krimineli Ahmet Suji vajzat e reja të Shkodrës: Maria Tuçi, AngjelinaMarku, Terezina e Liza Pali, Ana Daja, Drita Kosturi, Agime Pipa,

Viktore Kuka, Frida Sadedini etj. atëherë, kur ndër prroje shkonte rrëkajëgjaku i Maria Shllakut e Maria Zojzit... Këneta, fusha, brigje, kodra,kanale e gjithkah vorre të humbuna me të interrnuem, pa shenj tek kryet...

Vetëm në një lagje të vogël si kjo e emja, rreth 4000 banorënumëron: 29 vetë të pushkatuem, 97 vetë të burgosun, mashumë se 49vetë të interrnuem, të gjithë për motive politike.

Po në gjithë qytetin e salvuem të Shkodrës?Shifrat për ne janë tronditëse, ndërsa për botën e qytetnueme janë

të pabesueshme. E, pra, mbi të gjitha këto vorreza që mendohën rreth45000 vetë, tëpushkatuem e tëvdekun ndër burgje, kampe e intërrnime, asht ndërtue gërmadha që shihni ju sot që thirret “socializëm”e, për me shkatrrue edhe atë që mund të kishte mbetë si traditë, zakon ekulturë, ishte i domosdoshëm i quajtuni “Revolucion Kultural”, që do të

 përfshinte cilindo që ka lutë Zotin, kjoftë edhe njëherë gjithë jetën.Do të përshkruej shkurt si u zhvillue ky “Revolucion”, në qytetin

martir të Shkodrës:

Për çudi, njerëzit ato ditë nuk i ndiqte as hija e vet. Gjatë ditësdrita ishte si e marrun mbasi i mungonin vezullimet e rrezëve të diellit.Qyteti dukej në pragun e një eklipsi, me pamje të zymtë e tëtrishtueshme. Vransina e kohës kishte depërtue deri thellë në shpirt. Nërrugët e lagështituna kishte pak lëvizje. Ndër rrugica as fëmijët nuk loninsi gjithmonë me topat e vegjël prej leckash. Diçka pritej... Ndonjëkalimtar i mbërthyem deri në fyt strukej nën pallton ose gazhupin e vet.

 Në kryet e krrusun ka ngjeshë një kasketë që kushedi ku e ka gjetë nëndonjë skutë të musandrës dhe ecë pa shikue e përshëndetë njeri, veç tuemendue si të gjithë të tjerët: “Ishalla, me mue nuk kanë punë!...”.

Të gjithë ndrrojnë hapat si me komandë 1-2, 1-2 ... të vogjël e tëshpejt si kinezët, por me shumë kujdes që të mos u ngatrrohen mangjetate shkyeme të pantallonave, që njerëzit veshin për mos me ra në sy për “modën”. Mbizotnon ngjyra grih e mbylltë ose kafe e murrme që përzihetlehtë me pluhun të rrugëve ose baltën mbas shiut. Kjo i jep qytetit edhema shumë pamjen e një zone të zymtë konviktorësh që veshën me urdhënnga eprorët e tyne dhe jo simbas qejfit. Aty-këtu shihët edhe ndonjë

veshje grih e çelët që e ban edhe ma të trishtueshme kohën derisa mund tëshkëputësh prej tij dhe, vetëm kur i largohësh asaj siluete të frikëshme,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 284/389

284

qetësohesh për pak çaste sa me u mbushë me frymë e, atëherë ke mujtëme thanë me vedi: “Si dukët, nuk e paska pasë me mue!... ”. Secili këte

formulë mendonte rrugës... Në rrugët kryesore me shtëpi të jargituna nga rrëkajtë e ulluqëve

të kalbuna e të palyeme që në vitin 1959 kur pat ardhë për vizitëHrushovi, janë paksue njerëzit. Edhe ajo karakteristikë e jona shëtitjetndër pjaca nuk bahej pothuej fare, kudo mbizotnonte frika. Terrori zyrtar kundrejt disa “përsonave” të konsideruem “pakica” por, ku, përmblidhejgjithë populli, u kishte hy për palc: “Tue më pa në pjacë, a thue po ikujtoj gja këtyne!?...” Sigurimi i Shtetit si “i mirë” i kudondodhun, po e

realizonte detyrën kryesore që i kishte vue Partia: “Pasiguria epërherëshme e popullit” tue e mbajtë në kushte servilizmi dhemjerimi, tue depërsonalizue mundësisht çdo njeri për me e mbajtë tështypun e gojëmbyllun”.

Gratë e pa krehuna dhe me shamia të mbështjelluna rreth kokës simumjet e dikurshme, e vazhdojnë punën e përditëshme tue u çue në orën03.00 të mëngjezit, vrapojnë tue çue mahallën me krizmën e shisheve tëqumeshtit ndër strajca për me zanë radhën e pafund me shpresë të ardhjës

së furnizimit para orës 05.30, mbasi po erdhi ma vonë mbetën pa gja, nuk i pret koha se do t’i hypin biçikletave dhe me vrap u duhët me shkue nëqendrat e punës me ba “gjimnastikën e mëgjezit”. Rrugës me shpejtësihullin si zhele fëmijte e posa zgjuem në dyert e kopshtëve, tëmbështjellun ndër batanijat e leshta të kombinatit “Stalin” dhe tëmbuluem me celofona sikur donë me i tretë të shkretit e vogjël,“revolucionarët e ardhshëm”, të cilët edhe ata trajtohën e priten tek dera ekopshtit prej edukatorës simbas “biografisë”. Prej asaj moshe fillon

 plotësimi i “karakteristikave përsonale” ose, ajo që quhët “dosje 

” e, qënuk do ti ndahët gjithë jetën...

Burri që pret me u ba babë, veç rrin e mendon si me përçudnueemnat e prindve të vet, si e si me kombinue emni i bebës së vogël melistat e miratueme nga komitetët e Partisë në zyrat e gjëndjes civile. Për emnat jashta liste pritej vëndimi i kolektivit që do të vëndosë: a mevazhdue punën ose jo... Diskutohej biografia e stërgjyshave dhe a kanë

 pasë “shfaqje të hueja”?... Pikësynimet i jepte organizata e vendit të punës që këshillohej me organët e Partisë ma lart por, pa asnjë mëdyshje

ajo konsultohej me Sigurimin e Shtetit, i cili i tregonte rrugën si mevëprue me këtë përson. Me këtë problem merrej organizata e rinisë e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 285/389

285

shkollës 11 vjeçare “Jordan Misja”, e cilësueme ndër ma të flaktatorganizata “revolucionare” të qytetit, ku përsoneli i devoçëm i asaj

shkollë zbatonte pikë për pikë porositë e Partisë dhe të Sigurimit, simbas parullës së “vijës së masave”: “Çka don populli bën Partia dhe ç’thotëPartia, bën populli!”.

Të rinjtë shpejtonin me u mbledhë ndër shkolla, palestra, klasa,auditorë, koridore, podrume e kudo për me lexue kolektivisht gazetat dheme njoftue “shtabët” për kryemjen e detyrave. Kudo në buletine specialedhe për përdorim “të mbrendshëm” partie, lajme radjoje dhe vesh nëvesh, flitej për “Fjalimin Programatik”, kryesisht, si po vëprohej anë e

kand vendit deri ndër skajët ma të largëta. Edhe atje mblidhej “paria e re”e fshatrave të kooperativizueme dhe merrte edhe ajo vëndimet e veta, sime kthye Kishat e Xhamitë në “vatra kulture”, depo grumbullimi ushqimi

 për kafshët apo stalla. Pleqtë e disa fshatrave të “mërzitun” nga zakonet“prapanike” i drejtonin edhe një telegram “shokut” Enver për gjithë ato“të mira” që u kishte sjellë në katund... Kishte familje fshatare me nga 3-4 fëmijë, që merrnin 150 gr. qumësht në ditë nga kooperativa dhe iushqenin fëmijët e tyne me “pikatore”...

Mbas mbledhjëve të mëshefta të Partisë që ato ditë në Shkodër idrejtonte nga Instituti i Lartë Pedagogjik Ramiz Alia, “shokët”: XhemalDini, Musa Kraja, Prenk Sokoli, Halit Isufi, Hilmi Habovija, AngjelinKumrija, Jovan Vujoshi etj. etj. si këta besnikë të Sigurimit, vëndimet ia

 përcillnin rinisë mbasi tek “njeriu ynë i ri” ishte mbështetja e tyne. Nëmbledhjet e rinisë ma të besueshmit u ngarkonin me detyrat e Partisë dhevazhdohej me brohoritje: “Parti, Enver, jemi gati kurdoherë!”... Fillonteaksioni i rinisë... me të padiskutueshmen fjalën “vigjilencë” që në gjuhënshqipe ka disa kuptime, por për ne që jetuem atë kohë të mjerueshme, ajofjalë ka vetëm kuptimin e spijunllëkut me të cilin u formue ajo “riniservile” siç e ka cilësue At Meshkalla, “vepra më e shkëlqyer e Partisësë Punës”, ku prej kësaj rinie e deri tek ma plaku “tëgjithënjerëzit janë tëlidhun për kafshatën e gojës ”, përkufizimi ma i sakt dhe i plotë i fjalës“socializëm”.

 Ndokush mendon me të drejtë, a thue me të vërtetë “vetëm” kyishte “Revolucioni Kultural”?!...

- Jo, në asnjë mënyrë, jo!...

“Revolucioni Kultural” në Shqipni nuk ka fillue në vitin 1967, aika fillue ”kur kanë hi këta”  pikërisht, atëherë, kur Qamil Gavoçi me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 286/389

286

shokë shkrepnin armët e “fitorës” mbi kokat e “armiqve të popullit”, atoishin sinjalët e para të terrorit komunist që do të vazhdonin për 50 vjet

 pandërpremje.Komunistët shqiptarë, vegla të drejtueme nga ata jugosllavë,

 bolshevikët rusë dhe nga turli lloji internacionalistësh aventurierë qëvizitonin Shqipninë dhe mbushnin xhepat me pare të këtij populli fukara,do të gjenin skutën e fundit të tyne në vrimat e “Murit të Madh” të Kinëskomuniste, ku si mijtë e mbështjellun në thërmijat e libravë të kuq, më tëfamëshmet “Dacibao” e “Fletë- rrufé” të stivuem në “veprat e klasikëvetë rinjë” Mao Ce Dun dhe Enver Hoxha, lenin pa gjumë mijra familje tue

 pritë çdo minut: “A po na gërset dera sonte!?”... Shtabet e krijueme ngaPartia për këtë qëllim punonin ditë e natë në çdo qoshe ku nuk të shkontemendja, për me shpërnda “direktivat”e reja. Detyra kryesore e tyne ishteaktivizimi i “masave” të gjana, ose ma mirë me thanë, angazhimi i shumënjerëzve “të rinjë” në organët e Sigurimit të Shtetit pra, njollosja enjerëzve në masë e mundësisht në çdo famlje.

Organizatat e Frontit Demokratik, “levat e Partisë”, si gjithmonëtë gatëshme me organizatat profesionale deri tek “pensionistët” e

zellshëm, spijunët e lagjëve ose, siç njihëshin me emnin “kasketat”, qësot janë zëvendsue me “kapelat republikë të diellit”, nuk pushonin njëminut por, në stolat e lulishtave, e radhët e pafund të dyqanëve tuembledhë informata, tue rëmue ndër biografi dhe tue plotësue “dosje” për mbledhjet e demaskimit të njerëzve ku bahej edhe arrëstimi i tyne.

 Në një buletin special sekret Enver Hoxha, jep këtë porosi për organizatat bazë të Partisë: “... Përsa u përket elementëve të përjashtuar nga Partia, duhët pasur parasyshë, se shumica e tyre nuk janë armiqëpor, patriotë të mirë ose miqë të Partisë. Mjaft prej tyre janë

 përjashtuar pse janë futur para kohe në Parti, ose pse kanë dobësi në punë. Me këta njerëz organizatat bazë të tregohën të kujdesëshem, timbajnë afër dhe ti aktivizojnë, ndërsa ndaj të përjashtuarve për arsye

 politike, organizatat e Partisë duhët të rritin vigjilencën” ( E. Hoxha P.P.Sh. Dokumenta Kryesore V- fq. 238, 1974). Pra, llomi i llomitshoqnisë, hajdutët, imoralët, vagabondët, karrieristët, spijunët etj. tëurdhnojnë e të vijnë edhe njëherë tek shokët e tyne të “armëve”, mbasiPartia u tregue “zemërgjërë” ashtusi e porosiste edhe udhëheqësi i saj “i

dashur”. Udhëheqja e Lartë dha porosi për organizimin e “FrontitDemokratik” haptas, antikatolik, ku, u aktivizuan edhe njëherë ata

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 287/389

287

 besnikë të Partisë në bazë që deri atëditë silleshin si lapera klubeve tëndërmarrjëve për një “kafe” qyl nga punëtorët, si: Ndoc Deda, Gjon Jaku,

Loro Beltoja, Vat Deda, Fadil Ymeri, Zef Shoshi etj. drejtorë e brigadjerëme të cilët Partia maskonte vëprimet e saja antikatolike.

Sinjalët e asaj kohë që po vinte ishin dhanë nga Kina komuniste.Lin Biao mbasi zhyti në ujë të lumit Mao Ce Dunin plak dhe ia “freskoi”trunin e marrakotun, filloi zhdukjen e “kuadrove të Partisë” atje, por tëvërtetën e shfarosjëve në Tibet e vende të tjera të humbuna të Azisë ashtvështirë me e dijtë njeri, mbasi studentët shqiptarë që ishin atë kohë nëKinë, flasin për zhdukje masive në vënde të padijtuna të rinisë, të shumë

intelektualëve, profesorëve, ingjenjerëve etj. Aso kohe janë kenë dërguenga Shqipnia shumë grupe specialistësh të Sigurimit të Shtetit me marrë përvojën e re të torturave nga specialistët kinezë. Këta grupe i drejtontekatili Nevzat Haznedari me shokë. Qendra e hetimëve tashti u ba Tirana,ku, hetonin e torturonin kriminelë të zgjedhun si: Koço Josifi, AliXhunga, Elham Xhika, Dhimitër Andoni, Xheudet Miloti, Iljaz Haxhi, IloPapa, Shyqyri Qoku, Shkëlzen Bajraktari, Dhimitër Shkodrani, JakeTefiku etj. të cilët me “autorizim” të Lefter Gogës, Aranit Çelës, Shuajp

Panaritit etj. mund të përdornin torturat ma çnjerëzore deri në vdekje të burgosunve, “pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurve që mund tëvdisnin në duart e tyre në hetuesi.”( Dosja 2291).

Pëngesa e parë e këtij “Revolucioni” ashtu si dikur për edukiminmarksist-leninist, reformën agrare e kolektivizimin e bujqësisë, punën“vullnetare”, aksionet në ditët e festave fetare etj., ishte tashma i dituni“Kleri Katolik”, prandej aty u drejtuen shigjetat. Kjo politikë e drejtuemekundër Kishës si institucion me një autoritet të njohtun u pat fillue mekohë dhe u vazhdue me shkatrrimin gradual të bazës së saj materiale dheekonomike, tue përfshi këtu të gjithë njerëzit e pagëzuem kjoftë edhemësheftas ndër katakombe ku jetonin klerikët. Don Injac Gjoka flente ishtrimë ndër tulla mbrenda një furre...

U ndaluan kumbonët e Kishave mbasi nuk mund t’i ndigjonte një pjesë e mirë e qytetit! ...

 Nga fundi i vitit 1965 u patën marrë nga shteti Kisha eMurgeshave dhe ajo e Jezuitëve. Me rastin e marrjës së Kishës sëJezuitëve, eshtnat e Don Ndre Mjedjës, gjoja si shkrimtar përparimtar, u

dërguen në vorrezat e dëshmorëve tek spitali, pranë mikut e bashpunëtorittë tij, Luigj Gurakuqit. Kur u ndërtuan vorrët e reja të dëshmorëve (ato që

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 288/389

288

 janë sot), Luigji u dërgue atje, ndërsa Don Ndre Mjedja, u “harrue” atydhe humbi si Pasi, Jungu, Xanoni etj. që u tretën në breg të Drinazit

 bashkë me Imz. Bernardin Shllakun.Mbas “Fjalimit Programatik” të 6 shkurtit, qyteti i topitun dhe i

friguem u mbush anë e kand me “Fletë-rrufe” që bijtën si kërpurdhat. Tëdielën e parë ato u vëndosën në dyertë e Kishave, asaj të Fretënve nëGjuhadol dhe në Kishën e Shën’Kollit në Rus. Kjo stuhi filloi edhe ndër qytete tjera, në Xhaminë e Durrësit, në Lezhë, Milot, Laç etj. Instituti iLartë Pedagogjik i Shkodrës ku strehohej si hije Ramiz Alia, filloimbledhjet për demaskimin e klerikëve nën lëvozhgën e “Organizatave të

Frontit” me klerikët e parë: At Gegë Lumën, At Frano Kirin, At Mark Harapin S.J. dhe At Gjergj Vatën S.J. Kjo nuk ishte rastësi, por ishteshfletimi i rregjistrave të parë të Ministrisë së Mbrendshme mbasi

 pikërisht me At Gegën, u pat fillue edhe në vitin 1945 dhe vazhdoi me ataklerikë që kishin mbetë pa u zhdukë nga burgjet, intërrnimet e vuajtjet nëkampet e punës ose ma mirë me thanë të shfarosjës. Atë punë të mbetun

 përgjysëm atëherë e ndihmonte edhe mosha e thyeme, mbasi gjurmët eatyne vuajtjëve shnjerëzore nuk mund të zhdukeshin kurrma.

Kudo FRIKË! Të gjithë mendonin vetëm një gja: Me mëshefë! Tëgjithëve u dukej se errësina asht ma e përshtatëshme për këtë punë, prandej edhe dritat fikëshin herët. Fillonte ndër oxhakë tymi shllunga-shllunga edhe në pikën e verës tue djegë libra, revista, korespondenca,fotografi “me shokë reaksionarë”, dokumenta historike, figure, “Lahutëne Malcisë” etj. Secili mendonte vetëm mos me rrezikue jetën e vet dhe tëfëmijëve që mund të lindin edhe mbas 10 vjetësh ... mbasi edhe atëherëdo t’i ndiqte “lufta e k llasave”... Kjo luftë ka vazhdue pandërpremje ashtusi, burgimet, interrnimet, pushkatimet apo shfarosjet e sa e sa përsonave efamiljëve që për 45 vjet nuk kanë kenë asnjëherë të lirë, si: Mark Temali,ish oficer; Prof. Guljelm Deda, Don Mikel Koliqi, që, kur e kam pyetë senë cilat kampe ke kenë, më asht përgjigjë: “Nuk besoj se e dijnë edhe ataqë më kanë burgosë e interrnue! ...” Këtu nuk po shkruej për familjet që efilluen martirizimin në vitin 1945, mbasi do të duhej një volum me ata qëlindën, u martuen, u moshuen dhe vdiqën ndër kampe intërrnimi, apo meata breza të sakrificës që vazhdojnë edhe sot ndër fshatra e qytete ku u kakalue jeta, pa mujtë me krijue as familje, si Frida Sadedini e sa si Ajo, me

të cilët komunistët vazhdojnë me kenë të pangopun ...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 289/389

289

Mbas mbylljes së Kathedralës 100 e sa vjeçare të Shkodrës më 4mars 1967, me shpejtësi u veprue për mbylljen e Kishave e Xhamijave,

kështu më 19 mars 1967 nuk kishte asnjë Kishë të hapun në Shkodër.Mbyllet me to edhe Kisha e Zojës tek Kalaja “Rozafat”. Çelsat me tëvërtetë i mori “Organizata e Frontit” por Komiteti i Partisë organizoimenjëherë komisionet e inventarizimëve (të plaçkitjeve) të objekteve tëkultit. “Kryetar i Komisionit Përzgjedhjes Leteratyrës Fetare Kishtare” uemnue Jup Kastrati, mbasi ia kishte marrë dorën asaj punë me kohë. Për vlerat materiale ishte edhe Nuri Çaushi. Nuk dij detyrën e antikatolikut të

 betuem, spijunit ordiner Sadik Rama që ka pasë rrahë në Koplik Llesh

Marashi dhe, e ka pasë nisë për Shkodër të çveshun, në brekë.Kur “Fletë-rrufetë” mbulonin dyert e Kishave dhe veglat sërvile ehipokrite thërrisnin për zhdukjen e Fesë dhe të klerit, ndër sytë e popullitngrihëshin monumente të Atyne Martirëve, vazhdë e gurrës së

 pashterrëshme të HEROJVE TË KISHËS KATOLIKE si: At Pjetër Meshkalla, At Gegë Luma, At Frano Kiri, At Mark Harapi, Imzot ErnestoÇoba, Don Ndue Soku, Don Injac Gjoka, Don Marin Shkurti, Don MikelBeltoja, Don Frano Illija, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don

 Ndoc Ndoja, Don Pjetër Gruda, Don Nikoll Gjini, At Filip Mazrreku etj.Me datën 7 prill 1967, arrëstohet Don Mark Hasi. Vetëm në gjyq, përveç dëshmitarëve të akuzës, spijunëve Fric Curani e Pjerin Vata, kanëfolë këta diskutantë: Gjyzepina Shutermea, Natale Dema, ShabanBrahimi, Rrexhina Marku, Elizabeta Miloti, Kristaq Belkovi, Zef Fistani,

 Nina Pici, Paulin Zadrima, Burhan Dizdari, Gjon Thani, Tonin Shiroka, Njac Bitaku (??), Pjerin Boriçi, Kolec Çerraxhija etj. (origjinali idiskutimëve gjindët në dosjen nr. 2291). Me datën 29 prill 1967, mbasnjë letre historike që i pat dërgue me dt. 5 prill kriminelit Mehmet Shehu,(tekstin e së cilës do ta lexoni të plotë në fund të materialit), arrëstohet AtMeshkalla, po në Institutin Pedagogjik ku kanë folë: Luigj Shala (i cilidrejtonte mbledhjën), Jup Kastrati me diskutimin “Ardhja e Jezuitëve nëShqipëri dhe protesta e popullit kundër tyre”, Luçije Gera, Prenda Doda,mjeku Ramiz Hafizi, Lazër Sekuj, Jolanda Batalaku, Paulin Kraja,Angjelina Uli, Tonin Shiroka, Vasil Kafeja, Dedë Kulla etj. Listat ediskutantëve në këto mbledhje janë të pafund, ashtu si turpi i tyne që ashti përjetëshëm. Don Injac Gjoka turpnon përjetësisht armiqtë e tërbuem të

Fesë Katolike. Përballë Don Ndue Sokut, përëndon përgjithmonë GjonShllaku. Para duerve të bekueme të Imzot Ernesto Çobës që puthnin

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 290/389

290

fëmijët e vegjël të rrugicave të Shkodrës, nuk kanë ma forcë as prangat eSigurimit të Shtetit, mbasi arrëstimi bahët mbas disa vitësh (më 3 prill

1976), sëpse, në atë mbledhje shoferi trim Dedë Gjushi, deklaron:“Sot, njikëtu, nuk guxon kush me i vue prangat Imzot Çobës!...”. PërballëDon Ndoc Ndojës, nuk gjejnë forca përkulje as shokët e vëllazënve të tij,mbasi ideali i Fesë kishte triumfue me kohë, Ai ishte i palëkundun e trim!

 Nuk ka shembull në historinë e gjyqëve komuniste ashtusi në gjyqin që uzhvillue në Kishën e Murgeshave, ku prokurori Faik Minarolli, pyet njëtë pandehur ( A.R. Dosja 2291): “Ti a beson në Zotin?” dhe i pandehurimbasi përgjigjet: “PO, BESOJ.” .... dënohet me 10 vjetë burg.

 Në vitin 1971, Sigurimi kujtohët se ka “harrue” nga listat e vjetra“agjentin e ambasadave Perëndimore franceze dhe italiane”, “sabotuesin”80 vjeçar, Don Shtjefën Kurtin, i cili, ka krye me të vërtetë “një krim”:KA PAGËZUE NJË FËMIJË... Ka shtue një Katolik, kur Partia punonteme i qitë fare të gjithë sa ishin. Për këtë vepër Don Shtjefni u pushkatuetue thirrë: “ Jam i pafaj për shka mëakuzoni. Unëvetëm kam pagëzue njëfëmijë! Rrnofshi n Katol ikët! Rrnof tëShqipnia! ”.

Mbas dënimit me vdekje, më 25 prill 1968 të Don Frano Illisë,

“avokati” i tij, i caktuem nga përsoneli i Ministrisë së Mbrendshme,mbasi përpilon kërkesën për falje jete për Kuvendin Popullor, ia jep mevue firmën Don Franoja, i cili fshinë disa rreshta kundër Papës dhe Fesëe, shënon me dorën e vet në anën e fletës pa iu tutë syni nga vdekja:“Përsa i përket besimit, unëjam e mbetëm besimtar ! ” (Dosja 2291).

 Ky ishte qëndrimi heroik i Klerit Katolik Shqiptar para plumbit!Mbas vitit 1944, kur në Shqipni nuk kishte ma opozitë, duhët

thanë troç:  Rolin e opozitës demokratike e ka luejtë Kleri Katolik Shqiptar, prandej asht luftue e zhdukë pamëshirë nga regjimi komunist.

U përdhunuen vorrët në Kathedrale, ku nëpunësit e Partisë provonin ndër gishta unazat e ipeshkvijve të vdekun për gratë e tyne. Pokështu u vëprue edhe në Kishën e Zojës tek Kalaja dhe atë Françeskane,ku, përveç françeskanëve të tjerë u dhunue vorri i Poetit Kombëtar AtGjegj Fishta dhe, Ai i Atdhetarit të flaktë Dedë Gjo’Luli, eshtnat e tëcilëve u tretën. Vorret e Kamanës dhe ata të Rëmajit, përfunduen nëgërmadha. Atdhetari Gjon Kamsi i shpëtoi nga sheshimi i plotë.

Shkatrrimi i Kishës së Zojës, i Kathedralës, i kumbonarëve

historike, plaçkitjet e tyne deri tek sahatat në çdo skaj të qytetit tregojnë pikësynimin e komunistëve në Shkodër: “Të bëjmë qytetin si fshatin!”.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 291/389

291

Këtij qëllimi do t’i shërbente edhe hudhja në erë me dinamit e Kishësmonumentale të Vaut të Dejës, ku mendohej se asht kunorzue Heroi

Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ajo Kishë u shkatërrue ngakandidati i Komitetit Qendror të P.P.Sh., Fadil Ymeri, (me porosi ngalartë), por Fadilit me shokë nuk i mungonte dëshira për shkatërrim e

 plaçkitje të veprave monumentale. Kjo u provue në Xhaminë e Parrucësku, inventarizuesit (plaçkitësit) paisën shtëpitë e tyne me qylymat elampadarët e veprave të kultit. Edhe sot gjenë në shtëpitë e këtynespijunëve shalldane të marrun në Kishat e Shkodrës e qylymat e vjedhunnë Xhamija. Ky ishte shpërblim i Partisë për veglat e Sigurimit. Për 

servilin Angjelin Kumrija, (spijun që në vitin 1953, me klubin sportiv“Puna” të Shkodrës, rekrutue nga katili Hilmi Seiti), kur ka kontrollueArgjipeshkvinë, i ndjeri Don Mark Hasi, ka thanë: “Atë që na ka ba atëditë Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as Sigurimi i Shtetit!”, se çfarë ka

 ba ai me paturpsi në dhomën e Imzot Ernesto Çobës, kundrejt Ipeshkvittë nderuem, besoj i kujtohët mirë! ...

Mbas shkatërrimit të këtyne veprave, që në gjithë Shqipninënumërohën ma shumë se 1800, ku kanë dhanë kontributin e tyne shumë

atdhetarë në pikëpamje kulturore dhe artistike, por, ajo që i kushtoi mashumë Veriut ishte GJUHA AMËTARE, e cila tue fillue prej Imzot PalEngjullit në vitin 1462, ishte ruejtë, shkrue, pasunue, përpunue me shekujtue u trashigue ndër gurë, male, vorre, shpella e fusha, kur shugurimishoqnohej me rrahje gurit për gurë, mbasi kumbonët edhe atëherë nuk 

 binin si sot. Tue u martirizue e flijue u punue si e si me ruejtë truellinshqiptar, por edhe kjo gjuhë u masakrue me një “Kongres të Gjuhës së

 Njësuar”, që zhduku përfundimisht jo vetëm Dialektin Gegnisht por, edhekrejt letërsinë e shkrimtarëve Veriorë, vetëm pse “Lahuta e Malcisë” nuk i përshtatej “miqëve e shokëve” të Partisë së Punës “Jugosllave” tëShqipërisë. Nuk kishte si të vazhdonte kjo gjuhë në bankat e shkollës së“revolucionarizueme” mbasi Gegët nuk kishin ndihmue ardhjen ekomunizmit në pushtet dhe asht fakt se këta nuk e kanë dashtë kurrë atë... Për fat të keq me këtë rrokullisje të Veriut u pajtue edhe inteligjencakosovare, e gënjyeme dhe e mashtrueme nga sërvilët, shërbëtorët e

 bashpuntorët e Enver Hoxhës e Titos, që bredhnin pa frikë në shkollat ePrishtinës kur çdo kosovar i ndershëm që vinte në Tokën Nanë,

arrëstohej, burgosej, intërrnohej e zhdukej në kampet e shfarosjës sëkudondodhuna në Atdheun e dishruem.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 292/389

292

Ende nuk mërrij me kuptue pse vazhdohët edhe sot kjo politikë,që për fat të keq kjo gjuhë e shëmtueme ka hy edhe në Ungjillin Shenjtë.

Jam i sigurt se klerikët që e kanë ba këtë vëprim nuk dijnë se çka kanëhumbë. Ka ndër këta klerikë edhe prej atyne që, kur, jepëj ndër gjyqedënimi me vdekje për shokët e tyne, këta falnderonin organët e Sigurimit“për qëndrimin e mirë që kanë mbajtë hetuesit ndaj tyne”. Asht koha melanë në një anë çdo mëkat dhe me punue për interesin kombëtar, për “Gjuhën e vërtetëtënjësueme ”, sa nuk asht vonë! Bazat shkencore për këtë qëllim janë vue e lanë nga shkenctarët: Eqrem Çabej, Martin Camaj,At Justin Rrota e At Danjel Gjeçaj me shokë, atëherë, shka pritët!?

“Revolucioni Kultural” nuk u mjaftue vetëm me fushatën kundër Klerit, por ai përlau dhe mjaft të tjerë, madje, edhe atje ku komunistëtkishin çerdhët e tyne, për të cilat as nuk iu shkonte mendja se do të

 prekëshin ndonjëherë. Inteligjenca që dinte gjuhë Përëndimore ishte e para në shenjë mbasi ajo ndigjonte lajmët e hueja kur duhej ndigjuevetëm “Radio Tirana”. U arrëstuen përkthyes të njoftun si: ProfesorëtMark Dema e Nikoll Daka, vetëm se nuk përkthenin marrinat e “klasikut”marksizmit shqiptar. “Vigjilenca” që kishte tregue rinia dhe organizatat e

 pionjerit me rastin e festave fetare ndër dyert e furrave të lagjëve, mevërejtë dhe me spijunue se kush ban ambëlcina, duhej vazhdue edhekundrejt mësuesve dhe profesorëve të tyne, që kanë “mbeturina të vjetra”.Kudo “vigjilencë”, mbasi ka mjaft që nuk pëlqejnë muzikën labe dhendigjojnë muzikë klasike. Ka edhe nga ata që kanë mbarue shkollat jashtënë “ishdemokracitë popullore” ose në Bashkimin Sovjetik dhe tashtiinfektojnë “masat” me frymën revizioniste. Për këtë arësye u arrëstuanshumë artistë, shkrimtarë, muzikantë, piktorë etj. se, merrej me mend sekëtij apo atij, i pëlqen ajo që nuk na pëlqen né. Në shembullin e“revolucionarëve” kinezë që arrestuen dhe i këputën krahun e djathtë

 pjanistit ma të mirë të Kinës, se lonte në piano muzikë nga Bet-hovën, uarrëstue kangëtari i madh Luk Kaçaj, vetëm se recitonte përmendëshveprën e mësuesit të vet “Lahuta e Malcisë”.

Çdo fushatë politike asht shoqnue me pasojat e “pllanëve”ekonomike. Mendohej vorfnimi i popullit në mënyrë të tejskajshme si esi, me e mbajtë nën zgjedhë gjithmonë me ankthin e frikës dhe të urisë,që kishin pushtue çdo sofër. Nuk mendohej tjetër veç, me kafshatën e

fundit në gojë; “kjo iku, po, për darkë çka do të hamë!?”... Mendja tek grazhdi i rrin vetëm kafshës, vetëm ky ishte pikësynimi i këtij

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 293/389

293

“Revolucioni” makabër. Njerëzve iu ndalue me ligjë çdo burim tjetër  jetese, veç “kafshatës së gojës” që jepte shteti, mbasi kështu punohej

vetëm për té dhe paguhej sa donte ai. Në çati të shtëpisë punëtori nuk tërregullonte një tjegull se shihëj nga rruga dhe të nesërmën pushohej nga

 puna, mbasi spijunët e kudondodhun njoftonin ndërmarrjen se “dje kemi pa punëtorin tuej tue punue punë private”. Askush nuk kërkonte prova,mendimin e dënimit e jepte “klasa”, ndërsa vëndimin e merrte “k llasa”,shpikëse e kësaj luftë që nuk na u nda për një gjysëm shekulli... jo pak!

Fshatari u tregue ma i mendëshmi. Ai mendoi: “Pasuni nuk kam,tokën ma keni marrë me kohë, të holla nuk kam, mbasi gjithë familja

 punon për 30 lekë (të vjetra), merri Parti edhe pulat, sa me i mbajtë unëme parët e bukës së fëmijëve...!” dhe, sa errej nata e deri në të dalun tëdritës shkonte me vjedhë mundin e vet në arat, kotecat e magazinat ekooperativës. Ndryshej, si me jetue!? Nën dyshemët e dhomave tështëpive përdhese mbahëj një derr i dejun me raki, për mos me iu ndigjuezani gjithë ditën. Në darkë edhe ai ngopej me misrin e zimë dhe tëvjedhun ashtusi të gjithë pjestarët e kooperativës, tue fillue nga sekretari iPartisë, që toçej në raki tek klubi tue mbajtë fshatarët me premtime dhe

gënjeshtra për ditët e “bardha” të socializmit, që mbas pijës...po vinin...Drekat e darkat nuk hapëshin ma me përshëndetjën e zakonëshmekur çohej gota e rakisë, për ata që e kishin por, thohej: “Të na rrojëPartia!”... Kështu, ndër sofra filloi “gjuha e njësuar”. Edhe na Gegët qëkemi pas thanë “na rrnoftë...”, për me kenë ma “në rregull” me Partinë,filluem me shkrepë gotën tue përshëndetë: “Na rroftë... Partia!”.

“Qarkullimi i kuadrit”, ishte një shpikje për largimin dheeleminimin e njerëzve të “pa sigurt” për ato vepra e punë që i duheshinPartisë jo të bazueme ndër faje apo gabime por, në dyshime ose

 paragjykime të ndonjë spijuni “dashamirës” i Partisë; se, ky përson ka“pikëpamje revizioniste” ose “nuk shprehët i kënaqur nga Revolucioni,

 por, heshtë...”. U larguen nga “qendra”, u dërguen në zonat e thellamalore, u emnuen me detyra “të rëndësishme” ndër kooperativa etj. Nëseedhe atje nuk jepte prova “përmirësimi” ose nuk tregohej “vigjilent”,Partia, mbas gjithë asaj “zemërgjerësie” që kishte tregue me té, e çonte

 për “riedukim” për 7-8 vjetë në burg dhe po qëndroi si maparë i përsëritejdënimi. Kështu, u eleminuen shumë ekonomistë, ingjenjerë, profesorë,

dhe u vazhdue në ushtri e ma vonë edhe në Sigurimin e Shtetit. Fillohejme ma të madhin “Anëtarin e Byrosë Politike” të parin, e mbas tij deri ku

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 294/389

294

i shkonte mendja e “ndritur” e Enver Hoxhës: “Se nga ki, nuk më vjenndonjë e keqe për kolltukun tim!...”. U shpik parulla: “Kursim, kursim,

 përsëri kursim!” dhe anëtarët e thjeshtë, që nuk kishin me çka mendihmue Partinë materialisht, “i dhuruan” rrathët e martesës. Kjo bahejsëpse, “shokët” e lartë të Partisë nuk kishin ndër mend me prekë rëzervate majme që kishin ndër bankat e hueja, mbasi ata mendonin edhe për kohën e “sotme”, sidukët, i shkonte mendja se nuk ka me kenë gjithmonë“P.P.Sh. fanari ndriçues i marksizëm-leninizmit në botë”... ia paska ndiezemra! Mandej shka iu donin rrathët ndër gishta, mos ishin të besëskomunistët? Ata nuk e kishin për gja të keqe divorcin. Fëmijët e mbetun

rrugëve i edukonte Partia në shtëpitë e fëmijës, ndër këto qendra“edukimi” prej ku delnin ma spijunë se baballarët e tyne. Mbas arrëstimitose një dënimi të dhanë nga Partia gjithnjë Sigurimi ushtronte presion tek 

 bashkshorti për ndarje martesore. Këto divorce shteti i ndihmonte nërrugë të ndryshme, tue i ruejtë vendin e punës, tue mos i largue nëintërrnime etj, sidomos, ata që kishin gisht në arrestimin e përsonit.Shkunorzimët nuk ishin problem mbasi i arrëstuemi nuk kishte asnjë tëdrejtë vetëmbrojtjëje, ai ishte i deklaruem “armik i popullit”, prandej, as

grueja nuk kishte si ta donte ma, edhe pse deri natën që ishte arrëstue ai,kjo kishte bashkëjetue me te. Heqja e “avokatit” edhe pse gjithmonë ashtkenë formal i ka hapë rrugë shtetit me vëprue haptas kundër fatkëqijve që

 përfundonin ndër pranga. Vetëm në kampin e Spaçit, në vitin 1975 kishte900 të burgosun, të gjithë të ndamë nga gratë e tyne përveç, tre përsonave

 pleq. Të gjithë kur janë lirue nga burgu janë bashkue me gratë e tyne “tëdivorcueme”, me përjashtime të pakta.

Shumë kuadro “me vlerë” qarkulluen në bazë, tue marrë përsipër “edukimin” e brezit të rinj. Shumë oficerë të Sigurimit të Shtetit u banë“mësues të edukatës qytetare ”... i ronia dhe fyemja ma e madhe qëi asht ba shkol lës ... disa të tjerë forcuen pikat e dobëta të spijunazhit si: Sadik Rama, Rustem Sykja, Pjetër Hasi, Jovan Vujoshi etj. Pra, kudo “Punë,vigjilencë, gatishmëri!”, që e shprehun ma kjarte shqip, d.m.th.:“Me punue si kafshë, me jetue si dhelpën dhe me ngordhësi qen! ”.

 Në vitin 1959, Nikita S. Hrushovi, pat vizitue Shqipninë. Nëkujtimët e tija, ai shkruen: “... Shqipëria është vend i vogël por, populli

 jeton në një pozitë të tillë gjeografike, ku ndërthurën kundërshtitë e

Evropës dhe armiqtë i ka të shumtë ... Kufiri nuk ishte ai që donin ata ...Tito më ka thënë, se në Jugosllavi ka shqiptarë më shumë se në vetë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 295/389

295

Shqipërinë... Shumë, shumë të varfër dukeshin fshatarët. Varfëriadhe primitivizmi mbretëronin atje kudo...! Enver Hoxha, Mehmet

Shehu, dhe Beqir Balluku e quanin vetën me një autoritet të palëkundur.Unë thëm, se janë njerëz jo largpamës e të kufizuar. Ngatërruan politikënme aritmetikën. Ata kanë menduar se Kina është qendra e botës.”Po, sikur, Hrushovi të shihte Shqipninë në vitet ’69, ’79, apo ’89, shka

 paska pasë në mend me shkrue për “kopështin e lulëzuar të socializmit”,kur në dyqane shitëshin vetëm purrinjë të thamë nga mungesa e vaditjes?

Hafiz Ibrahim Dalliu në vitin 1946, afër të 80-tave, dënohët mbasideklaron në hetuesinë e Tiranës: “... Kam dëgjuar ndër stacionet e

Amerikës dhe të Londrës lajmet anglisht, mbasi dëshroja që ata tëzbarkonin në Shqipëri ... Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjën, as tëafërme dhe as të largët. Nga turqit ne kemi marrë vetëm besimin. Për tjera nuk ka shka na duhët Anadolli... Shqipëria është shtet që i përketvetëm Evropës. Me Evropën na lidhë pozita gjeografike, mardhanjetshtetrore, ato kulturore e të gjitha tjerat që vijnë pas, për një jetë më tëmirë dhe të begatëshme të popullit tonë ...”

 Një shok (B.S.), mysliman nga Tirana, më ka pasë pyetë

miqësisht: “Të lutëm, më shpjego, pse ju katolikët e Shkodrës nuk i donisllavët e kryesisht Serbët e Rusët, tue pasë besimet e përafërta me ta?”.- Unë, iu pata përgjigjë: “Fan S. Noli, tue kenë Peshkop Orthodoks kakenë në Rusi dhe e ka pa me sy atë vend e, mandej, ka shkue me jetuedhe me vdekë në Amerikë ... pa kenë shkodranë!”.

Papa Gjon Pali I I -të , më 25 prill 1993 në Shkodër, tha: “... Qëtë tre komunitetët fetare mbajnënjëraport respekti reciprok tënjë bashkëpunimi tënjerëzishëm. Qëndroni nëkëtëpikëpamje, vëllazën e 

motra, kështu, ju mund tëndërton i njëbashkim kombëtar tëurtëdhe të qëndrueshëm!” Udhëheqësi i “Revolucionit Kultural” në Shkodër ishte i

 besueshmi “bilbili i Partisë”, që shpesh kujtohej për shkodranë, skiljaRamiz Alia. Një shkodranë i vërtetë kurrë nuk ka punue për me përça

 popullin e Shkodrës me anën e Fesë. Do të jap dy fakte të kësaj përçamjeqë ka mbjellë dhe ka dashtë me kultivue në Shkodër, ky “bilbil i Partisë”:1. Ndër të gjitha mbledhjet e organizueme si mbas porosisë së tij nëShkodër, gjatë gjithë “Revolucionit Kultural” për demaskimin e

klerikëve, janë kenë vetëm klerikët Katolikë që janë arrëstue, torturue,dënue, pushkatue dhe vuajtë me shumë vite burg ndër kampe pune e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 296/389

296

shfarosje. Gjatë kësaj kohë në Shkodër kur Ramiz Alia, ka drejtue këtë“Revolucion Kultural”, nuk asht arrëstue ose demaskue asnjë Hoxhë. Kjo

asht një rrugë e vazhdueme prej kohësh nga komunistët, mbasi që nga viti1944, dhe e tham me zemër shyqyr, nuk u gjet një Hoxhë në Shkodër meu pushkatue me akuza false, ashtu sikur janë zhdukë ma shumë se 120Klerikë Katolikë. Kjo vërteton ma së miri se komunizmi ka punuegjithmonë, ashtu si sot, për PËRÇARJE FETARE në qytetin e Shkodrës.Për me goditë për vdekje këtë qendër të katoliçizmit në Ballkan, “shoku”Ramiz, mu në zemër të saj vëndosi turpin e faqën e zezë të vetën:“MUZEU ATEIST”, i vetmi në botë, që për fat nuk e kam vizitue kurrë!

2. Kur ka ngordhë mësuesi i tij (e, ndoshta, dishka ma shumë ...), Enver Hoxha, Ramiz Alia ka ardhë në Shkodër mbas 10-12 ditësh dhe ka ba njëmbledhje me “novatorët” në klubin “Punëtori”, (tek Kisha e Fretënve).

 Në darkë, në një mbledhje “sekrete” në Komitetin e Partisë së Rrethit me7 sekretarë Partie të ndërmarrjëve, ka porositë: “… Shoku Enver na la...duhet të jemi më vigjilentë se kurrë mbasi armiqtë e Partisë do të punojnëme prishë unitetin tonë. Ata në këtë kohë, si gjithënjë, do të kërkojnë megjetë mundësinë me realizuar qëllimet e tyre të këqija ndaj Partisë...

Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cilanuk e ka dashur kurrë Partinë. Ata në këtë situatë kanë me kërkuarpër të përfituar për të përçarë këtë unitet të Partisë sonë ... por, kudoqë të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë,veni prangat dhe jepni plumbin ballit!... ” ( Prill 1985).

Pa kalue 10 orë nga dhanja e kësaj porosie, ajo ra në veshin temnga njeni prej të shtatëve që ishte kenë në atë mbledhje. Pra, ky ishteMysliman, po, sidukët më donte mue ma shumë se Partinë dheRamizin!... Kishte harrue i shkreti Ramiz, se në Shkodër kishin lindë evdekë bashkë: Ndue Pali e Caf Meta, Paulin Pali e Muzafer Pipa, KolPrela e Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e, sa e saSHKODRANË, vëllazën tëvërtetë, qëderdhën gjakun bashkëpër truell in shqiptar.

Ramiz Alia mbetet vrasës i vëllazënve të vet prej kosovarëve tëzhdukun të Tivarit e deri tek Arbën Broci me shokë. Ai asht njeriu me dy

 fëtyra i gjithë periudhës së pushtimit komunist të Shqipnisë. Ai ashtmashtrues dhe përçarës gënjeshtar i rinisë së vrame ndër kufijtë e Atdheut

dhe TRATHTAR I PËRJETËSHËM I QUMËSHTIT TË GJIUT TËROZAFËS SË S H K O D R Ë S!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 297/389

297

Me “REVOLUCIONIN KULTURAL” Enver Hoxha, ka plotësue portretin e vesëve ma të ndyta të tij tue shpallë Shqipninë “Shtet Ateist”,

ndërsa, vegla besnike e tij, eonuku i oborrit Ramiz Alia, ka dhanë provanë këtë “Revolucion Kultural”, se asht i denjë me u ulë më 13 prill 1985,në kolltukun e flligtë të atij tirani gjakatar të Popullit Shqiptar.

Shka kje ky “Revolucion Kultural?”, mu në zemër të Evropës?...Për Popullin Shqiptar, ky kje një stuhi mizore, zharitëse, rrënuese,

shkatrrimtare, me vëllavrasje e gjakderdhje katili të pashpirt!Abraham L incholn thotë:

“Mbrojtja e jonë asht në ruejtjen e Shpirtit që vlerësonLIRINË, si trashigimi të të gjithë njerëzve, të të gjithë njerëzve kudoqë janë. Shkatrrojeni këtë Shpirt dhe ju, keni mbjellë farën edespotizmit me duert tueja!”

Shkodranë! Kurrë mos harroni, se, ajo që u ba më 13 dhetor 1991,mbi kokën e diktatorit para Pallatit te Prefekturës së Shkodrës, e, julumtë!

AJO, ASHT VEPRA E VËRTETË E RINISË HEROIKESHKODRANE!

Letër e At Pjetër Meshkallës S.J.

Kryetarit të Këshillit të Ministrave

Mehmet Shehu, Tiranë

Shkëlqesë,Pardje, më 3-IV-1967, ora 19, pjesa ma e madhe e klerikëve

katolikë që gjendët sot në Shkodër, kjemë thirrë në Sallën e Kandit tëKuq të Komitetit Ekzekutiv. Na u komunikue ndër tjera, se do tëdenonconim gjithëshka kishim, me përjashtim të teshave përsonale të

domosdoshme të veshjes dhe të fjetjes, pse të tjerat të gjitha ishin të popullit dhe popullit duhet t’i këthehën; dhe se nuk do t’ushtronim asnjëshërbim fetar, as edhe privatisht: Këtë e ka vendosë populli.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 298/389

298

Mendova të drejtohem me këte letër Shkëlqesës s’Uej, për me ishfaqë mendimin tim, jo ndryshej, por si njeriu njeriut.

Sa për libra të mij, gjana kishtare etj. le të vinë e t’i marrin kur tëduen: nuk asht e para herë që unë dal në rrugë të madhe.

Por, unë dëshroj të çfaqë disa mendime në përgjithësi:Dorëshkrimet janë pronë e shenjtë dhe e paprekshme e Autorit, në mos idorëzoftë ai vet, e në mos kjofshin kundra Sigurimit të Shtetit.

Sa për pasuni të tjera, as bujarija e burrënija e popullit, as ligjinatural ma elementar nuk e pranon që, një gja që asht e falun njëherë njaj

 përsoni o njaj enti të caktuem, të kërkohet rishtas prej dhuruesit si gja e

tija. Spekulimet e shpërdorimet goditën.Dhe e vërteta asht se populli, pothuejse në çdo vend e ka përcjellë priftin e vet (të mirë o të dobtë) me vajë, si përfaqësuesin e fesë së vet.

 Një hije e zezë ka ra mbi popull kur ka pa tue u mbyllë Kishat, tueu rrëzue kumbonarët e sidomos tue u lejue të viheshin në lojë përsonatdhe gjanat fetare, tue fye kështu thellë ndjenjat kaq të shenjta të besimit.

Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskredituese antifetarezhvillue me të gjitha mjetët e propagandës. Si përgjigje, populli ka

mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë ka atëherëqendrimi i një pakice të pandërgjegjshme o të frikësueme me lloj lloj presionësh?

Sidomos pjesa e frikësueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhen sëpse, e lidhun ngakafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson; dhekështu fushata që po bahët, synon me formue një brezni pa kurajo civile,

 pa burrëni, oportuniste, sërvile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në damt’Atdheut. Njerëzit kanë frikë m’u takue, m’u përshëndetë rrugës me miqqë janë në sy o “të prekun”. E kush po di se cilët janë! - Flitët shumë për Inkuizicionin e sot 500 vjetëve dhe jo fort objektivisht. Po për këtë tëshek. XX-të?

Vi tash tek unë. Unë vijën e tanë jetës sime nuk mund e ndryshoj, por do ta vazhdoj derisa të kemë frymë. Pengesa e jashtme e forcësmadhore do të bajë në mue vetëm atë efekt që ban guri o dheu që pengonrrjedhën e ujit: Populli më njeh; dhe e din mirë si kam shkri jetën për te.

Unë tham se me këtë luftë kundra fesë neve edhe po

diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni. Kur në vj. 1945 në Tiranë, më 8

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 299/389

299

mars, unë u ankova Juve, Shkëlqesë, se kishëm ndigjue prej komunistëvefjalët: “Këtë Kishë do ta bajmë kinema”; Ju m’u përgjigjët: “Këjo asht

 propagandë armiqësore!”.Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejt me u

 ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit. Nuk më ka shty me Ju shkrue Shkëlqesë as urrejtja, as ambicioni,

as interesi, por vetëm ndërgjegja, e vërteta dhe e mira.

Kryetarit të Kësh. të Ministrave në Kryeministri - TiranëMehmet Shehu

Me nderime5 Prillë 1967. Pjetër Meshkal la meshtar katolik i Shoqënisë Jezu.

V.O. Letra asht shkrue pa asnjë  ndryshim nga

origjinali.(autori)

AT PJETËR MESHKALLA S.J.

“Pushtetin komunist e kam luftuenë të gjitha predikimet e mija”

Kam pasë frikë se, nuk do të mërrijë me pasë në dorë këtëmaterial që më mungonte në vitin 1993, kur përfundova së shkruemi dhe

 botova librin “At Pjetër Meshkalla S.J.”

Ky, asht vetëm një shtojcë e librit, mbasi aty nuk përfshihet asnjëmaterial arkivor.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 300/389

300

Dosja 4191/1. (Në këtë dosje asht edhe materiali i arrëstimit të parë, në vitin 1946, me Dosje nr. 1303).

“Sot asht dita e Krishtit Mbret. Ka prej atyne që mendojnë semunden me ia hjekë Krishtit Kunorën e Mbretnisë së qiellës e të tokës,

 por, gabojnë, gabojnë, gabojnë!...”. Me këto fjalë mbyllej pretku i asajditë të diel, më 21 nandor 1946, në Kishën e Zemrës së Krishtit nëTiranë, -më tregonte- Z. Pjetër Topalli, aty nga viti 1994, mbasi kishtelexue librin tem. -“Atë natë, rreth orës 21.00, u arrëstue At Meshkalla dheDon Shtjefën Kurti. Gjatë kohës së qëndrimit në hetuesi për AtMeshkallën, asht interesue me i çue ushqim dhe ndërresa një besnik i tij,

Fra Gjon Radovani”, - më tregonte ai.Hetimet fillojnë të nesërmen e arrëstimit, më 22 nandor ora 8.00,në Tiranë. Dosja ka disa nga deponimet e tija të cilat unë po i shënojashtu si kam mujtë me i marrë: “...  Pushtetin komunist e kam luftue në të 

 gjitha predikimet e mija. Me rastin e vdekjës së Imzot Bumçit i kam bathirrje nanave të dëshmorëve që mos me kërkue gjak, mbasi kjo ngjallëvëllavrasje. Me luftën nacional-çlirimtare u bashkuen edhe komunistët e,me që këta, nuk njofin dhe respektojnë Fenë, unë nuk jam pajtue me

komunistët ... Kam mbyllë “Rrethin e Sh’Pjetrit”, pse këta djelm po përziheshin në rryma politike si me Ballin, Legalitetin dhe me komunistat... Aktivitetin propagandistik kundër P.K.Sh. e kam fillue nga viti 1943.Kjo parti atëherë drejtonte Luftën N.Çl., por, unë tue kenë kundër komunizmit kam luftue edhe punën e tyne. Këtë propagandë e kam baedhe ndër familjet ku kam shkue për vizita e raste të tjera...

At Troshani ka kenë eprori i em. Ai nuk merrej me politikë, edheai si unë nuk e donte fashizmin. Në vitin 1945, lidhjet me Papën undërprenë. Unë kam dërgue një letër në Misionin Francez, ia kamdorëzue në dorë Briotit për me e dërgue në Vatikan. Këtë letër e kamshkrue bashkë me At Frano Kirin, ku, kam tregue ndalimin e lirisë sëFesë, fjalës dhe shtypit. Delegati Apostolik ishte e pa muejtun me u marrëme shtetin këtu, se konsiderohej fashist (deri diku kishte të drejtë),

 prandej, kërkova nga Papa një delegat tjetër. Një letër ia shkrova edheKomandantit të Përgjithëshëm Enver Hoxhës, por nuk mora përgjigje...Unë, bile, akuzohem fashist tue kërkue edhe heqjen e DelegatitApostolik, këtë unë nuk e kuptoj!... Për lirinë e shtypit tonë, unë kam

kërkue me u takue me Nako Spiron por, ky, më ka çue njeri tjetër... Për votime nuk kam kenë dakord, që mos me pasë secili mendimin e vet për 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 301/389

301

 partinë që don... Mendimi em ishte se në Shqipni, Pushtetin nuk duhëtta marrin komunistët, mbasi nuk do të na ndihmojnë shtetët e

Evropës, mbasi atje ka vetëm Parti Demokristjane, gja që do të ishtee mirë me e pasë edhe na. Në muejn Maji të vitit 1946, kur ishim tek AtPashko Prela, Provinçiali At Mati Prennushi më tha: “Në gjyqin që ishtezhvillue në Shkodër, mbrojtjen ma të mirë e ka ba Padër Fausti, por ç’dobi kur nuk e lanë me folë, mandej, ma në fund, na asht dashtë mekohë me organizue ndonji parti politike, nuk do të ishte ndonji krim!”.Imzot Frano Gjini, më ka ngarkue me shkrue nji letër për Enver Hoxhën,ku bahej fjalë për përkrahjen që duhët me na dhanë shteti né dhe, për 

 padrejtësitë që na bahëshin, ndalimin e shtypit etj... Me Don ShtjefënKurtin kam pasë mosmarrveshje mbasi kam dënue miqësinë e tij meMusa Jukën dhe Jakomonin... Jam kënaqë kur një i ri nuk ka marrëtesëren e BRASH-it, se kjo organizatë udhëhiqet nga komunistët dhe ikam thanë: “brravo të kjoftë” dhe i kam shtërngue dorën. Raste të tilla siky janë kenë të shumta... Mbas çlirimit e rihapa “Rrethin e Sh’Pjetrit”, semu lutën të rijtë dhe unë e pashë të nëvojshme me e rihapë, mbasi riniakishte fillue me u implikue me komunista.

Dëshmia e Parid Daranit bjen poshtë, se ky nuk ka qenë në“Rrethin e Sh’Pjetrit”.

Deponimet e sipërme janë baza e akt-akuzës së prokurorit PetritHakani, për hapjen e gjyqit kundër At Pjetër Meshkallës me datën 14 prill1947.

 Në dokumentin e vëndimit të gjyqit, shënohet me shkrim dore ngaKryetari, major Gjon Banushi: “15 vjet heqje lirie dhe punë të detyruar”.Tiranë, 17 prill 1947.

Avokati, Vasil Xhai, në mbrojtjen e tij me datën 16 prill 1947,shkruan: “... Kurdoherëkundërshtar i respektohët për idetëe ti ja, që mbron me këmbëngulje dhe sinqeritet. Sinqeri teti i ti j duhët tëçmohet dhe tëintërpretohët nëfavorin e ti j , si rrëthanëlehtësuese.” 

Vëndimi mbeti i pa ndryshuem për 15 vjet... shumicën e të cilaveAt Meshkalla e kaloi në burgun e Burrelit. Mbas lirimit nga burgu erdhinë Shkodër, mbasi atëherë kishte edhe nanën gjallë e cila jetonte mekushrinën e tij Ganxhën, në rrugën Ballabane, në një shtëpi përdhese.

Kush ka pasë rasë me shkue në atë shtëpi tek At Meshkalla, besoj kujtonmirë skamin dhe fukarallëkun në të cilin ka jetue në ato vite të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 302/389

302

mnerëshme, gjithmonë i survejuem, por kurrë i friguem, mikpritës, idashtun, i qeshun e bujar, me çka mujte me pasë në atë kolibe, përveç

fjalës së ambël e joshëse që nuk i ka mungue asnjëherë. Kur e ke pasëparit, të dukej aq i shkurtë e aq i madh ishte kur vinte koha me u ndame té sa, orët e tana të bisedës të dukeshin 5 minuta. Asnjë njeri nuk kamujtë me të shpjegue me fjalë madhështinë e tij, guximin, burrninë,inteligjencën, fetarin e përkushtuem dhe atë që e bani të dashtun për gjithë njerëzit pa dallim Feje, luftëtarin e vëndosun kundër komunizmit.

 Në të gjithë burgjet e kampet e punës dhe të shfarosjes së komunizmit, nëtë gjithë anët e vendit dhe kudo që ke mujtë me zanë në gojë emnin e At

Pjetër Meshkallës, asht kenë e pamujtun mos me pasë në tavolinë njënjeri, që menjëherë ka fillue me tregue për karakterin e tij të pathyeshëm para çdo bishe komuniste që e ka sjellë koha. Çdo shtëpi shkodrane tuefillue në lagjën Skënderbeg e tue u përshkue nga Serreqi, Arra e Madhe,Perashi, Xhabijej, Parrucë, Zdralëj, Dudas e Kiras e, ku të shkojnëmendja, nuk ka pasë prak shtëpie katolike e myslimane që nuk ka shkelëkamba e tij. Ishin vetëm 6 vjetë që ishte në Shkodër dhe njihej nga tërinjtë e pleqtë, sikur të kishte punue gjithmonë në atë qytet. Pra, asnjëherë

nga viti 1938 ai nuk ka shërbye në Shkodër, madje, edhe mbas lirimit nga burgu i parë, në vitin 1961 e deri në vitin 1967, kur asht arrëstue prap, populli i Shkodrës nuk e ka pa tue thanë meshë në asnjë Elterë të ndonjëKishe dhe, as në ndonjë predikatore tue shpjegue Ungjillin. Kisha e ti j ishte dhoma ku flente dhe, predikatore asht kenëçdo vatër shkodrane.

Ai ishte Prifti ma i nderuem dhe ma i njoftuni për gji thë popull in shqiptar! 

Kjo asht arësyeja e vërtetë e arrëstimit të dytë, me“Revolucionin Kultural” në vitin 1967.

Ishte plot 66 vjeç më 29 prill 1967, kur lajmërohet me kenë në njëmbledhje të organizatës së Frontit, në orën 17.00 në Institutin Pedagogjik të Shkodrës. Survejuesit që kishin kontrollue hymjet e daljet në shtëpinë etij, “lirohën nga detyra” aq e randë që kishin deri atë ditë. I duhej menjohtë gjysmën e Shkodrës, për me njoftue në Sigurim kush shkon e vjentek At Meshkalla. Kur del nga shtëpia u përshëndet për të fundit herë,mbasi mendonte se nuk do të shihet ma me ta. Dy oficerë që prisnin tek dera, e pyesin: “Në mbledhje jé nisur?”, dhe, ai ju ishte përgjigjë shkurt:

“Po!”... Ecin në një drejtim, marrin këthesën tek rruga Badra, drejt ngaDugajt e Reja dhe në Institutin Pedagogjik. Asht ora 17.00. Ai hyni në

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 303/389

303

derën kryesore... dhe... ndigjohën në altoparlantët fjalët... Qetësi, shokë,qetësi!... Mbas hapjes së fjalës kryesore, shtjellimëve “filozofike”,

shpifjeve dhe trillimëve kundër Klerit Katolik dhe në veçansi kundër Jezuitëve, mbasi atij Urdhni (S.J. “Shoqnia Jezus”) i përkiste dhe AtMeshkalla, kërkon fjalën edhe ai, që mbas pak orësh do të quhët “i

 pandehur”. Bie një qetësi vorri në sallë... Ka shumë që nuk e shohin tueecë me hapat e vogjël e të shpejtë që drejtohet nga podi, ku flasinkonferencierët, mbasi asht i shkurtë, por kur i afrohët mikrofonit dhe erregullon për qejfin e tij, shikon krejt sallën e heshtun dhe i drejtohët mekëto fjalë: “Unë jam Katolik dhe besoj në Zotin! Po më vjen mirë, që

po më nepët rasa me folë prej një vendi, ku kam mundësi me iudrejtue popullit tem që më ka nderue, më ka respektue, më kandigjue fjalën teme dhe më ka pritë e përcjellë në shtëpijat e veta, medashni të madhe. Qëllimi i em ka kenë gjithmonë i mirë... mepredikue fjalën e Krishtit dhe dashninë ndërmjet të të gjithënjerëzve, të të gjithë njerëzve pa dallim Feje!... Këtë kam folë në tëgjitha shtëpijat ku kam shkue ndër Katolikë dhe Myslimanë, mbasi

 jemi vëllazën dhe besojme në nji Zot, jemi të nji gjaku, sëpse jemi të

gjithë Shqiptarë... Ka shumë njerëz që kërkojnë me na shkatrrue, mena përça, me zhdukë traditën, me prishë besimin, me mohueKrijuesin tonë, me rritë nji rini sërvile e hipokrite, që nesër nuk do të

 ju durojnë ma, do të ju shporrin qafët e, një ditë ka me ju hangërkryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë kundër nesh edhepse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni... Unë e kuptoi mirëqë ata sot ashtu do të flasin, mbasi ata, mos me folë ashtu si ia kanëdhanë të shkrueme në letër, nesër pushohën nga puna, e në darkënuk kanë shka me u vue fëmijëve para me hangër, sëpse

tëgji thë njerëzit janëtëlidhun për kafshatën e bukës... Kjo, asht arësyeja përtë cilën i kam shkrue edhe udhëheqësit të Shtetit... kjo më ka detyruembasi Populli Shqiptar asht popull besimtar dhe nuk asht vullneti itij me prishë atë që ka ndërtue ai vetë, me ndërgjegjën e tij... Kurrë,nuk asht Populli shkatrrues i Kishës e Xhamisë, kurrë nuk kanxjerrë populli priftin e hoxhën nga katundi... Ju, i përgjithësonivëprimet, ju flitni për inkuizicionin e shekullit XV, por, ju, harroni seshka jeni tue ba vetë në Shekullin XX... Njerëzit i dinë të gjitha, pornuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale, e tashti, nuk ka as lirindërgjegje, as Feje... Unë po ju tham këtu, Populli nuk asht dakord

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 304/389

304

me shka jeni tue ba ju, ai ka besue dhe do të vazhdojnë me besue nëZotin edhe pa Kisha e Xhamija... Ky veprim që bani ju sot asht

vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi i juej para gjithëvendëve të Evropës, mbasi kjo që bani ju sot bahët në pragun e 500vjetorit të vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Mbrojtësit të Krishtënimit! Vetëm këtë mendoni, shkado të thonë Evropa nesër për ju! Ajo e njeh Popullin Shqiptar dhe edin se ka 2000 vjet që ndjekë Fenë e Krishtit” (Teksti asht marrë nganjë proces-verbal i shkruem shpejt e keq).

Pa mbarue mirë fjalën, xhelati Xheudet Miloti e kapë për krahu, i

ven prangat, del nga salla dhe kur i afrohët gjipsit të Sigurimit, i bie meshtjelm dhe e shtynë për me e futë mbrendë...Me datën 30 prill 1967 kontrollohët shtëpia, simbas proçes-

vërbalit nga oficerët e Sigurimit me praninë e oficer Dhimitër Shkodranit. Njëkohësisht, oficer Llambi Jegeni në orë 08.00 fillon hetimet ndaj të pandehurit At Pjetër Meshkalla. (Në proçes hetuesi shkruen: Pjetër DomMeshkalla, (mbasi sidukët pa “DOM” nuk i dukej prift). Hetimetvazhdojnë me datat 12 maji, 10, 15, 20, 24, 26 qershor 1967. Me datën 28

qershor 1967 hetuesi Skënder Myftaraj, ban një ballafaqim të AtMeshkallës, me Dedë Martin Kullën, ku At Meshkalla nuk pranon se ka bisedue probleme politike me spijunin e njoftun Dedë Kulla, i cili përsëritë edhe në gjyq po të njajtat thanje.

Kur asht pyetë At Meshkalla, se me cilin njeri ke bisedue për letrën që i ke shkrue Kryeministrit, ai ka tregue kushrinin e vet, LuigjMeshkallën, për të cilin thotë: “Të vetmit njeri që i kam thanë se i kamshkrue letër Mehmet Shehut asht kenë kushrini i em, Luigj Meshkalla, tëcilit kur i tregova, më tha: “Paske luejtë mendësh, po, a bahët ajo punë?”,- Unë, iu përgjigja: “Ka dy-tri vjet që e mendoj këtë veprim, tashti, mumbush mendja se ka ardhë koha dhe i shkrova, por shka e tek, Luigji nuk e din”.( Dosja 4191/1) E bana me qëllim këtë shënim për të Ndjerin LuigjMeshkalla, mbasi ka pasë njerëz ne Shkodër, që kanë kërkue me randue

 padrejtësisht ndërgjegjën e tij.

Mbi bazën e thanjëve të At Meshkallës në auditorin e InstitutitPedagogjik, si dhe të atyne në hetuesi, ku nuk i heq asnjë presje e pikë,

hetuesi Skënder Myftaraj përpilon akt-akuzën, të cilën me aprovim tëFaik Minarollit, Gjykata e Rrethit Shkodër, në gjyqin e zhvilluem me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 305/389

305

datën 19 korrik 1967, në orën 14.00, me Trupin Gjykues të përbamë prej:Kryetar, Muhamet Tyli, anëtarë Ferit Halluni e Gjovalin Jaku, prokuror,

Kostaq Shandro e kryesekretar Ibrahim Stankaj, aty nga ora 15.45 (pa umbushë as 2 orë), dha vëndimin e saj, tue dënue At Pjetër Meshkallën me10 vjet burg heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë së tundëshme dhe tëpatundëshme (që nuk kishte asgja mbas shpirtit ). Edhe lutja e avokatitSandër Kraja nuk asht marrë parasyshë nga “E nderta” Gjykata e Lartë,me kryetar Sybi Dedëj, antarë, Neki Agolli e Hajri Shehu që me shkresënnr.145, lanë në fuqi vëndimin e gjykatës së Shkodrës. Me datën 7 mars1977 At Meshkalla lirohët nga burgu, me shkresën nr. 4887: “Plotësoi

afatin, qëndrimi i tij ishte indiferent”.

Fjala e fundit e At Meshkallës në gjyq ishte: “Po tëshprehin mendimet e tyne (njerëzit), ky pushtet nuk ka për tëzgjatëshumë. Ju,mëdënoni sa tëdueni mbasi mue nuk keni shka mëbani. Unë, prap se prap do tëdal, sëpse ju, shpejt keni me mbarue, mbasi shoshojnëkeni me hangër e aty asht fundi i juej! Feja e Kr ishti t nuk mbaron kur rë!” (Shkodër, me 19 korrik 1967 ).

FSHATI BRIJË BUNËS

Fundi i qytetit te Shkodrës lidhej dikur me pazarin e vjetër qështrihej deri afër Kalasë Rozafat. Kjo qendër tregëtare me gati 2500dyqane ishte epiqendra e tregëtisë ma të rëndësishme që zhvillohej nëkrejtë Shqipninë Veriore dhe Malin e Zi. Mbas vitit 1944 e deri nga viti1950, ky pazar kje rrafshue gati krejtë nga kolera komuniste. Numërohejndër tre tregjët ma të vjetra të Ballkanit. Ndër të fundit ndërtesa ishte

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 306/389

306

 bigjisteni që edhe ky në vitin 1962 u shkatërrue me kulm e thëmel. Krejtkjo zonë u këthye në një park, tue lanë në një anë shtëpijat e magjypëve

që janë edhe sot. Një rrugë kalon brijë kodrave afër këtyne shtëpive,ndërsa tjetra asht rruga e vjetër përbrijë liqenit. Pak pa mërrijtë tek banjote vjetra, në krahun e djathtë asht ura e Bunës. Nga krahu i majtë rrugavazhdon anës Kalasë ndërsa ecja mbi urë vazhdon derisa kamba e saj efundit mbështetet mbi shkambijtë e malit të Taraboshit, që zhyten ndër ujnat e Bunës. Aty asht edhe fshati i Zusit. Pak mbi fabrikën e çimentosasht Kisha e Sh’Mërisë, ndër ma të vjetrat a asaj zonë. Rruga vazhdonkah Oblika e deri tek pika që thirrët Lisi në Vorr, afro 9 km. Asht

gjithkund afër lumit. Aty, bahet kalimi me trap dhe rruga e bukur mjedis plepave dhe shelqëve nga e djathta të çon në fshatin Samrishë, ndërsamajtas shkon në fshatin Dajç i Bregut të Bunës, që dallon nga Dajçi iZadrimës. Krejtë këto fshatra janë të shtrime mbi fusha shumë pjellorembasi përmbytjet e lumejve Bunë e Dri kanë lanë sipër aq lym sa tokagati-gati nuk ka nevojë me u plehnue. Janë vende të bukra mbasi pejsazhinuk asht monoton. Thehët prej kodrave të ulta që edhe ata janë të veshuname kullosa e pemë frutore gjithfarë llojesh në të gjitha stinët e vitit.

Peshku i lumit Buna, dhe ai që derdhët me ujnat e Drinazit në Dejlan, tuefillue nga qefulli, gjuca, kubla, krapi, ngjala etj. kanë një shije të veçantëdhe të pëlqyeshme. Lundrat e barkat e peshkatarëve e bajnë edhe ma të

 bukur natyrën. Lundrimi në dukje nuk asht i rrezikëshëm, por gomnat janë të shumta dhe shpesh vdekjepruese për ata që nuk njohin zonat elundrimit. Ndër fshatrat e kësaj zone banorët kanë veshje të bukra dhekryesisht gratë. Burrat kanë këmisha me gjoksa të qëndisun, xhamadanatë lehtë dhe brakesha të lirëshme e të bardha mbasi klima asht mendryshime të dukëshme ndër stinët e saj. Gratë kanë veshje të bukur dhetë çmueshme. Të bie në sy gjoksi i këmishave të qëndisuna, pëlhurat elinjta të kombinueme me mëndafsh, xhamadani, zbukurimet e argjentit

 prej xherdanit, fudullave e hajmalive me sixhirët e varun e deri tek unazatndër pesë gishtat e dorës që formojnë një harmoni të mbrekullueshmendërmjet tyne, edhe si materie edhe si ngjyra. Mbi të gjitha këto objekteasht koka e bukur e kësaj rrace që spikatë me sytë e mëdhaj, formën e

 bukur të fëtyrës dhe të gojës. Mbi flokët e zez dhe gështejë të mbledhunanë zylyfët e krehun me mjeshtri, asht riza e mëndafshit me ngjyrat e

 bardha e të verdha të mëndafshit natyral që rritët nga vetë fshatarët, ekombinueme me melezin ngjyrë qumësht, e fillueme dhe e mbarueme me

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 307/389

307

dy pjesët e kokave që janë të qëndisuna me motive që edhe dallojnëkrahinat njena nga tjetra. Mënyra e rrahjës së tezgjahut asht diçka

mahnitëse, gjithkund e njëtrajtëshme. Në krejt Zadrimën ka 27 llojerizash. Këtë mendim ma ka dhanë studiusi i madh, etnografi Rrok Zojzi.Riza asht një kryevepër e tekstilit shqiptar. Ajo asht origjinale dhe e

 papërsëritëshme në vendët tjera të Evropës. Ngjyrat dhe kombinimet eshumta të sajat tregojnë mendimin artistik të krijuesve shqiptarë.

 Ndoshta, një studim i plotë i kësaj veshje do të nxirrte në pah edhe njëvlerë tjetër të madhe të kostumit shqiptar, përveç xhubletës së malësorëvetë Veriut dhe jepanxhës së grave katolike të qytetit të Shkodrës. Këta

objekte janë gurrat prej kah arti i veshjës buron përjetësisht tue i shpjegueme vepra botës së qytetnueme, se shqiptarët nuk janë bisha malësh, por  janë pjesë e pandame e botës qytetnueme evropiane, e lanun me dashje nëskam, vorfni e ngatrresa nga vetë Evropa.

Kjo botë më rrëthonte kur isha i vogël pa mbushë 5 vjeç, tek dajaDon Kolec në Dajç të Bregut të Bunës.

Shtëpijat janë përgjithësisht prej gurit. U ka ardhë hakut përmbytja dhe tërmetët. Në vitin 1949 dhe 1979 pothuej, dy herë këta

fshatra janë rrafshue me shumë viktima në njerëz. Kishat dhe shkollat janë në të gjitha katundet, madje, edhe të vjetra. Ma e vjetra asht Kisha eShirqit, një fshat krejt afër Dajçit.

 Në Dajç edhe fshatarët pleq njihnin shkrim e këndim. Fëmijëtkanë ndjekë shkollën me qejfë edhe pse shumë shtëpi ishin ngushtë ngaana ekonomike. Dëshira për mos me mbetë çobaj ishte e madhe. Një roltë rëndësishëm në këtë drejtim ka luejtë kleri. Mbas vitit 1950 atje ishtePrift Don Dedë Malaj. Ky meshtar me një kulturë të mirë dhe tëformueme në Romë, ra viktimë e qëndrimit burrnorë ndaj mospranimit tënënshkrimit të Statutit në vitin 1951 dhe në vitin 1959 u pushkatue. Ishte

 bashkëpunëtor e vazhdues i denjë i qëndrimit të Don Kolec Prennushitndaj kësaj çështje.

Mbas Don Dedës, prëgatitët për meshtar nga Imzot Ernesto Çobadhe shugurohet prej tij në dhetor të vitit 1961 fshatari nga Samrishi, DonMarin Shkurti. Ishte i datëlindjës 1933. Emnohet famullitar në Dajç, kumë 8 dhetor 1961 thotë meshën e parë. Shërben në Stajka deri në vitin1967 me “Revolucionin Kultural”. Mbas vitit 1967, kryen vepra të

ndalueme “antikushtetuese”, pagëzon fëmijë, kunorëzon të martuem,vojon të sëmurë. Fillon ndjekja dhe survejimi. Sinjalizohet për arrëstim

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 308/389

308

dhe më 14 nandor 1968, arratiset me gjithë farë e fisin në Jugosllavi tue pré Bunën përballë shtëpisë ku kishte lindë në Samrishë. UDB-ja

 jugosllave bie në marrëveshje si gjithmonë me Sigurimin e ShtetitShqiptar dhe mbas tri ditësh që arratiset, Priftin bashkë me të gjithënjerëzit e familjës e dorëzojnë në duert e katilëve të Sigurimit shqiptar,më 17 nandor 1968. Torturohën mizorisht të gjithë. Dosja përmban edhenjë proçes të gjatë, ku Don Marini kërkon me shfajsue një nuse të vëllauttë tij e cila ishte shtatëzanë, së cilës nuk i kanë tregue se ku po shkojnë

 për mos me rrezikue jetën e saj. Hetuesi, nuk merr parasyshë asgja edhe pse një mjek i maternitetit lëshon raportë për mos ndjekje penale të kësaj

grueje derisa të lindin. Ajo dënohet 10 vjet burg dhe lind fëmijën aty. Medatën 5 mars 1969, trupi gjykues i përbamë nga Kryetar, Jorgo Dhroso;anëtarë, Xhemal Gramshi dhe Gita Baci; prokuror Kostaq Shandro, hapingjyqin kundër “armikut të popullit dhe trathtarit të Atdheut” Don MarinShkurti me familjen e tij prej 17 vetësh, dhe mbyllin dosjën me vëndimin,

 për Don M arin Shkur tin , me vdekje, me pushkatim . Pjesa ma e madhe efamiljës dënohet mbi 10 vjet burg. Mbi 20 vjetë dënohen të katër vëllaznit e tij. Vëndimi i dhanun për ekzekutimin e Don Marinit nuk u

ndryshue as nga Gjykata e Lartë, as nga Kuvendi Popullor. Në fjalën e fundit Don Marini tregon se, arësyeja e arratisjes ishte pamundësia me shërbye në punën e tij shpirtnore si meshtar mbrendaShqipnisë dhe frika e arrëstimit për shërbimet fetare që kishte krye ...

Don Marin Shkurti nuk ka as veprimtari spijunazhi, as shërbim nëfavor të një shteti të huej. Në tri ditët e mbajtuna në Jugosllavi ai nuk asht

 pyetë dhe as nuk ka dhanë ndonjë informatë ushtarake, në dam tëShqipnisë, atëherë pse u pushkatue Don Marin Shkurti?

Ai dëklaron: “... Kur isha fëmijë tue pa figurën e priftit tonë, DonKolecit, kur vdiq ai mue më thirri një za: Marin, katundët janë pa Prift!Shkova tek Don Deda dhe i tregova dëshirën dhe vëndimin që kishamarrë. Ai më tha: Edhe pse ndoshta mund të burgosin dhe të torturojnë siDon Kolecin dhe Meshtarët tjerë, mos u tremb! Forca e Krishtit asht ma emadhe se e djallit, të lumtë...! Unë vëndosa me u ba Prift, dhe jam ilumtun që po vdes për Fenë e Krishtit! Mësimet që kam marrë nga DonDeda për mue janë kenë aq të mëdhaja sa e tham pa frikë, ai më ka mësueme vdekë si ka vdekë ai vetë. Ju, mendoni se me këtë “Revolucion”, do të

fitoni mbi Fenë tonë katolike, por mos harroni, se gjaku i jonëqëderdhët 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 309/389

309

tash dymijëvjet r rëkajëndër thëmelët e Kishave, ai prap do ti r indërtojnëkëto Kisha qëju po pr ishni! ...” 

 Don Marin Shkurti asht Martiri i Tretë i Kishës së Dajçit Breguttë Bunës...

Dy vjet ma i ri se Don Marini ishte edhe Don Mikel Beltoja(Gjergji). Ky asht i katërti Martir i kësaj Kishe. Ka le më 17 prill 1935.Edhe ky u shugurue meshtar bashkë me Don Marinin, nga Imzot ErnestoÇoba në dhetor të vitit 1961. Ka shërbye në Dajç dhe ma vonë nëBarbullush. Në njëkohë asht kenë edhe në malësitë e Shllakut mbasi kamnjohtë djalin e një komunisti, që Don Mikeli e ka pagëzue mësheftas.

Vëprimi i tij fetar mbas mbylljes së Kishave, trimnia në predikimin eUngjillit, forca e fjalës së tij në brezin e rinj, gjithmonë në ballin e luftëskundër ateizmit dhe komunizmit enverian, e rreshtojnë në vargun eMartirëve. Arrëstohet me datën 19 prill 1973, mbas tre muejsh hetuesidënohet me vdekje, me pushkatim, vetëm pse mbron Fenë, dhe ven gojënë diktatorin publikisht para gjyqit.

Për kohën që ishte i dënuem me vdekje, flet kjo letër:

“Kur isha ende pa u arrëstue kisha ndigjue se një prift i rinj, predikon pafrikë për Jezu Krishtin dhe ban shërbime fetare edhe pse Fejaishte ndalue me ligjë. Kur u zhvillue gjyqi ai u dënue për agjitacion e

 propagandë kundër pushtetit dhe për propagandë fetare, tue vue gojë nëvëprimet e shëmtueme të Enver Hoxhës kundër Fesë. Këta “faje”komunistët kërkonin me i la me gjakun e tij, prandej edhe e dënuan mevdekje. Populli i Shkodrës u trondit shumë nga ky vëndim kundrejt njënjeriu të pafajshëm që me qëndrimin e tij burrnor, ringjalli në opinionin

 publik edhë njëherë kujtimin e Martirëve të Fesë. Isha 16 vjeç kur uarrëstova dhe shprehja e parë që ndigjova posa më futën në hetuesi ishte:Ç’ti bësh, po të ishte pak më e madhe në moshë do ta pushkatoja

 pamëshirë me priftin që sonte... dhe, më futën në një birucë aty afër tij.Dua të tregoj si e torturonin njeriun e Zotit: Komandanti Basri

Temja nga Lushnja i sillte gjellën Don Mikelit, që ishte i lidhun kambëshe duersh me sigjir në birucën e tij tue pritë vëndimin e Tiranës për 

 pushkatim. Gjella si dukët ishte shumë e ngrohët mbasi nga djegëja e sajndigjohej virrma e Priftit që nuk mund të kapërdihej. Kur mbyllte gojën

dëgjohej krizma e tasit të aluminit që rrokullisej nëpër çimento, mbasi iahidhte fëtyrës “supën” përvluese. Kjo ishte një torturë që përsëritej gati

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 310/389

310

çdo ditë ose edhe dy herë në ditë. Një polic i birucave me emnin Shefik,vinte me çizmët e tija të randa, hapte birucën e Don Mikelit, veç, kur 

ndigjohej krizma e kockave të kupave të gjunjëve nga shqelmat që i bintetë shkretit Prift. Goditjet ishin aq të forta, sa, që, betohëm, se kamndigjue me veshët e mij kockat e Don Mikelit tue u thye...

 Njëditë, përsonaliteti dhe vëndosmënia e tij e friksoi antikatolikunShyqyri Qoku, i cili shfreu dufin e tij patologjik prej sadisti tue e torturueaq shumë fizikisht Don Mikelin, sa, kur, më mori mue fillë mbas tij nëzyrën e hetuesisë, u tmerova dhe gati nxora zorrë e mushkni nga goja kur 

 pashë një bluzë të bardhë me të cilën na mbështillnin gjatë torturës, të

lame me gjakun e pastër të Martirit dhe me njolla ngjyrë jeshile të bamenga vjelljet, prej shqelmave të tyne... E mbajta vedin, u kapërdiva dy-treherë për mos me kënaqë xhelatin e përbashkët të tonin dhe komandantinqë ishte aty me te. Kur i pashë fëtyrat e tyne të zverdhuna, si fëtyra tëvdekuni, që zbulonte ndërgjegjën e tyne të randueme me krime që shpeshedhe i kalonte në bisha të pavetëdishme, mu duk sikur po analizonin

 pafajsinë e Don Mikelit dhe peshën e randë të “fajeve” të mija, që nuk isha aspak ma shumë se 16 vjeçare... mora zemër nga qëndrimi i mpimë i

këtyne dy kafshëve të tërbueme e, u thashë: Shihni vehtën në pasqyrë!...Shihni si jeni ba!... Moralisht jeni të dy të mposhtun nga Don Mikeli, ju jeni si të vdekun para tij, Ai ka fitue mbi ju edhe pse fizikisht ndoshta Aiasht i shkatrruem, ju jeni të shpartalluem në ndërgjegjën tuej mbasi nuk dini se për shka e torturoni. Kjo asht dishmia ma e kjartë e fitorës së JezuKrishtit, përmes dyshepullit të tij Don Mikelit, i cili, ju ban ju me pa mesy praninë e Jezusit në tokë, kenjën e fuqisë së Zotit këtu që na jep neforcë për me përballue torturat tueja...

Përgjigja e tyne kje vetëm kjo: Prandej asht tue ju ndihmue...Kur pashë gjunjëzimin e tyne, mora edhe njëherë zemër dhe u

thashë: Pse, ndihmë e vogël ju dukët ju lutja e tij, ju e torturoni dhe Ailutët për shpirtin tuej të kacafytun me djallin. Ai i lutët Nanës së Jezusit

 për shpëtimin tuej, nëpërmjet të Birit të saj dhe ju e gjakosni, ju i bini meshqelma e, Ai, vazhdon me ju tregue ju, se keni kohë me u pendue për shka jeni tue ba... Pse, a ndihmë e vogël ju duket ju, që unë një vajzë e renuk frigohëm aspak para jush?... Hë... pse nuk keni forcë me na mposhtë?Ku asht forca e atij kryexhelatit tuej?... Veç, një virrëm qeni ndigjova:

Del jashtë... jashtë!... Aq shumë ishte torollosë sa kishte harrue se unënuk kisha si me lëvizë, se isha e lidhun për karrige. Kur u kujtue

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 311/389

311

komandanti, më zgjidhi, urdhnoi policin që ishte mbas dere me më çue në birucë. U shtrina përtokë si zakonisht, por e kënaqun... fjeta pak...

Mbas pak kohe më doli gjumi nga zani i fuqishëm i predikonjësittë Ungjillit. Don Mikeli ishte zgjue para meje dhe po bante lutjen e

 përditëshme për shpëtimin e shpirtit të torturuesve të tij: Mos torturonivëllaun tuej... Jam tue u lutë për shpëtimin tuej edhe pse ju më torturonimue, kërkoni falje Jezusit, se Ai asht aq i mëshirëshëm sa ka me i falëgjynahët tueja... Mos kini turp me iu drejtue Nanës së Tij, Virgjinës Mari,Ajo, asht Nana e gjithë njerëzimit, asht edhe Nana e juej, prandej,

 pendohuni për shka keni ba sa nuk asht vonë... Zemra e Nanës Mari asht

e hapun për të gjithë bijtë e saj, asht e hapun edhe për ju që keni humbëarësyen e jeni lidhë me djallin... Pendohuni! ...Lypni falje!... Keni humbëlogjikën, mos humbni shpirtin! Krishti do të ju mëshirojë, ... o vëllaznit emijë, ... Ai ka mëshirue kryqëzuesit e vet, ... Ai do të ju falin edhe ju!...

Tregoni edhe Hoxhës e Shehut, se edhe ata që nuk kanë lanë gja pa ba mbi kristjanët dhe besimtarët e Zotit, edhe ata kanë dyert e hapunatek Zemra e Nanës Mari, tregoni se ndëshkimi i Zotit asht aq i madh për krimet që kanë ba, sa fundi i shekujve nuk ka me i shpëtue... Tregoni

atyne që me krimet që kanë ba, kanë shkretnue familjet shqiptare dhekanë vorfnue kombin tonë... Hiqni dorë nga vrasjet e djelmëve,vëllazënve tuej, mos veshni zi nanat, motrat e gratë shqiptare, që tash savjet nuk i kanë hjekë rrobat e zisë... I thoni damave të tyne, mos ukënaqni me vrasjët e gjakun e bijve e bijave të Shqipnisë! Keni harrue se

 jeni tue vra shqiptarë! Shkatrruet Atdheun! Ndigjova se u hap biruca numur 3, ku ishin dy përsona për çështje

ordinere dhe u futën në birucën ku ishte tue predikue Don Mikeli. Filluanme i ra me shqelma mbasi torturat që i banin ata Priftit, ishin mjetlehtësues për vuejtjen e tyne. Shpesh ata i çonin në dhomën e tij për me ezgjue nga dremitja e agonia e vuejtjes së vazhdueshme. Këta predikimefilluan me kenë një mjet forcimi për të gjithë ne që ishim ndër ato biruca,ku vuejtja ishte e përgjithëshme. Erdhi një kohë që zani i tij ndigjohej marrallë, filluen me i ba gjylpana për me e vue në gjum. Tashti e kuptoj se i

 banin gjylpana, se kur fillonte me ikë efekti i tyne ndigjohëshin gjamët edhimbjëve e, si nëpër gjum fliste: Ah, moj nanë... nuk kam kockë të

 pathyeme... Ah, sa janë kah më dhambin eshtnat!...

Mbas pak minutash që zgjohej hynin xhelatët e torturonin dhe prap nuk ndigjohej zani i Tij.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 312/389

312

Kishin kalue disa muej që Ai vuante pandërpremje e bashkë me téedhe unë, që ndigjojshe me veshë dhe shpesh, nga një vrimë e vogël e

derës e shihja tue e marrë rrëshqanë për me e çue në tortura, ose tue ekëthye nga zyrat e tmerëshme të hetuesisë ku, vuejtjet ishin ma të mëdhase ata të fundit të ferrit. Asnjëherë nuk e pashë atë njeri tue u këthye mekambët e veta në birucë...por gjithmone zharg...

Përballë birucës numur 1 ku isha unë, në ditët e caktueme vinte bërberi që shërbente në degë të mbrendshme.

Vërejta njëditë një burrë me trup mesatar, pak zeshkan, me sy tëzezë, i parruem prej shumë kohe dhe me një ngjyrë të bardhë të fëtyrës së

 papame nga dielli. E shikova pak me kurreshtje, mbasi bërberi që ishtenjë spiju i ndytë i Sigurimit, në fund i tha: Tashti, Prift, të kam ba gati për dhandërr! U sigurova se po shihja me sy Martirin e Fesë... I ngula sytë nëatë vrimë të vogël të derës seme, që nuk kisha si me e ba ma të madhe e,me kapë e me e pre në fyt me briskun e tij atë bërber, që për dy pare tëndyta po tallej me një Predikonjës të pafajshëm, vetëm se ishte Prift.

Mbas pak ditësh, nuk mora vesh sësi isha zhytë në një gjum deke.Po shihja andrra të llahtarëshme, vuejtje në tortura, gjak, një tmer i

vërtetë më kishte pushtue, u dridhësha si thupra në ujë nga frika, një frikëqë nuk e kuptoja nga vjen... Isha mbushë me vaj, vaj frike apo dëshpriminuk e kuptoja, një tmer i vërtetë.. isha e lame në djersë... Disi uskapullova kur pashë se jam në birucë, por, sidukët, ndër andrra kishalëshue ndonjë thirrje, veç kur pashë sportelin e hapun të derës prej kushihej fëtyra e kriminelit Alush Bakalli, që me gisht vërtikal para gojëslëshoi një sh sh sh...t!!, shenjë me të cilin urdhnonte heshtje... Një lëvizjerojesh jo e zakonëshme në atë orë. Nuk dija shka ka ndodhë... Edhezhurma që më zgjoi ndryshonte, mujta me dallue zanin e katilit ShyqyriQoku që i vërriste Don Mikelit: Pusho... pusho, po të tham... Këtë herëdallohej se nuk ishte vetëm. Në atë lamsh mendimësh përzi me zhurmëne vargojve ndigjova zanin e Don Mikelit, e zemra mu mbush me vajë.Ishte mjedis kafshëve të egra qëdonin ta shkynin , e thërriste: “O JezuKrisht! Zoti em, më jep forcën e fundit, o Shenjtja Mari, Nana e emee përjetëshme për të fundit herë po të kërkoj, fali vëllaznit e mij, kijmëshirë për ta, se nuk dinë çka bajnë! Fali o Krisht! O Zot ndihmojeShqipninë me shpëtue nga këta kriminelë komunistë. Zoja eBekueme, Nana e Krishtit dhe e gjithë botës, lutju Birit tand, Zotittonë Jezu Krishtit, që të më pranojnë në Mbretninë Qiellore, ndër

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 313/389

313

duert Tueja të bekueme ardhët Shpirti em!...Rrnoftë Shqipnia,Rrnoftë Krishti!...”

Zani i tij sa vinte e fikej, derisa nuk u ndigjue ma... U mbyllënedhe shulat e dyerve... edhe dryjtë... Isha me sy nga dritaria tue vështruenëse ndigjohet prap zani i tij, por kuptova ma vonë se isha ngritë kot për një kohë të gjatë, derisa u kujtova se iku! Ai iku në Mbretni të Qiellës...

Jam kenë interesue se çka u ba me Don Mikelin mbasi e morënatë natë, nga një roje që ndryshonte pak nga të tjerët me emnin Ndue. Aimë pat tregue se janë nisë për Tiranë, dhe rrugës i kanë ba një ingjeksiondhe ka vdekë. E kanë çue të vdekun në Ministrinë e Mbrendshme dhe

 prej aty e kanë futë në një kasetë frigoriferike me nr. 7 (shtatë). Mendontese ai asht coptue nga mjekët e besueshëm qeveritarë për studim, ngastudentët e fakultetit të mjeksisë së Universitetit të Tiranës.

Atëherë, e, edhe sot, që ka kalue një çerek shekulli nga kjongjarje, i drejtoja dy pyetje vehtës për këtë njeri që torturohej aqmizorisht nga kriminelët komunistë: 1. Pse e torturonin ndryshej nga tëtjerët dhe, 2. Ku i merrte forcat Don Mikeli për me përballue ato tmerevuejtjesh?

- Gjithmonë e njajta përgjigje: E para, vetëm pse ishte PriftKatolik dhe e dyta, Ai fliste me Jezu Krishtin çdo çast që goditej ngakriminelët... Vetëm Ai e forconte Até dhe mue...

Gjithmonë kam besue se Don Mikeli asht Shenjt i pashpallun nëMbretninë e Qiellit!

Ai asht i përjetëshëm në kujtimet dhe lutjet e mija!

Shkodër, 15 shtator 2000  Bashkëvuejtësja e Tij, Laura Keçi d.v .

Shënim : Letra asht kopjue nga origjinali që më ka dërgue ZonjaLaura pa ndryshime. Janë hjekë ato pjesë që kanë karakter përsonal, si,

 përshëndetjet apo opinjonet e Zonjës Laura për torturuesit etj. Kamkopjue me kujdes ligjëratat e drejta dhe fjalët e Martirit, për të cilat efalnderoj Zonjën Laura që i ka rikujtue me saktësi në këtë kohë, kur shumica e bashkëvuejtësve të këtyne Heronjve nuk kujtohën për ta, osema keq, i kanë harrue....

Laura, nuk më shkruen asnjë rresht për vuejtjet e saja. Na qëkujtojmë kohën e arrëstimit të Laurës duhët të jemi ma të kujdesëshëm në

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 314/389

314

shkrimet tona mbasi edhe 16 vjeçaria Laura, zë vend në vargun e vajzavetë nderueme shkodrane që janë masakrue nga komunizmi gjakatar.

Gjyqi i kësaj vajze trandi Shkodrën!Me këtë rasë edhe e falnderoj Zonjën që me letrën e saj më ka

nderue tue pranue botimin e saj prej meje dhe, njëkohësisht i kërkoj tëfalun që ndër ato 17 faqe letër të shkrueme me dorën e saj, e kam ba merikujtue atë kohë të mjerueshme, që Ajo ka kalue në birucat e Sigurimitnë Shkodër, kur ishte pa mbushë 16 vjet...

 Nga shkrimi i Z. Gjergj Kola, në librin “Martirizimi i Kishës

Katolike Shqiptare”, kam shkëputë pak rreshta për me plotësue portretine Martirit Don Mikel Beltoja, i cili asht arrëstue pse ka thanë: “Dashnia eZotit asht e përjetëshme, drejtësia e njerëzve asht e përkohëshme...Bashkë me bukën e përditëshme duhët t’i jepni fëmijëve edhe virtytin.Atdheu forcohet nga virtyti i bijve tuej. Dëvotshmënia ndaj Zotit ashtdëvotshmëni ndaj Kombit.” Kjo ishte “agjitacioni e propaganda”, për tëcilat dënohej 10 vjet...

U arrëstue në prani të fshatarëve të Beltojës, ku ka krye shërbimet

fetare. Në momentin e arrëstimit ka zhdukë të gjitha dokumentat kishtare,si besnik i atyne besimtarëve që i kishin besue. Kjo u quejtë:Kundërshtim me “dhunë” ndaj përfaqësuesve të “popullit” (që duhetlexue: të shtetit komunist), gja e cila dënohej me 5 vjet burg.

“... në shtëpitë e shumëvuejtuna të Dajçit, Barbullushit, Shllakut eBeltojës, nëpër zemrat e hapuna të fshatarëve të dashtun, dërgoi Zanin eambël të Jezu Krishtit... U pastroi sytë e nximë nga urrejtja vëllavrasësedhe, iu dha Dritën e Zotit.” Këtë e quejtën “mashtrim”, mashumësenjëherë, prandej, ky “mashtrim” dënohej me 10 vjet të tjera, që tue u

 bashkue të gjitha “nenët e fajet” bashkë, kalojnë dënimin 25 vjet burg, por, me kenë se edhe para popullit të Beltojës, si edhe para gjyqit kadeklarue se:

“JAM USHTAR I KRISHTIT DHE I KËTILLË DO TËJEM DERI NË VDEKJE !”

U pushkatue më 10 shkurt 1974, tue u rreshtue me Martirët e Fesëdhe të Atdheut.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 315/389

315

NJË DOSJE…

 Një parim i sistemit socialist asht:“Nëfrontin ekonomik dhe ku lturor njerëzit duhën mbajtënën 

fre, tue punue për njëkafshatëbukëdhe vetëm për sot. Nëdarkëseci l i duhët tëmendojë: Çka do tëhamënesër?” Ky asht ai qëquhët ankth! 

Çthurja e mendjes së njeriut, zymtimi i intelektit, përçudnimi inormave morale dhe shkatërrimi i ndërgjegjës nën sundimin e frikës,

mbizotnonin kudo në vendet komuniste.Sadizmi i Sigurimit të Shtetit asht kenë aq i institucionalizuemdhe i përhapun sa ke përshtypjen, se me të vërtetë ndër tre vetë një ishte

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 316/389

316

spijun. E vetmja shfaqje e tij publike asht kenë “lufta e k llasave”, mjetima i njotun i terrorit dhe i dhunës në masë që sillte vetëm FRIKË.

 Një moskovit, thonte në TV: “ Në Bashkimin Sovjetik, paravitëve ’90, vetëm në çmendi mund të flitej lirisht.” Ai fliste për Rusinë,ndërsa, në Shqipni edhe në çmendi të kanë mbytë...

Më tregonte Prof. Gaspër Ugashi, sësi, njëherë sheh nga dritarianjë radhë të pafund njerëzish që prisnin për me ble salam. Një grupdjelmësh të rinjë po qeshnin me të madhe. Mjedis tyne ishte një i smurë

 psiqik, ai quhëj Bep Shantoja. I ndjeri Bep ishte thirrë nga Sigurimi iShtetit për me dëshmue për një shok të tij, por nuk kishte pranue. Herën e

fundit që e thërrasin e mbajnë tri ditë në hetuesi dhe e lirojnë... Prej asajkohë Bepi, ishte i smurë dhe nuk u shërue kurrma nga sëmundja psiqike.Gaspri tue e dijtë këtë gja, i vjen keq për Bepin dhe zbret nga shkallët edel tek dera dhe, për me e shkëputë Bepin nga turma, e fton për një kafenë shtëpinë e vet derisa të vijë furnizimi i dyqanit. Bepi e pranon ftesëndhe u ngjitët shkallëve bashkë me Gasprin. Porsa hyjnë në dhomë dheulen për me pi kafet, Bepi i drejtohet Gasprit: “Profesor, mue më pëlqenme ndejë me këta djelmtë e rinjë, se qeshëm, këta kujtojnë se unë jam i

marrë, unë nuk jam i marrë, mbasi ti më njeh me kohë dhe ti e din se unëkam lujtë mendësh, për mue,  janë të marrë ata që nuk lozin mendësh në këtë kohë . Vetëm tëmarrët nuk çmendën nga ky sistem!” 

Qeshej i shkreti Gaspër, shpesh përsëriste: “Ka thanë BepShantoja, të marrët...”

Jam i sigurt, se Prof. Gaspër Ugashi, asnjëherë nuk e ka dijtë seshka asht e shkrueme në dosjën e tij, se po ta dinte edhe ky do të kishtenjë fund tragjik nga frika. Ai mund të kenë marrë me mend por, me edijtë kurrë nuk e ka dijtë për çka do të lexoni:

“Dosja e Gaspër Kol Ugashit:1. Gjendja shëndetësore e Gaspër Ugashit: Gjendja shëndetësore e

tij asht e mirë.2. Sjellja morale e politike: Në kohë të okupacionit ka mbajtë

qëndrim fashist. Asht kenë besnik i Ernest Koliqit. Qëndrimi i tij ka qenëkundërshtar i Lëvizjës. Në Elbasan, në Normale, i ka dhanë rëndësimësimit të kulturës fashiste dhe nuk ka mungue aprovimi i tij. Si në kohëtë okupacionit, ashtu edhe mbas Çlirimit ka pasë lidhje të ngushta meklerin e sidomos me françeskanët. Asht fanatik. Mban qëndrim të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 317/389

317

 papajtueshëm me situatën e sotme. Tregohët shumë indiferent për reformat e Pushtetit dhe për ngjarjet aktuale të vendit tonë.

Mban sjellje të mira kundrejt autoritetit të shkollës edhe menxanës. Edhe me shokët profesorë ka sjellje të mira.

3. Ndërgjegja dhe rendimenti në punë: Tregohet i kujdesëshëm për punën që ka në ngarkim. Ka aftësi për ta krye detyrën. Asht i rregulltnë detyrë. Punon sa për të marrë rrogën.

4. Kush e ka rekomandue në punë: Asht emnue prej Ministrisë sëArësimit.

Viti 1946 Vërtetohet:Kryetari i Zyrës së Personelit (Fadil Hoxha) d.v.

(Shënimi i em : Dosja nuk ka asnjë ndryshim as mungesë nga origjinali)

Fletë-karakteristikë:5. Gaspër Ugashia). Gjendja shëndetësore: Ka shëndet të mirë por vuen nga njëherë

nga eshkët. Ka mundësi me krye detyrën. b). Sjelljet morale e politike: Gjatë luftës mik i ngushtë i trathtaritErnest Koliqi dhe simpatizues i flaktë i fashizmit, të cilin e ka përkrahëme çdo mënyrë. I lidhun ngusht me klerin katolik si gjatë luftës dhe mbasçlirimit. Luftën e popullit nuk e ka dashtë. Nuk ka besim ndaj Pushtetindhe reformat e tij nuk i sheh me sy të mirë.

 Në shkollë, sillet mirë si me nxanës ashtu dhe me përsonelinmësimor. Asht i lidhun ngusht me familjen e radhë herë shihët ishoqnuem me të tjerë. Sjelljet morale i ka të mira.

c). Ndërgjegja e rendimenti në punë: Ka ndërgjegje pune dhe preokupohet mjaft me punët e shkollës. Asht aktiv dhe përfiton nga punaqë ban. Nuk neglizhon dhe asht i aftë me krye detyrën. E meriton punënqë ka dhe ka përspektiva që ta zotnojë mirë. Sektori i punës ku mund të

 japi ma tepër asht arësimi. Tregohet me respekt kundrejt eprorëve të vet. Nuk ban asnjë përpjekje për përmirësimin e kulturës së tij.

Shkodër, më 29 korrik 1947 Shefi i Seksionit të Personelit

. (Shuajp Hafizi) d.v.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 318/389

318

Fletë-karakteristike e Gaspër Ugashit:Kjo flete-karaktëristike nuk ka asnjë ndryshim nga ajo e bame ma

sipër.Data mungon. Referent i Përsonelit: Shkodër 

(Nazmi Dibra) d.v.

Karakteristikë 6 mujore e arësimtarit Gaspër Ugashi:Sjelljet morale dhe politike: I pandryshueshëm asht qëndrimi i tij

 politik, nuk ka pasë as ma të voglin ndryshim, nuk pajtohet me vijën ePushtetit tonë dhe as që ka përspektivë përmirësimi. Por, gjatë kësaj kohë

nuk asht ndie se ka hjedhë ndonjë parullë për kundra Pushtetit. Sjelljetmorale si mbrenda ashtu, dhe jashta shkollës i ka të mira.Rrethin shoqnor e ka të shtresës së naltë dhe anti Pushtet.

 Ndërgjegja dhe rëndimenti në punë: Deri diku ka një sojndërgjegje në punë, punon dhe tregon interes për punën, asht aktiv dhe

 përfiton nga puna, i gjithë ky interesim që ban asht vetëm për rrogën qëmerr. Punën që ka në ngarkim e meriton, mbasi asht në gjendje të mirë

 për ta krye këtë punë dhe asht i vetmi sektor që ky mund të japin mjaft.

 Nuk ka pasë degradime dhe as gradime. Karshi eprorëve sillet mirë dheka respekt ndaj tyne. Nuk ban përpjekje për të përmirësue kulturën e tij.Gjendja shëndetësore: Nuk ka pasë ndonjë ndryshim në shëndetin

e tij gjatë kësaj kohe.

Shkodër, më 28 qershor 1948 Referent i Personelit(Nazmi Dibra) d.v.

Karakteristikë e 6 mujorit të dytë 1948 e Gaspër Ugashit:I. Sjelljet morale dhe politike: Në qëndrimin politik të tij nuk ka

 pasë ndonjë ndryshim gjatë kësaj kohë, rrin shumë indiferent dhe nuk ka përspektiva përmirësimi, mban sjellje të mira morale si në shkollë ashtudhe jashtë.

II. Ndërgjegja dhe rendimenti në punë: Ka deri diku ndërgjegje në punë; asht teknik i mirë dhe punon me përfundim të mirë punën që ka nëngarkim; asht i aftë që ta kryjnë ma së miri. Si arësimtar ka mundësi të

 japin ma shumë, por nuk preokupohet gjithaq sa duhet. Gjatë këtij gjashtë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 319/389

319

mujori asht shpërblye për rëndimentin e mirë që ka dhanë. Nuk ka pasëdegradime, gradime dhe as vërejtje. Ndaj eprorëve asht i respektueshëm.

 Nuk ban përpjekje për të përmirësue kulturën e tij borgjeze.III. Gjendja shëndetësore: Fizikisht asht mirë, nuk ka pasë ndonjë

sëmundje.

Shkodër, 3 mars 1949 Referent i Përsonelit(Haki Kraja) d.v.

Karakteristikë e Profesor Gaspër Ugashit:Profesori nuk bën ndonjë përpjekje të dukëshme për ngritjen e tij

kulturale me përjashtim të lëndës së përditëshme që ka në ngarkim për të paraqitur në klasë. Gjithashtu dhe nga ana e ngritjes së tij ideollogjikenuk jep shenja që të bëjë ndonjë përpjekje.

Është fetar, qëndron larg politikës, i mënjanuar, indiferent, nuk është në korrent të shtypit tonë dhe i eviton bisedimet politike.

Rrethi i tij familjar dhe shoqëror është i pa kënaqur dhe meqëndrim të keq politik. Nuk jep kurrfarë ndihme në OrganizatënSindikale ku merr pjesë.

Është profesor i gjuhës shqipe në klasat e ulta; për një kohë kashërbyer si arësimtar në Uniket dhe për nevoja kuadri është ngritur për shkollën e mesme bujqësore të Kamzës, prej nga në fund të tremujorit të

 parë u transferua pranë këtij gjimnazi. Në punën e tij është i rregullt dhederi diku i aftë; i është vënë në dukje mungesa e dhënjes së edukatësnëpërmjet mësimit të cilën mundohet ta bëjë, por pa bindje përsonale.

Sjelljet e tij morale i ka të mira; ka respekt të tëpruar ndajeprorëvet të përzjerë me njëfarë mos besimi dhe frike, megjithë egoizmindhe kryelartësinë e tij. Gëzon shëndet të plotë.

Shkodër 25 mars 1950Vula: Drejtoria e Gjimnazit “29 Nëntori” Shkodër.

Shënimi i em : (Shkresës i mungon emni i drejtorit të gjimnazit të

asaj kohë, Skënder Villa.)

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 320/389

320

Karakteristikë e Profesor Gaspër Ugashit:Profesori i shqipës për klasët e ulta paraqitet nga ana formale i

rregullt në punën që i është besuar; punon me plan, organizon mirë orën emësimit, kërkesave të Drejtorisë iu përgjigjët në kohën e caktuar dhe deridiku është i aftë për lëndën që jep. Si profesor i letërsisë nuk bën edhe aq

 përpjekje për një intërpretim dhe komentim të përshtatëshëm të pjesëveletrare nga ana e përmbajtjes dhe nga ajo artistike. Të metat i janë vënënë dukje, por nuk është parë ndonjë përmirësim i dukshëm sidomos ngaana edukative.

Vetë qëndrimi i tij apatik kundrejt ngjarjëve, mos ndjekja e

shtypit dhe e radios sonë, mungesa e një përpjekje nga ana e tij për ngritjen ideo-politike, mos aktivizimi si duhët dhe sa duhët në mbledhjete këshillit pedagogjik, puna superficiale që bën si profesor kujdestar klase, tregojnë qëndrimin e tij politik indiferent, që anon nga ananegative.

Sjelljet e tij morale dhe shoqërore, si brenda ashtu dhe jashtëshkollës i ka të mira. Ka respekt dhe bindje kundrejt eprorëve por, jo

 besim sa duhët. Paraqitët pak egoist dhe kryelartë.

Ka gëzuar shëndet të mirë, por kohët e fundit ka patur një rënje.

Shkodër 19 mars 1951 Vula Drejtori: Skënder Villa d.v.

Fletë-karakteristika e Gaspër Ugashit:Profesor në Gjimnazin “16 Shtatori” Durrës:Ep lëndën e shqipës në klasët e dyta të ditës e të natës. Tregon

interes për punën por konditat e jetesës i ka të vështira: familjen e ka nëShkodër dhe vetë prej tetë muajsh jeton në hotel, pse strehimi nuk i kasiguruar një dhomë, kështu që nuk ka mundur të punojë sa duhët.Megjithatë, përfundimet mund të themi se i ka pasë gadi të mira.

 Niveli shkencor i mësimit ka qenë i mesëm; në koment i kathëlluar mjaft nxënësit.

Ka zbatuar pak eksperiencën sovjetike në disa punë të veçanta qëu ka dhënë nxënësve të dobët. Ka qëlluar që edhe të mungojë në rrethët ekonsultimit. Jashtë klase ka punuar me nxënës edhe disa novela e njëroman.

Merr pjesë në rrethin e mesëm politik, por nuk bën ndonjë përpjekje të posaçme për ngritjën ideologjike të tij. I kupton drejt

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 321/389

321

 problemet që shtron Partia e Pushteti, por rri më njëanë dhe i rëzervuar.Interesohët për studimin e librave letrarë, por jo për metodikat. Në

kontrollin e pedagogjisë paraqitet disi i pregatitur. Merr pjesë deri diku nëkëshillin pedagogjik dhe çfaqë ndonjë mendim për mbarëvajtjën eshkollës. Është i përpiktë në të kryerit e detyrës si kujdestar.

Si në shkollë, jashtë saj dhe me nxënës sillet mirë. Në janar 1952 i është tërhjekë vërejtja për mos respektimin e

vëndimeve që ishin marrë nga këshilli pedagogjik në një mbledhje tëmëparëshme. Fizikisht është i shëndoshtë.

Durrës, më 13 maji 1952 Drejtori i Gjimnazit:(Sul Demiri) d.v.

Karakteristika e profesor Gaspër Ugashit:Qëndrimi politik i tij është indiferent. Ndjekë me rregull

seminarët politike dhe studjon lëndën, por mëgjithatë ato shumë pak influencojnë tek ai për të ndryshuar paragjykimet dhe botëkuptimet evjetra, kështu profesori shkon në kishë, nuk lidhë mësimin me

aktualitetin etj.Për këtë vit shkollor profesori ka zhvilluar mësimin e gjuhësshqipe dhe të letërsisë në klasët e dyta dhe një të tretë. Gjatë punës së tijka patur raste të një intërpretimi jo të drejtë nga ana shkencore, sidomos ika munguar aftësia për dhënjën e metodikës.

Për semestrin e parë nuk ka punuar si duhet si profesor kujdestar klase për të cilën është kritikuar në këshillin pedagogjik, ndërsa për sëmestrin e dytë ka ndjekur më me kujdes dhe ka punuar mirë me klasën,ka punuar me nxënësit e dobët simbas Ososkovit, por nuk ka përdorur metodën e kontrollit frontal sa duhët. Merr pjesë aktive në këshillin

 pedagogjik, por nuk punon me organizatat e masave. Nuk është i lidhur sa duhët me shtypin dhe nuk bënë përpjekje të

mjafta për ngritjen tekniko profesionale. Mardhënjet me drejtorinë,kolegët dhe nxënësit i ka patur të mira.

Gëzon shëndet të mirë.

Shkodër, më 5 maji 1953 Vula

Drejtori i Shkollës Pedagogjike “Shejnaz Juka”(Evrinomi Panda) d.v.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 322/389

322

Karakteristikat e profesor Gaspër Ugashit:

Mban qëndrim politik të mirë; është profesor i klasave të para e tëdyta gjimnaz e pedagogjike. Punon vazhdimisht me plan, është igatëshëm për të plotësuar kërkesat e drejtorisë; bën përpjekje që të lidhënxënësit me lëndën e tij; lëndën e spjegon mirë nga ana metodike,racionalizon mirë orën e mësimit, jep vezhdimisht detyra për në shtëpi, tëcilat ia u kërkon dhe kontrollon mirë. Në disa raste kur ka të bëjë me

 botëkuptimin fetar, profesori nguron që të bëjë një analizë të thellë botëkuptimit idealist, mëgjithse ka bërë përmirësime në këtë drejtim.

Si profesor kujdestar klase, paraqitet i lidhur me nxënësit dhe prindët e tyre. Me nxënësit ka takt e qëndrim korekt. Nuk merrët me asnjë punë e aktivitet shoqëror. Gëzon shëndet të

mirë.Viti shkollor 1953-54 Vula Drejtori: (Skënder Villa) d.v.

Karakteristikat e profesor Gaspër Ugashit (1954-55):Mban qëndrim politik të mirë; është profesor i klasave të para e të

dyta gjimnaz e pedagogjike në lëndën e shqipës. Është i rregullt në punëne tij dhe iu përgjigjët në kohën e duhur kërkesave të drejtorisë; lëndën ezotëron dhe vetë i prëgatitur në mësim; përpiqet ta kryej mirë detyrën në

 paraqitje, por botëkuptimi i tij fetar bën që ay të mos e ngrejë mësimin nënivelin e duhur ideollogjik; është element që prekët shumë, dhe në rastekritike qëndron i ndrydhur.

 Në mbledhjet e këshillit pedagogjik qëndron indiferent; si profesor kujdestar interesohët për disiplinën, frekuentimin dhe përparimine nxënësve, por nuk jeton me nxënësit dhe nuk ndikon, mbasi në punën etij prej edukatori, lot rolin e një predikonjësi.

 Nuk është i aktivizuar në ndonjë punë shoqërore. Gëzon shëndettë mirë.

Shkodër, më 10 korrik 1955 Drejtori: (Skënder Villa) d.v.

Shënim : Dokumentacioni ka një shkëputje, mbasi dosjet në vitin1965, për arësimtarët kanë kalue në zyret e kuadrit të komitetit të Partisë,gja e cila për mue krijoi pamundësinë me sigurue materialin e plotë. Po

vazhdoj vetëm me dokumentin e fundit që kam mujtë me gjetë:

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 323/389

323

KARAKTERISTIKË E GASPËR KOL UGASHIT:Ka lindë në Shkodër më 3 shkurt 1909. Rrjedhë nga origjinë

shoqnore tregtar i vogël me gjendje shoqnore tani mësues në shkollën 11vjeçare “Jordan Misja”.

Qëndrimi politik i familjes dhe i tij gjatë luftës nacional-çlirimtareka qenë indiferent, mbas çlirimit i mirë. Nuk ka njeri në burg as tëarratisun jashtë shteti.

Gaspri ka krye 3 vjet Universitet në Firencë (Itali). Ka filluedetyrën në arësim në vitin 1933. Ka shërbye në Korçë, Elbasan dhe qënga viti 1944, në Shkodër.

Mbas çlirimit gjatë vitit shkollor 1945-46, ka shërbye nëGjirokastër. Që nga viti 1947 e deri tani, ka shërbye në Shkodër, simësues në shkollën Unike, në Gjimnazin “29 Nandori” dhe në shkollënPedagogjike. Tani së fundi ka qenë mësues në shkollën 11 vjeçare“Jordan Misja”.

Gjatë kohës së shërbimit të tij në arësim, ka punue mirë në drejtimtë një pune kualitative. Ka pregatitje të mirë, mëgjithse nuk ka arësimin enaltë, ka aftësi për të dhanë mësim në shkollat 11 vjeçare (landën e

gjuhës). Ka autoritet, asht serioz në punë dhe ban punë sistematike.Propozojmë të transferohet në Teknikumin e Pyjeve, si mësues igjuhës dhe i letërsisë.Shkodër, më 9 gusht 1965 P. Komitetin Ekzekutiv K.P. Rrethit

vula Kryetari (Bilal Parruca) d.v.

Të vëhet në dosjen e kuadritVula, Sekretar K.P. Rrethit (Mantho Bala) d.v.

Kjo karakteristikë kopjohet pa asnjë ndryshim dhe kalohet nëdosjën e kuadrit të Komitetit të Partisë së rrethit Shkodër, tue shtue nëfund vetëm këta rreshta:

Komiteti Ekz. K.P. Rrethit me vëndim nr.150 datë 2 gusht 1965, i propozon Byrosë së Kom. Partisë, që ta trasferojë si mësues i gjuhë-letërsisë në Tek. e Pyjeve.

 Ne jemi dakord me propozimin e Kom. Ekz. K.P. Rrethit.

Sekretari i organizatës bazë të partisë asht dakord.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 324/389

324

Instruktori i Partisë P. Komitetin e Partisë së Rrethit

(Petro Kanani) d.v. vula (Mantho Bala) d.v.

 Në vitin 1968, transferohët në shkollën 8 vjeçare “7 Nandori”, prej ku, me një karakteristikë shumë të mirë të bame nga drejtori i asajshkollë Z. Bardhyl Shpuza, Prof. Gaspri, del në pension, mbas njësëmundjes së randë, si pasojë e vdekjës së grues në vitin 1968.

Me datën 4 nandor 1985, vdes edhe vetë Gaspri.

(Datëlindja e saktë e tija asht 7 korrik 1909).

PROFESOR GASPËR UGASHI, ishte ndër figurat ma tëndërueme të arësimtarëve që ka nxjerrë qyteti i Shkodrës. Ai njihej nëgjithë Shqipninë si mësues model për aftësinë profesionale, moralin dhekarakterin e tij në mardhanje me familjën, të afërmit, nxanësit, shokët e

 punës dhe armiqtë që e kanë ndjekë e survejue gjithë jetën. Nuk do tëhyjë në komente rreth dokumentave, mbasi të gjithë ata që kanë krye

shkollat e françeskanëve ose të jezuitëve, apo gjimnazin e shtetit nëShkodër, pa përjashtim, duhët të kenë në dosjet e tyne pjesën ma tëmadhe të shpifjeve, trillimëve dhe mendimëve që dashakëqijtë, referentët,shefat e kuadrit apo drejtorët e shkollave (ish agjentë të Sigirimit tëShtetit), kanë shkrue në karakteristikat e Gasprit. Koha e shërbimit në

 Normalën e Elbasanit, duhët shënue si koha ma e vështirë e punës së tij,mbasi ishte koha e luftës, por ma fatlumja, mbasi nxanësit e asaj shkolle,ruajtën përshtypjet ma të mira për te dhe i shpëtuan kokën, si, BilalParruca, Mëhill Doçi, Thoma Deljana, Sheuqet Peçi etj. të cilët, kanëdhanë edhe deklarata, se në karakteristikat e Gasprit ka vetëm shpifje, për qëndrimin profashist të tij. Asht vështirë me gjetë student të gjimnazitFrançeskan që nuk asht kenë atdhetar. I asaj fidanishte ishte edheProfesor Gaspër Ugashi.

Me rastin e 70 vjetorit të Gjimnazit të Shkodrës, në vitin 1992Prof. Gaspër Ugashi, dhe shumë profesorë shokë të tij, u dekoruan (mbasvdekjës) me titullin “Mësues i Merituar” etj.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 325/389

325

Me kohën shumë gjana kalojnë e ma vonë edhe harrohën. Jam isigurt, se do të vijë një kohë, kur njerëzit nuk do të kuptojnë shka ishte

kjo “dosje”, ose kujt i nëvojitej kjo?Posa një nxanës mbaronte shkollën e mesme ose për arësye

ekonomike nuk e vazhdonte shkollën e mesme ai do të paraqitej nëkëshillin e lagjës për me ba kërkesën për punë, tue tregue arësyet pse nuk vazhdon shkollën e mesme. Shpesh shkollat e mesme ndiqëshin ndër atoshkolla ku të caktonte komiteti i rrethit dhe jo ku donte nxanësi. Kryetarii lagjës, një përson i besueshëm i Pushtetit, i Sigurimit dhe vetkuptohet iPartisë, jepte mendimin për punën që mendonte për përsonin e

interesuem. Konsultohej me sekretarin e partisë së lagjës dhe operativin eSigurimit dhe të tre bashkë vëndosnin. I interesuemi paraqitej në vendin e punës dhe këtu fillonte dosja . Shefi i kuadrit i atij vend pune kërkonte së pari një autobiografi. Mbasi konsultohej me sekretarin e partisë sëndërmarrjës, operativin dhe drejtorin, atëherë, kërkonte nga i interesuemi

 për punë plotësimin e “fletë-anketës”, ku duhej me iu përgjigjë rreth 25 pyetjeve tue shkrue prejardhjen prej gjyshave dhe gjyshëve, me axha,halla, daja e teze, shka kanë punue, si kanë qëndrue gjatë luftës, ku kanë

studjue, a janë dënue ndonjëherë, a asht kush prej tyne i arratisun, apofëmijët e tyne, etj. deri ditën që plotësohej kjo “fletë-anketë”, e cila mbasi plotësohej, do të vërtetohej nga një komunist i njohtun i tij, se të gjithathanjet “janë të vërteta”. Edhe kjo dorëzohej në zyrën e kuadrit. Mbasdisa ditësh njoftohej vëndimi i ndërmarrjes. Mbas fillimit të punës, shefi ikuadrit vazhdonte mbushjen e karakteristikave për të cilat nuk njoftohejkurrë përsoni rreth të cilit shkruhej në dosjen e tij.

 Një kopjo e këtyne dokumentave dërgohej në Degën e Punëve tëMbrendshme, nje kopjo shkonte në zyrën e kuadrit në KomitetinEkzekutiv dhe një kopjo për djelmtë, dërgohej në degën ushtarake. Për çdo arrëstim, arratisje, pushkatim etj. thirrej kryetari i lagjës dhe shënontenë dosjet e të gjithë përsonave që kishin lidhje me të dënuemin, tuefirmue me përgjegjësi penale, kryesisht për mos kallxim, kur nuk shënohej informacioni në ndonjë dosje. Ka pasë rasë që asht shkarkuekryetari i lagjës që nuk ka plotësue dosjen e ndonjë përsoni padashje. Kur një përson ndrronte vend pune, drejtori plotësonte karakteristikën e venditku ka punue dhe nëpërmjet të zyrës kuadrit, dosja i shkonte vendit punës

ku do të shkojnë përsoni. Kështu, çdo përson ishte i kontrolluem ngalëvizjet që mund të bante mbrenda territorit të Republikës.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 326/389

326

Dega e Punëve të Mbrendshme kishte një rrugë tjetër. Edhe ajo plotësonte çdo të dhanë me kryetarët e lagjës, operativët e lagjës dhe të

vend punimit, mbasandej kontrollonte planin e arrëstimeve që vinte ngaMinistria e Mbrendshme dhe shihte se “kujt i përshtatët” motivacioni qëka dhanë Ministria. I jepte Ministrisë emnat e përsonave që mendohej meu arrëstue për atë motivacion që kërkonte vetë ajo, p.sh. “agjitacioni e

 propaganda kundër Pushtetit”. Ministria i dërgonte Degës sëMbrendëshme një dosje që quhej “dosja konsultative”, ku, kryetari idegës së rrethit i dërgonte ministrit me shkrim “arësyen” për të cilënmendonte arrëstimin e X  përsonit. Mbas aprovimit të Ministrit të

Mbrendshëm, hapej “dosja operative”, ku kryetari i degës ose shefi ihetuesisë, ngarkonin hetuesin X me arrëstue përsonin dhe me filluehetimet me te në pisten e paramendueme, tue parashikue edhe masën edënimit. Hetuesi fillonte hetimet dhe hapej “dosja me proçes-verbalët ehetuesisë”, e cila mbyllte kapitullin. Bahej gjyqi dhe gjykata kishtedosjen e vet, ku shënohej proçedura e gjyqit, dëshmitarët, avokati,vëndimi, bashkë me “mendimin” e gjykatësit ose të prokurorit, për vëndimin që do të jepet nga Gjykata e Lartë. Ky mendim duhet të

 përputhej me “dosjen konsultative”, pra, me vëndimin që asht marrë prejkonsultimit të Ministrit me Kryetarin e Degës së Mbrendshme, PARAARRËSTIMIT. Kur dënimi ishte me vdekje të gjitha dosjet formalisht idërgoheshin Kuvendit Popullor, i cili zakonisht “nuk i binte ndesh”gjykatave! Edhe Kuvendi Popullor hapte dosjen e vet. Pra, një i dënuemkishte këto dosje: 1. Dosja e parë, “dosja konsultative” 2. Dosjaoperative. 3. Dosja e hetimëve. 4. Dosja e gjyqit. 5. Dosja e Gjykatës sëLartë 6. Dosja e Kuvendit Popullor (për të dënuemit me vdekje) dhe 7.Dosja me shkresat e burgut ose kampit ku vuente dënimin i burgosuni.Kur fillonte punën mbas lirimit nga burgu, hapëshin prap dosjet e para të

 punës. Të gjitha këto dosje ishin në tri kopje: 1. Ministria e Mbrendshme,2. Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme dhe 3. Dega e Mbrendshme eRrethit ku banonte i dënuemi.

Këtu, në këta shpjegime nuk përfshihen agjentët e sigurimit qëishin të kudondodhun, që ishin të përhapun në katër anët e globit dhe asagjentët e huaj në shërbim të Sigurimit Shtetit Shqiptar, që paguheshinnga fondet speciale të shtetit shqiptar.

Mosha e rekrutimit spijun ishte kryesisht mosha e re. Kjo moshëzgjidhej në shkollat e mesme, si p.sh. shumë i njohtuni Politeknikumi

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 327/389

327

“7 Nandori” në Tiranë, shkollat bujqësore, ku fshatarët pranonin këtë punë vetëm me shpëtue nga kazma. Një vend shumë i rrezikëshëm për 

rekrutim ka kenë edhe periudha e shërbimit ushtarak. Në këta vende pikësynimi ishte tek elementi me prejardhje të “keqe” politike, mbasi aimund të ishte ma afër njerëzve të deklasuem që ishin gjithmonë nëshënjestër. Studentët që merrnin bursa të pëlqyeshme me vazhdueshkollat e larta ose jashta shtetit, duhët thanë se për fatin e keq 95%, janëkenë shpërblim i shërbimeve të bame nga ata vetë, ose nga baballarët etyne në favor të Sigurimit. Prova e besueshmënisë për me kenë “spiju”,ndër shkollat e mesme asht kenë pjesëmarrja në aktivitetët e organizatës

së rinisë. Pjesëmarrja në komitetet e rinisë së shkollave të mesme ishte“dekorata” që i jepte qendra e spijunazhit këtyne aktivistëve të divoçëm.Komitetet e rinisë kontrolloheshin dhe drejtoheshin në dy drejtime:1. Nga Partia, dhe 2. Nga Sigurimi. Në të dy drejtimet qëllimi ishte injajtë: “Vigjilencë”. Ndër qendrat e punës një rol të rëndësishëm nëangazhimin e njerëzve në spijunazh ka luejtë organizata profesionale.Organizimi i aksionëve, tue fillue nga rrugët Kukës-Peshkopi, punavullnetare ndër hekurudha, hapjet e tokave të reja, tarracat etj. janë kenë

të gjitha vende rekrutimi dhe prove të besueshmënisë në detyrën e “lartë”të spijunit. Kur besueshmënia për këtë detyrë fitohej shpejtë, p.sh. nëushtri, nga komisarët e repartëve ose, ndër aksione, atëherë, djali qëkishte shkue me i shërbye Atdheut pa i ra brisk fëtyrës, për “vigjilencën”që kishte tregue atje këthehej “anëtar i Partisë së Punës”, ky ishte “nderimë i madh” që Partia bante ndaj këtyne “spijunëve” të provuem.Sigurisht, “triska e partisë” hapte prospektiva të reja për punën, ngritjen

 profesionale dhe ideologjike etj. Shpesh, kur nuk kishte “prirje” mendjekë shkolla, atëherë dërgohej në shkollën e partisë në Tiranë, ku për “tre muej”... “diplomohej” me dokumentin universitarit... dhe këthehej“kuadër i lartë” me drejtue arësimin, kulturën, ekonominë e, pse jo, edhe“Shtetin”. Rastët janë të njohtuna me disa nga anetarët e Byrose Politiketë Komitetit Qendror të Partisë, Rinisë etj...

Qendra ma fatkeqe e rekrutimit janë kenë zyret e hetuesisë, kutorturat shnjerëzore kanë thye burra e përsonalitete të njohtun tue i këthyenë plaçka të Sigurimit, në “spijun”. Këtu, nuk do të zgjatem, mbasi jamtmerue kur kam lexue me sytë e mijë fjalën e fundit të ndonjë burri, që

 jemi përulë me nderim para kujtimit të tij, i hypun mbi stomin e dheut prej kah do të rrokullisej në gropë nga plumbat e komunistëve gjakatarë,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 328/389

328

krejt i pafajshëm dhe në pritje të shprazjës së armëve thotë: “Po vdes për Atdhe, rroftë qeveria demokratike dhe komandanti i saj Enver Hoxha!”

Gabon, gabon randë ai që mendon se, Sigurimi i Shtetit, togat endjekjës, arrëstuesit, hetuesit, torturuesit, vrasësit, gjykatësit dhe

 prokurorët, sekretarët e zyrave të spijunazhit, rojet e rritësit e zagarëve tëSigurimit, spijunët dhe veglat ma qorre të atij vendi nuk kanë kenë nënivelin e kontrollin e saktë dhe të përgjithëshëm të kudondodhun mbasiata, gjithmonë janë kenë dhe janëedhe sot , MAKINA DREJTUESE EPARTISË DHE E SHTETIT.

Shqipnia asht kenë dhe vazhdon me kenë një shtet i errësuem medashje dhe pa asnjë prospektivë “drite” nga e mira, për derisa nuk nxjerrënë pah faktët historike por qëndron e heshtun në parimin komunist:“Çkado që kemi ba ose mund të bajmë, na kemi të drejtë me e ba prap!”.

Fanatizmi dhe torturat sistematike të Sigurimit ndryshojnë shumënga njeni tjetri, por të dy rastët i kanë shërbye një qëllimi: “Zhdukjen e intelektualëve dhe Atdhetarëve qëkanëpunue për zgj imin e pavarësisë sëmendimit n jerëzor, shoqnor e politik tëshqiptarëve”.

Thesari i çmueshëm i diktatorit janë kenë spijujt dhe informatorët,mbasi me anën e tyne ka mbjellë përçamjen në popull ndërsa, me vrasësitdhe terroristët ka ruejtë për 50 vjet sundimin, tue i trashigue pasardhësvemjetët e frikës, vrasjës e të ankthit, të brumosuna në ndërgjegjën enjerëzve e, që zor se zhgulën edhe përsa dekada.

Komunizmi i ka shërbye vetëm mizorisë së njeriut ndaj njeriut,tue frigësue një popull me metodat e mjetet terroriste, tue shkatrrue tëardhmën dhe lulëzimin e Atdheut, tue mbjellë e kultivue farën ehakmarrjës vetëm me një qellim që diktatori dhe bashpunëtorët e tij tëngushte, me sigurue karrigën përsonale dhe të ardhmën e fëmijëve tëtyne, dhe me mundin e djersën e një populli të konsideruem si “kafshë”,me iu sigurue mbasardhësve tëvet , pasuni e mjete jetese përral lore.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 329/389

329

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 330/389

330

PJESA V 

M E T A M O R F O Z A

“Perestroika nuk lindi nga krizaekonomike por, nga fakti se uzbulue ana shpirtnore e njeriut.”

 M. Gorbaçov 1999.

 Në fjalorin e gjuhës së sotme shqipe (botue në Tiranë, viti 1980)fjala metamorfozë, shpjegohet kështu: “ Ndryshim i rëndësishëm në

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 331/389

331

trajtën e jashtme, në ndërtimin e organëve ose në mënyrën e jetesës, që pësojnë disa lloje kafshësh gjatë zhvillimit historik ose gjatë kohës së

rritjes deri në zhvillimin e tyre të plotë, duke kaluar shkalle shkalle nëpër disa faza...” (fq. 1120).

Dy-tre udhtime të bavarezit Shtraus nga Gjermania Përëndimore për në Shqipni aty nga vitet 1984-85, kishin ngjallë diskutime e shpresënë çdo skutë e qoshe të vendit. Pritej diçka nga ardhjet dhe takimet eShtrausit në sferat e nalta të shtetit shqiptar mbasi ai u takue edhe meEnver Hoxhën, kur ishte me pushime në Volorek të Pogradecit. Një

 përkëthyes që po e shoqnonte në udhëtimin e tij të parë nga Hani i Hotit

 për në Tiranë, ka tregue se mysafiri gjerman kur po kalonte në rrugën eTaravicës, kishte pyetë: “Pse udhëtojmë në këto rrugë sekrete?” Interesi iGjermanisë për Shqipninë asht i vjetër. Shtrausi nuk e di se çfarëinteresash kishte për ne por, dij se na për Shtrausin kemi nevojë edhe sot.

 Ndër faqet e fundit të gazetave shqiptare filluan me dalë artikuj qëshpjegonin për festat dhe kremtimet e tyne në kohën e vjeshtës atje.Shqiptarët nga dëshira që kishin mendonin se lidhjet me Gjermanirifilluan. U banë edhe disa ndryshime në kodin penal për dënimet e

agjitacionit e propagandës si dhe për arratisjen. Arratisja gjoja dënohejme “gjobitje” por, në fakt Ramiz Alia e këthej në vrasje dhe pushkatime.Ata të rinjë që kapëshin ndër kufinjë pushkatoheshin pagjyqe dheshëtiteshin ndër qytete të lidhun ndër kamjona me tela me ferra, për meshtue frikën dhe terrorin ndaj atyne që mendonin me shkelë kufinin për me ikë. Manush Myftiu mbas 50 vjetësh filloi me recitue Pashko Vasën:“Feja e shqiptarit asht shqiptaria”.

Ardhja e një delegacioni nga Gjermania Demokratike i kryesuemnga Ministri i Jashtëm, aty nga vjeshta e 1988, solli një mesazh tëOnekerit për Ramiz Alinë, ku thohej se Gjermania Demokratike asht egatëshme me ndihmue Partinë e Punës së Shqipnisë edhe me të holla, veçkomunistët shqiptarë të qëndrojnë në kullën e mbyllun të socializmittotalitar dhe, nënkuptohej shkëputja nga Gjermania Perëndimore. Sishenjë respekti për këtë dreq “delegacioni”, komunistët shqiptarë idhuruan një sasi të mirë bizhuteri argjenti. Edhe në Gjermani Lindore sitek na, kush kapej tue kalue murin vritej...

Komunistët shqiptarë iu përgjigjën pozitivisht kësaj kërkese dhe

nuk vonuan e dërguan një delegacion në Gjermani Përëndimore tëkryesuem nga anëtari i Byrosë Politike, “profesori” i marksizëm-

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 332/389

332

leninizmit Foto Çami, i shoqnuem nga prof. Dhimitër Dhora ngaShkodra. Mbas shkumjes së tyne atje mardhanjet u ftohën. Na vazhduam

rrugën e zgjedhun nga komunistët e Ramiz Alisë.Kur karvanët e gjermanëve filluan dyndjen tue ikë nga kufinjtë e

Lindjës, kryesisht në Çekosllovaki, Hungari dhe prej atje nga Austria për në Perëndim, boshti i vendëve të mbylluna komuniste u thye. Perdën ehekurt e mori ana, lakoi... Qent e kufinit gjerman humbën nuhatjen!

Me datën 9 nandor 1989, MURI I BERLINIT RA! Plot mbas 28vjetësh... Gjermania u bashkue!

 Në vitin 1961 pikërisht tek ky mur mbasi u pat ndërtue, Presidenti

Xhon Kenedi ka thanë: “Kush mendon se asht i mirë komunizmi, të vijë etë shohin Berlinin. Unë sot jam qytetar Berlinez!” Xhon Kenedi edhe sotasht aty me monumentin e tij madhështor!

Edhe pse Muri i Berlinit ra, në Tiranë Stalini, Lenini dhe Enver Hoxha vazhdonin...mos me ra!!...

Vetëm ngjarjet e Rumanisë, më 22 dhetor 1989, dhe pushkatimi iÇausheskut me gruen e tij në pragun e Krishtlindjëve, i dhanë një mësimRamiz Alisë e Nexhmije Hoxhës se, njëditë mundet me iu gjetë edhe ju

kjo nderë, nëse vazhdoni me qëndrue në mendimin...” as Lindje, asPërëndim...”Demostrata e heshtun e 14 janarit 1990 në Shkodër, dhe

arrëstimet e bame një natë para kësaj demostratë ndaj atyne që kishinvëndosë me rrëzue monumentin e Stalinit në qendër të Shkodrës, trandën

 përfundimisht edhe thëmelët e kalbuna të komunizmit në Shqipni.Mesha e Parë, më 11 nandor 1990, e thanun nga Don Simon

Jubani në varrezat e Rëmajit në Shkodër, hapi edhe vorrin e shumëprituntë komunizmit gjakatare në Shqipni.

Në vjeshtën e vitit 1986, në Katovicë mori pjesë edhe njëdelegacion i Partisë së Punës së Shqipnisë, i kryesuem nga Sofokli Lazri,nëpunës i lartë i Komitetit Qendror të P.P.Sh. që me Enver Hoxhën. Atyu mbajt një fjalim i rëndësishëm nga M.Gorbaçovi ku, tha: “... Tëkrijohen parti politike të majta, të qendrës, të djathta, por ato tëkontrollohen e drejtohen nga ne komunistët.

Partia që do të marrë pushtetin politik do të shajë komunizmin methëmel e çati; që të fitojmë simpatinë e Përëndimit.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 333/389

333

Të dënuarit e të përndjekurit politik të afrohën që të na përkrahin, por, pushtet nuk do tëju japim , sëpse, ata do të kërkojnë të

hakmerrën.”(marrë nga teksti origjinal i botuem në RD,Tiranë, 1994).Me datën 16 prill 1990, në TV Shqiptar Ramiz Alia, President i

Republikës së Shqipnisë i ngarkuem edhe me detyrat e Sekretarit të Parëtë K.Q. të P.P.Sh, që më 13 prill 1984, njëditë mbas vdekjes së diktatoritEnver Hoxha, në një mbledhje me “shokët” e Byrosë Politike, thotë:

“... Edhe bar do të hajmë, edhe gjak do tëderdhim , këtu e më tejnuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe social izmin nuk e sakri f ikojmë ”.

Më 23 gusht 1990, po në TVSH, në mbledhjen e bame para

ardhjes së Peres De Kuelar në Shqipni, Ramiz Alia thotë: “...T’i japimidenë pa marrë angazhime... Nuk pranojmë pluralizëm. Kurrë nuk do tëlejojmë tregun privat sëpse, kjo, do të thotë likujdim i socializmit”.

 Nexhmije Hoxha asht ma e “sinqerta”, ajo thotë: “Peres DeKuelar, duhët që Shqipërinë ta pranojë kështu siç është...” (TVSh, Tiranë,23 gusht 1990).

Edhe Peres De Kuelar, ma në fund erdhi e mori dy aspra të kohëssë Krishtit prej Judës “shqiptare” dhe iku...

Fatos Nano, Kryetar i Partisë “Socialiste” të Shqipnisë në njëtakim me shqiptarët e Zvicrrës, thotë: “Njeriu ka një babë... ai babë imirë, apo i keq, është baba...”

At Anton Harapi, në gjyqin e zhvilluem kundër tij në vitin 1946,thotë: “Shqipnia u f itue me gjak; me gjak dhe po mbahët e robnueme.Do tëvijëdita e me Paqëe Drejtësi do tëfitohët”.

 Një politikan amerikan, në TVSH thotë: “Kur njeriu paguan borxhin, ai nuk asht borxhli ma!”.

Presidenti i Republikës së Shqipnisë, Dr. Sali Berisha, me datën7 shtator 1993 në një takim me një delegacion evropian, thotë: “Shqipëriaka pas trashigue 400-500 milion dollarë amerikan borgje, pare të cilatudhëheqësit komunistë i kanë rëzervuar në bankat Përëndimore.”

Kryetari i Kuvendit Popullor i Republikës së Shqipnisë, Z. Pjetër Arbnori, thotë: “Në Shqipëri nuk do të bëhen gjyqe politike” (TVSh.Tirane,1993) Mbas një viti, më 20 prill 1994 në TVSh, në lajmet e orës20.00 thotë: “... E rëndësishme është se në mes të Shqipërisë dhe Kinës,tani ka marëdhënje të mira të cilat nuk komandohen më nga ideologjia.”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 334/389

334

Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipnisë,Z. Aleksandër Meksi, ka thanë: “Korupsioni është fenomen i pandarë në

strukturën e ekonomisë së tregut.”.Prof. Sami Repishti, thotë: “Në Shqipni dinastitë e kalbuna nuk 

mërrijnë me kuptue elementët demokratikë”.Prof. Arshi Pipa, ka thanë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës:

“Ramiz Alia desht me imitue Gorbaçovin, por nuk pat as trunin e as b... eGorbaçovit”.

DU BOIS-REYMOND ka shkrue: “Materializmi nuk ka me mujtëkurrë me zhvillue ndërgjegjën”.

Presidenti HAVEL ka thanë:“Njerëzit ma tërrezikshëm për demokracinë, janëkomunistët e konvertuem nëdemokratë”.

RICOLI në kopertinën fundit të librit të tij, botue në Lubjanka, nëvitin 1996, shkruen: “Stalini zmi ende nuk e ka pasur Nürembergun e ti j ; asnjëri nuk ka pranuar tëjetëpërgjegjës ose bashkpunëtorëme këto tmerre; asnjëri nuk ështëi penduar .” .

DON SIMON JUBANI NË 1990

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 335/389

335

“Kremlini në teori ia kishte prekokën komunizmit por, në

Shqipni tundej bishti.”

Ata që kanë kenë të burgosun në burgun e Burrelit, tregojnë, senjë nga birucat asht quejt “biruca e Don Simonit”. Ishte vrima ku futej“prifti kokfortë”. Lidhej për një ganxhe hekuri që nuk e lejonte as me uçue me trup drejtë dhe as me u ulë, ose me u shtri. Lehëj me ditë içveshun, pa mbulojë e shtrojë në temperatura të ulta, ku të ftohtit

mërrinte shumë gradë nën zero, pa ushqim, vetëm me pak bukë e ujë memasë në një pisllëk të pashpjegueshëm mjedis parazitësh, derisa iumbushte mendja një kapterri kriminel me e çlodhë tue e zgjidhë e tue lanëme fjetë në çimento. Këta rreshta lexohën për dy minuta por, me kalue 26vjet me këtë mënyrë jetese asht një gja e pakuptueshme për ne që nuk ekemi provue. Shembulli i tij asht ma i kjarti me provue se torturat nëShqipni kundër Klerit Katolik kanë kenë sistematike. Shpesh, ata, që, nuk i pushkatonin i izolonin ndër burgje të mnershme, i përdoronin si forca

 pune deri në raskapitjen e plotë tue i shfrytzue në maksimum derisa, si pasojë e vuejtjes, urisë dhe sëmundjëve vinte vdekja. Kjo vdekje shpeshasht kenë ma e mnerëshme se pushkatimi ose mbetja në torturë në çastëte para të arrëstimit. Me vdekë se me vdekë, por të paktën pa vuejtje tëgjata e shpesh të pafund.

Don Simon Jubani ka lé në Shkodër, më 8 mars 1927. Ka vazhduemësimet e para në shkollën e Jezuitëve në vendlindje deri në mbylljen etyne nga komunistët në vitin 1946. Ka shkue ushtar dhe asht këthyeinfermjer në Shkodër. Merrej me futboll dhe njihej ndër lojtarët ma tëmirë të Shkodrës. Në vitin 1958 shugurohet meshtar dhe emnohët nëMirditë si famullitar ku, bie në sy zelli dhe përvujtnia në shërbim të Fesë,të shoqnueme me një vrull të posaçëm dhe të palodhun për me ndërtueKisha e çela në atë krahinë. Pa kalue 5 vjet, arrëstohet nga Sigurimi iShtetit dhe dënohet... prap dënohet... ridënohet... me mendimin mos medalë asnjëherë nga burgu ky “Prift i pa marrun vesh”. Bani 26 vjet në

 burg: “Prift me rrezikëshmëri të madhe për shoqërinë socialiste...”Më 13 prill 1989 lirohet nga burgu në pragun e “metamorfozës”

komuniste. Vjen në Shkodër, por nuk gjenë vëllaun e tij të nderuem DonLazër Jubanin, edhe ky Prift shembull i një Kleriku të pathyeshëm para

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 336/389

336

vuejtjëve të burgjëve, interrnimëve dhe ndjekjëve të vazhdueshme tëSigurimit, derisa, njëditë, me datën 29 korrik 1982... e helmatosën kur po

hante bukë nëpërmjet të “shokut” Marleci, që i rrinte pranë ndër arat efermës, një bashkëpunëtorë i Sigurimit të Shtetit që edhe e survejonte,ashtusi të gjithë klerikët tjerë kudo që ishin. Vdekja e Don Lazrit ishtehumbje e një dijetari të vërtetë në fushën e historisë shqiptare.

Pa kalue as dy vjet nga vdekja e At Meshkallës, Sigurimit i duhetme angazhue prap spijunët për survejimin e një tjetër “arre nyçe” në atërrugë, 4-5 dyer ma larg se At Meshkalla, Don Simon Jubanin, priftin

 belbacuk që do të bajnë një Epokë si belbacuku i 1924, Luigj Gurakuqi.

Binte shi me rrëshekë si bie zakonisht në Shkodër në muejn ePurgatorëve. Nuk mungojnë njerëzit në të dielën e parë në vorret eRëmajit. Edhe pse pjesa ma e madhe ishin vorre të vjetra, mbasi në vitin1970 u pat ndalue vorrimi i qytetarëve në këta vorre, siç e kam shpjegueme mendim rrafshimi, prap se prap kujdesi i qytetarëve në muejn nandor nuk ka mungue. Të paktën një tubë me lule secili e vente tek kryet evorrit edhe pse pjesa ma e madhe tashti nuk kishin as Kryqa. Shumë ishinthye, shumë ishin kalbë, shumë ishin shkatrrue e, gjithshka shkonte drejt

shumjes në atë vend... Një qytetar që banonte në një prej apartamentëve karrshi vorrëve iquejtun Mark Murana, sjell një tavolinë me mbulesë mushamaje, mbi tëcilën hante bukë në shtëpinë e tij dhe vrapon në shtëpinë e Don SimonJubanit, e sjellë ndër vorre priftin e veshun si gjithmonë me kostum të zi,tue lajmërue njerëzit e lagun prej shiut: “Eni, se tashti do të shohimMESHË prej Don Simonit!” Jo, ma shumë se 300 vetë që nuk u besojnëas syve, as veshëve dhe as kambëve, drejtohën nga Kapela e djegun e paçati dhe me të vërtetë aty asht edhe Don Simoni. Don Simoni ven Kryqine mëshefun mbi tavolinë bashkë me pak gjana të ruajtuna ndër vite, pa ishkue mendja ndonjëherë kur ishte në “birucën e tij” në Burrel, se do tëvijë kjo ditë dhe mbasi ban Kryq, u drejtohët të pranishëmve:

“Vëllazën e motra! Dizidenti Mark Murana sot ka shkrue një datëhistorike, që do të përmendët ndër analet e kronikat historike të qytetittonë martir të Shkodrës së famëshme që, po vuen për liri e demokraci,

 por, që, sot po fillon për té dhe gjithë shqiptarët një Epoke e Re...” dhe përfundon fjalën e tij: “Sot njëjavë, më 11 nandor 1990 kemi Meshën ora

12.00, këtu ndër vorre!”

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 337/389

337

Për pak minuta të pranishmit shpërndahën në katër anët e qytetit.Fjala merr dheun. Të gjithë vrapojnë me shpërnda lajmin “Në Shkodër ka

ardhë Mesia!” Si dikur, ndër katakombe njerëzit nuk besojnë, shumicakujtojnë se janë në andërr. Ka shumë që nuk harrojnë fjalët e ShënTomës: “Unë, pa e pa Don Simonin me sytë e mijë tue thanë Meshë, e pavue dorën ndër plagët e tija që i kanë hapë komunistët në trupin e tij,

 NUK BESOJ!” Të gjithëve u dukët se ndër dyer përgjohen nga xhullinjëte shekullit të elektronikës, të gjithë me lot ndër sy pranojnë: “Kjo asht mbrekullia!” Edhe pse shiu vazhdon me ra rruga e Ballabanës, edhenjëherë u këthye në pjacë. Turma, turma, të rinjë, pleq, sakata e qorra që

kanë lind mbas datës 19 mars 1967, ditë në të cilën në Shkodër nuk kishtema asnjë Kishë të hapun dhe që nuk kanë pa Dritën e Qillës tue shndritënë fëtyrat e tyne nëpërmjet fjalës së Ungjillit, drejtohen kah Rëmaji dheme të vërtetë të gjithë besojnë se: “GJAKU I MARTIRËVE TË FESËDHE ATDHEUT ASHT FARA, QË SOT KA BIJTË... KATOLIKË EMYSLIMANË, TË VRAMË SË BASHKU NË ZALLIN E KIRIT, TËLIDHUN DORA DORËS, THËRRASIN: BASHKOHUNI VËLLAZËNSHKODRANË, SI NA KËTU QË KEMI VDEKË PËR LIRI DHE

DEMOKRACI TË VËRTETË!” Amanetin e mban toka, thonëshkodranët. Filloi rindërtimi i Kapelës. Ato selvia të vogla, fidanat qëdikur mbillte Nikolin Muzhani, tashti u banë trupa me mbulue çatinë edjegun. Një kantjer i vogël ndërtimi që ruhej nga qindra të rinjë ditë enatë për mos me u përsëritë dhunimi. Futej ndonjë gjips me spijunët ePartisë, por përgjigja ishte vetëm një: “Na leni rahat të vazhdojmë punëntonë... !” Çakiçi rrahte pa pushue, tue ngulë gozhda. Karroca me llaç egëlqere shkarkoheshin në sheshin para Kapelës. Të gjithë muratorë, tëgjithë hamaj, padallim Feje, të gjithë elektricistë e bojaxhijë për mezbukurue tempullin e rindërtuem nga RINIA. Vetëm ndër dy vende nuk fikej drita as ditë as natë, në Rëmaji dhe në Komitetin e Partisë. Vetëmndër dy vende ka roje të vazhdueshme, ndër vorre dhe në Sigurim, ndërsaspijunët janë përhapë në gjithë qytetin: “ Kush e gjenë ku asht DonSimoni?” por, askush nuk flet... dihet se nuk asht i arrëstuem por ku ashtnuk dihet!

Asht data 10 nandor, ora 19.00. Terr. Nata ka fillue por pak kushasht ndrye ndër shtëpia, gjithë Shkodra asht dyndë ndër vorre. Janë fikë

dritat. Tre djelm të fortë janë tek kulmi i faqatës së Kapelës. Njeni duketsi Krishti, ka në krah një Kryq jo druni, po hekuri, ashtu si e pat edhe

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 338/389

338

Shqipnia për 50 vjet; tjetri, të duket se po e gozhdon me një çakiç tërandë në dorë; ndërsa, i treti mban një qiri në dorë, për dritë. Vëndoset

edhe Kryqi. Kur, përfundon puna dhe asht derdhë edhe betoni njëduertrokitje e fuqishme ushton në Rëmaji nga mijra vetë që janë aty, tëgjitha dritarët e apartamentëve hapën për me vështrue se shka ndodhi:“KISHA ASHT GATI PËR NESËR!” ndigjohet një za mes brohoritjeve.

 Në orën 23.55’ në zyrën e Sekretarit të Parë të Partisë, XhemalDymylia bie telefoni, asht zani i Presidentit të Republikës, tregontedëzhurni që ndodhet aty tue pi një kafe me Xhemalin. “Si urdhëron, po,

 po, si urdhëron... Peres De Kuelar më foli... si urdhëron shoku Ramiz, ...

qetësia duhet siguruar... po, shoku Ramiz... njofto Çapajevin... po, siurdhëron shoku... Forcat speciale... po, po, ndigjoj... tashti, shoku Ramiz,si urdhëron... deri në një urdhër të dytë... po, shoku Ramiz, këtu jamsonte!...” Gjithë natën lëvizje gjipsash, gjithë natën korrierët spijun nëqarkullim...në çdo qoshe të qytetit që dukej sikur po flenë.

Shkodra dukej se flenë por, jo; dukej se heshtë por, jo; dukej sezien, por, jo; asht çue dhe zor se flenë ma, asht çue e nuk besoj se heshtëma; nuk zien por, vlon, vlon bashkë me gjakun e Martirëve, e derdhët si

lum në Zallin e Kirit, aty, aty, brijë çinarëve të Rëmajit!

11 NANDOR 1990, ora 11.00. Ka disa postbloqe por jo tërëndësishme. Disa makina gaz të Sigurimit janë në disa këthesa rruge.Mbrenda tyne shihej edhe ndonjë surrat i njohtun spijuni por, nuk do tandyjë këtë artikull me emnat e flligtë të tyne. Filmojnë dhe shënojnëemna... Karvani i fshatarëve me biçikleta asht i pafund. Të gjithë ecin në

 punën e vet. Të gjithë drejt vorrëve... të gjithë të zhytun ndër mendime...të gjithë të duket se me vedi thonë Punën e Pendimit, asnjeni nuk din akëthehët në shtëpi... të gjithë me fëmijë e pleq për dore, të gjithë

 përshëndetën njeni me tjetrin, të gjithë janë SHQIPTARË, padallim Feje... Të gjithë drejt vendit të Ringjalljës së Përjetëshme...

 Një grup i madh myslimanësh asht vendosë mburojë tek dera evorrëve. Njeni më tregon se na do të qëndrojmë këtu, mbasi po kje sendodhë gja, na do të përdorim armët që kemi në trup...  Ju, rrini të qetë ashtusi jeni me fëmijë e familjet tueja!..Sot jemi na këtu! Ndër katët enalta të apartamentëve shihet ndonjë tytë automatiku e drejtueme nga na.

 Në krahun e majtë të vorrëve janë disa vagona të mbushun me sambistëtë ardhun me forcat speciale nga Tirana që presin “urdhën” ... Në sheshët

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 339/389

339

e vogla përbrijë apartamentëve sheh vetura me gjithfarë targash, tue filluenga trupat diplomatike, nga Ministria e Mbrendshme e deri tek taksitë e

Elbasanit, Durrësit e të Kavajës... të gjithë kanë ardhë me pa me sytë etyne mbrekullinë, mbasi nuk u besojnë ma fjalëve...

Pritët Ai burrë, që do të këthejnë edhe një fletë tjetër të lavdishmenë historinë e Shqipnisë, ashtusi atë ditë në Deçiq, u prit Ded Gjo’ Lulime trimat e tij... e, Ismail Qemali në Vlonë... atëditë!

Mërrini... Erdhi Don Simoni! ... Shihe, shihe, ku asht i rrëthuemme djelmë të rinjë... Dikush çohët në majë të gishtave me e pa, dikushhypë mbi ndonjë gurë vorri, dikush tjetër çon fëmijët hopa; të gjithë kanë

sytë në një pikë: “Tek Prifti vigan, tek Ai sokol që nuk e ban ma NanaShqipni shokun e tij, asht vetëm një vijë e bardhë në fytin e tij që ndanëkokën nga trupi, asht shenja e Shugurimit Meshtar, asht pikërisht ajoshenjë që kush e di sa herë diktatori ka matë shpatën e tij me gjak për atëfyt... Asht Don Simon Jubani... Meshtari i Shkodrës... i bardhë në fëtyrë,si Shpirti i tij.” Një gëzim që nuk përsëritët ma! Erdhi, ecë me shpejtësisi gjithnjë e gjujzohët para Elterit!

 Një grup grashë të moshueme me shenjën “Bijat e Marisë”

këndojnë me lot për faqe nga mallëngjimi kangën e “Zojës së Shkodrës”,të shoqnueme nga populli i cili nuk e ka harrue... Një za naltohët ngaqielli, tue u bashkue me cicërimat e zogjëve ndër selvia, drejt gjethëve tëçinarëve që duertrokasin fitorën me hymnin “Ave Maria” ... prej Gjok qorrit, të cilit sot i ka ardhë drita...

Asht ora 11.45’... Vetëm në Rëmaji bie ora e Lirisë... Rrahinkumbonët... Edhe ajo ka dalë prej dheut... asht Ringjallë. Largohën pak reqë kishin zanë shkëlqimin e diellit e bashkë me rrezët e tija lind njëditë ere. Para një Elteri të thjeshtë druni përkulet para Kryqit, për të cilin ashtsalvue ai bashkë me gjithë popullin e Shkodrës, asht Don Simoni. Mbas1-2 minutash heshtje ushton një za sipër rrasës vorrit 24 e sa vjeçare, vuenë 1967, asht zani që shembë bashkë me “Revolucionin Kultural” edhezanin e qyqës së Partisë, që vajton “bilbilin”e saj... Asht zani i një DonSimoni që ndihët i vetëm në truellin e Arbërit, asht një gjamë mbi të

 pafetë që shkrep si rrëfeja e zharitë monumentët e bronxit mjedis tëShkodrës e Tiranës, asht dora në ballë që thotë: “Në emën të Atit...” e,Mesha fillon... Mbas pak çastesh i drejtohët popullit me fjalën e tij të

 paharrueshme e historike:“Vëllazën e motra! 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 340/389

340

Le ti kujtojmëpër njëminut nëheshtje tëgj ithëkëta tëvdekun,qëkemi ndër këto vorreza dhe tëgjithëata vëllazën e motra tona, që 

kanëra për njëShqipni evropiane, gjatëkëtyne 46 vjetëve të shkueme...” 

Mesha vazhdon… derisa ndigjohën fjalët: “Shkoni në paqë,Mesha mbaroi!”

Duartrokitje, thirrje “Rrnoftë Don Simoni!”, kangë e brohoritje për FITOREN! Gëzim e hare në atë vend ku dikur, vetëm lotohej...

Si një kor i vetëm populli këndon kangën: “KRISHTI MBRET!”

MESHA E PARË asht fitore e LirisësëFesëmbi Ferrin komunist! 

MESHA E PARË asht f i tore e Lir isësëAtdheut, mbi robninë 50 vjeçare! 

MESHA E PARË asht fi l l imi i L ir isëdhe i Demokracisënë Shqipni! 

PA FE NUK KA ATDHE, PA ATDHE NUK KA LIRI, PALIRI NUK KA DEMOKRACI!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 341/389

341

DON MIKEL KOLIQI

“… Titullin e Kardinalit e kamarrë Shqipnia”

Ishte viti 1951. Ditë e dielë, aty rreth orës 8.30 të mëngjezit kur 

ishim tue u këthye në shtëpi bashkë me gjyshën, nanën Nine mbasi pamëmeshë në Kishën e Fretënve të Gjuhadolit dhe, posa hymë në rrugën eGurakuqit, në krahun e djathtë doli nga një derë e vogël bashkë me motër Luçinë, një prift që menjëherë u drejtue nga gjyshja, që në atë çast filloime kja për dajën Don Kolec, dhe i tha: “Nine, mos kjaj aspak, se DonKolecin e paska dashtë Zoti ma fort se ne të tjerëve, ti me të vërtetë edishron por ai vdiq me faqe të bardhë. Zoti e mori për mos me e lanë mera në duert e këtyne, ndërsa halli i jonë nuk po dihet por ishalla edhe nena ruen që mos të turpnohemi... Vullnesa e Tij u baftë!”. Kur u ndamë,gjyshja më tregoi se ky ishte Don Mikel Koliqi, një bashkëmoshatarë medajën që posa kishte dalë nga burgu. Ndërsa, Motër Luçin, e njihja se ekam pasë edukatore në shkollën e Çelës në vitin 1945, pak ditë para se tëmbylleshin shkollat e murgeshave nga komunistët.

Mbas pak ditësh kur po shihja meshë në Kishën Kathedrale, pikërisht më 16 tetor, ditën e Zojës së Shkodrës, në një prej Elterëve pothonte meshë Don Mikeli. Mbasi u suell nga populli dhe, tha: “Zoti kjoftëme ju” dhe u këthye nga Elteri, si mbas veprimit me mënyrën e vjetër tëmeshës, u përkul mbi Elterë dhe u duk sikur diçka kishte. Për pak çasteerdhi Don Ernesto Çoba, diçka biseduen bashkë, por meshën me njëfëtyre ma të zverdhun se zakonisht mujti me e çue deri në fund. Kur itregova në shtëpi për këtë ngjarje nana më shpjegoi se Don Mikeli asht isëmurë me stomak. Nuk kaloi shumë kohë dhe Don Mikeli u arrëstue.

Mbas arrëstimit të dytë nuk e pashë ma deri në vitin 1990. Ai u patlirue nga burgu në vitin 1986 dhe banonte tek motra e vet Margerita,zonja e Salvator Kurtit, por takimi me te për ne ishte i frikshëm. Asht e

vërtetë që shtëpia nuk kishte derë oborri por kishte shumë dritare, mbasiaty kishte rreth 15-16 familje dhe nuk dihej kush mund të kontrollojëlëvizjet të cilat me siguri dikush i rregjistronte. Don Mikeli, edhe pse

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 342/389

342

ishte i lirë në shtëpi nuk besoj se lehëj pa u survejue. Ajo shtëpi dikur  banohej nga i ndjeri Cuk Simoni, përkthyesi i parë i librit “Pinoku” për të

cilin Prof. Gaspër Ugashi, më ka thanë, se asht një ndër kryeveprat e përkthimëve që janë ba në gjuhën shqipe. Kur hapej ajo derë, si fëmijëkishim dëshirë me pa lulet e bukra që kishte në atë oborr, drandofilletkaçë si tanda hardhije e, tashti, të shkretnuem si shumë shtëpi shkodrane..

Mbas vitit 1990 filloi edhe njëherë gjallnia në atë vend. Shumëvetë vizitonin Don Mikelin. Kur u pata takue herën e parë me té dhe ikujtova vitët 1951, ai me saktësi fliste për ngjarjet e atëherëshme edhe

 pse ishte 88 vjeç. Më pat tregue shumë gjana që nuk i dija për Don

Kolecin, Don Alfons Trackin, që e vlersonte si thëmelues të bazave mbitë cilat asht ndërtue shoqnia e “Vëprimit Katolik” në Shkodër. Tregonte për rrethët që kishte hapë me zejët e ndryshme që mësonin të rinjtë prejatij misionari të pakrahasueshëm me të gjithë të tjerët që kanë shkelëtokën shqiptare. Vlerësonte vullnetin e madh të tij dhe sakrificën simisionar. “Si tashti, kam ndër veshë zanin e të shkretit Don Ndre Zadeja,i cili, kur po e torturonin u thonte: Mohni bre kështu, po a ban shqiptarimbi shqiptarin çka jeni tue ba ju në mue!?” dhe, mbyllej biseda me një

ofshamje për mikun e tij. Don Mikeli ishte arrëstue ndër ato ditë me Don Ndreun, dhe thonte për té, se e kanë torturue shumë... ndërsa, për vehtenuk fliste... Pra, Don Mikel Koliqi, e fillon Kalvarin e tij më 3 shkurt1945 dhe e vazhdon gati 38 vjet... me burgje e interrnime pa ndërpremjederi në vitin 1986, përveç vitit 1950-1954, që janë vetëm 3 vjet që ka

 jetue në shtëpi tek kushrini i tij Pjerin Koliqi, vëllai i Motër Luçit dhe dr.Jul Koliqit (kirurg i njohtun).

Atë ditë ishte arrëstue edhe At Gardini e At Gjergj Vata (atëherëxhaku), ndërsa, në burg ka gjetë At Gegë Lumën dhe At Dioniz Makën,të arrëstuem në gjysë të janarit 1945.

 Një çudi! Mbas gati 9 muejsh dënohet 2 vjet “me kusht”, ngaAranit Çela. Mbas 3 muejsh i lirë, arrëstohet prap dhe në mars të 1946dënohet 5 vjet burg, si “armik i popullit”. Nga burgu i Shkodrës, në 1948nisët ndër kampet e shfarosjës, në Beden të Kavajës. Në vitin 1949, nëOrman të Pojanit të Korçës, deri më 20 korrik 1950 që lirohet. Pa kaluetri vjet e gjysëm, në vitin 1954, arrëstohet dhe mbasi i çveshin veladonine interrnojnë në Radostinë të Lushnjës, Kuç të Kurveleshit, Gradishtë,

Gjazë, Ballsh etj. Në vitin 1977, arrëstohet prap si “armik i popullit dheagjent i Vatikanit” dhe dënohet 15 vjet burg, tue u dërgue në kampe pune

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 343/389

343

etj. derisa përfundon në burgun e Burrelit, prej nga lirohet më 11 prill1986, gjoja për arësye moshe e shëndeti.

Ishte tue dalë nga burgu, kur bashkohet me shokët tjerë që ëdheata po liroheshin me këtë. Të gjithë sëbashku bajnë edhe një “fotografi”.Kur e tregonte këtë moment, qeshëj dhe shtonte, “si dukët i duhej kjofotografi me ia dërgue Shtrausit”... pritej përditë një rreze drite e lirisë sëfesë, kufinjve dhe të burgosunve politikë. Ishte koha kur bahëshin

 përpjekje për hapje të Shqipnisë nga gjermano-përëndimorët.Ishte viti 1991. Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë

kishte një problem shumë delikat, të rëndësishëm dhe urgjent në lidhje

me Vatikanin, madje, direkt me Papën. Për këtë punë vjen në Shkodër,Z. Eqrem Kavaja me u takue me një Prift, me të cilin kishte ndejë në burg. Unë ia ndryshova mendimin dhe i bisedova se do të ishte ma mirëme shkue tek Don Mikeli. Eqremi ngurroi pak vetëm për arësye tëmoshës së tij, mbasi çështja kërkonte shpejtësi veprimi, duhej zgjidhë për dy ditë. Unë ngula kambë me shkue dhe Eqremi nuk ma kundërshtoi.Shkuem në shtëpinë e Don Mikelit dhe biseduem të tre problemin qëkishim. Ai e vlerësoi mashumë se na të dy. Në fund tha: “Ma leni mue në

dorë këtë punë dhe mos e bisedoni me tjetër kend, se mund të ju vijnë jundonjë e keqe…” Kur dolëm në rrugë, Eqremi po ecte si i habitun dhevetëm më tha: “çfarë kokash ka pasë Kleri Katilik, 90 vjeç asht ma ikjartë se ne në tru…” Mbas 24 orësh çështja për të cilën shkueme ashtkenë e kryeme. Si e tek e dinte vetëm ai në Shkodër dhe Papa në Romë...

 Në vitin 1992, Don Mikelit i erdhi nga Selia e Shenjtë, titulli“Monsinjor” pra, në moshën 90 vjeçare ai njihej Ipeshkëv në Shkodër. Nëvitin 1993 takohet me Papën Gjon Pali II, dhe Nanë Terezën, po nëShkodër. Shtëpia e Imzot Mikel Koliqit tashti ishte qendër pelegrinazhi,sëpse, aty ishte një mbrekulli që prekëj me dorë, shihej me sy dhe fjala etij ishte këshillë për këdo që kërkonte ndihmën e tij. Po këtë vit një grupqytetarësh shkodranë i kërkuam Presidentit të Republikës dekorimin e tijme titullin “Pishtar i Demokracisë”, kërkesë e cila na u plotësue me datën29 shtator 1993, atë ditë që Imzot Koliqi mbushte 91 vjet. Ceremonia u

 ba në Teatër “Migjeni”, ku nuk kishte vend të hidhej kokrra e mollës.Dekorohej Famullitari i Shkodrës, Don Mikel Koliqi, që për një gjysëmshekulli vetëm nderohej nga i gjithë populli shqiptar që vuante ndër tela

gjithkah rreth Shqipnisë, ashtusi të gjithë Atdhetarët e nderuem nën prangat e robnisë komuniste.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 344/389

344

Për këtë dekorim duhej një përshkrim i shkurtë i biografisë së tij,të cilin kam pasë rasë të mirë me e ba unë. Për tri ditë nga dy-tre orë kam

shkue me ndigjue prej gojës së tij “jetën”... po, cilën jetë?! Fillonte meshekullin e XX, më 29 shtator 1902 dhe vazhdonte... 9 vjeç ishe nëBreshia bashkë me vëllaun Ernesto, prej aty më çoi daja në Monza afër Milanit. Mbasi mora maturën atje shkova me ndjekë universitetin“Politekniku” në Milano, student në fakultetin e ingjenjerisë. Mbas dyvjetësh i shkrova një letër Imzot Lazër Mjedjës, me të cilën kërkova mendryshue drejtimin e jetës dhe me më dhanë lejën për me ndjekë degënteologjike për Prift. Në vitin 1927, po në Milano, vazhdova seminarin...

studjojshe përveç theologjisë, muzikë, art, gjuhë të hueja... dhe në fundmbyllej fraza: “Si të gjithë të tjerët...!”, një modesti shembullore. Më 30maji 1931 vjen në Shkodër dhe në Kishën e Jezuitëve, shugurohëtMeshtar, ndërsa më 31 maji çon meshën e Parë në Kathedralen eShkodrës. Emnohët ndihmës famullitar i Shkodrës, pranë Imzot Gaspër Thaçit. Ka bashpunëtorë Don Zef Pukën dhe Don Tom Lacën. Dy vjetëte para jep mësim në shkollën “Skënderbeg” me drejtor Pjetër Troshanin,

 për të cilin ruante një respekt të posaçëm. Aty, fillon zgjedhjën e fëmijëve

 për me formue korin e Kishës së Madhe. Mbas vdekjes së Imzot Mjedjës,në 1935 në vendin e tij emnohet Imzot Thaçi dhe Don Mikeli, bahëtfamullitar dhe Vicar i Dioçezit të Shkodrës. Në këtë vit thëmelon fletorën“Kumbona e së Diellës”, të cilën e drejton 7 vjet, deri në mbylljen e sajnga komunistët. Kësaj reviste Don Mikeli i dha një drejtim popullor meqëllim që të kuptohët nga të gjithë. Bashkëpunëtorët e tij, Imzot GjergjVolaj, Don Ernesto Çoba, Don Zef Shestani, Injac Zamputti etj. ruajtënvlerat e saja në lamin atdhetar, kombëtar, fetar, edukativ dhe kulturor, tuezanë vend në revistat ma në za të kohës. Në vitin 1993 Don Mikeli, prapvazhdonte me kenë Drejtor Nderi. Biseda për revistën mbyllej: “Unë,vetëm e hapa, me e mbajtë e kanë mbajtë të tjerët, ... penat e mëdha qëshkruenin aty, ata e mbanin, mundin e banin ata...” Ndër ngjarjët ma merëndësi të jetës asht krijimi i “Vëprimit Katolik Shqiptar”, shoqni laikeme parime Katolike në ndihmë të jerarkisë për çështje që nuk i përkasinklerit, me organizmin e vet në të cilin kanë dhanë kontributin e tyne: AtPjetër Meshkalla, Don Alfons Tracki, Don Lazër Shantoja, Don FranoIllija, Don Nikoll Gazulli, Andrea Skanjeti, Shuk Radoja, Engjull Ndocaj,

Dr. Jul Koliqi etj. Asht shoqnia ku spikati figura e Ndoc Jakovës sikryetar i saj. Në fushën e muzikës duhëj nxjerrë fjala me grep... Ndërhyja

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 345/389

345

më ndonjë pyetje, mashumë me ditë të sigurt atë çka kisha ndigjue nga tëtjerët, por ndërpritej: “E kanë rritë vlerën mashumë.. .muzika e eme nuk 

ka ato vlera, unë kam punue se më detyroi Dom Ndreu, ai mi vuni mbitavolinë tekstët dhe, më kërkoi muzikën. Po mos të ishte Dom Ndreu nuk do të kishe kompozue ato gjana të vogla që jam mundue me ba...” DonMikeli asht ndër njohësit ma të mirë të muzikës klasike edhe pse nuk kavazhdue asnjëherë konservatorin. Ai ka kompozue pjesë origjinale tëmuzikës kishtare dhe vlera e tij mbetët e pakrahasueshme me tremelodramet e shkrueme nga shkrimtari Don Ndre Zadeja, me të cilin

 bashkëpunoi dhe vuni bazat e muzikës kombëtare shqiptare, me një nivel

të naltë artistik tue i ba të pavdekëshme ato.Mjeshtria e Koliqit në muzikë mbetë pjesë përbase me vlerat evëprave të Don Ndre Zadejës. Ato nuk shkëputen nga njena tjetra, sikurseas “Rozafa” nga “Rrëthimi i Shkodrës” dhe “Ruba e Kuqe”. Koliqi memuzikën e këtyne melodramëve vuni me sukses gurin e parë në muzikënskenike.

Don Mikel Koliqi asht i pari muzikant shqiptar që në muzikënskenike futi elementët e muzikës sonë kombëtare.

Don Mikel, e pyeta: “Në cilat kampe ke kalue, dhe çka të kambetë në mend nga hetuesit, vuejtjët dhe ato vite tmeri?!” Ai mu përgjigj:“Kampët e burgjet nuk më kujtohen dhe nuk besoj se i dijnë edhe ata qëmë kanë burgosë e interrnue... janë shumë, janë gati 38 vjet, nuk mëkujtohën se ishin të gjitha njësoj. Edhe hetuesit ishin të një kallëpi, tëgjithë si të ishin të një nane, thomi na shkodranët. Nga gjithë jeta e burgutdhe interrnimit më ka mbetë në krye vetëm një përson (PT) ... i cili ishtenë interrnim edhe ai me mue në Ballsh. Të lutem emnin e tij mos eshkruej asnjëherë se ishte nga një familje shumë e mirë myslimane, ngaTirana. Kam njohtë babën e tij dhe nuk due me ia njollosë emnin, se ashtkenë burrë i mirë. I biri vuente me mue. Pat fillue me u disprue nga punae randë në fermë. Unë, për mos me e lanë me shkue në disprim dhe mosme i ardhë gja e keqe, fillova me e afrue me fjalë të mira me mujtë me idhanë forcë e shpresa për jetën. Ndër ditët e diela shpesh vinte për drekë

 bashkë me dy-tre shokë të tjerë. U mundonim me harrue ku jemi. Unëkishe nje radio të vogël dore ku ndigjojshe lajmët dhe muzikë. Ajo ishtedritaria eme. I tregojshe ndonjë lajm shpresëdhanës tue ia shpjegue me

gëzim se dishka mund të bahët... Ai ndigjonte dhe nuk fliste me njeri,mbasi kjo ishte e vetmja porosi e emja. Njëditë më thirrën në komandën e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 346/389

346

të interrnuemve; më nisën për qytet, më nxorën në një gjyq formal, vetëmsa me më dënue me burg. U detyrova me pranue për shka kishe folë me

këtë djalë mbasi të gjitha lajmet që i kishe tregue, ai i kishte denoncue nëzyrën e operativit të Sigurimit të Shtetit... I vetmi rasë që kujtoj asht kymbasi përpjekja e eme ishte vetëm një, me evitue ndonjë përfundim tëkeq që mund t’i vinte atij djalë, ashtusi shumë të tjerëve që kanë mbyllë

 jetën ndër telat e rrëthimit të burgjëve e të kampëve. Unë ia kam falë por edhe Zoti ishalla ia falë! Vetëm këtë kujtoj shpesh nga ajo kohë.”

Për kohën e ardhme ai shprehej kështu: “Optimist jam kenë edhenë vuejtje, sëpse besoj në Zotin, ndërsa tashti jam optimist pa kenë në

vuejtje. Zoti ka me na ndihmue nëpërmjet Kombëve të mëdha, që si poshihët edhe ata janë bashkue. Kam besim se ata do t’i detyrojnë edhekombët e vogla me pranue të drejtat njerëzore. Do t’i gëzojnë ata që vinëmbas nesh!”.

 Në fund i tregova se ndër ato ditë do të dekorohët edhe AtMeshkalla. I erdhi shumë mirë dhe, më tha: “Keni ba mirë që e kenikërkue atë gja se, Ai e meriton, po, për mue asht tepër... At M eshkall a,asht kenënjëMarti r i vërtetë, mbasi Ai nuk asht arrestue kur i ka ra 

ndër mend atyne, por me punën e palodhun tëtijën nëdrejtim tëFesë dhe tëAtdheut, sidomos me r ininë, ia ka shti ai ndër mend atyne ar rëstimin, gja tëci lën na tëtjerët nuk e kemi ba! ”.

Shumë herë ka ngjarje që duken të paprituna...Pikërisht, kur në Shqipni, pothuej nuk kishte mbetë asgja nga

thëmelët e katoliçizmit prej rrëbeshit komunist, atëherë, ndodhë ajo qëkishte fillue në vitin 1464 me Papën Piu II-të, kur mendonte me baKardinal Imzot Pal Engjullin, po, që, nuk u realizue nga vdekja e Papësnë Ankona. Në vitin 1994, plot mbas 530 vjetësh atë dëshirë që pat PapaPiu II-të, e realizoi Papa Gjon Pali II-të, dhe me datën 26 nandor 1994,Imzot Mikel Koliqi, asht Kardinali i Parë i Popullit Shqiptar.

Papa iu drejtue me këto fjalë të ngrohta:“... Takimi i sotëm më përtrinë kujtimin e dashtun të vizitës së

paharrueme që kam mujtë me ba në Shqipni, më 25 prill të vititkaluem. Në përsonin tuej sot përshëndes përfaqësuesin e madh tëKishës Shqiptare, që i ka dhanë Krishtit një dëshmi të guximshmebesnikërie, tue përballue vuejtje të tmershme gjatë përndjekjës sëegër të regjimit totalitar...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 347/389

347

Tue u lutë për mbrojtjen qiellore të Zojës së Këshillit të Mirëqë e kanë aq të dashtun shqiptarët, jap me gjithë zemër Bekimin

Apostolik për Ju, dhe për të gjithë ata që sot Ju rrethojnë, si edhe përgjithë kombin e dashtun shqiptar”.

 Ndërsa Kardinal Mikel Koliqi shprehët kështu:“Papa mëka zgjedhëmue për Kardinal, se ishe ma i moshuemi,

... ti tul li n e Kardinali t e ka marrëShqipnia”.Edhe titulli i Kardinalit i “përkiste të tjerëve”!Me datën 28 janar 1997, në moshën 95 vjeçare Kardinal Mikel

Koliqi, vdiq. Ai u përcjell me nderim nga gjithë populli i Shkodrës dhe i

mbarë Atdheut... ashtu si e meritonte.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 348/389

348

AT GIACOMO GARDIN S.J.

“Asht e vështirë me ia ndreqëkambët qenit!”

Asht i vetmi jezuit që u riatdhesue mbas vitit 1991. E tham me bindje se At Giacomo Gardin, Atdhe të dytë ka pasë Shqipninë. Një fjalëgoje, në moshën 86 vjeçare vjen edhe njëherë tek na. Ai vjen pikërisht nëkohën ma të nevojshme për ne, atëherë, kur na nuk kishim as Kisha, askuvende, as qela, as shkolla fetare dhe mund të thomi gati as klerikëshqiptarë, mbasi aq pak kishin mbetë mbas fortunës gjysëm shekullore, sagati gati mund të kujtoheshim nga të huejt se, në Shqipni nuk ka pasëkurrë klerikë shqiptarë. Të vjetrit numëroheshin me gishta. At Gardini,njihte vetëm dy: At Lulin dhe At Vatën nga jezuitët, madje, At GjergjVata ishte shugurue në vitin 1955 mbasi atëherë, kur At Gardini, ishte

arrëstue në vitin 1945 bashkë me të, At Vata asht kenë xhaku. Pjesa tjetër nuk ishte ma. Po, kështu, edhe koha kishte ba punën e vet mbasi edhe nga

 jezuitët italianë që patën kenë largue nga Shqipnia në vitin 1946, as atanuk jetonin ma.

At Petro Majone S.J. ishte i pari jezuit që shkeli në Shkodër nëvitin 1991, nuk gaboj aty nga muej mars. Erdhi në hotel “Turizmi” dhe

 prej aty kemi shkue bashkë (unë, i ngarkuem nga Sindikata e Pavarun,B.S.P.Sh, me e shoqnue me kërkesën e tij) në një takim që bani me

kryetarën e Komitetit Ekzekutiv të K.P. të Rrethit të Shkodrës, zonjënTereza Marubi. Kërkonte vetëm një streh me futë kokën mbasi kuvendnuk kishte ende. Ndërtesa e parë që iu dorëzue kje Argjipeshkvia e cila uriparue nga vetë kleri me fondet e veta. Ardhja e Nanë Terezës hapimundësi të tjera. Shqipnia u mbush me klerikë e murgesha në të katër anët. U hapën edhe qendra të tjera dhe puna fetare pothuej u vue në rrugëtë mbarë. Porsa përfundoi riparimi i Argjipeshkvisë mërrijti në ShqipniAt Gardini. Në vitin 1992 u njoha afër me té, ma përpara nuk e kam pasë

njohtë. Pata kenë këshillue me té për dorëshkrimin e librit “At Pjetër Meshkalla S.J.”, mbasi kisha frikë se mos gaboj në ndonjë problem tëurdhnit tyne. Kujtoj mirë atë kënaqësi që pat kur i tregova se jam një mik 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 349/389

349

i At Meshkallës. Ai jo vetëm e kishte njohtë afër, por mendimi dhekujtimet që ruente për té ishin aq të mira dhe të dashtuna, sa kur i

tregonte të dukej se koha kishte mbetë 50 vjet para. E pëlqente punën e tijqë ka ba me rininë dhe kryesisht përqendrohëj në edukimin e sajantifashist dhe antikomunist. At Gardini, përputhej me mendimet e AtMeshkallës në problemin atdhetar dhe kritikonte shumë gabimet e fajet edisa jezuitëve të huej, që kishin ba kur ishin kenë këtu. Kishte ba mjaftnga këto biseda me klerikët e rinjë që po vinin tashti për mos me përsëritëgabimet e kohës së shkueme.

 Njëditë, aty nga fillimi i vitit 1993 kur hyna në dhomë e pyeta, se,

a kishte ndigjue lajmët dhe ai më tha, se jo, i ishte prishë radio. Unë itregova se mbramë radio “Tirana” ka njoftue që Shqipnia ka hy nëKonferencën Islamike, madje, edhe dokumentin e ka nënshkrue ministri i

 jashtëm i yni Dr. Alfred Serreqi. Ai nuk u habit aspak, vetëm më tha këtofjalë: “Ma në fund mbas 68 vjetësh, ia mërrijtën qëllimit”.... Kishte ardhëradha me u çuditë unë dhe jo ai. Unë i habitun nga shifra 68 vjet, e pyeta:“Shka ka lidhje kjo shifër 68 vjet e, jo, as 70 e as 66... me lajmin embramshëm?”... Atëherë, ai më shpjegoi: “Mbreti i Shqipnisë Ahmet

Zogu, ka pas thirrë Delegatin Apostolik, që atëherë ishte në Shkodër dhe ika pas kërkue se shka mendon Vatikani për lidhjet me ne, në kjoftë se namund të hyjmë në Konferencën Islamike, mbas një kërkese që i ishte banga ana e tyne ato ditë? Delegati tue u ndodhë para një kërkese të

 papritun prej Mbretit i kishte kërkue dy javë kohë, sa me shkue deri nëVatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për këtë punë. Mbreti asht kenëdakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI, dhe i ka tregue kërkesën eMbretit. Papa i asht përgjigjë Mbretit nëpërmjet të Delegatit, me këtofjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka mbetë, junuk duhet të angazhoheni me vendët e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanëse Shqipnia asht vend Evropian. Ju, mund të veproni si të doni. Ky ashtmendimi i jonë!”. Delegati asht këthye në Shqipni dhe i ka tregue Mbretit

 përgjigjën e Papës. Zogu asht kenë i squtë dhe nuk ka hy në asnjë lidhjeme shtetët e Lindjës. Papa tue pa nevojën e një rishikimi të mardhanjëveme Shqipni, ka thirrë Ministrin e Vatikanit që merrëj me shtetët

 ballkanike dhe e ka ngarkue me detyrën e rishikimit të problemëve nëkëtë zonë. Ministri ka thirrë një grup klerikësh që do të vinin në Shqipni

me pa dhe me veprue si duhët ma mirë, që shqiptarët të shtojnë lidhjet mevendët e Evropës. Në këtë grup jam thirrë edhe unë, prandej më kujtohët

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 350/389

350

e saktë koha. Ishte viti 1925 atëherë, kur unë ishe në Chieri të Torinos, në prëgatitjën përfundimtare për Jezuit... Me kenë se ndihej nëvoja me ditë

gjuhën shqipe, menjëherë kam fillue me mësue gjuhën. Kështu, kur kamardhë këtu dhe jam takue sëpari me Don Ndre Mjedjën, pat kenë habitë samirë e kishe mësue shqipën pa mësues. Ju ba qejfi kur i thashë

 përmendësh një vjershë të tijën që më pat prue atje bashkë me fjalorët eshqipës At Valentini. Me të ardhun këtu, ai grup klerikësh pat hapë katër kapakësh dyert e shkollës së Jezuitëve edhe për Myslimanë dheOrthodoksë, madje, bahej edhe mësimi i besimit tyne në orë të posaçme

 për ta. Kujtoj ndër nxanësit e mirë të besimit Mysliman vëllaznit Pipa dhe

Dr. Bekteshin që më kanë mbetë në mend, por ka pasë edhe të tjerë edheqë kanë tregue qëndresë kundrejt valës komuniste si, Myfit Q. Bushati, qëu akuzue për grupin e xhakonit Mark Çuni, dhe nuk foli një fjalëranduese për Faustin dhe Dajanin. Kjo valë shkatrroi gjithshka kishimfillue me ndërtue këtu. Më vjen keq shumë për atë brez intelektualësh qëu zhduk e, që ishte aq mirë i pregatitun. Këta ndryshime që po bahënishalla don Zoti e sjellin të mira, por prej të rinjve që janë të pregatitun

 prej atyne që ishin deri dje në Pushtet asht zor me pritë mashumë, mbasi

ndoshta gabohem e ashtu kjoftë, por asht e vështirëme ia ndreqëkambët qenit”. Në ditën e Krishtit Mbret, më 24 nandor 1993, At Gardini,

kremtoi 70 vjetorin e kushtimit të tij në Urdhnin Jezuit, në KishënKathedrale të Shkodrës, ku mori pjesë pothuej gjithë qytetaria bashkë meshumë ish studentë të tij tashma të moshuem. Prëzenca e krejt drejtuesvetë klerit në Shqipni, i jepte ceremonisë pamjen madhështore gja të cilënkishte vite që nuk e kishim pa.

Mbas pak muejsh At Gardini, nuk ishte mirë me shëndet. Po iafrohej të 90-tave, me 24 shtator të vitit 1995, kur gjendja e tij tashma urandue, mbas një përcjellje shumë dashamirëse nga populli i Shkodrës AtGardini, u largue nga Shqipnia përfundimisht. Vitët e fundit i kaloi nëParma, në vëndlindjën e tij, sigurisht në një kuvend jezuitësh pranëKishës S. Rocco.

 Në letrën e fundit, më 15 qershor 1995, më shkruen: “… Ju kamdashtë me të vërtetë shumë e, darka e përcjelljes në oborrin e Seminarit,më asht dukë ma shumë një shenjë mirënjohjëje sësa shprehje e një të

vërtete të plotë. Sidokjoftë, mirënjohja e eme do të jetë e përherëshme

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 351/389

351

dhe zemra e eme, do tëjetëe drejtueme nga Atdheu i em i dytë: Shqipnia...

Ju shpreh ty, padre Vatës, padre Lulit e gjithë të tjerëve dashninëteme,

 Padre Giacomo Gardin S.J. (d.v.)”

Viti 1997 mbylli jetën që At Gardini i pat kushtue edukimit tërinisë sonë dhe Popullit Shqiptar.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 352/389

352

PAK E SAKT!...

AT GEGË LUMAJ O.F.M.

Asht kleriku i parë katolik që asht arrestue nga regjimi komunist iEnver Hoxhës kur ishte famullitar në Berishë, më 17 janar 1945,menjëherë, mbas Kryengritjës së Kelmendit. Në njëditë me te ashtarrëstue edhe At Dioniz Maka O.F.M. që shërbente edhe ky në atomalësi. At Gega ka lé më 15 tetor 1904, në Plan të Dukagjinit tëShkodrës. Përveç studimëve të larta teologjike ka përfundue edheAkademinë e Artëve të Bukura për pikturë në Siena. Asht cilësue ndër talentët që kanë mbarue atë shkollë. Ka punue pak vepra mbas këthimitnë atdhe. Një prej tyne ruhej në Troshan, por nuk dihet fati i saj. Asht

shugurue meshtar më 12 korrik 1931. Françeskan i zellshëm dhe shumë punëtor. Nuk kishte ma të voglën kreni për punët e mëdha që kryente nëfamullinë e tij. Dallohej si trim. Në gjyq asht në bankën e të akuzuemveme At Dionizin dhe At Giakomo Gardin S.J. edhe ky, i arrëstuem nëShkodër ndër ato ditë. At Dionizi më tregonte aty nga viti 1994, se gjyqi

 po zhvillohej i rrebtë, mbasi mendohëj nga Sigurimi me hjedhë thëmelëte një “Partisë Demokristjane”, që as nuk i kishin ndigjue zanin se ashtformue në Shqipni. Flitëj për vitët 1943-44. At Gega vazhdonte me

mohue para gjyqit akuzat false në drejtim të tij. At Gardini, në krahuntjetër nuk pranonte se ka ardhë në Shqipni për qëllime spijunazhi ndërsa,At Dionizi, qëndronte në të tijën, se nuk asht marrë me politikë. Njëfarë

 Nuri Llazanit spijun i Sigurimit komunist, akuzon At Gegën, se, ky, ikishte ndjekë me kalë, kur ai ishte kenë me një grup partizanësh... AtGega mohon tue kërkue dëshmitarë tjerë që janë kenë me te mbasi ishte isigurt se ngjarja nuk asht e vërtetë, por asht trillim i Nuriut. Nuriu, jovetëm ngulë kambë se asht ashtu si thotë ai, por edhe kërkon nga trupi

gjykues që At Gega, me shokët e tij në bankën e të akuzuemve, të marrindënimin ma të randë. At Gega, aty për aty çohët në kambë dhe i thotë:“Po më vjen marre mue, sësi nji turk Shkodrët akuzon në rrenë nji klerik 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 353/389

353

katolik, pa kenë kurrgja e vërtetë!”. Fadil Kapisyzi që do të dëshmonte për At Dionizin, e zbutë “dëshminë” e tij, tue pasë frikë se edhe ai po

merr një përgjigje si Nuriu, edhe prej At Dionizit. Kjo thanje e At Gegës,tregonte At Dionizi u ba shkak që na me marrë dënime të lehta, mbasifjala e At Gegës mori dheun.

Kur arrëstohet prap At Gega, në vitin 1967 me “RevolucioninKultural”, prap akuzohët për “Partinë Demokristjane”. Ai deklaron nëhetuesi: “U kam thanë edhe shokëve që kanë mendue se nuk asht keq me

 pasë në Shqipni një Parti Demokristjane, mbasi mund të lidhemi mevendët e Evropës nëpërmjet të kësaj partie, duhët me pasë shumë kujdes

dhe mos me e formue kurrë këtë parti, mbasi barra ka me i ra KleritKatolik. Ka 20 e sa vjet që vazhdoni me akuzue Klerin, pa kenë kurrkund partia, po, ba me pas kenë, shka paskeni dashtë me ba ndër né, ju, kështuedhe po na qitni fare!?” ( Dosja 2291 Arkivi M.M.Tiranë )

Arrëstohet më 17 janar 1945, lirohët në mars 1962Arrëstohet në vitin 1967 dhe lirohët në vitin 1977.Ka vdekë në vitin 1980, i rrëthuem nga dashnija e pakufi e

kushrijve të tij, ndër malët e egra e shumë të dashtuna të Alpëve, prej të

cilave trashigoi karakterin e fortë burrnor e trim të tij.

NANA EME

 Në arkivin e Komitetit Ekzekutiv të K.P. të Prefekturës sëShkodrës, asht një dokument në dosjen “Pagesat për të vrarët në luftë”,ku shënohët: “...U thirr Viktoria, e veja e Kol Radovanit, ish oficer i naltëi policisë, i vramë në bombardimin e Tiranës më 13 tetor 1943, dhe u

 pyet nga ky komision për plotësimin e dokumentave për pagesë pensioni për tre fëmijë të mitur. Ajo u përgjigj: “Unënuk kërkoj pension nga ju,mbasi kam fr igëse çohët Kola nga vor r i dhe mëpështynë, qëkam kërkue me marrëpensionin e ti j nga komunistat.” 

Kjo shkresë e bame nga muej qershor 1945, ka katër firma të palexueshme me përjashtim të njenës, që asht firma e Gjuro Pejës, ishanëtar i atij komisioni.

AT FRANO KIRI O.F.M.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 354/389

354

E kam njohtë në vitin 1962 në spitalin ekstrapolmonar të Ujit tëFtohtë në Vlonë. Asht arrëstue në vitin 1946 kur Kuvendi u këthye në

 burg dhe asht dënuë me 15 vjet burg, të cilat i ka kalue në Burgun eBurrelit dhe në kampet e punës. Kur ka përfundue dënimin ka vazhdueme kenë i intërrnuem në Gramsh të Elbasanit dhe në Kuq të Vlonës derinë vitin 1963, që asht lirue nga spitali se ishte i sëmurë me spondelit.Asht shugurue shumë i ri sa ka mbarue studimët, mbasi pritej se vdes dhemendohëj nga eprorët të jenë i shuguruem për kënaqësi shpirtnore. Kavdekë ndër të fundit fretën të kohës së tij. Një burrë me horizont të gjanë,matematicien, profesor i Gjimnazit Fretënve, teolog dhe njeri me humor 

të hollë, që mbulohej nga një fizionomi shumë tërheqëse, një portret iskalitun nga mjeshtrat e fisëve Ilire, shqiptar i vërtetë në dukje dhe në përbamje shpirtnore. Thonte se i përkas fisit Kiri, por tham se fisi Kiri i përket At Franos. Trim, i mprehët dhe i vëndosun. Asht konsiderue mikuma i afërt i At Mati Prennushit, prandej edhe asht masakrue si rrallë njerinë hetuesi. Kërkohej me dëshmue se armët në Kishë, i kemi fute bashkëme fretnit tjerë dhe se, asht kenë në dijeni Provinçiali, mbasi akuzohej seedhe ka kenë krahu i djathtë i At Matisë në formimin e Partisë

Demokristjane. “Kishe vendosë me e pa vedin copa copa e kurrë e nëdynja mos me pranue një shpifje asisojit kundër Kishës dhe shokëve të pafajshëm!”-më thonte, në një bisedë rreth asaj ngjarje në vitin 1962, kur  po më fliste për At Matine, sësi i jepte zemër shokëve kur kalonin nëkorridor me shkue në pyetje. - I ndigjohej zani i trashë e pak i marrun kur thonte “coragio Leone!... coragio Frano!”.. .hapej biruca e tij dhe rrahëj egjakosej për vdekje se, “edhe po na i jep zemër shokëve mor qen..!?”

 Në gjyq kur e akuzojnë për krijimin e Partisë Demokristjane nëShqipni, i kishte kërkue gjyqtarit që po pat mundësi, me e botue në shtypakuzën. Kur e pyeti gjykatësi: “Pse e kërkon botimin e kësaj që ke bërë

 për formimin e Partisë Demokristjane?”,- ky, u ishte përgjigjë: -“Kisheme dashtë me e marrë vesht gjithë bota se një prift shqiptar, AtFrano Kiri ka formue Partinë Demokristjane Shqiptare 3 vjet paraDe Gasprit në Itali, pra, simbas jush, unë jam ma i madh se DeGaspri, që njef bota!...”.

Lonte shah dhe domino me kalue kohën. Njëditë tue lujtë dominou ba ortak me një tiranas që quhej Beqir, ndërsa, unë me Seitin, edhe ky

tiranas. Kur po mbyllej loja e parë, xha Patri (kështu njihëj nga të sëmurëtAt Franoja), i kërkonte një gurë ortakut të vet, i cili nuk i përgjigjët,

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 355/389

355

mbasi sidukët nuk e kishte ose nuk e mori vesht. U zunë mjaft pikë,kështu fituem na. Kur u ulën gurtë me u numërue pikët, guri që kërkonte

At Franoja ishte në dorë të Beqirit. Ky i sheh gurin dhe i sillet: “Po, ti eké atë gurë që të kërkova mor idiot, po a nuk e kuptove kur të pyeta, pokaq i trashë jé, a ké lanë shokë si vedin te trashë në Tiranë, a me

 budallenj asht mbushë Tirana që asnjë nuk dini me luejtë domino?!”Asnjë përgjigje nuk jepte i shkreti Beqir. Vazhduem me lujtë deri kah evona. Kur u ndamë unë me At Franon, mbasi zakonisht më përcillte deritek dera, e pyeta me shumë kujdes: “At Frano, po a nuk i mbet hatriBeqirit për të gjitha ato të shame që i bane tue lujtë?”, - ai mu përgjigj:

“Punë e madhe, unë nuk e kishe aspak hallin tek loja por, shyqyr, që mudha rasa me sha një polic, se ka njëzet vjet që më shajnë ata mue. Beqiriasht polic në Tiranë dhe me këtë rasë thashë, po e shajë këtë edhe tëgjithë shokët e tij që ka në Tiranë. Sande kam me fjetë ma rahat se kurrë,se kam shfrye... e kam pasë mulla në zemër me sha një polic...”.

DON PASHKO MUZHANI

 Një prift i heshtun. Nuk njihëj shumë në Shkodër, mbasi ka kalue jetën ndër burgje dhe jashta Shkodre. Ishte një burrë shumë tërheqës ndër  biseda, i matun dhe me humor. Studimët i kishte vazhdue në kolegjinSaverian të Jezuitëve në Shkodër, ndërsa, të lartat në Propaganda Fide, nëRomë. Ishte shugurue meshtar në vitin 1942. Kishte shërbye në famullinëe Tiranës, në Zhej, në Mamuras etj. Në vitin 1948, ditën që po lirohej ngaushtria më 25 gusht 1948, arrëstohet si “armik i popullit” dhe se kishte“mbajtë armë”. Për pak kishte shpëtue nga pushkatimi.

Aty nga viti 1966, e gjeta për një vizitë tek Prof. Petro Fundo.Gjatë bisedës, tregoi sësi kur e kishin arrëstue, kishin kontrollue Kishën eMamurasit, të cilën e kishte lanë dy vjet para kur kishte shkue ushtar dheatje kishin gjetë një revolver. Don Pashko nuk dinte asgja për revolverine gjetun. Hetuesi ngulte kambë se e ka mëshehë ky, madje, “shih ku e kefutur!”... i thonte. I sollën një Ungjillë dhe ia vunë para mandej, e kishte

 pyetë: “Është yti?”, - ky ishte përgjigjë: “Ku e dij unë se i kujt asht, unëka dy vjet që nuk tham meshë!” - Ai ka vazhdue: “Ore, do të gënjesh, pahapë një çikë!”... Kur e kishte hapë, kishte pa fletët e Ungjillit të preme

në formën e revolverit dhe aty mbrendë, kishin vue një armë...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 356/389

356

Më kanë thanë njerëz që e kanë pasë vue në muze ateist këtëUngjill...mbasi kështu asht kenë paisë ai muze.

 Nga viti 1958 ishte lirue nga burgu por nuk i jepëj e drejta meushtrue vëprime fetare, mbasi edhe ky nuk pranonte me firmue Statutin eKishës Katolike Shqiptare.

Ishte prift me shpirt artisti, nuk lente ekspozitë pikture pa vizitue.

AT PAL DODAJ O.F.M.

Asht kenë një ndër fretnit ma me vlerë që ka pasë Kleri. Mik i

Mbretit Ahmet Zogu I-rë. Në vitin 1924, deklaron: “Jam kenë meOpozitën”( Dosja 1248, të cilën e kam pa pjesërisht ). Arësyeja e bashkëpunimit me Opozitën, duhët të jenë kenë interrnimi që i asht banga Musa Juka, mbasi At Pali, shprehët kështu: “Në 1924 më interrnoiMusa Juka dhe më liroi Vatikani. Prej vitit 1931-39 jemi kenë miq meZogun. Kur Mirash Ivanaj mbylli shkollat Zogu, nuk bani gja. Miqtë eZogut ishin ata që e banë atë punë... Nuk kam punue për ardhjën e Italisëfashiste, kanë punue Ndoc Pistulli me shokë, por Kleri Katolik jo! Me

Shaqir Omarin nuk kam pasë lidhje, se asht kenë spijuni ma i madh iqytetit të Shkodrës... Për Patër Antonin nuk kam lajmërue Qeverinëmbasi për mue ajo punë ishte trathti. Patër Antoni nuk ka kenë i damshëm

 për popullin.... Shok të ngushtë kam pasë At Mati Prennushin, me tëcilin kam folë çdo gja sekrete. Edhe ai ka folë me mue gjithshka,mbasi edhe ai nuk donte që Kleri të merrëj me politikë. Edhe ai ishtepër hapjen e kufijve, kualicionët dhe lirinë e njerëzve. Kjo pritej prejAleatëve. As Patër Matia nuk shifte kund demokraci. Për materialëthistorike (turqisht), të mëshefuna ka dijtë edhe ai... Popullin ekëshillojshe mos me u përzi me komunista, që të mos e pësojshin me udjegë si Toskënia, madje, edhe Gjonit Marka Gjonit i kam thanë, lenikëto çeta, se kur të thyhësh, ké me ikë e, né, tesh na len në baltë...”

 Në dosjen e At Mati Prennushit, shënohet: “Gjonin e MarkaGjonit dhe Papalilon unë i kam quejtë dhe i gjykoj si kriminelë të luftës,kurse, Patër Anton Harapin, nuk ka ndonji fakt që të më bindin se kymund të jenë kenë kriminel lufte, mëgjithse, dokumentat e tyne janëmbajtë dhe ruejtë në kuvendin e Françeskanëve.”( Dosja 1302/II-A ,fq. 6 ).

Kjo shprehje më ka shty me kërkue shkakun që ka pasë At Matia me ushprehë kështu për Gjonin e Marka Gjonit, mbasi At Matia, njihte të

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 357/389

357

gjithë bajraktarët, por për asnjenin nuk përdorë një epitet si për këtë,madje, ka mendim të mirë për ta. Mënyra si shprehët At Pal Dodaj: “...

leni këto çeta, se kur të thyhesh, ké me ikë e, né, tesh na len në baltë...”,tregon shumë për mënyrën si ka veprue Gjoni i Marka Gjonit mePapalilon e shumë të tjerë, që hiqeshin atdhetarë por, kur, erdhi koha ikëndhe tue fillue nga gratë e bashkë me fëmijët e tyne i lanë në dorë tëkomunistëve...

At Pal Dodaj asht kenë edhe një dëshmitar që ka marrë pjesë aivetë në ngjarjët e vitit 1921 kur Gjoni i Marka Gjonit, pat dashtë me u baKryetar i “Republikës së Mirditës”, me ndihmën materiale të Jugosllavisë

dhe, kur forcat qeveritare u përleshën me forcat e kapidanit, Imzot Jak Serreqi për me evitue gjakderdhjën, në qershor të vitit 1921 pat sjellëurgjent nga Italia At Pal Dodën, i cili pat shkue dhe pat këshillue Gjonine Marka Gjonit me u tërhjekë nga ai veprim i gabuem. Roli i At PalDodës u pat vlerësue si akt atdhetar edhe nga vetë populli i Mirditës.

Gjatë proçesit At Matia, thotë: “Me Mark Gjon Markajn kamshkuar keq, unë jam munduar të mos përzihem në punë politike...”( fq. 20,

 po aty). Kjo përforcon mendimin jo të mirë që At Matia, kishte për 

 babën e Markut. Kryesore për këtë qëndrim të At Matisë unë kam marrënjohjën me kohë që At Matia kishte për Gjonin e Marka Gjonit, mbasiqëndrimi i Gjonit në lidhje me çështjen kombëtare, asht një kapitull jo imirë, sëpse, lidhjet e Gjonit me jugosllavët janë kenë të papranueshme

 për asnjë arsye prej Klerit Katolik. Kleri këtë kapitull e ka mbyllë që mengjarjën e vrasjës Ded Gjo’ Lulit. Unë nuk dij ndonjë klerik katolik që ka

 pranue kjoftë edhe formalisht me bashkëpunue me jugosllavët. Nuk mëlen me shkue deri këtu idea që kishte Kleri Katolik Shqiptar për Sllavëtnë përgjithësi. Koha kur zhvillohën këto ngjarje ka provue se nuk e kanë

 pasë gabim aspak veriorët me qëndrimin që mbanin ndaj tyne, mbasi atae treguan vedin mbas vitit 1944....

Bernd Jurgen Fischer, në librin “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, botue në Santa Barbara, Kaliforni, Mars 1996,(Botimi i parë asht në 1984), shkruen në dy botimet: “Zogu bindinënprijsat e Mirditës, se Gjomarkajt vëprojnë si agjenta të

 jugosllavëve. Më 19 nandor (1921), erdhi një komisjon hetimor iLidhjës së Kombëve, që mërrijti të njajtin konkluzion.”

Dufi që shprehin këta klerikë asht dufi kundër të gjithëagjentave të vjetër dhe të rinjë, mbasi atëherë Kleri ishte në kthetrat

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 358/389

358

e atyne kriminelëve, që ishin klyshët dhe agjentët e vjetër dhe të rinjëtë jugosllavëve. Historia vazhdon pa ndryshue rrugë...

DR. RROK GERA

I lauruem në Austri për ekonomi. Zef Shiroka, Rrok Gera dhe Niko Gurashi, janë kenë të njohtun si tre ekonomistët ma të mirë që ka pasë Shqipnia atë kohë. Rroku ka kenë ministër i financave në kohën eMbretit Zog. Edhe Zef Shiroka asht kene ministër. Në vitin 1945, Rrokuarrëstohet dhe dënohet nga gjyqi special me 10 vjet burg. Mbasi plotësoi

dënimin u ridënue prap... Në dosjen e parë të tij shënohet komisionihetimit i përbamë nga: 1. Manol Konomi Ministër i Drejtësisë, Kryetar iKomisionit Qendror të zbulimit të krimëve. 2. Bedri Spahiu i deleguar iAsistencës Sociale. 3. Qiriako Harito i deleguar i Organizatës së Frontit.4. Nako Spiro, President i B.R.A.SH.-it. 5. Ali Stepani, dhe 6. Kap.Asllan Zykaj, oficer pyetës, në Degën e Mbrendshme në Tiranë.

 Nga dosja e hetimëve të bame kishe me thanë se asht me interestregimi i Rrokut për datën 7 prill 1939 ku, shpjegon se me datën 7, në

orën 8.00, Eqrem Libohova ka marrë përgjigjen e një radiogrami ngaMinistri i Jashtëm i Italisë, që njofton pushtimin e Shqipnisë atë ditë.

Rroku shkon në një shtëpi (tek vëllai i Zogut), ku ishte AhmetZogu, Musa Juka, Kiço Kota, Faik Dibra dhe, Rroku merr udhëzimet dhenisët për Durrës. Ban përpjekje për mos okupimin ushtarak me disagjeneralë të forcave italiane por, pa rezultat. Qeveria shqiptare nuk ashtdakord me disa kërkesa të italianëve prandej edhe Italia zbarkoiushtarakisht. Ushtria italiane ishte e paisun mirë me mjete lufte, prandej

 për mos me ba gjakderdhje qeveria shqiptare nuk kundërshtoi me armë por, mori rrugën e mërgimit nga Greqia...Të gjitha këta vëprime përfshihen mbrenda orës 15.00, të datës 7

 prill 1939. Sigurisht, dosja ka edhe shpjegime tjera të rëndësishme.Oficer Gaspër Pali, mik i Ndok Gjeloshit dhe i Vas Kirit, opozitar 

dhe oficer i Zogut, në një bisedë intime tregon: “... Më ka thanë Ndoka,që nuk i kemi pasë fjalët kështu me Italinë e, ba me e dijtë se e pshtojShqipninë, e vras Jakomonin!”

 Ndoshta, kjo ishte arësyeja që komunistët vranë me atentat Ndok Gjeloshin më 11 prill 1943....

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 359/389

359

PROF. GULJELM DEDA

Rozafa heshtë...

Rrokullisët edhe një gur ndër thëmelët e kulturës kombëtareshqiptare për mos me lëvizë kurrma. Me brezin e intelektualëve Ludovik Zojzi, Paulin Pali e Muzafer Pipa, Qemal Draçini e Kol Prela, MartinCamaj e Arshi Pipa, Sami Repishti e Gjon Sinishta, Bep Zorba e kohët efundit artisti Lin Delia, rreshtohëj edhe fatosi i dikurshëm i letërsisëshqipe, Prof. Guljelm Jak Deda.

I njoftun me emnin Lem Deda, ka lé në Shkodër në vitin 1914.Mbasi mbaroi gjimnazin në vendlindje, vazhdoi studimët e larta për letërsi në Padova të Italisë dhe, nderohët si student i atij universiteti metitullin “I shkëlqyeshëm”. Ishte njohës i mirë i gjuhës italishte, latinishte,greqishte dhe frengjishte. Punoi për gjuhën ë njësueme shqipe. Asht kenë

 bashkëpuntorë me Ernest Koliqin, Karl Gurakuqin dhe Namik Resulin për problemët e gjuhës njësueme dhe të letërsisë.

Në vitin 1945, arrëstohet nga komunistët si “armik i popullit” dhe

dënohët me 5 vjet burg. Lirohët në vitin 1950 dhe arrëstohet prap në vitin1953. Mbas 6 muejsh tortura në hetuesi për “mungesë provazh”, fillonKalvarin e pafund të interrnimëve në Fier, Lushnje, Ballsh e vende tëtjera “që nuk i dijnë as ata që e kanë interrnue” siç, thonte Don MikelKoliqi, deri në vitin 1990.

Ndër 46 vjet komunizëm vetëm 3 vjet jetoi pa polic të dera, pjesëntjetër prej 43 vjetësh e kaloi në burg e interrnime. I djegun prej qullitkomunist i fryni edhe kosit të demokracisë, si shumë të tjerë. I randuemsë tepërmi nga parkinsoni shkoi për mjekime në Perugia të Italisë, ku, ishoqnuem si gjithë jetën ndër kampe e vuejtje nga grueja e tij Maria,mujti me shtye jetën deri më 12 prill 1994, ora 16.20, që mbylli sytë

 përgjithmonë.Lem Deda asht përkthyes i veprave të mëdha që asnjëherë nuk 

mërrijtën me pa dritën e botimit. Ai përkthei në gjuhën shqipe “OrlandoForioso” në dy vëllime për të cilin thonte: “Duhët me kenë ma i çmendunse Orlando, për me sfidue Orioston në metrikën e tij të komplikueme!...”

E donte me gjithë shpirt Atdheun dhe letërsinë e tij prandej, për 

me e njohtë dhe me e shijue të huejt shpërthimin artistik të këtij populli,Lemi përkthei në italisht: “Dom Ndre Mjedjën”, “Kangët e Gjergj Elez

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 360/389

360

Alisë” dhe “Migjenin”, pothuej pa asnjë mangësi. Sigurisht... edhe këta janë të pabotueme. Gjatë qëndrimit në Itali, edhe pse dridhej duersh

mbajti tri ligjërata në Kathedrat e Universitetëve të Perugias, Milanos dheTriestës, ku u duertrokit si njohës i italishtës së Dantës. Gazeta e njohtunitaliane “La nazione”, ditën e marte më 4 maj 1993, shkruen: “GuljelmDeda asht një burrë me një personalitet të madh, me një dhunti të madhetë një dashtnie shpirtnore, që vjen nga inteligjenca e thellë dhe e gjallëdhe me një ndjeshmëni me të vërtetë e rallë.”

Lem Deda qeshëj... qeshëj fort... Ai qeshëj fort, se nuk dinte kurrëme kja... Ai, edhe pse sot nuk qeshët ma, na nuk do të harrojmë kurrë të

qeshunin e tij!Shkodër, 14 prill 1994

DR. ALFRED ASHIKU

Ishte doktor farmacist në Vlonë. E pashë për herë të parë nëShkodër rreth vitit 1957. Një burrë rreth 1.90 ml. i lartë, me shpatulla tëgjana dhe me një trup vigan. Fëtyra e tij ishte daltue në shembëlltyrën e

veprave të Mikelangjelo-s. Sy të fortë gështenjë dhe të ambël, qëzakonisht nuk ndodhin me kenë këta dy cilësi bashkë. Një hunde paksa ethyeme, por shumë burrnore. Flokët e drejtë, kaf të mbyllët. Me pak mustakë të hollë që rrinin mbi buzët e skalituna me kujdes. Një mjekërr 

 paksa e çokatun. Ishte e para herë që shihja një burrë të ngjashëm me portretin imagjinar të Skënderbeut. Madhështia e pashisë së tij kishte pushtue Fushën e Çelës. Edhe njëherë tjetër e pashë me një zonjë bionde(Z.T.G.), e cila i kishte ngulë sytë asaj mbrekullije që kishte përpara dhe

nuk ngopej tue e shikue... gjithë bota ishte e saja... Në vitin 1962, e pashërasësisht në një farmaci në Vlonë, ku vajzat bukuroshe vlonjate shkoninnjena mbas tjetrës me ble nga një paketë aspirina... Miku që mëshoqnonte më njohti me te. Mbas pak minutash u ndamë përgjithmonë...

 Në vitin 1964, Alfredi kishte vdekë papritmas nga zemra...Vdekja ishte marrë vesht mbas 24 orësh, që ai nuk ka shkue në punë. Mëerdhi keq për vdekjën e tij të parakohshme dhe të vetmueme. Këtu, mëdukej se u mbyll jeta e atij burri. Më kujtohej tregimi i Prof. Lem Dedës,shoku ma i ngushtë i tij, që shpjegonte sësi një zonjë në Paris i kishtedhanë një dhomë këtyne të dyve që ishin aso kohe studenta, me kusht qëAlfredi në mëngjez do të shkonte tek dhoma e zonjës parisiane, do ti

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 361/389

361

thonte “mirë mëngjezi” dhe do të merrte një napolon për shpënzimet editës... ndoshta, kjo e vërtetë dikujt i dukët përrallë...por, kjo ka ndodhë...

 Në vitin 1998 mora vesht atë, që as nuk mund ta mendojnë njeri për Alfred Ashikun. Mbasi kishte dalë nga puna forcat e Sigurimit tëShtetit e kanë marrë até, e kanë masakrue në Degën e Punëve tëMbrendshme, dhe vdekja i ka ardhë si pasojë e një sasie açidi që ata ikanë derdhë në organët genitale. Ashtu të vdekun e kanë çue në dhomën etij tue plotësue një “akt-vdekje” fals. Përsoni që më tregonte këtë historinuk e kishte njohtë. Ai e kishte lexue materialin në arkiv dhe e shpjegontekëtë masakër tue e lidhë me pashinë e Alfredit, egoizmin e vlonjatëve

ndaj tij, kenjën shkodranë intelektual dhe katolik, njëkohësisht edheqëndrimi burrnor në burg ka formue kuadrin e plotë për mbytjen makabretë tij, nga xhelatët vlonjat të Sigurimit të Shtetit komunist.

PROF. PETRO FUNDO

 Nga Korça. Ka lé me 19 mars 1909. Ka mbarue universitetin eMontepelier, në Francë. Shkenctar në landën e matematikës. Ishte

transfërue në Shkodër prej Institutit të matematikës në Tiranë, se nuk shpjegonte landën simbas tekstëve sovjetike, sëpse, “tekstët e tyre kanëgabime”. Kishte njohtë E. Hoxhën dhe Foto Balën kur ishte student. Dykontraste. Për Enverin, thonte: “Një terrorist i lindur, aq sa imoral”,ndërsa, mbas vdekjës së tij thonte: “Diktatorët si ay, vazhdojnë mesunduar edhe pas vdekjës”, një e vërtetë e madhe që e ka vërtetue sotShqipnia. Për Foto Balën kishte përshtypjet ma të mira në të gjitha

 pikëpamjet. Kishte shumë miqë që e vizitonin si: Petro Zheji, Rrok Ndoja

etj. Lidhjet me klerin katolik i kishte të forta, sidoemos deri në vitin 1967kur, klerikët u vetizoluan për mos me i sjellë dam familjëve ku mund tëshkonin për vizita. Kohë në të cilën pothuaj u vetizolue edhe Profesori.

Punonte pa u lodhë në fushën e matematikës dhe ka lanë edhedorëshkrime. Nuk ia jepte universitetit, mbasi andrronte gjithmonë për një kohë të ardhëshme, për të cilën ishte i bindun se do të vinte....

Ka vdekë më 1 mars 1989, tue shkue deri pak ditë para, pranëthëmelëve të rrënueme të Kishës së Zojës pranë Kalasë “Rozafat”, të

cilën nuk mërrijti me e pa të rindërtueme....

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 362/389

362

PROF. SIMON RROTA

Ka lé në Shkodër më 27 tetor 1887. Ishte vëlla me gjuhëtarin enjohun At Justin Rrota. Ka krye Akademinë e Artëve të Bukura në Brera,në vitin 1920. Që në hapjën e Gjimnazit të Shtetit në Shkodër, ka punuesi mësues vizatimi dhe ka vazhdue deri në daljën në pension në shkollënPedagogjike. Asht kenë ndër mësuesit ma të dashtun dhe të respektuem tëShkodrës për të gjithë brezat që kanë mësue prej dorës së tij. Ndoshta,kur nxanësit e tij kanë shkrue këto rreshta kanë dashtë me shprehë njëmoment fantazije fëminore, po kanë thanë një të vërtetë të madhe:

 Deri sa të sillet bota, Edhe hyjt’ rreth rruzullimit, Do të rrnojë Simon Rrota, Profesor’i vizatimit!

... Ishte viti 1953. Na thirri me shkue një mbas dreke në sallën evizatimit mue dhe Dorotea Serreqin. Kjo ishte vajza e të ndjerit CinSerreqi, i pushkatuem nga komunistët në vitin 1948. Të dy shkuem në

orën e caktueme dhe e gjetëm aty profesorin. U ulëm në një tavolinë ku,ishin disa copa kallami me pambuk të lidhun ndër maje. Në mungesë të brushave kishte prëgatitë ato copa kallamash për me shkrue me to. Kujtojsi tashti fjalët e tija: “Për shka po ju tham mos i tregoni asnjë njeriu, jukam thirrë me iu mësue me shkrue bukur, mbasi të dy keni kaligrafinë e

 bukur por, due me ju mësue me shkrue “parulla”, mbasi tue dijtë meshkrue parulla kanë me pasë nevojë për ju, e keni me kenë të kërkuem ,mbasi komunizmi nuk asht gja tjetër veç propagandë!” Profesori, nuk ishte aq i pakujdesëshëm në të folun por njihëj me familjët tona. Kjondihmë e tij shoqnue me një dashni prindore mue më ka shpëtue jetën,

 prandej edhe i jam mirënjohës.Ai me të vërtetë vdiq më 26 janar 1961, por krijimtaria artistike e

tij kje aq e madhe, sa mbet i pavdekshëm në historine e artit shqiptar,edhe pse nuk zehët ende me gojë në shkollat artistike.

Arsyeja mund të jenë se, Ai, ishte vëlla i një françeskani tënderuem e dijetar. Profesori ishte me ndjenja të theksueme evropiane. Nëfund të jetës punoi veprën “Guri i parë i Kathedralës” në 100 vjetorin e

saj, në vitin 1958. Prof. Vladimir Jani më ka thanë: “Boceti i saj meakuarel asht një kryevepër e Prof. Simon Rrotës”. Ai ishte ndër të vetmit

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 363/389

363

 për përdorimin e karbonit. Kujtoj një vizatim me karbon “Borë nëRëmaji”, me të cilin më ka nxitë me punue bardh e zi.

Prof. Simon Rrota ka përjetësue në pikturë kostumin kombëtar tëShkodrës dhe të Veriut.

KOMPOZITORI PRENKË JAKOVAdhe DR. FEDERIK SHIROKA në Moskë, 1955.

“As nuk e kishim mendue ndonjëherë se mund të shohim me sy

Moskën!” më thonte njëditë tue pi kafe në Kafen e Madhe, në rreshtin e parë të tavolinave, në cepin e fundit djathtas, një nga njerëzit ma tëmëdhaj të muzikës shqiptare, kompozitori Prenkë Jakova. “Ato ditë qëkam kalue atje me Dr. Shirokën, janë kenë koha ma e bukur e krejt jetësseme...” vazhdonte Prenka. Po më tregonte, sësi doktori e zgjonte herët,rreth orës 04.00 të mëngjezit dhe në 04.15 ata të dy bashkë hypnin në njëveturë që kishin në dispozicion dhe nisëshin pa asnjë adresë. E kishte

 pyetë herën e parë dhe të dytë doktorin, se ku jemi tue shkue dhe Ai, i

kishte përgjigjë: “Prenkë, mos më pyet ma, na po ecim ku të na çojnëmakina mbasi as nuk kemi me e pa ma Moskën me sy, ta shohim se ashtnjë nga mbrekullitë e njerëzimit që nuk shihët për kaq kohë sa kemi meqëndrue këtu. Unë prandej të çoj herët mbasi dita na ikë ndër vizita të

 planifikueme, ndërsa, kjo kohë që kishim me kenë fjetë kam mendue seasht ma mirë me e kalue tue pa shka nuk më ka shkue ndër mend se do tashoh ndonjëherë, me gjumë asht mirë me e kalue kohën në Shqipni ...”

 Njëditë doktori në një nga klinikat e Universitetit “Lomonosov”

kishte ba një operacion në zemër, që kishte pasë aq sukses sa, kur, e ka përfundue, një nga profesorët ma të mëdhaj të asaj kohë në BashkiminSovjetik (flas për vitin 1955), e kishte cilësue Dr. Shirokën: “Ky ashtmjeku me duert’ e arta!”. Vdekja e Tij mbas 6 muejsh të asaj vizitë nëMoskë, gjithmonë asht kenë objekt bisede me shumë dyshime, ashtusi mavonë ndodhi edhe vdekja e Prenkës...

Prenka ditën që vdiq, në orën 11.00 mendonte me vue kunorëncivile me Klotilde Shantojën, kangtarën e famëshme të Operës së parëshqiptare “Mrika”, të vetë Prenkës.

Pse në darkë u banë aq shumë diskutime, kur dihej mendimi iPrenkës prej kohësh?.... Kush e lajmëroi Ndoc Shllakun atë natë?

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 364/389

364

Si u gjet në atë mëngjez në shtëpi të Prenkës, Ndoc Shllaku njëagjent i vjetër i Sigurimit (shif dosjën e Prof. Mark Demës në Durrës),

edhe pse ishte djali i dajës i Prekës, cila kje detyra e Ndocit atë mëngjez ?Pse Ndoci e çoj Prenkën në shtëpi të kulturës dhe hapi bisedën e

martesës në prani të një tjetër spijuni, poaq të rrezikshëm sa ishte ai vetë,agjentit regjun të Sigurimit, Angjelin Kumrija?

Pse Ndoci, iku nga shtëpia e kulturës dhe e la vetëm Prenkën meAngjelinin, kur e dinte se ku do të shkojë Prenka në orën 11.00?

Ke njoftoi Angjelini në telefon: “Prenkën e kam këtu, mos uvononi!”?... A thue e ndigjoi Prenka bisedën telefonike të Angjelinit?....

Pse u gjet ajo kohë nga Prenka, me vue llampën e djegun nalt tek dritaria, pikërisht aty prej ku ra poshtë dhe vdiq, pak minuta mbas ikjes së Ndocit, i mbetun vetëm me Angjelinin?.... Çka i duhej ditën ajo llampë?Iu morën mendtë Prenkës, apo e shtyni Angjelini?... !?... !!!?? ...?? ...Mantho Bala, atë ditë kur erdhi për vorrim në Shkodër, ka thanë: “Ai metë vërtetë ra dhe vdiq por mos harroni, se Prenka ka ra mbi kokat tona!”

PROF. SADEDIN HOTI

Ishte mësuesi em në vitët 1950-51 në shkollën 7-vjeçare “VasilShanto” në Gjuhadol, shkolla e fretënve sot.

Këta pak rreshta ia kam kushtue në shenj mirënjohje mësuesit dheedukatorit tem shumë të dashtun dhe të paharrueshëm në gjithë jetënteme shkollore. Prof. Sadedini ishte një njeri brilant në shpirtin e tij. Ashtndër të paktit njerëz që kam njohtë pa asnjë shkëndi sado të vogël

fanatizmi. Ai ishte ndër figurat ma të denja të mësuesit dhe me plot gojëmund të tham se, shokët e tij janë numërue me gisht në krejt periudhën ekomunizmit në Shqipni. Sadedin Hoti asht kenë një njeri me pikëpamjeevropiane, i kulturuem dhe shumë modern në shpirtë, ashtu si ishte edhenë paraqitjën e jashtme të Tij. Shihej me synin e lakmitarëve ngasmirëzezët dhe përbuzej vetëm nga njerëzit e pakulturë që e survejonin.U trasfërue jashta qytetit me dt. 9 gusht 1962 dhe tue zbritë nga shkallët eKom. Ekz. K.P. të Rrethit, më tha: “Kujtojnë se tue na trasfërue na

demoralizojnë, por kanë harrue se unë jam ba mësues se nuk më kanëdhanë punë tjetër dhe, jo, se kam pasë dëshirë ndonjëherë meedukue fëmijët me frymën e tyne, sot kjo punë asht vetëm për

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 365/389

365

shegërtat e pazarit dhe jo për ne. Ata që vodhën xhepat e tregëtarëvedje me ndihmue partizanët, sot janë drejtorët tonë. Nuk asht aspak 

çudi që këta drejtorë ndonjë ditë me ardhë në shkollë me nalla!” Nuk gaboj, nga viti 1965, u dogj në flakët e një shtëpisë me qira...

Ishte vetëm 36-37 vjeç...

PROF. KARLO LJARJA

Familja Ljarja asht ndër familjët intelektuale dhe për pasojë njëndër ma të përsekutuemet në regjimin komunist. Të arrëstuem dhe të

dënuem ishin studentët Gjon Ljarja, Leonard e Ndoc Ljarja, ingjenjer Gaspër Ljarja, Luigj Ljarja, Fratel Ljarja. Kushrini i tyne ishte edhe KarloLjarja, një mësues i nderuem dhe me karakter të fortë. Ishte i prëgatitunnë Vjenë me kulturën austriake që në shkollën e mesme dhe, me dy vjetmbas saj për shkencat pedagogjike. Fillimisht pat kenë në Normalën eElbasanit dhe mbas 1944, erdhi në Shkodër. Në shkollën Pedagogjike

 jepte landën e bukurshkrimit mbasi metodikat sovjetike “nuk i njihte”.Para daljës në pension kaloi mësues i klasave të treta fillore, sëpse ishte

kunati i Anton Logorecit. Biografia e la mësues të thjeshtë deri sa në vitëte fundit shkoi në Tiranë dhe mbylli jetën tek djali i tij Rikardi, një ndër artistët ma në za pranë Teatrit Popullor. Profesor Karlo Ljarja asht kenënjë ndër metodistët ma të mirë për shkollat fillore, por, me që, siçshënohët në dosjën e punës: “... është i aftë për dhënjë mësimi, por ështëfetar, shkon në kishë dhe rrethin familjar të tij dhe të gruas e ka meqëndrim të keq politik... edhe rrethin shoqëror e ka të tillë, prandaj nuk duhët të ngarkohët me detyra të rëndësishme...”

“... Prof. Karlo Ljarja, nuk pajtohet me frymën e re të shkollëssonë dhe as që bën përpjekje për të ndryshuar.Drejtori: Skënder Villa d.v.”

( Dosja e Punës në Kom. Ekz. K.P.Shkodër ).

PROF. FERDINAND PACI

Ka lé në Shkodër më 30 maj 1940. Ishte djali i argjentarit NushPaci. Ka krye shkollën pedagogjike në Shkodër, mbas saj Liceun Artistik 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 366/389

366

në Tiranë, dhe ka përfundue Institutin e Lartë të Artëve po në Tiranë.Ishte një njeri i prëgatitun mirë që nga Simon Rrota, Vladimir Jani e deri

tek profesorët e Tiranës, të cilët shpresonin shumë për të ardhmën tek  peneli i Ferdinandit.

 Në vitin 1965, në përvjetorin e X-të të vdekjës së Dr. Federik Shirokës, punova një portret të doktorit “Mbas operacionit”, i cili nuk uekspozue gjoja për difekte artistike. Në vitin 1966 e pata ekspozue në njëekspozitë përsonale, ku fjalën e hapjës e mbajti Ferdinandi. Mbas pak ditësh më ndaloi në rrugë dhe më tha: “Ti vepro si të duesh por, me mëndigjue mue, si shok po të tregoj se më kanë hjekë vërejtje se kam mbajtë

fjalën e hapjës së ekspozitës sate dhe, njëkohësisht kanë dhanë porosi ngakomiteti i partisë që mos me të ekspozue asnjë punim tandin. Kishe methanë, se po solle punime kanë me mendue me anën e tyne me të ba makeq sësa mos me ti ekspozue...” Unë, e falnderova dhe prej asaj ditë nuk mora pjesë kurrë ndër ekspozita. Sigurisht, me Ferdinandin mbetëm miqderi me datën që nuk u pamë ma, me 13 shtator 1969, datë në të cilënFerdinand Paci vdiq aksidentalisht në Qafën e Thorës, në Theth. Njëvdekje shumë mizore e pameritueshme për nje artist me shpirt si ai.

Kam të ruajtun një fotografi të vitëve 1954, ku tashti prej saj nuk asht ma as Ferdinandi, as kompanjeli i Kishës se Fretënve dhe as pjesa evjetër e kuvendit....

SHTJEFËN PALUSHI (TEFA)

“Klubi “Vllaznia” asht monument kulture, ndërsa, “Dinamo”

mbrohët nga shteti.” Kjo asht një ndër thanjët e Tefës. Po, sa, të tjera kathanë Tefa? Një libër me humorin e tij asht pak!Ka lé në Shkodër më 29 qershor 1943, në një familje të vorfën,

 por të pasun me dashni, mikpritje dhe humor. Ka vazhdue Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë, deri në vitin 1964. Në vitin 1965 ka punuedisenjator në Tisazhin e Shkodrës. Në vitin 1969, më 17 korrik kam fillueedhe unë punën si piktor tekstili dhe kemi vazhdue me punue me Tefënnë një dhomë (dhe, asnjëherë studio) deri më 17 korrik 1985, ditë në tëcilën u ndamë me té përgjithmonë.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 367/389

367

Ishte piktor i mirëfilltë tekstili dhe mbetët aplikuesi i parë ikarikaturës në tekstil në Shqipni. Ndërsa, në fushën e karikaturës asht

kenë ndër ma të mirët në Shqipni. Ka ça rrugën vetëm me zotësi. Nuk gaboj, aty nga viti 1974 Fadil Paçrami u largue nga Komiteti

Qendror i P.P.Sh. dhe për pak kohë asht kenë dërgue në Lidhje tëArtistëve, në zyrë tek Dritëro Agolli. Dritëroi i tregon Tefës, sësi, Fadiliecë në zyrë, gjoja nga nervat flet me vedi dhe thotë: “Në asnjë mënyrë...

 jo, jo, nuk ka mundësi që Partia të më dënojë mua, ... nuk ka mundësi, qëPartia të ketë humbur besimin tek unë... Ajo e di mirë, se, çfarë i kam

 bërë unë Klerit Katolik, atëherë, .... si mundët Partia me më dënuar mua

 për gjëra kaq të vogla... nuk është e mundur, ajo të harrojë atë që unë ikam bërë klerikëve në Shkodër!?” Dritëroi e shpjëgonte këtë vëprim tëFadilit, me mendimin që kishte Fadili se tue ia kujtue Partisë, nëpërmjettë Dritëroit, vëprimet e poshtërsitë që kishte ba ai kundrejt Klerit Katolik,Partia do ta “mëshironte”... kishte harrue Fadil Paçrami, “shpërblimin” qëu ka dhanë Partia, Pjerin Kçirës, Pal Mëlyshit e sa vagabondëve të tjerë,

 për atë që ata i kanë pasë ba Klerit dhe inteligjencës shkodrane! Kishteharrue Fadili, më tregonte Tefa, se kur hynin në klubin e Lidhjës së

Artistëve, artistët Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Tonin Harapi, etj. ishte ky,ai Fadili, që u thonte shokëve në vesh: “Erdhën këta jezuitët!”, për me iukujtue nga cili teatër e nga cilat shkolla kishin ardhë ata.

Aty nga viti 1982, Tefa kishte takue në Tiranë Dritëro Agollin, icili e kishte këshillue mos me ba humor me zararë, mbasi nuk kishte pak ditë që Dritëroi ishte takue me Enver Hoxhën, në Pogradec dhe, Enveri ekishte pyet: “... Çfarë bëhet në art? ... dhe, çfarë po thotë, ay, Tefa nëShkodër?....” Posa erdhi nga Tirana më tregoi këtë bisedë nga e cila ishtefrigue aq shumë, sa me të drejtë më thonte: “Ishalla, nuk i ka folë kushgja për mue se, kur, mendoj se shka i ka ba shokëvë të vetë, mendo seshka ban me mue!”

DR. FARMACIST PJERIN BUSHATI

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 368/389

368

Po ecte me zonjën e tij të nderueme kah kinema “Republika”. Muduk i plakun. Kur u afrova më pyeti: “Shka po mendon?” Si dukët ecja

eme i kishte tërheqë vëmendjën, mbasi me të vërtetë ishe zhytë ndër mendime. Unë iu përgjigja: “Po të tregoj të vërtetën. Sa pak asht vetëmnjë jetë, madje, edhe kjo një në mizerie. Sikur, të ishin tri edhe tëdhimbsët njena me të kalue kështu si po na kalon né kjo një... si thue tidoktor?” Ai, bani buzën në gaz dhe, më tha: “A nuk thue shyqyr qëasht kështu, e vdesim pa na u dhimbtëasgja qëlamëkëtu! Nuk ka fat ma të madh se me e pr itëvdekjën me dëshirë, për me shpëtue nga kjo jetënë mizer ie si kjo e jona!” 

Ishte një burrë me një kulturë të gjanë. Kam pasë rasë me e njohtëndër ekspozitat e pikturës që hapëshin në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër.Më pyeste se, kur, kishe radhën me kenë ciceron dhe vinte me vizitueekpozitën atë ditë. Për mue ajo mbas dreke ishte një kohë shumë eçmueshme, se ato orë unë kishe rasë me ndigjue shumë gjana të

 panjohtuna për artin dhe pikturën prej këtij farmacisti që ishte një “historiarti” në vetvedi. Ai kishte njohuni të imta për kryeveprat botnore të artit,kryesisht atij italian, mbasi nuk kishte lanë galeri e pikturë pa e pa kur 

ishte kenë me studime në Firencë. Pamja e tij ishte ma shumë e një artisti,sësa e një mjeku! Nuk dij me përcaktue kujt i përkiste ma shumë!

LORO VATA

E kam njohtë prej shumë kohe vetëm për fëtyrë dhe e dijshe se ka

 ba shumë vite burg. Afër pata rasë me e njohtë mbas vitit 1991. Ishte njëgaleri e vërtetë ngjarjësh historike. Kishte kenë ndër male që në vitët e para të komunizmit bashkë me vëllaun e tij Gjergjin. I shpjegonte meimtësi ngjarjët e atëhershme dhe ishte me ia pasë lakmi memorien e

 pastër dhe të saktë që kishte, ndonse, mund të ishte ndër njerëzit që ashttorturue sa pak kush. Kjo kuptohëj vetëm kur fliste se ndër duert e cilëvekatilë kishte kalue, ku kishte ba hetuesinë dhe në cilat kampe kishtevuejtë dënimin.

 Njëherë më pat tregue: “Njëditë nade herët, më mori roja e birucave në shtëpinë e Pjetër Çiurçisë ku bajshe hetuesinë me njëfarëFadil Kapisyzi, një kokërr sarahoshi e fanatiku i pashoq. Më çoj nalt.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 369/389

369

Mbrendë në zyrë të tij ishte edhe Dul Rrjolli ndërsa, Simon Darragjati,ishte i shtrimë për tokë e i lamë me gjak. Duli i holli Simonit një kovë me

ujë për me e prue në vedi. Posa u duk se po merrte vedin, Duli i rashpinës me një hu të trashë dhe i tha, asgja nuk të ka ba Fadili se çkakam ndër mend me të ba unë, a po flet, a po jo? - Simoni u përgjigj: Jo e

 jo, po të tham!! Fadili e humbi durimin, mbasi kushedi sa kohë kishin që po e torturonin. E çoi nga toka, e afroi tek një dritare të cilën e hapi dhe itha: Sot ose do të firmosësh proçesin ose po deshte hidhu nga dritaria e,ta mbyllim historinë tande! Pa e mbarue fjalën mirë, Simoni zgjodhirrugën e vdekjës nga dritaria... As unë nuk e kuptoj ku e mori forcën, veç,

kur, nuk e pashë në dhomë...Torturat e banë me vra vedin. Mbas tij Fadiliu sjell nga unë, po ti shka po ban? - Unë iu përgjigja, se nuk kam asnjëarsye me vra vedin, ju, po deshët më hidhni vetë nga dritaria, por unë nuk 

 bij. Duli më ra dy a tri herë me hunin që kishte në dorë, po, me thanë tëdrejtën pata frikë se po vdes pa muejtë me i lypë Zotit të falun për aktin evetvrasjës, mbasi Simoni kur po delte nga dritaria iu ndigjue vetëm fjala“o Zot...”, ndërsa, unë pata frikë se nuk po mundëm me e thanë as atë.Mandej, edhe po mendojshe me vedi ndër ata pak sekonda, këta qej

kështu mendojnë me na vra të gjthëve... po të provoj me durue edhe pak si herët tjera... Nxori një letër dhe ma vuni përpara, shkruej më tha:“Unë, i pandehuri Loro Vata, nuk pranoj me nënshkrue proçes-

verbal në hetuesinë që më ban kapiten Fadil Kapisyzi në pezencën e DulRrjollit.

Tuj mos pasëse çka me thanë, as me shkrue ma tepër se këto sa thashë, i vërtetoj me nënshkrimin tem pa as ma tëvogl in shtërngim...dhe, vuna firmë.”

Mirë, tha Fadili, këtë deklaratë e kemi këtu, tashti shko e mendounë birucë, që kur të thërrasim, po nuk tu mbush mendja me firmue, do tëgjejnë ndera e Simonit dhe, mos mendo se del gjallë prej duerve të mija...

Nëtor turënjëfi je floku tëndanënga vdekja ose vetvrasja! ”

FOTO PICI

 Një ndër figurat e njohtuna në qytetin e Shkodrës ishte edhefotografi Shan Kol Pici.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 370/389

370

Ishte i datlindjës 1905. Ka vdekë në Shkodër në moshën 74-vjeçare. Nuk kishte ndonjë shkollë për punën që bante, por jeta e vështirë

e mësoi aqsa mbet ndër njerëzit që kujtohën për trashigiminë që i ka lanëvëndlindjes. Ndër fëmijët që kishte edhe i biri Nikolini, vazhdoi traditën e

 babës tue u ba një fotograf edhe ky i njohtun. Shani me ndërmjetësinë eLuigj Gurakuqit, i cili kishte vërejtë talentin e këtij djali të rij, shkoi sishëgert tek fotografi Kel Marubi. Keli asht kenë ma i miri fotograf për 

 portretin që ka pasë Shkodra në të gjitha kohët. Aty, Shani, vuni thëmelëte asaj punë që edhe këtë do ta bajnë të pavdekshëm, si mjeshtrin e vet

 por, në një drejtim tjetër, në pejsazh. Kur hapi dyqanin e parë në Pjacë

karrshi shtëpisë Pashko Ashikut, (tek dyqanët e Serreqit), Shanin e patndihmue Ndrekë Kaçulini dhe Pashko Ashiku, me mjete pune dhe kredi.Për anën artistike e ka ndihmue piktori i njohtun Kol Idromeno. Merrëjme foto fëmijësh në raste ditëlindjësh. Ishte shok me Gjon Pëllumbin, metë cilin merrnin çiftët, zagartë e gjojës dhe çadrat e shkonin ndër male për me gjuejtë. Fillimisht dukej argëtim...

Ky argëtim i dha frymëzim për punën që do të vazhdonte me aq pasion. Shani me aparatin e tij mërrijti me fotografue krejt Alpët, majët e

shpatët e malëve, kodra e lugina, livadhe e skorre, suka e rmiqe, breshta ekreshta e deri vetëtimë e bumbullimë të atyne Alpëve, që, kur i sheh atofotografi, të dukët se ndigjon edhe gjamët që ushtojnë ndër ata male. Aifiksoi zakonët tue fillue nga lindja e djalit ndër male, e deri tek vdekja emjerueshme që shkretnoi fisin. Kullat, shtëpitë, Kishat, shtigjët, cakun efshatit, kapërcyllin e gardhit kufizues e deri tek portaria, i la ndër zarfat ëvegjël që kam pasë fatin me i pa. Secili zarf ka të shënuem emnin evendit, naltësinë e malit, vendin prej ku asht marrë fotografia dhe shpeshedhe përballë kujt asht ky vend. Portretët e malësorëve janë visare të

 paçmueshme, por edhe të harrueme me dashje. Shani ka mërrijtë me baato fotografi ndër ato zona, kur as nuk bahëj fjalë me malësorin për njëfotografi të grues apo të vajzës së tij, mbasi atje mbretnonte fanatizmi.Kam pyet, si asht e mujtun që Shani ka mërrijtë me fotografue një nuseqë shkon tek shtëpia, mbasi ka hy ndër uratë (një zakon i vjetër), mbaslindjës? Më ka shpjegue mbesa e Shanit, Veronika, që shumë nga fotot evështira të asaj kohë, madje, edhe të pamujtuna me u mendue me i ba,Shani i ka krye me anën e miqësisë që kishte formue me priftnit e

mësuesit e atyne krahinave. Këta dy figura në fshat ndëroheshin dherëspektohëshin pa u diskutue fjala e tyne. Ata i siguronin fshatarët se kjo

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 371/389

371

foto nuk ka asnjë qëllim të keq dhe, se, Shani asht nga ata burra tëndershëm që nuk e shpërdoron besimin e tyne.

Mbas marrjës së këtij thesari nga shteti komunist, Shanit i patne prishë edhe shtëpinë ku banonte, gjoja i ra plani, kështu, ai nuk bani maditë të mirë. Edhe ky ma shumë plasi, se vdiq!

Sot, Fototeka e Shkodrës duhët me pasë mbi njëzetmijë negativatë vogjël të Shan Picit.

PROF. KOL ASHTA

Asht ndër intelektualët ma të kulturuem dhe ma punëtorë që ka pasë Shkodra, në periudhën e komunizmit. Ka lé në Shkoder me 3 korrik 1918. Asht diplomue në Romë në vitin 1942. Puna e diplomës së tij ishte

 për poetin At Gjergj Fishta dhe mund të thohët me plot gojë, se ajo temëe ka shpëtue nga zhdukja... mbasi jetonte me aq frikë sa i dukej çdo çastse po i troket dera dhe, erdhën me e marrë... I ruhej këmishës që kishte në

trup! Gjithmonë me ankth mbasi e njihte mirë sistemin totalitar. Në vitin 1956 e kishe përfaqësues në provimin e maturës për 

gjuhë dhe letërsi. Mbas tri ditësh që bamë provimin e hartimit më ndaloinë rrugë dhe, më tha: “... e di se ke pasion pikturën, por të këshilloj me umarrë me letërsi, mbasi hartimi i yt më ka lanë mbresa....” - Unë tue

 përfitue nga miqësia e tij me Prof.Gaspër Ugashin, iu përgjigja: -“Jufalëm nderës për këshillën, por ba me shkrue shka kam në mend dhe nëzemër, shumë shpejt pushkatohem...” Mbetëm miq!

Kam shkue shpesh mbas vitëve 1985. Më pat tregue se kur ashtkrijue Lidhja e parë e Artistëve dhe Shkrimtarëve në Tiranë, mbledhjaishte ba në Teatrin Popullor dhe, se, mbas syparit të skenës ka kenë vetëEnver Hoxha me grupin e Sigurimit të Shtetit, për me ndigjue me veshtëe tij shka flitët dhe, a po vëprohet si mbas porosisë së tij nga ana eSejfullah Malëshovës e Nako Spiros.

Kohët e fundit aty nga 1991, më porosiste me pasë kujdes prejkomunistëve. -Kur flet ti në radio, -më thonte, - unë, tue të ndigjue ty,

kam frikë se më gërset dera e vijnë me më marrë mue, pse të ndigjoj ty!E pata pyet se pse kishte aq frikë të madhe edhe tashti. Më pattregue një rasë: “Në vitin 1946 më patnë çue mësues në Berat. Njëditë

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 372/389

372

kur po këtheja nga shkolla aty nga ora 14.30, pa hy në rrugën e shtëpisëku banoja, një grup partizanësh vërriti me të madhe: “Ndal, ku vete, nuk 

sheh nga sytë!”-Unë u stepa në vend. Pa mbarue mirë këto fjalë partizani,u ndigjue një breshni automatikësh e armësh.... kur, shka me pa? Ishte ilidhun për trungun e një peme brij rrugës një djalë i shtëpisë ku banojame qira, iu coptue fëtyra nga plumbat e mitralozave... gjaku i gufonte dhe

 për pak minuta rrëkaja e gjakut tij mbuloi rrugën. Kur u afrova tek dera eshtëpisë, nana e djalit të vramë më doli përpara dhe më tha: “Profesor, e

 pave se ç’më bënë komunistët?” Unë ishe aq i topitun dhe i friguem sanuk flitshe fare...Hyna në dhomën teme dhe nuk dola dy ditë...

Prej asaj kohë unë kam tmer me pa në rrugë edhe një ushtar tuekalue, mbasi më përsëritët menjëherë skena që përjetova para 40 e savitësh në Berat!

Komunistët janë të tmershëm kudo, por komunistët shqiptarë janëtë pakrahasueshëm...”

Ka vdekë me zemër të ngushllueme mbasi pau me sy botimin evëllimit të parë të veprës së tij, mbi të cilën punoi pa iu ndigjue zani mashumë se një gjysëm shekulli.

Profesor Kol Ashta ishte ndër të paktit qirinjë në mbretninë eerrësinës komuniste, që na ndriçonte mendjën dhe zemrën !

PROF. GASPËR JAKOVA

 Në auditorin “At Pjetër Meshkalla” të Universitetit “Luigj

Gurakuqi” të Shkodrës, më 18 mars 1995 Profesor Gaspër Jakovës, iudha titulli “Mësues i Popullit”.Me atë rasë mbajta këtë fjalë:Dikund, prej Veleçikut, edhe sot mbas 40 vjetësh më dukët se

ndigjoj zanin e Profesorit që ushton ndër ato maje, zanin e Profesorit tëMirë, zanin e Profesorit të “teshit”, që edhe tashti më dukët se po thotë:“Tesh po fillojmë...”, zanin e lehtë e të ambël të Profesor Jakovës... që,dukej si i marrun se asnjëherë Ai nuk mërrijti me thirrë në kupë të qiellit:

“Po vjen Liria!” E, ky za sa vjen e rritet tue u rrokollisë nëpër ata Alpe,që kambët e tija i patën shkelë për çdo pëllambë.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 373/389

373

 Nuk di si më dukët sot, sikur, ky za përplasët për ndërtesën eGjimnazit “28 Nandori”, tue e nda përgjysëm si dikur... Nga e majta ishte

Gjimnazi, që na privohej ne që ishim në anën e djathtë, ose në atë anë tëshkollës Pedagogjike, që thirrej “refugio pecatorum” apo “streha emkatnorëve”.

Asht rasa me kujtue se Profesor Jakova, i njohtun jo vetëm për aftësi të mësimdhanjës por edhe për kah ndera e burrnia, gjithmonërrëthohej edhe nga dashtnia e kolegëve të Tij po aq të nderuem e që nuk 

 po mund të rrijë pa i përmendë sot këtu: Profesorët Agetina Ashiku, IdaLezhja, Simon Rrota, Petro Fundo, Arta Frania, Gema Tirana, Kolë

Alimhilli, Taho Shkreli, Rexhep Neziri, Gaqo Harilla, Lazër Kakarriqi,Jorgji Kona, Enver Dizdari, Kolë Ashta, Dedë Shala, Ndriçim Gjata, EsatHaxhi e, shoku e miku i tij ma i ngushtë i gjithë jetës deri në fundProfesor Gaspër Ugashi, të cilët ma shumë prej tyne nuk vdiqën, por mamirë me thanë “u plasi zemra”.

Atëherë ishim të rinjë, profesorët i shihnim nga nota që vehëj nërregjistër; e kishim të vështirë me i dallue nga mësuesi, këshilluesi,kujdestari e pse jo, edhe nga prindët që, jo vetëm na donin me gjithë

shpirtë, por edhe u mundonin me na ruejtë nga rreziku i ndjekjës esurvejimit të mësuesve me “këpucë të lehta”, si: Sllobodan Gjerga, AdemFishta, Jup Kastrati, Luigj Frania, Fadil Podgorica, Enver Thanasi, eveglave të angazhueme me Sigurimin e Shtetit ndër komitetët e rinisë si:Jani Çomo, Emil Mborja, Bep Jubani etj. që, për punën e turpëshme tëtyne u shpërblyen me bursa e studime jashta shtetit...

 Ndaj atyne përsekutorëve nuk duhët të heshtim! Duhët të ngrisimzanin dhe nuk duhët t’i lejojmë që ata me qëndrue pranë në një piedestalme Pionjerët e Martirët e arësimit dhe të kulturës shkodrane. Ata janëshkatrruesit e saj, autorët e “Revolucionit Kultural”si, Xhemal Dini,Sadik Rama, Musa Kraja, Prenkë Sokoli, Halit Isufi e sa të tjerë, deri tek komunisti i qelbun i Korçës, amorali dhe përsekutori i rinisë shkodrane,vegla e ndytë e Sigurimit të Shtetit, xhelati i qelive të Degës së Korçës,Skënder Villa, i cili nuk gjeti rasë me zhdukë edhe këtë figurë qënderojmë sot, si qindra studentë, të cilët rininë e tyne e kalbën ndër baltate kënetave të kampëve të shfarosjës...

Deri kur heshtje e plogështi? Deri kur frikë?!

Vetëm, atëherë, kur të tregojmë se jemi gjallë dhe nuk jemi shue,do të prehët i qetë Profesor Gaspër Jakova, me shokë!

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 374/389

374

NJË NDËR TRE....

Në vitin 1993, në një familje po bisedonim për njëartikull që kishte shkrue në gazetë Don Simon Jubani, përqendrimin në burg të Pjetër Arbnorit. Unë kam kenëgjithmonë për hapjën e dosjëve publikisht.Përsoni TLR, më kundërshtonte, mbasi ndë r tre vetë  një  asht

kenë  spijun, madje, ai shkonte pak ma thellë tuepërgjithsue, se: “...të gjithë jemi kenë spijunë”....Unëkundërshtova mendimin e tij me fakte. Kemi dishrue, kemibisedue dhe komentue radiot për përmbysjen e komunizmit

prej kohësh me shokët, miqtë dhe të etëshmit për liri dhe,nuk kemi pasë pasoja e këta nuk kanë kenë pak, si: Injac

Deda, Luigj Z.Gjeka, Sandër Troshani, Gjovalin Prendi, Mark

Çefa, Vlash Gurashi, Zef Mjeda, Ndue Zef Toma, Loro Mazi,Pjerin Naraçi, Vinçenc Çefa, etj. Me ma të moshuem si:

Pjetër Gjini, Zef Nika, Ndoc Naraçi, Fadil Kaja, Hodo

Kopliku, Haki Serhati etj. Me piktorët si: Ndoc Gurashi,Pjerin Sheldija, Nino Baba, Vladimir Jani, Gaspër Zojzi,Cin Lezhja etj. E, pra, asnjëni nuk ka spijunue kurrë. Nëkjoftëse Enver Hoxha, në Tiranë e tjera qytete të Shqipnisëia ka mërrijtë me ba ndër tre vetë “njenin” spijun, ai ka

ngordhë pa realizue këte vepër makabre në Qytetin e

Lavdishëm të të gjitha kohve, në Shkodër. Unë këtu përmendavetëm disa me të cilët jam njohtë ma afër por, me dashtë me

u zgjatë mashumë duhët një volum tjetër me emnat e atyneburrave që janë kenë e mbetën të nderuem përjetë.

Uroj të vijë ajo kohë që brezat e ardhshëm me këndueprap: “ N ë Shkodr ë n t on ë ka r a nj ë dr i t  ë ! ” . . . .

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 375/389

375

PROF. GJON SINISHTA

Fisnik i nderuem! Ndër ata male të larta, maje degëve të një lisi shekullor asht edhe

një çerdhe e bame me krande e baltë ku, nana vështron e rritë zogjtë e sajtue i mkue... Njëditë ata fluturojnë, ... ikin... Në muzg, pa ra dielli, ajo me sy vështron se mos po këthejnë të

vogjlit prej detit a rrugëve të pafund të pyllit... Dikur, kotët e kështu fillonvetmia...

Herët në mëngjez, një pupul që sjell era ia këputë shpirtin, njëcopë skjep i thyem e disa njolla të kuqe që tokën tonë vaditën për kaqshumë vite, janë aty...

Tue fluturue mbi një gêm, mendon me vedi: “Po tjerët, a thuekanë shpëtue?”....

Dhimbje, dashtni, ankth e trishtim tue pritë njëditë me i pa....Vajza e zbathun me velin e bardhë si bora me vija bojë qielli që

valvitë era, morrlani i vorfnisë pashoqe, mjedis jetëshkurtëve ringjallë jetën, besimin e shpnesën, vetëm tue i prekë me duert e Saja e, ata, nëdhimbje të pakundshoqe thërrasin: “Ooo... Nanë!...”

Djali me dru Krygjet në dorë, i zgaçun, me post të ngjeshun krah

e qafë nisët drejt rrugëve të largëta, ku, dielli përëndon herët prejshtëpijave të larta. Nëpër shkëlqimet e vezullimet e vetrinave që të marrinsytë sheh edhe shamia kuq e zi ashtusi i pëlqenin Nanës...

Asaj çdo natë kur kapaktë e territ i bashkojnë çerpiktë, mendja tek ti i fluturonte edhe pse t’i kishe humbë. I dukej e i zhdukej hija jote por,gjumi e kotollonte e aty kah e vona e merrte me të mirë me andrra tëgjata. As dy gisht letër nuk gjejnë plasë me hi tek perdia që lak ka ba.

 Nuk asht thanë me u gëzue zemra e saj e djegun në mall. Vetëm rrin në

vetmi tue të pritë ty!Fé e Atdhé, për ty Fatos i dijës ishin arma e yte vërbuese për 

t’patenzonë.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 376/389

376

E... njëditë Fitove!Atëditë të pashë edhe unë sëparit, më 25 prill 1993. Papa Gjon

Pali i II-të, na njohti: “Jemi vëllazën” na tha, na i shtërnguem dorën fortnjeni tjetrit si burrat e, kryet për krye zatetëm si dikur motit ndeshteShqiptari. Mbi kokat tona valvitëshin flamujt nga flladi i Lirisë sëdishrueme...

Kur ike s’parit fëtyra e yte ishte si maza e tamlit që milte Lokja.Kur erdhe në krahët e saj, Ajo nuk të njohti atëditë edhe pse shtëpia moridritë. Çerdhja ishte çartë e krandët shkapërda. Ajo ndjeu erën tande e erai mbushi gjoksin me gëzim e hare, ku i rrahte e bardha zemër edhe pse ka

50 vjetë që asht qorre biro! Ajo nuk i sheh thinjat e mjekrrën tande tëzbardhun si biluri, veç, buzët e shkrumueme të sajat për ballin tand tëvizatun njëshi sidikur, kur ajo të kishte në prehën e frigohëj nga zjermia.Ajo ngrohtësi e ytja ishte prap ndër buzët e saja të plasarituna e të bameshkrum...

Rozafa sot për parzëm të ka shtërngue, për atë gji në të cilin tithithe mjaltën që nxjerr pa da goja yte. Ndër ata mure të asaj Kështjelletash sa vjet veç kullonte tamth e Sh’Njon në Sh’Njon për të gjatë Bunës

rrëkajë derdhëj në det, me lot përzi... e porsi tallaz përplasej për brigjët easaj toke të bekueme ku ishe ti, o Gjon Shqiptari!Ti sot jé këtu, tek Nana! Fé e Atdhé ishin dashtnia e vepra yte e,

qé, ku janë!Ashtusi i mblodhe me Dritë, Dije e Përparim, Ti, Rinisë Shqiptare

ia solle pasuninë ma të madhe të Tandën; Virtytin, mundin e djersën,veprën e përjetëshme...

Të pastë Nana Yte ... Shqipni, me shumë djelm’ e Fatosa si Ti!

 Në Muzeun Historik të Shkodrës, më 16 tetor 1994.Vizita e fundit e Prof.Gjon Sinishtës në Shqipni.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 377/389

377

“KRYQZONJE!… KRYQZONJE!…”

“Skënderbeu ka kenëprodhimi ma hyjnor i rracësnjerëzore”.

 Dr. Milan Shufflay (1)

TY O PRIJS’... Nuk të gjetën as eshtnat... Atëherë,... dikush, ...duhëj kryqzue! ...

Si mundet me ndodhë? ... N’Evropë?!... Uji tue shterrë e, na, tue umbytë?! ...

Dyshoj ... Dyshoj ... e, tash 50 vjetë mbeta tue thanë dyshoj,derisa u binda për atë që asht fakt. Pra, nuk dyshoj! ...sësi thotë edhedijetari i madh shqiptar, Dr. At Gjon Shllaku O.F.M.: “Ndër fakte nuk kakapriço!”(2).

Gjithnjë më ka mundue një mendim, por gjithmonë vetëm mevedi:“Komunistët në Shqipni a erdhën vetë në Pushtet apo, i sollidikush?”

Kur je tue ecë në një rrugë mali e je lodhë tue pritë me dalë tek 

shtegu, sa hasë të parin malësor e pyet: “Ku bie shtegu?” e, ai ka me tëthanë: “Për 10 minuta mërrinë!,... ti ke me ecë ndoshta edhe një orë e,

 pele, a mërrinë! Madje, ke me fillue edhe me folë me vedi: “A këta ishin10 minutat e atij malësorit!?”...

 Njëkështu asht kenë Shekulli i XX-të për né shqiptarët, për dikend10 minuta por, për shumicën besa... i pafund!

Ky shekull filloi me zhvillime të rëndësishme shumë për né sëpseu prish ambullia e robnisë turke. Ekujlibri në Ballkan ndryshoi. Të gjitha

shtetët e mëdha të Evropës po bajshin marrëveshje ku mbi rrëgostë, kunën rrëgostë por, secili tue tërhjekë prej vedit. Gjithkah po rrekëj për shi e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 378/389

378

shtërgatë. Ky mot u pa qyshë herët në mëngjez në Shqipni se retë e zezana kishin rrëthue gjithkah e na veç pritshim kur po ia fillon...

Qëndrimi i ynë në Luftën Ruso-Turke ishte plotësisht opozitar mesllavët. Kjo papajtushmëni e theksueme ka me u pague shtrejtë prej nesh.Pasojat e luftave ballkanike u reflektuen në të gjitha vëndimet ekuvendëve e konferencave ç’prej asaj të Londrës, të Versaillës-it e deri nëKongresin e Berlinit. Ajo që filloi për ne me Traktatin e Shën’Stefanit;ku, shqiptarët fillojne me “lypë” tokat e veta “ndër tavolina” nuk mbaronkurrëma!

Më 13 qershor 1878, Lordi Beakonsfielld, në memorandumin e

shkruem prej tij për me ia çue Kongresit të Berlinit, në pikën e parë thotë:“Indipendenca e Shqipnisë, përveçse, asht në interesin e shqiptarëvet, por edhe ekujlibri i Evropës e kërkon që kjo të jetë një shtet i pavarun, për meforcue murin mbrojtës të Evropës Përëndimore, kundrejt invazionitSllav.” (Xhafer Belegu. Libri “Lidhja e Prizrenit”, faqe 24, Tiranë 1939.)

Vetëm rreshti i fundit mjafton me tregue fillimin e tragjedisë së pafund për ne. Asht fakt historik që shpesh murët mbrojtëse, përfundojnënë gërmadha... E, më duket se ketë “fat” ka pasë edhe Shqipnia, me shka

 po shohim me sy!Austro-Hungaria e mbylli kapitullin e vet gja kjo, që, do tëgjallojnë sllavët që tashma sa në Veri, sa në Lindje, kishin shkye prejtokës sonë sa kishin mujtë. Grekët në Jug për vedi nuk i lanë gja mangutas Malit të Zi, as Serbisë. Asnjeni nuk asht ngopë asnjëherë as me tokë,as me mish e, as me gjak të Shqiptarit! Njeriut për me u ba hor në tëgjithë jetën i mjaftojnë vetëm pesë minuta e, edhe italianët nuk mujtënme ndejë rahat në 1920 e prap ma vonë në 1939, me prëtendimet e tyneaq sa të pa baza, aq edhe të turpëshme, si sllavët e grekët. Pra, Shqipnia undodh mjedis zagarve ku secili u mundue me shkye pjesën ma të madhe

 për vedi, ndërsa “harusha” ma të mirën, që e ka edhe sot...Fraktura historike e Shqipnisë sa vinte e gangrenizohëj përditë e

ma shumë...Karakteristikat që e veçojnë shqiptarin në Ballkan; i njoftun për 

atdhetarizëm, burrni, bujari, forcë, trimni, fisniki, mirësi, nderë, besë evëndosmëni me vdekë si me le për Fe e Atdhe e, me la me gjakun e vet tëShenjtë çdo pëllambë tokë që kërkon me i shkelë i huej, kishin formue

simpatinë e përjetëshme të popujve të Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë për popullin tonë. Forcimi i Gjermanisë ishte shpnesa e jonë për 

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 379/389

379

riformimin e Shtetit të vërtetë Shqiptar, të asaj Shqipnie që na ethërrasim, por, që, kurrë nuk e njohtëm: SHQIPNIA E SKËNDERBEUT,

SHQIPNIA ETNIKE, SHQIPNIA E SHQIPTARËVE. Kësaj Shqipnie,mendoi me i shërbye edhe e ashtuquejtuna “Besëlidhje e Veriut”, në vitin1943, gja e cila do të shmangte zbritjen e Rusisë Sovjetike në Ballkan dhenë Mesdhe.

Antishovinizmi-sllav, nacionalizmi i ynë i këthyem në traditë;kanë ba që Gjermania në Luftën e Dytë Botnore me na lejue privilegje të

 panjoftuna në vendët e pushtueme prej saj, madje, ajo nuk i bani këta privilegje në asnjë vend tjetër të Evropës, ku ineresat e tyne mund të ishin

edhe ma të mëdha. Zgjidhja e problemit të Kosovës, prishja e vijës kufinittë 1913, qeverisja e tokave tona nga shqiptarët, hapja e shkollave shqipenë trojet shqiptare, qarkullimi i monedhës sonë në Evropë etj. forcuan

 besimin tek të gjithë nacionalistët shqiptarë, për bashkimin e trojëve tona,gja të cilën e gjejmë të shkrueme prej kryekomandantit të forcavegjermane në Shqipni, Besel, në librin e Dr. Aurel Plasarit “VleraShpirtërore”, ku shkruhët: “Me hyrjen e ushtrisë gjermane në tokën tuaj,

 pavarësia e Shqipërisë do të jetë e siguruar mbasi garant do të qëndrojë

Rajhu i Madh Gjerman, dhe ushtria ngadhënjyese e tij, e cila kundrejttokës suaj nuk ushqen kurrfarë prëtendimesh.”(3). Ndërsa, në relacionin eMilitarbefehlshaber Sudost të Vermahtit, thohët: “Një administrimushtarak në kuptimin e mirëfilltë në Shqipëri, nuk ekzistoi... Politikashqiptare e Gjermanisë pati si parim prijës rëspektimin e Shqipërisë siShtet neutral dhe i pavarur.”(4).

Pushtimi fashist i Shqipnisë nga Italia solli pasoja jo vetëm për ne, por edhe për ata, mbasi gjithmonë u konsideruen pushtues me armë. Kjo pranohët edhe prej tyne; në kujtimet e Kontit Çiano e Giro (5). Ndërsa,Konsulli Meloni, shkruan: “Në shkollat e Shkodrës të drejtuara ngaFrançeskanët dhe Motrat Stigmatine... propagandohëshin ndjenja të njënacionalizmi të ekzagjëruar, antipatie dhe urrejtjëje ndaj Italisë”(6).Qëndrimi jodashamirës i Italisë ishte i ndrymë në zemrat e shqiptarëve qëme vrasjën e atdhetarit Luigj Gurakuqi në Bari, në vitin 1925. MeMyslimanët si shumicë popullsie ata treguan kujdes dhe punuan shumëme zbutë konfliktin. Deri diku ata ia mërrijtën qëllimit me privilegjët qëiu banë në rrugët tregtare tue i pasunue në një kohë rekord me disa bursa

 për shkollat ushtarake e tregtare, si dhe me lidhje të shumta martesore meta. Orthodoksët, shumica u banë preh e grekëve dhe jugosllavëve

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 380/389

380

nëpërmjet të kurthës së komunistëve, tue i premtue marrjën e Pushtetitmbas luftës, tue i nxitë jugorët që të shpejtonin për “çlirimin” e Jugut dhe

formimin e Qeverisë në Përmet, në maji të vitit 1944 kur, ende nuk ishte“çlirue” as Tirana. Premtimi bani që me shkue mbas tyne mjaft rrugaça evagabonda, që kur u doli kllapia ma vonë me paturpësi pranuan; se “jemirrejtë, ishim të rinjë... i kemi pasë fjalët ndryshej... nuk na kanë thanëkështu...!?” Me këta komunistë “nacional-çlirimtarë”, fatkeqësisht u

 bashkuan edhe disa intelektualë dritëshkurtë që gjatë luftës e mbas luftësu pushkatuan, u burgosën, u interrnuan me far’e fis si mos të ishin kenëkurrë. Populli i shkretë mbet popull si gjithmonë tue pëlqye e tue hangër 

rrenën ma të bukrën. Kështu shovinistët sllavë me një rrugë kryen dy punë: Edhe ruanin zonat e tokët që na kishin grabitë me kohë, por bashkëme tokën siguronin edhe varësinë e plotë të Pushtetit të ardhëshëm e tërraskapitun që po delte nga lufta. Këtë punë rusët do ta kryenin ma sëmiri me jugosllavët, posa në Shqipni filloi të ngjallët shpresa për fitorën ekomunizmit në vitin 1941, në luftën kundër gjermanëve. Na ishim të

 pushtuem që në vitin 1939 e zani nuk po i ndigjohej komunistëve, as tëgrupit të Shkodrës, as të grupit Korçës, derisa u dha urdhni prej Moskës.

Vetëm atëherë jugosllavët erdhën e formuan Partinë KomunisteShqiptare. Kjo ishte edhe në favor të Aleatëve sëpse Tito, ishte igarantuem nga anglezët e rusët për atëherë dhe për të ardhmën. “Shyqyr”kishte vdekë At Fishta dhe nuk po shihte jo vetëm “klyshtë” e Rusisë, povetë Rusinë staliniste, tue kapërdi si një kafshatë gjithë Evropën Lindore,

 prej vendëve Baltike deri poshtë në Ballkan, bashkë me Shqipninë e derinë Berlin.

Për këtë katastrofë historike në Evropë nuk kishte kend ma adaptse komunistët!

Balli Kombëtar dhe Legaliteti nuk u përkrahën nga askush vetëmse ishin nacionalistë, gja, që, edhe gjatë luftës ata e paguan me lëkurë.Këtë e shkruan me paturpësi vetë Ramiz Alia, në librin e tij “Enveri ynë”:“Nuk ishte e lehtë që në mes të vorbullës së Luftës t’i këtheje pushkënBallit”(7). Kjo vërteton ma së miri vëllavrasjen, atë që na e thërrasimluftë civile. Kjo tregon kjartë se Aleatët nuk kanë mendue kurrë për meformue Shtetin Shqiptar me tokat që i përkasin, përderisa, PUSHTETINIA LANË NË DORË KOMUNISTËVE. Kjo ndodhi se interresat e tyne

ishin ma të mëdha për shtetët fqinjë sësa për né. U harrue fare (apo u la

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 381/389

381

me dashje!?) se forcimi i Serbisë në Ballkan do të sillte vetëm Luftë... ekurrgja tjetër e, kjo, qé ku asht edhe sot!

Pasojat e Luftës janë kenë një katastrofë për gjithë Botën por Shqipnia, humbi gjithshka, madje, ma keq se të mundunit në këtë Luftë.Ai që e pagoi ma shtrenjtë asht qyteti i SHKODRËS, shkatrrim të cilin e

 pranon vetë Enver Hoxha, kur shkruan: “... mëqenëse katoliçizmishqiptar dhe në veçansi kleri, ishin pëngesa më e madhe për triumfin ekomunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata.”(8) ... E, bashkë me këtë qendër të Katoliçizmit qëishte QYTETI MARTIR I SHKODRËS do të shpartallohëshin edhe Ata

fatzez Shqiptarë, që ishin Atdhetarë të vërtetë në të gjithë Shqipninë, tueu cilësue prej komunistëve si: trathtarë, reaksionarë, kolaboracionistë,fashistë, nazistë, spijunë, ballistë, zogistë, gjakpirës e gjithshka që tëçonte drejt parullës së paharrueshme “plumbin ballit!” Këta Aleatë ashtfakt se asnjëherë nuk kanë protestue kundrejt komunistëve për 

 pushkatimet, burgosjet, torturimet, interrnimet dhe zhdukjet e qindra emijra familjëve e fisëve me akuza false, si agjenta e spijunë të këtyneshtetëve por shka asht edhe ma keq, kur vinin atdhetarë të arratisun në

Shqipni me luftue ndër male kundër komunistëve e zbritnin me parashuta, ata u kapnin si pulat në tra, sëpse ishin të trathtuem prej venditku niseshin. Prap ma keq, kur, kriminelët Enver Hoxha e Mehmet Shehu,(që kishte therë në thikë me dorën e tij qindra ushtarë rob lufte italianë tëlidhun duersh e kambësh tek Ura e Mifolit, pranë qytetit të Fierit), po ukëthenin nga Moska, mbas prishjës me sovjetikët në vitin 1961, ishteQeveria italiane ajo, që na i solli shëndosh e mirë, pa na i gjetë “gja ekeqe” në aeroplan deri në Tiranë.

Shkodra e pagoi ma keq se Berlini, se ajo që u ba në Berlin nëvitët e Luftës, vazhdoi me u ba në Shkodër për 50 vjetë rresht e

 pandërpremje me Katolikë e Myslimanë, tue na shpartallue si mos makeq e, tue na sjellë në këtë humnerë ku ndodhemi sot.

Amerika, - Liria - e andrrueme e popujve të zaptuem, mendoivetëm për zonat e mëdha e që i interresonin asaj. Për né as nuk mendoifare sëpse, na për atë ishim një pikë uji në oqean. Me gemin e larit nëdorë Rusvelti, thurte “kunorën e lavdisë” për fitoren mbi fashizmin enazizmin, tue i shtërngue dorën në Jalta diktatorit ma të madh të

shekujve, Stalinit, dhe tue i dorëzue Evropën Lindore shkjaut përbindshrus për me e çue sa dekada mbrapa, tue e dijtë shumë mirë se shka kishte

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 382/389

382

 ba mbi popullin e vet e shka kishte zaptue që, qyshë atëherë e sot prej tij po ngordhin për bukë. Evropa plakë u gangrenizue ç’prej asaj kohë, sot,

e, kushedi deri kur...Anglezët me shpirtë ndër dhambë tue lutë Zotin që ra Normandia,

 përkrahën jugosllavët komunistë të Titos, tue i sigurue tokat e grabituna përsa ishte gjallë. Influenca në Bosfor, Dardanele, Suez, në Detin Egje e përtej kontinentit ishin kënaqësia e Mbretnisë së Madhe.

Franca kënaqej se thirrëj “forcë e madhe”, edhe pse turpi i pushtimit për dy javë prej Hitlerit, nuk ia mori aspak fëtyrën. Nën maskëne “Revolucionit” të dikurshëm vazhdoi me përkrahë e me eksportue

diktatorë, terroristë, kriminelë, socialistë e masonistë në të gjithë globin,si: Polpotin, Enver Hoxhën, Komeinin e kushedi sa të tjerë të rinjë se, atau plakën e ngordhën. Ambasada e saj në Tiranë nuk cënohej edhe pseishte e blokut “Përëndimor”, sëpse bante një përjashtim, se ishte...“përparimtare”... kështu e “vlersonin” edhe sovjetikët!

Kur u ndanë zonat e influencës, Shqipninë nuk ua kapi lapsa!Të gjithë Aleatët vazhduan politikën e paraluftës me ne.

Përëndimorët tërhoqën edhe Misionët e tyne prej këtu tue e lanë

SHQIPNINË EVROPIANE nën kujdesin “atnor”, mëshirën robnuese dhethundrën gjakatare të komunistëve stalinistë sllavë e oriental: Tito, Stalin,Mao Ce Dun, dhe veglës ma të ndytë të tyne në historinë e Shqipnisë,masonistit Enver Hoxha. Shovinistët jugosllavë ishin instruktorët dhedrejtuesit e Pushtetit tonë “popullor”. Komunistët shqiptarë u treguannxanës të zellshëm dhe shembullorë në trathti dhe poshtërsi tue ia kalueedhe “mësuesit”. Aleatët tue na lanë kështu lejuan që na me u trajtue siKroatët Katolikë prej Titos, Vendët Baltike, Polonia, Hungaria, Çekia etj.

 prej Stalinit, apo krahinat e Rusisë e deri në skajët e akullta të Siberisë, qëguxuan me kundërshtue bolshevizmin e kolektivizimin ndër kolkoze dheqë u zhbinë me rrajë.

Mandej, ajo që u ba në Shqipni nga vetë komunistët shqiptarë ashtshembull i provës së saktë të shkatrrimit të vendit në mënyrën mashnjerëzore, të pakrahasueshme antiatdhetare ndaj vetvedit. Na për fat tëzi u bamë plaçkë eksperimentimi të ideologjive ma regresive të Shekullittë XX-të, me metodat ma primitive të paganizmit e ato moderne tëkomunizmit, sikur të mos kishte asnjë popull tjetër ma të përshtatëshëm

 për laboratorët e tyne terroristë, tue fillue prej metodava barbare

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 383/389

383

stalinjane e deri tek “komunizmi enverian”, që mbetën të pashembullt nëhistorinë e diktaturave të shekullit.

E, kështu, do të ndodhte përderisa Shteti drejtohej nga katiliamoral Enver Hoxha.

Qé, si shkruan një bashkqytetar i tij i nga Gjirokastra, i ndjeriMuntaz Kokalari, më 9 Nandor 1944: “... Fatkëqesia e kombit tonë dhe eShqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindsh,tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, magalloman, egoist, që i do njerëzit nënvete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë

 provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borgje.

 Ne intelektualët e Gjirokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkëme djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.” (9). Ky, pra, ishte “Enveriynë”, për të cilin ka shkrue dyshepulli i tij Ramiz Alia, ky ishte ai qëshokët e tij lindin njëherë në shekull, madje, zor se i gjindet mostra ndër njëzet shekuj; ky ishte “komandanti lëgjendar” i Luftës Nacional-Çlirimtare që pritej se do të sillte “LIRINË”...

“Liria e popullit” do të vinte në tokat e “çliruara” me fjalën e parë

të parullës “Vdekje...” (V.F.L.P.) dhe, me të vërtetë kudo në zonat e“çliruara” filluan vrasjët dhe plaçkitjët, kudo këndohej kanga “Hakmarrjerini...” dhe asnjëherë nuk asht shkrue sa vetë u vranë pagjyqe si“bashkpunëtorë” të okupatorit, apo “trathtarë e ballistë” etj. ndër zonat e“çliruara” nga “çlirimtarët”. Kurrë historia e deritashme nuk ka zanë nëgojë reprezaljën e bame nga bombardimi i anglezve mbi popullsinë civiletë Tiranës me 13 Tetor 1943, në orën 13,13, ku, humbën jetën mbi 500vetë me lugë në gojë. Asnjëherë nuk u tregue fakti i zhdukjes së mbi12000 kosovarëve në brigjët e Ulqinit dhe të Tivarit, që skuqënAdriatikun të trathtuem nga komunistët shqiptarë. Të kujt ishin viktimat?Kush i vrau këta shqiptarë? Apo, ndoshta, shifrat e të vramëve nga“çlirimtarët” janë ma të mëdha se të pushtuesve? Këtë, na nuk e dimë, navetëm dimë se kemi ndejë tue vra njeni tjetrin në këtë luftë ku, siçshkruan Abaz Ermenji: “... Çdo laro me pushkë në krah ka rasë të bëjëligjin, ku terrori bëhet si një ankth i padurueshëm”. Na do të shohim mesytë tonë se socializmi do të ndërtohet me të vërtetë mbi KAFKA dheemblema e “Përparimit” do të jetë RRASHTA! Këto do të ishin thëmelët

e Pushtetit “Popullor e Demokratik” në Shqipninë e Re, që solli “jetën elumtur”, “barazinë” padallim feje, krahine dhe ideje... e sa të tjera parulla

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 384/389

384

me “lugë ari” me të cilat kuhej e ngopej me rrena i shkreti PopullShqiptar! Kur i ranë leskrat e doli boja e vërtetë e materialit kallp që ishte

 përmbrenda, ishte vonë, shumë vonë... mbasi lufta civile nuk shmangëjma... Këtë bani Enver Hoxha, me komunistët e tij!...

Po, kush ishin këta komunistë? - Këta ishin “çlirimtarët”!Historiani A. Ermenji, shkruan: “Në të vërtetë, edhe sikur të gjithë

shqiptarët të shkriheshin në luftën kundër gjermanëve, nuk mund tashpejtonin as për njëditë tërheqjën e këtyre nga Shqipëria, derisa këta tëmos thyheshin prej fuqive të mëdha...”(10). Pra, kur, forcat gjermane potërhiqëshin prej Shqipnisë, zonat e lana të lira prej tyne partizanët

“çlirimtarë”, i quanin të “çliruara” prej këtyne....Ata ikën nga Veriu për në Gjermani; Jugu e konsideroi “çlirimin” prej tij, tue e vlersue “meritë” të luftës së tyne “nacional-çlirimtare”...Sikur, Gjermania të ishte “dikund” kah Turqia, atëherë “çlirimtarët” do tëishim na Gegët, që do të vraponim mbas tyne...tue thirrë: “e çlirueme”...

 Njerëzit u banë si bishat e egra të pyllit në kohë bore dheushqehëshin vetëm me gjak.

Komunistët pëlqyen jetën e pyllit ku, si kafshët e egra shkyejshin

intelektualët tue i nxjerrë me gishta gabzherrët prej ku delte fjala e sëvërtetës, dijës, kulturës dhe përparimit. U lëshuan si hijenat ndër vorre menxjerrë eshtnat për me i thye dhe me i tretë se kishin frikë se mbrendatyne do të ruhej edukata dhe kultura Evropiane Përëndimore.

Ishte pra, lufta kundër Qytetnimit Evropian, luftë shumë e rrebtëdhe shpartalluese prej padijës rranuese fshatareske, që shfryente dufin esaj tue djegë libra e biblioteka, tue plaçkitë muzeume e tue u mundue mosme lanë në kambë asnjë vepër arti e kulture, deri ndër veprat e kultit.

Ishte alergji e Lindjës ndaj qëndrimit Përëndimor të Shqiptarëve,që nuk u pajtuan kurrë me pushtuesit, përderisa, asnjë krahinë ose fshatkurrë nuk ka përdorë gjuhën e dhunuesit. Edhe këtë Gjuhë që na eruejtëm ndër shekuj, ishin komunistët ata që i vunë “pushkën dhekazmën” tue na imponue përdhunisht “gjuhën e njësuar”. Kështu,komunistët bashkë me pseudo-intelektualët varrosën përsëgjalliGegnishtën e Fishtës dhe, vetëm kështu, përdhosën malët bashkë meKanunin e tyne e, vetëm kështu servilët e shërbëtorët besnikë të Titos e tëStalinit masakronin edhe njëherë përsëvdekuni Gjeçovin me shokë.

Ishte luftë e ndërsyeme e Jugut kundër Veriut. Ishin politikatshekullore të shovinistëve që përfituan prej kausit të mbrendshëm, të cilët

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 385/389

385

në këtë moment përdorën komunistët për me përfitue ata gjanë ma tërëndësishme për vedi: “përçaj e sundo!”, tue shfrytzue inferioritetin e

Jugorëve që u kishte dobësue arësynë. Kenja e Kryeqytetit Tirana në Verigjithmonë qendër politike, kulturore, morale dhe ekonomike e një

 populli, Toskëve u dukej shburrnim ikja prej Vlonës. Ishte koha ma e përshtatëshme që Gegët duhet t’i damshpërblenin me lanjen në “duart etyne” të Pushtetit “Popullor Komunist”, fara e të cilit u hodh në Përmet,Berat e kudo ku mujti me bijtë ashtusi binë fara e keqe.

Ishte lufta e “Internacionalizmit Proletar”, që fikë e shuen ndjenjatAtdhetare tue nxitë Luftën vëllavrasëse, që asht rranimi i popujve tue

 përdorë ideologjinë marksiste-leniniste kundër Atdheut, Zotit e Besimit,tue ndezë mëllef e urrejtje mes vëllazënve e tue i shpërblye për këtë“meritë” shumë aventurirë dhe fondamentalistë me poste partie e shteti,tue privilegjue Sigurimin e Shtetit me rroga të majme, medalje, dekorata,tituj e grada shkencorë, spaleta ushtarake, bursa studimi jashta shteti etj.që i gëzojnë edhe sot. Injorantët, servilët, hipokritët dhe imoralët spijun,ishin ndër sferat ma të larta të partisë dhe të shtetit komunist shqiptar.Fanatikët e palosun ndër fletët e tesërave të P.P.Sh. mërrijtën deri aty, sa,

edhe një marangoz shkodranë Tuk Jakovën mbasi kryen punët e veta mete, e ngordhën burgjesh, tue i shkatrrue krejt familjën në interrnime menjë strajcë plaçka të varuna në shkop si endacakët, vetëm për motivefetare dhe asgja tjetër.

Ishte Lufta e klasave nën maskën e së cilës u mëshefën luftat madjallëzore e të pabesa të komunistëve ndaj Popullit Shqiptar, tue i ngritëkëto deri në piedestalin e “Revolucionit Kultural”, termi ma përqethës ifjalës “Revolucion” për të gjithë ata që e kanë provue atë.

Ky “Revolucion Kultural”, dhunoi botnisht të gjitha LIRITË DHETË DREJTAT E NJERIUT, tue shpallë Shqipninë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe djepin e Nanë Terezës, të parin “Shtet Ateist” në Botë.

Ky ishte diktatori Enver Hoxha me pasues qosën e oborrit të blokut udhëheqësve Ramiz Alinë, “besnikë” të pandamë në trathtinë emadhe kombëtare ndaj Atdheut të vet.

Ishin këta udhëheqësit e të gjitha këtyne LUFTAVE të flligta që u përplasën për shkambin e Ilirisë dhe në veçansi për Kështjellën e Gencit eTeutës, djepin e Atdhetarizmës e folenë e kulturës. Gurt e Rozafës ishin

thëmelët e gëdhenuna të Kulturës Evropiane, të vëndosun nga Kreshnikëtdhe Atdhetarët Shqiptarë dhe të murosun përjetësisht me Gjakun e

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 386/389

386

MARTIRËVE që u derdhë rrëkajë prej majës së Bratilës së Deçiqit, ederi poshtë në detin Jon për FE, ATDHE E PËRPARIM.

Ishte Shkodra, Kështjella e pathyeshme, ma e forta, ma e pastërtadhe ma e vëndosuna në shkambijtë e Veriut, antishoviniste Sllave dhe për rrjedhojë ma antikomuniste, që u dogj e u përlue nga të gjitha këto lufta

 barbare e të përgjakëshme, të cilat nuk i ka provue asnjë qytet tjetër iEvropës e, ... ndoshta...

Ishim të gjithë Shqiptarët e izoluem, mjedis QYTETNIMIT - PADRITË, ishim të gjithë të uritun e të etshëm, mjedis EVROPËS - PABUKË E PA UJË... e, besoj, nuk ka dhimbje ma të madhe për Shpirtin e

vuejtun e të mjeruem mjedis BALLKANIT, se VETMIA.Ishim në një burg e vorr të përbashkët ku nuk na ndahëshin:torturat, rrahjet, policët, pështymjet, spijunët e Sigurimit të Shtetit,

 pushkatimet, shpifjet, shkopinjtë, krizmat e automatikëve, survejimi,dhuna, mashtrimi, gënjeshtra, propaganda, padija, shnderimi, përdhunimie poshtnimi me shputë për faqe të Burrit, një GENOCIT që jo vetëmsundoi për 50 vjetë një popull tue rrafshue përtokë gjithshka të mirë por,shka asht ma e keqja; tue shrranjosë dëshirën për VIRTYT E DIJE, pa të

cilat NUK KA JETË ASNJË POPULL.Ky ishte “socializmi” që na solli Lufta, kjo ishte “Liria” dhe “jetae lumtur” që bajtëm 50 vjetë mbi shpatullat tona të dërmishuna tue ecëçdo ditë zvarrë nëpër Gjetseman, me kambë të zdathuna e të gjakosunadrejt Golgotës, tue u ruejtë mos me u rrëzue... tue u ruejtë mos me ndyfëtyrën...

Më dukët se, ia mërritëm! .. .E vetmja FITORE! ... Na u duk se po shpëtojmë njëherë... kur Gjon Kenedi, Papa Gjoni

i XXIII-të dhe Nikita Hrushovi filluan me mendue për me i lanë dishka tëmirë njerëzimit... Kenedi me vdekjën e Tij e mori gjithshka me vedi... e,na, ... mbetëm në llomin e baltën ku ishim...

U deshtën edhe 30 vjetë të tjera me ardhë Regani, Gjorgj Bushi,Gorbaçovi dhe Papa Gjon Pali i II-të (prap Gjon) e, me ra Muri i Berlinitmë 9 Nandor 1989...

A mendoni se ai mur ka ra vedit?! ...Ai ra... e, na bërtitëm si të çmendunit...”Për ZOTIN ... RA! ...” .Ranë gati të gjitha “murët”, përveç, se... në Shqipni...

U hapën Kisha dhe Xhamija dhe e rrëzuan mitin... Ra edhe Enver Hoxha!... Për ZOTIN RA!... Me lot përfaqe përqafohëshim me njeni

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 387/389

387

tjetrin e nuk e besonim... Ai tërhiqej zvarrë rrugëve të Shkodrës, Tiranëse mbarë Shqipnisë e, na, nuk e besonim... se na kujtohej dhimbja e

 brengët sa vjeçare të zemrës... Këtë dhimbje kaq të madhe që na therteShpirtin nuk kemi turp me e tregue se nuk asht ligështi ashtusi nuk asht

 poshtnim me tregue vorfninë, madje, asht virtyt! Asht triumfi i lumnisënjerëzore mbi mjerimin e pakufi, asht fitore e jetës mbi propagandën

 përbindshe e mashtruese, mbi parullat shkatrrimtare të “vdekjës” që për 50 vjetë punuan vetëm për depërsonalizimin shpirtnuer e moral të njeriut,

 për me formue atë, që thirrëj “njeriu ynë i ri, vepra më e shkëlqyer ePartisë”. E, me të vërtetë ashtu ishte: “njeri” vetëm me pamje të jashtme

“njeriu”.Pra, me pranue se në nandorin e vitit 1944 Shqipnia asht shlirue,d.m.th. që në Shqipni, me ngritë një “monument” për PRANGAT EROBNISË dhe të DIKTATURËS 50 vjeçare, të feudalizmit bizantin eaziatik të komunizmit shqiptar e, nuk duhët të harrojmë kurrë se:

“NJË POPULL QË PUTHË PRANGAT E VETA, NUK MERITON ME KENË I LIRË!”, ka thanë Don Kolec Prennushi në librine Tij: “Rrimë shtremt e flasim ndrejtë”. ( Fq. 104, viti 1931).

 Në fund të fundit na kemi edhe pse me u krenue, kem pse me ukrenue se, na, ishim ata që për 50 vjetë asnjëherë nuk e kemi harrueFormulën që na ka lanë Imzot Pal Engjulli... që, na e mbajtëm ndër mend,e mbajtëm edhe në zemër dhe shkuam tue e bajtë vesh në vesh... edhe pse

 për Té, né ata na vritshin e, prandej, prap na u RINGJALLËM!... NA U RINGJALLËM, do të ecim përpara edhe do të

PËRPAROJMË!... PO, PO, DO TË PËRPAROJMË ASHTUSI KAPËRPARUE GJITHË EVROPA!

DO TË PËRPAROJMË, SE JEMI PJESË E PANDAME ETOKËS SË SAJË!...Ju jeni që edhe 2000 vjetë ma parë thirrët:“KRYQZONJE!..KRYQZONJE!...” edhe e kryqzuet... edhe e therët...edhe e mbytët.... por, AI U RINGJALLË!... Ju, u plandosët përdhé por,nuk e keni besue e keni vazhdue prap... prap keni vazhdue edhe me né tuethirrë: “KRYQZONI!...KRYQZONI!...”, se edhe këta janë mbasardhësite Tij. Na prap do të vazhdojmë me kenë... ju prap nuk keni me e

 besue!......Se, na, do të vazhdojmë me kenë se, na, jemi krenarë që jemimbasardhësit e Tij e, do të FITOJMË, edhe pse ju na keni gozhdue....

edhe pse né, ju na keni vra... GJITHMONË DO TË JEMI!...... Se, jemi mbasardhësit e TË MADHIT S K Ë N D E R B E!...

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 388/389

388

... e, se, J E M I S H Q I P T A R Ë!...... A merrni vesht?

NA JEM S H Q I P T A R Ë !...‘

SHËNIME:

1. Dr. Milan Sufflay: Albanolog i njohtun Kroat, që ka botuenë vitin 1926 librin "Serbët dhe Shqiptarët". Asht vra pabesisht

nga serbët në vitin 1931, për dokumentat historike që ka shkruenë lidhje me Shqipninë.2. Dr. At Gjon Shllaku O.F.M. (1905-1946) Asht pushkatuenga komunistët me 4 mars 1946, i akuzuem për formimin eOrganizates antikomuniste "Bashkimi Shqiptar". Shprehjaasht marrë nga artikulli: "Magna charta e shekullit tësotshëm" botue në revistën "Hylli i Dritës", nr.1-2, fq. 252, 19413. Paraqitja objektive e disa fakteve historike nga Dr. Aurel

Plasari, me ka shty me marrë disa referenca kryesisht nga libri"Vlerë Shpirtërore". Ky citat asht nxjerrë nga libri "Historia eShqipërisë", III, fq. 553.4. Landerberichte des Militaresch Befelshabers Südost, C.Albanien në BM, RW 40, Band 116a. Viti 1944-45 (pa datë).5. G. Ciano: Diario (1937-1943) Milano 1980, fq. 283. Në librine Dr. Aurel Plasarit "Vlerë Shpirtërore", fq. 22, Tiranë 1994.6. Konsulli Meloni. Attivita contraria dei Frati Franceskani.Telegrami i tij me 23 qershor 1939, në ASMAE.7. Ramiz Alia në librin "Enveri ynë", fq. 19, botue Tiranë 1988.8. Enver Hoxha: Selected Works, Vëllimi i I-rë, fq.438, Tiranë1974.9. Muntaz Kokalari: Atdhetar, intelektual gjinokastrit i

 pushkatuem pa gjyq prej diktatorit E. Hoxha, në ditët e para tëmarrjës së pushtetit nga komunistët. Citohet pjesë e letrës sëTij, drejtue Z. Makbule Xhomo Vrioni, me 9 nandor 1944,në Tiranë. Origjinali ndodhët në AQSH Tiranë. Botue në

gazetën RD, e shtunë 29 prill 1995, fq. 5.10. Abaz Ermenji: Historian shqiptar, citati asht nxjerrë nga:Vepra e citate. Fq. 473., ashtu edhe (11). Fq. 474.

7/15/2019 n Je Monument

http://slidepdf.com/reader/full/n-je-monument 389/389

P Ë R M B A J T J A

PARATHANJE Faqe 5

PJESA E I NUK DUE ME E BESUE 9SHTËPIA NR. 173 NË RRUGËN E KAVAJËS 10SHKAMBI I LATUEM.. 12SHKODRA NË 1946 17O SHQYPEO ZOGJT E MALEVE, KALLXONI ...............25

 NGA NA ERDHËN KËTA PARTIZAN ? ......................... 30PO SHPELLAT A MI PRET KUSH ?…………….............. 36

KULLA PA RRUGË 43KUSH MË NDALON MUE ME DERDHË GJAKUN…................. 47

PJESA IIYJET E KOMBIT…………………………………….......................59PROF.FILIP ND.FISHTA……………………………......................64PARTIA DEMOKRISTJANE ISHTE VETËM NJË IDE………….68Organizata “BASHKIMI SHQIPTAR”..............................................72

DERA QË PO HAPET……………………………………...............83I HUMBUNI DON ALFONS TRACKI…………………….............89PËR NJË SHQIPNI TË ARDHËSHME………………….................95

 NATË SHËN KOLLI………………………………………............107LËVIZIA E POSTRIBËS…………………………………............. 112AVOKAT P PALI E PROF KOL PRELA 116