ndryshimet nË marrËdhËniet familjare nË familjen...

15
C E N T R U M 9 262 Metush Sulejmani, PhD 1 UDC: 316.356.2(497.7:=18) NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN SHQIPTARE NË MAQEDONI ПРОМЕНИ ВО АЛБАНСКИТЕ СЕМЕЈНИ ОДНОСИ ВО МАКЕДОНИЈА CHANGES IN FAMILY RELATIONS IN THE ALBANIAN FAMILY IN MACEDONIA Abstract The Albanian family in Macedonia has the history of its develop- ment, and besides other families it has undergone changes in its struc- ture. Historically, this family has undergone changes but the level of these changes is dependent on the content and dynamics of global social change. The Albanian family alongside the structural changes and the value system has also undergone changes in family relations. These changes are especially noticed in the contemporary Albanian family, which although still possesses patriarchal elements, however, contem- porary democratic elements are more evident. These changes in the Albanian family are the result of global social changes such as indus- trialization, urbanization, migration movements, intertwining cultural values and externalities, mass education of the populace, especially of the Albanian women, etc. These changes in family relations are noticed especially through a comparison between the Albanian patriarchal family and the contemporary one. These changes are acceptable espe- cially by the way the family members participate in housework through 1 Profesor në fakultetin filozofik pranë Universitetit të Tetovës (Republika e Maqedonisë).

Upload: others

Post on 16-Sep-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

262

Metush Sulejmani, PhD1

UDC:

316.356.2(497.7:=18)

NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN SHQIPTARE NË MAQEDONI

ПРОМЕНИ ВО АЛБАНСКИТЕ СЕМЕЈНИ ОДНОСИ ВО МАКЕДОНИЈА

CHANGES IN FAMILY RELATIONS IN THE ALBANIAN FAMILY IN MACEDONIA

Abstract

The Albanian family in Macedonia has the history of its develop-

ment, and besides other families it has undergone changes in its struc-

ture. Historically, this family has undergone changes but the level of

these changes is dependent on the content and dynamics of global social

change. The Albanian family alongside the structural changes and the

value system has also undergone changes in family relations. These

changes are especially noticed in the contemporary Albanian family,

which although still possesses patriarchal elements, however, contem-

porary democratic elements are more evident. These changes in the

Albanian family are the result of global social changes such as indus-

trialization, urbanization, migration movements, intertwining cultural

values and externalities, mass education of the populace, especially of

the Albanian women, etc. These changes in family relations are noticed

especially through a comparison between the Albanian patriarchal

family and the contemporary one. These changes are acceptable espe-

cially by the way the family members participate in housework through

1 Profesor në fakultetin filozofik pranë Universitetit të Tetovës (Republika e

Maqedonisë).

Page 2: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

263

the authority of the head of the family, through the decision to purchase

valuable items, according to who decides on the marriage of young

people, who decides on the education and education of young people.

So all these are indications that indicate the level of change in family

relations in the Albanian family.

Key words: family, family relationships, industrialization,

cultural values

Familja si grup shoqëror parcial Problemi i familjes, edhe pse në shikim të parë duket si dukuri e

thjeshtë dhe e kuptueshme, ku shumë njerëz dinë shumëçka mbi të,

është një fenomen shoqëror tepër kompleks, i cili kërkon qasje dhe

studim parimor shkencor. Në aspektin sociologjik familja është grup

shoqëror, i cili nga sociolog të ndryshëm është trajtuar si grup primar,

por edhe si grup parcial. Familja është grup shoqëror primar nga shkaku

që njeriu lindë në familje dhe elementet e para edukativo-arsimore dhe

socializuese si dhe sistemin e vlerave ai i përvetëson pikërisht nga

familja. Kurse familja si grup shoqëror parcial është e atillë, sepse ajo

është një grup i vogël i cili përbëhet nga disa anëtarë dhe se nuk reali-

zohen të gjitha veprimtaritë e domosdoshme jetësore. Me fjalë tjera, në

kuadër të familjes nuk realizohen të gjitha funksionet e saj, por pjesë-

risht kurse pjesën tjetër e realizon me institucionet tjera shoqërore.

Familja është një grup shoqëror shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut

ku këto vlera i kanë potencuar dijetarë të ndryshëm duke filluar që nga

antikiteti e deri sot. Ajo është një nga grupet më të rëndësishme shoqë-

rore sepse është grup primar shoqëror dhe paraqet formën më të

qëndrueshme të jetës së përbashkët të njerëzve. Familja si grup shoqëror

paraqet kombinim të veçantë të lidhjeve dhe funksioneve si me anëtarët

e ngushtë të rrethit familjarë ashtu edhe me grupet dhe institucionet e

tjera më të gjëra shoqërore. Në gjirin familjar zhvillohen procese ele-

mentare dhe bazike për jetën e njeriut si ai i reprodukimit, rritja,

edukimi dhe socializimi i fëmijëve, plotësimi i nevojave ekonomike,

sociale, seksuale dhe psikologjke. Familja ka karakter historik sepse

është zhvilluar historikisht nëpër etapa të ndryshme të shoqërive duke

pësuar edhe ndryshime. Ajo paraqet grup të ndryshueshëm shoqëror të

cilin e përbëjnë individ të lidhur me martesën dhe farefisninë. Edhe pse

ka pasur ide të ndryshme të cilat e kanë mbrojtur qëndrimin se familja

është e dhënë njëherë e përgjithmonë dhe nuk ndryshohet, megjithatë

ky qëndrim ka qenë i gabuar dhe me përmbajtje joshkencore, sepse

Page 3: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

264

familja si pjesë e shoqërisë patjetër që duhet të pësoj ndryshime. Kjo do

të thotë që përderisa shoqëria ndryshohet në njëfarë mënyre edhe

familja ndryshohet dhe pëson ndryshime varësisht nga shkalla dhe

niveli i zhvillimit të shoqërisë ku këto ndryshime diku janë më të mëdha

e diku më të vogla. Mund të thuhet se familja është bashkësi parciale

me përmbajtje bio-emocionale dhe socio-ekonomike e dy individëve

me gjini të kundërt e cila përmes fazës martesore shndërrohet në familje

si grup shoqëror e cila ka përgjegjësi për lindjen dhe rritjen e fëmijëve.

Familja dhe marrëdhëniet familjare Marrëdhëniet familjare paraqesin njërën nga sferat më të

rëndësishme dhe më komplekse të familjes si bashkësi intime njerëzore.

Pa njohjen e mirë të marrëdhënieve familjare nuk mund të njihet

karakteri i brendshëm dhe struktura e saj. Në anën tjetër, kjo sferë nga

pikëpamja sociologjike është tejet komplekse dhe e vështirë për t’u

kuptuar nga shkaku që ajo paraqet një bashkësi intime të llojit të vet.

Hulumtimi shkencor i marrëdhënieve familjare do të ishte më i lehtë

kur merren parasysh rolet familjare dhe pozita e anëtarëve në grupin

familjar. Në bashkësinë bashkëkohore njerëzore sfera e marrëdhënieve

familjare përcaktohet nga ndarja e aktiviteteve, gjegjësisht nga ndarja e

roleve familjare mes anëtarëve në familje. (Matilov Naum, Promenite

na semejnite odnosi vo urbanite sredini na Republika Makedonija od

aspekt na strukturata na semejnite odnosi, Dijalog 9, f. 120, Shkup). Në

Republikën e Maqedonisë, në hapësirën ku kanë jetuar dhe jetojnë

shqiptarët me shekuj, kanë dominuar marrëdhëniet patriarkale familja-

re. Këto marrëdhënie familjare patriarkale dallohen sipas asaj që në

familjen shqiptare rol dominues kishte kryefamiljari. Pozicioni i tij

dominues në familje ndaj anëtarëve tjerë të familjes manifestohet për-

mes nënshtrimit të gruas dhe fëmijëve duke vënë një rend dhe disiplinë

rigoroze në familje. Familja dhe marrëdhëniet familjare nuk guxon që

të vëzhgohen jashtë kontekstit të sistemit global shoqëror. (Matilov

Naum e të tjerë, “Problemi na semejstvoto i religioznosta na nasele-

nieto”, f. 136. Në librin: “Socio-ekonomska struktura i problemi na

naselenieto vo Republika Makedonija”, 2001, Shkup). Kjo do të thotë

që marrëdhëniet familjare çdoherë evoluojnë nën ndikimin e ndryshi-

meve globale shoqërore fenomen ky i cili rezulton nga procesi i

industrializimit, urbanizimit, lëvizjeve migruese, ndryshimet kulturore

dhe zhvillimi tekniko-teknologjik i shoqërisë. Familja shqiptare në

Maqedoni, si pjesë e strukturës së familjeve tjera s’do mend se i ka

Page 4: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

265

karakteristikat e saj të veçanta të cilat edhe e dallojnë nga familjet tjera.

Te familja shqiptare në Maqedoni hasen kryesisht dy tipa të mëdha: ajo

patriarkale dhe bashkëkohore ku mes tyre nuk mund të vihen mure

dalluese sepse edhe familja bashkëkohore shqiptare ka elemente të

theksuara patriarkale. Pra duke u nisur nga këto dy tipa të familjes shqip-

tare në Maqedoni mund të themi se kemi dy lloje të këtyre marrëdhë-

nieve: 1. Marrëdhëniet familjare patiarkale dhe 2. Marrëdhëniet familjare

bashkëkohore. Vera Erlih një njohëse e mirë e problematikës familjare

në Ballkan shumë bukur i përshkruan ndryshimet në marrëdhëniet

familjare në Maqedoni. Maqedonia ishte regjioni i fundit e cili iu përshtat

ekonomisë monetare dhe civilizimit modern. Edhe pse standardi jetësor

dukshëm kishte rënë, nuk erdhi deri te rrënimi i tërësishëm i ekuilibrit

shpirtëror dhe jetësor, me gjasë sepse në atë regjion në kulturën e vjetër

bujqësore qysh më herët prodhohej për treg. Rregullimi dhe rendi i vjetër

nuk ishte i rrënuar, ndryshimet në jetën familjare ishin të vogla. Rregu-

llativa e vjetër patriarkale mbeti e domosdoshme për të gjithë anëtarët e

familjes, por deri diku e theksuar me note humane, kryesisht me ngjyrë

specifike. Stili patriarkal mbeti dominues, edhe përskaj ndikimit dhe

vështirësive të shtetit të ri. Atmosferë specifike tregohet në qetësimin dhe

disiplinimin e marrëdhënieve familjare edhe në pozitën e veçantë të gruas

në të cilën ka elemente të nënshtrueshmërisë së vjetër. (E. Vera 1964,

Zagreb Porodica u transformaciji, f. 430) Është shumë me rëndësi të

merret parasysh fakti që krahas komponentëve tjera të familjes shqiptare

ndryshime ka edhe në sferën e marrëdhënieve familjare, ndryshime këto

të cilat janë rezultat i ndryshimeve globale shoqërore. Pra, ndryshimet në

marrëdhëniet familjare janë rezultat i ndryshimeve të tërësishme në

sistemin shoqëror global. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, marrëdhëniet

familjare patriarkale autoritative gjithnjë e më tepër po zbehen dhe po ua

lëshojnë vendin marrëdhënieve familjare më demokratike dhe me një

barazi më të theksuar mes anëtarëve të familjes. Kurë bëhet fjalë për

marrëdhëniet familjare në familjen shqiptare në Maqedoni duhet pasur

parasysh tërësinë e këtyre marrëdhënieve mes anëtarëve të familjes të

cilat mund të jenë të dyllojshme: marrëdhëniet mes partnerëve bashkë-

shortorë dhe marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve. Këto

marrëdhënie familjare më tepër kanë të bëjnë me familjen bashkëkohore

kurse nëse bëhet fjalë për familje me elemente të theksuara patriarkale,

atëherë këtu kemi të bëjmë edhe me marrëdhënie tjera familjare siç janë

raporti mes bashkëshortëve të vjetër, të rinj, marrëdhënia mes

Page 5: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

266

bashkëshortëve të rinj dhe të vjetër, marrëdhënia mes nipave dhe

mbesave dhe gjyshit e gjyshes etj.

Ndarja e punëve mes anëtarëve të familjes Pjesëmarrja e anëtarëve të familjes në kryerjen e punëve familjare

paraqet një marrëdhënie parësore në grupin familjar nga e cila janë të

përcaktuara edhe marrëdhëniet tjera familjare. Nga mënyra dhe niveli i

pjesëmarrjes së anëtarëve të familjes në punët shtëpiake përcaktohet

edhe dallimi i familjes bashkëkohore dhe patriarkale. Derisa marrë-

dhëniet familjare bashkëkohore të cilat ndërlidhen me familjet urbane

karakterizohen me një barazi më të madhe gjegjësisht me një pjesë-

marrje të barabartë të burrit dhe gruas në punët shtëpiake, për marrë-

dhëniet familjare patriarkale është karakteristike një formë e

nënshtrimit të gruas ndaj burrit ku punët shtëpiake janë detyrë më tepër

e gjinisë femërore. Kur bëhet fjalë për autoritetin familjar dhe marrë-

dhëniet familjare në tërësi në familjen shqiptare mund të thuhet që sipas

mënyrës së kryerjes së aktiviteteve familjare mund të vërehen edhe

elemente të marrëdhënieve familjare patriarkale, por edhe elemente të

marrëdhënieve familjare bashkëkohore. Mënyra e angazhimit të anëta-

rëve të familjes rreth kryerjes së punëve shtëpiake paraqet një indikator

për dallimin e elementeve patriarkale dhe bashkëkohore në familjen

shqiptare. P.sh. kurë bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimit në familjen

shqiptare ajo afër 90% trajtohet si punë e gruas që do të thotë se në këtë

tip të familjes akoma dominojnë marrëdhëniet patriarkale. Madje pro-

blemi i përgatitjes së ushqimit në familjen patriarkale edhe nuk komen-

tohet, sepse ajo është “punë e gruas”. Në këtë tip të familjes shqiptare

ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

aktiviteteve e cila bazohet në komponentin biologjik kështu që sipas

gjithë kësaj kryerja e punëve shtëpiake paraqitet si detyrë të gruas. Sipas

këtij qëndrimi në familjen shqiptare ku dominojnë elemente patriarkale

rolet e anëtarëve të familjes janë të ndara në punë të gjinisë femërore

siç janë: përgatitja e ushqimit, pastrimi, larja etj., dhe në punë të gjinisë

mashkullore siç janë: lëvrimi i tokës, ndërtimi i shtëpisë dhe riparimi i

saj, ruajtja e bagëtisë, shkuarja në treg etj. Të gjitha këto elemente

tregojnë se kemi të bëjmë me një tip të familjes bujqësore rurale. Kjo

ndarje e këtyre aktiviteteve është prezente edhe në familjet jobujqësore

urbane në të cilat akoma janë marrëdhëniet e vjetra familjare

patriarkale. Ky problem është rezultat i punësimit joadekuat të gruas

shqiptare jashtë familjes. Për dallim nga familjet bujqësore rurale ku më

Page 6: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

267

tepër vijnë në shprehje elementet patriarkale të marrëdhënieve familja-

re, në familjet jobujqësore urbane apo në familjen bashkëkohore

shqiptare, vijnë në shprehje vlerat bashkëkohore demokratike që do të

thotë se kemi një proces i cili shkon kah demokratizimi i marrëdhënieve

familjare të cilat ndeshen me marrëdhëniet e vjetra familjare. P.sh.,

edhe pse roli rreth mbajtjes së higjienës në familjen shqiptare kryesisht

i takon gruas megjithatë në familjen bashkëkohore shqiptare gruaja

ndihmohet edhe nga anëtarët tjerë të familjes Aktiviteti i cili ndërlidhet

me ndërtimin apo riparimin e shtëpive dhe banesave, në familjen shqip-

tare patriarkale është kryesisht aktivitet i gjinisë mashkullore, sepse

autoriteti familjar nuk lejon që me këto aktivitete të merret edhe gjinia

femërore. Në familjen shqiptare jobujqësore dhe urbane që konside-

rohet si tip i familjes bashkëkohore punët qëndrojnë ndryshe çka do të

thotë që aktivitetet e anëtarëve të familjes nuk janë të ndara sipas gjinisë

apo vijës biologjike. Pra në këtë tip të familjes kemi marrëdhënie më

egalitare dhe me një shkallë më të lartë të demokratizimit të këtyre

marrëdhënieve. Kjo problematikë përveç se është hulumtuar në

aspektin teorik, është hulumtuar edhe në aspektin empirik, që do të thotë

se ky problem është hulumtuar në teren me metoda të veçanta socio-

logjike. E gjithë kjo që u tha vërtetohet edhe në aspektin empirik: p.sh.

në pyetjen që u parashtrohet respondentëve “Si është ndarja e punëve

shtëpiake në familjen tuaj”?, i kemi këto përgjigje: Në modalitetin e

parë se “Të gjitha punët i kryen vetë gruaja” janë përcaktuar 12%. Në

modalitetin e dytë “Të gjitha punët i kryen burri” janë përcaktuar 6%.

Në modalitetin e tretë “Në masë të vogël më ndihmojnë të tjerët” me

23%. Në modalitetin e katërt “Barabar janë të ndara mes anëtarëve të

familjes” me 56% dhe modaliteti i fundit “Shërbëtorja e familjes” me

3%. (Sulejmani, Metush, 2005, Shkup, “Ndryshimet në familjen

bashkëkohore shqiptare në Maqedoni” f. 177, Tezë e doktoraturës).

Këto të dhëna flasin se kemi një perceptim bashkëkohor të problemeve

dhe marrëdhënieve familjare bashkëkohore në familjen shqiptare të

cilat dallohen nga marrëdhëniet patriarkale familjare gjegjësisht nga

mënyra patriarkale e të jetuarit të familjes shqiptare në Maqedoni. Pra

numri është i madh i respondentëve të cilët demonstrojnë qëndrime

bashkëkohore ndaj familjes shqiptare të cilat vijnë në kundërshtim me

mënyrën patriarkale të të jetuarit.

Page 7: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

268

Udhëheqja me buxhetin familjar Buxheti familjar dhe mënyra se si udhëhiqet ai është njëra nga

elementet kryesore i cili mundëson që të analizohen dhe hulumtohen

marrëdhëniet familjare. Një nga karakteristikat e familjes patriarkale

shqiptare është se me buxhetin familjar udhëheq kryefamiljari i cili

është në pozicion superior dhe dominues në familje. Kjo familje në të

cilën më tepër dominojnë marrëdhëniet patriarkale gjithsesi se deri vonë

ka qenë në ndikimin edhe të Kanunit të Lek Dukagjinit ku edhe aty

bëhet fjalë për mënyrën e udhëheqjes së buxhetit në familje. Në Kanun

në mënyrë decide thuhet që gjinia mashkullore gjegjësisht kryefamiljari

duhet të udhëheq me familjen dhe buxhetin familjar nga shkaku që

anëtarët tjerë të familjes janë në një pozitë më të ulët dhe të cilët duhet

ti nënshtrohen autoritetit të familjes. (Sulejmani Metush, 2005, Shkup,

“Ndryshimet në familjen bashkëkohore shqiptare në Maqedoni”- f.

142). Duke marrë parasysh efektin e proceseve shoqërore të cilat janë

pasojë e industrializimit, urbanizimit, migrimeve etj., ato gjithsesi se e

kanë ndryshuar bazën ekonomike të familjes patriarkale shqiptare.

Ndryshimet shoqërore të cilat filluan të reflektohen edhe në familjen

patriarkale shqiptare duke ndryshuar marrëdhëniet familjare, struktura

familjare dhe sistemi i vlerave gjithsesi se këto vlera ndikuan që ngadalë

të bie autoriteti i kryefamiljarit. Shikuar nga aspekti historik në formën

natyrale të prodhimtarisë, familja ishte në cilësinë e një njësie edhe

prodhuese edhe konsumuese. Në këtë rast kryefamiljari udhëheq me

aktivitetin e tërësishëm të familjes dhe funksioneve të saj. Me zhvilli-

min e shoqërisë gjegjësisht me zhvillimin e prodhimtarisë industriale,

familja e humb karakterin natyral dhe shndërrohet në një njësi ekono-

mike monetare. Duke i marrë parasysh të gjitha këto ndryshime shoqë-

rore pa dyshim që kryefamiljari fillon ta humb pozicionin dominues në

familje sepse funksioni prodhues i familjes gjithnjë e më tepër ndahet

nga familja duke dalë jashtë grupit familjar. Në këto kushte të të jetuarit

familja gjithnjë e më tepër bëhet njësi konsumuese se sa prodhuese.

Shumë sociologë duke e hulumtuar buxhetin familjar e kanë hulumtuar

edhe familjen në përgjithësi dhe marrëdhëniet familjare në veçanti.

Njëri nga ata sociolog ishte Frederik Le Plej i cili është i pari që në

mënyrë empirike e kishte hulumtuar buxhetin familjar të familjeve

punëtore. Kryefamiljari ishte personaliteti i vetëm i cili kishte kontroll

në buxhetin familjar. Të gjitha mjetet financiare që i fitonin të tjerët i

merrte kryefamiljari dhe i harxhonte për të mirën familjare sipas një

rregulle të caktuar. Të drejtën për të blerë dhe shitur e kishte vetëm ai,

Page 8: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

269

por duke u këshilluar me meshkujt tjerë të familjes. (Tirta Mark, 2003,

Tiranë, ”Etnologjia e shqiptarëve”, f. 245). Me fjalë tjera, në këtë sferë

të marrëdhënieve familjare mbisundon i ashtuquajturi “tip i domini-

mit”, që në rastin konkret te familja shqiptare në Maqedoni do të thotë

se autoriteti i kryefamiljarit në shumë hapësira, veçanërisht në ato

rurale, akoma është prezent. Sa i përket familjes jobujqësore urbane

mund të thuhet që këtu mënyra e udhëheqjes së buxhetit familjar deter-

minon marrëdhënie tjera familjare. Në këtë tip të familjes dhe

marrëdhënieve familjare mbisundon i ashtuquajturi tipi i “sinkracionit”

(pjesëmarrja e përbashkët e burrit dhe gruas në punët familjare dhe

buxhetin familjar), i cili është një indikator që tregon ndryshime të

shumta në këtë sferë. Një nga shkaqet e këtyre ndryshimeve në

autoritetin familjar gjithsesi është edhe ajo që në fitimin e të mirave

materiale përveç burrit marrin pjesë edhe gruaja dhe anëtarët tjerë të

familjes. (First Ruzha, 1969, Zagreb, ”Struktura autoriteta u seoskim

domaqinstvama”, Sociologija sela nr. 7). Rezultatet nga hulumtimet

empirike na japin të drejtën të konstatojmë që tipin e marrëdhënieve

familjare i cili krijohet nga mënyra e udhëheqjes së buxhetit familjar

mund ta përcaktojmë si tranzitor nga marrëdhëniet patriarkale në ato

egalitare që është në harmoni me kushtet dhe rrethanat e zhvillimit të

tanishëm shoqëror. Nëse e gjithë kjo përkthehet në gjuhën e numrave i

kemi këto rezultate: Në bazë të përgjigjeve që i kemi në pyetjen: “Kush

udhëheq me buxhetin familjar në familjen tuaj” i kemi fituar këto

përgjigje: Në modalitetin e parë se “Burri është udhëheqës i buxhetit

familjar” janë përcaktuar 60%. Në modalitetin e dytë: “Gruaja” kemi

11%. Në modalitetin e tretë “Fëmijqa më i rritur me 1%. Në modalitetin

e katërt “Burri dhe gruaja së bashku” me 25% dhe modaliteti i fundit

“Të gjithë anëtarët e familjes” me 3%. Nga përgjigjet në këtë pyetje

kemi fituar këtë gjendje: në familjen shqiptare edhe pse kemi ndryshime

të mëdha megjithatë në këtë pikë akoma janë të fuqishme elementet

patriarkale. Në anën tjetër nuk është i vogël numri i atyre që janë

përcaktuar me 25% se me buxhetin familjar duhet të udhëheqin burri

dhe gruaja së bashku përqindje kjo e cila flet mjaft se edhe në këtë sferë

ka ndryshime me tendencë që këto ndryshime në të ardhmen të jenë

edhe më intensive. (Sulejmani, Metush, 2005, Shkup, “Ndryshimet në

familjen bashkëkohore shqiptare në Maqedoni”, f. 178)

Page 9: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

270

Autoriteti i partnerëve bashkëshortorë Gjithsesi që ndryshimet të cilat paraqiten në sferën e autoritetit të

partnerëve bashkëshortorë në grupin familjar si bashkësi njerëzore

mundësojnë që të ndryshohen marrëdhëniet e vjetra familjare patriarka-

le. Pozita e prindit në familje paraqet çelësin për t’i kuptuar marrëdhë-

niet familjare. Disa sociolog kanë parashtruar tezën që lëvizja autokra-

tike e prindërve e veçanërisht të babait është shkaku i shumë dukurive

negative në karakterin e njerëzve të cilët rriten në atë mjedis. (Petroska

Blaga e tjerë, 1995, Shkup, “Semejniot zhivot na makedoncite doseleni

vo Kanada”, f. 169). Në familjen shqiptare një kohë të gjatë autoriteti i

babait si kryefamiljar dominonte dhe ky dominim reflektohej përmes

pozitës së tij superiore. Kryefamiljari udhëhiqte gati me të gjitha

funksionet e familjes. Ai vendoste vet për çështjet kryesore siç janë:

buxheti familjar, martesa e fëmijëve, mënyrën e edukimit të fëmijëve,

për blerjen e sendeve me vlerë etj. Pra këto janë elemente që e përcak-

tojnë funksionimin e familjes dhe marrëdhëniet familjare ku kryesisht

dominojnë elementet patriarkale. Në tipin e këtillë të familjes shqiptare

ku mbisundojnë marrëdhëniet e vjetra patriarkale fëmijët nuk kanë

guxuar në prezencë të kryefamiljarit të qëndrojnë së bashku, të pinë

cigare, të flasin me gratë e tyre etj. Në shenjë respekti ndaj të moshuarve

fëmijët, atyre, iu merrnin dorën siç janë prindërit, gjyshi, gjyshja dhe

anëtarë tjerë të vjetër. Autoriteti ekstrem i kryefamiljarit në familjen

shqiptare shpeshherë kalonte në gjendje të parazitit që do të thotë që ai

më nuk merrej me punë fizike, por me detyrën e udhëheqjes së familjes.

Autoriteti i partnerëve bashkëshortorë e veçanërisht i kryefamiljarit,

edhe përkundër shumë ndryshimeve shoqërore, edhe sot është prezent

në familjen shqiptare dhe atë në familjet bujqësore rurale. Edhe pse janë

evidente këto elemente të marrëdhënieve patriarkale megjithatë mund

të them që kjo dukuri në familjen bashkëkohore shqiptare është në

proces të rënies dhe tejkalimit të ngadalshëm. Hulumtimet empirike na

japin të drejtën të konstatojmë që përkundër prezencës së marrëdhë-

nieve të vjetra patriarkale megjithatë nën ndikimin e ndryshimeve

globale shoqërore edhe në këtë sferë kemi ndryshime. Këto ndryshime

nuk e kanë të njëjtin koeficient në tërë familjen shqiptare që do të thotë

se ky ndryshim diku ishte më evidente e diku më e vogël. Ndryshimet

më të vogla janë prezente veçanërisht te familjet bujqësore rurale të cilat

një kohë kanë qenë më të izoluara nga proceset shoqërore. Këto ndry-

shime janë më manifestuese te familjet jobujqësore e të kombinuara

shqiptare kur burri dhe anëtarë tjerë të familjes, për shkaqe ekonomike,

Page 10: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

271

filluan të dalin jashtë familjes qoftë në relacionin fshat-qytet apo jashtë

shtetit. Dihet që në aspektin socio-psikologjik dalja e kryefamiljarit

jashtë familjes nxitë ndryshime të asaj natyre ku vjen edhe deri te

ndryshimi i sistemit vleror. Këto ndryshime janë edhe më evidente te

ata të cilët kanë qenë kryefamiljar e më vonë migrojnë dhe punojnë e

jetojnë një kohë të gjatë në vendet evropiane. Këto ndryshime paraqiten

veçanërisht që nga vitet 70-ta të shekullit 20, atëherë kurë një numër i

madh i shqiptarëve të Maqedonisë shkuan në vendet e Evropës Perën-

dimore për të punuar. Marrëdhëniet familjare determinohen nga rolet

familjare gjegjësisht nga ndarja e aktiviteteve mes anëtarëve të familjes.

Ekzistojnë tre tipa të roleve familjare:

1. Tipi i dominimit që do të thotë kryerje kryesisht individuale të

një roli familjar nga ana e burrit apo gruas i cili është karakteristikë për

marrëdhëniet familjare tradicionale autoritare.

2. Tipi i sinkracionit që do të thotë kryesisht kryerje e përbashkët

e roleve familjare e cila është karakteristikë e marrëdhënieve familjare

bashkëkohore joautoritare.

3. Tipi i tranzicionit i cili ka të bëj me fazat kaluese nga njëri në

tipin tjetër.

Marrëdhëniet familjare gjatë sjelljes së vendimeve më të

rëndësishme në familje

Mënyra e sjelljes së vendimeve me peshë më të madhe për

familjen dhe niveli i pjesëmarrjes së anëtarëve të familjes nga aspekti

sociologjik merret si njëri nga treguesit kryesor për ta vërtetuar tipin e

familjes dhe ndryshimet familjare. Pra në këtë mënyrë vërtetohen edhe

sjelljet autoritare të kryefamiljarit në familjen e caktuar. Përmbajtja e

marrëdhënieve familjare gjegjësisht të autoritetit familjar, është e lidhur

me elementet socio-ekonomike, kulturore, vlerore dhe etnike të famil-

jes. Përveç këtyre elementeve me rëndësi është të potencohet edhe

niveli i formimit dhe ndërtimit të anëtarëve të familjes gjegjësisht të

partnerëve bashkëshortor. Marrëdhëniet familjare, të cilat njëherit janë

marrëdhëniet më intime të cilat mund të vihen në një bashkësi shoqëro-

re, janë marrëdhënie personale midis individëve të ndërlidhur intimisht,

gjegjësisht ato janë marrëdhënie jo të institucionalizuara. (Goluboviq,

Zagorka, 1981, Zagreb, “Porodica kao ludska zaednica”, f. 187). Pra

kjo mënyrë e sjelljes së vendimeve më të rëndësishme në familjen

shqiptare na bënë të kuptojmë që në familjen shqiptare kemi edhe

Page 11: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

272

elemente të marrëdhënieve patriarkale të cilat janë duke u zvogëluar po

edhe elemente të marrëdhënieve bashkëkohore familjare të cilat janë në

epërsi. Hulumtimet empirike vërtetojnë që edhe në këtë sferë të familjes

shqiptare ka ndryshime: në familjen tradicionale shqiptare të gjitha

vendimet më të rëndësishme në familje kryesisht i sjell kryefamiljari.

Duke e marrë parasysh tipin e familjes, regjionin dhe vendbanimin kemi

marrëdhënie familjare patriarkale rurale jo të zhvilluara dhe marrëdhë-

nie bashkëkohore familjare të cilat janë të ndërlidhura me familjen

urbane ku sjellja e vendimeve në familje kryhet në mënyrë më egalitare.

Si indikatorë për përcjelljen e ndryshimeve në marrëdhëniet familjare

në familjen shqiptare do të na shërbejnë edhe disa elemente shumë të

rëndësishme siç janë: sjellja e vendimeve për fejesën dhe martesën e të

rinjve, vendimi për blerjen e sendeve me vlerë, mënyra e edukimit dhe

socializimit të fëmijëve etj. Sa i përket çështjes se kush është udhëheqës

dhe bartës i vendimeve më të rëndësishme në familje, edhe në këtë rast

kemi të dhëna empirike, p.sh. në pyetjen “Kush është udhëheqës dhe

bartës i vendimeve më të rëndësishme në familjen tuaj” i kemi këto të

dhëna: Në modalitetin “Burri” janë përcaktuar 40%. Në modalitetin

“Gruaja” janë përcaktuar 7% kurse në modalitetin “Burri së bashku me

gruan “ janë përcaktuar 40% etj. (Sulejmani, Metush 2005:176). Kjo

flet se në familjen shqiptare megjithatë dominojnë elemente bashkë-

kohore të cilat janë rezultat i ndryshimeve shoqërore.

Autoriteti i partnerëve bashkëshortor dhe vendimi për

fejesën dhe martesën e të rinjve

Gjithsesi që niveli i autoritetit të partnerëve bashkëshortor e

veçanërisht i kryefamiljarit përcaktohet edhe sipas mënyrës si dhe kush

vendos për martesën e të rinjve në familje. Kur bëhet fjalë për familjen

patriarkale shqiptare kjo problematikë zgjidhej në aspektin tradicional.

Për martesën e të rinjve drejtpërdrejtë kanë vendosur prindërit e veça-

nërisht kryefamiljari. Të rinjtë sipas rregullave të familjes patriarkale

nuk kishin të drejtë ata vetë të vendosin për martesën dhe gjetjen e part-

nerit, sepse kjo ishte një temë tabu. Nëse kjo ndodhte në raste të veçanta

pa lejen e prindërve dhe familjes ata anatemoheshin dhe përqesheshin

si nga familja dhe farefisi ashtu edhe nga mjedisi më i gjerë. Edhe më

tragjike ishte kurë femra ikte nga shtëpia dhe martohej me një djalë që

nuk e kishte lejen e familjes. Ky problem një kohë të gjatë në familjen

Page 12: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

273

shqiptare është trajtuar si turpi më i madh i kryefamiljarit, familjes së

tij dhe farefisit. Megjithatë në kohën e tanishme dhe në kushtet bashkëkohore të

të jetuarit në familjen shqiptare në Maqedoni kjo problematikë ka filluar

të bie. Nën ndikimin e ndryshimeve të përgjithshme shoqërore filloi të

bie edhe autoriteti familjar. Edhe pse kjo problematikë, në familjen

shqiptare nuk është tejkaluar tërësisht, megjithatë mund të thuhet në

kushtet e tanishme të të jetuarit kemi mendim dhe qëndrim tjetërfare

mbi fejesën dhe martesën e të rinjve. Nëse tërhiqet një paralele midis së

kaluarës dhe së tanishmes mund të konstatoj që një përqindje e madhe

e të rinjve shqiptare vetë vendosin për martesën e tyre. Edhe pse në

procedurën e fejesës dhe martesës së të rinjve participojnë edhe prin-

dërit megjithatë roli i tyre është pasiv dhe vetëm si ndërmjetësues.

Pjesëmarrja e prindërve bëhet nga shkaku që në disa regjione më pak të

zhvilluara akoma janë në funksion disa rregulla kanonike të cilat

kërkojnë fejesë dhe martesë me ndërmjetësim apo shkues. Kjo pjesë-

risht po ndodh më tepër në familjet rurale bujqësore. Ky fenomen po

ndodh edhe në familjet urbane jobujqësore por ky intensitet gjithnjë e

më tepër po bie. P.sh. në pyetjen “Kush vendosë për fejesën dhe mar-

tesën e fëmijëve në familjen tuaj”, janë fituar këto të dhëna empirike:

Në modalitetin “Burri” janë përcaktuar 5% të anketuesve. Në moda-

litetin “Gruaja” janë përcaktuar 1%. Në modalitetin “Burri dhe gruaja

së bashku” janë përcaktuar 22%, kurse në modalitetin “Për fejesën dhe

martesën e tyre vendosin vetë fëmijët” janë përcaktuar 69%. (Sulej-

mani, Metush, 2005:181). E gjithë kjo pasqyrë e të dhënave empirike,

flet qartë se në këtë sferë të marrëdhënieve familjare kemi ndryshime

edhe më të mëdha në sistemin vleror familjar gjegjësisht zëvendësim të

sistemit vleror heteronom me atë autonom.

Blerja e sendeve me vlerë dhe marrëdhëniet familjare Gjithashtu edhe blerja e sendeve me vlerë në familje është një fakt

i cili flet mjaft për përcaktimin e marrëdhënieve familjare. Kush vendos

për blerjen e këtyre sendeve që janë me peshë për familjen, a duhet të

vendos vetëm një njeri apo duhet të participojnë edhe të tjerët, a duhet

të ketë konsensus dhe qëndrime të harmonizuara rreth këtij problemi?

Të gjitha këto janë pyetje që analizimi dhe përgjigjja e tyre na bënë të

kuptojmë karakterin e marrëdhënieve familjare. Përgjigjja e këtyre

pyetjeve mbi sipërfaqe nxjerrë dy elemente që kanë të bëjnë me dy lloje

të familjeve; familja patriarkale ku mbisundojnë marrëdhëniet familjare

Page 13: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

274

tradicionale të cilat janë në rënie e sipër dhe familjen bashkëkohore ku

mbisundojnë marrëdhëniet familjare më egalitare dhe më demokratike.

Derisa në hapësirën rurale për blerjen e sendeve me vlerë në shprehje

vjen autoriteti familjar, në familjen urbane ky autoritet familjarë në

mënyrë rapide ka filluar të bie sepse ky autoritet konsultohet edhe me

anëtarët tjerë të familjes që do të thotë se ai gjithnjë e më pak vendos

vet. Rënia e autoritetit të burrit në familjen urbane shqiptare njëherit do

të thotë rritje e autoritetit të gruas dhe anëtarëve tjerë i cili simbolizon

ngritjen dhe ndërtimin e marrëdhënieve familjare bashkëkohore. Kjo do

të thotë që sa më dominuese janë elementet patriarkale në familje aq më

i madh është autoriteti familjar dhe niveli i marrëdhënieve patriarkale

kurse sa më evidente janë marrëdhëniet bashkëkohore demokratike aq

më i vogël është autoriteti familjar.

Familja dhe vendimi mbi edukimin dhe arsimimin e fëmijëve Kurë flitet për edukimin dhe arsimimin e të rinjve në familje

mundë të thuhet me plotë të drejtë se bëhet fjalë për funksionin eduka-

tivo-arsimor të familjes. Në aspektin shkencor dhe sociologjik dihet se

familja është grup primar dhe agjens për edukimin, arsimimin dhe so-

cializimin e të rinjve përmes së cilave ata përgatiten për një jetë të denjë

shoqërore. Arsimimi i të rinjve në kushtet e të jetuarit bashkëkohor

është një nga faktorët kryesor nga i cili varet mobiliteti horizontal dhe

vertikal i popullatës në njërën anë dhe aspekti stratifikues në anën tjetër.

Kur flitet për familjen si faktor primar për edukimin dhe arsimimin

e të rinjve si dhe mënyrën e realizimit të këtyre vlerave edukative, duhet

pasur parasysh faktin se dallohen dy tipa të familjes ajo patriarkale dhe

ajo bashkëkohore demokratike. Edhe në familjen shqiptare në Maqedoni,

varësisht nga fakti se si edukohen dhe arsimohen të rinjtë dhe kush

vendos për zbatimin e këtyre vlerave i kemi këto dy lloje të familjes.

Te familja shqiptare ku akoma janë evidente elementet patriarkale

i kemi disa karakteristika:

- ky tip i familjes është më pak i hapur dhe komunikativ ndaj

shoqërisë,

- kjo formë e familjes nuk ka kontribuar aq fuqishëm që të vijë në

shprehje kualiteti dhe personaliteti i çdo anëtari të familjes,

- prindërit - veçanërisht babai kërkojnë nënshtrim të fëmijëve dhe

anëtarëve tjerë,

- për procesin e edukimit dhe arsimimit vendos kryefamiljari,

- në tërë procesin e edukimit mbisundojnë urdhrat dhe dënimet,

Page 14: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

275

- marrëdhëniet mes babait dhe fëmijëve janë kryesisht asimetrike

dhe hierarkike,

- fëmija mund të jetë objekt i eksploatimit.

Sa i përket familjes bashkëkohore mund të thuhet që ajo

karakterizohet me ndryshime të mëdha në të gjitha sferat e strukturës së

saj e në veçanti në marrëdhëniet familjare. Ky tip i familjes shqiptare

edhe pse akoma ka elemente patriarkale megjithatë ajo është më

demokratike e cila për edukimin dhe arsimimin e të rinjve për bazë e ka

personalitetin e tyre si p.sh.:

- fëmija llogaritet si personalitet dhe pjesë përbërëse dhe e

ngushtë e familjes,

- fëmija nuk është pronë dhe objekt i askujt,

- fëmija mësohet të participojë në të gjitha proceset shoqërore,

- fëmija edukohet asisoj që ai t’i mbizotërojë dhe t’i kufizojë

vetitë egoiste dhe vetitë tjera asociale.

- fëmija mëson dhe i përvetëson vlerat e shoqërisë demokratike.

(Sulejmani Metushi, 2015, “Sociologjia e arsimit”, f. 106, Shkup).

Nga kjo vërehet qartë që në familjen shqiptare në Maqedoni i

kemi prezent te dy llojet e këtyre karakteristikave, por më të theksuara

janë karakteristikat e familjes bashkëkohore shqiptare e cila karak-

terizohet me marrëdhënie familjare më demokratike të cilat janë në

shërbim të edukimit dhe arsimimit të të rinjve.

Sociologët nga ana e tyre, kujdesin e tyre e përqendrojnë në

kompleksitetin e ri të rolit të socializimit i cili tani ndahet mes familjes

dhe shkollës. Qëllimet edukativo-arsimore ndryshojnë në varësi nga

rritja e autonomisë së fëmijës dhe rritjes së konkurrencës së shkollës.

Prindërit duhet përcjellë shijen e veçantë të çdo fëmije dhe më nuk

munden fëmijët e tyre t’i vështrojnë si tërësi: ata vëmendjen e tyre e

përqendrojnë në aftësitë dhe dëshirat e tyre specifike. Këto forma të reja

edukative i detyrojnë prindërit që të merren me gjimnastikën pedago-

gjike. (Segalan Martin, 2009:290). Këto pikëpamje të sociologes fran-

ceze Martin Segalan kanë të bëjnë me vlerat e familjes bashkëkohore

ku kemi një ndërlidhje mes dy institucioneve: familjes dhe shkollës të

cilat kryejnë funksionin edukativo-arsimor të fëmijëve në frymën e

zhvillimeve globale bashkëkohore. Gjithashtu edhe në sferën e

edukimit dhe arsimimit të të rinjve si pjesë imanente e marrëdhënieve

familjare shqiptare, ka ndryshime bukur të mëdha ku 74% e të anke-

tuarve janë përcaktuar për modalitetin se për edukimin dhe arsimimin e

fëmijëve kompetent janë edhe burri edhe gruaja.

Page 15: NDRYSHIMET NË MARRËDHËNIET FAMILJARE NË FAMILJEN …centrum.mk/wp-content/uploads/2018/07/PJESA-15-1.pdf · ku dominojnë akoma elemente patriarkale dominon ndarja familjare e

C E N T R U M 9

276

Conclusion From all that we have said so far we can conclude that in the

contemporary Albanian family in Macedonia also in the field of family

relations there are many changes which, of course, are the result of

global social changes. These societal changes that are of socio nature -

economic, political, cultural and technical-technological developments

have also influenced the sphere of family relations by promoting

changes in the value system of the family system. As a result of these

changes, there is a somewhat different way of living, which means that

the patriarchal element of the Albanian family is falling, while on the

other hand it is advancing the contemporary element. All this is

confirmed by the empirical data that are part of a larger research in the

Albanian family in Macedonia which clearly show that compared to the

past the Albanian family has experienced and is experiencing major

changes in all spheres of its structure.

Literatura

1. Matilov, Naum, “Promenite na semejnite odnosi vo urbanite

sredini na Republika Makedonija od aspekt na strukturata na semejnite

odnosi”, Dijalog 9, faq. 120 Shkup.

2. Matilov, Naum e të tjerë, 2001, Shkup, “Problemi na semejs-

tvoto i religioznosta na naselenieto”, në librin:”Socio-ekonomska

struktura i problemi na naselenieto vo Republika Makedonija”

3. Erlih, Vera 1964, Zagreb, “Porodica u transformaciji”

4. Sulejmani, Metush, 2005, Shkup, “Ndryshimet në familjen

bashkëkohore shqiptare në Maqedoni”-Tezë e doktoraturës,

5. Tirta, Mark, ”Etnologjia e shqiptarëve”2003, Tiranë,

6. First, Ruzha, 1969, Zagreb, ”Struktura autoriteta u seoskim

domaqinstvama”, Sociologija sela nr. 7,

7. Petroska, Blaga et all, 1995, Shkup, “Semejniot zhivot na

makedoncite doseleni vo Kanada”,

8. Goluboviq, Zagorka, 1981, Zagreb, ”Porodica kao ludska

zaednica”,

9. Sulejmani, Metush, 2015, Shkup, ”Sociologjia e arsimit”,

10. Segalan, Martin, 2009, Beograd “Sociologija porodice”.