tË drejtat e njeriut nË institucionet e...

74
Qendra Kosovare për Rehabili!min e të Mbijetuarve të Torturës The Kosova Rehabilita!on Centre for Torture Vic!ms JANAR – DHJETOR 2013 TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR Rapor i katërt vjetor, Shkurt 2014 QKRMT, Prishnë CIVIL RIGHTS DEFENDERS Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, të vendosur në instucionet e shëndet mendor në Kosovë, përkrahet nga:

Upload: vonga

Post on 03-Feb-2018

241 views

Category:

Documents


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

Qendra Kosovare për Rehabili!mine të Mbijetuarve të Torturës

The Kosova Rehabilita!onCentre for Torture Vic!ms

JANAR – DHJETOR 2013

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

Rapor� i katërt vjetor, Shkurt 2014QKRMT, Prish�në

CIVILRIGHTSDEFENDERS

Promovimi i të drejtave të njeriut për personate privuar nga liria, të vendosur në ins�tucionet e shënde�t mendor në Kosovë, përkrahet nga:

Page 2: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme
Page 3: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

1

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

JANAR – DHJETOR 2013

Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, të vendosur në institucionet e shëndetit mendor në Kosovë, përkrahet nga:

Raporti i katërt vjetor, Shkurt 2014 QKRMT, Prishtinë

Page 4: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

2

Projekti “Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria të vendosur në institucionet e Shëndetit Mendor në Kosovë”, përkrahet nga Civil Rights Defenders – CRD (Mbrojtësit e të Drejtave Civile).

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të QKRMT-së dhe jo doemos pasqyrojnë qëndrimet e CRD-së.

Autore: Fatmire Haliti, Menaxhere e projektit

Redaktore: Dr.Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive në QKRMT Monitoruesit: Dr.Feride Rushiti Fatmire Haliti Dr.Melita Kallaba Dr.Reshat Bajrami

Publikimet 2014 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Shkurt 2014

Kontakti: Rr.Hamëz Jashari 16b/2 10000 Prishtinë, Kosovë Tel/Fax: +381 (0)38 243 707 E-mail: [email protected] Website: www.krct.org

Page 5: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

3

Përmbajtja Hyrje ....................................................................................... 5 Falënderime............................................................................. 7 Metodologjia ........................................................................... 9 1. Në pergjithësi për institucionet e shëndetit mendor dhe të kujdesit social të monitoruara nga QKRMT ......................... 13 2. Progresi i arritur gjatë periudhës monitoruese .................. 17 3. Të gjeturat e përgjithshme të vazhdueshme në institucionet e shëndetit mendor dhe të kujdesit social .............................. 21 4. Statusi ligjor i personave me aftësi të kufizuara mendore, të drejtat ligjore dhe përfaqësimi ligjor i tyre ........................... 27 5. Trajtimi i personave me aftësi të kufizuara mendore ........ 30 6. Kushtet materiale, infrastruktura dhe akomodimi ............. 34 7. Tretmani shëndetësor ........................................................ 40 8. Aktivitetet, angazhimi dhe arsimimi ................................. 44 9. Përdorimi i masave të kufizimit ........................................ 45 10. Jeta private/familjare ....................................................... 47 11. Kontakti me botën e jashtme ........................................... 48 12. Raportet mes stafit dhe rezidentëve si dhe mes rezidentëve në institucion ......................................................................... 48 13. Pjesëmarrja në jetën politike dhe publike ....................... 49 14. Stigma - paragjykimet ..................................................... 51 15. Njësia psikiatrike në QKUK ........................................... 52 16. Shtëpia për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Prishtinë ............................................................ 53 17. Rekomandimet ................................................................ 56 18. Aktivitetet promovuese dhe avokuese ............................ 59

Page 6: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

4

Akronimet MPMS – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale MSH – Ministria e Shëndetësisë MD – Ministria e Drejtësisë ISSH – Instituti Special në Shtime SHK – Shtëpia në Komunitet për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore SHF – Shtëpia e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara Mendore QIRSKP - Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime SHIB – Shtëpia për Integrim në Bashkësi QSHM – Qendra e Shëndetit Mendor QPS – Qendra për Punë Sociale NjP – Njësia Psikiatrike KP – Klinika Psikiatrike pranë QKUK-së QKUK – Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës SHPMPF - Shtëpia për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare MKP – Mekanizmi Kombëtar për Parandalim IAP – Institucioni i Avokatit të Popullit KMDLNJ – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut KPT – Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës

Page 7: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

5

Hyrje

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) është organizatë e pavarur, jo qeveritare, jo fitimprurëse, e themeluar në vitin 1999 me mision të ofrojë trajtim dhe rehabilitim për viktimat e torturës dhe të keqtrajtuarve gjatë luftës në Kosovë. QKRMT punon në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të stafit të saj dhe sektorit publik për ofrimin e shërbimeve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin e torturës dhe traumën. QKRMT po ashtu është e angazhuar në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të gjitha etnitetet në Kosovë dhe në parandalimin dhe çrrënjosjen e torturës dhe çdo forme tjetër të keqtrajtimit. QKRMT që nga viti 2007 është duke zbatuar aktivitetet e rregullta monitoruese në Qendrat Korrektuese, Qendrat e Paraburgimit dhe në Qendrat e Mbajtjes në Stacionet Policore. Në kuadër të fushatës së saj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimit të torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit apo denigrimit njerëzor, QKRMT nga Janari 2010 ka filluar edhe implementimin e projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, të vendosur në objektet e Shëndetit Mendor në Kosovë”, projekt i mbështetur nga Civil Rights Defenders (CRD). Ky është viti i katërt i realizimit të këtij projekti. Në kuadër të këtij projekti, ekipi monitorues i QKRMT-së ka realizuar vizita monitoruese në Institucionet dhe Qendrat e Shëndetit Mendor dhe të

Page 8: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

6

Kujdesit Social në Kosovë, në të cilat janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore. Monitorimi në Institucionet e Shëndetit Mendor dhe të Kujdesit Social, ka për qëllim që të vlerësojë respektimin e të drejtave të njeriut në këto institucione, të parandalojë cenimin e të drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës së institucioneve menaxhuese të këtyre rasteve si dhe në përmirësimin e shërbimeve, duke rritur kështu plotësimin e ligjeve të aplikueshme dhe standardeve ndërkombëtare nga autoritetet e vendit.

Page 9: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

7

Falënderime

QKRMT shprehë konsideratë dhe falënderon të gjithë personat, institucionet e Kosovës, organizatat vendore dhe ndërkombëtare si dhe ekspertët e fushave të ndryshme për kontributin e ofruar në monitorimin dhe realizimin e aktiviteteve të tjera në institucionet e shëndetit mendor dhe të kujdesit social. QKRMT falënderon në mënyrë të posaçme Civil Rights Defenders – CRD (Mbrojtësin e të Drejtave Civile) për përkrahjen e këtij projekti dhe për mbështetjen ndaj iniciativave të tilla të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor në Kosovë, si dhe mbështetjen e iniciativave të tjera të QKRMT-së. CRD për katër vite radhazi është duke mbështetur aktivitetet monitoruese të QKRMT-së në institucionet e shëndetit mendor si dhe realizimin e aktiviteteve tjera promovuese për këtë kategori.

Nga viti 2010 prej kur ka filluar monitorimi i këtyre institucioneve, me mbështetjen e CRD, QKRMT deri më tani ka arritur të realizoj afër 100 vizita monitoruese dhe mbi 200 intervista individuale me rezidentë – duke u bërë kështu organizata e vetme në vend “kujdestare” e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore.

CRD përveç mbështetjes së aktiviteteve monitoruese, ka përkrahur edhe shumë aktivitete të tjera të rëndësishme në fushën e të drejtave të njeriut, përkatësisht personave me aftësi të kufizuara mendore, të organizuara nga QKRMT siç janë: 4 konferenca vjetore; 2 tryeza diskutimi; 4 module

Page 10: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

8

trajnimi; hartimi i Protokollit për reagimin në rastet me kriza; një "Ditë të Hapur"; një ekspozitë; një dokumentar të shkurtër; si dhe publikimi i 4 raporteve vjetore mbi të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor.

- Aktivitete këto, të cilat domosdo kanë kontribuar në sensibilizimin e opinionit dhe thyerjen e paragjykimeve për këtë kategori të shoqërisë. Falënderim i veçantë i drejtohet monitoruesve, bashkëpunëto-rëve si dhe gjithë stafit të QKRMT-së, për ndihmën, kritikat dhe sugjerimet e ofruara gjatë procesit të monitorimit, hulumtimit dhe përpilimit të këtij raporti.

Page 11: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

9

METODOLOGJIA

Që nga fillimi i monitorimit të institucioneve të shëndetit mendor, QKRMT ka rekrutuar ekipin profesional për monitorim dhe ka ndërtuar metodologjinë e monitorimit duke ia përshtatur nevojave dhe kategorive.

Vizitat monitoruese janë realizuar duke u mbështetur mbi terma specifikë referencash të përgatitura në zbatimin e standardeve vendore dhe ndërkombëtare për monitorim. Objektivat e këtyre vizitave kanë konsistuar kryesisht në:

• Vlerësimin e gjendjes aktuale në institucionet e shëndetit mendor konform standardeve vendore dhe ndërkombëtare;

• Vlerësimin e trajtimit dhe akomodimit të rezidentëve në kuadër të respektimit të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të njeriut;

• Shikimi i dokumentacionit eventual; • Kontrolli i zbatueshmërisë së standardeve vendore

dhe ndërkombëtare; • Draftimi dhe prezantimi i rekomandimeve paraprake.

Lidhur me trajtimin dhe kushtet materiale në këto institucione, janë organizuar takime dhe intervista me zyrtarë sipas skemës së mëposhtme:

o Takime me drejtuesit e institucioneve ose personat e autorizuar;

o Takime me rezidentët – gjithmonë konfidenciale dhe kryesisht pa praninë e personelit të institucionit;

o Takime me stafin e institucionit;

Page 12: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

10

o Takime përmbyllëse me drejtuesit e institucionit, përmbledhje e gjetjeve paraprake dhe rekomandimeve të evidentuara gjatë vizitës.

Raporti “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor” është bazuar në standardet e përmendura në termat e referencës, duke u fokusuar në pika të veçanta të vërejtura gjatë vizitave, si: baza ligjore për vendosjen e rezidentëve; infrastruktura dhe akomodimi; kuzhina dhe ushqimi; higjiena personale; veshmbathja; përkujdesja shëndetësore; aktivitetet; kontakti me botën e jashtme; marrëdhëniet mes rezidentëve dhe stafit si dhe mes rezidentëve; të drejtat private dhe familjare; e drejta në ankesa, peticione dhe procedurat disiplinore; etj..

Organizimi dhe kryerja e vizitave monitoruese Për të garantuar zbatimin me sukses të objektivave dhe veprimtarive të projektit, vëmendje e veçantë i është kushtuar strukturës së kryerjes së vizitave të monitorimit. Ekspertët e QKRMT-së përgatitën strukturë paraprake raportimi duke përfshirë indikatorë ndërkombëtarë të paraqitur nga Komiteti për Parandalimin e Torturës nëpërmjet vizitave dhe rekomandimeve të tij. Para çdo vizite, çdo anëtar i ekipit të monitorimit paraqet informacionin paraprak për institucionin që vizitohet. Çdo eksperti i caktohet një detyrë e posaçme, dhe në të shumtën e rasteve grupi ka ruajtur balancën gjinore me pjesëmarrjen e ekspertëve femra dhe meshkuj. Informacioni është mbledhur nëpërmjet observimit në objekte, vizitave në këto institucione, intervistave konfidenciale me rezidentët të cilët kanë qenë në gjendje të intervistohen,

Page 13: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

11

diskutimit/takimit me drejtuesit dhe stafin e institucionit përkatës dhe së fundmi, është bërë vlerësimi sipas standardeve të përcaktuara në termat e referencës. Gjatë periudhës së zbatimit të projektit, nga ana e ekspertëve të QKRMT-së, janë monitoruar 18 institucione, nga të cilat janë realizuar 32 vizita monitoruese, dhjetëra takime dhe intervista me stafin e institucioneve si dhe rreth 60 intervista konfidenciale me rezidentët. Vizitat Çdo vizitë ka filluar me një takim me drejtuesin e institucionit që monitorohej. Këto takime kanë shërbyer për prezantimin e ekspertëve të monitorimit, qëllimeve dhe objektivave të misionit, si dhe mbledhjen e informacionit nga ana e drejtuesve të institucioneve të vizituara. Faza e dytë e vizitës është fokusuar mbi konsultimin e regjistrave zyrtarë për rezidentët e këtyre institucioneve. Kjo fazë ka për qëllim të kuptuarit më të qartë të problemeve që lidhen me ushqimin, higjienën, shërbimet mjekësore, arsimimin dhe mënyrën e reagimit nga ana e stafit në rastet violente, masat disiplinore, etj. Faza e tretë e çdo vizite është monitorimi i rutinës së brendshëm të ndërtesës së institucioneve. Çdo vizitë përfshin: dhomat e rezidentëve, ambientet sanitare, dushet dhe tualetet, kuzhinën, ambientet e aktiviteteve, ndihmën e parë dhe trajtimin mjekësor. Vizitat kanë përfshirë edhe ambientet/zyrat e stafit të institucionit. Faza e katërt i është dedikuar takimeve dhe intervistave me rezidentët – një moment i një rëndësie të veçantë për çdo vizitë. Ekspertëve të QKRMT-së iu është vënë në dispozicion

Page 14: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

12

ambient i posaçëm për realizimin e intervistave edhe jashtë vëzhgimit të stafit të institucionit, duke garantuar në këtë mënyrë konfidencialitetin dhe kushtet e sigurisë pa praninë e stafit. Faza e pestë e çdo vizite konsiston nga takimi dhe intervistat me stafin e institucionit, përfshirë personelin përgjegjës për shërbime të ndryshme si p.sh: ndihmësit social, mjekët, kuzhinierët, etj. Faza e gjashtë e çdo vizite është takimi përmbyllës me drejtuesin e institucionit. Në përgjithësi, në takimet përmbyllëse, ekspertët e QKRMT-së kanë bërë një përmbledhje të vizitës dhe rezultateve të monitorimit. Si vazhdim, vizitat janë shoqëruar me raporte misioni për të gjithë procesin. Në përgjithësi, stafi i institucioneve ishte bashkëpunues dhe fleksibil, duke lejuar ekipin monitorues që të intervistojë rezidentët si dhe të vizitojë të gjitha hapësirat e institucionit.

Page 15: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

13

1. NË PERGJITHËSI PËR INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR DHE TË KUJDESIT SOCIAL TË MONITORUARA NGA QKRMT

Aktualisht në Kosovë janë 16 institucione të cilat janë të dedikuara për akomodimin e personave me aftësi të kufizuara mendore,dhe Njësia Psikiatrike në QKUK si dhe Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë në të cilën po ashtu janë të vendosur disa persona me aftësi të kufizuara mendore. I - Institucionet e Menaxhuara nga MSH, siç janë Qendra Integruese për Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik (QIRSKP); Shtëpitë Integruese në Bashkësi (SHIB) në Bresje, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren - janë të parapara për të vendosur personat me sëmundje kronike psikiatrike. II - Institucionet e menaxhuara nga MPMS, siç janë: Instituti Special në Shtime; Shtëpitë në Komunitet për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore (SHK) në Shtime, Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri, Deçan, Graçanicë dhe Shtëpia e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara Mendore (SHF) në Shtime - janë të parapara për të vendosur personat me prapambetje mendore apo ngecje në zhvillim. III - Në Njësinë Psikiatrike në QKUK - trajtohen dhe ekzaminohen personat që gjenden në paraburgim apo në vuajtje të dënimit. IV - Në Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare (SHPMPF) në Prishtinë - janë vendosur personat e moshuar të cilët janë pa përkujdesje familjare, ku nga 93 rezidentët e kësaj shtëpie, 15 nga ta janë persona me aftësi të

Page 16: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

14

kufizuara mendore (disa nga të cilët janë nën moshën 65 vjeçare). Struktura e institucioneve të monitoruara nga QKRMT:

Emri i Institucionit Nr.rezidentëve të akomoduar

Me

nax

hu

ar n

ga M

inis

tria

e

Shë

nd

etë

sisë

– M

SH

1. Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e

të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime

(QIRSKP)

65

2. Shtëpia Integruese në Bashkësi (SHIB) në

Bresje, Fushë Kosovë

10

3. SHIB në Ferizaj 8

4. SHIB në Gjilan 9

5. SHIB në Mitrovicë 10

6. SHIB në Gjakovë 9

7. SHIB në Pejë 9

8. SHIB në Prizren 9

9. Njësia Psikiatrike në QKUK NN

Me

nax

hu

ar n

ga M

inis

tria

e

Pu

s d

he

Mir

ëq

en

ies

Soci

ale

– M

PM

S

10. Instituti Special në Shtime (ISSH) 62

11. Shtëpia e Komunitetit për persona me

aftësi të kufizuara mendore (SHK) në

Shtime

12

12. SHK në Ferizaj 10

13. SHK në Kamenicë 10

14. SHK në Vushtrri 10

15. SHK në Deçan 10

16. SHK në Graçanicë 10

17. Shtëpia e Fëmijëve me aftësi të kufizuara

mendore (SHF) në Shtime

10

18. Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë 93

Page 17: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

15

Vendosja e këtyre personave në institucionet e shëndetit mendor bëhet pas kërkesës nga familjarët e tyre apo sipas vendimit të gjykatës. Zakonisht personat e vendosur në këto institucione nuk kanë familjarë që mund të përkujdesen për ta dhe kjo është njëra ndër arsyet e vendosjes në këto institucione.

Në bazë të legjislacionit dhe rregulloreve në fuqi të institucioneve ku janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore, ata duhet t’i plotësojnë disa parakushte për të qenë rezidentë i këtyre institucioneve, siç janë: shkalla e aftësisë së kufizuar, heqja e zotësisë për të vepruar (për rezidentët në institucionet e MPMS dhe të QIRSKP-së), mungesa e kushteve adekuate për jetesë, mungesa e përkujdesjes nga familja, etj.

Institucionet qeveritare kanë hartuar rregullat e brendshme për sistemimin e personave me aftësi të kufizuara mendore, organizmin dhe funksionimin e institucioneve përkatëse si dhe përcaktimin e shërbimeve për këta persona, duke përfshirë: akomodimin; organizimin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale; përfaqësimin e të drejtave të tyre etj..

Meqenëse Kosova nuk ka ende ligj të veçantë që e rregullon trajtimin e kësaj kategorie, ndërsa Ligji për Shëndetin Mendor ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, monitorimi i QKRMT-së është bazuar në disa standardeve minimale për akomodimin dhe trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore, duke përfshirë edhe standardet e Komitetit për Parandalimin e Torturës

Page 18: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

16

(KPT) si dhe konventat ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e këtyre personave.

Përveç monitorimit të rregullt dhe nxjerrjes së rekomandimeve, QKRMT ka promovuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara mendore përmes lobimit dhe avokimit për përmirësimin e trajtimit të këtyre personave, si dhe ka organizuar aktivitete të ndryshme publike me karakter sensibilizues dhe vetëdijësues.

Fjala “rezidentë” në këtë raport iu referohet “Personave me aftësi të kufizuara mendor” që përfshinë personat që kanë kapacitet të zvogëluar intelektual (çrregullim mendor, ngecje në zhvillim apo prapambetje mendore) dhe të cilët janë të vendosur në një institucion publik të shëndetit mendor apo të kujdesit social (institucional).

Ndërsa “institucione të shëndetit mendor”, në vazhdim të këtij raporti përfshijnë si institucionet e shëndetit mendor që menaxhohen nga MSH po ashtu edhe institucionet e kujdesit institucional të menaxhuara nga MPMS në të cilat janë të vendosur personat me aftësi të kufizuara mendore.

Për shkak të natyrës së rezidentëve dhe strukturës organizative, të dhënat rreth akomodimit dhe trajtimit për Njësinë Psikiatrike dhe Shtëpinë e të Moshuarve janë paraqitur në pjesë të veçantë të këtij raporti.

Page 19: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

17

2. PROGRESI I ARRITUR GJATË PERIUDHËS MONITORUESE

QKRMT vlerëson se përkundër që zbatimi i rekomandimeve të kaluara nuk ka qenë i kënaqshëm, ka pasur përmirësime në fushën e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore, në organizmin institucional si dhe në bashkëpunimin mes QKRMT-së dhe institucioneve relevante. Përmirësimet gjatë këtij viti mund të listohen si në vijim:

1) Realizimi i vizitave pa paralajmërim dhe mirëpritja nga stafi i institucioneve

Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë vitit 2013 i kanë lejuar QKRMT-së qasje pa paralajmërim dhe të pakufizuar në institucionet e shëndetit mendor dhe të kujdesit social. Realizimi i vizitave pa paralajmërim ka ngritë transparencën e zyrtarëve menaxhues, dhe njëherit ka avancuar punën profesionale të ekipit monitorues duke paraqitur gjendjen sa më reale në këto institucione. 2) Hapja e Shtëpisë Integruese në Bashkësi në

Drenas QKRMT mirëpret hapjen e Shtëpisë Integruese në Bashkësi (SHIB) në Drenas, e cila ka pranuar rezidentët e parë në fund të vitit 2013. Kjo shtëpi integruese e cila menaxhohet nga MSH ka 10 shtretër

Page 20: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

18

dhe akomodon personat me sëmundje psikiatrike, të cilët vlerësohen nga komisioni përkatës për pranim. 3) Renovimi i Shtëpisë në Komunitet në Shtime Gjatë vitit të kaluar QKRMT ka raportuar për kushte të rënda të banimit në Shtëpinë në Komunitet (SHK) në Shtime, por na gëzon fakti se kjo shtëpi është rinovuar dhe tani janë përmirësuar kushtet e banimit. 4) Rinovimi i Shtëpisë Integruese në Bashkësi në

Bresje QKRMT kishte raportuar për kushtet e papërshtatshme të banimit edhe në Shtëpinë Integruese në Bashkësi (SHIB) në Bresje, ku tani është rinovuar dhe në krahasim me vitet e tjera, tani kushtet e akomodimit janë më të përshtatshme. 5) Renovimi i Repartit A të ISSH-së, si dhe

krijimi i hapësirave të veçanta për realizimin e aktiviteteve punuese

Nga mesi i vitit 2013 ka filluar rinovimi i tërësishëm i njërit nga objektet e Institutit Special në Shtime (ISSH), përkatësisht Reparti A i cili ka përfunduar në Tetor 2013. Ky rinovim ka përfshirë: rinovimi e dyshemesë dhe mureve; rinovimin e nyjeve sanitare; ndërrimin e shtretërve; furnizimin e ri me shtrojë e mbulojë; etj.

Page 21: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

19

6) Sigurimi i autoambulancës për QIRSKP Njëri ndër rekomandimet e vazhdueshme të QKRMT-së ka qenë edhe sigurimi i një autoambulance për QIRSKP-në, e cila përkundër akomodimit të mbi 60 rezidentëve nuk kishte autoambulancë. Gjatë vitit 2013 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar një autoambulancë për QIRSKP-në. 7) Modeli i funksionimit të SHIB-së në Pejë Shtëpia Integruese në Bashkësi (SHIB) në Pejë, mund të konsiderohet si shembull i mirë i funksionimit në përgjithësi, si në infrastrukturë po ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve, planin e trajtimit si dhe në format e evidencave. Kjo shtëpi përkundër që është në objektin e ndërtuar para shumë kohësh, mirëmbahet shumë mirë, ku dhomat e gjumit dhe të qëndrimit ditor janë të pajisura me të gjitha elementet e nevojshme dhe të mirëmbajtura (shtretër adekuat, shtroja dhe mbuloja e rregullt, posedon dekorime, nuk ka lagështi dhe është e pastër). Ofrimi i shërbimeve mjekësore dhe psikosociale është i rregullt dhe konform planit të trajtimit individual dhe sipas nevojës. Dosjet e rezidentëve mirëmbahen rregullisht dhe aplikohen fleta të kompjuterizuara për veprimet e ndërmarra rreth secilit rast. 8) Angazhimi i dy specializanteve të psikiatrisë në

QIRSKP Këtë vit ka pasur progres sa i përket angazhimit të specializantëve në këto institucione, përkatësisht në

Page 22: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

20

QIRSKP. QKRMT në vazhdimësi kishte rekomanduar që të lidhen marrëveshje bashkëpunimi mes institucioneve të shëndetit mendor dhe fakulteteve, në mënyrë që studentët e fushave përkatësi (p.sh.psikolog, punonjës social, psikiatër, mjekë etj) ta ndjekin praktikën në këto institucione, ku përveç mbajtjes së praktikës për vete, ata do të kontribuonin në këto institucione duke marrë parasysh mungesën e kuadrit aty. Nga fundi i këtij viti Ministria e Shëndetësisë ka angazhuar disa specializantë në QIRSKP, ku dy nga ta kanë vazhduar praktikën për specializim në mënyrë të rregullt në QIRSKP. 9) Realizimi i pagesës për punën gjatë festave

zyrtare dhe gjatë kujdestarive Gjatë vitit 2013 ka filluar realizimi i pagesës së punës së stafit gjatë festave zyrtare dhe kujdestarive për stafin që menaxhohen nga MPMS, përderisa për stafin e menaxhuar nga MSH pagesa ka filluar më herët. QKRMT, kishte identifikuar mos pagesën e punës gjatë festave zyrtare dhe kujdestarive dhe kishte rekomanduar në vazhdimësi që stafi i institucioneve të shëndetit mendor dhe të kujdesit social të kompensohen për punën e tyre të realizuar gjatë festave zyrtare dhe kujdestarive, konform legjislacionit në fuqi.

Page 23: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

21

3. TË GJETURAT E PËRGJITHSHME TË VAZHDUESHME NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR DHE TË KUJDESIT SOCIAL

Të gjeturat kryesore rreth strukturës dhe organizimit të këtyre institucioneve, trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore, rregullimit ligjorë dhe në përgjithësi infrastruktura ligjore, të evidentuara qysh nga fillimi i monitorimit të këtyre institucioneve (2010), kanë vazhduar të jenë prezentë edhe përgjatë këtij viti. Gjetjet e përgjithshme të vazhdueshme, janë:

1) De-institucionalizimi i QIRSKP-së, sipas Strategjisë 2008-2013 të MSH-së të vitit 2007, nuk ka gjetur zbatim sipas planit të veprimit për këtë qëllim. Me anë të kësaj strategjie ka qenë e planifikuar që rezidentët e QIRSKP-së gradualisht të integrohen në bashkësi (deri në vitin 2012) si dhe të mos pranohen më raste të reja në këtë institucion. Përveç që nuk janë integruar rezidentët në bashkësi, ka vazhduar pranimi i rasteve të reja dhe numri i rezidentëve ka arrit në 65 (deri në vitin 2012 kanë qenë 57 rezidentë). De-institucionalizimi i ISSH-së i përfshirë po ashtu në këtë strategji nuk është arritur, ku edhe në këtë institucion përveç se nuk është zvogëluar numri i rezidentëve, aty për çdo vit janë pranuar raste të reja dhe numri i tyre është rritur në krahasim me vitet e kaluara (nga 57 rezidentë sa kanë qenë vitin e kaluar, tani janë 62 rezidentë).

Page 24: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

22

ISSH dhe QIRSKP vazhdojnë të jenë të stërmbushura me rezidentë përkundër mungesës së kapaciteteve si të stafit po ashtu edhe akomodimit. Është numër jashtëzakonisht i madh i rezidentëve të vendosur në këto institucione, për të cilët nuk ka shtëpi integruese apo te komunitetit të mjaftueshme për integrimin e këtyre rezidentëve në komunitet. E po ashtu këta rezidentë as në familje nuk kanë ku të kthehen. Këtë viti është hapur edhe një Shtëpi Integruese në Bashkësi në Drenas, mirëpo duhet të ndërtohen së paku edhe 6 Shtëpi tjera Integruese, në mënyrë që të përmbyllet me sukses de-institucionalizimi i QIRSKP-së. Gjithashtu edhe për de-institucionalizimin e ISSH-së duhet të ndërtohen së paku edhe 6 Shtëpi të Komunitetit ku do të mund të transferoheshin rezidentët nga ISSH në Shtëpi në Komunitet.

2) Statusi ligjor për trajtimin dhe vendosjen e personave me aftësi të kufizuara mendore mbi moshën 65 vjeçare ende nuk është zgjidhur. Sipas rregulloreve për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore në institucionet e shëndetit mendor, aty mund të trajtohen vetëm personat nën moshën 65 vjeçare, ndërsa sipas rregulloreve për pranim në shtëpitë e të moshuarve janë kriteret e qarta, se personat me çrregullime mendore nuk mund të vendosen në këto shtëpi. Pra, në bazë të rregullave të aplikueshme, për personat mbi moshën 65 vjeçare që kanë aftësi të kufizuara mendore apo ndonjë

Page 25: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

23

çrregullim mendor, nuk parashihet asnjë procedurë rreth trajtimit apo vendosjes së tyre në institucionet shtetërore.

3) Mungesa e angazhimit të kujdestarëve ligjor për mbrojtjen dhe administrimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar mendore, të cilëve iu është hequr zotësia e veprimit – Sikurse edhe në raportimet e kaluara, edhe gjatë vitit 2013 nuk është shënuar ndonjë zhvillim pozitiv, nuk ka pasur asnjë angazhim nga ana e tyre në pajtim me përcaktimin ligjor. Përkatësisht deri më tani asnjë rast nuk ka përfituar të drejtën në trashëgimi ashtu siç parashihet me ligj.

4) Furnizimi me medikamente në institucionet që menaxhohen nga Ministria e Shëndetësisë, veçanërisht në QIRSKP nuk ka qenë i rregullt. Sigurimin e tyre e kanë bërë kryesisht nga kontratat që kanë lidhur me barnatoret lokale për sigurimin e atyre medikamenteve që kanë qenë të domosdoshme.

5) Kushtet jo adekuate të banimit ( lagështi, defekte në nyjet sanitare, dyer dhe dritare të dëmtuara, mungesë e ndriçimit elektrik etj.) - Në QIRSKP vërehet mungesë e renovimeve të përgjithshme për një kohë të gjatë dhe për shkak të dëmtimeve të mëdha që janë shkaktuar, ka qenë e pamundur mirëmbajtja adekuate e hapësirave të banimit. Renovimi i përgjithshëm në QIRSKP është i domosdoshëm në afat sa më të shkurtër. Në ISSH në fund të këtij viti është bërë

Page 26: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

24

rinovimi i përgjithshëm në Repartin A, ku akomodimi i rezidentëve në këtë repart është përmirësuar konform standardeve, por megjithatë mbetet shqetësuese akomodimi i rezidentëve në Repartin B të këtij institucioni, i cili është mjaftë i dëmtuar në të gjitha aspektet, dhe i njëjti duhet sa më parë të rinovohet në tërësi. Kushte jo të kënaqshme të banimit janë edhe në Shtëpitë e Komunitetit dhe në disa Shtëpi Integruese në Bashkësi.

6) Numër i pamjaftueshëm i stafit profesional si: mjek i përgjithshëm, psikiatër, punëtor social, ndërsa psikolog, gjinekolog, stomatolog, logoped, fizioterapeut nuk ka fare - Në të gjitha institucionet mungon ekipi multidiciplinar për trajtim, ku si pasojë e mungesës së kuadrit profesional disa shtëpi të komunitetit të menaxhuara nga MPMS, nuk mund të ofrojnë shërbime të duhura/profesionale, ndërsa në rastet e domosdoshme shërbimet i marrin në mjekësinë familjare dhe spitalet rajonale brenda komunës apo në QKUK sipas rastit.

7) Personeli i stafit të mesëm (infermierik dhe stafit ndihmës) i pa mjaftueshëm në të gjitha institucionet. Numri i aktual i stafit në disa nga këto institucioni nuk i përgjigjet numrit të rezidentëve dhe si pasoj e kësaj, shpeshherë reflekton edhe në cilësinë e shërbimeve të ofruara. Shembull, në QIRSKP në të cilën janë të vendosur 65 rezidentë, numri i total i stafit është vetëm 40. Në këtë institucion gjatë natës

Page 27: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

25

kujdestarojnë vetëm një infermier dhe tre ndihmës në raport me 65 rezidentë, që paraqet vështirësi në ofrimin e shërbimeve të nevojshme për rezidentët.

Po ashtu, në të gjitha institucionet e tjera është e domosdoshme të rritet numri i stafit në përgjithësi. Në SHIB, SHK dhe SHF, në të cilat janë të vendosur zakonisht nga 10 rezidentë, numri i stafit që kujdesen për ta sillet nga 5 deri në 10, ku në SHIB të gjithë janë infermier, ndërsa në SHK dhe SHF janë infermier dhe ndihmës. Në SHIB, infermierët që janë të angazhuar në trajtimin e rezidentëve, duhet vetë të kujdesen edhe për punët tjera në këto institucion, duke përfshirë kuzhinën, pastrimin dhe mirëmbajtjen, ndërsa në SHK stafi ndihmës përkujdeset për kuzhinë, higjienë dhe mirëmbajtje.

Në shumë nga SHK-të dhe SHIB-të, gjatë natës kujdestaron vetëm një anëtar i stafit.

8) Mungesa e kategorizimit adekuat - Në vitin 2006 është bërë ndarja e Institutit Special në Shtime dhe është krijuara Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik (QIRSKP), ku janë ndarë personat me sëmundje psikiatrike në QIRSKP (menaxhuar nga MSH), ndërsa ata me prapambetje mendore apo ngecje në zhvillim në ISSH (menaxhuar nga MPMS). Por, përkundër kësaj ndarje dhe planit për trajtim dhe ofrim të shërbimeve ende mungon kategorizimi i mirëfilltë sipas diagnozës, i cili ndikon në trajtimin e

Page 28: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

26

tyre. Pra në ISSH ka të vendosur persona me sëmundje psikiatrike, ndërsa në QIRSKP ka të vendosur persona me prapambetje mendore apo ngecje në zhvillim, dhe në këto raste trajtimi i tyre nuk është adekuat sepse plani i trajtimit dhe kuadri profesional është i dedikuar për personat konkret.

9) Mungesa e informimit me të drejtat dhe detyrimet e tyre. – Në të gjitha institucionet e monitoruara nuk ka procedurë për informimin e rezidentëve me të drejtat dhe detyrimet e tyre si dhe me planin dhe kohëzgjatjen e trajtimit.

10) Sistemi i mekanizmit të ankesave (të jashtëm dhe të brendshëm) nuk është funksional. - Pas rekomandimeve të QKRMT-së, Institucioni i Avokatit të Popullit ka vendosur kutitë e ankesave vetëm në disa nga këto institucione, mirëpo mbetet si çështje miratimi i procedurave të brendshme për funksionimin e këtij sistemi.

Page 29: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

27

4. STATUSI LIGJOR I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA MENDORE, TË DREJTAT LIGJORE DHE PËRFAQËSIMI LIGJOR I TYRE

Metodologjia monitoruese e QKRMT-së është e bazuar në standardet ndërkombëtare për monitorimin e vendeve të ndalimit, përkatësisht standardeve dhe metodologjisë së Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (KPT). QKRMT i kushton rëndësi bazës ligjore për vendosjen dhe trajtimit të personave me liri të kufizuar, me theks të veçantë atyre që janë vendosur pavullnetshëm në institucionet e shëndetit mendor dhe të kujdesit social (institucione psikiatrike, shtëpitë me bazë në komunitet apo shtëpitë për të moshuarit). Nga 18 institucionet e monitoruara nga QKRMT gjatë këtij viti, përveç Shtëpisë për të Moshuarit (në të cilën shumë nga rezidentët janë vendosur me vullnetin e tyre), në të gjitha institucionet e tjera vendosja e rezidentëve është bërë pa vullnetin e tyre1, përkatësisht pa pëlqimin e tyre. Për vendosjen e personave me aftësi të kufizuara mendore në këto institucione, deri më tani nuk ka pasur ligje përkatëse që rregullojnë kushtet dhe kriteret për kufizimin e lirisë së këtyre personave. Ndërsa tani është hartuar Ligji për Shëndet

1 Vendosja e pavullnetshme është kur këta persona janë me aftësi

të kufizuar mendore dhe nuk kanë familje për t’u kujdesur për ta,

dhe familjet e tyre për shkak të çështjeve sociale apo çështjeve të

tjera nuk kanë mundur të kujdesen vetë për ta, dhe pastaj i kanë

dërguar në institucione të shëndetit mendor apo të kujdesit social

për përkujdesje institucionale.

Page 30: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

28

Mendor i cili e trajton këtë kategori, mirëpo ende nuk është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Bazuar në praktikën ndërkombëtare çdo kufizim i lirisë duhet bërë me vendim të gjykatës kompetente. Mirëpo duke pasur parasysh që kjo kategori është më specifike, çdo herë duhet shqyrtuar mënyrën e vendosjes në institucionet e shëndetit mendor për rastet që vendosen pa vullnetin e tyre. Në mungesë të legjislacionit konkret për këtë kategori, ministritë përkatëse kanë hartuar rregulla të brendshme për vendosjen e trajtimit të këtyre personave. Kështu që për çdo rast të ri që pranohet, i cili nuk mund ta shpreh vullnetin e tij për t’u vendosur në institucion, kërkohet që paraprakisht t’iu hiqet zotësia e veprimit nga gjykata kompetente. Përkundër që kërkohet të ketë një vendim gjykate, i cili konstaton paaftësinë mendore të këtyre personave, shumica e rezidentëve të vendosur në këto institucione nuk kanë asnjë lloj vendimi të gjykatës, e njëherit nuk janë të aftë të shprehin vullnetin e tyre për qëndrimin në këto institucione.

Duhet theksuar se një numër mjaft i madh i rezidentëve të këtyre institucioneve kanë mbetur nga koha e ish-Jugosllavisë të cilët kanë kaluar me dekada në këto institucione dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të zbatohen kriteret e pranimit (heqja e zotësisë së veprimit para pranimit në institucione nga ana e gjykatës). Si pasojë e kësaj gjendje, institucionet përgjegjëse nuk kanë mundur t’i zbatojnë procedurat ligjore në mënyrë retroaktive.

Pra, pa marrë parasysh proceset e deritanishme dhe mungesën e legjislacionit, çdo kufizim i lirisë pa vendim

Page 31: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

29

gjyqësor është heqje e lirisë në mënyrë arbitrare në këto institucione, ë dhe përbën shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

QKRMT rekomandon që çdo rast të trajtohet individualisht dhe të plotësohen të gjitha kushtet ligjore për trajtimin e këtyre personave në kushtet e kufizimit të lirisë.

Të drejtat ligjore dhe përfaqësimi ligjor

Sikurse në të kaluarën edhe gjatë këtij viti, nuk ka pasur rritje të angazhimit të përfaqësuesve ligjor/kujdestarëve ligjore të këtyre rezidentëve. Personave që iu hiqet zotësia e veprimit me vendim të gjykatës, iu caktohet nga një kujdestar ligjor i cili është i obliguar që të përkujdeset për të drejtat dhe përfaqësimin e këtyre personave. Po ashtu nuk ka pasur asnjë rast që iu është mundësuar realizimi i të drejtës së trashëgimisë. Pra personat që janë vendosur në këto institucione me kërkesën e familjarëve të tyre (por pa vullnetin e tyre), edhe pse iu është caktuar nga një kujdestar ligjor i cili ligjërisht ka detyrime që personin që ka nën kujdestari ta përfaqësoj dhe t’i ndjek procedurat për realizimin e të drejtave të tyre, ata nuk angazhohen fare në realizimin e këtyre të drejtave. Gjatë monitorimit të vazhdueshëm, QKRMT ka evidentuar raste kur familjarët e rezidentëve të vendosur në këto institucione, menjëherë pas vdekjes së tyre kanë filluar procedurat e bartjes së pronësisë, ndërsa deri sa rezidentët kanë qenë duke jetuar në këto institucione asnjëherë nuk janë përkujdesur për kushtet dhe trajtimin e tyre.

Page 32: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

30

5. TRAJTIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA MENDORE

Mandati i QKRMT-së në fushën e monitorimit në institucionet ku janë të vendosur personat e privuar nga liria , ka për qëllim parandalimin e torturës apo çdo forme tjetër të keqtrajtimit apo trajtimit çnjerëzor, degradues apo poshtërues.

Ekzistojnë një varg instrumentesh ndërkombëtare dhe rajonale që ofrojnë standarde për parandalimin dhe mbrojtjen nga tortura, trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues, disa nga të cilat gjejnë zbatim të drejtpërdrejtë edhe në vendin tonë. Instrumentet kryesore për parandalimin dhe mbrojtjen nga tortura, trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues janë: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut; Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike; Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Çnjerëzore ose Degraduese; Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut; Konventa Evropiane për Parandalimin e Torturës dhe të dënimeve apo trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese; Konventa për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sipas këtyre instrumenteve ndërkombëtare, askush nuk i nënshtrohet torturës apo trajtimit çnjerëzor degradues apo poshtërues.

Gjithashtu Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përkatësisht neni 27 parasheh që "Askush nuk i nënshtrohet torturës, ndëshkimit a trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues".

Page 33: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

31

Pra, tortura apo trajtimi çnjerëzor, degradues ose poshtërues, janë të ndaluara në kuptimin absolut me të drejtën ndërkombëtare dhe të brendshme, dhe nuk mund të arsyetohen nën kurrfarë rrethanash. Mbrojtja nga tortura apo trajtimi çnjerëzor, degradues ose poshtërues është e drejtë njerëzore e patjetërsueshme, qoftë ajo emergjencë publike, çështje e sigurisë shtetërore apo arsye të tjera.

Gjatë vizitave të rregullta monitoruese, kryesisht pa paralajmërim, QKRMT nuk ka pranuar ankesa për raste të torturës apo keqtrajtimit ndaj personave me aftësi të kufizuara mendore. Mirëpo, sido që të jetë, sipas standardeve të Komitetit për Parandalimin e Torturës (KPT) edhe kushtet e banimit dhe trajtimi i papërshtatshëm, mund të qojnë në situata që hyjnë nën termin “trajtim çnjerëzor dhe poshtërues”, duke ju referuar ofrimit të kushteve materiale të cilat do të ndihmojnë në kurimin dhe mirëqenien e rezidentëve. Në këtë kontekst, QKRMT në vazhdimësi ka raportuar për akomodimin joadekuat, duke përfshirë mungesën e shtrojës e mbulojës, prezencën e lagështisë në ambientet e banimit, defektet sanitare dhe teknike, mungesën e ndriçimit, mungesën e veshmbathjes dhe shtrojës e mbulojës, si dhe mungesën e protokolleve për evidentimin e rasteve të lëndimit apo vetëlëndimit.

Për më tepër, QKRMT, ka evidentuar raste, të cilat për shkak të mungesës së kushteve të akomodimit, nuk janë trajtuar konform standardeve të parapara. Në vazhdim janë paraqitur disa raste të tilla:

Page 34: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

32

1. Gjatë vëzhgimit të dokumentacionit për trajtimin e rezidentëve, bashkëbisedimit me stafin dhe rezidentët si dhe me palët e treta, QKRMT ka vërejtur se një rezident i cili kishte ndërruar jetë brenda institucionit gjatë natës, në prill të vitit 2013, në mungesë të ndriçimit elektrik (mungesës së poçeve elektrik), konstatimi i vdekjes së tij nga ana e mjekëve kujdestar është dashur të bëhet me anë të baterisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin ardhur në vendin e ngjarjes.

-Mungesa e ndriçimit elektrik në ambientet e institucioneve të shëndetit mendor, përveç që privon nga lëvizja rezidentët, vështirëson edhe trajtimin adekuat ndaj tyre.

2. Derisa ekipi monitorues po observonte dhomat e gjumit të rezidentëve në një institucion të shëndetit mendor, mori ankesa nga një rezidente femër, e cila ishte e paralizuar, pasi ishte lënë pa veshmbathje adekuate. Përveç mungesës së veshmbathjes adekuate, shtrati i saj nuk kishte fare shtrojë (çarçaf), por ajo ishte vendosur vetëm në dyshekun prej lëkurës sintetike (skaji).

Arsyetimi i stafit përgjegjës pas raportimit të këtij rasti tek ministria përkatëse, ka qenë se rezidentja ishte bërë gati për ta pastruar dhe për këtë arsye në atë kohë ka qenë pa veshmbathje adekuate.

Page 35: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

33

- Si do që të jetë, mungesa e veshmbathjes adekuate për rezidentë, të cilët njëherit janë të paaftë që të vetëkujdesen, mund të qojë në trajtim çnjerëzor ose poshtërues.

3. Po ashtu gjatë observimit të ambienteve të një institucioni të shëndetit mendor, ekipi monitorues i QKRMT-së hasi në një dhomë në të cilën ishte mbyllur njëri nga rezidentët e atij institucioni. Personi përgjegjës për atë repart, pasi e kishte mbyllur rezidentin kishte shkuar diku jashtë institucionit. Pra gjatë asaj kohe (rreth 2-3 orë) rezidenti ishte jashtë vëzhgimit të stafit dhe ishte i mbyllur pa ndonjë procedurë paraprake, përderisa çdo përdorim i masave të kufizimit duhet të bëhet me rekomandim të mjekut apo personit kompetent si dhe duhet të mbahen evidenca për arsyet dhe kohën e kufizimit. Ndërsa për këtë rast, anëtari i stafit që e kishte mbyllur rezidentin, nuk kishte kompetencë për një kufizim të tillë të rezidentit, e për më tepër nuk i kishte njoftuar fare eprorët e tij për veprimet e ndërmarra.

Për të gjitha këto raste të evidentuara, të cilat mund të konsiderohen si shkelje e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar mendore, përkatësisht mund të hyjnë në termin e trajtimit johuman, degradues apo poshtërues, ekipi i QKRMT-së ka përgatitur raporte rekomanduese për ministrinë përkatëse dhe për përgjegjësit e atij institucioni.

Page 36: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

34

Pas këtij raportimi, reagimin i ministrisë përkatëse ka qenë shumë i shpejtë, ku pas vlerësimit të raportimit është formuar një komision i përkohshëm i cili ka hetuar këto raste. Ky komision ka zhvilluar procedurë disiplinore ndaj stafit përgjegjës, ku në një rast ka shqiptuar masa disiplinore ndaj stafit përgjegjës.

Sido që të jetë, për shkak të shkallës intelektuale të rezidentëve, mungesës së përkujdesjes familjare si dhe mos angazhimit të kujdestarëve ligjor, edhe pse QKRMT-ja me ekipet profesionale monitoruese në mënyrë të vazhdueshme monitoron këto institucione dhe vepron në bazë të rasteve ad-hoc, nuk mund të përjashtohet mundësia e ndonjë rasti të izoluar të keqtrajtimit apo shkeljes së të drejtave të këtyre personave nga ana e stafit përgjegjës.

QKRMT kërkon nga ministritë përkatëse dhe personat përgjegjës të këtyre institucioneve, që çdo rast i vendosur në këto institucione të trajtohet me humanizëm dhe t’iu ofrohen kushte adekuat për trajtim dhe banim.

6. KUSHTET MATERIALE, INFRASTRUKTURA DHE AKOMODIMI

Gjatë këtij viti ka pasur progres sa i përket rinovimeve të tërësishme, siç është Reparti A i ISSH-së në të cilin janë të vendosur rreth 30 rezidentë, Shtëpia e Komunitetit në Shtime, në të cilën akomodimi ishte jashtëzakonisht i papërshtatshëm, në Shtëpinë Integruese në Bashkësi në Bresje, por megjithatë

Page 37: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

35

në përgjithësi në objektet e banimit në QIRSKP, Repartin B të ISSH-së, si edhe në disa SHK, SHF dhe SHIB, kishte lagështi, mure të dëmtuara, dyshemeja dhe plafoni ishte i dëmtuar, kishte rrjedhje të gypave të ujit dhe kanalizimit etj. Kushtet e banimit apo akomodimi në këto institucione paraqesin brengë serioze për trajtimin e duhur të personave me aftësi të kufizuara mendore. Në shumë nga këto institucione vërehet erë e rëndë, e cila sipas stafit, vjen nga dyshekët të cilët nuk mund të ndërrohen shpesh, në mungesë të rezervave të tyre. Përkundër erës së rëndë në disa nga këto institucione, në asnjë nga këto objekte nuk ka sistem të ventilimit (ajrosjes) së ambienteve të banimit.

QKRMT ju bën thirrje ministrive përkatëse (MSH dhe MPMS), që menjëherë të bëjnë renovimin e të gjitha hapësirave të QIRSKP-së dhe Repartit B të ISSH-së, për shkak se ato ambiente janë bërë të papërshtatshme për trajtimin dhe akomodimin e personave me aftësi të kufizuara mendore të vendosur në këto institucione.

Akomodimi i rezidentëve

Dhomat e banimit në ISSH dhe QIRSKP janë me disa shtretër (deri në 6 shtretër) në një hapësirë prej rreth 20 metrave katror, me çka ky mbipopullim paraqet hapësirë të pamjaftueshme për banim; dyert dhe dritaret janë të stërvjetëruara dhe të dëmtuara. Zakonisht këto dhoma janë të “ftohta” (të zbrazëta), të cilat nuk kanë TV, radio, material informues dhe në përgjithësi mungojnë mjetet dekorative.

Page 38: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

36

Vendosja e rezidentëve është bërë në bazë të ndarjes sipas gjinisë, ku femrat dhe meshkujt kanë dhomat e ndara. Megjithatë, sistemimi i rezidentëve nuk është bërë në bazë të kritereve të pranueshme si mosha apo gjendjes shëndetësore dhe psikike e tyre.

Tualetet dhe banjot janë të përbashkëta për femrat dhe për meshkujt, e në shumë raste dyert e tualeteve dhe banjove janë të dëmtuara, duke cenuar në këtë mënyrë intimitetin e rezidentëve.

Ndriçimi elektrik

Sikurse edhe në raportimet e para të QKRMT-së, edhe gjatë këtij vitit të monitorimit, QKRMT ka hasur në dhoma dhe ambiente të QIRSKP, ISSH, SHK, SHF dhe SHIB, në të cilat mungonin poçet elektrike për ndriçim. Mungesa e dritës (ndriçimit) kufizon lëvizjen e rezidentëve, të cilët sapo të bie terri nuk mund të lëvizin lirshëm. Në disa raste ata janë të palëvizshëm dhe në pamundësi të lëvizjes së tyre deri në dhomën e qëndrimit të përbashkët, pas orës 16 ata mbesin në errësirë brenda dhomës së tyre të gjumit. Mungesa e ndriçimit elektrik kufizon edhe ofrimin e shërbimeve nga stafi dhe trajtimin e rezidentëve.

Gjatë një vizite monitoruese pa paralajmërim të realizuar në një institucion të shëndetit mendor, gjatë muajit Maj 2013, QKRMT ka evidentuar se të gjitha dritat elektrike në atë institucion ishin jashtë funksionit. Pra ndriçimi elektrik mungonte në dhomat e gjumit dhe në ambientet e qëndrimit të përbashkët.

Page 39: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

37

Për më tepër, gjatë vizitave monitoruese ekipi i QKRMT-së ka hasur në priza të prishura, ku kabllot e rrymës kishin dalë në sipërfaqe, gjë që paraqet rrezik të drejtpërdrejt për jetën e rezidentëve.

QKRMT rekomandon që sistemi elektrik të jetë funksional gjatë gjithë kohës në të gjitha hapësirat e institucioneve të shëndetit mendor.

Ngrohja

Monitorimi i realizuar gjatë sezonit dimëror, ka rezultuar me mungesën e ngrohjes në disa institucione, ku për shkak të defekteve në sistemin e ngrohjes rezidentët kanë qëndruar në ambiente të ftohta për disa ditë (si në: SHK Vushtrri, SHIB Bresje, SHK Deçan). Gjatë vizitës së QKRMT-së në këto institucione, për shkak të ftohtit që ishte në këto institucione, rezidentët edhe gjatë ditës qëndronin në shtretërit e tyre të mbuluar me batanije gjatë gjithë kohës.

Ushqimi dhe kuzhina

Në krahasim me vitet e tjera, furnizimi me ushqim gjatë këtij viti ka qenë më i rregullt dhe kryesisht i mjaftueshëm në të gjitha institucionet. Por, me gjithë furnizimin e mjaftueshëm, sipas deklarimeve të personave të vendosur në këto institucione, si dhe observimit nga ekipi i QKRMT-së, ushqimi është i mjaftueshëm por shpeshherë mungojnë pemët, perimet, sallatat dhe nganjëherë nuk respektohet menyja e paracaktuar.

Page 40: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

38

Elementet e kuzhinës në disa institucione kanë qenë jo funksionale apo pjesërisht funksionale. Gjithashtu në asnjë institucion nuk ka makinë për larjen e enëve, duke përfshirë edhe ISSH dhe QIRSKP ku janë të vendosur nga 60 rezidentë e më tepër. Pra, të gjitha enët për mbi 60 rezidentë duhet të pastrohen me duar, që paraqet vështirësi si për stafin ashtu edhe për pastrimin e duhur të tyre.

Higjiena

Në përgjithësi, si në ambientet ditore, dhomat e gjumit, po ashtu edhe në banjo e tualete, niveli i higjienës ishte i ulët. Ka rrjedhje nga gypat e ujit dhe depërtimi nga banjot në dhomat e gjumit apo të qëndrimit ditor, i cili edhe e krijon lagështinë në këto ambiente.

Fatkeqësisht në shumicën e institucioneve nuk ka makina për tharjen e rrobave, e në disa raste edhe ato për larjen e rrobave janë me defekt, ose janë të vogla - lavatriçe shtëpiake dhe nuk i plotësojnë nevojat e rezidentëve të cilët duhet të ndërrohen ndoshta disa herë gjatë ditës. Kjo paraqet vështirësi në mirëmbajtjen dhe higjienën e rezidentëve, sidomos gjatë sezonit dimëror që kanë vështirësi për t’i tharë rrobet për shkak të motit të ftohtë.

Shumë nga rezidentët nuk kanë aftësi që të kujdesen për nevojat e tyre personale, të cilët çdo herë duhet të jenë nën kujdesin e stafit. Rezidentët kryesisht pastrohen çdo ditë, e sipas nevojës më shumë se një herë gjatë ditës. Në shumicën e rasteve pastrimin e tyre e bëjnë stafi i institucionit, ku në mungesë të numrit të mjaftueshëm të stafit, shpesh herë

Page 41: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

39

rezidentët pastrohen nga stafi i gjinisë tjetër (p.sh. femrat pastrohen nga meshkujt, meshkujt pastrohen nga femrat).

Veshmbathja dhe shtroja e mbuloja

Furnizimi me veshmbathja në këto institucione nuk ka qenë i kënaqshëm, sigurimi i tyre kryesisht bëhet përmes donacioneve dhe njerëzve të vullnetit të mirë, e jo nga institucionet. Pra nuk ka furnizim të rregullt dhe të organizuar me veshmbathje.

Në institucionet me numër më të madh të rezidentëve, në QIRSKP dhe ISSH, e po ashtu edhe në disa Shtëpi të Komunitetit dhe Integruese, rezidentët nuk kanë mundësi t'i veshin rrobet e njëjta sepse nuk kanë rroba personale. Pra, pas çdo pastrimi të rrobave ato iu ndërrohen. Falë organizatave, institucioneve dhe individëve që dhurojnë veshmbathje për këta rezidentë, ia dalin që të veshmbathen, mirëpo nga këto donacione shpeshherë mungon furnizimi me veshje të brendshme duke paraqitur vështirësi për sigurimin e tyre.

Shtëpitë Integruese në Bashkësi, Shtëpitë e Komunitetit, Shtëpia e Fëmijëve dhe Instituti Special në Shtime, kryesisht ishin të furnizuara me shtrojë e mbulojë, ndërsa QIRSKP edhe gjatë këtij viti nuk kishte furnizim të mjaftueshëm me shtrojë e mbulojë, ku përveç batanijeve që kishte mjaftueshëm, mungonin çarçafët dhe jastëkët.

Page 42: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

40

7. TRETMANI SHËNDETËSOR

Ofrimi i tretmanit shëndetësor në institucionet e shëndetit mendor nuk është i kënaqshëm për shkak të stafit profesional të pamjaftueshëm. Ka nevojë për më tepër mjekë, psikiatër, gjinekolog, fizioterapeutë, logopedë, psikologë, punëtorë social, infermierë dhe staf tjetër ndihmës. Mungesa e personelit të rregullt adekuat, mund të ndikojë në rrezikshmërinë nga efektet anësore të terapisë. Gjithashtu mungojnë vizitat periodike te stomatologu, mjeku familjar dhe te gjinekologu (për femrat). Struktura e personelit profesional që ofrojnë shërbime shëndetësore në këto institucione është si në vijim:

Institucioni Kuadri profesional që ofron tretmanin shëndetësor brenda institucionit

Shërbimet e tjra

Instituti Special në Shtime 62 rezidentë

1 mjek të përgjithshëm - me orar të rregullt 1 psikiatër – një herë në javë + stafi infermierik

Shërbimet e tjera meren në mjekësinë familajre apo QKUK

QIRSKP 65 rezidentë

1 psikiatër – i cili në të njejtën kohë ka qenë edhe drejtor i institucionit + stafi infermierik

Shërbimet e tjera meren nga mjekësia familajre apo QKUK

SHK në Shtime, SHF Shtime Nga 10 rezidentë

1 psikiatër – një herë në muaj 1 mjek i përgjithshëm

Shërbimet e tjera meren nga mjekësia

Page 43: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

41

nga ISSH sipas nevojës + stafi infermierik

familajre apo QKUK

SHK Ferizaj, SHK Graçanicë, SHK Vushtrri Nga 10 rezidentë

1 psikiatër – një herë në muaj + stafi infermierik

Shërbimet e tjera meren nga mjekësia familajre, spitali rajonal apo QKUK

SHK Kamenicë 10 rezidentë

Vetëm stafi infermierik -Shërbimet psikiatrike në QSHM Gjilan -Shërbimet e tjera meren nga mjekësia familajre, spitali rajonal apo QKUK

SHK Deçan 10 rezidentë

Vetëm stafi infermierik Të gjitha shërbimet meren nga mjekësia familajre, spitali rajonal apo QKUK

Shtëpitë Integruese në Bashkësi (SHIB) në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Bresje Nga 10 rezidentë

1 psikiatër – i angazhuar nga QSHM përkatëse + stafi infermierik

Shërbimet e tjera meren nga mjekësia familajre, spitali rajonal apo QKUK

Page 44: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

42

Në disa nga këto institucione, analizat laboratorike nuk bëhen sipas rregullit dy herë në vit (çdo 6 muaj), por vetëm sipas rasteve me nevojë. Rezidentët që janë me terapi të vazhdueshme duhet që në vazhdimësi t’iu bëhen analizat e përgjithshme për të përcjellë efektet dhe kundër-efektet e terapisë. Gjithashtu mungon vaksinimi sezonal i rezidentëve.

Ambulanta e QIRSKP-së e cila vitet e kaluara ishte në gjendje më të mirë, tani është e improvizuar dhe nuk i plotëson kriteret për ambulantë. Ajo është e vendosur në një dhomë në mes kateve të objektit dhe nuk posedon pajisjet e nevojshme për trajtim mjekësor.

QKRMT ka rekomanduar që sa më parë të bëhet ri-sistemimi i ambulantes dhe të furnizohet me pajisjet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve shëndetësore.

Furnizimi me medikamente

Në të gjitha institucionet e menaxhuara nga MPMS (ISSH, SHK dhe SHF) ka pasur furnizim të rregullt me medikamentet e nevojshme. Në asnjë rast gjatë monitorimit të vazhdueshëm nuk ka pasur mungesë të medikamenteve.

Ndërsa në institucionet e menaxhuara nga MSH edhe gjatë këtij viti ka munguar furnizimi i rregullt me medikamente. Në QIRSKP në mungesë të furnizimit me medikamente nga MSH-ja është dashur që të kontraktojnë një barnatore lokale për furnizim me medikamentet e domosdoshme. Mungesë të furnizimit me medikamente nga MSH-ja ka pasur edhe në SHIB-të. Në SHIB, në disa raste medikamentet apo terapia e

Page 45: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

43

nevojshme është siguruar nga anëtarët e familjes së rezidentëve apo nga vetë rezidentët kur kjo ka qenë e mundur.

Trajtimi me medikamente për këta rezidentë bëhet me barna të gjeneratave të vjetra, duke mos i aplikuar barnat e gjeneratave të reja të cilat janë shumë më efikase dhe me më pak efekte anësore.

Plani i trajtimit individual dhe ri-vlerësimi i terapisë

Në mungesë të personelit të rregullt mjekësor dhe psikiatrik, terapia medikamentoze iu jepet në mënyrë të vazhdueshme për kohë të gjatë, e që në shumë raste pa u rishikuar dhe rivlerësuar për muaj të tërë, me përjashtim të SHIB-ve në të cilën bëhet plani i trajtimit individual dhe rivlerësimit.

Format e evidencave

Në përgjithësi në këto institucione mungojnë librat unik për evidentimin e rasteve. Secili institucion ka fletoret e veta (fletore të thjeshta shkollore) në të cilat mbahen evidencat e përgjithshme.

Si shembull i mirë i mbajtjes së evidencave mund të konsiderohet SHIB në Pejë, e cila ka format e evidentimit mjaft profesionale dhe të përshtatshme. Po ashtu edhe SHK në Kamenicë ka filluar aplikimin e evidencave më të përshtatshme.

Page 46: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

44

8. AKTIVITETET, ANGAZHIMI DHE ARSIMIMI

Në ISSH realizohen aktivitete punuese (punë dore) të rregullta, ku rezidentët e angazhuar në këto aktivitete kanë përvetësuar aftësi të shkëlqyera dhe kanë treguar rezultate me punimet e tyre. Punimet që i kryejnë këta rezidentë kryesisht janë: punimet nga druri, tapiceritë, qepje me makinë, pikturat, etj. Rreth 20 rezidentë të ISSH-së rregullisht realizojnë aktivitete të tilla. Tani pas rinovimit të njërës pjesë të ISSH-së, është ndarë një hapësirë e veçantë për aktivitete të tilla, e cila është mjaftë e përshtatshme, vetëm se duhet furnizim i rregullt me materiale për punë. Aktivitetet rekreative që përfshinë shëtitjet dhe organizimet e ndryshme, në institucionet që menaxhohen nga MPMS (ISSH, SHK dhe SHF), gjatë këtij viti ishin më të kufizuara. Sipas stafit të këtyre institucioneve, reduktimi i tyre është bërë në mungesë të buxhetit, ku gjatë viteve të tjera këto aktivitete i kanë realizuar nga "parat e xhepit" që iu kanë ndarë rezidentëve, ndërsa tani për afër 2 vite që iu është ndërprerë kjo pagesë, nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për këto aktivitete.

Në QIRSKP dhe SHK, aktivitetet që realizohen nga rezidentët brenda institucioneve janë: vallëzimi, piktura, loja me letra, me shah, me domina, etj..

Në SHIB rezidentët janë më të lirë në zgjedhjen e aktiviteteve të lirë, ku në disa nga SHIB-të posedojnë pajisje fitnesi, por të cilat në mungesë të vetëdijesimit dhe vullnetit të rezidentëve, këto pajisje rrallë herë shfrytëzohen.

Page 47: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

45

Në kuadër të shënimit të “10 Tetorit – Ditës ndërkombëtarë të shëndetit mendor”, QKRMT në bashkëpunim me Institutin Special në Shtime ka përgatitur një dokumentar të shkurtër, i cili ka paraqitur rezidentët e ISSH-së duke realizuar aktivitetet e tyre punese (punë dore). Ky dokumentar është shfaqur publikisht në ambientet e ISSH-së, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, stafi i këtyre institucioneve, si dhe vetë rezidentët e ISSH-së.

Rezidentët e Shtëpisë së Fëmijëve në Shtime të cilët janë të moshës së re, 6 nga 10 rezidentët sa janë në këtë shtëpi i ndjekin mësimet e shkollës fillore në shkollën special në Shtime, ndërsa 2 rezidentë i ndjekin mësimet në shkollën e mesme në Fushë Kosovë, të cilëve iu sigurohet transporti për t’i vijuar mësimet. Sa i përket arsimimit të rezidentëve, këtë vit është risi inkuadrimi i dy rezidentëve të ISSH-së në shkollën fillore speciale në Shtime. Ata kanë filluar hapat e parë të mësim nxënies dhe pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen mësimet.

9. PËRDORIMI I MASAVE TË KUFIZIMIT

Sipas KPT-së: Instrumentet për menaxhimin e rasteve në kriza mund të përdoren me para-përcaktimin e protokollit për menaxhimin e krizave, dhe gjithmonë shprehimisht aplikohen me urdhër të mjekut në një afat sa më të shkurtër kohor.

Page 48: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

46

Çdo metodë apo instrument i përdorur në rastet e krizave, duhet të regjistrohet në një regjistër të veçantë dhe ekskluzivisht për këtë çështje, si dhe të evidentohet edhe në dosjen individuale të rezidentit. Ky evidentim duhet të përfshijë: llojin e instrumentit të përdorur; trajtimin mjekësor; kohën e fillimit dhe të mbarimit; rrethanat e rastit; shkalla e rrezikshmërisë; arsyet e përdorimit të kësaj mase; emrin e mjekut apo psikiatrit që e ka urdhëruar apo miratuar këtë masë; dhe përshkrimin e marrjes së ndonjë plage qoftë të rezidentit apo të stafit. Në institucionet e shëndetit mendor në Kosovë, nuk ka rregullore apo udhëzime të cilat parashohin përdorimin e mjeteve dhe masave të kufizimit ndaj rezidentëve. Pra nuk parashihet përdorimi i asnjë mjet apo mase të kufizimit edhe ndaj rasteve kur janë në kriza. Edhe pse rregullat e KPT-së parashohin përcaktimin e protokollit për reagimin në rastet me kriza, që nga fillimi i monitorimit në këto institucione, QKRMT ka vërejtur se mungon një protokoll apo udhëzues për përdorimin e masave të kufizimit. QKRMT në bashkëpunim me MSH-në ka themeluar grupin punues për hartimin e një protokolli të tillë, grup i cili është përbërë nga zyrtarët e shëndetit mendor, zyrtarët e ISSH-së, QIRSKP-së dhe ekspertë të pavarur. Ky grup punues ka finalizuar draftimin e protokollit i cili parasheh çdo hap për reagimin në rastet e krizave, lëndimit apo vetëlëndimit. Protokolli i përbërë prej më shumë se 40 faqesh dhe skicave përcjellëse, pritet të aprovohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe të aplikohet nga të gjitha institucionet e shëndetit mendor.

Page 49: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

47

Përdorimi i masave të kufizimit apo reagimi në rastet me kriza, deri më tani është bërë pa procedurë të paraparë, siç edhe e kemi përshkruar më lartë. Përdorimi i masave në këtë mënyrë, vë në dyshim trajtimin adekuat ndaj rasteve të tilla. Edhe më shqetësuese është kur kufizimi bëhet për periudhë të gjatë kohore, p.sh. rasti i një rezidenti në institucionet e shëndetit mendor, i cili për disa vite mbahet me duar të lidhura. Ai mbahet me duar të lidhura për shkak se vetë-lëndohet në vazhdimësi, dhe me qëllim të mbrojtjes së tij nga vetëlëndimi, psikiatri i atij institucioni ka rekomanduar mbajtjen e tij me duar të lidhura.

Me hyrjen në fuqi të Protokollit të hartuar, reagimi ndaj rasteve të paraqitura do të jetë i paraparë sipas udhëzimeve të aprovuar, dhe çdo formë e intervenimit do të evidentohet.

10. JETA PRIVATE/FAMILJARE

Rezidentët e vendosur në këto institucione janë të vetëm dhe nuk ka raste që jetojnë në bashkëshortësi apo familje. Përjashtimisht disa rasteve në Shtëpitë e Komunitetit ku personat e gjinive të kundërta bashkëjetojnë me vullnetin dhe dëshirën e tyre. Edhe pse rezidentët e intervistuar dhe stafi i këtyre institucioneve deklarojnë se këta rezidentë nuk kanë raporte intime mes vete apo me të tjerët, në disa nga këto institucione përdoren masa për parandalimin e shtatzënisë (depoprovera) ndaj rezidenteve femra të vendosura aty. QKRMT vlerëson

Page 50: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

48

se me rastin e aplikimit të kësaj mase duhet të merret parasysh vullneti i rezidentëve apo pëlqimi nga kujdestarët e tyre dhe kjo masë duhet të shoqërohet me informimin e arsyes së aplikimit.

11. KONTAKTI ME BOTËN E JASHTME

Personave të vendosur në këto institucione iu lejohet të kenë vizita nga familjarët dhe miqtë, po ashtu iu lejohet edhe shkuarja në familje (për vikende apo festa). Mirëpo interesimi i familjarëve të këtyre rezidentëve për të mbajtur raporte me ta është i ulët. Pra, numri i atyre rezidentëve që vizitohen nga familjarët dhe shkojnë në familje është shumë i vogël. Po ashtu duhet përmendur se disa nga rezidentët nu kanë fare familje. Telefonatat iu lejohen, mirëpo një numër fare i vogël i rezidentëve posedojnë telefona personal (celular), ndërsa ata që kanë telefonata nga familja apo miqtë iu mundësohet t’i pranojnë në telefonin e institucionit.

12. RAPORTET MES STAFIT DHE REZIDENTËVE SI DHE MES REZIDENTËVE NË INSTITUCION

Në përgjithësi klima në këto institucione mes stafit dhe rezidentëve apo në mes të vetë rezidentëve është e qetë, përjashtimisht ndonjë incidenti të vogël kur ndonjë rezidentë ka krizë të çastit dhe i shkaktojnë lëndime njëri tjetrit apo

Page 51: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

49

vetëlëndohen. Stafi është bashkëpunues dhe ka sjellje familjare ndaj rezidentëve.

13. PJESËMARRJA NË JETËN POLITIKE DHE PUBLIKE

Konventat ndërkombëtare të aplikueshme për këtë kategori, siç është Konventa për Persona me Aftësi të Kufizuara Mendore, parasheh pjesëmarrjen e tyre civile dhe politike – të drejtën për pjesëmarrje në zgjedhje. Mirëpo Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 45 parasheh që: “Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhjet, me përjashtim kur kjo e drejtë i kufizohet me vendim gjyqësor.” E po ashtu Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, neni 5 paragrafi 2 parasheh: 5.2 “Asnjë person nuk mund të votojë nëse: … c) është shpallur mentalisht i paaftë me vendim të prerë gjyqësor.” Pra sipas këtyre dispozitave personat që janë të vendosur në institucionet e shëndetit mendor, të cilëve iu është hequr zotësia e veprimit me vendim të gjykatës – nuk mund të votojnë. Ndërsa njëri ndër kriteret për të qenë rezidentë në ISSH apo QIRSKP është edhe heqja e zotësisë së veprimit me vendim të gjykatës.

Gjatë përgatitjes së procesit të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kishte vendosur që të gjithë personat të cilëve nuk iu është hequr zotësia e veprimit, të iu mundësohet e drejta e votimit, por të cilët për të realizuar këtë të drejtë

Page 52: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

50

duhet të kenë një dokument identifikimi ashtu siç parashihet me Ligjin për Zgjedhje. Pas këtij vendimi institucionet e shëndetit mendor kanë përgatitur listat e atyre personave që kanë zotësi veprimi dhe ia kanë dërguar KQZ/KKZ (Komisioni Komunal i Zgjedhjeve). Pas vlerësimit të KQZ/KKZ të këtyre listave, janë përcaktuar se cilët persona kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e votës.

Si do që të jetë pjesëmarrja në zgjedhje është realizuar në ISSH dhe QIRSKP, ku rezidentët e këtyre institucioneve të cilëve nuk iu është hequr zotësia e veprimit me vendim të gjykatës dhe të cilët kanë poseduar dokumente të identifikimit, kanë marrë pjesë në procesin e votimit, të asistuar nga stafi i institucioneve. Mirëpo pjesëmarrje e tyre në këto votime nuk ka paraqitur vullnetin dhe zgjedhjen e tyre, gjykuar nga fakti që nuk kanë qenë të përgatitur paraprakisht rreth këtij procesi duke përfshirë fushatat vetëdijësuese rreth procesit të votimit, e po ashtu nuk kanë pasur mundësinë për t'u njohur me programet e subjekteve politike. Pra, këta rezidentë nuk kanë pasur fare njohuri se si zhvillohet procesi zgjedhor deri në ditën e zgjedhjeve, kur ekipi mobil i KKZ-së ka arrit në këto institucione.

Realizimi i kësaj të drejte për këtë kategori ka qenë selektiv, në disa institucione është organizuar procesi zgjedhor dhe iu është njohur e drejta e votimit, ndërsa në disa institucione nuk iu është ofruar mundësia e realizimit të drejtës së votimit. P.sh në ISSH dhe QIRSKP iu është ofruar mundësia e votimit, ndërsa në disa Shtëpi Integruese apo të Komunitetit, ku niveli intelektual i rezidentëve është dukshëm më i mirë se i

Page 53: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

51

rezidentëve në ISSH dhe QIRSKP, nuk iu është ofruar mundësi e votimit gjatë zgjedhjeve.

Më 3 Nëntor 2013, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ekipi i QKRMT-së kanë monitoruar procesin e votimit në dy institucionet më të mëdha të shëndetit mendor në Shtime: Institutin Special në Shtime dhe Qendrën Integruese për Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime.

14. STIGMA - PARAGJYKIMET

Personat me aftësi të kufizuara mendore stigmatizohen nga familja, shoqëria edhe nga institucionet shëndetësore publike. Ka raste kur këta persona për shkak të gjendjes shëndetësore rekomandohen të hospitalizohen në spitale publike, mirëpo drejtuesit e spitaleve nuk i vendosin pa ndonjë përcjellës, dhe si pasojë e kësaj këta mbetën për tu trajtuar në institucionet ku janë rezidentë edhe pse nuk ka kuadro dhe hapësirë të përshtatshme për trajtim. Në dokumentacionin e shikuar nga ekipi QKRMT-së, kemi hasur në raste kur janë refuzuar të hospitalizohen, përkatësisht ku mjekët e spitaleve apo QKUK-së kishin shënuar në raport mjekësor se: “Për pacientin me përkujdesje si ky, nuk mund ta trajtojmë në QKUK”. Po ashtu kemi evidentuar një rast të vdekjes së një rezidenti, që kishte ndodhur derisa po shkonte me taksi në shërbimin emergjent, ku personeli i shërbimit emergjent posa kishin kuptuar që është rezident i institucioneve të shëndetit mendor, në gjendje të vdekur e kishin kthyer me taksi në

Page 54: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

52

institucionin e shëndetit mendor, pa e pranuar fare në shërbim emergjent për procedura të mëtejme.

15. NJËSIA PSIKIATRIKE NË QKUK

Instituti i Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, në të cilin do të vendosen personat me çrregullime mendor për ekzaminim psikiatrik apo për ekzekutimin e masës për trajtim të detyrueshëm psikiatrik, ende nuk është funksionalizuar si institucion, megjithëse ndërtimi i tij tashmë ka përfunduar. Trajtimi dhe akomodimi i kësaj kategorie vazhdon të bëhet në Njësinë Psikiatrike të QKUK-së në Prishtinë. Kjo kategori përfshinë ekzaminimin dhe trajtimin psikiatrik të paraburgosurve dhe të dënuarve, të cilët transferohen në këtë njësi nga qendrat e paraburgimit apo qendrat korrektuese.

Akomodimi i personave në këtë njësi mbetet problem serioz, në mungesë të hapësirës dhe kushteve adekuate për trajtim. Ashtu siç është raportuar edhe në raportet e kaluara, kjo njësi ka hapësirë vetëm për akomodimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve meshkuj me kapacitet prej 8 shtretërve, ndërsa femrat duhet të akomodohen dhe trajtohen në pjesët e Klinikës Psikiatrike ku trajtohen pacientët e vendosur vullnetarisht. Akomodimi i femrave në këtë njësi, është me përcjellje të vazhdueshme të oficereve, të cilat qëndrojnë në dhomat e tyre gjatë gjithë kohës.

Page 55: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

53

16. SHTËPIA PËR PERSONA TË MOSHUAR DHE PA PËRKUJDESJE FAMILJARE NË PRISHTINË

Ky është viti parë që QKRMT ka filluar monitorimin në Shtëpinë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare (SHPMPF) në Prishtinë, ndërsa në Kosovë ekzistojnë edhe dy shtëpi të tjera për të moshuar, një në Skënderaj dhe tjetra në Gurrakoc. Për vendosjen dhe trajtimin e të moshuarve në Shtëpitë e të Moshuarve në Kosovë, nuk ka ligj të veçantë që rregullon kriteret, trajtimin dhe akomodimin e të moshuarve, mirëpo kjo bëhet në bazë të një Udhëzimi Administrativ (UA) i cili përcakton kriteret bazë për vendosjen e të moshuarve në këto shtëpi. Sipas Udhëzimit Administrativ në fuqi, kriteret bazë për vendosjen në shtëpitë e të moshuarve janë:

1) të jetë shtetas/e përhershëm i Republikës së Kosovës;

2) të jetë mbi 65 vjeçar/e;

3) të mos vuaj nga ndonjë sëmundje psikiatrike;

4) të mos ketë ndonjë sëmundje infektive;

5) të jetë pa përkujdesje familjare.

Në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, aktualisht janë 93 rezidentë ndërsa kapacitetit është për 110 persona. Përkundër kritereve të qartë për vendosjen e rezidentëve, në këtë shtëpi ka rezidentë të vendosur jashtë kritereve të përcaktuar në UA. Edhe pse kjo shtëpi është e dedikuar për personat e moshës

Page 56: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

54

mbi 65 vjeçare, aty janë të vendosur edhe 15 rezidentë nën moshën 65 vjeçare. Po ashtu ka të vendosur rezidentë që kanë sëmundje psikiatrike, kryesisht të mbetur nga paralufta, e po ashtu të transferuar nga ISSH apo Shtëpitë e Komunitetit (rreth 10 raste të transferuara nga këto institucione).

Qëndrimi i rezidentëve në këtë shtëpi është pa participimin e rezidentëve, pra të gjitha shërbimet ofrohen nga institucionet shtetërore. Pensionet e pleqërisë që i gëzojnë këta rezidentë i shpenzojnë sipas dëshirës dhe nevojave personale të tyre.

Kjo shtëpi përbëhet nga dy objekte, njëri i ndërtuar në vitin 1964 e tjetri në vitin 1982. Objekti më ri i plotëson deri diku kushtet për akomodim, ndërsa në objektin e ndërtuar në vitin 1964 kushtet e banimit janë tejet të dobëta. Struktura e ndërtimin është shumë e papërshtatshme për qëndrimin dhe trajtimin e të moshuarve. Në këtë objekt ishin vendosur rastet më të rënda, kryesisht ata që nuk mund të kujdeseshin për veten.

Në objektin më të ri, dhomat janë më të strukturuara dhe të gjitha dhomat i kanë banjot e veta, kanë TV, radio dhe frigorifer në dhoma. Kanë po ashtu sallën e aktiviteteve, kuzhinën dhe sallën e ngrënies.

Përkundër numrit prej 93 rezidentëve, në këtë institucion nuk ka makinë për larjen e enëve. Pra të gjitha enët lahen me duar. Po ashtu makina për larjen e rrobave është në defekt ku duhet përdoren vetëm makinat e vogla (shtëpiake).

Page 57: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

55

Në këtë shtëpi kanë mjekun e përgjithshëm çdo ditë, psikiatrin një herë në jave, shërbimin stomatologjik të rregullt, sallën e fizioterapisë etj.

Furnizimi me medikamente dhe ushqim është i rregullt.

Numri i stafit në këtë shtëpi është mjaft i vogël në krahasim me numrin e rezidentëve dhe nevojat e tyre. Aktualisht janë gjithsej 58 anëtarë të stafit. Gjatë natës kujdestarojnë vetëm një infermier dhe një ndihmës, numër ky i stafit që as për së afërmi nuk i plotëson nevojat e këtyre rezidentëve.

Këtyre rezidentëve iu ka mundësuar e drejta e votimit, dhe këtë të drejtë e kanë realizuar vetëm ata që kanë pasur dëshirë dhe vullnet për të votuar.

QKRMT ka rekomanduar që personat e moshës mbi 65 vjeçare që janë me aftësi të kufizuara mendore, të vendosen në një institucion të veçantë dhe t’u ofrohet trajtim adekuat sipas nevojave të tyre.

Page 58: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

56

17. REKOMANDIMET

Në bazë të gjetjeve dhe vlerësimit të gjendjes faktike gjatë monitorimit të rregullt në institucionet e shëndetit mendor, diskutimit të këtyre gjetjeve me zyrtarët kompetent dhe pas paraqitjes së këtyre gjetjeve në Konferencën vjetore të QKRMT-së më 17.12.2013, QKRMT rekomandon si në vijim:

1. Të rritet buxheti për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara mendore;

2. Të rritet numri i stafit profesional, infermierik dhe ndihmës në të gjitha institucionet. Në raport me numrin e rezidentëve, nevoja për rritje të numrit të stafit është rreth 40-50%;

3. Të ngritën kapacitetet e stafit, për nevoja të edukimit të vazhdueshëm në institucionet që menaxhohen nga MPMS;

4. Të aplikohet Protokolli për reagimin në rastet me kriza;

5. Të trajnohet stafi rreth aplikimit të Protokollit për reagimin në rastet me kriza;

6. Furnizimi me medikamente të jetë i rregullt në institucionet që menaxhohen nga MSH;

Page 59: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

57

7. Të rregullohet statusi ligjor i personave me aftësi të kufizuara mendore në institucionet e shëndetit mendor, përkatësisht të ndiqet procedura gjyqësore për vendosjen dhe trajtimin e tyre;

8. Të bëhet rregullimi i dokumentacionit personal të rezidentëve;

9. Të bëhet përgatitja paraprake rreth procesit zgjedhor (votimit) - vetëdijesimi i rezidentëve / fushatat sensibilizuese dhe informuese;

10. Të mbahen kontakte të rregullta me kujdestarët ligjor dhe Qendrat për Punë dhe Mirëqenie Sociale rreth trajtimit dhe realizimit të të drejtave ligjore të rezidentëve;

11. Të hartohen procedura për informimin e rezidentëve me të drejtat e tyre si dhe me kohën dhe planin e trajtimit;

12. Të funksionalizohet sistemi i ankesave (sistemi i brendshëm dhe i jashtëm);

13. Të bëhen rinovime të vazhdueshme në institucionet e shëndetit mendor dhe të përshtaten ambientet e banimit për nevojat e rezidentëve;

14. Urgjentisht të rinovohen në tërësi QIRSKP dhe Reparti B i ISSH-së, duke krijuar kushtet e përshtatshme për akomodim dhe trajtim;

Page 60: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

58

15. Të rinovohet dhe ri-sistemohet ambulanta e QIRSKP-së dhe të furnizohet me pajisjet e nevojshme për trajtim mjekësor;

16. Të bëhet sanimi i menjëhershëm i prishjeve teknike, sidomos pajisjeve për ndriçim;

17. Të ndërtohen më shumë Shtëpi në Komunitet dhe Bashkësi dhe gradualisht të deinstitucionalizohet QIRSKP-së dhe ISSH-së;

18. Të furnizohen me rregull me lëndë djegëse për ngrohje në të gjitha institucionet si dhe të rregullohet sistemi i ngrohjes para sezonit dimëror;

19. Furnizimi me veshmbathje, shtrojë dhe mbulojë të jetë i rregullt;

20. Të vendoset sistemi i ventilimit në institucionet që akomodojnë numër të madh të rezidentëve;

21. Të zhvillohen me rregull aktivitetet rekreative dhe puna okupuese;

22. Të mbahen kontakte të rregullta me familjarët e rezidentëve dhe mbajtja e fushatave vetëdijësuese për obligimet e tyre ndaj rezidentëve.

Page 61: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

59

18. AKTIVITETET PROMOVUESE DHE AVOKUESE

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës - QKRMT, me qëllim të promovimit dhe respektimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore, ka realizuar aktivitete të ndryshme promovuese dhe avokuese. Në vazhdim janë të përshkruara disa nga aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2013. 1) Dokumentari "Thirrje për ndihmë" Në përkrahje të personave me aftësi të kufizuara mendore të vendosur në institucionet e shëndetit mendor, me rastin e shënimit të “10 Tetorit – Ditës ndërkombëtarë të shëndetit mendor”, QKRMT në bashkëpunim me Institutin Special në Shtime ka përgatitur një dokumentar të shkurtër, i cili ka paraqitur rezidentët e ISSH-së duke realizuar aktivitetet e tyre punese (punë dore).

Fotografi nga shfaqja e dokumentarit, dt.22.10.2013

Page 62: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

60

Dokumentari me moton “Thirrje për ndihmë” është realizuar në Institutin Special në Shtime, i cili është shfaqur publikisht në ambientet e ISSH-së. Të pranishëm në këtë shfaqje ishin përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, stafi i këtyre institucioneve, si dhe vetë rezidentët e ISSH-së.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi dhe mbështetja e zhvillimit të aftësive punuese të Personave me Aftësi të Kufizuara Mendore, me Sëmundje Psikiatrike dhe me Prapambetje Mendore, si dhe dëshira e vullneti i tyre për tu marrë me aktivitete të lira. 2) Tryeza “E drejta e votimit për personat me aftësi të kufizuara mendore" Më 3 nëntor 2013 në Kosovë janë mbajtur Zgjedhjet Lokale. Pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara mendore në zgjedhje çdo herë ka qenë diskutabile si për opinionin po ashtu edhe për përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Për të diskutuar rreth pjesëmarrjes së këtyre personave në procesin e votimit, QKRMT më dt.31 tetor 2013 ka organizuar një tryezë diskutimi për të drejtën e votimit të personave me aftësi të kufizuara mendore. Në këtë tryezë diskutimi në të cilën panelistë ishin ekspertë të drejtave të njeriut dhe ekspertë të psikiatrisë, morën pjesë përfaqësues të institucioneve të shëndetit mendor si dhe të institucioneve dhe organizatave tjera relevante.

Page 63: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

61

Fotografi nga tryeza, dt.31.10.2013

Sipas ekspertëve të të drejtave të njeriut dhe njohësve të çështjeve ligjore - prezentë në këtë tryezë, u tha se të gjithë ata persona të cilëve me vendim të gjykatës nuk iu ndalohet e drejta në votim, duhet t’iu mundësohet e drejta e votimit. Mirëpo gjatë kësaj tryeze diskutimi, u vlerësua se këta persona edhe pse ligjërisht kanë zotësi veprimi, kapaciteti i tyre intelektual nuk është i nivelit për të vlerësuar apo zgjedhur. P.sh. rezidentët e vendosur në ISSH, të gjithë janë me prapambetje mendore (të lehtë, mesatare, të rëndë dhe shumë të rëndë), dhe në bazë të koeficientit të inteligjencës së tyre, ata nuk mund vetë të gjykojnë dhe vlerësojnë. Por si konkludim i kësaj tryezë doli se, çdo personi që nuk iu është ndaluar me vendim të gjykatës e drejta e votimit, nuk mund të iu mohohet kjo e drejtë. Përfaqësuesit e institucioneve të shëndetit mendor shprehën shqetësimet e tyre se nuk kanë marrë asnjë instruksion se si të veprohet gjatë votimit dhe se si të asistohen këta persona.

Page 64: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

62

QKRMT rekomandoi që e drejta në votim t’iu mundësohet çdo personi të vendosur në këto institucione, por jo domosdo ata të votojnë. Pra të iu ofrohen kushtet për të votuar, por të mbetët në vullnetin e tyre nëse dëshirojnë të marrin pjesë apo jo në votime, në mënyrë që mos të keqpërdoret e drejta e tyre nga palët tjera. 3) Protokolli për reagimin profesional dhe terapeutik te sjelljet e çrregulluara Me iniciativën dhe kontributin e QKRMT-së është formuar grupi punues i përbërë nga zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të ISSH-së dhe QIRSKP-së si dhe ekspert të pavarur, të cilët kanë draftuar dhe finalizuar Protokollin për reagimin profesional dhe terapeutik te sjelljet e çrregulluara. Ky protokoll apo udhërrëfyes do t’i shërbej institucioneve të shëndetit mendor për procedurat dhe format e reagimit në rastet me sjellje të çrregulluar. Në vazhdim mund të shihni të ilustruar një nga formularët e versionit skematik të këtij udhërrëfyesi: Paraqitja akute -Hulumtimi i dosjes

-Konsultimet me kolegët

-Plotëso dosjen (formulari 1a) -Plani i veprimit

Epizoda e pare -Identifiko shenjat dhe simptomet -Interveno sipas (1a)

-Nevojiten konsultime specialistike -Referimi (formulari 1a)

Semundje aktuale -Lista e -Për lëndimin

Page 65: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

63

mjekesore apo

lendim terapisë/trajtimit -Referimi (formulari 1a)

apliko formularin 1a

Abuzim sinjjifikant

i substancave -Identifiko shenjat /simptomatologjinë -Hulumtimi I rrethaneve

-Referimi (formulari 1a) -Ndërprerja e abuzimit/aplikimit të substancës

Çrregullim i

percepcionit pa

natyre

halucinatore

auditive

-Shkalla Glasgoë -Seksioni 1a

Simptomatologji

neurologjike -Çrregullim i vetedijes, -dridhje, -lendime te kokes, -kokedhimbje e ndryshueshme dhe/apo perzistente, -ndryshime vizive.

-Seksioni 1a.

Shenja klasike të

statusit mendor Vëmendja e atakuar, hipervigjilenca, dezorientimi, çrregullim i memorjes, koncentrimit, te folurit, diskalkuli, shtangime trupore.

Përshkruaj shenjat/ simptomet që vëreni dhe diskutoni me grupin.

Page 66: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

64

4) Konferenca vjetore “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor dhe të kujdesit social” Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, më 17 dhjetor 2013, mbajti konferencën vjetore “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor dhe kujdesit social”. Konferenca kishte për qëllim prezantimin e gjetjeve nga monitorimi i institucioneve të shëndetit mendor në Kosovë gjatë vitit 2013 dhe ofrimin e mundësisë përfaqësuesve të institucioneve relevante, për të diskutuar dhe adresuar çështje me rëndësi të cilat do të bëhen pjesë e raportit përfundimtar të QKRMT-së për gjendjen e të drejtave të njeriut në këto institucione. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Institucioni i Avokatit të Popullit, përfaqësues të Institucioneve të Shëndetit Mendor, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Përfaqësuesit e QKRMT-së prezantuan metodologjinë e përdorur gjatë monitorimit të institucioneve të shëndetit mendor; bashkëpunimin me institucionet e shëndetit mendor dhe ministritë përkatëse; arritjet gjatë këtij viti në institucionet e shëndetit mendor, si dhe gjetjet gjatë vizitave monitoruese dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e shëndetit mendor.

Page 67: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

65

Fotografi nga konferenca vjetore, dt.17.12.2013

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe udhëheqësit e institucioneve të shëndetit mendor, shprehën admirimin e tyre për rolin dhe punën që QKRMT po bën prej katër vitesh në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të kësaj kategorie të ndjeshme, si dhe shprehën përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrive përgjegjëse për të përkrahur edhe më shumë këto institucione në kuadër të strategjive afatgjata të Qeverisë. Sipas tyre një hap të rëndësishëm në këtë drejtim përbën edhe miratimi i shpejt i Ligjit të Shëndetit Mendor që i ka munguar deri më tani institucioneve që punojnë me këto kategori.

Raporti i QKRMT-së me gjetjet preliminare, nga të pranishmit u cilësua si raport korrekt, profesional, parimor

Page 68: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

66

dhe i paanshëm. Përfaqësuesit e ministrive dhe të institucioneve të shëndetit mendor, premtuan se gjetjet dhe rekomandimet nga ky raport do t’i marrin seriozisht dhe do t’i zbatojnë në vijim. 5) Punëtoria rajonale mbi sfidat e monitorimit në vendet e ndalimit Civil Rights Defenders (Mbrojtësi i të Drejtave Civile) në shtator 2013 organizoi një takim regjional dy ditor në Prishtinë, mbi sfidat në monitorimin e pavarur të institucioneve të mbyllura në Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut nga Kosova, Bosnja, Serbia, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët monitorojnë institucionet e mbyllura.

Fotografi nga punëtoria, dt.13.09.2013

Page 69: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

67

Në këtë punëtori u diskutua në lidhje me çështjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto organizata në monitorimin e stacioneve policore, qendrat e paraburgimit, burgjet, qendrat korrektuese, qendrat për të mitur, institucionet e shëndetit mendor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Ditën e dytë të kësaj punëtorie, u organizua një vizitë monitoruese në dy institucione të shëndetit mendor në Kosovë, në: ISSH dhe QIRSKP.

QKRMT gjatë kësaj punëtorie dhe vizite monitoruese në këto institucione, ndau përvojën e saj në fushën e monitorimit të institucioneve të shëndetit mendor si dhe i njoftoi përfaqësuesit e këtyre organizatave me metodologjinë monitoruese dhe termat e referencës të përdorur gjatë monitorimit dhe raportimit. Kjo punëtori, po ashtu shërbeu edhe për shkëmbim përvojash mes organizatave rajonale. 6) Bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat e tjera vendore dhe ndërkombëtare Duke qenë se mandati i QKRMT-së është unik për të drejtat e njeriut, me mision specifik për luftimin e torturës përmes monitorimit dhe dokumentimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut, duke u ofruar ndihmë viktimave të torturës përmes programeve të saj rehabilituese, dhe sipas përvojës në monitorimin e vendeve të ndalimit në Kosovë duke përdorur metodologji të bazuar në standarde ndërkombëtare dhe me qasje profesionale, parimore dhe të paanshme – QKRMT është bërë pikë referente për institucionet dhe organizatat

Page 70: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

68

vendore dhe ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria. Raportet e monitorimit dhe publikimet e QKRMT-së, vitet e fundit janë cituar rregullisht nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, Raporti i Progresit i Komisionit të Bashkimit Evropian, dhe Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës.

7) “26 Qershori – Dita ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës” Me rastin e “26 Qershorit – Ditës ndërkombëtare në mbështetje të viktimave të torturës”, Komiteti Drejtues i përbërë nga Institucioni i Avokatit të Popullit, QKRMT dhe KMDLN, organizoi një Konferencë ku paraqitën situatën e personave të privuar nga liria në këto institucione:

- Qendrat Korrektuese dhe Qendrat e Paraburgimit, - Qendrat e Mbajtjes në Stacionet Policore, - Institucionet e Shëndetit Mendor.

Në këtë konferencë, drejtoresha ekzekutive e QKRMT-së, prezantoi situatën aktuale të të drejtave të njeriut në institucionet e shëndetit mendor në Kosovë. 8) Prezantimi në media Puna e QKRMT-së në fushën e monitorimit, përfshirë edhe monitorimin e institucioneve të shëndetit mendor, është pasqyruar në media të shkruara dhe elektronike. Në çdo aktivitet të organizuar nga QKRMT kanë qenë të ftuara edhe mediat të cilat kanë raportuar rreth aktiviteteve për personat me aftësi të kufizuara mendore. Përfaqësuesit e QKRMT-së

Page 71: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

69

kanë prezantuar në media, si në programe të mëngjesit, edicione të lajmeve dhe kronika televizive. Pra, qëllimi i monitorimit të institucioneve të shëndetit mendor nuk ka qenë vetëm paraqitja e gjetjeve dhe rekomandimeve tek autoritetet, por qëllimi ka qenë edhe informimi i publikut rreth personave me aftësi të kufizuara mendore. 9) Rregullimi i kopshtit në Institutin Special në Shtime QKRMT përpos monitorimit, gjetjeve dhe rekomandimeve, vazhdimisht ka punuar edhe në promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore, duke lobuar dhe avokuar për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për trajtimin e duhur ndaj tyre. Në këtë kontekst, QKRMT ka implementuar një projekt nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për rregullimin e kopshtit në Institutin Special në Shtime.

Fotografi nga kopshti i rregulluar në ISSH, Dhjetor 2013

Page 72: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR - 2013

70

Ky projekt ka përfshirë rregullimin dhe gjelbërimin e oborrit të institucionit; kubëzimin e stazave për ecjen e rezidentëve në oborr; ndërtimin e një fontane; ndërtimin e verande e cila kryesisht do të përdoret për takimet e rezidentëve me familjarët e tyre; rregullimin e disa ulëseve në oborr si dhe ndriçimin në oborr.

Fotografi nga kopshti i rregulluar në ISSH, Dhjetor 2013

Page 73: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme
Page 74: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E …krct.org/web/images/Menu_Reports/monitoring_reports/T_DREJTAT_E... · Jeta private/familjare ..... 47 11. Kontakti me botën e jashtme