ngritja e bashkëpunimit rajonal - gap · gjithashtu, ka shënuar rritje të shpejtë të abon...

16
shkurt 2011 Ngritja e bashkëpunimit rajonal Ulja e tarifave të romingut në Ballkanin Perëndimor Instituti për Studime të Avancuara GAP Hyrje Duke parë mosmarrëveshjet politike kanë ndikuar uljen e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, një valë e bashkëpunimit rajonal duhet të nisë në çështje të tjera më pak politike që do të ishin në interes të ndërsjellë. Kësisoj, shtetet e rajonit do të duhej të konkretizonin një zinxhir marrëveshjesh me përfitime të dyanshme dhe do t’i afronin shtetet më shumë mes vete. Fusha e telekomunikimit mund të jetë një mjet i mirë për të ngritur bashkëpunimin rajonal, përderisa rregullimi i tarifave të romingut mund të shërbej si pikënisje. Sektori i telekomunikimit sot është një ndër sektorët më të suksesshëm që po zgjerohet në mënyrë të vrullshme si në Kosovë ashtu edhe në rajon. Ky është gjithashtu edhe njëri ndër sektorët profitabil. Konkurrenca mes operatorëve mobil ka quar drejt ofertave sa favorshme për konsumatorin, kështu që edhe numri i përdoruesve është rritur dukshëm në dhjetë vitet e fundit. - Sot, Kosova ka dy operator mobil (VALA dhe IPKO) që së bashku kanë rreth 1.5 milion abonentë. - Shqipëria ka katër operatorë (AMC, Eagle Mobile, Vodafone Albania, PLUS) me 4.5 milion abonentë. - Maqedonia ka tre operator (One, VIP Operator, T-Mobile) me 1.9 milion abonentë. - Serbia ka tre operator (mt:s, Telenor, VIP) me 10.4 milion abonentë. - Mali i Zi ka tre operator mobil (Telenor, T-Mobile, m;tel) me 1.1 milion abonentë. - Bosnja dhe Hercegovina ka tre operator (BH Mobile, M-tel BH, HT- Eronet) me 4.1 milion abonentë. Telefonia mobile në Kosovë ka shënuar një shtrirje të shpejtë, posaçërisht nëse e krahasojmë me telefoninë fikse. Deri në fund të shtatorit 2010, numri i abonentëve të telefonisë fikse ka rënë në 88.000 abonentë, nga të cilët 8.000 i takojnë operatorit alternativ IPKO dhe të tjerat Telekomit të Kosovës. Padyshim, një nga arsyet e kësaj rënie është rritja e abonentëve të telefonisë mobile. Deri në fund të çerekut të tretë të vitit 2010, numri i abonentëve të telefonisë mobile ka arritur në 1.518.059, që paraqet një rritje prej 3.41%

Upload: phamhuong

Post on 23-Mar-2019

219 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

shkurt 2011

Ngritja e bashkëpunimit rajonal Ulja e tarifave të romingut në Ballkanin Perëndimor Instituti për Studime të Avancuara GAP

Hyrje Duke parë që mosmarrëveshjet politike kanë ndikuar në uljen e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor, një valë e bashkëpunimit rajonal duhet të nisë në çështje të tjera më pak politike që do të ishin në interes të ndërsjellë. Kësisoj, shtetet e rajonit do të duhej të konkretizonin një zinxhir marrëveshjesh me përfitime të dyanshme dhe do t’i afronin shtetet më shumë mes vete. Fusha e telekomunikimit mund të jetë një mjet i mirë për të ngritur bashkëpunimin rajonal, përderisa rregullimi i tarifave të romingut mund të shërbej si pikënisje. Sektori i telekomunikimit sot është një ndër sektorët më të suksesshëm që po zgjerohet në mënyrë të vrullshme si në Kosovë ashtu edhe në rajon. Ky është gjithashtu edhe njëri ndër sektorët më profitabil. Konkurrenca mes operatorëve mobil ka quar drejt ofertave sa më të favorshme për konsumatorin, kështu që edhe numri i përdoruesve është rritur dukshëm në dhjetë vitet e fundit.

- Sot, Kosova ka dy operator mobil (VALA dhe IPKO) që së bashku kanë rreth 1.5 milion abonentë.

- Shqipëria ka katër operatorë (AMC, Eagle Mobile, Vodafone Albania, PLUS) me 4.5 milion abonentë.

- Maqedonia ka tre operator (One, VIP Operator, T-Mobile) me 1.9 milion abonentë.

- Serbia ka tre operator (mt:s, Telenor, VIP) me 10.4 milion abonentë. - Mali i Zi ka tre operator mobil (Telenor, T-Mobile, m;tel) me 1.1 milion

abonentë. - Bosnja dhe Hercegovina ka tre operator (BH Mobile, M-tel BH, HT-

Eronet) me 4.1 milion abonentë. Telefonia mobile në Kosovë ka shënuar një shtrirje të shpejtë, posaçërisht nëse e krahasojmë me telefoninë fikse. Deri në fund të shtatorit 2010, numri i abonentëve të telefonisë fikse ka rënë në 88.000 abonentë, nga të cilët 8.000 i takojnë operatorit alternativ IPKO dhe të tjerat Telekomit të Kosovës. Padyshim, një nga arsyet e kësaj rënie është rritja e abonentëve të telefonisë mobile. Deri në fund të çerekut të tretë të vitit 2010, numri i abonentëve të telefonisë mobile ka arritur në 1.518.059, që paraqet një rritje prej 3.41%

2

krahasuar me çerekun e dytë të vitit 2010, apo një rritje prej 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009. Industria e telekomunikimit është një ndër industritë më profitabile. Në Kosovë të hyrat totale nga shërbimet e telekomunikimit në çerekun e tretë të 2010 ishin rreth 40 milion euro, nga të cilat 82% ishte gjeneruar nga shërbimet e telefonisë mobile. Duke pasur parasysh se vetëm gjatë periudhës korrik-shtator, 7.000 abonentë të rinj u regjistruan në rrjetin e telefonisë mobile, kjo lë të kuptosh se edhe shkalla e penetrimit të telefonisë mobile është po ashtu në rritje. Deri në shtator 2010 shkalla e penetrimit ka arritur në 74%, një rritje prej 11.2% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2009. Megjithatë, shkalla e penetrimit është ende e ulët krahasuar me vendet e rajonit apo ato të BE-së. Tabela e mëposhtme tregon numrin e të abonentëve të telefonisë mobile, pjesëmarrjen në treg dhe shkallën e penetrimit. Tabela 1: Pjesëmarrja në treg e operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë

Operatori i

telefonisë mobile

2007 2008 2009 2010*

Abonentët

Pjesëmarrja në treg

Abonentët

Pjesëmarrja në treg

Abonentët

Pjesëmarrja në treg

Abonentët

Pjesëmarrja në

treg

Vala 774,980 76% 822,602 63% 986,960 62% 1.029,790 67%

Ipko 93,600 9% 300,000 23% 366,000 23% 445,730 29% Operatorët mobil të palicencuar

150,000 15% 180,000 14% 200,000 13% 61,480 4%

Total 1,018,58

0 100% 1,302,60

2 100% 1,586,96

0 100% 1,537,000 100

% Shkalla e penetrimit

48.5% 62.0% 75.6% 74.3%

Burimi: Autoriteti Rregullativ e Telekomunikacionit *Paraqet abonentët deri në periudhën e tremujorshit të tretë të vitit 2010 Industria e telefonisë mobile ka qenë mjaft e suksesshme edhe në vendet e tjera të rajonit. Tabela e mëposhtme tregon se si numri i abonentëve në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka shkuar duke u ngritur, çfarë le të kuptosh se ky numër mund të rritet edhe më shumë. Tabela 2: Rritja e numrit të abonentëve në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria Bosnja Maqedonia Mali i Zi Serbia Kosova

Viti Abonentët (milion)

Abonentët (milion)

Abonentët (milion)

Abonentët (milion)

Abonentët (milion)

Abonentët (milion)

1999 0.01 n/a 0.12 n/a 0.2 n/a 2002 0.85 0.61 0.36 n/a 2.9 n/a 2005 1.47 1.7 1.28 0.59 6.3 n/a 2007 2.21 2.47 1.95 1.1 8.8 1.02

2008 2.78 3.18 2.36 1.11 9.7 1.30

2009 4.03 3.72 2.11 1.28 10.4 1.59

2010 4.5 4.12 1.99 1.11 10.4 1.54* Burimi: Raporti i Buddecomm “Pasqyra e Tregut të Telekomit, statistikat dhe parashikimet” Publikimi nr. 8, 2009. * Paraqet abonentët deri në periudhën e tremujorit të tretë të vitit 2010

3

Të gjitha këto shtete kanë në treg të paktën tre operatorë të ndryshëm mobil. Konkurrenca mes tyre i ka shtyrë që vazhdimisht të përmirësojnë produktet e tyre kurse tarifat për thirrjet vendore kanë shkuar vazhdimisht duke u ulur. Shqipëria ka shkuar edhe një hap para, jo vetëm duke futur në treg edhe operatorin e katërt mobil, por Qeveria e saj ka bërë apel tek operatorët mobil që edhe më tej t’i ulin tarifat.1 Për dallim nga Shqipëria, Kosova vazhdon të ketë vetëm dy operator mobil dhe madje Qeveria e Kosovës i ka rekomanduar Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) që të mos jap licencë për operatorin e tretë deri në vitin 2015.2 Një vendim i tillë nuk përkon me idenë e liberalizimit të tregut, ngulfat konkurrencën dhe mund të qojë drejt një oligopolie. Megjithatë, synimi i kësaj analize është që të vihet në pah një problem i përbashkët i gjithë konsumatorëve të telefonisë mobile në Ballkanin Perëndimor, e që është - tarifat e larta të romingut. Në këtë studim kemi analizuar tarifat e romingut në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia. Kroacia nuk është përfshirë në këtë studim për shkak se ky shtet duket shumë më afër anëtarësimit në BE dhe si i tillë rekomandimet tona nuk përshtatën për të dhe madje mund të konsiderohen edhe si një hap prapa. Prandaj, nocioni Ballkani Perëndimor i përdorur në këtë studim nuk përfshin Kroacinë. Pra, problemi që shtjellohet në analizë është tarifa e lartë e romingut në këto shtete. Meqë shumica e abonentëve janë abonentë me parapagim, në këtë studim janë përfshirë tarifat e romingut të ofruar për ta. Përvoja e BE-së tregon se operatorët mobil mbase kurrë nuk do të arrinin vetvetiu një marrëveshje për të vendosur limite të tarifave të romingut. Prandaj, Instituti GAP sugjeron që duhet gjetur alternativa të tjera, një nga të cilat është që agjencionet vendore rregullative të telekomunikimit të ngrenë zërin për të vendosur limite të tarifave të romingut. Për të arritur këtë, vendet e rajonit duhet së pari të fillojnë një fushatë informuese mbi tarifat e larta të romingut dhe më pas të marrin në konsideratë njërën nga këto opsione: a) t’i bashkohen zonës së Eurotarifës; ose b) të krijojnë në zonë të ‘Ballkantarif’.

Shqyrtimi i tarifave të larta të roming-ut Tregu i telefonisë në Ballkanin Perëndimor ka shënuar një ngritje të shpejtë. Në shumicën e shteteve, numri i abonentëve ka shënuar rritje të vazhdueshme, kjo si pasojë e hyrjes së kompanive të telekomunikimit në treg, privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore të telekomit, modernizimit të infrastrukturës së telekomunikacionit si dhe ofrimit të produkteve dhe shërbimeve më të volitshme për konsumatorët.3 Gjithashtu, industria e telekomunikimit është duke vazhduar të liberalizohet edhe më shumë dhe bashkë me të edhe një numër i madh i ligjeve dhe rregulloreve është duke u miratuar apo janë në proces të miratimit. Ky legjislacion rrjedh nga korniza e rregulloreve të telekomunikimit të BE-së e cila promovon konkurrencën si mënyrën më të

1Shih:http://www.balkanweb.com/kryesore/1/berisha-projekt-per-arrat-e-lajthiat--taksa-celulareve-per-sms-te-54475.html 2 Shih vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 06/124, të marrë më 13 maj 2010. 3 Boogert, “Creating a Competitive Market”, së fundi e vlerësuar më 2.11.2010

4

mirë për të ofruar produktet dhe shërbimet cilësore dhe për të siguruar kështu qasje për të gjithë. Sot, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë miratuar parimet e rregulloreve të cilat burojnë nga korniza e rregulloreve të BE-së të vitit 2003. Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina janë të vetmet shtete që legjislacioni i tyre ende është i bazuar në kornizën e parimeve të rregulloreve të BE-së të vitit 1998. Kosova është palë nënshkruese e eSee Agenda Plus – iniciativë kjo e përbashkët e shteteve të Evropës Juglindore për zhvillimin e standardeve bazuar në pikat dhe politikat e strategjisë së BE-së i2010 e cila përfshinë kornizën e rregulloreve të nevojshme. Politikat dhe veprimet e ndërmarra nga eSEE ndërlidhen me përpjekjet për shtyrjet e mëtutjeshme të vendeve të Evropës Juglindore drejt përmbushjes së standardeve të BE-së në kontekst të planit të veprimit të BE-së për zhvillimin e Shoqërisë Informative, e cila edhe bazohet në i2010. Numri i abonentëve të telefonisë mobile është duke u rritur me shpejtësi. Siç shihet në Tabelën 2, secili shtet ka shënuar rritje të madhe të numrit të përdoruesve të telefonisë mobile përgjatë 10 viteve të fundit, tregues ky i fuqishëm për rritje të mëtutjeshme në periudhën në vazhdim. Kosova, gjithashtu, ka shënuar rritje të shpejtë të abonentëve të këtillë. Numri i tyre është mbi 1.5 milion duke përfshirë këtu edhe abonentët që i shfrytëzojnë operatorët që veprojnë ilegalisht në Kosovë e që përbëjnë 13% të numrit të përgjithshëm4. Rritja në vazhdimësi e numrit të abonentëve të telefonisë mobile si dhe hyrja në treg e operatorëve të ri ka forcuar konkurrencën duke bërë të mundur kështu ofrimin e çmimeve më të volitshme si dhe shërbimeve të ndryshme. Mirëpo, tarifat e romingut për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ende vazhdojnë të jetë të larta. Tarifat e romingut zakonisht faturohen në bazë të minutazhës së harxhuar, duke ua lënë mundësinë konsumatorëve që të shpenzojnë sipas dëshirës. Janë disa lloje të romingut: romingu rajonal, kombëtar, ndërkombëtar ndër-standardizues etj. Vendet e Ballkanit Perëndimor e shfrytëzojnë romingun ndërkombëtar. Mirëpo, edhe pse kemi raste kur dy apo më shumë operatorë nga vende të ndryshme arrijnë të pajtohen për zvogëlimin e tarifave të romingut, ende nuk ekziston një marrëveshje e përbashkët ndërmjet të gjithë operatorëve. Për këtë arsye, tarifat e romingut dallojnë nga shteti në shtet. Tabela 3 (shih shtojcën) paraqet metodat që përdorën nga operatorët mobil për të caktuar tarifat e romingut me shtetet tjera. Tarifat më të ulëta të romingut zakonisht ofrohen kur një operator ka marrëveshjeve me operator tjerë simotra duke përfshirë edhe marrëveshjet e përkohshme midis dy operatorëve që zakonisht tek ne ndodh në periudhën e sezonit të verës. Operatorët e telefonisë mobile i përcaktojnë tarifat e romingut në bazë të zonave. Zonat krijohen për referim më të lehtë dhe kontroll më efikas të përdorimit si dhe, në të njëjtën kohë, për të siguruar cilësi më të mirë dhe shërbime më të favorshme të romingut. Shumë qytete mund të grupohen në 4Operatorët mobil të Serbisë që veprojnë në Kosovë nuk janë të licencuar nga ana e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit dhe si pasojë veprimtaria e tyre në tregun e Kosovës konsiderohet ilegale.

5

zona për të bërë të mundur që më lehtë të administrohen çmimet, autenticiteti, metodat etj. Operatorët e telefonisë mobile i përcaktojnë këto zona në mënyra të ndryshme dhe zakonisht përcaktohen sipas logjikës gjeografike si p.sh. sa më e madhe të jetë distanca gjeografike aq më të larta janë tarifat e romingut.5 Dy operatorët mobil që veprojnë në Kosovë, VALA dhe IPKO, që së bashku ndajnë 85% të tregut të telefonisë mobile aktualisht kanë tarifa jashtëzakonisht të larta të romingut. Përderisa VALA ofron tarifa më të ulëta për roming me shtetet e tjera të rajonit, IPKO ofron tarifa më të volitshme me shtetet e BE-së (shih Tabelën 4 dhe 5). Sido që të jetë, tarifat e përgjithshme të romingut në rajon janë mbi standardet e përcaktuara nga BE-ja si dhe shumë herë më të larta se tarifat vendore. Nëse konsumatori nuk e përzgjedh me kujdes operatorin me tarifa më të ulëta në zonën e romingut, ai/ajo mund të përfundojë duke përdorur tarifat më të larta të romingut. Ne kemi identifikuar tarifat më të larta të romingut të aplikuara nga VALA dhe IPKO dhe i kemi krahasuar me tarifat e thirrjeve vendore (shih Tabelën 6 dhe 7). Për shembull, ka raste kur tarifat e romingut të VALA-s në Maqedoni janë 19 herë më të larta se thirrjet vendore. Ndërkaq, tarifat e romingut të IPKO-s në Maqedoni shkojnë edhe deri në 29 herë më të larta se thirrjet vendore. Këto tarifa thjesht nuk përkojnë me ndonjë arsye të fortë ekonomike dhe kështu janë shumë të pafavorshme për konsumatorin. Duke marrë parasysh të dhënat e paraqitura më lartë, nevoja për t’i rregulluar tarifat e romingut është më shumë se evidente. Argument tjetër është edhe vet transformimi i sektorit të telekomunikimit të BE-së përgjatë 10 viteve të fundit që nga liberalizimi i tij. Liberalizimi i tregjeve të telekomunikimit në BE ka sjellë përmirësime të shërbimeve dhe inovacion si dhe qasje më të gjerë të shërbimeve për publikun.6 Poashtu, pasi që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor pretendojnë një ditë të jenë anëtare të BE-së, është e logjikshme që këto shtete të ndjekin rrugën e ngjashme të liberalizimit të tregjeve të tyre posaçërisht në segmentin e tregut të romingut.

Bashkimi Evropian dhe Eurotarifa Problemi i sotëm i tarifave të larta të romingut në Ballkanin Perëndimor ishte dikur problem edhe për shtetet anëtare të BE-së. Fillimisht, Komisioni Evropian kishte apeluar tek operatorët e telefonisë mobile që t’i ulin tarifat e romingut. Megjithëse disa kompani i patën ulur tarifat, prapëseprapë ato mbetën mesatarisht 4 herë më të larta se tarifat e thirrjeve lokale; madje në disa raste çmimet e romingut shkuan deri në 12 Euro për një thirrje 4 minutëshe. Për ta nxjerrë në pah problemin edhe më shumë, Komisioni Evropian në tetor të vitit 2005 e lansoi një ueb faqe ku pasqyroheshin tarifat e larta të romingut, por as kjo nuk pati ndikim në uljen e tarifave. Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian nuk pa mënyrë tjetër përpos intervenimit me ligj për të rregulluar tarifat e romingut. Ky propozim u publikua në korrik të vitit 2006. Pas shumë konsultimeve, dëgjimeve publike, shqyrtimit të efekteve dhe negociatave, rregullorja e propozuar e BE-së, e quajtur “Roming-u në rrjetet publike të celularëve” u adaptua nga Parlamenti Evropian në maj të vitit 2007.

5 Shiko shënimet e përcaktimit të zonave në Tabelën 3. 6 Europe’s Information Society, e vizituar së fundi më 2.11.2010

6

Me anë të kësaj rregullore kufizoheshin tarifat e romingut që operatorët mund të vënë për njëri tjetrin, por gjithashtu ajo i kufizonte edhe tarifat të cilat një operator mund të vë për konsumatorët e tij.7 Kjo rregullore hyri në fuqi më 30 qershor 2007, dhe operatorët e telefonisë mobile në 27 shtetet anëtare patën një afat prej një muaji për t’i informuar klientët e tyre për tarifat alternative të mundshme, përndryshe kjo rregullore e re do të aplikohej automatikisht nga 30 shtatori i vitit 2007. Çmimet e reja të romingut u bënë të njohura si “Eurotarifa” dhe do të aplikoheshin në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe Islandën, Litenshtajnin dhe Norvegjinë. Agjencitë përgjegjëse për implementimin e kësaj rregulloreje ishin Autoritetet Rregullative Shtetërore (ARSH). Këto autoritete vazhdojnë të jenë përgjegjëse për monitorimin e operatorëve të telefonisë mobile, dhe për të pasur një bashkëpunim më të mirë më vonë u krijua edhe Trupi Rregullues për Komunikime Elektronike (BEREC) i cili ka 27 anëtar, dhe në të cilin janë të përfaqësuara 27 rregullatorët. Në fillim Eurotarifa caktoi një çmim prej jo më shumë se 0.49 euro për minutë për thirrjet e bëra jashtë vendit dhe 0.29 euro për thirrjet e pranuara përderisa klienti ishte jashtë vendit. Megjithatë, pati raste kur disa kompani ofruan çmime edhe më të ulëta. Që nga viti 2007 çmimet e romingut u ulën edhe më shumë, dhe pritet që në vitin 2011 ato të arrijnë në 0.35 euro. Tabela 8 bën një përmbledhje të çmimeve të Eurotarifës.

Hapat e ardhshëm Duke marrë parasysh çmimet e larta të romingut, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të dalin me një politikë e cila jo vetëm do të ulte çmimet e tanishme të romingut por gjithashtu do të vinte kufizime në çmimin maksimal të romingut, ashtu siç bëri BE. Për të arritur këtë, ne propozojmë tri alternativat në vazhdim:

a) Ngritja e vetëdijes për tarifat e larta;

b) Bashkimi me zonën e Eurotarifës;

c) Krijimi i një zone të ngjashme që do të mund të quhej si “Ballkantarifë”.

Ngritja e vetëdijes për çmimet e larta të romingut Para se të vendoste Komisioni Evropian për aplikimin e Eurotarifave në vitin 2007, në vitin 2005 Komisioni kishe lansuar një ueb-faqe për konsumatorët, në të cilin ofroheshin informata rreth çmimeve të romingut. Kjo në fakt erdhi si rezultat i insistimit të dështuar të Komisionit mbi operatorët mobil për t’i ulur

7 “Histori e shkurtë e punës së parlamentit në propozimin e tarifave të romingut” Shërbimi për shtyp i Drejtorisë për media i Parlamentit Europian, dhjetor 2007.

7

tarifat e romingut. Qëllimi i ueb-faqes ishte të theksohej qartazi problemi me tarifat e larta të romingut, ku këto tarifa ishin katër herë më të larta se thirrjet lokale. Në rastin tonë formimi i një ueb-faqeje të tillë do të ishte hapi i parë drejt krijimit të “Ballkantarifave”. Organi përgjegjës për këtë do të ishte “Grupi i Rregullatorëve të Ballkanit (GRB)”.8 Qëllimi i ueb-faqes do të ishte të theksohen tarifat shumë të larta të romingut në Ballkan. Ky do të duhej të ishte vetëm aktiviteti i parë i GRB-së.

Sot, tarifat e romingut janë shumë të larta dhe shumica prej tyre nuk vihen re fare. Shumë prej operatorëve mobil nuk i publikojnë tarifat e romingut në ueb-faqet e tyre zyrtare (ose nuk iu japin shumë publicitet); përpos në rastet kur bëjnë marrëveshje të ndërsjella me operatorë të tjerë për tarifa më të ulëta të romingut gjatë një sezoni të caktuar. Në rastin tonë, ku ka raste që tarifat e romingut të jenë 29 herë më të larta se tarifat e thirrjeve lokale, kampanjat për mbrojtjen e konsumatorëve janë domosdoshmëri. Vetëm një numër i limituar i qytetarëve mund t’i ofrojnë vetes mundësi të thërrasin në shtëpi, me roming, me një çmim prej 2.92 euro/minutë. Kjo është e pakrahasueshme me Eurotarifat me një çmim prej 0.35 euro/minutë. Kjo ueb-faqe njëkohësisht do t’i ndihmonte konsumatorët të bëjnë krahasime mes operatorëve mobil për çmimet e romingut dhe kështu të përzgjedhin atë me ofertë më të mirë gjatë hyrjes në zonën e romingut. Sërish duhet theksuar se kjo ueb-faqe nuk është alternativa më e mirë për uljen e tarifave të romingut, por gjithsesi do të ndihmonte në ngritjen e vetëdijes rreth këtij problemi, e njëherazi do të përshpejtonte procesin drejt krijimit të “Ballkantarifave”.

Anëtarësimi në zonën e Eurotarifës Modeli i Eurotarifës është pranuar nga 27 shtetet anëtare të BE-së në qershor të vitit 2007. Në Janar të vitit 2008, këtij modeli iu bashkuan edhe 3 shtete nga Zona Ekonomike Evropiane (ZEE): Islanda, Litenshtajni dhe Norvegjia. Kjo nënkupton se abonentët nga BE përfitojnë çmime të njëjta gjatë udhëtimit në ZEE dhe anasjelltas. Bazuar në logjikën e njëjtë, ne sugjerojmë që Ballkani Perëndimor si i tërë të futet në zonën e Eurotarifës. Në këtë mënyrë udhëtarët nga shtetet e BE-së mund të përfitojnë çmime të njëjta gjatë udhëtimit të tyre në Ballkanin Perëndimorë dhe e kundërta. Një argument për të mbështetur këtë alternativë është se shtetet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë të anëtarësohen në BE dhe ka shumë të ngjarë që secila nga këto vende një ditë do të jetë anëtare e BE-së. Andaj pse të mos ndodh një transformim i tillë sa më shpejt që është e mundur? Kjo njëherazi do të nxiste bashkëpunimin më të thellë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe nuk do të ishte më shumë së një marrëveshje në mesin e shumë marrëveshjeve ndërmjet BE-së dhe këtyre shteteve. Nëse liberalizimi i vizave është një hap fillestar drejt hyrjes në familjen e BE-së, atëherë anëtarësimi në zonën e Eurotarifës do të ishte një hap tjetër praktik drejtë integrimit Evropian. Për më tepër, me aplikimin e Eurotarifave, qytetarët e këtyre shteteve do të gëzonin tarifa më të ulëta të romingut gjatë udhëtimeve në BE, por edhe gjatë udhëtimit në rajon (ndërmjet vete). Tani, që shumica e këtyre shteteve gëzojnë liberalizimin e vizave, pritet

8 Më shumë shpjegime rreth GRB-së mund të gjeni në alternativën e tretë.

8

që udhëtimi nga njerëzit “e rëndomtë” të rritet dhe si rezultat do të rritet edhe kërkesa për komunikim. Për t’u anëtarësuar në zonën e Eurotarifave, Agjencionet Rregulative të Telekomunikacionit nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në shqyrtim, do të duhej së pari të jenë pjesëtar të Trupit të Rregullatorëve Evropian për Komunikime Elektronike (BEREC). Aplikimi i tarifave të romingut do të eliminonte përfundimisht tarifat shumë të larta të romingut që për momentin po aplikohen tek ne. Përpos kësaj, konsumatori do të ishte në dijeni rreth tarifave të romingut gjatë udhëtimit në ndonjë shtet të Ballkanit Perëndimor apo BE-së.

Themelimi i zonës “Ballkantarif” Një alternativë tjetër për eliminimin e tarifave të larta të romingut është themelimi i zonës “Ballkantarif”, e ngjashme me atë të Eurotarifës. Duke ndjekur qasjen e Komisionit Evropian për rregullimin e tarifave të romingut, shtetet e Ballkanit Perëndimor ngjashëm duhen të formojnë një organ rregullativ, i cili do të përcaktojë tarifat e romingut në të gjitha shtetet anëtare. Çdo shtet ka Agjencionin Rregullativ Shtetëror (ARSH)9 i cili jep licenca dhe monitoron aktivitetet e operatorëve lokal mobil. Në rastin e BE-së ishte Komisioni i cili themeloi Grupin Evropian të Rregullatorëve (GER), misioni i të cilit ishte të këshillojë dhe ndihmojë Komisionin. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, në mungesë të një “Komisioni” i cili do t’i përcaktonte tarifat e romingut, vetë shtetet e Ballkanit duhet të themelojnë Grupin Rregullativ të Ballkanit (GRB), i cili do të ishte mandatar për të përcaktuar tarifat e romingut. GRB-ja do të përbëhej nga gjashtë anëtarë, respektivisht nga një përfaqësues nga secila ARS, do të thotë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Shqipëria. Roli i GRB-së do të ishte përcaktimi i tarifave të reja të romingut, për thirrje dhe dërgimin e mesazheve, përderisa ARS-të do të ishin përgjegjëse për implementimin e këtyre tarifave. Në këtë fazë ne nuk mund të sugjerojmë se sa larta mund të jetë këto tarifa të reja, përpos se ato duhen të jenë më të ulëta se sa këto aktuale.10 Qëllimi i kësaj politike është të vendoset një limit se sa të larta mund të jenë këto tarifa, e jo të bëhet standardizimi i tyre. Marrëveshjet e ndërsjella mes dy apo më shumë operatorëve mund të ekzistojnë edhe në të ardhmen, por nuk do të duhet t’i tejkalonin limitet e përcaktuara nga GRB-ja. Për më tepër, ne presim rënie të mëtutjeshme të tarifave të romingut në vitet e ardhshme, si në modelin e Eurotarifës Përfundimisht, “Ballkantarifa” do të siguronte mbrojtjen e konsumatorit dhe do të rriste konkurrencën.

Mund të ndodhë që operatorët e telefonisë mobile të kundërshtojnë një iniciativë të tillë, ashtu siç kishte ndodhur në BE kur disa operatorë mobil protestuan kundër idesë së Komisionit Evropian për aplikimin e Eurotarifave dhe sikur t’u lihej operatorëve që me participim vullnetar të arrihej një marrëveshje për uljen e tarifave, me siguri Eurotarifat nuk do të ekzistonin sot. Është e natyrshme që operatorët mobil do të preferonin të mbanin statusin e

9 Në Kosovë këtë rol e ka Agjencioni Rregullativ i telekomunikacionit (ART) 10 Tarifat fillestare të romingut nw EU në vitin 2007 ishin 0.49 euro për minutë, të cilat janë ulur çdo vjet që nga atëherë

9

tyre ekzistues dhe të përfitonin profite të madh nga tarifat e larta të romingut. Prandaj GRB-ja do të duhej të kishte fuqi ekzekutive. Për më shumë, modeli i “Ballkantarifës” mund të zgjaste derisa shtetet të anëtarësohen në BE.

Përmbledhje dhe Rekomandime Deri më tani bashkëpunimi rajonal në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ngecur kryesisht për shkak të problemeve politike. Sot, të gjitha këto shtete aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, por procesi drejt integrimit në BE do të jetë mjaft i gjatë. Andaj, bashkëpunimi rajonal bëhet i domosdoshëm, sidomos për çështje që rregullohen nga autoritete rregullative. Disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor veç kanë nisur takime të rregullta presidenciale që kanë synim diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët, dhe për të ngritur bashkëpunimin rajonal. Gjatë viteve 2009-2010 ishin mbajtur tri takime presidenciale, të njohura si Samiti i Vlorës, Samiti i Ohrit dhe Samiti i Prizrenit. Takimi i radhës i presidentëve do të shërbente si një platformë e mirë për diskutimin e tarifave të romingut. Rregullimi i tarifave të romingut do të ishte një nismë e mirë që do të qonte drejt marrëveshjeve të tjera bashkëpunimi. Pasi që tarifat e larta të romingut paraqesin një problem të përbashkët të popujve të Ballkanit Perëndimor, Instituti GAP sugjeron të merren parasysh këto rekomandime:

1. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të themelojnë Grupin Rregullativ të Ballkanit (GRB) me strukturën dhe kompetencat e më poshtme:

a) GRB duhet të përfaqësohet nga 6 anëtarë që përfaqësojnë Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit të secilit shtet.

b) GRB duhet të themelojë një ueb-faqe që pasqyron tarifat tejet të larta të romingut që aplikohen aktualisht.

c) Ueb-faqja duhet të konsiderohet si një mjet për fushatë informuese si hapi i parë drejt uljes së tarifave të romingut.

2. Grupi Rregullativ i Ballkanit më pas duhet të bëjë përpjekje për t’iu bashkuar zonës së Eurotarifës dhe të fillojë aplikimin e tarifave të romingut që aplikohen në vendet e BE-së.

a) Politikisht, GRB duhet të përdor argumentin e shteteve të ZEE-së që i janë bashkuar zonës së Eurotarifës.

b) Teknikisht, GRB së pari duhet të bëhet anëtar i Grupit të Rregullatorëve Evropian për Komunikim Elektronik.

c) Logjikisht, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor një ditë mund të bëhen anëtarë të BE-së dhe të aplikojnë Eurotarifën.

10

3. Nëse për shkak të pengesave politike është e pamundur integrimi në zonën e Eurotarifës, GRB duhet të krijojë zonën e Ballkantarifës.

a) Zona e “Balkantariff” duhet të themelohet duke ndjekur modelin e Eurotarifës.

b) GRB duhet të ketë fuqi ekzekutive në mënyrë që a) të ulë tarifat aktuale të romingut, dhe b) të vendos limite të çmimeve të romingut.

c) GRB vetëm duhet të limitoj tarifat e romingut duke ua lejuar operatorëve që të ofrojnë oferta me tarifa edhe më të ulëta.

d) Agjencitë Regullative Shtetërore duhet të monitorojnë limitet e romingut të aplikuara në secilin shtet.

e) Formula operuese e GRB duhet të ketë për synim ngritjen e konkurrencës dhe mbrojtjen e konsumatorit.

4. Ideja për rregullimin e tarifave të romingut duhet të jetë në agjendën e samitit të ardhshëm presidencial dhe takimeve të tjera ndërministrore.

11

SHTOJCA Tabela 3: Tarifat hyrëse dhe dalëse të romingut sipas Zonave në Ballkanin Perëndimor

Trifat e Romingut – Tabelat Krahasuese të Ballkanit Perëndimor

Zonat

Kosova Shqipër

ia Maqedonia Serbia Mali i Zi Bosnja

IPKO Vala T-

Mobile VIP

Mobile Telenor VIP

Mobile Telenor M-TEL Zona I (hyrëse) 0.44 0.59 N/A 0.45 0.46 0.26 0.23 0.5 0.3 Zona I (Dalëse) 1.25 0.79 N/A - 1.6 0.68 0.63 1.3 0.81

Zona II (hyrëse) 0.44 0.68 N/A 0.61 0.75 0.32 0.23 0.85 0.51 Zona II (dalëse) 2.09 0.89 N/A - 1.7 0.96 0.79 1.7 1.12

Zona III (hyrëse) 0.44 0.69 N/A 0.74 3.39 0.48 0.55 1.05 0.76 Zona III (dalëse) 2.92 0.89 N/A - 3.39 1.52 1.43 2.5 1.53

Zona IV (hyrëse) 0.44 1.1 N/A 0.93 0.64 2.3 0.91 Zona IV (dalëse) 3.34 1.26 N/A - 2.4 3 2.55

Zona V (hyrëse) 1.69 1.69 N/A 0.96 0.8 Zona V (dalëse) 8.35 1.89 N/A - 3.2

Në zonën I operatorët zakonisht i vendosin shtetet fqinje dhe disa shtete me të cilat kanë marrëveshje speciale. P.sh. Telenor Serbia, në zonën I-rë i ka të përfshira të gjitha shtetet fqinje, plus Greqinë, VALA i ka të përfshira shtetet fqinje, plus Hungarinë dhe Rumaninë. Në zonën II, kompanitë vendosin zakonisht shtetet e BE-së p.sh. Telenor Serbia dhe VALA e bëjnë këtë. Në zonën III, kompanitë zakonisht vendosin shtetet prej të cilave kanë beneficione, ose në të cilat qytetarët e tyre udhëtojnë më shumë por janë në një distancë më të madhe gjeografike. p.sh. Telenor Serbia përfshinë Rusinë, Amerikën Veriore dhe Azinë, VALA e përfshinë SHBA-në dhe Kanadanë. Të gjitha zonat tjera përfshijnë shtetet me distancë të madhe gjeografike, p.sh. Telenor Serbia e përfshinë Afrikën, Arabinë Saudite, Amerikën Qendrore dhe Jugore VALA përfshinë Arabinë Saudite, Azinë dhe Afrikën etj. Megjithatë, të gjithë operatorët i definojnë zonat e tyre duke u bazuar në beneficonet dhe politikat e këtyre të fundit.

12

Tabela 4: Tarifat e romingut VALA me operatorët e tjerë në rajon

Operatori: Vala

Shteti Zona Operatori Thirrjet Pranimi i thirrjes

(on peak)

Pranimi i thirrjes

(off peak) Sms

Shqipëria 1 AMC 1.28 0.31 0.42 0.23 Vodafon 1.28 0.31 0.31 0.23

Bosnja 1 Eronet 1.22 0.38 0.49 0.11 BH Telekom 1.18 0.38 0.49 0.13

Maqedonia 1 Cosmofon 1.66 0.31 0.42 0.3 T-Mobile 1.79 0.31 0.42 0.32

Mali i Zi 1 ProMonte 1.56 0.31 0.42 0.2 T-Mobile 1.48 0.31 0.42 0.2

Sërbia n/a n/a n/a n/a n/a Burimi: ueb faqja e VALA Table 5: Tarifat e romingut IPKO me operatorët e tjerë në rajon

Operator: IPKO

Shteti Zona Operatori Thirrje Pranimi i thirrjes (piku)

Pranimi i thirrjes (jashtë pikut)

Sms

Shqipëria 2 AMC 2.09 0.23 0.23 0.42

Bosnja 3 n/a 2.92 0.23 0.23 0.21

Maqedonia 2 other 2.09 0.23 0.23 0.13 One 0.52 0.23 0.23 0.13

Mali i Zi 2 ProMonte 2.09 0.23 0.23 0.21

Serbia 4 n/a 3.34 0.23 0.21 0.13 Burimi: ueb-faqja e IPKO

13

Table 6: Krahasimi i çmimeve roming më të larta me rajonin dhe BE-në, për operatorin mobil VALA

Shteti

Thirrje në Valë

në maks. e trafiku

t*

Diferenca me një

thirrje të brenshme

(Vala-Vala)disa herë më e

lartë

Pranimi i thirrjes ne pik

Dergimi i SMS -it

Diferenca me një SMS

të brendshëm (Vala-Vala)

disa herë më lartë

Shqipëria

1.28€ 14.2

0.31€

0.23€ 7.64

Bosnja

1.22€ 13.5

0.38€

0.11€ 3.53

Maqedonia

1.79€ 19.9

0.31€

0.32€ 10.68

Mali i Zi

1.56€ 17.4

0.31€

0.13€ 4.22

BE

1.49€ 16.6

0.68€

0.40€ 13.33 Burimet: Web faqja zyrtare të Operatorit Mobil Vala http://www.valamobile.com/index.php?id=923 * Kjo tabelë tregon vetëm tarifat më të larta të romingut. Vala mund të ketë marrëveshje me operatorë të zgjedhur mobil duke ofruar tarifat më të ulëta të romingut. Table 7: Krahasimi i çmimeve më të larta roaming me rajonin dhe BE-në, për operatorin mobil IPKO

Shteti

Thirrje në Valë

në maks. e trafiku

t*

Diferenca me një

thirrje të brenshme

(Ipko-Ipko) disa herë më e

lartë

Pranimi ithirrjes

gjatë pikut

Dërgimi i SMS-it

Diferenca me një SMS të

brendshëm (Ipko-

Ipko) disa herë më

lartë

Shqipëria

2.09€ 20.9

0.44€

0.42€ 8.40

Bosnja

2.92€ 29.2

0.44€

0.21€ 4.20

Maqedonia

2.92€ 29.2

0.44€

0.42€ 8.40

Mali i Zi

2.09€ 20.9

0.44€

0.21€ 4.20

BE

0.47€ 4.7

0.18€

0.13€ 2.60 Burimet: Web faqja zyrtare e operatorit mobil IPKO http://ipko.com/?cid=1,294 *Kjo tabelë tregon vetëm tarifat më të larta të romingut. IPKO mund të ketë marrëveshje me operatorë të zgjedhur mobil duke ofruar tarifat më të volitshme për roming.

14

Tabela 8: Euro-tarifat për minutë (pa TVSH) 2007-2011 Eurotarifa çmimi maksimal jashtë vendit

Thirrjet (€) Pranimi i thirrjes (€)

Dërgimi i SMS-it (€)

Pranimi i SMS-it (€)

Vera 2007 0.49 0.24 0.28 Falas Vera 2008 0.46 0.22 0.28 Falas Vera 2009 0.43 0.19 0.11 Falas Vera 2010 0.39 0.15 0.11 Falas Vera 2011* 0.35 0.11 0.11 Falas Burimi: *Parashikimi i BE-së, Shoqëria Informative e Europës & Portali i Biznesit të BE-së

15

Burimet dhe leximet e rekomanduara:

1. Raporti Buddecomm : “Telecoms, Mobile, Broadband and Forecasts” For Albania, Macedonia, Montenegro, Bosnia and Herzegovina and Serbia, 8th Edition, 2009

2. Cindy van den Boogert “Creating a Competitive Market: European Union and Serbia Creating a Competitive Market: European Union and Serbia”, Qasja e fundit me 02.11.2010 http://www.telekomunikacije.rs/arhiva_brojeva/prvi_broj/c_van_den_boogert:_creating_a_competitive_market:_european_union_and_serbia.52.html

3. Deutsche Welle, Business “EU Panel Backs Plans to Cap Mobile Roaming Rates” 13.04.2007; Latest accessed on: 04.11.2010 http://www.dw-world.de/dw/article/0,,2441264,00.html

4. Deutsche Welle, Telecommunication “EU Mobile Phone Users Benefit From Lower Prices” 03.08.2007; Latest accessed on: 04.11.2010 http://www.dw-world.de/dw/article/0,,2719430,00.html

5. Deutsche Welle, Telecommunication “EU States And Lawmakers Strike Deal on Mobile Roaming Rates” 15.05.2007; Latest accessed on 04.11.2010 http://www.dw-world.de/dw/article/0,,2516599,00.html

6. EU Business, “International Mobile Roaming: how will new ‘eurotariffs’ reduce cost of using a mobile phone in the European Union?” 25.10.2007; Latest accessed on 02.11.2010 http://www.eubusiness.com/topics/telecoms/roaming-guide/

7. Europe’s Information Society, Thematic Portal “How much do you pay when you use your mobile phone abroad?” , Latest accessed on: 02.11.2010 http://ec.europa.eu/information_society/activities/roaming/tariffs/index_en.htm

8. Ligji mbi komunikimin, Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Kosovë

9. Web –faqet e operatorëve mobil

10. Official Journal of the European Union, “Regulation No 1211/2009 of the European Parliament and of the Council of 25 November 2009 – establishing the Body of European Regulators for Electronic Communications (BEREC) and the Office” , Latest Accessed on: 11.10.2010 http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2009:337:0001:0010:EN:PDF

11. Regional Cooperation Coucil, “Structure of e-SEE Initiative”, Latest accesed on: 04.11.2010 http://www.eseeinitiative.org/

12. Statuti Agjensioneve Regullative të Telekomunkimit, Sërbi, Maqedoni, Bosnë dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri

16

Instituti për Studime të Avancuara GAP është një Think-Tank i themeluar në tetor të 2007 në Kosovë. Qëllimi kryesor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit profesional, që haset në institucione të ngjashme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Prioritet për këtë Institut është mobilizimi i profesionistëve në adresimin e sfidave ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimet kryesore të GAP-it janë të mbush zbrazëtitë në mes të qeverisë dhe qytetarëve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të problemeve dhe zgjidhjeve.

Instituti për Studime të Avancuara GAP përkrahet nga: