njËsitË frazeologjike me vlerË ... - doktoratura ne ut · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i...

234
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE NË GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE PUNIM PËR GRADËN “DOKTOR I SHKENCAVE” NË GJUHËSI DISERTANTJA: ROVENA VORA UDHËHEQËS SHKENCOR: PROF. DR. ILO STEFANLLARI

Upload: others

Post on 28-Oct-2019

12 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË

FOLJORE NË GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE

PUNIM PËR GRADËN “DOKTOR I SHKENCAVE” NË

GJUHËSI

DISERTANTJA: ROVENA VORA

UDHËHEQËS SHKENCOR: PROF. DR. ILO STEFANLLARI

Page 2: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

2

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE NË

GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE

Punim për gradën “Doktor i Shkencave” në Gjuhësi

Disertantja Udhëheqës shkencor

Rovena VORA Prof. Dr. Ilo STEFANLLARI

Tiranë, 2012

Page 3: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

3

MIRËNJOHJE

- Së pari, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për udhëheqësin tim

shkencor, Prof. Dr. Ilo STEFANLLARI, në radhë të parë për sugjerimin e

kësaj teme kaq interesante në fushën e frazeologjisë gjuhësore e cila më ka

dhuruar ndjesi të veçanta gjatë lëvrimit të saj, si dhe për kujdesjen

shkencore, ndihmën e pakursyer që më ka dhënë me përvojën e vet të

çmuar, por edhe për durimin që ka treguar deri në përfundim të këtij

punimi shkencor.

- Dëshiroj të falenderoj, në mënyrë shumë të veçantë, Prof. Dr. Jani

THOMAI, për bashkëpunimin, këshillat dhe sugjerimet me vlerë në drejtim

të tejkalimit të pengesave gjatë punës në fushën e gjerë, shumë të pasur dhe po aq interesante të frazeologjisë gjuhësore.

- Një falenderim i veçantë i shkon gjithashtu familjarëve, miqve dhe

kolegëve të mi që nuk ngurruan në asnjë çast të më jepnin mbështetjen,

dashamirësinë dhe inkurajimin e tyre gjatë kësaj nisme të gjatë e të

vështirë deri në realizimin e plotë të saj.

Page 4: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

4

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE

I. Qëllimi i punimit dhe arsyeja e përzgjedhjes së temës ............................................8

II. Zbatueshmëria e punimit në procesin e mësimdhënies e më gjerë .........................9

III. Metodologjia e kërkimit dhe literatura bazë shkencore ........................................10

IV. Hipotezat e punës dhe korpusi gjuhësor ................................................................11

V. Struktura e punimit ................................................................................................12

KREU I PARË. HYRJE NË FRAZEOLOGJINË GJUHËSORE

1. Rreth konceptit për frazeologjinë gjuhësore ..........................................................14

2. Thelbi semantik e funksional i njësive frazeologjike ............................................25

3. Njësia frazeologjike dhe njësitë e afërta me të ......................................................35

3.1. Njësia frazeologjike dhe fjala .........................................................................35

3.2. Njësia frazeologjike dhe togfjalëshi................................................................39

3.3. Njësia frazeologjike dhe lokucioni gramatikor ...............................................42

3.5. Njësia frazeologjike dhe proverbat .................................................................44

4. Identiteti i njësive frazeologjike ............................................................................46

5. Përfundime ............................................................................................................52

KREU I DYTË. VEÇORI TË FORMËS TEK NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME

VLERË FOLJORE

1. Shkalla e idiomatizimit formal tek njësitë frazeologjike foljore ............................53

2. Kufijtë formalë të njësive frazeologjike foljore ......................................................63

3. Tipologjia e gjymtyrës së parë foljore ....................................................................69

4. Sintagmatika e njësive frazeologjike foljore...........................................................74

5. Variantet formale të njësive frazeologjike foljore ..................................................80

5.1. Variantet leksikore ..........................................................................................80

5.1.1. Variante të foljes ....................................................................................81

5.1.2. Variante të emrit ....................................................................................83

5.1.3. Variante të mbiemrit ..............................................................................86

5.1.4. Variante të ndajfoljes .............................................................................87

5.1.5. Variante të fjalëve joemërtuese ..............................................................88

5.1.6. Variante të kombinuara ........................................................................88

5.2. Variantet gramatikore .....................................................................................89

5.2.1. Variantet morfologjike ..........................................................................89

5.2.2. Variantet sintaksore ..............................................................................89

5.3. Variantet pozicionale ......................................................................................91

5.4. Variantet sasiore..............................................................................................91

5.5. Variantet fonetike............................................................................................92

Page 5: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

5

5.6. Variantet e përziera .........................................................................................94

5.6.1. Variantet leksiko-gramatikore ...............................................................94

5.6.2. Variantet e kombinuara ..........................................................................95

5.7. Variantet gjeografike ......................................................................................95

6. Përfundime .............................................................................................................97

KREU I TRETË. VEÇORI TË PËRMBAJTJES TEK NJËSITË

FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE

1. Kuptimet leksikore dhe kuptimet gramatikore tek njësitë frazeologjike foljore ....99

2. Zhvillime kuptimore nga togfjalëshi i lirë tek njësia frazeologjike ......................106

3. Kuptimi leksikor dhe elementet semantike, shprehëse, emocionuese e stilistike të

mbishtresuara tek njësitë frazeologjike foljore .....................................................112

4. Elemente etno-kulturore, të historisë dhe të mendësisë popullore tek njësitë

frazeologjike foljore ..............................................................................................122

5. Sinonimia në frazeologjinë foljore........................................................................128

5.1. Sinonime me strukturë të njëjtë të njësive frazeologjike foljore ....................130

5.1.1. Sinonime strukturore ideografike ........................................................130

5.1.2 Sinonime strukturore stilistikore ..........................................................131

5.1.3. Sinonime strukturore që dallohen nga sfera e përdorimit ....................132

5.1.4. Sinonime të kombinuara strukturore ....................................................132

5.2. Sinonime me strukturë të ndryshme të njësive frazeologjike foljore .............134

6. Antonimia në frazeologjinë foljore ........................................................................135

7. Përfundime .............................................................................................................138

KREU I KATËRT. KLASIFIKIM KRAHASUES I NJËSIVE FRAZEOLOGJIKE

ME VLERË FOLJORE

1. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas strukturës formale .....................139

1.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë togfjalëshi .....................................139

1.1.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë dygjymtyrëshe ......................139

1.1.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë trigjymtyrëshe .......................142

1.1.3. Njësi frazeologjike foljore me më shumë se tri gjymtyrë ....................144

1.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë fjalie...............................................145

2. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas marrëdhënieve sintaksore të gjymtyrëve ...........................................................................................................148

2.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë bashkërenditëse .............................148

2.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë nënrenditëse ...................................149

3. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas veçorive leksiko-gramatikore të

gjymtyrëve ...........................................................................................................155

3.1. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje kalimtare ..........................155

3.1.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër i pashquar .155

3.1.2. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër i shquar .....156

3.1.3. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër me parafjalë

........................................................................................................................160

3.1.4. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + ndajfolje ............161

3.2. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje jokalimtare .......................162

Page 6: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

6

3.2.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje jokalimtare + emër në rasën

emërore ................................................................................................162

3.2.2. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje jokalimtare + emër me parafjalë

..............................................................................................................163

3.2.3. Njësi frazeologjike të tipit folje jokalimtare + ndajfolje .....................163

3.3. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje vetvetore/pësore ...............164

3.3.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje vetvetore/pësore + emër ........164

3.3.2. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje vetvetore/pësore + ndajfolje..167

4. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas shkallës së motivimit ...............167

4.1. Njësi frazeologjike foljore të pamotivueshme ..............................................167

4.2. Njësi frazeologjike foljore të motivueshme ..................................................171

5. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas funksioneve ligjërimore ..........175

5.1. Njësi frazeologjike foljore të ligjërimit bisedor ............................................175

5.2. Njësi frazeologjike foljore të ligjërimit libror ...............................................180

6. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas ngjyrimit emocional ................182

6.1. Njësi frazeologjike foljore me ngjyrim emocional pozitiv ...........................182

6.2. Njësi frazeologjike foljore me ngjyrim emocional negativ ..........................185

7. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas burimit .....................................188

7.1. Njësi frazeologjike foljore të kalkuara ..........................................................188

7.1.1. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje biblike...................................188

7.1.2. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje nga mitologjia ......................188

7.1.3. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje nga historia, gjeografia etj. ...189

7.1.4. Njësi frazeologjike foljore me burim nga letërsia ..................................189

7.1.5. Njësi frazeologjike foljore me burim nga shkenca .................................190

7.2. Njësi frazeologjike foljore të pakalkuara ......................................................190

7.2.1. Njësi frazeologjike foljore me burim nga ngjarje historike ...................190

7.2.2. Njësi frazeologjike foljore me burim nga anekdotat ..............................191

7.2.3. Njësi frazeologjike foljore me burim nga folklori .................................192

7.2.4. Njësi frazeologjike foljore me burim nga letërsia .................................192

7.2.5. Njësi frazeologjike foljore me burim nga sfera fetare ............................193

8. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas tematikës së gjymtyrëve ..........194

8.1. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që emërtojnë pjesë të trupit ..........194

8.2. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me botën shtazore .........204

8.3. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me botën bimore ...........207

8.4. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me jetën e përditshme ...208 8.5. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me detin ........................210

9. Tipa kalimtarë dhe dinamika e lëvizjeve tipologjike ...........................................211

10. Përfundime ...........................................................................................................216

V. PËRFUNDIME ......................................................................................................217

VI. BIBLIOGRAFIA .................................................................................................224

VII. SHTOJCA ...........................................................................................................233

Page 7: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

7

Page 8: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

8

HYRJE

I. Qëllimi i punimit dhe arsyeja e përzgjedhjes së temës

Përqasjet e njësive frazeologjike me vlerë foljore në anglishte dhe në shqipe

synojnë të zbulojnë tiparet e përbashkëta dhe veçoritë kombëtare të këtyre

gjuhëve jo vetëm në drejtimin teorik por edhe në lidhje me praktikën e përkthimit

dhe të mësimit të gjuhës amtare e të huaj. Siç vërehet në praktikë, këto njësi

gjuhësore zënë një vend të rëndësishëm në tekste duke krijuar nevojën për një

studim të thelluar në drejtim të formës dhe të përmbajtjes së tyre. Ndërthurja e

këtyre dy elementeve realizohet në skema të figurshme të cilat paraqesin koncepte

të ngulitura në kulturë dhe njëkohësisht të lidhura me njësi të veçanta leksikore.

Ato karakterizohen nga një koncept themelor siç është lidhja ndërmjet

përmbajtjes dhe kontekstit, dhe një realizim mjaft i veçantë leksikor që ka

gjithashtu vlerësim të theksuar konotativ. Aspekti „formë‟ ndryshon edhe kur ai

është i saktë por mbetet i lidhur me konceptin themelor që mbart forcën shprehëse

dhe motivuese tek njësitë frazeologjike.

Në këtë studim synojmë të ndalemi në çështje që kanë të bëjnë me

funksionimin e leksemave ekuivalente të të dy gjuhëve në nivelin frazeologjik. Kjo

pikënisje teorike paraqet interes në plan përqasës, pasi shprehësia e brendshme e

njësive frazeologjike dhe asocimet e qëndrueshme semantike që marrin pjesë në

formimin e tyre japin material të vlefshëm për kulturën dhe psikologjinë

kombëtare. Përdorimi i njësive frazeologjike është shumë i rëndësishëm për

bashkëveprimin shoqëror duke treguar identitet herë të veçantë dhe herë në një

grup të caktuar. Kështu, duke njohur shprehjet e duhura për t‟i përdorur në një

situatë të caktuar është e rëndësishme për ta cilësuar individin pjesë përbërëse të

një komuniteti të caktuar.

Njësitë frazeologjike nuk janë thjesht ornamente gjuhësore, me qëllim veshjen

e stilit gjuhësor të individit, por janë një pjesë e rëndësishme e gjuhës që bëjnë të

mundur bashkëveprimin shoqëror, rritin koherencën e tekstit, dhe, diçka tjetër që

është shumë e rëndësishme, reflektojnë modelet kryesore të mendimit njerëzor.

Ato nuk janë thjesht togje të qëndrueshme fjalësh. Në shumë raste, njësitë

frazeologjike janë të zbërthyeshme në shkallë të ndryshme dhe janë të lidhura me

struktura konceptuale metaforike dhe metonimike. Si rrjedhim, në procesin e të

kuptuarit dhe të përdorimit të tyre duhen marrë parasysh dy aspekte, ai konjitiv

dhe gjuhësor. I pari ka të bëjë me përbërjen semantike të njësisë frazeologjike,

duke qenë se njësitë të cilat shprehin veprime konkrete janë më pak të vështira për

t‟u kuptuar sesa ato njësi që shprehin emocione apo gjendje mendore. Aspekti

gjuhësor mund të përfshijë nga njëra anë elementet morfosintaksore dhe nga ana

tjetër ato semantike.

Mund të vërejmë një ndikim të dyanshëm njësi frazeologjike – gjuhë. Si një

pjesë e pandarë e gjuhës, njësitë frazeologjike zënë një vend të veçantë në të. Kjo

duket qartë në mënyrën e formimit dhe të zhvillimit të njësive frazeologjike sipas

rregullave gramatikore, sintaksore dhe morfologjike. Ndonëse shpeshherë ato i

shmangen këtyre rregullave, njësitë frazeologjike shfrytëzojnë mundësitë që i

lejon sistemi gjuhësor në lidhje me proceset e zhvillimeve që ndodhin brenda

Page 9: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

9

strukturës së njësisë frazeologjike. Nga ana tjetër, ndikimi i njësive frazeologjike

në gjuhë vjen nga mundësitë e shumta dhe tiparet e spikatura të tyre që lejojnë

përdorimin e njësive frazeologjike në tekste të ndryshme duke qenë një mjet i

pashtershëm i pasurimit të gjuhës.

Rëndësia e përqasjes së njësive frazeologjike me vlerë foljore në anglishte dhe

shqipe lidhet gjithashtu me vështirësitë që shpesh hasen në procesin e të mësuarit

dhe të të përkthyerit të këtyre njësive të veçanta gjuhësore. Gjatë procesit të të

mësuarit të një gjuhe si amtare ashtu edhe të huaj, përvetësimi i gjuhës së

figurshme mbetet një sfidë për çdokënd. Arritja e qëllimit realizohet në nivelin kur

të mësuarit karakterizohet nga aftësia për të reflektuar mbi kuptimin e një

shprehjeje të figurshme si dhe mbi lidhjen ndërmjet formës dhe kuptimit. Gjuha

duhet të analizohet në mënyrë që të kuptojmë lidhjen midis synimeve komunikuese

dhe vetë mënyrës të të shprehurit. Përkthyesi apo interpreti mund të rindërtojë

kuptimin me anë të referencave kuptimore në lidhje me pjesët e një njësie

frazeologjike duke iu referuar njohurive që ka për të. Gjithashtu, strategjitë për të

interpretuar kuptimin e figurshëm të një njësie si dhe proceset referenciale mund

të përdoren me ose pa ndihmën e kontekstit.

Në të dyja proceset e përmendura, si në atë mësimor dhe atë përkthimor,

zhvillimi i aftësive për të kuptuarit e njësive të figurshme gjuhësore, siç janë

njësitë frazeologjike, shkon paralelisht me kalimin nga një aftësi e kufizuar

gjuhësore e të shprehurit në të cilën gjuha është konkrete, e karakterizuar nga

realizimi formal, në një aftësi të plotë gjuhësore në të cilën përdorimi gjuhësor

mbështetet në aftësi të tjera përtej atyre gjuhësore. Në të vërtetë, të kuptuarit e

njësive frazeologjike, megjithëse mund të duket një fenomen i parëndësishëm në

zhvillimin gjuhësor, është plotësisht pjesë e atij zhvillimi. Ndonëse figurat letrare,

të cilat janë pjesë e rëndësishme në procesin e të kuptuarit të njësive

frazeologjike, mund të përvetësohen në një nivel të hershëm të të mësuarit të

gjuhës, duke qenë se ka një lidhje të qartë ndërmjet shprehjes dhe synimit të

ligjëruesve, përvetësimi i njësive frazeologjike vjen në një fazë të mëvonshme, gjë

që tregon natyrën komplekse të këtyre njësive.

Duke u nisur nga këto të dhëna të rëndësishme mbi natyrën e njësive

frazeologjike që janë fryt i përvojës jo vetëm në procesin e mësimdhënies dhe të

përkthimit por edhe të të studiuarit të tyre nga ana teorike, ne ndërmorëm këtë

studim për t‟i trajtuar njësitë frazeologjike, veçanërisht ato foljore si grupi më i

larmishëm brenda frazeologjisë gjuhësore, jo vetëm nga ana formale por edhe

nga ajo semantike, si dy elemente që luajnë rol të rëndësishëm si në të kuptuarit e

tyre ashtu edhe të përdorimit të tyre në ligjërim. Ky punim vjen, ndër të tjera, si

vazhdë e kërkimeve që kemi bërë në nivel masteri në gjuhësi në të njëjtën fushë,

atë të frazeologjisë gjuhësore.

II. Zbatueshmëria e punimit në procesin e mësimdhënies e më gjerë

Ky studim mëton të radhitet si një punim shkencor duke propozuar një model

përshkrues teorik ndërgjuhësor brenda fushës së frazeologjisë, si një disiplinë e

përfshirë brenda lëmit të gjuhësisë, pavarësisht nga gjuhët e huaja me të cilat

gjuha shqipe hyn në studim përqasës.

Page 10: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

10

Ky mëtim është pjesë e punës hulumtuese të synuar, me qëllime studimore por

edhe aplikative në procesin e mësimdhënies së gjuhës amtare e të huaj por pa

harruar këtu edhe praktikën e përkthimit në një kohë kur komunikimi

ndërgjuhësor është në majat e tij.

III. Metodologjia e kërkimit dhe literatura bazë shkencore

Ky studim mbështetet në një analizë përshkrimore dhe përqasëse

ndërgjuhësore për të nxjerrë në pah ngjashmëritë dhe dallimet e njësive

frazeologjike me vlerë foljore në gjuhën angleze e shqipe. Në këtë studim njësitë

frazeologjike foljore vijnë si njësi të ndërmjetme midis fjalës dhe togfjalëshit. Ato

janë objekt i frazeologjisë, si fushë studimi brenda shkencës së leksikologjisë, e

cila i studion ato nga ana formale dhe semantike.

Në të njëjtën kohë, me studimin e frazeologjisë vihet re ndërdisiplinariteti në

trajtimin e saj ku ndërthuren çështje që u përkasin fonetikës, morfologjisë e

sintaksës, stilistikës, sociolinguistikës dhe historisë së gjuhës. Natyrisht, jo të

gjitha disiplinat tregojnë të njëjtën masë vëmendjeje ndaj një çështjeje të dhënë

frazeologjike por kontributi i secilës sjell fakte të reja lidhur me analizat

gjuhësore e jashtëgjuhësore. Sigurisht që me anë të këtij studimi synojmë të

tregojmë që ndërdisiplinariteti nuk është çorientues në fund të fundit. Në të

kundërt, studiuesit pavarësisht fushave të ndryshme që u përkasin apo teorive që

përfaqësojnë shpeshherë u referohen njëri tjetrit gjatë analizave apo modeleve

gjuhësore që sjellin.

Natyra e parregullt e njësive frazeologjike që reflekton transformimet formale

dhe semantike që ato kanë pësuar me kalimin e kohës e detyron studiuesin të

ndërmarrë jo vetëm një studim sinkronik të tyre por edhe diakronik, të shtrirë në

kohë. Fakti që frazeologjia duhet të merret me gjithçka duke filluar që nga

semantika e deri tek fonetika e bën atë një fushë sa të vështirë aq edhe tërheqëse e

të pasur.

Literatura shkencore në të cilën jemi mbështetur për trajtimin e çështjeve

teorike që kanë të bëjnë me frazeologjinë gjuhësore është shumë e gjerë, duke

përfshirë autorë shqiptarë e të huaj. E gjithë kjo qasje si dhe konceptet bazë

teorike janë trajtuar në dritën e dy teorive dominuese sot në fushën e

frazeologjisë, të cilat janë: teoria tradicionale dhe teoria konjitive. Megjithëse në

këtë punim nuk do të merremi me secilën prej tyre në veçanti, do të qartësojmë

lidhjen dhe ndarjen e tyre lidhur me shumë elemente që do të jenë pjesë e këtij

studimi përqasës. Referencat nisin me studime të hershme por me vlerë në këtë

fushë, duke filluar me studiues si Thomai, i cili ka nisur lëvrimin e shumë

çështjeve dhe problemeve që lidhen me fushën e frazeologjisë që në vitet ‟60 të

shekullit të kaluar. Këtu mund të veçojmë “Probleme të frazeologjisë së gjuhës

shqipe” si dhe “Probleme të strukturës formale dhe të klasifikimit të

frazeologjizmave të gjuhës shqipe” (1964), studime të cilat vijnë në një formë më

të zgjeruar e të plotë në “Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe” (1981) dhe

kurorëzohen me “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (1999).

Page 11: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

11

Natyrisht, me kujdes është vepruar edhe në drejtim të mbledhjes së literaturës

së huaj shkencore në fushën e frazeologjisë. Nuk mungojnë vëllimet më të

shquara me artikuj bashkëkohorë që vijnë të përpunuara nga Christina Cacciari

dhe Patrizia Tabossi “Idioms: Processing, Structure and Interpretation” (1991)

ku vëmendje e veçantë i kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me anën semantike

të frazeologjisë gjuhësore, strukturës si dhe të kuptuarit të saj gjatë procesit të

mësimdhënies së gjuhës së huaj. Një vëllim tjetër, po aq i rëndësishëm dhe

bashkëkohor, i cili është shfrytëzuar gjerësisht në punimin tonë është edhe

“Idioms: Structural and Psychological Perspectives” (1995) sjellë dhe përpunuar

nga Martin Evereaert, Eric-Jan Van Der Linden, André Schenk dhe Rob

Schreuder, që krahas anës gjuhësore të trajtimit të frazeologjisë sjell edhe një

trajtim psikolinguistik të bazuar në modele dhe eksperimente të ndryshme në këtë

fushë.

IV. Hipoteza e punës dhe korpusi gjuhësor

Shkenca gjuhësore krahasuese (si pjesë e shkencës gjuhësore të përgjithshme)

është një shkencë shpjeguese. Ajo i shtron vetes detyrën të shpjegojë faktin real që

gjuhët ndryshojnë dhe se gjuhë të ndryshme janë (në shkallë të ndryshme) të

afërta me njëra-tjetrën. Ndryshimet, të cilave u nënshtrohen gjuhët dhe shkallët e

ndryshme të afrisë gjuhësore, shpjegohen me ndihmën e hipotezave, të cilat, si të

gjitha hipotezat e tjera shkencore, gjithmonë provohen, nëse gjenden dëshmi të

reja ose nëse përvetësohet një pikëpamje, nëpërmjet së cilës materiali rishikohet

ose rirenditet. Ne e shohim më qartë sesa paraardhësit tanë se ndryshimet

gjuhësore nuk janë thjesht një funksion i kohës, por edhe i realiteteve sociale dhe

gjeografike; ndoshta ne duhet ta pranojmë se gjuhët, në kushte të caktuara, në

rrjedhë të kohës, sa konvergojnë, edhe divergojnë1.

Hipoteza e punës sonë në lidhje me përqasjen e njësive frazeologjike me vlerë

foljore në anglishte dhe në shqipe ka të bëjë me natyrën e veçantë dhe komplekse

të njësive frazeologjike me vlerë foljore. Pikërisht natyra e njësive frazeologjike

na lë pa një alternativë tjetër veçse të pranojmë shumëllojshmërinë e teorive që

janë ofruar të shpjegojnë aspektet e ndryshme të frazeologjisë gjuhësore.

Studimi dhe përqasja e njësive frazeologjike me vlerë foljore është e

rëndësishme për të zbuluar disa perceptime të rëndësishme për lidhjen ndërmjet

gjuhës dhe të të menduarit. Siç do të vërejmë gjatë punimit ndryshimet dhe

përkimet në lëmin e frazeologjisë gjuhësore në shqipe dhe në anglishte reflektojnë

herë kulturën dhe natyrën e ndryshme të gjuhëve dhe herë zhvillimet e ngjashme

që kanë patur këto gjuhë me kalimin e kohës.

Për të parë vërtetësinë e hipotezës së lartpërmendur kemi përdorur për

ilustrim një numër të madh shembujsh të mbledhur nga vepra letrare në shqipe dhe në anglishte si dhe nga fjalorë të ndryshëm frazeologjikë një apo dygjuhësorë

(për një listë të plotë të këtyre veprave dhe fjalorëve shih nga fq. 224 deri në fq.

234).

1 Lyons, J. (2001): Hyrje në gjuhësinë teorike. Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”, fq. 47

Page 12: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

12

V. Struktura e punimit

Ky punim kërkimor shkencor është ndarë në katër krerë, secili prej të cilëve

përmban nënndarjet përkatëse si dhe përfundime të përgjithshme në lidhje me

çështjet kryesore të trajtuara.

Në kreun e parë, frazeologjia gjuhësore vjen nëpërmjet përkufizimesh të

ndryshme nga studiues të ndryshëm. Më tej, do të jepen tiparet kryesore që luajnë

rol të rëndësishëm në konceptin e frazeologjisë gjuhësore, do të trajtojmë thelbin

semantik e funksional të saj si dhe tiparet bashkuese e veçuese që bëjnë të mundur

përcaktimin e kufijve ndërmjet njësive frazeologjike dhe njësive të tjera gjuhësore

të afërta me to si fjala, togfjalëshi, lokucioni gramatikor dhe figurat letrare. Një

vend të veçantë në këtë pjesë të punimit zë frazeologjia parë nga këndvështrimi i

gjuhësisë konjitive. Makkai, Weinreich dhe studiues të tjerë merren kryesisht me

aspektin formal të njësive frazeologjike. Studiuesit më të njohur të kësaj gjuhësie,

George Lakoff, Mark Johnson dhe Raymond Gibbs kanë sfiduar pikëpamjet

tradicionale të natyrës së kuptimit, rolit të metaforës, metonimisë, kategorizimit të

gjuhës dhe lidhjes midis formës dhe kuptimit.

Në kreun e dytë, do të trajtojmë çështje të formës së njësive frazeologjike me

vlerë foljore. Më konkretisht, aty do të merremi me shkallën e idiomatizimit

formal tek njësitë frazeologjike, humbjen e raporteve të brendshme togfjalëshore,

ngurosjen e gjymtyrëve dhe të rendit të tyre dhe mbylljen e strukturës që nuk lejon

ndërfutje të njësive kontekstore. Gjithashtu, do të analizojmë kufijtë formalë të

njësive frazeologjike, si: mjete të shenjuara për kufirin nistor e fundor dhe

krijimin e tipave formalë sipas këtyre treguesve. Në vazhdim, do t‟i kushtojmë një

rëndësi të veçantë tipologjisë së gjymtyrës së parë foljore duke qenë se ajo është

në qendër të këtij punimi shkencor si dhe varianteve të shumta formale që

krijohen duke u bazuar tek gjymtyrët në përbërje të njësive frazeologjike me vlerë

foljore në gjuhën angleze dhe shqipe.

Në kreun e tretë, do të merremi me veçori të përmbajtjes së njësive frazeologjike

foljore në anglishte dhe shqipe. Krahas formës, përmbajtja është një pjesë

thelbësore dhe e pandarë e frazeologjisë që lidhet me qëllimin e përdorimit të

këtyre njësive në ligjërim. Analiza e këtyre veçorive fillon me trajtimin e kuptimit

leksikor dhe gramatikor të njësive frazeologjike foljore si dhe zhvillimet

kuptimore që pësojnë togfjalëshat e lirë gjatë shndërrimit të tyre në njësi

frazeologjike. Kuptimi leksikor tek njësitë frazeologjike foljore nuk mund të

studiohet i ndarë nga elementet shprehëse që janë një pjesë e qenësishme jo vetëm

e frazeologjisë foljore por e frazeologjisë në përgjithësi. Një vend të veçantë në

këtë pjesë të punimit zë edhe trajtimi i elementeve etno-kulturore, të historisë dhe

të mendësisë popullore që karakterizon njësitë frazeologjike foljore të gjuhës

shqipe e angleze. Ashtu sikurse çdo njësi tjetër gjuhësore, njësitë frazeologjike me

vlerë foljore në gjuhën shqipe e angleze krijojnë sinonimi dhe antonimi, jo vetëm

ndërmjet tyre por edhe me vetë fjalën.

Kreu i katërt, i cili do të merret me klasifikimin e njësive frazeologjike me

vlerë foljore, do të jetë një sprovë klasifikimi që do të bëhet mbi bazën e

krahasimit ndërmjet gjuhës angleze e shqipe. Për këtë do të mbështetemi në

parime të ndryshme të klasifikimit duke filluar me atë strukturor, sipas veçorive

Page 13: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

13

leksiko-gramatikore të gjymtyrëve dhe marrëdhënieve sintaksore që këto të fundit

krijojnë me njëra tjetrën, duke marrë parasysh në të njëjtën kohë shkallën e

motivimit, ngjyrimin emocional si dhe veçoritë stilistikore që ato mbartin në

ligjërim. Nuk do të mungojë as klasifikimi i bazuar në parimin etimologjik mbi të

cilin do të bëjmë një ndarje të bazuar dhe ilustruar me shembujt e mbledhur për

këtë qëllim.

Në mbyllje të punimit, do të jepen disa përfundime dhe disa mendime për

perspektivën e kërkimeve të mëtejshme rreth çështjeve që lidhen me njësitë

frazeologjike foljore në gjuhën angleze dhe shqipe.

Page 14: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

14

KREU I PARË. HYRJE NË FRAZEOLOGJINË GJUHËSORE

1. Rreth konceptit për frazeologjinë gjuhësore

Përcaktimi i konceptit të frazeologjisë gjuhësore ka qenë gjithnjë një çështje e

diskutuar nga studiuesit në lëmin e fushës së frazeologjisë në gjuhën angleze dhe shqipe.

Në këtë pjesë të punimit ne kemi bërë përpjekje për të sjellë dhe trajtuar tiparet e

frazeologjisë gjuhësore duke u bazuar në aspektet e formës dhe përmbajtjes. Janë

pikërisht këto dy aspekte që përcaktojnë identitetin e kufijtë e frazeologjisë gjuhësore

dhe, siç vëren Thomai tek “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, ato ndikojnë në përdorimin e

drejtë të njësive frazeologjike në ligjërim: “Për t‟i përdorur drejt njësitë frazeologjike

është e domosdoshme të njihen mirë të gjitha anët e tyre: përmbajtja, forma, kategoria

leksiko-gramatikore, vlera stilistiko-emocionuese, burimi, lidhjet sintagmatike etj.”2.

Diskutimet dhe mëdyshjet në lidhje me konceptin e frazeologjisë gjuhësore nisin me

përdorimin e terminologjisë. Në frazeologji, ashtu si dhe në shumë fusha gjuhësore, nuk

është e pazakontë të përdoren terma të ndryshëm për të njëjtën kategori. Ndryshimet në

terminologji reflektojnë ndryshime të caktuara në lidhje me kriteret kryesore që përdoren

për të bërë dallimin ndërmjet togfjalëshave të lirë dhe këtij tipi të veçantë të njësive

gjuhësore të quajtura njësi frazeologjike. Ndër termat ekzistues që përdoren sot mund të

përmendim: njësi frazeologjike3, idiomë

4 apo togfjalësh i qëndrueshëm

5. Në punime të

ndryshme shkencore vërehet gjithashtu përdorimi i termave si: lokucion6, shprehje,

shprehje idiomatike, frazë, frazemë7, frazë e qëndrueshme, kombinim fjalësh

8,

frazeologjizëm etj.

Ka pikëpamje të ndryshme në gjuhën angleze dhe shqipe jo vetëm në lidhje me

përkufizimin e njësive frazeologjike por edhe në lidhje me atë se çfarë duhet të përfshihet

në frazeologjinë gjuhësore dhe çfarë jo. Përkufizimet herë janë shumë të gjera dhe herë të

ngushta. Ne do të ndalemi në pasqyrimin e disa prej këndvështrimeve në lidhje me

frazeologjinë gjuhësore. Përkufizimi më i gjerë mendohet të jetë dhënë nga studiuesi

Hockett9, sipas të cilit çdo element gjuhësor kuptimi i të cilit nuk mund të nxirret nga

struktura e tij është njësi frazeologjike, duke filluar nga njësi të vogla gjuhësore, si

morfema, deri tek fjalia. Sipas teorisë së tij, çdo morfemë është njësi frazeologjike me

përjashtim të rastit “kur ajo është pjesë e një togfjalëshi më të gjerë frazeologjik, duke

qenë se morfema nuk ka strukturë nga e cila mund të nxirret kuptimi i saj”10

.

2 Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet Toena, fq. 236-237

3 Term i përdorur nga Vinogradov (1947); Amosova (1963); Cheuisheva (1964); Gläser (1988).

4 Ky term përdoret më shumë nga gjuhëtarët anglezë dhe amerikanë.

5 Mehmet Çeliku përdor termin „togfjalësh i qëndrueshëm‟ për herë të parë në shqipe në artikullin e tij

“Togfjalësha të qëndrueshëm foljorë në gjuhën shqipe” (1962). 6 Termi „lokucion‟ është përdorur nga Aleksandër Xhuvani në studimin e tij “Mbi thjeshtësin e gjuhës”

(1921). I njëjti term përdoret edhe në “Frazeologjia shqipe (lokucionet) në veprën e Naim Frashërit “Histori

e Shqipërisë” të Nonda Bulkës. Po kështu, Ilia Dilo Sheperi në “Gramatikën dhe sindaksën e gjuhës

shqipe” i përfshin togfjalëshat frazeologjikë nën termin “lokusion”. 7 Term i përdorur nga Melčuk (1988).

8 Term i përdorur nga Cowie (1988) dhe Howarth (1996).

9 Liu, D. (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy, New York and London:

Routledge, Taylor & Francis Group, vep. e cituar, fq. 4 10

Liu, D. (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy, New York and London:

Routledge, Taylor & Francis Group, vep. e cituar, fq. 4

Page 15: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

15

Nëse do të përdornim përkufizimin e dhënë nga Hockett shumë njësi gjuhësore do të

kishin emërtimin „njësi frazeologjike‟. Prandaj, duke qenë shumë i gjerë, ai paraqet

shumë pak vlera për t‟u marrë parasysh në praktikë. Janë të paktë ata studiues që

klasifikojnë një fjalë të vetme si njësi frazeologjike. Ndër ta mund të përmenden edhe

Katz e Postal11

. Për këta dy studiues, “tipari themelor i një njësie frazeologjike është që

kuptimi tërësor i saj, dhe e thënë në tërësi, kuptimi i çdo fjalie që përmban një strukturë

idiomatike, nuk është shumë e pjesëve të veçanta gramatikore të saj”12

.

Me fjalë të tjera, çdo strukturë gjuhësore kuptimi i së cilës nuk është shumë e

gjymtyrëve të saj përbërëse është njësi frazeologjike. Si rrjedhim, çdo fjalë e përbërë apo

e përngjitur e përbërë nga dy morfema do të përfshihej dhe trajtohej si njësi frazeologjike.

Një këndvështrim po kaq të gjerë ka edhe Makkai13

, i cili i konsideron dy kriteret e

mëposhtme si më të rëndësishme për karakterizimin e njësive frazeologjike: (a) „njësia

frazeologjike‟ është një njësi e cila realizohet nga të paktën dy fjalë, (b) kuptimi i një

njësie frazeologjike nuk mund të nxirret nga gjymtyrët e saj përbërëse, të cilat janë

zhveshur nga kuptimet e tyre të zakonshme.

Dy përkufizimet e fundit theksojnë se kuptimi tërësor i një njësie frazeologjike nuk

është shumë e gjymtyrëve të saj përbërëse. Ajo që i dallon këto përkufizime është çështja

e numrit të gjymtyrëve në përbërje të njësisë frazeologjike. Në veçanti për kriterin e parë

mund të thuhet që në përgjithësi është pranuar se që të jetë idiomatike, një njësi leksikore

duhet të përbëhet nga të paktën dy leksema që përdoren në atë njësi në formën e tyre të

veçantë dhe me një kuptim që i jepet vetëm asaj njësie si tërësi. Kriteri i dytë është i

debatueshëm sepse disa njësi frazeologjike konsiderohen më të motivueshme se sa të

tjerat. Në lidhje me mendimin e Makkai-t që kuptimi i një njësie frazeologjike nuk mund

të parashikohet nga komponentët e saj mund të thuhet se ka raste kur kuptimi tërësor

mund të parashikohet nga kuptimi i komponentëve.

Ndryshe nga studiuesit e lartpërmendur, Weinreich sjell një përkufizim shumë të

ngushtë të njësive frazeologjike. Ai pranon si të tilla vetëm togfjalëshat e qëndrueshëm që

ekzistojnë edhe si togfjalësha të lirë. Ato shprehje që nuk shfaqin këtë kriter

konsiderohen si të keqformuara dhe nuk pranohen si njësi frazeologjike. Weinreich jep

përkufizimin e tij duke konsideruar si “njësi frazeologjike çdo njësi që përmban të paktën

dy përbërës polisemikë, në të cilën ka një zgjedhje kontekstuale reciproke të kuptimeve

...”14

.

Siç mund të shihet, pretendimi i Weinreich-it që njësitë frazeologjike duhet të kenë

ekuivalente letrare nuk qëndron në një numër të madh rastesh, sepse njësitë frazeologjike

janë unike për sa i përket semantikës së tyre. Ashtu si Weinreich, edhe Moon ka të njëjtin

koncept për frazeologjinë gjuhësore me përjashtim të përfshirjes në të edhe të njësive të

tjera si: proverbat, fjalët e urta dhe krahasimin. Me të drejtë, Jani Thomai, në studimin e

tij “Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe”, i përfshin këto të fundit në grupin e quajtur

11

Shih Liu, D. (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy, New York and

London: Routledge, Taylor & Fracis Group, fq.5 12

Liu, D. (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy, New York and London:

Routledge, Taylor & Fracis Group, fq. 5 13

Bilkova, I. (2000): Czech and English Idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 19 14

Bilkova, I. (2000): Czech and English Idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 21

Page 16: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

16

„frazeologji letrare‟: “Nuk hyjnë në frazeologjinë gjuhësore edhe proverbat, gjëzat, fjalët

e urta etj., d.m.th. e ashtuquajtura “frazeologji letrare” ….”15

.

Krahas këtij përkufizimi, lidhur me ndarjen ndërmjet frazeologjisë gjuhësore dhe asaj

letrare, Thomai ka sjellë studim të plotë të tipareve thelbësore të njësive frazeologjike.

Bazuar në këto tipare, Jani Thomai jep një përkufizim të plotë të njësive frazeologjike:

“Njësia frazeologjike është njësi gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy

ose më shumë fjalë shënuese, me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e formuar

historikisht e për një kohë të gjatë, që ka vlerën e një fjale të vetme, riprodhohet në

ligjërim si njësi e gatshme dhe funksionon në gjuhë si njësi e pandashme”16

.

Përkufizime të mëvonshme, fjala vjen, nga Cowie et al., japin dy tipare të renditura si

më të rëndësishme në lidhje me frazeologjinë gjuhësore. Në radhë të parë, ata vënë

theksin tek përbërja: “një njësi frazeologjike është një kombinim i dy apo më shumë

fjalëve që funksionon si njësi kuptimore”17

. Në radhë të dytë, rëndësi i jepet edhe njësimit

kuptimor, si tipar i cili shpjegohet me anë të përkufizimit se “idiomatika është një çështje

e gjerë semantike dhe manifestohet në të njëjtën mënyrë në shprehje e tipa të ndryshëm

strukturorë”18

. Duket qartë që Cowie et al. mbështesin idenë që kuptimi i përgjithshëm

figurativ i njësisë frazeologjike nuk mund të nxirret nga kuptimi i gjymtyrëve përbërëse.

Krahas teorive dhe pikëpamjeve të ndryshme që përmendëm në lidhje me

frazeologjinë gjuhësore flitet për një teori tjetër, atë të gjuhësisë konjitive, e cila gjithnjë e

më shumë po i kundërvihet teorisë tradicionale në lidhje me frazeologjinë. Studiuesit më

të njohur të gjuhësisë konjitive, George Lakoff, Mark Johnson, Kövecses dhe Szabó si

dhe Raymond Gibbs, kanë sfiduar pikëpamjet tradicionale të natyrës së kuptimit, rolit të

metaforës, metonimisë, kategorizimit të gjuhës dhe lidhjes midis formës dhe kuptimit.

Këta studiues kanë zhvilluar kohët e fundit një skemë të rëndësishme teorike bazuar në

mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dhe kategorizojnë botën rreth tyre. Njësitë

frazeologjike kanë luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e rivlerësimit të gjuhës nga

gjuhësia konjitive.

Në studimin e tyre “Idioms: A view from Cognitive Semantics”, Kövecses dhe Szabó

krahasojnë pikëpamjet tradicionale me ato konjitive. Këta studiues mendojnë që sipas

pikëpamjes tradicionale, njësitë frazeologjike janë fenomene të veçanta në gjuhë, dhe

vetëm çështje të gjuhës, të shkëputura nga sistemi konceptor që kanë njerëzit, shprehje,

kuptimi i të cilave nuk nxirret nga gjymtyrët përbërëse, të cilat kanë tipare të veçanta

sintaksore. Sipas pikëpamjes së gjuhësisë konjitive: “Shumë ose ndoshta pjesa më e

madhe e njësive frazeologjike janë produkte të sistemit konceptor të gjuhës dhe jo thjesht

çështje të gjuhës. Një njësi frazeologjike nuk është thjesht një shprehje, kuptimi i të cilës

thjesht lidhet me kuptimin e gjymtyrëve përbërëse, por kuptimi tërësor i saj nxirret nga

njohuritë tona të përgjithshme për botën (ngulitur në sistemin konceptor)”19

.

Sipas këtij përkufizimi, njësitë frazeologjike, ose të paktën shumica e tyre, janë

konceptore dhe jo gjuhësore në natyrë. Sidoqoftë, mund të themi që njësitë frazeologjike

15

Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 269 16

Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, Botimet Toena, fq. 235 17

Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 25 18

Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 26 19

Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts,vep. e cituar, fq. 32

Page 17: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

17

lindin dhe zhvillohen brenda sistemit gjuhësor. Ato krijojnë tipa strukturorë, të cilët nuk

do të mund të formoheshin dhe të funksiononin në kundërshtim me ligjet e brendshme të

këtij sistemi. Për të zbuluar karakterin dhe për të përcaktuar tiparet e frazeologjisë

gjuhësore duhen parë elementet formë, përmbajtje dhe funksion. Mbështetur në studimet

e autorëve të ndryshëm, tiparet themelore të njësive frazeologjike janë:

Struktura togfjalëshore

Njësimi kuptimor

Qëndrueshmëria

Idiomatika/motivimi

Struktura togfjalëshore

Përkufizime të ndryshme në lidhje me frazeologjinë gjuhësore theksojnë se “njësitë

frazeologjike nga pikëpamja e gjymtyrëve (e numrit dhe e lidhjeve) janë togfjalësha,

d.m.th. përbëhen nga dy a më shumë fjalë shënuese”20

. Sipas këtij përkufizimi, së paku

dy nga gjymtyrët duhet të jenë shënuese, karakteristikë që i afron njësitë frazeologjike me

togfjalëshat e lirë për nga forma. Kjo do të thotë që në grupin e njësive frazeologjike nuk

pranohen shprehje që nuk kanë të paktën dy gjymtyrë shënuese. Idiomatika si tipar

themelor i njësive frazeologjike vendos kufizime në lidhje me numrin dhe llojin e

gjymtyrëve që hyjnë në përbërje të tyre. Kriteri në fjalë është i domosdoshëm që një

togfjalësh të quhet frazeologjik por nuk është i vetmi që i jep karakter idiomatik

shprehjes.

Agroni e shikoi i qetë Diton dhe i bëri vend pranë tij, te pragu. Kish të drejtë Nevola,

baresha e dhive, që thosh se bandillët e flenë mendjen vetëm kur kanë pranë atë që duan

dhe se kjo harron, pas martese, nazet e vajzërisë dhe fillon gazet e nusërisë. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 126)

Pas një jave Sedat Veloja vdiq. U kuptua që kishin ndikuar shumë në fatkeqësinë e tij

ngjarjet aq të shpejta sa edhe të hidhura të atyre ditëve. Po, edhe duke dhënë shpirt

Sedat efendiu nuk e humbi besimin se, shpejt a vonë, gjendja do të ndryshonte përsëri dhe

amaneti i parë që i la familjes ishtë që ajo të ruante me çdo kusht miqësinë me familjen

Kasimati. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 53)

E pra, ajo e njihte Majin për një djalë të përmbajtur, po ç‟kishte ngjarë kështu me të

këto kohët e fundit që ai të mos druhej as përpara të mëdhenjve dhe as përpara të

huajve? … I shoqi thoshte se guximi i Majit e kishte burimin tek e kundërta e tij dhe

tregonte raste kur i biri, për të mundur turpin e vet, qe treguar i paturpshëm, duke

skandalizuar prindërit dhe njerëzit përreth.“Megjithatë duhet të kenë gisht Arta dhe

Stela në këtë shpërthim të papritur guximi … Ai ka filluar të paguajë taksën e

burrërisë…” (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 54)

Miss Havisham beckoned her to come close, and took up a jewel from the table, and

tried its effect upon her fair young bosom and against her pretty brown hair. “Your own,

one day, my dear, and you will use it well. Let me see you play cards with this boy”.

“With this boy! Why, he is a common labouring-boy!”. I thought I overheard Miss

20

Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, fq. 17

Page 18: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

18

Havisham answer – only it seemed so unlikely – “Well? You can break his heart.”

(Charles Dickens, Great Expectations, fq. 55)

That fellow Soames, for instance, would have a fit if you tried to borrow a tenner

from him, or, if he didn‟t have a fit, he looked at you with his cursed supercilious smile,

as if you were a lost soul because you were in want of money. (John Galsworthy, The

Forsyte Saga, fq. 147)

Njësitë frazeologjike, thekson Moon, “duhet të përbëhen – ose të shkruhen – si dy

fjalë”21

. Moon e quan këtë kriter “ortografi”. Madje, ashtu si disa studiues të tjerë, Moon

pranon si njësi frazeologjike edhe struktura të përbëra nga dy morfema22

. Megjithatë, jo

të gjithë studiuesit e pranojnë këtë kriter si të rëndësishëm në përcaktimin e konceptit të

frazeologjisë gjuhësore. Qasje të ndryshme mbështeten në tipare të ndryshme për të

përcaktuar kufijtë e njësive frazeologjike nga njësitë e tjera shumëfjalëshe gjuhësore.

Ndër studimet ruse mbi frazeologjinë, po veçojmë studimin e Smirnitsky-t23

për

frazeologjinë e gjuhës angleze. Smirnitsky mbështetet në parimet strukturore dhe

semantike për të dhënë klasifikimin e tij në dy grupe të mëdha njësish frazeologjike, duke

përfshirë jo vetëm njësi frazeologjike me më shumë se dy fjalë shënuese por edhe njësi

me një fjalë shënuese. Njësitë frazeologjike në këtë sistem klasifikimi grupohen jo vetëm

sipas numrit të gjymtyrëve përbërëse por edhe sipas vlerës semantike të tyre.

Kështu, ndër të tjera, në grupin e parë të njësive frazeologjike sipas këtij klasifikimi

përfshihen njësi që kanë vetëm një gjymtyrë shënuese, si give up, pull out, make out etj.

Në këto njësi, të përbëra nga një folje dhe një pjesëz ndajfoljore, ekuivalente me një folje,

vatra semantike dhe gramatikore ndodhet në gjymtyrën e parë përbërëse:

It was Swithin who, following the impulse which sooner or later urges thereto some

member of every great family, went to the Herald‟s Office, where they assured him that

he was undoubtedly of the same family as the well-known Forsites with an „i‟, whose

arms were „three dexter buckles on a sable ground gules‟, hoping no doubt to get him to

take them up. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 142)

At the corners of London squares they gave out, as the sun went down, a perfume

sweeter than the honey bees had taken - perfume that stirred a yearning unnameable in

the hearts of Forsytes and their peers, taking the cool after dinner in the precincts of

those gardens to which they alone had keys. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq.

160)

The desperate man forced his hostages to drive on through the night. He was afraid,

hungry and thirsty, but he had no intention of giving himself up. (Ilo Stefanllari, Fjalor

frazeologjik anglisht-shqip, fq. 152)

Whenever the story was plain enough for Jurgis to make out Antanas would have it

repeated to him, and then he would remember it... (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik

anglisht-shqip, fq. 263)

21

Moon, R. (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon Press, fq. 8 22

Moon, R. (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon Press, vep. e cituar, fq. 10 23 Shih Ginzburg, R.S./ Khiedel, S.S./Knyazeva, Sankin, A.A. (1999): English Lexicology, Moscow, fq.

249

Page 19: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

19

Klasifikimin e tij të njësive frazeologjike, Smirnitsky e vazhdon duke përfshirë aty

njësi të tilla, si “to be tired”, “to be surprised” që kanë si vatër gramatikore gjymtyrën e

parë dhe vatër semantike gjymtyrën e dytë. Në të njëjtën kohë, si njësi frazeologjike me

një fjalë shënuese renditen edhe ato të përbëra nga një parafjalë dhe një emër si “by

heart”, “by means of” të cilat janë ekuivalente me një ndajfolje dhe kanë emrin si vatër

semantike, por nuk kanë vatër gramatikore:

The general idea is to link up the islands as far as possible with the national road

system by means of a short sea crossing. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-

shqip, fq. 44)

Edhe pse çështje e diskutueshme, përfshirja e njësive frazeologjike me një fjalë

shënuese është pranuar nga shumë studiues e leksikografë, të cilët i kanë renditur ato

ndërmjet njësive të tjera frazeologjike shumëfjalëshe. Në këtë mënyrë, klasifikime të

ndryshme përfshijnë një numër të konsiderueshëm tipash e nëntipash të cilët reflektojnë

pasurinë e njësive frazeologjike që ka një gjuhë. Ato bazohen në kritere të ndryshme

shkencore, të cilat marrin parasysh aspekte të ndryshme që lidhen me njësitë

frazeologjike.

Njësimi kuptimor

Në gjuhësi dhe psikolinguistikë, problemi kryesor i shtruar në lidhje me njësitë

frazeologjike është nevoja e trajtimit të togfjalëshit si njësi pa e shpërbërë atë në pjesë.

Trajtimi i togfjalëshit idiomatik si njësi e bashkuar është evidentuar prej kohësh si

problem nga studiues të ndryshëm, sepse njësitë frazeologjike mund të analizohen nga

ana e kuptimit të tyre të drejtpërdrejtë. Për njësitë frazeologjike që kanë një togfjalësh të

lirë si ekuivalent të tyre ekzistojnë dy kuptime: kuptimi i drejtpërdrejtë dhe kuptimi i

figurshëm.

Në gjuhë ekzistojnë nga njëra anë, shprehje me dy apo tre gjymtyrë, ekuivalente me

fjalën dhe nga ana tjetër, qëndrojnë shprehje të figurshme, kuptimi i të cilave nuk ka

asnjë lidhje me kuptimin e gjymtyrëve përbërëse. Ndryshimi semantik tek njësitë

frazeologjike nuk shoqërohet me ndryshimin e kuptimeve të secilës gjymtyrë përbërëse:

kuptimet e gjymtyrëve të tyre shkrihen për të nxjerrë një kuptim të ri.

Tradicionalisht, njësitë frazeologjike janë përkufizuar si togfjalësha që mbartin një

koncept të vetëm. “Te njësia frazeologjike, sikurse te fjala e përbërë ose e përngjitur, nuk

duket lidhja e brendshme e gjymtyrëve, sepse gjithë togu frazeologjik shënon një koncept

të vetëm”24

. Ky tipar i afron njësitë frazeologjike me fjalën: si fjalët ashtu edhe njësitë

frazeologjike kanë njësim kuptimor. Por fjalët karakterizohen gjithashtu nga njësimi

strukturor, gjë që u mungon njësive frazeologjike sepse ato janë kombinime fjalësh.

Shumë studiues e konsiderojnë kriterin semantik për të dalluar njësitë frazeologjike

nga togjet e lira të fjalëve si kriter madhor. Për këtë arsye, shpeshherë hasim këtë

përkufizim të njësive frazeologjike:“Njësia frazeologjike është një tog i qëndrueshëm

fjalësh që karakterizohet nga kuptim tërësisht ose pjesërisht i transferuar”25

. Ky

24 Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, Botimet Toena, fq. 207 25

Ginzburg, R.S./ Khiedel, S.S./Knyazeva, Sankin, A.A. (1999): English Lexicology, Moscow, fq. 231

Page 20: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

20

përkufizim sugjeron që shkalla e ndryshimit semantik tek një njësi frazeologjike mund të

ndryshojë. Në të vërtetë, ndryshimi semantik mund të ndikojë tek i tërë togu i fjalëve ose

tek një prej gjymtyrëve. Ndryshe nga togfjalëshi i lirë, kuptimi i njësisë frazeologjike nuk

është shumë e gjymtyrëve përbërëse. Janë togfjalëshat e lirë burimorë ata që i

nënshtrohen procesit të leksikalizimit; kalimi i tyre në togfjalësha frazeologjikë bëhet

nëpërmjet shndërrimit të figurshëm të tyre. Ato hyjnë në ligjërim si njësi të gatshme.

Fakti që lidhja e fjalëve nuk bëhet në çastin e ligjërimit, por hyn në fjali si një tog i

gatshëm, i formësuar me kohë mbështetet në parimin e arbitraritetit të DeSaussure26

. Ky

parim e identifikon lidhjen ndërmjet përmbajtjes dhe shprehjes si një lidhje „arbitrare‟.

Sipas po këtij parimi, duke qenë se njësitë frazeologjike hyjnë në ligjërim si njësi të

gatshme pa patur nevojën e një përpunimi gjuhësor të shprehjes do të thotë që lidhja

ndërmjet kuptimit dhe togfjalëshit është arbitrare. Ky koncept, i cili është vlerësuar i

saktë nga shumë studiues, bazohet në teorinë tradicionale të trajtimit të njësive

frazeologjike. Kuptimi tërësor i tyre del nga lidhja e brendshme dhe shkrirja kuptimore e

komponentëve të tij ose transformimi i kombinimit në tërësi.

Qëndrueshmëria

Njësitë frazeologjike zakonisht përkufizohen si togfjalësha të ngurtësuar që nuk

krijohen gjatë ligjërimit por hyjnë në të si njësi të gatshme. Ky përkufizim mbështetet në

tiparet themelore të njësive frazeologjike: qëndrueshmëria e komponentëve leksikorë dhe

e strukturës gramatikore si dhe mungesa e motivimit. Ndryshe nga komponentët e

togfjalëshave të lirë që mund të ndryshojnë sipas nevojave të komunikimit, gjymtyrët

përbërëse të njësive frazeologjike riprodhohen si togfjalësha të pandryshueshëm.

Kriteri i qëndrueshmërisë vlerësohet si jo shumë i besueshëm në dallimin e njësive

frazeologjike nga togfjalëshat e lirë. Tek disa njësi frazeologjike ne mund të

zëvendësojmë të paktën një nga komponentët leksikorë. Tek “i hap zemrën (dikujt)”

mund të zëvendësojmë “hap” me “çel”.

Nga ana tjetër, ai djall inspektor me atë sjellje prej xhanani kundrejt familjes Velo,

ishte i vetmi i huaj, të cilit Ajeti i kishte hapur zemrën dhe fliste me të lirisht, siç fliste me

zotin Bardhi, ose tani me Mithat beun dhe, aq më tepër, me moshatarin dhe kolegun e tij

të ngushtë, avokat Meçen, një tjetër personalitet ky, që njihej për tendencat e tij

antifashiste dhe, megjithatë, fashistët s‟kishin guxuar të vinin dorë mbi të. (Shefqet

Musaraj, Para agimit, fq. 77-78)

... Ahere ndjeu, më tepër se asnjëherë tjetër, nevojën e shoqes, e shoqes më të madhe,

se cilës mund t‟i çilte zemrën. Po ku ta gjente?.. Të gjithë në Trokth e shikonin me bisht

26

Parimi i arbitraritetit u studiua në fillim nga DeSaussure, i cili në “Cours de Linguistique Generale”

(1915), e përkufizoi shenjën gjuhësore të përbërë nga koncepti (the signified) dhe një togfjalësh tingujsh

(the signifier) lidhja e të cilave është arbitrare. Sot, shumë studiues e përdorin këtë parim në lidhje me

frazeologjinë për të identifikuar si arbitrare lidhjen ndërmjet gjymtyrëve të një njësie frazeologjike dhe

kuptimit të saj tërësor. Kjo lidhje arbitrare kundërshtohet nga studiuesit e teorisë konjitive, si p.sh. Gibbs

sipas të cilit “Lidhja midis gjymtyrëve të një njësie frazeologjike dhe referentëve të saj të figurshëm nuk

është arbitrare, por e bazuar në skicat metaforike aktive midis fushave burimore dhe ato qëllimore që

strukturojnë pjesën më të madhe të përvojës sonë”. [GIBBS, R. W. Jr.1993): “Why idioms are not dead

metaphors”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ:

Lawrence Erlbaum, fq. 64]

Page 21: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

21

të syrit dhe e tregonin me gisht. Në këtë çast e ndjeu më thellë se tjetër herë vetminë.

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 240)

Qëndrueshmëria e komponentëve leksikorë të njësive frazeologjike nuk presupozon

mungesë motivimi. Togfjalëshi frazeologjik „shrug one‟s shoulders‟ nuk lejon

zëvendësim të gjymtyrëve përbërëse të tij „shrug‟ apo „shoulders‟; kuptimi i tij mund të

nxirret lehtë nga kuptimet e gjymtyrëve përbërëse, kështu që, togfjalëshi frazeologjik

është plotësisht i motivuar por në të njëjtën kohë i qëndrueshëm.

Në këtë mënyrë, qëndrueshmëria dhe idiomatika/motivimi mund të konsiderohen si

dy aspekte të ndryshme të togfjalëshave frazeologjikë. Në të vërtetë, qëndrueshmëria

është një tipar i togfjalëshave të qëndrueshëm të motivuar apo të pamotivuar.

Idiomatika/motivimi është një tipar dallues i njësive frazeologjike që përfshijnë

togfjalëshat e qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm. Këto dy tipare nuk janë përjashtuese,

por mund të jenë përfshirëse si në shembullin e mësipërm.

Qëndrueshmëria e njësive frazeologjike mund të përcaktohet edhe nga niveli i

parashikueshmërisë së gjymtyrëve të tyre. Në rastin e njësisë frazeologjike “fut hundët”,

folja „fut‟ e bën më të lehtë parashikimin e gjymtyrës emërore „hundët‟. Shkalla e

parashikueshmërisë të gjymtyrëve është e ndryshme në njësi të ndryshme frazeologjike.

Nëse të paktën njëri nga elementet e njësisë frazeologjike nuk përdoret jashtë saj me të

njëjtën vlerë, qëndrueshmëria është e plotë dhe vlerësohet në nivelin 100%.

Qëndrueshmëria e parë për nga mundësia e pranëvënies së gjymtyrëve duket më i

besueshëm në dallimin midis togfjalëshave të qëndrueshëm dhe togfjalëshave të lirë, por

nuk është kriter i besueshëm për të veçuar njësitë frazeologjike. Është e pamundur të

llogarisim qëndrueshmërinë e të gjithë togfjalëshave frazeologjikë sepse kjo do të

kërkonte studimin e valencës leksikore të të gjithë fjalorit të gjuhës.

Qëndrueshmëria e njësive frazeologjike nuk është e kufizuar vetëm në komponentët

leksikorë. Struktura gramatikore e njësive frazeologjike është deri në një farë mase e

qëndrueshme. Shkalla që një njësi mund t‟u nënshtrohet veprimeve sintaksore dhe

morfologjike duke ruajtur në të njëjtën kohë kuptimin idiomatik të saj mund të

përcaktohet në varësi të numrit dhe llojeve të ndryshimeve gramatikore. Nga njëra anë,

anomalitë morfo-sintaksore që dallohen në strukturën e njësive frazeologjike janë një

tregues i rëndësishëm i qëndrueshmërisë së lartë gramatikore të tyre. Zakonisht, këto

anomali vërehen tek njësitë frazeologjike që nuk janë ekuivalente me togfjalëshat e lirë.

Ngurosja formale vërehet sidomos tek ato njësi frazeologjike që përmbajnë elemente

leksikore që mund të kenë trajtë arkaike si “re” tek njësia “vë re” dhe “bretku” tek “i ra

bretku” etj.:

Edhe gjyshja qeshi përsëri me gjëmë shpelle. Pas saj qeshi tërë graria.

-Të nget, baba – tha nëna ime. – Të nget, po ti mos ja vërë re. Bëj si ke bërë.

-Ashtu, ashtu – ja mori krahun një nga mbesat. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

103)

Fija ktheu e vërtiti kokën si nepërkë kraste e ia pati: Qyranua ishin kushërira të

shtata, ngrohur në një diell, shi, shkuar tri herë veshit; gratë ishin gra, me xibunë shtatë

në dorë, që na bie bretku së punuari në shi e në diell e s‟bëjmë dot një fustan për të qenë.

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 440)

Page 22: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

22

Nga ana tjetër, qëndrueshmëria mund të jetë e ulët, pasi gjymtyrët përbërëse në një

njësi frazeologjike mund të kenë të paktën një paradigmë të pjesshme të formave të tyre,

duke lejuar veprime si: heqjen ose ndërfutjen e gjymtyrëve në strukturën e njësisë

frazeologjike dhe një paradigmë pak a shumë të plotë të trajtave foljore:

Qajnë ata të karvanit, qajnë udhëtarët. “Bobo, i gjori unë, thotë njëri. Kam fëmijët pa

bukë!” “Medet, ja bën tjetri, jam mbytur në borxhe. Si do t‟i laj ... do të më nxjerrë

fajdexhiu në diell!” Të këputin shpirtin. Po hajduti është hajdut, s‟do t‟ja dijë nga lotët.

Ai e ka shpirtin në çark të dyfekut; këtë ka arë, këtë ka stan. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 86)

Kur kaloi përpara zyrave ku punonte e motra, hodhi kot sytë, ndonëse orari kishte

mbaruar me kohë dhe ajo duhet të kishte ikur. Për çudi, ajo sapo dilte. Në fillim Ajetit iu

bë qejfi, duke menduar se ajo kishte pritur aq shumë të vëllanë, po iu thye përnjëherësh

zemra kur pa dy vetë që prisnin përpara zyrës, nën degën e një akacieje të rritur. (Shefqet

Musaraj, Para agimit, fq. 87)

Në këto shembuj, vërehet ndërfutja e elementeve që nuk janë pjesë e njësisë

frazeologjike duke treguar një qëndrueshmëri jo të lartë të saj. Të njëjtën shkallë

qëndrueshmërie shfaqin edhe njësitë frazeologjike foljore që kanë pak a shumë një

paradigmë të plotë të trajtave foljore që ndryshojnë sipas vetës, numrit, kohës dhe

mënyrës:

Mirë, mirë po po të kish qenë në gështenjat duhej të kërciste sëpata. Mbajtëm vesh:

asnjë sëpatë … U kthyem pik e vrer në fshat dhe shpumë lajmin se Xha Brahua kish

humbur. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 40)

“S‟do mbaj vesh të të dëgjoj sa kohë/Nuk do t‟i di që të gjitha qartë …” Kështu thotë

Edipi dhe vazhdon të kërkojë të vërtetën, dritën.”

Pilipidi i Keferonës qeshi: “S‟ka, tha, të vërtetë e të reme. Siç nuk ka të mirë e të keqe, të

drejtë e të shtrembër. Gjithçka varet nga mënyra se si i shikon”. (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 40)

Zemrën ma hape, o Llambro, po këta kupacët e kripës nuk po m‟i hap…, - tha Petriti.

Llambroja nuk foli. Ai dukej sikur nuk dëgjonte fare ç‟thoshte Petriti, se ishte duke

mbajtur vesh rehmatjet e pelave të egra në pyll. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq.

273)

E na ish një gëzim e një bukuri e madhe në atë mëngë të botës – në fshatin tonë e në

fshatrat rrotull – siç nuk pat qenë që herën e herës. Kudo të hidhje sytë e kudo të mbaje

veshin nuk shikoje e nuk dëgjoje veçse të mira e gëzime. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 80)

Mbani vesh: dragua do të thotë trim. Pra, fisi i enkelenjve, si gjithë ilirët, janë …

-Trima? – pyeti Etleva.

-Po, bijë. Trima, sepse rrjedhin nga perëndia e luftës, nga Medauri ynë, po edhe të

hijshëm, sepse rrjedhin nga perëndia e bukurisë, nga Melesoka. Edhe të urtë, sepse

Kadmi ishte urtësia vetë. Këto u ranë në sy helenëve kur zunë të shkelin këtej për të

tregtuar ose për strehim, kur kanë qenë dëbuar nga bashkëvendësit e tyre, pas luftërave

që kanë pasur shoq me shoq. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 96)

Page 23: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

23

A s‟kishte edhe zhurma të tjera, nata, që dëgjonte vetëm atë?Mbajti vesh. Atëherë

dalloi një botë të tërë cërimash, zhuitjesh, kërkërimash.Miriada karkalezësh nëpër fierin

e malit të Pirganit fërkonin këmbët pas krahëve. Dhe dilte andej një pipërrimë e gjatë, e

gjerë dhe njëshe, që ngrihej nga toka e qëndronte pezull, si drita e mekët e Kashtës së

Kumtrit, varur në qiell. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 108)

Heshtje. Nga jashtë u dëgjua një këngë: këndonte peshkatari që kish mbaruar së

shkarkuari peshkun. Ata të dy mbajtën vesh dhe e dëgjuan gjer në fund. Si u shua kënga

e peshkatarit, u dëgjua një cicërimë cëri që endej nëpër oborr dhe çukiste me sqep fijet e

barit midis rrasave. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 100)

Dhe tërë Çukën e vogël e pllakosi pikëllimi. Askush nuk mbante më vesh për të

dëgjuar gjinkallën e ferrës dhe sëpatat e dyfegjet e gështenjave. Gani Butkë ky, trim me

fletë! (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 279)

Moj plakë, a mban vesh ti, sikur po gjëmon deti poshtë!... A u kthye Llazi me

Karillën?... dhe u ngrit Piloja, përgjysëm, mbi të shtruarat. Pastaj, si nuk mori përgjigje,

u zgjat nga ana e kamares dhe hapi kanatën. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq.

187)

Nga të pesë lekët e gjobës, tre i kish marrë polici, dy – Grendelli. Dhe i qe bërë zemra

mal: Ago Zylali i kish rrëfyer udhën për të nxjerrë lekun me të ndenjur dhe ai, Grendelli i

kish sjellë peshqesh, si mirënjohje një defterkë kartcigare nga ato të Stamlesit. Kështu,

sapo u kthye në Çukë, ja dha dhuratën agait e ndenji nën këmbët e tij ashtu siç rri qeni

nën këmbët e të zot dhe mbajti vesh të dëgjonte, po shumë hijerëndë, sepse tani edhe ai

ish goxha gjysmë qeverie... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 281)

Le të dëgjojmë e të mbajmë vesh, si në shtëpi të perëndisë e me njerëzit e qeverisë që

jemi, ashtu siç dëgjojmë e mbajmë vesh në kishë, kokëunjur e le të përgjigjemi si në

shtëpinë e perëndisë e përpara njerëzve të qeverisë që jemi, siç përgjigjemi në kishë me...

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 59)

-Dëgjoj – tha.

-Ashtu, po mbaj vesh mirë. Vjet, që thua ti, kish ardhur këtu për teptil hava një burrë i

madh nga Tirana. Jo i madh sido-kudo, po beter i madh: deputet, ministër këtej, ministër

andej, dorë e djathtë e mbretit. Shaka s‟i thonë! Ca thoshin është bej bir pashai nga

Vlora, ca të tjerë bej bir pashai Berati, po burrë me divit në brez e kallmër në vesh,

bejtexhi i madh. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 302)

Idiomatika/motivimi

Termi “idiomatikë” përdoret për të treguar mungesën e motivimit si një tipar dallues i

njësive frazeologjike. Ashtu si qëndrueshmëria edhe shkalla e motivimit te njësitë

frazeologjike është e ndryshme. Në rastet kur nuk bëhet lidhja e kuptimit të drejtpërdrejtë

të gjymtyrëve me kuptimin tërësor të togfjalëshit frazeologjik, atëherë themi se kjo njësi

është e pamotivueshme. Kjo do të thotë që gjymtyrët e njësisë frazeologjike e kanë

humbur pavarësinë e tyre semantike dhe kuptimi tërësor vjen nga shkrirja kuptimore e

togfjalëshit frazeologjik. Mund të thuhet që një togfjalësh i lirë transformohet në njësi

frazeologjike kur ajo fiton tipare të qëndrueshmërisë semantike dhe kur nuk është i

Page 24: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

24

motivuar. Studiuesi rus Vinogradov27

i quante këto njësi frazeologjike „togfjalësha të

pazbërthyeshëm‟.

Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe „togfjalësha të zbërthyeshëm‟, në të cilët mund të

bëhet lidhja ndërmjet kuptimit të gjymtyrëve dhe kuptimit tërësor, ku mund të motivohet

si burimi ashtu edhe rruga e zhvillimit të kuptimit frazeologjik. Njësitë frazeologjike

motivohen nga koncepte, në kuptimin që ka mekanizma konjitivë, si metafora dhe

metonimia, që lidhin kuptimin e drejtpërdrejtë me kuptimin e figurshëm. Kjo pikëpamje e

gjuhësisë konjitive përforcohet nga Gibbs, i cili mendon se “njësitë frazeologjike nuk

ekzistojnë si njësi të veçanta leksikore brenda leksikut, por në fakt reflektojnë sisteme

koherente të koncepteve metaforike”28

.

E njëjta ide përforcohet nga Lakoff29

, i cili sugjeron që njerëzit kanë në mendje

bashkësi të mëdha imazhesh të botës rreth tyre, në varësi të kulturës së veçantë të cilave u

përkasin. Shqiptarët kanë pak a shumë një imazh të qartë, p.sh. të Pallatit të Brigadave, të

një shtëpie tradicionale shqiptare etj., që mund të jetë i ndryshëm nga imazhi i një të huaji

për këto vende/objekte. Imazhet formohen mbi bazën e përvojave tona dhe formojnë

„skema imazhesh‟. Këto nuk janë të lidhura me kontekstin, janë imazhe të

pandërgjegjshme. Imazhet janë gjithashtu baza e formimit të njësive të reja frazeologjike

si dhe mundësojnë të kuptuarit e njësive ekzistuese. Lakoff i quan ato “njësi të

imagjinueshme” dhe sugjeron që “në shumë raste, kuptimi i njësive frazeologjike nuk

është arbitrar”30

. Lakoff e formulon përkufizimin e tij të motivimit idiomatik si “Lidhja

midis A dhe B motivohet në rast se ka një lidhje ekzistuese të pavarur, L, në mënyrë që A-

L-B të përshtaten me njëra-tjetrën. L i jep kuptimin lidhjes midis A dhe B”31

.

Kjo pikëpamje bie në kundërshti me teorinë tradicionale, sipas së cilës nuk ka lidhje

ndërmjet fjalëve dhe kuptimit të njësive frazeologjike. Në të vërtetë, njësitë frazeologjike

të motivueshme janë konsideruar si më të zbërthyeshme nga ana kuptimore për vetë

faktin se secila nga gjymtyrët e njësisë frazeologjike mund të përdoret për t‟ju referuar

referentit idiomatik. Gjymtyrët e këtyre njësive mund të përdoren si mjet supozimi për të

shfrytëzuar lidhjet analogjike dhe metonimike që ato formojnë me njëra-tjetrën. Këtu

bëjnë pjesë dy mekanizma32

: së pari, zbërthimi në pjesë i gjymtyrëve dhe, së dyti,

ndërtimi i kuptimit nga pjesët përbërëse. Këto përbëjnë thelbin e procesit të motivimit të

njësive frazeologjike.

Lidhur me motivimin, mbështetësit e teorisë konjitive mendojnë se kuptimet e

figurshme të njësive frazeologjike motivohen nga njohuritë e ligjëruesve në lidhje me

metaforat konceptore. Janë këto metafora konceptore ato që formojnë pjesë të lidhjes

midis një njësie frazeologjike dhe kuptimit të saj të figurshëm dhe kufizojnë mënyrën se

si njerëzit i kuptojnë njësitë frazeologjike ose se si njerëzit formojnë imazhe mendore të

tyre. Sipas kësaj pikëpamjeje, motivimi metaforik i njësive frazeologjike është rrënjosur

në nivelin e këtyre strukturave konceptore dhe jo në lidhjen midis kuptimit të fjalëve.

27

Shih Thomai, J. (1964): Probleme të frazeologjisë së gjuhës shqipe, tek “Studime Filologjike”, 1964,

Nr.2, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, fq. 83 28

Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 35 29

Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 37 30

Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, fq. 38 31

Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, fq. 38 32

Cacciari, C. (1993): The place of idioms in a literal and metaphorical world, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e

cituar, fq. 37

Page 25: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

25

Motivimi është në nivelin konceptor e jo në atë leksikor33

. Kjo do të thotë se shumë njësi

frazeologjike janë produkte të sistemit konceptor.

Për ta bërë më të qartë këtë po marrim disa shembuj. Njësia frazeologjike “nxjerr tym

(nga koka)” mund të jetë e motivueshme vetëm nëse arrijmë të zbulojmë një lidhje midis

gjymtyrëve “nxjerr” dhe “tym” me referentët e figurshëm “shpreh” dhe “zemërim”. Është

e qartë se lidhja midis gjymtyrëve të njësisë frazeologjike dhe referentëve të saj të

figurshëm nuk është arbitrare, por e bazuar tek skicat metaforike aktive që krijojnë

lidhjen ndërmjet fushave burimore dhe atyre qëllimore që formojnë pjesën më të madhe

të përvojave njerëzore.

Shpeshherë, njësitë frazeologjike në gjuhë të ndryshme motivohen nga të njëjtat

metafora konceptore, “nxjerr tym” në shqipe dhe “let off steam” në anglishte përbëhen

nga gjymtyrë që i përkasin të njëjtës fushë semantike: „nxjerr‟dhe „let off‟ (nxjerr) si dhe

„tym‟ dhe „steam‟ (avull) që do të thotë se të dyja njësitë janë të motivueshme nga e

njëjta metaforë konceptore që ka të bëjë me „shprehjen e ndjenjës së zemërimit në

mënyrën më të fuqishme të saj‟. Po kështu, edhe lidhja ndërmjet vetë gjymtyrëve të

njësive frazeologjike „tym‟ dhe „steam‟ me referentin e figurshëm „zemërim‟ si fjalë të së

njëjtës fushë semantike, ku referenti „zemërim‟ mund të kuptohet vetëm metaforikisht si

„nxehtësi apo presion i brendshëm gati për të shpërthyer‟.

Një tjetër mekanizëm konjitiv që shërben për të shpjeguar kuptimin e njësive

frazeologjike është dhe metonimia. Ajo mund të përkufizohet si një mjet që vendos

lidhjen midis njësive që ekzistojnë në një strukturë të dhënë konceptore. Shpesh, për të

gjetur lidhjen që ekziston ndërmjet gjymtyrëve të një njësie dhe referentëve të saj të

figurshëm mund t‟i referohemi përvojave tona. Këto përvoja mund të na ndihmojnë të

kuptojmë që tek njësitë frazeologjike “ia nxiu faqen” në shqipe dhe “lose face” në

anglishte, shprehja e fytyrës tregon shumë për ndjenjat e një individi. Mirëpo, këto

njohuri mund të mos jenë të mjaftueshme për të gjetur kuptimin e një njësie

frazeologjike. Duke u bazuar në kalimet metonimike ku “faqe” qëndron për “respektin”,

atëherë mund të arrijmë të kuptojmë që kuptimi i të dy njësive ka të bëjë me „humbjen e

respektit‟ dhe „turpërimin apo poshtërimin e individit‟. Në këtë rast, është i njëjti

mekanizëm konjitiv që motivon njësitë frazeologjike foljore në të dyja gjuhët.

Shpeshherë, motivimi i njësive frazeologjike nuk realizohet vetëm me ndihmën e një

burimi, vetëm me anë të njohurive të përgjithshme që mund të kemi apo vetëm me

shpjegimin e tyre me anë të mekanizmave konjitivë. Mund të lindë nevoja apo mundësia

që motivimi të arrihet nga një kombinim i këtyre mekanizmave.

Siç vumë në dukje, në lidhje me motivimin e njësive frazeologjike ndeshen dy teori:

teoria tradicionale, sipas së cilës njësitë frazeologjike janë fenomene të veçanta në gjuhë,

dhe vetëm çështje të gjuhës, të shkëputura nga sistemi konceptor që kanë njerëzit, si

shprehje kuptimi i të cilave nuk nxirret nga gjymtyrët përbërëse, dhe teoria e gjuhësisë

konjitive, e cila i trajton njësitë frazeologjike (ose të paktën shumicën prej tyre) si

konceptore dhe jo gjuhësore në natyrë.

2. Thelbi semantik e funksional i njësive frazeologjike

33

Cacciari, C. (1993): The place of idioms in a literal and metaphorical world, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e

cituar, fq. 36

Page 26: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

26

Dikotomia e kuptimit të drejtpërdrejtë kundrejt kuptimit të figurshëm përcakton vijën

ndarëse ndërmjet togfjalëshit të lirë dhe atij frazeologjik. Rruga e zhvillimit kuptimor nga

togfjalëshi i lirë drejt atij frazeologjik kalon nëpërmjet shndërrimit të figurshëm të

togfjalëshit. Thomai thekson si tipar me rëndësi të frazeologjisë “formimin e gjatë

historik, të dy a më shumë fjalëve të cilat e kanë humbur ose dobësuar kuptimin e tyre të

parë të drejtpërdrejtë dhe kanë fituar një kuptim të figurshëm”34

.

Sipas pikëpamjes tradicionale mbi frazeologjinë, lidhja midis një njësie frazeologjike

dhe kuptimit të saj të figurshëm është arbitrare dhe nuk mund të nxirret nga kuptimi i

gjymtyrëve të veçanta. Kjo, sipas Gibbs35

, mbështetur në pikëpamjen e gjuhësisë

konjitive, vjen nga pamundësia për të reflektuar skemat metaforike të të menduarit të

njerëzve në kohët e sotme. Njësitë frazeologjike që kanë ekuivalente letrare janë të

dykuptimta: ato kanë kuptim të drejtpërdrejtë e figurativ; „break the ice‟ – mund t‟i

referohet „thyerjes së ujit të ngrirë‟ ose „lehtësimit të një ndërveprimi të vështirë social.

Të kuptuarit tonë të njësive frazeologjike motivohet nga metafora të ndryshme

konceptore. Një nga mënyrat për të zbuluar njohuritë metaforike është nëpërmjet një

studimi të ngushtë të imazheve mendore që krijojnë njerëzit për njësitë frazeologjike.

Imazhe mund të formohen për një njësi të caktuar frazeologjike, kuptimi i së cilës ka bazë

metaforike. Kështu, njësia frazeologjike “spill the beans” është një prej tyre dhe për të

krijuar një imazh mendor të saj mund t‟u përgjigjemi pyetjeve të mëposhtme nisur nga

kuptimi fillestar i gjymtyrëve36

:

Ku janë fasulet para se të derdhen?

Sa e madhe është ena?

Çfarë shkaktoi derdhjen e fasuleve?

A është derdhja me apo pa qëllim?

Kur derdhen fasulet, ç‟formë krijojnë?

Ku duhet të ishin ato?

Pasi derdhen, a është e lehtë të mblidhen fasulet?

Pasi u japim përgjigje këtyre pyetjeve, arrijmë me siguri në kuptimin e shprehjes

“nxjerr një të fshehtë pa qëllim”.

Motivimi, si një veçori semantike e njësive frazeologjike, është një proces i

prejardhur sintagmatik gjatë të cilit kuptimi i një shprehjeje të përbërë formohet në bazë

të kuptimit të gjymtyrëve përbërëse të saj. Sipas Geeraerts37

,“ka një përputhje të kuptimit

të së tërës me kuptimin e gjymtyrëve përbërëse”. Ai përdor termin “isomorfizëm” – në

vend të “motivim” - për përputhjen e strukturës formale të shprehjes me strukturën e

interpretimit semantik.

34

Thomai, J. (1982): “Togfjalëshi, frazeologjia dhe fjala”, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Studime Filologjike, fq. 125 35

Shih Gibbs, R. (1993): “Why idioms are not dead metaphors” tek Cacciari, C/ Tabossi, P. “Idioms:

Processing, Structure and Interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 57-78. 36

Gibbs, R. (1993): “Why idioms are not dead metaphors” tek Cacciari, C/ Tabossi, P. “Idioms:

Processing, Structure and Interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 106 37

Geeraerts, D. (1995): “Specialization and Reinterpretation in idioms”, tek M. Evereaert, E. – J. van der

Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ:

Lawrence Erlbaum Associates, fq. 60

Page 27: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

27

Ashtu siç e përmendëm më lart, kuptimet e figurshme të njësive frazeologjike mund

të motivohen nga njohuritë konceptore që kanë në bazë metaforën. Kështu, në themel të

njësive frazeologjike foljore qëndron kuptimi metaforik i cili realizohet në bazë të

ngjashmërisë së veprimit, si p.sh., tek njësitë frazeologjike “iku me bisht ndër shalë” dhe

“have the ground cut from under one‟s feet”:

Beut i tundej në erë xhufka e zezë e festes së kuqe. Edhe ikte, ikte... Pas tij iknin ata

njëzet e ca lanxho, që i kishin mbetur besnikë gjer në fund. Ama trimat e Malush Agait,

që kishin zënë tërë grykën, kishin dalë nga pusitë e u thërrisnin: “Isa-ha! Isa-ha!” sikur

t‟u ndërsenin qentë e stanit. Iku beu, si i thonë një fjale, me bishtin ndër shalë. Ama ish

bërë tym e zjarr nga zemërimi. Kjo ishte hera e parë që kish gjetur sharra gozhdën.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 136)

His was not a practial mind, and it was to take him some time to realize what it

means to have the ground cut from under your feet. (James Main Dixson, English

idioms, fq. 108)

Shumë njësi frazeologjike kanë një histori që mund të shpjegojë origjinën e kuptimit

dhe të përdorimit të tyre. Gjetja e kuptimit metaforik të një njësie frazeologjike nuk është

e vështirë nëse njohim ecurinë e zhvillimit të saj. Ndër figurat letrare më të përmendura

në gjetjen e origjinës së njësive frazeologjike si dhe të kuptimit të tyre është metafora.

Sipas analizave konjitive rreth njësive frazeologjike, metafora përkufizohet si mjet me

anë të të cilit fushat më abstrakte të përvojës mund të konceptohen me anë të atyre më

konkrete. Gibbs vëren se “prania e metaforave konceptore me anë të të cilave ne i japim

kuptim përvojës sonë, siguron një motivim të pjesshëm, pasi shprehje të veçanta përdoren

për t‟ju referuar ngjarjeve të caktuara”38

.

Natyra metaforike e gjuhës është diskutuar shumë nga studiuesit e gjuhësisë konjitive.

Sipas pikëpamjes së tyre, metafora depërton në gjuhë aq sa e ka bërë metaforik të

menduarit njerëzor. Mënyra se si ne e konceptojmë botën rreth nesh bazohet në

perceptimet tona me anë të shqisave. Për të gjetur kuptimin e njësive frazeologjike,

sidomos të atyre që janë të motivueshme, duhet të bazohemi tek metaforat konceptore.

Këto të fundit lidhin dy fusha të njohurive. Njëra është fusha fizike, konkrete e botës së

jashtme rreth nesh, dhe tjetra është fusha abstrakte, që nuk është e përcaktuar qartë në

mendjen tonë. E para quhet “fusha burimore” dhe e dyta, “fusha objekt”. Fusha objekt e

metaforës konceptore përcakton kuptimin e përgjithshëm të një njësie frazeologjike39

.

Kjo pikëpamje bie në kundërshti me teorinë tradicionale, sipas së cilës, gjatë

zhvillimit historik të gjuhës metafora nuk është më e pranishme apo „e gjallë‟ për të

shpjeguar kuptimin e njësisë frazeologjike. Sipas teorisë tradicionale të trajtimit të njësive

frazeologjike, cikli jetësor nga metafora deri në shndërrimin e saj në njësi frazeologjike

kalon nëpër disa faza40

:

Në fazën e parë, një metaforë është krijuese dhe e gjallë;

38

Gibbs, R. W. (1995): “Idiomaticity and human cognition”, tek M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A.

Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence

Erlbaum Associates, fq. 66 39

Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 33 40

Shih Cacciari, C. (1993): The place of idioms in a literal and metaphorical world, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 32

Page 28: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

28

Në fazën e dytë, metafora është e njohur dhe si rrjedhim, më pak komplekse;

Në fazën e tretë, metafora kthehet në figurë steriotipike;

Në fazën e katërt e të fundit, metafora është e “vdekur”.

Duke kundërshtuar këtë teori, Gibbs këmbëngul të pohojë që pikëpamja e metaforës

së vdekur është e gabuar. Sipas tij, njësive frazeologjike u jepet kuptim mbështetur në

njohuritë metaforike që i motivon kuptimet e këtyre shprehjeve të figurshme. Shumë nga

konceptet tona lidhur me idenë e „inatit‟, „dashurisë‟ etj. nuk përcaktohen nga një

metaforë e vetme konceptore por organizohen nga disa skica metaforike. P.sh., koncepti i

„dashurisë‟ ndërtohet nga metafora të ndryshme konceptore si: DASHURIA ËSHTË

UDHËTIM; DASHURIA ËSHTË USHQIM; DASHURIA ËSHTË LUFTË – në varësi të

përvojave të gjithësecilit në lidhje me dashurinë41

.

Por motivimi i njësive frazeologjike me anë të metaforave konceptore nuk ndodh në

të gjitha rastet. Për shembull, tek “kick the bucket” është e vështirë të përcaktojmë fushat

burimore dhe fushat objekt si dhe metaforën konceptore që bën të mundur lidhjen

ndërmjet tyre. Ka shumë pak gjasa që njerëzit të kenë njohuri për origjinën historike të

kësaj njësie frazeologjike në mënyrë që të jenë në gjendje ta konceptojnë atë dhe t‟i

referohen situatës konkrete. Kjo mund të konsiderohet si një pikë e dobët e teorisë

konjitive.

Duke qenë se metafora bazohet në përvojat njerëzore, ne mund të gjejmë jo vetëm

shumë ngjashmëri ndërkulturore por edhe ndryshime. Kjo mund të mbështetet nga

argumenti bindës që japin studiuesit e gjuhësisë konjitive se gjuha motivohet pjesërisht

nga skemat konceptore që kemi në mendje.

Karakteri metaforik gjithashtu vendoset duke krahasuar gjymtyrët e njësisë

frazeologjike:

Biseda, për të cilën Petriti ishte shtyrë gjer në jallinë e kripës së egër, filloi pa fjalë,

por duke bërë secili nga një punë. Llambroja, me t‟u ulur dhe sikur të ishte shtruar,

pikërisht, për atë punë, po merrej me zhdredhjen e gërshetave të rrjetës, që tufani i natës

ia kishte pleksur e bërë lesh e li. Kurse Petriti po piqte në zjarrin e mbetur nga gatimi i

peshkut stikat që ia kishte sjellë Llambroja nga pylli, rrëzuar edhe për ato prej tufanit.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 262)

He claims that it was the loss of his wife that drove him to drink, but believe me, he

was drinking like a fish long before that. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-

shqip, fq. 98)

Shumë shpesh në frazeologjinë gjuhësore ndeshen edhe shprehje me bazë

metonimike.

E mirë është, po që ta nxjerrësh në krye, duhet të jesh i bashkuar, të qëndrosh, të mos

kesh frikë. ju e fituat kësaj here luftën (Radu gjithë për këtë luftë fliste, po jo nga ato me

jatagan), se u mblodhët të gjithë bashkë: kumpanjçe, vlleh e shqiptarë.

41

Shih Gibbs, R. W. (1993): “Why idioms are not dead metaphors”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms:

Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 70

Page 29: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

29

-Ne bëmë siç na mësove ti, - tha Postoli duke qeshur, - ua theve hundët gjithë avokatëve

të Xhurxhut. Të lumtë, djalë! Ne… Nuk e mbaroi fjalën, zuri të kërkojë nëpër xhepa, diç

murmuriti, pastaj u ngrit, hyri brenda në sallonin e Licëficëmicës. (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 406)

She resolved to make a clean breast of it before she died. (James Main Dixson,

English idioms, fq. 37)

Metonimia mund të përkufizohet si një mjet që vendos lidhjen midis elementeve që

ekzistojnë në një strukturë të dhënë konceptore. Zakonisht, njësitë frazeologjike që janë

metonimike lidhen me pjesë të trupit të njeriut: kokën, dorën, zemrën, këmbën etj. Pjesët

e trupit brenda strukturës së njësive frazeologjike, në pjesën më të madhe të rasteve

lidhen me vetë njeriun, mundësitë dhe aftësitë e tij fizike. Njësi të tilla janë të shumta si

në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë angleze :

“Ja moj sopishtarake e bukur… Ta prura gjahun në shteg… Ja sot, ja kurrë! I ati e

zboi nga shtëpia dhe ai s‟ka ku të fusë kokën. Nxito ti, tashi, ta bindësh!” (Jakov Xoxa,

Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 410)

S‟ka gjë që ta ngrohë më shumë njeriun sesa kur i japin zemrën…, - tha Petriti. -Po

s‟ka gjë më të bukur sesa kur të jep zemrën një grua, - tha Llambroja. – E ndien veten më

të pasurin, më trimin, më të mirin e botës. Kështu e ndjeva edhe unë, kur Patra më dha

zemrën e vet, gjer ditën që gjetëm një shalqi si ky. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq.

247)

S‟kam ç‟bëj, - tha. – Thëllëzat e mia të njohën. Unë s‟desha të të tregoj hëpërhë, se

nuk i kam dhënë dorën e fundit. Tani s‟kam nga t‟ia mbaj. Eja ta shikosh. E mori për

krahu dhe hynë të dy në kthinën tjetër, atje tek ishin vajzat. Me të vërtetë, busti i

përngjante bletarit ashtu siç i përngjasin njëra-tjetrës dy pika uji. (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 104)

Hej të kesh ta zesh e ta lidhësh pas një druri andej nga Guri i Kamjes – tha djali i

Shaqos, që t‟i marrë krahun agait. – ta varësh për mustaqesh që të çuditet i madh e i

vogël. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 265)

You see the manufacturers. Here they are, with their wives and their daughters. They

all lend a hand, and between them the thing is done. (James Main Dixson, English

idioms, fq. 147)

There are men that roll through life, like a fire-new red ball going across Mr. Lord‟s

cricket-ground on a sunshiny day; there is another sort that have to rough it in general,

and, above all, to fight tooth and nail for the quartern loaf, and not always win the

battle. (James Main Dixson, English idioms, fq. 256)

Duket qartë që, lidhja midis dy objekteve është lidhja që ekziston midis fiziologjisë

dhe botës reale. Organet e shqisave shënojnë kuptime që lidhen me funksionin që kanë

shqisat. Njësi të tjera frazeologjike që kanë në përbërje të tyre, fjala vjen, gjymtyrën

„dorë‟/„hand‟, përgjithësisht kanë kuptime që lidhen me punë të ndryshme. Shpeshherë,

lidhja midis organeve dhe referentit kuptimor të tyre përcaktohet edhe nga ndryshimet

kulturore.

Page 30: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

30

Sipas Moon42

, njësi të tjera frazeologjike që bazohen tek metonimia përfshijnë sende

dhe vende që qëndrojnë për veprime, përfundime etj. Mirëpo, këto njësi janë shumë të

lidhura me kulturën e një vendi. Njësia frazeologjike në anglishte, “go under the

hammer” (shitet në ankand) shpreh një lidhje të ndryshme nga gjuha shqipe të sendit si

pjesë e strukturës së saj dhe kuptimit real të njësisë në tërësi.

We must do everything we can to prevent the old homestead from going under the

hammer. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 167)

Metonimia, ashtu si dhe metafora, është konsideruar nga shumë gjuhëtarë si thyerje e

rregullave të gjuhës, dhe si rrjedhim, të dy mekanizmat janë studiuar veçan. Kur origjina

e njësisë frazeologjike është e paqartë, atëherë gjatë ligjërimit bëhet lidhja ndërmjet

gjymtyrëve të njësisë frazeologjike dhe kuptimit të tyre frazeologjik për të arritur në

kuptimin tërësor të njësisë.

Një nga rrugët e formimit të njësive frazeologjike është nëpërmjet krahasimit. Në

gjuhën shqipe, ideja e krahasimit për formimin e njësive të tilla frazeologjike është baza

semantike, e cila, siç vëren Thomai, “në një analizë të mëtejshme, të çon tek tipari

themelor i sendit që shpreh gjymtyra e dytë emërore”43

. Shumë prej njësive frazeologjike

që shprehen me anë të krahasimit janë të lehta për t‟u kuptuar pasi ideja e krahasimit

është më e qartë, p.sh., “turn up like a bad penny” mbart të njëjtën ide krahasimi edhe në

shqipe “shfaqet si parja e kuqe”. Në shqipe, “prania ose mungesa e lidhëzës krahasuese

“si” është shenjë dalluese për trajtimin e një togu fjalësh si njësi frazeologjike apo si

togfjalësh i lirë”44

.

Për strukturat me lidhëz krahasuese të shprehur materialisht mund të thuhet që janë

po aq larg njësive frazeologjike, sa larg qëndron krahasimi nga metafora në pikëpamje të

abstraksionit gjuhësor dhe të karakterit idiomatik. Kjo largësi shpjegohet me arsye

formale e arsye kuptimore: lidhëza krahasuese para gjymtyrës së dytë, nga pikëpamja e

njësisë kuptimore e të idiomatikës së njësive frazeologjike, e ndan dhe e largon këtë nga

gjymtyra e parë, ajo është, si të thuash, “një pykë” që i përçan gjymtyrët e togut dhe

pengon shkrirjen e tyre leksiko-semantike në kufijtë e një njësie të vetme frazeologjike.

Gjymtyra e dytë del kështu si një krahasim i thjeshtë, e mëvetësishme, e perceptueshme

nga folësit, veçan formalisht e kuptimisht dhe jo e padallueshme në të tërën45

.

Mbështetja tek ideja e krahasimit dhe tek tipari themelor abstrakt i sendit gjithashtu

nuk parakupton që në gjuhë të ketë qenë patjetër më parë një strukturë me lidhëzën

krahasuese të shprehur materialisht, para se të formohej njësia frazeologjike. Kjo vërehet

sidomos tek ata togfjalësha që janë shtyrë më shumë si frazeologjizma, janë ngurosur,

42

Shih Moon, R. (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon Press Oxford, fq.

194 43 Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, fq. 97 44

Shih Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 34 45 Shih Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, fq. 98

Page 31: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

31

kanë fituar karakter idiomatik më të madh dhe kanë si pikënisje të temës së tyre një tipar

edhe më të abstraktuar të sendit, që merret për krahasim46

.

… Kishte dëgjuar këtë varg refreni për dhëndrrin: “Nasi bej!..” dhe ishte bërë tym

nga inati. Ai s‟duronte dot të bashkoheshin në një, qoftë edhe në raste të tilla të gëzuara

të jetës, dy gjëra krej armiqësore midis tyre. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 343-

344)

“E ku ka, o Rrapo, Krua të Rrahut? Ku ka man të Mëhillit? Je në vete ti? Unë piva, ti

u dehe”.

“Këtu!” ja preu Rrapua. Babai u bë uthull fare.

“Si, ore, këtu? Po unë ç‟jam e nga jam? A mos jam i ardhur nga Otojaka? (As sot e kësaj

dite nuk di se ku be kjo “Otojaka”, po babai e përdorte ngaherë këtë fjalë kur fliste për

ndonjë hushkulur). Ku i kam rrënjët unë? A mos më ka sjellë era e sera? A mos jam i

ardhur natën, me thes në kokë? A nuk e njoh me pëllëmbë vendim tim?” (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 99)

Frëngut i qeshi buza. Nxori qesen të jepte pare të madhe, po Rrapua tha jo e jo. I

shtroi frëngut një darkë të madhe (babai më mori edhe mua), pastaj e përcolli me dyfeg

gjer brenda në Manastir, se kajmekami e kish halë në sy – po na e bën vendin

“Frëngjistan”, thosh “dinsëz” – e kish kurdisur pusi, ta vriste. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 102)

Kështu, tërë atë verë dhe vjeshtën e parë, xha Brahua u bë urë e gur, hoqi, duroi, po

nuk ja dha nipit vullën e mullirit: as ta shesë, as ta verë peng. Fundja, siç pat qenë e

thënë, një ditë prej ditësh, plaku e mulliri i Shkumbanores u bashkuan për jetë e mot.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 50)

Fundja, arbërit e thyen turkun, e prapsën. Po kur ardhën këtej s‟gjetën as gur mbi

gur. Tërë ato shtëpi të mëdha e të vogla ishin bërë hi e shpuzë. Rreth murishtave të plot

të vrarë. Galat e laraskat vinin rrotull e hanin kërmë turku. Po, po: turku s‟falte, po as

arbëri s‟falte. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 97)

Në shumë prej njësive frazeologjike në anglishte lidhëza krahasuese është e

pranishme. Modeli më i zakontë është:

V+ like + NP (folje + like (lidhëza krahasuese „si‟) + emër

Adj +as+NP (mbiemër + as (lidhëza krahasuese „si‟) + emër

I made a pun the other day, and palmed it upon Holcroft, who grinned like a

Cheshire cat. (Why do cats grin in Cheshire? Because it was once a county palatine: the

cats cannot help laughing whenever they think of it – though I see no great joke in it).

(James Main Dixson, English idioms, fq. 49)

Në shqipe, në të gjitha rastet mungesa e lidhëzës krahasuese bën të mundur

identifikimin e një togfjalëshi si njësi frazeologjike. Nga ana tjetër, prania e lidhëzës

46

Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, fq. 98

Page 32: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

32

krahasuese e shpërbën njësinë dhe e kthen komponentin pas saj në një gjymtyrë

krahasimi për gjymtyrën e parë. Përveç kësaj edhe njësimi kuptimor prishet, ku secila

gjymtyrë ruan kuptimin e saj të veçantë dhe kontribuon në kuptimin e së tërës duke e

kthyer togfjalëshin në një tog të lirë. Kjo mund të paraqitet edhe me anë të një grafiku47

:

m‟u bëre ferrë:

[V (elementi foljor) + N (elementi jofoljor) = Kf (kuptimi frazeologjik]

(kllapa katrore tregon që njësimi semantik është i brendshëm)

m‟u bëre si ferrë

(V (elementi foljor me një kuptim derivat) + IN (lidhëza dhe elementi jo foljor) = ktg

(kuptimi i togfjalëshit); njësimi semantik është i jashtëm.

Heshti një copë herë, pastaj diç iu kujtua dhe ia nisi prapë:

-Ama krushku m‟u bë ferrë, s‟m‟u nda, si ajo e grera në vjeshtë, kur del rrushi; “Ti,

Ngjelino, thotë, po i bie së mirës me këmbë.” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 425)

Ekzistojnë edhe raste kur prania e lidhëzës krahasuese nuk e shpërbën njësinë

frazeologjike. Gjymtyra foljore është gjymtyrë fakultative; ajo shprehet formalisht dhe në

atë rast ajo përbën kufirin nistor të njësisë frazeologjike:

e pagoi si frëngu pulën

ruaj si sytë e ballit

rri si gur varri

shkoi si cjapi te kasapi

-Të shkoj vetë, si cjapi te kasapi, thua ti?

-Si the?

-Po si do të vete atje, baba, kur ne vetë, unë me Vitën, kemi ngritur gurë andej?... Më

mirë të mbyllim gojën e të mos ndihemi, se do të na zenë edhe neve...

-Sa për gojën do bësh mirë ta mbyllësh këtu e ta hapësh atje, dëgjon! Ti s‟je budalla që të

thuash se trazove muret, hajvan! (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 214)

Në këto shembuj, gjymtyra e parë foljore nuk është pjesë e njësisë frazeologjike; ajo

nuk shkrihet me elementet e tjera për të dhënë kuptimin tërësor të njësisë duke qenë se

lidhëza krahasuese bën ndarjen e saj nga pjesa tjetër që përfshihet tek njësia

frazeologjike. Krahas lidhëzës „si‟ ndeshen edhe struktura që idenë e krahasimit e

shprehin me anë të lidhëzës „sa‟:

Atë e bir u vështruan në sy. Grigor Dosari tundi kryet.

-Askurrë s‟të kam përvetësuar asgjë…, - tha arhondi i madh. – Ti vetë pjesën tënde e

ktheve në libra dhe e pagove çdo fletë libri sa frëngu pulën. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës

së butë, fq. 190)

Kuptimi i disa njësive frazeologjike përforcohet me idenë e krahasimit si në rastin që

vijon:

47

Thomai, J. (1964): “Probleme të strukturës formale dhe të klasifikimit të frazeologjizmave të gjuhës

shqipe” tek: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime

Filologjike, 3, 1964, fq. 56

Page 33: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

33

Më kujtohet një rekrut. Ishte shumë i shkurtër dhe nuk e kapte ushtria. Po ngulte

këmbë si mushka: “I shkurtër vlej më shumë në ushtri, se shërbej nën armë për një kohë

më të gjatë se të gjatët, se nuk më kap plumbi”. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

182)

Disa njësi frazeologjike mbartin karakter të qartë hiperbolik:

Nën tendën e mbuluar me gjethe të thata fieri, që po shkoqeshin nga puhiza e detit,

argatët vazhdonin të vështronin shoshokun në sy, sikur të mos u besonin fjalëve të Perit, i

cili, shpeshherë, siç thoshte Këmbëçikriku, e bënte „mizën buall‟. (Jakov Xoxa, Lulja e

kripës së butë, fq. 429)

Sidoqoftë atij ju bë zemra mal, ashtu siç ju bënë mal edhe ato ugaret buzë kënete, me

ato kanale të gjera e të thella kulluese, që pengonin gjahtarët, por u hapnin udhë ujërave

të shirave. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 464-465)

Ti the t‟i dërgoj në Stamboll. Të katër. Peqe. Po e bëj zemrën gur e po i dërgoj,

megjithëqë s‟më vjen mirë. Njeriu rron me njerinë, në vend të tij. Sikush i do djemtë

pranë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 304)

Stuff and nonsense, Segrave! You‟re making mountains out of mole-hills, as you

always do. (James Main Dixson, English idioms, fq. 163)

Në ndërtimin e tyre mund të shfaqet edhe një lidhëz krahasuese:

sikur qielli me tokën të puqet

(edhe sikur) qielli të përmbyset

Njësitë frazeologjike që përmbajnë hiperbolë, mbi të gjitha, vërtetojnë faktin që

kuptimi i tyre nuk nxirret nga gjymtyrët përbërëse:

He came back to the table, sat down and addressed Pat. “Do you know what I

thought that date meant? I thought maybe it was the date Helen and I first fell for each

other. That‟s what I thought. And I thought she was going to raise Cain about it. I

thought she was nuts. She‟s been married twice since then, and so have I. (F. Scott

Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq. 12)

But of course all the Plumstead and Framley set will move heaven and earth to get

him out, so that he may not be there to be a disgrace to the diocese. (A. Trollope/James

M. Dixson, English idioms, fq. 164)

Një numër i vogël i njësive frazeologjike përmbajnë personifikim. Veçantia e këtyre

njësive është që ato janë të lidhura ngushtë me kulturën e një vendi. Kjo do të thotë se

mund të ketë pak përkime ndërmjet gjuhësh të ndryshme:

gjeti tenxherja kapakun

laugh like a drain

look something in the eye

Personifikimi është më i zakontë me njësi frazeologjike që kanë në përbërjen e tyre

një emër që tregon kafshë:

Page 34: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

34

to be a lone bird

to have a memory like an elephant

Njësi të tjera frazeologjike kanë karakter eufimistik:

Nuk përzihej fort në gërnjat e të mëdhenjve të mbretërisë, po kur i vinte ndonjë

bumbashir e i thosh se Baba sulltani kish luftë s‟di se ku, në Qyrdistan, në Rabisan apo

në Tinglimajmunistan, beu i dërgonte karvanë me imdate e njerëz me dyfegje, që do të

linin kokat andej. Po mbi të gjithë, beu mbështetej tek i vjehri, që ish bir veziri,

mbështetej tek të kunetrit, që ishin të gjithë në bukë të madhe. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 141)

And thus they go on from year to year, until the golden bowl is broken. (James Main

Dixson, English idioms, fq. 102)

Frazeologjia shihet edhe nga një kënd tjetër që është ai i funksionit të saj në ligjërim.

Nisur nga një përkufizim i përgjithshëm, njësitë frazeologjike konsiderohen si togfjalësha

që funksionojnë si ekuivalente të fjalëve. Kur bëjmë fjalë për njësitë frazeologjike si

ekuivalente të fjalëve nuk kemi parasysh që ato janë të barazvlershme në të gjitha

kuptimet me fjalët, por të barazvlershëm nga funksioni i tyre si njësi gjuhësore. Sipas

Thomait, funksioni është “aftësia që njësitë frazeologjike të shërbejnë si emra për sende,

fenomene, veprime, procese, cilësi, rrethana ...”48

.

Lidhur me njësitë frazeologjike flitet edhe për „njësim gramatikor‟ që do të thotë që

kuptimi gramatikor, pra, pjesa e ligjëratës e njësisë frazeologjike i përket togfjalëshit si të

tërë pavarësisht nga pjesa e ligjëratës të cilës i përkasin gjymtyrët përbërëse. Prova e

njësimit kuptimor dhe gramatikor i frazave është njësimi funksional, pra, funksioni i tyre

si njësi të vetme sintaksore.

Në të vërtetë, që në dëshmitë e para të njësive frazeologjike në gjuhën e shkruar

vërehen njësi që janë të barazvlershme me një fjalë. Te «Meshari» i Gjon Buzukut49

hasen njësi që e kanë ruajtur natyrën frazeologjike deri në ditët e sotme, si “shtje në

mend” (kujtoj), “bëj be” (betohem), “zë besë” (besoj), “kam shpresë” (shpresoj) etj.:

Ai tjetri na shikoi, vrau mendjen e pastaj tha:

-“Jo, të presim hënën pesëmbëdhjetë, se këtu ka magjira”. I zumë besë. Hëna

pesëmbëdhjetë ishte të nesërmen mbrëma”. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

111)

Megjithatë nuk mund të mos binte në sy dyshimi që nxirrte krye nga grindja në mes të

magazinierit të kripores, i cili ngulte këmbë se tjegullat e piramidës i kishin thyer fëmijët,

dhe rojës së kripores, i cili bënte be e rrufe se nuk kishte lënë këmbë kalamani që të

ngjitej mbi kollumbën “Keops”. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 397)

48

Thomai, J. (1982): Togfjalëshi, frazeologjia dhe fjala, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Studime Filologjike, fq. 125 49

Thomai, J. (1982): Togfjalëshi, frazeologjia dhe fjala, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Studime Filologjike, fq. 124

Page 35: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

35

Funksioni i njësive frazeologjike lidhet me idiomatikën si tipari kryesor që dallon

togfjalëshat e lirë nga ata frazeologjikë. Megjithatë, duhet vënë në dukje se përkufizimi i

njësive frazeologjike si togfjalësha idiomatikë që funksionojnë si ekuivalentë të fjalëve

ka qenë gjithmonë i debatueshëm. Shumica e njësive frazeologjike nuk funksionojnë

asnjëherë si ekuivalente të fjalëve çka është një tregues i shpërbërjes së tyre gramatikore

dhe semantike. Këtu mund të përmendim njësi si: “mbaj vath në vesh”, “i hap zemrën”,

“më zuri goja lesh” etj.:

… të ligjtë, të cilët janë bërë të pasur me mashtrime dhe me gjak, dhe jo të mirët, që

janë bërë fukarenj nga lakmia e arkondëve, qofshin edhe gjak me ta. Se, siç thonë lebërit,

çdo berr varet nga këmbët e veta. Dhe, ca më pak kanë për t‟ua mbajtur vëth në vesh

nipërve të tu, që nuk duan të bëhen të pasur ashtu siç i këshillon zotrote, se e panë ç‟do të

thotë i pasur si ti, që edhe djersën e nipërve të tu, që edhe gjakun e gjakut tënd je gati ta

pish, për të shtuar pasuritë e tua pa fund. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 205)

Dhe, si rrufeja në të kthjellët, Fija qau me ngashërim. Edhe tete Ngjelos i ridhnin

lotët faqeve. Tërë graria, bashkë me tri “sprijat” fshinë sytë me pëllëmbë. E kush mund

t‟i mbante mëri Fijes? Ajo dinte se si t‟ua hapë zemrën e të hyjë brenda. Mori një shami,

ia fshiu faqet s‟ëmës, ia puthi edhe njëherë, pastaj shkoi në vendin e saj, zuri të thurë

qepë… (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 463)

Mua më zuri goja lesh duke jua përsëritur juve të drejtorisë…, - tha Petriti. –

Timbani është i madh si ndonjë dinozaur, por është i ngadalshëm. Prandaj edhe u shuan

nga faqja e dheut këto lloj kafshësh të plogëta. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

380)

Kriteri i funksionit nuk është shumë i besueshëm kur përdoret me kuptimin e veçimit

të njësive frazeologjike nga togfjalëshat e tjerë. Të njëjtët togfjalësha mund të

funksionojnë në disa fjali si grup i pandarë dhe në disa të tjerë si i ndarë ku secila

gjymtyrë ka rolin e saj sintaksor. Shpeshherë, funksioni nuk përbën një kriter objektiv për

shumicën e togfjalëshave që zënë një vend të ndërmjetëm midis togfjalëshave të lirë dhe

atyre idiomatikë.

3. Njësia frazeologjike dhe njësitë e afërta me të

3.1. Njësia frazeologjike dhe fjala

Ka dy arsye kryesore se pse duhet bërë krahasimi i njësive frazeologjike me fjalën. Së

pari, veç dallimit qartësisht të dukshëm nga ndërtimi, këto dy njësi gjuhësore kanë disa

tipare të përbashkëta semantiko-funksionale, që nuk mund të mos përfillen; së dyti, në

fushën e teorisë ka autorë që përfshijnë në tërësinë e njësive frazeologjike edhe struktura,

në të cilat vetëm njëra gjymtyrë ka kuptim të figurshëm, disa, madje, marrin si njësi

frazeologjike edhe fjalë të veçanta me kuptim të figurshëm, të pamotivueshëm ose

idiomatik50

.

Siç vëren Thomai, “togfjalëshi frazeologjik, si edhe fjala, shënon vetëm një koncept,

ka të njëjtin kuptim kategorial me të dhe funksionon në gjuhë si të ishte një fjalë e

50

Shih Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë, Botimet Toena, fq. 210

Page 36: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

36

vetme”51

. Pra, njësitë frazeologjike janë njësi gjuhësore ashtu si fjala, si dhe barazvlerëse

e saj për nga funksioni. Sikurse fjala, njësia frazeologjike ka funksion shënues, funksion

që ajo e kryen si një shënjuese e ndërmjetuar që realizohet nëpërmjet një figure letrare.

Shpeshherë, mund të krijojmë e të përdorim shprehje dhe fjalë të ndryshme për të njëjtën

ide apo koncept. Ajo që i bashkon njësitë frazeologjike dhe fjalët në funksionin e tyre

shënues është përdorimi si njësi të gatshme në ligjërim.

Mirëpo nga ndërtimi njësia frazeologjike dallohet krejt nga fjala, sepse është

togfjalësh. Shkurt mund të themi që njësia frazeologjike bashkohet me fjalën nga vlera

dhe funksioni, kurse me togfjalëshin e lirë nga ndërtimi. Pra, njësia frazeologjike ka

lidhje të dyanshme, nga njëra anë me fjalën, nga ana tjetër me togfjalëshin e lirë. Me

gjithë njësinë kuptimore, errësimin e lidhjeve, shndërrimet kuptimore, ngurosjen historike

etj. struktura prej togfjalëshi e njësive frazeologjike duket ende e qartë: ka gjymtyrë me

lidhje gramatikore të caktuara dhe me formësim gramatikor të mëvetësishëm. Këto i

bëjnë të dallueshme qartë nga fjalët e veçanta52

.

Dallimet njësi frazeologjike-fjalë nisin që nga ndërtimi i tyre. Në këtë aspekt, njësia

frazeologjike, siç e përmendëm më lart, ngjason më tepër me togfjalëshin e lirë. Ashtu siç

vëren Thomai, “njësia frazeologjike formohet prej fjalësh të plota që i gjejmë rregullisht

të përdorura edhe veçan, edhe në lidhje të tjera fjalësh”53

. Në shembullin e mëposhtëm:

Si duket na e dërgon perëndia të kripemi bakallaro, që të mos na prishë e kalbë gjithë

ky shi... qeshi Leks Shpiragu, duke u pështjellë më keq nën gunë e duke lëpirë mustaqet e

njelmëta nga era gjithë noti shëllire e morenit. Pastaj i nguli sytë udhës që çonte në

Trokth, sikur të priste njeri andej. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 92)

njësia frazeologjike “ngul sytë” me kuptimin “shikoj me vëmendje dhe për një kohë të

gjatë” është e përbërë nga gjymtyrë të cilat janë njësi të pavarura në leksikun e gjuhës

shqipe. Nga ana tjetër, fjala është njësi gjuhësore e përbërë nga morfema që nuk mund të

përdoren veçan në një fjali ose gjatë komunikimit. Nëse analizojmë foljen “përhap”

vërejmë se ajo përbëhet nga dy morfema “për-hap” të cilat nuk janë të pavarura, por

marrin vlerë kur janë pjesë e kësaj fjale, kur lidhen me njëra tjetrën.

Dallim tjetër ndërmjet njësisë frazeologjike dhe fjalës është se kjo e fundit ka vetinë e

ndryshimit, si njësi e vetme e pandashme; formësimi gramatikor tërësor i saj shfaqet me

treguesit gramatikorë që vendosen në fund. Ndërsa tek njësitë frazeologjike secila nga

gjymtyrët ka pavarësi morfologjike, d.m.th. treguesit gramatikorë nuk i merr togfjalëshi

në përgjithësi por mund t‟i marrë secila gjymtyrë veç e veç54

. Tek njësitë frazeologjike

foljore, gjymtyra foljore mund të ndryshojë në numër, vetë, kohë, mënyrë etj.:

Kur morën vesh trotharakët se do të vinte beu, nuk treguan ndonjë habi të veçantë.

Ata vetë ishin çuditur si nuk kishte ardhur gjer ahere. Mësuar me zakonin e përvitshëm,

që ta shikonin në fshat sapo fillonin të mbjellat (se ai i pati nxjerrë ato fjalët e mëdha, që

i kishin në majë të gjuhës gjithë qahallarët në Myzeqe... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll.

III, fq. 30)

51

Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë, Botimet Toena, fq. 210 52

Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë, Botimet Toena, fq. 210 53

Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë, Botimet Toena, fq. 211 54

Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë, Botimet Toena, fq. 211

Page 37: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

37

Ju falem, o burra të mirë, që rrini e këndoni këtë kartë. Ju falem e ju marr dorën t‟ju

pyes një fjalë e dua të më ktheni përgjigje: kini parë a s‟kini parë, ore, trima në botë?

Ama ta dini: unë s‟ju pyes për trima sidokudo, për kokëshkretë, nga ata që s‟i merr as

kandari, as kalemi, po për trima të vërtetë, për burra që hanë bukë veç. “Kemi parë ...”

mund të hidhet e të thotë ndonjë që s‟e ke marrë vesh mirë pyetkën time, që nuk e ka

pleqëruar mirë punën e që ngutet tepër. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 54)

Se çantat e shkollës janë kufje dhe të mbushura vetëm me gënjeshtrat e librave, siç

thotë xhaxhai yt, Petriti, kurse ato të hamenjve janë të mbushura me...

-Me çfarë, me të vërteta?

Kiu qeshi me një fije buze.

-Kur të rritesh, do të marrësh vesh se vetëm vjedhjet e pasanikëve nuk bëjnë zhurmë e

nuk lënë gjurmë… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 132)

-Që sot! ... S‟e paske marrë vesh kthimin tim në fshat?...

-Sidoqoftë toka ka zemër të madhe, nuk është si qyteti, kraharorngushtë...

-Lëre frazeologjinë fshatare, se nuk të shkon më... Thuaj hapët, përse ke ardhur! (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 34)

Fjala ishte e vrazhdë, sa që të dy palët – Gjonomadhë e Gjatollinj – merreshin vesh

fët e fët njëri me tjetrin, me të fërshëllyer e të thirrur a me lajmës, pushonin luftën midis

tyre, bashkoheshin e zinin vend krah për krah, ja kthenin hutën turkut: e gërmonin, e

shuanin, i merrnin armët. Pastaj e nisnin prapë, shoq me shoq... (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 60)

-Pse flet kështu, Artë?

-Sepse edhe ti po ma thërret emrin si nga ndonjë regjistër shkolle.

-S‟u marrka dot vesh me ty sot … (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 67)

Kriteri theksor është një tjetër kriter dallues i njësive frazeologjike nga fjala. Kjo e

fundit zakonisht ka një theks kryesor, kurse njësitë frazeologjike kanë aq thekse sa fjalë

shënuese. Siç vërehet, edhe ky tipar mbështetet në ndërtimin e njësive frazeologjike, që

mund të jenë dy ose më shumë gjymtyrëshe, çka përcakton edhe numrin e thekseve55

:

Ai s‟deshi ta zinte me gojë emrin. Ishte po ajo dorë që kishte bërë të ndriçonte

konstelacioni i yjeve partizane. Konstelacioni i yjeve i kujtoi Yllin dhe atij i erdhën në

mend fjalët që i kishte thënë dikur, në mbledhjen e kryesisë: “Mos shiko nga shkon lumi,

vështro ku derdhet…”(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 127)

-Atje ne kroi ku hëngrët milorët e Kota Vllahut e nuk i kthyet as lëkurët. Ratë të flinit

me barkun plot me mish të vjedhur hajduçe – i tha gjyshja duke fshirë lotët e syve të

përskuqur nga kolla.

-Ashtu, më rrofsh! – ja ktheu gjyshi, që bëri veshin të shurdhër e rrahu ta zbutë gjyshen,

të mos e kërcënonte me kazan plot me zift të valë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura,

fq. 115)

55

Shih Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet Toena, fq. 211

Page 38: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

38

Nga ana tjetër, kriteri theksor e afron njësinë frazeologjike me fjalën e përbërë, tek e

cila ka dy thekse, një kryesor e një i dytë. Dallimi qëndron tek intonacioni që është më

ngjitës tek njësitë frazeologjike dhe më i rrafshët tek fjalët e përbëra.

I gjithë togu frazeologjik shënon një koncept të vetëm ku gjymtyrët janë të shkrira

kuptimisht ashtu si tek fjalët e përbëra dhe të përngjitura. Megjithatë, në ndryshim nga

njësitë frazeologjike, fjalët e përbëra kanë strukturë të mbyllur si dhe aftësinë të krijojnë

modele fjalëformuese, ndërsa njësitë frazeologjike në shqipe dhe anglishte kanë strukturë

të hapur dhe përmbajnë në strukturën e tyre fjalë shënuese dhe shërbyese:

Mirëpo Malush Agajt i kish rënë në vesh fjala se beu donte t‟ja shkelte fshatnë e i

doli përpara me pesë veta, më këmbë (të tjerët kishin zënë vend atje ku duhej, që të mos

linin të fluturonte as zogu). (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 133)

-Liri- e ndërpreu Kristaqi, në vend që me thashetheme politike të merren këta që

banojnë poshtë nesh, - ia bëri me dorë nga dyshemeja, - po merresh ti?

-Ohu, - ia bëri Liria.

-Jo ohu, - tha Kristaqi, - po nuk bën mirë që merr nëpër gojë një shok me post të tillë.

(Ismail Kadare, Dimri i madh, fq. 18)

A e di ti, Agron, se ç‟më ka shkuar ndër mend, mbrëmë, kur ju shikoja të dy pranë e

pranë e kur vura re as balta e Myzeqesë nuk ju ndante dot? (Jakov Xoxa, Juga e bardhë,

Vëll. II, fq. 94)

Unobserved in the doorway, he congratulated himself that things were taking the

right turn. It was lucky she and Bossiney got on; she seemed to be falling into line with

the idea of the new house. (John Galsworthy, The Fortsyte saga, fq. 80)

For the first time in all those years, she sunk under her cares. She cried, with her

clasped hands lifted above her head, that it would kill their father if he ever knew it; and

fell down at Tip‟s graceless feet. (Charles Dickens, Little Dorrit, fq. 117)

Në rrafshin kuptimor mund të themi që njësitë frazeologjike përgjithësisht janë

monosemantike, por sikurse fjalët, disa njësi frazeologjike kanë aftësinë të marrin më

tepër se një kuptim:

Nuk e harronte Kapu Aganë, as sadrazemin, as sulltanevalidenë, as adëmin e madh,

të parin e haremllëkut të sulltanit, që të mbyllnin sytë kur Xheladin Beu zgjeronte

çifligjet lart e poshtë, në skërkat e bujqërisë, në zabelët dhe tokat e buta pa zot. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 141)

Mollëza e faqes iu drodh, në fytyrë iu nde një shqetësim. Vendosi! Do të mbyllte sytë

e do t‟ia hynte këtij rreziku, përndryshe të mos dilte më në sy të botës. (Jani Thomai,

Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 903)

“ … Mprihni majat e hunjve prej thane që kripa e egër të mbetet e egër dhe e të

gjithëve, ashtu si ujët, ashtu si qielli, ashtu si ajri… Dhe po ia arritët asaj dite kur të jetë

e të gjithëve jo vetëm kripa e egër, por edhe ato që sot janë vetëm të një pakice, atëherë

do të jetë e të gjithëve edhe bukuria e jetës, ashtu siç është sot, e të gjithëve, vetëm

Page 39: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

39

shëmtia e vdekjes…” Dhe me këto fjalë në gojë ai mbylli sytë e vdiq. (Jakov Xoxa, Lulja e

kripës së egër, fq. 271)

Në shembujt e mësipërm, njësia frazeologjike foljore “mbyll sytë” është përdorur në

të tre kuptimet e saj: në shembullin e parë del me kuptimin “bënë sikur nuk shikonin”; në

shembullin e dytë del me kuptimin “nuk mori parasysh asnjë vështirësi a rrezik” dhe në

shembullin e tretë, me kuptimin eufimistik “vdiq; mbaroi”.

Krahas polisemisë, njësitë frazeologjike, sikurse fjalët, krijojnë homonimi, sinonimi

dhe antonimi me njësi të tjera frazeologjike. Ndonëse rastet e homonimeve frazeologjike

janë të rralla, ne ndeshemi në të shumtën e rasteve me njësi frazeologjike sinonimike dhe

antonimike:

Do të gjakosemi, do të vritemi… Ta merr mendja. Po ata do të vriten më shumë.

Pastaj kemi edhe një tjetër: po të mos bëni siç ju them unë, Dyrakiona do t‟ju presë

kripën, do t‟ju prishet bulmeti e tërë gjëja e gjallë. –Ja, me këtë të uruar kripë po na e

merrni shpirtin – tha një kuvendar. – Një dele – një dorë kripë, një calik gjalpë…

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 336)

Nuk ma preu mendja menjëherë se e kishte pasur fjalën te librat…, - tha arhondi i

madh. –Kur e kuptova, nuk lashë kusur. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 190)

Dy njësitë e mësipërme frazeologjike janë sinonime të ndërtuara me gjymtyrë

emërore të përbashkët. Në të njëjtën mënyrë, njësitë frazeologjike antonimike “i ha hakën

(dikujt)” dhe “i jap hakën (dikujt)” kanë të përbashkët gjymtyrën emërore dhe në të dyja

rastet gjymtyrët foljore krijojnë marrëdhënie sinonimie apo antonimie vetëm brenda

strukturës së njësisë frazeologjike.

“Ti je në gjak me derën e Gjatollinjve”. – “Ke të drejtë: unë jam në gjak me atë derë,

po nuk dua t‟i ha hakën. Hasmi im është trim, burrë. Prandaj nuk desha që t‟i vejë fir

trimëria për bukë e ujë, në dhé të huaj. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 61)

Po, po edhe për punën e vëllazërisë së madhe kam ardhur sot. Ju më gjykuat dhe më

dhatë hakën. Më lini tashi mua t‟ju gjykoj dhe t‟ju jap hakën… (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 504)

3.2. Njësia frazeologjike dhe togfjalëshi

Përqasjen e njësive frazeologjike me togfjalëshin e lirë do ta bazojmë në dy elemente

të rëndësishme që janë forma dhe përmbajtja. Nga forma apo ndërtimi i tyre, njësitë

frazeologjike në shqipe e anglishte ndërtohen e zhvillohen brenda sistemit gjuhësor, sipas

ligjeve të gjuhës. Ato kanë lidhje gramatikore të njëjta si dhe përbëhen nga dy ose më

shumë fjalë shënuese ashtu si togjet e lira të fjalëve:

Po nuk qemë të zot të zgjidhim sherret në shtëpinë tonë, nuk do të jemi të zotë të

zgjidhim sherret e të tjerëve.

-Adnan, të lutem!

Adnanit nuk i erdhi mirë nga ky ashpërim i papritur i zërit të saj të ëmbël. Megjithatë ai

kishte në dorë vetëm zërin e vet. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 53)

Page 40: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

40

Po të jetë puna për të shuar e për të mbyllur derën, mund të shuhemi e ta mbyllim

lehtë të dy palët. Marr njëqind burra, nga ata që i kam nën urdhër, zbres poshtë, në

Shëmërtinë tuaj, e nuk le gur mbi gur. I lag të gjithë me gjak. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 76)

Back in Pat‟s office Eric, the callboy, was waiting. He did not know that he was the

hinge upon which swung a great affair.

“You like the stuff, eh?” he asked eagerly.

“Pretty good,” said Pat with calculated indifference.

“You said you‟d pay more for the next batch.”

“Have a heart!” Pat was aggrieved. “How many callboys get seventy-five a week?”

(F. Scott Fitzgerald, The Pat Hobby Stories, fq. 109)

Ngjashmëria e këtyre njësive frazeologjike, “kam në dorë”, “mbyll derën” dhe “have

a heart” me togfjalëshat e lirë gjegjës mund të lidhet vetëm me prejardhjen e tyre. Një

pjesë e mirë e njësive frazeologjike në shqipe e anglishte e kanë burimin nga togfjalëshat

e lirë:

Etleva u drodh me krupë dhe fshiu tehun e sëpatës në zhelet e nxira të kalorësit. Befas

veshi i zuri një zhurmë të re: goditje, shembje trupash të veshur me parzmore, thirrje.

Pastaj u dëgjua një zë i njohur – zëri i Enkeleut – që dha urdhër:

-Prishni vigun e Drimit. Të mos ikin! Ju të tjerët merrjani këtej që t‟u dilni prapa shpine

në shtigje. Shpejt. Mos merrni robër. Mos falni njeri. Goditini. Me kosa, me gurë.

Etleva vuri dorën në zemër.

-Erdhi ai...

Po nuk erdhi. Poshtë vazhdoi lufta: vringëllima, thirrma, goditje, shëmbje. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 168) [togfjalësh i lirë]

Sefedin Sefedini, që kish luftuar në Kosovë, në Shkodër, në të dy Dibrat e gjer tej në

Gostivar e Tetovë, që kish parë kaqe zjarre e gjak e që ish kumandar mbi shumë njerëz,

vuri dorën në zemër, uli kryet e ju fal çupës së hasmit, pastaj u largua nga mezhda që

ndante Gjonomadhët nga Gjatollinjtë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 74)

[njësi frazeologjike]

Siç vërehet, “vë dorën në zemër” përdoret si togfjalësh i lirë në shembullin e parë dhe

si njësi frazeologjike në shembullin e dytë. Kriteri strukturor nuk do të na ndihmonte për

të bërë dallimin ndërmjet tyre pasi nga forma të dy llojet e togfjalëshave janë identikë. Si

rrjedhim, duhet t‟i drejtohemi kriterit semantik për të gjetur ndryshimet kuptimore të “vë

dorën në zemër” në dy shembujt e dhënë.

Kemi të bëjmë me dy rrafshe kuptimore: rrafshi i parë, që është kuptimi i

drejtpërdrejtë i togfjalëshit të lirë “vë dorën në zemër”, pra, „të vësh dorën në një pozicion

të trupit ku mund të dëgjohen lehtë rrahjet e zemrës, dhe që në këtë rast shpreh edhe

shqetësim të shkaktuar nga ngjarjet e ndodhura‟, dhe rrafshi i dytë kuptimor që është

kuptimi i figurshëm i togfjalëshit të shndërruar në njësi frazeologjike. Duhet theksuar që

një togfjalësh i lirë kalon në njësi frazeologjike duke u përdorur vazhdimisht dhe duke u

përsëritur për një kohë të gjatë jo me kuptimin e tij të drejtpërdrejtë por me kuptimin e

figurshëm. Sot, kuptimi i figurshëm i togfjalëshit në fjalë është „gjykoj si për vete, marr

parasysh rrethanat‟.

Page 41: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

41

Kur bëhet fjalë për njësitë frazeologjike, elementi „përmbajtje‟ kushtëzohet dukshëm

nga ai „formë‟. Kjo ndodh ngaqë njësitë frazeologjike nuk krijohen gjatë ligjërimit, por

hyjnë në të si njësi të gatshme dhe shpeshherë në një trajtë të ngurosur. Përdorimi si njësi

të gatshme dhe uniteti i tyre semantik i bën njësitë frazeologjike unike si nga përmbajtja

ashtu edhe nga forma. Kjo veçori bën që njësitë frazeologjike të lidhen me fjalët e tjera

pa u zbërthyer vetë. Në përgjithësi, njësia frazeologjike hyn në fjali si një fjalë e vetme

dhe kryen funksionin e një gjymtyre të fjalisë, pra, atë të fjalës:

Hoqi dorën shpejt e shpejt nga kaseta dhe po ashtu, vringthi e futi në fund të koshit të

ullinjve. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 206) [togfjalësh i lirë]

Jo, aga, hoqa dorë nga pojallëku. Dua të shkruhem xhandar, se xhandar ka njëqind

të mira bashkë: rrogë, këpucë me gozhdë, rroba... -S‟është keq të bëhesh „gushkuq‟, se

gushkuqi është tabani i qeverisë, i qetësisë, po ti e the vetë se këtë punë nuk e kam në

dorë. Ta dish se xhandarllëku të nxjerr në selamet. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 249) [njësi frazeologjike]

Ndërsa në rastin e parë “heq dorën” shpreh kuptimin fizik të togfjalëshit të lirë „të

lëvizësh dorën nga diçka‟, në shembullin e dytë “heq dorë” përdoret me kuptimin e

figurshëm „nuk i përmbahem më një mendimi apo ideje‟. Nëse i kushtojmë vëmendje

formës së gjymtyrës emërore tek të dy shembujt e mësipërm do të dallojmë përdorimin e

saj herë brenda një togfjalëshi të lirë dhe herë brenda strukturës së njësisë frazeologjike

ku shfaqet në një tjetër formë pa u përshtatur me gjymtyrën foljore. Ngurosja e saj në

formë, në shembullin e dytë, bën që të kuptuarit e saj të realizohet vetëm nëse analizohet

në rrafshin e dytë kuptimor.

Në të kundërt, tek bashkimet e lira të fjalëve nuk ka ngurosje të formave të fjalëve.

Gjymtyrët tek një togfjalësh i lirë lidhen dhe ndryshojnë në bazë të rregullave

gramatikore dhe nuk përdoren në një formë të ngrirë dhe të kushtëzuar historikisht.

Njësitë frazeologjike kanë në përgjithësi një rend të ngulitur të gjymtyrëve të tyre dhe

zakonisht një trajtë të vetme ose një numër të kufizuar trajtash, por gjithësesi nuk kanë

një paradigmë të plotë trajtash.

Një dallim tjetër që vërehet është se njësitë frazeologjike përdoren me kuptimin

metaforik duke e humbur kuptimin e tyre denotativ. Fjalët që hyjnë në një njësi

frazeologjike e kanë humbur përgjithësisht pavarësinë kuptimore ndryshe nga fjalët e një

togfjalëshi të lirë. Pra, tek njësitë frazeologjike kuptimi tërësor nuk është shumë e

thjeshtë e kuptimeve të fjalëve përbërëse, por del nga shkrirja e brendshme e gjymtyrëve.

Siç vërehet nga shembujt e lartpërmendur të njësive frazeologjike që kanë togje të lirë

gjegjës, lidhjet sintaksore nuk janë dhe aq të qarta si në një togfjalësh të lirë. Kjo do të

thotë që gjymtyra emërore, siç dëshmohet nga forma e saj e ngurosur, nuk ndryshon. Kjo

bën që edhe lidhja kuptimore e gjymtyrëve përbërëse të jetë më e fortë. Në rast se kjo

lidhje prishet, atëherë vetë njësia frazeologjike shpërbëhet, gjymtyrët e saj shkëputen dhe

marrin tjetër kuptim.

Jo të gjitha njësitë frazeologjike kanë togfjalësha të lirë gjegjës. Një numër i madh i

tyre formohen sipas gjedheve të gjuhës, si formime analogjike sipas ndërtimit semantiko-

sintaksor të togfjalëshave të lirë:

Page 42: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

42

Myzeqarja, si ndonjë nuse e vërtetë, pati hapur dyshemenë kënd më kënd dhe po i

shtronte djaloshit bukën përpara, sikur me këtë donte t‟i mbushte mëndjen se kishte të

hanin dhe të linin. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 313)

Ju keni të drejt, moj shoqeni, po, gjersa ne vetë nuk e kemi mbledhur mendjen t‟i

shtrohemi bujqësis, pa menduar orë e çast si e qysh të largohemi nga fshati, me anë

martesash në qytet s‟kemi sy e faqe të kritikojmë qytetarkat si për shembull gruan e

kryetarit, që nuk duan të vijnë në fshat. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 30)

Ajo do t‟i bënte ballë, sipas të voglit, edhe rrebeshit të bombardimeve, se gjithmonë

pas pushimit të erës do të vinin shiu e breshri. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

351)

Miss Havisham beckoned her to come close, and took up a jewel from the table, and

tried its effect upon her fair young bosom and against her pretty brown hair. “Your own,

one day, my dear, and you will use it well. Let me see you play cards with this boy”.

“With this boy! Why, he is a common labouring-boy!”

I thought I overheard Miss Havisham answer – only it seemed so unlikely – “Well? You

can break his heart.” (Charles Dickens, Great Expectations, fq. 55)

A minute ago, the boy had looked the quiet, mild, dejected creature that harsh

treatment had made him. But his spirit was roused at last; the cruel insult to his dead

mother had set his blood on fire. His breast heaved; his whole person changed, as he

stood glaring over the cowardly tormentor who now lay crouching at his feet; and defied

him with an energy he had never known before. (Charles Dickens, Oliver Twist, fq. 88)

Qëndrueshmëria strukturore e gjymtyrëve dhe e togut frazeologjik në tërësi, ngurosja

e gjymtyrëve si dhe njësimi kuptimor i vë në emërues të përbashkët të gjitha njësitë

frazeologjike, si ato që e kanë burimin nga togjet e lira por edhe pjesën tjetër, çka ndikon

në pamundësinë e tyre për t‟u përkthyer fjalë për fjalë nga një gjuhë në një tjetër.

3.3. Njësia frazeologjike dhe lokucioni gramatikor

Me vlerën e një pjese të ligjëratës mund të përdoret edhe një grup fjalësh, që kanë një

lidhje të qëndrueshme midis tyre dhe që, si kuptimisht ashtu edhe gramatikisht, janë të

barazvlershme me një fjalë të vetme, por jo të njëjta me të. Grupe të tilla fjalësh quhen

„lokucione‟. Lokucionet ndeshen kryesisht te pjesët e pandryshueshme të ligjëratës, si

ndajfolja, parafjala, pjesëza e pasthirrma, por gjithashtu edhe te folja56

.

Lokucionet zënë një vend të ndërmjetëm midis togjeve a togfjalëshave të lirë dhe

fjalëve të përngjitura. Këto të fundit janë formuar rregullisht nga përngjitja e lokucioneve.

Pra, lokucioni dallohet kuptimisht e gramatikisht si nga fjala, ashtu edhe nga togu a

togfjalëshi i lirë. Ndërsa elementet përbërëse të një togfjalëshi të lirë e ruajnë mëvetësinë

56

Shih Gramatika e gjuhës shqipe (1995): Vëllimi i parë, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, fq. 39

Page 43: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

43

e tyre kuptimore e gramatikore, elementet përbërëse të një lokucioni vijnë duke e humbur

gjithnjë e më shumë mëvetësinë e tyre kuptimore e gramatikore57

.

Termi „lokucion‟ është përdorur që herët në gjuhësinë shqipe. Kanë qenë A. Xhuvani

si dhe I. D. Sheperi që e kanë përdorur këtë term. Nën këtë term ata përfshinë atë grup

fjalësh që për nga funksioni sintaksor është i barazvlershëm me fjalën, duke prekur

shumë pak njësinë kuptimore dhe duke lënë mënjanë tiparet e tjera që kanë njësitë

frazeologjike. Siç e theksuam në fillim të këtij kapitulli, termi „lokucion‟ është përdorur

nga shumë studiues të frazeologjisë gjuhësore për njësitë frazeologjike.

Shkalla e humbjes së mëvetësisë kuptimore e gramatikore te elementet përbërëse të

lokucioneve të ndryshme nuk është e njëjtë. Në përgjithësi, ajo është më e madhe në

lokucionet me kuptim të mbartur. Fjala vjen, tek lokucioni ndajfoljor “në tym”, “Ai fliste

në tym”. [=kot më kot]” parafjala “në” ashtu edhe emri pas saj e kanë humbur

mëvetësinë e tyre kuptimore e gramatikore si fjalë të veçanta. Këtu parafjala “në” nuk

shërben për të shprehur lidhjen sintaksore të emrit në fjali, as emri “tym” nuk përdoret me

kuptimin e tij leksikor (kategorial) të zakonshëm. Si rrjedhim, emri në këtë lokucion

përdoret në një trajtë të ngurosur dhe nuk ka mundësi të marrë, para ose prapa, përcaktorë

me ose pa përshtatje, çka nuk ndodh me togun e lirë, “në tym”58

. Njësi të tilla gjuhësore

renditen në fjalorët frazeologjikë si njësi frazeologjike.

Ndryshime të karakterit gramatikor dhe kuptimor janë përftuar edhe në lokucionet

gramatikore që shërbejnë si parafjalë, lidhëza, pjesëza e pasthirrma, siç janë, p.sh.

lokucionet parafjalore në vend, në bazë etj., lidhëzat në qoftë se, po qe se, duke qenë se,

me qëllim që, kështu që etj., pjesëzat jo që jo, po se po etj., pasthirrmat djall o punë, punë

e madhe etj. Pavarësisht nga ndryshimet e lartpërmendura, lind nevoja për të bërë

dallimin midis këtyre të fundit dhe vetë njësive frazeologjike.

Së pari, njësitë frazeologjike në shqipe kanë të paktën dy gjymtyrë shënuese ndryshe

nga lokucionet gramatikore të lartpërmendura:

Ata që i ndau puna dukej se do t‟i pajtonte sofra. Po doli e kundërta. Ndonëse

përjashta, në oborrin e kryesisë, instruktorit të ministrisë i zuri syri një lëkurë qengji të

nderë në diell dhe në mesore i shpoi hundën era e mishit të pjekur, në tryezë ai nuk

pikasi asnjë shenjë dreke. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 64)

Po nuk u ngri. Ndofta e kish lënë për më vonë, për në dasmë; ndofta ja kish prerë

gjunjët ajo e uruara verë. E shikoja e thosha me vete: “Si ka qenë vallë, gjyshja në të ri,

kur ish çupë, kur ish nuse?” Dhe nuk e merrja dot me mendje të kish qenë e bukur, siç

thosh gjyshi, po gjithnjë kështu: me gishtrinjtë tërë gdhenj, me fytyrë si kore gështenje

gufalle, me hundën si eshkë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 105)

Drejtorisë së ndërmarrjes së prodhimit

Këtu

57

Shih Gramatika e gjuhës shqipe (1995): Vëllimi i parë, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, fq. 39

58 Shih Gramatika e gjuhës shqipe (1995): Vëllimi i parë, Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, fq. 40

Page 44: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

44

I nënshkruari N. H., me profesion motorist (kategoria e katërt), pasi mbarova shkollën e

rezervave të punës me nota shumë të mira, u caktova me punë në ofiçinën mekanike ku

punoj edhe sot.

Për arsye se jam në punë pranë kësaj ndërmarrjeje dhe duke qenë se i kam kushtet për

ngritjen e nivelit tim teknik, duke qenë edhe se nuk më mungojnë kushtet shëndetësore

për të vazhduar gjimnazin me korrespondencë, kërkoj pranimin tim nga kjo ndërmarrje

në shkollën që është hapur pranë saj.

Me respekt: N.H. (Let. zyrt. 1992/Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe (2011),

fq.286)

Së dyti, komponentët në lokucionet gramatikore nuk kanë karakter të figurshëm siç

ndodh me gjymtyrët e njësive frazeologjike. Vlera ekspresive është vlerë e përhershme e

njësive frazeologjike:

Ajo u praps nga shkëmbi i myshkët, zbriti dhe bëri të marrë shtegun poshtë, po e

ktheu mendjen dhe i thirri njeriut që shtrembëronte enkelishten:

-Rrofsh e qofsh, xhaxho Edip. Doli fjala jote. Erdhi ai! Ki mendjen te tufa. Unë do zbres

t‟i dal përpara. Po të ndodhë gjësend, bëmë zë dhe mos kurse heshtat. Shtizën e gjatë e ke

pranë kasolles. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 14)

This fact, more than any other, brought home to James the real danger of the

situation. It was always like this with these „artistic‟ chaps; a sensible man should have

nothing to say to them. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 117)

Së treti, lokucionet gramatikore kryejnë funksion shërbyes në fjali dhe për këtë arsye

nuk mund të përfshihen në grupin e njësive frazeologjike. Ato mund të afrohen a

barazohen me mjete gramatikore të lidhjes dhe jo me fjalën si njësi leksikore.

Ajo që i bashkon njësitë frazeologjike me këto lokucione është se të dy grupet e

fjalëve kanë tërësi strukturore e semantike dhe përdoren si njësi të gatshme në ligjërim.

Ka raste kur disa sintagma ndajfoljore kanë dalë nga reduktimi i një njësie frazeologjike –

“deri në palcë” ka dalë nga “i ka vajtur thika deri në palcë”59

.

3.4. Njësia frazeologjike dhe proverbat

Shumë studiues i trajtojnë proverbat brenda frazeologjisë gjuhësore. Thomai dhe

shumë të tjerë me të drejtë i përfshijnë këto struktura në atë që quhet “frazeologji letrare”.

Proverbat përkufizohen si thënie, të cilat organizohen nga ana strukturore si fjali dhe kanë

një pohim të vërtetë e të mbyllur. Ato shprehin gjykim apo mendim të plotë e të

figurshëm, i cili përgjithëson përvojën e shumë brezave e që përmban një mësim të mirë

të urtësisë popullore.

Figurshmëria dhe qëndrueshmëria strukturore i afron njësitë frazeologjike me

proverbat:

59

Thomai, J. (1999): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Shtëpia botuese “Shkenca”, fq. 13

Page 45: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

45

Shpresa donte të qeshte e nuk qeshte dot. Ajo i tundi kokën, gjithë shejtani, mendimit

që e bëri të ngazëllehej: “Po të mos kishte qenë ajo, nuk do të kishte patur as zjarr në

lëmë…” Ja, kështu shpjegohej përse të gjithë e mbanin në gojë dhe s‟e hiqnin nga sytë,

ndërsa ajo vetë s‟i jipte asnjë rëndësi aktit të saj dhe qeshte me ta. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 183) [njësi frazeologjike]

Kush nxiton shumë, bie në hundë. - Haste makes waste. [proverba]

Ndryshe nga njësitë frazeologjike proverbat kanë gjithnjë strukturë fjalie; shprehin

këshillë; gjymtyrët e tyre kanë kuptim të drejtpërdrejtë dhe nuk e humbin pavarësinë e

tyre, pra, kanë një rrafsh kuptimor: Qesh mirë kush qesh i fundit. – He laughs best who

laughs last.

Këto shembuj tregojnë qartë që proverbat janë të ndryshme nga njësitë frazeologjike.

Tipari i parë dallues është ndryshimi i qartë në strukturë. Siç kemi parë, njësitë

frazeologjike, janë njësi të gatshme që përshtaten në strukturën e një fjalie e cila ka një

funksion të caktuar sintaksor, pak a shumë siç ndodh me fjalët:

Gjarpërinj e ujq, besa. Pastaj na u duk sikur ardhi një burrë i gjatë e na rrahu me

kopan, na e bëri kurrizin më të butë se barkun. Mbuluam kokën me gurë, duruam.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 116)

Në aspektin semantik, dallimi midis proverbave dhe njësive frazeologjike është

akoma më i qartë. Proverbat mund të krahasohen me fabulat, sepse si këto të fundit,

proverbat përmbledhin eksperiencën e një komuniteti. Ato moralizojnë, japin këshilla,

japin paralajmërime, kritikojnë etj.:

Kalit të falur nuk i shihen dhëmbët. - Do not look a gift horse into the mouth.

Asnjë njësi frazeologjike nuk i ka këto veti. Ato nuk janë të barabarta me fjalinë si

proverbat por me një koncept të vetëm. Funksioni i tyre në ligjërim është më tepër

shënues (d.m.th. ato mund të shprehin një objekt, një veprim etj.). Funksioni i proverbave

në ligjërim është komunikues. Çështja e pranimit të proverbave si nëntip i njësive

frazeologjike dhe studimi i tyre brenda frazeologjisë së gjuhës ka mbetur akoma e

debatueshme. Koonin, në klasifikimin e tij të njësive frazeologjike i përfshin ato në këtë

grup dhe i emërton ato njësi frazeologjike komunikuese. Ai vë si kriter të frazeologjisë

qëndrueshmërinë dhe jo emërtimin apo komunikimin60

.

Mund të shtohet që nuk ka një vijë ndarëse midis proverbave dhe njësive

frazeologjike duke qenë se këto të fundit shpesh e kanë origjinën nga proverbat. Disa nga

proverbat transformohen lehtësisht në njësi frazeologjike. Kur një togfjalësh që dikur

ishte pjesë e një proverbi fillon të përdoret si njësi frazeologjike shndërrohet gradualisht

në njësi të pamotivuar nëse lidhja me proverbin korrespondues nuk shihet qartë. P.sh.,

“new broom” rrjedh nga proverbi “New brooms sweep clean”. “new broom”, si njësi

frazeologjike nuk është e motivuar sepse kuptimi i të tërës nuk nxirret nga kuptimi i

komponentëve të saj. Ajo është gjithashtu e qëndrueshme nga ana semantike dhe

gramatikore. Brenda strukturës së proverbit, emri “broom” përdoret gjithnjë në shumës;

ndërsa në njësinë frazeologjike ai përdoret në përgjithësi në njëjës.

60 Shih Ginzburg, R.S./ Khiedel, S.S./Knyazeva, Sankin, A.A. (1999): English Lexicology, Moscow, fq.

235

Page 46: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

46

Në të njëjtën mënyrë, njësia frazeologjike “it takes a long spoon to sup with him”

(„është njeri i keq‟) është formuar sipas proverbës – “It takes a long spoon to sup with the

devil”:

“Bespeak a long spoon.”

“Why, Dromio?”

“Marry, he must have a long spoon that must eat with the devil.”

(Shakespeare/James M. Dixson, English idioms, fq. 232)

Ka raste kur njësia frazeologjike është zgjeruar me fjalë të tjera në fjali:

Ky njeri as të ftoh as të ngroh.

Nga ana tjetër, mjaft proverba kanë në përbërje të tyre si gjymtyrë njësi frazeologjike:

Kush s‟ka kokë, ka këmbë.

Pavarësisht se është bërë një ndarje e frazeologjisë gjuhësore dhe asaj letrare, ashtu

siç thekson edhe Thomai61

, ka plot raste të dyshimta, të përziera e kalimtare që mund të

trajtohen edhe si elemente të frazeologjisë gjuhësore edhe si elemente të frazeologjisë

letrare.

4. Identiteti i njësive frazeologjike

Për përcaktimin e identitetit të njësive frazeologjike duhet të kemi parasysh të gjitha

tiparet që i veçojnë ato nga njësitë e tjera gjuhësore. Në çështjet e mëparshme ne kemi

bërë dallimin midis njësive frazeologjike dhe njësive të tjera gjuhësore. Mendohet që të

gjitha shprehjet e kanë origjinën tek togfjalëshat e lirë, të cilët gjatë zhvillimit historik të

gjuhës kanë fituar tiparet e qëndrueshmërisë semantike dhe gramatikore. Me fjalë të tjera,

togfjalëshat e lirë para se të kalojnë në njësi frazeologjike i nënshtrohen procesit të

gramatikalizimit dhe leksikalizimit.

Rastet e gramatikalizimit mund të ilustrohen me anë të disa foljeve si në shqipe edhe

në anglishte, të cilat gjatë shndërrimit të tyre nga togfjalësha të lirë në njësi frazeologjike

e humbin kuptimin e tyre të mirëfilltë dhe luajnë rol të ngjashëm me një folje ndihmëse.

Shkalla e qëndrueshmërisë semantike dhe gramatikore është kaq e lartë sa që komponenti

nuk ka kuptim leksikor të mëvetësishëm. Këtu bëhet fjalë për gjymtyrë të tilla si: “bëj”,

“kam”, “marr”, “take”, “have” etj.:

Vrau mendjen, symbyllur, me ballin të rrudhur, pastaj thirri: “Aha! E mora vesh.

Fuqia buron nga paraja: nga ari. Argjendi, brunçi. Paraja bëhet çdo gjë: armë,

mercenar, gjak. Po paraja nga vjen? Nga perënditë. Thonë se perënditë u japin para

atyre që i duan. Mirëpo ne thamë se perënditë i kemi ngjizur vetë. (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 270)

Skica bëri bujë dhe çështja vajti deri në vesh të ministrit të Punëve të Brendshme,

shkëlqesisë së tij Jukës, që sapo kishte ardhur prapë në fuqi pas kabinetit jetëshkurtër të

61

Thomai, J. (1964): “Probleme të frazeologjisë së gjuhës shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 2, 1964, fq. 85

Page 47: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

47

Mehdi Frashërit, që kishte pasur për ministër të Brendshëm Ethem Toton. (Shefqet

Musaraj, Para agimit, fq. 11)

“You don‟t seem to care about going about. Why don‟t you drive down to

Hurlingham with us? And go to the theatre now and then. At your time of life you ought

to take an interest in things. You‟re a young woman!” (John Galsworthy, The Fortsyte

Saga, fq. 66)

Termi „leksikalizim‟ do të thotë që togfjalëshi shndërrohet në ekuivalent të fjalës,

d.m.th. në njësi frazeologjike ose në fjalë të përbërë. Shumë pak dihet për faktorët që

bëjnë pjesë në procesin e leksikalizimit të togfjalëshave të lirë që çon në krijimin e

njësive frazeologjike. Ky problem mund të shihet nga shkalla e motivimit. Mund të

supozojmë, nisur nga teoria tradicionale mbi frazeologjinë gjuhësore, që një togfjalësh i

lirë transformohet në njësi frazeologjike kur ai fiton tipare të qëndrueshmërisë

strukturore, qëndrueshmërisë semantike dhe kur nuk është i motivuar. Dallimi

vështirësohet nga prania e disa shprehjeve, të ashtuquajtura togje jofrazeologjike, të cilat

kanë të përbashkët me njësitë frazeologjike qëndrueshmërinë strukturore, por që u

mungon njësimi semantik dhe figurshmëria.

Për të përcaktuar identitetin e njësive frazeologjike mund të nisim me

qëndrueshmërinë strukturore si një tipar themelor i njësive frazeologjike, megjithëse siç

do të vëmë re në vazhdim të këtij punimi, tek disa prej tyre ajo është relativisht e ulët.

Kjo qëndrueshmëri mbështetet në disa kufizime62

, si:

kufizimi në zëvendësimin e gjymtyrëve. Si rregull, në shprehjet e ngurtësuara asnjë fjalë nuk mund të zëvendësohet me një gjymtyrë tjetër pa i prishur kuptimin.

Në të kundërt, në togjet e lira të fjalëve zëvendësimi nuk përbën rrezik dhe nuk ka

pasoja për anën kuptimore të tyre. Në shembujt e mëposhtëm, asnjë nga

gjymtyrët, si shënuese dhe joshënuese nuk mund t‟u nënshtrohet zëvendësimit:

S‟kam si të hap gojë, gjersa është amaneti i babait në mes. Pastaj nëna… nëna…

Djaloshi rrudhi buzët:

-S‟më duket i drejtë ky mendim, Emirë. Njeriu e ka në dorë vetë, shpeshherë ta ndërrojë

rrotën e fatit… (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 56)

Ja kështu! Xhixhiko-hanëmi doli, siç thamë, shterpë. Jo tamam shterpë se, siç thoshin

gojët e këqia, dikur kish hedhur në diell fëmijën e parë dhe më tej kish shterrur. Këtë

punë, ajo e dinte që qëkuri, dhe prandaj ja kish bërë fora, andej, në pashallëkun e

babait, duke ndërruar jaranët si fustanët. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 158)

The dozen men at the table, representing a thousand dollars an hour in salaries, sat

stunned. Far down by the door one of the studio police caught wind of what was

happening and started to elbow through the cooked room. And Big Jack Wilson, another

director, was on his feet in an instant coming round the table. (F. Scott Fitzgerald, The

Pat Hobby stories, fq. 27)

62

Shih Ginzburg, R.S./ Khiedel, S.S./Knyazeva, Sankin, A.A. (1999): English Lexicology, Moscow, fq.

232-234

Page 48: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

48

tipi i dytë i kufizimeve është pamundësia e ndërfutjes së gjymtyrëve të tjera në strukturën e njësive frazeologjike. Në një togfjalësh të lirë, ndryshime të tilla

mund të bëhen pa ndikuar në kuptimin e përgjithshëm të shprehjes. Një kufizim i

tillë nuk ekziston në çdo shprehje. Në vepra letrare, variante të ndryshme të

njësive frazeologjike të krijuara për qëllime stilistikore janë të shpeshta. Në

ligjërimin e folur, njësitë frazeologjike i ruajnë strukturat e tyre tradicionale dhe

rezistojnë ndaj komponentëve shtesë.

Nuk ishte ngritur menjëherë. I fshehur pas vagonit, rrinte e priste viktimën. I kishte

ardhur në majë të hundës me ata malukatë, që i kishin shkaktuar aq telashe me

drejtorinë për punën e atyre shpellave që shkaktonin pikat e shiut në kripën e piramidave.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 33-34)

-A mre, ti je furrxhiu i hapsanikëve?

Gjyshi ve buzën në gaz e ja kthen:

-Unë, o bir. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 87)

tipi i tretë i kufizimeve strukturore është qëndrueshmëria gramatikore e njësive

frazeologjike. Në përgjithësi është gjymtyra emërore që përdoret në trajtë të

ngurosur:

...(Atëhere ja dëgjova për herë të parë emrin gjyshes: i thënkshin Marinë e unë nuk e

pata ditur). Po kush është ai që kapërcente shtatë male e shtatë gryka që të të sillte

luleshtrydhe e mjaltë të egër? Kush është ai që të sillte turtuj e fëllëza? Hë, folë!

-Me ato ma more mendjen, se ti vetë...

-Oj! Ç‟po më thotë kjo kështu? I harroi të gjitha, i shkeli të gjitha. Më nxori ariç.

Gjyshi shikoi rreth e qark, si me të pyetur, po askush s‟i dha dorën ta nxirrte nga

mynxyra. Atëherë e ktheu fletën. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 103)

Po ja që nuk po e gjente dot gjuhën e përbashkët. “Unë s‟jam i zoti të merrem vesh

me këta, bashkëfshatarët e mi, që i kam e më kanë para syve, si do merrem vesh nga bota,

me ato vjershat e mia mish pas lajmësi?..” Ishte gati të hiqte dorë nga kjo punë, duke

menduar se e keqja qëndronte jo jashtë tyre por brenda tyre… (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 223)

“See the miseries of having a family!” said Tod‟s father, giving Tod three prunes,

some water in a glass that had been used for claret, and telling him to sit still. Tods

sucked the prunes slowly, knowing that he would have to go when they were finished, and

sipped the pink water like a man of the world, as he listened to the conversation.

Presently, the Legal Member, talking “shop” to the Head of a Department, mentioned his

Bill by its full name - “The Sub-Montane Tracts Ryotwary Revised Enactment”. (Rudyard

Kipling, Plain tales from the hills, fq. 192)

Pavarësisht nga këto kufizime, njësitë frazeologjike kanë një larmi variantesh dhe

formash të përdorimit. Siç thekson Thomai63

, për përcaktimin e identitetit të njësisë

frazeologjike ka shumë rëndësi “verifikimi i të gjithë serisë së formave të saj të

përdorimit që e paraqesin atë në ligjërim si një njësi frazeologjike”. Si rrjedhim, duhet të

63

Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. ix

Page 49: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

49

marrim parasysh të gjithë faktorët sesi qëndrueshmëria semantike ndikon në mënyrë të

pashmangshme në qëndrueshmërinë strukturore të njësisë frazeologjike dhe anasjelltas.

Aksioma sipas së cilës kuptimi i një njësie frazeologjike nuk është funksion i kuptimit

të gjymtyrëve përbërëse, ka mungesa në shumë aspekte. Në thelb kjo aksiomë nuk

shpjegon disa pika të rëndësishme në lidhje me formën e njësive frazeologjike:

Në radhë të parë, pavarësisht nga kufizimet në lidhje me një pjesë të njësive

frazeologjike, gjymtyrë shënuese ose jo shënuese hyjnë në strukturën e saj dhe gjymtyrët

emërore tek disa prej tyre mund të modifikohen me anë të mbiemrave:

Paci vështronte të mëdhenjtë, nuk dinte ku të strukej që të merrte pakëz zemër dhe

rënxinte edhe ai si Nafora, pa frymëmarrje dhe pa dritë. Fshat i peshkatarëve po dihaste

me psherëtima. Tani po e kuptonte ai sa duhej të ishin vrerosur atë ditën e 7 prillit.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 270)

Në atë kohë qeveria ia dha ihtizam kriporen arkondit të madh. Po arkondit të madh

nuk i hynte dot në kokë (se nuk i hynte as në qese), se si mund të jepej falas kripa e egër

dhe të merrje hak për kupacët, kur kripa e butë të pasuron sa asgjë tjetër në këtë botë.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 269)

“Oh!” said Mrs. Gradgrind, “so you have settled it! Well, I‟m sure I hope your head

begins to split as soon as you are married, which was the case with mine, I cannot

consider that you are to be envied, though I have no doubt you think you are, as all the

girls do. However, I give you joy, my dear – and I hope you may now turn all your

ological studies to good account, I am sure I do! I must give you a kiss of congratulation,

Louisa; but don‟t touch my right shoulder, for there‟s something running down it all day

long. And now you see,” whimpered Mrs. Gradgrind, adjusting her shawls after the

affectionate ceremony. “I shall be worrying myself, morning, noon, and night, to know

what I am to call him! (Charles Dickens, Hard times, fq. 107)

“She‟s a pretty woman,” and he waved aside a crossing-sweeper. “How did he get

hold of her?” asked Roger presently. “She must cost him a pretty penny in dress!” (John

Galsworthy,The Forsyte Saga, fq. 18)

Në shembullin e fundit, mbiemri “pretty” nuk lidhet me të tërë njësinë frazeologjike

por vetëm me gjymtyrën emërore që bën pjesë në strukturën e njësisë frazeologjike.

tek disa njësi të tjera ndryshimi i rendit është i mundur për të dhënë efekte theksuese:

Veshët i zunë disa fjalë të shkëputura, disa fjalë që silleshin rreth diçkaje të bukur e

të shndritshme, që s‟pranon as njollën më të vogël. Ajo pati përshtypjen sikur po flitej për

ndonjë mollë në lule, për lule që s‟kishin arritur të mbulonin një degë të thatë, për një

degë të thatë që po përpiqej të thante trungun. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq.

23-24)

Maji u gjend ngushtë. Të ishte kthyer drejt tij, t‟i kishte hedhur sytë (çfarëdo sysh le

t‟i kishte hedhur) ai do ta kishte pasur shumë më lehtë t‟i afrohej dhe ta prekte me dorë.

Page 50: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

50

Vështrimi njerëzor, sido që të jetë, i ëmbël apo i vrazhdë, gjithmonë të lidh. (Jakov Xoxa,

Lulja e kripës së butë, fq. 65)

në raste të caktuara, pjesët e njësive frazeologjike mund të fshihen duke kaluar në konstrukte eliptike:

E kishte gjetur të shoqen me kryet brenda në kasafortën e magazinës, si këpusha që

fut kokën në damarin e kafshës dhe s‟e nxjerr andej as po t‟ia këputësh, dhe pati hequr të

zitë për ta bindur se bombardimi kishte kohë që kishte pushuar dhe se ato krisma ishin

shpërthime të vonuara të kasave me municion. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

156)

“A mund ta mbash mend këtë emër?”

“Do ta mbaj, thashë, se më pëlqen.” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 365)

Përcaktimin e identitetit të njësive frazeologjike e vështirëson shfaqja e tyre në

variante të ndryshme sintaksore, gjë që tregon shkallën e ulët të qëndrueshmërisë

strukturore:

-Aq bëjnë. Po mund të merremi vesh…

Vetullbardhi u skuq:

-S‟na jep Dyrakiona kripë? Mirë, shkojmë në Apolloni.

–Dyrakiona është marrë vesh me Apolloninë për këtë punë, ka bërë lidhje. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 336)

In the strength of his misfortune, and the energy of his distress, he fired for the

moment like a proud man. In another moment, he stood as he had stood all the time – his

usual stoop upon him; his pondering face addressed to Mr. Bounderby, with a curious

expression on it, half shrewd, half perplexed, as if his mind were set upon unravelling

something very difficult; his hat held tight in his left hand which rested in his lip; his

right arm, with a rugged propriety and force of action, very earnestly emphasizing what

he said; not least so when it always paused, a little bent, but not withdrawn, as he

paused. (Charles Dickens, Hard Times, fq. 80)

Identiteti i njësive frazeologjike sot mund të shihet jo vetëm nga ana gjuhësore por

edhe nga ajo psikolinguistike. Studime të shumta të këtij lloji janë bërë në lidhje me

njësitë frazeologjike. Në frazeologjinë gjuhësore sot shtrohet pyetja: në ç‟pikë një njësi

frazeologjike njihet e tillë dhe fiton identitetin e saj si njësi e qëndrueshme?

Flores d‟Arcais64

sjell një nocion të rëndësishëm, që është pika e unifikimit të njësisë

frazeologjike. Kjo është pika në të cilën një njësi frazeologjike identifikohet në formë

unike. Për çdo njësi, kjo pikë do të jetë fjala e fundit e saj. Në varësi të shkallës së njohjes

dhe përdorimit të njësisë frazeologjike, e sidomos të kontekstit, pika në të cilën një

ligjërues mund të shpjegojë saktë një njësi frazeologjike mund të mos përputhet me pikën

e unitetit të saj, dhe në disa raste mund ta paraprijë atë.

64

Flores D‟Arcais, G.B. (1993): “The comprehension and semantic interpretation of idioms”, tek C.

Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence

Erlbaum, fq. 81

Page 51: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

51

Tashmë dihet që ndërtimi i kuptimit të një fjalie apo togfjalëshi të lirë bazohet në

parimin e motivimit.

Një makinë frenoi para lesës së Pilojve. Pulia s‟ishte mësuar me borie te dera e

shtëpisë. Ajo s‟e kishte dashur dhëndrin shofer. Pa hapur gojën nga habia, u hap dera.

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 266)

Kështu, “u hap dera” interpretohet si një kompozitë e kuptimit të “hap” dhe “dera”.

Në të kundërt, “të hapte derë” në shembullin:

Endërronte ta martonte Qamilin, të hapte derë e shtëpi, ta bënte hasmin të pëlciste

nga nakari. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 46)

që nis me të njëjtën folje nuk do të thotë që mund të parashikohet fakti nëse kemi të

bëjmë me njësi frazeologjike deri në momentin kur arrihet në një pikë kritike, ku i tërë

togfjalëshi frazeologjik arrin të identifikohet. Pra, analiza sintaksore ndodh të paktën në

një pikë të caktuar të përdorimit të njësisë frazeologjike në fjali. Kur një ligjërues ndeshet

me një fjali që diku ka foljen “hap”, ai nuk mund ta marrë me mend se ka të bëjë me

njësinë frazeologjike “hap derë”, me ndonjë njësi tjetër që ndërtohet me të njëjtën folje si

“hap gojë” apo me ndonjë togfjalësh të lirë:

Unë... unë... dhe desh të thotë diçka, po vështrimi i ftohtë, si faqet e mureve prej guri

të qytetit t‟Apollonisë, nuk e la të hapte gojë e të derdhte zemrën, nga frika se mos zëri i

tij lutës nuk depërtonte dot këtë mur e kthehej pas. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq.

147) [njësi frazeologjike]

Zonja Evermin po u thoshte diçka shoqeve dhe ato po guisnin nën zë. Zonja Ermion

kishte hapur përsëri çantën dhe po bënte tualet. Sa herë çelte zonja e Raq Kripanit gojën

e saj si grykë qenefi, ajo do të hapte çantën dhe do të nxirrte pufjen e butë për t‟u

pudrosur. Stela po i thërriste Majit të vinte e ta zbriste nga trami, por djaloshi vazhdonte

të ndiqte vërvitjet e potershme të zekthit. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 38)

[togfjalësh i lirë]

5. Përfundime

Duke u mbështetur në idetë që vumë në dukje rreth koncepteve të sipërmendura, si

dhe në shembujt e studiuar, mund të nxjerrim përfundimet e mëposhtme:

Page 52: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

52

Njësia frazeologjike mund të quhet njësi gjuhësore e mëvetësishme që mishëron tipare të rëndësishme, të cilat përcaktojnë identitetin e saj strukturor dhe semantik,

siç janë: struktura togfjalëshore, njësimi semantik, qëndrueshmëria dhe motivimi.

Ato zënë vend ndërmjet fjalës për nga funksioni dhe togfjalëshit të lirë për nga

ndërtimi formal.

Tek njësitë frazeologjike, elementi „përmbajtje‟ kushtëzohet dukshëm nga ai

„formë‟. Kjo ndodh ngaqë njësitë frazeologjike nuk krijohen gjatë ligjërimit, por

hyjnë në të si njësi të gatshme dhe shpeshherë në një trajtë të ngurosur. Përdorimi

si njësi të gatshme dhe uniteti i tyre semantik i bën njësitë frazeologjike unike si

nga përmbajtja ashtu edhe nga forma.

Procesi i përqasjes së njësive frazeologjike në anglishte dhe shqipe nxjerr në pah tipare bashkuese e veçuese të njëjta të njësive frazeologjike me njësi të afërta në

kuptim apo në strukturë me to, si fjala, togfjalëshi, proverbat apo lokucioni

gramatikor.

Njësitë frazeologjike në anglishte dhe shqipe bazohen tek të njëjtat mekanizma për të qartësuar shkallën e motivimit të tyre, që arrihet si rrjedhojë e pranisë së

koncepteve të njëjta metaforike që ngërthejnë të dyja gjuhët.

Gjatë përqasjes së njësive frazeologjike në anglishte dhe shqipe vërejmë se prania e disa elementeve formale, siç është lidhëza krahasuese, është tregues i

ndryshimeve të strukturës së njësive frazeologjike në të dyja gjuhët që çon

domosdo në ndryshime semantike të tyre.

Megjithë karakterin e ndryshëm të diskutimeve rreth disa tipareve që përcaktojnë

identitetin e njësive frazeologjike në shqipe dhe në anglishte, ajo që i bashkon

është thelbi funksional i njësive frazeologjike të cilat dallohen veçanërisht për

ngjyrimin emocional dhe stilistikor si pjesë e pandarë e tyre si dhe e qëllimit të

funksionimit të tyre në ligjërim.

KREU I DYTË. VEÇORI TË FORMËS TEK NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME

VLERË FOLJORE

1. Shkalla e idiomatizimit formal tek njësitë frazeologjike foljore

Page 53: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

53

Njësi frazeologjike me vlerë foljore janë quajtur njësitë frazeologjike të cilat kanë një

folje në përbërje të tyre dhe shprehin një veprim si proces. Si gjuha shqipe ashtu edhe ajo

angleze janë shumë të pasura me këtë tip njësish frazeologjike. Njësitë frazeologjike

foljore kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe pasqyrohen gjerësisht në

fjalorët anglisht-shqip dhe shqip-anglisht. Një pjesë e tyre e kanë pikënisjen tek

togfjalëshi i lirë, i cili nëpërmjet leksikalizimit dhe metaforës shndërrohet në togfjalësh

frazeologjik. Për këtë arsye, njësitë frazeologjike foljore kanë trashëguar nga togfjalëshi i

lirë elemente si: gjymtyrët, lidhjet sintaksore të tyre, llojet e marrëdhënieve ndërmjet

gjymtyrëve etj.

Tek këto njësi frazeologjike, së paku njëra gjymtyrë duhet të jetë folje, e cila

“mbisundon gramatikisht, d.m.th. i jep gjithë togut të fjalëve vlerë foljore”65

. Gjymtyra

foljore, siç do të vërehet në vijim të këtij punimi, përbën në pjesën më të madhe të rasteve

kufirin nistor të këtij tipi njësish frazeologjike. Vatër kuptimore për njësitë frazeologjike

foljore mund të jenë që të gjitha gjymtyrët, “sepse kuptimi frazeologjik del si njësi

semantike tërësore dhe e pandashme, pavarësisht nga gjymtyrët e veçanta”66

. Gjymtyra e

dytë, kur shprehet me emër ka karakter idiomatik. Siç vëren Thomai, “kufizimet në

numrin e në llojin e gjymtyrëve, në formën e në rendin e tyre, në lidhjet sintagmatike e në

tipin e kuptimit përbëjnë idiomatikën e njësisë frazeologjike që nuk është kurdoherë në të

njëjtën shkallë”67

.

Duke u mbështetur në pohimin e mësipërm, ne do t‟i kushtojmë rëndësi secilit

element për të parë shkallën e idiomatikës tek njësitë frazeologjike me vlerë foljore.

Ashtu si tek togfjalëshi i lirë, tek këto njësi lidhja e brendshme sintaksore ndërmjet

gjymtyrëve është e detyrueshme dhe duke qenë se ajo është përforcuar historikisht ka

çuar në humbjen e pavarësisë kuptimore të gjymtyrëve të tyre. Gjymtyrët e njësisë

frazeologjike e humbin pavarësinë e tyre kuptimore dhe shkrihen me gjymtyrë të tjera për

të dhënë kuptimin tërësor të saj. Megjithatë, gjymtyrës foljore i duhet të ndryshojë në

kohë, numër dhe vetë për t‟u përshtatur me gjymtyrët e tjera dhe për t‟u bërë pjesë e një

fjalie të caktuar:

Ajo ishte lëshuar drejt Yllit si drejt diçkaje të pashmangshme, ashtu siç lëshohemi

ndaj kohës së mirë apo të keqe, të cilën nuk e kemi në dorë. Megjithatë, sa më shumë

kohë kalonte, aq më pak e kërkonte shpirtërisht dhe aq më shumë e dëshironte trupërisht.

Ajo po ndiente t‟i rritej malli për peshën e tij. Me një drithërimë në zemër, sa vinte e po

kuptonte se kjo ndjenjë nuk kishte të bënte me mall, por me dëshërim. Sido që të ishte, ky

robërim edhe më i madh trupor tregonte se shpejt ajo kishte për t‟u çliruar edhe fizikisht

nga ai. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 150)

-Do të kthehem ta rrah me kamxhik atë deligrua. Më gënjeu... I marr të bijën edhe e

sjell në konak. Kështu! Ment ktheu pelën, po atë çast i ra një mendje tjetër.

-Këtë punë e kam në dorë. Dërgoj nesër trimat edhe e mbarojnë. Evet, efnm. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 174)

Po nuk qemë të zot të zgjidhim sherret në shtëpinë tonë, nuk do të jemi të zotë të

zgjidhim sherret e të tjerëve. -Adnan, të lutem! Adnanit nuk i erdhi mirë nga ky ashpërim

65 Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet Toena, fq. 230 66

Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet Toena, fq. 230 67

Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. xi

Page 54: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

54

i papritur i zërit të saj të ëmbël. Megjithatë ai kishte në dorë vetëm zërin e vet. (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 53)

Do edhe një e një e çerek gjersa t‟i vijë radha Saipit, do dy e gjysmë gjersa t‟i vijë

Danit të Lilos, po të mos e presë ndonjë lart. Ti a do radhë, o Grendell.

-Jo, Ago Zylal. Radhën time jepja Cutes të vaditë skërkat që të shtohen breshkat e

hardhuckat. (Cutja tundi kokën e psherëtiu) Ti s‟e ke në dorë atë që dua unë. Ndofta edhe

e ke, po s‟do. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.248)

Ku e kishim muhabetin? Hë, po, te bursa… Jo, jo, te brigadierllëku. Ashtu, nuk do

pres së dyti, babam, të shtrohet puna për të ngritur gratë në përgjegjësi, që të të bëj

nënkryetare. Ç‟do më tepër ti, kryetare? Kryetarin e ke në dorë, babam … Po mbarove

teknikumin, s‟ke ku shkon më shumë se agronom i mesëm. Edhe agronome e lartë po të

dalësh, sikur të vashdosh më tej, prapë nën urdhërat e nënkryetarit do të jesh, babam.

Kurse po të qëndrosh këtu, me mua, do të kesh nën urdhër gjithë kooperativën. (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 87)

Ta kam thënë se Aplua i Beosit s‟është burrë i mirë. Ai nuk u falet perëndive, po arit

dhe argjendit. Ka mali sa të përcasë: bagët, luadhe, ara, skllevër, shumë enë të arta e të

argjendta, po prapë s‟ngopet. Kërkon pjesë preje, ble e shet pjesën e presë të të tjerëve.

Ta kisha unë në dorë këtë tredhak e dredhak, do ta … do ta … (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 223)

Gjymtyra emërore, ndryshe nga ajo foljore, tek njësitë frazeologjike me vlerë foljore

në gjuhën shqipe është shpeshherë në trajtë të ngurosur, madje edhe në ato raste kur ato

kanë lidhje gjenetike me togfjalëshin e lirë:

Njerëzit kishin lënë mënjanë mëritë e vjetra, gjakrat e vjetra dhe ishin bashkuar të

gjithë kundër të huajit që shkelte e çnderonte vendin. Nisën t‟i lindnin mendime e dëshira

të reja më të forta se sa ato të luftrave që kishin bërë fisi i tij me atë të Gjatollinjve. Por

këto dëshira ishin edhe mjaft të mjegullta, të turbullta, - ashtu siç ishte edhe koha e

ahershme. Sidoqoftë, i dhembi shumë kur dëgjoi se Esat Pasha ish shitur e hequr nga

Shkodra e i kish hapur udhë Nikollës... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 69)

“How are you?” without looking at Bosinney. The latter made way for him with an

ironical smile. James scented something suspicious in this courtesy. “I should like to

walk round the outside first,” he said , “and see what you‟ve been doing!” (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 118)

Në lidhje me ngurosjen e gjymtyrëve tek njësitë frazeologjike foljore në gjuhën

shqipe mund të dallojmë këto variante68

:

kur fjala nuk ka trajtë tjetër të mundshme;

bëj durim, bëj fjalë (emrat s‟mund të vihen në të shquarën)

kur fjala ka më shumë se një trajtë të mundshme, por në njësi të ndryshme frazeologjike:

68

Shih Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 48

Page 55: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

55

bëj qejf – i bëri qejfin

kur fjala mund të ndryshojë trajtë pa e prekur kuptimin frazeologjik:

bëj betim – bëj betimin

më qan syri - më qajnë sytë

Për një studim më të thellë të këtyre varianteve do të merremi me gjymtyrët shënuese

dhe joshënuese në strukturën e njësive frazeologjike me vlerë foljore. Një pjesë e njësive

frazeologjike foljore kanë në përbërjen e tyre elemente arkaike të cilat kanë trajtë të

ngurosur. Elemente të tilla si “toruan”, “nge”, “re” apo “lurch” nuk bëjnë pjesë në

leksikun e gjuhës si njësi më vete por vetëm si pjesë e njësive frazeologjike:

Për fat të keq, që kur i kish buzët me qumësht i ranë shumë brenga: i vdiq i ati edhe e

la jetim, me motra që duheshin pajosur e martuar. Mall e gjë nuk i la. Ndoni nuk e

humbi toruan, nuk u qa. Punoi si kalë barre, xhaftoi poshtë e lart dhe i nxori një nga një,

i martoi. Si u lehtësua kështu, veshi xhoken e dhëndërrisë, bëri dasmë, u martua edhe

vetë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 180)

Më tej, kur i del pushi i mustaqeve, fillojnë halle edhe më të mëdha: punë poshtë e

lart, për bukë misri e kripë Kavaje. Pa më tutje, kur pushi nis të nxihet e të bëhet mustaqe

e mjekër të kërleshura bashkë, që rrallë e tek i shpyllëzon brisku i berberit, fytyra i merr

ngjyrën e egjërit a të thekrit, ose, të paktën, atë të grurit që e ka rrahur vrugu, kështu që

nuk i ngjan më atij bardhoshit e bukuroshit të dikurshëm. Po kush ka nge t‟i verë re këto

të gjitha, kur ka andralla të tjera mbi krye? Pra, nuk i vinte re as vetë Ndoni. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 178-179)

For myself, I think you are giving him an immense deal of unnecessary trouble, and

that if he left you in the lurch it would serve you right. (James Main Dixson, English

idioms, fq. 155)

Njësi të tilla kanë karakter të fortë idiomatik, gjë që duket në ngurosjen e thellë të

gjymtyrës emërore, qartësia e së cilës nuk dallohet në rast të mospranisë së gjymtyrës

foljore. Madje edhe rendi i njësisë frazeologjike në njësi të tilla është gjithnjë i ngurosur.

Në një formë të tillë vijnë edhe njësi frazeologjike me origjinë nga togfjalëshi i lirë, të

cilat shfaqen që tek Meshari i Buzukut:

Ti thua që tjetri të hajë kumbullat e mua të më mpihen dhëmbët!... Fjalën “tjetri”

Kozma Ndreka e mbllaçiti më gjatë nëpër dhëmbë. -Mos zer ngojë atë tjetrin! ... briti sa e

pati në kokë Llazi, e, duke rrokur me vrap bishtin e çomanges, u ngrit brof në këmbë dhe

e rrotulloi nja dy herë mbi kokë me kanosje. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq 23)

Karakteristikë për gjuhën shqipe është edhe përdorimi i fjalëve turke në brendësi të

strukturës së njësisë frazeologjike, fjalë të cilat ashtu si elementet arkaike të

sipërpërmendura, nuk përdoren si njësi më vete në leksikun e gjuhës shqipe:

Dhe, në vend të tërhiqte frerët, vringëllonte kamzhikun. Dhe me kamzhikun i binte

resit të “gjerdekut”. -Ehe, mos qeshni me ne pleqtë, ju!... I riu thotë: “E kam përpara

jetën, pse të nxitohem”. Plaku ia pret: “E lashë prapa, o burra, ç‟më mbeti!...” Po s‟ka

takat i shkreti... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 170)

Page 56: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

56

Bile porosit edhe vajzat tona, që të mos i refuzojnë në dans, se prandaj u zemërua ai

centralisti i bonifikimit, që na la terrët... -O, na bëri qeder, posi!... Terrët kërcyem edhe

më mirë, se nuk na shikonin këmbët se si i hidhnim... –Vetëm nga ajo, thua?... Kryetari, i

tërbuar që kishin mbajtur qetësi kur ai kërkonte zhurmë dhe po bënin zhurmë kur ai

donte qetësi, u ngrit më këmbë dhe vrapoi drejt derës. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll.

II, fq. 217)

Krahas gjymtyrëve shënuese ka edhe elemente të tjera joshënuese të cilat kanë formë

të ngurosur dhe janë të domosdoshme për strukturën e njësive frazeologjike foljore si

fjala vjen, parafjala apo trajta e shkurtër përemërore. Nëse krahasojmë “e ngopi në dru”

dhe “e ngopi me dru”, gjymtyra që dallon këta dy togfjalësha është parafjala. Në rastin e

parë parafjala „në‟ e bën togfjalëshin të qëndrueshëm e me karakter frazeologjik. Ndërsa

në rastin e dytë kemi thjesht një togfjalësh të lirë.

Në përbërje të njësive frazeologjike foljore mund të përmendim edhe disa elemente

gramatikore që përdoren kryesisht në rrafshin dialektikor, si, “e mori më qafë” – ku në

disa raste dallohet përdorimi i parafjalës „më‟ - në vend të „në‟ tek “e mori në qafë”:

Në krye të herës Zallorët s‟kishin qenë as kaçakë, as hajdutë që t‟i prisnin udhën

karvanit, po barinj me dhen. Nuk i binin më në qafë njeriu. Bënin djathë e gjalpë, travok

e manure, zbrisnin poshtë me calikët plot e i shisnin me pare apo i bënin tramba me kripë

e sheqer, pyper e gjëra të tjera që u duheshin: pe e gjilpërë, pëlhurë për këmishë e qefin

(njerëz jemi...), plumb e barut për të vrarë ndonjë egërsirë a për të bërë zap ndonjë

hasmë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 184)

Mos më merrni më qafë! Shalqinët s‟i kam të kajmekamit. As të mitë. M‟i ka dhënë

veresie Lidini i Agushit e kërkon ja pare, ja drithë. Lidini s‟është si Pandel Poçari, që

thotë: “Baltë e pjekur është kjo e uruar. Kur të kesh – më jep, kur të mos kesh – mos më

jep”. Obobo, unë i mjeri! Si do t‟ja laj borxhin Lisinit? Do t‟i qahet kadiut e do të më

marrë të sy gomerët, me gjithë litarë e samarë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

187)

Një element mjaft me rëndësi për njësitë frazeologjike foljore në shqipe është dhe

trajta e shkurtër përemërore. Në një numër të madh prej tyre ajo është e pranishme, duke

u lidhur me një gjymtyrë brenda ose jashtë strukturës së njësisë frazeologjike, edhe pse

ka edhe raste të njësive frazeologjike foljore pa praninë e kësaj trajte:

Logjikë ku duhej logjikë, ndjenjë atje tek duhej ndjenjë, figurë atje ku duheshin të

dyja! ... Ti, Shpresë duhet të kesh lexuar shumë libra... - Më shumë se sa nga librat... Dua

që t‟i ngjaj edhe nga kjo anë. Ai ishte poet... -Nuk di, po ne propagandistët, që duhet të

jemi brisk nga goja, ngaqë flasim me radhë e pa radhë, na bëhet një gjë e zakonshme të

folurit dhe nganjëherë e humbasim shijen e tij. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq.

58)

E pra, ajo e njihte Majin për një djalë të përmbajtur, po ç‟kishte ngjarë kështu me të

këto kohët e fundit që ai të mos druhej as përpara të mëdhenjve dhe as përpara të

huajve? … I shoqi thoshte se guximi i Majit e kishte burimin tek e kundërta e tij dhe

tregonte raste kur i biri, për të mundur turpin e vet, qe treguar i paturpshëm, duke

skandalizuar prindërit dhe njerëzit përreth. “Megjithatë duhet të kenë gisht Arta dhe

Page 57: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

57

Stela në këtë shpërthim të papritur guximi … Ai ka filluar të paguajë taksën e

burrërisë…” (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 54)

I dola borxhit, minimurga. Gruaja e ka nderin te burri, jo te prindërit. Ja, nesër

pasnesër vjen nusja e djalit... Pse, mirë do të kishte ajo, me kunatë brenda? Po edhe më

vinte keq, që, me shpirt. Çupë e shtëpisë, mini murga... Dëbohet çupa e shtëpisë

ndonjëherë? Po ti nxirrje ar nga goja, moj bijë dhe ajo të dëgjonte shumë, ty... (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 124)

Rendi i njësive frazeologjike foljore mund të jetë gjithashtu i ngurtësuar. Kjo dukuri

është e njëjtë për të dyja gjuhët, shqipe dhe anglishte:

Nuk dua të resitësh, se ta kam larë kaqe herë, po ti s‟i mban mend të mirat. Nejse, do

të ta paguaj edhe një herë. Ja, sa të bëhen bathët a qiqrat do të të dërgoj një shoshë plot,

që t‟i kesh zaire për dimër. Ktheu e rri, se dua të të pyes një fjalë – tha Ago Zylali, që bëri

sikur s‟mori vesh ç‟kish dashur t‟ thosh Tili me fjalët „për n‟atë dynja‟. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 264)

“I am sick of the whole bloody pit anyhow. The die is cast, I will give it up and better

die.

Nëse vendet e gjymtyrëve përbërëse do të ndryshoheshin, njësia frazeologjike do të

shpërbëhej. Ajo do të ishte thjesht një togfjalësh i lirë “to cast the die (ose dice)”. Por ka

edhe njësi frazeologjike kuptimi i të cilave nuk ndryshon kur rendi i përbërësve

ndryshohet:

nuk i kish bërë tërr veshi → as tërr s‟i bëri veshi.

Ai, njeriu paqësor, që një jetë të tërë kish arritur me dashuri bletë, vetëm bletë (dhe

kur këtyre u këputej filli i jetës nuk thosh „ngordhën‟, po „vdiqën‟ tani kish vrarë njerëz

dhe nuk i kish bërë tërr veshi. Përse? Për këtë vend, për fëmijët, për njerëzit që punonin

anembanë nëpër arat e vreshtat, nëpër kullotat, nëpër punishtet e farkëtarëve, të

shtambarëve, të gurgdhendësve, nëpër bletorët. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.154)

“Ptu! Ptu! Kjo lugate do të ma nxijë faqen! Të diel te burri, të hënë në shtëpi. Do ta

gërmojë e vjehrra me fshesë në dorë.” Po Fijes as tërr s‟i bëri veshi. Zuri për dore një

çupëzë, thatime nga bishti i valles, e vuri në krye, e lidhi me të tjerët, kurse ajo vetë doli

jashtë valles, të shikojë xhengun. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 471)

i zuri veshi → Veshët i zunë

Tymi dhe era e shkrumbit vijnë nga moçalet rreth Maliqit, se i sjell lenja. Kështu

thotë edhe shushurima e butë e burimit, që del në krye të luadhit. Sapo i zuri veshi këtë

shushurimë, Xhezari ndjeu se i qe tharë qiellza. Balli e gjithë trupi i digjeshin zjarr.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 207)

Veshët i zunë disa fjalë të shkëputura, disa fjalë që silleshin rreth diçkaje të bukur e

të shndritshme, që s‟pranon as njollën më të vogël. Ajo pati përshtypjen sikur po flitej për

ndonjë mollë në lule, për lule që s‟kishin arritur të mbulonin një degë të thatë, për një

degë të thatë që po përpiqej të thante trungun. Ajo dëgjoi kërkëllimën e një palë

Page 58: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

58

dhëmbëve të vëna. Dhe pati përshtypjen sikur dëgjoi kërkërimën e degës së thatë, nën

veprimin e sharrës së kopshtarit. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 23-24)

sleep like a dog → like a dog he slept

“After that much wine he drank I thought he would sleep like a dog”.

-Yes, like a dog he slept the whole night long.

Rendi mund të ndryshojë kur një pjesë e një njësie frazeologjike theksohet. Ndodh që

njësia frazeologjike mund të nguroset edhe në formën pyetëse:

Kur ndonjë titis, zemërgur, i thosh: “Ore, ç‟po bën ti kështu? Ku e ke mendjen? Ca

dalin e harrojnë, ca thyejnë hapsanën e ikin maleve, ca vdesin brenda. Ku të shpie

mushka? Diellë kërkon të bëhesh –a? Edhe dielli që është diellë nuk e ngroh dot gjithë

botën, se kjo botë ka shumë gryka e shpella. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

84)

Rendi i detyruar përforcohet nga kuptimi mjaft i përcaktuar i njësisë frazeologjike.

Kuptimi i saj mund të jetë vetëm pohor ose vetëm mohor. Të tilla janë ato njësi

frazeologjike që kanë vlerë konstatuese:

Kështu, Ago Zylali s‟le gur pa lojtur për të hapur ndonjë bisedë, po nuk i ndez.

Njerëzit s‟kanë qef për dëngla, qoftë edhe nga ato të arinjve të Kakaçit, sepse, si i thonë

një fjale: “Meta i di hallet e veta”. Gushti po ua përvëlonte arat e po ua hiqte bukën nga

goja. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 260)

Në raste të veçanta, njësi të tilla, megjithëse mund të përdoren në një formë të

caktuar, vetëm pohore ose mohore, nuk e përjashtojnë mundësinë e tjetërsimit të formës

për të përcjellë kuptimin dhe ngjyrimin emocional të veçantë gjatë ligjërimit. Kjo është

më se e qartë në rastet e mëposhtme:

Ju keni të drejt, moj shoqeni, po, gjersa ne vetë nuk e kemi mbledhur mendjen t‟i

shtrohemi bujqësis, pa menduar orë e çast si e qysh të largohemi nga fshati, me anë

martesash në qytet s‟kemi sy e faqe të kritikojmë qytetarkat si për shembull gruan e

kryetarit, që nuk duan të vijnë në fshat. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 30)

Ajo priste të kërciste zemërimi i tij, po ai po kërciste një nga gishtat, sikur të ishte

duke provuar kyçet e duarve. -Ke edhe sy e faqe të flasësh! Fillove duke vjedhur ustanë

dhe mbarove duke vjedhur vëllanë. Ai (duke u ngritur rrëmbimthi më këmbë):

-Pusho! –Ti thua me vete: në fshat s‟ka policë, s‟ka financë, s‟ka qepena, s‟ka kasaforta,

si në qytet. Në fshat pasuria është sheshit, ditën natën, me hënë pa hënë, në shi, në diell...

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 49)

Ngurosja e rendit të gjymtyrëve, në veçanti në gjuhën shqipe ndodh edhe për arsye të

tjera. Një nga tiparet e njësive frazeologjike është dhe ngjyrimi shprehës-emocional që

është i përhershëm tek to. Shpeshherë për shkak të kërkesave të stilit dhe të nevojës për

Page 59: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

59

përforcim emfatik lind nevoja e ndryshimit të rendit të njësive frazeologjike foljore dhe

ngurosja e tyre në një trajtë që ndryshon me atë të gjedhes fillestare69

:

Si shkoni me këta hairsëzë grizarakë?... u hodh Myftari i Veshnjës. –Kam dëgjuar se

fshati e ka edhe më pisk nga ç‟e ka patur Veli beu gjersa këputën ruazën nga Griza...

Janë ca tahmaqarë, po janë dhe të zot e punës, ama... s‟ua ha dot hakën... Eh, tama,

tamaja! ... psherëtiti, pastaj. Tamaja ha nganjëherë kokën e të zot... Më qafë paçin

vehten e tyre se fshati u doli borxhit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 54)

Siç vërehet edhe nga shembulli, tipike është ngurosja e asaj njësie frazeologjike që

ndërtohet me një folje në mënyrën dëshirore që e rrit më tepër vlerën emocionale që

mbajnë këto njësi frazeologjike.

Siç vë në dukje Thomai, “„ngrirja‟ e njësive frazeologjike në lidhjet sintaksore të

brendshme, që nuk përputhen me ato të gjedhes fillestare është kaq e madhe, sa që sot

pikërisht ajo duket e zakonshme dhe që gjen një përdorim më të gjerë në ligjërim”70

. Një

dukuri e tillë vërehet edhe në dy grupe të tjera:

me grupin e njësive frazeologjike të tipit folje + emër në rasën emërore të cilat janë shpesh të përdorura në të gjitha stilet e gjuhës së shkruar e të folur.

S‟di se si atë grimë Etlevës i shkoi mendja tek ai lypsari kokëmadh, mjekërdrizë e

supëgërë, që e kish parë afër shtëpisë, dhe tek gjithë ata endacakë që rëshpëronin kohët e

fundit në Drimonë dhe lart në mal. Tha me vete: “Oh, sikur të kisha pranë Enkeleun!”

Mori shpejt sëpatën bishtgjatë të mbështetur tek muri, pranë pragut, ia preku me gisht

tehun e mprehtë dhe shkoi ngriti trirën. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 165)

Të zezat ne, me burra e pa burra në shtëpi!... u qa nusja e Leksit. -Pusho! Mua po më

pikon zemra për gjenë e gjallë, që s‟kanë ç‟hanë, ti po tënden. –Po bli bar, o kunat, e

mos më merr më qafë njerëzit! (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 243)

me grupin e njësive frazeologjike të të njëjtit tip, pra, folje + emër në rasën emërore, por që kanë më shumë se dy gjymtyrë:

Kur dëgjoi fjalën që i kish dërguar Malush Agai, beut i hypi gjaku në kokë e mënt i

ra pika. S‟e nxinte më as lëkura, as konaku, as tërë vendi. I ziente zemërimi në zemër,

sindozot zjen jashtë fërtyma e kollozhegut. Po meqë e dinte se Malush Aga Katunishti

s‟ishte burë i pakët nuk e prishi menjëherë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

133)

Ditë e javë erdhën e shkuan dhe e gjetën e e lanë grizaraken me këtë ankth në zemër.

Asaj i qe mbushur koka top se kishte rënë me barrë. Aq ia priste mëndja e mënd të tjera

s‟kishte ku të kërkonte. Mos kishte t‟ëmën gjallë e t‟i ulej në prehër e t‟i rrëfente?(Jakov

Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 240)

69

Shih Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 57 70

Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 58

Page 60: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

60

Dukuria e ngurosjes në një trajtë të caktuar vihet re edhe tek njësitë frazeologjike

foljore me strukturë të cunguar:

I shoqi kujtoi se shpëtoi nga ushtima e përjetshme (si udhëtima e trakaçkës së

mullirit), e një akti të pavetëdijshëm që ishte kthyer në simbol poetik nga ajo çiçikoqkë

romantike, që ushqehej me literaturë sentimentale. Kur lindi vajza, ai hoqi të zitë e ullirit

gjersa e bindi të mos ia vinin emrin „unazë‟, se kjo, më në fund, s‟kishte asnjë kuptim,

dhe, për herë të parë i tregoi të vërtetën. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 54-55)

E kishte gjetur të shoqen me kryet brenda në kasafortën e magazinës, si këpusha që

fut kokën në damarin e kafshës dhe s‟e nxjerr andej as po t‟ia këputësh, dhe pati hequr të

zitë për ta bindur se bombardimi kishte kohë që kishte pushuar dhe se ato krisma ishin

shpërthime të vonuara të kasave me municion. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

156)

Në këtë rast, edhe pse njëra gjymtyrë nuk është e shprehur gjuhësisht ajo nuk e prish

njësinë frazeologjike. Mungesa e gjymtyrës emërore nuk e prish kuptimin frazeologjik

pasi në të mbeten edhe dy gjymtyrë të tjera shënuese, të cilat mbartin të tërë ngarkesën

kuptimore të togfjalëshit fillestar. Në rast të kundërt, nëse njësia frazeologjike do të

kishte vetëm dy gjymtyrë shënuese në tërësi, atëherë do të ishte e pamundur ruajtja e

njësisë frazeologjike, si në shembujt e mëposhtëm:

Nuk e kuptonin ata që myshteriu me para në dorë nuk është myshteri, po blerës, i cili

mund të blejë ku t‟i dojë qejfi? Nuk ua priste atyre që myshteri i vërtetë është vetëm

borxhliu, se vetë borxhi të lidh me tregtarin? (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

309)

E ka yshtur dhaskali, atë, të flasë kështu; po e di unë sa ia pret mendja atij! – shau

një plak që e dëgjonte priftin e nuk e dinte kujt t‟i jepte tani të drejtë: vehtes apo beut.

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 69)

Mos ki qeder. Do të ngrihet ajo dhe do të shohim se kujt do t‟ja mbledhë më parë. –E

di që më lodhe!... Unë pres që të hidhesh në sulm, ti më grin sallatë. Haj, shko, tashi dhe

sabotoje atë mbledhje. S‟jam pregatitur thuaju... Ky është një problem me rëndësi...

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 442)

-Ku e mori lejen ajo, ku?, - iu kanos s‟ëmës Ajeti.

-Ku i desh qejfi!, - ia plasi me inat plaka, që e urrente këto sjellje të së resë dhe kishte

mëri edhe të birin që nuk ia mblidhte rripat. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 88)

Kuptimi frazeologjik shpeshherë varet edhe nga ndërfutja e elementeve kontekstuale

në brendësi të një njësie frazeologjike foljore që lejon modifikimin e tij nga ana

semantike dhe që në disa raste mund të çojë në shpërndarjen e gjymtyrëve të njësisë.

Kategoria leksiko-gramatikore e fjalës që ndërfutet përcaktohet nga gjymtyra prej së cilës

varet formalisht. Në rastin kur kemi një njësi frazeologjike foljore të përbërë nga një folje

+ emër, mund të ndërfutet si ndajfolja dhe pjesëza që lidhen me foljen:

“Gjyshi filloi të kruajë kokën. Ti e ke njohur t‟im gjysh, o Myftar, apo jo? ... S‟qe aq

budalla sa u tregua atë natë, po ja që frika e bëkërka njeriun më të mefshët se sa është...

Page 61: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

61

Pastaj, t‟im gjyshi, atë kohë, s‟i kishin zënë akoma këmbët dhé, i ardhur siç ishte nga

përtej lumit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 49)

Kur kaloi përpara zyrave ku punonte e motra, hodhi kot sytë, ndonëse orari kishte

mbaruar me kohë dhe ajo duhet të kishte ikur. Për çudi, ajo sapo dilte. Në fillim Ajetit iu

bë qejfi, duke menduar se ajo kishte pritur aq shumë të vëllanë, po iu thye përnjëherësh

zemra kur pa dy vetë që prisnin përpara zyrës, nën degën e një akacieje të rritur. (Shefqet

Musaraj, Para agimit, fq. 87)

Birinxhi! ... Nëm tëhu dhe një paqetë cingare që të venë rrumbullak një dollar! ... dhe

Myftari i Veshnjës, si futi portofolin pa e nxjerrë fare, zgjati dorën të marrë atë që

porositi dhe me tjetrën ngriti dorën të marrë atë që porositi dhe me tjetrën ngriti lart

kamxhikun hëm për ta përshëndetur, hëm për ... Dhe ustai, sikur t‟ia paskish prerë

gjuhën qahajabashi me këtë nojmë karrocieri, s‟hapi fare gojë. Kur kishin dalë,

mërmëriti me vehte... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 46)

Më duket sikur po e marrim kot nëpër gojë myzeqarkën e vogël. Gjer më sot asaj s‟i

kishte rrahur zemra për asnjë nga djemtë e fshatit... Po ah!... Kjo drita e bardhë e

dashurisë së parë është posi rrezja e yllit të ditës: duket në qiell e mbush botën me dritë

edhe pa dalë dielli mirë... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 24)

He then argued the „nice point‟ closely. With all due deference he submitted that Mr.

Forsyte‟s expression nullified itself. His client not being a rich man, the matter was a

serious one for him; he was a very talented architect, whose professional reputation was

undoubtedly somewhat at stake. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 237)

Që sot! ... S‟e paske marrë vesh kthimin tim në fshat?...-Sidoqoftë toka ka zemër të

madhe, nuk është si qyteti, kraharorngushtë...-Lëre frazeologjinë fshatare, se nuk të

shkon më... Thuaj hapët, përse ke ardhur! (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 34)

Në shembullin e fundit, ndërfutja e mbiemrit në strukturën e njësisë frazeologjike,

edhe pse e rrallë në njësitë frazeologjike foljore të gjuhës shqipe, lidhet me emrin.

Një rast tjetër i ndërfutjes është ai i një fjale që nuk lidhet me asnjë nga gjymtyrët e

frazeologjike por lidhet me të në tërësi, nëpërmjet marrëdhëniesh sintaksore71

:

Më shpallën të mangët nga trutë dhe më liruan që të shkoja në Itali, të bëhesha artist.

Po hë hë se e haja unë atë kokërr ulliri. Apo të më ngarkonte dëng pa markë ndonjë

vapor tjetër dhe të më degdiste në Abisini… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 272)

Shtëpia e Shpiragajve zinte, dikur, një stan të tërë në të hyrë të fshatit Grizë.

Megjithëse ishte ngritur më të rrëzuar të një kodre, fshihej nga sytë e botës, si për të mos

e marrë njeri mësysh, pas një gardhi të dëndur e të lartë kallamash. (Jakov Xoxa, Lumi i

vdekur, Vëll. I, fq. 14)

Njësitë frazeologjike foljore të pamotivueshme, si “vë re”, “i bie bretku”, ku kuptimi i

përket të tërës, janë më të ngurosura nga lidhja e brendshme kuptimore dhe ndërfutja e

71

Shih Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 56

Page 62: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

62

elementeve është pothuaj e pamundur. Edhe në rastet e rralla kur ajo ndodh është e

jashtme nga ana semantike:

Jo, pasqyra e ndritur, me yll e hënë të bardhë, në cep, s‟kish asnjë faj. Fajin e kishin

vjetët e shumta që i kish rrojtur e gëzuar si shumë të paktë janë ata që i rrojnë dhe i

gëzojnë, e kishin ahengjet e gjerdheqet e shpeshta, të cilat Sheqerja ja nxiste me pije

xhenxhefili e karafili. Sidoqoftë, tani, për herë të parë, Xheladin Beu vuri re se sikur i

kish shkuar një damalug nëpër fytyrë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 149)

Fija ktheu e vërtiti kokën si nepërkë kraste e ia pati: Qyranua ishin kushërira të

shtata, ngrohur në një diell, shi, shkuar tri herë veshit; gratë ishin gra, me xibunë shtatë

në dorë, që na bie bretku së punuari në shi e në diell e s‟bëjmë dot një fustan për të qenë.

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 440)

Ndërfutja e elementeve në strukturën e njësive frazeologjike është studiuar nga

Ernst72

i cili dallon ndërfutje që sjellin modifikime të jashtme, të brendshme dhe të

koordinuara:

ndërfutja e një mbiemri konsiderohet ndryshim i jashtëm nëse është ekuivalent nga kuptimi me një ndajfoljor:

I kicked the social bucket yesterday = Socially, I kicked the bucket.

kemi të bëjmë me modifikim të brendshëm atëherë kur ndërfutja e një mbiemri modifikon një pjesë të kuptimit të njësisë frazeologjike:

kick the filthy habit

modifikimi është i koordinuar, kur ai prek si kuptimin idiomatik dhe atë të

drejpërdrejtë të gjymtyrës emërore73

:

We were pulling his cross-gartered leg.

Në gjuhën shqipe, ndërfutja e një fjalie lidhore në strukturën e njësisë frazeologjike

çon në ndryshime të thella të kuptimit të saj. Duke qenë se gjymtyrët e një njësie

shpërndahen, mundësia e humbjes së kuptimit frazelogjik të shprehjes është më e madhe.

Në radhë të parë, gjymtyrët humbin unitetin semantik, pasi ato shpërndahen dhe nuk

shkrihen kuptimisht për të dhënë një kuptim të vetëm frazeologjik. Njëkohësisht,

komponentët e njësisë frazeologjike e ndryshojnë formën dhe funksionin e tyre sintaksor

në fjali me ndërfutjen e përemrave lidhorë, duke qenë se këto komponentë lidhen me

gjymtyrë të tjera të fjalisë dhe u përkasin pjesëve të ndryshme të fjalisë së përbërë.

Durimin që ka ai, s‟e gjen tek asnjë tjetër.

72

Abeillé, A. (1995): “The flexibility of French idioms: A representation with lexicalized tree adjoining

grammar”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and

Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, vep. e cituar, fq. 22 73

Abeillé, A. (1995): “The flexibility of French idioms: A representation with lexicalized tree adjoining

grammar”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and

Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, fq. 21

Page 63: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

63

Jani Thomai thekson se, “është e vërtetë se fjalët që përbënin frazeologjizmin, edhe të

shpërndara në fjali të ndryshme, ruajnë po ato kuptime që kishin në modelin fillestar, …..

por uniteti ndërmjet tyre nuk ekziston më” 74

.

Lidhur me ndërfutjen e një fjalie lidhore në gjuhën angleze, vërejmë se ndërfutja e saj

është e mundur për njësi frazeologjike që mund të lejojnë ndërfutjen e gjymtyrëve

mbiemërore. Duke qenë se qëndrueshmëria strukturore lidhet ngushtë me atë semantike,

mund të themi që për njësitë frazeologjike të motivueshme, që kanë qëndrueshmëri të ulët

semantike, e ruajnë kuptimin idiomatik edhe në rastet kur ka ndërfutje të elementeve të

tjerë që nuk janë pjesë e strukturës së saj.

He pulled some strings that were not accessible to anyone.

Siç vërehet, ndërfutja e një fjalie lidhore nuk ia prish kuptimin idiomatik njësisë

frazeologjike. Njësia „pull the strings‟ është e motivueshme dhe ajo shfaq tipare të një

qëndrueshmërie të ulët sintaksore. Këtu fjalia lidhore modifikon të tërë njësinë

frazeologjike dhe nuk e shpërbën atë në pjesë të ndryshme. Si rrjedhim, kuptimi

frazeologjik nuk prishet.

2. Kufijtë formalë të njësive frazeologjike foljore

Përcaktimi i kufirit nistor dhe fundor të njësive frazeologjike foljore është me rëndësi

për çështjen e identifikimit strukturor të tyre, për përcaktimin e numrit të gjymtyrëve, për

dallimin e gjymtyrëve përbërëse nga ato fakultative apo kontekstuale, për renditjen e

njësive në fjalor dhe dallimin e kategorisë leksiko-gramatikore të tyre.

Dallimi i gjymtyrëve që përbëjnë një njësi frazeologjike dhe përcaktimi i kufirit nistor

në disa raste nuk është i lehtë. Ky proces ndërlikohet nga disa faktorë, të cilët ne i kemi

përmbledhur më poshtë:

qëndrueshmëria e ulët e disa njësive frazeologjike;

ndryshimi i rendit të komponentëve përbërës;

ndërfutja e elementeve të tjerë;

format paradigmatike;

prania e trajtës së shkurtër;

gjymtyrët fakultative;

gjymtyrët kontekstuale;

variantet gramatikore;

variantet leksikore;

prania e fjalëve drejtuese (si: dikujt, dikë) për tipin foljor me reksion të lëvizshëm.

Në pjesën më të madhe të njësive frazeologjike foljore kufiri nistor i tyre përbëhet

nga një folje, trajtë e shkurtër përemërore dhe gjymtyrët fakultative. Njësitë frazeologjike

foljore mund të jenë dy ose trigjymtyrëshe. Në lidhje me llojin e parë, tipi më i zakontë

është ai folje + emër. Gjymtyra foljore mund të jetë kalimtare ose jo, gjë që nuk ka të

74

Thomai, J. (1966): “Mbi rendin e fjalëve në strukturën e frazeologjizmave të shqipes”, tek Akademia e

Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1966, fq. 160

Page 64: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

64

bëjë me kalimtarësinë e të tërë togut frazeologjik brenda strukturës së fjalisë ku ai bën

pjesë.

Po dhe lëmi nuk do nisë përnjëherësh, de, po me radhë, si nga mot... Andaj, si

qahallarë që jeni e dini punën tuaj, vini gishtin kush duhet të fillojë i pari nesër, që ta

ndihmojmë sonte me korrje e lidhje fshaçe. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 103)

Të gjithë kishin zbritur poshtë, përveç zonjave, që nuk deshën të lëviznin nga vendi.

Burrat, në një kor të vetëm, si hamenjtë e skelës kur ngrenë bashkarisht ndonjë peshë të

rëndë, të drejtuar nga kamxhiku i xha Sadikut që ulej e ngrihej vazhdimisht, përpiqeshin

të detyronin kalin të hiqte dorë nga kokëfortësia. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

31)

Siç vërehet edhe nga shembujt e mësipërm, në gjuhën shqipe si kufi nistor i njësive

frazeologjike foljore është një folje e cila ka në përgjithësi një paradigmë të pjesshme të

trajtave të saj. Karakteristike për shqipen gjithashtu është prania e një trajte të shkurtër

përemërore si kufi nistor i njësisë frazeologjike foljore. Në shumë prej tyre, trajta e

shkurtër është e domosdoshme. Sipas këtij treguesi mund të krijohen këta tipa formalë75

:

njësi frazeologjike foljore që kanë një trajtë të shkurtër përemërore në rasën dhanore.

Pak më parë kish plasur një grindje e re për radhën e ujit midis Tares të Velës e

djemve të Selmanit dhe kish lojtur shata e huri i gardhit. Qenë gjakosur ca koka. Kishin

hyrë e i kishin hyrë e i kishin ndarë miqësia, ata që u donin të mirën. I ndanë, po nuk i

pajtuan dot. Dhe s‟dihet ç‟fill do të marrë puna më tej, ku ta dish se kur. S‟është çudi që

me kohë e mot të flasë edhe dyfegu, se që të dy palët janë gjaknxehtë, të rrëmbyer e i bien

gjoksit me grusht: - “Dale, pa ke për të parë!” (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

247)

Kur kjo trajtë përemërore ka një referent të jashtëm del në tri veta, ndërsa kur ka një

referent të brendshëm del vetëm në vetën e tretë.

njësi frazeologjike foljore që kanë një trajtë të shkurtër përemërore në rasën kallëzore:

Në dorë ky nafariot mbante gradën. Ai nuk kishte as vreshta, as ullishta, as fëmijë.

Kishte vetëm atë instrument, të cilin ia kishin vënë në dorë këtu e shumë vjet më parë. Me

të nxirrte bukën si përgjegjësi i ujërave të kripura. U ul në bisht si të gjithë dhe për herë

të parë në jetën e vet e lëshoi veglën përtokë. Kohët e fundit ajo vegël e kishte lënë në

baltë dhe atij i kishte dalë nga zemra. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 390-391)

Xhelatin beu mbeti vetëm. Tha të delte në ballkon, të pinte „kahven‟, po e ktheu

mendjen e i ra rrotull odës, qëndroi një çast përpara pasqyrës sa një derë, u shikua e nuk

e njohu veten ... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 149)

75

Shih Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti

i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. XLV

Page 65: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

65

Kur kjo trajtë ka një referent të jashtëm del në tri veta, ndërsa kur ka një referent të

brendshëm, del vetëm në vetën e tretë.

njësi frazeologjike foljore që kanë një trajtë përemërore të shkrirë. Në këtë lloj njësie frazeologjike ka dy referentë, të brendshëm a të jashtëm:

Po i nipi kishte qeshur dhe ishte përgjigjur se rrezen e deriçkës, që Petriti të shkonte

te Fanulla, ia kishin hapur atij vajzat e Naforës dhe tani së fundi s‟ia kishte mbyllur dot

atë derë as arhondi vetë, që e kishte pajtuar për të montuar fabrikën e re të vajit

“Breda”. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 187)

Njerëzit e shikonin me bisht të syrit dhe i bënin shenjë njëri-tjetrit, po prapë

druheshin prej tij. Hajdar beu e ndiente thellë këtë diskreditim të të birit... Ai habitej

sidomos me popullin, që hiqte gjithë ato të këqija, që hante plumba dhe internime nga më

të tmerrshmet dhe prapëseprapë s‟ia bënte syri tërr. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq.

77)

njësi frazeologjike foljore me trajtë të shkrirë përemërore detyrimisht të kufizuar.

Në të tilla raste, kuptimi kategorial foljor është me vetë të përgjithësuar dhe

rrjedhimisht, trajta e shkurtër përemërore është e përcaktuar vetëm në vetën e dytë

njëjës.

Ai ngrysej e gdhihej nëpër zyrat e noterëve e në kadastër, po asnjëherë s‟ia kishte zënë veshi mbretin Zog në këto mënyra të tjera që lartmadhënia të hidhte gurin e të

fshihte dorën. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 28)

Në rastet e theksimit të gjymtyrës së parë foljore, njësitë frazeologjike foljore nuk

nisin me një trajtë të shkurtër përemërore, pra, e kanë më të kufizuar përdorimin e saj:

Hajdar beu, që nuk i dinte këto gjëra, ose, të paktën, shtihej sikur nuk i dinte, mbeti

në gjendje të vështirë dhe s‟la kusur që kjo çështje të mbyllej. Po, në të vërtetë gomarin e

nxori vetë i zoti nga balta. Tenente Petriti, që e kishte njohur vjedhurazi Emira Velon,

dhe kishte lënë mendjen me bukurinë e saj. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 65-66)

Ai? Ja... ngriti duart në qiell, sikur t‟i binte defit në ndonjë dasmë, nga ato që s‟lë pa

vajtur, se ata që ndahen, dihet, s‟bëjnë dasmë, dhe më bërtiti: “Jam zënë, jam zënë! Jam

gjer në grykë me këto punë grarish! S‟kam nge të marr frymë... (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. II, fq. 41)

Edhe në ato raste kur ajo është e domosdoshme, trajta e shkurtër përemërore nuk

llogaritet si gjymtyrë e njësisë frazeologjike foljore duke qenë se lidhet me një referent të

jashtëm por konsiderohet vetëm kufi nistor i saj:

Kur e panë, mbajtën kafshët e qëndruan buzë hendekut, si të ngrirë, me dorë në

zemër. Beu as që u hodhi sytë. Tani e kish marrë pak veten dhe kulloste rreth e qark sytë

e skuqur. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 163)

-Ku qe mbrëmë?

-Nuk je ime shoqe, që të të jap llogari...

-Nuk po të pyes se kush jam. Ku qe mbrëmë po të pyes. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll.

II, fq. 48)

Page 66: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

66

Trajta e shkurtër përemërore është fakultative tek disa njësi frazeologjike foljore. Përdorimi ose jo i saj varet nga konteksti i ligjërimit:

Instruktori bënte sikur dëgjonte, po mendjen e kishte te biseda e mbjelljeve

pranverore, që ky djallo kryetar ja kishte vulosur me atë dreq kalendar kaça… kaça…

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 56)

O Riza – tha – unë kam ca punë në Pazar. Kij mendjen këtu. Po të shkojë ndonjë me

dru, me gjëkafshë për të shitur ... Ti e di. –Peqe- ja ktheu Rizai, që rrinte kryeulur e

shikonte mizat e dheut nëpër vragën e tyre. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

267)

Në gjuhën angleze, kufiri nistor i një njësie frazeologjike foljore është gjymtyra

foljore. Zakonisht, ajo përdoret në trajtën përfaqësuese të saj e cila është forma bazë e

foljes (paskajore) me ose pa pjesëzën „to‟.

His preparations were leisurely; he caught, as every true artist should, at anything

that might delay for a moment the effort of his work, and he found himself looking

furtively at this unknown dame. Like his father before him, he had an eye for a face.

(John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 214)

The baking-dish was served up in a penintential manner on a shrunken cloth at an

end of the dining-table, at two o‟clock, when he dined with Mr. Flintwinch, the new

partner. Mr. Flintwinch informed him that his mother had recovered her equanimity now,

and that he need not fear her again alluding to what had passed in the morning. “And

don‟t you lay offences at your father‟s door, Mr. Arthur”, added Jeremiah, “once and

for all, don‟t do it! Now, we have done with the subject”. (Charles Dickens, Little Dorrit,

fq. 95)

Gjatë përdorimit në ligjërim, siç mund ta vërejmë nga shembujt e mësipërm, ajo

shfaqet edhe në format variante të saj, mund të jetë kalimtare ose jokalimtare, ndryshon

në kohë, vetë, numër, diatezë që do të thotë që në shumë raste ajo ndryshon sipas një

konteksti të dhënë. Megjithatë, për format variante të gjymtyrës foljore dhe tipologjinë e

saj do të qëndrojmë më gjatë në vijim të këtij punimi.

Krahas trajtës së shkurtër përemërore, si kufi nistor mund të shërbejë edhe gjymtyra

fakultative, ku ajo shkrihet kuptimisht me njësinë frazeologjike foljore:

(e la) me gojë hapur

(mbeti) me gojë hapur

Si kufi fundor i një njësie frazeologjike foljore në shqipe dhe anglishte mund të jetë

një gjymtyrë emërore, e zakontë kjo si për njësi frazeologjike dygjymtyrëshe ashtu edhe

për njësi tri a më shumë gjymtyrëshe:

“Si, ore, ulk qenka dhjetari? Fjalë është kjo? ... Ulk qenka filani që merr rrogë

qeverie? Ulk qenka filani që merr përsipër punë qeverie? Mbaj gojën, djalë ...” po nuk

tha asgjë, që të mos i japë gjes sherrit. Bëri sikur s‟ja vari. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 254)

Page 67: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

67

Talfourd, in the bitterness of his soul exclaimed that Literature‟s own familair friend,

in whom she trusted, and who had eaten of her bread, had lifted up his heel against her.

(James Main Dixson, English idioms, fq. 157)

… të ligjtë, të cilët janë bërë të pasur me mashtrime dhe me gjak, dhe jo të mirët, që

janë bërë fukarenj nga lakmia e arkondëve, qofshin edhe gjak me ta. Se, siç thonë lebërit,

çdo berr varet nga këmbët e veta. Dhe, ca më pak kanë për t‟ua mbajtur vëth në vesh

nipërve të tu, që nuk duan të bëhen të pasur ashtu siç i këshillon zotrote, se e panë ç‟do të

thotë i pasur si ti, që edhe djersën e nipërve të tu, që edhe gjakun e gjakut tënd je gati ta

pish, për të shtuar pasuritë e tua pa fund. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 205)

Gjarpërinj e ujq, besa. Pastaj na u duk sikur ardhi një burrë i gjatë e na rrahu me

kopan, na e bëri kurrizin më të butë se barkun. Mbuluam kokën me gurë, duruam.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 116)

Gjymtyra emërore mund të jetë kufi fundor edhe në njësi frazeologjike foljore me

strukturë fjalie:

Iku beu, si i thonë një fjale, me bishtin ndër shalë. Ama ish bërë tym e zjarr nga

zemërimi. Kjo ishte hera e parë që kish gjetur sharra gozhdën. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 136)

kufiri fundor mund të jetë një ndajfolje:

Ju falem e ju marr dorën t‟ju pyes një fjalë e dua të më ktheni përgjigje: kini parë a

s‟kini parë, ore, trima në botë? Ama ta dini: unë s‟ju pyes për trima sidokudo, për

kokëshkretë, nga ata që s‟i merr as kandari, as kalemi, po për trima të vërtetë, për burra

që hanë bukë veç. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 54)

“Hush, my child – never talk of dying. Please God, you may have many years of life

before you”. She shook her golden head a little sadly. “No, doctor, my sand has run out;

and perhaps it is as well”. (James Main Dixson, English idioms, fq. 213)

Siç vërehet nga shembujt në shqipe dhe në anglishte, kufiri fundor mund të jetë

ndajfolje edhe në njësi frazeologjike me strukturë fjalie. Në raste të rralla kufiri fundor

mund të jetë një numëror:

Është luftë klase, kjo, Ki-uuuu, ngule mirë në kokë. Ahere s‟pranonte, që ta vrisje, të

futej në kooperativë individi që ishtë në gjendje. Ashtu si ti, tani, arsyetonte edhe ai në

atë kohë: “Të bashkoj unë, pasjen, pak, që nuk ngriti kokë? Apo u ngroh në diell, duke

vrarë mendjen qysh të ndante pasurinë e të tjerëve, pas dhjetë vjetësh?...” (Gazetari

shqeu sytë katër). (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, Fq. 276)

“Mr. Levi”, said he, “I see you know a thing or two; will you be so good as to

answer me a question?” (James Main Dixson, English idioms, fq. 251)

Po aq të rralla janë edhe njësitë frazeologjike foljore me kufi fundor me një fjalë

onomatopeike:

Page 68: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

68

Unë, ja, dola arave t‟Apollonisë mos takoj gjë në antika. Pas shiu ato shëndrijnë e t‟i

zë syri fët në mes të tokës ugar... Kjo është koha më e volitëshme për t‟i mbledhur. Si

puna e këpurdhave, shtoi pastaj, duke dashur të bëjë shaka. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur,

Vëll. I, fq 148)

Tek njësitë frazeologjike foljore trigjymtyrëshe kufi fundor mund të jetë edhe një mbiemër:

-Këta të Kënetishtës duhen marrë shembull edhe për fletërrufetë e zjarrta...

-Tëçkën! E motra të bëjë për ujë të ftohtë të vëllanë!

-Kqyre, kqyre!... Edhe nj‟aj padreja jonë, ja, me ksi përrallash ka dasht me na përmbajt...

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 182)

Kripa kishte kristalizuar edhe kanalit kryesor ushqyes, që sillte ujërat nga gjoli i

Naforës. Petriti po hiqte pikën e zezë për të shkripëzuar tubat e bllokuar që timbani të

punonte me të gjithë fuqitë. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 378)

Kufiri fundor është një folje në rastet kur kemi njësi frazeologjike foljore të tipit folje

+ folje:

Spartani veshllapush e shikoi me përbuzje tek jepte e merrte kështu, u bëri shenjë

shokëve për t‟u treguar se plaku s‟ishte në vete dhe ngjiti me çap të rëndë shkallët e

pirgut, hodhi një vështrim strategu jashtë mureve dhe e pyeti thrakun:

-Ç‟kemi këtej, Tyril? -Asgjë, kapedan Aristodor. Këndojnë këndesat. Kur hyra në

vigjëlesë dëgjova burbujë e bërtima. Kërkonin ndihmë. Desha të të zgjoj. Pastaj bërtimat

pushuan vetë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 250)

në njësi frazeologjike foljore që kanë më shumë se tri gjymtyrë, që vijnë nga fjalë të urta e që kanë trajtë këshillash, si tek “këtej i hyri e andej i doli”.

në njësi frazeologjike foljore me strukturë fjalie:

Të nesërmen, toga me kumandar Sefedinin në krye u ngrys e s‟u gdhi. Iku. «Kështu e

ka kanuni i atyre që shkojnë në luftë» do të thoni ju. Mirë, po a thotë kanuni i atyre që

shkojnë në luftë të rrëmbejnë çupat e botës? (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

77)

Si kufi fundor mund të jetë një gjymtyrë fakultative e cila vjen nëpërmjet ngushtimit

ose zgjerimit të strukturës frazeologjike:

ia mblodhi (rripin)

i doli gjuha (një pëllëmbë)

Kufi fundor mund të jetë një gjymtyrë kontekstuale e cila edhe në rast se hiqet nuk e

prish kuptimin frazeologjik të shprehjes:

i dolën thinjat (duke pritur)

3. Tipologjia e gjymtyrës së parë foljore

Page 69: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

69

Tipi foljor i njësive frazeologjike për nga vetë emri i tyre përmban një gjymtyrë

foljore që është një gjymtyrë e përhershme e tyre dhe që e dallon për nga kategoria

leksiko-gramatikore me tipat e tjerë të njësive frazeologjike. Si rrjedhim, gjymtyra foljore

është vatër gramatikore e njësisë dhe në disa raste edhe vatër kuptimore e saj, pasi në

pjesën më të madhe të rasteve është gjymtyra emërore që e ka këtë rol.

Karakteri idiomatik i gjymtyrëve të një njësie frazeologjike bën që numri i formave të

këtyre elementeve brenda strukturës së njësive frazeologjike të jetë më i vogël se numri i

formave që kanë këto elemente jashtë tyre. Njësitë frazeologjike foljore kanë si veti

ndryshimin e formave të gjymtyrës foljore. Sidoqoftë, ajo nuk ka një paradigmë të plotë

të trajtave të saj gramatikore, duke patur parasysh këtu kohën, mënyrën, vetën dhe

diatezën.

Folja është kalimtare në shumicën e njësive frazeologjike si në gjuhën shqipe ashtu

edhe në atë angleze. Roli i foljes si një folje kalimtare nuk mund të kuptohet pa praninë e

gjymtyrës jofoljore me të cilën formon marrëdhënie kundrinore. Njësitë frazeologjike

foljore me marrëdhënie kundrinore kanë strukturë të ndryshme. Formimi më i thjeshtë

është bashkimi folje + emër në trajtë të shquar në numrin njëjës:

Dhe ju kthye gjyshes: Si, moj, Marinë, s‟paskam qenë unë kurrë i ri? Po kush është ai

që kapërcente shtatë male e shtatë gryka që të të sillte luleshtrydhe e mjaltë të egër?

Kush është ai që të sillte turtuj e fëllëza? Hë folë!

-Me ato ma more mendjen, se ti vetë ... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 103)

Pat caught Max Leam‟s eye but Max happened to look away at the moment and a

sense of injustice came over Pat. He alone in this crisis, real or imaginary, had acted. He

alone had played the man, while those stuffed shirts let themselves be insulted and

abused. And now he would have to take the rap – because Walter Herick was powerful

and popular, a three thousand a week man who wrote hit shows in New York. How could

anyone have guessed that it was a gag? (F. Scott Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq.

28)

Siç vërehet, folja në gjuhën shqipe mund të paraprihet ose jo nga një trajtë e shkurtër

përemërore që lidhet kuptimisht me gjymtyrën emërore. Kjo e fundit mund të jetë edhe

në numrin shumës:

-Shkojmë? – pyeti Arapi.

-Shkojmë!

-Ama hapni sytë se mos na pikasin ata të tjerët. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura,

fq. 342)

Folja kalimtare mund të ndiqet nga një emër i pashquar:

Njerëzit nisën të ndahen e të mblidhen xhumbë, në duar të vogla shtatë-tetë vetësh,

ashtu si shënjat e dorzat, që kishin kohë që patën dalë në qiellin e kthjelluar nga erërat e

ftohta. Duke vazhduar rrugën për te vendi ku kishin bërë mënd t‟iu zinin pritë shpendëve

grabitqarë, ata thyheshin e përuleshin anë udhës e mblidhnin marina e përcka të thata

dhe në kënetë bukie kashte. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq.13)

Page 70: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

70

When the rejection of the measure had practically decided the fate of the ministry,

Punch completed its allegory by another cartoon, in which the horse and its rider lay

thrown and prone on the other side of the hedge, with the legend, “Come a cropper”.

(James Main Dixson, English idioms, fq. 63)

Në rastin kur gjymtyra emërore është në trajtë të pashquar mund të lidhet edhe me një

folje kalimtare por në trajtë pësore-vetvetore:

të hiqej dorë

t‟i jepet fund

Gjymtyra foljore mund të jetë edhe me kuptim pavetor:

Nuk i ngacmohet plaga tjetrit.

Folja kalimtare lidhet gjithashtu me një emër me parafjalë në shqipe:

A e di ti, Agron, se ç‟më ka shkuar ndër mend, mbrëmë, kur ju shikoja të dy pranë e

pranë e kur vura re se as balta e Myzeqesë nuk ju ndante dot? Sa gjë e bukur do të jetë

kur të vijë dita që edhe qytetarët të vijnë me punë në fshat dhe të martohen me fshatare...

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 94)

Perri, është qerratuçka... E kam parë një herë, në dimër, tek shkonte për në

Shënepremte, e s‟më del nga mëndja. Po qahallarët më kanë folur se është bërë edhe më

e bukur këtë verë. Harbi, fare!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 32)

Folja në shembullin e fundit del me kuptim të përgjithësuar ku gjymtyra foljore është

kryesisht në trajtë mohore. Gjymtyra që shpreh objektin e veprimit ndodhet jashtë

strukturës së njësisë frazeologjike, pra nuk është gjymtyrë e tij, dhe brenda kësaj

strukture është trajta e shkurtër që lidhet me të.

Disa prej njësive frazeologjike foljore me marrëdhënie kundrinore përdoren vetëm në

formë mohuese. Pjesëza mohuese mund të jetë gjithnjë pjesë e njësisë frazeologjike

foljore, e cila në këtë rast ka trajtë të ngurosur:

-Ja pra edhe frymëzimi që po kërkon… tha vajza.

-Dhe ai kryetari ynë s‟e vë ujët në zjarr fare për një vatër kulture… Pse të na vijë pastaj

inat kur Nas Kishari thotë se u bie kambanave vetëm për çobankat e Pirganit?..

Domosdo... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq.159)

Shkoi në Tiranë, s‟la gur pa lojtur gjersa e fitoi të tijnë: ja fali borxhin. Pas dy a tri

vjet kurdisi e bëri një ndërtesë të madhe – më të madhen e vendit – me tri kate e ja dha

me qira shtetit me njëzet e pesë këndeska në muaj.. (nënprefekturë, financë, gjykatore,

botore, doganë – të gjitha brenda). (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 253)

And he would not let the grass grow under his feet either, he would go there at once,

and take very good care that he didn‟t have to go again on the same errand. (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 141)

Pjesëza mohuese mund të lidhet edhe me elementin e dytë në anglishte:

- leave no avenue unexplored

Page 71: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

71

- see no farther than one‟s nose

- think no small beer of oneself

Heike won a place at university to study law, she thinks no small beer of herself.

(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 159)

Jo të gjitha foljet shprehin marrëdhënie kundrinore, pra, do të thotë që folja është

jokalimtare. Në veçanti në gjuhën shqipe, kjo vërehet në mungesën e trajtës së shkurtër

përemërore të rasës kallëzore. Gjymtyra emërore në këtë rast ka rolin e subjektit të

veprimit dhe mund të përdoret me ose pa parafjalë. Trajta e shkurtër përemërore është në

rasën dhanore, është gjymtyrë e përhershme e njësisë frazeologjike dhe kufi nistor i saj

dhe lidhet me një kundrinë të zhdrejtë e cila nuk është gjymtyrë e njësisë frazeologjike

foljore. Mungesa e marrëdhënieve kundrinore nënkupton që ky tip njësish frazeologjike

nuk mund të ketë trajtë pësore-vetvetore.

Kurrë ndonjëherë në jetën time bashkëshortore nuk kisha qenë kaq afër Marinës dhe

nuk më kish shkuar mendja se një zemër kaq e vogël mund të rrinte kaqe fort e të m‟i

flakte tej gishtrinjtë e dorës. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 328)

Dikush i kishte thënë me të qeshur: „Po rrufeja s‟merr leje nga asush, kur i mbushet

të qëllojë...” Kryetari i pushtetit të Pirganit is kishte pritur me seriozitetin e zyrtarit:

“Rrufeja qëllon nga lart, fletërrufeja vjen nga poshtë...” Dikush tjetër i kishte dalë krah

kryetarit, duke thënë se porta është pjesë e padhunueshme e banesës së qytetarit dhe e

mbrojtur nga statuti ... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll, II, fq. 140)

Në shembujt e mësipërm gjymtyra emërore është pa parafjalë. Kur gjymtyra foljore

është një folje jokalimtare ajo mund të ndiqet edhe nga një emër me parafjalë:

Në fillim kujtoi se mos ishte kumbimi i nëntokës, plot boshllëqe nga shfrytëzimi i

shtresave të naftës dhe të gazit. Pastaj i kishin rënë në sy pulpët muzkuloze të femrës

myzeqare dhe e ecura e saj gjithë siguri dhe besim. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II,

fq. 175)

Shpresës i dukeshin aq të përligjura veprimet e saj, saqë nuk i kishte shkuar në

mend se dikush mund ta përfliste. Naja, fare tinëz, puqi buzët me kupën e një gazi të

harlisur.(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 43)

Disa folje jokalimtare ndiqen edhe nga një ndajfolje:

Kur u shkëputën ishin si të dehur: u vinte rrotull gjithë Mali i Thatë me majat e

blerimet e tij, gjithë liqeri i Lyhnidës me kaltërsinë e tij. U ulën e ndenjën pranë në

lëkurën e ariut, që aty më parë kish qenë shalë kali dhe tani ish bërë shtojcë. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 18)

Si gjymtyrë e parë në një njësi frazeologjike foljore mund të jetë një folje në diatezën

pësore. Ajo shoqërohet me një trajtë të shkurtër përemërore, e cila shpreh kundrinën e

zhdrejtë së bashku me një fjalë tjetër që ndodhet jashtë kufijve të njësisë frazeologjike.

Gjymtyra emërore mund të shprehet në përgjithësi me një emër në rasën emërore, në

trajtë të shquar:

Page 72: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

72

Piloja ngriti sytë prapë, sikur donte të gjente kuptimin e kësaj shprehje. Në të vërtetë

ai po kërkonte fjalën që i duhej, për t‟iu përgjigjur mikut kosovar. -Si duket edhe ju

kosovarët nuk bini poshtë duhanit për nga sertllëku, që nuk ju lanë të rrinin në vend tuaj

po ju dhanë udhët... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 37)

Për, për fjalë të nderit, erdhën dhe ua paske dhënë, o, o bej? ... tundi kokën aq me

nxitim Mina Balteza, sa iu muar goja. -S‟kanë ardhur, po do të vijnë ... shtoi beu ftohtë-

ftohtë. Pasi iu muarr goja, tani sikur iu lidh goja fare tregtarit të gjesë. (Jakov Xoxa,

Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 26)

Edhe Myftarit të Veshnjës zuri t‟i vinte bota anës kur e lajmëruan se lëmi ishte

hedhur në erë e se duhej të vinte të ndante pjesën që i takonte beut. Si u çua me zor,

mbajtur pas degëve të manit, që vareshin gjer mbëdhé, e kuptoi se nuk i mirreshin vetëm

mëntë, po edhe këmbët. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 154)

When his glitter is gone, and he is gathered to his fathers, no eye will be dim with a tear,

no heart will mourn for its lost friend. (James Main Dixson, English idioms, fq. 95)

Disa njësi frazeologjike pësore mund të kenë edhe trajtë veprore:

Si duket, të dy grizarakëve, s‟kishte ç‟u nxirrte jashtë as rakia, as fjala e tij e

përdredhur si grep. -Mos, kumbare!... u hodh nga vendi Leksi me një keqardhje të

përzemërt. – Po të paskan tharë krahët që më iu thaftë ajo gjuhë m‟iu thaftë! (Jakov

Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 203)

Në gjuhën shqipe, gjymtyra foljore është në formën vetvetore ose pësore edhe në ato

njësi frazeologjike foljore që mbështeten në idenë e krahasimit, pa praninë e lidhëzës

krahasuese. Në këto njësi frazeologjike, theksi bie mbi veprimin, pa i kushtuar shumë

rëndësi vepruesit. Sipas Thomait, njësi të tilla frazeologjike ndërtohen me foljen “bëj”, e

cila ka dy veçori semantike brenda strukturës së këtyre njësive frazeologjike76

:

së pari, folja “bëj” në këto njësi frazeologjike përdoret si folje gjysmëndihmëse pas një desemantizimi të pjesshëm të saj.

së dyti, folja “bëj” hyn tek këto njësi frazeologjike foljore me kuptimin “kthej, shndërroj”, dhe ndryshe nga fjalët sinonime me këtë kuptim ka karakter më të

figurshëm e më abstrakt:

Kishte dëgjuar këtë varg refreni për dhëndrrin: “Nasi bej!..” dhe ishte bërë tym nga

inati. Ai s‟duronte dot të bashkoheshin në një, qoftë edhe në raste të tilla të gëzuara të

jetës, dy gjëra krej armiqësore midis tyre. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 343-

344)

Edhe ne ia kemi dhënë, majaft, natën ia dhamë, që të mos rrinte duarkryq, po të

mbillte dhe ai, se, majaft, po i vdesin fëmia për bukë... Kur dëgjoi çifligari t‟i dalin krah

grizarakut edhe këtu, përpara tij e në konakët e tij, u bë mavi nga tërbimi. (Jakov Xoxa,

Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 35)

76

Shih Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS

të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1976, fq. 99.

Page 73: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

73

Disa njësi frazeologjike foljore që shprehin idenë e krahasimit mund të përdoren edhe

në formën veprore:

Xha Dalipi ndezi një cigare tjetër, shikoi përqark.

-Ku e lashë? – pyeti. – Se ma bëri mendjen dhallë ay miku i Buzos... (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 290)

Në gjuhën angleze, njësitë frazeologjike foljore që mbartin idenë e krahasimit janë

njësi me nuanca të qarta shprehëse. Ato përdoren më tepër në diatezën veprore. Foljet që

bëjnë pjesë në to mund të ndahen në tri grupe:

folje me nuanca mohuese (hate, lie, swear)

folje me nuanca pohuese (fit, get on)

folje me kuptim neutral (drink, eat, feel, look, run, speak, swim, work, treat)

Në këtë grupim bie në sy mbizotërimi i foljeve me kuptim neutral tek njësitë

frazeologjike që shprehin idenë e krahasimit. Siç do të vërehet nga shembujt e

mëposhtëm, në ndryshim nga gjuha shqipe, krahasimet foljore përmbajnë pjesëzën “like”

(„si‟) në strukturën e tyre pa e prishur kuptimin frazeologjik. Në njësitë frazeologjike

foljore me kuptim pohues a mohues komponenti i dytë vetëm e përforcon kuptimin e

foljes:

folje me kuptim mohues:

She was perfectly tipsy, screaming and fighting like a Billingsgate fishwoman,

swearing like a trooper. (James Main Dixson, English idioms, fq. 241)

folje me kuptim pohues:

“Cautious” is a description that certainly fits the new president like a glove. (Ilo

Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 117)

Në njësitë frazeologjike foljore ku folja është asnjanëse, është komponenti i dytë që

përcakton kuptimin e foljes:

When he sailed, he was very full of a great plan to prove himself several hundred

times better than any one had given him credit for – to work like a horse, and

triumphantly marry Agnes Laiter. He had many good points besides his good looks; his

only fault being that he was weak, the least little bit in the world weak. (Rudyard

Kipling, Plain tales from the hills, fq. 45)

Edhe nëse të njëjtat folje hyjnë në përbërje të njësive frazeologjike foljore krahasuese

të ndryshme, ndryshimi ndërmjet tyre është i dukshëm pasi komponenti i dytë luan rol të

qartë diferencues:

feel like a boiled egg - ndihem i këputur;

feel like a fighting cock – ndihem në formë shumë të mirë.

Page 74: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

74

Njësitë frazeologjike foljore me idenë e krahasimit nuk përdoren në diatezën pësore.

Siç mund të vërejmë nga shembujt në shqipe dhe në anglishte, në këto njësi vëmendja

përqendrohet tek elementi i dytë në përbërje të tyre.

4. Sintagmatika e njësive frazeologjike foljore

Për të zbuluar kuptimin leksikor të një njësie frazeologjike, në një pjesë të mirë të

rasteve, duhet t‟i referohemi togfjalëshit të lirë burimor që shërben si temë semantike e

kuptimit frazeologjik që zotëron ai. Në këtë mënyrë, duhen parë me kujdes raportet e

brendshme sintaksore, lidhjet sintaksore të gjymtyrëve të njësisë që i ka të trashëguara

dhe që janë përforcuar historikisht deri në humbjen e pavarësisë kuptimore të tyre.

Njësia frazeologjike foljore si një ndërtim gramatikor përbëhet nga komponentë midis

të cilëve vendosen lidhje të valencës. Valenca sintagmatike i referohet numrit të

komponentëve që kërkon gjymtyra foljore për të plotësuar kuptimin e saj. Pra, njësia

frazeologjike me kuptimin tërësor të saj, hyn në lidhje me një apo disa fjalë që edhe pse

ndodhen jashtë strukturës së njësisë frazeologjike është e lidhur ngushtësisht me to. Në

boshtin sintagmatik kuptimi i njësisë frazeologjike varet nga llojet e ndryshme të

kontekstit. Konteksti gjuhësor është i domosdoshëm për të dalluar gjymtyrët përbërëse të

një njësie dhe gjymtyrët fakultative mikro apo makrokontekstuale.

Korpusi i lidhjeve leksiko-sintaksore të njësive frazeologjike foljore është shumë i

gjerë. Studimi i tij duhet bërë për të gjitha njësitë frazeologjike duke shqyrtuar raportet e

brendshme e të jashtme, fjalët drejtuese, referentin, gjymtyrët fakultative dhe

kontekstuale. Qëllimi i këtij procesi është qartësimi i kuptimit të këtyre njësive, dallimi i

tyre nga njëra tjetra si dhe përcaktimi i raporteve gramatikore që krijojnë ato me gjymtyrë

të tjera brenda fjalisë.

Para se të diskutojmë karakterin e lidhjeve që krijon njësia frazeologjike foljore me

gjymtyrë të tjera të mikrokontekstit duhet të qartësojmë lidhjet sintaksore të gjymtyrëve,

pra, marrëdhëniet që krijohen ndërmjet tyre. Ndër grupet më të pasura është ai i njësive

frazeologjike foljore me marrëdhënie kundrinore. Ato kanë strukturë të ndryshme, por

mjafton të marrim në shqyrtim ndërtimin më të thjeshtë me folje kalimtare që është ai

folje + emër. Ndërsa në shqipe, gjymtyra emërore është në rasën kallëzore ose dhanore

me praninë ose jo të trajtës së shkurtër përemërore, në anglishte emri mund të jetë në

trajtë të shquar ose të pashquar:

Agroni qeshi nën buzë: gjëra që ndodhin në moshë të njomë. I kishin ndodhur edhe

atij vetë, ndonëse është njeri i matur e gjakftohtë. Një pranverë dhe një verë të tërë, para

se ta merrte Diton, sikur kish qenë i dehur. S‟e zinte gjumi. Dilte natën me hënë e i binte

fyellit. Diton ment ia rrëmbeu një tjetër, mirëpo Agroni ndodhi më i shpejtë, më i

vendosur. Vjet, pas të vjelave, i kish dhënë fund kësaj pune, ish martuar. Edhe këta do të

martohen e do të hyjnë në radhë të botës, do ta flenë mendjen. (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 63)

Po unë e kam marrë vesh punën, moj bijë, pse ma fsheh? Gjithë fshati e ka marrë

vesh... –Baba! -Mua m‟u bë qejfi kur dëgjova, megjithëse nuk më erdhi mirë që s‟e

dëgjova nga ti. Po kështu është, tashi. Në kohën tonë e lidhte prindi atë punë dhe çupa e

Page 75: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

75

merrte vesh në fund fare, kurse tashi këtë punë e mpleks vajza dhe e merr vesh i fundit

prindi. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 69)

“Never thought I should live to turn tail in this way,” growled one soldier to another

as they passed out. (English Illustrated Magazine, James M. Dixson, English idioms, fq.

244)

“Ay, races and balls, fine clothes and fine eating, them‟s the ways of the gentlefolks,

and we pay the piper,” growled a humble cynic. (James Main Dixson, English idioms, fq.

186)

Një grupim tjetër, në shqipe, ndërtohet nga lidhja subjekt-veprim, ku folja është

jokalimtare ndërsa gjymtyra e dytë emërore shënon subjektin e veprimit të gjymtyrës

foljore. Në strukturën e njësisë frazeologjike bën pjesë edhe një trajtë e shkurtër

përemërore në dhanore, që lidhet me kundrinorin e zhdrejtë jashtë kufijve të njësisë, por

që është një gjymtyrë e përhershme, e domosdoshme dhe shërben si kufi nistor i saj77

:

I dhamë besën se nuk do ta prishnim po të na rrëfente vendin e haznës. I thamë se ç‟të

gjenim do t‟i ndanim më tresh. Atij i ardhi zemra në vend: kish qenë si mish i ngordhur e

zuri të bëhej gjallë si engjervia. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 110)

Një grup tjetër jo shumë i madh është ai i njësive frazeologjike foljore që shprehin

marrëdhënie rrethanore. Në të tilla njësi, folja ndiqet nga një parafjalë ose ndajfolje:

Po të doni ju marrim atje ku do të vemë ne. Apo doni të loni me çupat? Loni, loni,

gjersa të bëhi çupa, të vishi me fustan... Me këto fjalë na e shkelën e na e muarën nëpër

këmbë tërë krenarinë e tërë burrërinë. Megjithatë, u mbajtëm. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 334)

What on earth should she do? Fall to the ground between two stools? No, that was a

man‟s trick and she was a woman, every inch. (James Main Dixson, English idioms, fq.

239)

Në dy shembujt e dhënë në shqipe dhe anglishte kemi përdorimin e një parafjale pas

gjymtyrës foljore.

Një grup i kombinuar është ai i njësive frazeologjike foljore që shprehin marrëdhënie

objekto – rrethanore. Në anglishte, ky tip është shumë i gjerë me ose pa parafjalë.

Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -

“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl

Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e

Shaqos, kishin mbetur si pa gojë. Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po

përmbyset bota? A mos i kanë hypur xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i kishin

hypur xhindet, se i kish vajtur thika gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 306)

77

Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1976, fq. 95

Page 76: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

76

He had always esteemed his sister; but as he now confessed to himself, for these many

years had been entertaining an angel unawares. (James Main Dixson, English idioms,

fq. 14)

Siç vërehet nga llojet e marrëdhënieve që krijohen ndërmjet gjymtyrëve në shembujt

e mësipërm, njësitë frazeologjike foljore ndërtohen sipas lidhjeve të njëjta sintaksore që

ndërtohen togfjalëshat e lirë. Në ndryshim me këto të fundit, njësitë frazeologjike foljore

karakterizohen nga qëndrueshmëria strukturore dhe kuptimore, e cila është në shkallë të

ndryshme. Në varësi të kësaj shkalle njësia frazeologjike përmban ose lejon edhe

ndërfutje të gjymtyrëve të tjera që nuk janë pjesë e saj. Në këtë mënyrë, në përbërje të

njësisë kemi gjymtyrë përbërëse, gjymtyrë fakultative dhe gjymtyrë kontekstuale.

Dallimi i gjymtyrëve strukturore dhe gjymtyrëve fakultative apo kontekstuale është

një nga çështjet më të rëndësishme që lidhet me identitetin e njësive frazeologjike.

Vështirësi përbën jo vetëm dallimi i gjymtyrëve përbërëse por edhe dallimi i gjymtyrëve

kontekstuale nga ato fakultative. Këto të fundit shkrihen semantikisht me gjymtyrët

strukturore të njësisë frazeologjike. Si shembull mund të merren edhe strukturat

njëgjymtyrëshe që shkrihen me gjymtyrën fakultative e cila në këtë rast mund të merret si

gjymtyrë e njësisë frazeologjike. Ajo është e domosdoshme për të qartësuar kuptimin e

sintagmës:

(ia hodhi) ndër sy

(ta jep) me këmbë

Gjymtyrët kontekstuale me të cilat lidhet njësia frazeologjike për të realizuar

kuptimin ose një nuancë kuptimore të saj mund të hiqen nga struktura e njësisë pa ia

prishur kuptimin tërësor frazeologjik. Kjo ndodh edhe në rastet kur lidhjet semantike me

të forcohen, gjë që i dallon gjymtyrët kontekstuale me ato fakultative:

Gjumi më zuri përmbys, në fund të urëve, në rrogoz të mjerë, të penduar. Nuk më

vinte aqe keq për bukën, sa më vinte për Marinën. Isha bërë tamam bomb Amerike, qyng

Bostoni, si kaq e kaqe mërgimtarë, që i mbante për keq në gojë gjithë fshati. Më vinte keq

edhe se tani e dinte gjithë shtëpia të fshehtën time më të fshehtë: dashurinë që kisha me

Marinën. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 346)

Folja, duke qenë gjymtyrë e domosdoshme e njësive frazeologjike foljore dhe vatër

gramatikore e tyre, ka tendencën të forcojë lidhjet semantike me disa njësi që mund t‟i

përkasin një kategorie tjetër leksiko-gramatikore:

Kur lindi vajza, ai hoqi të zitë e ullirit gjersa e bindi të mos ia vinin emrin „unazë‟, se

kjo, më në fund, s‟kishte asnjë kuptim, dhe, për herë të parë i tregoi të vërtetën. (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 54-55)

Gjymtyra foljore, përveçse qartëson kuptimin e sintagmave me të cilat lidhet, në

shumë raste krijon bërthama me një prej gjymtyrëve të njësisë frazeologjike. Lidhjet

semantiko-sintaksore mund të jenë më të ngushta me gjymtyrën e dytë ose me gjymtyrën

e tretë të njësisë frazeologjike foljore, tek njësitë me më shumë se dy gjymtyrë shënuese

në strukturën e tyre:

Frëngut i qeshi buza. Nxori qesen të jepte pare të madhe, po Rrapua tha jo e jo. I

shtroi frëngut një darkë të madhe (babai më mori edhe mua), pastaj e përcolli me dyfeg

Page 77: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

77

gjer brenda në Manastir, se kajmekami e kish halë në sy – po na e bën vendin

“Frëngjistan”, thosh “dinsëz” – e kish kurdisur pusi, ta vriste. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 102)

Nga të pesë lekët e gjobës, tre i kish marrë polici, dy – Grendelli. Dhe i qe bërë

zemra mal: Ago Zylali i kish rrëfyer udhën për të nxjerrë lekun me të ndenjur dhe ai,

Grendelli i kish sjellë peshqesh, si mirënjohje një defterkë kartcigare nga ato të

Stamlesit. Kështu, sapo u kthye në Çukë, ja dha dhuratën agait e ndenji nën këmbët e tij

ashtu siç rri qeni nën këmbët e të zot dhe mbajti vesh të dëgjonte, po shumë hijerëndë,

sepse tani edhe ai ish goxha gjysmë qeverie... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

281)

Te njësia “e kam halë në sy” – lidhja semantiko-sintaksore është më e fortë midis dy

gjymtyrëve të para “e kam halë”, e cila mund të përçojë të njëjtin kuptim si dhe e tërë

shprehja frazeologjike. Në të njëjtën mënyrë lidhja mund të bëhet më e ngushtë edhe me

gjymtyrën e tretë. Në shprehjen: “m‟u bë zemra mal” – folja “m‟u bë” ka lidhje më të

ngushtë me gjymtyrën e tretë “mal”. Gjymtyra e dytë, që në këtë rast është “zemra” edhe

pse gjymtyrë përbërëse e njësisë frazeologjike duket në strukturën e saj si gjymtyrë

fakultative.

Vërehen katër situata kur lidhjet semantike të gjymtyrëve fakultative dhe të

mikrokontekstit me gjymtyrët përbërëse mund të forcohen78

:

kur është i paqartë kuptimi i njësisë frazeologjike:

Ama frëngu e ka synë pishë. E shikon kajmekam efendinë sikur ai vetë të qenkej zot i

vendit e kajmekami të qenkej lanxho, mingo. Edhe nga trupi vjen i fortë, i gjatë, i lidhur;

përpara kajmekamit të rrëgjuar e të futur në ca shallvare si thasë ai duket dushk,

kajmekami gorricë e egër. Të bën t‟i rrish me dorë në zemër. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 94)

kur njësia frazeologjike lidhet kryesisht ose vetëm me atë gjymtyrë:

Beut i tundej në erë xhufka e zezë e festes së kuqe. Edhe ikte, ikte... Pas tij iknin ata

njëzet e ca lanxho, që i kishin mbetur besnikë gjer në fund. Ama trimat e Malush Agait,

që kishin zënë tërë grykën, kishin dalë nga pusitë e u thërrisnin: “Isa-ha! Isa-ha!” sikur

t‟u ndërsenin qentë e stanit. Iku beu, si i thonë një fjale, me bishtin ndër shalë. Ama ish

bërë tym e zjarr nga zemërimi. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 136)

kur ngushtohet struktura e njësisë frazeologjike deri në një gjymtyrë të vetme.

Tek njësia frazeologjike që ka dy variante të gjymtyrës foljore “ i rri/e priti me

hundë/tërë hundë/hundë e buzë” lidhjet mes gjymtyrës emërore dhe foljore

forcohen edhe pse kjo e fundit është gjymtyrë fakultative e njësisë frazeologjike

dhe i jep asaj vlerë foljore:

Kështu e ngrysi ai këtë jetë të ëmbël e të hidhur: me punë e me këngë. Prandaj

njerëzit, të shumtët, e donin. Sepse kënga e afron njerinë me njerinë, e zbut, e bën më të

mirë, më të dashur. Po kjo s‟do të thotë se s‟kish edhe nga ata që nuk ja varnin fare e që

78

Shih Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti

i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. xxiv

Page 78: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

78

rrinin hundë e buzë kur këndonte. Mirëpo këta ishin të paktë, nga ata që ne u themi

andej shpirtkazmë, pa shpirt. Këta dinin e donin vetëm një gjë: qesen me pare. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 179)

kur gjymtyra fakultative apo e mikrokontekstit është një folje këpujore:

është fol e qesh

Ndonëse në një pjesë të mirë të rasteve kemi të bëjmë me njësi frazeologjike të

pandashme nga ana sintaksore, zëvendësimi i fjalëve drejtuese me elemente të

ndryshueshme, inversioni, ndërfutja e elementeve të pandryshueshme si dhe diateza

pësore janë tregues të ndarjes së njësive frazeologjike sintaktikisht.

Mikrokonteksti i togfjalëshave frazeologjikë foljorë plotësohet zakonisht me elemente

që zëvendësojnë fjalët drejtuese: dikush, dikujt, diçka, diçkaje, ose fjalët përgjithësuese

„një njeriu‟, „një punë‟ etj. në shqipe dhe one, one‟s, oneself, somebody, somebody‟s,

something në anglishte.

Po, kam ca si shkollë për të ndarë të mirën nga e keqja. Ama punëtor jam: vajos

rrotat. Ose, në do ta dish më mirë, jam edhe punëtor, edhe luftëtar. Kam dëgjuar se edhe

juve, shqiptarëve, ju pëlqen të punoni e të luftoni. -Ke të drejtë, ashtu jemi. Punojmë,

ndërtojmë, po s‟duam të na marrin bota nëpër këmbë. Kur na shkelin, ngrihemi.

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 407)

He‟s trying to needle you into something rash. You‟ll only be playing his game if you

lose your temper. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 304)

Gjymtyrët kontekstuale shpeshherë paraqesin një rëndësi të veçantë në rastet kur

shërbejnë për të vendosur drejt lidhjet e përmbajtjes së njësisë frazeologjike me realitetin.

Në një situatë të tillë, do të ishte e paqartë se për çfarë bëhet fjalë, pra, nëse gjymtyrët

kontekstuale mungojnë:

Pse, nuk e paske marrë vesh ti, moj?! Dëgjo, dëgjo, se kjo është ç‟është… një ditë na

lajmëruan se do të vinte në kooperativë një i madh. Kryetari i kishte dalë përpara, nga

ana e Fierit kur ai dha ballë në fshat nga krahu i Levanit. Kështu që e priti ai kryetarin,

në vend që ta priste kryetari atë. ... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 28)

Në situatat në vijim, prania e gjymtyrëve të tilla e bën më të qartë lidhjen e njësisë

frazeologjike foljore me realitetin:

Kur Paci e kishte pyetur njëherë të ungjin për këto sjellje të ndryshme ndaj librave,

Petriti i qe përgjigjur kështu: “Babai yt është në moshën e kthimit të librave në

bibliotekë, unë jam në moshën e nxjerrjes së librave nga biblioteka; ai i ka futur në kokë

librat dhe s‟ka nevojë më për to e i mbyll në dollap, ndërsa unë sapo kam filluar t‟i fus

në kokë, prandaj i nxjerr nga kashuni dhe i shpërndaj gjithandej. (Jakov Xoxa, Lulja e

kripës së butë, fq. 410)

Po të deshim, mund të shkonim edhe në Amerikë të Zezë apo në Vllahi, se për ne,

atëkohë, të gjitha mërgimet ishin aty afër, pothuaj ne der‟ e shtëpisë, mbi mulli a nën

mulli ose shumë-shumë buzë liqenit: këtu Vllahia, atje Amerika (e Bardha dhe e Zeza), po

Page 79: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

79

neve na qe mbushur mendja për në Amerikë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

321)

I pëlqente, beut, gjithmonë, kjo era e Adriatikut. Mbrëmjeve dhe mëngjezeve, ajo

sillte me vehte afshin e athtë e kundërmonjës të pishave, që, në këtë stinë shtrohet e

trazohet me aromën erë mjalti e dylli të marinave që kanë lulëzuar në mes të prillit e

andej nga fundi i muajit humbasin ngjyrën, po shtojnë kundërmimin. Andaj, sa herë

kalëronte këtyre anëve, bënte llogari që ta zinte nata në Trokth. (Jakov Xoxa, Lumi i

vdekur, Vëll. III, fq. 30-31)

-Po ti ç‟bëre? – pyeti Mërtiri.

-Ç‟të bëj? Po e bluaj në mendje e s‟di nga t‟ia mbaj. Kam një kampanjë të tërë mbi

krye… Pastaj si me rrobat tërë vaj s‟ma mbush synë: s‟ka gjë në dorë; punëtor si ne të

gjithë. Eh, o Postol! – ia bëri Mërtiri. – Çekanin e mistrinë e punon për bukuri, gurin e

gdhend mirë. Edhe e lë veten të të marrin nëpër këmbë ca njerëz që s‟ngopen me pare si

nuk ngopet Tuna me ujë. Në ç‟botë rron ti bre? Ai me rrobat tërë vaj është nga ata që po

ua mbledhin këmbët në një këpucë të mëdhenjve. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.

377)

Inversioni është gjithashtu tregues i një qëndrueshmërie të ulët strukturore të njësive

frazeologjike. Përdoret gjerësisht në shqipe si mjet emfatik dhe është i pranishëm dhe në

anglishte po për të njëjtin qëllim:

Haj, për gëzim. I sotmi na ndiftë; të rinjve dasmën; të martuarit i gëzoftë me djema!

Për të mirë qoftë!-Të lumtë goja! – ja kthenin të gjithë. – e mira mos t‟u ndaftë nga

dera. As sot, as mot. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.88)

Veç kësaj, duhet ta dini se ai kishte zënë të gjitha shtigjet, shpatullat i kishte të

ngrohta dhe i kthente gjithnjë andej nga ngrohte dielli, duvaxhi me mish e me shpirt i

“llambës së dynjasë” .... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 141)

She buried herself away, and was growing thin; if he spoke to her he got no answer,

or had his head snapped off, or she looked as if she would burst into tears. (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 135)

Futja e elementeve të ndryshme ndeshet shpesh gjatë rrjedhës së ligjërimit duke çuar

në shpërndarjen e gjymtyrëve të njësisë frazeologjike:

Genthi? Më dërgoi vetë. Më ka shkuar, tha, mendja për ca peshk të mirë. Ai yti, tha

për tët vëlla, ka ngrehur pinarët në Drim. Tani Bindi i shtyn peshqit brenda, se uji është i

ftohtë. Lekna e krapishtja e duan të ftohtin. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 129)

“The mysterious process of nature had been perhaps for some purely biological

purposes, pulling, as people say, his leg.”

Ashtu si inversioni, përdorimi i foljes në diatezën pësore shërben gjithashtu si mjet

theksimi në shqipe dhe në anglishte:

Shpresa ndjeu se si ironia e fjalës dhunonte mendimin – Që vajza fshatare të mos e

pranonte!... –ia përplasi ajo, pa e mbajtur dot zemërimin. –Pikërisht kjo po ngjet... Kjo

Page 80: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

80

po ngjet me ne të dy... – tundi kokën ai, me dëshpërim. -Jo! Ti më dashurove kur unë isha

në qytet, bile në kryeqytet, kur mua më ishin marrë sytë dhe mendtë nga dritat e neonit.

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 94)

-Po mustaqeverdhi ç‟u bë?

-Mustaqeverdhi? Pastë hijen e tij. U prish menç. Kërkonte qypat me florinj, kartrat,

brinë e gdhendur. E lidhën me litar edhe e shpunë në Shëndaum. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq.119)

And now shall my head be lifted up above mine enemies round about me. – (Psalm

xxvii.6./James M. Dixson, English idioms, fq. 153)

With a cry Pat sprang to the door. No Los Angeles Times lay against it, no Examiner

– only Toddy‟s Daily Form Sheet. He searched the orange pages frantically. Below the

form sheets, the past performances, the endless oracles for endless racetracks, his eye

was caught by a one-inch item:

LONDON, SEPTEMBER 3RD

, ON THIS MORNING‟S DECLARATION BY

CHAMBERLAIN, DOUGIE CABLES “ENGLAND TO WIN, FRANCE TO PLACE,

RUSSIA TO SHOW”. (F. Scott Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq. 70)

5. Variantet formale të njësive frazeologjike foljore

5.1. Variantet leksikore

Shkalla e qëndrueshmërisë së njësive frazeologjike foljore përcakton format

paradigmatike të gjymtyrëve të tyre. Përderisa flasim për një trajtë përfaqësuese të njësisë

frazeologjike atëherë kemi të bëjmë edhe me variante formale të saj. Nëse format e

ndryshme paradigmatike nuk ndikojnë në vlerat semantike dhe funksionale të njësisë

frazeologjike, atëherë kemi të bëjmë me variante formale të njësisë frazeologjike foljore.

Variantet formale të një njësie frazeologjike mund të jenë shumë të qarta për aq kohë sa

ato kanë në bazë të kuptimit të tyre metaforën dhe gjymtyrët që zëvendësohen i përkasin

të njëjtës fushë semantike.

Variantet leksikore të një njësie frazeologjike që kanë leksema sinonimike

kontekstore konsiderohen variante të së njëjtës njësi dhe jo njësi të ndryshme

frazeologjike. Ato kanë të njëjtin kuptim si dhe gjymtyrë të përbashkëta që do të thotë se

përgjithësisht janë sinonime frazeologjike që krijohen nga sinonimia leksikore e plotë ose

kontekstore e gjymtyrëve të njësisë frazeologjike. Sidoqoftë, këtu nuk përjashtohen

dallimet kuptimore të këtyre varianteve që, siç vëren Thomai, “mund të lidhen me

intensitetin e veprimit, me shkallën e cilësimit, me kushtet e situatën e ligjërimit, me

veçoritë sintagmatike të gjymtyrëve etj., si edhe dallime të karakterit mbishtresor

(emocionues, stilistik, shprehës, ligjërimor)”79

.

79

Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. xlvi

Page 81: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

81

Që atë ditë, mini murga, s‟ngriti kokë e s‟hapi gojë ajo çupë. Sot në mëngjes, pa u

gdhirë dita, mori bohçen, djalin dhe shkoi, ashtu siç erdhi, duke qarë pa ngashërim.

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 124)

E ku je ti, more, ku je ti, se ç‟ka ndodhur pas asaj dite në viset tona! Shkuan

bumbashirët në Manastir e nga Manastiri brenda në Stamboll të shpien fjalën se Malush

Aga Katunishti ngriti krye kundër mbretit. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

136)

Kësisoj, njësitë frazeologjike „ngre kokë‟ dhe „ngre krye‟ ku gjymtyrët emërore që

zëvendësojnë njëra tjetrën janë sinonime të mirëfillta mund të konsiderohen si variante të

njëra tjetrës ose njësi leksikore ekuivalente dhe jo njësi të veçanta frazeologjike.

Njësitë frazeologjike foljore kanë në përbërje të tyre gjymtyrë të ndryshme, si: folje,

emra, mbiemra, ndajfolje dhe fjalë joemërtuese, të cilat në rast se zëvendësohen me një

gjymtyrë tjetër sinonime ose jo sinonime, atëherë do të kishim të bënim me variante të së

njëjtës njësi frazeologjike. Si rrjedhim, në varësi të llojit të gjymtyrës që zëvendësohet

krijohen lloje të ndryshme të varianteve leksikore të cilat hasen si në shqipe ashtu edhe në

anglishte.

5.1.1. Variante të foljes

Duke qenë se gjymtyra foljore është e përhershme tek njësitë frazeologjike foljore,

ajo krijon variante të cilat mund të ndahen në disa grupe:

Së pari, foljet që janë reciprokisht të zëvendësueshme mund të jenë sinonime të mirëfillta ose përputhen me njëra-tjetrën vetëm në një kuptim, por kanë nuanca

kuptimore të ndryshme dhe shfaqin vlera të ndryshme stilistike gjatë përdorimit

në ligjërim:

Dikujt i rëndoi kjo heshtje më shumë se të tjerëve dhe hapi gojën. -E ke kot, shoqja

agronome. S‟mbledhin dot këta gishtrinj të trashë e gjithë kallo atë pambuk të bardhë e të

butë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 103)

U çuditën të gjithë se si Arseni çeli gojën dhe tha aq fjalë. Urata këto nuk i kuptoi.

(Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 342)

Kështu, njësitë frazeologjike foljore “hap gojën” dhe “çel gojën” kanë të përbashkët

gjymtyrën emërore, ndërsa gjymtyrët foljore janë sinonime të mirëfillta edhe jashtë

strukturës së njësive frazeologjike që mundëson përdorimin e njësive frazeologjike në

vend të njëra tjetrës. Sidoqoftë, njësia frazeologjike “hap gojën” ka përdorim më të gjerë

në ligjërim.

Po kështu në anglishte, te njësia frazeologjike “cry one‟s heart out”, gjymtyra foljore

“cry” zëvendësohet me “sob” dhe “weep” duke krijuar variante të së njëjtës njësi

frazeologjike me folje të cilat krijojnë marrëdhënie sinonimie edhe në kontekste të tjera

jofrazeologjike, ndonëse “sob” dhe “weep” tregojnë intensitet më të lartë të veprimit.

The poor little girl cried her heart out when her father came home and told her that

her dog had been run over. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 80)

Page 82: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

82

Numri i foljeve që janë reciprokisht të zëvendësueshme ndryshon në njësi të

ndryshme frazeologjike. Në një pjesë të tyre mund të arrijë deri në gjashtë në anglishte:

badger (bother, harass, nag, plague, worry) the life out of somebody

grupi i dytë i varianteve leksikore me anë të gjymtyrës foljore krijohen me foljet që nuk kanë lidhje sinonimike:

Sot kryetari i Pirganit po ja shkelte rrënjët kolektivisht rinisë dhe po kërkonte t‟i

kthente të gjithë në stërkunguj. Adnani e pikasi këtë, mblodhi buzët dhe diç shënoi në

fletoren e vet, diçka që i kishtë shpëtuar gazetarit, i cili nuk e njihte mirë Kiu Korroziun.

Pastaj s‟ja vuri veshin më. Edhe mendimet e tij, si fjalët e këtij pehlivani, po hidheshin e

po priteshin si zogjtë mbi tel. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 448)

Ndonjërit, po t‟i flasësh për fshatin, rrudh buzët, kurse unë të them të drejtën, gjej

atje diçka që më tërheq. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 152)

Kur në uzinë erdhën dy vajza, disa punëtorë shtrembëronin buzët dhe buzëqeshnin

me ironi. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 152)

The prisoner stood before the judge with his life hanging (trembling) in the balance.

(Richard A. Spears, NTC‟s American idioms dictionary, fq. 173)

Kombinimet me folje pa lidhje sinonimike janë më pak të përhapura se ato me folje

sinonime. “hang (tremble) in the balance” shërben si një shembull tipik i njësive

frazeologjike foljore me folje josinonime të zëvendësueshme në mënyrë reciproke.

Variante të këtij lloji mund të kenë përputhje të plotë semantike dhe stilistike. Numri i

foljeve që zëvendësojnë njëra-tjetrën mund të arrijë deri në pesë:

mbledh (tharton, rrudh, përdredh, shtrembëron) buzët

find (get, have know, take) the length of somebody‟s foot

Njësi të tilla me folje josinonimike mund të përdoren edhe në mënyrën urdhërore:

cool (kick) one‟s heels

Cool your heels and wait for me.

Go and kick your heels for half an hour.

foljet që janë të zëvendësueshme me njëra-tjetrën mund të jenë sinonime ose jo me njëra-tjetrën. Kjo vlen për ato njësi frazeologjike foljore që kanë disa folje të

zëvendësueshme me njëra tjetrën. Kështu, njësia frazeologjike “e mbylli gojën”

shfaqet në tre variante të tjera me gjymtyrë foljore sinonime ose jo sinonime me

“mbyll”: (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. Ndër to, vetëm “mbyll” dhe “kyç”

krijojnë marrëdhënie sinonimie:

Djali i Shaqos nuk u platit.

-Pun‟e madhe! Ngahera në hije. Grin pare. Një mballomë e ta zhvat lekun. Frëng!

Spicer!

Page 83: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

83

-Yt, ore zarbo! Mjaft lehe! Mbyll gojën! – ja këputi Dani, të cilit i kish ardhur shpirti në

majë të hundës. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 265)

Aty unë gjeta rast ta ndizja Nuron dhe e vura përpara. Qysh nga ajo natë ai e kyçi

gojën. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 346)

Gjymtyra foljore që bën pjesë në njësinë frazeologjike “not to lift a finger” krijon

sinonimi vetëm me një nga foljet të cilat mund ta zëvendësojnë atë. Kështu, nga grupi i

foljeve “not to lift (raise, stir, turn) a finger” vetëm “lift” dhe “raise” janë sinonime.

Ndonëse “turn” dhe “stir” nuk janë sinonime, ato mund t‟i zëvendësojnë dy foljet e para.

They wouldn‟t even lift a finger to save their own grandmother without orders in

triplicate. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 244)

5.1.2. Variante të emrit

Variantet e emrit si një komponent i zëvendësueshëm tek njësitë frazeologjike foljore

janë më të pakta në numër se ato të foljeve. Kjo ndodh sepse gjymtyra emërore tek njësitë

frazeologjike foljore ka në përgjithësi trajtë të ngurosur. Ndër gjymtyrët emërore që

zëvendësojnë njëra tjetrën mund të dallojmë këto grupe:

gjymtyrët që zëvendësohen janë emra sinonimikë:

Atëhere disa nga trimat e beut i kthyen kurrizin Olloman Beut, ju afruan Malush

Agait, kokunjur e i thanë: “Na fal, Malush Aga. Ç‟bëmë s‟do bëjmë. U gënjyem”. Beut iu

drodh buza, siç i qe dredhur xhufka e festes. E si të mos i dridheshe kur pa se me një fjalë

goje, Malush Agai i mori të gjithë ata trima? Malush agai që s‟kish në dorë veçse një

krrabë e në silahe vetëm një pisqollë... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 135)

Gjymtyra emërore te njësia frazeologjike me vlerë foljore “kthej kurrizin” është

sinonime me “shpinën” dhe “krahët” duke krijuar variante leksikore për të njëjtën njësi

frazeologjike:

i ktheu kurrizin/shpinën/ /krahët

Gjymtyrët që zëvendësojnë njëra-tjetrën mund të jenë sinonime edhe jashtë kontekstit

frazeologjik. Ato mund të jenë me bazë dialektore, si: “s‟ia var torbën/trastën”:

Po Zallorët - dymbëdhjetë shpirt ishin kësaj radhe, të gjithë me thikë në dorë – s‟ja

varin torbën: merr e pre, pre e ha. Iku një kosh, po ikte edhe i dyti, megjithëqë Ndoni u

lutej e u përlutej: - Kam shtatë cuca, i ziu unë. Pa bukë. Vini dorën në zemër , o

kapedanë. Ku të shkoj e ku të mbytem... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 187-

188)

Po kështu, gjymtyrët emërore tek “throw the glove to” dhe “throw the gauntlet to”

janë sinonime të mirëfillta.

I will throw my glove to Death itself that there‟s no maculation in thy heart. (William

Shakespeare/James M. Dixson, English idioms, fq. 99)

Page 84: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

84

Sidoqoftë, njësi të tilla frazeologjike ku emrat janë sinonime të mirëfillta janë më të

pakta në numër në gjuhën angleze se në atë shqipe.

si gjymtyrë zëvendësuese janë emra pa lidhje sinonimike dhe që i përkasin fushave të ndryshme semantike.

Dhe rëndom nuk i martojnë (ata thonë i heqin qafe..) brenda në fshat, në lagje, po

larg, në fshatra të tjera, për „harka‟, për të „forcuar rrethin e miqësinë‟. Venë punën në

udhë, lidhin fjalën dhe, kur çatis dita, mblidhen dasmoreshat, i venë çupës këna e mazi,

të bardhë e të kuq, bëjnë dasmë, i këndojnë nuses bukurinë ... (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 244)

Ta pret mendja se ndër rajenj e ndër harbutë kish edhe kokëndezur, që nuk duronin

më tej mateshin t‟ja shkrepnin, po Xheladin Beu, që ishte brezi i tretë zot në atë mëngë të

mbretërisë së madhe të Baba sulltanit, e kish vënë punën në vijë të mos bënte rrëk njeri,

kështu që kokëndezurit mbeteshin pa kokë përpara se të ndiznin koka të tjera. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 140)

Tek “vë në udhë” dhe “vë në vijë”, gjymtyrët emërore i përkasin fushave të ndryshme

semantike.

Në të njëjtën mënyrë, në anglishte njësitë “chew the fat” dhe “chew the rag”, kanë të

njëjtin kuptim edhe pse gjymtyrët emërore “fat” dhe “rag” i përkasin fushave të

ndryshme semantike.

He was chewing the rag at me the whole afternoon. (James Main Dixson, English

idioms, fq. 52)

Gjymtyrët emërore tek “cap the climax” dhe “cap the globe” i përkasin fushave të

ndryshme semantike por mund të zëvendësohen me njëra tjetrën pa shkaktuar ndryshime

semantike:

Lively George, as his neighbours call him (and very appropriately too, in spite of his

three score and ten years), who comes once in a while to do odd jobs about the garden, is

fond of talking in a grandiloquent manner. He speaks of clearing away the “debray” and

of people who haven‟t much “sentimentology” about them etc. But he capped the climax

the other morning when he greeted the gentleman of the house, who had just made his

appearance on the porch after several days‟ confinement to his room by illness, with,

“Ah, sir, good-mornin‟, sir. Glad to see you are non compos mentis once more, sir.” (St.

Andrews Citizen/James M. Dixson, English idioms, fq. 45)

Në mjaft raste, emrat mund të kenë kuptime të përafërta dhe i përkasin të njëjtës fushë

semantike:

Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -

“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl

Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e

Shaqos, kishin mbetur si pa gojë. Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po

përmbyset bota? A mos i kanë hypur xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i kishin

Page 85: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

85

hypur xhindet, se i kish vajtur thika gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 306)

Vajza tha me një fije zëri:

-Lerma mua, se ti nuk je çlodhur ende…

Djali ju përgjigj me gjysmë zemre:

-Jo, unë e kam fajin që u ngjitëm këtej…

Asaj iu muar buza. Sytë filluan të rridhnin në sfondin e peisazhit të vagëlluar të pasdites,

që treste ngjyrat e fushës, qiellit e detit në një burim të madhërishëm njësimi, të një

njësimi në të cilin edhe vagëllimi i lotëve të saj ndihmonte aq shumë. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 95)

Në anglishte, te variantet leksikore “turn somebody‟s brain” dhe “turn somebody‟s

head”, gjymtyrët emërore “head” dhe “brain” i përkasin të njëjtës fushë semantike dhe të

dyja njësitë frazeologjike kanë të njëjtin kuptim “i prish mendjen dikujt”:

He was but a stripling of sixteen and being thus suddenly mounted on horseback, with

money in his pocket, it is no wonder that his head was turned. (James Main Dixson,

English idioms, fq. 261)

si komponentë të zëvendësueshëm në mënyrë reciproke mund të jenë emrat sinonimë dhe jo sinonimë.

Kjo është e mundur kur njësia frazeologjike ka disa variante leksikore të gjymtyrës së

dytë emërore si tek: “thyej qafën”, “thyej zverkun”, “thyej arrëzën”, “thyej rruazën”,

“thyej gremicën” (krahinore), dhe “thyej këmbën”, ndër të cilat “qafë” dhe “zverk” janë

më të afërta në kuptim, pavarësisht nga fakti që të gjitha gjymtyrët emërore mund të

zëvëndësojnë njëra tjetrën për të dhënë kuptimin tërësor të njësisë frazeologjike “u largua

më në fund; u shporr ( shprehje që përdoren me përbuzje për dikë që s‟e duam a që na ka

mërzitur).

Unë jam paqja, tha i riu. – Nuk e sheh? Po qëroj krimçat, po krasit kalbësirat, po

shkurtoj degët shterpa, po selit llastarët e rinj... -Mallkim! Fije filizi të ri arhondësh mos

mbiftë mbi trung të lashtë! Dhe ai që e krasit, thyeftë qafën andej dhe gërshëra iu ngultë

në zemër! (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 260)

U fshehëm ku mundëm: kush nëpër shelgjishta, kush nëpër kulpra e nëpër shpendra.

Zemra na rrihte sepse e dinim se Qamili ishte i krisur nga kondaku. Po nuk largoheshim

më tej. Rrinim aty të tulitur, pa zë, e prisnim të thyente zverkun. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 47)

-Ç‟ka ngjarë, Leksi?... dhe ngriu në vend, me qengjin në duar. – Jo Leksi, jo, o bir, se

atë e ruan perëndia atje tek është, po nusja! ... Se ku ka vajtur e nxirosura, që na i nxiu

zemrat më keq se moti... -Ku e theu ruazën?... shau nëpër dhëmbë i kunati. Pastaj ktheu

kokën dhe pa anës, sikur ta kërkonte. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 148)

He told the annoying salesman to go to blazes. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik

anglisht-shqip, fq. 165)

Page 86: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

86

This old house is just going to hell. It‟s falling apart everywhere. (Richard A. Spears,

NTC‟s American idioms dictionary, fq. 166)

-Leave me alone! Go to the devil!

-Oh, go to, yourself! (Richard A. Spears, NTC‟s American idioms dictionary, fq. 166)

Variantet “go to blazes”, “go to hell” dhe “go to the devil” shprehin të njëjtin kuptim

“në djall të shkojë (vejë)”, edhe pse “blazes” dhe “hell” janë sinonime të mirëfillta,

ndërsa “devil” është semantikisht e përafërt.

5.1.3. Variante të mbiemrit

Te njësitë frazeologjike foljore, mbiemrat zëvendësohen shumë më rrallë se foljet dhe

emrat. Si në çdo variant tjetër leksikor ndeshen disa grupe të varianteve të mbiemrave:

mbiemrat që zëvendësojnë në mënyrë reciproke njëri-tjetrin mund të jenë sinonime:

Në shqipe, te njësia frazeologjike “i ka duart të arta/flori”, mbiemrat mund të

zëvendësojnë njëri tjetrin:

Ka marrë një djalë që s‟ta mbush syrin, ama ka duar të arta, i vjen ndoresh për çdo

gjë. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 223)

Mbiemrat sinonimikë në anglishte “come to a fine/handsome/nice/pretty pass” kanë

të njëjtën ngarkesë stilistikore:

Things are coming to a pretty (fine, handsome, nice) pass when you take me to task

for not being earnest. (James Main Dixson, English idioms, fq. 180)

mbiemrat mund të jenë edhe pa lidhje sinonimike:

Edhe pse tek njësia frazeologjike “ka dorë të mbarë/të bekuar” mbiemrat nuk janë

sinonimikë, kuptimi është i njëjtë; njësia frazeologjike përdoret për dikë që sjell mbarësi:

-Ma qeth çunin, o kumbarë,

Daç me brisk, daç me gërshërë,

Veç në paç dorë të mbarë,

Se përndryshe e qeth vetë. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 224)

Tek “bleed someone white/dry”, kuptimi i mbiemrave “white” dhe “dry” është krejt i

ndryshëm, por të dy çojnë në të njëjtin kuptim tërësor të njësisë “i piu (i thithi) gjakun”.

He bled them white with his demands for more and still more money. (Ilo Stefanllari,

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 26)

5.1.4. Variante të ndajfoljes

Page 87: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

87

Ndajfoljet që zëvendësohen në mënyrë reciproke janë shumë të rralla si në shqipe

ashtu edhe në anglishte:

Kur u shkëputën ishin si të dehur: u vinte rrotull gjithë Mali i Thatë me majat e

blerimet e tij, gjithë liqeri i Lyhnidës me kaltërsinë e tij. U ulën e ndenjën pranë në

lëkurën e ariut, që aty më parë kish qenë shalë kali dhe tani ish bërë shtojcë. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 18)

Edhe kur të mëdhenjtë shkoqnin misrin e bisedonin për punët e tyre, të fshatit e të

gjithë vendit përqark, ne, vegjëlia, që s‟ishim një e dy, po një bletë e tërë – sepse barku i

atyre të Kulirës ishte i shtuar meqë s‟bënin kurbet - vinim vërdallë midis të mëdhenjve,

mundeshim shok me shok nëpër kapulet me misër e koçenë, qeshnim, qanim, këndonim,

gjersa vinin kanistrat me gështenjë avulloshe, arrat, kajkushkat, dardhat. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 81)

Në anglishte, tek “go round (around) in circles”, ndajfoljet “round” dhe “around”

mund të zëvendësojnë njëra tjetrën pa ndikuar aspak në kuptimin tërësor të saj “vij

rrotull”. Këto ndajfolje mund të jenë sinonime edhe jashtë kontekstit frazeologjik:

We have been trying all day to find a solution to this problem, but we just keep going

round in circles. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 164)

5.1.5. Variante të fjalëve joemërtuese

Gjymtyrët funksionale në strukturën e njësisë frazeologjike me vlerë foljore mund të

zëvendësojnë njëra-tjetrën pa patur ndryshim në kuptim, pra si variante të së njëjtës njësi

frazeologjike. Në shqipe, ndër gjymtyrët joemërtuese që mund të zëvendësojnë njëra

tjetrën në mënyrë reciproke është parafjala:

“nxjerr nga hundët/për hundësh” – është një njësi frazeologjike foljore që shfaqet në dy

variante të parafjalës, e cila është element i zëvendësueshëm në mënyrë reciproke pa

ndikuar në kuptimin tërësor të njësisë:

-Të punojmë, shokë!.. thirri Ylli, prerë. –Këto llafe t‟i lemë më mirë kur të kthehet

kryetari…

-Punojmë e flasim…

-Ti Thimi, që kur le kërrabën, më shumë prashit me gjuhë sesa me vegël.

-E po na nxori nga hundët qumështin e nënës, kjo djall qilizmë! Qilizmë në pranverë, e

po mirë; qilizmë në verë, e po hajde, po qilizëm edhe në vjeshtë?!... S‟na mbeti kohë as të

rrëzojmë krahët…Kulloshtrën e deleve, thuaj, Thimi, kulloshtrën e deleve po na e nxjerr

nga hundët! (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 220)

Në anglishte, te njësitë frazeologjike me vlerë foljore është i mundur zëvendësimi

reciprok i pjesëzave ndajfoljore duke qenë se ato shpesh zënë vend pas foljeve.

Konkretisht, tek njësia “rap someone on/over the knuckles”, pjesëzat “on” dhe “over”

mund të zëvendësojnë njëra tjetrën:

Uncle Jolyon in his later years – indeed, ever since the strange and lamentable affair

between his granddaughter June‟s lover young Bossiney, and Irene..., - had noticeably

Page 88: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

88

rapped the family‟s on the knuckles; and that way of his own... had begun to seem to

them a little wayward... (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 217)

The fact is someone ought to speak to Bossiney and ascertain what he means. I‟m

afraid of this myself, for I should certainly rap him over the knuckles, but I thought that

you, knowing him at the club, might put in a word, and get to ascertain what the fellow is

about. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 169)

Një rast tjetër i zëvendësimit reciprok të gjymtyrëve joemërtuese është dhe ai i

lidhëzave. P.sh. në anglishte, “when” dhe “if” janë të zëvendësueshme në njësinë

frazeologjike “when/if push comes to shove”:

They knew they could sit back, and when push came to shove I‟d do all the work.

(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 169)

Look, if push comes to shove, we‟ll just have to sell the car. (Шнтова Л. Ф., Брускина

Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 87)

5.1.6. Variante të kombinuara

Kur dy ose më shumë gjymtyrë të njësisë frazeologjike kanë variantet e tyre janë

quajtur variante të kombinuara. Dallohen dy raste:

Së pari, ka struktura frazeologjike ku foljet dhe emrat kanë variantet e tyre dhe njëra nga gjymtyrët mbetet e pandryshuar. Kjo ndodh në rastet kur njësia

frazeologjike ka më shumë se dy gjymtyrë. Pavarësisht nga zëvendësimi reciprok

i mundshëm i gjymtyrëve, njësia frazeologjike “kërkon dardha (rrush, thana) në

shënëndre (në dimër)” hyn në ligjërim me të njëjtin kuptim duke u përdorur për

dikë që „kërkon të pamundurën‟:

Prendushi: - Vjen e kërkon dardha në shënëndre. Gjermani e mori të tatëpjetën.

(Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 185)

Në anglishte, mbiemri në njësinë frazeologjike “betray (display, show) the cloven foot

(hoof)” mbetet i pandryshueshëm:

At a subsequent meeting he (Dr. Ritchie) had to answer the charge that his party were

showing the cloven foot. The doctor was attired, as was his wont, punctiliously – knee-

breeches, silk stockings, and dress shoes. So, extending his shapely limb, he asked with

an air of triumph, “Do you call that a cloven foot?” Whereupon a mechanic in the

gallery shouted out in a gruff voice, “Tak‟ aff (take off) the shoe, sir, and we‟ll see!

(James Main Dixson, English idioms, fq. 119)

Së dyti, ndeshen struktura ku të gjithë elementet këmbehen, megjithëse kjo ndodh shumë rrallë. Të gjithë elementet këmbehen në njësinë frazeologjike foljore “i zë

(i kap) dora (çdo gjë)”. Cilido variant të përdoret, kuptimi i njësisë “i vjen

ndoresh për çdo punë” është i pandryshueshëm. Në të njëjtën mënyrë, njësia

frazeologjike foljore “crook (lift) the elbow (the little finger)” („nuk luaj as gishtin

Page 89: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

89

e dorës/këmbës‟) përdoret në variantet e saj ku të gjitha gjymtyrët mund të

këmbehen.

I love the cool way you assume that I‟ve just been sitting here waiting for you to

crook your little finger. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal

verbs, fq. 53)

5.2. Variantet gramatikore

5.2.1. Variantet morfologjike

Duke qenë se qëndrueshmëria kuptimore lidhet ngushtë me atë strukturore, mund të

themi se sa më pak e qëndrueshme të jetë një njësi frazeologjike, pra, sa më i motivuar të

jetë kuptimi i saj, aq më e ulët është qëndrueshmëria strukturore. Variantet morfologjike

lidhen me ndryshimin e gjymtyrëve të eptueshme të njësisë frazeologjike foljore që janë

folja dhe emri, por siç cilëson Thomai, “kjo nuk do të thotë se çdo njësi frazeologjike që

ka, së paku, një gjymtyrë foljore ose emërore, ka patjetër edhe variante”80

.

Kështu, ndryshimi i numrit të emrit nga “duart” në “dorën” tek “i thaj duart/dorën”

nuk çon në ndryshimin e kuptimit frazeologjik të njësisë “lë dikë në një gjendje shumë të

vështirë, pa ndihmë e pa përkrahje”:

Burri shkoi në kurbet një javë pas martese, i thau dorën Palkës, nuses së re. (Jani

Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 231)

Ashtu si në shqipe, ndryshimi i numrit të gjymtyrës emërore tek njësia frazeologjie

foljore në anglishte “get into hot water/waters” nuk çon në ndryshime semantike të

njësisë frazeologjike:

John got himself into hot water by being late. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English

idioms and phrasal verbs, fq. 68)

5.2.2. Variantet sintaksore

Dallohen katër tipa variantesh sintaksore:

Variante që shoqërohen me spostim të gjymtyrës drejtuese të njësisë

frazeologjike. Për dallimin e këtyre lëvizjeve duhet t‟i referohemi trajtës

përfaqësuese të njësive frazeologjike foljore:

“i hyj në hak (dikujt)” - i hyj (dikujt) në hak

Ai tha një fjalë më të rëndë, po unë s‟e gjeta me vend ta shënoja, se, që të mos i

hyjmë Evetarit në hak, ai s‟kishte ardhur atë ditë t‟i … shkulte kokën, të vjehrrit, por…

80

Thomai, J. (1999): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Shtëpia botuese “Shkenca”, fq. 19

Page 90: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

90

Boria vazhdonte të binte. Evetari, për herë të parë, nuk po dëgjonte borinë dhe për herë

të parë nuk u tremb nga bateria e rëndë, megjithëse e dinte që ajo aq shpirt kishte. (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 415)

take off one‟s hat to somebody – take one‟s hat off to somebody

That‟s a real idea you have, Cowperwood. I take off my hat to you. (Ilo Stefanllari,

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 391)

I take my hat off to that woman for bringing up five children on her own. (Шнтова

Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 149)

Variante që kanë ndryshime ndërmjet komponentëve por që ruajnë vendin e fjalës drejtuese në mes të njësisë frazeologjike:

give something up as a bad job – give up something as a bad job

You said that if you hadn‟t got what you wanted after two years you would give it up

as a bad job. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 132)

The gentleman (yawning and giving up the papers as a bad job): Waiter! (Шнтова Л.

Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 132)

Në dy shembujt e mësipërm, fjala drejtuese është zëvendësuar. Nëse ajo zëvendësohet

me përemër vetor atëherë ajo nuk do të mund të vihej pas “up” në fjalinë e parë ose pas

“give up” në fjalinë e dytë.

Variant që lejon lëvizjen e një gjymtyre nga mesi drejt fundit të njësisë frazeologjike foljore:

marr frerët ndër duar – marr ndër duar frerët

Horr! Edhe ditën e vdekjes sime do të qeshësh, ti, posa që talle edhe ditën e ndarjes

sate… Nuk ke vesh të dëgjosh, se ç‟po bëhet në kooperativë? Ylli ka marrë ndër duar

frerët e organizatës së rinisë, se ti do bredhitësh majë motorit e do shtypësh patat e

Levanit… (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 441)

nuk i bën veshi tërr – nuk i bën tërr veshi

Ai, njeriu paqësor, që një jetë të tërë kish arritur me dashuri bletë, vetëm bletë (dhe

kur këtyre u këputej filli i jetës nuk thosh „ngordhën‟, po „vdiqën‟ tani kish vrarë njerëz

dhe nuk i kish bërë tërr veshi. Përse? Për këtë vend, për fëmijët, për njerëzit që punonin

anembanë nëpër arat e vreshtat, nëpër kullotat, nëpër punishtet e farkëtarëve, të

shtambarëve, të gurgdhendësve, nëpër bletorët. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.154)

Ndërmjet njësive frazeologjike foljore“take away somebody‟s breath” dhe “take

somebody‟s breath away” varianti i dytë është më i zakontë:

“Going to leave Dragon!” cried Mr. Pinch, looking at him with astonishment.”Why,

Mar, you take my breath away”. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq.

395)

Page 91: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

91

Varianti ku njësia frazeologjike foljore me marrëdhënie kundrinore të gjymtyrëve e cila ka përemër pronor ose emër në gjinore zëvendësohet me një përcaktor që

është emër në rasën rrjedhore. Ky variant është tipik për gjuhën angleze për shkak

të formës dhe rendit të veçantë që ka rasa gjinore. Varianti “turn somebody‟s

stomach” është më i përhapur se “turn the stomach of somebody”, siç vërehet

edhe nga shembulli:

Ward is more obsequious than ever to your mamma. It turns my stomach, it does, to

hear him flatter. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 420)

5.3. Variantet pozicionale

Tipari kryesor i këtij varianti është rivendosja në mënyrë reciproke e gjymtyrëve pa

ndonjë ndryshim semantik apo stilistik të njësisë frazeologjike.

cross the t‟s and dot the i‟s – dot the i‟s and cross the t‟s

The first speaker has explained it so ably that all that remains for me to do is to cross

the t‟s and dot the i‟s. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 79)

5.4. Variantet sasiore

Një nga rrugët e formimit të varianteve është nëpërmjet zgjerimit apo ngushtimit të

njësisë frazeologjike që realizohet me anë të heqjes ose shtimit të gjymtyrëve të saj.

Procesi i formimit të varianteve të tilla sidomos duke shkurtuar një ose disa elemente

është përhapur shumë:

-Ku e mori lejen ajo, ku?, - iu kanos s‟ëmës Ajeti.

-Ku i desh qejfi!, - ia plasi me inat plaka, që e urrente këto sjellje të së resë dhe kishte

mëri edhe të birin që nuk ia mblidhte rripat. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 88)

-Mos ki qeder. Do të ngrihet ajo dhe do të shohim se kujt do t‟ja mbledhë më parë. –

E di që më lodhe! ... Unë pres që të hidhesh në sulm, ti më grin sallatë. Haj, shko, tashi

dhe sabatoje atë mbledhje. S‟jam pregatitur thuaju.. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I,

fq. 442)

Në të njëjtën mënyrë, njësia frazeologjike “nga një vesh i hyn nga tjetri i del”

përfundon në formën: “këtej i hyn andej i del”:

Kopeni ktheu atë çast kryet, sikur t‟i shpëtonte heshtës, dhe kjo, që kish marrë në

fillim drejtimin e rrëzës së hundës, midis tyre, i hyri në njërin vesh dhe i doli ne tjetri, si

hell. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 193)

Zajcevi u zemërua. Këtej i hynë e andej i dolën gjykimet e Zhurit. Por Zhurit i

pëlqente mënyra si nxehej Zajcevi. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq.

450)

Page 92: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

92

Në anglishte, njësia frazeologjike “let the cat out of the bag” mund të përfundojë në

formën “let the cat out”:

I‟ve let the cat out of the bag already and I might as well tell the whole thing now.

(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 37)

I shouldn‟t have let the cat out, but here it is, it‟s a lucky start for you. (Шнтова Л.

Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 37)

Shtimi i gjymtyrëve është gjithashtu i mundur. Kështu, “s‟i rrinë duart” që përdoret

për një njeri që nuk mund të rrijë pa bërë një punë ose për një fëmijë që trazon shumë ka

edhe variantin e saj “s‟i rrinë duart rehat”:

Punëtore e madhe ka qenë, s‟i rrinin duart rehat, si bleta. (Jani Thomai, Fjalor

frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 229)

Po kështu, “knock the (living) daylights out of somebody” mund të përdoret në të dy variantet e saj me ose pa gjymtyrën e shtuar “living”. Këtu kemi sjellë variantin me

gjymtyrën e shtuar:

I‟ll knock the living daylights out of him if I catch him doing it again! (Шнтова Л.

Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 96)

5.5. Variantet fonetike

Gjymtyrë të ndryshme të njësive frazeologjike foljore mund të kenë variante të tyre

që dallohen nga ndryshime të vogla fonetike. Kështu mund të krijohen variantet e

mëposhtme:

Në shqipe, “e bëj fora” dhe “e bëj forra”:

Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e Shaqos, kishin mbetur si pa gojë.

Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po përmbyset bota? A mos i kanë hypur

xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i kishin hypur xhindet, se i kish vajtur thika

gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 306)

Ja, ashtu duhet të shkelim çdo gjësend të vjetër, që s‟hyn në punë. Po veç, duhet t‟ja

bësh forra edhe me punë. Ja, ta zemë se nuk ka krushku t‟i bëjë pajë së bijës, ç‟do bësh

ti, do ngulësh këmbë që të hyjë në borxhe? (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 431)

Në shembujt e mëposhtëm ndeshim variante fonetike të “shikoj ëndra me sy hapur”

dhe “shikoj ëndrra me sy hapët”:

Gjithë udhën qeraxhiu nuk po mblidhte dot në kokë lëmshin e mbresave të

ngatërruara të asaj nate e nuk po shkoqte dot të mirin nga i ligu. Sikur të mos ishte

kashauni i thyer, (ai që i pat rënë Llazit nga duart), i cili po zbërthehej e po kërciste tani

nga troshitjet e qerres, do të kishte besuar vërtet qahajanë e Suat bej Vërdhomës, që i tha

se shikonte ëndra me sy hapur. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 53)

Page 93: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

93

Qëpar më thatë se fle, tashi thoni se shikoj ëndrra me sy hapët?... Ahu, paske nge ti

qahaja me këtë shokun, po mua s‟më pret puna, se më ikën shokët larg e kam frikë mos

më del përpara ndonjë hajdut si ti!... dhe brodhi qerrtari, u hodh mbi shtizë e u foli

buajve. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 52)

Format e foljes në të shkuarën formojnë gjithashtu variante fonetike si, “m‟u mor

goja” dhe “m‟u muarr goja”, ku varianti i dytë ka më tepër bazë dialektore:

Kisha dëgjuar kritikë, po kritikë si kjo s‟më kish zënë veshi ndonjëherë. M‟u errën

sytë e m‟u turbullua mendja; goja m‟u mor e s‟qeshë i zoti të lidh dy fjalë bashkë. U

mata të ikja po as derën nga të dilja s‟po e gjeja dot. (Shefqet Musaraj, Vepra letrare 4,

fq. 33)

Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -

“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl

Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 306)

Në anglishte, është gjymtyra emërore që krijon variante fonetike të “have an axe to

grind” dhe “have an ax to grind”:

In the first place, let me assure you, gentlemen, that I have not an axe to grind... I

can in no way be pecuniarily benefited by your adopting the system of bridges herein

proposed. (James Main Dixson, English idioms, fq. 19)

Variantet fonetike janë krijuar kryesisht si rrjedhim i zhvillimeve të ndryshme

historike apo etimologjike. Raste të tjera të varianteve fonetike janë homofone ose

ndryshime të tingujve që mund të çojë në forma devijante e të deformuara të gjymtyrëve:

“whet someone‟s appetite” përdoret ashtu si “wet someone‟s appetite”:

I‟ve read only the first few pages of his book, but it was enough to whet my appetite.

(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 169)

Gjymtyrë të tilla që shfaqin anomali gjejnë përdorim vetëm si pjesë e këtyre njësive

frazeologjike. Ato nuk përdoren në kontekste të tjera jashtë këtyre njësive frazeologjike.

5.6. Variantet e përziera

5.6.1. Variantet leksiko-gramatikore

Gjatë ligjërimit mund të ndeshet përdorimi i disa varianteve në të njëjtën njësi

frazeologjike. Variantet leksiko-gramatikore bazohen në gërshetimin e elementeve

leksikore dhe gramatikore. Këto variante mund të grupohen në dy nën-lloje:

Page 94: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

94

Variantet leksiko-morfologjike ku zëvendësimi reciprok bëhet duke ndryshuar numrin e emrit.

Tek njësia frazeologjike “më shkau (më rrëshqiti) nga duart (nga dora)”, gjymtyra

foljore është e zëvendësueshme me variantin e saj, ndërsa gjymtyra emërore ndryshon në

numër:

Dobësitë e mësuesit, mangësitë e librave shkollore, mungesa e rregullit dhe shumë të

tjera kanë bërë që nxënësit t‟u shkasin nga duart. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i

gjuhës shqipe, fq. 229)

Në anglishte, gjymtyra foljore e njësisë frazeologjike “keep one‟s eye (eyes) peeled

(skinned)” qëndron e pandryshuar dhe është ajo emërore që ndryshon në numër dhe

variantet e gjymtyrëve, “peeled” dhe “skinned” zëvendësojnë njëri-tjetrin:

Don‟t move, keep your eyes peeled, and be prepared to wait for several hours – then

you might catch a glimpse of Rumpelayer‟s Blue-backed Seathrush. (Ilo Stefanllari,

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 222)

Mund të ndodhë që të gjithë gjymtyrët e njësisë frazeologjike të preken nga

ndryshimi, si në njësinë: “shtriu (zgjati) dorën (duart)”, ku të gjithë elementet mund të

zëvendësohen por prania e gjymtyrës emërore me ndryshimin vetëm të formës së saj

ndikon në ruajtjen e unitetit semantik të njësisë frazeologjike:

Deri më 1896, kishin mbledhur nga gjaku e djersa e fshatarëve pasuri të mëdha.

Tashti, nga Zejmeni donin të shtrinin duart grabitqare edhe në këtë fushë. (Jani Thomai,

Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 230)

“close (shut) a (the) door (doors) on (upon/to) something”. Në të zëvendësohen pothuaj

të gjithë elementet, si ato të pavarura ashtu edhe ato plotësuese. Njësia frazeologjike nuk

shpërbëhet pasi boshti i saj, gjymtyra emërore “door”, nuk ndryshon, veçse përdoret në

forma të ndryshme.

Variantet leksiko-sintaksore mbështeten në mundësinë e zëvendësimit reciprok si të elementeve të pavarura ashtu edhe atyre plotësuese.

Zëvendësimi i elementeve të njësisë frazeologjike si dhe ndryshimi i rendit të tyre

sidomos kur kemi të bëjmë me dy kundrina është i mundur si në shqipe edhe në anglishte.

Kështu, variantet e njësisë frazeologjike“i hyj në hak (hise) dikujt” dhe “i hyj dikujt në

hak (hise)” mund të përdoren në vend të njëri tjetrit duke ndryshuar vendin e gjymtyrës

drejtuese por edhe variantin leksikor të gjymtyrës emërore.

Ai tha një fjalë më të rëndë, po unë s‟e gjeta me vend ta shënoja, se, që të mos i

hyjmë Evetarit në hak, ai s‟kishte ardhur atë ditë t‟i … shkulte kokën, të vjehrrit,

por…(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 415)

Po, si me thanë, i hyra në hise pa dashje, se më dhimbsej e doja ta ndihmoja. (Jani

Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 437)

E njëjta gjë ndodh në anglishte me variantet: “give somebody (something) a (the)

green light” – “give a (the) green light to somebody”- ku krahas ndryshimit të rendit të

Page 95: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

95

gjymtyrës drejtuese, gjymtyrët joshënuese si treguese të trajtës së emrit mund të përdoren

në vend të njëra-tjetrës.

5.6.2. Variantet e kombinuara

Tek disa njësi frazeologjike foljore mund të kombinohen tre variante të ndryshme.

Kjo është më e përhapur në anglishte. Te njësia frazeologjike “know (see) (on) which side

one‟s bread is buttered”, kombinohen varianti leksikor që lejon zëvendësimin e

gjymtyrës foljore me variantin e saj, varianti sintaksor që lejon spostimin e parafjalës

“on” në fillim të njësisë menjëherë pas gjymtyrës foljore, kur ajo është e pranishme në

strukturën e njësisë frazeologjike, dhe varianti sasior që ka të bëjë me praninë ose jo të

parafjalës “on”:

know (see) which side one‟s bread is buttered on

know (see) on which side one‟s bread is buttered

know (see) which side one‟s bread is buttered

Bossiney looked clever, but he had also - and it was one of his great attractions - an

air as if he did not quite know on which side his bread were buttered; he should be easy

to deal with in money matters. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 48)

5.7. Variantet gjeografike

Gjuha, si dukuri shoqërore, duke qenë e lidhur me bashkësitë etniko-politike, është e

ndryshme në bashkësi të ndryshme dhe zhvillohet e ndryshon bashkë me to. Zhvillimi i

brendshëm i saj lidhet me veprimin e faktorëve shoqërorë, të faktorëve jashtëgjuhësorë,

siç janë dobësimi i komunikimit midis grupeve të ndryshme të një bashkësie, përzierja e

grupeve për shkak të popullsisë në disa zona apo shtete (duke pasur parasysh këtu

shtrirjen e gjuhës angleze), kontaktet dhe përzierja ose nganjëherë edhe shkrirja e disa

grupeve me grupe të një bashkësie tjetër.

Njësitë frazeologjike si njësi gjuhësore lindin e zhvillohen nën ndikimin e faktorëve

të sipërpërmendur. Veprimi i këtyre faktorëve gjatë kohëve ka bërë që të lindin e të

dallohen sot variante të ndryshme të njësive frazeologjike brenda një gjuhe që mund t‟i

quajmë variante gjeografike të njësive frazeologjike. Këto variante vijnë nga forma të

ndryshme të marra nga i njëjti brumë gjuhësor i një komuniteti apo bashkësie të caktuar

gjatë kohëve të shpërndarjes në territore të ndryshme. Pra, variantet gjeografike të njësive

frazeologjike mund të shihen si njësi që vijnë si rezultat i zhvillimit të gjuhës në kohë dhe

territore të ndryshme.

Kjo lidhet me origjinën e njësive frazeologjike që në kohë të hershme të cilat kanë

ardhur në ditët e sotme me tiparet dalluese të një krahine apo periudhe të caktuar. Kështu,

dallojmë në shqipe variante të ndryshme të një njësie frazeologjike jo vetëm si produkt i

dy dialekteve të shqipes por edhe të folmeve të krahinave të ndryshme. Në të kundërt në

anglishte, variantet gjeografike trajtohen si forma të ndryshme që vijnë nga zhvillimet e

gjuhës angleze në territore apo kontinente të ndryshme.

Ndryshimet që ekzistojnë në formën e njësive frazeologjike mbi bazën e ndryshimeve

krahinore reflektohet qartë në fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe përpos trajtës

Page 96: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

96

përfaqësuese të njësisë frazeologjike. Madje, në shqipe, një korpus i pasur njësish

frazeologjike është vjelur nga studiues të ndryshëm nga krahina të ndryshme të vendit që

është sjellë me anë të studimeve të ndryshme gjuhësore por që reflektohen në fjalor, edhe

pse në mënyrë të kufizuar, cilësuar me shkurtesën “krahin.”. Në anglishte, janë përpiluar

fjalorë të ndryshëm të cilët i reflektojnë qartë variantet e njësive frazeologjike foljore

sipas dy varianteve kryesore të gjuhës angleze të cilësuara me shkurtesat “BrE” për

variantin britanik dhe “AmE” për variantin amerikan.

Variantet gjeografike mund të kenë një ose disa gjymtyrë të ndryshme. Ndërsa në

shqipe krahasimin e bëjmë me variantin standard të njësisë frazeologjike që përdoret më

gjerësisht në ligjërim, në anglishte përqasja e varianteve bëhet mbi bazën e dy varianteve

të njohura, anglez dhe amerikan. Te të dyja gjuhët, por sidomos në shqipe ndeshen më

shumë variante gjeografike ku vërehet më tepër ndryshimi i gjymtyrës emërore:

Njësia frazeologjike “ia bëj hallvën” (krahina e Devollit) përdoret me kuptimin “e

vras” dhe si variant i “ia bëj gropën”:

Ai na kanosej kështu: Rrini rehat se do t‟ua bëj hallvën. (Ali Jashari, Material

frazeologjik nga krahina e Devollit, fq. 131)

“Do ma bëjnë gropën sonte!” iu shkrep një mendim nëpër tru. Sytë, ashtu si

gishtërinjt e duarve, po kërkonin vend ku të mbaheshin, u kapën pas flakëve të zjarreve,

që ishin përhapur kudo anë kënete dhe çanin tek tu, me guxim, errësirën e thellë të kësaj

nate. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 21)

Në anglishte, njësia frazeologjike “rub shoulders with” (BrE) dhe “rub elbows with”

(AmE) me kuptimin “njihem, miqësohem me dikë” ka gjymtyrën emërore të ndryshme

në të dy variantet:

He had freely ventured into the very heart of the industrial provinces and rubbed

shoulders with the aborigines. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq.

329)

Nevertheless, the fact that here men gather, here chatter, here have to pass and rub

elbows must be explained upon some grounds. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik

anglisht-shqip, fq. 329)

Në anglishte, ndeshen më shpesh variantet gjeografike me ndryshim të gjymtyrës

foljore, si tek “flog a dead horse” (BrE) dhe “beat a dead horse” (AmE) me kuptimin

“rrah ujë në havan”:

You may have amazed people by your advanced views on education forty years ago

but now you‟re just flogging a dead horse. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-

shqip, fq. 119)

Stop arguing! You have won your point. You are just beating a dead horse. (Richard

A. Spears, NTC‟s American idioms dictionary, fq. 37)

6. Përfundime

Page 97: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

97

Gjymtyra foljore dhe emërore si pjesë të qenësishme të pjesës më të madhe të njësive frazeologjike foljore i nënshtrohen si ndryshimeve ashtu edhe ngurtësimit

formal, si rrjedhim reflektojnë shkallë të ndryshme të idiomatizimit të tyre formal.

Prania e elementeve të ndryshme në përbërje të strukturës së njësive frazeologjike

foljore si dhe përdorimi i trajtave të ndryshme foljore, siç është përdorimi i

mënyrës dëshirore në shqipe janë faktorë domethënës që pasqyrojnë vlerat e

ndryshme emocionale që sjellin këto njësi në gjuhë.

Ngjashmëria për nga forma me togfjalëshin e lirë burimor është një faktor i rëndësishëm që ndikon në lehtësinë e përcaktimit të kufijve formalë, nistor dhe

fundor të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në anglishte.

Prania e formave të ndryshme të foljes si dhe përdorimi i trajtës së shkurtër si pjesë e gjymtyrës foljore në strukturën e njësive frazeologjike foljore të gjuhës

shqipe bën ndryshimin jo vetëm në kufijtë formalë por si rrjedhim edhe në

strukturën e këtyre njësive frazeologjike.

Përcaktimi i kufirit nistor dhe fundor të njësive frazeologjike foljore është me rëndësi për çështjen e identifikimit strukturor të tyre, për përcaktimin e numrit të

gjymtyrëve, për dallimin e gjymtyrëve përbërëse nga ato fakultative apo

kontekstuale, për renditjen e këtyre njësive në fjalor dhe në dallimin e kategorisë

leksiko-gramatikore të tyre.

Mospërputhja në strukturën formale të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe

në anglishte, veçanërisht të ndryshimeve në rendin e tyre pasqyrohen në kufijtë

nistor dhe fundor të këtyre njësive.

Korpusi i lidhjeve leksiko-sintaksore të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në anglishte është shumë i gjerë. Studimi i tij duhet bërë për të gjitha njësitë

frazeologjike duke shqyrtuar raportet e brendshme e të jashtme, fjalët drejtuese,

referentin, gjymtyrët fakultative dhe kontekstuale. Qëllimi i këtij procesi është

qartësimi i kuptimit të këtyre njësive, dallimi i tyre nga njëra tjetra si dhe raportet

gramatikore që krijojnë ato me gjymtyrë të tjera brenda fjalisë. Rol të

rëndësishëm në procesin e dallimit të raporteve të gjymtyrëve është konteksti

gjuhësor ku përdoret njësia frazeologjike.

Prania e gjymtyrëve kontekstuale, e trajtës së shkurtër përemërore në shqipe si dhe të gjymtyrëve të tjera që hyjnë në lidhje sintagmatike me vetë njësinë

frazeologjike foljore e bën më të qartë lidhjen e saj me realitetin.

Sa më pak e qëndrueshme të jetë një njësi frazeologjike, pra sa më i motivuar të

jetë kuptimi i saj aq më e ulët është qëndrueshmëria strukturore. Kjo tregon që

qëndrueshmëria kuptimore lidhet ngushtë me atë strukturore. Variantet e

ndryshme leksikore, gramatikore, sasiore, fonetike dhe gjeografike e pasqyrojnë shumë qartë shkallën e qëndrueshmërisë tek njësitë frazeologjike me vlerë foljore.

Page 98: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

98

KREU I TRETË. VEÇORI TË PËRMBAJTJES TEK NJËSITË

FRAZEOLOGJIKE FOLJORE

1. Kuptimet leksikore dhe gramatikore tek njësitë frazeologjike foljore

Në këtë pjesë të punimit do të përqendrohemi tek disa elemente që janë të

rëndësishme për të kuptuar anën semantike të njësive frazeologjike, por gjithnjë pa e

shkëputur këtë anë nga ajo formale. Ashtu si fjalët, njësitë frazeologjike kanë të paktën

një kuptim. Vlera shënuese e tyre është një vlerë e përhershme që lind bashkë me to. Në

fillim të këtij punimi theksuam faktin që kuptimi i njësive frazeologjike nuk është shumë

e drejtpërdrejtë e gjymtyrëve përbërëse të tyre. Në disa prej tyre, si „i bën bisht‟, „e lëshoi

gojën‟ etj., kuptimi është tërësor ndërsa për grupin tjetër, si tek „i hedh hi syve‟, „e nxori

nga balta‟ etj., mund të themi që kuptimi i tyre nxirret nga kuptimi i fjalëve përbërëse.

Page 99: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

99

Duhet theksuar gjithashtu që njësia frazeologjike foljore lind si shënjuese e

ndërmjetuar e veprimit që ajo shpreh. Strukturën kuptimore të njësisë frazeologjike mund

ta shpjegojmë në një formë më të thjeshtë nisur nga togfjalëshi i lirë. Një togfjalësh i lirë

është i përbërë nga dy leksema, A dhe B. Në traditën Sosyriane, një togfjalësh përbëhet

nga shenjuesi (mbresa tingullore) dhe i shenjuari (koncepti), pra vetë fjala ose shprehja

dhe kuptimi i saj. Tek togfjalëshi i lirë, shenjuesi dhe i shenjuari ndërtohen sipas

rregullave të përgjithshme të gjuhës. Duke qenë se një togfjalësh i lirë është tërësisht i

motivuar, një gjymtyrë e tij mund të zëvendësohet nga çdo element sinonimik me të.

Nëse në një togfjalësh të lirë kuptimi rrjedh nga shuma A+B, tek njësitë frazeologjike

kuptimi nuk është shuma A+B, por është i shenjuari C që nuk përfshin as A dhe as B81

.

Për ta qartësuar këtë, le të vërejmë përbërësit e kuptimit të njësisë frazeologjike foljore

“bëj bisht”:

-Duam e s‟mundim. Na u prenë krahët, bijë. Kjo është e keqja.

-Vëri nuset në punë, mos i kurse.

-Nuset i vënça atje ku të mos dalin. Unë t‟i kursej ato? Jo mbesë xhane, kursehen vetë, i

bëjnë bisht punës, kanë frikë mos u hahen duart. Tri nuse, tri sprija në shtëpi! (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 416)

Njësia frazeologjike “bëj bisht” ndërtohet nga dy leksema, “bëj” dhe “bisht”.

Gjymtyra foljore, “bëj”, bën pjesë në këtë tog frazeologjik si gjymtyrë e desemantizuar

që e ka humbur kuptimin e saj të mirëfilltë lidhur me “kryerjen e një pune”. Ajo nuk

krijon lidhje kuptimore të drejtpërdrejtë me gjymtyrën emërore “bisht”. Kjo njësi

frazeologjike nuk rrjedh nga ndonjë tog i lirë fjalësh që mund të mundësojë motivimin

semantik të saj, pra, është një bashkim fjalësh që hyn në fjali si njësi e gatshme me anë të

një lidhjeje të brendshme të gjymtyrëve të saj. Kjo lidhje e brendshme e gjymtyrëve si

dhe shkrirja kuptimore e tyre jep kuptimin tërësor të figurshëm: “dredhoj; i shmangem

diçkaje, duke gjetur arsye të kota”. Si rrjedhim, i shenjuari C nuk përfshin kuptimin e

asnjërës prej leksemave A dhe B të cilat e kanë humbur pavarësinë kuptimore të tyre dhe

kanë forcuar lidhjen ndërmjet tyre.

Siç vërehet në shpjegimin e mësipërm, gjymtyrët e një njësie frazeologjike mund ta

humbin plotësisht ose pjesërisht pavarësinë e tyre kuptimore. Trajtimi i një njësie

frazeologjike si një njësi unitare ka të bëjë me shkrirjen kuptimore të gjymtyrëve që e bën

atë të barazvlershme me fjalën për nga funksioni. Mirëpo një trajtim i tillë i njësive

frazeologjike është shquar prej kohësh si një problem pasi ka shumë të tilla, kuptimi

tërësor i të cilave mund të nxirret lehtësisht nga gjymtyrët përbërëse. Si rrjedhim, mund të

diskutojmë për dy lloje njësish frazeologjike82

:

njësi frazeologjike me një bosht kuptimor, dhe

njësi frazeologjike me dy boshte kuptimore.

81

Melčuk, I. (1995): “Phrasemes in language and phraseology in linguistics”, në M. Evereaert, E. –J. van

der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale,

NJ: Lawrence Erlbaum Associates, fq. 177 82

Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 30

Page 100: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

100

Njësitë frazeologjike që i përkasin grupit të parë kanë kuptim frazeologjik, pra

gjymtyrët e tyre janë të lidhura frazeologjikisht. Këto njësi nuk kanë ekuivalente letrare.

Mund të përmendim këtu “iu bë gjaku ujë”, “m‟u bë ferrë”, etj.:

... Shpresa ka qenë shumë e lumtur këto ditë... Unë e kam përgjuar nga vrimat e

listelave të grazhdares... Dhe më erdhi keq, baba. Epo... motër... S‟u bëka gjaku ujë,

jo... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 242)

Heshti një copë herë, pastaj diç iu kujtua dhe ia nisi prapë:

-Ama krushku m‟u bë ferrë, s‟m‟u nda, si ajo e grera në vjeshtë, kur del rrushi; “Ti,

Ngjelino, thotë, po i bie së mirës me këmbë.” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 425)

Njësitë frazeologjike e grupit të dytë, të cilat kanë dy boshte kuptimore, mund të

përdoren edhe si njësi frazeologjike edhe si togfjalësha të lirë. Njëri nga kuptimet është i

drejtpërdrejtë e tjetri frazeologjik. Në këtë rast, kuptimi frazeologjik ka si temë kuptimore

kuptimin e drejtpërdrejtë të togfjalëshit:

Sa për ata të tjerët..., - vazhdoi bletari duke e vështruar me dashuri Eno Malabanin

dhe iu afrua togut me trasta dhe qese lëkure, të rënda, i ngriti, ua zgjidhi grykat dhe

zbrazi përpara syve të habitur të të gjithëve shumë ar dhe argjend me kokën e të birit të

Amindës dhe tunxh me kokën e Bardhylit. – Ja tek i ke dëshmitë. Disa nuk i zgjidhi fare,

po i hodhi ashtu siç ishin, me përbuzje mbi kukumalen vezullonjëse. Të gjithë e shikonin

të habitur, gati-gati ta pyesnin, po askush s‟hapi gojën. As vetë Eno Malabani. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 223)

Ore ti! Unë të kam vënë sinor gardhin, që t‟i vish rrotull ngadalë. Hap sytë e mos ma

grryej kopshtin, se të ha xhuxhullima. More vesh? Thua se kur i tha këto fjalë Kozman

Beu duhej të kish qenë i dehur? Jo: ish si ngahera – dua të them gjysmë kështu e gjysmë

ashtu, me paguren në brez – po ashtu e kish të folurit, se ish burrë me çallëm. Dhe i

pashëm: i gjatë, faqekuq – gjer thellë në pleqëri. Kish shumë çupa dhe të gjithave t‟u

rrëmbenje kokën. Dera e tij ish dera e bukurisë në fshatin tonë, si në vajza ashtu edhe në

djem. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 196)

Atë natë traktorët nuk po ndiheshin. Pra, mund të flinte e qetë. Edhe sikur të mos e

kishte kaluar një pjesë të kohës me provat e grupit artistik, ajo nuk kishte për të punuar,

për shkak të shiut. Megjithatë nuk po mbyllte dot sy. “I butë është pambuku, po ç‟e do, ta

nxirrka gjumin...”. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 90)

Po që të duan, duhet t‟i duash. Jo me fjalë, po me punë, me ortakllëk. Për punë të

vogla është mjaft një kadushkë gjalpë, për një qyp mjaltë, një thes arra, ca koranë e ca

ngjala, po për punë të mëdha duan pare të madhe nën dorë. Po të bësh kështu, mbyllin

sytë e të lënë të vjedhësh, të rrëmbesh, të fitosh, siç thua zotrote. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 283)

Togfjalëshat frazeologjikë që përdoren edhe si togfjalësha të lirë janë të shumtë si në

shqipe edhe në anglishte. Madje njësitë frazeologjike pa ekuivalente letrare janë të rralla

në anglishte. Ndërsa në shqipe mund të ekzistojnë njëherësh kuptimi fillestar dhe kuptimi

frazeologjik, të cilët mund të shfaqen në të njëjtin kontekst.

Page 101: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

101

S‟më duket që, paratë e dhëna me dorën tënde, ta shpjenë punën gjere atje tek thua...

dhe mblodhi buzët. – Si zor, o dyqanxhi! More paratë e mia s‟ia lë, unë, se kam marrë

dorë për to... po nuk di do a s‟do zotrote ta hedh në burg? Këtë shkoqitëm, o bej... dhe

nisi të bëjë nja dy nojma me duar, për të thënë ato që s‟po ia mbante t‟i nxirrte nga goja.

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 40)

Në raste të tjera, kuptimi i drejtpërdrejtë është i domosdoshëm për realizimin e

kuptimit frazeologjik. Për sa i përket realizimit të kuptimit frazeologjik “flas” të njësisë

frazeologjike “hap gojën” është i nevojshëm kuptimi i drejtpërdrejtë i togfjalëshit, ose

vetë veprimi fizik që shënon ky togfjalësh.

Sulejmani la këngën e djepin e iu kthye fëmijës. Ishte gati të hapte gojën e të pyeste

për diçka, kur në derë u trazua drita me hijet në kasolle u fut teta Konxheja. (Jakov Xoxa,

Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 196)

Në një pjesë të madhe të njësive frazeologjike foljore, veprimi fillestar ose kuptimi i

drejtpërdrejtë i tofjalëshit të lirë nuk është i domosdoshëm për realizimin e kuptimit

frazeologjik, si tek “Vëri gishtin kokës” – ku kuptimi i drejtpërdrejtë nuk është i

domosdoshëm për realizimin e kuptimit frazeologjik të togfjalëshit, pasi për të zënë mend

nuk nevojitet veprimi fizik i togfjalëshit në fjalë:

Kur bien shira të rrëmbyera, s‟kam ç‟bëj e doemos do mbushem majë më majë, do bëj

kërdinë. Vëri gishtin kokës. Pleq ke për të pleqëruar, të rinj ke për të punuar. Hapmë

udhë, se po s‟më hape ti, do ta hap vetë. Mos harro se as ti s‟më pyete kur i preve e i

dogje korijet e gështenjat që të bësh vreshta e skërka. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 200)

Kjo nuk do të thotë që në të gjitha rastet kuptimi frazeologjik është ngushtësisht i

lidhur me atë fillestar. Kuptimi frazeologjik realizohet me shndërrimin e figurshëm të

gjymtyrëve të njësisë frazeologjike. Shpeshherë, njësitë frazeologjike pa një togfjalësh të

lirë gjegjës përbëjnë përjashtime. Ato karakterizohen nga deformime semantike që

zakonisht shkaktohen nga kufizimi në zgjedhjen e gjymtyrëve që do të jenë pjesë e

strukturës së tyre. Do të ishte e vështirë të përcaktonim kuptimin e drejtpërdrejtë të

njësive frazeologjike “vras mendjen” apo “rack one‟s brains”. Kështu, për të gjetur

kuptimin e figurshëm nuk nisemi nga kuptimi i drejtpërdrejtë i njësive që nuk e kanë atë.

E kundërta ndodh me njësitë frazeologjike që janë të zbërthyeshme semantikisht dhe ku

kuptimi i drejtpërdrejtë lidhet me atë të figurshëm.

Çështja e natyrës së lidhjes midis kuptimit të mirëfilltë dhe atij të figurshëm ka të bëjë

me çështjen e përgjithshme të motivimit të njësive frazeologjike. Shkëputja e dukshme

ndërmjet kuptimit të drejtpërdrejtë dhe atij frazeologjik vjen nga fakti që lidhja është e

rrënjosur në historinë e gjuhës dhe në kulturë. Duke qenë se një pjesë e mirë e njësive

frazeologjike janë të mbështetura në metaforat konceptore të cilat ndikojnë dhe motivojnë

kuptimin frazeologjik të tyre mund të themi që vetë motivimi është në nivelin konceptor

dhe jo leksikor. Pra, ndryshe nga koncepti i njohur që kuptimi i drejtpërdrejtë i një njësie

frazeologjike është kuptimi i gjymtyrëve të saj, shumë njësi kanë kuptime tërësore që

bazohen vetëm në kuptimin e figurshëm të gjymtyrëve. Është shumë e rëndësishme të

kuptojmë që kuptimet e pavarura që kanë gjymtyrët përbërëse, të cilat kontribuojnë në

kuptimin tërësor të njësisë frazeologjike, nuk janë domosdoshmërisht kuptimet e tyre të

mirëfillta.

Page 102: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

102

Kështu, të thuash që “ngre kokë” është e motivueshme, në një farë mënyre do të thotë

që kuptimet e gjymtyrëve veç e veç kontribuojnë me anë të një kuptimi disi të pavarur në

interpretimin e përgjithshëm të shprehjes. Kjo njësi mund të mos kuptohet me kuptimin e

saj të drejtpërdrejtë. Në çastin që kjo bëhet e pamundur, në skenë hyjnë mekanizma si

metafora apo metonimia që na ndihmojnë të gjejmë kuptimin frazeologjik të njësisë.

Kësisoj, gjymtyra emërore “kokë” lidhet me “gjendjen ekonomike/shëndetësore të

njeriut” ose më saktë “me gjendjen e rëndë a të vështirë ekonomike apo shëndetësore”

dhe gjymtyra foljore “ngre” hyn në strukturën e njësisë frazeologjike duke kontribuar me

kuptimin e saj të figurshëm, për t‟i dhënë kuptimin tërësor të figurshëm togfjalëshit

frazeologjik “marr veten; dal nga një gjendje e vështirë a e rëndë”:

Beu zjeu si kazan bërsie kur mori vesh për tregun e ri. I ra punës në erë: Tregtarët e

Fierit, mjelur nga ai vite me radhë, me anën e qirave që i ngrinte sa herë t‟i shkrepej, se

nuk kishte njeri që t‟ja mbante dorën kur gjithë tregu ish-bejler, po ngrinin kokë. Me

dyqanet e reja dhe hanin e ri, atje, do t‟i ngelnin batallë tetëdhjetë e ca dyqane e nja tre

hane. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 27)

Kuptimi i figurshëm dhe shpjegimi i tij me anë të figurave konceptore luan rol të

rëndësishëm në ligjërim. Një nga funksionet e tij është të mundësojë të kuptuarit dhe

përçimin e koncepteve abstrakte në një mënyrë sa më konkrete. Pra, kuptimi i figurshëm

është një mënyrë për ta dhënë një mendim abstrakt në një formë më të prekshme.

Struktura semantike e shumë njësive frazeologjike përbëhet nga veprime konkrete që

shërbejnë si mjete sqaruese për ngjarje dhe gjendje mendore abstrakte. Se sa të lidhura

semantikisht janë këto kuptime – ai i figurshëm dhe ai i drejtpërdrejtë – varet nga njësia

frazeologjike, e cila ka shkallë të ndryshme motivimi.

Tek “carry coals to Newcastle”, veprimi konkret dhe kuptimi i figurshëm janë të

lidhur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Veprimi i të çuarit qymyr në një vend si

“Newcastle” që prodhon qymyr për eksport është një shembull tipik i një veprimi të

padobishëm njësoj si “çoj ujë në det”. Në këtë rast, dy nivelet e kuptimit - kuptimi i

drejtpërdrejtë dhe ai frazeologjik janë të lidhur nëpërmjet një përfundimi logjik të bazuar

në simbolet dhe konceptet kulturore. Kjo njësi frazeologjike i referohet një situate të

mishëruar në një veprim konkret, por kuptimi i saj nuk është i pranishëm në atë veprim83

.

Building another restaurant in this district would be carrying coals to Newcastle: the

place is full of restaurants already. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq.

48)

Për të gjetur kuptimin leksikor të një njësie frazeologjike foljore duhet të nisim me

një analizë semantike, e cila bëhet në bazë të strukturës sintaksore të përftuar dhe njësive

leksikore të lidhura me kuptimin e saj. Kjo do të thotë që togfjalëshi frazeologjik nuk

analizohet si njësi tërësore por si një njësi leksikore e përbërë nga dy ose më shumë

gjymtyrë që mund të jenë gjymtyrë përbërëse ose kontekstuale. Shumë studime të

deritanishme mbështesin hipotezën se kuptimi leksikor nuk përftohet menjëherë pas

gjymtyrës së parë foljore. Kështu, lidhja ndërmjet kuptimit letrar dhe idiomatik të njësisë

“nxjerr në shesh” nuk është arbitrar.

83

Cacciari, C/Glucksberg, S. (1995): “Imagining idiomatic expressions: Literal or figurative meanings ?”,

në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological

Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, fq. 52

Page 103: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

103

Aktivizimi i kuptimit leksikor tek njësitë frazeologjike bëhet në gjymtyrën drejtuese.

Në fakt, jo të gjitha gjymtyrët kontribuojnë në të njëjtën mënyrë në kuptimin tërësor të

njësisë frazeologjike. Kuptimi leksikor i një njësie frazeologjike përftohet në atë pikë të

rëndësishme për të që quhet vatra kuptimore e tij. Tek njësitë frazeologjike foljore,

zakonisht është gjymtyra emërore që e kryen këtë rol. Kjo vihet re tek njësitë

frazeologjike foljore që kanë si gjymtyrë emërore një pjesë të trupit, si në rastet e

mëposhtme:

Po unë s‟kam pasur drek‟ e darkë për të bërë, s‟kam pasur një karvan fëmijë? I linda,

i rrita; ca i qava e i mbulova në dhé, se paskëshin qenë ditëshkurtër, ca i martova e po i

martoj se, se ndodhë ditëgjatë. Pleqërova vjehrr e vjehrrë, rrita e martova kunata që i

gjeta gërdhucka. Burri ka dymbëdhjetë vjet që më ka lënë të ve me pesë fëmijë, ata që

mbetën. Unë i vura gjoksin shtëpisë, punova sa për katër. Sot më zuri ferra këmbët të

rrit edhe fëmijët e fëmijëve, në vend të rri në kënd, si plakë që jam e të m‟i sjellin të gjitha

ne dora. Nuseve të mia u ka marrë koka erë. S‟e kanë keq ato që thonë se nusja është

mish i huaj. Vjen në shtëpi, të merr bashin e djemve, bëhet zonjë. (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 417)

Nuk mund të jenë gjymtyrët foljore ato që përcaktojnë kuptimin e këtyre njësive.

Peshën kryesore kuptimore të tyre e mban gjymtyra emërore. Për më tepër, prania e

gjymtyrëve emërore që shprehen me pjesë të trupit e bën më konkrete dhe më të

motivueshme njësinë frazeologjike.

Po aq i rëndësishëm sa ç‟është kuptimi leksikor si vlerë e përhershme e njësive

frazeologjike aq i rëndësishëm është dhe kuptimi gramatikor i tyre. Të gjitha veprimet që

kryhen në strukturën e një njësie frazeologjike si ato sintaksore dhe ato leksikore janë të

kushtëzuara nga kuptimi dhe përdorimi në ligjërim i njësive frazeologjike. Për nga vetë

natyra, njësitë frazeologjike foljore kanë një paradigmë pak a shumë të plotë të gjymtyrës

foljore e cila ka kufizimet e veta. Kjo paradigmë e cila nuk është e njëjtë tek çdo njësi

frazeologjike mund të përfshijë veprime që kanë të bëjnë me kohën e foljes, diatezën,

format modale, ndryshim të rendit të gjymtyrëve kryesisht për arsye theksimi etj.

Veprimet sintaksore tek njësitë frazeologjike kufizohen kryesisht nga semantika e

komponentëve të tyre dhe kuptimi tërësor. Një veprim sintaksor tek një njësi

frazeologjike pranohet nëse sjell një ndryshim të kuptueshëm, d.m.th., përdoret për një

qëllim të arsyeshëm komunikimi. Për njësitë frazeologjike të pamotivueshme, forma e

pësores nuk është e pranueshme. Po ashtu edhe ndryshimet kohore për këto njësi do të

ishin të pranueshme nëse ato ndryshime do të ishin të nevojshme për vetë kuptimin e

njësisë frazeologjike. Sipas Glucksberg-ut, “çdo veprim që respekton kuptimin e çdo

elementi, ruan lidhjen ndërmjet elementeve të njësisë frazeologjike dhe komponentëve të

kuptimit si dhe respekton kuptimin e saj tërësor duhet të jetë i pranueshëm nëse bëhet për

një qëllim të arsyeshëm komunikimi”84

.

Parimet që kushtëzojnë veprimet sintaksore zbatohen edhe tek njësitë me bazë

metaforike. Veprimet sintaksore duhet të jenë të motivuara nga qëllimi i komunikimit dhe

çdo ndryshim që ato sjellin tek kuptimi i njësisë frazeologjike duhet të jetë i

84

Glucksberg, S. (1993): “Idiom meaning and allusional content”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms:

Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 21

Page 104: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

104

shpjegueshëm brenda kontekstit. Në lidhje me formën pësore, nuk do të kishte kuptim që

të theksohej një kundrinë e cila do të çonte në një shprehje thjesht të pamundur. Mund të

ketë edhe njësi frazeologjike metaforike të cilat kanë kuptim edhe në formën e pësores.

Në shembullin e mëposhtëm, kundrina „hatchet‟ mund të jetë fokusi i shprehjes:

After intensive discussions among the warring parties, the hatchet was finally buried

once and for all.

Në të njëjtën mënyrë, edhe zëvendësimet leksikore duhet të jenë të pranueshme nëse

plotësojnë këto kushte. Për sa i përket njësive frazeologjike metaforike, ato janë tërësisht

të motivueshme pasi me një analizë gjuhësore mund të bëhet lehtë interpretimi i tyre.

Njësia frazeologjike “carry coals to Newcastle” është një prej tyre. Megjithatë, edhe pse

kuptimi i saj i drejtpërdrejtë është i qartë në një farë mënyre, ai është i pamjaftueshëm .

Edhe pse kjo është një njësi e motivueshme, zëvendësimi leksikor është tepër i kufizuar.

Do të ishte e pamundur të përdornim “carry wood to Birmingham”. Sidoqoftë, brenda

kufizimeve të imponuara nga natyra metaforike e „coals-to-Newcastle‟, zëvendësimi dhe

variantet leksikore janë të mundshme. Folja „to carry‟ mund të zëvendësohet nga një

tjetër folje që përputhet me kuptimin dhe kontekstin. Kështu, foljet „bring‟, „send‟, „sell‟,

„offer‟ janë të mundshme.

Për arsye komunikimi mund të ndodhë një zëvendësim i tillë, që bën të mundur

lidhjen me njësinë frazeologjike origjinale. Dikur në një artikull gazete shkruhej për një

defekt në një termocentral bërthamor në Shoreham, Long Island, i cili u kthye në një

termocentral që punonte me energji të zakonshme. Titulli i artikullit ishte: “Carrying

coals to Shoreham” që u kujtonte lexuesve njësinë origjinale duke e lidhur me situatën

konkrete në Shoreham85

.

Në këtë kontekst, nuk ka rëndësi vetëm kuptimi leksikor i gjymtyrëve; aty

gërshetohen edhe tipare të tjera të njësive frazeologjike, që janë qëndrueshmëria dhe

motivimi. Qëndrueshmëria lidhet si me kuptimin leksikor edhe atë gramatikor. Shkalla e

lartë e qëndrueshmërisë e bën më të lehtë gjetjen e kuptimit leksikor pasi kërkohet më

pak analizë sintaksore e gjymtyrëve të njësisë frazeologjike për gjetjen e kuptimit të saj.

Sa më e motivueshme të jetë njësia frazeologjike aq më pak e qëndrueshme është. Kjo

ilustrohet me anë të njësisë frazeologjike foljore të motivueshme “iu mbyll dera (dikujt)”,

e cila lidhet me “shkretimin e një shtëpie apo familjeje” në shembujt e shkëputur nga

“Tregime të zgjedhura” të Mitrush Kutelit:

Nganjëherë, kur s‟ish shumë i mahnitur, se Qamili po vonohej tepër andej larg, se

mulliri, selishta, luadhi e shtëpia do të mbeteshin pa zot e do t‟i mbyllej dera, Xha

Brahua na mësonte të nxirrnim glyra e buzukë nga brisku i gështenjës dhe pizga e bilbilë

nga ai i shelgut. Në ndajnatat e qeta të pranverës na tregonte ndonjë rrëfim të lashtë me

hazna të fshehura nëpër shpella pa fund, ku nuk shkel dot këmba e njeriut, a nën gurë të

mëdhenj me shenja të gdhendura, na fliste për të bardhat e për lugetërit, që vinin t‟i

këputnin natën remën e mullirit a për trimëritë e ndonjë burri me nam si Petro Kapedani,

që kish luftuar e ish vrarë në ata dy Gurët e Bardhë. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 36)

85

Glucksberg, S. (1993): “Idiom meaning and allusional content”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms:

Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 21

Page 105: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

105

Burrat mbetën pa gojë. Gjer të marrin veten e të flasin, Xha Brahua u unj këmbëkryq,

poshtë, me shishanen pranë e nisi t‟u tregojë dhëmbjet e shumta që kish në zemër: se si

djalin e madh ja kish vrarë krali i sërbit, kur kish shkelur e zhveshur vendin, se si djemtë

e tjerë e nipërit i qenë shuar atë mot që iku Nemcja me zinë e hyri frëngu me sëmundjet,

se si nuk i kish mbetur njeri në shtëpi e po i shuhej fara, se po i shembej mulliri i

Shkumbanores e s‟kish kush t‟ja punonte selishtën. Për ne, të vegjëlit, nuk ju qa. U tha se

i nipi, Qamili, kish krisur e ikur në kurbet e nuk i dërgonte fjalë e kartë, se bota priste të

vdiste që t‟ja zaptonte mullinë e gjënë, t‟ja mbyllte derën. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 43)

Burrë burrë, po edhe plagët plagë... Dhembin, të shkretat, rrjedhin gjak. Sefedini i

harroi plagët e bëri të ngrihet, po në atë çast i ranë dy plumba, që e muar mes për mes:

një plumb martine e një plumb gjashtore. Ra i vdekur. Kur dëgjoi bota, përpoqi duart me

gjëmë e tha: “Medet, u mbyll dera e Gjonomadhit!” (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 63)

Aty për aty, Sefedini u err pak e tha me zë të dhimbsur:

-Po të jetë puna për të shuar e për të mbyllur derën, mund të shuhemi e ta mbyllim lehtë

të dy palët. Marr njëqind burra, nga ata që i kam nën urdhër, zbres poshtë, në

Shëmërtinë tuaj, e nuk le gur mbi gur. I lag të gjithë me gjak.

Ngriti zërin e shtoi me tingull të përzemërt, të butë (prapë zëri i Gjonomadhëve që, siç

thoshin të gjithë, ishte bar për plagë):

-Dëgjo, Nurije (dhe zëri ju drodh kur ja shqiptoi emrin). Unë s‟dua të shuhet as fisi im, as

juaji. Dua të rrojmë edhe ne, të rroni edhe ju. Mjaft gjak u derdh më kot këtu ku jemi, ne

Guri i Pjetërkalit, rreth e qark. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 76)

E mbani mend Emin Blacërin apo Emin Jargon, siç i thosh gjithë fshati? Në s‟e

mbani mend ua them unë: një burrë i trashë, gushëmadh e zëngjirur, që vrau të nipin, të

vetmin, nga inati, me një gur koks; më tej Eminin e vrau me sëpatë, në gjumë, për të

marrë hakun, Aliu, i biri, i vetmi dhe kështu dera u mbyll vetvetiu. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 195)

Po ndokush mund të pyesë: - “Ç‟është kjo Arrë e Mukes, që ke zënë në gojë kaqe

herë?” T‟ju them të drejtën, këtë Arrë, që shtrin hijen mbi udhë, matanë shtëpisë së

Baba Rushitit, e kam përmendur sepse e ka dashur puna, po gjithnjë me pikëllesë. Të

zonë e arrës, Muken, e mbaj mend. Edhe djemtë e Mukes i mbaj mend. Njerëz të shtruar,

të butë, punëtorë. ... Pastaj vdiqën të gjithë, kur ra grip spanjolli, që e solli frëngu. Kaq

tabutë vetëm në një ditë! Dhe u mbyll dera. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

268)

Siç vërehet, ndryshimi i njësisë frazeologjike sipas formave të ndryshme gjatë

përdorimit në ligjërim është një tregues i rëndësishëm për të vërtetuar se dy tiparet e

njësive frazeologjike qëndrueshmëria dhe motivimi nuk kushtëzojnë njëri-tjetrin.

2. Zhvillimet kuptimore nga togfjalëshi i lirë tek njësia frazeologjike

Pjesa më e madhe e njësive frazeologjike e kanë origjinën tek togfjalëshat e lirë. Kjo

gjë vërehet edhe në ditët e sotme pasi për nga forma një numër i konsiderueshëm i njësive

frazeologjike kanë si ekuivalente formale togfjalëshin e lirë.

Page 106: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

106

Kisha ndenjur dy vjet në Tiranë, në mes të asaj farë njerëzie, që as më njihte e as e

njihja, dhe nuk më kish shkuar ndonjëherë ndër mend se isha në vend të huaj;

përkundrazi, siç ju tregova qysh në fillim, e kisha gjetur derën hapur tek im nip, dhe

Tirana më ish bërë si shtëpia ime. Kurse në fshatin tim, ku më kishin rënë qimet e kokës,

ku kisha ngrënë e pirë në një kupë me më shumë se gjysmën e fshatit ku hidhërime e

gëzime, që nga djepi gjer afër tabutit, i kisha ndarë përgjysmë me bashkëfshatarët,

tamam në këtë fshat më dukej vetja si i huaj. (Shefqet Musaraj, Vepra letrare 4, fq. 24)

Pa afrohu! Pa afrohu, shoku kryetar!... – bëri me dorë shefi. – Më duket se u

përshëndetët me të gjithë?... Vetëm me ne, apo jo? s‟jeni përshëndetur ende... Të

përfitojmë nga koha që po nxehen motorat e makinave... Kam një pyetje... E fundit... Ku

janë Shpresa dhe Adnani?

Shpresa me Adnanin?... – dhe kryetari i kooperativës ngriti supet. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. II, fq. 235)

Atje brenda, Marina ime dhe nusja e Çulit, apo Çulorja, bënin punët e shtëpisë: bukë

të rëndomta e bukë me qiqra, kuleçë të grynj, qahi e fodulla, maznikë e qullnikë, petanikë

e derdhanikë, lakrorë e qumështorë e sa e sa gjëra të tjera të mira, që të të lëshonte goja

lëng. S‟do mend se këto ishin gatuar me baltë të zezë, të kuqe a të bardhë, sipas punës e

nevojës ishin tharë në diell nëpër copa qeramidhe, po sa të shijshme! (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 322)

Ore, kur s‟kini mbjellë, pse vini të trazohi në korrjet? ... Hajdeni nesër në lëmë,

mirrni ç‟ju takon, po sot na lini në hallin tonë, se s‟kemi ngenë tuaj. – Beu dha urdhër që

sonte të kenë mbaruar duajt së lidhuri, se nesër do të fillojë lëmi. - Po dhe lëmi nuk do

nisë përnjëherësh, de, po me radhë, si nga mot... Andaj, si qahallarë që jeni e e dini

punën tuaj, vini gishtin kush duhet të fillojë i pari nesër, që ta ndihmojmë sonte me korrje

e lidhje fshaçe. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 103)

It was all that house. He had mistrusted the idea from the first. What did Soames want

to go into the country for? And, if he must go spending a lot of money building himself a

house, why not have a first-rate man, instead of this young Bosinney, whom nobody knew

anything about? He had told them how it would be. And he had heard that the house was

costing Soames a pretty penny beyond beyond what he had reckoned on spending. This

fact, more than any other, brought home to James the real danger of the situation. It was

always like this with these „artistic‟ chaps; a sensible man should have nothing to say to

them. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 117)

Back in Pat‟s office Eric, the callboy, was waiting. He did not know that he was the

hinge upon which swung a great affair.

“You like the stuff, eh?” he asked eagerly.

“Pretty good,” said Pat with calculated indifference.

“You said you‟d pay more for the next batch.”

“Have a heart!” Pat was aggrieved. “How many callboys get seventy-five a week?”

(F. Scott Fitzgerald, The Patt Hobby stories, fq. 109)

A carriage driving out through a gate forced phaeton and donkey-cart into proximity;

the wheels grated, the lighter vehicle skidded, and was overturned. Swithin did not look

round. On no account would he have pulled up to help the ruffian. Serve him right if he

had broken his neck! But he could not if he would. The greys had taken alarm. The

Page 107: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

107

phaeton swung from side to side, and people raised frightened faces as they went dashing

past. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 111)

Një togfjalësh i lirë kalon në njësi frazeologjike pas një përdorimi të vazhdueshëm e

për një kohë të gjatë në një formë të caktuar, të ngurtësuar me kalimin e kohës dhe me një

kuptim të ri të gjymtyrëve përbërëse. Kuptimi i figurshëm që fitojnë gjymtyrët gjatë

zhvillimit historik të gjuhës shkëputet tërësisht nga kuptimi i drejtpërdrejtë që kishte para

kalimit në njësi frazeologjike. “Kuptimi i ri krijohet jo me ndryshimin e kuptimeve të

fjalëve të veçanta që hyjnë në togfjalësh, por me ndryshimin e kuptimit të të gjithë

togfjalëshit në tërësi … Në rastin ideal njësi të tilla frazeologjike kanë si homonim në

formë togfjalëshin e lirë, i cili shërben si bazë për krijimin e njësisë frazeologjike”86

.

Ja pra edhe frymëzimi që po kërkon… tha vajza. - Dhe ai kryetari ynë s‟e vë ujët në

zjarr fare për një vatër kulture… Pse të na vijë pastaj inat kur Nas Kishari thotë se u bie

kambanave vetëm për çobankat e Pirganit? .. Domosdo... Megjithëse kryqet, kubetë dhe

selvitë kanë hijen e rëndë të vdekjes dhe s‟tërheqin njeri, veç plakave, që e kanë lënë

jetën pas dhe përpara kanë vdekjen, ne s‟jemi të zotët t‟i vëmë përballë Shtëpinë e

kulturës, gjithë dritë e këngë, që të grish për jetë e gëzim... që përpara ka jetën... (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 159)

Kur i vajti për së dyti, me samarë, Tili s‟desh t‟ja ndreqë pa lekë, s‟desh t‟i jepte

veresie një samar të ri mushke. Dhe këtë punë agai ja mban veth në vesh. “Edepsëz

njeri! – thotë. ... Mua të më kërkojë paret në dorë? Bëri sikur vuri dorën në zemër e zuri

miau-miau ... Më paguaj, aga, atë hakën e vjetër, se dua të ble ca drithë, s‟kam bukë.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 263)

Kur e gjetën vendin dhe u shtruan shesh, Adili i tha Vitës: - Ba me fjetë tash, sa keq...

Sonte natën, si të jena shlodhë nji fije, kena me dalë kndej për me shkue në Boçovë, te nji

mik, me marrë do ushqime. - Po ka, o shpirt, bukë e djathë!... u kujtua myzeqarja dhe

hapi bohçen e zvogëluar e të rreshur si një ftua dimrak. – Ne as kemi vënë gjë në gojë,

gjithë ditën e ditës, përveç atyre dy kafshitave, që hëngrëm në mëngjes... (Jakov Xoxa,

Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 313)

The men who pull the strings are down in the Cape. They want to drive every

Englishman out of South Africa. (James Main Dixson, English idioms, fq. 193)

Dr. Andrew Marshall made it up with his adversary, and they lived on friendly terms

ever afterwards. Why don‟t some of our living medici bury the hatchet with a like

effective ceremony? (James Main Dixson, English idioms, fq. 113)

Disa togfjalësha të lirë pas leksikalizimit të tyre dhe përdorimit të shpeshtë në një

formë të caktuar dhe nëpërmjet metaforës kalojnë në njësi frazeologjike. Leksikalizimi i

tyre nuk është i menjëhershëm por kërkon një kohë të gjatë që togfjalëshi të arrijë të fitojë

tiparet e të përfshihet në frazeologjinë gjuhësore. Gjymtyrët nuk ndryshojnë dhe nuk

fitojnë ndonjë kuptim të ri por i gjithë togu merr një kuptim të ri të figurshëm si njësi

tërësore. Këto lloj njësish frazeologjike hyjnë në grupin e njësive frazeologjike të

motivueshme pasi gjymtyrët përbërëse kontribuojnë në kuptimin tërësor frazeologjik.

86

Thomai, J./ Lloshi, Xh. (1975): “Paralele frazeologjike të shqipes me gjuhë të tjera të Ballkanit” në:

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1967,

vep. e cituar, fq. 226

Page 108: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

108

Grupi i njësive frazeologjike foljore të motivueshme është më i pasuri në shqipe dhe

në anglishte. Ai përbën një grup njësish frazeologjike në zhvillim pasi gjatë përdorimit të

gjuhës shumë togfjalësha të lirë mund të kalojnë në njësi frazeologjike në të njëjtën

mënyrë duke sjellë pasurim të gjuhës. Shumë njësi të reja hyjnë në ligjërimin bisedor, por

tashmë vërehet edhe prirja për t‟i përfshirë një pjesë të tyre, që kanë karakter asnjanës, në

gjuhën e letërsisë shkencore, politiko-shoqërore apo publicistikë:

Letrat e Balzakut të kësaj kohe hedhin dritë mbi punën e tij letrare. (Let. mës./Jani

Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 238)

Kuptimi frazeologjik në disa njësi rrjedh nga shkrirja e kuptimeve të gjymtyrëve, pra,

kuptimi i figurshëm i foljes dhe kuptimi i drejtpërdrejtë i emrit. Ky grup njësish

frazeologjike foljore të pamotivueshme përftohet nga një gjymtyrë me kuptim të

figurshëm me një tjetër gjymtyrë me kuptim të drejtpërdrejtë që zakonisht shprehet me

emër. Këto njësi frazeologjike foljore nuk kanë togfjalësha të lirë gjegjës:

Paguana sa na japin gjetkë e nuk shkojmë. Po kësaj here duam të lidhim kontratë.

Pagesën të na e bësh në fund të javës. Duam edhe skela të reja. Bënë pazar dhe e prenë

katër franga ditën për muratorët, dy për goliçët. Shkuan të bëjnë kontratën te avokati (kjo

e uruara Vllahi ish mbushur asoherë me avokatë, më keq se Greqia). Ky, avokati, ish një

burrë i trashë, me ca vetulla të kërleshura, si ato të djallit, që ia zinin fare sytë, pak si

thinjak, shumë dinak. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 404)

Në fillim ai s‟i dha rëndësi kësaj çështjeje. E dinte që kishte të bënte me një grua

konservatore. Po, me kohë, filloi të vriste mendjen. Dhe, kur vendosi se do të ishte më

mirë, për çdo rast, të mos shihej më në shtëpinë e tyre, ndjeu përbrenda një lloj brenge…

“Këto s‟janë shenja të mira, more çunak”, mendoi me vete. (Shefqet Musaraj, Para

agimit, fq. 34)

In a remote corner, embowered in palms, was a cottage piano, with a copy of the

„Kensington Coil‟ open on the music-stand. Roger had objected to a band. He didn‟t see

in the least what they wanted with a band; he wouldn‟t go to the expense, and there was

an end of it. Fracie (her mother, whom Roger had long since reduced to chronic

dyslepsia, went to bed on such occasions) had been obliged to content herself with

supplementing the piano by a young man who played the cornet, and so she arranged

with palms that anyone who did not look into the heart of things might imagine there

were several musicians secreted there. She made up her mind to tell them to play loud -

there was a lot of music in a cornet, if the man would only put his soul into it. (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 151)

Në këtë grup përfshihen edhe njësi frazeologjike me vlerë foljore që ndërtohen me

folje të përdorimit të dendur si bëj, kam, marr, shoh, make, take, have etj., në të cilat

folja është me kuptim të figurshëm. Duke qenë shumë të ngjashëm me togfjalëshat e lirë

burimorë dhe duke patur gjymtyrë që e ruajnë pavarësinë kuptimore edhe jashtë

strukturës së njësisë frazeologjike këto njësi përfshihen herë pas herë në togje

jofrazeologjike. Edhe pse lidhja ndërmjet gjymtyrëve është e dobët, ato shkojnë drejt

njësimit kuptimor.

Page 109: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

109

Pardje, kur futa çekanët e mistritë në torbë, më tha “qorr”. Tri herë më tha kështu.

Përpara të gjithëve që sheh këtu, përpara djalit. U mata të hidhem e ta bluaj me

pëllëmbë, pataj u mbajta, se kam një kumpanë të tërë mbi kurriz. Mirëpo kjo fjalë më

dhembi shumë... -Mos u mërzit xhaxho. Kjo s‟është fyerja e parë që bëjnë Hocët këtu në

Vllahi. Këtë punë na e lër neve, vllehëve, se do ta zgjidhim kur t‟i vijë radha. Mos harro

se këtu ti ke shumë shokë që do të ta marrin hakun. Vetëm bëj durim. Kështu tha Radu

Llupu dhe u ngrit e shkoi. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 409)

Gjer në Mënaderas i kishte dhënë biçikletës me thembër të këmbës, duke i bërë ballë

në këtë mënyrë, tufanit shpirtëror dhe jugës së zezë. Pastaj, nga kthesa gjer në Pojan,

nga Pojani në Kënetas dhe nga Kënetasi në Sopishtë, ai e kishte marrë biçikletën për

dore. Shiu i pasdites e kishte bërë rrugën llucë. Duke mbështetur gjithë fuqinë që i kishte

mbetur tek elasticiteti i gishtërinjve, mundohej t‟i bënte ballë jugës së zezë që e pengonte

dhe baltës që i frenonte ecjen. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 105)

Characteristically, his irritation turned not against Irene but against Soames. The

idea that his nephew‟s wife (why couldn‟t the fellow take better care of her –oh! quaint

injustice! as though Soames could possibly take more care!) should be drawing to

herself June‟s lover, was intolerably humiliating. And seeing the danger, he did not, like

James, hide it away in sheer nervousness, but owned with the dispassion of his broader

outlook, that it was not unlikely; there was something very attractive about Irene! (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 132)

Krahas dy tipave të përmendur më lart, një tjetër tip njësish frazeologjike foljore nuk

ka togfjalësha të lirë gjegjës por ndërtohen sipas gjedheve të gjuhës, të cilat mund t‟i

quajmë formime analogjike. Të dyja gjymtyrët kanë kuptim të figurshëm:

Lidheni! Në do jetën, mbaj gojën – i tha Anyla. – Me ty s‟kemi gjë. Shërbëtorët

s‟kanë faj; ata bëjnë siç i urdhëron i zoti, që u jep bukë. Urtë. Shtruar. Bindur. Merr

vesh? S‟ke ku shkon. Prapa të vijnë të tjerë. E lidhën. Ia mbyllën gojën me shtupë. Burrni

dhe një mbetën të ruajnë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 158)

Dhe me të vërtet! ... Ai, Koz Dynjaja, të cilit i priste gjuha brisk në kohë të lërimeve,

mbjelljeve, prashitjeve, kur vinte puna të fliste me bashkëfshatarët për vuajtjet e tyre,

tani, në kohën e të korrurave dhe të lëmit, detyrohej shpesh herë t‟i vinte pengec gjuhës,

për t‟u ndukur frerin disa shokëve të tij, që, nga dielli e vapa e beharit, u mirrte koka

zjarr e mund të bënin ndonjë “mbroçkull” në fshat. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III,

fq. 125)

That day three thousand Saracens bit the dust. (James Main Dixson, English idioms,

fq. 29)

Tek njësitë frazeologjike foljore me burim nga togjet e lira, gjymtyrët e kanë humbur

pavarësinë e tyre kuptimore. Po të shkëputen gjymtyrët nga togfjalëshi frazeologjik ose

po të jenë pjesë e njësive të tjera frazeologjike ato kanë një tjetër kuptim. Shkalla e

humbjes së pavarësisë kuptimore të gjymtyrëve që hyjnë në një bashkim të caktuar

fjalësh është e ndryshme:

Page 110: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

110

tek njësitë frazeologjike foljore të pamotivueshme/idiomat87

, humbja e pavarësisë kuptimore të gjymtyrëve është e plotë. Një njësi e tillë si “marr vesh” nuk

përdoret në lidhje të tjera fjalësh, qoftë edhe në lidhje të lirë:

Kur të rritesh, do të marrësh vesh se vetëm vjedhjet e pasanikëve nuk bëjnë zhurmë e

nuk lënë gjurmë… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 132)

You don‟t suppose, do you, that our friends here are in earnest. They have been

pulling our legs very wittily. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 309)

Njësia frazeologjike “pull somebody‟s leg” mund të çojë në keqkuptime gjatë

përdorimit të saj në ligjërim pa e ditur kuptimin e saj idiomatik, duke qenë se gjymtyrët

kanë humbur plotësisht pavarësinë e tyre kuptimore. Makkai88

ka hulumtuar historinë e

kësaj njësie frazeologjike. Sipas shpjegimit të studiuesit në fjalë – në situatën e dënimit

me varje për të burgosurit, tërheqja e këmbëve thyente rruazat kurrizore dhe i jepte fund

më shpejt dhimbjes.

në njësi të tjera frazeologjike humbja e pavarësisë së gjymtyrëve është e

pjesshme89

:

Ata kishin qëndruar në vend dhe po rrinin ashtu siç rrinë zakonisht njerëzit para një

kanali që s‟ua pret mendja ta hedhin dot dhe thonë me vete: ta hedh, mos ta hedh.

Sidoqoftë atij ju bë zemra mal, ashtu siç ju bënë mal edhe ato ugaret buzë kënete, me ato

kanale të gjera e të thella kulluese, që pengonin gjahtarët, por u hapnin udhë ujërave të

shirave. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 464-465)

Pastaj ja fillojnë punës siç dinë vetë: ja gjejnë gjurmën kallauzit që u kish hapur

udhë nizamëve – ky qenkej njeriu i afërt i beut të Velçanit - dhe e dërgojnë atje ku duhet.

Më tutje vrasin aganë që i kish dhënë bukë yzbashit, ndezin dyfeg me Kaproshët, vrasin

Lamçe Kaprin e kështu me radhë, e pastrojnë malin. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 186)

Në këto shembuj, “hap udhë” është përdorur si tog i lirë fjalësh në rastin e parë dhe si

njësi frazeologjike në rastin e dytë. Për të tilla njësi që kanë togfjalësha të lirë gjegjës,

humbja e pavarësisë kuptimore është e pjesshme, duke qenë se ky bashkim fjalësh hyn në

ligjërim në të dyja format dhe është konteksti që e përcakton nëse është i lirë apo

frazeologjik. E njëjta gjë ndodh edhe me rastin e njësive “i ha kurrizi”, “iu hap syri” e

shumë të tjera:

Jashtë në pyll po dëgjohej rehmatja e atllarëve dhe hingëllimat e pelave të egra.

-Po u ha kurrizi për barrë të egër…, - tha Llambroja. – Edhe ato po e japin fjalën, siç e

dha i zoti i tyre…, - tha Petriti. – Kaq shumë të dëgjojnë, o Llambro?

-Nuk e dinë ato se për ç‟barrë kripe bëhet fjalë, pa nuk do të hingëllinin ashtu, por do të

shkrofëtinin. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 277)

87

Thomai e përdor këtë term për njësi frazeologjike të pamotivueshme në shqipe. 88

Makkai, A. (1993): “Idiomaticity as a reaction to L‟Arbitraire du Signe in the universal process of

semeio-genesis”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale,

NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 303 89

Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 19

Page 111: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

111

Po kur e tepëronim shumë me urime të këtilla, që s‟ishin vetëm urime po edhe cmakë

grerakësh, ndjenim ndonjë të pickuar në mish të butë. Ishte dora e Nastasijes, dora e

Ngjelinës a ndonjë dorë tjetër, që na përmendte se e kishim kapërcyer. Po ne nuk

shtroheshim; thërrisnim: - Olele! Më pickoi Nastasija! Pastaj, kur na merrte krahun

ndokush, na hapej syri edhe më shumë: Do t‟ju martojmë! Do të vinë krushqit t‟ju marrin

... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 89)

Gjatë zhvillimit historik të gjuhës, disa prej gjymtyrëve në përbërje të njësive

frazeologjike kanë dalë nga përdorimi ose mund të kenë një kuptim të ndryshëm nga ai

që mund të ketë brenda togut frazeologjik. Kjo sjell që njësi të tilla frazeologjike nuk

mund të zbërthehen semantikisht vetëm nëse i referohemi etimologjisë së gjymtyrëve

përbërëse. Këto të fundit nuk kanë lidhje kuptimore me kuptimin tërësor të njësive

frazeologjike dhe mund të motivohen vetëm historikisht. Gjatë përdorimit në ligjërim,

nuk mund të merret me mend kuptimi i këtyre gjymtyrëve veçan por ato hyjnë në ligjërim

si njësi të gatshme me kuptim tërësor të pamotivuar.

Së shpejti, Baba sulltani do të nxirrte këllëçin e madh e do t‟i bënte hi e pluhur gjithë

kralet e mëdhenj e të vegjël, do t‟u merrte gratë e çupat e do t‟i mbyllte në haremin e

Stambollit. Domosdo, ato që do të tepronin do t‟ua falte të mëdhenjve të mbretërisë. Tha

se ay, Baba sulltani, mblidhte njerëz me harxhe, paguante tink-tink alltën e argjend.

Pastaj, papritur, vuri re se burrat që kishin ardhur t‟i merrnin dorën ishin të paktë.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 165)

Fija ktheu e vërtiti kokën si nepërkë kraste e ia pati: Qyranua ishin kushërira të

shtata, ngrohur në një diell, shi, shkuar tri herë veshit; gratë ishin gra, me xibunë shtatë

në dorë, që na bie bretku së punuari në shi e në diell e s‟bëjmë dot një fustan për të qenë.

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 440)

I hold the purse strings and they must come to me for money. (Ilo Stefanllari, Fjalor

frazeologjik anglisht-shqip, fq. 188)

Gjymtyrë si „re‟ dhe „bretku‟, në këto shembuj, nuk përdoren dhe nuk kanë kuptim

jashtë këtyre njësive frazeologjike dhe as nuk kanë lidhje burimi me fjalët e tjera

homonime; fjala vjen, „bretku‟ nuk lidhet nga ana kuptimore me „bretkun‟ si „mashkull i

bretkosës‟, apo „re‟ që ka si fjalë homonime me kuptim „e dyta notë e shkallës muzikore‟

apo „nusja e shtëpisë‟. Në anglishte, një send i tillë si “a purse with strings” (qese me

spango, që dikur përdorej për të mbajtur paratë në gji) nuk përdoret më në ditët e sotme,

përveç në strukturën e kësaj njësie frazeologjike. Gjymtyrë të tilla ngurosen nga forma,

njësohen kuptimisht me gjymtyrët e tjera të njësisë frazeologjike për të nxjerrë kuptimin

tërësor të tij.

Fakti që njësitë frazeologjike foljore shprehin një veprim ashtu si dhe togfjalëshi i lirë

burimor bën që kuptimi i drejtpërdrejtë i këtij të fundit të mund të shërbejë si temë

semantike e kuptimit frazeologjik të njësisë, duke shënuar fillimin ose mbarimin e një

procesi:

s‟ka vënë brisk akoma djali (është i ri) – ku kuptimi i drejtpërdrejtë shënon fillimin e një

procesi të caktuar.

Page 112: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

112

Takuam nga ata që që kanë nisur të thinjen dhe nga ata që s‟kanë nisur të vënë brisk

në faqe. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 139)

të bën gropën – (të vret) kuptimi i drejtpërdrejtë shënon mbarimin e procesit ose pasojën.

“Do ma bëjnë gropën sonte!” iu shkrep një mendim nëpër tru. Sytë, ashtu si

gishtërinjt e duarve, po kërkonin vend ku të mbaheshin, u kapën pas flakëve të zjarreve,

që ishin përhapur kudo anë kënete dhe çanin tek tu, me guxim, errësirën e thellë të kësaj

nate. (Jakov Xoxa, lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 21)

Ashtu si metafora që bën shndërrimin e figurshëm të togfjalëshit të lirë duke e kthyer

atë në njësi frazeologjike, edhe hiperbola luan një rol të ngjashëm për një pjesë të togjeve

frazeologjike. Në disa raste, shndërrimet e figurshme të togfjalëshave krijojnë edhe

vargje sinonimike, si “e bën mizën buall”, “e bën qimen tra” dhe “i vë pleshtit zile”:

Pse ma bën mizën buall, o byrazer... dhe Leksi u skuq gjer në të bardhë të syve... Ti e

di që turpi yt është dhe imi... Këtë dimër ti me plakën, me Vitën e me gruan time pas,

shkove kaq dit e net te kosovarët, kur unë i ngrysja e i gdhinja në Shënepremte të Laçajt e

megjithatë s‟të thashë asnjë fjalë, se e dija që nderi im është dhe yti... (Jakov Xoxa, Lumi

i vdekur, Vëll. III, fq. 134)

Të gjithë e dinë thënien popullore “e bën qimen tra”. Por ndodhka edhe ndryshe.

Roja i zvogëlon aq shumë humbjet në depon e tij, sa mund të thuhet “e bën trarin qime”.

(Publicistikë, Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 992-993)

Eh, or byrazer! – tha Teoja. – Kur i vë pleshtit zile, deomos që do të nxjerrësh edhe

yçkla. Shartimi i truve ka arritur kulmin. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës

shqipe, fq. 1152)

3. Kuptimi leksikor dhe elementet semantike, shprehëse, emocionuese e

stilistike të mbishtresuara tek njësitë frazeologjike foljore

Problemi „denotacion‟/ „konotacion‟ është shumë i diskutuar sot nga studiuesit e

gjuhës dhe të stilit. Bazuar në l‟arbitrarire du signe të Sosyrit lidhja ndërmjet konceptit

dhe shenjës gjuhësore është arbitrare. Sipas Makkai-t, ky koncept “është një produkt

historik në zhvillimin e universaleve shenjë-koncept i cili ka patur një fillim, një kulm dhe

rënien e tij”90

. Ai vëren se përveç komunikimit logjik ndeshet edhe një prirje për të

përdorur mjetin e quajtur „forizëm‟, bazuar në dukurinë e metaforës. Forizmi i referohet

atij tipari të gjuhës ku shenjat gjuhësore nuk përdoren vetëm për referentët e tyre por

edhe për shenja të tjera dhe nëpërmjet këtyre të fundit përdoren për referentë të tjerë.

Ashtu sikurse një koncept për një send apo veprim emërtohet në disa mënyra nga një apo

disa fjalë që mund të jenë në marrëdhënie sinonimie me njëra tjetrën, në të njëjtën

mënyrë edhe njësitë frazeologjike foljore shënojnë konceptin e një veprimi duke u

përdorur krahas fjalëve apo njësive të tjera frazeologjike.

90

Makkai, A., (1993): “Idiomaticity as a reaction to L‟Arbitraire du Signe in the universal process of

semeio-genesis”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale,

NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 300

Page 113: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

113

Kështu, për të shprehur inatin si gjuha shqipe dhe ajo angleze kanë një grup njësish

frazeologjike: “i hipi gjaku në kokë (në tru)”, “i hipi gjaku (në fytyrë)”, “i ra gjaku në

sy”, “i hipin xhindet”; “blow your stack” , “hit the ceiling” dhe “blow off steam”:

“Ne jemi njerëz mali e nuk zbresim dot në fushë, se s‟na le driza, - i tha Malush Agaj

njeriut të beut. Po të dojë beu të flasëm, le të ngjitet këtu, lart”. Kur dëgjoi fjalën që i

kish dërguar Malush Agai, beut i hypi gjaku në kokë e mënt i ra pika. S‟e nxinte më as

lëkura, as konaku, as tërë vendi. I ziente zemërimi në zemër, sindozot zjen jashtë fërtyma

e kollozhegut. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 133)

Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -

“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl

Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e

Shaqos, kishin mbetur si pa gojë. Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po

përmbyset bota? A mos i kanë hypur xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i

kishin hypur xhindet, se i kish vajtur thika gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 306)

Father hit the ceiling when I damaged the car. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л.,

English idioms and phrasal verbs, fq. 85)

Sipas pikëpamjes tradicionale lidhur me frazeologjinë, nuk ka arsye të veçantë pse

duhet të krijojmë dhe të përdorim kaq shumë shprehje të ndryshme për të përçuar të

njëjtën ide apo koncept. Kuptimi i çdo njësie përcaktohet nga situata të ndryshme

historike që kanë çuar në një përdorim pragmatik të saj. Gjithnjë sipas kësaj teorie, lidhja

midis një njësie frazeologjike dhe kuptimit të saj të figurshëm është arbitrar dhe nuk

mund të parashikohet nga kuptimi i gjymtyrëve të veçanta91

. Nga ana tjetër, studiuesit e

gjuhësisë konjitive janë të mendimit se motivimi me anë të metaforave konceptore i

njësive frazeologjike reflekton qëndrimin e folësve dhe strukturon mënyrën e të

menduarit të tyre për përvojat e ndryshme që përjetojnë. Pra, çdo njësi frazeologjike

përveç nuancës kuptimore që e dallon nga një fjalë ose njësi frazeologjike me të njëjtin

kuptim, shpreh dhe vlerësimin e folësit në mënyra të ndryshme në lidhje me realitetin.

Njësitë frazeologjike, krahas njësive të tjera gjuhësore shumëfjalëshe, kanë në radhë

të parë funksion shënues. Ashtu siç vëren Thomai92

, herë pas here njësitë frazeologjike

plotësojnë zbrazëtitë e sistemit leksikor të gjuhës për koncepte që nuk shprehen me anë të

fjalëve. Njësitë frazeologjike foljore mund të përdoren në mungesë të një foljeje:

Të gjithë kishin zbritur poshtë, përveç zonjave, që nuk deshën të lëviznin nga vendi.

Burrat, në një kor të vetëm, si hamenjtë e skelës kur ngrenë bashkarisht ndonjë peshë të

rëndë, të drejtuar nga kamxhiku i xha Sadikut që ulej e ngrihej vazhdimisht, përpiqeshin

të detyronin kalin të hiqte dorë nga kokëfortësia. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

31)

91

Gibbs, R. W. (1995): “Idiomaticity and human cognition”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A.

Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence

Erlbaum Associates, fq. 104 92

Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet TOENA, fq. 239

Page 114: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

114

Ja pra edhe frymëzimi që po kërkon… tha vajza. Dhe ai kryetari ynë s‟e vë ujët në

zjarr fare për një vatër kulture… Pse të na vijë pastaj inat kur Nas Kishari thotë se u bie

kambanave vetëm për çobankat e Pirganit?.. Domosdo... Megjithëse kryqet, kubetë dhe

selvitë kanë hijen e rëndë të vdekjes dhe s‟tërheqin njeri, veç plakave, që e kanë lënë

jetën pas dhe përpara kanë vdekjen, ne s‟jemi të zotët t‟i vëmë përballë Shtëpinë e

kulturës, gjithë dritë e këngë, që të grish për jetë e gëzim... që përpara ka jetën... (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 159)

Krijimi i njësive frazeologjike të mësipërme nuk përkon me arsyen e krijimit të tyre

dhe nuk është tregues i varfërisë së leksikut të një gjuhe por i mundësive të pakufizuara

që ka sistemi gjuhësor për të krijuar lidhje të reja fjalësh ose për t‟i dhënë lidhjeve

ekzistuese të fjalëve nuanca të reja kuptimore që mbartin vlera të pashtershme shprehëse

e stilistike.

Njësitë frazeologjike mund të përdoren për pastrimin e leksikut nga fjalët e huaja në

shqipe:

„ngul këmbë‟ në vend të „insistoj‟

Zonja e madhe priste të rritej edhe ca, ta martonte edhe pastaj, pas martese, ta niste

që t‟ja bënte forra luftës me Gjatollinjtë. Sepse zonja e madhe ngulte këmbë e nuk donte

të ndahej nga kjo botë para se ta ngopte shpirtin: të dëgjonte se stërnipi kish lidhur fillin

e jetës së tij me atë të gjyshstërgjyshërve, se kish marrë gjakun, se armiku kalbej në varr

e se shtëpia e këtij ishte veshur në zi. Po e para nga të parat: martesa. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 65)

„ka gisht‟ në vend të „është i implikuar‟

Petriti angërdufet, kollitet nja dy-tri herë dhe pastaj ngre sytë dhe vështron përpjetë.

Mungesa e tavanit e bën të kuptojë se nuk është në zyrë dhe mbledh buzët. - E gjithë ajo

që ngjau është për mua një punë armiqësore. Këtu ka gisht armiku ynë dhe pikë. Ai ktheu

kokën dhe s‟dihet përse zuri të vështronte andej nga perëndimi, përtej kënetës së

Hoxharës, drejt detit. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 350)

e bën mizën buall/e bën qimen tra – ekzagjeron

Nën tendën e mbuluar me gjethe të thata fieri, që po shkoqeshin nga puhiza e detit,

argatët vazhdonin të vështronin shoshokun në sy, sikur të mos u besonin fjalëve të Perit, i

cili, shpeshherë, siç thoshte Këmbëçikriku, e bënte „mizën buall‟. (Jakov Xoxa, Lulja e

kripës së butë, fq. 429)

Gjithashtu, njësitë frazeologjike përdoren për të dhënë një nuancë tjetër kuptimore që

shprehet me anë të një figure letrare:

hedh sytë ; hedh një sy; ngul sytë; qep sytë – shikoj

Nga një bryll udhe dual një tufë fshatarësh me qerre, kuaj, mushka e gomerë të

ngarkuar me drithë, qepë, presh, kunguj, pemë, dru: i shpinin në konakët e beut. Kur e

panë, mbajtën kafshët e qëndruan buzë hendekut, si të ngrirë, me dorë në zemër. Beu as

Page 115: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

115

që u hodhi sytë. Tani e kish marrë pak veten dhe kulloste rreth e qark sytë e skuqur.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 163)

Në ke ardhur ndryshe, e mira e së mirës është të mos bësh një çap përpara, se....

Olloman Beut ju drodh xhufk‟ e festes fër-fër, si dridhet maja e kallmërit kur fryn era.

Pastaj, dalngadalë, e mblodhi veten, u hodhi një sy trimave, që prisnin urdhër e tha:

-Kam ardhur si kam ardhur, kjo është puna ime. Po ti, o Malush Aga, të bësh mirë e të

më japësh në dorë ata qena rajenj e ata derra fusharakë, që kanë lënë parmendat e kanë

rënë në strehën tënde. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 134)

Adnani ja kishte ngulur sytë flakës. Kishte një kohë të gjatë që po qëndronte ashtu.

Gjatë gjithë kësaj kohe ai po shkonte nëpër mend lloj-lloj mendimesh: mend me të

mprehura në grilën e luftës së klasave, që lëshonin shkëndi kur ndesheshin midis tyre,

mendime sentimentale, të buta si glina e kënetave të Myzeqesë, që të thëthin e të mbyt

tradhëtisht, mendime të qarta, që të verbojnë me tejdukshmërinë e tyre, mendime të

errëta, që përvetësojnë çdo ditë jete dhe lënë të kalojë vetëm ngjyra e natës. (Jakov Xoxa,

Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 332)

Dhe ia qepi sytë të vdekurit, për të dalluar ndonjë dhembje. Kufoma prehej me

qetësinë e plotë të atij që i ka kryer të gjitha detyrat në jetë. Adnani s‟u përmbajt më dhe

u shkreh në ngashërim. Atë ngashërim s‟e mbuloi dot as zhaurima e kanalit shkarkues,

ardhur degë më degë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 264)

mori dhenë – u përhap

Jo, Myftar aga, ç‟është ajo fjalë? ... S‟ua dhamë ne udhët e pyllit, po ikën vetë ato të

uruara, sikur ta kishin marrë vesh që italianët po i kërkojnë t‟i grijnë e t‟i bëjnë kolé e

pastërma... Edhe breshkat, o qahaja-bash, morën dhenë e s‟gjen një për hajmali, po për

‟to, shyqyr, s‟thotë gjëkafshë beu. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 150)

Ngjyrimi kuptimor e emocional krijon kufizime në përdorim. Nuk mund të përdorim

në të njëjtin kontekst si njësinë frazeologjike „mori dhenë‟ ashtu edhe ekuivalenten e saj

„u përhap‟. Njësia frazeologjike për vetë natyrën e saj ka më tepër përdorim në ligjërimin

bisedor si dhe në atë të shkujdesur dhe një numër i vogël e kalon këtë prag për të hyrë në

përdorim në lloje të tjera ligjërimesh apo tekstesh.

Siç vërehet edhe nga vlera shënuese e tyre, veçantia e njësive frazeologjike qëndron

në faktin që ndryshe nga njësitë e tjera gjuhësore, ato shprehin atë që është e pamundur të

shprehet me mjete të tjera. Njësia frazeologjike foljore „e solli kokën‟ shpreh të njëjtin

koncept si dhe folja „erdhi‟, por me një nuancë tjetër kuptimore dhe me një qëndrim të

ndryshëm të folësit kundrejt personit për të cilin flitet.

Sapo e pa këtë njeri, Artanës iu prenë këmbët dhe u mbështet më shumë pas Etlevës.

“Ç‟është vallë ky gojëzënë? Që nga e ka sjellë kokën? Ç‟kërkon?” Etleva nuk ngurroi

fare, bëri disa hapa, iu afrua zhelanit dhe e pyeti:

-Cili je ti? Nga ke ardhur? Ç‟kërkon? (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 84)

-Ja tek e prunë kokën!

Page 116: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

116

-Mall këta, po thonë se vjen dhe beu! Njëri ngriti sytë drejt qiellit, sikur andej kërkonte

shpëtim, se nga vehtja e nga toka e kishte hequr shpresën. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur,

Vëll. II, fq. 57)

Siç mund të vërehet, krahas vlerës shënuese, njësitë frazeologjike kanë dhe vlerë të

përhershme shprehëse. Ato përbëjnë një thesar të çmueshëm të krijimtarisë së një populli

i cili përcillet brez pas brezi pa e humbur vlerën shprehëse. Kjo vërehet që në shndërrimin

e figurshëm të togfjalëshit të lirë në njësi frazeologjike dhe vijon me përdorimin e njësive

frazeologjike në ligjërimin e folur dhe atë të shkruar. Vlera shprehëse e njësive

frazeologjike qëndron në pasurimin e gjuhës me mjete shprehëse dhe stilistike duke

krijuar mundësi të reja të të shprehurit. Kështu, njësitë frazeologjike nuk përdoren vetëm

në prozë, por shpeshherë edhe në poezi duke indentifikuar stilin e një autori:

Mua peshqit më lënë pa mend, më çudisin

Me buzët e tyre përçmuese, përqeshëse;

Pastaj kur më kthejnë kurrizin,

Më flakin fytyrës indiferencën rrënqethëse! (Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, poezia

“Peshqit”, fq. 160)

Duke qenë se në thelb të motivimit të frazeologjisë qëndron përdorimi i figurave

letrare si metafora, metonimia apo hiperbola, togfjalëshat frazeologjikë ruajnë diçka nga

figurshmëria artistike duke u kthyer në mjete shprehëse të një stili, gjinie apo autori.

Ngjyrimi emocional është aq i theksuar tek njësitë frazeologjike foljore sa që mund të

ketë kundërvënie stilistike me foljet sinonime:

s‟ia var torbën – nuk e përfill

Po Zallorët - dymbëdhjetë shpirt ishin kësaj radhe, të gjithë me thikë në dorë – s‟ja

varin torbën: merr e pre, pre e ha. Iku një kosh, po ikte edhe i dyti, megjithëqë Ndoni u

lutej e u përlutej: -Kam shtatë cuca, i ziu unë. Pa bukë. Vini dorën në zemër, o kapedanë.

Ku të shkoj e ku të mbytem. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 187)

fut hundët – ndërhyn

Beu i zemëruar, sikur t‟i paskish prerë udhën ndonjë lepur ugursëz, qëndroi kalin: -

Jeziti! Vjen nga prapa diellit dhe fut hundët në çifligun tim, sikur të jetë pa zot... Bujku

shikonte beun tek shkumbëzonte e s‟ndihej. Kënaqej që e hoqi nga vetja dhe e çoi të

mirrej me kosovarin. (Jakov Xoxa Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 81)

iu bë ferrë – iu ngjit

Heshti një copë herë, pastaj diç iu kujtua dhe ia nisi prapë:

-Ama krushku m‟u bë ferrë, s‟m‟u nda, si ajo e grera në vjeshtë, kur del rrushi; “Ti,

Ngjelino, thotë, po i bie së mirës me këmbë.” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 425)

Vlera shprehëse e njësive frazeologjike foljore mbështetet në disa tregues. Tek njësitë

e tipit folje + emër, ndeshet shpeshherë përdorimi i mënyrës dëshirore, kryesisht në

urime, mallkime, sharje etj. Ngarkesa emocionale tek këto njësi frazeologjike çon në

prishjen e rendit fillestar të gjymtyrëve të tyre, të trashëguar nga togfjalëshi i lirë, si

pasojë e përforcimit emfatik dhe të kushtëzuara nga kërkesat e stilit dhe të gjinisë:

Page 117: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

117

Sikur të mos isha unë, as gjysma e përrallave s‟do të ishte,

Dhe ndofta s‟do të ishte as gjysma e folkorit,

Se mendja poetëve aspak s‟do t‟ua priste,

Të bënin rrëfime pa bëmat e mua të gjorit. (Dritëro Agolli, Lypësi i kohës, poezia

“Ligjërimi i ujkut plak, fq. 159)

Skema dytësore tek disa njësi frazeologjike bëhet më e zakonshme sesa skema

fillestare:

“Për motin e pestë, e shkreta gjyshe ndjesë pastë, nuk e priti dot gjersa të vinte puna

te krasitja pa të zemërohej. Ajo ia plasi që në pyetjen e parë kumbares. (Jakov Xoxa,

Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 210)

Ngjyrimi emocional nuk humbet edhe në rast se ndryshimi i rendit nuk bëhet në

përputhje me kërkesat e stilit. Skema klasike kryefjalë + kallëzues kristalizohet në një

formë tjetër të njësisë frazeologjike, kallëzues + kryefjalë, e cila përdoret në çdo stil të

gjuhës së shkruar dhe të folur:

Vetëm një gjah nuk pa me sy kësaj radhe: çupa e nuse. Në asnjë nga fshatrat që

shkeli. Ta pret mendja: ish hapur fjala anëembanë se kish dalë beu për gjah dhe ... “Ama

derra këta çiftinj! I mbajnë dosat mbyllur!” Pa beu aty-këtu ca plaka leckamane të

ngarkuara me dru e karthje, po ç‟i do këto? Janë si ajo pastërmaja e dhisë. Beu s‟desh

pastërma; desh mish fëllëze. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 167)

Ata që i ndau puna dukej se do t‟i pajtonte sofra. Po doli e kundërta. Ndonëse

përjashta, në oborrin e kryesisë, instruktorit të ministrisë i zuri syri një lëkurë qengji të

nderë në diell dhe në mesore i shpoi hundën era e mishit të pjekur, në tryezë ai nuk

pikasi asnjë shenjë dreke. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 64)

Pa pyetur fare autorin, të cilit nuk i mbushej mendja të kishte shkruar ndonjë gjë të

bukur, njëri nga shokët e tij me nofkën “Eshkani” – nofkë kjo që i kishte mbetur ngaqë,

kur fliste, merrte përnjëherësh zjarr si eshka, ia mori skicën me marifet dhe, mik pas

miku, gjeti rastin dhe e botoi me pseudonim në një nga gazetat qendrore, kryeredaktori i

së cilës kishte fituar besimin e autoriteteve qeveritare… (Shefqet Musaraj, Para agimit,

fq. 11)

Njësitë frazeologjike të përbëra nga më shumë se dy gjymtyrë që mund të përputhen

me skemën fillestare kryefjalë-kallëzues-kundrinë mund të kenë ndryshim të rendit në një

skemë dytësore kundrinë-kallëzues-kryefjalë për të fituar vlerë shprehëse-emocionale. Në

disa raste, prishja e rendit mund të përsëritet. Ashtu siç vëren Thomai, mund të mendohet

që skema e tyre të jetë zhvilluar në këtë mënyrë: në fillim skema kryefjalë-kallëzues-

kundrinë; ky konstrukt, për shkak të ngarkesës emocionale që kanë pasë marrë këto

shprehje, e ka prishur rendin fillestar të fjalëve, duke u kthyer në skemën kundrinë-

kallëzues-kryefjalë; pastaj me kohë ky konstrukt u bë kaq i zakonshëm në përdorim sa që

për të shprehur emocionet u ndje nevoja të riprishej rendi i fjalëve, kështu që konstrukti

Page 118: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

118

sekundar kundrinë-kallëzues-kryefjalë u rikthye në skemën primare kryefjalë-kallëzues-

kundrinë, me ekspresivitet93

:

Të tjerët, gra e burra, që siç duket ua kishte zënë veshi këtë ngjarje dhe e dinin se ku

do të dilte Vala, nisën të qeshin që më parë.

-U më të raftë një pikë, moj delenxheshkë, që këndon kështu në sy të burrave!...

-Hë, se s‟të dëgjon burri ty, se e ke larg ... ahu... në botën tjetër!... dhe shënoi gruaja nga

varret. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 119)

Burrat nën hie,

Lëzën kuvendojnë,

Pika që s‟u bie,

Se nga gratë rrojnë. (Çajupi, Mëmëdheu, fq. 30)

Peshën emocionale e kuptimore njësia frazeologjike e ruan edhe kur kemi cungim të

saj. Njësia frazeologjike e cunguar “s‟ia vlen” përdoret me të njëjtin kuptim si dhe

togfjalëshi i plotë frazeologjik “s‟ia vlen barra qirasë”. Të njëjtën gjë mund të themi për

“ia mblodhi” nga “ia mblodhi rripin”.

-Ku e mori lejen ajo, ku?, - iu kanos s‟ëmës Ajeti.

-Ku i desh qejfi!, - ia plasi me inat plaka, që e urrente këto sjellje të së resë dhe kishte

mëri edhe të birin që nuk ia mblidhte rripat. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 88)

Mos ki qeder. Do të ngrihet ajo dhe do të shohim se kujt do t‟ja mbledhë më parë.

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 442)

Ngjyrimi emocional i njësive frazeologjike lidhet si me kuptimin edhe me anën

strukturore të tyre. Njësitë frazeologjike pësojnë ndryshime në formë për t‟ju përshtatur

kontekstit dhe stilit të autorit duke u përdorur në gjini dhe në ligjërime të ndryshme.

Autorë të ndryshëm mund të përdorin variante të ndryshme të të njëjtës njësi

frazeologjike ose mund të përdorin krijime vetjake duke luajtur herë me kuptimin e

drejtpërdrejtë dhe herë me kuptimin e figurshëm të njësisë frazeologjike. Me fjalë të tjera,

çdo autor apo pjesëmarrës në bisedë përdor mjetet gjuhësore për të përcjellë një

informacion në përputhje me qëllimin e bisedës apo të një vepre të një gjinie të caktuar.

Nisur nga fakti që njësitë frazeologjike përdoren duke filluar nga ligjërimi libror e

stili i lartë dhe deri tek ligjërimi i rëndomtë, e njëjta folje mund të ketë ekuivalenten e saj

frazeologjike në nivele të ndryshme të gjuhës:

“vdiq” – e ndjeu perëndia; ndërroi jetë; dha shpirt; mbylli sytë; ndeu këmbët; i ktheu

patkonjtë nga dielli; na e mori të keqen; e la fryma; harroi të merrte frymë, i bëri këmbët

bigë; shkoi për të bërë vegsha.

Ç‟janë këto qypa, moj bijë? Ç‟janë këto pare me bisht? – pyeti plaku dhe u munuda

ta shquante, ndër të tjerat, atë që foli, me ata sytë e shpëlarë, që ja kish përcëlluar flaka e

furrës (më vonë, im gjysh humbi fare dritën e syve, rrojti dhe eci shumë vjet në errësirë,

93

Shih Thomai, J. (1966): “Mbi rendin e fjalëve në strukturën e frazeologjizmave të shqipes” në: Akademia

e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1966, fq. 155

Page 119: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

119

gjersa ndërroi jetë kur ishte nja njëqind e tetë vjeç). (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 90)

Thirri e këndoi gjer brenda në fshat. Aty s‟këndoi më, nuk thirri më. Zonja e madhe,

stërgjyshja, kish mbyllur sytë e kish shkuar tek të shumtët. Me ankth kish rrojtur, me

ankth kish vdekur. Se s‟është punë e vogël të presësh sosjen kur di se jeta e fisit tënd

është e lidhur me një fill të hollë që nuk di as ku gjendet ky fill. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 70)

Paci qëndroi tek hyrja e shkallëve të brendshme të godinës së kripores dhe ngriti sytë.

Edhe ajo po e vështronte. Bebëzat e saj të mëdha e të zgurdulluara iu dukën Pacit më të

hatashme, tamam sikur t‟i qenkësh shkrepur të hidhte ndokënd nga ballkoni dhe të ishte

duke hetuar që andej a do të jepte shpirt apo jo. (Jakov Xoxa Lulja e kripës së butë, fq.

136)

Në anglishte mund të përmendim: kick the bucket; the golden bowl is broken; turn up

one‟s toes; slip one‟s cable; slip through one‟s fingers; tip over the perch; give up the

ghost etj. Të gjitha këto njësi frazeologjike përdoren për të dhënë kuptimin “vdiq”

pavarësisht se kanë ngjyrime të ndryshme kuptimore dhe stilistikore. Në këtë mënyrë,

njësia frazeologjike “the golden bowl is broken”, me origjinë biblike, është eufemizëm

për vdekjen:

“Or ever the silver cord be loosed, or the golden bowl be broken, or the pitcher be

broken at the fountain, or the wheel broen at the cistern. Then shall the dust return to the

earth as it was; and the spirit shall return unto God who gave it.” (Book of Ecclesiastes

xii.6; James Main Dixson, English idioms, fq. 102):

Sot përdoret nga autorë të ndryshëm në vepra letrare:

And thus they go on from year to year, until the golden bowl is broken. (James Main

Dixson, English idioms, fq. 102)

“to slip through one‟s fingers” përdoret për dikë që vdes papritur dhe pa shumë mundim.

“turn up one‟s toes” përdoret me tallje për dikë që vdes:

One morning the children found that their pet mouse had turned up his toes, so they

had a funeral for him. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal

verbs, fq. 165)

Pavarësisht nga numri i pakufizuar i njësive frazeologjike me të njëjtin kuptim, duhet

të kemi parasysh kufizimet stilistike e ligjërimore për një përdorim të drejtë të tyre. Në

një vepër shkencore nuk mund të përdoren njësi frazeologjike të ligjërimit bisedor94

:

“Kjo larvë, duke i rënë patates në kohën e lulëzimit, ka borxh ta dëmtojë krejt brenda

disa ditësh”.

94

Shih Thomai, J. (1982): Veçori të përdorimit të frazeologjisë së gjuhës shqipe, fq. 55

Page 120: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

120

“Nga gjithë arbëreshët e Italisë De Rada ha bukë veç. Me një kulturë shumë të gjerë

…”

Duke qenë se në disa njësi frazeologjike foljore ka mbijetuar si kuptimi i

drejtpërdrejtë edhe ai i figurshëm, ato përdoren për të krijuar humor:

Vita – Përgjigjja e Jasharit e ngriti shumë tensionin.

Mara – Pse, sa i vajti moj bijë, se ka qenë sëmurë?

Vita – 25 më duket.

Mara – Mua më arrin deri 18 dhe më merren mendtë.

Petro (Marës) – Bën shaka ajo, nuk e ka fjalën për tensionin e gjakut95

.

(Një fëmijë i vogël (duke qarë) i thotë mamasë së tij)

“Mummy, mummy, my auntie Jane is dead.”

“Nonsense, child! She phoned me exactly five minutes ago.”

“But I heard Mrs. Brown say that her neighbours cut her dead96

” 97

.

Me ngjyrimin emocional që përcjellin njësitë frazeologjike përdoren gjithashtu në

lojëra fjalësh:

“Isn‟t our Kate a marvel! I wish you could have seen her at the Harrisons‟ party

yesterday. If I‟d collected the bricks she dropped98

all over the place, I could build a

villa”99

.

Çdo njësi frazeologjike, përveç vatrës kuptimore dhe gramatikore, ka edhe vatrën

stilistiko-emocionale, e cila është gjymtyra që mbart peshën kryesore të ngjyrimit

stilistik-emocional të të gjithë njësisë frazeologjike. Në bazë të karakterit të gjymtyrëve

dhe ngjyrimit emocional që përcjellin, njësitë frazeologjike foljore mund të shtresëzohen

edhe nga pikëpamja stilistike:

së pari, disa prej tyre përdoren njësoj në çdo stil të gjuhës letrare dhe pa ndonjë ngarkesë emocionale të veçantë si: vë re, hedh sytë, e mbaj fjalën etj.:

Kripërat kimike, këtë herë më qartë dhe më me këmbëngulje, kishin sajuar mbi

fytyrën e njohur diçka të re, gjithsesi të çuditshme, që ishte e vështirë ta përcaktoje me

një fjalë. Ndoshta një sy i zakonshëm nuk do të dallonte asgjë. Por tamam sepse ishte e

padallueshme, e shkrirë në mënyrë të njëtrajtshme në çdo rrudhë e në çdo tipar, ajo

duhej të ishte tepër e thellë. Diçka midis mendimit dhe hallit një konfiguracion vetmie,

mezi dallohej në mesin e ballit, ndante si humnerë sytë, zbriste te mollëzat, te buza e

poshtme, ngrinte atje si plumb. Kurse vajzat e reja punëtore flisnin dhe qeshnin të

lumtura, përpara atij, fare pranë, pa vënë re asgjë. (Ismail Kadare, Dimri i madh, fq. 36)

95

Shih LLoshi, Xh. (1999): Stilistika dhe pragmatika. Tiranë: Botimet Toena, fq. 125 96

[“to cut somebody dead” do të thotë që „të tregosh mungesë respekti ndaj dikujt; të hiqesh sikur nuk e

njeh ose nuk e ke parë dikë‟]. 97

Shih Ginzburg, R.S./ Khiedel, S.S./Knyazeva, Sankin, A.A. (1999): English Lexicology, Moskë, fq. 227 98

[“to drop a brick” ka kuptimin “të thuash një gjë pa dashje dhe pa takt që shokon dhe ofendon njerëzit”.] 99

Shih Ginzburg, R.S./ Khiedel, S.S./Knyazeva, Sankin, A.A. (1999): English Lexicology, Moskë, fq. 228

Page 121: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

121

Etleva ndërpriste bisedimin me vetveten, hidhte sytë në lëmë që ku vinte një

hamullimë zërash, ose tej, në faqen e liqerit, që kaltëronte joshës. E ndërpriste dhe e

fillonte rishtas, sepse i dukej sikur dëgjonte Enkeleun, që i fliste me zë të thellë,

mbrëmësor ndërsa fërmitnin majat e drurëve: “Ti mos u çudit: Kështu e ka bujqësia.

Bujku ka të tijnë vetëm dimrin. Atëherë prehet, dëfren, gjuan. Doemos, edhe bëhet gati

për pranverë, pret e sjell dru, po këto i bën më nge. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.

119)

së dyti, pjesa tjetër e njësive frazeologjike foljore shprehin një ngjyrim më të theksuar emocional, duke i parë në krahasim me foljet asnjanëse. Për shkak të

përmbajtjes së tyre të rëndë, ato përdoren më shumë në ligjërimin bisedor:

e theu qafën – iku

Ptu, moj jezikë, moj delenxheshë!... Mua m‟u bë nipi për nuse, ti po më marton të

renë e djalit!... Tyt, thyej qafën e zër rruazën! -Po ti, xha Llazi, mos kij dert, mund ta

marrësh dhëndër brenda grizarakun... ashtu bëj më mirë, se ashtu s‟do kesh vërtet nipër

nga gjaku yt, po s‟do kesh ama as dobiça... dhe pastaj, rrëmbyer nga fjalët që tha, diçi

shkrepi e thirri: Ku vete flas për turpe unë!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq.

131)

Njësitë frazeologjike shprehin përbuzje, tallje, ironi, sharje por edhe urime,

përkëdhelje apo dëshirë duke u përdorur në situata të shumta dhe duke i dhënë bisedës

një shkallë më të lartë aktualizimi. Të veshura me ngjyrimin emocional ato përdoren më

dendur në ligjërimin e përditshëm, në letërsinë artistike, në shkrimet satirike e

humoristike etj., dhe ndeshen më rrallë në shkrimet shkencore për shkak të natyrës

abstrakte dhe përgjithësuese që kanë ato. Autorë të shkrimeve me karakter shkencor ashtu

si dhe gazetarët zgjedhin mjete të ndryshme gjuhësore dhe stilistike për të tërhequr

vëmendjen e lexuesve, si për shembull, tituj me ngjyrime të theksuara emocionale, ose i

nisin shkrimet me pjesë të shkëputura nga anekdota, proverba, fjalë të urta, figura të

ndryshme letrare si metafora apo metonimia dhe mjete të tjera theksimi. Këtu po citojmë

një tekst të shkëputur nga revista ndërkombëtare “New Scientist” (1994) që ilustron

përdorimin e njësive frazeologjike.

How to give science a bad name. A 59-year old British business woman gives birth to

twins on Christmas day following a fertility treatment in an Italian clinic. A 37-year old

black woman undergoing fertility treatment in Rome opts for a white baby, allegedly to

spare her child from racism. Are we on the brink of a brave new world of „designer

babies‟ and „unnatural‟ post-menopausal mothers?100

Siç vërehet, që në hyrje të artikullit, autori ka përdorur njësinë frazeologjike „to give

somebody/something a bad name‟. Vlerësimi i autorit apo ligjëruesit mund të ketë nuanca

pozitive ose negative. Në një pjesë të artikullit të mëposhtëm duket qartë vlerësimi

negativ në lidhje me veprimin e shprehur nga njësia frazeologjike „drag one‟s feet‟101

:

100

Cowie, A.P. (1998): Phraseology: Theory, Analysis and Applications, Oxford: Clarendon Press, fq. 132 101

Moon, R. (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon Press Oxford, fq. 245

Page 122: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

122

Other reports have suggested that some arms factories are deliberately obstructing

the process of conversion from military to consumer production. It also appears that the

army is dragging its feet in teaching officers about the new defensive military doctrine

formulated by the Kremlin.

Ndodh që mund të bëhet zëvendësimi i një prej gjymtyrëve të njësisë frazeologjike

sipas temës për të cilën flitet, por duke nënkuptuar formën e plotë të saj “i doli boja”:

Deklarimi se Bovilla do ta furnizojë Tiranën në fundin e 1996 tashmë “i doli uji”.

(Koha jonë, 17.12.1996)102

.

Lojëra fjalësh dhe gjeagjëza mund të ndërtohen me elemente leksikore dhe

fonologjike të njësive frazeologjike103

:

“Someone‟s bound to smell a rat,” as the diner said when he found a mouse in his

stew.”

4. Elemente etno-kulturore, të historisë dhe të mendësisë popullore tek njësitë

frazeologjike foljore

Kombinimet e fjalëve me të cilat njësitë frazeologjike hyjnë në përdorim, në radhë të

parë zhvillohen dhe ndryshohen sipas sistemit të një gjuhe duke mishëruar veçantitë e saj.

Si çdo njësi tjetër gjuhësore, edhe njësitë frazeologjike kanë rregullsitë e tyre dhe krijojnë

gjedhe kuptimore e strukturore në përputhje me ligjet e sistemit gjuhësor. Megjithatë, për

të kuptuar më mirë vlerat shënuese dhe shprehëse të njësive frazeologjike duhet të

kuptojmë ndikimin që kanë kushtet jashtëgjuhësore si kultura, historia e një populli,

kushtet e jetesës dhe mënyra e të menduarit në krijimin dhe përdorimin e tyre. Stubbs, në

veprën e tij “Words and Phrases”, cilëson: “dijet tona në lidhje me një gjuhë nuk kanë të

bëjnë me njohuritë për fjalë të veçanta por me kombinimet e tyre të parashikueshme dhe

me njohuritë kulturore me të cilat lidhen këto kombinime”104

.

Faktorët jashtëgjuhësorë ndikojnë në zhvillimin e dukurive të reja gjuhësore,

ndryshimin e tipareve të njësive gjuhësore dhe pasurimin e tyre me elemente të reja.

Ndërthurja e mjeteve gjuhësore me elemente që lidhen me etnografinë dhe kulturën e një

populli pasqyrohet në shumë njësi gjuhësore, përfshirë edhe ato frazeologjike, të cilat më

vonë hyjnë gjerësisht në ligjërim pasi i janë nënshtruar rregullave të sistemit të gjuhës.

Gjuha, si produkt i një bashkësie, pasqyron veçantitë e saj që lidhen me zakone të

ndryshme të individëve që mund të lidhen me ushqyerjen, me mënyrën e festimeve, me

luftimin, me urimet në ndodhi të ndryshme etj.

Kështu, njësia frazeologjike “prenë fjalën” përdoret në rastet e martesave me

mblesëri, kur janë vetë familjet që vendosin ose caktojnë ditën e martesës. Duke qëndruar

në të njëjtin kontekst, njësia “kthej bukë” lidhet me zakonin kur krushqit që sapo kanë

102

Lloshi, Xh. (1999): Stilistika dhe pragmatika. Tiranë: Botimet Toena, fq. 125 103

Shih Moon, R. (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon Press Oxford, fq.

289 104

Wierbicka, A. (2007): “Reasonably well: Natural Semantic Metalanguage as a tool for the study of

phraseology and its cultural underpinnings” tek Skandera, P. (2007): Phraseology and Culture. Berlin/New

York: Walter de Gruyter GmbH & Co, fq. 49

Page 123: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

123

nisur një miqësi të re shkojnë për darkë tek pala tjetër e krushqisë, pra, i kthejnë vizitën.

Po kështu, për traditën fetare të kurbanit në festa të ndryshme fetare apo kur nisin

themelet e një shtëpie të re përdoret njësia frazeologjike “bëri gjak”.

Nuk asht shtëpi në mal ose në fushë, muhamedane ose kristiane, që nuk ban gjak për

Shënkoll. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 373)

Fjala “gjak” lidhet gjithashtu me fenomenin e gjakmarrjes në disa zona ku njerëzit

dikur kërkonin të vinin vetë drejtësi duke iu referuar të drejtës që i jepte ligji sipas

Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ky fenomen, që i ka të thella rrënjët, vazhdon të mbizotërojë

edhe në ditët e sotme e si rrjedhim, hasen shpesh njësi të tilla frazeologjike, si “hyj në

gjak” dhe “marr gjak”:

Nurija futi dorën në gji e s‟di ç‟kërkoi atje. Shaminë për të fshirë dirsën e ballit? Jo.

Sefedini e mori vesh se ç‟kërkonte dora e së bijës së Nures, po nuk u tund nga vendi, nuk

vuri dorën në brez ku mbante koburen të mbushur. E shikoi i pikëlluar, qërtonjës dhe i

tha:

-Ne jemi në gjak, se qëmoti një nga të mitë u zu me një nga të tutë, për punën e një çupe

që e donte edhe njëri edhe tjetri. Për këtë çupë është derdhur një lumë gjaku. Kështu më

ka thënë stërgjyshja kur isha i vogël.

-Ka qenë si ka thënë, unë s‟dua të di. Sot dera jonë ka për të marrë gjak nga dera juaj.

Do t‟ju shuajmë fare, do t‟ju fshijmë nga faqja e dheut.

Sa ashpër fliste e bija e Nures!

-Doni gjak, thua? Doni të na shuani fare? Përse?

-Përse e përse, ja nga koha që ka re – ja theu çupa me të qesëndisur. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 75)

Atëhere hanko Dudija kërceu më këmbë e u bëri emër nuseve të pushonin gjëmën e

vajin: -Dhjetë burra shtriu përdhe një djalë i ri, Sefedini zogu i malit. Gjaknë do t‟ja

marrë i biri. Që sot s‟ka më zi e vaj në shtëpi tonë. Nuk shkuan as tre muaj, ndërsa

Gjatollinjtë vozitnin pa drojtje mes për mes Shëmërtisë së Sipërme, tundu e shkundu, me

armët e Sefedinit në krah e në brez, brenda në shtëpinë e vjetër të Gjonomadhit shkrepi

një shkëndijë e re: lindi një foshnjë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 64)

Fryma popullore e njësive frazeologjike ndjehet në togje karakteristike të një gjuhe në

të cilat shfaqen jo vetëm veçoritë e gjuhës por edhe dukuritë shoqërore kulturore. Një

frymë e tillë është e theksuar tek fenomeni i besës në shoqërinë shqiptare që e dallon nga

çdo shoqëri tjetër dhe që bën të pamundur gjetjen e një paraleleje në një gjuhë tjetër,

qoftë edhe ballkanike:

I dhamë besën se nuk do ta prishnim po të na rrëfente vendin e haznës. I thamë se

ç‟të gjenim do t‟i ndanim më tresh. Atij i ardhi zemra në vend: kish qenë si mish i

ngordhur e zuri të bëhej gjallë si engjervia. Shkuam të tre ne Guri i prerë. Aty na rrëfeu

një të gdhendur, si gjarpër, me bishtin si shigjetë drejt tumbës ku kish ngulur hurin. Aty

kish edhe ca të shkruara, nën myshk. Pak më tej ish gdhendur një si kryq. Ne kishim frikë

të vëmë dorën në këto të gdhendura. Edhe kur e vumë, na hypën morniza nëpër trup.

Pastaj u ngjitëm majë tumbës, hoqëm plisin e gjetëm kokën e hurit që kish ngulur.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 110)

Page 124: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

124

Malush Agai nuk i zuri besë e nuk shkoi të luftonte për mbretin. As Olloman Beu nuk

shkoi, por mblodhi e i dërgoi redifë e bedelë. Lufta u platit, pothuaj u shojt fare. Olloman

Beu nuk i ra më Malush Agait, as Malush Agai nuk i ra më Olloman beut. Njerëzit

punonin në mal e në fushë. Mirëpo uji fle, armiku s‟fle. Olloman Beu solli edhe njerëz të

tjerë me ylyfe. Këta i zunë një herë pusi Malush Agait ne gryka ku lajthitte juve udhën

qëparë, kur deshi t‟ja merrnit me të prerë, ne ay Lisi me dy bigla. Pas ca ditë, kur beu

kish shtruar drekë të madhe, nga gazi, një i biri i Malush Agait ja lëshoi flakën

mespërmes. E vrau. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 136)

Natyrisht që për të mësuar më shumë rreth origjinës së njësive frazeologjike, historive

apo ngjarjeve që lidhen me krijimin e tyre është i nevojshëm një studim diakronik i

kushteve në të cilat lindën këto njësi frazeologjike. Studimi diakronik i të dhënave

historike – shoqërore të njësive frazeologjike shoqëruar me vëzhgime gjuhësore nxjerrin

në pah jo vetëm mënyrën e formimit të njësive frazeologjike, kuptimin e tyre të motivuar,

shtratin dialektor por edhe ndryshimet që kanë pësuar ato ndër vite apo shekuj. Njësitë

frazeologjike dëshmohen që në shkrimet e hershme në shqipe. Në shqipen e shkruar janë

gjurmuar që tek “Meshari” i Gjon Buzukut:

bëj be (betohem)

i bëj gropën (e zhduk)

i vjen ndoresh (e bën mirë, me lehtësi e shkathtësi diçka)

Disa prej tyre përdoren edhe në shqipen e sotme me të njëjtën trajtë:

Po të mos dojë të vijë, bëj be për atë dhe, për atë gur e për atë bukë se ndonjë ditë do

të më mbushet mendja, do të marr dyfeknë e do të zhavuloj në Vllahi a në Vullakë, ku të

jetë, do ta ze për veshi e do ta sjell në mulli. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

44)

Të ardhka ndorësh pikë, të dredhësh atë kamzhik për shpezë të butë, o

Kallamatresh!... zuri të flasë Jani ngadalë e qetë, pa i vënë veshin fare lebetisë së fëmijës.

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 41)

Një tjetër tregues jo vetëm i origjinës së hershme por edhe i ndikimit të kulturave të

huaja tek njësitë frazeologjike të gjuhës shqipe janë ato që përmbajnë një fjalë turke në

përbërje të tyre. Pushtimi osman ka lënë gjurmë jo vetëm në leksikun e shqipes në tërësi

por edhe në togjet frazeologjike. Kjo vërehet tek ato njësi të cilat nuk janë të huazuara

nga turqishtja si kalke por janë përshtatur sipas sistemit gjuhësor në shqipe. Megjithatë,

shprehje të tilla përdoren në ligjërim si elemente dialektore nën nivelin e normës letrare:

Mirëseerdhët, mirëseerdhët, o bej e falemnderit që bëtë kabull të urdhëroni në

dyqanin tim... dhe, duke i fshirë karriken e pastruar tavolinën, e ftoi të ulet e pastaj hapi

krahët, sikur me këtë kërkonte të çfajësohej që nuk po e priste dot si ia donte radha.

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 37-38)

Ç‟ke që ngazëllehesh kështu, o Pilo, apo se vritemi ne e bën sehir ti, matanë gardhit?

... i foli Koz Dunjaja, që po bridhte për në shtëpi, me shkopin në dorë e nipin pas. (Jakov

Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 42)

Page 125: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

125

E paç hallall, bir, Lirikën! Edhe qumështin që i kam dhënë dhe ta ka bërë kështu, të

bardhë... Po ti e bëre hallall vetë, xhanëm. Veç unë ta kisha bërë haram ... Edhe nga unë

hallall! (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 271)

Në anglishte, mund të japim si ilustrim mjaft shembuj të njësive frazeologjike që kanë

një origjinë të hershme dhe kanë hyrë në leksikun e gjuhës angleze vite ose shekuj më

parë. Mjaft njësi frazeologjike jo vetëm që i ka përdorur në veprat e tij por janë krijime të

shkrimtarit të mirënjohur William Shakespeare. Sot, këto njësi kanë hyrë në përdorim të

gjerë dhe përdoren edhe nga autorë të tjerë:

“wear one‟s heart upon one‟s sleeve for daws to peck at” me kuptimin – „shfaq hapur

ndjenjat‟. Njësia e ka origjinën nga Otello, ku Iago dialogon:

“... „tis not long after

But I will wear my heart upon my sleeve for daws to peck at. (Act I, Sc. 1)

She is, in fact, a fair specimen of an English maiden – upright fearless, and

wholesome looking. What more may be in her, her intimate friends alone know, for she is

not a woman to wear her heart upon her sleeve for daws to peck at. (James Main

Dixson, English idioms, fq. 270)

“claim one‟s pound of flesh” është një njësi që e ka origjinën nga vepra e Shekspirit

“Tregtari i Venedikut” që përdoret për t‟i kërkuar dikujt të paguajë borxhin qoftë edhe me

shumë vuajtje:

The Sultan‟s view of Germany is that he ought to seek for the help of German officers

and of German financial guides, on the ground that all the other great powers want their

pound of flesh from Turkey. (Fortnightly Review/James M. Dixson, English idioms, fq.

192)

“screw one‟s courage to the sticking place” e ka origjinën nga vepra e Shekspirit

“Makbethi” me kuptimin “veproj në mënyrën e duhur dhe me guxim” :

“But screw your courage to the sticking place, and we‟ll not fail.” (Macbeth, act i.

scene vii. Line 60)

He either did not fear him, or had screwed his courage to the sticking place. (James

Main Dixson, English idioms, fq. 215)

Të tjera njësi datojnë në kohë të ndryshme në historinë e gjuhës angleze dhe ashtu si

në shqipe edhe këtu kemi ndikime nga kultura të tjera apo ndodhi të ndryshme. Madje

disa prej tyre kanë pësuar ndryshime të kuptimit të tyre gjatë viteve:

“lose face” (turpërohet) daton që në vitet 1800. Koncepti dhe shprehja idiomatike vijnë

nga Azia. Të humbësh dinjitetin dhe vlerësimin e të tjerëve në Lindjen e Largët përbën

një shqetësim të madh.

“to give something the thumbs up” (aprovon diçka) daton në anglishte në vitet 1600 ku i

referohej gjestit që bënte turma në amfiteatrot romake. Në atë kohë kuptimi i kësaj shenje

Page 126: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

126

ishte ndryshe nga kuptimi që ka në ditët e sotme. Ajo kishte kuptimin e refuzimit dhe

kuptimi që ka sot daton në shekullin e 19-të.

“to be at someone‟s elbow” (i gjendet afër dikujt me qëllimin për ta ndihmuar) daton në

shekullin e 16-të.

“to win/beat one‟s hands down” (fiton me lehtësi, pa shumë mundim) e ka origjinën nga

garat e kuajve që në mesin e shekullit të 19-të. Kur një kalorës është i sigurtë për fitoren

ai e ul kamzhikun dhe nuk e mundon kalin të vrapojë shpejt, qetësohet dhe e lë kalin të

shkojë drejt vijës së finishit.

“to eat out of one‟s hand” (bindet me përulësi) ka bazë metaforike dhe lidhet me

mënyrën se si një kafshë e zbutur ushqehet nga dora e dikujt. Përdoret që nga fillimi i

shekullit të 20-të.

Pjesa më e madhe e njësive frazeologjike e kanë burimin tek gjuha e popullit. Këto

shprehje pasqyrojnë veçantitë e gjuhës së një vendi, psikologjinë dhe mendësinë e një

populli që do të thotë se nuk mund të përkthehen fjalë për fjalë në një gjuhë tjetër.

Ndërtimi i këtyre njësive me sende e dukuri të jetës së përditshme, motivimi i tyre nga

koncepte të ndryshme metaforike dhe gjithashtu mbështetja në krahasime me dukuri të

ndryshme së bashku me ndërthurjen e tyre me elemente të veçanta të sistemit të një

gjuhe, siç janë përdorimi i tyre në formën e dëshirore në urime apo mallkime me fjalë ose

variante dialektore, sjellin krijime njësish të veçanta mbartëse të një apo të disa

elementeve së bashku:

Mos zer ngojë atë tjetrin! ... briti sa e pati në kokë Llazi, e, duke rrokur me vrap

bishtin e çomanges, u ngrit brof në këmbë dhe e rrotulloi nja dy herë mbi kokë me

kanosje. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 23)

Meqë e kemi nusen tonë, mirë, pranoj. Po shiko t‟i thuash, babam, të mos na shesë

mend me ato rregullat agroteknike… dhe i kishte tundur gishtin me kërcënim, -Të punojë

si pirganase, të hajë si çobankë dhe të heshtë si lopa. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I,

fq. 163)

Biseda, për të cilën Petriti ishte shtyrë gjer në jallinë e kripës së egër, filloi pa fjalë,

por duke bërë secili nga një punë. Llambroja, me t‟u ulur dhe sikur të ishte shtruar,

pikërisht, për atë punë, po merrej me zhdredhjen e gërshetave të rrjetës, që tufani i natës

ia kishte pleksur e bërë lesh e li. Kurse Petriti po piqte në zjarrin e mbetur nga gatimi i

peshkut stikat që ia kishte sjellë Llambroja nga pylli, rrëzuar edhe për ato prej tufanit.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 262)

Kam ardhur të bisedoj me ty, Llambro, për hallin e miqve të tut ë vjetër e të rinj…, -

tha Petrit. – Malësia e varfër që mezi e nxjerr bukën e gojës për katër muaj në vit, ka

kundërshtuar të dorëzojë të dhjetën e drithit. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 265)

Të punosh në tokën time e të mos më bëhesh taban, kur shkoj unë, këtej... këtë ta

mbash mënd mirë, se nuk e duron beu i Fierit!... Më ke marrë kohën, po jo tokën, se toka

mbetet imja!... Dhe ke për të parë: Më shpejt sa kujton ti, ke për të rënë në dorën t‟ime...

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 90)

Page 127: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

127

Të të them të drejtën, bijë, mua më kishte ardhur shpirti në majë të hundës. U ktheva

e i thashë: “A thua se mbreti do të na i blerë qepët? Peqe, le t‟i marrë, se janë të mira

për jahni, me mish dashi të majmë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 423)

Nuk do të shkosh për pazar, jo, po për një punë tjetër. Nesër mund të dalë në gjyq

djali i kumbares, Adili, për shkak të atyre gurëve që ngriti nga Pojani. Ti me Vitën do të

shihni shahitë e do bëni be e rrufe që kosovari s‟ka prishur muret a ç‟dreq tjetër ka atje

lart, po që ka marrë, si gjithë bota, gurë nga arat. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq.

214)

Punën e Vitës e kishte të qartë, si në pëllëmbët, andaj dhe nuk iu desh shumë të vriste

trutë: mbylle brenda dhe mbaroi, sa t‟i dalë fati... Po do ti! ... sa kishte mbyllur punën e

vajzës, ja t‟i shpifej tani çështja e Llazit. Koz Dynjaja, fqinji i tij i dhëmbshur, i kishte

thënë aty pakëz më parë të kishte mendjen te djali, që diç po luante me atë dyqanxhiun e

Trokthit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 26)

Shtëpia e Shpiragajve zinte, dikur, një stan të tërë në të hyrë të fshatit Grizë.

Megjithëse ishte ngritur më të rrëzuar të një kodre, fshihej nga sytë e botës, si për të mos

e marrë njeri mësysh, pas një gardhi të dëndur e të lartë kallamash. (Jakov Xoxa, Lumi i

vdekur, Vëll. III, fq. 14)

Një grup njësish të veçanta të formuara sipas sistemit gjuhësor të shqipes dhe sipas

mënyrës shqiptare të të menduarit janë edhe njësitë frazeologjike në formën e urimeve

dhe mallkimeve:

Urime:

S‟na la të hanim kulaçin e grunjtë, po ama, m‟u bëftë kurban, edhe atij helmi iu kthye

buka ime, që ia shpura sot në mëngjes te konakët, tamam si çe mallkova me gjuhën e

vogël “T‟u ktheftë punë e zeher” e jo si urova “t‟u bëftë gjak e dhjamë”... ((Jakov Xoxa,

Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 120)

“Kur muer vesh gjyshi se isha kah nisesha për Myzekje, në nji kuvend të madh mbi

bujqësinë, se atij krahu bujqësia asht e përparueme fort, qiti e m‟tha: “Hej si ndrruen

vaktet?... Po e paçin hallall, se ndrruem për mirë e ma mirë... (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. II, fq. 192)

Mallkime:

Dembela! Përsiprapë me muhabet, juve? Harram ju qoftë buka që ju jap! Më

turpëruat! Më bëtë të mos dal faqe bote. Më bëtë të mbytem në lumë. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 346)

Tyt, t‟u thaftë gjuha!... Të të qaj unë ty? Unë pres të heq valle, se më je bërë nuse,

kaq më je rritur e zbukuruar këto ditë!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 157)

A, m‟u bëfsh kurban! Ma paske gjetur trimin këtej! Dhe unë thoshja se kush ma

paska rritur e veselitur time mbesë kështu! (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 159)

Page 128: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

128

Mallkim! Fije filizi të ri arhondësh mos mbiftë mbi trung të lashtë! Dhe ai që e krasit,

thyeftë qafën andej dhe gërshëra iu ngultë në zemër! (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë,

fq. 260)

-Ti pusho, t‟kam rixha, se të nxora dhe ty përjashta, se dhe ti jabanxheshë nga

Murizaj je!

-U, më marsh të keqen e m‟u bëfsh kurban!... Unë kam pagëzuar e u kam vënë kurorë

djemve kështu! ... Unë kam kockat e vjehrrit e të vjehrrës, këtu, ky më thotë jabanxheshë?

Tyt! (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 113)

-Të tjerët, gra e burra, që siç duket ua kishte zënë veshi këtë ngjarje dhe e dinin se ku

do të dilte Vala, nisën të qeshin që më parë.

-U më të raftë një pikë, moj delenxheshkë, që këndon kështu në sy të burrave!...

-Hë, se s‟të dëgjon burri ty, se e ke larg... ahu... në botën tjetër! ... dhe shënoi gruaja nga

varret. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 119)

5. Sinonimia në frazeologjinë foljore

Njësitë frazeologjike foljore krijojnë marrëdhënie sinonimike jo vetëm ndërmjet tyre

por edhe me foljet si ekuivalente semantike të tyre. Dysorët sinonimikë njësi

frazeologjike-folje nuk pasqyrohen në një fjalor frazeologjik por nuk mund të

përjashtohen nga studimi duke qenë se ato kanë vlerë kuptimore e funksionale të afërt.

Krahas të përbashkëtës, do të ishte me rëndësi studimi i asaj që i dallon këto njësi nga

folja sinonime pasi kjo do të kishte vlerë për përdorimin e tyre në kontekstin e duhur.

Ashtu si vetë fjalët sinonime, edhe dysorët sinonimikë njësi frazeologjike foljore – folje

kanë dallime të caktuara në kuptim e si rrjedhim edhe në përdorimin e tyre në ligjërime

apo në stile të ndryshme funksionale.

Duke qenë se njësitë frazeologjike që ndërtohen mbi bazën e figurave letrare kanë

figurshmëri të lartë - gjë që vërehet në ngjyrimin emocional me të cilin janë të veshura

ato dhe në nuancat e ndryshme kuptimore që ato shprehin. Dallimi i parë është se njësitë

frazeologjike foljore mund të kenë një kuptim më të gjerë se vetë folja sinonime ose një

nuancë tjetër kuptimore:

ngul sytë - shikoj

Si duket na e dërgon perëndia të kripemi bakallaro, që të mos na prishë e kalbë gjithë

ky shi... qeshi Leks Shpiragu, duke u pështjellë më keq nën gunë e duke lëpirë mustaqet e

njelmëta nga era gjithë noti shëllire e morenit. Pastaj i nguli sytë udhës që çonte në

Trokth, sikur të priste njeri andej. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 92)

Njësitë frazeologjike foljore mund të shprehin një shkallë më të lartë a më të ulët të

intensitetit të veprimit:

vë vesh – dëgjoj

Dhe kur bëheshin këto biseda e këto urime, unë e Çuli rrinim hijerëndë në ndonjë gur

rrumbullak, jashtë shtëpisë, dhe, si burra që ishim, bënim sikur nuk u vinim vesh (se

Page 129: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

129

burri është burrë e s‟duhet të dëgjojë se ç‟flasin graria midis tyre!) (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 324)

Një dallim tjetër përbën edhe ngjyrimi i theksuar emocional i njësive frazeologjike

foljore në krahasim me foljen sinonime me to.

fut hundët –ndërhyj

Beu i zemëruar, sikur t‟i paskish prerë udhën ndonjë lepur ugursëz, qëndroi kalin: -

Jeziti! Vjen nga prapa diellit dhe fut hundët në çifligun tim, sikur të jetë pa zot... Bujku

shikonte beun tek shkumbëzonte e s‟ndihej. Kënaqej që e hoqi nga vetja dhe e çoi të

mirrej me kosovarin. (Jakov Xoxa Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 81)

Ashtu si të gjitha njësitë frazeologjike në përgjithësi njësitë frazeologjike foljore duke

qenë se shprehin më tepër karakteristikat e gjuhës së folur popullore përdoren më shumë

në ligjërimin bisedor:

Instruktori ngërtheu vetullat, ndërsa e reja e xha Likos ngriti kokën dhe i buzëqeshi,

me një buzëqeshje që ligjëronte kështu: “Ja ku dola në punë e s‟ta bëra dy, fjalën, dhe ja

ku më ka dërguar kryetari, në kanal, një punë që s‟ka bërë vaki në historinë e

kooperativës”. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 360)

Shkëputja e tretë dhe e fundit ngjau atëherë kur zonja Duda ose zonja Duduçe, siç e

thërrisnin zakonisht, e cila ia kishte kënduar mendtë dhe ia kishte pirë lëngun gjer në

fund të shoqit, nuk po ia duronte dot as disa zakone, të cilat gjer atëherë s‟i patën rënë në

sy. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 95)

Ashtu si ne, tashi me ty, arësyetonim me të, atëhere: Po ai s‟pati mundësinë që pate ti.

Fëmijtë i kishte të vegjël, gruan të sëmurë, bagëtia s‟i vajti mbarë. Ti pate fat: të ra tokë

e mirë, nën ujë, bagëtia të vajti bruz, pleh po, plot, krahë pune sa të duash. (Jakov Xoxa,

Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 276)

Ama dhe ty, o kumtër, të gjet një punë!... Ke pesë vjet me radhë, çdo Shëmbitër në

mot, që ngrihe e vjen, ha e ëmbëlson gojën me fiqtë e mi peshtanakë dhe kujtohe të

pyesësh e të stërpyesësh kur mbillen, si mbillen, tek mbillen, po, për të mbjellë vetë

meazalla se vë ujët në zjarr. Po më vajti buza te veshi, duke të rrëfyer si e tek e gjë s‟po

shoh të bësh!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 210)

Ke të drejtë, ke të drejtë, moj Dhoskë, po pleqëria kështu e paska: të shton nepsin, po

të merr takatin... dhe i shkeli synë plakës, me një nojmë çapkëni e sikur donte t‟i thoshte:

“Pranë çezmës i pata dhe unë “fiqtë” e mi, po mu fishkën e mu reshkën moj Dhoskë e

s‟pyet më njeri për ‟ta... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 210)

Kripa kishte kristalizuar edhe kanalit kryesor ushqyes, që sillte ujërat nga gjoli i

Naforës. Petriti po hiqte pikën e zezë për të shkripëzuar tubat e bllokuar që timbani të

punonte me të gjithë fuqitë. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 378)

Hë, hë, nga ujët mirë kanë, keq s‟kanë... përsëriste me vehte, po me zë, sikur kërkonte

t‟i shkruante në kokë gjithë përgjigjet që po i jepte plaka. – Po për t‟u krasitur kur

Page 130: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

130

krasiten, moj Dhoskë, se kam bërë niet të vë dhe unë ndonjë rrëzë këtë vjeshtë?.. (Jakov

Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 208)

Marrëdhënie sinonimike vendosen edhe ndërmjet vetë njësive frazeologjike foljore,

pavarësisht nëse janë dy ose tri gjymtyrëshe. Në bazë të ngjashmërisë në strukturë ato

mund të ndahen në dy grupe:

sinonime strukturore, ose sinonime me strukturë të njëjtë, siç janë variantet frazeologjike;

sinonime me strukturë të ndryshme.

5.1. Sinonimet me strukturë të njëjtë të njësive frazeologjike foljore

Sinonime strukturore quhen ato shprehje me përmbajtje kuptimore pjesërisht të njëjtë,

me kuptim të përgjithshëm mbi një bazë të përgjithshme figurash, por që dallohen nga

njëri-tjetri nga nuanca kuptimore, nga drejtimi stilistikor, nga sfera e përdorimit ose

kombinimet me fjalë të tjera. Ato shpjegohen vetëm me ndryshime sintakso-kuptimore

dhe jo pozicionale. Burim i rëndësishëm i plotësimit të sinonimeve strukturore janë

variantet frazeologjike që mund të kalojnë në sinonime strukturore. Dallohen këta tipa të sinonimeve strukturore:

5.1.1. Sinonime strukturore ideografike

Dysorët ose vargjet sinonimike formohen me gjymtyrë sinonimike të plota.

Gjithësesi, sinonimet ideografike mund të dallohen me një nuancë të kuptimit të

përgjithshëm. Shembull i sinonimeve ideografike me strukturë të njëjtë janë shprehjet:

i erdhi zemra në vend//i erdhi shpirti në vend//i erdhi gjaku në vend//i erdhi fryma (në

vend)

U afruam kaq shumë sa uji i turbullt na vinte gjer në gjunjë. Që aty ku ishim dëgjuam

disa herë krismën e shishanes së xha Brahos dhe na ardhi zemra në vend. Xha Brahua

ynë nuk epej. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 52)

Skllavit i erdhi shpirti në vend, po gjunjët i qenë prerë. I dukej sikur e kish humbur

qëndresën, i rrotullohej bota. “E zzëëmë kkuur ttë kkkthehet, tha thuthuqi.” Skllavit

prapë i fërgëlloi zemra. Priti përgjigjen e Sumbos. “Lëre këtë. Kushedi ç‟na ndjell po ta

zëmë.” – Eh, ia bëri Mardoku. Po të mos na e kishin prerë hovin do të zhdëpeshim me

mish e verë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 282)

Të dyja njësitë frazeologjike sinonimike me strukturë të njëjtë mund të përdoren në

vend të njëra tjetrës, pra, përputhen plotësisht në kuptimin e tyre “u qetësua, e mori

veten”.

set one‟s heart on sb (upon sb)//set one‟s mind on sb (upon sb)/ to sth

“Well, my dear,” said Mrs. Gradgrind, “and I hope you are going on satisfactorily to

yourself. It was all your father‟s doing. He set his heart upon it. And he ought to know.

(Charles Dickens, Hard times, fq. 195)

Page 131: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

131

“When do you expect to have finished?”

“By the end of June if you really wish me to decorate as well.”

Soames nodded. “But you quite understand,” he said, “that the house is costing me a lot

beyond I contemplated. I may as well tell you that I should have thrown it up, only I‟m

not in the habit of giving up what I‟ve set my mind on! (John Galsworthy, The Forsyte

Saga, fq. 95)

Të dyja këto njësi frazeologjike sinonimike shprehin të njëjtin kuptim “dua shumë,

dua me gjithë shpirt, më digjet (qan) zemra për”.

5.1.2. Sinonime strukturore stilistikore

Këto sinonime dallohen nga drejtimi stilistikor. Kështu, variantet sinonimike në

shqipe - nuk çan kokën//nuk çan kryet//s‟e çan kaptinën - dallohen nga ligjërimi ku

përdoren. Dy të parat gjejnë përdorim në ligjërimin bisedor, ndërsa “s‟e çan kaptinën”

përdoret më tepër në ligjërimin e thjeshtë të shkujdesur.

Ky, Hermesi, perëndia finoke dhe tinëzare e tregtarëve dhe shtegtarëve, po

njëkohësisht edhe e gjithë kusarëve të detit e të sterresë, që zhvishnin tregtarët dhe

shtegtarët, po ashtu edhe lajmëtar-kasnec i Zeusit të Olimpit, ishte vendosur aty, në

kamare, që ta mbronte kështjellën nga të paudhët e shumtë, sidomos nga lyshtra e

strunjakëve të brendshëm, të cilët bënin kërdinë me thika ose kopaçe në dorë, posa binte

të mugtit dhe mbylleshin portat e fortesës, kur rojet ia shtronin me të pirë e me këngë dhe

pastaj, si lodheshin së dëfryeri, ia merrnin me gjumë e s‟çanin kokën për asgjë. Kur u

mërzit së vështruari Hermesin, plaku ktheu kokën dhe zuri të këqyrë. (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 249)

Në vargun sinonimik “not to care a brass farthing (button, fig, cursh, hoot, two

pence, two straws)” – variantet - care a button//care a brass//care two pence// care a

pin//care a fig i përkasin ligjërimit bisedor:

“You‟re a pretty wife!” he said. Bur secretly he wondered at the heat of her reply; it

was unlike her. “You‟re cracked about June! I can tell you one thing: now that she has

the Buccaneer in tow, she doesn‟t care two pence about you and you‟ll find it out. But

you won‟t see so much of her in future; we‟re going to live in the country”. (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 57)

“It‟s not that I want it,” said James hastily: “wouldn‟t suit my purpose at that price.

Soames knows the house, well – he‟ll tell you it‟s too dear – his opinion‟s worth having.

“I don‟t,” said old Jolyon, “care a fig for his opinion.” (John Galsworthy, The Forsyte

Saga, fq. 16)

Old Jolyon watched him, feigning sleep. The fellow was a sneak – he had always

thought so- who cared about nothing but rattling through his work, and getting out to his

betting or his woman or goodness knows what! A slug! Fat too! And didn‟t care a pin

about his master! (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 73)

Variantet sinonimike “care two straws//care a hoot//care a cursh” përdoren në

ligjërimin e thjeshtë të shkujdesur:

Page 132: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

132

“Wilfred doesn‟t care two straws about his club”. (John Galsworthy, The Forsyte

Saga, fq. 265)

“If I were an orang-autang I wouldn‟t care a hoot whether a chimpanzee thought

himself superior”. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 126)

As he said to Major Scrotton, with whom he lunched at the Iseeum: “That little Jew

boy, Nathans, had given him the tip. He didn‟t care a cursh. He wash in – a mucker. If it

didn‟t come up – well then, damme, the old man would you have to pay!” (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 162)

5.1.3. Sinonime strukturore që dallohen nga sfera e përdorimit

Në dysorët apo vargjet sinonimike ndodh që njëra prej njësive frazeologjike

sinonimike të përdoret më tepër në rrafshin dialektor apo në njërin prej varianteve kur

bëhet fjalë për gjuhën angleze.

Kështu, në vargun sinonimik në shqipe: s‟ia pret koka//s‟ia pret mendja//s‟ia pret

kaptina//s‟ia pret rradakja//s‟ia pret kungulli//s‟ia pret poçi – njëra prej njësive - s‟ia

pret kaploqja - ka përdorim më të ngushtë e të kufizuar, vetëm në rrafshin krahinor.

Genthi nuk iu përgjigj, ngriti sytë dhe e shikoi me të dyshuar të motrën: i druhej

ndonjë gracke (sa e sa herë, kjo, Etleva, e kish dërguar ku s‟ta pret mendja me ndonjë

rremë të trilluar kaq bukur sa që dukej më tepër se e vërtetë). (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 127)

Gjuha angleze në të dyja variantet e saj, (BrE dhe AmE) ka shumë njësi të tilla

frazeologjike:

set one‟s cap at sb (BrE) // set one‟s cap for sb (AmE)

His friend nodded. Tom took his cigar out of his mouth, to shut up his eye (which had

grown rather unmanageable) with the greater expression, and to tap his nose several

times with his finger.“Mother Sparsit‟s feeling for Loo is more than admiration. I should

think,” said Tom.“Say affection and devotion. Mother Sparsit never set her cap at

Bounderby when he was a bachelor. Oh, no! (Charles Dickens, Hard times, fq. 139)

“She was setting her cap for comrade Gerrity, the organizer.”

5.1.4. Sinonime të kombinuara strukturore

Shpesh brenda kufijve të një grupi sinonimesh strukturore vërehet një ndërthurje e

aspekteve të ndryshme. Së pari, disa prej njësive frazeologjike sinonimike përbëhen nga

struktura që karakterizohen nga zgjerimi ose ngushtimi i tyre. Kështu, kemi dysorët

sinonimikë, “bëj be” dhe “bëj be e rrufe”, që karakterizohen nga zgjerim i njësisë

frazeologjike:

Page 133: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

133

Pastaj ariu i afrohet plakës, diç do t‟i thotë në vesh. Plaka trembet: Zot na ruaj mos e

puthë a mos e kafshojë e i merr nderin se ajo është grua e ve, mblesë. Po ariu as nuk e

puthi, as nuk e kafshoi, se plaka i kish faqet zhubra-zhubra, si eshkë. Të kish qenë në

vend të saj kjo nënokja ime, ariu do ta kish puthur me gjithë qejf, se nënokja m‟i ka faqet

si mollë Ohrije. Dale të të puth një herë, nënoke – i tha Fija tete Ngjelos – se më ka

marrë malli. Sonte ta prisha një çikë gjakun, po që sot e tutje bëj be se … (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 463)

Megjithatë nuk mund të mos binte në sy dyshimi që nxirrte krye nga grindja në mes të

magazinierit të kripores, i cili ngulte këmbë se tjegullat e piramidës i kishin thyer fëmijët,

dhe rojës së kripores, i cili bënte be e rrufe se nuk kishte lënë këmbë kalamani që të

ngjitej mbi kollumbën “Keops”. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 397)

Gjymtyra që e zgjeron njësinë frazeologjike ka funksion kufizues dhe shpreh

intensitet të veprimit.

Një numër i konsiderueshëm njësish frazeologjike sinonimike janë vargje të përziera

me gjymtyrë sinonimike që i përkasin një fushe leksikore a ideografike por mund të

ndryshojnë si nga sfera e përdorimit ashtu edhe në planin stilistik:

e vuri në udhë // e vuri në vijë // e vuri në fije // e vuri në hulli//e vuri në vazhdë // e vuri

në tragë // e vuri në ujdi

Në këtë varg sinonimik, njësitë i përkasin rrafshit standard të përdorimit si “e vuri në

udhë” dhe “e vuri në vijë”, ndërsa njësia “e vë në ujdi” ka më tepër karakter të vjetëruar

në ligjërim:

Tani, aty, në këtë kindë si samar gungaç, me atë shelgun plak degëvarur që zunë në

gojë, mblidhen njerëzit për të vënë në udhë punët e fshatit, shpesh jo të tërë fshatit, po

vetëm ato të Lagjes së Poshtme, vijnë për bisedë, për të dëgjuar ç‟ka e ç‟nuk ka në botë.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 236)

Ta pret mendja se ndër rajenj e ndër harbutë kish edhe kokëndezur, që nuk duronin

më tej mateshin t‟ja shkrepnin, po Xheladin Beu, që ishte brezi i tretë zot në atë mëngë të

mbretërisë së madhe të Baba sulltanit, e kish vënë punën në vijë tymos bënte rrëk njeri,

kështu që kokëndezurit mbeteshin pa kokë përpara se të ndiznin koka të tjera. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 140)

Në vargun sinonimik “raise Cain//raise hell//raise the devil//raise Ned//raise the old

Ned//raise heck // raise hob” – njësitë frazeologjike “raise Cain” (me origjinë nga Bibla,

ku „Cain‟ dhe „Abel‟ njihen si djemtë e Adamit dhe Evës) si dhe “raise the devil”

përdoren në rrafshin standard të gjuhës ndërsa të tjerat kanë përdorim në ligjërimin e

thjeshtë të shkujdesur:

He came back to the table, sat down and addressed Pat. “Do you know what I

thought that date meant? I thought maybe it was the date Helen and I first fell for each

other. That‟s what I thought. And I thought she was going to raise Cain about it. I

thought she was nuts. She‟s been married twice since then, and so have I. (F. Scott

Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq 12)

Page 134: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

134

5.2. Sinonime me strukturë të ndryshme të njësive frazeologjike foljore

Dysorët sinonimikë “i rri me dorë në zemër // i bëj temena” kanë strukturë krejt të

ndryshme, pa asnjë gjymtyrë të përbashkët por me kuptim të njëjtë “i përulem, i

nënshtrohem dikujt”, i cili, gjithësesi, karakterizohet nga dallime stilistike ku “i bëj

temena” i përket më tepër ligjërimit të thjeshtë të shkujdesur:

Karta nuk thotë se frëngu duhet të mbajë feste të kuqe. Ama frëngu e ka synë pishë. E

shikon kajmekam efendinë sikur ai vetë të qenkej zot i vendit e kajmekami të qenkej

lanxho, mingo. Edhe nga trupi vjen i fortë, i gjatë, i lidhur; përpara kajmekamit të

rrëgjuar e të futur në ca shallvare si thasë ai duket dushk, kajmekami gorricë e egër. Të

bën t‟i rrish me dorë në zemër. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 94)

Hyqymet kish sa për sy e faqe, se për të gjitha beu shkruante, beu vuloste. Ata pak

zaptie që rrinin kotnasikot, me një çaush në krye, për çdo gjë i merrnin dorë beut. Kur

piqeshin me Olloman benë kthenin menjëherë poshtë grykat e dyfegjeve, se veç gryk‟ e

dyfegut të beut dhe e zybave të beut duhej të ishin lart. Edhe të gjithë i bënin temena, po

beu as që begëndiste t‟i shikonte me sy, po dridhte e përdridhte më të madh ato

shtullungat e mustaqeve bojë vaji. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 129)

Ashtu si edhe në shumë vargje apo dysorë sinonimikë, elementi mbishtresor është

shumë i rëndësishëm në dallimin sipas veçorive stilistikore të njësive frazeologjike

foljore me vlerë sinonimike. Për këtë le të vërejmë vargun e gjatë sinonimik të njësive

frazeologjike foljore me kuptimin “vdiq”:

e ndjeu perëndia // ndërroi jetë // u nda nga jeta// shkoi në atë botë (në botën e përtejme)

// mbylli sytë // hëngri dhe// ndeu këmbët // e drodhi këmbën // i bëri këmbët bigë // ktheu

patkonjtë nga dielli // na e mori të keqen // harroi të merrte frymë // shkoi për të bërë

vegsha - ku një pjesë e tyre si “e ndjeu perëndia”, “ndërroi jetë”, “u nda nga jeta”,

“mbylli sytë” si dhe “shkoi në atë botë” i përkasin stilit të lartë apo ligjërimit libror

ndërsa pjesa tjetër e sinonimeve përdoren në ligjërimin e rëndomtë me karakter përbuzës

apo mospërfillës:

Ç‟janë këto qypa, moj bijë? Ç‟janë këto pare me bisht? – pyeti plaku dhe u mundua

ta shquante, ndër të tjerat, atë që foli, me ata sytë e shpëlarë, që ja kish përcëlluar flaka e

furrës (më vonë, im gjysh humbi fare dritën e syve, rrojti dhe eci shumë vjet në errësirë,

gjersa ndërroi jetë kur ishte nja njëqind e tetë vjeç). (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 90)

Thirri e këndoi gjer brenda në fshat. Aty s‟këndoi më, nuk thirri më. Zonja e madhe,

stërgjyshja, kish mbyllur sytë e kish shkuar tek të shumtët. Me ankth kish rrojtur, me

ankth kish vdekur. Se s‟është punë e vogël të presësh sosjen kur di se jeta e fisit tënd

është e lidhur me një fill të hollë që nuk di as ku gjendet ky fill. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 70)

Page 135: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

135

Një varg po aq i gjatë njësish frazeologjike foljore me marrëdhënie sinonimie që kanë

kuptimin “vdiq” ekziston edhe në anglishte:

to breathe one's last // to depart this life // to close one's eyes // to yield (give) up the ghost // to go the way of all flesh // to go West // to kick the bucket // to take a ride // to

hop the twig // to join the majority - ndër të cilat “to breathe one‟s last”, “to depart his

life”, “join the majority” dhe “close one‟s eyes” kanë karakter asnjanës dhe përdoren në

ligjërimin libror; njësitë e tjera i ndeshim në ligjërimin e shkujdesur (slang).

It had breathed its last in doing its master service. (James Main Dixson, English

idioms, fq. 37)

General Ward, who commanded the “Disciplined Chinese Field Force,” had just

joined the majority. (James Main Dixson, English idioms, fq. 137)

6. Antonimia në frazeologjinë foljore

Te njësitë frazeologjike foljore, marrëdhëniet antonimike realizohen me tri rrugë:

Së pari, me anë të shprehjeve të ndryshme që nuk kanë asnjë gjymtyrë të

përbashkët por janë njësi frazeologjike antonimike të mirëfillta. Ato kanë

elemente semantike mbishtresore të njëjta dhe i përkasin të njëjtit rrafsh të

ligjërimit:

e theu qafën < > e solli kokën

Ptu, moj jezikë, moj delenxheshë!... Mua m‟u bë nipi për nuse, ti po më marton të

renë e djalit!... Tyt, thyej qafën e zër rruazën! –Po ti, xha Llazi, mos kij dert, mund ta

marrësh dhëndër brënda grizarakun ... ashtu bëj më mirë, se ashtu s‟do kesh vërtet nipër

nga gjaku yt, po s‟do kesh ama as dobiça ... dhe pastaj, rrëmbyer nga fjalët që tha, diç i

shkrepi e thirri: - Ku vete flas për turpe dhe unë!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III,

fq. 131)

Sapo e pa këtë njeri, Artanës iu prenë këmbët dhe u mbështet më shumë pas Etlevës.

“Ç‟është vallë ky gojëzënë? Që nga e ka sjellë kokën? Ç‟kërkon?” Etleva nuk ngurroi

fare, bëri disa hapa, iu afrua zhelanit dhe e pyeti: - Cili je ti? Nga ke ardhur? Ç‟kërkon?

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 84)

Së dyti, me anë të zëvendësimit të një gjymtyre të njësisë frazeologjike me antonimin e saj:

zbardh faqen < > nxij faqen

Anyla s‟e la të mbarojë fjalën. -E di, - tha, - Gjahtarja, luftëtarja, kaprolli, tmerri i

ujkut dhe i të paudhit. Qofsh shëndoshë, moj bijë, e të na zbardhësh faqen siç na e ke

zbardhur … -Dhe diç u mat të shtojë (Anyla kish pesë djem si lisa mali; të voglin, më të

mirin e kish të pamartuar), po finoku Batun diç kuptoi e tha:

-Është e fejuar me Enkeleun e Ballakrionit, qindësin e mbret Bardhylit.

Anyla u err një cast, po aty për aty e mori veten dhe u kthjell:

Page 136: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

136

-Edhe atë e di. Sa bukur! I miri me të mirën. Rrofshi e qofshi, bijë! (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 94)

“Ptu! Ptu! Kjo lugate do të ma nxijë faqen! Të diel te burri, të hënë në shtëpi. Do ta

gërmojë e vjehrra me fshesë në dorë.” Po Fijes as tërr s‟i bëri veshi. Zuri për dore një

çupëzë, thatime nga bishti i valles, e vuri në krye, e lidhi me të tjerët, kurse ajo vetë doli

jashtë valles, të shikojë xhengun. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 471)

keep track of someone/something < > lose track of someone/something

The man suspected of the murder travelled about so much that it was difficult for the

police to keep track of him. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 225)

His plane was lost track of about two hours out from London airport. (Ilo Stefanllari,

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 253)

Në anglishte, antonimia nuk realizohet vetëm me kundërvënien e gjymtyrës foljore

por edhe të pjesëzës që mund të jetë pjesë e strukturës së njësisë frazeologjike foljore:

take one‟s eye off the ball < > keep one‟s eyes on the ball

Së treti, në veçanti tek njësitë frazeologjike foljore, marrëdhëniet antonimike realizohen edhe me pjesëzat mohuese nuk, s‟, pa, mos:

marr vesh < > s‟marr vesh

E mora vesh, janë hajdutët e vendit – ja preu Dani gjaftohtë përbuzës. Sado i mbajtur

që ishte Ago Zylali, kësaj here nuk e duroi dot. Ndofta brenda tij qe zgjuar zaptia e vjetër

e Turqisë. E kërcënoi me çibukun e gjatë të stolisur me thith qehlibari e ja këputi: - Hap

sytë, djalë se të kam sërë miku. Hap sytë, të them, mos shkosh lidhur në Tiranë. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 282)

E mora vesh ç‟kërkon të bësh, aga; do të vesh të më kallëzosh. Po unë s‟jam nga ata

të Kakaçit, që ja paskan frikën ariut. Sa për ata miqtë e Tiranës, po të them edhe një

herë: vjedhin me të dy duart, zgrapin, zhvatin. Ne hanim koromane të thata të përziera

me misër të mykur, ata pinin verë Italie me çingitë e “Stamboll-Hotelit”, me Marijen-

mushkë-italien. Merrnin përsipër të ndërtonin udhë e ura, u hidhnin të vjetrave një cipë

çimentoje, sa për sy e faqe, e paguheshin si për të reja. Ehe, Ago Zylali, ti ke mbetur hala

ne ura, siç thonë andej, në Gegëri: je edhe në kohën e Turqisë e të Et‟hem Beut me shokë.

Nuk këndon ç‟shkruajnë gazetat, megjithëqë shkruajnë shumë pak nga ato që ndodhin.

Kudo sipërmarrësit fitojnë pesë, dhjetë për një, majmen si derrat. Le që ti as nuk di të

këndosh, ke mbetur dyfeg me çarg. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 282-283)

Unë s‟të marr vesh, o djalë - tha Ago Zylali me një farë pikëllimi. – S‟të marr vesh

se si je bërë kështu, kaq i prapë. Nuk di kush të prishin andej. Ndofta ajo Marija-mushkë-

italia... Ti dhjetarët nuk i do; sipërmarrësit nuk i do; fajdexhinjtë nuk i do. As bejlerët, as

deputetët, as nënprefektin, as ministrat, as ata të kripës, ata të cigareve.. po më thuaj,

ore, ç‟do ti? (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 283)

marr më qafë < > mos më merr më qafë

Page 137: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

137

-Ç‟bëje ashtu, ti, Paci? Nuk e di se deti ka sy të keq? Të merr mendtë e të mbyt! … -

tha Kiu.

-Po ai ka sy aq të bukur e të pastër sa mund të shikosh në fund të tij!... – tha Paci.

-Sytë e thellë janë magjistarë dhe deti, Paci, është magjistari më i pabesë që mund të

bëhet. Të duket i butë, po, kur zemërohet, të merr shpirtin dhe të kthen kufomën. Sa e sa

veta i ka marrë më qafë me bukurinë dhe magjinë e tij… ata kanë lënë tokën dhe janë

mbytur në det. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 130)

Andej presin, presin! Po të vonohem një çast do të më shtrojnë në dru, do të më lidhin

në kular, do të më mbërthejnë në kryq… Në emër të të gjitha perëndive të qytetit e të

botës, kini përdëllese, o burra! Mos më merrni më qafë tani kur po më afrohet dita e

lirimit, që të kthehem në vendin tim, në Persi. I fuqishmi Aristomak i të fuqishmit

Aristodem më ka dhënë fjalën se do të më lëshojë të shkoj në atdhe. (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 246)

Pjesëzat mohuese në disa njësi frazeologjike foljore janë të përhershme, kurse në disa

të tjera përdoren vetëm për të krijuar antonimin e trajtës përfaqësuese të njësisë

frazeologjike.

Shkoi në Tiranë, s‟la gur pa lojtur gjersa e fitoi të tijnë: ja fali borxhin. Pas dy a tri

vjet kurdisi e bëri një ndërtesë të madhe – më të madhen e vendit – me tri kate e ja dha

me qira shtetit me njëzet e pesë këndeska në muaj.. (nënprefekturë, financë, gjykatore,

botore, doganë – të gjitha brenda). (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 253)

“We did,” Mr. Doolan told his wife that night. “But we never made head nor tail of

it.”“It‟s kind of spooky,” said Mrs. Doolan. “I hope I don‟t dream tonight. The poor man

with that sack! I keep thinking he‟ll be down in purgatory – and they‟ll make him carve a

ship in every one of those bottles – before he can go to heaven.” (F. Scott Fitzgerald, The

Patt Hobby stories, fq. 158)

Mund të rastisë rrallë që të ndeshim trajtën pohore të një njësie frazeologjike që

përdoret gjithnjë në formën mohore:

ma ha mendja < > s‟ma ha mendja

“Shpejt ma ha mendja, megjithëse është e madhe Rusia dhe ka shumë koka

pasanikësh për të prerë…, - thashë unë. – Po ti, usta, mos u mërzit, se këtë punë ata rusët

e kanë filluar para se të shkonte byrazeri im, kështu që besoj se kanë për të mbaruar

shpejt dhe ai do të kthehet me vrap, që të zërë nga kokat e pasanikëve të këtushëm”.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq 86)

“E ku do t‟i gjejë këto para ky malukat?... –T‟i ketë nga zhukat?... Jo, s‟ma ha

mëndja... Zhuka ku ta lidhë fukaranë, jo ta zgjidhë nga hallet... Ndërsa për Vitën atij i

vinte hëm çudi, hëm inat, për Llazin po i rritej hëm frika, hëm kureshtja. Dhe sa më

shumë që shtyhej nata, aq më keq i thellohej trëndja në zemër e sa më shumë që vonohej i

biri, aq më fort e hante kërshëria të dinte ku ishte e ç‟po bënte. (Jakov Xoxa, Lumi i

vdekur, Vëll. III, fq. 28)

7. Përfundime

Page 138: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

138

Dy grupet kryesore të njësive frazeologjike me vlerë foljore, ato me një bosht kuptimor dhe nga ana tjetër ato me dy boshte kuptimore reflektojnë shkëputjen e

dukshme ndërmjet kuptimit të drejtpërdrejtë dhe atij frazeologjik. Është gjithashtu

shumë e rëndësishme të kuptojmë që kuptimet e pavarura që kanë gjymtyrët

përbërëse që kontribuojnë në kuptimin tërësor të njësisë frazeologjike nuk janë

domosdoshmërisht kuptimet e tyre të drejtpërdrejta.

Zëvendësimet leksikore sikurse veprimet sintaksore tek njësitë frazeologjike

kufizohen kryesisht nga semantika e komponentëve të tyre dhe kuptimi tërësor

frazeologjik. Një veprim sintaksor tek një njësi frazeologjike pranohet nëse sjell

një ndryshim të kuptueshëm, d.m.th. nëse përdoret për një qëllim të arsyeshëm

komunikimi.

Në thelb të motivimit të frazeologjisë qëndron përdorimi i figurave letrare si metafora, metonimia apo hiperbola, të cilat bëjnë lidhjen konceptore të njësive

frazeologjike me realitetin. Kjo shpjegon se pse ekzistojnë përkimet midis

gjuhësh krejt të ndryshme.

Njësitë frazeologjike me prejardhje nga figurat letrare ruajnë mjaft vlera nga figurshmëria artistike e tyre duke u kthyer në mjete shprehëse të një stili, gjinie

apo autori. Vlera shprehëse e njësive frazeologjike qëndron në pasurimin e gjuhës

me mjete shprehëse dhe stilistike duke krijuar mundësi të reja të të shprehurit.

Kombinimet e fjalëve me të cilat njësitë frazeologjike hyjnë në përdorim zhvillohen dhe ndryshohen sipas sistemit të një gjuhe duke mishëruar veçantitë e

saj. Si çdo njësi tjetër gjuhësore edhe njësitë frazeologjike kanë rregullsitë e tyre,

krijojnë gjedhe kuptimore e strukturore në përputhje me ligjet e sistemit gjuhësor.

Për të kuptuar më mirë vlerat shënuese dhe shprehëse të njësive frazeologjike

duhet të kuptojmë ndikimin që kanë kushtet jashtëgjuhësore si kultura, historia e

një populli, kushtet e jetesës dhe mënyra e të menduarit në krijimin dhe

përdorimin e tyre.

Si gjymtyrët shënuese ashtu edhe ato joshënuese luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve sinonimike dhe antonimike të njësive frazeologjike me

vlerë foljore në shqipe dhe në anglishte.

KREU I KATËRT. KLASIFIKIM KRAHASUES I NJËSIVE FRAZEOLOGJIKE

FOLJORE

Page 139: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

139

1. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas strukturës formale

1.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë togfjalëshi

1.1.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë dygjymtyrëshe

Një analizë e thelluar e strukturës së njësive frazeologjike me vlerë foljore në shqipe

dhe anglishte do të përkonte me një studim të natyrës leksikore dhe gramatikore të

gjymtyrëve të tyre. Në thelb të kësaj analize qëndrojnë, në mënyrë të pashmangshme,

tiparet formale dhe semantike të gjymtyrëve në përbërje të njësive frazeologjike foljore të

analizuara si pjesë e këtij studimi përqasës. Si gjuha shqipe ashtu edhe ajo angleze

shquhen për një shumëllojshmëri strukturash formale të njësive frazeologjike foljore,

klasifikimi i të cilave do të bëhet duke patur parasysh jo vetëm numrin por edhe veçoritë

gramatikore dhe morfologjike të gjymtyrëve në përbërje të tyre.

Që në qasje të parë vihet re struktura prej togfjalëshi e pjesës më të madhe të njësive

frazeologjike foljore, pavarësisht nga kuptimi i tyre. Duke qenë se shumë prej këtyre

njësive frazeologjike e kanë prejardhjen nga togfjalëshi i lirë, kuptohet qartë që ato

krijojnë lidhje të ngjashme gramatikore me gjymtyrë të llojeve të ndryshme ashtu si dhe

togfjalëshi i lirë gjenetik. Për këtë arsye, do t‟i kushtojmë vëmendje jo vetëm gjymtyrës

foljore që është vatra gramatikore e jo rrallë edhe leksikore e njësive frazeologjike foljore

por edhe gjymtyrës së dytë që mund të jetë emër, folje, ndajfolje si dhe gjymtyrëve

shërbyese si lidhëzat, parafjalët etj.

Strukturat dygjymtyrëshe përbëjnë grupin më të madh të ndarjes së njësive

frazeologjike foljore sipas strukturës formale. Struktura e njësive frazeologjike foljore

me strukturë togfjalëshi është shumë e larmishme, duke filluar nga një model i thjeshtë, si

p.sh. folje+emër, deri tek tipat e përzier me elemente të ndryshme. Krahas foljes që është

gjymtyrë e përhershme në këtë strukturë, e cila mund të jetë ose jo e shoqëruar me trajtën

e shkurtër përemërore, në formën veprore ose vetvetore, ndeshet gjithashtu gjymtyra

emërore e cila mund të jetë në trajtë të shquar ose të pashquar, në numrin njëjës ose

shumës, me ose pa parafjalë dhe në një rasë të caktuar.

Tipi më i zakontë dhe më i larmishëm për njësitë frazeologjike foljore është tipi i

përbërë nga një folje+emër, me të cilin do të nisim këtë klasifikim sipas strukturës

formale. Emri që është në rolin e kundrinës nuk mund të ndahet nga folja siç ndodh në

lidhjet e tij me foljet e mirëfillta. Kur hasim shprehjen “shet mend”, menjëherë na shkon

mendja tek mbiemri “mendjemadh” pa e ndarë gjymtyrën emërore “mend” nga folja

“shet”. Kjo njësi frazeologjike jo vetëm që është ndërtuar sipas strukturës së vetë gjuhës

shqipe por edhe sipas mënyrës shqiptare të të menduarit. Kjo do të thotë që njësi të tilla

nuk mund të kenë ekuivalente formale në një gjuhë tjetër, d.m.th. në gjuhën angleze në

rastin tonë.

Mbyll gojën! – ja këputi Dani, të cilit i kish ardhur shpirti në majë të hundës. – ke

tërë ditën gam e gam. Na shurdhove. I bie më qafë botës. Samarxhinë e dimë të gjithë:

njeri punëtor, njeriu. Ca i paguajnë, ca s‟i paguajnë. Bejlerët, dihet, marrin e s‟japin, si

në kohën e vjetër. Tashi kanë dalë bejlerë të rinj, nga dora jonë. Duan të bëhen oxhak

mbi kurriz të botës. Hynë në llonxha, nëpër batak. Po dale, dale se do të vijë radha... Po

kujt i flas unë... Ditën ti rri mban kuvend këtu, shet mend; natën hyn nëpër arat e

Page 140: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

140

vreshtat e botës, zgrap e përlan ku mund, se e ke dorën të gjatë, krrabë. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 265)

Kjo njësi frazeologjike ndërtohet sipas kuptimit që ka gjymtyra foljore jashtë njësisë

frazeologjike në lidhje të lira fjalësh, si shet mollë, shet mish etj., por që krijon një lidhje

të re fjalësh, me një kuptim të ri të figurshëm që nuk ka tog të lirë gjegjës. Shembuj të

tillë ka shumë në gjuhën shqipe:

Pastaj kish ardhur një ditë kur mbret Bardhyli e kish thirrur në ushtri të tij. Kish lënë

parmendën, kish shkuar e luftuar. Dhe në çdo luftë i qe dukur sikur Etleva e blertë, me

një buzëqeshje pak si qesëndisëse, me një lule të bardhë në flokët e thekërta. Ajo i printe

përpara, ajo e nxiste, i jepte zemër. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 27)

Ishte takimi i parë që do të bënte me të, pasi ishin shembur më në fund ata hekurat e

rëndë të druajtjes, që nuk e kishin lejuar t‟i hapte zemrën. Vërtet që ai edhe sot ndajnate,

kur ata hekura u thyen njëherë e mirë, nuk i tha vajzës asnjë nga ato fjalë zemre, po

ç‟rëndësi kishte kjo? Emira e kishte kuptuar mirë se ç‟fshiheshin në atë zemër dhe jo

vetëm që nuk i kishte dhënë asnjë shenjë pakënaqësie, po, përkundrazi, ishte gati të

shfaqte gëzimin e saj, vetëm se rasti nuk qe i volitshëm. (Shefqet Musaraj, Para agimit,

fq. 48)

Unë - tha – isha i ri sapo dirsur mustaqja. Marina e Kapëbardhit ishte më e bukura e

fshatit. Jo veç e fshatit, po e gjithë kësaj mënge. Kur të shikonte me sy sikur të shponte me

shtijë, të shembte përdhe. Më shpoi e më shembi edhe mua. E pashë për herë të parë në

muaj prill, kur hiqte vallen e ristozit e më hyri menjëherë në zemër.”(Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 103)

Në strukturën e njësive frazeologjike foljore në shqipe vihet re përdorimi i foljeve të

zakonshme vë, heq, hyj, shkoj, bëj, dal, jap etj. që mund të dallohet edhe në shembujt e

mësipërm. Një tipar të tillë e kanë edhe njësitë frazeologjike foljore në anglishte ku foljet

njërrokëshe tregojnë veprime të ndryshme, si: drink, eat, feel, fight, hate, be, live, look,

run, swim etj.:

“Mr. Utterson, sir, asking to see you,” he called; and even as he did so, once more

violently signed to the lawyer to give ear. (James Main Dixson, English idioms, fq. 81)

I eat the air promise-crammed. (James Main Dixson, English idioms, fq. 82)

Mjaft njësi frazeologjike foljore me strukturë dygjymtyrëshe vijnë nga shndërrimi

kuptimor i figurshëm i togfjalëshave të lirë. Veprimi fillestar që rrjedh nga togfjalëshi i

lirë mund ose mund të mos jetë i domosdoshëm për të realizuar kuptimin e figurshëm të

njësisë frazeologjike.

Hapni sytë, ore, se dëbora është si uji; -Të heq e s‟të lëshon! – na thirri ai në të

ndarë e sipër, duke ecur herë përbri kuajve e herë përbri qerres. Ne i bëmë me dorë

(megjithëqë shenja jonë nuk dukej në mes të mjegullës), i thirrëm të ngjitej i shkujdesur

dhe ja muarëm tërthor, ashtu siç kishim kuturisur. Në fillim puna na vajti mirë, po më tej

na ngatërruan leqet: ramë në udhë pa udhë. As shenjë, as vragë, as gjurmë. Trëmba

dëbore lart, trëmba dëbore poshtë, e det i bardhë në mes. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 122)

Page 141: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

141

“E di që s‟e ka keq, dreqi! … Duhet të mbërthej ndonjë nga ata malukatët e drejtorit,

që t‟ua mbyll gojën atyre të administratës, që roje nate më kanë vënë dhe llogari dite

kërkojnë … Apo nuk ka një karvan me kallagiça ai me ato dy gra… Vetëm nuk shkoqis

dot se cilën grua do më shumë… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 35)

Atëhere disa nga trimat e beut i kthyen kurrizin Olloman Beut, ju afruan Malush

Agait, kokunjur e i thanë: “Na fal, Malush Aga. Ç‟bëmë s‟do bëjmë. U gënjyem”. Beut iu

drodh buza, siç i qe dredhur xhufka e festes. E si të mos i dridheshe kur pa se me një fjalë

goje, Malush Agai i mori gjithë ata trima? Malush Agai, që s‟kish në dorë veçse një

krrabë e në silahe vetëm një pisqollë... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 135)

The Wesleyans, however, take the cake, having by far the finest church building in

the city – a Gothic structure of graceful design. (Boston Commercial Bulletin/James M.

Dixson, English idioms, fq. 43)

It seems my entertainer was all this while only the butler, who, in his mater‟s

absence, has a mind to cut a figure. (James Main Dixson, English idioms, fq. 67)

Njësitë frazeologjike foljore me strukturë dygjymtyrëshe përveç gjymtyrës foljore

dhe emërore përmbajnë edhe gjymtyrë të tjera, siç janë ndajfoljet, mbiemrat dhe fjalët

onomatopeike të cilat do t‟i analizojmë në vijim të këtij punimi. Njësitë e përbëra nga një

folje dhe një ndajfolje shprehin veprime ose gjendjen e dikujt. Në shqipe, ato mund të

ndërtohen me folje kalimtare dhe jokalimtare të paraprira në shumë raste nga një trajtë e

shkurtër përemërore:

Ja, këto gjëra i vinin vërdallë në kokë së bijës së Nures, atje në mezhdën që ndante

arat e Gjatollinjve nga arat e Gjonomadhëve. Vrugoi ballin, rrahu ta mbushë me zhubra,

po më kot: sepse zhubrat i sjellin vjetet e jo dëshirat. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 74)

Për sa i përket përbërësit ndajfoljor, ai është në shumë raste një ndajfolje e mirëfilltë

në shqipe. Kjo gjë që nuk ndodh gjithmonë në anglishte, ku funksioni i ndajfoljes arrihet

nga dy ose më shumë emra që paraprihen gjithmonë nga një parafjalë:

She had come to him one day in her slap-dash way and told him; and, if it were any

consolation, she had added:

“He‟s so splendid; he‟s often lived on cocoa for a week!”

“And he wants you to live on cocoa too?”

“Oh no; he is getting into the swim now.”(John Galsworthy, The Forsyte saga, fq. 20)

Një grup tepër i kufizuar në shqipe dhe në anglishte është ai i përbërë nga një folje

dhe një fjalë onomatopeike. Këto mund të hasen më tepër në ligjërimin bisedor:

Mirëpo Zallorët janë trima, e njohin vendin me pëllëmbë. Vrasin ca nizamë turku,

çajnë udhë e dalin me gjithë tufë e fëmijë, heqin tutje, në Sopot; të tjerët u mbajnë

krahun, e mbërthejnë në vend yzbashin, s‟e lenë të bëjë gëk. Nga Zallorët nuk u vra

asnjë; nga nizamët u vranë pesë veta. Mirëpo Zallorëve u mbarohet plumbi u mbarohet

baruti. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 186)

Page 142: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

142

Kështu kaloi për Vitën dhe muaji i dytë i turpit dhe dyshimit. Barku s‟po i ngrihej,

ndërsa ajo vazhdonte ta ndukte e ta vriste për ditë, me shpresë se mos kësisoj ndalonte

„turpin‟ të ngrinte kokë e të bënte “mu” kundër gjithë botës. Po, megjithkëtë dyshimi e

llahtara nuk po i merrnin të ulur. Edhe njëherë që doli jashtë për të shfrehur, (duke

ndenjur mbyllur ajo kishte mbledhur anës vehtes, ashtu siç mbledh lëmshi fijet, gjithë

marazin e dynjasë), u mbush më keq me turp e brengë nga thumbat e së Peçit me të

Trifonit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 240)

He looks as fierce as a tiger, as much as to say, “Say boo to a goose, if you dare”.

(James Main Dixson, English idioms, fq. 33)

Një grup akoma më i kufizuar dygjymtyrësh në shqipe është ai i përbërë nga një folje

+ përemër:

Betimi ish tepër i madh, sepse Bora ishte perëndia më e fortë e maleve dhe Edipi e

hiqte veten enkeleas. Këtë betim të madh ai e shqiptonte shumë rrallë, kështu që s‟kishe

se si të mos i zije besë. Edipi vazhdoi: - Dashuria, mbesë, është më e forta e të gjitha

perëndive dhe i mund të gjitha. Ajo do ta heqë Enkelanën këtu në mal. (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 12)

Anyla s‟e la të mbarojë fjalën. -E di, - tha, - Gjahtarja, luftëtarja, kaprollj, tmerri i

ujkut dhe i të paudhit. Qofsh shëndoshë, moj bijë, e të na zbardhësh faqen siç na e ke

zbardhur … -Dhe diç u mat të shtojë (Anyla kish pesë djem si lisa mali; të voglin, më të

mirin e kish të pamartuar), po finoku Batun diç kuptoi e tha:

-Është e fejuar me Enkeleun e Ballakrionit, qindësin e mbret Bardhylit.

Anyla u err një cast, po aty për aty e mori veten dhe u kthjell:

-Edhe atë e di. Sa bukur! I miri me të mirën. Rrofshi e qofshi, bijë! (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 94)

1.1.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë trigjymtyrëshe

Njësitë frazeologjike foljore me strukturë trigjymtyrëshe ashtu si edhe strukturat

dygjymtyrëshe që u trajtuan më lart kanë elemente të ndryshme në përbërje të tyre krahas

foljes, si emra në rasa të ndryshme, gjë që reflekton edhe natyrën flektive të gjuhës

shqipe si dhe mbiemra, përemra, numërorë. Kombinimet janë nga më të ndryshmet:

folje + emër + emër

Emrat në këtë kombinim trigjymtyrësh mund të jenë të bashkërenditur:

Nuk do të shkosh për pazar, jo, po për një punë tjetër. Nesër mund të dalë në gjyq

djali i kumbares, Adili, për shkak të atyre gurëve që ngriti nga Pojani. Ti me Vitën do të

shihni shahitë e do bëni be e rrufe që kosovari s‟ka prishur muret a ç‟dreq tjetër ka atje

lart, po që ka marrë, si gjithë bota, gurë nga arat. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq.

214)

E veçanta te njësitë frazeologjike foljore me strukturë trigjymtyrëshe është në lidhjen

që mund të ekzistojë ndërmjet gjymtyrëve. Më konkretisht dy prej gjymtyrëve mund të

Page 143: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

143

kenë lidhje më të fortë semantiko-sintaksore. Në këtë rast, organizimi “bërthamor”105

bëhet ndërmjet dy gjymtyrëve të para, ku „bëj be‟ ka lidhje më të fortë.

Po të mos dojë të vijë, bëj be për atë dhe, për atë gur e për atë bukë se ndonjë ditë do

të më mbushet mendja, do të marr dyfeknë e do të zhavuloj në Vllahi a në Vullakë, ku të

jetë, do ta ze për veshi e do ta sjell në mulli. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

44)

Lidhja semantike ndërmjet gjymtyrëve mund të jetë lineare106

dhe nuk krijohet ndonjë

organizim bërthamor:

Mëso se ankthi i vdekjes do të thotë të mos kesh dëshirë të lësh bukuritë e rreme e

mashtruese të jetës së përkohshme tokësore, të mos besosh në jetën e vërtetë e të

amëshuar qiellore e kësisoj të mos kesh sy e faqe të dalësh para gjyqit të madh, ndonëse

perëndia, me zbulimin e sekretit të vdekjes, nuk të fsheu asgjë. (Jakov Xoxa, Lulja e

kripës së egër, fq. 111)

Në një pjesë të madhe të rasteve gjymtyrët emërore mund të kenë lidhje nënrenditëse:

Se nga kishte dëgjuar që “toka është femër, s‟ka tokë mashkull” dhe e kishte në majë

të gjuhës atë të shkretë fjalë dhe me të, më shumë sesa me bel e me lopatë, hapi ato

gropat e flamosura të portokalleve. “Femër, o, femër është toka, s‟thotë njeri se është

mashkull, po tamën se është femër, duhet t‟i gjesh atë që i shkon për shtat... (Jakov Xoxa,

Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 416)

Kur ndonjë titis, zemërgur, i thosh: “Ore, ç‟po bën ti kështu? Ku e ke mendjen? Ca

dalin e harrojnë, ca thyejnë hapsanën e ikin maleve, ca vdesin brenda. Ku të shpie

mushka? Diellë kërkon të bëhesh –a? Edhe dielli që është diellë nuk e ngroh dot gjithë

botën, se kjo botë ka shumë gryka e shpella. Veri gishtin kokës ...” (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 84)

folje + emër + numëror

Njësi frazeologjike që përmbajnë numëror në strukturën e tyre përdoren më tepër në

ligjërimin bisedor:

“Dëgjo, dëgjo, se ka kohë të habitesh... Le që ju gazetarët habiteni kollaj... Mua, për

familjen e tyre më kishte folur një mik. Kooperativa fqinjë jemi, po edhe s‟njihemi. Ata

kanë rrahur rëndom udhën e Levanit, ne atë të Fierit. Edhe sot që kemi bashkuar pazaret,

ata i bien nga ana e Rodostinës, ne nga ana e Pojanit. Se rrugët e përbashkëta lidhin e

miqësojnë njerëzit, or djalë. Dhe unë nuk desha t‟ja prish mikut, se edhe ai s‟ma kishte

bërë fjalën dy, në një rast të tillë, kur i kisha hyrë për çupën e një mikut tim. (Jakov Xoxa,

Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 418)

I don‟t think she could have cared two straws about the woman. (Murray‟s

magazine/James M. Dixson, English idioms, fq. 240)

105

Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. XLI 106

Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. XLI

Page 144: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

144

folje + emër + mbiemër

“Vetë e kisha bërë veshin shurdhë, po s‟donin kuçkat, që më shtynë në mëkatë, të

bënin gojën memece. Zbres nga kali dhe, me frerët në dorë u afrohem të dy cucave. Ato

ngrinë në vend, sikur të ishin në kungim, me fjalët e perëndisë e jo në rrugë me fjalët e të

paudhit në gojë. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 126)

Guri e kuptoi; u mundua t‟i japë zemër. – Ti, djalë, mos u bëj merak: do të kthehesh

në shtëpi. Ndofta plagën e ke të lehtë. Do të të mbyllet. Ti do sherohësh, do të martohesh

ehe! Unë do të mbetem këtu... do të vdes. Babai është plak, fëmijët janë të mitur, duan...

Xhezari u mat t‟i thotë: “Jo, nuk e kam të lehtë, se ma ka bërë vëllai. Plaga e vëllajt është

shumë e rëndë. As ti s‟e ke të lehtë. Të godita unë. Ta dish, unë e kam dorën të rëndë”.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 223)

Kështu ta punofshin edhe ty, o Veli bej... Kështu u endç dhe ti! Kështu mbeç, o zot,

kështu, me trastë krahut, që, kur të vërsulen qentë e të rrotullohesh t‟u biesh, të të këputet

gjalmi i torbës e të përndahen copat e bukës e të t‟i hanë zagarët! ... mallkoi teto

Konxheja, me duart në qiell, që ngrinin lart bashkë me nëmën, kanistrën e përshpirtjes e

sakaq ia dha kujës e lebetisë për njerëzit e saj, që patën marrë udhën e madhe e kishin

lënë pas të gjallët e të vdekurit e tyre. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 10)

Beu nxori cigare, e ndezi, që të shpëtonte nga kundërmimi kërmës. Nëpër arat me

misër të paprerë, zbardhën, skuqën, zverdhën për një çast ca shami, pastaj s‟u panë më.

Domosdo, Xheladin Beu e kish hijen të rëndë, prandaj gratë e vajzat u tulitën nëpër

misrat. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 164)

1.1.3. Njësi frazeologjike foljore me më shumë se tri gjymtyrë

Struktura të tilla vijnë nga fjalë të urta dhe disa prej tyre ngjajnë shumë me njësitë

frazeologjike foljore me strukturë fjalie. Kanë një larmi gjymtyrësh, rendi dhe lidhjesh

sintaksore:

Djali i xha Likos kishte vrapuar si ndonjë korier i vërtetë. Rrugës i kishin dalë shumë

të papritura. Dikush i kishte vërvitur nga pas këto fjalë: “Beu i dërgon burrin në treg dhe

vetë shtrihet me të në dyshek!” Po ai s‟ishte kthyer pas. E urrente aq shumë Kiun, sa

priste edhe gjëra akoma më të poshtra nga ai. Ja përse bridhte e bridhte, duke e bërë

veshin shurdh dhe syrin qorr, drejt qytetit, me letrën që i kishte dhënë instruktori. (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 403)

Drita e ditës ishte e butë, e ëmbël, si e kulluar nëpër gjergjir. Beu foli për punët e

mëdha e të vogla të mbretërisë; për “djellin e dunjasë”, Baba sulltanin, që ja kish vënë

këmbët në një këpucë gjithë “Avropës” ja kish hedhur hallkën tejpërtej nëpër hundë e

bënte të loste si ajri. Së shpejti, Baba sulltani do të nxirrte këllëçin e madh e do t‟i bënte

hi e pluhur gjithë kralet e mëdhenj e të vegjël, do t‟u merrte gratë e çupat e do t‟i mbyllte

në haremin e Stambollit. Domosdo, ato që do të tepronin do t‟ua falte të mëdhenjve të

mbretërisë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 165)

Page 145: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

145

Ai po kërkonte, në kujtesën e vet, ndonjë rast si ky, kur, një udhëheqës reparti, një

drejtor, të fliste sa mbarë prapë, siç po fliste Kiu Korroziu, në një mbledhje të përbashkët

rini-parti, dhe s‟po i kujtohej asnjë. Vështroi të gjithë, sikur të pyeste jo ata po veten: “A

do t‟ja mblidhte këmbët në një këpucë ku kolektivi i rinisë këtij hidhëruesi të rrënjëve?”

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 449)

Pashai plak i kish dërguar fjalë disa herë të dhëndrit që t‟i jepte për grua të dytë një

mbesë, çupën e çupës a nuk di çfarë (që të mos i shuhej oxhaku e të mos i dilte pasuria

nga dora), po Xheladin Beu, që ish djegur nga çorba, tani i frynte dhe kosit e s‟desh të

bënte më krushqi me pashallarë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 159)

Atyre të seksionit ua kishim pirë lëngun, babam… Edhe me këtë të ministrisë nuk na

ndriti. Tashti mbeti që i zoti të nxjerrë gomarin nga balta. Legenin kërkoi qeni i biri i

qenit, legenin, në vend që të kërkonte filxhanin e miqësisë... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë,

Vëll. I, fq. 72)

Gjuha angleze ka një numër të madh njësish frazeologjike që kanë më shumë se tri

gjymtyrë në strukturën e tyre:

“Never mind our son,” cried my wife. “Depend upon it, he knows what he is about.

I‟ll warrant, we‟ll never see him sell his hens on a rainy day. I have seen him buy such

bargains as would amaze one.” (James Main Dixson, English idioms, fq. 117)

I believe Pinchin‟s father to have been a tailor. There is no harm in the craft, honestly

exercised; but since the world began nine tailors have made a man, and you cannot well

see a knight of the shears without asking in your own mind where he has left his eight

brethren. (James M. Dixson, English idioms, fq. 244)

Njësia frazeologjike në shembullin e fundit e ka prejardhjen nga një fjalë e urtë

shumë e vjetër “Nine tailors make a man” e cila shpreh përçmim për rrobaqepësit.

1.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë fjalie

Në klasifikimin e njësive frazeologjike foljore sipas strukturës formale do të vërejmë

një grup të kufizuar të njësive frazeologjike foljore të cilat kanë strukturë fjalie. Ato

lidhen, në një farë mënyre, me strukturën e fjalisë nga e cila rrjedhin. Megjithatë, sipas

Jani Thomait107

, ngjashmëria e këtyre njësive me fjalinë burimore është thjesht e jashtme,

pasi nga vlera semantike-funksionale njësitë frazeologjike me strukturë fjalie barazohen

nga funksioni me fjalët. Ato hyjnë në fjali si të ishin një njësi e vetme. Njësi të tilla në

shqipe nisin me një fjalë shërbyese dhe kanë, zakonisht, strukturën e një fjalie të thjeshtë

dygjymtyrëshe:

Ti the se je nisur për punë mblesërie, për një jetime. Kush nuk e di ç‟është jetimi?

Hajde shokë, t‟i japim të gjithë xhaxhos sa të mundim, që të mbarojë punë. Edhe ju, o

shokë, - u tha udhëtarëve e karvanarëve, jepni sa t‟u lerë zemra, që xhaxho furrxhiut t‟i

vejë mblesëria mbarë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 88)

107

Shih Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet “TOENA”, fq. 221

Page 146: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

146

Rosa të buta nuk jap unë... E kam dhënë njëherë të tretën e shpendëve, në vjeshtë,

harrove? Pastaj pse bëjmë llafe kot? Shpendët i kanë në dorë gratë e gratë s‟të japin gjë,

na ta bësh dhëmbin... Unë desh shkova në botën tjetër e s‟më therën një zog, ti më

dashke katër rosakë? (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 53)

Jo, o Llazi, beu s‟i ka harruar Shpiragajt, po ai e di se guri që çkulet nga vendi i tij e

degdiset gjetiu, do kohë gjersa të zërë prapë bar përreth... Le që si na vajti filli neve... Në

vend që të zinim rreth e shokë këtu, u ndamë e u përçamë dhe vëlla me vëlla... Tashi që u

bashkuam, sa para bën... Ortakët na e futën kutin dhe kryeplaku e beu, që na kanë në

dorë, kërkojnë të na e kallin më thellë. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 20)

Një grup tjetër njësish me strukturë dygjymtyrëshe që i përket njësive frazeologjike

foljore me strukturë fjalie është edhe struktura folje + folje. Në një strukturë të tillë bëjnë

pjesë folje antonimike me njëra tjetrën me raporte këpujore:

E zeza unë, ku të mbytem tashi!... dhe mbërtheu fort gjirin e më fort tufën e zhukave. -

Dëgjo, Viçe!... e kapi nusja nga të dy krahët, e tmerruar dhe ajo nga kjo klithmë. E di që

kam rënë në mëkat... Po s‟më fale ti, do shkoj të nunosem te prifti në Shëndëlli... Zgjidh e

merr, tashi! (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 246)

A ke parë, zonjë e madhe, mashkull Gjonomadhi të mbyllet brenda, si gratë? Zonja e

madhe u zu ngushtë. – Jo, bir, s‟kam parë. Po atëhere si do t‟ja bëjmë? Mos dhëntë i

sipërmi të na shuhet kandili, që mezi na u ndez! Plumbi shpon mish të gjallë... Plaka ra

në të thella: e hodhi e priti me mendje, dha e mori natën e ditën, pastaj tha: - Sefedin,

bir: ti je mashkulli i vetëm i derës – u shtofsh e u bëfsh njëqind oxhakë! (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 67)

Po kohët e fundit sikur ishin vakur prapë. Miqësia e Kozit me fqinjët Shpiragaj ua

kish prishur pakëz qejfin. “Ndonëse hyjmë e dalim sikur të qe shtëpi Trokthi e jo

murizarak ky Koz Dynjaja, prapë jabanxhi mbet, gjersa ndahet nga fshati e bëhet me atë

muhaxhirin nga Griza, që nga e pruri kokën këtu!” (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II,

fq. 75)

Një strukturë e tillë ndeshet më rrallë në anglishte:

With or without reason, Miss Huntley is of opinion that I defrauded you of your rights

by taing what my father‟s will gave me, and that I afterwards turned out into the word to

sink or swim, as the case may be. (James Main Dixson, English idioms, fq. 225)

Në grupin e njësive frazeologjike foljore me strukturë fjalie hyjnë edhe struktura

shumëgjymtyrëshe, si:

Të bëhet si të bëhet, malli është imi. Imi, e do ta marr edhe sikur ta bësh dhëmbin sa

të kalit. Ti je me një këmbë në varr. Si nesër ta vemë në tabut e hajt matanë! Nëm vulën

me të mirë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 48)

E pra erdhi pikërisht ai që nuk priste, Petriti. Edhe sikur ta paskëshin zgjedhur me

qëllim, nuk kishin për të gjetur njeri më të papërshtatshëm. Ai sa nuk e hëngri veten me

dhëmbë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 403)

Page 147: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

147

Në anglishte, shumë nga njësitë frazeologjike foljore me strukturë fjalie kanë

strukturë bashkërenditëse, si tek:

You may say what you like in your kindness and generosity – it is a case of “give a

dog an ill name and hang him”. The only question is whether you are to be condemned

with the dog that has been justly regarded as a ne‟er-do-well til he has been branded

with an accusation of theft. (James Main Dixson, English idioms, fq. 76)

Kurse njësi të tjera frazeologjike me strukturë fjalie mund të jenë të tipave të

ndryshëm:

“What you are in your tantrums again! said she. “Come along, sir. Needs must when

the devil drives”. (James Main Dixson, English idioms, fq. 167)

“Tis an ill wind that blows nobody (any) good: the same wind that took the Jew Lady

Rackrent over to England brought over the new heir to Castle Rackrent. (James Main

Dixson, English idioms, fq. 130)

Disa njësi frazeologjike të këtij tipi janë të ngjashme në strukturë me fjalët e urta ose

me përgjigjet tip:

-Një myzeqare e vetme jam unë këtu, në mes të nafariotëve, përse të mos tallesh ti…, -

tha, duke mbushur me ankthin fëmijënor gropçelet e saj.

-Më duket se me një gur po vret dy zogj ky, Anthullë…, - tha Petriti.

-Pse, myzeqar je edhe ti, Petrit!... – u habit Anthulla.

-Jo dy, po katër…, - tha Pavlloja, duke bërë me shenjë nga krushqit myzeqarë, të cilëve

Petriti nuk ua kishte parë ende fytyrën. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 209)

Faleminderit!... Iu kthye edhe Leksi e i dha dorën troktharakut. – Kemi bërë mend t‟i

zëmë derën, ca kohë, vjehrit tim në Majolli, se e shikon, edhe gruan e kam me barrë...

Pastaj, me të parë e me të bërë. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 321)

Oho, ç‟ma paskan zënë kusarin!... bërtiti ai që bridhte përpara. - Hë hë, ç‟m‟i paska

gjetur mushka drutë!.. shfreu zemërimin e gëzimin përnjëherësh ai që vinte pas. (Jakov

Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 51)

Duke qenë se këto njësi ruajnë gjedhen strukturore të fjalisë nga e cila kanë lindur,

vijnë me anë të kësaj njësie frazeologjike me strukturë fjalie në një formë të ngurosur që

nuk ndryshon gjatë përdorimit të saj në ligjërim:

Në rrugën e një zhvillimi të mahnitshëm..., - përsëriti me ironi zoti Bardhi. – Këto

janë fjalët e zakonshme të të rinjve, që pandehin se çdo gjë që fluturon hahet. Po s‟është

kështu. Në Rusi vërtet revolucioni u bë. Edhe disa përpjekje janë realizuar. Po duhe

njohur mirë historia. S‟mjafton të lexosh „en passant‟ disa broshura dhe të pandehësh se

me ato i zgjidhe të gjitha... Revolucioni rus u bë me sakrifica që s‟e vlente barra qiranë.

Kjo është e para. Shteti i ri socialist rus dhe punët që bëhen atje, janë rezultati i një

diktature të rëndë. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 32)

Page 148: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

148

Adnani priti fjalën e kryetarit, po kryetari mbllaçiste fara lule dielli. Ç‟thoni shokë të

brigadës? A duhet të heqim Janin si postjer dhe të vëmë papun? -Pa... pa... pa!... Kësaj i

thonë jo ik hoxhë të ulet prifti, po ikë Jani që të ulet Papajani. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. II, fq. 159)

Paguaj si të thonë, pastaj shko e qahu ku të duash, me fjalë të tjera trokit në derën e

shurdhërit. Edhe taksidari është i fortë, me harka, gjithnjë i armatosur e me dy xhandarë

pas vetiu. Bën urdhër: «Të më jepni paret, se unë ju marr çintjanet e grave! Ua zhvesh

me dorën time e ua marr». Kërcet ndonjëherë koburja ose dyfegu për një fjalë kaqe të

vrazhdë. Po, kërcet. Dhe ka krisur... (Mitrush Kuteli, Tregime të gjedhura, fq. 237)

Tell it not in Gath, publish it not in the streets of Askelton; lest the daughters of the

uncircumcised triumph. (2 Sam, i. 20/James M. Dixson, English idioms, fq. 95)

2. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas marrëdhënieve sintaksore të

gjymtyrëve

2.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë bashkërenditëse

Numri i njësive frazeologjike foljore me strukturë bashkërenditëse është i madh.

Shumica e tyre kanë si tipar kryesor dygjymtyrshmërinë. Njësitë frazeologjike të këtij

lloji janë ndarë në dy lloje:

njësi frazeologjike foljore me lidhje bashkërenditëse përfshirëse

njësi frazeologjike foljore me lidhje bashkërenditëse veçuese

Njësitë frazeologjike foljore që kanë lidhje bashkërenditëse përfshirëse janë,

zakonisht, të përbëra nga dy folje që lidhen me njëra tjetrën me anë të lidhëzave

bashkërenditëse. Në shqipe, gjymtyrët foljore mund të jenë në marrëdhënie antonimike

me njëra-tjetrën:

Kurora e pishës po jepte e merrte me jugën e bardhë. Era e luleve, sikur të kërkonte

të bënte atë që kishte çbërë moreni që së njomi, po mundohej të drejtonte trupin e pishës,

që ishte anuar mënjanë, si me pikëllim. Kundërshtimi për të ndrequr atë shëmti, e tërboi

erën. Ja mbështolli kokën kurorës vigane me duhinë e saj të marrë, thuajse kërkonte ta

shkulte me rrënjë dhe pisha zuri të ankohej me një rënkim të zgjatur, si grahma e

agonisë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 53)

Ndërsa në anglishte, gjymtyrët foljore mund të jenë sinonime me njëra tjetrën, si në

rastin e mëposhtëm:

There came a pause, which, after, humming and hawing a little, Philip was the first

to break. (James Main Dixson, English idioms, fq. 128)

Në njësi të tilla nuk ka mundësi për zëvendësim të gjymtyrëve, të cilat kanë kuptim

figurativ të plotë. Ka raste kur komponentët nuk janë sinonime:

I must cut and run, whatever happens. (James Main Dixson, English idioms, fq. 66)

Page 149: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

149

Duhet përmendur fakti që në shqipe gjymtyrët e njësive frazeologjike foljore janë

antonime të lidhura me lidhëzën bashkërenditëse “e”, kurse në anglishte, gjymtyrët janë

sinonime dhe, nëse ka dallime ato nuk vihen re pasi kuptimi i tyre leksikor i veçantë

është zbehur. Pra, sinonimet që hyjnë në përbërjen e këtyre humbasin ndryshimet e veta

kuptimore. Në njësinë frazeologjike “fetch and carry” humbet ndryshimi midis dy

gjymtyrëve “fetch” dhe “carry” që do të thotë se kur përdoret bashkë kjo njësi nuk ka

dallim në strukturën semantike të gjymtyrëve të saj. Kjo humbje ndryshimesh është

tregues formal i zbehjes së kuptimit leksikor të veçantë. Megjithatë, po të trajtoheshin si

njësi leksikore, mund të jepej një përkufizim i qartë i tyre.

Ndër njësitë frazeologjike foljore me lidhje bashkërenditëse ka edhe raste me

strukturë tri ose më shumë gjymtyrëshe, megjithëse janë të rralla. Ashtu si edhe njësitë e

përmendura dygjymtyrëshe, njësitë frazeologjike e këtij tipi përdoren si mjet theksimi:

“Always happy to see a friend in our plain way … Sherry, old part and cut and come

again.”

There was June, the atom with flaming hair, who had climbed all over him, twined

and twisted herself about him – about his heart that was made to be the playing thing and

beloved resort of tiny helpless things. With characteristic insight he saw he must part

with one or with the other; no half measures could serve in such a situation. In that lay

its tragedy. And the tiny, helpless thing prevailed. He would not run with the hare and

hunt with the hounds, and so to his son he said good-bye. (John Galsworthy, The

Forsyte saga, fq. 24)

Njësitë frazeologjike foljore me lidhje bashkërenditëse veçuese nuk janë të shumta.

Njësitë e këtij tipi në shqipe janë më të pavarura se ato në anglishte. Ato mund të

krahasohen për sa i përket strukturës së tyre me fjalinë. Mund të themi “ku ngryset,

s‟gdhihet” ose “japim e marrim” dhe asgjë në këto njësi nuk humbet nga ana semantikore

ose gramatikore. Ndërsa në anglishte, ky tip i ngjan më shumë një foljeje të thjeshtë që

duhet të lidhet me njësi të tjera gjuhësore për të shprehur një mendim.

He, on the other hand, with an exceptionally acute and vogorois mind of his own, and

determined to make a spoon or spoil a horn, had little idea of restricting himself to the

ordinary passive part alloted to the “bookseller”. (James Main Dixson, English idioms,

fq. 232)

Her husband told her that she must sink or swim with him. (James Main Dixson,

English idioms, fq. 225)

2.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë nënrenditëse

Ashtu si togfjalëshi i lirë, si njësi sintaksore strukturore e përftuar nga bashkimi

gramatikor dhe kuptimor i dy ose më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara me lidhjen

e nënrenditjes, edhe njësitë frazeologjike foljore të cilat rrjedhin prej tyre kanë në

përbërje gjymtyrë që shprehin marrëdhënie të ndryshme me njëra tjetrën. Duke patur si

gjymtyrë bazë foljen dhe funksionin e saj si folje në fjali, njësia frazeologjike foljore,

mbart disa karakteristika foljore, një prej të cilave është se ato kanë marrëdhënie

objektore, e cila është marrëdhënie midis veprimit dhe një objekti. Kjo nënkupton që

Page 150: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

150

gjymtyra foljore është kalimtare. Njësitë frazeologjike foljore në shqipe që shprehin

marrëdhënie kundrinore kanë struktura të ndryshme me dy, tri ose më shumë gjymtyrë.

Xhelatin beu mbeti vetëm. Tha të delte në ballkon, të pinte „kahven‟, po e ktheu

mendjen e i ra rrotull odës, qëndroi një çast përpara pasqyrës sa një derë, u shikua e nuk

e njohu veten: nga pasqyra e vështronte një burrë tjetër me ca sy të skuqur, të kërcyer,

me një grykë të shfryrë e të varur si ato laprat e misërokut, me ballin brazda-brazda.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 149)

Po ja që nuk po e gjente dot gjuhën e përbashkët. “Unë s‟jam i zoti të merrem vesh

me këta, bashkëfshatarët e mi, që i kam e më kanë para syve, si do merrem vesh nga bota,

me ato vjershat e mia mish pas lajmësi?..” Ishte gati të hiqte dorë nga kjo punë, duke

menduar se e keqja qëndronte jo jashtë tyre por brenda tyre… (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 223)

Gjymtyra emërore, e cila shërben si diferencuese semantike në një marrëdhënie të

tillë mund të jetë e ndryshueshme në anglishte. Kjo ndodh në rastet kur kundrinori

shprehet me një përemër të pacaktuar i cili mund të zëvendësohet me elemente të

ndryshueshme. Për këtë arsye, në anglishte, është bërë një studim i përemrave të

pacaktuar – one‟s – somebody - somebody‟s dhe something. Në fakt, rëndësia e tyre

qëndron se këta përemra janë pjesë e njësive frazeologjike foljore dhe drejtojnë veprimin

e shprehur nga folja.

Përemri i pacaktuar one‟s zëvendësohet nga një përemër pronor. Ai përdoret:

me folje që tregojnë një veprim që bie mbi vepruesin: to put one‟s best leg foremost

“Now you must put your best leg foremost, old lady”, whispered Sowerberry in the

old woman‟s ear; “we are rather late”. (James Main Dixson, English idioms, fq. 147)

me folje që tregojnë një veprim të kryer nga dikush por që bie mbi një tjetër: play one‟s trump card

He was a man with power in reserve; he had still his trump card to play. (James

Main Dixson, English idioms, fq. 260)

për të treguar gjendjen e njerëzve ose të sendeve:

to be on one‟s last legs

He (Major Scott) was always on his last legs; he was very tedious; and he had only

one topic, the merits and wrongs of Hastings. (James Main Dixson, English idioms, fq.

147)

I entirely agree with your condemnation of the London coal tax. I read with the

utmost satisfaction the denunciation of it by Lord Randolph Churchill. If he holds to his

position the tax must be on its last legs. (James Main Dixson, English idioms, fq. 147)

Përemri i pacaktuar somebody‟s zëvendëson një përemër pronor, një emër në rasën

gjinore ose një grup fjalësh me një emër në rasën gjinore. Ai mund të përdoret kur:

Page 151: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

151

një veprim i caktuar bie mbi një person tjetër, dhe jo mbi vepruesin: pull somebody‟s leg

You don‟t suppose, do you, that our friends here are in earnest. They have just been

pulling our legs very wittily. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 309)

tregon gjendjen e dikujt që varet nga një tjetër:

put something into somebody‟s hands

They should not poke their noses into his affairs any more; he had just cancelled their

trusteeships of his will; he would take the whole of his business out of their hands and put

it into the hands of young Herring, and he would move the business of his companies

too. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 221)

Ka një dallim në përdorim midis keep one‟s nose to the grindstone dhe keep

somebody‟s nose to the grindstone. Në shembullin e parë, veprimi bie mbi kryefjalën, pra

mbi vepruesin, kurse në shembullin e dytë, përemri thekson një veprim të kryer nga

kryefjala mbi diçka tjetër. Zakonisht somebody‟s zëvendësohet me një emër në rasën

gjinore:

“Never till that moment had he realised how much the dread of bringing James‟ grey

hair down with sorrow to the grave had counted with him”. (Шнтова Л. Ф., Брускина

Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 131)

Kur njësia frazeologjike foljore përdoret në diatezën pësore, emri në gjinore që

zëvendëson somebody‟s zë vend në fillim.

Lanny Bud‟s nose was put completely out of joint. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л.,

English idioms and phrasal verbs, fq. 287)

Emri në gjinore lejon një përcaktor si në shembullin më poshtë:

At seven o‟clock they started, Dartie offering to bet the driver half a crown he didn‟t

do it in the three-quarters of an hour. Twice only did husband and wife exchange remarks

on the way. Dartie said: “It‟ll put Master Soames‟s nose out of joint to hear his wife‟s

been drivin‟ in a hansom with Master Bossiney!” (John Galsworthy, The Forsyte Saga,

fq. 163)

Përemri i pacaktuar “somebody‟s” zëvendësohet në shumë raste nga “his” ose

“person‟s” ndërsa përemri i pacaktuar “something” shpesh zëvendësohet nga një emër

ose togfjalësh:

know something as a person knows his fingers

know something well as a beggar knows his bag

Njësitë frazeologjike foljore me marrëdhënie rrethanore të gjymtyrëve tregojnë

veprime ose gjendje që lidhen me njeriun. Krahas gjymtyrëve shënuese në strukturën e

këtyre njësive frazeologjike foljore bëjnë pjesë edhe fjalë joemërtuese, siç janë parafjalët.

Me anë të tyre mund të shprehen raportet sintaksore të varësisë midis gjymtyrëve. Duke i

ndarë sipas llojit të parafjalëve, krijohen këto grupe:

Page 152: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

152

me parafjalën në:

Pastaj më prapa, kur u bë fshati kooperativë, fryti e iku dhe na la në baltë. E kishim

zgjedhur kryetar dhe ja kishim vënë të dy këmbët në një këpucë, se qëlluam në kryesi nja

katër a pesë nga ne, që s‟e kishim hequr gjahun. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I. fq.

473)

Biseda e parë e Adnanit, e cila nuk nxori në shesh asgjë, nuk i pëlqeu as Petritit, as

gjeneralit. Kjo hidhte poshtë mendimin e tyre se duhej mposhtur një herë kryetari, dhe

kështu, tëthorazi i jepte të drejtë instruktorit. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I. fq. 279)

me parafjalën nëpër:

Atëherë e kam nga ai … -tha Miltoja. - Jo, nuk e ke nga ai dhe mos e merr kot nëpër

gojë, në qoftë se nuk do që ta marrësh kot më qafë. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë,

fq. 382)

Ja, kjo, nuk i kishte shkuar nëpër mend... Errësira bën të shndërisin vetëm dritat...

Ajo që iu duk Shpresës një zgjidhje e lumtur, aq sa thërriste: “Oh, sa gjë e bukur do të ishte, sikur!...”, tani, nën dritën qumështore të mëngjesit të ngarkuar me mjegull, po i

dukej një lojë fëmije, që fantazon zgjidhjet më të pangjashme. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. II, fq. 92)

me parafjalën me:

Po nuk u ngri. Ndofta e kish lënë për më vonë, për në dasmë; ndofta ja kish prerë

gjunjët ajo e uruara verë. E shikoja e thosha me vete: “Si ka qenë vallë, gjyshja në të ri,

kur ish çupë, kur ish nuse?” Dhe nuk e merrja dot me mendje të kish qenë e bukur, siç

thosh gjyshi, po gjithnjë kështu: me gishtrinjtë tërë gdhenj, me fytyrë si kkore gështenje

gufalle, me hundën si eshkë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 105)

Shokët e ekipit, në vend që t‟i afroheshin sofrës, ju larguan. - S‟kemi ardhur këtu që

të lëpijmë kockat e Kito Çuçit, po kemi ardhur për bashkim… tha prerë gjenerali, me të

gjithë peshën e zërit dhe të paletave të tij prej ushtaraku. Kjo fjalë e rëndë ra mbi sofër

siç kishte rënë satëri mbi qengjin dhe e kishte ndarë më dysh. - Po mirë, mbani barkun

me dorë… dhe Kitoja i bëri me shenjë së bijës të ngrinte sofrën. – Haj, moj ç‟pret?

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I. fq. 286)

me parafjalën nga:

Edhe fjala e nuseve ishte për ne, asaj kohe, vendimtare: u shtroheshim e bindeshim

siç i shtrohet e i bindet qeni të zot. Se, më pat dalë nga mendja t‟ju them që në krye: unë

e Çuli ishim të martuar ... Me dasmë të madhe e kurorë në kokë, siç e donte radha e

martesës. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 322)

me parafjalën ndër:

Kishte qenë një e diel, para shtatë a tetë muajsh. Për dreq, atij po i kujtoheshin vetëm

të dhënat agronomike, që kishin marrë në institutin e kërkimeve rreth varietetit të misrit

Page 153: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

153

“mati”, kurse për “agavien” asgjë. Agroni s‟po kuptonte se ç‟kishte hyrë agavia në atë

mes kur kooperativa e tyre s‟kishte ndër mend të merrej me prodhimin e litarëve. (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II. fq. 172)

me parafjalën për:

Po të mos dojë të vijë, bëj be për atë dhe, për atë gur e për atë bukë se ndonjë ditë do

të më mbushet mendja, do të marr dyfeknë e do të zhavuloj në Vllahi a në Vullakë, ku të

jetë, do ta ze për veshi e do ta sjell në mulli. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

44)

Gjymtyrët foljore që shërbejnë për të ndërtuar marrëdhënie rrethanore nuk janë

gjithnjë jokalimtare. Disa prej këtyre gjymtyrëve, si në shembujt e mësipërm, mund të

jenë kalimtare në situata të tjera jashtë njësisë frazeologjike me përjashtim të foljes „dal‟.

Njësitë frazeologjike foljore me marrëdhënie rrethanore të gjymtyrëve janë më të pakta

në anglishte. Ashtu si në shqipe, parafjalët bëjnë pjesë në struktura të tilla. Ndër parafjalët

më të ndeshura në struktura të tilla janë:

parafjala between:

And they were very merry – so that no one would have thought that Johnny was a

despondent lover, now bent on throwing the dice for his last stake; or that Lily was aware

that she was in the presence of one lover, and that she was like to fall between two stools.

(A. Trollope /James M. Dixson, English idioms, fq. 239)

parafjala on:

I had finished my education... So I left Paris, and went home to rest on my oars.

(James Main Dixson, English idioms, fq. 172)

parafjala over:

Either through negligence, or want of ordinary sustenance, they both tipped over the

perch. (James Main Dixson, English idioms, fq. 183)

parafjala in:

Again, Irene would not be so likely to object to leave London if her greatest friend‟s

lover were given the job. June‟s marriage might depend on it. Irene could not decently

stand in the way of June‟s marriage; she would never do that, he knew her too well. And

June would be pleased; of this he saw the advantage. (John Galsworthy, The Forsyte

Saga, fq.48)

parafjala into:

Page 154: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

154

Unobserved in the doorway, he congratulated himself that things were taking the

right turn. It was lucky she and Bossiney got on; she seemed to be falling into line with

the idea of the new house. Quiet meditation among his pictures had decided him to spring

the five hundred if necessary; but he hoped that the afternoon might have softened

Bossiney‟s estimates. It was so purely a matter which Bosinney could remedy if he liked;

there must be a dozen ways in which he could cheapen the production of a house without

spoiling the effect. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 80)

parafjala to:

And why did she hate him? Even now he could not altogether believe it. It was

strange to be hated! – the emotion was too extreme; yet he hated Bosinney, that

Buccaneer, that prwoling vagabond, and that night-wanderer. For in his thoughts

Soames always saw him lying in wait – wandering. Ah, but he must be in very low water!

Young Burkitt, the architect, had seen him coming out of a third-rate restaurant, looking

terribly down in the mouth! During all the hours he lay awake, thinking over the

situation, which seemed to have no end - unless she should suddenly come to her senses -

never once did the thought of separating from his wife seriously enter his head … (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 203)

parafjala through:

I hoped they would never adopt our democratic patent method of seeming to settle

one‟s honest debts, for they would find it paying through the nose in the long run.

(James Main Dixson, English idioms, fq. 170)

parafjalët from... to:

If they had any fault to find, let them go to her, which was not even appealing from

Philip drunk to Philip sober, but form the lioness in the jungle to the lioness in the cave.

(James Main Dixson, English idioms, fq. 183)

parafjala up:

Keep up your pecker, man; you will be all right tomorrow. (James Main Dixson,

English idioms, fq. 181)

Pozicioni i parafjalës në anglishte nuk është i qëndrueshëm brenda të njëjtës njësi

frazeologjike:

know on which side the bread is buttered

know which side the bread is buttered on

know which side the bread is buttered

Bossiney looked clever, but he had also - and it was one of his great attractions - an

air as if he did not quite know on which side his bread were buttered; he should be easy

to deal with in money matters. Soames made this reflection in no defrauding spirit; it was

the natural attitide of his mind – of the mind of any good business man – of all those

thousands of good business men through whom he was threading his way up Ludgate

Hill. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 48)

Page 155: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

155

3. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas veçorive leksiko-gramatikore të

gjymtyrëve

3.1. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje kalimtare

3.1.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër i pashquar

Ndërtimi me folje kalimtare përbën një strukturë tipike të njësive frazeologjike

foljore. Kjo strukturë bëhet akoma më e larmishme me praninë ose jo të trajtës së

shkurtër përemërore si dhe me trajtën e gjymtyrës së dytë emërore, që është në pjesën më

të madhe të rasteve vatër kuptimore e njësisë frazeologjike foljore. Emri mund të jetë në

trajtë të pashquar dhe në numrin njëjës:

Heshtje. Nga jashtë u dëgjua një këngë: këndonte peshkatari që kish mbaruar së

shkarkuari peshkun. Ata të dy mbajtën vesh dhe e dëgjuan gjer në fund. Si u shua kënga

e peshkatarit, u dëgjua një cicërimë cëri që endej nëpër oborr dhe çukiste me sqep fijet e

barit midis rrasave. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 100)

Ylli ja njihte kokën Shpresës. Po të ngulte këmbë në të tijën, më keq ajo do të mbahej

në të sajën. Më mirë do të ishte ta linte që të fliste vetë. Dhe kishte për të folur, patjetër. –

Dhoma jote e përkohshme... Sikur ajo fjalë të paskësh qenë ndonjë kërrigë, që kapi

thyesën e ndjenjave që po i thurreshin në zemër, vajza u trazua keq. Dhe këtë trazim e

shprehu me rrëmbimin me të cilin la dhomën dhe kapërceu matanë. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 39)

Shtegu mbeti një çast i hapur. Lokridasi sarihedhës their tatëpjetë, nëpër shteg, duke

hequr dorë nga qeset e lëkurta të mbushura me ar me argjend, nga shtëpia e bardhë në

breg të Boagrit, nga skllavet e bukura si perëndesha dhe nga gjithë të tjerat për të

shpëtuar lëkurën. Pas tij, si u hap shtegu, të cilin nuk mundi ta mbyllë dot Agroni i

plagosur dhe shokët e rinj që kishin mbetur të hutuar, të lodhur, rrodhën poshtë

mbeturinat e togës së Epokilit që ua mbathën luadheve. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3,

fq. 200)

Kishin gjithë mëngjesin që po shinin grurë në Rrakullën e Sopirganit. Ylli i pati

kërkuar kryetarit që vajza ta bënte praktiën në kooperativën e tyre, po Kiu Korroziu mezi

kishte dëgjuar. Meqë e kemi nusen tonë, mirë, pranoj. Po shiko t‟i thuash, babam, të mos

na shesë mend me ato rregullat agroteknike… dhe i kishte tundur gishtin me kërcënim. -

Të punojë si pirganase, të hajë si çobankë dhe të heshtë si lopa. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 163)

Në anglishte, treguese e trajtës së pashquar është nyja „a‟ ose „an‟ që vihet para

gjymtyrës së dytë emërore:

Page 156: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

156

The uneasiness of the Forsyte family has been justified by the simple mention of the

hat. How impossible and wrong would it have been for any family, with the regard for

appearances which should ever characterise the great upper middle-class, to feel

otherwise than uneasy. The author of the uneasiness stood talking to June by the further

door; his curly hair had a rumpled appearance as though he found what was going on

around him unusual. He had an air, too, of having a joke all to himself. (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 7)

We were so short of men that every one on board had to bear a hand. (James Main

Dixson, English idioms, fq. 21)

Gjymtyra emërore në trajtë të pashquar që është në rolin e kundrinorit mund të

përsëritet brenda një njësie frazeologjike:

She was an epitome of all the virtues, but a woman of a decided temper, not used to

mince matters, and calling a spade a spade. (James Main Dixson, English idioms, fq.

230)

Gjymtyra emërore mund të shfaqet edhe në një formë të parregullt pa praninë e nyjes

së pashquar:

The common labourers at outdoor work were beating goose to drive the blood into

their fingers. (James Main Dixson, English idioms, fq. 24)

3.1.2. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër i shquar

Të shumta në numër janë edhe njësitë e përbëra nga një folje kalimtare dhe një emër i

shquar në numrin njëjës:

Po, vaj e vaj, të gjithë këta trima të ndjerë e derdhën gjaknë e tyre për botën, për të

tjerët, ca me njërin e ca me tjetrin, bjeri t‟i biem e tym më tym, trimëri për trimëri... Ja,

kjo ka qenë e keqja jonë.. S‟doli një burrë që të thotë: “Dale, ore, ku po shkoni kështu?

Mblidhni mendjen e mbani dorën, mos u vritni për të huajin”. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq.57)

Sa për ata të tjerët..., - vazhdoi bletari duke e vështruar me dashuri Eno Malabanin

dhe iu afrua togut me trasta dhe qese lëkure, të rënda, i ngriti, ua zgjidhi grykat dhe

zbrazi përpara syve të habitur të të gjithëve shumë ar dhe argjend me kokën e të birit të

Amindës dhe tunxh me kokën e Bardhylit. – Ja tek i ke dëshmitë. Disa nuk i zgjidhi fare,

po i hodhi ashtu siç ishin, me përbuzje mbi kukumalen vezullonjëse. Të gjithë e shikonin

të habitur, gati-gati ta pyesnin, po askush s‟hapi gojën. As vetë Eno Malabani. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 223)

Në fillim ai s‟i dha rëndësi kësaj çështjeje. E dinte që kishte të bënte me një grua

konservatore. Po, me kohë, filloi të vriste mendjen. Dhe, kur vendosi se do të ishte më

mirë, për çdo rast, të mos shihej më në shtëpinë e tyre, ndjeu përbrenda një lloj brenge…

“Këto s‟janë shenja të mira, mor çunak”, mendoi me vete. (Shefqet Musaraj, Para

agimit, fq. 34)

Page 157: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

157

Ne kërcyem e u përndamë si një tufë rabeckash kur u sulet skifteri. U fshehëm ku

mundëm: kush nëpër shelgjishta, kush nëpër kulpra e nëpër shpendra. Zemra na rrihte,

sepse e dinim se Qamili ishte i krisur nga kondaku. Po nuk largoheshim më tej. Rrinim

aty të tulitur, pa zë, e prisnim të thyente zverkun. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura,

fq. 47)

E na ish një gëzim e një bukuri e madhe në atë mëngë të botës – në fshatin tonë e në

fshatrat rrotull – siç nuk pat qenë që herën e herës. Kudo të hidhje sytë e kudo të mbaje

veshin nuk shikoje e nuk dëgjoje veçse të mira e gëzime. – Ja kështu të jetë mot për mot!

– thoshin njerëzia. – Kështu i ka hije jetës: të punosh si rob e të rrosh si zot. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 80)

Njësia e mësipërme frazeologjike ku gjymtyra emërore shfaqet në trajtë të shquar

është një formë më e rrallë që autori përdor në vend të formës më të zakontë të saj në

trajtë të pashquar njëjës si tek shembulli në vijim i përdorur nga i njëjti autor:

Në këtë mes na doli një njeri i kënduar, dhaskal e psallt bashkë, e tha se ky mot u

ngjaka atyre shtatë lopëve të majme që paskeshin dalë s‟di se kur, në Misir, në kohën e

Josifit, të birit të Jakovit, dhe se më tej do të dilnin shtatë lopë të dobëta, që do të hanin të

majmet. Bota s‟dinte se ç‟kishin qenë e në kishin qenë këto shtatë lopë të majme e

s‟kishin nge të mbanin vesh të dëgjonin përralla, sepse gazi ishte gaz e nuk duhej përzier

me helm të kotë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 80)

Disa prej njësive frazeologjike të këtij tipi mund të kenë kuptim pavetor që realizohet

me anë të një foljeje në trajtë pësore-vetvetore:

Domosdo, në konakët e beut vinin edhe agallarë dhe myftarë fshatrash, vinin fshatarë

për të qarë ndonjë hall. Ta pret mendja: asnjë nuk vinte me duart bosh. Mirëpo kësaj

here Xheladin Beu s‟kish nge të merrej me vogëlsira të këtilla; ai ndjente një zbrazëtirë të

madhe në zemër. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 153)

me kuptim pavetor:

Plaku vazhdonte të buzëqeshte me shkrifosjen e boçave të vona të pambukut që i

kishin shpëtuar mbledhjes dhe që po flakëronin në zjarrin e vatrës. “Mos duhet vrarë

mendja në një drejtim tjetër?” Adnani dinte aq sa të mos pyeste për domethënien e

përrallës, që shpeshherë, në këtë krahinë, zinte kryen e vendit në bisedat. Myzeqarët

kishin mënyrën e tyre të të përgjithësuarit, një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, dhe ashtu ata

pohonin ose mohonin. Në të tilla raste atyre u dukeshin fjalët të varfëra për të shprehur

të vërtetat e jetës, pasi u ishin dukur dikur edhe të rrezikshme. Pra, të mos kuptoje thelbin

e një përralle a të një ndodhie të rrokullisur e të shtruar si ndonjë sofër mu në mes të

muhabetit, ishte për myzeqarët shenjë papjekurie. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq.

347)

me kuptim të përgjithësuar:

Hodos i vjen keq, po fjala e kapedanit nuk shkelet dot: ua hedh qeset të zotërve, që

s‟dinë ç‟të bëjnë e puthin dhenë e gurët. Kapedani kërkon të mbajë gjyshin atje në mal,

nja tri ditë, me mish të pjekur, po ky s‟rri dot. Nxitohet, se puna e mblesërisë s‟pret.

Page 158: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

158

Atëhere kapedani nxjerr i jep pesë lira. Hajdutët e tjerë lenë pusitë e afrohen. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 87)

Në anglishte, nyja shquese „the‟ si treguese e trajtës së emrit është e pranishme në

tipin folje kalimtare + një emër të shquar në numrin njëjës:

Mr. Maurice, again, that pure and devout spirit – of whomm, however, the truth must

at last be told, that in theology he passed his life beating the bush with deep emotion and

never starting the hare – Mr. Maurice declared that by reading between the lines he saw

in the Thirty-nine Articles and the Athanasian Creed the altogether perfect expression of

the Christian faith. (James Main Dixson, English idioms, fq. 23)

There are certain cases, it is true, where the vulgar Saxon word is refined, and the

refined Latin vulgar, in poetry – as in Sweat and persiration; but there are vastly more in

which Latin bears the bell. (James Main Dixson, English idioms, fq. 24)

“This will do”, thought the Scott, misled like Continental nations by that little trait of

yours. He opened the ball. (James Main Dixson, English idioms, fq. 20)

Në anglishte kundrinori mund të zgjerohet edhe me anë të një cilësori:

But they had long been man and wife ere Tom began to show the cloven foot. (James

Main Dixson, English idioms, fq. 119)

Gjymtyra foljore në shqipe mund të jetë e paraprirë nga një trajtë e shkurtër

përemërore që lidhet me një gjymtyrë që ndodhet jashtë strukturës së njësisë

frazeologjike:

Po s‟mbajti dot verën, num mban dot as ngjalën e dhjamur qillonë të gjolit të

Naforës, o myzeqar!... – tha Pavlloja. – Ngjala nuk do dhalla... Ha ngjala e pi dhalla, si

në Myzeqe, të fryhet barku dhe të bën llëng-llëng, si matarja e qumështit në kurrizin e

labit që shet bulmet nëpër Naforë. Gjersa na i paska vënë syrin në karnavale një vajze të

vetme, pa motër e vëlla, ai duhet të hyjë dhëndërr brenda e të bëhet naforiot, se nuk ia

jep njeri nuse… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 211)

Mbledhja procedoi në rregull, shokë, pavarësisht nga shtyrja që na detyruan

rrethanat e krijuara. Raporti u mbajt, kritika u bë dhe autokritika e kryetarit erdhi, si një

oshëtimë beteje, së cilës ai i vuri gjoksin dhe u plagos në përpjekjen për të shpëtuar një

luftëtare. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 273)

Qerret vazhduan në udhë të tyre, si lumi atje nën urë, që shkon pa i vënë veshin

njeriut. Vetëm kur dolën përtej e morën drejt rrugën e Semanit, Piloja hoqi frymë e

mërmëriti me vehte, sikur në qerre të mos kishte tjetër veç tij. (Jakov Xoxa, Lumi i

vdekur, Vëll. I, fq. 18)

Trajta e shkurtër përemërore mund të lidhet edhe me një gjymtyrë brenda strukturës

së njësisë frazeologjike:

Gjyshi e preu fjalën, ngriti dorën, që ja përskuqi drita e pishtarit, edhe e tundi

përpara syve, sikur donte të largonte tej perden e vjeteve.

Page 159: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

159

-Pastaj e pashë në krua, e pashë në lëmë, e pashë në lumi. Ma mori mendjen fare, ma

prishi gjumin. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 103)

-Mor, po ku vajti papu, që t‟i bëjë një efqeli kësaj gërdalle, që nuk po luan nga vendi,

- tha Pip Spiceri. - Nuk thua shyqyr që e këputi qafën dhe mori me vete gojën e ndyrë, se

nuk do të na ndahej miza e kalit…, - tha Raq Kripani. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë,

fq. 39)

Po ti, o Lite, ku e ke mendjen? Kështu të ka porositur yt gjysh, që e kam patur si

baba, në krye e sipër? Ehe, yt gjysh i kish dalë njëherë e një kohë zot këtij vendi, kish

luftuar gjersa ish vrarë. Po ti, o Zenel? Edhe ti, o Kajo? Sa turp! (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 135)

Gjymtyra emërore mund të jetë në numrin shumës:

Ja, tani më duket se zutë ta merrni vesh pyetkën time: po ju shoh se qysh shtypi e

përshtypi, vrisni mendjen, varni vetullat e nuk më jepni dot përgjigje. Pa në doni të dini

të vërtetën, ju them se vrisni mendjen e varni vetullat kot më kot. Unë, ore, ju flas me të

drejtën e Zotit, me dorë në zemër, se ja u thinja e sot jam nesër s‟jam, e s‟dua të shkoj

matanë me një gur mulliri varur në qafë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 54)

Muzika, si përgjigjja më lakonike, po edhe më e përzemërt, vazhdonte të binte. Ajo

ishte një urim kolektiv, që ndiqte motorin dhe e shtynte të fluturonte. Megjithatë asnjë

nuk po hidhte këmbët. Fantazia kishte zëvendësuar vallen. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë,

Vëll. II, fq. 230)

Të dy fiset ju vunë punës, rritën kopera të reja, mbushën hambaret me drithë,

ndërtuan shtëpi të reja, u shtuan e u forcuan, gjersa mbyllën sytë krerët e pastaj, s‟di se

qysh e s‟di përse (thonë se në këtë punë ka patur gisht valiu i Manastirit, që ua shtiu ujët

nën rrogoz), plasi përsëri dyfeku, më fort se qëmoti, u bë urgji e madhe. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 61)

Në një tip të tillë, folja mund të jetë e paraprirë edhe nga një trajtë e shkurtër

përemërore që lidhet me një gjymtyrë jashtë njësisë frazeologjike:

Sipas pikëpamjes së tij dhe të zonjës sime, gjithë këta njerëz duhet t‟i kisha shëruar

unë, me ilaçet e tij, por duke i grisur recetat dhe duke i marrë paratë për vete. Ata nuk

mund të gjykonin ndryshe. Dhe kështu, më paditën si kusar e më dhanë duart. Edhe sikur

të kisha vjedhur ashtu siç i vidhnin ata të sëmurët, unë duhet të kisha prapë faj, se edhe

kusaria me anë të barnave ishte monopol në qytetin tonë të vogël... (Jakov Xoxa, Lulja e

kripës së egër, fq. 90-91)

Gurija priste me tmer e krupë se ç‟do të ndodhte më tej. Ah, sikur të kish një pus aty

pranë, një greminë, që të hidhej, të vdiste... Vetëm të ndodhej sa më larg këtij divani të

butë, larg Xheladin Beut të ndezur, të lemerishëm, që e shtrëngonte, gufonte, kafshonte.

Mirëpo ndërkaq beut i qe shuar zjarri i ndezur një çast më parë në damarët e fryrë. Ju

prenë këmbët, u zverdh, u ngrys dhe e largoi vetë, duke e kqyrur me ca sy të skuqur, të

kërcyer. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 147)

Page 160: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

160

Kur arriti te shtëpitë e fqinjit, u mbështet për muri, me veshin pas kanatës së dritares.

Dhe kanata dukej si një vesh gjigant, që përgjonte edhe ajo. “Bukur fort, qe besa, nj‟ajo

“lajenderja” juej siç e paski quejtë këndej...” “Lajendrroja, thuaj më mirë... Na shpëtoi

gratë nga një barrë e madhe. U ranë thonjtë, të gjorave, në govatë dhe iu këputën krahët

nga kopani... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 188)

Paci, Lea, Fania dhe fëmijët e tjerë të kripores e të Naforës kishin qëndruar buzë

rrjetit rrethues të aeroportit ushtarak dhe, mbështetur për telash, po vështronin punimet e

ushtarëve të huaj. -Po baballarët tuaj përse po ua mbathin këmbëve për në fshatin

tonë?... – tha Fania.

-Ata janë civilë…, - tha Paci. – Civilët, thotë babai, mund të shkojnë ku të duan në kohë

lufte.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 37)

Në anglishte, njësitë frazeologjike foljore me folje kalimtare ndiqen nga një emër në

numrin shumës në trajtë të pashquar:

“Do you know, there appears to me to be really immense merit in that work?” and,

in short, that people of condition had absolutely taken pains to bring him into fashion.

(Charles Dickens, Little Dorrit, fq. 251)

Kundrina në shqipe e anglishte mund të shprehet edhe me anë të dy emrave të

bashkërenditur në trajtë të pashquar shumës:

Ju keni të drejt, moj shoqeni, po, gjersa ne vetë nuk e kemi mbledhur mendjen t‟i

shtrohemi bujqësis, pa menduar orë e çast si e qysh të largohemi nga fshati, me anë

martesash në qytet s‟kemi sy e faqe të kritikojmë qytetarkat si për shembull gruan e

kryetarit, që nuk duan të vijnë në fshat. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 30)

They didn‟t guess what was going to happen, of course; still, they had their

suspicions of the Wild Wood animals. Now I come to the most painful and tragic part of

my story. One dark night – it was a very dark night, and blowing hard, too, and raining

simply cats and dogs - a band of weasels, armed to the teeth, crept silently up the

carriage-drive to the front entrance. (Kenneth Grahame, The wind in the willows, fq.

254)

3.1.3. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër me parafjalë

Një tip tjetër i ndërtuar me një folje kalimtare ndiqet nga një emër me parafjalë të

rasave të ndryshme:

parafjala mund të jetë në rasën kallëzore:

Hapi dritaren kanatë më kanatë dhe sytë e tij të turbull nga afshi i pijes i kthenin

grushtet e ngritur të „shokëve‟ në buqeta lulesh, gurët e hedhur në fishekzarë, dhe veshët

e tij, të trazuar nga orgjia atje sipër, i kthenin thirrjet e zemërimit në këngë gëzimi dhe

truri i tij i topitur e merrte gjithë atë zallahi fshatare si festë për martesën e tij. Dhe ai u

hidhte atyre kockat. Dhe lockat u binin te këmbët. Fshatarët bënin mënjanë dhe tundnin

kokën me pikëllim. E kishin kuptuar: nuk duhej lënë në dorën e një njeriu fati i të

gjithëve. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 71)

Page 161: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

161

Nga larg, bregu i Lyhnidës, nga Drimona e gjer në kryevëndin e eordenjve, në

Lyhnidë, duket si një qenar i njëjtë apo si një hark i përkulur, por sa gjire e sa mëngë të

zë syri atje kur afrohesh! Ti ecën anës, nëpër rërën e butë apo nëpër guralecët e

rrumbullakët, të bardhë e lloj-lloj ngjyrash, dhe thua me mendje se ja, arrite atje ku ke

në mend të shkosh, kur papritur ta pret udhën një shkrep i madh nga ata shkrepat e

shumtë kaluar njëri mbi tjetrin, që varen gjer poshtë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.

68)

Gjymtyra foljore mund të paraprihet nga një trajtë e shkurtër përemërore që lidhet me

gjymtyrën që shënon kundrinorin i cili nuk është pjesë e njësisë frazeologjike foljore. Si e

tillë, as kjo trajtë nuk mund të merret si kufi nistor apo si element përbërës i njësisë

frazeologjike:

Në të gdhirë iu bë sikur hyri në dhomë nëpër muret, një qënie e veshur krejt me dritë.

I buzëqeshi dhe i tha: -“Më kërkove, Batun i Drimonës? Ja, të ardha. Shikomë!” Batuni u

tremb. E pandehu perëndeshë, përkuli gjurin, iu fal dhe e pyeti: “Cila je ti, o hyjni e

ndritur?” Unë të kam parë dikur, po tani s‟jam i zoti të të sjell në mend se ku. Të shoh

veshur me dritë dhe të falem, sepse ti duhet të jesh një nga të pavdekshmet e epërme, një

e lumtur”. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 124)

Po prapëseprapë ata nuk m‟u futën dot në zemër, ashtu siç më qenë futur nëna me

babanë, ndonëse prindërit e mi më nxorën nga kasollja dhe më larguan nga fshati, kurse

këta më pranuan në qytet dhe më futën në shtëpinë e tyre të bukur. (Jakov Xoxa, Lulja e

kripës së egër, fq. 84)

Miltoja kishte përplasur kovën në fund të pusit dhe po e nxirrte vrullthi, me pash të

gjerë. Pas çdo ngritje krahu kthente kryet nga zonja Ermion dhe e hante me sy. Paci,

fshehur pas një bëse, ndukte buzët nga inati që kishte dhënë shkas të ndahehsin nga të

tjerët dhe të vinin e të flladiteshin te pusi i Kavalonës. Mall që nuk kishin shkuar të

laheshin në det, siç pati ndodhur njëherë tjetër, kur e kishin lënë në zall, që t‟u ruante

teshat. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 83)

parafjalë në rasën emërore:

… Dhe traga zbulonte një çikë e nga një çikë veten dhe nënveten e saj, perspektivën dhe

konturet e hedhura pasnesër ai ka për t‟u shtruar me asfalt dhe për t‟u ndriçuar jo vetëm

nga bukurrezet…Ah, ky bulevardi, s‟ju hoq nga mendja, asaj… (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 82-83)

Ke dalë më rrinje

Në sofat të portës,

Na prishe nga mentë,

Çup‟ e Lamçe Hoxhës ... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 191)

3.1.4. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + ndajfolje

Page 162: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

162

Njësitë frazeologjike foljore me folje kalimtare të shoqëruara nga një ndajfolje

përdoren në mënyrë të kufizuar:

Trotharakët, që uronin vajzën, se u hoqi qafe beun, që kishte nisur t‟u vinte anës

pelave të fshatit, zunë ta mallkojnë kur e panë beun të kthehej më i tërbuar nga ç‟iku. Në

fshat u hap fjala se të dielën do vinin arixhinjtë dhe karabinierët, për të vënë përpara

pelat e Trokthit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 261)

3.2. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje jokalimtare

3.2.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje jokalimtare + emër në rasën

emërore

Në strukturën e përbërë nga një folje jokalimtare dhe një emër në rasën emërore, emri

luan rolin e kryefjalës:

Nuk na shikon njeri jo… Nuk e sheh sesi edhe dritarëzat e fundit, poshtë nënbarqeve,

i vulosën viçat? Vetëm nga qielli na shikojnë, po në qiell nuk ka njeri përveç perëndisë së

paput. -S‟na shikojnë, s‟na shikojnë, po na dëgjojnë, andaj pusho, dreq! -Ahere t‟u kishe

zënë edhe njerëzve veshët me sanë, si ua zure gojën lopëve… Po si të vajti mendja,

shejtane? (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 81)

Po ju e dini si më vajti filli, mua. Me ato mendtë e mia mora më qafë edhe bujkun më

të mirë të kooperativës. A kam sy e faqe, unë tashi të ngrihem kundër gruas së kryetarit,

që s‟do të vijë e të punojë me ne?

-Ke! Ke! Ke! … u hodhën të gjitha me një gojë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq.

31)

Siç vërehet nga shembujt, këtu mund të bëjë pjesë edhe një trajtë e shkurtër

përemërore që lidhet me kundrinorin e zhdrejtë, i cili ndodhet jashtë strukturës së njësisë

frazeologjike. Trajta e shkurtër përemërore shënon kufirin nistor të njësisë frazeologjike

foljore dhe bëhet gjymtyrë e domosdoshme e njësisë frazeologjike.

Në këtë grup njësish frazeologjike mund të bëjnë pjesë edhe ato njësi që kanë si

gjymtyrë të parë një folje kalimtare të zhdrejtë108

:

A, plakë, e shkele!... Në këtë pikë s‟jam me ty. Dasma është dasmë dhe duhet derdhur.

Një herë martohet njeriu. Se ku vete, në legen apo në qenef, s‟ka rëndësi… Sa për pajën,

po, u lumtë goja këtyre të rinjve, se i kanë rënë pikës. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll.

I, fq. 431)

Kjo njësi frazeologjike mund të shfaqet edhe në një variant të sajin me parafjalë që

mund të ndeshet në të folmet në shqipe por pa asnjë ndryshim semantik të njësisë

frazeologjike nga varianti i lartpërmendur:

108

Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” te: Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1976, fq. 95

Page 163: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

163

E, si duket puna, luan gjësendi këtej?... i shkeli synë tjetri, duke i bërë me kokë nga

plaçkat e muhaxhirëve kosovarë. – shalëgjatë e festebardhë, apo jo? -I ke rënë në

pikët!... tundi kokën hanxhiu, nga lart poshtë, sikur do t‟i vinte pikëçuditëse pohimit të tij.

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 46)

3.2.2. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje jokalimtare + emër me parafjalë

Në struktura të tilla trajta e shkurtër përemërore është e domosdoshme edhe pse ajo

lidhet me një gjymtyrë jashtë strukturës së njësisë frazeologjike:

Nofullat vazhdonin t‟i bluanin njëra-tjetrën. Edhe sikur të kishte gjetur bariun në

gjumë, nuk do të ishte zemëruar aq fort. “Mos më rënçin edhe një herë ndër duar këta

dhaskenjtë! Po s‟i bëra që të hanë misër të ndezur, që të ndyjnë dhenë, mos më thënçin

Kiu Korroziu! …”(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 496)

Thonë se edhe atëherë nuk ishte dalluar kushedi se çfarë si partizane e megalidesë,

për të cilën ishte dërguar në atë qytet të Jugut. Më tepër qe shquar si diplomate, për t‟i

hyrë në zemër dhe pastaj në vatër familjes së burrit, e cila, që në fillim, e kishte pritur me

këmbët e para. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 142)

Pa pyetur fare se ku shkelte, çau drejt këndit tek flinin fëmijët. Të vegjlit mbuluan

kryet dhe u shtrinë, të mëdhenjtë u zbuluan dhe po ngriheshin ndenjur. Paci vazhdonte të

zihej me Agimin, mbuluar të dy me batanijen e përbashkët. Atij nuk po i hynte në kokë se

si ligji i jep njërit, drejtorit, të drejtë të ketë dy gra, kurse tjetrit, të atit, ia ndalon. (Jakov

Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 163)

“Me të vërtetë, tha, unë jam plak i çarllatosur. Më doli fare nga mendja se ligji

është themeli i të gjithave. Ligji urdhëron kështu e kështu… Ç‟thotë ligji? Thotë: njeriu

është njeri, skllavi-skllav. Pra skllavi s‟është njeri. Medet, ç‟u bëra sofist! Fluturova lart

mbi Olimp, dhe rashë prapë në bërrakë. I ngatërrova të gjitha perënditë, fuqitë, ligjet,

paratë. Dhe s‟po marr vesh asgjë!” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 271)

Fytyra i skuqet, zëri i kthjellet dhe, përnjëmend, kredhet në remën e së shkuarës, duke

na hequr edhe ne pas vetiu me një të folur të fortë e të dhëmbshme, që të tund e të shkund.

Hanxhiu, me vetulla të dendura e sy të thellë dhe udhëtarët e tjerë, që i kish mbyllur

dëbora në han, afrohen të dëgjojnë, sepse ja dinë shijen fjalës që del nga zemra. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 126)

3.2.3. Njësi frazeologjike të tipit folje jokalimtare + ndajfolje

Në ligjërim ndeshet një numër i kufizuar i njësive frazeologjike të përbëra nga një

folje jokalimtare dhe një ndajfolje. Një pjesë e këtyre njësive frazeologjike nuk kanë

trajtë të shkurtër përemërore në strukturën e tyre:

Edhe kur të mëdhenjtë shkoqnin misrin e bisedonin për punët e tyre, të fshatit e të

gjithë vendit përqark, ne, vegjëlia, që s‟ishim një e dy, po një bletë e tërë – sepse barku i

atyre të Kulirës ishte i shtuar meqë s‟bënin kurbet - vinim vërdallë midis të mëdhenjve,

mundeshim shok me shok nëpër kapulet me misër e koçenë, qeshnim, qanim, këndonim,

gjersa vinin kanistrat me gështenjë avulloshe, arrat, kajkushkat, dardhat. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 81)

Page 164: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

164

Njësitë frazeologjike foljore të ndërtuara me anë të një foljeje jokalimtare dhe një

ndajfoljeje mund të përdoren me një trajtë të shkurtër përemërore që lidhet me një

gjymtyrë jashtë strukturës së njësisë frazeologjike:

Bota, e zbardhëllyer nga shënditjet e faqes së kënetës, i erdhi rreth e rrotull, si rrotë

mulliri, mbytur në atë pahun e imtë e të artë të miellit. Mblodhi fuqitë që i kishin mbetur,

i mbërtheu me dhëmbë në nofullat e shtrënguara, që të mos i shkonin huq, dhe, duke i

dhënë vërtik shpatullës, e vërtiti beun, në kënetë dhe vetë, i lehtësuar në shpinë e në

zemër ua mbathi këmbëve. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 84-85)

Ja, këto gjëra i vinin vërdallë në kokë së bijës së Nures, atje në mezhdën që ndante

arat e Gjatollinjve nga arat e Gjonomadhëve. Vrugoi ballin, rrahu ta mbushë me zhubra,

po më kot: sepse zhubrat e sjellin vjetet e jo dëshirat. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 74)

Kur u shkëputën ishin si të dehur: u vinte rrotull gjithë Mali i Thatë me majat e

blerimet e tij, gjithë liqeri i Lyhnidës me kaltërsinë e tij. U ulën e ndenjën pranë në

lëkurën e ariut, që aty më parë kish qenë shalë kali dhe tani ish bërë shtojcë. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 18)

3.3. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje vetvetore/pësore

3.3.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje vetvetore/pësore + emër

Foljet vetvetore/pësore zakonisht shoqërohen me një emër në trajtë të shquar në rasën

emërore, në numrin njëjës i cili shënon subjektin që kryen veprimin dhe që ndodhet

brenda strukturës së njësisë frazeologjike:

Nganjëherë, kur s‟ish shumë i mahnitur, se Qamili po vonohej tepër andej larg, se

mulliri, selishta, luadhi e shtëpia do të mbeteshin pa zot e do t‟i mbyllej dera, Xha

Brahua na mësonte të nxirrnim glyra e buzukë nga brisku i gështenjës dhe pizga e bilbilë

nga ai i shelgut. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 36)

Tha se paska dalë në liqer një gjysmënjeri-gjysmëpeshk. Tha se ky gjysmënjeri-e

gjysmëpeshk i ze njerëzit për këmbe dhe i heq poshtë. Natën, më hënë, del anës e këndon

kaq bukur sa të magjeps, të tërheq. Bën të ikësh e nuk ik dot.

Artana çakërriti sytë; i ngriu gjaku.

-Si është?

-Thotë se është kshetëz leshgjatë, bardhoshe, me krahë njeriu e me bisht peshku.

-Dalim në anë, Etlevë?

-T‟u prenë këmbët, kunatë? Të ngriu gjaku? Mos ki frikë. Vjen e të nxjerr im vëlla,

Genthi.

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 73)

Kisha dëgjuar kritikë, po kritikë si kjo s‟më kish zënë veshi ndonjëherë. M‟u errën

sytë e m‟u turbullua mendja; goja m‟u mor e s‟qeshë i zoti të lidh dy fjalë bashkë. U

mata të ikja po as derën nga të dilja s‟po e gjeja dot. (Shefqet Musaraj, Vepra letrare 4,

fq. 33)

Page 165: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

165

Skllavit i erdhi shpirti në vend, po gjunjët i qenë prerë. I dukej sikur e kish humbur

qëndresën, i rrotullohej bota. “E zzëëmë kkuur ttë kkkthehet, tha thuthuqi.” Skllavit

prapë i fërgëlloi zemra. Priti përgjigjen e Sumbos. “Lëre këtë. Kushedi ç‟na ndjell po ta

zëmë.” – Eh, ia bëri Mardoku. Po të mos na e kishin prerë hovin do të zhdëpeshim me

mish e verë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 282)

Disa prej njësive frazeologjike të tilla në shqipe, që përmbajnë një folje

vetvetore/pësore mund të kenë struktura paralele në formën veprore:

Kur arritën në krye të Kulës, ajo vuri re diellin që kishte dalë, kurse hëna akoma nuk

kishte perënduar. Ja edhe një arsye më shumë që t‟i merreshin mendtë përsëri. Sot çdo

gjë po trazohej brenda dhe jashtë saj: jugat, diejt, ndjenjat. …” (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 238)

E, Milto, ç‟thotë kapiteni im, që i ka këmbët në stere të fortë e të palëvizshme?

Pikërisht se i kam këmbët në stere… Stereja, Ermion, nuk t‟i merr mendtë si deti… Po ti

a nuk mund ta lije këtë pyetje për një ditë tjetër. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

89)

Po, po kështu siç thashë: m‟u mbush mendja e vendosa të shkoj në mërgim! Unë një

e Çuli dy. Unë tetë vjeç, çuli shtatë. Unë me një këmishë pa mëngë e me një palë

pantallonka gjer lart mbi gju, të lidhura me një si lidhkë të hedhur tërthor mbi njërin sup;

Çuli – këmishë me mëngë e pantallona pa lidhkë, të varura rrush gjer në gju, të gjera si

ca shallvare Anadolli. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 320)

Xha Martini, që i njihte viset e kohën, tundi kryet si njeri që s‟i ze besë fjalës që i

thua, ngriti edhe nja dy a tri herë paguren e atij mikut e na ftoi t‟ja merrnin udhës drejt

pas qerres, sepse dëbora ishte e madhe, si nuk kish parë prej vjetesh Qafa e Bushit, dhe

kish mbuluar tërë vragat poshtë. Pa, helbete, si pyll që është, mund të ketë edhe egërsira:

ulq, derra, - na tha ai që të na e mbushte mendjen të merrnim udhën e qerres. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 122)

Tili ish munduar t‟ua mbushte mendjen se nuk e kish bërë për tregti (këtë as që duhej

t‟ua thosh, se e dinin vetë), po kish vajtur e kish marrë në Peshkëpi, nga një myshteri, të

cilit i kish ndrequr një samar veresie. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 280)

Gjymtyra foljore mund të shoqërohet edhe me një emër me parafjalë:

“Si agavia...” Diella kishte pandyer se e kishte fjalën tek një bimë, që çel vetëm një

herë në jetën e saj, pas njëzet e pesë vjetësh dhe pastaj thahet. Vajza kishte mbetur pa

mend nga ky krahasim i bukur. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 172)

Ata të dy, të zënë pas dore, iu afruan shtatores dhe mbetën pa gojë, por kësaj here

Etleva u mbajt, ndonëse gjinjtë gjysmë të zhveshur i ngriheshin dhe uleshin nga tronditja

e brendshme.

Enkeleu shikoi gurin, pastaj e shikoi Etlevën, shikoi rishtas gurin e gdhendur dhe

buzëqeshi.

-Pse buzëqesh, o qindës Enkele? – pyeti skulptori.

Page 166: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

166

-Ti, xha Batun, më ndave zemrën më dysh: më ngjalle një dashuri të re. I ke dhënë jetë

gurit. Dhe nuk di kë dua më shumë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 122)

Njësi të tilla zakonisht mbështeten në idenë e krahasimit i cili mund të bëhet me një

kafshë ose send për të shprehur veprime reale ose të imagjinuara të bazuara mbi

marrëdhëniet e njerëzve:

When he sailed, he was very full of a great plan to prove himself several hundred

times better than any one had given him credit for – to work like a horse, and

triumphantly marry Agnes Laiter. He had many good points besides his good looks; his

only fault being that he was weak, the least little bit in the world weak. (Rudyard

Kipling, Plain tales from the hills, fq. 45)

She was perfectly tipsy, screaming and fighting like a Billingsgate fishwoman,

swearing like a trooper. (James Main Dixson, English idioms, fq. 241)

Siç vërehet nga shembulli i mësipërm, ideja e krahasimit në anglishte shprehet me anë

të lidhëzës krahasuese “like” (si), prania e së cilës nuk çon në prishjen e kuptimit

frazeologjik. Në të kundërt, prania e saj në shqipe e shpërbën menjëherë njësinë

frazeologjike. Por kjo nuk do të thotë që ideja e krahasimit nuk është e pranishme tek

njësitë frazeologjike foljore në shqipe. Njësi të tilla ndërtohen me një folje vetvetore ose

pësore dhe një gjymtyrë emërore kur këto njësi janë dygjymtyrëshe, ku lidhëza

krahasuese nuk është e shprehur materialisht.

... Njeriu i dytë s‟ish vërtet i zi, si ai tjetri, po dhe i bardhë, siç e kërkonte ati ynë, nuk

qe. Vinte si i kuqërremtë. Perëndia mblodhi buzët dhe fryti bulçiti nga dëshpërimi e u bë

spec nga inati. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 177)

-“E ku ka, o Rrapo, Krua të Rrahut? Ku ka man të Mëhillit? Je në vete ti? Unë piva,

ti u dehe”.

-“Këtu!” ja preu Rrapua. Babai u bë uthull fare.

“Si, ore, këtu? Po unë ç‟jam e nga jam? A mos jam i ardhur nga Otojaka? (As sot e kësaj

dite nuk di se ku bie kjo “Otojaka”, po babai e përdorte ngaherë këtë fjalë kur fliste për

ndonjë hushkulur). Ku i kam rrënjët unë? A mos më ka sjellë era e sera? A mos jam i

ardhur natën, me thes në kokë? A nuk e njoh me pëllëmbë vendim tim?” (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 99)

Dhe u pi edhe u bë tapë si gjithë të tjerët. Dhe i vajtën sytë te një grua. Zgjati dorën,

sikur kërkonte të rrëmbente ndonjë thelë nga sofra. “A, i thanë, e ndaluar! Merr e ha,

merr e pi nga ato që kemi rrëmbyer nga populli, tonat mos i prek! (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. II, fq. 71)

Vali pashai qe bërë derr nga inati: “Si do t‟i dal unë përpara zadrazemit kur të më

pyesë në i bëra zap shqiptarët?” Me që taborët e tij s‟bënin dot gjë, vrau sa vrau

mendjen, pastaj dha urdhër: “Bejlerët dhe agallarët ta shtrojnë vetë harbutërinë. Sulltani

ua ka falur të dhjetat, i ka bërë spahij. Le t‟i mbledhin vetë e le të bëjnë ç‟të duan”.

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 350)

Njësitë e mësipërme frazeologjike me strukturë dygjymtyrëshe ndërtohen me foljen

në formën pësore dhe një emër të shprehur me një send apo kafshë. Ato mbështeten në

Page 167: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

167

idenë e krahasimit por pa ndërmjetësimin e lidhëzës krahasuese. Ideja e krahasimit

shprehet qartë nga gjymtyra emërore që shërben si vatër semantike e njësisë. Ashtu siç

vëren Jani Thomai, njësi të tilla kanë “strukturë semantike dyshkallëshe, nga të cilat

shkalla e parë është më konkrete, lëndore, kurse shkalla e dytë më abstrakte, e

figurshme”109

. Në këtë mënyrë, njësitë frazeologjike „u bë spec‟, „u bë uthull‟ dhe „u bë

tapë‟ duken qartë nga konteksti që mbështeten në tiparin themelor abstrakt të sendit.

3.3.2. Njësi frazeologjike të tipit folje vetvetore/pësore + ndajfolje

Njësi frazeologjike të ndërtuara nga një folje vetvetore ose në diatezën pësore dhe një

ndajfolje janë të rralla:

Dëgjo, bujer, - i tha, - kontratat i ke zotrote, nuk i kemi ne. Zotrote ke fitimet, pra

zotrote paguaj gjobat. Me ne s‟ke kontrata. Po të mos kesh leverdi, na dëbon menjëherë,

siç bëre atë motin e krizës. Ty s‟të bëhet vonë për ne. As mua. (Mitrush Kuteli, Vepra

letrare 3, fq. 387)

Po përse atëhere ti, shoku Kito, partizan i vjetër, që je gati të ngrihesh e të shkosh në

ndihmë të malësisë, kundërshton të bashkohesh me kooperativën fqinje...? Kitoja mbeti

gojëhapur. Po të kishte qenë minderi i mbushur jo me pambuk, por me lëpushka, si dikur,

do të ishte dëgjuar trazimi i tij. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 479)

Ndërkaq kish pushuar vastangari që rrihte misrin, ish unjur flaka e pishtarit, sepse

çupa që e ushqente kish mbetur gojëhapur, me pishë në dorë, dëgjonte. Unë rrija në

këmbët e gjyshit. Asnjeri s‟më shikonte, asnjeri s‟më qortonte, asnjeri s‟ma varte. Të

gjithë prisnin se ç‟do të thosh gjyshi më tej. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

97)

4. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas shkallës së motivimit

4.1. Njësi frazeologjike foljore të pamotivueshme

Çështja e interpretimit semantik të njësive frazeologjike nuk lidhet vetëm me

zbulimin e kuptimit të gjymtyrëve përbërëse por edhe me lidhjet historike dhe

etimologjike të saj. Përkufizimi i një njësie frazeologjike si një shprehje, kuptimi i së

cilës nuk është shumë e kuptimit të gjymtyrëve përbërëse ka qenë mënyra e drejtpërdrejtë

e përkufizimit të saj110

. Ky përkufizim është mbështetur në tre pika:

Së pari, megjithëse interpretimi semantik i shprehjeve si „he broke the cup‟ („ai theu filxhanin‟) kërkon vetëm njohuri në lidhje me kuptimin e gjymtyrëve

përbërëse dhe të rregullave morfo-sintaksore, nuk rezulton të jetë i tillë për

109

Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1976, fq. 97 110

Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,

fq. 33

Page 168: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

168

kuptimin e figurshëm të njësisë frazeologjike „break the ice‟. Një kuptim i tillë,

sipas hipotezës së mungesës së motivimit duhet të nxirret nga njohuritë leksikore.

Së dyti, mungesa e motivimit përbën sipas disa autorëve111

një nga ato pak kritere për të bërë dallimin midis njësive frazeologjike e metaforës. Në fakt, sipas këtij

propozimi, gjymtyrët përbërëse të një togfjalëshi frazeologjik nuk kanë kuptim të

mëvetësishëm denotativ, ndërkohë që metafora shfrytëzon kuptimin e fjalëve në

mënyrë që të nxisë dëgjuesin të shohë diçka, një gjendje apo diçka tjetër. Ky

pretendim reflekton kundërshtinë midis metaforës që është krijuese dhe njësive

frazeologjike që kanë kuptime të ngurtësuara.

Argumenti i tretë që mbështet idenë se njësitë frazeologjike janë të

pamotivueshme është shkalla e lartë e ngurtësisë së brendshme formale e

semantike që ato kanë, pavarësisht se janë njësi leksikore shumë-fjalëshe112

.

Sikurse një fjalë nuk mund të motivohet në brendësi pa ndryshuar kuptimin e saj,

edhe njësitë frazeologjike pësojnë ndryshime semantike në rast të ndryshimit të

formës së tyre113

.

Nisur nga përkufizimi i mësipërm, mund të lindë pyetja se si mund të gjendet kuptimi

i njësive frazeologjike foljore. Pikëpamja që një pjesë e njësive frazeologjike janë të pamotivueshme, duke i quajtur ato “idioma”

114, sugjeron që këtyre njësive frazeologjike

u gjendet kuptimi nëpërmjet zbulimit të kuptimit idiomatik në momentin që kuptimi i

drejtpërdrejtë nuk është i përshtatshëm. Duke qenë se kuptimi tërësor i tyre nuk mund të

nxirret nga kuptimi i gjymtyrëve përbërëse të njësive frazeologjike, atëherë duhet t‟i

drejtohemi gjurmimit historik e etimologjik të tyre. Këtu mund të dallojmë disa grupe

njësish frazeologjike foljore të pamotivueshme:

Ndër njësitë frazeologjike foljore të pamotivueshme, një grup të madh e përbëjnë

ato njësi që kanë në përbërjen e tyre një arkaizëm leksikor që nuk përdoret në

gjendjen e sotme të gjuhës përveç se si gjymtyrë e njësive frazeologjike. Këtë

mund ta vërejmë në njësi frazeologjike foljore në shqipe, si “e humbi toruan”; “në

esfel, të vini”; “vë re” ku “toruan” “esfel” dhe “re” janë elemente leksikore

arkaike të cilat përdoren gjithnjë në formë të ngurtësuar:

Tundet Mokra, tundet Gora,

Bën dyfeg ky Maliq Torra,

Maliq Torra, që e bën fora,

Plumbin se ç‟ja treti dora,...

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 190)

111

Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,

fq. 33 112

Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,

fq. 33 113

Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,

fq. 33 114

Thomai, J. (2002): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Shtëpia botuese e librit universitar, fq. 201

Page 169: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

169

Vanë i thanë Sefedinit që të mbyllej brenda ca kohë, gjersa t‟i lindte ndonjë mashkull,

Sefedini dëgjoi, tha “peqe” e bëri sikur u mbyll në shtëpi, prapa mangajve. Tha dhe e

hapi fjalën anembanë, që ta merrte vesh edhe hasmi. Ky besoi e s‟besoi dhe, me të besuar

e pa të besuar, e humbi toruan. Këtë desh Sefedini dhe i ra ku s‟e priste. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 62)

Në esfel, të vini!... Më gjetët plot e po më lini prind e pa një pjellë; kooperativist e pa

një shok; në mes të fshatit e të huaj! Kush më ka mallkuar mua, kush!... Jo! Sa isha i ri

s‟më zuri këmba vend... Po tashi u plaka, unë... Atij tëndit le të mos i zërë bytha vend, po

deshi,... dhe me ty, poçar nga pas, që t‟ia lash... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq.

186)

Për të mira, moj nuse, dhe sa flokë në majë kresë, aq gostira në tryezë, se shyqyr që

na vijnë miqtë, që të njom një çikë gojën edhe unë plaka… Zonja Evermin vështroi nga i

shoqi, sikur kërkonte t‟i thoshte me ata sy të habitur:“Epo kjo, o burrë?! Kush dëgjon,

thotë vërtet …” Raqi ngriti supet. -Mos e vër re, plakë ajo… Nuset i qahen prindit, pleqtë

i qahen fqinjit… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 61)

Në anglishte, ndeshim një grup të kufizuar të njësive frazeologjike që përmbajnë:

fjalë të cilat emërtojnë sende që nuk përdoren më në gjuhën e sotme: „slate‟ në “wipe the slate clean” apo „shilling‟ në “cut someone off with a shilling”;

praktika jetësore që nuk ndodhin më në kohët e sotme siç ishte praktika e të paguarit të punëtorëve në kripë dhe jo në monedha, në njësinë “be worth your

salt”.

Grupin e dytë të njësive frazeologjike të pamotivueshme e përbëjnë ato që nuk kanë

togfjalësha të lirë gjegjës:

Xha Dalipi ndezi një cigare tjetër, shikoi përqark. -Ku e lashë? – pyeti. – Se ma bëri

mendjen dhallë ay miku i Buzos... –Atje ku të përlau ato çepurkat me miell natën. –

Tamam. Ngrihet Ilua, mbush çepurkat, i hedh në hambar e bie të flërë me kokën në kërcu,

kurrizin në rrogoz e këmbët jashtë, në bajga. Me të rënë e zë gjumi e nis t‟i bjerë

dudukut, të gërhasë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 290)

Gjer në Mënaderas i kishte dhënë biçikletës me thembër të këmbës, duke i bërë ballë

në këtë mënyrë, tufanit shpirtëror dhe jugës së zezë. Pastaj, nga kthesa gjer në Pojan,

nga Pojani në Kënetas dhe nga Kënetasi në Sopishtë, ai e kishte marrë biçikletën për

dore. Shiu i pasdites e kishte bërë rrugën llucë. Duke mbështetur gjithë fuqinë që i kishte

mbetur tek elasticiteti i gishtërinjve, mundohej t‟i bënte ballë jugës së zezë që e pengonte

dhe baltës që i frenonte ecjen. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 105)

Po të deshim, mund të shkonim edhe në Amerikë të Zezë apo në Vllahi, se për ne,

atëkohë, të gjitha mërgimet ishin aty afër, pothuaj ne der‟ e shtëpisë, mbi mulli a nën

mulli ose shumë-shumë buzë liqenit: këtu Vllahia, atje Amerika (e Bardha dhe e Zeza), po

neve na qe mbushur mendja për në Amerikë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

321)

Page 170: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

170

Ti e sheh si kam mbetur vetëm, me plakën e me të verbrën në kurriz dhe me fëmijët e

saj ndër krahë. Po ai kryetari nuk do që ta lërë për tjetër punë. Ai ja ka vënë synë sime

reje.

-Si?

-Dëgjo, o bir: kur i vardisej beu nuses ose çupës, s‟i ikej dot, se beu asokohe ishte i rëndë

dhe krahun e kish të gjatë e s‟kishte kush t‟ja priste. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I,

fq. 340)

I hardly expect him to set the Thames on fire; but I hope his mother will never have

reason to be ashamed of him. (James Main Dixson, English idioms, fq. 218)

The dozen men at the table, representing a thousand dollars an hour in salaries, sat

stunned. Far down by the door one of the studio police caught wind of what was

happening and started to elbow through the cooked room. And Big Jack Wilson, another

director, was on his feet in an instant coming round the table. (F. Scott Fitzgerald, The

Patt Hobby stories, fq. 27)

“Well,” I exclaimed, using an expression of the district, “that caps the globe,

however”. (James Main Dixson, English idioms, fq. 43)

Këto njësi frazeologjike nuk kanë togfjalësha të lirë gjegjës kuptimi i drejtpërdrejtë i

të cilëve mund të ndikonte në gjetjen e kuptimit tërësor të njësisë frazeologjike.

Një grup tjetër njësish frazeologjike të pamotivueshme e përbëjnë ato që rrjedhin nga

ngjarje të ndryshme historike, anekdota apo ndodhi të cilave duhet t‟u referohemi sot për

të zbuluar origjinën e këtyre njësive. Vlen të përmendim njësi si:

i bie legenit

iu bë ferra Brahim

i lau duart

i bie më qafë

e mori më qafë

Mund të ndodhë në disa raste që ngjarja nga e cila një njësi ka rrjedhur i ka humbur

gjurmët e saj:

-Mirë, asaj mos i bjer shumë më qafë, se ka pesë çiliminj, të gjithë të papërkëmbur,

dy i ka binjakë.

-Unë t‟i bie asaj më qafë? Uf, më i rëntë i sotmi rrëzë veshit! Dëgjomë, o Shëndaum i

argjëndë! Hidh një gur nga lart e çaja më dysh kokën sime reje! Zgjat dorën e hiqja

veshët hoputë! (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 417)

Por, medet, asaj dite lumi e teproi në ca gjëra. Jo për ujqit, gjerpërinjtë e dhelprat, as

për gomarë e zi, as për magazen e beut, po mori më qafë edhe shpirtra foshnjash e grash

pa faj. Këto ishin nga dera e Ndrios, një plak i gjatë, eshtërmadh, flokëbardhë, që s‟i

bënte keq njeriu. Dikur kish qenë bujk, po që kur ja kish marrë arat beu, qe bërë

qerrexhi: shkonte e mbante bar nga luadhet e Sovjanit e të Velitërnës (të beut edhe këto)

edhe ua sillte hanave.(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 204)

Në anglishte, shumë njësi frazeologjike e kanë prejardhjen nga ngjarje apo ndodhi të

ndryshme:

Page 171: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

171

Njësia frazeologjike “eat crow” me kuptimin “bëj diçka të pakëndshme” përbëhet nga

dy gjymtyrë “ha” dhe “korb”. Korbi ka qenë gjithnjë simbol i luftës duke filluar që nga

poema “Hudibras” (1663) e Samuel Butler:

“If not, resolve before we go

That you and I must pull a crow”.

E njëjta ide shprehet edhe tek Comedy of Errors, akti iii:

“We‟ll pluck a crow together”.

Vetë njësia mendohet se e ka origjinën në kampin e luftës. Ngjarja, nga ku e ka

pikënisjen kjo njësi frazeologjike, lidhet me një ushtar të thjeshtë që i përkiste regjimentit

të Pensilvanisë, i cili u nis për gjueti. Fatkeqësisht, aty vrau një korb të butë që i përkiste

një fermeri, i cili u shfaq menjëherë pasi zogu u vra. Gjuetari i pafat e kishte mbështetur

mushqetën tek një pemë. Fermeri, pasi e mori mushqetën, ia drejtoi gjuetarit duke e

kërcënuar, “Haje atë korb, ose përndryshe do të vdesësh”. I pashpresë, gjuetari filloi të

hante atë ushqim të shpifur. Fermeri pak më i zbutur i tha “Shumë mirë; urdhëro, merre

armën dhe largohu”. Ushtari, sapo e mori mushqetën në dorë ia drejtoi fermerit, duke e

kërcënuar: “Tani, haje pjesën tjetër të korbit ose të qëllova”. Pa asnjë rrugëzgjidhje,

mbaroi dhe ajo punë. Brenda pak ditësh fermeri pati rastin të vizitonte kampin ku rrinte

ushtari, dhe ky i fundit e njohu menjëherë. Një oficer e pyeti fermerin “E njeh atë njeri?”

“Ah, po,” u përgjigj fermeri. “javën e kaluar drekuam së bashku”.

(New York Correspondent “Troy Times”/James M. Dixson, fq. 63)

Njësitë frazeologjike foljore të pamotivueshme ose idiomat, siç i quajtëm më lart, jo

vetëm që lidhen me një ngjarje a ndodhi por shprehin gjithashtu veçoritë kombëtare të

gjuhës, gjë që duket në vetë sistemin e veçantë të lidhjes së fjalëve me njëra tjetrën si dhe

të formës së ngurtësuar të tyre, gjë që nuk mund të përçohet apo ruhet gjatë përkthimit të

tyre në një gjuhë tjetër. Vetë çështja e motivimit ndikon së tepërmi në procesin e

përkthimit të njësive frazeologjike nga një gjuhë në tjetrën. Duke qenë se njësitë

frazeologjike ndërtohen mbi bazat e sistemit konceptor bën që përkthimi i tyre nuk mund

të bëhet ad litteram ose fjalë për fjalë.

4.2. Njësi frazeologjike foljore të motivueshme

Njësitë frazeologjike të motivueshme janë konsideruar si më të zbërthyeshme nga ana

kuptimore. Ato janë të analizueshme dhe secila nga gjymtyrët e njësisë frazeologjike

mund të përdoret për t‟ju referuar referentit idiomatik. Gjymtyrët e këtyre njësive mund

të përdoren si mjet supozimi për të shfrytëzuar lidhjet analogjike dhe metonimike që ato

formojnë me njëra-tjetrën. Këtu bëjnë pjesë dy mekanizma115

: së pari, ndarja në pjesë e

gjymtyrëve dhe së dyti, ndërtimi i kuptimit nga pjesët përbërëse. Kjo përbën thelbin e

procesit të motivimit të njësive frazeologjike.

Mbështetësit e teorisë konjitive mendojnë se kuptimet e figurshme të njësive

motivohen nga njohuritë e ligjëruesit në lidhje me metaforat konceptore. Janë këto

metafora që formojnë pjesë të lidhjes midis një njësie frazeologjike dhe kuptimit të saj të

115

Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,

fq. 37

Page 172: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

172

figurshëm dhe kufizojnë mënyrën se si njerëzit i kuptojnë njësitë frazeologjike ose se si

njerëzit formojnë imazhe mendore të tyre. Sipas kësaj pikëpamjeje, motivimi metaforik i

njësive frazeologjike është rrënjosur në nivelin e këtyre strukturave konceptore dhe jo në

lidhjen midis kuptimit të fjalëve. Motivimi është në nivelin konceptor e jo në atë

leksikor116

. Kjo do të thotë se shumë njësi frazeologjike janë produkte të sistemit

konceptor dhe jo thjesht të lidhura me sistemin gjuhësor.

Për ta bërë më të qartë këtë po marrim disa shembuj. Njësia frazeologjike “nxjerr tym

(nga koka)” mund të jetë e motivueshme vetëm nëse arrijmë të gjejmë një lidhje midis

gjymtyrëve “nxjerr” dhe “tym” me referentët e figurshëm “shpreh” dhe “zemërim”. Është

e qartë se lidhja midis gjymtyrëve të njësisë frazeologjike dhe referentëve të saj të

figurshëm nuk është arbitrare, por e bazuar tek skicat metaforike aktive që bëjnë lidhjen

ndërmjet fushave burimore dhe atyre qëllimore që ndërtojnë pjesën më të madhe të

përvojave njerëzore.

Shpeshherë, gjuhët motivohen nga të njëjtat metafora konceptore; “nxjerr tym” në

shqipe dhe “let off steam” në anglishte përbëhen nga gjymtyrë që i përkasin të njëjtës

fushë semantike: „nxjerr‟dhe „let off‟ si dhe „tym‟ dhe „avull‟ që do të thotë se të dyja

njësitë janë të motivueshme nga e njëjta metaforë konceptore që ka të bëjë me „shprehjen

e ndjenjës së zemërimit në mënyrën më të fuqishme të saj‟. Në të njëjtën mënyrë, edhe

lidhja ndërmjet vetë gjymtyrëve të njësive frazeologjike „tym‟ dhe „steam‟ me referentin e

figurshëm „zemërim‟ si fjalë të të njëjtës fushë semantike, ku referenti „zemërim‟ mund të

kuptohet vetëm metaforikisht si „nxehtësi apo presion i brendshëm gati për të shpërthyer‟.

Një tjetër mekanizëm konjitiv që shërben për të shpjeguar kuptimin e njësive

frazeologjike është dhe metonimia. Ajo mund të përkufizohet si një mjet që vendos

lidhjet midis njësive që ekzistojnë në një strukturë të dhënë konceptore. Shpesh, për të

gjetur këto lidhje që ekzistojnë ndërmjet gjymtyrëve të një njësie dhe referentëve të saj të

figurshëm mund t‟i referohemi përvojave tona. Këto përvoja mund të na ndihmojnë të

kuptojmë që tek njësitë frazeologjike “ia nxiu faqen” në shqipe dhe “lose face” në

anglishte, shprehja e fytyrës tregon shumë për ndjenjat e një individi. Mirëpo këto njohuri

mund të mos jenë të mjaftueshme për të gjetur kuptimin e një njësie frazeologjike. Duke

u bazuar në metoniminë ku “faqe” qëndron për „respekt‟, atëherë mund të shohim se

kuptimi i të dy njësive ka të bëjë me „humbjen e respektit‟ dhe „turpërimin apo

poshtërimin e individit‟. Në këtë rast, është i njëjti mekanizëm konjitiv që motivon njësitë

frazeologjike foljore në të dyja gjuhët.

Mjaft shpesh, motivimi i njësive frazeologjike nuk realizohet vetëm me ndihmën e

një burimi, vetëm me anë të njohurive të përgjithshme që mund të zotërojmë apo vetëm

me shpjegimin e tyre me anë të mekanizmave konjitivë. Mund të lindë nevoja apo

mundësia që motivimi të arrihet nga një kombinim i këtyre mekanizmave. Për të

motivuar njësitë frazeologjike “fut hundët” dhe “poke one‟s nose into something” duhet

bërë në fillim lidhja ndërmjet “hundët” dhe “nose” dhe të kuptimit të figurshëm të tyre

nëpërmjet metonimisë konceptore ku “„hundë‟ qëndron për njeriun”. Ajo që ka më tepër

rëndësi është lidhja ose shpjegimi i veprimit “fut” dhe “poke” me anë të metaforës

konceptore „bëhet i bezdisshëm duke u marrë me punët e tjetrit‟.

116

Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,

fq. 36

Page 173: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

173

Shumë studime dhe eksperimente janë bërë për të zbuluar se si mund arrihet në

kuptimin e saktë të një njësie frazeologjike duke u nisur nga gjymtyrët përbërëse. Tre

burime117

mund të përdoren për të reduktuar numrin e kuptimeve të mundshme:

logjika e aktivitetit të përditshëm, pasi shumë akte komunikimi zhvillohen në situata të ndryshme shoqërore;

struktura e frazës leksikore;

njohja e faktit që shumë gjuhë kanë „leksema idiomatike‟, si take, put etj.

Njësitë frazeologjike foljore të motivueshme janë ndarë në dy grupe të mëdha:

Shumë njësi frazeologjike foljore rrjedhin dhe kanë paralele togfjalësha të lirë. Kështu, “i bie gjoksit me grusht” përdoret si togfjalësh i lirë :

Atë copë rrugë, që nga fqinji gjer në shtëpi, e kishte bërë duke u lëkundur sa andej-

këtej, duke qëndruar në çdo hap, duke i rënë gjoksit me grusht dhe duke thirrur: -Po! Ai,

ai qen! Ah, ç‟më bëri ai qen! Qentë e fshatit, sikur ta kishin dëgjuar emrin e tyre, zunë të

lehnin me të madhe. Piloja kishte qëndruar me duart hapur dhe shalët zbërthyer, thuajse

nuk e njihte atë rrugë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 199)

dhe si njësi frazeologjike:

Pak më parë kishte plasur një grindje e re për radhën e ujit midis Tares të Velës e

djemve të Selmanit dhe kish lojtur shata e huri i gardhit. Qenë gjakosur ca koka. Kishin

hyrë e i kishin ndarë miqësia, ata që u donin të mirën. I ndanë, po nuk i pajtuan dot. Dhe

s‟dihet ç‟fill do të marrë puna më tej, ku ta dish se kur. S‟është çudi që me kohë e mot të

flasë edhe dyfegu, se që të dy palët janë gjaknxehtë, të rrëmbyer e i bien gjoksit me

grusht: - “Dale, pa ke për të parë!” (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 247)

Togfjalëshi i lirë ka marrë një kuptim të ri të figurshëm, “mburrem për diçka”, pa u

bazuar tek kuptimi i gjymtyrëve të tij veçmas. Një zhvillim i tillë kuptimor nga

togfjalëshi i lirë në njësi frazeologjike mund t‟i lejojë çdokujt t‟u japë togfjalëshave të lirë

një kuptim të ri të figurshëm dhe t‟i përdorë në përputhje me kërkesat e bisedës në

ligjërim.

Grupin e dytë e përbëjnë ato njësi frazeologjike foljore të motivueshme që ndërtohen nga një gjymtyrë foljore me kuptim të figurshëm dhe një gjymtyrë

emërore me kuptim të drejtpërdrejtë. Këto janë zakonisht folje të përdorimit të

shpeshtë, të cilat nuk e ruajnë kuptimin e tyre të mirëfilltë, si: bëj, dal, marr,

hedh, zë etj.

Moj nuse e Genthit, kam kohë që vras mendjen të gdhend një shtatore të zonjës

Premë, asaj që na fal dhurata begatore të verës dhe vjeshtës. Artana topolake u skuq.

Dolën në oborr, hynë një çast në shtëpinë e bardhë me shtylla për të përshëndetur të

117

Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,

fq. 37

Page 174: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

174

shoqen e Batunit, Dashën e bukur atintane, që ai e kish sjellë nga Orikosi i largët, buzë

detit, dhe për t‟u hedhur një sy shtatoreve e busteve të gurtë, pastaj shkuan. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 110)

-Ç‟bëje ashtu, ti, Paci? Nuk e di se deti ka sy të keq? Të merr mendtë e të mbyt! … -

tha Kiu. -Po ai ka sy aq të bukur e të pastër sa mund të shikosh në fund të tij!... – tha

Paci.

-Sytë e thellë janë magjistarë dhe deti, Paci, është magjistari më i pabesë që mund të

bëhet. Të duket i butë, po, kur zemërohet, të merr shpirtin dhe të kthen kufomën. Sa e sa

veta i ka marrë më qafë me bukurinë dhe magjinë e tij… ata kanë lënë tokën dhe janë

mbytur në det. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 130)

Ai s‟deshi ta zinte me gojë emrin. Ishte po ajo dorë që kishte bërë të ndriçonte

konstelacioni i yjeve partizane. Konstelacioni i yjeve i kujtoi Yllin dhe atij i erdhën në

mend fjalët që i kishte thënë dikur, në mbledhjen e kryesisë:“Mos shiko nga shkon lumi,

vështro ku derdhet…”(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 127)

Disa prej këtyre njësive janë trajtuar si njësi frazeologjike në kufi të frazeologjisë

gjuhësore pasi gjymtyrët e tyre e ruajnë në një farë mënyre pavarësinë e tyre kuptimore:

Mos u mërzit xhaxho. Kjo s‟është fyerja e parë që bëjnë Hocët këtu në Vllahi. Këtë

punë na e lër neve, vllehëve, se do ta zgjidhim kur t‟i vijë radha. Mos harro se këtu ti ke

shumë shokë që do të ta marrin hakun. Vetëm bëj durim. Kështu tha Radu Llupu dhe u

ngrit e shkoi. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 409)

Tek njësia frazeologjike foljore “bëj durim”, folja “bëj” përdoret me kuptim të

figurshëm ndërsa gjymtyra emërore e ruan kuptimin që ka jashtë njësisë frazeologjike. Të

dyja gjymtyrët karakterizohen nga njësimi kuptimor por gjithësesi lidhja ndërmjet tyre

nuk është e fortë. Për këtë arsye ato trajtohen si raste kalimtare të pakristalizuara

përfundimisht118

. Kjo vërehet edhe në shembujt e mëposhtëm në anglishte:

“I dunno what to make of „im. Looks to me for all the world like an „alf-tame

leopard.” And every now and then a Forsyte would come up, sidle round and take a look

at him. Her figure swayed, so balanced that that the very air seemed to set it moving.

There was warmth, but little colour, in her cheeks, her large, dark eyes were soft. (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 8)

“Well, he takes good care of himself. I can‟t afford to take the care of myself that he

does.” Nor was it easy to say which, of admiration, envy, or contempt was dominant in

that remark. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 9)

Whether or no James had cherished hopes of an inheritance, or of something rather

distinguished to be found down there, he came back to town in a poor way, and went

about with a pathetic attempt at making the best of a bad job. (John Galsworthy, The

Forsyte Saga, fq. 15)

118

Thomai, J. (2002): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Shtëpia botuese e librit universitar, fq. 203

Page 175: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

175

Gjymtyrët foljore janë të zbehura kuptimisht duke marrë rolin e një foljeje ndihmëse.

Për këtë arsye, disa prej këtyre njësive frazeologjike nuk përfshihen në fjalorë

frazeologjikë për shkak të afërsisë së tyre me togfjalëshat e lirë.

5. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas funksioneve ligjërimore

5.1. Njësi frazeologjike foljore të ligjërimit bisedor

Format gojore të të shprehurit kanë qenë gjithnjë format kryesore të komunikimit në

një gjuhë. Njësitë frazeologjike foljore kanë lindur dhe janë zhvilluar si pasojë e

rrethanave të ndryshme të komunikimit. Gjatë jetës së përditshme, në situata të ndryshme

të komunikimit njerëzor lind nevoja për të zhvilluar biseda të larmishme ku nuk synohet

ndonjë nivel abstraksioni. Vetë përmbajtja e bisedës vendos për format dhe për karakterin

e shprehjeve që hyjnë në të. Duke u nisur nga vetë natyra e njësive frazeologjike që hyjnë

në ligjërim si njësi të gatshme bën që ato të përshtaten dhe të bëjnë pjesë në çdo tip

bisede të ligjërimit të folur. Këto mund t‟i përkasin ligjërimit familjar, ligjërimit të

rasteve shoqërore, bisedave të përditshme që zhvillohen në ambjente të ndryshme si në

punë, shkollë, në treg, në vende argëtimi etj. Duke qenë se letërsia artistike e riprodhon

bisedën, ajo shërben si bazë kryesore për ilustrim në punimin tonë.

Njësitë frazeologjike të ligjërimit bisedor dallohen për gjymtyrë me tematikë të

larmishme, konkrete, me fjalë të jetës së përditshme me anë të të cilave jepen përshtypje,

shprehen ndjenjat, ironia, përbuzjet apo talljet në varësi të situatës. Një grup i gjerë

njësish frazeologjike ndërtohen me anë të foljeve që përdoren dendur në jetën e

përditshme, me temë të thjeshtë të cilat janë krijuar më herët në gjuhë. Në shqipe mund të

përmendim folje si: bëj, bie, dal, fut, ha, hap, hedh,heq, hyj, jam, jap, laj, lidh, marr, luaj,

mbaj, mbush, mbyll, nxjerr, thaj, vë, vras, zë etj. me të cilat mund të japim shembuj të

shumtë:

Dhe kjo ishte e vërtetë. Shumë vendas donin të hynin në bukë të Frëngut kundër

Nemçit. Ç‟është e drejta, atyre s‟u bëhej vonë për Frëngun e Frëngoren e tij, për Nemcin

e Nemcoren, për djallin e djalloren që thoshin, le t‟i nxirrnin sytë njëri tjetrit e le t‟i

hiqnin për peri. Ata donin bukë, se u kish hypur varfëria dhe, më shumë se bukë, donin

dyfegje e fyshekë, bomba e mitralozë, e më tej dinin vetë se ç‟duhej të bënin. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 71)

Fundja, arbërit e thyen turkun, e prapsën. Po kur ardhën këtej s‟gjetën as gur mbi

gur. Tërë ato shtëpi të mëdha e të vogla ishin bërë hi e shpuzë. Rreth murishtave të plot

të vrarë. Galat e laraskat vinin rrotull e hanin kërmë turku. Po, po: turku s‟falte, po as

arbëri s‟falte. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 97)

Pa pyetur fare autorin, të cilit nuk i mbushej mendja të kishte shkruar ndonjë gjë të

bukur, njëri nga shokët e tij me nofkën “Eshkani” – nofkë kjo që i kishte mbetur ngaqë,

kur fliste, merrte përnjëherësh zjarr si eshka, ia mori skicën me marifet dhe, mik pas

miku, gjeti rastin dhe e botoi me pseudonim në një nga gazetat qendrore, kryeredaktori i

së cilës kishte fituar besimin e autoriteteve qeveritare… (Shefqet Musaraj, Para agimit,

fq. 11)

Page 176: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

176

Gjyshi shikoi rreth e qark, si me të pyetur, po askush s‟i dha dorën ta nxirrte nga

mynxyra. Atëherë e ktheu fletën. – Unë – tha - isha i ri sapo dirsur mustaqja. Marina e

Kapëbardhit ishte më e bukura e fshatit. Jo veç e fshatit, po e gjithë kësaj mënge. Kur të

shikonte me sy sikur të shponte me shtijë, të shembte përdhe. Më shpoi e më shembi edhe

mua. E pashë për herë të parë në muaj prill, kur hiqte vallen e ristozit e më hyri

menjëherë në zemër. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 103)

“E bukur është ara në gjelbërim!... Po veç bukurisë së arës së korrur, kur misri

vendoset nuska!... Kjo përligj punën dhe bën hallall djersën e mundin... Bukur ja kishin

gjetur emrin: nuska. Si nuse ishin me të vërtetë, plot gjirin...” Kishte humbur në këtë

kundrim të hënës që lundronte mbi pirgjet e misrit dhe u ndërronte drejtim hijeve. Edhe

në tokë, pra, kishte lëvizje: hijet e nuskave shkurtoheshin dhe zgjateshin, pa rënë në sy.

Këtë lëvizje e ndjente vetëm ai, Ylli. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 143)

E pra, ajo e njihte Majin për një djalë të përmbajtur, po ç‟kishte ngjarë kështu me të

këto kohët e fundit që ai të mos druhej as përpara të mëdhenjve dhe as përpara të

huajve? … I shoqi thoshte se guximi i Majit e kishte burimin tek e kundërta e tij dhe

tregonte raste kur i biri, për të mundur turpin e vet, qe treguar i paturpshëm, duke

skandalizuar prindërit dhe njerëzit përreth.“Megjithatë duhet të kenë gisht Arta dhe

Stela në këtë shpërthim të papritur guximi … Ai ka filluar të paguajë taksën e

burrërisë…” (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 54)

Këtë priste dhe fieraku. Mori zemër nga kjo zbutje e papandehur e grizarakes dhe,

me një guxim po aq të papritur, e zuri nga krahu dhe nuk e la që të shkonte. – Vitë, të dua

unë i mjeri, të dua sa s‟bëhet... Dhe e lëshoi, i bindur që e kishte mëbrthyer tani me anë të

ndjenjave të tij. – Edhe gur të kishe qenë, si ata që mbledh, do të ishe ngrohur pakëz nga

gjithë kjo flakë, që po më përvëlon në zemër. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 17)

Ata nuk kanë zgjidhur akoma çështjen si të vijnë: me pajë, apo me mushtulluk. – Mos

u tall, se u ngrita! Ai vendosi krahët në dy buzët e shtratit, gjoja për ta ndaluar të çohej.

Unë vrisja mendjen si t‟ja bëja që të të fusja në shtëpi, si të ta sillja fjalën… kurse ti ja si

hyr, sa thjeshtë, pa asnjë ceremoni… sesi është nganjëherë kjo jetë Shp… shpirt!... (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 186)

Në anglishte, pjesa më e madhe e njësive frazeologjike foljore ndërtohen gjithashtu

me folje të një përdorimi të dendur në gjuhën e përditshme, si: break, cut, make, give, go,

have, lose, put, run, set, take, wash etj.:

In spite of his love for his son, in spite of an instinct, partly constitutional, partly the

result, as in thousands of his class, of the continual handling and watching of affairs,

prompting him to judge conduct by results rather than by principle, there was at the

bottom of his heart a sort of uneasiness. His son ought, under the circumstances, to have

gone to the dogs; that law was laid down in all the novels, sermons, and plays he had

ever read, heard, or witnessed. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 27)

We saw from his accounts how very seriously he had taken everything. He wrote

about “disgrace which he was unable to bear” – “indelible shame” – “criminal folly” –

“wasted life” and so on; besides a lot of private things to his Father and Mother much

too scared to put into print. The letter to the girl at Home was the most pitiful of all; and

I choked as I read it. The Major made no attempt to keep dry-eyed. I respected him for

Page 177: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

177

that. He read and rocked himself to and fro, and simply cried like a woman without

caring to hide it. The letters were so dreary and hopeless and touching. We forgot all

about The Boy‟s follies, and the scrawled sheets in our hands. It was utterly impossible

let the letters go Home. They would have broken his father‟s heart and killed his Mother

after killing her belief in her son. (Rudyard Kipling, Plain tales from the hills, fq. 31)

“Well, my dear,” said Mrs. Gradgrind, “and I hope you are going on satisfactorily to

yourself. It was all your father‟s doing. He set his heart upon it. And he ought to know.

(Charles Dickens, Hard times, fq. 195)

Pat sucked his tongue. This was in the nature of a triumph. Wainwright had lost his

temper, which was the last thing you should ever do in pictures – you could only pretend

to lose it – so perhaps his apple-cart wasn‟t so steady. Perhaps Pat ought to join in the

Screen Writers Guild and present his case – if the Screen Writers Guild would take him

in. (F. Scott Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq. 97)

Old Joyon had taken his cigar from under his white moustaches, stained by coffee at

the edge, and looked at her, that little slip of a thing who had got such a grip of his heart.

He knew more about „swims‟ than his grand-daughter. But she, having clasped her hands

on his knees, rubbed her chin against him, making a sound like a purring cat. And,

knocking the ash off his cigar, he had exploded in nervous desperation.“You‟re all alike:

you won‟t be satisfied till you‟ve got what you want. If you must come to grief, you must;

I wash my hands of it.” (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 20)

Një tip njësish frazeologjike foljore karakteristik për ligjërimin bisedor është ai i

formuar nga një folje dhe një emër foljor. Në këtë tip, gjymtyra foljore desemantizohet

nga pikëpamja leksiko-semantike e shoqëruar me një emër foljor:

Mos u mërzit xhaxho. Kjo s‟është fyerja e parë që bëjnë Hocët këtu në Vllahi. Këtë

punë na e lër neve, vllehëve, se do ta zgjidhim kur t‟i vijë radha. Mos harro se këtu ti ke

shumë shokë që do të ta marrin hakun. Vetëm bëj durim. Kështu tha Radu Llupu dhe u

ngrit e shkoi. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 409)

Një folje e tillë kryen funksione gjysmëndihmëse e shoqëruar me një emër tjetër si një

formim paralel i një nocioni të vetëm me përdorim në stile të ndryshme, siç është „bëj

ballë‟ kundrejt „përballoj‟:

Ajo do t‟i bënte ballë, sipas të voglit, edhe rrebeshit të bombardimeve, se gjithmonë

pas pushimit të erës do të vinin shiu e breshri. Fëmijët e tjerë, të mbetur duarzbrazët, i

kishin kthyer kurrizin erës së fortë dhe po vështronin si avullonte ujët e tavave, rrëmbyer

nga tufani i papritur, dhe prisnin kthimin e lodërzave të tyre në lule kripe të bukura, të

kristalizuara. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 351)

Folja „bëj‟, sikurse edhe folje të tjera të ngjashme pas desemantizimit të tyre lidhen

me gjymtyrë të cilat e kanë prejardhjen e tyre nga turqishtja:

Ua, dhe ky, njëherë... Po na bëri helaq!... – u qa zonja Fereniqi dhe, me atë gjestin e

gruas pastërtore, që nuk i është fëlliqur asnjëherë prehri nga fëmijët, mori të fshihej me

shamizën e saj të bardhë. Pipi ia krisi të qeshurit, një të qeshuri konvulsiv, që e hidhte

përpjetë, si shimpazetë në kopshtet zoologjike. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 78)

Page 178: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

178

“Ryshfeti, evlat, është gjë e mirë, e ëmbël. Efendëm, njëri është razi të japë, tjetri

është razi të marrë, ç‟të keqe ka këtu? Paraja nuk humbet, nuk bie në gjol a në pus;

shkon nga njëra dorë ne tjetra. Ryshfeti është i lidhur me hatërin; hatëri është gjë shumë

e mirë, se afron njerëzit. Vetë allahu e ka punën me hatër: ca i bën të bukur, ca të

shëmtuar; ca të pasur, ca të varfër. Bile allahu e mban dynjanë për hatërin e të pasurve,

se i pasuri është i dashur. Po t‟i kish dashur, efendëm, të varfërit do t‟i kish bërë të pasur.

Nuk i do, nuk i bën. Pra i varfëri është i varfër, se ashtu do allahu; i pasuri është i pasur,

se ashtu do allahu. A do të ish mirë, efendëm, që dynjaja të ish gjithë fushë? Jo. Më mirë

është me male, me fusha, me gryka, me gremina. Një njeri merr, ta zëmë, ryshfet, tjetri

jep pare me fajde, bëhet i pasur. Me këto pare bën pallate, xhami, kisha. Allahu, efendëm,

ja bën hallall. Pra, kush mund, le të marrë ryshfet, se ryshfeti është shumë i ëmbël”.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 255)

“Te vidhi çatall

Mbet ara batall,

A do të vish vetë,

Apo ta çoj me të tretë...” (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 211)

Përdorimi i gjymtyrës emërore që tregon pjesë të trupit është tipar i përdorimit të

njësive frazeologjike foljore në ligjërimin bisedor. Mund të themi që të dyja gjuhët, si

gjuha shqipe dhe gjuha angleze, kanë një numër shumë të madh njësish frazeologjike

foljore që ndërtohen me këto gjymtyrë, si: sy, vesh, zemër, gojë, gjuhë, buzë, vetulla,

mendje, hundë, dorë, etj.:

Fitorja që u arrit ishte një gëzim i madh për popullin, por sidomos për ata të dy. Ata e

kremtuan fitoren me gosti e vajtje-ardhje edhe në familjet e tyre. Qe kështu një rast i

bukur që Hajdar beu nuk e la t‟i shkonte nga dora. Ai ia kishte vënë syrin vajzës së Sedat

efendiut, Emirës, një çapkëneje të vogël, me bukuri të rrallë, me ata gërsheta të zez që i

binin në mes të krahëve dhe që e tregonin më të madhe nga ç‟ishte. (Shefqet Musaraj,

Para agimit, fq. 52)

Mulliri gjëmoi përbrenda. Thirrëm e nja dy a tri herë të tjera, dëgjuam ushëtimën e

zërave tanë e na hyri frika. Zbritëm nga çatia. Si u bë kjo punë? Njëri tha se ndofta xha

Brahua ish ngjitur lart, në gështenjat, për të prerë ndonjë hu a ndonjë qeprë, siç bënte

shpesh. Mirë, mirë, po po të kish qenë në gështenjat duhej të kërciste sëpata. Mbajtëm

vesh: asnjë sëpatë … U kthyem pik e vrer në fshat dhe shpumë lajmin se Xha Brahua kish

humbur. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 40)

Adnani ishte duke zbritur kodrën e Apolonisë, në drejtim të Pirganit. Një shtjellë e

fortë arome të freskët e sulmoi krejt papritur. Ai mori frymë thellë dhe ajo iu fut në shpirt

dhe ia çeli zemrën si shiu misrit në pranverë. Diç i kujtoi kjo aromë ushtreje. Ishte aroma

e fierit të njomë, që sapo kishte gjethuar kodrën. Mori frymë përsëri dhe frymëmarrja

kaloi pragun e dihatjes së zakonshme. Ai sikur po rrihte të rikujtonte një aromë të

dashur, të harruar, aromën e freskët të dëborës së mbledhur me gjethe të njoma fieri.

(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 147)

Ata të dy, të zënë pas dore, iu afruan shtatores dhe mbetën pa gojë, por kësaj here

Etleva i mbajt, ndonëse gjinjtë gjysmë të zhveshur i ngriheshin dhe uleshin nga tronditja

e brendshme. Enkeleu shikoi gurin, pastaj e shikoi Etlevën, shikoi rishtas gurin e

Page 179: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

179

gdhendur dhe buzëqeshi. -Pse buzëqesh, o qindës Enkele? – pyeti skulptori. -Ti, xha

Batun, më ndave zemrën më dysh: më ngjalle një dashuri të re. I ke dhënë jetë gurit. Dhe

nuk di kë dua më shumë. Etleva e shikoi e ngrysur. “Ç‟po thotë ky kështu? Do gurin tim

barabar me mua.” – Ah, djalë, - tha Batuni si i dëshpëruar. – dalta bën gjëra të bukura,

që i përngjasin jetës, po nuk bën jetë. E si t‟i gdhend në gur këta sy të blerët? Këto

vetulla e këto qepalla? Mbaje dhe gëzoje atë që ke, se ka gjak, jetë... Kjo imja është...

është...(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.122)

Kur ia rroi mjekrën priftit, rinia s‟më mori gjë leje mua. Përse nashti që kërkon t‟i

presë gjuhën, më kërkoni të bëhem nallban? -Rinia s‟i pret njeriut gjuhën ... Dhe është e

kotë t‟ia presim gjuhën priftit. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 163)

Ndodh që njësia frazeologjike foljore të cungohet në ligjërimin bisedor. Gjymtyra

foljore merr përsipër të përcjellë kuptimin e tërë njësisë frazeologjike:

“A mund ta mbash mend këtë emër?”

“Do ta mbaj, thashë, se më pëlqen.” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 365)

Një rol të rëndësishëm në të kuptuarit e njësisë luan edhe konteksti në të cilin

zhvillohet biseda. Në shembullin e mësipërm është e qartë nga pyetja se për cilën

gjymtyrë emërore bëhet fjalë. Në këtë rast, gjymtyra foljore e njësisë frazeologjike është

jo vetëm vatër gramatikore por edhe vatër semantike e saj.

Nuk e kuptonin ata që myshteriu me para në dorë nuk është myshteri, po blerës, i cili

mund të blejë ku t‟i dojë qejfi? Nuk ua priste atyre që myshteri i vërtetë është vetëm

borxhliu, se vetë borxhi të lidh me tregtarin? (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

309)

Do ta mbyllni, moj, apo t‟ju a mbyll unë!... uluriti e reja e xha Llazit, duke shtrënguar

nofullat dhe duke u vërsulur drejt tyre. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 134)

Versionet e plota të njësive frazeologjike foljore të cunguara “nuk ua priste” dhe “do

ta mbyllni” janë:

E ka yshtur dhaskali, atë, të flasë kështu; po e di unë sa ia pret mendja atij! – shau

një plak që e dëgjonte priftin e nuk e dinte kujt t‟i jepte tani të drejtë: vehtes apo beut.

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 69)

Koz Dynjaja nuk i ndiu më tej në muhabet. Nxori nga xhepi i xhidikëve një pagure

tjetër me raki e ua vuri përpara, sikur me këtë kërkonte t‟u mbyllte gojën. (Jakov Xoxa,

Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 150)

Cungimi është i mundur për njësitë frazeologjike të motivueshme për shkak të natyrës

së pavarur të gjymtyrëve të tyre dhe modifikimit të brendshëm që mund të kenë.

Shpeshherë, pjesë të njësive frazeologjike mund të shërbejnë si paraprirës të përemrave:

He turned the tables on me and then I turned them on him.

Pjesët e një njësie frazeologjike mund të fshihen në konstrukte eliptike:

Page 180: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

180

My goose is cooked, but yours isn‟t.

Një tipar i qenësishëm i njësive frazeologjike është ngjyrimi emocional me anë të të

cilit jepen vlerësime dhe qëndrime subjektive të pjesëmarrësve në një bisedë. Kjo

shpjegohet me figurshmërinë e lartë të gjymtyrëve përbërëse për të theksuar apo

përforcuar si edhe me përdorimin e figurave letrare si krahasimi apo hiperbola:

Heshti një copë herë, pastaj diç iu kujtua dhe ia nisi prapë: -Ama krushku m‟u bë

ferrë, s‟m‟u nda, si ajo e grera në vjeshtë, kur del rrushi; “Ti, Ngjelino, thotë, po i bie së

mirës me këmbë.” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 425)

Sa të pikëllueshme ishin arat e Drimonës, ku gjer dje vringëllinte drapri e kumbonte

gazi! Disa ishin të korrura, të tjerat të pakorrura, po të shkelura nga njerëz e kuaj.

Enkeleu e bëri zemrën gur, kaloi si i huaj nëpër grurin e tij, që do ta kish korrur atë ditë,

dhe hyri në luginë. Djathtas e majtas, në pllajat, ishin luadhet e kositura. (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 190)

5.2. Njësi frazeologjike foljore të ligjërimit libror

Rrethanat në të cilat komunikimi kryhet në ligjërimin libror janë krejt të ndryshme

nga ato të ligjërimit bisedor. Duke qenë se komunikimi i ligjëruesit i ngjan më shumë një

monologu kur ai shprehet në të shkruar. Ai duhet të jetë i kuptueshëm për palën tjetër;

mendimet duhet të jenë të renditura mirë dhe duhet të zhvishen nga përmbajtja

emocionale. Kështu, në rrafsh të parë del ana logjike dhe në plan të dytë ajo emocionale,

gjithnjë nën kontrollin e arsyetimit. Si formë e ligjërimit të shkruar, ligjërimi libror

përfaqësohet në tekstet shkencore, në një pjesë të letërsisë artistike dhe të publicistikës,

në fushën politiko-shoqërore, në gazetari etj.

Përdorimet librore nuk janë togje të gatshme për komunikim dhe nuk mund të

modifikohen apo përshtaten duke ndryshuar trajtat morfologjike apo ndërtimin sintaksor

të tyre. Natyra e tyre bie ndesh me vetë karakterin e njësive frazeologjike të cilat mbartin

dhe shprehin shumëllojshmëri ndjenjash përmes trajtash të ndryshme të gjymtyrëve të

tyre. Për këtë arsye numri i njësive frazeologjike që i përkasin ligjërimit libror është i

reduktuar. Mund të përfshijmë këtu një shtresë asnjanëse njësish frazeologjike pa ndonjë

ngarkesë të veçantë emocionale, si:

marr vesh

vë re

hedh sytë, etj.

Vepra më e pasur me njësi frazeologjike asnjanëse është ajo e Ismail Kadaresë duke

qenë se ky autor si shumë krijues të tjerë në gjuhën shqipe shkruan në gjuhën letrare

standarde, edhe pse shquhet për vetjakësinë e tij nëpërmjet fjalëformimit që e veçon nga

autorët e tjerë dhe si një njohës i mirë i leksikut të gjuhës shqipe dhe i frazeologjisë. Në

romanin e tij “Dimri i madh” kemi ndeshur shpesh njësi frazeologjike pa ngjyrim

emocionues që i shkojnë për shtat bisedës që zhvillohet dhe fjalëve të autorit:

Në rrugë tani nuk kishte më një dyndje njerëzish si gjysmë ore më parë. Shiu përsëri

kishte pushuar. Ca kalimtarë po shikonin reklamat e kinemave. Ai kishte vënë re se, sa

më tepër të kalojnë orët e mbrëmjes, aq më shumë gjen nëpër rrugët e udhëkryqet njerëz

Page 181: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

181

të ngeshëm që ndalen kot përpara afisheve të filmave, në të cilat ata nuk do shkojnë,

sepse seancat kanë filluar qëkur ose njerëz që rrinë minuta të tëra përpara gjithfarë

tabelash dhe oraresh, të cilat me siguri nuk do t‟u duhen kurrë. (Ismail Kadare, Dimri i

madh, fq. 11)

Po shkoj mos marr vesh ndonjë gjë, - tha njëri nga gazetarët pak kohë pas ikjes së

Ilirit. Në koridor ishte po ajo gjallëri e parë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Grumbulli

i vajzave me Nikollën në mes po ngjitej gjithë zhurmë një kat më lart ku zakonisht

merreshin intervistat me grupe. Dy tre zëra nga dhoma të ndryshme po thërrisnin në

telefon “alo” “alo”. (Ismail Kadare, Dimri i madh, fq. 27)

Një copë herë kryeredaktori shfletoi shkrimet e daktilografuara që kishin paraqitur

redaksitë e ndryshme. Pa e pasur mendjen në vend, ai u hodhi një sy vetëtimthi titujve të

artikujve kryesorë: “Suksese të reja të ekonomisë popullore”, “Jetë e re në fshatrat

myzeqare”, “Popull këndon” – shënime nga festivali kombëtar folkloristik, “Tetori,

muaji tradicional i miqësisë shqiptaro-sovjetike”, “Festa e inaugurimit të hidrocentralit

“Karl Marks”. (Ismail Kadare, Dimri i madh, fq. 28-29)

Duke qenë se tek pjesa më e madhe e njësive frazeologjike dallohet një frymë e

theksuar popullore dhe një ngjyrim i theksuar emocional, ato nuk mund të përdoren në

ligjërimin libror. Si rrjedhim, burimi kryesor i njësive frazeologjike foljore të ligjërimit

libror është nëpërmjet huazimit. Ato mund të jenë kalke të shprehjeve latine e të gjuhëve

neolatine të cilat janë përkthyer fjalë për fjalë nga këto gjuhë:

marr masa

marr vendim,

marr pjesë,

thyej akullin,

vë pikën mbi i,

hedh hije,

më bën përshtypje,

ka vend

Unë, dhe pa më pyetur ti, do ta kujtoja udhëtimin tim të parë në Perëndim, tha ajo me

vete dhe e vështroi të huajin qetësisht. Ajo e kujtonte atë udhëtim sa herë merrte pjesë në

pritjet zyrtare, ku rreth e rrotull, të mbështjellë në një solemnitet këmishësh të bardha,

vërtiteshin diplomatët e rinj. (Ismail Kadare, Dimri i madh, fq. 57)

Në anglishte:

They make it clear that the British Government‟s argument doesn‟t hold water.

(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 110)

The teacher kept a tight rein on his students. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л.,

English idioms and phrasal verbs, fq. 93)

She makes a good organizer because she is always careful to dot her i‟s and cross

her t‟s. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 45)

Page 182: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

182

6. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas ngjyrimit emocional

6.1. Njësi frazeologjike foljore me ngjyrim emocional pozitiv

Krahas përmbajtjes objektive apo aftësisë shënuese dhe informuese (denotacionin),

njësitë frazeologjike foljore kanë edhe elementin emocional (konotacionin). Ngjyrimi

emocional si përbërës i kuptimit leksikor është një element i përhershëm i frazeologjisë

gjuhësore. Ai është tregues i vlerësimit dhe qëndrimit subjektiv të folësit në lidhje me një

veprim të caktuar. Ngjyrimi emocional bën pjesë në përmbajtjen e njësive frazeologjike

për të shprehur ndjenja, dëshira si dhe gjendjen shpirtërore të një individi. Karakteri

psiko-linguistik i ngjyrimit emocionues mbështetet në faktin që ai përpunohet brenda

sistemit gjuhësor por bazën e ka jashtëgjuhësore. Kjo do të thotë që një njësi

frazeologjike lidhet ngushtë me kulturën dhe ngjyrimi emocional është një mjet i

përshtatshëm për të bërë lidhjen midis tyre.

Njësitë frazeologjike foljore me ngjyrim emocional pozitiv shprehin ndjenja si:

krenari:

mbaj kokën lart

carry one‟s head high

Në të dy rastet, njësitë frazeologjike motivohen nga metaforat konceptore ku mbajtja

e kokës në atë pozicion lidhet me ndjenjën e „krenarisë‟.

përkëdhelje:

T‟u bëfsha kurban!

Në shqipe, përkëdhelia shprehet me anë të mënyrës dëshirore.

zemërbardhësi:

ka zemër të bardhë

have a heart of gold

Lidhja ndërmjet gjymtyrëve “zemër” dhe “heart” të njësive frazeologjike foljore dhe

referentit të tyre të figurshëm mund të bëhet me anë të metonimisë konceptore ku

gjymtyrët emërore së bashku me gjymtyrën e shprehur me mbiemër me ngjyrim pozitiv

“të bardhë” dhe emrin në rasën gjinore në anglishte, “of gold”, na çon tek ndjenja e

„bujarisë‟.

lavdërim:

s‟e bën nëna

nuk e ka shokun

gjendjen fatlume të njerëzve:

ka lindur me yll

Page 183: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

183

born under a lucky star

Gjymtyra emërore „yll‟ përdoret si në shqipe edhe në anglishte për të treguar gjendjen

fatlume të një njeriu.

gjendjen e mirë ekonomike të njerëzve:

ha me lugë të florinjtë

born with a silver spoon in one‟s mouth

Njësia frazeologjike në anglishte ka edhe një variant të sajin me të njëjtin kuptim

„born with a golden spoon in one‟s mouth‟. Pak njerëz arrijnë në jetën e tyre të hanë me

lugë të florinjtë dhe kjo ide përçohet nga të dyja njësitë në shqipe dhe në anglishte.

zgjuarsi:

s‟ia ha qeni shkopin

të ha në dritë të syrit

të merr gjak në vetull

Ne mblodhëm ca shokë të mirë, nga ata që të marrin gjak në vetull. Ua prisnim

udhën grykave, vrisnim vdekjen, lironim robërit. Unë ua them shkurt, po kjo punë zgjati

shumë: u derdh gjak nga të dyja palët. Ata ishin të armatosur gjer në dhëmbë, me armë të

forta, po as ne s‟binim më poshtë. Hidheshim me sëpatë në dorë, merrnim gjak. (Mitrush

Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 308)

have a good head on one‟s shoulders

Your son will do well in business: he has a good head on his shoulders. (Ilo

Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 176)

aftësi:

i ka duart e arta:

i ka duart flori

ç‟i sheh syri ia bën dora

Si thua ti? Shkollë ka vetëm dy klasa gjimnaz, po ç‟i sheh syri ia bën dora… Është tri

katër vjeçe më e vogël se ti dhe e bukur që t‟i presësh kokën. Sa për karakter e sjellje,

veten ka shoqe. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 46)

zotësi:

të jep ujë në bisht të lugës

Oh, ajo është një bijë e dreqit që të jep ujë në bisht të lugës. (Jani Thomai, Fjalor

frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 119)

të shpie në shtatë kronj e s‟të jep ujë

Page 184: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

184

Merr ndonjë grusht, se ta presin etjen, - e nxiti Agroni. – Janë të athëta, me erë të

mirë. Mos e dëgjo Levën, se kjo të shpie në shtatë kronj e s‟të jep ujë. (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 63)

Ndodh që një njësi, si “nxjerr dhjamë nga pleshti” që tregon „zotësi‟ në shqipe, të

ketë ngjyrim emocional negativ në anglishte - “skin a flea for its hide” (është

dorështrënguar, kurnac).

“Generous!” I exclaimed; “why, he‟s the meanest little hunks that ever skinned a

flea for the hide and fat.” (James M. Dixson, English idioms, fq. 225)

urim:

Në shqipe, urimet të cilat bëhen në situata të caktuara janë shumë të zakonta për

ligjërimin bisedor. -T‟u bëftë brus (bruz)! - përdoret me kuptimin “paç mbarësi!” si dhe

“t‟u shtoftë diçka”.

Të lumtë, moj çupë, këmbë të mbarë paske. Brus t‟u bëftë tërë jetën. (Jani Thomai,

Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 140)

T‟u bëftë dita një mijë! - urim me kuptimin “t‟u zgjattë jeta!”, “rrofsh e qofsh sa

malet”:

Të përqafojmë me dashuri të rrallë. Dita t‟u bëftë një mijë, siç na e thotë zemra.

(Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 206)

T‟u bëftë gjak e dhjamë! - përdoret gjatë një vakti për të uruar “të bëftë mirë”, “t‟u

bëftë shëndet”:

Sa herë që ngrihen shëndete për të zotin e shtëpisë.., atiji bëhet qejfi dhe, kur gota

zbrazet në gurmazin e bablokut, thotë me vete: “Hajt, t‟u bëftë gjak e dhjamë!” (Jani

Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 373)

Të lumshin këmbët! - merr kuptimin “mirë se erdhe” ose “të lumtë që erdhe”:

Të lumshin këmbët që erdhe e më gëzove, po ta kishe marrë edhe atë çamarrokun me

vete. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 494).

Njësia frazeologjike foljore “T‟u rrittë nderi!” përdoret për të falenderuar dikë duke

nënkuptuar “qofsh i nderuar”, një urim që merr përgjigje me anë të një njësie tjetër

frazeologjike “me nder qofsh”:

Avdiu i zgjati paketën e cigareve. – T‟u rrittë nderi! – i tha llustraxhiu. – Dhe e

ndezi. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 707)

Page 185: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

185

6.2. Njësi frazeologjike foljore me ngjyrim emocional negativ

Njësitë frazeologjike foljore me ngjyrim emocional negativ janë më të shumta në

numër se ato me ngjyrim pozitiv. Ndjenjat që mund të shprehen janë të shumëllojshme:

mospërfillje:

Njësia frazeologjike foljore “e solli kokën” përdoret në vend të togfjalëshit të lirë

“erdhi” për dikë që nuk e duam.

Sapo e pa këtë njeri, Artanës iu prenë këmbët dhe u mbështet më shumë pas Etlevës.

“Ç‟është vallë ky gojëzënë? Që nga e ka sjellë kokën? Ç‟kërkon?” Etleva nuk ngurroi

fare, bëri disa hapa, iu afrua zhelanit dhe e pyeti: -Cili je ti? Nga ke ardhur? Ç‟kërkon?

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 84)

E di që më lodhe! …Unë pres që të hidhesh në sulm, ti më grin sallatë. (Jakov Xoxa,

Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 442)

“grin sallatë” përdoret për dikë që flet shumë e kot, pa e dëgjuar njeri.

Edhe kur Gjatollinjtë hidhnin rromuze poshtë e lart, duke thënë se i kish edhe buzët

me qumësht e nuk mund të matej me ta, Sefedini dërgoi një katër a pesë në botën tjetër,

që t‟i bënte të fala babait e betohej se nuk do të shkelte të njëzetat përpara se t‟i shuante

gjithë Gjatollinjtë . (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 61)

Njësia frazeologjike foljore “i ka buzët me qumësht” përdoret për një njeri që është

ende i vogël e i papjekur.

ironi:

Nënë Mellania e ironizonte me plot gojën: “Le të hajë ky, se ky do të na e bëjë vezën

e kuqe…” Por, për t‟ia bërë, ama, ia bënte gjithë sa kërkonte Miltoja për të ngrënë dhe

shpeshherë veçan nga fëmijët. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 207-208)

Njësia e mësipërme frazeologjike zakonisht ndeshet në formën mohore “s‟bën vezën e

kuqe” duke shprehur ironi për dikë që s‟ka vlera të veçanta, nuk bën çudira.

Në anglishte, „to get used to anything, like an eel to skinning‟ shpreh ironi në

kuptimin e një përvoje që përsëritet dhe që sjell shumë vuajtje.

It ain‟t always pleasant to turn out for morning chapel, is it, Gig-lamps. But it‟s just

like the eels with their skinning – it goes against the grain at first, but you soon get used

to it. (Verdant Green, ch. Vii/James M. Dixson, English idioms, fq. 82)

keqësues:

Njësia frazeologjike “zbardh dhëmbët” ka gjithnjë kuptim të figurshëm keqësues për

dikë që zgërdhihet ose qesh me të tallur.

Page 186: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

186

Ene zbardhi, ene dhëmbët… Ene këtu, ene në prag, ene të shtëpisë së tyn zoti… Ene

s‟kini turp, ene argaliseni… (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq.157)

Në të njëjtën mënyrë, “do vrarë me bukë në gojë” përdoret me kuptim keqësues për

dikë që meriton dënimin më të rëndë.

E si t‟i japësh ujë këtij njeriu? E si të mos e vrasësh me bukë në gojë? (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 253)

“look like a mutton dressed up as lamb”

Do you think this skirt is too short? I don‟t want to look like mutton dressed as lamb.

(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 107)

tallje:

“plasi Muçua për dyfek” është njësi frazeologjike foljore me origjinë nga zona e

Myzeqesë. Përdoret me kuptim tallës “për dikë që mezi ka pritur të ngrihet në detyrë dhe

që i pëlqen pozita”:

Plasi Muçua për dyfek, shyqyr që e vunë kryetar Vangjelin dhe do të na e tregojë

mendët e tij të bukura! (M. Muho, U. Çina, M. Ekonomi, Material leksikor nga krahinat,

fq. 195)

përbuzje:

“thyej” ose “këput qafën” përdoret me përbuzje për dikë që s‟e duam ose që na ka

mërzitur.

Këputni qafën, ju them! Ja, po… ju lëshova arixhiun! Arixhiu, i ndërsyer nga këto

fjalë, zgurdulloi sytë me hakërrimë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 374)

“bite one‟s lips” tregon përbuzje dhe neveri për dikë a diçka:

The advocates on both sides are alternatively biting their lips to hear their conflicting

misstatements and sophisms exposed. (James Main Dixson, English idioms, fq. 28)

përçmim:

“s‟më ha barku (për dikë)” përdoret me përçmim në lidhje me dikë të cilin nuk e

kemi fare për zemër:

Nuk më ha barku për të, nuk më merr malli kurrë, bile as që dua t‟ia shoh sytë. (Jani

Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 100)

Njësia frazeologjike foljore në anglishte “bite the thumb” dikur përdorej me përçmim

në lidhje me dikë që kërkonte sherr:

I will bite my thumb at them, which is a disgrace to them, if they bear it.

(Shakespeare: Romeo and Juliet/James M. Dixson, English idioms, fq. 30)

Page 187: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

187

mallkim:

Mallkimet janë më tepër karakteristike për gjuhën shqipe dhe mbartin ngjyrim të

theksuar emocional duke e vënë foljen në mënyrën dëshirore. Ato urojnë rrënimin e

dikujt që nuk është i pëlqyeshëm në shoqëri ose për dikë:

Të pafsha në rrugë të madhe!

“U, na u bëfshin kurban, po pse, ne, që kemi më pak takat, do lajmë?” dhe i çuan

edhe ato. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 189)

Dembela! Përsiprapë me muhabet, juve? Harram ju qoftë buka që ju jap! Më

turpëruat! Më bëtë të mos dal faqe bote. Më bëtë të mbytem në lumë. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 346)

Pjesa më e madhe e njësive frazeologjike në formën e mallkimit i urojnë vdekjen

dikujt. Njësitë e mëposhtme janë mbledhur nga Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe me

autor Jani Thomain:

Të rëntë pika!

T‟u shoftë pragu!

Të zëntë sytë buka!

Të humbtë vula!

T‟u shoftë ylli!

T‟u shoftë ymri!

Të mbledhshin me çarçaf!

T‟u mbylltë dera!

Mos pafsh diell me sy!

Prapa diellit të vejë!

Në djall të vejë (shkojë)!

T‟ë ngrënça drekën!

Të marrtë dreqi!

Të marrtë djalli!

Të ngrëntë dheu!

T‟u shoftë emri!

U bëfsh gur!

E gjetsh nga mos e pandefsh!

Zakonisht kërkohet që mallkimi të bjerë mbi dikë tjetër:

-Këtu janë të plagosurit?

-Këtu, or, bir, këtu...

-Si janë?

-S‟ndjehen fare...

-Se mos kanë vdekur, moj?... – tha Peçi.

-Ik, ore, t‟u thaftë gjuha! (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 266)

Mund të kërkohet që mallkimi të bjerë edhe mbi veten:

Page 188: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

188

Shpresa e kuptoi që ajo bisedë nuk mund të vazhdonte më me plugje ngritur dhe u

çua. Ajo kishte brengën e Olimbisë, kurse kjo po qante hallin e Shpresës. - Mini murga,

m‟u thaftë gjuha, që s‟më la të të gostisnja... Të m‟i uronje jetë të lumtur... Se martesë e

dytë është kjo, moj bijë, për Olimbinë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 126)

7. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas burimit

7.1. Njësi frazeologjike foljore të kalkuara

7.1.1. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje biblike

ndaj egjrën nga gruri - separate/tell the wheat/grain from the chaff

i lau duart (si Pilati) – wash your hands of somebody/something

Njësia “i lau duart (si Pilati)” vjen nga Bibla, Dhjata e Re (Mateu, 27, 24) me

kuptimin “paraqitet a përligjet sikur nuk mban përgjegjësi për diçka të keqe; sikur nuk ka

asnjë lidhje me të; e heq veten të larë”. Pasi priftërinjtë çifutë e dënuan me vdekje

Jezusin, e çuan para guvernatorit romak, Ponc Pilatit, ku e akuzuan për tradhti. Pilati nuk

gjeti asnjë shkak për ta dënuar Jezusin dhe donte ta lironte, por turma, e nxitur nga

priftërinjtë, kundërshtonte. Pilati si e pa të padobishëm kundërshtimin e tij, mori ujë e lau

duart përpara turmës, duke thënë: “Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni

ju”. Larja rituale e duave dëshmonte se dikush nuk kishte gisht në një punë të fëlliqur.

Old Joyon had taken his cigar from under his white moustaches, stained by coffee at

the edge, and looked at her, that little slip of a thing who had got such a grip of his heart.

He knew more about „swims‟ than his grand-daughter. But she, having clasped her hands

on his knees, rubbed her chin against him, making a sound like a purring cat. And,

knocking the ash off his cigar, he had exploded in nervous desperation.“You‟re all alike:

you won‟t be satisfied till you‟ve got what you want. If you must come to grief, you must;

I wash my hands of it.” (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 20)

7.1.2. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje nga mitologjia

pastroj ahuret e Augjisë – to clean Augean stables

Kjo njësi frazeologjike me burim nga mitologjia ka kuptimin “vë rregull aty ku ka

rrëmujë, përmirësoj rrënjësisht e shpejt një gjendje shumë të keqe a me të meta të mëdha

të grumbulluara prej kohësh; pastroj diçka të keqe që është rritur prej shumë kohësh”.

Sipas mitologjisë, Augjia ishte mbreti legjendar i Elidës. Ai kishte në ahuret e tij tre mijë

krerë bagëti. Po sipas legjendës, ahuret nuk ishin pastruar qysh prej tridhjetë vjetësh.

Augjia i kërkoi Herakliut t‟i pastronte ahuret duke i premtuar si shpërblim një të dhjetën e

kopesë. Për të bërë këtë, Herakliu lëshoi përmes ahureve ujin e lumit Alfe, i cili more me

vete plehrat119

.

119

Jashari, A. (2007): Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe. Tiranë: Botimet “Dudaj”, fq. 8

Page 189: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

189

7.1.3. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje nga historia, gjeografia etj.

i djeg barkat – burn one‟s boats

Kjo njësi me prejardhje nga historia ka kuptimin “heq një mundësi a shkatërroj një

mjet me të cilin mund të shpëtosh; veproj në mënyrë të tillë që askush të mos ketë

mundësi për t‟u zmbrapsur”. Vjen nga lashtësia dhe lidhet me grekët e romakët, të cilët u

vinin zjarrin barkave kur pushtonin një vend të huaj. Duke shkatërruar mjetet e kthimit,

ata i nxitnin ushtarët për pushtim a për sulm, sepse s‟kishte mundësi tjetër: ja vdekje, ja

fitore. Kështu ka vepruar Agathokleja, tirani i Sirakuzës, në fushatën kundër Kartagjenës

në Afrikën Veriore (310-307 p.e.s.) si edhe sundimtari Julian në fushatën kundër Persisë

(363 p.e.s.)120

.

kapërcej (kaloj) Rubikonin – cross (pass) the Rubicon

Njësia “kapërcej (kaloj) Rubikonin” ka kuptimet “bëj hapin vendimtar dhe të

pakthyeshëm, i cili, përcakton ngjarjet e mëtejshme; kryej aktin më të madh që ka rëndësi

në jetë; kaloj një kufi ose cak që s‟duhej kaluar sepse është me pasoja”. Rubikoni ishte

një lumë i vogël në Apenine, që ndante si kufi Italinë nga Galicia. Senati romak, për të

siguruar Romën nga ushtria e Galicisë, shpallte tradhtar cilindo që kapërcente Rubikonin.

Jul Çezari e përbuzi urdhrin duke kapërcyer këtë lumë bashkë me legjionin e tij, çka u bë

shkas për luftën civile kundër Senatit romak. Gjashtë muaj më vonë, Çezari u bë

sundimtar i gjithë Italisë. Shprehja është përdorur nga Plutarku dhe nga shkrimtarë të

tjerë antikë121

.

Compelled to choose between two alternatives, he laid the matter before his wife, and

awaited the verdict from her lips. It came without hesitation. “It si your duty; the

consequences we must leave. Go forward, and to victory”. The die was cast, the Rubicon

crossed. (James Main Dixson, English idioms, fq. 208)

7.1.4. Njësi frazeologjike foljore me burim nga letërsia

s‟lë gur pa luajtur/lëvizur – leave no stone unturned

Kjo njësi frazeologjike me kuptimin “bëj çdo gjë për të arritur diçka, i përdor të

gjitha mjetet e mënyrat; s‟lë njeri pa e vënë në lëvizje e pa e shfrytëzuar për të arritur

qëllimin (për interesa vetjake)”, është huazuar nga dramaturgu grek, Europidi. Polikrati i

kërkoi perëndisë së Delfit se si të mund të gjente thesarin e fshehur nga Mardoni,

gjenerali i Ksersës, në fushën e Platesë. Perëndia e Delfit iu përgjigj: “Lëviz çdo gurë”

(“Turn every stone”/ “Panta kinesai petron”)122

.

Shkoi në Tiranë, s‟la gur pa lojtur gjersa e fitoi të tijnë: ja fali borxhin. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 253)

120

Jashari, A. (2007): Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe. Tiranë: Botimet “Dudaj”, fq. 2 121

Jashari, A. (2007): Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe. Tiranë: Botimet “Dudaj”, fq. 176 122

Dixson, J. M. (1950): English idioms. London & Edinburgh: Thomas Nelson & Sons Ltd, fq. 239

Page 190: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

190

But Mr. Irwine‟ll leave no stone unturned with the judge – you may rely upon that,

Adam. (James Main Dixson, English idioms, fq. 239)

7.1.5. Njësi frazeologjike foljore me burim nga shkenca

Njësi frazeologjike foljore me burim nga shkenca si, matematika, fizika, mjekësia etj.

të tilla si:

i sjell në emërues të përbashkët

e shumëzoj me zero

vë shenjën e barazimit

kanë hyrë më tepër në ligjërimin libror dhe mbartin karakter krejt asnjanës. Kështu, njësia

frazeologjike “sjell (vë, kthej) në emërues të përbashkët” ka kuptimin “i sheshoj, i

rrafshoj gjërat, gjej një bazë të përbashkët, i bëj të ngjashëm nga një pikëpamje”.

Për një zgjidhje kompromisi koordinatorët po kërkojnë një formulë të përshtatshme,

që t‟i sjellë në një emërues të përbashkët pretendimet e myslimanëve e të serbëve.

(Publicistikë/Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 266-267)

7.2. Njësi frazeologjike foljore të pakalkuara

7.2.1. Njësi frazeologjike foljore me burim nga ngjarje historike

Një grup tjetër i madh i njësive frazeologjike foljore vjen prej ngjarjesh historike,

episodesh, anekdotash. Në njësitë frazeologjike me këtë prejardhje vërehet fryma

popullore e ngjarjeve apo tregimeve ku flitet për dukuri të ndryshme të jetës së

përditshme. Kështu, me personazhe dhe shembuj shpeshherë konkretë apo dhe me

episode të trilluara, me simbole dhe lojë fjalësh, thumbohen përtacët, sqimtarët,

mburracakët, egoistët, mosmirënjohësit, arrogantët dhe sa e sa vese të tjera. Në të njëjtën

kohë, në disa nga këto tregime lartësohen cilësitë dhe virtytet njerëzore, si

mendjemprehtësia, maturia, durimi, dashuria për punë, dashuria prindërore, ndjenja e

sakrificës, nderimi ndaj pleqve etj.123

.

i bëhet ferra Brahim – trembet kot

i bie legenit – flas kot e s‟më dëgjon kush

lëshoj brezin – jap shkak për grindje

Njësia frazeologjike në anglishte “to bell the cat” – ka kuptimin “ndodhem në një

rrezik të madh; bëj armikun të paaftë për të kryer dëme të tjera”. Kjo është një njësi me

prejardhje nga një fabul e rrëfyer në një moment të rëndësishëm historik që pati një

sukses të madh. Kemi shkëputur një pjesë të saj për ilustrim:

123

Çetta, A. “Disa frazeologji të Drenicës si rezultante të anekdotave popullore”, fq. 120

Page 191: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

191

When James III was king of Scotland, he irritated the old nobility by the favour he

showed to painters and architects. One of the latter, named Cochran, who had succeeded

to the estates of the Earl of Mar, was especially hated by the nobles. At a meeting in the

church of Lauder they discussed how best to get rid of him. Lord Gray, afraid that the

discussion would lead to no practical result, told the story of the mice and the cat.

“A colony of mice had suffered greatly from the attacks of a cat, who pounced upon them

before they had time to escape. They were much concerned over the matter, and resolved

to do something to defend themselves. A young mouse rose up and proposed that they

should fix a bell round pussy‟s neck, which would warn them of her approach. This

proposal was warmly received, until an old mouse put the pertinent question, „But which

of us will bell the cat?‟The orator had not thought of this, and was speechless.” When

Lord Gray had finished, Archibald, Earl of Angus, a man noted for his bodily prowress

and daring, rose up and swore that he would bell the cat. He kept his word, captured

Cochran, and had him hanged over the bridge of Lauder. Afterwards he was always

known as Bell-the-cat.

Pasi hyri në përdorim kjo njësi frazeologjike filloi të zërë vend gjerësisht në ligjërim:

“I‟ll tell you how we‟ll do it,” exclaimed Mrs. Armytage, clapping her hands: “we‟ll

ask him (the suspected clergyman) to say grace at dinner to-night. Then we‟ll see how he

takes that.”

“That‟s a capital idea!” cried Mrs, Percival Lott.

“What fun it will be – at least I mean, what an interesting moment when you put the

question to him.”

“Oh, but I shan‟t put it,” said Mrs, Armytage hastily …

“Mrs. and Miss Jennynge must bell the cat.”

“What have I to do with cats?” inquired Mrs. Jennynge wildly.

“I hate cats.”

“My dear madam, it is a well-known proverb,” explained Mrs. Armytage. “What I mean

is, that it is you who should grace this evening.” (James Main Dixson, English idioms, fq.

24)

7.2.2. Njësi frazeologjike me burim nga anekdotat

Shpeshherë si rezultante e episodeve, tregimeve, ngjarjeve apo anekdotave ka mbetur

vetëm njësia frazeologjike. Kështu, “i bëhet ferra Brahim” është një njësi frazeologjike,

të cilës ia dimë kuptimin leksikor por në të njëjtën kohë mbetet rezultante e një tregimi që

sot është zhdukur. Njësi të tilla frazeologjike të bazuara në një ngjarje apo anekdotë që

sot mund të jenë pranuar dhe përdoren sipas normës letrare vijnë nga krahina të

ndryshme. Kemi shkëputur njësinë frazeologjike “del hardall”, rezultante e një anekdote

nga krahina e Drenicës në Kosovë.

del hardall (del mall i prishur; del njeri i pavlerë)

Ditë pazari n‟pranverë. Kish pas çue halla n‟pazar me shitë rasat. Rasati i laknave i

përganë rasatit t‟hardallit. Plaka kish marrë rasat t‟hardallit e p‟e shet ma lirë se shoqet

n‟ven t‟rasatit t‟laknave. Shkojshin katunarët me ble rasat. Kur e panë qi a ma lirë, tanë

po blejnë tu halla. Kur u largojshin, thojshin:

Page 192: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

192

-E mashtruem hallën, ja murëm lirë rasatin.

-Hajt biro, thojke halla me veti, se u del hardall.

Edhe përnjimen, kur bini rasati, duel hardall, e katunarët e panë qi s‟e kishin mashtrue

hallën, po halla ata124

.

7.2.2. Njësi frazeologjike foljore me burim nga folklori

Njësia frazeologjike me origjinë nga folklori “to take a child to Banbury Cross” ka

kuptimin “lëkund fëmijën”. Kjo është një mënyrë që të rriturit, të ulur në karrige apo

kolltuk, përdorin për të zbavitur fëmijët duke kënduar këngën nga e cila e ka origjinën kjo

njësi:

Ride a cock-horse

To Banbury Cross,

To see an old woman

Ride on a white horse

With rings on her fingers

And bell on her toes,

She shall have music

Wherever she goes. (James Main Dixson, English idioms, fq. 36)

Njësia frazeologjike “throw (lay) salt on the tail” përdoret me humor për të kapur

diçka që është shumë e vështirë. Zakonisht, fëmijëve u tregohet që për të kapur zogj

duhet që më parë t‟u hedhin atyre kripë tek bishti. Kjo njësi lidhet me këto vargje:

Simple Simon went a-hunting

For to catch a quail;

He got a pennyworth of salt

To throw upon its tail.

His intelligence is so good, that were you coming near him with soldiers or

constables or the like, I shall answer for it you will never lay salt on his tail. (James

Main Dixson, English idioms, fq. 212)

Plenty of subjects going about for them that know how to throw salt upon their tails.

That‟s what‟s wanted. (James Main Dixson, English idioms, fq. 212)

7.2.3. Njësi frazeologjike foljore me burim nga letërsia

Disa njësi frazeologjike që përdoren sot në anglishte e kanë burimin nga letërsia. Ky

fakt dëshmon në të njëjtën kohë origjinën po aq të hershme të këtyre njësive që datojnë

që në shekullin e 16-të.

124

Çetta, A.: “Disa frazeologji të Drenicës si rezultante të anekdotave popullore”, fq.123

Page 193: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

193

“claim one‟s pound of flesh” është një njësi që e ka origjinën nga vepra e Shekspirit

“Tregtari i Venedikut” dhe përdoret për t‟i kërkuar dikujt të paguajë borxhin qoftë edhe

me shumë vuajtje:

The Sultan‟s view of Germany is that he ought to seek for the help of German officers

and of German financial guides, on the ground that all the other great powers want their

pound of flesh from Turkey. (Fortnightly Review/James Main Dixson, English idioms, fq.

192)

“screw one‟s courage to the sticking place” e ka origjinën nga vepra e Shekspirit

“Makbethi”, me kuptimin “veproj në mënyrën e duhur dhe me guxim” :

“But screw your courage to the sticking place, and we‟ll not fail.” (Macbeth, act i.

scene vii. Line 60)

He either did not fear him, or had screwed his courage to the sticking place. (James

Main Dixson, English idioms, fq. 215)

7.2.4. Njësi frazeologjike foljore me burim nga sfera fetare

Njësitë frazeologjike foljore me burim nga sfera fetare, të tilla si:

vë kurorë

shkoi në botën tjetër

ndërroi jetë

bëj kryq

bie në mëkat

krahas ligjërimit bisedor mund të përdoren edhe në rrafshin standard të gjuhës:

-Ti pusho, t‟ kam rixha, se të nxora dhe ty përjashta, se dhe ti jabanxheshë nga

Murizaj je!

-U, më marsh të keqen e m‟u bëfsh kurban!... Unë kam pagëzuar e u kam vënë kurorë

djemve kështu! ... Unë kam kockat e vjehrrit e të vjehrrës, këtu, ky më thotë jabanxheshë?

Tyt! (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 113)

Edhe kur Gjatollinjtë hidhnin rromuze poshtë e lart, duke thënë se i kish edhe buzët

me qumësht e nuk mund të matej me ta, Sefedini dërgoi nja katër a pesë në botën tjetër,

që t‟i bënte të fala babait e betohej se nuk do të shkelte të njëzetat përpara se t‟i shuante

gjithë Gjatollinjtë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 61)

Ç‟janë këto qypa, moj bijë? Ç‟janë këto pare me bisht? – pyeti plaku dhe u munuda

ta shquante, ndër të tjerat, atë që foli, me ata sytë e shpëlarë, që ja kish përcëlluar flaka e

furrës (më vonë, im gjysh humbi fare dritën e syve, rrojti dhe eci shumë vjet në errësirë,

gjersa ndërroi jetë kur ishte nja njëqind e tetë vjeç). (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 90)

Disa prej këtyre njësive përdoren vetëm në stilin e lartë:

Page 194: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

194

E ndjeu Zoti!

E ndjeu perëndia!

Njësia frazeologjike në anglishte “to sow the wind and reap the whirlwind - mbjell

erën e korr furtunën” e ka origjinën nga Bibla:

But the calf of Samaria shall be broken in pieces. For they have sown the wind and

they shall reap the whirlwind. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 366)

Po kështu edhe njësia frazeologjike “cast (throw) pearls before swine” – me

ekuivalente në shqipe “ku di dhia ç‟është tagjia”; “ku di derri këmborë” - e ka burimin

nga Bibla:

Through him the captain offered them fifteen dollars a month, and one month‟s pay in

advance, but it was like throwing pearls before swine. (James Main Dixson, English

idioms, fq. 181)

8. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas tematikës së gjymtyrëve

8.1. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që emërtojnë pjesë të trupit

Njësitë frazeologjike foljore me gjymtyrë pjesë të trupit përbëjnë grupin më të pasur

të frazeologjisë në shqipe dhe anglishte. Korpusi i njësive frazeologjike foljore që kemi

mbledhur dëshmon përdorimin e gjerë të tyre, kryesisht në ligjërimin bisedor, ku zënë

vend si gjymtyrë emërore e dytë ose e tretë brenda strukturave dy ose më shumë

gjymtyrëshe të njësive frazeologjike me vlerë foljore. Më të përdorura në shqipe janë

gjymtyrët sy, vesh, dorë, kokë (krye), këmbë, zemër, gojë dhe në anglishte eye, hand,

heart, ear, head, leg, etj. Disa prej këtyre gjymtyrëve krijojnë afëri ose sinonimi me

njëra-tjetrën ose mund të shoqërohen në të njëjtën strukturë të njësive frazeologjike, siç

do të vërehet në vijim:

sy / eye:

Fjala “sy = eye” në shumicën e rasteve nuk mund të zëvendësohet në mënyrë

sinonimike në përbërjen e njësisë frazeologjike. Kjo ndodh për shkak se zhvillimi i

brendshëm i kuptimit të saj në shqipe dhe në anglishte nuk largohet shumë nga kuptimi

fillestar “organ i të parit”:

Maskara, edhe hajdut më qenke bërë, hë?... dhe ia përveshi me një flakërimë syve. –

Ne s‟po rrojmë dot me nder, nuk ke sy në ballë të shohësh? Ti vështron të jetosh me

turp!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 49)

Të kishte ardhur tinës, dinte ai ç‟i punonte atij çapkëni me fustan. Po ja shikoje vetë,

të vinte përballë, qerratucka, pa ia bërë syri tërr fare dhe të kërkonte edhe llogari, pa le,

në vend që të jepte, për gjithë lamashët që merrte me vete si bisht ballone dhe i tërhiqte

në majë të kollumbës. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 35)

Bota thosh edhe se ime gjyshe e kish synë kaq të fortë sa e rrëzonte kaorin nga kali,

mbante në vend gurin e mullirit dhe e bënte të plaste copë-copë. Vetëm me një të shikuar!

Page 195: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

195

Të yshtura me fije fshese e koqiska krype të hedhura në zjarr dinte; magjira nuk dinte. E

as që donte të dëgjonte. Me të yshturat shëronte ata që kishin rënë më sy, ata që kishin

qenë ograisur në ndonjë strehë a në ndonjë hije arre e të tjera të kësaj dore. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 92)

Kur dilte në krye të arës, ndërsa korrësit e tjerë kishin mbetur aty nga mesi i saj,

Enkeleu vinte i hidhte një sy lëmit, fliste me njerëzit që të tërhiqnin kashtën dhe njërën

pjesë ta ngarkonin në vërzoma e ta shpinin në shtëpi të Bardhos, kurse në pjesën tjetër ta

vinin në plevicë a në mullarë, mprehte draprin me një gur të zi dhe i vihej përsëri punës.

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 120)

But all this time James was musing, and now he inquired of his host and brother what

he had given for that house in Montpelier Square. He himself had had his eye on a house

there for the last two years, but they wanted such a price. (John Galsworthy, The Forsyte

Saga, fq. 16)

“Abab,” said I, “I have but a few minutes to stay with you, and if you think to draw

the wool over my eyes, it might perhaps take a longer time than you are thinking on, or

than I can spare.” (James Main Dixson, English idioms, fq. 275)

Soames reflected complacently on the work it would be sure to bring the young man;

for, like every Forsyte, he could be thorough, optimist when there was anything to be had

out of it. Bossiney‟s office was in Sloane Street, close at hand, so that he would be able to

keep his eye continually on the plans. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 48)

They walked to the Bulletin Board and Pat found that there was scheduled on three

stages – and one of the directors was a friend out of the past.

“What did you write?” Eleanor asked.

A great male Star loomed on the horizon and Eleanor was all eyes till he had passed.

Anyhow the names of Pat‟s pictures would have been unfamiliar to her. (F. Scott

Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq. 95)

Në kombinime të tjera në shqipe, fjala “sy” si pasojë e shndërrimit metonimik të saj

bën që ajo të mund të shoqërohet me një pjesë tjetër të trupit, “faqe”, për të dhënë

ndjenjën e turpit:

Mëso se ankthi i vdekjes do të thotë të mos kesh dëshirë të lësh bukuritë e rreme e

mashtruese të jetës së përkohshme tokësore, të mos besosh në jetën e vërtetë e të

amëshuar qiellore e kësisoj të mos kesh sy e faqe të dalësh para gjyqit të madh, ndonëse

perëndia, me zbulimin e sekretit të vdekjes, nuk të fsheu asgjë. (Jakov Xoxa, Lulja e

kripës së egër, fq. 111)

zemër / heart:

-S‟ka gjë që ta ngrohë më shumë njeriun sesa kur i japin zemrën…, - tha Petriti.

-Po s‟ka gjë më të bukur sesa kur të jep zemrën një grua, - tha Llambroja. – E ndien

veten më të pasurin, më trimin, më të mirin e botës. Kështu e ndjeva edhe unë, kur Patra

më dha zemrën e vet, gjer ditën që gjetëm një shalqi si ky. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së

egër, fq. 247)

Page 196: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

196

Pashaj e dëgjoi dhe, fundi i tha:

- “Mirë, e mora vesh. Ti shko, çupën lëre këtu, se është malli im, nga çifligu im. Do ta

martoj vetë me kë të dua”.

- “Aman, pasha! Derman, pasha! Verë dorë në zemër! Çupa është jetime, kam marrë

kapar që t‟ja jap filanit...” (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 156)

Zemrën ma hape, o Llambro, po këta kupacët e kripës nuk po m‟i hap…, - tha

Petriti.Llambroja nuk foli. Ai dukej sikur nuk dëgjonte fare ç‟thoshte Petriti, se ishte duke

mbajtur vesh rehmatjet e pelave të egra në pyll. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq.

273)

Miss Havisham beckoned her to come close, and took up a jewel from the table, and

tried its effect upon her fair young bosom and against her pretty brown hair. “Your own,

one day, my dear, and you will use it well. Let me see you play cards with this boy”.

“With this boy! Why, he is a common labouring-boy!”

I thought I overheard Miss Havisham answer – only it seemed so unlikely – “Well? You

can break his heart.” (Charles Dickens, Great expectations, fq. 55)

When his old friend John Street‟s son volunteered for special service, he shook his

head querulously, and wondered what John Street was about to allow it; and when

young street was assegaied, he took it so much to heart that he made a point of calling

everywhere with the special object of saying, “He knew how it would be - he‟d no

patience with them!” (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 62)

Fjala “zemër (heart)”, në shqipe dhe në anglishte, mund të këmbehet me “shpirt

(soul)”:

U afruam kaq shumë sa uji i turbullt na vinte gjer në gjunjë. Që aty ku ishim dëgjuam

disa herë krismën e shishanes së xha Brahos dhe na ardhi zemra në vend. Xha Brahua

ynë nuk epej. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 52)

Skllavit i erdhi shpirti në vend, po gjunjët i qenë prerë. I dukej sikur e kish humbur

qëndresën, i rrotullohej bota. “E zzëëmë kkuur ttë kkkthehet, tha thuthuqi.” Skllavit

prapë i fërgëlloi zemra. Priti përgjigjen e Sumbos. “Lëre këtë. Kushedi ç‟na ndjell po ta

zëmë.” – Eh, ia bëri Mardoku. Po të mos na e kishin prerë hovin do të zhdëpeshim me

mish e verë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 282)

Mrs. Lung: Serve you right! You‟d think it proper if it cut me to the heart. (Ilo

Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 84)

“It cuts me to the soul”, said Mr. Pecksniff, “but I cannot quarrel with you, Mary”.

(Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 83)

Në disa raste të tjera në anglishte “heart” (zemër) mund të këmbehet me “mind”

(mendje):

“Well, my dear,” said Mrs. Gradgrind, “and I hope you are going on satisfactorily to

yourself. It was all your father‟s doing. He set his heart upon it. And he ought to know.

(Charles Dickens, Hard times, fq. 195)

Page 197: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

197

“When do you expect to have finished?”

“By the end of June if you really wish me to decorate as well.”

Soames nodded. “But you quite understand,” he said, “that the house is costing me a lot

beyond I contemplated. I may as well tell you that I should have thrown it up, only I‟m

not in the habit of giving up what I‟ve set my mind on! (John Galsworthy, The Forsyte

Saga, fq. 95)

gjuhë /tongue:

Shpresa e kuptoi që ajo bisedë nuk mund të vazhdonte më me plugje ngritur dhe u

çua. Ajo kishte brengën e Olimbisë, kurse kjo po qante hallin e Shpresës. - Mini murga,

m‟u thaftë gjuha, që s‟më la të të gostisnja... Të m‟i uronje jetë të lumtur... Se martesë e

dytë është kjo, moj bijë, për Olimbinë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 126)

It was much upon my mind (particularly when I first saw him looking about for his

file) that I ought to tell Joe the whole truth. Yet I did not, and for the reason that I

mistrusted that if I did, he would think me worse than I was. The fear of losing Joe‟s

confidence and of thenceforth sitting in the chimney-corner at night staring drearily at

my for ever lost companion and friend, tied up my tongue. (Charles Dickens, Great

Expectations, fq. 37)

Fjala “gjuhë” për vetë funksionin që ka, mund të këmbehet shpesh me fjalën “gojë”

në shqipe:

Po, shqiptar nga Athina. Kështu u thonë atje shqiptarëve të vendit. Tërë fshatrat

rrotull Athinës janë barbaçe. Burra të bukur, pa le gratë ... Andej thonë një fjalë: “Trim

si barbaç; e bukur si barbaçe”. Thonë edhe ndryshe: “Dinak si athinjot; e shëmtuar si

athinjote!” Po, po kështu ... Nuk përzjehen me grekët. E mbajnë gjuhën, sa mundin.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 221)

Lidheni! Në do jetën, mbaj gojën – i tha Anyla. – Me ty s‟kemi gjë. Shërbëtorët

s‟kanë faj; ata bëjnë siç i urdhëron i zoti, që u jep bukë. Urtë. Shtruar. Bindur. Merr

vesh? S‟ke ku shkon. Prapa të vijnë të tjerë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 158)

Gjithësesi, “gojë” mund të përdoret edhe në njësi të tjera frazeologjike pa patur

mundësinë e këmbimit:

“E di që s‟e ka keq, dreqi! … Duhet të mbërthej ndonjë nga ata malukatët e drejtorit,

që t‟ua mbyll gojën atyre të administratës, që roje nate më kanë vënë dhe llogari dite

kërkojnë … Apo nuk ka një karvan me kallagiça ai me ato dy gra… Vetëm nuk shkoqis

dot se cilën grua do më shumë… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 35)

-Pse, po bien kambanat, more bir?

-Jo, gjyshe, nuk po bien kambanat, po i zura unë në gojë, se ashtu qe muhabeti…, - tha

Petriti.

-Jo, thashë de, se mos ka vdekur njeri. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 53)

kokë / head:

Page 198: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

198

Në atë kohë qeveria ia dha ihtizam kriporen arkondit të madh. Po arkondit të madh

nuk i hynte dot në kokë (se nuk i hynte as në qese), se si mund të jepej falas kripa e egër

dhe të merrje hak për kupacët, kur kripa e butë të pasuron sa asgjë tjetër në këtë botë.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 269)

Plaku qëndronte në rrëzë të ullirit të lashtë dhe krasiste pyllin e filizave të rinj që

kishin marrë përpjetë rreth e rrotull trungut. Ai po u hakërrehej lastarëve që i merrnin

fuqinë plakut dhe po i buzëqeshte marrëzisë së të rinjve, që kërkojnë të ngrenë kokë nën

hijen e një kurore të madhe e të lashtë. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 259)

-“Mirë. Sa djem kish Pjetri?”

-“Pesë. Katër u vranë në luftë. I pesti ...” Frëngu vari kokën, fshiu sytë. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 100)

The house was too big. After June was married, if she ever did marry the fellow, as he

supposed she would, he would let it and go into rooms. What was the use of keeping half

a dozen servants eating their heads off? (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 22)

What if Irene were to take it into her head to - he could hardly frame the thought - to

leave Soames? But he felt this thought so unbearable that he at once put it away; the

shady visions it conjured up, the sound of family tongues buzzing in his ears, the horror

of the conspicuous happening so close to him, to one of his own children! (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 42)

To get Irene out of London, away from opportunities of going about and seeing

people, away from her friends and those who put ideas into her head! That was the

thing! She was too thick with June! June disliked him. He returned the sentiment. They

were of the same blood. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 47)

Fjala “kokë” mund të këmbehet ose të krijojë marrëdhënie sinonimike me fjalën

“mendje” dhe “tru”, në njësi si:

s‟ia pret koka – s‟ia pret mendja

më erdhi në kokë – më erdhi në mendje

më zien koka – më ziejnë trutë

Në disa raste, “head” në anglishte mund të këmbehet me “mind”:

enter somebody‟s head – enter somebody‟s mind

This was something which had never for a moment entered her head. (Ilo Stefanllari,

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 104)

Any other thought regarding her had never entered his mind. (Ilo Stefanllari, Fjalor

frazeologjik anglisht-shqip, fq. 104)

dorë / hand:

Page 199: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

199

Edhe i ati kishte libra shumë, por ai i mbante në rregull, në dollapin e tij me xhama,

në të cilin ishte e ndaluar të vinte dorë njeri dhe që dukej sikur nuk kishte vënë dorë vetë

i zoti që nga dita që i kishte renditur. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 410)

Po edhe fjalën nuk ia ktheu, jo se desh t‟i bënte qejfin, po seç ndjeu, diçka që s‟e pat

mbërthyer ndonjëherë ashtu si sonte, dëshirën për t‟i kënduar vashës kosovare, vajzës me

sy të thellë e të zes, vajzës së pastër që i ngjan dëborës së malit në verë, që hiqet e fshihet

në guvat e skërkat e kreshtave e s‟do që ta zërë dielli e ta shkrijë me nxehtësinë e tij; që i

ngjan vjollcës në pranverë, që çel e lulëzon nëmes të drizave e s‟lë njeri që ta këpusë pa

ia bërë duart gjak. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 60)

Që kur kishte hequr dorë së komanduari kalamajtë e kripores, i qe shpifur zakoni i

mbrapshtë që t‟u përdhunonte emrat, duke dashur të tregonte me këtë se ata qenë bërë

edhe më fëmijë, kurse ajo ishte rritur edhe më shumë atë mot. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës

së butë, fq. 32)

Old Joyon had taken his cigar from under his white moustaches, stained by coffee at

the edge, and looked at her, that little slip of a thing who had got such a grip of his heart.

He knew more about „swims‟ than his grand-daughter. But she, having clasped her hands

on his knees, rubbed her chin against him, making a sound like a purring cat. And,

knocking the ash off his cigar, he had exploded in nervous desperation.“You‟re all alike:

you won‟t be satisfied till you‟ve got what you want. If you must come to grief, you must;

I wash my hands of it.” (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 20)

At last, having seen all that was to be seen, he came out again at the door where he

had gone in; and now, feeling that he was wasting time and strength and money, all for

nothing, he took the courage of a Forsyte in both hands, and looking sharply at

Bossiney, said:

“I dare say you see a good deal of my daughter-in-law; now what does she think of the

house? But she hasn‟t seen it, I suppose?” (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 120)

vesh / ear

Ashtu, më rrofsh! – ja ktheu gjyshi, që bëri veshin të shurdhër e rrahu ta zbutë

gjyshen, të mos e kërcënonte me kazan plot me zift të valë. (Mitrush Kuteli, Tregime të

zgjedhura, fq. 115)

Mirëpo Malush Agajt i kish rënë në vesh fjala se beu donte t‟ja shkelte fshatnë e i

doli përpara me pesë veta, më këmbë (të tjerët kishin zënë vend atje ku duhej, që të mos

linin të fluturonte as zogu). (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.133)

Priti nja dy hope, mbajti vesh për të dëgjuar sokëllimat që ngjiteshin dhe ato që

zbrisnin, pastaj shkoi me hap të rëndë të shohë shqiponjën e shembur në mes të lëndinës:

stërmadhe, krahëgjerë e sqepfortë sa mund të ngrinte lart jo një dhelpër e një qengj

dosido, po edhe një dele shterpë. Mbase për një gjah të këtillë kish ardhur ajo rrotull

vendit tek e priste vdekja nga shigjeta e Etlevës. Këtë shigjetë mezi ia shkuli Edipi nga

trupi i gjakosur, e fshiu në barin e lëndinës dhe e mbështeti te trungu i panjës, ku ishin

ngulur të gjashtë të parat. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 5)

Page 200: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

200

“Mr. Utterson, sir, asking to see you,” he called; and even as he did so, once more

violently signed to the lawyer to give ear. (James Main Dixson, English idioms, fq. 81)

He flung the Phanomenologie to the other end of the room, exclaiming, “That smart

young fellow is quite right; it is impossible to make a silk purse out of a sow‟s ear.”

(James Main Dixson, English idioms, fq. 223)

buzë / lip :

Kryetari rëndoi vetullat, vari buzët dhe nisi të qëllonte tryezën me fundin e kalemit.

Troket e tij nuk pajtoheshin me troket e shqetësuara të zemrës së Diellës. (Jakov Xoxa,

Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 84)

Frëngu kërcen së prapthi, si i zemëruar.

-“Jo! Zoti na ruajt! S‟jam llatin!”

Babai e shikon edhe më i çuditur: Frëng s‟je; llatin s‟je. Po atëherë ç‟je?”

-“Arbëresh”.

Babai mbledh buzët: turk e grek ka parë, sërb e llatin ka dëgjuar; arbëresh as s‟ka parë,

as s‟ka dëgjuar. I duket sikur s‟mori vesh mirë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

95)

It‟s a proper pity such a clever woman should carry such a stiff upper lip. (James

Main Dixson, English idioms, fq. 150)

The advocates on both sides are alternatively biting their lips to hear their conflicting

misstatements and sophisms exposed. (James Main Dixson, English idioms, fq. 28)

vetulla / brow:

Pas pak ky u bëri shenjë të heshtnin. “Më lejoni, - tha, - t‟ju tregoj një ngjarje të

vogël. – Dhe ia filloi, duke mos pritur lejen e të tjerëve. – “Një fshatar i Atikës udhëtonte

natën, kaluar mbi gomar, nga Kolona për në Athinë. Errët. As hënë, as yje. Fshatari

udhëtonte dhe hante fiq nga një shportë që kish përpara. Fiqtë ishin shumë të shijshëm, të

rreshkur, të ëmbël. Befas doli hëna nga retë, u bë dritë. Në këtë dritë fshatari i Atikës pa

se fiku që po shpinte në gojë ishte i krimbur. E hodhi. Mori një tjetër. Edhe ky i krimbur.

U nxeh dhe i flaku të gjithë, me gjithë shportë. Tani e pyes të urtin Kaligjen: ç‟të mirë

pati fshatari i Atikës nga drita? Asnjë të mirë. Edhe fiqtë e parë, që kish ngrënë, kishin

qenë të krimbur, po atij i qenë dukur të shijshëm. Krimbat e neveritën jo kur i hëngri, po

kur i pa. I pa dhe humbi shijen.” “Pra, - tha Kaligjeni, - sipas të mençurit Pilip të

Keferonës, mosnjohja qenka më e mirë se njohja? Errësira më e mirë se sa drita? E

rrema më e mirë se sa e vërteta? Ashtu? A nuk tregon kjo se shkolla që i thur lavdi

errësirës dhe se vetë i mençuri Pilipid i Keferonës …” Gostiarët qeshën. Sofisti vari

vetullat dhe thumboi si gjarpër. – “Unë, tha, ngul këmbë se në raste të tilla, dua të them

në më të shumtat e jetës, dija, drita, njohja, e vërteta sjellin mjerime, kurse mosdija,

errësira, mosnjohja, e rrema sjellin lumturi. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 41)

“Lower yourself, then,” retorted Cupid. “Oh, Lord, if you‟ve raised yourself so high

as all that comes to, let yourself down a bit.”“This is a very obtrusive lad!” said Mr.

Gradgrind, turning and knitting his brows on him. “We‟d have had a young gentleman

to meet you, if we had known you were coming,” retorted Master Kidderminster, nothing

Page 201: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

201

abashed. “It‟s a pity you don‟t have a bespeak, being so particular. (Charles Dickens,

Hard times, fq. 43)

faqe / face:

Bij, - u tha, - përpiqi të ma zbardhni faqen. Të jeni të parët në luftë, të parët në

trimëri. Të mbroni shokët. Me jetën tuaj. Tani është koha e zot Medaurit shpatëmadhit.

Këtij i pëlqen shumë gjaku i gjakatarit, që shkeli e dogji vendin tonë. (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 211)

His preparations were leisurely; he caught, as every true artist should, at anything

that might delay for a moment the effort of his work, and he found himself looking

furtively at this unknown dame. Like his father before him, he had an eye for a face.

(John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 214)

Thou shalt lift up thy face unto God. (Job xxii.26/James Main Dixson, English

idioms, fq. 156)

The old man set his face against the marriage from the very beginning. (James Main

Dixson, English idioms, fq. 82)

hundë /nose:

Nuk ishte ngritur menjëherë. I fshehur pas vagonit, rrinte e priste viktimën. I kishte

ardhur në majë të hundës me ata malukatë, që i kishin shkaktuar aq telashe me

drejtorinë për punën e atyre shpellave që shkaktonin pikat e shiut në kripën e piramidave.

(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 33-34)

Kështu e ngrysi ai këtë jetë të ëmbël e të hidhur: me punë e me këngë. Prandaj

njerëzit, të shumtët, e donin. Sepse kënga e afron njerinë me njerinë, e zbut, e bën më të

mirë, më të dashur. Po kjo s‟do të thotë se s‟kish edhe nga ata që nuk ja varnin fare e që

rrinin hundë e buzë kur këndonte. Mirëpo këta ishin të paktë, nga ata që ne u themi

andej shpirtkazmë, pa shpirt. Këta dinin e donin vetëm një gjë: qesen me pare. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 179)

E mirë është, po që ta nxjerrësh në krye, duhet të jesh i bashkuar, të qëndrosh, të mos

kesh frikë. ju e fituat kësaj here luftën (Radu gjithë për këtë luftë fliste, po jo nga ato me

jatagan), se u mblodhët të gjithë bashkë: kumpanjçe, vlleh e shqiptarë. Ne bëmë siç na

mësove ti, - tha Postoli duke qeshur, - ua theve hundët gjithë avokatëve të Xhurxhut. Të

lumtë, djalë! Ne… Nuk e mbaroi fjalën, zuri të kërkojë nëpër xhepa, diç murmuriti, pastaj

u ngrit, hyri brenda në sallonin e Licëficëmicës. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 406)

They should not poke their noses into his affairs any more; he had just cancelled

their trusteeships of his will; he would take the whole of his business out of their hands

and put it into the hands of young Herring, and he would move the business of his

companies too. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 221)

Dartie said: “It‟ll put Master Soames‟s nose out of joint to hear his wife‟s been

drivin‟ in a hansom with Master Bossiney!” (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq.

163)

Page 202: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

202

Soames Forsyte, flat-shouldered, clean-shaven, flat-cheeked, flat-waisted, yet with

something round and secret about his whole appearance, looked downwards and aslant

at Aunt Ann, as though trying to see through the side of his own nose. (John Galsworthy,

The Forsyte Saga, fq. 13)

gisht / finger / thumb:

Zallorët kishin kopera të mëdha, se me to rronin. Që të paguanin këtë xhelep duhej të

shisnin më shumë se gjysmën e gjësë së gjallë e të mbeteshin me gisht në gojë. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 185)

Kur e pa se do të përpiqeshe ballë për ballë me Malush Aganë, sado abrazh që ish,

Olloman Beu i vuri gishtin kokës e u mundua ta ëmbëlsojë punën: i dërgoi fjalë të zbriste

që të merreshin vesh bashkë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 133)

Këtë erë e ndjej edhe sot kur kujtoj kohën e shkuar. Ndofta në punën e gjumit tim

kish gisht edhe mushti që kisha pirë nga kalenica. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura,

fq. 117)

The only annoying feature of the past few weeks had been the reopening of the two

rival totes. John West suspected that Brogan and Devlin had a finger in the pie

somewhere. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 175)

I will bite my thumb at them, which is a disgrace to them, if they bear it.

(Shakespeare: Romeo and Juliet/ James M. Dixson, English idioms, fq. 28)

qafë / neck:

A nuk e bëjmë kështu, more vëllezër: hakën e priftit na e kanë prerë pesë karroqe

misër për kurorë. A e bëjmë gjashë karroqe e të mos na bjerë më në qafë me gjithë ata

shenjtorë të motit që fal kisha jonë? (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 144-145)

Mallkim! Fije filizi të ri arhondësh mos mbiftë mbi trung të lashtë! Dhe ai që e krasit,

thyeftë qafën andej dhe gërshëra iu ngultë në zemër! (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë,

fq. 260)

Ku vete moj e ndërliqur!... dhe plaka ngriti trupin nga govata. – Na këtu, merr

ndërresat e asaj e nderi tek litari i zhukës, pastaj këput qafën!... dhe zuri të fshijë duart

pas neçes, pasi kishte vënë tura tura, në buzën e gjerë të govatës, pelenat e shtrydhura.

(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 174)

Swithin did not look roud. On no account would he have pulled up to help the ruffian.

Serve him right if he had broken his neck! (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 111)

kurriz:

Jashtë në pyll po dëgjohej rehmatja e atllarëve dhe hingëllimat e pelave të egra.

-Po u ha kurrizi për barrë të egër…, - tha Llambroja. –Edhe ato po e japin fjalën, siç e

dha i zoti i tyre…, - tha Petriti. – Kaq shumë të dëgjojnë, o Llambro?

Page 203: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

203

-Nuk e dinë ato se për ç‟barrë kripe bëhet fjalë, pa nuk do të hingëllinin ashtu, por do të

shkrofëtinin. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 277)

Fjala “kurriz” në shqipe mund të kombinohet me fjalën “bark” në të njëjtën njësi

frazeologjike:

Gjarpërinj e ujq, besa. Pastaj na u duk sikur ardhi një burrë i gjatë e na rrahu me

kopan, na e bëri kurrizin më të butë se barkun. Mbuluam kokën me gurë, duruam.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 116)

Vetë fjala “bark” nuk ka ekuivalente si gjymtyrë përbërëse e njësive frazeologjike në

anglishte, ndryshe nga gjuha shqipe:

Shokët e ekipit, në vend që t‟i afroheshin sofrës, ju larguan.

-S‟kemi ardhur këtu që të lëpijmë kockat e Kito Çuçit, po kemi ardhur për bashkim… tha

prerë gjenerali, me të gjithë peshën e zërit dhe të paletave të tij prej ushtaraku.

Kjo fjalë e rëndë ra mbi sofër siç kishte rënë satëri mbi qengjin dhe e kishte ndarë më

dysh.

-Po mirë, mbani barkun me dorë… dhe Kitoja i bëri me shenjë së bijës të ngrinte sofrën.

–Haj, moj ç‟pret? (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 286)

dhëmbë / tooth (teeth):

Ç‟ke që zbardh dhëmbët vetë me vete e neve nuk na thua gjë?... – tha Lea. -Po qesh

me babin tënd, xhaxhi Perin…, - tha Paci. – Dje kur më zbriti koshin e ullinjve nga

krahu, lëshoi një “hoho!” dhe pastaj tha: “Po këta ullinjtë që ke mbledhur ti, more

malukat, peshokan plumb?!” (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 211)

Matron looked a comfortable, motherly soul but she soon showed her teeth if any of

the inmates gave signs of having minds of their own. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik

anglisht-shqip, fq. 355)

këmbë / leg / foot:

Arta do t‟ua kishte mbathur këmbëve si fëmijët e tjerë të kripores drejt posit të

Kavalonës, sikur të mos e kishte gazhduar aty ethja e hakmarrjes. Ajo u çua në këmbë

dhe, si një monument krenar, i ngritur mbi piedestalin e rrënojave të krenarisë së saj, po

sodiste veprën e vet. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 43)

Shpresa me Yllin po kërkonin vende më të qeta, mbasi e mbushën botën me ankime e

të qeshura. Nas Kishari vazhdonte të ndiqte fëmijtë, ashtu çapa çup dhe turinjtë marrë

përpara, nga shkaku i gungës së kurrizit. Po djemve s‟u zinin këmbët dhé. Çantat rrihnin

shpinën e tyre, sikur të kërkonin t‟i nxirrnin gjuhën kisharit që s‟po i zinte dot dhe t‟i

tregonin gunën e tij, që i ngjante një çante të salduar mbi shpinë. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. I, fq. 157)

Të hyjmë, po si të hyjmë? Njëri tha të futeshim nga baxha, si laraska; i dyti, nëpër

hatuj, si qelbaku; i treti nga penda, si gjarpëri. Sikush nguli këmbë në të tijën. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 40)

Page 204: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

204

People of their fortune and equality could well have stood upon their own legs.

(James Main Dixson, English idioms, fq. 147)

“Now, you must put your best leg foremost, old lady, whispered Sowerberry in the

old woman‟s ear; “we are rather late.” (James Main Dixson, English idioms, fq. 147)

I remember when the late Sir George Cornwall Lewis wanted to get some statistics

about the religious denominations, your friend Bottles, who is now a millionaire and a

Churchman, was then a Particular Baptist. “No”, says Bottles “here I put down my foot.

No Government on earth shall ask me whether I am a Particular Baptist or a

Muggletonian.” (James Main Dixson, English idioms, fq. 119)

His was not a practial mind, and it was to take him some time to realize what it

means to have the ground cut from under your feet. (Good words/James M. Dixson,

English idioms, fq. 250)

gju / knee:

Po nuk u ngri. Ndofta e kish lënë për më vonë, për në dasmë; ndofta ja kish prerë

gjunjët ajo e uruara verë. E shikoja e thosha me vete: “Si ka qenë vallë, gjyshja në të ri,

kur ish çupë, kur ish nuse?” Dhe nuk e merrja dot me mendje të kish qenë e bukur, siç

thosh gjyshi, po gjithnjë kështu: me gishtrinjtë tërë gdhenj, me fytyrë si kore gështenje

gufalle, me hundën si eshkë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 105)

Edhe sa rrojtën e luftuan Zallorët, Ndoni e kish synë pishë kur bridhte nëpër Mokër e

Gorë, sepse për xhaxhon këngëtar Zallorët e shpinin gjakun gjer mbi gju. (Mitrush

Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 193)

In the course of the year 1859 several of those eminent Frenchmen who refused to

bow the knee before the Second Empire had frequent and friendly conversations with

Macaulay on the future of their happy country. (James Main Dixson, English idioms, fq.

141)

8.2. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me botën shtazore

Njësitë frazeologjike foljore që kanë si gjymtyrë përbërëse fjalë që lidhen me botën

shtazore që përfshijnë kafshë, insekte dhe shpendë përdoren më tepër në formën e

krahasimit me to. Ndër to dallohet më tepër grupi i kafshëve dhe i zogjve shtëpiakë si

qeni, macja, kali, mushka, derri, lopa, qengji, gomari, pula, zogjtë dhe ndër insektet më

të njohura janë miza, bleta, pleshti etj., por më rrallë kafshë të tilla si ujku, dhelpra etj.

Pjesa më e madhe e këtyre njësive janë me burim dialektor të cilat sot përdoren gjerë në

ligjërimin bisedor.

mace / cat:

Prandaj baroneti dhe i vëllai kishin shumë arsye, si mund të kenë dy vëllezër; për të

shkuar si macja me miun. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 634)

Page 205: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

205

I made a pun the other day, and palmed it upon Holcroft, who grinned like a

Cheshire cat. (why do cats grin in Cheshire? Because it was once a county palatine: the

cats cannot help laughing whenever they think of it – though I see no great joke in it).

(James Main Dixson, English idioms, fq. 49)

qen / dog:

Kudo ish derdhur gjak. Vendi ish bërë lesh e li, s‟e njihte qeni të zotin... Ajo sa nuk

kish shkalluar nga lemeria e pafund. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe,

fq. 818)

In spite of his love for his son, in spite of an instinct, partly constitutional, partly the

result, as in thousands of his class, of the continual handling and watching of affairs,

prompting him to judge conduct by results rather than by principle, there was at the

bottom of his heart a sort of uneasiness. His son ought, under the circumstances, to have

gone to the dogs; that law was laid down in all the novels, sermons, and plays he had

ever read, heard, or witnessed. (John Galsworthy, The Forsyte saga, fq. 27)

zog / bird:

Në rastin e njësive frazeologjike me gjymtyrë të përbashkët shpendë, si “zog”, ka

përkime semantike:

-Një myzeqare e vetme jam unë këtu, në mes të nafariotëve, përse të mos tallesh ti…, -

tha, duke mbushur me ankthin fëmijënor gropçelet e saj.

-Më duket se me një gur po vret dy zogj ky, Anthullë…, - tha Petriti.

-Pse, myzeqar je edhe ti, Petrit!... – u habit Anthulla.

-Jo dy, po katër…, - tha Pavlloja, duke bërë me shenjë nga krushqit myzeqarë, të cilëve

Petriti nuk ua kishte parë ende fytyrën. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 209)

Why don‟t you come and discuss your idea when you‟re next in Edinburgh?” “Well, I

have to see my solicitor there next week, so perhaps I could drop in and have a chat with

you while I‟m there”. “That‟s right. Kill two birds with one stone”. (Ilo Stefanllari,

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 227)

plesht / flea:

Përkime semantike ka edhe ndërmjet njësive frazeologjike në shqipe dhe në anglishte

me gjymtyrë të përbashkët insektin “plesht”:

Kemi edhe një kryetar të mirë. Jorgji Bora. Të pastër si bora e ka zemrën. Ka haber

nga bujqësia. Nxjerr dhjamë nga pleshti. Shtatë me tetë ta mbledh. (Jani Thomai, Fjalor

frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 261)

“Generous!” I exclaimed; “why, he‟s the meanest little hunks that ever skinned a

flea for the hide and fat.” (James Main Dixson, English idioms, fq. 225)

Shpeshherë përdoren edhe njësi të tjera frazeologjike me fjalët qengj, mushkë, gomar,

derr dhe mizë:

Page 206: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

206

qengj:

Mirë se na erdhe, Olloman Be. Të them mirë se na erdhe, në vjen si mik ... Derën tonë

e ke të hapur. Edhe e shikoj me një sy kaq të fortë, sa beu, nga ulkna u bë qengj i butë.

(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 134)

mushkë:

Kur ndonjë titis, zemërgur, i thosh: “Ore, ç‟po bën ti kështu? Ku e ke mendjen? Ca

dalin e harrojnë, ca thyejnë hapsanën e ikin maleve, ca vdesin brenda. Ku të shpie

mushka? Diellë kërkon të bëhesh – a? Edhe dielli që është diellë nuk e ngroh dot gjithë

botën, se kjo botë ka shumë gryka e shpella. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.

84)

gomar:

“Ç‟jam unë? Ejani, o të mençur të Athinës, të Elesit dhe të Apolonisë ilire të ma nxirrni

gomarin nga balta!”Me të vërtetë, kësaj here veshgjati ish zhapur në një moçalishte plot

batrac të verdhë, kish çapluar këmbët dhe po zbrazej me krisma e gjëmë. (Mitrush Kuteli,

Vepra letrare 3, fq. 269)

derr:

Vali pashai qe bërë derr nga inati: “Si do t‟i dal unë përpara zadrazemit kur të më

pyesë në i bëra zap shqiptarët?” Me që taborët e tij s‟bënin dot gjë, vrau sa vrau

mendjen, pastaj dha urdhër: “Bejlerët dhe agallarët ta shtrojnë vetë harbutërinë. Sulltani

ua ka falur të dhjetat, i ka bërë spahij. Le t‟i mbledhin vetë e le të bëjnë ç‟të duan.”

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 350)

“Ti thuash derrit dajë, nga e keqja dhe të presësh e të përcjellësh bejlerë me dorën

në zemër, mendonte ai, kur zemra ta do ta vësh në këmbëz të pushkës, dhe kur vjen koha

të shpëtosh nga bejlerët të të shkojë fati aq ters sa të mos presësh vëllanë tënd nga

malësia, me dorën në zemër dhe zemrën në dorë... Hej, Llazi, Llazi, ç‟më bëre!...” (Jakov

Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq 190)

mizë:

Pse ma bën mizën buall, o byrazer... dhe Leksi u skuq gjer në të bardhë të syve... Ti e

di që turpi yt është dhe imi... Këtë dimër ti me plakën, me Vitën e me gruan time pas,

shkove kaq dit e net te kosovarët, kur unë i ngrysja e i gdhinja në Shënepremte të Laçajt e

megjithatë s‟të thashë asnjë fjalë, se e dija që nderi im është dhe yti... (Jakov Xoxa, Lumi

i vdekur, Vëll. III, fq. 134)

Jo rrallë mund të ndeshim njësi që kanë në përbërje gjymtyrë si “dhelpër” apo “ujk”:

dhelpër:

Perëndia që e lëshonte rrebeshin jo vetëm për të larë e gjallëruar botën, po edhe për të

larë paudhësitë atje poshtë në tokë, na u zemërua keq kur pa se, me atë që kishte bërë, te

Page 207: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

207

mori mend e dhelprës, nuk ndëshonte dot mëkatarët, që futeshin vrimave, me të dëgjuar

bubullimën. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 284)

ujk / wolf:

When the voices, especially those of the Press, really have something important to speak

to the common man about, he gives them the old smile and continues to read the funny

bits. They have cried „wolf‟ too often. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip,

fq. 80)

8.3. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me botën bimore

Njësitë frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me botën bimore nuk janë të

shumta. Sidoqoftë, shumica e tyre bazohen në idenë e krahasimit. Mund të veçojmë njësi

të tilla si :

u bë lule

u bë lulëkuqe

u bë mel

m‟u bë ferrë

më zuri ferra këmbët

m‟u bë rrodhe

Heshti një copë herë, pastaj diç iu kujtua dhe ia nisi prapë: -Ama krushku m‟u bë

ferrë, s‟m‟u nda, si ajo e grera në vjeshtë, kur del rrushi; “Ti, Ngjelino, thotë, po i bie së

mirës me këmbë” . (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 425)

Po unë s‟kam pasur drek‟ e darkë për të bërë, s‟kam pasur një karvan fëmijë? I linda,

i rrita; ca i qava e i mbulova në dhé, se paskëshin qenë ditëshkurtër, ca i martova e po i

martoj se, se ndodhë ditëgjatë. Pleqërova vjehrr e vjehrrë, rrita e martova kunata që i

gjeta gërdhucka. Burri ka dymbëdhjetë vjet që më ka lënë të ve me pesë fëmijë, ata që

mbetën. Unë i vura gjoksin shtëpisë, punova sa për katër. Sot më zuri ferra këmbët të rrit

edhe fëmijët e fëmijëve, në vend të rri në kënd, si plakë që jam e të m‟i sjellin të gjitha ne

dora. Nuseve të mia u ka marrë koka erë. S‟e kanë keq ato që thonë se nusja është mish i

huaj. Vjen në shtëpi, të merr bashin e djemve, bëhet zonjë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare

3, fq. 417)

He and his Scotch wife were forced to migrate with their goods and their chattels,

and left the stately comfortable garden to go to waste, and the flower-beds to run to

seeds. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazelogjik anglisht-shqip, fq. 166)

One has heard of eating the leek, but that is nothing in comparison with that meal of

the Sepoys at Dustybad. (James Main Dixson, English idioms, fq. 147)

Njësi të tjera kanë përdorim më të kufizuar, kryesisht në të folme të ndryshme125

:

125

Ballamaçi, J. (1994): “Shprehje popullore nga rrethi i Korçës”. Tek: Akademia e Shkencave e

Republikës së Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë: Studime Filologjike. 1-4. 1994, fq. 192

Page 208: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

208

u hap si farë e kungullit (u hap si vaji në arme)

e hëngri fara bostanin (thuhet për dikë kur vijon ta hajë nga brenda një merak i madh

e si pasojë është sëmurë ose është dobësuar)

gënjehet me një fletë qepë (është naiv, gënjehet lehtë)

8.4. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me jetën e përditshme

Duke qenë se pjesa më e madhe e njësive frazeologjike foljore përdoren në ligjërimin

bisedor, shumë sende apo fjalë të një përdorimi të dendur janë bërë pjesë e strukturës së

tyre:

bukë / bread:

Edhe si prift bridhje, ti, për të kërkuar hakën e paput, që s‟të përkiste, se s‟kishe

derdhur as tru, as djersë, e megjithatë s‟i the asnjëherë vetes zagar, siç po i thua sot, kur

për herë të parë po punon dhe po nxjerr bukën me djersë të ballit... (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. II, fq. 160)

As often as Mr. Staunton was invited, or invited himself, to break bread at the villa

des Chataigniers, so often did Violet express her intention of eating her own luncheon or

dinner in company with Hopkins, a faithful old servant. (James Main Dixson, English

idioms, fq. 35)

ujë / water:

Tëçkën! E motra të bëjë për ujë të ftohtë të vëllanë! (Jakov Xoxa, Juga e bardhë,

Vëll. II, fq 182)

It was to be hoped Mr. Godfrey would not go to Tarley and throw cold water on what

Mr. Snell said there. (James Main Dixson, English idioms, fq. 268)

lugë / spoon:

Krali i Sërbit e kish shkelur shumë herë vendin e kish shpallur “Sërbi e vjetër”, kish

vrarë e prerë, kish djegur e çnderuar, kish zbrazur hambarë e kish vënë përpara shumë

gjë të gjallë, ua kish tharë lugën njerëzve. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 37)

He, on the other hand, with an exceptionally acute and vigorous mind of his own, and

determined to make a spoon or spoil a horn, had little idea of restricting himself to the

ordinary passive part alloted to the “bookseller”. (James Main Dixson, English idioms,

fq. 232)

thikë:

Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -

“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl

Page 209: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

209

Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e

Shaqos, kishin mbetur si pa gojë. Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po

përmbyset bota? A mos i kanë hypur xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i kishin

hypur xhindet, se i kish vajtur thika gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush Kuteli,

Tregime të zgjedhura, fq. 306)

gozhdë / nail:

Iku beu, si i thonë një fjale, me bishtin ndër shalë. Ama ish bërë tym e zjarr nga

zemërimi. Kjo ishte hera e parë që kish gjetur sharra gozhdën. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 136)

How he hits the nail on the head! ... What noble common sense appears in such

critisism as this! (Macmillan Magazine/James M. Dixson, English idioms, fq. 165)

vezë / eggs:

Nënë Mellania e ironizonte me plot gojën: “Le të hajë ky, se ky do të na e bëjë vezën

e kuqe…” Por, për t‟ia bërë, ama, ia bënte gjithë sa kërkonte Miltoja për të ngrënë dhe

shpeshherë veçan nga fëmijët. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 207-208)

I know your happiness depends on her. All your eggs are in that one basket. (James

Main Dixson, English idioms, fq. 82)

kësulë / hat:

“Aman, - i tha qahjajt, mos më merrni më qafë! Kam në shtëpi fëmijët e mi e fëmijët e

tjerë të vëllait. Druhem mos bie në gjak me atë miknë që më ka dhënë kaparë”. – “Verë

kësulën mbi sy, e qetësoi qahjaj, e i thuaj se çupën e mbajti pashai dora vetë. Në do gjak,

le të vijë këtu”. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 156)

That‟s a real idea you have, Cowperwood. I take off my hat to you. (Ilo Stefanllari,

Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 391)

lesh / wool:

Mua më zuri goja lesh duke jua përsëritur juve të drejtorisë…, - tha Petriti. –

Timbani është i madh si ndonjë dinozaur, por është i ngadalshëm. Prandaj edhe u shuan

nga faqja e dheut këto lloj kafshësh të plogëta. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.

380)

“Abab,” said I, “I have but a few minutes to stay with you, and if you think to draw

the wool over my eyes, it might perhaps take a longer time than you are thinking on, or

than I can spare.” (James Main Dixson, English idioms, fq. 275)

hi/pluhur / dust:

Po kush është edhe tringo-fringo, edhe trim, edhe me qesen plot? Kush s‟e ka shokun

në botë? Vetëm dielli! Gjejnë ata një mblesë nga ato që të hedh hi syve e ta rrëmben

Page 210: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

210

bukën e djathin nga dora, si … si… Jo, nuk ia them emrin. Ama e shëmtuar kjo – si Nëna

e Vatrës. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 445)

zjarr / fire:

Iku beu, si i thonë një fjale, me bishtin ndër shalë. Ama ish bërë tym e zjarr nga

zemërimi. Kjo ishte hera e parë që kish gjetur sharra gozhdën. (Mitrush Kuteli, Tregime

të zgjedhura, fq. 136)

Jam e shoqja e Uratit të Thatonës. Ti e vrave tim shoq e nuk më le as ta varros. T‟u

fala në gjuhën tonë e t‟u luta të më lësh ta shtie në varr, të mos ia hanë bishat kufomën, të

mos mbetet hije mërgimtare mbi dhe. Ti qeshe e më the se do të merrje grua andej. Më

lidhe me shpargën e djepit. Më ndave nga fëmijët. I hodhe në kosha, si kunguj, i more, që

t‟i shesësh. I vure zjarr shtëpisë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 310)

They went through fire and water to ensure the prince‟s safety. (Шнтова Л. Ф.,

Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 75)

Siç mund të vërehet nga shembujt që sollëm në lidhje me sende që janë pjesë e jetës

së përditshme, jo pak njësi frazeologjike foljore ndërtohen me gjymtyrë që lidhen me

mënyrën e jetesës në fshat dhe në qytet. Këtu mund të grupojmë edhe profesionet që

lidhen me to:

profesione të fshatit që lidhen me bujqësinë, blegtorinë, pemëtarinë etj.:

i zuri rrota bishtin; i rrjep lëkurën; i kreh bishtin (nga rritja e kuajve);

i vë fre (nga mprehja e kuajve)

profesione të qytetit që lidhen me industrinë, transportin, zejtarinë etj.:

s‟e vlen barra qiranë (lidhet me përvojën e qiraxhiut)

çaj dërrasa (vjen nga profesioni i sharrokëve)

i jap ujë (nga profesioni i kovaçëve)

i shkel gazin (nga profesioni i shoferëve)

8.5. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me detin

Nisur nga fakti që vendet shqipfolëse dhe anglishtfolëse lagen nga dete dhe oqeane,

në to ka krahina që janë të lidhura ngushtë si me detin edhe me peshkimin duke sjellë një

pasuri të pashtershme shprehjesh. Disa prej tyre janë të karakterit lokal dhe disa të tjera

kanë hyrë në leksikun e gjuhës. Duke qenë se tradita e lundrimit dhe e peshkimit në këto

vende është shumë e hershme, sot ruhen shumë ngjarje, rrëfime e gojëdhëna që kanë të

bëjnë me to:

ka ba (ullishta) det126

(ka prodhim të bollshëm)

e bëri peshk (e rrahu shumë)

126

Ushaku, R.: “Një vështrim struktural dhe semantik i disa shprehjeve dhe frazeologjive detare të së

folmes shqipe të Ulqinit”, fq. 125

Page 211: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

211

“to spin a yarn” me kuptimin “tregoj një ngjarje” është një shprehje e përdorur nga

marinarët.

Blow-hard (as the boys called him) was a dry old tile, with much kindness and

humour, and a capital spinner of a yarn. (James Main Dixson, English idioms, fq. 230)

“to be/look at sea” - ka kuptimin „kam vështirësi për të kuptuar; nuk kam njohuri

rreth diçkaje‟:

I could not have been more at sea had I seen a Chinese lady from Pekin. (James

Main Dixson, English idioms, fq. 215)

It was disgusting that these two young people – for his niece looked as much at sea as

his son – should be wrapped up in one another and their commonplace affairs,as to have

forgotten “Vortigen and Rowena” already. (James Main Dixson, English idioms, fq. 215)

“to be in the same boat with somebody” - ka kuptimin „është në kushte të njëjta, në

pozitë të njëjtë dhe përjeton të njëjtat vështirësi/rrezik si të tjerët‟.

She and I are in the same boat: we both failed the exam. (Ilo Stefanllari, Fjalor

frazeologjik anglisht-shqip, fq. 22)

“to sail under false colours” - ka kuptimin “lundron me flamur të rremë; fsheh

identitetin e vërtetë”. Fjala është për një anije armike që i afrohet viktimës duke i treguar

flamurin (ngjyrat) e një kombi mik:

Cowperwood has decided that he did not care to sail under any false colours so far

as Addison was concerned. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 336)

“to show/reveal one‟s colours” - ka kuptimin “tregon fytyrën e vërtetë”. Lidhja është

bërë me një anije që tregon flamurin e vendit të vet:

We all thought that our new neighbour was a charming man: it was only later that he

showed his true colours. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 355)

9. Tipa kalimtarë dhe dinamika e lëvizjeve tipologjike

Ashtu si njësitë frazeologjike foljore me tipare të qarta të formimit dhe të përfshirjes

së tyre në lëmin e frazeologjisë ka edhe ndërtime kalimtare ose të ndërmjetme që mbeten

në kufi të saj. Kjo ndodh pasi mjaft njësi frazeologjike e kanë burimin nga togfjalëshat e

lirë, të cilët nëpërmjet leksikalizimit dhe metaforës marrin kuptim të figurshëm. Në

gjuhën shqipe dhe anglishte, mund të kemi raste të togfjalëshave të cilët mund të

trajtohen në dy rrafshe, të drejtpërdrejtë dhe të figurshëm. Mund të përmendim raste si

“ngre supet”, “hap gojën”, “kam në dorë” apo “put one‟s tail between one‟s legs”:

Kam një pyetje... E fundit... Ku janë Shpresa dhe Adnani?

-Shpresa me Adnanin?... – dhe kryetari i kooperativës ngriti supet. (Jakov Xoxa, Juga e

bardhë, Vëll. II, fq. 235)

Page 212: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

212

Disa nuk i zgjidhi fare, po i hodhi ashtu siç ishin, me përbuzje mbi kukumalen

vezullonjëse. Të gjithë e shikonin të habitur, gati-gati ta pyesnin, po askush s‟hapi gojën.

As vetë Eno Malabani. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 223)

S‟është gjë vëlla. Më vjen një ditë këtu një vllah, punëtor nga ata që vajos

lokomotivat, me rrobat tërë katran. Një hiç që s‟ka gjë në dorë. Vetëm gojën e ka brisk.

(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 375)

S‟kam si të hap gojë, gjersa është amaneti i babait në mes. Pastaj nëna… nëna…

Djaloshi rrudhi buzët: -S‟më duket i drejtë ky mendim, Emirë. Njeriu e ka në dorë vetë,

shpeshherë ta ndërrojë rrotën e fatit… (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 56)

“Well, if he wags his tail, you know it is all right; but say he puts his tail between his

legs, what will do if you pat him?”“Bite me, experto crede.” (James Main Dixson,

English idioms, fq. 86)

Struktura të tjera në shqipe edhe pse kanë të gjitha tiparet e njësive frazeologjike

konsiderohen si njësi të ndërmjetme për shkak se shfaqen në një pjesë të madhe të rasteve

në një formë të tillë që kanë më pak se dy gjymtyrë shënuese. Mund të përmendim

sintagma si, “në tym” e cila duke e marrë të shkëputur nga konteksti, ndryshe nga tipi

klasik i strukturës së njësisë frazeologjike, ka vetëm një gjymtyrë shënuese. Nëse

sintagma të tilla vështrohen në një lidhje më të ngushtë fjalësh me të cilat dalin shpesh në

ligjërim atëherë mund të konsiderohen pa dyshim njësi frazeologjike të tipit foljor.

Madje, njësi të tilla janë përfshirë edhe në fjalorët frazeologjikë pa dallim nga njësitë e

tjera frazeologjike. Kështu, “flet në tym” shfaqet si njësi frazeologjike foljore në “Fjalorin

frazeologjik të gjuhës shqipe”127

me kuptimin “nuk e di me siguri diçka, e thotë me

hamendje” e shoqëruar me sinonimet përkatëse të njësisë (ia fut në tym; (flet) kot më kot;

flet në erë; flet në hava; flet pa doganë; qëllon në erë; flet përçart; (flet) va e pa va; flet

për (si) pasnesër; (flet) si e ëma e Zeqos majë thanës; bluan thatë; ka pirë hashash;

gjuan për lepuj):

Duke folur në tym dhe duke ua ulur më shumë rëndësinë fjalëve të tij, djali shëtitës

filloi të shpjegojë diçka që as vetë s‟e kuptonte.

Si formime të veçanta në anglishte, mund të përmendim një grup të rëndësishëm

lokucionesh për të cilat ka patur gjithnjë shumë diskutime nga studiuesit, si:

The day was bright, the trees of the Park in the full beauty of mid-June foliage; the

brothers did not seem to notice phenomena, which contributed, nevertheless, to the

jauntiness of promenade and conversation. “Yes,” said Roger, “she‟s a good lookin‟

woman, that wife of Soames‟s. I‟m told they don‟t get on”. (John Galsworthy, The

Forsyte Saga, fq. 17)

After that she‟d been always running after him; and when she took a thing into her

head there was no stopping her. She was continually taking up with „lame ducks‟ of one

127

Thomai, J. (1999): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Shtëpia botuese “Shkenca”, fq. 1099

Page 213: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

213

sort or another. This fellow had no money, but she must needs become engaged to him –

a harum-scarum, unpractical chap, who would get himself into no end of difficulties.

(John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 19)

More poignantly than ever he felt that it was all over and done with him. Where were

all the women, the pretty women, the house used to be so full of? Where was that old

feeling in the heart as he waited for one of those great singers? Where that sensation of

the intoxication of life and of his own power to enjoy it all? (John Galsworthy, The

Forsyte Saga, fq. 25)

For Bossiney was looking round the table as if pointing out the peculiarities of the

guests, and Soames wondered what he was saying. By her smile Irene was evidently

agreeing with his remarks. She seemed always to agree with other people. How could he

fall, when his soul abhorred circumstances which render a fall possible - a man cannot

fall off the floor! (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 125)

She said, however, that she could see nothing in the woman – there was no „go‟ about

her – she would never be able to stand up for herself - anyone could take advantage of

her, that was plain - she couldn‟t see in fact, what men found to admire! (John

Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 205)

Këto formime qëndrojnë midis foljeve të përbëra dhe njësive frazeologjike me

mbizotërim të qartë të tipareve të njësive frazeologjike. Që të jenë njësi frazeologjike, ato

i pengon natyra e komponentit të dytë që nuk është as ndajfolje as parafjalë, por një

formim i përkohshëm midis fjalës nga njëra anë dhe morfemës si pjesë përbërëse e

fjalëve të përbëra nga ana tjetër. Për këtë arsye, këto formime ndodhen në kufi të

frazeologjisë së gjuhës.

Lokucione të tilla, ose të ashtuquajturat „foljet me postpozitiv‟, kanë një përdorim të

gjerë prej shumë kohësh në gjuhën angleze. Ato shpeshherë karakterizohen nga një

shkallë e ulët e qëndrueshmërisë strukturore. Kështu, veçori e tyre është ndarja në forma

të ndryshme për shkak të ndryshimit të elementit të parë në përbërje të tyre që është një

folje e mirëfilltë. Ato mund të lejojnë futjen e elementeve të ndryshueshme, që shërbejnë

si gjymtyrë të mikrokontekstit. Kjo vihet re veçanërisht tek foljet kalimtare:

“And how do you tell them, may I ask?” said Bosinney. “By their sense of property. A

Forsyte takes a practical – one might say a common-sense – view of things, and a

practical view of things is based fundamentally on a sense of property. A Fortsyte you

will notice, never gives himself away.” (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 171)

It was a pity, too, she a taking little thing, and he, James, would be really quite fond

of her if she‟d only let him. She had taken up lately with June; that was doing her no

good, that was certainly doing her no good. She was getting to have opinions of her own.

He didn‟t know what she wanted with anything of the sort. (John Galsworthy, The

Forsyte Saga, fq. 42)

Shpesh futen edhe përemra vetorë, kryesisht të rasës kallëzore:

Bosinney was pleading, and she so quiet, so soft, yet immovable in her passivity, sat

looking over the grass. Was he the man to carry her off, that tender, passive being, who

Page 214: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

214

would never stir a step for herself? Who had given him all herself, and would die for him,

but perhaps would never run away with him! (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq.

215)

“What is that to me?” old Jolyon took him up. “Oh!” I don‟t know,” said Soames

and flurried by that sharp look he was unable to say more. “Don‟t say I didn‟t tell you,”

he added sulkily, recovering his composure. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq.

133)

“And then,” went on old Jolyon, “there‟s this Bosinney. I should like to punch the

fellow‟s head, but I can‟t, I suppose, though – I don‟t see why you shouldn‟t,” he added

doubtfully. “What has he done? Far better that it should come to an end if they don‟t hit

it off! (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 137)

Këto shprehje mund të lejojnë edhe ndërfutjen e emrave dhe të togfjalëshave:

He was about to accuse his secretary of staring at him when the welcome interruption

came. A studio guide tapped at his door and brought him a note from his boss, Jack

Berners:

Dear Pat:

Please take some time off and show these people around the lot.

Jack

(F. Scott Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq. 62)

Këto shprehje karakterizohen nga njësimi kuptimor pasi ashtu si tek njësitë

frazeologjike gjymtyrët janë të shkrira kuptimisht me njëra-tjetrën. Struktura e tyre e

ngjashme në disa raste nuk çon domosdoshmërisht në ngjashmëri kuptimore të

shprehjeve. Madje, shprehje si “get up” – “let up” mund të jenë edhe antonime me njëra

tjetrën. Në raste të rralla, mund të ketë përkime kuptimore, si tek “get up” dhe “set up”

- të cilat përdoren me kuptimin “themeloj”.

Në raste të tjera elementi i dytë ka kuptim përforcues, ndërsa folja përdoret në

kuptimin e mirëfilltë:

He answered abstractedly: “How should I know? Scoles is a humbug, though, isn‟t

he? For Bosinney was looking around the table, as if pointing out the pecularities of the

guests, and Soames wondered what he was saying. By her smile Irene was evidently

agreeing with his remarks. She seeemed always to agree with other people. Her eyes

turned on himself; Soames dropped his glance at once. The smile had died off her lips.

(John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 39)

Ky modelim i ngjashëm i detyron këta tipa të përfshihen tek formimet e qëndrueshme

jofrazeologjike. Ngjashëm me këtë rast, elementi i dytë mund ta humbë tërësisht

kuptimin që ka jashtë shprehjes me postpozitiv. Humbja e kuptimit të mirëfilltë tek këto

elemente vërehet tek njësitë frazeologjike me nuanca sinonimike që përbëhen nga

postpozitivë të ndryshëm:

get along with – get on with (shkoj mirë me dikë, shkoj në harmoni)

Page 215: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

215

Her mother was quiet and good-natured – the easiest person in the world to get along

with. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 132)

She got on well with aunt Ellen. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip,

fq. 132)

Këto shprehje kanë edhe disa veçori të tjera:

ato nuk e ndryshojnë rendin e tyre edhe kur përdoren në diatezën pësore:

“Taste!” cried June, flaring up at once; “I wouldn‟t give that for his taste, or any of

his family‟s!” Mrs. Small was taken aback. “Your uncle Swithin,” she said, “always had

beautiful taste! And Soames‟s little house is lovely; you don‟t mean to say you don‟t think

so!” (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 76)

dallohen për zhvillimin e shumëkuptimshëm, që nuk është tipike për njësi

frazeologjike që ngërthejnë emra.

Kështu, “set aside” është një prej këtyre shprehjeve me disa kuptime128

:

lë, heq mënjanë:

Peter set aside the papers he was marking and reached for his cigarettes and

matches.

anulloj, rrëzoj, hedh poshtë:

The judge‟s verdict was quashed and their prison sentences put aside.

shpërfill, lë mënjanë:

In dealing with the man, he tried to set aside an instinctive mistrust of him.

kursej, vë mënjanë:

She sets aside a bit of money every month.

Së fundi, shprehje të tilla me postpozitiv hyjnë në përbërje të njësive frazeologjike:

get on like a house on fire

turn up like a bad penny

give up the ghost

We got on together like a house on fire ... I think we‟d make a pretty good team. (Ilo

Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 139)

128

Stefanllari, I. (1998): Fjalor frazeologjik anglisht-shqip. Tiranë: Botimet enciklopedike, fq. 347-348

Page 216: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

216

After a long illness, the old woman gave up the ghost. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т.

Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 73)

10. Përfundime

Prejardhja e njësive frazeologjike nga togfjalëshi i lirë bën që ato të krijojnë lidhje të ngjashme gramatikore me gjymtyrë të llojeve të ndryshme ashtu si dhe

togfjalëshi i lirë gjenetik. Për këtë arsye, vëmendje i kushtohet jo vetëm

gjymtyrës foljore që është vatra gramatikore e jo rrallë edhe leksikore e njësive

frazeologjike foljore por edhe gjymtyrës së dytë që mund të jetë emër, folje,

ndajfolje si dhe gjymtyrëve shërbyese si lidhëzat, parafjalët etj.

Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore bëhet mbi bazën e parimeve të

ndryshme. Qëllimi kryesor është të nxjerrim në pah përkimet dhe ndryshimet që

ekzistojnë ndërmjet gjuhës shqipe dhe angleze. Për këtë mbahen parasysh tiparet

themelore që i veçojnë njësitë frazeologjike si njësi gjuhësore më vete.

Ndër tipat zotërues dhe më të larmishëm të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në anglishte është tipi i përbërë nga një “folje+emër”. Ai ndërtohet me anë të

foljeve që përdoren dendur në jetën e përditshme, me temë të thjeshtë të cilat janë

krijuar më herët në gjuhë dhe ruan lidhjet sintaksore të togfjalëshit të lirë burimor.

Tipat kalimtarë të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në anglishte edhe pse ruajnë karakterin frazeologjik ashtu si dhe njësitë e tjera frazeologjike

kategorizohen sipas kritereve që duhen respektuar për të vendosur kufijtë

ndërmjet frazeologjisë gjuhësore dhe njësive të afërta të qëndrueshme.

Page 217: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

217

PËRFUNDIME

Nëpërmjet analizës përqasëse të njësive frazeologjike foljore në anglishte dhe në

shqipe jemi përpjekur të nxjerrim në pah tiparet e përbashkëta dhe veçoritë që i

karakterizon sistemet frazeologjike të dy gjuhëve. Gjatë punës kërkimore kemi patur

parasysh gjithnjë boshtin formë - përmbajtje, anë të cilat i kemi konkretizuar me anë të

tipareve kryesore të njësive frazeologjike që janë struktura e tyre prej togfjalëshi, njësimi

kuptimor, qëndrueshmëria dhe motivimi. Gjatë kësaj analize kemi vërejtur se përkimet në

shqipe dhe anglishte spikatin më tepër tek pikënisja e ndërtimit semantik të njësive

frazeologjike gjuhësore. Në të njëjtën mënyrë, spikatin edhe veçoritë e secilës gjuhë të

gërshetuara me kompleksin e veçorive jo vetëm gjuhësore por edhe veçorive kombëtare

të historisë së secilit popull në të gjitha aspektet e jetës së tij.

Si fillim i trajtuam njësitë frazeologjike foljore në aspektin teorik për të dhënë

këndvështrimet e shumta në lidhje me konceptin e frazeologjisë së gjuhës dhe vendit që

ajo zë ndërmjet fjalës dhe togfjalëshit, ndaj dhe bëmë një përpjekje teorike për

përcaktimin e kufijve ndërmjet tyre, lokucionit gramatikor dhe figurave letrare. Duhet

theksuar se teoritë e ndryshme të trajtimit të frazeologjisë nuk duhen parë si teori

konkurruese por si plotësuese të njëra tjetrës në trajtimin e njësive frazeologjike. Vlen të

përmendim dy më kryesoret, teoria tradicionale dhe ajo e gjuhësisë konjitive, të cilat

sjellin këndvështrime të ndryshme kryesisht në lidhje me aspektin semantik të

frazeologjisë gjuhësore. Sa më shumë hulumtojmë për natyrën komplekse të frazeologjisë

gjuhësore, aq më shumë të ngjarë ka që asnjë teori apo model i vetëm nuk mund të

shpjegojë të gjithë llojet e njësive frazeologjike që përfshihen në të.

Përqasja e njësive frazeologjike në shqipe dhe anglishte nxjerr në pah tiparet

bashkuese e veçuese të tyre me njësi të afërta në kuptim apo në strukturë me to, si fjala,

apo togfjalëshi. Trajtimi i togfjalëshit idiomatik si njësi e bashkuar është evidentuar prej

kohësh si problem sepse njësitë frazeologjike, mund të analizohen nga ana e kuptimit të

tyre të drejtpërdrejtë. Për njësitë frazeologjike që kanë një togfjalësh të lirë si ekuivalent

të tyre ekzistojnë dy kuptime: kuptimi i drejtpërdrejtë dhe kuptimi i figurshëm. Kriteri

semantik pranohet si kriter madhor për dallimin e njësive frazeologjike nga togjet e lira të

fjalëve. Togfjalëshat e lirë burimorë i nënshtrohen procesit të leksikalizimit, pra, kalimi i

tyre në togfjalësha frazeologjikë bëhet nëpërmjet shndërrimit të figurshëm të tyre.

Elementi „përmbajtje‟ kushtëzohet dukshëm nga ai „formë‟ tek njësitë frazeologjike

në anglishte e shqipe. Kjo ndodh ngaqë ato nuk krijohen gjatë ligjërimit, por hyjnë në të

si njësi të gatshme dhe shpeshherë në një trajtë të ngurosur. Përdorimi si njësi të gatshme

dhe uniteti i tyre semantik i bën njësitë frazeologjike të ngjashme me fjalën dhe

lokucionin gramatikor. Këto veçori bëjnë që njësitë frazeologjike të lidhen me fjalët e

tjera pa u zbërthyer vetë. Në përgjithësi, njësia frazeologjike hyn në fjali si një fjalë e

vetme dhe kryen funksionin e një gjymtyre të fjalisë, pra, atë të fjalës. Qëndrueshmëria

strukturore e gjymtyrëve dhe e togut frazeologjik në tërësi, ngurosja e gjymtyrëve si dhe

njësimi kuptimor e vë në emërues të përbashkët pjesën më të madhe të njësive

frazeologjike, si ato që e kanë burimin nga togjet e lira të fjalëve por edhe pjesën tjetër,

çka ndikon në pamundësinë e tyre për t‟u përkthyer fjalë për fjalë në një gjuhë tjetër.

Page 218: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

218

Në veçanti, qëndrueshmëria, është tipar i togfjalëshave frazeologjikë të motivuar dhe

të pamotivuar dhe mbështetet në disa kufizime, si kufizimi në zëvendësimin e

gjymtyrëve, pamundësia e ndërfutjes së gjymtyrëve të tjera në strukturën e njësive

frazeologjike apo qëndrueshmëria gramatikore e tyre. Në të vërtetë, kriteri i

qëndrueshmërisë kritikohet si jo shumë i besueshëm në dallimin e njësive frazeologjike

nga togfjalëshat e lirë. Duhet theksuar se kufizime të tilla në strukturën e njësive

frazeologjike nuk ekzistojnë në çdo njësi në anglishte e shqipe. Variante të ndryshme të

njësive frazeologjike krijohen shpesh për qëllime stilistikore. Pikërisht, larmia e

varianteve dhe e formave të ndryshme të përdorimit të njësive frazeologjike janë të

rëndësishme për të përcaktuar identitetin e njësive frazeologjike.

Qëndrueshmëria e njësive frazeologjike mund të përcaktohet edhe nga niveli i

parashikueshmërisë së gjymtyrëve të tyre e cila është në shkallë të ndryshme në njësi të

ndryshme frazeologjike. E parë për nga mundësia e pranëvënies së gjymtyrëve të njësisë

frazeologjike pranë njëra-tjetrës e kthen kriterin e qëndrueshmërisë në një kriter të

besueshëm për të bërë dallimin ndërmjet togfjalëshave të qëndrueshëm dhe atyre të lirë.

Idiomatika ose motivimi është një tipar tjetër dallues i njësive frazeologjike. Shkalla e

motivimit është e ndryshme në njësi të ndryshme frazeologjike e cila varet nga lidhja

ndërmjet kuptimit të drejtpërdrejtë të gjymtyrëve të njësisë frazeologjike dhe kuptimit

tërësor të saj. Për të kuptuarit e lidhjes ndërmjet këtyre dy kuptimeve tek njësitë

frazeologjike në anglishte e shqipe sot vihen në përdorim mekanizma të tillë si metafora

dhe metonimia. Shembuj të ndryshëm vënë në pah se lidhja ndërmjet gjymtyrëve të

njësisë frazeologjike dhe referentëve të saj të figurshëm nuk është gjithnjë arbitrare siç

pretendohet nga teoria tradicionale lidhur me frazeologjinë. Shumë njësi frazeologjike

kanë një histori që mund të shpjegojë origjinën e kuptimit dhe të përdorimit të tyre. Nuk

është e vështirë të gjesh kuptimin metaforik të një njësie frazeologjike nëse njohim

ecurinë e zhvillimit të saj.

Ndër figurat letrare më të përmendura në gjetjen e origjinës së njësive frazeologjike

në anglishte dhe shqipe si dhe të kuptimit të tyre, krahas metonimisë, krahasimit,

personifikimit dhe hiperbolës është metafora. Metafora depërton në gjuhë aq sa e ka bërë

metaforik të menduarit njerëzor. Mënyra se si ne e konceptojmë botën rreth nesh bazohet

në perceptimet tona me anë të shqisave. Për të gjetur kuptimin e njësive frazeologjike,

sidomos të atyre që janë të motivueshme, duhet të bazohemi tek metaforat konceptore. Si

rrjedhim, pas analizës së korpusit, mund të thuhet që njësitë frazeologjike në anglishte

dhe shqipe bazohen tek të njëjtët mekanizma për të qartësuar shkallën e motivimit të tyre,

që arrihet si rrjedhojë e pranisë së koncepteve të njëjta metaforike që ngërthejnë të dyja

gjuhët.

Rëndësia e studimit të frazeologjisë gjuhësore qëndron jo vetëm për sa i përket anës

formale dhe semantike të saj por për zbulimin e disa perceptimeve të rëndësishme për

lidhjen ndërmjet gjuhës dhe të menduarit. Sipas teorisë së fundit të gjuhësisë konjitive,

gjuha dhe të menduarit, thellë-thellë, karakterizohen nga figurshmëria. Vetë të kuptuarit e

njësive gjuhësore në nivelin frazeologjik vërtetojnë procesin e vazhdueshëm të të

menduarit në mënyrë të figurshme. Njësitë frazeologjike nuk janë të kufizuara në gjuhën

e kulturës „popullore‟ por mund të gjenden në çdo sferë të jetës e të komunikimit. Në të

vërtetë, çfarë e bën përdorimin e tyre kaq mbresëlënës është mënyra se si ato përdorin

imagjinatën, i bëjnë kuptimet abstrakte më konkrete, shtojnë një pasuri kuptimesh tek

konceptet e thjeshta dhe në fund e bëjnë bisedën e thjeshtë më interesante. Ashtu si gjuha

Page 219: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

219

e poezisë, këto njësi shprehin me pak fjalë atë që do të kërkonte më shumë fjalë për t‟u

shprehur me mënyra të tjera, por duke patur natyrën konvencionale, njësitë frazeologjike

nuk kërkojnë strategji krijuese komplekse si ato që nevojiten për gjuhën poetike.

Ndonëse teori të ndryshme shfaqin mendime të ndryshme në lidhje me frazeologjinë

gjuhësore duke i trajtuar njësitë frazeologjike herë si gjuhësore dhe herë si konceptore në

natyrë, mund të thuhet që njësitë frazeologjike lindin dhe zhvillohen brenda sistemit

gjuhësor. Ato krijojnë tipa strukturorë, të cilat nuk do të mund të formoheshin dhe të

funksiononin në kundërshtim me ligjet e brendshme të këtij sistemi. Gjatë përqasjes së

njësive frazeologjike në anglishte dhe shqipe vërejmë se prania e disa elementeve

formale, siç është lidhëza krahasuese, është tregues i ndryshimeve në strukturën e njësive

frazeologjike në të dyja gjuhët që çon në ndryshime semantike të tyre. Në shqipe, prania

e lidhëzës krahasuese ndryshe nga gjuha angleze e shpërbën njësinë dhe e kthen

komponentin pas saj thjesht në një gjymtyrë krahasimi për gjymtyrën e parë duke e

prishur njësimin kuptimor dhe rrjedhimisht e kthen togfjalëshin në një tog të lirë fjalësh.

Frazeologjia shihet edhe nga një kënd tjetër që është ai i funksionit të tyre në ligjërim.

Kur bëjmë fjalë për njësitë frazeologjike si ekuivalente të fjalëve nuk kemi parasysh që

ato janë të barazvlershme në të gjitha kuptimet me fjalët, por të barazvlershëm nga

funksioni i tyre si njësi gjuhësore. Krahas njësimit kuptimor, sot, në lidhje me

frazeologjinë flitet edhe për njësimin gramatikor, që do të thotë se pjesa e ligjëratës e

njësisë frazeologjikë i përket togfjalëshit si të tërë pavarësisht nga pjesa e ligjëratës të

cilës i përkasin gjymtyrët përbërëse. Prova e njësimit kuptimor dhe gramatikor është

njësimi funksional, pra, funksioni i tyre si njësi të vetme sintaksore.

Problematika e njësive frazeologjike foljore si objekt i këtij studimi është e

larmishme. Ajo lidhet me aspektin gjuhësor e jashtëgjuhësor të njësive frazeologjike. Për

të kuptuar strukturën e këtij lloji të larmishëm njësish frazeologjike që zënë vendin

kryesor për nga përdorimi brenda frazeologjisë gjuhësore duhen parë shumë faktorë që

lidhen në radhë të parë me gjymtyrën foljore, shkallën e idiomatizimit të saj, tipologjinë,

format paradigmore, trajtën e shkurtër përemërore si dhe lidhjet që kjo gjymtyrë e njësisë

frazeologjike krijon me gjymtyrë të tjera brenda ose jashtë strukturës së njësisë

frazeologjike. Natyra e veçantë e njësive frazeologjike është një tipar leksikor në një farë

mënyre, dhe kjo veçanti nuk duhet përsëritur për të gjitha format variante në të cilat

njësitë frazeologjike mund të shfaqen.

Për një vlerësim të shkallës së idiomatizimit formal të njësive frazeologjike me vlerë

foljore në anglishte e shqipe duhet të kemi parasysh gjymtyrën foljore dhe emërore si

pjesë të qenësishme të pjesës më të madhe të këtyre njësive. Këto gjymtyrë i nënshtrohen

si ndryshimeve të caktuara ashtu edhe ngurtësimit formal duke reflektuar shkallë të

ndryshme të idiomatizimit tek njësitë frazeologjike foljore. Kjo gjë vërehet edhe te

elemente të tjera joshënuese të cilat janë të domosdoshme për strukturën e këtyre njësive

siç janë parafjala dhe trajta e shkurtër përemërore në shqipe. Pavarësisht nga përjashtime

të caktuara, gjymtyra emërore në anglishte dhe shqipe është e ngurosur edhe në njësi të

tilla të cilat e kanë origjinën nga togfjalëshi i lirë. Në shqipe kjo vërehet qartë në njësitë

frazeologjike foljore që përmbajnë elemente arkaike dhe fjalë turke në strukturën e tyre.

Njësitë frazeologjike foljore me origjinë nga togfjalëshi i lirë kanë trashëguar nga ai

jo vetëm gjymtyrët por edhe lidhjen sintaksore ndërmjet tyre e cila duke u përforcuar

historikisht është kthyer në një lidhje të detyrueshme ndërmjet gjymtyrëve. Në të njëjtën

mënyrë, përgjithësisht edhe rendi i gjymtyrëve në të dyja gjuhët vjen në ditët e sotme në

Page 220: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

220

formë të ngurtësuar. Njësi të caktuara ngurosen në formën pyetëse, vetëm në formën

mohore ose vetëm në formën pohore dhe në shqipe, shpeshherë për shkak të kërkesave të

stilit dhe të nevojës për përforcim emfatik ndodh ngurosja e tyre në një trajtë të caktuar

që ndryshon me atë të gjedhes fillestare siç është përdorimi i gjymtyrës foljore në

mënyrën dëshirore dhe cungimi i njërës gjymtyrë që është një dukuri e njëjtë në të dyja

gjuhët duke dëshmuar tiparin e përhershëm të njësive frazeologjike që është ngjyrimi

shprehës-emocionues, i cili përbën një nga qëllimet e përdorimit të tyre në ligjërim.

Ndërkohë, ndërfutja e elementeve kontekstuale ndodh në të njëjtën mënyrë në të dyja

gjuhët, si tek njësitë frazeologjike të motivueshme ashtu edhe tek njësitë frazeologjike të

pamotivueshme. Këto të fundit, të cilat janë më të ngurosura nga lidhja e brendshme

kuptimore nuk lejojnë në përgjithësi ndërfutje të elementeve kontekstuale. Në rast se kjo

ndodh nuk ndikon në kuptimin tërësor frazeologjik. Ndërfutja e një fjalie lidhore në

strukturën e njësive frazeologjike me vlerë foljore është më e kufizuar në shqipe, pasi

mund të çoj lehtësisht në ndryshime të thella të kuptimit të tyre. Në anglishte, ndërfutja e

saj është e mundur për njësi frazeologjike që lejojnë ndërfutjen e gjymtyrëve mbiemërore

duke mos prishur kuptimin frazeologjik.

Ngjashmëria për nga forma me togfjalëshin e lirë burimor është një faktor i

rëndësishëm që ndikon në lehtësinë e përcaktimit të kufijve formalë, kufirit nistor dhe

fundor të njësive frazeologjike foljore në anglishte dhe shqipe. Prania e formave të

ndryshme të foljes si dhe përdorimi i trajtës së shkurtër si pjesë e gjymtyrës foljore në

strukturën e njësive frazeologjike foljore të gjuhës shqipe bën ndryshimin jo vetëm në

kufijtë formalë por si rrjedhim edhe në strukturën e njësive frazeologjike në shqipe.

Sigurisht që përcaktimi i kufirit nistor dhe fundor të njësive frazeologjike foljore është

me rëndësi për çështjen e identifikimit strukturor të tyre, për përcaktimin e numrit të

gjymtyrëve, për dallimin e gjymtyrëve përbërëse nga ato fakultative apo kontekstuale, për

renditjen e këtyre njësive në fjalor dhe në dallimin e kategorisë leksiko-gramatikore të

tyre.

Korpusi i lidhjeve leksiko-sintaksore të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në

anglishte është shumë i gjerë. Studimi i tij duhet bërë për të gjitha njësitë frazeologjike

duke shqyrtuar raportet e brendshme e të jashtme, fjalët drejtuese, referentin, gjymtyrët

fakultative dhe kontekstuale. Qëllimi i këtij procesi është qartësimi i kuptimit të këtyre

njësive, dallimi i tyre nga njëra tjetra si dhe raportet gramatikore që krijojnë ato me

gjymtyrë të tjera brenda fjalisë. Ndonëse në një pjesë të mirë të rasteve kemi të bëjmë me

njësi frazeologjike të pandashme nga ana sintaksore zëvendësimi i fjalëve drejtuese me

elemente të tjera, inversioni, ndërfutja e elementeve të pandryshueshme si dhe diateza

pësore janë tregues të ndarjes së njësive frazeologjike sintaktikisht. Rol të rëndësishëm në

procesin e dallimit të raporteve të gjymtyrëve është konteksti gjuhësor ku përdoret njësia

frazeologjike.

Edhe pse tipar i përgjithshëm i njësive frazeologjike është ngurosja formale, një pjesë

e madhe e tyre kanë jo vetëm disa forma përdorimi por edhe variante të ndryshme të cilat

evidentohen me përcaktimin e trajtës përfaqësuese të tyre. Variantet e ndryshme

leksikore, gramatikore, sasiore, fonetike dhe gjeografike pasqyrojnë shumë qartë shkallën

e qëndrueshmërisë tek njësitë frazeologjike me vlerë foljore. Duke qenë se

qëndrueshmëria kuptimore lidhet ngushtë me atë strukturore mund të thuhet se sa më pak

e qëndrueshme të jetë një njësi frazeologjike, pra sa më i motivuar të jetë kuptimi i saj aq

më e ulët është qëndrueshmëria strukturore. Në thelb të motivimit të frazeologjisë

Page 221: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

221

qëndron përdorimi i figurave letrare të cilat bëjnë lidhjen konceptore të njësive

frazeologjike me realitetin. Kjo shpjegon se pse ekzistojnë përkime midis gjuhësh krejt të

ndryshme.

Çështja e natyrës së lidhjes midis kuptimit të mirëfilltë dhe atij të figurshëm ka të bëjë

me çështjen e përgjithshme të motivimit të njësive frazeologjike. Shkëputja e dukshme

ndërmjet kuptimit të drejtpërdrejtë dhe atij frazeologjik vjen nga fakti që lidhja është e

rrënjosur në historinë e gjuhës dhe në kulturë. Duke qenë se një pjesë e mirë e njësive

frazeologjike janë të mbështetura në metaforat konceptore të cilat ndikojnë dhe motivojnë

kuptimin frazeologjik të tyre mund të themi që vetë motivimi është në nivelin konceptor

dhe jo leksikor. Pra, ndryshe nga koncepti i njohur që kuptimi i drejtpërdrejtë i një njësie

frazeologjike është kuptimi i gjymtyrëve të saj, shumë njësi kanë kuptime tërësore që

bazohen vetëm në kuptimin e figurshëm të gjymtyrëve. Është shumë e rëndësishme të

theksojmë që kuptimet e pavarura që kanë gjymtyrët përbërëse që kontribuojnë në

kuptimin tërësor të njësisë frazeologjike nuk janë domosdoshmërisht kuptimet e tyre të

mirëfillta.

Çështje tjetër me rëndësi jo vetëm nga ana shkencore por edhe për një studim

objektiv, të plotë e sistematik si dhe të një natyre praktike është ajo e klasifikimit të

njësive frazeologjike foljore, të cilës i është kushtuar një hapësirë më e madhe në këtë

punim. Për këtë klasifikim kemi kapur aspekte të ndryshme në trajtimin e tyre që i

kapërcen kufijtë formalo-strukturorë të njësive frazeologjike duke kërkuar të dhëna të

tjera mbi marrëdhëniet sintaksore të gjymtyrëve, veçoritë leksiko-gramatikore të tyre,

mundësitë e motivimit dhe të përdorimit të tyre sipas funksioneve të ndryshme

ligjërimore si dhe duke sjellë një klasifikim krejt të veçantë të njësive frazeologjike

foljore në bazë të gjurmimit historiko-shoqëror të origjinës së tyre.

Në ndërtimin formal, mund të gjejmë përkime në gjuhën shqipe dhe angleze

veçanërisht në tipin „folje + emër‟, i cili përbën tipin me përdorim më të dendur në të dyja

gjuhët. Tipi i njësive frazeologjike të formuar si rezultat i shndërrimit të një togfjalëshi të

lirë në njësi frazeologjike; ndërtimi i njësive frazeologjike me folje të përdorimit të

përditshëm si dhe me fjalë që emërtojnë pjesë të trupit janë tregues të analogjive

tipologjike të njësive frazeologjike me vlerë foljore në shqipe dhe në anglishte. Këto

përkime nxjerrin në pah anën e brendshme të gjuhës që shpeshherë gjatë studimit ndeshet

me anën tjetër, atë që bën ndryshimin ndërmjet gjuhëve duke reflektuar ndikimin e

faktorëve jashtëgjuhësorë në gjuhë. Kjo sjell mospërputhje në njësi të veçanta, që janë

kryesisht të natyrës leksikore, dhe që reflektojnë krijime vetjake të secilit popull.

Siç mund të vërehet gjatë këtij punimi, veçantia e njësive frazeologjike qëndron në

faktin që ndryshe nga njësitë e tjera gjuhësore, ato shprehin atë që është e pamundur të

shprehet me mjete të tjera. Sidoqoftë, vlera e tyre shënuese nuk mund të merret e veçuar

nga vlera e përhershme shprehëse që mbartin njësitë frazeologjike. Ato përbëjnë një

thesar të çmueshëm të krijimtarisë së një populli i cili përcillet brez pas brezi pa e humbur

këtë vlerë. Kjo vërehet që në shndërrimin e figurshëm të togfjalëshit të lirë në njësi

frazeologjike dhe vijon me përdorimin e njësive frazeologjike në ligjërimin e folur dhe

atë të shkruar. Vlera shprehëse e njësive frazeologjike qëndron në pasurimin e gjuhës me

mjete shprehëse dhe stilistike duke krijuar mundësi të reja të të shprehurit. Kështu, njësitë

frazeologjike nuk përdoren vetëm në prozë por shpeshherë edhe në poezi duke

indentifikuar stilin e një autori.

Page 222: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

222

Ngjyrimi emocional i njësive frazeologjike lidhet si me kuptimin edhe me anën

strukturore të tyre. Njësitë frazeologjike pësojnë ndryshime në formë për t‟ju përshtatur

kontekstit dhe stilit të autorit duke u përdorur në gjini dhe në ligjërime të ndryshme.

Variante të ndryshme të të njëjtës njësi frazeologjike mund të përdoren nga autorë të

ndryshëm si krijime vetjake duke luajtur herë me kuptimin e drejtpërdrejtë dhe herë me

kuptimin e figurshëm të njësisë frazeologjike. Me fjalë të tjera, çdo autor apo pjesëmarrës

në bisedë përdor mjetet gjuhësore për të përcjellë një informacion në përputhje me

qëllimin e bisedës apo të një vepre të një gjinie të caktuar. Ngjyrimi kuptimor e

emocional krijon kufizime në përdorim. Njësia frazeologjike për vetë natyrën e saj ka më

tepër përdorim në ligjërimin bisedor si dhe në atë të shkujdesur dhe një numër i vogël e

kalon këtë prag për të hyrë në përdorim në lloje të tjera ligjërimesh apo tekstesh.

Faktorët jashtëgjuhësorë ndikojnë në zhvillimin e dukurive të reja gjuhësore,

ndryshimin e tipareve të njësive gjuhësore dhe pasurimin e tyre me elemente të reja.

Ndërthurja e mjeteve gjuhësore me elemente që lidhen me etnografinë dhe kulturën e një

populli pasqyrohet në shumë njësi gjuhësore, përfshirë edhe ato frazeologjike, të cilat më

vonë hyjnë gjerësisht në ligjërim pasi i janë nënshtruar rregullave të sistemit të gjuhës.

Gjuha si produkt i një bashkësie pasqyron veçantitë e saj që lidhen me zakone të

ndryshme të individëve që mund të lidhen me ushqyerjen, mënyrën e festimeve, me

luftimin, me urimet në ndodhi të ndryshme etj.

Natyrisht që për të mësuar më shumë rreth origjinës së njësive frazeologjike, historive

apo ngjarjeve që lidhen me krijimin e tyre është i nevojshëm një studim diakronik i

kushteve në të cilat lindën këto njësi frazeologjike. Studimi diakronik i të dhënave

historike – shoqërore të njësive frazeologjike shoqëruar me vëzhgime gjuhësore nxjerrin

në pah jo vetëm mënyrën e formimit të njësive frazeologjike, kuptimin e tyre të motivuar,

shtratin dialektor por edhe ndryshimet që kanë pësuar ato ndër vite apo shekuj. Njësitë

frazeologjike dëshmohen që në shkrimet e hershme në shqipe që nisin me “Mesharin” e

Gjon Buzukut.

Pjesa më e madhe e njësive frazeologjike e kanë burimin tek gjuha e popullit. Këto

shprehje pasqyrojnë veçantitë e gjuhës së një vendi, psikologjinë dhe mendësinë e një

populli që do të thotë se nuk mund të përkthehen fjalë për fjalë në një gjuhë tjetër.

Ndërtimi i këtyre njësive me sende e dukuri të jetës së përditshme, motivimi i tyre nga

koncepte të ndryshme metaforike dhe gjithashtu mbështetja në krahasime me dukuri të

ndryshme së bashku me ndërthurjen e tyre me elemente të veçanta të sistemit të një gjuhe

siç janë përdorimi i tyre në formën dëshirore, në urime apo mallkime me fjalë ose

variante dialektore sjellin krijime njësish të veçanta mbartëse të një apo të disa

elementeve së bashku.

Gërshetimi i të dhënave gjuhësore dhe jashtëgjuhësore hedh dritë mbi të gjitha

modelet e njësive frazeologjike, mënyrën e krijimit të tyre, veçantitë gjuhësore, historike

dhe kulturore të secilit popull. Zbulimi i tyre bën të mundur klasifikimin e një larmie të

madhe strukturash formale dhe semantike që kemi mbledhur me anë të korpusit që

përfaqëson më së miri fondin e gjerë të frazeologjisë gjuhësore.

Gjatë punës vumë re se, përveç thelbit gjuhësor, mjaft i rëndësishëm është edhe thelbi

jashtëgjuhësor gjatë trajtimit të njësive frazeologjike. Rol të rëndësishëm luajnë këtu

historia e zhvillimit shoqëror, kushtet e jetesës, psikologjia dhe mënyra e të menduarit e

njerëzve. Burimi kryesor i frazeologjisë është ai popullor, ndaj edhe elementi konotativ

Page 223: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

223

është një element thelbësor i përmbajtjes së tyre. Ato shprehin vlerësimin dhe synimin e

folësit, qëndrimin dhe ndjenjat e tij në lidhje me një situatë të dhënë. Të gjitha këto

përbëjnë një sistem të ndërlikuar marrëdhëniesh me realitetin që realizohet nëpërmjet

shndërrimit të togfjalëshit të lirë në një togfjalësh të qëndrueshëm frazeologjik me anë të

figurave letrare që qëndrojnë në thelb të motivimit dhe të shprehësisë së tyre.

Gjuha angleze dhe shqipe ashtu si të gjitha gjuhët e gjalla janë sisteme komunikimi

për veprim dhe zhvillim në shërbim të nevojave të ndryshme dhe të larmishme të

bashkësive që i përdorin ato. Me ndryshimin e këtyre nevojave priret edhe gjuha të

ndryshojë, për t‟iu përgjigjur drejt kushteve të reja. Jemi të mendimit se në vlerësimin e

ndryshimit gjuhësor duhet të mbështetemi në funksionet themelore, që duhet të plotësojë

gjuha në shoqërinë që e përdor atë.

Raporti midis gjuhës dhe kulturës duket shumë i ndërlikuar. Kufijtë politikë në

shumicën e rasteve nuk përputhen me kufijtë gjuhësorë, megjithëse i njohim njëfarë

efektshmërie përfytyrimit të një shoqërie gjuhësore të mbyllur, mund të ketë përbashkësi

kulturore te klasa të ndryshme në vende të ndryshme. Pra, mund të thuhet se midis dy

shoqërive çfarëdo mund të ketë kryqëzime pak a shumë të theksuara. Por ka gjithashtu

mundësi që tipare të caktuara të gjenden në kulturën e të gjitha shoqërive.

Krijimi dhe përdorimi i njësive frazeologjike foljore nuk është i rastësishëm në gjuhë.

Ato përbëjnë një sistem të veçantë i cili karakterizohet nga rregullsi formimi dhe

zhvillimi ashtu si çdo njësi gjuhësore. Duke qenë një tip produktiv ato nuk mund t‟i

shmangen zhvillimit të brendshëm të gjuhës. Rol frazeo-formues e kuptimdallues tek

njësitë frazeologjike foljore kanë si elementet formale leksikore ashtu edhe elementet

morfologjike si fjalët shërbyese, kategoritë gramatikore të rasës, numrit, trajtës, vetës etj.;

ndër të tjera edhe format gramatikore arkaike, ngurosja e disa formave të fjalëve;

marrëdhëniet brendafrazeologjike si dhe lidhja e njësisë frazeologjike me fjalë të tjera

brenda fjalisë që vendoset me anë të gjymtyrëve drejtuese, fakultative apo të

mikrokontekstit frazeologjik.

Të gjithë elementet e sipërpërmendura kërkojnë një vëmendje të veçantë për të

kuptuar proceset e brendshme dhe tendencat e zhvillimit kuptimor gjatë kalimit nga

semantema në realizimin e kuptimit frazeologjik. Ato shprehin të veçantën e sistemit të

një gjuhe dhe të kushteve të zhvillimit të sistemit të saj. Ndaj dhe shumë prej përkimeve

ndërmjet gjuhësh duhen parë si vetëzhvillim i mjeteve të gjuhës dhe jo gjithnjë si

huazime ndërgjuhësore. Duke e kuptuar rëndësinë e tyre, mund të konkludojmë që kjo

lëndë gjuhësore mund të shërbejë si pikënisje për studime e kërkime të mëtejshme e më

të thelluara shkencore në këtë drejtim.

Fusha e frazeologjisë është një burim i pashtershëm mjetesh shprehëse. Vëllimi i saj

zgjerohet çdo ditë si me njësi të tjera ashtu edhe me kuptime dhe përdorime të tjera.

Frazeologjia i ngjan një galerie arti ku mblidhen skica të gjalla dhe tërheqëse të zakoneve

dhe traditave të një vendi, të historisë dhe të shkuarës së tij, pjesë të këngëve popullore

dhe të përrallave. Ajo përbën shtresën me më shumë ngjyra të fjalorit me burim kryesisht

nga thellësia e gjuhës së vetë popullit si dhe ku ruhen shprehje nga shkrimtarë e poetë të

mëdhenj. Në këtë mënyrë, ato do të jenë gjithnjë objekt studimi sistematik i parë gjithnjë

si pjesë e zhvillimit shoqëror, kulturor dhe gjuhësor.

Pas të gjitha leximeve dhe kërkimeve që kemi bërë, mund të themi se ky punim sjell një

këndvështrim të ri të trajtimit të njësive frazeologjike foljore brenda fushës së

Page 224: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

224

frazeologjisë gjuhësore. Theksojmë se ky studim përqasës i njësive frazeologjike foljore

në anglishte dhe në shqipe, edhe pse nuk pretendojmë të jetë kurrësesi shterrues, përbën

përçapjet e para të trajtimit të frazeologjisë foljore në një studim të vetëm ndërgjuhësor.

Page 225: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

225

BIBLIOGRAFI

FJALORË:

COURTNEY, Rosemary (1983): Longman Dictionary of Phrasal verbs. Longman Group

Limited.

COWIE, A.P./MACKIN, R. (1975): Oxford dictionary of current idiomatic English.

Oxford: Oxford University Press.

JASHARI, Ali (2007): Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe”, Tiranë: Botimet

“Dudaj”.

SEIDL, Jennifer/MCMORDIE, W. (1978): English idioms and how to use them. Oxford:

Oxford University Press.

SPEARS, Richard, A. (2000): NTC‟s American Idioms Dictionary, NTC‟s Publishing

Group.

SPEARS, Richard, A. (2005): McGraw – Hill‟s Dictionary of American Idioms, The

McGraw – Hill Company, Inc.

STEFANLLARI, Ilo (1998): Fjalor frazeologjik anglisht-shqip. Tiranë: Botimet

enciklopedike.

STEFANLLARI, Ilo/DHERI, Vangjel (1975): Fjalor idiomatik frazeologjik anglisht-

shqip, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i gjuhëve të huaja. Tiranë.

THOMAI, Jani (1999). Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e

Shqipërisë. Tiranë: Shtëpia botuese “Shkenca”.

THOMAI, Jani/LLOSHI, Xhevat/HRISTOVA, Rusana/QIRIAZATI,

Kosta/MELONASHI, Ana (1999): Fjalor frazeologjik ballkanik.Tiranë: Shtëpia botuese

“Dituria”.

Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л. (2005): English idioms and phrasal verbs, Антология.

LITERATURË SHKENCORE:

ABEILLÉ, Anne (1995): “The flexibility of French idioms: A representation with

lexicalized tree adjoining grammar”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk

and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ:

Lawrence Erlbaum Associates, 15-43.

Page 226: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

226

BALLAMAÇI, Janko (1994): “Shprehje popullore nga rrethi i Korçës”. Në: Akademia e

Shkencave e Republikës së Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë: Studime

Filologjike. 1-4. 1994, 188-203.

BILKOVA, Ilona (2000): Czech and English Idioms of Body Parts, Disertacion,

www.bohemica.com

BOTELHO DA SILVA, T. dhe CUTLER, A. (1993): “Ill-formedness and

Transformability in Portuguese Idioms”, në C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms:

Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, 129-144.

BRAHO, Esat/ZYKO, Gani/ ZELAJ, Kamber (1972): “Material leksikor nga krahinat”

në: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë:

Studime Filologjike, 3, 1972, 153-159.

BRAHO, Esat/ZYKO, Gani/ ZELAJ, Kamber (1973): “Material leksikor nga krahinat”

në: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë:

Studime Filologjike, 3, 1973, 153-159.

CACCIARI, Cristina (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”,

në C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale,

NJ: Lawrence Erlbaum, 27-55.

CACCIARI, Cristina/GLUCKSBERG, Sam (1995): “Imagining idiomatic expressions:

Literal or figurative meanings ?”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and

R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ:

Lawrence Erlbaum Associates, 43-57.

CACCIARI, Cristina/TABOSSI, Patrizia (1991): “Idioms: Processing, Structure and

Interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum

ÇETTA, Anton : Disa frazeologji të Drenicës si rezultante të anekdotave popullore, 119-

136.

COLOMBO, Lucia (1993): “The comprehension of ambiguous idioms in context”, në C.

Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ:

Lawrence Erlbaum, 163-200.

COURTNEY, Rosemary (1983): Longman Dictionary of Phrasal verbs. Longman Group

Limited.

COWIE, A.P./MACKIN, R. (1975): Oxford dictionary of current idiomatic English.

Oxford: Oxford University Press.

COWIE, Anthony P. (1998): Phraseology: Theory, Analysis and Applications. Oxford:

Clarendon Press.

DAVIDI, Petraq (1983): “Frazeologji dhe shprehje nga goja e popullit” në: Akademia e

Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Gjuha jonë, 2, 1983.

DEDI, Veli (1973): “Material leksikor nga krahinat” në: Akademia e Shkencave të RPS

të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 4, 1973, 187-195.

Page 227: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

227

DEMIRAJ, Shaban (1986): Gramatikë historike e gjuhës shqipe. Universiteti shtetëror i

Tiranës/Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë: Shtëpia botuese «8 Nëntori».

DHRIMO, Sabina (2008): Probleme të përkthimit të njësive frazeologjike nga

gjermanishtja dhe anglishtja në gjuhën shqipe. Punim për marrjen e gradës “Master”,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.

DIXSON, JAMES M. (1950): English idioms. London & Edinburgh: Thomas Nelson &

Sons Ltd.

DREW, Paul dhe HOLT, Elizabeth (1995): “Idiomatic expressions and their role in the

organization of topic transition in conversation”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden,

A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”,

Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 117- 132.

DURO, Agron (1982): “Togfjalëshat e qëndrueshëm terminologjikë në shqipen e sotme”

tek: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë:

Studime Filologjike, 4, 1982, 109-121.

DURO, Agron (2009): Termi dhe fjala në gjuhën shqipe. Tiranë: Shtëpia botuese «Fan

Noli».

EVEREAERT, Martin/VAN DER LINDEN,Eric-Jan/SCHENK, André/SCHREUDER,

Rob (1995): “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ:

Lawrence Erlbaum Associates.

FELLBAUM, Christiane (1993), “The determiner in English idioms”, në C. Cacciari &

P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence

Erlbaum, 271-296.

FLORES D‟ARCAIS, Giovanni B. (1993): “The comprehension and semantic

interpretation of idioms”, në C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and

interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, 79-98.

GEERAERTS, Dirk (1995): “Specialization and Reinterpretation in idioms”, në M.

Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and

Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 57-75.

GEERAERTS, Dirk/CUYCKENS, Hubert (2007): The Oxford Handbook of Cognitive

Linguistics, Oxford: Oxford University Press, Inc.

GESTEL, van Frenk (1995): “En bloc insertion”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden,

A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”,

Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 75-96.

GIBBS, Raymond W. (1995): “Idiomaticity and human cognition”, në M. Evereaert, E. –

J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological

Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 97-116.

GIBBS, Raymond W. Jr. (1993): “Why idioms are not dead metaphors”, në C. Cacciari

& P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence

Erlbaum, 57-78.

Page 228: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

228

GINZBURG, R.S./ KHIEDEL, S.S./KNYAZEVA, SANKIN, A.A. (1979): A course in

modern lexicology, Moscow Vysšaja Škola.

GINZBURG, R.S./ KHIEDEL, S.S./KNYAZEVA, SANKIN, A.A. (1999): English

Lexicology, Moskë.

GJEVORI, Mehmet (1968): Frazeologji shqipe. Prishtinë: Shtëpia botuese “Rilindja”.

GJINARI, Jorgji (1976): “Struktura dialektore e shqipes në lidhje me historinë e popullit”

në: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë:

Studime Filologjike, 2, 1976, 131-147.

GJOCAJ, Zenun (1998a): “Çështje të homonimisë e sinonimisë frazeologjike në gjuhën

shqipe” në: Instituti Albanologjik i Prishtinës: Gjurmime albanologjike. Seria e

shkencave filologjike. 27-1997. Prishtinë 1998. 115-130.

GJOCAJ, Zenun (1998b): “Prirjet e zhvillimit të frazeologjisë shqipe” në: Instituti

Albanologjik i Prishtinës: Gjuha Shqipe 2. 1998, 32-34.

GJOCAJ, Zenun (2005): “Veçoritë e frazeologjisë poetike të Lasgush Poradecit” në:

Instituti Albanologjik i Prishtinës: Gjuha Shqipe 1, 2005. Viti XXIII Prishtinë, 45-54.

GJOCAJ, Zenun (2006): “Roli leksiko-frazeolostilistik në pasurimin e kulturës

gjuhësore” në: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë: Seminari ndërkombëtar

për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. 25/1, Prishtinë 2006, 357-363.

GLUCKSBERG, Sam (1993): “Idiom meaning and allusional content”, në C. Cacciari &

P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence

Erlbaum, 3-26.

Gramatika e gjuhës shqipe, I, (1995). Akademia e shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave.

Gramatika e gjuhës shqipe, II, (2002). Akademia e shkencave e Shqipërisë/Instituti i

Gjuhësisë dhe i Leërsisë. Tiranë: Botim i Akademisë së Shkencave.

JACKENDOFF, Ray (1995): “The boundaries of the lexicon”, në M. Evereaert, E. –J.

van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological

Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 133-166.

JASHARI, Ali (1975): “Material frazeologjik nga krahina e Devollit” në: Akademia e

Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 4,

1975, 131-137.

JASHARI, Ali (2007): Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe. Tiranë: Botimet

“Dudaj”.

KLOSI, Ardian (1983): “Një vështrim mbi gjuhën e prozatorit tonë të shquar Jakov

Xoxa” në: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë: Gjuha jonë, 2, 1983, 61-67

Page 229: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

229

LEVERATO, Chiara M. (1993): “The acquisition of idioms and the development of

figurative competence”, në C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and

interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, 101-128.

LIU, Dilin (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy. New

York and London: Routledge, Taylor & Francis Group.

LLOSHI, Xhevat (1999): Stilistika dhe pragmatika. Tiranë: Botimet Toena.

LYONS, John (2001): Hyrje në gjuhësinë teorike. Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”.

MAKKAI, Adam (1993): “Idiomaticity as a reaction to L‟Arbitraire du Signe in the

universal process of semeio-genesis”, në C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing,

structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, 297-323.

MEL‟ČUK, Igor A. (1995): “Phrasemes in language and phraseology in linguistics”, në

M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and

Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 167-232

MEMISHA, Valter (2006): “Rreth shndërrimit të togfjalëshit të lirë në njësi

frazeologjike.” Në: Studime Filologjike. Nr. 3-4, 113-131.

MOON, Rosamund (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon

Press Oxford.

MUHO, Musa/ÇINA Uan/EKONOMI, Mihal (1971): “Material leksikor nga krahinat”

në: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë:

Studime Filologjike, 3, 1970, 187-205.

NICOLAS, Tim (1995): “Semantics of idiom modification”, në M. Evereaert, E. –J. van

der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological

Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 233-252.

NUSHI, Jani (1970): “Material leksikor nga krahinat” në: Akademia e Shkencave të RPS

të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 3, 1970, 179-193.

PETERSON, Robert R. / BURGESS, Curt (1993): “Syntactic and semantic processing

during idioms comprehension: Neurolinguistic and psycholinguistic dissociations”, në C.

Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ:

Lawrence Erlbaum, 201-225.

PULMAN, Stephen G. (1993), “The recognition and interpretation of idioms”, në C.

Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ:

Lawrence Erlbaum, 249-270.

RIEHEMANN, Susanne Z. (2001): A constructional approach to idioms and word

formation, Universiteti i Stanfordit, Disertacion.

RROKAJ, Shezai (2000): Hyrje në Gjuhësinë e përgjithshme. Tiranë: SHBLU.

Page 230: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

230

SCHENK, André (1995): “The syntactic behaviour of idioms”, në M. Evereaert, E. –J.

van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological

Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 253-71.

SEIDL, Jennifer/MCMORDIE, W (1978): English idioms and how to use them. Oxford:

Oxford University Press.

SHKURTAJ, Gjovalin (2009): Nga dialektologjia te etnografia e të folurit. Tiranë:

Shtëpia botuese «Morava».

SKANDERA, Paul (2007): Phraseology and Culture. Berlin/New York: Walter de

Gruyter GmbH & Co.

SPEARS, Richard, A. (2000): NTC‟s American Idioms Dictionary, NTC‟s Publishing

Group.

SPEARS, Richard, A. (2005): McGraw – Hill‟s Dictionary of American Idioms, The

McGraw – Hill Company, Inc.

STEFANLLARI, Ilo (1998): Fjalor frazeologjik anglisht-shqip. Tiranë: Botimet

enciklopedike.

STEFANLLARI, Ilo/DHERI, Vangjel (1975): Fjalor frazeologjik anglisht-shqip,

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i gjuhëve të huaja. Tiranë.

STOCK, Oliviero/SLACK, Jon/ORTONY, Andrew (1993): “Buiding castles in the air:

Some computational and theoretical issues in idiom comprehension”, në C. Cacciari & P.

Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence

Erlbaum, 229-248.

SZYMANSKI, Maciej (2007): “Përkthimi i frazeologjizmave nga shqipja në

polonishten” në: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë: Seminari ndërkombëtar

për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. 26/1, Prishtinë 2007, 111-115.

TABOSSI, Patrizia/ZARDON, Francesco (1993): “The activation of idiomatic meaning

in spoken language comprehension”, në C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing,

structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, 145-162.

TABOSSI, Patrizia/ZARDON, Francesco (1995): “The activation of idiomatic meaning”,

në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural

and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 273-282.

TASE, Pano/ TATI, Vlash/BAJO, Luan (1972): “Material leksikor nga krahinat” në:

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime

Filologjike, 1, 1972, 177-183.

THOMAI, Jani (1964): “Probleme të frazeologjisë së gjuhës shqipe” në: Akademia e

Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 2,

1964, 69-94.

Page 231: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

231

THOMAI, Jani (1964): “Probleme të strukturës formale dhe të klasifikimit të

frazeologjizmave të gjuhës shqipe” tek: Akademia e Shkencave të RPS të

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 3, 1964, 55-74.

THOMAI, Jani (1965): “Vëzhgime mbi frazeologjizmat e gjuhës shqipe” në:

“Konferenca e parë e studimeve albanologjike”, Tiranë, 1965, 168-175.

THOMAI, Jani (1966): “Mbi rendin e fjalëve në strukturën e frazeologjizmave të

shqipes” në: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe

letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1966, 151-161.

THOMAI, Jani (1969): “Mbi disa togje të qëndrueshme të shqipes në sh. XVI në

krahasim me shqipen e sotme” në: “Konferenca e dytë e studimeve albanologjike”, vëll.

III, 289-296

THOMAI, Jani (1970): “Mehmet Gjevori: Frazeologji shqipe, Prishtinë 1968” në:

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime

Filologjike, 2, 1970, 147-151

THOMAI, Jani (1974): “Disa tipare e mjete dalluese stilistike të gjuhës së artikujve

kryesorë të “Zërit të Popullit” dhe të disa shkrimeve të tjera të viteve 1942-2944” në:

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime

Filologjike, 4, 1974, 135-145.

THOMAI, Jani (1975): “Aspekti shoqëror-kulturor në formimin e frazeologjisë së

shqipes” në: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe

letërsisë: Studime Filologjike, 3, 1975, 111-119.

THOMAI, Jani (1975): “Frazeologjizma emërorë dhe mbiemërorë” në: Akademia e

Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 3,

1975, 67-79.

THOMAI, Jani (1975): “Grupe fjalësh të bashkëlidhura me frazeologjizma” në:

Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime

Filologjike, 2, 1975, 37-51.

THOMAI, Jani (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e

Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1,

1976, 99-122.

THOMAI, Jani (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave

të RPS të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë.

THOMAI, Jani (1982): “Togfjalëshi, frazeologjia dhe fjala” tek: Akademia e Shkencave

të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1-4, 1982,

116-133.

THOMAI, Jani (1999): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e

Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Shtëpia botuese “Shkenca”.

THOMAI, Jani (2002): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Shtëpia botuese e librit

universitar.

Page 232: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

232

THOMAI, Jani/ LLOSHI, Xhevat/HRISTOVA, Rusana/QIRIAZATI,

Kosta/MELONASHI, Ana (1999): Fjalor frazeologjik ballkanik, Akademia e Shkencave

e Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”.

THOMAI, Jani; LLOSHI, Xhevat (1975): “Paralele frazeologjike të shqipes me gjuhë të

tjera të Ballkanit” në: Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë

dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1967, 223-235.

TOTONI, Menella (1994): “A është togfjalësh struktura e një frazeologjizmi foljor?” në

Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë:

Studime Filologjike. 1-4. 1994. 175-187.

USHAKU, Ruzhdi : Një vështrim struktural dhe semantik i disa shprehjeve dhe

frazeologjive detare të së folmes shqipe të Ulqinit. 123-146.

VAN DE VOORT, M. E. C., VONK, W. (1995): “You don‟t lie immediately when you

kick an empty bucket: A processing view on Semantic and syntactic characteristics of

idioms”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms:

Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates,

283-300.

VASILEVA-BEJLERI, Rusana (1994): “Njësi frazeologjike të shqipes e të bullgarishtes

me gjymtyrë të barasvlershme” në: Akademia e Shkencave e Republikës së

Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë: Studime filologjike. 1-4. 1994. 15-25.

WIERBICKA, Anna (2007): “Reasonably well: Natural Semantic Metalanguage as a tool

for the study of phraseology and its cultural underpinnings” tek Skandera, Paul (2007):

Phraseology and Culture. Berlin/New York: Walter de Gruyter GmbH & Co, 49-79

XHAFERRI, Hajredin (2003): “Dukuritë semantike në frazeologjinë që lidhet me botën

bimore dhe shtazore” në: Instituti Albanologjik i Prishtinës: Gjurmime albanologjike.

Seria e shkencave filologjike. 30-31. 2000-2001. Prishtinë, 171-185.

YMERAJ, Mehmet (1975): “Material frazeologjik nga krahinat” në: Akademia e

Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 2,

1975, 179-182.

ZEEVAT, Henk (1995): “Idiomatic blocking and the elsewhere principle”, në M.

Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and

Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, 301-316.

Page 233: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

233

SHTOJCË

VEPRAT LETRARE TË PËRDORURA PËR SHEMBUJ

AGOLLI, DRITËRO (1977): Fjala gdhend gurin (Poezi). Tiranë: Shtëpia botuese “Naim

Frashëri”.

AGOLLI, DRITËRO (1995): Lypësi i kohës. (Poezi). Tiranë: Shtëpia botuese

“Encilopedike”.

DICKENS, CHARLES (1961): Hard times. Collins London and Glasgow.

DICKENS, CHARLES (1966): Oliver Twist. Bungay, Suffolk: The Chaucer Press Ltd.

DICKENS, CHARLES (1967): Little Dorrit. Bungay, Suffolk: The Chaucer Press Ltd.

DICKENS, CHARLES (1979): Great Expectations. New York: Every man‟s Library

Dutton.

FITZGERALD, F. SCOTT (1972): The Pat Hobby stories. New York: Charles Scribner‟s

Sons.

GALSWORTHY, JOHN (1970): The Fortsyte Saga I. Heinemann: London.

GALSWORTHY, JOHN (1970): The Fortsyte Saga II. Heinemann: London.

GRAHAME, KENNETH (1992): The wind in the willows. Wordsworth Editions Limited.

HARDY, THOMAS (1961): The Trumpet – Major. London: St Martin‟s Press Inc.

HARDY, THOMAS (1968): Tess of the D‟urbervilles. New York: St Martin‟s Press.

KADARE, ISMAIL (1973): Dimri i madh. Tiranë: Shtëpia botuese “Naim Frashëri”.

KIPLING, RUDYARD (1890): Plain tales from the hills. Leipzig Bernhard Tauchnitz.

KUTELI, MITRUSH (1964): Vepra letrare 3/Novela. Tiranë: Shtëpia botuese “Naim

Frashëri”.

KUTELI, MITRUSH (1972): Tregime të zgjedhura. Tiranë: Shtëpia botuese “Naim

Frashëri”.

MUSARAJ, SHEFQET (1979): Novela. Tiranë: Shtëpia botuese “Naim Frashëri”.

MUSARAJ, SHEFQET (1979): Para agimit. Tiranë: Shtëpia botuese “Naim Frashëri”.

XOXA, JAKOV (1980): Juga e bardhë. Vëllimi I. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”.

XOXA, JAKOV (1980): Juga e bardhë. Vëllimi II. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”.

Page 234: NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË

234

XOXA, JAKOV (1980): Lulja e kripës së butë. Vëllimi I. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”.

XOXA, JAKOV (1981): Lulja e kripës së egër. Vëllimi II. Tiranë: Shtëpia Botuese

“Naim Frashëri”.

XOXA, JAKOV (1965): Lumi i vdekur. Vëllimi I. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”.

XOXA, JAKOV (1971): Lumi i vdekur. Vëllimi II. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”.

XOXA, JAKOV (1971): Lumi i vdekur. Vëllimi III. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”.