organ qendror i ministrisë së mbrojtjes mbrojtja · “ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi...

52
Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 86-të i botimit Maj 2018/ Nr. 5 Mbrojtja MINISTRJA XHAÇKA VIZITË NË AMERIKË Gjeneral Kollçaku-gjeneral Velichkovski FA mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO Gjeneral Kollçaku priti admirali Foggo FA bashkëpunim me Komandën e NATO-s në Napoli MINISTRJA XHAÇKA VIZITË NË AMERIKË James Mattis: Do të keni gjithmonë ndihmën tonë James Mattis: Do të keni gjithmonë ndihmën tonë

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Organ Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

Viti i 86-të i botimitMaj 2018/ Nr. 5

Mbrojtja

Ministrja Xhaçka vizitë në aMerikë

Gjeneral Kollçaku-gjeneral Velichkovski

Fa mbështet integrimin e Maqedonisë në natO

Gjeneral Kollçaku priti admirali Foggo

Fa bashkëpunim mekomandën e natO-s në napoli

Ministrja Xhaçka vizitë në aMerikë

james Mattis: Do të keni gjithmonë ndihmën tonëjames Mattis: Do të keni gjithmonë ndihmën tonë

Botues:Qendra e Kulturës, Medias,

Botimeve të Mbrojtjes dhe Muzeut Drejtoria e Kulturës, Medias dhe

Botimeve të Mbrojtjes

Adresa:Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej”

Revista mund të gjendet në formatin elektronik (pdf) në adresën:

http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/publikime/revista-mbrojtja

revista mbrojtjaorgan Qendror i ministrisë së mbrojtjesviti i 86-të i botimitNr. 5/ 2018© Ministria e Mbrojtjes Materialet e publikuara në këtë revistë nuk mund të riprodhohen elektronikisht apo fizikisht e të përdoren për qëllime përfitimi, pa marrë autorizim nga botuesit e saj.

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 3

P ë rmba j t j aNumri 5

IntervIsta6 Shqipëria propozon

opsione për baza tokësore, ajrore dhe detare

67 - vjet Forcë ajrore16 Xhaçka: Më sublimja

është mbrojtja e sovranitetit

KollçaKu - Foggo14 FA bashkëpunim me

Komandën e NATO-s në Napoli

gjurmë hIstorIKe18 Histori suksesi i Aviacionit

Ushtarak Shqiptar

hIstorI43 1443-1468, Skënderbeu,

krijuesi i ushtrisë shqiptare dhe artit ushtarak në mesjetë

DeD KolaShef i Sektorit të Botimeve

& Kryeredaktor

Gazetarë: Mimoza Golikja

albert ZholiSaimir alija

Redaktore korrektore: anila DoDa

Graphic Designer:afërdita hySaj

staFI

4 XhaçKa në amerIKë

James Mattis: Do të keni gjithmonë ndihmën tonëWashington- Me ftesë të sek-retarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvil-luar më 17 dhe...

12

Fa mbështet integrimin e Maqedonisë në NaToShefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku priti në Shtabin e Përgjithshëm, ditën e mërkurë, më 18 prill 2018...

10 reKrutImI

KollçaKu- velIchKovsKI

qKmbmmFa

Xhaçka: Nga ju do të dalin gjeneralët me 3 yjeMinistrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjen-eral brigade Bardhyl Kollçaku, morën pjesë në ceremoninë...

31

“Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe”Me rastin e “”Ditës Ndërkom-bëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe”, Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të...

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 4

Wash ington- Me ftesë të sekre-tarit amerikan të Mbrojtjes James Mattis, ministrja e Mbrojtjes Olta

Xhaçka ka zhvilluar më 17 dhe 18 prill 2018, vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më 18 prill Ministrja Xhaçka është pritur nga sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis. “Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa anga-zhimi i saj në Aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj”, - deklaroi sekretari Mattis në nisje të takimit mes dy delegacioneve. Ai falënderoi Shqipërinë për angazhimin në NATO dhe përfshirjen në të gjitha opera-cionet e Aleancës.

“Ju jeni aleati ynë jo vetëm në uniformë, por në të gjitha aspektet e për këtë do të keni gjithmonë ndi-hmën tonë”, - vijoi më tej sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka, në emër të qeverisë shqiptare falënderoi sek-retarin Mattis për mbështetjen e pazëvendësueshme dhe të madhe që Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës kanë dhënë për Forcat tona të Armatosura për misionet dhe operacionet, mundësitë e arsimit, stërvitjen dhe stërvitjet për per-sonelin tonë ushtarak; ndihmën e zhvillimit të aftësive të cilat kanë qenë të gjitha të rëndësishme për të përgatitur ushtritë tona për sfi-dat që paraqesin mjedisin e sotëm të sigurisë.

“Ne besojmë se projektimi i stabilitetit është vendimtar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe demokracinë. Ballkani Perëndimor është një rajon i orientuar nga Perëndimi. Ne ndajmë dhe mbrojmë

parime dhe vlera të njëjta ndaj mirëpresim forcimin e partneritetit tonë strategjik.”, - nënvizoi ministrja Xhaçka.

Më tej, ministrja e Mbrojtjes

u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontak-ti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e

James Mattis: Do të keni gjithmonë

ndihmën tonëMinistrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë vizitës zyrtare

në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u prit më 18 prill, nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis

Ministrja Xhaçka vizitë në Amerikë

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 5

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, ministrja Xhaçka ka ka zhvilluar takime të rëndësishme në Senat dhe në Kongresin Amerikan. Në Capitol Hill, ministrja Xhaçka është pritur më 17 prill, në

një takim të veçantë nga senatorët Tom Cotton dhe kongresmenët Matt Gaetz dhe Jim McGovern. Në këto takime, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e rëndësishme të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, ndërsa diskutoi dhe mbi partneritetin strategjik mes SHBA dhe Shqipërisë. “Mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme edhe për axhendën europiane të Shqipërisë”, - tha ajo.Në vizitën e saj në SHBA, ministrja e Mbrojtjes është takuar dhe me përfaqësues të kompanisë amerikane, Lockheed Martin, kompani elitë në botë në fushën e industrisë ushtarake. Aktualisht “Lockheed Martin”, po punon për Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të hapësirës ajrore shqiptare (SIVHA). Kontrata për blerjen e SIVHA u miratua në nëntor 2017. Ministrja Xhaçka u shpreh se Sistemi i Integruar për Vëzhgimin e Hapësirës Ajrore është me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por për të gjithë aleancën e NATO. “Jemi të interesuar për praninë e investimeve të mëtejshme të industrisë ushtarake amerikane në Shqipëri. Sistemi i integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore është me rëndësi, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shqipërisë, por për të gjithë aleancën e NATO”, - theksoi Xhaçka.

Xhaçka: Jemi të interesuar për industrinë ushtarake amerikane

NATO mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.

“Ju ftojmë ta konsideroni me dashamirësi Shqipërinë si një vend kontakti në rajon. Ne do të va-zhdojmë të jemi të angazhuar në rajon dhe do të luajmë padyshim një rol konstruktiv për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në zonën tonë. Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek ne. Ne besojmë se është koha për të parë një gjurmë në Shqipëri. Një prani e SHBA ose e NATO në Shqipëri është një demon-strim i qartë se kjo zonë nuk har-rohet nga aleatët tanë. Në funksion të këtij projekti, ne jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion bazat tona detare/kapacitetet tona tokësore/ajrore/detare, në mënyrë bilaterale me SHBA ose në kuadrin e NATO. Në të njëjtën kohë dëshirojmë të shohim një rritje të prezencës së industrisë së mbrojtjes amerikane në Shqipëri. Në këtë drejtim, ne do të vlerësojmë mbështetjen dhe rolin tuaj për të promovuar këtë angazhim”, - tha ministrja Xhaçka.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mirëpriti propozimin për ta parë Shqipërinë si një foot-printpër NATO në rajon dhe vlerësoi se ky propozim vjen në momentin e duhur nga një vend që ka treguar jo vetëm me shifra, por edhe me anga-zhime se është një aleat i denjë.

MINISTRJA XHAçKA Në SeNAT DHe KONGReSIN AMeRIKANMinistrja Xhaçka vizitë në Amerikë

Ndihmës Sekretari ameri-kan i shtetit për europën dhe euroazinë, Wess Mitchell priti më 17 prill në një takim zyrtar Ministren e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka.

Takimi u zhvillua pak minuta pas deklaratës zyrtare të Ke, e cila nuk kaloi pa u uruar edhe nga ndihmës sekretari Mitchell i cili u shpreh se dita e sotme është një ditë për tu festuar.

Gjithashtu ndihmës sekretari amerikan i shtetit vlerësoi kon-tributin e Shqipërisë në NATO duke u shprehur se Shqipëria është një partner i besueshëm i SHBA dhe garant i sigurisë

Shqipëria është një partneri besueshëm i SHBA

Wess Mitchell:

Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell priti Ministren e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka

në rajon. Nga ana e saj, ministrja Xhaçka u shpreh se deri në vitin 2024, 2% e GDP do t’i dedikohet mbrojtjes. Ky takim është vazhdim i disa takimeve zyrtare qe ministrja e Mbrojtjes po zhvillon në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 6

Shqipëria propozon opsione për baza tokësore, ajrore dhe detare

Ministrja e Mbrojtjes e Shq-ipërisë Olta Xhaçka ndodhet në Washington, ku më 18 prill 2018 u takua në Pentagon me Sekretarin amerikantë Mbrojtjes James Mattis.

Sekretari Mattis e falenderoi Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO si një vend aleat, kontributi i së cilës, siç u shpreh ai, shkon përtej madhësisë së sajshtet”. Ai vlerësoi kontributin e Shqipërisë me trupa në misione të ndryshme të NATO-s, si dhe rolin e Shqipërisë për të mos lejuar, siç u shpreh “ndikimin e dëmshëm rus në rajon”. Në takim Ministrja Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bash-kuara në Shqipëri. Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shq-ipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët. Gjatë vizitës në SHBA, zonja Xhaçka është intervistuar nga “Zëri i Amerikës”. Më poshtë intervista e plotë e

ministres Xhaçka.

Zonja ministre! Cilat janë pritshmëritë tuaja nga kërkesa drejtuar sekretarit Mattis, e cila nuk bëhet për herë të parë?

Në radhë të parë unë dua të theksoj angazhimin operacional të forcave të ar-matosura gjatë këtyre viteve si vend aleat i NATO-s. falë këtij angazhimi, falë seriozitetit dhe përparimit që forcat e armatosura kanë realizuar gjatë këtyre viteve, ne jemi për NATO-n dhe për SHBA-të një aleat i denjë, një faktor stabiliteti në rajon dhe një garant i sigurisë së përbashkët e kolektive.

Në këtë kuadër, diskutuam me sekretarin Mattis mbi sfidat e shumëfishta që paraqet sot e gjithë situata e sigurisë, jo vetëm në rajon, por edhe në botë, por diskutuam edhe për Ballkanin perëndimor dhe për specifikat e rajonit tonë. Kërkesa jonë, kërkesa e minis-trisë së mbrojtjes në takimin me sekretarin Mattis vjen edhe si rezultat i faktit që NATO sot nuk ka kapacitete të saj në Ballkanin perëndimor. Duke pasur këtë parasysh, duke patur parasysh edhe rolin stabilizues të Shqipërisë në Ballkan, bëmë një kërkesë për të vënë në dispozicion të gjitha kapac-itetet tona, qofshin këto baza ushtarake, apo kapacitete ajrore, detare e tokësore si mundësi për të ofruar një garanci për NATO-n dhe për SHBA-të për të përballur sfida që vijnë nga Lindja dhe nga jugu

A keni ju ndonjë sinjal se NATO ka interes që të ketë një bazë të tillë kaq të zgjerur në rajon?

Me sekretarin Mattis këto ishin disa mundësi për të eksploruar zhvillimin e mëte-jshëm të këtyre marrëdhënieve me NATO-n dhe me SHBA-të. Sekretari Mattis u shpreh shumë i predispozuar për t’i konsideruar këto kërkesa. çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes janë shqetësime të përbashkëta të aleatëve të NATO-s dhe Ballkani perën-dimor është një rajon shumë i rëndësishëm për NATO-n dhe për SHBA-të dhe të gjithë bashkë do të gjejmë zgjidhjet më të mira. Unë mendoj që një prani e NATO-s apo e SHBA-ve në një vend, i cili ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve me angazhimin dhe kon-

Intervista

Intervistë e ministres Olta Xhaçka dhënë për radion “Zëri i Amerikës”.

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 7

tributin e tij se mund të jetë një aleat shumë i denjë dhe mund të jetë një pikë kontakti apo një gjurmë shumë e mirë për rajonin, do të ishte edhe një mundësi e mirë për të sjellë një stan-dard të ri për forcat e armatosura.

Kjo duhet për t’u bërë ballë rreziqeve që vijnë nga Rusia, si thoni ju?

Pa diskutim, nga Rusia edhe nga jugu, që kanë të bëjnë me influencën ruse, apo që kanë të bëjnë me ek-stremizmin fetar, që ne i kemi parë përmes influencës së vet në Ball-kanin perëndimor. Nga ana tjetër, një mundësi, një kapacitet i shtuar i NATO-s apo i SHBA-ve në rajon do të sillte një standard tjetër për ata sek-torë të ekonomisë, infrastructures

Kjo është bërë edhe më herët, zonja ministre, dhe duket se nuk ka ndonjë sinjal, por edhe nga sekretari Mattis nuk është se ka një aprovim të kërkesës që ju bëtë.

Ne nuk po diskutojmë për apro-vim, ne po diskutojmë për të eksplo-ruar mundësi të reja, për të thelluar bashkëpunimin me SHBA-të dhe me NATO-n ne funksion të sigurisë dhe të sfidave të përbashkëta. Sfidat që kemi sot janë multidimensionale, janë ndryshe nga ato që kemi patur dje, dhe sot jemi në rrethana të tjera që diktojnë vendime të tjera. Bashkë me aleatët do të gjykojmë se kush është më e mira.

Ju folët për një rritje të ndikimit rus në Shqipëri. Në bisedën me zotin Mattis përmendët se janë vënë re qëllime dhe interesa edhe nga vende të tjera në rritje, duke përmendur Kinën, Iranin dhe Turqinë. A mund të shpjegoni se çfarë nënkuptoni me këtë?

Ndoshta këto nuk janë çështje për t’u biseduar dhe eksploruar në një studio televizive, por është e vërtetë ajo që ju thashë pak më parë: influenca ruse në rritje, pra, rreziqet që vijnë nga lindja, por edhe rreziqet që vijnë nga jugu përmes ekstremizmit fetar, apo përmes ak-torëve të tjerë joqeveritarë, të cilët përpiqen të destabilizojnë rajonin në funksion të interesave të tyre. Këto janë çështje të sigurisë, që bashkë me aleatët ne i konsiderojmë; ka për t’u marrë seriozisht, ka për të mos u marrë seriozisht. Por kërkesa ime ka të bëjë me faktin që një prani e NATO-s ose e SHBA-ve për Ballkanin perëndimor unë besoj që në këtë moment do të ishte shumë e domo-

sdoshme. Janë rrethant që diktojnë vendime dhe nëse rrethanat janë të tilla, që kërcënimet dhe sfidat që vijnë nga lindja dhe nga jugu janë të tilla për të na diktuar këtë vendim unë shpresoj që ata do ta konsid-eronin me seriozitet.

Zonja ministre! Ju patët një takim edhe me përfaqësues të kom-panisë Lockhed Martin, e cila është një kompani e njohur sa i takon in-dustrisë ushtarake. Gjatë takimit me zotin Mattis ju u shprehët, po ju citoj, që i keni kërkuar kësaj kom-panie që të përfshihet më shumë në sistemin e survejimit detar. Çfarë nënkuptoni?

I kam kërkuar kësaj kompanie që të konsiderojë rritjen e kapaciteteve tona dhe ndoshta një investim më të madh në vendin tonë. Bëhet fjalë për gjigandin Lockhed Martin, që është ndoshta kompania më e fuqishme dhe më serioze në gjithë industrinë ushtarake botërore. Lockhed Martin sot është i përfshirë në sitemin e vëzhgimit detar, është ai disajnuesi i këtij sistemi, si dhe kemi nënshkruar një kontratë për sistemin e integruar ajror, për të cilin Lockhed Martin ka disa muaj që punon.

Po menaxhimin e sistemit kush e kryen?

Menaxhimin e kryen Lockhed Martin dhe partneri i saj italian Gem electronica, i cili mirëmban sistemin e radarëve detarë, ndërsa Lockhed Martin është disajnuesi dhe zhvil-luesi i gjithë projektit për sistemin e integruar të vëzhgimit ajror. I kam kërkuar që të bëjmë një vlerësim shumë më të mirë të kapaciteteve të sistemit të vëzhgimit ajër-tokë-det, dhe për t’i integruar ato nën-suazën e gjigandit Lockhed Martin. Gjithashtu i kam kërkuar sekretarit Mattis dhe kompanisë Lockhed Mar-tin për të patur një prani të shtuar të investimeve amerikane ushtar-ake në vendin tonë, e cila është e mirëpritur.

Si u përgjigjeni zërave kritikë, që kanë folur për fikjen e qëllimshme të radarëve?

Tërësisht të pavërteta. Radarët nuk fiken. Kjo është e pamundur. Nuk ekziston.

Zonja ministre! A ka një mung-esë transparence të qeverisjes së Partisë Socialiste, duke përmen-dur rastin më të fundit, atë të vendosjes së tarifës në rrugën e

Kombit. Qeveria e vendosi tarifën, më pas u tërhoq dhe pranoi që nuk është konsultuar për këtë temë. Si e konsideroni ju këtë?

Nuk është mungesë transpar-ence. Në fakt ky ka qenë një vendim i dhjetorit 2016. Shpallja e ofertës, gara, konkurrimi, pastaj negociimi i kontratës ka ndodhur në dhjetor 2016. Vlen të thuhet që në 2011 qeveria Berisha pati parashikuar një tarifë edhe më të shtrenjtë mbi 8 euro për përdoruesit e rrugës. Mund të ketë patur probleme të transparencës, ose më mirë të them, të një diskutimi më të mirë me ban-orët e zonës. Për këtë kryeministri Rama, ministri i transporteve dhe ai i ekonomisë kanë thënë se mund të kishin bërë një punë më të mirë me komunikimin e gjithë detajeve të kontratës. Por ajo është një rrugë shumë e shtrenjtë, për të cilën ende nuk ka përfunduar investimi. Duhet të ishte rruga Durrës - Kukës, por nuk është e tillë. Ajo është një rrugë që kërkon shumë investim jo vetëm për ta mirëmbajtur, por edhe për të përfunduar. Tarifa jonë është më e lirë se e fqinjëve tanë në rajon: Greqia e ka tarifën 0.07 euro për kilometër, Maqedonia e ka 0.06 euro për kilo-metër, ndërsa Shqipëria është 0.04 euro për kilometër, bashkë me të gjitha masat që kontrata parashikon për banorët që do të jenë përdorues të shpeshtë dhe pa mundësi finan-ciare.

Por qeveria u tërhoq dhe tha se do të bëjë një studim për qytetarë e asaj zone…

Kjo qeveri e ka përparësi interesin e qytetarëve. Për ne është e rëndë-sishme që të ketë një diskutim publik dhe një konsultim publik për ato që po bëjmë, që gjithë banorët dhe taksapaguesit të kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes dhe investimit për këto vepra madhore. Këtë qeveria e ka bërë edhe në këtë situatë, e cila ka qenë thellësisht e motivuar nga politika.

Por nga ana tjetër, konsultimi mund të ishte bërë përpara, apo jo?

Kjo është një kontratë e mbyllur qysh në dhjetor 2016, dhe mund të shihet lehtë me një kërkim në inter-net. Nëse gjatë kësaj kohe nuk është bërë mjaftueshëm për të patur një konsultim publik dhe një informim publik, për këtë kërkojmë ndjesë.

Faleminderit, zonja ministre!

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 8

Kroacia përkrah ngritjen e Qendrës së Ekselencës të NATO-s

Shqipëria dhe Kroacia shprehën gatishmërinë për të çuar më tej bash-këpunimin dypalësh në fushën e Mbrojtjes, por edhe për ndihmën recip-

roke në rastet e fatkeqësive naty-rore. Në 9-vjetorin e anëtarësimit në NATO të të dy vendeve, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka priti më 6 prill 2018, në Tiranë zëvendëskryem-inistrin, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë Damir Krstiçeviç, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në vendin tonë.Ministrja Xhaçka, i cilësoi Shqipërinë dhe Kroacinë si aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO, si dhe vlerësoi kontributin e dy vendeve në gjithë angazhimet e Aleancës.Xhaçka shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Kroacia i ka kushtuar Republikës së Kosovës, duke e bërë pjesë të nismave rajonale.Dy personalitetet shprehën gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit, si dy vende që janë faktorë qëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor. Ministrja Xhaçka e njohu bashkëbiseduesin e saj me synimet e vendit tonë për modernizimin Forcave të Armatosura, si dhe diskutoi edhe për rritjen e kapaciteteve të tyre. “e njoha bashkëbiseduesin tim me synimet për modernizimin Forcave të Armatosura. Në këtë kontekst stafet tona të do shohin mundësinë e zhvillimit të një plani bashkëpunimi, duke vlerësuar fushat praktike dhe ushtarake të konvergjencës midis institucioneve tona dhe Forcave të Armatosura. Arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta do të jenë fushat e mundshme dhe shumë fryt-dhënëse.”- theksoi ministrja.

konkret në fushën e mbrojtjes. “Jemi të gatshëm dhe ofrojmë mbështetjen tonë që në të ardh-men e afërt të bëjmë policimin ajror të hapësirës shqiptare. 12 avionët që ne do të marrim deri në vitin 2022 nga aleati ynë, Izraeli, do na mundësojnë ne që të rrisim kapac-itetin tonë për misione të tilla.”- u shpreh zoti Krstičević.Ministrja Xhaçka vlerësoi propozimin, duke u shprehur se do të diskutohet në të ardhmen.Në përfundim të takimit mes dy delegacioneve, dy zyrtarët dhanë nga një deklaratë për mediat e pranishme.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe ndihma reciproke në rastet e fat-keqësive natyrore, nga të cilat Shqipëria dhe Kroacia janë prekur së fundmi.Zëvendëskryeministri, njëherazi ministri i Mbrojtjes i Kroa-cisë përkrahu ngritjen e Qendrës së ekselencës së NATO për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, terroristë, për të cilën ministrja Xhaçka e ftoi që vendi i tij të kon-tribuojë në mirëfunksionimin e kësaj qendre.Zyrtari i lartë kroat vlerë-soi angazhimin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e NATO-s, si dhe ofroi mbështetje dhe bashkëpunim

Ministrja Xhaçka pret homologun kroat Krstiçeviç

“Damir Krstičević: “Jemi të gatshëm dhe ofrojmë mbështetjen tonë që në të ardh-men e afërt të bëjmë policimin ajror të hapësirës shqiptare”.

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 9

Vizitë simbolike dhe shumë domethënëse

Zëvendëskryeministri, njëkohësisht edhe ministër i Mbrojtes i Republikës së Kroacisë z. Damir Krsticeviç

dhe një delegacion i nivelit të lartë që e shoqëronte atë, vizituan më 6 prill 2018, pasdite trupat “komando” dhe ato të Forcave Speciale, në Garnizonin e Zall-Herrit. Delegacioni kroat, shoqërohej nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë z. Petro Koçi, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në vendin tonë,

Ministri Krsticeviç viziton trupat “Komando” dhe Specialeshkëlqesia e saj zonja Sanja Bujas-Juraga, si dhe nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Nazmi Cahani. Pasi vizituan ambientet e punës dhe të stërvitjes së trupave elitë të Forcës Tokësore, aktiviteti vijoi me ndjekjen e demonstrimeve stërvitore nga efektivat spe-cialë.Në përfundim të demonstrimeve, zëvendëskryemi-nistri i Republikës së Kroacisë, përgëzoi trupat për demonstrimin tepër profesional dhe mbresëlënës.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së

Kroacisë, zotin Damir Krstičević.Kjo vizitë vjen në një simbolikë shumë domethënëse, siç është 9 - vjetori i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlan-tikut të Veriut. Që prej asaj kohe, ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku dhe sot jemi aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO. Këtë fakt e dëshmon edhe bashkëpunimi që kemi me Kroacinë në kuadër të Misionit të Përhershëm në Afganistan.

E falënderova kolegun Krstičević për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e in-tegrimit euroatlantik. Njëherësh, i shpreha mirënjohjen për vëmendjen që Kroacia i ka kushtuar Kosovës, duke e bërë pjesë të nismave ra-jonale.

Prioriteti ynë kryesor është të avancojmë më tej bashkëpunimin rajonal, në mënyrë që të promo-vojmë stabilitetin politik, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik. Ne e konsiderojmë atë si gur themeli për integrimin e mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Be

e njoha bashkëbiseduesin tim me synimet për modernizimin Forcave të Armatosura.

Në këtë kontekst stafet tona do të shohin mundësinë e zhvil-limit të një plani bashkëpunimi, duke vlerësuar fushat praktike dhe ushtarake të konvergjencës midis institucioneve tona dhe Forcave të Armatosura. Arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta do të jenë fushat e mundshme dhe shumë frytdhënëse.

Folëm mbi kontributin shqiptar në misionet dhe operacionet e Aleancës si dhe ato të Bashkimit evropian, si dhe me vëmendjen e shtuar për të adresuar rreziqet hibride, në

mënyrë të veçantë në luftën kundër terrorizmit.

Një prej temave të diskutimit mes dy delegacioneve ishte inicia-tiva që ne kemi ndërmarrë për të finalizuar ngritjen e Qendrës së ek-selencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. Në këtë aspekt vlerësojmë çdo mbështetje dhe pse jo një kontribut të vërtetë të Kroacisë në ngritjen dhe mirëfunksionimin e kësaj qen-dre.

Gjithashtu, e sigurova kole-gun tim kroat, se Shqipëria dhe

Forcat e saj të Armatosura do të vijojnë të marrin përgjegjësi e të kontribuojnë në kuadër të Aleancës, për përballimin e sfidave të sigurisë e mbrojtjes, në kontekstin e ri gjeo-politik, e në mënyrë të veçantë mbi veprimet destabilizuese në kufijtë lindorë të NATO.

Në funksion të kësaj vizite, shumë të rëndësishme për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, stafet tona do të vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të ma-terializuar fushat e bashkëpunimit përmes planeve konkrete.

GARNIZONI I ZALL-HeRRIT

MINISTRJA XHAçKA

Po botojmë të plotë deklaratën e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka:

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 10

Nga ju do të dalin gjeneralët me 3 yje

Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FARSH, gjen-eral brigade Bardhyl Kollçaku, morën pjesë

në ceremoninë e betimit të rekrutëve të kursit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe certifikimin e ushtarëve të Kursit të Stërvitjes Individuale të Avancuar, në specialitetet: këmbësori, logjistike, polici ushtarake, ndërlidhje dhe de-tari. Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu edhe komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj, komandanti i Shkollës së Trupës në Bunavi, kolonel Ardian Lulaj, drejtorë drejtorie në SHP, përfaqësues të pushtetit lokal, të afërm dhe familjarë të rekrutëve, etj.

121 ushtarë të rinj iu bashkuan të premten, më 27 prill 2018, Forcave të

Armatosura të Shqipërisë, ndërkohë që 135 të tjerë përfunduan me sukses stërvitjen 10-javore për përparimin e mëtejshëm në gradë. 256 ushtarët e rinj u betuan dhe u certifikuan pas kry-erjes së Stërvitjes Individuale Bazë dhe asaj të Avancuar në Shkollën e Trupës në Bunavi. e pranishme në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të ushtarëve të rinj në Bunavi, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uroi pjesëtarët më të rinj të Forcave të Armatosura shqiptare dhe i përgëzoi ata jo vetëm për zgjedhjen e bërë për t’iu bashkuar FA, por edhe për vullnetin e treguar gjatë stërvitjes. “Me kënaqësi lexoj sot në sytë tuaj, kurajë, krenari për gjithë sa keni arritur deri tani, por dhe motivim për atë që do sillni pranë familjes së madhe të Forcave të Armatosura të vendit. Sot, ju 256 djem e vajza, i bashkoheni ushtrisë shqiptare dhe unë me shumë krenari

Ministrja Xhaçkame 256 ushtarët e rinjForcat e Armatosura sot janë në vëmendjen e veçantë të qeverisë dhe të partnerëve tanë në NATO.

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 11

mund të them, që keni bërë zgjed-hjen e duhur. Dua të ndaj me ju, krenarinë për vullnetin që shfaqët dhe mirënjohje për përzgjedhjen që keni bërë.” - u shpreh ministrja Xhaçka.

Më tej ajo përmendi vëmendjen e shtuar të qeverisë shqiptare për ushtarakët shqiptarë si dhe mundësitë që Forcat e Armatosura ofrojnë për çdo të ri. “Forcat e Armatosura sot janë në vëmendjen e veçantë të qeverisë dhe të part-nerëve tanë në NATO. Sot përfun-doni një kurs dhe nisni një shkollë që do t’ju ofrojë mundësi dijesh dhe zgjedhjesh. Që sot, do keni mundësi të trajnoheni dhe stërviteni me kolegë të Aleancës dhe nesër, të shkëmbeni eksperiencë në vende të ndryshme të botës. Që sot, ju keni garancitë e duhura, se keni zgjedhur një karrierë të sigurt, me mundësi të larmishme për të arritur majat që aspironi në këtë mision kaq të nderuar. çdonjëri prej jush, do ketë mundësi për të përfituar njohuri falas në gjuhët e huaja. çdonjëri prej jush do ketë mundësi të jetë në të ardhmen, një pedagog i mirë, një trajnues i zoti, një komandant i aftë, një dip-lomat i suksesshëm, pse jo edhe një gjeneral me 3 yje. Sot, unë jam këtu që t’jua ofroj këtë kontratë të sigurt, secilit prej jush. Ju mbetet ta përmbushni në drejtimin që do zgjidhni këtë kontratë, duke bërë kështu krenarë veten, familjen tuaj

dhe mbi të gjitha vendin. Një gjë është e sigurt asgjë më shumë, nuk do t’ju japë nder, siguri dhe dinjitet sesa uniforma e ushtara-kut, uniformë e cila, sot qëndron denjësisht përkrah aleatëve në NATO.”, - iu drejtua ministrja ush-tarëve të rinj, të cilëve u foli edhe për vështirësitë dhe sakrificat që u duhet të kalojnë, në shërbim të vendit dhe komunitetit.

Ceremonia gjithashtu është përshëndetur dhe nga komandanti i Shkollës së Trupës në Bunavi, kolo-nel Ardian Lulaj, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit dhe certifi-kimit të rekrutëve të rinj, iu shpreh ndër të tjera: “Kjo ceremoni i dedi-kohet këtyre të rinjve, të rreshtuar

në këtë shesh, që për 10 javë stër-vitje këtu në Bunavi, demonstruan zellin, sakrificat, dinjitetin, du-rimin, motivimin, bashkëpunimin e përkushtimin, për të realizuar ob-jektivat e programit të Stërvitjes Individuale Bazë dhe të Stërvitjes Individuale të Avancuar”. Për rekrutët, ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, të cilët gjatë kursit janë dalluar për arritje të larta në disiplinë, në stërvitje si dhe në jetën e përditshme në repart u ndanë certifikatat vlerësimi. Në përfundim të ceremonisë, u zhvil-lua ceremonia e betimit ushtarak me rekrutët e sapocertifikuar si dhe u bë një foto e përbashkët me të gjithë pjesëmarrësit në ceremoni.

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 12

Gjeneral Kollçaku priti homologun maqedonas gjeneral Velichkovski

FA mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FARSH, gjeneral bri-gade Bardhyl Kollçaku priti në Shtabin e Përgjithshëm, ditën e mërkurë, më 18 prill 2018, në një takim të veçantë

shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Maqedonisë, gjenerallejtënant Metodija Velichkovski dhe delegacionin që e shoqëronte. Pas pritjes ceremoniale të dy delegacionet zhvilluan bisedime për çështje me interes reciprok, që përfshijnë çështje në mar-rëdhëniet bilaterale në kuadrin rajonal dhe atë të Aleancës.

Gjeneral brigade Kollçaku, pasi i uroi mirëseardhjen homologut të tij maqedo-nas, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ushtarak dypalësh për sigurinë dhe stabilitetin e dy vendeve dhe rajonit, duke theksuar se Shqipëria

e konsideron Maqedoninë një partner të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit për mbrojtjen dhe sigurinë dhe se FA shqiptare do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Maqedonisë për integrimin në NATO. Nga ana e tij, gjenerallejtënant Velichkovski, e falënderoi gjeneral brigade Kollçakun për mikpritjen dhe vlerësoi me nota të larta mbështetjen që Shqipëria dhe Forcat e Armatosura shqiptare kanë dhënë e po japin në integrimin e Maqe-donisë në NATO.

Në përfundim të takimit, bashkë-biseduesit ndanë të njëjtin mendim që bashkëpunimi ndërmjet Forcave të Armatosura shqiptare dhe Forcave të Armatosura maqedonase do të vijojë edhe më tej, me qëllim sigurinë dhe sta-bilitetin e dy vendeve por edhe të rajonit, për të qenë të aftë tu përgjigjen sfidave të kohës.

Gjenerallejtënant Velichkovski, e falënderoi gjeneral brigade Kollçakun për mikpritjen dhe vlerësoi me nota të larta mbështetjen që Shqipëria dhe Forcat e Armato-sura shqiptare kanë dhënë e po japin në integrimin e Maqe-donisë në NATO.

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 13

Kollçaku-Peach: Interes për industrinë ushtarake britanike

Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Ushtrisë të Maqedonisë, me

date 18 prill, në Komandën e Forcës Detare zhvilloi një vizitë zyrtare, Shefi i Shtabit i Ushtrisë Maqe-donase, Gjeneral Lejtnant Metodija Velichkovski, i shoqëruar nga stafi i tij më i ngushtë.

Fillimisht Gjeneral Velichkovski u prit nga Koman-danti i Forcës Detare, Gjeneral major Ylber Dogjani dhe truproja e nderit e Forcës Detare.

Më pas gjatë takimit të përbashkët, Zoti Dogjani i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, Shefit të Shtabit të Ushtrisë maqedonase, ku nënvizoi miqësinë tradi-cionale midis dy popujve tanë, si dhe bashkëpunimin e frytshem midis Forcës sonë Detare dhe Forcave te Armatosura te Maqedonise, per trajnimim disa vite me pare te zhytsave prane Qenders se Zhytjes FD.

Nga ana e tij, Gjeneral Velichkovski, shprehu

Gjeneral Lejtnant Velichkovski viziton Komandën e Forcës Detare

mirënjohjen për pritjen e afruar nga Forca Detare Shqiptare, si dhe gatishmërinë e ofruar për të bashkëpunuar në fusha me interes reciprok në të ardhmen. Në vijim të vizitës, ushtarakët e lartë të shtetit maqedonas bënë një lundrim të shkurtër në Gjirin e Durrësit, me anijen “Iliria”, P-131.

Me ftesë të shefit të Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Air Chief Mar-

shal Sir Stuart Peach, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zhvilloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bash-kuar. Gjeneral brigade Kollçaku u prit me ceremoni zyrtare nga shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Air Chief Marshal Sir Stuart Peach.

Në takimin zyrtar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe ndi-hmën e palës britanike në kryerjen e reformave integruese të vendit tonë në strukturat euro-Atlantike, si dhe rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit ndërmjet Aleateve.

Fokus i diskutimeve gjatë takimit ishin dhe çështje me interes recip-rok që synojnë rritjen dhe intensi-fikimin e bashkëpunimit ushtarak dypalësh, sidomos në fushën e ar-simimit, trajnimit dhe stërvitjes, por edhe të zbulimit dhe inteligjencës.

Axhenda e vizitës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka vijuar edhe takime të tjera me autoritete dhe përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Krimeve, por edhe nga industria ushtarake. Gjatë

vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, gjeneral brigade Kollçaku mori pjesë edhe në ceremoninë e diplomimit të kadetit shqiptar Amarildo Hysa, në Akademinë Ush-tarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

SHeFI I SHTABIT Të USHTRISë MAQeDONASe

GJeNeRAL KOLLçAKU VIZITë Në MBReTëRINë e BASHKUAR

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 14

Shef i i Shtabit të Përg j i thshëm të FARSH, g j enera l b r i g ade Ba rdh y l Kollçaku, priti më 3 prill 2018, në ta-

kim komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, admiral James Foggo, i cili zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ushtarak midis Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO, çështjeve të sigurisë në rajonin e Ballkanit si dhe për kontribu-tin e Shqipërisë në NATO.

Gjeneral brigade Kollçaku, e njohu admiralin Foggo me zhvil-limet më të fundit në FARSH. Nga ana e tij, admirali Foggo vlerësoi kontributin e Shq-ipërisë në drejtim të misioneve të NATO, si dhe u ndal gjithash-tu në drejtimin strategjik të NATO në Jug (NATO Strategic Direction South Hub).

Gjatë vizitës në Shqipëri, admirali Foggo pati takime edhe me zëvendësministrin e Mbrojtjes z. Petro Koçi, si

dhe kreu një vizitë në komandën e Forcës Detare. Ndërkohë si i ftuar special ai mbajti leksion para au-

ditorit të KDS, stafit pedagogjik dhe kursantëve të AFA.

Admiral James Foggo ka lindur

FA bashkëpunim me Komandën e

NATO-s në Napoli

Gjeneral Kollçaku priti admiralin Foggo

Komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, admiral James Foggo, zhvilloi vizitë zyrtare në Tiranë

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 15

Ashtu si është bërë traditë, ditën e martë, më datë 3.04.2018, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u zh-villua “Ora e Komandantit”. I ftuari special që mbajti leksion

para auditorit të KDS, stafit pedagogjik dhe kursantëve të AFA ishte Komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Admiral James Foggo. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjen-eral brigade Manushaqe Shehu, komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj dhe drejtorë të Shtabit të Përgjithshëm. Fillimisht, Admirali Foggo u shpreh se ndihej i privilegjuar të ishte pjesë e këtij auditori në Shqipëri, natyrisht kjo nuk ishte hera e parë për të, por këtë herë dëshiroi të ndante me pjesëmarrësit mendime dhe vlerësime përkontributin e forcave shqiptare në misio-

net e përbashkëta paqeruajtëse në Afganistan dhe veçanërisht në Kosovë. çështjet që trajtoi gjatë prezantimit të tij kishin të bënin me eksperiencat dhe kontributin në jug të Afganistanit, në Irak, në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovë. Gjatë prezantimit Admirali Foggo foli për rolin dhe kontributin e NATO-s në zgjidhjen e krizës së refugjatëve, menaxhimi i krizave dhe kapaciteteve njerëzore, reduktimin e trafikut të qënieve njerëzore, goditjen e krimit të or-ganizuar dhe mbrojtjen nga armët kimike. Vec të tjerash, ai trajtoi edhe temat që lidheshin me interesimin e NATO-s për trajnimin dhe përgatitjen e personelit që shërben në ndihmë të ndërtimit të paqes në vendet ku kërcënohet paqja dhe siguria. Në përfundim të fjalës Admirali Foggo iu përgjigj pyetjeve të kursantëve. Në fund të aktivitetit, komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj i dha çertifikatë mirënjohjeje Komandantit të Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli, Admiral James Foggo.

Admiral James Foggo leksion në KDS

më 2 shtator 1959 dhe është admiral i Marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Para kësaj, ai shërbeu si ko-mandant i Flotës së Gjashtë të SHBA. Ai mori detyrën e tij të tanishme më 20 tetor 2017. Foggo është diplomuar në vitin 1981 në Akademinë Detare të SHBA-ve. Ka stu-diuar në Olmsted dhe Moreau, ka marrë diplomën master në administratën publike në Universitetin e Harvardit dhe diplomën e etudes për Studime të Mbrojtjes dhe Studimeve Strategj ike në Universitetin e Strasburgut, Francë.

KOMANDANTI I KOMANDëS Së FORCëS Së BASHKUAR Të NATO-S Në NAPOLI

Eksperienca dhe kontributi i NATO-s në jug të Afganistanit, në Irak, në Ballkanin Perëndimor, Kosovë, etj.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjen-eral brigade Bardhyl Kollçaku, me koman-dantin e Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, admiral James Foggo

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 16

Arma e Aviacionit Ushtarak Shqiptar mbushi 67 vjeç. Me këtë rast, në ambien-tet e Komandës së Forcës Ajrore, në Rinas, u zhvillua paraditen e ditën e martë,

më datë 24 prill 2018, një ceremoni e veçantë, me rastin e 67-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak shq-iptar. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xha-çka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjen-erale brigade Manushaqe Shehu, komandantë forcash dhe reparteve autonome të FA, drejtorë drejtor-ish në MM dhe SHP, përfaqësues të shoqatës “Aviatorë të Shquar” dhe të shoqatës “Familjet e Dësh-morëve të Atdheut”, familjarë të dëshmorëve etj.

Në fjalën e saj përshëndetëse në këtë ceremoni ministrja e Mbrojtjes, znj. Olta Xhaçka, u shpreh se me krenari kujtojmë 67 - vjetorin e kri-jimit të Aviacionit Shqiptar, që u kri-jua më 1951 me qëllime mbrojtëse ushtarake duke vlerësuar si prioritet të kohës, ridimensionim e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.

“Në kushtet e sotme, duke vlerë-suar situatën e re të Sigurisë në rajon dhe më gjerë, kemi përzgjed-hur më të mirën e mundshme për vendin tonë, duke zhvilluar forca dhe mjete ajrore me mision të dyfishtë: mbrojtjen e sovranitetit, çka është më sublimja, por edhe ndihma ndaj

çdo shqiptari në vështirësi. edhe në tre vitet e fundit efektivët tanë të FA, kanë asistuar në shpëtimin e jetës të më shumë se njëmijë per-sonave në rastet e emergjencës”, - u shpreh në fjalën e saj ministrja Xhaçka.

Ministrja foli edhe për investimin që do të bëhet sa i përket instalimit

të Sistemit të Integruar për Vëzh-gimin e Hapësirës Ajrore shqiptare, për të cilën Shqipëria ka nisur punë me një prej kompanive më pres-tigjioze të industrisë ushtarake në botë.

“Instalimi i Sistemit të Integruar për Vëzhgimin e Hapësirës Ajrore shqiptare, për të cilën ka nisur

Xhaçka: Më sublimja është mbrojtja e sovranitetit

Një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë, po punon për instalimin e Sistemit të Integruar për Vëzhgimin e Hapësirës Ajrore shqiptare

67 - Vjet Forcë Ajrore

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 17

Më 6 prill 2018, në ambientet e Bazës Ajrore Farkë, u zh-villua ceremonia përkujtimore e organizuar me rastin e 2 vjetorit të rënies në krye të detyrës të Dëshmorëve të

Atdheut Kapiten Floran Delia dhe Toger Donald Hoxha”. Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjen-eral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, Komandanti i Bazës Ajrore Farkë, Kolonel Kuto Hasani, kryetari i shoqatës së “Aviatorëve të Shqipërisë”, gjeneral brigade (R) z. Astrit Jaupi, kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve të Aviacionit”, z. Kujtim Serani, familjarë të dësh-morëve, miq, kolegë dhe të afërm.

Ministri i Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka duke marrë fjalën ndër të tjera cilësoi - “Plot dy vite më parë në 6 prill 2016, dy djemtë tanë Floran Delia dhe Donald Hoxha ranë në krye të detyrës, për të mbetur pjesë e lavdisë së përjetëshme të historisë së Aviacionit Ushtarak Shqiptar”. Më tej ajo u shpreh se: “Ashtu si edhe një pjesë tjetër e ushtrisë, tanimë në NATO edhe Arma e Aviacionit ndodhet në një proces reformimi dhe modernizimi, për rritjen e performancës dhe kapaciteteve tona në hapësirën ajrore. Specifika e profesionit të ushtarakut është përkushtimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar edhe jetën e tyre. Pavarësisht armës ku bëjnë pjesë dhe frontit ku shërbejnë, që në momentin e parë një ush-tarak vesh uniformën dhe merr përsipër angazhimin solemn duke qenë i gatshëm për t’i shërbyer atdheut, duke sakrifikuar atë që është më sublime, jetën, për kombin, popullin dhe vendin e tij. Ky angazhim solemn i një ushtaraku na detyron të gjithëve të kujtojmë me respekt sakrificën e atyre që jeta ju pre shkurt, ju pre në lule të moshës, por edhe gjithë të tjerëve, që i shërbejnë atdheut të përbashkët dhe që kanë marrë përsipër rreziqet që ju cenojnë jetën dhe, profesioni i pilotit mbetet një prej tyre. Sigurisht, trajnimi, taktika, pajisjet përdorimi i elementëve të tjerë që i janë shtuar ose përmirësuar me kalimin e kohës e kanë ulur probabilitetin e aksidenteve.” - u shpreh Xhaçka. Dëshmorët e Atdheut”, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha ranë në krye të detyrës dy vite më parë, si pasojë e rrëzimit të helikopterit eC -145 në Gri-zhë të Malësisë së Madhe, gjatë një fluturimi stërvitor, ku mbeti i plagosur edhe ushtari profesionist, Gerald Baramuça.

Xhaçka: Edhe Forca Ajrore në proces reformimi

punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë, do të jetë një komponent tjetër me rëndësi jetike, jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shq-ipërisë, por edhe për të gjitha vendet partnere në Aleancën e Atlantikut të Veriut”, - tha më tej ministrja e Mbrojtjes.

Ndërsa foli për një trajtim më të mirë financiar vitin që vjen, min-istrja Xhaçka, u shpreh: “Jo vetëm investimi në teknologji, por edhe trajtimi profesional i efektivëve tanë janë objektivat të përcaktuara qartë për FA në tërësi dhe për Forcën Ajrore në veçanti. Në vitin 2019, falë angazhimit të kryeministrit dhe të qeverisë Shqiptare, mbi 8 mijë ushtarakë do të kenë një financim më të mirë financiar dhe një vëmendje të shtuar”.

Ceremonia u përshëndet nga komandanti i Forcës Ajrore, gjen-eral brigade Vladimir Avdiaj, i cili pasi falënderoi të pranishmit në ceremoni, u shpreh ndër të tjera se: ”Historia e Aviacionit Ushtarak shqiptar, për 67 vite me radhë, nuk u shkrua vetëm me përkushtim, mund dhe sakrifica, por edhe me gjakun e dëshmorëve të shumtë të Armës sonë, të cilët dhanë jetën e tyre në krye të detyrës, në moshën më të bukur. çdo 24 prill ne kujtojmë dhe nderojmë me respekt 41 kolegët tanë, “Dëshmorët e Aviacionit”, të cilët janë dhe do të jenë krenaria më e madhe, nderi dhe lavdia e përjet-shme e kësaj arme…”

Gjeneral brigade Avdiaj, falën-deroi dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe sakrificat për per-sonelin që ka shërbyer dhe shërben në këtë armë dhe shprehu bindjen e plotë se personeli i Forcës Ajrore do të vazhdojë rrugën e suksesit për të dhënë maksimumin, për të shërbyer me nder dhe përgjegjësi, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përmbushjen e misionit.

Në emër të shoqatës së “Avia-torëve të Shqipërisë”, përshëndeti kryetari i kësaj shoqate, gjeneral brigade (R) Astrit Jaupi.

Ceremonia u përmbyll me një vizitë në ekspozitën e ngritur me këtë rast, ku të pranishmit panë nga afër me maketet e mjeteve ajrore të përdorura nga Aviacioni Ushtarak Shqiptar. Që prej krijimit, në prill të vitit 1951 numërohen 41 pilotë, të cilët kanë humbur jetën gjatë kryerjes së misionit të tyre e janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.

MODeRNIZIMI I FA

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 18

Histori suksesi i Aviacionit Ushtarak Shqiptar

Këtë 24 prill Forcave Ajrore bëhen 67 vjeçare.Aviatorët që shtëpinë e kanë “në ajër” kanë shkruar histori suk-sesi midis tokës dhe ajrit, në “kështjellën” 67 vjeçare

të ngjarjeve, sakrificave, përkushtimit, djersës e gjakut në roje të hapësirës qiellore. Forcat Ajrore janëarmë luftar-ake e njohur e shqiptarëve, janë dhe do mbeten “psherëtima e bardhë” e shekujve. Pilotët, këta bij të shqipes, që në vitin 1945 fluturuan mbi qiejt e ish-Jugosllavisë dhe më tej mbi stepat e Ru-sisëdhe mbi qiejt e Kinës.Në më shumë se tre dekada Akademia e Aviacionit ka dhënë një kontribut të veçantë në përgatitjen 1300 pilotëve dhe teknikë

e specialistë që shërbyen denjësisht në aviacionin ushtarak shqiptar. Ata ishin dhe mbetën zotër të ajrit me përgatitje teorike e praktike, me përsosmëri tëteknikave të fluturimit, me zotësi pro-fesionale të admirueshme në fluturim me avionë e helikopterë.Nëmbi gjashtë dekada e gjysmëpilotat kanë “pushtuar” me zotësi nëhapësirën qiellore në hapë-sirën administrative shqiptare.

Hapat e parë të aviacionit në Shqipëri

Hapësira qiellore shqiptare është “pushtuar” nga bijtë e saj. Përpjekjet shqiptare për të organizuar Aviacionin Ushtarak zënë fill që në vitin 1920 në Shqipëri. Ish-Ministri i Luftës Selaudin Sahip Shkoza i dërguar në Shqipëri nga Mustafa Qemal Ataturku, shprehte shqetësimin në një dokument zyrtar të datës 9.9.1921, se “tani për tani

24 prill 195124 prill 2018

Gjurmë historike, 67 vjet Aviacioni Ushtarak Shqiptar

Figali gOlEMiDega e Bashkëpunimit Civilo Ushtarak në Faj

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 19

nuk mundemi të blejmë aero-plana”. Fakt është se Shqipërisë i mungonte infrastruktura rrugore dhe hekurudhore dhe nuk bëhej fjalë për aviacion.Më 1924 Shq-ipëria nënshkroi meshoqëriajrore gjermane “Lufthansa”, një mar-rëveshje koncensionare 10-vjeçare për aviacionin. Më 1925 u krijua shoqëria e përbashkët shqiptaro-gjermane, “Adria Aero Lloyd”, që i filloi fluturimet me destinacion Vlorën dhe Shkodrën, me dy avionë “Albatros”. Në vitin 1927, kjo sho-qëri u ble nga zyra e aviacionit civil nga shoqëria italiane mesdhetare, e cila drejtohej nga ministria e Ajrit të Italisë, gjë që çoi në zgjerimin e fluturimeve në qytetet të tjera si elbasani, Korça, Kukësi, Pesh-kopia e Gjirokastra. Njëkohësisht u hapën dhe linjat ndërkombëtare me Romën, Milanon, Selanikun, Sofjen, Beogradin, Podgoricën. Në fillim të vitit 1928 u përurua linja e parë ndërkombëtareBrindisi-Vlorë-Brindisi. Në nëntor 1929 u dekre-tua “Ligji mbi organizimin e Fuqive Armate”, ku ushtria emërtohej “Ushtria Kombëtare Shqiptare” dhe ndahej në “Fuqitë Tokësore, Detare e Ajrore”. Por Forcat Ajrore nuk arritën të krjohen, edhe pse formalisht ajo ishte edhe në tri dekretligjet e viteve 1931, 1934 dhe 1937. Disa avionë austro-hun-garezë dhe italianë të mbetur në vend që nga Lufta e Parë Botërore u bënë zanafilla e krijimit të avia-cionit.Më 1931 filloinjë linjë e re e transportit ajror të brendshëm me avionë të rinj, në vitin 1932 shoqëria italiane “Ala-Litoria” kreu transport ajror me hidroplan në lin-jat Durrës-Bari dhe Vlorë-Brindizi, ndërsa në 1938 filloi linja Tiranë-Beograd-Podgoricë-Tiranë.Ndërsa në maj 1940 linja Milano-Ankona-Bari-Tiranë-Bari-Ankona-Milano. Disa oficerë shqiptarë të diplo-muar në Akademitë Ushtarake të Aviacionit nëFrancë dhe Itali bënë përpjekjet e para për të ngritur avionët e mbetur nga Lufta e Parë Botërore në vitet ‘20-ë të shekXX. Për të drejtuar avionët u vendosën pilotët shqiptarë të përgatitur në ushtri të huaja. Avni Xhelili

nga Leskoviku kishte përfunduar shkollën për pilot në Gjermani për interes të Perandorisë Osmane, ishte një nga pilotët e parë shq-iptarë që ngriti në fluturim avionët e mbetur. Ai ka hyrë në kujtesën kombëtare sepse pilotonte dy avio-nët italianë të mbetur në Vlorë që në vitin 1920.Përpjekjet e Faik Qu-

kut, Avni Xhelilit, Hysen Borovina, Abdulla Muzhaku etj, për aviacionin ushtarak ishin maksimale, por nuk u mundësua krijimi i aviacionit sepse qeverisëshqiptare e asaj kohe i mungonin mundësitëfinanciare për blerje avionësh.NëMilano dhe vende të tjera europianeu përgatitën pi-lotë shqiptarëqëshërbyen në flotat ajrore të vendeve të tjera.

Pilotët veteran të aviacionit ushtarak, ish-partizanë të laNÇ-it

Pilotat e parë të pasluftës ishin nga radhët e partizanëve shq-iptarë. Ata filluan të përgatiten që në vitin 1945 në ish-Jugosllavi dhe në Akademitë e Aviacionit Sovjetik. Partizanët shqiptarë të përzgjedhur pas një luftë 5-vjeçare ishin të parët pas LIIB, që shkonin në “aristokracinë”e aeronautikës ballkanike. Ish-partizanë që shkuan në Jugosllavi të parët ishin: Babaçe Faiku, edip Ohri, Zyhdi Rada, Sa-zan Xhelo, Irakli Grazhdani, Dilaver Radëshi, Niko Hoxha, Fari Bubësi, Pertef Myftari, Ibish Vokshi, Masar Aga, Vasil Gjikondi, Beqir Dibra, Koço Karoli, Zenel Minarolli etj. Ata

studiuan në shkollën e aeronautikës jugosllave deri më 17.7.1948, ku u specializuan vetëm për aeroplanin “JAK-3”, si dhe disa kursantë u përgatitën për shturmanë bom-bardues dhe avionë transporti. Më 14.2.1947 është krijuar kompania e VAIN-it, për vrojtimin e Hapë-sirës Ajrore dhe informimin për

objektet e zbuluara. Përgatitja do vijonte në BS edhe tre vjet, nga viti 1948 deri në vitin 1951, me aeroplanin“JAK-3”, avion luftarak i pajisur me predha dhe bomba. Akademitë ajrore ku studiuan shq-iptarët për pilotë dhe teknikë avio-nësh ishin në Moskë, nëHarkov të Ukrainës, në Grozni të çeçenisë,në qytetin engels të qarkut të Sarato-vit, në shkollën “Shkallov” të qytetit Shkallov, në Stalingrad, Novosi-birsk, Krasnodar, Armaviretj, në kuadrin e bllokut ushtarak të lindjes “Traktati i Varshavës”. Studentët shqiptarë qënisnin aventurën ajrore në emër të Shqipërisë, duke flu-turuar përmbi stepat ruse ishin: Babaçe Faiku, Petraq (Peço)Polena, Irakli Grazhdani, PertefMyftari, Hasan Shyti, estref Shehu, Mati Baba, Vaso Kosti, Vasil Trasha, Thanas Gjiknuri, Vasil Gjikondi, Ze-nel Minarolli, Areteo Ikonomi, Mili Gërbizi. Pas kthimit në atdhe, kri-juan aviacionin shqiptar dhe i dhanë jetë një arme të re e të dashur, armës së aviacionit. Ishin pilotët e parë të aviacionit ushtarak që krijuan atë që sot quhet “emblemë e historisë së aviacionit”, ata që shkruan faqe heroizmi dhe guximi

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 20

të pilotimit ushtarak përtej aven-turave të ajrit. Misionarët e rua-jtjes së hapësirës ajrore shqiptare në 67 vjet shkruan histori suksesi; ndërkohë që kushtet e reja ëndërra e pilotimit ushtarak shqiptar vazh-don.Pilotët tanëtrainohen e sukses në SHBA, Turqi, Francë, Britani, Spanjëetj.

Piloti Peço Polena më 24.4.1951 fluturoi për herë tëparë me një avion ushtarak shqiptar

Aviacioni Luftarak Shqiptar është krijuar më 24 prill 1951. Kjo datëështë gdhendur në kujtesën e memories kombëtare shqiptare dhe fillon me fluturimin e parë të një avioni ushtarak të shtetit shq-iptar, të pilotuar nga piloti korçar Petraq (Peço) Polena. Ai ishte piloti i parë që “preku” qiellin shqiptar me avion ushtarak në roje të hapësirës ajrore në prani të personaliteteve më të larta shtetërore. Reparti i parë ushtarak i aviacionit u krijua në Tiranë në vitin 1951, në Aero-dromin e Laprakës me komandant pilotin Babaçe Faiku, i cili u bë më vonë edhe piloti i parë i avionit qeveritar të asaj kohe. Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë. Ai do të pasohej më pas me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimen-tin e Helikopterëve, Regjimentin e Gjadrit, të gjithë me avionë e

helikopterë të prodhimit lindor. Në grupin e pilotëve që fluturonin të klasit të parë, në vitin 1964 bënin pjesë: Gëzdar Veipi, çobo Skënderi, Anastas Ngjela, Lulo Musai, Kosta Dede, Mahmut Hysa, Bajazit Jaho e Halit Bulku. Në vitet ‘70-‘80, sundimtarët e kupolës qiellore shqiptare ishte aviacioni luftarak, i cilikishte mbi 95 avionë MIG-19, 12 avionë MIG-21, 12 avionë MIG-17, 24 avionë MIG-15 luftarakë-mësi-morë , 4 avionë transporti IL-14 për transport qeveritar, apo për studime ushtarake dhe gjeografike; 1 avion bombardues IL-28 (fillim-isht rus por që në 1971 u ndër-rua me një kinez); 36 helikopterë MI-4; 12 avionë AN-2 transporti; 12 Avionë JAK-18; 12 Avionë PO-2 si dhe 1 ofiçinë për riparim kapital të gjithë tipave të avionëve. Në Aerodromin e Laprakës në Tiranë ishin të dislokuar edhe 12 avionë transporti të lehtë AN-2 për transport trupash, apo në ndihmë të ekonomisë, ndërsa në Shkollën e Lartë të Aviacionit në Vlorë, veç avionëve reaktivë MIG-15 kishte edhe dy skuadrilje me avionë me helikë “JAK-81”, që shërbenin për përgatitjen e pilotëve në vitin e parë të kualifikimit si pilot. Në vitin 1976, pas shkëputjes nga Kina, Shqipëria kishte 240 mjete fluturuese: 150 avionë dhe 90 he-likopterë. Në paradën e 30 vjetorit të çlirimit, më datë 29.11.1974 kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” 27 avionë reaktivë luftarakë. Gjatë gjithë his-

torisë së aviacionit shqiptar që nga krijimi i tij zyrtar më 24.4.1951 kanë rënë në krye të detyrës 38 pilotë dhe janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”. Piloti i parë i rënë në vitin 1947 është Ibush Vokshi dhe i fundit i rënë është Jani Tarifa, pas rënies së avionit të tij luftarak MIG-19, më 16 shtator 2004. Pas kësaj ngjarje të rëndë Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe P.Majko pe-zulloi gjitha fluturimet me avionët MIG, dhe në2005gjithë avionët ushtarakëu nxorrën nga përdorimi.Pistat e aerodromet janë“shtëpia” e infrastrukturës së pilotave.Aerodromi i Laprakës në Tiranës u ndërtua pranë Kroit të “Shën Gjergjit” në vitet ‘30. Ai ishte një aerodrom modern, me dy hangarë të mëdhenj, konstruksion metalik për strehim të avionëve, me pistë betoni për ulje dhe ngritje, i elek-trifikuar për fluturime natën dhe i kanalizuar në mënyrë të përsosur. Më tej në historikun e pistave dhe aerodromeve njihet ajo e Shijakut ose Fusha e Belikut, e ndërtuar gjatë LIIB, Aerodromi i Shkodrës në Vuk-shqeraj dhe në livadhet e Sulçe Bej Bushatit, fusha e Shtojt; Aerodromi i Kukësit, i Korçës, i Gjirokastrës në Valare,i Vlorës, Aerodromi i Rinasit është aeroporti më modern në Shq-ipëri i ndërtuar më1954, i Kuçovës, i Gjadrit ose Zadrimës, ndërtuar më 1975 për uljen dhe ngritjen e avion-ëve ushtarakë dhe ishte një nga më modernët e ushtrisë shqiptare, që u përdor me sukses edhe nga avionët e NATO-s në vitin 1999.

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 21

Bashkë në çdo apel të aviatorëve ushtarakë

Forca Ajrore shqiptare e ka bërë traditë që në çdo datë 24 prill në mënyrë të përvitshme ta ketë edhe njëdatë apeli dhe kujtese të aviacionit. Në tëgjitha bazat ushtarake ajrore në Forcat Ajrore kujtohen pilotët që e mbuluan me lavdi Aviacionin luftarak shqiptar, kujtohen ata që derdhën djersën dhe gjakun për aviacionin, kujtohen veçanërisht ata që prehen në altar të kombit, dëshmorët e Forcave ajrore. Janë ata që shkruan his-tori trimërie në qiejt e Shqipërisë janë: Ibush Vokshi rënë në vitin 1947, Qemal Mërtiri rënë në vitin 1952; Vasil Trasha rënë më 23.03.1958, Hektor Lakoni rënë më 23.03.1962, Sokrat Basha rënë më 17.06.1963, Niko Hoxha rënë më 20.11.1965, Jovan Kaçorrin rënë më 27.06.1960, Stilian Tanku rënë më 27.09.1967, Muharrem Hida rënë në vitin 1970, Refik Jazo rënë në vitin 1970, Kaso Petroshati rënëmë 06.05.1971, Shyqyri Balla rënë më 06.05.1971, Azbi Serani rënë më 04.10.1972, Islam Mani rënë në vitin 1973, Bego Hoxha rënëmë 16.03.1974, Dhimitër Robo rënë më qershor të vi-tit 1974, Veiz Kovaçi rënë më 06.08.1974, Sefedin Tomçini rënë më 07.06.1974, Vasil Noni rë-nëmë 15.08.1978, Shpëtim Sula rënë më 30.8.1979, Sabri Toçi rënë më 29.03.1980, Armando Gjoka rënë më 29.03.1980, Luto Sadikaj rënë më 27.03.191982, Ndue Logu rënë në shtator 1986, Haki Skuqi rënë më 22.10.1986, A g r o n G a l a n x h i r ë n ë m ë 22.11.1989, enver Hakarënë më 22.11.1989, Pandeli Zhupa rënë më 22.11.1989, Tafil Agai rënë më 22.11.1989, Vangjel Pos-toli rënë më 22.11.1989, Vele-din Resuli rënëmë 22.11.1989, eduart Kostëdhima rënë më 21.03.1991, Fluturim Molla rënë më 21.03.1991, Idriz Hoxha rënë më 20.08.1993, Jani Tarifa rënë në vitin 2005, Vangjel çondi rënë në vitin 2008, Demush Heba rënë

në vitin 2008, Qemal Koni rënënë vitin 2008. Janë dëshmorët e ajrit që “vulosën”, me jetën e tyre përjetësinë e Forcës Ajrore, me jetën e tyre midis tokës dhe ajritqë shkruan histori në roje të hapësirës ajrore.

Pilotët-aseti 67 vjeçar i Forcave të armatosura shqiptare

Pilotët që shërbejnë sot në Forcat Ajrore janë një aset i çmuar i Forcave të Armatosura dhe i

shtetit shqiptar. Muaji prill natyr-shëm na çon tek ngjarje dhe histori të aviacionit dhe pilotimit ushtarak. Gjithë arsenali i gjysëmshekullit të kaluar i tejmbushur me avionë e helikopterë në të gjitha bazat e aviacionit ushtarak shqiptar, pasi shkruan epope suksesi me perfor-mancën brilante tëpilotave ja kanë dorzuar “stafetën” një brezi tjetër, po aq i apasionuar sa brezi i parë i pilotave.Vëmëndja e lidershipit poli-

tiko ushtarak dhe e shtetit ka sjellë sot teknikë e teknologji nga më të përparuarat. Ushtarakët e Forcave Ajrore i dhanë jetë një teknologjie të re pasi u pajisën me helikopterë. Pilotët sot shërbejnëme devocion në misione nga më të vështirët me profesionizëm duke zgjidhur detyra nësituata nga më komplekset. Kra-has detyrave ka vijuar trainimi me plan perspektiv. Pilotët shqiptarë janëpërzgjedhur dhe kanëshkuar në Angli ku edhe janëtestuar. Në vitin 2011-2012 testusi i kompanisë “FB Helisevices” Tonny Oconer,

përzgjodhi 12 pilotë shqiptarëqë do trajnoheshin për helikopterin Cougar në Francë dhe më pas në Britani të Madhe për IFR. Pilotët e përzgjedhur kryen në vitin 2011-2013 kursin në helikopterin Cougar në Francë pranë “eurocopter” dhe më pas atë SAR dhe IFR në Britani të Madhe. Katër helikopter “Cougar” në versionet “SAR”, “Medavac” si dhe Helikopter për transport trupash dhe ngarkesash

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 22

të ndryshme janë tashmë në dis-pozicion të Forcës Ajrore. Pilotët e Forcave Ajrore janë aktualisht më të trajnuarit të cilët kryejnë të gjitha llojet e fluturimit, natën, ditën dhe në kushte të vështira (IFR) madje për herë të parë në historinë e FA këta pilotë po kryenin fluturime edhe jashtë Shqipërisë si në: Mal të Zi, Kroaci, Greqi, Ko-sovë. emri më i ri i helikopterëve ”Cougar”, “eC 145”, drejtohen me kopetencë si: N/Kolonel Altin Lama, Major Dritan Durmishaj, Major Dri-tan Durmishaj, Major Agim Sallaku, Major eduart Koçi, Major çlirim Plaku, Major Luan Sadiku, Kapiten ervin Buzi, Kapiten Klajdi Tushe dhe Kapiten Aurel Agolli. Në Shqi-peri janë trajnuar me instruktorin francez për “COUGAR” pilotët Kapiten Bedri Kaloshi dhe Kapiten Denard Kocileri. Pilotët që flutur-ojnë me “eC-145” janë: N/Kolonel Kuto Hasani, Kapiten ervin Buzi, Kapiten Florian Delia, Major Julian Dulemata. Forca Ajrore i kushton rëndësi dhe përgatitjes së pilotëve të rinj të vazhdimësisë në traditën e bukur të fluturimit, si për Cou-gar, Kapiten Bedri Kaloshi dhe kapiten Denard Kocileri, ndërsa për eC-145 Major Julian Dule-mata dhe kapiten Florian Delia. Komanda e Forcave Ajrore në 67 vjet ështëdrejtuar ngatetë ushtarakë: edip Ohri, Bardhyl Taçi, Klement Aliko, Perlat Binaj, Astrit Jaupi, Dhori Spirollari, Ferdinand Beltojadhe Vladimir Avdiaj. Ndërsa komandantët e Mbrojtjes Kundërajrore dhe të AKA-së në vite kanë qenë:Gjin Marku, Sotir Filto, Hito çako, Arif Hasko, Todi Naço, edip Ohri, Babaçe Faiku, Haki Ju-pasi, Harilla Rebi, Perlat Sula, Aqif Cikalleshi. Në Shqipëri në 67 vjet ka pasur tetë raste që kanë katapultuar, ndërsa në fakt vetëm katër kanë shpëtuar nga hedhja me katapultë. Nën qetësinë, sigurinë dhe seriozitetin e Komandës së Forcës Ajrore qëndron një jetë ush-tarake mjaft aktive që gjallon jo në mënyrë të zakonshme. Këtu është meraku i punës, operacionaliteti drejtimit, karakteristika gjithëv-

jetore në Forcat Ajrore, ku shtabi i ajrorëve harmonizon detyrimet institucionale, udhëheq, drejton, komunikon nëformatin perëndimor euroatlantik. Pilotët sot kryejnë detyra nga më komplekset dhe më të vështirat. Ata ecin në gjurmët e pilotave të talentuar Gëzim Ismaili, Fatmir Zyfi, Bashkim Malaj, Gëzdar Veipi, Agim Matraku e qindra të tjerë. Për të qenë të integrueshëm e bashkëpunues si dhe të gatshëm dhe operacionalë në çdo kohë trainimi është e vetmja rrugë për t’u ndjerë të barabartë mes të barabartëve. Pilotët tanë janë tashmë zotër të teknikës më të re që ka në dispozicion Baza Ajrore e Farkës si strukturë e rëndë-sishme e Komandës së Forcës Ajrore, ku kryhet me përkushtim dhe profesionalizëm detyrat e ngarkuara që rrjedhin nga misioni. është fakt se me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO, para 6 vjetësh, prioritetet dhe objektivat e Forcës Ajrore janë orientuar drejt përmbushjes së standardeve të fluturimit, për-

gatitja e personelit për të qenë i aftë për të punuar me të njëjtat standarde si vendet e NATO-s, si dhe bashkëpunimi dhe realizimi i stërvitjeve të përbashkëta, me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në fushën ushtarake. Me anë të realizimit të këtyre trajnimeve si në shkollat perëndimore, Forca Ajrore Shqiptare kanë krijuar grupin e pilotëve plotësisht të ndërve-

prueshëm dhe të integrueshëm në operacionet e NATO-s, si dhe siguron vazhdimësinë e përgatitjes së pilotëve të tjerë në këto nivele brenda vendit. Përveç këtij grupi kalimi, në Bazën Ajrore Farkë ka filluar edhe programi i trajnimit për pilotët të cilët kalojnë nga një tip helikopteri në tjetrin. Për realizimin sa më mirë të misionit nga efektivi i mirëmbajtjes së teknikës ajrore kërkohet rritje e nivelit tekniko–profesional, me synim kryerjen e plotë të punimeve të mirëmbajtjes së nivelit “Flight Line”, ndjekja e kurseve “On Job Training”, si dhe vazhdimi i trajnimit institucional pranë kompanisë “eurocopter” dhe enteve të tjera të çertifikuara në sinkron me trainimin e efektivit fluturues.Personeli i mirëmbajtjes së helikopterëve është trajnuar në erocopter Francë si: Major S. Zavalani, Major H. Koxhaj, Kapiten A.Mitrushi, Kapiten B. Avdo, Kapiten e. Dollani, Kapiten A. Matraku etj. Trajnimi, aftësimi profesional dhe përkushtimi kanë bërë që vazhdimisht Forca Ajrore,

kur është paraqitur nevoja ka qenë e gatshme për të operuar, veça-nërisht në rastet e emergjencave të ndryshme. çdo fluturim apo operacion ajror menaxhohet më së miri nga kontrollorët e Qen-drës së Situatës Ajrore në Bazën Ajrore në Farkë, duke ndikuar në mbarëvajtjen e programit stërvi-tor. Janë gjithsej 10 kontrollorë ajrore që zhvillojnë shërbim gatish-

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 23

mërie lindje-perëndim dielli, dhe në planet afatshkurtra synohet futja në operacionalitet të plotë dhe mbajtja në gatishmëri 24 orë në shtatë ditë të javës, e kësaj qen-dre. Kjo qendër ka si mision të saj mbështetjen me asistencë në lidhje me trafikun ajror gjatë kohës së shërbimit, me qëllim harmonizimin dhe sigurimin e mjeteve fluturuese të Bazës Ajrore Farkë, apo edhe të bazave të tjera. Komunikimi në këtë qendër kryhet sipas STANAG-eve të përcaktuar, si dhe manu-aleve të ICAO për komunikimin dhe menaxhimin e trafikut ajror. Fakt është se pilotët ushtarakë shq-iptarë në 67 vjet janë bërë pjesë e ëndërrës botërore të fluturimit. Ata janë roje të hapësirës ajrore në funksion të misionit kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Ko-manda e Forcës Ajrore me pro-fesionalizëm vijon misionin e saj me Komandën dhe shtabin e FA, Bazën Ajrore Farkë, BazënAjrore Kuçovë, Qendrën e Vëzhgimit Ajror, Shërbimin Metrologjik Ushtarak dhe Kompaninë e Mbështetjes.Për Forcat Ajrore: “Misioni vazh-don..”: “Sigurimi i kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapë-sirës ajrore të Republikës së Shq-ipërisë në bashkëpunim me NATO, mbështetjen në operacionet luf-tarake e joluftarake, HNS dhe ato të kërkim-shpëtimit SAR, si dhe realizimin e komandim-kontrollit të mjeteve ajrore në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë”, nga ku rrjedhin edhe detyrat:

Radarët- “sytë” e Forcës ajrore, kapacitete të kontrollit të sovranitetit të hapësirës ajrore

Sot, Forca Ajrore Shqiptare është në proçesin e saj natyral të moderrnizimit, duke përfshirë helikopterët Cougar, BO-105, AB-206 etj. FASH do të jenë një forcë

e orientuar në rolin aero-trans-portues dhe atë mbështëtës të dy armëve të tjera FT dhe FD. Regji-menti i Helikopterëve i dislokuar në Bazën Ajrore Farkë do të zgjerohet dhe do të pajiset me helikopterë të mesëm me aftësi të transportit të rëndë dhe aftësi për kryerjen e op-eracioneve “Kërkim-dhe-Shpëtim” (SAR). efikasiteti i një Force Ajrore lidhet edhe me rëndësinë në për-dorimin e radarëve, të cilët janë “sytë” e Forcës Ajrore. Rëndësia e këtij sistemi objekt-zbulimi qëndron

në përdorimin e valëve të radios për të përcaktuar distancat, lartësitë, drejtimin ose shpe-jtësinë e objekteve. Radarët mund të përdoren për të zbuluar aero-planë, anijet, anije kozmike, ra-keta, mjete motorike, formacionet e motit dhe terrenit. Gjithashtu radari ndihmon në drejtimin dhe mjeteve ajrore përgjatë opera-cione ushtarake por jovetëm. Ka një ndikim të madh në lajmerimin e hershëm ajror, vlerësimin e të dhënave, marrjen e informacionit të saktë në një kohë relativisht të shkurtër, në mënyrë që të gjithë elementët e Qëndrës së Kon-troll Raportimit/ mjeteve ajrore ushtarake të kenë efikasitetin më të madh të mundshëm në përmbushjen me sukses të çdo misioni që do të kryejnë. Radari në bashkëveprim me elementëve të tjerëtë mbrojtjes ajrore, për-bëjnë atë që quhet fuqia ajrore

dhe në bazë të tyre arrihet të kryhet dhe misioni i Forcës Ajrore të Republikës së Shq-ipërisë. Sigurimi i kapaciteteve të nevojshme për vëzhgimin dhe kontrollin e sovranitetit të hapësirës ajrore të Shqipërisë në bashkëpun im me NATO, mbështetjen në operacionet luf-tarake e joluftarake,HNS dhe ato të kërkim-shpëtimit SAR, si dhe realizimin e komandim-kontrollit të mjeteve ajrore në hapësirën ajrore shqiptare.

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 24

“Përfaqësuesit e palës greke, të shoqëruar nga përfaqësuesit e palës sonë vijuan vizitat në Tepelenë, Këlcyrë e Gji-rokastër, për të parë nga afër kampingun e ngritur në Dragot dhe kapacitetin e varrezave në Bularat dhe Këlcyrë.

Gjenerale Shehu: Të angazhuar për një proces të suksesshëm

Komiteti i përbashkët i ekspertëve shqiptarë dhe grekë për zbatimin e marrëveshjes së bash-këpunimit për ndërtimin e një vendprehje për ush-

tarët grekë gjatë periudhës 1940-1941 ka vijuar punën intensive në terren. Muajin e kaluar ky komitet zhvilloi takimin e pestë, me qëllim evidentimin e progresit të de-ritanishëm, si dhe intensifikimin e angazhimit në terren.

Në këtë komitet të lartë Forcat e Armatosura përfaqësohen nga Gjeneral Brigade Manushaqe She-hu, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Ar-matosura.

Në takimin e zhvilluar në datë 27 mars në ambientet e Auditoriumit në Garnizonin “Skënderbej” krahas ekspertëve të të dy vendeve, mori pjesë edhe Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Znj. eleni Sourani. Takimi u zhvillua normalisht, falë përkushtimit dhe ndihmës profe-sionale të përfaqësuesve të Minis-trisë evropës dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Ministrisë së Punëve të Brendshmë, Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuesve të insti-tucioneve të tjera, si dhe prefektit të Qarkut të Gjirokastrës dhe Kry-etarit të Bashkisë Tepelenë.

Gjeneral Shehu e vlerëson këtë detyrë si shumë të rëndësishme por edhe delikate njëkohësisht. “Të gjithë anëtarët e komitetit të për-bashkët janë të angazhuar maksi-malisht në realizimin e një procesi sa më të qetë dhe të suksesshëm. Jo vetëm përfaqësuesit e lartë nga institucionet në vend, por edhe specialistët dhe stafi teknik

dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë në Dragot po ecën normalisht. Megjithatë gjatë pu-nës në terren, ekipi ka hasur edhe disa probleme, të cilat kanë të

në terren, janë maksimalisht të përkushtuar dhe bashkëpunues”, shprehet ndër të tjera gjeneral Manushaqe Shehu.

Sipas saj, procesi i kërkimit

ekspertët shqiptaro-grekë për varrezat e ushtarëve grekë 1940-1941

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 25

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerale brigade Manushaqe Shehu, priti më 11 prill 2018, në një takim atasheun ushtarak francez, jo rezident në vendin tonë, kolonel Fabrice Duda, me

kërkesë të këtij të fundit për marrjen e një feedback-u, për pjesëmarrjen në “Takimi i sesionit të 12-të ndërkombëtar evropë-Rajoni Mesdheut”, zhvilluar në Paris, Francë gjatë muajit shkurt 2018.

Gjenerale brigade Shehu, pasi e uroi atasheun francez për mirëseardhjen në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis dy vendeve, dhe në këtë kuadër bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sidomos në fushën e arsimimit.

Ajo falënderoi Ambasadën Franceze për mbështetjen e Forcave të Armatosura shqiptare për pjesëmarrjen e saj në një aktivitet kaq të rëndësishëm që u zhvillua në kuadër të Iniciativës “The Mediterranean of the future conditions for a new equilibrium”, si dhe vlerësoi me nota mjaft pozitive pjesë-marrjen në këtë aktivitet, punën e lektorëve, duke u ndalur në detaje të veçanta të zhvillimit të konferencës.

Nga ana e tij atasheu ushtarak francez, kolonel Fabrice Duda e falënderoi gjenerale brigade Shehun për pritjen dhe feedback-un e bërë për pjesëmarrje në këtë konferencë në Paris, si dhe konfirmoi se edhe vitin tjetër Ambasada Franceze do të ofrojë dy pjesëmarrës në të njëjtën konferencë.

Në përmbyllje të takimit, gjenerale brigade Shehu theksoi se ky kurs është shumë i vlefshëm dhe se pjesëmarrja e per-sonelit ushtarak të Forcave të Armatosura shqiptare edhe në konferenca të tjera të këtij niveli është me vlera pozitive.

bëjnë më tepër me evidentimin e eshtrave të gjetura, si dhe nisjen e procesit të rivarrimit të tyre në varrezat e Bularatit dhe Këlcyrës. ekspertët kanë rekomanduar rivarrosjen e tyre para fillimit të sezonit turistik, pasi siç dihet, zona është shumë e “rrahur” nga turistë vendas dhe të huaj.

Përfaqësuesit e palës greke, të shoqëruar nga përfaqësuesit e palës sonë vijuan vizitat në Tepelenë, Këlcyrë e Gjirokastër, për të parë nga afër kampingun e ngritur në Dragot dhe kapacitetin e varrezave në Bularat dhe Këlcyrë.

Gjeneral Shehu vlerëson maksi-malisht edhe angazhimin e përfaqë-suesve zyrtarë të palës greke, të cilët janë duke realizuar procesin e identifikimit dhe rivarrimit të mbetjeve njerëzore të nxjerra deri më tani në Dragot, në bazë të medaljonit personal ose në bazë të të dhënave të besueshme që i përkasin të rënëve grekë, sipas objekteve identifikuese të gjetura në terren nga ekipi i ekspertëve.

Vështirësi paraqesin mbetjet njerëzore të paidentifikuara për shkak të mungesës së plotë të të dhënave, për të cilat nuk mund të përcaktohet kombësia e tyre. Për këtë kategori është kërkuar të ruhen përkohësisht në konte-jnerin përkatës dhe të përcillen për identifikim nëpërmjet ADN-së një pale të tretë ndërkombëtare për të cilën bihet dakord mes të dy palëve. Kjo çështje do të marrë vëmendjen e duhur në mbledhjen e radhës së Komisionit të Për-bashkët në lidhje me modalitetet përkatëse për realizimin e këtij procesi.

“Ashtu sikundër e shpreha edhe më lartë, angazhimi dhe përkushtimi im personal në këtë detyrë delikate dhe pse jo edhe të vështirë, është sa zyrtar, aq edhe human. Ndihem mirë për faktin se falë punës sonë do të mundë-sojmë realizimin e një detyrimi ndërkombëtar, por edhe për faktin se shpirtrat e të rënëve në luftën italo-greke të prehen të qetë”, nënvizon zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu.

Shumë i mirë bashkëpunimi në

fushën e mbrojtjes

Gjenerale Shehu priti atasheun francez kolonel Fabrice Duda

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 26

Reflektime në Rishikimin e Strategjik të Mbrojtjes-2018Bazuar në Planin e Vep-

rimtarive Kryesore të Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes për vitin 2018,

me datë 5 Prill 2018, ora 12.00, në auditoriumin e MM, u zhvillua tryeza me temë “Zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, reflektimi i tyre në Rishikimin Strat-egjik të Mbrojtjes-2018”. Takimi u organizua nga Qendra e Doktrinës dhe e Kërkimit në bashkëpunim me Akademinë e Forcave të Arma-tosura. Pjesëmarrësit në tryezë ishin Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, shefat kryesorë në shtabin e KDS, pedagogët dhe kursantët e Akade-misë së Forcave të Armatosura, personeli i Qendrës së Doktrinës dhe Kërkimit, etj. Qëllimi i kësaj tryeze ishte vlerësimi i mjedisit aktual dhe të pritshëm të sigurisë dhe të mbrojtjes, identifikimi i inte-resave dhe objektivave kombëtarë, argumentimi i një balance efektive tëraportit të rreziqeve të shprehura në skenarët e mundshëm dhe kapac-iteteve reaguese për përballimin e tyre, argumentimi analitik për rolin e Forcave të Armatosura, sasinë dhe cilësinë e kapaciteteve që ato duhet të disponojnë sipas skenarëve më të mundshëm të përdorimit të tyre si dhe organizimi i tyre në një forcë moderne e të aftë në përmbushjen e misionit kushtetues, në kuadrin e mbrojtjes kolektive apo më vete.

Fjala e hapjes në këtë tryezë u mbajt nga komandanti i QDK Kolonel Fadil Grosha. Në fjalën e tij, kolonel Grosha theksoi se qëllimi i këtij diskutimi është nxitja e mendimit të kualifikuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për të trajtuar çështje të rëndësishme të politikës së mbrojtjes, nëpërmjet shkëmbimit të ideve profesionale dhe akademike, dhe shprehjes së mendimeve dhe opinioneve për çështje të rëndë-sishme të Politikes së Mbrojtjes. Në fund, ai shprehu edhe vlerësimin për bashkëpunimin e frytshëm me Aka-deminë e Forcave të Armatosura.

Temat që u trajtuan në tryezë nga personeli i departamenteve të Qendrës së Doktrinës dhe Kërkimit dhe Akademisë së Forcave të Arma-tosura përfshinin mjedisin e sigurisë

analitike bashkëkohore ndaj sfidave dhe rreziqeve të mjedisit të sigurisë kombëtare, rajonale e më gjerë, që duhet të trajtohen si parakushte për kërkesa të argumentuara për kapac-itetet e mbrojtjes sonë kombëtare. Më tej, theksoi se RSM, si dokument shumë i rëndësishëm kërkon anga-zhimin dhe kontributin, veçanërisht të QDK-së, por edhe të AFA-së, si dy struktura që kanë objekt punën kërkimore-shkencore. Në fund të fjalës së tij, gjeneral brigade Prof. Acos. Begaj theksoi se strukturat arsimore dhe kërkimore në KDS, duhet të fokusohen më shumë në punën e tyre në çështje të tilla që lidhen me studimin, eksplorimin dhe trajtimin teorik, përfshirë zbatimin praktik të koncepteve, veçanërisht në fushën e operacionalitetit, ku objekt i veçantë i studimeve duhet të jetë analiza e veprimeve dhe sjelljes së aktorëve kryesorë shtetërorë dhe jo shtetëror në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, zhvillimi i koncepteve dhe kapaciteteve reaguese ndaj kërcëni-meve asimetrike, vlerësimi i strat-egjisë ushtarake brenda procesit të planifikimit të Mbrojtjes së NATO-s, zhvillimi i kapaciteteve operacionale në bazë nivelit të ambicies etj.

Pjesëmarrësit adresuan pyetje dhe dhanë mendime rreth temave të diskutimit, të cilat i pasuruan më tej vlerat e këtij aktiviteti. Në fund, moderatori gjeneral brigade (R) Hoxha, evidentoi përfundimet më të rëndësishme, të cilat pas diskutimit dhe rishikimit nga QDK dhe Shtabi i KDS-së, do t’i dërgohen Grupit Ndërministror të Punës për hartimin e RSM-2018.

së RSH, kërcënimet dhe rreziqet për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit, vlerësime rreth çështjeve të rolit, misionit, detyrave kryesore dhe strukturës së FA, kapaciteteve të mbrojtjes, planifikimit të personelit, burimeve materiale dhe skenarëve të mbrojtjes.

Referati kryesor u mbajt nga gjeneral brigade® Bardhyl Hoxha, Shefi i Departamentit të Kërkimit për Siguri dhe Mbrojtje në QDK, i cili ishte edhe moderator i tryezës. Më tej, diskutimi u zhvillua në tre panele dhe respektivisht: Paneli i parë me objekt “Mjedisi i sigurisë, kërcënimet dhe rreziqet për sigurinë dhe mbrojtjes”, ku kanë prezantuar punimet e tyre N/Kol. Dedë Marku dhe N/Kol. Shpresim Shllaku; Paneli i dytë me objekt “Rishikimi i rolit, misionit, detyrave, strukturës dhe zhvillimi i kapaciteteve të FARSH”, ku prezantuan punimet e tyre n/kolonel ® Kanan Himaj, n/kolonel Kosta Jano dhe n/kolonel Adriatik Ferrollari dhe paneli i tretë me objekt “Planifikimi i Mbrojtjes”, ku prezantuan punimet e tyre n/kolonel Dhurata Gaxhi dhe n/kolonel Alda Sula. Në fjalën e tij përshëndetëse Komandanti i KDS gjeneral brigade Prof. Asoc. Bajram Begaj, përgëzoi grupin organizativ dhe koordinues për punën e bërë për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij diskutimi, i cili do t’i kontribuojë dhe mbështesë edhe Grupin Ndërminis-tror të Punës për Rishikimin Strat-egjik të Mbrojtjes krijuar në zbatim të urdhrit të Kryeministrit të RSH nr.85, datë 31.05.2017 dhe urdhrit të MM nr.1238, datë 19.06.2017, me synim realizimin e një qasje

ReFLeKTIMe Në RISHIKIMIN e STRATeGJIK Të MBROJTJeS-2018

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 27

Me rastin e kthimit të Kon-tingjentit VII pjesëmarrës në operacionin “Sea Guardian”

në detin egje, ditën e hënë, më 23 prill 2018, në Komandën e Forcës De-tare, Durrës, u zhvillua ceremonia për pritjen e 21 efektivëve. Ceremonia u hap nga zëvendëskomandanti i Forcës Detare kapiten i rangut të parë Subi Zenelaj, i cili në emër të Forcës dhe të komandantit të Forcës Detare gjen-eralmajor Ylber Dogjani falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin që efektivat e Kontingjentit VII treguan gjatë kohës së qëndrimit në zonën e operacionit dhe përmbushjen me sukses të misionit. Ndër të tjera ai u shpreh: “Kontingjenti juaj e meriton plotësisht vlerësimin e bërë nga komandanti i Grupit II Detar të NATO, të cilët në takimin e organizuar në muajin mars 2018 me ministren e Mbrojtjes zonjën Olta Xhaçka në bordin e anijes

Kthehet Kontingjenti i VII nga operacioni në detin Egje

Butrinti, vlerësuan maksimalisht punën dhe pro-fesionalizmin e treguar nga Kontingjenti VII në detin egje”.Roli i efektivave dhe anijes shqiptare në këtë operacion është raportimi i trafikut të migrantëve në zonën operacionale dhe ndërhyrja duke ofruar ndihmë në rastet kur konstatohet se jetët njerëzore janë në rrezik.

Më 11 prill 2018, në Ko-mandën e Forcës Detare, Durrës u zhvillua ceremo-

nia për përcjelljen e Kontingjentit të VIII për në operacionin e NATO në detin egje, me pjesëmarrjen e komandantit të Forcës De-tare gjeneralmajor Ylber Dogjani, ushtarakë nga Shtabi Forcës, komandantë të reparteve vartëse si dhe familjarë të efektivave që u përcollën për në operacion.

Komandanti i Forcës Detare gjeneralmajor Ylber Dogjani ndër të tjera u shpreh: “Prezenca e Forcës Detare në detin egje, star-toi në nëntorin e vitit 2016, me anijen “Oriku” dhe ekuipazhin e saj, si dhe vijon prej janarit 2018 me anijen “Butrinti” dhe Kontingjentin e VII-të, i cili për pak ditë kthehet në vendin tonë dhe do të zëvendë-sohet nga efektivi i anijes “Iliria”.

Komanda Detare e NATO dhe komandanti i Grupit të dytë Detar (Standing NATO Maritime Group 2), në takimin e organizuar në muajin mars 2018 me ministren e Mbrojtjes, në bordin e anijes “Butrinti”, vlerësuan maksimal-isht punën dhe profesionalizmin e treguar nga kontingjenti i VII-të, gjatë realizimit të misionit në detin

vazhdim.Kontingjenti VIII zëvendëson efektivat që u dislokuan në detin egje në muajin janar 2018. Ky kontingjent do të vijojë operacionin deri në muajin korrik kur do të jetë rotacioni i radhës.

OPeRACIONI “SeA GUARDIAN”

Kontingjenti i VIII-të, niset për misioni në detin Egje

Operacioni i NATO-s në detin Egje

egje. Ceremonia vijoi me dorëzimin e Flamurit Kombëtar nga koman-danti i Forcës Detare komandantit të kontingjentit kapiten i rangut të tretë Taulant Bako, i cili do të drej-tojë kontingjentin për tre muajt në

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 28

Kursi i Lartë i Akademisë së Mbrojtjes vizitë mësimore në FSK

Bashkëpunim ushtarak

Kursi i Lartë i Oficerit (KLO) në Akademinë e Forcave të Armatosura zhvilloi një vizitë mësimore në Forcat e Sig-urisë së Kosovës në datën 20 prill 2018. Vizta ishte

e programuar me qëllim njohjen e kursantëve me Institucionet e Sigurisë së Kosovës.

Në këtë vizitë merrnin pjesë dhe Komandant i kursit të KLO Kolonel Irela Nebiu, shefi i Departamentit të Operacioneve Kolonel Fiqiri Hoxha si dhe pedagogë të këtij departamenti. Gjatë zhvillimit të vizitës në Kosovë grupin mësimor të Akademisë së Forcave të Armatosura e shoqëronte dhe Atasheu Ushtarak i Republikës së Kosovës në Shqipëri Kolonel Bashkim Shillova.

Programi i vizitës mësimore konsis-toi në zhvillimin e një vizite në Memoria-lin Adem Jahari në Prekazë, takim me Komandantin e Forcave Tokësore një-kohësisht dhe Zv.Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës Gjeneral Bri-gade enver Cikaqi, pritje të grupit të kursantëve nga Ministria e Sigurissë së Kosovës dhe mbyllja e vizitës në Qendren e Studimeve Universitare.

Në nderim të heronjëve që luftuan për lirinë e Kosovës grupi mësimor i Akademisë së Forcave të Armatosura e filloi vizitën në Memorialin Adem Jahari në Prekazë. Në varrezat e Familjes Jashari në Prekazë u mbajt një minut heshtje ”Lavdi dëshmorëve” në nderimim të të rënëvë për liri. Nga personeli i Muzeut të Memorialit Adem Jahari na u tregua epopoja e lavdishme e kësaj familje zhvilluar në datat 3 deri 7 mars1998. Lufta e familjes Jashuri ishte një dritë ndriçimi kur e gjithë Kosova mblidhej rreth sajë.Vetëm nga familja Jashari kanë mbetur 55 të vrarë nga forcat agresore Serbe, shumica prej këtyre ishin gra dhe fëmijë, heroi më i vogël që u ekzekutua ishte vetëm 6 vjeç.

Vizita e grupit mësimor vijoi me

takim me Komandantin e Forcave Tokë-sore njëkohësisht dhe Zv.Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës Gjener-al Brigade enver Cikaqi. Takimi i zhvillua në ambjentet e Komandës së Forcës Tokësore. Gjëneral Brigade CIKAQI, urojë mirëseardhjen grupit mësimor të KLO të Akademisë së Forcave të Armatosura të RSH, duke theksuar se “..ne e kemi një bashkëpunim të frytshëm me Forcat e Armatosura të RSH dhe ky bashkëpunim është akoma dhe më produktiv me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes(KDS) duke na falenderuar njëkohësisht për ndihmën dhe kontributin e dhënë në shkëm-bimin informacionit mbi doktrinat dhe arsimimin që KDS zhvillon. Me tej, Gjeneral Cikaqi theksoi se unë kisha fatin për 9 vjet të drejtoja Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forvave të Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KDS e FA të RSH ka qënë shumë frytdhënës dhe siguroj se do të vijojë të jetë me këtë frymë bashkëpunimi’’. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata simbolike nga të dy palët dhe u bë një foto e përbashkëta.

Në Ministrinë e Sigurisë se Kos-ovës grupi mësimor i Akademise se Forcave të Armatosura u pritë nga zyrtarë të kësaj ministrie. Në takim u

mbajt një brifing nga Nënolonel Haki Hoti i cili na informoi mbi punën që kjo ministri po bënë në drejti të Rishikimit Strategjik të Sigurisë dhe rruga që kjo ministri do të ndejk në të ardhmen. Në fund të takimit u zhvillua jë foto e përbashkët.

Në vijim, grupi mësimor i KLO dhe pedagogët vijuan vizitën në Qendrën e Stërvitjes Universitare (QSU), ku u pritën nga Komandati i kësaj qendre kapiten Vegim Krelani. Kapiten Krelani mbajti një brifing njohës mbi misionin , progarmin mësimorë dhe infrastruk-turën e kwsaj Qendëre. Si rezultat i ndërtimit të fushave të bashkëpunimit midis Forcve të Sigurisë se Kosovës dhe Forcave të Armatosura të RSH vijojnë të ndjekim studimet në këtë Qendrë 5 student (kadet) në Shqipëria, kandidatë për oficerë.

Kjo ishte një vizitë e sukseshme pasi u njohëm me Kosovën dhe insti-tucionet e sigurisë së sajë, mbresë lënëse ku pritja, shoqërimi, organizimi dhe zhvillimi i takimeve me drjetuesit e institucioneve të sigurisë së Kosvës do të ngelet gjatë në kujtesën tonë. Suksese Kosova.

Përgatiti: N/Kolonel Sokol MEHMETI

Kursant i KLO në AFA

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 29

“Morën pjesë trupa nga Shqipëria, Bosnje Herzegovina, Maqedonia dhe Serbia

Stërvitje rajonale në Mbrojtje të Dëmtimit në Masë

trupat e kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëm-timit në Masë e Forcës Tokësore (MADMFT), u bënë paraditen e të enjtes më 19 prill pjesë e një demonstrimi

me temë nga emergjencat Civile. Aktiviteti i zhvilluar në ambjentet e një universiteti privat, u zhvillua në kuadër të projektit të Bashkimit europian, për fuqizimin e kapac-iteteve të mbrotjes kundër kimike dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Ushtrimi stërvitor, ishte i tipit ndërinstitucional dhe rajonal duke angazhuar personel nga Ministria e Mbrojtjes (trupat e MADM), Min-istria e Brendshme, Shërbimi Zjar-rfikës, jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga vendet e tjera të rajonit si Bosnje Herzegovina, Maqedonia dhe Serbia.Skenari i demonstrimit, ishte i bazuar mbi një incident të ndodhur në një rafineri karburantesh në afërsi të së cilës ndodhej edhe

efektivat, u tregua profesionalizëm i admirueshëm, duke lenë mbresa të veçanta edhe tek studentët e universtitetit, të cilët u bënë pjesë e këtij ushtrimi stërvitor.

Sipas komandantit të kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë e Forcës Tokësore, major Florenc Veliu, skenarë të tillë stër-vitje synojnë rritjen profesionale të strukturave të specializuara për incidente të këtij lloji, jo vetëm për një reagim sa më të shpejtë të jetë e mundur, por kërkojnë gjithashtu edhe perfeksionimin e bashkëpunimit jo vetën ndërinstitucional por edhe rajonal. Major Veliu, e vlerëson demonstrimin si një eksperiencë tepër të vlefshme për efektivin që ai drejton,në rast se do atij dhe trupave që ai drejton do t’iu duhet të përballen me situata reale të këtij lloji.

një institucion arsimor. Skenari në fjalë, kërkonte një ndërthurje të disa elementëve, ku peshën kryesore do ta mbante personeli zjarrfikës dhe ai i specialistëve të Mbrotjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, të për-faqësuar në këtë rast nga efektivat e kompanisë së MADM të FT.

Ndërhyrja e trupave të kimisë në këtë incident, do të ishte vendimtare nisur nga natyra e tij, ku kishte të përfshirë elementë të ndotjes kimike. Pasi kanë bërë zbulimin e agjentëve kimikë të shpërndarë si rrjedhojë e shpërthimit dhe rrethimin e zo-nës së ndotur, kimistët e Forcës Tokësore, kanë filluar menjëherë operacionin për dekontaminimin e njerëzve të prekur nga incidenti.

Bashkëveprimi i të gjithë ak-torëve të angazhuar në këtë demon-strim, ishte ndër nivelet më të larta të mundshme. Nga të gjithë

PROJeKTI I BASHKIMIT eUROPIAN

MajOr ErviN HODO

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 30

Në periudhën 4-6 Prill 2018, batalioni i Dytë i Këm-bësorisë së Forcës Tokësore, zhvilloi stërvitjen kompaktësuese në nivel togë-kompani, në rajonin

e Fekenit të koduar “Fekeni 18-02”. Pjesëmarrës në këtë stërvitje, ishin kompania e I-rë e b2kFT si dhe elementë të tjerë të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë si skuadra HUMNINT dhe një grup i MADM. “Fekeni 18-02”, synonte kompaktësimin e veprimeve luftarake mbrojtëse, në nivelin togë-kompani.

Objektivat e stërvitjes përfshinin: kompaktësimin togë-kompani; përgatitje në interes të stërvitjes “Albanian Lion-18”; si dhe përgatitje për certifikimin e Grup-Batalionit. Stërvitja filloi me marrjen e urdhërit paralajmërues nga komandanti i b2kFT, ku fill pas kësaj për k1b2k, do të fillonte edhe Procesin e Drejtimit të Trupave (PDT).

Ky trajnim shërbeu jo vetëm për rritjen e nivelit profe-siona të efektivave ushtarë dhe nënoficerë, por një fokus të vecantë pati edhe aftësimi i drejtuesëve të kompanisë në lidhje me PDT. Përgatitja e urdhërave paralajmërues për vartësit, si dhe procesi i punës për planizimin dhe zbatimin e urdhërit operacional të komandantit të batalionit, do të ndikonin tepër pozitivisht në rritjen profesionale jo vetëm të komandantit të kompanisë, por edhe të komandantëve të togave. Ngarkesa fizike dhe psikologjike, ishte padyshim pjesë e rëndësishme e “Fekeni 18-02”.Në këtë kuadër do

Zhvillohet stërvitja e koduar “Fekeni 18-02” të zhvillohej edhe marshimi i forcave të k1b2kk, elementëve të GBKL (Gr. I MADM dhe sk. e HUMINT), elementëve të shtabit të b2k, elementë të kmb dhe QSH nga vend-dislokimi i përhershëm Zall-Herr në Rajonet e Përqendrimit në Feken. Ky intinerar marshimi, por anasjelltas do të ndiqej edhe në përfundim të stërvitjes, ku efektivat para ridislokimit në Garnizonin e Zall-Herrit, do të zhvillonin edhe qitje luftarake në poligonin e Repartit Ushtarak Nr.1060.

Stërvitja “Fekeni 18-02”, përbën një nga stërvitjet kryesore në plan kalendarin e batalionit të Dytë i Këmbë-sorisë së Forcës Tokësore, për vitin 2018. Nisur nga kjo nga ana e komandës dhe e shtabit të këtij reparti, u morën të gjitha masat e nevojshme dhe organizative me qëllim realizimin me sukses të kësaj stërvitje dhe vlerësimin e saj sipas CReVAL.

Kjo stërvitje u ndoq në të gjitha hapat e saj, nga ko-mandanti i batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore kolonel Arjan Hila. Gjatë gjithë periudhës së zh-villimit të stërvitjes, që nga faza e planizimit dhe deri në zhvillimin e saj në terren, kolonel Hila do të ishte prezent jo vetëm duke ndjekur, por edhe duke këshilluar efektivat që ai drejton në interes të realizimit të një stërvitje sa më profesionale dhe me standarte.

Toger Bekim KuçanaSpecialist i BCU, b2kFT

BATALIONI I DYTë I KëMBëSORISë Së FORCëS TOKëSORe

Batalioni i Dytë i Këmbësorisë së Forcës Tokësore kalon sfidën

Batalioni i Dytë i Këmbësorisë së Forcës Tokësore, vijon përm-bushjen me sukses të de-

tyrimeve për Aleancën, në kuadër të angazhimit të FARSH-së për të qenë pjesëmarrëse në Forcën e Përbash-kët të Gatishmërisë së Lartë të NATO-s (VJTF). Kjo ambicie, kulmon këtë vit, me certifikimin dhe vënien në dispozicion të NATO-s, të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë (GBKL), bërthama e të cilit është b2k. Radhën e testimit e kishte kompania e Tretë e Batalionit të Dytë të Këm-bësorisë së Forcës Tokësor(k3b2kFT) e cila ndodhet në fazën “Stand By” dhe në përbërje të VJTF. Për këtë qëllim u zhvillua stërvitja e drejtuar nga NATO “Brilliant Jump I /ALeRTeX”, ku u testua gatishmëria e k3b2kFT, për t’u përgatitur për dislokim brenda afateve të përcaktuara.

Komandat ushtarake të NATO-s, testuan kompaninë e tretë të këmbë-sorisë “PUMA” për dislokueshmërinë në pikën më të afërt të imbarkimit, me të gjitha kapacitetet e saj luftarake. Provën e kushtrimin e ndoqi nga afër në të gjithë fazat e saj, edhe vetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura general brigade Bard-hyl Kollçaku. Falë punës së palodhur të komandantit të k3k-së Major ervin Lakuriqit si dhe këshilltarit për n/oficerë Rreshter Sander Gjoka, ky kjo provë kushtrimi u mbyll me sukses dhe ishte në një farë mënyre, shpagimi i djersës së derdhur nga gjithë efektivi i kompanisë në stërvitje dhe aktivitetin

e përditshëm. Në përfundim të saj gjeneral Kollcaku, në aeroportin e Ri-nasit ku ishte edhe pika e imbarkimit të trupave, gjeti rastin të falënderonte efektivat e b2kFT, për kohën e shpejtë të reagimit nga marrja e sinjalit. “…konstatoj me kënaqësi, se trupat e batalionit tuaj nga dita në ditë tre-gojnë vetëm rritje profesionale.

Disiplina dhe përkushtimi që ju keni në stërvitje dhe në realizimin e detyrave të përditshme, u manifestua edhe një herë në mënyrë të shkëlqyer

gjatë kësaj prove kushtrimi. Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes ndihet krenarë me ushtarakë si ju. Ju lumtë! Vazhdoni kështu, vazhdoni të stërviteni çdo ditë, dhe jeni krenarë për atë që bëni sepse me veprën tuaj i shërbeni një ideali të lartë siç është mbrojtja e atdheut paqes dhe demokracisë, edhe përtej kufijve kom-bëtarë….”- iu drejtua general Kollcaku trupave të b2kFT.

Toger Bekim KuçanaSpecialist BCU, b2kFT

“BRILLIANT JUMP I/ALeRTeX”

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 31

““Kjo datë, e konsideruar si event i ri vjetor shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për të edukuar përfshirjen so-ciale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor”

“Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe”

Me rastin e “”Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zh-villim dhe Paqe”, Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve

të Mbrojtjes e Muzeut të Forcave të Armatosura organizoi javën që kaloi, më 6 prill 2018, në garnizonin “Skenderbeu” një veprimtari masive, e cila u zhvillua në kuadrin e veprim-tarive të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Më 23 gusht 2013, OKB vendosi që data 6 prill të jetë Dita Ndërkom-bëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe”. Njëkohësisht kjo datë, përkon

të jetës dhe inkurajimin e Lëvizjes Olimpike Ndërkombëtare që përqen-drohet në lejimin e qasjes në sportit të sa më shumë njerëzve që është e mundur.Kjo datë, e konsideruar si event i ri vjetor shërbeu për promo-

edhe me ditën e hapjes së lojërave Olimpike Moderne, që u zhvilluan në Athinë, në vitin 1896.6 prilli, si “Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe”, ka për qëllim pro-movimin e mënyrës së shëndetshme

Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes e Muzeut të Forcave të Armatosura, organizoi:

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 32

vimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë universale dhe mjet për të edukuar përfshirjen sociale, zhvillimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor.

Aktiviteti i përmasave të “Ditë e Hapur”, u zhvillua ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shtabit të Përgjith-shëm (dhe reparteve të varësisë), Policisë Ushtarake, QPR, ASNI, Batalioni i Mbështetjes dhe forcat kryesore si Komanda e Forcës Tokësore, Komanda e Forcës Detare, Komanda e Forcës Ajrore, Komanda Mbështetëse, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, AISM dhe AISM dhe QKMBM në MM.

Në aktivitetin sportiv të organi-zuar me këtë rast, ishte i pranishëm dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i shoqëruar nga koman-danti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe drejtori i Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes e Muzeut të FA, znj. Mirela Roshi, si dhe drejtorë drejtorie në SHP dhe MM dhe të ftuar të tjerë.

Aktivitetin e hapi znj Mirela Roshi, Drejtore e Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes dhe Muzeut të Forcave të Armatosura.

Ajo tha se “ky aktivitet zhvillohet në kuadër të veprimtarive të vitit mbarë kombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeu për të përcjellë një mesazh paqeje nga brezi në brez.” Znj. Roshi tha se “është pikërisht Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe, që ne kemi zgjed-hur për të përçuar tek të gjithë mesazhin tonë, se sa i rëndësishëm është aktiviteti sportiv si pjesë e kulturës të përgjithshme sportive. Së bashku me mesazhin që duam të përcjellim nëpërmjet këtij ak-tiviteti ne gjithashtu i japim kësaj veprimtarie gjallërinë, ngjyrat dhe përkushtimin e punës të palodhur të fëmijëve të ushtarakëve dhe civilëve të MM e FA që stërviten në ekipe të ndryshme siç janë ato në futboll, volejboll, basketboll, atletikë, karate

por dhe ato në muzikë dhe pikturë”, tha ajo.

“është pikërisht vullneti i këtyre fëmijve për të ecur përpara dhe zhvilluar talentin e tyre në fusha

të ndryshmë sportive dhe për të ndjekur modele dhe idhuj të tyre që ata kanë në këto fusha, por po aq shumë është dhe puna e palodhur dhe përkushtimi i një ekipi trajnerësh

33

të cilët me pishtarin olimpik, ka-luan në formë stafete, në çdo 100 metra të pistës së stadiumit dhe në 100 metërshin e fundit, atletja e njohur, nënkampionia e europës, Luiza Gega, e cila është pjesëtare e FA shqiptare, i dorëzoi në mënyrë simbolike pishtarin olimpik, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, i cili ia dorëzoi atë grupit të fëmijëve, si shenjë vazhdimësie.

Në përshëndetjen e tij të veçantë në këtë aktivitet sportiv, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, pasi falënderoi drejtoren e QKMBM-MFA, znj. Mirela Roshi për organiz-imin e kësaj veprimtarie masive, e cila zhvillohet në kuadër të veprimtarive të vitit mbarë kombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, e vlerësoi të rëndësishëm këtë veprimtari sportive, pasi përcjell tek të gjithë brezat mesazhe zhvillimi, paqeje e mirëkuptimi kulturor e sportiv në funksion të edukimit fizik e shëndetit të njerëzve.

“Ju uroj që pishtarin që dorëzoi kampionja ta mbani lart gjithmonë për Forcat e Armatosura, për moralin, për motivimin, për energjitë pozitive që shpalosni çdo ditë. Falen-deroi Qendrën e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes e Muzeut të Forcave të Armatosura për orga-nizimin e këtij aktiviteti, Shtabin e Përgjithshëm dhe të gjithë pjesmar-rësit. eshtë vërtetë një mesazh jo vetëm paqeje, por edhe bukurie, shendeti dhe energjie për të gjitha Forcat e Armatosura si struktura që mban dhe përçon vlerat më të larta morale dhe patriotike të shoqërisë sonë”, tha ai.

Morrën pjesë në këtë aktivitet ekipet e fëmijëve të ushtarakëve dhe punonjësve civilë të MM e FA dhe nga jashtë, të cilët performuan në futboll, volejboll, basketboll, atletikë, karate etj.

U zhvilluan ndeshje futbolli midis ekipeve të Shtabit të Përgjithshëm (Batalioni i Mbështetjes së Shtabit) dhe KM-Forca Tokësore, ndeshje

që kemi ne në qendrën tonë, të cilët përcjellin çdo ditë pa u lodhur pikërisht këtë mesazh nga brezi në brez. Që sporti krahas përgatitjes së mirë fizike, krahas shpirtit të

garës, të përcjellë edhe frymën e bashkëpunimit në grup, si një trup i vetëm që kush më mirë se sa një ekip sportiv e di këtë”, tha znj. Roshi.

Aktiviteti nisi me një grup atletësh,

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 34

volejbolli për femra midis ekipeve të ASNI-Forca Tokësore. U zhvilluan gjithashtu ndeshje basketbolli midis ekipeve të Shtabit të përgjithshëm-komnada e Doktrinës dhe Stërvitjes, u zhvilluan ndeshje mundjeje midis ekipeve të Shtabit të Përgjithshëm (batalioni i mbështetjes)- Forca Tokësore.Të ftuar në këtë ditë ishin ekipe të ndryshme nga FA si dhe nga jashtë, të cilët performuan në futboll, volejboll, basketboll, mundje, atletikë, karate, shah, etj.

Në këtë aktivitet kënduan këngë për të pranishmit, këngëtarët e mirënjohur Kozma Dushi dhe Redon Makashi.

Pas shpërndarjes së Kupave dhe Medaljeve, për ekipet në këtë aktivitet, Mjeshti i Merituar i Spor-tit, ish basketbollisti i famshëm i “Partizanit” dhe ekipit Kombetar, Gazment çaçi, aktualisht shef i sek-torit të Aktiviteteve, pranë Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes e Muzeut të Forcave të Armatosura, falenderoi të gjithë ekipet për pjesmarrjen dhe lojrat e bukura që bënë me besimin që do të takohen në aktivitete të tjera.

Kjo datë, e konsideruar si event i ri vjetor, shërben për promovimin e sportit dhe aktivitetit fizik, si gjuhë

universale dhe mjet për edukimin, shëndetin, përfshirjen sociale, zh-villimin e rinisë dhe ndërtimin e një mjedisi bashkëpunues e paqësor.

Moza Golikja

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 35

Rruga Shqiptare e anëtarësimit në NATO antarësimiNëntë vjet më parë, në 4 Prill

2009, Shqipëria realizoi një ndër arritjet më të mëdha që prej themelimit të shtetit shqiptar atë të anëtarësimit në NATO. Anëtarësimi në NATO, aleancën më të madhe politiko-ushtarake të historisë moderne, zgjidhi për-fundimisht problemin themelor të shtetit shqiptar, atë të sigurisë. Nëntë vjet pas anëtarësimit, Shq-ipëria jo vetëm është më e sigurt në planin e mbrojtjes kombëtare, por ofron të gjitha garancitë për një zhvillim të sigurt. Progresi ynë

të bllokut lindor. Dhjetor 1992, shënohet gjithashtu vizita e parë zyrtare nga ish-Presidenti i Shq-ipërisë së asaj kohe, në Selinë e NATO-s, ku takohet me ish-Sekre-tarin e Përgjithshëm të Aleancës zotin Manfred Verner.

Në 19 Mars 1993, vjen për vizitë për herë të parë në Shq-ipëri ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, zoti Manfred Verner, i cili mbajti një fjalim-mesazh në Kuvendin Popullor (sot Kuvendi i Shqipërisë) ku theksoi se: “Unë kam ardhur t’i ofroj dorën e bash-këpunimit Shqipërisë. Aleanca jonë (NATO) dhe institucionet e tjera perëndimore, ju ofrojnë mbështetje politike dhe materiale për të vazh-

në këto nëntë vjet ka qenë i prek-shëm, i matshëm dhe i vlerësuar maksimalisht nga strukturat e Aleancës.

Ishte nëntori i vitit 1991, ku në një mbledhje të OSBe-së në Pragë, u regjistrua kontakti i parë zyrtar midis një delegacioni të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, me pjesëmarrës e zyrtarë të lartë të Aleances së Atllantikut të Veriut (NATO). Qer-shor 1992, Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atllantikut të Veriut (NACC). Mekanizëmi (NACC) u krijua në dhjetor 1991, pikërisht për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet jo-anëtare (ish-komuniste)

9 vite integrim dhe ndërveprim

KasEM saliasi

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 36

duar në këtë rrugë”. Në Maj 1993, Shqipëria prano-

het anëtare shok e Asamblesë së Atllantikut të Veriut, pranim, i cili u hapi rrugën zyrtarisht një sërë vizitave dhe takimeve të parlamen-tareve, politikanëve, ushtarakëve dhe gazetarëve shqiptarë për të vizituar selinë e NATO-s.

Janar 1994, NATO lëshoi “Do-kumentin Ftesë” të Partneritetit për Paqe, duke e përcaktuar atë si një program të drejtpërdrejtë dhe praktik për të transformuar marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe shteteve jo anëtare, kryesisht të ‘Bllokut Lindor”, që nuk përfshi-heshin në “ombrellën e sigurisë” sipas artikullit të 5-të të saj. Kjo iniciativë vazhdon të konsiderohet nga politikanë, filozofë, strategjistë ushtarakë, analistë dhe kritikë si gjetja apo “eureka” e suksesit të “mbijetesës” së NATO-s pas kolap-sit të botës dypolare dhe rreziqeve tradicionale, që e shoqëronin atë. Më thjesht, NATO/PfP presupozoj daljen nga kufijtë (Ombrella) tradi-cionalë të sigurisë mbas periudhës së Luftës së Ftohtë.

Shqipëria ishte ndër vendet e para të evropës-Juglindore që aplikoj zyrtarisht për anëtarësim në NATO. Pikërisht në23 shkurt 1994, Shqipëria nënëshkroi në përputhje me synimin strategjik të integrimit në strukturat euro-atlantike “Dokumentin Kuadër të Partneritetit për Paqe”, duke u bërë zyrtarisht anëtare e kësaj iniciative (PfP-së). Brenda një kohe të shkurtër, u nënëshkruan një varg dokumentesh zyrtare për të vënë mbi baza institucionale bash-këpunimin me NATO/PfP;

Më 20 prill 1994,Parlamenti Shqiptar ratifikoi Dokumentin Themelor të Partneritetit për Paqe, duke i hapur rrugë zyrtariz-imit ose e quqjtur ndryshe insti-tucionalizimit të marrëdhënieve me NATO-n.

Më 3 qershor 1994, u krijua në vendin tonë Shoqata e Atllantikut të Veriut. Në këtë shoqatë vlen të theksohet fakti se morën pjesë rreth 80 intelektualë të fushave të ndryshme, politikanë të gjithë spek-trit politik, njerëz të medias ush-tarak etj. Kjo gjithëpërfshirje vuri

në dukje dëshirën dhe përkrahjen e madhe që gjeti në vendin tonë aspirata për anëtarësim në këtë organizatë.

President i shoqates u zgjodh zoti Alfred Mojsiu.

Më 22 shtator 1994, Shq-ipëria paraqiti në NATO dokumen-tin “Prezantimi i Shqipërisë në PfP”, ku deklaroi kapacitetet dhe infrastrukturën e mundshme për bashkëpunimin si vend partner.

Më 25 janar 1995, u miratua programi i parë Individual i Partner-itetit (IPP) në kuadër të Partner-itetit për Paqe, duke vazhduar pe-riodikisht përgatitjen e programit Individual të Partneritetit për çdo vit (1995 – 2006), përjashto vetëm vitin 1998 ku për rrethanat që dihen (vazhdimi i krizës së vitit ‘97), u hartua dhe zbatua një IPP emergjente dhe e veçantë për

vendin tonë. Më 9 qershor 1995, Shqipëria

u përfshi zyrtarisht në proçesin e Planifikimit dhe Rishikimit të Partneritetit për Paqe (PARP), proces, i cili kishte si synim krijimin e kushteve për të përfituar nga eksperienca e NATO-s në fushën e planifikimit e të Mbrojtjes. Duke marrë pjesë në ciklet e PARP, Shqipëria shkëmbeu me NATO-n, informacion për çështje të një spektri të gjerë, që përfshijnte politikën e Mbrojtjes, zhvillimet për kontrollin demokratik të Forcave të Armatosura, mbi forcat që Shqipëria ofronte në dispozicion të

NATO-s/PfP dhe planet përkatëse financiare.

Si e tillë Shqipëria mori pjesë në të gjitha ciklet e programuara të PARP, duke përmbushur cikl mbas cikli objektivat dhe kërkesat për ndërveprim dhe standardizim me forcat e vendeve anëtare të Aleancës.

Duke marrë pjesë në ciklin e planëzimit PARP, Shqipëria u përf-shi në:

-Zhvillimin e sistemit të planëz-imit duke i përafruar procedurat e në këtë fushë me ato më efikase të NATO-s.

-Sigurimin e transparencës në procesin e planëzimit dhe bux-hetimit.

-Rritjen e kontributit të forcave dhe mirë pajisja e tyre për në op-eracionet e Partneritetit për Paqe (PfP).

-Rritjen e nderoperaciona-litetit të forcave të Armatosura në operacione të përbashkëta me forcat e vendeve të tjera anëtare. Nëpërmjet PARP ushtarakët tanë arritën të bëjnë të mundur që marrëdhëniet e vendit tonë me NATO-n, të hynin në një fazë të kënaqëshme përsa i përket anës institucionale në tërësi, pra në një nivel të krahasueshëm me vendet e tjera.

Në vitin 1996, NATO ndërmori për herë të parë, një proces am-bicioz studimi, rreth mundësisë së zgjerimit të Aleancës, nëpërmjet të cilit u përfshi në një dialog intensiv

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 37

për të vlerësuar përmbushjen nga ana e vendeve partnere të pesë parimeve të studimit mbi zgjerimin e Aleancës.

Vendi ynë mori pjesë në dy raun-det e para të këtij dialogu dhe ato u ndërprenë për shkak të krizës së vitit 1997.

Në maj 1996,vizitoi zyrtarisht vendin tonë Sekretari i Përgjith-shëm i NATO-s, të asaj kohe, zoti Havier Solana.

Më 7 korrik dhe 11 tetor 1996, në selinë e NATO-s, u zhvilluan për-katësisht sesioni i parë dhe i dytë i Dialogut Individual NATO-Shqipëri. Takime të cilat u fokusuan në pre-spektivën e zgjerimit të Aleancës, por në vitin1997,zhvillimet nega-tive të krizës shqiptare, bënë të pamundur pjesësarrjen e vendit tonë në raundin e tretë të dialogut intensiv me NATO-n, duke e për-jashtuar atë nga procesi i zgjerimit që u vendos në Madrid.

Më 30 maj 1997, në Sintra të Portugalisë Shqipëria mori pjesë në takimin e parë të organizmit të ri që zëvendësoi NACC dhe që u quajt “Këshilli i Partneritetit euro-Atlan-tik (eAPC)”. Shqipëria vazhdoi të marrë pjesë aktivisht në një spek-tër të gjerë të misioneve të reja të Aleancës, duke përfshirë op-eracionet në mbështetje të paqes në kuadrin e “Partneritetit të Zgjeruar për Paqe”. Me një rëndësi të veçantë ishte vullneti i shprehur nga pala shqiptare në këtë takim që NATO të kontribuonte në procesin delikat të rindërtimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, sipas standardeve e koncepteve mod-erne për atë kohë. Synimi kryesor i këtij bashkëpunimi ishte në radhë të parë riorganizimi dhe ringritja e Forcave tona të Armatosura mbas shkatërrimit tragjik dhe të papreçedentë që pësuan ato gjatë gjysmës së parë të vitit 1997.

Në gusht të vitit 1997, bëri një vizitë në vendin tonë një ekip faktmbledhës i NATO-s dhe në bazë të rezultateve të kësaj viz-ite, në kuadrin e Partneritetit për Paqe, u përgatit dhe u aprovua një plan i veçantë Individual i Partner-itetit (IPP, Individual Partnership Programme), i cili parashikonte tre faza:

Faza e parë konsistonte në; ndihmë emergjente (deri në fund të vitit 1997), ku përfshihej këshil-limi dhe asistenca në ringritjen dhe rindërtimin e infrastrukturës ushtarake.

Në fazën e dytë përfshihej një ndihmë afatmesme, e cila konsis-tonte në asistencë kryesisht arsi-more si; mbi kualifikimin e oficerëve dhe nënoficerëve, asistencë në fushën e ndërlidhjes dhe komuni-kimit, si dhe këshillim mbi sistemin efektiv të planifikimit të buxhetit të Mbrojtjes.

Faza e tretë përmbante në vet-vete një ndihme afatgjatë, ku përf-shihej këshillimi dhe asistenca në emergjencat civile (raste katastro-fash dhe fatkeqësish natyrore).

Në përputhje me fazën e parë të përgatitjes së IPP, deri në fund të vitit 1997, erdhën në vendin tonë 9 grupe ekspertësh nga 12 që ishin planifikuar gjithsej. Nëpërmjet veprimtarive të lartpërmendura, marrëdheniet e Shqipërisë me NATO-n rihynë sërish në një faze të institucionalizuar.

Një zhvillim shumë i rëndë-sishëm në marrëdheniet tona me NATO-n, ishte hapja e misionit të parë shqiptar pranë Aleancës në Bruksel, në tetor 1997.Kjo ndodhi pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Brukselit mbi statusin e mi-sioneve dhe përfaqësuesve nga vendet e treta në NATO. PfP-ja u rrit në nivel politik dhe u prezantua koncepti i partneritetit në rritje. Forcat e Armatosura mbetën të angazhuara për të qenë sa më aktive në përmbushjen e synimeve kryesore të këtij koncepti duke përfshirë: rritjen e konsultimeve politike të vendeve të PfP-së; zgjerimin e PARP-it me fusha të reja të bashkëpunimit me NATO-n; zhvillimin e një dimensioni opera-cional të PfP-së dhe një angazhim më të madh në vendimmarrje dhe planëzmi operacional.

Në vitin 1998, me asistencën e zyres se NATOs të hapur në Tiranë, u përgatit një IPP e vëçantë, për-shtatur për Shqipërinë. Kjo zyrë u përdor gjithashtu për dhënien e këshillave dhe asistencës teknike në zbatimin e IPP dhe PARP, përf-shirë këshillat ndaj autoriteteve

qeveritare, koordinimin e asis-tencës së huaj në Shqiperi etj.

Shpërthimi i konfliktit në Kos-ovë, i dha një dimension të veçantë dhe shumë dinamik marrëdhënieve të Shqiperisë me Aleancen e At-lantikut të Veriut. Që nga marsi i 1998, Aleanca u shndërrua në një nga pikat kryesore të fokusimit dhe koordinimit të përpjekjeve politiko-ushtarake të bashkësisë ndërkom-bëtare për zgjidhjen e krizës koso-vare, duke përfshirë edhe opsionin e përdorimit të forcës. Kjo situatë u pasqyrua edhe në shtimin e vizitave të përfaqësuesve më të lartë të organizmit të NATO-s në Shqipëri.

Në bazë të mekanizmave që buronin nga dokumenti kuadër i Partneritetit për Paqe (neni 8), Shqipëria përdori për herë të parë mekanizmin e konsultimit politik me NATO-n, në format 16 + 1. Sipas këtij mekanizmi, çdo vendi partner i lindte e drejta të kërkonte dhe zhvillonte konsultime politike me Këshillin e NATO-s, për të dis-kutuar në format të rezervuar pra, vetëm me vendet antare të NATO-s, shqetësimet e tij në lidhje me probleme të ndryshme të sig-urisë, që vendi në fjale i gjykonte të një rëndësie të veçantë për të. Në këto takime (Samiti i Stambol-lit) NATO, inkurajon të ftohen edhe vende të tjera anëtare të PfP, në përputhje me vullnetin dhe anga-zhimet politike të secilit vend.

Keqësimi i situatës në Kosovë dhe rritja e kërcënimit ushtarak nga ana e Sërbisë, gjatë fillimit të viti 1998 e shtynë Shqipërinë të përdorë këtë mekanizëm, në një ta-kim të zhvilluar në selinë e Aleancës në mars 1998. Në këtë takim, pala shqiptare u paraqiti vendeve të NATO-s shqetësimet dhe qën-drimet e saj mbas keqësimit të situatës në Kosovë.

Në qershor të vitit 1998, duke iu përgjigjur zhvillimeve dramatike në Kosovë, ministrat e Mbrojtjes te NATO-s vendosen adoptimin e nje seri masash konkrete, ku veço-hen mbajtja e një stërvitje të për-bashkët masive ajrore të NATO-s mbi Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonise, si dhe hapjen e zyrës së NATO/PfP në

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 38

Tiranë.Fushata ajrore e NATO-s kundër

Jugosllavisë, për të ndërprerë fushatën kriminale të spastrimit etnik të ndërmarrë nga regjimi i Millosheviçit, përbën një nga pikat kulminante në historikun e mar-rëdhënieve midis Shqipërisë dhe Aleancës.

Në vitin 1999, gjatë krizës së Kosovës, Shqipëria ofroi gjithashtu lehtësirat e saj aeroportuale në ndihmë të operacionit të NATO-s në Kosovë. Mundet të thuhet pa mëdyshje se, Shqipëria, de facto, u prezantua, reagonte e vepronte pothuajse si edhe një vend anëtar i Aleancës.

Në atë kohë, duke perceptuar rreziqe dhe shqetësime evidente që mund të vinin nga zgjerimi i konfliktit, Shqipëria zhvilloi sërish, nën formatin e dialogut individual, edhe dy takime të njëpasnjëshme me NATO-n.

Më 31 gusht 1999,NATO, pas përfundimit të luftimeve në Kosovë dhe riorganizimit të forcave të saj në Ballkan, krijoi KOMMZ (W) zo-nën e komunikimit në Perëndim, si një forcë e Aleancës me një mision specifik në Shqipëri. Shtabi i saj u integrua në strukturën e KFOR-it dhe përbënte forcën e parë opera-cionale të NATO-s të dislokuar në Shqiperi.

Mbas Samitit të Washingtonit 23-24 prillit 1999, Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera (me vonë dhe Kroacia) u pranua si vend aspi-rant dhe në nëntor 1999,paraqiti për herë të parë Planin e Veprimit për Anëtarësim (MAP). Paraqitja çdo vit nga Shqipëria e Programit Kombëtar Vjetor (ANP) trajtonte përgatitjet e saj për anëtarësim të mundshëm, për të ardhmen në aspekte politike, ekonomike, të mbrojtjes, të burimeve, të sigurisë dhe aspekte ligjore. Mekanizmi i kon-sultimit midis Shqipërisë dhe NATO-s për këtë program, funksionoj shumë mirë dhe si i tillë luajti një rol kyç për progresin vjetor kombëtar (Annual National Programe/ANP).

Forcat e Armatosura filluan të zbatojne PfP-në në rritje dhe më operacionale duke u përqendruar në: Forcimin e bashkëpunimt ushtarak midis FA-së të RSh-së dhe aleatëve.

Nxjerrjen e mësimeve të fituara (Lesson Learned) në krizën e Kos-ovës dhe bashkëpunimit me forcat e NATO-s. Përgatitja për pjesëmar-rje në operacionet e drejtuara nga NATO-ja.

Shqipëria mori pjesë në të gjitha ciklet në MAP duke paraqitur çdo vit programin vjetor kombëtar, ku përf-shihej progresi i bërë dhe objektivat drejt arritjeve të detyrimeve për antarësim. Samiti i Uashingtonit, jo vetëm që ridimensionoi kënd-vështrimin e Aleancës për sigurimin euro-Atlantik, nëpërmjet mira-timit të Konceptit të Sigurisë të Përmiresuar, por në të njëtën kohë, krijoi një mundësi të re veprimi për anëtarësimin e nëntë vendeve aspirante, nëpërmjet Planit të Veprimit per Anëtarësim (MAP), ku bënte pjesë edhe vendi ynë. Duke reflektuar ndaj zhvillimeve dhe sfidave te reja, Samiti i mësipërm frymëzoi dhe vuri bazat mbi të cilat u ngritën një numër institucionesh, iniciativash dhe instrumentash për të ndihmuar realizimin e harmoni-zuar të parimeve themelore, mbi të cilat mbështetet Aleanca. Ndër të tjera, Samiti i Uashingtonit ishte një panoramë e qartë e rëndësisë që paraqisnin për NATO-n zhvillimet në rajonin e evropës Jug-Lindore dhe veçanërisht Kosova, si dhe të angazhimit të saj të mëtejshëm për të mbështetur vendet e evropës Juglindore, në përpjekjet e tyre drejt shoqërive demokratike, për më shumë paqe dhe stabilitetet në rajon.

MAP-i ndihmoj në atë kohë, që Shqipëria të fokusohej gjithnjë e më tepër në përgatitjet e saj, për të arritur synimet politike dhe prioritetet e paraqitura në Plan, edhe pse MAP-i nuk e zëvendësonte Programin e Partneritetit për Paqe (PfP). Pjesëmarrja e Shqipërisë në PfP dhe PARP, u përshtat mbi nevo-jat e saj dhe u orientua specifikisht në zhvillimin e ndërveprimit me forcat e NATO-s. Gjate vitit 2001 raportet insitucionale Shqipëri-NATO, ndoqën ecurinë e marrëd-hënieve intensive të përcaktuar nga etapat e Planit të Veprimit për Anëtaresim (MAP), dhe vep-rimtarive në kuadrin e eAPC dhe PfP, si dhe raportet e natyrës poli-

tike, që kishin për bazë rolin dhe kontributin e Shqipërisë në rajon, e veçanërisht, në mbeshtetje të misionit KFOR në Kosovë dhe zhvil-limin e një “Task Force “ rajonale. Gjatë vitit 2002, një ritëm më të madh mori puna praktike në zbatim të nismave kryesore të Samitit të Uashingtonit si: SeeI, OCC dhe TAPe. Nisma e SeeCAP u finalizua në një dokument konkret, që u miratua nga ministrat e Jashtëm të vendeve përkatëse, në takimin e tyre të Budapestit në maj 2001, ndërsa vazhdoi me intensitet puna në formatin SeeGROUP. Më 17 qershor 2002, me anë të një mar-rëveshje midis Republikës së Shq-ipërisë dhe NATO-s transformohet KOMMZ (W) në një Komandë Mbështetëse “HQ COMMZ (W)”, e cila u quajt“NATO Head Quarter in Tirana (NHQT)”.Komanda e NA-TOs në Tiranë, kishte për mision mbështetjen logjistike të trupave të KFOR-it në Kosovë; sigurimin e rrugës së komunikimit Maqedoni-Durrës-Kosovë dhe mbështetjen mjekësore për komunitetin nëpërm-jet aktiviteteve të bashkëpunimit Civilo Ushtarak (CIMIC-ut). ekipi këshillimor i NATO-s (NAT:NATO Ad-visery Team), ishte pjesë e misionit NHQT, i cili përgjigjej për mbajtjen e lidhjeve midis NATO-s dhe Minis-trisë së Mbrojtjes.

Në vitin 2003, në Samitin e Stambollit, çështja kryesore ishte përmirësimi i nivelit të bash-këpunimit të strukturave NATO-eAPC/PfP. Kjo u përpunua tërë-sisht në raportin e rishikimit të gjithanshëm. Kryetarët e shteteve dhe qeverive e përshëndetën Shq-ipërinë për progresin e ndjeshëm në reforma, rolin e saj konstruktiv në nxitjen e stabilitetit rajonal dhe mbështetjen për Aleancën. Ata shprehën angazhimin e tyre për rritjen e mëtejshme të kontrib-uteve në vazhdimin e reformave tek ne dhe theksuan se, dera e NATO-s mbetet e hapur. Në këtë Samit u theksua se, MAP do të mbetet mjeti, që do të mbajë nën kontroll progresin e vendeve aspirante.

Në Samit, me iniciativën e për-faqësuesëve amerikanë u diskutua midis kryetarëve të shteteve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Ish Re-

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 39

publikës Jugosllave të Maqedonisë, domosdoshmëria e vendosjes së iniciativës rajonale të Kartës së Adriatikut dhe SHBA. Kjo iniciativë, ku Shqipëria luajti një rol të dorës së parë, pati një ndikim të dukshëm në rritjen e performancës së tre vendeve të përfshira në MAP, në rrugën e integrimit për në NATO. Në funksion të saj u bë e mundur ngritja, trainimi, pajisja dhe u plani-fikua t’i bashkohej operacionit ISAF të NATO-s, në Afganistan një Togë e Përbashkët Mjekësore.

Gjatë vitit 2003-2005,Shqipëria vazhdoj procesin e konsultimeve me NATO-n nëpërmjet takimeve të për-vitshme, që u zhvilluan në kuadër

të MAP, PARP dhe Ministerialit të NATO/eACP etj. Shqipëria në këtë periudhë ishte e angazhuar në përmbushjen e 48 Objektivave të Partneritetit, që përcaktuan masat për të aftësuar më tepër Forcat tona të Armatosura për të operuar së bashku me forcat e Aleancës. Strukturat tona përkatëse ush-tarake, u treguan plotësisht të afta në përshtatjen e këtyre ob-jektivave dhe për mbështetjen e tyre me burimet e nevojshme. Vlerësimi i Planifikimit dhe Rishi-kimit që NATO bënte çdo vit, kon-sultimet e rregullta dypalëshe dhe shumëpalëshe midis strukturave të sigurisë dhe përfaqësuesëve ushtarakë të Shqipërisë me ata të Aleancës, mundësoj një proces i cili vazhdoj të thellonte reformën e Mbrojtjes.

Partneriteti midis Shqipërisë dhe NATO-s, si dhe vendeve anëtare

të saj, rriti dhe intensifikoj bash-këpunimin politik dhe ushtarak. Ky bashkëpunim kontribuoj në anga-zhimin e vendit tonë drejt parimeve të demokracisë dhe rritjes së sta-bilitetit. Rezultate të rëndësishme u shënuan për transparencën në buxhetin e Mbrojtjes, thellimin e kontrollit demokratik në Ministrinë e Mbrojtjes, planifikimin e përbashkët por edhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake. U arritën aftësi të rëndë-sishme për të bashkëvepruar me forcat e NATO-s në fusha të tilla si paqeruajtja, operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ato humanitare.

Gjatë vitit 2004-2005, u institu-cionalizuan, intesifikuan dhe përmirë-

suan edhe më tej përpjekjet në zbatimin e programeve me NATO-n: MAP, PARP, PAP-DIP, IPP, PWP, PAP-T, konceptit OCC etj. FA të Shqipërisë dhanë një kontribut të njohur në Op-eracionet e Mbështetjes së Paqes të drejtuara nga NATO/Be/OKB. Këto kontribute përbënë bërthamën e ndryshimit të listimit të vendit tonë nga një vend që konsumonte në një vend që filloj të kontribuonte (prod-honte) për sigurinë. Forcat e Arma-tosura realizuan me sukses dhjetra stërvitje, workshope, konferenca, takime si vend organizator dhe dhanë një kontribut të admirueshëm në operacionet në ndihmë të popullsisë brenda vendit.

Gjatë asaj periudhe (2004-2005) mbështetur në një ambicje pozitive, u zgjerua pjesëmarrja në strukturat ushtarake të Aleancës (IMS/PSe) si në, shtabin e NATO-s, Komandat Strategjike ACO, ACT dhe komandat

e vartësisë së saj. Anëtarësimi i Shqiperisë në NATO u artikulua dhe pranua zyrtarisht (nga të gjithë faktorët politikë) në krye të listës së objektivave strategjike kombëtare dhe u konsiderua pa mëdyshje, si një ndër shtyllat kryesore të politikës së jashtme të shtetit Shqiptar.

Në funksion të këtij qëllimi strat-egjik, u ndërmorrë një proces i thellë reformash për çështjet e mbrojtjes në përgjithësi dhe ristrukturimin e Forcave të Armatosura, në veçanti. Synimi ishte që mbrojtja të bëhej re-alisht një pjesë integrale e sistemit të sigurisë kombëtare e shoqërisë civile dhe Forcat e Armatosura të afta për të përballuar sfidat në fushën e mbrojtjes dhe sigurimit kombëtar, të kontributit në favor të paqes në rajon dhe më gjerë, si dhe të përafrimit me standardet e Aleancës.

Samiti i Rigës në vitin 2006, vlerësoi progresin e bërë nga Shq-ipëria dhe dy anëtarët e tjerë të Kartës së A3-shit, Kroacia dhe Maqedonina. Në Samitin e Buku-reshtit në prill 2008, Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO.

Në Samitin e Strasburg (Francë)/Kehl (Gjermani), 3-4 prill 2009, Shq-ipëria bëhet përfundimisht anëtare me të drejta të plota e NATO-s.

9 vite Integrim dhe ndërveprim

Menjëherë mbas anëtarësimit, fokusi kryesor i Forcave të Armato-sura u zhvendos totalisht në integ-rimin e plotë të tyre në strukturën e NATOs. Ky proces përfshiu në vetvete transformimin e FA në një forcë të NATOs, në të gjitha fushat: personel, modernizim, planëzim, trajnim, arsimim, stërvitje, dislokim (pjesmarrje në misione).Procesi madhor i transformimit u udhëhoq dhe monitorua hap pas hapi nga Komanda e NATOs për Transformim (ACT), përmes organizimit dy herë në vit të konferencave të Integrimit. Parashikimet e ACT në planin e in-tegrimit parashikonin që Shqipëria të avanconte procesin e integrimit brenda vitit 2014, por Shtabi i Përgjithshëm i kërkoi ACT që ai të përmbyllej brenda vjeshtës së vitit 2013, duke qenë se e gjithë axhenda e kërkuar pothuajse ishte ezauruar

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 40

tërësisht. Nga ana e saj ACT në vijimësi konstatonte progresin e madh që Forcat e Armatosura bënin.Njëherësh me procesin e trans-formimit, FA të Shqipërisë përfund-uan bisedimet NATO-Shqipëri lidhur me “Blue Book”, ose kapacitetet e deklaruara kombëtare në funksion të Aleancës. Në këtë mënyrë Forcat tona të Armatosura provuan se janë krejtësisht të përgatitura për të plotësuar të gjitha kërkesat për ndërtimin e Forcës “NATO 2020”, sikurse është kërkuar në Samitin e Chigago-s.FA tashmë planifikojnë sipas metodave të avancuara të “NATO Defence Planning” e cila konsiston në krijimin e kapaciteteve dhe sistemeve, burimeve njerëzore, operacioneve dhe mirëmbajtjes. Një shembull i shkëlqyer këtu është përmbyllja me sukses e procesit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes (RSM), proces i cili jep një pan-oramë të studiuar me hollësi sesi do të jenë Forcat e Armatosura në vitet që do të vijnë dhe në një plan më afatgjatë.

Gjatë këtyre 9 viteve, refor-mat strukturore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjith-shëm, kanë qenë një arritje tjetër madhore. Struktura e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjith-shëm, e cila u dizenjua të ishte sa më ndërvepruese dhe efikase, me detyra dhe funksione të ndara e të përcaktuara qartë, për të mundë-suar mirëfunksionimin e rrjedhës administrative dhe vendimmar-rëse është tashmë e konsoliduar. Struktura e re e Forcave të Ar-matosura reflekton konceptin e sigurisë kolektive, konceptin e një force efikase, të dislokueshme, ndërveprueshme dhe të përqën-druar.Reforma legjislative ka qenë një tjetër prioritet, dhe si e tillë ka qenë e shumanshme, por do të veçonim këtu ligjin për disiplinën në Forcat e Armatosura, si edhe ligjin për gradat dhe karrierën, që do të rregullojnë përfundimisht avancimin në karrierë dhe qëndrimin në gradë të ushtarakëve, duke e bërë ciklin jetësor të ushtarakut të parashi-kueshëm dhe solid.

Misionet paqeruajtëse jashtë vendit janë sukses i jashtëza-konshëm. Performanca që kanë

treguar dhe vazhdojnë të tregojnë kontigjentet e FA, në misionet paqeruajtëse gjatë këtyre viteve ka njohur një transformim rrënjësor. Jo vetëm që numri i ushtarakëve në misione është rritur, duke e renditur Shqipërinë në vendin e dytë kontribuues në Afganistan, në raport me GDP dhe numrin e popullsisë, por misionet tona operacionale në Forcat Speciale, OMLT, Toga Mjekë-sore, MAT, kanë bërë dhe përbëjnë një kontributit të rëndësishëm në kuadërin e Aleancës. Përvecc Afgan-istanit është fakt se gjeografia e dislokimit në misione e ushtarakëve tanë tashmë ka një shtrirje si kurrë ndonjëherë në vite si në; Lituani, Mali, Kosovë e Detin egje.

Nga ana tjetër, transformimi i natyrës së misioneve ka shkuar paralelisht me reformimin në kon-cept të stërvitjeve e trajnimeve. Procesi i standardizimit, njehsimit të kurrikulave dhe certifikimit të ushtarakëve tanë në termat e kërkuara nga NATO, është tashmë një njohje e punës së madhe bërë në përgatitjen dhe stërvitjen e efekti-vave të Forcave të Armatosura.

Rëndësi e posaccme gjatë këtyre viteve i është kushtuar personelit si elementi bazë dhe pasuria më e madhe e Forcës së Armatosur. Arsimimi, rekrutimi, dhe kualifikimi i oficerëve të rinj dhe reformimi tërësor i politikave të menaxhimit të personelit janë sfidat më të mëdha që janë përballuar gjatë këtyre katër viteve. Ato janë ud-hëhequr nga parimi i përfitimit të ekselencës dhe investimet afatg-jatë tek njeriu. Qendra e Personelit dhe Rekrutimit të FASH përdor tashmë metoda të përparuara për të qenë sa më pranë komunitetit si dhe për të promovuar e evidentuar atraktivitetin e FA. Nga ana tjetër, janë bërë të gjitha përpjekjet edhe me partnerët tanë strategjikë, që ushtarakët që do të rekrutohen në FA të mund të marrin edukimin më cilësor të mundshëm, qysh në moshë të re, në vendet partnere, duke siguruar kështu një investim të sigurt për të ardhmen e Forcave tona të Armatosura. Tashmë di-sponohen procedura standarde të rekrutimit që mundësojnë krijimin e një elite ushtarakësh dinjitoz për

kombin dhe Aleancën. Komanda e Aleancës për Transformim e ka konsideruar punën e bërë në këtë drejtim si një arritje të rëndësishme.

Prioritet i rëndësishëm ka qënë dhe mbetet Modernizimi. FA kanë shtuar në inventarin e tyre pajisje moderne bashkëkohore të stan-dardeve më të përparuara perën-dimore, helikopterë shumërolesh, anije patrulluese, armatim të lehtë, sisteme vëzhgimi, qendra stërvitje dhe simulimi, etj. Po hartohen planet afatmesme dhe afatgjatë të modernizimit tërësor të FA, kryesisht Forcës Tokësore, pasi përqendrimi kryesisht këto vite ka qenë tek Forca Ajrore dhe Forca Detare.

Gjatë këtyre 9 viteve përfun-doi me sukses procesi i demon-timit të municioneve të tepërta. Ky padyshim ishte projekti më i suksesshëm i realizuar nga Forcat e Armatosura, i vlerësuar si një model botëror nga ana e aleatëve dhe partnereve tanë. Shqipëria është vendi i parë i ish-bllokut ko-munist që u çlirua përfundimisht nga kjo trashëgimi e rrezikshme për qytetarët shqiptarë, por edhe për rajonin dhe më gjerë. Si rezultat i kësaj u evaduan dhe as-gjësuan qindra mijë ton municione duke hequr këtë barrë të rëndë, e cila ka qenë dhe një kosto e lartë për Forcat tona të Armatosura. I gjithë ky proces i kryer plotësisht në rrugë industriale, u menaxhua me zero risk për jetët njerëzore të ushtarakëve, punonjësve civilë të angazhuar në këtë proces dhe për komunitetin gjithashtu.

Një vend të rëndësishm ka zënë angazhimi dhe kontributi i dhënë nga Forcat e Armatosura në përballimin e situatave të fat-keqësive natyrore dhe emergjen-cave civile.

Përfundimisht, mund të the-mi me bindje se nëntë vjet pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ka një Forcë të Armatosur të vogël në numër, por efiçente, moderne dhe të ndërveprueshme. Ushtria shqiptare sot është një ushtri perëndimore. Me të drejtë të ligjëshme themi se vendi ynë e meritoi antarësimin në NATO.

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 4141

Forc

a e Si

guris

ë së K

osov

ës

Transformimi i FSK-së të bëhen mbi baza kushtetuese

DeLeGACIONI I NATO-S Në KOSOVë

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 201841

Ministri i FSK-së Rrustem Ber-isha së bashku me komandantin e FSK-së gjener-allejtënant Rrah-

man Rama, të shoqëruar nga zyrtarët dhe eprorë të lartë të ministrisë dhe FSK-së, pritën më 13 prill 2918, një delegacion të lartë të NATO-s të kryesuar nga zoti John Manza zëvendës asistent i Sekretarit Gjeneral të NATO-s, i cili shoqërohej në takim edhe nga zëvendës shefi i ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (NALT) zoti Mark Theobald. Ministri Berisha ka vlerësuar lartë shkallën e bash-këpunimit të deri tashëm me NATO-n si dhe ka falënderuar për kontributin e NALT-it në MFSK dhe FSK si dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in. Ai ka thek-suar bashkëpunimin e mirë me shtet fqinje, posaçërisht me ato shtete që kemi të nënsh-kruar marrëveshje bilaterale bashkëpunimi. Me këtë rast ai ka folur edhe për suksesin e integ-rimit të komuniteteve pakicë në FSK, posaçërisht të komunitetit serb. Ministri Berisha ka kërkuar që të ketë përkrahjen e NATO-s për anëtarësim të Kosovës në nismat regjionale të Sigurisë. Më tej ministri Berisha ka folur edhe për përgatitjet që janë bërë në procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, por duke qenë të përkushtuar që gjithçka të jetë e koordinuar me partnerët strategjik.

Komandanti i FSK-së gjener-allejtënant Rrahman Rama në

fjalën e tij e njoftoi delegacionin e lartë nga Brukseli, me aktiv-itetet në FSK si; për sukseset e kadetëve në vendet e ndryshme të botës; për sukseset e FSK-së në fushat operacionale; nivelin e stërvitjeve me standarde të NATO-s; pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime dhe ushtrime fushore ndërkombëtare; për përgatitjet për konferencën vjetore të prillit “FSK dhe partnerët”; për për-gatitjet për mbajtjen e ushtrimit fushor “Shqiponja -6”, ku do jenë pjesëmarrëse edhe 12 shtete partnere të Kosovës. Në fjalën e tij theksoi se FSK ka bërë të gjitha përgatitjet dhe planet për transformimin e FSK-së dhe pret vendimin politik. Si prior-itet komandanti i FSK-së shtroi kërkesën që FSK-ja të jetë ofrues i sigurisë përmes Operacioneve

të Mbështetjes së Paqes. Nga ana e tij zëvendës asis-

tenti i Sekretarit Gjeneral të NATO-s zoti John Manza u shpreh i kënaqur nga arritjet e FSK-së, duke vlerësuar se, si institucion i ri keni ecur shumë përpara. Ju keni bërë gjithçka në mënyrën e duhur. Si FSK jeni të përfaqësuar shumë lartë nga performanca e kadetëve tuaj në akademitë ushtarake jashtë ven-dit. Keni bërë punë të shkëlqyer me integrimin e komuniteteve pakicë. Ndryshimet për trans-formimin e FSK-së duhet të bëhen mbi bazën kushtetuese. Të jeni të fokusuar dhe përqen-druar në arritjen e synimeve afatgjata. Dy delegacionet u pajtuan që bashkëpunimi Kosovë - NATO, duhet të thellohet në fushat ku ekziston mundësia.

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 4242

Që nga viti 1999 në Kosovë janë asgjësuar

88,895 mina

DITA NDëRKOMBëTARe e RReZIKUT NGA MINAT

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 201842

Që nga viti 1999 në Ko-sovë janë pastruar 51,216,184 metra ka-trorë dhe janë asgjësuar

88,895 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera. Nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera kanë humbur jetën 117 qytetarë si dhe kanë marrë lëndime të rënda 463 veta. Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me organizatat ndërkom-bëtare për deminim që veprojnë në Kosovë shënuan 4 Prillin-Ditën Ndërkombëtare të vetëdijesimit të rrezikut nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera. Në shënimin e kësaj dite morën pjesë Shkolla ndërkombëtare e eliminimit të mjeteve të pashpërthyera (eOD) në Kosovë, MAT Kosova, HALO Trust dhe NPA. Shënimi i kësaj dite u organizua dje në Pejë.

Zoti Sallova foli edhe për suk-seset e ekipeve të deminimit të FSK-së dhe bashkëpunimin me or-ganizatat tjera ndërkombëtare si: HALO Trust dhe NPA, të cilat janë duke krijuar një mjedis të sigurt në fushat e rrezikuara, duke mundë-suar zhvillimin e jetës normale në Kosovë. “Këto rezultate na bëjnë krenarë për punën e shkëlqyer që është duke u bërë nga ekipet e deminimit të FSK-së. Falë punës së tyre, janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave komuniteteve të ndryshme për shfrytëzimin e tyre. edhe përkundër pastrimit të shumë fushave të rrezikshme të minuara në Kosovë kanë mbetur edhe 98 zona të afektuara nga minat apo bombat kasetore”.

Zotëri Sallova vazhdoi fjalën e

tij duke i shpalosur disa tregues të rezultateve: “Prej fillimit të opera-cioneve të deminimit, pra që nga viti 1999, janë pastruar 51,216, 184 metra katrorë dhe janë gjetur dhe asgjësuar 88,895 mina dhe mjete eksplozive të pashpërthyera. Me gjithë këto rezultate nuk duhet të harrojmë faktin se që nga koha e

luftës e deri më sot, 117 persona kanë humbur jetën si pasojë e mi-nave dhe mjeteve tjera eksplozive dhe 463 veta kanë marrë lëndime të rënda trupore”. Në fund u bë edhe prezantimi i pajisjeve të deminimit dhe të arriturave të përgjithshme të organizatave pjesëmarrëse në Kosovë.

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit “NATO-Kosovë” është zhvilluar më 14 prill seminari me temën: “Struktura ligjore e NATO-s dhe Part-

neriteti”. Drejtuar dhe organizuar nga NATO, në bashkëpunim me Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nga data 11-13 prill, në hotelin emerald, u mbajt seminari, Struktura ligjore e NATO-s dhe Partneriteti, në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së FSK-së dhe stafit të lartë të FSK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve të Qeverisë së Republikës të Kosovës. Qëllimi kryesor i seminarit ishte njohja e strukturave të funksion-imit të NATO-s, si dhe misionet e saj. Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane në Ministrinë për FSK-në, z. Faruk Geci, njëherësh edhe koordinator i seminarit, tha se: “Seminare të tilla do të zhvillohen gjatë tërë vitit, me qëllim dhe synim njohjen sa më të mirë të funksionimit të NATO-s”.

“Struktura ligjore e NATO-s dhe Partneriteti”

BASHKëPUNIMI “NATO-KOSOVë”

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 43

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqe-donisë, Radmilla Shek-erinska, më 24 prill hapi për këtë vit seminarin e NATO-s “Për Part-

neritetet Ushtarake”, organizuar nga Republika e Maqedonisë, ku theksoi se ky është një konfirmim se Maqe-donia është e vendosur të punojë, e udhëhequr nga vlerat e përbashkëta të vendeve anëtare të NATO-s, vlerat në të cilat qytetarët e Maqedonisë besojnë fuqishëm, si drejtësia, liria dhe demokracia.

Seminari i Aleancës për partner-itete ushtarake është një ngjarje qendrore çdo vit ku diskutohen nevo-jat dhe mënyrat për bashkëpunim të suksesshëm midis 41 partnerëve të NATO-s. Këtë vit, Maqedonia pret 180 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere. Pas hapjes së semi-narit, ministrja Shekerinska theksoi se Maqedonia ka detyra të rëndësishme për të përmbushur përpara takimit të Aleancës në Bruksel në korrik, por gjithashtu theksoi se shumica e kritikave të përmendura në samitët e mëparshëm më nuk konsiderohen si një dobësi për Maqedoninë.

„Dëshmuam se në fushën e re-formave demokratike, në gjendjen me mediat, sundimin e ligjit, gjendjen në administratë dhe marrëdhëniet ndëretnike, Maqedonia vërtetë ka bërë hapa të mëdha përpara dhe kjo na jep të drejtën të shpresojmë në ndryshimin në Maqedoni, të verifikojnë, të konfirmojnë dhe vlerësojmë këtë të gjitha shtetet anëtare të NATO-s”, tha ministrja. Ajo shtoi se bashkëpuni-mi i Maqedonisë me NATO-n, jo vetëm që lëviz me ritëm të shpejtë, por që nga fillimi i vitit, me hapa të konkret Maqedonia tregoi se është një partner në të cilin NATO mund të mbështetet. “Ne kemi rritur buxhetin e mbrojtjes, kemi rritur pagat e personelit ush-tarak, kemi rritur pjesëmarrjen tonë në misionet që udhëheqen nga NATO-ja dhe paralajmëruam se nga mesi i këtij viti do të përfundojë momentin kyç i Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes”, tha ministrja.

Shekerinska shprehu besimin se Aleanca e NATO-s do të njohë anga-zhimin kryesor dhe vullnetin e fortë politik të Qeverisë dhe shumicës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë për të arritur prioritetin strategjik, që është anëtarësimi në Aleancën e NATO-s, i cili mbeti i pandryshuar edhe në momentet më të vështira dhe në

rAjon

SEMINArI “Për PArTNErITETET USHTArAKE”

Shekerinska: Hapa të mëdha përpara

drejt NATO-s

krizat më të thella që Maqedonia kishte në të kaluarën.

Para zëvendës komandantit të Ko-mandës Kryesore të Forcave Aleate të NATO-s në evropë, gjenerali Sir James everard dhe Zëvendës Shefi i Shtabit në Drejtorinë e partneriteteve ushtarake, gjeneral major Od egil Ped-ersen, ministrja ka shprehur shpresën se qeveria do të sjellë një vendim pozitiv për të plotësuar kontigjentin maqedonas në veri të Afganistanit, të udhëhequr nga Gjermania, me tre oficerë, për një periudhë prej 4 muajsh, dmth. gjatë periudhës së zgjedhjeve në këtë vend. “Kërkesa është bërë nga ministrja gjermanise e Mbrojtjes. Ne dëshmojmë se Maqedonia mund të marrë vendime në kohë dhe të funk-sionojë jo vetëm si partner, por edhe si anëtare e Aleancës së NATO-s. Jam e vetëdijshme se përshtypja brenda NATO-s është se pjesëmarrja jonë gjithmonë është konsideruar si një faktor shumë konstruktiv dhe shumë pozitiv në favor të anëtarësimit tonë

në NATO “, shtoi ministrja. Gjenerali everard theksoi se ishte

i impresionuar nga standardet profe-sionale të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe se ata e dëshmojnë këtë në kuadër të misionit të NATO-s. Gjenerali Pedersen nga ana tjetër tha se për Drejtorinë kjo është ngjarja më e rëndësishme e vitit dhe se partneritetet janë baza për marrëdhëniet e NATO-s me partnerët dhe miqtë. Në seminarin disa ditor ku morën pjesë 180 për-faqësues nga vendet e NATO-s dhe vendet partnere, u trajtuan tema si: operacionet e drejtuara nga NATO dhe pjesëmarrja e partnerëve në këto operacione, harmonizimi i proces-eve partnere, arsimi, trajnimet dhe stërvitjet. Pjesë e seminarit ishte edhe prezantimi i 15 kapaciteteve arsimore të NATO-s dhe partnerëve, pjesë e të cilave janë edhe Qendra Partneritare e NATO-s në Republikën e Maqedonisë, Qendra Rajonale për Marrëdhënie me Publikun dhe Shkolla e NATO-s në Oberammergau.

Maqedonia pret 180 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 44

Bashkëpunim dypalësh në kuadër të Kartës SHBA-Adriatik (A-5)

Në hotelin “Holiday Inn” për disa ditë, mbështetur nga programi i NATO-s për paqen dhe sigurinë, u zhvillua konferenca për mbrojtjen kundër ter-

rorizmit dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Ky aktivitet u drejtua nga zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili para të pranishmivi foli mbi skemat e sigurisë kundër kërcënimeve të reja. Ai theksoi se sfidat e sotme të sigurisë nuk janë vetëm kërcënim për një shtet të caktuar apo individët, por kundër një sistemi të përbashkët të vlerave dhe se krijimi i skemave është një model i shkëlqyer për krijimin e një sistemi për përgjigje ndaj tyre. Maksuti shtoi se Maqedonia edhe pse nuk është anëtare e NATO-s monitoron nga afër tendencat dhe rekomandimet e NATO-s në kontekst të përballjes me terrorizmin kiber-netik dhe për këtë qëllim është duke u punuar në një

Maqedonia ka mundësi të bëhet anëtari i 30-të i NATO-s strategji për sigurinë kibernetike nga MM MPB dhe MSHIA, që do të duhet të jap nevojat prioritare për ngritjen e kapaciteteve. Në këtë kontekst, Maksuti tha se Akademia Ushtarake në shtator të këtij viti do të fillojë me një program të ri studimi, sigurinë kibernetike dhe forenzikën digjitale dhe me këtë do të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve shtetërore. Gjatë referimit të tijm shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, kapetan marine Gorazd Bartol u ndal në kremtimin e 69 vjetorit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, e cila, tha ai, angazhohet për të mbrojtur lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe qytetërimin popujve të vet, bazuar në parimet e demokracisë, lirisë personale dhe sundimit të ligjit. Ai i para të pranishmive shtoi se ishte i kënaqur që Maqedonia ka një mundësi unike në fund të bëhet anëtari i 30 i Aleancës së NATO-s dhe se NATO do të vazhdojë të mbështesë rrugën e reformave.

Delegacioni i ARM-së i krye-suar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral

lejtnant Metodi Veliçkovski nga 11 deri më 13 prill, zhvilloi një vizitë në Forcat e Armatosura (FA) të Republikës së Kroacisë, ku u takua me homologun e tij, shefin e Shtabit të Forcat e Armatosura Kroate, Gjenerali Mirko Shundov.

Qëllimi i vizitës është për të dis-kutuar mbi mundësitë për të rritur bashkëpunimin ushtarak dypalësh midis dy ushtrive, si dhe në kuadër të Kartës SHBA-Adriatik (A-5). Ta-kimi në nivel të shefave të shtabeve u fokusua kryesisht në mundësitë e rritjes së nivelit të kryerjes së trajnimit të përbashkët ushtarak përmes përdorimit të kapaciteteve të dy ushtrive. Delegacioni i ARM-së zhvilloi një takim në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kroa-cisë.

Gjeneral Veliçkovski gjatë bisedi-meve theksoi rëndësinë e sigurisë së përgjithshme në rajon duke plotë-suar pranimin në NATO të vendeve të A5. Ndër të tjera Veliçkovski ka folur për format e reja të sfidave të sigurisë të paraqitura në formë radikalizuese, por edhe për sulmet kibernetike ekstreme, ku Republika e Maqedonisë mbetet e angazhuar plotësisht për krijimin e kapacitete të përbashkëta në mbrojtjen e vendit.

Gjatë vizitës tre-ditore delega-cioni ushtarak i Maqedonisë ka zhvil-luar vizita në Komandën e Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Republikës Kroacisë në Delnice dhe në Shkollën e Lartë Ushtarake “Dr. Franjo Tuxhman”. Delegacioni maqedonas përbëhej nga koman-

dantët e Komandës Speciale të Regjimentit për operacione dhe Ko-manda e Trajnimit dhe Doktrinës, ku janë takuar me komandantët e qen-drave dhe njësive dhe kanë vizituar pjesëtarët e armatës maqedonase të cilët janë për arsimim në shkollën ushtarake në Kroaci.

KAPITeN GORAZD BARTOL

GJeNeRAL LeJTNANT MeTODI VeLIçKOVSKI Në KROACI

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 45

Muzeu i FA pasurohet me pavijonin e heroit tonë kombëtar

Që prej dates 7 prill 2018, Muzeut të Forcave të Ar-matosura i është shtuar një pavijon i ri. Në kuadër të vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastrioti Skën-

derbeu, është çelur në Muzeun e FA, pavijoni që i dedikohet tërësisht heroit tonë kombëtar. Në çeljen e këtij pavijoni të ri ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësja e tij gjen-eral brigade Manushaqe Shehu, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vullnet Sina, Drejtore e Qëndrës së Kulturës, Medias Botimeve të Mbrojtjes dhe Muzeut të FA, znj. Mirela Roshi. Theksojmë Muzeu është në varësi të QKMBMMFA dhe duhet vlerësuar për punën e mirë dhe seriozitet e kushtuar në pasurimin me objekte historike, por dhe për hapjen e tij

për publikun e gjërë, interesim i të cilëve është rritur shumë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cilësoi si shumë interesant këtë pavijon dhe përmendi angazhimin e institucionit që ajo drejton, në kuadër të veprimtarive për vitin e Skënderbeut. ”Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar me të gjithë kapacitetin e tyre në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar. Muzeut të Forcave të Arma-tosura i shtohet sot edhe një pavijon i ri, shumë interesant për t’u vizituar, i cili i kushtohet heroit kombëtar. Ky pavijon është vetëm një simbolikë e angazhimit tonë për Vitin e Skënderbeut, ndërkohë që, muaj më parë FA kontribuoi në reha-bilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe monumenteve të kul-turës në të 12 qarqet e vendit. Veç kësaj,

Viti Mbarëkombëtar i“Gjergj Kastriot Skënderbeut”

“Ministria e Mbro-jtjes dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar me të gjithë kapacitetin e tyre në kuadër të Vitit Mbarëkom-bëtar të Gjergj Kastriotit Skën-derbeut, që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar”.

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 46

të gjithë jemi dëshmi-tarë të faktit, që FA janë kudo ku kërcënohet siguria e jetës së komu-nitetit dhe përballimi me sukses i situatave në muajt e vendit, për shkak të motit të keq, e konfirmon këtë.”- u shpreh ministrja Xha-çka, e cila njoftoi edhe ndryshimin e imazhit të dy strukturave cer-emoniale në Forcat e Armatosura. “Kam kënaqësinë të bej me dije se, shumë shpejt në kuadër të angazhimeve për Vitin e Skënder-beut, truproja e nderit dhe orkestra frymore e FA do të kenë një imazh tërësisht të ri dhe din-jitoz për të përfaqësuar një vend, ku heroi kom-bëtar ka qenë një prej strategëve më të mëd-henj të luftës. Historia dhe faktet dëshmojnë se, kur vlerat më të mira të traditës sonë projektohen në të ard-hmen, e sotmja është edhe më e sigurt.”

Në pavijonin e Skënderbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura janë të ekspozuara sende që kanë lidhje me heroin tonë kombëtar, armë të përdorura në atë kohë, harta dhe stema të principatave të Arbërit dhe mjaft dokumenta të tjera.

Përgjegjësi i këtij muzeu, Asllan Zemani, tregon se Muzeu i Forcave

të Armatosura është krijuar dhe ka filluar të funksionojë në vitin 2012 si një muze tipologjik, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarë-sisë së Shqipërisë. Pjesë e këtij muzeu janë rreth 6500 objekte, ku 1500 janë me vlera muzeale të veçanta dhe të vendosur në tre periudha historike. Periudha 1450-

1900 përmban ob-jekte historike që janë shpata dhe armë të llojeve dhe madhësive të ndry-shme dhe pisqolla, ku përfshihen edhe të periudhës Os-mane, etj. Gjithash-tu në këtë pavijon janë të ekspozuar edhe topuzë, shpata lufte dhe ceremoni-ale të shekullit XVI-XIX, pushkë të peri-udhës së mesjetës dhe objekte të tjera. Në muze ka edhe objekte që i përkasin viteve 1900-1940 ose periudha e dyte historike. Ndërsa pavijoni i Luftës An-tifashiste Naciona-lçlirimtare 1940-1944 ose periudha e tretë, përmban kryesisht armatim të prodhimit italian dhe gjerman.

Ndërkohë në sheshin jashtë godi-nës së Muzeut të FA-së janë vendo-

sur objekte të teknikës luftarake të llojeve e kalibrave të ndryshme, avionë, helikopterë, tanke, transpor-tues të blinduar, artileri tokësore të kalibrave të ndryshëm nga 75 mm deri 152 mm, artileri kundërajrore të kalibrave të ndryshëm dhe au-tomjete ushtarake që kanë qenë në përdorim.

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 47

1443-1468, Skënderbeu, krijuesi i ushtrisë shqiptare dhe artit ushtarak në mesjetë

Histori

Prof. asoc. Dr. Bernard Zotaj

Në krye të masave, Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Shtrirja e sundimit turk në vitin 1385 në drejtim të Ballkanit, ndeshi në një qendrës aktive të këtyre popujve. Krahas popujve të tjerë populli shqiptar bëri një qëndrës të ashpër kundër agrsionit Osman. Por lufta e popullit shqiptar u ndërlikua, sepse si rrjedhojë e zhvillimit të marrëdhënieve feudale, në trojet shqiptare u formuan një sërë principatash të vogla të pavarura dhe neë armiqësi me njera tjetrën.

Megjithatë, agresorëveosman për të pushtuar Shqipërinë, iu desh pothuajse një shekull. Kjo ndodhi se në Shqipëri në fund të shek. XIV, sidomos në rajo-

Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut”

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 48

net malore lindore të saj jetonte në shkalë të madhe fshatarësia e lirë. Në saj të kryengritjeve popullore fshatare princat shqiptare mundën të arrijnë suksese në fillim kundër detashmenteve të veçuara të ushtrisë osmane.

Në fillim të shek. XV osmanët e shtrinë sundimin më në brendësi të tokave shqiptare. Feudalët shqiptar nuk guxuan t’i ngrinin masat e gjëra në luftë dhe turqit në mes të dhjetëvjeçarit të dytë të këtij shekulli pushtuan mjaft qendra të mëdha adminstrative. Por populli shq-iptar nuk u pajtua me gjendjen e krijuar ai u ngrit herë pas herë kundër sundimit Osman deri sa në krye të masave u vu burri më i madh politik e ushtarak i shtetit shqiptar në mesjetë Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Lufta e pabarabartë qeë bëri populli ynë me në krye Skënderben kundër shtetit me të madh dhe më të fortë të asaj kohe perandorisë osmane me në krye Sulltan Muratin II dhe Sulltan Mehemetin II ka tërhequr vëmendjen e shumë historianëve të huaj e vendas dhe sidomos për udhëheqësin e kësaj lufte, Skënderbeun.

Shkrimtari islandës Hanns Bajnnerson thotë se dhuntia ime poetike është e varfër dhe pafuqi, kur vjen rasa t’i këndoj një burri të tillë, që në fushën e mejdanit e mbajnë më të mirin ndër të gjithë kombet. Skënderbeu me fitoret e arritura në krye të populit shqiptar, kundër ushtrisë më të fortë të kohës u bë një figurë e njohur politike dhe ushtarake dhe u radhit në strategët e mëdhenjë të mesjetës. Mënyrat, format e metodat e të luftuarit, përbërjen e ushtrisë dhe artin ushtarak të saj, kundër ushtrive osmane dhe venetikase, në territorin e Shqipërisë dhe në krahinat e sheshta të Puljes në Itali kanë tërhequr vëmendjen e teoricienëve e specialistëve ushtarak, vendas dhe të huaj, për orgjinalitetin e tyre.

Skënderbeu veçorit e artit ushtarak të kohës jo vetëm që ua përshtati kushteve konkrete të Shqipërisë dhe karakterit luftarak të shqiptarëve, por Ai u tregua novator, duke e zhvilluar atë edhe më tej.

Përbërja, kompletimi dhe karakteri i Ushtrisë së Skënderbeut

Duke iu referuar dokumentave, burimeve arkivore ekzistuese si Historia e Skënderbeut e Marin Barle-tit, F. S. Nolit, burimeve Osmane e Bizantine si dhe burimeve arkivore italiane, islandeze e finlandeze të gjetura kohët e fundit mbi jetën dhe veprën e Skën-derbeut, mund të krijojmë një përfytytrim të saktë mbi përbërjen, kompletimin e ushtrisë shqiptare në kohën e Skënderbeut e cila me fitoret e saj kundër ushtrive të shumta Osmane u bë e njohur dhe e famshme në të gjithë evropën.

Humanisti M. Barleti, biografi kryesor i Skënderbeu na jep të dhëna të plota për ushtrinë tij i cili thotë “...unë nuk kam shkruar trillime, por ato që më kanë treguar me kujdes më të mëdhenjtë dhe ato që kanë parë me sytë e tyre disa që kanë marrë pjesë, dhe kam parasysh besimin e shumë burrave që thonë të vërtetën ...”.

Kryengritjet e vazhdueshme të popullit shqiptar

dhe sidomos ato të gushtit 1443 u kurorëzuan me sukses kur Skënderbeu u kthye në Shqipëri dhe u çlirua Kruja më 28 Nëntor 1443. Shpartallimi dhe humbjet e mëdha që pësoi ushtria osmane nga Janosh Huniadi më 3 Nëntor 1443 në Nish nuk i dha mundësi Sulltan Muratit II të kundërvevepronte me forca të mëdha për të shtypur kryengritjen në Shqipëri sepse siç thotë Barleti “Murati s’dinte gjë për këtë ngjarje dhe ishte nga ana tjetër, i zënë në luftën hungareze”. Por me gjithë sukseset e arritur liria e fituar nuk ishte siguruar, pavarësia ishte në rrezik.

Skënderbeu pasi çliroi principatën e vetë bëri një pune përgatitore të gjithanëshme dhe intensive, mblo-dhi në Lezhë të gjithë princat shqiptar, nga malësia e Shkodrës deri në jugë dhe mbajti Kuvendin e Lezhës. Ai organizoi një federat të principatave shqiptare dhe organizoi Forcat e Armatosura, të cilat patën karak-terin e një ushtrie federale si e vetmja force e aftë për të mbrojtur pavarësinë e fituar. Për këtë Gjon Muzaka në kujtimet e tij shkruan “Princat e Shqipërisë bënë kongresin në Lezhë. Dikush shkoi personalisht, dikush dërgoi përfaqësues. Skënderbeu u bë kryeprijs i tyre në Shqipëri …”. Nën drejtimin e tij Lidhja e Lezhës u bë bërthama e parë efektive për njesimin politik e ush-tarak të forcave të popullit shqiptar kundër agresionit Osman.

Kjo nuk ishte një dukuri e rastit. Por, më qartë se të gjithë bashkëkohësit Ai e kuptoi rrezikun Osman dhe bashkoi të gjithë popullin kundër pushtimit të huaj. Rrezikun e agresionit nga jashtë Ai e shndërroi në një faktor përshpejtues për njesimin e bashkimin e forcave në fuksion të mbrojtjes të vendit. Kuvendi i Lezhës hodhi themelet e krijimit dhe të organizimit të Forcave të Armatosura shqiptare. Për krijimin e ushtrisë Skën-derbeu në Kuvendin e Lezhës sipas Barletit ka thënë “Duhet t’i biem anë e mbanë gjithë vendit. Duhet të shpallet vendimi, duhen numëruar kokë për kokë njerëzit të shkruhen pa humbur kohë ushtarë”.

Ushtia shqiptare që luftonte në udhëheqjen e Skën-derbeut në fillim ishte një ushtri e karakterit federal si të gjitha ushtritë feudale në mesjetë, të cilin e ruajti për një kohë të shkurtër, por me disa veçori dalluese që kushtëzoheshin nga rrethanat e vendit dhe karakteri e traditat e popullit shqiptar. Në mesjetë nuk egzistonin ushtri të mirëfillta, por ato mblidheshin kur e lypte nevoja e luftës. Pas mbarimit të luftës ajo shpërbehej dhe ushtarët ktheheshin nëpër shtëpi ku kryenin punët e tyre të përditshme. Nga studimi i materialeve ekz-istuese del se ushtria e Skënderbeut, nga kompletimi ishte e shumëllojshme dhe përbëhej nga Ushtria e Përhershme dhe Ushtria Ndihmëse.

Ushtria e përhershme përbëhej nga Garda Pretoriane dhe Forcat e Kufirit

Skënderbeu nuk do të ishte në gjendje që t’u qën-dronte rrebesheve të fuqishme e të shpeshta dhe të korrte fitore kundër ushtrisë osmane vetëm me forcat e fisnikëve dhe të mecenarëve po të mos orga-nizonte bërthamën e Forcave të Armatosura shqiptare,

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 49

ushtrinë e përhershme, siç ishte ajo e jeniçerëve të ushtrisë turke, rolin e së cilës e kishte njohur nga afër, kur ishte në oborrin e Sulltanit. Kjo ushtri ishte kombëtare, paguhej nga Skënderbeu dhe përbëhej nga luftëtarë të zgjedhur, me përvojë e trima, për këtë ushtri Ai tregonte një kujdes të veçantë dhe përgatitjen e saj e drejtonte vet. Kjo ishte garda e Skënderbeut ose siç e quan Barleti Garda Pretoriane që kishte një efektiv 2.000-3.000 vetë. Këta luftëtarë zgjidheshin e njiheshin personalishte nga Skënderbeu dhe qën-dronin gjithmonë pranë tij. Në radhët e saj thirreshin djem të rinj dhe besnik. Ajo për bëhej tërësisht nga kalorës të armatosur lehtë dhe në luftë komandohej nga Skënderbeu.

Për këtë Barleti thotë “...përveç 3.000 që s’i hoqi kurrë nga roja e tij e zakonshme”. Për ushtrinë e përheshme të Skënderbeut flet dhe humanisti veneti-kas Michael Meleshor kur shkruan se Skënderbeu “...mbajti vazhdimisht në ushtri më shumë se dy mijeë burra të zgjedhur”. Përveç gardës pretoriane në ush-trinë e përhershme bënin pjesë edhe forcat e kufirit të komanduar nga Moisi Golemi. Reparet e kufirit kishin një efektiv 3.000-5.000 vetë. Këto forca kishin për detyrë që të mbronin kufijë lindor të vendit të lajmëronin Skënder-beun mbi ardhjen e focave turke, të mbronin kështjellat në kufi, të evitonin goditjet e befasishme të forcave turke dhe t’u krijonin kushte për t’u futur në mënyë të organizuar në luftim. Për këtë Barleti thotë “Në këtë roje kishte pak më shumë se 5.000 vetë”.

Ushtria e përhershme ishte forca e gatshme kryesore goditëse e ushtrisë shqiptare në mesjetë dhe Skënderbeu e përdorte gjithmonë për të dhënë goditjen kryesore në betejë. Në saj të kësaj ushtrie Ai nuk u zu asnjëherë në befasi nga forcat osmane. Si një strateg ushtarak i zot Ai fatet e mbrojtjes së ven-dit, nuk mund t’i varte në forcat që mobilizonte në rast fushate, por Ai synonte që në momentin fillestar të ishte në gjendje të përbalonte sulmin e forcave osmane me ushtrinë e përhershme e cila së bashku me forcat e kufirit arrinte një efektiv 5.000-8000 vetë.

Ushtria e përhershme e rregullt, natyrisht jo në kuptimin e sotëm të fjalës u organizua nga Skënderbeu në vitin 1443 dy vjet më përpara se ta organizonte Karli II i Francës. Kështu që Skënderbeu ishte i pari në evropë që krijoi ushtrinë e përhershme në periudhën e mesjetës. Me krijimin e ushtrië së përhershmeë Skën-derbeu kishte në duart e tij dhe të shtetit shqiptar një armë të fuqishme me të cilën mund të përballonte në periudhën fillestare agresionin osman si dhe të

kryente detyra të rëndësishme në interes të shtetit të ri shqiptar.

Ushtria Ndihmëse, përbehej nga forcat e de-tyrueshme, mercenare dhe forcat e fisnikëve të cilët ishin të detyruar që në rast lufte të thirreshin nën armë me një kontigjent të caktuar ushtarësh.

Forcat e Detyrueshme, përbënin pjesën më të madhe të ushtrisë shqipatre mbi të cilën ra pesha më e rëndë ë luftës 25 vjeçare kundër pushtimit Osman. Në përberje të saj mobilizoheshin fshatarë të lirë nga principata e Kastriotëve dhe krahina të tjera të vendit. Fshatarësia e lirë e çliruar nga robëria feudale ishte e vendosur për të mbrojtur lirinë e fituar. Për këtë F. S. Noli thotë “Bujkrobërit s’kishin asnjë interes të mbronin zotërinë e tokës së vendlindjes së tyre dhe asnjë vështirësi të ndronin zotërinjtë. Por, fshatarët e lirë shqiptar i mbrojtën lirirë e tyre dhe ndryshe nga fq-injët, bënë një rezistencë më të gjatë dhe më të hidhur që mund të ketë regjistruar ndonjherë historia”.

Skënderbeu flet në Kuvendin e Lezhës

Kur Skënderbeu flet në Kuvendin e Lezhës se duhet t’i biem anë e mbanë gjithë vendit për të mbledhur ushtarë ka parasyshë për ushtrinë e detyrueshme, duke u bazuar në traditën e popullit tonë që për të mbrojtur vendin nga armiqtë ishin të detyruar si prej zakoni që me t’u dhënë kushtrimi të rrëmbe-nin armët dhe t’u shkonin prapa të parëve të tyre, pa shpërblim për të mbrojtur lirinë e vendit. Kjo traditë vërtetohet nga një dokument i arkivave të Venetikut ku thuhet se në Shqipëri “... të gjitha shtresat ishin të detyruara të bënin shërbimin ushtarak...”. Kështu që Skënderbeu vetëm nga fshatarësia e lirë mund të mobilizonte në rast nevoje rreth 15-20.000 luftëtarë. Kjo vërte-tohet edhe nga letra e raguzianit Paskale De Sorgo, i cili ndodhej në shtabin e Gjon Huniadit, shkruar më 18 Shtator 1448 në pragun e betejës së Kosovës para disfatës

së 18 Shtatorit. Ai shkruan se “Katër fisnik shqiptar dërguan tek komandant Gjoni përfaqësues për të lajmëruar se ata zotoheshin të dërgonin ndihmë për këtë fushatë rreth 20 mijë burra të armatosur”.

Kjo del qartë edhe në planin strategjik të Princit të Karamanisë me 1455 që ia propozon Papësë në kuadrin e bashkërendimit të veprimeve luftarake të kryqëzatës për dëbimin e osmanëve nga evropa, për rolin që duhej të luante ushtria shqiptare ku thuhej “Së pari, duhet që hungarezët të bëjnë sikur kalojnë Danubin me 20 mijë kalorës, 50 anije (të shteteve italiane) të fillojnë lundrimin nëpër det duke luftuar prej Selaniku për në

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 50

Kostandinopojë. Së dyti, duhet patjetër që Skënderbeu zoti i shqiptarëve të jetë në gjendje të sjelli në luftë 30 mijë ushtarë dhe kjo ushtri duhet të marshojë me ngadalë, me shpirt luftarak dhe me trimëri”.

Në një dokument tjetër të cituar nga Jorga për luftën e Skënderbeut kundër venetikasve më 1448 ku vërtetohet sasia numerike e ushtrisë ku thuhet “Skënderbeu gjendej më 22 Korrik në kufitë e Venetikut me 3.000 kalorës dhe 7.000 këmbësorë dhe sulmoi kundër Daniel J. Sebenicit komandant i ushtrisë Ve-netikase”.

Këto burime arkivore si dhe disa pohime nga Barleti, vërtetojnë se në Shqipëri ekzistonte një ligj i pashkruar ose traditë e vjetër e vendit e trashëguar nga të parët, që të gjithë burrat e aftë për luftë mobilizoheshin me detyrim për në ushtri, përndryshe, me çeta të vogla, me forca të pakta të mbledhura sipas jerarkisë feudale të kohës, nuk do të ishte e mundur të përballoheshin dhe të thyheshin ekspeditat e mëdha të pushtuesve osmanë. Për armatosjen e të gjithë popullit Barleti thotë “epiri ishte i ngritur i gjithë në këmbë me armë në dorë … të gjithë sa qenë burra të fortë dhe të aftë për moshë ushtrie u mbajtën për nevoja të ndryshme të luftës”.

Skënderbeu e organizoi ushtrinë shqiptare

Me qëllim që ajo të ishte në gjendje të kryente me sukses detyrën për çlirimin e plotë të vendit dhe mbrojten e lirisë dhe pavarësisë së fituar organizoi ushtrinë. Parimi i kompletimit i caktuar nga Skënderbeu ishte “burrë për shtëpi”, por në rast rreziku të gjithë burrat e aftë për luftë rrëmbenin armët e luftonin në çeta. Në atë kohë në Shqipëri të gjithë shtresat ishin të detyruar të bënin shërbim ushtarak. Pra në Forcat e Armatosura të kon-federatës shqiptare krahas sistemit të ushtrisë së përhershme efektive, prej 1444 ekzistoi edhe sistemi ter-ritorial i milicisë. Më vonë për nevoja të luftës Skënderbeu bëri reformime në ushtrinë e tij, duke shkurtuar shumël-lojshmërinë, bëri unifikimin e saj në mënyrë që t’i përgjigjej kërkesave të luftës. Gradualisht ai likujdoi ushtritë bashtinore dhe proniare, të cilat për artin ushtarak të kohës nuk paraqesnin interes të veçantë.

Ushtria mecenare, kjo ushtri ishte profesioniste për të cilën arma ishte vegël pune, ndërsa luftimi ishte mjet jetese. Mercenarët ishin më të armatosur e më të përgatitur për luftë. Ata ishin gati të luftonin nën çdo flamur, mjafton që të paguheshin. Mercenarët ishin të kombësive të huaja dhe çdo sundimtarë i mblidhte dhe i paguante sipas një marrëveshje të nënshkruar nga të dy palët për një kohë të caktuar. Si Barleti dhe dokumentet arkivore disa herë na i përmendin mer-cenarët në luftërat që ka bërë ushtria e Skëndebeut të cilët ishin të kombësive të ndryshme si italian,

gjerman, francez, anglez, sllave dhe hungarez. Barleti thotë “Skënderbeu kishte marrë me rrogë në atë luftë (për rimarrjen e Sfetigradit) shumë nga ata që u ishin nënshtruar venetikasve dhe nga vise të afërta të Dal-macicës. edhe unë kam njohur shumë nga qytetaret e mij që kanë shërbyer nën komandën e tij”.

Mercenarët në ushtrinë e Skënderbeut ishin teknik e specilistë të armëve të ndryshme si artlier, xhenier dhe luftëtarë të pajisur me armë të reja të zjarrit që prodhoheshin në vendet e evropës. Barleti me të drejtë thotë se në Luftën e Sfetigradit epiriotët pothuajse ishin të gjithë shigjetarë. Të tjerë prej race italike dhe gjermane ishin të pajisur me dyfek. Prandaj shumë prej tyre, të kënaqur nga plaçka e përditshme dhe të magjepsur nga natyra e bukur e vendit, qëndruan dhe u bënë pronar në disa feude të cilat i’u dhanë si shpërblim nga Skënderbeu. Kjo vërtetohet për faktin se sot në zonën e Matit si zemra e principatës së Kastriotëve, janë ende edhe sot dy fshatra të quajtur Frenk të banuar nga francez dhe gjerman të banuar nga gjerman. Në luftimet që u bënë kundër osmanëve gjatë verës dhe vjeshtës të vitit 1457 mori pjesë edhe një fisnike anglez Xhon Of Njuport komandat i një grupi armësh të rënda. Ai kur u kthye në Napoli i shoqëruar nga një emisar i Skënderbeut për të kërkuar ndihmë për ushtrinë shqiptare e cila ndodhej në rrezik.

Për të mbajtur forcat mercenare Skënderbeu ishte i detyruar të kërkonte ndihma në të holla nga princat

dhe aleatët. Në Kuvendin e Lezhës u vendos që Princat shqiptar të derdhnin në arkën e Lidhjes një shumë të hollash që arrinte shumën deri 200.000 dukata ari në vite. Skënderbeu ka pasur nevojë të madhe për aramatime dhe teknikë të re për luftën, sidomos për mbrojtjen e kështjellave. Në Prill 1449 Ai i kërkonte senatit të Venetikut ushtarë të pajisur me armatime të reja për t’i vendosur nëpër kështjella dhe në vend të tyre Skënderbeu t’u dërgonte kalorës dhe ushtarë shqiptar. Për këtë kërkesë senati i përgjigjet “për sa u takon balisterve që kërkoni prej nesh, jemi të kënaqur t’ia bëjmë qejfin për ti marrë nga tokat dhe vendet tona me shpenzimet e veta… fakti që ai na ofron kalorës dhe këmbësorë na ka pëlqyer dhe kurdoherë që të na

Nr. 5- Maj 2018/ Mbrojtja 51

paraqitet nevoja do ti kërkojmë”.Në Krujë në vitin 1451 ka pasur një sasi forcash

simbolike prej 200-300 ushtarë mercenarë, kur Skën-derbeu pranoi sovranitetin nga mbreti i Napolit. Por këto forca simboike ishin më tepër një ndihmë morale se sa ushtarakë gjë që e pranon edhe vetë Alfonsi V i Napolit kur i shkruan Papës së Romës se “...vendosëm që tani për tani t’i dërgojmë 200 këmbësoreë dhe një sasi ushqimesh ... do ti vlejnë pak në një luftë kundër gjithë asaj ushtrie (turke) që flitet hapazi se po përga-titet kundër tij...”.

Por ndihmat që i premtoheshin Skënderbeut nga Senati i Venetikut, Napoi dhe nga Papa nuk i dërgo-heshin fare ose vinin gjysmake dhe në disa raste përfun-donin në një letër falënderimi duke ia lënë gjithë peshën e luftës e luftës ushtrisë shqiptare. Më 5 Maj 1453 Alfonsi i Napolit njoftonte Skënderbeun me anën e të dërguarit At ezop Zgurit se “...nuk kemi fare mundësi të mbledhim në krahinën e Puljes kalorës dhe këmbësor që kërkoni...”.

Mercenarët nuk kishin siguri gjatë veprimeve luftar-ake ata mund të tradhëtonin të zotin e tyre në situata të vështira mund të lidheshin me armikun në raste se ai i paguante më mirë. Ruhen dokumente që Senati ankohej kundër Skënderbeut se i kishin keqtrajtuar ose i kishin arestuar e çarmatosur mercenarët venetikas që ndodheshin në ushtrinë shqiptare. Ai s’kishte besim te mercenarët venetikas për këtë Rodnic thotë “Skën-derbeu refuzoi të pranojë trupat ndihmese mercenare venetikase veçse po të viheshin nën komandën e tij të drejtpërdrejtë”.

Ushtria e fisnikëve

Ushtria Bashtinore formohej nga ushtarët e bashti-nave. Sundimtari, në këtë raste Skënderbeu i jepte fisnikut tokën si bashtinë së bashku me njerëzit dhe fisniku si shpërblim ishte i detyruar të kryente shër-bimin ushtarak së bashku me një numër të caktuar banorësh të bashtinës. Ushtria e bashtinës përbëhej nga fisnikëria e madhe dhe e vogël si dhe nga banorët e lirë të bashtinës në rast se kishte të tillë por duhet theksuar se shumica e banorëve ishin të lire. Fisniku kishte për detyrë të shpinte një numër të caktuar ushtarësh, banorë të pronës së tij, të përgatitur dhe të pajisur me armatimin e nevojshëm për luftë. Prona e fisnikut me ligj deri sa i qëndronte besink shtetit (Lidhjes së Lezhës) dhe sundimtarit. Në kohën e Stefan Dushanit thuhet “Bashtinasit, shkarkohen shkarkohen nga të gjitha punët dhe pagesat ndaj meje, sundimtarit dhe të japin socen (taksen) dhe ushtri”. Bashtinat si pronë e feudalëve kanë egzistuar dhe në Shqipëri para sundimit osman më vonë ato u qujtën timare. Në histo-rinë e Skëndebeut e bashtinën e gjejmë vetëm njëherë kur Ai shpërblen Pal Maneshin me një bashtinë të pasur kur në një duel vrau komandantin turk. Barleti nuk jep nonjë të dhënë për nunërin e ushtrisë bashtinore, por saisa e forcave që duhej të nxirrte bashtina do të varej nga madhësia e sasia e banorëve të bashtinës duke zbatuar parimin “burrë për shtëpi”. Për këtë studiuesi

Dr. Shkrivanici thotë “Pa dyshim kjo varej nga madhësia e bashtinës dhe numëri i banorëve”.

Ushtria Proniare, kjo ushtri ishte e ngjashme me ushtrinë bashtinore. Në mesjetë sundimtarët shpër-benin individ që dalloheshin në mënyrë të veçantë për besnikëri. Ashtu si pronari i bashtinës dhe proniari ishin të detyruar t’u përgjigjeshin thirrjes së sundimtarit të vet me një numër të caktuar ushtarësh të armatosur me shpenzimet e veta. Për këtë Dr. Shkrivanici thotë se “...bashtinokët dhe proniarët e organizonin ushtrinë sipas parimit të milicisë, d.m.th ushtria thirrej kur e kërkonte nevoja”. Lidhur me faljen e pronave nga Skën-derbeu, Barleti thotë se “…u kishte falur disave prej parisë së vetë një pjese të madhe të taksave, sidomos proniareve me kusht që kur të dilte nevoja për luftë, të ishin të detyruar në bazë të urdhërit të tij, vinin në ndihmë me ushtarë secili sipas shkallës”.

Këto toka që jepeshin si bashtina ose si prona të cilat ishin të trashëgueshme por në qoftë se fisnikët të cilëve u jepeshin nuk kontribuonin me ndihmën e kërkuar ose kur tradhëtonin, sundimtari ua merrte dhe u jepte të tjerëve. Kështu Skënderbeu u pat marrë tokat e tyre shumë fisnikëve shqiptar. Për këtë Gjon Muzaka thotë “...pasi u bë kryegjeneral i princëve të Shqipërisë ....u rrëmbeu Balshajve shtetin midis Kru-jës dhe Lezhës dmth Musinë i rrëmbeu Moisi Komnen Topisë Dibrën, na rrëmbeu Tomenishtën dmth Myzeqen e vogël ...e gjithashtu u rrëmbeu krahinat e Kamit e Rodnecit disa princërve të tjerë...”. Duke gjykuar mbi përbërjen e ushtrisë shqiptare të Skënderbeut, ajo si të gjithë ushtritë mesjetare pati karakter federal, por Skënderbeu duke njohur edhe oraganizimin e ushtriseë turke, karakterin e traditat e shqiptarëve Ai i ndërthuri ato dhe i dha ushtrisë orgjinalitetin e vet shqiptar. Ush-tria federale e Kuvendit të Lezhës që u formua prej Tij, përbëhej prej reparteve të principatave të Kastriotëve, Aranit Golem Topisë, Andrea Topisë, Gjergj Aranitit, Lekë Zaharisë, Lekë Dushanit, Pjetër Dushanit, Moisi Golemit dhe Stefan Cernovicit.

Në saj të organizimit dhe unifkimit të ushtrisë nga Skënderbeu, në kushtet e luftës shumëvjeçare shqiptaro-turke, kur turqit kishin epërsi numerike në mënyrë ab-soute, u bë e mundurë që ushtria shqiptare, megjithëse inferiore në forca mundi të realizonte qëllimin strategjik të saj mbrojtjes, lirinë e pavarësinë e vendit nga agresioni turk. Faktet historike dhe burimet arkivore vërtetojnë se në Shqipëri sidomos në principatën e Kastriotëve dhe në ato të princerëve të tjerë merrnin pjesë të gjitha masat e popullit dhe këto masa të afta për luftë përbënin ush-trinë e detyrueshme të Skënderbeut, e cila thirrej nën armë për të marrë pjesë në lufte vetëm gjatë fushatave të ndryshme turke. Kjo ushtri masive armatosej vet dhe ishte e tipit të milicisë territoriale. Nga sa trajtuam më sipër arijmë në përfundim se ushtria e popullit tonë në kohën e Skënderbeut ishte një ushtri popullore pasi ajo përbëhej nga të gjitha shtresat e popujt jo vetëm nga shtresat e pasura dhe nga mercenarët e huaj. Masa kryesore e kësaj ushtrie përbëhesh nga fshatarë të lirë të malësive, të cilët nuk ishin bujkrobër, pasi po të ishin të tillë, atyre nuk mund t’u besoheshin armë.

Mbrojtja / Nr. 5 - Maj 2018 52

Bonavi, më 27 prill 2018

Xhaçka: Nga ju do të dalin gjeneralët me 3 yje