plani zhvillimor itransmisionit 2012-2021

121
PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021 DT-PA-001 ver. 1.0 faqe 1 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012 - 2021 Prishtinë, 2011

Upload: kostt

Post on 06-Mar-2016

266 views

Category:

Documents


6 download

DESCRIPTION

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

TRANSCRIPT

Page 1: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 faqe 1 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT

2012 - 2021

Prishtinë, 2011

Page 2: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 2 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Përmbajtja

Shkurtesat .............................................................................................................................................. 4

1. HYRJE .......................................................................................................................................... 5

1.1 Roli i Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut .................................... 7 1.2 Rrjeti i Transmisionit ............................................................................................ 8 1.3 Konteksti i Planit ................................................................................................ 9 1.4 Përmbajtja e Planit ............................................................................................. 11

2. KËRKESAT TEKNIKE NGA KODI I RRJETIT .......................................................... 13

2.1 Hyrje .................................................................................................................. 13 2.2 Të dhënat relevante për planifikim- detyrimet e përdorueseve të sistemit transmetues .................................................................................................................... 14 2.3 Karakteri i të dhënave ........................................................................................ 14 2.4 Standardet dhe kriteret e planifikimit të rrjetit të transmisionit ........................... 16 2.5 Kriteret e planifikimit të rrjetit 400 kV, 220 kV dhe 110 kV ............................... 16 2.6 Kriteret e planifikimit afatgjatë të ri-vitalizimit të rrjetit të transmisionit ............. 19 2.7 Metodologjia e planifikimit ................................................................................. 20 2.8 Planifikimi i konfiguracionit të nënstacioneve..................................................... 21

3. PARASHIKIMI I NGARKESËS ELEKTRIKE ............................................................... 25

3.1 Hyrje .................................................................................................................. 25 3.2 Historiku i ngarkesës dhe gjendja e tanishme ..................................................... 25 3.3 Profili i kërkesës ................................................................................................. 26 3.4 Parashikimi afatgjatë i ngarkesës 2012-2021 ........................................................ 29

4. KAPACITETET GJENERUESE TË SEE TË KOSOVËS ........................................... 31

4.1 Hyrje .................................................................................................................. 31 4.2 Planifikimi i njësive të reja gjeneruese ................................................................. 32 4.3 Burimet e ripërtërishme ..................................................................................... 33

4.3.1 Hidrocentralet e vogla .................................................................................... 33 4.3.2 Energjia me erë .............................................................................................. 34

5. PROJEKTET ZHVILLIMORE TE RRJETIT TE TRANSMISIONIT TE

KOSOVËS .......................................................................................................................................... 36

5.1 Historiku i rrjetit të transmisionit ....................................................................... 36 5.2 Zhvillimi i infrastrukturës së rrjetit të transmisionit; 2012-2021 ........................ 38

5.2.1 Hyrje .............................................................................................................. 38 5.3 Projektet zhvillimore te përfunduara në periudhën kohore 2006- 2010 ............... 39 5.4 Projektet zhvillimore në realizim dhe në proces të zhvillimit .............................. 42 5.5 Projektet e aplikuara për kyçje ne rrjetin e transmisionit 2010-2011 .................... 44 5.6 Lista e projekteve te reja zhvillimore të planifikuara 2012-2021 ......................... 45

5.5.1 Lista e projekteve te reja te kategorisë së përforcimit të rrjetit të transmisionit ... 46

Page 3: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 3 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

5.6.2 Projektet e planifikuar të kategorisë: ri-vitalizmi i nënstacioneve të KOSTT-it 49 5.6.3 Projektet e planifikuar të kategorisë për mbështetje e operimit të sistemit ..... 50

5.7 Përshkrimi teknik i projekteve të planifikuara në transmision ............................ 51 5.7.1 Hyrje .............................................................................................................. 51 5.7.2 Projektet e përforcimit të rrjetit të transmisionit ............................................ 52 5.7.3 Projektet e ri-vitalizimit të linjave 110kV ...................................................... 64 5.7.4 Projektet e ri-vitalizimit të nënstacioneve ....................................................... 70 5.7.5 Projektet e avancimit të sistemit të monitorimit, kontrollit dhe matjeve të Sistemit të Transmisionit ............................................................................................ 72

6. ANALIZA KOMPJUTERIKE PERFORMANCËS TE RRJETIT TË

TRANSMISONIT ............................................................................................................................. 75

6.1 Përshkrimi i modelit të rrjetit. ............................................................................. 75 6.2 Kapacitetet aktuale të rrjetit të transmisionit; Q4-2011 ...................................... 76 6.1.1 Kapaciteti i linjave 400, 220 dhe 110kV ................................................................. 76 6.1.2 Kapacitetet e transformimit; Q4-2011 .................................................................. 77 2.3 Kapaciteti aktual i shkëmbimit të fuqisë me vendet fqinje ................................. 78 6.3 Analiza e gjendjes së rrjetit të transmisionit sipas topologjisë Q4-2011 ............. 80 6.4 Analiza e gjendjes së rrjetit të transmisionit sipas topologjisë Q4-2012 ............. 86 6.5 Analiza e gjendjes së rrjetit të transmisionit sipas topologjisë - 2016 .................. 92 6.6 Analiza e gjendjes së rrjetit të transmisionit sipas topologjisë - 2021 .................. 98 6.7 Konkluzion i përgjithshëm ............................................................................... 104

7. RRYMAT E PRISHJEVE NË RRJETIN E TRANSMISIONIT ................................. 109

7.1 Hyrje ................................................................................................................ 109 7.2 Kalkulimi i nivelit të rrymave të prishjes ........................................................... 109

7.2.1 Modeli matematik, metodologjia e kalkulimit dhe softueri i aplikuar ............. 109 7.2.2 Karakteristikat e ndërprerësve të fuqisë të rrjetit të transmisionit .................. 110

7.3 Rezultatet e kalkulimit të rrymave të prishjeve .................................................. 111 7.3.1 Vlerësimi i rrymave të prishjes Q4-2011 ....................................................... 111 7.3.2 Vlerësimi i rrymave të llogaritura të prishjes (2016) ...................................... 113 7.3.3 Vlerësimi i rrymave të llogaritura të prishjes (2021) ...................................... 114

8. NDIKIMET MJEDISORE .................................................................................................. 115

9.1 Kujdesi ndaj mjedisit ........................................................................................ 115 9.2 Problematika mjedisore në sistemet e transmisionit .......................................... 116

9.2.1 Problemet mjedisore që shkaktohen nga linjat ............................................. 116 9.2.2 Problemet mjedisore që shkaktohen nga nënstacionet .................................. 117

9.3 Përkujdesja ndaj ndikimeve tjera në mjedis ....................................................... 117 9.4 Planet Mjedisore............................................................................................... 118

9. REFERENCAT ...................................................................................................................... 119

SHTOJCA. A: REZULTATET E SIMULIMEVE KOMPJUTERIKE NE PSS/E ..... Error!

Bookmark not defined.

Page 4: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 4 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

SHTOJCA B: Rezultatet e kalkulimit të rrymave të prishjes .. Error! Bookmark not defined.

Shkurtesat

ENTSO/E – (European Network of Transmission System Operators for Electricity)

ESTAP I &II - (Energy Sector Technical Assistance Project)

IPA ( Instrumenti Para Antaresimit)

KOSTT – Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh.a

KEK – Korporata Energjetike e Kosovës sh.a

MZHE – Ministria e Zhvillimit Ekonomik

MTI - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

OPGW – Lloji i kabllit Optik (Optical Ground Wire)

OST – Operatori i Sistemit tё Transmisionit

PSS/E- Power System Simulator/Engineering

PZHT – Plani Zhvillimor i Transmisionit

SEE – Sistemi Elektroenergjetik

SCADA/EMS – Supervisory Control and Data Acquisition/Energy Managment System

SECI – South East Cooperative Inititaive (Regional transmission planinng project)

SMM – Sistemi i Menaxhimit Mjedisor

TACSR/ACS – ( Përçues special me rezistencë te lartë termike, legurë Al-Çe)

TI – Teknologjia Informative

ZRrE – Zyra e Rregullatorit për Energji

Page 5: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 5 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

1. HYRJE

Sektori i energjisë elektrike si një ndër sektorët më të rëndësishëm industrial në ekonominë e

Kosovës, duhet të planifikohet dhe zhvillohet në mënyrë adekuate. Rrjeti i transmisionit, që

operohet nga KOSTT, luan rol të rëndësishëm në sistemin elektroenergjetik duke bërë të

mundur transmetimin e energjisë nga gjeneratorët deri te konsumatorët e mëdhenj dhe nyjet

shpërndarëse.

Vizioni i KOSTT-it është që të ”Të jetë kompani profitabile për transmetimin e sigurt dhe

stabil të energjisë elektrike, e përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe mjedisit dhe e integruar në

mekanizmat evropiane”.

Misioni i KOSTT-it është që të siguroj:

shërbime cilësore, duke implementuar të arriturat tekniko-teknologjike në zhvillimin

e sistemit të transmisionit;

transparencë dhe jo diskriminim në tregun konkurrues të energjisë elektrike;

avancim të pozitës në nivelin rajonal dhe Evropian, përkrahur nga ngritja e

vazhdueshme e kapaciteteve njerëzore.

Duke u ndërlidhur me përgjegjësitë e lartpërmendura mbi zhvillimin e sistemit të

transmisionit si dhe detyrimet ligjore, KOSTT harton Planin Zhvillimor të Transmisionit

(PZhT) i cili paraqet njërën ndër bazat kryesore të planifikimit zhvillimor të KOSTT-it.

Rëndësia e përpilimit dhe implementimit të këtij dokumenti haset edhe nga kërkesat

legjislative lidhur me përpilimin dhe trajtimin e këtij dokumenti dhe si i tillë i përket nivelit

primar dhe sekondar të legjislacionit.

Kërkesat Ligjore: Ligji për Energjinë: OST dhe OSSh përgatisin dhe publikojnë planet zhvillimore afatmesme dhe afatgjata në pajtim me kërkesat

e Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. Këto plane duhet të jenë në pajtim me obligimet e licencave dhe në

pajtueshmëri me Strategjinë e Energjisë, Programin për Zbatimin e Strategjisë dhe Bilancet Energjetike

Page 6: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 6 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Ligji për Energjinë Elektrike: OST do të jetë përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve që ndërlidhen me planin dhjetë (10) vjeçar për

zhvillimin e sistemit sipas nënparagrafit 5.6 të paragrafit 5 dhe paragrafit 6 të Nenit 14 të Ligjit për

rregullatorin e Energjisë.

Ligji për Rregullatorin e Energjisë Zyra e Rregullatorit për Energji do të ekzaminojë nëse plani dhjetëvjeçar zhvillimor i sistemit i dorëzuar nga

operatori i sistemit të bartjes i mbulon të gjitha nevojat për investim të identifikuara gjatë procesit të

konsultimit, dhe mund të kërkojë nga operatori i sistemit të transmisionit të ndryshojë planin dhjetë (10)

vjeçar zhvillimor të sistemit.

Licenca për Operatorin e Sistemit të Transmisionit: Në përputhje me nenin 8 të Ligjit për Energjinë dhe Nenit 16 të Rregullit për Licencimin e Aktiviteteve të

Energjisë në Kosovë, i Licencuari do të përgatis, nxjerr dhe publikoj Planin Zhvillimor të Sistemit të

Transmisionit.

Kodi i Rrjetit: Çdo vit KOSTT do të përgatisë dhe lëshojë në qarkullim një plan të detajuar të zhvillimit të transmisionit

PZhT për 10 vitet e ardhshme

Rregulla për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë: Aplikuesi që aplikon për liçencë për Operator të Sistemit të Transmisionit , duhet të dorëzojë planin e

zhvillimit të sistemit, siç përcaktohet në Nenin 12, paragrafi 1 (1.20) të Ligjit për Energjinë Elektrike, dhe

Nenin 7 të Ligjit për Energjinë, duke përfshirë edhe ndikimin e zhvillimit të sistemit në tarifat e aprovuara

nga ZRRE.

Page 7: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 7 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Kërkesat nga ENTSO-E: Sipas artikullit të Rregullores (KE) 714/2009 nga pakoja e 3-të që përcakton koordinimin në

operimin dhe zhvillimin e sistemit të transmisionit “Plani i gjerë i zhvillimit të rrjetit të

Komunitetit duhet të përfshijë modelimin e rrjetit të integruar, skenarin e zhvillimit, një

koncept të adekuacisë së gjenerimit dhe një vlerësim të fleksibilitetit (elasticitetit) të sistemit”.

Për më tepër, PZhT (Plani Zhvillimor i Transmisionit) duhet “të ndërtohet mbi planet

kombëtare të investimit dhe nëse është e përshtatshme në bazë të udhëzimeve për rrjeta të

energjisë”

Në bazë të këtyre obligimeve ligjore të lartpërmendura KOSTT-i obligohet që të përpiloj

dhe pas aprovimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, të publikoj dhe implementoj këtë

dokument i cili si bazament përpilohet në përputhje të plotë me Strategjinë e Energjisë së

Kosovës.

1.1 Roli i Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut

Mandati i KOSTT-it është përcaktuar në Ligjin për Energjinë Elektrike, me legjislacionin

sekondar dhe Licencat e lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). KOSTT-

i, si operator i pavarur i sistemit të transmisionit dhe Tregut, është përgjegjës për operimin

dhe zhvillimin e sistemit të transmisionit, duke përfshirë rrjetin e transmisionit dhe operimin

e tregut të energjisë elektrike.

Përgjegjësitë e KOSTT-it që kanë të bëjnë me zhvillimin e rrjetit të transmisionit janë:

organizimi i studimeve preliminare për mundësitë e ndërtimeve të reja të kapaciteteve bartëse,

stabilimenteve, dhe pajisjeve të ndihmuara nga studimet teknike, ekonomike dhe financiare,

hartimi dhe publikimi i planeve afatshkurta dhe afatgjata për zgjerimin dhe modernizimin e

rrjetit transmetues.

zhvillimin e rrjetit të transmisionit dhe interkonekcioneve me rrjetet fqinje, me qëllim që të

garantohet siguria e furnizimit,

dhënien e informacioneve të mjaftueshme operatorit të çdo sistemi tjetër me të cilin është i

ndërlidhur sistemi i tij për sigurimin që kanë të bëjnë me kërkesat zhvillimore të tyre

Page 8: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 8 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Koordinimi në planifikimin e zhvillimit të rrjetit të transmisionit me kompanitë homologe në

rajon si dhe në hartimin e planit dhjetë vjeçar në nivel të ENTSO-E

Në bazë të licencës se dhënë, KOSTT do të përgatis dhe publikoj planin zhvillimor të

transmisionit për 3 vitet e ardhshme që është pjesë e planit zhvillimor dhjetë vjeçar. PZhT

pasi të aprovohet nga ZRrE duhet të publikohet nga KOSTT. Përdoruesit e rrjetit mund ta

përdorin këtë Plan për planifikimin e aktiviteteve të tyre të ardhshme, për kyçjet e reja ose

përforcimin e atyre ekzistuese.

1.2 Rrjeti i Transmisionit

Rrjeti i transmisionit të Republikës së Kosovës operon me tri nivelet e tensioneve, 400 kV,

220 kV dhe 110 kV. Kosova si zonë elektroenergjetike, është e ndërlidhur përmes linjave

ndërkufitare me shtetet fqinje: Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Kufiri i aseteve me Gjenerimin dhe Shpërndarjen të cilat menaxhohen dhe mirëmbahen nga

KOSTT-i është në terminalet e transformatorit zbritës të fuqisë 110 kV nga ana e ngarkesës,

apo transformatorit ngritës të gjeneratorit, ndërsa me konsumatorët e kualifikuar kufiri është

në portalet kyçëse.

SEE i Kosovës karakterizohet me rrjet të fuqishëm të interkonekcionit të tensionit 400 kV, i

ndërlidhur fuqishëm në rrjetin rajonal. Ndërlidhja e fuqishme e rrjetit të transmisionit me

rrjetet përreth, e renditë SEE të Kosovës, në njërën nga nyjat e rëndësishme

elektroenergjetike në rajon dhe më gjerë. Rritja e vazhdueshme e konsumit të energjisë

elektrike në vend dhe rajon, rritë flukset e fuqisë në linjat e brendshme dhe në ato të

interkonekcionit. Kjo rritje e rrjedhave të fuqisë ngushton vazhdimisht margjinën e sigurisë

së stabilitetit të SEE të Kosovës, si dhe sistemeve tjera të ndërlidhura me sistemin tonë.

Përforcimet e duhura në rrjetin e transmisionit në vend dhe rajon, janë qenësore në ruajtjen e

stabilitetit dhe besueshmërisë së sistemit në të ardhmen e afërt.

Problemet kryesore të identifikuara në rrjetin e transmisionit, ende paraqiten në rrjetin 110

kV. Rrjeti 110 kV karakterizohet me unaza të cilat përmbajnë në vete nënstacione të shumta

të lidhur në seri, të cilat shkaktojnë rënie të tensionit në nyjat fundore.

Page 9: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 9 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Në këtë PZhT janë identifikuar përforcimet e nevojshme të rrjetit, që do të sigurojnë operim

të sigurt dhe të besueshëm të sistemit dhe furnizim më kualitativ të konsumit, në pajtim me

kriteret teknike të përcaktuara në Kodin e Rrjetit.

Gjithashtu si referencë për këtë plan është marrë studimi i kryer (2010) i kompanisë

konsulente Fichner në lidhje me optimizmin e topologjisë se rrjetit të transmisionit kryesisht

në nivelin 400kV dhe 110kV.

1.3 Konteksti i Planit

Procesi i planifikimit dhe zhvillimit të rrjetit të transmisionit paraqet një proces të gjatë dhe

kompleks. Procesi përfshin një numër të aktiviteteve, siç janë zhvillimi i rrjetit në relacion me

parashikimin e kërkesës për energji, parashikimin e gjenerimit duke mundësuar identifikimin

e përforcimeve dhe zgjerimeve të nevojshme të rrjetit që të arrihet operimi brenda

parametrave të besueshmërisë si dhe ndikimet në mjedis. Edhe pse PZHT merr si referencë

parashikimin për një periudhë të caktuar kohore të bazuar në Balancën Afatgjatë të

Energjisë Elektrike, plani gjithashtu duhet të përcjellë edhe zhvillimet strategjike të sistemit

të transmisionit në periudhë afatgjate kohore.

Procesi i planifikimit ka rrjedhur si rezultat i procesit të ristrukturimit të tregut të energjisë.

Procesi i planifikimit ka pësuar ndryshime në disa aspekte, krahasuar me procesin e

mëhershëm në kompanitë vertikalisht të integruara:

Pasiguritë që vijnë nga mjedisi i tregut dhe të dhënat hyrëse.

Objektivat e ndryshme te përdoruesve te rrjetit (gjeneratorët, tregtaret, furnizuesit, konsumatoret dhe

operatoret e rrjetit)

Mos pajtueshmëria-shpërpjesëtimi në mes të kërkesave teknike, ekonomike, mjedisore dhe sociale

dhe

Pasiguritë që vijnë nga niveli i integrimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme

Po ashtu, nevoja për integrimin në tregun rajonal kërkon rritjen-fuqizimin e kapaciteteve të

interkonekcionit, që ndikon në procesin e planifikimit në nivel kombëtar.

Opsionet e zhvillimit të rrjetit bazohen në Kodin e Planifikimit dhe në rregullat e

përgjithshme planifikuese të rekomanduara nga ENTSO/E. Metodologjia deterministike

Page 10: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 10 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

(përcaktuese) e cila mbështetet në kriterin e sigurisë N-1, paraqet metodologjinë themelore

të zbatuar në këtë plan, me qellim të identifikimit dhe përcaktimit të listës së projekteve të

nevojshme për zhvillimin e rrjetit të transmisionit.

Ky plan përmban informacione për zhvillimin dhe përforcimet që pritet të ndodhin në

rrjetin e transmisionit të Kosovës për 10 vitet e ardhshme dhe atë në:

Ndërtimin e kapaciteteve të reja transformuese dhe transmetuese,

Përforcimin e kapaciteteve ekzistuese transformuese dhe transmetuese,

Ndërtimin e linjave interkonektive me shtetet fqinje,

Ri-vitalizimi i pajisjeve ekzistuese të tensionit të lartë (linja dhe nënstacione)

Zhvillimi i sistemeve mbështetëse të sistemit të transmisionit.

Po ashtu përmban informacione edhe për mundësitë e kyçjes së njësive të reja gjeneruese

dhe ngarkesave të reja, në sistemin e transmisionit.

Objektivi kryesor i planit dhjetë vjeçar është identifikimi i projekteve të cilat do të rrisin

kapacitetin, besueshmërinë, efikasitetin e operimit të rrjetit transmetues. Ky plan do të bëjë

të mundur konsumatorëve, pjesëmarrësve të tregut të energjisë, prodhuesve të energjisë,

investitorëve të ardhshëm të njoftohen me planin zhvillimor të transmisionit për dhjetë vitet

e ardhshme.

Ky dokument paraqet planin zhvillimor të punuar në KOSTT i cili e mbulon periudhën

dhjetë vjeçare, prej 2012 deri 2021, duke qenë në harmoni me kërkesat që dalin nga

ENTSO/E, me ç’rast viti 2011 paraqet vitin referent apo i ashtuquajturi viti zero. Të gjitha

informatat në planin zhvillimor si: detajet e projekteve, data e pritur e vënies në operim të

projektit, aplikacionet për kyçje në rrjetin e transmisionit që kanë ndodhur gjatë vitit 2010

dhe vazhdojnë të kryhen deri në fund të vitit 2011 janë marrë në konsideratë në përpilimin e

këtij dokumenti.

Për përgatitjen e planit zhvillimor janë bërë kalkulimet e duhura me softuerin përkatës

PSS/E 33, duke simuluar në modelet kompjuterike të sistemit, bazuar në të dhënat e

siguruara nga KOSTT dhe nga përdoruesit e rrjetit, po ashtu bazuar edhe në parashikimet e

ngarkesës për 10 vitet e ardhshme. Parashikimi i ngarkesës është bazuar në të dhënat

historike (konsumi, ngarkesa maksimale, lakorja e kohëzgjatjes së ngarkesës, etj), po ashtu ne

Page 11: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 11 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

konsideratë janë marrë edhe kërkesa e pritur nga konsumi industrial dhe komercial dhe

kyçjet e reja që pritet të ndodhin. Të dhënat e gjenerimit janë siguruar nga KEK-Gjenerimi

dhe nga gjeneruesit tjerë. Të dhënat për interkonektorët që pritet të ndërtohen në rajon,

janë siguruar nga studimet që bëhen në Grupin Projektues për Planifikimin e Rrjetit Rajonal

të Transmisionit - SECI, në të cilin grup kontribuon edhe KOSTT-i nëpërmjet përfaqësuesit

të vet.

Për secilin vit të planit zhvillimor janë bërë studimet e rrjedhave të fuqisë, duke përcjellë

njëkohësisht rritjen e kërkesës për ngarkesën maksimale. Po ashtu janë bërë edhe kalkulimet

e rrymave të prishjeve për periudha të ndryshme kohore. Bazuar në rezultatet e kalkulimeve,

atëherë është e mundur që të jepen vlerësimet se si do të operoj rrjeti për gjendjen e

parashikuar për vitet e ardhshme. Fytet e ngushta apo ngulfatjet në rrjet janë identifikuar dhe

zgjidhjet e mundshme janë paraqitur duke analizuar ndikimin e tyre në përmirësimin e

performancës operuese të rrjetit të transmisionit. Gjithashtu sistemi i transmisionit është

analizuar edhe për ngarkesat minimale, duke identifikuar problemet eventuale me mbi

tensionet ne nivelet e tensionit 400kV, 220kV dhe 110kV të cilat mund të shfaqen ne

regjimin e ngarkesës minimale verore.

KOSTT ka pasur kujdes në vlerësimin e saktësisë së informacioneve të cilat nuk janë në

përgjegjësi të saj, duke bërë të qartë se KOSTT nuk është përgjegjës për informacionet apo

të dhënat jo korrekte të pranuara nga palët tjera.

1.4 Përmbajtja e Planit

PZhT është strukturuar ne 8 kapituj, duke përfshirë edhe Hyrjen:

Kapitulli 1– Hyrja

Kapitulli 2 – Kërkesat teknike të Kodit të Rrjetit - janë paraqitur procesi i

mbledhjes së të dhënave, kriteret dhe standardet e planifikimit, dhe konfigurimi i

nënstacioneve sipas nivelit të tensioneve 400 kV, 220 kV dhe 110 kV.

Kapitulli 3 – Paraqet parashikimin e kërkesës për energji elektrike e ndarë në

konsumin në tri vitet e kaluara dhe në konsumin e parashikuar për 10 vitet e

ardhshme.

Page 12: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 12 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Kapitulli 4 – Lista e gjeneratorëve ekzistues dhe atyre të planifikuar. Po ashtu është

paraqitur edhe gjenerimi i ripërtërishëm dhe politikat e KOSTT-it në përkrahjen e

kësaj teknologjie.

Kapitulli 5 – Është përshkruar rrjeti i transmisionit të KOSTT-it, dhe

interkonekcionet me fqinjët. Një pjesë e këtij kapitulli përshkruan në mënyrë të

detajuar zhvillimet e ardhshme të rrjetit.

Kapitulli 6 – Është paraqitur performanca e sistemit për kushte të ndryshme të

rrjetit për periudha të caktuara të planit zhvillimor.

Kapitulli 7 – Përmban rezultatet e rrymave të lidhjeve të shkurta për periudha të

caktuara kohore, me qëllim të vlerësimit të aftësisë shkyçëse të ndërprerësve

ekzistues si dhe qëndrueshmërisë dinamike të pajisjeve të tensionit të lartë me rastin e

shfaqjes së prishjeve në rrjetin e transmisionit.

Kapitulli 8 – Përmban qasjen planifikuese të aspektit mjedisor në relacion me

Planin Zhvillimor të Transmisionit

Kapitulli 9 – Përmban listën e referencave.

Rezultatet e kalkulimeve dhe simulimeve, diagramet, hartat elektrike janë paraqitur në

Shtojca.

Page 13: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 13 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

2. KËRKESAT TEKNIKE NGA KODI I RRJETIT

2.1 Hyrje

Një ndër objektivat kryesore të KOSTT-it është zhvillimi i sistemit transmetues me qëllim

të operimit të sigurt, efecient dhe të besueshëm për të mundësuar transmetimin e energjisë

elektrike ashtu që të mbuloj kërkesën në pajtueshmëri të plotë me obligimet ligjore.

Operatori i Sistemit të Transmisionit planifikon zhvillimet në rrjet duke marrë për bazë

nevojat afatgjata për energji elektrike. Kërkesa për transmetim të energjisë elektrike varet

nga shumë faktor: rritja e konsumit, instalimi i njësive të reja gjeneruese, linjat e reja

ndërkufitare, zhvillimi i industrisë së rëndë etj.

Nevoja për përforcime në rrjetin e transmisionit përcaktohet bazuar në studimin e

performancës së rrjetit të planifikuar kundrejt standardeve teknike të përshkruara në Kodin

e Rrjetit, respektivisht në Kodin e Planifikimit.

Kodi i Rrjetit mbulon procedurat operative dhe dispozitat që rregullojnë bashkëveprimin

ndërmjet KOSTT dhe përdoruesve të Sistemit të Transmisionit të Kosovës. Ky kod

gjithashtu përfshin edhe proceset e planifikimit, kyçjes, operimit dhe balancimit të sistemit në

situata normale dhe të jashtëzakonshme. Proceset përfshijnë periudha të ndryshme kohore

duke u bazuar në situata në të kaluarën, kohën aktuale dhe për domenin kohor afatgjatë.

Kodi i planifikimit specifikon kriteret dhe procedurat teknike dhe dizajnuese që do të

aplikohen nga KOSTT në planifikimin dhe zhvillimin e Sistemit të Transmisionit të

Kosovës. Edhe përdoruesit e Sistemit të Transmisionit gjatë procesit të planifikimit dhe

zhvillimit të sistemeve të tyre duhet ta marrin në konsideratë kodin e planifikimit. Gjithashtu

ky kod përcakton kërkesat për mbledhjen e informatave të besueshme nga përdoruesit, në

mënyrë që KOSTT të mund të bëjë planifikimin dhe zhvillimin e sistemit të transmisionit të

Kosovës.

Bazuar në Nenin 14 të ‘Licencës së Operatorit të Sistemit të Transmisionit’, Operatori i

Sistemit të Transmisionit gjithashtu ka zhvilluar edhe kriteret themelore të planifikimit të

cilat të detajuara gjenden në dokumentin e aprovuar nga ZRrE: “Standardet e Sigurisë së

Sistemit të Transmisionit dhe Planifikimit”. Ky dokument përcakton një varg të kritereve

Page 14: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 14 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

dhe metodologjive të cilat KOSTT duhet t’i adoptoj (zbatoj) në procesin e planifikimit të

zhvillimit të rrjetit të transmisionit të Kosovës.

2.2 Të dhënat relevante për planifikim- detyrimet e përdorueseve të sistemit

transmetues

Në mënyrë që KOSTT të realizoj planin e vet zhvillimor të Rrjetit të Transmisionit të gjithë

përdoruesit e rrjetit janë të obliguar të dërgojnë të dhënat relevante të cilat ndikojnë në

përcaktimin e planit. Në këtë seksion do të përshkruhet shkurtimisht procesi i mbledhjes së

të dhënave të nevojshme për planifikimin afatgjatë, pasi që më të detajuara mund të gjinden

në Kodin e Planifikimit - Kodi i Rrjetit, e cila mund të shkarkohet nga faqja elektronike

zyrtare e KOSTT-it: www.kostt.com.

Gjatë procesit të aplikimit për kyçje të re në rrjetin e transmisionit, për të mundësuar

përfundimin e çdo oferte të kyçjes – secili përdorues duhet t’i paraqesë KOSTT-it të dhënat

standarde të planifikimit dhe të dhënat paraprake të planifikimit të projektit, të

bashkangjitura në aplikacionin për aplikimin për kyçje, dhe brenda dy muajve nga dita që

pranohet oferta, duhet të paraqiten të dhënat e detajuara të planifikimit. Çdo ndërrim nga të

dhënat e mëhershme në rrjetin e përdoruesit, pala është e obliguar që të informoj KOSTT-in

në mënyrë që të bëhet revidimi i të dhënave.

Gjithashtu edhe KOSTT-i është i obliguar që t’iu paraqesë përdoruesve të dhënat e sistemit,

për t’iu mundësuar përdoruesve ta modelojnë rrjetin e tyre në lidhje me kontributin e

rrymave të prishjes.

2.3 Karakteri i të dhënave

Të dhënat të cilat përdoruesit e sistemit të transmisionit janë të obliguar ti dërgojnë në

KOSTT, karakterizohen varësisht nga lloji i përdoruesit të sistemit. Ato zakonisht ndahen në

dy kategori kryesore:

gjenerator, dhe

ngarkesë.

Page 15: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 15 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Gjeneruesit ekzistues dhe të rinj janë të obliguar të dërgojnë të dhënat e centralit për njësitë

gjeneruese, të cilat kërkohen nga KOSTT-i, si dhe të gjitha ndryshimet e të dhënave të cilat

ndodhin për shkaqe të ndryshme. Secili gjenerues në aplikacionin për kyçje që ia paraqet

KOSTT-it për një kyçje të re apo modifikim të një kyçje ekzistuese, duhet të japë

informacionet e nevojshme ashtu siç kërkohet nga Kodi i Planifikimit.

Të dhënat të cilat plotësohen duhet të përmbajnë informacione të karakterit informues si:

vendndodhja e centralit, emri dhe lloji i stabilimentit, koha e pritur e futjes në funksion etj.,

si dhe informacione të karakterit teknik si: gjenerimi i pritur mujor i energjisë, karakteristikat

e fuqisë së gjeneratorit, karakteristikat teknike të makinës sinkrone, të turbinës, pajisjeve

rregulluese (rregullatori i shpejtësisë, eksitusi, stabilizuesit e luhatjeve), të dhënat e

transformatorit ngritës, konfiguracioni i lidhjes, të dhënat e akordimit dhe llojit të mbrojtjeve

rele, të dhënat e konsumit për nevoja vetjake të centralit etj.

Ngarkesa ka karakterin e pikave shpërndarëse të cilat shfrytëzojnë rrjetin e transmisionit.

Ato përfaqësojnë të gjitha nënstacionet e rrjetit të shpërndarjes, të kyçura në rrjetin 220 kV

dhe 110 kV, si dhe konsumatorët industrial të kyçur në rrjetin e transmisionit.

Secili përdorues me karakter të ngarkesës në aplikacionin për kyçje që ia paraqet KOSTT-it,

për një kyçje të re apo modifikim të një kyçje ekzistuese, duhet të japë informacionet e

nevojshme ashtu siç kërkohet nga Kodi i Planifikimit. Këto të dhëna duhet të përmbajnë

informacione të karakterit informues si: vendndodhja e nënstacionit, koha e futjes në

funksion, parashikimi i ngarkesës për 10 vitet e ardhshme etj., si dhe të dhëna teknike si:

konfiguracioni i nënstacionit, niveli i tensionit, të dhënat e transformatorëve, të dhënat e

pajisjeve të tensionit të lartë, natyra e ngarkesës, lloji i pengesave në nivelin e tensionit të ulët

etj.

Përshkrimi pak sa i detajuar rreth të dhënave të përdoruesve në këtë pikë është bërë me

qëllim që lexuesi të ketë perceptimin e qartë se çfarëdo jo konsistencë e tyre në këtë

dokument është në vartësi të përdoruesve nëse i kanë përfill kriteret e lartpërmendura.

Page 16: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 16 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

2.4 Standardet dhe kriteret e planifikimit të rrjetit të transmisionit

Planifikimi i rrjetit të transmisionit bazohet në kriteret e përcaktuara në Kodin e Planifikimit,

të cilat në mënyrë të detajuar janë përshkruar në dokumentin “Standardet e Sigurisë së

Sistemit të Transmisionit dhe Planifikimit”.

Metoda standarde e planifikimit apo metoda deterministike e planifikimit të rrjetit të

transmisionit, paraqet metodën klasike e cila përdoret edhe në shumë vende të botës, e që po

ashtu zbatohet edhe në KOSTT. Principi kryesor në bazë të cilit dimensionohet rrjeti

transmetues, është domosdoshmëria e plotësimit të gjitha kritereve teknike në pajtueshmëri

me Kodin e Rrjetit, dhe atë me N-1 elemente në punë të ballafaquara me konditat më të

vështira për operim. Pra kjo metodë e planifikimit kryesisht bazohet në kondita kritike të

operimit të rrjetit të transmisionit. Në parim, planifikimi i sistemit të transmisionit të

Kosovës bëhet ashtu që gjatë tërë kohës së operimit të sistemit të përmbushet kriteri ‘N-1’.

Sidoqoftë, në disa situata ku nuk është efeciente që gjatë tërë kohës të përmbushet kriteri ‘N-

1’ do të aplikohen përjashtime për periudha të caktuara kohore.

2.5 Kriteret e planifikimit të rrjetit 400 kV, 220 kV dhe 110 kV

Sistemi i transmisionit të Kosovës në nivelin 400 kV dhe 220 kV ka specifikat teknike dhe

ekonomike të cilat dallojnë nga sistemi 110 kV. Kostoja investuese dhe kriteret e

dimensionimit të tyre janë shumë më të larta se në nivelin 110 kV. Sistemi i transmisionit

është i ndërlidhur me sistemet rajonale të transmisionit përmes rrjetit 400 kV dhe 220 kV,

andaj efektet e investimeve në rrjetin e tensionit 400 kV dhe 220 kV nuk janë të izoluara por

kanë karakter rajonal. KOSTT ka definuar strategjinë për zhvillimin e rrjetit të transmisionit

duke u orientuar në përforcim/zhvillim të rrjetit 400 kV dhe rrjetit 110 kV, ndërsa rrjeti 220

kV nuk do të zhvillohet më tutje, përveç rasteve specifike ku nuk mund të gjendet zgjidhje

tjetër.

Planifikimi i Sistemit të Transmisionit, bëhet sipas kritereve të përcaktuara në Kodin e

Rrjetit, duke konsideruar plotësimin e kriterit N-1, do të thotë që sistemi duhet të jetë në

gjendje të operimit normal në rast të shfaqjes së prishjes në rrjet (në Kosovë apo në sistemet

tjera) dhe humbjes së njërit nga këto elemente:

Page 17: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 17 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

linjë ajrore apo kabllovike,

transformator,

kompensator, dhe

gjenerator (Ky kriter nuk mund të shihet në këtë plan, por kjo i kërkohet zhvilluesve të

kapaciteteve gjeneruese)

Me rastin e humbjes së njërit nga elementet e lartpërmendura si pasojë e prishjeve apo

mirëmbajtjes, sistemi transmetues duhet ti plotësoj këto kondita të operimit:

linjat dhe kabllot transmetuese nuk guxojnë të ngarkohen mbi kufijtë termik të tyre,

nuk lejohet zvogëlim i kapaciteteve të furnizimit,

niveli i tensioneve dhe shpejtësia e ndryshimit të tij nuk guxon të jenë jashtë kufijve të lejuar,

stabiliteti tranzient dhe dinamik i SEE nuk guxon të rrezikohet, dhe

transformatorët energjetik nuk guxojnë të mbi-ngarkohen

Rrjeti 110 kV, zhvillimi i të cilit bëhet në pajtueshmëri me Metodologjinë e Tarifave të

Kyçjes në Rrjetin e Transmisionit së KOSTT, përfshinë të gjitha pajisjet e tensionit 110 kV

(linjat dhe stabilimentet) përveç transformatorëve të rrjetit të shpërndarjes 110/10(20) kV

dhe 110/35 kV.

Në kondita normale të operimit performanca e sistemit transmetues duhet të jetë në

pajtueshmëri me kriteret operuese të përshkruara në Kodin e Rrjetit.

Kodi i Rrjetit definon kufijtë e lejuar të tensionit në sistemin transmetues si në tabelën 2-1.

Tabela 2-1 Kufijtë e lejuar të tensionit

Tensioni minimal

Tensioni maksimal

Tensioni minimal

Tensioni maksimal

400kV 380kV 420kV 360kV 440kV220kV 209kV 231kV 198kV 242kV110kV 99kV 121kV 88kV 130kV

Tensioni ne kondita normale

Tensioni nominal

Tensioni ne kondita ekstreme

Page 18: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 18 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Ngarkimi i linjave të transmisionit mbi kufirin termik të dizajnuar të përçuesve, do të

perceptohet si mbingarkim i linjës. Gjithashtu çdo ngarkim i transformatorëve mbi fuqinë e

tyre nominale do të konsiderohet si mbingarkim i tyre.

Në tabelën në vijim janë paraqitur kufijtë termik të rrymave për përçues të seksioneve

tërthore standarde të cilat aplikohen në KOSTT.

Tabela 2-2 Parametrat elektrik standard për linjat ajrore dhe kabllot

Seksioni i përçuesit U In SnLinja ajroreAl/Çe 150/25mm2 110kV 440 A 84 MVAAl/Çe 240/40mm2 110kV 605 A 115 MVAHW TASCR 173 mm2 110kV 730 A 139 MVAAl/Çe 360/57mm2 110kV 780 A 149 MVAAl/Çe 360/57mm2 220kV 780 A 297 MVAAl/Çe 490/65mm2 220kV 951 A 362 MVAAl/Çe 2x490/65mm2 400kV 1900 A 1316 MVAKabllo nëntokësore400mm2 (T = 65 C) 110kV 575 A 110 MVA630mm2 (T = 65 C) 110kV 740 A 141 MVA800mm2 (T = 65 C) 110kV 825 A 157 MVA1000mm2 (T = 65 C) 110kV 900 A 171 MVA1200mm2 (T = 65 C) 110kV 1115 A 212 MVA

Pajisjet e tensionit të lartë të cilat operojnë në rrjetin e transmisionit duhet të kenë

qëndrueshmëri dhe siguri të mjaftueshme me rastin e shfaqjes së prishjeve në sistem. Kodi i

Pajisjeve Elektrike definon rrymat maksimale nominale, rrymat maksimale te prishjes dhe

kohëzgjatjen e lejuar të prishjes. Në tabelën 2-3 janë paraqitur rrymat nominale për pajisjet e

tensionit të lartë.

Page 19: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 19 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tabela 2-3 Parametrat elektrik standard për pajisjet shkyçës

Tensioni nominal

Rryma maksimale

normale

Rryma e prishjës

Rryma dinamike e

prishjës

Kohëzgjatja e lejuar e prishjës

400 kV 2500* A 40 kA 100 kA 1 s220 kV 2500 A 40 kA 100 kA 1 s110 kV 2000 A 40 kA 100 kA 1 s **10 kV 3150 A 40 kA 100 kA 1 s6.3 kV 3150 A 40 kA 100 kA 1 s

* Ne raste specifike dhe kondita të veçanta rryma 3150 A mund te adaptohet** Ne raste specifike dhe kondita të veçanta koha prej 3s mund te adaptohet

2.6 Kriteret e planifikimit afatgjatë të ri-vitalizimit të rrjetit të transmisionit

Plani i ri-vitalizimit të elementeve elektroenergjetike si linjat ajrore, transformatorët, kabllot

dhe nënstacionet, në përgjithësi varet nga gjendja teknike, nga vjetërsia e tyre si dhe

intensiteti i shfrytëzimit të këtyre elementeve në retrospektivë. Plani i ri-vitalizimit të

pajisjeve të rrjetit të transmisionit bëhet në këtë mënyrë:

- Linjat ajrore: Ri-vitalizimi i tyre varet nga dy faktor të cilët janë: vjetërsia e tyre si dhe

niveli i humbjeve të shkaktuara në linjë në domenin afatgjatë kohor. Për përçues fazor dhe

mbrojtës, izolator, ura lidhëse, tejkalimi i kohës prej 40 vitesh paraqet kusht për futjen në

listën e ri-vitalizimit. Frekuenca e prishjeve ne linja paraqet indikator shtesë për selektimin e

linjës në listën e ri-vitalizimit.

Në aspektin e humbjeve në listë për ri-vitalizim, futen linjat me seksion të tërthortë 150mm2,

të cilat gjithashtu janë të ndërlidhura edhe me faktorin e parë, pasi që në fazën fillestare të

zhvillimit të rrjetit të transmisionit (1950-1970) linjat 110 kV janë ndërtuar me përçues me

seksion tërthorë 150mm2. Koncepti i zhvillimit të kapaciteteve te reja të linjave në rrjetin e

transmisionit fokusohet në linjat 400kV dhe 110kV, ndërsa nuk synohet zhvillim i

mëtutjeshëm i linjave 220kV. Ky koncept zhvillimor është duke u aplikuar pothuajse në të

gjitha sistemet transmetuese të ENTSO/E. Linjat 220kV konsiderohen linja në moshë

(>50-60vite) pasi që ndërtimi i tyre kryesisht është kryer gjatë viteve 60-ta dhe 70-ta.

Koncepti i vendeve Evropiane konsiston në atë qe linjat 220kV gradualisht të ri-ngritën në

Page 20: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 20 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

linja 400kV, kryesisht duke shfrytëzuar vetëm trasenë e tyre. Problemet e shpronësimit të

pronave private për qellim të ndërtimit të linjave të reja është i theksuar në të gjitha vendet e

Evropës.

- Transformatorët e fuqisë: Plani i ndërrimit të transformatorëve të fuqisë të rrjetit të

transmisionit bazohet në jetëgjatësinë e pritur të tyre e cila vlerësohet në 50 vite. Faktor

tjetër më rëndësi i cili ndikon që transformatorët të përfshihen në listën e ndërrimit është

edhe gjendja e tyre reale, e cila monitorohet nga ekipet e mirëmbajtjes përmes testimeve

periodike të tyre. Të dhënat statistikore historike te ndodhive ne transformatorët e veçantë

(niveli i ngarkimit, numri dhe frekuenca e veprimit të mbrojtjeve te transformatorit, analizat

e gazrave etj) janë faktor me rendësi në përzgjedhjen e transformatorëve te cilët duhet të

zëvendësohen me transformator të ri.

- Nënstacionet (fushat e linjave dhe transformatorëve): Plani i ri-vitalizimit të fushave

të nënstacioneve, të cilat përfshihen në kufijtë e definuar të rrjetit të transmisionit gjithashtu

bazohet në vjetërsinë e pajisjeve dhe nga gjendja reale e tyre. Prioritet në ri-vitalizim kanë

nënstacionet me ndikim të lartë në sistemin transmetues, por edhe të gjitha nënstacionet të

cilat jetëgjatësia e tyre ka kaluar 40 vite. Kalimi sistematik nga pajisjet shkyçës me vaj ne ato

me gaz SF6 është objektiv i KOSTT-it i cili synohet në planin zhvillimor dhe investiv.

2.7 Metodologjia e planifikimit

Qasja në metodologjinë e planifikimit të rrjetit të transmisionit përbëhet nga hapat në vijim:

Mbledhja e të dhënave hyrëse (krijimi i bazës së te dhënave për modelimin kompjuterik të rrjetit).

Përkufizimi i skenarëve të ndryshëm të përforcimit duke marrë parasysh faktorët e zhvillimit të

gjenerimit, ngarkesës, aplikacionet për kyçje, balancën e energjisë elektrike të sistemit, shkëmbimet

etj.

Krijimi i modeleve kompjuterike të rrjetit të transmisionit në formatin PSS/E .

Përcaktimi i planit për ri-vitalizim të pajisjeve elektrike ekzistuese në bazë të ciklit jetësor të tyre.

Page 21: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 21 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Identifikimi i kufizimeve në rrjet (analiza N-1).

Përkufizimi i mundësive të përforcimit të rrjetit në bazë të analizës N-1.

Analiza e profilit të tensioneve dhe humbjeve në sistem.

Përkufizimi final i planit të përforcimit si dhe planit të ri-vitalizimit të rrjetit të transmisionit.

Në figurën 2-1 është paraqitur algoritmi i metodologjisë planifikuese të rrjetit të

transmisionit

Figura 2-1 Procesi i planifikimit të zhvillimit dhe ri-vitalizimit të rrjetit të transmisionit

2.8 Planifikimi i konfiguracionit të nënstacioneve

KOSTT ka përgatitur dokumentin Standardet e Sigurisë së Sistemit të Transmisionit dhe

Planifikimit ku janë paraqitur standardet e planifikimit të nënstacioneve të nivelit

400/220kV, 400/110 kV, 220/110 kV dhe 110/10(20) kV, dokument ky i aprovuar nga

ZRrE:

Page 22: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 22 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Të gjitha nënstacionet e planifikuara 400/110 kV do të jenë me konfiguracion të

zbarrave të dyfishta me fushë lidhëse dhe në sistem të hapur. Dimensionimi i pajisjeve

elektrike bazohet në Kodin e Pajisjeve Elektrike, gjithmonë duke u mbështetur nga

analizat kompjuterike të cilat definojnë rrjedhat e fuqisë si dhe nivelin e rrymave të

lidhjeve të shkurta në nënstacionet përkatëse. Nga ky kriter mund të përjashtohen ato

nënstacione ku mund të kyçen gjenerator të fuqive të mëdha dhe konsumator të rëndësisë

së tillë që nga një nyje e tillë kërkohet siguri operimi më e lartë se zakonisht. Në këto raste

dizajnimi i zbarrave mund të bëhet edhe sipas specifikave shtesë.

Në figurën 2-2 është paraqitur konfiguracioni standard për nënstacionet e nivelit të

tensionit 400/110 kV. Sistemi i zbarrave të dyfishta për nivelin e tensionit 400 kV i

treguar në fig 2-2 mund të avancohet me sistemin shtesë të zbarrës ndihmëse, në

nënstacionet të cilat janë të lidhura më shumë se tri linja 400 kV.

Figura 2-2 Planifikimi standard i konfiguracionit të zbarrave të nënstacioneve të reja të planifikuara

në rrjetin e transmisionit

Page 23: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 23 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Konfiguracioni i nënstacioneve 220/110 kV do të jetë i ngjashëm me nënstacionet 400/110 kV.

Konfiguracioni i nënstacioneve 110/10(20)kV është i dizajnuar në bazë të dy standardeve

sa i përket sistemit të zbarrave 110 kV. Numri i linjave që planifikohet të kyçet në nënstacion

110 kV, do të jetë përcaktues i sistemit të zbarrave. Për nënstacionet të cilat në domenin

kohor afatgjatë do të lidhen vetëm me dy linja aplikohet sistemi i zbarrave të llojit “H” i

treguar në figurën 2-3.

Figura 2-3

Ndërsa për nënstacionet të cilat do të lidhen më shumë se dy linja aplikohet sistemi me

zbarra të dyfishta me fushë lidhëse ashtu siç është treguar në figurën 2-4.

Page 24: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 24 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Figura 2-4

Dimensionet e përçuesve fazor dhe atij mbrojtës për linjat e transmisionit po ashtu janë të

standardizuara si në vijim:

Për linjat 110 kV: përçuesi 1x240/40 mm2 prej AlÇe, përçuesi i tokëzimit C 1x50 mm2;

Për linjat 220 kV: përçuesi 1x360/65 mm2 prej AlÇe, përçuesi i tokëzimit C 2x50 mm2

ose 1x490/65 mm2 prej AlÇe përçuesi i tokëzimit C 2x70 mm2.

Për linjat 400 kV: përçuesi 2x490/65 mm2 prej AlÇe, përçuesi i tokëzimit Al 2x126 mm2.

Ekziston edhe teknologjia tjetër e përçuesve të cilët kanë gjetur zbatim në KOSTT. Këta

përçues të ashtuquajtur “Hot wire”, janë të punuar nga legura speciale TACSR/ACS, të

cilat kanë aftësi të punojnë në temperatura të larta. Zakonisht përdoren për gjatësi të

shkurta të linjave dhe aty ku nuk ka mundësi të përforcimit të shtyllave. Kapaciteti bartës i

tyre, p.sh. i një përçuesi 150/25mm2 prej TACSR/ACS është i njëjtë me kapacitetin

bartës të një përçuesi konvencional 240/40mm2, ndërsa pesha është pothuajse e njëjtë

me përçuesit konvencional 150/25mm2. E metë e tyre është që me këtë lloj ndërrimi të

përçuesve nuk ndihmohet reduktimi i humbjeve të fuqisë, prandaj preferohen vetëm në

linjat e shkurta si dhe ato raste kur nuk ekziston mundësia e përforcimeve të shtyllave ku

nuk është e mundshme për shkak të peshës të vendosen përçues konvencional

240/40mm2.

Page 25: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 25 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Të gjitha linjat e reja (dhe të përforcuara) do të pajisen me OPGW së paku me 48 fije në

përçuesin mbrojtës për të mbështetur rrjetin e planifikuar të telekomunikacionit

SCADA/EMS.

3. PARASHIKIMI I NGARKESËS ELEKTRIKE

3.1 Hyrje

Një ndër të dhënat themelore të cilat përcaktojnë zhvillimin e ardhshëm të kapaciteteve të

rrjetit të transmisionit është parashikimi i ngarkesës elektrike apo fuqisë elektrike.

Parashikimi i ngarkesës paraqet pjesën integrale të planifikimit të rrjetit, gjenerimit dhe

operimit të sistemit transmetues dhe shpërndarës. Si burim kryesor i të dhënave për

zhvillimin e ngarkesës në 10 vitet e ardhshme është marrë modeli i parashikimit të kërkesës i

zhvilluar nga KOSTT, i shfrytëzuar nga dokumenti: Balanca Afatgjatë e Energjisë Elektrike

2011-2020[2]. Ky model paraqet parashikimin 10 vjeçar, orë për orë, të kërkesës për energji

elektrike. Si i tillë, ky model mundëson parashikimin e ngarkesës për cilëndo orë për 10 vitet

e ardhshme duke përfshirë ngarkesat maksimale sezonale (dimërore dhe verore).

3.2 Historiku i ngarkesës dhe gjendja e tanishme

Për disa vite sektori i energjisë elektrike në Kosovë është ballafaquar me probleme të

furnizimit me energji elektrike. Reduktimet ditore të planifikuara apo të pa planifikuara janë

ende të pranishme. Kjo d.m.th. se konsumi i regjistruar nuk është i njëjtë me kërkesën e cila

do të ekzistonte nëse do të kishte furnizim të sigurt dhe cilësor të energjisë elektrike.

Reduktimet e planifikuara (programuara) kryesisht bëhen në orët kur konsumi i kërkuar nuk

mund të mbulohet nga kapacitetet gjeneruese vendore dhe nga mungesa e importit, apo për

shkak të limitimit të kapaciteteve të rrjetit të OSSh. Ndërprerjet e paplanifikuara shkaktohen

për shkak të defekteve të papritura dhe të paparashikuara, si dhe për shkak të dështimeve në

njësitë gjeneruese, në rrjetin e transmisionit dhe të shpërndarjes.

Page 26: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 26 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Në fig. 3-1 mund të shihet diagrami historik i zhvillimit të ngarkesës maksimale për vendin

tonë. Karakteristika jo e zakonshme e lakores së ngarkesës ndër vite reflekton gjendjen

politike dhe ekonomike në të cilën ka kaluar Kosova. Pas përfundimit të luftës në Kosovë

(1999) e deri më tani, ngarkesa maksimale ka pësuar një rritje mesatare vjetore prej 6%.

603 604653

759

967

1072

1156

933

537

504

621

693

690

624

500

525

550

692733

656617

763

723

811

898

916

200

300

400

500

600

700

800

900

1000

1100

1200

1985

1986

1987

1988

1989

1990

1991

1992

1993

1994

1995

1996

1997

1998

1999

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

2007

2008

2009

2010

Pik

u [M

W]

Fig. 3-1 Historiku i ngarkesës maksimale nëpër vite në Kosovë

Në tabelën 3-1 janë dhënë fuqitë maksimale të regjistruara për vitet 2002-2010 për sezonin

dimëror dhe sezonin veror. Ngarkesa maksimale për vitin 2010 është rritur për 7.3%.

Tab. 3-1 Fuqitë maksimale aktive verore dhe dimërore për vitet 2002-2010 Viti 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010Piku dimëror [MW] 723 759 811 898 916 933 967 1072 1156Piku veror [MW] 560 597 569 617 637 690 764 795 810

3.3 Profili i kërkesës

Karakteristika e lakoreve të kohëzgjatjes së ngarkesës për SEE të Kosovës ka pësuar

ndërrim të vazhdueshëm, si në aspektin e rritjes proporcionale por gjithashtu edhe në

ndërrimin e faktorit të ngarkesës. Në figurën 3-2 mund të shihet lakorja e kohëzgjatjes së

ngarkesës për vitin paraprak 2010. Rritja e konsumit veror ka ndikuar në rritjen e faktorit të

Page 27: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 27 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

ngarkesës, 2.7% të kohës vjetore ngarkesa ka qenë mbi vlerën 1000 MW, ndërsa 21.4% të

kohës vjetore ngarkesa ka qenë mbi vlerën 800MW.

Kohëzgjatja e ngarkesës 2010, LF =0.56

0100200300400500600700800900

100011001200

1 516 1031 1546 2061 2576 3091 3606 4121 4636 5151 5666 6181 6696 7211 7726 8241 8756Orët

Ng

ark

esa

[M

W]

Piku 1156MW Vlera mesatare Pm=651 MW2.7% e kohës vj. P > 1000 MW21.4% e kohës vj. P>800MW50% e kohës vj. P>650MW

8760

Fig. 3-2 Lakorja e kohëzgjatjes se ngarkesës për vitin 2010

Kërkesa për energji elektrike në Kosovë përcillet me lakore të cilat në një pjesë të

konsiderueshme të vitit (gjatë sezonit dimëror), nuk janë të zakonshme si rrjedhojë e

reduktimit të konsumit gjatë periudhave të ngarkesës maksimale. Një formë e tillë mund të

shihet në fig. 3-3 e cila paraqet diagramin javor në sezonin dimëror, të një jave tipike të

janarit të vitit 2010. Konsumi latent paraqet konsumin e vërtetë nëse nuk do të kishte

reduktime të konsumit. Reduktimet e ngarkesës shkaktojnë deformim të lakoreve të

konsumit dhe si të tilla dallojnë nga lakoret kur nuk ka reduktime të ngarkesës, që zakonisht

janë pa kërcime të theksuara. Maksimumi i ngarkesës arrihet në mes të orës 19 dhe 21,

ndërsa minimumi në mes orës 4 dhe 6 të mëngjesit.

Page 28: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 28 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

400

500

600

700

800

900

1000

1100

1200

1300

1 9 17 25 33 41 49 57 65 73 81 89 97 105 113 121 129 137 145 153 1617 ditë

[MW

]Konsumi Latent Konsumi

Fig. 3-3 Diagrami tipik javor dimëror i janarit 2010

Në fig. 3-4 është paraqitur diagrami ditor për ditën karakteristike të muajit janar 2010 i cili i

përgjigjët njërës nga pikat referente sipas ENTSO/E. Në këtë diagram janë paraqitur dy

lakore të cilat njëra tregon konsumin e realizuar, ndërsa tjetra konsumin latent i bazuar në të

dhënat e regjistruara në ditarin dispeçerik në KOSTT. Reduktimi i ngarkesës në kondita

normale të punës të sistemit elektroenergjetik të vendit zakonisht ndodhë në kohën e dy

brezave të konsumit: 9:00 – 12:00 dhe 17:00 – 23:00. Dallimi në mes vlerës maksimale dhe

minimale të ngarkesës dimërore për vitin 2010 sillet rreth 383MW apo 36% të vlerës së

pikut.

Ngarkesës ditore: Janar - 2010

980

10721095

947

1040

672

1055

600

700

800

900

1000

1100

1200

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24

Konsumi Latent Konsumi i realizuar

Reduktimi

MW

Fig. 3-4 Diagrami i ngarkesës ditore për një ditë të zgjedhur të Janar-it 2010

Page 29: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 29 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Në fig. 3-5 është paraqitur diagrami ditor për ditën karakteristike të muajit korrik 2010. Në

këtë diagram nuk ekzistojnë reduktimet e ngarkesës, ndërsa dallimi në mes vlerës maksimale

dhe minimale të ngarkesës ditore është rreth 51%. Në këtë periudhë kohore ky dallim i

ngarkesës e bënë shumë të vështirë balancimin e sistemit sidomos pas mesnatës, kur

ngarkesat janë minimale dhe bien nën kufirin e minimumit teknik të termocentraleve

ekzistuese.

Ngarkesa ditore: Korrik 2010

613

311

200

300

400

500

600

700

1 3 5 7 9 11 13 15 17 19 21 23

Fig. 3-5 Diagrami ditor i ngarkesës për ditën karakteristike të muajit korrik 2010

3.4 Parashikimi afatgjatë i ngarkesës 2012-2021

Parashikimi i kërkesës për energji dhe fuqi elektrike është bazuar në parashikimin e

përshkruar në dokumentin e aprovuar nga ZRrE: “Balanca Afatgjatë e Energjisë Elektrike

2011-2020” duke shtuar edhe vitin 2021.

Për parashikimin e kërkesës për energji dhe fuqi elektrike në Kosovë është krijuar modeli

kompleks matematikor në Excel, i cili ndërlidhë ndikimin e katër variablave (faktor

korrektues) në llogaritjen e parashikimit të kërkesës për energji dhe fuqi elektrike. Faktorët e

lartpërmendur janë paraqitur në vijim:

Faktori 1: Implementimi i programit qeveritar për efiçiencën e shfrytëzimit të energjisë elektrike;

Faktori 2: zvogëlimi i konsumit për shkak të faturimit më efikas dhe procedurave më efektive të

matjes dhe kontrollit (zvogëlimi i humbjeve komerciale);

Page 30: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 30 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Faktori 3: Ndikimi i parashikimit të GDP në zhvillimin e konsumit;

Faktori 4: Parashikimi i humbjeve teknike në rrjetin e transmisionit dhe rrjetin e shpërndarjes

Parashikimi i zhvillimit të kërkesës për fuqi elektrike për periudhën kohore 2012-2021 sipas

tre skenarëve të ndryshëm të rritjes është paraqitur në figurën 3-6, ndërsa të dhënat

numerike që korrespondojnë me figurën 3-6 janë paraqitur në tabelën 3-2.

Skenari bazë i zhvillimit të ngarkesës karakterizohet me një rritje mesatare vjetore rreth

2.53%. Ky skenar i zhvillimit të ngarkesës do të jetë inputi kryesor në vlerësimin e

performancës operuese të rrjetit të transmisionit.

Parashikimi i ngarkesës elektrike 2012-2021

967

1072

11901175

1156

134013101283

1446141013901365

933

12501220

800

900

1000

1100

1200

1300

1400

1500

1600

2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021

MW

Skenari bazëSkenari i lartëSkenari i ulët

Figura. 3-6. Skenari i rritjes së ulët, bazë (mesatare) dhe të lartë të pikut (ngarkesa maksimale)

Tabela. 3-2. Të dhënat përkatëse të parashikimit të pikut që korrespondojnë me Figurën 3-6 NGARKESA MAKSIMALE E KOSOVËS [MW]

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021

Skenari bazë 1156 1175 1190 1220 1250 1283 1310 1340 1365 1390 1410 1446Skenari i lartë 1156 1183 1215 1250 1290 1330 1375 1415 1460 1510 1550 1589Skenari i ulët 1156 1145 1155 1175 1195 1215 1240 1260 1280 1300 1320 1353

Page 31: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 31 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

4. KAPACITETET GJENERUESE TË SEE TË KOSOVËS

4.1 Hyrje

Energjia elektrike në Kosovë gjenerohet nga dy termocentrale relativisht të mëdha: TC

Kosova A dhe TC Kosova B. Të dy termocentralet përdorin thëngjillin-linjit si lëndë djegëse.

Bazuar në Programin Qeveritar për Energji, parashihet që në vitet 2016-2017 të bëhen ri-

vitalizim kapital i njësive B1 dhe B2, që do të reflektoj në rritjen e besueshmërisë së operimit

të këtyre dy njësive. Njësitë A3, A4 dhe A5 të TC Kosova A sipas strategjisë së energjisë

2009-2018, do të jenë në operim deri në fund të vitit 2017 dhe pas kësaj kohe do të

dekomisionohen përfundimisht.

Tabela 4-1. Karakteristikat kryesore të njësive gjeneruese te TC Kosova A dhe TC Kosova B

Instaluar Neto Dispozicion min/max

TC KOSOVA ANJASIA A3 200 182 100-130 Lignit/naftë 1.7-1.9 23-24.5* 1970NJASIA A4 200 182 100-130 Lignit/naftë 1.7-1.9 23-24.5 1971NJASIA A5 210 187 100-135 Lignit/naftë 1.7-1.9 23-24.6 1975TC KOSOVA BNJASIA B1 339 310 180-260 Lignit/mazut 1.4 -1.45 31.5- 32 1983NJASIA B2 339 310 180-280 Lignit/mazut 1.4 -1.46 31.5- 32 1984

Futja ne operim

Kapaciteti i njesive te TC [MW]NJESIA GJENERUES Lenda djegëse ton/MW Efikasiteti

Përveç termocentraleve TC Kosova A dhe TC Kosova B të cilat menaxhohen nga KEK-u,

ekziston edhe hidrocentrali Ujmani (2x17.5MW) i menaxhuar nga kompania publike Ibër-

Lepenci. Po ashtu edhe disa hidrocentrale me kapacitete të vogla janë në operim. Në

tabelën 4-2 janë paraqitur të dhënat kryesore për hidrocentralet e vogla te cilat janë te kyçura

ne rrjetin e shpërndarjes.

Page 32: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 32 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tabela 4-2. Karakteristikat kryesore të Hidrocentraleve ekzistuese të Kosovës

E dukshme [MVA]

Instaluar [MW]

Neto [MW]

HC UJMANIG1 19.5 17.5 16 1983G2 19.5 17.5 16 1983HC LUMBARDHI*G1 5.05 4.04 4.00 1957 (2005)G2 5.05 4.04 4.00 1957 (2005)HC BURIMIG1 0.475 0.43 0.40 1948(2011)G2 0.475 0.43 0.40 1948(2011)HC DIKANCE*G1 0.55 0.50 0.47 1957(2010)G2 0.55 0.50 0.47 1957(2010)HC RADAVC 0.00G1 0.5 0.45 0.42 1934 (2010)G2 0.5 0.45 0.42 1934 (2010)

NJESIA GJENERUESFUQIA E HC-ve

Futja ne operim

4.2 Planifikimi i njësive të reja gjeneruese

Parashikimi i njësive të reja gjeneruese për periudhën 2012-2021, është hartuar duke u bazuar

në gjenerimin e pritur nga njësitë ekzistuese gjeneruese, përfshirë vazhdimin e operimit të

disa njësive të TC Kosova A deri në vitin 2017, hidrocentraleve ekzistuese dhe atyre të reja

të planifikuara për tu ndërtuar, si TC “Kosova e Re” dhe HC Zhuri.

Me qëllim të realizimit të objektivave në sektorin e energjisë elektrike sipas Strategjisë së

Energjisë në periudhën e ardhshme 10 vjeçare priten aktivitete të shumta në përmirësimin

apo rritjen e kapaciteteve gjeneruese të vendit dhe atë në mënyrën si në vijim:

Gjenerimi nga TC Kosova A, me njësitë A3, A4 dhe A5 të jetë operacional. Që të arrihet operimi

i këtyre njësive deri kah fundi i vitit 2017 kur edhe do të dekomisionohen në pajtim me Direktivën

Evropiane për Centralet me Djegie të fosileve, duhen investime për mirëmbajtje dhe riparime

kapitale për shkak të vjetërsisë së termocentralit dhe teknologjisë gjithashtu të vjetruar.

Page 33: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 33 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Gjenerimi nga TC Kosova B, me njësitë B1 dhe B2 në operim. Pritet që këto dy njësi do të

rehabilitohen gjatë periudhës 2014 – 2015, duke përfshirë edhe investimet e nevojshme për

përmbushjen e standardeve të emetimit të gazrave që kërkohen nga Direktiva Evropiane për

Centralet me djegie te fosileve. Pastaj, këto njësi do të vazhdojnë operimin deri në vitin 2027 –

2030.

Gjenerimi nga HC Ujmani, pas mirëmbajtjes dhe rehabilitimit mund të vazhdoj operimin edhe për

një periudhë të gjatë kohore.

Gjenerimi nga hidrocentralet e vogla: Lumbardhi, Dikanci, Burimi dhe Radavci .

Gjenerimi nga HC i Zhurit, që pritet të ndërtohet deri ne vitin 2015 dhe fillimin e operimit në

vitin 2016.

Gjenerimi nga njësitë e reja gjeneruese të TC “ Kosova e RE”. Njësia e parë gjeneruese pritet të hyn

në operim në vitin 2017.

4.3 Burimet e ripërtërishme

Në bazë të caqeve sipas strategjisë Evropiane 20-20-20 Renewable Energy Directive, deri në

vitin 2020, 20% e totalit të energjisë së prodhuar duhet të prodhohet nga burimet e

ripërtërishme, siç janë centralet me erë, hidrocentralet etj. Edhe Kosova ka vënë si objektiv

strategjik arritjen e këtyre synimeve. Potencialet energjetike të burimeve te ripërtërishme në

Kosovë nuk janë të larta, si në aspektin e ujërave ashtu edhe të fuqisë së erës. Mirëpo

ekzistojnë rajone të caktuara të cilat kanë potenciale të tilla dhe duhet te shfrytëzohen.

4.3.1 Hidrocentralet e vogla

Bazuar në strategjinë e Ministrisë se zhvillimit Ekonomik për energjinë e ripërtërishme, është

paraparë që gjatë periudhës kohore 2012-2021, rreth 16 hidrocentrale të vogla do të

ndërtohen, me kapacitet total të instaluar rreth 60 MW. Në aspektin e ndikimit në

performancën operuese të rrjetit të transmisionit, ndërtimi i hidrocentraleve te vogla i cili

kryesisht do të kyçen në rrjetin e shpërndarjes, do te ketë ndikim pozitiv. Injektimi i

gjenerimit në pikat fundore të rrjetit redukton rrjedhat e fuqisë në rrjetin e transmisionit.

Page 34: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 34 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

4.3.2 Energjia me erë

Aprovimi i tarifave nxitëse nga ZRrE për prodhuesit e energjisë nga burimet e

ripërtërishme siç janë parqet energjetike më erë, ka krijuar kushte shumë të favorshme për

investitorët potencial. Në tërë vendet e Evropës duke përfshirë edhe Kosovën ekziston një

tendencë në rritje e investitorëve të cilët aplikojnë të fitojnë të drejtën për kyçjen në rrjet të

kapaciteteve të madhësive të ndryshme të turbinave më erë. Analiza të shumta studimore

konkludojnë që rajonet tek të cilat shpejtësia mesatare vjetore e erës në lartësinë 50m është

>5m/s kanë arsyeshmëri ekonomike për instalimin e kapaciteteve gjeneruese nga era. Faktori

themelor për të investuar në një rajon të caktuar është potenciali dhe profili i shpejtësisë së

erës gjatë një viti. Në Kosovë qysh nga fillimi i vitit 2009 për kyçje në rrjet elektrik kanë

aplikuar disa investitor të cilët kanë planifikuar kapacitetin total prej 157 MW. Deri më tani

në KOSTT janë paraqitur tri aplikacione për kyçjen e turbinave me erë në rrjetin elektrik:

projekti i Shtimes1 me kapacitet prej 100 MW, pjesa juglindore e Kosovës,

projekti i Shtimes2 me kapacitet prej 27 MW, pjesa juglindore e Kosovës

projekti Kitka me kapacitet prej 30 MW-pjesa lindore e Kosovës1

Për të tri aplikacionet e lartpërmendura KOSTT ka definuar qartë mënyrën dhe

konfiguracionin e kyçjes në rrjetin e transmisionit.

Aktualisht në Kosovë nuk ekziston harta e vlerësimit të potencialeve të erës, ndërsa

investitorët me iniciativën e tyre kanë bërë matjen e shpejtësisë së erës në zonat ne te cilat ata

planifikojnë të ndërtojnë parqet energjetike nga era. Në figurën 4-1 mund të shihet harta e

përgjithshme e potencialeve te erës për rajonin e Ballkanit perëndimor, respektivisht

shpejtësisë mesatare vjetore, e siguruar nga http://interface.vortex.es (për lartësinë 50m)

1 Marrëveshja e kyçjes është nënshkruar ne mes të KOSTT dhe investitorit ne Kitka, ndërsa ende

mbetet problematike kreditimi i investimit qe duhet te siguroj investitori nga Bankat ndërkombëtare.

Page 35: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 35 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

fig. 4-1 Harta e Erës ne Rajonin e Ballkanit (Burimi -http://interface.vortex.es)

Në aspektin teknik, aplikacionet e pranuara kryesisht kanë mundësinë e kyçjes ne nivelin e

tensionit 110kV. Rrjeti i Transmisionit ne aspektin e rrjedhave të fuqisë, mund te integroj

kapacitete të konsiderueshme te gjenerimit nga era, mirëpo ne aspektin e balancimit të

sistemit, këto kapacitete me natyrë shumë variabile dhe vështirë të parashikueshme mund te

shkaktojnë probleme për Operatorin e Sistemit, nga fakti që sistemi ynë elektroenergjetik

aktualisht nuk ka rezerva të mjaftueshme rregulluese. Ky fakt mund të ndryshoj në të

ardhmen, nëse realizohen planet e zhvillimit te kapaciteteve te reja gjeneruese, e cila do të

shoqërohet me rritjen e rezervave rregulluese te cilat do të mbulojnë variabilitetin e

paparashikuar te gjenerimit nga turbinat me erë.

Page 36: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 36 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

5. PROJEKTET ZHVILLIMORE TE RRJETIT TË

TRANSMISIONIT TË KOSOVËS

5.1 Historiku i rrjetit të transmisionit

Rrjeti i transmisionit i Republikës së Kosovës gjatë viteve është zhvilluar në disa faza të

zgjerimit, përforcimit dhe konsolidimit.

Mes viteve 1953 dhe 1958, është ndërtuar linja e parë 110 kV në Kosovë, nga Novi Pazari

(në Serbi) deri në Butel (në Maqedoni), duke i lidhur nënstacionet (NS): NS Vallaç, NS

Trepçës, NS Vushtrrisë, NS Kosova A, NS Prishtina 1 dhe NS Prishtina 4, NS Ferizaji 1

dhe NS Sharri. Përçuesit e ndërtuar në fazën fillestare të zhvillimit të rrjetit 110 kV ishin

përçues me seksion tërthor 150mm2.

Më 1960 është ndërtuar linja e parë 220 kV në Kosovë, nga NS Krushevci (Serbi) deri në

NS Kosova A e cila ishte në atë kohë në fazën e ndërtimit. Nga 1962 deri në 1975 u

ndërtua (TC) Kosova A me pesë njësitë e saj. Në vitin 1978 u ndërtua linja e parë 400 kV në

Kosovë duke u lidhur NS Nish (Serbi) me NS Shkupi (Maqedoni) përmes NS Kosova B.

Më 1981 u ndërtua HC Ujmani i kyçur përmes linjës 110 kV me NS Vallaçi.

Më 1983 u ndërtua linja e dytë 400 kV e interkonekcionit nga Ribarevina (Mali i Zi) për në

NS Kosova B, dy linjat 400 kV duke lidhur kështu TC Kosova B (1983) me NS Kosova B.

Në të njëjtin vit u ndërtua linja 220 kV nga NS Kosova B në NS Prizreni 2, përmes

nënstacionit shpërndarës në Drenas. Po ashtu në të njëjtin vit u ndërtua edhe linja e dytë

220 kV për Drenas duke pasuar me linjën e dyfishtë për furnizim të objekteve industriale të

Feronikelit.

Më 1988 u ndërtua linja interkonektive 220 kV nga NS Prizren 2 për në Hidro Centralin

(HC) Fierza (Shqipëri), po ashtu në të njëjtin vit u ndërtua linja e dyfishtë 220 kV nga NS

Kosova B në NS Prishtina 4. Gjithashtu në mes të viteve 70-ta dhe 80-ta u zhvillua dukshëm

edhe rrjeti 110 kV, duke përdorur përçues me seksion më të madh 240mm2. Nga viti 1990

deri ne vitin 2000, një dekadë e tërë qëllimisht nga regjimi i atëhershëm nuk u investua ne

rrjetin e transmisionit. Në figurat 5-1 dhe 5-2 është paraqitur intensiteti i investimeve nëpër

vite në linja dhe nënstacione.

Page 37: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 37 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Vitet

km

100

1980 1990 2000

400 kV220 kV110 kV

Investimet në linja

2010

20

40

60

80

Vitet

km

100

1980 1990 2000

400 kV220 kV110 kV

Investimet në linja

2010

20

40

60

80

Fig. 5-1 Intensiteti i investimeve nëpër vite në linja 1980-2010

Vitet

Nr NS/vit

3

1980 1990 2000

Investimet ne nënstacionet

2010

2

1

Vitet

Nr NS/vit

3

1980 1990 2000

Investimet ne nënstacionet

2010

2

1

Fig. 5-1 Intensiteti i investimeve nëpër vite në nënstacione 1980-2010

Pas luftës në Kosovë gjendja në sektorin elektroenergjetik ishte e rëndë, si në gjenerim,

transmision, po ashtu edhe në distribucion. Në këtë kohë filluan investimet emergjente të

përgjithshme në sektorin elektroenergjetik, te përkrahura nga Buxheti i Kosovës dhe

donatoreve ndërkombëtar. Për shkak të nevojave shumë të mëdha, rrjeti i transmisionit nuk

u zhvillua konform rritjes se pandalshme të konsumit i cili pasoi pas vitit 2000. Në tabelën 5-

1 mund të shihen projektet relevante të përfunduara në rrjetin e transmisionit deri me

themelimin e KOSTT-it.

Page 38: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 38 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tab. 5-1 Projektet e realizuara 2000-2006 Emertimi I Projektit Përshkrimi teknik Viti

AT3 ne NS Kosova B 400/220 kV Autotransformatori i tretë 400 MVA 2003AT3 ne NS Kosova A, 220/110 kV AT3 ndërrim, 150 MVA 2003NS Podujeva 220/35/10 kV 2x40 MVA 2003Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, L 164/1NS Gjakova 1- NS Gjakova 2

Ndërrimi i përçuesit nga 150mm2 në 240mm2, 4.9km 2003

Linja dyfishe 110 kV nga NS Kosova A nëNS Prishtina 5

AlÇe 240mm2, 5.5km 2005

5.2 Zhvillimi i infrastrukturës së rrjetit të transmisionit; 2012-2021

5.2.1 Hyrje

Ky kapitull paraqet dhe shqyrton projektet e zhvillimit të rrjetit të transmisionit në

periudhën kohore 2011-2021. Duke konsideruar procesin planifikues të rrjetit të

transmisionit si proces tejet kompleks, me varshmëri të madhe nga shumë faktor, domeni

kohor dhjetë vjeçar që përcakton këtë dokument është ndarë në dy periudha kohore: pesë

vjeçari i parë 2012-2016 dhe pesë vjeçari i dytë 2017-2021. Periudha e parë kohore pesë

vjeçare konsiderohet relevante dhe ndikuese në zhvillimin afatgjatë të rrjetit dhe me

probabilitet të lartë të realizimit dhe si e tillë projektet që përfshihen në këtë periudhë kohore

janë analizuar në hollësi. Periudha e dytë kohore 2017-2021 përfshinë në mënyrë të

përgjithësuar projektet opcionale me karakter të brendshëm apo rajonal për të cilat KOSTT

konsideron rëndësinë dhe kontributin e tyre, në arritjen e standardeve teknike për operim të

sistemit të transmisionit me qëllim të përkrahjes së tregut të energjisë elektrike.

Projektet zhvillimore të rrjetit të transmisionit janë ndarë në katër kategori:

Përforcimet në rrjetin e transmisionit

Kyçjet e reja të ngarkesës (aplikacionet për kyçje)

Ri-vitalizimi i rrjetit të transmisionit

Projektet përkrahëse të sistemit të transmisionit (menaxhim, monitorim, matje dhe kontroll)

Page 39: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 39 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Të gjitha projektet janë paraqitur në tabelat në vijim të ndara sipas kategorive të lartë

përmendura.

Lista e projekteve përmban edhe projektet të cilat janë në faza të ndryshme të planifikimit

apo të realizimit:

Projektet të cilat janë në fazën e konstruktimit

Projektet të aprovuara dhe të cilat janë në proces të specifikimit apo prokurimit

Projekte të cilat nga palët e treta është aplikuar për kyçje në rrjetin e transmisionit

Projektet të cilat në proces të planifikimit janë konsideruar të domosdoshme për rrjetin e

transmisionit dhe janë në fazën e para-fizibilitetit

Projektet e KEK-Shpërndarjes të cilat janë përfshirë në planin zhvillimor 2010-2019 dhe të

cilat nuk kanë siguri të lartë të realizimit

Projekte me karakter të strategjisë shtetërore2 me ndikim në rrjetin e transmisionit të cilat

janë në procesin publik të planifikimit.

Për shkak të varshmërisë mjaftë komplekse të realizimit të projekteve nga faktorë të

ndryshëm, koha dhe mënyra e realizimit të tyre mund të konsiderohet si subjekt i

ndryshimeve të mundshme dhe si të tilla në dokumentin e ardhshëm do të revidohen me të

dhëna hyrëse të ri-freskuara.

Tabelat përmbajnë edhe kodet identifikuese (ID) të projektit, përshkrimin e përgjithshëm të

projektit, kohën e pritur të realizimit si dhe arsyen dhe efektet e realizimit të projektit.

5.3 Projektet zhvillimore te përfunduara në periudhën kohore 2006- 2010

Ndarja e Operatorit të Sistemit dhe Transmisionit nga kompania vertikalisht e integruar

KEK, nxiti një shtytje të madhe zhvillimore e cila ishte e fokusuar në ngritjen e kapaciteteve

të rrjetit transmetues, ngritjen e besueshmërisë dhe sigurisë së furnizimit të konsumit.

Përkrahja financiare nga buxheti i Kosovës, nga donatoret, angazhimi i stafit profesional të 2 Të bazuara ne Strategjinë 2009-2018 te sektorit te Energjisë

Page 40: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 40 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

KOSTT-it duke përcaktuar qartë prioritetet zhvillimore ndikuan në realizimin e shumë

projekteve jashtëzakonisht të nevojshme për sistemin transmetues dhe në përgjithësi për

përkrahjen e sektorit elektroenergjetik. Gjatë periudhës kohore 2006-2010 ne sistemin e

transmisionit janë kryer investime qenësore, në pajtueshmëri me objektivat dhe synimet e

identifikuara nga planifikimi afatgjatë zhvillimor i sistemit te transmisionit. Nëse i referohemi

planeve te mëhershme zhvillimore të aprovuara nga ZRrE, mund të konsiderohet që shkalla

e realizimit të projekteve të planifikuara është mjaftë pozitive. Në tabelën në vijim janë

paraqitur të gjitha projektet qe i përkasin kategorisë së përforcimit të rrjetit, të përfunduara

ne periudhën kohore 2006 - 2010.

Tab.5-2 Projektet qe i përkasin kategorisë së përforcimit të rrjetit të përfunduara nga 2006 deri me

2010.

Nr Emertimi i Projektit Përshkrimi teknik Viti

1Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, nr 125,NS Kosova A- NS Vushtrria1& 2

“HW” 150mm2, 24km 2007

2Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, nr164/3, NS Prizreni 1- NS Prizreni 2

“HW” 150mm2, 3.2km 2007

3Linja e re 110 kV NS Prizren 2- NSRahoveci

AlÇe 240mm2, 17.25km 2008

4Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, L126/1NS Deçan- NS Gjakova 1 Ndërrimi i përçuesit nga 150mm2 në 240mm2, 20.2km

2009

5 AT1 ne NS Kosova A, 220/110 kV AT1 ndërrim nga 100MVA në 150 MVA 2009

6 NS Peja 3, 400/110kVNenstacioni 400/110kV, 300MVA. Kyçja ne linjën 400kV, L437. Perforcimi I linjes L126/3, L126/6 nga 150mm2 AlÇe ne 173mm2 "HW"

2009

7 Adaptimi i linjës L212 si linjë 110kV NS Kosova A-NS Ferizaj 1

Riparimi i linjës me parametra te mëparshëm nga NS Kosova A deri ne NS Ferizaj 1, 31km

2010

8Linja e re 110 kV NS Peja 3- NS Klina nekuader te paket projektit Peja 3

AlÇe 240mm2, 17.25km 2010

9Kyçja e NS Skenderaj 110/10kV me linjedyfishe 110kV ne linjen Vallaq -Peja 3

Linje dyfishe AlÇe 240mm2, 4.4km 2010

10 AT3 ne NSPrishtina 4, 220/110 kV Autotransformatori i tretë 150 MVA 2010

11Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, L 126/5,NS Peja 1- NS Peja 2

AlÇe 240mm2, 4.6km 2010

Një ngritje e tillë e infrastrukturës së transmisionit kërkon mbështetje nga teknologjia e

avancuar, e mbështetur në kriteret dhe standardet e sotme në lidhje me udhëheqjen e

Page 41: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 41 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

sistemeve moderne transmetuese. Për këtë qellim KOSTT ka implementuar projekte shumë

të rëndësishme që i përkasin kategorisë së mbështetjes së sistemit. Në kuadër te këtyre

projekteve janë: modernizimi i pajisjeve mbrojtëse, modernizimi i pajisjeve monitoruese dhe

komanduese të sistemit transmetues. Në tabelën 5-3 është paraqitur lista e projekteve të

kryera deri ne çerekun e tretë të vitit 2011. Projekti me madhor i realizuar ne kategorinë e

projekteve mbështetëse të sistemit është SCADA/EMS, projekt i përfunduar në Qershor të

vitit 2011.

Tab. 5-3 Projektet mbështetëse të sistemit të përfunduara nga 2006 deri me Q3-2011. Nr Emertimi i Projektit Përshkrimi teknik Viti

1 Nderrimi I mbrojtjeve rele ne NS Kosova B dhe NS Prishtina 4

Nderrimi i sistemi te mbrojtjes rele me mbrojtje te avancuara numerike 2009

2 ITSMO Njehsorët (ne kufi) Instalimi i grupeve të reja matëse në pikat kufitare te rrjetit të KOSTT-it.Instalimi i aplikacionit për grumbullimin e madhësive matëse

2010

3 SCADA-EMS Sistemi Qendror i SCADA/EMS në Qendrën Nacionale Disqeçerike. SCADA lokale ne NS. Rrugët telekomunikuese 2011

Krahas rritjes së kapacitetit të rrjetit transmetues, KOSTT në objektivat zhvillimore

parasheh programin e ri-vitalizimit te nënstacioneve dhe pajisjeve të tensionit të lartë, me

qellim të ngritjes së besueshmërisë dhe sigurisë së operimit të sistemit transmetues. Një

numër i konsiderueshëm i projekteve të futura në listën me prioritet të lartë në planet

zhvillimore tani veç janë implementuar. Rezultatet e investimeve në këtë kategori projektesh

janë inkurajuese nga fakti që numri i rënieve për shkak të dështimit të pajisjeve të tensionit të

lartë në vitet e fundit ka rënë dukshëm.

Në tabelën 5-4 janë paraqitur projektet e përfunduara deri në çerekun e tretë të vitit 2011.

Page 42: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 42 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tab.5-4 Projektet qe i përkasin kategorisë së ri-vitalizimit të nënstacioneve të përfunduara deri me

Q3-2011.

Nr Emertimi i Projektit Përshkrimi teknik Viti

1 Ri-Vitalizimi i nënstacionit NS Prishtina 1Ri-vitalizimi i të gjitha fushave 110 kV të linjave dhe transformatorëve, sistemit të mbrojtjes kontrollit dhe matjeve

2009

2 Ri-Vitalizimi i nënstacionit NS Kosova ARi-vitalizimi total i nënstacionit:Të gjitha fushave 220kV,110 kV të linjave dhe transformatorëve, sistemit të mbrojtjes kontrollit dhe matjeve.

2010

3 Ri-Vitalizimi i nënstacionit Kosova BRi-vitalizimi i të gjitha pajisjeve te tensionit të lartë të fushave 400kV dhe 220 kV.

2010-2011

Nga tabelat 5-2, 5-3 dhe 5-4 mund te vërehet qe vitet 2009 dhe 2010 ishin dy vitet shumë të

suksesshme të KOSTT-it duke implementuar 17 projekte të rëndësishme për sistemin e

transmisionit.

5.4 Projektet zhvillimore në realizim dhe në proces të zhvillimit

Intensiteti i investimeve në infrastrukturën e sistemit të transmisionit ka vazhduar edhe gjatë

vitit 2011 duke përcjellë objektivat dhe synimet qe dalin nga plani afatgjatë zhvillimor i

KOSTT-it. Në tabelën 5-5 janë paraqitur tetë projektet të cilat janë duke u realizuar gjatë vitit

aktual 2011 apo të cilat janë në proces të tenderimit.

Page 43: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 43 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tab. 5-5 Projektet në realizim e sipër dhe në proces të tenderimit.

Nr Emertimi i Projektit Përshkrimi teknik Viti

1 Paket Projekti FERIZAJ 2:

NS FERIZAJ 2, 400/110 kV, 1x300MVA. Kyçje ne linjën interkonektive L420. Linja e dyfishtë 110 kV NS Ferizaj 2 – NS Ferizaj 1. Linja 110 kV NS Ferizaj 2 – NS Gjilan 5.Kyçja e linjës L112 dhe L118/3 ne NS FERIZAJ 2

2011

2SISTEMI TI-ve për të mbështetur operimet e tregut

Sistemi qendror për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave. Pajisjet harduerike dhe softuerike. 2011

3

Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, L125/2 dhe L125/3 (Vushtrri 1-Trepçë-Vallaq)

Ndërrimi i përçuesit nga 150/25mm2 në 240/40mm2 në gjatësinë 9.6km nga NS Trepça deri në NS Vushtrria 1 si dhe në gjatësinë 11.4km nga NS Trepça në NS Vallaqi

2011-2012

4 Ri-Vitalizimi i nënstacionit NS PRIZRENI 2, 220/110kV

Ri-vitalizimi i të gjitha pajisjeve te tensionit të lartë të fushave 220kV dhe 110 kV dhe instalimi i autotransformatorit të tretë 150MVA

2012

5 Ndërlidhja e NS Lipjanit ne linjën 110 kV L112

Linja e re dyfishe110 kV NS Lipjan deri te pika kyçëse ne linjën L112. Kyçja me linjë te dyfishtë 110 kV në linjën ekzistuese L 112 NS Kosova A – NS Ferizaj 1

2012

6 Alokimi i linjës L1806 nga NS Gjakova 2 në NS Gjakova 1

Ndertimi i linjës së dyfisht 110kV,4km nga pika e prerjës se linjës L1806 (Klinë-Gjakova 2) deri ne NS Gjakova 1 Rivitalizimi total i NS Gjakova1 (pajisjet 110kV). Kalimi ne zbarra të dyfishta.

2012

7 LFC- Rregullimi Sekondar

Projekti përmban rrugët telekomunikuese si dhe pajisjet harduerike dhe softuerike te cilat do të mundësojnë realizimin optimal të rregullimit sekondar të dy sistemeve 2013

8 Linja interkonektive 400 kV NS Kosova B - NS Kashar

Linja 400 kV, 2x490mm2, e gjatë 239km prej të cilave 85.5km në territorin e Kosovës.Pajisjet e tensionit të lartë, pajisjet mbrojtëse të kontrollit dhe matjeve

2014

Pesë projektet nga kjo listë i përkasin projekteve të kategorisë së përforcimit të kapaciteteve

transmetuese. Projektet madhore: Paket Projekti Ferizaj 2 është lëshuar ne pune me 18 tetor

2011, përveç linjës 110kV NS Ferizaj 2- NS Gjilan 5 e cila është ndërtuar por për shkak te

vonesave ne ndërtimin e NS Gjilani 5 është energjizuar ne pune pa ngarkese, ndërsa projekti

për linjën e re interkonektive 400kV NS Kosova B – NS Kashar është në proces te

përzgjedhjes se ofertuesve dhe pritet të futet ne operim në vitin 2014.

Në kuadër të zhvillimit, ri-vitalizimit dhe modernizimit te infrastrukturës së KOSTT-it, janë

planifikuar edhe aktivitete shtesë të cilat synojnë ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë

Page 44: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 44 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

operuese të sistemit transmetues. Në tabelën në vijim është paraqitur lista e projekteve të

cilat planifikohen të kryhen gjatë këtij viti dhe gjatë vitit pasues 2012.

Tabela 5-6. Projektet ri-vitalizuese dhe modernizuese të nënstacioneve 2011-2012

Nr Emertimi i Projektit Përshkrimi teknik Viti

1 Ndarja e zbarrës në dy seksione në Ferizaj, Gjilan dhe Therandë

Instalimi i ndarësit terthor me qellim te ndarjes se zbarres 110 per te optimizuar procesin e operimit dhe mirëmbajtjes se NS 2012

2 Rehabilitimi i stabilimenteve të TL në nënstacionet Ferizaj dhe Gjilani Nderrimi i pajisjeve te tensionit te lartë 110kV 2012

5.5 Projektet e aplikuara për kyçje ne rrjetin e transmisionit në realizim dhe në

proces gjatë periudhës kohore 2010-2011

Gjatë periudhës kohore nga 2009 deri në gusht 2011, në KOSTT janë pranuar 15

aplikacione për kyçje në rrjetin e transmisionit. Të gjitha aplikacionet janë analizuar dhe

shqyrtuar konform metodologjisë së tarifave të kyçjes e zbatueshme në KOSTT dhe e

aprovuar nga ZRrE. Pesë prej tyre janë aplikacione për kyçje të nënstacioneve të reja

shpërndarëse (KEK-OSSh), tri janë për kyçje të parqeve energjetike nga era dhe shtatë janë

përforcim i kapaciteteve distributive (KEK-OSSh).

Disa prej aplikacioneve për kyçje në rrjetin e transmisionit tani me janë projekte te

përfunduara (janë në operim), disa prej tyre kanë mbetur pa u realizuar dhe ende nuk dihet

statusi i mëtutjeshëm i tyre. Nga tri aplikacionet për parqet energjetike nga era, vetëm me

njërin aplikues (Projekti Kitka) është nënshkruar marrëveshja për kyçje, ndërsa dy të tjerat

kanë ngecur. Në anën tjetër aplikacioni i KEK-OSSh për NS Vaganica po ashtu është

ndërprerë dhe ende mbetet i paqartë statusi i tij. Gjithashtu edhe aplikacioni i pranuar nga

MTI (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë) për projektin e furnizimit të parkut industrial është

ndërprerë dhe nuk ka aktivitetet nga ana a aplikuesit. Në vijim janë paraqitur aplikacionet për

kyçje në rrjetin e transmisionit të cilat janë realizuar dhe që pritën të realizohen.

Tab. 5-7 Lista e aplikacioneve për kyçje në rrjetin e transmisionit 2010-2012

Page 45: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 45 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Emertimi i Projektit Përshkrimi teknik Viti

1Kyçja e transformatorit të fuqisë 63MVA ne NS Prishtina 1 Ndërrimi i transformatorit 31.5MVA me transformatorin 63MVA 2010

2Kyçja e transformatorit të fuqisë 63MVA ne NS Prishtina 2 Ndërrimi i transformatorit 31.5MVA me transformatorin 63MVA 2010

3Kyçja e transformatorit të fuqisë 40MVA ne NS Prishtina 3 Ndërrimi i transformatorit 31.5MVA me transformatorin 40MVA 2010

4Rritja e sigurisë së furnizimit të NS Palaj

Ri-vitalizimi i të gjitha pajisjeve te tensionit të lartë të fushave 110kV. Përmes linjës së dyfishtë 110 kV, 240mm2 me gjatësi 2km nga NS Palaj do të kyçet në prerjen e linjës aktuale NS Kosova A-NS Vallaq (L163). Shtimi i TR3, 40MVA

2011

5Kyçja e transformatorit të fuqisë 40MVA ne NS Peja 1 Ndërrimi i transformatorit 20MVA me transformatorin 40MVA 2011

6Kyçja e transformatorit të fuqisë 40MVA ne NS Ferizaj 1 Transformatori i tretë shtesë 40MVA, 110/35/10(20)kV 2011

7Kyçja e transformatorit të fuqisë 40MVA ne NS Prizreni 1 Transformatori i tretë shtesë 40MVA, 110/35/10(20)kV 2011

8 NS Prishtina 7, 110/10(20)kV Kyçja direkte ne zbarrat 110kV ne NS Prishtina 4 e dy transformatoreve 2x40MVA. 2012

9 NS Gjilani 5, 110/10(20)kV

Nënstacioni përmban dy transformator: 2x31.5 MVA, 3 fusha të linjave, 2 fusha transformatorike dhe 1 fushë lidhëse ne nivelin 110 kV me sistem te zbarrave te dyfishta. Linja e dyfishtë 110 kV, 9km, 240mm2 e kyçur në linjën aktuale Gjilan-Viti (L1802). Linja e tretë nga NS Ferizaj 2.

2012

5.6 Lista e projekteve te reja zhvillimore të planifikuara për periudhën

kohore 2012-2021

Në vazhdim është paraqitur lista e projekteve të planifikuara sipas kategorive, të cilat janë

rezultat i përzgjedhjes optimale të skenarëve të ndryshëm të përforcimit të rrjetit gjatë

procesit të planifikimit. Këto projekte përfshijnë periudhën kohore 2012-2021. Listat e

projekteve janë prezantuar në tabela të kategorizuara sipas specifikave përkatëse. Një pjesë e

madhe e këtyre projekteve janë të përfshira në Planin Zhvillimor 2010-2019, të aprovuar nga

ZRrE, ndërsa disa projekte janë të reja dhe rezultojnë nga analiza e detajuar e rrjetit gjatë

procesit të planifikimit. Faktorët qe konsiderohen me ndikim ne ri-dizajnimin e disa

projekteve të planifikuar më parë, në ndryshimin e kohës se implementimit të tyre dhe

përzgjedhjen e disa projekteve te reja, janë procese që nuk varën nga KOSTT si: kërkesa

Page 46: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 46 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

për kyçje të reja të ngarkesës apo gjenerimit, aspektet e sigurimit te financimit, problemet e

shpronësimit te pronave etj. Për arsyet e lartpërmendura procesi i planifikimit dhe projektet

e zgjedhura për zhvillim janë përshtatur ndryshimeve qe kanë pasuar ndërkohë.

5.5.1 Lista e projekteve te reja te kategorisë së përforcimit të rrjetit të transmisionit

Tabela 5-8 përmban listën e projekteve të planifikuara për 10 vitet e ardhshme të cilat

konsiderohen me ndikim ne ngritjen e kapaciteteve te rrjetit konform kërkesave qe dalin nga

Kodi i Rrjetit. Projektet janë të radhitura sipas kohës së planifikuar të implementimit të tyre.

Disa nga projektet do te financohen apo bashkë-financohen nga donatoret si programi IPA

2011, KfW etj. Data e komisionimit te projekteve te lartpërmendura do të varet nga

procedurat qe implementojnë donatoret. Analizat e performancës se rrjetit tregojnë qe disa

nga projektet si transformatori i dytë në NS Peja 3 janë të nevojshme më herët (2012-2013),

mirëpo për shkak të aplikimit te tyre ne programin IPA 2011, këto projekte nuk mund te

realizohen më herët. Për programin IPA 2012 janë propozuar edhe një numër i caktuar i

projekteve qe gjenden ne tabelën 5-8. Pjesa dominuese e investimeve do te kryhet nga

KOSTT përmes kredive te buta te ofruara nga banka Gjermane për ri-ndërtim KFW, ndërsa

pjesa e mbetur do te jete donacion i Bashkësisë Evropiane.

Page 47: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 47 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tabela 5-8 Lista e projekteve të planifikuara për përforcimin në rrjetin e transmisionit 2012-2021

PROJEKTET E KATEGORISE: PERFORCIM I RRJETIT TE TRANSMISIONIT- (2012-2021)

Nr

ID Emertimi i Projektit Përshkrimi teknik Arsyeja për zhvillim Viti

1

T-L

/R

AH

Linja e re 110 kV NS Rahovec- NS Theranda -Ndërtimi i linjës se re 110kV (15km)

a) 15km, Al.Çe240mm2 b) Fusha e linjës 110kV në NS Theranda

Eliminimi i furnizimit radial . Kriteri N-1

Q3-2013

2

TR

IV/

L15

5/2

Ri-vitalizimi i linjës 110 kV: L155/2 ne koordinim me ndërtimin e NS Leposaviq 110/10kV

a)Ndërrim i përçuesve fazor dhe atij mbrojtës deri ne Leposaviq (14km) b) Përforcim i shtyllave dhe ndërrim i izolatorëve.

Përforcim i kapaciteteve transmetuese dhe përkrahje e ngarkesës

Q4-2013

5

T&

D-L

/D

RA

GA

SH

NS Dragashi dhe linja 110kV NS Kukës-NS Dragash- NS Prizren 2 -Ndërtimi i linjës 110kV NS Prizren 2 - NS Dragash, 21km ; b) NS Dragash - NS Kukës, 39km.

(a) NS Dragashi, 2 fusha transf., 2 fusha te linjave dhe nje fushë lidhëse. b) Linja njëfishe, 8km, nga NS Prizreni 2 deri ne Zhur (shtyllat dyfishe). c) Linja dyfishe 13km, nga Zhuri deri ne NS Dragashi d) Linjë njëfishe 26km, nga Zhuri deri ne Kukës (kufi deri ne Kukës 17km)

Optimizimi i operimit te dy sistemeve te Kosovës dhe Shqipërisë. Furnizimi kualitativ dhe i besueshëm i rajonit të Dragashit. Reduktimi I rrjedhave te fuqisë ne NS Prizreni 1.

Q2- 2014

3

T-R

IV/

L16

3/1 Ri-vitalizimi i linjës 110 kV:

L163/1 -Ndërrim i përçuesve fazor dhe atij mbrojtës -Përforcim i shtyllave dhe ndërrim i izolatorëve.

(a) Ndërrimi i përçuesit nga 150/25mm2 në 240/40mm2 në gjatësinë 32km nga NS Kosova A deri në NS Vallaqi; (b) Përforcim i shtyllave të llojit portal

Rritja e kapacitetit transmetues të linjës nga 83 MVA në 114 MVA me qellim të reduktimit të humbjeve të fuqisë, përmirësimit të kriterit të sigurisë N-1

Q4- 2014

4

T-A

TR

/P

EJA

3 AT2-300 MVA në NS PEJA3 - Instalimi i autotransf. të dytë 300 MVA, 400/110 kVsi dhe ndërtimi i bazamenteve të transf; (b) Ndërtimi i fushave transformatorike.

(a) Një autotransformator me fuqi 300 MVA, 400/110 kV; (b) Instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë për fushat transformatorike 400 kV dhe 110 kV

Rritja e kapaciteteve të transformimit dhe plotësimi i kriterit të sigurisë N-1.

Q2-2015

6

T-A

TR

/F

ER

-2 AT2-300 MVA në NS FERIZAJ 2

-Instalimi i autotransformatorit të dytë 300 MVA, 400/110 kVsi dhe ndërtimi i bazamenteve të transformatorit ; (b) Ndërtimi i fushave transformatorike.

(a) Një autotransformator me fuqi 300 MVA, 400/110 kV. (b) Instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë për fushat transformatorike 400 kV dhe 110 kV

Rritja e kapaciteteve të transformimit dhe plotësimi i kriterit të sigurisë N-1.

Q4-2015

7

T-L

PE

JA3-

PE

JA1 Linja e re 110 kV NS Peja 3- NS

Peja 1 dhe ri-vitalizimi i NS Peja 1 -Ndërtimi i linjës se re me gjatësi 28km - Ri-vitalizimi i tersishëm i NS Peja 1 (ana 110kV)

a) 28km, Al.Çe240mm2; b) Fusha e linjës në NS Peja 3; c) Rivitalizimi i NS Peja 1 i pajisjeve dhe sistemit te zbarrave ne nivelin 110kV, duke kaluar ne sistem te zbarrave te dyfishta dhe ne sistem GIS te pajisjeve 110kV.

Ndertimi i linjës transmetuese mundëson plotësimin e kriterit N-1. Gjithashtu rrivitalizimi i NS Peja 1 ndikon ne rritjen e sigurisë dhe besueshmerisë se operimit te sistemit.

Q4-2016

Page 48: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 48 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

8

T-R

IV/

L12

6/5 Ri-vitalizimi i linjës 110 kV:

L126/2 NS Peja 2- NS Deçan -Ndërrim i përçuesve fazor dhe atij mbrojtës - Përforcim i shtyllave dhe ndërrim i izolatorëve

(a) Ndërrimi i përçuesit nga 150/25mm2 në 240/40mm2 në gjatësinë 14.57 km nga NS Peja 2 deri në NS Deçan

Rritja e kapacitetit transmetues të linjës nga 83 MVA në 114 MVA me qëllim të reduktimit të humbjeve të fuqisë, përmirësimit të kriterit të sigurisë N-1.

Q4- 2016

9

T-R

IV/

L11

8/3 Ri-vitalizimi i linjës 110 kV: L179/1

NS Prizreni 1 - NS Prizreni 3 - Ndërrim i përçuesve fazor dhe atij mbrojtës; d) Përforcim i shtyllave dhe ndërrim i izolatorëve.

a) Ndërrimi i përçuesit nga 150/25mm2 në 240/40mm2në gjatësinë 4.69 km nga NS Prizreni 1 deri në NS Prizreni 3

Rritja e kapacitetit transmetues të linjës nga 83 MVA në 114 MVA me qellim të reduktimit të humbjeve të fuqisë, përmirësimit të kriterit të sigurisë N-1.

Q3-2016

10

TL

-PE

J3-U

JM

Linja e re 110 kV NS Peja 3- HC Ujmani- Ndërtimi i linjës se re me gjatësi 25km

a) 25km, Al.Çe240mm2; b) Fusha e linjës 110kV në NS Peja 3 2; c) Fusha e linjës 110kV në HC Ujmani

Plotësimi i kriterit N-1 dhe ngritja e kapaciteteve transmetuese

Q2-2017

11

TL

PZ

1-P

Z2

Linja e re 110 kV NS Prizren 1- NS Prizren 2 - Ndërtimi i linjës se re me gjatësi 3.5km

a) 3.5km, Al.Çe240mm2; b) Fusha e linjës 110kV në NS Prizren 2; c) Fusha e linjës 110kV në NS Prizren 1

Ndërtimi i linjës se re transmetuese mundëson plotësimin e kriterit N-1.

Q3-2018

12

T-L

/P

EJ1

-DE

Ç

Linja e re 110 kV NS Peja 1- NS Deçan - Ndërtimi i linjës se re me gjatësi 16km

a) 16km, Al.Çe240mm2 b) Fusha e linjës 110kV në NS Peja 1c) Fusha e linjës 110kV në NS Deçan

Përforcim i kapaciteteve te transmisionit dhe plotësimi i kriterit N-1 ne zonën e rrafshit te Dukagjinit

Q2-2019

13

T-R

IV/

L11

8/1 Ri-vitalizimi i linjës 110 kV: L118/1

NS Prishtina 1 - NS Kosova A -Ndërrim i përçuesve fazor dhe atij mbrojtës - Përforcim i shtyllave dhe ndërrim i izolatorëve

(a) Ndërrimi i përçuesit nga 150/25mm2 në 240/40mm2 në gjatësinë 7.3km nga NS Prishtina 1 deri në NS Kosova A

Rritja e kapacitetit transmetues të linjës nga 83 MVA në 114 MVA me qëllim të reduktimit të humbjeve të fuqisë, përmirësimit të kriterit të sigurisë N-1

Q2-2020

14

T-L

/P

EJ_

MIT

Linja e re 110 kV NS Peja 3- NS Mitrovica 2 - Ndërtimi i linjës se re me gjatësi 32km

a) 32km, Al.Çe240mm2 b) Fusha e linjës 110kV në NS Peja 3c) Fusha e linjës 110kV në NS Mitrovica 2

Ngritja e kapaciteteve transmetuese për rajonin e Mitrovicës me qellim te përkrahjes se ngarkesës. Plotësimi i kriterit N-1

Q3-2021

15

T/

RIN

G_4

00kV

Paket Projekti UNAZA 400kV GJAKOVË-PRIZREN-FERIZAJ - Ndërtimi i stacionit shpërndarës 400kV SSH Gjakova 3 - Ndërtimi I NS Prizreni 4, 400/110kV - Ndërtimi I linjës 400kV: SSH Gjakova 3- NS Prizreni 4

(a) SSH Gjakova 3 përmban 3 fusha te linjave dhe një fushë lidhëse (b) NS Prizreni 4, 400/110kV, 300MVA ndërtohet ne vazhdimësi te NS Prizreni 2 e cila permban dy fusha te linjave 400kV dhe një fushë lidhëse 400kV c) Linja 400kV SSH Gjakova 3-NS Prizreni 4, 31.5km d) Ndërtimi i linjës 400kV ,56.5km NS Prizreni 4- NS Ferizaj 2 parashihet pas 2021

Konfigurimi ne formë unazore i rrjetit 400kV me qellim te optimizimit te rrjedhave te fuqisë, përkrahjes se gjenerimit te ri dhe te ngarkesës.

Q4-2021

Page 49: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 49 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

5.6.2 Projektet e planifikuara të kategorisë: ri-vitalizmi i nënstacioneve të KOSTT-it

Tabela në vijim përmban listën e projekteve të cilat kanë të bëjnë me procesin e ri-

vitalizimit të nënstacioneve të cilat menaxhohen nga KOSTT-i.

Tab. 5-9. Lista e projekteve të kategorisë së ri-vitalizimit të nënstacioneve

PROJEKTET E KATEGORISE: RI-VITALIZIMI I NS (KOSTT) - (2012-2021)

Nr

ID Emërtimi i Projektit Përshkrimi teknik Arsyeja për zhvillim Viti

1

TD

/R

_PZ

3

Ri-vitalizimi i pajisjeve të TL ne NS Gjakova 2

(a) Ndërrimi i tri (3) fushave të linjave 110 kV, ndërrimi i dy (2) fushave transformatorike 110 kV dhe një fushe lidhëse 110 kV. Ndërrimi i pajisjeve mbrojtëse te tri fushave te linjave

Rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të këtij nënstacioni 31 vjeçar.

Q4- 2012

2

TD

/R

_GJA

2

Ri-vitalizimi i pajisjeve të TL ne NS Prizreni 3

(a) Ndërrimi i tri fushave të linjave 110 kV, ndërrimi i 2 fushave transformatorike 110 kV dhe 1 fushe lidhëse 110 kV. Ndërrimi I pajisjeve mbrojtëse te 3 fushave te linjave

Rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të këtij nënstacioni te rendesishëm për furnizim te një pjese te konsumit te Prizrenit

Q4-2012

3

TD

/R

_TH

ER

Ri-vitalizimi i pajisjeve të TL ne NS Theranda - Ndërlidhja me projektin e linjës se re NS Rahovec-NS Theranda

(a) Ndërrimi i dy fushave të linjave 110 kV, ndërrimi i dy fushave transformatorike 110 kV dhe një fushe lidhëse 110 kV b) Kalim ne sistem te zbarrave te dyfishta

Rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të këtij nënstacioni 36 vjeçar. Optimizimi permes fushës lidhëse

Q3-2013

4

TD

/R

_TH

ER

Ri-vitalizimi i pajisjeve të TL ne NS Vallaqi

a) Ndërrimi i 5 fushave të linjave 110 kV, ndërrimi i dy (2) fushave transformatorike 110 kV. b) Ndërrimi i sistemit të zbarrave 110kV dhe portaleve dhe ndërtimi i e një fushe lidhëse 110 kV.

Rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të këtij nënstacioni te rendesishëm për furnizim te një pjese te konsumit te Mitrovicës

Q4-2013

5

T/

CB

_PR

4

Ndërrimi i ndërprerësve në NS Prishtina 4 Ndërrimi i ndërprerësve të fuqisë 110kV dhe

220kV përveç dy fushave të ATR3

Rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të nënstacionit

Q4-2016

6

TD

/R

_PZ

3

Ri-vitalizimi i pajisjeve të TL ne NS Vitia

(a) Ndërrimi i dy fushave të linjave 110 kV, ndërrimi i dy fushave transformatorike 110 kV

Rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të nënstacionit

Q2-2018

7

TD

/R

_PZ

3

Ri-vitalizimi i pajisjeve të TL ne NS Klina

(a) Ndërrimi i një fushe të linjave 110 kV, ndërrimi i një fushe transformatorike 110 kV

Rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të nënstacionit

Q2-2019

8

TD

/R

_PZ

3

Ri-vitalizimi i pajisjeve të TL ne NS Lipjan

(a) Ndërrimi i një fushe të linjave 110 kV, ndërrimi i dy fushave transformatorike 110 kV dhe ndërtimi i sistemit te zbarrave te dyfishta me fushe lidhëse 110 kV

Rritja e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të këtij nënstacioni te rëndësishëm për furnizim te konsumit te Lipjanit

Q2-2021

Page 50: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 50 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

5.6.3 Projektet e planifikuara të kategorisë për mbështetje të operimit të sistemit të

transmisionit

Në tabelën në vijim janë paraqitur projektet e planifikuara të cilat i takojnë kategorisë

mbështetëse të operimit të sistemit të transmisionit. Kjo listë kryesisht është përzgjedhur

duke identifikuar nevojën e sistemit transmetues në përmbushjen e kërkesave teknike që

dalin nga Kodi i Rrjetit dhe kërkesave teknike që rekomandohen nga ENTSO/E.

Tab. 5-10. Lista e projekteve të kategorisë mbështetëse te operimit te sistemit; 2012-2021

PROJEKTET E KATEGORISE: RI-VITALIZIMI I NS (KOSTT) - (2012-2021)

Nr

ID Emërtimi i Projektit Përshkrimi teknik Arsyeja për zhvillim Viti

1

T/

TE

LE

K_O

PG

W

INSTALIMI I OPGW në linjat interkonektive 400 kV - Instalimi i rrugëve telekomunikuese përmes fijeve optike në linjat interkonektive 400 kV dhe 220 kV deri ne kufij.

((a) Përçuesi mbrojtës ekzistues 65mm2 në 400 kV deri në kufij me vendet fqinje do të ndërrohet me përçues mbrojtës me të njëjtat dimensione me përmbajtje te 96 fijeve optike.

(a) Përçuesi mbrojtës ekzistues 65mm2 në 400 kV deri në kufij me vendet fqinje do të ndërrohet me përçues mbrojtës me të njëjtat dimensione me përmbajtje te 96 fijeve optike.

Q3-2015

2

T/

MA

T_N

JEH

SOR

E

INTER-OST Njehsorët (- Instalimi i pikave matëse në linjat ndërkufitare ne pajtueshmëri me kodin e matjes

(a) Instalimi i transformatorëve matës me nga dy bërthama për matje komerciale me karakteristika të njëjta në linjat e interkoneksionit 400 kV, 220 kV dhe 110 kV (b) Ndërrimi i njehsorëve ekzistues me njehsor ne pajtueshmëri me Kodin e Matjes

Projekti do të mundësoj kompletimin e instalimit të njehsorëve në kufij në pajtueshmëri me Kodin e Matjes.

Q4- 2015

3

T/

GIS

-SY

STE

M

Sistemi GIS për përkrahjen e Sistemit Transmetues

(a) Komplet set i pajisjeve me kontrollim nga distanca si: lokator laserik, termo kamera, digital area foto kamera te pajisura me GPS dhe sistem intern te navigimit (b) Softuer përkatës për integrimin dhe procesimin e te dhenave nga pajisjet dhe prezantim te te dhënave ne format CAD dhe GIS

Ngritja e nivelit te mirëmbajtjes se linjave dhe nenstacioneve. Procesimi i te dhënave te shtyllave, trasesë se linjave, identifikimi i pronave nga kalojne linjat etj.

Q2-2016

Page 51: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 51 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

5.7 Përshkrimi teknik i projekteve të planifikuara në transmision

5.7.1 Hyrje

Faza e parë e konsolidimit të rrjetit të transmisionit ka përfunduar pas përfundimit të

projekteve: NS Peja 3, linja L112, autotransformatori 150 MVA në NS Kosova A. Faza e

dytë e përforcimit të rrjetit të transmisionit e cila pritet të përfundoj në vitin 2012

karakterizohet si fazë e cila synon ngritjen e besueshmërisë dhe sigurisë së rrjetit në aspektin

e kriterit N-1. Ne këtë fazë dominon projekti madhor NS Ferizaj 2 i cili me 18 tetor të këtij

viti (2011) është futur me sukses në operim. Procesi planifikues i rrjetit të transmisionit i

bazuar në kriteret e planifikimit të rrjetit të tensionit të lartë është dinamik dhe si i tillë synon

arritjen e standardeve teknike të cilat sigurojnë në terma afatgjatë kohor perspektivë të sigurt

të zhvillimit të ngarkesës dhe gjenerimit.

Në vazhdim është paraqitur përshkrimi i projekteve zhvillimore nga lista e projekteve të

planifikuara për periudhën kohore 2012-2021. Një mori projektesh të planifikuara të cilat

priten të përfundojnë deri në fund të vitit 2021, do ta sjellin rrjetin e transmisionit në një

gjendje e cila garanton siguri dhe besueshmëri të lartë operuese në pajtueshmëri të plotë me

Kodin e Rrjetit. Kjo periudhë kohore përfshinë projekte të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në

përforcimin e rrjetit të transmisionit, projekte të ri-vitalizmit të nënstacioneve dhe projektet e

përkrahjes së ngarkesës, për të cilat nga palët është aplikuar në KOSTT për kyçje në rrjetin e

transmisionit.

Në vijim janë paraqitur ndikimet e projekteve kryesore gjatë periudhës kohore 2012 -2016

sipas kategorisë së projekteve dhe renditjes kohore të planifikuar të implementimit të tyre.

Page 52: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 52 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

5.7.2 Projektet e përforcimit të rrjetit të transmisionit

Në vijim janë dhënë përshkrimet e detajuara për projektet e planifikuara që i takojnë

kategorisë së përforcimit apo rritjes së kapaciteteve të rrjetit të transmisionit për periudhën

planifikuese 2012-2021.

Projekti: Linja e re 110 kV NS Rahovec- NS Theranda

Furnizimi i ngarkesës në formë radiale (ishull), ashtu si furnizohet sot NS Rahoveci nuk

preferohet, pasi që nuk plotësohet kriteri i sigurisë N-1, ndërsa procesi i kryerjes së

mirëmbajtjes së linjës së vetme shkakton mos furnizim aq kohë sa zgjatë mirëmbajtja e linjës

dhe pajisjeve në dy anët e saj. Simulimet kompjuterike te kryera sipas disa opsioneve të

kyçjes se re të NS Rahoveci, krahasimi i rezultateve sipas dy kritereve themelore te

planifikimit; kriterit teknik dhe ekonomik përcaktojnë që linja e re 110kV nga NS Rahoveci

duhet të lidhet në NS Theranda. Me këtë rast krijohet unaza e re 110kV shume e

rendesishme: NS Prizren 2 – NS Rahovec – NS Therandë – NS Prizren 3 – NS Prizren 1-

NS Prizren 2.

Linja 110kV, 240mm2 do të jetë përafërsisht 15km e gjatë. Ky projekt duhet të koordinohet

me projektin e ri-vitalizimit të pajisjeve në NS Theranda i cili parasheh ndërrimin e pajisjeve

te tensionit 110kV dhe kalimin ne sistemin e zbarrave te dyfishta. Në NS Rahovec ekziston

fusha e gatshme e linjës 110kV, ndërsa në NS Theranda duhet ndërtuar fushë të re të linjës.

Në figurën 5-2 është paraqitur shtrirja gjeografike e linjës së re. Projekti është planifikuar të

përfundoj në çerekun e tretë të vitit 2013.

Figura 5-2. Shtrirja gjeografike e linjës 110kV NS Rahovec – NS Therandë

Page 53: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 53 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Projekti: NS Dragashi dhe linja 110kV NS Kukës-NS Dragash- NS Prizren 2

Projekti përfshinë ndërtimin e NS Dragashi 110/10(20)kV i cili do të furnizohet përmes dy

linjave: NS Dragashi – NS Prizreni 2 (21km) dhe NS Dragashi - NS Kukës (39km). Nga

Zhuri deri ne Dragash linja do të konstruktohet e dyfishtë, ndërsa nga Prizreni 2 në Zhur

linja do të jetë njëfishe por me shtylla të dyfishta në mënyrë që ana tjetër e shtyllave të

përdoret për projektin e HC Zhuri. Në figurën 5-3 është paraqitur shtrirja gjeografike e

projektit me të dhënat relevante të tij. Projekti i koordinuar në mes të KOSTT dhe KEK-

OSSh konsiderohet i rëndësishëm për të dy palët. Për KEK_OSSh projekti mundëson:

Furnizimi kualitativ i zonës jugore të Kosovës (Dragashit me rrethinë), reduktimi i humbjeve

teknike në rrjetin e shpërndarjes si dhe shkarkimi i transformatorëve 110/35kV ne NS

Prizreni 1. Projekti parashikohet të jetë në operim në qerekun e dytë të vitit 2014.

Në aspektin e benifiteve që sjell implementimi i projektit për sistemin e transmisionit

veçojmë:

- Optimizimi i rrjedhave të fuqisë në mes dy sistemeve të KOSTT-it (Kosovës) dhe OST

(Shqipërisë) dhe minimizimi i kostos se prodhimit te energjisë elektrike nga gjeneratorët e dy

sistemeve.

- Shkarkimi i ngarkesës së linjave 110kV NS Prizren 1-NS Prizren 2 dhe NS Prizren 1-NS

Prizren 3 ekuivalent me ngarkesën e Dragashit.

- Shkëmbimi i tepricave të energjisë elektrike në mënyrë reciproke në mes dy sistemeve e cila

me operim radial realizohet në mënyrë të lehtë.

- Furnizimi i sigurt i NS Dragashit dhe NS Kukësit duke u realizuar kriteri N-1 (rënia e një

linje nuk ndërpret furnizimin e NS Dragashit apo NS Kukësit për shkak të furnizimit të

dyfishtë)

Page 54: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 54 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Figura 5-3 . Projekti i NS Dragashit dhe linjës 110kV me NS Kukës.

Projekti: Autotransformatori i dytë 300MVA në NS PEJA 3, 400/110kV

Ngritja e vazhdueshme e ngarkesës në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit ndikon

drejtpërsëdrejti në rritjen e ngarkesës në autotransformatorin e vetëm 300MVA në NS Peja

3. Analizat kompjuterike tregojnë që në pikun dimërorë 2012-2013 diku rreth 3% (260 orë)

të kohës vjetore nënstacioni Peja 3 punon me risk operues sa i përket kriterit të sigurisë N-1.

Përqindja e orëve në risk do të vazhdoj të rritet në 5% për pikun dimëror 2013-2014 dhe në

7% për pikun dimërorë 2014-2015. Duke u bazuar në kriteret e planifikimit nevoja për

transformatorin e dytë në NS Peja 3 është aktuale, mirëpo për shkak të kufizimeve financiare

ky projekt është propozuar që të përkrahet nga programi IPA 2011. Procedurat e Bashkësisë

Evropiane për financimin dhe implementimin e projekteve që përkrahen nga programi IPA

Page 55: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 55 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

përcaktojnë kohen e komisionimit të projektit dhe kjo kohë është në çerekun e dytë të vitit

2015.

Projekti: Autotransformatori i dytë 300MVA në NS FERIZAJ 2, 400/110kV

Ngritja e vazhdueshme e ngarkesës në rajonin e Kosovës Jug-lindore (Ferizaj, Viti, Sharr,

Gjilan, Therandë) ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e ngarkesës në autotransformatorin e

vetëm 300MVA në NS Ferizaj 2. Autotransformatori i dytë do të ndikoj në rritjen e

rrjedhave te fuqisë nga niveli 400kV ne atë 110kV ne NS Ferizaj 2, duke shkarkuar

ndjeshëm ngarkesën në autotransformatorët e NS Kosova A dhe NS Prishtina 4. Me

instalimin autotransformatorit të dytë nënstacioni Ferizaj 2, do të plotësoj kriterin N-1 në

terma afatgjatë kohor, duke ngritur kapacitetet transformuese te sistemit të transmisionit për

300MVA. Projekti i njëjtë sikurse projekti për autotransformatorin e dytë në NS Peja 3, do të

financohet nga programi IPA 2011, ndërsa komisionimi i tij është planifikuar të ndodhë ne

çerekun e katërt të vitit 2015. Projekti parasheh instalimin e AT2/300MVA/400/110kV, nga

një fushë transformatorike 400kV dhe 110kV.

Linja e re 110 kV NS Peja 3- NS Peja 1 dhe ri-vitalizimi i NS Peja 1

Pas përfundimit të projektit të alokimit të linjës L1806 nga NS Gjakova 2 në NS Gjakovë 1,

në pjesën e rrjetit të zonës së Dukagjinit do të plotësohet plotësisht kriteri N-1. Në bazë të

parashikimit afatgjatë të ngarkesës si dhe në bazë të simulimeve kompjuterike, kriteri i

sigurisë N-1 nuk do të plotësohet pas vitit 2015. Rënie kritike do të jetë rënia e linjës 110 kV

NS Peja 3-NS Peja 1, me ç’rast në linjën NS Gjakova 1- NS Deçan dhe NS Peja 3 - NS Klinë

do të shfaqet mbingarkimi. Për këtë arsye për të eliminuar këtë problem është e nevojshme

ndërtimi i linjës së dytë furnizuese 110 kV, 240mm2 me gjatësi 28km nga NS Peja 3 në NS

Peja 1. Projekti do të jetë i koordinuar me projektin e ri-vitalizimit të NS Peja 1, ku pritet

rehabilitimi i tërësishëm i pajisjeve 110kV dhe kalimi në sistemin e zbarrave të dyfishta. Ky

projekt është propozuar për financim nga programi IPA 2012, dhe komisionimi i projektit

pritet të ndodhë në çerekun e katërt të vitit 2016. Për shkak të zonës së tej-urbanizuar në

afërsi të nënstacionit Peja 1, pesë shtyllat afër nënstacionit duhet të ndërtohen në vend të

shtyllave ekzistuese dhe ato duhet të jenë të dyfishta. Nëse do të ketë probleme të

Page 56: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 56 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

shpronësimit të pronave zgjidhje opcionale do të jetë edhe demontimi i linjës ekzistuese dhe

ndërtimi i linjës së re të dyfishtë duke iu shmangur shtegut të ri. Në fig. 5-4 është paraqitur

shtrirja gjeografike e projektit.

Figura 5-4. Linja e dytë NS Peja 3- NS Peja 1

Projekti: Linja e re 110 kV NS Peja 3- HC Ujmani

Ngritja e vazhdueshme e konsumit ne rajonin e Mitrovicës si dhe linja e vetme 110kV që

lidhë HC Ujmani me rrjetin e transmisionit janë faktorët që nxisin ndërtimin e linjës së re

110kV e cila do të lidhë hidrocentralin me nyjën e fuqishme te rrjetit NS Peja 3. Në figurën

5-5 është paraqitur shtrirja gjeografike e linjës së gjatë 25km. Ky projekt mundëson krijimin

e një unaze të re 110kV e rëndësishme për optimizmin e punës së Sistemit Transmetues për

pjesen e rajonit të Mitrovicës. Zhvillimi i pritur i konsumit në atë rajon, në veçanti miniera e

Trepçës, do të jenë më të sigurta në furnizim me energji elektrike, duke konsideruar ngritjen

e kapaciteteve transmetuese. Linja e re do të ndihmoj në shkarkimin e linjave furnizuese të

unazës 110kV NS Kosova A – NS Bardhi – NS Vushtrria 1&2 – NS Trepça. Projekti

planifikohet të kryhet në vitin 2017.

Page 57: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 57 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Figura 5-5. Linja NS Peja 3- HC Ujmani

Projekti: Linja e re 110 kV NS Prizren 1- NS Prizren 2

Ngarkesa ne rritje te vazhdueshme ne rajonin e Prizrenit, do të vë në risk kriterin N-1 per

ate pjesë te rrjetit transmetues. Ky risk do të shfaqet pas vitit 2017 kur ngarkesa maksimale

në Kosovë parashihet që të jetë 1340MW. Linja e dytë 110kV nga NS Prizreni 1 në NS

Prizreni 2 është e nevojshme pasi qe me konfiguracionin aktual të rrjetit, rënia e linjës NS

Prizren 2- NS Prizreni 3 do të shkaktoj mbingarkesë në linjën L164/3. Projekti parasheh

ndërtimin e linjës së re 110kV, 240mm2 (114MVA/605A) me gjatësi 3.5km të treguar në

figurën 5-6. Në këtë rast ekzistojnë edhe dy opsione tjera të realizimit varësisht nga

problemet e shpronësimit te pronave dhe pengesave urbanistike:

- Shndërrimi i linjës ekzistuese L164/3 ne linjë të dyfishtë

- Kabllo nëntokësore 110kV

Projekti planifikohet të kryhet në vitin 2018. Ky projekt është i rëndësishëm për realizimin e

konceptit te grupimit të konsumit 110kV sipas nënstacioneve kryesore. I njëjti projekt është

paraparë në studimin e kryer nga Fichner në lidhje me ri-dizajnimin e konfiguracionit te

rrjetit transmetues 400kV dhe 110kV.

Page 58: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 58 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Figura 5-6 . Projekti linja e dytë 110kV NS Prizren 1- NS Prizren 2

Projekti: Linja e re 110 kV NS Peja 1- NS Deçani

Për të realizuar krijimin e rezervave të kyçjes dhe shkyçjes, grupimin e pikave distributive

110kV, shmangien e ndikimit negativ te rrjedhave tërthore të fuqisë në mes të grupeve te

konsumit te furnizuara nga dy nënstacionet NS Peja 3 dhe NS Prizreni 2, është e nevojshme

linja e re 110kV NS Peja 1 – NS Deçani. Kjo linjë do të mundësoj optimizmin e punës së

sistemit të transmisionit në zonën e Dukagjinit, duke bërë të mundur përkrahjen e ngarkesës

në rritje dhe atë në pajtueshmëri të plotë me kërkesat teknike qe kërkohen nga Kodi i Rrjetit.

Me realizimin e kësaj linje do të mund të krijohet grupi i nënstacioneve: NS Peja 1, NS Peja

2, NS Deçani, NS Klina dhe NS Burimi të cilat do te furnizoheshin vetëm nga NS Peja 3,

ndërsa shkëputja nga grupi tjetër do të realizohej në NS Gjakova 1 përmes fushës lidhëse. I

tërë grupi i nënstacioneve të lartpërmendura do të furnizohet duke plotësuar plotësisht

kriterin N-1, ndërsa ndikimet e rënieve të pa planifikuara të linjave 110kV në njërën nga

grupet e ngarkesave nuk do të kenë ndikim në grupin tjetër. Ky modus i operimit duhet të

zgjidhet nga operatoret e sistemit në kohën e ngarkesave të mëdha dhe si i tillë krijon siguri

shumë të lartë operuese duke disponuar me rezerva të kyçjes apo shkyçjes të kapaciteteve të

linjave 110kV. Në figurën 5-7 është paraqitur shtrirja gjeografike e linjës së re sipas

konfiguracionit 2019 ku edhe pritet implementimi i projektit. Projekti parasheh ndërtimin e

linjës 110kV, 15km, AlÇe-240mm2 (114MVA/605A) si dhe dy fusha te linjave 110kV ne dy

skajet e saj.

Page 59: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 59 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Figura 5-7. Projekti: linja 110kV NS Peja 1- NS Deçan

Projekti: Linja e re 110 kV NS Peja 3- NS Mitrovica 2

Linja e re 110kV nga NS Peja 3 në NS Mitrovica 2 ( e planifikuar nga KEK-OSSh) do të jetë

e nevojshme për rritjen e kapaciteteve furnizuese për rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Konfiguracioni aktual i rrjetit ne atë zonë, nuk do të plotësoj kriterin e sigurisë N-1 pas vitit

2020, gjithmonë duke u referuar në ngarkesën e parashikuar për 10 vitet e ardhshme.

Varësisht se si do të zhvillohet në të ardhmen ngarkesa; sipas tre skenarëve të mundshëm të

rritjes, edhe koha e implementimit mund të revidohet. Projekti është paraparë të përfundoj

në vitin 2021. Projekti parasheh ndërtimin e 32km të linjës njëfishe 110kV, 240mm2

(114MVA/605A) dhe dy fusha të linjave 110kV njëra në NS Peja 3 dhe tjetra ne NS

Mitrovica 2. Në figurën 5-8 është paraqitur shtrirja gjeografike e projektit.

Page 60: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 60 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Figura 5-8. Projekti: linja 110kV NS Peja 3- NS Mitrovica 2

Paket Projekti UNAZA 400kV GJAKOVË-PRIZREN-FERIZAJ

Konfiguracioni aktual i rrjetit 400kV karakterizohet si lidhje yll ku qendra e yllit është NS

Kosova B. Konfiguracioni optimal i rrjetave elektrike të tensionit të lartë është

konfiguracioni unazor, i cili siguron fleksibilitet dhe siguri më të lartë operuese të sistemit

elektroenergjetik.

Zhvillimet e pritshme të kapaciteteve të reja gjeneruese dhe parashikimet e ngarkesës,

parashikimet e flukseve në rritje të fuqisë në shkëmbimet rajonale, determinojnë nevojën për

ri-konfigurimin e rrjetit 400kV. Studimet e mëhershme si ESTAP I kanë rekomanduar ri-

konfigurimin e rrjetit 400kV në formën unazore, duke iu shmangur zhvillimit të rrjetit

220kV.

Simulimet kompjuterike të kryera në modelet komplekse të cilat përfshijnë edhe sistemet

regjionale, duke konsideruar skenarët e zhvillimit të kapaciteteve të reja gjeneruese në vend

dhe rajon si dhe zhvillimin e parashikuar të ngarkesës po ashtu në vend dhe rajon, tregojnë

nevojën për krijimin e unazës 400kV në territorin e Kosovës.

Ky konfiguracion është prezantuar si projekt opcional afatgjatë edhe në planet e mëhershme

zhvillimore të KOSTT-it të aprovuara nga ZRrE. Studimi i detajizuar i ri-dizajnimit të rrjetit

400kV dhe ndikimeve të saj në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës është kryer nga

kompania konsulente gjermane “Fichner”. Koncepti i prezantuar i studimit, rekomandon

Page 61: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 61 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

krijimin e nyjeve të fuqishme 400/110kV të cilat do të furnizojnë grupet e ngarkesës dhe

duke ngritur rezervat e kapacitetit të linjave 110kV me qellim të optimizmit të rrjedhave të

fuqisë. Simulimet kompjuterike në modelet komplekse të sistemit të kryera nga KOSTT,

tregojnë që pjesa e rrjetit në rajonin e Prizrenit nuk do të mund të plotësoj kriterin N-1 pas

vitit 2020, për shkak të impedancës së lartë të dy linjave 220kV furnizuese të NS Prizreni 2.

Problemi më i madh do të shfaqet nëse bie linja interkonektive 220kV Fierzë-Prizren 2. Në

këtë rast mund të vie deri të kolapsi i tensioneve dhe shkyçja e ngarkesës së NS Prizreni 2.

Nëse vështrojmë rrjetin e transmisionit para ndërtimit të unazës 400kV mund të vërejmë

ekzistimin e katër nyje të fuqishme dhe të mjaftueshme të transformimit në 110kV: NS Peja

3 furnizon konsumin e Dukagjinit, NS Ferizaj 2 furnizon konsumin e pjesës jug-lindore dhe

NS Kosova A se bashku me NS Prishtina 4 të cilat kryesisht furnizojnë konsumin e

Prishtinës. Të gjitha këto nyje janë të kyçura në rrjetin e fuqishëm horizontal, ndërsa NS

Prizreni 2 mbetet i kyçur në rrjetin po ashtu horizontal 220kV por relativisht të dobët.

Koncepti i ri-konfigurimit të rrjetit 400kV nga forma yll në formë unazore sjell

përfitimet si në vijim:

Mundëson përkrahjen e kapaciteteve të reja gjeneruese.

Ngritë besueshmërinë dhe sigurinë e rrjetit 400kV.

Ndihmon në sigurinë e shkëmbimeve të fuqisë në mes të Kosovës dhe vendeve të

rajonit, apo transiteve që kalojnë nëpërmes rrjetit tonë.

Mundëson ri-konfigurimin e rrjetit 110kV me qellim te optimizmit të rrjedhave të

fuqisë si dhe optimizmit të konditave operuese të sistemit të transmisionit

Ngritë kualitetin e furnizimit të konsumit të rajonit të Prizrenit.

Ndihmon në procesin e mirëmbajtjes së linjave 400kV.

Projekti i unazës planifikohet të kryhet në dy faza:

Faza e parë: përfshinë ndërtimin e stacionit shpërndarës Gjakova 3, 400kV i cili do të

pozicionohet shumë afër linjës interkonektive 400kV NS Kosova B – NS Tirana 2 ku do të

kyçet në gjatësinë 51km nga NS Kosova B ashtu siç është treguar në figurën 5-8. SSH

Gjakova 3, do të kryej funksionin e pikës së re ndërlidhëse të unazës 400kV. Do të përmbaj

tri fusha të linjave 400kV, me mundësi te zgjerimit dhe një fushë lidhëse 400kV.

Page 62: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 62 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Njëkohësisht do të ndërtohet NS Prizreni 4 400/110kV i cili fillimisht do të ketë të instaluar

një autotransformator 300MVA. Nënstacioni do të jetë i pozicionuar në vazhdim të NS

Prizreni 2, ku do të shfrytëzohen zbarrat ekzistuese 110kV, me ndryshimin në vendosjen e

ndarësit tërthor të zbarrave 110kV. Nënstacioni parasheh ndërtimin e zbarrave të dyfishta

400kV e cila do të përmbaj dy fusha të linjave 400kV dhe hapësirë të mjaftueshme edhe

fusha tjera rezerve të linjave dhe transformatorëve. Në figurën 5-10 është paraqitur

konfiguracioni i NS Prizreni 4. Dy nënstacionet do të jenë në punë paralele në anën 110kV,

që nënkupton shfrytëzimin e autotransformatorëve ekzistues 3x150MVA të NS Prizreni 2.

Autotransformatorët ekzistues 220/110kV do të shfrytëzohen deri në fund të ciklit të tyre

jetësor, duke i zëvendësuar me autotransformatorët shtesë 400/110kV te cilët do të

instalohen në NS Prizreni 4. Nënstacioni shpërndarës Gjakova 3, 400kV do të lidhet përmes

linjës 400kV, 2x490mm2 (1316MVA/1900A) me gjatësi 31.5km me NS Prizreni 4,

400/110kV. Faza e parë planifikohet të ndërtohet ne vitin 2021.

Faza e dytë: Paraqet fazën e mbylljes së unazës, me ndërtimin e linjës 400kV, 56.5 km nga

NS Prizreni 4 në NS Ferizaj 2 ashtu siç është paraqitur në figurën 5-9. Ndërtimi i kësaj linje

mund të kryhet brenda periudhës kohore 2021-2025 dhe duhet të jetë në koordinim kohor

me projektet e planifikuara të ngritjes së kapaciteteve gjeneratorike bazuar në strategjinë e

energjisë 2009-2018.

Page 63: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 63 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Fig.5-9 Shtrirja gjeografike e projektit te unazës 400kV SSH Gjakova 3-NS Prizreni 4- NS Ferizaj 2

Page 64: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 64 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

300MVA

SSH GJAKOVA 3 NS FERIZAJ 2

Fusha Rez.

Rezervë

3x150MVA

400kV 220kV

110kV110kV

Fusha lidhese

Fusha lidhese

Fusha lidhese

Linjat 110kV Linjat 110kV Linjat 110kV

Ndares terthor

Figura 5-10. Skema njëpolare e nënstacionit te modifikuar NS Prizreni 2, 220/110kV në NS Prizreni

4, 400/110kV

5.7.3 Projektet e ri-vitalizimit të linjave 110kV

Faktorët themelor të cilët janë marrë për bazë për përcaktimin e listës së linjave të cilave do

ti ndërrohet përçuesi me kapacitet me të madh transmetues janë:

vjetërsia e linjës si dhe

Frekuenca e mbingarkimit të linjës (N-1)

niveli i humbjeve të fuqisë në linjë Faktori i parë është qartë i definuar, faktori i dytë dhe i tretë identifikohet nga analizat

kompjuterike duke simuluar rrjedhat e fuqisë për kondita të ndryshme të operimit të sistemit

të transmisionit, duke marrë parasysh dinamikën e zhvillimit të projekteve në perspektiv të

cilat ndikojnë dukshëm në ndryshimin e rrjedhave te fuqisë në rrjetin e transmisionit. Të

gjitha linjat 110 kV me seksion të tërthortë 150mm2, të rrjetit të transmisionit janë analizuar

në aspektin e humbjeve të fuqisë duke përcjellë përforcimet në rrjet në term afatgjatë kohor.

Page 65: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 65 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Linjat me vjetërsi mbi 40 vite dhe linjat me frekuencën më të madhe të mbi-ngarkimit dhe

të cilat kuptueshëm kanë humbje më të mëdha, janë renditur në rend të parë.

Objektivi kryesor i kësaj kategorie të projekteve është rritja e kapacitetit të linjave 110 kV me

përçues me seksion 150mm2 (83 MVA), në përçues 240mm2 (114 MVA). Disa nga linjat

shumë të vjetra kryesisht kanë shtylla nga betoni dhe ndërrimi i përçuesve ekzistues me

përçues më peshë më të madhe në aspektin mekanik dhe statik kërkon përforcime të

shtyllave, me theks të veçantë të shtyllave këndore. Gjithashtu edhe shtyllat në formë portale

kërkojnë përforcim të shtyllave dhe shtim eventual i shtyllave me qëllim të rritjes së

stabilitetit mekanik të linjës në tërësi. Në periudhën kohore 2012-2021 janë përzgjedhur këto

linja 110 kV të cilat do të përforcohen:

Projekti: Ri-vitalizimi i linjës 155/2 në koordinim me ndërtimin e NS

Leposaviq 110/10kV

Nënstacionit të ri NS Leposaviq 110/10(20)kV është planifikuar të furnizohet nga linja

ekzistuese ndërkufitare NS Vallaq - NS N.Pazar, e cila do të realizohet me prerjen e saj në

afërsi të NS Leposaviq 35/10kV. Linja aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për shkak

të seksionit tërthor që ka (150mm2). Në anën tjetër kjo linjë është një ndër linjat më të vjetra

në sistemin transmetues të Kosovës, andaj përforcimi i saj është i domosdoshëm. Ndërrimi i

përçuesit planifikohet për 15km të linjës e filluar nga NS Vallaqi deri te pika ku planifikohet

të bëhet prerja e linjës L155/2. Në figurën 5-10 është paraqitur shtrirja gjeografike e

projektit. Projekti planifikohet të përfundoj në çerekun e dytë të vitit 2014.

Page 66: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 66 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

fig. 5-10 Projekti i ri-vitalizimit të linjës L155/2 në koordinim me ndërtimin e NS Leposaviq

110/10(20)kV.

Projekti: Ri-vitalizimi i linjës 163

Nga të gjitha rezultatet e fituara nga simulimet kompjuterike, linja aktuale L163 nga

Kosova A deri ne NS Vallaq me kapacitet 83MVA (150mm2) rezulton të jetë më

problematike nga linjat tjera (150mm2) të cilat janë në listën për ndërrim të përçuesit Në

fund të vitit 2012 pritet të përfundoj projekti i përforcimit të furnizimit të NS Bardhi, me

ç’rast do të bëhet kyçja në linjën ekzistuese NS Kosova A – NS Vallaq. Ngritja e

kapacitetit të kësaj linje do të evitoj mbingarkimin e saj në rastin kur shkëputet linja

furnizuese NS Kosova A – NS Vushtrri 2. Projekti ndihmon në ngritjen e sigurisë dhe

besueshmërisë së furnizimit të ngarkesës të rajonit të Mitrovicës. Në figurën 5-11 është

paraqitur pjesa e linjës e cila planifikohet të ri-vitalizohet. Projekti përfshinë ndërrimin e

përçuesve 150mm2 (83MVA/440A) me përçues 240mm2 (114MVA/605A), si dhe

përforcimet e nevojshme në shtyllat e tipit portal për shkak të shtimit të peshës së

përçuesit. Projekti planifikohet të përfundoj në çerekun e katërt të vitit 2014.

Page 67: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 67 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Fig. 5-11 Linja 110kV NS Kosova A – NS Bardhi – NS Vallaq me gjatësi 38.5km

Ri-vitalizimi i linjës 110 kV: L126/2

Linja 14.57 km që lidhë NS Peja 2 me NS Deçan e paraqitur në figurën 5-12, është linjë e

ndërtuar në vitin 1967 e cila përmban 52 shtylla të llojit portal dhe përçuesin 150mm2. Linja

L126/2 është linjë e rëndësishme, segment i unazës së nënstacioneve 110 kV NS Peja 3 – NS

Peja 1 – NS Peja 2 – NS Deçan – NS Gjakova 1.

Projekti i ri-vitalizimit të kësaj linje përfshinë përforcimin e shtyllave këndore të formës

portal, vendosjen e izolatorëve të rinj kompozitë dhe ndërrimi i përçuesve fazor. Projekti do

të ndihmoj në rritjen e kapaciteteve transmetuese si dhe do të ndihmoj në përmirësimin e

kriterit të sigurisë N-1. Projekti planifikohet të kryhet në çerekun e katërt të vitit 2016.

Page 68: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 68 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Fig. 5-12 Linja 110kV NS Peja 2 – NS Deçan me gjatësi 14.57km

Ri-vitalizimi i linjës 110 kV: L179/1

Projekti përfshinë ndërrimin e përçuesit nga 150/25mm2 në 240/40mm2 në gjatësinë 4.69km

nga NS Prizreni1 deri në NS Prizreni 3 të paraqitur në figurën 5-13. Projekti gjithashtu

përfshinë përforcimet statike te shtyllave ekzistuese, vendosjen e izolatorëve të rinj

kompozitë dhe ndërrimi i përçuesve fazor.

Linja paraqet segmentin ndërlidhës për furnizimin e NS Prizreni 3. Ri-vitalizimi i kësaj linje

do të ndikoj ndjeshëm në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë operuese të asaj pjese të rrjetit

110 kV. Projekti planifikohet të kryhet në çerekun e tretë të vitit 2017.

Fig. 5-13 Linja 110kV NS Prizreni 1 – NS Prizreni 3 me gjatësi 4.69 km

Page 69: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 69 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Ri-vitalizimi i linjës 110 kV: L118/3 Projekti përfshinë ndërrimin e përçuesit nga

150/25mm2 në 240/40mm2 në gjatësinë 28.7km nga NS Ferizaj 2 deri në NS Sharri të

paraqitur në figurën 5-14, duke konsideruar vetëm pjesën e linjës deri të NS Ferizaj 1

(Bibaj), pasi qe pjesa nga NS Ferizaj 1 deri ne NS Ferizaj 2 linja është me seksion

240mm2. Projekti gjithashtu përfshinë përforcimin e shtyllave të betonit, vendosjen e

izolatorëve të rinj kompozitë dhe ndërrimi i përçuesve fazor.

Linja paraqet segment të unazës së rëndësishme të nënstacioneve 110 kV NS Ferizaj 2

– NS Sharr – NS Viti – NS Gjilan 5 dhe është një ndër linjat më të vjetra (110 kV) të

rrjetit të transmisionit, andaj ri-vitalizimi i saj do të ndikoj ndjeshëm në rritjen e sigurisë

dhe besueshmërisë operuese të asaj pjese të rrjetit te nivelit 110 kV. Projekti planifikohet

të kryhet në vitin 2020.

Fig. 5-14 Linja 110kV NS Sharr - NS Ferizaj 2 me gjatësi 28.6 km

Page 70: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 70 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

5.7.4 Projektet e ri-vitalizimit të nënstacioneve

Në përcaktimin e listës së nënstacioneve të cilat duhet të ri-vitalizohen janë marrë për bazë

faktorët në vijim:

Efektet e prishjeve të nënstacionit në sistemin e transmisionit

Vjetërsia e nënstacionit

Frekuenca e prishjeve në pajisjet e tensionit të lartë

Niveli i rrymave të prishjes në nënstacion

Probabiliteti i prishjeve në pajisjet e tensionit të lartë fillon të rritet me vjetërsimin e pajisjeve,

sidomos te pajisjet të cilat në masë të madhe shfrytëzohen. Po ashtu nënstacionet të cilat

karakterizohen me rryma të mëdha të prishjeve janë mjaftë të sforcuara duke ndikuar

dukshëm në përshpejtimin e humbjes se besueshmërisë së tyre. Bazuar në të dhënat e

arkivuara në KOSTT në relacion me faktorët e lartpërmendur është krijuar lista e

nënstacioneve të cilat duhet të bëhet ri-vitalizimi i tyre në pesë vjeçarin e parë të planit

zhvillimor.

Projektet: Ri-vitalizimi i Nënstacioneve NS Prizreni 3 dhe NS Gjakova 2: Këto

projekte kategorizohen në projektet të cilat rrisin sigurinë dhe besueshmërinë e

furnizimit në nyjat e shpërndarjes. Dy nënstacionet e para NS Prizreni 3, 110/10kV dhe

NS Gjakova 2, 110/10kV janë futur në prioritetin e parë bazuar në faktorët e

lartpërmendur. Frekuenca e prishjeve si pasojë e vjetërsisë së pajisjeve të tensionit të lartë

ka tendenca të rritjes andaj ri-vitalizimi i nënstacioneve NS Prizreni 3 (Q3 2012), NS

Gjakova 2 (Q42012) në periudhën afatmesme është më se i domosdoshëm. Projektet

përmbajnë ndërrimin e pajisjeve ekzistuese te tensionit të lartë 110kV me pajisje të reja

konform kodit të pajisjeve elektrike si dhe ndërrimi i mbrojtjeve rele të fushave të linjave

me mbrojtje moderne numerike.

Page 71: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 71 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Projekti: Ri-vitalizimi i Nënstacionit NS Theranda:

Ky projekt është i rëndësisë se veçantë, pasi që ndërlidhet me projektin e linjës së re 110kV

NS Rahoveci- NS Theranda. Konfiguracioni aktual i zbarrave (sistemi H) të NS Theranda

nuk mundëson optimizim të operimit të sistemit, ndërsa paraqet pengesë në procesin e

mirëmbajtjes. Në bazë të standardeve të planifikimit nënstacionet të cilat kanë tri apo më

shumë linja duhet të konfigurohen me sistem të zbarrave të dyfishtë dhe me fushë lidhëse.

Ky projekt parasheh ndërrimin e pajisjeve ekzistuese të tensionit të lartë 110kV, ndërtimin e

sistemit të zbarrave të dyfishta (360mm2), instalimin e fushës lidhëse 110kV dhe fushës së re

të linjës 110kV NS Rahoveci-NS Theranda. Sistemi i mbrojtjeve ekzistuese rele të fushave të

linjave parashihet të ndërrohet me rele moderne numerike. Projekti i linjës së re 110kV NS

Rahoveci – NS Theranda dhe projekti i ri-vitalizimit të nënstacionit duhet të integrohen në

projekt të përbashkët, i cili planifikohet të kryhet deri në çerekun e tretë të vitit 2013.

Projekti: Ri-vitalizimi i Nënstacionit NS Vallaqi:

NS Vallaqi është një ndër nënstacionet e para të ndërtuara në Kosovë. Ri-vitalizimi i këtij

nënstacioni është i domosdoshëm nga fakti që në zbarrat e tij 110kV janë të lidhura 5 linja

110kV, njëra prej të cilave bartë fuqinë e gjeneruar nga HC Ujmani. Gjendja teknike e

nënstacionit nuk është e kënaqshme dhe si e tillë rrezikon sigurinë dhe besueshmërinë e

furnizimit të konsumatoreve. Ri-vitalizimi i nënstacionit parasheh ndërrimin e pajisjeve të

tensionit të lartë 110kV, ndërrimin e sistemit të zbarrave dhe portaleve duke ndërtuar

sistemin me zbarra të dyfishta dhe me fushë lidhëse. Projekti është planifikuar të përfundoj

në çerekun e katërt të vitit 2013.

Projekti: Ndërrimi i ndërprerësve të fuqisë në NS Prishtina 4:

NS Prishtina 4, 220/110kV, 3x150MVA, paraqet nyje transformuese shumë të rëndësishme

në sistemin transmetues të Kosovës. Nënstacioni Prishtina 4. Për shkak të afërsisë nga

burimet gjeneratorike ekzistuese dhe ato të planifikuara niveli i lartë i rrymave të prishjes në

këtë nënstacion mund të rrezikoj stabilitetin dinamik të sistemit. Të dhënat historike të

incidenteve të regjistruara si pasojë e dështimeve në ndërprerës tregojnë rëndësinë e

ndërrimit të tyre. Projekti parasheh ndërrimin e gjithë ndërprerësve 110kV dhe 220kV

Page 72: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 72 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

përveç ndërprerësit 110kV dhe 220kV të fushës së re transformatorike të AT3 i cili është

instaluar në vitin 2010. Ky projekt është përzgjedhur për mbështetje nga programi IPA 2012,

dhe si i tillë planifikohet të implementohet në çerekun e katërt të vitit 2016.

Projektet: Ri-vitalizimi i Nënstacioneve NS Vitia, NS Klina dhe NS Lipjani:

Sekuenca kohore e implementimit të këtyre projekteve përfshinë periudhën afatgjate nga

2014 deri në 2021. Eksploatimi i pajisjeve te tensionit të lartë për nënstacionet në fjalë deri

në periudhën kohore të planifikuar për ri-vitalizim është ekonomikisht i arsyeshëm. Nëse i

referohemi vjetërsisë së nënstacioneve, frekuencës së prishjes dhe gjendjes teknike të

pajisjeve, operimi i tyre edhe për 5-9 vite është i arsyeshëm.

Ri-vitalizimi i pajisjeve të tensionit të lartë 110kV të NS Vitia, 110/35kV është planifikuar të

kryhet në vitin 2018.

Ri-vitalizimi i pajisjeve të tensionit të lartë 110kV të NS Klina, 110/10kV është planifikuar

të kryhet në vitin 2019.

Ri-vitalizimi i pajisjeve të tensionit të lartë 110kV të NS Lipjani 110/35/10kV është

planifikuar të kryhet në vitin 2021.

5.7.5 Projektet e avancimit të sistemit të monitorimit, kontrollit dhe matjeve

të Sistemit të Transmisionit

Në vazhdim janë paraqitur projektet nga PZhT qe karakterizohen si të nevojshme në

përmbushjen e kritereve që dalin nga Kodi i Rrjetit si dhe nga doracaku i ENTSO/E.

.

Projekti: OPGW në linjat e interkoneksionit Aktualisht në linjat ndërkufitare nuk ekzistojnë rrugët telekomunikuese përmes OPGW.

Kërkesat nga Politika 6 e Doracakut të ENTSO/E (UCTE) kërkojnë që një OST duhet të

ketë së paku dy linja komunikuese me sistemet fqinjë. Projekti i vendosjes së OPGW në

linjat interkonektive deri në kufi konsiderohet i rëndësishëm për KOSTT-in dhe për

Page 73: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 73 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

sistemin rajonal në tërësi. Që projekti të jetë funksional duhet të ketë Marrëveshje Ndërmjet-

OST-ve ashtu që në tërë gjatësinë e linjës në të dy anët e kufirit të instalohet OPGW. Objektiva kryesore e këtij projekti është instalimi i përçuesit mbrojtës me OPGW (deri në

kufi me OST fqinje) dhe pajisjeve telekomunikuese në linjat 400 kV ekzistuese

interkonektive:

L 407, NS Kosova B – NS Nish, me gjatësi e 41 km

L 437/2 NS Peja 3 – NS Ribarevinë , me gjatësi 28.8.km

L 420 NS Ferizaj 2 – NS Shkupi 5, me gjatësi 30.6 km

Gjatësia totale e instalimit të OPGW është 100.4km

Projekti është prezantuar në IPA 2011 dhe parashihet të implementohet në çerekun e tretë të

vitit 2015.

Projekti: INTER-OST Njehsorët Aktualisht ekzistojnë pikat matëse në të gjitha linjat interkonektive, mirëpo nuk janë

plotësisht në pajtueshmëri me Kodin e Matjes si dhe me kërkesat teknike që kërkohen nga

ENTSO/E. Problemi qëndron në dy aspekte:

- Transformatorët matës të tensionit dhe të rrymës kanë vetëm një bërthamë për matje,

ndërsa nga Kodi i Matjes kërkohen dy bërthama të ashtuquajtura komerciale me

karakteristika identike.

- Njësoret duhet të jenë shumë tarifor Projekti parasheh ndërrimin e pikave të matjes në linjat interkonektive:

- Linja 400 kV: NS Kosova B – NS Nish,

- Linjat 220 kV: NS Podujeva – NS Krushevc, NS Prizreni 2 – NS Fierza

- Linjat 110 kV: NS Vallaqi – NS N.Pazari, NS Berivojca – NS Bujanovci

Gjithashtu në projekt do të përfshihen edhe tri pikat matëse në NS Kosova B në kufijtë me

TC Kosova B:

- Linja 220 kV, NS Kosova B – TC Kosova B

- Dy fushat e njësive gjeneruese B1 dhe B2 në NS Kosova B.

Page 74: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 74 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Me këtë projekt do të bëhet kompletimi i pikave matëse në të gjithë kufirin e sistemit të

transmisionit me të tjerët.

Edhe ky projekt është prezantuar në IPA 2011 dhe parashihet të implementohet në çerekun

e katërt të vitit 2015.

Projekti: Sistemi GIS për përkrahjen e Sistemit Transmetues

Sistemi gjeografik i përpunimit të informacioneve GIS planifikohet të shfrytëzohet për

organizimin dhe procedimin e të dhënave të infrastrukturës të transmisionit të shtrirë në tërë

territorin e Republikës së Kosovës. Karakteristika themelore e sistemit GIS është mundësia e

ndërlidhjes hapësinore-gjeografike të të dhënave, sistemimi i të gjitha detajeve teknike të

aseteve të transmisionit në korrelacion me rrethinën. Sistemi GIS mundëson komunikimin

edhe me sistemet tjera IT.

Aplikimi i sistemit GIS në Sistemin e Transmisionit mundëson:

- Pozicionin e saktë gjeografik të linjave (shtyllave) dhe nënstacioneve, informacionet mbi pronat

në dhe përreth pozicionit të instalimit të tyre.

- Informacionet teknike te detajizuara për secilën linjë (shtyllë), nënstacion, antenë

telekomunikuese etj

- Informacione mbi strukturen pronësore dhe ndertimeve në traset e planifikuara për linjat e reja.

- Komunikimi ne distancë me pajisje si: kamera termovision, matës laserik të lartësisë

(perçuesëve) foto kamera të pajisura me GPS, mjetet logjistike të ekipeve të mirëmbajtjes të

pajisura me GPS.

- Grumbullimi dhe procedimi i të dhënave në një qendër grumbulluese.

- Komunikimi me sistemet tjera IT

Përfitimet nga sistemi GIS janë të mëdha si në aspektin e kursimeve në procesin e

mirëmbajtjes, ashtu edhe në procesin e planifikimit operativ dhe planifikimit afatgjatë. Në

këtë sistem parashihet të integrohet edhe sistemi për identifikimin e intensitetit dhe

pozicionit të shkarkimeve atmosferike (rrufesë), qe do të kontribuoj në avancimin e

mëtutjeshëm të mirëmbajtjes preventive. Projekti planifikohet të implementohet në vitin

2016.

Page 75: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 75 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

6. ANALIZA KOMPJUTERIKE E PERFORMANCËS SË RRJETIT TË TRANSMISONIT

6.1 Përshkrimi i modelit të rrjetit.

Planifikimi i rrjetit të transmisionit fillon me krijimin e modelit matematikor bazë i cili i

përgjigjet gjendjes së rrjetit për fundin e vitit 2011 duke shfrytëzuar të dhënat teknike të

elementeve të cilat përbëjnë sistemin elektroenergjetik. Parametrat e nevojshëm për krijimin

e modelit matematikor bazë përfshijnë:

Parametrat elektrik të gjeneratorëve ekzistues

Parametrat elektrik të linjave 400 kV, 220 kV dhe 110 kV

Parametrat elektrik të transformatorëve, pa përfshirë transformatorët e rrjetit të shpërndarjes

Fuqia maksimale aktive dhe reaktive gjatë sezonit dimëror dhe veror në pikat e shpërndarjes

dhe pikat tjera shpenzuese.

Rrjedhat e zakonshme të fuqisë në linjat ndërkufitare

Konfigurimi normal i rrjetit të transmisionit.

Simulimet dhe analizat teknike të performancës së sistemit në periudha të ndryshme kohore

janë realizuar me ndihmën e paketës softuerike PSS/E 33. Ky softuer i aplikueshëm për

proceset e planifikimit të rrjetave të transmisionit përdoret në shumicën e vendeve të

Evropës Jug-lindore, por edhe në shumë vende të Evropës dhe botës.

Metoda iterative (përsëritëse) “Full Newton Raphson” është përdor në kalkulimin e

rrjedhave të fuqisë, ndërsa në kalkulimin e kriterit të sigurisë së rrjetit është përdorur moduli

ACA “AC Contigency Solution” i cili është i integruar në PSS/E.

Me qëllim të analizës së kalkulimit të lidhjeve të shkurta në nyjet e sistemit, si dhe aftësitë

shkyçëse të ndërprerësve të tensionit: 400 kV, 220 kV dhe 110 kV është shfrytëzuar modeli

më kompleks, i cili përfshinë tërë rajonin e Evropës Jug-Lindore, model i cili përmban

parametrat e renditjes pozitive, negative dhe nulare të elementeve të rrjetit. Për kalkulimin e

rrymave të lidhjes së shkurtër në rrjetin e transmisionit është zbatuar metoda e kalkulimit

sipas standardit IEC 60909.

Page 76: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 76 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

SEE është analizuar për kushtet më të pafavorshme gjatë ngarkesës maksimale në rrjet

(metoda deterministike). Konditat e operimit dhe performansat e sistemit varen nga

konfigurimi i rrjetit, rrjedhat në interkonekcion si dhe kyçja e gjeneratorëve ekzistues.

Performanca e analizuar e rrjetit aktual, identifikon pjesët e rrjetit që nuk plotësojnë kriteret

teknike dhe nevojat për përforcim në sekuenca të përshtatshme kohore në korrelacion me

zhvillimin e parashikuar të ngarkesës së sistemit.

6.2 Kapacitetet aktuale të rrjetit të transmisionit; Q4-2011

Për të pas një pasqyrë të qartë të kapacitetit të rrjetit transmetues të Kosovës, bëhet vlerësimi

i veçantë i kapacitetit të rrjetit horizontal dhe kapacitetit të rrjetit në furnizimin e konsumit

të brendshëm. Kapaciteti i rrjetit horizontal ka ndikim në importet, eksportet dhe transitet e

rrjedhave të fuqisë, mirëpo ndikimi i tij nuk është i theksuar në kapacitetin e rrjetit të

brendshëm bazuar në konfiguracionin e veçantë që ka SEE i Kosovës, sidomos të rrjetit

400kV. Në PZhT 2012-2021 kapacitetet aktuale të rrjetit konsiderohet gjendja e rrjetit deri

në fund të vitit 2011, ku janë integruar edhe projektet të cilat me siguri të lartë pritet të

përfundojnë deri në fund të 2011. Gjithashtu analiza kompjuterike e sistemit për gjendjen

aktuale të rrjetit është bërë sipas konfiguracionit të rrjetit për fund të vitit 2011 në

korrelacion me parashikimin e ngarkesës për vitin në fjalë.

6.1.1 Kapaciteti i linjave 400, 220 dhe 110kV

Në tabelën 6-1 mund të shihen gjatësitë dhe kapacitetet transmetuese për gjatësi të linjave

ekzistuese të rrjetit të transmisionit të Kosovës, bazuar në gjendjen e rrjetit në çerekun e parë

të vitit 2011. Kapaciteti transmetues Ct paraqet shumën për të gjitha linjat të prodhimit të

gjatësisë dhe kapacitetit nominal termik të secilës linjë në veçanti. Kjo madhësi është e

definuar në Kodin e Rrjetit e cila jep vlerësimin për kapacitetin transmetues të linjave

400kV, 220kV dhe 110kV.

Page 77: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 77 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tab. 6-1 Gjatësitë e linjave transmetuese dhe kapaciteti transmetues i tyre.

LINJAT Gjatësia [km]S*L

(MVA*km) 400kV 187.82 247410 220kV 231.8 77434 110kV 737.6 81174

Nga të dhënat në tabelën e mësipërme mund të shihet se kapacitetet e rrjetit 400kV janë të

konsiderueshme, ndërsa kapacitetet e rrjetit 220kV janë paksa më të vogla se kapacitetet e

rrjetit 110kV. Nëse krahasojmë kapacitetet e rrjetit 110kV për vitin aktual 2011 (80573

MVA*km) dhe për vitin 2008 (65845 MVA*km), atëherë mund të konkludohet një ngritje

substanciale e kapaciteteve (22.3%).

6.1.2 Kapacitetet e transformimit; Q4-2011

Kapacitetet transformuese të rrjetit të transmisionit të cilat menaxhohen nga KOSTT-i janë

të instaluara në nënstacionet 400/220kV, 400/110kV dhe 220/110kV.

Kapaciteti më i madh transformues është i instaluar në NS Kosova B 400/220kV. Në këtë

nënstacion janë të instaluar tre autotransformator të fuqisë nominale 400MVA. Kapaciteti

total transformues i këtij nënstacioni është 3*400 = 1200MVA.

Në NS Peja 3, 400/110kV është i instaluar vetëm një autotransformator me fuqi nominale

300MVA. Në NS Ferizaj 2, 400/110kV gjithashtu është i instaluar një autotransformator

me fuqi nominale 300MVA.

Në NS Kosova A, 220/110kV janë të instaluar tre autotransformator me fuqi nominale

150MVA me kapacitet total të transformimit 450MVA.

Në NS Prishtina 4, 220/110kV janë të instaluar tre autotransformator me fuqi nominale

150MVA, me kapacitet total të transformimit 450MVA.

Në NS Prizreni 2, 220/110kV aktualisht ka dy autotransformator AT1=150MVA dhe AT2

=150MVA, me kapacitet total të transformimit prej 300MVA. (Në fillim të vitit 2012 do të

instalohet autotransformatori i tretë 150MVA).

Në tabelën 6-2 janë paraqitur kapacitetet e transformimit për rrjetin e transmisionit të

Kosovës sipas konfiguracionit te rrjetit Q4-2011.

Page 78: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 78 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tab. 6-2 Kapacitetet Transformuese në Rrjetin e Transmisionit; Q4-2011

AUTOTRANSFORM (Q4-2011)

NumriKapaciteti total transformues

(MVA)400/220kV

NS KOSOVA B 3 1200 400/110kVNS PEJA 3 1 300

NS FERIZAJ 2 1 300220/110kV

NS KOSOVA A 3 450NS PRISHTINA 4 3 450NS PRIZRENI 2 2 300

Totali 13 3000

Nëse krahasojmë kapacitetet totale transformuese për vitin aktual 2011 (3000MVA) në

raport me vitin 2000 (1800MVA), mund të vërehet një rritje esenciale rreth 83%.

Furnizimi i drejtpërdrejtë i ngarkesës së kyçur në nivelin 110kV realizohet me kapacitetet

transformuese 400/110 dhe 220/110kV me kapacitet total 1800MVA.

2.3 Kapaciteti aktual i shkëmbimit të fuqisë me vendet fqinje

Kapaciteti maksimal i shkëmbimeve të fuqisë me fqinjët (me fuqi natyrore të linjave) me

linjat e transmisionit të tensionit të lartë është 1740 MW. Në linjat 400 kV kapaciteti

transmetues ekzistues ndërkufitar është rreth 1500 MW (3x500 MW), ndërsa në atë 220

kV arrin deri në 240 MW (120 MW linja me Shqipërinë dhe 120 MW linja me Krushevcin -

Serbinë).

NTC3-ja (Neto Kapaciteti i Transferit) të linjave interkonektive të Kosovës është më e vogël

se fuqia e tyre natyrore dhe e njëjta varet edhe nga balanca rajonale e energjisë elektrike në

vendet fqinje si dhe nga kufizimet në rrjetin horizontal regjional të cilat mund të shfaqen në

regjime të ndryshme të punës. Në tabelën 6-3 mund të shihen kapacitete aktuale të linjave

3 NTC - paraqet maksimumin e totalit të shkëmbimit të fuqisë elektrike në mes të dy zonave kontrolluese, kompatibil me standardet e sigurisë të aplikueshme në të gjitha zonat rregulluese dhe duke marrë në konsideratë pasiguritë teknike të gjendjes së rrjetit. (Definicion nga doracaku i ENTSO-E).

Page 79: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 79 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

interkonektive sipas fuqisë natyrore të tyre (P), NTC mesatare dhe fuqia nominale termike

(Sterm) [10]

Tabela 6-3. Kapacitetet aktuale të linjave të interkonekcionit

Niveli Fuqia natyrore Termike NTC[kV] [MW] [MVA] [MW]

Kosovë - Serbi 600NS Kosova B- NS Nish 400 500 1317NS Podujeva - NS Krushevc 220 120 300Kosovë - Maqedoni 400*NS Ferizaj 2 - NS Shkupi 5 400 500 1317Kosovë - Mali I Zi 400NS Peja 2 - NS Ribarevinë 400 500 1317Kosovë - Shqiperi 210*NS Prizreni 2 - Fierza 220 120 300

SISTEMET DHE LINJAT INTERKONEKTIVE

* Nga https://www.entsoe.eu/fileadmin/user_upload/_library/ntc/archive/NTC-Values-Winter-2010-2011.pdf

Kapaciteti i njëkohshëm transmetues i Interkonekcionit (KNTI) është i ndryshëm nga NTC-

ja dhe kalkulohet për dy rastet:

Kur sistemi elektroenergjetik në mënyrë të njëkohshme importon nga të gjitha interkoneksionet (në

periudha të ndryshme kohore), përderisa të shfaqet kufizimi i parë në rrjetin horizontal për vendin

importues dhe vendet eksportuese (për kriterin N-1).

Kur sistemi elektroenergjetik në mënyrë të njëkohshme eksporton nga të gjitha interkoneksionet (në

periudha të ndryshme kohore), përderisa të shfaqet kufizimi i parë në rrjetin horizontal për vendin

eksportues dhe vendet importuese (për kriterin N-1).

Kalkulimi bëhet përmes softuerit PSS/E, duke u bazuar në parashikimet afatgjata te

kërkesës dhe gjenerimit për vendet e rajonit të ndërlidhura me planet zhvillimore të

sistemeve regjionale të transmisionit [8]. Rrjedhat natyrore në linjat e interkonekcionit

paraqesin rrjedhat e përcaktuara nga impedansa e sistemit, lokacioni i gjenerimit dhe

ngarkesës për rastin kur sistemet individuale janë të balancuara (pa shkëmbime). Rrjedhat

natyrore janë një ndër faktorët kryesor që ndikojnë në kapacitete të ndryshme të

njëkohshme të interkonekcionit për rastin e importit dhe të eksportit.

Page 80: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 80 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Kapaciteti i njëkohshëm Transmetues i Interkonekcionit nuk kalkulohet si shumë e

Kapacitetit Neto të Transferit (NTC) dhe si e tillë është dukshëm më i ulët4.

Aktualisht KNTI e sistemit transmetues të Kosovës sillet rreth 900MW për importe të

fuqisë, ndërsa 1000MW për eksporte të fuqisë. Duke marrë parasysh balancën e parashikuar

të energjisë elektrike mund të konsiderohet që kapacitetet aktuale te interkonekcionit janë

shumë të fuqishme dhe mundësojnë çfarëdo programi të shkëmbimeve për nevojat e sistemit

elektroenergjetik të Kosovës.

6.3 Analiza e gjendjes së rrjetit të transmisionit sipas topologjisë Q4-2011

Investimet e kryera në rrjetin e transmisionit gjatë viteve 2009 dhe 2010 kanë ndikuar në

mënyrë esenciale në përmirësimin e përformancës operuese të sistemit të transmisionit.

Investimet aktuale të cilat janë në vazhdim e sipër dhe të cilat pritën të përfundojnë deri në

fund të vitit 2011, do të avancojnë gjendjen e rrjetit shumë afër kërkesave teknike që dalin

nga Kodi i Rrjetit. Në figurën 6-3 është paraqitur skema njëpolare e SEE të Kosovës sipas

topologjisë së rrjetit Q4-2011.

6.3.1 Analiza e kriterit të sigurisë N

Sistemi është analizuar për ngarkesën maksimale bruto 1175 MW me të gjitha elementet

(linjat, transformatorët, ngarkesa) në operim. Në këtë rast janë monitoruar rrjedhat e fuqisë,

niveli i tensionit ne zbarra dhe niveli i ngarkesës në linjat 400kV, 220kV dhe 110kV; si dhe

në autotransformatorët 400/220kV, 400/110kV dhe 220/110kV. Rezultatet e simulimit nuk

identifikojnë element të cilët janë të mbingarkuar. Kapaciteti maksimal i rrjetit të brendshëm

transmetues sipas kriterit teknik te sigurisë N për fundin e vitit 2011, sillet rreth 1450MW.

Kjo do të thotë që sistemi i transmisionit mund të furnizoj bruto ngarkesën 1450MW, duke

plotësuar kriterin e sigurisë N. Nëse i referohemi ngarkesës së parashikuar maksimale,

ekziston margjinë e mjaftueshme e sigurisë e cila sillet rreth 19% (275MW). Në figurën A1,

4 ENTSO/E Raport: System Adekuaci Forecast 2009-2020

Page 81: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 81 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

dhe A2 në shtojcën A janë paraqitur rrjedhat e fuqisë për kondita normale të operimit sipas

topologjisë së rrjetit Q4-2011.

6.3.2 Analiza e kriterit të sigurisë N-1

Përformanca e sistemit është analizuar në aspektin e kriterit të sigurisë N-1, me ç’rast janë

monitoruar ngarkimet e linjave dhe transformatorëve si dhe niveli i tensionit në zbarra kur

një element kritik (transformator, linjë, kabllo) bie nga puna. Në tabelën 6-4 janë paraqitur

linjat të cilat nuk plotësojnë kriterin N-1, rënia e të cilave shkakton devijim te ngarkesës apo

tensionit jashtë brezit të lejuar nga Kodi i Rrjetit.

Tabela 6-4. Linjat te cilat nuk plotësojnë kriterin N-1 sipas konfiguracionit te rrjetit Q4:2011

[nr]Rënia kritike e linjës Q4-2011

Elementi i mbingarkuar It[%]Zbarrat me renie te tensionit > 10%Un

1 L 100 kV Ferizaj 2-Sharr L110 kV: Prishtina 4-Gjilan 101Peja 1 ;110 kV (96 kV)Peja 2 ;110 kV (96.3 kV)Deqani ;110 kV (98.7kV)Gjakova 1 ;110 kV (97.7kV)Sharri ;110 kV ( 98 kV)Vitia ;110 kV (90.7 kV)Gjilani ;110 kV (86.8 kV)Berivojca ;110 kV (85.9kV)

nr Linjat radiale1 L110kV:Rahovec- Prizren 22 L110kV: Lipjan - Prishtina 4

157.4

101

L100 kV Peja 3-Peja 1 L110 kV: Gjakova 1-Gjakova 22 102

L110kV: Sharr-Viti 1044 L 110 kV Prishtina 4-Gjilan

3 L 110 kV Gjakova 1-Gjakova 2 L110kV: Peja 3-Peja 1

L100 kV: Ferizaj 2-Sharr

Rëniet kritike me numër rendor 1 dhe 4, do të eliminohen pas përfundimit të NS Gjilani 5

(Q1-2012) , ku edhe do te mund te lidhet linja 110kV NS Ferizaj 2-NS Gjilan 5. Linja është e

ndërtuar por nuk mund të kyçet për shkak të vonesave në përfundimin e nënstacionit

110/10(20)kV Gjilani 5, projekt i menaxhuar nga KEK-OSSh.

Rëniet kritike me numër rendor 2 dhe 3 do të eliminohen pas përfundimit të projektit të

alokimit të linjës L1806 nga Gjakova 2 në Gjakova 1 (Q2-2012)

Problemi i furnizimit radial të NS Lipjani do të eliminohet pas implementimit të projektit për

kyçjen e NS Lipjani në linjën L112, në vitin vijues 2012. Në aspektin e transformimit ende

Page 82: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 82 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

eksitojnë kufizime në plotësimin e kriterit N-1. Në tabelën 6-5 janë paraqitur nënstacionet të

cilat nuk plotësojnë kriterin N-1.

Tabela 6-5. Autotransformatorët te cilat nuk plotësojnë kriterin N-1 (Q4:2011)

[nr]Rënia kritike e Atransfor. Q4-2011

Elementi i mbingarkuarIt

[%]Zbarrat me renie te tensionit > 10%Un

1 ATR1,150MVA NS Prizreni 2 ATR2, 150MVA NS Prizren 2 102.3

Peja 3 110 kV (96 kV)Burimi 110 kV ( 96.7kV)Peja1 110 kV (94kV)Peja2 110 kV (94.1kV)Deqani 110 kV (95kV)Gjakova1 110 kV (98.6 kV)Klina 110 kV (97.3 kV)

2 AT1, 300MVA NS Peja 3 L110 kV: Bardh -Vallaq, L110kV: Ferizaj-Therandë

100 100

Analizat kompjuterike (simulimet me PSS/E në modelin e sistemit) tregojnë që aktualisht

rrjeti i transmisionit mund të plotësoj kriterin N-1 për ngarkesat më të ulëta se 1050 MW.

Në figurën 6-1 është paraqitur zhvillimi i kapaciteteve N dhe N-1 të rrjetit (të brendshëm),

në relacion me ngarkesën sezonale për periudhën kohore Q1/2009-Q4/2011.

930

1300

1450

700

1023

1156

870

792

1091

740

1175

930

1050

1260 1270 1270 1270 1270 12701220

930930

1112

875

750

947

645 645

830 830 830 850 850 870

645

810

500

600

700

800

900

1000

1100

1200

1300

1400

1500

2009Q1 2009Q2 2009Q3 2009Q4 2010Q1 2010Q2 2010Q3 2010Q4 2011Q1 2011Q2 2011Q3 2011Q4

MW

Kapaciteti/N (MW) Ngarkesa (MW) Kapaciteti /N-1 (MW)

Figura 6-1 Zhvillimi i kapacitetit të rrjetit të brendshëm të transmisionit nga Q1-2009 deri Q4-

2011.

Page 83: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 83 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

6.3.3 Profili i tensionit dhe humbjet

Krijimi i nyejve të fuqishme në NS Peja 3 dhe NS Ferizaj 2 dhe ndërtimi i linjave 110kV dhe

përforcimi i tyre ka ndikuar që në kondita normale të operimit të sistemit transmetuese ( në

ngarkesë maksimale), niveli i tensioneve sipas konfiguracionit Q4-2011 të jetë në brezin e

lejuar sipas Kodit të Rrjetit. Në figurën 6-2 janë paraqitur profilet e tensionit për dy

topologji të ndryshme të rrjetit 2010 dhe 2011. Nga diagrami mund të shihet se niveli i

tensioneve në të gjitha nyejt është brenda kufijve të lejuar nga Kodi i Rrjetit. Mund të vërehet

ndikimi i futjes në operim të NS Ferizaj 2, i cili reflekton në ngritje të ndjeshme të nivelit të

tensionit në nyjet 110kV të ndërlidhura me nënstacionin. Sa i përket plotësimit të kriterit të

sigurisë N-1 në aspektin e tensioneve, në tabelat 6-4 dhe 6-5 janë paraqitur rëniet kritike të

cilat shkaktojnë rënie të nivelit të tensionit nën vlerën e lejuar nga Kodi i Rrjetit.

98100102104106108110112114116118120122124

KOSOVA A

VUSHTRRI 2

VUSHTRRI

TREPÇA

VALLAÇI

BURIMI

PEJA

PEJA2

DEÇANI

GJAKOVA 1

GJAKOVA 2

KLINA

PRIZRENI 2

PRIZRENI 1

PRIZRENI 3

THERANDA

FERIZAJI

SHARRI

VITIJA

BERIVOJCA

GJILANI

PRISHTINA 4

PRISHTINA 1

PRISHTINA 2

PRISHTINA 3

PRISHTINA 5

PALAJ

LIPJA

NI

U(k

V)

Topologjia_2010 Topologjia_2011

Un

Fig 6-2. Krahasimi i Profili i tensionit ne rrjetin 110 kV sipas dy topologjive të rrjetit 2010 dhe 2011

Sistemi është analizuar edhe në aspektin e humbjeve të fuqisë gjatë ngarkesës maksimale,

ndërsa rezultatet e kalkulimit kompjuterik janë paraqitur në tabelën 6-6. Janë llogaritur

humbjet e shkaktuara në veçanti në linja dhe në transformator dhe atë sipas nivelit të

tensionit. Humbjet e llogaritura te fuqisë gjatë ngarkesës së pikut, bazohen ne rezistencat dhe

induktivitetet ideale të elementeve të modeluara në PSS/E dhe nuk reflektojnë humbjet reale

të cilat varën edhe nga faktorët tjerë të cilët nuk mund të modelohen si; rezistenca e

kontakteve të pajisjeve të tensionit të lartë, rezistenca e urave lidhëse të përçuesit e linjave,

efekti i koronës, ndikimi i ndryshimit të temperaturës në rezistencën omike etj. Mirëpo

Page 84: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 84 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

rezultatet e fituara paraqesin indikator krahasues të rëndësishëm të cilët tregojnë trendin e

zhvillimit të humbjeve në funksion të ndryshimit të ngarkesës dhe kapacitetit të rrjetit.

Humbjet e fuqisë në rrjetë për vite të caktuara nuk korrespondojnë me humbjet e energjisë

gjatë një viti pasi që në shumicën e rasteve përforcimet në rrjet ndodhin në çerekun e katërt

të vitit, ndërsa efektet në volumin e humbjeve të energjisë në rrjet vërehen në vitin pasues

pas përforcimeve relevante në rrjet.

Tab. 6-6. Humbjet e fuqisë aktive dhe reaktive gjatë ngarkesës maksimale (Q4-2011)

Humbjet e fuqisë / Topologjia 2011 ∆P[MW] ∆Q[MVAr] ∆P[%]Totali i humbjeve ne linjat 400kV 3.1 -69.5 11.5%Totali i humbjeve ne linjat 220kV 2.5 -12.7 9.3%Totali i humbjeve ne linjat 110kV 18 90.5 66.7%Totali i humbjeve ne linja e transmisionit 23.6 8.3 87.4%

Totali i humbjeve ne transformatoret 400/220kV 0.8 32.5 3.0%Totali i humbjeve ne transformatoret 400/110kV 0.6 31.2 2.2%Totali i humbjeve ne transformatoret 220/110kV 2 44.6 7.4%Totali i humbjeve ne transformatoret 3.4 108.3 12.6%Totali i humbjeve ne rrjetin e transmisionit 27 116.6 100.0%

Humbjet e fuqisë aktive pjesa më e madhe e tyre shkaktohen në linjat e transmisionit (87%)

ku kryesisht dominojnë humbjet në linjat 110kV pjesëmarrja e të cilave është 66.7% ndaj

humbjeve totale. Krahasuar me humbjet e pikut gjatë vitit të kaluar 2010 (29MW), humbjet

në vitin aktual kanë pësuar një rënie të lehtë e cila sqarohet nga fakti që ngarkesa e pikut

është ngritur njëkohësisht me ngritjen e kapaciteteve të rrjetit. Humbjet e fuqisë reaktive

shkaktohen kryesisht në transformatorët e fuqisë, ndërsa linjat në total janë shumë afër

kompensimit reaktiv. Nga tabela mund të shihet që linjat 400kV dhe 220kV injektojnë fuqi

reaktive kapacitative në rrjet, pothuajse me vlerë ekuivalente me fuqinë reaktive që

absorbojnë linjat 110kV.

Page 85: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 85 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Fig. 6-3 Skema njëpolare e SEE të Kosovës sipas topologjisë së rrjetit Q4-2011

Page 86: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 86 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

6.4 Analiza e gjendjes së rrjetit të transmisionit sipas topologjisë Q4-2012

Në vitin 2012 pritën të përfundojnë projekte shumë të rëndësishme të cilat ndikojnë

drejtpërsëdrejti në ngritjen e përformancës operuese të sistemit transmetues. Gjatë vitit 2012

pritet të jenë në funksion projektet:

Kyçja e linjës 110kV NS Ferizaj 2- NS Gjilan5 (kompletimi i projektit Ferizaj 2)

Ndërlidhja e NS Lipjanit ne linjën 110 kV L112 (krijimi i unazës së re 110kV)

Autotransformatori i tretë 150MVA në NS Prizreni 2

Alokimi i linjës L1806 nga NS Gjakova 2 në NS Gjakova 1

Ndërrim përçuesi në linjën 110 kV, L125/3 (NS Trepçë-NS Vallaq)

Përfundimi i projekteve të lartpërmendura do të krijoj avancim thelbësor të sistemit

transmetues në drejtim të përmbushjes së kritereve që kërkohen nga Kodi i Rrjetit. Në

figurën 6-6 është paraqitur diagrami njëpolar i sistemit elektroenergjetik të Kosovës sipas

topologjisë së rrjetit transmetues Q4-2012.

6.4.1 Analiza e kriterit të sigurisë N

Sistemi sipas topologjisë së rrjetit Q4-2012 është analizuar për ngarkesën e parashikuar

maksimale bruto 1190 MW, me të gjitha elementet (linjat, transformatorët, ngarkesa) në

operim.

Rezultatet e simulimit nuk identifikojnë linja apo transformator të cilët janë të mbingarkuar.

Kapaciteti maksimal i rrjetit të brendshëm transmetues sipas kriterit teknik te sigurisë N për

fundin e vitit 2012, do të sillet rreth 1580MW. Kjo do të thotë që sistemi i transmisionit

mund të furnizoj bruto ngarkesën 1580MW, duke plotësuar kriterin e sigurisë N. Nëse i

referohemi ngarkesës së parashikuar maksimale, ekziston margjinë e mjaftueshme e sigurisë e

cila sillet rreth 25% (390MW). Në figurën A-4, dhe A-5 në shtojcën A janë paraqitur

rrjedhat e fuqisë për kondita normale të operimit sipas topologjisë së rrjetit Q4-2012.

Page 87: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 87 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

6.4.2 Analiza e kriterit të sigurisë N-1

Përformanca e sistemit sipas topologjisë së rrjetit Q4-2012 është analizuar në aspektin e

kriterit të sigurisë N-1, me ç’rast janë monitoruar ngarkimet e linjave dhe transformatorëve si

dhe niveli i tensionit në zbarra kur një element kritik (transformator, linjë, kabllo) bie nga

puna. Implementimi i projekteve gjatë vitit 2012, do të eliminoj të gjitha rëniet kritike të

linjave të shfaqura në topologjinë aktuale të rrjetit, duke përjashtuar vetëm linjën radiale NS

Rahovec – NS Prizren 2. Pra në konsumin dimëror të vitit 2012, kriteri N-1 do të jetë i

plotësuar sa i përket linjave 400kV, 220kV dhe 110kV.

Problemi i vetëm mbetet furnizimi radial i NS Rahoveci dhe transformatori i vetëm në NS

Peja 3, 400/110kV. Rënia e këtij transformatori do të shkaktoj mbingarkimin e një linje

110kV si dhe rënien drastike të nivelit të tensionit në pjesën e rrjetit të zonës së Dukagjinit.

Në tabelën në vijim janë paraqitur ndikimet e rënies se transformatorit në pjesët tjera të

rrjetit.

Tabela 6-7. Nënstacioni NS Peja 3 nuk plotësojnë kriterin N-1 në transformim (Q4:2012)

[nr]Rënia kritike e Atransfor. Q4-2012

Elementi i mbingarkuarIt

[%]Zbarrat me renie te tensionit > 10%UnPeja 3 110 kV (97.8 kV)Burimi 110 kV ( 97.7kV)Peja1 110 kV (95.3kV)Peja2 110 kV (95.4kV)Deqani 110 kV (97.2kV)Klina 110 kV (98.2 kV)

1 AT1, 300MVA NS Peja 3 110L110 kV: Bardh -Vallaq,

Analizat kompjuterike (simulimet me PSS/E në modelin e sistemit Q4-2012) tregojnë që

rrjeti i transmisionit mund të plotësoj kriterin N-1 deri në ngarkesën më të vogël se

1160MW. Nëse i referohemi kohës vjetore prej 8760 orësh, diku vetëm rreth 5% (438h)

sistemi nuk plotëson kriterin N-1, ndërsa 95% të kohës vjetore sistemi do të jetë në gjendje

të plotësoj kriterin N-1.

Në figurën 6-4 është paraqitur zhvillimi i kapaciteteve N dhe N-1 të rrjetit (të brendshëm),

në relacion me ngarkesën sezonale për periudhën kohore Q1/2011-Q4/2012.

Page 88: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 88 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

158015201500

14501450

130012701270

886

1190

740

1175

749

1126

875

11121140 1160

1188

9301110

1050

870850

600

800

1000

1200

1400

1600

1800

2011Q1 2011Q2 2011Q3 2011Q4 2012Q1 2012Q2 2012Q3 2012Q4

MW

Kapaciteti/N (MW) Ngarkesa (MW) Kapaciteti /N-1 (MW)

N-1 ( Plotësohet)

N-1 (Nuk plotësohet)

Figura 6-4 Zhvillimi i kapacitetit të rrjetit të brendshëm të transmisionit nga Q1-2011 deri Q4-

2012.

Nga figura e mësipërme mund të vërehen periudhat kohore kur sistemi i transmisionit

plotëson apo nuk plotëson kriterin e sigurisë N-1. Nga Q2-2012 deri në fund të vitit 2012

kriteri N-1 do të jetë i plotësuar (zona e gjelbër) duke mos marrë parasysh linjën radiale te

NS Rahoveci. Ky fakt paraqet avancimin thelbësorë të përformancës operuese të sistemit të

transmisionit nëse i referohemi gjendjes në të cilën ishte sistemi para vitit 2008.

6.4.3 Profili i tensionit dhe humbjet

Ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve të rrjetit të transmisionit reflekton në reduktimin e

humbjeve të fuqisë dhe në përmirësimin e profileve të tensionit. Në figurën 6-5 është

paraqitur diagrami i profilit të tensionit në zbarrat 110kV. Vërehet që niveli i tensioneve

është shumë afër vlerës nominale 110kV. Tensionet janë analizuar edhe për ngarkesa

minimale verore, me ç’rast jenë identifikuar nivele të larta të tensionit, sidomos në nivelin

220kV. Në këto raste rregullimi automatik i tensionit përmes rregullatorëve të

transformatorëve duhet të kalohet në modusin manual, për të reduktuar mbitensionet e

rrezikshme në nivelin 220kV. Niveli i tensioneve të rrjetit 400kV diktohet nga gjendja e

rrjedhave të fuqisë në regjion, ku ndikimi i sistemit elektroenergjetik lokal në ngritjen apo

Page 89: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 89 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

uljen e tensioneve është relativisht i ulët. Operatorët e sistemit mund të kontrollojnë

tensionet 220kV dhe 110kV duke ri-konfiguruar topologjinë e rrjetit dhe duke optimizuar

pozitat rregulluese të rregullatorëve të tensionit.

80859095

100105110115120125130

KO

SOV

A A

VU

SHTR

RI 2

VU

SHTR

RI 1

TRE

PÇA

VA

LLA

ÇI

BURI

MI

PEJA

1

PEJA

2

DE

ÇAN

I

GJA

KO

VA

1

GJA

KO

VA

2

KLI

NA

PRIZ

REN

I 2

PRIZ

REN

I 1

PRIZ

REN

I 3

THE

RAN

DA

FERI

ZA

JI

SHA

RRI

VIT

IJA

BERI

VO

JCA

GJI

LAN

I

PRIS

HTI

NA

4

PRIS

HTI

NA

1

PRIS

HTI

NA

2

PRIS

HTI

NA

3

PRIS

HTI

NA

5

PALA

J

LIPJ

AN

I

Nënstacionet (zbarrat 110kV)

U(k

V)

Profili U UmaxUmin Unominal

Fig.6-5 Profili i tensionit ne zbarrat 110kV sipas topologjisë së rrjetit Q4-2012

Në aspektin e humbjeve gjatë ngarkesës maksimale në vitin 2012 pritet rënie e vogël

humbjeve të fuqisë aktive dhe reaktive si rezultat i përforcimit të kapaciteteve transmetuese

të rrjetit dhe optimizmit të rrjedhave të fuqisë aktive dhe reaktive. Në tabelën në vijim janë

paraqitur humbjet e fuqisë aktive dhe reaktive në total dhe sipas elementeve dhe nivelit të

tensioneve të sistemit. Duke krahasuar me vitin aktual humbjet e fuqisë aktive për ngarkesën

maksimale të sistemit do të pësojnë një ulje të vogël rreth 0.9MW si rezultat i projekteve të

cilat do të përmbyllën deri në fund të vitit 2012. Një reduktim i theksuar i humbjeve te fuqisë

vërehet të linjat 110kV nga 18MW (2011) në 16.5MW (2012). Humbjet e fuqisë reaktive gjatë

ngarkesës maksimale gjithashtu do të jenë më të ulëta nga 116.6MVAr (2011) në

93.4MVAr(2012). Fuqia reaktive absorbohet vetëm nga transformatorët, ndërsa linjat në tersi

konsiderohen të kompenzuara.

Page 90: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 90 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tab.6-8. Humbjet e fuqisë aktive dhe reaktive gjatë ngarkesës maksimale (Q4-2012)

Humbjet e fuqisë / Topologjia 2012 ∆P[MW] ∆Q[MVAr] ∆P[%]Totali i humbjeve ne linjat 400kV 3.5 -65.7 13.4%Totali i humbjeve ne linjat 220kV 2.8 -11.5 10.7%Totali i humbjeve ne linjat 110kV 16.5 67.8 63.2%Totali i humbjeve ne linja e transmisionit 22.8 -9.4 87.4%

Totali i humbjeve ne transformatoret 400/220kV 0.8 34.2 3.1%Totali i humbjeve ne transformatoret 400/110kV 0.6 30.7 2.3%Totali i humbjeve ne transformatoret 220/110kV 1.9 37.9 7.3%Totali i humbjeve ne transformatoret 3.3 102.8 12.6%Totali i humbjeve ne rrjetin e transmisionit 26.1 93.4 100.0%

Page 91: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 91 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Fig. 6-6 Skema njëpolare e SEE të Kosovës sipas topologjisë së rrjetit Q4-2012

Page 92: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 92 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

6.5 Analiza e gjendjes së rrjetit të transmisionit sipas topologjisë - 2016

Deri në vitin 2016, pritet të përfundojnë projekte shumë të rëndësishme të cilat ndikojnë

drejtpërsëdrejti në ngritjen e përformancës operuese të sistemit transmetues. Në periudhën

kohore 2013-2016 janë planifikuar të përfundojnë projektet si në vijim:

Linja 110kV NS Rahovec – NS Theranda

Linja interkonektive 400kV NS Kosova B – NS Tirana 2

Autotransformatori i dytë 300MVA, në NS Peja 3,400/110kV

Autotransformatori i dytë 300MVA, në NS Ferizaj 2,400/110kV

Linja e re 110kV NS Peja 3- NS Peja 1

Ri-vitalizimi i linjës L155/2 dhe L163

NS Dragashi dhe linja 110kV NS Kukës-NS Dragash- NS Prizren 2

Ri-vitalizimi i linjës 110 kV: L126/2 NS Peja 2- NS Deçan

Bruto ngarkesa maksimale në vitin 2016 është parashikuar të jetë 1310MW. Në figurën 6-10

është paraqitur diagrami njëpolar që korrespondon me modelin kompjuterik 2016.

6.5.1 Analiza e kriterit të sigurisë N

Sistemi sipas topologjisë së rrjetit Q4-2012 është analizuar për ngarkesën e parashikuar

maksimale bruto 1310 MW, me të gjitha elementet (linjat, transformatorët, ngarkesa) në

operim.

Rezultatet e simulimit nuk identifikojnë linja apo transformator të cilët janë të mbingarkuar.

Kapaciteti maksimal i rrjetit të brendshëm transmetues sipas kriterit teknik te sigurisë N për

fundin e vitit 2016, do të rritet dukshëm krahasuar me vitin 2012 si rezultat i përforcimeve të

planifikuara në rrjetin e transmisionit. Kapaciteti maksimal i rrjetit të brendshëm transmetues

do të sillet rreth 1850MW. Kjo do të thotë që sistemi i transmisionit në vitin 2016 do të

mund të furnizoj bruto ngarkesën rreth 1850MW, pa pasur fyte të ngushta në rrjet dhe me

nivel të tensioneve në kufijtë e lejuar. Nëse i referohemi ngarkesës së parashikuar maksimale

për vitin 2016, ekziston margjinë e mjaftueshme e sigurisë të sistemit transmetues rreth 41%

Page 93: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 93 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

(540MW). Në figurën A-7, dhe A-8 në shtojcën A janë paraqitur rrjedhat e fuqisë për

kondita normale të operimit sipas topologjisë së rrjetit 2016.

6.5.2 Analiza e kriterit të sigurisë N-1

Implementimi në kohë i projekteve të planifikuar deri në vitin 2016, do të rezultojë me një

sistem transmetues i cili për herë të parë do të jetë i aftë të përmbush plotësisht kriteret

teknike të kërkuara nga Kodi i Rrjetit në aspektin e sigurisë dhe kualitetit të furnizimit. Nga

çereku i dytë i vitit 2015 sistemi transmetues do të plotësoj plotësisht kriterin e sigurisë N-1,

për linjat (kabllot) dhe transformatorët, gjithmonë duke u referuar në vlerat e parashikuara

të ngarkesës në 10 vitet e ardhshme. Nëse parashikimi i ngarkesës shkon sipas skenarit të ulët

atëherë kriteri N-1 do të mund të plotësohet edhe më herët.

Në figurën 6-7 mund të shihet zhvillimi i kapaciteteve të brendshme të rrjetit të transmisionit

(N dhe N-1) në relacion me ngarkesën sezonale për periudhën kohore Q1:2012-Q4:2016

1450

16001680

1850

749

909

768 787

955

808

976

825

1580 1580 1600 1600 1600 1600158015201500

1630175017501750

17501630 1650

1190 12201183

931

886

1126

1283

12401250

1155 12141310

700800900

10001100120013001400150016001700180019002000

2012

Q1

2012

Q2

2012

Q3

2012

Q4

2013

Q1

2013

Q2

2013

Q3

2013

Q4

2014

Q1

2014

Q2

2014

Q3

2014

Q4

2015

Q1

2015

Q2

2015

Q3

2015

Q4

2016

Q1

2016

Q2

2016

Q3

2016

Q4

MW

Kapaciteti/N (MW) Ngarkesa (MW) Kapaciteti /N-1 (MW)

Plotësimi i kriterit N-1

Figura 6-7 Zhvillimi i kapacitetit të rrjetit të brendshëm të transmisionit nga Q1-2012 deri Q4-

2016.

6.5.3 Profili i tensionit dhe humbjet

Profili i tensionit në të gjitha nivelet e tensionit 110kV në topologjinë e rrjetit 2016, do të

mbetet në kufijtë optimal gjatë ngarkesës maksimale ashtu siç është treguar në figurën 6-8.

Page 94: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 94 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tensionet operuese do të jenë afër vlerës nominale, duke ndikuar në reduktimin e

mëtutjeshëm të humbjeve të fuqisë reaktive, ndërsa humbjet e fuqisë aktive do të ngritën nga

26.1MW (2012) në 28.6MW (2016) si rezultat i ngritjes së ngarkesës.

80859095

100105110115120125130

TSKA-11

0

PRZ-110

PR1PR2

PR3PR5

BARDHLIP

JAGJIL

ABERIV

VITIA

SHARR

FERIZ 1

THERAPRIZ

3PRIZ

1

GJAK2

DEÇAN

PEJA 1

BURIM

VALLA

TREPÇ

KLINA

VUSH.2

RAHOGJIL

5

SKEND

PR-6

DRAGAS

PEJA3

FER2

Nënstacionet 110kV

Tens

ioni

[kV

]

Tensioni (kV) Umax Umin Unominal

Fig. 6-8 Profili i tensionit në zbarrat 110kV sipas topologjisë së rrjetit për vitin 2016

Gjatë regjimit të punës në ngarkesa minimale verore në sistem lajmërohen nivele të larta të

tensionit, sidomos në rrjetin horizontal 400kV dhe 220kV ashtu siç është treguar në figurën

6-9. Arsyeja e ngritjes së tensioneve është zhvillimi i kapaciteteve të rrjetit 400kV në regjion

dhe me ndikim kryesor ne sistemin tonë; ndërtimi i linjës 239km të gjatë NS Kosova B- NS

Tirana 2, e cila në kondita të regjimit të punës në ngarkesë minimale në zbarrat e NS Kosova

B injekton rreth 75MVAr fuqi reaktive kapacitative. Me këtë rast është marrë parasysh

instalimi i reaktorit induktiv 120MVAr ne NS Tirana 2 (zbarrat 220kV).

Kontrollimi i nivelit të i tensioneve në zbarrat 400kV pothuajse është i papërfillshëm

duke ndërmarrë masa operative në sistemin elektroenergjetik relativisht të vogël të Kosovës,

ndërsa niveli i tensionit në zbarrat 220kV pjesërisht është i kontrollueshëm dhe atë duke bërë

modifikime të kufizuara të topologjisë së rrjetit (hapja e linjës NS Fierzë – NS Prizren 2,

shkyçja e një transformatori ne NS Kosova B etj). Niveli i mbitensioneve në rrjetin 110kV

mund të menaxhohet më lehtë pasi që mund të modifikohet topologjia e rrjetit 110kV sipas

moduseve të caktuara me qellim të evitimit të tej kompensimit të linjave. E vetmja mundësi

teknike e kontrollimit të mbitensioneve ne rrjetin e transmisionit është instalimi i një reaktori

Page 95: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 95 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

statik induktiv 100MVAr në NS Kosova B (në zbarrat 220kV). Për shkak të pasigurisë së

lartë në zhvillimet e rrjetit në regjion, paraprakisht niveli i tensioneve në rrjetin horizontal

(brenda dhe jashtë sistemit) do të monitorohet me kujdes në mënyrë që me kohë të merret

vendimi për planifikimin e instalimit të reaktorit 100MVAr në NS Kosova B.

234.5kV

412.8kV411.6kV412kV

234.3kV 233.4kV

230.3kV

233.4kV 233.8kV

0.98

1

1.02

1.04

1.06

1.08

1.1

1.12

Kosova B_40

0kV

Peja 3_

400k

V

Ferizaj

2_400

kV

Kosova B_22

0kV

Kosova A_22

0kV

Prishtin

a 4_22

0kV

Prizren

2_22

0kV

Drenas_

220k

V

Podujevë_

220kV

(P.U

)

Profili i tensionit Unominal Umax Uextrem

Fig. 6-9 Niveli i tensioneve në zbarrat 400kV dhe 220kV gjatë regjimit të punës në ngarkesën

minimale verore.

Humbjet e fuqisë aktive do të reduktohen në linjat 110kV, ndërsa në linjat 400kV do të ketë

ngritje të humbjeve si rezultat i ndërtimit të linjës 400kV NS Kosova B – NS Tirana2 si dhe

ngritjes së flukseve të transitit nëpër rrjetin e transmisionit. Humbjet e fuqisë aktive do të

rritën në krahasim me humbjet e vitit 2012, ndërsa humbjet e fuqisë reaktive do të

zvogëlohen krahasuar me vitin 2012. Në tabelën në vijim janë paraqitur humbjet totale në

rrjetin e transmisionit dhe pjesëmarrja në humbje sipas nivelit të tensionit dhe llojit të

elementit.

Page 96: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 96 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tab. 6-9. Humbjet e fuqisë aktive dhe reaktive gjatë ngarkesës maksimale (2016)

Humbjet e fuqisë / Topologjia 2016 ∆P[MW] ∆Q[MVAr] ∆P[%]Totali i humbjeve ne linjat 400kV 6.2 -82.3 21.7%Totali i humbjeve ne linjat 220kV 3 -10.5 10.5%Totali i humbjeve ne linjat 110kV 16 77 55.9%Totali i humbjeve ne linja e transmisionit 25.2 -15.8 88.1%

Totali i humbjeve ne transformatoret 400/220kV 0.7 24.2 2.4%Totali i humbjeve ne transformatoret 400/110kV 0.7 25.5 2.4%Totali i humbjeve ne transformatoret 220/110kV 2 40.6 7.0%Totali i humbjeve ne transformatoret 3.4 90.3 11.9%Totali i humbjeve ne rrjetin e transmisionit 28.6 74.5 100.0%

Page 97: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 97 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Fig. 6-10 Skema njëpolare e SEE të Kosovës sipas topologjisë së rrjetit 2016

Page 98: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 98 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

6.6 Analiza e gjendjes së rrjetit të transmisionit sipas topologjisë - 2021

Përformanca operuese e sistemit të transmisionit është analizuar për vitin 2021, i modeluar

në PSS/E duke integruar të gjitha projektet e planifikuara për 10 vitet e ardhshme. Sipas

listës së zgjedhur të projekteve e determinuar nga analizat kompjuterike, një numër i

konsiderueshëm i projekteve të rëndësishme të përforcimit të rrjetit të transmisionit janë

planifikuar të implementohen për periudhën kohore 2017-2021 dhe atë si në vijim:

Linja e re 110kV NS Peja 3- HC Ujmani

Linja e re 110 kV NS Prizren 1- NS Prizren 2

Linja e re 110 kV NS Peja 1- NS Deçan

Linja e re 110 kV NS Peja 3- NS Mitrovica 2

Paket Projekti Unaza 400kV Gjakovë-Prizren - Ferizaj (faza I)

Në figurën 6- 14 është paraqitur diagrami njëpolar që korrespondon me modelin

kompjuterik 2016.

6.6.1 Analiza e kriterit të sigurisë N

Sistemi është analizuar me gjenerim të ri 1000MW të kyçur në NS Kosova B dhe me de-

komisionimin e TC Kosova A duke u referuar në skenarin konservativ të zhvillimit të

gjenerimit nga dokumenti “Adekuacia e Gjenerimit 2010-2019” të aprovuar nga ZRrE.

Sistemi është modeluar për bruto ngarkesën 1446MW të parashikuar për vitin 2021.

Ndërtimi i NS Prizreni 4, 400/110kV dhe krijimi i unazës 400kV përfundimisht e sjell rrjetin

e transmisionit në gjendje e cila mundëson përkrahjen e mëtutjeshme të ngarkesës dhe

zhvillimin e kapaciteteve të mëdha të gjenerimit si konvencional ashtu edhe ato të

ripërtërishme. Ashtu siç është prezantuar në studimin e Fichner-it, topologjia e re e rrjetit

400kV do të mundësoj seksionalizimin e grupeve të ngarkesës të kyçura në rrjetin 110kV dhe

ngritjen e sigurisë operuese të sistemit transmetues përmes ngritjes së kapaciteteve rezervë të

shkyçës. Kapaciteti i brendshëm i rrjetit do të arrijë vlerën deri në 2100MW me 45%

Page 99: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 99 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

(654MW) margjinë të sigurisë në raport me ngarkesën maksimale për vitin 2021. Në figurën

6-11 është paraqitur skema horizontale e rrjetit të transmisionit e modeluar në rrjetin

regjional (SECI_2020_PSS/E). Nga modeli mund të shihen rrjedhat e fuqisë për regjim të

caktuar të shkëmbimeve regjionale. Konfiguracioni unazor mundëson krijimin e katër

grupeve të konsumit të cilat do të furnizohen nga nënstacionet kryesore të transmisionit.

Fig.6-11 Rrjeti horizontal i Sistemit transmetues pas ndërtimit të unazës 400kV-topologjia 2021

6.6.2 Analiza e kriterit të sigurisë N-1

Në sistemin e transmisionit sipas topologjisë së rrjetit 2021 nuk identifikohen linja apo

transformator rënia e të cilave shkakton mbi-ngarkim apo nën-tension në pjesët tjera të

rrjetit. Topologjia e tillë e rrjetit mundëson plotësisht kriterin N-1 dhe atë deri në konsumin

1500MW. Krijimi i unazës 400kV dhe krijimi i katër grupeve furnizuese të konsumit, krijon

fleksibilitet dhe siguri të lartë operuese të sistemit. Rënia e çfarëdo linje të vetme 400kV nuk

Page 100: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 100 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

do të ketë ndikim në sigurinë e furnizimit të konsumit dhe në shkëmbimet regjionale. Kriteri

N-1 plotësohet si për linjat interkonektive ashtu edhe për ato të brendshme.

Zhvillimi i kapaciteteve të brendshme të rrjetit për periudhën 2016-2021 është paraqitur në

figurën 6-12.

18501900 1900

998

1292

1016 1035

1334

1050

1368

1077

1446

2100

2100

19001900 1900

1900 1900 190019001850 1850 1870 190019001890189018901870

1009

13901340

970

1410

984

1310

12681315

1365

890855

700800900

1000110012001300140015001600170018001900200021002200

2016

Q4

2017

Q1

2017

Q2

2017

Q3

2017

Q4

2017

Q1

2018

Q2

2018

Q3

2018

Q4

2019

Q1

2019

Q2

2019

Q3

2019

Q4

2020

Q1

2020

Q2

2020

Q3

2020

Q4

2021

Q1

2021

Q2

2021

Q3

2021

Q4

MW

Kapaciteti/N (MW) Ngarkesa (MW) Kapaciteti /N-1 (MW)

Fig.6-12 Zhvillimi i kapacitetit të rrjetit të brendshëm të transmisionit nga 2016 -2021.

6.6.3 Profili i tensionit dhe humbjet

Ri-konfigurimi i rrjetit 110kV përmes krijimit të katër grupeve furnizuese I-Peja 3, II-Kosova

A & Prishtina 4, III- Ferizaj 2 dhe IV-Prizreni 2&4, krijon kushtet e optimizmit pothuajse

maksimal të rrjedhave të fuqisë, e cila reflektohet në profil ideal të tensionit në të gjitha

zbarrat 400, 220 dhe 110kV gjatë konsumit dimëror.

Në figurën 6-13 është paraqitur profili i tensionit për zbarrat 110kV.

Page 101: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 101 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

80

85

90

95

100

105

110

115

120

125

130Fe

r 2

Fer 1

Beriv

Vus

hi 2

Bard

h

Deç

Dra

Gja

1

Shar

ri

Gjila

ni 5

Ujm

ani

Burim

i

Sken

i

Klin

a

Viti

a

Lipj

Peja

3

Peja

1

Pr 6

Pr 5

Pr 1

Pr 2

Pr 3

Pr 4

Pz 1

Pz 2

Pz 3

Rahz

Thez

Trep

z

Kos

A Vall

Nenstacionet 110kV

Ten

sion

i [kV

]

Profili I tensionit Unominal Umax Umin

Fig. 6-13 Profili i tensionit në zbarrat 110kV sipas topologjisë së rrjetit për vitin 2021

Humbjet e fuqisë aktive në rrjet të shprehura në MW do të jenë më të larta se 2016, si

rezultat i ngritjes së konsumit. Sipas kalkulimeve kompjuterike humbjet e fuqisë aktive gjatë

ngarkesës së pikut 1446MW do të jenë 35.5 MW, prej të cilave 88.7% janë të shkaktuara nga

linjat, ku dominojnë humbjet në linjat 110kV (62%).

Në aspektin e fuqisë reaktive në sistemin e transmisionit, ndikimi i unazës 400kV është i

theksuar. Linjat në tërësi injektojnë fuqi reaktive në sistem (132MVAr kapacitativ), ndërsa në

anën tjetër transformatorët absorbojnë fuqi reaktive rreth 142.5MVAr (induktiv), çka do të

thotë që vetëm 10.5MVAr janë humbje të fuqisë reaktive të shkaktuara nga rrjeti i

transmisionit. Pjesa reaktive e konsumit do të mbulohet nga burimet gjeneratorike vendore.

Page 102: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 102 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Tab.6-10. Humbjet e fuqisë aktive dhe reaktive gjatë ngarkesës maksimale (2021)

Humbjet e fuqisë / Topologjia 2021 ∆P[MW] ∆Q[MVAr] ∆P[%]Totali i humbjeve ne linjat 400kV 5.8 -261 16.3%Totali i humbjeve ne linjat 220kV 3.7 -21 10.4%Totali i humbjeve ne linjat 110kV 22 150 62.0%Totali i humbjeve ne linja e transmisionit 31.5 -132 88.7%

Totali i humbjeve ne transformatoret 400/220kV 1 57 2.8%Totali i humbjeve ne transformatoret 400/110kV 1.3 42 3.7%Totali i humbjeve ne transformatoret 220/110kV 1.7 43.5 4.8%Totali i humbjeve ne transformatoret 4 142.5 11.3%Totali i humbjeve ne rrjetin e transmisionit 35.5 10.5 100.0%

Page 103: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2012-2021

DT-PA-001

ver. 1.0 Faqe 103 nga 121 Zyra: Zhvillimi dhe planifikimi Afatgjatë

Fig. 6-14 Skema njëpolare e SEE të Kosovës sipas topologjisë së rrjetit 2021

Page 104: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 104 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

6.7 Konkluzion i përgjithshëm

Sistemi i transmisionit të Kosovës duhet të zhvillohet në vazhdimësi në mënyrë që furnizimi i

konsumit në rritje të bëhet me siguri, besueshmëri dhe kualitet konform kërkesave teknike që

dalin nga Kodi i Rrjetit dhe nga doracaku i operimit të ENTSO/E. Një zhvillim adekuat dhe i

qëndrueshëm i sistemit të transmisionit krijon kushte të favorshme të zhvillimit të kapaciteteve

gjeneratorike konvencionale dhe burimeve të ripërtërishme. Planifikimi i duhur afatgjatë i

zhvillimit të sistemit të transmisionit është esencial në përmbushjen e kërkesave të

lartpërmendura. Në Planin Zhvillimor të Transmisionit 2012-2021 janë identifikuar nevojat

afatmesme dhe afatgjata për projekte infrastrukturore të cilat janë të nevojshme për avancimin

dhe mirëmbajtjen e përformancës operuese të sistemit në raport me zhvillimet e konsumit ,

gjenerimit dhe tregut rajonal të energjisë.

PZhT 2012-2021 paraqet prioritetet zhvillimore të renditura në kategori dhe sipas

kohës së implementimit. Realizimi i përpiktë i planeve zhvillimore në transmision është sfidues

edhe për vendet më të zhvilluara. Problemet e qasjes në pronë, krizat ekonomike globale,

mungesa e mjeteve financiare, implikimet sociale janë faktorët që mund të ngadalësojnë apo të

pengojnë realizimin e projekteve të cilat nga inxhinierët e planifikimit dëshmohen si të

nevojshme. Nëse i referohemi zhvillimeve të 5 viteve të fundit në KOSTT, mund të

konsiderojmë që objektivat zhvillimore janë realizuar me sukses falë përkrahjes financiare nga

Buxheti i Kosovës dhe nga donatoret ndërkombëtar. Ndikimet pozitive të projekteve te

përfunduara dhe atyre në zhvillim janë analizuar në planin paraprak zhvillimor, ndërsa në vijim

do të paraqesim komentet e përgjithshme të ndikimeve të projekteve të reja zhvillimore të cilat

janë prezantuar në PZhT 2012-2021.

Zhvillimi i Kapaciteteve te rrjetit

Implementimi i projekteve nga PZhT 2012-2021 do të bëjë të mundur ngritjen e vazhdueshme

të kapaciteteve të brendshme të rrjetit të cilat do të krijojnë kushte të favorshme për furnizimin

e konsumit. Përforcimet në nyjet kryesore NS Peja 3, NS Ferizaj 2 dhe NS Prizren 4, ri-

konfigurimi i rrjetit 400kV dhe 110kV me ndërtimin e linjave të reja 110kV janë faktorët

kryesor të cilët ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të rrjetit të transmisionit. Në figurën 6-15

Page 105: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 105 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

është paraqitur diagrami i zhvillimit të kapaciteteve të brendshme të rrjetit në relacion me

zhvillimin e ngarkesës për 10 vitet e ardhshme sipas dy skenarëve te zhvillimit te pikut.

0

500

1000

1500

2000

2500

1012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021

MW

Kapaciteti Intern [MW] Piku vjetor [MW] Piku i larte [MW]

Margjina e sigurisë

Fig. 6-15. Zhvillimit të kapaciteteve të brendshme të rrjetit në relacion me zhvillimin e ngarkesës për 10

vitet e ardhshme

Në periudhën e ardhshme 10 vjeçare edhe rrjeti horizontal do të këtë rritje të kapaciteteve si

rezultat i ndërtimit të linjës interkonektive 400kV NS Kosova B – NS Tirana 2, si dhe ndërtimit

të unazës 400kV në Kosovë. Kapaciteti i linjave interkonektive të rrjetit të transmisionit të

Kosovës do të jetë shumë më i lartë se sa nevojat për importe, apo mundësit për eksporte të

energjisë elektrike që do ti ketë vendi ynë në 10 vitet e ardhshme dhe atë duke konsideruar edhe

volumin e konsiderueshëm të rrjedhave të transitit (në rrjetin tonë) për nevojat e vendeve të

rajonit. Në figurën 6-16 janë paraqitur vlerat indikative të kapaciteteve të njëkohshme të

interkonekcionit për eksport dhe import të llogaritura në modelin regjional. Kapacitetet e

llogaritura marrin në konsiderim kriterin N-1 për gjithë rrjetin horizontal të sistemeve

transmetuese të vendeve të rajonit.

Nëse i referohemi zhvillimeve të planifikuara të gjenerimit në Kosovë, rrjeti horizontal do të

jetë i aftë të akomodoj kapacitete te konsiderueshme gjeneratorike në pajtueshmëri të plotë me

kriteret teknike që kërkohen nga ENTSO/E. Në rast të ndërtimit edhe të linjës së dytë 400kV

NS Kosova B – NS Shkupi kapacitete e interkoneksionit do të përforcohen dukshëm. Ky

projekt mbetet opcional dhe kryesisht avancimi i tij do të varet nga ndryshimi i rrjedhave të

Page 106: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 106 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

transitit në rrjetin e vendeve të Evropës Jug-lindore si dhe nivelit të kapacitetit gjeneratorik që

do të instalohet në Kosovë.

Kapaciteti i Imorteve dhe eksporteve te Interkonekcionit (KNTI) 2012-2021

-1800-1600-1400-1200-1000-800-600-400-200

0200400600800

10001200140016001800

2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021

KNTI Eksport [MW] KNTI Import [MW]

MW

Fig. 6-16 Zhvillimi i kapaciteteve të njëkohshme të interkoneksionit 2012-2021

Kriteri i sigurisë N-1

Nëse bëjmë një vështrim të gjendjes së rrjetit para 2009, kriteri i sigurisë N-1 nuk plotësohej as

gjatë konsumit veror, ndërsa në rrjet në kondita normale të operimit shfaqeshin mbi-ngarkime

të cilat menaxhoheshin me reduktimet e ngarkesës. Sot kur i referohemi gjendjes aktuale (2011)

gjendja e rrjetit ka ndërruar në mënyrë drastike në aspektin pozitiv, ku në rrjet nuk ekzistojnë

fyte të ngushta, ndërsa kriteri i sigurisë N-1 nuk plotësohet vetëm për 10% të kohës vjetore.

Implementimi i plotë i kriterit të sigurisë N-1 kërkon investime të konsiderueshme. Nëse i

referohemi proceseve zhvillimore të planifikuara për 10 vitet e ardhshme, kriteri i sigurisë do të

plotësohet në tersi pas vitit 2015, ndërsa deri në atë kohë kriteri do të jetë shumë afër

plotësimit. Në figurën 6-17 është paraqitur aftësia e rrjetit në plotësimin e kriterit të sigurisë N-1

në raport me ngarkesën maksimale për 10 vitet e ardhshme.

Page 107: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 107 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

100010501100115012001250130013501400145015001550

1012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019 2020 2021

MW

Kapaciteti Intern [MW] 1580 Piku vjetor [MW]

Nuk plotësohet kriteri N-1 Plotësohet kriteri N-1

Fig. 6-17. Zhvillimi i kapaciteteve N-1 të rrjetit të transmisionit 2012-2021

Kualiteti i furnizimit dhe efiçienca

Diku rikujtuar të kaluarën e afërt, rrjeti i transmisionit gjatë ngarkesave dimërore në një pjesë të

konsiderueshme të rrjetit nuk mund të ofronte furnizim kualitativ për shkak të rrjetit të dobët,

humbjeve të mëdha të fuqisë aktive dhe reaktive. E gjithë kjo rezultonte me tensione shumë të

ulëta në nivelin 110kV sidomos në zonat larg burimeve gjeneratorike. Në anën tjetër sasia e

energjisë së padërguar tek konsumi si pasojë e restrikcioneve në rrjetin e transmisionit ishte

shumë e madhe. Përforcimet që pasuan në rrjet sidomos pas vitit 2008, krijuan kushtet për

furnizim kualitativ të konsumit dhe reduktim të jashtëzakonshëm të humbjeve të fuqisë aktive

dhe reaktive në rrjet. Niveli i tensioneve u stabilizua pas futjes në operim të projektit Peja3,

ndërsa me vazhdimin e investimeve efiçienca operuese e rrjetit dhe kualiteti i furnizimit arritën

në nivelin e kënaqshëm. Përforcimet e planifikuara për 10 vitet e ardhshme do të mundësojnë

avancim të mëtutjeshëm të kualitetit të furnizimit dhe efiçiencës dhe mirëmbajtjes së saj

konform kërkesave teknike nga Kodi i Rrjetit. Në figurën 6-18 është paraqitur diagrami i

zhvillimit të humbjeve të fuqisë aktive dhe reaktive gjatë ngarkesës së pikut, bazuar në

ngarkesën e parashikuar për 10 vitet e ardhshme.

Page 108: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 108 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

28.6MW26.1MW27MW35.5MW

10.5MVAr

74.5MVAr

93.4MVAr

116.6MVAr

0

20

40

60

80

100

120

140

2011 2012 2016 2021

∆P

, ∆Q

∆P ∆Q

Fig. 6-18. Zhvillimi i humbjeve të fuqisë në ngarkesë maksimale për vitet 2011, 2012, 2016 dhe

2021

Page 109: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 109 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

7. RRYMAT E PRISHJEVE NË RRJETIN E TRANSMISIONIT

7.1 Hyrje

Ky kapitull shqyrton problematikën e nivelit të rrymave të prishjes në të gjitha zbarrat e nivelit

të tensionit 400 kV, 220 kV dhe 110 kV. Shqyrtimi i rrymave të prishjes apo nivelit të rrymave

të lidhjeve të shkurta trefazore dhe njëfazore me tokën është bërë për periudha të caktuara

kohore në relacion me zhvillimet e planifikuara në rrjetin e transmisionit dhe në përgjithësi të

SEE të Kosovës.

7.2 Kalkulimi i nivelit të rrymave të prishjes

Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës është fuqishëm i ndërlidhur në rrjetin rajonal të

transmisionit 400 kV dhe 220 kV. Furnizimet relevante të rrymave të prishjes të cilat

karakterizohen me ndikim serioz në sigurinë e sistemit janë të koncentruar në dy nënstacionet

kryesore të sistemit: NS Kosova B dhe NS Kosova A. Në këto dy nënstacione janë të kyçura të

gjitha termocentralet ekzistuese. Objektivi i studimit të lidhjeve të shkurta është vlerësimi i

ndikimit të rrymave të prishjes në sigurinë e sistemit. Rrymat e prishjes në zbarrat 400 kV, 220

kV dhe 110 kV do të kalkulohen në pajtueshmëri me Politikën 3 të Doracakut të ENTSO-E.

Qëllimi themelor i këtij studimi është identifikimi i zbarrave në të cilat niveli i rrymave të

prishjes tejkalon kapacitetet shkyçës të ndërprerësve ekzistues si dhe përcaktimin e margjinës së

sigurisë të gjithë ndërprerësve tjerë të instaluar apo të cilët do të instalohen në sistemin

transmetues të Kosovës.

7.2.1 Modeli matematik, metodologjia e kalkulimit dhe softueri i aplikuar

Me qëllim të përcaktimit të rrymave maksimale të prishjes në sistemin transmetues të Kosovës

dhe ndikimit të sistemeve fqinje në këto rryma, në studim është shfrytëzuar modeli rajonal i cili

përfshin të 13 modelet e integruara të Sistemeve Elektroenergjetike të vendeve të Evropës

Jug-Lindore. Gjithashtu për këtë analizë është shfrytëzuar softueri PSS/E 33. Pjesa e rrjetit e

cila ndërlidhet me këtë model është ekuivalentuar në rrjet të Tevenenit (metodë për simulime të

modeleve në rastet e rrjetave të mëdha).

Page 110: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 110 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

Metodologjia e kalkulimit është bazuar në standardin IEC 90609. Vlera maksimale efektive e

komponentës sub-transiente e rrymës totale të prishjes trefazore dhe njëfazore me tokë, është

aplikuar për çdo zbarrë të nivelit 400 kV, 220 kV dhe 110 kV. Në këtë rast gjeneratorët janë

ekuivalentuar sipas reaktancës së tyre sub-transiente X"d. Koha prej 100ms është konsideruar si

kohë e eliminimit të prishjes.

Bazuar në standardin IEC 90609 kalkulimet janë bërë për punën pa ngarkesë, ndërsa konditat

fillestare të tensionit të rrjetit të ekuivalentuar të Tevenenit është marrë 1.1Un.

Ik” = Vlera efektive e rrymës se prishjes

ip = Amplituda fillestare e rrymes se prishjes (rryma goditëse)

Ik= Rryma kontinuale e prishjes

idc = Komponenta e dc e rrymës se prishjes

A = Vlera fillestare e komponentes dc të idc

Fig 7-1 Forma e rrymës së prishjes dhe komponentet e saj.

7.2.2 Karakteristikat e ndërprerësve të fuqisë të rrjetit të transmisionit

Në sistemin e transmisionit aktualisht në nënstacionet ekzistuese të KOSTT-it janë të

instaluara lloje të ndryshme të ndërprerësve të fuqisë në aspektin e prodhuesve. Ndërsa në

aspektin e llojit të mediumit dielektrik për shuarjen e harkut elektrik janë të instaluar dy lloje të

ndërprerësve:

me vaj , dhe me

me gaz SF6

Page 111: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 111 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

Gjenerata e vjetër e ndërprerësve zakonisht kanë përdorur vajin si medium dielektrik për

shuarjen e harkut, ndërsa gjenerata e re e ndërprerësve shfrytëzojnë gazin SF6 me karakteristikë

dielektrike dhe qëndrueshmëri shumë më të mirë. Ndërprerësit me medium SF6 për shuarjen e

harkut, paraqesin standard të domosdoshëm të ndërprerësve për instalim në rrjetin e

transmisionit. Gjithashtu ky lloj i ndërprerësve ka karakteristika të përgjithshme dukshëm më të

mira se ndërprerësit me vaj, si në qëndrueshmëri elektro-mekanike gjatë proceseve të kyçjeve

dhe shkyçjeve normale, apo gjatë shfaqjes së rrymave të prishjes.

KOSTT në mënyrë sistematike është duke ndërruar ndërprerësit me vaj, me ndërprerës të rinj

në kuadër të projekteve të ri-vitalizimit të nënstacioneve ekzistuese. Kapaciteti shkyçës i

ndërprerësve të fuqisë është i ndryshëm duke filluar nga 16.5 kA, 18.3 kA, 23 kA, 31.5 kA dhe

40 kA. Duke njohur nivelin e rrymave të prishjeve në domenin afatgjatë kohor të cilat mund të

shfaqen në të gjitha nënstacionet dhe duke krahasuar me nivelin e kapacitetit shkyçës të

ndërprerësve, vlerësohet margjina e sigurisë së ndërprerësve dhe pajisjeve tjera të tensionit të

lartë.

7.3 Rezultatet e kalkulimit të rrymave të prishjeve

Bazuar në standardin IEC 60909, janë kalkuluar rrymat e prishjes trefazore dhe njëfazore me

tokën për nivelet e tensionit 400 kV, 220 kV dhe 110 kV të rrjetit të transmisionit. Kalkulimi i

rrymave është bërë në modelet kompjuterike në relacion me zhvillimin e projekteve sipas

konfiguracioneve të rrjetit: 2011, 2016, dhe 2021

Në kapitullin 8 në mënyrë të përgjithësuar janë paraqitur ndikimet e instalimit të gjeneratorëve

të rinj në rritjen e vlerave të rrymave të prishjes në domenin e pesë vjeçarit të dytë, duke marrë

për bazë skenarin e ulët të zhvillimit të njësive gjeneruese TC Kosova e Re, HC Zhuri dhe

potencialet e mundshme nga parqet energjetike me gjenerues nga era të cilat eventualisht do të

instaloheshin në rajonin e Shtimes.

7.3.1 Vlerësimi i rrymave të prishjes Q4-2011

Rezultatet e simulimit të rrymave të prishjes trefazore dhe njëfazore me tokë për

konfiguracionin e rrjetit sipas gjendjes të fundit të vitit 2011 bazuar në standardin IEC 60909

janë paraqitur në tabelën B-1 të Shtojcës B.

Page 112: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 112 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

Rezultatet nga kalkulimet kompjuterike në PSS/E tregojnë nivelin më të madh të fuqisë së

lidhjes së shkurtë në dy nënstacionet kryesore, NS Kosova B dhe NS Kosova A, të cilat janë

shumë afër burimeve gjeneruese dhe furnizimeve nga interkonekcioni i fuqishëm 400 kV.

Në zbarrat 220 kV të NS Kosova A rryma e lidhjes së shkurtë njëfazore me vlerë 27kA paraqet

rrymën më të madhe në rrjetin e transmisionit. Gjithashtu edhe në NS Kosova B në të dy

nivelet e tensionit, rrymat e lidhjes së shkurtë njëfazore me tokë janë relativisht të mëdha 20.9

kA (në 400 kV) dhe 26 kA (në 220 kV). Në pjesët tjera të rrjetit duke u larguar nga burimet

gjeneratorike rryma e lidhjes së shkurtë trefazore dominon ndaj asaj një fazore. Të gjitha

nënstacionet 110 kV të cilat janë afër NS Kosova A (zona e Prishtinës), karakterizohen me

rryma të mëdha të prishjes. Rezultatet e kalkulimit të nivelit të rrymave të prishjes shpijnë në

konkludimin:

Ndërprerësit e fuqisë 400kV, 220kV dhe 110kV të instaluar në rrjetin e transmisionit

kanë margjinë të mjaftueshme të sigurisë (>20%). Kapaciteti i tyre shkyçës kundrejt nivelit të

rrymave të prishjes është në kufijtë e lejuar sipas standardeve IEC për pajisjet shkyçëse të

tensionit të lartë.

Planet për ri-vitalizimin e nënstacioneve NS Peja 1, NS Gjakova 1 etj do të ndihmoj në rritjen e

margjinës së sigurisë së këtyre nënstacioneve të cilat kanë të instaluara ndërprerës shumë të

vjetër që nuk garantojnë qëndrueshmërinë e deklaruar nominale.

Në figurën 7-2 është paraqitur diagrami i rrymave të prishjes për nënstacionet kryesore.

Page 113: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 113 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

23.5kA21.8kA

25.6kA26kA 27kA

20.9kA

0.0

5.0

10.0

15.0

20.0

25.0

30.0

KOSOVA B_4

00

KOSOVA B_2

20

KOSOVA A_2

20

KOSOVA A_11

0

PEJA 3_

400

PEJA 3_

110

FERIZAJ 2

-400

FERIZAJ 2

_110

PRISHT 4_

220

PRISHT 4_

110

PRIZR 2_

220

PRIZR 2_

110

PRISHT 1

BARDHI

Niv

eli i

rrym

ave

te p

rishj

es [k

A]

Ik3-rryma e prishjës tre-fazore Ik1- rryma e prishjës një-fazore me tokë

Fig. 7-2 Diagrami i nivelit të rrymave të prishjes trefazore dhe njëfazore me tokë për topologjinë aktuale

të rrjetit

7.3.2 Vlerësimi i rrymave të llogaritura të prishjes (2016)

Zhvillimi i rrjetit dhe ndërrimi i konfiguracionit ndikon në ndërrimin e vlerave të rrymave të

prishjes. Një kontribut në ngritjen e rrymave të prishjes do të japë linja e re interkonektive

400kV NS Kosova B – NS Tirana 2, e cila pritet të futet në operim në vitin 2014. Gjithashtu

zvogëlimi i impedansave të linjave 110 kV si shkak i përforcimit të tyre ndikon në rritjen e

rrymave të prishjes. Në figurën 7-3 mund të shihen vlerat e rrymave të lidhjes së shkurtë tre-

fazore dhe një-fazore me tokë në nënstacionet kryesore Në tabelën B-2 të Shtojcës B, janë

paraqitur rezultatet e llogaritjes së rrymave të prishjes për të gjitha nënstacionet e sistemit

transmetues sipas topologjisë së rrjetit 2016.

Duke u bazuar në planin e ri-vitalizimit të nënstacioneve në relacion me kapacitetet shkyçës të

pajisjeve të tensionit të lartë dhe vlerave të llogaritura të rrymave të prishjeve në sistem për

konfiguracionin 2016 mund të konkludohet që:

Të gjithë ndërprerësit e fuqisë të instaluar në rrjetin transmisionit si dhe të gjitha pajisjet e

tensionit të lartë kanë margjinë të mjaftueshme të sigurisë (>20%).

Page 114: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 114 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

Planet për ri-vitalizmin e nënstacioneve NS Peja 1, NS Gjakova 1 etj do të ndihmojnë në rritjen

e margjinës së sigurisë së këtyre nënstacioneve, të cilat kanë të instaluara ndërprerës shumë të

vjetër që nuk garantojnë qëndrueshmërinë e deklaruar nominale.

25kA

22kA24kA

26.5kA24.8kA

22.8kA

0.0

5.0

10.0

15.0

20.0

25.0

30.0

KOSOVA B_4

00

KOSOVA B_220

KOSOVA A_2

20

KOSOVA A_1

10

PEJA 3_

400

PEJA 3_

110

FERIZAJ 2

-400

FERIZAJ 2

_110

PRISHT 4_

220

PRISHT 4_

110

PRIZR 2_

220

PRIZR 2_

110

PRISHT 1

BARDHI

Niv

eli i

rrym

ave

te p

rishj

es [k

A]

Ik3-rryma e prishjës tre-fazore Ik1- rryma e prishjës një-fazore me tokë

Fig. 7-3 Diagrami i nivelit të rrymave të prishjes trefazore dhe njëfazore me tokë për topologjinë 2016 të

rrjetit.

7.3.3 Vlerësimi i rrymave të llogaritura të prishjes (2021)

Në modelin 2021 është marrë parasysh ndërtimi i njësive të reja gjeneruese bazuar në skenarin

konservativ nga Plani i Adekuacisë së gjenerimit 2011-2020. Në këtë model TC Kosova A është

e shkyçur, ndërsa tri njësi 3x300MW janë modeluar sikurse në figurën 6-11. Nga rezultatet e

paraqitura në tabelën B-3, mund të vërehet rritje e dukshme e nivelit të rrymave të prishjes si

rezultat i ndërtimit të kapaciteteve të reja gjeneruese si dhe të ndërtimit të unazës 400kV.

Në figurën 7-4 është paraqitur diagrami i nivelit të rrymave të prishjes për nënstacionet kryesore

të sistemit të transmisionit.

Në zbarrat 400 kV të NS Kosova B rryma e lidhjes së shkurtë njëfazore me vlerë 29.3kA

paraqet rrymën më të madhe në rrjetin e transmisionit. Në zbarrat 220kV gjithashtu dominon

rryma e lidhjes së shkurtë njëfazore me tokë me vlerë 26.8kA Për shkak të de-komisionimit të

Page 115: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 115 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

njësive gjeneruese të TC Kosova A, niveli i rrymave të prishjes do të pësoj ulje nëse

krahasohen me vlerat e kalkuluara nga modelet 2011 dhe 2016 Në rajonin e Dukagjinit mund të

vërehet efekti i ndërtimit të NS Prizreni 4, 400/110kV e ndërlidhur me unazën 400kV. Rrymat

e prishjes do të jenë dukshëm më të larta në nënstacionet afër NS Prizreni 4, se sa para

ndërtimit. Nëse krahasojmë aftësitë shkyçëse të ndërprerësve të fuqisë me nivelin e rrymave të

prishjes mund të konkludojmë:

Të gjithë ndërprerësit e fuqisë të instaluar në rrjetin e transmisionit kanë margjinë të mjaftueshme

të sigurisë. (20%).

Ndërprerësit e fuqisë të instaluar në NS Kosova B dhe NS Kosova A si dhe të gjitha pajisjet e

tensionit të lartë nuk rrezikohen ndërtimi i TC Kosova e Re, 3x300MW. Kapaciteti i tyre

shkyçës 40kA mundëson margjinë të mjaftueshme të sigurisë.

24.5kA

29.3kA26.8kA

0.0

5.0

10.0

15.0

20.0

25.0

30.0

35.0

KOSOVA B_4

00

KOSOVA B_2

20

KOSOVA A

_220

KOSOVA A

_110

PEJA 3_

400

PEJA 3_

110

FERIZAJ 2

-400

FERIZAJ 2

_110

PRISHT 4_

220

PRISHT 4_

110

PRIZR 2_

220

PRIZR 2_

110

GJAKOVA 3_

400

PRIZR 4_

400

Rrym

a e

prish

jës [k

A]

Ik3-rryma e prishjës tre-fazore Ik1- rryma e prishjës një-fazore me tokë

Fig. 7-4 Diagrami i nivelit të rrymave të prishjes trefazore dhe njëfazore me tokë për topologjinë 2021 të

rrjetit.

8. NDIKIMET MJEDISORE

9.1 Kujdesi ndaj mjedisit Përkujdesja e vazhdueshme për mjedis do të jetë pjesë e Politikës së përgjithshme të KOSTT

dhe angazhimi i kësaj Politike është drejtuar në rrugën e certifikimit të KOSTT-it me

Page 116: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 116 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

Standardin ISO 14001:2004. KOSTT në Planin Zhvillimor do të ndërmerr masa të

parandalimit, korrigjimit në pajtueshmëri me ligjet në vend dhe jashtë vendit që i referohen

ruajtjes së mjedisit. Ndikimet negative kryesisht përfshijnë aspektin e ndikimit të fushave

elektromagnetike (FEM), zhurmës dhe ndikimit vizual në mjedis (ndikimet më me peshë).

9.2 Problematika mjedisore në sistemet e transmisionit Mund të themi se problematika mjedisore në sistemet e transmisionit ndahet në:

• Problemet mjedisore që shkaktohen nga linjat, dhe

• Problemet mjedisore që shkaktohen nga nënstacionet

9.2.1 Problemet mjedisore që shkaktohen nga linjat Sot kur paraqitet nevoja e domosdoshme për zhvillimin energjetik të vendit tonë, paraqitur edhe

në këtë Plan Zhvillimor, ne duhet të përshtatim prioritetin e kërkesave duke qenë të

vetëdijshëm për ndikimin e tyre në mjedis. Prandaj mund të themi se prioriteti anon kah një

zhvillim i nevojshëm i transmetimit të energjisë elektrike të tensionit të lartë (gjatë gjithë

shtjellimit të lartpërmendur është pasqyruar dhe arsyetuar kjo nevojë), duke mos mënjanuar

nevojën për minimizimin e ndikimeve të mundshme në mjedis.

Pjesa më e madhe e linjave kalon nëpër sipërfaqet e punueshme, ndërsa diç më pak në ato të

ekosistemeve malore ku ndikimi i tyre nuk është aq i shprehur.

Nga aspekti i rrezatimit elektromagnetik, ndikim më të madh kanë fushat elektromagnetike të

frekuencës industriale. Hulumtimi i ndikimit të dëmshëm të këtij tipi të rrezatimit jo jonizues

tek njeriu ende nuk kanë dhënë përgjigje përfundimtare, mirëpo duhet të theksohet se në ditët e

sotme është zgjuar një interes i veçantë për ndikimet e mundshme të fushave elektromagnetike

si mbi pajisjet elektrike ashtu edhe mbi tërë jetën e gjallë, posaçërisht mbi njerëzit. Në

momentin e sanksionimit ligjor të ndikimit elektromagnetik ky plan do të merr në konsiderim

dhe do jenë subjekt i implementimit të PZhT-së.

Page 117: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 117 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

Në të ardhmen duhet bërë inçizimet e duhura dhe të përshtatemi ndaj kërkesave të

rekomanduara të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duhet gjithashtu të përcillet shkaktari i

ndonjë veprimi të gabuar të automatikës, zvogëlimi i raportit sinjal-zhurmë në pajisjet e

komunikimit dhe të transmetimit të të dhënave etj.

9.2.2 Problemet mjedisore që shkaktohen nga nënstacionet Përveç zënies së sipërfaqeve nënstacionet bartin edhe ndryshime më të mëdha vizuale në

rrethinë, mirëpo në aspektin estetik nuk ndikojnë dukshëm, meqë sipas rregullave duhet të

gjenden jashtë zonave të banimit. Zhurma që shkaktohet në vazhdimësi (puna e

transformatorëve) ose ajo në jo-vazhdimësi (pajisjet shkyçëse/ndërprerësit), më së shumti

ndikon në rrethin e drejtpërdrejtë të nënstacioneve, ndërsa për shkak të reliefit ose vegjetacionit

rrallëherë bartet tek pjesët e banuara, por ajo në lokacionin e nënstacioneve ka mundësi të ketë

vlera më të mëdha se ato të lejuara.

Në pajisjet bashkëkohore shkyçëse/ndërprerësit, është prezent gazi inert, jo i rrezikshëm për

shëndetin e njeriut, por me ndikim të padëshirueshëm në mbështjellësin e ozonit dhe me

produkte toksike në koncentrime të vogla, që shkaktohen gjatë procesit të punës në pajisje.

Duke pas parasysh që ekzistojnë procedura të rrepta sipas rregullave, në përdorimin dhe

mirëmbajtjen e ndërprerësve me SF6, propozohet që implementimi i teknologjisë me SF6 të jetë

e instrukturuar mirëmbajtja mbas disa dekadave të eksploatimit, kështu që indeksi i rrezikut do

të sillet në minimum.

Sasitë e mëdha të vajrave sintetike gjenden në transformatorët energjetik, ndërsa diç më pak

nëpër pajisjet e tensionit të lartë. Duke pas parasysh se vajrat posedojnë potencial të lartë të

ndotjes së mjedisit, janë ndërmarrë masa adekuate, siç janë ndërtimi i baseneve përmbledhëse

dhe mbrojtëse për përmbledhjen e rrjedhjes eventuale të vajit. Këto bazene njëkohësisht janë

një lloj preventive në raste të avarive të mëdha që ka mundësi të ndodhin.

9.3 Përkujdesja ndaj ndikimeve tjera në mjedis

Page 118: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 118 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

Në kohën kur nevoja për energji gjithnjë e më shumë po rritet, ndikimet reale në mjedis dhe

synimet për një kualitet të mbrojtjes nga ky segment zhvillimor përfshirë edhe këtë PZhT që

mbështetë:

• Zvogëlimin e emisioneve në ujë, ajër dhe tokë

• Rritjen e efektivitetit energjetik

• Vënien e masave preventive me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve

• Zhvillimin e sistemeve për mbledhjen e të dhënave dhe baza e të dhënave (forma elektronike)

• Reduktimin e pjesëve dhe pajisjeve të vjetruara që janë të montuara, etj.

Të gjitha këto të realizohen në etapa kohore të planifikuara paraprakisht, si:

• Zvogëlimi i dëmeve të bëra në të kaluarën

• Reduktimi i ndikimeve nga aktiviteti në vijim në sektorin përkatës, dhe

• Parandalimi i ndotjes nga aktivitetet në të ardhmen (p.sh. VNM - Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis

real dhe masat preventive në zvogëlimin e duhur)

9.4 Planet Mjedisore Në favor të implementimit të kërkesave për ruajtjen e mjedisit është edhe nisma e mirë e

mbështetur në vendosjen e Politikës mjedisore në KOSTT e cila është në procedurë për t’u

miratuar. Përcaktimi i qartë i çështjeve mjedisore në KOSTT dhe orientimin se çfarë do të

bëhet për të kontrolluar mjedisin, nënkupton planifikimin. Planifikimi po realizohet edhe

nëpërmes të projekteve të reja, të cilat përcillen me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Duke

themeluar strukturën organizative, përgjegjësit e personelit, kompetencat dhe trajnimin kështu e

fillojmë implementimin. Praktikat e komunikimit, kontrolli i dokumenteve dhe procedurave,

kontrolli i operimit dhe parapërgatitjeve emergjente, definojnë pjesën operative të programit.

Këto pika janë të përfshira edhe në një Doracak të SMM (Sistemi i Menaxhimit Mjedisor) i cili

do të dokumentoj një program për të arritur Objektivat dhe Caqet e përcaktuara. Ky Doracak

është hartuar dhe në te përfshihen 18 procedura. Këto, së bashku me auditimin rutinor të cilat

janë bërë brenda vitit 2008, 2009 dhe tre mujorin e parë të vitit 2010, Raportimi i gjendjes së

inçizuar së bashku me Rekomandimet e duhura, konstituojnë programin e akteve të kontrollit

Page 119: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 119 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

dhe atyre korrigjuese në SMM. Dhe përfundimisht, një shqyrtim i menaxhimit rutinë të

aktiviteteve, përcillet nga niveli më i lartë në KOSTT.

Planifikimi afat-gjatë mjedisor do të mbështetë interesin dhe Planin Zhvillimor të KOSTT-it në

tërësi, duke synuar:

menaxhim të mirë financiar, që drejton në kontroll më të mirë të mjedisit Prandaj në KOSTT do përfshihen të gjitha pjesët e operimit të cilat kanë ndikim në mjedis, por

duke kontrolluar koston dhe ndikimin e saj në buxhetin e përgjithshëm.

Krahas kësaj duhet të respektohen:

• Legjislacioni në vend (mjedis, energjetikë)

• Legjislacionin e BE (mjedis, energjetikë)

• Kodet Teknike në KOSTT

• Standardet dhe Normat Ndërkombëtare, etj.

Duhet punuar në avancimin dhe përcjelljen e teknologjive të avancuara si dhe në përmirësimin e

infrastrukturës të sistemit të operimit (SCADA) dhe sistemit të transmisionit (ndërtimin e

linjave dyfishe dhe trefishe)

9. REFERENCAT

Në këtë raport referencat janë bërë për studimet dhe raportet vijuese të publikuara:

[1] Plani Zhvillimor i Transmisionit 2010-2019 /KOSTT

[2] Balanca Afatgjatë e Energjisë Elektrike 2011-2020/KOSTT

Page 120: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 120 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

[3] Plani i Adekuacisë së Gjenerimit 2011-2020/KOSTT

[4] Lista e kapaciteteve të reja të transmisionit 2011-2020/KOSTT

[5] Kodi i Rrjetit _Edicioni i dytë /KOSTT

[6] Kodi i Pajisjeve Elektrike/KOSTT

[7] Metodologjia e Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Transmisionit/KOSTT

[8] Standardet e Sigurisë së Sistemit te Transmisionit dhe Planifikimit/KOSTT

[9] Standardet e Sigurisë së Operimit/KOSTT

[10] Kodi i Standardeve Elektrike/KOSTT

[11]. Kodi i Shpërndarjes/KOSTT-KEK

[12] ESTAP I, Module C: “Power Transmission Master Plan”, (CESI et al, 2002), World Bank

Grant #TF-027991.

[13] ESTAP II: Feasibility Study for the Kosova – Albania 400 kV Transmission

Interconnection Project (CESI, September 2005), World Bank Grant #H048

[14] ENTSO-E (UCTE) Operation Handbook, Versioni i fundit

[15] Strategjia e Energjisë së Kosovës 2009-2018

[16] “Transmission Network Expansion Project” FICHNER

(Fund i dokumentit)

Page 121: PLANI ZHVILLIMOR ITRANSMISIONIT 2012-2021

PLANI ZHVILLIMOR I TRANSMISIONIT 2010 - 2019

DT-OS-010

ver. 1.0 faqe 121 nga 121 Departamenti ; OPERATORI I SISTEMIT Sektori: Zhvillimi i Sistemit dhe Planifikimi Afatgjatë

Përgatiti Kontrolloi ISO 9001

Aprovoi

Emri Mbiemri Gazmend Kabashi Safete Orana Kadri Kadriu

Nënshkrimi

Data 31.11.2011