prezentimi nga historia e mjekesise

21
8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 1/21

Upload: orgesvrella

Post on 02-Jun-2018

266 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 1/21

Page 2: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 2/21

 

Midis fiseve nomade që erdhën nga lindja duke kërkuartoka pjellore dhe kullota dhe që filluan të hyjnë nëballkan dhe në Azinë e vogël ishin edhe grekët.

Keto fise përvetësuan kulturën e vendasve dhe krijuanqytetërimin e tyre që arriti një nivel shumë të lartë.Kultura e grekëve të vjetër ka qenë në një shkallë të lartë

dhe ajo është themel i gjithë kulturës së sotme Medicina në Greqinë e vjetër e ka arritur lulëzimin e

vërtetë, e kane liruar nga mistika, nga bestytnitë dhedogmatizmi religjioz. Medicinën e kanë mbështetur nëargumentin natyror dhe e kanë shpalle shkencë.

Medicina greke nuk është vetëm kulmi i të arriturave

medicinale në shekullin e vjetër, por është edhe themelmbi të cilin është ndërtuar medicina e mëvonshme dhemedicina moderne.

Greqia quhet djepi i kultures dhe në qendër të gjithashkencave gjindet njeriu.

Page 3: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 3/21

Medicina e Greqisë së Lashtë ka kaluar nëpër tëgjitha fazat, por, në fund është shpallur shkencë. Sotështë shumë rëndë të përcaktohet fillimi i medicinës

Greke. Supozohet se ajo është e vjetër sa edhekultura greke. 

Në ushtrinë greke ka patur dy mjek: Mahaoni dhePodaliri, djemtë e Asklepit. Këta mjek i nxjerrninshigjetat, e ndalnin gjakderdhjen, bënin lidhje të

plagëve dhe u jepnin të lënduarve mjete përqetësimin e dhimbjes

Gjurmët e para të kulturës medicinale në tokën grekei gjejmë 3000 vjet p.e.s

Dokumenti më i vjetër i shkruar, ku flitet përmedicinën e grekëve të vjetër, është Epi i Homerit“Iliada” dhe “Odisea” i shkruar ne vitin 1000 p.e.s

Në kohën e Homerit kulti i hyjnive ishte i zhvilluar.Medicina greke në këtë kohë kishte hyrë në fazën mistike-religjioze ku Apoloni, zot i medicinës, shëronte tësëmurët.

Akili lidh plagën e Patroklit, 500 vite p.e.s

Page 4: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 4/21

• Zot, hyj i medicines pas Apolonit shpallet Asklepi  oselatinisht Aesculapius. Ishte mjeku me I “madh dhe pa tëmeta” qe permend Homeri ne “Iliaden” e tij. Sipaslegjendes Askelpi ishte i biri i perendise se diellit Apolonitdhe nje vajze thesaliane te quajtur Koronis  nxenese eCentaurit Kiron  te menqur, mesuesi i heronjeve legjendarAkilit dhe Herkulit i cili e udhezoj ne medicine. Supozohetse ka jetuar ne shekullin e 12 para eres se re.

Asklepi ishte babai i dy djemeve Mahaonit  dhe Podalirit tedy mjek dhe i dy vajzave Higeas   perendi e shendetit dhe

Panakejes perendi e barnave. Askelpi e mesoj mjekesine dhe u be aq i zoti sa qe arriti te

kthej ne jete edhe te vdekurit. Pra ishte mjek i shquar dhei shkathet sa qe i sheronte njerezit madje edhe duke iringjallur.

Askelpi gjithmone prezentohet me shkopin rreth te ciliteshte i mbeshtjellur gjarperi, simboli i mjeksise. Askelpit

greket i ndertuan nje numer te medh tempujsh, faltore tëshumta, dhe ne tempuj kane ardhur te semuret. Procesi isherimit ishte i njohur si inkubacion (ngrohje). Pacienti ekalonte naten ne nje dhome fjetjeje, ku vizitohej ngaAskelpi dhe ai permes priftit u jepte keshilla per sherim,supozohet bente “sherim” sugjestiv. Prifterinjte perveqterapise rituale kane perdorur edhe terapi racionale, tecilen te semuret nuk e kane verejtur. Edhe sot ne ketotempuj jane ruajtur falenderime te shkruajtura persherim.

Page 5: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 5/21

• Padyshim qe zhvillimi i mjekesise ne Greqine e lashte ube me hapa të medha. Veprat e mjekut te madhHipokratit jane nje grumbullim dhe pergjithsim ipervojes se deriatehershme dhe ndihmuan mjaft nezhvillimin e mjekesise. Termat mjeksesore te kohes sonesi kirurgji, pediatri, psikiatri, dermatologji, neurologjietj. deshmojne edhe njehere per rolin historik te Greqise

se lashte ne zhvillimin e shkences mjekesore.• Me Hipokratin medicina e lashte e arrine kulminacionin.

Hipokrati pa dyshim eshte mjeku me i madh i te gjithakohrave. Fama e tij nuk eshte zbehur edhe pas 2400vitesh.

• U lind ne Kos ne vitin 460 para eres se re. Babain ekishte mjek prej te cilit i mori mesimet e para te

mjeksise. Pas vdekjes se babait e leshon vendlindjen dheudheton neper vende te largeta. Punoi ne Thraki , Thesali dhe Maqedoni. Filozofine e mesoj prejDemokritit. Konsiderohet si pasardhes i barabarte iAskelpit dhe u quajte “asclepiaid” ne te cilin thirrja mjekpercillej prej gjenerate ne gjenerate. Vdiq ne vitin 370para eres re ne Laris te Tesalise.

Hipokrati eshte autor i shume veprave nga lemia emjeksise. Ne shekullin e III p.e.s shkrimet e tij janesistematizuar ne “Corpus Hippocratius ”. Disa prej tyre ikane shkruajtur nxenesit e tij. Ka shkruajtur per cdolemi mjekesore. “Corpus Hippocratius ” permbane 59vepra; 8 medicina e pergjithshme, 10 anatomia dhefiziologjia, 2 terapia, 8 kirurgjia, 1 okulistika, 10gjinekologjia akusheria dhe pediatria. Ne krye te ketyre

veprave gjendet “Betimi I Hipokratit” dhe “Aforizmat” epermbledhura ne 8 vepra.

Page 6: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 6/21

Shumica e tyre e trajton prognozen. Disa aforizma me karakteristike:

… te semundejet akute prognoza eshte e rende ne kuptim te vdekjes dhe sherimit!• …eshte shenje e keqe nese i semuri ne kohen e rekonvaleshences ka oreks te mire e

nuk fiton ne peshe!

• …me mire eshte t’i servosh te semurit ushqim dhe pije te dobeta qe kan shije te mirese sa ushqime te mira qe jane neverike!

• …Njerezit e trashe vdesin me shpesh nga vdekja e pernjehershme se sa te dobtit!

•…ne vjeshte semundjet jane me te renda dhe me vdekjeprurese. Pranvera eshte stiname e shendoshe me me pak raste vdekjeje!

• …semundejet me te shpeshta te personat e ri jane gjakderdhja, tuberkulozi ethet dheepilepsia!

• …shtatezenave mund tu jepet bar per pastrim ndermjet muajit te 4 dhe 7 teshtatezanise. Pas muajit te 7 lypet kujdes, por nese fryti eshte i pazhvilluar, ose me i

vjeter se 7 muaj atëhere nuk u jepet bar per nderprerjen e shtatezanise!• …ngerqi muskulor qe shfaqet pas ndonje lendimi eshte shenje vdekjeprurese!

• …epilepsia qe shfaqet para pjekurise seksuale,mund te zhduket. Por shumica e atyreqe e marrin epilepsine pas moshes 25 vjeqare ata mbeten epileptike per tere jeten!

• …tuberkuloza zakonisht shfaqet ndermjet moshave 18 dhe 35 vjec!

• …te semuret me tuberkuloze qe fitojne diarre vdesin!

• …nese ndonje grua I ndalen menstruacionet atehere gjakederdhja nga hunda eshte emire!

Page 7: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 7/21

• Merita me e madhe e Hipokratit eshte se ai e liroj medicinen nga magjite, religjionidhe besimet e kota, bestytnite. Detyre kryesore te veten e vuri te verejturit e natyresdhe te semurit. Ai i ka vene bazat e mjeksise objektive, ka bere vleresimin kritik teanemnezes dhe te simptomave te metodave te egzaminimit objektiv dhe te shenjave teecurise dhe te prognozes se semundjes dhe te zgjidhjes se terapise adekuate. I pari ihapi parimet etike, estetike dhe deontologjike te profesionit mjek.

• Mesimi i Hipokratit ka dy parime: empirine dhe filozofine. Hipokrati e pranon filozofinee Empedokles se e tere bota e ka prejardhjen nga uji, zjarri, ajri dhe toka. Pra edhenjeriu e ka prejadhjen e njejte.

•  Sipas Hipokratit ketyre 4 elementeve ju pergjigjen 4 kualitete: ftohte, nxehte, thatedhe lagesht. Elementet, respektivisht kualitetet e tyre i bashkon pneuma, shpirti i ciliqendron ne zemer hyn në enet e gjakut dhe shkon ne cdo pjese te trupit. Pneuma

qarkullon pa nderprerë i jep trupit ngrohtesi dhe e mban ne jete. Ne organizem kemigjakun e ngrohte, sekretin e ftohte, bilen e verdhe dhe te thate, kurse urinen e zeze.Nese keto lengje perzihen ne menyre te drejte njeriu eshte i shendoshe.

• Raportin e ktyre lengjeve e rregullon nje fuqi e vecante, te cilen Hipokrati e quajti“fizis”- natyra.

• Hipokrati anatomine e organeve te brendshme e ka shume te dobet, sepse nuk ka

bere seksione per shkaqe religjioze dhe estetike. Shume mire e ka njohur anatominesiperfaqesore, kockat dhe nyjet, gjendrat e barkut kurse veshkat, organet gjenitaledhe fytin gati se nuk i njeh. Shume mire e njeh zemren, muskulin e zemres, valvulat ezemres dhe perikardin, kurse nervat i quan tetiva. Zemra e shtyn pneumen neper trupkurse gjaku shkon neper vena.

• Qellimi i egzaminimit, sipas Hipokratit nuk eshte diagnoza por zbulimi I simptomave.Pershkrimi i disa simptomave te Hipokratit eshte aq i sakte sa qe disa prej tyre edhesot e mbajne emrin e tij: diditi Hippocratici , succession Hippocratis , facies Hippocratica .

Page 8: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 8/21

• Në menyre dogmatike pranohen të gjithakonstatimet e Hipolcratit pa kurrefarekorrigjimesh. Dogmatiket konsiderojnë tepagabueshrne medicinën e Hipokratit. Sipas tyrefjala e Hipokratit eshte mbi të gjitha, kurseautoriteti i tij i pa prekshëm. Prandaj, vjen deri tengecja e zhvillimit të mjekësisë.

•  Trashëgimtaret e drejtpërdrejt të veprës seHipokatit ishin djemte: Tesali dhe Drakoni dhedhëndri Polibi, të gjithë mjekë. E themelojnëshkollën në Kos, e cila kishte për detyrë ruajtjen endritëshme te tradites se Hipokratit, pra, tëdogmës së Hipokratit.

• Prej vdekjes së Hipokratit deri te themelimi ishkollës se Aleksandrise kemi nje stagnim nëzhvillimin e medicines. Pas Hipokratit, kaneluajtur rol edhe filozofet: Platoni dhe Aristoteli.Platoni në medicine e ka promovuar shpjegiminidealist të proceseve fiziologjike, kurse Aristoteli ika studiuar problemet embriologjike, patologjinedhe terapine. Eshte i pari anatom komparativ,themelues i biologjise dhe i embriologjisë.

Tesali, djali i Hipokratit

Page 9: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 9/21

• Në vitin 331 p.e.s Aleksandri i Madh paspushtimit te Egjiptit, ndërtoi ne gryken e lumitNil qytetin me ermin e tij, Aleksandria, ku upërhap doktrina e Hipokratit  dhe Aristotelit . Pas

renies se perandorisë se Aleksandrit të madh,Egjipti ra në duarte e Ptolomeut, i cili e shnderroiAleksandrinë në një qender te madhe kulturore.

• Duke qene vendi i kryqëzimit të rrugëve tregëtare,detare dhe karvaneve, u krijuan kushte përlulezimin e shkencës, teknikes dhe artit.

• Në Aleksandri u ngrit nje muze me të cilinkomunikonin te gjithë shkencetaret pereksperimentet dhe punimet e tyre. Krahas tij u

ngrit edhe nje biblioteke me doreshkrime ngashumë vende të botes.

• Biblioteka e Aleksandrise ishte thesar i te gjithaditurive te deriatehereshme.

• Në shkollen e Aleksandrise rendesi e madhe ukushtohej veprave të Hipokratit dhe Aristotelit,pra medicines. Një zhvillim te madh mori edhemjekësia dhe biologjia. Per here të parë studiohetdhe komentohet "corpus hippocraticum".

Shkcenca mjekesore fillon persëri me punenshkencore, ne veçanti, ne fushen e anatomisë,bëhen sekcione, bile edhe vivisekcione nekriminelet e denuar me vdekje. Pra, per herë tëpare studiohet anatomia në trupin e njeriut. Uzhvillua vëzhgimi dhe eksperimenti dhe u bënëzbulime të rëndesishme nga mjekët neAleksandri.

Page 10: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 10/21

• Antatomët dhe mjekët më të përmendur të shkollës seAleksandrisë kane qenë Herofili , fundi i shekullit IV-tëp.e.s

• Dhe Erazistrati , 310-250 para erës re. Këta mjeke bene

zbulime të rëndesisishme mbi ndërtimin dhefunksionin e trupit të njeriut.

•   Herofili  eshte themelues i anatomise së vërtetë dheanatomi më I madh i shekullit të vjeter. Ishte i pari qefilloi të hapte kufornat per studiime dhe pershkroi njëvarg formacionesh: si trurin e madh dhe membranat etij, në veçanti neuroanatomine. Pershkroi nervat dhendreqi gabimet e paraardhësve qe mendonin se janenjë variant i enëve të gjakut, pastaj dallon nervat edheprej tetivave.

• Ai supozon se se truri është qendra e nervave dhebartëse e shpirtit.

• Ai zbuloi pulsin dhe nje sërë formacionesh anatomike,pershkroi enët e gjakut dhe dalloi arteriet nga venat.Venat përmbajne gjak, kurse arteriet gjak dhepneumë. Rezultatet e kerkimeve të tij anatomike, dukeperfshirë, edhe të dhenat që njiheshin deri ateherë, ipermblodhi ne vepren e tij mbi anatomine. Ne mjekimHerofili insistonte per perdorimin e barnave.

Herofili, themeluesi i anatomisë

Page 11: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 11/21

• Erazistrati eshte anatom i madh, patolog dhe fiziolog. Ne punen e tij mbajti nje qendrim kritik ndaj teorivete deriatehereshme mbi njeriun, sëmundjet, etj. Studimet ai i mbështeti në hapjen e trupave dhe nëeksperimente. E përshkruajti nervus opticus  dhe nervus acusticus . I dallon nervat senzor dhe motorik, sidhe venat dhe arteriet. Beri mjaft zbulime në sistemin e eneve të gjakut, la një pershkrim të zemres tecilën e krahasonte me një pompë, dalloi valvulat e saj në saje të të cilave gjaku rrjedh në një drejttm. Aiduke ndjekur rrugën e qarkullimit të gjakut hartoi një skemë pothuajse të sakte dhe dha idene e eneveshume të vogla qe lidhin arteriet me venat.

• Erazistrati si të gjithe mjeket e meparshem thoshte se gjaku rrjedh vetëm në vena, kurse ne arterie kaajër. E mohon teorine humorale të Hipokratit. Mendon se më të rëndesishem janë pjesët solide tëorganizmit, nerat, arteriet dhe venat. Duke kritikuar teoritë jo të drejta mbi sëmundjet ai pranonte sishkaktare ndryshimet ne inde dhe organe dhe krahasoi organet e sëmura me ato të shëndosha. Sipas tijsëmundja është rezultat i ushqimit të tepert, pletorës; i kushton rendesi higjienes dhe dietes dhe insistonnë përdorimin e barnave më të moderuar. Herofili dhe Erazistrati ishin mjekë që dhanë një kontribut tëshquar ne zhvillimin e mjekësisë praktike.

• Si rezultat i lulëzimit te anatomisë dhe si reaksion i dogmatizmit steril, në Aleksandri, në shekullin e III-tëp.e.s themelohet e ashtuquajtura shkolla empirike e cila i hudh posht spekulimet, filozofine dhe teorinëdhe bazohet në pervojen dhe eksperimente, vezhgim.

• Në shkollen e Aleksandrise lulezon kirurgjia . dhe -farmakologjia, posaçërisht toksikologjia.Eksperimentalisht hulumtohet veprimi i helmeve dhe tentohet për zbulimin e kundërhelmeve. Zbulohet

Mithridaticum , kunderhelmi mjaftë i popularizuar per të gjithë helmet dhe Theriacum , bar i sukseshëmkunder murtajes. Këto barna emrat i kane marre sipas autoreve.

Page 12: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 12/21

Erazistrati duke mjekuar mbretin e atëherëshëm të Greqisë, Anthiocus

Page 13: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 13/21

• Në vitin146 p.e.s re Greqia e humbi mevetesine politike dhe si provinceadministrohet nga Perandoria Romake.

• Romaket pas pushtimeve të njëpasnjëshme dhe krijimit të PerandoriseRomake e shndërruan Romen ne qendren më te madhe ekonomikeshoqërore. Mirepo, jeta kulturore greke zhvillohej e pavarur edhe nën

administrimin romak.,Romaket e vazhduan traditën e kulturës greke, por meemrin "kulture" romake.

• Romakët e marrin edhe medicinën greke dhe nuk e nderrojnë kursin eHipokratit deri te Galeni. Përveç medicines greke, romaket e kane marreedhe medicinen religjioze të Etrurëve, te cilët ishin cdhe njohes të mirë dhekonstruktore te infrastruktures dhe të stomatologjise.

• Medicina romake i kushtonte rëndësi kultit dhe ishte religjioze, ata Asklepine quajten Aesculapus, i ndertuan faltore në njedhesen Tiberi.

Page 14: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 14/21

• Medicina ne Perandorine Romake ka qenë nën ndikim të madh të bestytnivereligjioze. Mjeket romak ishin njerëz të pa shkolluar, rob, bererë ose sharlatanë,

kurse dituria mjekësore ishte e turpshme. Duke e konsideruar mjekesine si njëprofesion jo te denjë për një qytetar romak, në fillim ata nuk e ushtronin këtëprofesion dhe mjekët e parë në Rornë ishin të huaj, kryesisht grekë.

• Besimet e kota, bestytnitë, dalengadalë humben me ardhjen e mjekëve grek. Mëvonë, këta mjeke filluan të futeshin edhe në shtëpitë e patriceve duke rriturdalëngadalë prestigjin e tyre.

• Mjekët publik, arhiatër u pranuan të punonin në oborin mbretëror, municipiale,banja, gjimnaze, apo edhe në ushtri, u bënë mjekë të skIlevërve, të gladiatoreve,etj. Në infermieritë e tyre, të quajtura latinisht “Medikatrinea”, kryenin flebotomidhe tregëtonin ilaçe.

• I pari mjek grek ishte Arhagati  cili kishte shumë suksese, por, pas disadështimeve shpallet gjaksor dhe romakët u kthehen mjekëve të vet të pashkolluar.

• Prestigjin e profesionit mjek në Romë e ngriti mjeku i shquar grek Asklepiadi . Në

Romë erdhi në viti 91 p.e.s, i cili në bazë të diturive të shkëlqyera të veta gëzonteautoritet të madh.

• Një ngjarje qe nga jeta e Asklepiadit që i dha atij një famë të madhe ështëpërshkruar nga Apuleus. Një ditë duke shkuar në shtëpinë e tij, mjeku u ndeshme një funeral që po shoqëronte kufomën e një të vdekuri. Njerëzit që poshoqëronin të vdekurin ndaluan dhe po përgatisnin zjarrin për djegien e tij. Dukeparë me vërejtje kufomën Asklepiadi pa tek ajo gjurmë jete. Pasi i bindi njerëzit që

të prisnin pak, ai e futi kufomën në një shtëpi prane dhe pas disa manipulimesh esolli atë në jetë. Ky fakt i mahnitshëm u përhap menjëherë në Romë.

Page 15: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 15/21

• Mjeku më i famshëm Grek në Romë ishte Asklepiadi një mjek grek, lindur në viiin 124p.e.s në Prusi

• Studimet mjekësore i kreu në Athinë dhe në Aleksandri. Në Romë vjen në vitin 91p.e.s. ku punoi deri në vdekje. Gëzonte autoritet të madh dhe ishte mik i mirë meCiceronin, Krasusin dhe Mark Antonin.

• Është quajtur “Princi i mjekeve”. Asklepiadi, ishte edhe mësuesi i mjekut tone tëshquar Filonidh Durrahenit .

• Asklepiadi ishte vërëjtës dhe psikolog.

• Vërejti se veset e këqija në ushqim, pije dhe punë dhe jeta specifike e popullatës nëRomë ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve. Prandaj, edhe mjekimi i tij kryesisht bazohejnë dietë, gjimnastikë, ecje, masazhë dhe metoda të ngjashme. Eshtë themelues i teorisësë patologjise solidare dhe atomistike.

• Ishte edhe kirurg i mirë. Është zbulues i disu intervenimeve kirurrgjike, siç janë,trakeotomia dhe punksioni te sëmundja e ujit (asciti).

Page 16: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 16/21

• Pas Asklepiadit mjekët më të njohur në Romë ishin:• Soran  nga Efest , fundi i shekullit I-rë të erës së re, gjinekolog dhe

akusheri më i madh i shekullit të vjetër, ishte përkrahës i ShkollësMetodike.

• Atenej , Atalej  dhe Antyllos , shekulli II-të i erës së re përkrahës tëShkollës Pneumati. Sipas tyre, pneuma ështd shpirti dhe çrregullimi

i tij shkakton dhimbje.• Aretej 120-200 era e re, hipokratik dhe klinicist i shkëlqyer,

përkrahës i Shkollës Eklektike, e cila nga të gjitha shkoIlat i ka marrtë gjithë mësimet më të dobishme dhe me vlerë. Kjo shkollë i kandërprerë edhe konfliktet ndërmjet shkollave.

• Riffus Ephesius , kah fundi i shek. të I-rë dhe fillimi i shek. të II-tëautor i veprës anatomike më të vjetër.

• Auhes Cornelius Celsus , jetoj në gjysmën e parë të shek. të I-rë, nukishte mjek, por enciklopedist. Hartoj enciklopedi të madhe. Ështëruajtur pjesë për medicinën në 8 libra.

• E shkruajti veprën e parë medicinale në pjesën latine “De reMedica ”. 

• Merita me madhe e romakeve qendron ne avancimin e shendetesise publike Ne Rome

Page 17: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 17/21

• Merita me madhe e romakeve qendron ne avancimin e shendetesise publike. Ne Romeu hartua për here të parë nje kushtetute e organizimit shendetsorë. Qyteti i Romeskishte nje sistem ujrash me 14 kanale dhe problemet e kanalizimit ishin rregulluarme legjislacion. Të zhvilluar i kishin dhe ligjet medicinale. Djegia dhe varrimi ikufomave bëheshin me një rregull të rrepte dhe te rregulluar. I themelojnëhematoriumet e para, nevojtoret publike, banjot publike, ku laheshin mijra vetënjëheresh, kanalizimet, kontrollin e prostitutave dhe të artikujve ushqimore. Kanë

themeluar vetëm spitale ushtarake dhe valetudinari per vendosjen e skllevërve. Përdrejtimin e tregetise kishte funksionarë të veçantë.

• Ligjet mjekesore ne Perandorinë Romake kanë ekzistuar qysh ne shek. e VII-të p.e.s• Ligji "Lex regia" lejon që "nenes e cila vdes ne fund të shtatzanise patjetër ti hapet

barku dhe t'i nxjerret fëmiu". Ky intervenim eshte berë shpesh në Romen e vjeter.Keshtu kane lindur shumë personalitete. Supozohet se Cezari e ka marre emrinkeshtu sepse ka lindur nga mitra e hapur e nënës "a caeso matris uteri", dhe kështuka mbetur në përdorim “Sectio Caesarea”, prerja cesariane. Në Romen e vjeter kaekzistuar ndalimi i deshtimit të deshiruar. Edhe puna e mjekut ishte e rregulluar meligj, ai kishte pergjegjësi për punën e vet.

• Rendesi të macihe per zhvillimin e mjekesisë ne Rome pati Vendimi i JuI Cezarit , nëvitin 46 para eres re, i cili u dha të drejtën qytetareve  romake te ushtronin praktikenmjekësore. Shkollat mjekësore romake përgatitën një numer te madh mjekësh për tereperandorine, te cilet pasi perfundonin studimet thirreshin "Medicus a Republika".Megjithate, studimet e organizuara mjekësore morrën formë te plotë në shek. e III-tëtë erës së re kur u ngriten shkolla të verteta për studimin e mjekësisë. Mësimetanatomike në shkollë bazoheshin ne studimin e anatomish së kafsheve, ndërsainstruksionet klinike merrcshin në infermieritë apo spitalet e në shtepite e tesemureve kur nxenesit shoqeronin mësuesit e tyre. Organizimi i studimeve tësistemuara mjekesore solli një ndryshim të rëndesishem në poziten e mjekeve. Atafilluan te nderoheshin më tepër dhe arriten më vonë të merrnin pjesë edhe në

administraten politike

Page 18: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 18/21

• Galenus  ishte mjeku me i madh pas Hipokratit dhe njeri nder mjeket me te

popullarizuar i te gjitha koherave. Galeni punoi ne Rome, ishte mjek i shquari lashtesie, i cili la mjaft vepra te shkruara mjekesore. Ato sollen nje zhvillimte madh ne shkencen mjekesore dhe mbizoteruan ne mjekesi per shekuj tetere, por me vone ato u bene pengese per ecjen perpara, sepse u pranuan site verteta te padiskutueshme duke perfshire dhe gabimet e tij. U deshënmjaft sakrifica per te pranuar se edhe Galeni kishte gabuar në disa raste dhese vepra e tij nuk permblidhte gjithçka mbi mjekesine.

• Galeni e pranori pneumen ne mbajtjen e jetës. Ai dallon tri lloj pneurne: në

zemër, në tru dhe në mëlqi.• Anatominë Galeni e studion, kryesisht në kafshë. Andreas Vesalius e hedhe

poshte duke vertetuar se anatomia qe e mesonte Galeni, ne reaIitet, ishteanatomia e majmunit. Megjithate, nje numer i madh i nocioneve qe i ka futurGaleni kane mbetur në anatomi. Galeni ka vertetuar se nervat dalin nga truridhe ato e transmetojne pneumen jetesore ne tere organizmin nepermjetpalces se kurrizit. Demtimi i medullës spinale shkakton paralizë të pjesëve te

caktuara te trupit. Merita me e madhe e Galenit ne anatomi ishte se ai i paribën sekcione në kafshë.

• Galeni ishte fiziologu eksperimental i parë dhe shumica e zbulimeve të tija janë racionale.

• Ne patotogji Galeni e respekton medicinen humorale, ku rendesi te veçante ikushton gjakut. Ai shprehej se “trupi ekziston t'i sherbej shpirtit"

• Me kirurgji është marrur shume pak, i ka mjekuar më teper plaget.

• Galeni ishte kulminacioni i tradites medicinale te Perandorise Romake.

Page 19: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 19/21

• Kryengritjet e skIlevërve, shperqendimi i pushtetit, rënia e prodhimeve produktevebujqesore, dhe sulmet e nje pas njeshme te fiseve barbare sollen shkatërrimin e PerandoriseRomake. Epidemitë e medha të murtajës, tifos, lijës që u perhapen ne tërë perandorinë

shkaktuan viktima te shumta dhe e shpejtuan procesin e renies së saj.• Medicina romake pas vdekjes se Galenit (viti 200 era e re) deri ne shkaterrimin e

Perandorisë Romake (viti 476) i kthehet misticizmit dhe bestytnive.

• Mjeket e asaj kohe endërrojnë për ringjalljen e të vdekureve, merren me parashikim teardhmërise dhe i kthehen religjionit. Medicina praktike dobesohet, mjeket mjekojne mehajmalia, magji dhe formula si ABRACADABRA .

Megjithatë, romakët e vjetër kanë meritë në zhvillimin e shendetesise publike dhe ligjvënievemedicinale. Veprat e trashëguara higjieno-sanitare dhe ligjet mjekesore jane grandioze,aktuale edhe sot, 2000 vjet më vonë. Trashigimi e shendetesisë publike te Romakëve tëvjetër janë: termat (banjot publike), akveduktet (ujesjellesit), kanalizimi dhe WC publike.Ujin e ujesjellesit ata e kane filtruar neper gurë dhe rëre. Më vone perdoren gypa plumbi,por per shkak të helmimit e ndërpresin përdorimin e tyre.

• Për shkak te epidemisë së malarjes, romakët fillojne punimet për asanimin e knetave dhe

moçaleve dhe eradikimin e rnalarjes. Per higjienën e qyteteve, prostitucionit, pastërtine etregjeve, ushqimit dhe çmimet kujdeseshin funksionarë, nënpunes të veçantë, edil .Ligjevënia medicinale në Romen e Vjeter ishte e nivelit te lartë, dënimiet ishin të rënda,sidomos ne fushen e aborteve. Mjekët publik, arhiater, shërbejshin në oborrin mbreteror, nemunicipiale, ne banja, ushtri, etj. Më vonë zhvillohen specializimet si okulistë, gjinekolog,otolog, kirurg, specialistë për fistula dhe semundjen e ujit, dermatolog, dijetetistë etj.Profesionin mjek filluan ta ushtrojnë edhe femrat, kishte edhe mami. Studimet e mjekeve

ishin mire te organizuara, ishin teorike dhe praktike.

Page 20: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 20/21

Semundjet ngjitëse e gjithmonë kane qenë

në qendër të vëmendjes së mjekëve dhe

 jomjekëve. Epidemitë e mëdha te

sëmundjeve të ndryshme në shekullin evjetër kanë shtruar me shumë pyetje dhe

kane shkaktuar frikë të madhe në popullatë,

sepse kanë marrë numer të madh viktimash.

Epidemitë kanë ekzistuar qysh në kohën

parahistorike, por nuk janë përhapur aq lehtë

per shkak të komunikimit të vogël të

njerezve. Me lëvizjet e popujve, epidemitëmarrin hov me te madh.

Në fillim njerëzit besojnë se epidemitë janë

dënim nga djalli (demoni) ose nga zotërat

varesisht se në cilen fazë te zhvillimit ka qenë

medicina.

Kinezët të parët e përdornin vaksinimin,variolizimin, dhe logjikisht mund të

perfundojmë se ata kanë menduar se

epidemitë janë dukuri natyrore.

Hipokrati i pari detinitivisht e hodhi poshtë teorinë e shkaktarëve mbinatyrorë te epidemive. Ai besonte se

në ajër, uje dhe në mbeturina ka materie të demshrne qe i quante "miazma". Miazmat e ndotin ajrin dhe kur

njeriu i thithë përmes tijë, ato ne organizëm i prishin lëngjet trupore dhe shkaktojnë shfaqjen e sëmundjeveepidemike.

Page 21: Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

8/10/2019 Prezentimi Nga Historia e Mjekesise

http://slidepdf.com/reader/full/prezentimi-nga-historia-e-mjekesise 21/21