përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija al.pdf · dokument për politika...

28
Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve, me fokus grupet e rrezikuara Shkup, Nëntor 2017

Upload: others

Post on 09-Sep-2019

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

Dokument për politika publike

Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e

migrantëve, me fokus grupet e rrezikuara

Shkup, Nëntor 2017

Page 2: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

2

Botues: Shoqata Qytetare Legis

Redaktor: Dr. Tërpe Stojanovski

Autorë:

Mr. Jasmina Gollubovska, Legis

Mersiha Smailoviq, Legis

Në bashkëpunim me Mekanizmin Kombëtar Preventiv Kundër Torturës dhe

Departamentin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve pranë Zyrës së Avokatit të

Popullit të RM-së

Ky produkt është përgatitur në kuadër të projektit “Qasja në të drejta dhe mbrojtja e grupeve të rrezikuara

të njerëzve të njohur si refugjatë ose migrantë” i financuar nga “Unitarian Universalist Service Committee”

të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mendimet dhe qëndrimet e paraqitura në këtë përmbajtje jo

gjithmonë i pasqyrojnë mendimet dhe qëndrimet e donatorit. Botues, Legis i përfaqësuar nga kryetari

Jasmin Rexhepi; redaktor, Dr. Tërpe Stojanovski-ekspert; autorë, Мr. Jasmina Gollubovska, Mersiha

Smailoviq-kandidate e studimeve master; lektor Agim Avdiu ; përpunimi grafik dhe shtypi, Relativ CIP –

Katalogizimi i publikimit.

Përmbajtja:

Page 3: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

3

Hyrje ............................................................................................................. 4 Metodologjia e hulumtimit……………………………………………………….6 1. Të drejtat e refugjatëve dhe e të huajve në Republikën e Maqedonisë me fokus gratë dhe fëmijët ................................................................................. 7 2.1. Qasja në territor, e drejta e azilit dhe e mbrojtjes së përkohshme të refugjatëve dhe migrantëve ........................................................................ 11 2.1.1 Qasja në territor ................................................................................. 12 2.1.2 Qasja në të drejtën e azilit dhe në mbrojtje të përkohshme ............... 14 2.1. 3 E drejta e lëvizjes në dhe jashtë qendrave kufitare tranzite për azilkërkues dhe të huaj ............................................................................... 17 2.3. Qasja e grupeve të rrezikuara, gra dhe fëmijë, në të drejta dhe mbrojtje në flukset e refugjatëve dhe flukset e përziera të migracionit ..................... 19 3. Përfundime ............................................................................................. 23 4. Rekomandime ........................................................................................ 23 Literatura e përdorur ................................................................................... 27

Page 4: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

Hyrje

Në vitin 2015, më shumë shtete të Evropës duke përfshirë edhe Maqedoninë u

përballën me krizë humanitare si rezultat i luftërave disavjeçare, konflikteve të

armatosura, varfërisë dhe faktorëve tjerë socio-ekonomik dhe politik të cilët kontribuuan

dhe edhe më tej kontribuojnë në rritjen e migrimi të njerëzve drejt kontinentit evropian si

dhe Azisë Perëndimore dhe Jugore dhe drejt Afrikës. Organizata Ndërkombëtare e

Migrimit (IOM) njoftoi për numrin e rritur të njerëzve nga lëvizjet e përziera të migrimit

drejt Greqisë ose duke krahasuar: në vitin 2014 në kontinentin evropian kanë arritur

34.442 njerëz përmes Greqisë dhe 170.100 të tjerë përmes Italisë, përderisa në vitin 2015,

853.650 njerëz kanë hyrë përmes Greqisë e 153.842 përmes Italisë, kurse deri më 29 maj

2016 në Evropë kanë hyrë 156.364 njerëz përmes Greqisë dhe 46.856 përmes Italisë. Në

vitin 2014, 2015 dhe 2016 janë regjistruar gjithsejtë 1.415.254 njerëz të cilët kanë

kërkuar status refugjati ose azili. Pas mbylljes së të ashtuquajturës ‘ruta drejt Evropës’,

duke filluar me Republikën e Turqisë në mars të vitit 2016 si dhe me hapjen e zyrave

administrative për azilkërkues dhe/ose tjetër lloj mbrojtjeje në shtetet anëtare të UE në

Greqi, numri i personave të sapo arritur është zvogëluar përreth 90% krahasuar me 2015

dhe 2016.1 Kjo statistikë flet për rritjen e migrimit të njerëzve drejt Evropës, ndërsa është

kryesisht për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve si rezultat i konflikteve të

brendshme në Egjipt dhe Libi ose luftës në Siri e cila filloi në vitin 2011. Sipas të

dhënave zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), vetëm lufta në Siri ka

krijuar 6 milionë njerëz të shpërngulur brenda vendit dhe 5 milionë të tjerë të shpërngulur

jashtë vendit, kurse statistikat e IOM tregojnë për fatin se një numër i vogël i refugjatëve

për një periudhë relativisht të shkurtër, janë nisur drejt Evropës.2

Republika e Maqedonisë u gjend në hartën transite të të ashtuquajturës ‘ruta e

migracionit’ përmes Detit Mesdhe dhe Evropës Juglindore (EJL), duke e pasur parasysh

kufirin jugor me Republikën e Greqisë dhe rolin e saj në menaxhimin e krizës humanitare

si shtet anëtar i Unionit Evropian (UE). Numri i njerëzve që kalonin transit/migronin në

shtet shënoi rritje në tetor të vitit 2014, kurse dukshëm u rrit në fillim të vitit 2015,

gjegjësisht atëherë kur njerëzit ishin të detyruar që në këmbë ta kalojnë territorin përmes

rrugëve jo të sigurta, pyjeve dhe hekurudhave ose me biçikleta të vjetra etj. Domethënë

në këtë periudhë (tetor 2014 – gusht 2015), qeveria ia kishte lënë tërësisht përgjigjen

humanitare organizatave qeveritare dhe joqeveritare, lokale dhe ndërkombëtare, grupeve

të qytetarëve të cilët dolën vullnetarë përgjatë rrugëve jo të sigurta e hekurudhave.

Epilogu i mospjesëmarrjes së qeverisë nënkuptonte mohimin arbitrar të lirisë së

rreth 300 të huajve në qendrën e pranimit të të huajve në Gazi Babë, Shkup dhe si rezultat

i shtypjes nga organizatat lokale, mes të cilave edhe Legisit dhe Avokatit të Popullit si

organ shtetëror, më pas të transferuar në qendrën e hapur për azilkërkues në Vizbeg

1 IOM Arrivals by sea in the Mediterranean 2014-2016: https://www.iom.int/news/mediterranean-migrant-arrivals-2016-160547-deaths-488; IOM: MIGRATION FLOWS TO EUROPE

- 2017 QUARTERLY OVERVIEW - MARCHhttp://migration.iom.int/docs/Q1_2017_statistical_Overview.pdf 2 UNHCR: Total number of Syrian refugees exceeds four million for first time http://www.unhcr.org/news/press/2015/7/559d67d46/unhcr-total-number-syrian-refugees-exceeds-four-million-first-time.html, july 2015

Page 5: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

5

përkrah Shkupit. Një pjesë e këtyre personave ishin dëshmitarë në procedura për

vërtetimin e përgjegjësisë për veprën penale “kontrabandë” dhe ishin vendosur në

qendrën e pranimit për të huaj në Gazi Babë, me shtetas të huaj të dyshuar për kryerjen e

veprave penale ku edhe pretendohet se janë bërë shkelje të të drejtave të njeriut të

theksuara në raportin e organizatës ndërkombëtare joqeveritare “Hjuman Rajts Uaç”3

Pjesëmarrja e rritur e qytetarëve të cilët ofronin ndihmë në stacionet hekurudhore

dhe përgjatë hekurudhave nga Gjevgjelia deri në Tabanoc si pikë-dalje, por edhe ngjarjet

tragjike si vdekja e 14 personave të shkelur nga trenat, shtypja nga kufiri jugor dhe

ngjarje të tjera e bënë qeverinë e atëhershme që ta marrë kontrollin në teren në parimin e

kufijve të hapur me hapjen e pikave shtesë të kontrollit në kufirin jugor dhe atë verior

afër zonave kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc.4 Parimi i kufijve të hapur zgjati rreth 3

muaj dhe më pas më 19 gusht 2015, qeveria, sipas Ligjit për Menaxhimin me Kriza,

shpalli gjendje krize për 30 ditë në kufirin jugor dhe atë verior. Kjo gjendje me

vazhdimin e seancës së fundit në Kuvend është paraparë që të zgjatë deri më 31.12.2017.5

Me shpalljen e gjendjes së krizës, u hap mundësia e hapjes së qendrave të përkohshme

transite, në të cilat për dallim nga koordinimi i deriatëhershëm qytetar për t’u ndihmuar

njerëzve, kontrollin e morën institucionet e shtetit.

Në këtë periudhë u bënë ndryshime të shumta në Ligjin për Azil dhe Mbrojtje të

Përkohshme (LAMP) pa u konsultuar ekspertët publik, me çka në vend që të përshtaten

ligjet me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si

dhe konventën lidhur me statusin e refugjatëve (viti 1951), u rrit pasiguria juridike për

azilkërkuesit potencialë dhe kërkuesit e mbrojtjes, kurse kritikat e drejtuara dhe

iniciativat e organizatave joqeveritare dhe Avokatit të Popullit për tërheqje të këtyre

amendamenteve, nuk u pranuan.6

Për shkaqet e lartshënuara si dhe për shkak të nevojës për shikimin e tërësishëm të

ambientit juridik dhe politik me të cilin ballafaqohen azilkërkuesit dhe kërkuesit e

mbrojtjes së përkohshme, Legis ka bërë hulumtim në teren si dhe hulumtim juridik për

qasjen në të drejta dhe mbrojtje të personave të njohur si refugjatë dhe migrantë, me

3 Report on detention center Gazi Baba, Human Rights Watch, 2015: , https://www.hrw.org/report/2015/09/21/though-we-are-not-human-beings/police-brutality-against-migrants-and-asylum Observations on the situation of asylum-seekers and refugees in the former Yugoslav Republic of Macedonia, UNHCR, August 2015. Raporti vjetor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM për krimin nga urrejtja: “Kah fundi i vitit 2014 dhe gjatë vitit 2015, vendi vërejti një numër të madh të refugjatëve të cilët e kalonin vendin transit, në tentim që të hyjnë në zonën Shengen. 21 nga gjithsejtë 44 incidente (48%) në vitin 2014 përfshijnë sulmin ose vjedhjen (duke përfshirë edhe vjedhjet e armatosura) ndaj refugjatëve ose migrantëve gjatë kalimit të tyre transit nëpër vend. Në këto incidente, më së paku 62 (pothuajse 50% e viktimave të regjistruara), shtetas të Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Marokut ndihen viktima të krimeve të urrejtjes.” http://www.mhc.org.mk/system/uploads/redactor_assets/documents/1617/ZLOSTORSTVA_OD_OMRAZA_2015_MK.pdf 4 “Народен Правобранител, Годишен извештај за состојбите со човековите права, 2015 г, http://ombudsman.mk/upload/Godisni%20izvestai/GI-2015/GI_2015-za_pecat.pdf Годишен извештај на Легис за состојбите со бегалската и хуманитарна криза, 2015 г., http://legis.mk/uploads/LEGIS_Annual-Report_2015.pdf Годишен извештај за состојбите со човековите права, 2015, Хелсиншки комитет за човекови права на РМ. http://www.mhc.org.mk/system/uploads/redactor_assets/documents/1929/GODISEN_IZVESTAJ_2015_mk.pdf 5 Службен весник на Република Македонија“ бр.162/15 и 59/16, до 31.12.2015 г. продолжена во 2016, и финално на Седмата седница на Собранието на Република Македонија, одржана на 29 јуни 2017 година продолжена до 31.12.2017 г. 6 ИНИЦИЈАТИВА за измени на Законот за азил и привремена заштита:

http://ombudsman.mk/upload/Inicijativi/Inicijativa-Zakon%20za%20azil-2016.pdf

Page 6: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

6

fokus në kategoritë e rrezikuara - gratë dhe fëmijët. Hulumtimi është bërë në

bashkëpunim me mekanizmin preventiv ndaj torturës dhe departamentin për të drejtat e

fëmijëve pranë zyrës së Avokatit të Popullit e me qëllim të verifikimit të të metave

sistematike juridike si dhe propozimit të zgjidhjeve për përmirësimin e kornizës juridike

dhe qasjes politike ndaj çështjeve lidhur me azilkërkuesit dhe kërkuesit e mbrojtjes së

përkohshme në Republikën e Maqedonisë.

Rezultatet nga analizat në terren janë të paraqitura në këtë dokument për politika

publike, përmbajtja e të cilit në tekstin e mëtejshëm ofron informata për:

Standardet ndërkombëtare për qasje në dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut si

dhe konsolidimi i legjislaturës kombëtare, në kapitullin e parë,

Shkeljet e të drejtave të njeriut të hasura më shpesh me fokus në grupet e

rrezikuara të njerëzve me nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, në të dytin dhe

Përfundimet dhe rekomandimet për përmirësim të qasjes në të drejta dhe

mbrojtjes së azilkërkuesve në Republikën e Maqedonisë.

Metodologjia e hulumtimit

Legis e ka filluar implementimin e projektit “Qasja në të drejta dhe mbrojtja e

grupeve të rrezikuara të njohur si refugjatë dhe migrantë” me përkrahjen financiare të

„Unitarian Universalist Service Committee“ në mars të vitit 2017.

Për këtë qëllim, në aktivitetet e projektit ishin paraparë edhe hulumtimet në terren

si dhe hulumtimet nga zyra e gjendjes së qasjes në të drejta dhe mbrojtje nga cenimi i të

drejtave të njeriut të personave të cilët llogariteshin si refugjatë ose migrantë, pavarësisht

statusit të tyre juridik si dhe mënyrës se si kishin hyrë në territorin e Republikës së

Maqedonisë, në bashkëpunim me zyrën e Avokatit të Popullit. Hulumtimi ka të bëjë me

tërë popullatën, por me fokus në grupet e rrezikuara siç janë gratë dhe fëmijët, duke pasur

parasysh nevojat e tyre specifike.

Qëllimet e hulumtimit janë: 1.Të përcaktohen cenimet e mundura të të drejtave të njeriut te gratë dhe fëmijët

si viktima potenciale të grupeve të organizuara kriminale, organeve shtetërore, migrimit

të parregullt ose dëbimit ilegal ose qasjes së kufizuar në territor.

2.Të rriten kapacitetet e institucioneve kompetente dhe organeve të cilat janë në

kontakt me gra dhe fëmijë (refugjatë dhe migrantë) në drejtim të kuptimit të nevojave të

tyre dhe shërbimeve në përputhshmëri vendndodhjen gjeografike si dhe qasjen në të

drejta dhe mbrojtjen e tyre.

Rezultate të pritshme janë:

а. Identifikimi i shkeljeve më të shpeshta të të drejtave të azilkërkuesve dhe/ose

kërkuesve të mbrojtjes së përkohshme si dhe të huajve të pa dokumentuar me fokus te

gratë dhe fëmijët, dhe

b. Dokument për politika publike i cili jep rekomandime për përmirësim të

mbrojtjes si dhe për mekanizmat preventiv të shkeljeve të lartpërmendura nga ana e

institucioneve relevante në republikën e Maqedonisë.

Page 7: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

7

Në përputhje me nevojat e hulumtimit si dhe analizimin e ambientit juridik-politik

në qasjen në të drejta dhe mbrojtje të azilkërkuesve dhe/edhe kërkuesve të mbrojtjes së

përkohshme, u formuan dy grupe: grupi i hulumtuesve të Legisit dhe Zyra e Avokatit të

Popullit të cilët ishin të ngarkuar me akumulimin e të dhënave me metoda kualitative dhe

analizim të pyetësorëve nga terreni si metodë kuantitative, tërësisht i implementuar nga

grupi i terrenit që përbëhet nga katër anketues (nga dy në qendrat transite të kufirit jugor

dhe atij verior) dhe një grup mobil për ndjekje të migrimit jo të rregullt. Mekanizmi

kombëtar preventiv si dhe departamenti për të drejtat e fëmijëve dhanë edhe vëzhgimet

nga puna disavjeçare me azilkërkues dhe kërkues të mbrojtjes së përkohshme, gjithashtu

të përfshira në raportet vjetore si dhe raportet e posaçme të zyrës së Avokatit të Popullit.

Metoda kualitative: Hulumtimi juridik Metoda kualitative e mbledhjes së të dhënave, bazohet në mbledhjen dhe

analizimin e hulumtimeve juridike, rregullativës ligjore, raporteve kombëtare dhe

ndërkombëtare të institucioneve relevante kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e

azilit dhe mbrojtjes së përkohshme të të huajve.

Metoda kuantitative: Pyetësorët nga terreni Pyetësorët nga terreni janë përpunuar në përputhshmëri me praktikat dhe përvojat

e deritanishme në terren lidhur me qasjen në mbrojtjen e personave të cilët ndodhen në

territorin e Republikës së Maqedonisë në qendrat kufitare transite në Tabanoc dhe

Gjevgjeli, qendrës së hapur për azilkërkues në Shkup, intervistimit të personave në kalim

transit jo të rregullt në të cilët has grupi mobil i Legisit, kryesisht në rajonin e Likovës.

Pyetësori përfshin qasjen në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç janë: qasja

institucionale në të drejtën e azilit ose të drejtën e mbrojtjes së përkohshme, standardet

humanitare për pranimin e refugjatëve, procedurat e veçanta për grupet e rrezikuara në

kriza humanitare dhe /edhe kriza të refugjatëve, shkelja e të drejtave si rezultat i dhunës

fizike dhe psikike dhe/ose torturës së kryer nga personat zyrtarë, grupet e organizuara

kriminale (të vogla dhe të mëdha), dhunën me bazë gjinore dhe seksuale etj.

Në periudhë prej 6 muajve janë mbledhur 108 pyetësorë nga tereni në qendrat

transite kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc si dhe në rajonin e Likovës, 2 intervista

grupore dhe 4 intervista individuale në të cilat janë theksuar shkelje konkrete të të

drejtave të kryera në rajonin kufitar të kufirit jugor dhe verior, në afërsi të qendrave

transite si dhe/ose dhuna ndaj personave në kalim transit jo të rregullt përmes shtetit.

1. Të drejtat e azilantëve dhe të huajve në Republikën e Maqedonisë me fokus te gratë dhe fëmijët

Me shpalljen e pavarësisë dhe bërjen shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe

Këshillit të Evropës, Republika e Maqedonisë ka marrë përsipër obligimin e respektimit

të dokumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në territorin e shtetit

si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, me këtë ka marrë përsipër edhe obligimin e

krijimit të mekanizmave institucionalë të cilët do të mundësojnë qasje të lehtë në të

drejta, drejtësi dhe mbrojtje efektive juridike. Dokumentet ndërkombëtare lidhur me të

drejtat e azilantëve dhe të huajve të cilat janë të ratifikuara si dhe të integruara në

Page 8: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

8

legjislaturën nacionale, përbëjnë Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut,

Konventën për të Drejtat Qytetare dhe Politike, Konventën për të Drejtat Sociale,

Ekonomike, Kulturore dhe kundër torturës (1968) dhe Konventën Evropiane për të

Drejtat e Njeriut (KEDNJ) si dokumente bazë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive

themelore të njeriut.

Në janar të vitit 1994 u qas edhe në ratifikimin e dokumenteve specifike, edhe atë

të Konventës lidhur me statusin e refugjatëve të vitit 1951 e cila definon nocionin

refugjat, parimin e moskthimit si dhe qëndrimin në vendin ku është ikur dhe protokollin e

vitit 1967 me statusin e personave pa shtetësi, me çka garantohet e drejta e azilit të të

huajve dhe personave pa shtetësi të dëbuar për shkak të pikëpamjeve politike dhe

aktiviteteve në shtet tjetër dhe me këtë e merr përsipër obligimin e përshtatjes së

legjislacionit nacional dhe implementimit të standardeve të parapara që dalin nga këto

instrumente ndërkombëtare. Konventa për të Drejtat e Fëmijës si dhe Konventa për

Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Gruas përmbajnë norma të posaçme

të cilat i referohen nevojës së mekanizmave të posaçëm për mbrojtjen e këtyre kategorive

nga dhuna. Më pas, Konventa e OKB-së kundër krimit të organizuar trans-nacional me

protokollet përkatëse, Konventa e Këshillit të Evropës për aktivitetet kundër tregtisë me

njerëz, Konventa e Këshillit të Evropës për pengimin si dhe luftën kundër dhunës ndaj

grave dhe dhunës familjare (e nënshkruar por ende e pa ratifikuar / nëntor 2017) si dhe

Konventa tjera plotësuese i obligojnë shtetet që t’i përgatisin dhe t’i ndjekin të

ashtuquajtura procedura standarde operative në rrethana të krizës humanitare/të

refugjatëve, veçanërisht të rëndësishme për bashkëpunimin në preventivën dhe shuarjen e

krimit të organizuar trans-nacional dhe mbrojtjen e grupeve të rrezikuara.

Ratifikimi i dokumenteve ndërkombëtare lidhur me të drejtat e refugjatëve dhe të

huajve e obligojnë shtetin që ta përshtatë legjislaturën nacionale me instrumentet

ndërkombëtare, por nëse shfaqet nevoja, edhe të krijojë kushte për qasje në të drejta dhe

mbrojtje të këtyre kategorive. Menaxhimi me krizën humanitare dhe të refugjatëve dhe

rrjedhimisht lëvizjet e përziera të migrimit të cilat e kapluan Evropën, me këtë edhe

Maqedoninë në vitin 2015, treguan për të metat sistematike juridike në sigurimin e

standardeve nga ana e shtetit. Me mbylljen e të ashtuquajturës ‘rutë ballkanike’ në mars

të vitit 2016 e deri më sot, qasja në territorin e shtetit është tërësisht e kufizuar, me çka

obligimet e marra me konventat e lartshënuara në pjesën më të madhe janë të injoruara,

kurse çështjet lidhur me azilkërkuesit potencialë dhe të huajt e kapur në migrim jo të

rregullt janë tërësisht të anashkaluar.7

Republika e Maqedonisë vepronte në bazë të procedurave standarde operative

lidhur me të miturit e pashoqëruar si dhe me viktimat e tregtisë me njerëz, të sjella në

vitin 2010, atëherë kur kriza humanitare dhe e refugjatëve si mundësi që një gjë e tillë të

ndodhtë në vitin 2015 nuk ishte marrë parasysh. Nëse e marrim parasysh përvojën e

menaxhimit me krizën humanitare dhe të refugjatëve në vitin 2015-2016, përfundojmë se

shteti nuk ka kapacitete përkatëse për vendosjen e viktimave në mesin e refugjatëve dhe

të huajve dhe për këtë aplikohet sistemi i të ashtuquajturave ‘shtëpi të mbrojtura’ ku

bëhet përkujdesja e viktimave të moshave të ndryshme si dhe me nevoja të ndryshme

duke përfshirë edhe fëmijët e mitur të pashoqëruar. Në kundërshtim me standardet

ndërkombëtare, shteti në përgjigjen e deritanishme ndaj krizës ka improvizuar me

7 Ibid, 3 dhe 4.

Page 9: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

9

kapacitetet institucionale si dhe me ndihmën e organizatave ndërkombëtare si dhe

organizatave joqeveritare.

Një qëndrim i tillë mbështetet edhe në raportet periodike të Kombeve të

Bashkuara ose në raportin periodik të dytë e deri në të katërtin të Paktit Ndërkombëtar

për të Drejta Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Komitetit për të Drejtat e Njeriut,

Komiteti kundër Torturës, Komiteti pë Eliminimin e Diskriminimit Racor si dhe Komiteti

për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore kanë miratuar dhe drejtuar Vëzhgimet

përfundimtare për Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 në të cilat shprehin:

- brengën për mbrojtjen joadekuate të grave viktima të dhunës dhe mos identifikimin e të

gjitha llojeve të dhunës me bazë gjinore,

- shkallën e ulët të personave të dënuar – kryerës të dhunës familjare,

- shkallën e ulët të dënimeve si dhe ndihmën e pamjaftueshme ndaj viktimave të dhunës

familjare, duke përfshirë vendstrehimet,

- ndihmën juridike si dhe trajtimin e efekteve fizike dhe psikike të këtij lloji të dhunës.

Gjithashtu, komitetet konstatojnë edhe mungesën e mbajtjes sistematike të të

dhënave për gjendjen me dhunën familjare dhe format tjera të dhunës ndaj grave dhe

fëmijëve.8

Lëvizje pozitive në drejtim të rritjes së mbrojtjes së grave dhe fëmijëve janë

vërejtur në muajin gusht të vitit 2017. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale si dhe

Ministria e Shëndetësisë kanë paralajmëruar masa dhe aktivitete për aderim në

nënshkrimin dhe ratifikimin e Konventës për Preventivën dhe Luftën kundër Dhunës ndaj

Grave dhe Dhunës Familjare e njohur më mirë si Konventa e Stambollit (2011). Për

dallim nga konventat tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e gruas, Konventa e Stambollit e

përcakton dhunën ndaj grave si akt të shkeljes së të drejtave të njeriut me çka pritet që të

përmirësohen mekanizmat mbrojtës si dhe qasja e viktimave në drejtësi. Për sa i përket

azilkërkuesve, kjo konventë nënkupton njohje të dhunës me bazë gjinore dhe seksuale si

bazë për parashtrimin e kërkesës për azil.

1.1. Korniza juridike për të drejtën e azilit si dhe mbrojtjen e përkohshme në

Republikën e Maqedonisë

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë si akti më i lartë juridik i garanton liritë

dhe të drejtat e njeriut për të huajt dhe personat pa shtetësi në nenin 29, nën kushtet e

parapara me ligj si dhe me marrëveshje ndërkombëtare, në të njëjtën kohë ua garanton

edhe të drejtën e azilit “të huajve dhe personave pa shtetësi të përndjekur për shkak të

bindjeve dhe aktiviteteve të tyre politike, demokratike”. Neni 29 e përshkruan

anëtarësimin e shtetit në veprimet qeveritare politike, ndërkombëtare, rajonale si dhe të

formave tjera në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe obligimet e marra përmes

dokumenteve ndërkombëtare të arsyetuara në kapitullin paraprak.9 Shteti edhe pse e ka

8 F. 11-14 http://www.glasprotivnasilstvo.org.mk/wp-content/uploads/2016/12/Monitoring-na-zakon-za-SN_final.pdf 9 Kushtetuta, neni 29: Të huajt në Republikën e Maqedonisë i gëzojnë liritë dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë, me kushte të përcaktuara me ligj dhe me marrëveshje ndërkombëtare. Republika ua garanton të drejtën e azilit të huajve dhe personave pa shtetësi, të përndjekur për shkak të bindjeve dhe veprimeve politike demokratike. Ekstradimi i të huajit mund të bëhet vetëm në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare të ratifikuar dhe në bazë të parimit të reciprocitetit. I huaji nuk mund të ekstradohet për shkak të veprës penale politike. Veprimet e terrorizmit nuk konsiderohen vepra penale politike.

Page 10: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

10

ratifikuar Konventën për të Drejtat e Refugjatëve, protokollin si dhe konventat në të cilat

janë të përcaktuara liritë dhe të drejtat themelore të njeriut qysh herët në vitet e 90-ta,

prapëseprapë ligji për azil dhe mbrojtje humanitare është sjellë në gusht të vitit 2003 si

pjesë e negociatave për anëtarësim me Komisionin Evropian.10

Në vitin 2007, ligji veç më iu nënshtrua ndryshimeve me qëllim të përshtatjes me

direktivën për procedurat e azilit në UE dhe rekomandimet për Maqedoninë nga Këshilli i

Evropës, lidhur me qasjen dhe pasigurinë juridike të azilkërkuesve. Ligji i atëhershëm për

azil dhe mbrojtje humanitare iu nënshtrua ndryshimeve të tjera në vitin 2008 dhe u

zëvendësua humanitarja me mbrojtje të përkohshme si status juridik, me çka azilkërkuesit

të cilët nuk i plotësojnë kushtet për të fituar statusin ndërkombëtar të refugjatit, kurse janë

objekt i përndjekjes nga pushteti ekzekutiv në një shtet të caktuar për shkak të veprimit si

dhe parimeve demokratike e politike, me çka edhe kësaj kategorie të kërkuesve iu

mundësua mjet juridik.11

Në vitin 2009 vijoi edhe një tjetër përshtatje e ligjit me çka në

ligj, për herë të parë u inkorporua edhe parimi i kërkesës së të drejtës së azilit në të

ashtuquajturin “vendin e parë të azilit”, kurse në vitin 2012 u bënë ndryshime në

definicionet për azilkërkues dhe kërkesë për azil dhe që të dyja ishin në përputhje me

standardet ndërkombëtare dhe direktivën për procedurat (mundëson qasje fer dhe të

shpejtë deri te mbrojtja për kategoritë e rrezikuara) dhe direktivën për kualifikimin (baza

për miratimin e mbrojtjes së përkohshme) nga ana e UE-së12

për të ashtuquajturën ‘rutë

ballkanike’. Rritja e numrit të të huajve që kërkonin qasje në territor (deri në 10.000

persona në ditë) në Maqedoni dhe pamundësia që të njëjtit të regjistrohen, të

dokumentohen si dhe të orientohen sipas ligjit për të huajt, e tërhoqi ndryshimin e ligjit

për azil dhe mbrojtje të përkohshme, me çka u mundësua parashtrimi i të ashtuquajturit

“qëllim për parashtrim të kërkesës për azil” me çka u mundësua transiti i lirë përmes

territorit gjatë 72 orëve.

Në fund, me ndryshimet e fundit të ligjit për azil më 4 Prill 2016, në procedurë të

shkurtuar u fut mundësia e refuzimit të azilkërkuesve të cilët kanë hyrë në territorin e

Republikës së Maqedonisë nga i ashtuquajturi “shtet i tretë i sigurt”, pa shqyrtimin

thelbësor të kërkesave të tyre, bashkimi familjar ishte kufizuar në afat prej 3 vitesh pas

marrjes së statusit të azilantit si dhe norma të tjera kontestuese.

Veçanërisht shqetësues është neni 10 i ligjit, ku thuhet se kërkuesi që ka hyrë nga

një vend i UE-së, i NATO-s ose i EFTA-s, plotëson kritere të caktuara, përkatësisht i

kanë ratifikuar Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Refugjatëve dhe Konventën

Evropiane për të Drejtat e Njeriut, atëherë duhet të kërkojnë të drejtën e azilit në atë shtet

ose të aplikohet parimi “shteti i parë i azilit”. Në këtë nen nuk është thënë se kush dhe si e

bën vlerësimin për shtetin e tretë të sigurt, në të njëjtën kohë nuk ofron të drejtën e

ankesës ndaj vendimit të tillë në kundërshtim me Direktivën 2013/32/EU. Për shembull,

10 Ligji për Azil dhe Mbrojtje të Përkohshme, “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 49/2003, 66/ 2007, 142/2008, 146/2009, 166/2012, 101/2015, 152/2015, 55/2016 и 71/2016. 11 Direktivat për procedurën e azilit/cila, prej kur? 12 Definimi i fjalss refugjat në ligj është në përputhshmëri me definicionin nga Konventa për të Drejtat e Refugjatëve e vitit 1951, gjithashtu edhe i personave nën mbrojte subsidiare është në përputhshmëri me Direktivën për Kualifikim të EU-së. Ligji për Azil dhe Mbrojtje të Përkohshme në raste të ardhjeve të mëdha; masat mbrojtëse kundër dëbimit; garancinë procedurale për vërtetimin e statusit bazë të refugjatit, duke përfshirë personat me nevoja të veçanta; udhëzime për rastet e ndjekjes së gjinive specifike dhe rasteve me fëmijë; të drejtat dhe detyrimet e personave me interes dhe roli mbikëqyrës i UNHCR-së ne procedurat e lidhura me azil dhe mbrojtje të përkohshme, integrimi eventual etj., Direktiva e Kualifikimit si dhe Direktiva e Procedurave.

Page 11: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

11

nëse ky parim aplikohet ndaj azilkërkuesit i cili vjen nga shtetet e lartpërmendura i cili

pretendon se përndiqet për shkak të përcaktimit gjinor dhe/ose orientimit seksual, nuk

mund të parashtrojë ankesë ndaj atij vendimi dhe të arsyetojë se pse në rastin konkret

parimi i shtetit të tretë të sigurt nuk mund të aplikohet dhe i njëjti të fitojë mbrojtje.

Lëvizje pozitive vërehen në përpjekjet e qeverisë së sapozgjedhur më 2017 që të

punojë në përmirësimin e rregullativës ligjore, më konkretisht në ligjin për azil dhe

mbrojtje të përkohshme dhe përshtatjen e tij të mëtutjeshme me legjislaturën e Unionit

Evropian. Hapa konkretë janë parashtruar në të ashtuquajturin ‘Plani 3-6-9’ i cili

përmban edhe paketë-reforma në fushën e migracionit. Megjithatë, në këtë plan nuk është

paraparë edhe pjesëmarrja e Sektorit Civil dhe/ose e Avokatit të Popullit në revizionin e

ligjit për të cilin në bazë të këtij dokumenti veç më është përgatitur ekspertizë.13

Norma nga ligje të tjera me të cilët parashihen të drejtat e azilkërkuesve,

personave me status të njohur të refugjatit ose mbrojtje subsidijare janë pjesë e Ligjit për

Procedurën e Përgjithshme Administrative (LPPA), Ligjit për Kontestet Administrative

(LKA), Ligjit për të Huajt, Ligjit për Mbrojtje Sociale (LMS), Ligjit për Punësimin dhe

Punën për të Huajt (LPPH), Ligjin për Shtetësinë të Republikës së Maqedonisë dhe

Politikat Publike si Strategjia për Integrimin e Azilantëve dhe të Huajve në Republikën e

Maqedonisë 2008-2015 dhe Rezoluta e Republikës së Maqedonisë për Politikën e

Migracionit 2015-2020.

2.Aplikimi i ligjeve dhe qasja e refugjatëve dhe të huajve në të drejta dhe mbrojtje në Republikën e Maqedonisë, me fokus te gratë dhe fëmijët

Kapitulli i dytë i referohet aplikimit të legjislaturës nacionale në rrethanat e krizës

humanitare dhe të refugjatëve dhe analizimin e pyetësorëve nga hulumtimi i realizuar.

Fokusi i hulumtimit në një pjesë të madhe ka të bëjë me periudhën pas hapjes së rutës

(mars 2016-tetor 2017) ose:

- Qasja në territor dhe e drejta e azilit e e mbrojtjes së përkohshme,

- Lëvizja e lirë në dhe jashtë qendrave transite kufitare për azilkërkues dhe të huaj,

- Qasja në të drejta dhe mbrojtja e grupeve të rrezikuara-grave dhe fëmijëve në flukset e

refugjatëve dhe flukset e përziera të migracionit dhe në fund i referohet përvojave nga

aplikimi i Procedurave standarde operative për mbrojtjen e të miturve të pashoqëruar,

personave me nevoja të veçanta dhe të moshuarve si dhe viktimave të tregtisë me njerëz.

2.1. Qasja në territor, e drejta e azilit dhe e mbrojtjes së përkohshme të refugjatëve dhe të huajve

Me mbylljen dhe militarizimin e kufijve, përgjatë rrugës nga Evropa Juglindore,

edhe Republika e Maqedonisë e kufizoi qasjen në territor për azilkërkuesit dhe migrantët

potencialë në kufirin verior dhe jugor. Vendimi për kufizimin e qasjes në territor

arsyetohet me nevojën e rritjes së masave të sigurisë, prej se më shumë shtete evropiane

13 Government of the Republic of Macedonia, Plan 3-6-9, http://vlada.mk/sites/default/files/Plan3-6-9ENG.pdf, f. 6-7,

4.7.2017.

Page 12: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

12

perëndimore i rrethuan shtetet e tyre në vijat kufitare dhe e rritën praninë e forcave të

sigurisë, duke tentuar që të vendosin rrugë legale të migracionit për azilkërkuesit dhe/ose

migrantët në disa lokacione në Greqi, Itali dhe Turqi. Republika e Maqedonisë nuk është

shtet anëtar i Unionit Evropian, por praktikon politika që përputhen me shumicën e

shteteve të UE-së, edhe pse është e dallueshme politika e qëndrimit restriktiv sa i përket

kërkesave për të drejtën e azilit dhe lirisë së lëvizjes përmes kufizimit të qasjes në territor.

2.1.1 Qasja në territor

Pas mbylljes së përnjëhershme të kufijve në mars të vitit 2016, në qendrat transite

kufitare u bllokuan rreth 2.000 njerëz të cilët në afat prej vetëm disa muajve e lëshuan

shtetin duke u kthyer në Republikën e Greqisë ose u drejtuan drejt Republikës së Serbisë,

më së shpeshti me qëllim të kalimit jo të rregullt të kufirit. Veç më në mars të vitit 2017,

numri i njerëzve të cilët qëndronin në qendrat transite kufitare përbënte 49 persona në

kufirin verior dhe 14 në kufirin jugor me tendencë të zvogëlimit të mëtejshëm. Deri në

fillim të tetorit të vitit 2017 në bazë të të dhënave të Legisit, 5 persona kanë qëndruar në

qendrën transite kufitare në Gjevgjeli (e cila është në afërsi të kufirit jugor) dhe 23

persona kanë qëndruar në Tabanoc (në afërsi të kufirit verior).14

Sipas të dhënave të mbledhura, mesatarisht në periudhë më të gjatë prej 5 muajsh

në qendrat transite kufitare kanë qëndruar nga 30-40 persona, nga të cilët 11 kanë

qëndruar më shumë në kufirin jugor. Gjatë muajit gusht vetëm 6 persona janë regjistruar

në kufirin jugor si të sapoardhur, kurse në kufirin verior numri më i madh i të

sapoardhurve është vërejtur nga korriku deri në shtator të vitit 2017, kur mesatarisht në

ditë kanë arritur nga 1-8 persona të cilët janë regjistruar ose kanë refuzuar që të

regjistrohen zyrtarisht në qendrën transite kufitare në Tabanoc.15

Statistika zyrtare për

numrin e përgjithshëm të të huajve të cilët kanë kaluar transit dhe/ose janë ndalur në

territorin e republikës së Maqedonisë në vitin 2017, është vështirë të sigurohet duke pasur

parasysh se regjistrimi i të huajve të sapoardhur në qendrat kufitare jo gjithmonë

zbatohet. Deri në 90 persona në grupe më të mëdha janë vërejtur në afërsi të linjave

hekurudhore pranë qendrës transite në Tabanoc në kufirin verior.16

Sipas pyetësorëve të

aplikuar nga gjithsej 100, te 36 prej tyre është konstatuar se janë persona të sapoardhur të

cilët kanë refuzuar të regjistrohen dhe pas një qëndrimi të shkurtër e kanë lëshuar qendrën

transite në Tabanoc.

Zvogëlimi i numrit të refugjatëve dhe i migrantëve nëpër qendrat ka të bëjë me

ikjen nga qendrat përmes rrugëve jo të rregullta drejt Republikës së Serbisë, deportimeve

grupore të të huajve përmes kufirit jugor drejt Greqisë nga ana e patrullës së përzier

policore dhe kufitare dhe një deportimi të regjistruar me forcë me përdorim të tepruar të

forcës nga 10 persona në qendrën transite në Tabanoc në korrik të vitit 2017. Pretendimet

për largim nga vendi në mënyrë jo të rregullt dhe deportimet grupore në bazë të këtij

parimi janë vërejtur edhe gjatë kryerjes së hulumtimit. Domethënë, më 17.7.2017 në ora

4 e 30 minuta të mëngjesit, është marrë njoftim për zyrtarë policorë të cilët pretendohet se

14 http://www.legis.mk/news/2402/ 15 Raporti tremujor, Legis, 2017. http://www.legis.mk/news/2401/quarterly-report-june-sep-15-2017-help-on-the-route 16 Raporti tremujor, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, http://myla.org.mk/wp-content/uploads/2016/09/Field-

Report-May-Jun-July-2017.pdf , 2017.

Page 13: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

13

me përdorim të tepruar të forcës kanë nxjerrë dhjetëra persona nga hapësirat e qëndrimit,

nga të cilët një pjesë janë deportuar për në Greqi, kurse një pjesë e tyre kanë arritur që të

ikin dhe pastaj kanë dhënë deklarata që të sqarohet më sakt se ku dhe kur kanë dhënë

deklarata, ku pas kësaj Avokati i Popullit ka hapur lëndë për vërtetimin e përgjegjësisë së

zyrtarëve policorë të cilët e kanë ndërmarrë këtë aksion.

Në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut, nga Avokati i Popullit në

vitin 2016 janë vërejtur këto dukuri dhe është kërkuar që të njëjtat të eliminohen, por pas

vërejtjes së kësaj gjendjeje me raportet e fundit për gjendjen në kufirin jugor, është

vërtetuar se personat e zënë në transit jo të rregullt, shkurt mbahen në qendrën transite në

Gjevgjeli para se të kthehen në Greqi, pa iu dhënë vendim për deportim ose dëbim nga

shteti.17

Edhe sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e

Maqedonisë gjatë këtij muaji, gjithsejtë 118 refugjatë janë kapur nga policia në territorin

e Republikës së Maqedonisë dhe pas një kohe të shkurtër janë kthyer drejt Greqisë. Në

asnjërin prej këtyre rasteve nuk është ngritur procedurë individuale për deportim e as që

ka qenë lëndë shqyrtimi nga organi kompetent gjë për të cilën dëshmon mungesa e

vendimeve për “depërtim”.18

Legis ka bërë 6 intervista, nga të cilat 2 intervista grupore (grupi 1–5 të

intervistuar, grupi 2–6 të intervistuar) dhe 4 intervista individuale me persona të

sapoardhur në qendrën transite kufitare në Tabanoc, për vërtetimin e praktikave specifike

të kthimit jolegal të të huajve drejt territorit të Republikës së Maqedonisë në kufirin

verior, nga zyrtarët policorë dhe policia kufitare në Republikën e Serbisë. Në deklaratat e

të intervistuarve të të dyja grupeve sqarohet se ata janë kapur në transit jolegal në

territorin e Republikës së Serbisë nga policia kufitare në rastin e parë si dhe në rastin e

dytë nga policia e rregullt në afërsi të Beogradit. Në të dyja rastet u është premtuar se do

të dërgohen në Beograd, në qendër azili, por në vend të kësaj ata janë dërguar në pyll,

kurse dokumentet të cilat u janë dhënë nga Republika e Greqisë u janë marrë dhe u janë

shkatërruar, me çka grupi i parë është pranuar nga zyrtarët policorë në Maqedoni dhe janë

dërguar në qendrën transite në Tabanoc, përderisa grupi i dytë kanë arritur që në këmbë të

mbërrijnë deri në qendër. Akuza të ngjashme janë përfshirë edhe në raportet javore të

Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut gjatë muajve prill, maj, qershor, korrik dhe

shtator të vitit 2017.19

në kamp për çdo ditë arrijnë refugjatë të cilët janë kthyer nga

Serbia pasi kanë qëndruar atje ose vetëm kanë tentuar që ta kalojnë kufirin me çka janë

kapur nga policia serbe. Sipas dëshmive të tyre, shpeshherë janë viktima të dhunës së

zyrtarëve policorë dhe grupeve të organizuara kriminale në Serbi.

Analizë detale e deportimit jolegal të grupeve më të mëdha të migrantëve drejt

Republikës së Maqedonisë nga forcat policore në Republikën e Serbisë në rajonin kufitar

të kufirit verior është bërë nga një grup hulumtuesish në Serbi, ku ka marrë pjesë edhe

Legis. Pjesa më e madhe e akuzave për përdorim të tepruar të dhunës kanë të bëjnë me

forcat policore në Kroaci dhe Serbi; për Republikën e Serbisë janë grumbulluar

17 Raporti vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut, Avokati i Popullit, 2016

http://ombudsman.mk/upload/Godisni%20izvestai/GI-2016/GI-2016.pdf, f. 12; f. 44-50. 18 Raporti mujor, Tetor 2017, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM,

http://mhc.org.mk/system/uploads/redactor_assets/documents/2535/Sostojbata_na_granicnite_premini_oktomvri2017.pdfhttp://mhc.org.mk/reports/652?locale=mk#.WhLRJNKnE2x Raporti tremujor, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, http://myla.org.mk/wp-content/uploads/2016/09/Field-Report-May-Jun-July-2017.pdf, 2017.

19 Raportet e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM për gjendjen e kalimeve kufitare. http://mhc.org.mk/pages/reports?locale=mk&y=2017#.WhNkddKnE2w.

Page 14: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

14

pretendime për vendosjen e praktikave të deportimit masiv, marrjen e dokumenteve dhe

largimin me forcë (shtyrjen) e grupeve më të mëdha të migrantëve drejt kufirit të

Maqedonisë me qëllim të pamundësimit të argumentimit të nevojës për mbrojtje.

Gjithashtu hulumtimi (shih fusnotën 20), tregon se dokumentet të cilat veç më u janë

dhënë në kampet transite në Greqi dhe/ose në Maqedoni në vitin 2015-2016 mundësojnë

fillimin e procedurës së azilit në shtetet anëtare të UE-së, nëse të njëjtit kthehen në Greqi

dhe nisin procedurën në ndonjërën nga qendrat administrative.20

2.1.2 Qasja në të drejtën e azilit dhe në mbrojtje të përkohshme

Siç theksuam edhe në kapitullin paraprak, kufizimi i qasjes në territorin e

Republikës së Maqedonisë në kufirin jugor dhe deportimet jolegale të grupeve më të

mëdha drejt Maqedonisë në kufirin verior reflektohen edhe në numrin e kërkesave të

parashtruara për azil dhe mbrojtje të përkohshme në vitin 2017. Për dallim nga viti

2015/2016 kur janë parashtruar rreth 340.000 qëllime për dorëzim të kërkesës për azil,

vetëm 3 persona e kanë kryer procedurën dhe e kanë fituar statusin e refugjatit kurse 7 të

tjerë janë vënë nën mbrojtje të përkohshme, në vitin 2017 nuk kemi të dhëna statistikore

zyrtare për numrin e qëllimeve të parashtruara, kërkesave ose në përgjithësi transitit dhe

pranimit të të huajve nga ana e MPB-së.21

Të dhënat e fundit statistikore të shpallura në

ueb faqen zyrtare të MPB-së për gjendjen në kalimet kufitare datojnë në qershor të vitit

2016.

Për këtë, si relevante i marrim të dhënat e publikuara nga UNHCR-ja për

periudhën janar-gusht 2017 ku janë regjistruar 2216 tentime për hyrje jo të rregullt të të

huajve, nga të cilat 91 kanë kërkuar azil dhe 4 të tjerëve u është dhënë mbrojtja e

përkohshme, me çka numri i përgjithshëm për vitin 2015-2017 është 11 dhe 5 persona

janë vendosur në të ashtuquajtura “Shtëpi të mbrojtura”.22

Për dallim nga mbrojtja e

përkohshme, në vitin 2017 nuk është ndarë asnjë status refugjati, me çka numri i

përgjithshëm i kërkesave të aprovuara për 2 vitet e kaluara bëhet 4. Kjo praktikë mbetet e

pandryshuar deri në shpalljen e këtij dokumenti për politika publike, gjegjësisht nuk janë

parashtruar kërkesa të reja për azil si dhe nuk janë aprovuar kërkesa veç më të

parashtruara. Sa i përket hulumtimit të Legisit, asnjë qëllim e asnjë kërkesë për azil nuk

është regjistruar në periudhën mars-tetor 2017.

Qasja në territor në mënyrë direkte lidhet me qasjen në të drejtën e azilit dhe në

mbrojtje të përkohshme e cila në mënyrë më të detajuar është shqyrtuar në kapitullin

vijues, por është e rëndësishme të theksohet se praktikat e lartpërmendura të deportimit

jolegal nga Republika e Maqedonisë drejt Greqisë dhe kthimi jolegal i të huajve nga

Republika e Serbisë drejt Maqedonisë është bërë praktikë e themeluar, kështu që mund të

përfundojmë se vërehet mungesë e implementimit të procedurave të pranuara

ndërkombëtare për identifikimin, profilizimin, udhëzimin dhe ndjekjen e azilkërkuesve,

20 GOVERNING THE BALKAN ROUTE: MACEDONIA, SERBIA AND THE EUROPEAN BORDER REGIMEhttp://bordermonitoring.eu/berichte/2017-mazedonien-serbien/, 2017. 21 Ibid, 20 http://ombudsman.mk/upload/Godisni%20izvestai/GI-2016/GI-2016.pdf f. 46. 22http://www.unhcr.org/excom/speeches/59db2b617/statement-former-yugoslav-republic-

macedonia.html?query=Macedonia

Page 15: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

15

më pas azilkërkuesve me nevoja të veçanta (viktima të tregtisë me njerëz, viktima të

dhunës me bazë seksuale dhe gjinore, personave të moshuar dhe personave me pengesa,

të miturve jo të shoqëruar dhe viktimave tjera të grupeve të organizuara kriminale.), kurse

me këtë edhe de fakto kufizohet qasja në të drejtën e azilit dhe në mbrojtjen e

përkohshme përmes kufizimit të qasjes në territor.23

Në mënyrë plotësuese, neni 4 i

KEDNJ flet për ndalimin e dëbimit kolektiv të të huajve. Dëbimi i tillë kolektiv i një

grupi do të arsyetohej vetëm nëse shteti në mënyrë objektive i shqyrton rastet individuale

të secilit anëtar të grupit veçmas, gjë që në tekstin më sipër u konstatua se nuk është bërë,

gjegjësisht nuk është dhënë ndonjë vendim i tillë juridik nga organi kompetent si dhe

mosrespektimi i parimit të moskthimit (non-refoulementrule) është definuar në

Konventën Ndërkombëtare për Statusin e Refugjatëve e miratuar në vitin 1951 si dhe

nënkupton një nga parimet bazë në të cilat ajo bazohet.24

Neni 33 parasheh që asnjë

refugjat të mos kthehet në territorin në të cilin ekziston kërcënim real se ndaj të njëjtit do

të kryhet torturë trajtim jonjerëzor dhe degradues. Për praktikën e themeluar të deportimit

jolegal që bëhet në kufijtë veriorë dhe jugorë (Serbi-Maqedoni-Greqi) duhet të gjenden

zgjidhje përkatëse të cilat nuk do ta kufizojnë qasjen në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen

e të huajve në Republikën e Maqedonisë dhe mund të tejkalohen me praktikimin e

vazhdueshëm dhe respektimin e procedurave të parapara me marrëveshjet për ripranim në

mes shteteve.

Si shkak i dytë i cili tregon për problemet sistematike të qasjes në azil është

tejzgjatja e procedurës në Sektorin për Azil pranë MPB-së. Në raportin vjetor të Zyrës së

Avokatit të Popullit lidhur me gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, viti 2016/2017,

konstatohet mos informimi i vazhdueshëm i njerëzve në qendrat transite kufitare nga ana

e institucioneve kompetente lidhur me të drejtat e tyre, pretendimet për mosinteresimin

për parashtrim të kërkesave për azil bien ndesh me procedurat veç më të filluara për azil

në të cilat nuk është vepruar nga ana e Sektorit për Azil pranë Ministrisë së Punëve të

Brendshme për më shumë se një vit, që pas vërejtjes së Avokatit të Popullit i ka filluar

këto procedura.25

MPB, gjegjësisht policia e rregullt dhe ajo kufitare, është institucioni primar

kompetent për implementimin e procedurave dhe udhëzimin e azilkërkuesve deri te

Sektori për Azil pranë ministrisë, për të cilin UNHCR-ja në vitin 2015 i ka nxjerrë të

metat kyçe në qasjen në të drejtën e azilit dhe në mbrojtje të përkohshme të të huajve siç

janë: njohja e gjuhëve dhe/edhe prania e përkthyesve dhe interpretuesve përgjatë

kalimeve kufitare në kufirin verior dhe jugor, trajnimi i zyrtarëve policorë në tema lidhur

me azilin bëhet, por megjithatë trajnimet fokusohen në procedurat për azil dhe jo në

procedurat për identifikim, profilizim dhe udhëzim, zyrtarët kanë kapacitete të kufizuara

për identifikimin e personave në nevojë të mbrojtjes ndërkombëtare, duke përfshirë

azilkërkuesit si dhe viktimat e tregtisë me njerëz etj.

Sa i përket procedurave për azil dhe mbrojtje të përkohshme vërehen të metat në

vijim: Dhënia me vonesë e dokumenteve adekuate për identifikim (dhe brenga lidhur me

përpunimin e kërkesave) i vë azilkërkuesit në rrezik të mos fitojnë mbrojtje

23 Procedurat për trajtimin e kategorive të veçanta të personave, UNHCR, Refugee Protection and Mixed Migration: A

10-Point Plan of Action, January 2007, Rev. 1, http://www.refworld.org/docid/45b0c09b2.html 24 Ibid, 20. 25 Ibid, 20-44.

Page 16: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

16

ndërkombëtare ose të mos i realizojnë të drejtat lidhur me mbrojtjen ndërkombëtare.

Kualiteti i vendosjes lidhur me kërkesat për azil edhe më tej është joadekuat, sepse

vendimet shpeshherë nuk kanë as edhe arsyetim të qartë kurse shprehja e brengës për

sigurinë nacionale jashtëzakonisht merret si bazë për refuzimin e kërkesave për mbrojtje

ndërkombëtare. Gjithashtu, azilkërkuesi nuk ka qasje në mjete juridike efektive, sepse

rastet nuk shqyrtohen me vlerësim individual të kërkesës, kurse shqyrtimi gjyqësor dhe

vendimi gjyqësor e ndjek arsyetimin e organit të shkallës së parë i cili zakonisht është i

përgjithshëm dhe nuk korrespondon me rastin konkret dhe karakteristikat e tij. Mbrojtje

të tjera themelore procedurale, siç është qasja në informata dhe interpretimi i tyre, jo

gjithmonë sigurohet.26

Këto praktika të vërejtura gjatë vitit 2016 dhe 2017, gjegjësisht

procedurat e azilit zhvillohen përpara Sektorit për Azil dhe Gjykatës Administrative dhe

jo përpara gjykatës kompetente themelore/civile ku azilkërkuesit do të parashtronin

kërkesën e tyre para gjykatësit kompetent.

Si rezultat i të metave në sistemin e azilit dhe mbrojtjes së përkohshme, praktika e

dhënies së vendimeve negative nga Sektori për Azil dhe Gjykata Administrative është

vënë në pah edhe në raportin vjetor të Avokatit të Popullit me çka tregohet për praktikë e

cila ka zgjatur edhe në vitet 2016/2017. Gjegjësisht edhe praktikën e Sektorit për Azil i

cili për kontrollimin e informatave të dhëna nga parashtruesi i kërkesës deri te Drejtoria

për Siguri dhe Kundërzbulim për atë se azilkërkuesi a parqet kërcënim potencial për

sigurinë e shtetit. Domethënë, Avokati i Popullit konstaton se nëse drejtoria jep mendim

negativ, sektori e pranon këtë mendim pa i shqyrtuar rrethanat e azilkërkuesit dhe jep

vendim negativ i cili mund të ankimohet në afat prej 30 ditëve para Gjykatës

Administrative. Praktika e gjykatës, duke e pasur parasysh numrin e konsiderueshëm të

vendimeve të vërtetuara negative, është që ta konfirmojë vendimin e sektorit, pa e

dëgjuar parashtruesin e kërkesës ndërkohë, respektivisht në gjykatë shfaqet ekskluzivisht

përfaqësuesi ligjor.

Gjithashtu, LAMP në nenin 18, në mënyrë plotësuese e vështirëson procesin me

atë se kërkuesi gjatë tërë procedurës informohet në gjuhë për të cilën në mënyrë të

arsyeshme konsiderohet se azilkërkuesi e kupton ose në një nga gjuhët e huaja të

pranuara gjerësisht me çka cenohet neni 6 i KEDNJ ose e drejta e procedurës së drejtë

gjyqësore. Nga fillimi i krizës së refugjatëve e deri më sot asnjë refugjati që ka kaluar

transit ose që ka qëndruar në territorin e Republikës së Maqedonisë për më gjatë, nuk i

është mundësuar që t’i drejtohet gjykatës kompetente në gjuhën të cilën e kupton atëherë

kur të drejtat e tij/saj janë shkelur nga bartësit e kompetencave publike.27

Në fund, ndryshimet e LAMP në prill të vitit 2016, në rrethana të ndërprerjes së

krizës humanitare dhe të refugjatëve, u dëshmua si një pengesë tjetër me të cilën do të

dekurajohen azilkërkuesit potencialë dhe kërkuesit e ndihmës së përkohshme. Me ligjin e

propozuar parashihen tre ndryshime të cilat janë në kundërshtim direkt me normat e

parapara ndërkombëtare dhe standardet për bashkimin familjar si dhe definimin preciz të

institutit “Shtet i tretë i sigurt” si çdo shtet anëtar i UE-së, i Aleancës Veriatlantike

(NATO-s) ose shtet anëtar i Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë (EFTA) dhe çdo

azilkërkues ose kërkues i mbrojtjes së përkohshme i cili vjen nga “vendi i parë i azilit”

26 Ibid, 24. 27 Ibid, 20.

Page 17: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

17

anëtare e ndonjërës nga organizatat e lartshënuara do të kthehet pa arsyetim, pa vendim

juridik ose të drejtë ankese ndaj një vendimi të tillë. Avokati i Popullit dhe organizatat

qytetare: Makedonsko Zdruzhenie na Mlladi Pravnici, Otvorena Porta – La Strada, Legis

dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM në qershor të vitit 2016 deri te

parlamenti i Republikës së Maqedonisë kanë dorëzuar iniciativën me të cilën kërkohet

anulimi dhe fshirja e ndryshimeve të prillit 2016 në LAMP dhe përshtatja e

terminologjisë/ kthimi i neneve paraprake të ligjit lidhur me bashkimin familjar.

Njëkohësisht, normat e këtilla janë në mënyrë direkte në kundërshtim me direktivat

evropiane, KEDNJ dhe vërejtjet e organizatave relevante ndërkombëtare si dhe

Konventës për Statusin e Refugjatëve e cila si parim bazë e parashtron ndalimin e dëbimit

ose kthimit (“non-refoulment”). 28

Në këtë kontekst, çdo ndryshim i Ligjit për Azil dhe Mbrojtje të Përkohshme

duhet të jetë pjesë e diskutimit publik dhe pjesëmarrjes së gjerë të ekspertëve publikë,

ministrive kompetente, Sektorit Civil, Avokatit të Popullit dhe palëve tjera të interesuara

në këtë ligj. Veçanërisht se ligji në të ardhmen duhet të sigurojë qasje në mbrojtjen

gjyqësore të azilkërkuesve dhe kërkuesve të mbrojtjes së përkohshme, kushte fer dhe

vendime të drejta në prani të parashtruesve të kërkesës, përfaqësuesit ligjor dhe

përkthyesit me përvojë në punë në fushën e migracionit dhe në të drejtën humanitare.

2.1. 3 Liria e lëvizjes brenda dhe jashtë qendrave transitore kufitare si dhe në qendrat për azil kërkues dhe për të huaj

Legis dhe Avokati i Popullit kanë vërejtur praktika të mbajtjes si dhe kufizimit të

lëvizjes së njerëzve në kampet transitore kufitare, të cilët pas mbylljes së kufijve në mars

të vitit 2016 mbahen në qendrat kufitare pa marrë asnjë vendim juridik për mbajtje apo

për privim nga liria e lëvizjes nga ana e ndonjë organi kompetent. Në mungesë të njohjes

së statusit të refugjatit dhe/apo të personit nën mbrojtje të përkohshme, ata nuk munden

që lirshëm të dalin apo të hyjnë në qendrat transitore afër kufitare në Kumanovë dhe

Gjevgjeli pa shoqërinë e ndonjë organi kompetent, pavarësisht nevojës.29

Ky lloj i

ndalesës filloi të zbatohet me pranimin e propozimit të grupit për vlerësimin e krizave

deri te qeveria për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e votuar në parlament më 19

Gusht 2015. Gjendja e jashtëzakonshme u vazhdua më 2016 edhe pse rreziqet e sigurisë

nga ardhja e grupeve të mëdha të njerëzve nga Greqia u zvogëlua me mbylljen e kufijve.

Pothuajse një vit e gjysmë kaloi nga mbyllja e kufijve dhe rënies drastike të numrit të

kërkuesve për azil, sidoqoftë, gjendja e jashtëzakonshme u vazhdua në qershor të vitit

2017 për 6 muaj, ndërsa me të edhe ndalesa e lëvizjes së lirë jashtë kampeve kufitare.30

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme mundet, por

nuk është edhe e patjetërsueshme që të parasheh edhe ndalesa të lëvizjes së lirë, kështu që

mbetet e paqartë se përse nuk u morën rekomandimet e organizatave qytetare dhe të

avokatit të popullit në konsideratë, të cilat vunë në dukje se mbajtja më e gjatë dhe

kufizimi i lëvizjes nuk është i paraparë në asnjë vendim juridik të shkruar nga ndonjë

organ kompetent, ku ka raste që njerëz kanë ndenjur më shumë se 5 muaj në qendrat

28 Iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Azil dhe Mbrojtje të Përkohshme

http://ombudsman.mk/upload/Inicijativi/Inicijativa-Zakon%20za%20azil-2016.pdf 29 Ibid, f. 20; f. 44. 30 Ibid.

Page 18: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

18

kufitare pa pasur mundësi që të socializohen dhe ambientohen me rrethinat lokale në

komunat e Kumanovës dhe Gjevgjelisë. Izolimi i qendrave kufitare nga zona e qytetit,

ndalesa dhe kufizimi i lëvizjes së lirë e cila zgjati pothuajse një vit e gjysmë pas mbylljes

së kufijve në Mars 2016, tregon për krijimin e kushteve për torturë dhe trajtim johuman

në qendrat e përkohshme, de-fakto të tipit të mbyllur në shtetin tonë.

Analizat nga terreni tregojnë se njerëzit në qendrat kufitare kanë qenë të privuar

nga lidhjet shoqërore/sociale, komunikimi dhe nga qasja deri te lajmet dhe informatat nga

bota e jashtme. Kjo gjendje është prezente posaçërisht pas mbylljes së kufijve, me të cilën

u ndalua që të ishin të informuar edhe për të drejtat e tyre dhe mundësitë për vetë

organizim dhe marrjen e vendimeve në qendrat transitore. Pranuesit e shërbimeve nuk

janë të përfshirë as edhe në mbledhjet e punës të cilat mbahen një herë në javë, ku

vendoset për të gjitha aktivitetet në qendrat transitore, njashtu edhe për menynë javore të

ushqimit. Kjo qasje institucionale, është një indikacion për funksionimin de-fakto të një

institucioni të tipit të mbyllur, ku edhe praktikohet mbajtja me elemente të privimit të

lirisë dhe jo të një qendre kufitare transitore. Gjithashtu nuk ka mundësi të realizimit të

ndonjë lloj të komunikimit apo lidhjes shoqërore me botën e jashtme.

Është vërejtur përmirësim i qasjes në shërbime në sferën e ndihmës juridike,

kujdesit shëndetësor primar, përderisa ka rënie në mbajtjen e aktiviteteve të karakterit

arsimor, kulturor dhe shoqëror, pjesërisht për shkak të numrit të vogël të njerëzve të cilët

rrinë për një kohë më të gjatë në qendrat kufitare. Përderisa programet arsimore mbahen

në gjuhë të ndryshme për komunikim, programet edukative për fëmijë të cilat mbahen

nga ana e organizatave joqeveritare, prapëseprapë ka mungesë të institucionale në edukim

dhe arsimim në qendrat transitore dhe në qendrën për pranim të azilkërkuesve dhe

mbrojtje të përkohshme.

Përveç daljes nga qendrat transitore, deri në muajin korrik të vitit 2017, nuk ishte

e lejuar edhe hyrja e kërkuesve potencialë të azilit dhe të të huajve. Pas hulumtimit në

terren me kërkesën e Legisit, Avokati i Popullit kërkoi nga ana e MPB-së që t’ju

mundësohet hyrja nëpër këto qendra të gjithë personave që kërkojnë ndihmë, pavarësisht

statusit të tyre. Pas disa vizitave të njëpasnjëshme të paparalajmëruara nga ana e zyrës së

Ombudsmanit, u vërtetua se udhëzimet e dhëna respektohen në varshmëri nga vullneti i

zyrtarëve policorë të ndërrimit. Kah fundi i muajit tetor të vitit 2017, është vërejtur

zvogëlim i numrit të të huajve në qendrën transitore në Tabanoc, kurse zmadhim i pranisë

së grupeve jashtë qendrës. Ne vlerësojmë se ka disa arsye të mundshme për këtë gjendje:

- njerëzit të cilët transitojnë në mënyrë jo të rregullt nëpër shtet, i ikin ndihmës

institucionale, me qëllim të daljes më të shpejtë jashtë territorit të Maqedonisë për në

Serbi,

- mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, gjegjësisht Ministrisë për Punë të

Brendshme, është për shkak të ikjes së implementimit të Ligjit për Azil dhe për Mbrojtje

të Përkohshme dhe Ligjit për të Huajt, posaçërisht kur bëhet fjalë për regjistrim,

dokumentim si dhe udhëzim të secilit person dhe/ose ikja e procedurave administrative

për readmisim të emigrantëve për në Republikën e Greqisë,

- ndërprerja e lëvizjeve të përziera të migracionit për në Evropë përmes Maqedonisë.

Pavarësisht arsyeve, njerëzve të cilët gjenden përreth qendrës transitore në

Tabanoc, duhet t’ju mundësohet qasja e lirë në shërbimet në qendrën transitore, ku do të

ishin të regjistruar dhe ku do të udhëzoheshin për të drejtat dhe detyrimet e tyre në

Page 19: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

19

pajtueshmëri me Ligjin për Azil dhe për Mbrojtje të Përkohshme dhe/ose në bazë të Ligjit

për të Huajt. Me këtë, Ministria e Punëve të Brendshme mund të krijojë sërish praktika

për mbajtjen e statistikave ditore (në dispozicion në ueb-faqe) për numrin e personave të

cilët rezidojnë dhe/ose kërkojnë azil ose mbrojte të përkohshme në qendrat transitore në

Gjevgjeli dhe Tabanoc, qendrën për pranim e azilkërkuesve në Vizbeg - Shkup, qendrën

për pranim të të huajve Gazi Babë-Shkup, praktikë e cila ishte e lëshuar nga ana e

ministrisë në qershor të vitit 2016.

Në përputhshmëri me kushtet e përkohshme të banimit në qendrat transitore,

mendojmë se duhet të shikohet mundësia që të gjithë personat të cilët janë mbajtur më

shumë se 72 orë në qendrat kufitare, të relokohen në qendrën për azilkërkues në Shkup,

ku shfrytëzohet vetëm 10% e kapacitetit të mundshëm dhe ofron kushte shumë më të

mira për qëndrim më të gjatë. Qendra duhet të përmirësojë kualitetin e ushqimit, për të

cilën veç më ka vërejtje nga ana e njerëzve të cilët qëndrojnë aty.31

Në fund, institucionet e tipit të mbyllur në Maqedoni, shpeshherë kritikohen për

kapacitetet e vendosjes dhe standardet e respektimit të të drejtave të njeriut të cilat lihen

pas dore. Po ashtu edhe Qendra e Pranimit për të Huajt e Ministrisë së Brendshme, nuk i

plotëson standardet ndërkombëtare për mbajtjen e njerëzve. Në këtë qendër në vitin 2016

dhe 2017, me mbajtje të pabazë të të huajve (refugjatëve/emigrantëve) u është kufizuar e

Drejta Universale për Lirinë e Lëvizjes, vendosjes në kushte të kënaqshme, ndarja e

personave minorë nga ata madhorë pa ndonjë vendim të shkruar nga ndonjë organ

kompetent. Kjo praktikë është e ndryshuar pas intervenimit të Avokatit të Popullit,

mirëpo vendimet jepen në gjuhën maqedonase, të cilat vendime personat e ndaluar nuk

mund t’i kuptojnë dhe nuk u sigurohet përkthyes për të njëjtën. Kur flasim për kushtet

higjienike dhe kushtet tjera materiale, janë vërejtur përmirësime, përderisa prapëseprapë

ka ankesa për kualitetin e ushqimit të cilin e marrin.32

2.3.Qasja në të drejta dhe mbrojtja e grupeve të cenueshme në fluksin e refugjatëve dhe migracionit të përzier – gra dhe fëmijë

Në vitin 2016-2017 filloi rishikimi dhe përpilimi i PSO-ve, duke e pasur parasysh

mungesën në procedurat paraprake, gjithashtu edhe trajtimin trevjeçar të refugjatëve dhe

të huajve, grupeve të cenueshme, siç janë gratë, fëmijët dhe minorët e pashoqëruar të cilët

vijnë nga kontinenti afrikan dhe aziatik. Në vitin 2017 u prezantua edhe PSO-ja për

dhunën me bazë seksuale dhe gjinore. Nuk kemi të dhëna për zbatimin faktik të

procedurave të reja, mirëpo përderisa i marrim parasysh raportet e progresit të shtetit tonë

nga ana e Komisionit Evropian si dhe raportet periodike të KB, Republika e Maqedonisë

shpeshherë është kritikuar për mosekzistimin e objekteve për strehim të viktimave të

dhunës, dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit me njerëz, gjithashtu për mungesë

të kuadrove profesionale për të vepruar me viktima potenciale, ndër të cilat kategori të

cenueshme siç janë gratë dhe fëmijët, në të gjitha institucionet relevante me theks të

veçantë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë

31 Ibid. Raporti 20 vjeçar, 2016, Avokati i Popullit. 32 Raport i veçantë, Mekanizmi Kombëtar Parandalues http://ombudsman.mk/upload/NPM-dokumenti/2017/Poseben%20izvestaj-Vizbegovo-28.07.2017.pdfд. Avokati i Popullit, 2017.

Page 20: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

20

Sociale.33

Në aspektin e qasjes në azil dhe mbrojtje të përkohshme të kategorive të

cenueshme, mund të vijmë në përfundim se me mbylljen e kufijve dhe me kryerjen e

deportimeve në grupe drejt Greqisë, u pamundësohet madje edhe qasja në territorin tonë

kategorive të cenueshme, siç janë gratë dhe fëmijët.

Sa i përket mekanizmave për njohjen dhe mbrojtjen e viktimave potenciale,

Republika e Maqedonisë shpeshherë është e kritikuar për zotësinë e policisë së rregullt

kufitare e cila e para ka kontakt me azilkërkuesit potencial. Nga ana e sektorit për azil

organizohen trajnime për zyrtarët policorë (për ata të vendosur në vendkalimet kufitare

dhe stacionet policore), mirëpo edhe ata janë të fokusuar vetëm në procedurat për azil dhe

jo edhe në veprimet për identifikim, profilizim dhe udhëzim. Në stacionet policore

rrallëherë ka përkthyes në dispozicion (mbase nuk ka fare), kështu që broshura e

aplikuesit shpeshherë përmban vetëm të dhëna bazike e jo edhe informatat tjera të cilat

janë relevante për statusin e refugjatit ose të personit nën mbrojtje të veçantë. Kjo i vë në

dyshim kapacitetet e zyrtarëve policorë dhe ekzistimin e mekanizmave për identifikimin

e personave me nevoja për mbrojte ndërkombëtare, duke përfshirë refugjatë dhe viktima

të trafikimit me njerëz, konstatohet në raportin e UNHCR-së për vitin 2015.34

Kapacitetet

e zyrtarëve policorë nuk përparuan deri më vitin 2017, pjesërisht për shkak të ndryshimit

të PSO-ve të përgjithshme dhe përgatitjes së PSO-së së veçantë për dhunën me bazë

seksuale e gjinore. Mirëpo, duke e pasur parasysh se administrata për ekzekutimin e

sanksioneve nuk ka programe të zhvilluara ose të parapara për kësi lloji trajnimesh, nuk

mund të presim ndonjë ndryshim të gjendjes në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, në Maqedoni qasja në të drejtat e viktimave të dhunës në

familje është thuajse e pamundur, për shkak se Ligji për Parandalimin e Dhunës në

Familje i sjellë në vitin 2015, vetëm një vit më pas iu nënshtrua revizionit, ndërsa Rrjeti

Nacional kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Dhunës në Familje vjen në përfundim se votimi

i ligjit pa ndryshim në përmbajtje nuk mund të implementohet, sepse nuk është miratuar

strategjia kombëtare nga ana e qeverisë për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga

dhuna në familje të cilën e parasheh ligji. Ligji gjithashtu parasheh krijimin e trupit

koordinues kombëtar kundër dhunës në familje i cili nuk funksionon për shkak të

ndërrimit të shpeshtë të ministrave për punë sociale të cilët duhet ta udhëheqin me këtë

organ, madje nuk ekzistojnë informata se kush janë anëtarët e këtij organi, as se kur saktë

është formuar, nëse trupi ka miratuar ndonjë dokument pune dhe nëse ka dërguar raport

për punën e bërë deri te qeveria e Republikës së Maqedonisë. Në këtë trup janë të

paraparë edhe përfaqësuesit e organizatave qytetare, me qëllim që të vendoset sistem

institucional i monitorimit të gjendjes së parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna ndaj grave

dhe dhunës në familje. Në ligj nuk është e paraparë mbrojtje e veçantë dhe/apo veprimi

me viktima - të huaj, përderisa kapacitetet për vendosjen dhe mbrojtjen e viktimave më

shumë se një dekadë tashmë janë objekt i kritikave në aspektin e kushteve, numrin e

shtretërve dhe profesionalizmin e kuadrove të cilët punojnë në lidhje me dhunën gjinore

dhe atë në familje e cila nuk është e përfshirë me ndryshimet e lartpërmendura.35

33 Ibid, 24. 34 Ibid, 24. 35 Analiza Zëri kundër dhunës, http://www.glasprotivnasilstvo.org.mk/wp-content/uploads/2016/12/Monitoring-na-zakon-za-SN_final.pdf Raportet: Njoftim publik me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas: http://www.mhc.org.mk/announcements/489?locale=en#.WgMaXI9Sw2w

Page 21: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

21

Mungesa e zyrtarëve policorë me trajnim adekuat e pamundëson identifikimin në kohë të

viktimave potenciale dhe udhëzimin e duhur për mbrojtje të mëtutjeshme nga dhuna.36

Në këtë drejtim nuk mbeti as improvizimi me mbrojtjen e grupeve të cenueshme,

grave dhe fëmijëve në krizën me refugjatë dhe migracion të përzier. Për shembull,

kapacitetet ekzistuese të strehimoreve për viktimat e dhunës, nuk i plotësojnë standardet

dhe nuk ofrojnë programe adekuate për përkrahje psiko-sociale dhe staf profesional të

punëtorëve socialë dhe mjekësorë. Si zgjidhje për tejkalimin e mangësive, MPPS në vitin

2015, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe ato lokale, siguroi vendbanim

në lokacione të sigurta në Shkup, ku të gjitha viktimat e njohura, duke i përfshirë edhe

minorët e pashoqëruar u vendosën në një kompleks, d.m.th. në një shtëpi të sigurt,

përderisa punëtorët socialë të emëruar i vlerësojnë nevojat e grupeve të cenueshme, në

bazë të cilave vlerësime emërohen punëtorë socialë e mjekësorë etj.

Mirëpo, monitorimi i punës së punëtorëve socialë mungoi, kështu që në vitin 2016

u paraqit një ankesë për dhunë të ushtruar nga ana e një punëtori social-kujdestar ndaj një

të mituri i cili e paraqiti rastin deri te një përfaqësues i Legisit, ndërsa rastin e mori

përsipër zyra e Avokatit të Popullit. I njëjti pas një vlerësimit të një punëtori tjetër social,

u transferua në Qendrën për Azilkërkues në Vizbeg ku ka qenë fizikisht i sulmuar nga një

grup azilkërkuesish të moshës madhore, me të cilët ka qenë i vendosur në kundërshtim

me standardet për mbrojtjen e të miturve të pashoqëruar. Pas reagimit të Legisit dhe disa

organizatave tjera, i mituri dukshëm i traumatizuar u kthye sërish në shtëpinë e sigurt, ku

pas disa muajsh iku. Nga hapja e kësaj shtëpie të sigurt e deri në këto momente (nëntor

2017), Legisit iu është lejuar vetëm një herë që ta vizitojë këtë shtëpi, edhe pse disa herë

është kërkuar leje me qëllim të dërgimit të ndihmave humanitare të cilat shpeshherë janë

kërkuar nga refugjatët e vendosur aty.

Sipas vlerësimit tonë, në këtë shtëpi mund të takohen njëkohësisht minorë të

pashoqëruar, familje të vogla me fëmijë të vegjël dhe persona madhorë si dhe viktima

potencialë të dhunës dhe/ose tregtisë me njerëz. Qasja në PSO në punën me kategoritë e

cenueshme ishte në tërësi e pazbatueshme gjatë periudhës së krizës dhe pas saj ose nga

viti 2015 deri më 2017. Shtëpia e sigurt nuk i plotëson kushtet teknike të jetesës për

grupet e përziera të viktimave të dhunës seksuale dhe gjinore, siç janë banjat e veçanta,

hapësira të ndara vetëm për gra/meshkuj, mbështetje psiko-sociale pas vlerësimeve

individuale të rasteve etj. Në aspektin e mbrojtjes së grave dhe vajzave, konstatohet se

nuk ka kushte për mbrojtjen e tyre nga tregtia me njerëz, dhuna dhe dhuna në bazë

gjinore e seksuale.

Sa i përket qasjes në azil dhe mbrojtjes së përkohshme të minorëve të

pashoqëruar, nuk ka të dhëna zyrtare të publikuara nga ana e ndonjë organi kompetent

për shkak se një numër i madh i minorëve të pashoqëruar kanë qenë me kohë të

regjistruar dhe marrë përsipër nga ana e qendrës për punë sociale, në përputhshmëri me

PSO për minorët e pashoqëruar. Megjithatë, duke e pasur parasysh qasjen e kufizuar deri

në territor të shtetit tonë, deportimet ilegale si dhe regjistrimin e parregullt të të ardhurve

të rinj në qendrën transitore në Tabanoc gjatë periudhave hulumtuese, është indikacion se

cila do statistikë mund të merret si e përafërt, mirëpo jo edhe plotësisht e vërtetuar.

Gjithashtu, mund të merret parasysh se ata njerëz të cilët nuk posedojnë dokumente për

identifikim personal, si rezultat i deportimeve ilegale për në Maqedoni nga ana e Serbisë,

36 Ibid, 24.

Page 22: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

22

japin informacione të cilat në shumicën e kohës janë të pasakta dhe me të cilat nuk do të

mbahen në shtetin tonë. Posaçërisht për shkak se Legisi ka vërejtur minorë të pashoqëruar

të cilët e kanë lëshuar kampin transitor në Tabanoc, të cilëve u është humbur gjurma, në

ndërkohë janë të regjistruar në pyetësorët e terrenit, ka apo ngërthen dy nga ata, një

person minorë nga Pakistani dhe një nga Afganistani, ndërsa në një rast pas lajmërimit

nga ana e Legisit për një person minor i cili gjendej në afërsi të kampit transitor jugor

deri te zyra e Avokatit të Popullit, ai pastaj u dërgua deri në Qendrën e Pranimit të

azilkërkuesve në Shkup. Braktisja e njerëzve që qëndrojnë në qendrat transitore është e

zakonshme, përderisa qasja në qendrën për të huajt e sapoardhur është pjesërisht e

kufizuar, prandaj qasja për mbrojtjen e fëmijëve, sidomos të të miturve të pashoqëruar

dështon në zbatimin praktik të ligjeve që lidhen me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.

Modelet alternative për kujdes ndaj kategorive të cenueshme, sidomos për të

miturit e pashoqëruar, hidhen poshtë si të pamundura nën pretekstin se nuk ka familje të

cilat u përgjigjen nevojave kulturore dhe fetare të fëmijëve të refugjatëve dhe

pamundësisë për të siguruar përkthim 24 orë.37

Në këtë kontekst, organizatat qytetare dhe

vullnetarët pohojnë se heterogjeniteti kulturor, etnik dhe fetar i vendit iu siguron qasje në

familje që flasin gjuhën arabe dhe gjuhë të tjera, megjithatë asnjëherë nuk janë përfshirë

në diskutimet për modelet alternative të adaptimit dhe integrimit të azilkërkuesve, përveç

një rasti në maj të vitit 2015, kur përfaqësuesit e Legisit kuptuan se një i mitur i

pashoqëruar nga Iraku ishte vendosur në Qendrën për Pranimin e të Huajve në Gazi

Babë. Pas reagimit të shpejtë nga ana e Mekanizmit Preventiv Kombëtarë nga Zyra e

Avokatit të Popullit, Qendra për Punë Sociale e caktoi një punëtor social/kujdestar i cili u

zëvendësua nga një tjetër kujdestar pas marrjes së statusit të azilkërkuesit, d.m.th. me një

punëtor social nga ana e MPPS-së. Pas këmbënguljes nga ana e Legisit dhe nga i mituri i

pashoqëruar, i mituri u vendos në një familje e cila nuk e kishte statusin e kujdestarisë,

mirëpo kishte një anëtar që e fliste gjuhën arabe si dhe ishte në gjendje të mirë materiale.

MPPS pasi e bëri vlerësimin e situatës dhe pas një procedure të shkurtër, i mituri u

vendos në këtë familje. Rast tjetër mund të përmendet vendosja e një të mituri, babai i të

cilit kishte vdekur në Gjevgjeli në vitin 2015 në një familje e cila kishte anëtarë të cilët e

njihnin gjuhën dhe kulturën arabe.

Përfshirja e organizatave qytetare në krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe politikave

publike në vitin 2015 dhe 2016/2017 ishte pjesërisht e kufizuar dhe selektive, ku si

rrjedhojë të gjitha ndryshimet dhe politikat e miratuara hapën probleme të reja në vend se

t’i përmirësojnë problemet ekzistuese. Kjo praktikë vazhdoi deri në korrik 2017, kur u

publikua një draft strategji për integrimin e refugjatëve dhe të huajve, për të cilën nuk u

konsultua asnjë organizatë lokale para publikimit të dokumentit. Ne konsiderojmë që

proceset integruese duhet të shqyrtohen kur të tejkalohen pengesat themelore ligjore për

qasje në azil dhe mbrojtje të përkohshme si dhe pas tejkalimit të mangësive sistematike të

identifikuara në kapacitetet e Ministrisë të Punëve të Brendshme, të Punës dhe Politikës

Sociale, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të qendrave për punë sociale me kategoritë e

cenueshme, azilkërkues dhe persona në mbrojtje të përkohshme. Me mbylljen e kufijve

37 Njoftim për shtyp: http://myla.org.mk/%D0%B7%D0%B3%D1%80%D0%B8%D0%B6%D1%83%D0%B2%D0%B0%D1%87%D0%BA%D0%B8-%D1%81%D0%B5%D0%BC%D0%B5%D1%98%D1%81%D1%82%D0%B2%D0%B0-%D0%BA%D0%B0%D0%BA%D0%BE-%D0%BE%D0%B1%D0%BB%D0%B8%D0%BA-%D0%B7%D0%B0-%D0%B7/

Page 23: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

23

janë përmbushur kushtet për harmonizimin formal-ligjor të standardeve për mbrojtjen e

këtyre kategorive, veçanërisht në shpalljen e ratifikimit të Konventës së Stambollit,

shtetet nënshkruese duhet të sigurojnë kushte për strehim për viktimat e trafikimit me

njerëz, grave si viktima të dhunës, viktimave të dhunës në bazë gjinore, seksuale dhe asaj

në familje dhe me këtë të përmirësohen edhe kapacitetet për të gjitha kategoritë e

prekshme në territorin e vendit.

3. Konkluzione

Ndërhyrjet e shpeshta në Ligjin për Azil dhe Mbrojtje të Përkohshme e kanë

vështirësuar realizimin e të drejtës së garantuar të refugjatëve për mbrojtje

ndërkombëtare, me futjen e kufizimit kohor në parimin e ribashkimit familjar dhe

krijimin e një baze ligjore që refugjatët që arrijnë në territorin e Republikës së

Maqedonisë, të kthehen në shtetet anëtare të BE-së, NATO dhe EFTA-së, pa iu

dhënë mundësia që të dëshmojnë se këta vende nuk janë të sigurta për ta, duke pasur

parasysh rrethanat e tyre personale.

Ndryshimet e Ligjit për Azil dhe Mbrojtje të Përkohshme janë bërë pa pjesëmarrjen

e një publiku ekspert dhe civil më të gjerë, duke kontribuar kështu në krijimin e

kushteve të pasigurisë ligjore për kërkuesit e mundshëm të azilit dhe/ose për

mbrojtje të përkohshme dhe nuk sigurohet një mjet ligjor efektiv dhe qasje në të

drejta për azilkërkuesit dhe atyre në mbrojtje të përkohshme dhe gjithashtu është në

kundërshtim me Konventën për Statusin e Refugjatëve dhe Konventës Evropiane për

të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

Për azilkërkuesit dhe atyre në mbrojtje të përkohshme nuk ka mjet ligjor efektiv për

realizimin e të drejtave në atë gjuhë që ata e kuptojnë dhe as në gjuhën që aplikuesit

e flasin, përderisa në të drejtën për ankimim ndaj vendimit negativ të sektorit të

azilit, nuk mundësohet prania e aplikuesit në procedurat administrative pastaj edhe

ato gjyqësore, me atë edhe mundësia që ai/ajo ta kuptojë sistemin juridik. Procedurat

e gjata dhe mendimet negative të përsëritura për aplikimet e refuzuara të

azilkërkuesve rëndojnë edhe më tej procesin.

Mungesa e kapaciteteve dhe e trajnimeve për oficerët e policisë dhe për punëtorët

social të vendosur në vendkalimet kufitare dhe në stacionet policore, për procedurat

e identifikimit, profilizimit dhe udhëzimit të azilkërkuesve dhe viktimave potenciale

të fluksit të migracionit të përzier. Në stacionet policore dhe në qendrat për punë

sociale, rrallëherë ka përkthyes në dispozicion (shpeshherë nuk ka fare), kështu që

udhëzimet për aplikuesin shpeshherë përmbajnë vetëm të dhënat bazike e jo edhe

informata tjera relevante për statusin e refugjatëve dhe atyre për në mbrojtje të

posaçme. Kjo e vë në pikëpyetje edhe kapacitetin e zyrtarëve policorë dhe

mekanizmat ekzistues për identifikimin në kohë të personave me nevojë për mbrojtje

ndërkombëtare, duke i përfshirë edhe refugjatët dhe viktimat e tregtisë me njerëz,

viktimat e të gjitha formave të dhunës ndaj femrave dhe fëmijëve dhe formave tjera

të dhunës të kryera nga ana e grupeve kriminale, zyrtarëve policorë dhe popullsisë

lokale.

Page 24: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

24

Deportimet grupore drejt Greqisë dhe pranimi i grupeve të deportuara ilegalisht për

në Maqedoni nga ana e Serbisë, pa u ndjekë asnjë evidencë e mirëfilltë, regjistrim

dhe dokumentim i të huajve, është bërë praktikë e cila e pamundëson qasjen në

territor të kërkuesve potencial të azilit dhe atyre për mbrojtje të përkohshme dhe

jashtë marrëveshjeve bilatelare për riadmisim ndërmjet shteteve. Madje edhe më tej,

në grupet e deportuara nuk bëhet profilizimi i viktimave potenciale, për shkak se

grupet e ndaluara gjatë transitit jo të rregullt ose gjatë hyrjes në shtet, menjëherë

kthehen për në Greqi. Profilizimi dhe identifikimi me kohë, kërkojnë

profesionalizëm dhe qasje individuale të çdo rasti të hyrjes jo të rregullt ose transiti

në shtet.

Vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme në pikëkalimet kufitare deri më 31.12.2017,

është i paqartë duke pasur parasysh se kriza humanitare ka mbaruar me mbylljen e

kufijve në mars 2016. Përveç regjistrimit jo të rregullt dhe kampeve pjesërisht të

hapura për pranimin e të huajve, pa dallim nëse kanë apo nuk kanë shprehur qëllim

ose/dhe nëse kanë kërkuar azil dhe kufizimi i i lirisë së lëvizjes pa ndonjë vendim

zyrtar të miratuar nga ndonjë organ kompetent, si praktika me të cilat nuk

respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nuk u vërejt asnjë shembull,

ndryshim pozitiv gjatë zbatimit të rregullave.

Të dhënat statistikore për numrin e njerëzve/të huajve që kanë qëndruar më gjatë

dhe/ose më shkurtë ose/dhe atyre që vetëm kanë transituar, nuk është në dispozicion

në web-faqen zyrtare të MPB-së nga qershori i vitit 2016, për të cilën janë dëshmi

raportet e shumta të organizatave qytetare, të cilat tregojnë për praninë e njerëzve në

regjione të pasigurta në kufirin verior, të cilët njerëz janë jashtë kampit transit në

Tabanoc dhe/ose jashtë qendrës për pranim të azilkërkuesve dhe atyre për mbrojtje të

përkohshme, me të cilën praktikat për deportim ilegal të grupeve drejt Greqisë,

bëhen jashtë rregullave pozitive të shtetit, me të cilën thyhen të drejtat që garantohen

me kushtetutë për të huaj në Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme, në kundërshtim me rregullat ligjore sjell vendime

për mbajtjen e personave në qendrën për pranimin e të huajve, me qëllim të

vërtetimit të identitetit të tyre, ku rrjedhimisht vazhdon praktika e mbajtjes për kohë

më të gjatë të huajve si nevojë për sigurimin e tyre në rolin e dëshmitarëve në

procedurat penale. Është vërtetuar gjithashtu edhe sjellje jo e rregullt e vendimeve,

me të cilët personave të ndaluar u pamundësohet që të kuptojnë përmbajtjen e atyre

vendimeve a të njëjtat edhe në afat ligjor t’i apelojnë/ankimojnë;

Emigrantëve/refugjatëve në Maqedoni u është shkelur e drejta e lëvizjes së lirë e jo

diskriminimit dhe të drejta të tjera, me të cilat shkelje nuk janë respektuar parimet

themelore të Konventës për Sigurimin dhe Garantimin e Personave me Nevojë për

Mbrojtje Ndërkombëtare që të arrijnë t’i realizojnë të drejtat e tyre gjatë fluksit

masovik të migracionit;

Kapacitetet e strehimit të viktimave për më shumë se një dekadë janë subjekt i

kritikave lidhur me kushtet, numrin e shtretërve dhe aftësisë së kuadrove në punën

me viktimat e dhunës në familje, me bazë gjinore dhe seksuale dhe viktimave të

tregtisë me njerëz. Nuk ka informata për zbatimin praktik të PSO-ve të ndryshuara

Page 25: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

25

në kushte të krizës humanitare në trajtimin e grupeve të cenueshme dhe viktimave të

dhunës në bazë gjinore dhe seksuale.

Mungesa e kapacitetit strehimor të minorëve të pashoqëruar si dhe strehimi i tyre në

të ashtuquajtura shtëpi të sigurta, ku janë të pranishëm edhe persona madhorë,

strehimi i tyre pavarësisht përcaktimit seksual apo gjinor dhe mungesa e një kuadroje

profesionale e pamundësojnë mbrojtjen e drejtë dhe qasjen në të drejtat e fëmijës.

Modelet alternative të strehimit si p.sh. në familje kujdestare, nuk praktikohen edhe

pse për atë ka kushte.

Mospjesëmarrja dhe injorimi i sektorit civil, publikut ekspert si dhe Zyrës së

Avokatit të Popullit në miratimin e zgjidhjeve të reja juridike si dhe ndryshimin e

atyre ekzistuese për kërkuesit potencial të azilit dhe atyre për mbrojtje të

përkohshme, rezultoi me vendimet e vitit 2015, 2016 dhe 2017 me të cilat

potencialisht rrezikohet e drejta për jetë, për lëvizje të lirë, qasje në territor dhe qasje

në azil, me të edhe rritet mundësia për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut nga

ana e institucioneve shtetërore.

4. Rekomandime

Pranimi i mocionit të ngritur nga ana e Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesve të

organizatave qytetare, për shfuqizimin e dispozitave kontestuese të Ligjit për Azil dhe

për Mbrojtje të Përkohshme të bëra me datën 4.4.2016. Njëkohësisht edhe fillimi i

grupeve punuese ndërsektoriale/ndërinstitucionale për hartimin e propozim-

ndryshimit të ligjit, me të cilat do të bëhen ndryshime plotësuese në atë drejtim që të

jenë në pajtueshmëri me dokumentet ndërkombëtare, për ofrimin e një mbrojtje më të

gjerë të refugjatëve gjatë ushtrimit të të drejtave ligjore të garantuara me Konventën

mbi Statusin e Refugjatëve dhe akte të tjera ndërkombëtare. Në grupet e punës të jenë

të përfshirë edhe përfaqësues të sektorit civil, ekspertë dhe Zyra e Avokatit të

Popullit;

Ndalimi i praktikës së deportimeve masive pa ndjekur ndonjë procedurë formale-

juridike dhe pa respektimin e tërësishëm të rregullativave ndërkombëtare dhe atyre

vendore dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara për riadmisim. Me këtë t’ju

mundësohet qasje e papenguar refugjatëve në njohjen e procedurës dhe të drejtës për

azil. Ministria e Punëve të Brendshme të mbajë evidencë për numrin e personave të

cilët në mënyrë të parregullt kanë hyrë në shtetin tonë dhe të mbajë dokumente

zyrtare për mënyrën dhe procedurën e kthimit të tyre në ato shtete nga ku kanë kryer

hyrje të parregullt dhe e njëjta të jetë në dispozicion për publikun më të gjerë. Është e

nevojshme që të merren masa konkrete për rregullimin e statusit ligjor të personave të

cilët strehohen në qendrat e përkohshme transitore dhe të rregullohet qëndrimi i tyre,

përveç nëse nuk tregojnë qëllim ose nuk aplikojnë për azil edhe/ose për mbrojtje të

përkohshme;

Page 26: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

26

Krijimi i një trajtimi të njëjtë në lidhje me lirinë e lëvizjes së emigrantëve/refugjatëve,

gjegjësisht në të dy kampet transitore të ekzistojë mundësia për largim të lirë dhe

lëvizje të papenguar jashtë kufijve të kampeve si dhe mbajtja e regjistrimeve zyrtare

për numrin e personave të cilët arrijnë, për ata që lëshojnë përgjithmonë ose për një

kohë të shkurtër kampet (të kategorizuar në bazë të moshës, gjinisë, datës së arritjes

në kamp etj);

Ministria e Punëve të Brendshme ta ndërpresë praktikën e miratimit të vendimeve për

mbajtjen e e të huajve në Qendrën për Pranimin e të Huajve, me shkak të vërtetimit të

identitetit të tyre, me vetë faktin se për sjelljen e vendimeve të tilla në bazë të Ligjit

për të Huaj, kompetent është vetëm gjyqi, dhe gjithashtu duhet të ndërpritet mbajtja e

emigrantëve/refugjatëve për nevoja të tyre për të siguruar dëshmitarë gjatë

procedurave penale. Është e patjetërsueshme që vendimet të shpërndahen në mënyrë

të rregullt, në mënyrë që personat e ndaluar të njëjtat të kenë mundësi t’i ankimojnë

në afatin e paraparë ligjor;

Është e domosdoshme të përmirësohet cilësia dhe sasia e ushqimit që sigurohet për

personat në Qendrat për Pranimin e të Huajve si dhe respektimi dhe realizimi i të

drejtave të parapara me rregulloren për rregullat e shtëpisë, duke përfshirë të drejtën

për shëtitje ditore edhe të drejtën për përkthyes si dhe rekomandimet e tjera të dhëna

nga ana e Avokatit të popullit dhe të miratuara nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë në

tetor 2017;

Praktikimi në vazhdimësi i parimeve të punës me minorë të pashoqëruar, në përputhje

me procedurat standarde të veprimit, trajnimi i polocëve dhe punëtorëve social për

identifikimin e viktimave potenciale në mesin e kësaj popullate si dhe gjetja e

modeleve alternative për kujdesin në familje kujdestare ose kujdesin e fëmijëve pa

prind/kujdestar, duke u bazuar në praktikat pozitive të kujdestarisë, siç vepron

organizata ndërkombëtare ‘SOS children’s village’, janë vetëm një pjesë e mundësive

me të cilat mund të avancohet mbrojta e fëmijëve;

Është e domosdoshme përfshirja e organizatave qytetare të cilat punojnë me viktimat

e trafikimit me njerëz, viktimat e dhunës në familje, viktimat e bazuara në gjini dhe

ato seksuale, ata të cilët punojnë në mbrojtjen e kategorive të cenueshmërisë janë

gratë, fëmijët dhe minorët e pashoqëruar, në gjetjen e zgjidhjeve për ngritjen e

kapacitetit gjithëpërfshirës së kuadrove nëpër institucione, përmirësimin e kushteve

në strehimoret për viktimat si dhe identifikimi i mëhershëm i viktimave potenciale

dhe mbrojtja e tyre gjatë krizës humanitare dhe krizës së migracionit të përzier para

ratifikimit të Konventës së Stambollit, me çka do të tejkaloheshin problemet

shumëvjeçare në lidhje me mbrojtjen, qasjen deri te të drejtat dhe me risocializimin e

grave dhe fëmijëve si viktima të dhunës. Mekanizmat vendorë për preventivë dhe

mbrojtje të hyjnë në funksion, sidomos organi kombëtarë koordinues i paraparë për

mbledhjen e statistikave dhe të dhënave mbi tendencat e dhunës ndaj grupeve të

cenueshme dhe jep udhëzime të duhura për parandalimin e këtyre fenomeneve.

Page 27: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

27

Literatura e përdorur

Raporte nga organizata ndërkombëtare, qeveritare dhe joqeveritare:

Organizata Ndërkombëtare për Emigrantë (International Office for Migration- IOM)

Observations on the situation of asylum-seekers and refugees in the former Yugoslav

Republic of Macedonia,

UNHCR, Web portal on the Refugee Crisis in the Mediterranean and onward movements,

http://data.unhcr.org/mediterranean/regional.php

UNHCR, “Europe’s Refugee Emergency Response” Updates #1 – #30, covering the

period from June, 2015 to August, 2016. October 2015 – August 2016. “FYROM –

Interagency Operational Updates” October 2015 – March 2016 UNHCR, official

statement on the access to territory and asylum, January-august, 2017.

The Former Yugoslav Republic of Macedonia as a Country of Asylum: Observations on

the Situation of Asylum-Seekers and Refugees in the Former Yugoslav Republic of

Macedonia”, August 2015.

Report on detention center Gazi Baba, Human Rights Watch, 2015: ,

https://www.hrw.org/report/2015/09/21/ Observations on the situation of asylum-seekers

and refugees in the former Yugoslav Republic of Macedonia, UNHCR, 2015.

UNHCR, Refugee Protection and Mixed Migration: A 10-Point Plan of Action, January

2007, Rev.1.

OHCHR, Committee Against Torture, Concluding observations on the third periodic

report of the former Yugoslav Republicof Macedonia, May 2015.

UNHCR comments on the European Commission’s Amended Proposal for a Directive of

the European Parliament and of the Council on common procedures for granting and

withdrawing international protection status (Recast) COM (2011) 319 final, January

2012, European Union Directive on common procedures for granting and withdrawing

international protection, 2013/32/EU, 26 June 2013, http://eur-lex.europa.eu/legal-

content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32013L0032&from=en

UNHCR, Guidelines on International Protection No. 8: Child Asylum Claims under

Articles 1(A)2 and 1(F) of the 1951 Convention and/or 1967 Protocol relating to the

Status of Refugees, HCR/GIP/09/08, 22 December 2009.

European Commission, The Former Yugoslav Republic of Macedonia 2012/21014/15/16

Progress Reports; https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/countries/package_en

Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë.

Ligji mbi azilin dhe mbrojte të përkohëshme: Gazeta zyrtare e R.M., nr. 49/2003, 66/

2007, 142/2008, 146/2009, 166/2012, 101/2015, 152/2015, 55/2016 и 71/2016)

Ligji për të huaj („Gazeta zyrtare e R.M.“ бр. 35/2006, 66/2007, 117/2008, 92/2009,

156/2010, 158/2011, 84/2012, 13/2013, 147/2013, 148/2015 и 217/2015), Ligji mbi

procedurën e përgjithshme administrative, Gz. Zyrtare e R.M. 124/2015

Page 28: Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e ... verzija AL.pdf · Dokument për politika publike Përmirësimi i qasjes në të drejta dhe mbrojtja e refugjatëve dhe e migrantëve,

28

Raporte të organizatave qytetare dhe mekanizmave të pavarur për mbrojtjen e të drejtave

të njeriut:

Raportet e Mekanizmit kombëtarë për parandalim në kuadër të avokatit të populit të RM

2015/16/17 ., Raport për vizitë të pa paralajmëruar në Qendrën e pranimit për të huaj,

korrik 2016/2017 ,dhe raporti vjetorë i mekanizmit kombëtarë për parandalim për vitin

2016

Raporte javore, mujore dhe vjetore të Komitetit të Helsinkut për të drejtat e njerut dhe të

Shoqatës maqedonase të juristëve të rinjë nga shkupi, për vitin 2015/16/17

Analiza e të dhënave nga hulumtimet e kryera dhe pyetësorët e mbledhur, raportet

tremujore dhe ato javore mbi situatën e respektimit të drejtave të njeriut në dhe jashtë

qendrae tranzitore kufitare, për qasjen në territor dhe azil për të huajt, të kryera nga ana e

Legis.

Publikime/Analiza me të dhëna specifike për mbrojtjen e grupeve të cënueshme në

Maqedoni:

Анализа: Глас против Насилство, http://www.glasprotivnasilstvo.org.mk/wp-

content/uploads/2016/12/Monitoring-na-zakon-za-SN_final.pdfМрежа за заштита на

жената од насилство, семејно, родово и сексуално базирано насилство.

GOVERNING THE BALKAN ROUTE: MACEDONIA, SERBIA AND THE

EUROPEAN BORDER REGIME

http://bordermonitoring.eu/berichte/2017-mazedonien-serbien/

Instrumentet ndërkombëtare:

Deklarata univerzale për të drejtat e njeriut

Konventa për të drejtat civile dhe politike

Konventa për të drejtat sociale, ekonimike dhe kulturore

Konventa kundër torturës

Konventa europiane për të drejtat e njeriut

Konventa lidhur me statusin e refugjatëve të vitit 1951 si dhe Protokolli i vitit 1967, me

statusin e personave pa shtetësi

Konventa për të drejtat e fëmijës

Konventa për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave

Konventa kundër krimit të organizuar ndërkombëtarë dhe Protokolli kundër trafikimit me

qenije njerëzore

Konventa për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Direktiva për procedurat e azilit të BE-së dhe të tjera.