program me njË format tË suksesshËm - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim...

10
1 Z.Haxhinasto, si e gjykoni programin Italo- Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri (SME)? E gjykoj si një ndër programet suksesshme të viteve të fundit në Shqipëri, i aftë të ndihmojë konkretisht dhe shpejt me likuiditet sipërmarrjet shqiptare, sidomos këtë periudhë shumë vështirë dhe delikate që po kalon jo vetëm ekonomia jonë, por mbarë ekonomia evropiane. Kjo ndihmë përmbush në një nivel domethënës një përparësi të Qeverisë shqiptare, që është zhvillimi i sektorit privat, në veçanti i SME-ve. Duhet të mbajmë parasysh që ne sot kemi rreth 105 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat kontribuojnë në mbi 80% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. SME-të përfaqësojnë 98.9 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe punësojnë rreth 82 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve në sektorin privat. Sipas jush, përse është i veçantë ky program? Ka edhe programe e projekte të tjera që ndihmojnë sektorin privat në Shqipëri, madje edhe SME-të. Programi, krahas shifrës domethënëse (rreth 30 milionë euro) dallohet për nga formati i tij. Mbi pesë të gjashtat e këtij fondi shkojnë drejtpërsëdrejti në duart e sipërmarrësve të vegjël e të mesëm shqiptarë, në formën e kredive të buta. Ky është përbërësi i parë dhe kryesor i programit, me 25 milion Euro kredi të buta për linja kredie në favor të SME-ve. Së dyti, programi bashkëpunon me tetë banka të nivelit të dytë në Shqipëri, për t’i dhënë këto hua. Bankat janë përzgjedhur ndër më aktivet sot në tregun e kredive në vend, me lidhje të gjera dhe të qëndrueshme me biznesin shqiptar. Suksesin e kësaj përqasjeje e dëshmon fakti se që nga viti 2009 kur Programi nisi punën deri tani, 75 ndërmarrje të vogla e të mesme shqiptare kanë marrë në total 16.8 milion Euro kredi të buta. Këto sipërmarrje së bashku punësojnë me qindra e mijëra punonjës. Nga ana tjetër, duke pasur në konsideratë edhe krizën globale ekonomike dhe financiare që përjeton sot bota, gjë nga e cila padyshim që edhe sistemi bankar në Shqipëri nuk mund të jetë i imunizuar, Programi me financimin e tij i shërben shumë konkretisht fuqizimit të aftësive kredituese të sistemit bankar shqiptar. Përbërësi i dytë i tij është Fondi i Garancisë prej 2.5 milionë Euro. Ai shërben si instrument nxitës dhe inkurajues për bankat, për të lehtësuar kreditimin e SME-ve, nëpërmjet mekanizmit të garantimit të riskut të kredisë. Në një kohë kur kemi rritje të stokut të kredive të këqija dhe pasiguri të bankave për të dhënë hua, kjo garanci ka dhënë efektet e veta. Natyrisht programi ka edhe përbërësin e tij të asistencës teknike, me 1,7 milion Euro grant që ka synuar rritjen e kapaciteteve për zbatimin e programit dhe në tërësi për hyrjen efektive te SME-ve në tregun financiar të vendit. A mund të replikohet ky format? Për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe për të gjithë Qeverinë shqiptare, ky program ka rëndësi të veçantë, sepse ndihmon shumë konkretisht kredidhënien ne vend, duke stimuluar mbajtjen e një ritmi të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Mendoj se na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar rifinancimin e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve me një fond shtesë prej 15 Mil Euro, duke qenë se programi tashmë përbën një histori suksesi. Dhe në këtë sukses, nuk mund të mos shfaq mirënjohjen time për qeverinë italiane, që mundësoi realizimin e tij. Italia është partner i rëndësishëm strategjik për vendin dhe ekonominë tonë. Ndihma e qeverisë italiane përgjatë të gjithë këtyre 20 viteve tranzicion të Shqipërisë ka qenë bujare dhe shumë efektive. Vlerësoj maksimalisht angazhimin politik të palës italiane për të zhvilluar më tej bashkëpunimin bilateral, i cili kontribuon në zhvillimin e forcimin e ekonomisë tonë. Shpreh mbështetjen time të plotë, si dhe të Dikasterit që drejtoj, që ky Program për mbështetjen e SME-ve të vijojë në mënyrën më pozitive të mundshme dhe në të ardhmen e afërt të realizojë linja krediti në sektorët më premtues të ekonomisë sonë. Ju faleminderit! Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjev e të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri NEWSLETTER Nr.3, Tetor 2012 PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM Intervistë me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto

Upload: others

Post on 20-Oct-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

1

Z.Haxhinasto, si e gjykoni programin Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri (SME)?

E gjykoj si një ndër programet më të suksesshme të viteve të fundit në Shqipëri, i aftë të ndihmojë konkretisht dhe shpejt me likuiditet sipërmarrjet shqiptare, sidomos në këtë periudhë shumë të vështirë dhe delikate që po kalon jo vetëm ekonomia jonë, por mbarë ekonomia evropiane. Kjo ndihmë

përmbush në një nivel domethënës një përparësi të Qeverisë shqiptare, që është zhvillimi i sektorit privat, në veçanti i SME-ve. Duhet të mbajmë parasysh që ne sot kemi rreth 105 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat kontribuojnë në mbi 80% të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. SME-të përfaqësojnë 98.9 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe punësojnë rreth 82 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve në sektorin privat.

Sipas jush, përse është i veçantë ky program? Ka edhe programe e projekte të tjera që ndihmojnë sektorin privat në Shqipëri, madje edhe SME-të.

Programi, krahas shifrës domethënëse (rreth 30 milionë euro) dallohet për nga formati i tij. Mbi pesë të gjashtat e këtij fondi shkojnë drejtpërsëdrejti në duart e sipërmarrësve të vegjël e të mesëm shqiptarë, në formën e kredive të buta. Ky është përbërësi i parë dhe kryesor i programit, me 25 milion Euro kredi të buta për linja kredie në favor të SME-ve. Së dyti, programi bashkëpunon me tetë banka të nivelit të dytë në Shqipëri, për t’i dhënë këto hua. Bankat janë përzgjedhur ndër më aktivet sot në tregun e kredive në vend, me lidhje të gjera dhe të qëndrueshme me biznesin shqiptar. Suksesin e kësaj përqasjeje e dëshmon fakti se që nga viti 2009 kur Programi nisi punën deri tani, 75 ndërmarrje të vogla e të mesme shqiptare kanë marrë në total 16.8 milion Euro kredi të buta.Këto sipërmarrje së bashku punësojnë me qindra

e mijëra punonjës. Nga ana tjetër, duke pasur në konsideratë edhe krizën globale ekonomike dhe financiare që përjeton sot bota, gjë nga e cila padyshim që edhe sistemi bankar në Shqipëri nuk mund të jetë i imunizuar, Programi me financimin e tij i shërben shumë konkretisht fuqizimit të aftësive kredituese të sistemit bankar shqiptar.

Përbërësi i dytë i tij është Fondi i Garancisë prej 2.5 milionë Euro. Ai shërben si instrument nxitës dhe inkurajues për bankat, për të lehtësuar kreditimin e SME-ve, nëpërmjet mekanizmit të garantimit të riskut të kredisë. Në një kohë kur kemi rritje të stokut të kredive të këqija dhe pasiguri të bankave për të dhënë hua, kjo garanci ka dhënë efektet e veta. Natyrisht programi ka edhe përbërësin e tij të asistencës teknike, me 1,7 milion Euro grant që ka synuar rritjen e kapaciteteve për zbatimin e programit dhe në tërësi për hyrjen efektive te SME-ve në tregun financiar të vendit.

A mund të replikohet ky format?

Për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe për të gjithë Qeverinë shqiptare, ky program ka rëndësi të veçantë, sepse ndihmon shumë konkretisht kredidhënien ne vend, duke stimuluar mbajtjen e një ritmi të zhvillimit të ekonomisë së vendit. Mendoj se na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar rifinancimin e Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve me një fond shtesë prej 15 Mil Euro, duke qenë se programi tashmë përbën një histori suksesi. Dhe në këtë sukses, nuk mund të mos shfaq mirënjohjen time për qeverinë italiane, që mundësoi realizimin e tij. Italia është partner i rëndësishëm strategjik për vendin dhe ekonominë tonë. Ndihma e qeverisë italiane përgjatë të gjithë këtyre 20 viteve tranzicion të Shqipërisë ka qenë bujare dhe shumë efektive. Vlerësoj maksimalisht angazhimin politik të palës italiane për të zhvilluar më tej bashkëpunimin bilateral, i cili kontribuon në zhvillimin e forcimin e ekonomisë tonë. Shpreh mbështetjen time të plotë, si dhe të Dikasterit që drejtoj, që ky Program për mbështetjen e SME-ve të vijojë në mënyrën më pozitive të mundshme dhe në të ardhmen e afërt të realizojë linja krediti në sektorët më premtues të ekonomisë sonë.

Ju faleminderit!

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimine Ndërmarrjev e të Vogla dhe të Mesme

në Shqipëri

NEWSLETTER Nr.3, Tetor 2012

PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM

Intervistë me Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto

Page 2: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

2

Z. Ambasador, ndërmjet projekteve dhe programeve të rëndësishme me të cilat Kooperacioni Italian për Zhvillim kanë kontribuar për Shqipërinë gjatë 20 viteve, Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) zë një vend të veçantë për zhvillim ekonomik dhe social të Shqipërisë. Sipas mendimit tuaj, pse?

Ju lutem më lejoni të përshëndes të gjithë sipërmarrësit shqiptarë që kanë marrë pjesë me sukses në Programin tonë. Unë dua t’ju siguroj atyre dhe të gjithë shqiptarëve se Qeveria Italiane është shumë e angazhuar për të mbështetur ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Angazhimi ynë gjatë emergjencave humanitare në vitet nëntëdhjetë deri në fazën e ndihmës së sotme ndaj institucioneve në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, në mbi njëzet vjet të mbështetjes italiane në Shqipëri reflekton lidhjet e konsoliduara mes dy vendeve tona dhe njerëzve tanë.

Lista e ndërhyrjeve dhe programeve të zbatuara nga Kooperacioni Italian për të mbështetur proceset e konsolidimit institucional dhe rregullimet strukturore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare është e gjatë. Ndërmjet tyre, unë mendoj se Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri luan një rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit privat, i cili konsiderohet si një nga faktorët më të rëndësishëm që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e vendit.

SME-të kanë një rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare: Në vitin 2011, mikro-ndërmarrjet përbëjnë 95,2 për qind të numrit total të ndërmarrjeve aktive, ndërsa ndërmarrjet e vogla 3.7 për qind. Programi ynë u jep pikërisht këtyre ndërmarrjeve një dorë, duke i ndihmuar konsiderueshëm ato për të përmirësuar aksesin e tyre në kreditë bankare, në mënyrë që të nxisin investimet e tyre prodhuese.

Deri tani, marrëdhëniet e pakta në rrjet mes këtyre dy sektorëve kanë përjashtuar sipërmarrësve të vegjël shqiptarë nga rrethi i kreditimit. Përfshirja e tyre në

rreth është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë së Shqipërisë dhe kjo përbën ndoshta vlerën më të madhe të shtuar të kredive tuaja të buta dhe të ekspertizës që ofroni.

Në sajë të programit, sistemi bankar shqiptar ka bërë progres të dukshëm, sidomos në vlerësimin dhe menaxhimin e kredive për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, të cilat janë shumë vulnerabël në qasjen në tregun e kredisë. Një nga qëllimet tona kryesore është që të forcojmë bashkëpunimin profesional midis bankave private dhe SME-ve. Përfshirja e SME-ve në sektorin e kreditimit është vendimtare për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Në Shqipëri, shumë jane të shqetësuar se kriza e borxhit sovran në zonën euro mund të sjellë një pakësim të kontributit të ndihmës italiane në vendet fqinje përtej Adriatikut. Cili është mendimi juaj dhe parashikimi për veprimet e ardhshme italiane në Shqipëri?

Nënshkrimi i Protokollit Italo-Shqiptar i Bashkëpunimit për Zhvillim në dhjetor 2010 është një garanci e fortë për partnerët tanë shqiptarë. Angazhimi i rëndësishëm prej 51 milion euro është konfirmim i mëtejshëm se Italia e mbështet Shqiperine në rrugën që do ta çojë në integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Italia është e përkushtuar fuqishëm për të mbështetur këtë rrugë që ju keni zgjedhur, duke ndihmuar vendin në formulimin e strategjive dhe prioriteteve të nevojshme për të përmbushur kërkesat e “Acquis communautaire”.

Duke marrë parasysh nivelet e rritjes ekonomike të arritur tashmë nga Shqipëria dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve tona bilaterale ekonomike, ne kemi interes të madh në zhvillimin e Shqipërisë sipërmarrëse. Pavarësisht nga kushtet e pafavorshme ekonomike të zonës së euros në këtë kohë, Qeveria Italiane ka zgjedhur strategjikisht të jetë protagoniste e këtij ndryshimi të sipërmarrjes në vend, duke vazhduar financimin e këtij programi dhe shuma e kredive të buta në dispozicion për vitet që do të vijnë e dëshmon atë. Miqësia tradicionale që ekziston midis popujve tanë na ndihmon për të orientuar më me efikasitet ndërhyrjet tona.

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme kërkon nga kompanitë përfituese që të kontraktojnë një partner italian për të siguruar investimet në teknologji që ata duan të bëjnë. A është ky një kufizim i programit?

Unë fuqimisht e konsideroj këtë aspekt si një mundësi të rëndësishme për sipërmarrësit shqiptarë, që do të njohin dhe përvetësojnë teknologjinë e përparuar italiane. Programi është i orientuar për të ndihmuar sipërmarrësit shqiptarë përmes kredive të buta të tij, për të blerë makineri dhe pajisje me origjinë italiane. Në mënyrë që ata të përfitojnë nga teknologjia e përparuar e vendit tonë dhe dijet e saj - dy faktorë kyç për zhvillimin e

MBËSHTETJE E QEVERISË ITALIANE PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË SHQIPTARE

Intervistë me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, z. Massimo Gaiani

Page 3: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

3

qëndrueshëm të sektorit privat dhe për ekonominë e vendit si një e tërë.Shumica e SME-ve të financuara nga Programi janë sektorë prioritarë për ekonominë e Shqipërisë, të tilla si agropërpunimi, materialet e ndërtimit, prodhimi, përpunimi i drurit, këpucët, etj. Rreth 88 për qind e fondeve të përdorura nga kreditë janë përdorur për blerjen e makinerive dhe pajisjeve me origjinë italiane. Sipërmarrësit shqiptarë partnerë të programit janë të kënaqur me nivelin e teknologjisë që ata kanë blerë nga kompanitë italiane. Gjatë vlerësimeve që kemi kryer, ata kanë thënë shprehimisht se makineritë dhe pajisjet italiane i kanë ndihmuar ndjeshëm ata që të përmirësojnë biznesin e tyre.

Programi përfshin shumë banka të nivelit të dytë në Shqipëri, si partnerë në kreditë e tij të buta. Cili është mendimi juaj për përfshirjen e bankave private tregtare në program?

Unë besoj se ky atribut është thelbësor - vlera e shtuar e programit mbështetet mbi të. Në këtë mënyrë, Programi rrit besimin në marrëdhëniet ndërmjet SME-ve dhe bankave.Programi ka ndihmuar si sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm dhe bankat e nivelit të dytë që t’i qasen njëri-tjetrit dhe të njihen më mirë. Programi ka dhënë deri më tani 75 kredi me vlerë 16.8 milion Euro.

Deri tani, mungesa e kolateralit bankar është arsyeja për përjashtimin e SME-ve nga aksesi në kreditë tregtare të bankave. Programi e tejkalon këtë vështirësi me mbështetjen prej 2.5 milin Euro për të krijuar Fondin për Garantimin e Kredisë për kreditë e buta të tij. Ky fond është përdorur për të mbështetur SME-të që të kenë qasje në kredinë bankare, edhe kur ata nuk kanë kolateral. Banka partnere të programit janë tetë nga bankat më aktive dhe përfaqësuese në Shqipëri. Kjo është një situatë e favorshme për të dyja palët, pse bankat japin një produkt dhe njohin më shumë një sektor ku ato nuk kanë hyrë shumë në të kaluarën,

ndërsa sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm njohin më mirë bankierët dhe fillojnë të kenë besim tek ata. Të gjithë përfituesit e intervistuar deri tani kanë deklaruar se kanë mbetur shumë të kënaqur me ndihmën e kredive të buta të programit. A mendoni se ky program ndihmon edhe në forcimin e lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe italianë, si dhe në një shtrirje më të gjerë, në ato mes shqiptarëve dhe italianëve? A mundet kjo formulë të përsëritet në programe ose projekte të tjera ndërmjet Institucioneve Shqiptare dhe Kooperacionit Italian?

Përfituesit janë sipërmarrës vendas të angazhuar në projekte të zgjeruara dhe operacionet e biznesit në sektorin prodhues, eksport, bujqësi dhe sektorin agro-ushqimor. Gjithashtu, Programi mbështet projekte të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe projektet e teknologjisë së informacionit në Shqipëri, apo projekte nga emigrantët shqiptarë që banojnë në Itali. Kreditë e buta sidomos në këtë moment i ndihmojnë ndjeshëm ata të zhvillojnë idetë dhe planet e tyre të biznesit. Nga ana tjetër, shumica e projekteve kanë qenë në gjendje të krijojnë vende të reja pune, kjo ndihmon ekonominë e Shqipërisë dhe shoqërinë tuaj si një e tërë. Sigurisht, lidhjet mes sipërmarrësve shqiptarë dhe partnerëve italianë janë forcuar në këtë mënyrë, me vendet e punës të krijuara rishtas, një numër i familjeve shqiptare ndihen më mirë. E gjithë kjo kontribuon në një cikël për të krijuar marrëdhënie intensive miqësore midis shqiptarëve dhe italianëve në përgjithësi. Si konkluzion, unë besoj se programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri është një shembull i mirë për t’u ndjekur për efikasitetin dhe efektivitetin e tij. Unë jam i bindur gjithashtu se ekspertët tanë nga Zyra e Kooperacionit Italian e kanë mbajtur shënim këtë përvoje pozitive që të mund ta përsërisin atë në të ardhmen.

Ju faleminderit!

KOOPERACIONI ITALIAN PËR ZHVILLIM NË SHQIPËRI

Angazhimi i Kooperacionit Italian për Zhvillim, i pranishëm në Shqipëri që nga viti 1991, pasqyron lidhjen e konsoliduar midis dy vendeve dhe është i ndarë në disa fusha, në përputhje me strategjitë kombëtare dhe sektoriale të miratuara nga qeveria shqiptare dhe në koordinim me aktivitetet të donatorëve të tjerë. Me një angazhim prej gjithsej rreth 300 milion euro, sot Italia është donatori i dytë dypalësh dhe i treti pas Bashkimit Evropian dhe Bankes Botërore me mbi 70 iniciativa aktive. Bashkëpunimi Italian mbështet proceset e vazhdueshme të konsolidimit të institucioneve dhe të rritjes shoqerore dhe ekonomike dhe ndihmon Shqipërinë në rrugën drejt aderimit në BE, siç përmendet në Protokollin e ri të Kooperacionit për Zhvillim për vitet 2010-12. Për projektet e Kooperacionit është rënë dakort mbi një bazë shumëvjeçare dhe ato janë të përqëndruara në zhvillimin rural, rehabilitimin e infrastrukturës, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, financimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme dhe më në përgjithësi, zhvillimin e sektorit privat. Projektet propozojnë metodologji me pjesëmarrje, me vëmendje të veçantë për aspektet gjinore dhe mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e enteve lokale italiane përmes bashkëpunimit të decentralizuar dhe shoqërisë civile italiane dhe shqiptare. Aktivitetet e kryera nga Zyra e Kooperacionit për Zhvillim e Ambasades Italiane në Tiranë janë realizuar me mbështetjen e vazhdueshme dhe të kualifikuar te dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Kooperacionit për Zhvillim në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Page 4: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

4

REZULTATET, AKTIVITETET DHE TREGUESIT PËRKATËSProgrami Italo–Shqiptar per Zhvillimin e SME-ve ka synuar të arrijë një tërësi rezultatesh të përbashkëta dhe ka ndihmuar në krijimin e mekanizmave të ndërveprimit mes sistemit kredidhënës dhe sektorit privat, për rrjedhojë janë realizuar një sere veprimtarish që kanë synuar arritjen e objektivave te programit.Të gjitha veprimtaritë janë organizuar sipas fushave të ndërhyrjes: Asistencë Teknike, Trajnime, Linjë Kredie dhe

Fond Garancie.

Linja e Kredisë në favor të SME-ve

Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Shqipëri është tani në vitin e katërt të zbatimit të tij.

Që prej fillimit zyrtar të Programit në Janar 2009, linja e kredisë për SME-të ka qenë mjaft e suksesshme dhe deri në 30 Shtator 2012, nga Kredia e dhënë prej 25 milion Euro janë financuar 75 projekte të SME-ve shqiptare, me një financim prej 16.8 Milion Euro. Nga projektet e financuara 10 janë Biznese të reja “Start up”.

Projektet e Financuara: numri i projekteve dhe totali i investimeve, 2009–2012 (në milionë Euro)

Projekte të financuara

2009

Shuma e financuar 4,9

19

2010

3,6

16

2011

5,3

27

2012(Janar-Shtator)

3

13

Referuar këtyre shifrave Programi mund të konsidero-het si një instrument i suksesshëm, i aftë të ofrojë, në momentin e një krize financiare, likuiditete te nevo-jshme për SME-të Shqiptare, duke u dhënë mundësinë të realizojnë planet e tyre të investimeve.

Ndikimi i InvestimitInvestimet vleresohet të kenë luajtur një rol thelbësor në rritjen e punësimit në sektorin privat, si dhe kanë ndikuar në rritjen e numrit të ndërmarrjeve aktive të vogla e të mesme.

Projektet e financuara: numri dhe angazhimet përsa i përket numrit të vendeve të punës

Projektet e financuara: numri sipas aktiviteteve te biznesit

* Viti 2012 është për periudhën deri në 31.09.2012

Projektet e financuara: numri sipas bankave partnere (në milionë Euro)

Bankat Kredi Vlera Totale

Banka Kombëtare Tregtare (BKT) 37 6,8

Banka Raiffeisen 8 2,6

Banka Ndërkombëtare Tregtare (ICB)

8 2,2

8 2,5

Banka Credins

11 1,7

Tirana Bank 2 0,5

Banka Kombëtare Greke (NBG) 1 0,5

Banka Veneto

Union Bank 0 0

Projektet e financuara: përqindja sipas kategorive të ndërmarrjeve

(përqindja mbi numrin total të kredive të aprovuara)

15%30%

55%

Mikro Të vogla Të mesme

Page 5: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

5

Projektet e financuara: përqindja sipas aktiviteteve të biznesit (në përqindje)

Përqindja e ndërmarrjeve të financuara në sektorin e manifakturës, përsa i takon numrit të ndërmarrjeve

dhe shpenzimeve për investime.(në përqindje)

13%

32%

23%

3%

12%

16%

1%

Ndërtim Veshje / Prodhim Këpucësh

Transport Prodhim / Përpunime Ushqimore

Prodhim/përpunim druri Teknologji Informacioni

Tjetër

0

10

20

30

40

50

60

Nr i projekteve tenancuara ne sektorin e

manifaktures

Projekte te tjera

30

4540%

60%

Numri i projekteve

Në përqindje

Shpërndarja Gjeografike e Projekteve

Euro 15,000 deri 50,000 Euro 51,000 deri 200,000

Euro 201,000 deri 400,000 Euro 401,000 deri 500,000

20%

7%

57%16%

Fondi i Garancisë në favor të SME-ve

Me krijimin e Fondit Shqiptar të Garantimit të Kredive në vlerën 2,5 milionë Euro është bërë e mundur që, me plotësimin nga ana e biznesit te kushteve dhe kritereve të caktuara nga Programi Italo-Shqiptar, bizneset mund të përfitojnë në uljen e nivelit të garancive të kërkuara nga Bankat deri në 60 përqind të kredisë së kërkua. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Pjesëmarrjes, ndërmjet METE dhe Bankave Partnere të Programit ka filluar procesi i aplikimit nga Bankat Partnere të Programit, për Fondin e Garancisë.

A - Projekt Standard; B - Projekt Prioritar; C - Projekt Prioritar; D - Projekt “Start Up”

Sa është shuma maksimale dhe minimale e kredisë që mund të mbulohet ngaFondi i Garancisë

Llojii

Kredisë

Min. i Kredisë 50.000 Max. 500.000 Euro A

B

C

D

Max. i Kredisë qëgarantohet

200.000 Euro

% e Kredisë sëgarantuar

Deri në 50%

Min. i Kredisë 50.000 Max. 150.000 Euro

Max. i Kredisë qëgarantohet90.000 Euro

% e Kredisë sëgarantuar

Deri në 60%

Min. i Kredisë 150.000 Max. 500.000 Euro

Max. i Kredisë qëgarantohet

200.000 Euro

% e Kredisë sëgarantuar

Deri në 60%

Min. i Kredisë 10.000 Max. 50.000 Euro

Max. i Kredisë qëgarantohet30.000 Euro

% e Kredisë sëgarantuar

Deri në 60%

Përqindja e Kredive të dhëna nga Bankat sipas vlerave

Page 6: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

6

Intervistë me z. Pekhan Isipek, Drejtor i Grupit të Bankingut Tregtar BKT

Pse ju si bankë ishit dakord për të menaxhuar linjën e kredisë së rogramit Italo-Shqiptar për zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri? Ne, si BKT, kemi qënë gjithmonë në mbështetje të SME-ve të cilat kontribuojnë në ekonominë shqiptare nëpërmjet projekteve me vlerë, si dhe që janë të etur për të krijuar biznese të shëndetshme dhe me vazhdimësi në Shqipëri. Duke marrë parasysh se Programi Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve synon të mbështes SME-të, si një mënyrë për të përmirësuar frymën sipërmarrëse të Shqiptarëve, si dhe për të promovuar rritjen ekonomike të Shqipërisë, ne jemi krenar dhe të nderuar për pjesëmarrjen në një mision të tillë të rëndësishëm, i cili do të kontribuojë në një të ardhme të suksesshme të vendit në të cilin ne operojmë. Për më tepër, nuk duhet harruar se Shqipëria po bën përpjekje për t’u bërë antare e Bashkimit Europian. Për këtë arsye, nisma të tilla, si Programi Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve, do të kontribuonin në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë, inovacionin e saj, duke përforcuar në këtë mënyrë edhe marrëdhëniet ekonomike të vendit me BE. Nëse kredimarrja është aktualisht jo fort e lehtë për SME-të në Shqipëri, atëherë ne do të donim të ishim sa më afër dhe të mbështesnim ato SME të cilat, nëpërmjet investimeve të tyre produktive, të mund të shndërrohen në gjeneratorët më të rëndësishëm ekonomik të vendit.

Në cilët sektor të biznesit janë më shumë të përqëndruara kreditë e buta të programit?BKT ka disbursuar pjesën më të madhe të kredive të Programit në sektorin e prodhimit. Sektori i dytë që ka treguar më shumë interes në kreditë e programit ka qënë sektori i ndërtimit, i cili zë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë Shqiptare. Sektorët e tjerë që vijojnë, të renditur në aspektin e numrit të projekteve të financuara, janë tregtia me pakicë, tregtia me shumicë si dhe bujqësia.

Keni hasur vështirësi në implementimin e programit dhe nëse po, si i përballuat ato?Çdo bashkëpunim ka vështirësitë e veta në fillimet e tij, të cilat me kalimin e kohës padiskutim zgjidhen dhe kapërcehen në sajë të bashkëpunimit reciprok të palëve, mendimit praktik, mirëkuptimit dhe ç’është më e rëndësishmja, synimin e dobishëm të të gjithëve për të kontribuar në zhvillimin e vendit. Bashkëpunimi dhe mbështetja ndërmjet palëve ka qenë çelsi për të tejkaluar çdo vështirësi.

Ju keni dhënë numrin më të madh dhe më të rëndësishëm të kredive për SME-të në kuadër të Programit. Si e arritët këtë? Cili ishte çelësi i suksesit tuaj?Ne jemi të lumtur të dijmë se kemi pasur një pjesëmarrje të konsiderueshme në Program, në krahasim me bankat e tjera tregtare, të cilat janë pjesëmarrëse në Program. Mund të themi se kjo nuk ka qenë thjesht koincidencë, por është rezultat i angazhimit tonë të theksuar për të arritur implementimin e suksesshëm të Programit, me synim kontributin në rritjen e shëndetshme të ekonomisë! Jam

në pozicionin për të thënë se ky sukses duhet t’i delegohet punës së përkushtuar të grupit dhe stafit tonë të kualifikuar, punës në grup dhe bashkëpunimit të ngushtë me stafin e programit, rrjetit tonë të gjerë, si dhe përpjekjeve dhe eficiencës të degëve tona për të kontaktuar klientët potencial që mund të ishin të pranueshëm për programin. Kushtet e kredisë, sigurisht, kanë ndihmuar shumë dhe kanë qënë një instrument i mirë marketingu për të tërhequr SME-të Shqiptare.

A janë SME-të të interesuara për kreditë e buta të Programit? Nëse po, si i keni kontaktuar klientët e interesuar?Ashtu si përmenda më parë, mund të themi se kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të kontaktuar sa më shumë klientë potencial që mund të ishin të pranueshëm në Program. Duke marrë parasysh rrjetin e gjerë të degëve tona, eficiencën e stafit, një pjesë e madhe e marketingut është realizuar prej tyre, për më tepër banka jonë ka hartuar broshura specifike për kushtet e programit të cilat janë shpërndarë, si dhe ka organizuar trajnime & takime të ndryshme për këtë qëllim. Gjatë këtyre përpjekjeve dhe takimeve me klientët, ne kemi kuptuar që sigurisht ekziston një interes i madh për kreditë e Programit, dhe klientët të cilët po planifikonin një investim, ishin të kënaqur kur dëgjonin kushtet lehtësuese të një kredie e cila mund t’i ndihmonte ata në realizimin e investimit që dëshironin të bënin. Gjithashtu, jemi të kënaqur duke parë shpërndarjen gjeografike të klientëve të interesuar për kreditë e Programit, pasi ky fakt tregon se zhvillimi dhe sipërmarrja do të përhapen në të gjithë vendin. Sigurisht, ka pasur dhe raste të SME-ve që ishin të interesuara, por fatkeqesisht, nuk plotësonin kushtet e pranimit të Programit. Në përgjithësi, mund të them se kushtet e kredive të Programit janë mjaft tërheqëse për SME-të!

Sa e ka ndihmuar aktivitetin kreditues të bankës tuaj suksesi i linjës së kreditit të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla (SME)?Thjesht një numër, në këtë rast nuk do të tregonte realitetin lidhur me rëndësinë e Programit për aktivitetin kreditues të Bankës. Këtu, do të më pëlqente të thoja se BKT është gjithmonë e hapur dhe mirëpret çdo instrument financiar inovativ, i cili do të lehtësonte aksesin e SME-ve në kredimarrje, dhe Programi Italo-Shqiptar për SME-të ka qenë një instrument i tillë! Pra, ai ka mbështetur aktivitetin tonë të kredidhënies dhe ne shpresojmë të kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm për nisma të tilla në të ardhmen.

Mendoni se ka sektor të tjerë të biznesit të mesëm e të vogël (SME), të cilët janë të interesuar të aplikojnë produktin e programit në të ardhmen?Ashtu si përmenda më parë, ne si Bankë kemi shpërndarë portofolin e kredive të Programit në një numër të madhë klientësh, ku pjesa më e madhe e kredive janë dhënë në sektorin e prodhimit, duke u pasuar nga sektori i ndërtimit. Tregtia me shumicë dhe sektori i bujqësisë kanë treguar interes për t’u përfshirë në program, por duke marrë parasysh kushtet e pranimit në program, ku 70% e kredisë duhet të përdoret për investimin në linja teknologjike ose pajisje me Origjinë Italiane, nuk ka qënë gjithmonë e mundur përfshirja e tyre.

Page 7: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

7

INTERVISTË ME DISA SME PËRFITUESE

Intervistë me Z. Sokol Qeraxhiu, Administrator “Tetra Solution sh.p.k”

Sipas jush, ku qëndrojnë avantazhet e një kredie të programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Shqipëri? Qëllimi ynë kryesor, për aplikimin në program, ishte rritja dhe zgjerimi i aktivitetit të shoqërisë. Kjo nëpërmjet investimeve dhe rritjes direkte të shërbimeve të ofruara dhe nëpërmjet zgjerimit gjeografik të territorit të mbuluar nga shoqëria.Avantazhet kryesore të mbështetjes nga programi mund t’i grupoj në dy - e para marrja e asistencës teknike gjatë modelimit të projektit të investimit dhe e dyta nëpërmjet aplikimit të kushteve favorizuese ekonomike krahasuar me termat tregtare të kredisë që ofrohen nga sistemi bankar - Të dyja janë të rëndësishme.

Cili është investimi kryesor që ju kryeni? Përse karakteristikat e sipërmarrjes suaj i përshtateshin programit Italo-Shqiptar?“Tetra solutions” është një ndërmarrje relativisht e re në tregun vendas. E themeluar prej 5 vjetësh, Tetra ka si synim dhe ofertë kryesore “dhënien e shërbimeve komplekse të teknologjisë së informacionit”. Me fjalë më të thjeshta, Tetra synon zhvillimin e vazhdueshëm të burimeve të brendshme njerëzore për të mundësuar zbatimin në vënd të teknologjive moderne dhe bashkëkohore. Këtu bëjmë kujdes për të gërshetuar zhvillimet e brendshme me nevojat aktuale dhe të pritshme të tregut vendas për teknologji.Kryesisht shërbimet dhe teknologjinë që ofrojmë, aktualisht kanë zbatim në ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha si dhe në qeveri. Këto organizata aktualisht janë ato që kanë edhe kërkesat më të larta për teknologji informacioni moderne. Sektorët kryesorë që mbulohen nga Tetra janë ai Bankar, Transportit, Shërbimeve Qeveritare, Telekomunikacionit dhe Energjia.Burimet njerëzore përbëjnë vlerën kryesore të shoqërisë. Zhvillimi ikëtyre burimeve është një ndër investimet kryesore të shoqërisë. Aktualisht Tetra ka mbi 20 punonjës, në kohë të plotë dhe një numër jo të vogël të bashkëpunëtorëve të jashtëm. Çdo muaj mbi 3 persona nga shoqëria, kryejnë trajnime dhe çertifikime në fushën e teknologjisë.

Si mësuat për Programin? Ju kontaktoi njeri?Kontakti fillestar me programin ka qënë një takim i përbashkët i programit me AITA – shoqatën e ndërmarrjeve të teknologjisë së infromacionit gjatë vitit të shkuar. Që në prezantimin e parë oferta e programit mu duk atraktive, por duke pasur kufizimin që investimet duhet të jenë italiane po në atë moment të parë u duk e vështirë të përfitonim prej tij. Ndonëse, Tetra bashkëpunonte me shoqëri Italiane partnerët tanë kryesorë deri në fillim 2011 ishin shoqëri amerikane dhe të mirënjohura botërisht. Më pas, gjatë

vitit 2011 bashkëpunimi i Tetra me shoqëri italiane u intesifikua dhe njëkohësisht me këtë, edhe interesi për të bashkëpunuar me programin tuaj u rrit.

Si ishte dokumentacioni i kërkuar nga banka për produktin e Programit, kredinë e butë?Dokumentacioni ishte relativisht i gjatë. Por banka të cilën ne përzgjodhëm të aplikojmë ishte banka BKT e cila është edhe banka kryesorë me cilën Tetra ka bashkëpunuar që në fillimet e saj. Ky bashkëpunim dhe njohje reciproke shumëvjecare me BKT, mendoj se ndikoi shumë në pregatitjen e shpejtë nga ana jonë të dokumentacionit të kërkuar.I gjithë procesi i përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për aplikim besoj se ka zgjatur rreth 6 javë. Nisur nga volumi i dokumentacionit të kërkuar, mendoj se kjo periudhë ishte relativisht e shpejtë.

Sa ju ka ndihmuar kredia që morët?Kredia mendoj se ka ndihmuar shumë. Sikurse Ju mundët të gjykoni, Tetra duke qënë një shoqëri relativisht e re dhe me kapital tërësisht shqiptar, mundësitë e brendshme të financimit i ka të kufizuara. Kredia e marrë ndikoi mjaft pozivisht për mundësimin e investimit (që pa

këtë ndihmë do të ishte e vështirë të realizohej) dhe njëkohësisht ndikoi në dedikimin e burimeve të brendshme financiare në financime të ndryshme për mjete të xhiros apo për të vazhduar me programin e ngritjes së burimeve të brendshme njerëzore. Shlyerja aktuale nuk përbën ndonjë ngarkesë, vetë programi parashikon një periudhë fillestare të pagesës vetëm të interesit. Ky është një avantazh mjaft i madh i programit. Vitin tjetër, kur Tetra do të filloj me shlyerjen edhe të principalit, investimi i kryer do të jetë plotësisht funksional.

A do të ishte kjo kredi me interes për sipërmarrës të tjerë si ju? Ndonëse Shqipëria është prekur nga rënia e përgjithshme ekonomike e tregut Europian, mendoj se sektori i teknologjisë së informacionit mundet të jetë ai më pak i ndikuari. Shoqëri që ofrojnë shërbime në këtë fushë duket të jenë më shumë të mbrojtura nga ky efekt indirekt. Teknologjia e informacionit është fusha e lëvizjeve dhe zhvillimeve të mëdha globale dhe ku tregu shqiptar ka nevojë të vazhdueshëm për investime të reja. Për të qënë proaktiv në këtë zhvillim të përgjithshëm, edhe shoqërive në fushën e teknologjisë i duhet të investojnë në mënyrë të vazhdueshme. Nisur nga eksperienca e bashkëpunimit me programin, ua kam rekomanduar kolegëve dhe (duket e çuditshme por është e vërtetë) kompetitorëve. Interesat dhe kushtet e përgjithshme të këtij programi për më shumë tani, kur vetë sistemi bankar ka ulur masën e financimit, janë mjaft atraktivë. Për këtë, Ju siguroj se edhe në vazhdim do të jem promovues i këtij programi.

Page 8: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

8

Intervistë me Z. Helidon Rruga, Administrator “Koral shpk”

Përse aplikuat për një kredi të programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri?Para se të aplikoja isha i interesuar për blerjen e një linje të re prodhimi e cila pritej të jepte një impuls më shumë në punën tonë, dhe në fakt ashtu ndodhi. Kisha dëgjuar për këtë program por gjëja që më nxiti më tepër ishte se kur kontaktova në Itali me fabrikën prodhuese të makinerisë ata ishin në dijeni të programit dhe më dhanë një tjetër shtysë për të aplikuar. Më tej u interesova nëpërmjet bankës BKT, ku më shpjeguan për avantazhet e këtij programi si dhe mundësinë për të më ofruar një kredi me kushte lehtësuese dhe me një normë të mirë interesi në krahasim me kushtet e bankave për kreditë e biznesit .

Mund të përshkruani sipërmarrjen tuaj? Në cilin sektor operon? Sa kohë keni në biznes? Sa punonjës keni të punësuar?Firma “Koral fish” operon në sektorin e përpunimit të produkteve të detit që nga viti 1994. Prej shumë vitesh kompania operon dhe në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në atë Italian. Fabrika numëron një numër rreth 110 punonjës dhe sipërfaqja e zhvillimit të aktivitetit është 6000m².

Kishit ndonjë lidhje të mëparshme me Programin? Si ratë në kontakt me produktin që ofron ai?Kam qënë i ftuar në një nga seminaret e zhvilluar në Hotel Tirana, ku u parashtruan kushtet dhe lehtësirat që u jepen ndërmarjeve të vogla dhë të mesme për zhvillimin e biznesit. Gjithashtu edhe kompania italiane që shiti makinerinë luajti një rol të rëndësishëm në këtë vendimarrje.

Hasët në vështirësi nga fakti që kredia e butë, produkti i Programit menaxhohej nga bankat kryesore tregtare në vend?Përkundrazi, duke qënë një kompani e vendosur bindshëm në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm, pasja e marrëdhënieve të konsoliduara me bankat e bënë relativisht të lehtë.

Ju ka dhënë dorë realisht kredia e butë e marrë? Keni vështirësi ta shlyeni?Një nga avantazhet më të mëdha që kemi përfituar nga kjo makineri është faktori kohë, puna është lehtësuar ndjeshëm dhe të gjithë ndihemi më të sigurtë. Edhe për shlyerjen nuk kemi patur aspak vështirësi.

Si mund të informohen më bindshëm në të ardhmen sipërmarrësit e tjerë, kolegë tuaj për produktin e Programit? Mënyrat e informimit janë të gjithanshme, seminaret apo konferencat e posaçme, kontaktet me ndërmarrjet dhe faktorët e duhur, ndër të tjera mund t’jua shpjegoni dhe ju.

Intervistë me Z.Agim Xhindoli, Administrator “Perpunim Mermer & Granit sh.p.k”

Përse e kërkuat këtë lloj kredie të butë? Kushtëzuar nga marrja e detyrueshme e makinerive në Itali dhe prej përqindjes së interesit në masën 5.5 %.

Cilat janë karakteristikat kryesore të biznesit

tuaj?Subjekti ynë operon në fushën e përpunimit dhe tregtimit të mermereve dhe graniteve si materiale shumë cilësore e të preferuara në fushën e ndërtimit të të gjithë llojeve të ndërtesave dhe banesave. Aktivitetin e biznesit e ushtrojmë që nga themelimi i firmës sonë në vitin 1994 dhe kemi të punësuar rreth 30 punonjës.

Kush ju njohu me Programin Italo-Shqiptar të kredive të buta?Informacionin e morëm në vitin 2008 nga publikimi në media për akordimin që qeveria Italiane i bëri qeverisë Shqiptare kredi me norma të ulta interesi për bizneset.

Ishte dokumentacioni bankar për këtë lloj kredie i vështirë?Për bizneset e rregullta aspak i veshtirë.

Investuat mirë duke e marrë këtë kredi?Ndihma e kredisë për ne ka qenë vazhdimisht e konsiderueshme. Vështirësia nuk qëndron te kredia por tek të tjera probleme që s’kanë të bëjnë me procedurat bankare.

Ia vlen të informohen për produktin e Programit edhe bizneset e tjera, kolegë tuaj?Kush do dhe di të bëjë biznes duke punuar e ka rrugën e hapur për të arritur tek e mira.

Page 9: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

Përse ishte me leverdi për ju kjo kredi e butë e Programit Italo-Shqiptar?

Picari sh.p.k është një shoqëri e cila

në fushën e saj të prodhimit të këpucëve ka ecur me hapa të mëdha. Ajo ka zgjeruar kapacitetin e saj, ka zhvilluar dhe përparuar teknologjinë e përdorur për këtë prodhimtari. Shoqëria ka blerë makineri të reja dhe ka bërë disa ndryshime në infrastukturë duke bërë ndërtime të ambjenteve të reja. Për përballimin e të gjitha këtyre blerjeve në makineri dhe ndërtimeve aplikuam për kredi tek Programi Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve Shqiptare, duke qënë se interesat e tij ishin më të buta dhë më të leverdisshme për kompaninë tonë.

Dy fjalë ju lutem për kompaninë tuaj. Çfarë përfaqeson ajo në tregun shqiptar?“Picari sh.p.k” është një kompani që operon në treg prej vitit 2000 dhe në vazhdim. Kompania prodhon veshje të këmbës ku specifike për prodhimet tona është qepja me dorë. Ne kryesisht prodhojmë melëndë të parë të porositesit, kryesisht Italian si për shembull firma “Imac”. Produkt të gatshëm Picari prodhon për disa klient të rëndësishëm siç është “Deichmann” në Envie, në Greqi. Gjithashtu po qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm me firma të tjera në disa vende të Europës si Angli, Francë etj.Shoqëria ka të punësuar rreth 250 punëtor brenda në fabrikë dhe jashtë saj (punëtoret e qepjes me dorë). Me rritjen e kapacitetit si rezultat i blerjes së makinerive të reja fuqia punëtore vazhdon të rritet.

Intervistë me Z. Nimet Musaj, Administrator “Picari sh.p.k”

Si e gjetët Programin?Kompania jonë ka qënë në disa seminare të zhvilluara nga programi

për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, gjithashtu jemi kontaktuar edhe nga banka (Veneto Banka)

nëpërmjet të cilës kemi marrë kredinë dhe me të cilën vazhdojmë të kemi një bashkëpunim

reciprok shumë të kënaqshëm.

Programi i jep kreditë nëpërmjet bankave t r e g t a r e . P a t ë t p r o b l e m e m e dokumentac ion in bankar?Dokumentacioni i kërkuar

ishte relativisht i vështirë për t’u siguruar, megjithatë

gjithcka që u kërkua u plotësua me përkushtim të plotë të gjithë stafit tonë.

Çfarë lehtësie ju siguroi kjo kredi e marrë?Marrja e kredisë ka qënë një lehtësim për punën tonë dhe për shlyerjen e detyrimeve për makineritë e blera pa shumë vështirësi. Në çdo moment që ne kemi shtuar kapitalin duke blerë makineri dhe paisje të reja furnitorët tanë janë likujduar menjëherë nëpërmjet kredisë. Deri tani nuk kemi pasur vështirësi për shlyerjen e kredisë të siguruar nga Programi Itali-Shqiptar.

A ka avantazhe kjo linjë krediti edhe për bizneset e tjera, në opinionin tuaj?Të gjitha bizneseve do t’u vinte në ndihmë kjo formë e zbutur e dhënies së kredive, për t’i ndihmuar ata për të ecur në rrugën e vështirë që ata kanë zgjedhur. Kjo duke pasur parasysh edhe terrenin në të cilin operojnë bizneset shqiptare. Informimi nëpërmjet seminareve, nëpërmjet internetit, takimeve të drejtëperdrejta me këto biznese, do t’i ndihmonte këto biznese.Informimi i tyre do të ishte më efiçient nëse do të organizohen përsëri takime dhe seminare të tjera me biznese të cilat kanë aplikuar dhe përfituar nga ky program zhvillimi, si dhe me biznese të tjera të cilat prodhojnë për tregun vendas dhe të huaj dhe duan të jenë sa më konkurues në tregun rajonal dhe më gjerë.

9

Te Reja Thirrje për të aplikuarNjoftohen të gjitha ndërmarjet të klasifikuara si ndërmarrje mikro, të vogla ose të mesme sipas Ligjit Nr. 8957, date 17.10.2002 “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” se vazhdojnë aplikimet për Linjën e Kredisë dhe Fondin e Garancisë.

Ku duhet të aplikoni?Drejtohuni në një nga Bankat Tregtare Private, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen e huasë – “On Lending Agreement”, me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), në kuadër të “Programit Italo –Shqiptar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në Shqipëri”, të cilat janë: Banka Kombëtare Tregtare (BKT); Raiffeisen Bank; Banka Ndërkombëtare Tregtare (ICB); Banka Credins; Tirana Bank; Veneto Bank; Banka Kombëtare Greke (NBG) dhe Union Bank. Bankat do t’ju informojnë për dokumentacionin që duhet të plotësoni për projektin. Banka pas shqyrtimit të projektit tuaj, në rast aprovimi të tij, do të kërkojë çeljen e fondeve nga METE nëpermjet “Programit Italo –Shqiptar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në Shqipëri”

Kushtet e kredisë

Norma e interesit:

Periudha e shlyerjes së kredisë:

Periudha e mospagimit:

5.5% në Euro

8.5% në Lek

3-8 vjet

1-2vjet (paguhet vetëm interesi)

5.5%në Euro

Page 10: PROGRAM ME NJË FORMAT TË SUKSESSHËM - prodaps.al filese na del detyra të gjithëve të shohim mundësitë e përsëritjes, replikimit të tij me qeverinë italiane e cila ka miratuar

10

“Vizita në SME-të Shqiptare të Financuara nga Linja e Kredisë

Më 25 Shtator 2012, në kuadër të Programit Italo-Shqiptar për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME), Zv. Kryeministri dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z.Massimo Gaiani, dhe Drejtori i Kooperacionit Italian për Zhvillim, z. Andrea Senatori zhvilluan nje vizite ne Lushnje dhe Patos, në kompanitë “Përpunim Mermer-Granit” sh.p.k–Kompani që operon në fushën e përpunimit dhe tregtimit të mermereve dhe graniteve dhe “Picari” sh.p.k. - Kompani prodhim këpucë, të cilat janë financuar, për një pjesë të investimeve të tyre, nga Linja e Kredisë prej 25 milion Euro e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri.

Zv. Kryeministri dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, z. Edmond Haxhinasto, në fjalën e tij përshëndetëse ka falënderuar qeverinë italiane dhe zyrën e saj të Bashkëpunimit me Shqipërinë për mbështetjen financiare në kuader te Programit për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, i cili po ndihmon sot realisht biznesin vendas, sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat japin një kontribut të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e qeverisë për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Aktualisht në vendin tonë operojnë mbi 100 mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme, që kontribuojnë në mbi 80% të PPB. SME-të përfaqësojnë 98.9 % të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve dhe mbulojnë rreth 82 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve.

Gjatë vizitës në këto kompani z. Haxhinasto theksoi se është e domosdoshme mbyllja e ciklit të prodhimit në Shqipëri si dhe krijimi i brandeve shqiptare. Ministri i konsideroi programet e bashkëpunimit me Italinë si të suksesshme edhe përsa i përket rritjes së punësimit në vendin tonë. Në këto dy ndërmarrje janë punësuar mbi

350 punonjës. Për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe për qeverinë shqiptare, marrëdhëniet me Italinë janë të një natyre strategjike për vendin tonë.

Nga ana e tij, Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Massimo Gaiani tha se qeveria italiane do të vazhdojë mbështetjen për këtë sektor edhe në të ardhmen, duke forcuar kështu marrëdhëniet e bashkëpunimit ekonomik mes Italisë dhe Shqipërisë.

Keto aktivitete tregojne si Italia, në cilësinë e rolit të vet prej Donatori Kryesor Europian (European Lead Donor) për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, është kaq shumë e angazhuar në nxitjen e eksperiencës së modelit italian në fushën e ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe të ndihmoj shkëmbimin midis dy vëndeve në nivel institucional dhe të subjekteve private, me objektivin për të mbështetur rritjen ekonomike dhe sociale të Shqiperisë dhe shoqërimin e vëndit drejt integrimit europian.

PROGRAMI ITALO - SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe EnergjitikësNjësia e Menaxhimit të Programit (PMU)

Adresa: Blvd. “Zhan D’Ark”, Godina METE Nr.2, Kati 5,Tirana, Albania

Tel: +355 4 2366811 / +355 4 2366449Email: [email protected]

Fax: +355 4 2366449Wbsite: www.prodaps.al