projekt 100 vjet vetmi

19
PROJEKT LETERSIE: “100 VJET VETMI” Punoi :Paola Mema

Upload: paola-1

Post on 14-Jan-2017

2.439 views

Category:

Education


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: projekt 100 vjet vetmi

PROJEKT LETERSIE: “100 VJET VETMI”

Punoi :Paola Mema

Page 2: projekt 100 vjet vetmi

Objektivat e projektit Te njohim jeten e autorit Te njihemi me Romanin 100 vjet vetmi

dhe te reflektojme mbi te Te kuptojme perdorim e temes se

vetmise, dashurise dhe dhunes ne roman Letersia e Amerikes latine Magjikja dhe realizmi magjik

Page 3: projekt 100 vjet vetmi

Gabriel Garsia Markes   Gabriel Garsia Markez eshte shkrimtari me I madh jo vetem nder

vellezerit amerikano-latine, por edhe ne bote sot. Ate e shohim ne qender te procesit letrar ne Ameriken Latine, por edhe ne balle te letersise bashkekohore boterore. Ne vitin 1982 iu dha cmimi Nobel. Eshte i perkthyer ne gjuhet kryesore te botes dhe gezon simpatine e lexuesit kudo ne bote. Ka meriten e realizimit arstistik te pergjithesimit te rruges historike, neper te cilen kane kaluar vendet e Amerikes Latine, mbi bazen e shfrytezimit te nje lende konkrete te historise se atdheut te tij, Kolumbise.

  Ka lindur ne vitin 1928 dhe per qellime te caktuara artistike ka

bashkuar dhe harmonizuar legjendat dhe rrefenjat indiane parakolumbiane me traditat e kultures evropiane, duke zbuluar me mjeshteri vecorite kombetare te indianeve vendas duke u mbeshtetur dhe mbi faktet reale te luftes per pavaresi te udhehequr nga Simon Bolivara.

Page 4: projekt 100 vjet vetmi

Garsia Markez mundi te krijonte eposin heroik te popullit te vet. Ne te njejten kohe duke u mbeshtetur ne realitete konkrete historike, artisti qe te tregoje rrjedhojat tragjike te luftrave civile te pafund, qe vite te tera e kane rrenuar ekonomine e vendeve te Amerikes Latine. Fale pergjithesimeve te tilla vigane, Markezi e siguroi qe ne gjallje perjetesine.

  Kur lindi Markezi ne Kolumbi ndodhi kasaphana e llahtarshme pas

mbytjes ne gjak te kryengritjes se punetoreve te plantacioneve me dru frutore, qe punonin per shoqerite e huaja. Lindi ne qytetin e vogel te Arakatakes, ne bregun e oqeanit Atlantik, ne nje familje ushtaraku.

  Ne krijmtarine e tij bie ne sy ideja e dhunes ne te gjitha llojet si

bashkeudhetare e pandashme e kombeve, motit, e njohur edhe ne krijmtarine e shkrimtareve te tjere.

  I vecante ne krijmtarine e Markezit eshte perfundimi : DHUNA LIND

VETMINE.   Ai ka meriten e tregimit realist te te gjitha llojeve te vetmise. Vetmia

sipas Markezit eshte pasoje e dhunes, eshte shkaktare e dhunes, por eshte edhe menyre kundervenie ndaj dhunes.

Page 5: projekt 100 vjet vetmi
Page 6: projekt 100 vjet vetmi

100 vjet vetmi Pershkruhet ngritja dhe renia e familjes Buendia dhe e fshatit

Makando.Ne kete fshat zhvillohet gjithe historia e Amerikes Latine, lufta civile dhe viktima te shumte, lulezim ekonomik dhe percarje nga padronet lokale, katastrofa natyrore etj.

Ngjarjet sillen pereth shtepise se Ursula dhe Hose Arkadio Buendia . Markez pershkruan mllefin e perditshem, ndryshimet e gjeneratave, incestin,, vitalitetin e burrave dhe mencurine e grave te Makandos. Ne fund nje tajfun e fshin nga faqja e dheut fshatin.

  Markez ne kete roman i ka bere jehone Realizmit Magjik te Amerikes

Latine. Ne vepren e tij shkelqen magjia e poetikes,pafund e bukur dhe njekohesisht teper pikelluese .

  Per 100 vjet vetmi fillon periudha e dyte e madhe e krijimtarise se

Markezit ku ai vazhdon ta pasuroje e plotesoje vepren e vet me problematiken njerezore nepermjet trajtimit te :diktatures, deshperimit, dashurise.

Page 7: projekt 100 vjet vetmi
Page 8: projekt 100 vjet vetmi

Personazhet Hose Arkadio Buendia –personazhi kryesor. Nje burre i embel ,naiv dhe bujar. Themelues i

Macandos. Nje burre me kureshtje te madhe per shkencen ,

Ursula –Personazh kryesor. Eshte personazhi qe karakterizon realitetin e nenave ne Ameriken latine. Avokate dhe ndihmese aty ku ka nevoje. Supersticioze dhe bujare.

Hose Arcadio-personazh dytesor. Plot jete dhe i etur per te pare boten.

Koloneli Aureliano- personazh kryesor. I qete dhe i terhequr ne rinine e tij, por me vone i ashper dhe i dhunshem. Ne pamundesi per te dashur dhe per te shprehur ndjenjat e tij.

Amarata- personazh kryesor. U rrit larg dashurise se nenes dhe vemendjes se Hose Arkadio Buendia. Jetoi jeten e saj e hidheruar nga dashuria jo e njeashme e Pietro Krespit. Vuajti nga pasioni per nipin e saj dhe nuk mundi ti besonte askujt.

Aureliano i II – personazh kryesor. Kur ishte femije ngjante me Aurelianot e tjere te familjes, i qete, i zhytur ne vetvete dhe i interesuar per argjendarine. Kur ai zbulon dashurine zbulon gjithshtu dhe festat dhe mburrjet. Burre me zemer te mire dhe bujar.

  Fernanda- personazh kryesor. Grua e veshtire, dhe konservatore. Eshte gjithmone e shqetesuar

per paraqitjen e saj.   Aureliano- personazh kryesor. Ndan te njejtat shije per argjendarine ashtu si te gjithe Aurelianot

e familjes. I zhytur ne vetvete dhe i pafajshem.

Amarata Ursula-personazh kryesor. Nje grua e lumtur dhe plot jete. Eshte ajo e cila do te ndryshoje fatin e Buendia. Jetoi dhe vdiq e lumtur pa asnje dhimbje apo hidherim.

Page 9: projekt 100 vjet vetmi
Page 10: projekt 100 vjet vetmi

Te romani : 100 vjet vetmi, realizohet nepermjet fshatit Makando dhe fisit Buendia, ketij simboli qe misheron Ameriken Latine dhe fitoi fame boterore dhe cmimin Nobel.

Ne Makando ngjarjet e treguara nga Markezi vijne si miniature e ngjarjeve te medha te qyteteve te medhenj. Ato shihen gjate shek. XIX por edhe kjo eshte konvecion sepse autori flet per to (ngjarjet) duke I dhene permasa gjitheperfshirese, universale.

Page 11: projekt 100 vjet vetmi

Humbja e kujteses se njerezve te fisit Buendia eshte nje detaj qe paralajmeron humbjen e identitetit ne nje kohe kur rolin e kujteses e luan Eposi ( Ne Kolumbi dhe ne A.Latine nuk ka patur epos) . Markez e merr mbie vete pergjegjesine e rikrijimit . Ndaj e mbush tregimin me mite, me legjenda, rrefenja etj. Nje gje eshte e vertete: Bashkimi i fiseve eshte bere nepermjet luftrave te pergjakshme. Kete gje Markezi e tregon duke theksuar barren e rende dhe demin e madh qe keto luftra i sollen kontinentit. Perfundimi tek i cili na con Markez eshte :Luftrat e kercenojne me asgjesim qyteterimin ashtu sikurse ka ndodhur me Kolumbine atdheun e tij .

Page 12: projekt 100 vjet vetmi

Rolin e heroit e ka Aurelio Buendia. Ai le dyqanin e argjendarise dhe shkon ne lufte nderkohe qe i mungoje synimet per jeten.

Ai vetem hamendeson dhe e ndien misionin,ndaj dhe mbi bazen e tyre vepron. Heroi epik e shpall veten “qeverises ushtarak dhe civil” bashke me graden e kolonelit.

Page 13: projekt 100 vjet vetmi

Amerika Latine dhe letersia

Amerika Jugore dhe qendrore (latine) ka nje letersi te shkruar ne spanjisht dhe portugalisht. Eshte nje letersi kombesh te ndryshme dhe ka vecori te caktuara kombetare, por ne te njejten kohe ne te gjejme motive, qendrime, probleme dhe mentalitete te pergjithshem qe shpjegohet me fatin e perbashket apo te ngjashem historik te ketyre vendeve.

Flitet per letersi te Amerikes Latine, por me plot te drejte flitet edhe per letersine mekrikane, argjentinase, kiliane, braziliane dhe guatemale.

Page 14: projekt 100 vjet vetmi

Historia e formimit te kombeve ne kete kontinent ka ngjasim:   njelloj u pushtuan nga kolonizatoret evropiane dhe u trajtuan vetem si burime

te ardhurash per evropianet. Viset vendase u organizuan ne qendresa, u bene viktima luftrash per sigurine e femijeve.Populllsia e ketyre shteteve njelloj pranoi mbi shpine egersine e diktatoreve dhe te aventuriereve qe u shoqeruan me tragjedi te permasave zor te imagjinueshme.

  Ne te njejten menyre ndodhi dhe procesi i formimit te kulturave kombetare te

vendeve te Amerikes latine.Si rregull u rrit bashkimi i kultures te fiseve indiane me kulturen spanjolle dhe portugese, qe sollen me vete kolonizatoret. Perkatesisht dhe letersia dhe arti kaluan neper te njejten rruge. Gjate shek. XX ndodhi konsolidimi I metejshem I jetes ekonomike dhe shpirterore te ketyre vendeve perkatesisht u zhvillua vrullshem Letersia, me vecori te pergjithshme realiste dhe me specifika kombetare. Ja disa nga keto vecori:

Forcimi I frymes kombetare qe u duk me parapelqimin e folklorit dhe te konceptit folklorik te dukurive jetesore, apo shfrytezimi I pare dhe me sukses I trashegimise se kulturave indiane, ne shtimin e frikes depertuese te kulures indiane ne kulturen evropiane te ardhacakeve nga Spanja, Portugalia, apo dhe vendet e tjera te botes.

  Menyra e pershkrimit te perplasjes se bandave dhe te zhvillimit te rebelimeve

qe kane shkuar deri ne luftra civile, mori ngjyresa kombetare.

Page 15: projekt 100 vjet vetmi

Eshte e qarte qe autori i ketij libri ka rinovuar literaturen permes nje komponenti te mundshem, fantazise se tij. Garsia Makrez ka bere nje perzjerje te fantazise me realitetin qe asnje nuk e di ku jane kufijte mes njeres dhe tjetres. Ne Macando nuk mund te dallosh mes realitetit dhe irealitetit.Macando eshte nje vend magjik, ku gjithcka mund te ndodhe ne anen tjeter. Nje jete e perditshme e mrekullueshme, permes nje gjuhe ndjellese dhe te sakte, eshte e mundur per e jetuar i pamundshem. Ndertimi imagjinar eshte renjosur thelle ne realitetin amerikan.

Page 16: projekt 100 vjet vetmi

Është një roman plot me teprime gjeniale, me një fantazi moskokëçarëse e me një potencë figurative marramendëse - një vepër detajesh madhështore dhe e një kompozimi të rrallë. Markesi shkroi një roman që në Europë nuk është shkruar dot deri tani dhe që ndoshta as që mund të shkruhet ndonjëherë: letërsi si reportazh i Krijimit, si rikujtesë magjike dhe si rebelim.

Ky libër të jep përshtypjen sikur është zanafilla e vetë natyrës. Makondoja dhe fisi i Buendiave janë kthyer në një simbol të realizmit magjik në Amerikën Latine dhe në një pasqyrë të jetës së këtij kontinenti. Krijuesi i këtij simboli fitoi famë botërore dhe Çmimin Nobel në vitin 1982.

Page 17: projekt 100 vjet vetmi

Vetmia

Ne qender te romanit eshte vene tema e vetmise.Eshte vemtima ajo qe s'i le heronjte e Markesit te tregojne dhe ti shpalosin ndjenjat e tyre te miqesise se mirefillte,te dashurise se vertete,te ngrohtesise dhe humanizmit;eshte ajo qe i percudnon dhe i tjeterson,i hedh ne krahet e perversitetit,te imoralitetit dhe te zvetenimit te pergjithshem

Vetmia shihet ne aspektin njerezo,filozofik,shoqeror,duke u bere keshtu fija lidhese qe e pershkon te gjithe krijimtarine letrare te Garsia Markesit.

Page 18: projekt 100 vjet vetmi

Pasionet e fuqishme

Shpalosja e fuqishme e pasioneve njerezore,me natyre te shumellojshme,eshte nje tjeter vecori e krijimtarise se Garsia Markesit.Ky eshte here pasion per pushtet,here pasion per te arritur me cdo kusht te shumeprituren,te domosdoshmen,here per te vene ne vend nderin e cenuar jo aq nga bindja vetjake,sesa nga ndikimi i te tjereve dhe here na paraqitetsi pasion cmendurak per te bere jete vetmitari.Keto pasione lindin ide utopi boshe,te tilla, si:triumfi ne jete i drejtesise shoqerore ;jetegjatesia e fisit,e deres se madhe,e familjes se shquar;udheheqja prej njeriu te mire,te drejte,te ndershem;jeta njerezore te arrije me ne fund harmonine dhe mirekuptimin.E pare me kete sy,vepra e Markesit mund te quhet fare mire antiutopike

Page 19: projekt 100 vjet vetmi

Miti dhe realiteti(si vecori e realizimt magjik)

Magjia dhe fantastikja shfaqen si dukuri te natyrshme ne roman si bashkejetesa e te vdekurve me te gjallet, harresa kolektive,koha e ndalur ne vend,shiu qe zgjat 5 vjet etj.Por te gjitha keto vendosen ne nje sfond realist dhe mjaft te besueshem.Pra, kemi te bejme me nje veper realiste-fantastike,realiste-mitike,realiste-utopike,qe krijon hapesira te medha per pergjithesime dhe filozofine