punim diplome - edukimi.uni-gjk.org duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e...

26
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Fakulteti I Edukimit Programi: Parashkollor PUNIM DIPLOME Tema:Toka dhe ndotësit e tij Mentori: Kandidati/ja: Prof.ass.Dr. Skender Beqa Besarta Duzhmani Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 03-Sep-2019

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“

Fakulteti I Edukimit

Programi: Parashkollor

PUNIM DIPLOME

Tema:Toka dhe ndotësit e tij

Mentori: Kandidati/ja:

Prof.ass.Dr. Skender Beqa Besarta Duzhmani

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

2

Përmbajtja

MIRËNJOHJE.................................................................................................................................................3

ABSTRAKT.....................................................................................................................................................4

HYRJE............................................................................................................................................................5

1. TOKA.........................................................................................................................................................6

1.1 Ndërtimi i brendshëm i Tokës....................................................................................................7

1.1.1 Ndërtimi i brendshëm i Tokës........................................................................................8

1.2Përbërja e tokës..........................................................................................................................9

2.PROBLEMET DHE KËRCENIMET NDAJ TOKËS.........................................................................................10

2.1 Degradimi i tokës....................................................................................................................10

2.2 Ndotja e tokës..........................................................................................................................11

2.3 Pasojat nga ndotja e tokës.......................................................................................................12

3. SFIDAT MJEDISORE GLOBALE.................................................................................................................13

4. PRESIONET NË MJEDIS...........................................................................................................................14

4.1 Mbetjet urbane të ngurta........................................................................................................15

4.2 Mbetjet industriale..................................................................................................................16

4.3Kimikatet ..................................................................................................................................17

5. METODA E MENJANIMIT TË MBETURINAVE.........................................................................................18

6. SITUATA MJEDISORE NË KOSOVË..........................................................................................................19

6.1 Zonat e mbrojtjes të natyrës në Kosovë................................................................................20

6.2 Rezervatet strikte të natyrës....................................................................................................21

6.3 Parqet kombëtare....................................................................................................................21

6.4 Monumentet e natyrës............................................................................................................22

PLANI I ORËS MËSIMORE……………………………………………………...…………………….……………….………………………23

PËRFUNDIMI…………………………………………………………………………………………………………..…..…..……………………25

LITERATURA……………………………………………………………………..………………………………………………………….……….26

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

3

Mirënjohje dhe Falenderime

Për të realizuar këtë temë diplome kam gjetur suport dhe mbështetje nga njerëz që dëshiroj t’ju

shpreh mirënjohen time të përzemërt. Së pari dua të falenderoj profesorin e nderuar

Prof.dr.ass Skender Beqa I cili më ofroi një mbështetje të madhe profesionale me orientime,

sugjerime dhe këshilla të herëpasherëshme duke më lehtësuar peshën e punës.

Falenderoj veçanërisht miket e mija të cilat më stimuluan për të vazhduar deri në finalizimin e

këtij proçesi të gjatë.

Për ta mbyllur dua të falenderoj përsonin më të veçantë Nënën time që gjendet gjithmonë

pranë meje dhe është mbështetja ime më e madhe

Përgjithmonë mirënjohëse!!

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

4

Abstrakt

Mjedisi në një farë mënyre përfaqëson vetë njeriun. Ai pasqyron jetën e njeriut si një liber i

hapur. Mjedisi është gjysma e jetës sonë në momentin që lind e deri kur vdes njerëzit janë në

kontakt të pandërprerë me mjedisin. Ne nga ai marrim të gjitha elementet e nevojshme për jetën.

Natyra na ka falur një të mirë të jashtëzakonshme. Mjedisi do të thotë rrethinë. Toka, uji, ajri,

bimët, kafshët, hedhurinave të ngurta dhe gjëra të tjera që janë përreth na përbëjnë mjedisin tonë.

Njeriu dhe mjedisi janë të ndërthurura ngushtë me njëra-tjetrën, për të ruajtur ekuilibrin në

natyrë. Në mënyrë të ngjashme shkencëtarët socialë referohen mjedisin social, kulturor,

ekonomik dhe organizativ. Prandaj mjedisi mund të përkufizohet si "shuma e të gjitha faktorëve

social, kulturor, ekonomik, biologjik, fizik dhe kimik që rrethojnë 'njeriu' për të dhënë mbrojtjen

e nevojshme të tij". Dy llojet e mjedisit që mund të vijnë të gjithë. Njëra është mjedisi natyror i

ajrit, ujit, mbeturinave të ngurta, zhurmat, rrezatimi, toka, druri, kafshë të egra dhe hapësirë të

jetesës etj e dyta është njeriu mjedisi që merret me mjedisin e punës, strehimin, teknologji,

estetikë, transportit , shërbimet komunale, shlyerja, urbanizimi dhe kështu me radhë. Kështu,

njeriu është vendosur si një pjesë e rëndësishme e ekosistemit globale, e cila varet nga ai sa ai

varet nga kjo. Prandaj, ekziston një lidhje e ngushtë midis njeriut dhe mjedisit. Si cdo gjë tjetër të

mirë ne ia kuptojme rëndesine vetëm në castin kur e humbasin. E njëjta gjë po ndodh edhe me

mjedisin. Pak e nga pak mjedisi po shkatërrohet dhe nuk po i plotëson të tëra nevojat tona. Në të

ardhmen nuk do të mund të plotësoje pothuajse asnjë nga këto nevoja.

Fjalët kyçe: toka, mjedisi,njeriu, ndotja e tokës, shëndeti etj.

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

5

Hyrje

Toka ku ne jetojme dhe zhvillojm veprimtaritë tona është mjaft e rëndesishme. Pa të nuk mund të

ketë jetë ashtu si dhe uji. Toka është e rrezikuar nga ndotja. Të njëjtët faktorë që ndotin ujin e

ajrin e ndotin edhe tokën. Nga ana tjeter toka është e rrezikuar edhe nga humbja e shtresës së

sipërme që përdoret prej njeriut për zhvillimin e bujqësise, blegtorisë.

Humbja e saj vjen nga fenomeni I shpyllëzimit, erozionit, ndryshimit të temperaturave etj. Jo të

gjithë njerëzit e insitucionet veprojne njëlloj ndaj mjedisit. Disa zhvillojn veprimtari mbrojtëse

ndërsa të tjerë e shfrytëzojn në menyrat me barbare. Ruajtja dhe kujdesi për mjedisin nuk është

vetëm një detyrim shoqëror, por mbi të gjitha është dhe një përgjegjësi individuale. Mjedisi është

i të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojn. Shoqëria si në vendin tone ashtu edhe në mbarë botën

po përballet me problem të mëdha që lidhen me mjedisin si: ndotja, prishja e ekuilibrave të

ekosistemeve, shfrytezimi pa kriter I burimeve natyrore etj. Ndotja e mjedisit: është futja e

drejtpërdrejtë ose e tërthortë e lëndeve, vibracioneve, energjisë, nxehtësise, rrezatimit, zhurmave

të cilat e ndryshojn cilësine e mjedisit e të jetës.

Kujdesi për mjedisin jetësor është mision i pakthyeshëm, I çdo banori në planetin tokë. Bëhet e

qartë se natyra për çdo ditë na dërgon sinjale për rrezikun që na kanoset nga shfrytzimi I gabuar I

mjedisit jetësor.

Njeriu si qenie më e zhvilluar jetësore vazhdimisht kërkonin ndryshime, punë më të lehtë dhe një

jetë më të mirë. Kështu, me anë të arritjeve të tij gjatë gjithë jetës në fushën e modernizimit të

teknikës dhe teknologjisë, pothuajse ka harruar të veproj në parandalimin ndotjes mjedisore, të

cilat efekte tashmë janë duke paguar brezat e sotëm. Duke iu nënshtruar rrezikimit të shëndetit të

tij nga llojet e ndryshme të ndotjes si të ujit, ajrit, ushqimit, etj.

Ndotjet shtesë dhe shkatrrimet të shkaktura nga luftërat dhe stuhitë të cilat lënë prapa pasoja

shkatërrimtare si për botën bimore dhe shtazore. Duhet të besojmë se nuk ka shëndet të mirë pa

ujë të pastër, ajër të pastër dhe ushqim të shëndetshëm.

„Për në natyrën e vërtetë të gjërave, në qoftë se ne me të drejtë i konsiderojmë, çdo pemë e gjelbër është

shumë më e shkëlqyer se sa nëse do të ishte bërë prej ari dhe argjendi“ (Martin Luther)

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

6

1. Toka

Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.57 miliardë vjet e vjetër, dhe i

vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit

natyror: Hënën. Toka peshon 6.000 miliard ton dhe është afër 40.000km rreth ekuatorit. Edhe

mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas

supozimit janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën moshë me tokën.

Aristoteli me zënien e hënës në të pa një hark dhe mendoi dhe tha se toka ka forme të

rrumbullaket mirëpo i pari që e vërtetoi se toka është e rrumbullaket ishte Fernando Magelani i

cili udhëtoi me anije rreth tokës. Toka ka formë elipsoide. Si pasojë e rrotullimit të tokës rreth

boshtit të vet Toka është deformuar ashtu që në dy polet e saj është e shtypur dhe ka marrë

formën e një elipsoidi i tillë që rrafshi që e pret Tokën sipas paraleleve pret një rreth ndërsa

rrafshi që e pret sipas meridianëve pret një elipsë.

Forma elipsoide e tokës është marr nga dy polet e saj Veriu dhe Jugu sepse forca e gravitetit që e

kishte zbuluar shkencëtari anglez Isaac Neëton ushtrohen në të dy polet pra forca gravitacionale

e veriut kundërvepron me forcën e gravitetit të jugut ose anasjelltas për këtë arsye toka nuk ka

formë plotesisht rrethore por elipsoide. Madhësia e tokës është rreth 510.000.000 km² dhe 370

milion km² (71%) prej tyre janë të mbuluara me ujë kurse 150 milion km² (29%) janë të

mbuluara me tokë. Rrethi i ekuatorit të tokës është pak më i madh se 40.000 km. Rrezja

ekuatoriale është 6.378 km kurse ajo polare 6.357 km.

Forma më e saktë e Tokës është apioide (në formë dardhe), me ndihmën e satelitëve artificialë

dhe të atyre gjeodetë është konstatuar se shtypshmëria në pole nuk është e njëjtë. Është

konstatuar se gjysmëboshtet polarë nuk e kanë gjatësinë e njëjtë. Sipas këtyre të dhënave, forma

e vërtetë e Tokës i ngjanë dardhës (apioide) ose formës së zemrës (kardioide).

Toka rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth diellit. Rrotullimi rreth boshtit të vet që sjell

ndryshimin e ditës dhe të natës quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revolucioni si

pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit. Rruga të cilën e përshkon toka quhet Orbit.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

7

1.1 Ndërtimi i brendshëm i Tokës

➢ Korja e Tokës ose Litosfera

➢ Mbështjellsi i bërthamës (ose mantia, manteli)

➢ Bërthama e Tokës.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

8

Korja e Tokës ose Litosfera

Litosfera (Korja e Tokës, greq. litos -shkëmb) paraqet mbështjellësin e jashtëm të ngurtë me

trashësi mesatare afro 70 km. Shprehja “kore” ka burimin nga hipoteza kozmogjene e disa

mendimtarëve sipas të cilëve Toka është krijuar nga një materie e zjarrtë, me ftohjen e së cilës u

formua shtresa e ngurtë. Dallohen dy tipa të Korës së Tokës: tipi kontinental dhe oqeanik.

Korja kontinentale ndërtohet nga tri sfera:

• sedimentare

• granite

• bazike.

Ndërsa ajo oqeanike ndërtohet nga:

• sedimentare

• llavat jastekore

• dajkat paralele

• gabrot masive

Mbështjellsi i Bërthamës

Shtrihet ndërmjet korës se tokës e bërthamës , quhet ndryshe edhe "Mantia", që në greqisht do të

thotë veshje e jashtme. Prej litosferës e ndan shtresa "Moho", në të cilën rritet dendësia e

materies, temperatura dhe shtypja atmosferike.

Mbeshtjëllsi i bërthames ose mantia është rreth 2919;km e trashë dhe përbëhet nga elementet

silici dhe magnezi dhe e quajmë gjeosfera SIMA.

Në mbështjëllsin e bërthames gjendet nënshtresa e quajtur astenosfer që është labile dhe

mendohet se nga këtu e kanë prejardhjen termetet dhe vullkanet. Ai gjendet nën koren e tokës

dhe është i përberë kryesisht nga shkembinj të ngurtë, shkembinjë të shkrirë ose magme.

Bërthama e Tokës

Shtrihet në brendësië e Tokës, që fillon në thellësi 2900 km më një rreze 3500 km. Sypozohet se

bërthama përbëhet nga dy pjesë, nga bërthama e brendshme dhe bërthama e jashtme. Gjetja

për temperaturen e Tokës në thellësi të saj gjendet me formulen (t-temperatura) (h-lartesia ne m)

t=1:3 h+a

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

9

1.2 Përbërja e tokës

Toka është një sistem kompleks, ku ndodhin proceset vendimtare biologjike, kimike dhe

gjeologjike. Përberësit e tokës janë: materiet minerale, materiet e vdekura organike, ajri, uji,

rrënjet dhe edafoni.

Materiet minerale- gjenden në tokë në formë të grimcave (thërrmijave) me madhësi të

ndryshme. Fraksionet më të vogla përbejn mineralet koloide të silikateve, aluminit dhe

hekurit. Koloidet e tokës e absorbojn O2, ujin dhe nutrientet dhe kështu krijojn habitate për

mikroorganizmat e tokës.

Materiet organike- krijohen nga mbetjet e pjesëve të vdekura të bimëve, shtazëve dhe

mikroorganizmave që dekomozohen në tokë. Ky përbehet nga proceset mikrobiologjike dhe

fizio-kimike që në fund prodhojn humusin që është pjesërisht në gjendje koloidale. Humusi

favorizon rritjen e bimëve të larta për shkak të aftësive për absorbimin e ujit si dhe

absorbimin dhe shkëmbimin e materieve minerale.

Tretesirat ujore e tokës- përbëhet nga uji me materiet minerale dhe organike të tretura në të

dhe në të gjitha gazet. Uji mbahet në tokë përmes forcave kapilareve.

Ajri i tokes- përben ajrin i cili në tokë mbush hapësirat e lira ndërmjet grimcave të ngurta të

dheut. Gazet më te shpeshta jane: N2, O2 dhe CO2. Ajri i dheut zakonisht është i ngopur më

avull uji dhe përmban 10herë më shumë CO2 sesa ajri i atmosferës.

Edafoni- të gjithë organizmat e gjallë që jetojn në dhe e krijojn edafonin dhe atë e përbejn:

bakteriet, algat njëqëlizore, kërpurdhat, bimët vaskulare dhe shtazët. Më një fjalë edafoni e

përben biodiversitetin e dheut. Në sipërfaqen e 30cm të një hektari tokë, mesatarisht gjenden

25ton organzima që jetojn në dhe. Dallojm makro, mezo dhe mikrobotën. Mikrobiota nuk

shihen me sy dhe janë: virus, baktere, prozota kërpudha dhe alga njëqelizore. Mezobiota janë

me madhësi 0.2-2mm ku bëjne pjesë nematodet, morrat e bimëve, shumëkendshit, insektet pa

krahë etj. Makrobiota janë me madhësi 2mm: krimbat e dheut, insektet, urithët, brejtësit etj.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

10

2. Problemet dhe kërcenimet ndaj tokës

2.1 Degradimi i tokës

Degradimi i tokës përfshin humbjen fizike të tokës (erozioni) si dhe zvogëlimin e kualitetit të

shtresës së epërme të saj të shoqëruar me zvoglimin e nutrientëve dhe kontaminimin. Kjo ka për

pasojë ndikimin në kualitetin e tokës bujqësore, implikmet për mjedisin urban dhe vërshimet.

Shkaqet kryesore të degradimit të tokës janë: mbikullotja me 35%, shpyllëzimi me 30%,

aktivitetet bujqësore me 28% etj.

Erozioni i tokës- është proces që ka të bejë me heqjen dhe zhvendosjen e materialeve të tokës

nga agjentë siq janë ujërat dhe erërat. Erozioni i tokës mund të përshpejtohet edhe nga aktivitetet

njerëzore që e ekspozojnë tokën ndaj ndikimit të shiut apo të erës apo që rrisin shpejtësin ose

sasin e rrjedhjeve të reshjeve në humbjen e produktivitetit të tokës dhe rrethinen ku ndodh.

Mirëpo pasojat mund të vërehen edhe shum larg vendit ku ndodh . Ku dheu i eroduar bllokon

rrjedhat ujore dhe rrit rrezikun nga vërshimet. Erozioni zakonisht ndikon ne prodhimin e të

korrave duke zvogëluar thellësin e rrënjeve, duke levizur ushqimin e bimëve, nganjëherë duke

crrenjosur bimë dhe pemë

Acidifikimi i tokës-është një proces që është i rënduar së fundmi nga aktivitetet njerëzore përmes

shkarkimeve të përbërsve të sulfurit dhe azotit nga djegia e lëndeve fosile dhe nga proceset

industriale. Ndikimi kryesor i acidifikimit në mjedis është kullimi i lëndeve përbërse në sipërfaqe

të tokës dhe në ujërat nëntokësore, aktivitetet i mikrobeve e posaqërisht i zbërthyesve të

ekosistemit zvogëlohet e me këtë edhe dekompozimi dhe krijimi i nutrientëve kjo ndikon në

rritjen e bimëve.

Ngjeshja- shkaktohet nga efektet përsëritëse dhe grumbulluese të makinerive të rënda në të

njëjtin vend të tokës ose nga shkelja e tokës nga bagëtit kur ajo është në gjendje të lagur. Një

tjetër efekt i ngjeshjes së tokës është rritja e sasisë së ujit që rrjedh në sipërfaqe, pasi nën efektin

e ngjeshjes kullon gjithënje e më pak ujë për në brendësi të tokës. Kjo rrit rrezikun e erozionit

ujor dhe qon në humbjen e shtresës së punueshme dhe të lëndëve ushqyese.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

11

2.2 Ndotja e tokës

Definohet si futje në përbërjen e saj të komponimeve të qëndrueshme organike, kimikateve,

kripërave, materialeve radioaktive ose agjentëve biologjike që kanë efekte të dëmshme për rritjen

e bimëve ose shëndetin e kafshëve. Ndodh zakonisht gjatë tërmeteve, rrëshqitjeve të tokës,

uraganeve dhe vërshimeve. Format më të shpeshta të ndotjes së tokës janë: ndotja me metale të

rënda, pesticide dhe ndotësit organik, ndotja me nitratë e fosfate dhe ndotja me lëndë radioaktive.

➢ Ndotja me metale të rënda- metalet e rënda janë të pranishme në tokë dhe në

koncentrime të vogla nuk janë toksike, madje disa prej tyre edhe kërkohen në sasira të

vogla nga bimët. Burimet e ndotje së tokës me metale të rënda janë të ndryshme: nga

depozimet atmosferikë, deponimi i mbeturinave si dhe aplikimet drejtpërsëdrejti në tokë

permes plehërimit dhe përdorimit të pesticideve.

➢ Ndotja me pesticide dhe nodëtesit organik- pesticidet janë substanca ose përzirje

substancash që gjatë përdorimit në bujqësi për të mbrojtur prodhimet dhe për të siguruar

cilësi më të mirë, e ndotin tokën drejtpërdrejt duke ndikuar në organizmat e që banojn në

të. Pesticide mund të jenë substanca kimike , agjentë biologjike (baketerie, virus) ose

mikrobial dhe dezinfektues që përdoren kundër dëmueseve. Grupet kryesore të

pesticideve janë: fungicidet që përdoren për luftimin e kërpuradhe: herbicidet që përdoren

kundër bimëve të këqija: insekticidet që përdoren kundër insekteve dhe rodenticidet për

kontrollimin e brejtësve.

➢ Ndotja me nitrate dhe fosfate- azoti dhe fosfori janë elemente thelbësore apo

makroelemente për të gjitha format e jetës janë të lidhura me sistemin e tokës dhe

organizmat ushqyëse. Pavarësisht se janë elemente të rëndësishme ushqimi për bimët

përdorimi i tepruar i tyre mund të qojë në ngopjen e tokës me azot dhe fosfat dhe si

pasojë rrjedh ndotja e ujërave nëntokësore.

➢ Fosfori grumbullohet në shtresën e sipërme të tokës në zonat me densitet të lartë të jetës

së gjallë. Në tokat e ngopura fosfori me densitet të lartë sidomos në tokat që kanë ujëra

nëntokësorë përqëndrimi i fosforit kalon në shtresën e sipërme të ujërave nëntokësore dhe

në ujërat sipërfaqësore duke e quar në eutrifikim.

➢ Azoti problemi i ndotjes së nitratit njihet në mbarë botën dhe zakonisht është i lidhur me

praktikat e forta bujqësore. Praktikat e mira zvogëlojnë problemin e ndotjes me nitratë

dhe fosfate

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

12

2.3 Pasojat nga ndotja e tokës

Ndotja e tokës paraqet një rrezik të madh për shëndetin e njërezve për ekosistemet dhe

ekonomin.

Efektet në shëndet- vërehen përmes kontaktit direkt të njeriut me ndotësit e tokës (shtëpitë,

parqët, shkollat etj) pasojat varen nga ekspozimi në ndotje, llojin e ndotësve, rrugën e helmimit

dhe ndjeshmërinë e organizmit. Kështu shumë pesticide kanë efekte kanceregjone por edhe

incidence të lartë të dëmtimit të mëlqise. Plumbi pb tregon rrezikshmërin tek fëmijet e vegjël

duke shkaktuar dëmtime në zhvillimin e trurit.

Efektet në ekosistem- ndotësit e tokës kanë pasoja edhe në ekosistem. Ka ndryshime radikale

kimike që vijnë nga prezenca e ndotësve të tokës madje edhe në përqëndrime shumë të vogla për

speciet e ekosistemit. Këto ndryshime manifestohen në ndryshimet metabolike në organizëm që

jetojnë në ekosisitemin tokësorë. Një rast i tillë është kur koncetrimet e dikoro-difentil-

trikloretanit DDT (e cila përdoret si insekticid por tek shpendët shkakton dobësimin e gëzhojës

së vezëve) mund të qojnë tek rritja e shkallës së vdekshmërisë së shpendëve e madje edhe

zhdukjen e llojeve

Efektet në ekonomi- zakonisht reflektohen në tokat bujqësore që i nënshtrohen në ndotje.

Ndotësit zakonisht ndërhyjnë në metabolizimin ë bimëve duke shkaktuar zvogëlimin e të

ardhurave bujqësore.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

13

3. Sfidat mjedisore globale

Ndotja e mjedisit është dukuri që e shoqëron njeriun që nga paraqitja e tij në natyrë mirpo nivelet

e saj kanë ardhur duke u rritur gradualisht me zhvillimin e njerëzimit. Sot janë një numër

qështjesh që lidhen me ndotjen e mjedisit e që kanë marrë përmasa globale si : ngrohja globale

dhe ndryshimet klimatike, acidifikimi, varfërimi i shtresës së ozonit, ndotja e detrave dhe

oqeaneve, ndotjet ndërkufitare të ajrit, ujit, tokës, humbja e diversitetit etj.

4.1 Ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike

Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar.

Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si

pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile. Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me

cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në

epokat e akullta përkatëse.

Ngrohja globale shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dyoksidi i karbonit i cili shkaktohet nga

makinat, fabrikat etj. Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila lejon deportimin e rrezeve të

diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e tokës. Kjo gjë shkakton ngrohje të

menjëhershme të tokës duke shkrirë akullnajat ku jetojnë gjallesa si arinjtë polar, pinguinët, fokat

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

14

4. Presionet në mjedis

Njeriu përmes aktiviteteve të tijë qoftë individuale apo shoqëore shkakton ndërhyrje në mjedis.

Mbeturina është sasia e mbetur nga diçka (nga ndonjë gjësend) e që nuk ka ndonjë vlerë të

caktuar. Mbeturinat zakonisht krijohen gjatë përpunimit dhe transformimit të materieve dhe

formave të energjisë. Në jetën e përditshme dallohen dy lloj mbeturinash ato industriale dhe të

punishteve. Mbeturinat mund të shkaktojnë dëme në shëndetin dhe jetën e njerëzve nëpërmjet

krijimit të nxitësve të sëmundjeve. Era dhe pamja ndikojnë jo vetëm në tokë por edhe në ambient

në përgjithësi, në ajër e ujë. Sasia mesatare e mbeturina për kokë të njeriut brenda një viti fitohet

kur të merret sasia e përgjithshme e mbeturinave e shprehur në kubik metër për numrin e

përgjithshëm të banorëve.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

15

4. 1 Mbetjet urbane të ngurta

Mbeten një problem serioz dhe si të tilla duhet të menaxhohen në mënyren e duhur. Sipas

Organizates Botërore të Shëndetit (ËHO), termi “mbetje e ngurtë” aplikohet për materialet e

hedhura dhe të padëshiruara të cilat vijn nga banesat, bizneset, fshirja e rrugeve si dhe aktiviteti

agrar. Prodhimi i mbetjeve rritet me rritjen e popullsise dhe zhvillimin ekonomik. Një menaxhim

jo i duhur i mbetjeve të ngurta urbane përben një rrezik si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për

mjedisin.

Kur është fjala për strukturen e mbeturinave të ngurta urbane duhet theksuar që pjesën më të

madhe të tyre e përfaqësojnë mbeturinat e djegshme të amvisërisë dhe të ushqimit. Pjesën tjetër

të tyre e përfaqësojn komponentët e padjegshme të mbeturinave të tipit të qelqeve, metalve dhe

hirit. Në kuader të kësaj pjese më të madhe të mbeturinave e përfaqësojnë mbeturinat e letrës si

gazetat dhe letra e ambalazheve.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

16

4.2 Mbetjet industriale

Janë shumë të rrezikshme. Ato janë të llojeve të ndryshme të ngurta dhe të lëngta mund të

përmendim depozimet në afërsi të minierave të kromit, të bakrit dhe të hekur-nikelit në afërsi të

minierave të plumbit dhe zinkut të qymyrit mbetjet e industris se metalurgjisë etj.

Letra konsiderohet gjithnjë e më shumë si komponente kryesore e mbeturinave komunale, gjë që

është kushtëzuar me „revulucion ambalazhik“ bashkëkohor. Problem në vete janë edhe konservat

e ndryshme prej lamarine të cilat në kohën bashkëkohore të të ushqyerit me ushqim të

konservuar janë në përdorim gjithnjë më të madh. Problem të veqant në kuadër të rezistëncës së

madhe ndaj korozionit është faktikisht e pakufishme.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

17

4.3 Kimikatet

Përbëhen nga pleherat kimike që janë përdorur mbi sasin e lejuar për të rritur në mënyrë

artificiale prodhimin bujqësor e njëjta gjë mund të thuhet edhe për pesticidet. Një pjesë e vogël e

këtyre kimikateve depozitohen në tokë merret nga bimët dhe depozihet në farën ose frytin e tyre

këto duke u përdoru si ushqim nga njeriu dëmtojn shëndetin e tyre

Gjithashtu është mbeturina e qelqit si material i pazbërthyshëm në formë të shisheve, kavanozeve

etj. Vështirësi të veqant paraqesin sepse ato paraprakisht duhet të thehet e grimcohet, gjë që

është moment mjaft i rrezikshëm për punëtorët në pikpamje të lëndimit të tyre.

Problem në vete janë edhe karoseritë e automobilave të vjetër dhe të prishur ku kanë një kosto të

lartë të riciklimit ndaj mendohen vetëm dy zgjidhje në drejtim të transportimit të karoserive të

shtypura me anë të presave ose në drejtim të konstruimit të makinave të posaqme „gëllitëse“ te

cilat do ta grimconin në copëza të metalit.

Poashtu është edhe grumbullimi i gomave të automobilave ku llogaritet se në SHBA brenda një

viti hudhen rreth 100milion goma automobilash. Eliminimi i tyre nëpërmjet djegies shkurton

ndotjen e ajrit.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

18

5. Metoda e menjanimit të mbeturinave

Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit, në nivel individual, të organizatave ose

të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe të qenieve njerëzore. Mbrojtja e mjedisit nga

aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme. Megjithate tashme dihet se menaxhimi i

duhur i mbetjeve mbron shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, ndihmon në mbrojtjen e burimeve

natyrore dhe ndikon drejtëpërdrejtë në ndryshimet klimaterike. Mbetjet e ngurta mund të

menaxhohen nga një seri aktivitetesh që përfshijn: parandalimin e mbetjeve, riciklimin,

kompostimin, kontrollin e zjarreve apo landfill-et. Sipas rregulloreve të mbrojtjes së mjedisit,

ndërtimi i landfill-eve përcaktohen në dy faza; planifikim dhe funksionim.

Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave

në mënyrë adekuate, shfrytëzimit të tokës në mënyrë adekuate dhe praktikave adekuate

bujqësore.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

19

6. Situata mjedisore në Kosovë

Shftytëzimit të resurseve bazë natyrore siq janë derivatet fosile: nafta, qymyri, resurseve të drurit

etj. Trendet e rritjes të zonave urbane dhe përdorimi gjithnjë e më i madh i materieve sintetike.

Ndër burimet kryesore të ndotjes sot në botë janë: Industria, transporti, bujqësia, aktivitetet e

njeriut, mbeturinat etj. Banorët e Kosovës kërcënohen nga mjedisi i ndotur jetësor i cili po

ndikon në rritjen e numrit të sëmurëve nga mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore e madje

edhe shkakton vdekjen e njerëzve. Në raportet e këtyre mekanizmave, Kosova ishte renditur në

nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimore dhe në Evropë.

“Ambienti në Kosovë është shumë i ndotur sidomos në Obiliq nga Termocentralet dhe nga

mbeturinat që hidhen vend e pa vend. E gjithë kjo po shkakton rrezik për shëndetin. Ndotja e

mjedisit në Kosovë, përveç që shkaktohet nga kompanitë e mëdha të industrisë së rëndë, vjen

edhe nga numri i madh i veturave. Në Kosovë llogaritet të jenë afër 385 mijë vetura, ku

mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite. Nga ndërmarrjet të cilat

gjenden në Kosovë, për kah mbetjet industriale prijnë kompleksi metalurgjik “Trepça”, që

gjendet në Mitrovicë.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

20

6.1 Zonat e mbrojtura të natyrës në Kosovë

Zonat e mbrojtura të natyrës sipas këtij Ligji

klasifikohen në 7 kategori: rezervati strikt i natyrës,

parku kombëtar, zona e veçantë e mbrojtur, parku i

natyrës, monumenti i natyrës, peizazhi i mbrojtur dhe

monumenti i arkitekturës së parkut duke mbuluar një

sipërfaqe prej 118.913,95 ha (10.9% e sipërfaqes të

Kosovës).

Në kuadër të këtyre zonave hyjnë:

Rezervate Strikte të Natyrës (“Bifurkacioni i lumit Nerodime”, “Rezervati i Arnenit”, “Maja e

Ropsit”, “Rusenica”, “Kamilja”, etj),

Parqe Kombëtare (PK “Sharri”, PK “Bjeshkët e Nemuna”),

99 Monumente të Natyrës (“Burimi i Drinit të Bardhë

me Shpellën e Radavcit”, “Shpella e Gadimës”, “Ujvarat

e Mirushës”, “Gryka e Rugovës”, “Kanioni i Drinit të

Bardhë te Ura e Fshajtë”, “Trungu i Rrapit në Marash”

etj),

Park Regjional i Natyrës (“Gërmia”), peizazhe të

Mbrojtura (“Shkugëza” dhe “Pishat e Deçanit”)

Sipërfaqen më të madhe të zonave të mbrojtura e përbëjnë

Parqet Kombëtare: “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

21

6.2 Rezervatet strikte të natyrës

Rezervati strikt i natyrës është zonë e tokës ose ujit e pandryshuar ose shumë pak e ndryshuar

dhe është i dedikuar ekskluzivisht për ruajtjen e natyrës

Në Kosovë ekzistojnë 11 rezervate të natyrës me sipërfaqe të përgjithshme prej 847 ha ose

0.68 % e sipërfaqes së përgjithshme të Kosovës.

Prej tyre 4 rezervateve gjenden në brendësi të Parkut Kombëtar “Sharri” (Maja e Arnenit,

Rusenica, Pisha e Madhe dhe Oshlaku), 4 gjenden në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

(Kozhnjeri, Gubavci, Malet e Prilepit dhe Maja e Ropsit) si dhe 3 rezervate tjera (Bifurkacioni i

lumit Nerodime, kodrina e Kamiljes dhe Gazimestani).

6.3 Parqet kombëtare

Parku kombëtar është zonë e gjerë e tokës dhe/ose ujit, me vlera të jashtëzakonshme dhe të

shumëllojshme natyrore, përfshin një ose më shumë ekosisteme natyrore të ruajtura ose pak të

ndryshuara dhe kryesisht dedikohet për ruajtjen e vlerave burimore të natyrës.

Në parkun kombëtar lejohen veprimtaritë hoteliere – turistike dhe rekreative të cilat janë në

funksion të vizitave, arsimimit, të nevojave shëndetësore – rekreative dhe turistike, bujqësia

ekstensive tradicionale, peshkataria nëse nuk rrezikohet ekzistenca e llojeve dhe baraspesha

natyrore në pajtim me Ligjin e natyrës dhe planin e menaxhimit.

Në Kosovë ekzistojnë dy Parqe Kombëtare të shpallura nga Kuvendi i Kosovës: PK “Sharri” me

sipërfaqe 53 469 ha dhe PK “Bjeshkët e Nemuna” me 62.488 ha. Parqet kombëtare përfshijnë

gjithsej 115.957 ha.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

22

6.4 Monumentet e natyrës

Monumenti i natyrës është pjesë ose tërësi e pjesëve të pandryshuara të natyrës së gjallë ose të

vdekur i cili ka vlerë ekologjike, shkencore, estetike ose kulturo-historike dhe/ose vlera turistike.

Monumenti i natyrës mundet me qenë gjeologjik - paleontologjik, mineralogjik, hidrologjik,

strukturë gjeologjike, sediment etj, gjeomorfologjik - shpella, humnera, muret shkëmbore,

hidrologjik - burime, ujë rrjedhë, ujëvarë, liqe, botanik - ekzemplarë të rrallë ose të rëndësishëm

të botës bimore për një lokalitet, lokalitet i vogël botanik ose zoologjik i rëndësishëm për vlerat e

tij shkencore.

Monumentet e Natyrës për nga numri zënë vendin e parë me 99 sosh, ndërsa për nga sipërfaqja

vendin e dytë me 5.971.95 ha. Prej tyre 2 Monumente janë të Rëndësisë së Veçantë, (Ujëvarat e

Mirushës dhe Shpella e Gadimes), 66 të karakterit botanik, 17 hidrologjik, 7 gjeomorfologjik, 9

speologjik.

Monumentet e natyrës në të cilat ka pas ndikime më të mëdha gjatë këtyre tri viteve të fundit

janë: Shpella e Gadimes, Ujëvarat e Mirushës, Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë me

Shpellën e Radavcit, etj.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

23

Plani i orës mesimore –

-Aspektet e përgjithshme të planit te orës mësimore:

• Fusha kurrikulare: Shkencat e Natyrës.

• Lënda: Njeriu dhe natyra

• Shkalla e kurrikulës: 1

• Klasa: Përgaditore

• Rrezultati i të nxënit të temës: Kurreshtja për hulumtimin e botës së gjallë dhe jo të gjallë në

natyrë

• Rrezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I.7 ; II.6 ; V.2 .

• Rrezultatet e fushës së kurrikulës: 1.1 ; 2.1 .

-Aspektet specifike të planit të orës mësimore:

• Njesia mësimore: Rëndësia e tokës për jetën tonë

• Fjalët kyqe: tokë, lule, dhe

• Rrezultatet e të nxënit të lëndës: kupton rëndësinë e tokës

• Kriteret e suksesit: identifikon disa nga ndotësit e tokës

• Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: lule dhe vazo

• Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata

jetësore: Matematikë, Edukatë fiurative, Gjuhë amtare

-Përshkrimi i metodoligjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

➢ Evokimi - Pas rutinave ditore: kalendarit, gjimnastikës së mengjesit përmes

bashkëbisedimit, përmes tenikës stuhi mendimesh gjithnjë përmes pyetjeve të hapura

bëhet rikujtimi nga ana e nxënësit i njohurive të mëparshme që kanë lidhje me temën e

mësimit,me qëllim që ato të shërbejnë si një bazë për t’i lidhur me njohuritë e reja në

procesin e të nxënit.

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

24

➢ Realizimi – është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja,dhe e cila

duhet konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit. Pas informacioneve që fëmijet

kanë marr për tokën ata së bashku me edukatoren dalin në oborr ku secili prej tyre e ka

nga një vazo të vogel dhe i mbjellin lulet po në ato vazo të cilat fillimisht i mbushim me

dhe pastaj bëjmë mbjelljen e luleve.

➢ Reflektimi - Gjatë kësaj faze, nxënësit konsolidojnë të nxënit ose informacionin e ri.

Ata shprehin me fjaltë e tyre informacionin e ri, shkëmbejnë fuqishëm ide në mes vete,

dhe përmes mendimit kritik ata japin mendime të ndryshme se pse është i rëndësishem

toka dhe si vjen deri të ndotja e toka.

• Vlerësimi i nxënësve: vëzhgim, vlerësim i vazhdueshëm

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

25

Përfundim

Në këtë punim jam munduar të prezantoj një pasqyrë të shkurtër mbi rëndësinë e tokës për jetën

tonë, për disa nga shkaktarët kryesor të ndotjës së ajrit, për llojet e ndotjës së ajrit, për efeket e tij

në në shëndetin e njeriut dhe për masat që janë ndërmarrë për parandalimin e ndotjës së tij.

Ndotja është degradimi i një ekosistemi nga futja e substancave ose rrezatimeve që ndryshojnë

shumë ose më pak funksionimin e tij me të cilën po përballemi dita ditës edhe më shumë. Është

duke shkaktuar keqësim dhe madje edhe helmim të mjedisit duke paraqitur një kërcënim serioz

për shëndetin e njeriut, për bimët dhe kafshët.

E vetmja mënyrë për të ulur nivelin e ndotjes është vetëdija shoqërore ngase njeriu është faktori

primar për degradiimin e tokës.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Duzhmani.pdf · mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë

26

LITERATURA

-Njeriu dhe Medisi Jetësor ; autor: Dr.sc Zeqir Veselaj : Prishtinë, 2014

- Ndotja dhe Mbrojtja e Ambientit Jetësor ; autor : Dervish Rozhaja, Miodrag Jablanoviq : Enti i Teksteve

dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës : Prishtinë, 1983

Burime nga interneti

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Pyjet_e_Kosov%C3%ABs

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Zonat_e_mbrojtura_t%C3%AB_natyr%C3%ABs_n%C3%AB_Kosov%C3%

AB

http://pikaegjelbert.blogspot.com/2014/05/mjedisi-dhe-njeriu.html

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Ndotja

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Shtresa_e_ozonit

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Ndryshimet_klimatike