punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org · folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore,...

19
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI FILOLOGJIK DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Kohët e shkuara në romanin “Hasta la vista” Kandidati/ja: Profesori: Amanda Bajrami Prof.dr.ass. Fridrik Dulaj Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 10-Jan-2020

95 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI FILOLOGJIK

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Kohët e shkuara në romanin “Hasta la vista”

Kandidati/ja: Profesori:

Amanda Bajrami Prof.dr.ass. Fridrik Dulaj

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

2

Falënderim

Së pari e falënderoj familjen, të cilëve iu kam munguar në kohën që duhej të kaloja me

ta dhe të cilët në asnjë moment nuk u ndalën së inkurajuari dhe së ndihmuari për ta arritur këtë

ditë. Gjithashtu, dëshiroj të shpreh falënderim të veçantë për mentorin tim të respektuar Fridrik

Dulaj, për ideimin e kësaj teme, këshillat, përkrahjen dhe inkurajimin e dhënë pa rezervë, në

mënyrë të vazhdueshme profesionale dhe morale.

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

3

PËRMBAJTJA

Abstrakti..................................................................................................................................4

Hyrja........................................................................................................................................5

Folja dhe kategoritë e saj gramatikore....................................................................................6

Mënyrat e foljes dhe kohët e shkuara të tyre..........................................................................7

Mënyra dëftore...................................................................................................................... 7

Mënyra habitore ...................................................................................................................13

Mënyra lidhore......................................................................................................................15

Mënyra kushtore................................................................................................................. .17

Mënyra dëshirore .................................................................................................................18

Bibliografia ..........................................................................................................................19

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

4

Abstrakti

Ky punim përmban në vete analizën e kohëve të shkuara të mënyrave të foljës. Kjo

analizë është bërë përmes shembujve të përzgjedhur nga romani “Hasta la vista” i Petro

Markos, i cili përshkruan luftën e Spanjës, luftë kjo e cila ka ndodhur para Luftës së Dytë

Botërore. Në të rrëfehen betejat e shumta gjatë viteve të kaluara në front, të cilat përshkruhen

me një gjuhë të gjallë dhe të papërsëritur.

Analiza është përshkruar në atë mënyrë, ku nga shembujt, janë nxjerrë foljet që i

përkasin vetëm kohëve të shkuara të mënyrave të foljes.

Kohët më të përdorura ishin: koha e pakryer, e kryer, më se e kryer dhe e kryer e

tejshkuar e mënyrës dëftore, dhe koha e pakryer e mënyrës lidhore.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

5

Hyrje

Romani “Hasta la vista” përderisa i kushtohet një periudhe të kaluar, pra luftës në

Spanjë, edhe rrëfimi i autorit është i ndërtuar në të shumtën e rasteve në kohët e shkuara të

mënyrave të ndryshme.

Në romanin e tij, Petro Marko i është kthyer një të kaluare jo aq të largët e

njëkohësisht edhe një ambienti tjetër, të huaj. Ai shkruan për ngjarjet historike të Spanjës para

Luftës së dytë botërore, por me to lidh edhe ngjarjet historike që i kanë paraprirë ndërtimit të

sistemit të sotëm shoqëror shqiptar.

Kohët e shkuara në këtë roman janë me përdorim të shumtë, sidomos ato të mënyrës

dëftore dhe mënyrës lidhore. Ato janë të thurura bukur, me një mjeshtri e delikatesë nga ana e

autorit, me një gjuhë të kuptueshme, edhe pse, jo gjithherë e përshkruar në formën standarde.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

6

Folja dhe kategoritë e saj gramatikore

Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një veprim si proces dhe që ka kategoritë

gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe diatezës. Folja përbën bërthamën kryesore

të fjalisë. Shumica e foljeve emërtojnë veprime, që i kryen a i pëson kryefjala, ndërsa një

pjesë tjetër foljesh emërtojnë gjendjen në të cilën ndodhet kryefjala ose ndryshime në

gjendjen e kryefjalës.1

Foljet sipas kuptimit dhe shërbimit që kryejnë në fjali, mund të jenë: folje themelore,

ndihmëse (kam dhe jam) dhe folje gjysmëndihmëse (folje këpujore, me vlerë modale dhe

folje që shprehin mënyrën e veprimit).2

Njëra ndër kategoritë e foljes është edhe kategoria e mënyrës dhe kohës.

Me anë të kategorisë gramatikore të kohës shprehet lidhja midis kohës kur kryhet veprimi i

emërtuar nga folja dhe çastit të ligjërimit ose çastit të të shkruarit në gjuhën e shkruar.

1. Po qe se veprimi kryhet gjatë çastit të ligjërimit, folja i takon kohës së tashme, si:

mësoj, punoj, flas, shkruaj.

2. Po qe se veprimi është kryer para çastit të ligjërimit, folja i takon kohës së shkuar, si:

mësova, mësoja, kam mësuar, pata mësuar etj.

3. Po qe se veprimi pritet të kryhet pas çastit të ligjërimit, folja i takon kohës së

ardhshme, si: do të mësoj, do të flas, do të dal, do të shkruaj etj.

Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore,

dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr folja gjatë zgjedhimit në këto mënyra,

quhen forma të shtjelluara.

1. Mënyra dëftore i ka tri kohët themelore: kohën e tashme, kohën e shkuar (e pakryer, e

kryer e thjeshtë, e kryer, më se e kryer, e kryer e tejshkuar) dhe kohën e ardhshme (e

ardhshmja e përparme).

2. Mënyra habitore ka kohën e tashme, kohën e shkuar (e pakryer, e kryer, më se e

kryer).

3. Mënyra lidhore ka kohën e tashme, kohën e shkuar (e pakryer, e kryer, më se e kryer).

4. Mënyra kushtore ka kohën e tashme dhe kohën e shkuar (e pakryer).

5. Mënyra dëshirore ka kohën e tashme dhe kohën e shkuar (e kryer).

6. Mënyra urdhërore ka vetëm kohën e tashme dhe vetëm vetën e dytë njëjës dhe

shumës.

1 Grup autorësh. (2002). Gramatika e gjuhës shqipe. Tiranë. Fq. 259.

2 Po aty, fq.260.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

7

Zgjedhimi jovepror

Mënyrat e foljes dhe kohët e shkuara të tyre

Mënyra dëftore

Me anë të kësaj mënyre paraqitet si i vërtetë veprimi i emërtuar nga folja. Po qe se

folësi dëshiron ta mohojë ose ta vërë në dyshim vërtetësinë e veprimit, atëherë foljen e

shoqëron me pjesëzen e mohimit s` ose nuk. Kjo mënyrë i ka tri kohët themelore: kohën e

tashme, kohën e shkuar dhe kohën e ardhshme. Koha e shkuar ka pesë nëndarje: të pakryerën,

të kryerën e thjeshtë, të kryerën, më se të kryerën dhe të kryerën e tejshkuar, ndërsa koha e

ardhshme ka dy nënndarje: të ardhshmen dhe të ardhshmen e përparme.3

Në romanin “Hasta la vista”, foljet më më së shumti përdorim ishin kohët e shkuara të

mënyrës dëftore, si: koha e pakryer, e kryer e thjeshtë, e kryer, më se e kryer dhe koha e kryer

e tejshkuar; duke mos anashkaluar edhe kohën e pakryer të mënyrës lidhore. Ndërsa, mënyrat

tjera ishin përdorur shumë më pak.

E pakryera

Zgjedhimi vepror

Veta Kam Jam Mësoj

Unë Kisha Isha Mësoja

Ti Kishe Ishe Mësoje

Ai, ajo Kishte Ishte Mësonte

Ne Kishim Ishim Mësonim

Ju Kishit Ishit Mësonit

Ata, ato Kishin Ishin Mësonin

Shembuj nga romani:

1. Shikonte larg, po nuk e dallonte dot detin Mesdhe që shtrihej, ja aty, pranë vijës

hekurudhore.

Shikonte, dallonte – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës,

zgjedhimi vepror.

Shtrihej – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë nëjës, zgjedhimi jovepror.

3 Nushi, M., (1998). Gjuha e sotme shqipe 1. Universiteti i Prishtinës. Gjakovë. Fq. 163.

Veta Mësoj

Unë Mësohesha

Ti Mësoheshe

Ai, ajo Mësohej

Ne Mësoheshim

Ju Mësoheshin

Ata, ato Mësoheshit

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

8

2. Ullinjtë dhe portokallet nxinin në mugëtirën e thellë të natës pa hënë.

Nxinin – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi

vepror.

3. Vetëm Gori pyeste për shumë gjëra Asimin.

Pyeste - mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

4. A më mbante mend?

Mbante – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

5. Asnjë nuk e priste këtë.

Priste – mënyra dëftore, e pakryera, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

6. Sa gjëra kishin për t`i thënë njëri-tjetrit.

Kishin – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi vepror.

7. I merreshin mentë dhe dëshëronte të thërriste e të thërriste si e marrë.

Dëshëronte – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e trëtë njëjës, zgjedhimi

vepror.

Të thërriste – mënyra lidhore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi

vepror.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

9

E kryera e thjeshtë

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Pata Qeshë Mësova Unë Jam mësuar

Ti Pate Qe Mësove Ti Je mësuar

Ai, ajo Pati Qe Mësoi Ai, ajo Është mësuar

Ne Patëm Qemë Mësuam Ne Jemi mësuar

Ju Patët Qetë Mësuat Ju Jeni mësuar

Ata, ato Patën Qenë Mësuan Ata, ato Janë mësuar

Shembuj nga romani:

1. Dhe u gjunjëzua, kapi të dy këmbët e Arxhelit, i shtrëngonte, i puthte dhe i përsëriste.

U gjunjëzua – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë njëjës,

zgjedhimi jovepror.

Shtrëngonte, puthte, përsëriste – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës,

zgjedhimi vepror.

2. Shkova në klub, piva nja dy gota, hëngra dhe ca meze të mira dhe si zotni, u ngrita për

t`ikur!

Shkova, piva, hëngra – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e parë njëjës,

zgjedhimi vepror.

U ngrita – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e parë njëjës, zgjedhimi

jovepror.

3. Të gjithë u mallëngjyen kur robi u shkëput dhe u derdh duke leberitur.

U mallëngjyen – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë shumës,

zgjedhimi jovepror.

U shkëput, u derdh – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë veta e tretë njëjës,

zgjedhimi jovepror.

4. Kaqë mijë u zunë robë.

U zunë – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë njëjës, zgjedhimi

jovepror.

5. U ul pranë tij.

U ul – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e tretë njëjës, zgjedhimi jovepror.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

10

E kryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Kam pasur Kam qenë Kam mësuar Unë Jam mësuar

Ti Ke pasur Ke qenë Ke mësuar Ti Je mësuar

Ai, ajo Ka pasur Ka qenë Ka mësuar Ai, ajo Është mësuar

Ne Kemi pasur Kemi qenë Kemi mësuar Ne Jemi mësuar

Ju Keni pasur Keni qenë Keni mësuar Ju Jeni mësuar

Ata, ato Kanë pasur Kanë qenë Kanë mësuar Ata, ato Janë mësuar

Shembuj nga romani:

1. Ka nisur të lexojë libra.

Ka nisur – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

2. Sa gra e sa plaka kanë pushkatuar të poshtrit.

Kanë pushkatuar – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

3. Pse je veshur kështu?

Je veshur – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e dytë njëjës, zgjedhimi jovepror.

4. Akoma s`më kanë vrarë.

Kanë vrarë – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi vepror.

5. Tërë aviacioni i Musolinit dhe i Hitlerit ka ardhur këtu.

Ka ardhur – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

6. Shiko atje si janë shtrirë me çallma si hoxhallarë!

Janë shtrirë – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi jovepror.

7. Është bërë shejtan i vogël.

Është bërë – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi jovepror.

8. Fëmija ka humbur nënën, nëna ka mbetur pa njeri.

Ka humbur – mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

Ka mbetur - mënyra dëftore, koha e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

11

Më se e kryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Kisha pasur Kisha qenë Kisha mësuar Unë Isha mësuar

Ti Kishe pasur Kishe qenë Kishe mësuar Ti Ishe mësuar

Ai, ajo Kishte pasur Kishte qenë Kishte mësuar Ai, ajo Ishte mësuar

Ne Kishim pasur Kishim qenë Kishim mësuar Ne Ishim mësuar

Ju Kishit pasur Kishit qenë Kishit mësuar Ju Ishit mësuar

Ata,ato Kishin pasur Kishin qenë Kishin mësuar Ata, ato Ishin mësuar

Shembuj nga romani:

1. Ushtarët ishin shtrirë në vagonin e errët.

Ishin shtrirë – Mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi vepror.

2. Arsimi ishte ulur pranë tij në derën e vagonit të kafshëve.

Ishte ulur – mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi jovepror.

3. Ishte mbështetur në çantën e rëndë.

Ishte mbështetur – mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi

jovepror.

4. Të gjithë e kishin marrë vesh se ti ke ardhur këtu.

Kishin marrë – mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi vepror.

Ke ardhur - mënyra dëftore, koha e kryer, veta e dytë njëjës, zgjedhimi vepror.

5. Çeli derën e oborrit, siç e kishin çelur gjithë gjitonët, po ç`të shihte!

Kishin çelur – mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi vepror.

Të shihte – mënyra lidhore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

6. Kishte lidhur duart, ishte mbështetur në një shtyllë elektriku dhe çuditej se ku i kishin

mbledhur tërë ato lule.

Kishte lidhur – mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

Ishte mbështetur – mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi

jovepror.

Çuditej – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi jovepror.

Kishin mbledhur - mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi

vepror.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

12

E kryera e tejshkuar

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Pata pasur Pata qenë Pata mësuar Unë Qeshë mësuar

Ti Pate pasur Pate qenë Pate mësuar Ti Qe mësuar

Ai, ajo Pati pasur Pati qenë Pati mësuar Ai, ajo Qe mësuar

Ne Patëm pasur Patëm qenë Patëm mësuar Ne Qemë mësuar

Ju Patët pasur Patët qenë Patët mësuar Ju Qetë mësuar

Ata,ato Patën pasur Patën qenë Patën mësuar Ata, ato Qenë mësuar

Shembull nga romani:

1. Në Austrie punëtorët ngritën krye dhe qenë të zotët e gjëndjes për pesëmbëdhjetë ditë të

tëra!

Qenë – mënyra dëftore, koha e kryer e tejshkuar, veta e tretë shumës, zgjedhimi

jovepror.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

13

Mënyra habitore

Folja në mënyrën habitore shpreh ndjenjën e habisë për një veprim të papritur që është

kryer në të shkuarën ose që kryhet në çastin e ligjërimit. Ka dy kohë themelore: të tashmën

dhe të shkuarën. Koha e shkuar ka tri nënndarje: të pakryerën, të kryerën dhe më se të

kryerën.4

E pakryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Paskësha Qenkësha Mësuakësha Unë U mësuakësha

Ti Paskëshe Qenkëshe Mësuakëshe Ti u mësuakëshe

Ai, ajo Paskësh

(paskej)

Qenkësh

(qenkej)

Mësuakësh

(mësuakej)

Ai, ajo U mësuakësh

(u mësuakej)

Ne Paskëshim Qenkëshim Mësuakëshim Ne U mësuakëshim

Ju Paskëshit Qenkëshit Mësuakëshit Ju U mësuakëshit

Ata,ato Paskëshin Qenkëshin Mësuakëshin Ata, ato U mësuakëshin

Shembull nga romani:

1. Ky çoban na qenkish ai bari dhënsh, që kish fshehur bagëtinë në tunelin e mbyllur aherë në

pranverë.

Qenkish (qenkej) – mënyra habitore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi

vepror.

Kish (-te) fshehur - mënyra dëftore, koha më se e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi

vepror.

4 Po aty, fq. 175.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

14

E kryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Paskam pasur Paskam qenë Paskam mësuar Unë Qenkam mësuar

Ti Paske pasur Paske qenë Paske mësuar Ti Qenke mësuar

Ai, ajo Paska pasur Paska qenë Paska mësuar Ai, ajo Qenka mësuar

Ne Paskemi pasur Paskemi qenë Paskemi mësuar Ne Qenkemi mësuar

Ju Paskeni pasur Paskeni qenë Paskeni mësuar Ju Qenkeni mësuar

Ata,ato Paskan pasur Paskan qenë Paskan mësuar Ata, ato Qenkan mësuar

Shembull nga romani:

1. Domëthënë, o xha Kola, paske çliruar një spanjolle!

Paske çliruar – mënyra habitore, koha e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

Më se e kryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Paskësha pasur Paskësha qenë Paskësha mësuar Unë Qenkësha mësuar

Ti Paskëshe pasur Paskëshe qenë Paskëshe mësuar Ti Qenkëshe mësuar

Ai, ajo Paskësh (paskëej)

pasur

Paskësh (paskej)

qenë

Paskësh (paskej)

mësuar

Ai,

ajo

Qenkësh (qenkej)

mësuar

Ne Paskëshim pasur Paskëshim qenë Paskëshim mësuar Ne Qenkëshim mësuar

Ju Paskëshit pasur Paskëshit qenë Paskëshit mësuar Ju Qenkëshit mësuar

Ata,ato Paskkëshin pasur Paskëshin qenë Paskëshin mësuar Ata,

ato

Qenkëshin mësuar

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

15

Mënyra lidhore

Folja në mënyrën lidhore shpreh një veprim që folësi e paraqet si të mundshëm, të

dëshirueshëm ose të detyrueshëm. Gjithmonë marrin përpara pjesëzën “të”. Ka dy kohë

themelore: të tashmën dhe të shkuarën. Koha e shkuar ka tri nënndarje: të pakryerën, të

kryerën dhe më se të kryerën.5

E pakryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Të kisha Të isha Të mësoja Unë Të mësohesha

Ti Të kishe Të ishe Të mësoje Ti Të mësoheshe

Ai, ajo Të kishte Të ishte Të mësonte Ai, ajo Të mësohej

Ne Të ishim Të ishim Të mësonim Ne Të mësoheshim

Ju Të ishit Të ishit Të mësonit Ju Të mësoheshit

Ata,ato Të ishin Të ishin Të mësonin Ata, ato Të mësoheshin

Shembuj nga romani:

1. Ta dije ti ç`pësova unë ditën e parë!

Ta dije – mënyra lidhore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

Pësova – mënyra dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e parë njëjës, zgjedhimi vepror.

2. S`kishte si të kaloje.

Kishte – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e trëtë njëjës, zgjedhimi vepror.

Të kaloje – mënyra lidhore, koha e pakryer, veta e dytë njëjës, zgjedhimi vepror.

5 Po aty, fq. 178.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

16

E kryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Të kem pasur Të kem qenë Të kem mësuar Unë Të jem mësuar

Ti Të kesh pasur Të kesh qenë Të kesh mësuar Ti Të jesh mësuar

Ai, ajo Të ketë pasur Të ketë qenë Të ketë mësuar Ai, ajo Të jetë mësuar

Ne Të kemi pasur Të kemi qenë Të kemi mësuar Ne Të jemi mësuar

Ju Të keni pasur Të keni qenë Të keni mësuar Ju Të jeni mësuar

Ata,ato Të kenë pasur Të kenë qenë Të kenë mësuar Ata, ato Të jenë mësuar

Më se e kryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Jam Mësoj Veta Mësoj

Unë Të kisha pasur Të kisha qenë Të kisha mësuar Unë Të isha mësuar

Ti Të kishe pasur Të kishe qenë Të kishe mësuar Ti Të ishe mësuar

Ai, ajo Të kishte pasur Të kishte qenë Të kishte mësuar Ai, ajo Të ishte mësuar

Ne Të kishim pasur Të kishim qenë Të kishim mësuar Ne Të të ishim mësuar

Ju Të kishit pasur Të kishit qenë Të kishit mësuar Ju Të ishit mësuar

Ata,ato Të kishin pasur Të kishin qenë Të kishin mësuar Ata, ato Të ishin mësuar

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

17

Mënyra kushtore

Folja në mënyrën kushtore tregon një veprim që mund të kryhet, po të vërtetohej një

kusht. Ka dy kohë: të tashmen dhe të kryerën. 6

E kryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Mësoj Veta Mësoj

Unë Do të kisha pasur Do të kisha mësuar Unë Do të isha mësuar

Ti Do të kishe pasur Do të kishe mësuar Ti Do të ishe mësuar

Ai, ajo Do të kishte pasur Do të kishte mësuar Ai, ajo Do të ishte mësuar

Ne Do të kishim pasur Do të kishim mësuar Ne Do të ishim mësuar

Ju Do të kishit pasur Do të kishit mësuar Ju Do të ishit mësuar

Ata,ato Do të kishin pasur Do të kishin mësuar Ata, ato Do të ishin mësuar

Shembuj nga romani:

1. Dhe në kish ndonjë që s`e kish zënë gjumi, kush e di ç`drejtim do të kishin marrë

mendimet e tij.

Kish – mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

Kish zënë - mënyra dëftore, koha e pakryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi vepror.

Do të kishin marrë – mënyra kushtore, koha e kryer, veta e tretë shumës, zgjedhimi

vepror.

2. Dhe po ta kish parë, patjetër nuk do t`ish përmbajtur pa e puthur.

Ta kish parë – mënyra lidhore, koha më se e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi

vepror.

Do t`ish përmbajtur – mënyra kushtore, koha e kryer, veta e tretë njëjës, zgjedhimi

jovepror.

6Po aty, fq. 180 .

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

18

Mënyra dëshirore

Folja në mënyrën dëshirore shpreh një dëshirë në formë urimi ose mallkimi. Ka dy

kohë themelore: të tashmën dhe të kryerën.7

E kryera

Zgjedhimi vepror Zgjedhimi jovepror

Veta Kam Mësoj Veta Mësoj

Unë Paça pasur Paça mësuar Unë Qofsha mësuar

Ti Paç pasur Paç mësuar Ti Qofsh mësuar

Ai, ajo Pastë pasur Pastë mësuar Ai, ajo Qoftë mësuar

Ne Paçim pasur Paçim mësuar Ne Qofshim mësuar

Ju Paçi pasur Paçi mësuar Ju Qofshit mësuar

Ata,ato Paçin pasur Paçin mësuar Ata, ato Qofshin mësuar

Në roman nuk kam gjetur asnjë folje të kohës së kryer të kësaj mënyre.

7 Po aty, fq. 182.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org · Folja ka gjashtë mënyra themelore: mënyra dëftore, habitore, lidhore, kushtore, dëshirore dhe urdhërore. Forma gramatikore që merr

19

Bibliografia

1. “Hasta la vista”, Petro Marko.

2. Nushi, M., (1998). Gjuha e sotme shqipe 1. Universiteti i Prishtinës.Gjakovë.

3. Agalliu, F., Angoni, E., Demiraj, Sh., Dhrimo, A.,Hysa E., Lafe, E., & Likaj, E. (2002).

Gramatika e gjuhës shqipe. Tiranë.