punim diplome - edukimi.uni-gjk.org hoxhaj.pdf · 2 abstrakt qëllimi parësor në këtë punim ka...

27
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT Dega: Program Fillor PUNIM DIPLOME TEMA: Uji i shkarkimit gjatë trajtimit sekondar ose biologjik Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Venera Hoxhaj Gjakovë, 2019

Upload: vanphuc

Post on 29-Aug-2019

338 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Dega: Program Fillor

PUNIM DIPLOME

TEMA: Uji i shkarkimit gjatë trajtimit sekondar ose biologjik

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr. Skender Beqa Venera Hoxhaj

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

2

Abstrakt

Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të

shkarkimit.

Qëllim dytësor në këtë punim ka qenë paraqitja e strukturës së një ore mësimore.

Në këtë punim është shpjeguar për faktorët e aktivitetit biologjik të mikroorganizmave, trysnisë

osmotike, ambientet qelizore, përbërësit e tretur në ujin e shkarkimit.

Trajtimi biologjik i ujit të shkarkimit pason pas kryerjes së trajtimit primar.

Në punim janë treguar mikroorganizmat të cilët janë pjesë aktive e lymit, dhe roli i tyre.

Është trajtuar procedura e aktivitetit të këtyre organizmave: bakteriet, tharmi, algat, protozoat

dhe metazoet në lymin aktiv, dhe është pasqyruar me anë të figurave ndryshimi mes tyre, forma

dhe madhësia që ato kanë.

Fjalët kyçe: Uji i shkarkimit, trajtimi sekondar, mikroorganizmat etj.

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

3

Abstract

The primary purpose in this paper was to provide knowledge about the biological treatment of

discharge water.

The secondary aim in this paper was to present the structure of a classroom.

In this paper is explained the factors of biological activity of microorganisms, osmotic pressure,

cellular environments, dissolved ingredients in discharge water.

The biological treatment of discharge water follows the completion of the primary treatment.

In the paper are shown the microorganisms that are the active ingredient of lymph, and their role.

The procedure for the activity of these organisms: the bacteria, the yeast, the algae, the

protozoans and the methazoles in the active lactation, is illustrated by the figures of the

difference between them, the shape and size they have.

Key words: discharge water, secondary treatment, microorganisms etc.

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

4

Përmbajta

1.0. Hyrje………………………………………………………………………………6

1.1. Uji i shkarkimit gjatë trajtimit sekondar ose biologjik………………………...7

1.2. Faktorët e aktivitetit biologjik të mikroorganizmave………………………….7

1.3. Nevoja për oksigjenin atmosferik ose CO2…………………………………...8

1.3.1. Temperatura……………………………………………………………........9

1.3.2. Vlera e pH jashtë ambientit qelizor…………………………………………10

1.3.3. Trysnia osmotike……………………………………………………………10

2.0. Përbërësit e tretur në ujin e shkarkimit si substrat ushqyes………………….11

2.1. Organizmat të cilët i shfrytëzojnë përbërësit e tretur në ujin e shkarkimit

si substrat ushqyes………………………………………………...…………………...11

2.1.1. Bakteriet…………………………………………………………………….12

2.1.2. Tharmi…………………………………………………………………….…15

2.1.3. Algat……………………………….………………………………………..16

2.1.4. Protozoet………………………………………………………………….…17

2.1.5. Metazoet…………………………………………………………………….19

3.0. Lymi aktiv………………………………………………………………….……...20

4.0. Planifikimi i orës mësimore……………………………………………….…..….22

5.0. Përfundimi……………………………………………………………….………..25

6.0. Terminologjia………………………………………………………………..….…26

7.0. Literatura……………………………………………………………..…………...27

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

5

Falenderime

Kam kënaqësinë të falenderoj profesorët, asistentët dhe gjithë stafin akademik që më kanë

mbështetur dhe mësuar gjatë kohës së studimeve të mia!

Kam patur fatin dhe kënaqësinë që të udhëhiqem nga Prof. Skënder Beqa. I jam mirënjohës

profesorit i cili nuk kurseu kohën e tij për të më këshilluar, ndihmuar dhe motivuar që ky punim

të kishte një paraqitje sa më dinjitoze dhe finalizim të suksesshëm.

Falenderoj miqtë e mi për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo çast!

Ndërsa në fund falenderimi më i veqantë dhe i rëndësishëm është për familjen time, e cila ishte

kontributdhënëse e madhe e studimeve të mia.

Faleminderit të gjithëve!

Venera Hoxhaj

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

6

1.0 Hyrje

Uji i shkarkimit gjatë trajtimit biologjik përfshin lloje të ndryshëm mikroorganizmash, që janë të

aftë të përshtaten në mënyrë natyrore si me ndryshimet e temperaturave dhe me ndryshimet në

përbërje të ujit të shkarkuar.

Trajtimi biologjik realizon oksidimin e një numri të madh komponimesh organike, largimin e

komponimeve inorganikë të reduktuara, të tilla si sulfidet dhe amoniakun dhe largimin e

azotit.Krijon funksionim fleksibël për të përballuar një shkallë të gjerë prurjesh dhe

karakteristikash të ujit të shkarkuar dhe reduktim të toksicitetit ujor. Gjithashtu ka rol në

transformimin e komponentëve të biodegradueshëm, të tretur ose jo, në forma përfundimtare të

pranueshme.

Procesi i ujit i shkarkimit realizohet në këto procese: para-trajtimit, trajtimit primar, trajtimit

sekondar, trajtimit terciar.

Paratrajtimi: në fazën e parë të hapit preliminar me dy etapa, gjithcka që vjen me anë të

kanalizimit pompohen dhe shoshiten për të hequr mbeturinat e ngurta, siç janë: degët e drunjve,

plastika, gurët dhe qelqi i thyer, të cilat përndryshe dëmtojnë ose bllokojnë pompat dhe aparatet e

kolektorëve që ndajnë shkumën. Gjërat e shoshitura hidhen nëpër gropa ose digjen. Në fazën e

dytë, zhavorri dhe rëra lejohen nëpër kanale, para se të lahen dhe të përdoren sërish, për

shembull për të ndërtuar rrugë.

Trajtimi primar: sedimentacioni: tanku i sedimentacionit lejon ndarjen e mbeturinave të

lëngshme dhe të ngurta. Balta zë vend, kurse yndyrërat ngrihen në sipërfaqe. Balta largohet për

trajtim, kurse yndyrërat ndahen. Mbeturinat e lëngshme dërgohen në trajtim sekondar.

Trajtimi sekondar - biologjik: në këtë fazë , mikroorganizmat e ujit, bakteriet dhe protozoet,

largojnë substancat organike nga mbeturinat njerëzore, mbeturinat ushqimore, sapunët dhe

detergjentet. Krijesat e vogla konsumojnë pjesëzat e mbeturinave, dhe kështu pastrojnë ujin.

Trajtimi terciar: kjo fazë përfundimtare e trajtimit përmirëson cilësinë e rrjedhës edhe më tutje.

Mund të përdoren metoda të ndryshme, varësisht nga kontaminuesit që duhen pastruar (për

shembull nitrogjeni ose fosfori si ushqyes). Ato poashtu mund të përfshijnë dezinfektim fizik ose

kimik përmes mikrofiltrimit.

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

7

1.1 Uji i shkarkimit gjatë trajtimit sekondar ose biologjik

Uji i shkarkimit gjatë trajtimit sekondar ose biologjik pason pas kryerjes së trajtimit paraprak dhe

primar. Trajtimi sekondar ose biologjik i ujit të shkarkimit përfshin proceset biologjike gjatë të

cilëve me veprimin e mikroorganizmave shpërbëhen përbërësit e tretur në ujin e shkarkimit. Me

proceset biologjike të trajtimit të ujit të shkarkimit, që kryhen me ndihmën e mikroorganizmave,

nga uji i shkarkimit largohen:

Përbërësit e tretur organik (burimet e karbonit dhe energjisë).

Përbërësit inorganik (burimet e azotit dhe fosforit).

Grimcat e suspenduara (grimcat koloide) të mbetura pas kryerjes së proceseve

primare të trajtimit të ujit të shkarkimit.

Për trajtimin sekondar të ujit të shkarkimit, varësisht nga origjina e ujit të shkarkimit, për

largimin e përbërësve të tretur zbatohen proceset biologjike aerobe dhe anaerobe të bazuar në

raporte të ndryshme të mikroorganizmave ndaj oksigjenit të tretur.

1.2 Faktorët e aktivitetit biologjik të mikroorganizmave

Në kryerjen e proceseve biologjike të përpunimit të ujit të shkarkimit marrin pjesë organizma të

ndryshëm, kurse kontributi për kryerjen e proceseve biologjike i dedikohet aktivitetit biologjik të

mikroorganizmave.

Fig.1. Organizmat dhe përfshirja e tyre në lymin aktiv gjatë kryerjes së procesit biologjik

të ujit të shkarkimit.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

8

Kështu, ujë dhe të gjitha elementet kimike që ndodhen në qenie të gjalla, siç janë: karboni, azoti,

fosfori, natriumi, kaliumi etj., qarkullojnë nga mjedisi i jashtëm në qenie të gjalla dhe anasjelltas.

Aktiviteti biologjik i mikroorganizmave varet nga një varg faktorësh fiziko-kimik:

Nevoja për oksigjen atmosferik ose CO2.

Temperatura.

Vlera-pH.

Trysnia osmotike.

Lloji dhe përqendrimi i përbërësve në ujin e shkarkimit si substrat ushqyes.

Trysnisë parciale të gazit.

Secili nga faktorët e përmendur është karakteristik për secilin lloj të mikroorganizmave dhe

organizmave tjerë që kontribojnë në rendimentin e proceseve biologjike të trajtimit të ujit të

shkarkimit.

1.3 Nevoja për oksigjenin atmosferik ose CO2

Mikroorganizmat aerob nga uji i shkarkimit shfrytëzojnë përbërësit e tretur si burim të

karbonit dhe energjisë duke i shëndërruar me ndihmën e oksigjenit atmosferik në biomasë të

mikrobeve (ndërtimi i materialit qelizor vetanak) dhe produkte të thjeshta sikur se janë CO2,

H2O dhe NH3.

Mikroorganizmat anaerob nuk kanë nevojë për oksigjen, por për CO2. Ata përbërësit e tretur

në ujin e shkarkimit i shëndërrojnë në produkte të gazëta: CH4, CO2, H2S dhe H2, duke krijuar

sasira të vogla të biomasës së mikrobeve. Sa biomasë mikrobësh do të formohet gjatë zhvillimit

të proceseve biologjike aerobe dhe anaerobe të trajtimit të ujit të shkarkimit nuk varet vetëm nga

lloji i mikroorganizmave por edhe nga lloji dhe përqendrimi i përbërësve në ujin e shkarkimit si

substrat ushqyes.

Në bazë të nevojës për oksigjen, mikroorganizmat ndahen në këto grupe:

Aerobët strikt.

Anaerobët fakultativ.

Anaerobët.

Anaerobët strikt.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

9

Kurse brenda këtyre grupeve kemi:

Anaerobët aerotolerant

Mikroaerofili

Aerobët strikt - për rritjen e tyre dhe aktivitetin biokimik përdorin sasira të konsiderueshme

të oksigjenit të tretur i cili sigurohet me ajër.

Anaerobët fakultativ - për rritjen e tyre nuk kanë nevojë për oksigjen mirëpo në praninë e tij

rriten më mirë.

Anaerobët - edhe pse nuk e shfrytëzojnë oksigjenin e lirë mund të kenë raporte të ndryshmë

ndaj tij.

Anaerobët strikt – rriten pa praninë e oksigjenit (kulturat metanogjene të

mikroorganizmave). Konsiderohet se oksigjeni vepron në mënyrë toksike në rritjen e tyre.

Anaerobët aerotolerant - mund të rriten në prani të oksigjenit por nuk e shfrytëzojnë dhe ai

nuk ndikon në aktivitetin e tyre biokimik.

1.3.1 Temperatura

Në natyrë, varësisht nga temperatura, jetojnë tri lloje të mikroorganizmave:

1. Psihrofili – (rriten prej 0-25°C, shpejtësia maksimale e rritjes 12-15°C).

2. Mezofili – (rriten prej 12-45°C, shpejtësia maksimale e rritjes 28-32°C).

3. Termofili – (rriten prej 42-80°C, shpejtësia maksimale e rritjes 60-70°C).

Meqënëse mikroorganizmat kanë aktivitet biokimik të ndryshëm të largimit të përbërësve nga uji

i shkarkimit në temperatura të ndryshme, atëherë procesi biologjik zhvillohet në temperatura në

të cilat ai aktivitet është më i madh.

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

10

1.3.2 Vlera – pH jashtë ambientit qelizor

Shumica e bakterieve jetojnë te vlera-pH e ambientit prej 7-9, përkatësisht në zonën – pH neutral

ose të dobët bazike. Disa lloje të bakterieve me metabolizmin e tyre mund të prodhojnë acide

organike ose inorganike (acide të ulëta yndyrore ose acid sulfurik), dhe i takojnë grupit të

acidofileve ose bakterieve acidike. Bakteriet të cilat shpërbëjnë NH2CONH2 duke e shëndërruar

në NH4OH shumëzohen te vlera - pH prej 10-12. Me shpërbërjen bakteriologjike të proteinave

ose aminoacideve krijohen acidet e ulëta yndyrore dhe NH4OH me ç'rast vlera - pH e ambientit

rrethues është prej 6-7.

Algat jetojnë në zonën neutral të pH, kurse kërpudhat dhe tharmi rriten në ambientin rrethues me

aciditet të dobët.

1.3.3 Trysnia osmotike

Trysnia osmotike është fuqia e ambientit ujor me të cilin molekulat e materieve ushqyese dhe të

ujit depërtojnë nëpër membranën e qelizës së mikrobit deri te barazimi i trysnisë në qelizë dhe

ambient rrethues. Trysnia osmotike është proporcionale me përqendrimin e përbërësve të tretur

në substrat.

Në procesin anaerob formohen gazrat CH4 dhe CO2 të cilët bëjnë presion në tretësiren ujore

(substrat) duke ndikuar në shtypjen osmotike përkatësisht transportin nëpër membranën e

qelizës, që është veqanërisht e rëndësishmë te bakteriet metanogjene shumë të ndjeshme.

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

11

2.0 Përbërësit e tretur në ujin e shkarkimit si substrat ushqyes

Uji i shkarkimit është substrat ushqyes nëse në të janë të pranishëm përbërësit e tretur me

origjinë organike dhe inorganike të cilët mikroorganizmat mund ti shfrytëzojnë si burim

të karbonit, azotit dhe fosforit për rritje dhe aktivitet biokimik.

Mikroorganizmat mund të shfrytëzojnë përbërës heterotrof (organik) dhe autotrof

(inorganik).

Përbërësit heterotrof (organik), i shfrytëzojnë mikroorganizmat heterotrof

(kemoheterotrofet).

Përbërësit autotrof (inorganik) si CO2 për përfitimin e energjisë së nevojshmë për

sintezën e karbohidrateve i përdorin mikroorganizmat autotrof (përkatësisht

kemoautotrofet). Në grupin e organizmave heterotrof bëjnë pjesë një numër i madh i

bakterieve, këpurdhave, protozoave etj.

2.1 Organizmat të cilët i shfrytëzojnë përbërësit e tretur në ujin e

shkarkimit si substrat ushqyes

Llojet e ndryshme të organizmave i shpërbëjnë dhe i shfrytëzojnë përbërësit e tretur në

ujin e shkarkimit si substrat ushqyes. Që shpërbërja e përbërësve të tretur nga uji i

shkarkimit të kryhet në të njëjtën kohë dhe me rendiment të lartë organizmat duhet të

veprojnë si bashkësi mikrobësh të përzier.

Në kryerjen e procesit biologjik të pastrimit të ujit të shkarkimit aktivitetin biokimik më

të madh e kanë bakteriet, për shkak të rritjes së tyre të shpejtë dhe potencialit enzimatik të

llojllojshëm për shpërbërjen e përbërësve me struktura kimike të ndryshme në ujin e

shkarkimit. Përveq bakterieve në bashkësinë e përzier të mikrobëve janë të pranishëm

edhe lloje tjera të organizmave: tharmi, algat, protozoet dhe metazoet. Të gjitha llojet e

përmendura formojnë bashkësinë e mikrobëve të lymit aktiv.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

12

Fig.2. Përfaqësimi i disa llojeve të organizmave në lymin aktiv.

Në lymin aktiv çdo lloj i organizmit me aktivitetin e tij kontribon në rendimentin e

largimit të përbërësve nga uji i shkarkimit.

2.1.1 Bakteriet

Bakteriet mund të shpërbëjnë shumë shpejtë shumicen e përbërësve të tretur nga uji i

shkarkimit duke i përdor si burim të karbonit dhe energjisë për ndërtimin e materialit

qelizor duke formuar ndërprodukte që janë në disponim të mikroorganizmave tjerë si

burim i karbonit ose deri në komponime të thjeshta si produkte përfundimtare të

shpërbërjes, siq janë: CO2, H2O dhe NH3.

Bakteriet kanë rol të dëmshëm dhe të dobishëm, themi kështu sepse ato shkaktojnë

kalbjen, fermentimin, kurse nga disa baktere nxirren antibiotikë. Prandaj bakteret mund të

jenë edhe të dobishme dhe kanë rol të rëndësishëm në natyrë.

Qelizat e bakterieve mund të kenë formë të ndryshme: sferike ose vezë (coccus), shkopit

(bacillus), spirales, yllit ose kutizës.

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

13

Fig.3. Llojet e formave të bakterieve, në forme sferike, në formë të shkopit, në formë

të spiraleve dhe në formë penjëzore.

Disa qeliza të bakterieve mund të formojnë qifte dhe grupe në formë të kalaveshit të

rrushit ose grupe me forma jo të rregullta. Në lymin aktiv mund të banojnë bakteriet në

formë të fijeve.

Me aktivitetin e tyre biokomik mund të marrin pjesë në shpërbërjen e përbërësve nga uji

i shkarkimit.

Në prani të faktorëve të papërshtatshëm të zhvillimit të procesit biologjik, për shkak të

rritjes specifike të saj në formë të fijes e çrregullojnë përbërjen fiziko-kimike dhe

mikrobiologjike të lymit aktiv dhe si pasojë lymi aktiv noton mbi sipërfaqe.

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

14

Fig.4. Pamja mikroskopike e bakterieve të cilat rriten në formë të filamenteve.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

15

2.1.2 Tharmi

Tharmi jeton në lymin aktiv duke përdor si burim të karbonit dhe energjisë përbërësit organik të

thjeshtë, si p.sh karbohidratet, acidet e ulëta yndyrore dhe alkoolet nga uji i shkarkimit në

ambient të dobët acidik të mjedisit. Ky është rast i shpeshtë te ujërat industrial të shkarkimit.

Tharmet janë forma njëqelizore të kërpudhave qelizat e të cilave kanë formën e vezës dhe janë

shumë më të mëdha se bakteriet.

Tharmet në formë të micelisë (rrjeta e thurur e fijeve ose filamenteve) banojnë në lymin aktiv të

ujërave industrial të shkarkimit në të cilët janë të pranishëm përbërësit me strukturë kimike të

ndërlikuar.

Fig.5. Pamja mikroskopike e qelizave të tharmit (majës) të llojit Saccharomyces.

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

16

Fig. 6. Pamja mikroskopike e qelizave të tharmit micelik të llojit Trichosporon.

2.1.3 Algat

Algat jetojnë në lymin aktiv kur është siguruar mjaft dritë dhe materie ushqyese. I takojnë grupit

të eukarioteve fotosintetike dhe ato paraqiten në numër të madh të formave.

Me fotosintezë prodhojnë oksigjen dhe karbohidrate të cilat i shfrytëzojnë organizmat tjerë duke

përfshirë edhe kafshët.

Fig.7. Pamja elektronike e qelizave të algave të gjelbra më së shpeshti të pranishme në

lymin aktiv.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

17

2.1.4 Protozoet

Protozoet zakonisht jetojnë në lymin aktiv. Nuk kanë organe të posaqme të frymëmarrjes.

Ushqehen me përbërës organik nga ambienti ujor, dhe i absorbojnë ose ushqehen me organizma

të gjallë, p.sh me bakterie të cilat nuk janë të lidhura në grupe të lymit aktiv.

Në mesin e disa protozoeve disa janë të dëmshme dhe disa të dobishme si p.sh duke u ushqyer

me bakterie dhe mbeturina organike ato pastrojnë në mënyrë të vazhdueshme ujërat e ndotur.

Protozoet ( parashtazoret) janë mikroorganizma njëqelizor, që formohen në grupe sipas mënyrës

së lëvizjes. Kështu p.sh Amebat lëvizin duke zgjeruar citoplazmën e tyre, protozoet tjera kanë

flagella ose numër të madh të shtesave – cilie. Ato munden me qenë të lidhura ose të lira notuese.

Fig.8. Pamja elektronike e amebës.

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

18

Fig.9. Ndryshimi i protozoave me flagella dhe me cilie.

Fig.9. Lloje të ndryshme të protozoave.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

19

2.1.5 Metazoet

Metazoet janë organizma shumëqelizorë që i takojnë grupit të shtazëve të ulëta, prezenca e të

cilave në lymin aktiv varet nga prania e protozoeve, sepse me to ushqehen. Në lymin aktiv janë

të pranishme lloje të shumta të metazoeve, si p.sh Rotiferet, nematodet etj.

a.)

b.)

Fig.10. Rotaria nën a.) ndërsa nematodet nën b.).

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

20

Llojet e përmendura të organizmave banojnë në lymin aktiv në kushtë aerobe ose fakultative

anaerobe, ndërsa disa lloje të bakterieve mund të banojnë në kushte anaerobe ose anaerobe të

detyrueshme (bakteriet metanogjene).

Në proceset biologjike të përpunimit të ujit të shkarkimit, varësisht nga përqendrimi i oksigjenit

të tretur, në ujin e shkarkimit jetojnë bashkësitë e mikrobeve në formë të lymit aktiv aerob ose

anaerob.

3.0 Lymi aktiv

Lymi aktiv formohet me lidhjen midis bakterieve, tharmit, algave, protozoeve dhe metazoeve të

cilët kanë ngarkesa të ndryshme dhe me grimcat e suspenduara (të mbetura pas kryerjes së

proceseve paraprake dhe primare të trajtimit të ujit të ndotur) në grumbuj më të vegjël ose më të

mëdhenj të quajtur fluska ose flokula.

Lidhjen e mikroorganizmave midis tyre e ndihmojnë substancat (polisaharidet, p.sh

Polihidroksibutirati – PHB) të cilët i tajojnë disa lloje të të mikroorganizmave. Këtë substancë

mikroorganizmat e lymit aktiv mund ta përdorin si burime rezervë të karbonit dhe energjisë gjatë

trajtimit biologjik të ujit të shkarkimit me përqendrime të vogla të përbërësve të tretur organik.

Pamja e fluskave të lymit të krijuara në prani të faktorëve të përshtatshëm të procesit biologjik

aerob dhe anaerob e tregon fig.11.

A

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

21

B

Fig.11. Pamja e lymit aktiv të formuar në kushte aerobe nën A. (protozoet), dhe në kushte

anaerobe nën B. (grumbuj të bakterieve).

Në prani të faktorëve të papërshtatshëm të procesit biologjik aerob të trajtimit të ujit të

shkarkimit, bakteriet në formë të fijeve rriten në formë të fijeve shumë të gjata duke e çrregulluar

strukturën e fortë të fluskave.

Fluskat e tilla kanë pamjen e rrjetës prej fijeve të gjata të bakterieve filamentoze dhe grimcave.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

22

4.0 Planifikimi i orës mësimore

Lënda: Njeriu dhe natyra Klasa: V-të Data: 00/05/2019

Njësia mësimore: Përdorimi i ujit

Tipi i orës: Zhvillim

Mjetet mësimore: fletorja, lapsi, libri i nxënësit, fotografi që tregojnë përdorimet e ujit, foto të

përdorimit shtëpiak, bujqësor dhe industrial të ujit.

Objektivat:

o tregojnë përdorimet e ujit;

o japin shembuj të përdorimeve të ujit nga njeriu;

o klasifikojnë përdorimet e ujit sipas qëllimeve për të cilat përdoret.

Teknikat mësimore: Stuhi mendimesh, ruaje fjalën e fundit për mua, diskutimi në çifte dhe në

grup.

Metodat: Individuale, në çifte, grupore.

Fjalët kyqe: Uji, bujqësi, industri, prodhim i energjisë elektrike.

Struktura e mësimit

Struktura e orës Teknikat e mësimdhënies Koha

E - Evokim

Stuhi mendimesh 10'

R - Realizim

Ruaje fjalën e fundit për mua 25'

R - Reflektim

Diskutimi në çifte dhe në grup 10'

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

23

Zhvillimi i mësimit

Evokim: Stuhi mendimesh

Në pjesën e parë të orës mësimore fillimisht pyesim nxënësit rreth asaj se qfarë ata dijnë për ujin:

Qfarë mendoni se dini për ujin

Në qfarë gjendje ndodhet uji

Për çfarë e përdorim ujin

Nxënësit përgjigjen individualisht për përdorimin e ujit dhe karakteristikat e tij, duke dhënë

mendimet e tyre dhe duke i shënuar në formë kllasteri

Përdorimi i ujit

I domosdoshëm

për jetë.

Për t’u larë Për t’u pirë

Për të ujitur

Për të larë

rrobat

Për të gatuar

Për të pastruar I lëngët, i gaztë, i

ngurtë

Në bujqësi

Në industri

Prodhim i

energjisë

elektrike

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

24

Realizim i kuptimit: Ruaje fjalën e fundit për mua

Në pjesën e dytë të orës mësimore, nxënësit udhëzohen që ta lexojnë tekstin dhe gjatë leximit të

tekstit të përcaktohen për një apo më shumë pjesë që për ata janë më interesante.

Pjesët e zgjedhura dhe numri i faqes ku është marrë pjesa, shkruhen në një fletzë, ndërsa në anën

tjetër të fletës shkruajnë një koment pse e kanë zgjedhur atë pjesë, rëndësia e tij.

Secili nxënës e tregon faqen ku e ka zgjedhë pjesën dhe e lexon atë, ndërsa nxënësit tjerë nuk

kanë të drejtë të japin komente shtesë. E njëjta ecuri e leximit të pjesëve dhe komentimit të tyre

praktikohet edhe tek nxënësit tjerë.

Reflektim: Diskutimi në çifte dhe në grup

Në pjesën e tretë dhe të fundit të orës mësimore, nxënësit në çifte e më pas në grupe diskutojnë

pjesën e lexuar, shikojnë nëse ka mospërputhje të informacioneve.

Pas këtij bashkëbisedimi mësimdhënësi angazhon një anëtar nga grupet për të dhënë shpjegimin

dhe përfundimet e nxjerra nga bashkëbisedimi. Angazhimi bëhet përmes teknikës "stilolapsat në

mes" ku nxënësit vënë lapsat mbi bankë dhe grupin e përfaqëson ai nxënës, lapsin e të cilit e

përzgjedh mësuesi

Detyrë shtëpie: Klasifikoni përdorimet e ujit sipas qëllimeve për të cilat përdoret.

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

25

5.0 Përfundimi

1. Uji i shkarkimit gjatë trajtimit sekondar ose biologjik përfshinë proceset biologjike gjatë

të cilëve me veprimin e mikroorganizmave shpërbëhen përbërësit e tretur në ujin e

shkarkimit.

2. Për trajtimin sekondar të ujit të shkarkimit, zbatohen proceset biologjike aerobe dhe

anaerobe të bazuar në raporte të ndryshme të mikroorganizmave ndaj oksigjenit të tretur.

3. Mikroorganizmat aerob shfrytëzojnë përbërësit e tretur si burim të karbonit dhe energjisë.

4. Mikroorganizmat anaerob i shëndërrojnë në produkte të gazëta, CH4, CO2, H2S dhe H2,

duke krijuar sasira të vogla të biomasës së mikrobëve.

5. Organizmat të cilët i shfrytëzojnë përbërësit e tretur në ujin e shkarkimit si substrat

ushqyes janë: bakteriet, algat, tharmi, protozoet, metazoet etj.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

26

6.0 Terminologjia

CH4 – Metani

CO2 – Dioksidi i Karbonit

H2 – Hidrogjeni

NH4OH – Hidroksidi i Amonit

H2O – Uji

NH3 – Amoniaku

H2S – Acidi sulfhidrik

PHB – Polihidroksibutirati

pH - Masë e koncentrimit të joneve të Hidrogjenit në tretje, që shprehin aciditet apo alkalinitet.

pH mat veprimin e hidrogjenit dhe të bilancit të aciditetit dhe alkalinitetit në sistemin e jetesës.

Kur testojme pH, rezultati është një numër nga 0 në 14. Neutral është 7; kurse numrat më të ulët

përfaqësojnë një mjedis acid dhe më të lartë se 7 përfaqësojnë një mjedis alkalin.Trupat tanë janë

bazike nga veprimtaria, por acid nga funksioni. Të gjitha qelizat që përbëjnë trupin tone janë pak

alkaline dhe duhet të qëndrojnë në këtë mënyrë qe trupi të mbetet i shëndetshëm dhe gjallë. Varg

optimal i pH është 7.35-7.45.

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Hoxhaj.pdf · 2 Abstrakt Qëllimi parësor në këtë punim ka qenë që të paraqiten njohuri për trajtimin biologjik të ujit të shkarkimit

27

7.0 Referencat

Saraqini.E, Biologjia II, Prishtinë, 2001.

Dauti. E, dr.sc, Hoxha.E,dr.sc, Mustafa.B, dr.sc, Rrustemi.R, Biologjia 6, 2004.

Dauti. E, dr.sc, Hoxha.E,dr.sc, Mustafa.B, dr.sc, Rrustemi.R, Biologjia 8, 2004.

Berisha.A,dr, Gecaj.A,dr, Pajazitaj.Q,mr.,Biologjia I, Prishtinë, 1999.

Stanier, R.Y., Doudoroff, M.,Adelberg, E.A., (1970) The microbial world. 3th. Ed. Prentice -

Hall, Inc., Neë Jersey.

Cloete T.E., Muyima N.Y.O (1997) Microbial Community Analysis: The Key to the Design

of Biological Wasterwater Treatment Systems.International Association on Water Quality.

O'Neill P. (1985) Environmental Chemistry. George Allen & Unwin, London UK.

https://www.google.com/search?q=protozoa+aerobic+bacteria&oq=aerob

https://www.google.com/search?q=nematodes+definition

https://www.google.com/search?bië=1600&bih=740&tbm=isch&sa=1&ei=lvC0XI7pNIe_U

umAofAK&q=rotaria+metazoa&oq=rotaria+metazoa

https://www.google.com/search?bië=1600&bih=740&tbm=isch&sa=1&ei=OOS0XInDKMeI

jLsPxYCasAQ&q=algat+wikipedia&oq=+algat

https://www.google.com/search?ei=OC0XMGsMLKcmëXRëaHQAg&q=saccharomyces+mi

croscope&oq=saccharomyces+micros

https://www.google.com/search?q=bakteriet+ne+forme+spirale

https://sq.wikipedia.org/wiki/PH