punim diplome - mjeksia.uni-gjk.org i... · f a q e | 3 deklarata e kandidateve unë, valentina...

48
UNIVERSITETI FEHMI AGANIGJAKOVË FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI: INFERMIERI PUNIM DIPLOME TEMA: ROLI I EDUKIMIT SHËNDETËSOR TË NËNAVE NË KUJDESIN SHËNDETËSOR NDAJ FËMIUT Kandidatet: Mentori: Valentina Ademaj Mulaj Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi Albana Osmani Gjakovë, Nëntor 2019

Upload: others

Post on 26-Jul-2020

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

TEMA: ROLI I EDUKIMIT SHËNDETËSOR TË NËNAVE NË

KUJDESIN SHËNDETËSOR NDAJ FËMIUT

Kandidatet: Mentori:

Valentina Ademaj Mulaj Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi

Albana Osmani

Gjakovë, Nëntor 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 2

UNIVERSITETI ”FEHMI AGANI” GJAKOVË

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI: INFERMIERI

PUNIM DIPLOME

TEMA: ROLI I EDUKIMIT SHËNDETËSOR TË NËNAVE NË

KUJDESIN SHËNDETËSOR NDAJ FËMIUT

Kandidatet: Mentori:

Valentina Ademaj Mulaj Prof.Asoc.Dr. Haxhi Kamberi

Albana Osmani

Gjakovë, Nëntor 2019

Page 3: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 3

DEKLARATA E KANDIDATEVE

Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e

Gjakovës “Fehmi Agani” Fakulteti i Mjekësisë Programi: Infermieri. Deklarojmë se kjo

Temë Diplome "ROLI I EDUKIMIT SHËNDETËSOR TË NËNAVE NË

KUJDESIN SHËNDETËSOR NDAJ FËMIUT" e llojit të studimit: Rishikimi i

literaturës është punim origjinal i joni dhe është përgatitur nga ne. Të njëjtin nuk e kemi

kopjuar nga asnjë punim të studentëve tjerë, apo nga ndonjë burim tjetër përveç atyre

burimeve të cituara në mënyrë të rregullt.

Gjithashtu, në mbështetje të rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjekësisë

neni 46 dhe të vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017 nr. ref.

005/368 deklarojmë se tema e diplomës me titull “ Roli i edukimit shëndetësor të nënave

në kujdesin shëndetësor ndaj fëmijëve ” është punuar nga:

I. Albana Osmani, pjesa e parë e temës duke përfshirë hyrjen, qëllimin,

metodologjinë, kapitullin e parë dhe kapitullin e dytë.

II. Valentina Ademaj Mulaj, pjesa e dytë e temës, kapitulli i tretë, kapitulli i

katërt, diskutimet, përfundimet dhe rekomandimet.

Page 4: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 4

FALENDERIME

Nuk mund të përshkruhen të gjitha ato çfarë kanë ndodhur që kur filluam studimet.

Një falënderim dhe mirënjohje shkon për familjarët tanë, për kurajën dhe mbështetjen

që na kanë ofruar në rrugën e gjatë të arsimimit, ku në sajë të tyre gjetëm

mbështetjen e duhur, të cilët na dhanë gjithë përkrahjen që ne të fillojmë dhe t’i

mbarojmë studimet. Faleminderit kolegëve që kemi takuar dhe kemi kaluar një

udhëtim shumë të bukur së bashku. Kemi pasur kënaqësinë dhe fatin të udhëhiqeshim

nga Prof.Asoc.Dr.Haxhi Kamberi i cili na ka drejtuar dhe këshilluar gjatë punës tonë

për përgatitjen e kësaj teme. Ai gëzon nderimin tonë të thellë.

Faleminderit të gjithëve!

Page 5: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 5

PËRMBAJTJA

Abstrakti ................................................................................................................. 7

Hyrje ........................................................................................................................ 8

Qëllimi i punimit ..................................................................................................... 10

Metodologjia e punës .............................................................................................. 10

KAPITULLU I

1. EDUKIMI SHËNDETËSOR ..................................................................... 11

1.1 Përkufizimi i edukimit shëndetësor .................................................... 11

1.2 Qëllimet dhe parimet e punës edukativo-shëndetësore ..................... 12

KAPITULLI II

2. NËNA DHE FËMIU ................................................................................... 13

2.1 Amësia e sigurte .................................................................................... 13

2.2 Shëndeti i fëmijës .................................................................................. 13

2.3 Rritja dhe zhvillimi i fëmijëve deri në adoleshencë ........................... 15

KAPITULLI III

3. ROLI I NËNËS NË PËRKUJDESJE NDAJ FËMIUT .......................... 20

3.1 Ushqyeshmëria e fëmiut ....................................................................... 20

3.2 Higjiena e fëmiut ................................................................................... 23

3.3 Vaksinimi i fëmiut ................................................................................. 27

KAPITULLI IV

4. HULUMTIM ............................................................................................... 29

4.1 Hipotezat ................................................................................................ 29

4.2 Materiali dhe mostrat ........................................................................... 29

5. Rezultatet ..................................................................................................... 31

Page 6: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 6

6. Përfundimi ................................................................................................... 40

7. Diskutime .................................................................................................... 41

8. Rekomandime ............................................................................................. 42

a. Rezyme ................................................................................................................ 43

b. Summary ............................................................................................................. 44

Referencat ............................................................................................................... 45

CV e shkurtër e kandidateve ................................................................................. 46

Shtojcë ..................................................................................................................... 47

Page 7: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 7

Abstrakti

Shëndeti i nënës dhe i fëmijës është një fushë profesionale dhe akademike që

përqendrohet në përcaktuesit, mekanizmat dhe sistemin që promovojnë shëndetin,

mirëqenien dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve, në mënyrë që të sigurohet e ardhmja e

shëndetshme e shoqërisë.

Ky punim ka një pamje të përgjithshme të Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës, që thekson

marrëdhëniet midis faktorëve të shërbimit shëndetësor dhe faktorëve social, kulturor,

ekonomik, arsimor që ndikojnë tek fëmijët dhe familjet e tyre.

Gjatë kujdesit për fëmijët është e rëndësishme të kuptohet zhvillimi i tyre. Është e pa

mundur të mendohet për përmbushjen e nevojave të fëmijëve nëse ju nuk i dini se çka

pritet gjatë zhvillimit të fëmijëve. Ushqyeshmëria është një nga faktorët kryesor që

ndikon në shëndetin e një individi, sidomos të fëmijëve me qëllim që ata të rriten dhe

zhvillohen mirë dhe të ju sigurojmë shëndet dhe jetëgjatësi sa më të mirë. Vaksinimi

është suksesi më i madh mjekësor, që aplikohet nga fëmijëria që të bej jo vetëm

mbrojtjen nga sëmundjet por edhe parandalimin e tyre.

Qëllimi i punimit është zgjerimi i njohurive lidhur me rolin e edukimit të nënës në

kujdesin shëndetësor ndaj fëmijëve. Metoda e përdorur në këtë hulumtim ka qenë metods

e hulumtimit, që ka pasur për subjekt të identifikojë nivelin edukimit të nënës për

përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre. Në studimin tonë për subjekt në hulumtim ishin 100

nëna të komunës së Pejës dhe Gjakovës. Mostra e hulumtimit është përzgjedhur në

mënyrë të rastësishme. Perfundimi: Niveli i pëkujdesjes shëndetësore ndaj fëmiut mvaret

nga niveli i edukimit të nënës.

Fjalët kyçe: Edukimi, fëmija, nëna, kujdesi shëndetësor, ushqyeshmëria, vaksinimi.

Page 8: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 8

Hyrje

Kujdesi për fëmijët është një temë jashtëzakonisht e rëndësishme. Studimet tregojnë se

shëndeti i nënës është thelbësor për të siguruar shëndetin e fëmijëve. Akoma shumë nëna

vuajnë nga mungesa e qasjes në shëndet, kushteve të këqija dhe cilësia e dobët e jetës

veçanërisht në vendet në zhvillim.

Një fëmijë i shëndetshëm ka nevojë për një nënë të shëndetshme. Sipas Fondit të

Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), të paktën 20% e barrës së sëmundjes tek

fëmijët nën 5 vjeç është e lidhur me problemet në shëndetin e nënës dhe kequshqyerjen,

si dhe me cilësinë e kujdesit gjatë lindjes dhe gjatë periudhës së porsalindur. Për më

tepër, sipas UNICEF, një fëmijë, nëna e të cilit vdes gjatë lindjes së fëmijës ka më pak të

ngjarë të mbijetojë, dhe fëmijët që humbin nënat e tyre kanë 10 herë më shumë të ngjarë

të vdesin brenda dy viteve nga vdekja e nënave të tyre.

"Asnjë fëmijë nuk mund të jetë i lumtur me një nënë të pakënaqur ose të sëmurë", thotë

pediatrja Valéria Clemente, "Kujdesi për nënën duhet të jetë intensiv, jo vetëm në

kujdesin para lindjes, por edhe Postpartum. Nëna duhet të jetë mirë, si fizikisht ashtu

edhe mentalisht, që të kujdeset mirë për fëmijën e saj. "

Kujdesi i përqendruar tek familja siguron shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre

përmes një partneriteti të respektuar familjaro-profesional. Ai respekton fuqinë, kulturat,

traditat dhe ekspertizën që sjellë çdo kush në këtë partneritet. Kujdesi i përqendruar tek

familja është standardi i praktikës, i cili rezulton në shërbime me cilësi të lartë. Fëmija

nuk është thjesht përfituesi pasiv i ndërlikimeve të familjes, por përkundrazi, ai luan një

rol tepër interaktiv në familje, duke i dhënë pjesërisht trajtë mjedisit në të cilin ai/ajo

jeton. Në mënyrë të ngjashme familja punon në partneritet me profesionistët duke i

siguruar shërbime fëmijëve, veçanërisht kur shfaqen sëmundjet kronike ose gjendje

paaftësie.

Fetusi dhe fëmija janë qenie që marrin trajtim në mënyrë të vazhdueshme prej proceseve

normale të zhvillimit, që kanë të bëjnë me një seri të parashikueshme ndryshimesh të

Page 9: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 9

arsyeshme , që përfshin kohën qysh prej ngjizjes së fetusit e deri në adoleshencë. Progresi

mbi këtë kohë është një përmasë e ndjeshme e shëndetit dhe e sëmundjes njëherazi.

Ngjarje të veçanta ose ndërprerje të vazhdueshme të zhvillimit normal mund të kenë

pasoja negative mbi zhvillimin e fetusit ose fëmijës. Për shkak të rëndësisë së zhvillimit,

identifikimi në kohë i problemeve dhe ndërhyrja e hershme dhe e vazhdueshme sigurojnë

arritjen e një rezultati më të mirë

Fëmijëria është njëkohësisht një fazë e ulët e pjekurisë dhe një fund në vetvete. Prandaj

ekziston një potencial i madh për përkrahje shëndetësore dhe parandalim sëmundjesh për

ti ber mirë fëmijës aktual, që është dhe njëkohësisht adulti i ardhshëm. Megjithatë duhet

ti kushtohet një vëmendje e madhe implikimeve imediate të ndërhyrjeve, që kanë si

qellim të parandalojnë problemet e një të ardhmeje të largët, duke ju siguruar se të mirat

afatgjata të dëshiruara nuk balancohen nga rreziqet afatshkurta.

Kujdesi për fëmijët duke pasur parasysh masën e madhe të familjeve në të cilat të dy

prindërit punojnë jashtë shtëpisë ose vetëm njëri prind punon jashtë shtëpisë, kujdesi për

fëmijët mbetët çështje qendrore në fushën e shëndetit të nënës dhe të fëmijës. Mbikëqyrja

e shëndetit , sigurisë dhe nivelit të arsimit kërkon një bashkëpunim ndërmjet shumë

grupeve profesionale ose jo profesionale që kujdesen për fëmijët.1

1 Shëndeti public & mjekësi parandaluese / editor Rober B. WALLACE; e përkthyer nga anglishtja Adriana Drushku… (dhe të tjerë). – Botimi 2.-Shkup :Tabarnakul, 2014. –XXXVI. 1370 f. :ilustr ;28 cm.-(Maxcy-Rosenay-Last)

Page 10: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 10

Qëllimi i punimit

Qëllimi kryesor i punimit është zgjerimi i njohurive lidhur me rolin e nënës në kujdesin

shëndetësor ndaj fëmijëve.

Objektivat e punimit janë:

Çka është edukimi shëndetësor

Rritja dhe zhvillimi i fëmijëve

Roli i nënës në kujdesin dhe ushqyeshmerin, higjienën dhe vaksinimin e

fëmijëve

Hulumtimi lidhur me njohurit dhe veprimet e nënave

Metodologjia e punës

Metoda e përdorur në këtë hulumtim ka qenë metoda e hulumtimit, që ka pasur për

subjekt të identifikojë nivelin edukimit të nënës për përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre.

Përveç kësaj është përdorur edhe metodën sasiore, me ç’ rast u realizua anketa me gratë

që ishin “Nëna”. Në studimin tonë për subjekt në hulumtim ishin 100 nëna të komunës së

Pejës dhe Gjakovës. Mostra e hulumtimit është përzgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Nënat ishin njoftuar paraprakisht për qëllimin e hulumtimit. Instrument matës në këtë

hulumtim ishte pyetësori i cili ju përshtat qëllimit të hulumtimit dhe testimit të hipotezave

të parashtruara. Pyetësori përbëhej nga dy pjesë: Pjesa e parë përmbante të dhëna

demografike, ndërsa në pjesën e dytë pyetjet kryesisht kishin të bënin me nivelin e

edukimit të nënave në kujdesin ndaj fëmijëve. Gjithashtu është shfrytëzuar edhe

literaturë mjekësore nga biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë “Fehmi Agani” në Gjakovë,

biblioteka e qytetit të Gjakovës, “Ibrahim Rugova” .

Page 11: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 11

KAPITULLI I

1. EDUKIMI SHËNDETËSOR

1.1 Përkufizimi

Organizata Botërore e Shëndetësisë edukimin shëndetësor e përkufizon si proces të

mësimit nëpërmjet përvojës. Ekzistojnë tendenca që ky përkufizim të sqarohet, të

plotësohet apo të jepen përkufizime më të përshtatshme, prandaj edhe shkaktohet

laramania terminologjike.

Edukimin shëndetësor mund ta kuptojmë si proces të transformimit të asaj që dihet për

shëndetin në mënyrë të përshtatshme të sjelljes së individit dhe të shoqërisë. Është e qartë

se së pari duhet informuar popullatën për të vërtetat shkencore. Informata duhet të

plasohet në mënyrë sa më të thjeshtë e të pranueshme. Procesi informimit quhet

propagandë. Pra, propaganda është pjesë e edukimit shëndetësor dhe shërben që të

informohet masa e gjerë e popullsisë, të ngritët interesimi i saj për problemin e caktuar

shëndetësor. Natyrisht, kohëzgjatja dhe agresiviteti i propagandës varet nga problemi_ i

posaçëm i cili është përfshirë me programin e edukimit shëndetësor. Ajo mund të

shfrytëzohet që të mbahet niveli i interesimit të arritur. Hapësira ku aplikohet propaganda

gjithashtu varet nga problemi konkret dhe mund të jetë në nivel botëror (p.sh. propaganda

kundër duhanit, AIDS, narkomania etj.) apo në nivel rajonal (p.sh. eradikimi i zgjebes).

Propaganda mund të realizohet nëpërmjet fjalës së gjallë apo të shkruar, me ligjërata apo

përmes pllakateve, afisheve etj. Në ekspansion është përdorimi i masmediave (radios,

televizionit, shtypit), që kanë forcë të madhe propaganduese. Propaganda shëndetësore

zakonisht nuk shkakton ndryshime të mëdha në stilin e jetës së individit, në shprehitë e

sjelljet e popullatës. Efekti i saj në nivelin e kulturës shëndetësore është i kufizuar.

Nocion më të gjer ka arsimimi shëndetësor me çka kuptohet të mësuarit për shëndetin dhe

mbrojtjen shëndetësore, Edukimi shëndetësor është proces aktiv i mësimit, aplikimit të

njohurive të fituara në mbrojtjen dhe në përparimin e shëndetit personal dhe kolektiv. Kjo

është metoda më racionale dhe më ekonomike e mbrojtjes shëndetësore. Nga aspekti

operativ, edukimi shëndetësor është lloj i punës shëndetësore që ka për qëllim edukimin e

popullsisë dhe është pjesë e punës së përditshme të punëtorëve shëndetësorë.

Page 12: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 12

1.2 Qëllimet dhe parimet e punës edukativo-shëndetësore

Qëllimet

Qëllimi i përgjithshëm i edukimit shëndetësor është që të akceptohet shëndeti si vlera më

e madhe e individit dhe i shoqërisë. Qëllimi është që tek individi të iniciohet ndjenja e

përgjegjësisë për shëndetin individual, familjar dhe për shëndetin e të tjerëve.

Organizata botërore e shëndetësisë përcaktoi këto qëllime të përgjithshme të edukimit

shëndetësor:

Individi dhe bashkësia të sillen ndaj shëndetit si ndaj një vlere më të rëndësishme

T’i ndihmohet individit për tu aftësuar që në mënyrë të pavarur të kujdeset për

shëndetin e ti, të marrë një pjesë të përgjegjësisë për shëndetin e tij dhe të

shoqërisë

Të aftësohet individi që në mënyrë të përshtatshme dhe me kohë të shfrytëzojë

mbrojtjen shëndetësore.

Parimet

Parimi është qasje themelore në punë në kontakt me njerëz, është rregull në të cilin

mbështetemi. Edhe edukimi shëndetësor ka parimet e tij. Ato janë:

Edukimi shëndetësor mbështetet në shkencë, sidomos në të arriturat e mjekësisë

Është i orientuar drejt mbrojtjes shëndetësore

Është i orientuar drejt popullatës

Është sistematik dhe gradual

Lidhë teorinë me praktikën

Është vullnetar, pra vetëdija e individit duhet të jetë e orientuar kah shëndeti

Edukimi shëndetësor planifikohet.2

2 JOINT COMMITTEE ON HEALTH EDUCATION TERMINOLOGY. New definitions: report of the 1972-1973. Hlth Educ. Monogr., (33):63-70, 1973.

Page 13: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 13

KAPITULLI II

2. NËNA DHE FËMIU

2.1 Amësia e sigurt

Kujdesi për amësinë e sigurt, kupton që çdo grua duhet të ketë qasje në shërbime cilësore

dhe të përballueshme të shëndetit riprodhues dhe seksual, veçanërisht për kujdesin amtar

dhe trajtimin e emergjencave obstetrike, me qëllim përfundimtar zvogëlimin e vdekjeve

dhe paaftësive. Qëllimi i kujdesit për shëndetin amtar është që çdo grua të ketë shtatzëni

dhe lindje të sigurt dhe çdo foshnje të lindë gjallë dhe e shëndetshme.

Amësia e sigurt nënkupton:

Shtatzënitë jo para moshës 18 vjeç dhe pas 35 vjeç;

Intervalin kohor në mes dy shtatzënive jo më pak se dy vjet;

Kujdesin më të mirë shëndetësor për nënën para, gjatë dhe pas lindjes;

Ushqyeshmeri të shëndetshme të femrave gjatë jetës.

Gjatë kujdesit për fëmijët dhe punës me to, është me rëndësi të kuptohet zhvillimi i tyre.

Është e pamundur të mendohet për përmbushjen e nevojave të fëmijëve nëse nuk e dini se

çka pritet prej fëmijëve, fjala bie, në raport me të menduarit, komunikimin dhe aftësitë

fizike. Do t’i studioni principet e zhvillimit dhe pesë fazat kryesore që nga lindja e deri në

moshën 16-vjeçare, para se të filloni të mendoni se si zhvillohen shkathtësitë fizike,

sociale, emocionale dhe intelektuale.

2.2 Shëndeti i fëmijës

Shëndeti i fëmijës, nënkupton aktivitetet parandaluese dhe mjekuese për shëndetin dhe

zhvillimin optimal të fëmijës nga lindja deri në moshën 18 vjeçare.

Fëmijët janë investimi ynë shoqërorë për të ardhmen e vendit. Mirëqenia e tyre fizike,

psikike dhe sociale ndikon në prosperitetin dhe stabilitetin e shoqërisë. Përmirësimi i

vazhdueshëm i shëndetit të fëmijëve është prioritetet i shoqërisë sonë. Bazat e një

shëndeti të mirë për të rriturit dhe të moshuarit vendosen që në fëmijërinë e hershme.

Page 14: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 14

Fëmijët e porsalindur dhe fëmijët e vegjël, në vitet e para të jetës, për të mbijetuar dhe

arritur zhvillimin e tyre optimal kanë nevoja themelore për : ngrohtësi, ushqyerje të

shëndetshme, higjienë, mbështetje emocionale, sociale, lojë dhe bashkëveprim.3

Nënat për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës duhet të përqendrohen te:

Shëndeti i të porsalindurit - Periudha neonatale është periudhë shumë e ndjeshme e

jetës. Kujdesi i duhur dhe cilësor perinatal mundëson zbulimin e hershëm të faktorëve të

rrezikut që mund të cenojnë shëndetin e nënës dhe foshnjave të tyre. Ushqyerja e mirë

është thelbësore për zhvillim të shëndetshëm. Kequshqyeshmeria, si pasojë e praktikave

jo të mira të ushqyerjes si dhe mungesa e mikronutrienteve siç janë: vitamina A, hekuri,

jodi dhe zinku, do të kontribuojnë në rritjen e sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë së

fëmijëve të vegjël.

Sëmundjet ngjitëse - Infeksionet akute respiratore, diarreja dhe sëmundjet e tjera

ngjitëse si shkaqet më të shpeshta të sëmundshmerisë dhe vdekshmërisë së fëmijëve, janë

të parandalueshme dhe të shërueshme. Përsëritja dhe shpeshtësia e këtyre sëmundjeve tek

fëmijët e vegjël pengon procesin e të mësuarit. Për fëmijët e moshave më të rritura (5-6

vjeç) sëmundja kufizon mundësitë e tyre për zhvillim dhe rritje të mëtejshme dhe ndikon

në frekuentimin dhe përformancën në shkollë.

Lëndimet dhe dhuna - Shpesh si rezultat i kombinimit të disa faktorëve mjedisor, social

dhe kulturor, lëndimet dhe dhuna zen një vend të rëndësishëm në shëndetin e fëmijës,

veçanërisht të adoleshentit dhe grupeve të ndjeshme. Të dhënat tregojnë se disa grupe

fëmijësh janë më ndjeshëm ndaj disa lloje traumash dhe lëndimesh. p.sh.: helmimi,

djegiet, mbytja dhe keqtrajtimi nga kujdestarë, prekin fëmijët e vegjël, ndërsa aksidentet

nga trafiku rrugor, dhuna ndër personale dhe lëndimi nga sporti prekin fëmijët më të

rritur të moshave parashkollore dhe shkollore. Fëmijët e shtresave të ulëta sociale të cilët

jetojnë në mjedise të pasigurta janë më të rrezikuar gjatë periudhës së fëmijërisë. Po ashtu

shkaqet e lëndimeve ndryshojnë nga zonat urbane në ato rurale. P.sh.: në zonat rurale ato

lidhen kryesisht me aktivitete të punës në kopsht, në fushë, përdorimi i pesticideve,

3 Mbështetur në Strategjinë Evropiane të Zyrës Rajonale të OBSH për Evropën për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës dhe adoleshentit.

Page 15: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 15

helmimet, etj. Ndërsa në zonat urbane, dëmtimet tek fëmijët janë të lidhura me trafikun

rrugor, pajisjet e ndryshme elektro-shtëpiake, helmime nga kimikalet, detergjentet dhe

medikamentet e mbajtura në shtëpi.

Dëmtimet në fëmijëri dhe adoleshencë mund të lënë pasoja afatgjata fizike dhe dëmtime

psikosociale. Po ashtu traumat, dëmtimet, shpesh lidhen me rreziqet ambientale, ndotjen

e mjedisit, zhurmat, etj. Faktorët e mjedisit që ndikojnë në dëmtimin e shëndetit dhe

zhvillimit të fëmijës mund të shoqërohen edhe me faktorët social si: stresi në familje,

ngjarje kritike në jetën e fëmijës dhe ndryshimet e vendbanimit. Traumat, lëndimet nga

keqtrajtimi dhe dhuna ndaj fëmijëve shoqërohen me dëmtime fizike, psikike, të cilat

reflektohen gjatë gjithë jetës së tyre, në konfliktet dhe abuzimet në familje dhe shoqëri,

përdorimin e substancave abuzive (droga, duhani, alkooli).

Mjedisi Fizik - Fëmijët shpesh janë të ndjeshëm dhe më shumë të ekspozuar ndaj

mungesës së ujit të pastër, higjienës, ndotjes së brendshme dhe të jashtme të ajrit dhe ndaj

një numri të madh agjentësh të dëmshëm kimik dhe fizik. Ndërhyrjet për përmirësimin e

furnizimit me ujë të pijshëm, kushtet higjieno-sanitare konsiderohen se ndikojnë në

zvogëlimin e vdekshmërisë së fëmijëve 0-5 vjeç për 65%.

Zhvillimi psikosocial dhe shëndeti mendor - Vëmendja për shëndetin e të rinjve në

mënyrë tradicionale fokusohet mbi shëndetin fizik, megjithëse ka shenja të qarta për rritje

të problemeve të shëndetit mendor dhe psikosocial. Mbijetesa e fëmijës është pjesë e

kujdesit dhe zhvillimit në fëmijërinë e hershme. Që fëmija të zhvillohet dhe të mësojë në

mënyrë normale dhe të shëndetshme, është e rëndësishme që të përmbushen jo vetëm

nevojat bazë për mbrojtje, ushqim dhe kujdes shëndetësor, por të përmbushen edhe

nevojat për ndërveprim, stimulim, dashuri, siguri dhe të mësuarit nëpërmjet hulumtimit,

lojës dhe zbulimit.

2.3 Rritja dhe zhvillimi i fëmijëve deri ne adoleshencë

Rritja - nënkupton zmadhimin e dimensioneve të trupit për nga gjatësia, pesha dhe sferat

e tjera që mund të maten.

Page 16: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 16

Zhvillimi - është përvetësim i shkathtësive në të gjitha aspektet e jetës së fëmijës. Llojet

e ndryshme të zhvillimit shpeshherë janë të ndarë në katër fusha:

Zhvillimi fizik - kjo ka të bëjë me shkathtësitë dhe mundësitë e trupit dhe përfshin:

• zhvillimin e motorikes së përgjithshme (shfrytëzimi i muskujve të

mëdhenj), siç janë këmbët dhe duart;

• zhvillimin e motorikes së lehtë (përdorimi preciz i muskujve), siç janë

pëllëmbët dhe gishtat;

Zhvillimi social dhe emocional - është zhvillim i identitetit dhe ndjenjave për vetveten

dhe mësimi i shkathtësive për të jetuar në shoqëri me njerëz të tjerë.

Zhvillimi intelektual - është mësim i shkathtësive të kuptuarit, mbamendjes dhe

përqendrimit.

Zhvillimi i komunikimit dhe të folurit - është mësim se si të komunikohet me miqtë,

familjen dhe të gjithë të tjerët.

Fazat dhe rendi i zhvillimit

Për rritjen dhe zhvillimin mendojmë në pesë faza:

Fëmijëria e hershme që nga lindja deri në vitin e parë të jetës

Fëmijëria e hershme nga një deri në tre vite

Fëmijëria nga katër deri në shtatë vite

Puberteti nga tetë deri në dymbëdhjetë vite

Adoleshenca nga trembëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë vite.

Fëmija nga lindja deri në 1 vjet - Fëmijët e vegjël mund t’i shikojnë personat si forma

të paqarta, të kapin një send që e ka prekur pëllëmbën e dorës së tyre, ta kthejnë kokën

dhe ta kërkojnë kokrrën ose gjirin, nëse preken me të në faqe, të thithin dhe të gëlltisin, të

përpiqen të bëjnë lëvizje për të ecur me hapa, nëse mbahen drejt, me këmbë mbi një bazë

të forte, të frikësohen si reagim ndaj një tingulli të papritur ose ndaj një drite të fuqishme,

papritmas t’i shtrojnë duart, e pastaj t’i mbledhin rreth vetes nëse kanë ndjenjë se janë

Page 17: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 17

duke u rrëzuar, ta dallojnë zërin dhe erën e nënës së tyre, të qajnë kur janë të uritur, kur u

dhemb diçka, kur kanë nevojë për ushqim, kur duhet t’u ndërrohen pelenat ose kur kanë

nevojë vetëm të përqafohen.

Fëmija nga 1 deri në 3 vjet - Fëmijët në ketë moshë mund të lëvizin përreth duke u

zvarritur ose duke u tërhequr, disa mund të qëndrojnë në këmbë me pak ndihmë, ndërsa

një numër i vogël i tyre mund të ecin në mënyrë të pavarur vetë të drejtohen dhe të

ushqehen, së paku me gishtat e tyre, t’i përdorin me shkathtësi duart që t’i lëvizin dhe t’i

radhisin sendet, duke përfshirë edhe lëshimin e sendeve në dysheme dhe vëzhgimin mbi

to që të shohin se ku gjenden, të bëjnë me dorë për “çao” dhe të bëjnë me shenjë me

gisht kah sendet, të komunikojnë duke mërmëritur dhe duke shqiptuar fjalë me dy rrokje

si “dada”, ta kuptojnë botën përreth tyre, ta dinë se kush janë kujdestarët e tyre kryesorë

dhe të qajnë nëse lihen me dikë që nuk e njohin.

Fëmijët në moshën 3 vjet - Deri në vitin e tyre të tretë fëmijët mund: të vrapojnë, të

ngjiten dhe të ngasin triçikël, të lëvizin nëpër shkallë, duke i ndërruar këmbët njëra pas

tjetrës dhe të ecin në gishta, ta kryejnë vetë nevojën e tyre fiziologjike, të flasin qartë që

t’i kuptojnë të gjithë, të bëjnë dallim ndërmjet djemve dhe vajzave, ndonjëherë të luajnë

bashkë me fëmijët e tjerë, të bëjnë kullë nga nëntë katrorë dhe të bëjnë urë me katrorë,

t’i ngjisin pullat dhe të bëjnë varg me rruaza , të kënaqen në luajtjen e roleve me lodra

dhe me rregullimi e tyre perfekt, të kënaqen me libra, të kënaqen duke vizatuar dhe “të

shtiren” se shkruajnë, të kenë më pak shfryrje të hidhërimit (të cilin kanë filluar ta kenë

që nga mosha 18-muajshe), të kënaqen në kopjimin dhe ndihmën e të rriturve.

Fëmijët deri në moshën 7 vjet - Deri në ketë moshe fëmijët mund: ta gjuajnë, të godasin

dhe ta kontrollojnë topin, të kërcejnë dhe të ngasin biçikletë, t’i përdorin duart e tyre që

ta fusin perin në gjilpërë, të përdorin gërshërë, të krijojmë modele dhe të shkruajnë qartë,

të vizatojnë me kuptim dhe me detaje, të ndërrohen dhe të luajnë së bashku me shokët,

të tregojnë mahi dhe të kënaqen me bisedat e tyre, të fillojnë t’i kuptojnë rregullat, të

frikësohen nga gjërat e imagjinuara, të lexojnë dhe të kënaqen me libra, të vishen vetë

dhe këtë ta bëjnë lehtë, të kenë shokun më të mire, të brengosen nëse nuk i pëlqejnë

dikujt.

Page 18: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 18

Fëmijët deri në moshën 12 vjet - Deri në këtë moshë fëmijët mund: të zgjidhin problem,

të kënaqen me përgjegjësin e tyre, të kenë interes të madh për hobi, të përdorin

shkathtësi të mira për koordinim, t’ju tregojnë se për çka janë të aftë, të fillojnë t’i

vërejnë ndryshimet fizike në trupin e tyre, të fillojnë të zihen me prindërit e tyre,

ndonjëherë të sillen si të rritur, e ndonjëherë si fëmijë.

Fëmijët në moshën 16 vjet - Në këtë moshë fëmijët mund: ta kenë trupin e një të rrituri,

të kenë shkathtësi të shkëlqyeshme për fusha të caktuara, si për shembull, për të vizatuar

ose për të punuar në kompjuter, të kënaqen në shoqërinë “e shokëve” më shumë se kur

janë me familjen e tyre, të krijojnë identitetin e tyre, shijen për muzikë e për veshje, të

kenë ndryshime të mëdha në disponim, ndonjëherë të ndjehen të shqetësuar

Adoleshenca

Adoleshenca është periudhë dinamike e rritjes dhe zhvillimit fizik, psikologjik dhe social

që lidh kalimin nga fëmijëria në moshën e rritur, duke dalluar dukshëm nga këto dy grup

mosha. Adoleshenca përfshinë moshat midis 10-19 vjet. Qëllimi i përgjithshëm i

përmirësimit të shëndetit të adoleshentëve përfshinë:

marrëdhënie më të përgjegjshme dhe të barabarta midis djemve dhe vajzave të

reja;

zvogëlimin e incidencës së shtatzënive përpara moshës së pjekurisë;

parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe

HIV;

përmirësimin e statusit të vajzave dhe grave në shoqëri. Adoleshenca, në veçanti

puberteti, është periudha e zhvillimit të shpejtë, kur të rinjtë fitojnë aftësi të reja

dhe përballen me shumë situata, të cilat janë jo vetëm mundësi për zhvillim, por

edhe rrezik për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Adoleshenca është koha e përshtatshmërisë mendore dhe psikologjike, ku të rinjtë

zhvillojnë identitetin, intimitetin, intensifikojnë marrëdhëniet me bashkëmoshatarët dhe

pavarësohen gradualisht nga familja. Adoleshenca është gjithashtu koha kur zbulohen

përvoja dhe ndikime të reja të cilat lënë gjurmë mbi të menduarit, idetë dhe veprimet e

Page 19: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 19

tyre. Sjellja e adoleshentëve gjatë këtyre viteve mund të çojë në fillimin e marrëdhënieve

seksuale, abuzimin me alkool, duhan dhe substanca të tjera. Presioni i moshatarëve mund

të çojë në fillimin e sjelljeve të rrezikshme. Mungesa e qasjes së duhur ndaj shërbimeve

përkatëse dhe mungesa e mjedisit përkrahës mund të ndikojë në shëndetin dhe zhvillimin

e tyre.4

Fig.1.Rritja dhe zhvillimi.5

4 A GLOBAL HANDBOOK FOR PROVIDERS Evidence-based guidance developed through worldwide collaboration, WHO,Johns Hopkins. Bloomberg School of Public Health, 2011 United States Agency for International Development, Bureau for Global Health 5 https://pngtree.com/freepng/development-icon-child-growth-stages-toddler-milestones-of_3641257.html

Page 20: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 20

KAPITULLI III

3. ROLI NËNËS, NË PËRKUJDESJE NDAJ FËMIUT

3.1 USHQYESHMËRIA E FËMIUT

Fëmijëve në moshë 6 deri 12 muaj - Më së gjysma e vdekjeve të foshnjave janë në

lidhje me paushqyeshmerinë, gjë që e dobëson rezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve.

Ushqimi i dobët, sëmundjet e shpeshta, dhe kujdesi jo i duhur ndaj foshnjave mund të çoj

deri te paushqyeshmeria. Nëse gjatë shtatzënisë gruaja nuk është e ushqyer mirë ose gjatë

dy viteve të para të jetës, foshnja është e paushqyer, zhvillimi fizik dhe mental i foshnjës

mund të ngadalësohet. Problemet mund të reflektohen gjatë tërë jetës, pra nuk mund të

rregullohen kur fëmija është më i rritur. Andaj, duhet kushtuar kujdes të shtuar në të

ushqyerit e foshnjave dhe fëmijëve. Përveç të ushqyerit ekskluzivisht me qumësht të

gjirit, bazuar në rekomandimet e OBSH-së, dhe UNICEF-it pas muajit të 6 duhet filluar

me ushqimin plotësues i cili nënkupton dhënien e ushqimit shtesë përveç qumështit të

gjirit. Ushqimet plotësuese duhet të jenë në kohë, adekuat, sigurt dhe të jepen drejtë.

Përveç qumështit të gjirit i cili vazhdon të jetë burim i rëndësishëm deri në moshën 2

vjeçare, foshnja ka nevojë edhe për ushqime dhe lëngje të tjera, krahas qumështit të gjirit,

sapo të mbush 6 muaj. Ushqimet bazë i japin fëmijës energji. Këto ushqime përfshijnë

drithërat (orizin, grurin, misrin, bizelen) rrënjët (patatet, karotat) dhe pemët e

konservuara. Pasi që ushqimet themelore vetvetiu nuk përmbajnë mjaft materie ushqyese,

është e nevojshme që të jepen ushqime me prejardhje shtazore dhe ushqime të tjera

nutritive siç janë:

• Ushqime me prejardhje shtazore: mëlçi, mish, pulë, peshk, vezë.

• Produkte të qumështit: djathë, jogurt, gjizë

• Bishtajore: bajame, fasule, thjerrëza, bizele

• Perime me gjethe të gjelbra dhe ngjyrë të verdhë: spinaq, brokoli, çaj, patate të

ëmbla, karota, kungull

• Pemë: banane, portokaj, pjeshkë, mollë, kivi

• Vajra dhe yndyrna: vajra bimore , gjalpë

Page 21: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 21

Rekomandimet për ushqyerjen e foshnjave nga mosha 6 muaj deri në 12 muaj kur

kanë nevojë për ushqim shtesë të llojllojshëm.

Për të filluar ushqimin plotësues, fillimisht foshnjës duhet ofruar sasi të vogla të

ushqimeve të reja. Ushqimet e reja duhet dhënë një nga një. Duhet pritur disa ditë, që të

siguroheni se mund të përballoj ushqimin e ri, para fillimit të ushqimit tjetër. Duhet ti

jepet ushqime themelore të llojllojshme me prejardhje shtazore dhe ushqime tjera

ushqyese. Duhet shtuar sasinë e ushqimit me rritjen e fëmijës, derisa vazhdohet të

ushqehet në gji më shpesh.

Fëmijëve me moshë 6 deri 12 muaj - jepet ushqim shtesë në sasi adekuate 3 herë në

ditë:

• Qull perimesh (patate, karrot, kungull, - spinaq, domate etj.) me vaj dhe mish

dhe/apo të kuqtë e vezës apo qull me yndyrë (vaj/gjalpë/margarinë).

• Grizë (miell gruri, qumësht, pak sheqer me vaj) apo kaçamak (miell misri, ujë,

pak kripë) me vaj/gjalpë/ margarinë/qumësht apo pilaf orizi (me

vaj/gjalpë/margarinë) apo bukë me kos, ose pemë të freskëta, perime (si patate,

perime të gjelbra, etj.), mish, peshk dhe vezë.

• Jepet ushqim shtesë 5 herë në ditë nëse fëmija nuk ushqehet më qumësht gjiri.

• Jepet dy mes shujta si banane, vezë, etj., në mes të shujtave kryesore.

• Nëna duhet të ulet me fëmijën gjatë të ushqyerit. Fëmija duhet ta marrë ushqimin

në enë të ndarë për t’u siguruar se e merr sasinë e mjaftueshme.

• Gjatë sëmundjes, fëmija ka nevojë që të ushqehet rregullisht. Pas sëmundjes

fëmija ka nevojë për një shujtë më tepër për çdo ditë për së paku një javë.

Po ashtu pas moshës 6 muajsh foshnja ka nevojë për ushqime shtesë të pasura me

vitamin A :

• Vitamina A është e rëndësishme për rritjen normale të fëmijës dhe për ruajtjen e

shëndetit. Është e nevojshme edhe për ruajtjen e syve. Po ashtu i mbron fëmijët

nga sëmundjet e ndryshme.

• Është e rëndësishme që fëmijës t’i jepet për çdo ditë ushqimi i pasur me vitaminë

A.

Page 22: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 22

• Ushqimi i pasur me vitaminë A janë: perimet e gjelbra gjethore si spinaqi, perimet

si karotat, kungulli, pemët e verdha dhe të portokallit, qumështi, gjalpi, vezët,

mëlçia dhe mishi.

• Qumështi i gjirit, e veçanërisht kulloshtra, është shumë i pasur me vitaminë A.

Fëmijët pas moshës 6 muajsh kanë nevojë për ushqim të pasur me hekur:

Hekuri është i rëndësishëm për rritje të shëndoshë si dhe për zhvillimin e trurit të

fëmijës. Mungesa e hekurit mund të shkakton aneminë. Anemia është numri i

zvogëluar i rruazave të kuqe të gjakut.

Ushqimi i pasur me hekur është qumështi i gjirit, perimet e gjelbra, spinaqi, mishi

(mish viçi, pule, peshku), vezët dhe mëlçia.

Marrja së bashku e ushqimit të pasur me vitaminë C, e mishit, peshkut dhe

ushqimi tjetër detar është mënyra më e mirë për t’u thithur hekuri nga ushqimi.

Ushqimi i pasur me vitaminë C është portokalli, limoni, mandarina, pjeshka,

ananasi dhe perimet si, domatet, specat dhe perimet e freskëta e të gjelbra.

Pirja e çajit dhe e kafes pas ushqimit e zvogëlon thithjen e hekurit nga ushqimi. -

Fëmijët e vegjël nuk kanë sasi të mjaftueshme të hekurit në trupin e tyre. Fëmijët,

të cilët kanë mungesë të hekurit, duken të zbehur. Pas moshës njëvjeçare këta

fëmijë duhet të marrin tableta apo sirup me hekur për së paku 100 ditë.

Fëmijëve të moshës 1 deri në 2 vjeç duhet shtuar sasinë dhe llojllojshmërinë e ushqimit

si vijon:

Duhet ushqehet fëmija me qumësht gjiri sa herë të dëshirojë fëmija.

Duhet te jepet ushqim shtesë në sasi adekuate 3 herë në ditë si: pire patatesh me

vaj, me mish (viçi, pule), vezë, mëlçi, peshk apo pite të përgatitur në shtëpi ose

fasul me vaj dhe bukë. Perime të freskëta (karota, speca të ëmbël, domate, etj.)

apo jogurt ose supë të trashë perimesh, por bën edhe gjellë me mish, djathë dhe

yndyrë.

Fëmija mund të ushqehet me ushqim familjar.

Duhet japë mes shujta dy herë në ditë si, pemë të freskëta, qumësht lope, vezë,

banane, patate të ziera, biskota, pite të përgatitur në shtëpi dhe bukë.

Page 23: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 23

Përdoret vetëm kripa e jodizuar.

Për ti mbajtur të shëndosh fëmijët në moshën 2 deri në 5 vjeçare duhet ushqyer me

ushqim familjar:

Në këtë moshë fëmijës duhet dhënë ushqim të llojllojshëm familjar nga 3 herë në

ditë.

Ushqimi familjar duhet të jetë sa më i llojllojshëm që është e mundur.

Ushqimi i fëmijës duhet të jetë i pasuruar me mish, vezë, peshk, djathë, gjalpë, vaj

apo margarinë.

Duhet te jepet mes shujta dy herë në ditë si, vezë, banane, patate të ziera, biskota,

bukë, etj.

Duhet shtuar pemë të gjelbra dhe perime në ushqimin e fëmijës.

Djemtë dhe vajzat duhet të marrin sasi të njëjtë të ushqimit.

Sasia e kripës së jodizuar është shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen e

fëmijës.

Kripa e jodizuar është e rëndësishme për të parandaluar çrregullimet mendore dhe

ngecjen në zhvillimin e fëmijëve.6

3.2 Higjiena e fëmiut

Me higjienë personale kuptojmë ruajtjen e pastërtisë trupore përmes së cilës pengohet

shfaqja e sëmundjeve. Detyra e parë në higjienën personale është për të gjetur ujë, sapun

dhe materiale të tjera të pastrimit duke bere një banjë ose një dush me përdorim të

sapunit. Higjiena personale është një koncept që përdoret zakonisht në praktikat

mjekësore dhe të shëndetit publik. Higjiena gjithashtu praktikohet gjerësisht në nivel

individual dhe në shtëpi. Ajo përfshin ruajtjen e pastërtisë se trupit tonë dhe rrobave. Në

këtë drejtim, higjiena personale është përcaktuar si një kusht për promovim të praktikave

sanitare personale dhe kolektive. Gjithkush ka zakone dhe standarde qe janë mësuar nga

6Pediatria -2011 Tiranë; Prof. Asc.Dr.Edmond Pistulli; Dr. Irena Kito, Dr.Alketa Hoxha, dr. Manika Face & dr. Alma Nurce

Page 24: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 24

të tjerët duke e bërë shprehi mirëmbajtjen e higjienës se trupit dhe në këtë mënyrë duke

ndikuar në zvogëlimin e numrit të sëmundjeve të ndryshme ngjitëse. Lëkura e pastër

njëherit zvogëlon mundësinë për zhvillimin e dëmtimeve profesionale, ndërsa lëkura e

papastër lëndohet lehte, sidomos të personat e moshuar tek te cilët është i zvogëluar

elasticiteti fiziologjikë i lëkurës. Gjithashtu lëkura e papastër shkakton çrregullime në

termorregullacion si dhe shume çrregullime të tjera në organizëm. Shumë materie në

forme pluhuri, avulli dhe lëngu e ndyjnë lëkuren, e dëmtojnë atë, e disa prej tyre

depërtojnë edhe në gjak e përmes gjakut shpërndahen në terë organizmin duke shkaktuar

çrregullime te shumta, nëse nuk mirëmbahet higjiena e lëkurës gjatë punës si dhe pas

përfundimit të punës. Trupin pas larjes duhet tharë me një peshqir të pastër. Trupin duhet

larë çdo ditë ose pas periudhave të djersitjes, punës së rëndë dhe me pluhur apo

papastërti. Sapuni dhe peshqiri nuk duhet të ndahet me askënd për shkak te rrezikut te

ndërinfeksionit. Rajoni i organeve gjenitale dhe anale duhet të pastrohen me më kujdes

pasi që mund të jetë burim i infeksionit. Pasi që të lahemi duhet të ndërrojmë ndërresat e

brendshme me ndërresa të pastra. Trupi ka rreth dy milionë gjëndra djerse. Lagështia dhe

djerset e thara, si dhe qelizat e vdekura te lëkurës të gjithë së bashku kontribuojnë ne

veprimin e baktereve duke gjeneruar erë të keqe dhe irrituese te lëkurës. Kjo është parë

sidomos në ije, ndër sqetulla dhe këmbët, dhe në veshjet e djersitura. Të tilla infeksione si

zgjebja e lëkurës janë rezultat i mos higjienës të rregullt të trupit. Gjithashtu me rendësi të

madhe është edhe mirëmbajtja e higjienës personale te organeve gjenitale, ku me

mirëmbajtje të mirë mund të parandalojmë shume sëmundje infektive te organeve

gjenitale. Meqenëse disa pjesë te trupit i ekspozohen ndikimit të ndotjes së ambientit të

jashtëm, atëherë këto pjesë duhet te pastrohen me shpesh. Ndërrimi i shpeshtë i rrobave të

pastra mund të mos jetë gjithmonë e mundshme në familjet e varfra. Megjithatë

frekuenca e ndryshimit është këshilluar që të jetë më së paku dy herë në javë për veshjet e

brendshme dhe 5 herë në javë për veshje të sipërme. Frekuenca varet kryesisht nga

intensiteti i ndotjes së rrobave, llojit të aktiviteteve dhe nga klima apo temperatura që

mbretëron në atë pjesë. Për shëndet të mirë ka rëndësi edhe higjiena orale. Për këtë

prindërit duhet të kujdesen që fëmijët rregullisht t’i pastrojnë dhëmbët pas çdo shujte.

QË FËMIJËT TË JENË TË PASTËR - Mirë është që fëmijët të bëjnë çdo ditë dush

me ujë të ngrohtë, shampo ose sapun. Larja e trupit i ndihmon jo vetëm të jenë më të

Page 25: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 25

pastër, duke parandaluar shumë sëmundje, por edhe i qetëson dhe i ndihmon për një

gjumë më të qetë. Këshillojini fëmijët që jo vetëm t’i lajnë flokët, por edhe t’i krehin disa

herë në ditë. Gjithashtu flokët duhen prerë herë pas here. Fëmijët e moshës 3-6 vjeç,

sidomos vajzat me flokët të gjatë, mund të mos i krehin dot vetë, ndaj duhen ndihmuar

nga më të rriturit. Gjatë qëndrimit në kopësht apo edhe në shtëpi, këshillohet që vajzat t’i

mbajnë flokët të lidhura.

SI TË KUJDESEN PËR GOJËN - Furça e fëmijëve duhet të jetë me fije të buta dhe të

ndërrohet çdo 3 muaj. Pasta e dhëmbëve për fëmijët duhet të jetë pa aroma të forta, me

shije frutash dhe të përmbajë fluor, i cili largon bakteret dhe forcon dhëmbët. Përdorimi i

pastave me fluor duhet të fillojë në moshën 2 vjeçare.

Dhëmbët duhen larë:

- Çdo mëngjes

- Çdo darkë para se të flenë

- Sa herë që hanë

- Sa herë pinë lëngje me sheqer.

Por asnjëherë më pak se dy herë në ditë.

LARJA E DUARVE - Që mikrobet të largohen më mirë, duart duhen larë me ujë të

ngrohtë dhe sapun. Larja e duarve quhet vaksinë e sigurt, pasi na mbron nga shumë

sëmundje.

Duart duhen larë vazhdimisht gjatë gjithë ditës, por nëna duhet fëmijët t’i këshillojë që të

mos harrojnë larjen e duarve, veçanërisht: Sa herë dalin nga tualeti, para se të hanë, kur

prekin kafshë etj.

Thonjtë duhet jo vetëm të lahen, por edhe të priten rregullisht, sepse mbajnë shumë

mikrobe. Nënat duhet të kujdesen për thonjtë e fëmijëve të kësaj moshe.

Page 26: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 26

Fig. .2. Higjiena e fëmijëve.7

KUJDESI PËR GJUMIN

Që të jenë të shëndetshëm, trupi ka nevojë për t’u shlodhur dhe për t’u forcuar, prandaj

fëmijët duhet të bëjnë një gjumë të mirë. Ata duhet të flenë 10 deri në 12 orë në ditë.

Para se të flenë, duhet të kujtohen të shkojnë në tualet, të lajnë trupin, dhëmbët dhe të

veshin pizhamet. Prindërit është mirë që t’u lexojnë ndonjë tregim apo përrallë dhe pasi

t’i zërë gjumi, të fiket drita.8

7 https://www.buzzero.com/medicina-e-saude-352/curso-online-higiene-pessoal-com-certificado-46810 8 “Përmirësimi i aksesit në shërbime cilësore shëndetësore dhe të ushqyerjes, dhe informim për nënat, të porsalindurit dhe fëmijët”- Jeta Lakrori – Eksperte e Shëndetit Publik Daniela Nika – Mjeke Pediatre

Page 27: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 27

3.3 VAKSINIMI I FËMIUT

Vaksinimi është një nga fitoret më të mëdha të mjekësisë. Nganjëherë dëshirojmë të dimë

më shumë për to veçanërisht kur na vjen ftesa për vaksinimet e para të fëmijës tonë.

Vaksinat janë te ndryshme sipas sëmundjes që kërkojmë të luftojmë. Ato mund të

përbëhen nga mikroorganizma të çaktivizuar (të vrarë) ose të zbutur (të bërë të

padëmshëm), ose nga pjesë të tyre, ose madje nga substanca që ato prodhojnë, të cilat

quhen toksina e të bëra jo aktive. Vaksinat veprojnë duke nxitur një sistem natyral

mbrojtjeje: sistemin imunitar. Ky sistem ka për qëllim të prodhojë antikorpe dhe qeliza

mbrojtëse të cilat janë të afta të pengojnë shfaqjen e sëmundjes. Gjatë jetës ne duhet të

mbrohemi nga mijëra viruse dhe baktere me të cilat ndeshemi sepse ata janë të pranishëm

anembanë në ambientin që na rrethon. Vaksinat luftojnë sëmundje infektive të rrezikshme

për të cilat nuk ekziston ndonjë terapi (poliomieliti) ose për të cilat terapia nuk është

gjithmonë e efektshme (difteriti, tetanosi, meningjiti nga hemofili, nga meningokoku,

sëmundjet pushtuese të shkaktuara nga pneumokoku, hepatiti B, lia e dhenve) ose

sëmundje të cilat mund të jenë shkak komplikacionesh të rënda (fruthi, kolla e mirë,

rubeola)9

9 Tešović G. Aktivna imunizacija u Hrvatskoj – Što i kako mijenjati?. Paediatr Croat. 2005;49(Supl 1):179-83

Page 28: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 28

Kalendari i vaksinimit

KALENDARI I VAKSINIMIT

Mosha Vaksina Administrimi

0-12 Muaj BCG I.d

0 Muaj Hepatiti B1I.m

2 Muaj

DPT1

OPV1

HepatitiB2

Hib1

I.m.

Per os

I.m.

I.m

3 Muaj

DPT2

OPV2

Hib

I.m.

Per os

I.m

4 Muaj

DPT3

OPV3

HepatitiB3

Hib3

I.m.

Per os

I.m.

I.m

12 Muaj MMR S.c

RIVAKSINIMI

Mosha Vaksina Administrimi12-18

Muaj DPT

OPV

I.m

Per os

6-7 Vjeç

DT

OPV

MMR

I.m

Per os

S.c

12-13

Vjeç Td

OPV

I.m

Per os

Tab.3. Kalendari i vaksinimit & Rivaksinimit10

BCG- vaksina kundër tuberkulozit

OPV- vaksina e gjallë, e dobësuar kundër paralizës së fëmijëve

DPT- vaksina kundër difterisë, kollës së madhe, tetanosit

MMR- vaksina e gjallë, e dobësuar kundër fruth, parotitit dhe rubeolës

Td- vaksina kundër difterisë dhe tetanosit për të rritur

TT- toksoidi i tetanosit

Hib - hemofilus influence b vaksina

Nëna duhet të vaksinoj femiun e saj sipas kalendarit të vaksinimit që të parandaloj dhe ta

mbroj fëmiun e saj nga sëmundjet infektive dhe ngjitëse.

10 http://niph-rks.org/kalendari-i-obliguar-i-vaksinimit-kosove-20182019/

Page 29: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 29

KAPITULLI IV

4. HULUMTIM

4.1 Hipotezat

H 1. Problemet tek fëmijët shfaqen për shkake të mos njohurive dhe informimit të nënave

se si duhet të kujdesen për fëmijët e tyre.

H 2. Niveli i arsimimit të nënave ende është i ulët, sidomos në zonat rurale.

H 3. Ndërprerja e gji dhënies dhe ushqyeshmeria jo e rregullt ka ndikim të madhë në

shëndetin e fëmiut.

H 4. Vaksinimi aplikohet pothuajse tek të gjithë fëmijët.

4.2 Materiali dhe metodat

4.2.1 Metoda

Metoda e përdorur në këtë hulumtim ka qenë metoda ehulumtimit e cila ka pasur për

subjekt të identifikojë nivelin edukimit të nënës për përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre.

Përveç kësaj ne kemi përdorur edhe metodën sasiore, me ç’ rast realizuam anketa me

gratë që ishin “Nëna”

4.2.2 Mostra

Në studimin tonë për subjekt në hulumtim ishin 100 nëna të komunës së Pejës dhe

Gjakovës. Mostra e hulumtimit është përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Nënat ishin

njoftuar paraprakisht për qëllimin e hulumtimit.

4.2.3 Instrumenti matës

Instrument matës në këtë hulumtim konsiderohet pyetësori i cili u dizajnua në atë mënyrë

që t’i përshtatet qëllimit të hulumtimit dhe testimit të hipotezave të parashtruara.

Pyetësori përbëhej nga dy pjesë. Pjesa e parë përmbante të dhëna demografike si: mosha,

shkollimi, informimin e tyre etj. Në pjesën e dytë pyetjet kryesisht kishin të bëjnë me

aspektet që lidheshin me temën, konkretisht me nivelin e edukimit të nënave në kujdesin

ndaj fëmijëve.

Page 30: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 30

4.2.4 Procedura

Për ta realizuar hulumtimin, fillimisht kemi kërkuar nga nënat bashkëpunim, kërkesë e

cila kishte të bëjë me lejimin për të zhvilluar anketën. Pas miratimit për bashkëbisedë, të

gjitha nënat i kemi informuar për qëllimin e anketës ku edhe kemi marrë pëlqimin e tyre.

Koha për administrimin e anketës ishte 10 -15 minuta. Anketa është shpërndarë në formë

të shtypur, asnjë nuk është shpërndarë në formë elektronike.

4.2.5 Analiza e të dhënave

Meqenëse hulumtimi ishte empirik dhe u përdor metoda kuantitative (sasiore), për

interpretimin e rezultateve është përdorur Programi EXCEL, përmes së cilit janë

gjeneruar grafikonet. Më konkretisht, përmes grafikoneve, janë paraqitur të dhënat sipas

përqindjeve të cilat janë të prezantuara në kapitullin e rezultateve.

4.2.6 Konsiderata etike

Që nga fillimi i hartimit të punimit, gjatë procesit të hulumtimit, por edhe gjatë paraqitjes

në letër të të gjeturave kemi qenë të kujdesshme që të jemi parimor.

Në radhë të parë jemi përpjekur të jemi parimor me të anketuarat (nënat) të cilat i janë

përgjigjur anketës sonë. Atyre u kemi premtuar se përgjigjet e tyre do të jenë anonime

dhe konfidenciale dhe se rezultatet e hulumtimit do të shikohen vetëm nga mentori i

temës i cili udhëheqë punën tonë dhe nga anëtarët e komisionit të cilët po ashtu e

vlerësojnë punimin tonë.

Në radhë të dytë, jemi përpjekur të jemi parimor me fakultetin ku vijoj studimet bachelor.

Pra në çdo hap, pikë për pikë, iu kam përmbajtur kritereve të një punimi hulumtues,

udhëzimeve që na janë ofruar për hartimin e temës bachelor si dhe kemi qenë transparent

në përdorimin e burimeve të huaja të cilat i kemi cekur në literaturë. Pra çdo burim i

përdorur është cituar sipas standardeve të përcaktuara.

Page 31: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 31

5. REZULTATET

5.1 Rezultatet e të dhënave demografik të temës hulumtuese.

Tabela nr. 1. Rezultatet e të dhënave demografike.

TË DHËNAT DEMOGRAFIKE

1.Cila është mosha juaj? 100 %

a) Nën 18 vjeç

b) 18-25 vjeç

c) 26-30 vjeç

d) 30-35 vjeç

e) 35-40 vjeç

f) Mbi 40 vjeç

a) 2%

b) 13%

c) 21%

d) 32%

e) 17%

f) 15%

2.Vendbanimi?

a) Fshat

b) Qytet

a) 57%

b) 43%

3.Cilin nivel të arsimimit e keni përfunduar?

a) Shkollën fillore

b) Shkollën e mesme

c) Studimet universitare

a) 37%

b) 51%

c) 12%

Rezultatet e nxjerra nga të dhënat demografike na sjellin në përfundim se:

Nga 100 të anketuarat 2% prej tyre ishin nën moshën 18 vjeçare, 13% prej tyre ishin të

moshes 18-25 vjeçare, 21% ishin 26-30 vjeçare, të moshes 31-35 vjeçare ishin 32%, 36-

40 vjeçare ishin 17% prej tyre, ndërsa mbi moshën 40 vjeçare ishin 15%.

Nga të anketuarat 57% prej tyre jetonin në qytete ndersa 43% prej tyre jetonin në fshatra.

Sa i përket nivelit të arsimimit të 100 të anketuarave 37% prej tyre kishin perfunduar

vetëm shkollën fillore, 51% kishin përfunduar shkollën e mesme dhe vetëm 12% prej tyre

kishin përfunduar studimet universitare.

Page 32: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 32

5.2 Rezultatet e pyetjeve lidhur me temën hulumtuese.

Grafiku nr.1. Kontrolla gjatë shtatzënisë

.

Nga grafikoni i mëposhtëm shohim se kontrolla të rregullta gjatë shtatëzanisë kishin bërë

vetëm 49% të të anketuarave, 44% vetëm kur kanë pasur nevojë dhe 7% prej tyre nuk

kishin bërë kontrolla asnjëherë.

49%

44%

7%

Kontrolla gjatë shtatëzanisë

Rregullisht Vetëm kur kam pasur nevojë Asnjëher

Page 33: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 33

Grafikoni nr.2. Sa kohë e keni ushqyer me gji foshnjën tuaj?

Në pyetjen se “Sa kohë e keni ushqyer me gji foshnjën tuaj?” të anketuarat kanë japur

këto përgjigjie: 5% prej tyre nuk e kanë ushqyer fare fëmiun e tyre me gji, 19 % u

përgjigjen që e kishin ushqyer më pak se 6 muaj, 33% 12 muaj, 39% e kishin ushqyer më

shumë se 12 muaj ndërsa vetëm 4 prej tyre e kanë ushqyer fëmiun e tyre 2 vjet.

5%

19%

33%

39%

4%

Sa kohë e keni ushqyer me gji foshnjën tuaj?

Fare Më pak se 6 muaj 12 Muaj Më shumë se 12 muaj 2 Vjet

Page 34: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 34

Grafikoni nr.3. Nga cili muaj keni filluar me ushqimet shtesë ta ushqeni fëmiun tuaj?

Rezultatet e pyetjes “Nga cili muaj keni filluar me ushqimet shtesë ta ushqeni fëmiun

tuaj?” janë këto: më herët se 6 muaj kishin filluar 10% e të anketuarave, 78% kishin

filluar në muajin e 6 dhe 12 % diku afër moshës 1 vjeçare.

10%

78%

12%

Nga cili muaj keni filluar me ushqimet shtesë ta ushqeni fëmiun tuaj?

Më heret se muajin e 6 Në muajin e 6 Diku afër moshës 1 vjeqare

Page 35: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 35

Grafikoni nr.4. A i keni ber kontrolla të vazhdueshme fëmiut tuaj?

Në pyetjen hulumtuese “A i keni ber kontrolla të vazhdueshme fëmiut tuaj?” 69% janë

përgjigjur po sipas rekomandimeve të mjekut, 29% vetëm kur ka qenë i sëmurë, dhe

vetëm 2% janë përgjigjur rregullisht edhe pa rekomandim të mjekut.

69%

29%

2%

A i keni bër kontrolla të vazhdueshme fëmiut tuaj?

Sipas rekomandimeve të mjekut Vetëm kur ka qenë i sëmur

Rregullisht edhe pa rekomandim të mjekut

Page 36: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 36

Grafikoni nr.5. Sa herë në javë e pastroni (lani) fëmiut tuaj?

Në pyetjen rreth higjienës “Sa herë në javë e pastroni (lani) fëmin tuaj?” nga 100 të

anketuara 29% janë përgjigjur se fëmiun e tyre e pastrojnë çdo ditë, 58% e pastrojnë 3

herë në javë dhe 13% janë përgjigjur që e pastrojnë disa herë në javë.

29%

58%

13%

Sa herë në javë e pastroni (lani) fëmiun tuaj?

Çdo ditë 3 herë në javë Disa herë në javë

Page 37: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 37

Grafikoni nr.6. Nga cila moshë mbanë fëmija juaj furq dhëmbësh?

Në pyetjen për higjienën e gojës “Nga cila moshë mbanë fëmija juaj furq dhëmbësh?”

33% prej tyre kanë dhen përgjigje kur i ka mbushur fëmiu i ture 2 vjet, 41% kur kanë

filluar ta dërgojnë në qerdhe dhe 26% prej tyre kur e kanë filluar ta dërgojnë në shkollë.

33%

41%

26%

Nga cila moshë mbanë fëmija juaj furq dhëmbësh?

Kur ka mbushur 2 vjet Kur kam filluar ta dergoj në qerdhe Kur e kam derguar në shkollë

Page 38: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 38

Grafikoni nr.7. A e keni vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit fëmijën tuaj?

Se a e kanë vaksinuar të anketuarat sipas kalendarit të vaksinimit fëmiun e tyre, 85% prej

100 të anketuarat janë përgjigjur me PO, 13% prej tyre janë përgjigjur më duket që po,

ndërsa 0% që d.m.th asnjëra nga ato nuk ësht përgjigjur me JO.

38%

62%

0%

A e keni vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit fëmijen tuaj?

Po Më duket që po Jo

Page 39: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 39

Grafikoni nr.8. Kujt i drejtoheni zakonisht kur keni pyetje në lidhje me shëndetin e fëmiut

tuaj?

Në pyetjen se “Kujt i drejtoheni zakonisht kur keni pyetje në lidhje me shëndetin e

fëmiut tuaj?” 37% prej tyre u përgjigjen se i drejtohen mjekur, 25 kërkojnë informata në

internet, 6% pyesin familjaret, dhe 32% prej tyre drejtohen në qendrat ku ofrohen

shërbimet shëndetësore.

37%

25%6%

32%

Kujt i drejtoheni zakonisht kur keni pyetje në lidhje me shëndetin e fëmiut tuaj

Mjekut

Kërkoj informata në internet

Pyes të afërmit

Në qëndrat ku ofrohen shërbimet shëndetësore

Page 40: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 40

PËRFUNDIMI

Gjatë këtij punimi të diplomës kemi shqyrtuar temën roli i edukimit shëndetësor të

nënave në kujdesin shëndetësor ndaj fëmiut. Është konstatuar se edukimi i nënës ka një

rëndësi shumë të madhe që fëmija i saj të rritet shëndetshëm dhe në mënyrën sa më të

mirë. Të bëhesh prind është një detyrë e panjohur për shumicën prej nënave deri në

momentin kur kjo ndodh dhe krejt papritur fillojnë të bien shumë detyra. Të kujdesesh

për një fëmijë është kënaqësi dhe lodhje më vete. Ato që kanë përgatitjen e duhur, mund

ta përjetojnë si një përvojë të bukur, të tjerave do t’ju duhet kohë të kryejnë detyrimet dhe

të përjetojnë lumturinë nga çdo çast i lindjes së fëmijëve të tyre. Shëndeti i fëmijës

ndikohet edhe nga ajo që ndodhë gjatë shtatëzanisë e sidomos vitet e para të jetës, por

dhe nga shëndeti dhe sjelljet e saja gjatë shtatëzanisë. Pesha e lindjes së foshnjës,

ushqyerja me gji, pirja e duhanit ose qëndrimi në mjedis me duhan, vaksinat, janë disa

nga faktorët kryesorë që ndikojnë në shëndetin e fëmijës. Si për fëmjën ashtu edhe për

nënën duhet treguar kujdes të veçantë. Fëmija ka nevojë për plotësimin e nevojave për

përkujdesje themelore fiziologjike. Hulumtimi tregon se ende ka mangësi kur bëhet fjalë

për kujdesin që ato duhet të kenë për fëmiun e tyre, e sidomos te ushqyeshmeria dhe

vizitat mjekësore. Përveç kujdesit gjatë shtatzënisë që duhet të ketë nëna është shumë i

rëndësishëm këshillimi, edukimi dhe përgatitja e nënës për kujdesin që duhet të ketë ajo

për fëmiun e saj, gjatë zhvillimit deri në adoleshencë. Duke mos harruar të cekim po

ashtu edhe vaksinimin që ka një rendësi të veçante në parandalim dhe mbrojtje nga

sëmundjet infektive dhe ngjitëse.

Page 41: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 41

DISKUTIME

Edukimi shëndetësor i nënave ka rëndësi të madhe në mbrojtjen shëndetësore të fëmijës

dh zhvillimin e tij. Rol të rëndësishëm në edukimin e nënave kanë edhe infermieret, në

edukimin pë ushqimin e fëmijëve, higjienen, përkujdesjen shëndetësore, imunizimin,

higjienen orale etj.

Hulumtimi që është ber nga ne, tregon se niveli i arsimimit të nënave ndikonte shumë në

informimin dhe njohurit që kishin ato në lidhje me përkujdesjen dhe shëndetin e fëmijëve

të tyre. Niveli i arsimit ishte më i ulet në zonat rurale, ku nga 100 të anketuarat vetëm

63% prej tyre kishte nivel të arsimit të mesëm dhe universitar ndërsa 12% prej tyre ishin

vetëm me nivel të arsimit fillor.

Edhe fakti i kontrolleve mjekësore nga këto 100 të anketuara, 69% prej tyre bëjnë

kontrollet sipas rekomandimeve të mjekut ndërsa 29% nga të anketuarat bëjnë kontrollet

vetëm kur janë sëmurë ndërsa vetëm 2% e vizitojnë mjekun rregullisht. Kjo tregon se

ende mungon vetëdija se mjeku duhet vizituar ndonjëherë edhe pa pasur simptoma

sëmundjesh.

Në lidhje me higjienën nga 100 nëna të anketuara 29% prej tyre kanë pohuar se i

pastrojnë fëmijët e tyre çdo ditë, 58%prej tyre i pastrojnë fëmijët e tyre 3 herë në javë dhe

13% janë përgjigjur disa herë në javë. Këtu sipas mendimit tonë vërehet ende ulja e

vetëdijes për rendësin e higjienës.

Sa i përket vaksinimit pothuajse të gjitha të anketuarat kishin vaksinuar fëmijët e tyre

sipas kalendarit të vaksinimit. Gjë që tregon se vetëdija dhe informimi për vaksinim nuk

mungon.

Ndërsa se kujt i drejtohen ato kur kanë pyetje në lidhje me shëndetin 69% prej tyre i

drejtohen mjekut dhe qendrave ku ofrohen shërbimet shëndetësore kurse 31% prej tyre

marrin informata nga burime të ndryshme.

Page 42: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 42

REKOMANDIME

Rekomandimet lidhur me rolin e edukimit shëndetësor të nënave në kujdesin shëndetësor

ndaj fëmijëve janë:

Edukimi shëndetësor i nënave për kujdesin ndaj shëndetit të vetë dhe frytit në

periudhën e shtatzënisë;

Kontrolla mjekësore të rregullta gjatë shtatzënisë;

Mos konsumimi i alkoolit, duhanit e drogave sidomos në tremujorin e parë të

shtatzënisë;

Njohuri rreth lindjes dhe problemet që mund të hasen gjatë lindjes;

Edukimi për gji dhënie, ushqim plotësues dhe ushqim të drejtë në periudhat e

mëvonshme të fëmijës;

Kontrolla të rregullta mjekësore të fëmijës sidomos të latantëve;

Edukimi i nënave për përkujdesje shëndetësore të fëmijës së sëmurë;

Edukimi i nënave për higjienën adekuate të fëmijës;

Këshillim për vaksinimin e rregullt të fëmiut;

Page 43: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 43

REZYMME

Hyrje. Pasi që lindja konsiderohet si ngjarje natyrore më dramatike në jetë. Periudha

menjëherë pas lindjes paraqet rreziqe shëndetësore për nënën dhe foshnjën. Kujdesi pas

lindjes është kujdes i veçantë pasi përgatit një mjedis mbështetës në të cilin gruaja, fëmija

i saj dhe gjithë familja do mund të fillojnë jetën e re së bashku. Prandaj edukimi i nënës

për rritjen, zhvillimin, ushqyeshmërin, vaksinimin etj. ka shumë rëndësi që fëmiu të rritet

i shëndosh.

Qëllimi kryesor i punimit. Është që te kuptohet koncepti i edukimit, të kemi njohuri në

rritje dhe zhvillimit të fëmiut deri në adoleshencë, dhe të shikohet roli i nënës dhe

ndikimi i saj në kujdesin për fëmiun e saj.

Metodologjia e punës. Metoda e përdorur në këtë hulumtim ka qenë metodë e

hulumtimit, që ka pasur për subjekt të identifikojë nivelin e edukimit të nënës për

përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre. Në studimin tonë për subjekt në hulumtim ishin 100

nëna të komunës së Pejës dhe Gjakovës. Mostra e hulumtimit është përzgjedhur në

mënyrë të rastësishme. Gjithashtu për hartimin e temës është përdorur edhe literaturë

mjekësore nga bibliotekat në fakultetin e mjekësisë si dhe ajo e qytetit të Gjakovës.

Përfundimi. Në periudhën e hershme fëmija kanë nevojë për: praninë e përhershme të

nënës, ushqyerjen e duhur, temperaturën e duhur ambientale, kujdes prindëror, mjedis të

sigurt, pastërti, vëzhgimin e gjendjes fizike, për përkujdesje, përkëdhelje, stimulim. Ky

kujdes duhet të vazhdojë edhe në fazat e zhvillimit të fëmiut, ku fëmija ka nevojë për

mbrojtje, kujdes dhe edukim gjatë rritjes së ti deri në adoleshencë. Niveli i pëkujdesjes

shëndetësore ndaj fëmiut, varet nga niveli i edukimit të nënës.

Page 44: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 44

SUMMARY

Entry. Since birth is considered to be the most dramatic natural event in life. The period

immediately after birth presents health risks for both mother and baby. Postpartum care is

special care as it prepares a supportive environment in which the woman, her child and

the whole family can start a new life together. Therefore educating the mother about

growth, development, nutritio2Wn, vaccination, etc. is very important for the child to

grow up healthy.

The main purpose of the paper. It is to understand the concept of education, to have

increased knowledge and development of the child up to adolescence, and to look at the

role of the mother and its impact on the care of her child.

Working methodology. The method used in this research has been the research method,

which has had the subject to identify the level of education of mothers to care for their

children. In our case study study, there were 100 mothers in the municipalities of Peja

and Gjakova. The research sample was selected at random. Medical literature from the

libraries of the Faculty of Medicine and the city of Gjakova were also used to design the

topic.

Conclusion. In early childhood the child needs: permanent maternal presence, proper

nutrition, proper ambient temperature, parental care, safe environment, cleanliness,

observation of physical condition, care, caring, stimulation. This care should also

continue in the child's developmental stages, where the child needs protection, care and

education during their adolescence. The level of health care for the child depends on the

level of education of the mother.

Page 45: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 45

Referencat

1. Shëndeti public & mjekësi parandaluese / editor Rober B. WALLACE; e përkthyer nga

anglishtja Adriana Drushku… (dhe të tjerë). – Botimi 2.-Shkup :Tabarnakul, 2014. –

XXXVI. 1370 f. :ilustr ;28 cm.-(Maxcy-Rosenay-Last)

2. JOINT COMMITTEE ON HEALTH EDUCATION TERMINOLOGY. New definitions:

report of the 1972-1973. Hlth Educ. Monogr., (33):63-70, 1973.

3. Mbështetur në Strategjinë Evropiane të Zyrës Rajonale të OBSH për Evropën për

shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës dhe adoleshentit.

4. A GLOBAL HANDBOOK FOR PROVIDERS Evidence-based guidance developed

through worldwide collaboration, WHO,Johns Hopkins. Bloomberg School of Public

Health, 2011 United States Agency for International Development, Bureau for Global

Health

5. https://pngtree.com/freepng/development-icon-child-growth-stages-toddler-milestones-

of_3641257.html

6. Pediatria -2011 Tiranë; Prof. Asc.Dr.Edmond Pistulli; Dr. Irena Kito, Dr.Alketa

Hoxha, dr. Manika Face & dr. Alma Nurce

7.“Përmirësimi i aksesit në shërbime cilësore shëndetësore dhe të ushqyerjes, dhe

informim për nënat, të porsalindurit dhe fëmijët”- Jeta Lakrori – Eksperte e Shëndetit

Publik Daniela Nika – Mjeke Pediatre

8. https://www.buzzero.com/medicina-e-saude-352/curso-online-higiene-pessoal-com-

certificado-46810

9. Tešović G. Aktivna imunizacija u Hrvatskoj – Što i kako mijenjati?. Paediatr Croat.

2005;49(Supl 1):179-83

10. http://niph-rks.org/kalendari-i-obliguar-i-vaksinimit-kosove-20182019/

Page 46: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 46

CV (Curriculum Vitae) - Biografi e shkurtër e kandidatëve

Emri dhe Mbiemri Valentina Ademaj Mulaj Albana Osmani

Data e lindjes 21.12.1996 22.06.1998

Gjinia Femër Femër

Vendlindja Pejë Nivokaz

Vendbanimi Raushiq Brovine

Kombësia Shqiptare Shqiptare

Nënshtetësia Kosovare Kosovare

E-mail [email protected] [email protected]

Shkolla e mesme e lartë Shkolla e mesme e

mjekësisë ‘Ramiz Sadiku’

Shkolla e mesme e

mjekësisë ‘Hysni Zajmi’

Universiteti Universiteti i Gjakovës

‘Fehmi Agani’

Universiteti i Gjakovës

‘Fehmi Agani’

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë Fakulteti i Mjekësisë

Programi Infermieri Infermieri

Statusi E rregullt E rregullt

Page 47: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 47

SHTOJCË

ANKETË

Të nderuara Nëna,

Ky është një hulumtim i cili po zhvillohet me qëllim të realizimit të temës së bachelorit

“Roli i edukimit të nënave në kujdesin shëndetësor ndaj fëmiut”. Ju jeni përzgjedhur që të

merrni pjesë në këtë hulumtim. Ju sigurojmë se përgjigjet e juaja do të jenë konfidenciale

dhe nuk lejohet kurrfarë reklamimi i tyre. Andaj ju lusim që përgjigjet të jenë sa më të

sinqerta dhe ju lusim për mirëkuptim!

PYETJE PËR TË DHËNAT DEMOGRAFIKE

1.Cila është mosha juaj?

g) Nën 18 vjeç

h) 18-25 vjeç

i) 26-30 vjeç

j) 30-35 vjeç

k) 35-40 vjeç

l) Mbi 40 vjeç

2.Vendbanimi?

c) Fshat

d) Qytet

3.Cilin nivel të arsimimit e keni përfunduar?

d) Shkollën fillore

e) Shkollën e mesme

f) Studimet universitare

PYETJE PËR TEMËN HULUMTUESE

4.A keni ber kontrolla gjatë muajve të shtatzënisë?

a) Rregullisht

b) Vetëm kur kam pasur nevojë

c) Asnjëherë

5.Sa kohë e keni ushqyer me gji foshnjën tuaj?

a) Fare

b) Më pak se 6 muaj

c) 12 muaj

d) Më shumë se 12 muaj

e) 2 vjet

Page 48: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i... · F a q e | 3 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë, Valentina Ademaj Mulaj dhe unë Albana Osmani studente në Universitetin e Gjakovës “Fehmi

F a q e | 48

6.Nga cili muaj keni filluar me ushqimet shtesë ta ushqeni fëmiun tuaj.

a) Më herët se muajin e 6

b) Në muajin e 6

c) Diku afër moshës 1 vjeçare

7.A i keni ber kontrolla të vazhdueshme fëmiut tuaj?

a) Sipas rekomandimeve te mjekut

b) Vetëm kur ka qenë i sëmur

c) Rregullisht edhe pa rekomandim të mjekut

8. Sa herë në javë e pastroni (lani) fëmiun tuaj?

a) Çdo ditë

b) 3 herë në javë

c) Disa herë në javë

9. Nga cila moshë mbanë fëmiu juaj furq dhëmbësh?

a) Kur ka mbushur 2 vjet

b) Kur kam filluar ta dërgoj në qerdhe

c) Kur e kam dërguar në shkollë

10.A e keni vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit fëmiun tuaj?

a) Po

b) Më duket që po

c) Jo

11. Kujt i drejtoheni zakonisht kur keni pyetje në lidhje me shëndetin e fëmiut tuaj?

a) Mjekut

b) Kërkoj informata në internet

c) Pyes të afërmit

d) Në qendrat ku ofrohen shërbimet shëndetësore