raport - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/informacija-pb-2011-alb.pdfreparti i femrave pËr...

50
RAPORT PËR GJENDJET E PËRGJITHSHME TË SPITALEVE PSIKIATRIKE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE ENTIN SPECIAL DEMIR KAPI Shkup, Qershor 2011

Upload: others

Post on 30-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

RAPORT

PËR GJENDJET E PËRGJITHSHME TË SPITALEVE PSIKIATRIKE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE

ENTIN SPECIAL DEMIR KAPI

Shkup, Qershor 2011

Page 2: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

2

HYRJE

Për personat me sëmundje mendore, të vendosur për mjekim në institucionet shëndetësore, është e domosdoshme të aplikohen parimet themelore për mbrojtjen, promovimin dhe përparimin e shëndetit mendor dhe mbrojtjen e të drejtave tyre të njeriut dhe të drejtave si pacientë në kontekst të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. Mbrojtja e shëndetit mendor ndërlidhet me të drejtat themelore të njeriut, prandaj personat me sëmundje mendore duhet t’i gëzojnë të drejtat themelore të njeriut dhe kanë të drejtë për mbrojtje të posaçme. Mbrojtja e personave me sëmundje mendore, sipas nenit 3 të Ligjit për shëndet mendor dhe nenit 2 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, duhet të bazohet në sigurimin e kujdesit më të mirë, mjekimin dhe rehabilitimin, në përputhje me arritjet aktuale në këtë fushë dhe në kuadër të mjeteve në dispozicion. Ky kujdes duhet të jetë adekuat varësisht nga nevojat individuale të të sëmurit, duke evituar çdo lloj keqpërdorimi psikik dhe fizik, me qëllim të respektimit të dinjitetit të personit dhe interesit të tij më të mirë. Në Republikën e Maqedonisë, për momentin, mbrojtja shëndetësore e personave me sëmundje mendore, në masë të madhe sigurohet përmes spitaleve psikiatrike në: Shkup, Demir Hisar dhe Negorc - Gjevgjeli. Me qëllim të përcaktimit të gjendjes në lidhje me realizimin, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave të vendosur në institucionet e cekur, në përputhje me Programin për punë, Avokati i Popullit sikurse edhe gjatë vitit të kaluar ashtu edhe në vitin 2010, i vizitoi dhe realizoi këqyrje në të tre institucionet shëndetësore psikiatrike.

Aktivitetet e këtilla janë ndërmarrë konform nenit 29 të Ligjit për Avokatin e Popullit, sipas së cilit, Avokati i Popullit në suaza të kompetencës së tij e ndjek gjendjen që ka të bëjë me respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve. Së këtejmi, sa u përket gjendjeve me sigurimin e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, në përputhje me nenin 28, paragrafin 2 të Ligjit për Avokatin e Popullit, në kuadër të kompetencës së tij, me iniciativë personale mund të drejtojë rekomandime, mendime dhe kritika pranë organeve para të cilëve vepron me kompetencë.

Gjatë përcaktimit të gjendjes, në lidhje me sigurimin e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave kushtetuese dhe ligjore të personave të vendosur në institucionet e cekura shëndetësore, Avokati i Popullit, përveç Kushtetutës dhe dokumentet ndërkombëtare, u udhëhoq edhe nga Ligji për shëndet mendor dhe Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

TË DREJTAT E PERSONAVE ME SËMUNDJE MENDORE Personat me sëmundje mendore duhet t’i realizojnë pa pengesë të drejtat themelore të qytetarëve njësoj sikur edhe qytetarët e tjerë, por meqë për shkak të gjendjes së tyre mendore ata janë kategori e ndjeshme e qytetarëve, kanë të drejtë për të drejta të posaçme, varësisht nga nevojat e tyre të veçanta.

Personat me sëmundje mendore nuk duhet të përçmohen dhe keqtrajtohen për shkak të sëmundjes së tyre mendore (neni 7 i Ligjit për sëmundje mendore). Këta persona duhet të mbrohen nga çdo lloj keqtrajtimi, përgjimi dhe abuzimi dhe nuk guxon të diskriminohen për shkak të gjendjes së tyre mendore (neni 7, paragrafi 2 i Ligjit për shëndet mendor).

Page 3: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

3

Me qëllim të përmirësimit të shëndetit mendor dhe shëndetit në përgjithësi, personat me sëmundje mendore kanë të drejtë të trajtohen njësoj sikurse edhe personat e sëmurë nga sëmundje tjera si nga aspekti i kujdesit, mjekimit dhe rehabilitimit (neni 8 nga Ligji për sëmundje mendore).

Personat me sëmundje mendore, gjithashtu kanë të drejtë edhe për mjedis jetësor të sigurt dhe human.

TË DREJTAT E PERSONAVE ME SËMUNDJE MENDORE TË VENDOSUR

NËPËR INSTITUCIONET SHËNDETËSORE

Personat me sëmundje mendore në institucion shëndetësor, përveç të drejtave themelore të njeriut, të drejtave si pacientë, në përputhje me nenin 14 të Ligjit për shëndet mendor, kanë edhe të drejta të posaçme siç janë: - angazhim me punë gjatë kohës së qëndrimit në institucion shëndetësor dhe kompensim për angazhimin me punë nëse institucioni siguron të ardhura nga puna e tyre; - vendosja nëpër ambiente të ndara nga personat e gjinive të ndryshme; - ndarja e personave të mitur nga ata të moshës madhore; - mbajtja e kontakteve të rregullta personale me personat e institucionit ose me persona të tjerë; - pranimi dhe dërgimi i postës dhe realizimi i bisedave telefonike; - ndjekja e programeve radiotelevizive; - posedimi i sendeve për përdorim personal; - pjesëmarrja, sipas zgjedhjes personale, në aktivitete fetare në suaza të mundësive të institucionit shëndetësor; - shfrytëzimi i ditëve të vikendit dhe leje tjera, në përputhje me gjendjen dhe kushtet; - sigurimi i mbrojtjes personale. Njëherësh, si pacientë personat me sëmundje mendore, në përputhje me nenin 3 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, kanë të drejtë në mbrojtjen e të drejtave, e cila duhet të realizohet duke respektuar parimet e humanizmit dhe qasjes. Parimi i humanizmit bazohet në: - respektimin e personalitetit të njeriut; - respektimin e integritetit fizik dhe psikologjik të personalitetit dhe sigurisë së njeriut; - respektimin e përcaktimit personal; - respektimin e privatësisë; - vendosjen e raporteve humane midis pacientit dhe punonjësve shëndetësorë, mbi bazë të principeve etike dhe deontologjike; - të drejtën për ta shprehur dhimbjen dhe çlirimin nga dhimbja e panevojshme, në përputhje arritjet mjekësore. Parimi i qasjes bazohet në:

- shërbimet shëndetësore të cilat në mënyrë të barabartë janë vazhdimisht të arritshme për të gjithë pacientët;

- mbrojtjen shëndetësore të vazhdueshme; - zgjedhjen e drejtë dhe të ndershme të trajtimit mjekësor;

- mundësinë e barabartë për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë pacientëve të Republikës së Maqedonisë dhe të drejta të tjera.

Page 4: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

4

MËNYRA E VENDOSJES SË PERSONAVE ME SËMUNDJE MENDORE NË INSTITUCION SHËNDETËSOR

Në përputhje me nenin 16 të Ligjit për shëndet mendor, personi me sëmundje

mendore mund të pranohet në cilin do qoftë institucion shëndetësor, në rastet si vijojnë: - nëse ka rënë dakord për kurim, trajtim ose rehabilitim, ose pranim; - në bazë të vendimit gjyqësor; - në rastet kur çdo zvarritje e kurimit, trajtimit, rehabilitimit ose shtrirjes në spital, për shkak të gjendjes momentale të shëndetit të tij mendor, mund të shpie deri në vdekje ose dëm të pakorrigjueshëm për shëndetin e tij, vetëlëndim serioz ose lëndim të personave tjerë, si dhe shkaktim të dëmit serioz material.

GJENDJE E KONSTATUAR NGA KËQYRJET E REALIZUARA

SPITALI PSIKIATRIK “SHKUP” - SHKUP

Këqyrjet në Spitalin Psikiatrik u realizuan disa herë gjatë muajve nëntor dhe

dhjetor të vitit 2010 kur u vizituan repartet në të cilët janë hospitalizuar persona me çrregullime të shëndetit psikik. Gjatë këqyrjeve, përveç konstatimit të gjendjes momentale faktike, përcaktohej edhe gjendja në raport me konstatimet e vitit të kaluar duke kontrolluar nëse ka ndryshuar diçka në aspekt të kushteve të qëndrimit dhe trajtimit të pacientëve.

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR INSTITUCIONIN Personeli i punësuar:

Gjithsej janë të punësuar 420 persona me kohë të pacaktuar, nga të cilët: - 43 mjekë, - 14 psikologë, - 141 infermiere - teknikë, - 49 ndihmës, - 12 punonjës social, - 1 defektologë, - 6 laborantë, - 2 biologë, - 12 mirëmbajtës së higjienës, - 17 punëtorë në kuzhinë, - 28 roje, - 2 juristë, - 2 ekonomistë, - 3 terapistë, - 2 berberë, - 8 shoferë,

Page 5: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

5

- 85 personel tjetër. Trajnimi i personelit

Me rregull, një herë deri dy herë në vit, mjekët ndjekin seminare për trajnim dhe edukim, ndërsa kuadri mjekësor me arsim të mesëm trajnohet në institucion me edukatorët e institucionit, me ç’rast përgatitet programi vjetor. Mirëpo, sipas mjekëve dhe sipas numrit më të madh të infermiereve, trajnimet e zbatuara nuk janë të mjaftueshme për shkak se ekziston nevoja për më tepër trajnime duke e vënë theksin se edhe po qe se kanë mjete materiale vetë i bartin shpenzimet për seminare dhe trajnime të caktuara.

STRUKTURA ORGANIZATIVE E INSTITUCIONIT SHËNDETËSOR (Gjendja e hasur nëpër reparte)

Struktura organizative përbëhet nga: drejtoria (drejtori i spitalit, ndihmësdrejtori

për çështje mjekësore profesionale, koordinatori për marrëdhënie me publikun, tekniku kryesor – kryeinfermierja) dhe pavijonet, përkatësisht:

QENDRA PËR PRANIM, DIAGNOSTIFIKIM DHE MJEKIM INTENSIV Në kuadër të kësaj pjese punon ambulanca përmes së cilës pranohet secili pacient që dërgohet për mjekim spitalor në institucion, por kryhen edhe kontrolle të personave me udhëzim nga mjeku amë, të cilët nuk janë në mjekim spitalor. Në ambulancë, përkatësisht repartin e pranimit punon një mjek neuropsikiatër dhe një infermiere të cilët, sipas informatave të tyre, pa problem arrijë t’i kryejnë detyrat e përditshme.

PAVIJONI I PSIKIATRISË PËR GJENDJE AKUTE DHE URGJENTE

Në kuadër të këtij reparti ekziston pavijoni akut për meshkuj dhe pavijoni akut për femra. Të gjithë pacientët e këtij reparti janë të hospitalizuar me vetëdëshirë.

Këto reparte, në momentin e këqyrjes, ishin vendosur në objektin e Pavijonit për mjekimin nga varësia e alkoolit, për shkak të rinovimit të objektit të pavijoneve të cekur. Gjatë realizimit të këqyrjes, në këto pavijone, në dy dhoma ishin vendosur 22 pacientë.

Për pacientët ekzistojnë plane individuale sipas së cilëve punohet me ta. Vëmendje e veçantë i kushtohet punës me familjet dhe për këtë mbahet libër i posaçëm.

Korridori dhe ambientet në momentin e vizitës ishin të pastra, muret e lyer, por dyshemeja e korridoreve edhe më tej rinovohej, ndërsa në dhoma nuk kishte kurrfarë dekorimesh, përveçse në mensë. Dollapët ishin të njëjtë sikurse edhe në vitet paraprake, përkatësisht të vjetër dhe të thyer dhe të njëjtit mbyllen me dry.

Tualetet nuk ishin në gjendje të mirë sepse nuk kishte ujë. Gjithashtu, dyert ishin të thyera dhe nuk kishin reze. Në këtë pjesë të objektit kishte një dush të cilin në momentin e inspektimit e përdornin 38 pacientë.

Page 6: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

6

REPARTI PËR TRAJTMIN E GJENDJEVE SOMATIKE Në kuadër të këtij pavijoni janë të vendosur: Reparti interno dhe Reparti për psikogjeriatri.

Në Repartin interno kishte gjithsej 18 pacientë, me ç’rast në një dhomë ishin vendosur nga tetë pacientë. Të gjithë pacientët janë hospitalizuar me dëshirën e tyre, për çdo pacient është përgatitur plan individual, ndërsa terapia kryhet në Repart.

Ambientet ishin të lyera dhe të pastra, por në asnjërën nga dhomat nuk kishte grila ose perde mbrojtëse, dhomat nuk kanë kurrfarë dekorimesh, dollapët janë të vjetër dhe të thyer, dyshemeja në korridor ka vrima dhe një dush të cilin e përdorin 36 persona. Banjat janë rinovuar dhe dyert janë zëvendësuar me të reja.

Në Qendrën për psikogjeriatri ishin vendosur 15 persona, të gjithë me pëlqim të dhënë në mënyrë vullnetare.

Për të gjithë pacientët është hartuar plan individual në të cilin parashikohen vetëm aktivitetet që ndërmerren, pa aktivitete të përcaktuara dhe të planifikuara afatgjate.

Në këtë repart u hasën edhe pacientë me pizhame, e që sipas të punësuarve është për shkak të mirëmbajtjes më të mirë dhe të rregullt të higjienës së tyre (në momentin e inspektimit në këtë repart nuk punonte lavatriçja).

Në repart punohet edhe me familjet e pacientëve, por për fat të keq me një bashkëpunim të pamjaftueshëm nga të gjitha familjet.

REPARTI I MESHKUJVE PËR PSIKIATRI URGJENTE

Në këtë repart kishte 36 pacientë prej të cilëve dy me vendim gjyqësor, ndërsa të tjerët ishin hospitalizuar me vullnetin e tyre.

Në këtë repart shpeshherë bëhet fiksimi i pacientëve me rripa, prandaj pacientët e tillë vendosen ndaras në dhomë të veçantë.

Reparti i meshkujve nuk ka plane individuale për punë dhe trajtim të pacientëve, kinse për shkak se pacientët janë hospitalizuar për kohë të shkurtër, përkatësisht për më së shumti dy muaj.

Edhe pse objekti nuk është rinovuar tërësisht, megjithatë janë rinovuar: banja, kuzhina dhe mensa. Ekzistojnë dy dushe të cilët i përdorin 33 pacientë, por tualeti nuk ka derë, ndërkohë që as dyert e dhomave nuk funksionojnë. Asnjëra nga dhomat nuk ka dekorime, dyshemeja e korridoreve është me gropa, ndërsa muret e korridorit dhe dhomave janë qëruar dhe nuk janë lyer.

REPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE

Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave pesë me vendim gjyqësor për mjekim të detyrueshëm, ndërsa të tjerat ishin hospitalizuar me vullnetin e tyre. Për pacientet ekzistojnë plane individuale, por të gjithë me përmbajtje të njëjtë edhe pse gjoja se zbatohen ndryshe.

Ndonëse kuzhina, mensa, banja dhe tualetet janë rinovuar, dhomat as nuk janë lyer me bojë dhe as nuk kanë kurrfarë dekorimi, ndërsa muret e korridorit dhe dhomave janë të qëruar dhe shumë pllaka janë të rrëzuara. Gjatë inspektimit, për shkak të mospasjes së ngrohjes dhomat ishin të ftohta.

Page 7: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

7

QENDRA PËR MJEKIM TË VAZHDUAR, REHABILITIM DHE RISOCIALIZIM (Reparti i tretë për meshkuj)

Në këtë repart janë hospitalizuar 41 pacientë me sëmundje kronike mendore. Reparti është i llojit të hapur dhe pacientët që kishin ikur në vitin 2010 janë nga i njëjti.

Pacientët mjekohen dhe trajtohen sipas planeve individuale, por vetëm për aktivitetet që merren me rregull sepse në plane nuk janë planifikuar aktivitete për periudha më të gjata kohore.

Një nga faktorët kyç për rehabilitimin dhe risocializimin e këtyre pacientëve është bashkëpunimi me familjet e tyre, për çka janë ndërmarrë masa përkatëse me të cilat dukshëm është përmirësuar bashkëpunimi.

Në terapi, çdo ditë shkojnë nga 10 pacientë, por sipas dëshirës mund të shkojnë edhe pacientë të tjerë. Megjithatë, një pjesë e pacientëve nuk shkojnë fare dhe nuk manifestojnë interesim për çfarëdo qoftë terapie pune.

Në repart nuk është rinovuar dhe rregulluar asgjë, kështu që dhomat dhe korridoret janë të palyer. Sipas rregullit, pacientët vishen me rroba të tyre, por disa pacientë vishen me pizhame sepse askush nga familja nuk u sjellë veshmbathje, ndërsa institucioni nuk ka në dispozicion veshmbathje për pacientë.

QENDRA PËR MJEKIM TË VAZHDUAR, REHABILITIM DHE RISOCIALIZIM (Reparti i tretë për femra)

Në këtë repart të gjithë 44 pacientët janë hospitalizuar me vullnetin e tyre dhe

në institucion mbeten për afat kohor më të gjatë. Në këtë repart të llojit të hapur, pacientët mund të dalin vet, pa shoqërim, por

me rregull dera është e hapur dhe pacientët lëshohen jashtë kur ata të kërkojnë. Më tepër pacientë janë të veshur me rroba të tyre dhe jo me pizhame. Me ta

punohet sipas planit individual në të cilin evidentohet vetë aktivitetet rrjedhës, por nuk ka aktivitete të planifikuara për periudhë kohore më të gjatë.

Bashkëpunimi me familjet është i mirë, ndërsa punonjësi social mban evidencë të posaçme për vizitat e tyre. Një pjesë e pacientëve për çdo ditë bëjnë terapi pune, por disa prej tyre nuk shkojnë fare në terapi pune. Në këtë repart nuk është rregulluar dhe rinovuar asgjë.

QENDRA PËR PARANDALIMIN DHE TRAJTIMIN E VARËSISË NGA ALKOOLI

Në këtë pavijon, në momentin e vizitës ishin të hospitalizuar 33 pacientë, prej të cilëve 27 meshkuj dhe 6 femra, vartës nga droga, të cilët udhëhiqen si të hospitalizuar, por nuk janë të shtrirë në institucion, mirëpo vinë vetëm për ta marrë terapinë e metadonit.

Për pacientët janë përgatitur plane individuale në të cilat janë evidentuar vetëm aktivitetet e ndërmarra rrjedhëse. Megjithatë, ishin përgatitur edhe plane të reja, plane individuale me aktivitete të planifikuara për periudhë kohore më të gjatë, sipas të cilëve duhet të punohet në të ardhmen. Pavijoni praktikon fiksimin e kohëpaskohshëm të pacientëve me rripa mjekësorë, por asnjëherë nuk është përdorur metodë tjetër e fiksimit. Këtë vit janë hequr grilat e krevateve nga dhoma për kujdes intensiv.

Page 8: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

8

Në Pavijon shpeshherë mbahen takime me familjet e pacientëve ku vihet re bashkëpunim i mirë, gjë që evidentohet nga punonjësi social i cili bën edukimin dhe punon me familjet.

QENDRA PËR PSIKIATRI MJEKO-LIGJORE DHE EKSPERTIZA PSIKIATRIKE MJEKO-LIGJORE

Gjatë vizitës së realizuar në këtë repart, ishin të vendosur 25 pacientë dhe u

vërejt mbipopullim nëpër dhomat, sikurse edhe vitin e kaluar. Edhe nga aspekti i kushteve të qëndrimit, krahasuar me vitin e kaluar, nuk ka

ndryshuar asgjë. Megjithatë, bashkëpunimi me gjykatën në kuptimin e ndryshimit të masave është përmirësuar, por vetëm minimalisht, përkatësisht akoma nuk është në nivel të kënaqshëm.

Përndryshe, edhe pse bëhet fjalë për raste gjyqësore, pacientët e këtij reparti lejohen pa shoqërim të dalin jashtë për shëtitje, prandaj u konstatua se dy pacientë të këtij reparti kishin ikur dhe nuk dihej se ku gjendeshin.

Me pacientët punohet sipas planeve individuale ku shënohen vetëm aktivitetet rrjedhëse e që janë pjesë e listave për matjen e temperaturës trupore.

Bashkëpunimi me familjet është i mirë, por akoma ka pacientë të cilët në këtë institucion janë të përkujdesur më shumë se 30 vjet.

QENDRA PËR MJEKIM DHE PËRKUJDESJE TË VAZHDUAR (Pavijoni i katërt për meshkuj)

Në këtë pavijon janë të vendosur 48 pacientë të sëmurë kronikë prandaj dhe

në këtë pavijon pacientët qëndrojnë më gjatë, ndërkohë që ka edhe pacientë të cilët tërë jetën e kalojnë në institucion.

Me pacientët nuk punohet sipas planeve individuale. Pavijoni është i llojit të mbyllur dhe pacientët lëshohen jashtë vetëm me shoqërim. Edhe pse pjesa më e madhe e pacientëve janë të veshur me pizhame, për shkak të mirëmbajtjes më të lehtë të higjienës personale, megjithatë pavijoni kundërmon me erë urine.

Në këtë pavijon nuk është rinovuar asgjë, e as nuk është lyer.

QENDRA PËR MJEKIM DHE PËRKUJDESJE TË VAZHDUAR (Pavijoni i pestë për meshkuj)

Në këtë pavijon kishte gjithsej 32 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve 18

femra dhe 14 meshkuj, të vendosur nëpër dhoma të veçanta varësisht nga gjinia. Për punën me pacientë nuk aplikohen plane individuale. Pacientët shkojnë në

terapi pune, por vetëm ata të cilët shprehin dëshirë për një gjë të tillë. Pavijoni është i llojit të mbyllur dhe pacientët mund të dalin vetëm me

shoqërim. Numri më i madh i pacientëve janë të veshur me pizhame. Bashkëpunimi me të gjitha familjet e pacientëve nuk është fort i mirë dhe për

këtë arsye punonjësi social bën përpjekje të punojë me familjet, me qëllim që më shpesh t’i vizitojnë pacientët dhe t’i marrin në shtëpi me qëllim të rehabilitimit dhe risocializmit të tyre më të shpejtë, por me disa nga familjet nuk ka rezultate. Në këtë pavijon pacientët qëndrojnë për shumë vite. Në pavijon nuk është rregulluar e as rinovuar asgjë.

Page 9: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

9

VENDOSJA E SHFRYTËZUESVE

Kapaciteti i Institucionit është 461 krevate, ndërsa gjatë inspektimit u

konstatua vendosja e 426 personave. Në qendrat e shëndetit mendor (për përkujdesje ditore), kapaciteti është 560

persona, ndërsa ishin të vendosur 687 persona. Në vitet e kaluara sipas numrit, janë pranuar: - Viti 2006 – 1468 pacientë prej të cilëve 1193 spitalor dhe 275 në qendrat

për shëndet mendor; - Viti 2007 – 1441 pacientë prej të cilëve 1217 spitalor dhe 224 në qendrat

për shëndet mendor; - Viti 2008 - 1416 pacientë prej të cilëve 1222 spitalor dhe 194 në qendrat

për shëndet mendor; - Viti 2009 – 1406 pacientë prej të cilëve 1078 spitalor dhe 328 në qendrat

për shëndet mendor; - Viti 2010 (deri më 12 tetor) – 1117 pacientë prej të cilëve spitalor 426,

ndërsa 687 në qendrat për shëndet mendor. Nga të dhënat e cekura rezulton se numri i personave të përkujdesur në këtë

institucion shënon ulje të vogël, mirëpo mund të konstatohet se personat me sëmundje mendore gjithnjë e më shpesh mjekohen përmes qendrave të shëndetit mendor. Nga të dhënat për vitin 2010 rezulton se numri i personave të përkujdesur (madje edhe mbi kapacitetet hapësinore) mjekohen përmes qendrave të shëndetit mendor, gjë që e imponon nevojën për hapjen e më tepër qendrave të tilla sepse puna e tyre, si një lloj mjekimi deinstitucional, u tregua më efikas sesa hospitalizimi për kohë të gjatë në kushte spitalore. Numri i pacientëve sipas mënyrës së vendosjes

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të pranuar në vitin 2010 deri në mes të muajit tetor vetëm 6 persona janë hospitalizuar me detyrim, 37 janë raste gjyqësore, 4 persona janë vendosur për mjekim të detyrueshëm për shkak të kryerjes së dhunës në familje, 11mjekohen në liri, ndërsa të tjerët janë hospitalizuar me vullnetin e tyre. Struktura e moshës dhe gjinore e shfrytëzuesve

Mosha (vjet)

Meshkuj Femra Gjithsej

deri 18 34 13 47 18 - 30 344 82 426 31 - 40 553 130 683 41 - 50 447 185 632 51 - 60 344 170 513 61 - 70 113 77 190 mbi 70 35 29 65

Gjithsej: 1.870 686 2.556 Struktura e shfrytëzuesve sipas kategorizimit

Persona me ndryshime organike 45 Persona me vartësi nga alkooli 393 Persona me vartësi nga droga 652 Persona me skizofreni 1156

Page 10: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

10

Persona me çrregullime afektive 79 Persona me ndryshime neurologjike

20

Persona me psikopati 25 Persona me retardime 129 Persona me diagnoza tjera 57 Gjithsej 2.556

Vdekshmëria e shfrytëzuesve Në lidhje me vdekshmërinë e shfrytëzuesve – pacientëve është bërë një

krahasim për disa vite më pas dhe nga të dhënat e Institucionit është konstatuar se: - Në vitin 2008 kanë ndërrua jetë gjithsej 29 pacientë prej të cilët 20 meshkuj

dhe 9 femra. - Në vitin 2009 kanë ndërruar jetë gjithashtu 29 pacientë prej të cilëve 24

meshkuj dhe 5 femra. - Në vitin 2010 deri në muajin dhjetor, jetë kanë ndërruar 17 pacientë, prej të

cilëve 10 meshkuj dhe 7 femra. Në lidhje me vdekshmërinë e shfrytëzuesve në numrin më të madh të rasteve

nuk bëhen analiza shtesë e as obduksion, përveç nëse bëhet fjalë për vdekje të dhunshme ose të dyshimtë dhe nëse për një gjë të tillë është dakord edhe familja. Sipas personave përgjegjës të Institucionit raste të dyshimta nuk ka pasuar dhe tek të ndjerit ka pasuar vdekja natyrale.

PROCEDURA PËR VENDOSJEN E SHFRYTËZUESVE NË INSTITUCION

Vendosja me vullnet

Gjatë këqyrjes është konstatuar se gjendja në lidhje me hospitalizimin me vullnet nuk ka ndryshuar shumë nga viti i kaluar, përveç se numri më i madh i pacientëve të pranuar janë vendosur mbi bazë vullnetare dhe me pëlqim të deklaruar.

Mirëpo, problemi me aplikimin e nenit kontestues të Ligjit për procedurë jashtëkonstestimore mbetet aktual sepse kjo dispozitë ligjore, edhe përkundër rekomandimit të mbështetur të Avokatit të Popullit, akoma nuk ka ndryshuar, ndërkohë që në praktikë nuk aplikohet.

Përkatësisht, në përputhje me legjislacionin, pëlqimi për pranim në institucion shëndetësor bëhet përmes dhënies së deklaratës me shkrim përpara personit të autorizuar dhe para dy dëshmitarëve të moshës madhore që din shkrim-lexim, të cilët nuk janë të punësuar në institucion dhe të cilët me personin nuk janë fis për nga gjaku në linjë të drejtë, në linjë anësore deri në shkallën e katërt dhe sipas krushqisë deri në shkallën e dytë, as bashkëshort i tij/saj, si dhe as personi që e ka sjellë në institucionin shëndetësor (neni 58 i Ligjit për procedurë jashtëkontestimore).

Në lidhje me hospitalizimin vullnetar, gjatë vitit 2010, Institucioni ka bërë përpjekje në drejtim që të punohet më tepër me familjen e pacientit dhe me vet pacientin, në mënyrë që të kuptohet domosdoshmëria e mjekimit të personit që vullnetarisht të pajtohet për mjekim me mbështetje nga familja. Nga këqyrja e realizuar, në më tepër dosje të pacientëve të cilët janë hospitalizuar vullnetarisht, në të shumtën e rasteve atë e nënshkruan pacienti dhe mjeku i cili e pranon, ndërsa në

Page 11: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

11

raste të caktuara dhe si dëshmitar nënshkruhet edhe personi i punësuar në Institucion dhe në qoftë se pacienti ka ardhur me anëtar të familjes, nënshkruhet edhe anëtari i familjes. Nga informatat e fituara rezulton se për hospitalizim vullnetar nuk nënshkruhen dëshmitarë, siç është parashikuar në dispozitat e cekura ligjore.

Vendosja me detyrim

Në kontest të mënyrës së zbatimit të ndalimit të me detyrim, sikurse edhe në vitin paraprak ashtu edhe në vitin 2010 kjo më së shpeshti bëhet me ndihmë të shpejtë dhe me intervenim të policisë.

Për çdo pacient, brenda afatit të paraparë ligjor detyrimisht njoftohet gjykata, mirëpo sa i përket veprimit të gjykatës, gjatë vitit të kaluar, u konstatua se pothuajse për asnjë rast nuk është marrë vendim gjyqësor me kohë, por pasi ka kaluar një periudhë kohore më e gjatë, kështu që një numër i caktuar i pacientëve janë hospitalizuar me dhunë pa vendim gjyqësor.

Për tejkalimin e këtij problemi është mbajtur një takim i përbashkët me kryetarin e gjykatës kompetente, gjyqtarët të cilët kanë vepruar sipas këtyre kërkesave, përfaqësuesit e Klinikës Psikiatrike në Shkup, e cila jep raport, përfaqësuesit të Spitalit Psikiatrik në Shkup dhe përfaqësuesit të Avokatit të Popullit. Në takim është rënë dakord për bashkëpunim më të shpeshtë ndërmjet tre subjekteve: Spitalit Psikiatrik, Klinikës për Psikiatri dhe Gjykatës, mundësisht një herë në javë, dhe kjo u pranua.

Gjatë këqyrjes në vitin 2010 u konstatua se procedura para gjykatës është përshpejtuar pak, por edhe më tej nuk veprohet brenda afatit të përcaktuar ligjor. Ky problem në veçanti është i shprehur tek pacientët akut.

Sa u përket personave të cilët janë të vendosur mbi bazë të vendimit gjyqësor si kryerës të veprave penale, vitin e kaluar u konstatua se një numër i madh i tyre, mbeten për mjekim në institucion për një periudhë kohore më të gjatë edhe pse trajtimi mund të kryhet edhe në kushte shtëpie. Mirëpo kërkesat e institucionit që gjykata ta ndryshojë ose ta shfuqizojë masën më së shpeshti janë refuzuar, prandaj një pjesë e pacientëve mbeten në institucion nga 20, 30, por edhe 40 vjet.

Sipas deklaratave të personave përgjegjës në Institucion, në vitin 2010 procedura para gjykatës edhe në kontekst të këtyre kërkesa është përshpejtuar, përkatësisht bashkëpunimi me gjykatën është përmirësuar, por minimalisht sepse gjatë vitit 2010 pranë gjykatës janë paraqitur 5 propozime për ndryshimin e masës prej të cilave është pranuar vetëm një, për njërën kërkesë procedura është në rrjedhë, një propozim është refuzuar, ndërsa për rastet e tjerë gjykata nuk ka dërguar kurrfarë përgjigje.

Bashkëpunimi me familjen e pacientit

Në kontekst të bashkëpunimit të Institucionit me anëtarët e familjes së pacientit, gjatë këqyrjeve të realizuara në vitin 2010 u konstatua se institucioni bën përpjekje që të bashkëpunojë më shpesh me familjet. Së këtejmi, praktikojnë takime grupore ose individuale, në të cilat në njëfarë mënyre bëhet edukimi i anëtarëve të familjes në lidhje me trajtimin, parandalimin dhe reduktimin e recidivëve.

Page 12: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

12

TË DREJTAT DHE KUJDESI PËR PERSONAT ME SËMUNDJE MENDORE

Personave me sëmundje mendore, të vendosur në institucion shëndetësor, duhet tu sigurohet kujdes i mirë, mjekim dhe rehabilitim në përputhje me arritjet rrjedhëse përmes punës individuale dhe sipas planit individual për punë me çdo pacientë.

Terapia individuale dhe grupore

Në lidhje me këtë të drejtë, vitin e kaluar u konstatua se në të shumtën e

rasteve me pacientët zhvillohet terapi grupore. Së këtejmi, u konstatua se nuk përgatiten plane individuale për punë. Gjatë këqyrjes në vitin 2010 u konstatua se përgatiten plane individuale për punë me secilin pacientë, përkatësisht e ashtuquajtura “lista e mentorit” plotësohet edhe me plan individual. Plani individual, i cili përpilohet si formular, përmban të dhëna për vlerësimin e problemeve dhe nevojave dhe analizën e tyre, të dhëna për planet dhe qëllimet që duhet të ndërmerren dhe arrihen tek pacienti, të dhëna për implementimin e tyre dhe për evaluimin, si dhe të dhëna për bashkëpunimin me familjen. Sipas planit individual vepron dhe të njëjtin e plotëson mjeku. Gjatë këqyrjes në dosjet e pacientëve u konstatua se për një pjesë të pacientëve në reparte të caktuar janë përgatitur plane individuale me aktivitete të cilat planifikohen të ndërmerren për periudhë më të gjatë kohore, ndërkaq shënohen pas ndërmarrjes së tyre. Megjithatë, vihet re se planet kanë përmbajtje të njëjtë për çdo pacient dhe vetëm aktivitetet e parashikuara realizohen në mënyra të ndryshme. Në disa reparte planet individuale plotësohen me aktivitetet rrjedhëse, të cilat ndërmerren pa aktivitetet e cekura të cilat planifikohen të ndërmerren për një periudhë të caktuar kohore, ndërkaq në disa reparte nuk janë hartuar plane dhe nuk veprohet sipas planeve individuale për punë.

Rekreacioni

Në institucionin shëndetësor janë siguruar kushte dhe mundësi për rekreacion edhe atë jo vetëm në ambientin për terapi grupore, por edhe në ambientin për këtë dedikim që e ka çdo repart. Gjithashtu, ekziston edhe salla e fizkulturës ku pacientët merren me sport dhe ushtrime të ndryshme.

Gjatë këqyrjes, në muajin dhjetor të vitit 2010, u konstatua se pacientët nuk nxirren jashtë për shëtitje, përveç në disa reparte të hapur ku pacientët mund të shëtisin vet në rrethin e institucionit, por kjo organizohet shumë rrallë dhe të shoqëruar, ndërsa më shpesh këto shëtitje janë realizuar gjatë periudhës së verës, përkatësisht kur moti ka qenë më i nxehtë.

Page 13: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

13

KUSHTET E JETESËS DHE TË QËNDRIMIT

Gjendja e përgjithshme

Sa i përket gjendjes së përgjithshme në institucion, gjatë këqyrjes nëpër reparte, në vitin 2010 u konstatua se në një pjesë të reparteve gjendja është përmirësuar, sepse muret ishin lyer, ndërsa tualetet, kuzhinat dhe mensat ishin rinovuar. Mirëpo, në disa reparte nuk ishte rinovuar asgjë e as nuk ishte planifikuar çfarëdo qoftë rinovimi edhe pse gjendja ishte shqetësuese sepse objektet janë shumë të vjetër dhe të amortizuar. Në disa dhoma të reparteve të cilat u vizituan, dritaret nuk mbylleshin mirë,

ndërkohë që në disa dhoma tjera xhamat e dritareve ishin të plasur. Në aspekt të përmirësimit të kushteve të qëndrimit tanimë kishin filluar

punimet ndërtimore për ndërtimin dhe rinovimin e disa reparteve, për çka ishin siguruar edhe mjete.

Higjiena në institucion, edhe pse është e kënaqshme, megjithatë për shkak të numrit të vogël të mirëmbajtësve të higjienës dhe mungesës së mjeteve për mirëmbajtjen e higjienës, nuk është në nivel adekuat dhe kjo mund të sjellë deri në përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe sëmundjeve tjera.

Të punësuarit veçanërisht u ankuan për

mossigurimin e mbrojtjes nga sëmundjet ngjitëse, por u ankuan edhe për shkak të kushteve të këqija të punës, pagave joadekuate dhe numrit të pamjaftueshëm të kuadrit dhe si rrjedhojë nuk janë të motivuar për angazhim më të madh. Kushtet e këqija dhe mosmotivimi i personelit manifestohet negativisht edhe tek pacientët të cilët qëndrojnë

në institucion. Në lidhje me gjendjen e përgjithshme të kushteve të qëndrimit, gjithashtu,

mund të konstatohet se gjendja e pacientëve përkeqësohet edhe më tepër për shkak të ushqimit jocilësor dhe të pamjaftueshëm, ngrohjes së pamjaftueshme në periudhën e dimrit dhe ftohjen e pamjaftueshme gjatë periudhës së verës, higjienës joadekuate, mungesës së veshjes, pizhameve, shtrojës, mbulojës dhe nevojave tjera.

Sa u përket kushteve të qëndrimit, disa nga të punësuarit gjithashtu theksuan se shpeshherë nuk ka energji elektrike, ndërsa institucioni nuk ka gjenerator vetjak

Page 14: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

14

dhe si pasojë e kësaj ndodh që i gjithë institucionit të mbetet në errësirë për një periudhë kohore.

Ushqimi

Sikurse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit u konstatua se për të gjithë pacientët e spitalit ushqimi përgatitet në kuzhinën e vetme, por në kuzhinë as nuk është përpiluar e as nuk është theksuar menyja.

Sipas të punësuarve në institucion, ushqimi është i pamjaftueshëm, jocilësor dhe i njëtrajtshëm me sasi të vogël të mishit. Në veçanti u potencua se pacientët nuk kanë madje as sasi të mjaftueshme të bukës, e që nuk i plotëson nevojat e numrit më të madh të pacientëve. Pemë jepet një herë në javë, ndërsa sallatë për çdo ditë.

Ngrohja dhe ftohja

Gjatë këqyrjes së realizuar në muajin dhjetor të vitit 2010, u konstatua se ngrohja nuk është në nivel të kënaqshëm sepse spitali ngrohet vetëm herët në

Page 15: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

15

mëngjes deri në orën 11 të paradites dhe pasdite prej orës 17 deri në 21, ndërkaq në disa dhoma dhe korridore nuk ka fare ngrohje për shkak të radiatorëve të prishur ose për shkak të shkyçjes së ngrohjes.

Ditën e fundit të këqyrjes u vërejt që edhe pse moti ishte shumë më i ftohtë,

për dallim nga ditët paraprake, nuk ishte rritur temperatura e ngrohjes së ambienteve kështu që nëpër dhoma ishte shumë ftohtë dhe kjo ishte arsyeja që pacientët të qëndronin të shtrirë nëpër krevate dhe të mbuluar me batanije, ndërsa në disa dhoma infermieret ose mjekët ngroheshin me kaloriferë në mënyrë që ta rrisin temperaturën në ambient. Edhe për sa i përket ftohjes gjatë periudhës së verës, gjendja nuk ka ndryshuar, përkatësisht kondicionerë ka vetëm në qëndrimin ditor dhe në ambientet për përkujdesje intensive. Nëpër dhomat e pacientëve nuk ka kondicionerë e as grila mbrojtëse, madje as perde adekuate, ndërkaq edhe pse ka xhama të padepërtueshëm, në disa dhoma xhamat e disa dritareve ishin të thyera.

Dekorimi dhe rregullimi i dhomave

Në lidhje me dekorimin dhe rregullimin e dhomave gjatë inspektimit u konstatua se dhomat nuk janë të dekoruara dhe se, krahasuar me një vit më parë, gjendja nuk ka ndryshuar edhe pse dekorimi është i nevojshëm për shkak të arritjes së efektit/stimulimit vizual tek pacientët dhe krijimit të atmosferës më të këndshme për qëndrim.

Ruajtja dhe mbajtja e sendeve personale

Page 16: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

16

Sa i përket inventarit nëpër dhoma dhe mundësisë që në çdo dhomë të ketë dollapë, të cilët pacientët do të mund t’i mbyllnin, sikurse edhe gjatë inspektimit të vitit të kaluar, edhe në këtë vit u konstatua se pjesa dërmuese e dollapëve janë të vjetër dhe të thyer dhe se pacientët nuk kanë mundësi ti mbyllin me dry.

Gjendja, pajisja dhe higjiena e lokaleve sanitare

Në disa reparte lokalet sanitare janë rinovuar, ndërsa në një pjesë të

reparteve nuk janë kryer riparime, përkatësisht nuk është bërë asgjë. Gjatë këqyrjes nuk kishte ujë, ndërsa në një pjesë të tyre kishte vetëm një dush, të cilin e shfrytëzonin numër i madh i pacientëve, me ç’rast dush mund të bëjnë vetëm një numër i caktuar i pacientëve.

Për personat më të moshuar dhe të hendikepuar nuk ka lokale sanitare përkatëse, prandaj në të shumtën e rasteve i shfrytëzojnë të njëjtat duke u shoqëruar nga ndihmës teknik të spitalit.

Higjiena në lokalet sanitare nuk ishte në nivel të kënaqshëm, ndërsa shkak për këtë mund të jetë numri i vogël i mirëmbajtësve të higjienës dhe mungesa e mjeteve për mirëmbajtjen e higjienës.

Page 17: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

17

Veshmbathja

Gjatë këqyrjes u vu re se numri më i madh i pacientëve vishet me rroba vetjake, ndërsa një pjesë e tyre me pizhame spitali, por personat me sëmundje më të rënda në të shumtën e rasteve vishen me pizhame, për shkak të larjes më të shpeshtë të pizhameve, në veçanti gjatë periudhës derisa më tepër pavijone funksionojnë në një vend për shkak të rinovimit dhe pamundësisë së larjes së shpeshtë të rrobave.

Në një pjesë të pavijoneve, ku janë hospitalizuar persona me sëmundje kronike, pacientët më së shpeshti vishen me pizhame, ndërsa të punësuarit cekin se rroba dhe pizhame nuk ka në sasi të mjaftueshme prandaj, nëse familja nuk sjell veshmbathje, pacientët vishen me pizhame. Vendosja në grupe të vogla

Edhe përkundër nevojës që pacientët të vendosen nëpër dhoma më të vogla,

gjatë këqyrjes në institucionin shëndetësor, edhe këtë vit u konstatua se në numrin më të madh të dhomave vendosen nga tetë pacientë, në një pjesë më të vogël nga gjashtë pacientë dhe në një pjesë akoma më të vogël nga tre pacientë. Për shkak të rinovimit të disa reparteve, është rritur numri i pacientëve të vendosur në një dhomë.

Repartet për gjendje akute dhe gjeriatri, nën kushte të posaçme janë vendosur

në një pjesë të institucionit për shkak se rinovohen objektet të cilët kanë funksionuar deri më tani, përkatësisht ndërtohen objekte të reja.

Page 18: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

18

MJEKIMI

Sigurimi i ilaçeve të nevojshëm

Në aspekt të sigurimit të ilaçeve, krahasuar me vitin e kaluar, gjendja nuk ka ndryshuar

Sa i përket sigurimit të ilaçeve gjendja nuk ka ndryshuar nga viti i kaluar, përkatësisht institucioni i ka në dispozicion të gjitha medikamentet dhe asnjë pacient nuk mbetet pa ilaçet e nevojshëm. Llojet e terapisë

Në institucionin shëndetësor, sikurse edhe në vitin e kaluar, ndaj pacientëve aplikohet terapia e ambulancës dhe ajo me tableta, ndërsa terapia elektro-konvulzive tanimë nuk aplikohet sepse është vlerësuar si johumane. Gjithashtu, nuk aplikohet terapia në formën e saj të pamodifikuar, përkatësisht pa anestetik dhe relaksime të muskujve.

Përfundim

Nga këqyrjet në pavijonet e institucionit shëndetësor u konstatua se vizitat realizohen për çdo ditë, përkatësisht në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërkaq për të gjitha kontrollet dhe vizitat mbahet evidencë dhe regjistrohen të gjitha të dhënat. Në disa reparte nuk ka vizita nëpër dhoma por e njëjta bëhet në formë grupore në ambientin e qëndrimit ditor ku mblidhen të gjithë pacientët.

MJETET E KUFIZIMIT

Aplikimi mjeteve të kufizimit (fiksimit)

Gjatë këqyrjes u konstatua se mënyra e vetme me të cilën bëhet kufizimi i pacientëve janë rripat për lidhje, të cilët aplikohen vetëm në raste kur një gjë e tillë është e domosdoshme për shkak të mbrojtjes së pacientit dhe personave tjerë, ndërsa nuk përdoren mënyra tjera të kufizimit. Gjatë këqyrjes, në Pavijonin e meshkujve për psikiatri urgjente kishte një pacient të fiksuar, i cili ishte i ndarë nga pacientët e tjerë dhe mbikëqyrej nga person mjekësor. Edhe në pavijone tjerë ku bëhet kufizimi i pacientëve u cek se bëhen përpjekje që pacienti i cili është i fiksuar duhet të ndahet nga pacientët e tjerë dhe se mund të qëndrojë në ambient të njëjtë vetëm me pacient tjetër të fiksuar.

Page 19: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

19

Procedura për ndërmarrjen e masave të kufizimit Nëse përdoret masa e kufizimit, nevojitet leje nga mjeku, ndërkaq kufizimi

hiqet kur nuk do të ketë nevojë për një gjë të tillë. Në lidhje me këtë masë, gjatë këqyrjes u konstatua se mjeku përgjegjës e

plotëson formularin për pacientin dhe ai vendos nëse, kur dhe sa kohë duhet të aplikohet kufizimi. Sa i përket politikës dhe rregullave të përgjithshme për ndërmarrjen e masave të kufizimit ndaj pacientëve, vitin e kaluar u konstatua se institucioni shëndetësor nuk ka rregulla të përgjithshme, por për çdo rast konkret vendoset veç e veç. Megjithatë, në vitin 2010 u konstatua se janë miratuar rregulla të posaçme, përkatësisht protokolli për fiksim me të cilin janë parashikuar metodat e fiksimit me shirita dhe rripa, me këmishë speciale dhe me krevat special me rrjet mbrojtës. Por, në praktikë janë aplikuar vetëm shiritat dhe rripat, ndërsa këmisha dhe rrjetat rreth krevatit nuk janë praktikuar. Në protokoll gjithashtu janë përcaktuar kushtet për aplikimin e fiksimit dhe evidentimi për përdorimin e mjeteve të fiksimit. Mosdiskriminimi

Gjatë realizimit të të drejtave shëndetësore të pacientëve nga ky institucion në institucione tjerë, edhe pse gjatë vitit 2010 gjendja është përmirësuar, megjithatë u konstatua se akoma ka probleme, për arsye se këta pacientë nuk pranohet për mjekim në të gjitha institucionet shëndetësore, ndërsa me veprimin e këtillë personat diskriminohen dhe shpeshherë u kufizohet e drejta e mbrojtjes shëndetësore jashtë Spitalit psikiatrik. Për shembull, një paciente nga Pavijoni për trajtimin e gjendjeve somatike, e cila ka qenë me sëmundje kanceri, nuk është pranuar në Spitalin e Qytetit, përkatësisht disa herë është kthyer, me ç’rast pacientja ka ndërruar jetë. Ndarja e pacientëve sipas gjinive

Gjatë këqyrjes u konstatua se pacientët ndahen sipas gjinisë nëpër dhoma të veçanta. Në raste urgjence dhe sipas nevojës vetëm në Pavijonin për përkujdesje intensive mund të ndodhë të vendosen persona të gjinive të ndryshme në një ambient, por atëherë pacientët ndahen me zdatk. Kontakti me personat e institucionit dhe personat e tjerë, pranimi dhe dërgimi i postës

Sa u përket mundësive dhe kushteve për

realizimin e kontakteve personale të pacientëve me personat e institucioneve dhe me personat e tjerë gjendja është e njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar, përkatësisht pacientët me botën jashtë institucionit komunikojnë në mënyra të ndryshme, edhe atë përmes: telefonatave, realizimit të takimeve personale, dërgimit dhe

Page 20: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

20

pranimit të postës. Pacientët marrin informata për botën jashtë spitalit edhe përmes ndjekjes së emisioneve televizive.

E drejta e marrjes pjesë në aktivitete fetare me zgjedhje personale

Në lidhje me realizimin e kësaj të drejte u konstatua se institucioni shëndetësor akoma nuk ka kushte dhe lokale të veçanta për shprehjen zakoneve dhe lutjeve fetare.

E drejta e shfrytëzimit të mungesës për vikend

Në interes të secilit pacient është që çdo vikend të jetë bashkë me familjen e tij. Në rastet kur familja manifeston interesim të tillë dhe ka mundësi të kujdeset për personin me sëmundje mendore, një gjë e këtillë praktikohet, me ç’rast sigurisht se mbahet llogari për gjendjen e pacientit. Disa nga pacientët, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore nuk mund të shkojnë për çdo fundjavë në shtëpi, ndërsa disa të tjerë nuk mund ta realizojnë këtë për shkak se familjarët e tyre nuk tregojnë interesim dhe nuk dëshirojnë t’i marrin.

Gjatë vitit 2010 janë bërë përpjekje për bashkëpunim më të madh të anëtarëve të familjes së pacientëve dhe për këtë qëllim shpeshherë janë mbajtur takime, me ç’rast kanë punuar punonjësit socialë duke i edukuar familjet, me qëllim që pacientët sa më shpesh ta shfrytëzojnë pushimin e vikendit dhe të kenë kontakte më të shpeshta me anëtarët e familjeve.

Si problem u potencua pamundësia që personat e repartit gjyqësor të lëshohen për fundjavë për shkak se për një gjë të tillë mund të vendos vetëm gjykata. Sipas personave zyrtarë të institucionit, pacientët e hospitalizuar, në bazë të vendimit gjyqësor, me masë të shqiptuar janë në gjendje shumë më të rëndë sesa personat të cilët e vuajnë dënimin me burgim, sepse dënimi me burgim ka përcaktim kohor dhe kur i njëjti përfundon, personi del nga burgu. Gjithashtu, personat që vuajnë dënimin me burgim në institucionet ndëshkuese-korrektuese nën kushtet e parashikuara me ligj dhe rregulla nënligjore kanë të drejtë për leje gjatë fundjavës ose privilegje tjera, ndërkaq personat të cilëve u është shqiptuar masa për mjekim të detyrueshëm psikiatrik nuk kanë të drejtë për fundjavë dhe mund të ndodh që gjithë jetën të mbeten në institucion psikiatrik edhe pse gjendja e tyre mund të jetë përmirësuar, por gjykata nuk e ka ndërruar masën. Me qëllim të përcaktimit të të drejtave dhe favoreve të caktuara për këta persona, në përputhje me legjislacionin, në fazë përpilimi është rregullorja e re, sepse deri më tani është punuar sipas rregullore së vjetër, e cila nuk ka qenë e harmonizuar me legjislacionin ekzistues.

Sigurimi i mbrojtjes personale të pacientëve

Sipas përgjegjësve të Institucionit janë ndërmarrë masa për mbrojtjen personale të çdo pacienti dhe sigurimin e pengimit të ikjeve dhe sulmeve prej personave nga jashtë, ose me qëllim të mbrojtjes nga vetëlëndimi apo ngjashëm, pacientët mund të lëvizin vetëm me leje dhe një numër i madh i tyre me shoqërim, përveç personave të cilët mjekohen nga alkoolizmi të cilët kur të dëshirojnë lirisht mund të shkojnë dhe të lëvizin lirshëm.

Gjatë këqyrjes u konstatua se ndodhin ikje të kohëpaskohshme të pacientëve nga Institucioni dhe se numri më i madh i tyre është kthyer në Institucion. Megjithatë,

Page 21: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

21

katër pacientë, të cilët kanë ikur gjatë vitit nuk janë kthyer, dy prej të cilëve tyre tanimë janë të ndjerë (njërin e ka përplasur treni, ndërsa tjetri është mbytur në Lumin Lepenc) dhe dy pacientë nuk janë gjetur akoma e as nuk dihet nëse janë gjallë ose të vdekur.

Këshilla juridike dhe ndihmë juridike

Realizimi i së drejtë për marrjen e këshillave juridike dhe ndihmës juridike gjatë realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me sëmundje mendore të vendosur në institucionin shëndetësor, sikurse edhe gjatë vitit të kaluar, realizohet me ndihmën e juristëve dhe punonjësve socialë. Informimi i pacientëve dhe familjeve të tyre Edhe pse nga personat përgjegjës të Institucionit u theksua se në secilin pavijon ka materiale të shtypur të arritshëm për pacientët dhe familjarët e tyre, gjithashtu edhe broshura, gjatë këqyrjes nëpër reparte nuk u vërejt çfarëdo qoftë materiali informativ. E drejta e ankesës drejtuar drejtorit të Institucionit dhe e drejta e marrjen së përgjigjes

Pacientët kanë të drejtë që, brenda afatit prej tetë ditëve nga dita e shkeljes së të drejtës, të paraqesin ankesë pranë drejtorit, ndërsa drejtori e ka për detyrë që brenda afatit prej 15 ditësh ta informojë personin me të dhëna dhe masat e ndërmarra.

Sipas praktikës së Institucionit, çdo pacient mund të paraqesë ankesë, me ç’rast të njëjtat evidentohen në regjistër të veçantë, përgjigjja jepet brenda afatit të paraparë ligjor dhe të gjitha të dhënat për llojin e ankesave dhe për përgjigjet evidentohen në dosjen e pacientit. Gjatë këqyrjes së realizuar në vitin 2010 u konstatua se janë parashtruar mjaft ankesa nga pacientët ose nga anëtarët e familjeve të tyre.

Gjatë këqyrjes u konstatua se kohëve të fundit mbahet evidencë e posaçme me shkrim për të gjitha ankesat e pacientëve dhe se janë punësuar dy juristë të cilët veprojnë sipas ankesave të pacientëve, me ç’rast u jepet edhe ndihmë juridike.

Po ashtu, u konstatua se ekziston hapësirë e posaçme në të cilën punon personi sipas ankesave të pacientëve ku secili pacient mund të vijë vetë dhe t’i shpalos ankesat e tij.

Gjatë këqyrjes u shqyrtuan të gjitha ankesat e arritura gjatë vitit 2010 dhe u konstatua se ishte vepruar sipas të gjitha ankesave të cilat kishin të bënin me Institucionin, si dhe ishin ndërmarrë masa përkatëse nëse për një gjë të tillë ka pasur nevojë. Parashtrimi i parashtresave dhe ankesave pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve tjera kompetente

Realizimi i kësaj të drejte të pacientëve realizohet në mënyrë që nëse pacientët nuk janë të kënaqur nga përgjigjja dhe rezultati i drejtorit, ata mund të

Page 22: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

22

paraqesin parashtresë dhe ankesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë ose pranë institucioneve dhe organeve tjera.

Gjatë këqyrjes u konstatua se gjatë vitit 2010 është evidentuar vetëm një ankesë drejtuar ministrit, e cila i ishte dërguar edhe Avokatit të Popullit. Megjithatë, pas zbatimit të procedurës nga ana e Avokatit të Popullit, organet e inspektimit dhe pas mbikëqyrjes së kryer profesionale nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Avokati i Popullit e ndërpreu procedurën për arsye se nuk u konstatua shkelje e të drejtave të pacientit. Ekipi profesional për trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve

Ekipi profesional, i cili duhet të punojë me secilin pacient, duhet të përgatis

program të posaçëm individual për personin edhe atë në formë të shkruar. Në Institucion ka numër të mjaftueshëm të ekipeve profesionale, mirëpo në

një pjesë të madhe të reparteve mungon kuadri i paraparë me sistematizim, ndërkaq në veçanti mungojnë mjekët specialistë, infermieret, ndihmësit dhe mirëmbajtësit e higjienës. Gjendja nga viti i kaluar është shqetësuese sepse kuadri është larguar nga Institucioni, në veçanti institucionin e kanë braktisur mjekët.

QENDRAT PËR SHËNDET MENDOR

Nga vizitat e realizuara nëpër qendrat për shëndet mendor “Centar” (“Qendër”) dhe “Prolet” u konstatua se ato kryejnë mjekim ambulance dhe trajtime ditore spitalore. Qendra për shëndet mendor “Centar” nuk ka krevate, ndërsa në “Prolet” ka 12 krevate dhe në momentin e vizitës ishin të hospitalizuar 8 shfrytëzues. Këto qendra bëjnë kontrolle ambulatore dhe ofrojnë shërbime ditore spitalore për shfrytëzuesit të cilët marrin terapi. Gjithashtu, në qendra bëhet rehabilitimi dhe risocializimi i shfrytëzuesve edhe atë para së gjithash për personat të cilët janë në trajtim ditor spitalor, por nëse dëshirojnë mund të përfshihen edhe persona të cilët mjekohen vetëm në ambulancë. Me shfrytëzuesit realizohen më tepër aktivitete dhe më së shpeshti punohet me grupe, por edhe në mënyrë individuale. Kështu, sipas listës së aktiviteteve në Qendrën e Shëndetit Mendor “Centar” ka takim të mëngjesit, aktivitete të lira, zgjidhje të problemeve sociale, grup psikoterapeutik, kurs për gatim, edukim, terapi, terapi muzikore, aktivitete me pedagog për art figurativ dhe vizita të monumenteve në Shkup.

Në këto qendra ekzistojnë plane grupore për aktivitete, mirëpo edhe pse bëhet fjalë për nevoja të veçanta individuale të pacientëve nuk janë përgatitur plane individuale për secilin pacient. Për terapi grupore shfrytëzohen materiale dhe aparate të ndryshme megjithatë të njëjtët nuk mjaftojnë.

Qendrat punojnë nga 12 orë në ditë në dy turne, por në Qendrën “Prolet” infermieret bëjnë kujdestari edhe gjatë orëve të natës, për shkak të mbikëqyrjes dhe kontrollit të shfrytëzuesve të cilët janë të vendosur në Qendër.

Shërbimet patronazhe i vizitojnë shpesh pacientët nëpër shtëpitë e tyre edhe atë për shkak të pranimit të terapisë, ndërkohë që bëhen edhe këqyrje për tu konstatuar se si organizohen ata në jetën e përditshme dhe si është gjendja e tyre në shtëpitë ku jetojnë me familje ose vet. Për momentin në “Qendër” janë përfshirë 67 shfrytëzues për mjekim ditor spitalor, prej të cilëve 42 janë femra dhe 25 meshkuj, ndërkaq në vitin 2010 janë kryer 2147 ekzaminime dhe 6257 kontrolle, janë realizuar 141 vizita nga shërbimi i

Page 23: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

23

patronazhit dhe 10 vizita nga mjekë nëpër shtëpitë e shfrytëzuesve. Në Qendrën “Prolet” janë përfshirë 69 pacientë, prej të cilëve 8 janë të shtrirë dhe të njëjtit aty qëndrojnë më së shumti një vit e gjysmë.

Në “Qendër” janë të punësuar 13 persona, prej të cilëve 3 mjekë neuropsikiatër, 1 punonjës social, 1 psikolog, 4 infermiere dhe 1 infermiere reparti.

Në “Prolet” janë të punësuar 2 mjekë psikiatër, 8 infermiere, psikolog i cili në Qendër punon dy ditë në javë, punonjës social i cili punon aty tre ditë në javë. Në këto qendra ka pasur mungesë të kuadrit, edhe pse edhe me kuadrin ekzistues, por me angazhim shtesë kanë arritur t’i përmbushin nevojat e të gjithë shfrytëzuesve. Higjiena mirëmbahet nga shërbimet përkatëse, ndërsa dhomat në “Prolet” i rregullojnë vet shfrytëzuesit, të cilët gjithashtu vet e përgatisin ushqimin nën mbikëqyrje të infermieres. Në “Qendër” nuk përgatitet ushqim për shfrytëzuesit.

Të gjithë shfrytëzuesit e këtyre qendrave pranojnë terapi, me ç’rast për raste të caktuara jepen edhe ilaçe të shtrenjta të cilët janë të domosdoshëm, por të cilët nuk gjenden në listën pozitive dhe të njëjtët institucioni i furnizon me mjete vetjake.

Në mënyrë të caktuar punohet edhe me familje, me ç’rast në “Prolet” mbahen takime të shpeshta me anëtarët e familjes së shfrytëzuesve.

Shfrytëzuesit nuk angazhohen me punë, por me qëllim të socializmit të tyre realizohen piknikë, shëtitje, zbavitje për festa dhe aktivitete të tjera, në mënyrë që këta persona të mos izolohen nga bashkësia.

K O N S T A T I M E

- Është përmirësuar bashkëpunimi me gjykatën dhe janë përshpejtuar procedurat, por akoma ka vendosje të detyrueshme të pacientëve në institucion shëndetësor pa pëlqimin e tyre dhe pa vendim gjyqësor, për shkak se gjykatat nuk veprojnë me kohë sipas kërkesave të institucionit shëndetësor.

- Në numrin më të madh të pavijoneve punohen sipas planeve individuale për trajtim dhe rehabilitim, mirëpo një pjesë e planeve individuale nuk përmbajnë aktivitete të planifikuara për një periudhë kohore më të gjatë, por në to evidentohen vetëm aktivitetet rrjedhëse të cilat organizohen.

- Është miratuar protokolli i veçantë me të cilin përpunohet politika dhe rregullat e përgjithshme për kufizimin e pacientëve.

- Disa nga pavijonet janë rinovuar dhe lyer, disa janë në ndërtim, ndërsa disa të tjerë planifikohet që brenda afatit sa më të shkurtër kohor të rinovohen.

- Gjendja e përgjithshme, sa u përket kushteve të jetesës dhe qëndrimit, akoma nuk është në gjendje të kënaqshme dhe në veçanti brengos gjendja në disa pavijone në të cilët tanimë disa vite nuk janë bërë rinovime, lyerje të mureve dhe rregullime të pjesëve të dëmtuara të objekteve dhe aparateve.

- Numri më i madh i pacientëve janë pranuar në bazë të pëlqimit të dhënë vullnetar për trajtim spitalor, por gjatë hospitalizimit me vullnet personal edhe më tej nuk aplikohen dispozitat e nenit 58 të Ligjit për procedurë jashtëkontestimore, përkatësisht gjatë hospitalizimit me vullnet më së shpeshti nënshkruhet pacienti dhe mjeku që e pranon.

- Mungon: veshmbathja, pizhamet, mbulojat dhe mjetet e tjera materiale të nevojshme për pacientët.

Page 24: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

24

- Kualiteti dhe kuantiteti i ushqimit i cili u ofrohet pacientëve nuk janë përmirësuar, ndërsa në veçanti brengosin deklaratat se pacientët nuk marrin bukë në sasi të mjaftueshme.

- Ngrohja nuk është në nivel të kënaqshëm dhe e njëjta lëshohet deri në orën 11:00 të mëngjesit dhe prej orës 15:00 deri më 21:00 të darkës, ndërkaq nuk është siguruar as ftohje adekuate e dhomave të pacientëve. Për këtë arsye gjendja e pacientëve përkeqësohet, sidomos në ditët kur temperaturat janë shumë të ulëta, përkatësisht shumë të larta.

- Në lidhje me vdekshmërinë e shfrytëzuesve, në numrin më të madh të rasteve nuk kryhet analizë dhe obduksion shtesë përveç kur bëhet fjalë për vdekje të dhunshme dhe nëse për një gjë të tillë jep pëlqim familja.

- Nuk ndërmerren kurrfarë masash dhe nuk ka kurrfarë ndryshimesh në aspekt të dekorimit të dhomave të pacientëve, edhe pse një gjë e tillë është e domosdoshme për stimulimin e tyre vizual dhe ndjenjës e qëndrimit të këndshëm.

- Gjendja nuk ka ndryshuar në aspekt të kushteve dhe mundësive për ruajtjen e sigurt të sendeve personale të pacientëve sepse pjesa më e madhe e dollapëve janë të thyer.

- Edhe më tej nuk ka lokale sanitare të adaptuara për persona të moshuar, të pamundur dhe të hendikepuar.

- Ka numër të vogël të tualeteve dhe dusheve për një numër të madh të pacientëve nëpër pavijone të caktuar, e që nuk mundëson higjienë adekuate për pacientët.

- Vendosja e pacientëve akoma bëhet nëpër dhoma të mëdha gjumi e që ndikon negativisht në gjendjen e tyre psikologjike. Për shkak të rinovimit të një pjese të reparteve, disa reparte janë të mbipopulluar, por gjithashtu shqetëson edhe mbipopullimi në pavijonin gjyqësor, gjë që u konstatua edhe në vitin paraprak.

- Akoma nuk ka kushte adekuate për sigurinë e pacientëve nga ikja prandaj akoma ndodhin ikjet e pacientëve.

- Gjendja e pacientëve të vendosur për mjekim me vendim gjyqësor, për shkak të veprës së kryer penale, edhe më tej nuk ka shënuar ndonjë ndryshim drastik edhe pse ka një përmirësim të vogël në aspekt të bashkëpunimit me gjykatat dhe përshpejtimit të kërkesave dhe propozimeve të institucionit shëndetësor.

- Nuk është siguruar mbrojtje adekuate nga sëmundjet ngjitëse si për pacientët ashtu edhe për të punësuarit.

- Edhe më tej shënohet dukuria e mospranimit të pacientëve nga ky institucion për mjekim në institucione tjera shëndetësore, nga sëmundje të cilat nuk kanë të bëjnë me gjendjen psikike, edhe pse sipas personave përgjegjës të institucionit shëndetësor gjendja është pak më e mirë.

- Ekziston mbipopullim i pacientëve në qendrat për shëndet mendor për shkak të numrit të vogël të këtyre qendrave.

- Në vitin 2010 nuk janë hapur qendra të reja për shëndet mendor edhe pse ekziston nevoja për më tepër qendra të këtilla.

- Akoma nuk ka kushte hapësinore dhe kushte tjera për realizimin e aktiviteteve fetare në kuadër të institucionit, në kuptimin e nenit 14 të Ligjit për shëndet mendor.

- Në mënyrë jokonsekuente respektohet e drejta e pacientëve dhe anëtarëve të familjes së tyre për tu informuar me punën e Institucionit përmes broshurave të posaçme dhe materialeve tjera informative.

- Mungojnë trajnime dhe seminare edukative për personelin mjekësor dhe personelin tjetër në Institucion, ndërkohë që mungon edhe kuadër i caktuar dhe i trajnuar profesional. Në veçanti ndihet mungesa e infermiereve dhe ndihmësve, por edhe e mjekëve për arsye se disa mjekë e kanë braktisur institucionin.

Page 25: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

25

SPITALI PSIKIATRIK DEMIR HISAR

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME Institucioni Publik Shëndetësor Spitali Psikiatrik Demir Hisar është themeluar

nga Republika e Maqedonisë, në përputhje me Ligjin për mbrojtje shëndetësore (“Gazeta Zyrtare e RM”-së nr. 17/97-tekst i pastruar, 10/04, 84/05 dhe 111/05), me qëllim të vendosjes, mjekimit, kujdesit psikosocial dhe rehabilitimit të personave me sëmundje psikike dhe llojeve tjera të problemeve të shëndetit mendor.

Ky institucion shëndetësor është me karakter rajonal, përkatësisht e përfshin rajonin jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë.

Institucioni ka në dispozicion më shumë objekte relativisht të reja dhe oborr i cili është përplot me gjelbërim dhe ajër të pastër, është i vendosur në një lokalitet i cili mund të thuhet se paraqet një lloj mjekuesi natyror.

OPSH “Spitali psikiatrik” – Demir Hisar financohet me mjete të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë.

Struktura e të punësuarve Numri i përgjithshëm i të punësuarve në OPSH “Spitali Psikiatrik” – Demir Hisar, përfundimisht me datë 30.08.2010 në vetvete ngërthen 249 realizues prej të cilëve:

Numri rendor

Profili Numri i realizuesve

1. Mjekë 17 2. Infermierë 96 3. Psikologë 3 4. Punonjës socialë 4 5. Laborantë 4 6. Ndihmës 37 7. Terapeutistë 3 8. Bashkëpunëtorë profesional dhe

statistikor 2

166

Shërbimet teknike dhe administrative

Numri rendor

Profili Numri i realizuesve

1. Administrata 26 2. Shërbimi teknik 57

Gjithsej 83

Page 26: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

26

VENDOSJA E SHFRYTËZUESVE

Kapaciteti i Spitalit Psikiatrik është 400 krevate, ndërsa brenda një viti kalendarik në të mjekon nga 1200 deri 1300 pacientë.

Në momentin e vizitës së Spitalit mjekoheshin 585 pacientë prej të cilëve 353 ishin të hospitalizuar. Në spitale ekstra-hospital gjendeshin 232 pacientë

STRUKTURA ORGANIZATIVE E INSTITUCIONIT Spitali ndahet në reparte, ndërsa në secilin repart ka disa pavijone:

- Reparti akut:

I. Pavijoni akut për femra – 36 paciente, ndërsa në momentin vizitës kishte edhe

7 paciente nga pavijoni VII (kronik për femra i cili rinovohet). Kapaciteti i pavijonit në kushte normale është 44 krevate.

II. Pavijoni akut i përzier (Pavijoni për adoleshentë) – momentalisht mjekoheshin 19 pacientë, ndërsa kapaciteti është 32 krevate.

III. Pavijoni akut për meshkuj – pacientët e këtij pavijoni momentalisht janë shpërndarë nëpër pavijone tjerë të meshkujve sepse këtu janë vendosur pacientet e pavijoneve të cilët rinovohen. Numri i pacientëve në këtë pavijon është 61, ndërsa kapaciteti në kushte normale është 65 krevate. - Reparti për alkoolizëm:

Në këtë repart përfshihet Pavijoni për alkoolizëm i cili për momentin ka 10 pacientë, ndërkaq këtu gjenden edhe 17 pacientë nga III (pavijoni akut për meshkuj). Në kushte normale kapaciteti i Pavijonit është 21 krevate.

Spitali ditor për alkoolizëm në momentin konkret kishte 6 pacientë. - Reparti gjyqësor - psikiatrik:

Në kuadër të këtij reparti funksionon Pavijoni ligjor, i cili në momentin e vizitës kishte 58 pacientë, ndërsa kapaciteti në kushte normale i Pavijonit është 45 krevate. Përndryshe, për momentin ky pavijon nuk ishte në përdorim për shkak të shpërthimit të zjarrit në të dhe mosriparimit dhe rinovimit të tij. - Reparti për mjekim të vazhduar dhe rehabilitim:

Ky Repart përbëhet nga: • Pavijoni V (kronik për meshkuj) i cili kishte 65 pacientë dhe plus 13

pacientë nga pavijoni III. Kapaciteti i Pavijonit në kushte normale është 62 krevate.

• Pavijoni VII (kronik për femra), i cili kishte 39 pacientë të cilët janë të vendosur në pavijonin III sepse lokali i këtij pavijoni është në rinovim e sipër,ndërsa kapaciteti i pavijonit i cili rinovohet është 44 krevate.

Page 27: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

27

- Qendra për rehabilitim

Në këtë qendër pranohen pacientë nga të gjitha pavijonet. Në Qendrën për rehabilitim janë të punësuar terapistë nga fusha të ndryshme, siç janë: edukatë arti, muzike dhe edukatë fizike, si dhe terapistë për punëdore dhe qepje në makinë. Këqyrja në kabinetet e dedikuara për këto aktivitete çon në konkluzionin se terapia e këtillë e zbatuar në mjekimin e pacientëve në institucion, përmes zhvillimit të aftësive dhe karakteristikave të tyre personale, jep rezultate shumë pozitive në procesin e mjekimit të personave të sëmurë. Kabinetet janë të pastër, të gjerë, të ndriçuar dhe të pajisur mirë, në veçanti fondi i bibliotekës, ndërsa nëpër korridore të ndërtesës administrative janë vendosur punimet artistike të pacientëve të talentuar.

- Reparti i psikogjeriatrisë:

Në pavijoni IV (të gjeriatrisë për meshkuj) në momentin e vizitës kishte 36 pacientë dhe 31 pacientë nga pavijoni III, ndërsa kapaciteti i Pavijonit në kushte normale është 42 krevate.

Në pavijonin VIII (pavijonin e gjeriatrisë për femra) mjekohen 28 paciente të cilat ishin vendosur në pavijonin III për shkak të rinovimit të pavijonit. Kapaciteti i këtij pavijoni është 40 krevate.

- Reparti për mbrojte shëndetësore jashtë spitalore

Në këtë repart bëjnë pjesë: • Qendra për shëndet mendor në Prilep me 121 pacientë. Në Qendër

sigurohet trajtimi i personave me probleme mendore të cilët nuk kanë nevojë për vendosje spitalore, sigurohet parandalimi i sëmundjeve mendore, rehabilitimi dhe riintegrimi i personave me sëmundje mendore.

• Spitali ditor për psikoza me 105 pacientë. Mënyra e vendosjes së

pacientëve bëhet sipas gjinisë, moshës dhe diagnozës. Brenda vitit pranohen rreth 450 deri 500 pacientë, ndërsa këtë vit deri në ditën e realizimit të këqyrjes kishte 346 pacientë të pranuar të rinj. Nga pacientët e pranuar të rinj, në mënyrë të dhunshme janë hospitalizuar 16 pacientë.

MBROJTJA E TË DREJTAVE TË PACIENTËVE

DHE PARAQITJA E ANKESAVE

Në përputhje me nenet 44 dhe 45 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve dhe nenet 25, 26, 27 të Ligjit për shëndet mendor, pacientët në spitalet psikiatrike kanë të drejtë për këshilla juridike dhe ndihmë juridike në kontekst të realizimit të ndonjë të drejte të cenuar.

Deri në caktimin e këshilltarit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, Spitali ka miratuar vendim me të cilin ka formuar komision për këshillime dhe ndihmë juridike për personat me sëmundje mendore, i cili ka për qëllim të:

- jep këshilla juridike dhe ndihmë juridike; - shqyrtojë ankesa me shkrim dhe me gojë të paraqitura nga pacientët dhe

të njëjtave t’u jep përgjigje brenda afatit prej 15 ditësh, nga dita e paraqitjes së ankesës;

Page 28: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

28

- të mbaj evidencën e ankesave. Gjatë punës së deritanishme nuk janë aplikuar ankesa me shkrim e as me

gojë nga ana e pacientëve. Në institucion, me vendim të Këshillit administrativ, janë formuar komisionet si

vijojnë: - Komisioni për kontrollin e kualitetit të mbrojtjes shëndetësore i cili bën

vlerësimin e procedurave mjekësore me qëllim të ngritjes së kualitetit të mbrojtjes mjekësore;

- Komisioni për çështje etike; - Komisioni për mbikëqyrjen e punës profesionale të spitalit; - Komisioni për monitorimin e infeksioneve intraspitalore në Spital. Është me rëndësi të potencohet se Këshilli i Komunës Demir Hisar, më datë

30.09.2010 me aktvendim formoi edhe Komisionin për shëndet mendor pranë Komunës.

KUSHTET E QËNDRIMIT TË PACIENTËVE

Një pjesë e objekteve janë të ruajtura relativisht mirë, ndërsa një pjesë tjetër e tyre nuk janë aspak të denja për vendosjen e pacientëve, sepse kushtet në to nuk i përmbushin as standardet minimale higjienike-teknike për qëndrim. Në gjendje të këtillë është sidomos Pavijoni për vendosjen e personave të sëmurë mendor, ku për shkak të erës kundërmuese të padurueshme nuk kishte mundësi të realizohet këqyrje e plotë në të gjitha lokalet.

Kati përdhes dhe kati i parë i objektit në repartin e femrave janë në fazë rinovimi, ndërsa në katin e lartë janë vendosur një numër i caktuar i pacienteve të cilat janë me çrregullime jashtëzakonisht të rënda mendore.

Reparti ligjor në momentin e këqyrjes ishte jashtë përdorimit sepse ishte djegur dhe ishte i papërdorshëm. Pacientët e këtij pavijoni janë zhvendosur në pavijonet e tjerë derisa të rinovohet plotësisht objekti.

Për shkak të specifikave të kësaj kategorie të personave të dënuar dhe të paraburgosur, si dhe për shkak të mundësisë për ikje, ky pavijon vazhdimisht duhet të jetë i mbyllur, por gjatë këqyrjes u konstatua se për shkak të rinovimit të ndërtesës dhe trajtimit joadekuat të këtyre personave, është rritur numri i ikjeve nga institucioni.

Pavijoni ku janë vendosur personat me forma të rënda të sëmundjeve mendore, për shkak të vështirësisë së çrregullimeve mendore të pacientëve, si dhe për shkaqe sigurie është vazhdimisht i mbyllur.

Pjesa më e madhe e pacientëve të cilët u hasën gjatë këqyrjes ishin në gjendje të keqe higjienike, përkatësisht rrobat e tyre ishin të papastra, ndërsa pacientët e parregulluar, ndërkohë që për disa prej tyre kishin nevojë për qethje, ruajtje dhe larje.

Gjendja në Pavijonin e adoleshentëve është relativisht e mirë, ndërsa pajisja dhe higjiena në nivel të kënaqshëm.

Në Pavijonin ku janë të vendosur personat varës nga alkooli dhe droga, gjendja higjienike ishte e keqe. Rrobat të cilat i mbanin veshur pacientët ishin të ndyra po ashtu edhe shtroja e krevateve, e cila nuk mund të thuhet se është shtroje normale. Lokalet sanitare dhe tualetet ishin në gjendje skajshëm të keqe, të palara dhe me erë kundërmimi të keq, e cila përhapej deri në sallon ku në fakt gjendeshin pacientët edhe pse, sipas të punësuarve, ishte dashur të fillohej me pastrimin dhe larjen e pacientëve.

Page 29: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

29

Në Pavijonin kronik për meshkuj për shkak të shpërndarjes së pacientëve nga Reparti ligjor, është rritur numri i krevateve nëpër dhoma. Për nevojat e këtyre pacientëve, përsëri është lëshuar në përdorim tualeti i pjesës përdhese, i cili ishte mbyllur për një periudhë kohore më të gjatë, nga shërbimet inspektuese, për shkak të kushteve të këqija higjienike.

Varësisht nga pacienti dhe shkalla e çrregullimit të shëndetit të tij mendor, disave prej tyre u mundësohet lëvizje e lirë në oborrin e spitalit, si dhe aktivitete sportive në fushën e futbollit.

Në rrethin e spitalit ka dyqan ushqimor në të cilin pacientët mund të blejnë produkte për nevojat e tyre.

Objekt i vetëm i cili i përmbush kushtet sanitare-higjienike është kuzhina e spitalit e cila është rinovuar dhe përtërirë me mjete nga donacionet.

Për çdo pacient është siguruar ushqim i mjaftueshëm sipas nevojave dhe dëshirave të tij dhe varësisht nga gjendja shëndetësore. Ushqimi është i njëjtë për të gjithë pacientët dhe personelin, ndërkaq me udhëzim të mjekut mund të gatuhet edhe ushqim tjetër për pacient të caktuar.

Në pavijonet ku janë të vendosur pacientët ka ngrohje qendrore, ndërsa ftohja bëhet me kondicionerë të vendosur vetëm në sallone, e jo edhe nëpër dhomat e gjumit.

Vetëm në Pavijonin ku janë të vendosur bashkë meshkuj dhe femra, përkatësisht në repartin e femrave dhomat janë të rregulluara dhe të dekoruara, ndërsa kjo nuk ndodh me repartet e tjerë.

MBROJTJA SHËNDETËSORE E PACIENTËVE

Në Institucion secili pacient fiton mbrojtje adekuate shëndetësore pa marrë parasysh se a ka sigurim shëndetësor. Në bisedë me mjekun e Institucionit, pacientët e pranojnë me rregull terapinë dhe medikamentet përkatëse.

Ilaçet nga lista pozitive furnizohen me rregull, ndërsa ndonjëherë furnizohen edhe ilaçe të cilët nuk gjenden në këtë listë. Për fat të keq, medikamentet të cilët përdoren në institucion janë më të vjetër, përkatësisht nuk mbahet llogari për zëvendësimin e ilaçeve të vjetër me të rinj, të cilët kanë më pak efekte anësore mbi të sëmurin.

Në veçanti mbahet llogari për marrjen me rregull të terapisë përkatëse mjekësore për çdo pacient veç e veç dhe kryerjen e kontrolleve shëndetësore për gjendjen shëndetësore të pacientëve dhe ilaçet e përshkruara.

Një herë në vit, për shkak të parandalimit, bëhet testimi për tuberkulozë, si dhe incizime vjetore të mushkërive të rëntgenit.

PUNA ME PACIENTË

Mjekët dhe ekipet profesionale të Institucionit, në kuadër të mundësive, bëjnë

përpjekje që pacientëve t’u sigurojnë kujdes, mjekim dhe rehabilitim sa më të mirë në përputhje me arritjet aktuale. Për çdo pacient ka plan të punës dhe punohet në mënyrë individuale. Për çdo pacient përgatitet plani për punë i ekipit profesional në të cilin përfshihet trajtimi biologjik, trajtimi psikoterapeutik dhe trajtimi socioterapeutik, plane këto të cilët nënshkruhen nga mjeku psikiatër, psikolog, punonjësi social dhe infermierja. Gjatë përgatitjes së planit respektohen nevojat individuale të pacientit,

Page 30: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

30

me pacientin veprohet konform nevojave të tij individuale. Shpeshherë ndodh që të bëhen ndryshime të planit të punës, ndryshime këto që varen nga gjendja e pacientit.

Në Institucion aplikohet edhe terapia grupore me pacientët edhe atë në grupe të vogla 6-12 pacientë ose në bashkësi të zgjeruar terapeutike, të cilën e koordinon mjeku.

Sipas mjekëve, Institucioni ka mungesë të personelit, në veçanti të personelit mjekësor dhe ekipeve profesionale në mënyrë që me sukses të mund të sigurojë kujdesin, mjekimin dhe rehabilitimin e të sëmurëve.

Pacientët kanë mundësi për biseda përditshme me mjekun, ndërsa për rezultatet e punës përgatiten raporte mujore.

MJETET E KUFIZIMIT

Në Institucion ndalohet aplikimi i mënyrave johumane të trajtimit të pacientëve

me metodave të mundimit dhe veprimit jonjerëzor, diskriminimit dhe sterilizimit. Si metodë të veçantë të cilën e përdor Institucioni dhe e cila gjen arsyetim

ligjor është fiksimi i të sëmurit, përkatësisht lidhja me rripa për krevati. Kjo metodë përdoret tek pacientët tek të cilët ekziston rreziku për vetëlëndim ose rreziku për mjedisin. Për aplikimin e kësaj mase veprohet sipas protokollit përkatës të miratuar nga Këshilli Drejtues.

Gjatë aplikimit të masës, kërkohet pëlqim nga mjeku dhe përpilohet procesverbal në të cilin ceket kohëzgjatja e masës “lidhje për krevat”.

Politika e spitalit është që pacientit të shqetësuar t’i ndihmojë përmes bisedës, pa aplikim të masave agresive, kështu që fiksimi, si metodë, përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme edhe atë nën mbikëqyrje të personit mjekësor. Çdo rast i kufizimit fizik të pacientit shënohet në regjistër të posaçëm të hapur për këtë qëllim ndërkohë që shënohet edhe në listën-formularin për fiksim të caktuar i cili shënohet edhe në kartonin shëndetësor të pacientit të fiksuar.

TË DREJTA TJERA TË PERSONAVE TË VENDOSUR NË INSTITUCION Angazhimi me punë

Angazhimi me punë i pacientëve bëhet mbi bazë vullnetare dhe zbatohet vetëm brena rrethit të Institucionit, pa kurrfarë kompensimi dhe paraqet pjesë të terapisë gjatë mjekimit.

Pacientët angazhohen për: rregullimin e oborrit të spitalit, kositjen e barit, thurje, vizatim, skulpturë dhe këndim në kor.

Të gjitha angazhimet me punë bëhen pa kompensim në para.

Mundësimi i kontakteve personale me persona në Institucion dhe me persona të tjerë

Pacientët kanë të drejtë të pranojnë dhe dërgojnë postë. Pacientët nuk kufizohet në aspekt të së drejtës për të pranuar dhe dërguar postë, gjë e cila realizohet përmes drejtorisë së spitalit. Dërgesat e tyre nuk lexohet nga të

Page 31: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

31

punësuarit, përveç në rastet kur pacienti nuk është në gjendje t’i lexojë. Pacientët, në çdo kohë kanë të drejtë të realizojnë kontakte me mjekët ose me ekipin profesional të Institucionit. Kontaktet e këtilla realizohen në ambiente të veçanta dhe pa praninë e personave tjerë.

Pacientët kanë mundësi t’i ndjekin programet televizive përmes operatorit kabllor, ndërkohë që kanë të drejtë të marrin pjesë sipas zgjedhjes së tyre, edhe në aktivitete tjera. Pacientët kanë të drejtë dhe mundësi të shfrytëzojnë leje për vikend, në përputhje me gjendjen e tyre, përveç nëse nuk bëhet fjalë për person të paraburgosur.

Sigurimi i mbrojtjes personale të pacientëve

Institucioni, me të gjitha pavijonet, gjatë orëve të natës është nën monitorimin e agjencisë së sigurimit. Në rast të ikjeve menjëherë njoftohet Stacioni Policor në Demir Hisar. Disa ditë para këqyrjes kishte pasur tentativë për ikje nga ana e tre personave të Pavijonit ligjor. Pas kësaj tentative dy persona janë në arrati, ndërsa personit të tretë i është pamundësuar ikja.

Të drejtë të vendosjes ndaras sipas gjinisë Në Institucion ka pavijon të përzier, ku gjatë ditës vendosen bashkë meshkuj dhe femra, por gjatë orëve të natës ata ndahen nëpër pjesë të veçanta të ndërtesës. Të drejta tjera Institucioni organizon ekskursione nëpër Republikë dhe stimulon të sëmurit të cilët janë dalluar, qoftë nga aspekti i sjelljes ose sendi i punuar si për shembull, punëdore në kabinetet e rehabilitimit, për çka shpërblehen me nga 100 denarë. Aktualisht ishte marrë vendimi për akordimin e 3000,00 denarëve për shpërblimin e 30 pacientëve.

KONSTATIME

- Krahasuar me gjendjen e konstatuar në vitin 2009, këtë vit është vërejtur se janë ndërmarrë masa për përmirësimin e kushteve të vendosjes dhe qëndrimit të të sëmurëve.

- Trajtimi, mjekimi, rehabilitimi dhe risocializimi i pacientëve bëhet sipas planeve individuale.

- Është miratuar protokolli dhe janë përcaktuar rregullat e përgjithshme për përdorimin e mjeteve dhe metodave të fiksimit të pacientëve.

- Është formuar komision për veprimin sipas ankesave. - Nevojitet ndërmarrje e mëtutjeshme e masave për korrigjimin e mangësive

dhe përmirësimin e jetës së personave të vendosur në Institucion. - Për rinovimin, i cili ka filluar vetëm në një pjesë të pavijonit për femra,

mjetet janë siguruar nga donacione, gjë që vë në dukje faktin se shteti nuk ndan mjete të mjaftueshme për këto institucione, të cilat sipas komenteve të të gjitha institucioneve ndërkombëtare kompetente, janë në gjendje

Page 32: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

32

skajshëm të keqe dhe alarmante, ndërkaq kjo manifestohet në kualitetin e jetës së pacientëve që janë të vendosur në to.

- Mungon kuadri përkatës mjekësor dhe kuadri ndihmës. - Mungon materiali shpenzues (shtroja, veshmbathja, mjetet e higjienës,

mobilet etj.), me çka vihen në pikëpyetje të drejtat themelore të njeriut, përkatësisht nuk sigurohet jetë e denjë për personat e vendosur në Institucion.

- Për shkak të mungesës së mjeteve financiare pamundësohet përmirësimi i kushteve të qëndrimit dhe trajtimit, me çka cenohet të drejtat themelore të njeriut të personave të vendosur në Institucion.

- Higjiena e veshmbathjes së pacientëve nuk mirëmbahet në mënyrë adekuate dhe nuk sigurohet mjaftueshëm kujdes për këtë kategori të pacientëve.

- Vazhdon praktika e moszbatimit të dispozitave nga neni 58 i Ligjit për procedurë jashtëkonstestimore gjatë hospitalizimit me vullnet të lirë.

- Pacientët edhe më tej vendosen nëpër dhoma të mëdha gjumi të cilat janë të vjetra dhe të paadaptuara për nevojat e tyre, dhomat janë pa kurrfarë dekorimi dhe pa kurrfarë kushtet dhe mundësish që pacientët t’i ruajnë sendet e tyre personale.

- Nuk janë krijuar kushtet hapësinore dhe kushtet e tjera për realizimin e aktiviteteve fetare të pacientëve në kuadër të Institucionit.

- Nuk janë ndërmarrë masa për respektim konsekuent të së drejtës së pacientit dhe anëtarëve të familjes së tij për informimin rreth punës së Institucionit përmes broshurave të veçanta dhe materialeve tjerë.

Page 33: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

33

SPITALI PSIKIATRIK IPSH SPITALI PSIKIATRIK NEGORCI DHE QENDRAT PËR SHËNDET MENDOR GJEVGJELI DHE STRUMICË

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

Në bazë të këqyrjes në ambientet dhe dokumentacionin e IPSH Spitali

Psikiatrik Negorci, u konstatua se aty punojnë gjithsej 87 persona, ndërsa struktura e të punësuarve është:

- 9 mjekë (5 psikiatër dhe 4 neuropsikiatër) - 37 infermiere sipas drejtorit ky numër është i madh krahasuar me

ndihmësit teknik) - 20 ndihmës teknik (personel i cili nuk është i mjaftueshëm) - 5 bashkëpunëtorë shëndetësor (psikologë dhe punonjës socialë) - 1 laborant - personel administrativ – teknik (jurist) - 13 mirëmbajtës të higjienës, fakturant, personel kuzhine)

Trajnimi i personelit

Në përgatitje e sipër është Programi për edukim të personelit me arsim fillor dhe të mesëm, ndërkaq këtë trajnim do ta zbatojnë personeli i mjekëve të punësuar. Vendosja e shfrytëzuesve – lëvizja e numrit dhe vdekshmëria

Në këtë Institucion janë vendosur gjithsej 190 pacientë, të kategorizuar sipas shkallës së gjendjes mendore-psikike dhe sëmundjeve të varësive.

Mosha e pacientëve është mbi 18 vjeç, ata janë të ndarë nëpër pavijone sipas gjinisë, ndërkohë që nuk ka pacientë të mitur.

Sipas numrit të pacientëve, në nivel vjetor, përkatësisht deri në muajin nëntor 2010 janë pranuar 329 pacientë, ndërsa në vitin 2009 janë pranuar 440 pacientë.

Në vitin 2010 kanë ndërruar jetë 5 pacientë, ndërsa shkak i vdekjes ka qenë mosha ose ndonjë sëmundje. Gjatë 4 viteve të fundit nuk ka pasur raste të vdekjes së dhunshme, por nëse ka elemente të vdekjes së dhunshme ose nëse ekziston arsye për analizimin e vdekjes së pacientit paraqitet kërkesë për obduksion.

Page 34: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

34

Struktura organizative e Institucionit Në Institucion ka pesë pavijone:

- Reparti për gjendje akute në psikiatri (paviojoni i pranimit) me pavijonin për meshkuj dhe femra, në të cilin pacientët qëndrojnë deri tre muaj për përshtatje;

- Reparti për gjendje kronike në psikiatri me pavijonin për femra dhe meshkuj (të sëmurit të cilët qëndrojnë për një periudhë më të gjatë për mjekim 3-4 vjet nga faza fillestare e sëmundjes);

- Reparti i psikogjeriatrisë me pavijonin për femra dhe meshkuj të moshës mbi 50 vjeç;

- Reparti për pacientë të cilëve u është shqiptuar masa e sigurisë (reparti ligjor) dhe hospitalizim të detyrueshëm me pavijonin për meshkuj, ndërsa pacientet femra janë vendosur nëpër pavijone tjera dhe në momentin e vizitës kishte tri femra dhe 22 meshkuj, prej të cilëve tre prej tyre ishin të hospitalizuar me detyrim mbi bazë të aktvendimit gjyqësor;

- Reparti për sëmundje të varësisë dhe sëmundje tjera jopsikologjike, me pavijonin për meshkuj dhe me femra. Mjekimi dhe trajtimi

Me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes nga sëmundje të ndryshme, si dhe kujdesit për gjendjen shëndetësore të pacientëve, çdo vit bëhen kontrolle sistematike. Njëherësh, pacientët vaksinohen rregullisht nga gripi, bëhen kontrolle gjinekologjike, ndërsa gjendja e tyre psikike ndiqet në mënyrë të vazhdueshme nga ana e mjekëve specialist në çdo repart.

Si mjete për fiksim përdoren rripat prej pëlhure.

Kontaktet e pacientëve me botën jashtë spitalit

Kontaktet e personave me botën jashtë spitalit realizohet përmes telefonatave dhe vizitave nga anëtarët e familjeve, të cilët sipas personave përgjegjës të Institucionit janë minimale për shkak të mosinteresimit të familjeve.

Varësisht nga gjendja e pacientëve dhe nga trajtimi, në pjesë e pacientëve për vikend shkojnë në shtëpi.

E drejta për ankesa dhe kundërshtime Për realizimin e ankesave dhe kundërshtimeve drejtuar drejtorit të Institucionit

dhe Ministrisë së Shëndetësisë ekziston kutia për ankesa. Pas hapjes së kutisë, ankesat evidentohen në libër të posaçëm dhe të njëjtat i dërgohen drejtorit për shqyrtim. Nuk ka komision të veçantë ose person që vepron sipas ankesave e as nuk është përpunuar sistemi për veprim sipas ankesave.

Page 35: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

35

Rekreacioni dhe rehabilitimi

Institucioni ka kabinet për rehabilitim, i cili shërben për rekreacion dhe për çështje sportive-rekreative dhe punë për terapi përkatëse dhe aktivitete të pacientëve. Gjithashtu, në spital ekzistojnë ekipe për rehabilitim dhe për çdo pacient hartohen plane individuale.

Gjendja e përgjithshme e kushteve të qëndrimit

Në momentin e realizimit të vizitës rinovohej pavijoni kronik për meshkuj. Lokalet për vendosjen e pacientëve janë të gjera, kanë dritë të mjaftueshme natyrore dhe ngrohja është në nivel të kënaqshëm. Sa i përket higjienës u konstatua se vazhdimisht bëhet dezinfektimi, por megjithatë ndihej kundërmimi i pakëndshëm, si rezultat i gjendjes së pacientëve gjë

që është e papranueshme, sidomos nëse kemi parasysh faktin se pjesa më e madhe e pacientëve jetën e tyre e kalojnë në Institucion.

Në Institucion ka kuzhina dhe ambiente për ndjekjen e programeve televizive.

Qendra për shëndet mendor në Gjevgjeli dhe Strumicë

Në bujtinat e dy qendrave janë të vendosur pacientë të cilët risocializohen dhe adaptohen për jetë në botën jashtë spitalit me të gjitha sfidat e mundshme.

QENDRA PËR SHËNDET MENDOR NË GJEVGJELI

Qendra është hapur në vitin 2000 dhe punon në kuadër të Reparti psikiatrik pranë Spitalit të Përgjithshëm Gjevgjeli. Pacientët çdo ditë i viziton psikiatri. Në Qendër janë të angazhuar psikologu dhe punonjësi social, të cilët janë të angazhuar për rehabilimitimin dhe risocializimin e pacientëve dhe terapinë e tyre të cilën e pranojnë një herë në muaj.

Në Qendër vijnë pacientë me sëmundje dhe çrregullime psikike, prandaj me qëllim që të përmirësohen shkathtësitë sociale të pacientit bëhen terapi profesionale.

Qendra për shëndet mendor në Strumicë

Qendra funksionon nga vitit 2005, ndërsa në përbërje të saj është edhe bujtina (fjetorja) në të cilat gjatë kohës së vizitës kishte 4 pacientë të IPSH Spitalit Psikiatrit Negorci.

Page 36: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

36

Në këtë Qendër janë të angazhuar: 1 psikolog, 1 punonjës social, 6 infermiere, 1 administrator dhe 1 mjek psikiatër i cili është i punësuar në Repartin neuropsikiatrik Strumicë.

Në Qendër punohet në dy turne me qëllim të sigurimit të kujdesit permanent të për pacientët të cilët risocializohen dhe adaptohen për jetë të pavarur.

Në këtë Qendër pacientët i shfrytëzojnë lokalet për terapitë profesionale që i aplikojnë përditë, terapitë i marrin një herë në muaj, ndërsa motivohen dhe angazhohen me punë sipas aftësive vetjake kreative.

K O N S T A T I M E

- Krahasuar me vitin e kaluar, gjendja në aspektin e kushteve të qëndrimit është përmirësuar mjaft.

- Në vitin 2010 vazhdoi ndërmarrja e masave për përmirësimin e kushteve të qëndrimit të pacientëve me renovimin e ambienteve ekzistuese.

- Nuk ka raste të mosmarrjes me kohë të vendimeve gjyqësore për vendosje me dhunë të pacientëve.

- Është miratuar akt me të cilin përcaktohet politika dhe rregullat e përgjithshme të kufizimit, ndërkaq kufizimi në vend të rripave bëhet me pëlhurë.

- Nuk ekzistojnë probleme me mospranimin e pacientëve nga Institucioni në institucione tjera shëndetësore për sëmundje të cilat nuk ndërlidhen me shëndetin mendor.

- Në Institucion ndihet kundërmim i erës së pakëndshme, si rezultat i gjendjes së pacientëve edhe përkundër faktit se vazhdimisht bëhet dezinfektimi. Duke e pasur parasysh se pjesa më e madhe e pacientëve e kalojnë jetën në Institucion, nuk mund të arsyetohet era e pakëndshme.

- Nuk veprohet sipas planeve individuale për mjekimin dhe trajtimin e pacientëve.

- Vazhdon praktika e mosaplikimit të dispozitave të nenit 58 nga Ligji për procedurë jashtëkontestimore gjatë hospitalizimit vullnetar.

- Nëpër dhomat e pacientëve nuk ka ftohje adekuate. - Nëpër dhoma mungon çdo lloj dekorimi. - Nuk ekzistojnë mundësi dhe kushte të sigurta për ruajtjen e sendeve

personale të pacientëve. - Nuk ka lokale e as kushte tjera për manifestimin e aktiviteteve fetare të

pacientëve. - Gjendja me respektimin e të drejtës së pacientit dhe anëtarëve të familjeve

të tyre për informimin me punën e Institucionit nuk ka ndryshuar sepse nuk ka as broshura e as ndonjë material tjetër informativ për pacientët.

- Janë evidentuar ankesa të pacientëve, por mungon politika e përpunuar për paraqitjen dhe procedimin sipas ankesave dhe nuk ka person të caktuar për veprimin sipas ankesave.

- Edhe përkundër numrit të mjaftueshëm të kuadrit profesional dhe ekipeve profesionale, në kontekst të përgatitjes kadrovike mungojnë ndihmës teknik.

Page 37: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

37

REKOMANDIME PËR TEJKALIMIN E GJENDJEVE NË INSTITUCIONET E CEKURA PSIKIATRIKE

• Nevojitet ndërmarrje e masave për marrjen me kohë të vendimit gjyqësor

(respektimin e afatit të përcaktuar ligjor). • Për çdo pacientë të përgatitet plan individual për trajtim dhe rehabilitim, në

bazë të gjendjes dhe nevojave individuale të tij. • Të realizohen ndryshimet e paralajmëruara të nenit 58 të Ligjit për procedurë

jashtëkonstestimore, në kuptimin e hospitalizimit vullnetar. • Të riadaptohen dhomat e mëdha në më të vogla, me qëllim të ndikimit

pozitiv mbi gjendjen psiko-fizike të pacientëve. • Të sigurohet ngrohje adekuate në institucionet ku është konstatuar se një

gjë e tillë nuk është në nivelin e kënaqshëm (Spitali Psikiatrik Shkup) dhe të krijohen kushte për ftohje adekuate të dhomave të pacientëve gjatë stinës së verës.

• Dhomat e pacientëve të dekorohen me qëllim të stimulimit vizual të pacientëve dhe të krijohen kushte për ruajtjen e sigurt dhe adekuate të sendeve personale të pacientëve.

• Të përmirësohet kualiteti, por edhe kuantiteti i ushqimit të pacientëve (në veçanti në Spitalin Psikiatrik Shkup).

• Të ndërtohen ose përshtaten lokale sanitare me qëllim që ato të shfrytëzohen në mënyrë adekuate nga pacientët me hendikep dhe të pamundur. Të përmirësohet gjendja e përgjithshme në aspekt të kushteve hapësinore, rregullshmërisë së tyre dhe mirëmbajtjes së higjienës dhe të krijohen kushte më të mira dhe më humane për qëndrim dhe jetesë.

• Të krijohen kushte përkatëse për reduktimin dhe eliminimin e ikjeve të pacientëve.

• Të instalohet dhe përpunohet sistem adekuat për informimin e pacientëve dhe familjeve të tyre për punën e institucionit.

• Të sigurohen kushte materiale dhe të mundësohen trajnime më të shpeshta dhe adekuate të kuadrit në institucionet, me përfshirjen e ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të trajtimit dhe rehabilitimit të pacientëve me aplikimin dhe praktikimin e tretmanëve me metoda të reja dhe bashkëkohore.

• Të ndërmerren masa ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore të cilat refuzojnë pranimin për mjekim të pacientëve me sëmundje mendore, me qëllim të mjekimit të sëmundjes që nuk ndërlidhet me shëndetin mendor (në veçanti institucionet shëndetësore në Shkup).

• Të hapen më tepër qendra për shëndet mendor në Republikë, me qëllim të zbatimit të deinstitucionalizimit dhe përfshirjes së personave me sëmundje mendore në bashkësi.

• Të punohet me ekip profesional me pacientët dhe me familjet me qëllim të rehabilitimit dhe risocializimit më të shpejtë dhe më të lehtë.

Page 38: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

38

RAPORT PËR GJENDJEN E KONSTATUAR GJATË VIZITËS SË INSTITUCIONIT PËR MBROJTJE SOCIALE - ENTI SPECIAL

DEMIR KAPI (25.03.2010 dhe 04.10.2010)

Konform nenit 126 të Ligjit për mbrojtje sociale, me qëllim të mbrojtjes

institucionale të personave me pengesa në zhvillimin mendor, janë formuar institucione të posaçme në të cilat sigurohet vendosja, përkujdesja, mbrojtja shëndetësore, rehabilitimi dhe terapia e punës, në përputhje me aftësitë dhe gjendjen shëndetësore të këtyre personave.

Në përputhje me dispozitat ligjore për mbrojtjen e personave me pengesa në zhvillimin mendor, është vënë në funksion Enti Special në Demir Kapi.

Veprimtaria themelore e Entit është vendosja e personave të moshave të ndryshme me pengesa mesatare dhe të rënda të zhvillimit mendor, të cilëve u mundësohet rehabilitim, edukim, aftësim për punë, mbrojtje shëndetësore dhe aktivitete të ndryshme kulturore-argëtuese dhe sportive, varësisht nga nevojat dhe aftësitë e tyre psikofizike.

Konform autorizimeve të Avokatit të Popullit, të përcaktuara në Ligjin për Avokatin e Popullit, u monitorua gjendja sa i përket realizimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, në veçanti të personave të cilëve në një farë mënyre u është kufizuar liria e lëvizjes, me qëllim të perceptimit të gjendjeve që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave dhe interesave të personave të vendosur në Entin Special në Demir Kapi, me ç’rast më datë 25.03.2010 dhe 04.10.2010 përfaqësues të Avokatit të Popullit realizuan këqyrje në këtë Ent.

Gjatë vizitës së këtij Enti u zhvillua bisedë me drejtorin e Entit, kryeinfermieren dhe me psikologun.

Page 39: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

39

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR INSTITUCIONIN

Personeli i punësuar: Në këtë institucion janë të punësuar gjithsej 110 persona me kohë të

pacaktuar dhe 82 persona me kohë të caktuar. Në Institucion nuk ka të punësuar asnjë mjek e as neuropsikiatër, por sipas

nevojës thirren mjekë nga jashtë (është paraqitur kërkesë për pranimin e dy mjekëve, një mjek të përgjithshëm dhe një psikiatër).

Të angazhuar janë: - 18 infermiere të cilat i përmbushin nevojat e pacientëve; - 5 instruktorë; - 2 punonjës social (ka nevojë për numër më të madh të punonjësve social); - 90 përkujdesëse; - 6 edukatore; - 5 defektologë (në numër të pamjaftueshëm); - 2 juristë; - 2 ekonomistë dhe personel tjetër; - 20 mirëmbajtës të higjienës; - 16 kuzhinierë; - 8 roje. Pas këqyrjes së realizuar më datë 04.10.2010 u konstatua se është shpallur

konkurs për punësimin edhe të 82 personave me kohë të pacaktuar, përkatësisht 3 defektologë, 4 fizioterapistë, 4 instruktorë, 9 infermiere, 38 përkujdesëse, 3 pastruese, edukatorë dhe kuadër tjetër teknik. Mirëpo, akoma nuk ka të punësuar mjek dhe neuropsikiatër e as nuk është marrë pëlqimi për punësimin e këtij kuadri dhe për këtë shkak çdo ditë angazhohen mjek nga jashtë.

Trajnimi i personelit

Të punësuarit në ent, përveç seminareve nuk kanë trajnime tjera, prandaj dhe ekziston nevoja për trajnime shtesë dhe shkëmbim të përvojave për arritje të reja të mbrojtjes sociale dhe shëndetësore në veprimin me kategoritë e personave të vendosur/banorë në Ent.

VENDOSJA E SHFRYTËZUESVE Institucioni ka kapacitet për të vendosur 530 persona. Gjatë vitit 2009 janë pranuar 9 shfrytëzues të ri. Struktura gjinore e shfrytëzuesve dhe mosha e tyre Mosha Meshkuj Femra Deri 10 vjet 2 2 Prej 10 deri 13 vjet 3 3 Prej 14 deri 15 vjet 1 4 Prej 16 deri 17 vjet 3 0 Prej 18 deri 21 vjet 9 4 Mbi 21 vjet 126 113

Page 40: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

40

------------------------------------------------------------- Gjithsej: 144 126 Struktura e shfrytëzuesve sipas kategorizimit të tyre

Pengesa mesatare - 38 Pengesa të rënda - 214 Pengesa tejet të rënda - 18 -------------------------------------------- Gjithsej: 270 Për secilin shfrytëzues çdo vit miratohet aktvendimi për vendosje. Në vitin 2009 dhe 2010 për të gjithë shfrytëzuesit është bërë rikategorizimi.

Për numrin më të madh të shfrytëzuesve është bërë rikategorizimi pothuajse i të gjitha raporteve të cilët janë dhënë nga Enti për Shëndet Mendor nga Shkupi (këqyrja më datë 04.10.2010).

Gjatë këqyrjes u konstatua se vetëm një numri të vogël të shfrytëzuesve u është hequr aftësia për punë (16 personave) dhe numrit më të madh të shfrytëzuesve nuk u është caktuar kujdestar. Gjithashtu, u konstatua se Enti ka dërguar kërkesë deri tek të gjitha qendrat për punë sociale të cilat kanë dërguar shfrytëzues që të caktojnë kujdestar dhe nëse ka bazë të hapin procedurë për heqjen e aftësisë për punë. Gjatë këqyrjes së sërishme u konstatua se numrit më të madh të shfrytëzuesve u është caktuar kujdestari, ndërkohë që për një pjesë të shfrytëzuesve janë hapur procedura për heqjen e aftësisë për punë.

Gjatë inspektimit të parë u konstatua se rreth 20% e dosjeve të personave të përkujdesur nuk janë kompletuar me dokumentacionin e plotë, me ç’rast u kërkua që qendrat për punë sociale ta kompletojnë atë dhe gjatë këqyrjes së dytë u konstatua se qendrat i kishin kompletuar dosjet e shfrytëzuesve.

Në këtë Institucion zbatohet procesi i deinstitucionalizimit, me ç’rast në vitin 2009 në familjen biologjike janë kthyer 2 persona, ndërsa 28 janë deinstitucionalizuar në bashkësi strehuese.

VDEKSHMËRIA E SHFRYTËZUESVE

- Viti 2001 - 4,2% - Viti 2002 - 3,31% - 13 - Viti 2003 - 3,7% - 10 - Viti 2004 - 3,1% - 12 - Viti 2005 - 2,61% - 9 - Viti 2006 - 4,84% - 16 - Viti 2007 - 3,6% - 12 - Viti 2008 - 2,9% - 9 - Viti 2009 - 2,6% - 8 Në janar dhe shkurt të vitit 2010 kanë ndërruar jetë 6 persona (të gjithë me

pengesa të rënda në zhvillim), ndërsa me rastin e vizitës së dytë u konstatua se kanë ndërruar jetë 8 shfrytëzues, që të gjithë nga vdekja natyrore.

Në lidhje me vdekshmërinë e shfrytëzuesve deri më tani nuk ishin kryer analiza dhe ekspertiza plotësuese se cilat kanë qenë shkaqet e vdekjes, sepse sipas personave përgjegjës në Ent nuk ka pasur raste të dyshimta, por tek të gjithë ka pasuar vdekja e natyrshme.

Page 41: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

41

Evidenca e shfrytëzuesve dhe dokumentacioni për punën profesionale (plane

individuale për punë me secilin shfrytëzues)

Të gjithë shfrytëzuesit janë të evidentuar, ndërsa për çdo shfrytëzues mbahet dosje e veçantë me të dhënat e përgjithshme, si dhe dokumentacion dhe dosje të veçanta shëndetësore në të cilat evidentohet gjendja shëndetësore, masat e ndërmarra për mbrojtje shëndetësore dhe terapia e nevojshme. Planet individuale për punë akoma nuk ka, por është në rrjedhë procedura e përpunimit të tyre.

Mbrojtja shëndetësore

Me qëllim të sigurimit të vazhdueshëm të mbrojtjes shëndetësore edhe pse ka

nevojë për mjek akoma nuk është punësuar asnjë mjek, por sipas drejtorit dhe personelit tjetër, me qëllim të sigurimit të rregullt shëndetësor thirren pesë mjekë specialistë dhe një mjek i përgjithshëm, me të cilët janë lidhur kontrata.

Gjithashtu, me qëllim të kontrollimit të gjendjes shëndetësore kryhen kontrolle të rregullta sistematike një deri dy herë në vit.

Çdo ditë vizitohen të gjithë shfrytëzuesit dhe për këtë shkak vjen meku i përgjithshëm, por shfrytëzuesit e këtij Institucioni nuk kanë mjek amë.

Në çdo repart të Institucionit ka ambulancë dhe sasi të mjaftueshme të medikamenteve, të cilat i përmbushin nevojat. Për secilin shfrytëzues, i cili pranon terapi, sigurohen me rregull të gjitha ilaçet e nevojshme dhe mbrojtja përkatëse shëndetësore.

Sa i përket pranimit dhe mjekimit nëpër institucione tjera shëndetësore, gjatë viteve të fundit nuk është shënuar asnjë problem me institucionet shëndetësore, përkatësisht shfrytëzuesit pranohen pa problem për mjekime ose intervenime tjera mjekësore.

Gjatë këqyrjes së sërishme u konstatua se për rreth 90% të shfrytëzuesve është rregulluar sigurimi shëndetësor, mirëpo për shfrytëzuesit nuk është zgjedh mjeku amë, kështu që shërbimet shëndetësore të cilat i kanë shfrytëzuar nëpër institucione tjera shëndetësore i kanë paguar, me ç’rast për tejkalimin e këtij problemi ndërmerren masa.

Nuk ka persona të sëmurë nga sëmundje ngjitëse dhe nuk aplikohen mënyra johumane për ballafaqimin me shfrytëzuesit, përkatësisht nuk planifikon mjete të kufizimit.

Masa për rehabilitim dhe terapia profesionale Për personat të cilëve u është përshkruar terapi e këtillë, rregullisht kryhet

fizioterapi dhe terapi fizike, me një pjesë të tyre punon defektologu ndërkaq për ata që kanë nevojë bëhet edhe trajtimi logopetik.

Page 42: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

42

Për një numër të shfrytëzuesve aplikohet terapi me muzikë dhe angazhimi me punë. Gjithashtu, në kuadër të rehabilitimit dhe terapisë zotëruese për shfrytëzuesit organizohen edhe aktivitete të ndryshme të lira, sidomos sportive.

Duke e pasur parasysh se Institucioni ka në dispozicion prodhimtari vetjake ekonomike, një pjesë e shfrytëzuesve me pengesa mesatare të cilët dëshirojnë dhe kanë mundësi janë angazhuar me punë. Po ashtu, të gjithë që mundet dhe dëshirojnë kanë

mundësi të bëjnë terapi pune, me anë të vizatimit dhe punëve të dorës, sendeve dhe stolive.

Shfrytëzuesit, më së shpeshti vizatojnë, ndërsa një pjesë të mjeteve të punës dhe veglave të caktuara ose janë të dëmtuara ose u mungon ndonjë pjesë dhe për këtë shkak disa prej tyre janë të papërdorshme, por vetëm një numër i vogël i shfrytëzuesve janë të angazhuar në punëtoritë.

Masat të cilat ndërmerren me qëllim që këta persona të mos përjashtohen tërësisht nga komuniteti

Me qëllim të përshtatjes në komunitet, shfrytëzuesit të cilët janë me pengesa

mesatare mund të shëtisin nëpër qytet, me ç’rast komunikojnë me banorët lokal të cilët i kanë pranuar si banorë të qytetit. Gjithashtu, rregullisht organizohen shfaqje me nxënësit e shkollave të rregullta të qytetit ndërkaq, për shfrytëzuesit të cilët dëshirojnë dhe janë të aftë merren me aktivitete sportive, organizohen gara të ndryshme sportive nëpër Republikë, por edhe jashtë saj.

Pjesa më e madhe e shfrytëzuesve pothuajse çdo vit vizitojnë ndonjë pushimore në Maqedoni dhe jashtë saj.

Materiali informativ

Edhe pse është botuar numër i mjaftueshëm i broshurave informative, nëpër reparte dhe pavijone nuk ka ekzemplarë të broshurave ose materialeve tjera informative të cilët do të ishin në dispozicion të shfrytëzuesve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Page 43: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

43

Kushtet e qëndrimit dhe jetesës

Për tu përcaktuar gjendja që ka të bëjë me kushtet e jetesës u vizituan të gjitha repartet.

Reparti B1

- Janë vendosur persona të palëvizshëm dhe të moshuar. - Në dhomë të njëjtë janë vendosur meshkuj dhe femra. - Ka dy banja ku shfrytëzuesit lahen me ndihmën e stolit special. - Ka barnatore me të gjitha medikamentet e nevojshëm për shfrytëzuesit e repartit, në të cilin ruhen dosjet mjekësore të shfrytëzuesve. - Kushtet higjienike janë në nivel të kënaqshëm dhe nuk kundërmon erë e keqe. - Shfrytëzuesve me rregull u vihen dhe ndërrohen pelenat. Reparti B2 - Janë vendosur fëmijët e palëvizshëm deri në moshën 18 vjeçare. - Ambientet dhe fëmijët në kohën e realizimit të vizitës ishin të pastër dhe të

rregulluar. - Dhomat ishin të dekoruara dhe të ngjyrosura me ngjyra të çelëta me stoli

të ndryshme, të cilat ambientin e bëjnë më të ngrohtë dhe më të këndshëm.

- Shfrytëzuesit ishin të përzier meshkuj dhe femra në dhomë të njëjtë. Reparti C

- Janë vendosur vetëm persona të gjinisë mashkullore dhe gjatë vizitës pjesa më e madhe ishin në qëndrimin ditor dhe shikonin televizor.

- Edhe ky pavijon ka ambulancë. - Ka dy tualete dhe një banjë të cilat i shfrytëzojnë 11 persona. - Tualetet janë të pajisur me guacë tualeti dhe bashkë me banjën në

momentin e vizitës ishin të pastër.

Reparti C1 - Janë vendosur persona të gjinisë mashkullore dhe femërore të cilët janë

gjysmë të lëvizshëm. - Tualetet në këtë pavijon janë WC të zakonshme (me të ulur), por ka stol të

veçantë për personat të cilët nuk janë në gjendje t’i shfrytëzojnë këto tualete.

- Edhe pse shumica e shfrytëzuesve flenë nëpër dhoma të veçanta gjumi, të ndara sipas gjinive, disa prej tyre meshkuj dhe femra janë vendosur në dhoma gjumi të njëjta.

- Higjiena është në nivel të kënaqshëm dhe nuk kundërmon erë e keqe. Reparti А - Janë vendosur persona gjysmë të lëvizshëm. - Reparti gjendet në pjesën e vjetër të paadaptuar, me mure prej mermeri të

cilët krijojnë ndjenjë të ftohtë dhe qëndrim jo të këndshëm.

Page 44: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

44

- Dhomat janë të mëdha me nga 8 krevate. - Shfrytëzuesit janë të përzier, meshkuj dhe femra në dhomë të njëjtë. - Shfrytëzuesit i dekorojnë vetë dhomat, por në disa dhoma nuk ka kurrfarë

dekoresh. - Dhomat kanë dollapë të vjetër. - Reparti ka në dispozicion qëndrim ditor dhe televizor, ndërsa një pjesë e

pacientëve lëvizin me karroca. - Në këtë repart edhe pse të gjitha dritaret ishin të hapura dhe dukej pastër,

megjithatë binte erë urine. Reparti A4

- Gjendet në pjesën e vjetër të pa adaptuar, që ka dhoma gjumi të mëdha dhe dollapë të thyer.

- Dhomat dhe objekte nuk kanë kurrfarë dekori.

- Edhe pse shtroja ndërrohet çdo ditë dhe shfrytëzuesit janë të lëvizshëm, megjithatë ndihet era e urinës.

Reparti A3

- Ky repart gjendet në pjesën e pa adaptuar. - Reparti është mjaft i vjetruar, me mure të prishur, dollapë të vjetër dhe të

thyer dhe pa kurrfarë dekori. - Në këtë repart janë vendosur vetëm

persona të gjinisë mashkullore. - Në objekt ka edhe sallë B2 për terapi

fizike për bebe dhe adoleshentë. 10 persona çdo ditë përfshihen në terapi, ndërsa terapia bëhet dy herë me nga 5 fëmijë.

- Ka punëtori për terapi pune të shfrytëzuesve të cilët punojnë në dy grupe mbi 18 vjeç dhe të cilët më së shumti vizatojnë.

- Në punëtori ka televizor dhe radio. - Tualetet janë të pajisur me guaca tualeti.

Objekti i ri Në objektin e ri vlen të komentohet se oborri është i rregulluar mirë, ambientet

janë të dekoruara dhe të stolisura, higjiena është në nivel të kënaqshëm. Dhomat janë me perde të bukura dhe të pastra, me fotografi dhe dekorime tjera, të pajisura me dollapë të rinj, ndërsa shfrytëzuesit janë të veshur me rroba të pastra.

Në këtë objekt ka gjashtë apartamente me nga 10-12 persona. Në çdo apartament ka nga 4 dhoma, tualet dhe banjë, dhomë për larjen e rrobave dhe kuzhinë (në të cilën nuk përgatitet ushqim, por shfrytëzuesit mund të përgatisin vet).

Shfrytëzuesit e vendosur në këtë objekt janë të moshës madhore, mirëpo nuk ndahen gjithmonë sipas gjinisë, por janë të përzier.

Page 45: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

45

Objekti ka punëtori, në të cilën zbatohet program i veçantë për mësim, sallë për terapi pune në grup, sallë të madhe me televizor, si dhe sallë për terapi fizike dhe rrobaqepësi ku të punësuarit i qepin vetë çarçafët, perdet dhe rrobat që përdorin.

SHËNIME TË PËRGJITHSHME PËR REPARTET

- Të gjithë shfrytëzuesit në të gjitha repartet u hasën të pastër dhe të rregullt. - Të gjithë shfrytëzuesit ishin veshur me rroba të tyre dhe asnjëri nga shfrytëzuesit

nuk u has me pizhame. - Në të gjitha repartet ka tualete, të cilët sigurojnë privatësinë dhe banja të cilat

shfrytëzohen përafërsisht nga 20 shfrytëzues. - Në asnjë repart nuk ka tualete të përshtatur për persona invalidë, por ka WC

guaca ose WC me të ulur. - Përshtypje e përgjithshme, sa i përket aspektit të qëndrimit dhe higjienës, është

se ato janë në kushte të kënaqshme, përveç në disa reparte të cilët nuk janë të rinovuar dhe në të cilët ndihet kundërmimi i keq i urinës, ka mure të prishur, brenda është ftohtë dhe nuk ka kurrfarë dekorimi në dhomë.

Depandans

Personat për të cilët komisioni i formuar i brendshëm do të vlerësojë se janë në gjendje të mirë, vendosen në depandansin (pjesën shtesë) i cili është rreth tre kilometra larg nga Enti.

Në depandans, në momentin e këqyrjes ishin të vendosur 59 persona (33 femra dhe 26 meshkuj) me pengesa të rënda dhe të mesme. Personat e vendosur në depandans janë të lirë dhe mund të dalin, por megjithatë mbahet kontroll se ku shkojnë dhe a kthehen me kohë.

Në depandans janë të punësuar 25 persona me kohë të pacaktuar dhe 5 me kohë të caktuar, prej të cilëve: 1 defektolog, 5 edukatorë, 4 instruktorë, 2 infermiere, 11 përkujdesëse, 3 roje dhe kuadër tjetër teknik.

Shfrytëzuesit janë të ndarë sipas gjinive nëpër reparte të veçanta, me ç’rast në repartin për femra janë vendosur nga 4 shfrytëzuese në një dhomë, ndërsa në atë të meshkujve nga 3 shfrytëzues në dhomë.

Në depandas ka edhe pavijon të veçantë për raste më të lehta, të cilët përgatiten për vendosje në bashkësinë strehuese.

Page 46: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

46

Për të gjithë shfrytëzuesit në depandans zbatohet terapia e punës dhe ata janë të angazhuar me punë në ekonominë të cilën e ka në dispozicion Enti ose për ndihmë në mirëmbajtjen e ambienteve dhe sendeve, por për punën që kryejnë nuk marrin kurrfarë kompensimi.

Me shfrytëzuesit e depandansit, si dhe me shfrytëzuesit e tjerë, nuk punohet individualisht, por vetëm në terapi grupore, mirëpo mjetet për zbatimin e terapisë janë të vjetruar dhe nuk përtërihen, si dhe mungojnë materialet për punë.

Nyjat sanitare në depandans janë nën çdo standard sepse kryesisht ka WC me të ulur, të cilat janë të vjetruar dhe të ndryshkur, ndërkohë që nga tualetet përhapet kundërmim i pakëndshëm.

Në këtë pjesë të Institucionit nuk është siguruar klimatizimi me kondicionerë, ndërkohë që nuk ka as perde mbrojtëse e as grila nëpër dritare.

Shtëpi familje Në pjesën e cila trajtohet si shtëpi familje janë të vendosur 8 persona të cilët

kujdesen vet për veten e tyre. Gjatë këqyrjes ambientet ishin të pastër dhe të rregulluar, ndërsa për një gjë të tillë kujdesen vet shfrytëzuesit.

USHQIMI

Për çdo shfrytëzues sigurohet ushqim i mjaftueshëm sipas dëshirave dhe nevojave dhe varësisht nga gjendja shëndetësore.

Ka një repart të veçantë për amvisëri në të cilin për çdo ditë përpilohet menyja me cilësinë e nevojshme, kalori dhe sasi të ushqimit. Për çdo shfrytëzues sigurohen nga tre racione të rregullta dhe dy zëmra.

Ushqimi është i shumëllojshëm dhe një pjesë e ushqimit sigurohet nga ekonomia vetjake e Institucionit.

NGROHJA DHE KLIMATIZIMI I AMBIENTEVE

Ky institucion ka ngrohjen e vet dhe gjatë vizitës së ambienteve të gjitha ambientet ishin të ngrohur.

Sa i përket klimatizimit, në pjesën më të madhe

të ambienteve për qëndrim të përbashkët kishte kondicionerë, ndërsa nëpër dhoma kishte perde për mbrojtje nga dielli.

Page 47: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

47

VENDOSJA E PERSONAVE TË MITUR Në këtë Institucion, në pavijon të veçantë, janë vendosur personat e mitur. Në periudhën e realizimit të vizitës, në Institucion kishte 27 persona të mitur (deri në moshën 18 vjeçare).

Personat e mitur, sidomos të palëvizshmit dhe gjysmë të lëvizshmit nuk vendosen ndaras sipas gjinisë, por të gjithë në një dhomë të njëjtë gjumi. Mundësimi i kontakteve personale me personat në Institucion dhe me personat e tjerë

Për shkak të gjendjes, shfrytëzuesit nuk mund të pranojnë dhe dërgojnë

postë, por kanë në dispozicion telefona me të cilët u mundësohet komunikimi atyre personave të cilët janë në gjendje ta bëjnë këtë me persona jashtë Institucionit. Gjithashtu, të afërmit dhe miqtë në çdo kohë mund t’i vizitojnë shfrytëzuesit, për çka ekziston ambient i veçantë për vizita, por vizitat mund të realizohen edhe në dhomën ku qëndron shfrytëzuesi, sigurisht sipas dëshirës së shfrytëzuesit dhe familjarëve. Në raste të caktuara vizituesit mund të rrinë dhe të bujnë në Institucion.

Shfrytëzuesve gjithashtu u mundësohet edhe shkuarja pranë familjes për fundjavë, kuptohet sipas dëshirës së tyre ose të familjes, ndërkohë që bëhen përpjekje që ata sa më shpesh të jenë me familjet e tyre. Për fat të keq, një pjesë e shfrytëzuesve rrallëherë vizitohen nga të afërmit dhe rrallëherë i pranojnë për fundjavë në shtëpi.

Shfrytëzuesit kanë mundësi të ndjekin programe televizive dhe për këtë qëllim në të gjitha repartet janë vendosur televizorë.

Gjatë kohës së festave fetare, shfrytëzuesit sipas dëshirës së tyre dhe me zgjedhje të tyre marrin pjesë në aktivitete fetare dhe vizitojnë kisha dhe objekte tjera fetare, por në Institucion nuk ka ambient për aktivitete fetare.

Page 48: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

48

SIGURIA DHE MBROJTJA PERSONALE E SHFRYTËZUESVE

Me qëllim të sigurimit të mbrojtjes personale të shfrytëzuesve, përveç kontrollit nga ana e të punësuarve nuk janë siguruar mënyra tjera, përkatësisht nuk ka gardhe dhe nuk ka video-mbikëqyrje për ndjekjen e lëvizjes së shfrytëzuesve.

Edhe pse shfrytëzuesit lëvizin vet në Institucion, por edhe jashtë tij, megjithatë nuk janë shënuar raste të ikjes dhe lëndimeve të shfrytëzuesve, e as sulme nga persona të jashtëm sepse të gjithë banorët e Demir Kapisë për shfrytëzuesit kujdesen sikur për bashkëqytetarët e tyre. E drejta për këshilla juridike dhe ndihmë juridike gjatë realizimit të mbrojtjes të të drejtave të personave me sëmundje mendore të vendosur në Institucion

Sipas drejtorit dhe personave tjerë zyrtarë të Institucionit, shfrytëzuesit e këtij Institucioni nuk janë në gjendje që të kërkojnë vet çfarë do qoftë lloji të ndihmës juridike dhe të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

Gjatë këqyrjes është konstatuar se për shfrytëzuesit nuk ka sistem të përpunuar të ankesave, përkatësisht nuk ka repart të veçantë ose person i cili do të vepronte sipas ankesave të shfrytëzuesve ose do të ndëshkohej në rast të trajtimit të keq dhe shkeljes së të drejtave dhe dinjitetit të shfrytëzuesve nga ana e të punësuarve në Institucion.

Kur, nën cilat kushte dhe mbi bazë të cilave akte personi lëshohet nga Institucioni Nëse ekipi profesional vlerëson se ndonjë shfrytëzues mund të dërgohet për trajtim dhe rehabilitim të mëtutjeshëm në komunitet, përkatësisht nëse ka kushte për deinstitucionalizim, atëherë personi lëshohet nga Institucioni.

Gjatë periudhës së shkuar në bazë të Projektit të UNICEF-it një pjesë e shfrytëzuesve janë kthyer nëpër familjet e tyre biologjike, ndërsa një pjesë e tyre janë vendosur në familje përkujdesëse (38 persona janë vendosur në familje përkujdesëse, ndërsa kohëve të fundit nuk bëhet ky lloj i deinstitucionalizimit).

Viteve të fundit deinstitucionalizimi bëhet me vendosjen e shfrytëzuesve në komunitete të veçanta strehimore në të cilat kryesisht kujdesen vet për veten e tyre, gjithsesi me ndihmën e ekipit të veçantë profesional. Masat të cilat ndërmerren për të mos ardhur deri tek shtatzënia e padëshiruar tek shfrytëzueset

Për të gjitha shfrytëzueset e gjinisë femërore aplikohen mjetet e kontracepsionit dhe rrallë herë ndodhin shtatzëni, përkatësisht një herë në 10 vjet.

Për mbrojtje nga shtatzënia dhe në përgjithësi mbrojtjen e shëndetit të shfrytëzuesve, një ose dy herë në vit kryhen kontrolle sistematike të të gjithë shfrytëzuesve, ndërkaq personat e gjinisë femërore marrin me rregull kontraceptivë.

Megjithëkëtë dhe përkundër këtyre masave, gjatë këqyrjes u konstatua se njëra nga shfrytëzueset ishte shtatzënë dhe një gjë të tillë nuk e kishte vërejtur askush, pra as mjeku i cili e ka kryer kontrollin. Kjo ishte konstatuar në muajin e fundit të shtatzënisë të shfrytëzueset. (Për këtë rast Avokati i Popullit me iniciativë të

Page 49: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

49

tij hapi procedurë, para së gjithash nga aspekti i mbrojtjes së fëmijës. Procedura zgjati deri në sigurimin e kujdesit adekuat dhe mbrojtjen e fëmijës dhe nënës).

KONSTATIME

- Në Institucion zbatohet procesi i deinstitucionalizimit, prandaj dhe numri i shfrytëzuesve është më i vogël sesa kapaciteti i Institucionit.

- Në kuadër të procesit të deinstitucionalizimit një pjesë e shfrytëzuesve vendosen në familje përkujdesëse, një pjesë kthehen në familjet e tyre biologjike, e që megjithatë ky është një numër tejet i vogël, ndërsa një pjesë vendosen në bashkësi strehuese.

- Në këtë Institucion nuk aplikohen mjetet e fiksimit të shfrytëzuesve. - Shfrytëzuesit kanë terapi pune grupore dhe një pjesë e tyre angazhohet me

punë, gjë që ndikon pozitivisht në rehabilitimin dhe risocializimin e tyre. - Me qëllim të përfshirjes së shfrytëzuesve në komunitet organizohen shfaqje

të përbashkëta me nxënësit, gara sportive, ndërkohë që shfrytëzuesit në mënyrë të organizuar dërgohen në pushime.

- Të gjithë shfrytëzuesit u hasën të pastër dhe të rregullt, të veshur me veshmbathje vetjake dhe asnjë shfrytëzues nuk u gjet me pizhame.

- Në të gjitha pavijonet ka tualete të cilët sigurojnë privatësi dhe banja të cilat i shfrytëzojnë rreth 20 shfrytëzues.

- Në Institucion nuk ka të punësuar asnjë mjek të përgjithshëm e as mjek neuropsikiatër, ndonëse ka nevojë për këtë lloj kuadri.

- Shfrytëzuesit në Institucion nuk kanë mjek amë, personeli mjekësor dhe personeli tjetër nuk kanë trajnime të mjaftueshme profesionale dhe mungon shkëmbimi i përvojave nga arritjet e reja në sferën e mbrojtjes sociale dhe mjekësore.

- Në lidhje me vdekshmërinë e shfrytëzuesve, në numër më të madh të rasteve, nuk bëhen analiza dhe obduksione përveç nëse bëhet fjalë për vdekje të dhunshme apo të dyshimtë edhe pse për çdo rast të vdekjes do të duhet të përcaktohej me saktësi shkaku i vdekjes.

- Në pavijone nuk ka material informativ për shfrytëzuesit dhe familjet e tyre. - Në numrin më të madh të pavijoneve shfrytëzuesit nuk janë të ndarë sipas

gjinisë. - Në asnjë repart nuk ka tualete të përshtatur për persona invalidë, por

tualetet rëndom janë “guaca” ose me të ulur. - Përshtypje e përgjithshme në aspekt të kushteve të qëndrimit dhe higjienës

është se ato janë në nivel të kënaqshëm, përveç disa reparteve të cilët nuk janë rinovuar ku ndihet kundërmim i urinës, ka mure “të rrjepur”, nuk ka kurrfarë dekorimi në ambiente dhe është ftohët, e gjithë kjo ka të bëjë sidomos me Repartin A3. Po ashtu, në gjendje tejet të keqe janë edhe nyjat sanitare në depandans.

- Nuk janë përgatitur plane individuale për trajtimin dhe rehabilitimin e shfrytëzuesve.

- Nuk është përgatitur sistem e as nuk është përcaktuar person për veprim sipas ankesave të shfrytëzuesve.

Page 50: RAPORT - ombudsman.mkombudsman.mk/upload/documents/Informacija-PB-2011-alb.pdfREPARTI I FEMRAVE PËR PSIKIATRI URGJENTE . Në këtë repart ishin vendosur 20 paciente, prej të cilave

50

REKOMANDIME

PËR TEJKALIMIN E MANGËSIVE TË KONSTATUARA NË ENT

- Të krijohen kushte përkatëse për vazhdimin dhe zbatimin e procesit të deinstitucionalizimit;

- Të edukohen dhe stimulohen familjet biologjike, por edhe ato përkujdesëse për pranimin e një numri më të madh të personave të vendosur në Institucion;

- Të punësohet kuadër i nevojshëm mjekësor profesionist dhe kuadër mjekësor me shkollë të mesme;

- Të zgjidhet mjeku amë/mjek për çdo shfrytëzues; - Të gjenden mundësi dhe metoda për edukim dhe trajnim të vazhdueshëm të

kuadrit mjekësor dhe personelit tjetër në Institucion; - Të sigurohet material i mjaftueshëm për pacientët dhe për familjet e tyre dhe

i njëjti të jetë i arritshëm; - Të gjenden mundësi dhe mjete nga shtetit për përmirësimin e kushteve të

qëndrimit, në veçanti për rinovimin dhe adaptimin e objekteve të vjetër dhe të amortizuar;

- Të sigurohet ndarja nëpër dhoma të veçanta e pacientëve në aspekt gjinor; - Të përgatiten plane individuale për punë dhe trajtim përkatës për çdo

shfrytëzues; - Të përgatitet sistem dhe rregulla përkatëse për paraqitjen e ankesave nga

shfrytëzuesit dhe të caktohet person i cili do t’i përpunojë dhe do të veprojë sipas ankesave;

- Të punohet me shfrytëzuesit dhe me familjet për arritjen më të mirë të risocializimit dhe rehabilitimit.

AVOKATI I POPULLIT