raport vjetor i punËs pËr vitin 2013€¦ · pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës...

36
_____________________________________________________________________________________ Ndërtesa e Qeverisë | Zgrada Vlade | Government Buliding | 605A | Sheshi Nëna Terezë p.n | Trg: Majka Tereza b.b | Square Mother Teresa n.n | 10 000 Prishtinë, Kosovë | Pristina, Kosovo | E-mail: [email protected] | Tel: 038 200 14 448 | Republika e Kosovës - Република Косово - Republic of Kosovo Qeveria – Влада – Government Zyra e Kryeministrit / Канцеларија премијера / Office of The Prime Minister Zyra e Komisionerit për Gjuhët / Канцеларија повереника за језике/Office of the Language Commissioner RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013 Prishtinë, 2014

Upload: others

Post on 16-Oct-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

_____________________________________________________________________________________ Ndërtesa e Qeverisë | Zgrada Vlade | Government Buliding | 605A | Sheshi Nëna Terezë p.n | Trg: Majka Tereza b.b | Square Mother Teresa n.n | 10 000 Prishtinë, Kosovë | Pristina, Kosovo | E-mail: [email protected] | Tel: 038 200 14 448 |

Republika e Kosovës - Република Косово - Republic of Kosovo Qeveria – Влада – Government

Zyra e Kryeministrit / Канцеларија премијера / Office of The Prime Minister Zyra e Komisionerit për Gjuhët / Канцеларија повереника за језике/Office of the Language Commissioner

RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013

Prishtinë, 2014

Page 2: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

2______________________________________________________________________________________________________

Fjala e Komisionerit për Gjuhët Të nderuar, Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës së Zyrës së sapokrijuar , shpjegon procesin e formimit të saj, jep një pasqyrë e shkurtër e legjislacionit që rregullon këtë fushë, paraqet të gjeturat në përgjithësi mbi gjendjen e zbatimit të Ligjit për gjuhët, u thekson rekomandimet e përgjithshme institucioneve, punën e të cilave e ka monitoruar gjatë vitit 2013 dhe në fund jep një përmbledhje të shkurtër të planit të punës për vitin 2014. Raporti gjithashtu paraqet aktivitetet e zhvilluara në kuadër të mandatit , që ka ZKGJ dhe në përputhje me planin e punës të vitit 2013 që e ka miratuar Bordi për politikat gjuhësore . Së fundi , në të janë përmendur një numër i pengesave ( sfidave) me të cilat Zyra e Komisionerit është ballafaquar gjatë punës së vet. Dokumentin që e keni pranuar për shqyrtim është përgatitur nga Zyra e Komisionerit për gjuhët, në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë e saj , dhe në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni që rregullon funksionimin e tij. Në gjysmën e parë të vitit, ne kemi arritur të punësojmë personelin e parë, të sigurojmë hapësirën dhe mjetet e punës, kështu që menjëherë kemi filluar të punojmë në zbatimin e planit të punës që është përgatitur për ne në vitin 2012, duke mos lënë mënjanë aktivitetet për të konsoliduar zyrën . Edhe pse kemi pritur miratimin e rekomandimeve të Bordit për Politikat Gjuhësore, pa hezitim , kemi filluar duke punuar në dukshmërisë e Zyrës dhe ngritjen e vetëdijes për ekzistencën e saj, duke bashkëpunuar me shumicën e mediave, organizatave dhe institucioneve të shoqërisë civile, përmes debateve, intervistave dhe formave të ndryshme të takimeve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve jemi përpjekur që t’iu shpjegojmë të gjitha palëve të interesuara thelbin e ekzistimit të zyrës, si një mekanizëm që mund t’i drejtohen në rast të shkeljes së Ligjit për përdorimin e gjuhëve . Ne jemi përpjekur që të ballafaqohemi me problemet dhe të gjejmë zgjidhje aty ku është e nevojshme, pa pritur ankesat e qytetarëve. Pa dyshim, një numër i takimeve me institucionet qendrore dhe lokale na kanë ndihmuar të shfaqim misionin dhe mandatin tonë dhe të kërkojmë bashkëpunim në mënyrë që të përmirësojmë respektimin e ligjit dhe zhvillimin e avancuar të politikave gjuhësore. Puna në terren, debatet, konsultimet, përgatitja e rekomandimeve, kanë kërkuar veprim të shpejtë, për

Page 3: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

3______________________________________________________________________________________________________

shkak se ka pasur një vakum që nga mbarimi i mandatit të Komisionit për gjuhët, deri në formimin e Zyrës së Komisionerit për gjuhët. Krahas pengesave me të cilat jemi ballafaquar gjatë punës sonë të përditshme, ne kemi arritur një bashkëpunim të kënaqshëm me të gjitha institucionet, bashkëpunim që premton shumë për të ardhmen dhe përmirësim në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili do të jetë në nivel shumë më të lartë se sa është tani. Të gjitha të arriturat nuk do të ishin të mundura pa partnerët ndërkombëtarë dhe donatorët të cilët ishin të gatshëm për të lehtësuar suksesin e zyrës dhe për të ndihmuar zbatimin e Ligjit dhe promovimin e gjuhëve. Edhe pse nuk mund të jemi të kënaqur me numrin e ankesave, bazuar në nivelin e zbatimit të ligjit, mund të themi se shumicën i kemi zgjidhur me sukses përmes ndërmjetësimit, gjë që zyra jonë konsideron si mënyrën më efektive për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gjithashtu, duke punuar me ekspertët këshillues na ka mundësuar të japim rekomandime të zbatueshme Agjencisë për Regjistrim Civil, sepse kemi konsideruar se çështja e dokumenteve të gjendjes civile përfundimisht duhet të zgjidhet në mënyrë të përshtatshme. Së fundi, një nga aktivitetet më të rëndësishme të Zyrës së Komisionerit për gjuhët që ne e konsiderojmë, është pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare për gjuhët, të organizuar në Dublin, Irlandë, dhe trajnimin e dhënë për ne nga Komisioneri Irlandez për gjuhë, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në krijimin e zyrës sonë. Gjatë kësaj konference, ne kemi paraqitur të gjitha ato që Kosova ka bërë për të mbrojtur shumë gjuhësinë, procesin e formimit të Zyrës, si dhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen për mbrojtjen dhe promovimin e përdorimit të gjuhës. Gjatë kësaj konference u formua Asociacioni Ndërkombëtar i Komisionerëve për Gjuhët, në të cilën jemi bërë anëtarë të barabartë. Besojmë se në periudhën e ardhshme, së bashku me partnerët do të arrijmë përparim të rëndësishëm drejt përmirësimit të përgjithshëm të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Me këtë qëllim në raportin e bashkëngjitur kemi përmbledhur planin e punës për vitin 2014 .

Me respekt,

Komisioneri për Gjuhët

Slavisa Mladenovic

Page 4: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

4______________________________________________________________________________________________________

Aktivitetet e kryera në vitin 2013 dhe planet për vitin 2014

Përmbledhje

I. Hyrje

II. Për raportin

III. Misioni

IV. Historiku

V. Korniza ligjore

VI. Mandati dhe obligimet e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët

VII. Monitorimi dhe ngritja e kapaciteteve

VIII. Hetimet dhe ankesat

IX. Informimi dhe dukshmëria e zyrës X. Të gjeturat e përgjithshme XI. Rekomandimet specifike XII. Sfidat XIII. Planet për vitin 2014

Page 5: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

5______________________________________________________________________________________________________

Hyrje Zyra e Komisionerit për Gjuhët është themeluar në bazë të nenit 32 Ligjit Nr. 02/L-37 për Përdorimin e Gjuhëve dhe të Rregullores Nr.07/2012 për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët, e cila është miratuar në mbështetje të nenit 93(4) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 32 të Ligjit Nr.02/L-37 (Gazeta Zyrtare nr.10/01 mars 2007), nenin 35(5) të Ligjit Nr. 03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare nr.82/21 tetor 2010) dhe nenin 19 (6.2) të Rregullores së Punës së Qeverisë Nr.09/2011 (Gazeta Zyrtare nr. 15, 12.09.2011). Zyra siguron që të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet publike të respektojnë Ligjin mbi Përdorimin e Gjuhëve dhe vë në pah ndërgjegjësimin publik për të drejtat gjuhësore që të mbështesë zbatimin efektiv të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Krijon dhe zhvillon politikat gjuhësore, promovon dhe ruan gjuhët e komuniteteve të tjera. Mbi raportin Sipas Rregullores nr. 07/2012 për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët, zyra është e obliguar të raportojë dhe t’i dërgojë për shqyrtim raportin vjetor, Bordit për Politika të Gjuhëve, Qeverisë dheKuvendit të Kosovës. Ky raport paraqet pasqyrën e punës së Zyrës së Komisionerit për Gjuhët pas një viti pune, sqaron procesin e formimit të zyrës, ofron pasqyrë të shkurtër të legjislacionit i cili rregullon këtë fushë, paraqet të gjeturat e përgjithshme për gjendjen e zbatimit të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve, si dhe u thekson rekomandimet e përgjithshme institucioneve, punën e të cilave e ka monitoruar gjatë vitit 2013 dhe më në fund paraqet rezime të shkurtër të planit të punës për vitin 2014. Raporti gjithashtu paraqet aktivitetet e zhvilluara në kuadër të mandatit që ka ZKGJ, në përputhje me planin e punës për vitin 2013, të cilin e ka aprovuar Bordi për politikat gjuhësore. Raporti gjithashtu përmend edhe sfidat e caktuara me të cilat Zyra është përballur gjatë punës së vet. Misioni Bashkëpunimi i lartë me institucionet, partnerët dhe qytetarët me qëllim të përmirësimit të respektimit të Ligjit për gjuhët dhe ngritja e dukshmërisë së zyrës në mbrojtje dhe promovim të gjuhëve zyrtare në Kosovë. Trajtim i barabartë i gjuhëve zyrtare dhe statusit të barabartë të tyre në Republikën e Kosovës. Mbrojtje adekuate e gjuhëve zyrtare dhe gjuhëve në përdorim zyrtar nëpër komuna, sigurim dhe mbrojtje të gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare.

Page 6: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

6______________________________________________________________________________________________________

Historiku Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë të bërë në vitin 2011, Kosova ka një popullsi prej mbi 1.7 milion banorësh. Mbi 90% e saj i përkasin shumicës shqiptare dhe më pak se 10% i përkasin grupeve kombëtare, etnike, kulturore, gjuhësore ose fetare që tradicionalisht kanë qenë të pranishme në Republikën e Kosovës të cilat nuk janë (komunitete) shumicë. Të drejtat dhe statusi i këtyre komuniteteve njihen edhe me Kushtetutë dhe në legjislacion të veçantë. Republika e Kosovës e ka një kornizë të sofistikuar ligjore për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore. Në të njëjtën kohë, gjuhëve të komuniteteve të tjera që tradicionalisht kanë jetuar në Kosovë mund tu jepet statusi i gjuhëve zyrtare ose gjuhëve në përdorim zyrtar në nivel komunal në pajtim me kushtet e përshkruara në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji për përdorimin e gjuhëve rregullon përdorimin e gjuhëve në institucionet qendrore, në ndërmarrjet publike, në procedura gjyqësore, në arsim, në media, në emrat personal dhe në sferën private. Siç e kërkon Ligji, që nga viti 2007 qeveria e ka krijuar Komisionin për Gjuhët për të monitoruar dhe siguruar zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Komisioni për Gjuhët ka qenë organ i krijuar në pajtim me nenin 32 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve për të mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji, ruajtur, promovuar dhe mbrojtur gjuhët zyrtare dhe statusin e tyre të barabartë në Kosovë, si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare. Siç e përshkruan Neni 32 i Ligjit, Komisioni për Gjuhët ka ndërmarrë veprime dhe masa në kuadër të autoritetit të vet për të siguruar njohjen e statusit të barabartë të gjuhëve zyrtare dhe respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ky autoritet ka përfshirë katër funksione: Hetimin dhe ndërmjetësimin – Trajtimin dhe hetimin e ankesave, kryerjen e hetimeve nga vetë komisioni, ndërmjetësimin për ankesat, situatat dhe konfliktet që lidhen me zbatimin e ligjit, rekomandimin e mjeteve juridike dhe ankimore të shkeljeve të identifikuara, lëshimin e vërejtjeve me shkrim në rast se një institucion përgjegjës nuk zbaton rekomandimet e tij brenda një kohe të arsyeshme, të citojë shkeljet në raportin e vet vjetor kur nuk janë zbatuar rekomandimet e tij. Përveç kësaj, në pajtim me Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Administratës Publike Nr. 2007/01 për Përcaktimin e Ndëshkimeve për Shkeljet e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Komisioni për Gjuhët po ashtu ka qenë i autorizuar që të lëshojë ndëshkime administrative kundër organeve që e shkelin ligjin. Rishikimin e projekt ligjeve për të siguruar që ato të jenë ne pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Monitorimi dhe raportimi – Të mbikëqyrë dhe të monitorojë masat ligjore dhe masat tjera që janë ndërmarrë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe t’i paraqesë raportet vjetore Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Vetëdijësimi publik dhe komunikimi – Ligji kërkon nga Qeveria që të zhvillojë fushata të vetëdijesimit publik. Nëse do t’i ofrohej stafi dhe resurset e nevojshme, Komisioni do të mund të

Page 7: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

7______________________________________________________________________________________________________

mbështeste ketë funksion, qoftë duke kryer aktivitete të rëndësishme ose duke këshilluar dhe mbështetur organet përkatëse qeveritare në zbatimin e këtyre fushatave. Përkundër autoritetit që ka pasur sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, në praktikë një numër faktorësh strukturor e kanë kufizuar kapacitetin dhe efektshmërinë e Komisionit për Gjuhët: • Komisioni nuk kishte buxhet, zyre dhe pajisje të veta. • Komisioni nuk kishte staf të përhershëm. Secili anëtar i Komisionit kishte edhe detyra tjera me

orar të plotë në kuadër të Qeverisë. • Procedura e nominimit dhe emërimit nuk ishte proces në bazë të meritave (nuk bazohej në

kualifikime dhe aftësi të përcaktuara qartë), nuk ishte transparent (secili institucion dominonte kandidatët e vet) dhe nuk ishte konsultativ (komunitetet gjuhësore dhe autoritetet komunale nuk konsultoheshin fare). Nuk kishte përshkrime specifike të detyrave të punës dhe specifikime të kompetencave të kërkuara për përmbushjen e funksioneve të Komisionit (trajtimi i ankesave, hetimet, ndërmjetësimi, komunikimi, këshillat, rishikimi ligjor, raportimi, etj.).

• Komisionit i mungonte rregullorja adekuate e punës për të mbështetur detyrat e tij dhe anëtarët e tij nuk e kishin ekspertizën e nevojshme, kapacitetet dhe mundësitë e nevojshme për zhvillim profesional.

• Përbërja e atëhershme nuk i plotësonte kushtet e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të komuniteteve siç përshkruhet në ligj. Ajo më shumë ofronte përfaqësimin e një numri të paracaktuar të institucioneve.

• Nuk kishte informacione të mjaftueshme publike për Komisionin dhe për procedurat që kanë të bëjnë me ankimin. Komisionit i mungonte dukshmëria publike dhe kishte marrë një numër të papërfillshëm të ankesave që nga themelimi i tij. Komisioni nuk kishte resurse për të zhvilluar aktivitetet e nevojshme të vetëdijesimit publik.

Siç kërkohet me Nenin 31 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, institucionet e Republikës së Kosovës ndërmorën masa për promovimin e përdorimit dhe statusit të barabartë të gjuhëve, si dhe për sigurimin e mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare. Komisioni për Gjuhët ishte përgjegjës që të mbikëqyrë dhe të ofrojë këshilla në lidhje me masat e tilla. Duke marrë parasysh resurset krahasimisht më të ulëta që i kishte në dispozicion, Republika e Kosovës sidoqoftë e kishte obligim që të sigurojë që Komisioni i saj për Gjuhët të ketë strukturën adekuate, stafin dhe resurset buxhetore në mënyrë që të kryejë dhe përmbushë obligimet e veta në mënyrë efikase sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Në fillim të vitit 2011 në Selanik të Greqisë u mbajt punëtoria “Forcimi i Kapacitetit të Komisionit Kosovar për Gjuhët”, ku si rezultat i kësaj punëtorie Komisioni për Gjuhët, Zyra e Kryeministrit për Shërbime dhe Mbështetje Ligjore (Zyra Ligjore) dhe akterët ndërkombëtarë, përfshirë edhe Komisionerin Irlandez për Gjuhët, OSBE-në dhe ICO-n, janë pajtuar për rekomandimet e mëposhtme:

Page 8: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

8______________________________________________________________________________________________________

Qeveria duhet të reformojë Komisionin e Gjuhëve dhe t’i ofrojë atij resurset adekuate për të qenë efektiv. Reformimi i Komisionit të Gjuhëve duhet të bëhet në vitin 2011 përmes një numri hapash konkret të propozuar nga pjesëmarrësit. Komisioni për Gjuhët do të ketë plan shumëvjeçar të veprimit të strukturuar për tri objektiva themelore:

• Forcimin dhe përmirësimin e efektshmërisë dhe kapacitetit të Komisionit të Gjuhëve.

• Përmirësimin e vetëdijes për funksionet dhe rolin e Komisionit të Gjuhëve në mesin e organizatave publike dhe shtetërore.

• Forcimin e kapacitetit të institucioneve publike për të zbatuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Për mbështetjen e propozimeve për reformim, pjesëmarrësit u pajtuan që të ndihmojnë Qeverinë e Kosovës në zbatimin e planit të veprimit i cili përbëhet nga katër faza:

• Përgatitjen e dokumentit të politikave i cili nënvizon opsionet për reformimin e Komisionit të Gjuhëve;

• Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ i cili rregullonte përbërjen dhe kompetencat e Komisionit për Gjuhët bazuar në dokumentin e politikave;

• Miratimin e Udhëzimit Administrativ nga Zyra e Kryeministrit; • Hartimin e kushteve të referencës dhe përshkrimit të detyrave të punës për të lehtësuar

zbatimin e udhëzimit administrativ dhe funksionimin e Komisionit të Gjuhëve. Më 9 nëntor 2011, Qeveria e Kosovës themeloi një grup punues ndërministror për reformimin e Komisionit për Gjuhët dhe krijimin e politikave për gjuhët në Republikën e Kosovës. Pas një pune dhe angazhimi të përbashkët , GP përpiloi një rregullore në bazë të së cilës do të bëhej reformimi i Komisionit të gjuhëve dhe do të formohej Zyra e Komisionerit për Gjuhët. Kjo Rregullore u miratua nga Qeveria në korrik të vitit 2012 në bazë të së cilës u formua kjo zyrë.

Page 9: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

9______________________________________________________________________________________________________

Ndërtesa e Qeverisë- një nga takimet për funksionalizimin e ZKGJ-së Korniza Ligjore Siç u përmend edhe më lart, Republika e Kosovës ka një kornizë të sofistikuar ligjore e cila përcakton rregulla të qarta për obligimet e institucioneve publike dhe ofruesve të shërbimeve për përdorimin e gjuhëve dhe të drejtat gjuhësore të qytetarëve dhe personave të tjerë që marrin apo kërkojnë shërbime nga këto institucione. Kushtetuta e Republikës së Kosovës 1. Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë: Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe. 2. Gjuha Turke, Boshnjake dhe ajo Rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komune ose do të jenë në përdorim zyrtar në cilindo nivel në pajtim me ligj. Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare 2.1. Gjuha shqipe dhe gjuha serbe dhe alfabetet e tyre janë gjuhë zyrtare në Kosovë dhe kanë status të barabartë në institucionet e Kosovës. 2.3. Në komunat e banuara nga një bashkësi, gjuha amtare e të cilës nuk është gjuhë zyrtare dhe e cila përbën sё paku 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të asaj komune, gjuha e asaj bashkësie do tё ketë statusin e gjuhës zyrtare në atё komunë dhe do të përdoret barabartë me gjuhët zyrtare.

Page 10: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

10______________________________________________________________________________________________________

2.4. Në ato komuna ku jeton një bashkësi, gjuha amtare e së cilës nuk është njëra nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe e cila përfaqëson më shumë se tre (3) përqind të popullatës së përgjithshme të komunës, gjuha e asaj bashkësie do të ketë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në atë komunë 7.1. Në institucionet komunale zbatohet barazia e gjuhëve zyrtare të komunës. Ligji për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës 4.1 Gjuha shqipe dhe serbe dhe alfabetet e tyre janë gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe kanë status të njëjtë në institucionet e saj. Gjuhët turke, boshnjake dhe rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal apo kanë përdorim zyrtar në pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ligji për qasje në dokumente publike 18. Qytetarët, ashtu siç është e përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ushtrojnë të drejtat e tyre të përcaktuara në këtë ligj, në gjuhën e tyre përkatëse. Rregullorja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët Sipas neneve 1 dhe 2 të Rregullores Nr.07/2012, Zyra është themeluar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe vepron nën udhëheqjen e Komisionerit për Gjuhët, i cili është përgjegjës për menaxhimin e Zyrës dhe ekzekutimin e kompetencave të saj. Me qëllim të ruajtjes, promovimit dhe mbrojtjes së gjuhëve zyrtare dhe statusit të barabartë të tyre në Republikën e Kosovës, gjuhët zyrtare dhe gjuhët në përdorim zyrtar nëpër komuna, si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare. Ligji për përdorimin e Gjuhëve garanton se gjuhët zyrtare përdoren në baza të barabarta në secilën komunë. Gjuhët zyrtare në nivel qendror dhe gjuhët zyrtare e gjuhët në përdorim zyrtar nëpër komuna:

• Gjuha shqipe dhe Gjuha serbe janë gjuhë zyrtare në nivel qendror. • Në Pejë, Prizren, Dragash, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, gjuha boshnjake është gjuhë

zyrtare. • Në Prizren dhe Mamushë, përveç gjuhës shqipe dhe serbe, gjuha turke është gjuhë

zyrtare. • Gjuhë në përdorim zyrtar janë gjuha turke në komunën e Gjilanit, Mitrovicës, Prishtinës

dhe Vushtrrisë, dhe gjuha boshnjake në komunën e Istogut. Kushtetuta e Republikës së Kosovës (neni 22), gjithashtu garanton zbatimin e drejtpërdrejtë të marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare që garantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut dhe këto të fundit kanë prioritet ndaj dispozitave, ligjeve dhe akteve tjera të institucioneve publike.

Page 11: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

11______________________________________________________________________________________________________

Për më tepër Ligji për Përdorimin e Gjuhëve bazohet në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore dhe në Protokollet e saj, Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, dhe merr parasysh Rekomandimet e Hagës lidhur me të drejtat e shkollimit të pakicave kombëtare dhe Rekomandimet e Oslos lidhur me të drejtat gjuhësore të pakicave kombëtare. Mandati dhe obligimet e Zyrës së Komisionerit për gjuhët Zyra e Komisionerit për gjuhët mbikëqyrë zbatimin e Ligjit, me qëllim të ruajtjes, promovimit dhe mbrojtjes së përdorimit të gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës, gjuhëve zyrtare në nivel komunal, gjuhëve në përdorim zyrtarë në komuna, si dhe gjuhëve të komuniteteve gjuha amtare e të cilave nuk është njëra prej gjuhëve zyrtare. Kompetencat e Zyrës shtrihen në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Zyra u ofron shërbime qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe çdo personi fizik apo juridik që ka lidhje me rastet që paraqiten në territorin e Republikës së Kosovës. Juridiksioni i Zyrës mbulon përdorimin e gjuhëve në institucionet e Republikës së Kosovës dhe organizatave e ndërmarrjeve tjera që kryejnë funksione dhe shërbime publike në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo përfshin por nuk është e kufizuar në përdorimin e gjuhëve në institucionet qendrore dhe respektimin e Neneve 4 deri 6 të Ligjit; Institucionet komunale dhe respektimi i neneve 7 deri 10 të Ligjit; Ndërmarrjet publike dhe respektimi i Nenit 11 të Ligjit; në procedurat gjyqësore dhe respektimi i Neneve 12 deri 18 të Ligjit; Arsimi dhe respektimi i nenit 19 deri 24 të Ligjit; Mediat dhe respektimi i neneve 25 dhe 26 të Ligjit; Emrat personal dhe respektimi i Nenit 27 të Ligjit; Liria gjuhësore, dhe përputhja me Nenin 29 të Ligjit; Përdorimi i gjuhëve zyrtare në sferën private në përputhje me Nenet 29 e 30 të Ligjit. Zhvillimi i kapaciteteve – Zbatimi i legjislacionit të bazuar në kërkesa për përdorimin e gjuhëve kërkon që institucionet përgjegjëse dhe ofruesit e shërbimeve të zhvillojnë, marrin dhe caktojnë resurset e duhura buxhetore dhe njerëzore për këtë qëllim. Në kontekstin e resurseve të kufizuara financiare publike, sistemi i politikës gjuhësore në Kosovë nuk ka kapacitetet e nevojshme. Numri i shërbyesve civil që njohin të dy gjuhët zyrtare (dhe që janë në gjendje të ofrojnë shërbime në të dy gjuhët) është i kufizuar dhe në rënie të vazhdueshme. Në anën tjetër numri i përkthyesve dhe interpretëve që për momentin janë të punësuar nga institucionet publike është i pamjaftueshëm për të përballuar kërkesën ekzistuese për shërbime në të dy gjuhët dhe nuk ka sistem që do të siguronte aftësimin, kualifikimin dhe certifikimin e juristëve-gjuhëtarë të specializuar për shërbime të përkthimit dhe interpretimit. Zyra e Komisionerit për Gjuhët mund të mbështesë përmbushjen e këtij funksioni përmes autoritetit që ka për të monitoruar dhe raportuar për zbatimin e ligjit, për të hetuar dhe ndërmjetësuar për ankesat/ konfliktet e lidhura me përdorimin e gjuhës, dhe për të zhvilluar fushata të vetëdijesimit publik dhe komunikimit. Në mënyrë të veçantë Zyra mund të këshillojë institucionet përkatëse për

Page 12: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

12______________________________________________________________________________________________________

zhvillimin e kapaciteteve që janë të nevojshme për përmbushjen e obligimeve dhe për parandalimin e shkeljeve. Vetëdijesimi Publik – Zyra e Komisionerit për Gjuhët aktivizon resurset për të zhvilluar dhe zbatuar një formë të komunikimit për të drejtat gjuhësore dhe për të qenë po ashtu në gjendje që vazhdimisht të zbatojë masa dhe iniciativa, në mënyrë që qytetarëve dhe institucioneve t’ua komunikojë rregullat e përcaktuara me legjislacionin për gjuhët dhe zbatimin e tyre. Hetimet, ndërmjetësimi dhe procedurat e ankesës- Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka mandat ligjor që të hetojë ankesat dhe rastet e shkeljeve potenciale të të drejtave gjuhësore, për të përmirësuar vetëdijesimin publik për rolin e saj, për legjislacionin për gjuhët dhe për të zgjeruar aktivitetet dhe për të kryer vetë hetimet. Po ashtu është e obliguar që të rrisë bashkëpunimin me institucionet publike dhe me ofruesit e shërbimeve, në mënyrë që të kryejë me sukses rolin e ndërmjetësimit dhe në zgjidhjen e çështjeve përmes bashkëpunimit në rastet e shkeljeve para se të aplikohet ndëshkimi. Monitorimi dhe raportimi për respektimin e ligjit – Zyra ka mandat dhe obligim të zhvillojë dhe forcojë sistemin e monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e obligimeve/ respektimin e të drejtave gjuhësore nga institucionet përgjegjëse. Zyra e Komisionerit për Gjuhët po ashtu bën hulumtime dhe auditime të institucioneve specifike me ç ‘rast mëtohet të krijohet një sistem i raportimit dhe të krijohet bashkëpunimi i nevojshëm me institucionet përkatëse dhe me ofruesit e shërbimeve. Aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2013 Qëllimi i themelimit të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët është monitorimi i zbatimit të Ligjit për Gjuhët, përkrahja e institucioneve në ngritjen e kapaciteteve dhe mbrojtja e gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare. Zyra është themeluar në korrik të vitit 2012 në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe vepron nën udhëheqjen e Komisionerit për Gjuhët Slavisa Mladenovic, i cili është përgjegjës për menaxhimin e Zyrës dhe ekzekutimin e kompetencave të saj. Më 23.07.2012 u zgjodh Komisionerja e parë e cila dha dorëheqjen në tetor të të njëjtit vit dhe pas kësaj filloi procesi i rizgjedhjes së Komisionerit për gjuhët. Me procedurë të rregullt u zgjodh Komisioneri i ri më 19.12.2012.

Page 13: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

13______________________________________________________________________________________________________

Takimi i Bordit, Ndërtesa e Qeverisë Monitorimi dhe ngritja e kapaciteteve Në kuadër të aktiviteteve për formimin e Zyrës së Komisionerit për gjuhët, Bordi për politika gjuhësore si mekanizëm mbështetës i zyrës, përpiloi rekomandimet të cilat Komisioneri përmes Zyrës Ligjore i ka drejtuar qeverisë për aprovim. Kërkesa për aprovim është përsëritur tri herë, por deri më tani këto rekomandime nuk janë aprovuar, gjë që presim të aprovohen gjatë vitit 2014. Edhe përkundër kësaj, zyra ka zhvilluar monitorimin me iniciativën e vet dhe ka zhvilluar kapacitete për stafin por edhe për zyrtarët komunal, kështu që Zyra ka filluar të funksionojë me kapacitet të plotë nga muaji maj i vitit 2013.

Komponenta e monitorimit, auditimit vlerësimit dhe rekomandimeve, ZKGJ kanë qenë objektivat të cilat zyra i ka zhvilluar në bazë të mandatit dhe juridiksionit të saj. Përmes Komponentit të auditimeve, anketave dhe raporteve në funksion të Sigurimit të

Page 14: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

14______________________________________________________________________________________________________

Përputhshmërisë, Zyra ka monitoruar dhe raportuar mbi respektimin e Ligjit nga institucionet nën juridiksionin e saj. Në kuadër të planit për auditim dhe monitorim zyra ka shqyrtuar praktikat e institucioneve specifike për përputhshmërinë dhe zbatimin e dispozitave/obligimeve përkatëse për përdorimin e gjuhës. Ka zhvilluar dhe diskutuar rekomandimet për përmirësimin e përputhshmërisë nga institucionet specifike, në juridiksionin e Zyrës. Në bazë të ankesave të arritura dhe ankesave të regjistruara nëpër debate të ndryshme, zyra ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh monitoruese. Në bashkëpunim me ECMI si partner implementues, ka zhvilluar monitorimin dhe indikatorët matës për respektimin e Ligjit për Gjuhët në Kuvendin e Kosovës. Këta indikatorë janë zhvilluar duke mbajtur takime me Zyrën e Sekretarit të Kuvendit, Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale dhe Drejtorinë për shërbime gjuhësore, si dhe përmes pyetësorëve të cilët u janë dërguar institucioneve të cekura. Në fokus të monitorimit ka qenë cilësia e përkthimeve dhe harmonizimi i ligjeve në gjuhët zyrtare, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucioni gjegjës për përkthimin simultan të mbledhjeve të ndryshme dhe të dokumenteve që lëshon ky institucion. Për këto çështje është përpiluar edhe raporti përfundimtar me të gjeturat dhe rekomandimet.

Takim me ECMI dhe partneret, Ndërtesa e Qeverisë

Faqet zyrtare të internetit si pasqyrë e qartë orientuese për qytetarët ka qenë si hap tjetër ku është bërë hulumtimi për përdorimin e gjuhëve zyrtare të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës. Kjo është bërë përmes analizës krahasimore të gjuhëve zyrtare. Raporti i brendshëm me të gjeturat dhe me rekomandimet u është dërguar institucioneve dhe i njëjti është prezantuar në punëtorinë e mbajtur në Prevallë para drejtorëve/zyrtarëve të lartë të informimit të këtyre

Page 15: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

15______________________________________________________________________________________________________

institucioneve. Pas kësaj është përsëritur monitorimi dhe është vërejtur një përmirësim i konsiderueshëm, edhe pse nuk mund të konstatojmë se gjendja është në nivelin më të lartë.

Një sferë tjetër e bashkëpunimit është arritur edhe me Institutin Albanologjik të Prishtinës, për mundësinë e zgjidhjes së problemit në shumë fusha dhe ofrimin e lehtësirave për evitimin e gabimeve dhe respektimin e normave gjuhësore të gjuhës shqipe nëpër institucione të ndryshme. Si ide është përkrahur që bashkërisht të përpilohen libërtha orientues shqip-serbisht dhe anasjelltas, për të gjitha institucionet me radhë, duke filluar nga gjyqësori.

Një numër ankesash të qytetarëve të bëra gjatë tryezave të rrumbullakëta për gabimet e lëshuara në dokumentet e Gjendjes Civile, ka rezultuar në rritjen e bashkëpunimit me Agjencinë e Regjistrimit Civil, me ç ‘rast Zyra ka përgatitur raportin me rekomandimet ligjore dhe gjuhësore. Këto rekomandime janë përfshirë në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për dokumentet e Gjendjes Civile. Me qëllim të finalizimit dhe eliminimit të gabimeve gjuhësore në të gjitha këto dokumente janë angazhuar konsulentë gjuhësorë për gjuhën shqipe, serbe, turke dhe boshnjake, janë mbajtur disa takime të njëpasnjëshme që të arrihen rezultate në finalizimin e UA për dokumentet zyrtare dhe të evitohen gabimet që shqetësojnë qytetarët. Këta konsulentë janë konsultuar edhe për raste tjera, si p.sh. për mbishkrimet në aeroport.

Një formë monitorimi dhe sensibilizimi për respektimin e Ligjit për Gjuhët përmes takimeve, është bërë edhe me MAP dhe MPJ ku është analizuar përdorimi i gjuhëve zyrtare nëpër këto institucione, respektivisht përmirësimi i formularëve dhe dokumenteve zyrtare që dalin nga të njëjtat.

Page 16: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

16______________________________________________________________________________________________________

Takimi i Komisionerit me ministrin Yagcilar

Me zv. ministrin Kasapolli

Kjo është bërë edhe me MAPL dhe është arritur pëlqimi i bashkëpunimit kur kemi të bëjmë me gjuhët, me ç ‘rast është përgatitur një dokument në formë tabele me të dhënat për gjuhët zyrtare nëpër komuna, bazuar në statutet dhe rregulloret komunale dhe është arritur që të unifikohet ky dokument me atë të ministrisë. Bashkëpunim i rëndësishëm është arritur edhe me rastin e takimit në mes të Komisioneirt për Gjuhët z. Mladenovic dhe ambasadores turke në Prishtinë znj. Songul Ozan. U dëshmua që Zyra e Komisioneirt për gjuhët kujdeset që të gjitha gjuhët e komuniteteve të promovohen pa dallim, të kenë trajtim të drejtë dhe të barabartë në bazë të Ligjit. Zyra këtë e arrin përmes aktiviteteve të ndryshme që zhvillon në zyrë dhe në teren. Si shembull i suksesit është bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (UA) të Gjendjes Civile në mes tjerash edhe për gjuhën Turke dhe Boshnjake që lëshon ARC për qytetarët e saj. Nga ambasadorja u ofrua bashkëpunim dhe u shpreh kënaqësi për rezultatet e arritura që po tregon Zyra e Komisionerit për Gjuhët. Ambasadorja u ftua të jetë pjesë e grupit të vëzhguesve ndërkombëtarë, grup i cili përcjell punën e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët.

Page 17: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

17______________________________________________________________________________________________________

Takim me ambasadoren Turke Me qëllim të monitorimit të implementimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve para dhe gjatë procesit zgjedhor është zhvilluar një bashkëpunim i vazhdueshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kështu që për t’i ofruar shërbime më cilësore dhe informacione të sakta këtij institucioni i është dhënë dokumenti zyrtar me të dhënat për gjuhët zyrtare dhe gjuhët në përdorim zyrtar nëpër komuna. Nga ana tjetër institucioni i KQZ-së ka konsultuar ZKGJ-në për dokumentacionin e zgjedhjeve, në mënyrë që të dalin pa gabime.

Page 18: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

18______________________________________________________________________________________________________

Gjatë takimit me KQZ-në, Ndërtesa e KQZ –së Është bërë monitorimi i faqeve zyrtare të internetit në komunat e Republikës së Kosovës. Monitorimi është bërë duke bërë krahasimin e përdorimit të barabartë të gjuhëve zyrtare në nivel lokal. Është përpiluar draft raporti i cili iu është dërguar komunave me një shkresë përcjellëse për mundësi komentimi, si dhe është kërkuar që të ndërmarrin masa për përmirësimin e gjendjes së faqeve të internetit. Po ashtu gjatë takimeve të ndryshme, është kërkuar nga komunat më tepër angazhim sa i përket funksionalizimit të faqeve në gjuhët zyrtare. Deri më tani është vërejtur një përmirësim shumë simbolik. Nivel i bashkëpunimit për përmbushjen e obligimeve gjuhësore është arritur edhe me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe institucionet që mbikëqyren nga BQK-ja. Nga ky bashkëpunim është përpiluar raporti me rekomandime dhe është dërguar në institucionin gjegjës. Gjatë vizitës monitoruese që i është bërë Ujësjellësit Rajonal Prishtina, është kërkuar që të bëhet harmonizimi i të dhënave dhe respektimi i gjuhëve zyrtare në dokumentacionin e kësaj kompanie publike. Institucioni i ujësjellësit ka treguar gatishmëri bashkëpunimi për respektim të ligjit. Monitorimi i është bërë edhe terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’. Ky monitorim është bërë para se të hapej terminali i ri. Është vërejtur se të gjitha mbishkrimet janë të paraqitura në gjuhët zyrtare që do të thotë se në parim është bërë

Page 19: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

19______________________________________________________________________________________________________

harmonizimi i të dhënave në pajtueshmëri të plotë me Ligjin. Meqenëse mbishkrimet në gjuhën shqipe dhe serbe kanë gabime gjuhësore, është arritur pëlqimi që lista me këto mbishkrime të dërgohet në Zyrën e Komisionerit për Gjuhët për përmirësimin e tyre. Në bashkëpunim me konsulentët gjuhësorë, janë bërë korrigjimet e duhura dhe si rekomandime i janë dërguar Aeroportit. Zyra ka kontaktuar disa herë organin përgjegjës të terminalit dhe ka përsëritur monitorimin. Deri në fund të vitit 2013, nuk janë bërë ndryshimet e kërkuara.

Aeroporti i Prishtinës Është bërë monitorimi edhe në Agjencinë Kadastrale të Kosovës me qëllim të fillimit të bashkëpunimit në mes dy institucioneve në fushën e implementimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nga ky bashkëpunim, është arritur që sfidat të tejkalohen bashkërisht. Agjencia ka ofruar bashkëpunim dhe ka theksuar se do të shqyrtojë të gjitha rastet ku pretendohet se mund të ketë shkelje të ligjit dhe të ofrohet bashkëpunimi edhe me nivelin komunal për të ndihmuar të njëjtit për rregullimin e dokumentacionit dhe zgjidhjen e të gjitha rasteve nëse ata lajmërohen. Ngritja e kapaciteteve

Si pjesë e ngritjes së kapaciteteve Zyra e Komsionerit ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare për gjuhët në Irlandë dhe në një trajnim pesëditor për stafin e zyrës.

Përmes Zhvillimit të Kapaciteteve Zyra ka shqyrtuar nevojën dhe ofrimin e trajnimit gjatë shërbimit, kurseve profesionale dhe nxitjes për të fuqizuar aftësitë gjuhësore në të dy gjuhët zyrtare për nëpunësit civilë.

Page 20: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

20______________________________________________________________________________________________________

Është zhvilluar projekti për mësimin e dy gjuhëve zyrtare në 10 komuna. Ky projekt është zhvilluar me partnerin implementues, ECMI. Në kuadër të kësaj janë bërë dhjetë (10) vizita dhe takime me kryetarët e komunave (Prizren, Dragash, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Gjilan, Fushë Kosovë, Vushtrri, Lipjan, Shtërpcë) me ç ‘rast është kërkuar nga kryetarët që të mbështesin këtë projekt. Në të gjitha këto komuna është hasur në gatishmëri, jo vetëm për këtë projekt, por për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me respektimin e Ligjit për Gjuhët.

Në Komunën e Fushë Kosovës, këtij programi së bashku me Komisionerin z. Mladenovic, i ka bërë vizitë edhe Komisionerja e lartë e OSBE-së për Pakicat Kombëtare, znj Astrid Thorn, e cila ka shprehur kënaqësi dhe mirënjohje për Komisionerin për Gjuhët dhe zyrën e tij, për punën e angazhimet që është duke i bërë në monitorimin e zbatimit të Ligjit. Aktivitete tjera Zyra ka zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe takimesh në kuadër të Grupit punues për ballafaqim me të kaluarën dhe pajtim, dhe përfaqësuesi i kësaj zyreje ka mbajtur takime të rregullta mujore. Në bashkëpunim me OSBE është mbajtur punëtoria me temën: “Avancimi i funksionimit efektivtë Zyrës së Komisionerit për Gjuhët”, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarët komunal të regjionit të Prishtinës me ç ‘rast para pjesëmarrësve është sqaruar roli i ZKGJ -së dhe procesi i monitorimit që është duke u kryer në nivelin qendror dhe atë lokal. Në bashkëpunim me ECMI janë mbajtur dy konferenca me temën: “Mbështetja e qeverisjes efektive për komunitetet minoritare në Kosovë”, derisa zyra për punën e vet, mandatin dhe obligimet e veta i ka paraqitur para zyrtarëve komunale dhe shoqërisë civile , në njërin nga takimet në kuadër të këtij projekti. Nivel tjetër i bashkëpunimit me institucionet lokale është arritur përmes takimeve koordinuese regjionale, (10) me institucionet komunale në Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan dhe Prishtinë dhe është mbajtur prezantim lidhur me rolin e ZKGJ-së. Para nivelit komunal, zyra ka kërkuar bashkëpunimin dhe ka paraqitur raportin e të gjeturave në web faqet zyrtare të komunave, duke kërkuar më tepër azhuritet në trajtimin e barabartë të gjuhëve.

Gjatë vitit 2013, ZKGJ i ka raportuar në vazhdimësi Qeverisë, Bordit, Kuvendit si dhe institucionet ndërkombëtare të cilat kanë kërkuar të dinë rreth të arriturave dhe aktiviteteve të zhvilluara të ZKGJ-së.

Hetimet dhe ankesat Hetimi është proces administrativ, i cili kryhet nga Zyra në baza formale ligjore në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Rregulloren për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët. Zyra ka autorizimin dhe kompetencat të kryej hetime qoftë me iniciativën e vet qoftë në bazë të ankesave që ka pranuar që në administratën e ndonjë institucioni të Republikës së Kosovës apo të ndonjë organizate ose ndërmarrjeje që kryen shërbime publike statusi i barabartë i gjuhëve

Page 21: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

21______________________________________________________________________________________________________

zyrtare nuk është njohur apo nuk njihet, si dhe dispozitat e ndonjë Ligji apo Rregulloreje për përdorimin e gjuhëve zyrtare të komuniteteve gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare nuk është respektuar apo nuk respektohet. Komisioneri për gjuhët vendosë për fillimin e hetimit sipas detyrës zyrtare duke konsideruar informatat nga çfarëdo burimi. Kjo bëhet me një vendim me shkrim nga Komisioneri ku paraqitet baza për fillimin e hetimit dhe regjistrohet në bazën e të dhënave. Zyra heton çdo ankesë të parashtruar nga ana e personit fizik apo juridik lidhur me mos përmbushjen e obligimeve gjuhësore nga cilido institucion i cili është nën juridiksionin e Zyrës. Qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim iu garantohet e drejta për tu ankuar në Zyrën e Komisionerit dhe të gjitha shërbimet janë pa pagesë. Parashtrimi dhe dorëzimi i ankesave mund të bëhet nga vet personi, përmes postës së regjistruar apo përmes postës elektronike. Zyra në bazë të kushteve të pranueshmërisë verifikon nëse ankesa është nën juridiksionin e saj dhe vazhdon procedurën për zgjidhjen e saj. Në rast se ankesa nuk është nën juridiksionin e Zyrës , ankuesi do të informohet për këtë vlerësim. Ankesa mund të bëhet në cilëndo gjuhë duke shkarkuar dhe plotësuar formularin për ankesë ose përmes një shkrese dërguar Zyrës. Gjatë fazës së hetimit, Zyra mund të intervistojë dëshmitarë ose persona tjerë si dhe të kërkojë nga institucionet nën juridiksionin e saj qasje në informatat relevante, dosje dhe dokumente (me përjashtim të dokumenteve të klasifikuara), që t’i kontribuojë zgjidhjes së rastit. Zyra në secilën fazë të shqyrtimit të ankesave ofron shërbimet e saj të mirëbesimit, ndërmjetësimit ose pajtimit. Në rast se arrihet ndonjë marrëveshje miqësore ndërmjet palëve Zyra ndërpret shqyrtimit dhe e mbyll atë nëse është e kënaqur me përmbushjen e detyrimeve të marrëveshjes së arritur. Gjatë të gjitha fazave të shqyrtimit të ankesave Zyra njofton ankuesin për zhvillimet që ndodhin. Në rast të mos përmbushjes së rekomandimeve dhe refuzimit të shqyrtimit të ankesave nga cilido institucion nën juridiksionin e Zyrës dhe mos marrjen parasysh të këshillave dhe kërkesave që bëhen lidhur me respektimin e të drejtave gjuhësore, Zyra mund të iniciojë fillimin e masave disiplinore , lëshojë vërejtje për mos përmbushje të rekomandimeve dhe vendime për ndëshkime.

Page 22: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

22______________________________________________________________________________________________________

Cikli i procesit të shqyrtimit të ankesave -synimi i zgjidhjes në fazën fillestare

Ecuria e zgjidhjes së ankesave gjatë vitit 2013 Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka pranuar gjithsej dhjetë(10) ankesa dhe ka trashëguar nga Komisioni i Gjuhëve katër (4). Dy ( 2) prej tyre nuk kanë qenë nën juridiksionin e Zyrës, shtatë(7) janë zgjidhur përmes ndërmjetësimit, ndërsa pesë(5) janë në proces për tu zgjidhur. Hetimet lidhur me ankesat nga Zyra nuk fillojnë para se të bëhet përpjekje për ta zgjidhur çështjen në baza jo formale, e nëse kjo rezulton pa sukses hetimi do të fillohet. Zgjidhje e ankesave të pranuar deri më tani është bërë në baza jo formale duke dërguar nga një letër institucionit dhe duke kërkuar që çështja të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur. Institucionet kanë qenë të gatshme për bashkëpunim në zgjidhjen e këtyre rasteve, ku përmes anëtarit të Rrjetit për Politika Gjuhësore kanë dërguar sqarime dhe kanë siguruar se çështja në fjalë nuk do të përsëritet, si dhe e kanë përgatitur materialin e nevojshëm sikur që është kërkuar. Çështjet që janë shqyrtuar pas ankesave të pranuara në Zyrën e Komisionerit për Gjuhët

Verfikimi i pranueshmërisë

Hetimi, Ndërmejtësimi

Arritja e zgjidhjes

Marrëveshja

Permbyllja e ankesës

Pranimi i ankesës

Page 23: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

23______________________________________________________________________________________________________

Pas pranimit të ankesës se Komuna e Prishtinës ka lëshuar certifikatën e lindjes për qytetarët serb vetëm në gjuhën shqipe, janë kontaktuar fillimisht personat përgjegjës në këtë komunë, e më vonë edhe personat përgjegjës nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilët e kanë rregulluar sistemin e softwerit dhe çështja është zgjidhur. Po ashtu me ndërmjetësimin e Zyrës, lidhur me mungesën e gjuhës turke si gjuhë zyrtare në nivel komune në formularët për regjistrimin e biznesit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka pagatitur dhe ka vënë në dispozicion formularët për regjistrimin e biznesit në ARKB në gjuhën turke për komunat Prizren dhe Mamushë. Komisioni për të drejtat e Komuniteteve dhe kthim ka ngritur shqetësimin për shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri(KPZHEITI) gjatë procedurave të amendamentimit të Projekt ligjit për produktet e ndërtimit, ( amendamentet 11,17,20,22,23,33 dhe 34). ZKGJ ka kontaktuar komisionin në fjalë dhe si përfundim KPZHEITI i kanë fshirë këto amendamente. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Financave pozitivisht i janë përgjigjur kërkesës së Zyrës për përgatitjen e raporteve, dokumenteve dhe njoftimeve lidhur me shpronësimin e pronës së qytetarëve në gjuhën serbe, që është bazuar nga ankesa e bërë prej banorëve të fshatit Uglarë, të cilët e kanë pranuar materialin e lartcekur vetëm në gjuhën shqipe. Lidhur me ankesën e pranuar për dërgimin e vendimeve vetëm në gjuhën shqipe në Komunën e Shtërpcës nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, pas kontaktimit të personave përgjegjës kemi marrë përgjigje pozitive dhe të njëjtat janë përkthyer edhe në gjuhën serbe dhe janë ridërguar në këtë Komunë. Në bazë të ankesës së një qytetari serb që nuk i është pranuar kërkesa në alfabetin cirilik, ZKGJ ka zhvilluar procedurat pas së cilave Komuna e Mitrovicës e ka siguruar Zyrën se të gjitha kërkesat nga qytetarët, qofshin ato të shkruara në gjuhë serbe me alfabetin cirilik apo latin do të pranohen dhe shqyrtohen në këtë Komunë.( shih të bashkëngjitur tabelën e ankesave) Informimi dhe dukshmëria e Zyrës Që nga funksionalizimi i zyrës në muajin maj të vitit 2013, Zyra e Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ) ka investuar në përpjekjen e ngritjes së dukshmërisë së zyrës, qëta sjellë sa më afër qytetarit informacionin për të drejtat e tyre linguistike përmes aktiviteteve të shumta rreth promovimit të zyrës. Gjithashtu janë bërë orvatje të shumta për vendosjen e bashkëpunimit të rregullt me të gjitha institucionet në nivel qendror dhe lokal, por pa lënë anash edhe akterët ndërkombëtarë që po mbështesin zyrën në aktivitete të ndryshme si dhe në forcimin e kapaciteteve të zyrës. ZKGJ ka caktuar disa prioritete dhe objektiva afatshkurtra të cilat gjatë periudhës maj - dhjetor 2013 i ka përmbushur me aktivitete të ndryshme. Ndër objektivat kryesore që ka pasur zyra për këtë periudhë janë:

• Ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve lidhur me zbatimin e Ligjit për të drejtat gjuhësore;

Page 24: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

24______________________________________________________________________________________________________

• Ngritja e bashkëpunimit dhe komunikimit efektiv me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm;

• Ngritja e besueshmërisë me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm duke i vendosur pritjet, ekzekutimin dhe raportimin mbi aktivitetet dhe progresin;

• Sigurimi që qytetarët janë të informuar mirë mbi të drejtat e tyre gjuhësore; • Zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe promovimi i gjuhëve të komuniteteve jo -

shumicë në Kosovë, si dhe përmirësimi i zbatimit të drejtave gjuhësore në Kosovë; • Rritja e ndërgjegjësimit lidhur me të drejtat gjuhësore dhe funksionet, si dhe rolin e zyrës

së Komisionerit për Gjuhët. Bazuar në këto objektiva ZKGJ si një ndër aktivitetet e para në periudhën maj-qershor ka bërë funksionalizimin e faqes zyrtare të internetit me adresë: www.komisioneri-ks.org; www.poverenik-ks.org; www.commissioner-ks.org. Kjo faqe është e kompletuar dhe funksionon në të tri gjuhët: shqipe, serbe dhe angleze. Në gjuhën serbe të gjitha informatat, lajmet dhe ngjarjet janë të edituara në alfabetin latin dhe në cirilik. Gjithsej që nga funksionalizimi i faqes së internetit janë vendosur tridhjetë e dy (32) lajme dhe ngjarje. Në kuadër të fushatës gjashtëmujore (6) për vetëdijesimin publik në mbështetjen e zbatimit efektiv të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ZKGJ në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe partnerin implementues MDA, ka kryer katër aktivitete:

• Organizimin e pesë (5) tryezave të rrumbullakëta në regjionet e ndryshme të Kosovës; • Prodhimi i dy (2) dokumentarëve të shkurtër informativ; • Konferencë për mediat; • Çmimi për gazetari.

Vlen te theksohet se përgjatë këtyre aktiviteteve gjashtëmujore është vendosur bashkëpunimi me TV Mreza, rrjet që mbulon 80% të territorit tokësor të Kosovës dhe 90% mbulueshmëri kabllore në tërë Kosovën. Në këtë rrjet bëjnë pjesë televizionet: RTV Mir Leposavic; TV Most Zvecan, TV Puls Silovo; Tv Herc Shtrpce; New Press. Me qëllim të zhvillimit të dukshmërisë së zyrës janë organizuar pese (5) tryeza të rrumbullakëta në Regjionet: Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan. Në këto tryeza të rrumbullakëta kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave, shoqërisë civile, komunitetet jo shumicë si dhe përfaqësues të mediave lokale, ku është diskutuar kryesisht rreth vështirësive të zbatimit të ligjit për gjuhët dhe mbi rëndësinë dhe ndikimin e respektimit të përdorimit të barabartë të gjuhëve në punë. Të gjitha këto tryeza të rrumbullakëta janë përcjellë nga mediat lokale (TV dhe Radio) si dhe janë transmetuar në të gjitha stacionet televizive të rrjetit TV Mreza.

Page 25: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

25______________________________________________________________________________________________________

Tryeza e rrumbullakët ne Prizren Një fushatë tjetër mediale është bërë përmes përgatitjes së dy (2) dokumentarëve të shkurtër informativ me qëllim të promovimit të ligjit për gjuhët dhe respektimin e drejtë të saj me kohëzgjatje prej 7’50 dhe e dyta 5’70. Në të dy info filmat janë trajtuar pa dallim problemet e shumta që hasin qytetarët në jetën e tyre të përditshme. Pa dyshim kapin problematikën e mos zbatimit në tërësi të ligjit për gjuhët si dhe përballjet dhe vështirësitë që i kanë qytetarët e Kosovës në veçanti pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Ndërkaq në info filmin e dytë është trajtuar edhe iniciativa pozitive e zyrës për gjuhët në evitimin e disa problemeve, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë e Regjistrimit Civil. Këto info filma janë transmetuar tek transmetuesi publik Radio Televizioni i Kosovës RTK1 dhe RTK2 dhe TV Mreza, por fillimisht është bërë promovimi i info filmave mbi të drejtat gjuhësore në programin e mëngjesit të RTK2. Përmes këtyre dy info filmave është bërë sensibilizimi i opinionit për mekanizmat përkatës për mbrojtje të gjuhëve dhe ankesave, si dhe për rolin e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët. Si një nga aktivitetet përmbyllëse të fushatës gjashtëmujorëshe është organizuar Konferenca për media. Panelistë ishin Komisioneri për gjuhët Slavisa Mladenovic ,Vlora Çitaku, ministre e Ministrisë për Integrime Evropiane, Steliana Nedera, përfaqësuese rezidente e UNDP, Srgjan Popovic, këshilltar i Kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Zharko Joksimovic, drejtor i Radio Televizionit të Kosovës. Secili veç e veç ka trajtuar problematikën e gjuhëve në fushën e tyre. Në këtë konferencë pjesëmarrës tjerë ishin anëtarët e Bordit për politika

Page 26: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

26______________________________________________________________________________________________________

gjuhësore, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të shumtë nga institucionet vendore dhe organizatave ndërkombëtare. Kjo ngjarje është ndjekur edhe nga vetë përfaqësuesit e mediave si pjesëmarrës por edhe ka pasur mbulueshmëri të madhe në: TV Mreza RTV Mir Leposavic; TV Most Zvecan, TV Puls Silovo; Tv Herc Shtrpce; New Press,RTK1 dhe RTK2, në të gjitha gjuhët tek radio stacionet lokale të RTK, përkatësisht Radio2.

Konferenca dhe ndarja e çmimit gazetaresk Si pjesë e kësaj konference është ndarë edhe çmimi për gazetari që promovon përdorimin e gjuhëve. Qëllimi i çmimit për përdorimin e gjuhëve është shpërblimi i cilësisë së shkëlqyer gazetaresk në promovimin dhe rritjen e fokusimit kombëtar në përdorimin e gjuhëve, si dhe implementimi efektiv i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Në të njëjtën kohë ky çmim ka për qëllim që të inkurajojë edhe publikimet për zgjidhje të reja dhe kreative, që mund të shpijnë në ndryshimin e situatës për të mirë. Kjo garë kishte pesë (5) kategori të rregullta: Tregimi televiziv, tregimi në radio, tregimi i shkruar në mediat e shtypit, tregimi i shkruar në mediat elektronike si dhe fotografia që promovon përdorimin e gjuhëve në Kosovë. Konkursi ka qenë i hapur për dhjetë (10) ditë dhe i publikuar në të përditshmet Koha Ditore dhe Zëri si dhe ka qenë i publikuar në web faqen zyrtare të zyrës së komisionerit për gjuhët, UNDP, MDA dhe faqen zyrtare të MDA, në Facebook. Interesimi ka qenë i lartë, gjithsej zyra ka pranuar njëmbëdhjetë (11) aplikacione. Ky

Page 27: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

27______________________________________________________________________________________________________

aktivitet ka përfunduar me 17 dhjetor 2013 duke e përmbyllë kështu fushatën vetëdijësuese për promovimin e respektimit të Ligjit për Gjuhët. Një fushatë tjetër që ka ndikuar mjaft në senzibilizimin dhe ngritjen e nivelit të zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve ishte edhe fushata tre (3) mujore me moton: “Gjuha Juaj e drejta Juaj”, ku Zyra e Komisionerit për Gjuhët dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në muajin shtator filluan me fushatën informuese për publikun e gjerë. Fushata tre (3) mujore kishte për qëllim vetëdijesimin e publikut për mekanizmat përkatës për mbrojtje të gjuhëve dhe ankesave si dhe për rolin e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët.

Në kuadër të kësaj fushate janë përgatitur posterë dhe fletushka informative mbi të drejtat gjuhësore në pesë gjuhë: shqipe, serbe ( alfabeti latin dhe cirilik), boshnjake, turke dhe rome. Me ndihmën e OSBE-së është bërë shpërndarja e tyre në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Radioja si medium mjaft i dëgjuar, ka bërë që përmes dy (2) radio spoteve në gjuhën shqipe, serbe dhe turke të cilat janë transmetuar në tetë (8) radio stacione në Kosovë: Radio KIM, Radio Herc, Radio Blu Sky, Radio Gorazdevac, Radio Hayat, Radio Plus, Radio Dukagjini dhe Radio Ballkan, të trajtohen të drejtat gjuhësore të qytetarëve dhe të njoftohen më gjerësisht se ku mund të drejtohen në rast se u shkelen të drejtat e tyre gjuhësore. Emetimi i këtyre dy radio spoteve ka zgjatur tre muaj.

Page 28: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

28______________________________________________________________________________________________________

Në mbështetje të dukshmërisë së zyrës së Komisionerit për Gjuhët me temën: “Avancimi i funksionimit efektiv të Zyrës së Komisionerit për Gjuhët” janë organizuar pesë (5) tryeza të rrumbullakëta në komunat: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan për zyrtarë komunal, shoqërinë civile dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve jo shumicë në nivel komunal. Në këto tryeza të pranishëm ishin komisioneri për gjuhët Slavisa Mladenovic, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë Songul Ozan dhe zyrtarë të lartë të OSBE-së, ku është folur dhe diskutuar mbi rëndësinë e Rrjetit të politikave gjuhësore, domosdoshmërinë e forcimit të rolit dhe definimin e qartë të aktiviteteve të tyre lidhur me mbrojtjen e të drejtave gjuhësore. Si rezultat, njëri ndër prioritetet e viti 2014 është pikërisht forcimi dhe roli i rrjetit të politikave gjuhësore. Në këto tryeza të rrumbullakëta zyrtarët komunal kanë kërkuar përkrahjen nga ZKGJ dhe Qeveria në mënyrë që të arrihet një progres më i madh në përdorimin e gjuhëve zyrtare në komuna dhe të respektohet ligji në tërësi. Gjatë muajit dhjetor në bashkëpunim me UNDP, zyra e Komisionerit për Gjuhët ka iniciuar përgatitjen e Spotit Televiziv, me qëllim të sensibilizimit të vazhdueshëm dhe promovimit të zyrës dhe të drejtën e ankesës në rast të shkeljes të të drejtave gjuhësore. Spoti televiziv me kohëzgjatje 30” dhe me sloganin Gjuha Juaj e drejta Juaj është përgatitur në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake dhe turke. Ky spot televiziv pritet të transmetohet në RTK1 dhe RTK2, në Koha Vision dhe TV Mreza në fillim të vitit 2014. Me iniciativë të ZKGJ dhe financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian është organizuar punëtoria dyditore me temën “Zbatimi i politikave gjuhësore në kuadër të Zyrës së Informimit Publik dhe ueb-faqet e ministrive”. Në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, përfaqësues të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qendrën Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI) në Kosovë, ku është bërë përmbledhja e rekomandimeve që kanë të bëjnë me standardizimin e termave dhe udhëzimet për përkthim. Në këtë punëtori janë prezantuar edhe rezultatet e hulumtimit mbi zbatimin e politikave gjuhësore në faqet e internetit të ministrive dhe prezantimet lidhur me obligimet ligjore që dalin nga Ligji për përdorimin e gjuhëve. Gjatë dy ditëve është bërë një përmbledhje e rekomandimeve që kryesisht kishin të bëjnë me standardizimin e termave dhe udhëzimeve për përkthim ( shih rekomandimet ). Tryeza të rrumbullakëta me temën: “Bashkëpunimi në mes Institucioneve Qendrore dhe Lokale lidhur me procesin e kthimit dhe ri-integrimit dhe të drejtat gjuhësore” janë mbajtur pesë (5) takime regjionale në: Pejë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan dhe Prishtinë. Në këto takime kanë marrë pjesë ZKGJ, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Ministria e Punëve të Brendshme, (MPB), Ministria për Komuniteteve dhe Kthim, (MKK), Kryetarët e Komunës së Mitrovicës dhe Junikut, UNHCR, KAAD, OSBE etj. Të gjithë pjesëmarrësit së bashku kanë identifikuar hapat që duhet ndërmarrë drejt përmirësimit të gjendjes ku ka ngecje si dhe nevojën e ndryshimit të disa akteve nënligjore.

Page 29: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

29______________________________________________________________________________________________________

Gjatë periudhës maj–dhjetor Zyra e Komisionerit për gjuhët, ka pasur një paraqitje të konsiderueshme mediale. Komisioneri për gjuhët ka marrë pjesë në "Nedeljni Kolaz", program në gjuhën serbe në RTK1; Mysafir special në RTK2 si dhe në programin e mëngjesit në RTK2 me rastin e promovimit të infofilmit; Mysafir në programin e mëngjesit në TV Qendër në Cagllavicë; Pjesëmarrës i debatit të ciklit "Dialogu serbo -serb" në Qendrën Mediale në Cagllavicë me temën “Zbatimi i Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve në Kosovë”; Mysafir në programin “Slobodno Srpski”, në gazetën e përditshme “Koha Ditore”,TV Klan, RTV21 dhe RTK1, në të gjitha radio stacionet lokale dhe televizionet lokale si dhe me mbulueshmëri të plotë në komunat ku shumica përbëhet nga komunitetit serb përmes TV Mreza.

Gjatë emisionit televiziv Gjatë vitit 2013, Zyra e Komisionerit për gjuhët ka organizuar tri takime me Bordin për politikat gjuhësore. Gjatë kësaj periudhe para këtij trupi, është raportuar për punën dhe aktivitetet që zyra ka arritur t’i realizojë. Rrjeti për politikat gjuhësore si mekanizëm mbështetës i zyrës, ka ndihmuar mjaft në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me Ligjin për gjuhët, kështu që edhe pse një numër i madh i institucioneve, agjencive dhe ndërmarrjeve kanë emëruar personat kontaktues në rrjet, ka një numër sish që nuk kanë dërguar emrat e personave kontaktues. Të njëjtëve iu janë dërguar shkresat më shumë se dy herë dhe janë kontaktuar edhe me telefon.

Page 30: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

30______________________________________________________________________________________________________

Të gjeturat e përgjithshme: Në bazë të monitorimit të bërë nga ZKGJ, konstatohet se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk respektohet sa duhet. Përkthimi i ligjeve në gjuhën serbe është në nivelin e ulët. Në institucione vërehen mangësi në përdorimin e gjuhëve zyrtare në mënyrë të barabartë. Qytetarëve u mungon qasja e mirëfilltë në dokumentet zyrtare. Dokumentet nuk janë të përkthyera në gjuhët zyrtare nëpër komuna. Nga monitorimi i faqeve zyrtare të internetit në institucionet qendrore është konstatuar se faqet janë funksionale në të dy gjuhët, por kanë mospërputhje të të dhënave në këto gjuhë. Në nivelin Lokal, nga 38 komunat ekzistuese (përfshirë këtu edhe Zyrën Administrative të Mitrovicës së Veriut), 35 prej tyre i kanë faqet e internetit aktive, deri sa Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani nuk i kishin faqet aktive. Te shumica e komunave faqja zyrtare në gjuhën serbe nuk është funksionale, derisa në komunat ku gjuha boshnjake është gjuhë zyrtare, faqja e internetit në këto komuna nuk figuron fare. Në të gjitha komunat figuron vegëza e gjuhëve(shqipe, serbe, angleze dhe turke), edhe në ato komuna ku gjuha turke nuk është gjuhë zyrtare. Rekomandime të përgjithshme Përgjegjësia për respektimin e ligjit u takon të gjitha institucioneve në të njëjtën kohë, ndërsa koordinimi i funksionimit të mirëfilltë në të drejtat gjuhësore është thelbësor në arritjen e standardeve demokratike dhe të efikasitetit. Adresimi i të gjeturave dhe rekomandimeve të lëshuara gjatë punës njëvjeçare, gjithnjë bazuar në ankesat e drejtuara zyrës sonë dhe monitorimit të bërë, i obligon të gjitha institucionet, agjencitë dhe ndërmarrjet publike që të respektojnë në përpikëri Ligjin për përdorimin e Gjuhëve. Rekomandime specifike Për institucionet qendrore Të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës duhet të marrin masat e nevojshme që të zbatojnë plotësisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në nivel qendror, duke rregulluar kështu çështjet e përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe realizimin e të drejtave gjuhësore.

Page 31: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

31______________________________________________________________________________________________________

Të bëhet ofrimi i dokumentacionit publik në gjuhën serbe, informacioneve dhe udhëzimeve të cilat janë publikuar në gjuhën shqipe. Publikimi të bëhet në të njëjtën kohë në gjuhët zyrtare. Të dhënat e ofruara në gjuhën serbe të jenë në nivelin e duhur kualitativ profesional sipas standardeve, për të evituar kështu gabimet gjuhësore. Për institucionet lokale Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës duhet të marrin masat e nevojshme që të zbatojnë plotësisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në nivel lokal, duke rregulluar kështu çështjet e përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe realizimin e të drejtave gjuhësore. Të bëhet ofrimi i dokumentacionit publik në gjuhën Shqipe, serbe, turke dhe boshnjake, informacioneve dhe udhëzimeve të cilat janë publikuar në gjuhën Shqipe ose serbe( varësisht nga komuna). Publikimi të bëhet në të njëjtën kohë në gjuhët zyrtare. Të dhënat e ofruara në gjuhën shqipe, serbe turke dhe boshnjake të jenë në nivelin e duhur kualitativ dhe profesional sipas standardeve, për të evituar kështu gabimet gjuhësore; Për Agjencinë e Regjistrimit Civil

Agjencia e Regjistrimit Civil duhet të marrë masat e nevojshme që të zbatojë plotësisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve për të rregulluar kështu çështjet e përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe realizimin e të drejtave gjuhësore.

Të bëhet ofrimi i dokumentacionit publik dhe informatave nëpër sportele të në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe, si dhe në gjuhët zyrtare në nivel komunal në Komuna të caktuara.

Të gjitha dokumentet e gjendjes civile që ARC lëshon për qytetarët e Republikës së Kosovës të jenë në dispozicion në gjuhët zyrtare , gjuhët zyrtare në nivel komunal si dhe në gjuhët në përdorim zyrtar në Komuna.

Meqë gjuha shqipe dhe serbe dhe alfabetet e tyre kanë statusin e barabartë si gjuhë zyrtare duhet të mundësohet edhe përfshirja e alfabetit cirilik në këto dokumente. ARC të mundësojë regjistrimin në formën origjinale të emrit dhe mbiemrit në pajtueshmëri me sistemin linguistik përkatës, qytetarëve të Republikës së Kosovës gjuha e të cilëve nuk është njëra nga gjuhët zyrtare ose gjuhë zyrtare në nivel komunal apo në përdorim zyrtar në komunë, në dokumentet e gjendjes civile. Të dhënat e ofruara dhe dokumentet e lëshuara të jenë në nivelin e duhur kualitativ profesional sipas standardeve për të evituar kështu gabimet gjuhësore.

Page 32: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

32______________________________________________________________________________________________________

Për Bankën Qendrore të Kosovës Banka Qendrore e Republikës së Kosovës duhet të marrë masat e nevojshme që institucionet që ka nën mbikëqyrje të zbatojnë plotësisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve për të rregulluar kështu çështjet e përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe realizimin e të drejtave gjuhësore.

Të gjitha dokumentet e lëshuara nga kompanitë e sigurimeve duhet të janë në dispozicion në dy gjuhët zyrtare, në gjuhë shqipe dhe serbe.

Sfidat që ndikojnë për respektimin e ligjit Gjatë punës dhe aktiviteteve të kryera të ZKGJ -së, tryezave dhe takimeve me zyrtarë të ndryshëm, është diskutuar për shumë vështirësi dhe sfida me të cilat ballafaqohen institucionet e të dy niveleve lidhur me zbatimin e Ligjit për Gjuhët. Si sfida më të veçanta janë evidentuar:

• Mos aprovimi i rekomandime të Bordit nga Qeveria; • Numri i vogël i përkthyesve nëpër institucione; • Mungesë e profesionalizmit të përkthyesve dhe mungesë e lektorëve; • Buxheti jo i mjaftueshëm për kontraktim të kompanive; • Mungesë të stimulimit për përkthyesit; • Mos definimi i qartë i pozitave për përkthyesit; • Mbingarkesë e përkthimeve (që ndikon te niveli profesional i përkthimeve); • Mungesë e fjalorthëve ligjorë.

Planet dhe aktivitetet për vitin 2014dhe implikimet e mundshme buxhetore

Si një aktivitet i rëndësisë së veçantë për vitin 2013 ka qenë edhe përpilimi i Planit të punës për vitin 2014. Këtë plan, zyra e ka paraqitur edhe në formë tabelore në planin e përgjithshëm të Qeverisë.

Page 33: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

33______________________________________________________________________________________________________

• Përfundimi i kompletimit të stafit të zyrës- janar-maj 2014; • Organizimi i trajnimeve të stafit dhe vizita studimore- janar-dhjetor- 20000; • Organizimi i kurseve (mësim nxënie) për gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe - shkurt-

nëntor- 5000; • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e një sistemi të përcjelljes të menaxhimit të ankesave dhe të

bazës së të dhënave, duke përfshirë një sistem të mbikëqyrjes së zbatimin të rekomandimeve- 12000;

• Vendosja në praktikë e Rregullave të Procedurës, që rregullojnë mënyrën në të cilën Zyra trajton ankesat dhe kryen hetimet- 7000;

• Aprovimi i rekomandimeve të Bordit për politikat gjuhësore nga Qeveria dhe dërgimi i të njëjtave institucioneve;

• Monitorimi i të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës dhe matja e indikatorëve për nivelin e respektimit të Ligjit për gjuhët-janar -tetor 2014-10000;

• Përpilimi i raporteve monitoruese dhe dhënia e rekomandimeve Qeverisë dhe institucioneve, janar -tetor 2014 – 20000;

• Monitorimi dhe raportimi për zbatimin e rekomandimeve të lëshuara nga Komisioneri tetor-dhjetor 2014;

• Ngritja e kapaciteteve të shërbyesve civil për ngritjen nivelit të përdorimit të shumë gjuhësisë -

• 10000; • Takime me anëtarët e rrjetit për politikat gjuhësore- 3000; • Organizimi i punëtorive me anëtarët e rrjetit- 10000; • Formimi i Grupit punues për përpilimin e Termave të referencës për Rrjet- 20000; • Forcimi i bashkëpunimit dhe bashkërenditjes së aktiviteteve me Ministritë e linjës- 1000; • Takime të rregullta me organizatat joqeveritare, institucionet ndërkombëtare dhe mediat-

10000; • Mbajtja e konferencave për prezantimin e raporteve për nivelin e zbatueshmërisë së Ligjit

për gjuhët – 5000; • Tryeza të rrumbullakëta dhe debate dhe shpërndarja e materialeve promovuese – 30000; • Azhurnimi i web faqes – 1000; • Kampanja mediale; • Botimi i buletinit për aktivitetet e zyrës - janar - dhjetor - 5000; • Botimi i materialeve senzibilizuese dhe promovuese – 5000.

TABELA E ANKESAVE

Nr. Ren. Redni br.

Nr. Prot. i ankesës / Br. Prot. žalbi

Data e pranimit Datum primanja žalbi

Ankuesi Žalilac

Institucioni ndaj të cilit është parashtruar ankesa Institucija protiv koje se podnosi žalba

Çështja Slučaj

Dokumentet përcjellëse Dodatni dokumenti

Çështja e mbyllur Zatvoren slučaj

Çështja e hapur Otvoren slučaj

Zgjidhja (përmes ndërmjetësimit, hetimit apo sankcioneve) Rešenje (preko posredovanja istrage ili sankcije)

Page 34: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

34______________________________________________________________________________________________________

1.

25.05.2012 Qendra edukativo-humanitare HERC Edukativno humanitarni centar HERC

Ministria e Administratës publike Ministarstvo javne uprave

Mosrespektimi i drejtë i gjuhëve zyrtare në dokumente, ligje, faqe të internetit etj. Nepoštovanje zakona o jeziku, u dokumentaciji, veb stranici i zakonima

PO / DA

2.

25.05.2012 KSAM / KSAM

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë Ministarstvo trgovine i industrije

Mos përmirësimi i shenjave të komunikacionit. Neispravljanje saobraćajnih znakova

PO / DA

3.

25.05.2012 OJQ - 3E Institut/NVO 3E Institut

Kuvendi i Kosovës/Skupština Kosova

Mos respektimi i ligjit për gjuhët në faqet zyrtare të internetit dhe në ligje Nepoštovanje Zakona o jeziku, na web stranicama i zakonima

PO / DA

4.

20.12.2012 Një qytetar i komunitetit turk

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë Ministarstvo trgovine i industrije

Mos repektimi iI gjuhës Turke në dokumentacionin e ARKB-së Nepoštovanje turskog jezika u agenciji za registrovanje biznisa u Prizrenu i Mamuši

PO / DA

Përmes ndërmjetësimit / Preko posredovanja

5. 312 17.02.2013 Familje e komunitetit serb

Komuna e Prishtinës Opština Priština

Formularët e shkruar vetëm në gjuhën shqipe Nepoštovanje srpskog jezika u pisanju obrazaca

Kopje e raportit të dt. 19. prill 2012 (Kopja e përgjigjes e Shërbimit të ofiqarisë të K.së Prishtinës, të datës 15.tetor 2012)

PO / DA

Përmes ndërmjetësimit / Preko posredovanja

Page 35: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

35______________________________________________________________________________________________________

6. 653 22.03.2013 Banorët e fshatit Uglarë, Komuna e Fushë Kosovës Gradjani sela Ugljare, opština Kosovo Polje

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Ministarstvo životne sredine i prostornog planiranja

Vendimi për eksproprijim është ofruar vetëm në gjuhën shqipe Dostavljena odluka samo na albanskom jeziku

PO / DA

Përmes ndërmjetësimit / Preko posredovanja

7. 1365 29.05.2013 Komisioni për të drejtat dhe intersat e komuniteteve dhe kthim. Komisija za prava i interese nevećinskih zajednica

Komisioni për zhvillim ekonomik Komisija za ekonomski razvoj

Shkelja e të drejtave ligjore për përdorimin e gjuhëve në Ligjin nr. 04/L-181 Kršenje Zakona o Upotrebi jezika, u zakonu br.04/L-181

Raportin me rekomandime / Izveštaj sa preporukama na nacrt zakona o građevinskim proizvodima, br.04/L-181

PO / DA

Përmes ndërmjetësimit / Preko posredovanja

8. 1105/12-2011

08.07.2013 Familje e komunitetit serb

Komuna e Prishtinës Opština Priština

Neizdavanje dokumenata(izvode, drzavljanstva,umrlice) koji su bili plaćeni

PO / DA

Përmes ndërmjetësimit / Preko posredovanja

9. 2403 27.09.2013 Përkthyes në Komunën e Shtërpces Prevodioci opštine Štrpce

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rrurral-Agjencia Pyjore e Kosovës Ministarstvo životne sredine i prostornog planiranja, Ministarstvo poljoprivrede, šumarstva i ruralnog razvoja-agencija šumarstva Kosova

Vendimet dhe shkresat të dërguara vetëm në gjuhën shqipe Odluke i dokumenta poslata samo na albanskom jeziku

PO / DA

Përmes ndërmjetësimit / Preko posredovanja

10. 2426 30.09.2013 Andrijana Miletic, këshilltare ligjore / pravni savetnik

Komuna e Mitrovicës / Opština Mitrovica

Refuzimi i një kërkese në alfabetin cirillik Odbijanje zahteva ćiriličnim pismom

PO / DA

Përmes ndërmjetësimit / Preko posredovanja

Page 36: RAPORT VJETOR I PUNËS PËR VITIN 2013€¦ · Pas nesh është një vit i punës dhe ekzistencës së Zyrës së Komisionerit për gjuhët . Ky raport paraqet një pasqyrë të punës

Zyra e Komisionerit për Gjuhët - Realizimi i Planit vjetor për vitin 2013

____________________________________________________________________________________________________________________________________________

36______________________________________________________________________________________________________

11 2612 23.10.2013 Një qytetar i komunitetit boshnjak

Komuna e Pejës / Opština Peć

Mos pranimi i dokumenteve në gjuhën boshnjake / Neprihvatanje dokumenata na bosanskom jeziku

PO / DA

12. 56/2

013 17.09.2013 Një

qytetar i komunitetit shqiptar

Drejtoratit të Arsimit Komunal Prishtinë / Direktorijat obrazovanja opštine Priština

PO / DA

Ankesa nuk është nën jurisdikcionin e zyrës, Žalba nije pod jursdikcijom kancelarije

13. 57/2013

31.10.2013 Një qytetar i komunitetit shqiptar

Komuna e Ferizajit / Opština Uroševac

Diskriminim në përcaktimin e koeficientit të pagës /

PO / DA

Ankesa nuk është nën jurisdikcionin e zyrës, Žalba nije pod jursdikcijom kancelarije

14. 2941 05.12.2013 Një qytetare e komunitetit serb

Komuna e Prishtinës, Agjencioni Kadastral / Opština Priština, katastarska agencija

Formularët vetëm në gjuhën shqipe, informatat në sportelet e zyrës Kadastrale dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës janë vetëm në gjuhën shqipe / Formulari koji se izdaju građanima su samo na albanskom jeziku. Na šalterima katastra i u opštini Priština šalteri su obeleženi samo na albanskom jeziku.

Formularët për kërkesë apo ankesë dhe Forma për mbledhjen e shënimeve të pronave dhe tatimpaguesve (vetëm në gjuhën shqipe)

PO / DA