relacion speifikime teknike

18
Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015 RELACION Specifikime Teknike PËR RIKONSTRUKSIONIN E GODINËS 1 KATËSHE PËR QENDER SOCIALE BURREL

Upload: endri-stafa

Post on 26-Dec-2015

377 views

Category:

Documents


15 download

DESCRIPTION

relac

TRANSCRIPT

Page 1: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

RELACION

Specifikime Teknike

   PËR  RIKONSTRUKSIONIN E  GODINËS  1  KATËSHE PËR QENDER  SOCIALE   BURREL             

 

Page 2: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

Paraqitje  

Ky ‘Specifikim Teknik’, si dokument kontraktual, eshte hartuar enkas

per projektet “Rikonstruksion Godine 1 kateshe per Qendres Sociale Burrel”

Zerat e rradhitura në përmbajtje, janë pjesë dhe pershkrimeve te

detajuara te vizatimeve te bera nga projektuesit si dhe specifikime te tjera te

mundshme te kategorive te ndryshme punimesh.

Standartet e përdorura në këtë ‘Specifikim Teknik’, nuk kanë qenë

mbeshtetur vetëm në vizatimet por dhe në manualet ligjore dhe libra te tjere

keshillues si:

• LIGJ nr. 8402, datë 10.09.1998 për “Kontrollin dhe disiplinimin e

punimeve të ndërtimit”

• VKM nr. 68, datë 12.02.2001 për “Miratimin e standardeve dhe

të kushteve teknike të projektimit dhe të zbatimit të punimeve të

ndërtimit”.

• Kushtet teknike te zbatimit LIDHJA Nr. 2 bashkengjitur kesaj VKM

Euro kodet EC 1, 2 etj

 

 

 

Page 3: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM I  PROJEKTIT Pershkrimi i gjendjes faktike te objektit

Per te ndertuar objektin e qendres shendetesore, çerdhes dhe kopeshtit,

Bashkia Burrel ve ne dispozicjon te projektit, nje ambjent ne pronesi te

bashkise Burrel, nga ish objektet industriale, me siperfaqe rreth 125 m² nen

objekt dhe 60 m² trual i lire prane tij. Pra gjithesej 185 m².

Objekt 1kt qe do te rikonstrukohet me funksion Qender sociale eshte

aktualisht ne gjendje teknike jashte cdo standarti per funksionim normal e aq

me teper per yu pershtatur ne destinacionin kopesht, cerdhe dhe qender

shendetsore. Rikonstruksioni i saj duhet te jete rrenjesor .Eshte nje godine

1kt. e abandonuar prej kohesh dhe e lene ne meshire te fatit. Rikonstruksioni

do te perfshije edhe sistemimin e jashtem te territorit rreth objektit. Ndertimi

egzistues eshte realizuar me mur mbajtes 25cm me tulle silikate te bardhe

Page 4: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

dhe mbulim me solete monolite . Brenda godinave nuk egziston asgje

pervec mureve 25 cm rrethues te amortizuar dhe pjese pjese te demtuar,

.Shtresa e dyshemese pothuaj nuk egziston ,pasi objekti nga brenda eshte

mbushur me dhera dhe mbeturina te ndryshme .Muret mbajtes jane demtuar

e care vende vende ,ndersa per egzistencen e dyer dritareve nuk flitet fare.

Gjendja egzistuese e objektit paraqitet ne foton e meposhme ku tregohet

qarte kjo situate

Gjithashtu mungojne komplet instalimet elektrike dhe hidrosanitare.

Ne keto kushte pershtatja e kesaj godine 1kt. ne ambiente te pershtatshme

per qender sociale kerkon teknikisht rikonstruksion rrenjesor te

tyre.Gjithsesi grupi i projektimit mbeshtetur ne detyren e projektimit te dhene

nga investitori ne hartimin e projektit ka patur parasysh zgjidhjen e

problemit ne kushtet e emergjences duke plotesuar (nevojat te banoreve qe

do te shfrytezojne kete ambjent per kopesht, cerdhe dhe qender

shendetsore) duke perfshire punime rikonstruksioni ne ndertim(duke ruajtur

muret mbajtes egzistues 25cm te cilat do te riparohen) , punime elektrike dhe

hidraulike te domosdoshme per ta bere objektin te shfrytezueshem,si dhe

sistemimin e territorit .

Objekti eshte riformatuar, duke ruajtur strukturen me mure mbajtes 25 cm ku

mbeshtetet soleta monolite riparimit te pjeseve te demtuara te tyre dhe

ndertimin e mureve ndares 12 cm dhe 20cm per te realizuar riorganizimin e

ndarjes se ambienteve brenda hyrjes.

Page 5: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

Punimet e parashikuara mbeshtetur edhe ne detyren e projektimit te dhene

nga Investitori duhet ti permbahen specifikimeve teknike dhe standertit per

kryerjen e punimeve ne ndertim.

Ne projektin e paraqitur eshte parashikua rikonstruksioni i plote i ketij

objekti.Mbulesa e saj do te jete me cati te mbuluar me llamarine te

mbeshtetur mbi konstruksion metalik(tubo hekuri katrore) .Korniza qe do

krijohet per te maskuar konstruksionin metalik dhe per te krijuar nje thyerje

te fasades do vishen me kartoxhes cimentato.Gjithashtu eshte parashikuar

edhe nje pjese verande e mbuluar me cati mbeshtetur mbi kollona metalike

edhe keto te veshura me kartoxhes cimentato.Fasada eshte menduar te

trajtohet me suvatim grafiato me termoizolim te realizuar me poristerol 5 cm,

ne pjeset e driatareve do vendosen korniza dekorative,te cilat perkojne me

ndarjen funksionale te ambjenteve.Dyer dritaret e jashteme do jene duroplast

.Fasada do trajtohet ne pjeset e murit midis dritareve me veshje dekorative

qeramike.Gjithashtu eshte parashikuar krijimi i te gjitha ambjenteve ne

sherbim dhe funksion te kopeshtit,cerdhes dhe qendres shendetsore si

kaldaja,lavanderi nyje sanitare ,dhoma higjenike etj. Ne projekt jane

parashikuae instalimet e reja elektrike dhe hidroteknike si dhe ato te

Page 6: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

ngrohjes ,si dhe parshikimi per vendosjen e rezervuarve te ujit ,si dhe

vendosja e nje kaldaje me pelet dhe dru.

 

 

 

 

 

Ne kete objekt eshte parashikuar edhe sistemimi I sheshit I cili do sherbeje

per shesh lojrash per femijet dhe argetimin e tyre .jane parashikuar rrethimi

me mur dhe kangjell dekorative , si dhe krijimi I nje siperfaqeje te gjelber.

Page 7: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

SPECIFIKIMET TEKNIKE 1.1.1 Skeleritë Çdo skeleri e kërkuar duhet skicuar në përshtatje me KTZ dhe STASH. Një

skelator kompetent dhe me eksperiencë, duhet të marrë përsipër ngritjen e

skelerive që duhet të çdo tipi.Kontraktori duhet të sigurojë, që të gjitha

rregullimet e nevojshme, që i janë kërkuar skelatorit të sigurojnë stabilitetin

gjatë kryerjes së punës.Kujdes duhet treguar që ngarkesa e copërave të

mbledhura mbi një skeleri, të mos kalojë ngarkesën për të cilën ato janë

projektuar.Duhen marrë të gjitha masat e nevojshme që të parandalohet

rënia e materialeve nga platforma e skelës. Skeleritë duhen të jenë gjatë

Page 8: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

kohës së përdorimit të përshtatshme për qëllimin për të cilin do përdoren dhe

duhet të jenë konform të gjitha kushteve teknike.

1.1.2 Siguria në punë Kontraktori duhet të sigurohet se vendi dhe pajisjet janë :

Të një tipi dhe standarti të përshtatshëm duke iu referuar vendit dhe

llojit të punës që do të kryhet

Të siguruar nga një teknik kompetent dhe me ekperiencë

Të ruajtura në kushte të mira pune gjatë përdorimit

Gjatë punës prishëse të gjithë punëtorët duhet të vishen me veshje të

përshtatshme mbrojtëse ose mjete mbrojtëse si: helmeta, syze, mbrojtëse,

mbrojtëse veshësh, dhe bombola frymëmarrjeje.

1.1.3 Punime prishje Keto punime perfshijne heqjen e dherave deri ne gjetjen e shtreses se

llustres egzistuese brenda objektit , pastrimin e llustres,prishjet e duhura

mureve per realizimin e dritareve e dyerve,Mbushjen e hapesirave ne muret

perimetrale me mur tulle 25 cm, spostimin e mbetjeve inerte qe rezultojne

nga prishjet si dhe cdo detyrim tjeter per ti dhene fund plotesisht punimeve

te prishjes duke perfshire edhe perdorimin e skelerise dhe mjeteve te

nevojshme per realizimin punimeve.

 

1.1.1 Depozitimi i materialeve Depozitimi i materialeve që do të përdoren për prodhimin e betonit duhet të

plotësojë kushtet e mëposhtme:

Çimentoja dhe përbërësit duhet të depozitohen në atë mënyrë që të ruhen

nga përzierja më materiale të tjera, të cilat nuk janë të përshtatshme për

prodhimin e betonit dhe e dëmtojnë cilësinë e tij.

Page 9: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

Çimentoja duhet të depozitohet në ambiente pa lagështirë dhe që nuk lejojnë

lagien e saj nga uji dhe shirat.

SEKSIONI 2 PUNIME BETONI ARMEJE E HEKURI

1.1.2 Prodhimi i betonit Betoni duhet të përgatitet për markën e përcaktuar nga projektuesi dhe

receptura e përzierjes së materialeve sipas saj në mbështetje të rregullave

që jepen në KTZ 37 – 75 “ Projektim i betoneve”.

1.1.3 Hedhja e betonit Hedhja e betonit të prodhuar në vend bëhet sipas mundësive dhe kushteve

ku ai do të hidhet. Në përgjithësi për këtë qëllim përdoren vinçat fiks që janë

ngritur në objekt si dhe autohedhëse.

E rëndësishme në proçesin e hedhjes së betonit në vepër është koha nga

prodhimi në hedhje, e cila duhet të jetë sa më e shkurtër.Gjithashtu, një

rëndësi të veçantë në hedhjen e betonit ka edhe vibrimi sa më mirë gjatë

këtij proçesi.

1.1.4 Arkitrare dhe kollona të derdhura në vend Arkitrarët realizohen në të gjithë gjerësinë e muraturës me mbështetje

min. 25 cm mbi shpatullat anësore, me lartësi të ndyshme në varësi të

hapësirës së dritës, të armuar në mënyrë të rregullt dhe sipas udhëzimeve

në projekt, të përgatitur nga beton M 200 dhe M 250, duke përfshirë skelat e

shërbimit, kallëpet, përforcimet, hekurin e armaturës dhe çdo përforcim tjetër

për mbarimin e punës

Page 10: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

1.1.5 Breza betoni Realizimi i brezit, në të gjithë gjerësinë e muraturës poshtë dhe lartësi prej

15 deri në 20 cm, i armuar sipas KTZ dhe STASH, i realizuar me betonin të

prodhuar në vepër, i shtuar në shtresa të holla të vibruara mirë, beton M 150

deri te M 200 me inerte dhe siç tregohet në vizatime, duke përfshirë kallëpet,

përforcimet, hekurin e armaturës, skelat e shërbimit ose skelerinë, si dhe çdo

detyrim tjetër për mbarimin e punës.

1.2 MURET DHE NDARJET Mur me tulla të lehtësuara Muraturë me tulla të lehtësuara, në lartësi deri 3 m, realizohen me Llaç

bastard m-25 sipas pikës 1.2, me përmbajtje për m³: tulla të lehtësuara nr.

205, Llaç bastard m3 0.29, çimento 400, për çdo trashësi, duke përfshirë çdo

detaj dhe kërkesë për dhëmbët e lidhjes, qoshet, hapjet në parapetet e

dritareve, skelat e shërbimit ose skelerinë, si dhe çdo gjë tjetër të nevojshme

për mbarimin e muraturës dhe realizimin e saj. Për muraturën e katit përdhe,

sipërfaqja e xokollaturës duhet të jetë e niveluar me një shtresë llaçi çimento

1:2 me trashësi, jo më të vogël se 2 cm.

Mur ndarës 12 cm Muraturë me tulla të plota me trashësi 12 cm dhe llaç bastard m-25 sipas

pikës 5.1.1. me përmbajtje për m³ : tulla të plota 424 copë, llaç 0.19 m³,

çimento 400 dhe uje

Mur i brendshëm me tulla me birra 20 cm Muraturë me tulla me 6 brima, me trashësi 20 cm realizuar me llaç bastard

m-25 sipas pikës 5.1.1 me përmbajtje për m³: tulla me 6 vrima 172 copë, llaç

0,12 m³, çimento 400 dhe ujë, përfshirë çdo detaj e kërkesë për dhëmbët e

lidhjes, qoshet, hapjet në parapetet e dritareve, skelave të shërbimit ose

skelerinë si dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për mbarimin e muraturës dhe

realizimin e saj. Për muraturën e katit përdhe sipërfaqja e xokulit duhet të

Page 11: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

jetë e niveluar me një Shtrese Llaçi çimento 1:2 me trashësi, jo më të vogël

se 2 cm.

Ulluqet vertikale dhe horizontale Ulluqet horizontale

Realizohen me pjerrësi prej 1% për largimin e ujrave. Ulluqet horizontale

prodhohen me flete alumini. Ulluku prej flete alumini me trashësi jo më të

vogël se 0,8 mm, i formuar nga pjesë të modeluara me mbivendosje

minimale 5 cm, të salduara në mënyrë të rregullt , me bord të jashtëm 2 cm

më të ulët se bordi i brendshëm, të kompletuara me pjesë speciale për

grykën e hyrjes. Ulluku horizontal, i modeluar sipas udhëzimeve në projekt,

duhet të jetë i lidhur me fasheta alumini me hallka të forta të vëna

maksimumi në 70 cm.

Ulluqet vertikale

Ulluqet vertikale për shkarkimin e ujrave të çative dhe tarracave që

përgatiten me flete alumini, duhet të kenë trashësi jo më të vogël se 0.6 mm

dhe diametër 10 cm. Në çdo ulluk duhet të mblidhen ujrat e një sipërfaqe

çatie ose tarace jo më të madhe se 60 m².

Ullukët duhet të vendosen në pjesën e jashtme të ndërtesës, me anë të

qaforeve përkatëse prej fashetash alumini, të fiksuar çdo 2 m.

1.3 Rifiniturat e mureve

1.3.1 Suvatimi i brendshëm Përpara se të hidhet sprucimi duhet që sipërfaqja që do të suvatohet të laget

mirë me ujë. Sprucim i mureve dhe tavaneve për muraturë të pastruar me

llaç çimentoje të lëngët për përmirësimin e ngjitjes së suvasë dhe riforcimin e

sipërfaqeve të muraturës, duke përfshirë skelat e shërbimit dhe çdo detyrim

tjetër për ta përfunduar plotësisht sprucimin.

Page 12: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

Suvatim me drejtues i realizuar nga një shtresë me trashësi 2 cm llaçi

bastard m-25 me përmbajtje për m²: rërë e larë 0,005 m³; llaç gëlqereje m- 1

: 2, 0.03 m³; çimento 400, 6.6 kg; ujë, i aplikuar me paravendosje të

drejtuesve në mure (shirtit me llaç me trashësi 15 cm çdo 1 deri në 1,5 m ),

dhe e lëmuar me mistri e bërdaf, duke përfshirë skelat e shërbimit si dhe çdo

detyrim tjetër për ta përfunduar plotësisht suvatimin.

1.3.2 Suvatim i jashtëm ne fasade Stukim dhe sistemim i sipërfaqeve ku është e nevojshme, për suvatime për

nivelimet e parregullsive, me anë të mbushjes me llaç bastard me më shumë

shtresa dhe copa tullash n.q.s është e nevojshme, edhe për zonat e vogla si

dhe çdo detyrim tjetër për ta përfunduar plotësisht stukimin.

Per vendosjen e shtrese se termoizolimit me polisterol (min 5cm) ,pllakat

lyhen me kollen ngjitese ne perimeter dhe ne siperfaqe si dhe fiksohen me

vidat dhe upat plastike.Duhet patur parasysh puthitja sa me mire e pllakave

te polisterolit dhe zenie e te gjithe siperfaqes se muratures.Mbas kesaj behet

shtresa me kolle e cila hiqet me malle metalike dhe  me mistri dhe nivelohet

e gjithe siperfaqja., pastaj hiqet shtresa e grafiatos me konfiguracion sipas

kerkeses se investitorit. duke përfshirë skelat e shërbimit si dhe çdo detyrim

tjetër për ta përfunduar plotësisht suvatimin.

1.3.3 Patinimi Patinaturë muri realizohet me stuko, çimento dhe me gëlqere të cilësisë së

lartë, mbi sipërfaqe të suvatuara më parë dhe të niveluara, me përmbajtje:

gëlqere 3 kg për m². Lartësia e patinaturave për ambientet e ndryshme të

ndërtesës duhet të vendoset nga Supervizori, përfshirë dhe çdo punë tjetër

dhe kërkesë për ta konsideruar patinaturën të përfunduar dhe të gatshme

për tu lyer me çdo lloj boje.

Page 13: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

1.3.4 Tavan i varur me pllaka (Cimentato) kornizat Specifikimi i tavaneve:

Tavanet e varur zakonisht janë të ndarë me panele dhe perimeteri është i

barabartë ose me i madh në gjerësi sesa ½ e modulit te pllakës së plotë.

Këto panele duhet të priten në madhësi të përshtatshme me skeletin metalik

përbërës së kornizes se catise. Mbas stokarisjes kryhet patinimi me kole dhe

lyhet me boje hidrocroma

1.3.5 Veshjet me pllaka majolike Furnizim dhe vendosje e pllakave majolike te cilesise se pare do te

realizohen deri ne nje lartesi prej 2.20 m (WC). Permasat dhe ngjyra e

pllakave do te vendosen rast pas rasti sipas miratimit nga investitori. Ne

analizen e kostos se veshjes me pllaka jane perfshire shkepja e pllakave

egzistuese, suvatimi, veshja me pllaka dhe gjithe proceset ndihmese te

nevojshme per ta quajtur punen te perfunduar.  

 

1.3.6 Shtrimi I dyshemeve (Qendra shendetsore) Do te realizohet me pllaka te cilesise se pare me permasa

33x33cm(pranohen permasa te tjera te peraferta te cilat te shkojne me

hapesirat) . Keto pllaka jane te rrafshta, me qoshe te rregullta dhe dizenjo

unike ne pllaka, perfshin prerjen e pllakave , vendosjen e tyre me fugatura

te rregullta , vendosjen e plintuesave ne mure, , aplikimin e bojakut ne

fugature me ngjyre te pershtatje me ngjyren e pllakes, pastrimin dhe cdo

detyrim tjeter per mbarimin e plote te procesit. Ngjyra e pllakave do te

vendoset rast pas rasti pas miratimit nga investitori. · Batiskopat e

brendshem do te zbatohen me gres me nje lartesi prej 8 cm.Ne

analizen e kostos se shtreses me pllaka jane perfshire shkepja e pllakave

egzistuese, llustra nen pllaka, shtrimi i pllakave dhe gjithe proceset ndihmese

Page 14: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

te nevojshme per ta quajtur punen te perfunduar.(ne shtresat e Wc eshte

perfshire edhe hidroizolimi )

 

1.3.7 Shtrimi I dyshemeve (Kopeshti dhe cerdhja)

Do te realizohet me dysheme druri te te vendosur mbi shtrese niveluese ,gjeresia e derrasave deri ne 15 cm .Lenda e drurit duhet te jete e stazhionuar me permbajtje te lageshtires deri 8%

 

1.3.8 Lyerje me bojë plastike në rikonstruksion Lyerje me bojë plastike e sipërfaqeve të brendshme

Proçesi i lyerjes me bojë plastike i sipërfaqeve të mureve të brendshme kalon nëpër tre faza si më poshtë:

1-Përgatitja e sipërfaqes që do të lyhet.

Para lyerjes duhet të bëhet pastrimi i sipërfaqes, mbushja e gropave të vogla

apo dëmtimeve të sipërfaqes së murit me ane të stukimit me material sintetik

dhe bërja gati për paralyerje. Në rastet e sipërfaqeve të patinuara bëhet një

pastrim i kujdesshëm i sipërfaqes.

Para fillimit të proçesit të lyerjes duhet të bëhet mbrojtja e sipërfaqeve që nuk

do të lyhen. (dyer, dritare, etj) me anë të vendosjes së letrave mbrojtëse.

2- Paralyerja e sipërfaqes së brendshme të pastruar.

Në fillim të proçesit të lyerjes bëhet paralyerja e sipërfaqeve të pastruara

mirë me vinovil të holluar (Astar plastik). Për paralyerjen bëhet përzierja e 1

kg vinovil me 2.5-3 litra ujë. Me përzierjen e përgatitur bëhet paralyerja e

sipërfaqes vetëm me një dorë.

Norma e përdorimit është 1 litër përzierje vinovil me ujë duhet të përdoret për

20 m2 sipërfaqe.

3- Lyerja me bojë plastike e sipërfaqeve të brendshme.

Page 15: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

Në fillim bëhet përgatitja e përzierjes së bojës plastike e cila është e

paketuar në kuti 5 litërshe. Lëngu i bojës hollohet me ujë në masën 20-30 %.

Kësaj përzierje I hidhet pigmenti derisa të merret ngjyra e dëshiruar dhe e

aprovuar nga Supervizioni I punimeve dhe pastaj bëhet lyerja e sipërfaqes.

Lyerja bëhet me dy duar.

1.4 Dyer dhe dritare

1.4.1 Dritaret/informacion i përgjithshëm/kërkesat Dritaret janë pjesë e rëndësishme arkitektonike dhe funksionale e ndërteses.

Ato sigurojnë ndriçimin për pjesët e sipërfaqes së brendshme të tyre.

Madhësia (kupto dimensionet) e tyre variojnë, varet nga kompozimi

arkitektonik, nga madhësia e sipërfaqes së brendshme dhe kërkesat e tjera

të projektuesit.(konfiguracioni sipas projektit) Dritaret duhet të jenë në kuotë

80-90 cm mbi nivelin e dyshemesë, kjo varet dhe nga kërkesat e

projektuesit.

Dritaret do të jenë të prodhuara me Duroplast ngjyre (sipas kerkeses se p[rojektuesit)

Pjesët kryesore të dritareve janë: Kasa e dritares që fiksohet në mur me

elemente prej hekuri përpara suvatimit. Korniza e dritares do të vidhoset me

kasën e saj mbas suvatimit dhe bojatisjes. Në bazë të vizatimit të dritares së

treguar në vizatimin teknik, korniza do të pajiset në kasë me mentesha dhe

bllokues të tipeve të ndryshme të instaluara në te. Kanate me dopjo xham të

hapshëm, të pajisur me mentesha, doreza të fiksuara dhe me ngjitës

transparent silikoni, si dhe me kanata fikse.

1.4.2 Pragjet e dritareve, ne anen e jashtme Pragjet e dritareve janë dy llojesh: pragje të brendshme dhe të jashtme. Ato

mund të jenë me material granili të derdhur, me pllakë mermeri ose me

Page 16: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

pllakë granili me ngjyrë dhe me pikë kullim uji, sipas vizatimit teknik ose

udhezimeve të supervizorit. Pragjet do të kenë kënde të mprehta dhe çdo

detyrim tjetër për përfundimin e punës. Pragjet e jashtme prej mermeri do

jene te pajisura me vijeza per kullimin e ujit.

1.4.3 Dritare Duroplasti Furnizimi dhe vendosja e dritareve siç përshkruhet në specifikimet teknike

me dimensione të dhëna nga kontraktori, përbëhen nga material PVC

profilet e të cilit janë sipas standarteve Europiane ISO EN 9002. Ngjyra e

dritares do të jetë ngjyre sipas kërkesës së projektuesit dhe investitorit.

Dritaret rrëshqitëse të PVC duhet të sigurojnë izolim meanë të një gome dhe

adaptues në lidhje me kornizën. Seleksionimi I hapësirave të ndryshme lejon

përdorim xhami tek ose dopio. Boshllëku brenda xhamit dopio duhet të jetë

20-24mm.

1.4.4 Dyer të brendshme Dyer te brendshme druri

Kanatet hapëse të dyerve të bëra me dru te stazhionuar të fortë të siguruar

nga një bravë sigurie. Trashësia totale e dyerve do të jetë 5,5 cm minimalisht

dhe do te kene konfiguracionin e thjeshte me dy zemra druri ne dy pjeset(lart

dhe poshte)

1.4.5 Dyer të jashtme Dyer të jashtme Duroplast me mbushje termoizoluese

Furnizimi dhe instalimi i dyerve të jashtme prej duroplasti dhe të trajtuara me

mbulesë mbrojtëse duroplast përbëhet nga:

Page 17: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015

një kasë duroplasti që fiksohet në mur me anë të kunjave çeliku përpara

suvatimit. (Gjerësia e kornizës është 12 cm kurse madhësia sipas kasës së

derës)

Një model i zërit të propozuar, duhet ti jepet Supervizorit për aprovim

paraprak.

Ark .A.Spaho

Page 18: Relacion Speifikime Teknike

Projektues : Ark. Arben Spaho Korce 2015