republika e shqipËrisË universiteti ... - doktoratura ne ut · ekonomik, procesi i integrimit...

221
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË DISERTACION Për mbrojtjen e gradës shkencore: “DOKTOR” TRANZICIONI POLITIK NË EVROPËN QËNDRORE- LINDORE DHE SHQIPËRI Kandidati: Udhëheqës Shkencor: Msc: Doriana Pano Prof.Asoc.Dr.Eva TAFILI (Hyskaj) Tiranë 2016

Upload: others

Post on 28-Oct-2019

32 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË

DEPARTAMENTI I HISTORISË

DISERTACION

Për mbrojtjen e gradës shkencore:

“DOKTOR”

TRANZICIONI POLITIK NË EVROPËN QËNDRORE- LINDORE DHE

SHQIPËRI

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Msc: Doriana Pano Prof.Asoc.Dr.Eva TAFILI (Hyskaj)

Tiranë 2016

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË

DISERTACION

Për mbrojtjen e gradës shkencore:

“DOKTOR”

TRANZICIONI POLITIK NË EVROPËN QËNDRORE- LINDORE:

RASTI I SHQIPËRISË

Kandidati: Udhëheqës Shkencor:

Msc: Doriana Pano Prof.Asoc.Dr.Eva TAFILI (Hyskaj)

Tiranë 2016

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

I

Tabela e përmbajtjes Lista e tabelave .................................................................................................................III

PARATHËNIE ................................................................................................................ IV

HYRJE ............................................................................................................................. IX

1 KREU I PARË..............................................................................................................1

TEORITË BASHKËKOHORE MBI TRANZICIONIN ...............................................1

1.1 Konceptet teorike dhe procesi historik i tranzicionit dhe tranzitologjisë ............................ 1

1.2 Paradigmat (modelet) e tranzicionit në proceset transformuese. ........................................ 9

1.3 Tranzicioni i vendeve të Evropës Jugore dhe ish-komuniste në krahasim me

tranzicionin e vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, ndryshimet ndërmjet tyre ...... 12

2 KREU I DYTË ...........................................................................................................19

FUNDI I VITEVE '80 NË EVROPË E BALLKAN, FILLIMET E

TRANZICIONIT NË EVROPËN QËNRORE E LINDORE ......................................19

2.1 Transformimi politik dhe demokratizimi në Europën Qëndrore e Lindore...................... 19

2.2 Dekada e parë post komuniste - zgjedhjet e para pluraliste, sistemi parlamentar në

Shqipëri .......................................................................................................................... 23

2.3 Nacionalizmi, demokracia dhe siguria në Evropën Qendrore e Lindore. ......................... 28

3 KREU I TRETË .........................................................................................................44

PROBLEMET E TRANZICIONIT POLITIK DHE EKONOMIK SI DHE

NDIKIMI I TYRE NË INTEGRIMIN E VËNDEVE TË E.Q.L. ..............................44

3.1 Hapja e vendeve në tranzicion drejt BE-së ...................................................................... 44

3.2 Rumania dhe Bullgaria, dy shembuj për t'u analizuar..................................................... 51

4 KREU KATËRT ........................................................................................................60

TENDENCAT SOCIO-EKONOMIKE NË EVROPEN QENDRORE DHE

LINDORE, PAS TRANZICIONIT POLITIK ..............................................................60

4.1 Sfidat e periudhës post komuniste dhe fillimi i programit të reformave në Evropën

Qendrore –Lindore: Rasti Shqipëri ................................................................................. 60

4.2 Rindërtimi ekonomik dhe politika monetare si pasojë e bashkëpunimit rajonal

BOSNJË-HERCEGOVINA ............................................................................................ 66

4.3 Perceptimi dhe politika e BE-së, kundrejt Shqipërisë dhe vendeve të EQ-EL-EJL .......... 70

5 KREU I PESTË ..........................................................................................................85

TRANZICIONI EKONOMIK NË SHQIPËRI: ARRITJE DHE SFIDA .................85

5.1. Përshkrimi i tranzicionit, nga komunizmi në demokraci .................................................. 85

5.2 Kushtet ekonomiko-financiare të vendeve të Ballkanit, në prag të tranzicionit. ............. 100

6 KREU I GJASHTË ..................................................................................................105

TRANZICIONI POLITIKO - SOCIAL DHE NDIKIMET E SISTEMIT

KOMUNIST NË SHQIPËRI ........................................................................................105

6.1 Ndikimet e periudhës së komunizmit dhe elementet e tij ideologjik gjatë tranzicionit

politik ........................................................................................................................... 105

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

II

6.2 Politika shqiptare dhe roli i elitave në implementimin e saj ........................................... 123

6.3 Demokracia dhe pluralizmi politik në periudhën post-komuniste në Shqipëri - Sfidat e

së ardhmes .................................................................................................................... 135

6.4 Programi i Partisë Demokratike dhe kriza e pushtetit të PD-së ..................................... 156

6.4.1 Etapat e zgjedhjeve parlamentare ............................................................................. 166

6.5 Sfidat e tranzicionit shqiptar, shqiptarët dhe kultura politike qytetare në vitet e

tranzicionit: aspekte të një qëndrimi të mohuar ............................................................ 180

7 KONKLUZION........................................................................................................192

BIBLIOGRAFIA............................................................................................................197

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

III

Lista e tabelave

Tabela 1, Masa dhe zhvillimi i ekonomise .................................................................. 47

Tabela 2, Performanca ekonomike .............................................................................. 48

Tabela 3, Pozicioni i jashtëm ....................................................................................... 49

Tabela 4, Ecuria e reformës ekonomike ...................................................................... 50

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

IV

PARATHËNIE

Sot Europa Qëndrore–Lindore, popujt, por edhe udhëheqësit e tyre janë të

vetëdijshëm në domosdoshmërinë e zhvillimit me ritme më të shpejta të këtij rajoni të

mbërthyer prej shumë kohësh me fatet e veta historike. Nga kjo domosdoshmëri buron

dhe vullneti përtë arritur standartet, të cilat do të mundësojnë rrugën e vetme, përmes

së cilës duhet të ecë ky rajon, atë të integrimit europian, integrimit në strukturat e një

Bashkimi që po sfidon historinë e vjetër të konflikteve të luftëravem të një sigurie të

cënuar e hera herës të mohuar dhe që po i tregon botës se evropianët dinë dhe po e

ndërtojnë vetë historinë e tyre të re. Ky proces, ka nevojë të shihet jo si një qëllim në

vetvete, përkundrazi integrim evropian do të thotë demokratizim, zhvillim e mirëqënie.

Përpos dëshirës dhe vullnetit të shprehur tashmë edhe nga vendet e Ballkanit

Perëndimor, ka ende nevojë të kuptohet sesi ka ecur ky proces, paralelisht sfidës së

ketyre vendeve për të lënë pas një histori shekujsh në luftëra dhe së fundmi edhe një

ngurtësim në sistemin, i cili rezultoi tërësisht i dështuar dhe me pasoja të mëdha për

këto vende, ato komuniste. Shekulli XX ishte shekulli i përmbysjeve të mëdha në

historinë e njerëzimit. Ai fiilon me Luftën e Parë Botërore, u pasua nga Revolucioni i

Tetorit, që e ndau botën në dy sisteme ekonomiko-shoqërore diametralisht të

kundërta, vazhdoi me fashizmin e nazizmin dhe Luftën e Dytë Botërore dhe u mbyll

me shëmbjen e Perandorisë Sovjetike.

Rëndësia teorike e studimit, përpara se të vendosja për temën “Tranzicioni Politik në

Evropën Qëndrore- Lindore dhe Shqipëri”, lidhej me faktin se vazhdimisht dëgjoja të

thuhej e shkruhej për “tranzicionin e dështuar”apo për një “tranzicion të tejzgjatur e

tepër të mundimshëm” për Shqiperinë, krejt i ndryshëm nga ajo çfarë kishte ndodhur

e ndodh në rajon.

Në këtë studim, synohet përshkrimi i momenteve kryesore dhe sfidave nëpër të

cilat kanë kaluar vendet e Evropës Qëndrore e Lindore, gjatë tranziocionit politik dhe

ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria

dhe një pjesë e Ballkanit Perëndimor po troket fort në dyert e këtij bashkimi të madh.

Janë përshkruar gjithashtu dhe kriteret kryesore për integrimin në BE, problemet e

nuancat erajonit tonë, historikisht konfliktual e deri në veçoritë dhe sfidat që është

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

V

përballur Shqipëria që në fillimet e saj e deri në ditët e sotme. Gjithashtu është

ekspozuar problematika dhe inkoherenca e vendeve të BE-së, lidhur me qëndrimin

ndaj Ballkanit Perëndimor si dhe mundësitë e ndryshme në shpejtësinë e integrimit të

vendeve të rajonit tonë.

Duke synuar që përmes këtij studimi të reflektohet një njohje sa më e plotë e

vendeve të Ballkananit Perëndiomor në dekadën postkomuniste, transformimin e

shoqërive drejt një sistemi të ri politiko-shoqëror, hapat e pare të nënshkrimit të

marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe ecurinë e zhvillimit të këtyre vendeve përmes

procesesh të ndërtuara për ta lehtësuar këtë rrugë,njëkohësisht do të mundësohet një

kërkim më i thellë, një analizë që lehtëson kuptimin e të ardhmes së këtij proçesi.Parë

në këndvështrimin historik, në pengesat e shumta të formimit botëkuptimor tëkëtyre

popujve, në vecantitë që ofron historia e këtij rajoni duke filluar nga nacionalizmi e

për të përfunduar te izolimi komunist, e luftrat e zhvilluara në emër të tyre, ky studim

ofron gjithashtu mundësinë e reflektimit mbi domosdoshmërinë e zhvillimit të një

rajoni, si një i tërë, ku shpejtësitë e zhvillimit nuk janë shumë larg njëra-tjetrës.Për të

arritur në përfundimet e mësipërme, është përdorur metoda e studimit të literaturës

dhe dokumentacionit, si dhe teoritë më të njohura të tranzicionit ekonomik dhe politik

në vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, duke bërë përpjekje që burimet e

informacionit të jenë sa më objektive e të sakta. Gjithashtu, duke qenë se matja

konkrete e ndryshimeve dhe tranformimeve në këto vende sa i përket fuqisë relative të

një shteti është një çështje realisht e ndërlikuar, mbledhja e të dhënave konkrete dhe

interpretimi i tyre bazuar në një qasje krahasuese, ka shërbyer si instrument i

rëndësishëm për ta bërë sa më të besueshëm kuadrin teorik. Që të realizohej ky

studim, ka qenë e domosdoshme marrja në konsideratë e disa treguesve themelorë, si:

ato ekonomike e politikë të vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore në raport me

Shqipërinë; niveli i zhvillimit, shkalla e ndikimit politik dhe kulturor që ushtrojnë në

nivel global. Pa dyshim që për realizimin e këtij studimi është përdorurgjerësisht

metoda krahasimore, raporte të institucioneve zyrtare europiane, etj. Përgatitja e

këtij punimi kërkimor, ka konsistuar në mbledhjen e materialeve dhe të dhënave

empirike nëpërmjet monografive, studimeve, punimeve të ndryshme të paraqitura si

disertacione, artikuj gazetash, raporte të institucioneve kombëtare dhe

ndërkombëtare, materiale interneti, arkivat, etj.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

VI

Analiza empirike është shtrirë në treguesit kryesorë për matjen e shkallës së

demokracisë që imlikon edhe të dhënat për Evropën Qëndrore-Lindore, Shqipërinë,

duke marrë parasysh raportet e përgatitura nga Institucione të Bashkimit Evropian.

Mendoj se studimi është një burim të dhënash të hollësishme për këdo që përpiqet të

kuptoje e më pas të analizojë ndikimin e tranzicionit politik dhe ekonomiko-social, e

në veçanti marrëdhëniet e klasës politike shqiptare gjatë gjithë proçesit të tranzicionit

e deri në integrimin në Bashkimin Evropian.

Studimi është realizuar nëgjashtë kapituj.

Kështu, në kapitullin e parë bëhet fjalë për kthesën në fundin e viteve 80 në

Ballkan, për veçoritë dhe përafritë e zhvillimeve politiko-shoqërore dhe ekonomike, të

realizuara pas përmbysjes së sistemit komunist në këto vende,pra për vitet e para në

demokraci.

Po kështu objekt i këtij kapitulli janë edhe temat e nacionalizmit dhe zhvillimit

të demokracisë nën peshën e tij, si dhe siguria në Europën Juglindore. Një moment i

vecantëështë dhe përshkrimi i ndikimit te forcave të jashtme në ndryshimin e

regjimeve në Ballkan, si dhe tranzicioni dhe shoqëria civile në Ballkanin Perendimor.

Ndërkohë, që në kapitullin e dytë, përveç temave për nacionalizmin, është bërë

një përpjekje për të krahasuar zhvillimet dhe transformimet politiko-shoqërore, si dhe

ato në rrafshin socio-ekonomik, të vendeve të Evropës Qëndrore -Lindore, duke

përmendur shembuj, por duke u ndalur në rastin e Shqipërisë me faktorët kryesorë të

zhvillimit dhe pengesat e ecjes përpara tësaj, por edhe të këtyre vendeve në

përgjithësi. Gjithashtu në këtë kapitull të dytë, një vëmendje të veçantë i kam kushtuar

dhe sigurisë kombëtare, e cila, mund te shihet duke reflektuar shqetesimet e vendeve

të Evropës Qëndrore e Lindore, në periudha specifike kur ajo i korrespondon nje

realiteti ekzistues. Siguria eshte nje koncept i influencueshem dhe fleksibel dhe

studimi i politikave të sigurisë shfaq po aq interes për natyrën objektive të

qëndrueshmerisë dhe paqëndrueshmërisë, sa edhe për perceptimet subjektive të

shoqërive dhe shteteve që e përdorin atë.

Nëdy kapitujt e tjerë do të përpiqemi t'i japim përgjigje pyetjeve që lidhen me

të ardhmen e këtij rajoni me tendencat dhe sfidat e dyanëshme që ngërthen në

vetevete ky integrim. Evropa, sa larg dhe për kë? A do të përfshihen në të të gjithë

vendet gjeografikisht Evropiane? A duhet të adresohet çështja e kufijve gjeografike të

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

VII

Bashkimit. Çfarë argumentash veç atyre që i korrespondojnë nevojës për të

respektuar parimet demokratike dhe të gjitha politikat e përbashkëta dhe

legjislacionit te komunitetit, ka për të refuzuar pranimin në BE të të gjithë vendeve që

kufizohen me shtete anëtare të tanishme dhe të ardhshme, duke u ndalur gjithashtu në

dy shembuj si Rumania dhe Bullgaria, në zhvillimin dhe pengesat e ecjes përpara të

këtyre vendeve.

Evropa si? Lëvizja nga një bashkim i 15 vendeve në rreth 28 në mënyrë të

natyrshme nxjerr çështjen e operimit të tij, efektivitetit të procesit vendimmarrës,

homogjenitetit të tij dhe lidhjeve të tij me qytetarët: një Bashkim federal i shteteve

përfshirë monedhën, mbrojtjen dhe shtetësinë e përbashkët, ose një zonë të tregtisë së

lirë e mbikëqyrur nga trupa arbitrare për të siguruar që rregullat e konkurencës të

respektohen.

Evropa për çfarë? Me globalizimin që po përballen shtetet dhe shoqëritë,

evropianet do të kenë nevojë të vlerësojnë çfarë u jep atyre identitetin e tyre dhe i sjell

ato së bashku si evropianë. A ka një model të zhvillimit, i cili është i veçantë për

kontinentin tonë i bazuar në vlera të përbashkëta dhe në ndërgjegjësimin e të qenit në

një qytetërim të njëjtë? A ndajnë evropianët imazhe të njëjta të vendit të njeriut në

shoqëri dhe a do t'u përgjigjen ata së bashku sfidave të së ardhmes siç janë zhvillimi i

qëndrueshëm dhe bioetika? A do të jenë ata të gatshëm të marrin përgjegjësi së

bashku për sigurimin e brendshëm dhe mbrojtjen e tyre kolektive?

Të gjitha këto pyetje e bëjnë debatin evropian të pandashëm nga debati politik

i brendshëm, në të cilin çdo qytetar kërkohet të marrë pjesë, prandaj se fundi shtrohet

pyetja: Si e shikojnë qytetarët e vendeve kandidate anëtarësimin?

Në kapitullin pesë dhe gjashtë, jepet si objekt analiza e tranzicionit politik dhe

socio-ekonomik në Shqipëri, duke bërë krahasimin me vendet e tjera, me një të shkuar

rregjimi të ngjashme, duke u përpjekur te argumentojmë se ndërsa, sfida e Shqipërisë

mbetet plotësimi i atij kuadri te gjere standardesh të kerkuara, nga ana tjetër nje

tjetër sfide qëndronpërballë europianeve, ajo e pranimit dhe e asimilimit të këtyre

vendeve, në kornizat e një Bashkimi të madh siçështë sot BE.

Dhe në fund, por në pamundësi për ti përmendur të gjithë, dëshiroj në rradhë të parë

të shpreh mirënjohje dhe falenderime për udhëheqësen shkencore Prof.Asoc.Dr.Eva

Tafili (Hyskaj), për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer në realizimin e kësaj

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

VIII

sipërmarrje kaq të rëndësishme për mua, për këshillat dhe nxitjen në realizimin dhe

pasqyrimin më të mirë të këtij punimi. Rigoroziteti i saj shkencor dhe përvoja shumë e

madhe në udhëheqjen e temave në disa nivele, kanë influencuar pozitivisht tek unë për

të qenë efikase në përmbushjen e kërkesave shkencore. Ndjehem me fat që pata

mundësi të bashkëpunoja me Prof.Asoc.Dr.Eva Tafili (Hyskaj), dhe të përfitojë nga

përvoja e saj shkencore. Përkrahja dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm që ka treguar

ndaj meje, janë një detyrim akademik dhe moral ndaj saj.

Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata miq e kolegë, të cilët nuk më kanë kursyer

materialet, sugjerimet, mendimet dhe vërejtjet e tyre.

Së fundi, dëshiroj ti shpreh mirënjohjen e thellë nënës dhe vajzës time, për

suportin, kurajon dhe për lëhtësitë e mëdha që më ofruan, si dhe mundësitë për të

realizuar këtë projekt.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

IX

HYRJE

Evropa Qëndrore e Lindore është ende një nga pjesët kërshërindjellëse e botës, përsa i

përket interesit për ta studiuar. Aty janë shfaqur një numër i konsiderueshëm krerësh

kontradiktorë si Nikolae Çaushesku, Josip Broz Tito, Enver Hoxha etj., që kanë dalë

nga skena më herët, emrat e të cilëve për pakkënd nuk janë familjarë, por kemi edhe

syresh që kanë ndërruar jetë më vonë si Franjo Tuxhman, Sllobodan Millosheviç, etj.

Kësisoj, duke parë emrat sa sipër, kur nis të flasësh për Ballkanin, në përgjithësi është

e pamundur që të mos biesh prè e faktit që pashmangshmërisht duhet të

përqendrohesh tek liderët politikë dhe tek vatrat e luftës.Një vështrim hyrës mbi të

kaluarën e të tashmen e popujve të Evropës Qendrore e Lindore, është më se i

nevojshëm para se të studiohet çdonjëra prej çështjeve të ndërlikuara, të shkaktuara

prej procesit të tranzicionit në rajon; proces që mendoj se është ende në vazhdim.

Shpesh, sidomos në të kaluarën, rajoni nuk ka qenë objekt studimi i preferuar për

evropianoperëndimorët apo për amerikanët. Në rastin më të keq, një harresë e këtillë

bëri që pas Luftës së Dytë Botërore Evropa Qëndrore e ajo Juglindore të mbetej nën

sundimin komunist të Bashkimit Sovjetik.

Me rënien e perdes së hekurt, ndryshoi në mënyrë dramatike skena gjeopolitike e

Evropës dhe në mënyrë të veçantë ajo e Evropës Qëndrore, Lindore dhe të Ballkanit1.

Trajtimi i tranzicionit, dhe tranzicionit demokratik, në Evropën Qëndrore-Lindore e

në veçanti për Shqipërinë, si një vend me pozicion strategjik shumë të favorshëm,

ofrojnë një rast tepër interesant për të ardhmen e Ballkanit dhe të BE-së. Ku fillon në

të vërtetë Evropa Qëndrore, apo ku fillon ajo Lindore? Ku mbaron kjo e fundit dhe ku

fillon Azia? Më tepër se gjeografia apo etnografia, është politika ajo që na ndihmon të

përcaktojmë pozitat e atyre shteteve apo pjesëve të rajonit, që deri para pak kohësh

kanë qenë nën sundimin komunist.

Për qëllimin e këtij studimi, në Evropën Qëndrore do të konsiderojmë

Poloninë, Republikën Çeke, Hungarinë, Bullgarinë, Rumaninë, Moldovën, dhe

Sllovakinë, ndërsa në Evropën Lindore do të konsiderojmë Bjellorusinë dhe Ukrainën.

Evropa Lindore vazhdon me vendet e jugperëndimit (vendet e ish-Jugosllavisë dhe

1Eva Hyskaj Tafili, Tranzicioni politik në Evropën Qëndrore dhe Lindore,Tiranë; Shtëpia botuese e Librit Universitar, 2008 fq 11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

X

Shqipëria). Në Lindje përfshihen si “evropiane” edhe pjesë të rëndësishme të ish-

Bashkimit Sovjetik, si Rusia, Moldova, Gjeorgjia dhe Armenia. Gjithashtu, a mundet

Evropa të përfshijë brenda vetes Azerbajxhanin dhe të ashtuquajturat “republika të

Azisë Qendrore”, si: Kazakistani, Turkmenistani, Kirgizstani, Uzbekistani dhe

Taxhikistani, së bashku me popullsitë e tyre myslimane dhe turkike? A mund t’i

përjashtojë Evropa ato? Përpos të gjithave, myslimanë nuk ka vetëm në Bosnjë, por

në të gjitha vendet evropiane, në formën e pakicave, aq më tepër që Turqia, ku

myslimanët janë shumicë, është një nga vendet më të mëdha evropiane.2

Ku përfundon Evropa? Gjeografët përfshijnë në Evropë vetëm atë pjesë të

Rusisë që ndodhet në perëndim të maleve Urale. Megjithatë, ky kufi shërben vetëm

nga pikëpamja topografike dhe nuk mund të ketë ndikim në lidhjet politike,

ekonomike, etnike dhe shoqërore me Siberinë dhe më tej, me Lindjen e Largët dhe

Paqësorin rus. Në zonën përtej Uraleve jetojnë shumë jorusë, ndërsa në Lindjen e

Largët ekzistojnë ende konfliktet me Kinën dhe Japoninë, në lidhje me kufijtë, por,

pavarësisht këtyre, këto territore politikisht i përkasin Evropës Lindore.

A mundet Evropa të lërë jashtë saj një pjesë apo të gjitha republikat e Azisë

Qendrore që kanë bërë pjesë në ish-Bashkimin Sovjetik? Kjo është një gjë që mund të

ketë tepër gjasë, por në fakt disa prej tyre kanë shprehur interesin që të kenë lidhje të

ngushta me Bashkimin Evropian. Kjo zonë ka qenë “pas Perdes së Hekurt”, që

vepronte si një mur i vërtetë për cilëndo formë shkëmbimi jashtë rajonit, përfshirë

edhe marrëdhëniet e thjeshta tregtare. Në të kundërt, në kuadrin e ish-BS këto vende

kishin vendosur me njëra-tjetrën sisteme të përbashkëta komunikimi, kontrata formale

politike e kulturore. Gjuha e përbashkët që përdorej ishte rusishtja. Kultura ruse dhe

“sovjetizimi” u përhapën si baza të civilizimit dhe politikës ruse në qytetet më të

mëdha të rajonit. Në këtë kuptim, republikat e Azisë Qendrore ishin më tepër se një

rajon për pjesën tjetër të ish-BS. Në të njëjtën kohë, në këto republikave shpesh

krijohej trysni mbi kulturën tradicionale (gjuhën dhe fenë), që kishte mbetur si një

lidhje e fortë me jashtë. Për më tepër, pengesa të forta natyrore i kishin ndërprerë

rajonit mundësinë e kontaktit me vendet fqinjë.

2Eva Hyskaj Tafili, Tranzicioni politik në Evropën Qëndrore dhe Lindore,Tiranë; Shtëpia botuese e Librit Universitar, 2008 fq 22

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

XI

Në anën tjetër, në Perëndim, Perdja e Hekurt kishte ndarë rajone të njëtrajtshme. Në

Evropën Qendrore, të dyja pjesët e Gjermanisë ishin të ndara, ndërsa ekonomia çeke

vuante nga konkurrenca dhe tregjet perëndimorë.

Trajtimi që do t’i bëjmë rajonit do të theksojë një sërë problemesh të

tranzicionit, me të cilat ai ballafaqohet. Problemet e tranzicionit janë ato që

përcaktojnë Evropën Qëndrore dhe Lindore, për momentin. Në radhë të parë,

problemet e përbashkëta të tranzicionit lindën nga kushtet fillestare dhe nga fakti që

sundimi komunist u orvat të bashkonte shumë pjesë të rajonit me njëra-tjetrën.

Gjithashtu, rajoni ka shumë elementë të përbashkët, për shkak të faktit që popujt e tij

kanë qenë "fqinj" shumë më përpara se komunizmi të hidhte rrënjë në Perandorinë

Ruse, në vitin 1917, apo përpara imponimit të tij në Evropën Qendrore dhe Lindore

nga dhuna e Ushtrisë së Kuqe, pas vitit 1944.

A do të mund në të ardhmen Evropa Qendrore dhe ajo Lindore të “gjunjëzohen”, jo

vetëm ndaj “fqinjësisë”? Aktualisht, kanë filluar të vihen re diferencime. Evropa

Qendrore që i afrohet ngushtësisht BE-së dhe republikat e Azisë Qëndrore, që i

afrohen ngushtësisht territoreve dhe popujve në jug të saj. Pavarësisht kësaj,

rregullimi i marrëdhënieve që u prishën nga sovjetikët po zë vend dalëngadalë.

Tranzicioni është definuar si një rrugë e vështirë dhe me shumë pengesa. Asnjë vënd

tjetër në tranzicion nuk ka pasur të njëjtën rrjedhë ngjarjesh me atë të Shqipërisë, nga

diktatura në demokraci dhe kapitalizëm.

Në Evropë, pas vitit 1945 janë zhvilluar paralelisht tre organizime që kanë luajtur rol

të rëndësishëm në protagonizmin politik dhe atë ekonomik në nivel rajonal e global të

vendeve Evropiane. 1. Organizata Euro Atlantike dhe Organizata për Bashkëpunim

Ekonomik Evropian (OEEC) 2. Këshilli i Evropës dhe OSBE dhe 3. Bashkimi

Evropian3. Ky i fundit, i ka tejlakuar përmasat kur lindi, duke qenë mjaft kompleks e

ambicioz e njëherazi përbën sfidën më të madhe të kontinentit të vjetër. Zgjimi i

pjesës “tjetër” të Evropës, në vitin 1989, bëri që të lindnin shpresat për një Evropë

ndryshe. Paradoksalisht, ky ndryshim filloi pikërisht atëherë kur Evropa Qëndrore -

Lindore e humbi dimensionin e saj.

3Steger, Manfred. B. 2003. “BE. Hyrje e shkurtër”, Oxford –University Press. Tiranë

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

XII

Megjithëkëtë, tre vite më vonë kishte mbetur shumë pak nga iluzioni i një të ardhmeje

të lulëzuar, që do të arrihej brenda një kohe të shkurtër. Nuk bëhet fjalë këtu vetëm

për fundin e mitit të Evropës Qëndrore, që pavarësisht se sot të gjitha vendet që bëjnë

pjesë në të kanë hyrë në Evropë, nuk e bënë një gjë të tillë aq shpejt sa pritej, por edhe

për zhgënjimin që ka kapluar vendet e Ballkanit Perëndimor. Kësisoj, në këtë rajon

nuk mbetet tjetër veçse të vazhdojnë ndryshimet e thella shoqërore. Në këto kushte,

“revolucioni i negociuar” (ky term përmbledh idenë që procesi i çmontimit politik të

sistemeve komuniste është shoqëruar nga një vullnet për të përqafuar

socialdemokracinë, si dhe nga kultura e dialogut me opozitën) kanë çuar në

organizimin e zgjedhjeve të lira brenda kuadrit të pluralizmit politik, duke i dhënë

fund de factorolit drejtues të një partie, pra partisë shtet.Meqënëse është arritur

progresi në çështjet e stabilitetit, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rritur vëmendjen

dhe janë fokusuar në reformat që duhen për të arritur standardet evropiane. Në krye të

saj qëndron axhenda ekonomike dhe sociale, pasi për shkak të ekonomive jo të

fuqishme, janë mjaft prezente probleme të mprehta si papunësia e lartë apo kohezioni

i papërshtatshëm social. Politikat e BE për rajonin janë fokusuar më shumë në

zhvillimin ekonomik të drejtë dhe të pandërprerë dhe gjithashtu në zgjerimin e

përfitimeve nga rritja ekonomike për shtresat e varfra, duke luftuar papunësine,

përjashtimin shoqëror dhe diskriminimin dhe duke përmirësuar dialogun

social".4Instrumenti kryesor që BE paraqiti në axhendën e Selanikut dhe në strategjinë

e zgjerimit që pasoi, njihet me emrin Procesi i Stabilizim-Asociimit (PSA). I nisur në

vitin 1999, ky proces përbëhet nga një sistem afatgjatë apo një hartë për marrëdhëniet

me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka si qëllim të vendosë stabilitetin dhe një

tranzicion të shpejtë për një ekonomi tregu, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe

perspektivën te ky proces i anëtarësimit europian. Në thelb ky është një variant i

rifreskuar i përpjekjes së provuar dhe testuar që BE ka adoptuar në zgjerimet e

mëparshme për të inkurajuar reformat dhe kandidatët e gatshëm për anëtarësim. Në

bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)5, në vazhdim të anëtarësimit në

4

The Western Balkans on the road to the EU: consolidating stability and raisingprosperity',Communication from

the Commission, 27 January (2006) final. 5Sqarim: Nënshkrimi i Marrëveshjes së stabilizim–asocimit ishte një kusht për mbështetjen e përpjekjeve të

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

XIII

perspektivë në Bashkimin Europian, çdo shteti të Ballkanit Perëndimor i është ofruar

marrëveshje e tregtisë preferenciale dhe asistencë financiare dhe gjithashtu është

ofruar ndihmë për përparimin në proceset e demokratizimit, ngritjes së institucioneve

dhe dialogut politik. Në këmbim çdo shtet është i detyruar të bjerë dakord mbi një

paketë për masat e BE të krijuara për të nxitur reformat politike, institucionale dhe

ekonomike.Nisi si një proces integrues ekonomik, por sot anëtarëve të këtij bashkimi i

është dashur të heqin dorë nga disa elementë të sovranitetit, të cilat shpesh në

historinë Evropiane kanë qenë shkaqe konfliktesh të ashpra. Historia e integrimit të

vendeve Evropiane për të krijuar atë bashkim që ne shohim sot, nuk ka qenë e lehtë.

Krahas mbështetësve, gjithmonë ka ekzistuar një opinion skeptik rreth përfitimeve,

avantazheve dhe problemeve që mund të rridhnin nga ky bashkim. Sfida të shumta

qëndrojnë përpara këtij bashkimi që kanë të bëjnë si me absorbimin e problematikës,

për të cilat BE-ja po punon me vendosmëri për zgjerime të reja në rajonin e Ballkanit

Perëndimor, po ashtu edhe me rritjen e efiçencës të organizimit të brendshëm. BE-ja

ka vendosur të zbarojë metodologjinë e njëjtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, si

atë që ka përdorur për shtetet e reja anëtare. Prandaj proçesi i stabilizimit dhe asocimit

mbetet korniza e përgjithëshme në përparimin e këtyre vendeve, deri në anëtarësimin

e plotë të tyre. Ndër sfidat e fundit do veçonim faktin se shtetet e BE-së nuk arritën në

tentativat e para t'i japin vetes një Kushtetutë, si mjeti me të cilin definohet struktura e

një sistemi politik, definohen synimet e përbashkëta e njëkohësisht rregullat për

krijimin e vendimeve detyruese, duke e shënjuar Evropën si një entitet politik.

Megjithatë, nuk mund te vihet në dyshim e ardhmja e BE, pasi tashmë dizintegrimi i

saj është më i vështirë dhe do të ketë një kosto jashtëzakonisht të madhe ekonomike,

politike e morale krahasuar me konvergjencën dhe ecjen në rrugën e përsosjes së

integrimit. Sikurse sot ka raste, ku dominojnë kundërshtimet për miratimin e akteve të

ndryshme integruese, në përmasa shumë më të mëdha do të shfaqej kontestimi për të

ndërmarrë ndonjë hap dizintegrues të BE.Historia e Ballkanit ofron variacion në

trajektoren e saj, duke na ofruar kompleksitetin e këtij rajoni me veçori tepër të

spikatura. Jeta politike në Ballkan mund të izolohej vetëm sepse mendohej se qe

statike. Thuhej se armiqësitë në Ballkan qenë aq të kahershme e të fuqishme, saqë ato

kishin zënë rrënjë në përbërjen gjenetike të banorëve të këtij rajoni. Mirëpo, të quajtur Shqipërisë në drejtik të reformave dhe forcimit të aftësive të saj administrative:

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

XIV

në rastin më të mirë me një këmbë në pragun e Evropës së qytetëruar, popujt e

Ballkanit kishin ndjekur një rrugë tjetër evoluimi, në të cilën gjaku dhe hakmarrja

kishin qenë forma të parapëlqyera të dialogut politik.6Analizat dhe studimet mbi këto

vende nxjerrin në dukje të përbashkëta të trashëguara, apo të fituara gjatë përpjekjeve

të popujve për të sfiduar pengesa të njëjta në emër të zhvillimit, por edhe veçori e

dallime tipike. Në këtë studim jam përpjekur të paraqes në mënyrë sintetike momentet

kryesore nëpër të cilat ka kaluar integrimi Evropian, por njëkohësisht një vemëndje të

veçantë i është dhënë dhe faktit se Evropës i nevojitet të përcaktojë politikën e duhur

që do të ndjekë me Ballkanin, pikërisht në çastin që integrimi në Bashkimin Europian

është bërë një përpjekje realiste për vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore. Janë

përshkruar gjithashtu kriteret kryesore të pranimit, të cilat kanë ardhur duke u

formëzuar më qartë e në forma më strikte. Në rrethanat e tyre historike unike, vendet

e ish-bllokut komunist pësuan një shndërrim të përgjithshëm të shoqërive të tyre.

Shpesh është folur për efektet që ka një “tranzicion i tejzgjatur”7 në një

shoqëri te caktuar, shkaqet përse një shoqëri ngërthehet në këtë lloj tranzicioni si dhe

përpjekjet për transformime ekonomike, politike dhe sociale. Në përpjekjet për të

ngritur ekonomitë e tregut, iu kushtua një vëmendje e madhe masave teknike si p.sh.

makrostabilizimit, inflacionit, privatizimit, liberalizimit të çmimeve dhe të tregtisë.

Kostot shoqërore të tranzicionit ashtu si edhe besueshmëria dhe pranueshmëria e

transformimit të vazhdueshëm ekonomik, konsiderohen themelore për përcaktimin e

ambientit të përshtatshëm. Nevoja për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal, për tu

integruar në ekonominë europiane, u shprehën me progresin e reformës ekonomike.

Demokracia për të gjitha vendet ka të njëjtën vlerë, principet e demokracisë nuk e

marrin kuptimin e tyre nga madhësia e vendit ku implementohet. Në këtë kuadër

demokracia në Shqipëri, Bullgari, Maqedoni apo Kroaci nuk ka më pak domethënie se

demokracia në Rusi apo Serbi, por ajo që vlen të thuhet është e lidhur fort me bazat

mbi të cilat do vendosej demokracia, me ndërtimin dhe evoluimin e institucioneve, që

për vendet me demokraci të konsoliduar, kishte qenë produkt i zhvillimeve graduale

6Vep.Cit.në Misha Gleny, The Balkans,1804-1999, Nationalism,war and the great powers, Grnta Books, Londër 2000 7Eva Hyskaj Tafili, Tranzicioni politik në Evropën Qëndrore dhe Lindore,Tiranë; Shtëpia botuese e Librit Universitar, 2008 fq 114

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

XV

dhe afatgjata politike, ekonomike dhe sociale. Shqipëria ishte shteti i fundit komunist

i Europës Juglindore. i izoluar prej më shumë se një gjysmë shekulli nga pjesa tjetër e

kontinentit europian dhjetëvjeçari i fundit i shekullit të njëzetë e vuri Shqipërinë para

sfidave të mëdha ekonomike, politike e sociale. Marrëdhëniet me Bashkimin Europian

u vendosën për herë të parë në vitin 1992 nëpërmjet nënshkrimit të një Marrëveshjeje

Tregtie. Në vitet që pasuan, qeveria shqiptare punoi me qëllim zbatimin e reformave

të ndryshme në vend për tu afruar me strukturat e BE dhe duke pasur si objektiv

integrimin e vendit në familjen e madhe europiane. Shqipëria, si një prej vendeve të

bllokut ish komunist, me një histori të vështirë përsa i përket mungesës së krijimit e

zhvillimit të institucioneve demokratike gjatë periudhës komuniste, është përpjekur

për të ndërtuar një demokraci shumë partiake që në mënyrë të sukseshme do t'i

mundësonte Shqipërisë gradualisht të gëzonte lidhje të forta me organizata

perëndimore ekonomike dhe të sigurisë dhe të shkëputej nga një histori politike e

formuar nga izolimi kronik, nga njohuritë e limituara të ekonomisë së tregut, si dhe

nga mungesa e një shoqërie civile aktive.Kompleksiteti që karakterizontë këtë rajon

me veçori të spikatura, Ballkani ka ofruar variacion në trajektoren e historisë së tij.

Analizat dhe studimet mbi këto vende nxjerrin në dukje të përbashkëta të trashëguara,

apo të fituara gjatë përpjekjevë të popujve për të sfiduar pengesa të njëjta në ëmër të

zhvillimit, por edhe veçori e dallime tipike. Lufta e Ftohtë nxori forca të reja lëvizëse

në skenën ballkanike, por ajo nuk mundi t'i kthente në asgjë problemet, traditat e

rivalitetet që e kishin origjinën nga e kaluara jo e hershme.8 Karakteristikat dhe

vecoritë tipike të rajonit u ruajtën edhe gjatë komunizmit, provë për këtë arsyetim janë

ngjarjet që ndodhën pas vitit 1989. Pra, periudhat e jetës politike në Ballkan para,

gjatë dhe pas luftës së Ftohtë janë hallka të të njëjtit zinxhir. Analiza e Ballkanit në

këtë kontekst duhet bërë duke u mbështetur jo në vlerësime të përgjithshme, por duke

u mbështetur në ngjarjet brenda vetë rajonit, në historinë e tij, etj.Francis Fukuyama

ishte i pari qe sugjeroi se viti 1989 përfaqësonte triumfin e tregut kapitalist dhe

ideologjinë liberale demokratike mbi të gjithë altrnativat e mundeshme. Dialektika

ideologjike që i dha formë sistemit ndërkombëtar, lufta para vitit 1945 midis

komunizmit, kapitalizmit dhe fashizmit, degradoi pas 1945-s në një konkurrencë

midis komunizmit dhe kapitalizmit. 8 O’Donnell, Guillermov and Philippe Schmitter (1996)’ Conclusions about Uncertain Demokracies’ , vol.4

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

XVI

Në botën e pas Luftes së Ftohtë, u vendos që “ demokracia e tregut”, të bëhej projekti

modernizues për zgjedhjen e të gjithë shteteve. E ardhmja e sistemit ndërkombëtar do

të karakterizohej nga demokratizimi dhe konsolidimi gradual i institucioneve të tregut

demokratik, politikave, vlerave dhe kulturës9.

Revolucionet e vitit 1989 që i dhanë fund komunizmit të tipit sovjetik në

vendet socialiste të Evropës Lindore ishin dramatike dhe të papritura njëkohësisht.10

1. Dështimi ekonomik

Revolucionët e kësaj periudhe u shkaktuan nga dështimi ekonomik i komunizmit.11

Gjatë viteve '70 vëndet komunistë të Lindjes ndoqën disa stratëgji të zhvillimit

ekonomik me rrezikshmëri të lartë, për të ndërtuar ekonomi moderne, duke u

mbështetur në ndihmat nga jashtë. Në vitet 1973 dhe 1979 kur u rrit çmimi i

karburanteve, gjë që ngadalësoi zhvillimin e ekonomisë botërore vëndet komuniste

nuk mundnin më ti paguanin borxhet e tyre.Kjo coi në ndërprerjen e ndihmës dhe në

shfaqjen e problemeve ekonomike, nga bataku i të cilave nuk dolën kurrë më.

2. Gara e armatimeve.

Sovjetikët përballë SHBA u detyruan të shpenzonin shumë para për armatimet e

teknologjisë së lartë cka e rrënoi ekonominë sovjetike pasi bëri që të mpakeshin

investimet në sferën prodhuese dhe në plotësimin enevojave të konsumatorit.12

3. Politika ePerestrojkës, pa të cilën ndryshimet revolucionare në Evropën

Lindore do të ishin të pamundura. Gorbacovi ndërmori ndryshime në një shkallë të

paparë në botën komuniste duke e bërë të qartë se doktrina e Brëzhnjëvit e vitit 1968 e

kishte humbur aktualitetin dhe nuk mund të vazhdontë më tej. Kur u kuptua se BS nuk

do të ndërhynte më në punët e brëndshme të fqinjëvë të tij, europiano-lindorët

përfituan nga rasti për ti zgjidhur sipas mënyrës së tyre punët e veta.

4. Alternativat ndaj komunizmit.

Zhvillimet ndryshonin nga vendi në vend dhe kjo njëkohësisht shpjegon përse këto

revolucione kishin përfundime të ndryshmë në pjësë të ndryshmë të bllokut komunist.

9Shih: Francis Fukuyama. 1992. The End of History and The Last Man. New York: Free Press 10 Charles Tilly, Revolucioni Europian 1942-1992, Oxford: Blacëell, 1995, fq.35, 89, 91, 101 11 Aslund A.dhe Sjoberg O. “Privatizimi dhe tranzicioni i Shqiperisë drejt ekonomisësë tregut, në ekonomitë komuniste dhe transformi ekonomijk, Vol. 4, No1, 1992, fq. 135-150 12Vankovka, Biljana Hakan Eiberg (2003) Between, pst and future:civil-military relations in the post communist Ballkan. London; New York:I.B. Tauris

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

XVII

Kjo vinte edhe nga ndërveprimi i këtyre ndodhive dhe i ngjarjeve kritike jashtë

Evropës Lindore.Komunizmi evropiano-lindor e arriti kulmin e tij politik

dheekonomik në fundin e viteve '60 dhe në fillimin e vitit 1970. Bashkimi Sovjetik u

bë një superfuqi shkencore dhe ushtarake e krahasueshme me SHBA. Falë reformave

të kufizuara ekonomike si Mekanizmi i Ri Ekonomik dhe pranimi i ekonomisë

dytësore gjysmë private, vendet komuniste kishin rritje ekonomikë të dukshme. Ky

sukses ekonomik e bëri të vështirë mënjanimin e socializmit si alternativë ndaj

kapitalizmit veçanërisht për kombet në zhvillim.U krijua përshtypja sikur vendet

komuniste kishin ngritje pasi ofronin falas arsimin dhe shërbimin shëndetësor. Në fakt

këto shifra të rritjes ishin jo reale sepse vende të bllokut komunist e filluan me nivele

tepër të ulta të prodhimit ekonomik, prandaj rritjet e vogla përktheheshin në përqindje

të mëdha. Për ekonomitë e vendeve të Europës Qëndrore- Lindore dhe Jug-Lindore u

parashtruan tre çështje:

Së pari, nuk kishte më kosto të ulët prodhimi çka kishte ndihmuar për rritjen

ekonomike.

Së dyti, reforma ekonomike u bë shkak për kërkesa të tjera. Kur regjimet e

bllokut komunist pranuan rritjen e pagës në një nivel të kufizuar si një element të

reformave brenda mekanizmit të ri ekonomik nuk bënë tjetër veç stimuluan kërkesat

popullore për kushte më të mira jetese.

Së treti, ballafaqimi me forcat ekonomike perendimore u shfaq i rrezikshëm

për ekonomitë komuniste edhe pse në të njëjtën kohë ato patën përfitim nga

sipërmarrja e lirë dhe nga struktura ekonomike moderne; këtu mjafton të përmëndësh

ndihmat perëndimore. Vendet komuniste nuk kishin burime financiare për të investuar

në industritë moderne në mënyrë që ta konkuronin përëndimin në lidhje me

teknologjitë e përparuara dhe mallrat e konsumit, problem të cilin e zgjidhën duke

marrë kredi nga bankat përëndimorë.Pa mjete financiare për të shlyer borxhet,

investimet e domosdoshme perendimore do të zhdukeshin. Kësisoj për të shlyer

borxhet vendet e bllokut komunist u mbështetën tek ekseperti i mallrave të konsumit

gjë që krjoi radhë të gjata nëpër dyqane, mjerim dhe humbje të besimit ndaj

ekonomive dhe monedhave vëndase.Në kohën kur rritja e çmimit të energjisë që

shkaktoi kriza e naftës po i shterontë financat e vëndeve të KNER, tensionet mes

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

XVIII

Lindjes e Perëndimit kërkonin shpenzime të mëdha ushtarake.13

13 O’Donnell, P.Schmitter, and L. Ëhitehead (ed), Transition from Authoritarian Rule: Prospect for democracy, Baltimore

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

1

1 KREU I PARË

TEORITË BASHKËKOHORE MBI TRANZICIONIN

1.1 Konceptet teorike dhe procesi historik i tranzicionit dhe tranzitologjisë

Është me vlerë të kujtojmë që Evropa nuk ka qenë e bashkuar dhe aq më pak

demokratike. Tranzicioni si akt dhe si veprim ekonomik, politik, dhe social pa dyshim

që ka për mision edhe përgatitjen e atyre shteteve në minimizimin e faktorëve

joekonomikë dhe atyre politik, në mënyrë që faktorët tjerë dhe përgjithësisht ata

ekonomik të jenë agjentë vendimtarë në krijimin e mirëqenies së qytetarëve të vetë.

Procesi i ndryshimeve të këtyre shteteve komuniste të Evropës Qëndrore dhe Lindore

si edhe orientimi i tyre ndaj sistemeve me strukturë demokratike kërkon, një

revizionim ciklik të gjykimeve dhe analizave. Ndryshimet më të mëdha që nga viti

1989, kanë qenë: (1) bashkimi i dy Gjermanive, (2) shpërbërja e BS në 15 vende të

ndryshme, (3) shpërbërja e Jugosllavisë në 7 shtete të reja dhe (4) shpërbërja e

Çekosllovakisë në dy pjesë, Republikën Çeke dhe Republikën Sllovake.14

Produkte të kësaj periudhe tranzitore, padyshim janë edhe rritja e ksenofobisë,

korrupsioni në sferën e privatizimit që po i përcjellë të gjitha vendet me afera dhe

skandale të ndryshme, si edhe ndryshimet thelbësore në sferën e shtresëzimit social që

katapultuan një shtresë të re të pasurve në mënyrë jo të merituar. Pra, jo duke hyrë në

një konkurrencë luajale me rregulla dhe parime të njohura dhe të verifikuara nga

përvoja e vendeve dhe shteteve me një traditë të gjatë demokratike. Menjëherë pas

Luftës së Dytë Botërore, në periudhën postkomuniste, transformimi, i quajtur

gjerësisht tranzicion, drejt demokracisë, do të përfshinte në radhë të parë Gjermaninë,

Austrinë, Italinë dhe Finlandën. Procesi i tranzicionit evidentoi si të nevojshme,

përshtatjen në varësi të veçorive të secilit vend. Tranzicioni politik në vendet e

Evropës Qëndrore-Lindore eci në kalvarin e gjatë te vështirësive që kishin të bënin

14Shibley, Telhami -“Power and Leadership in International Bargaining: The Path to the Central and Eastern Europe”, NY, 2000, faqe 35.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

2

me vendosjen e sistemit politik shumëpartiak, por edhe të të gjitha pasojave që sillte

ky sistem në administrimin e pushtetit dhe të mekanizmave zgjedhorë, që të çonin deri

tek pushteti. Në vlerësimet e viteve 90’, ndryshe nga sot, mbizotëronte një lloj

pesimizmi i cili shtronte me të drejtë një set pyetjesh, se deri në çfarë mase përligjet

kjo ndesi e përgjithëshme e deri kur do vazhdonte të ishte prezent kjho shprehje e

besimit dhe vetëvlrësimit të humbur! Por nëse qëllimet e tranzicionit ishin të

përbashkëta për shumicën e vëndeve ish-komuniste, suksesi dhe koha e realizimit të

synimeve themelore, u dominuan pikësëpari nga trashëgimia e ekonomisë dhe

politikës jo vetëm nën sistemet totalitariste, por edhe nga tradita shtetërore, shkalla e

industrializimit, niveli i zhvillimit ekonomik dhe gjithashtu nga shkalla e

modernizimit të shoqërisë. Ekzistenca e shoqërive industriale, ekzistenca e përvojave

të mëparshme demokratike, ekzistenca e një tradite shtetërore relativist e hershme,

kryesisht të Evropës Qëndrore, shprehin qartë historitë e suksesëshme të tranzicionit

postkomunist. Ky tranzicion u përshkua nga një rritje e madhe e ndjenjave të

nacionalizmit, për shkak se këto shtete u ngritën në bazë të parimit të komb-shtetit15.

Në shumicën e rasteve ky tranzicion u krye në kushte qetësie dhe mirëkuptimi në mes

etnive, mirëpo shpërbërja e Jugosllavisë, nëpërmjet luftërave të përgjakshme, bëri që

në fund të shekullit të shkuar, si rrjedhojë e shkatërrimeve dhe krimeve të kryera, në

mes të Evropës të krijohej një histori e dhimbshme. Tranzicioni i tejzgjatur në vendet

e Europës Qëndrore e Lindore krijoi efekte të ngjashme për shkak të një të kaluare të

tyre të përbashkët nën regjimin komunist, regjim ky i ngritur fillimisht mbi idealin e

një rendi socialist mbarë botëror, por që më pas degjeneroi në një totalitarizëm të

pashembullt e mizor. Komunizmi mbi sundoi rreth gjysmë shekulli në këto vende

nëpërmjet supremacisë së partisë shtet, një ekonomie të komanduar, një shoqërie të

përçarë nga lufta e klasave dhe mbikëqyrur nga shërbimet sekrete shtetërore. Do të

priteshin iniciativat e ndërmarra nga Gorbaçovi si Perestrojka e Gllastnosti e sidomos

rënia e Murit të Berlinit më 1989, faktorët që do të hapnin dritën jeshile për një të

ardhme të re për këto vende. Vendet ish-komuniste i përqafuan reformat që do t’i

çonin në një demokraci pluraliste, në një ekonomi tregu me rregulla të barabarta

konkurrence, në një shoqëri civile të lirë e të aftë për vetëvendosje etj, pra u përpoqën

15Eva Hyskaj Tafili, Tranzicioni politik në Evropën Qëndrore dhe Lindore,Tiranë; Shtëpia botuese e Librit Universitar, 2008 fq.20

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

3

të ndjekin udhën e simotrave të tyre perendimore. Por euforia fillestare e vendeve të

Europës Qëndrore dhe Lindore kaloi shpejtë dhe këto vende u përballën me një

realitet të ri po aq problematik e të turbullt nga shumë pikëpamje. Tranzicioni në

Evropën Qëndrore dhe Lindore zuri vend në disa rrethana rajonale edhe

ndërkombëtare krejtësisht të ndryshme. Deri nga fundi viteve’90-të të gjitha vendet e

Evropës Lindore aplikuan rregullat formale dhe procedurat e demokracisë duke bërë

rotacion paqësor të pushteteve dhe shkëputjen formale nga komunizmi.16

Zgjedhjet

demokratike të mbajtura në vitet 1989 dhe 1991 sollën një rigjallërim të parlamentit si

simbol i përfaqësimit dhe demokracisë. Të gjitha vendet e Evropës Qëndrore-Lindore

tashmë kishin regjime të zgjedhura në mënyrë demokratike.17

Do të ishte mirë të mbahej në vëmendje fakti që këto vende kishin njohur më parë një

farë tranzicioni; atë nga kapitalizmi në komunizëm, që nuk ka kaluar pa lënë gjurmët

e tij. Diktatura e partisë-shtet dhe ekonomia e planifikuar nuk duhen harruar, ashtu si

nuk duhet lënë në harresë fakti që komunizmi i ka ndikuar tej mase praktikat

shoqërore, duke skematizuar mënyrën e të vepruarit, çka do të thotë që transformimet

shoqërore në Evropën Qëndrore e Lindore varen jo vetëm nga përmbushja e

objektivave të marra përsipër për t’u realizuar, por në të njëjtën kohë edhe nga

ndryshimi i mentalitetit. Kësisoj, komunizmi vazhdon të ketë ndikimin e tij të thellë

në shoqëritë që e kanë njohur këtë regjim, gjë që shpjegon më së miri se për disa

syresh “nuk bëhet fjalë për komunistë në pushtet, por për një pushtet komunist”.

Sigurisht, duke folur pa kurrfarë nostalgjie, ende nevojitet të shtrohet pyetja: A duhet

t’i thërrasim së paku kujtesës mbi komunizmin, veçanërisht në fillimet e tij, që i hapi

rrugë lirisë me politikat për masat e gjera dhe ato të barazisë; asaj lirie që i jepte atij të

drejtën për të imponuar arsyen e vet në të gjitha fushat e jetës? Kështu që, kultura

ekzistuese nuk ofronte një bazë të mirë për zhvillimin e institucioneve demokratike. Si

rrjedhojë, kjo mungesë e shpirtit demokratik në shoqëritë ish–komuniste, krijonte

probleme për demokratizimin në tërësi. Edhe pse në vendet në tranzicion kishte një

përpjekje për të krijuar rregulla dhe institucione sipas modelit perëndimor,“mungesa e

kulturës së duhur politike për zhvillimin e demokracisë bënte që të krijohej një lloj

16Kaldor,M.Ivan,V.(1997)“Democratizationin Eastand Central European”International Affairs73.1, p. 80. 17White, S. Batt, J. &Powl G. L.(2003) Zhvillimet në politikën e Evropës Lindore e Qëndrore, Hampshire:PalgraveMacmillan,fq.138.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

4

modeli politik suigeneris (i veçantë në llojin e vet), i cili qëndronte mes modelit

komunist dhe atij të demokracisë perëndimore.18Në fakt, paradoksi i dështimit të

komunizmit na çon prapa në momentin e themelimit të tij, me qëllim që ta marrim atë

eksperiencë dhe ta përdorim në një ngjarje të ardhme. Në një të ardhme të aftë për të

ndërprerë inercinë e një bote të ndërtuar mbi mungesën e ngjarjeve. Si të thuash,

duhet që të mbahen parasysh interpretimet e shumta mbi komunizmin dhe fundin e tij.

Këtu shfaqet edhe një paradoks tjetër, që gjithashtu duhet ta nënvizojmë. Procesi i

tranzicionit ngjan të mos ketë rrugë tjetër, veçse të shihet si një transformim i

pakthyeshëm, si një sinonim i demokracisë, i qëndrueshmërisë dhe i ekonomisë së

tregut. Në këtë kuptim, ai që quhet proçes i tranzicionit, si dhe numri i vendeve që

përfshihen në Evropën Qendrore dhe Lindore, e bëjnë çështjen e komb-shteteve dhe të

sovranitetit, praktikën kryesore të periudhës paskomuniste. Ende sot, qëndrueshmëria

e sistemeve demokratikë është rivënë fuqishëm në lojë nga lëvizjet populiste, ku janë

rreshtuar së bashku jo vetëm “viktimat” e zbatimit të ekonomisë së tregut, por edhe

ato të korrupsionit dhe të klientelizmit. Në këtë tranzicion drejt demokracisë, partive

politike u takon të luajnë një rol parësor dhe kjo në dy nivele: së pari, në atë të

vendosjes së një shteti demokratik dhe, së dyti, në atë të forcimit të këtij shteti. Edhe

pse praktikat klienteliste dhe korrupsioni do të vihen re në një masë të

konsiderueshme, që, krahas dobësisë organizative, nxjerrin në pah edhe një farë

inkoherence programore dhe një bazë shoqërore të kufizuar, na duhet ta njohim

kontributin e pamohueshëm të partive politike në të mirë të strukturimit të procesit

zgjedhor dhe të qëndrueshmërisë së sistemeve demokratike në Evropën Qëndrore -

Lindore.Tranzitologjistët mendojnë dhe mbrojnë pikëpamjen sipas së cilës,

institucionet mund të ndryshojnë mjedisin shoqëror e politik. Ata luajnë rol

përcaktues në tranzicionin dhe konsolidimin demokratik19. Nëse në fillimet e

proceseve demokratike në Shqipëri u hodhën hapat e para për ngritjen e institucioneve

demokratike dhe u shfaq një performancë e kënaqshme ekonomike, sot pamja

paraqitet disi e ndryshme. Përpjekjet për të rivendosur autoritetin institucional në një

18Balfour,R,Stratula,C.(2011)The democratic transformation of the Ballkans, IssuepaperN.66, EuropeanPoliticsandInstitutionsprogram, fq. 6-10 19Juan L. Linz & Alfred Stepan, “Problems of Democratic Transition and Consolidation”:Southern Europe, South America, and Post-Communist Europe:The Johns Hopkins University Press, 1996

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

5

tranzicion tashmë të tejzgjatur, si rezultat i ngjarjeve të marsit 1997, shtatorit 1998,

janarit 2011, e në vazhdim,si dhe përmbushja e kritereve për t’iu bashkuar BE-së,

përbëjnë sfidën aktuale. Në shoqëritë e sotme tranzicionale ku bën pjesë edhe

Shqipëria, institucionet janë përcaktuese në krijimin dhe konsolidimin e një sistemi të

qëndrueshëm social dhe politik. Kështu mund të kuptohen se pse demokracitë liberale

pa konsolidimin paraprak të tipareve konstitucionaliste e liberale provuan se ishin

tepër të brishta e të pasigurta.Po kështu mund të shpjegohen vështiresitë që krijohen

në vendet në tranzicion nga rregjimet e qeverisjes komuniste në sistemin e

demokracise liberale të cilëve u mungon tradita liberale e konstitucionale.

Evoluimi drejt sistemit të demokracise liberale është realizuar në përputhje me

rrethanat e zhvillimeve ekonomike e sociale, si dhe të ndikimit të faktorëve të tjerë të

shprehur në platformat ideore, mobilizimin social e politik të masave të gjera të

popullsisë e të institucionalizimit të tij20. Këto institucione, si komplet rolesh, janë

strategjikisht të rëndësishme për këtë sistem, ku modelet institucionale janë si shtylla

kurrizore të një sistemi shoqëror. Pikërisht, këtu shoqëria shqiptare ende nuk

përputhet me shoqëritë demokratike bashkëkohore. Një tjetër konstatim lidhet me

mungesën e një ekuilibri ndërmjet faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të

legjitimimit të politikave që ndërmerren, si dhe të personave që punojnë dhe i vënë

ato në veprim. Prej kësaj lind përfundimi që kundërshtitë e zgjerimit e kufizuan

ndikimin e madh nga jashtë, i cili synonte legjitimimin dhe autonominë e

institucioneve demokratike brenda vendit, si dhe, duke favorizuar qëndrueshmërinë e

demokracisë, bënë që të shfaqej rreziku i vonimit të konsolidimit të demokracisë dhe

për rrjedhojë të ndikonin në dobësimin e vetë qëndrueshmërisë.Nëse do të merret në

konsideratë natyra e regjimit autoritar, jetëgjatësia e tij, ndikimi i forcave të

armatosura apo struktura shoqërore, çdokush do të mund shquante dallime të dukshme

tek të gjitha këto çështje. Këtu nevojitet të shtojmë dy faktorë të tjerë, që veçohen nga

të tjerët: së pari, transformimet ekonomike të ndërmarra në Evropën Qëndrore dhe

Lindore janë të përmasave të papara dhe, së dyti, çështja e shtetit dhe e integritetit të

tij territorial merr një domethënie të veçantë. Në fakt, paskomunizmi kërkon një

proces tranzicioni të njëkohshëm, si në nivelin ekonomik, ashtu edhe në atë politik;

një proces që do të jetë domosdoshmërisht asimetrik, për shkak të faktit që ndërtimi i 20 Easton Dejvid, The Political System, N.V.Alfred A Knopf, 1981.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

6

shtetit të së drejtës realizohet më shpejt sesa kalimi në ekonominë e tregut.

Megjithatë, në nivel politik, së pari, tranzicioni në Evropën Qëndrore dhe Lindore, ka

përparuar në një mënyrë tejet të ndryshme nga ajo që na lë të kuptojmë modeli klasik i

tranzicionit; nëse do ta krahasonim me demokratizimin e shoqërive perëndimore, në

periudhën 1860-1920. Ky model i referohet një zgjerimi në rritje të zbatimit të

praktikave demokratike, pasi eksperienca e Evropës Qëndrore dhe Lindore pasqyron

ndryshime pjesërisht të papritura në lidhje me këtë dukuri. Ndërkohë që

demokratizimi në Evropën Perëndimore u krye në favor të klasave të caktuara, ndodh

e kundërta në Evropën Qëndrore dhe Lindore, ku nga ndryshimet e kryera përgjatë

tranzicionit ka përfituar apo po përfiton një elitë e caktuar. Procesi i tranzicionit klasik

e lejon përdorimin e buxhetit të shtetit, për të mbuluar koston e ndihmës së

përgjithshme që ofron ky shtet. Ndërsa situata e vendeve postkomuniste, në nivelin e

tanishëm ekonomik, është krejtësisht e ndryshme.

Në bazë të studimeve, shpjegohet qartë se për të kaluar nga një fazë tranzicioni drejt

demokracisë, ekzistojnë shumë rrugë e mënyra. Termi "tranzicion demokratik"

nënkupton kalimin nga një formë e shtetit në një formëtjetër, kalimin nga sistemi

politik komunist drejt demokracisë liberale, nga ekonomia e centralizuar drejt

ekonomisë së tregut etj. Ai përshkruan procesin e ndryshimeve të pushtetit prej

fillimit të ndryshimeve të regjimit të vjetër deri në mbarim ose konsolidimin e

regjimit të ri politik. Koncepti i tranzicionit "përcakton qartë një pikë të fundit të

zhvillimeve politike, ndërsa teoria e tranzicionit përcakton qëllimin e ndryshimit dhe

vendos se si ky qëllim realizohet dhe tranzicioni përfundon".Në këtë kuptim mund të

na ndihmojë shumë sqarimi i disa pikave, që gjatë debateve mbi demokracinë dhe

tranzicionin demokratik janë lënë shpesh në hije. I pari dhe më i rëndësishmi është

fakti që ndërmjet demokracisë si një sistem vlerash, dhe demokracisë si një sistem

institucionesh, ka një ndryshim tejet të konsiderueshëm.

Termi “demokratizim” përshkruan nje proçes politik: sikundër edhe demokracia, pasi

është arritur, nuk është diçka statike, por në shndërrim të vazhdueshëm. Një nga sfidat

më të mëdha mbetet realizimi i institucioneve demokratike në vendet ku demokracia

nuk ekziston si edhe konsolidimi i demokracisë në shoqërite qe kanë kaluar përmes

tranzicioneve demokratike. Qëllimi natyrisht nuk është vetëm përshkrimi i këtyre

teorive, por shkëputja prej këtyre tipave ideale e disa prej tipareve më thelbesore të

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

7

demokratizimit si proces dinamik. Shpesh herë jepen receta mbi demokracinë, por,

teksa duket e qartë pamundesia për t’i realizuar ato, është plotësisht e mundur të

dallohen tiparet paraprake të kulturës politike dhe traditës së kombeve të cilat

pretendojnë t’i hyjnë rrugës së tranzicionit demokratik. Qeverisja demokratike është e

pakonceptueshme pa ekzistencën e zgjedhjeve të lira e konkurruese, por zgjedhjet

politike nuk garantojnë realizimin e një qeverisjeje demokratike. Demokracia liberale

karakterizohet, ndër te tjera, nga zgjedhje të lira politike, shteti i së drejtës, ndarja e

pushteteve dhe mbrojtja e garantimi i lirive politike, vetjake e shoqerore.

Demokratizimi mund te perkufizohet si procesi qe çon drejt realizimit te demokracise.

Ky eshte nje shndërrim politik, shoqëror dhe kulturor mjaft kompleks i cili ka patur

zhvillime të ndryshme në vende e kontekste të ndryshme historike.Parimisht, duhet të

jenë politikat demokratike ato që do të çojnë përpara atë lloj të vlerave që sot quhen

thjeshtë demokratike (barazia, liria, toleranca)21. Por Aristoteli ka thënë se forma

ideale e qeverisjes, pra ajo që do të përmirësonte mirëqenien dhe respektin e

përbashkët, do të ishte qeverisja e një despoti iluminist, me gjykimin dhe aftësitë e

Solomonit.Sipas perkufizimeve minimaliste te demokracise elektorale, per te patur nje

konkurrence dhe pjesemarrje demokratike ne kuptimin e plote te fjalës, duhet te

ekzistojne disa nivele minimale te lirise (liria e fjalës, e shtypit, e organizimit, etj), por

në perpjekje për t’i klasifikuar regjimet këto karakteristika lihen mënjanë22. Një nga

përkufizimet tipike të ketij lloji eshte ai i Adam Przeworski: “Demokracia është

njërregjim në të cilin postet qeveritare shpërndahen si pasojë e zgjedhjeve të

kundërshtueshme”, në kuptimin që kundërshtimi real parashikon ekzistencen e një

opozite e cila ka teorikisht mundesine e fitimit te zgjedhjeve23. Ky konceptim shumë

peterian eshte akuzuar shpesh si teper thjeshtezues dhe defekti i tij kryesor eshte

mbiquajtur “fallciteti i elektoralizmit”, pasi mbivlerëson zgjedhjet ndaj dimensioneve

te tjera te demokracise. Kështu p.sh, mund te injorohet plotesisht shkalla ne te cilen

zgjedhjet (edhe kur jane konkurruese dhe me rezultate te pasigurta) mund te

peijashtojne pjese te rendesishme te popullsise nga perfaqesimi ose mund te lene

fusha me peshe te politike berjes jashte kontrollit te drejtuesve te zgjedhur.

21Andrew Heywood, Political Ideas and Concepts, Poligrave Macmillan, 1997 22Aristoteli, Politika, Shtëpia botuese: Plejad: 2003, fq.188 23Adam Przeworski (1985). Capitalism and Social Democracy. New York: Cambridge University Press. p. 200. ISBN 0-521-33656-2.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

8

Duke pranuar që për momentin është e vështirë të gjendet një individ i tillë (edhe pa e

vënë si parakusht faktin nëse pasardhësit e tij/e saj do të vijonin ose jo me të njëjtën

traditë), mbetet fakti që shumë shpesh ka pasur institucione vërtet demokratike, të

cilat kanë çuar përpara vlerat demokratike dhe që njëkohësisht kanë qenë pengesë për

këto vlera. Pa dyshim, paralel me këtë dukuri, kemi institucione autoritare, që shpesh

kanë nxitur vlera liberale, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht.Interesi i studiuesve

për studimin e tranzicionit u rrit ndjeshëm kur në mesin e viteve '70 vende të "Evropës

Jugore, të Amerikës Latine dhe të Azisë Lindore kaluan në demokraci24". Qasjet

kryesore në fushën e demokratizimit, pavarësisht ndryshimeve, bëjnë pjesë në atë që

mund të quhet "paradigma e tranzicionit". Premisat ku u bazuan studiuesit për të

shpjeguar në mënyrë teorike tranzicionin drejt demokracisë 'u fokusuan më tepër në

përgjithësime të fenomenit se sa në një analizë të thelluar të tij. Ambicia e

tranzitologjisë ishte që të bëhej e aplikueshme gjithandej në botën në "zhvillim”25.

Ajo e orientonte ekspertizën e akumuluar si edhe dhënien e një sërë aksiomash dhe

receta për demokratizim, si një domosdoshmëri që do t’i drejtonin vendet në kahun e

drejtë të transformimit e ndryshimeve pozitive. Ithtarët e demokracisë e zgjeruan këtë

model si një paradigmë universale drejt demokratizimit.Ajo u bë e kudogjendur në

qarqet politike të SHBA-së, si një mënyrë e të diskutuarit, të menduarit dhe si rrugë

projektimi i ndërhyrjeve në ndryshimet politike nëpër botë. Vala e reformave, e cila

është gjeneruar nga ky optimizëm teknokratik ka "pushtuar" kontinente të ndryshme.

Në tërësi paradigma e tranzicionit është mbështetur mbi disa supozime. Përmendim se

zgjedhjet kanë një rëndësi vendimtare në këtë proçes disi të tejzgjatur. Një element

tjetër është dhe mënyra e shpalosjes se demokratizimit nëpërmjet disa fazave.Çdo

vend, i cili po largohet nga sistemi diktatorial mund të konsiderohet një vend në

tranzicion drejt demokracisë.

Kushtet themelore në vendet në tranzicion, nivelet e tyre ekonomik, historia politike,

trashëgimia institucionale, përbërja etnike, traditat sociokulturore, ose çështje të tjera

"strukturore" nuk do të jenë faktorë madhorë në secilin fillim ose përfundim të

procesit të tranzicionit. Pra, ekzistenca e parakushteve nuk kushtëzon procesin drejt

24 Manfred G.Schmid, “Teoritë e Demokracisë”, Botart, Tirabnë, 2012, fq. 440 25Mariana Heredia, Olesia Kirtchik, “Comparing Post-Soviet and Latin American Societies: From “Transition to Transformation”, Laboratorium, Vol. 2, No.3, 2010, fq.35.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

9

demokracisë.

Paradigma e tranzicionit qëndron nësupozimin që tranzicionetdemokratike, të cilat

përbëjnë valën e tretë janë ndërtuar mbi shtete koherente dhefunksionale. Procesi i

demokratizimit është supozuar të përfshijë disa ridizenjime tëinstitucioneve shtetërore

siç janë krijimi i institucioneve të reja zgjedhore, reforma parlamentare dhe reforma

gjyqësore, gjithashtu edhe modifikimi i institucioneve funksionuese. 26

Përsa më lart, modeli i ndërtimit të shoqërisë që ofron tranzitologjia është "një model

që e detyron shoqërinë, cilëndo shoqëri, që t'u përshtatet strukturave që janë

ideologjikisht të paracaktuara. Shoqëria duhet t'i përshtatet me dashje apo pa dashje,

modelit të demokracisë liberale që ofrohet nga tranzitologjia27". Duke u fokusuar në

realizimin e vendosjes së ekonomisë së tregut dhe demokracisë liberale dhe duke

besuar se këto dy procese realizojnë kalimin, tranzitologjia nuk bën gjë tjetër veçse

ofron një model të paracaktuar strukturash ideologjike që i përshtaten çdo shoqërie.

Në këtë kuptim, tendenca sipërfaqësore për ta bërë modelin e tranzicionit universal

dhe të përshtatshëm për vende që kalojnë nga regjime autoritariste drejt regjimeve

demokratike është ndoshta pika më e dobët e këtij modeli. Ky konkluzion vjen si

rezultat i qasjes ideologjike dhe konceptuale që mbart kjo teori.

1.2 Paradigmat (modelet) e tranzicionit në proceset transformuese.

Progresi i shoqërisë njerëzore i kryer nëpërmjet kalimit nga një sistem ekonomiko-

shoqëror në një tjetër, në forma e metoda të ndryshme, të ndikuara nga rrethanat

historike, ka pasur një domethënie të jashtëzakonshme. Literatura tranzitologjike ka

një karakter parashikues, përshkrues dhe përgjithësues duke dhënë një paraqitje

skematike të proceseve të kalimit nga një sistem shoqëror tek një tjetër. Ajo fokusohet

në tema që theksojnë se cilat politika janë të suksesshme, se cilat struktura

institucionale janë efektive dhe çfarë reformash duhen ndërmarrë në një vend në

tranzicion për të realizuar ndryshimin e gjithanshëm. Pavarësisht dobësive, si

tranzitologët, ashtu edhe kritikët28 e tyre kanë grumbulluar njohuri të dobishme mbi

26Shiko: Thomas Carothers, “The end of the transition paradigm”, Journal of Democracy, 2002, fq 6-8 27 Shinasi A. Rama, “Përrallat e tranzicionit Shqiptar”, Botimet Princ, Tiranë, 2012, fq.35 28 Sqarim: Kritikët e skemave të përgjithëshme u kushtojnë rëndësi të veçantë tipareve në kontekstin lokal

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

10

proceset e transformimit dhe kanë zbuluar modele të ndryshme, tendenca, dhe ritme

themelore të tyre. E rendësishme të theksohet është se gjatë këtyre transformimeve

sociale dhe politike, kryhet përsosja e formave të ndryshme të shtetit në përputhje me

stadet e zhvillimit.Një numër i madh studimesh dhe kërkimesh krahasuese rreth

tranzicioneve demokratike në vende të ndryshme kanë evidentuar rëndësinë e

faktorëve lokalë si përcaktues kryesorë të zhvillimit të proceseve tranzitore. Për

Carothers, paradigma e tranzicionit ka qenë disi e përdorshme gjatë momenteve të

ndryshme dhe shpesh befasuese në përmbysjet politike në botë. Por ai pranon se

realiteti i sotëm "nuk po përputhet me këtë model29.

Nga debatet e pambyllura lidhur me tranzicionin në vende të ndryshme, shumë

studiues këmbëngulin se tranzitologjia nuk është një qasje e dobishme për vendet ish-

komuniste. Qasja tranzitologjike nuk arrin t'u japë shpjegim dështimit, zgjatjeve dhe

trajtave të regjimeve politike që kanë ndodhur në disa vende ish-komuniste.

Mangësitë e kësaj qasjeje hasen së paku në tri drejtime kryesore:

1) Shpejtësia e ndryshimeve drejt një zhvillimi, të ish-vendeve komuniste në

momentin e hapjes së sistemit politik dhe që lidhet me mungesën e

informacioneve

2) Ndërtimi sistemit të ekonomisë së centralizuar në mungesë të njohurive

empirike.

3) Mungesa e përgatitjes psikologjike për një vlerësim si duhet i kapaciteteve

politike dhe shoqërore të gatshme për të bërë ndryshimin.

Deri në vitet 1990, tranzicionet e studiuara trajtonin proceset që kishin ndodhur në 22

vende30 nga vitet 1973 deri në fundin e viteve '80. Hulumtimet teorike të ndërtuara

gjatë këtyre viteve lidheshin pak ose aspak me interpretimin e ndryshimit të sistemeve

në ish-kampin socialist. Gjatë viteve 1990, një numër studiuesish nisën sfidën me

linjën e "jo parakushteve, duke fokusuar analizat e tyre në drejtime si: zhvillimi

ekonomik, trashëgimia institucionale, klasa shoqërore, si dhe faktorë të tjerë

strukturorë që ndikojnë në realizimin e tranzicionit demokratik.Përcaktimi i një

strategjie për këto ndryshime, pra të kalimit nga një sistem i ekonomisë të centralizuar

29 Ibid., (Carothers, fq.6.) 30 Manfred G.Schmid, “Teoritë e Demokracisë”, Botart, Tirabnë, 2012, fq. 441-442 11Ibid., (Carothers, fq.6.)

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

11

në ekonominë e tregut, e parë për disa shtete si një praktikë e re historike, përbënte një

nga vështirësitë e para të mëdha në mendimin ekonomik.Për shkak të tipeve të

ndryshme të tranzicionit, asnjë prej orientimeve teorike nuk mundet t'i sqarojë i

vetëm, përgjithësisht dhe në mënyrë të mjaftueshme, proceset e ndryshme të

demokratizmit.

Modelet kryesore në fushën e demokratizimit fokusohen si në procesin e tranzicionit,

ashtu dhe në konsolidimin e demokracisë. Literatura mbi demokratizimin në

përgjithësi bën dallimin midis disa modeleve të ndryshme teorike.Qasjet aktuale të

demokratizimit ndahen në trishkolla kryesore:"qasje të modernizimi', "qasje të

tranzicionit" dhe "qasje strukturore"31.Studiuesi Haerpfer tenton të paraqesë një qasje

të katërt, një koncept teorik, që sipas tij quhet "qasja transformuese". Në fakt, ky

ndryshim terminologjik nga "tranzicion" në "transformim" është propozuar fillimisht

nga kritikët e tranzitologjisë klasike. Koncepti reflekton një kthim të rëndësishëm

epistemik i cili shënon fundin e Teorisë së Madhe, Tranzitologjisë32. Ajo nënkupton të

paktën një' synim për lënien e shpjegimeve teologjike dhe pranimin e kombinimit të

elementëve "modernë" dhe "tradicionalë". Studiesi Haerpfer, por edhe të tjerë e

trajtojnë atë në konteksin e një modeli teorik. Në qasjen transformuese të Haerpfer33

evidentohen tri proçeset qëndrore karakteristike mbi teorinë e demokratizimit:

Procesi i parë:Strategjitë drejt institucionalizmit të demokracisë.

Procesi i dytë: Liberalizimi i tregut drejt ekonomisë së tregut. Shembja e komunizmit

shtroi përballë shoqërive të asaj kohe një problem të ri, atë të kalimit nga një ekonomi

e centralizuar në ekonomi tregu. Ajo që është e rëndësishme të thuhet ka të bëjë me

fatin se diktaturat, transformimet i kryen me dhunë kurse kalimi në ekonominë e

tregut, por jo vetëm, realizohen me reforma demokratike

Procesi i tretë: Krijimi i shoqërisë civile. Në një vend në tranzicion merr shumë

rëndesi ekzistenca dhe konsolidimi i një grupi autonom social për të balancuar

përqëndrimin e tepër të pushtetit në duart e shtetarëve34. Kjo lidhet pikërisht me

krijimine shoqërisë civile.

31 Vep.cit.,Christian E.Haerpfer,"Democracy and Enlargement in Post-Communist Europe,Thedemocratization of the general public in fifteen Central and Eastern European countries, 1991-1998",Routledge, London, 2002, fq. 1.it 32 Vep.cit., Mariana Heredia, Olesia Kirtchik,"Comparing Post-Soviet and Latin American Societies:From"Transition" to "Transformation", Laboratorium, Vol.2 No.3, 2010, fq. 6. 33 Christian Ë. Haerpfer, fq. 1. 34Shoqëria Civile përfaqëson diveristetin dhe këndëvështimet e ndryshme të saj, Hall 1993:282

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

12

Sipas këtij modeli karakteristikat specifike të tranzicionit post-komunist konsistojnë

në faktin që ne jemi dëshmitarë jo vetëm të një transformimi, por të shumë

transformimeve të shumanshme dhe të njëkohshme. Supozimi bazë konceptual i

qasjes transformuese është fakti që në të nuk bëhet fjalë për tranzicion, por për

"transformim". Në krahasim me mënyrën statike që përcjell qasja e tranzicionit, qasja

transformuese e shikon morinë e ndryshimeve politike të pasviteve 1989 si dinamike

dhe të hapura. Qasja transformuese nuk jep postulate "quasi-natural" për synimin dhe

qëllimin e ndryshimeve; rezultati i transformimeve politike dhe ekonomike është i

hapur dhe jo i dhënë në fillim apo gjatë analizës krahasuese të ndryshimit.

1.3 Tranzicioni i vendeve të Evropës Jugore dhe ish-komuniste në krahasim

me tranzicionin e vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore,

ndryshimet ndërmjet tyre

Pas Luftës së Dytë Botërore,35 proceset e tranzicionit drejt sistemeve demokratike të

realizuara nga disa shtete tërhoqën vëmendjen e shumë studiuesve.Procesi i kthesës së

shteteve të Evropës Qëndrore e Lindore dhe orientimi i tyre i njëkohshëm drejt

sistemeve demokratike e perendimore për nga struktura, bënin të nevojshme

revizionimin e vazhdueshëm të një seri gjykimesh e analizash.Në dimension

universal, një tranzicion demokratik konsiderohet i përmbushur kur është rënë dakord

në lidhje me procedurat politike për formimin e një qeverie të zgjedhur, kur qeveria

vjen për të finalizuar në ribashkim me Evropën. Por me gjithë simpatinë per modelet

europiane, ata kurrë nuk kanë qenë pjesë e Evropës, ashtu siç ka qenë ajo në të

kaluarën. Gjithashtu nuk ishte plotësisht e qartë nëse strukturat politike dhe

ekonomike që në Europën Perëndimore kanë funksionuar relativisht mirë, mund të

transplantohen në Lindje. Sigurisht që kjo nuk është thjesht një çështje miratimi

kushtetutash demokratike; kushtetutat e Evropës Qëndrore e Lindore, pas Luftës së

Dytë Botërore kanë qenë shembullore, megjithatë brenda më pak se një dekade vetëm

Çekosllovakia kishte një demokraci parlamentare efektive. Ishin të paktë ata

evropianolindorë që besonin se theçerizmi kishte të ardhme në Evropën Lindore,

35 Shiko: Adem Mezin, Fatmir Xhaferi, “Përqasje midis dy tranzicioneve” artikull botuar në Gazetën: “Zëri i Popullit”, 08.09.1999, fq. 9

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

13

pothuaj të gjithë preferonin sistemin e ekonomisë së tregut i cili në të njëjtën kohë

siguronte shtetin social sipas modelit skandinav,apo francez, apo gjermano

perendimor. Por, këto lloj shtetesh ishin arritur vetëm mbi bazën e një zhvillimi tepër

të lartë të ekonomisë dhe të mirëqenies, që në Evropën Qëndrore e Lindore nuk

ekzistonin dhe nuk kishte të ngjarë të arrihej edhe për shumë kohë. Edhe Gjermania

Lindore e cila kishte perspektiva më të mira se të tjerët, ishte e destinuar të kalonte

përmes një periudhe të veshtirë tranzicioni. Kështu, ditën që tirania në Evropën

Qëndrore-Lindore perëndoi, u pa qartë se rruga drejt lirisë dhe lumturisë do të ishte e

gjatë, e vështirë, ndoshta me tërheqje jo të pakta. Procesi i dhimbshëm i rindërtimit të

ekonomisë ende s’kishte filluar. Tirania ishte mundur, por liria politike nuk ishte ende

e sigurtë.Tendenca e disa vendeve për të kaluar nga rregjime autoritariste drejt

regjimeve më liberale përbënin një dukuri interesante, komplekse dhe njëkohësisht

produkt të shumë faktorëve. Në dekadat e fundit, ndërmjet studiuesve janë zhvilluar

polemika të shumta përsa i përket zbatimit të modelit të tranzicionit dhe konsolidimit

të demokracisë në vendet e bllokut ish-komunist36. Modeli i ofruar nga ekspertët

ndërkombëtarë për këto vende, u përpunua duke marrë si referencë eksperiencën e

vendeve të Europës Jugore dhe vendeve ish-komuniste. Paradigmat e zhvillimit të

proceseve demokratike të nxjerra nga eksperienca pozitive e këtyre vendeve u bënë

baza konceptuale e rekomandimeve të ofruara nga shumë organizma ndërkombëtare si

në fushën politike, ashtu dhe në asistencën ekonomike sidomos pas viteve '90.Tashmë

njihet dhe pranohet se tranzicioni i ndodhur në vendet e Evropës Qëndrore dhe

Lindore është dukshëm i ndryshëm nga tranzicioni i kaluar nga vendet e Europës

Jugore dhe vendeve ish-komuniste. Përsa i përket ekspertizës së ndërtuar mbi këto

modele, ajo rezultoi të ishte e mangët dhe pa eksperiencën e nevojshme për të

propozuar modele të përshtatshme e të suksesshme tranzicioni për vendet ish-

komuniste. Studiuesit, ekspertët, hartuesit e politikave si nga Shtetet e Bashkuara të

Amerikës edhe të Europës Perëndimore nuk kanë patur rast që të studiojnë shtete që

kalojnë transformime të shumfishta37.Vendet e bllokut ish-komunist përbënin një rast

të paprecedent dhe të pahasur më parë. Në këto kushte, në këtë pjesë të Europës,

36 "Southern Europe, Eastern Europe, and comparative politics", Ëorld Affairs, Vol.164, No.4 spring 2002, fq. 149. 37 Vendet ish-komuniste realizojne disa tranzicione njëherësh: nga ekonomia e centralizuar në ekonomi tregu, nga shteti totalitar në shtet demokratik dhe nga shoqëri kolektive në një shoqëri individualiste.

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

14

modeli i vendeve të Europës Jugore u pa "i volitshëm përballë ndryshimeve të

menjëhershme që po ndodhnin38".

Nëse u referohemi studiuesve, ata pranojnë një kategorizim në katër grupe të mëdha

vendesh që kanë realizuar "tranzicionin demokratik".

Shkurtimisht këto katër grupe mund të ndahen si më poshtë:

1) Demokracitë e pasluftës, si Italia, Japonia dhe Gjermania Perëndimore.

2) Proceset demokratike mesdhetare të viteve '70 ku u përfshinë vende si Spanja,

Portugalia dhe Greqia.

3) Rënia e regjimeve autoritare gjatë viteve 80-të në vendet e Amerikës Latine.

4) Demokratizimi i vendeve ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore39

Proceset demokratizuese, nisur nga studimi i kategorive të lartëpërmendura mbi tri

grupimet e para, janë fokusuar në tranzicionin politik dhe kushtetues, ndërsa tek

grupi i katërt ai i vendeve ish-komuniste rruga drejt tranzicionionit demokratik

përmban një kompleksitetit të transformimit në sferën ekonomike.

Së pari; Ajo çfarë përcaktohet si një ndryshim kryesor midis vendeve të Europës

Jugore dhe vendeve ish-komuniste është se tranzicioni i tyre drejt demokracisë, prek

shumë pak fushën ekonomike dhe çështjet e pronës. Për këto vende, rruga drejt

demokratizimit ishte më pak problematike për shkak se tranzicioni ekonomik ishte

minimalist.

Në tranzicionin e realizuar prej vendeve të Evropës Jugore rreth viteve '70, tregjet e

tyre fmanciare dhe institucionet përkatëse iu nënshtruan transformimit me qëllim

kapjen e ritmit të vendeve të tjera të Europës Perëndimore dhe jo krijimin apo

ndërtimin e tyre nga asgjëja.

Aty ekzistonin prej kohësh elemente të tilla si; ekzistenca e tregut, e institucioneve

financiare, sektori i biznesit dhe i sipërmarrjes private, ndërsa në vendet ish-

komuniste këto elemente pothuajse nuk ekzistonin. Nëse do të krahasonim Spanjën

apo Portugalinë e viteve '50 me Rusinë apo Shqipërinë e viteve '91 - '92 do na binte në

sy fakti që pavarësisht sistemit të këtyre dy vendeve, pra Spanjës dhe Portugalisë, ato

kishin treg të lirë që funksiononte, institucione financiare, banka, një sistem ekonomie

38 Demokratizim pa politikë: Baza konceptuale e qasjes ndërkombëtare në Shqipëri, Blendi Kajsiu online:

http://revistapolis.com/polis/images/stories/Polis%204/Blendi%20Kaisiu.pdfaksesuarme 12.8.2012 39Ky kategorizim i grupeve të tranzicionit është bërë bazuar në punimin e Claus Offe, "Capitalism by demokratic

design. Democratic theory facing the triple transition ih East/Central Europe", fq. 503;

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

15

dhe komurfikimi me tregjet ndërkombëtare, ndërsa në Rusi apo Shqipëri nuk

ekzistonin as format më primitive të sektorit privat e jo më institucione të tilla.

Në të gjitha vendet ish-komuniste, zhvillimi i ekonomisë shtetërore ishte një

eksperiment me kosto të lartë që i kishte çuar këto vende drejt falimentimit. Në fund

të viteve '80, ato hasnin Probleme serioze në aspektin ekonomike, këto vende filluan

të hasnin në fund të viteve ‘80, duke i vendosur në vështirësi të mëdha financiare.

Nevoja e madhe për ndihmë dhe asistencë financiare ishte emergjente. Institucionet

financiare ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore, ofronin kredi dhe mbështetje

financiare me kushte dhe rregulla të vendosura qartë dhe "të panegociueshm".

Doktrina e përshtatjes strukturore e aplikuar nga FMN dhe BB i detyronte vendet që

kishin nevojë për asistencë financiare të kryenin një sërë reformash të detyrueshme

ekonomike dhe financiare, të cilat konsistonin në hapjen e ekonomisë, në

liberalizimin e tregtisë, në reduktimin e rolit të shtetit në ekonomi etj. Neoliberalizmi,

ishte doktrina e ofruar nga këto organizma, e cila pavarësisht kritikave dhe kostove të

argumentuara nga shumë ekspertë ishin pothuajse të detyrueshme që vendet ish-

komuniste të përfitonin ndihmën40.

Procesi i demokratizimit në vendet ish-komuniste bëhet i veçantë edhe për shkak të

përgjegjësive dhe rolit që merr klasa politike në realizimin e tranzicionit ekonomik.

Drejtuesit politikë të vendeve ish-komuniste ndërmorën një sërë reformash sidomos

për krijimin e hapësirës dhe pronës private. Ata jo vetëm që u përballën me procesin e

tranzicionit, por me anë 'të reformave ekonomike do të përballeshin me krijimin e një

klasë e re sipërmarrësish kapitalistë. Në këtë drejtim, krijimi i sferës private përmes

reformave të privatizimit rezultoi një proces mjaft i ndërlikuar ku u ndërthurën

interesa të grupeve të ndryshme sociale. Në këto kushte, transformimi ekonomik në'

Europën Qëndrore dhe Lindore mbas 1989-ës, rezultoi "më i vështirë e i rëndë sesa

transformimi politik nga një regjim totalitar në një demokraci pluraliste". Këtë

fenomen post-komunist, studiuesi Offe e quan "Kapitalizëm Politik". Për këtë

studiues, kapitalizmi politik është një "kapitalizëm i skicuar, i organizuar dhe i vënë

në lëvizje nga reformat e elitave. Motivi i tij udhëheqës nuk është karakteristika

40 Për sa më lart shiko: Robert Gilpin,"Ekonomia Politike Globale; Kuptimi i rendit ekonomik ndërkombëtar", ISP&Dita 2000, Tiranë, 2009, fq. 269-74 dhe fq. 287-92. 51

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

16

(Lokiane) parapolitike e të drejtës natyrore të pronarëve për pronë41.

Pra, si një proces i diktuar nga zhvillimet politike në të gjitha këto vende, deformimet

që kanë marrë mekanizmat e tregut dhe konkurrencës së lirë nuk janë rastësore.

Prodhimi politik i një klase kapitaliste nuk është një gjë e lehtë. Dëshira për t'u

pasuruar është shumë më e madhe tek shoqëritë të cilat nuk kanë më çfarë të

humbasin. Kur në lojë luhet një pjesë kaq e madhe "fitimi", ai që nuk përfiton

etiketohet si i paaftë. Në vendin tonë, përkohshmëria në strukturat shtetërore ka

rezultuar fatale dhe ka prodhuar një korrupsion të përmasave tepër të rrezikshme.

Nëse i referohemi Robert Michel-it, ai shprehet se "kur liderët nuk janë njerëz të pasur

dhe kur ata nuk kanë tjetër burim të ardhurash, ata ngulmojnë fort për t'i mbajtur

pozicionet e tyre për arsye ekonomike dhe kështu fillojnë t'i shohin pozicionet që

mbajnë si një e drejtë e tyre e patjetërsueshme42.

Interesat ekonomike jo vetëm që deformuan tiparet e kapitalizmit në këto vende, por

keqedukuan edhe klasën politike në shumë vend ish-komuniste. Kapitalistët e rinj jo

vetëm që ishin produkt i klaneve të caktuara politike, por ato shkelën të drejtën bazë,

atë të pronës. Kudo në vendet ish-komuniste, çështja e pronës është ende e pambyllur,

megjithatë asnjë nga këto vende nuk krahasohet me problematikën që ka kjo çështje

në Shqipëri. Kjo ka të bëjë me ndryshimet strukturore më të thella, më dramatike dhe

gjithashtu edhe më të dukshme të realizuara në në një periudhë shumë të shkurtër

kohore dhe përfshin krijimin e të gjithë aktorëve të rinj ekonomikë, ndërtimin e

institucioneve të reja ekonomike dhe një kuadër ligjor për të siguruar pavarësinë e

aktivitetit ekonomik."43

Së dyti; Tranzicioni politik në vendet e grupit të dytë dhe të tretë u shoqërua me një

transformim të madh në hapjen e regjimeve politike sipas modelit të demokracive

liberale perëndimore. Tranzicioni kishte si qëllim arritjen e stadit dhe parametrave të

shteteve tradicionalisht demokratike të vendeve të tjera evropiane. Ai ishte më shumë

një tranzicion politik dhe ideologjik.Edhe në këtë pikë ka një ndryshim të dukshëm

ndërmjet këtyre dy grup-vendesh. Të dhënat teorike dhe empirike tregojnë që në

aspektin politik, kalimi i një vendi nga një regjim autoritarist drejt demokracisë është

41 Manfred G. Schmidt, "Teoritë e Demokracisë", Botart, Tiranë, 2012, fq.442-3. 42 Robert Michels, “Political parties” op.cit në Eva Etzioni-Halevy” Klasat dhe Elitat në Demokraci dhe në Demokratizim”, Botimet Dudaj, Tiranë, 2009, fq.268 43Ibid., (Christian Ë. Haerpfer, fq.2)

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

17

më i lehtë sesa kalimi i vendit nga një regjim totalitar drejt demokracisë. Në disa

vende ish-komuniste ende pas dy dekadash ndryshimi, hasen vështirësi në ndërtimin e

shtetit me struktura institucionalisht të qëndrueshne, në rotacione të sukseshme të

pushtetit politik, në shoqëri civile të dobëta për të reaguar ndaj qeverisjes së keqe, në

konflikte politike ekstreme etj.

Së treti; Tranzicioni i grupit të dytë dhe të tretë u zhvillua në një terren ndërkombëtar

dhe kushte historike të veçanta, të cilat në shumë drejtime nuk ngjasojnë me kushtet

ndërkombëtare dhe historike të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.Shumë

studiues bien dakort se edhe brenda vendeve të ish-bllokut komunist hasen dallime të

dukshme, dallime këto që kanë përcaktuar rrugën dhe suksesin drejt demokracisë.

Kështu, disa nga vendet ish-komuniste kanë hasur vështirësi të shumta, si: konflikte e

ndarje etnike, destabilitet të dhunshëm, luftra, ndërsa disa të tjera jo.Fragmentet

historike përbëjnë gjithashtu elemente të ndryshimeve midis tyre. Vende si Polonia,

Çekosllovakia apo Hungaria, R. D. Gjermane të cilat ndanin histori të përbashkët me

vendet e Europës Perëndimore treguan më shumë përshtatshmëri me kushtet dhe

standardet politike, ekonomike dhe sociale se vendet e tjera të bllokut ish-komunist.44

Vendet të cilat kishin qenë pjesë e historisë së përbashkët të Perandorive Osmane dhe

Ruse nuk kishin të njëjtat afinitete me Perëndimin, gjë e cila do të kushtëzonte edhe

mënyrën e tyre të qasjes drejt demokratizimit dhe evropianizimit.Ndryshimet midis

tyre hasen edhe në zbatimin e regjimit komunist, sidomos me formën e imponimit apo

të pranimit të ideologjisë komuniste. Në sistemet një-partiake ideologjia e partisë

përcaktonte identitetin e shtetit. Në botën perëndimore, identiteti i shtetit bazohej në

ndërtimin e unitetit kombëtar dhe bënte lidhjen e shumicës së njerëzve me politikën45

në mënyre natyrale dhe jo të kushtëzuar. Kështu, në Poloni, Hungari, Çekosllovaki,

Rumani dhe Bullgari, ideologjia dhe sundimi komunist ishin imponuar nga Bashkimi

Sovjetik. Të paktën në vende si Polonia, Çekosllovakia apo Hungaria, nacionalizmi i

kundërvihej komunizmit. Si pasojë, këto vende e ripërcaktuan veten nga "republika

popullore" në "republika" dhe si bazë të shtetit në vend të ideologjisë komuniste

44 Shiko: Mirela Bogdani, John Loughlin, “Shqipëria dhe Bashkimi Europian, Integrimi Europian dhe Perspektivat e Pranimit” Dajti, Tiranë, 2004, fq.25 45 Sqarim: Roli historiki procesit politik është paraqitur nga Rustow dhe përbën atë që ai e përfshin në fazën e parë ose “Background condition”. Për më shumë: “Transition to Democracy: Toward a Dynamic Model”, Comparative Politics, Vol. 2, No.3 (April., 1970), fq.350

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

18

rivendosën nacionalizmin, ndaj edhe ndryshimet në sistemin politik pas viteve '90

ndodhën relativisht më me lehtësi sesa në pjesën tjetër të vendeve ish-

komuniste.46Përmbysja e regjimeve komunistë në vendet e Evropës Qëndrore Lindore

solli në mënyrë të pashmangshme edhe disintegrimin e bllokut sovjetik dhe të

strukturave ekonomike dhe ushtarake të tij. KNER-i (Këshilli i Ndihmës Ekonomike

dhe Reciproke) pushoi së ekzistuari në janar 1990, ndërsa Traktati i Varshavës në

shkurt 1991.

Nga kjo pikëpamje, fillimi i tranzicionit e gjeti Shqipërinë një vend me tipare të

ngjashme me vendet e bllokut lindor. Megjithatë Shqipëria shfaqi edhe veçori që e

dallojnë atë nga ish-vendet e tjera ish-komuniste, si vendi më pak i përgatitur nga

pikëpamja ekonomike, politike, sociale e kulturore për të ndërmarrë reforma

rrënjësore drejt ekonomisë të tregut. Kjo sepse ne ishim i vetmi vend europian i

bllokut komunist, që nuk kish ndërmarrë asnjë reformë politike dhe ekonomike, që t'i

jepte frymëmarrje demokracisë, ekonomisë si dhe decentralizimit të vendim-marrjes.

Megjithatë, ecuria e procesit të tranzicionit ekonomik mbetet një përparësi në

periudhën afatshkurtër dhe një parakusht i rëndësishëm për çdo lloj përpjekjeje

integruese.

46 Shiko: Huntington, fq. 76.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

19

2 KREU I DYTË

FUNDI I VITEVE '80 NË EVROPË E BALLKAN, FILLIMET E

TRANZICIONIT NË EVROPËN QËNRORE E LINDORE

2.1 Transformimi politik dhe demokratizimi nëEuropën Qëndrore e Lindore

Zhdukja në masë e regjimeve komuniste në Europën Lindore në 1989 ishte një

ngjarje dramatike dhe shpresëdhënëse, efekti i menjëhershëm i të cilës ishte sfida në

modelet politike, ideologjike, ekonomike, kulturore dhe administrative. Demokracia

ishte modeli i zgjedhur nga pjesa më e madhe e ish-vendeve socialiste. Për ta arrirë

atë, këta vende duhet të bënin përpjekje sinjifikative në mënyrë që të dizenjohej shteti

plotësisht. Ata kanë patur një shndërrim institucional dhe organizativ në sistemet e

qeverisjes lokale dhe shtetërore.Gjatë fazës së parë të transformimit rregulli socialist

i vjetër ligjor, social dhe ekonomik u thye dhe struktura të reja u formuan. Paradigma

që dominoi dizenjot funksionale dhe organizative gjatë periudhës së gjatë të regjimit

socialist totalitar tani po zëvendësohet nga një balance ndërmjet qeverive qëndrore

dhe territoriale. Periudha e tranzicionit përfshiu karakteristika si p.sh. lindja e

sistemeve multipartiake, zgjedhjet e rregullta në nivelet lokale dhe qëndrore,

përpjekjet për të rikrijuar makineri qeveritare qëndrore dhe lokale dhe zhvillimet drejt

demokratizimit dhe ekonomisë së tregut. Sektori publik, duke qenë se është objekti

dhe subjekti i reformës, është nën një presion të tmerrshëm për t’ju përshtatur

mjedisit të ndryshueshëm. Si një proces i përgjithsuar në nivelin ndërkombëtar,

progresi drejt decentralizimit të menaxhimit të shtetit në vendet e Evropës Qëndrore

dhe Lindore ka shumë implikacione përsa i përket demokratizimit, pjesëmarrjes,

eficencës dhe jo më pak, rishpikjes së rolit të qeverisjes vendore.

Secila prej luftërave botërore i ndryshoi në mënyrë dramatike konturet e shteteve në

hartë, lëvizjet e popullsisë dhe, sidomos, institucionet politike të Evropës Qëndrore e

Lindore. Pasoja më domethënëse e Luftës së Dytë Botërore ishte shtrirja e kontrollit

komunist në të gjithë vendet e rajonit, pas vitit 1944. Vetë kufijtë e shteteve

komunistë ndryshuan krejtësisht, krahasuar me periudhën e para luftës. Kështu, nga

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

20

pikëpamja gjeografike, shteti polak u shty më në perëndim. Kjo për shkak të

territoreve që iu cenuan në lindje nga BS-ja dhe të territoreve që mori nga Gjermania,

në perëndim. Pasojat u panë tek rrudhja e Bjellorusisë dhe tek bashkimi i Ukrainës,

Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë me boshtin italo-gjerman. Rumania pushtoi

Ukrainën Jugore, në lindje të lumit Dniestër, duke e aneksuar atë, por njëkohësisht

ushtritë e saja patën humbje të mëdha në Stalingrad (Vollgogradi i sotëm). Ndërsa

Bullgaria nuk ishte në gjendje lufte me Bashkimin Sovjetik.

Politikat shumëplanëshe të rajonit vërehen në ndryshimet e mëdha territoriale, ku në

qendër qëndron Rumania. Në një kohë që Rumania kishte fituar mjaft territore nga

Rusia, Hitleri i detyroi krerët rumunë të pranonin Diktatin e Vjenës, sipas të cilit

Transilvania Veriore i kalonte Hungarisë. Një marrëveshje tjetër ia ktheu Dobruxhën

e Jugut Bullgarisë (prej së cilës qe shkëputur në Luftën e Dytë Ballkanike të vitit

1913), e kjo e fundit, ashtu si edhe në Luftën e Parë Botërore, zaptoi sërish Thrakën e

Maqedoninë, territore që qenë shpallur si toka që i takonin Bullgarisë historikisht.47

Kësisoj, rrënjët e tensioneve të vazhdueshme që kalon rajoni sot gjenden tek të

gjitha këto konflikte, lëvizje kufijsh dhe njerëzish. Gjithsesi, ende nuk jemi në gjendje

të përcaktojmë se deri në ç’shkallë problemet me të cilat ndeshet sot ky rajon, janë

rezultat i zhvillimeve historike, pasi njëkohësisht me historinë njohim dhe mënyrat me

të cilat nacionalistët e egër dhe ish-komunistët përpiqen ta shtrembërojnë atë, duke

nxitur njerëzit të besojnë mitet primitive të së shkuarës.

Për të kuptuar Evropën në prag të Luftës së Dytë Botërore, na duhet të shohim prapa

në periudhën pas Luftës I Botërore. Ndryshimet territoriale në Luftën II Botërore ishin

më të vogla, në krahasim me mënyrën sesi ndryshoi harta evropiane në vitin 1918,

nëpërmjet traktateve të paqes që pasuan Luftën I Botërore.

Në fakt, ndryshimet e përmendura më sipër datojnë që prej vitit 1912, me “Luftën e

Parë Ballkanike”48.

Në një farë mënyre kjo luftë bashkoi Bullgarinë, Greqinë, Serbinë (asokohe një vend i

pavarur), Malin e Zi dhe Rumaninë kundër sundimit osman. Si rezultat, u krijua një

faktor i fuqishëm evropian (përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut).

Evoluimi i shoqërive demokratike nuk ka qenë historikisht linear. Në veprën e tij të

47Craiutu, A. - “Light at the end of tunnel: Romania”, in Pridham and Gallagher (2000), faqe 91. 48Glenny Misha: “Historia e Ballkanit, 1804-1999”, Tiranë 2007

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

21

famshme “Vala e tretë”, duke analizuar tranzicionet demokratike të rreth tridhjetë

vendeve gjatë fundit të shek. XX, Samuel Huntington shkruan: “Valët e

demokratizimit dhe valët e tërheqjes së arritjeve demokratike tregojnë për një ecje, dy

hapa para, një hap prapa”.Më rrëzimin erregjimeve komuniste ndarja e Evropës mori

fund nga pikëpamja politike dhe ideologjike. Por mbeteshin shumë ndryshime të tjera

që nuk mund të kapërceheshin në formën e një akti të vetëm dhe për një kohë të

shkurtër. Përveç kësaj rënia e komunizmit krijoi një boshllëk të përkohshëm që u

shfrytëzua nga nacionalizmi, i cili zgjeroi hapësirën e veprimit dhe risolli në rendin e

ditës probleme të vjetra dhe të akumuluara, disintegrimin e shteteve shumë-kombëshe,

diku me marrëveshje dhe diku më dhunë.49

Bashkimi Sovjetik u shpërbë në fund të vitit 1991 dhe u krijua Bashkimi i Shteteve të

Pavarura. Çekosllovakia u nda në dy shtete, në Çeki dhe Sllovaki. Jugosllavia përjetoi

një ndarje dramatikë. Sllovenia dhe Kroacia u shkëputën të parat. Maqedonia lindi si

një shtet shumë i brishtë ndërsa Bosnjë-Hercegovina do të kthehej në një tokë të

djegur nga regjimi komunisto-nacionalist serb i Miloshëviçit. Komuniteti Evropian do

të angazhohej por jo gjithnjë me sukses në kohën dhe me forcën e duhur për të

ndaluar dorën e nacionalizmit serb që të mos e rrokulliste Ballkanin në rrjedhat e

vjetra të konflikteve etnike. Bosnja-Hercegovina dhe më vonë Kosova e dëshmuan

qartë se deri ku mund të arrijë dhuna e verbër e një regjimi që kërkonte të mbijetonte

në kundërshtim me rrymën dhe frymën e kohës.Për ngjarjet në Ballkan mund të bëhen

dy lloj krahasimesh duke i krahasuar me ato në veri të Europës dhe me ato në

Hungari.

Së pari, vetëm në Ballkan, ish-komunistët mundën ta mbanin pushtetin politik në

periudhën menjëherë pas revolucionit. Në këto vende ish komunistët mbetën lojtarët

kryesorë në politikë disa edhe duke u vetëquajtur nacionalistë.

Gjatë revolucioneve në Rumani dhe Jugosllavi u vu re dhunë e skajshme. Në Ballkan

tolerancë dhe pluralizmi ishin të brishtë gjë që çoi në dhunë ndaj kundërshtarëve dhe

në konflikte etnike. Këto dy dukuri shfaqeshin më tepër si jehona të së shkuarës

ballkanike sesa shenja të përparimit drejt një të ardhmeje shpresëdhënëse. 50

Ajo që ndodhi në rajon, në periudhën midis dy luftërave, ka marrë një rëndësi edhe

49Charles G. “Mirazhi i demokracisë”, Tranzicioni,2,6,22 Mars 1996, fq. 11 50 Po aty

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

22

më të madhe pas rënies së regjimeve komuniste, që filloi në vitin 1989.

Për këtë ka dy arsye:

-Së pari, në shumë raste u vërejtën disa forma, edhe pse jo të plota, të kthimit

të pronave tek ish-pronarët. Kjo do të thotë që kërkesat për të drejtën e pronësisë, që

janë rrjedhojë e zhvillimeve midis dy luftërave dhe e proceseve institucionale, duhet

të rivlerësohen.

-Së dyti, në një kuptim të zgjeruar, periudha midis dy luftërave ishte hera e

fundit, në mos e vetmja, që popujt jashtë Bashkimit Sovjetik kishin një rast për të

demonstruar të lirë nga tutela sovjetike, si dhe të mbështeteshin tek forcat e tyre për

zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe për ndërtimin e shtetit.

Statistikat politike rajonale nga viti 1918 e deri në vitin 1938 nuk janë të mira, por

duhet pranuar që pjesa tjetër e Evropës përballej me shtypjen e demokracisë politike

dhe shpesh me dështimin e plotë të saj. Nga kjo periudhë mund të nxirren mësime të

vlefshme, që lehtësisht mund të vihen në zbatim edhe sot.Pavarësisht shkatërimit të

strukturave politike të sistemit komunist, këto vende pavarësushr ngritjes së

strukturave të reja politike, nuk u vu re një lloj paralelizmi ndërmjet proceseve

destruktive nga njëra anë dhe konstruktive nga ana tjetër.

Mjaft thjesht mund të thuhet se të gjitha shtetet e rindërtuara të rajonit u rreshtuan

përkrah demokracive të tjera. Në prag të Luftës II Botërore demokracia mbijetoi

vetëm në Çekosllovaki. Në Poloni, Hungari, Jugosllavi dhe në vendet baltike u

vendosën diktatura ushtarake. Në Rumani dhe Bullgari, u themeluan monarki

absolute, ndërkohë që në Shqipëri ishte monarkia zogiste, e instaluar në formë aspak

demokratike, pasi u minuan strukturat e një republike parlamentare.Stabilizimi

ekonomik dhe politik i shteteve të Evropës Qëndrore e Lindore tashmë ishte detyra

parësore e politikës evropiane. Gjatë këtij kalimi nga një sistem në tjetrin, pra atë

demokratik dhe në ekonominë e tregut, qeveritë e rajonit u vunë përballë detyrave që

kurrësesi nuk mund ti zgjidhnin të vetme.Këshilli i Evropës, pas përmbysjes së

komunizmit u bë institucioni më i përshtatshëm për të ndihmuar në ndërtimin ë

institucioneve demokratike në vëndet e Evropës Lindore dhe Qëndrore51. Pranimi i

këtyre vendeve dhe i gjithë të tjerave me të kaluar komuniste u bë një ushtrim

51Borçard, Diter –Klaus. 2010. “ABC – ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian”. Bashkimi Evropian.

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

23

demokratik jo i lehtë. Këshilli i Evropës hartoi dhe zbatoi një numër të madh e

specifik programesh për të nxitur zhvillimet demokratike dhe evropianizuese në këto

vende në fushat e së drejtës, të lirive dhe të drejtave të njeriut, të shtypit, në hartimin e

legjislacionit elektoral. Hyrja e vendeve ish komuniste në Këshillin e Evropës, u bë në

mënyrë graduale, në përputhje me arritjen e standardeve dhe kushteve të përcaktuara

dhe shërbeu si një certifikatë e pjekurisë demokratike të tyre. Shqipëria u pranua në

Këshillin e Evropës në vitin 1995. Edhe NATO në kushtet kur blloku ushtarak e

politik kundërshtar u shpërbë, nevojitej që të rishikonte konceptet e saj strategjike gjë

që e bëri në Samitin e Romës në nëntor 1990. Polonia, Hungaria dhe Çekosllovakia në

shkurt 1991 krijuan grupin e Vishegradit dhe kërkuan në të ardhmen anëtarësimin e

tyre të plotë në NATO. Pak më vonë këtë kërkesë bënë edhe vende të tjera ish

komunistë. Shqipëria zyrtarisht aplikoi në vitin 1992 dheishte ndër vendet e para.

2.2 Dekada e parë post komuniste - zgjedhjet e para pluraliste, sistemi

parlamentar në Shqipëri

Si pjesë e transformimeve në Europën Qëndrore dhe Lindore, pas rënies së

komunizmit, tranzicioni i Shqipërisë ka shfaqur një numër karakteristikash që e bëjnë

atë një rast të dallueshëm dhe interesant për t'u studiuar në krahasim me vende të tjera.

Pas një sundimi prej 45 vjetësh tëligjeve komuniste që kishin ndërtuar një politikë

ekstreme të izolimit dhë vetmbylljes, Shqipëria u hap një vit pasi vëndi i fundit në

rajon, Rumania, filloi tranzicionin e vet. Shqipëria në kushtet specifike sociale,

politike, kulturore dhe ekonomike, pati largimin më të vështirë nga komunizmi se të

gjithë vendet e tjera të Europës Lindore. Fillimi i Procesit të tranzicionit në Shqipëri

ishte kaotik dhe optimizmi dhe euforia u zëvendësuan shpejt me diziluzionin,

shkaktuar nga mosvleresimi i situatës ekonomike52 .

Shqipëria bëri një ndryshim të shpejtë duke u shndëruar nga një vend me kufij të

mbyllur në ëndrrën e kontrabandistëve, nga shteti i vetëm ateist në botë në një shesh

konkurrence për besimet fetare, etj. Shqipëria u kthye sa hap e mbyll sytë në një shtet

me gjallëri ku ndodh çfarëdo që mund të ndodhë.53

Faktori shqiptar në Evropën Juglindore është kompleks. Ai përbëhet nga 52 Biberaj Elez:“Shqipëria në tranzicion”, Tiranë, Shtëpia botuese “Ora” 2000 53 Fred C.Abrahams, “Shqipëria e Re”,Shtëpia botuese”Dudaj” 2015

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

24

trekomponentë që janë shqiptarët e Shqipërisë, Kosova dhe shqiptarët e Maqedonisë.

Për një numër arsyesh, por së pari, sepse është shtet i pavarur në rajon, Shqipëria

është referenca e parë përsa u përket rolit dhe vëndit që zenë shqiptarët në Evropën

Juglindore.54

Çdo referencë fillon me problemet e stabilitetit dhe sigurisë e paqes. Zigzaget e

tranzicionit shqiptar krijuan imazhin e një shoqërie jo të stabilizuar që gjeneroi

shqetësim jo vetëm për shoqërinë shqiptarë, por gjithashtu edhe për rajonin e më

gjerë.Sfida e madhe e tranzicionit ishte kalimi nga faza e një ekonomie tërësisht të

paralizuar dhe të bazuar në ndihmat ushqimore dhe emergjente, tek programimi dhe

zbatimi i reformave konkrete dhe komplekse55. Nga politikat e zhvillimit që do të

transformonin rrënjësisht marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore mes njerëzve,

mentalitetin e tyre, institucionet, legjislacionin dhe modelin qeverisës, për të bërë të

mundur hapjen ndaj botës, zhvillimin e rritjen ekonomike të qëndruëshme e të

ekuilibruar si dhe reduktimin e varfërisë në bazë të një strategjie kombëtare.

Funksioni i sistemit parlamentar në Republikën e Shqipërisë që nga fillimi i

tranzicionit, e deri më sot, ka manifestuar veçori specifike të cilat janë pasqyrë e

marrëdhënieve shoqërore në këte vend. Parlamentarizmi si një sfidë e demokracisë në

shoqëri në funksionin e deritashem, ka manifestuar këto karakteristika:

Shqiperia që nga rënia e komunizmit e deri më sot ka zgjedhur modelin parlamentar të

qeverisjes.

Parlamentarizmi në Shqipëri karakterizohet nga një sistem multipartiak, pra me

krijimin e një numri të madh të partive politike të orientimeve të ndryshme

programore, por sistemi realisht funksionon në mënyrë dypolare ku, brenda secilit pol

(apo koalicion) një parti e madhe (PS/PD) dominon plotësisht.Raporti pozitë-opozitë

në Shqipëri nuk arrin të reflektojë një kulturë parlamentare, e cila njeh rezultatet

elektorale dhe verdiktin e popullit.Eshtë e qartë se, në rastin e Shqipërisë, ishte lëvizja

e vitit 1991 forca qe “mundi” regjimin totalitar komunist. Ajo ishte nje lëvizje

kryesisht e studenteve dhe intelektualëve shqiptarë, vizioni i të cilëve ne lidhje me te

ardhmen e shoqërise shqiptare përfshinte demokratizimin e sistemit politik dhe lënien

pas të izolimit totalitar për të shkuar drejt integrimit euroatlantik. Duke dalë në skenë

54 Po aty 55Milo, Paskal,” Bashkimi Evropian: Ideja, Integrimi, Identiteti E Ardhmja”, 2002.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

25

fillimisht si një lëvizje antikomuniste, sfida para saj ishte përballja me problemet e

tranzicionit dhe përgjegjësia e ndërtimit të një shoqerie dhe shteti të ri. Analizimi i

problemeve dhe fenomeneve të kësaj periudhe është mjaft i rëndësisshëm për të

kuptuar shkaqet dhe pasojat e proçesit transformues drejt një shoqërie të lirë

demokratike.

Proçesi demokratik në Shqipëri filloi si një kompromis midis përfaqesuesve të klasës

së vjetër politike e cila nuk ishte më në gjëndje ta qeveriste vendin dhe nga ana tjetër,

përfaqesuesit e levizjes, që deklaronin se luftonin për progresin dhe zhvillimin e

vendit. Ky kompromis joformal midis drejtuesve komunistë dhe fituesve të

mundshëm demokratë, erdhi si rezultat i faktorëve të brendshëm e të jashtëm.

Faktorët e brendshëm që sollën kërkesën për ndryshime rrënjësore ishin disa, ku

mund të përmendim:

-Izolimi i skajshëm politik dhe ekonomik i vendit dhe pamundësia e

qarkullimit e shkëmbimit të njerëzve, ideve dhe kulturave;

-Përballja sfilitese e “luftes së klasave” e cila ishte tejzgjatur dhe qendronte ne

bazë të sistemit politik komunist;

-Dëshira e natyrshme për zhvillim.

Ndër faktoret e jashtem të ndryshmit, mund të përmenden:

-Presioni i forcave demokratike në të gjitha lëvizjet popullore të Evropës

Qëndore -Lindore;

-Ringjallja e çështjes kombëtare e cila rriti presionin për ndryshim të sistemit

politik;

-Roli aktiv i diasporës shqipëtare në vendet demokratike

Transformimi që po ndodhte në Shqipërinë postkomuniste ishte një domethënie e

madhe për vendin që ishte zhytur në një të kaluar të gjatë autoritare dhe që po

eksperimentonte një sistem të ri, demokracinë dhe qeverisjen demokratike. 56

Shtetet e Jugosllavisë, madje dhe Kroacia kishin një ekonomi private të dobët, një

sektor publik të madh, ku dominojnë ndërmarrjet shtetërore. Krahasuar me shërbimet

civile dhe ndërmarrjet shtetërore, klasa e mesme e pavarur ishte e vogël. Shoqëria

civile ishte relativisht e dobët. Aty ku privatizimi kishtë zënë vend, si në Kroaci, ka

rezultuar një korrupsion masiv. Gjithësesi në këto vende nën presionin e fortë të 56Charles G. “Mirazhi i demokracisë”, Tranzicioni,2,6,22 Mars 1996, fq. 11

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

26

vazhdueshëm ndërkombëtar, u lejua konkurenca shumë partiake, liria e medias dhe të

drejtat e njëriut.

Në Ballkan kërkoheshin një numër hapash që duhet të hidheshin për të ndërtuar

demokracine e këtyre vendeve. 57Një sistem të përfaqësimit politik për një frymë më

të moderuar dhe për më pak ekstremizëm nacionalist. Demokracia kërkonte

demokratët në politikën zyrtare dhe jo nacionalistët antidemokratikë dhe ekstremistë.

Po kështu u kërkua reduktimi i armëve dhe i ushtrive. Një tjëtër moment për tu

shënuar ishte privatizimi i monopolëve të mëdha shtetërore, media e lirë si edhe

reformat në sistemin e drejtësisë.

Po t’i hedhim një vështrim qasjeve të tranzicionit demokratik në ditët e sotme, ata

mund ti grupojmë në tri lloje: deterministike, voluntaristike dhe institucionale.

Është me rëndësi këtu të zbërthehet modeli shqiptar brenda kontekstit të këtyre

qasjeve.

Brenda qasjes deterministike gjendet një ndërlidhje pozitive midis modernizimit

social-ekonomik dhe demokratizimit të një shoqërie, ku është e mundur të dallohen

vlerësimet social-ekonomike dhe kultura politike tradicionale, si faktorë ndihmës dhe

përcaktues për një tranzicion të plotë e të suksesshëm, përfshirë dhe Shqipërinë.

Autorë të tillë si Lipset, Moore, Gibson, Di Palma e shumë të tjerë kanë krijuar një

shkollë të tillë të mendimit politik, bazuar në politikën tradicionale. Në këtë kontekst,

gjendja e demokracisë shqiptare përcaktohet nga rruga që ka ndjekur shoqëria

shqiptare që prej kohëve të hershme deri në ditët tona. Historia e Shqipërisë paraqitet

si variabël qendror që mund të shpjegojë llojin dhe nivelin e demokracisë. E kaluara

e saj paraqitet me shumë ndikim në promovimin e elementeve demokratikë dhe

përpjekjeve për konsolidimin e demokracisë. Si rrjedhojë, po t’i referohemi një

trajtimi të tillë duket që mundësitë për demokratizim të shoqërisë shqiptare të jenë të

kufizuara, sepse zhvillimi social-ekonomik dhe historia demokratike e këtij vendi

nuk kanë qenë favorizuese në këtë drejtim. Vendi deri vonë u dominua kryesisht prej

të huajve, ndërkohë që periudha e sundimit të gjatë komunist përbën përvojën më

antidemokratike të shoqërisë shqiptare. Para Luftës së Dytë Botërore, kryesisht gjatë

qeverisjes zogiste, shoqëria shqiptare ka provuar elemente dhe praktika demokratike,

57 Jan Zielonka(ed), Democratic v Consolidation in Eastern Europe. Vol. 1 Institucional Engineering. Oxford; Neë York: Oxford University Press, pp. 25-47

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

27

por ata nuk kanë qenë të tilla, në kuptimin e demokracisë liberale. Megjithëse

modelet dhe rrugët e përparimit demokratik janë të shumëllojshme dhe parakushtet e

proceseve demokratike mund të ecin paralelisht me njëra-tjetrën, duhet të nënvizohet

se zhvillimi ekonomik dhe historia e zhvillimit demokratik të shoqërisë shqiptare

postkomuniste kanë qenë shumë prapa normave të ecurisë së një shoqërie normale në

tranzicion.

Qasja voluntaristike e demokratizimit thekson kryesisht rolin e elitës politike,

e cila përfshihet në një proces të gjithanshëm njohjeje të zhvillimeve politike dhe

zotërimit të shprehive demokratike si: kompromisi, dialogu, konsensusi, përshtatja me

situatat e reja etj. Tranzicioni demokratik kërkon të karakterizohet nga një shkallë e

lartë dialogimi dhe kompromisesh. Përveç këtyre, personaliteti, talenti, kultura dhe

nuhatja politike e aktorëve politikë mbeten mjaft të rëndësishme. O’Donnell,

Schmitter, Verba, Almond, Powell e shumë studiues e politologë të tjerë mbrojnë me

forcë këtë argument. Mirëpo, edhe në këtë drejtim, realiteti demokratik shqiptar

paraqitet unik me vështirësitë e tij karakteristike. Mund të thuhet pa ngurrim se,

përvoja shqiptare ka ofruar gjatë dy dekadave të fundit një sjelljeje të pamatur politike

të elitës së saj dhe mungesë të përgjegjshmërisë. Kjo elitë provoi të ishte më tepër

konfliktuese sesa krijuese, e pasigurt në zgjidhjen e situatave të nxehta dhe, mbi të

gjitha, u karakterizua nga një lloj hakmarrjeje, që në ndonjë rast kaloi deri në

eliminimin fizik të kundërshtarëve politik. Pavarësisht zhurmës për orientim euro-

atlantik, në fakt, qëndrimet dhe sjelljet në këtë drejtim nuk u përshtaten si duhet. Të

qenit një politikë properëndimore do të thotë, para së gjithash, seriozitet në kuptimin

dhe zbatimin e normave të brendshme e të jashtme të filozofisë së kësaj hemisfere

demokratike. Përgjithësisht, qëndrimet dhe sjelljet e elitës politike shqiptare shuan

shpresat për një tranzicion me efekte pozitive manifestuese dhe të shpejta për

shoqërinë shqiptare. Fraksionet dhe çështjet e ndryshme u përcaktuan, siç do të

argumentonte Shinasi Rama, mbi bazën e dallimit shok-armik, gjë e cila mbizotëroi

në sistemin politik shqiptar. Koha tregoi se fraksionizimi ekstrem nuk solli ndonjë

dobi në jetën politike shqiptare.Ka ekzistuar pra një panoramë disi e zymtë sa i takon

qëndrimeve dhe sjelljes politike të elitës politike shqiptare, me disa përjashtime

sporadike, më shumë konjukturale, të arritjes së kompromiseve politike, që nisën në

fundin e vitit 1998, përfshirë periudhën e luftës në Kosovë, disa ndryshime pozitive

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

28

në marrëdhëniet pozitë-opozitë me takimet Berisha-Majko, Nano–Berisha, qeverisja

Berisha-Meta, aktualisht Rama-Meta, si dhe ujdia më e fundit për marrjen e statusit.

Përveç kësaj, edhe disa prej fushatave zgjedhore brenda forcave kryesore politike,

pavarësisht prej ndonjë prirjeve klanore, interesave të ngushta meskine, apo

shpërdorimeve me institucionin e lirisë dhe zgjedhjeve të lira, u shfaq, të paktën

pjesërisht, një shkallë fillestare embrionale emancipimi dhe maturie politike. Është e

nevojshme të theksohet gjithashtu se, së fundi, po shtohen kredencialet e një brezit të

ri politikanësh, djathtas e majtas, që po shfaqin një kulturë të re politike e debati

brenda forcave të tyre politike, nisur ndoshta nga fakti se mbi ta nuk rëndon pesha e

së kaluarës. Më tej, edhe mbështetja nga jashtë, e cila shpeshherë konsiderohet

përcaktuese për fatet e lidershipit politik, tregon se konkurrenca politike nuk është më

diçka formale dhe e paracaktuar. Në tërësi, mund të konstatohet se ka një prirjeje drejt

besnikërisë ndaj rregullave demokratike dhe një lidershipi të institucionalizuar, të cilat

përbëjnë një evolucion të madh në sistemin politik shqiptar.Qasja

institucionale meriton një vëmendje të veçantë, duke vlerësuar se janë institucionet,

kushtet ekonomike dhe politika që formësojnë perspektivat për demokraci në

shoqëritë tranzicionale. Përvoja historike tregon se demokracia si proces kërkon

përherë përmirësime, pavarësisht nga staus-quo-ja e saj. Në këtë rrugë të gjatë

identifikohen ata që Freeman R. Butts i quan “armiqtë e demokracisë”58 si, për

shembull, korrupsioni, dëshpërimi, mungesa e qeverisjes efektive, por edhe

indiferenca e qytetarëve ndaj të drejtave dhe përgjegjësive të tyre qytetare, si dhe

mospjesëmarrja në mënyrë aktive në jetën politike të vendit. Konsolidimi i

demokracisë nuk mund të jetë apriori i sigurt. Respektimi ose shkelja e parimeve,

vlerave dhe shprehive demokratike do të përcaktojnë fatin e demokracisë shqiptare.

2.3 Nacionalizmi, demokracia dhe siguria nëEvropën Qendroree Lindore.

Pas rivendosjes së të drejtave qytetare59, shumë probleme të së shkuarës dolën përsëri

në sipërfaqe si faktorë destabilizues. Shkaqet për konflikte etnike u bënë të shpeshta,

si pasojë e komuniteteve multietnike që popullonin shumicën e vendeve të Evropës

58R. Freeman Butts: “The morality of democratic citizenship: goals for civic education in the republic's third century”,fq.37, 1988 59Zhan –Zhak Ruso, “Kontrata Sociale”, fq 45-46

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

29

Qëndrore e Lindore. Në këtë periudhë mund të identifikoheshin disa forma të

ndryshme të nacionalizmit, sipas bazave të tyre të diferencuara. Historiani Hans

Kohn60 thekson rendesine e pjesmarrjes ne idene e nje kombi. Ai e perkufizon

“nacionalizmin” si nje” gjendje te menduarit frymezuese per shumicine e gjere te nje

populli, duke kerkuar qe te frymezoje te gjithe pjesetaret e tij. Ai thekson se kombe-

shtet eshte forma e vetme ideale dhe e ligjishme e organizmit politik dhe nacionalizmi

eshte burimi i te gjithe energjive kreative dhe kulturore si i te qenurit mire

ekonomikisht. Sociologu Theodor Abel e shihte nacionalizmin si nje “ndjenje” “me

shume pozitve se patriotizmi, ose dashurise se njeriut per vendin e tij, per fushat e

bukura, kodrat apo malet” dhe paralajmeron se mund te perfshihet “ edhe nje sasi e

vogel e etnicentrizimit, nje ndjenje e superioriteti e nje kombi ndaj kombeve te tjera”.

Zhgënjimi ekonomik aktual ose problemet e pazgjidhura të së kaluarës, si psh

mungesa e një shteti të pavaruar apo identiteti kombëtar, bënin prezent nacionalizmin

që shfaqej nga baza. Sikurse nacionalizmi nga sipër, instrumentalizohet nga

politikanët në këmbim të mirëqënies ekonomike dhe të një demokracie liberale

funksionale. Ngjarjet revolucionare të 1989 sollën ndryshime të mëdha nga njëri vend

në tjetrin. Kjo tregon që gjatë tranzicionit, nga socializmi, natyrën e ngjarjeve të

vecanta e përcaktuan vendimet e krerëve evropiano-lindorë dhe ballkanikë.61 Krerët e

vjetër vazhduan ti kontrollonin vendet komuniste përveç Jugosllavisë në të cilën pas

vdekjes së Titos kishtenjë rotacion pushteti midis përfaqësuesve të republikavë dhe

krahinave autonome. Transformimi i politikës sovjetike ishte një faktor themelor në

ngjarjet ballkanike dhe në këtë kuptim impulsi më i madh për ndryshim po vinte nga

jashtë Ballkanit. Në Rusi Perestrojka apo mënyra e re e të mënduarit filloi me reforma

ekonomike dhe me një kriticizëm që frymëzohej pro Glasnosit. Në dhjetor të vitit

1988 gjatë fjalimit të tij në OKB, Gorbaçovi deklaroi heqjen dorë nga përdorimi i

forcës në politikën e jashtme dukë bërë të qartë se Bashkimi Sovjetik nuk do të

vijonte më bllokimin e eksperimenteve politike në Europën Lindore. Gjatë vitevë '80

çmimet e naftës dhe borxhet e jashtme i diskretituan ekonomitë socialiste, duke i

dhënë Europës Lindore arsye për të kërkuar ndryshime radikale, ndërkohë që politikat

e reja të Gorbaçovit e mënjanuan ndërhyrjen sovjetike, për të pënguar këto proçese.

60Hans Kohn, “The Idea of Nationalism: A study in its origins and background 61Mary Kaldor dhe Ivan Vejvoda, “Demokratizimi në Vendet e EQ dhe EL” Janar 1997, fq.59-82

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

30

Megjithatë për të kuptuar ngjarjet para dhe pas revolucioneve të 1989 na duhet të

shohim zhvillimet e brendshme të këtyre vendeve. Si edhe gjatë Luftës së Ftohtë ku

prirjet e çdo vëndi shfaqnin një shkallë të lartë ndryshimi me ato të një vëndi tjetër, po

ashtu ndodhi edhe pas përfundimit të kësaj lufte.

Pra tek ato nuk u pa një komunizëm uniform dhe gjithashtu nuk u vu re një kalim

uniform drejt shoqërive dhe sistemit post komunist. Në disa vënde të ashtuquajturat

lëvizje të shoqërisë civile çuan drejt pluralizmit të tipit perëndimor, ndërsa në vënde të

tjera erdhën në pushtet regjime autoritare disa edhe nacionaliste. Kishte vende ku

revolucioni nuk kërkoi derdhjen e gjakut, ndërsa në të tjera si në Rumani, pati

konflikte civile për të shkuar më pas tek lufta në Jugosllavi. Kur epokës komuniste i

erdhi fundi, fakti i pranisë apo i mungesës së lëvizjeve specifike alternative, idelogjive

dhe institucioneve, bashkëveproi me modelet specifike që zbatuan vëndet e ndryshme

ballkanike. Me fjalë të tjera, ndikimet dhe vendimet brenda çdo vendi kishin një

rëndësi të madhe.Gjithësesi sot nga institucionet evropiane ështe bërë e qartë se ecuria

e integrimit për vendet e Ballkanit varet nga fakti se sa të vullnetshëm do të jenë ata

për të ndjekur një strategji postnacionaliste, për të garantuar të drejtat e minoriteteve,

përmirësimin e lidhjeve me fqinjët dhe një bashkëpunim rajonal, ku kapaciteti

ekonomik dhe një besim në sigurinë kolektive do ta shkatërrojne indentitetin

territorial, ne te mire te bashkësisë së popujve që jetojnë në këtë rajon dhe ndërtimit të

një të ardhmeje më të sigurtë e me të prosperuar.

Integrimi ekonomik në Evropë nuk është një proces i lehtë. Për më tepër,

bashkëpunimi ndër-rajonal, si p.sh. në Ballkan, pengohet nga kufizime serioze, për

shkak të dallimeve institucionale, politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve

individuale. Tradita dhe ngjarjet historike e ndikojnë gjithashtu proçesin. Me qëllimin

afatgjatë të pjesëmarrjes në BE, përpjekjet për integrimin rajonal përpiqen t'i zbusin

dallimet dhe të krijojnë kushte për rritje të mëtejshme ekonomike në rajon. Tek

socializmi ballkanik dhe ai i Evropës Qëndrore-Lindore, rrënjët e kësaj

ndryshueshmërie mund ti gjejmë në kohën e prishjes së Stalinit me Titon, në

kundërrevolucionin e Hungarisë në vitin 1956, në momentin kur Rumania filloi të

rrugëtonte vetëm në mënyren e saj drejt komunizmit, në lëvizjen për një komunizëm

me fytyrë njerëzore të Pranverës së Pragës në 1968. Pavarësisht se lëvizja

çekosllovake e viti 1968 u shtyp ajo pati një jehonë të madhenë vendet e tjera , pasojat

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

31

e të cilës u dukën në vitet e mëpasme.Në Hungari, Çekosllovaki, dhe Gjermaninë

Lindore, pati ndryshime të shpëjta nëpërmjet revolucioneve jo të dhunëshme, në të

cilët orientimi drejtPerëndimit dhe prania e strukturave alternative përparimtare,

luajtën një rol vendimtar.62

Ngjarjet në vëndet ballkanike ishin thellësisht të kundërta. Këtu revolucionet filluan

ngadalë, fryma e tyre u përhap ngadalë, dhe po ngadalë çuan në ndryshime

demokratike.63Siguria për një Evropë, e cila rigjen vetveten pas një ndarje shumë

vjeçare, e mbështetur nga institucione të përbashkëta, është një ide që ngjall kërshëri

dhe nevojë për analizë. Përballë peshës së Luftës së Ftohtë, politik-bërësit perëndimor

perceptuan një Evropë të ndarë, të pushtuar nga një Bashkim Sovjetik hegjemonist në

krye të një kampi “anti-imperialist”, duke kontrolluar një bllok të shteteve satelitore

në Evropën Qëndrore dhe Lindore, politikat e jashtme dhe të sigurisë të te cilave

dominonin. Josif Stalini, lideri i Bashkimit Sovjetik urdhëroi Ushtrine (e Kuqe)

Sovjetike dhe, si një aleat kyc i Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara prej

1941-1945, të pushtonin Berlinin në prill të 1945 dhe procedoi të sigurojë se rregjimi i

llojit Stalinist ishte instaluar në tëre Evropën Qëndrore dhe Lindore. (EQL) Në

vazhdim te Stanilizimit të EQL, Evropa u nda ndërmjet blloqeve të fuqishme e të

mëdha, Lindje dhe Perendim, secila me sferën e tij te ndikimit brenda një mjedisi

internacional bi-polar. Në Perendim, Organizata e Taktatit të Atlantikut te Veriut

(NATO) “komandoi” demokracitë Perendimore brenda një aleance ushtarake.Ishte ai

grup shtetesh që projektonin politika të jashtme bashkëpunuese dhe mjedise të

qëndrueshme kombëtare, komunitet, brenda të cilit lufta midis këtyre shteteve ishte e

‘paimagjinueshme”.Siguria si koncept, merr një kuptim për ato vende të Evropës,

kryesisht ato të Evropës Qëndrore dhe Lindore64, ku për dekada të tëra, iu mohua e

drejta për vetëvendosje politike. Ndërkohë që në Perëndim, koncepti mbi sigurinë

tashmëështë më i zgjeruar. Kuadri i asaj që sot dhe nesër, nënkupton sigurinë

evropiane, do zgjerohet e zhvillohet më tej në përmbajtje ashtu edhe gjeografikisht.

62Charles Tilly, Revolucioni Europian 1942-1992, Oxford: Blacëell, 1995, fq.35, 89, 91, 101 63 Charles Gati. “Mirazhi i demokracisë”, Tranzicioni, 2, 6, 22 Mars 1996, fq.11. dhe G.Parks. “Shkak apo pasojë; 64 Kolodziej A. Edward; “Security and International Relations”, p. 25. Cambridge University Press, 2005.

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

32

Jugosllavia

Nga ngjarjet në Jugosllavi ato më të skajshmet pasqyrojnë një ringjallje të

nacionalizmit. Ndikimi i organizatave politike dhe shoqëroresi një alternativë,

mbështetej fuqishëm në nacionalizmin tradicional, gjë që do të përbënte preludin e

luftrave të ardhshme.65

Kompleksiteti dhe dramaciteti me të cilat u karakterizuan ngjarjet në

Jugosllavi, kishin në themel të njëjtët faktorë si në vendet e tjera të Europës Lindore,

që kishin ndikuar në periudhën para, gjatë dhe pas vitit 1989. Ngjarjet u ndikuan

fuqishëm nga mungesa e një alternativave, ndaj komunizmit apo nga forma që morën

këto alternativa pasi u përmbys komunizmi.

Në vitet '80 përpara udheheqësisë komuniste u shtrua çështja e gjetjes së formave

alternative politike dhe ekonomike. 66

Në Kroaci, ngjarjet u karakterizuan nga ringjallja e diskutimit mbi nacionalizmin

kroat.67 Rrymat politike dhe intelektuale, gërshetoheshin me pakënaqësinë shoqërore

dhe ekonomike që kishte përfshirë veriun e Jugosllavisë. Sllovenët e kroatët

kundërshtonin planifikimin e centralizuar të ekonomisë, nën sistemin kushtetues të

decentralizuar që hyri në fuqi pas vitit 1974 rajonet e ndryshme u shndërruan në rivalë

sesa në partnerë.Në këtë kohë ridoli në skenë edhe nacionalizmi serb, ata besonin se

sistemi jugosllav u lidhte këmbët. 68

Në rajonin e Kosovës, situata ishtë tepër e nderë. Po mbështetej ideja e krijimit

të një shteti serb. Milosheviçi me armën e nacionalizmit fitoi mbështetje të gjerë

popullore. Kur filluan revolucionet e 1989 Miloshevici riemërtoi Lidhjen Komuniste

të Serbisë dhe e shndërroi në një organizatë nacionaliste. Programi i tij proserb dhe

centralizues bëri që reformatorët në Slloveni dhe Kroaci të kuptonin se mund të ishte

e rrezikshme të mbeteshin pjese e Jugosllavisë. Kjo ishte situata në fillim të viteve

1990 kur vendi po shkonte drejt shpërbërjes.

Ngjarjet që pasuan Jugosllavinë, të karaktërizuara nga dhuna dhe luftimet

65 Ivan Vejvoda, “Regjimi i vjetër në Serbi”, 66 Raymond Tauter, John Psarouthaikis Balancing the Ballkans. Neë York 1999 67 Atila Hoare, “projekti kroat për të ndarëBosnjë Hercegovinën”, 1990-1994, Cereku Europiano Lindor, XXXI, 1 Mars 1997, fq. 121-138 68Laura Silber dhe Alna Little, “Vdekja e Jugosllavise”, Londër: BBC Penguin, 1995; LjudomirMadzar, “Rrënjët e Nacionalizmit”, Forumi Ballkanik, 2,1, 1994, fq.23.

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

33

eashpra shkaktoheshin nga synime të qarta. Pas përfshirjes së Europës Lindore në

revolucionet e vitit 1989 në jetën politike jugosllave ndihej se mundësi të reja kishin

ardhur në vënd. Në janar të 1990, Lidhja e Komunistëve u nda sipas kritereve etnike

dhe pushoi së qëni një forcë bashkuese e të gjithë etnive.Në të njëjtën kohë protestat e

dhunshme në Kosovë ishin në kulmin e tyre. Në pranverën e 1990 sllovenët dhe

kroatët ndërmorrën hapa konkrete drejt instalimit të formave të reja të pushtetit

politik. Pas shpalljës së pavarësisë nga Sllovenia dhe Kroacia, serbët filluan luftimet.

Për shkak se në Slloveni kishte pak serbë, Serbia ndoqi ndaj Sllovenisë një politikë të

ndryshme nga ajo që ndoqi me Kroacinë. Po kështu luftimet filluan edhe në Bosnje

për të njëjtën arsye.Në 1990 parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë e saj nga Serbia.

Në 1992 u mbajtën të parat zgjedhje të lira dhe të ndershme në Kosovë, të cilat

Milosheviçi i quajti të pandershme.Në 1991 pushtimi ushtarak i Kosovës u pasua më

pushtimin edhe të Pushtetit Vendor dhe të të gjithë institucioneve. Në 1995 pasi të

gjitha palët ndërluftuese kuptuan që përmes luftës nuk arrihej gjë u arrit nënshkrimi i

një traktati, zbatimin e të cilit e garantoi prania e NATO-s.

Në 1996 lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe konflikti u ashpërsua e lufta u bë e

egër. Në 1999 tensione tëngjashme çuan nëpërplasjen midis aparatit shtetërorserbdhe

shqiptarëve të Kosovës që u pasua nga ndërhyrja e SHBA dhevendeve tëtjera

perendimore. Në mbështetje të luftës së UCK do vintë ndërhyrja ushtarake e NATO

që do tëpasohej nga Konferenca e Rambujesë ku iu dha fund sundimit shekullor serb

në Kosovë.

Shqipëria

Nësërevolucionet e Evropës Lindorë të vitit 1989 do ti analizojmë nga

këndvështrimi i pranisë apo mungesës së alternativave ndaj komunizmit në vende të

ndryshme, Shqipëria përfaqëson një rast të skajshëm. Shqipëria në periudhën e

paratranzicionit konsidrohej në literaturën e pakët botërore që e përmendte, si vendi

më i varfër i Evropës. E vendosur në një pozicion mjaft të favorshëm gjeografik, me

burime të pasura nëntokësore dhe me një klimë të përshtatshmë për zhvillimin e

bujqësisë dhë blegëtorisë dhe me një histori të gjatë pushtimesh nga të huajt, është

vendi i fundit evropian që fitoi pavarësinë në fillim të shekullit 20-të. Për fatin e keq

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

34

të rradhës, pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, siç dihet, dhe siç u përjetua, hyri në

bllokun dhe rrugën komuniste të zhvillimit. 69

Nga kjo pikëpamje, fillimi i tranzicionit e gjeti Shqipërinë një vënd me tipare

të ngjashme me vendet e bllokut lindor, të udhëhëqur nga Bashkimi Sovjetik dhe

veçanërisht, me vendët komuniste që sot njihen si vendet e Europës Juglindore.

Megjithatë, Shqipëria shfaqi edhe veçori që e dallojnë atë nga vendet e tjera

ish-komuniste, si vendi më pak i përgatitur nga pikëpamja ekonomike, politike,

sociale, e kulturore për të ndërmarrë reforma rrënjësore drejt ekonomisë së trëgut.

Kjo, sepse në ishim i vetmivendevropian i bllokut komunist, që nuk kish ndërmarrë

asnjë reformë ekonomikedhe politike, që t'i jeptë frymëmarrjë demokracisë,

ekonomisë si dhe decentralizimit të vëndimmarrjes. Modeli që Shqipëria zbatoi gjatë

45 vjetëve mbështetej në zbatimin rigoroz të ideologjisë staliniane dhe praktikave

centralizuese dukë aplikuar rendin shtetëror politik dhe me një politikëekonomike të

diktaturës më të egër komuniste.

Në aspektin politik, modeli shqiptar karakterizohej nga një mungesë pothuajse

e plotë e traditës demokratike dhe nga zbatimi ekstrem i parimit të luftës së klasave,

me pasoja të rënda deri edhe në vitet e tranzicionit.

Në aspektin ekonomik, modeli shqiptar karakterizohej nga eliminimi i të gjithë

formave të pronës private nëpërmjet shtetëzimit të plotë të industrisë në shumicë dhe

pakicë dhe të kolektivizimit ekstrem të bujqësisë, nga mbështetja e plotë në planifikim

të centralizuar, sipas parimit të mbështetjes tërësisht në forcat ë veta. 70

Në Rumani dhë Bullgari komunistët u rigrupuan nën flamurin e nacionalizmit.

Në etapat e tyre të matura, regjimet e Rumanisë dhe Bullgarisë e kanë shfrytëzuar

gjithmonë nacionalizmin për avantazh politik. Në luftën për pushtet nacionalizmi nuk

ishte një armë, nga e cila mund të hiqej dorë lehtësisht. Ai mbeti një formë kyçe e

mobilizimit në shoqëritë me institucionet në shkatërrim dhe ishte i vetmi apel

kolektiv, të cilit i ishin përgjigjur masat me entuziazëm gjatë epokës komuniste.

Duke vëzhguar Ballkanin në fillim të viteve 1990, një sociolog bëri komentin

69Sandstorm P. dhe Sjoberg O., “Performanca e ekonomisë shqiptare: stanjacioni në vitet 1980” në Studimet Sovjetike, Vol. 43. No.5, 1991, fq 31-47 70Aslund A.dhe Sjoberg O. “Privatizimi dhe tranzicioni i Shqiperisë drejt ekonomisësë tregut, në ekonomitë komuniste dhe transformi ekonomijk, Vol. 4, No1, 1992, fq. 135-150

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

35

ndoshta më me vend : "liderët, të cilët refuzojnë të largohen nga skena e konkurrencës

politike, nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm t'i rikthehen nacionalizmit.71Nacionalizmi

zgjati shumë në vëndet ku liderët mundën të bindnin një numër të madh qytetarësh se

kishte kërcënim për mbijetesën kombëtare gjë që u vrejt kryesisht në Jugosllavi.

Millosheviçi, pasi Serbia mori kontrollin e plotë të Kosovës në vitin 1990,

zgjoi emocione masive e me anë të një fushate të medias shtetërore për provincën e

Kosovës, e mbizotëruar nga popullsia shqiptare, nëpërmjet të cilës shqiptarët u

dehumanizuan dhe u emërtuan "terroristë","separatistë","hajdutë"ose"turistë" që

qëndrimi i tyre në Kosovë ishtë tranzit. Popullsia shqiptarë u bë pre e diskriminimit

sistematik, duke e përdorur si një preteks për të pezulluar të drejtat politike që

ekzistonin kudo në federatë. Kur republikat e tjera, më së shumti Kroacia dhë Bosnja

u shkëputën nga Jugosllavia e dominuar nga Serbët në 1991-1992, ata u bënë pre e

agresionit Serb. Mollisheviçi paralajmëroi se ndarja e Jugosllavisë, të cilën ai më

shumë se kushdo tjetër e kishte projektuar, do t'i kthente serbët e Kroacisë dhe

Bosnjës në minoritet që do të përballeshin me persekutimin. Ai i ofroi atyre vënd nën

mbrojtjen e tij, duke financuar edhe grupet e armatosura në të dy territoret, të gatshme

t"i bindëshin kur t"i kërkonte të ndërhynin.Nacionalistët e menduan të përshtashëm të

merrnin një mandat popullor për qeverisjen e tyre. Në Serbi, Rumani, Kroaci dhë

Bullgari nuk pati shtyrje të zgjedhjeve, çka nuk iu dha kohë forcave opozitarë të

vëtëorganizoheshin. Në secilin nga këto vënde, pushteti i majtë u mbështët pothuaj në

të njëjtën bazë zgjedhorë - nga votues në qytete të vogla dhë fshatra, punëtorë, të'

moshuar etj, të cilët kishin frikë se siguria e familjes do të cënohej nga hyrja e

ekonomisë së tregut. Ata ishin rritur dhë mësuar të drejtoheshin nga shteti dhe shpesh

e kishin të vështirë të pranonin daljen e papritur në skenë të një partie të re

konkurruese.72

Në fund të vitit 1989, Millosheviçi e përshkroi veten si një "komunist me bindje": kur

u pyet për perspektivat e sistemit shumëpartiak, ai u përgjigj se preferonte një sistem

pa parti. Në Rumani, Fronti Kombëtar i Shpëtimit (FKSh) fillimisht bëri thirrje për

mekanizma demokratike brenda partisë që drejtohej, që cila sipas fjalëve të Ilieskut do

71 Karen Dawisha dhe Bruce Parrot, Politikat, Pushteti dhe Lufta për demokraci në Europën JL, Cambidge University Press, 1997, fq. 6-355 72LjudomirMadzar, “Rrënjët e Nacionalizmit”, Forumi Ballkanik, 2,1, 1994, fq.23.

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

36

të bëhej një "platformë e unitetit kombëtar". Por kur edhe ky qëndrim u vërtetua si i

papërshtatshëm, shpejt u mbajtën zgjedhje të reja, në të cilat kërkohej të mbahej

monopoli i pushtetit.

Një opozitë e fragmentarizuar u krijua nga partitë më programe të pa qarta ë të

pavetëdijshëm së cilat klasa ose grupe socialë bënin bazën elektoratit të tyre.

Nacionalistët, të cilët i ofruan punëtorëve të paorientuar ose të izoluar një kategori

sociale brenda së cilës ata mund të pozicionoheshin vetë, natyrisht ishin në një pozitë

shumë më të fortë.Ish-komunistët serbë dhe rumunë fituan shumicën bindëse në

zgjedhjet e mbajtura respektivisht në dhjetor 1989 dhe maj 1990. Por në zgjedhjet e

ardhshme, Partia Socialistë Serbisë, e Millosheviçit dhe Partia Socialdemokrate/Fronti

për Shpëtim Kombëtar i Ilieskut, humbën shumicën e tyre kudo, falë blloqeve

kombëtarë të përforcuara.Në Bullgari, socialistët fituan një shumicë parlamentarë në

dy raunde zgjedhësh më 10 dhe 17 qershor 1990, por nuk ishin mjaft të fuqishëm që

të luftonin kundër opozitës antikomunistë urbanë.Rrëmujat perëndimorë në përgjigje

të krizës Jugosllavë dhe tendencës së shumicës së faktorëve ndërkombëtarë për të

trajtuar krizën më shumë si humanitarë së sa një emergjencë politikë që kërkonte

ndërhyrje nga jashtë, i dhanë guxim Millosheviçit për kundërshtimin e hapur ndaj

opinionit ndërkombëtar. Millosheviçi në sajë të kontakteve të zgjeruara që ai kishte,

dinte që politikbërësit e Perëndimit nuk prisnin shumë nga Ballkani.73

Prandaj që prej 1996 është dhënë më pak energji dhe burime nga qeveritë

perëndimorë për të ushqyer demokracinë në Evropën Juglindorë se sa Evropës

Qëndrore dhe Jugore. Milloshëviçi, mund të këtë marrë më mënd se një pushtet-

mbajtje nacionaliste, do të ishte parë si një dukuri lokale tipike se sa një dhunim i

vlerave evropiane të pas vitit 1945, të cilat ndoshta mund të mos e kenë konsideruar

Ballkanin si pjesë të Evropës.

Por, megjithatë, Millosheviçi mund të këtë parashikuar reagimin e huaj për rrëmbimin

e pushtetit, nuk është ë qartë nëse ai e dinte se sa destruktive ishin forcat e

nacionalizimit më të cilat ai po luante.74

Përveç disfatave të rënda, me të cilat u ndesh, strategjia nacionaliste e politikave

etnike e Millosheviçit shfaqej në shkallë të ndryshme në vendet, të cilat ishin viktima

73 Milica Uvalic “Nacionalizmi dhe politika ekonomike në Ish Jugosllavi” Moct, 1995, fq.47-48 74 Nacionalizmi i ri i Europës: Shtete dhe minoritete në konflikt, Oxford: Oxford University Press, 1996, fq.52.

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

37

të qëllimeve të luftës serbe.75

Vendi kishte jetuar nën hijen e këtij njeriu, i cili në arenën ndërkombëtare cilësohej si

“një mjeshtër i taktikës dhe njeri i keq”.

Deri në vitin 1995, ndërhyrja e NATO-s në Bosnjë ishte atje bashkë më përpjekjet

ndërkombëtare për të bindur liderët e Ballkanit të ndalonin praktikat e tyre më

flagrante autoritative.

Ish-komunistët si Millosheviçi dhe Iliesku zbuluan së nacionalizmi që ata kishin

liçensuar kishte një efektivitet të vjetër dhe përbënte edhe një kërcënim për mbijetesën

e tyre afatgjatë. Për zhgënjimin e tij Milloshëviçi humbi kontrollin për drejtimie

Serbëve të Bosnjës, i cili kishte përdorur tashmë brutalitetin, duke përzënë joserbët

nga zona të mëdha të Bosnjës për të krijuar territor të pastër etnik. Në gusht të vitit

1994, pasi kërkesat ë tij për pranimin ë një plani të ri paqeje u kundërshtuan, ai

ashpërsoi lidhjet më lidërshipin serb të Bosnjës, dukë mbyllur kufijtë për të gjithë

ndihmat humanitare76.

Në Rumani, jo pak qytetarë ishin gjithashtu në gjendje të shikonin e përjetonin se

retorika nacionaliste ka qenë një fasadë e përshtatshme, pas të cilit çdo klasëe re

kapitaliste, të mbrojtura nga shteti, mund të bëhen të pasura, ndërsa standardet e

jetesës uleshin dhe ekonomia e pareformuar zhytej më thellë në prapambetje.

Partitë e qeverive të krahut të majtë u përballën më opozitën e paprecedente

popullore në Serbi, Rumani dhe Bullgari në vitin 1996-1997.77

Sfida mori forma të ndryshme dhe rrethana specifike lokale, formuan karakterin dhe

rezultatin e saj, por konteksti i gjerë rajonal në të cilin pushteti nomenklaturës u

sfidua, nuk duhet të injorohet. 78

Së pari forcat e nacionalizmit militant serb dhe mbrojtësit e tyre të mëparshëm në

Beograd vuajtën zhurmat e shkatërrimit ushtarak dhe politik të cilat ishin normalizuar

nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit, e nëntorit 1995. Veprimet e vonuara, por të

vendosura të komunitetit ndërkombëtar në ish-Jugosllavi, dukë patur si kulm

ndërhyrjen direkët të NATO-s nuk mund të injorohen nga pushtetarë të tjerë

75 Aleksa Dijas, “Frikë nga komshiu: ndarja e Jugosllavisë” në Charles Kupchan, ed., Nacionalizmi dhe kombert në një Europë të Re, Ithaca: Cornell University press, 1995, fq.91 76 Robert Hayden, “Nacionalizmi kushtetues”, Slavic revieë, 51, 1992, fq. 54-73 77J. B. Braun Nationalism, Demokracy and Security in the Ballkans. England 1992 78Zagorka Golubovic, “Nacionalizmi dhe demokracia, rasti i Jugosllavisë”,Gazeta e studimeve të zones, 3, 1993, fq.72

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

38

nacionalistë në vend. Së dyti, një numër vendimesh u morën nga Fuqitë Perëndimore

të Atlantikut, për të përfshirë shtetet ë Ballkanit në planet ë sigurisë së Evropës së pas

Luftës së Ftohtë. NATO paraqiti një program Partneriteti për Paqen në vitin 1994,

sipas të cilit shtetet ballkanikë mund t'i bashkoheshin NATO-s në vitin 1995, në një

anëtarësim të plotë, si dhe ftoi ish anëtarë të Paktit të Varshavës të aplikojnë për ti u

bashkuar. Për më tepër SHBA në mënyrë aktivë promovuan Iniciativën ë

Bashkëpunimit të Evropës Juglindorë në vitin 1996-1997, në mënyrë që të

përmirësojë lidhjet shumëpalëshe mes shteteve të Ballkanit. Tashmë nuk kishte asnjë

dyshim nga ana e arkitekteve të Marrëveshjes së Dejtonit79, që suksesi i iniciativës

varët pjesërisht nga përpjekjet për të delegjitimuar nacionalizimin konfliktual në

Ballkan si të tërë. 80

Në zgjedhjet e mbajtura në 1997 Partitë qeveritarë u ndanë ndërmjet besnikëve të

Milloshëviçit dhe modernistëve të etur të përmirësojnë lidhjet më perëndimin;

kandidati i modernistëve Milo Gjukanoviç , fitoi më një rezultat të ngushtë.

Mali i Zi, më daljen ë tij në det dhe përgjegjësinë ë kufizuar për luftën, gëzonte

perspektiva më të mira për normalizimin e lidhjeve më Perëndimin së sa partnerët ë

mbyllur dhe të mbipopulluar.

Për këto arsye votuesit e Malit të Zi ishin më mirë në gjendja të përballonin një të

ardhme të ndritur për territorin ë tyre së sa serbët, të cilët shpjegonin pse një

nacionalizëm i ankoruar në të kaluarën gëzon më pak apel. Kur kandidatët ë mundur

kontestuan vlefshmërinë e rezultatit më urdhër të Millosheviçit dhe filluan të zgjonin

një tension ndëretnik, perëndimi ndërhyri të mbronte së zgjedhjet (të supervizuara nga

OSBE ) kanë qenë të ndershme dhe çdo përpjekje për përmbysjen e rezultatit do të

rezultonte shumë i kushtueshëm për rregjimin e Beogradit.

Në Evropën Juglindore aftësia ripërtëritëse e nacionalizmit të papajtueshëm ka dalë

nga eksperiencat historike. Periudha të gjata të pushtimit të huaj, luftrat, revolucionet

dhe përpjeke lokale për të zbrapsur ndërhyrjet e jashtme, kanë krijuar historinë e

shteteve të Ballkanit pas 1990.81

79 Marrëveshja e Dejtonit. Shih: http://www.state.gov/www/regions/eur/bosnia/bosagree.html

80Milica Uvalic “Nacionalizmi dhe politika ekonomike në Ish Jugosllavi” Moct, 1995, fq.47-48 81Zagorka Golubovic, “Nacionalizmi dhe demokracia, rasti i Jugosllavisë”,Gazeta e studimeve të zones, 3, 1993,

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

39

Në vitet post-komuniste, nacionalizmi ka formuar në shkallë të ndryshme rrugën se si

shtetet e Ballkanit kanë rimodeluar sistemet e tyre politikë dhe ekonomike, por kjo

nuk ka qenë një "e dhënë" absolute. Bullgaria dhe Shqipëria kanë kaluar periudha të

gjata destabiliteti, por nacionalizmi nuk ka qenë forca udhëheqës pas përmbysjeve,

por kanë pasur më shumë të bëjnë me izolimin popullor të qeverisjeve të këqija

kronike.

Maqedonia shteti më i përzier etnik pas Bosnjës, i ka evituar luftërat kronike etnike

dhe shumë përpjekje janë bërë për të reflektuar kulturën multi etnike të shtetit në

marrëveshjet qeveritare.Nacionalizmi është shpesh gjëja e vetme që mund të mbushë

vakumin në shtete, ku shoqëritë civile janë të dobëta dhe institucionet kryesorë

politike kanë mungesë prestigji për shkak të keqfunksionimit të tyre kronik.

Shkalla në të cilën do shtrihet procesi i integrimit në Evropën Qëndrore dhe Lindore

do të këtë ndoshta ndikimin më vendimtar në fatet e nacionalizmit. Pra nëse projekti

evropian lëkundet për integrimin e Ballkanit drejt Evropës, disiluzionimi mund të japë

një nxitje të fuqishme nacionalizmit radikal.

Sigurisht, perëndimi, më vonë do ta bënte të qartë se ecuria e integrimit për vendete

Ballkanit varet se sa të vullnetshëm do të jenë ata për të ndjekur një strategji

postnacionalistë, për të garantuar të drejtat e minoriteteve, përmirësimin e lidhjeve me

fqinjët dhe një bashkëpunim rajonal, ku kapaciteti ekonomik dhe një besim në

sigurinë kolektivë do ta shkatërrojnë identitetin territorial.

Ndoshta tipari më spikatur i situatës në Ballkan ishte boshllëku në klauzolën e

sigurisë, si asaj të brendshme ashtu dhe asaj të jashtme, cili u mbush nga komuniteti

ndërkombëtar.

U dalluan dy trajtime nga komuniteti ndërkombëtar. Zgjidhja e problemeve nga lart

dhe fokusimi në kufijtë dhe sigurinë e jashtme. Politikat e përdorura përfshinë

diplomacinë, të mbështetura nga kërcënimet e bombardimeve apo sanksioneve.82

Komuniteti ndërkombëtar bëri të qartë ndërkohë së kishte vullnet për të qëndruar në

rajon për aq kohë sa do të duhej për të arritur një marrëveshja politikë të qëndrueshëm

Si pjesë Paktit të Stabilitetit, komuniteti ndërkombëtar zhvilloi ndërkohë propozime

fq.72 82Daianu D., “Vitaliteti ekonomik dhe realizueshmëria: Një sfidë e dyfishtë për sigurinë Europiane, Frankfurt am Main, Peter Lang, 1996

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

40

për marrëveshjet e sigurisë së përbashkët për rajonin si një të tërë, çka do të rriste

sigurinë, do ultë shpenzimet do pakësonte kontrabandën dhe do mundësonte

institucione të përbashkëta për zgjidhjen e konflikteve.

Në rajon u përqendruan një numër i konsiderueshëm trupa ushtarakësh ato të NATO,

të SFOR në Bosnjë-Hercegovinë, të KFOR në Kosovë, në IRJ të Maqedonisë etj.

Këto trupa, veçanërisht në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, ulën rrezikun e një luftë

tjetër, por ato nuk ndërmarrin rolet tradicionalë të sigurisë së brendshme.

U evidentuan disa probleme kryesore të sigurisë në rajonin e Ballkanit: nuk ka kufij të

qartë dhe mungesa e shtetit të së drejtës. Në të vërtetë, pjesë të mëdha të

ashtuquajturit Ballkanit Perëndimor përbëheshin nga shtetet pa kufij të qartë të

përcaktuar, Siç është rasti i Bosnjë Hercegovinës, Kosovës, Ish Republikën Jugosllave

të Maqedonisë. Përpjekjet për të siguruar kufijtë rreth territoreve etnikisht homogjenë

përmes teknikave të zhvendosjes së popullsisë dhe "spastrimeve etnikë", kanë sjellë

numër të madh refugjatësh dhe tension afatgjata në rajon.Këto probleme sigurie nuk

mund të veçoheshin nga karakteri jo demokratik i regjimeve në rajon.Në të gjithë

rajonin, partitë nacionaliste erdhën në pushtet dhe qëndruan në pushtet përmes

zgjedhjeve që të paktën në letër, ishin demokratike.

Në Serbi, partia sunduese ushtronte kontroll në shumë aspekt kyçe të jetës. Miloseviçi

sundonte me rrjete njerëzish besnik në shërbimet sekrete, në pozicione kyçe

ekonomike apo në median elektronikë, të cilët gjithashtu ishin të lidhur më grupe të

ndryshme paraushtarake dhe kriminale.83

Sigurisht, pati forca alternativë në shoqëri, individë dhe grupe, të cilët favorizuan

reformat demokratike. Këto u përqendruan rreth medias së pavarur (kryesisht shtypi

dhe radio), OJF dhe universitete.

Diku tjetër në rajon, forcat pro demokracisë ishin shumë më të forta. Bullgaria dhe

Rumania mundën të mbështesnin procesin e demokratizimit, pavarësisht vështirësive

të mëdha ekonomikë.

Në veçanti, pas krizës së Kosovës, shumë nga politikat evropianë për

Ballkanin dhe politika e Ballkanit për Evropën do të vareshin nga zhvillimet politikë

në Jugosllavi, dhe kryesisht dhe nga qëndrimi i Serbisë. Shumë ekspertë i gjykuan

fillimet e viteve 1990 jo në mënyrë realistë.Viti 1989 shënoi një pikë ndarje në histori, 83J. B. Braun Nationalism, Demokracy and Security in the Ballkans. England 1992

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

41

dukë sinjalizuar rënien e Komunizmit. Ballkani ndoshta është prova më kryesorë ku

historia është ende shumëprezent.

Çfarë nuk shkoi mirë mëekonomitë nëEvropën Juglindorë? Sipas studiuesve,

dy shtresa perceptimi shpjegojnë shpërfilljen e çështjeve më të thella të dështimeve të

reformës ekonomikë. Njëra fokusohet në pasojat ë shkrirjes së ish Jugosllavisë përmes

lustrave, e cila prodhoi një ekonomi agonie. Një tjetër shtresë perceptimesh përfshinë

retorikët tek suksesi kryesor për privatizimin, çmimin dhe liberalizimin, si dhe

stabilizimi i makro-ekonomik, si dhe mungesa e ndryshimit të nevojshëm

institucional. Se sa i pabesueshëm mund të jetë stabiliteti, është evident në rastin e

Shqipërisë.

Në fillimet e veta, vendi u etiketua si model i reformave të tregut dhe atyre

demokratike, me inflacion që shkonte në 5% në vit. Shpejt pas kësaj, vendi u zhyt në

një krizë të thellë që u pasua nga kolapsi i skemave piramidale.84 Shqipëria, sërish ka

një përqindje inflacioni të ulët, por askush nuk është mjaftueshëm naiv për të

përsëritur deklaratat e mesit të viteve 1990.

Kështu u nënvlerësua, bërja prapa relativee rajonit, e fiksuar mirë në histori si dobësia

institucionale në vëndet që praktikonin Stalinizmin deri në fund të sistemit komunist

(Rumania dhe Bullgaria), ose deri kur kaosi ra (Shqipëria), me krijimine ekonomikë

informale dhe popullaritetit të krimit të organizuar, përjashtimi social, brishtësia

thuajse që në krijim të sistemeve bankarë, roli i gjeografisë, dhe niveli i ulët i

investimeve të huaja direkete.

Transformimi pas-komunist ka provuar se është një proces më kompleks se

mendohet fillimisht. Kjo përpjeke shqyrton situatën ekonomike në Europën

Juglindorë, duke futur atë në mësimet e tranzicionit. Analiza nuk do të thotë së duhet

të jetë aq ë kompletuar, por do të nënvizojë tiparet që kanë lidhje më transformimin.

Ajo fokusohet në ekzigjencat e përshpejtimit të reformave dhe dhënia e fuqisë për

qytetarët, bashkë me nevojën për të miratuar politika publike për të mirën e

përgjithshme.85

84Aslund A.dhe Sjoberg O. “Privatizimi dhe tranzicioni i Shqiperisë drejt ekonomisësë tregut, në ekonomitë komuniste dhe transformi ekonomijk, Vol. 4, No1, 1992, fq. 135-150 85Daianu D., Një sfidëe dyfishtë për Europën, R. Dobrinsky dhe M. Landesmann (eds), Londër, Edeard Elgar, 1995

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

42

Në Evropën Juglindorë, apo në Ballkanin Perëndimor, sistemet e vjetra

politikestatike, nuk ishin transformuar nga revolucionet popullore si ka ndodhur kudo

në Evropën Qëndrore e Lindore. Vetëm në Slloveni të tilla lëvizje popullore sociale

luajtën një rol në largimin e regjimit të vjetër. Në shumë raste, elita e vjetër vazhdonte

të mbetej në pushtet edhe pas prezantimit të sistemit politik demokratik. Në disa

shtetet të Ballkanit, Partitë Komunistë, ndryshuan emrin në Parti Socialistë në

Bullgari dhe Republikën Federale të Jugosllavisë, Fronti për Shpëtim Kombëtar në

Rumani apo Bashkimi Social Demokrat (ish Republika Jugosllavë e Maqedonisë).

Kudo tjetër partitë opozitarë kundër komuniste erdhën në pushtet. Por këto parti

opozitarë nuk transformuan krijimin statik të qeverisë kombëtare dhe në shumë raste

bashkëzgjodhën anëtarë të ish elitës udhëheqëse. 86

Në përgjithësi, si pasojë në Rajonin e Ballkanit, nuk ndodhi ndonjë transformim

i dukshëm i elitës politikë dhe ekonomike dhe nuk pati një zvogëlim të menjëhershëm

të rolit të shtetit në ekonomi. Këto shoqëri ruajtën shumë nga karakteri i tyre i

mëparshëm i shoqërive statikë, mëgjithë afërsisht 10 vjet të tranzicionit ekonomik dhe

politik. Në këtë pikëpamje shtetet ballkanikë patën ekonomi të mbizotëruara nga

nomenklatura të karakterizuara nga përmbajtje të buxhetit të ulët, subvencion për

industritë deficitarë etj Kjo vendosi shtrëngesa në shpejtësinë e reformave dhe

gjithashtu vullnetin i institucioneve ndërkombëtarë për të ofruar mbështetje për

procesin e tranzicionit ekonomik.87 Trazicioni i ngecur ekonomik u karakterizua nga

situata të vështira në shumë shtete dhe me rritje të ulët në disa të tjera. Një spirale

vizioni e një rritjeje të ulët ekonomike dhe një ulje të kulturës politikë demokratike

përbënte në ato vite, rrezik për ruajtjen e kontrollit në rajon, i cili është parë më shumë

se çdo gjë tjetër si pjesë e krizave dhe kolapseve sociale.Duhet thënë se shkaqet

kryesore e më të rëndësishme të ekzistencës së nacionalizmit në Evropën Qëndrore e

Lindore, janë të natyrës së polikës së brendëshme. Në qoftëse çdo lloj konflikti i

hapur i lidhur ky edhe me diskriminimin e pakicave, mund të shmanget, shkaqet e

brendëshme politike duhet të kufizohen përmes institucioneve dhe standarteve të

86Daianu D., “Vitaliteti ekonomik dhe realizueshmëria: Një sfidë e dyfishtë për sigurinë Europiane, Frankfurt am Main, Peter Lang, 1996 87Faini, R. dhe R. Portes, Tregtia e BE-se me Europën Lindore; Rregullimet dhe Oportunitetet, Londër, Qëndra për

Kërkimet e Politikës Ekonomike, 1995

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

43

pranuara ndërkombëtarë. Gjithësesi nëse masa e inaktivitetit politik do mbahet nën

kontroll, dhe instutucionet demokratike do jenë funksionalë, atëhere rreziqet do jenë

të pakta.

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

44

3 KREU I TRETË

PROBLEMET E TRANZICIONIT POLITIK DHE EKONOMIK SI DHE

NDIKIMI I TYRE NË INTEGRIMIN E VËNDEVE TË E.Q.L.

3.1 Hapja e vendeve në tranzicion drejt BE-së

Bashkimi Evropian është shumë aktiv në ndihmën që i ofron vendeve të Ballkanit

Perëndimor për forcimin e demokracisë dhe të bashkëpunimit të ngushtë, ndërkohë që

nxit një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në këtë rajon. Kjo realizohet duke pasur

parasysh realitetin e një bashkëpunimi të suksesshëm evropian, politik dhe rajonal,

për më shumë se pesëdhjetë vjet.Që nga viti 1990, përpjekjet e BE-së për t'i hapur

gradualisht kufijtë e saj kanë qenë të orientuara drejt një grupi vendesh në tranzicion,

me të cilat ajo ka nënshkruar marrëveshje asocimi.Qëllimi kishte të bënte me

mbështetjen e demokratizimt dhe transformimit ekonomik në Evropen Qëndrore e

Juglindore. Në këtë mënyrë, ndryshimet në hartën gjeopolitike të Europës, kërkonin

zgjerimin e zonaveekonomike drejt Lindjes dhe Jug-Lindjes. Integrimi nuk duhet

keqkuptuar si eleminim i thjeshtë kufijsh, i cili do të bëjë të mundur lëvizjen e lirë

drejt vendeve të Evropës. Integrimi në BE nënkupton, në rradhë të parë, përafrimin

dhe përqafimin e vlerave themelore mbi bazën e të cilave është ndërtuar dhe jeton ky

organizëm i madh ndërshtëtëro: Demokracia, shteti i së drejtës, mbrojtja e të drejtave

të njeriut, mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të pakicave kombëtare88.

Kushtëzimi politik i përdorur tradicionalisht për organizatat ndërkombëtare financiare

u përdorën në vitet ’90 dhe në shekullin e XX edhe nga Bashkimi Evropian. Në

marrëdhënie me vendet e treta BE-ja zbaton metodën e “stic and carrot” (metoda e

shkopit dhe premtimit), si dhe kërkon nëpërmjet kushtëzimit të nxisë qeveritë

shtetërore të përmbushin kërkesat e caktuara89.

88 Daniel Piazolo, The integration Process between Eastern and Western Europe, Heidelberg, f. 5-7 dhe Europian Council, Conclusio0ns of the Presidency, Copenhagen, June 1993. 89 Idem, f.8

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

45

Por, krijimi i një Bashkimi Europian në rritje do të rezultonte një proçes i gjatë. Ka

shumë arsye për ta thënë këtë: 90

E para - Vendet europiane ishin dukeekzaminuar në mënyrë kaotike

mundësinë e liberalizimit të tregtisë me vendet jo-anëtarë të BE-së, duke u lejuar atyre

hyrje në tregun e BE-së, sepseekzistonte besimi se hapja e tregut për produktet e

vendevë të Europës Lindore mund të sjellë ndryshime strukturore për shkak të

kostove më të ulta të punës dhe çmimevë të lëndëve të para në këto vende.

Megjithatë, të tilla bësime nuk mbeshteteshin nga asnjë lloj analizeekonomike. Në të

kundërt, studimet krahasuese për këtë subjekt tregojne se hapja drejt Europës Lindore

nuk krijoi në vetvete probleme për Bashkimin Europian, apo ndonjë prej shteteve të

tij. Rrjedha e shkëmbimit të mallrave ndërmjët tyre konsistoi kryesisht në mallrat që

kërkonin punë intensive dhe vlera eeksporteveeuropiane në vëndet e Lindjes ishtë më

e madhe se sa vlera e importeve nga këto vende. 91

E dyta - Ekzistonin dallime të qarta në cilësinë e mallrave, sjelljes ekonomike

dhe mentalitetit të punës ndërmjet vëndeve të BE-së dheekonomive në tranzicion, të

cilat reflektohen në shkallët e ndryshme të efikasitetit ekonomik. Gjithashtu, duke

qënë të përjashtuar nga konkurenca ndërkombëtare për dekada, ekonomitë dikur të

centralizuara nuk i zhvilluan më tej përparësitë që ofron hapja e ekonomisë. Prandaj,

për ta zvogëluar hapësirën tashmë të krijuar,ndihmësa më e madhe që vëndet

perëndimore mund të siguronin për ekonomitë në tranzicion do të ishte zhvillimi i

konkurencës në baza të barabarta. 92

E treta - Institucionët e tregut ndryshojnë shumë. Disa liberalë konservativë

kishin qenë të mendimit, “që shndërrimet drejt ekonomisë së tregut janë mjeti më i

90 Banka Europiane për Rikonstruksion dhe Zhvillim, raporti i tranzicionit, Londër, 1996.; Csaba, L., Koha për një union më të gjerë, në Financial Times, 9 Maj, 1995 91Daianu D., “Vitaliteti ekonomik dhe realizueshmëria: Një sfidë e dyfishtë për sigurinë Europiane, Frankfurt am Main, Peter Lang, 1996 92Faini, R. dhe R. Portes, Tregtia e BE-se me Europën Lindore; Rregullimet dhe Oportunitetet, Londër, Qëndra për Kërkimet e Politikës Ekonomike, 1995

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

46

mirë kundër krizës ekonomike, që trashëgohet nga komunizmi”93.

Për shembull, në shumicën e vendeve të Ballkanit gjatë procesit të tranzicionit,

ambienti i ri politik nis të kristalizohet, edhe pse ekzistonte një mungësë e madhe

besimi dhe dyshime tek institucionet nga ana e shtresave të gjëra të popullsisë; gjë kjo

që duhej të kapërcehej. Pavarësisht pengesave, në mënyrë që vendet eEvropës

Qëndrore e Lindore të mos mbeten evropianë të "dorës së dytë" për shkak të

efikasitetit të tyre të ulët ekonomik dhe mungesës së përkohshmë të institucioneve,

zgjidhja u gjet, duke ju dhënë hapësirë krijimittë zonave të lira ekonomike në baza

rajonale.94

Përpara se të hedhim një sy në disa tregues ekonomikë të krahasueshëm për vendet e

marra në konsideratë në rajonin e Ballkanit, na duket me vend të theksojme se qëllimi

i këtij relacioni në ketë pjesë të studimit, nuk është vetëm të tregojmë zhvillimin

potencial për shkëmbim ndërmjet vendeve të rajonit, por gjithashtu të theksojmë

ekzistencën e rrethanave që lidhen me një bashkëpunim ekonomik më të ngushtë në të

ardhmen.95Prona përbën bazën, themelin e çdo formacioni ekonomiko-shoqëror. Nuk

ka dhe nuk mund të ketë përvetësim dhe prodhim të një seti rezultatesh, jashtë një

forme konkrete të pronës. Realizimi me sukses i procesit të kalimit nga një ekonomi e

centralizuar në ekonomi tregu, kërkonte pa diskutim, një lloj qasje të pronës shtetërore

dhe zëvendësimin me pronë private në të gjitha format e saj. Nëpërmjet këtij

ndryshimi substancial, realizohet jo vetëm ndryshimi i formës, por edhe

transformimim sistematik i një shoqërie në përgjithësi.

Nga përdorimi i të dhënave makro ekonomike për të krahasuar gjendjen e çdo vendi,

mund të identifikohen një gamë e gjerë çështjesh dhe karakteristikash, të cilat krijojnë

parakushtet për një nivël të lartë shkëmbimi ndërmjet vendeve. Megjithatë, duhet të

shohim me kujdes jo vetëm aspektet tregtare, por gjithashtu edhe diversitetin

strukturor ekonomik që këto vende krijojnë. Kjo është arsyeja që ndryshimet krijojnë

93 L.Lang, Economic Developments and Population Movements in Eastern and Central Europe, paper presented at the International Institute for Strategic Studies, London, Oct.9-11, 1991, f.2. 94Grabe, Heather (2006) The EU’s transformative power: Europeanization through conditionality in Central and EasternEurope. Houndmills, Basingstoke, Hampshire:New York;palgrave Macmillan 95 Grupi inteligjencës Ekonomike(b), Serbia-Raporti i Malit të Zi, 1996, Cereku i pare; Grupi Inteligjencës Ekonomike(a), “Raport Javor”, 1996, 20 Maj

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

47

mundësi integrimi në të ardhmen. Qoftë edhe vetëm të dallohen ndryshimet që

ekzistojnë ndërmjet vëndeve që dëshirojnë të krijojnë zona të lira ekonomike, është

shumë e rëndësishme. Kjo deklaratë mbështetet nga hipoteza se një dallim i madh në

zhvillimin ekonomik të vëndeve të ndryshme përfaqëson një pengesë natyrore në

zhvillimin e tyre rajonal. Ndërkohë që këto vende dëshirojnë të përshpëjtojnë

bashkëpunimin ekonomik, ato duhet të identifikojnë dhe të mundohen t'i eliminojnë

diferencat.

Për të paraqitur një pamje të përgjithshme të vëndeve ballkanike në tranzicion gjatë

vitit 1994, janë përdorur tregues të shumtë që krahasojnë masën e tyre dhe zhvillimin,

sjelljen ekonomike, borxhin e jashtëm dheecurinë e reformës. 96

A. Masa dhe zhvillimi

Pozicioni gjeopolitik dhe pesha ekonomikee vëndeve është matur duke përdorur 4

tregues: territorin, popullsinë, PBB-në dhe PBB-në për fryme.

Të dhënat lidhur me treguesit e përdorur variojnë shumë nga njëra-tjetra. Nuk u

zbulua ndonjë varësi e rëndësishme ndërmjet masës dhe nivelit të zhvillimit

ekonomik. Vëndet më të mëdha të rajonit, Bullgaria dhë Rumania,

jodomosdoshmërisht përkojnë me vëndet më të zhvilluara ekonomikisht që janë:

Kroacia dhe Sllovenia.97

Zona Popullsia PBB (USD) PBB/frymë

(USD)

Shqipëria 28.7 3.2 1,808.2 564.7

Bullgaria 110.9 8.9 100,114.9 1,147.1

Kroacia 56.5 4.8 14,019.3 2,929.8

Maqedonia 25.7 2.1 2,968.1 1,413.4

Rumania 312.7 22.7 29,205.7 1,284.9

Sllovenia 20.2 2.0 13,919.2 6,992.4

Tabela 1, Masa dhe zhvillimi i ekonomise

96Raymond Tauter, John Psarouthaikis Balancing the Balkans. Neë York 1999 97The Economist, 14Qershor, 1995, fq.12.

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

48

B. Performanca ekonomike

Me qëllim që të hedhim një sy në performancën ekonomike të vëndeve të rajonit ne

kemi zgjedhur të krahasojmë disa tregues ekonomike për një vit të vetëm, 1994:

-rritja ePBB-s

-norma e inflacionit

-norma e papunësisë

-balanca e llogarive rrjedhëse/PBBinvestimet/PBB

Ndryshimet e rëndësishme ndërmjet vëndeve u shfaqën sapo filluam të analizojmë të

dhënat. Ka shumë rëndësi të përcaktohet nëse këto ndryshime janë duke u bërë

aktualisht më shumë apo më pak të theksuara. Nga shifrat mësohet se, përveç ish

Republikës Jugosllave të Maqedonisë, e cila vazhdon akoma të ketë norma negative,

disa vënde i kanë rritur në mënyrë të vashdueshme normat positive, ndërkohë që disa

të tjera, si p.sh. Shqipëria dhe Sllovenia kanë norma relativisht të larta. Gjithashtu,

shumica e vëndeve, përveç Rumanisë, e cila akoma vuan nga hiperinflacioni, kanë

nivele mesatare inflacioni dhe papunësie. Në mënyrë të ngjashme, tendenca e

investimeve të brëndshme ka filluar të rritet në pothuaj të gjitha vëndet e rajonit. Duke

analizuar shifrat e sjelljes ekonomike të çdo vëndi, mund të themi se ato nuk kanë

arritur as një balancë të brendshme, as një të jashtme. 98

Rritja e

PBB-së

Norma e

inflacionit

Norma e

papunësisë

Llog.rrjëdh/

PBB

Buxl PB

Shqipëria 9.4 22.6 19.5 -8.1 -13

Bullgaria 1.4 96.2 12.8 1.4 -6.

Kroacia 0.8 97.6 12.8 0.7 1.

Maqedonia -5.7 3.9 19.5 -11.0 -2.

Rumania* 3.5 -136.8 10.9 -1.8 -1.

Sllovenia 5.5 20.0 14.4 3.4 -0.

Tabela 2, Performanca ekonomike

Të dhënat për Rumaninë i referohen vitit 1993. Pozicioni i jashtëm i të gjashta

98The Economist, 22 Tetor, 1994, fq.14.

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

49

vëndeve të Ballkanit është matur nga këto tregues: hapja eekonomisë mungesa e

borxheve investimet e huaja direkte. Kjo analizë tregon variacione të mëdha ndërmjet

vëndeve në shkallën e hapjes së ekonomive, borxhit të jashtëm dhe tërhëqjes së

kapitaleve të huaja. Ish-vëndet e Jugosllavisë janë më të hapura drejt njëra-tjetrës

sepse shkëmbimet e mëparshme të tyre të brendshme automatikisht bëhen shkëmbime

të jashtme me shpalljen e tyre të pavarësisë.Përgjithësisht, të gjitha vëndet e rajonit

kanë përjetuar një rritje në nivelin e hapjes ekonomike, të stimuluar nga politikat

tregtare liberale. Secili nga këto vënde synon të favorizojë integrimin eekonomisë së

tyre kombëtare në tregun ndërkombëtar.

D3D

cumulativë

(million USD)

D3Dnë%për

frymë (USD)

Hapja Bilanci

trëgtar

(million USD)

Shqipëria 130 16 2.5 -459.7

Bullgaria 65 n.a. 1.5 +151.0

Kroacia 202 12 6.9 -968.9

Maqedonia 5 2 13.8 -411.0

Rumania 1,523 14 1.8 -511.8

Sllovenia 355 44 10.5 -147.0

Tabela 3, Pozicioni i jashtëm

D. Ecuria e reformës ekonomike

Një pamjee përgjithshmeeecurisë së reformave në Ballkan të çon në konkluzionin se,

përveç disa dallimeve të vogla, këto vënde ishin pak a shumë në të njëjtën fazë në

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

50

programet e tyre të stabilizimit, privatizimit dhe liberalizimit99.

Sektori

privat %

Sekt. Sekt. Rindërt. Lib. Sist. Pol.

PBB Privat

shkallë

e lartë

Privat

shkallë e

ulët

Ndërm. Çmim. Këmb.

dhe

tregtia

E

konk

Shqipëria 60 2 4 2 3 4 1

Bullgaria 15 2 3 2 3 4 2

Kroacia 45 3 4 2 3 4 1

Maqedonia 40 2 4 2 3 4 1

Rumania 40 2 3 2 3 4 1

Sllovenia 45 3 4 3 3 4

Tabela 4, Ecuria e reformës ekonomike

Duke vlerësuar problemet komplekse politike, fetare, ekonomike dhe shoqërore të

rajonit, ne mund të arrijmë në një përcaktues kryesor që mund të jetë i dobishëm për

kapërcimin e kufizimeve të krijuara nga kufijtë. Kjo është nevoja për t'i dhënë

përparësi zhvillimit ekonomik dhe shkëmbimeve rajonale.100

Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për krijimin e njëekuilibri të brendshëm në çdo

vend, por edhe si një faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit

në rajon.

Integrimi ekonomik në Europë nuk është një proces i lehtë. Për më tepër,

bashkëpunimi ndër-rajonal, si p.sh. në Ballkan, pengohet nga kufizime serioze, për

shkak të dallimeve institucionale, politike dheekonomike ndërmjet vëndeve

individuale. Tradita dhe ngjarjet historikee ndikojnë gjithashtu procesin. Me qëllimin

afatgjatë të pjesëmarrjes në BE, përpjekjet për integrimin rajonal përpiqen t'i zbusin

99Joseph E.Stiglitz, Carl E Walsh: Economics, third edition, New-York - London 2002, fq.822-23 100Y.M.Van Brabant:Remarking Eastern Europe-on the Political Economy of Transition, London 1990, fq.7

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

51

dallimet dhe të krijojnë kushte për rritje të mëtejshmeekonomike në rajon. Megjithatë,

kjo është e lidhur ngushtë me zbatimi e reformaveekonomike në vëndet individuale.

Një krahasim i kryqëzuar i të dhënave tregon se ka potencial për integrim në rajonin e

Ballkanit, pavarësisht pengesave të dukshme. Shqipëria është shumë e interesuar në

integrimin në BE sa më shpejt që të jetë e mundur, megjithëse dihet që kjo kërkon

kohë. Megjithatë, ecuria e procesit të tranzicionit ekonomik mbetet një përparësi në

periudhën afatshkurtër dhe një parakusht i rëndësishëm për çdo lloj përpjekjeje

integruese.

3.2 Rumania dheBullgaria, dy shembuj për t'u analizuar

Rumania

Proçesi i transformimit politik dhe ekonomik që u ndërmorr në Rumani në vitin 1989,

pasqyronte në kontekstin e përgjithëshëm, karakteristikat specifike të vendeve të

Evropës Qëndrore e Lindore, duke pasur një rol të rëndësishëm brenda hapësirës

hegjemoniste sovjetike. Hapja ndaj perëndimit pas vitit 1960, që përbënte njëherazi

dhe momentin e kthesës për Rumaninë, nxorri edhe një herë në pah ekonominë e

shkattëruar dhe izolimin prej Lindjes dhe Perëndimit. Vetëm në Rumani rënia e

rregjimit u krye dhunshëm.Më 3 nëntor 1996, rumunët votuan ndryshimin. Opozita e

mëparshmeerdhi në pushtet për herë të parë në historinë post komuniste të Rumanisë,

duke shënuar kështu një nga surprizat më të mëdha zgjedhore të 1996. Si rezultat i

zgjedhjeve, shpërndarja e vëndeve në parlament ndryshoi, dhe një president i ri Emil

Konstadinesku, i cili përfaqësonte një ndarje të dukshme me të kaluarën , zëvendësoi

në dukje të pamposhturin Ion Iliesku, i cili në kohën, kur kudo në Evropën Lindore,

strukturave komuniste të reformuara iu desh të bëjnë leshime ndaj presionit të

opozitës demokratike, udhëheqja e re rumune me në krye Ilieskun, arriti të mbajë dhe

ruajë pushtetin. Ky i fundit e njohu humbjen e tij dhee bëri të qartë se do të pranonte

vullnetin e populit të shprehur në votime. Kështu që vendi e kaloi testin formal të

demokracisë, dhe mund të themi pati zgjedhje të ndershme dhe ndërrim të paqtë

pushteti. Kjo ishte hera e parë në më shumë së 50 vite që një ndërrim i pastër pushteti

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

52

ndodh në Rumani. Rumania post komuniste ka ofruar cështjë të rëndësishme:

nacionalizmi dhe të drejtat e minoriteteve kanë qënë shumë të dukshme. 101

Në fund të viti 1992, u bë e qartë se pengesa kryesore për konsolidimin e

demokracisë në Rumani ishte ekzistenca eelitave. Ndërsa binin dakord mbi nevojën

për të intensifikuar nevojat, për të promovuar anëtarësimin e Rumanisë në NATO dhe

Bashimin Europian, elitat politike vazhduan të mos binin dakord në cështje si

ndërhyrja e shtetit në ekonomi, pushteti i presidentit, pavarësia e gjyqësorit

decentralizimi politik dhe administrativ, dëmshpërblimi i pasurive të konfiskuara

pronarëve të mëparshëm, privatizimi, dhe kontrolli mbi median elektronike.

Si në vëndet e tjera të Europës Lindore, në Rumani rezultati i shtetit socialist ka qënë

një formë e zvetënuar e kapitalizmit politik, në të cilin menaxherët e sipërmarrjeve

shtetërore krijuan firma private parazite duke përdorur burime shtetërore dhe

influencë personale.Kalimi nga ekonomia e komanduar në atë tregut u krye në kushte

veçanërisht të vështira. Kjo lidhet me strukturat mentale dhe të kushtëzuara

historikisht si dhe me veçantinë e politikës ekonomike rumune të pasluftës.

Masa eekonomisë gri ishtee vështirë të konstatohej, por kishte hipoteza që ajo arrinte

në 40 % të GDP-së, kjo inkurajonte dheevazionin fiskal.

Skemat e dyshimta private të investimeve lulëzuan, dukee pasur kulmin në cështjen e

famshme të Karitasit në vitin 1992-1994 dhe rënia e pak fondeve të investimeve dhe

bankave private ndodhi më 1996-1997102.

Në retrospektivë, mund të argumentohet se politikat ekonomike të këtyre qeverive

shtynë reformat radikale dhe dështuan në eleminimin e çrregullimeve kronike që kanë

pllakosur ekonominë rumune në pak dekada të shkuara. Përvec përmirësimeve të

përkohëshme në klimën makroekonomike të vitit 1994, Rumania dështoi në tërheqjen

e investitorëve të huaj në një shkallë të krahasueshme me fqinjët e saj. Korrupsioni i

tërbuar dhe legjislacioni jo i rregullt dekurajonte investitorët e huaj, ndërsa shpjegon

nivelin e ulët të investimeve të huaja në Rumani, tregun e dytë më të madh në

Europën Lindore. 103

101Enev,Timohir Nedelchev(2001) Catholicism and Eastern Orthodoxy: Cultural influences on transition in central and eastern Europe(Hungary, Poland, Bulgaria, Romania)University of Delaëare, pp.294 102Gross, Peter and Vladimir Tismaneanu(1997) ‘No NATO Shelter for Romania’, Transitions 4(7) December, pp.2

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

53

Problemet e vërteta, me të cilat po konfrontohej shoqëria, si edhe në vende të tjera në

tranzicion, rezultuan si pasojë e njëkohëshmërisë së uljes së të ardhurave reale,

humbjes së sigurisë sociale, të korrupsionit e të kriminalitetit. Megjithatë, duhet të

theksoj se pavarësisht kësaj trysnie, vendosmëria e popullatës çoi në zhvillimin e

mëtejshëm të reformave, në rritjen e përqindjes së votave pro nga 35 përqind në vitin

1991 në 65 përqind në vitin 1992.Për sa i përket zhvillimit të institucioneve të reja

politike, përmendim, duhet përmendur se Rumani disponon një kushtetutë të re, e cila

u përpunua, nga asambleja kushtetuese e vitit 1990, në bashkëpunim me një grup

ekspertësh, dhe të miratuar me referendumin popullor të 1991.

Rumania në ato vite e më pas mund të zhytej lehtësisht në një humnerë korrupsioni,

rrjetë klienteliste dhe varfëri. Mëgjithatë, ia doli të evitonte këtë zgjidhje dhe votoi për

ndryshim me 1996.Faktet janë të njohura. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të

nëntorit të vitit 1996 ndryshuan ndarjen e pushtetit në Rumani. Kushtetuta

demokratike Rumune fitoi 30.17 % të vëndeve në Domën e Deputetëve dhe 30.7 % në

Senat dhe formoi një koalicion të drejtuar nga Bashkimi Demokratik Social dhe

Aleancën Hungareze në Rumani. Për herë të parë në 60 vjet, një ndryshim i paqtë në

qeveri ndodhi në Rumani dhe një president i ri u zgjodh, Emil Constadinesku.

104Pozitive në logjikën e rrugës për një shtet të lirë e demokratik është përfshirja aty e

barazisë te të gjithë qytetarëve, e drejta e lëvizjes së lirë, pluralizmi politik, liria e

shtypit dhe e mendimit, liria e besimit si dhe liria për të demostruar paqësisht.

Fitorja e kushtetutës nuk erdhi e papritur.

Për të qënë të sigurt, shenjat e ndryshimit kanë qënë të dukshmë në zgjedhje lokale të

qershorit të viti 1996 kur Kushtetuta Demokratike Rumune dhe Unioni Demokrat

Social shënuan fitore në qytetet më të rëndësishme të vëndit duke përfshirë edhe

Bukureshtin. Ende, disa besonin në fund të vitit se Rumania do të kishte një parlament

të ri dhe mbi të gjitha një president të ri 105.

Ajo sinjalizoi se zgjedhësit rumunë kanë mësuar nga politikat e dështuara të së

kaluarës dhe ishin të gatshëm t'i jepnin fund një regjimi të korruptuar dhe

103Dan Ionescu., “Betejat e medias rumune për pavarësi”, Tranzicion, 1995, fq.52. 104Guliani Zicardi, Capaldo Democratizzazione all Est e diritto internazionale., Salerno 1997 105Henry F. Carey., “Nga gënjeshtra e madhe në gënjeshtra të vogla”Politikat dhe shoqëritë e Europës Lindore, 10.1.1996, fq.25.

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

54

demokratësh mosdashës.

Temat si reformat ekonomike, inflacioni, papunësia, burokracia, korrupsioni, dhe

asistenca sociale u përvijuan gjërë në mendjen e tyre ndërsa çështjet moralizuese si

gjyqi i komunizmit dështuan për të tërhequr vemëndjen e njerëzve. Një nga studiuesit

eçështjeve ballkanike, Tom Gallagher vuri re se:

Kultura politike rumune kish filluar të rritet më shpejt se steriotipi i Ballkanit i

dominuar nga imazhet e partizanitetit, vlerave kolektive dhe nacionalizmi. Kjo e

fundit duket të këtë qënë një humbje e madhe në zgjedhjet e 1996.

Për ta përmbledhur, rezultati i zgjedhjeve të nëntorit 1996 tregoi se shoqëria

rumune ka pushuar së qëni monolitë, një diversitet pikëpamjesh kanë zëvendësuar

uniformitetin dominues gri që ishtë shenja dhe rregulli i shtetit komunist. Vëzhguesit

perëndimorë duket se e kishin harruar këtë ndryshim të rëndësishëm.

Sjellja elektorale e brezit të ri dhe mbështetja e tyre për koalicionin e ri qeverisës -

vetëm një nga dhjetë studentët votuan për PSDR -kjo tregoi se gjenerata e re paraqiti

një hapje të madhe dhe vullnet për të përqafuar vlerat perëndimore më shumë se

prindërit e tyre, ndërsa ishin më të aftë për të përshtatur me sfidat e ambientit të ri

social dh ekonomik 106. Klasa e re e sipërmarrjeve të mëdha dhe të vogla gjithashtu

votoi për Kushtëtutën Demokratike Rumune dhe Unionin Social Demokrat, ndërsa

banorët e zonave rurale dhe të moshuarit preferuan Ion Ilieskun dhe partinë e tij.

Shtypi i pavarur dhetelevizioni i ri kabllor kontribuan në një masë të madhe për një

propogandë më të mirë të informacionit në të gjithë vëndin duke i dhënë fund

monopolit të keq shtetëror mbi median elektronike që ka ndaluar ish partitë e opozitës

duke mbërritur në popullatën e gjerë . 107

U lançua një fushatë e gjerë publicitare kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

që është një mjet për t'i dhënë fund keqpërdorimit të fondeve publike për pasurim

privat. Një reformë e plotë e sistemit bankar u supozua të asistojë ristrukturimin e

vonuar të ekonomisë. Hapa të rëndësishëm u bënë kundrejt forcimit të pavarësisë të

gjyqësorit.

Më në fund, liderët e rinj të shtetit lançuan një fushatë ndërkombëtare rigoroze për

106J. B. Braun Nationalism, Demokracy and Security in the Ballkans. England 1992 107Tom Gallager, Rumania pas Çausheskut: politikat e intolereancës, Edinburg University Press, 1996, fq.205.

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

55

pranimin e Rumanisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.108

Edhe nëse Rumania nuk ishte e ftuar t'i bashkohej NATO-s në Samitin e Madridit të

korrikut 1997, përpjekjet e saj për riintegrim në botën përendimore u vlerësuan

shumë. Në njërën anë, në vitin 1997 shkalla e inflacionit u rrit me 151,4 për qind(më e

larta në rajon) ndërsa vlera e monedhës kombëtarë (leu) ra më shumë se 50 për qind.

GDP- ja ra ndërkohë që proçesi i privatizimit dhe reforma e sistemit bankar vazhdonte

të mbizotërohej nga burokracia, pulla e kuqe, dhe konfuzioni.109

Ecuria e ulët e reformave ekonomike ka bërë që analistët perëndimorë të ngrenë

çështje të tjera rreth të ardhmes së ekonomisë së Rumanisë. Riorganizimi i qeverisë

tregoi krisje serioze në fuksionimin e koalicionit udhëheqës, duke demostruaredhe një

herë se Rumania kishte nevojë për një stil politik dhe një denacionalizim të politikave

si një mjet për të inkurajuar debatet shtesë në çështje të interësit publik. 110

Bullgaria

Para tranzicionit drejt demokracisë së sotme, bullgarët përjetuan perestroikan. Për më

tepër se dyzet vjet të historisë së saj të pasluftës, Bullgaria mbeti vazhdimisht partneri

më besnik dhe më i qëndrueshëm i BRSS. Pavarësisht përpjekjeve reformatore brenda

partisë apo dhe çdo aksioni tjetër, nuk e sfiduan ndonjëherë seriozisht udhëheqjen e

partisë, për më tepër se katër dekada të sundimit komunist. Rruga e “revolucionit

bullgar” dhe procesi i tranzicionit, pasqyruan premisat fillestare, ku mund të themi se

rënia e udhëheqjes komuniste nuk erdhi si përfundim i atij procesi gradual, të gjatë e

demokratizues, sikurse ndodhi në Poloni dhe Hungari, por ndryshimi i sistemit nisi

me tepër si një ndryshim elitar brenda përbrenda Partisë Komuniste, e cial mori nxitje

nga shpresa për të drejtuar me anë të një revolucioni nga lart, demokratizimin e

pashmanshëm të vendit.

108J. B. Braun Nationalism, Demokracy and Security in the Ballkans. England 1992 ;Jan zielonka(ed), Democratic consolidation in Eastern Europe. Vol. 1 Institucioanl Engineering. Oxford; neë York; Oxford University Press, pp.47 109Karen Dawisha dhe Bruce Parrot, Politikat, Pushteti dhe Lufta për demokraci në Europën JL, Cambridge: Cambidge University Press, 1997, fq. 6-355; Shiko:Mary Kaldor dhe Ivan Vejvoda, “Demokratizimi në Vendet e EQ dhe EL” Janar 1997, fq.59-82 110Stefano Bianchini, Milica Uvalic: The Balkans and the challenge of economic integration., Italy 1997; Tomas Carrothers, Duke vlerësuar ndihmën e demokracisë, Rasti i Rumanisë, Neë York: Fondacioni Mc Arthur

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

56

Natyrisht edhe në Bullgari u shfaqën ndryshime të të menduarit të individëve dhe një

distancim ndërmjet partisë dhe inteligjencës, ndoshta në rritje në fundin e periudhës së

Zhivkovit111. Ky i fundit, për shumë motive, u godit nga një grup i vogël

bashkëpunëtorësh, të cilët shfrytëzuan një moment të rëndësishëm të presionit

reformator që vibnte nga Moska dhe proçeset demokratike në vendet e Evropës

Qëndrore e Lindore. Deri në mes të viteve 1990, bullgarët ishin të zënë me ndërtimin

e socializmit të zhvilluar të Brezhnjevit, si një fazë e mesme tranzicioni ndërmjet

socializimit dhe komunizmit, dhe pararendëse e asaj çka ishin të mbyllur "në një

periudhë tranzicioni ndërmjet kapitalizmit dhe socializmit. Socializmi sigurisht ishte

vetëm faza e parë tranzitore drejt komunizmit të plotë. Shkurt, që prej 1944 bullgarët

ishin gjithnjë në periudhë tranzitore112. Pas rrëzimit të Zhikovit në nëntor të vitit 1989

përshtypja edhe në Bullgari dhe jashtë, ishte se Bullgaria po lëvizte larg në të njëjtin

drejtim, si pjesa e mbetur e ish satelitëve sovjetikë në Evropë, drejt politikave shumë

partiake, zgjedhjeve të lira, liberalizmit ekonomik, privatizimit, shoqëruar me disa

zhgënjime në krahasim me vëndet e Evropës Qëndrore. Në të njëjtën kohë kishte dhe

disa veçanësi: një goditje e befasishme pallati më shumë se një demostratë popullore,

shënoi fillimin e tranzicionit në Bullgari, dhe e riquajtura Partia Komuniste fitoi

zgjedhjet e para shumë partiake. Në fund të viti 1994113 Bullgaria kishtepërjetuartre

zgjedhje parlamentare dhe një palë zgjedhje presidenciale, nga të cilat vetëm zgjedhjet

e para presidenciale në 1990 mund të përshkruhen në mënyrë jo ekuivoke si të lira

dhe të ndershme. Pati disa transferimë të paqta të pushtetit ndërmjet qeverive të

orientimeve politike shumë të ndryshme dhe Bullgaria u bë e para nga ish vëndet

satelitë që miratoi një kushtëtutë të re jokomuniste në qershor 1991. Në mës të 1990

qeveria kushtetuese në Bullgari dukej stabël, e vendosur dhe e sigurt, dhe vendi kishte

një sistem funksional dypartiak.114

Zgjedhjet e tetorit të vitit 1991 e rrjeshtuan Bullgarinë në “mainstream” të zhvillimeve

në Evropën Lindore. Ndryshimi më i madh ishte që raporti politik i forcave ndërmjet

komunistëve të dikurshëm dhe opozitës në Bullgari, mbeti edhe më tej jashtëzakonisht

111 J.F.Brown, Surge to Freedom. The end of communist rule in eastern Europe,Durham, London 1991, fq.182 112 Ganev, Venelin I.(1997)”Bulgaria” s’Symphony of Hope, Journal of Democracy 8(4), pp.125-139 113 Sqarim: Pas zgjedhjeve të qershorit 1990 dhe tetorit 1991, zgjedhjet e tjera u mbajtën me 18 dhjetor 1994 114Giatzidis, Emil (2002) An Introduction to post-Communist Bulgaria. Political, economic and social transformation. Manchester amd Neë York: Manchester University Press.

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

57

i paqëndrueshëm. Në Ballkanin e shqetësuar të vitit 1992, Bullgaria u duk sikur po

zhvillohej si pol i qetë i një shteti reformator. Problemi kryesor i tranzicionit bullgar

përtë mos gjetur kurrë në fazën e konfrontimit antitotalitar periudha më të gjata

qetësie në politikë, do të vazhdojë të ekzistojë edhe pas zgjedhjeve.Ende në gjysmën e

dytë të vitit 1996 demokracia në dukje e suksesshme e Bullgarisë në fakt ishte e

sforcuar. Që prej 1991 inflacioni ishte në rritje, si rrjedhojë kjo rriti pakënaqësinë. Në

fund të viti 1996 media bullgare jo qeveritare do të përshkruante në mënyrë rutinë

vendin " Tranzicioni i parë i dështuar". Perceptimet se vendi kishte nevojë për një

"ripërsëritje të 1989, për ta vendosur në rrugën e reformave,çuan së pari drejt

grumbullimit masiv popullor të janarit 1997 dhe më pas në dorëheqjen vullnetare nga

pushteti i Partisë Socialiste të Bullgarisë, më 4 Shkurt të të njëjtit vit.

Në tiparët e jashtme të saj çfarë ndodhi në Bullgari në fillim të viteve 1997 dukej si

një ripërsëritje e asaj që ndodhi në 1989 në Evropën Qëndrore. Kolapsi ekonomik në

Bullgari ishtë i rreptë, i ngjashëm me atë në Poloni. 115

Për ta përmbledhur, "1997-ta" në Bullgari ishtë më afër në format e saj të

jashtme me "1989-ën" në Evropën Qëndrore sesa eksperienca evitit 1989në Bullgari.

Ende ky revolucion i vonuar ndodhi në një vënd që vetëm gjashtë muaj më parë mund

të përshkruhej si një demokraci kushtetuese stabël. Parlamenti, i cili pranoi të

shpërndahej në shkurt të vitit 1977, u zgjodh nëzgjedhje shumë partiake të ndershme

dhe të lira vetëm dy vite para kësaj: për më tepër vendi kishte media pluraliste,

zgjedhje që prej 1990 dhe një kushtetutë jo komuniste që prej 1991.116

Fakti që një revolucion përsëritës i viti 1989 përfshiu një vend që dukej kaq i

avancuar në pikat e dëmokracisë së paku arriti nga dy përfundime: së pari se diçka

mundtë këtë shkuar tmerrësisht keq ndërmjet 1989 dhe 1997 në Bullgari dhe së dyti

për aq kohë sa demokracia është e rrezikuar, kjo përiudhë nuk ishtë krejtësisht humbje

kohe.Ndërmjet 1989 dhe 1997 Partia Komuniste Bullgare e kthyer në Partia Socialiste

Bullgare që prej 1990, luajti një rol deçisiv në tranzicionin bullgar drejt demokracisë.

Pas shkurtit 1997 Bullgaria hyri në një tranzicion të dytë, i cili ngjan me tranzicionet

115 Haerpfer, Christian E.(2002) Democracy and anlargement in post-communist Europe 116Ganev, Venelin I.(1997)”Bulgaria” s’Symphony of Hope, Journal of Democracy 8(4), pp.125-139; Giatzidis, Emil (2002) An Introduction to post-Communist Bulgaria. Manchester University Press.

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

58

pas 1989 në Evropën Qëndrore, së paku në një rol shumë të vogël të luajtur nga e

ashtu quajtura, por shume e pakonstruktuar partia komuniste.

Faktorët kryesorë formuan politikat e PKB para 1989; një traditë me rrënjë

elitariste dhe traditë " majtiste" , perëndizimi gradual i shoqërisë bullgare nën

Zhukovion dhe impakti i politikave të Gorbacovit në Glasnost dhe Perestroika. 117

Për ta përmbledhur, pasojë kryesore edyzet viteve dominim të padiskutueshëm të

partisë komuniste Bullgare në shoqërinë bullgare ndërmjet kompletimit të

kolektivizimit të dhunshëm të fshatarësisë më 1950 dhe fillimit të emërtimit të

dhunshëm të turqëve etnikë, në mes të 1980 ishte se në fillim të tranzicionit Partia

Komunistë Bullgare ishte virtualisht e padiskutuar nga forcat opozitare pro

demokratike.Disa nga elementet kyçe të sistemit politik të ri demokratik manifestuan

vetëveten shumë shpejt në nëntor 1989. Kështu që tipari përcaktues i jetës politike që

prej bisedimeve të tryezës së rrumbullakët të 1990, mund të përshkruhen si një sistem

dy partiak, në të cilin njëra nga partitë së fundmi dukej të dominonte sistemin.

Zgjedhjet e para shumëpartiake në Bullgari që prej viti 1931 u mbajtën në dy raunde

më 10 dhe 17 qershor 1990. Me 47.15%të votavë PSB fitoi 52.75 % të vendevë në

Asamblenë e Madhe Kombëtare që i ishte besuar angazhimi për përgatitjen e

kushtetutës së re dhe UFD ishtë i dyti me 36% të vëndeve. Këto zgjedhje ishin më të

rëndësishmet në përcaktimin e formës të kushtetutës së parë jokomuniste bullgare. 118

Ndikimi i kushtetutës së re në sistëmin politik ishtë të kufizonte pushtetet e

presidentit, për të mbajtur qeverinë të dobët dhe për të forcuar gjyqësorin dhe

Gjykatën Kushtetuese. Përvec ndikimit të saj në sistemin politik, Kushtetuta e vitit

1991, mbajti një rol kryesor për shtetin në ekonomi dhe shoqërinë në përgjithësi.

Në fund të viti 1996 Bullgaria ishte duke rrëshqitur në kaos dhe krizat ekonomike u

bënë të dukshmë që të kujtojnë vitin 1990.119

Në prill të viti 1997 në zgjedhjet parlamentare UFD fitoi pothuajse të njëjtën pjesë

117J. B. Braun Nationalism, Demokracy and Security in the Ballkans. England 1992 118Ganev, Venelin I.(1997)”Bulgaria” s’Symphony of Hope, Journal of Democracy 8(4), pp.125-139; Giatzidis, Emil (2002) An Introduction to post-Communist Bulgaria. Political, economic and social transformation. Manchester amd New York: Manchester University Press. 119Joeder, Philip G. (2001) ‘The Rejection of Authoritarianism” in Richard D. Anderson, M,Steven Fish, Stephen E.Hanson and Philip G. Roeder (ed)

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

59

votash dhe vënde siç bëri PSB në zgjedhjete para shumëpartiake në qershor të viti

1990. Shtatë vite më vonë rolet e dy partive u ndryshuan krejtësisht: dukej se nëse

këtë kohë ishte UFD që ishte destinuar të bëhej "partia natyrale e qeverisë" për vitet

në vazhdim. Shpresa e miliona bullgarëve, të cilët votuan për UFD në vitin 1996 dhe

1997 ishte se kjo parti më në fund drejtoi Bullgarinë jashtë varfërisë së viteve të para

postkomuniste dhe shtyu atë në erën modernë. 120

Ndërmjet 1989 dhe 1997 industria nuk ishte as e ristrukturuar dhe as e privatizuar.

Trashëgimia para 1989 ka qënë përkëqësuar në së paku dy mënyra.Dhe të gjitha

reformat ekonomike vendimtare të periudhës pas 1989 në Bullgari ishin të

implementuara pa ndryshim nën presion nga FMN dhe Banka Botërorë dhe asnjëherë

nga zgjedhja e vetë Bullgarisë.

Stabiliteti i çdo qeverie në Bullgari ishte në mënyrë vendimtare e varur në

gadishmërinë për financim të jashtëm.121Në mes të 1997 Bullgaria tashmë kishte

kaluar tre zgjedhje parlamentare dhe dy presidenciale që ishin në mënyrë të

padiskutueshme të rregullta dhe të ndershme; Bullgaria gjithashtu ka jetuar 6 kalime

të paqta pushteti ndërmjet qeverive të orinetimeve të ndryshmë politikë, në vitet

1990,1991,1992,1994,1995dhe 1997. Megjithatë duke u fokusuar vetem tek zgjedhjet,

kjo eshte vetëm një pjesë e vogël e historisë. Faktori më specifik në Bullgari është

ndryshimi i madh i regjimit pa zgjedhje dhe në konflite direkte me zgjedhjet e fundit,

si rezultat ose i një rigrupimi parlamentar si në 1992 si presion i rrugës i organizuar

nga një parti si në 1990 dhe 1997.

Në të gjitha këto raste ne kemi pakënaqësi publike të kombinuara me pazarllëkun

e elitës që çojnë në ndryshim, se sa vullneti i njerëzve, i shprehur me zgjedhje të

lira.Bullgaria pas 1997 ka lëvizur në mënyrë deçizive larg dominimit komunist në

shoqëri.

Ky model demokratik bullgar aspiron drejt, dhe i korrespondon në disa mënyra,

modelit liberal perëndimor.

120John D. Bell “Demokratizimi dhe pjesëmarrja politike në Bullgarinë post-komuniste” Cambridge University Press, fq 90, 366-367

121Jan Zielonka(ed), Democratic vConsolidation in Eastern Europe. Vol. 1 Institucional Engineering. Oxford; New- York: Oxford University Press, pp. 25-47

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

60

4 KREUKATËRT

TENDENCAT SOCIO-EKONOMIKE NË EVROPEN QENDRORE DHE

LINDORE, PAS TRANZICIONIT POLITIK

4.1 Sfidat e periudhës post komuniste dhe fillimi i programit të reformave në

Evropën Qendrore –Lindore: Rasti Shqipëri

Sfida e madhe e tranzicionit ishtë kalimi nga faza e një ekonomie tërësisht të

paralizuar dhe të bazuar në ndihmat ushqimore dhe emergjente, tek programimi dhe

zbatimi i reformave konkrete dhe komplekse, tek politikat e zhvillimit që do të

transformonin rrënjësisht marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore mes njerëzve,

mentalitetin e tyre, isntitucionet, legjislacionin dhe modelin qeverisës, për të bërë të

mundur hapjen ndaj botës, zhvillimin e rritjen ekonomike të qëndruëshme e të

ekuilibruar të ekonomisë si dhe reduktimin e varfërisë në bazë të një strategjie

kombëtare. Në këto rrethana, është e nevojshme që efektshmëria e një institucioni

demokratik të veçantë të shihet nën dritën e rrethanave të secilit vend dhe e njëjta gjë

duhet të bëhet me parimet demokratike, ashtu siç është vepruar edhe në botën

perëndimore. Gjithashtu, duhet të theksohet se, qëkur këto vende u janë nënshtruar

transformimeve politike, ekonomike dhe shoqërore historikisht ekziston një

shumëllojshmëri edhe më e madhe e sistemeve politikë, e shoqëruar me funksionimin

e ekonomive të tregut. Nga kjo arrihet në përfundimin që sot kemi shumë ekonomi

kapitaliste të cilat funksionojnë edhe pa sistemet politike demokratike liberale, ku si

model përmendim Kinën, pavarësisht parakushtit se të gjitha demokracitë liberale

kanë një bazament ekonomik kapitalist. Edhe pse është vërtetuar historikisht që

ekonomitë e tregut janë një parakusht i nevojshëm për zhvillimin politik liberal, ato

janë larg të qenit të mjaftueshme për të përgatitur kushtet për demokraci.

Ky fakt ka një rëndësi të veçantë, përderisa orvatja për të ndërtuar demokracinë dhe

kapitalizmin anekënd Evropës ish-komuniste është historikisht e paprecedent, dhe në

të njëjtën kohë e mbushur me dilema që nuk mund t’i përmbledhë dot ideja e një

“tranzicioni demokratik-kapitalist”.

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

61

Vjen një çast në zhvillimin e shoqërisë demokratike pluraliste, kur si forcë lëvizjeje

kryesore nuk është edhe aq konfliktualiteti sesa gjetja e një “gjuhe” të përbashkët

midis grupeve sociale dhe partive politike. Liria duhet të ketë hapësirat e veta dhe

demokracia të ketë vlera reale jashtë kësaj paradigme, pluralizmi politik mund të

shndërrohet në të kundërtën e vet dhe të gjenerojë një gjëndje kolapsi e përhershme.

Evitimi i një sfide të tillë meriton të klasifikohet si sfida më e madhe e një sistemi

politik shumëpartiak. Atëherë, çfarë duhet bërë që një sistem i tillë partiak të arrijë

nivele bashkëkohore emancipimi, pjekurie dhe zhvillimi? Cila duhet të jetë ecuria e

pluri partitizmit dhe demokracisë së negociuar në Shqipëri? Pikërisht, në funksion të

kësaj sfide, tranzicioni e vuri shoqërinë shqiptare përballë detyrave për të ndërmarrë

një sërë reformash politike, shoqërore, ekonomike dhë institucionale.122

Ecuria e ekonomisë shqipëtare gjatë periudhës së tranzicionit ka qënë një surprizë,

duke filluar nga një bazë shumë e ulët në vitet 1991–1992. Pasojat e ndryshimit të

politikave qeverisëse u shoqëruan me rënie të ekonomisë, çrregullsi sociale dhe

emigracion të përhapur, dhe duke hyrë më pas në rrugën e rritjes së lartë të PBB-së

dhe rënien e inflacionit, të lidhura këto me lëvizjet e para drejt reformave serioze për

tregun.

Kontrolli i normave të interesit ishte një pjesë erëndësishme e politikës së stabilizimit

të Shqipërisë.Në fillimet e tranzicionit, ekonomia shqiptare përjetoi një krizë të

skajshme, të shprehur me një rënie të theksuar të prodhimit, si pasojë e mbylljes

masivë të ndërmarrjeve joefektivë shtetërore dhe shkatërrimit të prodhimit bujqësor

që gjeti shprehjen e vet në rënien e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në nivele

negative deri në vitin 1993 dhe rritjes në përmasa të larta të normës së inflacionit.

Fillimi i zbatimit të një programi reformash në parim me orientimet për kalimin në

ekonominë e tregut të lirë, libralizimin e çmimeve dhe tregjeve, privatizimin e

reformimin e sistemit bankar dhe heqjen e monopolëvë shtetërore të tregtisë së

jashtme dha rezultatet e para në stabilizimin makroekonomik të vendit, çka u vlerësua

edhe nga institucionet ndërkombëtarë.

Kështu, Shqipëria u cilësua si një vend i guximshëm në ndërmarrjen e reformave,

122Aslund A. dhe Sjoberg O. “Privatizimi dhe tranzicioni i Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut”, në ekonomitë komuniste dhe transformimi ekonomik , Vol.4, No.1, 1992, fq. 135-150

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

62

ndërkohë që shumë vende të tjera ish-komuniste, për një varg faktorësh, u treguan disi

më konservatorë kundrejt zbatimit të shpejtë të reformave. Për rrjedhojë të

këtyrereformave, Shqipëria pati arritje në disa tregues të rëndësishëm deri nga vitet

1995-1996. Por ndryshe nga këto vende, Shqipëria, pesëvjeçarin e parë të tranzicionit

e mbylli me krizën e vitit 1997, që tronditi rëndëjo vetëm të gjitha këto arritje

ekonomike, por edhe ato politike, demokratike, institucionale, sociale etj. 123

Si rezultat i masave që u morën për stabilizimin makro-ekonomik dhe i reformave

strukturore, Shqipëria, në përiudhën 93-95-96 arriti të sigurojë një ecuri të

qëndrueshme të treguesve makroekonomikë, me një rritje mesatare vjetore ekonomike

prej rreth 9 % në vit dhe me 7.7 % në periudhën 1998-2000, të shoqëruar me një ulje

të inflacionit nga 36 % që ishtë në vitin '92, në 4.2 % në vitin 2000. Përveç sfidave

makroekonomike, flukset e kapitalit dhe rritja e shpejtë e kredive sjellin një seri

rreziqesh për stabilitetin financiar. Në Shqipëri, ashtu si dhe pothuajse në të gjitha

vendet e Evropës Juglindore, ka patur një nivel të ulët të ndërmjetësimit financiar,

duke bërë që të dallohen të paktën tre lloje reziqesh. Së pari, kemi të bëjmë me faktin

se një pjesë e madhe e kredisë ka financuar më shumë konsumin sesa investimin, gjë

që shkakton rrezikun e mbihuamarrjes nga ana e individeve që kanë pak përvojë në

administrimin e borxhit të tyre. Së dyti, rritja e kredive të reja sjell standarte të ulëta

verifikimi, duke e drejtuar huadhënien ndaj atyre klientëve që jane më pak të

besueshëm për kredi. Së treti, shumica e huave ne valutë tregojnë për rrezikun e rritjes

së mospërputhjeve të mëdha tek vlerat e monedhave në sektorin jofinanciar privat.

Analiza më e gjerë dhe më e saktë e ecurisë makroekonomike në Shqipëri mund të

bëhet duke e ndarë tranzicionin në tre periudha kryesorë:

Fillimi i periudhës së tranzicionit, u karakterizua nga një rënie e madhe e PBB-së nga

thellimi i dëficitit buxhetor dhe inflacioni i lartë, përkeqësim i llogarisë korente dhe

tensione të larta sociale, që u shoqëruan edhe me shkatërrime të kapaciteteve

prodhuesë.

Viti 1991 dhe muajt e parë të vitit 1992 mbajnë vulën e nisjes së reformave që lidhen

me liberalizimin e tregtisë dhe të sistemit të këmbimit (liberalizuan eksport-importet

123Pashko G., “Ekonomia shqiptare në fillimin e viteve 90” në Stojberg and Ëyczan Ekonomic changes in Balkan States, Neë York, ST, Martins Press, 1991, fq. 128-147

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

63

duke hequr gradualisht monopolin mbi tregtinë e jashtme dhe tregtia filloi të bëhet me

monedha të konvertueshme.

Në mesin e viteve '92 e më pas, filluan të ndërmerren reformat e para stabilizuese

dhestrukturore që kishin të bënin me liberalizimin e çmimeve, me privatizimin e

dyqaneve të vogla dhe shërbimet tregtare me privatizimin e banesave, me

shpërndarjen e tokës bujqësore duke ja dhënë në pronësi popullsisë që banonte në

fshat, me uljen e deficitit buxhetor, me heqjen e subvencioneve, me heqjen e

monopolit shtetëror mbi tregtinë e jashtme dhe me masat për konvertibilitetin e

brendshëm të monedhës kombëtarë që çuan në një inflacion të lartë të çmimeve të

mallrave dhe shërbimeve, të vet monedhës duke reduktuar ndjeshëm kursimet e

popullsisë, të vendosura sidomos në Bankën e Kursimit.Pas vitit 1993, zbatimi i

këtyre masave, në përiudhën deri në gjashtë mujorin e parë 1996, sollën një rritje të

ndjeshme ekonomike prej rreth 9% mesatarisht në vit, një rënie të inflacionit në një

nivel mesatar prej 17,5% dhe një përmirësim të deficitit buxhetor.124 Kjo ecuri e mirë

ishte pasojë e politikave të shtrënguara monetare dhe fiskale, të cilat kompensuan

presionin inflacionist të liberalizimit të çmimeve dhe të privatizimit të tokës në

bujqësi, duke jua ndarë atë fshatarëve, e politikave të ndjekura për tregtinë me

shumicë dhe pakicë, për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla si dhe për përmirësimin e

disiplinës financiare e buxhetore dhe atë të ndërmarrjeve shtetërore, veprimtaria e të

cilavë gjallëroi në atë periudhë rritjën ekonomike.

Momentet më kryesore të arritjeve të shënuara gjatë kësaj periudhe në kryerjen e

reformave, mund të konsiderohen: 125

* Heqja e monopolit të trëgtisë së jashtme në vitin 1991 (libëralizimi i tregtisë

dhe i sistemit të këmbimit).

* Në vitin 1994 u hoqën subvencionet dhe kontrolli mbi shumicën e çmimeve të

produkteve (për bukën kjo u bë në vitin 1996)

* U miratua një ligj liberal për investimet e huaja dhe që nga Korriku i vitit 1996

sipërmarrësit e huaj ishin të lirë të blenin tokë.

124Sandstorm P. dhe Sjoberg O., “Performanca e ekonomisë shqiptare: stanjacioni në vitet 1980” e gjen në Studimet Sovjetike, Vol. 43, No. 5, 1991, fq. 931-947

125Schnytzer A., Ekonomia Staliniste në Praktikë. Rasti i Shqipërisë, Oxford, Oxford University Press,

1987

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

64

* Shtëpitë u privatizuan dhe mund të shiteshin e të bliheshin (duke krijuar tregun

imobilar) që pas korrikut të vitit 1995.

* U hoq kontrolli mbi pagat në ndërmarrjet private të krijuara rishtazi apo nga

procesi i privatizimit.

* U lejua këmbimi valutor (leku këmbehej lirisht në tregun privat me monedhat

e tjera të huaja).

* U lejuan, u nxitën dhe lulëzuan institucione financiare (skema piramidale) të

paliçencuara.

B. Privatizimi

* Miratimi i LigjitNr. 7512 dt.10.08.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e

pronës private, të nismës së lirë dhe veprimtarive private të pavarura".

* Transferimi i pronës së dyqaneve të vogla dhe njësive të shërbimit tek

punonjësit e tyre në Mars 1991, privatizimi i tokës në vitet 1991-1993 dhe privatizimi

i banesavë në vitin 1993.

* Privatizimi i mëtëjshëm në këtë periudhë nuk ka qënë aq i lehtë, për shkak të

mungesës së blerësve me reputacion vëndas, shitjet nëpërmjet tenderavë demonstruan

prirje favorizimi (komisionet e privatizimit u politizuan në mënyrë të tejskajshme)

dhe letrat me vlerë të shpërndara filluan të zhvleftësohen me shpejtësi.

* Sektorët strategjikë janë ende në duart e shtetit dhe proçesi i privatizimit të

tyre është ende në fillimet e veta.

C. Stabilizimi

* Zhvlerësimi drastik i lekut në qershor 1992, transaksionet kapitale, teknikisht

ishin objekt ikontrollit të këmbimeve, në praktikë u hoq dorë nga kontrolli i

këmbimeve valutore. Tregëtimi imonedhave bëhej hapur në rrugë, pranë ndërtesës së

Bankës së Shqipërisë.

* Një sistëm i ri sigurimesh në vitin 1992 dhe një mekanizëm i përfitimit për

papunësi,asistencë sociale për mbrojtjen e familjëve në nevojë, trajtimin e popullsisë

qytetare dhe fshatare. Por, kontributet e sigurimeve shoqërore ishin larg pagesave të

nevojshme për të siguruar të paktënminimumin jetik të pensionistëve.

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

65

D. Zhvillimi institucional

* "Makineria"institucionale, sociale shqiptare ishte e papërgatitur për

transformimet.Shqipëria nuk realizonte drejt rregullat e një shoqërie të hapur e të

qeverisur nga ligji, duke ndjekur rregullat e politikës demokratike.

E. Pasojat

* Emigrimi masiv në Greqi, Itali si dhe vënde të tjera perëndimore, çka zbuti

papunësinë dhe siguroi një fluks financiar të konsiderueshëm për konsum dhe

investime në vend, dhe shërbeu si një valvul sigurimi social dhe burim i

konsiderueshëm financiar, njohurish dhe eksperiencash perëndimore.

* Megjithëse të pa rregjistruara, por të pranuara nga të gjithë, u rritën mjaft të

ardhurat nga "fusha pjellorë" të ekonomisë informale, kontrabandës tranzituese ilegale

tregtarë, lëvizja e naftës, armëve, drogës dhe trafikut të qënieve njerëzore.

* Tregu i gjërë i parregulluar financiar, interesa jashtëzakonisht të larta që

paguheshin dhe tentativa e disa bankave të huaja private për të hapur agjencitë e tyre

në vëndin tonë.

G. Kolapsi i firmave piramidale

* Pavarësisht nga sa më lart, që nga gjashtë-mujori i dytë i vitit 1996,

politikatmakroekonomike filluan të kenë një përkeqësim kryesisht si pasojë e

tatëpjetës së firmave që veproninnë skemat piramidale, që çuan në krizën e rëndë

politike, ekonomikee shoqërore të vitit 1997.

Përrrjedhojë:

* Vendosja e gjëndjes së anarkisë dhe ndërprerja e mjaft transaksionevë të

tregtisë së jashtme, mbetja pa punë e shumë njerëzve, pakësimi i të ardhurave

buxhetore, tronditën stabilitetin makro ekonomik duke e çuar vëndin në një kolaps të

plotë.

* Pati një dëm real që erdhi jo vetëm nga kolapsi financiar, por edhe nga reagimi

popullor ndajtij.

* U shkatërruan mjaft prona dhe kapacitete prodhuese të shtetit dhe firmave

"piramidale".

* Në mënyrë masive dhe të menjëhershme, popullsia u rikthye në gjëndjen e

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

66

varfërisë së skajshme, duke humbur tërësisht çdo kursim të mëparshëm.

4.2 Rindërtimi ekonomik dhe politika monetare si pasojë e bashkëpunimit

rajonal BOSNJË-HERCEGOVINA

Në verën e vitit 1991 kur u shpërbë Jugosllavia dhe kur antagonizmi ndërmjet serbëve

dhe kroatëve u shndërrua në një luftë të përgjithëshmne, shumë vëzhgues shprehën

frikën,se edhe Bosnjë-Hercegovina do të pësonte të njëjtin fat. Karakteri i saj

shumëkombësh dhe shumë konfensional, e bënte këtë republikë një “Jugosllavi në

miniaturë”.Nëveçanti për Bosnjën dhe Hercegovinën, lufta ka patur konseguenca

shkatërruese, sic illustrohet në studimin e Zarco Papic. Papic jep disa hamendime për

sa i përket numrit të jetëve të humbura, refugjatëve dhe njerëzve të cilët kanë lëvizur

nga njëri vënd në tjetrin, dhe gjithashtu shikon shpenzimet ekonomike të luftës për

Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe për Kroacinë dhe ish-Jugosllavinë. Sipas autorit,

programi i rindërtimit ekonomik i formuluar nga Banka Botërore, Komisioni

Evropian dhe EBRD, i ka themelet në nënvlerësimin e netos të shpenzimeve të

përgjithshme të rindërtimit, të cilat sipas llogarive të ndryshme janë ndoshta po aq të

mëdha sa 115 billion USD.

Për më tëpër, megjithesë objektivat kryesorë janë formuluar në mënyrë korrekte, sipas

Papic programi neglizhon faktin që rindërtimi ekonomik i Bosnjës-Hercegovinës nuk

mund të trajtohet i pavarur nga bashkëpunimi rajonol dhë rindërtimi ekonomik i të

gjitha vëndeve fqinjë. Në fazën e parë të proçesit të reformës shtetit të Bosnjë-

Hercegovines i duhej të siguronte mbështetje të qëndrueshmërisë ekonomike. Në këtë

vënd e vecanta është se kuadri i politikës monetare është përcaktuar si Marrëveshja

për Currency Board, sipas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit për Bosnje-

Hercegovinën në vitin 1995. Kuadri institucional dhe ligjor i këtij sistemi monetar

është përcaktuar sipas ligjit për “Bankën Qëndrore të Bosnje-Hercegovinës” dhe

përfshin një kuadër ligjor i cili është zbatuar tërësisht hap pas hapi, gjë që ka çuar disi

këtë shtet në stabilitetin financiar dhe ekonomik. Marrëveshja e mësipërme

parashikon së pari, mbulimin e plotë të detyrimeve monetare të Bankës Qëndrore të

Bosnje-Hercegovinës nëpërmjet rezervës së huaj valutore, dhe së dyti nëpërmjet një

kursi këmbimi fiks në lidhje me monedhën e fiksuar. Pavarësisht këtyre masave mund

të themi se edhe pse Bosnje-Hercegovina është një vend i vogël ka patur nevoja të

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

67

jashtëzakonshme për zhvillim me qëllim përmirësimin e standarteve të jetesës edhe

pse ekonomia e saj është zhvilluar në një mjedis të ndjeshëm rreziku politik dhe

biznesi për investime.Qëndrueshmëria e monedhës vendase dhe transparenca e

politikës monetare brenda Currency Board kanë ndikuar zhvillimin e sektorit bankar

dhe kthimin e besimit tek bankat. Banka Qëndrore ka luajtur një rol të rëndësishëm në

sektorin financiar, ku me politikat e saj monetare ka sjell përfitime ekonomike dhe

sociale të vërteta për qytetarët, por më e rëndësishmja është arritja e qëndrueshmërisë

finaciare me anë të zbatimit të vazhdueshëm të politikës monetare.

Një analizë komplimentuese e situatës në Bosnjë-Hercegovinë ofrohet nga Vesna

Bojiçic, megjithëse shikohet në një kënd vështrim të gjërë. Vështirësitë negativë për

ekonominë Boshnjake të modelit të zhvilluar Jugosllav, strategjitë e investimit,

politikat e ndjekura në të kaluarën, janë gjëja e parë qëështë diskutuar, duke i dhënë

kontribut kuptimit më të mirë të karakteristikave kryesore dhe profilit të ekonomisë së

Bosnjës.126 Natyra komplekse multi ratine e konfliktit, analizohet gjithashtu, kur

thuhet se eksperienca e Bosnjë-Hercegovinës, megjithëse një rast tepër ekstrem për

tranzicionin në Ballkan, tregon problemet kyçe strukturore me të cilat përballen të

gjitha vëndet e rajonit.Në kushtet kur vëndet e Evropës Juglindore, por jo vetëm, u

futën në një proçes të pakthyeshëm zhvillimi dhe demokratizimi, Këshilli i BE-së i 26

Shkurtit 1996 përkufizoi qasjen e tij rajonale ndaj vëndeve të Evropës Qëndrore–

Lindore dhe asaj Juglindore. Fillimisht u dha direktiva për ato vënde të rajonit për të

cilat Komuniteti Evropian nuk ka adoptuar direktiva për bisedimet e marrëveshjes së

asocimit. Kështu, qasja përfshiu fillimisht katër republikat e dala nga ish-Jugosllavia

(me përjashtim të Sllovënisë) që ishin: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Republika

Federale e Jugosllavisë (FRY) dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë(FYROM),

si dhe Shqipëria.127

Megjithatë, gjatë elaborimit të mëtejshëm të parimeve të përgjithshme për

marrëdhëniet e ardhshme kontraktuale me vëndet e ish-Jugosllavisë, u vendos që, në

pjesë të caktuara, duhej bërë një dallim ndërmjet vëndeve të përmendura më lart:

Shqipëria dhe FYROM (megjithëse pjesë të të njëjtit rajon), duhet të trajtoheshin

126 Benett, kolapsi i përgjakshëm i Jugosllavisë, fq. 248 . 127 Csaba L., Koha për një union më të gjerë., shikoje ne: Financial Times, 9 Maj, 1995

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

68

veçmas, duke konsideruar statusin e përparuar të marrëdhënies së tyre të konsoliduar

me Bashkimin.128

Në këtë mënyrë, kjo qasje i adresohej të pesë vëndeve të rajonit në terma të

përgjithshme, ndërsa, për sa i përket çështjeve më kritike, ajo aplikohej vetëm për tre

shtetet: Bonjë-Hercegovinën, Kroacinë dhe FRY-në.

Ideja e qasjes rajonale u zhvillua nga BE-ja me qëllim që të nxitëj zbatimi me sukses i

marrëvëshjeve të paqës të Dejtonit dhe Parisit, si dhe të krijohej një zonë e stabilitetit

politik dhe prosperitetit ekonomik, ku respektoheshin të drejtat e njëriut dhe të

minoriteteve dhe çdo parimitjetër të dëmokracisë. Në këtë kuadër, BE-ja e konsideron

bashkëpunimin dhe vendosjen e marrëdhënieve të mira me fqinjët si një element

thelbësor. Në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjët BE-së dhe vëndeve në tranzicion

(përfshirë këtu vëndet e Evropës Qëndrore dhe Lindore), çështjet e bashkëpunimit

ndër-rajonal janë të një rëndësie të veçantë. Ato konsiderohen si një parakusht për

vëndet e asociuara dhe për integrimin e tyre të ardhshëm në BE, si dhe është dukshëm

jo më pak e rëndësishmeedhe për vëndet e tjera të Evropës Juglindorë. Më 1994

Këshilli Evropian i Essen-it shtoi një pikë të rë në kushtet e Kopënhagenite, kusht që

duhet të plotësohet nga vëndet e asociuara: nevojën për të bashkëpunuar në nivel

ndër-rajonal, ashtu si edhe me fqinjët e tyre. Bashkëpunimi ndër-rajonal është

konsideruar të jëtë veçanërisht i rëndësishëm jo vetëm në termat e integrimit në BE,

por gjithashtu për të promovuar zhvillimin ekonomik rajonal. Në Samitin e Essen-it u

vendos që BE-ja duhet të ndërmarrë masa për të nxitur më tej bashkëpunimin ndër-

rajonal, i cili do të kontribuojë në arritjen e Paktit të Stabilitetit, si p.sh: duke paraqitur

një iniciativë të re për të nxitur tregtinë në rajon, duke krijuar një program për

bashkëpunim rajonal, etj. Bashkëpunimi rajonal dhe zhvillimi i marrëdhënieve të mira

me fqinjët janë të mirëpritura dhe të domosdoshme në vëndet e Evropës Juglindore, të

cilat ishin seriozisht të prekura nga lufta e fundit 129.

Në këtë zonë, bashkëpunimi rajonal duhet parë si një faktor i mundshëm kontribues

në stabilitetin dhe sigurinë në rajon, drejt ndërtimit të besimit dhe krijimit të një

128 Claus Offe, “Politikat etnike në tranzicionet Europiano-Lindore”, shkrime për ndërtimin e Kushtetutës Europiano Lindore, NO.1, 1993. Qëndra për të drejtën Politike Europiane në Univesitetin e Bremenit 129 Komisioni Europian DGIA, The EU’s pre-accession strategy for the associated countries of Central Europe, Brussels 1996

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

69

dialogu të përbashkët. Në këtë mënyrë, zhvillimi i bashkëpunimit në baza ndër-

rajonalë duhet të kuptohet në këtë kuadër si hapi i parë drejt fuqizimit të lidhjeve me

vëndet e Evropës Perëndimore.Brenda vëndeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore

(veçanërisht marrëveshja e CEFTA's) tregoi se qasja rajonale nuk është një ide e re

dhe se politika e BE-së e ka stimuluar bashkëpunimin dhe integrimin ndër-rajonal

edhe në rajone të tjera. Megjithatë, kjo ishte një qasje më fleksibël, eorientuar drejt

vëndeve të të njëjtit rajon, të cilët ndodheshin pothuaj në të njëjtin nivel transformimi

ekonomik.

Pavarësisht këtyre aspekteve pozitive, qasja rajonale ndaj vëndeve të Evropës

Qëndrore dhe Lindore,Evropës Juglindore, ka gjithashtu edhe pika të dobëta. Vëndet e

interesuara nuk janë në të njëjtën fazë të tranzicionit ekonomik dhe niveli aktual i

bashkëpunimit ekonomik ndërmjët tyre është akoma i kufizuar. Nuk ekzistojnë

faktorë të fortë integrues ndërmjet vëndeve në fjalë dhe si pasojë, bashkëpunimi i tyre

i dyanshëm ekonomik duhet të zgjerohët në mënyrë efektive duke hequr pengesat dhe

nëpërmjët konçesioneve tregtare dypalëshë, pa hyrë në ndonjë lloj marrëdhënieje

shumëpalëshe institucionale e politike apo ekonomike.130

Së fundmi, kjo qasje duhet të përfshijë vëndet që i përkasin në të njëjtën kohë

rajoneve të ndryshme (p.sh. Kroacia është edhe vënd i Evropës Qëndrorë, edhe vënd

Mesdhetar). 131

Qasja rajonale mund të përmirësohet dhe përshtatet për të gjitha vëndet e interesuara

duke pasur parasysh sa më poshtë:

(1) qasja rajonale duhet t'u ofrojë vëndeve të interësuara mundësinë për të hyrë në

bisedime dypalëshe lidhur me marrëdhëniet e tyre të ardhëshme me BE-në, duke mos

përjashtuar mundësinë e hyrjes në forma më të ngushta integrimi (marrëvëshje

asocimi, nësë janë plotësuar kushtet e nevojshme);

(2) bashkëpunimi duhët patjetër të çojë në një formë të re intëgrimi të

institucionalizuar ndërmjët vëndeve të interesuara;

(3) bashkëpunimi në nivel rajonal nuk duhet ta përjashtojë mundësinë ë krijimit të

130 Lewis. Paul (1997) “Democratization in Eastern Europe, in David Potter, David Goldblatt, Margaret Kiloh and Paul Lewis (ed), Democratization, Cambrigde (England) 131Mary Kaldor dhe Ivan Vejvoda, “ Demokratizimi në vendet e Europë Qëndrore dhe Lindore” Çështjet ndërkombëare, 73, 1 Janar 1997, fq. 59-82. Gjithashtu shiko kapitullin 1 po aty, Londër: casell, 1998.

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

70

lidhjeve me vënde të rajoneve të tjera evropiane.132 Është veçanërisht e rëndësishme

t'u jepet vëndeve të interësuar shansi për ta pozicionuar veten e tyre brenda një

kornize më të gjërë pan-Evropiane. Argumentet e mësipërme mund të çojnë në

konkluzionin që qasja rajonale e BE-së ndaj Evropës Juglindore është e mirëpritur si

një model për bashkëpunim në të ardhmen, por jo si një model i integrimit

institucional ndërmjet vëndeve të interesuara. 133

4.3 Perceptimi dhe politika e BE-së, kundrejt Shqipërisë dhe vendeve tëEQ-

EL-EJL

Perceptimi i Evropës për ekonomitë e Ballkanit dhe politikës së ndjekur ka nevojë të

analizohet dhe të shikohet në një kornizë më të përgjithshmë të politikës së BE-së

kundrejt të gjitha vëndeve ish-socialistë në Evropën Qëndrore, Lindore dhe Jug

Lindore. Duke ndjekur ndryshimet revolucionarë në këto vënde në 1989, të cilat

shënuan dhe fillimin e tranzicionit të demokracive me shumë parti dhe ekonomisë së

tregut, BE-ja ndërmori një sërë masash për të mbajtur nën kontroll tranzicionin.

Megjithatë, rruga e adoptuar kundrejt grupeve të ndryshme tëvendeve ka qënë e

ndryshme.134Gjatë viteve të fundit vendet e Ballkanit Perëndimor i janë afruar më

shumë Bashkimit Europian. Ky fakt tregon progres, ndonëse të pabarabartë, në

zbatimin e reformave dhe plotësimit të kritereve të kërkuara nga BE për vendet e

rajonit. Hapa të rëndësishëm janë bërë edhe në planin e bashkëpunimit rajonal.

Megjithatë këto vende po përballen me një numër sfidash gjatë, të cilat mund të kenë

ndikim të gjerë në cështjet e tyre të sigurisë, stabilitetit dhe mirëqenies. Është mjaft e

rëndësishme që në rrethanat aktuale të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon dhe kjo

mund të arrihet më së miri duke zgjeruar më tej perspektivën europiane dhe duke e

bërë atë më të prekshme dhe më konkrete për të gjithë popujt e këtij rajoni.Naryrisht

që kjo kërkon një angazhim tepër serioz dhe konstruktiv të liderëve të Ballkanit

Perëndimor. Të gjitha qeveritë e këtyre vendeve kanë marrë përsiper të arrijnë këtë

objektiv dhe janë duke zbatuar reforma për këtë qëllim. Opinioni publik në Ballkanin

132 Raymond Tauter, John Psarouthaikis Balancing the Balkans. Neë York, 1999. 133 Maria Todorova, “Ballkani nga zbulimi drejt ndërhyrjes” 134 Raporti i Komisionit të Këshillit të Parlamentit Europian, Parimet e Përgjithëshme për marrëdhëniet e ardhshme kontraktuale me vende të caktuara në Europën Juglindore, COM (96) 476 Finale, 1996

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

71

Perëndimor është në shumicën dërrmuese pro integrimit në Bashkimin Europian.

Ndërkohe shoqëritë mbeten të ndara mbi disa cështje themelore që lidhen me

bashkëjetesën dhe integrimin e komuniteteve të ndryshme apo me reformën

kushtetuese.Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje të mëtejshme për

të arritur konsensusin në këto cështje, për të shmangur shfaqjet e dëmshme të

nacionalizmit dhe të vazhdojnë me reformat e duhura ekonomike dhe politike. Është

në interes të Bashkimit Evropian dhe të gjithë Evropës që ky rajon të ecë sa më shpejt

me reformat ekonomike dhe politike, me mirëkuptimin mes popujve dhe me

progresin drejt BE. Komisioni po i jep mbështetje të vecantë forcimit të shtetit ligjor,

qeverisjes së mirë, reformës administrative dhe gjyqësore dhe zhvlllimit të shoqerisë

civile, duke lënë të kuptohet se po kërkon ta bëjë perspektivën e anëtarësimit të

prekshme dhe konkrete për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një farë masë,

kjo rrugë kaq ë ndryshmëështë formuar nga përcëptimi i njërëzvë që bëjnë politikën

në BË dukë u bazuar në prgrësin ë arritur në implëmëntimin ë tranzicionit, ë cila ka

rëzultuar në matjë të ndryshmë politikë për sa i përkët ndihmës, aksësit trëgëtar dhë

shtimit të këtyrë faktorëvë. Ne do analizojmë politikat kundrejt Evropës Qëndrore,

Lindore dhe Jug-Lindore, si më e përshtatshmja për rajonin Ballkanik.Lord Ashdoen

që shërbeu si përfaqësues i lartë në Bosnje deri në vitin 2006 është njëri nga

vëzhguesit e shumtë që shqyrtoi ceshtjen e integrimit më të shpejtë të vendeve të

Ballkanit Perëndimor në BE. Duke e konsideruar si një domosdoshmëri integrimin e

vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Europian, ai duke marrë si shembull popullin

boshnjak135. BE-ja deri tani ka dhënë një rëndësi të madhe në ruajtjen e tranzicionit

kryesisht në vëndet e Evropës Qëndrore-Lindore. Asistencë financiare është shtrirë

përmës programit PHARE.Për shtetet e mbetura të rajonit të Ballkanit, BE-ja ka bërë

ekspertizë jo shumë për të ruajtur transformimin e tyre ekonomik, pavarësisht nga

fakti që një shume e madhe materialesh ka qënë dedikuar për objektiva jo-ekonomik

(parësore në Bosnje dhe Hercegovinë).136Pozicioni i BE-së ballë-përballë vëndeve të

veçuara, ka qënë gjithashtu i diferencuar, meqënëse jo të gjitha vëndet kanë pasur

trajtim të barabartë.

135 The Further Enlargement of the EU: threat or opportunity?' (53rd Report, Session2005-06, HL Paper 273),

Evidence from Lord Ashdoen of Norton-Sub-Hamdon. 136Schmidt, “Politikat partiake”, fq. 37. :Ionescu, “Media rumune”, fq. 53. Për lëvizjen e 97-s së Berishës, shiko editorialin: The Times, 5mars 1997.

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

72

Lidhur me ndihmën financiare, për momentin, vetëm 3 shtetë janë të përfshira në

programin PHARE - Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina si edhe Republika e

Maqëdonisë nga të cilat 2 të fundit janë bërë përfituës vëtëm në vitin 1996137, Kroacia

ishte e përfshirë formalisht ndër përfituesit e PHARE në vitin 1995, ky furnizim u

ndërpre pas aksionit ushtarak të trupavekroate në Gusht 1995138. Si pasojë, nuk është

eçuditshme që shpagimet e BE-së ndaj rajoneve të Ballkanit të programit PHARE

kanë qenë relativisht të vogla, dhe pas 1992-shit përqindja në ulje e fondit të PHARE

u zgjat deri tek ekonomitë e tranzicionit139. Përveç kësaj, pjesa dërrmuesee këtyre

burimeve i është dedikuar kryesisht qëllimeve humanitare, nën programin kritik të

ndihmës. Kanale alternative të financës nga Perëndimi nuk janë kompensuar në asnjë

lloj mënyrë nga mungesa e ndihmës financiare zyrtare, sic u konfirmua nga derdhjet e

Investimit të Huaj Direct (FDI) në këtë rajon. Shuma totale e FDI-së in Evropën Jug-

Lindorë (Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Republika e Maqedonisë, Rumania dhe

Sllovenia), në përiudhën 1989-1994, arriti shumën 1474 milion US$, qëështë rreth 1/5

e derdhjës në të njëjtën periudhë në Hungari (EBRD), 1995.

Përsa i përkët marrëveshjeve tregtare, BE-ja ka qënë duke negociuar

marrëvëshje bashkëpunimi ekonomike me disa nga këto shtete. Megjithatë, këto

marrëveshje janë më të kufizuara në shtrirjë (p.sh., hapësira e liberalizimit të tregtisë)

së marrëvëshjet e asocimit, dhe deri tani janë mbyllur vetëm me dy shtete: Shqipërinë

dhe Republikën e Maqedonisë. Ndonësë marrëvëshja me Shqipërinë ishtë firmosur që

në 1992-shin, negocimet midis BE-së dhe Maqedonisë kryesisht janë vonuar nga

embargo greke. Vetëm pas normalizimit të marrëdhënieve Greko-Maqedonase

negocimet filluan, duke mundësuar firmosjen e Marrëveshjes së Kooperimit

Ekonomik në Korrik 1996, por gjatë pamundësisë së Maqedonisë për të përmbushur

detyrimet e borxhit të ripaguar, proçedura për të miratuar Marrëveshjen ndërkohë

137Raporti i Komisionit të Këshillit të Parlamentit Europian, Parimet e Përgjithëshme për marrëdhëniet e ardhshme kontraktuale me vende të caktuara në Europën Juglindore, COM (96) 476 Finale, 1996 138 Rapori i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e njeriut 1996, Washington, Byroja e Demokracisëm,1997 139 Raporti i Komisionit të Këshillit të Parlamentit Europian, Parimet e Përgjithëshme për marrëdhëniet e ardhshme kontraktuale me vende të caktuara në Europën Juglindore, COM (96) 476 Finale, 1996

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

73

ishte pezulluar140. Negociatat e BE-së me Kroacinë për të mbyllur një marrëshje të

ngjashme filoi në 1995-ën, por pas aksionit ushtarak në Krajina në 1995-ën,

negocimet u pezulluan 141. Me Jugosllavinë, Bosnjen dhe Hercegovinën, negocimet në

shumë marrëvëshje tregtare të prefëruara nuk kanë filluar akoma, ndërsa Jugosllavia

as nuk ka qënë e përfshirë në rregjimet me tregti të veçantë qëështë aplikuar në vitet e

fundit për vëndet e tjera të ish Jugosllavisë.

Marrëvëshja e Asocimit me BE-në u dha besim ekonomive të tranzicionit të cilat janë

përmbushur vetëm pjesërisht, që nga momenti kur tregu i BE-së ka qënë tepër i

mbrojtur, veçanërisht në agrikulturë. Siç është ilustruar në shënimet e

Uvalic,papërshtashmëria e hyrjes së tregëtisë qëështë dhënë nga BE-ja është

demonstruar nga mungesa dhe pezullimi i ndryshimit në tërësi të balancës së tregtisë

së BE-së me Evropën Qëndrore - Lindore, BE-ja është shpërngulur nga një ECU me

dëficit 1 billion në 1990, Tendencat pozitive janë rregjistruar në të ashtuquajturat

sektorët e 'ndjeshëm', ku teprica e BE-së në tregtinë e bujqësisë është e habitshme.142.

Një konsensus natyral i pozicionit mbrojtës të BE-sëështë së disa nga vëndet e

tranzicionit kanë mbrojtës matjesh për borxhet e tyre, dhe kjo bie në kundërshtim me

qëllimin kryesor të Marrëvëshjes së Asocimit.

Kështu që, BE-ja mund të kishtë marrë në dorë një akses më të mirë të tregëtisë për

eksportin e ekonomive të tranzicionit, dhe frika fillestare e rrëmujës nga superiorët e

njohur në konkurim të produkteve të Evropës Qëndrore-Lindore, janë të pa

justifikuara. Duke parëqë BE-ja ka përfituar nga liberalizimi i tregtisë me vëndet e

Evropës Qëndrore Lindore ka arsye të forta për të menduar që edhe në rastin e

vëndeve Ballkanike të pa asocuara, matjet e tregëtisë liberale nuk ishin një armik

serioz për BE-në, përkundrazi, edhe ato rezultojnë fitimprurëse.

Mësimi i dytë nga politika e atëhershme e BE-së kundrejt ekonomive më të avancuara

të tranzicionit është se besimi i madh i këtyre vëndeve për anëtarësimin në BE nuk

140Muço M, “Tranzicioni ekonomik në Shqipëri: Ecuria dhe problemet”, fletë pune 94-100, Departament of Economics, Universaity of Delaware, 1994 141Rapori i Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e njeriut 1996, Washington, Byroja e Demokracisë, 1997 142 Nuti Domenico Mario, “Përgjigja e Komunitetit Europian ndaj tranzicionit: Ndihmë e drejtë tregtie dhe zgjerim”: Ekonomitë e tranzicionit, Vol 4, No.2, 1996, fq.503-511

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

74

është përmbushur akoma.

Progresi në këto zona ka qenë me të vërtet tepër i ngadaltë, dhe kish paqartësi edhe

për anëtarësimin e vendeve me asocim, sepse organizimi dhe momenti i procesit të

zgjerimit ende nuk ishte vendosur143.

Negocimet do të fillonin në 1998.Në anën e BE-së, duke zgjeruar PPA-në në

ekonomitë e tranzicionit do të përfshinte kosto shumë të mëdha, siç tregohet në

shënimet e Segre-it. Këtu do të ishte e rëndësishme të lidhësh dy gjërat më të

domosdoshme - të hapurit të tregjeve për importin e Evropës Qëndrore, Lindore dhe

Jug-Lindore, dhe të bërit reforma në PPA - sipas sugjerimeve të Daianu 144.

Në vazhdim, duhet të konsideroheshin kostot e zgjerimit të strukturës së BE-së dhE

transfertave të tjera buxhetore të anëtarëve të rinj të Evropës Lindore (megjithëse ata

përfaqësonin një barrë shumë më të vogël se PPA). Duke marrë parasysh zbrazëtinë e

madhe të të ardhurave midis ekonomivë në tranzicion dhe vëndeve anëtare prezente të

BE-së rezistEncë e madhe ndaj zgjErimit pritej prej përfituesve të tanishëm të këtyre

fondeve, që do të thotë anëtarët më pak të zhvilluar të BE-së.Kishte një sërë

pengesash për zgjerimin e BE-së në anën e ekonomive në tranzicion. Lidhur me

pyetjen e gatishmërisë së tyre, për tu ekspozuar në konkurrencën e BE-së, si një nga

kushtet për anëtarësinë qëështë shtruar në samitin e Kopënhagen-it nëQershor 1993,

sistemet bankare në ekonominë e tranzicionit janë në veçanti të pazhvilluara dhe të

pakapitalizuara, ndërkohë që tregjet financiare janë të rrallë dhe të paqëndrueshëm,

dmth shumë të prekshëm nga konkurrenca e BE-së.

Këto pengesa të përgjithshmë për zgjerimin ë BE-së, dhë ngadalësia për të çuar

përpara procesin e rivendosjes së marrdhënieve Lindje-Perëndim edhe me ekonomitë

nëtranzicion më të përparuara, sugjeronin që vëndet e Ballkanit, nuk mund të kishin

shumë shpresë në lidhje me anëtarësimin e shpejtë.

Në raportin e Janarit të 1996-ës të Komisionit Europian ndaj Këshillit dhe dokumenta

të tjera, BE-ja ka zhvilluar afrimin rajonal, ilustruar në dokumente nga Minic,

Samardzija dhe Bartlett. Afrimi rajonal i drejtohet katër shteteveë pasardhësë të ish

Jugosllavisë - Bosnia dhë Hercegovina, Kroacia, FR Jugosllavia dhe Republika e

143Faini, R. dhe R. Portes, Tregtia e BE-së me Europën Lindore; Rregullimet dhe Oportunitetet, Londër, Qëndra për Kërkimet e Politikës Ekonomike, 1995. 144 Daianu, D., Vitaliteti Ekonomikb Realizueshmëria: Një sfidë e dyfishtë për Sigurinë Europiane, Frankfurt, Peter lang, 1996.

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

75

Maqedonisë- dhe Shqipërisë, dhe synonte të nxiste zbatimin e marrëveshjeve të

Dayton dhe Paqes së Parisit, në mënyrë që të krijohet një stabilitet politik dhe

përparim ekonomik.

Afrimi rajonal i BE-së mundësonte bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis këtyre

shteteve, vëndosjën e marrdhëniëvë të mira midis vëndëvë fqinjë, vecanërisht lëvizjën

e lirë të të mirave, shërbimeve dhe personave si dhe zhvillimin e projekteve me

interes të përbashkët 145.

Përmendim këtu rastin e inkurajimit të bashkëpunimit ekonomik midis vëndeve të

Evropës Qëndrore, që çoi në krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore

(CEFTA), besohej se një model i njëjtë mund të aplikohej për Ballkanin.

Suksesi i një afrimi të ri rajonal të BE-së ndaj Ballkanit do të varet, nga një shkallë e

lartë, e dëshirës së vëndeve për të zhvilluar marrëdhëniet me fqinjët, gjë që na çon në

setin e dytë të përfundimeve: perceptimin e vëndeve Ballkanike në lidhje me

integrimin Evropian. Të gjithë vëndet e Evropës Jug-Lindore kanë të njëjtat objektiva,

të ngjashme me ato të shteeteve të tjera post-socialiste. Ata po përpiqen që të

riorientojnë trëgtinë e tyre sa më shumë të jëtë e mundur drejt Tregjeve të BE-së; ata

shpresojnë të arrijnë integrim të afërt me pjesën tjetër të Evropës, përmes progresit të

mëtejshëm të institucionalizimit të marrëdhënieve të tyre me BE-në, dhe ata gjithashtu

dëshirojnë ti bashkohen BE-së si anëtarë me të drejta të plota.

Integrimi me Evropën Perëndimore dhe lidhjet e pritura, siç thekson Jelica Minic, janë

një motiv i fortë për reforma ekonomike dhe politike në këto vënde, ku Përëndimi

mund të luajë rolin kryësor si katalizator. Mëgjithatë, saktësisht sepse Evropa është

fokusi i tyre kryesor, shumica e këtyre vëndeve shpresojnë të jenë në gjëndje të arrijnë

këto objektiva në një sistem bilateral duke vendosur marrëdhënie të ngushta direktë

me BE-në, dhe janë në përgjithësi ngurrues në rrugë të ndryshme multilaterale, të cilat

momentalisht po favorizohen nga BE-ja.

Pavarësisht objektivave normale dhe të përgjithshëme, dallohen ndryshime në

perceptimet e Evropës dhe proçeseve të integrimit në shtetet e vetme të Ballkanit,

gjithashtu dhe përbrenda vëndeve individuale.

145Muço M, “Tranzicioni ekonomik në Shqipëri: Ecuria dhe problemet”, fletë pune 94-100, Departament of Economics, Universaity of Delaëare, 1994

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

76

Këto percepsione të ndryshme janë të vendosura nga gjëndja aktuale e marrëdhënieve

të vendosura me BE-në, si Bullgaria, Rumania dhe Sllovenia, të cilat tashmë janë

anëtare të BE-së.

Sikurse kanë synimë të ngjashmë edhe vendet e tjera, pavarësisht se momentalisht

janë më pak të përparuar për institucionalizimin e marrdhënieve të tyre me BE-në.

Sllovenia, tashmë anëtare e BE-së është konsidëruar si vendi më i zhvilluar me GDP-

në më të lartë ndër të gjithë këto shtete post-komuniste, dhe ka qënë një nga

ekonomitë në tranzicion me performancën më të mirë në këto vitët e fundit. Përveç

këtyrë, përgjatë periudhës së post-pavarësisë Sllovenia ka bërë progres të dukshëm në

plotësimin e objektivave kryesore të tranzicionit.

Në një ekstrem tjetër ne kemi Shqipërinë, vëndi më i varfër në të gjithë rajonin

Ballkanik. Përveç varfërisë ekstreme të këtij vëndi, qëështë illustruar shumë mirë në

studimin e bërë nga Clarissa DeEaal, politika ekonomike e ndjekur vitet e fundit,

tregojnë një progres gradual në stabilizimin e makroekonomisë, liberalizimin e tregut,

dhe orientimin kundrejt tregut perëndimor, dhe reformat institucionale, e cila lehtëson

dukshëm mundësinë e integrimit në të ardhmen. Për më tëpër, ky kombinim i një

force punëtore të edukuar mirë me një ekonomi me paga të ulëta qëështë vendosur në

Evropë dhe me pasuri të mëdha natyrore, i siguron Evropës Perëndimore një mundësi

të përkryer për investime sipas DEEaal, Shqipëria pra është më tëpër e interesuar për

integrimin e saj në Evropë sa më shpejtëtë jëtë e mundur, por është gjithashtu në

dijeni të faktit që këto gjëra duan pak kohë, kështu që preferon plotësisht mundësitë e

bashkëpunimit rajonal si hapat e para kundrejt integrimit në Evropë.

Në katër vëndet e tjera të rajonit të Ballkanit-Kroaci, Bosnja dhe Hercegovina, ish-

Jugosllavia- perceptimi ekzistues për Evropën ka qënë së pari i influencuar shumë nga

çështjet e fundit politike dhe nga politikat e Evropës, ku perceptimi i përbashkët dhë i

përgjithshëm ka qënë një zhgënjim i madh (megjithëse për arsye të ndryshme).

Shpresa optimiste e momentit në prag të disintegrimit të ish- Jugosllavisë, përsa i

përket dhe proceseve të ardhshme të integrimit, nuk kanë qenë të përmbushura në

asnjë pikë. Në të kundërt, këto vënde janë prekur thellësisht nga ndarja e ekonomisë

Jugosllave, nga efektet negative të politikavë të ndërthurura (duke veçuar ndryshimet

e dukshme në aplikimet e tyre), dhe nga shumat e mëdha të shpenzimeve direkte osë

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

77

indirekte të luftës së fundit sipas Minic.

Për sa i përkët perceptimit Kroat për procesin e ardhshëm të integrimit, i cili

analizohet në studimin e Visnja Samardzija, rruga rajonale që ndjek BE-ja për ti

shkuar sa më pranë bashkëpunimit mes vëndeve Ballkanike është e mirëpritur në

Kroaci, por jo si një model i integrimit të institucionalizuar.Është thënë se këto vënde

si ky i fundit nuk janë në të njëjtën stad tranzicioni ekonomik, dhe se nuk ka asnjë

faktor të fortë midis tyrë sipas Samardzija.

Duke lënë mënjanë pyetjen nëse këto argumenta janë të justifikuara, pranimi i

përgjithshëm i Kroacisë për rrugën e ndjekur nga Evropa rajonale, është në cdo

moment një zhvillim positiv, sepse deri momentalisht kishte një nivel të lartë mos

mikpritjeje kundrejt çdo forme bashkëpunimi me vëndët e ish-Jugosllavisë dhe të

gjitha vëndeve dheçdo gjëjë që i ngjante idesë Jugosllave sipas Bartlett.

Ambicjet e para në Kroaci ishin që marrëdhëniet e ardhëshme me BE-në do të

bazohen në një model të ngjashëm me atë të cilin u aplikua në Slloveni dhe që

momentalisht ka një masë të madhë zhgënjimi kundrejt politikës Perëndimore në

përgjithësi, veçanërisht mungesës së ndihmës dhe suportit nga Gjermania.

Në ish-Jugosllavi, procesi i integrimit politik, dhe më së gjeri të gjitha problemet

ekonomike, kanë qënë deri vonë nën hijën e politikave prioritare sipas Uvalic. Si

rezultat, konfiskimi ekonomik i OKB-së që doli në 1992 ka izoluar ish Jugosllavinë

për më tëpër së tre vjet nga rrjedha e tregëtisë ndërkombëtare, institucionet

ndërkombëtare dheinstitucionet financiare. Pas ngritjes së sanksionimit, që u

mundësua nga firmosja e Dejton dhe Marrëveshjes së Paqes së Parisit në fundin e vitit

1995, ringjallja e tregëtisë dhe e lidhjeve të tjera me partnerët e Evropës Perëndimorë

dhe institucionet, i është dhënë përsëri një rëndësi e madhe. Megjithatë, shpresa

optimiste e fillimit ende nuk është përmbushur, duke marrë parasysh rezultatet

modestë të eksportit të arritura deri tani. Megjithësë përformanca ekonomike është

përmirësuar goxha në dy vitët ë fundit, dhe një numër i konsidëruëshem ligjesh janë

adoptuar në linjë me kërkesat e tranzicionit për ekonominë e tregut, disa reforma

kryesore janë bllokuar (si psh., Privatizimi në Serbi sipas Uvali). Për më tepër, mos

përmbushja e disa kushteve politike ka vendosur këmbënguljen e 'murit' të jashtëm të

transanksionit, duke bllokuar përsëri futjen e ish Jugosllavisë në institucionet kryesore

ndërkombëtare dhe institucionalizimin zyrtar të marrëdhënievë të saj me pjësën tjetër

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

78

të Evropës.Ish Maqedonia është përballur veçanërisht me rrethana jo favorizuese.

Pavarësisht nga progrësi i dukshëm në tranzicion të të dyja ekonomive të tregut dhe

demokracisë, nga pozicioni gjeografik që ka, Maqedonia ka pasur një efekt të thellë

nga dis-intëgrimi i ish Jugosllavisë nga embargo ekonomik i OKB-së dhe veçanërisht

nga embargo i Grëqisë, i cili në shkëmbim ka cuar në vonesa të shumta në ruajtjën e

njohjes ndërkombëtare, duke hyrë në organizata ndërkombëtarë dhë dukë

institucionalizuar marrëdhëniet e saj më BE-në.

Rezultati i izolimit të ish Maqedonisë, deri në ditët e sotme, nga pjesa tjetër e

Europës, është marrë si tëpër i pajustifikuar.Duke kaluar në disa pika të përbashkëta të

këtyrë studimeve, shumë nga kontributorët ndjejnë nevojën për një ekonomi më tepër

intensive dhe bashkëpunim politik mes vëndeve të Ballkanit (megjithësë ky mund të

mos jetë pozicioni zyrtar i qeverive përkatëse).

E ardhmja gjeografike është theksuar zakonisht si përcaktuesi më i madh i këtyre

iniciativave rajonale. Motivet siguruese dhe politike, janë gjithashtu tepër të

rëndësishme, qëkur bashkëpunimi i afërt me vëndet e Ballkanit do të thotë arritja e

stabilitetit në rajon, pra e të gjithë Evropës. Ka gjithashtu edhe arsye të forta

ekonomike për rritjën e bashkëpunimit me rajonin Ballkanik, sic është ilustruar në

studimet e ndryshme. Shumë pjesëmarrës ranë dakort se vendosja e një rajoni më të

gjërë dhe një rrjeti ekonomik ndërkombëtar, nëpërmjet zmadhimit të tregëtisë,

përdorim i shumtë i ekonomisë, zgjerimi i tregut të tyre dhe kështu me rradhë, mund

të jetë fitimprurëse për tëgjitha vendet e interësuara, jo vetëm për shtetet e vogla, si

Shqipëria, Kroacia, ish Maqedonia dhe Sllovenia, por edhe për vendet e mëdha si

Bullgaria, Rumania dhe ish Jugosllavia, për arsye të nivelit të ulët momental të

konsumit të brëndshëm. Ka arsyë të forta për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

vecanërisht mes vëndeve të ish Jugosllavisë. Ndërsa ekonomia Jugosllave, mund të

kishtë qënë më tepër e integruar, vlërësimi i trëndeve ekonomike në ish Jugosllavi ka

qënë tepër i politizuar, sepse nivëli i integrimit nuk u ul asnjëherë në nivelin e

sugjëruar nga disa ekspertë dhe politikanë146.

Tregëtia e brendshme ishte gjatë gjithë përiudhës së luftës për të gjitha republikat më

e rëndësishme se tregëtia me jashtë, dhe pas vitit 1974, nuk u tregua, si më

146Muço M, “Tranzicioni ekonomik në Shqipëri: Ecuria dhe problemet”, fletë pune 94-100, Departament of Economics, Universaity of Delaware, 1994

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

79

epërmbajtura, me një tendencë rënjeje të përgjithshme dhe të vazhdueshme.

Shifrat statistikore nuk e konfirmojnë këtë hipotezë për pjësën tjëtër nga vitet 1980

kur, për arsye të rëniës së eksportit me tregun e huaj, Republikat Jugosllave preferuar

tregun duke rritur tregëtinë mes tyre. Pas disintegrimit të ish Jugosllavisë, tregëtia mes

këtyre vendeve ka pësuar një rënie tepër të madhe, por ka potenciale të larta për të

rinovuar marrëdhëniet tregëtarë në të ardhmen. Për shembull, Kroacia ka qenë e

sukseshme për rritjen e ndarjes se eksportit të saj me tregun perëndimor gjatë viteve të

fundit, por tregëtia me BE-në nuk është tepër e përhapur dhe ka një trend rënjëje në

vitin 1996; në të njëjtën kohë, Bosnja dhë Hercegovina është bërë një partner tepër i

rëndësishëm, sepse në 1995 mori rreth 8%të eksportit Kroat, dhe gjatë nëntë muajve

të parë të vitit 1996, tregtia me Bosnjën është rritur më 10% 147.

Kjo sugjeron që i ashtuquajturi 'treg i butë' mund të jetë një rrugë e rëndësishme

kalimi për ekonominë Kroate gjatë përiudhës së përshtatjës për hyrjen në tregun e

vetëm të BE-së148.

Ky argument është me aplikueshmëri të barabartë në të gjitha vëndet e ish

Jugosllavisë.

Përveç rinovimit të lidhjevë të tregëtisë, ka edhe faktorë të tjerë që sugjerojnë nevojën

për një bashkëpunim më të afërt me vëndët e sukseshmë të ish-Jugosllavisë, sepse ato

kanë një numër problemesh të njëjtë, të cilat duhet ti zgjidhin sëbashku.

Në këtë kontekst, ka disa projekte me interes të përbashkët që mund të zhvillohen në

mënyrë të përbashkët, sic ështëillustruar nga Papic dhë Minic, në infrastrukturë,

telekomunikim, sistemi i energjisë; në rikonstruksionin e qyteteve të shkatërruara

(Vukovar, Sarajëvo, Mostar); në krijimin e fondeve sociale të veçanta, për viktimat e

luftës dhe familjet e tyre; në ruajtjen e institucioneve demokratike dhe të mas medias

së pavarur; për zhvillimin e lidhjeve më të afërta kulturore; në zgjedhjen e zgjidhjeve

përkatësë për disa nga pyetjet pa përgjigje, për shëmbull për sa i përkët kthimit të

refugjatëvë osë ndarjës së rezervave zyrtare.

Kjo rrugë e ndjekur mund të konsiderohet nga disa observues, si jo reale, por, sic ka

147Schnytzer A., Ekonomia Staliniste në praktikë: Rasti i Shqipërisë, Oxford, Oxford University Press, 1987. 148Muço M, “Tranzicioni ekonomik në Shqipëri: Ecuria dhe problemet”, fletë pune 94-100, Departament of Economics, Universaity of Delaware, 1994

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

80

thënë dhe Minic), ekziston mundësia që eksperienca e humbjes së përbashkët, dis-

integrimi, lufta dhe izolimi ndërkombëtar do të nxjerrin motive të reja për të

respektuar interesin lokal dhe riafirmimin e integrimit rajonal, të cilët do të

mundësojnë një riorganizim të Evropës Jug Lindore, mundësisht të një niveli rajonal.

Megjithatë, nëse konsiderojmë disa indikatorë progresi përgjithësues në tranzicion me

një ekonomi tregu, ne zbulojmë se të gjitha vendet e rajonit Ballkanik janë në një

situatë të njëjtë, ish Jugosllavia po ashtu. Gjithashtu sipas EBRD, Raport Tranzicionin

më të fundit për 1996-ën, të gjithë vendët e rajonit Ballkanik (sërish me mendimin e

ish Jugosllavisë, e cila nuk është përfshirë në këto raporte), mori vlerësime të njëjta

për liberalizimin eçmimeve, tregëtinë dhe sistemet e shkëmbimit të huaj monetar,

politikat konkurruese, reforma bankare dhe libëralizim të normave të interesit,

efektivitet i rregullave ligjore mbi investimet, edhe pse ka ndryshime më të dukshme

në disa fusha të tjera (siç është progresi me privatizimin, ku Bullgaria dhe Sllovenia

renditen ndër të fundit).

Nësë do të konsideronim disa indicatorë të zhvilluar krahasue, ne gjejmë një pamje

tepër të ndryshme: para disa vitesh GDP-ja për kapital arrinte nga 564 US$ në

Shqipëri, deri në 7000 US$ në Slloveni.149 Megjithëse boshllëku i të ardhurave

përmes vendeve të ish Jugosllavisë, është tepër i madh para se vendi të

disintegroheshe, dhe ka vazhduar të rritet akoma më shumë këto vitet e fundit, GDP-

ja për kapital në Bullgari, Rumani dhë sidomos në Shqipëri, është akoma shumë më e

ulët se ajo e vëndeve të ish Jugosllavisë (përveç Bosnjë-Hercegovinës), duke përfshirë

Jugosllavinë, e cilakishte një GDP për Kapital diku më tëmadhe se ish

Maqedonia.Gjithashtu ka pasur dhe pikëpamje të ndryshme, ato që e konsiderojnë së

zhvillimi ekonomik dhe shërimi i shtëtëvë të Ballkanit mund të jënë linjat kryësorë

për zgjidhjën ë të gjitha cështjëvë, dukë përfshirë cështjët ë sigurisë dhë ato

politikë.Bashkëpunimi shumëpalësh në Evropën Juglindorë nuk është një proces i ri.

Pavarësisht kushtevë të pafavorshmë të Luftës së Ftohtë, Ministrat ë Punëvë të

jashtmë të gjashtë vëndëvë të Ballkanit, u bashkuan në 18 shkurt në Beograd. Kjo u

konsiderua si një hap konstruktiv i bashkëpunimit rajonal. Një nga karaktëristikat më

149Muço M, “Tranzicioni ekonomik në Shqipëri: Ecuria dhe problemet”, fletë pune 94-100, Departament of

Economics, Universaity of Delaware, 1994

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

81

të rëndësishme i bashkëpunimit shumëpalësh rajonal është bërja bashkë e vëndeve me

sisteme të ndryshme sociale politike dhe ekonomike.

Ministrat e Jashtëm të takuar në Beograd, besuan se problemet e rajonit, mund të

kapërceheshin me një përqasje të re në raportet ndërkombëtarë dhe ato të sigurisë,

bazuar në Aktin Final të Helsinkit. Ndarja e Evropës, mëgjithatë ishte ende një fakt

dhe akoma është e paparashikuar koha kur ndarje të tilla mund të kapërcehen përmes

vlerave të përbashkëta që duhen për të ndërtuar rrugën drejt integrimit në

Evropë.Takimi i dytë i Ministrave të jashtëm u realizua në Tiranë në 1990, kjo sepse

thyerja e barrierave ideologjike në Evropën Qëndrore dhe Lindore do të sillte

bashkëpunimin bazik mes vendeve të rajonit dhe do të stabilizonte një bashkëpunim

me përfitimin e paqes në Evropë dhe zhvillimin e sigurisë e të progresit.

Megjithë iniciativat e vitit 1988 që janë rëgjistruar në kujtesën e historisë si një

produkt i kushteve të Luftës së Ftohtë, Europa Juglindore kurrë nuk i ka shijuar

përfitimet as për një periudhë të limituar të zhvillimeve pas Luftës së ftohtë.

Ndërkohë që diferencat mes sistemeve janë zvogëluar, iniciativa të reja janë shfaqur,

të tilla quajtur si Iniciativa e Europës Qëndrorë apo Bashkëpunimi Ekonomik i Detit

të Zi.Iniciativa e Evropës Qëndroree cila daton në nëntor 1989, në deklaratën e saj

themeluese, ku si çështje kryesore të kësaj iniciative u përqëndruan në promovimin e

një atmosfere politike në Evropë dhenë promovimin e unitet më të madh në Evropë.

Disa nga vendet e Europës Juglindore janë anëtarë të kësaj iniciativë osë kanë

zhvilluar marrëdhënie specifike me të. 150

Një tjetër skemë bashkëpunimi pas Luftës së Ftohtë e cila përfshin vënde të Europës

Juglindore është dhe bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi. Treguesit e parë të

lancimit të kësaj iniciative datojnë fundin e vitit 1989, por kjo ide u formalizua në

1992. Në deklaratë, shtetet pjesëmarrëse, shprehën qëllimin e tyre të zhvillimit

ekonomik përmes bashkëpunimit dhe ndërmarrja e hapave të nevojshëm për të

konkretizuar këtë bashkëpunim mes anëtarëve në fusha të tilla si transporti,

komunikacioni, informatika, energjia, turizmi dhe shumë të tjera.Pas shumë viteve të

150Huber, Kontrad J. (1994) “The CSCE’s Neë Role in the East: Conflict Prevention”, RFE/RL Research Report 3(31) 12 August, pp.23-30.

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

82

zbatimit të vet, ky bashkëpunim po institucionalizohet si një organizim rajonal.151

Iniciativa e Evropës Qëndrore dhe bashkëpunimi ekonomik mes vëndeve të Detit të

Zi, si produkte të zhvillimeve pas Luftës së Ftohtë, janë të ndryshme nga

bashkëpunimi shumëpalësh në ballkan. Ato ishin të udhëhëqura kryësisht nga

zhvillime të cilat kishin sjellë një paqe të paprëcedent në historinë europiane të

kohëvë të fundit. Ato ishin kryesisht të bazuara në konsensusin europian mbi

orientimin e sistemit të tregut.

Qëllimi i këtyrë dy iniciativavë të bashkëpunimit pas Luftës së Ftohtë ishte

transformimi gradual nga një sistem i vjetër në një të ri, ndërkohë që synimi kryesor i

bashkëpunimit rajonal shumëpalësh në Ballkan ishtë kërkimi për një ripërqëndrim

midis sistemeve të ndryshme socio-politike dhe socio-ekonomike.

Situata pas Luftës së Ftohtë gjithashtu ballafaqoi nevojën për të mbështetur stabilitetin

në Europën Qëndrore, çka u ndërpre nga zhvillimet në Europën Juglindorë, të tilla si

shpërbërja ë ish Jugosllavisë dhë lufta në Bosnjë Hercegovinë.

Këto zhvillime shtruan nevojën e një zhvillimi të stabilizuar në Europën Juglindore ,

çka do ti hapte rrugën integrimit të tyre bazuar në fqinjësinë e mirë dhe

bashkëpunimin. Si rezultat, rajoni vuajti shumë dhe procesi i integrimit europian u

bllokua.Marrëveshja e Dejtonit përcaktoi një kornizë për paqen në Bosnjë

Hercëgovinë, si dhe u ndërtua një bazë për zgjerimin e stabilitetit në rajon.

Zhvillimet pas Dejton në rajon krijuan kushtet për një bashkëpunim konstruktiv dhe

udhëhoqën iniciativat e reja të bashkëpunimit.E para nga këto iniciativa të rëja, ishtë

procësi i Stabilitetit dhe i Fqinjësisë së mirë në Europën Juglindorë (The Royaumont

process)152 në Paris në 14-15 dhjetor 1995. Pjësëmarrësit në Konferëncë kryesisht u

përpoqën të identifikojnë cilat ide, promovuar nga Pakti Europian i Stabilitetit të

zhvilluara nën praninë e OSBE, mund të zbatoheshin në rajonin e Evropës Juglindorë.

Kjo do të mund të aftësonte integrimin e rajonit me institucionet europiane dhe do të

151Hughes, James, and Gëendolyn Sasse (2003)” Monitoring the Monitors: EU Enlagement Conditionality and Minority Protection in the CEEC’s. 152Sqarim: Paktit të stabilitetit për Evropën juglindore i paraprinë një sërë iniciativash për bashkëpunimin rajonal.

Ndër to ishte dhe Procesi Royaumont (RP, 1995)

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

83

mund të stabilizonte dialogun midis vëndeve të Europës Juglindore. 153

Proçesi i Rajmontit u transformua më vonë në një iniciativë europiane për të

promovuar bashkëpunimin rajonal midis vëndeve të Europës Juglindore përmes

projekteve të ndryshme.

Iniciativa e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SECI) është hapi i dytë i hedhur

për të zhvilluar bashkëpunimin në rajon.

Takimi i parë i SEC u mbajt në Gjenevë në 6 dhjetor 1996, takim i cili u drejtua nga

Busek. Aty u adaptua një dokument ku Komisioni Ekonomik Europian përfshiu

projekte për të lehtësuar punën e SECI-t. Pjësëmarrësit identifikuan gjashtë prioritete

mbi të cilat do të punonin.Duke qënë se institucione të integrimit dhe ato euroatlantike

ishin kyç në axhendën europiane, bashëpunimi i Europës Juglindore fitoi momentin.

Takimi i Ministravë të Jashtëm të Ballkanit Përëndimor në Sofje në qershor 1996

shënoi një pikë kthese në këtë zhvillim. Duke njohur faktin se bashkëpunimi rajonal

kishtë historinë e vet si dhe traditë, pjësëmarrësit u zotuan të mbështesnin

transformimin e rajonit në një hapësirë stabiliteti, sigurie dhe bashkëpunimi në një

linjë me zhvillimet në Europë.154Ky takim u pasua nga një tjetër në Selanik në qershor

të 1997. Krahas riafirmimit të vendosmërisë për të zhvilluar marrëdhëniet e

fqinjësisë së mirë, stabilitetit, sigurisë e bashkëpunimit në rajon, ministrat gjithashtu

nënvizuan gatishmërinë për të punuar së bashku për të siguruar një zhvillim të shpejtë

ekonomik në këtë hapësirë, liberalizimin e ekonomisë dhe projekteve në infrastructurë

të cilat mund të sigurojnë prospëritetin e njerëzve në këtë rajon.Më tej, krerët e

shteteve të Europës Juglindore janë takuar në Kretë në nëntor 1997, ku u prezantua

evoluimi i procesit të bashkëpunimit në rajon.

Duke qënëi pari i këtij lloji në historinë e Evropës Juglindore, Samiti identifikoi

aktorët kryesorë në këtë proces. 155

153Jan Zielonka(ed), Democratic vConsolidation in Eastern Europe. Vol. 1 Institucional Engineering. Oxford; Neë York: Oxford University Press, pp. 25-47 154 Nuti Domenico Mario, “Përgjigja e Komunitetit Europian ndaj tranzicionit; Ndihmë e drejtë tregtie, zgjerimi, në ekonomitë e tranzicionit, Vol4, No.2, 1996,fq.503-511 155 Presidenca e BE-së, Memorandum by the Europian Union to the 51 st UN General Assemby, Irelamd, 1996. ; Preëorski, Adam (1991) Demokracy and the market: Political and economic reforms in Eastern Europe and Latin America. Casmbridge, UK: Cambridge University Press.

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

84

Liderët e vëndeve pjesëmarrëse ranë dakord që ata duhet të punojnë së bashku për të

krijuar në rajonin e tyre kushtet për prosperitetin e kombeve të tyrë në një kornizë

paqeje, sigurie, fqinjësie të mirë dhë stabiliteti.

Me këtë angazhim të fuqishëm Samitii Kretës krijoi bërthamën e një bashkëpunimi

rajonal në Europën Juglindore së bashku më skemat e tjera të bashkëpunimit.

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

85

5 KREUI PESTË

TRANZICIONI EKONOMIK NË SHQIPËRI: ARRITJE DHE SFIDA

5.1. Përshkrimi i tranzicionit, nga komunizmi në demokraci

Në javën e fundit të Marsit 1991, Shqipëria ishte “mbërthyer” nga “ ethet”e

zgjedhjeve. Mediat botërore dhe 260 vëzhgues ndërkombëtarë, kishin zbritur në

Tiranë dhe pas një qëndrimi të shkurtër, u larguan shumë shpejt. Kjo ishte hera e parë,

që demokracia e cila po lindte në Shqipëri, u përshkrua në lajmet e shtypit botëror si

proçes i cili në disa raste përsëriste steritipet e ngulitura prej kohësh.

Gjatë muajve të fundit të regjimit komunist, më 1991, ekonomia pothuajse ishte e

shkatërruar plotësisht. Ministria e Ekonomisë shënonte një zbritje prej 62% të të

ardhurave kombëtare. Prodhimi industrial ra më 69%, ndërsa punëtorët paguheshin

me 80% të pagës së tyre, pavarësisht krizës në furnizim, e cila ndalontë një numër të

madh punëtorësh të punonin.156 Kur qeveria komuniste ra, struktura demografike ishte

si më poshtë: 63.9% e popullsisë ishte e vendosur në fshatra, 50% e popullsisë

aktualisht punonte në bujqësi, mosha mësatare e popullsisë shqiptare ishtë njëzet e

pesë vjeç, ndërsa 37% e popullsisë ishte më pak se pesëmbëdhjetë vjeç (Vjetari

Statistikor, 1991).157

Ekonomia shqiptare ishte e centralizuar në ekstrem, pa pronë private.

Karakteristikat më të veçanta të shoqërisë shqiptare të para reformavë ishin: izolimi i

saj i plotë nga pjesa tjeter e botës dhe përpjekjet e saj për të implementuar një

ekonomi të mbështëtur në forcat e veta. Nevoja për ndryshim ishte akoma më e

madhe në Shqipëri se kudo tjetër në Europën Lindore, për shkak të krizës së thellë

ekonomike gjatë ditëvë të fundit të sistemit socialist dhe të bazës së saj shumë të

varfër ekonomike që ajo trashëgoi. Duke qenë vendi më i varfër në Europë, popullsia

156Aslund A. dhe Sjoberg O. “Privatizimi dhe tranzicioni i Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut”, në ekonomitë komuniste dhe transformimi ekonomik , Vol.4, No.1, 1992, fq. 135-150 157Ivan Vejvoda, “Regjimi i vjetër në Serbi (ed): Neë School for Social research, 1996, fq. 40-50

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

86

e saj ishtë më e ndjeshme ndaj kostove të reformavë ekonomike.

Si rezultat, nga viti 1991 deri në mes të vitit 1992, të gjithë treguesit ekonomike

tregonin një krizë të thellë në termat e defiçitit buxhetor, pakësimit të PPB, infiacionit,

borxhit të jashtëm, uljes së rezervave të këmbimit valuator etj. Ndërkohë që PBB ra

me 21.1% në vitin 1991, deficiti buxhetor llogaritej si 44% e PBB-së, borxhi i

jashtëm ishte rreth 500 milion dollarë, ose 30% ë PBB-së dhe rezervat e këmbimit

valutor pothuaj nuk ekzistonin, duke mbuluar vetëm koston e 1.4 javëve importe. Në

këto kushtë fillestare, dhe në vijim të disa përpjekjeve konfuze gjatë vitit 1991, në

mës të vitit 1992 filloi një program gjithëpërfshirës reformash ekonomike afatshkurtra

dhe afatmesme. Ky program synonte të fillonte një reformë të ekonomisë së tregut për

të stabilizuar ekonominë, liberalizuar çmimet dhe tregtinë, dhe gjithashtu për të

privatizuar dhe konvertuar pronat e shtetit. I detyruar nga kushtet e fillimit, stabilizimi

ekonomik ishte hapi i parë në reformën ekonomiketë Shqipërisë, e cila synonte të:

zvogëlonte defiçitin buxhetor duke venë në zbatim kufizime të forta buxhetore dhe një

politike të shtrënguar kreditimi; të ulte dhe mbikqyrte inflacionin nëpërmjet një

kontrolli të fortë në rritjen e parave dhe një politikë kufizimi të ardhurash; të zgjidhte

problemin e borxhit të jashtëm; të krijonte një rregjim këmbimi të balancuar dhe të

ruante këmbyeshmërinë e brëndshmë të Lek-ut; të krijonte një sistem bankar me dy

nivele dhe një sistem institucionesh jobankare; të krijonte një kornizë ligjore moderne,

të domosdoshmë për t'u shndërruar në një ekonomi trëgu. 158

Vëtëm në fund të vitit 1992, pasi programi afatshkurtër filloi të zbatontë masa "të

rrëpta" në buxhet, filluan të shfaqën disa sinjale përmirësimi. Gjithashtu, më 1993

dëfiçiti u ul përsëri në rrëth 16% të PBB-së, kursë më 1994 ai zbriti në 14% të PBB-

së. Një ulje e mëtejshme e deficitit u shënua në vitin 1995, kur arriti në 8.7%.

Rritja e produktit po tregonte shenja përmirësimi të vazhdueshëm krahasuar me vende

të tjera në kushte të ngjashme. Megjithëse ende shumë e lartë, papunësia po ulej

ngadalë, ndërkohë që sëktori privat po zhvillohej me shpejtësi. Në të njëjtën kohë,

sipas statistikave zyrtare, rënia e shpejtë e inflacionit në Shqipëri, nga 237% në fund

158Muço M, “Tranzicioni ekonomik në Shqipëri: Ecuria dhe problemet”, fletë pune 94-100, Departament of Economics, Universaity of Delaëare, 1994

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

87

të vitit 1992 në 1% në fund të vitit 1993, 16% në fund të vitit 1994 dhë 6% në fund të

vitit 1995, ishte një nga rezultatet më të shkëlqyera të reformës së ekonomisë

shqiptare. Në sektorin e prodhimit, bujqësia, që ishte pothuajse tërësisht e privatizuar,

ishte e para që iu përgjigj sinjaleve të çmimit, duke rritur ofertën ushqimore në tregun

e brendshëm.

Procesi i stabilizimit u pasua shpejt nga liberalizimi i çmimeve dhe tregtisë,

dhe nga privatizimi. Procesi i liberalizimit u shtri gjithashtu edhe në sektorin e

jashtëm dhe në tregtinë e jashtme, duke krijuar mundësi për një integrim të besueshëm

të ekonomisë shqiptare në ekonominë botërore. Programi i liberalizmit filloi në mesin

e vitit 1992 duke legalizuar një normë të ndryshueshme këmbimi me një treg aktiv

jashtë bankave dhe duke vazhduar të verë në zbatim reforma tregtare më të

rëndësishme. Liçencat e importit dhe eksportit u eliminuan, me përjashtim të eksportit

të disa mallrave ushqimore. Monopoli shtetëror tradicional në tregtinë e jashtme u hoq

krejtësisht. Nuk ekzistonin më kufizime sasiore, ndërsa liçencat e eksportit ishin

hequr fare bashkë me të gjitha llojet e taksave të eksportit në vitin 1994.159

Pjesa e sektorit të ri privat në tregtinë e jashtme po bëhej e rëndësishme, duke

mbuluar 80% të importeve dhe 50% të eksporteve. Në të kundërt, volumi i importeve

pothuajse u dyfishua ndërmjet viteve 1989 dhe 1993. Faktet tregojnë se, nëse

eksportet në vendet ish-komuniste të rajonit të Ballkanit ishin të parëndësishme,

importet përfaqësonin një pjesë më të madhe në vitin 1995. Vetëm Bullgaria

mbulonte rreth 9% të importeve të Shqipërisë. Fatkëqësisht, nuk posedojmë të dhëna

mbi import-eksportet e vëndeve të tjera të rajonit, si psh për ish-Republikën

Jugosllave të Maqedonisë, e cila mund të ishte e rëndësishme për rastin. 160

Ndërsa rritja e volumit të importeve pasqyron nevojat e përgjithshme urgjente

të vendit për të ulur mungesat, rënia e eksporteve i ka rrënjët e saj kryesisht në

pakësimin e prodhimit të brendshëm. Gjithashtu, pas dekadash të tëra nën një sistem

tregtie shumë të kontrolluar, liberalizimi i shpejtë që ndodhi më 1991, solli si pasojë

që produktët shqiptarë tashmë duhej të plotësonin standartet ndërkombëtare. Aftësia e

këtyre produkteve për të konkuruar në tregun botëror është akoma e kufizuar.

159 Po aty 160Nuti Domenico Mario, “përgjigja e komunitetit Europian ndaj tranzicionit: ndihmë. E drejtë tregëtie, e zgjerim në ekonomitë e tranzicionit, Vol.4, No.2, 1996, fq. 503-511

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

88

Statistikat tregojnë se në vitin 1995, 80% e importeve totale të Shqipërisë, vinin nga

BE-ja dhe vendet e EFTA-s.161

Nga ana tjetër, për shkak të afërsisë dhe marrëdhënieve ekonomike tradicionale të

parakomunizmit, investitorët kryesorë në Shqipëri janë vendet fqinje të BE-

së.Gjatë tranzicionit, Italia dhe Greqia së bashku përfaqësonin 73% të numrit total të

kompanive që kishin investuar në Shqipëri deri në fund të vitit 1993. Italia ishte

padyshim investitori kryesor ekonomik në Shqipëri gjatë tranzicionit.

Kërkesa për ndryshim, bashkoi grupe shoqërore e individë të ndryshëm, intelektuale e

studentë, persona qe kishin vuajtur në shkallë të ndryshme persekutimin e rregjimit

totalitar, punetorë e anëtarë të Partisë së Punës. Ishte e natyrshme që kjo lëvizje të

ballafaqohej me interesa të ndryshme brenda saj, të cilat e bënin të vështirë goditjen e

thelbit të sistemit komunist apo dhënien e një mesazhi të qarte demokratik. Një nga

drejtuesit e opozitës së atëhershme, Z.Gramoz Pashko, më vone ka shkruar: ’’Duhet te

pranohet se rebelimi i turmave ishte me tepër i drejtuar kundërkorrupsionit dhe

drejtuesve reale apo simbolike të komunizmit. Gjithçka u shënua nga presioni për

ndryshimin e udhëheqesve dhe ngutjen për realizimin e një sistemi të ri sa më parë të

qe e mundur.”

Që në momentet e para të qeverisjes së re, udhëheqësit e lëvizjes demokratike

vendosën si objektiv parësor konvertimin drejt ekonomisë së tregut: iniciativa e lirë

dhe privatizimet do te ishin baza e sistemit. Reformat ekonomike kërkojnë në fakt një

vazhdimësi e qëndrueshmëri afatgjate e cila më vone do t’i mungonte sistemit

shqiptar, por në fazën e parë, liberalizimi ishte i suksesshëm.Gjithashtu, u realizuan

ndryshime rrënjesore në fushën ligjore: kodet u ndryshuan për t’iu pershtatur realitetit

të ri dhe parimet demokratike u shtrinë në jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të

vendit.Ndryshime po aq te thella e të rëndesishme karakterizuan fushen sociale: të

drejtat e njeriut, lirinë e shtypit dhe vendosjen e institucioneve sociale. Në lidhje me

këto të fundit, tranzicioni sigurisht është shoqëruar me dhimbje sociale dhe me

vështiresi në formulimin e një vizioni të qartë për të ardhmen.

Në mënyre të ngjashme edhe faza e reformave eshte perballur me probleme të shumta.

161Noetzold. J., Bashkimi europian dhe Europa Qëndrore Lindore: Shpresë dhe pasiguri në politikën e jashtme,No.1,1995, fq.14-23

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

89

Ndër fenomenet më penguese të cilat kanë shoqëruar tranzicionin është tensioni

politik masiv i cili ka shoqëruar të gjitha reformat si dhe mungesa e nje filozofie apo

’’kontrate” të përbashkëet midis forcave politike për ndërtimin e institucioneve dhe

shoqerisë së re demokratike. Ballafaqimi politik nuk mund të prodhojë garanci për të

ardhmen nëse nuk shoqërohet nga profesionalizmi i lartë, por në jetën politike

shqiptare vazhdojnë të dominojnë mekanizma primitive klanesh.

Një dukuri e qartë që në fillimet e proçeseve reformuese ishte përpjekja për të

shkatërruar të gjitha strukturat dhe institucionet në formën e një lufte politike kundër

individeve. Ky është një tipar i qartë autoritar i kulturës politike shqiptare, pavarësisht

nga sistemi i qeverisjes dhe pavarësisht nga përkatësia partiake. Rastet me tipike të

shprehjes së kësaj ’’filozofie” qeverisëse (njëkohësisht edhe më të denuarat nga

institucionet vëzhguese ndërkombëtare) kanë qenë presioni dhe ndikimi i

institucioneve shtetërore ndaj pushtetit gjyqësor, abuzimet në veprimtarine e forcave

të rendit, kompromentimi i te drejtes se prones dhe abuzimet ne procesin e

riprivatizimit te pasurive te patundshme, etj.

Një faktor negativ është korrupsioni mjaft i përhapur, i cili në rastin e Shqipërisë

përkeqëson mundësitë dhe perceptimin e një ekonomie mjaft të varfër dhe zbeh

imazhin e reformave në sytë e aktorëve nderkombëtare.

Procesi i tranzicionit demokratik është shoqëruar nga një krizë e fortë identiteti e vetë

shoqërisë shqiptare si dhe nga mungesa e ideve dhe strategjive të qarta për zhvillimin

e brendshëm dhe politikën e jashtme. Sigurisht, ekzistenca e këtyre fenomeneve

negative nuk ka si të errësoje gjithçka është arritur, por bën që te vihet në dyshim elita

politike dhe aftësia e saj për ta mirëqeverisur proçesin. Edhe skenari shqiptar i fazave

te para te tranzicionit duket se ilustron shprehjen e famshme te William Faulkner:”E

kaluara asnjëherë s’ka vdekur. Ajo në fakt as që ka përfunduar”.

Problemet me të cilat është përballuar e përballet shteti shqiptar, pavarësisht se

ndryshojnë në intensitet apo kohëzgjatje, janë të njëjtat me problemet e kaluara nga

vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Qëndrore-Lindore. Eshtë e qartë se këto

proçese demokratizuese janë të pakthyeshme dhe se tiparet e ndryshme të verejtura në

këto vende përgjithësisht dëshmojnë shkallën e emancipimit te vetë shoqerisë.

Vetë demokracia shqiptare përballet me nje sëre sfidash, ndër të tjerat: pavaresia e

pushtetit gjyqësor, respektimi i lirive e të drejtave te njeriut, reformat ekonomike dhe

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

90

zgjidhja e problemeve të lidhura me pronat e patundshme, zhvillimi i një politike të

jashtme me qëllim ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Të gjitha keto sfida janë ngushtësisht të varura nga atmosfera politike shqiptare e cila

më së shumti karakterizohet nga tensioni dhe lufta për pushtet. Marrëdheniet midis

partisë politike qeverisëse dhe opozitës karakterizohen nga konfliktualiteti i lartë.

Brenda vetë partive politike, edhe atyre më të vogla, mbizotëron autoritarizmi i

udheheqesit (apo grupit drejtues) dhe vendimarrja piramidale. Ky tension politik, në

mënyë tipike sjell dëmtimin e marrëdhënieve të pavarura midis autoriteteve dhe

rrjedhimisht ndërhyrjen dhe konfliktualitetin midis pushteteve.

Pëballja e ashpër e fazës fillestare apo pregatitore të tranzicionit si proçes, ripërsëritet

në mënyrë periodike në politikën dhe shoqërinë shqiptare dhe nuk tejkalohet me

nisjen e fazës reformatore (me arritjen e marrëveshjes politike për zgjedhje

demokratike).Në përputhje me modelin e D. Rustoe, gjatë fazës pregatitore hasim një

polarizim të dukshëm si politik (prej këtej rrënjet e bipolarizmit elektoral që do të

pasojë), ashtu edhe kulturor (kategorizimi ”ne” dhe ”ata” dhe identifikimi me këto

kategori).Faza e reformave në Shqipëri është mbizotëruar nga një elitë shumë e

ngushtë politike e rrjedhimisht kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këtë fazë

individualitetet e spikatura të negociuesve kryesore. Modaliteti i kalimit të kësaj faze

ka qenë ai që konsiderohet si më i volitshmi: një qeveri tranzicioni me përfaqesim

edhe të opozitës.

Sipas modelit të Huntington, kemi të bëjmë me një tranzicion që gërsheton dy

modele: tranzicioni shqiptar është një ’’transformim” pasi fazat e para të liberalizimit

u udhëhoqën nga partia në pushtet (PPSH), por është njëkohësisht edhe një ’’trans-

zëvendësim”, duke qenë se pozita dhe opozita kanë bashkëpunuar për reformimin e

sistemit. Momenti më simbolik i këtij transzëvendësimi është dorëheqja e

kryeministrit Nano në qershor 1991 dhe votëbesimi i qeverisë së koalicionit:

megjithëse qeveria socialiste kishte mbështetjen e 2/3 të parlamentit shqiptar, ajo nuk

mund të qeveriste jashtë një logjike bashkepunimi me opozitën.

Faza e tretë, ajo e konsolidimit demokratik është faza aktuale e politikës dhe jetës

shoqërore shqipëtare. Eshtë përsëritëse, por thelbësore të ritheksohet vështiresia dhe

paparashikueshmëria e kësaj faze. Tashmë nuk mjaftojnë si në fazat e para pak aktorë

të rëndësishëm: duhet tërë dedikimi, vullneti, aftësia dhe prirjet e një shoqërie të tërë

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

91

për ta bërë demokracinë ’’the only game in town” - të vetmen alternativë të

mundshme dhe të dëshirueshme.

Gjatë periudhës së tranzicionit në demokraci, shpejtësia marramendëse dhe përmbysja

pothuaj e plotë e vlerave dhe e besimeve të ngulitura dhe konsoliduara nga shteti, e

lanë popullin shqiptar thellësisht të çorientuar.

Sistemi i ri çbëri çdo ligj dhe kod social, që i atribuohej rregjimit komunist, pa dhënë

asnjë alternativë afatgjatë të zgjidhjes së problematikave socio-ekonomike që u

krijuan si pasojë e këtij ndryshimi rregjimesh. Kjo krijoi një zbrazëti, duke mundësuar

lejimin e eksperimeneteve në fusha të ndryshme të shoqërisë dhe shtetit Shqipëtar, që

nuk sollën tipikisht një produkt pozitiv.

Shqipëria ka qënë vëndi më i izoluar dëri para vitëvë '90 dhë në të njëjtën kohë edhe

më i keqtrajtuari nga pikëpamja politike, psikologjike e ekonomike për shkak të

rëgjimit të ëgër komunist të udhëhëqur nga Enver Hoxha. Problemet kryesore që

lidheshin me nevojën për ndryshime nuk kishin të bënin vetëm me sistemin në

vetvete, por dhe me krizën ekonomike që po jepte shenja të forta. Në këtë kontekst

përpos formës së qeverisjes,vendeve të Evropës lindore u duhej të ndërtonin një

sistem partish politike të aftë për demokracinë. Në vitet 1990, koncepti i pluralizmit

politik ishte shumë i vështirë për tu pranuar, dhe sipas liderit të asaj kohe Ramiz Alia,

sistemi shumëpartiakë ishte i papërshtatshëm për Shqipërinë, e cila s’ishte “as Lindje

dhe as Perëndim”162. Shpesh aftësia e një regjimi për tu konsoliduar mbetet faktor

bazë për vetë mbijetesën e tij, por gjithashtu një hap i rëndësishëm është dhe ngritja e

institucioneve të reja demokratike të afta për ti qëndruar kohës.

Ardhja në pushtet e Ramiz Alisë pas vdekjes së diktatorit në vitin 1985, ngjalli

shpresat se edhe në Shqipëri do të fillonin ndryshimet politiko-ekonomike, që ishin të

domosdoshme për vendin. Megjithëse Ramiz Alia u përpoq të krijonte përshtypjen se

po modernizonte sistemin socialist të Shqipërisë, ai e përjashtonte ndërrimin e sistemit

si alternativë.

Alia kishte kuptuar se do te ishte i pamundur përmirësimi i situatës së veshtire

ekonomike shqiptare pa zgjerimin e kontakteve me boten e jashtme. Vendi kishte

nevoje per te zevendesuar teknologjine e vjetëruar, por njëkohesisht kjo bëhej thuajse

e pamundur për shkak të rezervave të kufizuara në valuta të huaja dhe sidomos për 162 Emisioni “ Opinion”, mbi librin e Ramiz ALIAS: “ Biografia e Ramiz ALISE”

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

92

arsye të kufizimeve kushtetuese të cilat ndalonin kreditimin me jashtë. Në fjalimet e

mbajtura nga Alia po ndihej qartë se qëndrimet e tij në politikën e jashme do të ishin

më elastike se ato tëpararendësit të vet dhe se shqetësimi i tij kryesor ishte politik e

ekonomik, më teper se ideologjik. Në fjalën e mbajtur me rastin e 75- vjetorit të

pavarësisë shqiptare, ai theksoi: “Ne nuk hezitojme të bashkëpunojme me të tjerët dhe

nuk druhemi aspak nga pasuria apo pushteti i tyre. Përkundrazi, ne e kërkojme ketë

bashkpunim pasi e konsiderojmë atë një faktor i cili do të kontribuojë në zhvillimin

tonë të brendshëm”.

Një tjetër shenjë e qartë e fleksibilitetit të politikës se jashtme shqiptare ishte

pjesëmarrja në Konferencën Ballkanike të Ministrave të Jashtem, mbajtur ne Beograd

në vitin 1988, krahasuar me poltikat e viteve ’60- ’70, kur Shqiperia kishte refuzuar t’i

jepte fund izolimit rajonal. Ne vitet ’80 pati gjithashtu një përmiresim të dukshem në

marrëdheniet me Jugosllavinë, çka u përforcua kur ministri i jashtem shqiptar Reiz

Malile deklaroi se çështja e statusit të Kosovës ishte nje çështje e brendshme

jugosllave. Gjithsesi, marrëdheniet politike dhe ato tregtare midis dy vendeve do të

shënonin një tjetër kthese prapa si pasojë e ngjarjeve të shkurt-marsit 1989

Gjëndjes së mjerueshme dhe pakënaqësive të masavë, Alia iu përgjigj duke

ndërthurur brenda sistemit të ri një kopje të shëmtuar të Perestrojkës me disa elementë

regjimesh të tjëra po aq shtypës sa dhe ai shqiptar dhe nuk bëri asnjë hap drejt

pluralizmit politik.163 Në kuadrin e reformave u ndërmorën disa nisma ligjore, që të

bëhëshin ndryshimet e përmirësimet e duhura në fushën e lëgjislacionit. Kështu, me

ligj shtetasve Shqiptarë tani do t'u garantohëj mbrojtja ligjorë më avokat, si në

proçesin hetimor, ashtu ëdhë në atë gjyqësor. Po kështu do të zbatohej dhë institucioni

i rehabilitimit ligjor e gjyqësor, si dhe lirimi para kohe e me kusht për disa kategori

veprash penale. U vendos të krijohej Ministria e Drejtësisë. Në fushën ekonomike,

reformat e ndërmarra thyen disa tabu, por pa prekur thelbin e sistemit, pronën

shoqërore. Ekonomia do të mbetej e centralizuar, por do të futeshin elementë të

decentralizimit e të përdorimit të levave që stimulonin prodhimin. Ndërmarrjeve

ekonomike tani do t'u lihej më shumë kompetenca që të ardhurat t'i përdornin për

investime në sektorët që ata i gjykonin të nëvojshëm. Disa hapa u hodhën dhe në

163 Eva Hyskaj Tafili,Tranzicioni politik ne Evropën Qendrore dhe Lindore,Tirane ;Shtepia botuese e librit universitar

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

93

fushën ë bashkëpunimit ekonomik më jashtë.164 Për këtë qëllim u lejua prodhimi me

matëriale të firmavë të huaja porositësë, blërja e makinerive me pagësë të vonuar, që

ishtë një formë kredie etj.

Me disa vënde si RFGJ, Franca, Italia filluan të zbatoheshin formatë reja

bashkëpunimi ekonomiko-financiar.Reformat prekën edhe marrëdhëniet e shtetit

Shqiptar me jashtë, ndjekja e politikës së "dyerve të mbyllura" tani po synohej të

liberalizoheshin dhë intensifikoheshin marrëdhëniet me jashtë. Në ndryshim nga

politika e mëparshme ishte dhe lejimi i ushtrimit të besimeve fetare, gjë që ishte

ndaluar që në vitin 1967 nga Enver Hoxha.

Në një Shqipëri të vëtizoluar dhe me mungësën e pothuajse çdo shënjë të një opozite

të organizuar, këto ishin masa të rëndësishme. E vërtëtë, masat e shpallura fillimisht u

pritën me entuziazëm nga populli dhe popullariteti i Ramiz Alisë, pati një ngritje.

Thonë se demonstruesit antikomunist të pranverës së vitit 1990 në Kavajë, Shkodër

dhe qytetë të tjera hidhnin parrulla në favor të Ramiz Alisë duke pasqyruar mendimin

e shumë përhapur, se ai ishte sinqërisht i interesuar për zhvillimin e reformave në

vend, por se nuk e linin forcat konservatore komuniste, dukë përfshirë edhe të venë e

Enver Hoxhës, Nexhmijen.165

Ramiz Alia kishtë zbutur shumë retorikën e ashpër ideologjike të Partisë së Punës,

duke ngjallur shpresën se më në fund Shqipëria kishtë hyrë në rrugën për të arritur në

Europë. Megjithësë reformat e Alisë, të cilat synonin të qetësonin shqiptarët, në

mënyrë që këta të mos ndiqnin shembullin e popujve të tjërë të Ëvropës Lindore, nuk

e përmbushën dot qëllimin e tyre. Gjerësia dhe thellësia e reformave nuk iu

përgjigjën, sidomos aspiratave të segmentit kryesor të shoqërisë shqiptare, rinisë e cila

kërkonte shndërrime rrënjësore me karakter demokratik. Ndërkohë zbatimi i

reformave ectë tepër ngadalë dhë dyshimet e njerëzve, se shpallja e tyre ishtë bërë sa

për sy e faqe dhe për të gënjyër popullin, po vërtetoheshin dita -ditës. Jetesa tepër e

vështirë dhe izolimi i gjatë nga bota kishte bërë që shumë shqiptarë, të udhëhëqur nga

ideja se përtej kufirit shtetëror i pristë" toka e premtuar ", ku ata të kishin mundësi të

plotësonin ëndërrat e tyre, të donin të largoheshin sa më parë nga Shqipëria.

Në situatën e ndërlikuar që po kalonte vendi, supermacia e Partisë së Punës po vihej

164BankaBotërore(1994)IDANewsRelease”,Nr.95/16ECA, f.35 165 Elez Biberaj, Shqiperia ne tranzicion: rruga e vështire drejt demokracise Tiranë; Ora , 2001, f. 73

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

94

përhërë e më shumë në dyshim. Shumë intelektualë që në të kaluarën i kishin shërbyer

me besnikëri partisë, ishin të pakënaqur dhe kishin arritur në përfundimin se, për të

mbijetuar, sistemi duhëj t'i nënshtrohej ndryshimeve rrënjësorë. Më kundërshtimin

përherë e më të gjërë ndaj qeverisë dhe shtimin e trazirave në gjirin e klasës punëtore,

dobësohej edhe kontrolli i Partisë së Punës, në fushën e politikës së brendshme.

Në fillim të korrikut, kjo u duk në mënyrë më dramatike me shfaqjen më të

guximshme të ndjenjave antiqeveritare, kur mijëra shqiptarë vërshuan në ambasadat e

huaja për të ikur nga vendi i tyre.

Dyndja filloi më 2 korrik 1990, kur 100-150 shqiptarë hynë në ambasadat italiane,

franceze dhe gjermane. Shumë shpejt situata doli jashtë kontrollit. Brenda pak ditësh

në ambasadat e huaja kishin hyrë gjashtë mijë shqiptarë, disa të ardhur edhe nga anët

më të largëta të vendit. Thuhet së dhjetë mijë shqiptarë bënë njëdemonstratë publike

në kryeqytet në mbështetje të strehimit kërkuesve.166

Për të frenuar fluksin e njerëzve që futeshin në ambasada, forcat e rendit u përpoqën

të merrnin masa, por ato nuk dhanë efektin që pritej, nuk mundën të ndalonin turmat

që futeshin në ambasada. Qëndrimi i rregjimit ndaj aktit të të rinjëve që shpërthyen

muret e ambasadave ishte mjaft i ashpër. Ramiz Alia i cilësoi ata huliganë dhe

vagabondë.

Qeveria komuniste nuk pranoi t'i lejonte të ngujuarit nëpër ambasada të largoheshin

nga Shqipëria. Për këtë arsye azilantët nuk u pajisën me pasaporta si dhe nuk u lejua

ulja e avionëve, që do të kryenin transportimin e tyre. Nga ana tjetër dalja e këtij

informacioni në faqet e para të gazetave evropiane, bëri që presioni evropian mbi

rregjimin komunist shqiptar të ishte tepër i madh. Pas disa ditësh çoroditjeje dhe

ngurrimi, autoritetet më në fund pranuan ti lejonin azilkërkuesit të dilnin jashtë shtetit.

Më 7 korrik Ramiz Alia shpalli një dekret që sigurontë së nuk do të ndiqeshin ata që

kishin hyrë në ambasadat e huaja dhe se do të merrnin pashaportat ata që donin të

largoheshin .167

Gjithësej 4.797 shqiptarëlanë vendin dhe shumica shkuan në Gjermani. Pjesa

dërrmuese ishin punëtorë dhe midis tyre nuk kishte ndonjë intelektual të njohur.Kriza

e ambasadave ishte tronditja më e madhë që kishte pësuar shoqëria komuniste

166 Elez Biberaj , Shqipëria ne tranzicion: rruga e veshtire drejt demokracisi! ,Tirane; Ora 2001 f 89 167 Historia e popullit shqiptar ,Vellimi IV,Tirane; Toena, f .331

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

95

shqiptare dhe lëkundjet që ajo shkaktoi nuk kishin si të mos ndiheshin edhe në

rangjet e larta të Partisë së Punës shqiptare. Me 6 dhe 7 korrik në Komitetin

Qëndror u mbajt një mbledhje urgjënte dyditore. Duke përfituar nga ngjarjet e

ambasadave, Alia vendosi të bëntë disa ndryshime në qeveri dhe në Byronë Politike,

ku shkarkoi apo lëvizi disa nga rradhët e konservatorëve. Kështu u shkarkuan ministri

i Punëvë të Brendshme, Simon Stefani, Prokop Murra, Hajredin Çeliku dhe dolën në

pension Vito Kapo dhe Jovan Bardhi. Nga Byroja Politike u lëvizën, Manush Myftiu

dhe Rita Marko. Të gjithë këta u zëvendësuan nga të rinj që mbështetnin politikën

pragmatiste të Ramiz Alisë.168

Megjithatë gjëndja e sigurisë vazhdoi të keqësohej dhe problemet e vendit u bënë

edhe më të mprehta. Ngjarjet në ambasada tërhoqën vëmendjen e shtypit të huaj, ku

për të parën herë Shqipëria doli e para në titujt e gazetavë ndërkombëtare. Reagimi i

opinionit publik perëndimor, tregoi se mosbësim ndaj rregjimit komunist të Tiranës

ushqenin jo vetëm shqiptarët, por edhe perëndimorët.

Komuniteti Evropian (KE) dërgoi një komision faktmblëdhës në Tiranë për t'u marrë

me çështjën e azilantëvë të ambasadavë si dhe për të shqyrtuar shkallën e respektimit

të të drejtave të njeriut. Të dymbëdhjetë qeveritë e KE-së protestuan pranë qeverisë

së Tiranës për qëndrimin e saj ndaj tyre. Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë u

lëkund së tepërmi dhe anëtarësimi i saj në KSBE (Këshillin e Sigurimit dhe të

Bashkëpunimit Evropian) u vu në pikëpyetje. Regjimi komunist 45 vjeçar për hërë të

parë ndodhej ndërmjet dy presioneve të mëdha, lëvizjeve të brendshme dhe opinionit

ndërkombëtar.Lëvizjet antikomuniste nuk ishin të izoluara, përkundrazi ato paqyronin

krizën e sistemit komunist dhe në vendet e tjera të Evropës Lindore, si vendlindja e

komunizmit, Rusia, Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Bullgaria, Estonia, Lituania,

Letonia, Bjellorusia, Ukrahina, si dhe Gjermania Lindore.

Regjimi komunist kishte filluar të bëhej i padurueshëm, ai lejonte shumë më pak

hapësirë sociale për nënkultura, kundërkultura, botë të fshehtë të çdo lloji dhe shtypte

disidencën169. Për më tëpër njërëzit që kishin përjetuar periudha terrori vërtet të

pamëshirshme e të përgjithshëme, terror që kishtë lënë damkën e tij nëhistorinë e

këtyre shteteve, këta njërëz pra, kishte gjasa të mbanin kokën ulur edhe kur tërsëllima

168 "Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tirane; Kristalina -KH, 2007 f 323 169 Po aty

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

96

e pushtetit bëhej disi më ë butë.

Megjithatë, qetësia relative e jetës sociale nuk buronte vetëm nga frika. Ai sistem i

izolonte qytetarët e tij nga çdo ndikim i transformimeve sociale, ekonomike

perëndimorë, sepse i izolontë plotësisht nga ndikimi i kapitalizmit Përëndimor. Çdo

ndryshim në ato vënde erdhi nëpërmjet përgjigjes së qytetarëve ndaj shtetit170. Dhe

përgjigjia e qytëtarëvë ndaj shtetit ishtëe prerë dhe e menjëhershme, ata kërkonin

ndryshim rrënjësor. Shëmbja e Murit të Berlinit zgjoi tek popujt e shtypur etjën për

liri e demokraci. Rënia e murit famëkeq i parapriu lëvizjeve demokratike që çuan

nërënien e komunizmit në vëndet e Evropës Lindore. Ngjarjet e vitit '90 në

Bashkimin Sovjetik, në Poloni dhe veçanërisht përmbysja e regjimit të Çausheskut

nuk mund të mos trondiste elitën sunduese shqiptare. Simbolizmi i ekzekutimit të

Çausheskut, metodat brutale e të cilit nuk ishin asgjë në krahasim më ato të Enver

Hoxhës, nuk mund t'i shpëtontë as nomenklaturësshqiptare, as popullit në

përgjithësi. Ndryshe nga qëndrimi i saj negative ndaj zhvillimeve të mëparshme në

Poloni, Gjermaninë Lindore, Çekosllovaki dhe Bullgari udhëheqja shqiptare u nxitua

të distancohej nga çdo ngjashmëri me Çausheskun. Për më tëpër, për të larguar

vëmendjen nga ngjashmëritë e mëdha midis dy regjimeve më diktatoriale në Evropë,

Shqipëria qe nga vendët e para që njohën qeverinë, që erdhi në pushtet. Megjithatë

shteti shqiptar mbajti qëndrimin ë mëparshëm dukë thënë së zhvillimët në Evropën

Lindorë nuk kishin lidhjë të drëjtpërdrëjtë më Shqipërinë.

Autoritetet shqiptare reaguan në mënyrë tipike komuniste, dukë filluar një fushatë

propagandistike për të bindur publikun brenda dhe jashtë, se lajmet e trazirave nuk

ishin të vërteta. Komunistët nuk ishin të përgatitur ta lëshonin lehtë pushtetin, e kishin

mbajtur popullin nën diktatin e dhunës për vite dhe sdo të ishtë e lehtë të mposhteshin

edhe pse ky sistem i tipit diktatorial ishtë në përpëlitjen e fundit. Në fjalën që mbajti

në Këshillin Qëndror të Bashkimeve Profesionale, më 11 dhjetor 1989 Ramiz Alia

deklaroi më shumë siguri: “Ka njërëz jashtë shtetit që pyesin:Do të ndodhin edhe në

Shqipëri proçese si ato që po ndodhin në Evropën Lindorë?-Ne u përgjigjemi

vendosmërisht dhe kategorikisht:Jo, në Shqipëri nuk do të ndodhin.”171

170 Eric Hobsbaem,Epoka e ekstremeve ,Tirane; Cabej ,1994 ,I 352 171 Elez Biberaj,Shqiperia ne tranzicion, Tirane:Ora, 2001 f 63

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

97

Sipas udhëheqjes komuniste shqiptare, kriza që kishte përfshirë vëndet e Evropës

Lindorë, ishte krizë e një bashkësië të caktuar dhe se Shqipëria përbënte një rast të

veçantë. Po këto teori ishin absurde, pasi e ashtuquajtura krizë e një bashkësie të

caktuar ishte edhe krizë e Shqipërisë, pasi ne ishim pjësë e asaj bashkësie. Kishim të

njëjtin regjim politik. Kur në të gjithë vendet po përmbysej sistemi diktatorial

komunist, duke dëshmuar se ai ishte një sistem i dështuar, nuk kishtë sesi Shqipëria të

përbëntë një rast të veçantë.

Të rinjtë, kudo ishin, kërkonin të njëjtën gjë, pluralizëm politik, demokraci, liri.

Në kontekstin e Shqipërisë mund të themi se ajo identifikohet në ndarjen brenda dy

grupe shtetesh me prirje të ndryshme të parakushteve për tranzicionin politik dhe

ekonomik.

Grupi i parë është formuar nga ish ekonomi të centralizuara si Shqipëria, Bullgaria

dhe Rumania. Këto ekonomi operonin në modelin klasik të planifikimit qëndror

stalinist, të implementuar më rigorozisht se në disa ekonomi më të zhvilluara të

Europës Juglindorë në veri. Zhvillimet ekonomike u promovuan në bazë të

kompanive të shkallës së lartë duke u fokuasuar në prioritetin dhënë industrisë së

rëndë në shpenzimin e mallarave të konsumit. Në secilin vënd sistemi politik ishtë i

centralizuar në masë të madhe dhë i bazuar në eleminimin e opozitave politike.

Brenda këtij grupi mund të bëhet një dallim i madh ndërmjet Bullgarisë dhe

Rumanisë, të cilat ishin më parë brenda bllokut sovjetik, dhe Shqipëria e cila ka

ushtruar një politikë të pavarur dhe të izoluar jashtë bllokut. 172

Ndryshimet politike në Bullgari dhe Rumani janë karakerizuar si nga reformat

parandaluese ose kompromis përmes të cilave elita udhëheqëse nga periudha e

mëparshme komunistë mori pushtetin politik gjatë gjysmës së parë të viti 1990, ose në

rastin e Bullgarisë mori pushtetin pas një periudhë fillestarë të qeverisë së kualicionit.

Në kundërshtim me këtë, anti komunistët erdhën në pushtet në zgjedhjet e vitit 1992

në Shqipëri, por klasa politike sërish demonstroi karakter autoritativ. 173

Grupi i dytë përbëhet nga shtetet pasardhëse të ish Jugosllavisë në të cilat planifikimi i

centralizuar është braktisur në fillim të vitit 1950 dhe u zëvëndësua me një formë të

172 Haerpfer, Christian W. (2002) Democracy and enlargement in post-communist Europe 173J. B. Braun Nationalism, Demokracy and Security in the Ballkans. England 1992

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

98

vetme të socializmit të tregut. Jugosllavia ishtë në mënyrë të dukshme më prosperioze

se sa fqinjët e saj të centralizuar, në periudhën pas luftës. Zgjedhjet e mbajtura më

1990 zbuluan shfaqjen e partive nacionaliste si parti komuniste të transofmuara në

Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni ose si parti të transformuara komuniste si në Kroaci

dhe Slloveni. Pas ndarjes së Jugosllavisë tranzicioni politik në Republikën Federale të

Jugosllavisë dhe Maqedonisë ishte i ngjashëm në disa pika me atë në Rumani dhe

Bullgari, që i detyrohej elementeve të vazhdimësisë në përbërjën politike të qeverive

nga regjimet e mëparshme. Në Kroaci dhe Slloveni kishte një thyerje vazhdimësie me

të shkuarën politike. Mëgjithatë kishtë një shoqëri civile me bazë më të gjërë dhe

kulturë demokratikë në Slloveni se kudo tjetër në Ish Jugosllavi dhe prespektivat për

reforma të vërtëta demokratikë ishin të mëdha.174

Në Bosnjë-Hercëgovinë, zgjedhjet sollën në pushtet partitë nacionaliste të bazuara në

ndarjet etnike, por futja në luftë civile shpejt pengoi ndonjë prespektivë të tranzicionit

demokratik.Trajektoret ekonomike në shtetet ballkanike postkomuniste kanë qënë të

influëncuara fuqishëm nga niveli, shtrirja në të cilën privatizimi është zhvilluar dhe

nga ritmi i zhvillimit të biznësit të vogël. Modelet e zhvillimeve ekonomike në shtetet

e Ballkanit, pasqyrojnë ecurinë me të cilën janë zhvilluar të tilla reforma. Ky studim

përpiqet të konturojë trajektoret e ndryshme ekonomike të zhvillimit ekonomik në

secilin nga shtetet e Ballkanit. 175

Në përgjithësi shtetet me privatizim të fiksuar, dhe të cilat kanë ndjekur një afrim

gradual me tranzicionin ekonomik, kanë kaluar kriza ekonomikë të tipeve të

ndryshme. Shtetet të cilat janë shtyrë përmes privatizmit edhe diku të bazuar

gjerësisht në privatizimin e brendshëm, ose ku procesi i privatizmit ka qënë i

politizuar kanë pasur një arritje më të favorshme ekonomike. 176

174Jan Zielonka(ed), Democratic vConsolidation in Eastern Europe. Vol. 1 Institucional Engineering. Oxford; NewYork: Oxford University Press, pp. 25-47 175John Hopkins. Problemet e tranzicionit demokratik dhe konsolidimi: Europa Jugore, Amerika Jugore dhe Europa post komuniste, Baltimore dhe Londër: University Press, fq 90, 366-7 176 IMF, “Albania”, in IMF Economic Revieës, No. 5, Ëashington D.C., Korrik 1994

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

99

Si rrjedhojë e pëmbysjes së sistemeve komuniste në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani

ishte një periudhë fillestare e përçarjes ekonomike dhe rëniës, por në mes të viteve

1990, të tre vendet kishin dalë nga krizat ekonomike dhe duket se po hynin në një

epokë të ringritjes ekonomike. 177

Megjithatë në mes të vitit 1990, pothuajse njëherësh të tre vëndet hynë një krizë të

papritur dhe të mprehtë ekonomike, më e thellë në Bullgari dhe Shqipëri, sesa në

Rumani. Ky raund i dytë i krizës ekonomike dhe tatëpjetë ishte e lidhur me mungesën

e ristrukturimit ekonomik, të lidhur me afrimin gradual të tranzicionit ekonomik i cili

kishte qenë krijuar nga qeveritë në këto shtete178.

Fillimi i krizave ekonomike në të dy vendet çoi në ndryshime të konsiderueshme në

qeveri dhe një hapje të opozitës për të ushtruar politika ekonomikë radikale.

Rasti i Shqipërisë është zhvilluar pothuajse në të njëjtën mënyrë, përveç pozitës në

pushtet të një parti antikomuniste e krijuar për zhvillimin e ekonomisë së tregut. Pas

një rënie të ndjeshmetë aktivitetit ekonomik në Shqipëri në vitet 1991 dhe 1992,

rimëkëmbja ekonomike u udhëhoq nga një rritje e prodhimit agrikulturor, po ashtu

edhe nga bumi i ndërtimeve dhe rritja e sektorit të shërbimeve. Nga viti 1993 në 1996

Shipëria u duk se pati arritje. Megjithatë këto shkallë të shpëjta të rritjes duhet të

shihen në kontekstin e zbërthimit të pikës së ulët fillestare. Për më shumë, rritja

ekonomike u mbështët nga hyrja e madhe e ndihmës së huaj dhe dërgesat e herë pas

herëshme të fitimeve të punëtorëvec emigrantë shqipëtarë jashtë, sesa të ishte një

rëzultat i reformave të shquara ekonomike. Në vitin 1995 papunësia filloi të ulej nga

shkallë ekstremisht shumë të larta, në afërsisht 30 për qind dhe pagat pothuajse u

dyfishuan me 37 dollarë në muaj në 1993 në 70 dollarë në muaj në 1996. Sektori

privat i shkallës së ulët u zhvillua shpejt, megjithatë u dominua nga firmat e shkallës

së lartë. Në vitin 1996 sektori privat numëronte rreth 65 përqind të prodhimit dhë

punësontë 2/3 të forcës punëtore. Por u duk se një pjesë e këtyre arritjeve ishin jo të

konsoliduara kur shteti u fut në krizë nga skemat piramidale, të cilat mblodhën një

shumë të madhë parash nga popullsia, e vlërësuar deri në 1 bilion dollarë, përpara se

177 Aslund A.dhe Sjoberg O. “Privatizimi dhe tranzicioni i Shqiperisë drejt ekonomisësë tregut, në ekonomitë komuniste dhe transformi ekonomijk, Vol. 4, No1, 1992, fq. 135-150 178 Y.M.Van Brabant:Remarking Eastern Europe-on the Political Economy of Transition, Lomdon 1990, fq.7

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

100

të falimentonin në vitin 1997.

5.2 Kushtet ekonomiko-financiare të vendeve të Ballkanit, në prag të

tranzicionit.

Në shtetet e Ballkanit elitat politike në një masë të madhe apo të vogël kanë qënë në

gjendje të manipulojnë procesin e pivatizimit me fundin e tyre. Në ish ekononomitë e

centralizuara të Bullgarisë, Rumanisë dhe Shqipërisë, privatizimi ka qënë i ngadaltë

pasi elitat kanë ndjekur një politikë të gradualizmit në lidhje me reformat ekonomike.

Kushtet fillestare ekonomiko-sociale të vendit jo vetëm që sherbejnë si trampolinë,

por edhe shoqërojnë tërë procesin e transformimeve, pavarësisht nga intensiteti dhe

forma e shfaqjes së pasoja të tyre. Për të përcaktruar kushtet fillestare ekonomiko-

sociale duhet pikë së pari të njihet struktura ekonomike e vendit. Midis strukturës

ekokonomike dhe psikologjisë sociale ekzistojnë diferenca, të cilat kanë influencuar

në proceset dhe transformimet e mëdha179. Ndonëse në republikën veriore të ish

Jugosllavisë privatizimi u shty nga qeveritë e reja jokomuniste. Megjithatë në Slloveni

privatizimi i brendshëm triumfoi, ndërsa në Kroaci një pjesë e madhe e firmave

shoqërore u nacionalizua dhe një pjesë tjetër ra në duar të shoqërive të elitës së re. Në

republikat jugore, privatizimi në Republikën e Jugosllavisë ende nuk kish nisur,

ndërsa në Maqedoni sipërmarrjet u privatizuan më së shumti nga menaxherët. 180

Në shumicën e shteteve ballkanike ka patur një rritje të shpejtë të sektorit të

biznesit të vogël, por këto firma të reja të vogla janë më shumë aktivitete familjare të

bazuar në tregtinë dhe nuk janë ende në pozitat e një forcë të re shtytëse për rritjen

ekonomike. Teoria e Lipset, sugjeron se prespektivat e konsolidimit demokratik janë

më të mëdha ku ka zhvillime më të mëdha ekonomike. Çelësi për të hapur rrethin

vicioz qëndron në promovimin e investimit të brëndshëm për të internacionalizuar

elitën dhe në progres të vërtetë me privatizimin, ristrukturimin e sipërmarrjeve dhe

zhvillimin e bizneseve të vogla, e cila do të stimulojë rritjen ekonomike dhe krijon

bazën për konsolidimin e demokracisë së brishtë në shtetet e Ballkanit.

Politikat ekonomikë të përvetësuara në shtetet e Ballkanit reflektuan vazhdimësitë dhe

179Economic change in the Balkan States: Albania, Bulgaria, Romania and Jugoslavia, Edited bby Orjan Sjoberg and Michael Wyzan, London 1991 180Charles Gati, “Mirazhi i demokracisë”, Tranzicioni, 2,6,22 Mars 1996, fq.11

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

101

jo vazhdimësitë në përbërjë të elitës politike.181

Në kontrast me qasjen e terapisë së shokut në pjësën veriorë të vëndeve të Evropës

Lindore, qasja dominuese e tranzicionit ekonomik ishtë gradual. Kjo u rëflektua në

ecurinë përgjithësisht të ngadaltë të privatizimit. Mëgjithësë privatizimi është

konceptuar si një mjet kryesor për të krijuar një ekonomi tregu, në kontekstin

ballkanik, privatizimi ka krijuar mundësi të shumta për ëlitën udhëheqëse për të

mbajtur kontrollin e pushtetit. 182

Katër mënyra të spikatura të privatizimit mund të përmendim: privatizim i ngëcur,

privatizim "i egër ", privatizim i brëndshëm dhë privatizim i politizuar.

Në Bullgari, Rumani dhe Shqipëri, privatizimi ka vazhduar ngadalë dhe nuk ka

ndodhur aspak si në republikën Federale të Ish Jugosllavisë. Elitat ekonomike janë

mbajtur në pushtet përmes ushtrimit dhe mbajtjes nën kontroll të kompanive të

zotëruara nga shteti.183Në Bullgari, megjithëse u miratua një ligj mbi privatizimin në

maj të viti 1992, në praktikë ishte implementuar me “gjysmë zemre” nga qeveri të

ndryshme në pesë vitet pasardhëse.

Qeveritë e hershme jo socialiste të viteve 1991-1994 hezituan të implementonin

privatizimin sepse ata dyshonin se proçesi mund të pushtohej nga ish komunistë, të

cilët kishin pasuri të shumta nga korrupsioni dhe aferat gjysmë ligjore. Por kur

qeveria socialiste u zgjodh në vitin 1994, ajo zbuloi se kishte pak të interesuar për të

shtyrë përpara proçesin e privatizimit. Menaxherët e kompanive, zyrtarë të shtetit, po

ashtu edhe qeveria vetë, të gjithë kërkonin të bllokonin apo të anullonin proçesin e

privatizimit. 184

Në Rumani kishtë dy raunde të privatizimit masiv, por këto kishin të bënin më së

shumti me ndërmarrje të vogla. Gjatë kësaj periudhe qeveria dështoi në shkëputjen e

lidhjeve ndërmjet kompanive, burokracisë shtetërore dhe institucioneve politike.

Rreth 2700 ndërmarrje u përfshinë në programin e ri të privatizimit në vitin 1997, por

në fund të vitit vetëm gjysma ishte për t'u privatizuar.

Në Shqipëri një program masiv privatizimi filloi më 1995 duke përdorur një skemë

181 EBRD, Raporti i Tranzicionit, Londër, 1995 182Daianu D., “Vitaliteti ekonomik dhe realizueshmëria: Një sfidë e dyfishtë për sigurinë Europiane, Frankfurt am Main, Peter Lang, 1996 183Ganev, Venelin I. (1997)”Bulgaria” Symphony of Hope, Journal of Democracy 8(4), fq.125-139 184 Eventimentul Zilei, 7 Nëntor 1996.

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

102

letrash me vlerë. Megjithëse letrat me vlerë u panë me skepticizëm të madh nga

publiku dhe shumë shpejt u ndaluan. Proçesi i privatizimit ishte jashtëzakonisht i

ngadaltë dhe vetëm 20 ndërmarrje u privatizuan në vitin e parë dhe 50 të tjera në

1996.185

Në Republikën Federale të Jugoslavisë shumë firma të mëparshme vetëmenaxhuese u

nacionalizuan veçanërisht në përdorim publik si elektriciteti, hekurudhat, linjat ajrore,

nafta, pyjet, ujësjellësi, komunikacioni, radio dhe telvizioni. Në Bullgari për shembull

nga një total prej 5890 kompanish shtetërore, 2130 ishin defiçitare në vitin 1996. Më

pak se një e pesta e defiçitarëve llogariste 90 për qind të humbjeve.

Privatizimi i egër (jo zyrtar)

Në vëndet, në të cilat proceset formale të privatizimit nuk ishin instaluar, nuk kanë

qenë mundësi të mjaftuëshme për forma të ndryshme të privatizimit të egër apo jo

zyrtar. 186

Kjo ka mundësuar anëtarë të elitës në pushtet të përvetësojnë tepricën ekonomike nga

kompanitë shtetërore. Metodat përfshinin krijimin e kompanive "anësore" nga

menaxherët e tyre. Këto kompani private (anësore) veprojnë paralel me kompanitë

shtetërore dhe kontratat më përfituese janë ofruar nga kompanitë anësore për përfitim

të menaxherëve. 187

Privatizimi i brendshëm

Procesi i privatizimit është kompletuar formalisht vetëm në Slloveni dhe Maqedoni.

Por në të dy vendet shumica e kompanive të privatizuara janë dominuar nga

anonimati. Në rastin të menaxhimit kompanitë e privatizuara janë transferuar drejt

menaxherëve meçmime të ulta dhe në rastin e punonjësve blerës transferimi i

zotërimit tek punëtorët shpesh ka ndodhur me çmime të fryra. 188

185 Grupi i inteligjencës ekonomike, Raport Javor, në biznesin e Europës Lindore, 1996, 20 Maj. 186Grabbe, Heather (2006) The EU’s transformative poëer: Europeanization throught conditionality in Central and Eastern Europe. 187 Grupi i inteligjencës Ekonomike (b), Serbia-Raporti i Malit të Zi, 1996, cereku i parë 188 Maria Todorova, “Ballkani: nga zbulimi drejt ndërhyrjes”

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

103

Maqedonia ishtë relativisht vonë në implementimin e programit të privatizimit. Ligji

Maqedonas për Transferimin e Ndërmarrjeve me Kapital Social u prezantua në vitin

1993. Progresi i pakët është bërë deri në fillim të vitit 1995, sapo filloi u kompletua

efektivisht në fund të vitit 1997 kohë në të cilën mbi 1 mijë ndërmarrje u privatizuan

krejtësisht dhe vetëm 234 mbetën në procesin e privatizimit. Metoda kryesoree

privatizimit në Maqedoni ishte përmes menaxhimit dhe blerjeve nga punonjësit. 189

Proçesi i privatizimit, një proçes i politizuar

Procesi i privatizimit në Kroaci ka rezultate të përziera. Sektorët kryesorë të ish

kompanive të zotëruara nga shoqëria janë privatizuar. Megjithatë procesi ka qenë

shumë i politizuar dhe kompanitë private janë transferuar me kosto minimale tek

menaxhërët besnikë tek partitë në pushtet në bazë të kredive të privilegjuar me

interesa të ulta të bankave të cilat vetë ishin nën kontroll politik. Kroacia miratoi ligjin

mbi privatizimin në prill të viti 1991. Në vitin 1994, 386 kompani të cilat mbulonin

40 për qind të aseteve totale kishin më së shumti pronësi shtetërore përmes Fondit të

Privatizimit. 190

Rezultatet e privatizimit kanë frenuar tërheqjen e këtyreekonomive për

investime të huaj direkte, duke ndikuar në prespektivat e demokratizimit. Ajo

gjithashtu vendos kufizime në zvogëlimin e rolit të shtetit në çështjet ekonomike dhe

frenon zhvillimin e një klase të mesme, një tjetër nga kushtet e tjera të kërkuara për

zhvillimin e një demokraci të mbështetur.Në këto kushte, privatizimi, vetëm nuk do të

krijonte klasën e mesme të nevojshme për të prodhuar presion të fortë për zhvillimin e

shoqërisë civile dhe për të mbështetur tranzicionin drejt demokracisë.191

Ngritja e klasës së mesme është supozuar nga krijimi i klasës së pronarëve të

bizneseve të vogla. Fatkeqësisht, në pak nga ekonomitë ballkanike ka patur një rritje

të konsiderueshme të sektorit të biznesit të vogël.

189 Drejt bashkëpunimit dhe integrimit, Zagreb, Instituti pë Zhvillim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, 1994. 190Dhoma e ekonomisë Kroate, Croatia Outlook, Business Neësletter, Vol. 2. No. 2/3, Zagreb, 1996 191Milica Uvalic “Nacionalizmi dhe politika ekonomike në Ish Jugosllavi” Moct, 1995, fq.47-48

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

104

Ky proçes ishte i ndryshëm në shtete të ndryshme ballkanike. Pas vitit 1989

shtete pasardhëse nga ndarja e Jugosllavisë, provuan një hyrje të shpejtë të firmave të

vogla në sektorin privat pavarësisht nga pengesat e dukshme në formën e mungesës së

financimeve, rregullat armiqësore qeveritare, politikat e taksimit dhe dominimi i

tregut nga firmat e mëdha. Shkallët e hyrjes ishin veçanërisht të larta në Slloveni dhe

Kroaci ndërmjët 1990 dhe 1995, ku niveli i papunësisë në rritje u moderua nga rritja e

punësimit në sektorin e firmave të vogla. 192

Demokracitë e reja në Ballkan janë përballur përgjithësisht me dy vështirësi bazë të

dala respektivisht nga modelet e kaluara politike të tyre dhe nga evoluzioni i tyre

historik.193 Këto vështirësi rrjedhin nga mos stabiliteti i sistemeve të tyre politike, i

theksuar edhe nga zhvillimet postkomuniste në disa shtete ballkanike, të cilat me të

drejtë ngrejnë pyetjen mbi ndikimin e faktorit ndërkombëtar në ndryshimin e regjimit

të rajonit. 194Vështirësia e parë më e madhe rrjedh nga poblemi i shprehur në një

raport zyrtar që: "demokracia nuk është e rrënjosur, kjo tregohet në prezencën e

vazhdueshme të një pararoje që mban frenat e pushtetit, metoda të cilit nuk kanë

ndryshuar që prej epokës komuniste.

Vështirësia e dytë në rrugën drejt demokracisë në Ballkanin Juglindor është se,

përveç shkatërrimit nga drejtimi komunist dhe nga mos zhvillimi social dhe

ekonomik, vjen nga konfliktimi i aspiratave etnike. Këto janë vështirësi që grupet të

ndryshme etnike dhe grupe fetare gjëjnë në bashkëjetesën në të njëjtin territor

kombëtar të tillë si Bosnja, Kroacia, Serbia, ish Republika Jugosllave e

Maqedonisë.195Nga ana tjetër këto demokraci të reja frikësohen nga kërcënime të

mundëshme të demokracisë që vijnë nga paqëndrueshmëria e Ballkanit dhe kërkojnë

mbështetje, të cilat mund të ofrohen nga institucione ndërkombëtare të përshtashme si

NATO, Bashkimi Europian, etj.

192 Ousic, “Kroacia në udhëkryq”, fq.119. 193 Princeton Post communism and the Theory ofDemocracy: Princeton University Pres, Oxford,fq.11-53 194 Noetzold. J., BE dhe EQL: Shpresë dhe Pasiguri në Politikën e Jashtme, No. 1, 1995, fq.14-23 195 Claus Offe, “Politikat etnike në tranzicionet europiano lindore”, Shkrime për hartimin e Kushtetutës Europiano Lindore, No.1, (1993).Qëndra për të drejtën Politike Europiane në Univeristetin e Bremenit

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

105

6 KREUI GJASHTË

TRANZICIONI POLITIKO - SOCIAL DHE NDIKIMET E SISTEMIT

KOMUNIST NËSHQIPËRI

6.1 Ndikimet e periudhës së komunizmit dhe elementet e tij ideologjik gjatë

tranzicionit politik

Si më i varfri i vendeve të Ballkanit, i cili ka duruar edhe një regjim komunist

veçanërisht represiv, Shqipëria ishtee detyruar të ndeshej me probleme bazë në

tranzicionin e shoqërisë post komuniste. Shqipëria pati një histori të vështirë dhe nuk

zhvilloi institucione demokratike gjatë periudhës komuniste. Gjatë periudhës së

tranzicionit në demokraci shpejtësia marramendëse dhe përmbysja pothuaj e plotë e

vlerave dhe e besimeve të ngulitura dhe të konsoliduara nga shteti, e lanë popullin

shqiptar thellësisht të çorientuar. Pluralizmi politik në Shqipëri erdhi si një produkt i

elitës së vjetër qeverisëse dhe duke ndodhur në këtë mënyrë, rezultatet nuk mund të

ishin shumë pozitive. Sistemi i ri demokratik zhbëri çdo ligj dhe kod social, që i

atribuohej rregjimit komunist, pa dhënë asnjë alternativë afatgjatë të zgjidhjes së

problemeve socio-ekonomike, të krijuara si pasojë e këtij ndryshimi. Periudha

45-vjeçare, me të gjithë elementet e saj negativë i ka dhënë një frymë të menduari

ndryshe popullit tonë. “Që nga 1945, Partia Komuniste u përpoq të ngrinte Shqipërinë

në rangun e një kombi të pavaruar, të pajisur me një shtet të fortë dhe t’i nguliste

popullit një ndjenjë patriotike”.196

Vendi ynë në shumë mënyra bëri që të përkeqësonte imazhin e shteteve të Ballkanit si

një rast i paqëndrueshmërisë kronike dhe mungesëssë modernizimit social-ekonomik

me protesta të varfra për demokratizim197

Në Shqipëri, pluralizmi nuk ekzistonte. Jashtë Partisë së Punës, debati i hapur politik i

çfarëdo lloji ishte i pamundur. Lëvizja e parë e opozitës e organizuar nuk ishte

themeluar deri në dhjetor 1990, lëvizje kjo që pëshumë më vonë së në shtetet e

Europës Lindore. Në këtë kohë u krijua Partia Demokratike që krijoi qeverinëpas

196Cit. Elisabeth Champseix,”Shqiperia ose logjika e dëshpërimit”fq 47 197Aslund A. dhe Sjoberg O. “Privatizimi dhe tranzicioni i Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut”, në ekonomitë komuniste dhe transformimi ekonomik ; Claude Lefort, “Logjika e totalitarizmit” në format politike të shoqërisë modern: Burokracia, demokracia, Totalitarizmi, Cambridge: Polity Press, 1986

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

106

zgjedhjeve tëpranverës 1992.

Pra, kishte një deficit demokratik thelbësor kur komunizmi u rrëzua në Shqipëri gjatë

1989-92 dukeçuar në krijimin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar, e cila u zëvendësua

nga qeveria e partisë demokratike. Nocioni i partive politike kishte munguar

krejtësisht.198

Ndërmjet popullsisë së përgjithshme, 65 për qind ishin fshatarë, kishte më pak rrokje

të politikave moderne në kuptimin europian, kështu që trashëgimia e ndryshimeve

rajonale do të luante një rol të rëndësishëm në jëtën kombëtare në vitët e ardhshme.

Përmbysja e komunizmit u shënua nga një lëvizje masive e fshatarësisë dhe

punëtorëve kundër shtetit një partiak. Kjo shpehje mori forma të dhunshme dhe

anarkike, më sulme të rastësishme mbi të gjitha simbolet e pasurisë shtetërorë dhe

institucioneve, jo thjesht ato të lidhura me partinë e Punës dhe sistemin komunist.

Dëshira për të lënë Shqipërinë ishte e lartë nga shumë njerëz. Kjo ndodhi veçanërisht

në verë të 1991.199

Krahasuar me vendët e tjera të Europës Lindore, procesi i tranzicionit në Shqipëri

shfaq një sërë veçantish, për shkak të trashëgimisë së saj socialiste unike, hyrjen e

vonuar në Europë dhe nivelin e ulët të të ardhurave.200Më 8 dhjetor 1990,grupe

studentësh të Universitetit të Tiranës marrshuan përgjatë rrugëve të kryeqytetit me

slogane e kërkesa në te cilat kërkohej fundi i diktaturës komuniste, një protestëe parë

e vërtetë ndaj regjimit 45-vjeçarkomunist shqiptar. Në Qytetin Studenti kishte kohë që

flitej për protesta. Pritja e studentëve madje qe shndërruar në një ankth që në verë, kur

furia e ambasadave kishte tronditur vëndin, dhe kur 1shtatori kishtë filluar jo si çdo

vit me rreshtimin në oborrin ë shkollës, por në një miting absurd që shprehtë

solidaritetin me partinë. Vala e protestave studentore në Shqipëri ishte drejtpërdrejt e

lidhur me ndryshimet rrënjesore që po ndodhnin në vendet e Europës Lindore. Ato

gjithashtu vinin si pasojë (e padëshiruar nga rregjimi) e frymës liberalizuese të vetë

udhëheqjes komuniste e cila kishte rritur shpresat për ndryshim, pa mundur t’i

përmbushte ato. Në takimin me udhëheqjen e lartë të partisë e të shtetit, studentët

shprehën qëllimin e tyre për të krijuar një organizatë politike të pavarur të të rinjve.

198Haerpfer, Christian W.(2002) Democracy and anlargement in post-communist Europe 199J. B. Braun Nationalism, Democracy and security in the Balkans. England 1992 200IMF, “Albania”, in IMF Economic Reviews, No.5, Washington D.C., Korrik 1994

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

107

Faktet ndërlikoheshin më tepër nga fjalët për djegien e qëllimshme të transformatorit

prej një të riu, student i Fakultetit të Gjeologjisë, si dhe shkëmbimet prej disa ditësh të

parrullave antikomuniste në godinat 22 dhe 26 të ndodhura përballë njëra -tjetrës.

Në mëngjesin e 8 dhjetorit mbërriti në Qytetin Studenti, për një vizitë të nxituar

kryeministri i asaj kohe, Adil Çarcani. Një ngjarje e rrallë në historinë e qytetit, por që

befas u zhvlerësua nga intensiteti i ngjarjeve të asaj darke. Çarcani kishte mbërritur

për t'i dhënë përgjigje një letre që Organizata e Rinisë e Fakultetit të Inxhinjerisë

Mekanike,e drejtuar nga Pandeli Majko, kishte afishuar dy ditë më parë në korridoret

e Korpusit Qëndror të Universitëtit. Takimi në një nga sallat ë godinavë të vajzavë të

Qytëtit Studënti që tëjët i tënsionuar. Një vajzë Mimoza Ferraj, i tha Çarcanit në mëri

e sipër ; Unë skam përse të lind fëmijë për ju! Në çdo kohë tjetër kjo deklaratë do kish

marrë ndëshkim të rëndë, por ato ditë rregjimi kishte humbur aftësinë për të

reaguar.201Nga data 8 deri në 12 dhjetor ishin katër ditët e mëdha që ndryshuan

historinë e shqipërisë. Veprimtaria antiqeveritarë, po përhapej gjithnjë e më shumë

në mesin e studentëve të pakënaqur të Universitetit të Tiranës dhe kulmi u arrit në

natën e 8 dhjetorit ku studëntët u hodhën në protestë. Në këtë natë u evidentua ose më

saktë u konfirmua si lider i lëvizjës, studenti 27-vjecar për filozofi, Azem Hajdari.

Pavarësisht nga përpjekjet e sistemit dhe veçanërisht të udhëheqësit Ramiz Alia, me 9

dhjetor 1990, demonstruesit studentë marshuan nga Universiteti Enver Hoxha ( sot

Universiteti i Tiranës) në Tiranë nëpër rrugët e kryeqytetit duke hedhur parrulla dhe

duke kërkuar dhënien fund të diktaturës. Në këtë situatë të vështirë që ndodhej

sistemi, Alia priti një delegacion prej katërmbëdhjetë studentësh, të kryesuar nga

Azem Hajdari. Megjithatë takimi nuk nxorri gjë në dritë. Pasi u kthye delegacioni në

Qytetin Studenti, ministi i Punëvë të Brendshme Hekuran Isai i dha urdhër policisë të

ndërhynte, duke improvizuar humbjen e një revolveri.

Në këto ditë në Lëvizjen Studentore u bashkuan edhe pedagogë e intelektualë të

vendit,si; Sali Berisha, Gramoz Pashko, Edi Rama, Besnik Mustafaj, Aleksandër

Meksi, Preç Zogaj etj. Meqë shumë udhëheqës të studentëve ishin nga rrethi i

Tropojës, Ramiz Alia mendonte se demonstratat i nxiste Berisha. Presidenti thirri

Berishën dhe i tha që të ushtrontë ndikimin e vet për të bindur studentët të mos linin

mësimet dhe të hiqnin dorë nga demonstratat publike. Duke bërë punën e ndërmjetësit 201 Blendi Fevziu ,Piedestale pa statuja, Tirane; UET Press ,2011, f . 14

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

108

midis demonstruesve dhe Ramiz Alisë, Berisha siguroi lirimin e studentëve të

arrestuar. Megjithatë, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte shfrytëzimi me shkathtësi

të situatës që bëri Berisha, duke i bindur studentët, që të vazhdonin demonstratat

paqësore dhe të përfshininnë peticionet e tyre kërkësat për pluralizëm. Më 10 dhjetor

protestuesit dolën me një listë kërkesash. Numri i pjësëmarrësvë kishtë arritur në

3000 vetë. Ramiz Alia ndodhej përpara një dilemë të vështirë, ose të përdorte forcat e

armatosura për të shtypur demonstratat, ose të pranonte kërkesat e studentëve për

pluralizëm politik.202

Siç duket, Alia kishte frikë se një ndërhyrje ushtarake do të përfundonte me trazira

dhe gjakderdhje në shkallë të gjerë. Ai thirri një mbledhje të jashtëzakonshmë të

Komitetit Qëndror për të diskutuar gjendjen që sapo vinte e keqësohej.

Fituan reformistet në Komitetin Qëndror dhe u hodh poshtë përdorimi i dhunës.

Kështu pas muajsh të tërë këmbënguljeje se nuk do të lejontë krijimin e partive të

tjera politike, me 11 dhjetor 1990 Alia u takua me përfaqësuesit e studentëve dhe ra

dakort për hapa të mëtejshëm drejt dëmokratizimit. Ramiz Alia ka thënë gjithnjë më

vonë se që atë moment ai e kuptoi se kjo nuk ishte një protestë e thjeshtë

ekonomike.“Kur më thanë se nuk duan Organizatën e Rinisë dhe kur shtuan se do të

ngrenë një organizatë të tyren, unë e kuptova që s'ishte një protestë ekonomike. E

kuptova që thelbi ishte politik dhe që shpejt nësë nuk shuhej, ajo do të shkonte drejt

pluripartitizmit."203 E iniciuar si një protestë me karakter ekonomik për përmirësimin

e kushtëvë të jetesës në konvikte, ajo u kthye në një lëvizjë politike. Kështu mori jetë

Lëvizja Demokratike Studentore, që shënoi fundin e diktaturës më të egër në Evropë.

"Atë natë nuk kisha menduar asnjë moment për familjën time në Tropojë"-,deklaronte

në një intervistë të shtatë viteve më vonë Azëm Hajdari :- nuk kisha pasur kohë të

mendoja dhe nuk dija së c'bëhej më gruan djalin dhe vajzën time, por isha i bindur se

nëse atë natë shpërndaheshim, nuk dotë mblidhëshim kurrë më. Kishim arritur në një

pikë, që vetëm rezistenca mund të na shpëtonte, ndaj vendosëm që nuk kishte më

kthim pas.

Lëvizja studentore e dhjetorit '90 është një ngjarje me përmasa madhore në

historinë e re të Shqipërisë. Ajo ishte një lëvizje e pakompromis e filluar në Qytetin

202 Elez Biberaj, Shqipëria ne tranzicion, Tirane; Ora , 2001, f .111 203 Blendi Fevziu, Piedesta/e pa statuja,Tirane; UET Press, 2011f 21

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

109

Studenti, në Tiranë. Nëse do të kërkonim, një ditë plot shpresë në rrjedhën e jetës

sonë, ajo është 8 dhjetori 1990. Kjo datë përmbysi mitin e diktaturës dhe themeloi

mitinë e lirisë, bazuar tek guximi dhe energjia. Ato qindra studente natën e 8

dhjetorit tronditën themelete diktaturës dhe përshpejtuan historinë.204

Me 10 dhjetor 1990 studentët dolën me një listë kerkesash. Kërkesat e shkruajtura në

tabakë të mëdhenj kartoni u afishuan në pikat më kryesore të Qytetit Studenti. Bashkë

me aprovimin e mijëra vetëve, një përfaqësi e studentëve, u nis t'i dërgonte ato tek

Presidenti.Peticioni drejtuar Presidentit Ramiz Alia kishte këtë përmbajtje :

- Ne jemi përkrahës të reformave demokratike të nisura nga Presidenti Alia dhe jemi

për përshpejtimin e tyre. Ky ishte edhe qëllimi i manifestimeve tona paqësore.

-Kërkojmë fajtorët të cilët dhanë urdhër të përdoret dhunë mbi studentët

-Kërkojmë që ata të gjykohen para godinës së Qytetit Studenti.

-Kërkojmë të krijohet një komision prej studentësh dhe mjekësh për të verifikuar

gjendjen e studentëve të plagosur.

-Kërkojmë pluralizëm politik si shkalla më e lartë e dëmokracisë së sotme. Si pasojë:

-Të lejohet krijimi i Organizatës së Pavarur Demokratikë të Studentëve dhe

Intelektualëve të Rinj, statuti i së cilës do të paraqitet për legalizim në Ministrinë e

Drejtësisë .

-Duam që kjo organizatë të ketë deputetët e vet në Kuvendin Popullor

-Kërkojmë të botohet Karta e OKB-së, Karta e Helsinkit 1 dhe 2, si dhe Karta e Parisit

-Kërkojmë liri të shtypit dhe fjalës, pa censurë

-Kërkojmë të sqarohet opinioni publik mbi të vërtetën e lëvizjes studentore

-Kërkojmë të gjenden rrugë dhe zgjidhje sa më të shpejta dhe efikase për të dalë nga

gjendja e krizës ekonomike në të cilën ndodhemi

-Kërkojmë takim me Presidentin Alia

Përsa i përket më sipër kërkojmë që studentët të mos ndiqen pënalisht. U bëjmë thirrje

të gjithë intelektualëve, personaliteteve, të gjithë atyre që e duan Shqipërinë, të

mbështesin kërkesat tona dhe të bashkohen me ne.205

Takimi i studentëve me Presidentin Alia përbënte një kthesë të historisë shqiptarë. Atë

që për 45 vjet shqiptarët nuk kishin guxuar as ta mendonin, po bëhej realitet, fa1ë

204 http:// www.forumishqiptar.com 205 Aleksander Meksi,Dhjetor '90 Dokumente & Materiale ,Tirane; UET Press, 2010. F. 11

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

110

këmbëngu1jes dhe guximit të këtyre të rinjëve.

Pika kryesore e kërkesave të tyrë ishtë pluralizmi politik. Më në fund demokracia, po

trokiste në dyert e blinduara, që komunizmi na kishtë izoluar për 45 vjet me rradhë.

Më 11 dhjetor 1990 rreth orës 18.00 u realizua takimi i përfaqësisë së studentëve me

Presidentin Alia në Pallatin e Brigadave. Studentët,u ulën njëri përballë tjetrit.

Së bashku më ta ishin dhe disa pedagogë:Arbën Imami, Arben Demeti, Edmond

Budina, Zef Broci etj.Në qendër ishin vendosur Azem Hajdari, Arben Imami, Shinasi

Rama, Arben Lika. Tefalin Malshyti, Ramiz Alia, Skënder Gjinushi dhe Lisen

Bashkurti qenë ulur përballë tyre. Pakkush nga të pranishmit në atë mbrëmje, mund të

thotë se cili ishte thelbi i asaj bisede të gjatë, që zgjati rreth tre orë. Një bisedë

tërësisht e dominuar nga dëshira e ethshme për ndryshim, por njëkohësisht dhe nga

padija se si mund të arrihej tek ky ndryshim. Brenda asaj bisedë ka gjithçka, protestën

për dhunën e ushtruar ndaj studentëve, protestën ndaj rregjimit në fuqi, dëshirën për

ndryshim dhe vendosmërinë për taarritur këtë meçdo kusht, meçdo mjet, duke

përfshirë edhe sakrificën.Debatet e Alisë me Azem Hajdarin, Arben Imamin,Tefalin

Malshytin, Blendi Gonxhen,Arben Demetin, Shinasi Ramën etj, janë preludë i një

debati real politik që polindte në Shqipëri.206

Më konkretisht biseda e Presidentit Ramiz Alia me përfaqësuesit e studentëve në

takim, paraqitet nga zbardhja e kasetave të rregjistrimit të TVSH-së si më poshtë :

Ramiz Alia:Desha t'ju njoftoj përpara, se sot kishte një mbledhje të Pleniumit të

Komitetit Qëndror të Partisë dhe prandaj desha t'ju njoftoj seçfarë ka vendosur

Pleniumi i Komitetit Qëndror. Pleniumi ka vëndosur:

E para: Në qershor të vitit 1991 të mblidhet Kongresi i10-të i zakonshëm i Partisë.

E dyta: Me 26 dhjetor të këtij viti, dmth pas dy javësh, të mblidhet në Tiranë Aktivi

Kombëtar i Partisë, për të përcaktuar platformën elektorale të partisë dhe për të

aprovuar listën e kandidatëve të saj për deputetë në Kuvendin Popullor .

E treta: Pleniumi liroi nga funksioni anëtarët e Byrosë Politike, shokët Muo Asllani,

Simon Stefani,Lenka Çuko, Foto Çarni dhe Hajredin Çeliku, si dhe shokët Qirjako

206 Blendi Fevziu,Piedestale pa statuja ,Tirane; UET Press,2011, f. 53

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

111

Mihali dhe Pirro Kondi nga detyra e kandidatit të Byrosë Politike të Komitetit

Qëndror të Partisë

E katërta:Ju rekomandua Kryetarit të Këshillit të Ministrave, që në përputhje me

situatën e tanishme t'i propozojë Presidiumit të Kuvendit Popullor ndryshimet e

nevojshme në qeveri.

E pesta:Pleniumi shprehu mendimin se është në dobi të demokratizimit të mëtejshëm

të jetës së vendit dhe pluralizmit, krijimi i organizatave politike tëpavarura në

përputhje me ligjet në fuqi207

Arben Imami: Pika e fundit, ajo që ka lidhje me pluralizmin politik. A mund të

shpjegoni diçka më qartë dhe më gjatë, dmth, ç'kupton partia me këtë?

Ramiz Alia:Tashi, pluralizëm politik ne kuptojmë në bazë të këtij vendimi që përveç

subjekteve të emërtuara në ligjin për zgjedhjet, mundet të paraqiten edhe subjekte të

tjera, të cilat natyrisht duhet të respektojnë normat ligjore që ekzistojnë. Subjekte të

tjera mund të jeni juve, kërkoni të jeni një subjekt i pavarur për shembull, edhe rinia

studentore mund të jetë një subjekt i pavarur, kupton ti, në qoftë se nuk dëshiron

brenda Organizatës së Bashkimit të Rinisë, pra si subjekt i pavarur.

Arben Imami: Çfarë e pengon aktualisht partinë tonë që t'i propozojë Kuvendit

Popullor formimin e partive të tjera?

Skëndër Gjinushi: Kushtetuta e lejon.

Arbën Imami :Kushtetuta nuk e lejon në një pikëpamje, që thuhet se ai ligj kushtetues

që ju vetë propozuat për t'u abroguar në të ardhmen.

Ramiz Alia:Cili ligj?

Arbën Imami:Ligji për udhëheqjen dhe rolin e vetëm udhëheqës të partisë. Përderisa

ne nuk kemi rol të vetëm udhëheqës të partisë, ose shpresojmë së afërmi të mos kemi.

Përderisa ne nuk kemi një ligj, mesa di unë, se njohuritë tona janë të kufizuara.

Ramiz Alia: Edhe kjo është, mungojnë dhe njohuritë tuaja.

Arbën Imami: Përgjithësisht na mungon informacioni. Pra ne nuk kemi një ligj ku

shprehimisht të thotë ndalohet ...

Ramiz Alia: S'ka ligj ku shprehimisht të thuhet ndalohet një parti politike.

Arben Imami: Atëherë, për ç'arsye pengohet? Nuk e kam fjalën pengohet, por nuk

207Po aty, fq. 54-55

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

112

është e mendimit Partia e Punës, që krahas saj mund të jepnin kontributin edhe partitë

tjera, të cilat do të punonin dhe do të luftonin me pikëpamjet e tyre për atdhe, për

Shqipëri.

Ramiz Alia: Në vendimin e Pleniumit të Komitetit Qëndror sot, natyrisht partia nuk

jep urdhëra për këtë punë, shprehu mendimin që në këto kushte mundet të ndihmojë

në demokratizimin e mëtejshëm të vendit edhe paraqitja e organizatave të veçanta,

kupton, pluralistë në sistemin tonë.

Blendi Gonxhe: D.m.th nuk ka kufij?

Ramiz Alia: Unë nuk them dot, unë nuk them asnjë kufi, them,derisa flitet pë

organizim pluralist, ai nënkupton çdo gjë, cdo gjë nënkupton.Tashi, në këtë

çështje,natyrisht ka dhe ligje, sepse nëse një parti kërkon të paraqitet me një program

fashist, në bazë të ligjit nuk lejohet. Në ligj ka disa pika

Arben Imami: Lëvizja Studentore nuk kërkon organizata, të cilat shpallen subjekte

elektorale etj. Përse Partia ose Kuvendi ynë ka frikë ta përcaktojë qartë dhe saktë parti

politike? Atëherë interpretimet do të ishin të pamundura dhe për këtë juve si president

do na ndihmonit dhe do të ndihmonit gjithashtu të gjithë forcat demokratike.

Ramiz Alia: Tashi...

Arben Imami: Një minutë ju lutem, sepse përsa kohë është organizatë, apo është

shoqatë apo parti politike, atëherë forcat e djathta, që aktualisht kanë potencial në

shtetin tonë.Unë jam i mendimit se kjo nuk plotëson ato kërkesa që shtrojnë studentët.

Ramiz Alia:Ajo i përmbush plotësisht.

Shinasi Rama: Shiko, pluralizmi nuk fillon tek partia. Pluralizmi fillon tek e drejta me

mendu ndryshe

Ramiz Alia: Shumë e drejtë.

Shinasi Rama:Kërkesa jonë është kjo, që të formulohet qartë pluralizmi politik.

Ramiz Alia:Kjo ide që këni ju është formuluar shumë qartë në vendimin e Pleniumit.

Tefalin Malshtyti: Ne kërkojmë lirinë e shtypit dhe të fjalës pa censurë.

Ramiz Alia: S’ka censurë për këtë punë.

Shinasi Rama: Ka censurë, ka .

Ramiz Alia: Ma thuaj ku është?

Azem Hajdari: Kjo lëvizje ka qëllime demokratike, në mbështetje të reformave të

ndërmarra nga vetë ju si president. Nuk është një lëvizje e imponuar, as e shitur dhe

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

113

as ashtu si mund të jetë interpretuar. Nga këto kërkësa që ju parashtruam, ka ndonjë

gjë që nuk pranohet aty? Cilat kërkesa nuk pranohen?

Ramiz Alia: Cilat kërkesa se unë s'kam kërkesa këtu?

Arben Demeti: Shoku Ramiz, a ka mundësi të më dëgjoni?

Ramiz Alia: Jo, nuk ju dëgjoj më.

Arben Demeti: Nuk më dëgjoni. Atëherë po ju them një gjë, që nuk lejohet të rrahësh

bijtëe popullit, t'i terrorizosh ata me njërëz që vishen me uniforma nga më të

ndryshmet ( ndërhyrje nga Ramiz Alia): Ti the mendimin tënd tashi duro,duro.208

Ky takim ishtë i një rëndësie të madhe, pasi në të u ra dakort që të ndërmerreshin hapa

të mëtejshëm drejt demokratizimit të vendit. Kështu, më 11 dhjetor 1990, kreu i

rregjimit komunist u dorëzua përpara kërkesave të studentëve dhe pranoi sistemin

shumëpartiak. Pranimi i kushteve të studentëve u lehtësua edhe nga fakti që reformat

e kryera prej Alisë, i cili gëzonte mbështetjen e reformistëve, të cilët tashmë ishin

shumicë në rangjet e larta të PPSH-së, e kishin dobësuar grupin konservator. Por

faktori kryesor që ndikoi në vendimin që mori Ramiz Alia ishtë fundi i hidhur i

rregjimit komunist në Rumani dhe bashkë me të i Nikolae Çausheskut, diktatorit

rumun, i cili qëndroi i shurdhët përballë kërkesave popullore për ndryshime. Por

gjithësesi plani i Ramiz Alisë ishte të vendosej një pluralizëm fiktiv, subjektesh

elektorale brenda kornizës kushtetuese ekzistuese.

Protagonistë të Lëvizjes Studentore, sikurse edhe më lart u cek, të dhjetorite vitit

1990, ishin kryesisht studentët e Universitetit të Tiranës, por pjësë e levizjes u bënë

edhe intelektualë të njohur të vendit, të cilët mbështetën kauzën e demokracisë e të

lirisë. Lista e protagonistëve të lëvizjës përbëhet nga studëntë, intelëktualë, por

sigurisht edhe nga udhëheqës të rregjimit në fuqi, të cilët u përballën me studentët dhe

kërkesat e tyre. Në krye të listës është padyshim njëriu që luajti rol të madh në

organizim e udhëheqjen e lëvizjes

Azëm Hajdari - Student në Filozofi në 1990, lideri dë facto i Lëvizjës Studentorë të

dhjetorit. U evidentua natën e 8 dhjetorit dhe që atë moment u vu në kryë të protestës.

Mori pjesë në dy takimet me Ramiz Alinë, u bë themelues i PD-së dhe kryetari i parë i

saj në dhjetor '90. Në shkurt 1990 ia la vendin Sali Berishës, por mbeti një nga figurat

208 Aleksander Meksi,Dhjetor'90,Tirane; UET Press, 2010 f. 33-59

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

114

më të rëndësishme të saj. Deputet që nga zgjedhjet e para me 1991 e derisa u vra

me1998. Ai pati një karrierë të shpejtë, të fortë, por edhe problematike. Një nga

politikanët më të rëndësishëm në vend, shef i sindikatave për pak kohë më 1996.

Azem Hajdari u vra në shtator 1998, një vrasje që konsiderohet në vend si vrasja e

shekullit.

Arbën Imami-Pedagog i Rregjizurës në ILA, emër i njohur i aktrimit shqiptar dhe

mjaft popullor si pasojë e filmavë që kishtë luajtur në vitët '80-të. U bashkua me

Lëvizjen Studentore në ditët ë para të dhjetorit 1990, qe ndër personazhet më aktive

në takimin me Ramiz Alinë dhe më pas themeluës i PD-së.

Figurë mjaft me ndikim në parti, ai pati mosmarrëveshje me Berishën, gjë që çoi në

largimin e tij nga partia më 1992 dhe krijimin e PAD-së. Në 1997 u bë ministër Shteti

dhe bashkëkryetar për hartimin e Kushtetutës, në vitin 2000 u bë ministër i Drejtësisë,

ndërsa në vitin 2001, ministër i Pushtetit Lokal. Fitoi mjaft emër si ministër korrekt.

Në vitin 2002 u largua nga PAD-ja për t'u atashuar pas pak kohe direkt me PD-në. E

më pas vijoi karriërën politikë si ministër i Mbrojtjës.

Arben Lika- Student në Elektronikë, një ndër emrat e njohur të Lëvizjës Studentore.

Në dhjetor 1990 mori pjesë në takimin më Ramiz Alinë, ishte themelues i PD-së dhe

anëtar i Komisionit Nismëtar të saj. Me shkurt 1991 u bë anëtar i Komisionit Drejtues

të Grëvës së Urisë dhe ndër studentët afër PD-së. Në mars 1992 u zgjodh deputet i

Partisë Demokratike. Karriera e tij politike nuk qe e gjatë. Më 1994 u arrestua me

akuzën e kontrabandës së cigareve dhe u dënua me disa vjet burg.

Arben Demeti-Pedagog i Inxhinierisë Mekanike, u bashkua me LëvizjenStudentore

dhe pjesëmarrës në takimin më Ramiz Alinë. U bë themeluesi i PD-së dhe një ndër

organizatorët më të aftë të saj. Në shtator 1992 si pasojë e mosmarrëvëshjeve me

Berishën u largua nga PD dhe u bë themelues i PAD-së. Me siglën e kësaj partie, u bë

ministër i Ndërtimit në vitin 2000 dhe Zv/ministër disa kohë më vonë.

Aleksandër Meksi-Arkeoolog, Inxhinier Ndërtimi, figurë e njohur e jetës intelektuale

të Tiranës. U bashkua me Lëvizjen Studentore në ditët e para të saj, u bë themelues i

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

115

PD-së, një ndër hartuesit e programit të saj dhe numri një i listës që PD-ja çoi për

legalizim në Ministrinë e Drejtësisë. Më 1991 u bë Nënkryetar i Parlamentit. Më 1992

u bë Kryeministër i Shqipërisë, detyrë që e ushtroi në dy qeveri deri në vitin 1997. Pas

kësaj u tërhoq nga politika partiake, por vijoi të marrë pjesë aktive në shtypin e

shkruar. Një tentativë për t'u kthyer në politikë në vitin 2009 nuk rezultoi e

suksesshme.

Akli Fundo-Student i Matematikës, pjesëmarrës në lëvizjën e studentëve në dhjetor

1990 dhe shkurt 199l. Që nga ajo kohë vijoi të punojë si pedagog në Fakultetin

Ekonomik dhe ka qëndruar pranë PD-së, kandidat për deputet i së cilës ka qënë disa

herë. Paralelisht vijoi karrierën akademike në fakultet ku u bë zv/rektor.

Edmond Budina- Rregjisor, pedagog në ILA, u bashkua me studentët që në ditët e

para dhe më pas u bë një nga anëtarët themelues të PD-së. Nuk pati karrierë të gjatë

politike. Vijoi disa muaj dhe më pas u largua në Itali, ku jeton ende.

Besnik Mustafaj-Gazetar dhe shkrimtar.I njohur në fund të viteve'80 në rrethet

universitare. Iu bashkua Lëvizjes së Studentëve së bashku meSali Berishën. U bë një

nga themeluesit e Forumit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në 1991. Më 199l

dhe 1992 u zgjodh deputet i PD-së në parlament. Nga viti 1992-1997 që Ambasador i

Shqipërisë në Paris. Ishtë ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 2005-2007.

Aktualisht është tërhequr nga jeta politikeduke u anagazhuar më së shumti në analizat

politike.

Blendi Gonxhe- Student në ILA, dega Pikturë në vitin 1990. Emër i njohur i

desidencës studentore të vitit '90. Në një takim më ministrin e Brendshëm Hekuran

Isai qe veçanërisht i ashpër. I ndikuar nga pedagogu i tij, Edi Rama, u përfshi në

Lëvizjen Studentorë të Dhjetorit. Mori pjesë në takimin me Ramiz Alinë. Më pas u

mor me biznes privat e aktualisht punon ne Bashkinë e Tiranës.

Edi Rama-Pedagog i Pikturës në ILA, figurë e njohur e jetës qytetare tiranase,

basketbollist i Dinamos dhe ekipit kombëtar. Më 1990 ishtë i njohur si kontestues i

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

116

Ramiz Alisë. Në dhjetor 1990 deshi të bashkohej me PD-në, por idetë e tij dhe të

partisë së re nuk përputheshin. Që nga viti 1991-1998, jetoi si publicist dhë piktor. Më

1998 u thirr nga Nano si ministër i Kulturës në qeverinë socialiste. Në 2000 u zgjodh

kryetar bashkie i Tiranës. Në tetor 2005 pas largimit të Nanos nga kreu i Partisë

Socialiste, u zgjodh kryetar i kësaj partie. Sot është Kryeministër i vendit

Eduart Selami- Pedagog i Estetikës në UT. U bashkua me Lëvizjen Studëntore në

dhjetor 1990, u bë themelues i PD-së dhe Sekretar i Përgjithshëm i saj. Deputët i PD-

së në vitin 1992, ai u bë po atë vit Kryetar i Partisë, pas largimit të Berishës si

president. Më 1996 emigroi në SHBA ku jetoi për disa vjet me familjen e tij. Ne

2013 u kthye në Shqipëri për tu angazhuar sërisht në jetën politike të vendit, pranë

Partisë Demokratike

Tefalin Malshyti- Student i Anglishtes me mjaft ndikim në Lëvizjen Studentore. Mori

pjësë në takimin me Ramiz Alinë dhe më pas qe ndër themeluesit dhe drejtuesit e PD-

së. Në Grevën e Urisë së studentëve pati rol aktiv. Me një karrierë brilantenë politikë

që i parashikohej, Malshyti u largua drejt Italisë, në mars1991 me anijet, në Veneto të

Italisë.

Shinasi Rama-Student në degën Anglisht, përkthyes, poet. U angazhua në Lëvizjen e

Dhjetorit, qe pjesëmarrës në takimin me Ramiz Alinë dhe themeluës i PD-së. U

konfliktua shpejt me drejtuesit e rinj të PD-së dhe u largua.U rikthye në Grevën e

Urisë së studentëve në shkurt 1991, ku pati një rol të dukshëm. Më pas, në prill u

largua nga Shqipëria.U vendos në SHBA, ku më pas u diplomua punoi si pedagog në

Universitetin e Nju Jorkut.209

Sali Berisha- Doktor, kardiolog, pedagog në Fakultetin e Mjeksisë, figurë e njohur e

jetës intelëktuale në Tiranë. U bashkua me studentët në dhjetor '90, madje luajti rolin

e ndërmjetësit midis studentëve dhe rëgjimit. U bë bashkëthemelues i PD-së dhe

Kryetar i saj. Më 1992 u zgjodh President i parë postkomunist i vëndit. Fitoi dhe një

mandat të dytë në 1997, por e ndërpreu në mes si pasojë e ngjarjeve të marsit'97. Më

209 Blendi Fevziu, Piedestale pa statuja, Tirane;UET Press, 2011f 235-240

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

117

pas kryeministër i vendit duke u cilësuar si një ndër politikanët më me ndikim i njëzet

e pesë viteve të pluralizmit shqiptar.210

Gramoz Pashko-Pedagog në Fakultetin Ekonomik. Figurë e njohur e asaj që mund të

quhej desidenca intelektuale e kohës. Edhe pse kishtë lidhje me klanin e Hoxhës, në

vitet 90’ u shpreh kundër rregjimit. U zgjodh anëtar i Komisionit Themelues të PD-së

dhe në qershor '90 zv/kryëministër në Qeverinë e Stabilitetit. Pas prishjes së kësaj

qeverie marrëdhëniet e tij me PD-në u thyen dhe një vit më pas u përjashtua nga

partia.U bë bashkëthemelues i PAD-së deri në vitin 2002, kur u rikthye në PD. Ishte

Rektor i Universitetit Amerikan të Nju Jorkut nëTiranë. Humbi jetën në mënyrë

tragjike.

Në grupin e udhëheqësve që patën rol vendimarrës dhe u ballafaquan kundërLëvizjës

Studentore të Dhjetorit '90, në mbrojtje të rëgjimit bënin pjësë:

Adil Çarçani-Kryeministër i vendit në vitin 1990, detyrë që e kishte marrë që prej vitit

1982 dhe që e dorëzoi në shkurt 1991, si pasojë e rrëzimit të bustit të Hoxhës dhe

këmbënguljes së studentëve. Njëri i regjimit të vjetër, i dënuar më pas për përfitime të

paligjshmë. Vdiq në Tiranë në vitin 1997.

Hekuran lsai- Ministër i Brendshëm në vitin 1990 i konfrontuar direkt nga studentët

gjatë protestave të tyre. Njëri i fuqishëm i rregjimit, ai u detyrua të largohet në shkurt

1991 dhe po atë vit u arrestua. Bëri disa vjet burg dhe pas vitit1997 jetoi në pension

në Tiranë. Vdiq në vitin 2008

Lisen Bashkurti-Sekretar i Parë i Byrosë Politike, i përfshirë në ngjarjet e Lëvizjes

Studentore. Në prill 1991 u largua nga PPSH dhe u bë themelues i PSD-së. Qe

deputet i kësaj partie dhe më pas u largua edhe që atje. Ka filluar një karrierë si

diplomat e akademik.

Skënder Gjinushi-Ministër i Arsimit në vitin 1990 dhe pjesëmarrës aktiv në ngjarjet e

atyre ditëve. Në prill 1991 u 1argua nga PPSH dhe krijoi Partinë Socialdemokrate,

kryetar i së cilës vijon të jetë ende. Fillimisht qe në koalicion më PD-në ndërsa, që

nga viti 1994 me PS. Në vitet 1997-2001 qe Kryetar i Parlamentit, ndërsa në vitin

2001-2002 zëvendëskryeministër dhe ministër i Punës.Ramiz Alia-President i vendit

210 Elez Biberaj, Shqipëria ne tranzicion, Tirane; Ora,2001, fq. 114

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

118

në 1990, një ndër njerëzit më të fuqishëm të rregjimit komunist dhe pasues i Enver

Hoxhës në krye të PPSH-së, pas vdekjes së këtij të fundit në 1985. Ai drejtoi gjithë

tranzicionin shqiptar, herë i përshëndetur e herë i anetemuar, por padyshim me shumë

probleme. Në dhjetor 1990, para një takimi me studentët e ngritur në revoltë, deklaroi

pluralizëm politik në vend. Më 1991 humbi zgjedhjet në zonën e tij në Tiranë, por po

atë vit u zgjodh president i vendit, detyrë që e mbajti deri në vitin 1992. Fjalimi i

mbajtur nga RamizAlia gjithashtu shkonte në drejtim të reformimit të partisë, por vete

udhëheqesi u gjend në vështirësi politike, i sulmuar nga pozicione të ndryshme brenda

partisë. Një pjesë e ish-bashkpunëtorëve të tij ngritën akuza të rënda duke thënë se

Alia u kishte dhënë urdhër forcave policore për të hapur zjarr mbi demonstruesit e

paarmatosur në shkurt 1991 dhe disa të tjerë vunë në diskutim pretendimet e Alias se

ishte ai vetë nismëtari i proceseve demokratizuese në Shqipëri.Në përgjigje ndaj

këtyre akuzave, edhe pas Kongresit, Alia u përpoq ta paraqiste veten si reformator i

vërtetë. Kështu, në fillim të muajit gusht, Presidenti iu drejtua publikut të gjerë nga

ekrani i televizionin shtetëror me rastin e tentativës për grusht shteti në Bashkimin

Sovjetik. Alia tha se reformat e Mikhail Gorbaçov vetëm mund të inkurajonin

diktatorët dhe dënoi ashpër veprimet e të vetëquajturit Komitet i Shtetit Sovjetik për

Gjendjen e Emergjences. Rrjedhimisht, dështimi i grushtit të shtetit u përshkrua si një

fitore e forcave reformatore. Ramiz Alia mund të konsiderohej si një i mbijetuar i

politikës, pasi kishte arritur të mbetej figure kyçe e politikës shqiptare. Ai nuk ishte

treguar joelastik, pavarësisht se shpesh kishte shprehur shqetësim për rrezikun që i

kanosej qëndrueshmërisë dhe vazhdimësisë së rregjimit. Alia ndryshoi qëndrim në

varësi tërrethanave të reja dhe iu përgjigj pozitivisht kërkesave të forcave reformuese.

Pavarësisht nga ky qëndrim, Shqipëria ishte duke u përballur me nje krizë të thellë

ekonomike e politike, të cilën presidenti Alia nuk mund ta administronte dot më tej.Po

atë vit dha dorëhëqjen dhe disa muaj më vonë u arrestua. Ka pasur dy akuza dhe u

lirua e u arrestua dy herë. Më 1997 doli nga burgu dhe u largua nga Shqipëria. U

përpoq ti jepte vetes një vend nderi për faktin se dha dorëheqjen dhe shmangu luftën

civile në vitin 1992, por mbetët si të gjithë liderat komunistë i paaftë për të përqafuar

demokracinë.211

Lëvizja Studentore Shqiptare e viteve '90-91 është një nga lëvizjet e spikatura 211 Blendi Fevziu ,Piedestale pa statuja, Tirane; UET Press, 2011 f 242-244

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

119

shoqërorë të historisë kombëtarë. Për pjesëmarrësit, ajo mbetet një faqe e ndritur

ejetës së tyre personale dhe një shembull për t'u ndjekur nga më të rinjtë.

Pavarësisht këndvështrimeve të kundërta (që e shohin lëvizjen si një instrument të

segmenteve të partisë, apo si një lëvizje të pavarur) të gjitha palët në debat pajtohen se

lëvizja ia arriti të kontribuojë fuqishëm në ndërrimin e sistemit e në shmangien e

Luftës Civile në një moment tejet kritik për shtetin e kombin shqiptar. Ajo ishte

faktori më i fuqishëm në fillimet e tranzicionit, sepse studentët e thyen partinë-shtet,

ishte më masivja sepse në të u përfshinë studentë nga të gjithë anët e vendit, ishte më

e vendosura pasi ju kundërvu aparatit të dhunës e tërrorit pikërisht kur ishte koha më

kritike. Lëvizja synoi ta transformonte dhe ta drejtonte urrejtjen e popullit karshi një

sistemi tiranik, në një revolucion të vërtetë popullor dhe ja arriti të merrej me

strukturat e jo me njerëzit e veçantë. Por mbi të gjitha, lëvizja zgjidhi problemin e

mitit të diktatorit Hoxha duke i hapur rrugë demokracisë së ideve e vlerave.212

Por interpretimet ndahen, kur vjen puna që të gjykohet pavarësia e saj, orientimi i saj

ideologjik, e mbi të gjitha roli i intelektualëve, e individëve brenda lëvizjes. Në

përgjithësi debatet më thelbësore janë të lidhura me rolin e individëve të ndryshëm në

lëvizjen e drejtimin e saj. Njëri grup vë në pikëpyetje rolin dhe synimet reale të disa

intelektualëve e individëve si :

-Sali Berisha,ilindur në Tropojë, i cili pasi kreu studimet ë larta për mjeksi

nëUniversitetin e Tiranës arriti të bëhëj kardiolog i shquar dhe mjek i besueshëm i

udhëhëqjës së lartë komuniste. U bë pjësë e lëvizjës qysh në ditët e para

tëdemonstratës, fillimisht studentët nuk e pranuan, por më pas ndryshuan mendim.

Një tjëtër intelektual që shikohej me skepticizëm ishte edhe Gramoz Pashko, i cili

kishte lidhje të ngushtë me “nomenklaturën” komuniste, pasi ishtë biri i Josif Pashkos,

themelues i PKSH-së, kishte punuar si zv/prokuror i përgjithshëm, zv/ministër i

Punëvë të Brendshme dhe ministër i Ndërtimit, pavarësisht kësaj Pashko doli me

deklarata kundër rregjimit në fillim të vitëvë '90.

Një nga studentët pjësëmarrës në Lëvizjën Studentore të Dhjetorit'90, Shinasi Rama,

krahas skepticizmit për rolin dhe kontributin që dhanë intelektualë të caktuar në këtë

lëvizje vë në diskutim edhe lidershipin e Azem Hajdarit, duke mos e konsideruar atë

liderin dë facto të lëvizjës. Sh.Rama shprehet:- "Azem Hajdari nuk ka qenë 212 http://www.fjala.shkoder.net ,25 shkurt 2011,Shinasi Rama ,Studentë intrumentalizuar apo lëvizje e pavarur?

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

120

ndonjëherë lideri i Lëvizjes Studentore Shqiptare, sepse ai as nuk ka qenë e as nuk ka

mundur meqenë lideri im, as i shumë shokëvë të mi, as edhe për një moment. Më e

shumta ka kënë një bashkëudhëtar. Ai ka pasur mbështetje në fillim në një grup të

caktuar, që edhe ato më vonë e përbuzën."

Përgjithësisht shfaqën herë pas here hijë dyshimi për rolin e intelektualëve që

depërtuan në lëvizje si dhe për individë brenda saj.Pyetja që lind herë pas here është :

A mund të ndodhë që një traditë studentore e zjarrtë të shuhet pa lënë gjurmë, aq sa

sot nuk i shkon ndërmend kujt se studentët tanë mund të bëhen protagonistë

ndryshimi në këtë vendin tonë?Dhe kërkimi i përgjigjës së kësaj pyetje, nuk mund

mos të të çojë tek ideja, se ajo ishte një lëvizje e manipuluar nga të tjerë, (një pjësë

thotë nga pushteti, nga paria e Tiranës, por ka edhe që thonë nga të huajtë). Por deri

në një farë pikë ama, së po të ishte se studentët mund të manipuloheshin sa herë t'ua

donte qejfi manipulatorëve, atëherë do të kishim edhe sot greva urie studentësh. E

vërteta, pra është komplekse. Njerëzit në zgjedhjet e tyre mund të kryejnë akte të mira

ose të këqija, ata janë akti i tyre në momentin kur e kryejnë dhe nuk është se kanë një

thelb të tyrintë keq apo të mirë –thonë ekzistencialistët. E vërtëtë! Por është po ashtu

e vërtëtë se shpesh këto zgjedhje nuk janë të lira, por të kushtëzuara apo të

determinuara nga ambjenti ku jetojmë, nga një kulturë me të cilën jemi rritur e

formuar, gjithashtu, do të kundërpërgjigjeshin strukturalistët. Nuk e mohojmë dot se

shumë zgjedhje që bëjmë në jetë janë produkt i një presioni të opinionit apo kodeve

morale me të cilët jemi edukuar.213

Blendi Fevziu, gazetar i njohur, si dhe student në lëvizjen e dhjetorit në librin e tij

"Piedestale pa statuja"shprehet:" Ka vetëm një arritje të asaj lëvizjeje që i sfumon

gjithë të tjerat dhe i bën ato periferike, pluralizmi politik. Kjo është e para, e dyta, e

treta dhe e fundit.

Lëvizja demokratike e dhjetorit të vitit 1990 çeli një faqe të re në historinë e

Shqipërisë. Pluralizmi politik u bë realitet edhe në Shqipëri, por këtë herë me kushte

më të favorshme nga ato që paraqiteshin kur u rimëkëmb shteti shqiptar i pavarur pas

Kongresit të Lushnjës.

Me rrëzimin e sistemit komunist, demokracia dhe parlamentarizmi kanë

213 http://www.gazetatema.net,18 dhjetor 2010,Fatos Lubonja ,Mbi lëvizjen studentore dje dhe sot.

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

121

triumfuarnë mënyrë të qëndruëshmë në të gjitha vendet evropiane. Në këto rrethana

në Shqipëri, u krijuan partitë e reja demokratikë.214 Natën midis 11 dhe 12 dhjetorit

'90 në godinën 18 të Qytetit Studenti, u krijua ë para parti opozitare në vend pas

49vjetësh. Po si lindi Partia e rë? Kush mori pjesë në themelimin e saj dhe si lindi

emri Partia Demokratike? Një orë më parë në takimin me Ramiz Alinë, Azem Hajdari

kishte deklaruar: Ju flas në emër të Organizatës së Studentëve dhe një ore më vonë

Arbën Imami deklaronte :" Nesër do të krijohet një parti e dytë ".

Vitë më vonë, Imami ka sqaruar së dëklarimi i tij, ka qënë më shumë spontan së sa i

mënduar. Pas deklaratës së lmamit, ata që mundën, ata që qënë më afër dhë u gjëndën

aty hynë në një dhomë të godinës 18.

Në takim merrnin pjesë:

Arbën Imami, Azëm Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Aleksandër

Meksi, Besnik Mustafaj, Blendi Gonxhe, Shinasi Rama, Tefalin Malshyti, Edmond

Budina dhe disa të tjerë. Sali Berisha e kujton kështu atë momënt : "Jemi futur në

katin e dytë të godinës 18 dhe kemi vendosur të krijojmë partinë. E kemi quajtur

Partia Demokratike."Gramoz Pashko dhe Preç Zogajsqarojnë pak a shumë të njëjtën

gjë.215Partia Demokratike nuk kishtë ndonjë ideologji të përcaktuar qartë, përveç

mbështetjes së demokracisë, që kishte bërë tëmundur ekzistencën e saj dhe kishte

marrë formën e një lëvizjeje të masavë, që përfshinte grupe dhe individë, të cilët në

kushte normale nuk do të ishin kurrë me njëri -tjetrin. Fillimisht ajo drejtohej nga një

Komitet Udhëheqës prej shtatëmbëdhjetëanëtarësh, i kryesuar nga udhëheqësi i

studentëve Azem Hajdari. Që nga fillimi ishte e qartë se intelektualët do të

mbisundonin në udhëheqjen e partisë. Gradualisht në PD filloi lufta për kryesinë e

partisë midis tri grupeve me në kryë, përkatësisht, Bërishën, Pashkon dhe Hajdarin.

Me votim të fshehtë kryetar ipartisë u zgjodh Sali Berisha dhe sekretar i Komitetit

Administrativ u zgjodh Eduard Selami.

Partisë së re i mungontë përvoja organizative dhe burimet financiarë.Shqipëria ka

pasur fatin e zi që të sundohej nga një prej rregjimeve komuniste më shtypëse në botë

dhe për një periudhë më të gjatë se çdo shtet tjetër i Evropës Lindorë. Siç shkruajnë

autorët e studimit të Komisionit Amerikan për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në

214 Ylli Bufi,Tempulli idemokrocisë!, Tirane ;OMBRA GVG ,2010. f .169 215 Blendi Fevziu ,Piedestale pa statuja,Tirane, UET Press,2011.fq. 67-68

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

122

Evropë: “Brutaliteti dhe natyra çnjerëzore e pushtetit dhe e politikës së Enver Hoxhës

dhe të Ramiz Alisë është gati e papërfytyrueshme”. Tiparet erregjimit komunist të

Enver Hoxhës, më totalitar se çdo rregjim tjetër në rajon, e kanë bërë rrugën e

Shqipërisë drejt demokracisë tmerrësisht më të vështirë se çdo vend tjetër.

Destalinizimi dhe rryma të tjera reformiste, që ndryshuan pamjen e komunizmit në

vende të tjera nuk hynë në Tiranë. Sistemi Stalinist iShqipërisë dhe ekonomia e saj

shtetërore mbëtën të pandryshuara dekada me rradhë.Ndërsa shtetet e tjera të Evropës

Lindore po përjetonin lindjen e një shoqërie civile shumë kohë më parë, ky ishte një

koncept i huaj për Shqipërinë. Ndikimi i ideve demokratikeperëndimore arritën në një

grup të vogël intelektualësh, që ishin njerëz të sistemit. Kështu, që nga fillimi,

vështirësitë e opozitës që po lindte në Shqipëri ishin ndoshta shumë më të mëdha sesa

në çdo vend tjetër të Evropës Lindore.216 Por me gjithë këto pengesa Partia

Demokratike, arriti të tërhiqte pas vetes dhe të mbante një gamë të gjerë të forcave

që ishin për reforma, duke dalëbrenda një kohë të shkurtër si grupi më i rëndësishëm

i opozitës.

Partia Demokratikë u ngrit si një forcë e njësuar për realizimin e objektivave të

përbashkëta të vendosjes së një sistëmi shumëpartiak dhe të një shoqërie civile.

Më 19 dhjetor 1990 PD-ja u legalizua, pasi Kuvendi Popullor miratoi futjen e sistemit

të pluralizmit politik.Zgjedhjet e 31 marsit 1991 ishin zgjedhjet e para demokratike te

zhvilluara ne Shqiperi qe prej vitit 1923. Duke patur parasysh kete mungese

eksperience zgjedhore dhe interesin e jashtezakonshem te komunitetit nderkombetar

per zhvillimet demokratike ne vendet ish-komuniste, krejt procesi u ndoq nga

vëzhgues të shumtë të OSBE. Proçesi u konsiderua i rregullt, me raportime të pakta

parregullsish dhe me nje pjesemarrje jashtezakonisht te larte, 98.9%, diçka e pritshme

ne fakt, qoftë për nga rëndësia e zgjedhjeve, qoftë për inercinë e dekadave të votimeve

të detyruara nën regjimin e vjeter. Në fund të procesit të numerimit, PPSH ishte

fituese e 67.6% te vendeve në parlamentin pluralist, përballë 30% të fituar nga PDSH.

Pavaresisht se Partia e Punes konsiderohej pergjegjese kryesore per gjendjen e

mjeruar ekonomike qe vendi po peijetonte, ajo gjithsesi shihej ende si garante e

stabilitetit dhe sigurise kunder frikes ndaj ndryshimit dhe kaosit. Kjo filozofi e

shprehjes se votes vlente shume me teper per zonat periferike bujqesore te cilat 216 Elez Biberaj,Shqiperia ne tranzicion,Tirane, Ora,2001 f 126

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

123

perfaqesonin shumicen e popullsise shqiptare. Ne avantazh te PPSH ishte edhe

kontrolli pothuajse total i organeve shteterore ne pergjithesi dhe i medias

radiotelevizive ne veçanti.

6.2 Politika shqiptare dhe roli i elitave në implementimin e saj

Në fillim të viteve 90 të shekullit XX, elita politike ishte e papërgatitur për t’iu

përshtatursistemittëri.Vendinbosh,ezunëindividëngaelitat,tëcilatishinpakose

aspaktëpërlyeramekrimetose mestrukturatdrejtuesetëdiktaturës komuniste.Këtu

mundtë përmendim: elita qëvininngafusha universitare,më konkretishtngashkencat

ekzakte,elitaefushës sëmjekësisë,elitaefushëssëartitdhetëkulturës,sidheelitanga

profesioneneutral.217

Njëgarë“kaotike”nisimenjëherëpërtëplotësuarvendetboshtë

njëelitepolitike,qëiduhejpatjetërdinamikësdemokratiketëvendit.Nëlistate

themelimittëPartisëDemokratike,apotëpartive të tjera,siedhenëlistëne deputetëve të

parlamentittë parë pluralisttë 31Mars-it1991apo22Mars-it1992dotë

gjejmëaqshumëartistë,shkrimtarë,mjekë,profesionetëlira,tëpakrahasueshëm me

legjislaturate mëvonshme.Nganjëanë,përfshirjaekëtijkontingjentinëpolikëishtenjë lloj

garanciepër tëgarantuardemokratiziminevendit.Mirëpo,përvojaemëvonshme tregon

sepolitikasiçdoprofesiontjetërkarregullatesajtëfunksionimitdhemosnjohja

etyretënxjerrë shumëshpejtëjashtëlojeaktorëtpolitikë.

Mbipolitikënsiprofesionjanëshkruarshumëlibradheese.Nukjanëtëpaktëstudiuesit

qëetrajtojnëpolitikën siçdoprofesion tjetër.Ngakjoperspektivë,kuptojmëse

“profesionii politikëskërkon kombiniminedisacilësiveprofesionaledheatyre

politike.”Nuk është thjeshtë, çështje dëshire apo vullneti. Mirëpo,“në fillimet e

tranzicionitkjogjënukështësenjihej,aqmëshumëqëeksperiencapolitike teknjëpjesë

ekonsiderueshmemungonte.

Fillimeteorganizimittëpartivepolitike, përcaktojnë fazën e pare të këtij

procesi.Këtëperiudhëmund taetiketojmësi

paradigmaeekspertëve.Tërheqjaespecialistëve,teknikëvengafushatë

217Ibid.

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

124

ndryshmetëshoqërisëishtenjëngajoshjetehershmetëudhëheqjes sëpartivekryesore

politike.

Kështu, duke filluar nga viti 1991, tek Partia Socialiste flitetpër

kabinetekspertësh”,“qeverispecialistësh”apopërnjë“politikëteknicienësh”.Deridiku,kj

othithjeeteknokratëvenësferënpolitikenëviteteparashpjegohejqoftëmenevojënpër

t’ushkëputurnganomenklaturaedikurshmepolitikeporedhepërshkaktësituatës

shumëtërënduarqëkalontevendinëpragtëndryshimittësistemit.Lideratepartiveosedrejtu

esittradicional tëtyregjatëkëtyrevitevenukpranuantëvënë

nëdiskutimmandatinetyretëpakufizuar,pavarësishtrezultateveelektorale.Nisur

nganjëkëndvështrimstatistikorë,bienësyprirjapërzgjedhjeneudhëheqjes

formaletëpartisëpërnjëkohëtëkufizuar,ndërkohëqëdrejtimi real ështëbërënga

udhëheqësittradicional.Kështu,PD-japasardhjesnëpushtetmë1992dhepas zgjedhjes

sëkryetarit Sali Berisha, nëpostinePresidentit tëRepublikës, zgjodhidy

kryetarëformal,EduartSelamin(1992–1995)dheTritanShehun(1995–1997). Edhenë

PS–nëeviteve 1993–1997,nëmungesëtëkryetarittëburgosursocialist,PS–

jazgjodhinjëdrejtim kolegjial,menëkryerServetPëllumbin.

Zgjedhjetë brendshmenëparti, gjithashtu,mundtëthemiseukanëkrijuarmundësinë

udhëheqësve të dorës së fortë të s’postojnë bashkëpunëtorët e tyre të afërt dhe të

emërojnënjerëz të tjerëbesnik.“Nënjëmjedistë tillë,tëmungesëssëdemokracisëe të

konkurrencës,poredhenë praninë e presionitpërmënjanimnërastkundërshtimiekritike

politike,partitëkanëhumburidentitetinetyrepolitikëdukeushndërruarnëparti–

lider.ServetPëllumbieshpjegonkëtëfenomenmefaktinse“partitëpolitikegjendenendenët

ranzicion,prandaj përpëlitenmidisautoritarizmitdhedemokracisë,midisqenies

sëtyreparti ideologjikedhedëshirëspërt’ubërëformacionepolitiketëhapuradheme

mbështetjengapublikuigjerë.”

Lideratkanëparapëlqyergjithnjëtëzgjedhindrejtues tërinj, papërvojëpartiakenëvend të

figurave të njohura themeluese dheme përvojënëveprimtaritë partiake dheqeverisëse.

PërfshirjaenjëpjesetëanëtarëvetëKomitetittëOrientimittëPolitikave(KOP)nëPD

aporastiipërfshirjesnëstrukturatePSnëzgjedhjete2009tëish-drejtuesvetëMJAFT-

ti,218stafittë ngushtë të Bashkisësë Tiranës,dhenjë pjesënga OJF-të afërsëmajtës,për

218Organizatë e krijuar me 2003 që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori ndhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinëcivile

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

125

shumëanalistëështëgjykuarsi“vitrinë”qëmundtëkrijojënjëimazhpozitivnëpubliksi

dhenjëgarancimëshumëpërtëzgjeruarmbështetësitelidershipit.Mungesaenjëstrategjieqë

lidhhistorikun,përvojën,ndihmesëndheenergjinëefigurave

kanxiturshpeshidenëseendenukjanëkrijuarfiguraqëtëkonkurrojnëliderataktualë.

Rritja e pushtetit personal të udhëheqësve politik në kurriz të strukturave të zgjedhura

politike e bën procesin vendimmarrës të pakontrollueshëm dhe thellësisht të

personalizuar. “Gjatë këtyre viteve janë konstatuar akumulim pushteti në pak oligark,

shpesh here të pavotuar dhe pa mbështetjen e duhur nga strukturat partiake.”219

Janë pikërisht, këta persona që përpilojnë listën e kandidatëve në zgjedhje vendore

dhe qendrore. Ky realitet sipas studiuesit Stephen Ehitefield220ndryshe mund të

etiketohet si ligji i pandryshueshëm i oligarkisë, sipas të cilës çdo organizatë nxjerr

një shtresë udhëheqëse, pa pasur mundësi ta kontrollojë atë në mënyrë efektive dhe të

vazhdueshme. “Duke pasur struktura të brishta organizative, anëtarësie dhe programe

të paqëndrueshme, mungesa të theksuara në personel të kualifikuar, në kulturën

demokratike dhe në demokracinë e brendshme, partive të tilla u mungon legjitimiteti

për pozitën e tyre të rëndësishme në demokraci.”221Ishte 31 marsi 1991, vit ku për

herë të parë në Shqipërinë pos-komuniste u zhvilluan zgjedhjet e para parlamentare.

Këto zgjedhje u zhvilluan sipas sistemit maxhoritar, të trashëguara nga e kaluara.

Duhet cilësuar se megjithëse në parim sistemi maxhoritar është plotësisht

demokratik, në rrethanat konkrete ai nuk mund të mos favorizonte partinë, që kishte

në dorë levat e pushtetit, kyçet e ekonomisë dhe drejtimin e mjeteve kryesore të

informacionit televizionin e vetëm të asaj kohe (TVSH).Ky sistem është më

përfaqësuesi për vende me parti, që kanë strukture elektorale, pasi kandidati që

përqafon programin e një partie të caktuar zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga

anëtarët, apo elektorati i partisë në zonën e tij dhe jo nga strukturat drejtuese të

partisë. Në këtë mënyrë, në qofte se ky kandidat fiton ndaj kandidatit të partisë tjetër

dhe shkon në Parlament, ai ka aq pavarësi nga liderët e partisë sa të vërë interesat e

zgjedhësve të tij, para interesave politike te liderëve.

Në këto zgjedhje të parat pas vendosjes së pluralizmit, morën pjese 11 subjekte

219Lubonja, F. (2009) “Oligarkët partiak”, Panorama, Tiranë: Panorama Group, 4 Prill, fq, 19 220 Ëhitefield, S. ( 2005) Political Culture and Past – communism, London: palgrave, fq. 13 221 Ibid, fq. 15

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

126

politike 1074 kandidate222. Për herë të parë, ato u vëzhguan nga organizma

ndërkombëtarë, si dhe nga 250 gazetarë të huaj, të cilët shpërndanë nëpër botë

mesazhin për të cilin kishin ardhur, mbi shembjen e sistemit të egër komunist në

Shqipëri.Partia e Punës (ish Partia Komuniste) sërish mbajti kontrollin në kuvendin

popullor, duke fituar 169 vende nga 250, ndërsa opozita (Partia Demokratike) fitoi

65223.

Më 15 prill 1991, u mblodh Parlamenti i parë pluralist, pas një periudhe 67 vjeçar, ku

deputetet e partisë demokratike nuk morën pjesë. Me 29 prill u miratua Ligji për

Dispozitat Kryesore Kushtetuese, i cili shërbeu si Kushtetutë e përkohshme, deri në

miratimin dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Në bazë të këtij Ligji, me 30 prill u zgjodh Presidenti i Republikës, i cili duhet të

zgjidhej ndërmjet jo me pak se dy kandidatëve.Kryetar shteti, me shumicë votash në

parlament, ku mbizotëronin komunistët u zgjodh Ramiz Alia, ndërsa për kryeministër

Fatos Nano.Këto zgjedhje në opinionin ndërkombëtar nuk ishin edhe aq demokratike,

pasi Partia e Punës u akuzua nga Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve.

Kjo qeveri pasi mori detyrën, me anë të Ligjit për Dispozitat Kryesore Kushtetuese,

ndërroi emrin e shtetit nga Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë, në Republika

e Shqipërisë224.

Republikën e Shqipërisë e deklaruan si një shtet me sistem parlamentar, e cila ofronte

të drejta të plota të gjithë shtetasve, si dhe u vendos që, Kuvendi Popullor ti kishte

gjithësejë 140 deputet me një mandat 4 vjeçar. Mirëpo dukuritë negative që ndodhën,

mungesa e stabilitetit politik dhe akuzat që mori kjo qeveri nga opozita, bënë që

Evropa Perëndimore dhe SHBA-të të ndërpresin ndihmat për Shqipërinë. Ndihma

këto që ishin shumë të nevojshme për Shqipërinë në atë kohë. Këto ngjarje

paralizuan ekonomin e Shqipërisë dhe ndikuan edhe në politikë. Më 22 mars 1992 u

zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Për tu theksuar nga zgjedhjet e para

parlamentare është fakti, se në Shqipëri filluan të bëheshin hapat e parë drejtë

rregullave klasike të demokracisë. Gjatë kësaj kohe u miratuan disa ligje të

222Instituti i Studimeve Bashkëkohore Ballkanike Tiranë, Shqipëri: “Kushtetuta e Re Shqiptare, Sfida e së Ardhmes Euroatlantike të Shqipërisë”, Luarasi, 2002.

223 Revista POLIS Nr.5, Blendi KAJSIU: “Vdekje Politikës, Liri Popullit, Kriza e Përfaqësimit në Shqipëri”. 224Afrim KRASNIQI: “Partite Politike dhe Sistemet Politike”, 2008

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

127

rëndësishme si225:Ligji“Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve

dhe të përndjekurve politikë”, i cili ishte në dobi të një numri te madh personash, që

kishin vuajtur ne kushtet e socializmit totalitar.Ligji i fundit që u miratua nga

Kuvendi i Pare pluralist më 4 shkurt 1992, ishte:Ligji “ Për zgjedhjet e Kuvendit

Popullor te Republikës se Shqipërisë”. Miratimi i këtij ligji, që ndryshonte sistemin e

zgjedhjeve, u paraqit nga një ndryshim në Ligjin për Dispozitat Kryesore

Kushtetuese, neni 17, paragrafi i parë i të cilit sanksiononte përbërjen e Kuvendit

Popullor nga 250 deputet. Ky ligj synonte të kombinonte drejtësinë dhe barazinë e

votës, që lidhen me sistemin proporcional, me egzigjencene krijimit të një shumice

parlamentare të qëndrueshme që sigurohet nga sistemi maxhoritar. Për këtë arsye ky

sistem ishte në thelb proporcional por me element mazhoritar. Ishte i përcaktuar

vetëm numri i 100 deputeteve të zgjedhur në lista njëemerore, sipas sistemit

maxhoritar, ndërsa për numrin e deputeteve të zgjedhur në listat shumëemerore të

sistemit proporcional, përcaktohej vetëm minimumi 40 vetë.Më 22 mars të vitit 1992

u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia e Punës u shndërrua në

Partinë Socialiste. Sidoqoftë këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike me 67.7% të

pjesëmarrjes në parlament. Kryetar shteti me shumicë votash u zgjodh Sali Berisha,

ndërsa për kryeministër Aleksander Meksi226. Në zgjedhjet e marsit '92, PD-ja, e

djegur nga sistemi maxhoritar, bëri presion që të kalohej në një sistem maxhoritar të

kombinuar me proporcional (sistem që përdoret në disa vende të Evropës), sipas të

cilit, pjesa më e madhe e deputetëve zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit e çdo zone

dhe pjesa tjetër zgjidhet nga listat e kandidatëve të partive, në proporcion me votat,

që kishin fituar partitë në shkallë vendi. Një sistem i tillë, me pak variacione, është

përdor që atëherë, për të krijuar Parlamentin shqiptar, por vetëm në vitin 1992,

sistemi maxhoritar, i kombinuar me proporcionalin, arriti të prodhonte rezultate që,

në shkalle vendi, ishin shumë të përafërta me konfiguracionin e parapëlqimeve reale

të votuesve. Kjo sepse partia në fuqi, PPSH-ja, e transformuar në PS, e ndjeu që

realiteti historik i kishte lënë vetëm një derë hapur atë të kalimit në opozitë227. Në

ato kushte, PS-ja mori aq për qind të vendeve në Parlament, sa ishte përqindja e

225Luan OMARI: “Sistemi Parlamentar”, botimi i katert, faq 117 226 Revista POLIS NR.5, Pranvere 2008, Blendi Kajsiu:” Vdekje Politikes, Liria Popullit, Kriza e Përfaqësimit ne Shqipëri” 227 Servet Pellumbi: “Pluralizmi në Shqiperi”, përvojë dhe sfidë.

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

128

votave, që kishte marrë në shkallë vendi, por në shkallë rajonale, shkalla e

përfaqësimit të votuesve në Parlament mbetej përsëri e dobët. Kjo qeveri e dalë nga

zgjedhjet parlamentare të 1992, përvetësoi politikat e tregu të lirë dhe privatizimin e

pronave shtetërore, lejoi skemat piramidale të kursimit, të cilat më vonë rezultuan

fatale për popullin shqiptar, i cili humbi të ardhurat(lekët) e depozituara në to, si dhe

u arritën të bëheshin reforma të ndryshme në arsim, shëndetësi dhe kulturë.Kjo

qeveri e cila qëndroi në pushtet për katër vite, ishte qeveria e parë që pas rënies së

komunizmit përfundoi mandatin e rregullt.Zgjedhjet (1991- 1992), u cilësuan si

zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje të madhe, mirëpo kishin një tipar të përbashkët:

votuesit kaluan nga njëra ane në tjetrën me 50% ( pra simpatizantët e PD dhe PS

ishin 50% për secilën palë).Pas përfundimit të mandatit të rregullt parlamentar, më

26 Maj 1996 u mbajtën zgjedhjet e treta parlamentare. Në këto zgjedhje sërish fitoi

Partia Demokratike me në krye Sali Berishën me gjithsej 122 vende në parlament

dhe 140 vende nga Partia Socialiste.Sipas mbikëqyrësve ndërkombëtar, këto zgjedhje

u karakterizuan me parregullsi të shumta gjatë votimit dhe nuk ishin zhvilluar në

bazë të standardeve ndërkombëtare për zgjedhjet. Partitë opozitare bojkotuan

rezultatet e zgjedhjeve duke mos shkuar në parlament për disa muaj228.

Në mars, depot ushtarake në të gjithë vendin u plaçkiten, opozita filloi të kërkoj

dorëheqjen e qeverisë së Berishës. Në fillim Sali Berisha refuzoi, por zgjedhjet e

parakohshme u mbajtën dhe më pas Sali Berisha hoqi dorë nga posti i kryetarit të

shtetit. Ishte një situatë e tmerrshme, kjo nuk ishte një lufte civile, por rënia e plotë e

shtetit. Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e cila u krijua menjëherë kërkoi nga OKB-ja

ndërhyrje ushtarake. Më 29 Qershor të vitit 1997 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme.

Në këto zgjedhje fitoi Partia Socialiste me 65 %të vendeve në parlament në krahasim

me demokratet që fituan vetëm 19 % të tyre. Kryetar shteti me shumice votash u

zgjodh Rexhep Mejdani ndërsa për kryeministër u zgjodh Fatos Nano229.

Rënia e qeverisë paraprake(PD), me 1997 bëri që qeveria e re të bënte disa hapa drejt

demokracisë stabile. Ndër to mund të përmend krijimi i një Kushtetute të re, e cila

sanksiononte parimet kryesore zgjedhore. Kjo ishte e domosdoshme për vendosjen e

228Afrim Krasniqi: “Partite Politike dhe Sistemet Politike”, 2008 229 Revista POLIS NR.5, Pranvere 2008, Blendi Kajsiu:” Vdekje Politikes, Liria Popullit, Kriza e Përfaqësimit ne Shqipëri”

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

129

një sistemi demokratik, pasi Shqipëria ishte i vetmi vend që deri atëherë nuk kishte

një Kushtetutë të shkruar pasi e kishte braktisur në vitit 1976. Gjithashtu u miratua

dhe Kodi Zgjedhor i vitit 2000, i cili kishte dispozitat tranzitore ose të përkohshme të

vitit 1991.Me miratimin e Kushtetutës, Shqipëria fitoi më shumë përkrahje nga

komuniteti ndërkombëtar. Edhe ky mandat parlamentar u pasua me shumë probleme,

pasi Partia Demokratike, e cila ishte e për fitoren e Socialistëve, filloi të bojkotonte

votat parlamentare në mënyrë, që të dobësonte qeverinë. Këto dukuri që

destabilizonin qeverinë vazhduan deri në zgjedhjet e ardhshme. Lufta ndërmjet dy

partive të mëdha të arenës politike u ashpërsua edhe më shumë para dhe pas

zgjedhjeve të vitit 2001.Gjatë periudhës së qeverisjes së PS-së në këtë kohë, u bën

disa hapa drejtë një sistemi zgjedhorë me kritere ndërkombëtare, siç ishin mesazhet

sensibilizuese të bëra nga pushteti për ta mësuar popullatën, për rëndësinë e daljes në

votim, si dhe vrulli i garimit në mes të partive politike dhe kandidatëve, që bënin për

të paraqitur plan programet e tyre votuesve230.Pas përfundimit të rregullt të mandatit

parlamentar i cili kishte mjaft probleme, më 24 Qershor të vitit 2001 u mbajtën

zgjedhjet e pesta parlamentare, që nga rënia e komunizmit.Në këto zgjedhje morën

pjesë të gjitha partitë. Në këto zgjedhje sërish fitoi Partia Socialiste. Ajo fitoi 75

vende në parlament nga gjithsej 140, të pasuar nga koalicioni para zgjedhorë i krijuar

nga Partia Socialiste, Partia Republikane, Fronti Kombëtar dhe Unioni Liberal me

gjithsej 46 vende dhe 21 vende u ndan në mes të pesë partive që kishin mbi 2.5 % të

votave. Ilir Meta sërish u emërua Kryeministër. Edhe në këto zgjedhje si në zgjedhjet

e kaluara u pa një rivalitet i ashpër në mes të dy partive Partisë Demokratike dhe

Partisë Socialiste. Edhe këto zgjedhje u cilësuan me disa anë pozitive por prapë se

prapë nuk u përmbushën të gjitha standardet për zgjedhje demokratike.Pas

përfundimit të mandatit të rregullt parlamentar të qeverisjes katër vjeçare, më 2005 u

mbajtën zgjedhjet e gjashta parlamentare. Këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike e

cila në vitin 1996 për shkak të krizës në vend më 1997 humbi pushtetin. Partia

Demokratike fitoi gjithsej 56 ulëse nga 140, e pasuar nga Partia Socialiste me gjithsej

42 vende(10). Kryetar i shtetit u zgjodh Alfred Mojsiu ndërsa kryeministër Sali

Berisha231.Nga Raporti i OSBE dhe ODHIR, u cilësua se përsëritja e shpeshtë e

230 Servet PELLUMBI: “Pluralizmi Politik”, përvojë dhe sfida 231 Afrim KRASNIQI: “Partite Politike dhe Sistemet Politike”, 2008

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

130

zgjedhjeve parlamentare është një provë e qëndrueshmërisë se pamjaftueshme dhe e

institucioneve të brishta, të pa konsoliduar232.

Gjithashtu përsëritja e zgjedhjeve parlamentare herë pas here, e ka mërzitur popullin

shqiptar dhe pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare sa vjen e shkon duke rënë. Për tu

theksuar është fakti se, gjatë këtyre zgjedhjeve, vihet re lufta për pushtet nga dy

partitë kryesore PD-së dhe PS-së. Administrata shtetërore është e pa sigurt për

situatën e saj se çdo të ndodh në të ardhmen e saj, citojnë vëzhguesit në raportin e

tyre. Programet e zhvillimit të vendit kalojnë nga njëra dorë në tjetrën, gjë që

cilësohet si një anomali shumë e madhe. Vendi sipas përfaqësuesve të OSBE dhe

ODHIR, ka nevoje për periudhë qëndrueshmërie për të punuar dhe ndërtuar të

ardhmen dhe jo të ndërroj udhëheqësit dhe qeveritë. Më 28 qershor 2009 u mbajtën

zgjedhjet parlamentare. Nga këto zgjedhje LSI-ja me vetëm katër deputetë të

përfaqësuar në Parlament, arriti të formojë një koalicion të përbashkët me Partinë

Demokratike të Kryeministrit aktual, Dr. Sali Berisha, nga e cila u arrit mazhioranca

në parlament.Në Parlamentin me 140 vende, PD-ja e Sali Berishës, së bashku me

LSI-në, nën udhëheqjen e Ilir Metës, arriti kësisoj të kishte një mazhorancë me

diferencë të lehtë. Berisha dhe Meta u bashkuan në një qeveri të udhëhequr nga

Berisha si Kryeministër dhe Meta si zv/kryeministër. Zgjedhjet u zhvilluan në bazë

të një kodi të ri elektoral të adoptuar në fund të 2008-ës. Kodi i ri përmbushi disa

rekomandime të bëra më parë nga OSBE-ODIHR dhe solli përmirësime

domethënëse. Për shembull, sistemi i përfaqësimit proporcional rajonal zëvendësoi

sistemin e mëparshëm të debatushëm zgjedhor ndërsa si burim për listën e votuesve u

përdor këtë herë një regjistër i kompjuterizuar i popullsisë, (Regjistri i Dixhitalizuar i

Gjendjes Civile). Në përgjithësi, korniza ligjore siguroi një themel të plotë teknik për

zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Jurist dhe politikanë shprehën mendimin, se një

sërë dispozitash duhen rishikuar në mënyrë që korniza ligjore të ishte në linje të plotë

me kërkesat e OSBE dhe standarde të tjera ndërkombëtare. PD-ja ofroi si alternativa

sistemin e pastër maxhoritar dhe sistemin e pastër proporcional , që sigurojnë

qeverisjen e vendit nga një parti e madhe, pra stabilitet qeverisës, ndërkohë që: i pari

nuk zgjidh problemin e mundësisë se manipulimit dhe i dyti, problemin e

përfaqësimit. Zgjedhjet parlamentare të 2009, u quajtën nga vëzhguesit e huaj si 232Gazeta : “Gazeta Shqiptare”, viti 2001, Raporti i OSBE-ODHIR

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

131

zgjedhjet më të gjata parlamentare në Shqipëri, pasi rezultati final u dha pas 4-5 muaj

pas zhvillimit të procesit. Vonesat në numërimin e fletëve të votimit dhe kontestimet

e bëra nga opozita, treguan përsëri se standardet linin për të dëshiruar.Historia

moderne e shteteve demokratike ofron një larmi sistemesh, të cilat, në një mënyrë ose

një tjetër, mundohen te realizojnë pikërisht këtë objektiv. Është vështirë që, duke

përdorur një shkallë matjeje absolute, të përcaktosh se cili sistem e realizon më mirë

objektivin e përfaqësimit të dëshirave të zgjedhësve. Kjo sepse një sistem, i cili do të

ishte i përshtatshëm për një vend dhe kohë të caktuar, nuk do të ishte i përshtatshëm

për një vend apo kohë tjetër.Funksioni i sistemit parlamentar në Republikën e

Shqipërisë, që nga fillimi i tranzicionit, e deri më sot, ka manifestuar veçori

specifike, të cilat janë pasqyrë e marrëdhënieve shoqërore në vendin tonë. Sfida më e

madhe e qeverisë demokratike ka qenë ndalimi i rënies ekonomike dhe stabilizimi

makroekonomik, të cilat do të përbënin bazën reale të ndërtimit të Demokracisë. Në

funksion të kësaj detyrë madhore, Partia Demokratike shpalli programe ambicioze

lidhur me Reformën në fushën ekonomike, tregtisë, financiare dhe në sistemin

bankar, të cilat kanë qenë mbështetur plotësisht nga FMN dhe Banka Botërore, madje

kjo e fundit ka qenë dhe është një ndër donatorët kryesorë të ekonomisë shqiptare233.

Përmbajtja shoqërore e Reformës ekonomike me komponentin e saj kryesorë

privatizimin e ndërmarrjeve dhe shërbimeve shtetërore përbën revolucionin më të

madh në ndihmë të transformimit. Fillon koha e mohuar për gati 50 vjet nëpërmjet

rithemelimit të institucionit të pronës privatë, motori i jetës dhe zhvillimit të

shoqërive demokratike. Politika e privatizimit e ndërmarrë me aq guxim në atë kohë

nga Partia Demokratike në pushtet shënoi rilindjen e njeriut shqiptar. Pas kësaj dhe

bashkë me këtë, shqiptarët filluan të strukturojnë shoqërinë dhe vlerat e saj

demokratike. Nga ana tjetër dhe duke patur parasysh mungesën totale të përvojës, në

praktikë, Reforma e domosdoshme ekonomike e fazës së parë nuk mundi të ecë me

ritmet e programuara dhe nuk ka patur për pasojë frytet e dëshiruara. Numri i të

papunëve, në vitet e para, ka arritur deri në 35-40 % të popullsisë së aftë për

punë234.Elementi më negativ i kësaj politike ishte se ajo, në një pjesë të mirë të saj,

233Raporti i Stabilizim Asociimit 2003 234 Servet PELLUMBI: “Pluralizmi Politik”, përvojë dhe sfida

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

132

synonte dhe kërkonte kryerjen e reformave dhe voluntarizmi bashkë me interesat

personale të vendimmarrësve shpesh ishin deçizive. Madje dukej sikur politika ishte

në garë me vetveten për të shpejtuar me çdo çmim privatizimin duke shfrytëzuar jo

pa sukses antipatinë e njerëzve për pronën e përbashkët. Rezultati, ndërsa ishte

pozitiv në kuptimin e transformimit drejt ekonomisë së tregut, ai prodhoi në të

njëjtën kohë edhe një pasojë tjetër të pariparueshme, kthimin e Shqipërisë në një

vend importues të pothuaj të gjithçkaje nga jashtë, edhe të atyre prodhimeve për të

cilat tradicionalisht vendi ynë ka qenë eksportues. Rrafshimi i fermave të mëdha

bujqësore brenda një ditë ishte një tjetër gabim i politikës ekonomike me pasoja

negative afatgjatë235.Megjithë këtë një politikë doganore që përpiqej të dilte nga

korrupsioni, kapitali tregtar po gjente terren dhe zhvillohej me ritme të shpejta.

Ndërkaq kapitali prodhues po lindte me vështirësi sepse ai, së pari nuk mbështetej siç

duhej nga politikat fiskale dhe, së dyti, nuk kishte ende një sistem bankar adekuat që

ta kreditonte. Ndoshta rezultatet do të kishin qenë jo vetëm të dukshme por edhe të

qëndrueshme nëse reforma në fushën e sistemit financiar dhe bankar do të ecte në ato

ritme dhe krahas asaj ekonomike – tregtare. Gjatë kësaj faze të parë– filluar në 1992

dhe deri në fund të vitit 1997- transformimi i nisur i shoqërisë shqiptare ishte

tërësorë. Ai përfshiu gjerësisht edhe piramidën e sistemit arsimor, shkencën dhe

kulturën. Megjithë deformimet dhe pasojat e dhimbshme sociale, reforma këtu hodhi

bazat e shoqërisë civile demokratike. Filloi pra edukimi për ndryshimin e

mentaliteteve të vjetra duke vënë njeriun dhe mendimin e tij të lirë në qendër të

shoqërisë. Sikur politika të mos kishte trashëguar me aq tepri ngarkesën e “luftës së

klasave” nga epoka komuniste, bazat e Demokracisë të hedhura tashmë do të ishin

më të konsoliduara për të qenë mbështetje reale për zhvillimet që priteshin në të

ardhmen. Koha do te sillte me padyshim eliminimin e te metave dhe do te evoluonte

përmirësimi i punës. Rruga drejt vendosjes se një demokracie efektive, drejt një

shteti të vërtet ligjor juridik, nuk është as e shkurtër dhe as e lehte. Për këtë nuk

mjafton ekzistenca e një parlamenti, qofte edhe pluralist me një kushtetute, por këta

pa dyshim janë faktorë shume te rëndësishëm, qe krijojnë premisa dhe mundësi qe

edhe ne Shqipëri ne vitet e ardhshme të krijohet një sistem demokratik, parlamentar

235Raporti i Stabilizim Asocimit 2003

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

133

dhe pluralist që të mos mbetet mbrapa nga vendet e tjera.Klasa politike shqiptare po

bëhej më e organizuar, me e ndërgjegjshme, më e pjekur dhe më e pavarur

ekonomikisht236. Maturiteti politik kishte filluar dhe ai nuk mund të ndalej megjithë

reminishencat e kaluara dhe komplekset që kishte trashëguar si forca politike në

pushtet– PS, trashëgimtare e PP dhe si e tillë “vuante” nga ky kompleks dhe kërkonte

të shfaqej e reformuar dhe demokratike – ashtu edhe ajo opozitare – PD, që kishte

hyrë tashmë në histori si forca e parë demokratike e cila u përballë dhe triumfoi mbi

shtetin komunist, por që “vuante” nga kompleksi i mosaftësisë së saj të zgjidhjes

paqësore të krizës së 1997 dhe të rënies së detyruar nga pushteti po atë vit.

Së dyti, shohim një dimension tjetër të jetës kulturore, medias dhe asaj sociale në

tërësi të cilat po çliroheshin edhe nga ato pak pengesa në lirinë e tyre demokratike të

trashëguara nga faza e parë kur u hodhën bazat e Demokracisë. Së treti, politika e

jashtme po kristalizonte gradualisht strategjinë e ndërtimit të marrëdhënieve të

fqinjësisë së mirë në një mësim të mirë të nxjerrë nga kriza e rëndë e vitit 1977 dhe

me një mbështetje të kujdesëshme “tutele” nga faktori ndërkombëtarë si dhe bazuar

në të gjitha arritjet e viteve të mëparshme, fundi 1997 deri në fund të 1999 shënuan

për Demokracinë shqiptare fillimin e fazës së dytë të ngritjes dhe konsolidimit

institucional të saj : maturiteti i spektrit politik shqiptar, konsolidimi dhe zhvillimi i

institucioneve demokratike, ndërtimi i ekonomisë së tregut sipas parametrave

ndërkombëtare dhe forcimi i sigurisë dhe shtetit të së drejtës, ishin objektivat që

duheshin arritur. Faktori ndërkombëtar intensifikoi programet e ndihmës dhe

mbështetjes për Demokracinë shqiptare. Në fushën e legjislacionit dhe kulturës

demokratike të zgjedhjeve, Këshilli i Evropës ndërmori aksione konkrete si asistencë

në hartimin e ligjeve kryesore dhe mbi të gjitha Kushtetutën e re që u miratua atë vit,

ndërsa OSBE e bëri shumë aktive zyrën e saj në Tiranë edhe në disa qytete të tjera të

Shqipërisë; FMN dhe Banka Botërore intensifikuan marrëdhëniet me Qeverinë mbi

bazën e Programeve konkrete të ndihmës dhe asistencës financiare si dhe kredititime

afatgjata në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. Bashkimi Evropian vazhdoi

mbështetjen buxhetore të Qeverisë shqiptare si dhe intensifikoi programet e ndihmës

financiare (shumë kjo që deri tani ka arritur rreth 1.3 miliardë Euro) si dhe të

kreditimit të ekonomisë nëpërmjet Bankës Evropiane të Investimeve. Bashkimi 236Raporti i Stabilizim Asocimit 2006

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

134

Evropian ndërkaq ndiqte zhvillimet tërësore shqiptare dhe përcaktoi kushtet (dhe

vendosi monitorimin e tyre) që duheshin plotësuar për integrimin gradual të vendit

tonë në familjen evropiane. Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në trajtimin e

shumë sfidave që ajo duhet të përballojë.Rekomandimet e përfshira në raportin mbi

Procesin e Stabilizim-Asocimit të vitit 2002 janë trajtuar vetëm pjesërisht. Stabiliteti

politik relativ, por akoma i brishtë, dhe rinovimi i dialogut midis partive, i arritur në

pranverën e vitit 2002, bëri të mundur zgjedhjen e qetë të një Presidenti të ri por nuk

arriti rezultate kuptimplota përsa i përket reformave. Kjo klimë e re politike ka çuar

në disa progres lidhur me zbatimin e rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar

për përmirësimin e procedurave zgjedhore. Megjithatë, kjo klimë nuk ka mjaftuar për

t’iu përgjigjur mjaftueshëm kërkesave kushtetuese përsa i përket kthimit ose

kompensimit të tokës së shpronësuar gjatë epokës komuniste. Ndonëse ka progres

mbi zhvillimin e bashkëpunimit rajonal, zbatimi i shtetit të së drejtës mbetet i mangët

sidomos nga zbatimi i dobët i ligjit nga institucionet përgjegjëse, nga kapacitetet e

pamjaftueshme të administratës, korrupsioni dhe krimi i organizuar. Liritë

individuale dhe të drejtat e njeriut garantohen nga legjislacioni shqiptar por ka ende

vend për përmirësim përsa i përket zbatimit të tij. Gjithashtu, në 2002237, policia

shqiptare realizoi operacione sporadike kundër trafikut te qenieve njerëzore dhe

formave te tjera te krimit te organizuar, duke arritur disa suksese. Megjithatë,

përpjekjet duhet te vazhdojnë me tej për te zgjidhur efektshmërisht këto çështje qe

kane vështirësi te veçante. Bashkëpunimi ndërmjet policisë se shtetit, policisë

gjyqësore, strukturave te tjera te zbatimit te ligjit dhe prokurorisë, vazhdon te kërkojë

një përmirësim thelbësor. Nuk është vetëm policia qe duhet te jete me e efektshme,

por edhe prokuroria dhe gjykatat do të duhej të bëjnë përpjekje të konsiderueshme

për t’i çuar çështjet deri në fund, pra për të parandaluar lirimin e krimineleve për

shkak të mangësive të sistemit gjyqësor.Shqiperia, Kroacia edhe mjaft vende të tjera

të rajonit të Ballkanit kanë qenë në një situatë sovraniteti të cunguar për shkak të

gjeopolitikës botërore, ku ky rajon përjetësisht ka qenë në qendër të vëmëndjes, ky

është akti më i rëndësishëm pas shpalljes së pavaresisë. Sipas tij, impulsi ekonomik

që vihet re pas hyrjes në NATO është dicka më se e njohur nga praktikat e vendeve të

tjera, që janë anëtaresuar në këtë organizatë. Shqiperia del nga zona me risk të madh, 237Raporti i Stabilizim Asocimit 2003

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

135

ç’ka do t'i bëjë shumë të interesuar investitoret e huaj për të ardhur në Shqiperi, për të

ardhur në një zonë të sigurt nga ana gjeopolitike. Po kështu, hyrja në NATO e bën

më të integrueshme Shqipërinë në aspekte të tjera, pasi, siç thonë ekspertet, vleresimi

i pasurisë së patundshme të shqiptarëve, rritet në masën 20 %.

6.3 Demokracia dhe pluralizmi politik në periudhën post-komuniste në

Shqipëri-Sfidat e së ardhmes

Përvoja e së kaluarës totalitariste, është një mësim i mundimshëm, për popujt që e

kanë kaluar, si populli ynë. Kjo jep shpresa të përligjura që tani e tutje të ecet në

rrugën e demokracisë dhe të shtetit juridik e të mos këtë kthim mbrapa. Konceptit

pluralizëm politik, mund ti jepen përkufizime të shumta, por gjithsesi, në secilën prej

tyre do të përfshihej mundësia e bashkëjetesës së lirë, e interesave të ndryshme

politike dhe ideologjike, e partive dhe llojeve të tjera të organizimeve, që kanë për

qëllim realizimin e programeve të tyre. Ky koncept, është sintetizimi i lirive dhe i të

drejtave politike të qytetarit, liri mendimi, liria fjalës, e së drejtës për tu bashkuar për

të qenë pjesëmarrës në proceset e ndryshme politike.Pra mund të themi se koncepti

“pluralizëm politik” është shumëdimensional238, sa ai gati ka dimensionet e vetë

politikës, e cila s’është gjë tjetër veçse angazhim për gjendjen e komunitetit. Sipas R.

Dahlit, - jeta politike fillon jo me partitë, por kur njerëzit shohin te shteti faktorin e

plotësimit ose mosplotësimit të nevojave të tyre jetësore.Nga sa me sipër citova del se

pluralizmi, sipas G. Sartorit duhet konceptuar si besim në vlera. Gjithashtu ai cilëson

se pluralizmi sjell tolerancë me kuptim e njohjes së të drejtës për të pasur besime të

ndryshme nga i yti. Pluralizmi kërkon, që kisha të jetë e ndarë nga shteti dhe që

shoqëria civile të jetë autonome ndaj të dyjave. Sartori cilëson se pluralizmi është i

cënuar si nga shteti që është krahu shekullor i një kishe, ashtu edhe nga shteti që e

politizon shoqërinë239. Termi “pluralizëm politik”në kontekstin social-politik, është

përdorur për herë të parë nga H. Laski, laburist anglez, në librin e tij Gramatika e

politikes(1925).

Ai quajti “pluralizëm politik”, dukuritë e analizuara më parë nga A. Toquevill në

veprën e tij Demokracia në Amerike(1845). Sipas A. Toquevill, themeluesit e 238Robert. Dahl: “Participation in Politics” 239Giovanni Sartori: “C’është Demokracia”, 1993, RCS Rizzoli Libri S.p.A Milano, faq122

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

136

demokracisë dhe të Kushtetutës Amerikane, ishin kundër sistemit shumëpartiak, se

mendonin qe partitë do të krijonin konflikte dhe do të ndanin vendin në pjesë, por

vetë nevojat e jetës demokratike çuan në krijimin e partive dhe të kodit të

rregullave240.

Sipas këtij koncepti, në një shoqëri demokratike janë të natyrshme larmit e roleve,

shanseve, interesave, ideve dhe iniciativave qytetare, pa privilegjuar njërin në dëm të

tjetrit. Pas këtij koncepti “pluralizmi politik”, përdorej për të karakterizuar sisteme

politike demokratike me pluralizëm partish, me ndarje të pushteteve, me kod të lirive

e të të drejtave të njeriut, te gjitha këto të përdorshme për mbrojtjen e shoqërisë nga

autoritarizmi dhe nga diktatura.

Popullaritetin më të madh kjo doktrinë politike e pati veçanërisht në politologjinë

perëndimore të pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në vendet e lindjes”komuniste”,

për një kohë të gjatë ky koncept “pluralizëm politik”sulmohej dhe quhej si

reaksionar, si formë e paraqitjes mashtruese e demokracisë borgjeze, si formë e

minimit të socializmit.

Sot në demokracitë e zhvilluara perëndimore koncepti “pluralizëm politik” qëndron

në themel të kulturës politike dhe përdoret gjerësisht për të karakterizuar, jo vetëm

sistemin politik, por dhe ekonominë, kulturën, besimin fetar, profesionet dhe çdo

fushë tjetër të shoqërisë, ku ndryshimet dhe shumëllojshmëria meritojnë të kuptohen

dhe vlerësohen si të tilla.«Duke u mbështetur tek e kaluara, mund të themi se dy

faktorët më vendimtarë që ndikojnë në forcimin dhe shtrirjen e ardhshme të

demokracisë, — shkruan Semjuell P. Hantingtonit, ekspert i shkencave politike në

Universitetin e Harvardit, — do të jenë zhvillimi ekonomik dhe udhëheqja politike.

Zhvillimi ekonomik e bën demokracinë të mundur; udhëheqja politike e bën atë reale,

gjithashtu Alex de Tocquevill, vë në dukje se janë qytetaret, publiku i informuar dhe

praktika e tyre politike që i forcojnë sistemet demokratike dhe që kontrollojnë

pushtetin politik241. Vjen një çast në zhvillimin e shoqërisë demokratike pluraliste,

kur si forcë lëvizjeje kryesore nuk është edhe aq konfliktualiteti sesa gjetja e një

“gjuhe” të përbashkët midis grupeve sociale dhe partive politike. Liria duhet të ketë

hapësirat e veta dhe demokracia të ketë vlera reale jashtë kësaj paradigme, pluralizmi

240 A. Toquevill: Demokracia në Amerike (1845) 241 Revista POLIS 10, Pranvere 2011, Teknologjia, Demokracia dhe Shkencat Sociale shkrim nga Odeta Barbullushi

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

137

politik mund të shndërrohet në të kundërtën e vet dhe të gjenerojë një gjëndje kolapsi

e përhershme. Evitimi i një sfide të tillë meriton të klasifikohet si sfida më e madhe e

një sistemi politik shumëpartiak. Atëherë, çfarë duhet bërë që një sistem i tillë partiak

të arrijë nivele bashkëkohore emancipimi, pjekurie dhe zhvillimi? Cila duhet të jetë

ecuria e pluripartitizmit dhe demokracisë së negociuar në Shqipëri?Cilat qenë disa

nga organet e para përfaqësuese të pluralizmit politik në Shqipërinë post-komuniste?

Sistemi politik ka të njëjtën arkitekturë dhe ngjashmëri me sistemin ekonomik, por me

ndryshimin e vetëm se: qëllimi i sistemit ekonomik është fitimi, kurse në sistemin

politik është pushteti242.

Për një parti polikë pushtet do të thotë sa më shumë zyrtarë të lartë e të ulët në të

gjitha nivelet e qeverisjes, ndërsa për politikanin do të thotë sa më shumë autoritet e

influencë. Disa mendojnë se pushteti ka lindur bashkë me njeriun, kurse disa të tjerë

mendojnë se pushteti ka lindur me format e para dhe te thjeshta organizative, të cilat e

kanë origjinën e tyre që në periudhën e antikitetit romak, grek dhe ilir.243

Në ditët e sotme konceptet Politikë dhe Pushtet janë më të kompleksuara, sepse kanë

njohur evoluime dhe forma të ndryshme në kohë dhe në hapësirë.

Një ndër regjimet që ka pasur një periudhë relativisht të gjatë dhe një hapësirë mjaft të

gjerë shtrirje ka qenë Rregjimi Komunist.

Ky rregjim si karakteristikë kryesore ka monopolin e pushtetit politik dhe ekonomik.

Politikën e bën monopartia dhe ushtrimin e pushtetit e bëjnë po drejtuesit e lartë të saj.

Kjo ka bërë, që në shumicën e ish vendeve komuniste të krijohet dhe të aplikohet

forma autoritare. Në shumicën e rasteve zhdukja e liderit ka bërë që regjimi të bjerë

ose të zgjasë për pak kohë, duke bërë që vendi të përballet me vështirësi politike,

ekonomike dhe shoqërore. Për ta vërtetuar këtë mund të marrim një seri shembujsh

nga disa vende ish komuniste, përfshirë edhe vendin tonë.Pas vdekjes së diktatorit

Hoxha, periudha tranzitore e Alisë mbylli ciklin e regjimit komunist shqiptar. Regjimi

i Hoxhës u identifikua me liderin, që në këtë rast ishte themeluesi, ai kishte pushtet

absolut dhe drejtonte të gjithë instancat më të larta shtetërore.Ishte viti 1991 pikë

kthyese për Shqipërinë, e cila ishte e izoluar nga bota për 50 vite me radhë, nga

diktatura komuniste.

242 Afrim KRASNIQI“Partite Politike dhe Sistemet Politike”, 2008, 243Po aty

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

138

Entuziazmi për krijimin e shumë partive, edhe pse u teprua, pa dyshim që ishte një

nga sukseset e para të demokracisë pluraliste në Shqipëri. Edhe pse numri i partive

vinte duke u rritur, duke u vetëquajtur disa të djathta e disa të majta, në thelb s’ishin

veçse një lloj vetidentifikimi sipas skenës së njohur; e majtë – e djathtë – e qendrës,

si ekziston edhe në Perëndim244.

Termi elitë në fushën e sociologjisë u cilësua nga sociologu i njohur italian V.

Pareto, si sinonim i aristokracisë, të personit apo grupit të personave me ndikim të

vazhdueshëm dhe vendimtar mbi shoqërinë, shtetin, partine. Autore te ndryshëm

fituan ta quanin ndryshe me termin “klase politike”, “ klase drejtuese”245.

Në Shqipërinë e vitit 1991, në periudhën dimër – pranverë u krijuan afërsisht 22 parti.

Që në fillim u duk qartë prirja që partitë shndërroheshin në instrumente të

identifikueshme me liderit e tyre të rrethuar nga një grusht njerëzish, që me lehtësi

mund të kalonin nga një degë në tjetrën, pse jo dhe në parti të reja. Ish komunistet

filluan të dominonin procesin.Lloj – lloj partish filluan të mbushnin listën e partive.

Anëtarësimi në parti ishte masiv dhe plotësisht i lirë246. Që në vitet e para, disa nga

partitë e krijuara, nisën të luanin rolin e “frenave sociale”247, për të evituar djegien dhe

shkatërrimin e institucioneve si shkollat, spitalet, veprat e kulturës, depot, fabrikat etj,

pra çdo gjë të ndërtuar në të kaluarën.Për tu theksuar është fakti se politikanet e asaj

kohe nuk ishin të përgatitur me programe konkrete dhe se jeta politike linte për të

dëshiruar. Mungonin reformistet, njerëzit me ide e vizion të qarte për përcaktimin e

modeleve të zhvillimit, studiuesit e njohur, ekonomistet, filozofet, juristet, politologët

etj, të përgatitur në kushtet e komunizmit, u margjinalizuan, u vunë nën trysninë e

përgjegjësive për gjithçka kishte ndodhur në të kaluarën dhe u larguan nga

institucionet. Të tjerët do të ndihen më pak të përfaqësuar në procesin politik dhe si

rrjedhojë shohim se partitë politike u largohen halleve dhe shqetësimeve të masës, së

qytetarëve. Ata krijojnë deficite demokracie, që dëmtojnë në radhë të parë partinë

vetë, por njëkohësisht dhe pluralizmin shumëpartiak dhe institucionet

demokratike.Parlamentarizmi në Shqipëri është karakterizuar me një sistem tipik

244 Revista Polis, Nr 2, 2006, Ndërkombëtaret dhe lokalet: Hibridizimi i hapësirës politike ne Shqipëri, Henri CILI 245 Servet PELLUMBI: “Pluralizmi Politik”, përvojë dhe sfida 246 Revista POLIS NR.5, Pranvere 2008, Blendi Kajsiu:” Vdekje Politikes, Liria Popullit, Kriza e Përfaqësimit ne Shqipëri” 247 Instituti i Studimeve Bashkëkohore Ballkanike Tiranë, Shqipëri: “Kushtetuta e Re Shqiptare, Sfida e së Ardhmes Euroatlantike të Shqipërisë”, Luarasi, 2002

Page 159: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

139

multipartiak, pra me krijimin e një numri të madh të partive politike, të cilat cilësohen

me programe të ndryshme. Nga analist të njohur në fushën e politikës si Henri Cili,

Blendi Fevziu me shkrimet e tyre ne Revistën Polis etj..., Shqipëria cilësohet si një

vend ku kemi shumë parti dhe me zhvillim bipolar ( një sistem me dy parti te mëdha,

PD, PS). Janë PD dhe PS, dy partitë e mëdha, të cilat quhen të tilla jo vetëm nga

numri i madh i anëtarëve dhe i strukturave, por edhe ngaqë vetëm ato kanë nga pas

lëvizje popullore. Në fillimet e para të qeverisjes, Partia Socialiste shihej e trajtohej

nga PD-ja, e aleatët e saj, jo si opozitë e domosdoshme, por si mbartëse e

komunizmit. Mosmarrëveshjet dhe kontradiktat ndërmjet tyre vazhdojnë edhe në ditët

tona, po duhet cilësuar se pluralizmi politik s’është vetëm njohje e diversitetit si vlerë,

por dhe pranimi i bashkëpunimit si prioritet i demokracisë. Gjithashtu për tu

përmendur është deklarata e Z.ËOLFER , përfaqësuesit të OSBE dhe ODHIR, ku me

të drejtë do të përsëriste se ” në Shqipëri një ndër problemet më të mëdha të zhvillimit

të demokracisë, që për ne përbën një shqetësim të madh për këtë vend, është

mosfunksionimi i dialogut konstruktiv mes qeveris dhe opozitës”248.

Ka ardhur koha që politikanët të adoptojnë standarde me të vërtet demokratike,

struktura dialogu e sisteme funksionuese. Pse gjithë ky harxhim energjish, gjithë kjo

humbje kohe e krijim tensionesh politike të panevojshme për të arritur në një

marrëveshje dypalëshe?Bashkëveprimi, konsensusi janë elementet kryesore që duhet

të përdorin politikanët shqiptar në këtë kohe krize, ku vlen për tu përmendur dhe

anëtarësimi në NATO dhe Integrimi në BE, ku ky i fundit në raportin e 12 tetorit

2011, e vënë në dyshim ecurinë dhe përpjekjet e vendit tonë, si rezultat i krizës

politike që po kalon vendi.Pra lind pyetja si do të ecet përpara kur nuk ka

bashkëpunim midis palesh? Atëherë do të kemi një sistem politik autoritar si në të

kaluarën, por në periudhë demokratike, pasi kemi zgjedhje të lira por nuk ka

bashkëpunim midis palëve. Sipas Xhovani Sartorit, palët duhet të ulen në tryezë, që

të diskutojnë për të arritur bashkëpëlqimin, sepse nuk ka zgjidhje tjetër në demokraci,

përveç dialogut249.Sistemet politike ndahen në sisteme njëpartiak, dypartiak dhe

shumëpartiar, si është në vendin tonë.Së pari, sistemi njëpartiak, në të cilin një parti

ka monopolin e pushtetit, përfshi dhe jetën shpirtërore të qytetareve, duke barazuar

248 Interviste e Komisionerit te OSBE Z.WOLFER, në TV KLAN, në emisionin Opinion të Blendi Fevziut. 249 Giovanni SARTORI: “Ç’është Demokracia”, botimi i Dyte 1993 Rizzoli Libri S.p.A, Milano

Page 160: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

140

me shtetin edhe liderin e autoritar. Një sistem të tille e njohim mirë, është sistemi që

kemi kaluar për 50 vjet dhe ai s’ka të ardhme.Së dyti, sistemi dypartiak, në të cilin dy

janë partitë kryesore me më ndikim në jetën politike të vendit. Shembull konkret të

këtij sistemi e kemi në SHBA, Angli etj.

Së treti, sistemi shumëpartiakë nënkupton rolin aktiv të më shumë se dy partive. Ky

lloj sistemi është instaluar në vendin tonë me instalimin e demokracisë, nga ku vihet

re se shumica e shqiptareve, kërkojnë nga liderët politik efektivitet më të madh në

interes të zhvillimit të vendit dhe të integrimit në BE, duke vlerësuar si faktor kryesor

koalicionet dhe bashkëpunimin midis forcave politike të të dy kahëve.250

Në vendin tonë janë aplikuar që të tria modelet e mësipërme.

Konkretisht në vitet 1921 – 1923 dhe 1991 – 1994 Shqipëria ka pasur sistem

dypartiak, gjate viteve 1945 – 1990 sistem njëpartiak dhe 1994 – 2009 sistem

shumëpartiakë. Reformimi i partive, entuziazmi për krijimin e shumë partive edhe pse

u teprua, pa dyshim që ishte një nga sukseset e para të demokracisë pluraliste në

Shqipëri. Por një zhvillim i tillë ekstensiv mund të rradhitet edhe si një nga paradokset

e demokracisë sonë, ngaqë nëse pluralizmi nuk zgjidh në kohë edhe problemet e veta

të brendshme, ai mund të shndërrohet në një edukim antidemokratik. Partitë janë

subjekte të së drejtës dhe duhet të funksionojnë në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë.

Ato duhet të shprehin, sa të jetë e mundur më qartë interesat e grupeve apo 6 sociale,

që marrin përsipër t’i përfaqësojnë me programet dhe veprimtarinë e tyre politike.

Është fakt që në Shqipëri kemi shumë parti (rreth 90), por realisht kemi një zhvillim

bipolar, një sistem me dy parti të mëdha (PS-PD). Gjithmonë është luftuar për pushtet

mes këtyre dy partive, asnjëherë nuk ka paur bashkëpunim apo mirëkuptim, e kanë

konsideruar veten si annik të njëra- tjetrës. Kanë ekzistuar ndarje të tilla në: “mik-

armik”, në “ne-ata”, etj. Pikërisht me shndërrimin e formulës “ose unë, ose ti” në

“edhe unë, edhe ti”, duhet nisur reformimi i thellë i sistemit politik shumëpartiak në

Shqipëri.

Një situatë e tillë ekziston edhe sot, ku pozita dhe opozita nuk pranojnë të

bashkëpunojnë bashkë, gjë që ndikon në proçeset integruese të Shqipërisë. Por,

pluralizmi nuk është vetëm njohje e diversitetit si vlerë, por edhe pranim i

250 Gazeta Zëri i Popullit, 06.08.2006

Page 161: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

141

bashkëpunimit si prioritet i demokracisë.251

Për të ecur më tej, për të rritur besueshmërinë dhe rolin epartive në sitemin politik të

vendit, nuk ka rrugë tjetër veç njohjes së difekteve dhe reformimit të thellë të partive

dhe të sistemit shumëpartiak sipas paradigmash të qarta, harmonizim të

marrëdhënieve partiake me pushtetin shtetëror dhe të mos ecet me idenë që “fitova

pushtetin, do të marr edhe shtetin”. Servet Pëllumbi shprehet se reformimi të merret

në çdo rast si një proçes që duhet të verë partitë në raport me “kohën politike”, duke i

dhënë kuptimin e një proçesi përshtatjeje dhe zhvillimi që mund të “matet”.

Reformimi i partive shqiptare, sidomos i PS-së dhe i PD-së, i kuptuar si proçes

vetërregullues, përshtatjeje dhe modernizimi duhet parë si një vlerë mbarë kombëtare,

sepse për të është e interesuar e gjithë shoqëria dhe jo vetëm anëtarësia respektive apo

lidershipet e tyre. Pa parti të reformuara, pa parti modeme nuk mund të kemi ecuri

normale të reformave në fusha të tjera, nuk mund të kemi një demokraci normale

funksionuese që luan rolin e parakushtit për një zhvillim ekonomik e social në rritje.

-Reformimi i sistemit politik partiak; Treguesi më sintetikë për të parë

domosdoshmërinë e reformimit cilësor të sistemit politik shumëpartiak është vënia e

aktorëve politikë të partive përballë konsensusit politik. Në rastin e Shqipërisë

konsensusi është aq shumë i dëshiruar dhe i munguar. Ai mund të luajë rolin e një

“pakti politik kombëtar”, të një ideje unifikuese e mobilizuese në shkallë kombëtare,

për të ecur në ritmet e duhura në rrugën e gjerë të reformave, të zhvillimit, të

modemizimit të vendit, të integrimit me dinjitet në BE. Konsensusi nuk nënkupton

rënien dakort për gjithçka apo fshirjen e dallimeve. Ai nënkupton vetëm

vetëpërmbajtjen nga kundërshtimet e hapura e thelbësore për vendime apo ligje të

rëndësishme dhe lejon pozicionimin neutral. Në rastin e Shqipërisë dhe në situatën

aktuale politike që ndodhet vendi ynë, konsensusi është shumë i domosdoshëm.

Forcat politike duhet të arrijnë në një konsensus për të mos penguar integrimin e

vendit.252Xhovani Sartori thotë se palët të paktën duhet të bien dakort për t’u ulur në

tryezë, që të diskutojnë për bashkëpëlqimin, sepse nuk ka zgjidhje tjetër në

251Pëllumbi, S., Pluralizmi politik, përvojë dhe sfida. fq: 117-129

252 Pëllumbi, S., Pluralizmi politik, përvojë dhe sfida. fq: 137-144

Page 162: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

142

demokraci, nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut. Ai e kundërshton tezën sipas së cilës

“konflikti dhe konsensusi janë baza dhe thelbi i demokracisë”.253 Servet Pëllumbi

shrehet se sistemi shumëpartiak shqiptar ka nevojë për një klimë politike të re, për një

“pluralizëm të dytë”, në të cilën parësore të jetë pjesëmarrja, konsensusi konstruktiv,

si për strategjinë e zhvillimit demokratik të vendit tonë, ashtu edhe për axhendën

europiane të partive politike dhe elitave drejtuese.

-Reformimi i elitës politike: Çështja e gjetjes së formave sa më efektive për të

udhëhequr politikën dhe proçeset e veprimit të sistemeve politike dhe të shoqërisë në

tërësi, është mbase aspekti më i rëndësishëm dhe më i debatuar i pluralizmit politik.

Është shumë e rëndësishme ose më saktë është plotësisht me vend të flitet për një elitë

politike të re, jo aq në nivelin e moshës sesa të nivelit që duhet t’i përgjigjet stadit të ri

në të cilin ka hyrë Shqipëria. Elitat janë parë si grupe të vogla të cialt luajnë një rol të

madh e ndikues në çështjet politike e sociale. Elitat janë kyç në aspiratat dhe sfidat me

të cilat shtetet dhe qeveritë e tyre përballen. Mungesa e një konkurrence të mirëfilltë

të politikëbërjes ka ndikimin e vet negativ. Më tepër politikanët e sotëm janë të etur

për pushtet sesa për politika efektive për vendin tonë. Duhet të zbutet efekti negativ i

strukturave hierarkike e të burokratizuara partiake. Deputetët duhet të jenë më të

përgjegjshëm për postin që mbajnë dhe duhet të përfaqësojnë sa më denjësisht

elektoratin e tyre. Deputet në rradhë të parë përfaqëson popullin, më pas zonën

elektorale dhe më pas partinë në të cilën bën pjesë. Ajo që duhet të udhëheqi elitën

politike shqiptare duhet të jetë konsensusi, bashkëpunimi, rol duhet të luajë edhe

vetëkomandimi.

-Reformimi i kulturës politike: Kultura politike, lidhet ngushtësisht me psikologjinë

e një populli, që detyrimisht kufizohet dhe përkufizohet edhe nga vendi ku jeton.

Studimet në lidhje më kulturën politike, tentojnë që, pikërisht të kuptojmë jo vetëm

faktorët e jashtëm, por edhe faktorët e brendëshëm. Rritja e interesit për kulturën

politike është plotësisht e përligjur në një shoqëri demokratike. Ndërsa për një shoqëri

në tranzicion, çdo hap përpara, suksesi apo mossuksesi i një reforme të vetme e aq më

253 Sartori, G., Edhe një here për teorinë e demokracisë. fq: 104

Page 163: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

143

tepër i një kompleksi reformash në fushën ekonomike, në sistemin politik apo në jetën

shpirtërore reflektojnë nivelin e kulturës politike. Në Shqipëri nuk mund të flitet për

një kulturë politike pluraliste dhe adekuate për një demokraci normale. Shqipëria

duket se ka ende nevojë për të kuptuar qartë dhe objektivisht se cfarë ndodhi në atë

periudhë (gjatë sistemit komunist), dhe vetëm duke i dhënë një shpërfaqje objektive

kësaj periudhe, do të mund ti bëjmë një vlerësim të saktë po aq sa do mundemi të

shkëputemi përfundimisht nga hija e atij ish rregjimi qeverisës. Ajo që është e

rëndësishme është që vetë politikanët duhet ta pranojnë hapur këtë. Qënia në nivelin

kulturor të kohës tonë kërkon marrjen në unitet të tradicionales me novatoren, me

standartet e kulturës pluraliste. Është e papranueshme të flitet për kultura të larta e të

ulta sepse në thelb ka vetëm kultura të ndryshme dhe secila në mënyrën e vet

plotësojnë së bashku nevojat dhe dëshirat e njerëzve që i përqafojnë dhe i mbështesin.

Formimi dhe reformimi i kulturës politike duhet të mbajë mirë parasysh lidhjen

dialektike të veçorive tona kombëtare me ato të Europës së Bashkuar ku synojnë të

integrohemi. Kultura politike konsiston në njohjen e sistemit, aktorëve politikë,

grupeve politike, partitë politike. Termat që Rusoi adaptoi për të identifikuar kulturën

politike janë “morali, zakonet dhe opinionet që ai i përcakton si më të rëndësishme se

ligjim një formë ligji që sipas tij nuk është e shkruar në gur po në zemrën e

qytetarit.254

Duhet të synojmë drejt vlerave, arritjeve e metodave më të mira bashkëkohore,

të pranuara si më të suksesshmet. Për këtë kërkohet një sensibilizim i madh i

inteligjencës, politikanëve, institucioneve studimore të politikës. Roli i tyre është i

pazëvendësueshëm në një riorganizim serioz dhe reformim të kulturës politike.255

Shoqëria jonë, në rrugën e modernizimit të saj, natyrisht do të ndeshej me fenomenet

sociale të tjera, që ishin pasojë e pashmangshme e kalimit të shoqërisë shqiptare nga

modeli i mbyllur i shoqërisë totalitare, në modelin e “shoqërisë të hapur”,

demokratike. Në këtë proces të kalimit, sfera e transformimit social të koncepteve,

tabuve, gjykimeve dhe paragjykimeve të së kaluarës ka qenë dhe vazhdon të mbetet

më e vështirë sepse siç dihet, ndryshimet sociale për shkak të inercisë specifike dhe

254Gabriel A.Almond “Culura civica e sviluppo politico”.fq.251 255Pëllumbi, Servet., Pluralizmi politik, përvojë dhe sfida. fq: 162-170

Page 164: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

144

thelbit të qëndrueshëm konservator janë të vështira për të ndryshuar me ritmin e

duhur. Përvoja jonë ka treguar se shpesh edhe kur ato ndodhin krijojnë një vakum

social. Përmbysja e koncepteve të së kaluarës sonë sociale totalitare, zëvendësimi i

tyre me parimet e një shoqërie të re, të hapur dhe demokratike, u shoqërua me trauma

sociale, paqartësi teorike. U shfaq një model i ri social i cili vendos në qendër “njeriun

e lirë”, i vetmuar por edhe i guximshëm që mund të bëjë gjithçka por që mund të

humbasë edhe çdo gjë për shkak të identitetit të vjetër social. Nuk ka më personalitet

apo individualitet, por qenie të një qenësie që u është imponuar deri në brendësim

absolut, e ku duket se dhe orgazëm nuk do ketë më pasi “neurologët do punojnë ta

eleminojnë atë”256.

Njerëzit entuziazmin e dikurshëm për vlerat e modelit social të shoqërisë modeme e

zëvendësuan me një ndjenjë deziluzioni social, pasi përfytyrimi i tyre “rozë” u përplas

shumë shpejt me një realitet të ri social në të cilat vlerat e njeriut maten me

kontributin e tij në treg, aftësitë e tij të përditshme për të qenë konkurrues dhe i

suksesshëm në përballimin e sfidave të shoqërisë. Shoqëria shqiptare në këtë periudhë

tranzicioni, ka pasur problemet e saj, që janë të lidhura me një proces të komplikuar të

“rivlerësimit të vlerave”, pa të cilat është e pamundur të funksionojë shoqëria, sado

modeme të jetë ajo.Në këtë kontekst shoqëria shqiptare është duke përjetuar një tjetër

“krizë identiteti”që ka të bëjë me ridimensionimin e vlerave morale dhe institucionale

sociale tradicionale. Këto ndryshime kanë prekur institucionet e sigurisë morale e

tradicionale të shoqërisë si: feja, shoqëria, familja, individi, komuniteti, etj. “Në luftën

e tij kundër shoqërisë, pushteti komunist iu sul edhe familjes. Shqipëria ishte shoqëro

me familje patriarkale eksogame (martesa brenda fisit)”.257Modeli i familjes me

dimension të gjerë patriarkal e paternalist po zëvendësohet gradualisht me modelin e

familjes modeme “bërthamë”.258 Pjesëtarët në familje kanë më shumë të drejta dhe

liri, ndryshe nga sistemi totalitar ku babai vendoste për gjithçka.

1. Gratë në ditët e sotme kanë më shumë liri dhe të drejta, kanë më shumë

mundësi që të integrohen në shoqëri dhe të punojnë në vende pune mjaft të mira. Por,

ende ato ndihen të paragjykuara se nuk mund të jenë të afta si burrat për punë

256 George Orwell:”1984”, fq.29 257Vladimir Misja, “Popullata e Shqipërisë”,Tiranë 1987 258 Tushi, G., Probieme dhe dilema sociale. 12-13

Page 165: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

145

drejtuese. Por e rëndësishme është që femrat po çlirohen nga ndikimi i mendësive

vetpërçmuese, nga paragjykimet për burrat si drejtues më të aftë dhe po orientohen

drejt suksesit, si një kriter bazë i zhvillimittë shoqërisë në kushtet e ekonomisë së

tregut. Madje në ditët e sotme kemi shumë femra të aktivizuara në politikë.259

2. Përvoja tregon se veçanërisht në periudha zhvillimesh shoqërore të vrullshme,

pësojnë ndryshime të rëndësishme edhe marrëdhëniet martesore e familjare. Familja

në ditët e sotme është më pak imponuese dhe po bëhet më pak autoritare.260

3. Fusha tjetër ku sitemi komunist ndërhyri ishte pikërisht feja dhe besimi, sepse

një ideologjie dhe partie komuniste nuk i interesonte asnjë besim tjetër, përveç

besimit në Parti, kjo e bërë dhe e vendosur gjithmonë në kontëkstin e të mirës së

përgjithëshme kombëtare, për ta ilustruar po citoj: “Me vullnetin për të fshirë të

kaluarën dhe për të bashkuar shqiptarët, me 1967 u ndaluan fetë” .261

Sot kemi një bashkejetësë mes fesh e besimesh.

4. Po rritet numri i divorceve, numri i familjeve me një prind, shoqëria jonë

është e prekur edhe nga fenomeni i braktisjes të fëmijëve, jo se ky fenomen nuk ka

ekzistuar më parë por nuk ka qenë kurrë në këtë dimension.

5. Në Shqipëri varfëria nuk është fenomen as i pjesshëm as i përkohshëm, por

është fenomen dominant. Lufta sistematike për zbutjen e varfërisë kërkon përpjekje,

reforma dhe ndryshime për ta përballuar atë momentalisht dhe njëkohësisht duhen

projektuar zgjidhje më të qarta për të ardhmen ekonomike të shoqërisë.262

6. Papunësia është një problem gjithashtu mjaft shqetësues për shoqërinë

shqiptare. Sot konsiderohet privilegj të kesh një punë sepse është bërë kaq e rrallë të

jesh i punësuar. Problemet e divorcit, të bashkëjetesës, të“familjes së hapur” janë

dukuri sociale që po ndihen edhe në shoqërinë tonë. Në të njëjtën kohë, shoqëria jonë

po përballet me dukuri sociale të panjohura më parë, por janë përhapur shumë

fenomene si: përdorimi i drogës, i alkoolit, prostitucioni, etj. Shoqëria shqiptare u gjet

e papërgatitur, pa njohuri, pa politika apo përvoja dhe insitucione sociale të

prevencës, rehabilitimit dhe integrimit.

259Dervishi, Z., Gratë në syrin e ciklonit të sfidave dhe perspektiva. fq: 100-127 260 Bcrns, R, M., Child, family, community, fq: 144-147 261Elisabeth Champseix: “Shqipëria ose logjika e dëshpërimit”,fq.51 262Tushi, G., Probleme dhe dilema sociale. fq: 239-303

Page 166: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

146

7. Shërbimi social në vendin tonë nuk mund të thuhet se është plotësisht efektiv,

ai ka mjaft mangësi. Një rol në shërbimet sociale kanë luajtur edhe organizatat

jofitimprurëse dhe ato të huaja të cilat kanë rritur çdo vit kontributin e tyre në sektorin

e shërbimit social. Në shoqërinë demokratike është i mundur që të ndërtohet një

shërbim social i gjerë, cilësor, i diferencuar dhe alternativ. Kjo mund të arrihet me

aktivizimin e të gjithë aktorëve por sidomos edhe nga investimet që mund të bëjnë

biznese të ndryshme.

8. Një problem shqetësues, i cili, është rritur shumë vitet e fundit në Shqipëri

është edhe krimi në familje. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet si: ekonomia,

stresi, tradhëtia, përdorimi i drogës, alkoolit, etj. Krimi në familje nuk mund të

eliminohet plotësisht, por të paktën jemi në kohë që të minimizojmë krimin brenda

saj. Në këtë kontekst, do të ishte një veprim politik, social dhe ekonomik kompakt i

shtetit, politikësdhe shoqërisë civile për të krijuar një atmosferë mbytëse ndaj krimit

në familje duke siguruar për çdo njeri të drejtën e tij dhe pa e cënuar atë.

9. Një fenomen që karakterizon shoqërinë shqiptare në ditët e sotme është edhe

emigracioni, i cili në të shumtën e rasteve është ilegal për shkak të paaftësisë të

organeve përkatëse të shtetit shqiptar për të organizuar emigrimin me dokumente të

legalizuara dhe për shkak të pengesave të shumta të shteteve pritëse.263

Si edhe çdo vend tjetër në botë, edhe shoqëria shqiptare ka problemet dhe dilemat e

saj. Kalimi i çdo problemi mund të bëhet me bashkëpunimin e të gjithë individëve,

shoqërisë dhe shtetit. Jo gjithçka mund të zgjidhet por mund të bëhet në përmasa më

të vogla. Roli i secilit aktor është i pazëvendësueshëm për kalimin e çdo situate dhe

për një organizim social sa më efektiv dhe një jetë sa më të mirë dhe të qetë. Modeli

që Shqipëria zbatoi gjatë 45 vjetëve mbështetej në zbatimin rigoroz të ideologjisë

staliniane dhe praktikave centralizuese, duke aplikuar rendin shtetëror politik dhe me

një politikë ekonomike të diktaturës më të egër komuniste me ekonomi autarkike.

Në aspektin politik: modeli shqiptar karakterizohej nga një mungesë pothuajse e plotë

e traditës demokratike dhe nga zbatimi ekstrem i parimit të luftës të klasave, me

pasoja të rënda deri edhe në vitet e tranzicionit.

Pikërisht, në bazë të kësaj sfide, tranzicioni e vuri shoqërinë shqiptare përballë

263Dervishi, Z., Vështrime të kryqëzuara në det. fq: 16-18

Page 167: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

147

detyrave për të ndërmarrë një sërë reformash politike, shoqërore, ekonomike dhe

institucionale. të cilat do shënojnë një ndryshim cilësor mjaft të dukshëm të

ekonomisë dhe të shoqërisë shqiptare. Ajo u strukturua në të gjitha përmasat e saj,

megjithëse ky proces nuk është tërësisht i përfunduar dhe dinamika e strukturimit nuk

është ende e shpejtë sa duhet.264

Më 2 korrik të vitit 1990 një shumicë ambasadash dhe përfaqësish të huaja, sidomos

të vendeve perëndimore, u sulmuan nga disa mijëra njerëz, kryesisht të rinj të papunë

të mbledhur nga kryeqyteti dhe e gjithë Shqipëria. Pikërisht në atë ditë, më 2 korrik

1990, në mbledhjen e prishtinës, Kuvendi i Kosovës shpallte legjitimitetin e së drejtës

së shtetit të shqiptarëve përtej kufirit. Pushtimi i amabasadave ndodhi në një kohë kur

ligjërisht u ishte njohur qytetarëve e drejta e qarkullimit të lirë në botë, d.m.th. e

pajisjes me pasaporta të vlefshme për udhëtime jashtë shtetit. Por për shqiptarët ende

një udhëtim në botë mbetej diçka e pabesueshme. Mbyllja shumëvjeçare kishte lënë

gjurmë të thella psikologjike dhe shumë njerëz e shihnin me dyshim të drejtën për tu

pajisur me pasaportë. Nga ana tjetër, dhe kjo është kryesorja, pjesa dërrmuese e

shqiptarëve nuk i kishte mundësitë ekonomike për ta shfrytëzuar këtë të drejtë. Ndërsa

ambasadat rezervoheshin në dhënien e vizave sepse më parë ky veprim kryhej me

ndërmjetësime të shtetit, faktor frenimi ishte edhe tradita e vjetër që kontaktet me të

huajt i quante të dyshimta.

Dyndjen e njerëzve në ambasada në një farë mënyre e nxiti edhe lejimi i familjes

Popaj, e cila për pesë vjet me rradhë ishte strehuar në përfaqësinë italiane në Tiranë,

për të ikur nga vendi. Precedenti që u krijua inkurajoi të tjerë të vepronin njësoj si

Popajt. Këtu R.Alia thekson vetëm faktin që kompromisi i arritur me palën italiane u

bë i domosdoshëm, sepse marrëdhëniet midis dy vendeve u bllokuan dhe ngrinë fare,

gjë që dëmtonte veçanërisht Shqipërinë. Atëherë shpresohej se italia do të mund të

ishte porta jonë drejt Evropës dhe u bënë përpjekje për të mbyllur çdo problem me të.

Precedenti i dytë, me ndikim të drejtëpërdrejtë në grumbullimin e rinisë, qe futja e

katër qytetarëve në ambasadën e Turqisë. Ministria e Punëve të Jashtme të vendit tonë

pranoi t’i pajiste ata me pasaporta, për ta zgjidhur sa më parë incidentin.265R.Alia jep

264Angjeli, A., Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri, fq.34

265Shala, B„ Halili, Ll.,Reka, H., Unë Ramiz Alia dëshmoj për historinë, fq: 151-153

Page 168: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

148

mendimin e tij se eksodi i 2 korrikut qe tentimi i parë i hapur i rinisë drejt Evropës,

një tentim dramatik dhe i dhimbshëm.Pati disa tentime për dyndje masive në rrugën e

ambasadave dhe disa zbrapsje nga policia. Pas konfrontimit, njerëzit që ktheheshin

pas, hodhën edhe parrulla politike kundër Enver Hoxhës dhe familjes të tij dhe bënë

thirrje për liri e demokraci. Ishte akti i parë i shkatërrimit, ata që nuk arrinin të hynin

në ambasada ktheheshin prapa duke thyer ç’tëgjenin rrugës. Valë pas vale, u pushtuan

thuajse të gjitha ambasadat, duke përfshirë edhe disa të vendeve të Lindjes, me

përjashtim të atyre Jugosllavisë dhe të Kubës, që nuk pranuan njeri ose i

kthyen.Mundësia më e madhe është që ky veprim të ketë pasur edhe nxitje nga jashtë,

duke përfituar nga pakënaqësia e njerëzve dhe vështirësitë ekonomike që po kalonte

vendi. Shqipëria, në atë kohë, kishte mbetur vendi i vetëm i Evropës Lindore që

vazhdonte të fliste e t’i përmbahej rrugës socialiste. Gjithashtu kjo ndodhi në një kohë

kur nuk kishte më asnjë pengesë ligjore që njerëzit të shkonin ku të donin. Që me këtë

veprim synoheshin veprime politike, këtë e tregon edhe fakti që kur ju propozua nga

qeveria shqiptare ambasadave të huaja të përpilonin listat e njerëzve që mbanin

brenda për t’i pajisur me pasaporta të rregullta, ato s’pranuan. R.Alia nxorri një dekret

të posaçëm me anën e të cilit jepeshin garanci se të gjithë qytetarët që ishin futur në

ambasada do të lejoheshin të largoheshin nga vendi.

Përmbajtja e dekretit, i cili, ndryshe nga rregulli i zakonshëm, u botua në shtypin e

përditshëm, pa pritur gazetën zyrtare:

Dekret Neni 1

Shtetasit shqiptarë që kanë hyrë nëpërfaqësitë e huaja diplomatike të akredituara në

vendin tonë dhe që dalin prej andej nuk i nënshtrohen proçedimit penal për vepra të

kryera që kanë lidhje me këtë akt.

Neni 2

Këta shtetas, në rast se kërkojnë, pajisjen me pasaportë të rregullt për të dalë jashtë

shtetit si çdo shtetas tjetër shqiptarë në bazë të dispozitave të parashikuara në dekretin

nr. 7393, datë 12.6.1990 "Për lëshimin e pasaportave për jashtë shtetit dhe dhënien e

vizave".

Neni 3

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 7.7.1990 Nr. i dekretit: 7397s

Page 169: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

149

Në vend që të mermin masa për të ndihmuar autoritet shqiptare për zbatimin e këtij

dekreti, ambasadat gjermane dhe franceze kërkuan që qeveria të lejonte krijimin e një

"ure ajrore" për të sjellë çadra, batanije dhe ilaçe, duke vërtetuar me këtë që, të paktën

për disa kohë, nuk kishin ndër mend t’i mermin as si refugjatë ata që ishin futur

brenda. Dukej qartë se ata donin t’i mbanin aty për shumë kohë. Fakt është që, vetëm

pas ndërhyrjes të OKB-së, që dërgoi një specialist të saj në Shqipëri, pas kërkesës që

ju bë personalisht zotit Perez de Kuelar nga R.Alia, ambasadat u detyruan të jepnin

listatemërore të atyre që ishin futur në territoret e tyre, në mënyrë që të pajiseshin me

pasaporta. Duhet thënë se, pasi përfundoi ky veprim, ambasadat e RFGJ-së, të

Francës, të Italisë e Greqisë (pra të vendeve të TPE-së), mbyllën zyrat dhe efektivisht

ndërprenë veprimtarinë në Shqipëri. Kjo ndërprerje e justifikuar me "arsye teknike"

(për shkak të riparimit të ndërtesave, të pastrimit dhe dizinfektimit të tyre etj), zgjati

mbi tre-katër muaj. Me ambasadën e FRGJ-së edhe me shumë. Në të njëjtën kohë u

ndërpre edhe çdo lloj aktiviteti ekonomik e kulturor me këto vende, bile edhe dhënia

normale e vizave. Sidoqoftë, zgjidhja që ju dha këtij problemi, duke evituar si

konfliktin e brendshëm (përleshjen me të rinjtë), ashtu edhe acarimin me jashtë (sepse

u bë ndërmjetëse OKB-ja), ishte rruga më e drejtë që mund të gjendej.

Por shkaqet lidheshin me kushtet e vështira ekonomike që u krijuan, me atmosferën

politike që ekzistonte etj. Në asnjë rast nuk përjashtohet dora e të huajve, veçanërisht

e serbëve, të cilët kurdoherë ishin të interesuar që të largonin vëmëndjen e opinionit

publik botëror nga zhvillimi i ngjarjeve në Jugosllavi e sidomos nga masat regresive

që mermin ndaj shqiptarëve në Kosovë e gjetkë. Vetë fakti që eksodi i parë ndodhi

pikërisht ditën e shpalljes së Republikës së Kosovës, si dhe fakti tjetër, që në

ambasadën jugosllave nuk u fut as dhe një njeri i vetëm, përbën dyshim të madh për

këtë. 2 korriku u nis si një vepër politike, por klientela e tij në të vërtetë përbëhej

kryesisht nga njerëz që zgjodhën eksodin për arsye e motive ekonomike. Shumica e

refugjatëve të valës së parë emigruan në kërkim të një jete më të mirë.Kishte dy

qëndrime të mundshme trajtimi të eksodit: ishte qëndrimi kombëtar (braktisja e

atdheut etj.) dhe qëndrimi ideologjik (kundërshtimi i sistemit etj.) Në atë kohë u mbajt

përgjithësisht qëndrimi i parë. Sot, që kanë ndodhur ndryshime të mëdha politike,

shumëkujt nuk i pëlqen ai dhe e transmetojnë çështjen nga këndëvështrimi i dytë.

Page 170: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

150

Ajo që mund të thuhet padyshim është që dy korriku qe një akt padurimi drejt hapjes.

Si çdo vepër violente edhe ajo ka pasur dramën dhe dhimbjen e saj. Por dhimbja më e

madhe gjakderdhja u evitua. Konfrontimi u shpall, por sfidës shteti iu përgjigj me

dinjitet dhe me tolerancë, bile tolerancë deri edhe në lejimin e shkeljes të ligjeve. Në

këto veprime kishte më shumë demokraci sesa mendohej shprehet R.Alia. Kjo dyndje

masive, që e hodhi regjimin shqiptar në një krizë legjitimiteti, tregoi qartë qëndrimin e

dobët të intelektualëve që ishin për reforma. Asnjëri prej tyre nuk pati guximin që ti

përkrahte ata botërisht ose të kritikonte qeverinë. Madje disa prej tyre i quajtën

refugjatët fundërrina të shoqërisë, të degjeneruar dhe njerëz të ulët, që nuk mund të

kishin ide politike.

Ndërtimi i institucioneve të reja politike, garantimi i të drejtave të njeriut, autonomia e

shoqatave dhe vendosja e rregullave dhe procedurave për të ndihmuar në zhvillimin

dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri, ishin detyra mjaft të vështira. Një nga

problemet e qeverisë ishte edhe hartimi i një kushtetute. Mosmarrëveshjet midis

forcave politike e bënë edhe më të vështirë hartimin e një kushtetute të re. Projekti i

paraqitur nga Partia Demokratike u hodh poshtë në referendumin e nëntorit të 1994.

Shpallja e një kushtetute të re ishte bërë e domosdoshme për demokratizimin e vendit

por forcat kryesore politike nuk hynin në bisedime pasi ato shikonin interesat e tyre në

radhë të parë. Shumica e forcave politike donin një sistem parlamentar edhe Berisha

ishte dakord për një sistem të tillë. Megjithëse "Ligji kushtetues themelor"

parashikonte një republikë parlamentare, në realitet nuk ndodhi kjo.Në Shqipëri u

krijua një sistem hibrid presidencial-parlamentar, ku presidenti kishte kompetenca të

gjëra vendimmarrëse, kryeministri mbante një qëndrim të përulur ndaj presidentit dhe

parlamenti nuk ushtronte mbikëqyrje ekzekutive.266Ligji kushtetues themelor i

Shqipërisë, parashikonte ndarjen e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor dhe

kufizim të kompetencave të presidentit. Por nuk ndodhi kështu pasi presidenti mori

kompetenca që nuk i takonin. Madje thoshin se presidenti nuk i pranonte këshillat që

ishin në kundërshtim me mendimet e veta. Ai zbatonte një stil pune që nuk linte vend

për debat dhe shprehje opinionesh të kundërta. Parlamenti gjatë kësaj periudhe luajti

një rol të rëndësishëm por shpesh ritmi i rrëmbyer i miratimeve nuk linte kohë për

266Biberaj, E,. Tranzicioni në Shqipëri. Rruga e vështirë drejt demokracisë, fq: 252

Page 171: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

151

shqyrtimin e kujdesshëm të shumë çështjeve të ndërlikuara. Parlamenti nuk kishte

kompetenca shumë të gjera dhe nuk arriti të krijonte një strukturë të përshtatshme

komisionesh për të zhvilluar plotësisht dhe efektivisht funksionet e veta.

Midis deputetëve dhe zgjedhësve nuk kishte shumë komunikim. Meqë kishin fituar si

parti, deputetët prisnin që çështjet ti zgjidhnin udhëheqësit e partive. Element

thelbësor për konsolidimin e sistemit demokratik ka qënë gjithmonë vendoja e një

sistemi gjyqësor të pavarur. Por sistemi gjyqësor në vend vuante nga shumë probleme,

shumë gjyqtarë nuk kishin arsimin përkatës dhe në të kishte akoma individë të

nomenklaturës komuniste. Qeveria ishte koshiente për këto probleme në sistemin

gjyqësor por nuk mori masa për t’i zgjidhur ato.Politika luajti një rol të madh në

bllokimin e marrëveshjes për kushtetutën e re. Socialistët e panë miratimin e

kushtetutës të re si mjet për të shkaktuar një krizë parlamentare dhe për të mbajtur

zgjedhje të reja. Socialistët thoshin se ky parlament duhet të shpërndahet, ai e ka

konsumuar vetveten.267

Nën presionin e brendshëm dhe të jashtëm, Berisha pranoi të zgjidhte këtë problem.

Ai anashkaloi parlamentin dhe e shtroi çështjen e kushtetutës në një referendum

mbarëkombëtar. Projektkushtetuta nuk ndryshonte nga shumica e kushtetutave

paskomuniste që ishin miratuar në vendet e Europës Lindore dhe në përgjithësi u

përmbahej normave dhe standardeve ndërkombëtare. Por ajo ishte një përzierje e

sistemit presidencial me atë parlamentar, ku më shumë kompetenca kishte presidenti.

Referendumi që u mbajt në 6 nëntor 1994, nuk e zgjidhi problemin e kushtetutës,

zgjedhësit shqiptar e hodhën poshtë projektkushtetutën. Arsyeja kryesore ishte

pakënaqësia ekonomike dhe korrupsioni zyrtar. Kishte edhe faktorë të tjerë si: Berisha

nuk kërkoi kompromis apo të krijonte një konsensus të gjerë, ai organizoi mitingje,

mbajti fjalime por ndenji shumë larg nevojave imediate që kishte vendi dhe

shqiptarët. Referendumi krijoi një luftë të ashpër partiake. Demokracia shqiptare u

gjend para një krize të thellë që nuk e kishte parë deri atëherë. Socialistët e

shfrytëzuan këtë situatë duke akuzuar qeverinë se nuk kishte mbajtur premtimet e

bëra. Në këtë periudhë kemi edhe prishjen e marrëdhënieve të Berishës me Eduard

Selamin.

267Dokle, N,. Piedestale pa statuja, 2001; fq. 122

Page 172: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

152

Në 4 dhjetor 1994 presidenti njoftoi organizim të thellë të qeverisë. Por tashmë dukej

se ishte vonë se vendi ishte në krizë të thellë si politike ashtu edhe ekonomike.

Berisha kishte dobësuar pozitat e tij. Kemi një thellim të polarizimit në skenën

politike. Me afrimin e zgjedhjeve mbarëkombëtare të majit 1996, Shqipëria ishte e

ndarë në dy kampe: socialistët dhe demokratët, të cilët zhvillonin një luftë të ashpër

mes tyre. Por edhe megjithëse publiku i gjerë kishte treguar mosbesim ndaj qeverisë

duke hedhur poshtë projektkushtetutën, nuk kishte shenja se ai do të kalonte në anën e

Partisë Socialiste. Qeveria kishte përkrahjen ndërkombëtare, pasi ajo shikohej si një

faktor stabilizues në rajonin e Ballkanit.

Shenjë e qartë se i njiheshin dhe i vlerësoheshin përparimet që kishte bërë në procesin

e vështirë të tranzicionit, në qershor 1995, Shqipëria pranohet si anëtare e plotë në

Këshillin e Europës. Një vit pas dështimit të referendumit Partia Demokratike e kishte

marrë veten politikisht. Por pavarësisht përparimeve dhe arritjeve të Partisë

Demokratike, mungesa e institutcioneve demokratike dhe mosarritja e konsensusit të

brendshëm politikpër çështje të rëndësishme të vendit, i kishin humbur shkëlqimin

sundimit të Partisë Demokratike. Institucionet themelore të demokracisë ishin të

brishta, sistemi gjyqësor nuk vepronte sipas rregullave të shtetit ligjor dhe sistemi

partiak ishte i dobët dhe i paefektshëm.

Në aspektin ekonomik: modeli shqiptarë karakterizohej nga eleminimi i të

gjitha formave të pronës private nëpërmjet shtetëzimit të plotë të industrisë, tregtisë

në shumicë dhe pakicë dhe të kolektivizimit ekstrem të bujqësisë, nga mbështetja e

plotë në planifikim të centralizuar, sipas parimit të mbështetjes në forcat e veta. Asnjë

vend i Europës Lindore nuk hyri në rrugën e reformave në një gjendje kolapsi siç bëri

Shqipëria në vitin 1992. Dy vite trazirash të mëdha politike, pas dekadash

keqadministrimi dhe planifikimi të centralizuar komunist, kishin shkaktuar përhapjen

e anarkisë dhe kolapsin pothuaj në të gjithë ekonominë. Prodhimi i brendshëm bruto

(GDP), prodhimi bujqësor dhe ai industrial kishin rënë, inflacioni ishte rritur, borxhi i

jashtëm gjithashtu ishte i madh. Papunësia ishte në nivele të larta, niveli shërbimeve

shtetërore kishte marrë tatëpjetën. Shqipëria ishte bërë tërësisht e varur nga ndihmat e

huaja. Në këto kushte ndërtimi i ekonomisë të tregut ishte tepër e vështirë. Fundi i

regjimit komunist dhe fillimi i tranzicionit e gjeti Shqipërinë me probleme të

akumuluara ekonomike, strukturore, sociale e me politika të pamenaxhuara drejt, me

Page 173: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

153

çbalancime të theksuara të sistemit financiarë dhe me mungesë vullneti nga një klasë

politike konservatore për të ndërmarrë reformat që kishin filluar tanimë në vendet e

tjera ish-komuniste, veçanërisht në Hungari, Poloni, Rumani, ish-Republikën

Çekosllovakisë e Bullgari etj.

Sfida e madhe e tranzicionit ishte kalimi nga faza e një ekonomie tërësisht të

paralizuar dhe të pabazuar në ndihmat ushqimore dhe emergjente, tek programimi dhe

zbatimi i reformave konkrete dhe komplekse, tek politikat e zhvillimit që do të

transformonin rrënjësisht marrëdhëniet ekonomike-shoqërore mes njerëzve,

mentalitetin e tyre, institucionet, legjislacionin dhe modelin qeverisës, për të bërë të

mundur hapjen ndaj botës, zhvillimin dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme e të

ekuilibruar të ekonomisë si dhe reduktimin e varfërisë në bazë të një strategjie

kombëtare".

Rimëkëmbja ekonomike ishte në qendër të vëmendjes të politikës të Berishës. Në

qershor 1992, qeveria shpalli një plan ekonomik afat mesëm për të ndalur tatëpjetën

që kishte marrë prodhimi, të frenonte inflacionin, të siguronte lëndën e parë që të

fillonin punën sektorët jetësorë të industrisë. Filloi puna për krijimin e strukturës

ligjore dhe të mjedisit që do të tërhiqte kapitalin e huaj dhe do të hidhte themelet e

ekonomisë së tregut. Qeveria hoqi dorë nga subvencionimi i produkteve bujqësore

dhe industriale, dhe la çmimet të ngriheshin me përjashtim të artikujve të

domosdoshëm. Por siç parashikohej, zbatimi i masave ekonomike shkaktoi

çrregullime të mëdha shoqërore. Shumë mallra u shtrenjtuan, të ardhurat reale në vitet

1991-1993 ranë. Por ajo që vlen të theksohet është që qeveria arriti të zbatonte

programin fillestar pa trazira të mëdha shoqërore.

Në mesin e vitit 1993, pasi kishte arritur me sukses objektivat kryesore të stabilizimit

të ekonomisë, Shqipëria hyri në fazën e dytë dhe shumë më të vështirë të

transformimit ekonomik. Shqipëria zbatoi një program të guximshëm të privatizimit

masiv. Qëllimi kryesor i programit ishte të zgjeronte bazat ekonomike dhe

demokratike të vendit, duke forcuar klasën e mesme dhe duke tërhequr kapitalin e

huaj për të mbështetur zhvillimin e industrive kryesore. Në vitin 1996 ishin

privatizuar tërësisht pothuaj bujqësia, trasporti, tregtia me pakicë dhe strehimi. Filloi

ristrukturimi dhe privatizimi i ndërmarrjeve të mëdha shtetërore, qeveria po kërkonte

partnerë të huaj për privatizimin e sektorëve strategjikë si: minierat, energjia elektrike

Page 174: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

154

dhe telekomunikimet. Por privatizimi pati edhe

probleme dhe pakënaqësi. Një ndër problemet themelore që ndërlikoi procesin e

privatizimit ishte çështja e kthimit të pronave.

Kjo shkaktoi probleme të mëdha, "Ligji mbi zhdëmtimin dhe kthimin e pronave"

krijoi rrëmujë të madhe dhe bëri të pakënaqur si pronarët e rinj ashtu edhe të

shpronësuarit. Dhuruesit e ndihmës të huaj ankoheshin se Shqipëria nuk ishte në

gjendje të shfrytëzonte siç duhej ndihmën e huaj. Arritjet gjatë këtyre viteve ishin të

mëdha si: u ndalua rënia e prodhimit, GDP-ja u shtua, disa fabrika e ndërmarrje që

ishin mbyllur filluan punën. Për të shtuar eksportin dhe për të tërhequr kapitalin e

huaj, u hoqën licencimet dhe kontrollet e eksportit.Por problemet në Shqipëri ishin të

mëdha të cilat ndikuan në zhvillimin e ekonomisë së tregut.Problemet kryesore ishin

zhbalancimet strukturore, papunësia e lartë, infrastruktura e papërshtatshme e

transportit dhe e komunikimeve. Pengesë e madhe ishte edhe mungesa e njerëzve të

aftë në krye të administratës qeveritare.

Korrupsioni ishte në përmasa të mëdha dhe përpjekjet e qeverisë ishin të pakta.

Namik Dokle në librin e tij "Piedestale pa statuja" shprehet se korrupsioni dhe

paaftësia karakterizojnë PartinëDemokratike. Krimi ishte shtuar shumë, i cili përbënte

një rrezik serioz për zhvillimin e demokracisë dhe të ekonomisë në Shqipëri. U

ngritën skemat piramidale.

Për këtë ndikuan shumë faktorë: Së pari: qeveria vonoi reformën në sistemin bankar

dhe shqiptarët duke mos pasur një sistem bankar efikas, i investuan kursimet e tyre në

këto skema. Së dyti: duke dalë nga një sistem i centralizuar, shqiptarët nuk e dinin se

si funksiononte ekonomia e tregut dhe se si zhvillohej veprimtaria e institucioneve

investuese dhe financiare. Së treti: këto skema kishin përkrahjen e të gjitha partive

politike dhe vepronin me miratimin e heshtur të qeverisë. Së katërti: ato mund të

shërbenin edhe për pastrimin e parave. Por qeveria nuk pranonte të kishte lidhje më

këto skema piramidale. Gabimi i qeverisë është që ajo heshti dhe nuk lajmëroi

qytetarët për rrezikun që ato mbartnin.

Pas rënies të komunizmit në Shqipëri pati një ringjallje fetare të jashtëzakonshme. U

ndërtuan kisha e xhami të reja. Feja në komunizëm ishte e ndaluar, ajo konsiderohej si

Page 175: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

155

diçka që buronte nga një pushtet armik.268 U krijuan shumë shoqata të pavarura që

luftonin për të zënë një vend në jetën publike. Qëllimi i tyre ishte që të ushtronin

presion mbi institucionet shtetërore duke ndikuar mbi proçeset politike dhe duke

kërkuar nga qeveria llogari dhe transparencë.

Shoqëria paskomuniste nisi e zhurmshme. Heshtjes të gjatë publike ia zuri vendin

diskutimi dhe debati i gjerë shoqëror. Roli i mediave u rrit së tepërmi pas rënies të

komunizmit, filloi një shtyp i gjerë dhe i hapur, u rrit numri i gazetave. Në radhë të

parë roli i shtypit dhe i medias në përgjithësi në Shqipërinë paskomuniste mbeti ai i

plotësimit të dëshirës për të folur dhe për të dëgjuar lajme në mënyrë intensive, pas

një heshtje të gjatë mediatike në kushtet e ankthit përballë të ardhmes. Funksioni i

dytë i medias në Shqipërinë e periudhës menjëherë pas rënies të komunizmit është ai i

rregullatorit në sjelljen politike të qytetarit shqiptar, i vendosjes së marrëdhënieve

reciproke mes tij dhe forcave politike të vendit. Funksioni i tretë i medias në

Shqipërinë paskomuniste të periudhës së parë të tranzicionit ka qenë ai i hapjes

kulturore dhe shpirtërore për nga Perëndimi dhe vlerat e tij kulturore dhe politike.

Hapja kulturore nëpërmjet mediave në Shqipëri u bë më shumë nëpërmjet televizionit

sesa elementëve të tjerë mediatikë.269Por duhet theksuar fakti se media nuk ishte

tërësisht i pavarur dhe kjo pengohej nga gjendja politike, vështirësitë financiare dhe

mungesa e gazetarëve të kualifikuar.

Me përmbysjen e komunizmit dhe me vendosjen e demokracisë pluraliste, u hapën

perspektiva të gjëra edhe për zhvillimin e mendimit juridik në Shqipëri nëpërmjet

shtypit. Liria e fjalës dhe e shprehjes të mendimit juridik tej kornizave dogmatike,

politike e ideologjike të monizmit, përbën një fitore të madhe historike. Gjatë kësaj

kohe u krijuan kushtet dhe mundësitë reale për të siguruar e shfrytëzuar literaturën

juridike të huaj, që më parë ishte e ndaluar të hynte në Shqipërinë e vetë izoluar.270Me

gjithë kushtet e vështira, shtypi kishte arritur të siguronte një liri si në dhënien e lajmit

ashtu edhe në komunikimin e tyre. Duke qenë i kontrolluar ende nga shteti, media nuk

mund të ushtronte një ndikim të madh mbi ngjarjet politike, mbi luftën kundër

korrupsionit dhe të shpërdorimit të pushtetit. Qeveria duhet të kuptonte se mediat nuk

268Fuga, A., Shtigje drejt guvës të gjarprit, fq: 98-100 269 Fuga, A., Media, politika, shoqëria (1990-2000), fq: 19-36 270Elezi. I., Mendimi juridik shqiptar, fq: 310

Page 176: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

156

duhej të kontrolloheshin nga qeveria por nga shoqatat e tyre profesionale, vetëm

kështu mund të arrihej të ekzistonte një media e lirë dhe efikase.271

6.4 Programi i Partisë Demokratike dhe kriza e pushtetit të PD-së

PD-ja ishte e para parti opozitare në vend dhe sigurisht si çdo gjë që krijohet për herë

të parë, u shfaqën vështirësi të shumta në organizim. Studentet dhe intelektualet që

organizuan një lëvizje demokratike, e cila solli më pas edhe pluralizmin, duhej të

dilnin me një program konkret, për të dëshmuar se premtimet për ndryshim, për liri e

demokraci nuk ishin demagogji, por realitet. Megjithatë mungesa e informacionit

ishte shumë e madhe.Asnjeri nuk e dintë se si ishtë një program partië. Gramoz

Pashko kujtonte në një interviste të vitit 2004: "Në kishim farë pak njohuri dhe kemi

bredhur tërë natën për të gjëtur të dhëna. Në fakt, programi i parë ishtë adoptim i

kartës së Kopënhagënit"?272 Në programin ë saj Partia Dëmokratikë parashikontë

shndërrimin ë Shqipërisë në një vënd modërn dhë dëmokratik, ndërtimin ë shtëtit të

së drëjtës, vëndosjën ë dëmokracisë së plotë, si dhë shpalltë trë parimët bazë të

programit: Sigurimin ë pronës privatë, rëformat ë thëlla në bujqësi dhë rritjën ë

mirëqëniës së popullit. Dëmokratët parashikonin kryërjën ë privatizimit nën kontrollin

ë shtëtit në kushtët ë garantimit të të drëjtavë të individit ë të shoqërisë. Për sa i përkët

rëformavë në bujqësi dëmokratët, u prëmtonin fshatarësisë, toka shtëtërorë dhë të

drëjtën për të zgjëdhur më vullnët të lirë formën ë pronësisë së tokës që do të

përfitonin. PD-ja kërkontë, gjithashtu shpolitizimin ë plotë të të gjitha institucionëvë

shtëtërorë, sidomos Ministrinë ë Mbrojtjës, të Brëndshmë dhe të Drëjtësisë.273

Pjesë e programit ishte:

1- Ndërtimi i një shoqërie demokratike pluraliste të bazuar në zgjedhje të lira

dhe periodike.

2- Hartimi i një legjislacioni demokratik, në përputhje me aspiratat dhe idealet

demokratike të popullit tonë.

271Biberaj, E., Tranzicioni në Shqipëri, rruga e vështirë drejt demokracisë, fq: 310-338 272 Blendi Fevziu, Piedestale pa statuja, Tirane;UET Press,2011f 68 273 Valentina Duka, Historie Shqipërisë 1912-2000, Tirane; Kristalina KH, 2007. f. 328

Page 177: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

157

3- Forcimi i shtetit juridik, drejtësisë dhe barazisë sociale që buron nga ligjet.

4- Ekzistenca e shtypit të lirë e të pavarur, për një informacion real dhe objektiv.

5- Zhvillimi i reformave demokratike në fushën e arsimit, kulturës, shkencës dhe

shëndetësisë. Mbrojta e mjedisit përmes përdorimit efektiv të burimeve

ekonomike.

6- Organizimi dhe implementimi i strukturave rinoire në jetën politike,

ekonomike dhe shoqërore të vendit.

7- Emancipimi dhe roli aktin i gruas shqiptare, për krijimine kushteve,në

realizimin e detyrës së saj fisnike.

8- Përmirësimi i kushteve të punës të të gjithë punëtorëvë dhe rritja e eficiensës

nëpërmjet përdorimit të teknologjisë moderne dhe organizimit, në mënyrë që

të arrihet gradualisht në një masë më të lartë shpërblimi dhereduktimi të orëvë

javorë të punës. E gjithë kjo në kuadrin e sindikatavë të lira dhe të pavarura.

9- Rritja e dinjitetit politik, ekonomik dhe kulturor i kombit shqiptar në

ArenënNdërkombëtare.

10- Vendosja e marrëdhënieve aktive e të bashkëpunimit të gjërë mbi baza

reciproke me të gjitha shtetet demokratike të botës.

11- Ndjekja e një politike të fqinjësisë së mirë e të paqes në rajon, mbi bazën e

mbrojtjës së interesave kombëtare.

12- Realizimi i aspiratave shekullore të kombit shqiptar, për liri, pavarësi,

bashkim e përparim, në përputhje me frymën e dokumentave të KSBE-së.

13- Angazhimi për njohjen dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve në

Shqipëri, që janë të garantuara me ligj nga kushtetuta jonë dhe dokumentat e

OKB-së dhe KSBE-së.

14- Angazhimi për mospërdorim e kërcënim apo forcë kundër integritetit

tërritorial ose pavarësisë politike të cilido shteti.

15- Kapërcimi sa më shpejt i gjëndjes së ekonomisë sonë, me një plan

konkretmasash urgjente e strategjike.

16- Afirmimi i iniciativës së lirë si kushti bazë për dinjitetin ekonomik e social të

çdo njëriu.

17- Angazhimi i patundur në demokraci i bazuar në të drejtat njerëzore dhe Liritë

Themelorë, si edhe lirinë ekonomike, si kusht për stabilizimin ekonomik dhe

Page 178: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

158

mirëqënien e njerëzve.

18- Ristrukturimi i ekonomisë, si një ekonomi tregu me shumëllojshmëri formash

të pronës private dhe sanksionimi i tyre më ligj, për t'u integruar sa më shpejt

në familjen evropiane.274

Si parti e parë e opozitës, Partia Demokratike, kishte një epërsi të pamohueshme.

Duke qenë më shumë oraganizatë gjithë përfshirësë sesa një parti politike, ajo tërhoqi

një numër të madh njerëzish me interesa politike nga më të ndryshmet, njerëz që deri

atëherë nuk kishin patur ndonjë aktivitet politik, ata që kishin mbetur nga Balli

Kombëtar dhe Legaliteti si edhe ishtë burgosur politikë. Pra brenda saj, kishtë shumë

antikomunistë të vëndosur dhë ish- të burgosur politikë, të cilët mbanin qëndrim më

konservator ndaj rregjimit komunist.

Edhe pse ishtë parti antikomunistë në programin e vet fillimisht Partia Demokratike

nuk shpallte shkomunizimin e vendit dhe nuk u hodh në sulm frontal kundër rregjimit

të Ramiz Alisë. Ngurrimi për të bërë një sulm në front të gjerë kundër rregjimit

pasqyrohej në një intervistë që Berisha i tha shërbimit shqip të “Zërit të Amërikës”. I

pyetur për Enver Hoxhën, Berisha nuk dha përgjigje të qartë, dukë thënë së ish-

udhëhëqësi ishtë figurë komplekse.Ai tha:“Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës,

Shqipëria ka bërë përparim të pamohueshëm në disa fusha, por ai ngriti një rregjim

diktatorial dhe ishte diktator”.275

Mirëpo anëtarët më radikalë të partisë, që donin të shembnin një orë e më parë

strukturat komuniste që kishin hyrë në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare, mbetën

shumë të zhgënjyer me udhëheqjen e Partisë Demokratike, që e kishte marrë me

rritme tepër të ngadalta, shkatërrimin erregjimit komunist.

Udhëheqësit e Partisë Demokratike mbajtën një qëndrim të matur, ata i druheshin një

kundërsulmi nga forcat komuniste konservatore, që mund të bëhej pastaj shkak për

një revoltë popullore ose edhe për luftë civile. Prandaj ata theksonin me forcë se do të

përdornin vetëm metoda paqësore. Udhëheqësit demokratë përpiqeshin t'i qetësonin

komunistët se s'kishin përse të kishin frikë nga vendosja e një sistemi shumëpartiak.276

274Aleksander Meksi, Dhjetor'90,Tirane;UET Press ,2010. f. 66-68 275 Elez Biberaj,Shqipëria në tranzicion, Tirane;Ora, 2001.f . 117 276Pellumbi,S.(2009) PluralizmiPolitik,Tirane:IS,f.33

Page 179: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

159

Themeluesit e PD-së

Partia Demokratikë u themelua nga studentë dhe intelektualë që u bënë pjesë e

Lëvizjes Demokratike të Dhjetorit '90.

Ndër emrat e rëndësishëm që bëjnë pjësë në listën emërore të anëtarëvëthemelues të

partisë janë:

1- Aleksandër Gabriel Meksi ------------historian arkitekture

2-Sali Ram Berisha----------------------- kardio1og

3-Azem Shpend Hajdari------------------student

4-Gramoz Josif Pashko----------------- ekonomist

5-Edmond Janaq Budina--------------- pedagog

6-Bardhy1 Rexhep Reso ------------------inxhinier

7- Arben Fahri Imami ------------------- regjisor,aktor

8-Genc Pëllumb Ruli--------------------- ekonomist

9-Preç Gjon Zogaj------------------------ botues

10-Genc Stefanaq Pollo-------------------arkeolog

11-Eduard Aqif Selami------------------ estet

12-Merita Xhevit Zaloshnja-------------- ekonomiste

13- Shinasi Ali Rama-----------------------poet

14-Arben Ramiz Lika----------------------student

15-Blendi Agim Gonxhe ------------------student

16-Tefalin Gjovalin Malshyti-------------student

17-Arben Faik Meçe-----------------------pedagog ndërtimi

18-Arben Ali Demeti----------------------pedagog

19-Arben Beqir Broci---------------------student

20-Frrok Mark Cupi-----------------------gazetar.277

Anëtarët themelues të Partisë Dëmokratike, pjësa më e madhe e tyrë përbëjnë klasën

politike, që ka drejtuar për vite Shqipërinë dhe ende vazhdon ta drejtojë. Në historinë

e shtëtit shqiptar ky është brëzi i trëtë politik që ka prodhuar vëndi.

Ndonëse pluralizmi politik ishte sanksionuar me ligj, ngurrimi i Ramiz Alisë për t'u

distancuar përfundimisht nga e kaluara dhe nga gabimet që lidheshin me të, si dhe 277 Aleksander Meksi, Dhjetor 90,Tirane; UET Press,2010. f. 99

Page 180: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

160

aktiviteti i forcave konservatore, nënkuptonin së përfshirja e Shqipërisë nga proceset

europianë dhe demokratizimi i saj ishin ende larg të qënit një realitet i prekshëm. Por

atë që nuk bëri Alia me dekrete, e bëri populli nëpërmjet protestave dhe rebelimit

kundër rregjimit komunist më të egër në botë. Populli i kryeqytetit, i cili ishte i

dëshpëruar dhe i zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve dhe varfëria e skajshme në

vënd, u ngrit në protesta, nëpërmjet të cilave kërkonte ndryshime më të thella dhe të

shpejta. Në mesin e shkurtit nisën grevat e para punëtore.278

Flaka e protestës ndërmjët studentëve nuk u shua, duke vijuar më pas me një

ngjarjë tjetër të përmasavë të mëdha, më grëvën e urisë së 723 studentëve dhe

pedagogëve, në shkurt 1991. Krahas kërkesave të zakonshme për përmirësimin e

kushteve të jetesës, studentët kërkonin edhe heqjen nga kurrikulat universitare të

studimit të marksizëm-leninizmit, të materializimit dialektik, të veprave të Enver

Hoxhës si dhe riemërimin e Universitetit të Tiranës, i cili mbante emrin e diktatorit të

vdekur.279Kërkësa e studentëve dhe pedagogëve binte ndesh me një vendim të marrë

vetëm pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave i cili shpallte mbrojtjen nga shteti

të monumenteve dhë institucioneve që mbanin emrin e figurave të shquara kombëtarë

te të cilat futej dhe Enver Hoxha. Në një takim me përfaqësuesit e studentëve, Aleks

Luarasi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave shprehu gadishmërinë e

qeverisë për miratimin e kërkesave për ndryshimin e programeve dhe përmirësimin e

kushtevë në Qytetin Studenti, por lidhur me kërkesën për ndryshimin e emrit të

Universitetit të Tiranës, qeveria nuk bëri lëshime. Si rrjedhim më 19 shkurt 1991

Ramiz Alia e hodhi poshtë kërkësën e studëntëve. Studentët të udhëhëqur nga Blendi

Gonxhe, Ridvan Peshkëpia dhe Arben Lika, vendosën edhe ata të mos lëshonin pe,

duke ngulmuar se e ardhmja e demokracisë në Shqipëri varej nga pranimi i kërkesave

të studentëve nga qeveria.

Fillimisht Partia Demokratike nuk tregoi shumë entuziazëm në mbështetje të grëvës

së urisë, por më pas ajo i dha të gjithë mbështetjen e saj studentëve. Sali Berisha

deklaroi:"Do të ishtë tragjike sikur kulti i Enver Hoxhës të bëhëj shkak për një dramë

të madhe kombëtarë që historia nuk do ta përligjtë kurrë"280

278 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000,Tirane;Kristalina-KH,2007 fq 330 279 Eva Hyskaj Tafili, Tranzicioni politik ne Evropen Qendrore dhe Lindore,Tirane; Shtëpia botuese e librit universitar, 2008 fq 114 280 Elez Biberaj,Shqiperia në tranzicion,Tirane;Ora,2001 fq 144-145

Page 181: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

161

Megjithatë efekti i grëvës së studentëve nuk u duk menjëherë, por me kalimin e ditëvë

ajo ngriti në këmbë lëvizjen antikomunistë. Më 20 shkurt, rreth100.000 vëtë u

mblodhën në sheshin "Skënderbej"dhe rrëzuan statujën e Enver Hoxhës. Statujën

pastaj e tërhoqën zvarrë nëpër rrugët ë Tiranës. Kishtë rënë simboli më i rëndësishëm

i komunizmit. Populli po hidhtë kështu poshtë më vullnëtin ë tij kultin ë diktatorit.

Blendi Fevziu, ish- student i dhjetorit dhe pjesëmarrës në demonstratë bashkë

me100.000 njerëz të tjërë e përshkruan kështu atë moment historik: "Grupi rreth

monumentit vazhdontë të thërristë, të tjërët vështronin të tendosur me gurë në duar,

policia nuk sulmoi. Të gjithë kërkonin një kavo dhe kavoja nuk vinte. Pak minuta më

vonë dikush solli disa metra litar. Si në një film me xhiro të shpejtë laku i litarit u lidh

në gishtin e vogël të dorës së monumentit të bronztë të diktatorit. Qindra vetë u

zgjatën ta tërheqin. Monumenti u lëkund një moment, edhe një herë tjetër, për së treti,

e duke lënë pezull një pasthirrmë ankthi, në orën 14:05, trupi i stërmadh i Enver

Hoxhës, i gjithi i bronztë ra në drejtimin veripërëndimor. Ajo ditë është sidoqoftë e

papërshkrueshmë, e paprekshme, unikale në entuziazmin dhe lumturinë e

saj"281.Reagimi i Alisë ndaj këtij akti që i ashpër. Ai nxori tankët për të mbrojtur

institucionet kryesorë të vëndit dheë zonën ë Bllokut ku jetonin familja e diktatorit.

Vetëm disa orë pas rrëzimit të monumentit autoritetet pranuan kërkesat e studentëve

për heqjen e emrit Envër Hoxha, Universitëtit të Tiranës. Ngjarjet e 20 shkurtit çuan

në një radikalizëm të shpejtë. Pas rrëzimit të statujës në Tiranë u rrëzuan statujat e

Hoxhes dhe në shumë qytete të tjera, si dhe u dogjën libraritë që shisnin veprat e

Enver Hoxhës.Shëmbja e monumentit të Enver Hoxhës ishtë goditja më e madhë për

komunistët konservatorë. Me rrëzimin e monumentit ishte rrëzuar heroi i tyre i afro

pesëdhjetë vjetëvë. Ngjarjet e 20 shkurtit çuan në një radikalizëm të shpejtë dhe të

rrezikshëm të skënës politike. Si kundërpërgjigje e shëmbjës së bustit të Enver

Hoxhës, garda e vjetër miratoi krijimin e një organizatë të quajtur “Bashkimi i

Vullnetarëve të Enverit”.

Organizata e cila u themelua në Berat, më 12 shkurt 1991, drejtohej ngaHysni

Milloshi një figurë e panjohur. Organizata i rekrutonte anëtarët kryesisht në fshat dhe

sidomos në jug, bastion i konservatorizmit komunist. Udhëheqësit e organizatës

281Blendi Fevziu, Piedestale pa statuja,Tiranë; UET,Press, 2011 fq. 175

Page 182: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

162

betoheshin se do të mbronin emrin dhe trashëgiminë e Enver Hoxhës. Shpallja e

mesazhit në një kohë që tensioni ishtë shumë i lartë , tregontë se enveristët kishin

mbështetjen e anëtarëvë të fuqishëm të Byrosë Politikë. Grupi organizoi mitingje për

Enver Hoxhën në të gjithë vëndin. Ata kërcënuan se do të marshonin drejt kryeqytetit

të vëndit, për të mbrojtur me çdo mjet kujtimin e udhëheqësit të vdekur, si dhe për të

kërkuar shpërguljen e kryeqytetit në Vlorë. Në këtë përiudhë pati një përshkallëzim të

rrezikshëm të dhunës terroriste kundëranëtarëve dhe përkrahësvë të Partisë

Demokratikë . Ngjarja më e rëndë që tregonte për rritjen galopantë të dhunës në vënd

ishtë perleshja në Shkollën e Bashkuar. Oficërët e Akademisë Ushtarakë kishin

ndërmend të merrnin bustin e Enver Hoxhës që kishin në Akademi dhe ta vinin në

qëndër të Tiranës, përkrahësit e opozitës u mblodhën përpara akademisë për të

ndaluar këtë veprim. Pati përleshje midis kadetëve, oficerëve, policisë dhe

përkrahësve të opozitës. Katër vetë, duke përfshirë edhe një polic, u vranë dhe

dhjetëra të tjërë mbetën të plagosur. Tirana,e pas saj e gjithë Shqipëria ishte kapluar

nga terrori. Gjaku i Shkollës së Bashkuar po shfaqej tashmë aty-këtu nëpër rrethe e

fshatra. Hordhi të pafundme fshatarësh po dyndeshin drejt qyteteve, ulërinin e tundnin

mbi koka portretin e Enver Hoxhës.Veprimtaria e enveristëve po përhapej vrullshëm

kudo në vënd. Në Korçë qe rivendosur në vënd të monumentit një bust i vogël me

shall pioneri në qafë dhe katër ushtarë qëndronin në rojë të tij. Fieri u përgjak me

konfrontimin e antikomunistëve ndaj vullnetarëve të Enverit. Ndaj anëtarëve dhe

aktivistëve të Partisë Demokratike kishte nisur terrori i hapur, ata rriheshin

keqtrajtoheshin kërcënoheshin etj. Gjysma e rrugëve kryesore, të vetmet e qyteteve të

vegjël, qenë pagëzuar me emrin "Enver Hoxha". Në Përmet një turmë vulgare kishte

shpallur ndërkohë armiq gjysmën e intelektualëve të kombit, përfshi edhe Kadarenë

dheakademikun Rexhep Qosen. Në Gjirokastër kishin bërë thirrje, për një marshim

mbarë jugor kundrejt Tiranës dhe thuhej se në shumë rrethë kishte nisur rëgjistrimi

dhe armatosja e vullnëtarëve.282 Ndërkohë në Tiranë kishtë nisur vala e

arrestimeve.Arrestoheshin me lista të sakta të gjithë ata që kishin qënë aktivë në

përleshjen e 20 shkurtit, zvarritjen e bustit, apo ngjarjet e Shkollës së Bashkuar të

Oficerëve. Lista ishte tashmë gati prej 60 persona, midis tyre edhe flamurmbajtësi

282Blendi Fevziu,Piedestale pa statuja,Tirane;UET Press,2011 f 197-198 "Po aty, f 199

Page 183: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

163

Artur Zadrima, i arrestuar ndërsa përgatitej të arratisej. Por makthi i presionit, terrorit

të dhunës mbaroi shpejt. Banorët e Kavajës bllokuan rrugën për Tiranë dhe të gjitha

makinat e Gjirokastrës, Përmetit, Skraparit ktheheshin mbrapsht. Të njëjtën gjë kishin

bërë edhe të rinjtë në Elbasan, duke mbyllur çdo mundësi për të depërtuar në Tiranë

nga jugu. Kështu, kërcënimet e tyre për trazira në kryeqytet fatmirësisht nuk u

realizuan36. Shqipërisë i kanosej rreziku i një lufte civile. Ramiz Alia kundërveproi,

dukevendosur kontrollin personal në vend dhe duke njoftuar krijimin e një qeverie të

rë, duke zëvëndësuar kryeministrin Çarçani me ekonomistin Fatos Nano. Alia takoi

enveristët dhe u përpoq t'i qëtësonte. Ai tha së çështja e monumënteve tëEnvër

Hoxhës, do të zgjidhej me vendim të Kuvendit Popullor, ose me një referendum

mbarë kombëtarë pas zgjedhjeve. Por, Alia nuk mori asnjë masë kundër Bashkimit të

Vullnetarëve të Enverit, që kishin terrorizuar vëndin me javë të tëra, gjithashtu

incidenti në Akademinë Ushtarake nuk u zbardh, kundrejt organizatorëve nuk u mor

asnjë masë ndëshkimore, provë kjo që tregonte së pas tij fshiheshin oficerë madhorë.

Megjithatë pavarësisht trazirave, rrëmujave që shkaktuan ankth e frikë në popull, lufta

civile fatmirësisht u arrit të shmangej.

Qysh në janar të vitit 1991 dukej që Shqipëria do të kishte një emigracion

masiv dhe të pakontrolluar. Vrasjet në kufi gjatë gjithë vitit 1990, ngjarjet e

ambasadave në kushtët e pranimit të pluralizmit politik, kishte rritur etjen për largim

masiv nga Shqipëria, pasi vëndi në përpjekjë për të dalë nga një rëgjim komunist

gjakatar nuk kishtë mundësi rimëkëmbje ekonomike të shpejtë. Niveli i jetesës kishte

shkuar në fund, papunësia ishte e madhe, në treg mungonin mallrat e domosdoshme

për të jetuar, ndërsa shpresa ishte puthuajse venitur. Si të mos mjaftonte e gjithë kjo,

kriza politikë sa vinte e thellohej. Shqipëria e atyre viteve ishte një vënd i zymtë, i

trishtë e që nuk të ofronte asgjë. Euforia,e lindur nga shëmbja e rendit komunist, i

lëshoi vendin zhgënjimit, zemërimit, frikës, pasigurisë dhe mendimeve të zymta,

lidhur me realitetin dhe vështirësitë e ndërtimit të sistemit të ri. Edhe pse pas

zhvillimeve të gjysmës së dytë të 1990-ës shqiptarët arritën të siguronin pasaportat për

të lëvizur jashtë vëndit, ata u ballafaquan më mungësën e vizave të lëshuara nga

ambasadat e vëndeve perëndimore, që u mundësonin atyre daljen jashtë shtetit. Në

mungesë të vizave, emigracioni u krye në rrugë të tjëra. Mijëra të rinj, duke përfituar

nga fakti që kalimi i kufirit nuk konsiderohej më një krim, filluan të kalonin në masë

Page 184: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

164

kufirin shqiptaro-grek.283 Duhet thënë se pikat më të nxehta për ikje masive,

mbeteshin Durrësi dhe Vlora. Pas tyre vinin Saranda dhe Shëngjini. Ngjarja e 9

shkurtit e vitit 1991 në Durrës, tregoi se eksodi i pakontrolluar ishte në prag. Ishin

përhapur lajme se do të vinin tre tragete italianeë për të marrë refugjatët shqiptarë.

Menjëherë nga i gjithë vëndi u mblodhën shtetas shqiptarë në portin e Durrësit.

Vlerësohej nga autoritetet se mund të ishin 15 mijë persona.Të gjithë kishin dashur të

hynin në tragetin e linjës Durrës-Trieste. Ishin kryesisht të rinj, por nuk mungonin as

gratë dhe fëmijët. Midis shtetasve që tentonin të hynin në mjetët lundruese dhe

policisë, pati një përleshje të ashpër, e cila zgjati rreth tre orë. Pati të plagosur nga të

dyja palët. Policia ndaloi 47 persona. Ministria e Punëve të Brendshmë u gjend krejt e

papërgatitur në përballimin e një situate të tillë. Largimi masiv i shtetasvë këtë herë u

bë jo nëpërmjet ambasadave, por nga rrugët detarë, nga portet, gjë që solli një gjëndje

amullie të përgjithshme. Njoftime për largime masive vinin edhe nga porti i Vlorës

dhe Shëngjinit. Ngjarja e eksodit masiv e detyroi Këshillin eMinistrave ta shpallë

portin e Durrësit zonë ushtarake. Statistikat e largimeve të eksodit shkurt-mars 1991,

gjithmonë u dhanë me përafërsi. Në atë kohë u tha se kjo shifër shkontë rreth 20 mijë

persona. Opozita akuzonte komunistët se po lejonin largimin e shqiptarëve nga vendi,

për të dëshmuar se njerëzit nuk e donin demokracinë dhe se kishin qenë më mirë në

kohën ë komunizmit. Forcat opozitare ishin përballë vështirësish, se duhet të sillnin

ndryshime nga njëra anë dhe të kthenin e forconin besimin nga ana tjetër, në një

mjëdis shoqëror ku përzihej konservatorizmi komunist me etjen për ndryshime.284

Kjo valë emigrimi masiv përbën një nga faqet më dramatike të historisë

postkomuniste shqiptarë, e cila pati pasoja tronditëse për vendin. Ajo ishte shenjë

dramatike e dëshpërimit të thellë dhe humbjes së shpresës për një të ardhme më të

mirë. Emigracioni ilegal do të ishtë për shtetin shqiptar një problem madhor edhe në

vitet në vijim. Largimi drejt "tokës së premtuar" shihej si e vetmja rrugëdalje prej

skamjes dhe varfërisë. Trazirat, ikjet masive, që po ndodhnin në Shqipëri e vunë

vëndin për herë të parë në qëndër të vëmendjës së opinionit publik evropian. Mediat

italiane, shprehnin shqetësim për këtë valë emigrimi, pasi Italia, fqinji me të cilin na

ndan një rrip i ngushtë detar, ishte më e rrezikuar nga dyndja e emigrantëve shqiptarë.

283 Valentina Duka, Histori e Shqiperise 1912- 2000,Tirane; Kristalina-KH, 2007 f 331 284 http://www.forumishqiptar.com,Shpetim Koli, 20 vjet nga eksodi i vitit 1991,07.03.2011,11:30

Page 185: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

165

Zgjedhjet e para pluraliste në vend ishin vendosur të mbaheshin më 10 shkurt 199l.

Por, pas kundërshtimit këmbëngulës të partivë opozitarë, të cilat u ankuan se nuk

kishin kohë të mjaftueshme të organizoheshin dhe të përgatiteshin për zgjedhjet

brenda kësaj date, zhvillimi i tyre u shty për në 31 mars. Zgjedhjët do të mbahëshin

më pak se katër muaj pasi rregjimi kishtelejuar krijimin e partive të opozitës. Fushata

e zgjedhjeve filloi në një atmosferë politike shumë të rënduar. Sulmet kundër

kandidatëve të opozitës kaluan në histeri. Partia Dëmokratike vazhdoi të protestontë

kundër shfrytëzimit të vazhdueshëm të mediave shtetërorë nga ana e Partisë së Punës,

për të propaganduar kandidatët e vet dhe kundër përndjekjeve të saj për të frikësuar

kandidatët antikomuniste. Në një letër drejtuar Keshillit Presidencia1 vetëm disa javë

para zgjedhjeve, Eduard Selami ankohej për sulme kundër përkrahësve të Partisë

Demokratike në Tiranë, Elbasan, Skrapar, Fier dhe Korçë.

Gjatë kësaj fushate zgjedhore Partia Demokratike futi një model të ri të veprimit

politik, të mitingjeve masive nëpër qytete, gjatë të cilave udhëheqësit e saj shpalosnin

programet e tyre politike dhe ku u bënin thirrje qytetarëve për t'ua dhënë votën e tyre,

opozitës. Kjo lloj fushate ishte e panjohur për shqiptarët dhe përbënte risi për jetën

politikë në vend.285 Fushata kishte marrë gjithë tiparet e saj, e padyshim më kryesoret

ishin premtimet. Dy partitë e mëdha ishin edhe më bujarët në mbretërinë e

premtimeve. Partia Demokratike premtonte shndërrimin e Shqipërisë në një vënd

modern dhe demokratik; ndërtimin e shtetit të së drejtës, vendosjen e dëmokracisë së

plotë, si dhe shpallte tri parimet bazë të programit të saj: sigurimin e pronës private,

reforma të thella në bujqësi dhe rritjen e mirëqënies së popullit. Si për kundërpeshë të

demokratëve që premtonin integrimin në Evropë, Shqipërinë demokratike, shtetin

juridik dhe liri të plota, komunistët ishin më konkretë në premtime. Duke e ditur se

nocione të tilla tingëllonin abstrakte për popullin e izo1uar prej 46 vjetësh, të

pamësuar me lirinë, ata i premtuan fshatarësisë faljen e të gjitha kredive që u kishtë

dhënë shteti. Të trembur nga e reja e panjohur që ju ofronin demokratët, fshatarët

ndiheshin më komodë me ofertënkomuniste.286

Qytetet e mëdha ishin kështjella e PD-së, ndërkohë qytetet e vegjël dhe pjesa më e

madhe e fshatit mbeteshin bastion i PPSH-së. Në këto zgjedhje morën pjesë

285 Valentina Duka,Histori e Shqiperise 1912 - 2000,Tirane;Kristalina -KH,2007 f 329 286 Blendi Fevziu,Piedestale pa statuja,Tirane;UET Press,2011 f 221

Page 186: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

166

njëmbëdhjetë parti dhe shoqata politikë. Nga këto vetëm dy ishin vërtet në opozitë

dhe rrezik real për komunistët, Partia Demokratike dhe Partia Republikane.

6.4.1 Etapat e zgjedhjeve parlamentare

Ishte 31 marsi 1991, vit ku për herë të parë në Shqipërinë pos-komuniste u zhvilluan

zgjedhjet e para parlamentare. Këto zgjedhje u zhvilluan sipas sistemit maxhoritar, të

trashëguara nga e kaluara. Duhet cilësuar se megjithëse në parim sistemi maxhoritar

është plotësisht demokratik, në rrethanat konkrete ai nuk mund të mos favorizonte

partinë, që kishte në dorë levat e pushtetit, kyçet e ekonomisë dhe drejtimin e mjeteve

kryesore të informacionit(TVSH).Ky sistem është më përfaqësuesi për vende me

parti, që kanë strukture elektorale, pasi kandidati që përqafon programin e një partie të

caktuar zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga anëtarët, apo elektorati i partisë në

zonën e tij dhe jo nga strukturat drejtuese të partisë. Në këtë mënyrë, në qofte se ky

kandidat fiton ndaj kandidatit të partisë tjetër dhe shkon në Parlament, ai ka aq

pavarësi nga liderët e partisë sa të vërë interesat e zgjedhësve të tij , para interesave

politike te liderëve.Në këto zgjedhje të parat pas vendosjes së pluralizmit, morën

pjese 11 subjekte politike 1074 kandidate287. Për herë të parë, ato u vëzhguan nga

organizma ndërkombëtarë, si dhe nga 250 gazetarë të huaj, të cilët shpërndanë nëpër

botë mesazhin për të cilin kishin ardhur, mbi shembjen e sistemit të egër komunist në

Shqipëri.Partia e Punës (ish Partia Komuniste) sërish mbajti kontrollin në kuvendin

popullor, duke fituar 169 vende nga 250, ndërsa opozita (Partia Demokratike) fitoi 65

vende288. Më 15 prill 1991, u mblodh Parlamenti i parë pluralist, pas një periudhe 67

vjeçar, ku deputetet e partisë demokratike nuk morën pjesë. Me 29 prill u miratua

Ligji për Dispozitat Kryesore Kushtetuese, i cili shërbeu si Kushtetutë e përkohshme,

deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në

bazë të këtij Ligji, me 30 prill u zgjodh Presidenti i Republikës, i cili duhet të zgjidhej

ndërmjet jo me pak se dy kandidatëve.Kryetar shteti, me shumicë votash në

parlament, ku mbizotëronin komunistët u zgjodh Ramiz Alia, ndërsa për kryeministër

Fatos Nano.Këto zgjedhje në opinionin ndërkombëtar nuk ishin edhe aq demokratike, 287Instituti i Studimeve Bashkëkohore Ballkanike Tiranë, Shqipëri: “Kushtetuta e Re Shqiptare, Sfida e së Ardhmes Euroatlantike të Shqipërisë”, Luarasi, 2002. 288 Revista POLIS Nr.5, Blendi KAJSIU: “Vdekje Politikës, Liri Popullit, Kriza e Përfaqësimit në Shqipëri”.

Page 187: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

167

pasi Partia e Punës u akuzua nga Partia Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve.

Kjo qeveri pasi mori detyrën, me anë të Ligjit për Dispozitat Kryesore Kushtetuese,

ndërroi emrin e shtetit nga Republika Socialiste Popullore e Shqipërisë, në Republika

e Shqipërisë289. Republikën e Shqipërisë e deklaruan si një shtet me sistem

parlamentar, e cila ofronte të drejta të plota të gjithë shtetasve, si dhe u vendos që,

Kuvendi Popullor ti kishte gjithësejë 140 deputet me një mandat 4 vjeçar. Mirëpo

dukurit negative që ndodhën, jostabiliteti politikë dhe akuzat që mori kjo qeveri nga

opozita, bënë që Evropa Perëndimore dhe SHBA-të të ndërprerin ndihmat për

Shqipërinë. Ndihma këto që ishin shumë të nevojshme për Shqipërinë në atë kohë.

Këto ngjarje paralizuan ekonomin e Shqipërisë dhe ndikuan edhe në politikë. Më 22

mars 1992 u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Për tu theksuar nga

zgjedhjet e para parlamentare është fakti, se në Shqipëri filluan të bëheshin hapat e

parë drejtë rregullave klasike të demokracisë. Gjate kësaj kohe u miratuan disa ligje të

rëndësishme si290:

1. Ligji “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të

përndjekurve politikë”, i cili ishte në dobi të një numri te madh personash, që

kishin vuajtur ne kushtet e socializmit totalitar.

2. Ligji i fundit që u miratua nga Kuvendi i Pare pluralist më 4 shkurt 1992,

ishte:Ligji “ Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor te Republikës se Shqipërisë”.

Miratimi i këtij ligji, që ndryshonte sistemin e zgjedhjeve, u paraqit nga një

ndryshim në Ligjin për Dispozitat Kryesore Kushtetuese, neni 17, paragrafi i

parë i të cilit sanksiononte përbërjen e Kuvendit Popullor nga 250 deputet.

Ky ligj synonte të kombinonte drejtësinë dhe barazinë e votës, që lidhen me

sistemin proporcional, me egzigjencene krijimit të një shumice parlamentare të

qëndrueshme që sigurohet nga sistemi maxhoritar. Për këtë arsye ky sistem

ishte në thelb proporcional por me element mazhoritar. Ishte i përcaktuar

vetëm numri i 100 deputeteve të zgjedhur në lista njëemerore, sipas sistemit

maxhoritar, ndërsa për numrin e deputeteve të zgjedhur në listat

shumëemerore të sistemit proporcional, përcaktohej vetëm minimumi 40 vetë.

289Afrim KRASNIQI: “Partite Politike dhe Sistemet Politike”, 2008 290 Luan OMARI: “Sistemi Parlamentar”, botimi i katert, faq 117

Page 188: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

168

Më 22 mars të vitit 1992 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia e

Punës u shndërrua në Partinë Socialiste. Sidoqoftë këto zgjedhje i fitoi Partia

Demokratike me 67.7% të pjesëmarrjes në parlament. Kryetar shteti me shumicë

votash u zgjodh Sali Berisha, ndërsa për kryeministër Aleksander Meksi291.Në

zgjedhjet e marsit '92, PD-ja, e djegur nga sistemi maxhoritar, bëri presion që të

kalohej në një sistem maxhoritar të kombinuar me proporcional (sistem që përdoret në

disa vende të Evropës), sipas të cilit, pjesa më e madhe e deputetëve zgjidhet

drejtpërdrejt nga votuesit e çdo zone dhe pjesa tjetër zgjidhet nga listat e kandidatëve

të partive, në proporcion me votat, që kishin fituar partitë në shkallë vendi. Një sistem

i tillë, me pak variacione, është përdor që atëherë, për të krijuar Parlamentin shqiptar,

por vetëm në vitin 1992, sistemi maxhoritar, i kombinuar me proporcionalin, arriti të

prodhonte rezultate që, në shkalle vendi, ishin shumë të përafërta me konfiguracionin

e parapëlqimeve reale të votuesve. Kjo sepse partia në fuqi, PPSH-ja, e transformuar

në PS, e ndjeu që realiteti historik i kishte lënë vetëm një derë hapur atë të kalimit në

opozitë292. Në ato kushte, PS-ja mori aq për qind të vendeve në Parlament, sa ishte

përqindja e votave, që kishte marrë në shkallë vendi, por në shkallë rajonale, shkalla e

përfaqësimit të votuesve në Parlament mbetej përsëri e dobët. Kjo ndodhte sepse

deputetet demokratë të zonave ku përqindja e votuesve socialiste ishte e madhe e

ndienin veten shumë më të detyruar ndaj liderëve të partisë, sesa ndaj banoreve të

zonës, që përfaqësonin në Parlament. Në ato kushte, votuesit socialistë të zonave ku

kishin fituar demokratet, si të vetmit përfaqësues të tyre, ndienin deputetet e listës

proporcionale te PS-se, te cilët nuk kishin asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me zonat e

veçanta. Kjo qeveri e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 1992, përvetësoi politikat e

tregu të lirë dhe privatizimin e pronave shtetërore, lejoi skemat piramidale të kursimit,

të cilat më vonë rezultuan fatale për popullin shqiptar, i cili humbi të ardhurat ( lekët)

e depozituara në to, si dhe u arritën të bëheshin reforma të ndryshme në arsim,

shëndetësi dhe kulturë.Kjo qeveri e cila qëndroi në pushtet për katër vite, ishte qeveria

e parë që pas rënies së komunizmit përfundoi mandatin e rregullt.Zgjedhjet (1991-

1992), u cilësuan si zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje të madhe, mirëpo kishin një

291 Revista POLIS NR.5, Pranvere 2008, Blendi Kajsiu:” Vdekje Politikes, Liria Popullit, Kriza e Përfaqësimit ne Shqipëri” 292 Servet Pellumbi: “Pluralizmi në Shqiperi”, përvoj dhe sfidë.

Page 189: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

169

tipar të përbashkët: votuesit kaluan nga njëra ane në tjetrën me 50% ( pra

simpatizantët e PD dhe PS ishin 50% për secilën palë).Pas përfundimit të mandatit të

rregullt parlamentar, më 26 Maj 1996 u mbajtën zgjedhjet e treta parlamentare. Në

këto zgjedhje sërish fitoi Partia Demokratike me në krye Sali Berishën me gjithsej

122 vende në parlament dhe 140 vende nga Partia Socialiste.Sipas mbikëqyrësve

ndërkombëtar, këto zgjedhje u karakterizuan me parregullsi të shumta gjatë votimit

dhe nuk ishin zhvilluar në bazë të standardeve ndërkombëtare për zgjedhjet. Partitë

opozitare bojkotuan rezultatet e zgjedhjeve duke mos shkuar në parlament për disa

muaj293. Në mars, depot ushtarake në të gjithë vendin u plaçkiten, opozita filloi të

kërkoj dorëheqjen e qeverisë së Berishës. Në fillim Sali Berisha refuzoi, por zgjedhjet

e parakohshme u mbajtën dhe më pas Sali Berisha hoqi dorë nga posti i kryetarit të

shtetit. Ishte një situatë e tmerrshme, kjo nuk ishte një lufte civile, por rënia e plotë e

shtetit. Qeveria e Pajtimit Kombëtar, e cila u krijua menjëherë kërkoi nga OKB-ja

ndërhyrje ushtarake. Më 29 Qershor të vitit 1997 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme.

Në këto zgjedhje fitoi Partia Socialiste me 65 %të vendeve në parlament në krahasim

me demokratet që fituan vetëm 19 % të tyre. Kryetar shteti me shumice votash u

zgjodh Rexhep Mejdani ndërsa për kryeministër u zgjodh Fatos Nano294. Rënia e

qeverisë paraprake(PD), me 1997 bëri që qeveria e re të bënte disa hapa drejt

demokracisë stabile. Ndër to mund të përmend krijimi i një Kushtetute të re, e cila

sanksiononte parimet kryesore zgjedhore. Kjo ishte e domosdoshme për vendosjen e

një sistemi demokratik, pasi Shqipëria ishte i vetmi vend që deri atëherë nuk kishte

një Kushtetutë të shkruar pasi e kishte braktisur në vitit 1976. Gjithashtu u miratua

dhe Kodi Zgjedhor i vitit 2000, i cili kishte dispozitat tranzitore ose të përkohshme të

vitit 1991.Me miratimin e Kushtetutës, Shqipëria fitoi më shumë përkrahje nga

komuniteti ndërkombëtar. Edhe ky mandat parlamentar u pasua me shumë probleme,

pasi Partia Demokratike, e cila ishte e për fitoren e Socialistëve, filloi të bojkotonte

votat parlamentare në mënyrë, që të dobësonte qeverinë. Këto dukuri që

destabilizonin qeverinë vazhduan deri në zgjedhjet e ardhshme. Lufta ndërmjet dy

partive të mëdha të arenës politike u ashpërsua edhe më shumë para dhe pas

293A.KRASNIQI: “Partite Politike dhe Sistemet Politike”, 2008 294 Revista POLIS NR.5, Pranvere 2008, Blendi Kajsiu:” Vdekje Politikes, Liria Popullit, Kriza e Përfaqësimit ne Shqipëri”

Page 190: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

170

zgjedhjeve të vitit 2001.Gjatë periudhës së qeverisjes së PS-së në këtë kohë, u bën

disa hapa drejtë një sistemi zgjedhorë me kritere ndërkombëtare, siç ishin mesazhet

sensibilizuese të bëra nga pushteti për ta mësuar popullatën, për rëndësinë e daljes në

votim, si dhe vrulli i garimit në mes të partive politike dhe kandidatëve, që bënin për

të paraqitur plan programet e tyre votuesve295.Pas përfundimit të rregullt të mandatit

parlamentar i cili kishte mjaft probleme, më 24 Qershor të vitit 2001 u mbajtën

zgjedhjet e pesta parlamentare, që nga rënia e komunizmit.Në këto zgjedhje morën

pjesë të gjitha partitë. Në këto zgjedhje sërish fitoi Partia Socialiste. Ajo fitoi 75

vende në parlament nga gjithsej 140, të pasuar nga koalicioni para zgjedhorë i krijuar

nga Partia Socialiste, Partia Republikane, Fronti Kombëtar dhe Unioni Liberal me

gjithsej 46 vende dhe 21 vende u ndan në mes të pesë partive që kishin mbi 2.5 % të

votave. Ilir Meta u zgjodh sërisht Kryeministër. Edhe në këto zgjedhje si në zgjedhjet

e kaluara u pa një rivalitet i ashpër në mes të dy partive Partisë Demokratike dhe

Partisë Socialiste. Edhe këto zgjedhje u cilësuan me disa anë pozitive por prapë se

prapë nuk u përmbushën të gjitha standardet për zgjedhje demokratike.Pas

përfundimit të mandatit të rregullt parlamentar të qeverisjes katër vjeçare, më 2005 u

mbajtën zgjedhjet e gjashta parlamentare. Këto zgjedhje i fitoi Partia Demokratike e

cila në vitin 1996 për shkak të krizës në vend më 1997 humbi pushtetin. Partia

Demokratike fitoi gjithsej 56 ulëse nga 140, e pasuar nga Partia Socialiste me gjithsej

42 vende(10). Kryetar i shtetit u zgjodh Alfred Mojsiu ndërsa kryeministër Sali

Berisha296.Nga Raporti i OSBE dhe ODHIR, u cilësua se përsëritja e shpeshtë e

zgjedhjeve parlamentare është një provë e qëndrueshmërisë se pamjaftueshme dhe e

institucioneve të brishta, të pa konsoliduar297. Gjithashtu përsëritja e zgjedhjeve

parlamentare herë pas here, e ka mërzitur popullin shqiptar dhe pjesëmarrja në

zgjedhjet parlamentare sa vjen e shkon duke rënë. Për tu theksuar është fakti se, gjatë

këtyre zgjedhjeve, vihet re lufta për pushtet nga dy partitë kryesore PD-së dhe PS-së.

Administrata shtetërore është e pa sigurt për situatën e saj se çdo të ndodh në të

ardhmen e saj, citojnë vëzhguesit në raportin e tyre. Programet e zhvillimit të vendit

kalojnë nga njëra dorë në tjetrën, gjë që cilësohet si një anomali shumë e madhe.

295 Servet PELLUMBI: “Pluralizmi Politik”, përvojë dhe sfida 296 Afrim KRASNIQI: “Partite Politike dhe Sistemet Politike”, 2008 297Gazeta : “Gazeta Shqiptare”, viti 2001, Raporti i OSBE-ODHIR

Page 191: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

171

Vendi sipas përfaqësuesve të OSBE dhe ODHIR, ka nevoje për periudhë

qëndrueshmërie për të punuar dhe ndërtuar të ardhmen dhe jo të ndërroj udhëheqësit

dhe qeveritë. Më 28 qershor 2009, u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Nga këto

zgjedhje LSI-ja me vetëm katër deputetë të përfaqësuar në Parlament, arriti të formojë

një koalicion të përbashkët me Partinë Demokratike të Kryeministrit aktual, Dr. Sali

Berisha, nga e cila u arrit mazhioranca në parlament. Në Parlamentin me 140 vende,

PD-ja e Sali Berishës, së bashku me LSI-në, nën udhëheqjen e Ilir Metës, arriti kësisoj

të kishte një mazhorancë me diferencë të lehtë. Berisha dhe Meta u bashkuan në një

qeveri të udhëhequr nga Berisha si Kryeministër dhe Meta si zv/kryeministër.

Zgjedhjet u zhvilluan në bazë të një kodi të ri elektoral të adoptuar në fund të 2008-ës.

Kodi i ri përmbushi disa rekomandime të bëra më parë nga OSBE-ODIHR dhe solli

përmirësime domethënëse. Për shembull, sistemi i përfaqësimit proporcional rajonal

zëvendësoi sistemin e mëparshëm të debatushëm zgjedhor ndërsa si burim për listën e

votuesve u përdor këtë herë një regjistër i kompjuterizuar i popullsisë, (Regjistri i

Dixhitalizuar i Gjendjes Civile). Në përgjithësi, korniza ligjore siguroi një themel të

plotë teknik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Jurist dhe politikanë shprehën

mendimin, se një sërë dispozitash duhen rishikuar në mënyrë që korniza ligjore të

ishte në linje të plotë me kërkesat e OSBE dhe standarde të tjera ndërkombëtare298.

PD-ja ofroi si alternativa sistemin e pastër maxhoritar dhe sistemin e pastër

proporcional , që sigurojnë qeverisjen e vendit nga një parti e madhe, pra stabilitet

qeverisës, ndërkohë që i pari nuk zgjidh problemin e mundësisë se manipulimit dhe i

dyti, problemin e përfaqësimit. Zgjedhjet parlamentare të 2009, u quajtën nga

vëzhguesit e huaj si zgjedhjet më të gjata parlamentare në Shqipëri, pasi rezultati final

u dha pas 4-5 muaj pas zhvillimit të procesit. Vonesat në numërimin e fletëve të

votimit dhe kontestimet e bëra nga opozita, treguan përsëri se standardet linin për të

dëshiruar.Historia moderne e shteteve demokratike ofron një larmi sistemesh, të cilat,

në një mënyrë ose një tjetër, mundohen te realizojnë pikërisht këtë objektiv. Është

vështirë që, duke përdorur një shkallë matjeje absolute, të përcaktosh se cili sistem e

realizon më mirë objektivin e përfaqësimit të dëshirave të zgjedhësve. Kjo sepse një

sistem, i cili do të ishte i përshtatshëm për një vend dhe kohë të caktuar, nuk do të

ishte i përshtatshëm për një vend apo kohë tjetër.Funksioni i sistemit parlamentar në 298Dr. Willibold FrehnerTirana, 24 janar 2011 http://www.kas.de/albanien/sq/publications/21698/

Page 192: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

172

Republikën e Shqipërisë, që nga fillimi i tranzicionit, e deri më sot, ka manifestuar

veçori specifike, të cilat janë pasqyrë e marrëdhënieve shoqërore në vendin tonë.

Sfida më e madhe e qeverisë demokratike ka qenë ndalimi i rënies ekonomike dhe

stabilizimi makroekonomik, të cilat do të përbënin bazën reale të ndërtimit të

Demokracisë. Në funksion të kësaj detyrë madhore, Partia Demokratike shpalli

programe ambicioze lidhur me Reformën në fushën ekonomike, tregtisë, financiare

dhe në sistemin bankar, të cilat kanë qenë mbështetur plotësisht nga FMN dhe Banka

Botërore, madje kjo e fundit ka qenë dhe është një ndër donatorët kryesorë të

ekonomisë shqiptare299.Përmbajtja shoqërore e Reformës ekonomike me komponentin

e saj kryesorë privatizimin e ndërmarrjeve dhe shërbimeve shtetërore përbën

revolucionin më të madh në ndihmë të transformimit. Fillon koha e mohuar për gati

50 vjet nëpërmjet rrithemelimit të institucionit të pronës privatë, motori i jetës dhe

zhvillimit të shoqërive demokratike. Politika e privatizimit e ndërmarrë me aq guxim

në atë kohë nga Partia Demokratike në pushtet shënoi rilindjen e njeriut shqiptar. Pas

kësaj dhe bashkë me këtë, shqiptarët filluan të strukturojnë shoqërinë dhe vlerat e saj

demokratike. Nga ana tjetër dhe duke patur parasysh mungesën totale të përvojës, në

praktikë, Reforma e domosdoshme ekonomike e fazës së parë nuk mundi të ecë me

ritmet e programuara dhe nuk ka patur për pasojë frytet e dëshiruara. Numri i të

papunëve, në vitet e para, ka arritur deri në 35-40 % të popullsisë së aftë për

punë300.Elementi më negativ i kësaj politike ishte se ajo, në një pjesë të mirë të saj,

synonte dhe kërkonte kryerjen e reformave dhe voluntarizmi bashkë me interesat

personale të vendimmarrësve shpesh ishin deçizive. Madje dukej sikur politika ishte

në garë me vetveten për të shpejtuar me çdo çmim privatizimin duke shfrytëzuar jo pa

sukses antipatinë e njerëzve për pronën e përbashkët.Rezultati, ndërsa ishte pozitiv në

kuptimin e transformimit drejt ekonomisë së tregut, ai prodhoi në të njëjtën kohë edhe

një pasojë tjetër të pariparueshme, kthimin e Shqipërisë në një vend importues të

pothuaj të gjithçkaje nga jashtë, edhe të atyre prodhimeve për të cilat tradicionalisht

vendi ynë ka qenë eksportues. Rrafshimi i fermave të mëdha bujqësore, në kohë

record, brenda një ditë, ishte një tjetër gabim i politikës ekonomike me pasoja

299 Raporti i Stabilizim Asociimit 2003 300 Servet PELLUMBI: “Pluralizmi Politik”, përvojë dhe sfida

Page 193: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

173

negative afatgjatë301.Megjithë një politikë doganore që përpiqej të dilte nga

korrupsioni, kapitali tregtar po gjente terren dhe zhvillohej me ritme të shpejta.

Ndërkaq kapitali prodhues po lindte me vështirësi sepse ai, së pari nuk mbështetej siç

duhej nga politikat fiskale dhe, së dyti, nuk kishte ende një sistem bankar adekuat që

ta kreditonte. Ndoshta rezultatet do të kishin qenë jo vetëm të dukshme por edhe të

qëndrueshme nëse reforma në fushën e sistemit financiar dhe bankar do të ecte në ato

ritme dhe krahas asaj ekonomike – tregtare. Gjatë kësaj faze të pare - filluar në 1992

dhe deri në fund të vitit 1997 - transformimi i nisur i shoqërisë shqiptare ishte

tërësorë. Ai përfshiu gjerësisht edhe piramidën e sistemit arsimor, shkencën dhe

kulturën. Megjithë deformimet dhe pasojat e dhimbshme sociale, reforma këtu hodhi

bazat e shoqërisë civile demokratike. Filloi pra edukimi për ndryshimin e

mentaliteteve të vjetra duke vënë njeriun dhe mendimin e tij të lirë në qendër të

shoqërisë. Sikur politika të mos kishte trashëguar me aq tepri atë që njihet si e luftae

klasave, nga epoka komuniste, bazat e demokracisë të hedhura tashmë do të ishin më

të konsoliduara për të qenë mbështetje reale për zhvillimet që priteshin në të ardhmen.

Koha do te sillte me padyshim eliminimin e të metave dhe do te evoluonte

përmirësimi i punës. Rruga drejt vendosjes se një demokracie efektive, drejt një shteti

të vërtet ligjor juridik, nuk është as e shkurtër dhe as e lehte. Për këtë nuk mjafton

ekzistenca e një parlamenti, qofte edhe pluralist me një kushtetute, por këta pa dyshim

janë faktorë shume te rëndësishëm, qe krijojnë premisa dhe mundësi qe edhe ne

Shqipëri ne vitet e ardhshme të krijohet një sistem demokratik, parlamentar dhe

pluralist që të mos mbetet mbrapa nga vendet e tjera. Një rol shumë të rëndësishëm

luante klasa politike shqiptare e cila po bëhej më e organizuar, me e ndërgjegjshme,

më e pjekur dhe më e pavarur ekonomikisht302. Maturiteti politik kishte filluar dhe ai

nuk mund të ndalej megjithë reminishencat e kaluara dhe komplekset që kishte

trashëguar si forca politike në pushtet ashtu edhe ajo në opozitë, si forcat e parë

demokratike të cilat u përballën me sfida e ku partia demokratike ishte ajo që dhe

triumfoi mbi shtetin komunist, por që ende vuante nga kompleksi i mosaftësisë së saj

të zgjidhjes paqësore të krizës së 1997 dhe të rënies së detyruar nga pushteti po atë

vit.

301Raporti i Stabilizim Asocimit 2003 302Raporti i Stabilizim Asocimit 2006

Page 194: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

174

Së dyti, shohim një dimension tjetër të jetës kulturore, medias dhe asaj sociale në

tërësi të cilat po çliroheshin edhe nga ato pak pengesa në lirinë e tyre demokratike të

trashëguara nga faza e parë kur u hodhën bazat e Demokracisë.

Së treti, politika e jashtme po kristalizonte gradualisht strategjinë e ndërtimit të

marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në një mësim të mirë të nxjerrë nga kriza e rëndë

e vitit 1977 dhe me një mbështetje të kujdesshme tutele nga faktori ndërkombëtarë si

dhe bazuar në të gjitha arritjet e viteve të mëparshme, fundi 1997 deri në fund të 1999

shënuan për Demokracinë shqiptare fillimin e fazës së dytë të ngritjes dhe

konsolidimit institucional të saj: maturiteti i spektrit politik shqiptar, konsolidimi dhe

zhvillimi i institucioneve demokratike, ndërtimi i ekonomisë së tregut sipas

parametrave ndërkombëtare dhe forcimi i sigurisë dhe shtetit të së drejtës, ishin

objektivat që duheshin arritur.

Faktori ndërkombëtar intensifikoi programet e ndihmës dhe mbështetjes për

Demokracinë shqiptare. Në fushën e legjislacionit dhe kulturës demokratike të

zgjedhjeve, Këshilli i Evropës ndërmori aksione konkrete si asistencë në hartimin e

ligjeve kryesore dhe mbi të gjitha Kushtetutën e re që u miratua atë vit, ndërsa OSBE

e bëri shumë aktive zyrën e saj në Tiranë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë ;

FMN dhe Banka Botërore intensifikuan marrëdhëniet me Qeverinë mbi bazën e

Programeve konkrete të ndihmës dhe asistencës financiare si dhe kredititime afatgjata

në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare; Bashkimi Evropian vazhdoi

mbështetjen buxhetore të Qeverisë shqiptare si dhe intensifikoi programet e ndihmës

financiare (shumë kjo që deri tani ka arritur rreth 1.3 miliardë Euro) si dhe të

kreditimit të ekonomisë nëpërmjet Bankës Evropiane të Investimeve.

Bashkimi Evropian ndërkaq ndiqte zhvillimet tërësore shqiptare dhe përcaktoi kushtet

(dhe vendosi monitorimin e tyre) që duheshin plotësuar për integrimin gradual të

vendit tonë në familjen evropiane. Shqipëria ka bërë progres të kufizuar në trajtimin e

shumë sfidave që ajo duhet të përballojë.

Rekomandimet e përfshira në raportin mbi Procesin e Stabilizim-Asocimit të vitit

2002 janë trajtuar vetëm pjesërisht. Stabiliteti politik relativ, por akoma i brishtë, dhe

rinovimi i dialogut midis partive, i arritur në pranverën e vitit 2002, bëri të mundur

zgjedhjen e qetë të një Presidenti të ri por nuk arriti rezultate kuptimplota përsa i

Page 195: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

175

përket reformave. Kjo klimë e re politikeka çuar në disa progres lidhur me zbatimin e

rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar për përmirësimin e procedurave

zgjedhore. Megjithatë, kjo klimë nuk ka mjaftuar për t’iu përgjigjur mjaftueshëm

kërkesave kushtetuese përsa i përket kthimit ose kompensimit të tokës së shpronësuar

gjatë epokës komuniste. Ndonëse ka progres mbi zhvillimin e bashkëpunimit rajonal,

zbatimi i shtetit të së drejtës mbetet i mangët sidomos nga zbatimi i dobët i ligjit nga

institucionet përgjegjëse, nga kapacitetet e pamjaftueshme të administratës,

korrupsioni dhe krimi i organizuar. Liritë individuale dhe të drejtat e njeriut

garantohen nga legjislacioni shqiptar, por ka ende vend për përmirësim përsa i përket

zbatimit të tij.

Gjithashtu, në 2002,303 policia shqiptare realizoi operacione sporadike kundër trafikut

te qenieve njerëzore dhe formave te tjera te krimit te organizuar, duke arritur disa

suksese. Megjithatë, përpjekjet duhet te vazhdojnë me tej për te zgjidhur

efektshmërisht këto çështje qe kane vështirësi te veçante. Bashkëpunimi ndërmjet

policisë se shtetit, policisë gjyqësore, strukturave te tjera te zbatimit te ligjit dhe

prokurorisë, vazhdon te kërkojë një përmirësim thelbësor. Nuk është vetëm policia qe

duhet te jete me e efektshme, por edhe prokuroria dhe gjykatat do të duhej të bëjnë

përpjekje të konsiderueshme për t’i çuar çështjet deri në fund, pra për të parandaluar

lirimin e krimineleve për shkak të mangësive të sistemit gjyqësor. Shqiperia, Kroacia

edhe mjaft vende të tjera të rajonit të Ballkanit kanë qenë në një situatë sovraniteti të

cunguar për shkak të gjeopolitikës botërore, ku ky rajon përjetësisht ka qenë në

qendër të vëmëndjes, ky është akti më i rëndësishëm pas shpalljes së pavaresisë.

Sipas tij, impulsi ekonomik që vihet re pas hyrjes në NATO është dicka më se e

njohur nga praktikat e vendeve të tjera, që janë anëtaresuar në këtë organizatë.

Shqiperia del nga zona me risk të madh, ç’ka do t'i bëjë shumë të interesuar

investitoret e huaj për të ardhur në Shqiperi, për të ardhur në një zonë të sigurt nga ana

gjeopolitike. Po kështu, hyrja në NATO e bën më të integrueshme Shqiperinë në

aspekte të tjera, pasi, sic thonë ekspertet, vleresimi i pasurise së patundshme të

shqiptarëve, rritet në masën 20 %. Sikurse e përmenda dhe më sipër, zgjedhjet e para

pluraliste të 31 marsit të vitit 1991, të zhvilluara sipas sistemit maxhoritar, si traditë e

trashëguar nga e kaluara, bënjë një ndarje të tillë në Kuvendit Popullor si vijon: Partia 303Raporti i Stabilizim Asocimit 2003

Page 196: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

176

e Punës (161) vende, Partia Demokratike (75) vende, Omonia (5) vende dhe Komiteti

i Veteranëve (1) vend.304

Por edhe pse Partia demokratike mori vetëm 75 vëndë duhet thënë se fitorja e PPSH-

së ishtë si fitorja e Pirros, pasi u arrit nën një trysni psikologjike dhe jo si pasqyrim i

dëshirës dhe vullnetit të plotë të shqiptarëve. Zgjedhjet e polarizuan edhe më shumë

shoqërinë midis qytetit antikomunist dhe fshatit të varfër. Pas zgjedhjeve ngjarjet në

Shqipëri morën një zhvillim të vrullshëm dhe gjëndja u bë shumë e vështirë. Më 2

prill 1991 forcat e Sigurimit në Shkodër vranë katër veprimtarë të Partisë

Demokratike: Arben Brocin, Nazmi Kryeziun, Bujar Bishanakun, Besnik Cekën dhë

plagosën pesëdhjetë e tetë të tjerë gjatë zhvillimit të një demonstrate publike të

përkrahësvë të PD-së, që protestonin për mashtrimet, që mëndonin së ishin bërë nga

Partia e Punës gjatë zgjedhjeve. Më 15 prill u mblodh parlamenti i parë pluralist, të

cilin opozita e bojkotoi në shenjë proteste për ngjarjen e 2 prillit në Shkodër. Më 30

prill Ramiz Alia edhe pse kishte humbur në zonën e vet në Tiranë, u zgjodh president

më 172 vota. Më 30 maj Ramiz Alia ngarkoi Fatos Nanon për të krijuar qeverinë e re.

Megjithatë, edhe pse Fatos Nano paraqiti një program reformist ndryshimesh

ekonomike dhe shoqërore, grëva ë Sindikatavë të Pavarura të Punëtorëvë që kërkonin

rritjë page dhe përmirësim të kushteve të punës, e paralizuan vendin dhe e detyruan

qeverinë të jepte dorëheqjen në 4 qërshor 199l. Në fja1ën që mbajti më këtë rast,

Fatos Nano u tha anëtarëvë të parlamëntit: “Nuk e keni idene se sa e keqe është

gjendja”.305 Dorëheqja e Fatos Nanos dëshmoi se PPSH-ja edhe pse kishte dy të tretat

e Parlamentit, nuk ishte në gjëndje ta drejtontë vëndin e vetme. Komunistët nuk

zotëronin autoritetin moral përpara popullit për të marrë fatet e tij në dorë. Për këtë

arsye u mblodh një komision për marrëveshje mes pozitës dhe opozitës, qëllimi i të

cilit ishtë krijimi i një qeverie pluraliste të përkohshme. Marrëvëshja midis

komunistëve dhe opozitës, që shënonte fundin e dyzet e shtatë vjetëve sundimi

njëpartiak, tregoi vendosmërinë e përbashkët për të mos e lënë vëndin të binte në kaos

të plotë. Më 5 qershor u ra dakort të krijohëj një qeveri e re koalicioni, e cila u

emërtua si Qeveria e Stabilitetit Kombëtar. Përbërja dhe programi i saj u miratuan nga

Parlamenti më 12 qershor 1991. Qeveria do të drejtohej nga teknokrati Ylli Bufi, që i

304 YIIi Sufi,Tempulli i demokracise,Tirane;OMBRA-GVG,2010 f 170 305 Elez Biberaj,Shqiperia ne tranzicion, Tirane; Ora,2001 f 163-164

Page 197: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

177

përkiste Partisë Socialiste, e sapo dalë nga Kongresi i 10-të dhe i fundit i Partisë së

Punës.306

Në përbërjen e Qeverisë së Stabilitetit krahas kryetarit të saj Ylli Bufi, u zgjodhën

si:Zv.Kryetar i Këshillit të Ministrave dheMinistër i Ekonomisë -Gramoz Pashko;

Zv.Kryetar i Këshillit të Ministrave-Zyhdi Pepa; Ministër i Punëvë të Jashtme-

Muhamet Kapllani; Ministër i Mbrojtjes-Perikli Teta; Ministër i Rendit Publik-

Bajram Yzeiri; Ministër i Drejtësisë-Shefqet Muçi; Ministër i Burimeve Minerale dhe

Energjitike -Drini Mezini;Ministër i Industrisë- Jordan Misja; Ministër i Ushqimit-

Vilson Ahmeti; Ministër i Bujqësisë-Nexhmedin Dumani; Ministër iLidhjeve

Ekonomike me Jashtë-Fatos Nano, nga 17 qershori Ylli Çabiri; Ministër i Tregtisë së

Brendshme dhe Turizmit -Agim Mero; Ministër i Ndërtimit-Emin Musliu; Ministër i

Transporteve -Fatos Bitincka; Ministër i Arsimit-Maqo Lakrori; Ministër i Kulturës

Rinisë dhe Sporteve -Preç Zogaj; Ministër i Shëndetësisë-Sabit Brokaj; Kryetar i

Kontrollit të Lartë të Shtetit –AlfredKaramuço.307

Detyra e qeverisë së re ishte përgatitja e zgjedhjeve tëparakohshme, të cilat u

vendosën të mbaheshin në maj 1992. Në fjalën që mbajti para Kuvendit Popullor,Bufi

bëri një përshkrim të zymtë të situatës ekonomike të vëndit.

Ai shpalli një program reformash që parashikonte privatizimin e ndërmarrjeve të

vogla, 1iberalizimin e çmimeve, heqjen e kufizimeve në tregtinë e jashtme dhe

zhvillimin e një sistemi të ri finanaciar. Por për fat të keq pjesa më e madhe e

programit mbeti pa u zbatuar dhe Shqipëria nuk bëri asnjë hap drejt reformës. Qeveria

e koalicionit kishte probleme të mëdha. Mungesa e rendit kishte arritur përpjesetime

shqetësuese në të gjithë vëndin. Prob1emi më i ngutshëm i qeverisë ishtë të sigurontë

produkte ushqimore dhe artikuj të tjërë të domosdoshëm, për të parandaluar zinë e

bukës dhë shpërthimin e pakënaqësive në popull. Mungesa e produkteve arriti në një

pikë të tillë, saqë në disa rrethe të vëndit kishte edhe njerëz në rrezik të vdisnin nga

uria. Shqipëria ndodhej përpara një katastrofe humanitare.Thirrjeve sos të

kryeministrit Bufi se Shqipëria kishte vetëm gjashtë ditë bukë, qeveritë perëndimore

iu përgjigjën menjëherë, duke dërguar sasi të mëdha ushqimi, vëshmbathje dhe ilace.

Në krye të vëndeve që dhanë ndihmë ishte Italia, e cila ishte më ë kërcënuara nga

306 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tirane;Kristalina-KH,2007, fq. 336-337 307 Aleksander Meksi, Dhjetor'90,Tirane;UET Press, 2010, fq. 167

Page 198: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

178

emigracioni shqiptar. Po, ashtu ndihma erdhën edhe nga SHBA-ja, BE-ja, KE-ja,

vëndet arabe si dhe prej mjaft shoqatash fetarë. Situata kritike ekonomike, mjedisi i

helmuar politik dhe dëstabilizimi shoqëror e vështirësonin shumë punën e qeverisë së

koa1icionit. Pikësëpari, koalicioni ishtë tëjët i brishtë dhë mës forcavë politikë nuk

pati bashkëpunim. Pozita dhe opozita ushqenin mjaft dyshime dhe paragjykime ndaj

njëra tjetrës dhe kjo e minoi punën e qeverisë. Ylli Bufi nuk gëzonte mbështetje të

mjaftueshme politike, për të bërë rëforma. De fakto Qeveria e Stabilitetit ishte qeveri

kukull dhe nuk gëzonte autoritet në popull. Qeverisë së koalicionit i mungontë një

figurë e fortë që të kishte bësimin e popullit. Edhe pseYlli Bufi konsiderohej burrë i

ndershëm, si administrues ishtë i paaftë308.Përballëtensioneve të vazhdueshmë politike

dhe vështirësive të shumta, qeveria nuk ishte e zonja as të fillonte reforma, as të

ndalonte rënien e vazhdueshme ekonomike. Thellimi i krizës shoqërore e

destabilizuan edhe më keq gjëndjen. Numri i shqiptarëve që fajësonin Partinë

Demokratike sa vinte e shtohej. Kështu, Sa1i Berisha duke kuptuar se koalicioni me

komunistët kishte kosto në mbështetjen ndaj PD-së, shpalli dorëheqjen e PD-së nga

qeveria e koalicionit.

Më 4 dhjetor 1991 ra Qeveria e Stabilitetit. Kriza ekonomiko-politike sa vinte e

thellohej.Tranzicioni për shqiptarët ishtë një proces i dhimbshëm.Pas rrëzimit të

qeverisë së Ylli Bufit, Shqipëria ra në kaos. Si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në

nivelin vendor autoritetet kishin humbur aftësinë të kryenin funksionet themëlore të

qeverisjes. Policia ishte e pafuqishme, rrugët i ishte zënë krimi, plaçkiteshin depot e

shtetit dhe grabiteshin karvanët me ndihma humanitarë ndërkombëtare. Papunësia u

bë e përgjithshme, pasi ishin mbyllur shumica e fabrikave, kurse varfëria arriti një

shkallë të paparë. Në fshat kaloi një valë e pashembullt shkatërrimesh.Opozita ua

vinte fajin komunistëve për prishjen e rendit e të qetësisë duke theksuar se Partia

Socialiste po e linte qëllimisht vëndin të rrëshqiste në kaos, për të provuar së

Shqipëria kishte qënë më mirë në kohën e komunizmit sesa në kohën e pluralizmit

politik. Nga ana e tyre socialistët fajësonin përkrahësit e Partisë Demokratike për

trazirat. Më 22 mars të vitit 1992 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme në vend.

308 Elez Biberaj,Shqiperia ne tranzicion,Tirane; Ora, 2001,f 184-188

Page 199: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

179

Gjithësej në zgjedhje morën pjesë njëmbëdhjetë parti me 516 kandidatë.309 Përveç

tyre kishtë dhe pesë kandidatë të pavarur. Në fushatën elektorale ndryshe nga c'kishtë

bërë një vit më parë Berisha, nuk u përqëndrua vetëm në qytet, por i kushtoi vëmendje

edhe fshatit, ku jetontë shumica e popullsisë. Berisha vazhdonte ta zhvillonte

fushatën nëpër mitingje të mëdha, në të cilat u premtonte shqiptarëve se vëndi do të

dilte nga kriza vetëm nëse në pushtet vinte Partia Demokratike, pasi Perëndimi ishtë i

gatshëm të ndihmontë Shqipërinë, vetëm nëse largoheshin komunistët nga pushteti.310

Programi zgjedhor i PartiseDemokratike bënte thirrje për zbatimin e reformave

rrënjësore politike, ekonomike dhe për rivendosjen e rendit e të qetësisë. Partia

Demokratike zotohej të luftonte për realizimin e shpresave dhe ëndërrave shekullore

të popullit tonë; për vendosjen e demokracisë së bazuar në të drejtat dhe liritë

themelore të njeriut, për mirëqënien nëpërmjet lirisë dhe drejtësisë shoqërore dhe

integrimin e vendit tonë në Evropë, duke premtuar reforma ekonomikë rrënjësore për

të krijuar ekonominë e tregut Partia Demokratike u zotua të punonte për privatizimin

tërësor. Ajo premtonte të zhdëmtonte ish-pronarët për pronat e konfiskuara nga

rregjimi komunist. Në politikën e jashtme PD-ja premtonte integrimin e shpejtë të

vëndit në zhvillimet Evropianë. Berisha zhvilloi një fushatë që nuk ishte parë

ndonjëherë në Shqipëri e as në ndonjë vënd tjetër ish-komunist të Ballkanit. Në një

mënyrë që të kujtontë fushatat presidencialë në SHBA, Berisha i ra vëndit kryq e

tërthor, duke përhapurmesazhin e pajtimit kombëtar dhe të një epokë të re për

Shqipërinë.311

Tashmëopozita nuk ishte në kushtet e zgjedhjeve të 31 marsit 1991. Ajo ishtë forcuar,

kishte më shumë mbështetje, më shumë burimë financiare dhe më shumë hapsirë në

mediat vizive dhe të shkruara.

Fushata zgjedhorë ngriti një Parti Demokratike të bashkuar në koalicion të hapur me

forcat e tjera të opozitës, kundër një Partie Socialiste të demoralizuar dhe të përcarë.

Partia Socia1istë u përpoq të distancohëj nga Partia ë Punës dhe të rregullontë

imazhin duke rishikuar metodat e punës. Në një fjalim të mbajtur Fatos Nano u shpreh

se Partia Socialiste ishte parti krejt e re dhe, jo pjellë e Partisë së Punës. Gjatë fushatës 309Krasniqi,A.(2009) Sistemet politike ne Shqiperi, Tirane:U.F.O. Press

310 Valentina Duka, “Histori e Shqiperise1912-2000”,Tirane,Kristalina-KH,f 343 311 Elez Biberaj,”Shqiperia në tranzicion”,Tirane;Ora,2001,fq. 206

Page 200: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

180

së zgjedhjeve të 1992 Partia Socialiste ishte më e tërhequr. Rezultatet tejkaluan edhe

parashikimet më optimiste të opozitës, Partia Demokratikë korri një fitorë të bujshme.

Nga 140 vënde PD kishte fituar 92 vënde (1 më pak se shumica prej 2/3) PS 38 vënde,

PSD 7 vënde, PBDNJ 2 vënde. Duke krijuar një koalicion me PSD-në, PD-ja siguroi

një shumicë mbi dy të tretat në parlament. Zgjedhjet u zhvilluan të qeta, sipas

vëzhguesve të huaj, ato ishin të rregullta. Rezultatet e tyre u njohën edhe nga

socialistët. Me 4 prill Ramiz Alia dha dorëheqjen si president i vëndit. Më këtë akt

mori fund periudha 50-vjeçare e qeverisjes komuniste. Pas dorëheqjes së Alisë, e cila

u prit pa kundërshtime, më 9 prill l992, parlamenti zgjodhi si president të vendit

kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Me 10 prill Berisha emëroi kryeministër Aleksandër

Meksin. Në një konferencë shtypi pas zgjedhjeve, Berisha deklaroi se kishte mbaruar

ankthi i gjatë komunist në Shqipëri. Ai i siguroi komunistët se nuk do të kishte

hakmarrje, duke thënë:" Të gjithë shqiptarët janë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës të

rregjimit, nën të cilin kanë jetuar. Përgjegjësia e përbashkët dhe vuajtja e përbashkët

duhet të na bashkojnë me idealet e demokracisë për ndërtimin e një Shqipërie të re.312

6.5 Sfidat e tranzicionit shqiptar, shqiptarët dhe kultura politike qytetare

në vitet e tranzicionit: aspekte të një qëndrimi të mohuar

Në një perspektivë diakronike, është e rëndësishme të trajtohen edhe disa nga

variablat që kanë ndikuar në mungesën e ndërtimit të Kulturës Qytetarenë shoqërinë

shqiptare post-komuniste. A mund të themi se pas mbi njëzet vitesh demokraci janë

krijuar kushtet për lindjen e një qytetari të tillë në Shqipëri? Që demokracia të

funksionojë nevojiten disa kushte paraprake të cilat fitohen herët në fëmijëri dhe janë

shumë rezistente. Këto vlera më pas shfaqen në shumë fusha, ku ndër to dhe fusha

politike. Përkatësisht, analiza e disa aspekteve të trashëgimisë vlerore të sistemit të

shkuar komunist dhe ndikimin e tyre në qëndrimet politike të shqiptarëve në

periudhën post-komuniste, është një aspekt shumë i rëndësishëm. Pas rënies së

sistemit totalitar në Evropën Qëndrore e Lindore, të gjitha vendet e rajonit hynë në

312 Po aty, f 215-216

Page 201: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

181

rrugën e demokratizimit. Hantigtoni e klasifikon këtë transformim si pjesë të “valës së

tretë” 313 të demokratizimit.

“Vala e tretë” i kushtohet kalimit në demokraci të ish-shteteve autoritariste, në dy

dhjetëvjeçarët prej fillimt të viteve ‘70 deri në mesin e viteve ‘90. Megjithatë, që prej

fillimit të këtij transformimi, suksesi i demokracisë në këto vende nuk mund të merrej

si i mirëqenë. Kjo për arsye se ndërtimi i institucioneve në sistemin e ri demokratik,

nisi me qëllimin e plotësimit të interesave të pushtetmbajtësve të momentit, duke lënë

shumë pak hapsirë për pjesëmarrje reale të qytetarëve dhe për konkurrencë të

ndershme politike. Sipas historianëve dhe antropologëve politikë, dominimi i

trashëgimisë sovjetike është një ndër faktorët e problemeve me demokratizimin e

vendeve post-komuniste, ndërsa sociologët theksojnë problemin e dobësisë së

shoqërisë civile dhe klasës së mesme të pazhvilluar.314 Rjedhimisht, përcaktimi i

trajektores së ndërtimit dhe konsolidimit të demokracisë, pa marrë në konsideratë

variablin e kulturës politike, mbetet një analizë jo e plotë në kuptimin e funksionimit

të sistemit politik.Më konkretisht, që prej hapave të para, demokracia në Shqipëri nuk

u ndërtua mbi një bazë solide, por mbi institucione politike dhe modele kulturore të

cilat ishin trashëgimi e regjimit të vjetër. Për pasojë dhe eksperimenti me

demokracinë nuk premtonte për ndonjë sukses afatgjatë. Sipas Almond dhe Verbas,

demokracitë janë në gjendje të funksionojnë vetëm në qoftë se ato gëzojnë një kulturë

politike që është në harmoni të plotë dhe mbështetet prej strukturave të saj

demokratike.

Për rrjedhojë, lindin disa pyetje qëndrore në lidhje me pa-mundësinë e

stabilitetit politik në Shqipërinë post-komuniste; psh: a mundet që vendet në

tranzicion si Shqipëria të arrijnë të konsolidojnë sistemin demokratik duke u bazuar

vetëm në sistemin e tyre formal-institucional? A kanë ndikim traditat social-kulturore

në qëndrimet politike të tanishme të popullsisë? A mundet që strukturimi institucional

i regjimit të shkuar autokratik të shtypë fuqinë kulturore demokratike?

Përgjatë viteve të tranzicionit shoqëria shqiptare, nën një sfond shterpë idesh teorike

dhe përvojës empirike në funksion të nevojave shtet-formuese të një sistemi të ri,

313Huntington, 1991, f. 16-21 314 Shih. Klingemann, Fuchs and Zielonka, 2006, f. 6.

Page 202: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

182

pësoi një trasformim të thellë në një larushi fushash315.

Përkatësisht, ndryshimi i sistemit solli në Shqipëri dhe ndryshime në formatin politik,

juridik dhe ekonomik. Shqipëria zotëron tashmë një sistem politik pluri-partiak si dhe

i tërë spektri i lirive politike është i legjitimuar. Në aspektin juridik, themelimi i

Gjykatës Kushtetuese dhe i një sërë reformash të tjera në ketë sferë shënonte një hap

tjetër drejt sistemit demokratik. Në aspektin ekonomik, nisën proceset e para të

zhvillimit të ekonomisë së tregut, bazuar në një fond radikal reformash ku, ndër të

tjera, mund të përmendim, shitjen masive të ndërmarrjeve dhe pasurive shtetërore,

heqjen graduale të kontrollit për shumicën e mallrave, vendimmarrjen e

decentralizuar, privatizimin shkallë-shkallë të një pjese të madhe të ekonomisë,

reformë taksore dhe bankare, etj.

Këto reforma dhe shumë të tjera në fusha të ndryshme sollën te shqiptarët idenë se

sistemi i vjetër ishte lënë pas një herë e përgjithmonë.Megjithatë, përpjekjet për të

vendososur demokracinë në Shqipëri shtrojnë pyetjen se, a është e mundur që vetëm

me formulimin e Kushtetutës së duhur si dhe me ndërtimin e institucioneve

demokratike, qëndrimet mbështetëse të shqiptarëve ndaj këtyre institucioneve do të

zhvillohen tek ata nëpërmjet familjarizimit gradual? Kjo pikëpamje rezultoi e dështuar

që në vitet e para të demokracisë, me dështimin e referendumit të 94-ës, e cila

përforcon edhe një herë idenë se një Kushtetutë demokratike nuk mund të lulëzojë,

nëse nuk vepron në një kulturë demokratike paraekzistuese. Aq i vërtetë është ky fakt,

saqë pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së re të 98-ës, aftësia e kësaj të fundit në

demokratizimin e institucioneve dhe të shoqërisë shqiptare paraqitet vërtetë e vakët.

Mjafton të kujtojmë thjeshtësinë dhe lehtësinë e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës

per të treguar se për elitën shqiptare që e inicioi dhe për shoqërinë shqiptare që e

toleroi një veprimtari të tillë, demokratizimi vertikal lart-poshtë është i pamundur në

realitetin politik shqiptar. Teoritë na mësojnënë një arsyetim tautologjik - se

legjitimiteti duket se tregon aftësine regjimit për të qënë jetëgjatë; po jetëgjatësia e tij

mbetet kushti kryesor i krijimit të legjitimitetit. Rrjedhimisht, lind ideja se “kultura

politike përcakton insitucionet demokratike më tepër se anasjelltas” 316

Pyetja e dytë ka të bëjë me traditat social-kulturore në qëndrimet politike të tanishme

315 Fuga, A., Media, politika, shoqëria, fq.197 316Myer. L, 2003, f. 40

Page 203: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

183

të popullsisë. Përpara se të analizojmë konkretisht ndikimin e kulturës politike në

demokratizimin e shoqërisë shqiptare, lind nevoja e qartësimit të konceptit ‘kulturë

politike’, i cili cila është bërë popullor nga autorët Almond dhe Verba. Këta autorë e

përkufizojnë atë si qëndrim subjektiv ndaj objekteve politike. Në kulturën politike

përfshihen besimet, qëndrimet dhe vlerat e shtetasve rreth politikës në përgjithësi.

Pavarësisht se Kultura Politike e një kombi përfshin disa lloj vetish, në këtë rast, si

faktor heuristik, do të merret qëndrimi ndaj autoritetit i cili mund të klasifikohet në tre

përbërës; nënshtrues, respektues, dhe barazitar. Sipas Inglehartit dhe teorisë së tij mbi

socializimin politik, procesi me anë të të cilit përftohen dhe përhapen orientimet

politike, argumentohet se qëndrime të tilla politike përftohen herët në jetë dhe janë

shumë të qëndrueshme. Në momentin që përftohen, ato zbatohen në role të ndryshme

në jetën e përditshme të një personi, për pasojë dhe në aktivitetin e tij politik. Si

rrjedhim, është hamendësuar se qeverisja e efektshme demokratike kërkon një

orientim ndaj autoritetit që kërkohet prej formatit kushtetues, i cili duhet të përputhet

në njëfarë mase me kulturën politike të atij kombi.317

Ndaj, në Shqipërinë e viteve të diktaturës, kur bindja ndaj autoritetit përbënte

një normë shoqërore të mirëfilltë, njerëzit, me ndërrimin e sistemit politik, e kishin të

vështirë të përshtateshin me idenë e fajësimit të qeverisë në momentet kur ajo nuk

reagonte ndaj kërkesave të tyre legjitime. Ndikimi i traditës së shkuar kuptohet edhe

më qartë në vështirësinë e formimit të kulturës qytetare tek shqiptarët e periudhës së

pas viteve ‘90-të, që Almond dhe Verba e quanin “civil culture”, ose në fjalët e

Aristotelit “qytetari që qeveris dhe di të qeveriset”318.

Pamundësitë e realizimit të këtij koncepti mund të jenë të shumta, duke nisur që nga

struktura demografike, arsimimi, punësimi, kuptimi i lirisë, etj., megjithatë, mbi të

gjitha raporti me autoritetin që trashëguan shqiptarët nga sistemi komunist mbetet

pika qendrore e vështirësisë së perceptimit të vlerave të demokracisë. Po t’i hedhim

një sy të shpejtë kritereve formale të demokracisë, të vendosur nga autorë te

ndryshëm, vërejmë se sistemi politik shqiptar duket se e ka kapërcyar kriterin minimal

të demokracisë që theksohej nga Shumpeter, i cili e përkufizon atë (demokracinë) si

“garë e elitave për udhëheqje politike”. Ndërsa, Arend Lijphard argumenton se një

317 Inglehart, R, 1997, f. 33 318 Aristoteli, 2003, f. 74].

Page 204: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

184

vend është demokratik deri atëherë kur ai vepron “sipas parapëlqimeve të popullit”319.

Sot në Shqipëri gara elektorale është relativisht e lirë, opozita nuk shtypet dhe është

legjitime si dhe shihet një përgjigjshmëri relative e elitave ndaj kërkesave të

qytetarëve. Megjithatë, këto kritere fokusohen në formatin politik, në rregullat për të

arritur vendime politike dhe për të zgjedhur vendimmarrësit. Për pasojë këto kritere e

trajtojnë demokracinë më shumë si një dukuri politike në kuptimin e ngushtë të fjalës

sesa si një dukuri shoqërore.Por, demokracia nuk është thjesht rezultat i bisedimeve

ndërmjet elitave udhëheqëse, as thjesht vënie në zbatim e një inxhinierie kushtetuese,

ajo, në një pjesë të madhe të saj varet nga orientimet politike të rrënjosura thellë në

mesin e qytetarëve për veten e tyre.

Këto orientime i motivojnë ata për të kërkuar lirinë politike dhe për të siguruar

përgjegjësinë e qeverisë si dhe për të vepruar në atë mënyrë që elitat qeverisëse të

jenë të përgjegjshme përpara tyre.

Pyetja e tretë dhe e fundit të cilës do t’i kushtojmë një rëndësi më të veçantë shtron

çështjen se në ç’masë strukturimi institucional i regjimit të shkuar autokratik shtyp

fuqinë kulturore demokratike? Institucioni që do të merret në analizë në këtë rast

është roli i Partisë Politike në sistemin e shkuar komunist dhe trashëgimia që është

mbartur prej tij nga Partitë Politike në sistemin e sotshëm demokratik. Shkurt, në

ç’mënyrë Partitë Politike, si një ndër mjetet kryesore për edukimin e qytetarëve ndaj

vlerave demokratike, kanë kontribuuar në formimin e kulturës qytetare320në periudhën

post-komuniste. Për të kuptuar përmasën politike të tranzicionit në Shqipëri duhet së

pari të shqyrtojmë periudhën komuniste prej së cilës nis dhe vetë tranzicioni. Partia

Komuniste pretendonte një shoqëri pa klasa, por në realitet vetë ajo u bë “klasa e re”.

Komunizmi, krijoi një burokraci politike anëtarët e së cilës zotëronin një shumësi

privilegjesh, kjo sepse ata kontrollonin proceset administrative dhe makinën e saj

shoqërore. Gjithashtu, ekzistonte një sistem hierarkik mundësish të bazuara në rangun

dhe pozitën brenda partisë. Pra, në sistemin komunist shtresëzimi shoqëror bazohet në

pozitën brenda partisë apo në lidhje me partinë. Me fundin e komunizmit në vitet ‘90-

të konstatohet një vazhdimësi e tipit të vjetër të sistemit komunist, ku roli i Partisë

Komuniste dhe trashëgimia e saj mbetën ende të pandryshueshme. Në këto më shumë

319Shih. Mayer. L, 2003, f. 34 320Inglehart. R, The Renaissance of Political Culture, 1988

Page 205: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

185

se njëzet vjet, pavarësisht ndërtimit të pluri-partitizmit në Shqipëri dhe shndërrimit të

rolit dhe qëllimit të partive në artikuluese dhe transmetuese të interesave shoqërore,

sërish vërehen reminishenca të funksionimit të tyre nën shëmbëlltyrën e partisë së

vjetër komuniste. Përpos kësaj, roli i Partisë nuk limitohet vetëm në funksionin e

kanalizimit të interesave të shoqërisë drejt sistemit politik, por dhe në një rol edukues

ndaj vlerave demokratike për shoqërinë. Përgjatë dy dekadave të fundit partitë janë

orientuar thjesht në zotërimin absolut të pushtetit duke u shtrirë në çdo hapësirë të

jetës së individit. Ky fenomen ka sjellë uljen e mëtejshme të aftësisë organizative të

masave dhe lindjen e lëvizjeve të reja sociale, roli i të cilave mbetet vendimtar në

demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë. Për analogji, po të huazojmë një

terminologji të Habermasit, i cili argumentonte për një “kolonizim të botës së jetës”

që buron prej kontrollit të ashpër që shteti dhe tregu po ushtron gjithnjë e më shumë

ndaj shoqërisë. Përkatësisht, shteti nëpërmjet juridizimit dhe tregu nëpërmjet

filozofisë së konsumit po uzurpojnë çdo hapësirë për debat të lirë publik321. Po në të

njëjtën qasje, partitë politike në Shqipëri, këto njëzet e pesë vitet e fundit, kanë krijuar

një “Partitizim të botës së jetës” duke kontrolluar në mënyrë kapilare çdo hapësirë të

sistemit me qëllimin final të kontrollit të votës së lirë.Ky pushtet gjithë-kontrollues, ka

mpirë tek qytetarët iniciativën për vetëvendosje duke bërë të mundur atë që Almond

dhe Verba e quanin zvogëlimi i kompetencës politike subjektive, perceptimin nga

njeriu i zakonshëm i ndikimit të tij mbi politiken.Kjo mënyrë e ushtrimit të kësaj

forme pushteti rikthen dhe një herë tek qytetarët idenë se ata nuk kanë asnjë mjet për

të ushtruar presion ndaj partisë dhe njëkohësisht ndaj qeverisë dhe se bindja ndaj

autoritetit,-tanimë Partiak -, mbetet sërish një vlerë e kulturës së tyre politike. Për

pasojë, kalimi në sistemin demokratik nuk ka sjellë ndryshimin e pritur tek qytetarët

për liri veprimi dhe organizimi, duke e lënë sistemin politik shqiptar të përfshihet në

ato demokraci të cilat cilësohen nga literatura si “demokraci elektorale”. Si

përfundim, trashëgimia e diktaturës dhe paaftësia e sistemit të ri demokratik për të

prodhuar një kulturë politike reale janë disa nga variablat që ndikojnë në konsolidimin

e demokracisë në Shqipërinë post-komuniste. Problemet e diktaturës janë shumë të

thella e me sa duket zgjasin në kohë. Megjithatë, një ndër trashëgimitë më të

rëndësishme të sistemit të shkuar, me ndikim relativisht të fortë në kohët e sotme, 321 Shih. Crossley. N, 2002, f. 155-60

Page 206: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

186

është shpërbërja e konsensusit popullor lidhur me vlerat. Shqipëria, as përpara

diktaturës dhe aq më pak gjatë udhëheqjes së saj nuk njihte një traditë të vlerave të

tilla si besimi, toleranca, kompromisi, pluralizmi dhe pjesëmarrja, vlera të cilat shpien

në demokraci dhe e mbështesin atë. Gjatë periudhës së diktaturës u bënë përpjekje

titanike për ta rindërtuar kulturën tradicionale shqiptare nëpërmjet ideologjisë

marksiste-leniniste. Atëbotë, institucionet shoqërore, politike, ekonomike u dobësuan

qëllimisht dhe u nënshtruan ose u zëvendësuan me institucione të reja që u përdorën

nga shteti për të kontrolluar shoqërinë. Prapëseprapë, kjo përpjekje rezultoi e dështuar

dhe u finalizua me rënien e vetë sistemit, duke krijuar një boshllëk tek shumë njerëz

dhe duke prodhuar një krizë identiteti që i hapi rrugën një larushie pasionesh politike.

Akëcili syresh mëtonte për një rikthim në ideologjitë e së shkuarës tek të cilat kinse

gjente sigurinë e munguar duke i rivendikuar ato me forcë dhe vendosmëri të

madhe.Mirëpo, që demokracia të funksionojë duhet kontribuar në ndërtimin e kulturës

politike qytetare, e cila është e lidhur ngushtë me zhvillimin e shoqërisë civile. Kjo e

fundit përfshin brenda saj një fond të gjerë aktorësh, si p.sh: sindikatat, mediat, feja,

biznesi dhe mbi të gjitha partitë politike, etj., të cilat shërbejnë për të

institucionalizuar kulturën qytetare dhe për të vepruar si kundërpeshë ndaj qeverisë.

Pikërisht në këtë moment merr vlerë historia autoritare e Shqipërisë. Pavarësisht se

atëbotë, shoqëria shqiptare përfshinte tipa të shumëllojshëm organizatash, si

organizata e gruas, rinisë, bashkimet profesionale etj, ato ishin si zgjatime të partisë.

Ato shërbenin si “rripa transmesioni” për të mobilizuar masat dhe për të ndërtuar një

komunikim vertikal lart-poshtë, por jo për të funksionuar në mënyrë autonome duke

shprehur lirshëm mospajtim ndaj politikave të regjimit. Për pasojë, një nga

trashëgimitë më ndikuese të sistemit komunist në konsolidimin e demokracisë në

periudhën e sotme është mungesa e theksuar e parakushteve institucionale dhe e

qëndrimeve ndaj demokracisë.

Në vazhdim, literatura teorike dhe faktorët empirikë na mësojnë se demokracia dhe

ekonomia e tregut nënkuptojnë ndërmjetësim dhe marrëveshje shumëplanëshe midis

aktorëve të tjerë ekstra-qeveritarë dhe qeverisë si dhe midis vetë aktorëve, për të

arritur në ndërtimin e një sistemi funksional dhe të konsoliduar. Në mungesë të këtyre

aktorëve, shfaqet prirja për sundim të pandërprerë personal nga elitat në pushtet të

cilat shkaktojnë tek publiku ndjesinë e përjashtimit dhe të tjetërsimit. Për pasojë, në

Page 207: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

187

ditët e sotme, nënshtrimi pa kushte ndaj figurave autoritare, në fakt, duket se është

diçka e ngulitur prej kohësh në kulturën politike të shqiptarëve. Kjo trashëgimi ngjizi

tek ata ndjesinë e vetëizolimit dhe krijoi paaftësi për bashkëpunim, paaftësi për t’i

besuar njëri-tjetrit, madje mund të themi se sot shqiptarët nuk shfaqin dalzotësi ndaj

publikes me vullnetin e tyre të lirë. Atomizimi i shoqërisë së sotme po thellohet

gjithnjë e më tepër nga roli i partive politike, të cilat, si pjesë e rëndësishme e

shoqërisë civile, në këto njëzet vjet demokraci, nuk kanë arritur ta ushtrojnë rolin e

tyre parësor, atë të edukimit politik të shoqërisë, por janë shqetësuar më shumë për

ruajtjen dhe forcimin e pushtetit të tyre politik. Rezultati i gjithë kësaj është i

parashikueshëm, Shoqëria është dobësuar, ka humbur vetëbesimin dhe është bërë e

paaftë për rezistencë, duke paralajmëruar në këtë mënyrë se ndërtimi i civil

culture,322kërkon kohë, mund, dhe më shumë përpjekje nga të gjithë.

Kalimi nga sistemi më i keq (komunizmi) në sistemin më pak të keq

(demokracia) ka qenë i vështirë, i mundimshëm e i dhimbshëm për shqiptarët.

Vështirësitë e mëdha ekonomike, niveli drejtues, i cili në shumë raste lë mjaft për të

dëshiruar, e kanë minuar demokracinë e re shqiptare, duke bërë që shpesh pa ditur si

të orientohen të futen në një rreth vicioz trazirash.Duhet të kujtojmë se shteteve

perëndimore me demokraci të konsoliduar u janë dashur dhjetra, ndoshta qindra vjet,

për t'u konsoliduar si demokraci në stadin që janë sot. Tranzicioni demokratik,

sidomos i vëndeve postkomuniste rezulton një proces shumë më kompleks dhe i

vështirë se tranzicionet e vëndeve të tjera me ekonomi kapitaliste. Një nga veçoritë

kryesore të tranzicionit postkomunist, që e dallon atë nga çdo tranzicion tjeter

demokratik është fakti, që ai kryhet njëherësh si në sferën ekonomike, ashtu dhe në

atë politike. Ai është një tranzicion i dyfishtë, sepse realizon njëkohësisht, si

transformimin politik të shoqërisë nga një sistem autoritar njëpartiak në një sistem

pluralist demokratik, ashtu dhe transformimet ekonomike të saj, nga ekonomi e

komanduar në ekonomi të tregut të lirë. E përbashkëta e tranzicionit postkomunist

meçdo tranzicion tjetër demokratik është fakti se skajet e periudhës së zgjatjes së

tranzicionit përcaktohen prej intervalit midis përmbysjes së një sistemi politik

jodemokratik dhe konsolidimit të një sistemi demokratik. Këto elemente të karakterit

të përgjithshëm duhet të mbahen nëkonsideratë edhe në rastin e vlerësimeve rreth 322Almond. G dhe Verba. S, The Civil Culture 1965.

Page 208: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

188

tranzicionit demokratik postkomunist shqiptar.323

Gjatë gjithë shekullit XX, Shqipëria ka qënë vendi më i varfër i Evropës. Në këtë

mënyrë, ajo ishte më pak e zonja se vëndet e tjera ish - komuniste, për të përballuar

me sukses sfidat ekonomike dhe shoqërore që paraqiste tranzicioni. Tensionet e

shkaktuara prej vështirësive që paraqiste kapërcimi i këtyrë sfidave, u pasqyruan edhe

në rrafshin politik.

Sado i vështirë të ishtë zbatimi i reformave rrënjësore të domosdoshme për vendosjen

e demokracisë pluraliste në kushtet më të mira në Evopën Lindorë dhe Qëndrore, në

një vend të shkatërruar si Shqipëria në 1992 ai dukej pothuaj i pamundur. Nga të

gjitha vëndet ish-komuniste Shqipëria ishtë më pak e përgatitur për kalimin e

dhimbshëm nga diktatura në demokracinë pluraliste dhe ekonominë e tregut.

E shpërbërë pas pothuajse pesëdhjetë vjetësh keqadministrimi komunist, Shqipëria

kishte rënë në krizë të rëndë politike, ekonomike, morale dhe shpirtërore, në të cilën

një pjesë e mirë e popullit kishtë humbur shpresat në të ardhmen e vëndit. Sikur të

mos mjaftonin të gjitha këto, zyrtarët e lartë të qeverisë së re, nuk kishin pothuajse

fare përvojë politike.324

Shqiptarët kishin ide të vagullta për demokracinë.Trashëgimia historike e tyre

pengonte tej mase krijimin e klimës së duhur që do të lejonte ndërtimin me sukses dhe

pa shumë vështirësi të institucioneve demokratike. Gjatë historisë së tyre, me

përjashtim të viteve 1920-1924, shqiptarët nuk e kishin njohur ndonjëherë konceptin e

demokracisë. Izolimi i tyre historik nga zhvillimet në Perëndim e vështirësonte edhe

më tepër përthithjen e vlerave dhe të rregullave të demokracisë.Trashëgimia e

diktaturës e kishte thëlluar edhe më shumë hendekun, që ndante botën shqiptarë me

këto vlera dhe parime. Rregjimi komunist nuk kishte lejuar zhvillimin e një shoqërië

civile e cila përbën kushtin e dosmosdoshëm për ndërtimin e demokracisë. Regjimi

komunist shqiptar me natyrën e tij të dhunshme kishte zhdukur kulturën e shtetit

ligjor, duke krijuar një hendek të pakapërcyeshëm midis qeverisë dhe popullit. Po

ashtu një barrë ë rëndë ë trashëgimisë komunistë ishtë dhë kriza moralë që kishtë

përfshirë shqiptarët. U vu re një rënie e theksuar e krenarisë, dinjitetit kombëtar dhe

323 Ylli Bufi,Tempulli i demokracise, Tirane; OMBRA GVG, 2010 f. 80 324 Elez Biberaj,Shqiperia ne tranzicion,Tirane;Ora, 2001f 229

Page 209: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

189

një rënie e moralit qytëtar.325 Kështu, shqiptarëve u doli si detyrë, ndërtimi nga e para

e një identiteti të ri, gjë që e vështirësonte mëtepër procesin e tranzicionit. Në këto

kushte, aspak të përshtatshme, Shqipëria e varfër e pa kulturën e duhur politike, iu fut

rrugës së vështirë të ndërtimit të demokracisë. Megjithatë, përpjekjet për ngritjen e

institucioneve demokratikë, të cilat do të mundësonin shkëputjen përfundimtare nga e

kaluara dhë tradita, si dhë çelja e rrugës së integrimit në familjen euroatlantike,

përbënin tendencën kryesore të zhvillimeve historike të dhjetëvjecarit të parë të

tranzicionit.Shqipëria ky vëndi ashpër prej 28.000 kml, gjendej eizoluar nga bota e

jashtme, si rezultat i vullnetit të udhëhëqësit të saj dhe dergjej në një prapambetje

ekonomike, sociale dhe kulturore, që revolucioni teknik i fundshekullit të njëzetë

enxori në pah në mënyrë dramatikë.

Çështja ishte aq seriozë, saqë në mars të vitit 1991 kryeministrit shqiptar Fatos Nano

iu desh të fliste për domosdoshmërinë e integrimit të Shqipërisë në “botën e

qytetëruar”. Për më tepër, popullsia qytetare e sidomomos të rinjtë e shumtë që

s'kishin lidhje me kujtesën heroike të luftës, filluan të bëheshin të ndërgjegjshëm për

mbrapambetjen që i rrethontë, kjo falë edhe televizionit Italian, që iu ofrontë të gjitha

lukset e një publiciteti gati brutal.Studentët e Universitetit të Tiranës, me ndërgjegjen

e tyre mëtë ngritur, kërkuan liritë demokratike.326

Ngritja e studentëve në demonstratë më 8 dhjetor 1990 përbëntë një ndërmarrje sa të

rrezikshme aq dhe të domosdoshme për vendin e varfër e të mjeruar komunist.Askush

nuk ka lindur hero,thotë Adam Micnik.Ka rëndësi që atë moment që duhet, të sillesh

si i tillë. Pikërisht kjo ishtë ajo që bënë studentët e dhjetorit '90, u sollën si heronj në

momentin e duhur, përballë një regjimi komunist të frikshëm e gjakatar, i cili e kishte

terrorizuar popullin për gati gjysmë shekulli. Lëvizja Studentore e Dhjetorit'90 është

një ngjarje e shënuar në historinë shqiptare, ajo hapi një perspektivë demokratike

duke e orientuar Shqipërinë sërisht drejt perëndimit. Shpallja e pluralizmit nga

Kryetari i Partisë së Punës Ramiz Alia, ishte hapi i parë që tregonte se vëndi po

shkontë drejt rrugës së ndryshimit. Shqiptarëve të izoluar e të shtypur u ishte sosur

durimi , ata kërkonin më cdo kusht lirinë, demokracinë.Pas pluralizmit politik nisi

edhe procesi i gjatë e i vështirë i shtrirjesnëkohë i tranzicionitnëaspektinekonomik,

325 Valentina Duka, Histori e Shqiperise 1912-2000, Tirane;Kristalina-KH, 2007 f 378-38 326 Georges Castellan,Histori e ballkanit {XIV-XX],Tirane,Cabej,1991 f 498

Page 210: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

190

provoitëishtemëivështirëngasa u parashikua fillimisht nga shumë studiues.

Në këtë stad të zhvillimit, sirezultat i ndryshimevetëshpejtadhetëgjithanshmesocial-

ekonomikedhenën trysninëedukurive të

tillaqëbashkëshoqërojnëtranzicioninsipapunësia,varfëria,fluksetelarta të

emigracionit,rritjaekriminalitetitdhetronditjaevleravetradicionale,rritën ndjeshëm

prekshmërinësocialepërshtresadhegrupetëndryshmetëpopullsisë.327 Dukuria e

tranzicionit, meqë tani po kualifikohet dhe nënkuptohet si një periudhë kalimtare,

sipas mendimit të studjueve të shumtë,mund të përfundojë vetëm me krijimin e

parakushteve për media të lira, zgjedhjen e një qeverie të lirë demokratike, pastaj me

ushtrimin e një pushteti ligjdhënës me formacione ekzekutive, si edhe me detyrimin

absolute të instalimittë një gjyqësori të lirë e të pavarur nga politika.

Eshte bëre e shpeshte biseda lidhur me atë se çfarë modeli kulturor ndjek

përgjithësisht shqiptari. Me një fjalë nëse modeli i sjelljes dhe i përfytyrimit që ai ka

për botën është ose jo evropian, apo është, edhe evropian, edhe ndryshe? Për më

shumë se 45 vjet, në shoqërinë shqiptare është ushtruar një propagandë e fuqishme

antiperendimore, por pavarsisht këtij fakti, ajo që triumfoi tek ne si popull ishte bindja

se e vetmja rrugë për ta çuar vendin përpara ishte integrimi dhe bashkimi me familjen

e madhe evropiane. Nga kjo perspektivë, vlerat, normat, rregullat e Bashkimit

Evropian janë objektiva që duhet të arrihen nga shoqëria shqiptare dhe sidomos nga

drejtuesit politikë shqiptare. Gjithashtu, tranzicioni demokratik është parë si një

proces i dyanshëm jo vetem i ndihmës dhe presionit nga Bashkimi Evropian, por edhe

si pasojë e presionit nga shoqëria, intelektualet dhe nga politikanët shqiptarë për të

qenë më shumë sesa një pjesë gjeografike e kontinentit. Tensionet politike të

ndryshimit të pushteteve kanë qenë të pranishme në të gjitha vendet në tranzicion dhe

në një masë të madhe, ato janë shoqëruar me probleme sociale dhe ekonomike.

Tranzicioni demokratik duhet të jete sa më i butë dhe me sa me pak kosto per

qytetaret e vendeve në tranzicion,kjo lidhet ngushtë me aktorët politik. Ajo që

mungon në një funksionim mëtë mirë të strukturave,është ura e komunikimit që duhet

të kenë klasat politike. Të gjitha energjitë vitale të vendit, përfshirë ato të shoqërisë

civile dhe botës akademike, duhen përdorur për arritjen e synimit të anëtaresimit me

327Fukayama,F.(2008) Ndërtimiishtetit,Tiranë:AIIS, f.51-63

Page 211: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

191

të drejta të plota në BE. Aftësia e politikës së deritanishme për të bërë hapa mbrapa,

motivuar nga interesat e vogla për pushtet, është shumë më e spikatur sesa urtësia e

nevojshme për ngritjen e institucioneve të reja dhe të qëndrueshme. Gjatë viteve të

tranzicionit strukturat institucionale morën një formë tjetër duke bërë një analizë të

trashëgimisë politike. Kjo e fundit ndihmon për të kuptuar modelin e zhvillimit të

shtetit, institucioneve, qasjen e partive politike dhe drejtuesve të tyre në drejtimin e

shtetit,duke ndërtuar një model të nje shteti demokratik. Ndërmjet aktorëve

ndërkombëtare të interesuar në procesin e demokratizimit të vendeve ish- komuniste,

Bashkimi Evropian ka luajtur rolin kryesor.Bazuar mbi modelin e kushtëzimit, ne

aspektin politik integrimi në Bashkimin Evropian nënkupton se afrimi me BE-ne

njehsohej me demokratizimin.

Shqiperia vijon të mbetet një demokraci e brishtë, me një klase politike tëpolarizuar,

nje vend i varfër, me probleme të mëdha përsa i perket korrupsionit tëlartështetëror,

krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, institucioneve dhe shtetit të dobët. Hapja

e Shqipërise ka qenë para se gjithash një priije për të shtuar kontaktet me botën

perendimore, e mbi te gjitha ate evropiane.

Per t’u identifikuar, edhe nje person ka nevoje ta shohe veten te te tjerët. I vetem nuk

mund ta kuptojë veten sepse nuk është në gjendje të kuptojë se ku nis e ku perfundon.

Vetëm të tjerët duke na kufizuar në lirinë tonë, na lejojnë të krijojmë identitetin tonë

të kufizuar, vetëm në krahasim me ta mund të themi se çfarë na dallon prej tyre?Në

rutinën tonë të përditshme historinë e shkruajmë ndryshe e politizojmë dhe ngarkojmë

me elementë jo domethënes. Atë çfarë mund tëbëjmë për vendin tonë, varet nga ne,

nuk duhet të rrimë në pritje që gjërat në Shqipëri të zhvillohen vetvetiu me hyrjen në

BE.

Page 212: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

192

7 KONKLUZION

Ky studim ka si objekt analizën e tranzicionit politik Evropën Qëndrore –Lindore dhe

atë Shqipëri, duke bërë krahasimin e këtij të fundit me vendet e tjera, me një të shkuar

rregjimi të ngjashme.Një pjesë e studimit është një introspektivë e ngjarjeve që

ndryshuan historinë shqiptare. "Nëse duam që të zhvillohet dashuria për jetën, duhet

të ketë liri për të krijuar dhe për të ndërtuar, për të ditur dhe për të guxuar. Një liri e

tillë kërkon që individi të jetë aktiv dhe i përgjegjshëm në shoqëri dhe jo skllav apo

një ingranazh makine328"thotë Eric From. Shqipëria e nisi rrugën e saj drejt

transformimt nga shembja e diktaturës më të egër dhe si vendi më i prapambetur dhe

më i varfër në Evropë. Shqipëria ende vazhdon të jetë një vend me problematika të

shumta ku ecën me rritme të ngadalta në krahasim me vendet e tjera të ish bllokut

komunist. Nga trashëgimia komuniste, drejtuesit e rrinj politikë morrën një model të

keq qeverisës, një klasë burokratësh abuzues, të korruptuar e të pa aftë, plagë të

rënsda shoqërore, një trashëgimi të mjerrë politike, kulturore dhe vlerore. Pikërisht

shoqëria shqiptare ishte kthyer në ingranazhin e makinës komuniste. Asaj i mungonin

liritë dhe të drejtat themelore, shtypja dhe dhuna i kishin cënuar dashurinë për jetën.

Por në vitin 1990 me fillesën e lëvizjeve antikomuniste, shqiptarët fituan të drejtën për

të guxuar dhe për tu orientuar drejt demokracisë. Një popull duron dhunën e ushtruar,

gjakun, dhunimin e lirisë, por shpërthimi kundra tyre është i dhunshëm si vetë dhuna.

Lëvizja Studentore e Dhjetorit '90 është faktori më i fuqishëm në fillimtë tranzicionit,

sepse studentët e thyen partinë-shtet, i dhanë fund de facto dhe de jure njërës prej

diktaturave më të egra të Evropës, ndryshuan një regjim që kontrollontë vendin që

prej gjysmë shekulli, si dhe hapën një prespektivë demokratikë për Shqipërinë, duke e

orientuar sërish nga përëndimi. Pas rënies së diktaturës, mori jetë edhe procesi i

tranzicionit demokratik në Shqipëri,i cili s 'do të jëtë aspak i lëhtë, por me problëme e

trazira të njëpasnjëshme.

Tranzicioni politik në Shqipëri e ka zanafillën me fillimin e lëvizjeve antikomuniste

në vënd. Lëvizja Studentore e Dhjetorit '90, është i vetmi aksion politik i shqiptarëvë

328Erich Fromm:“Psikoanaliza e dashurise”, fq.85

Page 213: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

193

në historinë e njohur, që realizoi ndryshime sistemesh(shëmbjen e regjimit bunkier në

Evropë) në mënyrë paqësore. Eshtë aksioni politik më pro-evropian që nga Rilindja

Kombëtarë. Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990, legjitimoi të drejtën e pluralizmit

politik në Shqipëri. Pavarësisht nga përpjekjet e rëgjimit dhë veçanërisht të

udhëhëqësit Ramiz Alia, më 9 dhjetor 1990 demostruesit student marshuan nëpër

rrugët e kryëqytetit duke hedhur parrulla dhe duke kërkuar dhënien fund të diktaturës.

Në përpjekje për të shuar trazirat e studentëve, gjë që kishte çuar në përleshje me

policinë, Ramiz Alia u takua me studentët, të cilët parashtruan kërkesat e tyre dhe u ra

dakort për hapa të mëtejshëm drejt demokratizimit. Sigurisht, plani i Alisë ishte që të

vendosej një pluralizëm fiktiv subjektesh elektorale brenda kornizës ekzistuese.

Megjithatë zhvillimet e fundit treguan qartë se vëndi kishte hyrë në rrugën e

ndryshimeve të pakthyeshme. Presioni i fuqishëm i lëvizjes popullorepo i ndryshonte

me shpejtësi gjërat, po lëviznin njerëzit, strukturat dhe mendësitë e rrënjosura prej

vitesh, për t'i hapur rrugë një kulture të re, një shikimi e një qëndrimi të ri ndaj

realitetit.

Kjo lëvizjë në të gjitha aspektet ishte një revolucion për shoqërinë: ishte paqësore e

liberale, në një shtet të dhunës e të urrejtjes: ishte elitare në një mbretëri të

mediokritetit: ishte patriotike e pro-europiane, brenda kufijve të një shteti anti-

perendimor. Kjo lëvizje në gjurmët e Rilindjes Kombëtare përcaktoi aksiomën e

shqiptarëve të shekullit të ri :" E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Lartësimi i kësaj

ngjarje historike në kujtesën tonë kolektive, na nderon e ndihmon si bashkësi e

ndërgjegjshme për të sotmen e të nësermen tonë. Nderimi i ngjarjeve dhe figurave të

rëndësishme të kujtesës sonë historike është i dobishëm në shumë aspekte." Një

popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekson kujtimin e tyre, jo vetëm ndër

faqe të historisë, por edhe mbi rrasa e monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje,

se ka ndjesi të holla, se njeh miradijën e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem

mbas shembullit të të Mëdhejve të vet", shkruante Luigj Gurakuqi. Me shembjen e një

prej diktaturave më famëkeqe në Europë u arrit një sukses historik për popullin

shqiptar, por edhe për qytetërimin evropian.

Liria kolektive nuk mund të fitohet e të garantohet me rëvolucion, por arrihet e drejta

e individëve për të luftuar e punuar për liritë e tyre dhe të shoqërisë në të cilën jetojnë.

Në dhjetorin e 1990-ës, në dekadën e fundit të shekullit XX-të, të bashkuar rreth

Page 214: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

194

idealit të lirisë së përbashkët, shqiptarët fituan të drejtën për të luftuar për liritë

individuale. Sigurisht që beteja për të arritur të paktën liritë themelore demokratike

për shqiptarët nuk përfundoi me lëvizjen e studentëve, ajo ishte një ngjarje e

rëndësishme që i parapriu tranzicionit të gjatë e të vështirë. Me Lëvizjen Studentore u

arrit pluralizmi politik, por me hapjen e rrugës së procesit të tranzicionit u arrit

vendosja e demokracisë (të paktën si sistem politik). Zgjedhjet e 22 shkurtit të vitit

1992 u fituan nga forcat demokratike. Por për të arritur deri tek zhvillimi i zgjedhjeve

të para demokratike në vënd u kapërcyen shumë peripeci, vështirësi të mëdha, trazira

etj. Sot jetojmë në një shoqëri të hapur dhe elita politike e prodhuar ato tre muaj të

vështirë, dhjetor 1900- mars 1991, e cila vazhdon të drejtojë Shqipërinë, ka për detyrë

të zhvillojë më tej procesin e demokratizimit të vendit. Pavarësisht se një grup

studiuesish që i përkasin qasjes konstruktiviste, mbrojnë mendimin se “interesi i

përbashkët” i një grupi social nuk ekziston aprior, por sendërtohet në mënyrë

diskursive, pra politikisht. Sipast yre, realitetet shoqërore konstruktohen nga vetë

njerëzit dhe në këtë proçes një rol parësor luan komunikimi dhe veçanërisht, gjuha.

Ç’ka nënkupton se nëse partitë politike i artikulojnë interesat e grupeve sociale

duke nënkuptuar reforma standarde, apo politika gjeneralizuese, ato janë të paafta t’i

përfaqësojnë këto grupe sociale në vetvete.

Mirëpo, kjo perspektivë kritikohet dhe shikohet si e pamjaftueshme për të

sqaruar dukurinë, aq më shumë në kontekstin shqiptarë. Janë pikërisht përfaqësuesit e

shkollës strukturore-funksionaliste që mbrojnë mendimin se nëse dinamizmi i

strukturës sociale nuk krijon mundësi për krijimin e identiteteve sociale të

qëndrueshme, si pasojë e stadit të zhvillimit, atëherë partitë politike janë të detyruara

t’i referohen“popullit”si kategori elektorale dhe jo grupeve sociale që e

karakterizojnë atë për arsyen e thjeshtë pragmatiste. Sipas kësaj qasje, asnjë aspekt i

pjesshëm i jetës sociale dhe asnjë fenomen i veçuar nuk mund të kuptohet, nëse nuk

lidhet me tërësinë historike dhe strukturën sociale të konceptuar si njësi e

përgjithshme. Gjithashtu, kjo qasje, ndërlidh nivele të ndryshme të realitetit social,

siç janë: dinamika e strukturimit të grupeve sociale, ecuria e reformave ekonomike,

rekomandime të faktorit ndërkombëtar, mediatizimi i politikës, mungesa e elitave me

një strukturim të qartë ideologjik si dhe efektet globalizuese. E gjitha kjo,duke u

mbështetur tek komponentë diakronik dhe sinkronikë. Pikëpamja sinkronike shërben

Page 215: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

195

në këtë rast për të ndërlidhur komponentët e shoqërisë brenda totalitetit shoqëror.

Ndërsa pikëpamja diakronike shfrytëzohet për të nxjerrë në pah rrënjët historike të

shoqërisë së sotme. Për nga vetë tematika, studimi nxjerr në pah aspektin ndër

disiplinor që mbart analiza e dukurisë, pasi prek disa fusha të kërkimit që i përkasin

edhe sociologjisë politike apo asaj të komunikimit. Sigurisht, dimensionet që

karakterizojnë fenomeninë bëjnë të vështirë pretendimin përtë ofruarnjë

analizështeruese.Aqmëshumë qënë trajtimin e problemit synohet tëzhvillohet një

analizëmakrome tendencën e identifikimit tëvariablave të mundshme qëinfluencojnë

nërealitetin politikshqiptarënë aspektin e strukturimit ideologjik. Për të kuptuar më

mirëunicitetine tranzicionit demokratik në Shqipëri, do jetë gjithmonë me interes të

analizohet modeli që ka të bëjë me format e ndërveprimit ndërmjet politikës dhe disa

aspekteve kulturore të shoqërisë shqiptare. Në fakt, pak është zhvilluar një model i

tillë prej teorive ekzistuese të tranzicionit demokratik, por brenda këtij modeli

Shqipëria paraqet vështirësi për t’u shpjeguar në mënyrë të përshtatshme. Ndryshimi

i përgjithshëm i tipit të sistemit në Shqipëri mund të them se në histori për këto 26

vjet ka pasur probleme dhe ndërlikimet e veta. Ndoshta është fakti se për një çast të

caktuar të evolucionit historik, institucionet të ndryshme politike ose forma e

organizimit politik të shtetit e kishin të vështir të adaptoheshin në një sistem të ri, ku

këto dukuri shkaktuan edhe ngecje në zhvillimin e Shqipërisë.Shqipëria gjatë kësaj

periudhe ka pësuar rënie dhe ngritje ku për shkak të grupeve dhe partive politike me

ndikim në procesin e vendim-marrjes, demokracia ende edhe pas 26 vitesh është

akoma e brisht e në një rrugë të gjatë për tu konsoliduar. Prognozat janë shpesh here

të vështira. Shqiptarët në të shumëtë e rasteve të parit të së ardhmes me optimizëm e

shohin dhe e mendojnë nga mbështetja e faktorit të huaj.

Politika dhe drama, nuk janë as fjalë të shkëputura dhe as tregime të gjata: ato të dyja

janë akte. Kjo është e vërteta që duhet të bëhet prezent mendoj në pikvështrimin

analitik të politikës së Shqipërisë. Funksioni i sistemit parlamentar në Republikën e

Shqipërisë, që nga fillimi i tranzicionit, e deri më sot, ka manifestuar veçori specifike,

të cilat janë pasqyrë e marrëdhënieve shoqërore në vendin tonë. Gjykimi im mbi

parlamentarizmin e rilindur shqiptar është se: organi përfaqësues ka kryer një

veprimtari legjislative shumë të gjerë, çka përbën një sukses të rëndësishëm, dhe ka

krijuar një bazë juridike të domosdoshme për reformat në rrugën e krijimit të

Page 216: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

196

ekonomisë, tregtisë dhe ndërtimit të shtetit juridik. Kjo është Shqipëria sot me një

demokraci jo shume të konsoliduar, jo vetëm nga politikëbërësit, por edhe më gjerë.

Cfarë duhet bërë akoma që nuk është bërë? Përgjigja do ishte gjithçka…..

Page 217: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

197

BIBLIOGRAFIA

Hungtington. S, The Third Eave of Democratization in the Late Tentieth Centerey,

1991.

Klingelmann. H. D, Fuchs. D, Zinolka. J, Democracy and Political Culture in Eastern

Europe, Routledge Taylor and Fancis Group, 2006.

Almond. G dhe Verba. S, The Civic Culture 1965.

Inglehart. R, Modernization and Postmodernization: Cultural Economic and Political

Change in 43 Societies, 1997

Aristoteli, Politika, 2003, Perkth. Rusi. E, ShB. Plejad, Tranë.

Myer. L, Politikat Krahasuese, 2003.

Crossley. N, Making Sense of Social Movemenst, 2002, Open University Press,

Buckingham- Philadelphia.

Aristoteli, Politika, 2003, Perkth. Rusi. E, ShB. Plejad, Tranë.

Myer. L, Politikat Krahasuese, 2003.

Crossley. N, Making Sense of Social Movemenst, 2002, Open University Press,

BDahl, Robert, L’esportazione della Democrazia, 2006.

Linz. J, dhe Steppan. A, Toëard Consolidated Democracies, 1959.

Diamond. L, Consolidating the Third Ëave Democracies, 1997.

Schumpeter. J, Capitalism, Socialism and Democracy, 1950.

Lipset. S, Political Man, 1963.

Inglehart. R, The Renaissance of Political Culture, 1988

Dahl. R. A, Democracy and It’s Critics, Yale University Press, 1989

Grahame G, Democracy and Post-Communism, Political change in Post-communism

Ëorld, Routledge Taylor and Fancis Group, 2002.

Thomson. M. R, Democratic Revoluton Asian and Easten Europe, Routledge Taylor

and Fancis Group, 2004.

Abertazi, D.&McDonell,D. (2008)Teenty–First CenturyPopulism,London:palgrave

macmillan

Adam,F.(2004) An Essayon the History of Civil Society, :Oxford University

Page 218: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

198

Biberaj, Elez. 2011. “Shqipëria në tranzicion, Rruga e vështirë drejtë demokracisë

1990-2010”. AIIS. Tiranë.

Borçard, Diter –Klaus. 2010. “ABC – ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian”.

Bashkimi Evropian.

Bogdani Mirela, Loughlin John. 2004. “Shqipëria dhe BE, Integrimi Europian dhe

Prespektiva e Pranimit”. Dajti, Tiranë.

Braudel, Fernand. 2005. “Gramatikë e qytetërimeve”. SHL & K. Tiranë.

Bravo, Gian Mario & Malandrino, Corrado. 1994. “Il pensiero politico del

novecento”. PIEMME.

Brzhezhinski, Zbigniev. 1995. “Jashtë Kontrollit, trazira që përfshiu botën në prag të

shekullit XXI”. Elena Gjika. Tiranë.

Civici, Adrian. 2010. “Kriza financiare apo globale”. UET Press

Dahrendorf, Ralf. 1997. “Konflikti shoqëror modern, ese për politikën e lirisë”.

Dituria. Tiranë.

Fonten, Paul. “Europa në 12 leksione”

Giddens, Antony. 2006. “Sociologjia”. Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë

Milo, Paskal. 2002. “Bashkimi Evropian: Ideja, Integrimi, Identiteti E Ardhmja”.

Lakër, Wollter. 1996.“Evropa në kohën tonë 1945- 1992”. Shtëpia Botuese Dituria.

Tiranë.

Sartori, Giovani. 1998. “Çështë Demokracia”. Dituria. Tiranë,

Sartori, Giovani. 1998. “Edhe njëherë për teorinë e demokracisë”. Dituria. Tiranë.

Sokoli, Lekë. 2009. “Metodat e kërkimit në shkencat sociale”. Instituti i Sociologjisë.

Tiranë

Steger, M. B. 2003. “BE. Hyrje e shkurtër”, Oxford –University Press. Tiranë

Zajmi, Iva. 2010 .“E drejta Europiane”. Tiranë.

Adam,Smith.(1992) The Idea of Civil Society, NeeYork:Free Press

Andree, H.(2008) Politika,Tirane:Brezi.Andree,H.(2002) Politika.Tirane:Dudaj

Angjeli,A.(2007) Tranzicioni dhe liria ekonomike ne Shqiperi, Tirane: GEER

Arblaster,A.(2002) Democracy, Buckingham: Open University Press

Antony, D.(1957) An Economic Theory of Democracy, New York: Harper Arend,H,

Axford,B.Huggins,R.(2001)NewMedia and Politic, London: SAGE

Bajrami,A.(2005) Demokracia parlamentare, Prishtine:Flaka

Page 219: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

199

Bale,T. (2005) European Politics –A Comparative Introduction,London:Palgrave

Ball, A.Millard,F.(1986) Pressure Politics in Industrial Societies: A Comparative

Biberaj, Elez, Shqiperia ne tranzicion:rruga e veshtire drejt demokracise ,Tirane;

Ora, 2001

Bufi Ylli, Tempulli i demokracise,Tirane; OMBRA GVG, 2010

Castellan, Georges, Histori e Ballkanit (XJV-XX),Tirane; Cabej,1991

Çili,H.(2005) Colloquium Liberal:“Teza per nje qeverisje te djathte liberale”, Tirane:

Dita 2000

Cox, E.R.(1992)“Multilaterismmand Democracy”

Duka,V.”Histori e Shqiperise 1912-2000”,Tirane; Kristalina-KH,2007 Historia e

popullit shqiptar, vellimi IV, Toena

Eaal,De,C.(2005)Albania Today: A Portrait of Post-Communist Turbulence, London:

Eastern, Europe and Latin America.New York: Cambridge University Press.

Weber,M. (2006) Politika si profesion,Tirane: Asdreni

Fevziu, B, “Piedestale pa statuja” ,Tirane; UET Press, 2011

Freeden,M,(2003) Ideology: A very short introduction,Oxford University Press

Gaus,G.F. (2000) Political Concepts and Political Theories.USA: Eestviee

Press Gidens, A.(2002) Sociologjia, Tirane:Cabej

Fuga,A.(2001) Shtigje drejt guves se gjarprit,Tirane:Ora

Fuga,A.(2000) Shoqeria periferike,Tirane:Ora

Fuga,A.(2003) Majtas jo djathtas, Tirane: Ora

Fuga,A. (2004), Shoqeria periferike, Tirane: Onufri

Fuga,A.(2005) Lexime ne komunikim,Tirane: Ora

Fuga,A.(2008) Rrota e mundimit, Tirane: Dudaj

Gajo,A.(2000) Shqiperia, demokraci ne deficit, Tirane: Muza

Graziano,G. (2002) Le lobbies,Roma: Editori Laterza Greeneood: Publishing Group

Grossman,G.Helpman,E. (2001)Special Interes Politics,London:MIT Press

Habermas,J.(1989)JurgenHabermas onSocietyand Politics,London:BeaconPress

Heyeood, A. (2002) “Politika”,Tirane:Dudaj.

Hobsbaum, E, Epoka e ekstremeve,Tirane, Cabej,1997

Holden,B.(1974) The Nature of Democracy.United Kingdom: Thomas Nelson &Sons

Page 220: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

200

Hunter, G. K. (1999) Interes Group and State Economic Development Policies, I.B.

TAURIS

Kimber,R.Richardson,J.(1974)Press u regroupin Britain,London: Dent

Kocani,A.(2001)Hyjre ne epistemologji, Tirane:Toena

Kocani,A.(2009)Metodat e kerkimit sasior ne shkencat sociale, Tirane: UFO Press

Kohl,H.(2011)Dialogu social,te drejtat e punetoreve dhe liria e shoqatave ne Ballkan

Krasniqi,A.(2007)Partite Politike ne Shqiperi (1920–2006),Tirane: ISHSP

Krasniqi,A.(2009)Sistemet politike ne Shqiperi, Tirane:U.F.O.

Krasniqi,A.(2003) Shoqeria civile ne Shqiperi, Tirane:GEER

Meksi, Aleksander, Dhjetor '90 dokumente & materiale,Tirane; UET Press, 2010

Nentor

Phillips,A.(1993)Democracy and Difference, Cambridge:Polity Press

Plevnik,J.(2009)Pas globalizimit,Tirane:GoldenMarketing

Prechel,H.(2007)Politics and Neoliberalism Structure, Process and Outcome,London:

ELSEVIERJAI Press

Raels,J.(1999) Atheory of Justice Revised Edtition.Oxford:Oxford University Press

Rakipi,Y.(1999)“Majtas, djathtas apo bashke?”Shekulli, 8Mars

Rama,E,(2011)“Nuk jam dhe nuk do te jem asnjehere politikan, por per qytetaret»,

Panorama, Tirane

Rama,E.(2007)“Fjalimi mbajtur ne Kongresine11-te te PartiseSocialiste, 26 Maj

Rama,E. (2008)“Interviste e Edi Rames”, Shqip,12 Korrik

Rama,E.(2008)“Paaftesia e qeverise”,Panorama,Tirane:Panorama Group, 10 Nentor

Rama,E.(2010)“Do te zhbejme çdo privatizim te korruptuar»,Gazeta Shqiptare, 12

Rama,E.(2012)“Integrimi i shqiptareve”,Panorama,Tirane:

Reynolds,A.Reilly,Ben&EllisAndree(2005) The International IDEAH and book

Robert, D. (2005)Poliarkia,Tirane:Pegi

Rodota, S. (1973)Elaboratorie lettronicie controllo sociale,il Mulino,Bologna

Sartori,G.(1998)Ç’eshte demokracia,Tirane:Dituria

Scheartzmantel,J.(1994)TheStateinContemporarySociety:AnIntroduction,London and

New York: Harvester Eheatsheaf

Selami,E.(1992)“Social komunistet lusin varferimin: Deklarate rreth njoftimit te“te

derguari te posacem”te“ZP”, Rilindja Demokratike, 22 Prill 1992

Page 221: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI ... - Doktoratura ne UT · ekonomik, procesi i integrimit europian, për të ardhur në ditët e sotme ku Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit

201

Selmani, B. (2006) Globalizimi, Tranzicioni dhe Integrimet, Prishtine:

Shane,M.P.(2004)Democracy Online:The Prespects for Political Reveeal Through

Tarifa,F.(2008) Ftese ne sociologji: Imagjinata sociologjike dhe jeta e perditshme,

Tirane:Omba GNV

Steger M. B. (2003) Globalization: A Very Short Introduction. Oxford: Oxford

Tafili Hyskaj Eva, Tranzicioni politik ne Evropen Qendrore dhe Lindore,Tirane:

Tarifa,F&Krisafi,K.(2009)Paradigmaetranzicionitdemokratik,Tirane: OmbraGVG

Tarifa,F.(2012)Dinamikatemodernizimitpluralist, Tirane:GVG

Thomas, J. Alfird, R. Hicks, A. Scheatz, M. (2005) The Handbook of Political

Tocqueville,A.(2002) DemokracianeAmerike,Tirane:FondacioniSoros &Kristalina

TransparencyInternational(2011)“CorruptionPerceptionIndex:ThePerceivedlevels

Tushi,G.(2008)Shoqeriacivile,Tirane:Dudaj

USE mbassy National Conference,(2002)“Issuesof the implementation of the laeon

Zenith

Zizek,S. (2009)The Sublime Object of Ideology, London:Verso

Zogaj,P. (1998)Renia e zgjedhjeve,Tirane:Dita2000

Zogaj,P. (2009)Institucione te tranzicionit, MAPO,Tirane:UET PRESS

Zogaj,P.(2001)Finalja,Tirane:Ora